192
KREU I: MIRËSJELLJA GJUHËSORE: KUADRI TEORIK 1.1 Shqyrtime hyrëse Kodi i sjelljeve të pëlqyeshme:vende, popuj dhe zakone. Që në fillim të ekzistencës së vet shoqërore, njerëzimi ndjeu nevojën e përcaktimit të disa rregullave që duhej të respektoheshin nga të gjithë anëtarët e një bashkësie të caktuar, në mënyrë që jetesa e përbashkët të ishte sa më e pranueshme. Në mënyrë paradoksale, këto rregulla të kodifikuara dhe të përvetësuarae të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithëanatarët, jo vetëm nuk e nuk kufizonin lirinë e individit, por, përkundrazi, mesa duket e zgjeronin atë. Duke ditur me saktësi se si duhej të sillej në të gjitha rastet, në jetën e përditshme, njeriu i edukuar e ndjeu veten më të sigurt, shpëtonte nga komplekset, pranohej dhe respektohej nga të gjithë, me një fjalë, e ndiente veten më të lirë. Kështu, sjelljet e pëlqyeshme do të shtoheshin, do përhapeshin e tradicionalizoheshin nga brezi në brez, nga një epokë në tjetrën, natyrisht edhe duke u lëmuar e duke gjetur kurdoherë edhe shprehjen e tyre gjuhësore sa më të përshtatshme. Sjelljet e pëlqyeshme u krijuan në oborret mbretërore dhe u përshtatën nga aristokracia, e vetmja klasë që, në atë kohë, mund të vendoste nëse një zakon i caktuar duhej përvetësuar detyrimisht nga njerëzit. Për këtë arsye, gjatë shekujve XV dhe XVI sjelljet e pëlqyeshme apo mirësjellja, përfaqësonin një stil të veçantë jetese. Krahas me daljen në skenë të borgjezisë, ato filluan të përgjithësoheshin, duke u bërë në ditët tona norma të pranuara. 1 Mirësjellja gjuhësore ka ekzistuar, në çdo vend dhe në çdo gjuhë, sepse ajo ka qenë dhe mbetet shprehje e traditave kulturore dhe lidhet ngushtë me organizimin politik e shoqëror dhe me zakonet dhe traditat e çdo vendi a kombi. 2 Gjuha e një kombi, siç dihet, është e lidhur ngushtë me karakterin e popullit ose të bashkësisë shoqërore përkatëse, që është djepi i saj dhe, madje, sado që mund të duket e diskutueshme, ndoshta edhe disi e çuditshme, është e vërtetë se ashtu si gjuha zbulon dhe tregon karakterin e një kombi, ashtu edhe cilësitë dhe virtytet e çdo populli duken nga etnografia e të folurit të tij. 3 Në Francë, sallata, në mënyrë tradicionale, shërbehet pas pjatës kryesore dhe hahet me pirun dhe me thikë. Tek eskimezët në kafe shtien kripë. Në Gjermani nuk u puthet më dora grave, por është forcuar zakoni që njerëzit të jenë të përpiktë, zakon ky që duhet zbatuar me çdo kusht. Kjo “vogëlsirë”, e komentuar nga një sociolog shpjegon, pjesërisht progresin e mahnitshëm të Gjermanisë gjatë dhjetëvjetëshave të fundit...Po në Gjermani, me përjashtim të drekave zyrtare dhe në ato raste kur ka personel shërbimi, të ftuarit japin ndihmesën e tyre në mënyrë spontane për ngritjen e tryezës dhe larjen e enëve, me thjeshtësi dhe efektshmëri, pa fyer aspak të zonjën e shtëpisë. Në Çekosllovaki, ku pastërtia në apartamente është mbresëlënëse, e zonja e shtëpisë përgatit qysh më parë për mysafirët një koleksion të vërtetë papuçesh, komode dhe të lira, dhe askush nuk fyhet se duhet t’i heqë këpucët. Në Amerikë është zakon që gjatë drekës të mbahet piruni me dorën e djathtë, kurse e majta mbahet e fshehur në pëqi. Duke i parë amerikanët se si hanë, shumë evropianë kujtojnë se ata të gjithë janë mëngjërashë. 1 Marinesku, A. Kodi i sjelljeve të pëlqyeshme sot, 2000, f. 7 2 Shkurtaj, Gj. Kultura e Gjuhës, 2006, f. 47 3 Shkurtaj, Gj. Kundrime Gjuhësore, 2006, f. 63

Alessia Bergamin

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Alessia Bergamin

KREU I: MIRËSJELLJA GJUHËSORE: KUADRI TEORIK

1.1 Shqyrtime hyrëse Kodi i sjelljeve të pëlqyeshme:vende, popuj dhe zakone. Që në fillim të ekzistencës së vet shoqërore, njerëzimi ndjeu nevojën e përcaktimit të disa rregullave që duhej të respektoheshin nga të gjithë anëtarët e një bashkësie të caktuar, në mënyrë që jetesa e përbashkët të ishte sa më e pranueshme. Në mënyrë paradoksale, këto rregulla të kodifikuara dhe të përvetësuarae të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithëanatarët, jo vetëm nuk e nuk kufizonin lirinë e individit, por, përkundrazi, mesa duket e zgjeronin atë. Duke ditur me saktësi se si duhej të sillej në të gjitha rastet, në jetën e përditshme, njeriu i edukuar e ndjeu veten më të sigurt, shpëtonte nga komplekset, pranohej dhe respektohej nga të gjithë, me një fjalë, e ndiente veten më të lirë. Kështu, sjelljet e pëlqyeshme do të shtoheshin, do të përhapeshin e tradicionalizoheshin nga brezi në brez, nga një epokë në tjetrën, natyrisht edhe duke u lëmuar e duke gjetur kurdoherë edhe shprehjen e tyre gjuhësore sa më të përshtatshme. Sjelljet e pëlqyeshme u krijuan në oborret mbretërore dhe u përshtatën nga aristokracia, e vetmja klasë që, në atë kohë, mund të vendoste nëse një zakon i caktuar duhej përvetësuar detyrimisht nga njerëzit. Për këtë arsye, gjatë shekujve XV dhe XVI sjelljet e pëlqyeshme apo mirësjellja, përfaqësonin një stil të veçantë jetese. Krahas me daljen në skenë të borgjezisë, ato filluan të përgjithësoheshin, duke u bërë në ditët tona norma të pranuara.1 Mirësjellja gjuhësore ka ekzistuar, në çdo vend dhe në çdo gjuhë, sepse ajo ka qenë dhe mbetet shprehje e traditave kulturore dhe lidhet ngushtë me organizimin politik e shoqëror dhe me zakonet dhe traditat e çdo vendi a kombi.2 Gjuha e një kombi, siç dihet, është e lidhur ngushtë me karakterin e popullit ose të bashkësisë shoqërore përkatëse, që është djepi i saj dhe, madje, sado që mund të duket e diskutueshme, ndoshta edhe disi e çuditshme, është e vërtetë se ashtu si gjuha zbulon dhe tregon karakterin e një kombi, ashtu edhe cilësitë dhe virtytet e çdo populli duken nga etnografia e të folurit të tij.3 Në Francë, sallata, në mënyrë tradicionale, shërbehet pas pjatës kryesore dhe hahet me pirun dhe me thikë. Tek eskimezët në kafe shtien kripë. Në Gjermani nuk u puthet më dora grave, por është forcuar zakoni që njerëzit të jenë të përpiktë, zakon ky që duhet zbatuar me çdo kusht. Kjo “vogëlsirë”, e komentuar nga një sociolog shpjegon, pjesërisht progresin e mahnitshëm të Gjermanisë gjatë dhjetëvjetëshave të fundit...Po në Gjermani, me përjashtim të drekave zyrtare dhe në ato raste kur ka personel shërbimi, të ftuarit japin ndihmesën e tyre në mënyrë spontane për ngritjen e tryezës dhe larjen e enëve, me thjeshtësi dhe efektshmëri, pa fyer aspak të zonjën e shtëpisë. Në Çekosllovaki, ku pastërtia në apartamente është mbresëlënëse, e zonja e shtëpisë përgatit qysh më parë për mysafirët një koleksion të vërtetë papuçesh, komode dhe të lira, dhe askush nuk fyhet se duhet t’i heqë këpucët. Në Amerikë është zakon që gjatë drekës të mbahet piruni me dorën e djathtë, kurse e majta mbahet e fshehur në pëqi. Duke i parë amerikanët se si hanë, shumë evropianë kujtojnë se ata të gjithë janë mëngjërashë.

1 Marinesku, A. Kodi i sjelljeve të pëlqyeshme sot, 2000, f. 7 2 Shkurtaj, Gj. Kultura e Gjuhës, 2006, f. 47 3 Shkurtaj, Gj. Kundrime Gjuhësore, 2006, f. 63

Page 2: Alessia Bergamin

Në Zvicër, një mbrëmje, buzë një lumi e në një vend të shkretë, pashë një vajzë që ishte e shqetësuar ngaqë nuk po gjente një kosh për plehrat, ku të hidhte letrën e një çokollate, sepse ajo nuk e kishte zakon që të hidhte diçka përtokë.4 Në Itali pihet “kapuçino” vetëm në mëngjes dhe, vetëm të huajt, kryesisht gjermanët kërkojnë kapuçino pas drekës. Riti i kafèsë në mëngjes në Itali është i detyrueshëm dhe mund të përsëritet edhe disa herë gjatë paradrekes. Megjithatë, në Itali të porositësh një kafè ose një ekspres në bar është e njëjta gjë, porse ekzistojnë disa lloje kafeje: ristretto, lungo, doppio, macchiato (me pak qumësht ), corretto (e prerë më pak konjak, sambuka etj.), ose decaffeinato (pa kafeinë). Kur bën vapë, në shumë zona të Italisë është normale të pihet caffè freddo. Në Jug të Italisë gjatë verës mund të shijosh edhe granitë kafèje, që është një lloj akulloreje disi e veçantë e bërë me kafè të ngrirë akulll. Ose, gjithashtu, yogurti në Itali përdoret vetëm si “dessert” e jo si shoqërues i ndonjë piate kryesore në tryezë, sikundër ndodh, p.sh., në Shqipëri me kosin. Në Shqipërinë e Veriut, mysafirit sapo vjen, pavarësisht nga vafti (mëngjes, drekë a mbrëmje) i jepet në fillim një kafe. Kjo është kafeja e “gjendjes” familjare të pritësit. Nëse kafeja është e ëmbël, ai uron duke thënë :”Ambël e mirë kjofshi, mirse u gjieme!” (Ēmbël e mirë qofshi, mirëse ju gjetëm), kurse, nëse kafeja është pa sheqer, atëherë mysafiri nuk mund ta kalojë në heshtje, përndryshe bën figurë të keqe dhe del si njeri që nuk i di zakonet; pra, ai duhet t’i drejtohet pritësit me konstatimin pyetës: ”Kjo kafe asht pa sheqer?!” dhe pret që, ose t’i kërkohet ndjesë nëse e zonja e shtëpisë e ka harruar t’i hedhë sheqerin (gjë që sigurisht do të kalohej me një shfajësim apo me ndonjë vetëmallkim nga ana e saj dhe duke i kërkuar ndjesë për gabimin) ose, përndryshe, duhet t’i japë shpjegimin se kanë pasur mort në familje... Mbas kësaj, mysafiri e zgjat filxhanin drejt tabakasë, që ka në dorë gruaja a vajza që shërben, dhe formulon ngushëllimin përkatës, sipas traditës malësore: “Atëherë, pra, edhe për të mirë mbas sodit, Zoti u paftë me të mirë e u forcoftë!” Gjithashtu, kur i ofrohet tabakaja me filxhanin e kafesë apo me gotën e rakisë etj., në Shqipërinë Veriperëndimore, mysafiri teksa zgjat dorën për të marrë atë që i është ofruar, duhet t’i thotë asaj që ia sjell: “Mirëse ardhsh!”, ndërsa po të jetë nuse e re ajo që i shërben, mund të shtohet edhe urimi: “Qofsh me nafakë!” (Che abbia fortuna!). Ajo që ia ofron tabakanë, ia kthen me mirësjellje: “Hozhgjiedën t’ kjoft!”(Hozhgjeldën të qoftë!”). Në Shqipërinë e Jugut, sipas traditës, kafeja jepej në fund, mbasi mbaron vafti i të ngrënit, qoftë drekë, qoftë darkë dhe është, si të thuash, “kafja e largimit” ose, sikundër thuhet me të qeshur në Berat e gjekë: “sikter kafe”. Ja pse, me të drejtë, gjithandej thuhet: Fshat e pidat, shtëpi e tabjat. Format e shfaqjes së mirësjelljes mund të ndryshojnë jo vetëm nga njëri vend në tjetrin, por edhe nga një epokë në tjetrën. Por ka shumë rëndësi kodi i nderit, i cili, në origjinë e shndërroi gjahtarin e erës paleolitike në një njeri të shoqërisë sonë, kurse gruan e tij, në atë që sot cilësohet ‘’zonjë’’. Njeriu i ndershëm e respekton kurdoherë premtimin e dhënë, ka parime morale të shëndosha, fisnikëri shpirtërore, nderim ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve, është i butë, i durueshëm, tolerant. Një njeri i tillë pëlqehet nga të gjithë. Francezët e cilësonin l’honnete homme. Në ditët tona quhet ‘’xhentelmen’’, ‘’fisnik’’ ose thjesht ‘’zotëri.’’5 Xhentëlmeni i vërtetë ka disa ‘’tabu’’, të cilat nuk i shkel kurrë. Ai në shoqëri nuk flet kurrë për të holla, nuk lavdërohet se i ka me thes, por as nuk qahet kur i mungojnë. Nuk merr para borxh, veçse në raste të jashtëzakonshme, dhe kurrë nga një grua… I zotëron pasionet, emocionet,

4 Shih: Aurela Marinesku, Kodi i sjelljeve të pëlqyeshme, Botimet “OMSCA-1”, f. 8-9 5 Shih: Aurela Marinesku, Kodi i sjelljeve të pëlqyeshme, Botimet “OMSCA-1”, f.12

2

Page 3: Alessia Bergamin

ndjenjat; ai mbetet zot i vetvetes, pavarësisht nga rrethanat, edhe atëherë kur ndodhet në gjendje të dëshpëruar… Si përfundim, duhet thënë, që ta mbajmë mend më lehtë, se në një shoqëri me njerëz të edukuar për së mbari, tri janë subjektet “tabu” për një bashkëbisedim: paratë, sëmundjet, fëmijët. Me fjalë të tjera, përpiqet të mos mërzitë askënd dhe të veprojë në mënyrë të tillë që personat pranë tij të ndihen sa më mirë. (Aurela Marinesku, Kodi i sjelljeve të pëlqyeshme, Botimet “OMSCA-1”, f.13-14) Në të njëjtën mënyrë, Giuseppe Bortone në librin e tij “Codice della cortesia italiana”, një doracak i mënyrave të sjelljes së mirë në Nëntëqindën, ka përcaktuar se fisniku i vërtetë është ai që e përmirëson veten nëpërmjet “rrobave të kortezisë”:

“Detyra e fisnikut të vërtetë është të mundohet çdo ditë, çdo orë, ta përmirësojë veten; ta bëjë rrobe konstante kortezinë, në mënyrë të atillë që, si një veshje prej kristali , të zbulojë seriozitetin e mendimit dhe finesën e ndjenjave”6

Në krahinat shqiptare, si në Veri ashtu edhe në Jug, ka pasur e ka edhe thënie urtake për sjelljen e mirë, sidomos për të folurit me maturi e duke zbatuar parimin : ‘’Në shtëpinë e të varurit nuk përmendet litari!’’ Në Kosovë e gjetkë në krahinat e Shqipërisë së Veriut thuhet: “ Njeriu me fjalë vishet dhe me fjalë zhvishet’’. Gjejmë disa gjurmë të koncepttit të kortezisë të lidhura me fjalën edhe në urtësinë popullore italiane: “Cortesia di parole e mano al cappello, costano poco e fanno il buono e il bello”(Mirësjellja me fjalë dhe me dorën në kapele, kushtojnë pak, por vlejnë shumë), ose, tjetra: “Cortesia di bocca assai vale e poco costa.” (Mirësjellja me gojë, vlen shumë edhe pse kushton pak). Të dyja këto shprehje nënvizojnë natyrën ekonomike të mirësjelljes: të përdorësh fjalë të sjellshme nuk kushton asgjë, por, vetëm ia shton vlerën atij që i thotë. Ky “kod nderi” ka qenë, mesa duket, pjesë e një tradite dhe edukate, ku më e theksuar, ku më pak, por gjithandej e dëshmueshme edhe nëpërmjet letërsisë së kohës. P.sh. në disa prej veprave të U. Shekspirit (W. Shakespeare) gjejmë elemente të oborrësisë së kohës, të përfshira në indin e ideor të dialogut të personazheve. Tipike na duket, ndër të tjera, dialogu i Pollonit, oborrtar i regjur e përfaqësues i Mbretërisë së Danimarkës, me të birin, Laertin, te tragjedia “Hamleti”, ku, në fakt, në fjalët e porositë urtake të Pollonit, mishërohet thelbi i etikës dhe i moralit të kohës mesjetare:

Polloni: Dhe i shkruaj në mendje mirë këto këshilla: Ji familjar, por vulgar aspak, Mos provo me vepër një këshill pa mend. .......................................................... Të shtrenjta bliji rrobat, sipas qeses, Por jo në ngjyra të ndriçime e që bien në sy. Se rroba shpesh e prokllamon njerinë Dhe frëngjit e serës më të mirë, këtu veçan, tregojnë hollësinë….”

6 Bortone, Giuseppe. s.d. Il codice della cortesia italiana, Torino 1947: Unione Tipografica Editrice Torino.

3

Page 4: Alessia Bergamin

Nga letërsia italiane, na vjen në vështrim opereta “Così fan tutte” (“Kështu bëjnë të gjitha”), që, qysh në titullin e saj, shpreh pikërisht idenë e kodit etik të një bashkësie të caktuar shoqërore, që mishërohet në përemrin e pacaktuar “të gjitha”. Elemente interesante të kodit etik dhe të mirësjelljes gjuhësore ndeshim edhe në traditën gojore shqiptare, ku thuhet qartë e shkoqur: ”Kafshatën e madhe përpije, fjalën e madhe mos e fol!”, si një proverb që lidhet, në fakt, me krejt botëkuptimin kalorsiak të kodit moral të shqiptarëve, kod i cili, sikundër del edhe nga studimet e bëra, pasqyrohet edhe në Eposin e kreshnikëve, po edhe në letërsinë shqiptare të periudhës së Riindjes e më pas. Siç vlerësonte me të drejtë, folkloristi i shquar, Qemal Haxhihasani: “Ashtu si kanë ndihmuar për njohjen e antikitetit grek poemat homerike, për karakterin kompleks të shtetit këngët akritike, për mesjetën gjermane e frënge këngët e Nibelungëve e të Rolandit, ashtu ndriçojnë për shekujt e Mesjetës të vendit tonë edhe rapsoditë monumentale të ciklit të kreshnikëve, të cilat qëndrojnë denjësisht krah krijimeve epike më të mira të popujve të tjerë”7. Këtu, na duket me vend të bëjmë tonin e ta shpiem më tej një vlerësim të prof. Shkurtajt, i cili thekson se gjuha e epikës heroike shqiptare duhet kundruar, studiuar e vlerësuar jo vetëm si pjesë të shprehjes e të formësimit artistik të Eposit, por edhe si shfrim e mishërim i dashurisë së shqiptarit për të bukurën, për vlerat e vërteta artistike dhe për marrëdhëniet e ndërsjella të gjuhës me kulturën në planin kombëtar shqiptar, po edhe më gjerë, duke përfshirë edhe shkëmbimet kulturore e huazimet gjuhësore e artistike të natyrshme e të pamungueshme në një trevë aq të shkëmbyeshme e të gjallë si ajo ballkanike. Në dritën e botimeve e prurjeve më të reja, ai ka sjellë shqyrtime të reja për kumtin dhe kuvendimin në Epos në dritën e teorisë së sotme të komunikimit dhe sidomos nga pikëpamja e etnografisë së ligjërimit. “Synimi ynë -thekson ai- është në disa kahe të ndërlidhura mes tyre: Së pari, të ritheksojmë vlerësimin e gjuhës së Eposit si model i ligjërimit, po edhe i sjelljes (komportimit) burrërore, mbase, mund të thoshim i mënyrësjelljes (bihejviorizmit), sepse kemi bindjen se ligjërimi njerëzor është pjesë e shfaqje e qartë pikërisht e sjelljes, e mendësisë dhe kulturës së individëve të veçantë dhe e krejt bashkësisë shoqërore përkatëse”. 8 Si citat tipik që dëshmon vlerësimin e gjuhës në Eposin e Kreshnikëve, prof. Shkurtaj ka sjellë vargjet e mëposhtnme:

“M’ka pasë thanun Gjeto Basho Muji: “N’bejleg fjalët, kur t’bajsh me ra ndër burra, Ruejma kryet, gjuh-o vedit me i thanë!”9

Natyrisht, “kali i betejës” për trajtesën në fjalë janë shtjellimet e mëtejshme që mund e duhet të vijohen në këtë drejtim përbëhet nga mirësjellja si virtyt i shqiptarëve dhe “kortezia linguistike” në epos si shprehje e pasurisë shpirtërore dhe e fisnikërisë së popullit shqiptar. Këngët e kreshnikëve ndejnë aq gjerë pasuri të vyera të kulturës ligjërimore të popullit shqiptar: përshendetje, urime, falenderime, betime e përbetime, namë e mallkmime, eufemizma dhe mënyra të thëni me tëhollime e metaforikë të zhdërvjellët, me përshkrime, parafrazime e cilësime atributive të vetvetishme e genuine, që dëshmojnë për horizonte të mëdha të universit shpirtëror të malësorëve shqiptarë, të cilave mund t’ua kanë zili edhe krijuesit më mendjehollë e sado të kultivuar a modernë të jenë. Kjo ka qenë edhe arsyeja më e parë, pse Eposi i kreshnikëve, kjo përmendore madhështore e kulturës së ligjërimit, ka qenë e do të mbetet edhe më tej si gurrë e

7 Shih: Q. Haxhihasani, Në epikën heroike legjendare jeton një kulturë e lashtë, ZP, 1982. 8 Shih: Gj.Shkurtaj, Etnograia e të folurit në eposin e kreshnikëve, revista “Malësia”, Titograd, 2012, nr.9. 9 Lule Frangu, Folklor Shqiptar, II Epika Legjendare, Tiranë, 1966, f. 339

4

Page 5: Alessia Bergamin

pashtershme e modelimit poetik e gjuhësor në shqipen10. Sjelljet e pëlqyeshme dhe rrangu shoqëror. "Një njeri i miredukuar mbetet i tillë, edhe kur është shumë i pasur ose edhe kur është shumë i varfër, pavarësisht nga mjedisi ku është i detyruar të jetojë". Toleranca ndaj disa të metave të parëndësishme, respektimi i mënyrës së jetesës së kujtdo, bindja se çdo gjë është relative, janë të vërteta të vlefshme për të gjithë, si në rrethin e milionerëve, ashtu edhe në mjedisin e njerëzve të zakonshëm. Kështu, do të zbulojmë kudo, pavarësisht nga mjedisi shoqëror, njerëz të edukuar mirë, plot mirëkuptim dhe takt, duke dalë kështu në përfundimin se pasuria dhe gjendja shoqërore nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe kur është fjala për sjelljen e qytetëruar. …Zonja që mban unaza floriri në të gjithë gishtërinjtë, por që çirret gjithë zemërim në shtëpi, në autobus ose në treg, që del me këmishë nate për të derdhur plehrat në kazan, ose psonis rreth e rrotull shtëpisë me papuçe a me rrobë dhome, a është vallë një ‘’zonjë’’?11 Ky koncept i buona creanza ka qënë nënvizuar në gadishullin italian në Pesëqindën nga Baldassarre Castiglione në librin e famshëm ‘’Kurtizani‘’, icili, në citimin që vijon, theksonte rëndësinë që ka edukata e mirë për të mos u dukur i egër :

‘’E così intervien degli omini, i quali, se di bona crianza sono cultivati, quasi sempre son simili a quelli d’onde procedono e spesso migliorano ; ma se manca loro chi gli curi bene, divengono come selvatichi, nè mai si maturano ‘’.12

Të shqetësuar për gjendjen e kulturës gjuhësore dhe sidomos të mirësjelljes, gjuhëtarët dhe shkrimtarët më të mirë shqiptarë, shprehen se do të jetë në të mirën e kulturës sonë kombëtare që të gjithë ata që drejtojnë dhe punojnë në organet e shtypit shqiptar, bashkë me politikën, institucionet shtetërore dhe private të mendojnë më shumë para se të shkruajnë e të flasin, të kenë kujdes dhe përgjegjësi për drejtshkrimin e kulturën e gjuhës.Të mendojmë se çfarë do të thonë, por edhe se si do ta thonë. Naim Frashëri, bilbili i shqipes, porosiste: “Shqip të flisni përherë, fjesht e të papërzjerë”, ndërsa sovrani i gazetarisë dhe i stilit të bukur, Faik Konica, i lutej Zotit me këto fjalë që nuk vyshken kurrë: “Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë ta mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi gjë për të thënë. Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajmë mbi të! Frymëzona me një ndjenjë të mprehtë të drejtësisë që të flasim jo vetëm me paanësi, por edhe të sillemi ashtu! Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthitjet e shtypit.Ashtu qoftë!” Qysh në hapat e parë të punës për njësimin dhe zbatimin e rregullave të drejtshkrimit, gjuhëtarët më të shquar shqiptarë, duke filluar me ata që përbëjnë tashmë plejadën apo klasikët e gjuhësisë shqiptare, i kanë kushtuar kujdes të madh dhe rëndësi të veçantë kulturës së gjuhës në mjetet e informimit. Mund të përmendim, me këtë rast, një studim të prof. Idriz Ajetit, i cili ka pikërisht titullin “Mjetet e informimit për ngritjen e kulturës gjuhësore.”13 Kultura e gjuhës, sinë të shkruar, ashtu edhe në të folur, shihet sipjesëesjelljes, si shfaqje e mirësjelljes dhe e edukatës sëmirë qytetare të një vendi. Lidhur me rëndësinë e sjelljes së mirë, sigurisht edhe të fjalës së mirë e të sjellshmë për secilin individ që dëshiron të hyjë në marëdhënie me të tjerët pa rënë në keqkuptime të papëlqyeshme,

10 Shih: Gj. Shkurtaj, Etnograia e të folurit në eposin e kreshnikëve, revista “Malësia”, Titograd, 2012, nr. 9. 11 Shih: Aurela Marinesku, Kodi i sjelljeve të pëlqyeshme, Botimet “OMSCA-1”, f. 14-15. 12 Shih: Castiglione, Baldassarre, 1528, Il libro del Cortegiano, Milano 1981: Garzanti, f. 154. 13 Shih: I. Ajeti, Mjetet e informimit për ngritjen e kulturës gjuhësore, në “Çështje të kulturës së gjuhës”, Prishtinë, 1980, f. 15.

5

Page 6: Alessia Bergamin

ose pa e fyer bashkëfolësin, mund të sjellim një shembull personal. Mbaj mend akoma rregullën e dhjetë P-ve , që na mësonte mësuesja e shkollës fillore – rregull të transmetuar nga urtësia popullore italiane - që thotë: Pensa prima poi parla perchè parola poco pensata porta pena. (Shqip: ‘’ Mendo më parë, pastaj fol, sepse fjala e pamenduar sjell dënim‘’), e që, ndërkaq, në shqipen popullore etnologët dhe dialektologët tregojnë se ka pasur edhe simotrën e saj me një distik të rimuar : Goja llap, e shpina dap, që përdorej dendur në anët e Shkodrës. Pra, me zgjedhjen e fjalëve synohet gjithmonë mbajtja e një ndërveprimi si të thuash harmonik, prandaj fjalët duhen “filtruar” , duke ndjekur thënien urtake, tashmë të përsëritur edhe më lart : Në shtëpinë e të varurit nuk duhet përmendur litari .14 Në çdo vend të botës, pavarësisht nga veçoritë dhe tiparet e mëvetësishme, qysh nga lashtësia e deri në ditët tona, njeriu ka qenë i detyruar të ndërmarrë e të vendosë lidhje me njerëzit e tjerë në gji të bashkësisë shoqërore ku ai ka bërë pjesë. Kjo përbën një dukuri të përgjithshme, universale. Qysh nga mëngjesi kur ngrihet e deri në mbrëmje kur përmbyll veprimtarinë ditore dhe shtrihet për të fjetur, njeriu është i përfshirë në një qerthull sjelljesh (qëndrimesh) e shkëmbimesh ndërvetjake, të cilat me kohë janë bërë pothuajse stereotipe e, madje, gati të vetvetishme, por që nisin të gjitha me një përshëndetje. Në jetën e përditshme gjatë shkëmbimeve me bashkëfolësit, çdo njeri – për të mënjanuar konfliktualitetin, ose, më mirë të themi, për ta bërë më harmonike bisedën – përdor disa të ashtuquajtura “formula të mirësjelljes a kortezisë” për t’i pëlqyer bashkëbiseduesit që shprehen në mënyrë pothuajse automatike, si p.sh. përshëndetjet kur hyn në njëmjedis pune a në një shtëpi, sidhe kur largohet së andejmi, dhe urimet endryshme sipas rastit. (Le të përfytyrojmë, p.sh. të hyjmë në zyrë dhe të mos i themi “mirëmëngjesi” një kolegu a kolegeje?!). Formulat e mirësjelljes (kortezisë) të përdorura kryesisht në këso kontekstesh do të jenë objekt i këtij studimi. Përshëndetja në përgjithësi është shprehja gjuhësore paraprake apo e zanafillës për çdo ndërshkëmbim kulturor: ajo pasqyron një traditë të lashtë sa vetë njeriu, d.m.th. të drejtuarit me fjalë dhe nisjen e një komunikimi të vërtetë midis dy vetave; ajo është pikënisje për komunikimin dhe, prandaj, ka edhe funksion shumë të rëndësishëm gjuhësor. Si model studimi dhe hulumtimi kemi pasur një varg studimesh monografike ekzistuese per italishten dhe per shqipen, ndër të cilat më kryesore janë: Nino Arcuri, Il saluto e i suoi rituali dall’ antichità ad oggi, në “Quaderni di Semantica” /a.XXI, n.1, giugno 2000, pp.135-162.; Gj.Shkurtaj, Përshendetjet dhe urimet në gjuhën shqipe, në “Onomastikë dhe etnolinguistikë, Tiranë, 2001. Urimet, përkundrazi, ndoshta në mënyrë më eksplicite, janë mbartëse të elementeve etnokulturore dhe mendësiore tradicionale. Le të mendojmë, p.sh., kur i urojmë dikujt,në Shqipëri: Gëzuar Krishtlindjet, Gëzuar Pashkët ose Gëzuar Bajramin e Madh, Gëzuar Ramazanin. (Po ashtu në Itali,urime si: Buona Pasqua, Buon Natale etj.).Krahas këtyre ngjarjeve specifike të lidhura me kulturën e secilit popull, ka edhe të tjera që i përkasin jetës së përditshme dhe që shprehen në çdo vend a kulturë: Puna e mbarë, Gëzuar Festat, Udha e mbarë etj.(Në italishten: Buon lavoro, Buone feste, Buon viaggio etj.). Do të jetë, pra, interesante të shihet cilat janë dallimet dhe të përbashkëtat ndërmjet dy vendeve gjeografikisht të afërta, historikiht me takime e kontakte të shumta, por edhe kulturalisht të ndryshme, si Shqipëria dhe Italia. Nga bibliografia shumë e gjerë mund të përmendim sidomos kërkimet historike në përmbledhjen e bërë nga Kurt Stregmann (1927), punimet e përfshira në veprat e Corrado 14 Proverbi thotë: “Non nominare la corda in casa dell'impiccato”.

