12

Albania, Shqiperia

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Albania, Shqiperia
Page 2: Albania, Shqiperia

Shqiperia

Emocioni te pushton teksa fillon te flasesh sepse eshte pak e veshtire te flasesh per gjithe keto vite,te tregosh per nje 100 vjet pavarsi,100 vjet krenari,100 vjet trimeri.Eshte po aq e veshtire te tregosh per te gjithe personat e shquar qe gjate kesaj kohe e kane bere vendin te njohur per vlera te medha historike dhe kulturore. Data 28-29 Nentor jane dy data te rendesishme te cilat e bejne shqiponjen e flamurit tone te fluturoje.Data 28 Nentor 1912!Historia mund te tregoje me shume nga ato qe un do te them,por historia nuk mund ti tregoje ato me emocionin dhe krenarine qe pershkruan trupin tim teksa tregoj. Permend emrin ‘’Ismail Qemali’ ky emer flet vet per Shqiperine dhe njihet nga te gjithe shqiptaret dhe mbare bota. Ismail Qemali nje burre I mocem,I plakur dhe thinjosh nuk u lodh kurre duke luftuar per pavarsine deri sa ngriti flamurin e kombit shqiptar ne flladin e lehte te eres duke percjelle armiqte nga kufinjte tane.Nga ai fituam Pavarsine e Shqiperise e cila solli krijimin e nje shteti qe njihet si vendi i trimave krenare dhe vendi I shqiponjave.Ne pozite gjeografike Shqiperia ze nje vend shume te vogel ne bote por ky vend kaq I vogel mban mbi krye nje histori teper te thelle dhe te rendesishme.Per shume vite Shqiperia njihej si nje vend i mbyllur duke mos patur nevojen e asnje shteti tjeter per ndihme.Edhe pse me hap ate vogla Shqiperia ka qene nje vend qe ka ditur te caje vete perpara.Ne fund te fundit gjerat e medha gjithmone nisin me hapa te vegjel.Gjithashtu si shume shtete te tjera edhe Shqiperia pati rebelimin ndaj dyerve te mbyllura nepermjet shteteve te tjera.Por tani eshte nje vend qe mund te levize lirshem kudo. Duke menduar per kombin tone nuk mund te harrojme dhe shume shkrimtare te rilindjes qe moren penat ne duart e tyre te ashpra dhe shkruan per Pavarsine e Shqiperise.Sa e sa shprehje te panumurueshme jane krijuar nga populli qe e theksonin me shume dashurine ndaj atdheut.Ne memorien e kujteses sime troket edhe nje nga shprehjet e famshme te popullit “Duaje atdhene si shqiponja folene!” Kjo shprehje me ben te mendoj akoma dhe me shume per vendin tim,sepse vendi im eshte vendi I shqiponjave.Eshte vendi I patriotizmit dhe krenarise.Shqiponja eshte mbreteresha e qiejve qe nuk I le te vegjlit e saj te pambrojtur dhe nuk e le folene e saj.Si shqiponja,perfaqsuesja e flamurit tone jane edhe shqiptaret.Ata jane mbreter ne token e tyre dhe gjithmone kane qene syshqiponja dhe kane luftuar me trimeri.Shqipetaret si mbreter te kombit te tyre festojne sot 100 vjetorin e Pavarsise me koken lart dhe krenar per historine e tyre.Do te festojne per here te pare 100 vjetorin e harmonise,lumturise dhe Shqiperise se lire.  

Page 3: Albania, Shqiperia

Disa thënie për Shqipërinë :

Page 4: Albania, Shqiperia

Jetoni për Shqipëri dhe vdisni për të.N.Frashëri

Page 5: Albania, Shqiperia

Një dimër në atdhe është më i ëmbël se njëqind pranvera në dhe të huaj.

Një dimër në atdhe është më i ëmbël se njëqind pranvera në dhe të huaj.

Page 6: Albania, Shqiperia

Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë kërrusur kurrë

Page 7: Albania, Shqiperia

Shqiptari vetin e jep e shokun s'e jep

Page 8: Albania, Shqiperia
Page 9: Albania, Shqiperia

Vendlindja eshte vetem nje, si nena.

Page 10: Albania, Shqiperia
Page 11: Albania, Shqiperia

Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë

Page 12: Albania, Shqiperia