6

Page 7: Alessia Bergamin

Grassi-it, Alberto Sobrero-s e Tullio Telmon-it (1997), shqyrtimet e Mario Alinei-t (1977) dhe të Niko La Medica-s (1983), që e përfshijnë përshëndetjen në perspektivën italiane; botimet e Florian Coulmas-it (1981), Carola Otterstedt-it (1993) dhe të Ervin Goffman-it (1981), që merren me forma të ndryshme të përshëndetjes dhe të lamtumirës në jetën e përditshme. Po kështu, vëllimin e Franz Lebsanft-it (1988), që trajton në formë të thelluar përshëndetjen franceze të kohës së mesjetës (1100-1300), pastaj hetimin rreth përshëndetjes në disa fise afrikane, të kryer nga Irenaus-Eibil Eibesfeldt (1971) etj. Me interes është edhe një artikull rreth shtrëngimit të dorës si përshëndetje nga Alberto Sobrero (1994) dhe një studim i botuar, disa kohë më parë, nga Albert Hauser-i (1988) kushtuar përshëndetjes në Zvicër dhe, së fundi, një libër të Thomas Schurman-it (1994), që trajton procesin e qytetërimit (civilizimit) nëpërmjet shprehive në tryezë dhe përdorimi i përshëndetjes. Por, le ta nisim, me disa shqyrtime lidhur me mjediset shqiptare e me prurje nga shqipja. Gjuha shqipe, në të gjitha trevat kompakte të trojeve shqiptare në Ballkan, si edhe në kushtet e diasporave historike, paraqitet si bashkësi gjuhësore shumë e pasur me përshëndetje e urime, të cilat kanë pasur e vijojnë të kenë edhe një „protokoll“ të rreptë në zgjedhjen e tyre sipas vendit, kohës dhe personave që marrin pjesë në komunikim. Shqiptarët dhe gjuha shqipe mund të karakerizohen si një nga bashkësitë më të pasura, me përshëndetje dhe urime të bukura. Ato janë të mbërthyera në një bosht leksikosemantik që tregon cilësitë e larta dhe fisnikërinë e shpirtit shqiptar. Tejendanë përshëndetjeve dhe urimeve shqiptare si një bosht madhor dhe i plotvlershëm qëndrojnë mbiemrat: (i, e) mirë, (i, e) mbarë, (i, e) gëzuar, (i,e) shëndoshë, si dhe emrat: jetë e gjatë, shëndet, gaz e gëzim etj. Nëpërmjet përshëndetjeve dhe urimeve shqiptare mund të nxjerrim të dhëna me interes rreth shoqërisë shqiptare dhe mendësisë së popullit shqiptar në shekuj. Edhe nga studimet e kryera lidhur me formulat e mirësjelljes në italishten mund të vihet re, po ashtu, pasuria e formulave të përdorshme në situata të ndryshme të jetës së përditshme, natyrisht edhe të lidhura me varietet krahinore e që, sidoqoftë, me kalimin e kohës, edhe janë uniformizuar dhe përglobalizuar në formula „standarde“, domethënë duke u dalluar ato që përdoren në mënyrë të padallueshme nga Veriu në Jug. Ky fenomen mund të shpjegohet edhe me efektin e globalizimit të përforcuar edhe nga mjetet e komunikimit, si shtypi, radioja dhe sidomos nga televizioni. Formimi i urimeve, në dallim nga shqipja që është e pasur me shprehje të ndryshme, përgjithësisht ndjek rregullën e mbiemrit: Buon,-a (mirë (i, e)) + emër: Buon Anno, Buon Natale, Buona Pasqua, Buon compleanno, Buon appetito, Buone vacanze, Buon divertimento, Buon riposo etj., kurse struktura e formimit të urimeve mbetet e pandryshueshme, ndryshon vetëm emri i atij (përkat.asaj) që i drejtohet. Përshëndetjet dhe urimet janë simbole që rregullojnë trafikun e pozicioneve sociale nga një njëri tek tjetri, nga një grup shoqëror te një tjetër dhe te krejt bashkësia shoqërore përkatëse e një vendi a kombi. Si të tilla, ato, pavarësisht nga ndikimet dhe ndryshimet e kohëve „moderne“, do të ekzistojnë gjithmonë, sepse pa to nuk do të mund të ekzistonte vetë njeriu dhe komunikimi shoqëror e gjuhësor në përgjithësi. 1.2 Përkufizimi i mirësjelljes gjuhësore Biseda ose ligjërimi është një mënyrë e komunikimit ndërmjet njerëzve që i përkasin një bashkësie të lidhur ngushtë në kontkekstin shoqëror dhe kulturor në gji të së cilës prodhohet; është, pra, një formë e ndërveprimit njerzor që parakupton përfshirjen e aspekteve të ndryshme

7

Page 8: Alessia Bergamin

kulturore të veçanta të grupit përkatës. Bashkëbiseduesit ndjekin qëllimin që të kryejnë një bashkëbisedim a ligjërim në mënyrë lineare dhe harmonike, duke iu përmbajtur parimeve të sjelljes që njihen si të vlefshme nga grupi përkatës. Kjo do të jetë e mundshme duke përdorur mjete gjuhësore e jogjuhësore që u përmbahen edhe atyre “kodeve” sociale, që e përbëjnë mirësjelljen. Ligjërimi i mirësjelljes a kortezisë përbëhet, pra, nga një tërësi strategjish, normash dhe konvencionesh verbale, të përdorshme nga bashkësia folëse për t’i fashitur konfliktet a mosmarrëveshjet dhe për të favorizuar ndërveprimin komunikativ. Sasia më e madhe e shkëmbimeve verbale, që karakterizojnë përditshmërinë tonë ,duhet të shihen si realizime dëshirash, të përbashkëta për kultura ose shoqëri të ndryshme, për të mos i fyer të tjerët dhe për të krijuar një imazh pozitiv për veten. Dëshira që ndërveprimi të procedojë në mënyrë lineare ka ardhur nga domosdoshmëritë psikosociale, sipas të cilave identiteti i personave duhet njohur dhe vlerësuar pozitivisht nga të tjerët. Njohja nga ana e grupit e njërit prej anëtarëve të tij i konfirmon këtij të fundit të drejtën e vet për t’u marrë në konsideratë dhe për të bërë pjesë në atë grup. Kjo domosdoshmëri është ajo që Goffman-i e quan faqe. Mbajtja e një imazhi të mirë social gjatë komunikimit verbal është mënyra për të siguruar një ndërveprim harmonik, ose është qëllimi i mirësjelljes. Escandell Vidal në fakt e përkufizon mirësjelljen si “një tërësi normash sociale të vendosura nga çdo shoqëri, që ndalon disa forma sjelljeje dhe përkrah a favorizon disa të tjera, me qëllim që të regullojë sjelljen korrekte të anëtarëve të vet.” 15 Shprehja gjuhësore e mirësjelljes është një dukuri socio-pragmatike në të cilën ndërhyjnë parametra të ndryshëm, si largësia (distanca) ose dallimi social ndërmjet bashkëfolësve, raportet e pushtetit ose të solidaritetit, shkalla e familjaritetit, pjesëmarrja afektive etj. Nga këta faktorë varen zgjedhjet gjuhësore, që variojnë në lidhje me kontekstin, stilin, regjistrin, kanalin ose mjetin e komunikimit. Shihet, pra, se mirësjellja përmbledh një larmi të madhe shfaqjesh, që varen jo vetëm nga vlerësimi subjektiv, por edhe nga normat shoqërisht të pranueshme në një situatë të dhënë. Studimi i mirësjelljes është i inkuadruar në rrymën teorike të pragmatikës, që do të thotë studim i lidhjeve ndërmjet gjuhës dhe përdoruesve të saj brenda një konteksti specifik. Mirësjellja (kortezia), në fakt, realizohet më së pari pikërisht nëpërmjet gjuhës në lidhje me personat që marrin pjesë në komunikim, në situatat konkrete dhe me objetiva komunikative specifike. Megjithatë, studimi i mirësjelljes nuk shteron në kuadrin e pragmatikës, e cila plotësohet edhe nga disiplina të tjera, si gjuhësia, filozofia e të folurit, sociologjia dhe antropologjia. Disiplina të tilla i ofrojnë pragmatikës mundësinë që të përshtatet më mirë me objektivin e analizës. Ja përse studimi i mirësjelljes nuk është as univok dhe aspak i lehtë. Teoritë ekzistuese rreth konceptit të mirësjelljes gjuhësore kanë qenë formuluar nga sociologë dhe antropologë, të cilët kanë tërhequr vëmendjen mbi faktin se, në shoqëritë e epokës së sotme, janë të pranishme shprehje dhe formula verbale, që kanë për qëllim minimizimin e rrezikut të ndërveprimit verbal dhe mbajtjen e ekuilibrit dhe rendit shoqëror. Në këtë vështrim mirësjellja është aspekt i një pronësie universale, që do të thotë nevoja për të ndërmjetësuar ndërmjet shtysave të pohimit individual dhe kërkesës për bashkëjetesë në një bashkësi shoqërore a komunitet. Sidoqoftë, ajo shfaqet në forma të ndryshme në epoka e kultura të ndryshme, porse, pavarësisht nga kjo, ekzistojnë edhe parime të përgjithshme, prandaj edhe ekziston një sasi shumë e madhe shprehjesh. 15 Shih: Escandell Vidal M. (1996), Introducción a la pragmática. Ariel, Barcelona.

8

Page 9: Alessia Bergamin

1.3 Studimet e shek. XIX për mirësjelljen Termi i italishtes cortesia e ka zanafillën të lidhur me mjedisin e oborreve evropiane të Mesjetës. Sipas Fjalorit etimologjik të gjuhës italiane, mbiemri “cortese” del qysh në shek. XIII dhe i referohet jetës së oborrit (it. “vita di corte”). Një koncept i tillë është diskutuar edhe në Grande Dizionario della Lingua Italiana, nën kujdesin e Salvatore Battaglia-s, që e përkufizon konceptin e “kortezisë” si “rafinim i mënyrave të lidhura me të ndjerit fisnik dhe, që, në konceptimin kalorsiak, ishte tipar a cilësi vetëm e fisnikut, që jetonte në oborr (dhe duhej të dëshmonte fisnikërinë e gjakut duke u dalluar për vlerën, bujarinë, fisnikërinë, zemërgjerësinë)”. Një koncept i tillë, asokohe, shfaqej edhe në letërsi, duke nisur nga “shkolla siciliane”, e duke kaluar nëpërmjet rrymës së “stilnovistëve” dhe Dantes. Në zanafillë, pra, termi “cortesia” u referohej manifestimeve të “lirshmërisë në dëshmimin e zemërgjerësisë”, aq sa dituria popullore ka trashëguar edhe disa proverba që u referohen pikërisht fisnikërisë së lidhur me kortezinë: “Cortezia di bocca assai vale e poco costa” (“Mirësjellja = [fjala e gojës] kushton pak e vlen shumë”). Megjithatë, në rrjedhë të shekujve, koncepti i “mirësjelljes” ka pësuar edhe modifikime. Sot është e vështirë që termi “mirësjellje” të na sjellë në mendje jetën e e oborrit ( “vita di corte”), por, kuptohet si “sjellje e hijshme a xhentilencë, ëmbëlsi që shfaqet në dëshirën spontane për t’u pëlqyer” ose “mirësjellje thjesht formale, e shfaqur, si detyrë sociale opo për oportunitet, në marrëdhëniet e përditshme, me persona të panjohur ose indiferentë ose të urryer.”16 Mirësjellja, pra, identifikon atë respekt të tjetrit, që modelon sjelljet e hijshme dhe xhentile. Një tjetër fjalor17 i njohur i italishtes jep këtë përkufizim të “kortezisë”:

1. Compitezza di modi, rispettoso e garbato comportamento nei rapporti con il prossimo …, mostrarsi compito e rispettoso verso chi non lo è o non lo merita …

2. arc. O lett. Il complesso dei requisiti che rendevano idoneo alla vita di corte e ne costituivano il carattere essenziale: si compendiava nelle virtù della gentilezza e della generosità, ed era uno degli elementi fondamentali della educazione cavalleresca…

3. arc. Modo di vivere liberale o fastoso …

Në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe (1980), po edhe në botimet më të reja, p.sh.në Fjalor i gjuhës shqipe (2006), fjala kortezi nuk figuron fare si lemë e shqipes, por në vend të saj aty shpjegohet fjala: mirësjellje dhe jepet ky përkufizim: Mirësjellje-a: sjellje e mirë dhe e kulturuar në punë e në jetë; qëndrim i mirë e i njerëzishëm. Mirësjellje zyrtare. Rregullat e mirësjelljes.Vizitë mirësjelljeje. Tregoi mirësjellje. Ia bëri për mirësjellje.18 Nga përkufizimet e termit (it.“cortesia”, shqip “mirësjellje”), që cituam më lart, duket qartë se sjellja e hijshme (it. cortese, shqip: sjellje e mirë, e hijshme) duhet të jetë e hijshme dhe e respektueshme, të ketë virtyte si xhentilesa dhe fisnikëria. Disa prej këtyre termave si “respekti” dhe “fisnikëria” dalin edhe në studimet e disa prej studiuesve të pragmatikës gjuhësore ose pragmalinguistikës. Këto karakteristika, megjithatë, tregojnë vetëm pjesërisht koncpetin e mirësjelljes (kortezisë), që është mjaft më i gjerë dhe shfaqet në forma shumë të hapëta dhe heterogjene.

16 Shih: Salvatore Battaglia, Grande Dizionario della Lingua Italiana, Torino: Unione tipografico-editrice torinese, 2004. 17 Devoto-Oli 2012: vocabolario della lingua italiana, Le Monnier, Firenze, 2011. 18 Shih: GA, Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Hartuar nën drejtimin e prof.Androkli Kostallarit, Tiranë, 1980, f. 1147.

9

Page 10: Alessia Bergamin

Pjesa më e madhe e kërkimeve rreth mirësjelljes ndahen në dy orientime teorike të kundërta me njëra-tjetrën: drejtimi i parë niset nga perspektiva pragmalinguistike, kurse tjetri nga perspektiva sociologjike. Drejtimi i parë (i quajtur edhe teoria e brezit të parë) përfaqësohet nga modeli i Brown e Levinson (1987) dhe individualizohet në parimin e kooperacionit të Grice-it (1975) dhe në konceptin e “faqes” të Goffman-it (1967), si rregulla të përgjithshme që qëndrojnë në bazë të realizimeve të ndryshme gjuhësore të mirësjelljes në kultura të ndryshme. Drejtimi i dytë e konteston modelin e Brown-it e Levinston-it, duke u nisur nga presupozimi se mirësjellja (kortezia) është një koncpet dinamik, po të marrim parasysh heterogjenitetin e faktorëve socialë dhe individualë që gërshetohen në të. I pari, pra, ofron një vizion universalistik, në bazë të të cilit mirësjellja (kortezia) konceptohet në të njëjtën mënyrë në të gjitha kulturat dhe mënyra e ndryshme e formulimit do t’u përkiste dallimeve në strukturën që përbëjnë gjuhët e ndryshme; ndërsa e dyta parashtron një vizion relativistik, duke parë në dallimet e strategjive gjuhësore refleksin e një konceptimi të ndryshëm të mirësjelljes në kultura të ndryshme. Mirësjellja (kortezia), pra, është universale përderisa të gjitha shoqëritë kanë të përbashkëta sjellje që lejojnë të mbahet harmonia ndërmjet folësve, por në të njëjtën kohë, nuk është e tillë, përderisa format e aplikimit variojnë, qoftë edhe pak, nga një shoqëri në tjetrën. Ekziston, pra, përveç këtyre dy drejtimeve, edhe një një konceptim a këndvështrim i tretë i tipit sociokulturor, që lejon të fiksohen rrethana të rregullta të disa formave gjuhësore në bazën e kontekstit kulturor. 1.3.1 Kundrimi i përgjithësues i mirësjelljes (ose perspektiva pragmalinguistike) Versioni universalistik i rregullave të mirësjelljes (kortezisë) i shprehur nga Lakoff (1973) e nga modeli i Brown e Levinson (1987) janë të bazuara mbi “parimin e kooperimit”, ideuar nga Paul Griece dhe botuar në studimin e tij Logic e Conversation. “Parimi i kooperimit” përbëhet nga katër maksima dhe nënmaksima: sasia (Jep një kontribut informativ as më shumë e as më pak sesa kërkohet!), cilësia (Mos e thuaj atë që e mendon të rreme a falso!), pertinenca (Ji pertinent!), dhe mënyra (Shmang (evito) errësinë në shprehje!). Respektimi i këtyre maksimave garanton një bashkëbisedim kooperativ. Moszbatimi i ndonjërës prej këtyre maksimave mund të japë shkas për një “ndërlikim”, që do të thotë se pjesëmarrësit kërkojnë ta interpretojnë thënien duke vendosur, herë pas here motivin e thyerjes. “Parimi i kooperimit” i formuluar nga Griece presupozon, kështu, te folësi dhe te dëgjuesi, vullnetin për të bashkëpunuar dhe një racionalitet-bazë, që të jetë në gjendje ta drejtojë interpretimin kontekstual të thënies. Kurse Robin Lakoff, që ka qenë e para që e ka shqyrtuar fenomenin nga pikëpamja pragmatike, vendos dy rregulla të kompetencës pragmatike: Ji i qartë !(në të cilën përfshihen maksimat e Griece-s) dhe Ji i mirësjellshëm! Rregulla e qartësisë zbatohet në shkëmbimet e tipit aksional, që kanë si qëllim efiçiencën e transmetimit të informacionit, kurse ajo e mirësjelljes zbatohet në shkëmbimet e tipit marrëdhënior (relacionale). Autorja shkruan:

“Në qoftë se një folës kërkon të komunikojë një mesazh drejpërdrejt, nëse qëllimi i tij kryesor është komunikimi, atëherë ai do të tentojë të jetë sa më i qartë që të jetë e mundshme, kështu që nuk do të keqinterpretohen synimet e tij komunikative. Por, në qoftë se qëllimi kryesor i folësit është të ndahet midis statuseve përkatëse të pjesëmarrësve në ndërveprim, duke treguar vendin që zë secili prej tyre, atëherë qëllimi i tij kryesor nuk do të jetë aq realizimi i qartësisë, sesa shprehja e mirësjelljes ose e vrazhdësisë.” (Lakoff, 1973, p. 296)

10

Page 11: Alessia Bergamin

Geoffrey Leech propozon, përveç parimit të kooperimit, tri parime, ndërmjet të cilave parimi i mirësjelljes (kortezisë), që përbëhet nga një varg maksimash: takti, fisnikëria, miratimi, modestia, pranimi ose akordi, të kuptuarit. Sipas Leech-ut, në qoftë se qartësia hyn në konflikt me mirësjelljen, folësit do ta quajnë më të rëndësishme ta evitojnë fyerjen. Në vizionin universalistik të mirësjelljes, parimi i kooperimit lidhet me konceptin e “faqes”, të shprehuar nga Goffman-i, duke iu referuar rëndësisë sociale që një person dëshiron për veten dhe që e vë në lojë në ndërveprimin social, duke e vendosur atë në dispozicion të një njohjeje të ndërsjellë (reciproke) nga ana e anëtarëve të një bashkësie. Për të shmangur dëmtimin e këtij imazhi publik, kalohet në strategji që evitojnë vënien në situata kërcënuese për faqen, si për shembull formulat e mirësjelljes, që shoqërojnë urdhrat ose kërkesat Brown e Levinson e rimarrin koncpeptin e “faqes” të Goffman-it, duke bërë një dallim: “faqja negative” ose vullneti i çdo individi, që i përket një shoqërie, për të mos pësuar detyrime ose kufizime të lirisë së veprimit; dhe “faqja pozitive” që është e barasvlershme me nevojën për t’u ndier i vlerësuar dhe i pranuar nga bashkësia së cilës i përket. Zotërimi i konceptit të “racionalitetit” (paraqitur nga parimi i kooperimit i Griece-s) dhe i “faqes” u lejojnë personave të përdorin dhe të interpretojnë strategji të mirësjelljes si dhe taktika që kanë për qëllim ta reduktojnë në minimum ndikimin potencialisht ofensiv të disa akteve komunikative. Akte si urdhrat, kërkesat, paralajmërimet janë kërcënime në profilin negativ të faqes, kurse akuzat, kritikat, sharjet paraqesin kërcënime në profilin pozitiv. Folësi, që vë në lojë faqen e vet në ndërveprimin gjatë shkëmbimit komunikativ, do të zgjedhë strategjitë më të përshtatshme në bazë të vlerësimit të rreziqeve, që mund të ketë faqja e tij në atë situatë. Në qoftë se rreziku për faqen është zero, ose nëse kalon në plan të dytë për nga urgjenca ose efiçienza komunikative, atëherë mesazhi mund të dërgohet pa u shqetësuar nga kërcënimi që, përkundrazi, mund të shkaktojë; nëse rreziku për faqen është një faktor kushtëzues, mund të zbatohen dy tipe strategjish: a) duke përdorur mirësjelljen pozitive /it.cortesia empatica o positiva/ (që përfshin të gjitha format gjuhësore që e zhdukin distancën, e vënë destinatarin në situatë shumë të rehatshme, ose i shfaqin vlerësim); b) duke përdorur mirësjelljen mbrojtëse /it.cortesia difensiva o negativa/ (që shërben për t’i pakësuar aktet gjuhësore jopozitive). 1.3.2 Kundrimi relativist i mirësjelljes: teoritë joanglocentrike (ose perspektiva e

sociopragmatike) Formulimet teorike të universalitetit të mirësjelljes nga Brown e Levinson janë vënë në diskutim nga studiues që veprojnë në mjediset gjuhësore, të cilët u përkasin arealeve anglofone, sidomos atyre që e kishin origjinën nga areali aziatik ndërmjet viteve tetëdhjetë e nëntëdhjetë, të cilët propozojnë një ripërkufizim të koncepit të “faqes”. Sipas këtyre teorive të reja, rigrupimi dypalësh ndërmjet faqes pozitive dhe negative do të sqaronte një konotacion individualistik tipik të kulturës perëndimore. Përkundrazi, kulturat orientale, si ajo kineze dhe japoneze do të karakterizoheshin nga një etikë kolektivistike, që e identifikon individin në bazë të pozicionit që zë brenda grupit.19 Një nga objeksionet e para ndaj konceptit të universalitetit qe ngritur nga Ide (1989), e cila, duke analizuar sistemin honorifik të japonishtes, ka nxjerrë në dukje faktin se nocioni i faqes negative dhe pozitive – i ndërtuar mbi terma strategjikë volitivë – nuk përshtatet me parimet që rregullojnë retorikën interpersonale të Japonisë. Japonezi, thekson studiuesja, nuk e pranon mundësinë e prodhimit të thënieve të pashënjuara në planin sociolinguistik (ndryshe nga sa ndodh në anglishten ose në gjuhët e tjera evropiane). Në japonishten, në fakt, nuk ka forma

19 Ide S. (1989), “Formal forms and discernment: two neglected aspects of universals of linguistic politeness”, in Multilingua, 8: 223-248.

11

Page 12: Alessia Bergamin

shoqërisht asnjanëse (sikundër ndodh në anglishten, ku, për shembull mund të jepen informacione pa shprehur lidhjen që ekziston ndërmjet folësit dhe dëgjuesit) dhe folësi duhet të zgjedhë gjithmonë, ndërmjet formave që ka në dispozicionatë, atë që i përshtatet më shumë ndërveprimit të dhënë. Përdorimi i formulave të tilla është, kështu, i palidhur me vullnetin e folësit, por i parashkruar nga normat sociale20. Shprehja e mirësjelljes është e pandashme nga format gramatikore, domethënë është e dukshme në zgjedhjen e përshtatjes së të gjitha elementeve të frazës: këpujave, foljeve, emrave, mbiemrave, ndajfoljeve sipas parimeve të mirësjelljes në japonishten, që kërkojnë një kompetencë (të quajtur “gjykim”21 o wakimae) që konsiston në kapacitetin e të dalluarit të sjelljes gjuhësore të përshtatshme ndaj kontekstit dhe rolit që folësi kryen në atë moment. Ide, pra, e konteston modelin e Brown-i e Levinson-it, të Leech-ut e e Lakoff-it, të mirësjelljes si strategji internacionale, shumë të qëllimshme, duke i kundërvënë mirësjelljen japoneze, që, përkundrazi, është normative. Një kritikë tjetër e modelit të faqes (sidomos të asaj negative), të propozuar nga Brown e Levinson, është bërë nga Yueguo Gu, një tjetër studiues aziatik. Edhe në Kinë, ngjashëm me Japoninë, mbisundon vizioni normativ, që pasqyron organizimin e shoqërisë në të cilën raportet ndërmjet personave varen nga një rrjet detyrimesh të ndërjsella dhe ku, njohja e statusit të bashkëbiseduesve duhet të shfaqet në mënyrë verbale. Teoria e mirësjelljes e Gu-së, pra, është e lidhur në mënyrë të qartë me normat shoqërore dhe me moraliin e shoqërisë përkatëse. Kritika më e fortë ndaj kundrimit teorik të Brown-t e Levinson-it vjen nga drejtimi studimeve, që pohojnë se vlerësimi i një akti gjuhësor si i mirësjellshëm ose i vrazhdët (cortese o scortese), është i mundshëm vetëm duke u nisur nga ndërveprimi individual brenda bisedës së një grupi shoqëror. Mirësjellja, pra, nuk është e përfshirë në një thënie a në një tjetër, por del nga biseda, prandaj analiza duhet zhvendosur nga mikroniveli i aktit gjuhësor në makronivelin e procesit biseco.22 Escandell-Vidal pohon se diferencat e sistemit të mirësjelljes në kultura të ndryshme gjejnë shpjegim në faktin se, çdo kulturë vendos se cilat janë pikat pertinente për secilin prej parametrave universalë të rolit social, distancës, pushtetit, faqes.23 Duke e përmbyllur, pra, mund të thuhet se mendimi i kësaj rryme të dytë teorike joanglo- centrike, kritika më e fortë drejtuar modelit të Brown Levinson-it mbetet ajo e propozimit të modeleve etnocentrike dhe universalistike të bazuara në një nozion të mirësjelljes volitive dhe strategjike, që folësi mund të vendosë t’i zbatojë ose jo. Modele të tilla nuk përshtaten ndaj kulturave të tjera, si në japonishten ose në kinezishten në të cilat mirësjellja është e vendosur nga norma shoqërore dhe gramatikore, duke qenë kështu një rregull i detyrueshëm. 1.4. Mirësjellja dhe dallimet kulturore Në kadrin e kërkimeve rreth mirësjelljes janë ndërmarrë kërkime të shumta, në gjuhë dhe në kultura të ndryshme, me qëllim që të verifikohet vërtetësia e teorive rreth saj. Studimet janë kryer lidhur me gjuhët më të përhapura në Evropë e në Lindjen e Largme, duke i përqasur ato me anglishten. Fenomeni i mirësjelljes është përfshirë në kuadrin e lidhjeve ndërmjet distancës nga pushteti dhe organizimit kolektivistik ose individualistik të shoqërisë.

20 Sii cortese con una persona di una classe sociale più alta, Sii cortese con una persona con più potere, Sii cortese con una persona più grande, Sii cortese in una situazione formale. (Në shqipen: Ji i sjellshëm me një person të një klase shoqërore më të lartë, Ji i sjellshëm me një person që ka më shumë pushtet, Ji i sjellshëm me një person që është më i madh, Ji i sjellshëm në një situatë formale). 21 Gjykimit (it.“discernimento”) i kundërvihet dashja a dëshira (it. “volizione” (<volition) , qëi lejon folësit në bazë të synimeve të veta , një gamë të konsiderueshme zgjedhjesh. 22 Mills S. (2003) Gender and Politeness, Cambridge University Press, Cambridge. 23 Escandell-Vidal V. (1998), “Politeness: A relevant Issue for Relevance Theory”, in Revista Alicantina de Estudios Ingleses, 11: 45-57.

12

Page 13: Alessia Bergamin

Distanca nga pushteti dhe individualizmi, që i kundërvihen koletivizmit, janë përkufizuar nga Hofstede si “dimensione të kulturës”, që i ndeshim në të gjitha shoqëritë.24 Me “distancën e pushtetit” Hofstede25 ka parasysh masën në të cilën anëtarët më pak të zotët e institucioneve dhe organizmave të një kombi presin dhe pranojnë që pushteti të jetë i shpërndarë në mënyrë të barabartë. Distanca shumë e theksuar nga pushtetit, që karakterizon kombet e Lindjes së Largët dhe të Amerikës Jugore është tipike e shoqërive kolektivistike “ku personat që nga lindja e në vijim janë të përfshirë në një grup koez (të lidhur ngusht), i cili, gjatë gjithë harkut kohor të jetës së personave vazhdon t’i mbrojë në shkëmbim të besnikërisë tërësore (totale).”26 Në përmasa të ndryshme, por sidoqoftë më të vogla, distanca e pushtetit ndeshet edhe në vende të ndryshme perëndimore të prekura nga individualizmi, përfshirë edhe Italinë. Lidhur me mirësjelljen gjuhësore, distanca nga pushteti pak a shumë e theksuar, është edhe baza që do të shpjegonte përdorimin e përemrave të respektit, titujve onorifikë nga ana kombeve vendosmërisht koletivistike, si Kina, Koreja dhe Japonia. Ka të ngjarë se gjithnjë distanca nga pushtetit ka shtënë në kombe të ndryshme individualistike, si Italia, Shqipëria, Gjermania, Spanja etj. të kalojnë në përemrat e respektit dhe në titujt onorifikë. Kombe të tjera barabar individualistike, por që e ndiejnë më pak distancën e pushtetit, si përshembull vendet anglofone, përemrat e respektit dhe titujt onorifikë përdoren pak ose aspak (në fakt nuk e kanë alternativën tu /voi-lei, por përdorin përemrin e vetëm you). Strategjitë e mirësjelljes variojnë dukshëm nga një kulturë te tjetra. Për shembull, një stil i ndërveprimit të drejtpërdrejtë ndeshet në gjuhën gjermane (pa e quajtur për këtë shkak jo të sjellshme). Rentel27 ka përqasur letrat tregtare në gjermanishten, në frëngjshten duke konstatuar se kërkesa, në gjermanishten formulohet me foljen në urdhërore të paraprirë nga format e mirësjelljes bitte, kurse në frëngjishten formulimi i urdhrit bëhet më pak kërcënues dhe më i mirësjellshëm, duke e zëvendësuar mënyrën urdhërore me ndërtimin e formuar nga folja modale vouloir në lidhoren ortative, me vlerën e kërkesës, të ndjekur nga folja kryesore në paskajore. E njëjta formë është përdorur edhe për motive të mirësjelljes negative edhe në letrat tregtare në italishten28. Ose, edhe në gjuhën ruse, qoftë urdhrat, ashtu edhe kërkesat (si nga eprorët ndaj vartësve si dhe me njëri-tjetrin) përdoren me urdhëroren, eventualisht e kthyer në formë mirësjellëse me përemrin vy (voi) dhe me formën pozhaluysta, që dot’i përgjigjej anglishtes please.29 Kurse në gjuhën angleze emrat e mirësjelljes e duan foljen modale për kërkesat si dhe njëvarg formulash të kërkesave të tërthorta (Do you think you could…, I was just wondering…, etj.), që shërbejnë për ta zbutur karakterin urdhërues të aktit30. Kjo shpjegon përse anglishtja e percepton negativisht përdorimin e drejtpërdrejtë të urdhërores.

24 Hofstede G. (2001), Culture’s consequences. Second Edition. Comparing Values, Behaviours, Institutions, and Organizations Across Nations, Sage, Thousand Oaks. 25 Hofstede G. (2001), Culture’s consequences. Second Edition. Comparing Values, Behaviours, Institutions, and Organizations Across Nations, Sage, Thousand Oaks, f. 98. 26 Hofstede G. (1991), Culture and organizations: software of the mind, McGrow Hill, London, f. 51. 27 Rentel N. (2005), “Interlingual Varieties in Written Business Communication – Intercultural Differences in German and French Business Letters”, in A. M. Bülow-Møller (a cura di), Business Communication: Making an Impact, Proceedings of the Association for Business Communication 7th European Convention, 26-28 May 2005, Association for Business Communication, Copenaghen, f. 3-9. 28 Lidhur me përdorimet specifike të foljeve modale si tregues të mirësjelljes në italishten, shih paragrafin pasues. 29 Larina T. (2005), “Cultural values and Negative Politeness in English and Russian”, in Respectus Philologicus, 8 (13): 31. 30 Larina T. (2005), “Cultural values and Negative Politeness in English and Russian”, in Respectus Philologicus, 8 (13): 32.

13

Page 14: Alessia Bergamin

1.4.1 Miresjellja gjuhësore dhe vlerat e saj Që në fillim të ekzistencës së vet shoqërore, njerëzimi ndjeu nevojën e përcaktimit të disa rregullave që duhej të respektoheshin nga të gjithë anëtarët e një bashkësie, në mënyrë që jetesa e përbashkët të ishte sa më e pranueshme. Në mënyrë paradoksale, sikundër e kemi pohuar qysh në fillim, këto rregulla të kodifikuara dhe të përvetësuara, nuk e kufizonin lirinë e individit, por, përkundrazi, e zgjeronin atë. Duke ditur me saktësi se si duhej të sillej në të gjitha rastet, në jetën e përditshme, njeriu i edukuar e ndjeu veten më të sigurt, shpëtonte nga komplekset, pranohej dhe respektohej nga të gjithë, me një fjalë e ndiente veten më të lirë. Sjelljet e pëlqyeshme u krijuan në oborret mbretërore dhe u përshtatën nga aristokracia, e vetmja klasë që në atë kohë mund të vendoste nëse një zakon i caktuar duhej përvetësuar detyrimisht nga njerëzit. Për këtë arsye, gjatë shekujve XV dhe XVI sjelljet e pëlqyeshme apo mirësjellja, përfaqësonin një stil të veçantë jetese. Krahas me daljen në skenë të borgjezisë, ato filluan të përgjithësoheshin, duke u bërë në ditët tona norma të pranuara.31 Mirësjellja gjuhësore ka ekzistuar që në çdo vend dhe në çdo gjuhë, sepse ajo ka qenë dhe mbetet shprehje e traditave kulturore dhe lidhet ngushtë me organizimin politik e shoqëror dhe me zakonet dhe traditat e çdo vendi a kombi.32 Gjuha e një kombi, siç dihet, është e lidhur ngushtë me karakterin e popullit ose të bashkësisë shoqërore përkatëse, që është djepi i saj dhe madje, sado që mund të duket e diskutueshme, ndoshta edhe disi e çuditshme, është e vërtetë se ashtu si gjuha zbulon dhe tregon karakterin e një kombi, ashtu edhe cilësitë dhe virtytet e çdo populli duken nga etnografia e të folurit të tij.33 Shprehja e respektit quhet ndryshe në terminologjinë përkatëse etnolinguistike “kortezia linguistike”(shqip: “mirësjellja gjuhësore”). Mund të thuhet se askund më shumë se në këtë fushë nuk shquan veprimi i parimit fishmanian: “Kush flet, me kë, kur, ku dhe për çfarë e në cilin varietet gjuhësor. Çdo komb ka veçantitë e veta në mënyrën e shprehjes së rspektir dhe mirësjelljes, pra etnografia e të folurit e dallon atë nga një tjetër. Etnologët, antropologët kanë zbuluar se ezistojnë mënyra sjelljeje, gjeste si dhe fjalë e shprehje që janë karakteristike sipas statusit dhe shtresave të ndryshme shoqërore si p.sh ajo familjare, miqësore, shoqërore, profesionale, shkollore, fetare etj. Mënyra jonë e të folurit ndryshon në varësi të personit që kemi përballë, statusit shoqëror që gëzon, afërsinë që mund të kemi me të, lidhjet e ngushta e deri në ato intime, situatës në të cilën ndodhemi, mjedisit shoqëror që na rrethon etj. Respekti dhe mirësjellja në gjuhë, sipas rasteve, mund të jenë krejt fiktive e formale, por mund të ketë edhe format gjuhësore më të epërme apo epitetet më të larta. Ndoshta edhe duke nënkuptuar thënien e hershme e urtake: ”Dorën që nuk e kafshon dot, puthe!” Mirësjellja dhe shprehja e respektit në gjuhë përbën një dukuri universale. E përbashkëta apo “universalja” në shprehjen e mirësjelljes është e lidhur më fort me ndarjen e përcaktimit e sferave të ndryshme të veprimtarisë shoqërore të dhënë. Kultura e një grupi të caktuar mund të shihet si një rrjetë komplekse e prezantimeve kulturore, që lidhen me lloje të ndryshme temash dhe situatash si:34

• Orientimi pranues ndaj besimeve të ndryshme. P.sh. në katundet a qytetet me besime të ndryshme fetare, tradicionalisht, në kuadrin e ruajtjes së haroninsë e të bashkëjetesës së

31 Shih: Marinesku, A. Kodi i sjelljeve të pëlqyeshme sot, 2000, f. 7 32 Shih: Shkurtaj, Gj. Kultura e Gjuhës, 2006, f. 47 33 Shih: Shkurtaj, Gj. Kundrime Gjuhësore, 2006, f. 63 34 Shih: Spencer- Oatey, Culturally Speaking, 2008, f. 52

14

Page 15: Alessia Bergamin

mirë, janë pëndorur në mënyrë të ndërsjellë urimet për festat fetare: Me shëndet Pashkët! Me shëndet Bajrami! Dhe të tjera, që i ka hetuar imtësisht dhe i ka vënë në dukje Shkurtaj në studimet e tij dhe sidomos te “Etnografia e të folurit”35.

• Vlera dhe parime morale; “ruajtja e fytyrës” së tjetrit, modestia dhe nderimi i madh për të tjerët, heshtja për veten e vet, sipas parimit të hershëm latin ”se ipsum silemus’ (për veten heshtim).

• Perceptimi i marrëdhënieve dhe roleve që kanë njerëzit dhe detyrimet që i shoqërojnë ato. • Ritualet e sjelljes, rutinat dhe konvencionet që përfshijnë përdorimin e

gjuhës,sipasmaksimës që thotë: ”Në atë kishë që të shkosh, atë mëshirë merr!”. • Norma dhe konvencione të ndryshme komunikimi,që ndjekin thënien e hershme

popullore shqiptare: “Si të jetë vendi bëhet kuvendi!”. • Institucionet, që mund të jenë formale, si sistemet ligjore, politike dhe arsimore, ose jo-

formale, si një grup lexuesish poezish, një festë etj.

Në kohën e sotme, jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhë të popujve të tjerë, që kanë pasur kalime të forta nga një tip i organizimit shtetëror e kulturor në një tjetër, ka edhe probleme në lidhje me miresjelljen, respektin e edukatën mes njerëzve, pikërisht lidhur me dendurinë e përdorimit të disa fjalve ose, përkundrazi, me mënjanimin ose shmangien e plotë të disa të tjerave, si p.sh. në kohën e regjimit komunistnë Shqipëri, kur ndalohej përdorimi i fjalëve nderuese zotëri, zonjë, zonjushë, të etiketuara si ”shprehje të kulturës borgjeze” , që sillnin si pasojë dendurinë e fjalëve shok, shoqe; po ashtu edhe zbehja, për të mos thënë përjashtimi i”etnografisë së onorifiçencës”, kishin sjellë edhe rrallimin e fjalëve “të lutem”, “më fal” apo “faleminderit” etj. Lidhur me këtë aspekt, pa qenë e mundur ta shterojmë, po lejohemi të sjellim një vëzhgim dhe disa konstatime, të një eseje studentore, kryer nga një ish-studente e degës së anglishtes, Edlira Zega, në një detyrë kursi të ideuar dhe të drejtuar nga prof.Gj.Shkurtaj, e cila shkruan sa vijon: “Në 30 persona që anketova në lidhje me përdorimin e këtyre fjalëve, pyetjes: Sa herë në ditë thoni faleminderit? 17 persona iu përgjigjen: ”Nuk them asnjeherë”. Pyetjes: Sa herë dëgjoni t’u thonë faleminderit? 12 persona iu përgjigjen: ”Nuk dëgjoj asnjëherë”. Pyetjes: Ndjeni vështirësi për të thënë faleminderit? 20 persona iu përgjigjen : “E kam të vështirë të them „faleminderit”. Pyetjes: Kush i përdor më shumë fjalët “magjike“? Rezulton të jenë të moshuarit dhe vajzat, sidomos studente në në vitet e fundit të studimeve të larta. Ku përdoren më shumë këto fjalë? Një nxënëse thotë se e quan të panevojshme të përdorë fjalë të tilla si “të lutem” apo “faleminderit” me shoqet e saj apo rrethin familjar. “Por do t’i përdorja nëse do shkoja në ndonjë zyrë”. Përdorimi i paktë i fjalëve të mirësjelljes, është problem që lidhet drejtpërdrejt me kulturën dhe etikën e komunikimit në mjediset e sotme shqiptare. Kultura kolektiviste ose ajo patriarkale ka pasur një komunikim të centralizuar dhe hierarkik nga lart-poshtë, që do të thotë i pari i familjes kishte autoritetin dhe atë duhet ta respektonin të gjithë. Ishte e panatyrshme që i pari i familjes të përdorte fjalët e mirësjelljes, siç është “më fal“ për shembull me nënën dhe fëmijët. Për shembull gjyshi, i cili ishte i pari i familjes duhej të respektohej nga të gjithë dhe atij i drejtoheshin me fjalë mirësjelljeje, vartësi i drejtohej me fjalë të tilla drejtuesit, bujku i drejtohej pronarit e kështu më radhë. Vite më parë në marrëdheniet mes shqiptarëve dalloheshin forma respekti, si psh: Edhe kur njerezit nuk njiheshin me njëri-tjetrin gjithmonë përshëndeteshin me fjalën “Tungjatjeta”, kurse sot nuk ndodh një gjë e tillë. Sot kanë ndryshuar raportet në shoqëri dhe në familje, ka ndryshuar personaliteti i njeriut në shoqëri, ka ndryshuar pozicioni profesional. Respekti, ndryshe nga

35 Shih: Gj.Shkurtaj, vep. cit.

15

Page 16: Alessia Bergamin

kultura kolektiviste, apo ajo patriarkale është reciprok, madje respekti reciprok është kusht për shoqërinë moderne të ditëve të sotme”. Zakoni i të falenderuarit dhe mirënjohja nuk janë vetëm një fakt sjelljeje, por edhe komunikim i pazëvendësueshëm shpirtëror. Falënderimi nuk është më një raport mes meje dhe teje, por është një raport mes meje dhe botës që më rrethon. Të nderosh, të falenderosh dhe të falësh; këto tri ndjenja duhet të ushqejnë mendjen tonë. Respekti dhe mirësjellja, bashkë me fjalët e shprehjet e duhura për shprehjen e tyre me gojë (pastaj edhe me shkrim), gdhenden qysh në fëmijëri, si pjesë përbërëse e formimit shpirtëror dhe human të njeriut. Me edukatën që rrezaton familja, që në problemet me elementare të edukatës deri në ato themeloret. Më tej fëmija rritet në një mjedis të caktuar, nëse ky mjedis fjalët e mirësjelljes nuk i përdor fare, edhe fëmija fillon gradualisht të mos i përdorë ato fjalë derisa në perspektivë edhe i shuan nga kujtesa. Sepse fëmija i përshtatet mjedisit. Kuptohet që shumica e mjediseve shqiptare, nuk i përdorin këto fjalë. Bile, kemi mjedise që i kanë shuaur a hequr nga përdorimi fjalët që shprehin respekt. Edukata është gur themeli për çdo komb.“ 36 1.4.2 Kohët e foljeve si tregues të mirësjelljes Mirësjellja gjuhësore ose kortezia linguistike mund të shprehet, përveçse me formula specifike që u takojnë përshëndetjeve dhe/ose urimeve, me përemra alokutivë, edhe nëpërmjet përdorimit specifik të disa mënyrave foljore: kushtorja e mirësjelljes (it. condizionale di cortesia), lidhorja ekzortative (it. il congiuntivo esortativo) dhe e pakryera e modestisë (it. l’imperfetto di modestia). I pari prej tyre është përdorimi i kushtores së mirësjelljes (it. condizionale di cortesia o di modestia ), që bëhet me “qëllimin që të lehtësohet sadopak arbitrariteti ose rreptësia e kërkesës: në italishten: “vorrei un caffè” (shqip: do të doja një kafe); në italishten: “la copertina, gradirei che fosse gialla o turchina piuttosto che bianca” (Giusti)”37 (shqip: “kapakun, do të parapëlqeja të ishte i verdhë ose ose të bruztë sesa të bardhë”). Kushtorja e mirësjelljes (it. il condizionale di cortesia) përdoret në mënyrë të veçantë në frazat kumtuese. Kushtorja, duke parafrazuar Serianni-n, “është mënyra e mjegullnajës dhe dritave të zbehta, atje ku dëftorja, në të njëjtat kontekste, do të shpërndante nj dritë të plotë diellore”.38 Ekziston në të vërtetë një dallim a diferencë e lehtë nëse kërkesa bëhet duke përdorur dëftoren ose kushtoren. Në rastin kur do të gjendeshim, p.sh.në një zyrë publike, dhe dikush do të na thoshte: “Dammi la carta d’identità”(në shqipen: “Ma jep letërnjoftimin!”) në vend të “Per favore, mi potrebbe dare la sua carta d’identità!” (shqip: “Ju lutem, a mund të ma jepnit letërnjoftimin tuaj!”) do të përceptohej si kërkesë e ashpër dhe urdhëruese që, përkundrazi, zbutet duke përdorur kushtoren “potrebbe” (shqip: lidhoren “mund të ma jepnit”), duke dalë kështu shprehja më e mirësjellshme. Fundi i kërtkesës mbetet natyrisht i pandryshueshëm (marrja e një dokumneti), por është është pikërisht mënyra e shprehjes, nëpërmjet një zgjedhjeje të kujdeshsme gjuhësore, që përbën dallimin edhe etiketën e një kërkese si të sjellshme ose të pasjelleshme.

36 Shih: Edlira Xega, Edukata dhe mirësjellja si ndryshor sociolinguistik, detyrë kursi, ideuar dhe pranuar nga Prof.dr.Gjovalin Shkurtaj, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja,Tiranë, 2010. 37 Shih:Serianni, Luca (2006), Grammatica italiana. Italiano comune e lingua letteraria. Suoni forme e costrutti, con la collaborazione di A. Castelvecchi, Torino, UTET, f. 516. 38 Shih: Serianni, Luca (2006), Grammatica italiana. Italiano comune e lingua letteraria. Suoni forme e costrutti, con la collaborazione di A. Castelvecchi, Torino, UTET, f. 476.

16

Page 17: Alessia Bergamin

Përdorimi i kushtores në ndërveprimet (si p.sh.: në italishten “Cosa vuoi mangiare oggi? Mangerei una pizza”, në shqipen: “Çfarë do të hash sot? Do ta kisha ngrënë një picë”) mund të interpretohet edhe si apodosë e një periudhe hipotetike me protazë, që nënkupton në italisht: (Vorrei…., se non ti disturbo / se per te va bene / se non ti dispiace. Në shqip: do të doja, nëse nuk do t’ju shqetësoja, nëse nuk do t’ju vinte keq etj.)

Përdorimi i kushtores së mirësjelljes (it. condizionale di cortesia ) vihet re në pjesën më të madhe të gramatikave të italishtes në kuadrin e përdorimit të kushtores së thjeshtë, duke shpjeguar se përdoret për të kërkuar diçka në mënyrë më të sjellshme.

Mi daresti un altro foglio, per favore? Potresti aiutarmi ad apparecchiare la tavola? Apriresti la finestra, per favore?

Formë tjetër e kortezisë, lidhur me kohët foljore, është lidhorja zbutëse (it. il congiuntivo esortativo), e cila ka si funksion ta zbehë rreptësinë e urdhërores. Lidhorja e tashme bën të mundur të plotësohet boshllëku i urdhërores për persona të ndryshëm nga II e V. Kështu për dà / date u përgjigjet vetave III, IV e VI në serinë dia / diamo / diano39. Lidhorja zbutëse (it. il congiuntivo esortativo), përdoret kryesisht në formulat zyrtare (burokratike), si p.sh.në italishten: “Nel ringraziarLa anticipatamente, voglia gradire i miei più cordiali saluti”(që do të ishte në shqipen: “Duke Ju falënderuar paraprakisht, pranoni përshëndetjet e mia më të përzemërta”); “Certi di una vostra cortese collaborazione, vogliate gradire i nostri più cordiali saluti!” ”(që do të ishte në shqipen: “Të sigurtë për një bashkëpunim të sjellshëm tuajin, pranoni përshëndetjet tona më të përzemerta!”), ose edhe në urdhrat më të zakonshëm: “Venga quando vuole!” që do të ishte në shqipen: “Ejani kur të dëshironi”. E pakryera e modesitisë (it. l’imperfetto di modestia), përkundrazi nuk tregon ndonjë veprim që është kryer në të kauarën, por, “vlen për të shprehur një dëshirë të tanishme me një ton të sjellshëm të një mohimi të dukshëm”40. E pakryera e modestisë mund të përdoret edhe në vend të së tashmes për të zbutur një kërkesë ose pohim dhe për ta bërë më të pranueshëm. Në nivelin e perceptimit, në fakt, rezulton më pak e pasjellshme, p.sh. kur, duke hyrë në një dyqan, të thuhet: “Doja një penë blu!” sesa “Dua një penë blu!”. E pakryera e modesitisë përdoret, gjithashtu, për të shprehur gatishmërinë për ta dëgjuar (shitësi p.sh. mund t’i thotë klientit që sapo ka hyrë në dyqan: në italishten “Desiderava?” që do të ishte në shqipen: “Dëshironit gjë?”) në altrenativë me të tashmen (“Desidera?”(shqip: “Urdhëroni?”). E pakryera e modestisë, pra, mund të përdoret alternativishr me kushtoren e mirësjelljes.

39 Shih:Serianni, Luca (2006), Grammatica italiana. Italiano comune e lingua letteraria. Suoni forme e costrutti, con la collaborazione di A. Castelvecchi, Torino, UTET, f. 524. 40 Shih: Serianni, Luca (2006), Grammatica italiana. Italiano comune e lingua letteraria. Suoni forme e costrutti, con la collaborazione di A. Castelvecchi, Torino, UTET, f. 469.

17

Page 18: Alessia Bergamin

KREU II: FORMULAT E MIRËSJELLJES KONVENCIONALE: PËRSHËNDETJET 2.1 Formulat e mirësjelljes Para se të kalojmë në formulat konvencionale të përshëndetjes, është me rëndësi të shpjegojmë se çfarë janë përshëndetjet në përgjithësi, për të kaluar pastaj në formulat e mirësjelljes a të kortezisë, që përbëjnë objektin e studimit tonë, ku përfshihen formulat e përshëndetjes (si edhe të uriimeve, por ato do t’i trajtojmë në kreun pasues të urimeve). Siç shprehet Patrizia Perini, një numër i madh i komunikimeve verbale janë të ndërtuara nga njësi të paracaktuara, konvencionale dhe me strukturë të fiksuar, si p.sh. frazat idiomatike, proverbat dhe formulat e tjera. Formulat janë të përbëra nga një falë e vetme, një sintagëmë ose një frazë e tërë dhe janë të konvencionalizuara për sa u përket katër aspektëve: intonacionit, strukturës, kontekstit të duhur dhe funksionit gjuhësor e social që luajnë.41 Formulat në tërësi kanë funksionin e të të shprehurit të një mesazhi (një përmbajtjeje, ndjenjë respekti, simpatie, falenderim, mirënjohje etj), në një situatë të caktuar ku ndihet nevoja për të shprehur diçka: qëllimi i tyre pra është lehtësimi pikërisht sepse bëhet fjalë për fraza të parapërgatitura të shkëmbimit me fjalë. Edhe Otto Jesperseni, gjuhëtar i njohur që ka studiuar format e mirësjelljes , në librin e tij “The Philosophy of Grammar”42 vendos kundër tyre, të ashtuquajturat free expressions, për të cilat evidencon strukturën fikse, duke i klasifikuar të parat si diçka që në instiktin tonë të të folurit shfaqet si një e tërë e paanalizueshme (ose e pazbërthyeshme) siç janë, përkundrazi, shprhejet a togfjalëshat e lirë. Këto forma të konvencionalizuara ose “rituale” janë të panumërta dhe pushtojnë çdo ditë shkëmbimet tona verbale ndërpërsonale. Disa prej këtyre formulave na shërbejnë për ta komentuar realitetitin gjatë komunikimit verbal (si p.sh., në italishten: “A chi lo dici!” ose “Senti chi parla!), kurse të tjera kryejnë funksione sociale të kortezisë,si p.sh.formulat e përshëndetjes dhe të urimit. Do të ndalemi gjatë këtij studimi kryesisht të format e mirësjelljes si mbartëse të një roli shumë të rëndësishëm në shkëmbimet verbale të shoqërisë së sotme. Kur kryejmë shkëmbime verbale të përditshme u drejtohemi formave e mënyrave tona të të shprehurit të grumbulluara në vite, mbështetja në to bëhet në mënyrë të ndërgjegjshme, por në shumicën e rasteve u referohemi këtyre strukturave standarde në mënyrë të menjëhershme dhe të pandërgjegjshme, si p.sh. kur themi: Buon compleanno / Edhe njëqind vjeç (ose Gëzuar ditëlindjen!), ose edhe më qartë Ngushëllime / Condoglianze. Por, për rolin thelbësor të këtyre strukturave do të ndergjegjësoheshim më shumë nëse, të ndodhur në një vend të huaj, do të kemi nëvojën e të të shprehurit në një gjuhë që s’është e jona. Dhe ka shumë mundësi që në të tilla raste, kur nuk njihet forma e duhur për përdorim në përputhje me situatën, ndodh që të kuptojmë rëndësinë e përdorimit të formave të mirësjelljes, zgjedhja e përshtatshme e të cilave bën që të ndihemi mirë dhe pjesë aktive në ngjarje43. Termi formula të kortezisë a mirësjelljes është përdorur së pari nga Fergusoni dhe ka përfshirë në këtë kategori përshëndetjet, të kërkuarti ndjesë a shfajësimet, falënderimet, përgëzimet, ngushëllimet, urimet dhe sharjet; porse, në këtë të fundit kanjë shmangie a abandonim të

41 Shih: Patrizia Perini, 1983, Struttura e uso di alcune formule di cortesia, in F. Orletti (a cura di), Comunicare nella vita quotidiana, Bologna, Il Mulino. 42 Shih: Jespersen O. (1924), The Philosophy of Grammar, Allen & Unwin, London. 43 Interesante do te ishte te hetohet se si përvetësohen nga fëmijët formula të tilla. Dihet se janë kryer studime të shumta për përvetësimin e gjuhës nga fëmijët, por lidhur me përvetësimin e formulave të tilla pak është hetuar. Në fakt, ndërsa gjuha mësohet nga fëmijët në mënyrë spontane, formulat zakonisht mësohen eksplicitisht si në mjedisin familjar, ashtu edhe në atë shkollor. Nuk është e rastit që një fëmijë duhet të mësojë të qëndrojë në shoqëri, kur merr një dhuratë nga dikush, prindi i kujton: “Si thuhet ?”, duke e këshilluar të thotë “faleminderit”.

18

Page 19: Alessia Bergamin

kortezisë. Fergusoni pohon se të gjitha bashkësistë gjuhësore kanë formula të tilla, edhe pse karakteti dhe përdorimi i tyre mund të ndryshojë shumë nga një shoqëri në tjetrën. 44 Përveç Fergusonit, edhe Ervin Goffman-i është marrë me formulat e mirësjelljes a korteziusë, por nga pikëpamja sociologjike. Ai thotë pikërisht se “në çdo shoqëri, në çdo rast që lind mundësia fizike për shkëmbime verbale, duket se hyn në përdorim një sistëm i tërë shprehish, kushtesh dhe rregullash proceduriale, që funksionojnë si mjet orientimi e organizimi për fluksin e mesazheve”45. Gofmani pohon, gjithashtu, se formulat-të përdoruara shpesh në mënyrë mekanike- kalojnë të pavëna re kur shqiptohen, porse ato shkaktojnë reagime negative nëse mungojnë. Le të përfytytojmë, p.sh., se duke hyrë në vendin e zakonshëm të punës (zyrë, shkollë, universitet etj.) në mëngjes nuk do t’u thoshim kolegëve “mirëmëngjesi” (it. “buongiorno”) ashtu sikundër është zakoni. Me siguri, një mungesë e tillë do të shkaktonte te ata reagim negativ, ose do të na kërkonin së paku çfarë na ka ndodhur dhe përse u sollëm ashtu.

2.2 Vlera simbolike dhe konvencionale e përshëndetjes Formulat e përshëndetjes kanë vlerën e simboleve që, mbi bazën e një konvencioni, rregullojnë marrëdhëniet shoqërore midis folësve, duke hapur e mbyllur tipa të ndryshëm shkëmbimesh komunikative me përdorimin simultan të disa kodeve, si ai verbal, gjestual dhe prosemik. Përshëndetja, bëhet kështu një mjet themelor për ndërshkëmbimin kulturor përderisa shërben si hyrje në shkëmbimin verbal midis dy personave. Përshëndetjet, pra, nuk janë të rëndsishme vetëm për domethënien e tyre referenciale, por më fort për qëllimin që të japin një domethënie sociale e kulturale. P.sh., me mirëmëngjesi (it. buongiorno) nuk është fjala për t’i uruar tjetrit që ta kalojë ditën e mirë, por thjesht respektohet një konvencion social, i cili, po të mungojë, do të merret si fyerje. Zakonisht çdokush prej nesh kryen shkëmbime verbale me persona të tjerë, shkëmbime të cilat, në përgjithësi, nisin a hapen me një përshendetje verbale ose gjestuale. Përshendetja shënon, pra, më të parën formë kontakti verbal që në mënyrë konvencionale hap dhe mbyll një bisedë, duke kryer kështu një funksion të rëndësishëm sociolinguistik. Në kontaktet tona të përditshme shfrytëzojmë “zakone” ose praktika që e thjeshtojnë komunikimin dhe që, në disa raste, bëhen të pashmangshme për të ruajtur raporte të mira me të tjerët. Madje, mund të thuhet se çdo bashkësi gjuhësore përdor si mjete që hapin komunikimin shprehje, si: mirëmëngjesi ose mirdita, mirëmbrëma, mirupafshim (përkatësisht në italisht: buongiorno, buonasera, arrivederci ose arrivederLa). Pra, në këto raste, shohim mënyra të thëni a struktura që ndryshojnë ndjeshëm nga kultura në kulturë. Shpeshherë, dallimi i këtyre strukturave apo mënyrave të të shprehurit vërehet edhe nga një rajon në tjetrin, prandaj një studim i imtë i tyre është frytdhënës në studimet etnologjike dhe gjuhësore, sigurisht duke njohur kurdoherë edhe situatat e ndryshme të komunikimit të një apo disa bashkësive shoqërore, qofshin këto kombëtare, etnike apo rajonale. Por, deri më sot, mungojnë studime përshkruese dhe krahasuese në fushën e etnografisë së komunikimit (duke iu referuar terminologjisë së përdorur nga Dell Hymes për studimet evropiane e më gjerë dhe atë të prof. GJ. Shkurtajt për shqipen), prandaj studimi ynë, i ndërmarrë nga ne në kuadrin e një studimi doktoral e me mëtime jo vetëm përshkruese, por edhe përqasëse e kontrastive të lëndës nga dy gjuhë në kontakt: të shqipes dhe italishtes, synon pikërisht të vërë në dukje se në çfarë mase e shkalle njohja dhe përdorimi i këtyre strukturave mund të jenë thelbësore për mbarëvajtejn e jetës në bashkësi dhe, për më tepër, sa dhe si këto struktura, ndonëse janë pjesë e së njëjtës hapësirë semantike, mund të diferencohen pjesërisht apo tëresisht nga një kulturë në tjetrën. Më shumë sesa zbatimi rigoroz i një renditjeje të

44 Shih: Ferguson C. A. (1976), The structure and use of politeness formulas, in “LiS”, 5.2, pp. 137-151. 45 Shih: Erving Goffman, 1971b, Modelli di interazione, a cura di P.P. Giglioli, Bologna, Il Mulino, f. 38.

19

Page 20: Alessia Bergamin

formave të mirësjelljes të një gjuhe, neve na u duk interesante kryerja e një studimi krahasues midis italishtes dhe shqipes, si dy gjuhë që, ndonëse nuk janë të një familjeje, sepse nuk kanë lidhje birërie me njëra-tjetrën, porse janë gjuhë evropiane e me pikëtakime të hershme edhe si si gjuhë në kontakt, kanë shumë forma të të shprehurit të përbashkëta, si nga këndvështrimi tipologjik ashtu dhe për sa i përket etnografisë së komunikimit. Ndërkaq, shqyrtimi i hapët i lëndës, qoftë në fushën e përshëndetjeve, qoftë edhe të urimeve, mallkimeve etj. na bën të mundur të shohim se ekzistojnë edhe shprehje e forma gjuhësore të mirësjelljes shumë të ndryshme ose ka të tilla që nuk gjejnë as përputhje as motërzime në ndonjërën prej tyre. Për shembull, në shqip ekzistojnë forma përshëndetjeje të tipit tungjatjeta (geg. tungatjeta, t’u ng-jatjeta, tyetjeta ose thjesht: tjeta; tosk. tungjatjeta, tunjatjeta, njatjeta), ose në formë të shkurtuar (tung.) shumë e përdorur kohët e fundit në gjuhën e chat-it, struktura që, në të vërtet, nuk ekzistojnë në italishten dhe, madje, as që mund të përkthehehen dhe del e nevojshme të parafrazohen e të jepen me ndonjë përshendetje tjetër. Për më tëpër, ndërsa në italishten, në mbrëmje dhe përgjithësisht pas orës, 18.oo përcillen me: ciao, arrivederci o buona serata, në shqipen përdoret: natën e mirë, që i përgjigjet buonanotte në italisht. 2.3 Funksioni i përshëndetjes Përshëndetja mund të konsiderohet si një lloj hapjeje dhe mbylljeje e bisedës, që ndodh midis dy bashkebiseduesish. Në rast se kontakti do të ishte kalimthi (en passant), siç ndodh p.sh. në një takim të rastësishëm në rrugë, atëherë përshëndetja midis tyre mund të jetë edhe thjesht me gjeste dhe jo me fjalë. Goffman-i pranon se përshëndetjet hapëse ose parësore kanë qëllim të verifikojnë efektivitetin dhe pandryshueshmerinë e marrëdhënieve të mëparshme midis dy bashkëbiseduesve, duke iu referuar takimit të tyre të fundit, ndërsa përshëndetjet mbyllëse ose finale përmbledhin efektet e takimit mbi marrëdhëniet personale dhe pritshmërinë e bashkëbiseduesve në një takim të radhës.46 Përshëndetjet hapëse ose hyrëse, përveç shprehjes së dëshirës për të shfaqur simpati kundrejt marrësit (bashkëfolësit), kanë dhe një tjetër funksion: atë të të përcaktuarit të një hierarkie marrëdhëniesh midis pjesëtarëve. Kombinimi i këtyre dy varianteve krijon një shumëllojshmëri formash respekti, si p.sh. dallimi formal dhe joformal: p.sh. në italishten midis buongiorno dhe ciao, apo midis arrivederLa dhe arrivederci; po edhe në gjuhën shqipe dallimi midis formave sinonime për nga domethënia, por jo identike për nga funksioni e stili: mirëmëngjesi / mgjesi / mjesi / gjesi. Përshëndetja varion në bazë të disa faktorëve socio-gjuhësorë47, nga të cilët më të rëndësishmit janë:

1. numri i bashkëbiseduesve, që në italisht përcakton formën (“arrivderLa “ në njëjes, në vend të “arrivederci” që përdoret dhe në prani të shumë përsonave ), ndërsa në shqip këto dallime nuk ekzistojnë. Mirupafshim, në shqipen është si kur ia drejtojmë një personi, si kur u drejtohemi disave;

2. mosha, gjinia dhe raporti shoqëror midis folësve (në këtë rast, së paku në italishten, do të duhet të zgjidhnim ndërmejt buongiorno o ciao sipas të drejtuarit me tu/voi/lei);

3. lloji i përshendetjes: hapëse, mbyllëse ose “en passant” (do të zgjidhet p.sh. në italishten ndërmjet buongiorno e arrivederci).

4. kanali i transmetimit (ballë për ballë, me telefon, me letër, me e-mail, me chat etj.); 5. përdorja e regjistrave të ndryshëm gjuhësorë (formal, joformal, dialektor);

46 Shih: Erving Goffman, 1971b, Modelli di interazione, a cura di P.P. Giglioli, Bologna, Il Mulino, f. 46. 47 Shih: Gjovalin Shkurtaj, Onomastikë dhe etnolinguistikë, SHBLU, Tiranë, 2001, f. 207.

20

Page 21: Alessia Bergamin

6. çasti ose vafti i ditës apo i natës, kur përdoret përshëndetja e caktuar (mëngjes, mbasdite, mesditë, buzëmbrëmje, natë);

Kombinimi i dy ose më shumë prej këtyre alternativave përcakton praninë e një morie përshendetjesh të ndryshme. Në italishten, në mënyrë të veçantë pika 6, treguesi i zgjedhjes nuk është gjithmonë unik për shkak të mënyrave të ndryshme të nënndarjes së ditës në zona të ndryshme të Italisë. Gjithashtu, duhen marrë parasysh edhe momentet e ndryshme të përshëndetjes (duke u ngritur nga shtrati, në punë, duke ecur në rrugë etj.). Për këtë arsye po japim një tabelë të përpunuar nga Nino Arcuri lidhur me mënyrat e ndryshme të ndarjes së ditës në pjesë të ndryshme të gadishullit italian: Tabella n. 1 Ora Nord Toscana Sud Sardegna Alba 8-11 12 13 14 15-17 18-tramonto Primo buio

mattina mattina mattina pomeriggio pomeriggio pomeriggio pomeriggio sera

mattina mattina meriggio meriggio pomeriggio pomeriggio sera sera

mattina mattina mattina meriggio meriggio vespro sera sera

Mattina mattina mattina mattina sera sera sera notte

Më poshtë do të ndalemi kryesisht në përshendetjet standarde, duke lënë mënjanë zhargonet ose dysorët dialektorë dhe, natyrisht, duke synuar të nxjerrim në pah dallimet në përdorim midis gjuhës standarde italiane dhe shqipes standarde, në pamundësi për ta rrokur krejt gamën e hapësirave krahinore e dialektore të këtyre dy gjuhëve, gjë që, sigurisht, do të ishte me vlerë, porse edhe e gjerë e në përmasa që shkojnë përtej synimeve tona në këtë shqyrtim përqasës. 2.3.1 Përshëndetjet e takimit Në gjuhë të ndryshme, siç ndodh dhe me italishten e shqipen, ekzistojnë tipologji të ndryshme përshëndetjesh në varësi të kohës se kur vihen në përdorim. Ekziston, në fakt, dallimi midis buongiorno / buonasera në italisht, ashtu si bonjour/ bonsoir në frëngjisht dhe kështu edhe për gjuhë të tjera dhe për shqipen: mirëmëngjesi / mirëmbrëma. Në italishten, gjithsesi, ndarja e ditës në “ditë” dhe “natë” s’është kaq e lehtë, duke pasur parasysh se nuk ekziston një përshëndetje e veçantë për mbasditen, pra për atë pjesë të ditës midis mesditës dhe përëndimit të diellit, çasti se kur mund të fillojë të përdoret buonasera “mirëmbrëma” varion nga Veriu në Jug të Italisë dhe, madje, shpesh varet nga zgjedhja përsonale e folësit. Buongiorno (në shqip: mirëdita ose mirëmëngjesi) si përkufizim është një

21

Page 22: Alessia Bergamin

përshëndetje uruese sidomos në mëngjes ose përgjatë orëve të para të ditës48, ndërsa buonasera përdoret si përshendetje uruese në mbasdite dhe në mbrëmje.49 Studiuesi italian Nino Arcuri50, sikundër është paraqitur në paragrafin e mësipërm, ka ideuar një skemë në të cilën ndan harkun kohor të një dite, nga agimi në mbrëmje, në tri hapësira a çaste: mëngjes, mabsdite dhe mbrëmje. Kjo ndarje, ndërkaq, varion lehtësisht në zona të ndryshme të Italisë (Veri, Toskanë, Jug dhe Sardenjë) dhe është shumë me rëndësi të vërehet se si p.sh. në Sardenjë mbas orës 14:00 nuk ekziston një hapësirë kohore e konsideruar si mbasdite, por kalohet menjëherë në mbrëmje. Ja sepse s’është e pazakontë të dëgjohet ndokush që, në mbasditën e parë të përshëndetet me bashkëbiseduesin e tij me buonasera (shqip: mirëmbrëma). Gjuhë të tjera p.sh. si shqipja, anglishtja dhe gjermanishtja, realizojnë një ndarje të mëtejshme të ditës, duke përfshirë në të një përshëndetje të veçantë për mbasditën: mirëmengjesi përdoret nga dalja e diellit deri në mesditë; mirëdita nga mesi i ditës deri nga ora 18:00, kurse më pas, nga ora 18:00 deri në orën 20:00 përdoret mirëmbrema. E njëjta gjë ndodh me anglishten: good morning / good aftërnoon / good evening ose me gjermanishten: guten Morgen / guten Tag / guten Abend. Kemi përmendur edhe me sipër se si në italisht nuk ekziston një përshëndetje e mirëfilltë e barazvlershme a ekuivalente me “buon pomeriggio”, ndonëse kohët e fundit, në një nga emisionet e pasdrekes në RAI-1 (“Vita in diretta”) ose më shpesh edhe në radio, ka filluar të përdoret buon pomeriggio nga gazetari që drejton emisionin, kur përshendet shikuesit dhe dëgjuesit në hapje të emisionit. Megjithatë, sikundër u tha, në italishten standarde struktura më e përdorur për përshëndetjet është: mbiemër cilësor (buono / buona) + emër (buongiorno, buonasera); krejt ashtu si në shqipen (mirëdita, mirëmbrëma). Por, sikundër do ta shohim më konkretisht, te përshëndetjet e përcjelljes ose përmbyllëse (buonanotte) mbiemri “buono” (i,e mirë) në italishten vjen në fillim të fjalës së përbërë, kurse në shqipen, përkundrazi, mbiemeri vjen mbas emrit: natën e mirë. Në vazhdim do të shohim se si mbiemri “buono” në italishten përdoret për të formuar edhe tipe të tjera urimi, ndërsa në shqipen përshëndetja formohet simbas skemës: emri i çastit të ditës gjatë të cilit realizohet përshendetja + mbiemri (i, e) mirë, si p.sh. në dialektin geg nadja e mirë / natja e mirë (në shqipen standarde: mirëmëngjesi); mbramja e mirë (në shqipen standarde: mirëmbrëma); grupi i parë bën pjesë në gegërishten, ndërsa i dyti në toskërishten, edhe pse përdoret jo rrallë edhe në zonat e Shqipërisë Veriore. Në italishten, përgjigjet ndaj një përshëndetjeje të tipit: takim formal (zyrtar) janë të ashtuquajturat përgjigje (-eco), d.m.th. ripërseritet e njëjta përshëndetje e përdorur nga folësi i parë, por këtë herë nga kthyesi (a marrësi). Ndonëse mund të ndodhë që të ekzistojnë disa variante për këtë skemë të paracaktuar, p.sh. kur shkëmbehen përshëndetje midis një titullari dhe një vartësi, apo midis një profesori dhe një studenti. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për shqipen, ku përshëndetjve të A (dërguesit): mirëmëngjesi, mirëdita, mirëmbrëma etj.edhe B (marrësi) u përgjigjet me të njëjtat fjalë: mirëmëngjesi, mirëdita, mirëmbrëma etj. Më lart jemi ndalur në përshendetjet formale, por duhet të themi se ekzistojnë edhe forma të tjera përshendetjeje, në kontekste joformale. Të tilla janë janë p.sh.në italishten ciao dhe salve. Fjalori etimologjik përkufizon ciao si një pasthirrmë “që përdoret si përshëndetje miqësore e mjaft konfidenciale, kur takojmë dikë ose kur largohemi prej tij.”51 Fjala ciao është formë përshëndetjeje e italishtes veriore, e ardhur nga dialekti venecian (schiao), porse sot e shtrirë

48 Buongiorno si përkufizim është “saluto augurale, specie al mattino o nel corso della mattinata”, M. Cortellazzo – P. Zolli, Dizionario etimologico della lingua italiana (DELI), 5 voll., Bologna, 1979-88. 49 Buonasera, përkundrazi, përdoret si “saluto augurale nel pomeriggio o la sera”, M. Cortellazzo – P. Zolli, Dizionario etimologico della lingua italiana (DELI), 5 voll., Bologna, 1979-88. 50 Nino Arcuri, Il saluto e i suoi rituali dall'antichità ad oggi, in Quaderni di Semantica /a. XXI, n.1, giugno 2000. 51 Shih: M. Cortellazzo – P. Zolli, Dizionario etimologico della lingua italiana (DELI), 5 voll., Bologna, 1979-88.

22

Page 23: Alessia Bergamin

kudo dhe është formë përshëndetjeje joformale, në dallim nga buongiorno , që përdoret si përshëndetje formale takimi, ashtu edhe largimi (përcjellëse). Fjala salve vjen nga latinishtja (salvere) dhe mbart kuptimin: të jesh mirë. Kjo përshendetje është e barazvlershme dhe e shkëmbyeshme me ciao, por nuk përdoret dendur si përshëndetje përmbyllëse. Për sa i përket gjuhës shqipe, mbi të gjitha duke iu referuar përshëndetjeve joformale të përdorura nga të rinjtë, në studimet më të reja të sociolinguistikës shqiptare thuhet se në dhjetëvjeçaret e fundit është venë re një shkurtim i formave të përshëndetjes sidomos në hapësirën urbane, ndërsa në fshatra vijon të ruhet më mirë rituali i zakonit të të përshendeturit tradicionalisht (shih: Gj.Shkurtaj, vep.cit.). Të rinjtë përshëndetën midis tyre me një “ç’kemi?“ (që në italishten i përgjigjet: ciao ose come va). Ekzistojnë, gjithashtu, disa struktura të tjera përshëndetjesh, që nuk janë të lidhura me një çast të caktuar të ditës, por me një situatë a gjendje psiko-fizike të atij që i drejtohemi, si p.sh. benalzato, kur dikush sapo është zgjuar dhe përdoret për t’i uruar zgjim të mbarë. Në shqipen kjo përshëndetje jepet me pyetjen përshëndetëse: Si u gdhive? (në toskërisht dhe në gjuhën standarde) ose: Si ke(ni) njeh? (në gegërishten). Duhet të themi se ky tip pyetjeje nuk gjen një barazvlerës (ekuivalent) të saktë në gjuhë të tjera, si italishtja, sepse nuk bën pjesë në kodin e tyre etnografik. Por, në italishten të përdorshme dendur janë: bentornato, si përshendetje ndaj atij që kthehet pas një mungese, dhe ka si gjegjëse bentrovato; ndërsa benvenuto përdoret si përshëndetje për të shprehur një mirëseardhje (mikpritje) ndaj atij që vjen52. Forma e shqipes mirë se erdhe ose mirëse ardhe ka të njëjtin funksion si benvenuto, ndërsa përgjigjja për ketë përshëndetje është mirëse ju gjeta. Në shqipen përdoret shumë edhe urimi i përcjelljes: mirardhsh (nj.), mirardhshi (sh.), që do të thotë “je i mirëpritur sa herë do të vish përsëri”, por që, në italishten, nuk ka një barazvlerës dhe do të mund të përkthehej përafërsisht me “sarai sempre gradito”. Ndër përshëndetjet që duket se tashmë kanë rënë në harresë ose janë rralluar në italishten standarde, mund të përmendim riverisco (që përdorej si përshëndetje formale e vjetëruar në Abruzzo, kur i drejtoheshin një eprori), servo suo, evviva53. Ka edhe përshëndetje që u përkasin sistemeve krahinore, si p.sh. donde va (përdorim vendor, konfidencial në Abruzzo) buon dì (përshëndetje informale në takim) olà, bacio le mani (të përdorura në Sicili), ohè (e përhapur në Romë), mandi (përshëndetje konfidenciale në Friuli Venezia Giulia, që i drejtohet kryesisht një personi të vetëm). 2.3.2 Përshëndetjet përcjellëse

Këto përshëndetje zakonisht bejnë mbylljen e një bisede, ndryshe nga të sipërpërmendurat që hapin një bashkëbisedim. Ndërsa përshëndetjet shumë shpesh janë të kushtëzuara nga çasti i ditës, përshëndetjet përmbyllese (përcjellese) janë të vlefshme për tërë hapësirën kohore të një dite. Përshëndetja më e përdorur në italisht është arrivederci (shqip: mirupafshim). Natyrisht që italishtja pasqyron dukshëm dy mënyra të ndryshme të të referuarit kundrejt bashkëbiseduesit (formale dhe joformale): krahas arrivederci që është forma e përdorur si në kontekstin formal ashtu dhe në atë joformal, ekziston një formë më e rafinuar, pikërisht kur i drejtohemi dikujt me

52 Benalzato, bentornato, benvenuto/benarrivato janë një grup formulash të konsideruaraasnjanëse , në kuptimin që mund t’u drejtohen në mënyrë indiferente si bashkëfolëseve që u drejtohemi me tu (ti) ashtu edhe atyre që u drejtohemi me lei. 53 Përdoret me kuptimin e “salve”, “salute”, si formë e përshëndetjeje, porse përdoret edhe si shprehje uruesenë dollitë (it. brindisi) ose edhe si urim i drejtuar ndokujt që rri i heshtur.

23

Page 24: Alessia Bergamin

“kortezi”, duke i dhënë vetën e tretë (Lei) arrivederla. Eshtë interesante të vërehet më tej se arrivederla është e vetmja që i referohet një bashkëbiseduesi të vetëm në dallim nga format e tjera si arrivederci, ciao, buonanotte, që mund t’u referohen një ose më shumë bashkëbiseduesve. Në anglisht p.sh. ky dallim nuk ndodh, po ashtu si edhe në shqipen. E vetmja formë ndarjeje (përcjelljeje), që ekziston në shqipen është mirupafshim, që përdoret si në italisht, në çdo çast të ditës dhe qoftë në situata formale qoftë joformale, dhe mund t’i referohet një ose me shumë bashkëbiseduesve. Krahas mirupafshim në rajone të ndryshme të Shqipërisë përdoren dhe sinonime të së njëjtës strukturë e tipologji, por me përbërje leksematike të dallueshme, si: mirupjekshim, mirutakofshim apo në Veri u pafshim me të mirë. Buonanotte” përkundrazi në italishten është një përshëndetje uruese përcjelljeje, që shqiptohet duke u ndarë në orë të vona ose para se të shkojmë në shtrat dhe në asnjë tjetër kontekst. Shkurtimi notte përdoret në kontekste përsonale e në rrethe intime, ashtu si natën në shqip, përndryshe, kur ndahemi në mbrëmje, përdoret forma e plotë: natën e mirë! Në italishten buonanotte përdoret në një kontekst më të kufizuar, pikërisht në mbrëmjen e vonë ose para se të biem të flemë, kurse në shqip përdoret gjerësisht që pas orës 20:0054. E njëjta gjë shihet edhe në anglishten: good night në fakt nuk nuk thuhet shprehimisht vetëm kur afron ora për t’u shtrirë për të fjetur, sikundër ndodh në italishten. Një tjetër formë përshëndetjeje, që shfaq disa variante është ti saluto (joformale), që bëhet la saluto në një kontekst formal me një bashkëbisedues, dhe vi saluto në praninë e më shumë bashkëbiseduesve, ose edhe fatti vivo, tante cose, tanti saluti a tua moglie, saluti alla signora,55 etj. deri të shprehjet krejt të lira si: mi ha fatto piacere rivederti, sono contento di vederti, spero di avere presto l’occasione di rivederti. Në shqipen ekziston një formë e ngjashme të fala dhe më parë gjente përdorim relativisht të gjerë (bëj të fala; çoj të fala, bëj falëmeshëndet). Përshëndetja përcjellëse joformale më e zakonshme është ciao, që , siç e kemi parë, mund të hapë edhe një takim verbal. Në këtë kontekst ciao përdoret edhe e përsëritur (ciao-ciao), si shprehje e një afiniteti a afërsie më intime. Në shqipen, si u tha edhe më sipër, përdoren mirupafshim ose mirupjekshim dhe mirutakofshim si në rastin kur kemi shumë afërsi a intimitet midis bashkëbiseduesve, por midis të rinjve mund të përdoren edhe shkurtimet pafshim ose paçim, madje edhe pao! Një tjetër përshëndetje joformale në italishten është stammi bene, që ekziston edhe në shqipen (qofsh mirë), porse duke qenë shumë konfidenciale, u drejtohet vetëm atyre që i njeh shumë mirë. Një formë e ngjashme me italishtën duket se përdoret nga arbëreshët e Italisë rri mirë / rrini mirë dhe mund të shihet si një ndikim a kalk strukturor sipas italishtes stammi bene. Ossequi është shumë formale dhe përdoret kryesisht nga të moshuarit, ndaj atyre që u drejtohemi me lei. Ekzistojnë më tej me mijëra forma përcjelljeje, që i referohen çastit të një ritakimi të mëvonshëm midis bashkëbiseduesve, si: a presto, a più tardi, a domani, alla prossima settimana ose thjesht: alla prossima, duke lënë të paqartë çastin se kur do të mund të ritakohen, të ngjashme me formën see you soon në anglishten, apo bis dann, në gjermanishten. Në shqipen përdoren me atë kuptim e vlerë shprehjet: me të mira, hajt gjithë të mirat, qofsh(i) mirë, dhe së

54 Më ndodh jo rrallë që, duke përfunduar leksionin mbasdreke vonë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, studentët e mi shqiptarë më përshëndesin duke më thënë në italisht: “buonanotte” (në vend të “buonasera” ose “arrivederci”), duke kaluar në përdorimin e tyre të zakonshëm të “mirupafshim”. Për hir të së vërtetës, megjithatë, nuk kanë munguar edhe studentë që më kanë përshëndetur duke më thënë “arrivederla”. 55 Allinei i përfshin këto variante në sistemin e përshëndetjeve të zgjeruara (it.“allargati”), në kuptimin që janë shprehje që, ndonëse mbeten në kuadrin e sistemit të përshëndetjeve, realizohen në një mënyrë më të lirshme. Shih: Allinei M. (1984), Il sistema allocutivo dei saluti in Italiano, Inglese, Olandese, in Lingua e dialetti: struttura, storia e geografia, Bologna, Il Mulino, f. 28.

24

Page 25: Alessia Bergamin

fundmi shihemi apo shihna në gojën e më të rinjve dhe, pa dyshim, si ndikim e kalkim i anglishtes see you. Në italishten, e vetmja përshëndetje, që realizon një përcjellje a ndarje përfundimtare, është addio,56 në dallim nga ciao apo arrivederci që shprehin një largim të përkohshëm. Megjithëse përdorimi i kësaj forme pak nga pak po e humbet efikasitetin, sepse në shqipen ka pasur përdorim dhe ekziston gjithashtu një formë e ngjashme lamtumirë “addio”, që përdoret pikërisht kur parashikohet mungesa përfundimtare e ndonjë takimi me përsonin të cilit i drejtohet shprehja, për këtë arsye lamtumirë “addio” përdoret pothuajse vetëm për rastet kur dikush ndahet nga jeta. P.sh. sot i dhamë lamtumirën e fundit zotit... Përgjigjet ndaj përshëndetjeve të largimit, zakonisht si në italishten ashtu dhe në shqipen, përbëhen nga një përgjigje e njëjtë; kjo vlen në italishten për: ciao, arrivederci, addio o buonanotte, ndërsa në shqipen është e vlefshme për: mirupafshim, natën e mirë, lamtumirë; për sa u përket përgjigjeve për format (ti saluto/la saluto, stammi bene) dhe ato të cilat i referohen një ritakimi në të ardhmen, mund të thuhet se janë të ndryshme si në italishten dhe në shqipen. Përshëndetja në përgjithësi është shprehja gjuhësore paraprake apo e zanafillës për çdo ndërshkëmbim kulturor: ajo pasqyron një traditë të lashtë sa vetë njeriu, d.m.th. të drejtuarit me fjalë dhe nisjen e një komunikimi të vërtetë midis dy vetave; ajo është pikënisje për komunikimin dhe, prandaj, ka edhe funksion të rëndësishëm gjuhësor.57 2.4 Përshëndetjet dhe mediat: bisedat telefonike, epistolari dhe shkëmbimet

telematike Formulat e përshëndetjes, përveçse në takimet sy për sy a faqe për faqe, përdoren edhe në tipa të tjerë të shkëmbimit komunikativ. Në bisedat telefonike, për shembull, përshëndetjet vijnë mbas frazave të para në të cilat bëhet prezentimi, përderisa mungon kontakti pamor, si p.sh.: “Pronto? Sono Paola Bianchi, buonasera”, në shqipen: “Alo, jam Shpresa, mirëmbrëma.” Biseda telefonike sipas disa studimeve bashkëkohore58 përbën formën e shkëmbimit gojor më të afërt me bisedën e gjallë “natyrale”, ndonëse duhet thënë se mungesa e gjesteve (pra edhe e kontaktit pamor) dhe spontaneiteti i bisedës telefonike e ngushtojnë mjaft hapësirën e natyrshmërisë. Rituali dhe pjesët përbërëse të telefonatës:

56 Kjo është nga format më të lashta të ndarjes. Serianni (1989:375) thotë se në dhekullin e tetëmbëdhejtë shënonte “un distacco affettuoso e confidenziale” (një shkëputje të përmallshme dhe konfidenciale). Sot, në përdorimin e përditshëm shënon një ndarje të paralajmëruar si përfundimtare, të dhimbshme dhe polemike. Kjo ide e ndarjes përfundimtare, ose i një mospranimi, mbetet edhe sot kur përdoret “addio” si përshëndetje “alle cose”(për gjerat). T’i thuash addio diçkaje do të thotë pikërisht ta humbasësh, të heqësh dorë prej saj. Thuhet zakonisht “addio vacanze”, “addio alle serate con gli amici”, “addio tempi passati”, ecc. 57Si model studimi dhe hulumtimi kemi ndjekur një varg studimesh monografike ekzistuese per italishten dhe per shqipen, ndër të cilat më kryesore janë: Nino Arcuri, Il saluto e i suoi rituali dall’ antichità ad oggi, në “Quaderni di Semantica” /a.XXI, n.1, giugno 2000, pp.135-162.; Gj.Shkurtaj, Përshendetjet dhe urimet në gjuhën shqipe, në “Onomastikë dhe etnolinguistikë”, Tiranë, 2001. Nga bibliografia shumë e gjerë mund të përmendim sidomos kërkimet historike në përmbledhjen e bërë nga Kurt Stregmann (1927), punimet e përfshira në veprat e Corrado Grassi-it, Alberto Sobrero-s e Tullio Telmon-it (1997), shqyrtimet e Mario Alinei-t (1977) dhe të Niko La Medica-s (1983), që e përfshijnë përshëndetjen në perspektivën italiane. 58 Shih: Grassi-Sobrero-Telmon, Fondamenti di dialettologia italiana, Bari, Laterza, 1997, f. 240-243.

25

Page 26: Alessia Bergamin

1) Disponueshmëria për bisedën telefonike. 2) Njohja e bashkëbiseduesve në të dy anët e “telit”, që varion sipas shkallës së formalitetit

(që mund të jetë asimetrik dhe pra t’i drejtohet në italishten me lei, në shqipen me ju) dhe duke shtuar edhe titullin si p.sh.: Zoti Pjetër, Zonja Marina, profesor Beni; ose simmetrik duke përdorur ti (italisht tu reciprokisht).

3) Përshëndetja dhe ndryshorët sociolinguistikë (përshëndetjet mund të luhaten nga më formalet, si p.sh. në italishten: buongiorno / buonasera, deri te ato informalet, si ciao, apo edhe në ato krejt informale, si p.sh. në italishten ej / we).

4) Pjesa e fundit lidhet me ndërkalimet mes kodit dhe regjistrit (duke filluar nga pika 3, kodi ndryshon në bazë të ndryshoreve a variabëlave sociolinguistike, si klasa sociale dhe shkalla e formalitetit).

Në komunikimin epistolar formulat e përshëndetjes janë elemente të mbylljes dhe nuk mund të mungojnë. Formula të tilla zgjidhen në bazë të formalitetit të mesazhit dhe shkallës së konfidencës me destinatarin, prandaj edhe ndodhemi përballë një numri shumë të gjerë formulash, që shkojnë nga më formalet: distinti saluti / cordiali saluti / con vive cordialità / con molti ossequi, deri te më informalet: bacioni / un abbraccio ose forma të tjera togfjalëshash të lirë e shumë të lirë, si: salutissimi o smack në italishten. Afërsisht ashtu edhe në shqipen: përqafime ose (të/ ju) përqafoj, të puth, të puth shumë etj. Ja disa shembuj nga letra formale në italishten:

Gentile assessore, Con la presente La informo della nuova iniziativa di cui mi sto occupando. [...] RingraziandoLa anticipatamente, Le porgo i miei più distinti saluti. (Nella Giannetto, Manuale di scrittura. Dall’ortografia ai testi professionali. Milano, 2006, McGraw-Hill). Egregio Dottore, ho il piacere di comunicarLe che il Consiglio di Amministrazione dell’Università dell’Alloro ha accettato la mia proposta di pubblicare presso la Casa Editrice Stella, sulla base del preventivo da voi proposto, la storia dei suoi primi trent’anni di vita. [...] Con i saluti più cordiali. Prof. Melisso Fiori Il Rettore (Nella Giannetto, Manuale di scrittura. Dall’ortografia ai testi professionali. Milano, 2006, McGraw-Hill).

Po sjellim më poshtë edhe raste letrash informale:

Caro Delio, Mi è piaciuto il tuo angoletto vivente coi fringuelli e i pesciolini. [...] Questi ricci un giorno sparirono: certo qualcuno se li era presi per mangiarli. Ti bacio, papà. Bacia per parte mia Giuliano e mamma Julca. (A. Gramsci, Lettere dal carcere, Einaudi, Torino, 1965)

26

Page 27: Alessia Bergamin

Caro Giovanni, anzi: caro Scanderbeg (permettimi di chiamarti affettuosamente così, come facevo da ragazzo), scusami innanzitutto per questa mia ennesima invadenza sotto forma di lettera. [...] Ti saluto affettuosamente e ti chiedo, di nuovo, scusa per averti disturbato. Tuo Stefano Santori. (Carmine Abate, La moto di Scanderbeg, Fazi Editore, 2001) Caro Scanderbeg, è trascorso più di un anno dalla mia ultima lettera, in cui ti promettevo di non disturbarti più. [...] L’indirizzo lo trovi sulla busta. Affettuosi saluti. Tuo Stefano Santori. (Carmine Abate, La moto di Scanderbeg, Fazi Editore, 2001) Cara Lucia, prima di tutto tanti auguri a Matteo per il suo lavoro. [...] Un abbraccio e saluta tanto tuo marito e i tuoi figli. In bocca al lupo a Matteo! Marina (esempio tratto da Percorso Italia, Corso multimediale di lingua italiana per stranieri, DA)

Formulat e përshëndetjes mbeten me rëndësi edhe në format e reja të komunikimit të përhapura tashmë edhe nëpërmejt teknologjive (chat, sms, e-mail) mungesa e të cilave sot do të merrej si dhunim i kodeve etike të sjelljes në rrjetet e komunikimit (e ashtuqujatura netiquette). Sipas mjeteve të përdorur, do të mund të afrohemi më shumë te stili bashkëbisedor, si p.sh. në sms, ose në stilin epistolar, si për shembull në e-mail në të cilët shpesh përdoren formula të përshëndetjes qoftë në hapje, qoftë në mbyllje të komunikimit. Në sms, pavarësisht nga shkurtësia e tekstit, është i dendur përdorimi i ciao sidomos në hapje a hyrje të komunikimit, po edhe në mbyllje. Ja një shembull, që e kam regjistruar vetë unë e pikërisht: “Ciao!!! Come state? Avete festeggiato? Siete in giro? Se volevate noi usciamo a fare un giretto e bere un caffè! altrimenti... buona giornata! ”; ose po ashtu: “Ciao! Domani sera se volete andiamo a mangiare insieme Notte!”. Ja, ndërkaq, edhe disa shembuj e-mail-esh (realë) formalë dhe informalë, që i kam marrë kohët e fundit, në të cilët formulat e hapjes a hyrjes dhe të mbylljes bien në ato të tipit të korrespondencës epistolare:

Gentilissimi Professori, Con la presente vi allego il bando di concorso 2013 […]. Rimanendo a disposizione e sperando che vogliate cogliere questa bella opportunità, colgo l’occasione per ringraziarvi della vostra disponibilità e per porgere a tutti i più cordiali saluti. La Direttrice

27

Page 28: Alessia Bergamin

Të nderuar Kolegë, uroj që vitin Akademik 12-13 ta keni filluar mbarë […]. Punë të mbarë, Prof. S. Cara Alessia, la festa ieri è andata benissimo, i bambini si sono divertiti moltissimo e tutti hanno apprezzato abbondantemente il cocktail […]. Un abbraccio e ci sentiamo al tuo ritorno. D. Përshëndetje! Ju njoftojmë se data e diplomimit për studentët e vitit të tretë, të ciklit të parë, dhe studentët e vitit të dytë, të ciklit të dytë master, që kanë shlyer detyrimet e provimeve, do të japin diplomën në datën […]. Gjithë të mirat.

Ky tjetri E-mail, përkundrazi, më është shkruar nga një mikesha ime shqiptare, e cila i ka përzier gjuhët duke e ditur se e di shqipen. Rezultati është mjaft kurioz:

Ciao cara! Dreka e së dielës ka filluar, nga ora 12 starts… më thuaj nëse doni të vini e të bëj një recervi kurdo qoftë… Te fala S.

Në vijim, po sjellim disa shembuj nga e-mail-et reale, që kam marrë këtë vitin e fundit nga disa studentë të vitit të tretë.59 Bloku i parë i E-mail-eve të përzgjedhura parraqesin një luhatje konstante ndërmjet modelit bisedor (“Buongiorno Prof.”, “Salve Prof.”) dhe atij epistolar (“Le porgo i miei distinti saluti”, “Saluti cordiali”):

Buongiorno, Prof.ssa Bergamin! Le chiedo scusa se la disturbo però volevo chiedergli se mi potrebbe dare un consiglio siccome ho fatto la tesi di laurea e volevo che lei la controllasse prima nel caso avessi fatto qualche sbaglio; la pregherei di dirmelo […]. La ringrazio molto, buona giornata! Buongiorno. […] Possiamo incontrarci domani non so verso le 10 o meglio decide lei a che ora quando sarà in dipartimento. Grazie. Buongiorno Prof. Mi può fissare un appuntamento per parlare della tesi. Ho bisogno di qualche info e volevo incontrarla. Non vi ho scritto prima perché non funziona bene la posta elettronica. Grazie.

59 Korpusi i e-mail-eve, që shqyrtoj në këtë kontekst, janë po ato që do të analizohen edhe në kreun 6 lidhur me përdorimin e përemrave alokutivë , vetëm se ndryshon këndvështrimi i analizës: këtu analizohen përshëndetjet e hapjes dhe mbylljes së e-mail-eve, kurse në kreun 6 analizohet përdorimi i përemrave vetorë të mirësjelljes.

28

Page 29: Alessia Bergamin

Salve Prof. Bergamin. vorrei informarla riguardo a come ho pensato di fare la mia tesi. […] cosa ne pensate? La ringrazio tanto prof. Bergamin. Le porgo i miei distinti saluti.

Buonasera professoressa. Scusate il disturbo ma le vorrei consegnare la mia tesi di laurea. Credo di averla terminata. La valutazione certo che sta a Lei. […]. Saluti cordiali. Salve professoressa. Le mando di nuovo la tesi, credendo di avere rivisto e rimediato quelle che Lei mi ha detto. […] Se potete guardatelo di nuovo e scrivetemi per sapere se tutto è in ordine questa volta o se c'è qualche altro problema. Aspetto la sua e-mail. Saluti cordiali. Buonasera professoressa. Spero di non disturbarla, […] Vi auguro una buona serata. Cordiali saluti.

Prof. Alessia Buongiorno! […] forse come me le scrivono tanti studenti, io aspetto la risposta dei suoi esami quando avrai visto le tesi dei miei due esami della civiltà del primo semestre e del secondo.

Bloku i dytë i e-mail-eve, që do ta japim më poshtë, përkundrazi, tregon një zgjedhje jo të përshtatshme nga ana e dërguesve, duke iu drejtuar pedagoges së tyre në raportin asimetirk60. Përgjithësisht, një eprori nuk do të duhej t’i drejtohej me “ti” (it.”tu”), por me Lei:

Ciao Prof. Alessia. Ho finito la mia tesi. Le mando cosi lei mi può dire se devo cambiare qualcosa. Saluti

Ciao Prof. scusa per l'ora ma adesso mi hanno dato la vostra e-mail. Sono […] della terza B di quest'anno e mi laureo. Ho scelto voi e il tema Immigrazione in Italia.

Ciao Prof. Ho trovato tanti materiali sugli affreschi di Michelangelo nella Cappella Sistina. Allora vi faccio una domanda solo per non avere dei dubbi […]. Prof. Alessia! […] Quando avrà visto la mia tesi oppure quando sarà possibile, mi può scrivere per cortesia se è necessario per un test orale […].

60 Lidhur me këtë shih kreun 5 rreth mirësjelljes gramatikore.

29

Page 30: Alessia Bergamin

Ringraziandola infinitamente, le auguro un buon pomeriggio. 2.5 Gjestet në përshëndetje Përveç komunikimit eksplicitërisht verbal, mund të shfaqen edhe përshëndetje nëpërmjet gjesteve: duke ngritur kapakun e syrit, me një buzëqeshje, duke bërë një shenjë më kokë etj. Sobrero, në një studim interesant, që ka kryer mbi sistemin e përshëndetjeve në Salento61, pohon se më shumë se gjysma e përshëndetjeve është ekskluzivisht gjestuale ose e përzier, d.m.th. gjestuale dhe verbale. Në bazë të një studimitë tillë, përdorimi i gjesteve nuk ka asnjë lidhje as moshën, as me seksin, as me klasën sociale përkatëse. E vetmja diferencë e vlefshme për t’u vënë re është ajo ndërmjet gjesteve të të rinjve dhe të të moshuarve. Gjestet më të shpesha dhe të përbashkëta për të rinjtë janë shtrëngimi i dorës dhe shkëmbimi i puthjeve në faqe, ndërsa të moshuarit e shoqërojnë përshëndetjen verbale me një ulje të kokës. Mënyra të tjera, të përdorura për të përshëndetur me gjestikulacion, janë goditja në shpatull, il buffetto (prekja në faqe e fëmijës), fërkimi i krahut, një fishkëllimë ose një shenjë me borinë e makinës si thirrje. Puthja e dyzuar në faqe është tipike për gratë, dhe bëhet zakonisht në takimet mbas një ndarjeje të gjatë. Në Italinë Jugore ekziston zakoni i të puthurit deri në tri herë. Në Shqipëri, përkundrazi, puthjet e grave shkojnë deri në katër. Përkulja dhe reveranca, përkundrazi, duket se kanë dalë jashtë mode në Evropë, përveç rasteve e konteksteve zyrtare. 2.6 Tabelë përmbledhëse e përshëndetjeve Tipologjia e formulave

Përshëndetje e urime në italishten Përshëndetje e urime në shqipen

1. Saluti di incontro62 Përshëndetje të takimit

a. --- b. Buongiorno (saluto di giorno fino al tramonto, all’incontro) c. Buonasera63 d. Ciao64 (saluto confidenziale, all’incontro) e. Salve65 f. Buona giornata (saluto usato

a. Mirëmëngjesi/Mirëmëngjes/ Mgjesi/Gjes!66 b. Mirëdita67/ M(b)ramja e mir(ë) c. Mirëmbrema 68 d. Ç’kemi? e. Ç’kemi? f. Ditën e mirë

61 Shih: Sobrero A. A. Sul sistema dei saluti in Salento, in Dialetti e lingue nazionali. Atti del XXVII Congresso della Società linguistica Italiana, Lecce, 1993, a cura di M.T. Romanello & I. Tempesta, Roma, Bulzoni. 62 Variante të tjera krahinore janë: Donde va (përdorim vendor, confidencal ABR.); Buon dì (përshëndetje formale e takimit). 63 Buonasera përdoret si përshëndetje uruese në mbasdite dhe në mbrëmje, ndonëse në italishten ndarja e ditës në “ditë” dhe “natë” s’është kaq e lehtë. (Shih kreun kushtuar përshëndetjeve të takimit). 64 Variante të tjera: standarde janë: Come stai? (pyetje të mirësjelljes informale, kur takohemi)/Come va?/Chi non muore si rivede (konfidenziale, kur takohesh me dikë mbas shumë kohe)/Chi si vede (idem). 65 Kjo përshëndetje është e barazvlershme dhe e shkëmbyeshme me ciao, por nuk përdoret dendur si përshëndetje përmbyllese. 66 Mirëmengjesi përdoret nga dalja e diellit deri në mesditë. 67 Mirëdita përdoret nga mesi i ditës deri nga ora 18:00 68 Mirëmbrema përdoret nga orën 18:00 deri në orën 20:00.

30

Page 31: Alessia Bergamin

all’incontro, ma soprattutto al mattino andando via di casa) g. Ben alzato (a chi si è appena alzato dal letto)

g. Si u gdhive?/ Si u gdhitë?69

2. Saluti di congedo70 Përshëndetje të ndarjes a largimit

a. Buona sera (saluto di sera generalmente dal tramonto in poi) b. Arrivederci/ArrivederLa71 (saluto di congedo) c. Buona notte (usato di sera fuori di casa solo prima di andare a dormire) d. Ciao72 (confidenziale) e. Ti/La saluto f. Tante cose g. Addio

a. Natën e mirë73 b. Mirupafshim c. Natën e mirë d. Mirupafshim74 e. Të fala f. Gjithë të mirat g. Lamtumirë75

3. Congedo prima di coricarsi Përshëndetja në mbrëmje para shtrirjes për gjumë

a. Buona notte (congedo dai familiari prima di andare a dormire) b. Notte! (informale) c. Sogni d’oro (prima di coricarsi rivolto soprattutto ai bambini) d. Dormi bene e. Buon riposo

a. Natën e mirë b. Natën c. Gjumin e ëmbël d. --- e. ---

4. Formule usate in occasione di un ritorno76 Urimet në rastet e kthimit

a. Bentornato77 (a chi torna da un viaggio) b. Benvenuto(i) c. Ben arrivato(i) d. Felice/lieto/Piacere di rivedervi e. ---

a. Gëzohem që u ktheve shëndosh!78 b. Mirëserdhe/ Mirëserdhët79 c. Mirë se ke(ni) ardhur80 d. --- e. Mirardhsh (nj.)/mirardhshi81

69 Varianti tjetër: Si ke (ni) njeh? 70 Riverisco (te e famiglia) (arcaico – ABR) 71 Krahas arrivederci, që është forma e përdorur, si në kontekstin formal ashtu dhe në atë joformal, ekziston një formë më e rafinuar pikërisht kur i drejtohemi dikujt me “kortezi”, duke i dhënë vetën e tretë (Lei) arrivederla. 72 Variante të tjera janë: Stammi bene, A presto/Di nuovo (informale, usato per sostituire la ripetizione del saluto), Fatti vivo! (confidenziale), A domani. 73 Në shqipen përdoret gjerësisht që pas orës 20:00. 74 Variante të tjera informale janë: Mirutakofshim, Mirupjekshim, Me të mira, Hajt gjithë të mirat, Qofsh (i,e) mirë, Shihemi, Pafshim, Paçim.. 75 Sipas vëzhgimeve të prof. Shkurtajt, në Shqipërinë e Veriut ekzistojnë edhe shprehje a dysorë të tjerë, si : Ta (jua) dëgjofsha të mirën!, Ta (jua) ndje(f)sha të mirën!, Ta(jua) dëgjofsha zanin e mirë!, Ta (jua) ndje(f)sha zanin e mirë!, U pafshim n’e mira!, U pa(f)shim me hajr e me t’mira! 76 Variant tjetër është: Chi si rivede! (konfidenziale, ndonjëherë edhe ironike). 77 Përgjigjja është: Bentrovato (edhe kur i thuhet dikujt që kthehet). 78 Në ligjërimin e folur edhe: Shyqyr që u ktheve shën(d)osh! 79 Përgjigjja do të jetë: Mirëse ju gjeta. 80 Variante të tjera: Mirë se paskeni ardhur, Mirë se të paska prurë Zoti. 81 Fjalë për fjalë do të thotë: “Je i mirëpritur sa herë do të vish përsëri”.

31

Page 32: Alessia Bergamin

KREU III: URIMET DHE FUNKSIONET E TYRE

Urimi është një akt i të folurit, që shpreh qëndrimin ndaj sjelljes dhe fatit të të tjerëve. Urimi mund të shprehet me shumë lloje formulash rituale, që ndryshojnë sipas ndjenjave dhe situatave. Formula të tilla, të përfshira në “urime”, janë të shumta dhe, sigurisht, mund edhe të ndaheshin në dy grupe: a) përgëzime dhe b) urime82. Formulat e grupit a) mund t’u referohen vetëm ngjarjeve a ndodhive që tashmë kanë ndodhur, janë kryer, kurse ato të grupit b) i përkasin një ndodhie që pritet të ndodhë a të kryhet. Përgëzimet përmbajnë elemente të vlerësimit ose të lëvdatës për një ngjarje personale (si, p.sh., ditëlindja, marrja e diplomës etj.). Me formula të tilla folësi dëshiron të jetë pjesëmarrës në gëzimin e destinatarit të mesazhit. Përkundrazi, ajo që i urohet dikujt me një formulë urimi nuk ka ndodhur akoma, porse shprehet paraprakisht me anën e një formule të tillë. Edhe struktura e urimit është asimetrike, sepse, mbasi formula të jetë shprehur, destinatari përgjigjet duke falënderuar dhe jo me anën e një përgjigjeje-të gatshme siç ndodh, p.sh., për disa përshëndetje (tipi: buongiorno / mirëdita). Ashtu si për përshëndetjet, struktura e urimit në italishten përbëhet nga mbiemri buon + emër. 3.1 Tipologjitë e ndryshme të urimeve Midis të gjitha formulave të mirësjelljes a kortezisë, urimet janë ato që që respektojnë më shumë se të tjerat zakonet dhe doket e një populli dhe, si të tilla, janë mbartëse të elementeve kulturore, prandaj edhe studimi përqasës (kontrastiv) i tyre është jashtzakonisht interessant. Ndeshen formula pak a shumë të ngjashme për të shprehur një koncept, si për shembull ato që lidhen me urimet për ditëlindjen, ose ato që lidhen me ngjarje negative si urimet për t’u shëruar shpejt në raste sëmundjesh, ose, po ashtu, urimet që shprehen në rastet e takimit të parë me dikë që nuk e njohim. Por, shumë të tjera, janë mbartëse të traditave të veçanta, që u përkasin bashkësive folëse, sikundër janë, p.sh., në shqipen urimet me kafe, një ritual që nuk ekziston te italianët. Me qëllim qëtë bëjmë një klasifikim sa më të mirë të urimeve dhe të mund të bëjmë edhe një analizë përqasëse sa më të qartë të të tyre, kemi menduar t’i ndajmë ato sipas tipologjive të tyre. a) Urimet që lidhen me festimet ose praktikat fetare Midis të gjitha formulave të mirësjelljes a kortesisë, urimet që lidhen me praktikat fetare janë ato që respektojnë më shumë se të tjerat traditat e një populli. Midis tyre, ato që përdoren më shumë në italishten janë: Buon Natale, Buona Pasqua, Buona Befana, Buon Santo Stefano, Buon Ferragosto, buon onomastico (ky urim është dukshëm i lidhur me besimin katolik) etj., porse urimi që mund të shprehet më në përgjithësi dhe për çfarëdo rasti në itlishten është Auguri, edhe me variantet: Auguri + agg. (es. tanti auguri). Edhe në shqipen natyrisht ekzistojnë urime të lidhura me festimet fetare, porse këtu, sidoqoftë, përveç urimeve që lidhen me festat fetare

82 Shih: Arcuri N. (2000), Il saluto e i suoi rituali dall’antichità ad oggi, in Quaderni di Semantica, a. XXI, n. 1, f. 156.

Page 33: Alessia Bergamin

katolike dhe ortodokse (Gëzuar Krishtlindjet, Gëzuar Pashkët), ka edhe urime që lidhen me festat myslmane, përderisa në Shqipëri ushtrohen krahas njëra-tjetrës disa besime të ndryshme: Gëzuar Bajramin e Madh, Gëzuar Piter Bajrmanin; Gëzuar Ramazanin etj. Në Veri, sidomos në krahinën e Shkodrës, përdoren edhe më shumë forma urimi për festat fetare: Me shëndet Pashkët! Me shëndet Bajramin! Por, mesa kemi mundur ta ndjekim ne, në shqipen nuk ekzistojnë urime të veçanta lidhur me disa festa fetare që, përkundrazi, në italishten janë të shpesha edhe sot, si: Buona Befana, Buon Santo Stefano, Buon Ferragosto, buon onomastico edhe pse nuk festohen. Sidoqoftë, qysh nga vitet ’90 me rastin e ditës së emrit edhe në mjediset shqiptare mund të vihen re edhe urimet e lidhura me ditën e festës përkatëse : Gëzuar + emrin e shënjtorit83. Zakonisht urimet lidhur me festimet fetare bëhen në mëngjesin e datës së festës përkatëse, por edhe gjatë drekës a darkës festive, sidomos në pjesën e Shqipërisë Veriore dhe, sikundër na ka kumtuar prof.Shkurtaj, i cili përveçse studiues i etnografisë së të folurit, është edhe i lindur në ato anë, për secilin shenjtor ekzistojnë edhe urimet përkatëse duke iu referuar pikërisht atij, si: Gëzuar Shënkollin, Gëzuar Shmarkun (<Shën-Markun), Gëzuar Shpjetrin (Shën-Pjetrin), Gëzuar Shumhillin (<Shën-Mëhillin (San Michele), Gëzuar Shnarrokun (<Shën-Rrokun), Gëzuar Shnatonin (Shën-Antonin), Shumllinë (<Shën Ilia) etj. Me rastin e vitit të ri në mjediset italiane urohet: Felice anno nuovo, Buona fine e buon principio, kurse në shqipen thuhet: Gëzuar vitin e ri ose Për shumë vjet gëzuar! Një urim i përgjithshëm gjatë periudhës festive të fundvitit (për Krishtlindjet, po edhe për Pashkët ) në italishten është: Buone feste, që, mesa shikojmë, po përhapet shumë edhe në shqipen e sotme pikërisht në formën: Gëzuar festat. b) Urimet lidhur me ndodhi ose përjetime të gëzueshme të një individi Në italishten formula më e përdorshme në këto raste të gëzuara, si p.sh.martesa ose lindja e një fëmije, është ende: Auguri + variantet (Auguroni, Augurissimi, I miei più sinceri auguri, Con i più sentiti auguri etj.). Në shqipen përdoren shprehjet: Urime ose variantet e saj Gëzuarshi, Urime të përzemërta ose Urime të sinqerta). Një gruaje para se të lindë, në disa zona të Italisë, si p.sh., në Emilia Romagna, i urohet edhe: Accendo un cero a Sant’Anna o Prego sant’Anna per te. Në shqipen, kryesisht (ose vetëm) nga femrat ekziston urimi: Me kollajxhe! ose Me kollajxhe, ishalla!, që, sidoqoftë, ka edhe ngjyresën krahinore, kryesisht të Jugut (Gjirokastër, Vlorë etj., por edhe në kryeqytet, si qendra ku janë aq të shumtë edhe banorët me origjinë nga Jugu), gjithsesi edhe të besimit mysliman, që e tregon edhe fjala me origjinë turke. Në rastin e martesave në italishten thuhet: Auguri e figli maschi, porse kohët e fundit kjo shprhje ka filluar të rrallohet e të dëgjiohet përherë e më pak, kurse në shqipen ka përhapje të gjerë urimi: Të trashëgohesh! Dhe variantet e shumta, si: Të na trashëgohet çifti! U trashëgofshi për jetë e mot! Të na trashëgohen për fare! etj.Nuk mungon edhe urimi: Me ndonjë djalë!, që, në një farë mënyre përkon me italishten: Auguri e figli maschi! Urime të tjera të veçanta lidhen me ngjarje ose situata të tjera të gëzueshme të jetës së një individi janë: Buon compleanno / Gëzuar ditëlindjen, me shumë variante qoftë në shqipen, qoftë në italishten: Cento di questi giorni, Mille di questi giorni, edhe njëqind vjeç. Me rastin e përvjetorëve të martesës (në mënyrë të veçantë në Itali është zakon të festohet mbërritja e 25- dhe e 50-vjetorit të martesës ) urohet Buon anniversario.

83 Lidhur me këtë, shtojmë se, prof. Shkurtaj pohon se, sidomos në krahinat e veriut të Shqipërisë (qyteti i Shkodrës me rrethina: Malësia e Madhe, Zadrima etj. ku edhe besimi fetar është katolik), ka qenë qysh nga epokat më të hershme gjithnjë i gjallë dhe i paprekur edhe urimi: E gëzofsh emnin, që do të ishte një lloj buon onomastico të italishtes. Për shembull, më 6 dhjetor festohet Shënkolli (it. San Nicolo), kështu që edhe urimi: E gëzofsh emnin, u bëhet të gjithë atyre që quhen Nikollë (ose rrjedhojave të tij, si Nik e Niko, Kolë, Kolec, madje edhe Lec).

33

Page 34: Alessia Bergamin

Raste të tjera të gëzueshme mund të jenë marrja e një titulli studimesh ose kur mbërrihet një përparim a ngritje në detyrë në aspektin profesional; në këto raste në italishten formula më e zakonshme është: congratulazioni (që përdoret në mënyrë të veçantë kur është mbërritur diçka, ose kur ndodhia e lumtur është realizuar). Ad maiora (që vjen nga latinishtja) e që përdoret kryesisht në mjedise të larta elitare dhe që është një urim që i drejtohet dikujt që ka mbërritur një shkallë të lartë e që aspiron edhe mëmirë se aq. Në shqipen, mesa kemi mundur ta ndjekim, për raste të ngjashme përdoren formulat: Lart e më lart, të (ju) vaftë mbarë, të (ju) lumtë, bravo të (ju) qoftë, të (ju) shtrëngoj dorën, dhe – ashtu si në italishten – u referohen rasteve a ndodhive të kryera a të realizuara. c) Urime lidhur me ngjarje a pësime negative Në rastin e ndodhive a pësimeve negative në jetën e një individi mund t’i urohet që situata të ndryshojë për mirë. Në rast sëmundjesh, përveç urimit të përgjithëshëm: Auguri mund t’i thuhet edhe: Auguri per una pronta guarigione, Buona convalescenza, Riguardati, Guarisci / Rimettiti presto. Në shqipen urohet me formulat e ngjashme: Të shkuara! Të kaluara! Të shkuara e të harruara!, Shërim të shpejtë!, Qofshin të shkuara! Me shëndet plagët!, Për hajr varrët!, Të kaluara. Në italishten për format Riguardati, Guarisci / Rimettiti presto duhet thënë se ekziston edhe një formë më e mirësjellshme, më kortese, (që përdoret kur dikujt i drejtohemi me lei): Guarisca /Si rimetta presto përderisa folja është në urdhërore e kështu parakupton edhe një variant formal. Megjithatë, ky është një përjashtim përderisa përgjithësisht urimet janë gjuhësisht të pashënuara. d) Etnografia e të folurit në ngushëllimet Ndër ndodhitë negative përfshihen edhe formulat lidhur me ngushëllimet. Vdekja, pavarësisht se për çfarë shkaqesh mund të përftohet, ka qenë dhe mbetet një dukuri njerëzore dhe, si e tillë, ajo edhe duhet përballuar. Italia dhe Shqipëria kanë tradita të ndryshme, prandaj edhe shprehjet lidhur me ngushëllimet është e kuptueshmë të jenë të ndryshmne. Në italishten në rast vdekjeje të një njeriu të dashur, atij që ka pësuar fatkeqësinë i thuhet thjesht: Condoglianze (në ndonjë raste edhe variante të ndjekura nga mbiemri “sentite” o “vivissime”). Përkundrazi, në Shqipëri, formulat për t’i shprehur afërsinë ose pjesëmarrjen në ndjenjat e pikëllimit e të keqardhjes dhe të dhimbjes varion sipas disa faktorëve. Për raste vdekjeje të ndonjë njeriu të afërm A-ja do të presë vizita të shumë njerëzve: fqinjë e miq, kumbarë, probatina, dhëndurë, dashamirë etj., të cilët, nga ana e tyre, sipas shkallës së rendësisë që ka personi i vdekur për A-në, duhet të bëjnë edhe “shkallëzimin” e formulës ngushëlluese. P. sh. në Malësi të Madhe, sipas prof.Shkurtajt, në qoftë se i vdekuri është një plak ose plakë e moshuar, që ka rrojtur gjatë dhe që, gjithashtu, para se të vdesë edhe ka lënguar etj., atëherë formula e ngushëllimit nuk është maksimale, por një formulim që ngushëllimin e shpreh duke lënë edhe nëntekstin se kjo ishte një vdekje e natyrshme, e pritur dhe, si të thuash, edhe një farë shpëtimi për të. [Pra A-së i thuhet: U pastë lan nafakën! (që është sinonime me shprehjen e Jugut “T’ju ketë lënë uratën!”) ose Kjoshi vetë!] Edhe A-ja, nga ana e vet, sidoqoftë, ndonëse zakoni e do të mbahet zi dhe të shprehë pikëllim, natyrisht, në një rrethanë të atillë, nuk duhet ta teprojë dhe kjo duket edhe në formulën e përgjigjes së tij: Shëndosh kjoshi! Ose Paçi nafakë prej Zotit! Ose Zoti u patë (paftë) me të mirë!

34

Page 35: Alessia Bergamin

Përkundrazi, nëse personi që ka vdekur ishte një mashkull i ri në moshë, vartësisht edhe nga rrethana nëse ai ishte djalë i vetëm apo jo, i martuar apo jo etj., si dhe nga rrethanat e vdekjes (aksident, sëmundje e rendë, vrasje etj.) B-ja duhet t’i drejtohet A-së me formulat më të forta të mundshme, duke shprehur kështu edhe keqardhjen e dhimbjen, po edhe dëshirën që A-ja të mund ta përballojë gjëmën që i ka ndodhur: Zoti u dhashtë kivet! Ose Zoti u forcoftë e u dhashtë kivet! Edhe përgjigjja e B-së, ndonëse i vrarë shpirtërisht, do të jetë me klishenë e rastit: Paç(i) kivet! Ose Zoti u patë me të mirë! Madje, prof. Shkurtaj shënon se, në Malësi, nëse ka vdekur një plak i moshuar apo një plakë e lënë dhe uloke prej vitesh, nuk mund t’i thuhet A-së: Zoti u dhashtë kivet!, por duhet gjetur një mënyrë tjetër ngushëllimi apo, me fjalë të tjera, duhet “graduar më ulët shënjestra”, duke thënë, p. sh., Krishti e pastë në parriz! Ose U pastë lanë nafakën në konak! ose Krishti (po të jetë mashkull) e Zoja (po të jetë femër) e pastë në parriz! apo Zoti u ruajt çka ini! apo thjesht formulën më të përgjithshme Edhe për t’mirë m(b)as sodit! Në anët e Dibrës, kur vijnë të ngushllojnë miqtë, kushërinjtë dhe shokët e afërm, përgjigjja e shpijanikut është: miqt shnosh, kushrijt shnosh, shokt shnosh. Po të ketë qenë një foshnjë e porsalindur apo qoftë edhe në moshë ende të njomë, formula është përsëri jo me fjalën “kivet” (=forcë), por disi më e shkarkuar, p.sh., Zoti u faltë tjerë me jetë! (nëse ka qenë fëmija i parë ose i vetmi), ndërsa po të kenë edhe fëmijë të tjerë, atëherë formula merr kahun e urimit për fëmijët që i kanë mbetur: Zoti t’ruajt uladin! “evlatin” ose U gëzoftë Zoti me tjerë me jetë! Sigurisht që ka edhe një ndarje sipas krahinave dhe kjo është mjaft e rendësishme: ndryshe janë formulat përkatëse në Malësi të Madhe, të cilat, në një farë mase i përmendëm, dhe ndryshe janë ato në Dukagjin (Shalë, Shosh etj.), ndonëse janë zona malësore dhe fqinje e të afërta edhe etnografikisht; ndryshe janë formulat ngushëlluese në qytetin e Shkodrës, madje aty ka edhe një ndryshim sipas besimit: ndryshojnë sadopak formulat e ngushëllimit të myslimanëve nga ato të katolikëve dhe, të dy palët së bashku, ndryshojnë nga ato të anëve të tjera, p.sh. të katundeve fushore të Zadrimës etj. Kështu mund të vijonim edhe më gjerë, duke parë shkallëzimet në krahina të tjera të Gegërisë dhe të Toskërisë. Në anët e Jugut, kur i vdekuri është në moshë të madhe dhe ka vuajtur shumë para se të vdesë, përdorin dendur formulën: Të rroni vetë! Shyqyr që shpëtoi! Në Gjirokastër thonë edhe Shyqyr që e shpëtuat! Kudo ka diçka të veçantë, brenda një kuadri të përgjithshëm e përbashkues gjithëshqiptar, që përmban edhe të vërtetën e thënies së njohur fshat e pidat. Madje, prof.Shkurtaj,ndër të tjera, thotë se, malësorët i shpotisin qytetarët e Shkodrës, të cilët në raste vdekjeje, pa dalluar se kush ka vdekur, thonë një formulë të thjeshtëzuar: Qofshi vetë! Pra, sipas “kodit” etnografik të Malësisë, për një vdekje të rëndë, të një personi me vlera dhe (sidoqoftë ende në moshë të re), nuk mjafton të thuhet” Qofshi vetë! Sipas “kodit”të Malësisë do të duhej një formulë e një shkalle më të lartë. Për rastet kur A-ja ka pasur dëmtime në kafshët (gjënë e gjallë), p.sh. nga bisha, ngordhje nga sëmundje etj. që përbëjnë dëm të konsiderueshëm, B-ja duhet të zgjedhë edhe ndonjë formulë ngushëlluese e lehtësuese dhe, në raste të tilla, përdoret zakonisht: Shkoft e liga me të !(po të ketë qenë vetëm një kafshë, p.sh. kau, lopa, kali etj.), ndërsa po të ketë qenë një tufë dhensh a dhish thuhet një formulë e përafërt, por disi më e lartë: Zoti u ruojt ropt, se gjaja shkon e vjen! Po të ketë qenë dëmtim nga ujku thuhet edhe: Pastë dhambin e mirë! Po ashtu edhe në rastin kur dikujt i kanë vjedhur gjënë e gjallë ose ndonjë pasuri të tundshme formula ngushëlluese është: Past dorën e mirë! Në përgjithësi, në raste vdekjesh, qoftë në Veri qoftë në Jug, gjatë kohës që presin vizita ngushëllimi në odën e burrave (si dhe në odën e grave ku mbahet kufoma) derisa të vijë çasti për ta shpënë në varr, nuk bisedohet për të vdekurin, por, sipas rëndësisë (më pak a më shumë të madhe) së dhimbjes, biseda merr kahe tregimesh pak a shumë larg vdekjes dhe, deri në 10 a 20 për qind të tematikës, mund të ketë edhe ndonjë gjë për të qeshur a nënqeshur. “Ne gjirikastritët e kemi zakon që të vdekurit i numërojmë gjithë jetën që ka bërë dhe, nëpërmjet kësaj, del edhe ndonjë aspekt për të qeshur” (thotë L. Abdalli, një grua e moshuar nga qyteti i Gjirokastrës), gjë

35

Page 36: Alessia Bergamin

që e lehtëson sadopak situatën e rastit. Gjithnjë, sigurisht, kjo shkon me shkallëzime e sipas krahinave të ndryshme të Shqipërisë. Për fat të keq, shumëçka nga kjo fushë ka mbetur e panjohur dhe nuk është regjistruar as nga folkloristët, as nga etnografët në atë masë që do të meritonte një lëndë e tillë, ndërsa gjuhësia, deri në këta dhjetë-njëzet vjetët e fundit, as që i përfillte këto elemente. Në kuadrin e lëndës së etnolinguistikës dhe të sociolinguistikës, pjesa kushtuar asaj që Hymes-i e quante “etnografia e të folurit” tashmë është bërë e qartë se e meritojnë interesim të posaçëm dhe, sikundër tregojnë studimet e librat e Shkurtajt, sidomos “Onomastikë e etnolinguistikë” dhe “Etnografia e të folurit të shqipes”, me gjithë bjerrjet e ndryshmet e mëdha, që kanë ndodhur në trevat shqiptare, ka ende shumëçka që mund të gjurmohet e të mblidhet. e) Urimet gjatë të ngrënit e të pirit Të ngrënit e të pirit në grupe shoqërore të madhësive të ndryshme (familjare, miqësore, shoqërore, zyrtare etj.) kanë pasur e kanë rëndësi të madhe për të farkuar e mbajtur gjallë lidhjet e individit me grupin shoqëror përkatës ku ai bën pjesë. Funksioni i formulave që përdoren gjatë të pirit e të ngrënit janë shpesh të përafërta në vende e kultura të ndryshme, ndonëse ato diferencohen nga një gjuhë në tjetrën e nga një kulturë në tjetrën. Shumë të dendura dhe gati të kudogjendura në botë janë formulat me të cilat dhënësi i uron pritësit të mira e shëndet apo jetë të gjatë. Kur dikush i drejtohet atij (apo asaj) që është duke ngrënë, formula e urimit duket se është gjithandej e njëjta, në italishten: Buon appetito! Kurse në shqipen: Të (ju) bëftë mirë! Edhe përgjigjja ndajk një urimi të tillë do të jetë, po ashtu gati kudo e njëjta; në italishten: Grazie altrettanto! Kurse në shqipen: Faleminderit, urdhëro(ni) të hamë. Të ndryshme janë variantet e formulave të urimit gjatë të pirit ose sikundër quhen në italishten “i brindisi“, prej nga edhe folja „brindare“. Po sjellim disa prej urimeve a brindiseve të italishtes: Cin cin, Salute, Alla salute, Brindiamo alla salute di X, Alla nostra / vostra, Prosperità, Lunga vita. Edhe shqipja është shumë e pasur me formula uruese gjatë të pirit dhe janë mjaft të ngjashme me briniset e italishtes: Gëzuar, Shëndet, Me shëndet, Shëndeti i X, Me fund për shëndetin e X! f) Urimet lidhur me situata a raste të veçanta Në situatat e mëposhtme, me natyrë shumë të larmishme, urohet:

- Salute / Shëndet / U rritsh! Drejtuar atij që teshtin. - Buon viaggio / Udha e mbarë (udhë të mbarë) / Rruga e mbarë atij që është duke u nisur

për një udhëtim; - Buone vacanze / Pushime të mbara atij që po niset për pushime; - Buon soggiorno /Buona permanenza / Ia kalofshi mirë /Ndejshi me shëndet atij që do të

banojë për një farë kohe në një vend të caktuar; - Buon divertimento / Divertiti / E kalofshi mirë, Bëfshi qejf në raste festash ose rastesh për

dëfrim; - Buon lavoro / Punae mbarë ose Punë të mbarë atij që është duke punuar ose që vjen të

fillojë një punë; - Sogni d’oro84/Dormi bene/ Gjumin e ëmbël / Natën e mirë atij që është bërë gati të

shtrihet në shtrat për të fjetur;

84 Ky urim u drejtohet kryesisht fëmijëve.

36

Page 37: Alessia Bergamin

- Buon riposo / Pushim të këndshëm atij që është është shtrirë dhe dotë marrë një sy gjumë mbas dreke;

Ndeshim edhe një seri urimesh (të formuara nga Buon + emër, duke ndjekur një strukturë standarde të formimit të urimeve ) që mund të jenë shumë të larmishme e të formuluara në momente specifike sipas rastit (e japin kështu idenë e të mosqenit konvencionale) si: Buona passeggiata / Buona nuotata / Buono studio / Buona lezione / Buon proseguimento, ecc. Të ngjashme janë në shqipen: Ia kalofshi bukur! Ia kalofshi këndshëm!, si urime shumë të përdorshme sidomos në mjediset rinore të Tiranës, po edhe: Pasdreke të këndshme. g) Urime në situata të përgjithshme Urimet në situata të përgjithshme janë disi të pacaktuara, si: Buona giornata / Buona serata / Buon fine settimana85/ Buon sabato / Buona domenica. Në shqipen të tilla janë: Mirë dita! Mirëmbrëma! Fundjavë të këndshme! Midis formulave të përdorshmenë situata informale, mund të përmendim, së pari, formulën e përgjithshme: Buone cose! Kjo mund të jetë e barazvlershme me shqipen: Gjithë të mirat ! ose Të gjitha të mirat! Dhe që të dyja mund të vlejnë si formula që përmbyllin bisedën a takimin ndërmjet folësit dhe destinatarit. h) Urime të lidhura me momente të veçanta të jetës Gjatë jetës, secili prej nesh mund të ndodhet në situata të vështira që duhen përballuar. Formulat që përdoren në këto rrethana që kanë qëllim t’i japin kurojë destinatarit, janë urime që shprein idenë që fati të mund t’i ndhmojë për të mbërritur objektivin e dëshiruar. Formula më e përdorshme në kuptim të përgjithshëm në italishten është: Buona fortuna!, ose, në rastin e provimeve, zakonisht përdoret shpreja idiomatike: In bocca al lupo! Ta urosh dikë me shprehjen In bocca al lupo! do të thotë ta shpëtosh nga një rezultat i mundshëm negativ në një provë të vështirë për ta kaluar, pra, i urojmë fat të mbarë në mënyrë supersticioze ose, sikundër shprehet në italishten “per skcaramanzia”, d.m.th. sipas metaforës që, edhe nga goja e ujkut, që është aq i rrezikshëm, ti qofsh i atillë që të shpëtosh. Në mënyrë të ngjashme me italishten një shprehje a urim i tillë ka përdorim edhe në anglishten: Break a leg86 dhe në gjermanishten: Hals- und Beinbruch87, që të dyja shprehje skaramantike si në italishten. Përgjigjja ndaj urimit: In bocca al lupo”në italishten është: Crepi il lupo!Ose thjesht: Crepi! Përkundrazi, në shqipen, për t’i uruar dikujt fat të mbarë, thuhet: Paç(i) fat! Të (ju) shkoftë mbarë! Të (ju) priftë mbarë!. Dhe përgjigjja është: Mbarë paç(i), Fat paç(i). Një rast, por jo aq i njohur, në shqipen, ka qenë edhe shprehja: Mos të raftë shpina përtokë!, si metaforë që, në lashtësi, u është thënë mundësi dhe gladiatorëve, por që, në mjediset intelektuale, sidomos shkencore, i atribuuohet ta ketë përdorur shpesh prof. dr. Aleksandër Xhuvanit, i cili, sikundër tregojnë kolegë të tij më të rinj, që kanë punuar në një zyrë me të në sektorin e gramatikës të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë, e kishte të shpeshtë një urim të tillë për kolegët që ndërmerrnin studime a botime të rëndësishme88.

85 Kohëve të fundit po thuhet edhe: Buon week-end, duke përdorur termin e anglishtes. 86 Fjalë për fjalë do të thotë: it. “Rompiti una gamba” (shqip: Thefsh këmbën!). U thuhet zakonisht aktorëve dhe muzikantëve para se të ngjiten në skenë. 87 Fjalë për fjalë do të thotë: it. “Frattura cervicale e della gamba”(Thefsh qafën e këmbët). 88 Sipas kujtimeve të prof. Shkurtajt dhe të kolegëve të tij, që kanë pasur rastin të punojnë së bashku me gjuhëtarin e shquar.

37

Page 38: Alessia Bergamin

i) Urimi me kafe Në Shqipëri, si në Veri ashtu edhe në Jug, urohet edhe me kafe, porse në dhënien e kafesë dhe në formulat përkatëse ka pasur edhe një dallim të dukshëm etnografik midis Veriut e Jugut shqiptar. Në këtë kapitull janë marrë në shqyrtim urimet duke bërë përqasjen e tyre në italishten dhe në shqipen. Deri tashti kemi parë se në të dyja gjuhët ka formula që shprehin pak a shumë të njëjtin koncept. Megjithatë, ka edhe forma që përdoren rregullisht në shqipen, por që nuk gjejnë një equivalente në italishten, ndoshta sepse nuk i përkasin një kodi etnografik të Italisë. Për shembull, në Shqipëri është zakon i shpeshë të bëhen një serë urimesh kur pihet kafè bashkarisht dhe formula është në përgjithësi Për të mira dhe përgjigjja duhet të jetë: Të (ju)bëftë mirë!, (gjë që në Itali nuk ndodh). Urimi me kafe, sikundër shpjegon prof. Gj. Shkurtaj89, ka madje vlerë etnografike të ndryshme në Veri të Shqipërisë dhe në Jug. Në Veri, kur vjen mysafiri në shtëpi, në çfarëdo momenti të ditës qoftë, i ofrohet një kafe (natyrisht kur njihej vetëm kafja turke), me anën e së cilës i ardhuri mëson gjendjen e shtëpisë: në qoftë se kafeja është e ëmbël, do të thotë se ajo familje janë mirë, nuk kanë pasur ndonjë rast morti dhe,natyrisht, urimi kur të dorëzohet filxhani në tabaka duhet të jetë ai tradizional: “Am(b)ël e mirë kjoshi!”, kurse, në qoftë se kafèja do të jetë e hidhur, atëherë kjo është shenjë se në atë familje ka pasur rast vdekjeje dhe, mysafiri, patjetër, sipas traditave të zonës, do të thotë formulën ngushëlluese të rastit: Edhe për t mir m(b)as sodit, Zoti u dhashtë kivet e u ruajt çka ini!90 Në Shqipërinë e Jugut, kafeja jepet vetëm në fund të vizitës, mbas të ngrënit të drekës ose darkës ose, sidoqoftë, mbasi të jetë konsumuar diçka për të ngrënë. Mysafiri e di se, në këtë rast, kafeja është tregues i mbylljes a fundit të qëndrimit në atë shtëpi. Madje, në disa zona si me shaka këtë e quajnë edhe “sikter kafe”. 3.2 Shembuj konkretë nga letërsia shqiptare

- Puna mbarë, o tre vëllezër.

Të mbarë paç, o plak i mirë. (Mitrush Kuteli, “Tregime të moçme shqiptare”, 1998, faqe 14)

- Rri me shëndet, loke! - Udhë e mbarë, bir! U kthefsh shëndoshë e me nder!

(Mitrush Kuteli, “Tregime të moçme shqiptare”, 1998, faqe 84)

Nëna e djemve i kthehet nuses së vogël: Moj nuse e vogël... Nusja e vogël brof më këmbë: - Urdhëro, zonja nënë! - Mjeshtrit duan bukë e ujë; duan kungullin me verë.

Ç’ke ti, o im zot? Pse mallkon gurin e murin? (Mitrush Kuteli, “Tregime të moçme shqiptare”, 1998, faqe 15) Djali shkoi te vasha e zemrës e i tha: Të falem, moj e bukura ime!

89 Gjovalin Shkurtaj, Onomastikë dhe etnolinguistikë, SHBLU, Tirana, 2001, pag 232-233. 90 Shih: Gj.Shkurtaj, vep.cit.

38

Page 39: Alessia Bergamin

- Ç’e ke këtë trim, moj vasha e bardhë? E kam shoqin e jetëve. (Mitrush Kuteli, “Tregime të moçme shqiptare”, 1998, faqe 15) faqe 19-21) 3.3 Përfundime Italishtja dhe shqipja janë që të dyja gjuhë të pasura me shprehje të mirësjelljes a të kortezisë gjuhësore, qoftë në nivelin e përshëndetjeve dhe të formulave uruese, që mund të përdoren në rastet më të ndryshme të jetës së përditshme, të cilat e thjeshtojnë komunikimin ndërpersonal duke ndihmuar të mbahen edhe raportet e duhura me të tjerët. Nga studimi i mësipërm, mund të shihet se ekziston gjithmonë një formulë në shqipen, e cila i përgjigjet formulës përkatëse në italishten, ndonëse është e qartë se, ndonjëherë, domethënia leksikore e fjalëve në të dy gjuhët nuk përputhet plotësisht gjatë përkthimit. Sidoqoftë, në shqipen ekzistojnë formula urimi që në italishten nuk ekzistojë dhe kjo, jo pse italishtja është e mangët, por sepse ideja e disa urimeve të shqipes ka të ngjarë se nuk i përket kodit etnografik të italianëve. Në raste fejesash dhe martesash në shqipen ekziston formula specifike: Të trashëgohesh, të trashëgoheni, që përdoret zakonisht në vend të formulës së italishtes: Congratulazioni, e cila, ndërkaq, në Itali përdoret për raste të ndryshme, jo vetëm për fejesa e martesa. Po ashtu, në shqipen, përdoret komplimentimi i dikujt për ndonjë gjë të re që ka blerë (që mund të jetë një blerje me rëndësi, si p.sh. shtëpi, makinë etj., por edhe blerje më modeste si p.sh. një kostum, një palë këpucë etj.); urimi është me formulën: E gzofsh(i)!. Ekzistojnë edhe formula të tjera specifike në shqipen, si p.sh.: Mirardhsh-i!, që përdoret kur ndahemi me miq të afërt e me të cilët frekuentohemi shpesh dhe vlen thjesht si formulë ndarëse, por që ka brenda urimin “që të kthehemi edhe herë tjetër, po për vizitë”; dhe akoma shprehja uruese: me shëndet! që në shqipen thuhet kur dikush qeth flokët. Një tjetër urim, që nuk gjen përputhje në italishten është Me krahë të lehta, që fjalë për fjalë do të ishte në italishten ”con braccia leggere” por që nuk do të kishte kuptim; do të mund vetëm të parafrazohej me përafërsi: ti/vi auguriamo che il lavoro non sia troppo faticoso. Këto janë disa prej formulave që nuk kanë asnjë lloj përputhjeje midis shqipes dhe italishtes dhe kjo, natyrisht, për motive të caktuara dhe krejt të veçanta: çdo popull ka identitin e vet, që pasqyrohet edhe në zakonet dhe doket, në veshjen dhe sjelljet e traditat popullore dhe gjuha dhe frazeologjizmat a shprehjet idiomatike kanë rol shumë të rëndësishëm në këtë proces, përderisa ajo është pasqyra më autentike e kulturës së popullit që e përdor atë. Ndonëse dukuritë a fenomenet mund të jenë universale, struktura dhe denduria e formulave të mirësjelljes a kortezisë janë specifike dhe të lidhura me historinë kulturale të secilës bashkësi shoqërore, prandaj edhe funksioni i tyre duhet parë i lidhur dhe në funksione të tilla shoqërore, historike dhe natyrisht etnike e kombëtare. 3.4 Tabelë përmbledhëse e urimeve Tipologjia e formulave

Përshëndetje e urime në italishten Përshëndetje e urime në shqipen

1. Auguri generici91 Urime të

a. Auguri (augurio in occasione di festività o ricorrenze)

a. Urime

91 Variante të tjera janë: Agg. + felicità, Oggi a mille (anni) (per le ricorrenze più varie).

39

Page 40: Alessia Bergamin

përgjithshhme b. Buon Natale c. Buona Pasqua d. Buon Anno, Buona fine e buon principio (alla fine dell’anno), Felice anno nuovo e. --- f. --- g. Buone feste (nel periodo natalizio e pasquale) h. Buona Befana i. Buon Santo Stefano l. Buon Ferragosto m. Buon onomastico

b. Gëzuar Krishtlindjet92 c. Gëzuar Pashkët, Me shëndet pashkët d. Gëzuar vitin e ri e. Gëzuar Bajramin e Madh, Gëzuar Piter Bajrmanin; f. Gëzuar Ramazanin, Me shëndet Bajramin g. Gëzuar festat (durante le feste di fine anno) h. --- i. --- l. --- m. Gëzuar + emrin93

2. Auguri per il compleanno Urime për ditëlindje

a. Auguri + agg. (o viceversa; tanti, infiniti, vivissimi,…) b. Buon compleanno c. Cento di questi giorni /Mille di questi giorni

a. Urime94 (Urime të përzemërta, Urime të sinqerta) b. Gëzuar ditëlindjen c. Edhe njëqind vjeç

3. Auguri durante i pasti Urime gjatë vafteve të të ngrënit

a. Buon appetito95 (a tavola prima di cominciare a pranzare) b. Buon pranzo (saluto di congedo all’ora di pranzo)

a. Të (ju) bëftë mirë96 b. Drekën e mirë

4. Auguri in occasioni di partenze97 Urimet në raste nisjesh për udhëtim

a. Buon viaggio (separazione, prima di un viaggio) b. Buone vacanze c. Dio ti accompagni d. Buon soggiorno (a chi deve soggiornare per un certo tempo in un posto) e. Buona permanenza

a. Udha e mbarë/Udhë të mbarë/Rruga e mbarë98 b. Pushime të mbara c. Zoti qoftë me ty / Në dorë të Zotit99 d. Ndejshi me shëndet! e. Ia kalofshi mirë!

5. Auguri per avvenimenti felici (promozioni sociali, matrimonio, figli, nuovi acquisti, ecc.)

a. Congratulazioni ( Anche con agg.: sentite, molte) b.Complimenti c. Auguri d. Auguri e figli maschi (ad un

a. Urime! b.--- c. Urime! d. U trashegofsh(i)

92 Në Shqipërinë veriperëndimore (Shkodër, Malësi e Madhe etj.) përdoret edhe dysori dialektor a krahinor: Për shumë vjet Kshndellat! 93 Ky urim përdoret kryesisht në pjesën veriperëndimore të Shqipërisë. 94 Gëzuarshi që përdoret më shumë në zonën e Jugut. 95 Përgjigjja në italishten do të jetë: Grazie, Grazie altrettanto. 96 Përgjigjja në shqipen do të jetë: Faleminderit, Faleminderit, Urdhëro(ni) të hamë, Mirëpaç(i) e byrm. 97 Coraggio në italishten i thuhet atij që niset për sherbimin ushtarak. Ka edhe variante të tjera për këtë rast, si: Buona naia/gavetta ; Devi scoppiare; Buona fortuna; In bocca al lupo. 98 Përgjigje të tilla uruese janë: Faleminderit, M(b)ar paç(i). 99 Në shqipen e hershme, sot nuk përdoren ose dalin vetëm në krahinat veriore.

40

Page 41: Alessia Bergamin

Urime për raste të gëzueshme (gradime, martesa, lindje fëmije, blerje objektesh të reja etj.)

matrimonio) e. Che possiate goderla (per una casa nuova) f. Felicitazioni (+ agg.) g. Ad maiora (latino, uso nei ceti alti) [Augurio che si rivolge a chi ha ottenuto un successo per auspicargli risultati ancora migliori, N.d.r.] h. Prosperità (e felicità) (ad un battesimo)

e. E gëzofsh(i)100 f. Përgëzime g.--- h. Jetë të gjatë

6. Auguri per chi si reca ad una festa o ad un avvenimento Urime për atë që shkon në një festë a ngjarje me rëndësi

a. Buon divertimento b. Divertiti c. Buona serata

a. E kalofshi mirë b. Bëfshi qejf c. ---

7. Auguri per affrontare imprese ardue Urimet para ngjarjeve të rëndësishme

a. In bocca al lupo101 (augurio prima di un esame) b. Buona fortuna

a. Dalsh(i) faqebardhë!102 b. Paç (i)fat!

8. Brindisi Dolli ose urime gjatë pijes

a. Cin cin 103 b. Alla salute

a. Gëzuar!104 b. Me shëndet!

9. Formule di congedo da un malato Formula të ndarjes me një të sëmurë

a. Guarisci/Rimettiti presto b. Auguri c. Auguri per una pronta guarigione d. Riguardati

a. Të shkuara105 b. --- c. Shërim të shpejtë d.Ruaju(ni)

10. Fare le a. Condoglianze (alla famiglia di un a. Ngushëllime106

100 Variante të tjera: Ta gëzosh, Ta gëzoni. 101 Përgjigjja është: Crepi il lupo! Variant tjetër, kryesisht krahinor, për të uruar fat në Itali është: In culo alla balena (përdoret në Veneto edhenë Emilia Romagna). 102 Variante të tjera, qoftë edhe krahinore, janë: Mos ta hângt qeni shkopin!, Mos të raftë shpina përtokë!, T’u prift e m(b)ara!, T(ju) shkoft m(b)ar!, T’u dhasht e m(b)ara!, T(ju) ndihmoftë Zoti. 103 Variante të tjera: Prosit, Auguri, Salute, Brindiamo alla salute di…, Felicità, Alla vostra/nostra, A noi/voi, Lunga vita, Prosperità. 104 Variante të tjera: Shëndet, Shëndeti i x, Me fund për shëndetin e x! Për lumturinë tonë, Jetë të gjatë, Pimë për shëndetin e fëmijeve. Më parë kanë ekzistuar edhe distikë ose strofa me karaketer humoristik,që përdoreshin si urime ose si sharje me rimë, si p.sh. strofa e cituar nga Shkurtaj dhe e regjistruar në Malësi të Mbishkodrës,qëthotë: Anikun e kësaj shpi, e çoftë Zoti përtej Detit të Zi, në një kësollë me kashtë, si mbrend’ashtu jashtë, Asgja mos idhashtë! 105 Variante të tjera: Të shkuara e të harruara, Qofshin të shkuara, Me shëndet plagët, Për hajr varrët. 106 Variante të tjera: T’u (ju) ketë lënë uratën, T’ju rrojnë fëmija, Zoti t’ (ju) dhashtë kivet, Zoti t’(ju) ruajtt çka ini, Ju pastë lanë nafakën, Krishti (Zoja) e pastë në parriz, Kjoft mirë në atë dynja, Pastë dritë, Pastë rahmet!

41

Page 42: Alessia Bergamin

condoglianze Ngushëllime

defunto) b. Condoglianze + agg. (o viceversa: molte, sentite, vivissime…) c. Coraggio d. ---

b. Ngushëllime të sinqerta c. Bëhu(ni) i fortë d. Të rroni e ta kujtoni

11. Augurio a chi starnutisce Urime për teshtimën

a. Salute (a chi starnutisce) b. ---

a. Shëndet b. U rritsh107

12. Ringraziamenti108 Falënderimet

a. Grazie (per ringraziare in generale) b. Grazie + agg. (tante, mille, …; si dà anche l’inversione: Tante grazie) c. Ti/La ringrazio d. Ti /La ringrazio + avv. (sentitamente, tanto, infinitamente, …) e. Grazie di tutto (alla fine di un pranzo, alla padrona di casa)

a. Faleminderit b. Shumë faleminderit c. Të(ju) falenderoj! Ju faleminderit!109 d. /(Të /Ju)falem(i) nderit!110 e.Faleminderit për të gjitha

13. Offrire qualcosa a tavola Për të ofruar diçka në tavolinë

a. Prego (offrendo qualcosa a tavola) b. Vuoi/Vuole…? c. Servitevi

a. Urdhëroni/Urdhëroni, mirëse na erdhët! b. Do(ni) më? Dëshiron(i) edhe pak? c.Urdhëro(ni),merrni!111

107 Thuhet kryesisht për të vegjlit. 108 Variante të tjera të mundshme: Non faccio complimenti (ad una offerta di cibi o bevande); Non doveva disturbarsi (per un dono); Ti/Vi sono grato; A buon rendere (quando si riceve qualcosa gratuitamente sperando un giorno di sdebitarsi); Non ho parole;Tanto per gradire (ad una offerta di cibi o bevande). 109 Në ligjërimet e folura, kryesisht krahinore, thuhet edhe: T’ (Ju) falem (i) n(d)ers!, T’u (ju) rrit n(d)era!, T’u (ju) rritt n(d)era e e mira! 110 Thuhet edhe: Falemin(d) ers. 111 Në ligjërimin e folur, sidomos popullor, thuhet edhe: Bujrum, me çka na gjendet! /Byrm(ni), me çka na ka falë Zoti!

42

Page 43: Alessia Bergamin

KREU IV : RESPEKTI I SHPREHUR ME MJETE LEKSIKORE DHE FIALËFORMUESE

Gjuha është një nga tiparet dalluese dhe pjesë e identitetit të një kombi. Ajo ndryshon nga njëri komb te tjetri. Gjuha shqipe dhe gjuha italiane janë gjuhë indo-evropiane dhe, si të tilla, shfaqin ngjashmëri dhe dallime. Në studimin e pranishëm do të përqendrohemi vetëm në ngjashmëritë dhe dallimet në shprehjen e respektit. Shprehja e nderimit apo edhe thjesht e mirësjelljes ndaj të tjerëve qofshin ata të afërm, fqinjë, mysafirë të ardhur nga larg, njerëz të panjohur që i ndeshim për herë të parë etj. ka qenë dhe mbetet një pjesë e rëndësishme e etnografisë së të folurit të çdo kombi. Sigurisht, ajo nuk ka qenë dhe nuk është kudo njësoj: diku ka më shumë politesë e oborrësi në formën e shprehjes, diku më pak, por gjithandej ndeshim forma dhe mënyra të thëni karakteristike që shprehin respektin apo mirësjelljen në komunikimin me të tjerët. Natyrisht, çdo komb ka veçantitë e veta. Sidoqoftë mund të thuhet se mirësjellja dhe shprehja e respektit në gjuhë përbën një dukuri universale. Mirësjellja ose kortezia gjuhësore, në të gjitha rastet buron nga mirësjellja si tipar i shoqërisë njerëzore të qytetëruar dhe, si e tillë, shkallëzohet e ndryshon edhe sipas krahinave e në përputhje me traditat ku më të forta e ku më të dobëta të nderimit e të respektit, duke u pleksur gjithandej edhe me traditat e mikpritjes e me temperamentin e folësve. Të gjithë e dimë se ndryshe flasim me një të afërm dhe ndryshe flasim me një të panjohur, me një epror apo vartës. Popuj të ndryshëm, këtë zakon universal të diferencimit të shprehjes së mirësjelljes e nderimit sipas mjediseve e shtresave të caktuara, e kanë pasqyruar gjuhësisht në mënyra që ngjasojnë dhe përafrojnë por që natyrisht edhe ndryshojnë. Shumë nga titujt si: efendi, bej, sulltan, pasha, sot nuk përdoren në shqipen. Ato tregojnë ndikimin e madh të pushtimit të gjatë, pesëshekullor otoman në Shqipëri. Shihet ndikimi në të gjitha fushat e jetës, administrative, ushtarake, fetare etj. Kjo ka sjellë ndryshime në etnografinë e të folurit. Pjesa më e madhe e fjalëve që janë cituar nga vepra të ndryshme letrare janë një pasqyrë e gjallë e zakoneve dhe dokeve shqiptare, të cilat po shkojnë drejt zbehjes e thjeshtimit. Shumë fjalë, shprehje dhe disa fjalë tradicionale, pa vënë në diskutim bukurinë dhe vlerën që ato mbartin, po vijnë duke u mënjanuar. Respekti mund të shprehet në këto forma kryesore:

1. Me mjete leksikore dhe fjalëformuese 2. Me mjete drejtshkrimore dhe me mjete gramatikore

Natyrisht, ato janë të lidhura e të gërshetuara me njëra -tjetrën, ndonjëherë edhe në mënyrë të atillë që nuk është e lehtë të diferencohen, si p.sh.:

43

Page 44: Alessia Bergamin

Boston mars 24 korrik 1915

Zotit Mid’hat Frashëri

Drejtorit të gazetës ‘L indipendence Albanaise’ Sofie Bulgarie I ndershim Zot! Bashkë me këtë po ju mbyllim kopiet e telegrameve protestimesh në konferencë të Londonit etj.të cilat na shkruani në letrën tuaj 22 Qershor. Është tepër të shtojmë që jemi nën ‘urdhërin tuaj, kurdoherë që të keni nevojë. Ju falem me nder dhe mbetem, Juaj në besë Për Komisionin e ‘Vatrës’ Sekretari Kol Tromara (Mid’hat Frashëri, Letërkëmbime’ Vell 1 f.11)

Telegram urimi Shkëlqesisë së Tij, Arqipeshkvit, imzot Zef Gashi112

14.4.2006

E nderuara Shkëlqesi,

Më lejoni që, në emër të Kuvendit të Kosovës, në emrin tim personal dhe të familjes time, në radhë të parë Ju Shkëlqesi, e përmes Jush edhe Papa Benediktit XVI, të gjithë meshtarëve, rregulltarëve si dhe të gjithë besimtarëve shqiptarë të besimit katolik, tua uroj përzemërsisht Pashkët, këtë Ditë të Madhe Ditën e ringjalljes së Krishtit.

E nderuara Shkëlqesi, Në histori janë të rrallë ata popuj, jeta, vdekja dhe ringjallja e të cilëve janë pothuajse plotësisht identike me ato të Krishtit, siç është rasti me popullin tonë. Për më tepër, tek ne shqiptarët, ky proces i gozhdimit (në kryq), ky rrugëtim i gjatë nëpër kalvarin e vdekjes, i imponuar nga pushtues të shumtë, kjo lloj vdekjeje apokaliptike, u përsërit disa herë gjatë shekujve, por, po ashtu, falë Zotit, gjakut tonë të derdhur, dhe miqve tanë të shumtë të udhëhequr nga SHBA-të, u kurorëzua me ringjallje, pothuajse biblike.

Shkëlqesi e nderuar,

Për dallim nga herët e tjera, kësaj radhe Festa e Pashkëve i ka dy të veçanta: – e para, po shënohet pa prezencën fizike të Presidentit tashmë të ndjerë të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova,

112 http://www.zarekom.org/uploads/documents/2011/05/i_1162/f_3/f_1701_sq.pdf

44

Page 45: Alessia Bergamin

dhe të ish-Ipeshkvit të Kosovës, imzot Mark Sopi, dhe, – e dyta, kjo festë po kremtohet në vitin kur gjakun e derdhur të mbi gjashtëqind brezave, Kosova tani po e kurorëzon me status të qartë – me pavarësinë e plotë të saj.

Me nderime dhe respekt të veçantë, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë M. BERISHA

Shkojmë në dhomën time? – tha gjenerali, - Të rrimë edhe pak edhe të bisedojmë për gjëra të ndryshme. Unë jam shumë i lumtur që ndodhem në shoqërinë tuaj, koleg i nderuar, - Gjithashtu, koleg. - Ju harruat shishen. - Më falni, koleg. - Në qoftë se më lejoni, mendoj se duhet edhe më.

(I.Kadare, Gjenerali i ushtrisë së vdekur )

- Erdhi koha të përshëndetemi, doktor, - tha Memua. - Ju faleminderit për të gjitha! – Ai i hodhi dhomës një vështrim Lamtumirë.

(D. Agolli, Komisar Memo) “Zoti doktor, dëshëroj të ju mbaroj punë dhe të ju shërbej me çfarëdo mënyrë. Po bëmëni dhe një të mirë. Kam gruan dhe vjehrrën të sëmurë. Më falni ca ilaçe, zoti doktor”.

(F. Konica, Doktor Gjëlpëra) Edhe në italishten, mund të gjejmë shembuj të panumërt në të cilët mirësjellja gjuhësore është shprehur, si nënivelin leksikor nëpërmjet apelativave, ashtu edhe në nivelin gramatikor duke përdorur vetën e tretë të njëjsit për t’i drejtuar dikujt: Al cav. Vincenzo Monti, a Milano Recanati, 21 febbraio 1817 Stimatissimo sig. Cavaliere, Se è colpa ad uomo piccolo lo scrivere non provocato a letterato grande, colpevolissimo sono io, perchè a noi si convengono i superlativi delle due qualità. Nè altro posso allegare a mia scusa che la smania incomprensibile di farmi noto al mio principe (poichè suddito le sono io certo, come amatore quale che sia delle lettere), e il tremito che provo scrivendo a lei, che scrivendo a re non mi avverrebbe provare.

(G. Leopardi, Epistolario)

45

Page 46: Alessia Bergamin

A Monaldo Leopardi Mio Signor Padre. Sebbene dopo aver saputo quello ch’io avrò fatto, questo foglio le possa parere indegno di esser letto, a ogni modo spero nella sua benignità che non vorrà ricusare, di sentire le prime e ultime voci di un figlio che l’ha sempre amata e l’ama, e si duole infinitamente di doverla dispiacere.

(G. Leopardi, Epistolario) Gentilissima signorina, Studi con amore la parte della protagonista di Nostra Dea, e pensi che la rappresentazione di questo lavoro avrà tutto l’ausilio d’una prestigiosa messa in scena, che faciliterà a Lei tutti i passaggi da un abito all’altro. Conto sull’impegno che Ella metterà nell’interpretazione di questo. E intanto la saluto cordialmente. Luigi Pirandello

(Luigi Pirandello, Lettere a Marta Abba, Mondadori, Milano, 1995)

Në tre paragrafët e mëposhtëm, do të tentojmë të analizojmë në mënyrë shteruese, cilët janë apelativat e mirësjelljes duke vënë në përqasje dy gjuhët lidhur me titujt e mirësjelljes, emrave nderues të sferës familjare dhe atyre që përdoren në mjedieset profesionale, duke parë edhe në cilat situta janë përdorur.

4.1 Përnjohje: pikëtakime etnokulturore e gjuhësore Gjatë viteve të qëndrimit tim në Shqipëri, tashmë më se dhjetë, qysh nga viti 2000, kam konstatuar se një nga pikat shumë interesante ku shafqen tipare shumë të rëndësishme të kulturës e të zakoneve të mira shqiptare është edhe ajo që në sociolinguistikë quhet respekti nëpërmjet gjuhës apo “kortezia linguistike”. Shprehja e respektit apo “kortezia linguistike” ekziston në çdo vend dhe në çdo gjuhë, sepse ajo ka qenë dhe mbetet shprehje e traditave kulturore dhe lidhet ngusht me organizimin politik e shoqëror dhe me zakonet e traditat e çdo vendi a kombi të qytetëruar. Kortezia në gjuhën e shkruar mbart tiparet e ligjërimit të tipit High (e lartë), kurse në gjuhën e folur përdoren variacione me bazë dialektore të krahinave, pra të tipit Low, sikundër i quan Fergusoni113. Gjuha, si dukuri shoqërore e llojit të veçantë nuk ka karakter klasor, porse politika gjuhësore ka kurdoherë karakter klasor dhe lidhet drejtpërdrejt me politikën kulturore dhe me synimet përbashkuese të forcave që drejtojnë bashkësinë shoqërore114. Por, mirësjellja ose “kortezia” gjuhësore është, në fakt, pjesa më e lidhur me politikën, me kulturën, me arsimin, me traditat dhe doket e një vendi a të bashkësisë shoqërore përkatëse. Në përiudha të caktuara historike trysnia shoqërore dhe sidomos klasore shfaqet më e fortë dhe lidhur me këtë nuk mungojnë edhe dëshmitë nga mjediset shqiptare të viteve të regjimit monist. P.sh. në vazhdën e atij karakteri 113 Shih: Charles A. Ferguson, The Structure and use of Politeness formulas, in Language and Society, n. 2, 1976, f. 137-151. 114 Shih: Gj.Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes, Tiranë, 2008, f. f.68.

46

Page 47: Alessia Bergamin

klasor që orientohej nga “lart” në kulturën dhe edukatën shqiptare, mund të përmendet rasti i zëvendësimit të fjalëve zotni, zonjë, zonjushë me shok, shoqe. Për këtë A. Kostallari, një nga drejtuesit kryesorë të gjuhësisë shqiptare para viteve ’90, shkruante se kemi kalimin nga “anëtar i një partie revolucionare në nderim të përbashkët, në lidhjet shoqërore”, si shprehje e nderimit dhe e mirësjelljes, madje duke e shtrirë atë mënyrë shprehjeje deri në marrëdhëniet e nxënësve me mësuesit. Në artikuj dhe në urdhëresat gojore “argumentohej” se pse duhej mbajtur një qëndrim i tillë: “Në gjuhën tonë sot, në të gjitha rastet, qoftë për të shprehur nderimin në marrëdhënie zyrtare e pune, qoftë për të shprehur nderimin ndaj të panjohurit, përdoret fjala shok. Prandaj edhe mësuesve duhet t’u drejtohemi “shoku mësues”, “shoqja mësuese”.115 Kërkesa ishte që edhe në shkollë të përdorej togfjalëshi shoqja mësuese, porse, të vegjlit, në mënyrën e vet, e zgjidhën atë “problem” me fjalën “zyshë/ zyshe” (si shkurtesë e pashpallur e fjalës zonjushë), e cila, në fakt, qe jetëgjatë dhe vijon të përdoret edhe mbas kthimit të lirisë së etiketimit e të mirësjelljes “bogjeze’, duke u përdorur tashmë edhe zotni e zonjë/zojë për mësuesit. Si shembull të kësaj kortezie gjuhësore kemi edhe titullin e romanit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të D. Agollit. Aty, shoku përdoret si përmasë e barazisë dhe e drejtësisë”. Ja disa shembuj konkretë:

“Në zyrë, përveç shokut Shemshedin, që drejtonte këtë sektor të lartë ishte edhe shoku Zylo, që udhëhiqte sektorin e muzeumeve.” (D. Agolli, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, f. 10) “…këto pastaj janë punë kuadri, kuadri është monopol i Partisë, mo-no-pol! –tha shoku Zylo." (D. Agolli, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, f. 23) “Në fakt edhe Ministria nga shoku Q. varet, pasi e di ti ku punon ai. (D. Agolli, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, f. 30) “Të paçim shoku Zylo! Kam qejf të gjej zotërinë tënde! ( D. Agolli, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, f. 123)

Shembuj të tjerë ka edhe nga disa romane të tjera, si: “Duke i dhënë fund kësaj deklarate, shoku gjykatës i nderuar, erdhi shoku Danjoll.” ( R.Qosja “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, f.126)

Për një periudhë të gjatë kohore, së paku qysh nga viti 1944 e deri në rënien e diktaturës komuniste në Shqipëri (1991) është përdorur shumë si fjalë respketi kryesisht shoku/ shoqja, mesa duket si një ndikim i etikës komuniste e socialiste evropiane, e krahasueshme dhe si përkthim nga it. compagno, gjerm. Kamarad, rus. tavarish dhe, madje, për inerci, kjo formë ishte bërë gati zotëruese edhe në krejt marrëdhëniet midis njerëzve të brezave aktivë: qysh nga shkollat fillore dhe deri në universitet, në vend të fjalëve nderuese të traditës (zotni mësues/ zonja

115 Shih: A.Kostallari, Pse duhet zëvendësuar fjala “zotni”, në “Norma letrare kombëtare dhe kultura e gjuhës”, Tiranë, 1973, f. 94-97.

47

Page 48: Alessia Bergamin

mësuese/ zonjushë ) këshillohej dhe, madje, ngulej këmbë edhe me anë të artikujve në shtypin e kohës që të përdorej vetëm: shoku mësues, shoqja mësuese116. Fjala shoku /shoqja, përdorej si respektformë si për njerëzit më të thjeshtë, si të thuash që nga fshesari e deri te kryetari i shtetit a i Partisë-shtet dhe kjo shihet mjaft qartë edhe në letërsinë artistike të asaj periudhe, prej nga mund të nxjerrim disa shembuj më tipikë:

Koha për të cilën foli shoku Cu En Lai ka afruar. Koha e provës hi, hi, hi … (Ismail Kadare, Koncert në fund të dimrit, 1990, f. 258) - Ja dhe atasheu kulturor kinez, - tha ai, .... Si jeni, shoku Hun? Si ia çoni? Njihuni, gruaja ime. Një shoqe. (Ismail Kadare, Koncert në fund të dimrit, 1990, f. 278)

Ata duke ecur bëjnë humor me ato pyetjet standarte që u ka bërë nëpunësi : A e do shoqja Gëzime shokun Genci ? A e do shoku Genci shoqen Gëzime ? (Ndoc Gjetja , “Poezi”, f. 150.) Përgjegjësi burokrat i sektorit të blegtorisë njerëzit e fushave pranverore nga zyra i mori në telefon me radhë : -Alo, shoku Spiro, si jeni në drejtim të korrjes së njomishteve ? -Alo, shoku Çome, si jeni në drejtim të mbarështrimit të viçave në stallë ? (Ndoc Gjetja , “Poezi”, f. 133.) -Ti Rushan , në vend që të japësh shembullin si anëtar kryesie, bën të kundërtën!, -tha Markoja . -Bah!... E ke jangellësh, shoku Marko ! S’pengoj njeri unë, po edhe gojën të kyçur s’mund ta mbaj, se nuk e kam vetëm për bukë ! (Teodor Laço , “Tokë e ashpër” f . 113) -Epo , s’mund të rrimë me duarkryq , - tha Dania . Sot do të dalim, apo jo ? Kurse ju vajzat rrini sot, rrini ! S’është kohë për gra kjo. - A shoku Dane, shoku Dane !, - u zemerua Etleva . - S’ta kemi borxh të na fyesh kështu! (Teodor Laço , “Tokë e ashpër” f . 117 )

- Raportin do ta mbaj unë, - tha shoku Shemsedin. - Mund ta mbaj edhe unë, - tha i dyti shoku Zylo. (D. Agolli, Shkëlqimi dhe rënia e Shokut Zylo)

Shoku Rankoviç mund të vijë për gjah. Ndoshta vetë shoku Tito.

116 Shih: A.Kostallari, Pse duhet zëvendësuar fjala “zotni”, në “Norma letrare kombëtare dhe kultura e gjuhës”, Tiranë, 1973, f.94-97.

48

Page 49: Alessia Bergamin

(Ismail Kadare, Përballë pasqyrës së një gruaje, 2001, f. 40). Shoku Fejzo po i mban fjalim plakut. (I.Kadare, Vepra letrare, nr.8, f. 257)

Ju kujtohet, o shokë, dita e parë, kur erdhëm në këtë fushë? ( I.Kadare, Vepra letrare, nr.8, f. 272)

Shoqe, -i tha ai, -më thoni, ju lutem, në qoftë se zbres në stacionin më të afërt, a mund të gjej ndonjë tren për t’u kthyer përsëri tek ai stacioni ku bëhej ajo dasma? (I.Kadare, Vepra letrare, nr.8, f. 283)

Shoko, kemi porositur disa tryeza, një orë me parë, për nje .. rast. – Si urdhëron, i thashë unë, ja ku i keni. ( I.Kadare, Emblema e dikurshme, f. 9) Hë, shoqja Liri, pse u vonuat? (Dh. Xhuvani, Bota ime, 99)

Me ndryshimin e sistemeve, në vitet ’90 e në vijim, u bë kalimi i emërtimit nga “shoku, shoqja” te “zoti, zonja, zonjusha”. Nëse dikur, të thirrurit me shok, shoqe, parakuptonte barazinë midis klasave shoqërore, qoftë edhe fiktive, tani me fjalën zoti nënkuptohet një lloj varësie midis shtresës së ulët dhe asaj që ka pushtet. Në fakt, fjala zysha është bërë tashmë si leksemë e shënjuar a e “markuar” kryesisht për respekt ndaj edukatoreve të kopshteve dhe mësueseve në ciklin nëntëvjeçar e në shkollën e mesme; mund të shtrihet si për inerci edhe në gojën e studenteve në universitet, porse mund të ketë edhe reagime të pamira tek pedagoget, sidomos te ato më të “distancuara” nga studentët. Me shaka, zyshë a mësuese quhet ndonjë vajzë, që studion për gjuhë-letërsi, matematikë ose kimi, qëkur është studente, ashtu si dikush që studion për mjekësi quhet me dashamirësi doktor. Me kohë, natyrisht, çdo profesion shkon duke zënë vendin që i përket edhe në cilësimin profesional të atyre që e kryejnë. P.sh. dikur, në juglindje të Shqipërisë, por edhe sot në raste të caktuara, mësuesit i thoshin dhaskal, kurse mësueses dhaskalicë. Në italishten ka qenë dhe vijon të jetë e përdorshme togfjalëshi: signora maestra, signor maestro për shkollat në nivelin fillore (cikli i ulët i nëntëvjeçares) kurse në shkollat e larta, gati kudo, sot zotëron të thiruri me professore, professoressa, si dhe në zhargonin e përditshëm studentor edhe shkurt prof. Kjo e fundit, mesa kam vënë re, kohët e fundit po përdoret dendur edhe në universitetet shqiptare: prof e profi në zhargonin midis profesoratit, ndërsa presor,-i (<profesor) kur u drejtohen studentët. Po kështu, doktor, sot quhet jo vetëm ai që shërben si mjek, por edhe cilido që ka fituar gradën shkencore të doktorit të shkencave. Mund të thuhet se askund më shumë se në fushën e mirësjelljes a kortezisë gjuhësore nuk shquan veprimi i shkallëzimit a kodifikimit ligjërimor sipas parimit të sociolinguistikës së sotme e që shkon sipas pyetjeve programatike të shtuara së pari nga J. Fishmani: “Kush flet, me kë, kur, ku dhe për çfarë e në cilin varietet gjuhësor”. Respekti në gjuhë sipas rasteve mund të jetë krejt fiktiv e formal, porse ai, ndërkaq, pikërisht në raste të tilla, mund të ketë edhe format gjuhësore më të larta. Kështu, në rastet e letrave e telegrameve zyrtare që shkëmbejnë kryetarët e shteteve, ministrat e jashtëm, ambasadorët e vendeve të ndryshme me homologët e tyre të vendeve ku janë akredituar etj. janë plot me epitete fikse dhe fraza komplimentuese krejtësisht formale, porse edhe të domosdoshme, si: Shkëlqesisë

49

Page 50: Alessia Bergamin

së Tij, zotit x, Madhërisë së tij, Mbretit x, Madhërisë së saj, Mbretëreshës X, Shenjtërisë së Tij, Papa X, Hirësisë së Titj, Peshkopit X etj. Po kështu edhe në italishten janë të shumta fjalët: emra nderues, tituj ose grada dhe mbiemra në shkallën sipërore, drejtuar figurave të caktuara politike, shtetërore, fetare, profesionale, artistike etj., si: Sua Altezza, Sua Eccellenza, Sua Eminenza, Sua Maestà, Sua Santità; epitete të ndryshme para titullit a gradës, si: chiarissimo (për doktorët, profesorët), magnifico (vetëm për rektorët e universiteteve), reverendo o reverendissimo (për klerikët e një rangu mesatar, që nuk janë me titullin “kardinal”) etj. Me interes dhe si shembuj qoftë edhe të brishtë të etikës dhe kortezisë gjuhësore në planin zyrtar, natyrisht, më së pari, mund të përmendim fillimin e fjalimeve në Kuvendin e Shqipërisë (përkatësisht edhe në parlamentin e Italisë): formula është tipike, e njëjtë dhe e detyrueshme për të gjithë ata që kërkojnë të flasin, pavarësisht nëse janë të partisë në pushtet e të krahut të Kryetarit ap të opozitës, si rregull, duhet ta nisin fjalimin kështu: “Inderuari zoti Kryetar (ose kryetar i seancës), të nderuar deputetë (ose kolegë)”. Kjo është forma e asaj që quhet etika parlamentare apo kortezia gjuhësore e Kuvendit. Në italishten, për sa i takon etikës dhe kortezisë gjuhësore në mjediset zyrtare, shquajnë sidomos: onorevole x (i nderuari x) për deputetët e senatorët, Vostro onore (zotëria juaj e nderuar ) për gjyqtarin e sidomos për kryetarin e trupit gjykues etj., të cilat duhen respektuar me kujdes në praktikat përkatëse. Po ashtu, në italishten ka rëndësi të zbatohet të drejtuarit në vetën e tretë njëjës ose shumës, në shenjë respekti dhe kjo është e detyrueshme. Le të kujtojmë, p.sh. një dialog të filmit “Giudice ragazzino” (Gjykatësi i ri), ku, në një çast kur një nga mafiozët, me qëllim të dukshëm korruptues i drejtohet gjykatësit me ton miqësor e jozyrtar dhe, duke i thyer rregullat e kortezisë zyrtare, ai ia kthen me ashpërsi: “Mi dia del Lei! Anzi, signor Giudice!” (M’u drejto me Ju! Bile, më thuaj zoti gjykatës”). Sigurisht, respekti në gjuhë apo kortezia gjuhësore shprehet edhe në drejtimin nga poshtë lart apo (thënë ndryshe) nga vartësit ndaj eprorit e ku, sipas rastit e tipit të atij që shkruan a flet, shprehja e respektit përzihet edhe me doza të servilizmit. Por ajo shprehet edhe nga lart poshtë, sidomos në përgjigjet zyrtare, nderimet me çmime e mirënjohje të personalitetetve të shquara politike, ushtarake, diplomatike, si dhe të figurave të shquara të shkencës e të teknikës, të letërsisë dhe arteve etj. nga ana e presidentëve a kryetarëve të shteteve dhe në fjalime të rastit që të mëdhenjtë mbajnë për të përgëzuar ata që marrin çmime a mirënjohje të ndryshme. Edhe në këto raste, sigurisht, shprehja gjuhësore ka karakter të theksuar formal, porse, ndryshe nga tipi i formulave të respektit nga poshtë lart apo në vijë horizontale, epitete duhen zgjedhur edhe në përputhje me cilësitë reale e punën e atij që merr çmimin apo mirënjohjen përkatëse. P.sh. po të jetë një kineast i shquar i përmendet vlera e tij si regjisor, po të jetë një aktor i përmendet vlera si interpretues e kështu me radhë. Për këtë arsye, formulat e respektit në rastet nga lart poshtë janë gjithnjë më realiste e më të kontrolluara. Ato nuk janë aq të shtampëzuara sa të mësipërmet. Madje, po të mos jenë të tilla, të peshuara e të matura, mund të shkaktojnë edhe efekte të pamira e reagime jotumiruese, gjë që nuk do t’i bënte nder burokracisë shtetërore. Vendet e kombet me burokraci të regjura bëjnë shumë kujdes në vlerësimet dhe cilësimet e personaliteteve dhe ruhen shumë nga inflacioni i titujve, gradave, mirënjohjeve e çmimeve. Po kështu edhe në rastin e fjalës e epiteteve përkatëse ndaj personaliteteve të fushave të ndryshme. Formulat e respektit formal janë më të shpesha në gjuhën e shkruar apo, siç e përmendëm, në burokracinë shtetërore e ndërshtetërore, diplomatike, si dhe në çfarëdo rasti kur i drejtohemi dikujt me shkrim. Pra, në qoftë se do t’i përmbahemi parimit të Fishmanit, në përgjigje të pyetjes së tij “ku?” do të thoshim se në trajtën e shkruar zotërojnë mënyrat e shprehjes së respetit formal, porse ato nuk mungojnë as në gjuhën e folur. Këtu nuk është fjala vetëm për rastin kur, sidomos në kohët e reja, nëpërmjet radios e televizionit lexohet për t’u bërë e njohur

50

Page 51: Alessia Bergamin

(publike) një letër a një telegram i burrave të shtetit etj., por edhe në nivele më pak të organizuara e të karakterit shoqëror, profesional, miqësor e familjar. Edhe kur shkruajmë një letër të thjeshtë e që ia drejtojmë një personi të afërm, nënës, babait, vëllait, motrës apo cilitdo njeriu tjetër nga rrethi familjar, miqësor apo shoqëror, ndonëse në këtë rast, raportet nuk janë burokratike, ana formale, megjithatë, është e tillë që dallohet nga gjuha e folur. Kur fillohet një letër, si rregull, dujhet të ketë një formulë hyrëse dhe një epitet ndaj atij që ia drejtojmë letrën: E dashur (apo shumë e dashur) nënë, i shtrenjtë (apo fort i shtrenjtë) mik, i dashur dhe i paharrueshëm shok, mik i ndertë dhe fort i dashtun, zonjë e nderuar dhe e lëvduar etj. Në italishten kemi pothuajse të njëjtën tipologji formulash të të drejtuarit, si p.sh.: caro, cara ose me sipërore carissimo,-a, para emrit të njërëzve më të afërm (carissima mamma, carissimo papà, caro Franco, cara zia). Për një periudhë disavjeçare, edhe në Itali, sidomos në gjirin e rrymave politike të së majtës, ka qenë përdorur mjaft edhe kortezia barazitariste, ku shquan sidomos compagno,-a (shoku, shoqja) ashtu si në të majtën franceze camarad,-e, sigurisht prej modelit rus tavarish (shok). Kur është rasti për letra drejtuar personave apo personaliteteve, që kanë edhe një farë dallimi profesional apo që gëzojnë tituj nderi ose grada shkencore etj., si rregull, në hyrje u jepet nderimi apo respekti duke ua përmendur pikërisht titujt apo atributet që gëzojnë, si: klerikëve, sipas besimeve përkatëse, para emrit u jepen fjalët: atë ( padër /patër), dom, papas, të shoqëruara edhe me ndonjë epitet fiks, sidomos me fjalën i përndritshmi (për priftërinjtë e thjeshtë); imzot/monsinjor, të paraprirë nga shkëlqesisë së Tij (për ipeshkëvit apo kryeipeshkëvit e besimit katolik), fortlumturisë së Tij, hirësisë së Tij (për peshkopët apo kryepeshkopin ortodoks), shenjtërisë së Tij (për papën e Romës), lartmadhërisë së Tij (për nivelin më të lartë të klerikëve myslimanë), hirësia e Tij, dede x (për kreun e klerit bektashian) etj. Në italishten, gati krejt ashtu, kemi: reverendo për priftin e thjeshtë, monsignor (imzot) ose Sua eccellenza Monsignor (Shkëlqesia e tij, Imzot), Sua Santitá (Shenjtëria e tij) për papën e Romës, Sua eminenza (Hirësia e tij) për klerikët e lartë që janë në hierarkinë papnore fill mbas Papës etj. Shprehja e respektit buron gjithnjë nga mirësjellja dhe, si e tillë, shkallëzohet e ndryshon edhe sipas krahinave e në përputhje me traditat ku më të forta e ku më të dobëta të nderimit e të respektit, duke u plekusr gjithandje edhe me traditat e mikpritjes e me temperamentin e folësve. Për këtë arsye, një paraqitje sado e skicuar e kësaj dukurie, nuk mund të mos kërkojë edhe ndonjë grupim apo shkallëzim të saj sipoas mjedisve, duke dalluar, si më lart, një kod zyrtar e formal nga kodi jozyrtar, shoqëror, miqësor apo familjar, i cili është kurdoherë e kudo më pak formal, porse gjithandej, sa kohë që kemi shprehje të respektit, një dozë formalizmi do të jetë e pranishme.117 Në vijim të trajtimit tonë janë edhe emërtime për prindët dhe të afërmit, përgjithësisht rrethin familjar e miqësor ose, thënë me termat e etnografisë, çfarë përfshin rrethi i gjakut dhe i qumështit: babain, nënën, gjyshin, gjyshen, stërgjyshin e stërgjyshen, katragjyshin e katragjyshen, vëllain e madh e motrën e madhe, po edhe njerëzit e rrethit familjar, pa lidhje gjaku, ku kanë rëndësi të veçantë emërtimet që lidhen me renë (nusen e djalit) e dhëndrin në raport me njerëzit e familjes (vjehrrin dhe vjehrrën, kunetët e kunatat, baxhanakët etj.). Studimet dialektologjike dhe fjalorët e shqipes na japin mundësi të shohim se aty deltëzohen aq shumë emërtime dhe që burojnë pikërisht nga ato norma apo “zakone”, që mund të quhen “etnografi e të folurit”. Kjo dukuri, natyrisht në forma e përmasa të ndryshme, shfaqet edhe në gjuhë të tjera fqinje ose jo me shqipen. Në italishten dhe dialektet a të folmet krahinore të saj, gjithashtu, ndeshim shumë fjalë dhe togfjalësha që kanë në bazë pikërisht emërtimin e njerëzve sipas lidhjeve farefisnore e familjare ku shquajnë edhe ato të respektit e të kortezisë, porse ato, pikërisht për arsye edhe historike e etnologjike të caktuara, jo gjithmonë mund të kenë

117 Lidhur me këtë, shih: Gj.Shkurtaj, Onomastikë dhe etnolinguistikë, SHBLU, Tiranë, 2001 (kreun përkatës kushtuar përshëndetjeve).

51

Page 52: Alessia Bergamin

korelacione e aq më pak pikëtakime me format gjegjëse të shqipes. Madje, ndonjëherë, përballë deltëzimeve të gjera të emërtimeve zbunuese e respektuese të shqipes, italishtja standarde mund të na duket disi më e varfër a, në mos tjetër, më e thjeshtë: padre e madre me format diminutive përkatëse papà e mamma, tashmë gati të shpërdiminutivizuara e të përgjithësuara edhe në ligjërimin e kujdesshëm a formal; fratello e sorella që mund të dalin edhe në format diminutive përkëdhelëse (përkat.fratellino e sorellina); genero e nuora assieme a sposo e sposa, nonno e nonna, që nganjëherë thuhen edhe nonnino e nonnina; zio (paterno e materno) e zia (paterna e materna), ndërsa në shqipen, sipas studimeve të bëra sidomos nga Gj. Shkurtaj, rezulton një gamë e gjerë emërtimesh dhe formash diminutive, gati të gjitha me një konotacion ku më të fortë e ku më të lehtë respekti, miklimi a zbunimi (përkëdhelie). Mund të përmendim, më së pari, format e respektit, që sipas prof. Shkurtajt, ndërliqen me emërtimet zbunuese, perkëdhelëse, duke qenë se, gjithandej, respekti (qoftë i sinqertë, qoftë i shtirë ose i imponuar), kurdoherë buron nga ajo mendësi mirësjelljeje e zbunimi, që ka si gurrë një sistem të caktuar ekonomiko-shoqëror, ku nderimi ndaj më të fortit (përkat. ndaj më të pushtetshmit, më të madhit në moshë etj.) shfaqet më dukshëm se çdo ndikim tjetër jashtëgjuhësor. Si dëshmi për këtë mund të na vlejnë emërtimet e shqipes për gjyshin e për gjyshen, si: tatëmadhi (< tata i madh), tatëlashtë-i / tatëlashë-i (< tata i lashtë), tatëzot,-i, babaj math (Malësi e Tetovës), babaplak,-u (Kërçovë, Zhitovë, Dobovjan-Strugë, Krushevë), babaplak,-u (Stubëll e Poshtme), babapjak (Tetovë, Çegran-Gostivar), mëmëmadhe-ja (mëma e madhe), nânmadhe-ja (<nana e madhe), nanagjyshe-ja (Ruhot-Pejë), nënamadhe "gjyshe, nëna e babait" (Anamal), nanmadhe,-ja (Dibër, Malësi e Tetovës, Dob., Tetovë), nana plakë (Kërçovë, Zhitoshë), nona plakë (Kërçovë) dhe kadnâ:n-a në anët e Krajës (besojmë nga kadëna "zonjë" + nanë), mëmëlashë-a (< mëmë e lashtë. Me interes janë gjithashtu emërtimet nderuese a, gjithsesi, përkëdhelëse e të lidhura me motive etnografike: babëlok-u, (gjyshi nga ana e babait), babazot-i (gjysh, babagjysh), babagjysh-i; dajgjysh,-i (Anamal) për babain e nënës nga nipat e mbesat, ndërsa gjetkë për këtë përdoret babdaj,-a (Malësi e Madhe); babëloke-ja "gjyshe" e nânloke-ja dhe forma e shkurtuar loke-ja. Me shumë interes nga pikëpamja sociolinguistike janë edhe emërtimet përlëvduese e zbunuese për vjehrrin e vjehrrën nga ana e nuses (përkat. e dhëndrit), si: ljalbukur-i (<ljala i bukur), baba i me:r (babai i mirë), nâna e me:r (nëna e mirë) në anët e Mirditës e gjetkë, që Shkurtaj thotë, me të drejtë, se “na kujtojnë emërtimet përkatëse të frëngjishtes beau-père, belle-mère”. Me vlerë etnografike dhe njëherazi gjuhësore janë edhe emërtime të ndryshme për motrën, vëllain, kunatën (përkat. kunatin) etj. Në rastin e sferës fetare, kur mësuesja është murgeshë, atëherë fjala e respektit në italishten është Suora (murgeshë), vetëm ose e shoqëruar me emrin vetjak, p.sh. suor Maria, suor Giovanna. Për famullitarin, i cili, shpesh, mund të jetë edhe mësimdhënësi i lëndës së fesë, përdoret forma respekti Padre (At), e cila, mesa del nga shkrimet e mëhershme, ka ekzistuar edhe në shqipen, si në formën e huazimit nga italishtja (patër Anton Harapi, patër Pjetri) ashtu edhe në formën shqiptare At (At Shtjefën Gjeçovi, At Pjetër Mëshkalla). Për pjesën me besim ortodoks, sidomos në Italinë e Jugut, ku ka pasur e ka edhe jo pak italoshqiptarë a arbëreshë, forma e respektit për famullitarin është Papas (nga greqishtja, sepse edhe riti fetar është kryesisht greko-bizantin), po edhe në arbërisht Zot a Zo (Zoti Ndon, Zoti Solano; ku je vete oj Zo?). Femrave të moshuara, ndërsa në italishten zotëron pothuajse vetëm zia, në gjuha shpipe, përveç teta, që ka marrë përhapje të gjerë edhe në ligjërimet nënstandarde, mund të vihen re edhe fjalë të tjera, sidomos në krahina të ndryshme, pra edhe si dysorë (dublete) dialektorë, si për shëmbull: nënë / nane, loke etj. me një përndarje sipas krahinave: nane ose loke (<nanloke) në Veri, kryesisht në Veripërëndim; nene (në toskërishten verire), ané-anéja në Gjirokastër e rrethina;

52

Page 53: Alessia Bergamin

dedé-dedéja në Vlorë e më gjerë në zonën e Labërisë; mome e mame në Shqipëri të Mesme; hallë në Kosovë dhe gjetkë në anët verilindore; ije në Tiranë e gjetkë në Shqipëri të Mesme. Nëpër zyra e në raporte zyrtare a mirëfilli formale për femrat në përgjithësi përdoret zonjë / zo:j, për vjazat e reja edhe zonjushë / zonjushe, por kjo po pakësohet në dobi të fjalëz zonjë, sepse edhe në vendet e tjera, si në Itali sigonorina e në Francë etj. mademaoiselle kanë ardhur përherë duke u mënjanuar. Këtu ka çuar peshë sidomos prania e figurës shoqërore të gruas pa burrë apo me termin e huazuar nga anglishtja: donna-single. Tashmë, sado rrallë nënë-singëll a mama-singëll ka bulëzuar e po përdoret edhe në mjediset shqiptare. Shpesh, sidomos në mjediset qytetare në Tiranë e gjetkë, në vend të fjalëve zotni, zonjë e zonnjushë po përdoren shef e shefe, pavarësisht nëse e ka atë rol apo jo, pra thjesht si fjalë nderuese e respektit formal, natyrisht edhe me doza mikluse, afërsisht si në rastin e italishtes capo, commendatore etj. Por, i njëjti person mund të thirret me emra të ndryshëm nga persona të ndryshëm, që e kanë njohur në rrethana të ndryshme. P.sh. diku ka punuar në ndërmarrjen e tregtisë një mercolog, ata që e kanë pasur shef i thonë edhe sot ashtu, zoti shef; kurse të tjerë, shkollarë që kanë marrë mësim prej tij në shkollën e mesme përkatëse, e thërrasin “profesor”. Në fushën e mjeksisë, më shpesh, të gjitha atyre që veshin bluza të bardha, edhe kur nuk janë mjeke, si rregull, për nderim u thonë doktor ose doktoreshë. Në këtë rast, fjala nuk ka kuptimin terinologjik të gradës shkencore, por të vështrimit më të përgjithshëm të profesionit të mjekut a mjekes. Meshkujve të moshuar, gjithashtu, sipas krahinave u jepet respekt me fjalët që tregojnë moshë të madhe, si: apë në anët e Veriut, përfshirë zonën që nga Shkodra e përpjetë, sidomos drejt Dukagjinit; bab(ë) / babe Tiranë e gjetkë në Shqipëri të Mesme; tat(ë)/ tet në Mbishkodër, por më fort në mjedisin e ngushtë familjar e farefisnor; tatëmadh,-i e tatëlosh,-i / tatëjosh,-i si dhe josh (tatëjosh) në ngulimet arbëreshe të Italisë; mixh(ë) e mixhak në anët e Kosovës e përgjithësisht në anët e verilindjes; xhaxhá,-i, xhaxho e axh(ë) shumëkund në Shqipërinë Veriore; xhaje në Shqipëri të Mesme; bac-baci e ba:c-baca në Shqipër të Veriut, e para (bac-i) në Veripërëndim, kurse e dyta (baca) më fort në Verilindje, sidomos zona e Drenicës; daj/ daje në Shqipëri të Mesme. Si përfundim, mund të themi se gjuha shqipe ka pasuri të madhe leksemash ose togfjalësh me vlerë etnokulturore e që theksojnë plotësisht vlerat e mirësjelljes (kortezisë) gjuhësore me një gamë mjaft të gjerë. Ndërkaq, ato në pjesën më të madhe të rasteve, kanë edhe përputhje ose përkim gati të plotë me italishten, por edhe jo pak raste që shqipja ka më tepër fjalë ose togfjalësha, që dalin si dysorë për shprehjen e kortezisë dhe që për t’i përkthyer në italishten jo gjithmonë mund të gjenden leksemat perkatëse. Kërkohet, pra, njohje sa më mirë e domedhënies terësore të frazës, me qëllim që të behet, në mos tjeter, përshtatja ose parafrazimi i tyre në italishten. Për këte arsye përkthimi nga njëra gjuhë në tjetrën, në ketë dukuri paraqitet sa interesant, aq edhe i atillë që kërkon hulumtim jo vetëm në fjalorët e standardit, po edhe në glosarë krahinorë a dialektalë. 4.2 Emrat e mirësjelljes Në këtë paragraf do të shqyrtohen në mënyrë të përqasur disa nga fjalët, togfjalëshat dhe mjetet e tjera lelskore e fjalëfomuesae për shprehjne e respektit, duke i parë ato në përqasje midis dy

53

Page 54: Alessia Bergamin

gjuhëve: të shqipes dhe të italishtes. Formulat e respektit formal janë më të shpeshta në gjuhën e shkruar. Edhe kur shkruajmë një letër të thjeshtë e që ia drejtojmë një personi të afërm, nënës, babait, vëllait etj, ndonëse në këtë rast raportet nuk janë burokratike, ana formale, megjithatë, dallohet nga gjuha e folur. Kur fillojmë një letër, duhet të ketë një formulë hyrëse dhe një epitet ndaj atij që ai drejtojmë letrën: E dashur nënë, zonjë e nderuar, i shtrenjti mik etj. Respekti në gjuhë sipas rasteve mund të jetë krejt fiktiv e formal, porse pikërisht në raste të tilla, sikundër ka theksuar me të drejtë Gj.Shkurtaj, mund të ketë edhe format gjuhësore më të epërme dhe të shprehet me epitetet më të larta118. Kështu, në rastet letrave e telegrameve zyrtare që shkëmbejnë kryetarët e shteteve, ambasadorët e vendeve ku janë akredituar etj, janë plot me epitete fikse dhe fraza komplimentuese krejtësisht formale, por edhe të domosdoshme, si: Shkëlqesisë së Tij, zotit x; Madhërisë së tij, Mbretit x; Madhërisë së saj, Mbretëreshës X; Shenjtërisë së Tij, Papa X; Hirësisë së Tij etj. Po kështu edhe në italishten janë të shumta fjalët: emra nderues, tituj dhe grada dhe mbiemra në shkallën sipërore, drejtuar figurave të caktuiara politike, shtetërore, fetare, profesionale, artistike etj., si: Sua Altezza, Sua Eccellenza, Sua Eminenza, Sua Maestà, Sua Santità; epitete të ndryshme para titullit a gradës, si: chiarissimo (për doktorët, profesorët), magnifico (vetëm për rektoët e universiteteve), reverendo o reverendissimo (për klerikët e një rangu mesatar, që nuk janë me titullin “kardinal”) etj.

Po analizojmë, më poshtë, këtë kategori fjalësh specifike të mirësjelljes, së pari, në shqipen dhe në vijim e duke bërë edhe përqasjen e nevojshme, në italishten. Shprehim bindjen se kjo mënyrë trajtimi ka vlerë studimore e shkencore në kuadrin e dygjuhësisë, po ka edhe vlera konkrete për thellimin e njohjes së italishtes nga ana e shqiptarëve, po edhe të shqipes nga ana e jo pak italianëve, që kanë gjithmonë e më shumë interesa për Shqipërinë dhe shqiptarët. Me shumë vlerë, besojmë, janë shqyrtimet e tilla për përkthyesit dhe mësimdhënësit e italishtes, po edhe për mediat e shkruara e të folura, që kanë të bëjën edhe “on-line” më lajme që i marrin drjepërdrejt nga mediat e agjencitë e lajmeve italiane.

Në format e respektit me mjete leksikore në shqipen përfshihen fjalët vlerësuese, ofiqet para- dhe pas emrave vetjakë. Të tilla janë, së pari, epitete fikse të tipit: shkëlqesi, madhëri për mbretër, kryetar shtetesh, ministra, ambasadorë, i nderuar zot ose e nderuara zonjë, i larti zotëri, e larta zonjë, për personalitete të shquara e me rëndësi politike kombëtare a ndërkombëtare. Klerikëve, sipas besimeve përkatëse, u jepen para emrit fjalët: atë (padër / patër), dom, papas, të shoqëruara edhe me ndonjë epitet fiks, sidomos me fjalën i përndritshmi ( për priftërinjtë e thjeshtë); imzot / monsinjor, të paraprirë nga: Shkëlqesisë së Tij (për ipeshkvit apo kryeipeshkvit e besimit katolik), Fortlumturisë së Tij, Hirësisë së Tij (për peshkopët apo kryepeshkopin ortodoks), Shenjtërisë së Tij, Hirësisë së Tij (për papën e Romës), Lartmadhërisë së tij (për nivelin më të lartë të klerikëve myslimanë), Dede (për klerikët bektashianë) etj.

Edhe në Kuvendin e Shqipërisë, zakonisht, fjalimet ose diskutimet nisin me formulat nderuese: “I nderuar zoti Kryetar (ose kryetar i seancës), të nderuar kolegë ose të nderuar deputetë”, pavarësisht nëse janë të partisë në pushtet apo të opozitës. Zgjedhja e fjalëve, si dhe e formave të

118 Shih: Gj.Shkurtaj, Etnografia e të folurit të shqipes, SHBLU, Tiranë, 2004, f. 80-84.

54

Page 55: Alessia Bergamin

respektit gramatikor (të drejtuarit me vetën e dytë shumës dhe të shkruarit me të madhe të fjalëve si Ju, Juaj etj.) janë domosdoshmëri e etikës kuvendore dhe përgjithësisht e asaj që përmbahet në kuadrin e mirësjelljes gjhuhësore.

Edhe në traditën e epistolarit shqiptar, për aq sa mund të ndiqet nga botime të ndryshme, ka qenë e njohur një etikë e shprehjes së respektit dhe mund të identifikohen tashmë një varg leksemash ose togfjalëshahs të respektit, si: zotrote (<zotria jote), zotris sate etj.

Zotrote, besoj e di, - mu drejtua plaku duke m’i ngulur sytë, sikur desh të më provonte sa dija, - se Naim Beu ishte njëzet e pesë vjeç kur shkeli këtu herën e parë. (Nasho Jorgaqi, Vëllezërit Frashëri dhe vendlindja e tyre, 2008, f. 56) Jo, zotrote je plak e nuk vjen dot me ne. (Mitrush Kuteli, “Tregime të moçme shqiptare”, 1998, faqe 259). Të kam dhënë shtëpinë e zotërisë sate, të kam vënë në krahët e tua gratë e zotërisë tënd dhe të kam dhënë shtëpinë e Izraelit dhe të Judës; dhe në qoftë se kjo ishte shumë pak, unë do të të kisha dhënë shumë gjëra të tjera. (Bibla, 2 Samuel, 12:8)

Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit, ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit! Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri, dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet; hani, pini e rrembeni, ësht’ bot e maskarenjve; Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole, ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole!

Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion, ju shkëlqen në kraharuar dekorata “Grand Cordon”! Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’ gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkelqes’ dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’, në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!

Grand Cordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur, ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të vremosur; dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’, ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar! Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh, kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

(Ali Asllani, Hakërrim)

Këtë do ta bëj herën tjetër, kur të urdhëroni zotnia juaj. A mund të shkoj. (S. Godo, Prova, 150)

55

Page 56: Alessia Bergamin

Po zotrote, mos ke qenë këtej më dyzetegjashtën, kur mateshin tokat? (T. Laço, Përballimi, 174) Letra e Shenjtis së Tij Papës Gjon Palit të II... (G. Gardin, Dhetë vjet burg në Shqipni,101) Të nderit At Giacomo Gardin, S.J ... (G. Gardin, Dhetë vjet burg në Shqipni,101) Delegati apostolik, Imzot G. Nirgis... (G. Gardin, Dhetë vjet burg në Shqipni,31) E po muhabet do bëjmë, zoti Dok… (Dh. Xhuvani, Bota ime, 334) Zoti Adam e kishte marrë atë udhë me kohë e me vakt. (Dh. Xhuvani, Bota ime, 335) … për punën e pastrimit të nevojtores që zoti Irfan nuk donte ta kryente. (Dh. Xhuvani, Bota ime, 335) “Zonja Majnur, - tha Javieri dhe u zgjat të vështonte më mirë. ( I.Kadare, Kronikë në gur, f.211) O i bardhë, birbujari, Në më merr ku po më shpie ? Unë s’jam një zonjë e madhe, Si mizorja jot kunate ( De Rada, “ Këngët e Milosaos”)

Edhe në italishten, si në jetën private ashtu edhe në marrëdhëniet publike është e domosdshme tu drejtohshnë mënyrë adeguate bashkëbisedueseve, duke shtënë në përdorim titujt përkatës. Kështu do të përdoret “Presidente” kur i drejtohemi Presidentit të Republikës, Kryetarit të Këshillit të Ministrave (it. Presidente del Consiglio dei Ministri), kryetarëve të dhomave të deputeteve (edhe për ata përdoret në it. “Presidente”; do t’u thuhet: Ministro, Sindaco, Comandante e kështu me radhë sipas detyrave të larta shtetërore ose ushtarake që mbulojnë bashkëbiseduesit. Gjithashtu është një akt mirësjelljeje të shtohet emri “Signore” (zotëri) përpara titujve të përmendur më lart, si p.sh.: “Signor Presidente”, “Signor Prefetto”, “Signor Sindaco” etj. Në situata të tjera, përkundrazi, është e detyrueshme të përdoren pikërisht emrat e caktuar, si p.sh., në rastin e “Eccellenza”, kur i drejtohemi një ambasadori d.m.th. titullari të një ambasade, Eminenza kur i drejtohemi një kleriku me titullin “kardinal”; Maestà kur i drejtohemi një mbreti, Santità ose Santo kur i drejtohemi Papës., Onorevole kur i drejtohemi një ministri, Magnifico kur i drejtohemi një rektori.

Ndërkaq, duhet të themi se shumë tituj onorifikë të përdorur në të kaluarën, në historinë e italishtes kanë rënë në harresë, si p.sh.: amplissimo (që i drejtohej dekanit të një fakultetit në universitet), madonna (fjalë për fjalë do të thotë “mia signora” (”zonja ime”), e cila përdorej për një grua të një shtrese shoqrore të lartë; monsignore (për mbertër, perëndorë e princër), serenissimo e Sua / Vostra Serenità (titull që u jepej dogëve të Republikës së Venedikut e të

56

Page 57: Alessia Bergamin

Gjenovës), Sua / Vostra Signoria (që përdorej për persona të autoritetshëm). Ka prirje për të mos e përdoru shumë emrin signorina (që emërton një grua të pamartuar), sepse është përcepruar si diskriminuese për shumë motive. Emra të tjerë të nderimit a kortezisë kanë mbijetuar deri në ditët e sotme, ndonëse vetën në varietete vendore të italishtes, (veçanërisht në ato jugore: Puglia, Calabria, Sicilia, Campania) si p.sh. don “signore”119 e donna “signora”, gjithmonë të ndjekura nga emri i përveçëm përkatës dhe që përfaqësojnë persona me rëndësi: “Benvenuta, donna Adelaide, nelle case dei Laurentano”(Luigi Pirandello, I vecchi e i giovani).

“benvenuta, donna Adelaide, nelle case dei Laurentano” (Luigi Pirandello, I vecchi e i giovani)

“[…] villeggiava una coppia d’alto affare, don Ferrante e donna Prassede.” (Alessandro Manzoni, Promessi sposi, f. 242) donna – zonja “[…] quel libro piccino, ma tutto d’oro, in una parola, lo Statista Regnante di don Valeriano Castiglione, di quell’uomo celeberrimo...( Alessandro Manzoni, Promessi sposi, f. 266) celeberrimo – i famshëm, i mirënjohur. Ma se, in tutte le scienze suddette, don Ferrante poteva dirsi addottrinato, una ce n’era in cui meritava e godeva il titolo di professore: la scienza cavalleresca. (Alessandro Manzoni, Promessi sposi, f. 267) Ritengo che per sapere che cosa è un vero sberleffo, uno sberleffo aulico e tuttavia moderno, personalissimo, innovatore e al tempo stesso rispettoso della tradizione, bisogna aver conosciuto don Pasquale Esposito. Era un uomo immenso, alto e adiposo [...] (G. Marotta, L’oro di Napoli)

Donna përdoret ndonjëherë edhe sot për gra të figurave të ndryshme institucionale, si p.sh. donna Franca, për gruan e Presidentit të Republikës Carlo Azeglio Ciampi, ose donna Rachele, gruaja e Benito Musolinit. Emrat e mirësjelljes a të kortezisë në italishten, që u përkasin detyrave a figurave të larta publike ose profesionale, mund të përmblidhen si më poshtë:

- Sua Altezza: re, regina, principe o principessa (mbret, mbretëreshë, princ, princeshë); - Sua Eccellenza (me shkurtim S. Ecc. o Sua Ecc.): vescovo o alto prelato (peshkop ose

prelat i lartë); - Sua Eminenza (me shkurtim S.E. o S. Em.), Eminentissimo (me shkurtim Em.mo):

cardinale, capo religioso (për kardinal ose kreun fetar); - Sua Maestà: re, regina (për mbretin, mbretëreshën); - Sua Santità (S.S.): il papa, ila dalai lama, l’Aga Khan e le altre massime autorità religiose

(për papën, Dalai Lamën, Aga Khan-in dhe autoritetet e tjera më të larta fetare);

119 Don, është formë e shkurtuar nga “donno”, përdorej në shekujt XVI e XVII duke iu referuar princave dhe bujarëve me origjinë spanjole dhe portogeze.

57

Page 58: Alessia Bergamin

- Chiarissimo (me shkurtim Chiar.mo, Chiar.ma): professore e professoressa (për profesorin ose profesoreshën universitare);

- Don: qualsiasi ecclesiastico (për çfarëdo kleriku); - Dottore120 (me shkurtim Dott., Dott.ssa): magistrato e qualsiasi laureato (për magistratët

dhe për cilindo njeri me diplomë universitare); - Magnifico: rettore (për rektorin e universitetit); - Monsignore: vescovi, prelati, patriarchi, abati secolari, prelati appartenenti al corteggio

del papa (për peshkopët, preatët, abatët shekullarë, prelatët që i përkasin shoqëruesve të Papës);

- Onorevole121 (me shkurtim On.): deputati e senatori (deputeteve dhe senatorëve); - Reverendo (me shkurtim Rev.): esponente cattolico, spesso protestante (përfaqësuesve të

klerit katolik, shpesh protestantë). Në formën e shkruar, shpesh emri mund të jetë i shoqëruar nga një mbiemër i mirësjelljes. Zakonisht mbiemrat e përdorur kur u drejtohemi personave të ndryshëm, shkojnë në shkallë ngjitëse që nga më konfidencialët deri te më formalët: caro, gentile, egregio, distinto, illustre, të përdorur edhe në formën sipërore (superlative) (carissimo, gentilissimo, pregiatissimo, ecc.). Përkundrazi, mbiemri spettabile përdoret kur i shkruhet një ndërmarrjeje ose një zyre, por jo drejtpërdrejt titul larit të saj. Rendi për t’u ndjekur, në këto raste, do të jetë: mbiemri i kortezisë, titulli i përgjithshëm “signor”, ose detyra a posti (presidente, ministro, sindaco, ecc.) ose titulli profesional (architetto, professore, ingegnere, ecc.), i ndjekur nga mbiemri: Gentile architetto Rossi, Signor ministro, Illustre Prof. Bianchi, ecc. Nëse personat të cilëve u drejtohemi janë dy, ose më shumë se dy, ndiqet një gjerarki e përpiktë: më parë grave, pastaj burrave, nga më të moshuarit te më të rinjtë. Gjithashtu, nëse bashkëbiseduesit kanë tituj ose grada të ndryshme, do tëndiqet rendi zbtitës i rëndësisë. Për këtë arsye po japim më poshtë edhe disa shembuj, të nxjerrë nga disa prej shkëmbimeve të kohëve të fundit nga zyrat a postet më të larta të shtetit italian: il Presidente della Repubblica Napolitano, il Presidente del Senato Schifani e il Presidente del Consiglio Monti:

Intervento del Presidente Napolitano alla Cerimonia di commemorazione del Giudice Giovanni Falcone Palermo - Aula Bunker, 23/05/2012

Signor Presidente del Consiglio, Autorità civili, religiose e militari, Signor Sindaco di Palermo, Cara Maria, Cari insegnanti, ragazze e ragazzi qui convenuti da tutta Italia,

Siamo in quest'aula ancora una volta nella ricorrenza del 23 maggio per ricordare e onorare la figura e il sacrificio di Giovanni Falcone […]

120 Titulli i dottore në Itali është tashmë shumë i inflacionuar dhe u drejtohet sot edhe personave të cilët nuk e kanë titullin studimor përkatës të doktorit. 121 Titulli onorevole në dhjetëvjeçarët e fundit ka qenë objekt i një projekt-ligji, që kërkon shfuqizimin e tij në favor të emrit të thjeshtë: signore/a.

58

Page 59: Alessia Bergamin

Intervento del Presidente Napolitano all'Assemblea Nazionale della Repubblica di Slovenia Lubiana, 10/07/2012 Signor Presidente dell'Assemblea Nazionale, Signor Presidente della Repubblica, Signori Membri del Governo, Onorevoli Deputati, Signore e Signori, è un privilegio e un onore per me prendere la parola qui davanti alla vostra Assemblea Nazionale come primo Presidente di uno Stato straniero […] Commemorazione di Paolo Borsellino nel ventesimo anniversario della strage di via d'Amelio a Palermo. L'intervento in Aula del Presidente Schifani 19 luglio 2012

Onorevoli colleghi,

venti anni or sono, in questo giorno di luglio, in via Mariano d'Amelio a Palermo, un vile attentato esplosivo spezzava la vita di Paolo Borsellino e di cinque agenti della sua scorta. […]

Seminario EnEn sulla politica europea dell'energia e dell'ambiente Intervento del Presidente del Senato Renato Schifani 16 luglio 2012 Signor Commissario, Onorevoli colleghi, Signore e Signori, desidero rivolgere un saluto di benvenuto al Commissario Gunter Oettinger. Ringrazio la senatrice Vicari, Presidente del Comitato per il risparmio e l'efficienza energetica del Senato, l'Università Bocconi, e il Professor Edoardo Croci, per aver voluto organizzare, qui in Senato, questo seminario di studi, che consentirà di affrontare le tematiche dell'energia e dell'ambiente in una chiave europea. […]

Discorso del Presidente del Consiglio Mario Monti al Parlamento europeo di Strasburgo 15 Febbraio 2012

Signor Presidente, Onorevoli membri del Parlamento,

E’ un grande onore per me, e per il Governo italiano, essere stato invitato dal Parlamento Europeo ad intervenire in Seduta Plenaria […]

Festa del Tricolore: intervento Monti a Reggio Emilia 7 Gennaio 2012

59

Page 60: Alessia Bergamin

Signor Presidente della Regione Emilia Romagna, Signora Presidente della Provincia, Caro sindaco, Autorità religiose, civili, militari, cari cittadini di Reggio Emilia Caro Romano Prodi, Presidente della commissione europea con cui ho avuto il piacere di collaborare,

Un anno fa, in questa emozionante sala, in occasione della festa nazionale della bandiera […] Dichiarazioni programmatiche del Presidente del Consiglio Monti - Senato della Repubblica 17 Novembre 2011

Signor Presidente, Onorevoli Senatrici, Onorevoli Senatori,

E' con grande emozione che mi rivolgo a voi come primo atto del percorso rivolto ad ottenere la fiducia del Parlamento al Governo ieri costituito […]

Ekzistojnë edhe tituj të përgjithshëm, që i përkasin kësaj kategorie emrash, si: signore, signora, signorina (ndonëse kjo e fundit ka filluar të mos përdoret). Po sjellim disa shembuj të nxjerrë nga letërsia:

Cercavo lei, signor Bartolo, per associarla a una mia impresa. Ho scoperto una polvere prodigiosa. Non so ancora a che cosa serva. (M. Bontempelli, Racconti e Romanzi) All’improvviso sentii dirmi: “Pronto, signore!” Non mi pareva vero. Il taglio era finito. La tortura era finita. (C. Ciccia, Storie paesane) Il signor Mario lavora in una ditta da più di dieci anni. E’ sposato ed ha due figli. Siccome è primavera il signor Mario, invece di lavorare, guarda fuori dalla finestra [...] (G. Parise, Il padrone) Il signor Cafasso non cede mai la guida al figlio o al genero. Nonostante i suoi sessant’anni si sente il miglior pilota della famiglia e vuole, sulla strada come in negozio, che tutte le responsabilità si assommino nella sua persona. (P. Chiara, Di casa in casa, la vita)

Ja, edhe disa shembuj të tjerë të nxjerrë nga letërisa italiane në të cilët përdoren emra të mirësjelljes a kortezisë:

60

Page 61: Alessia Bergamin

Don Calogero si avanzava con la mano tesa e inguantata verso la principessa: “Mia figlia chiede scusa: non era ancora del tutto pronta. Vostra Eccellenza sa come sono le femmine in queste occasioni”, aggiunse esprimendo in termini quasi vernacoli un pensiero di levità parigina. (G. Tomasi di Lampedusa, Il Gattopardo) Onorevole Botero, la sua circoscrizione sembra averla abbandonata. (Në filmin e D. Lucchetti, Il portaborse, 1991) ...” ma, signori miei, si degnino di mettersi ne’ miei panni. (Alessandro Manzoni, Promessi sposi,f. 22) ...il signor curato e’ un uomo che sa il viver del mondo; e noi siam galantuomini... (Alessandro Manzoni, Promessi sposi,f. 22) Curato – Famulltar Galantuomini – Njerëz te ndershëm Signor curato, l’illustrissimo signor don Rodrigo, nostro padre la riverisce caramente... (Alessandro Manzoni, Promessi sposi, f. 22) illustrissimo – fort i nderuar, i perndrituri, zotrote Questo nome fu, nella mente di don Abondio, come nel forte d’un temporale notturno.( Alessandro Manzoni, Promessi sposi, f. 22) don – dom, atë Per l’onore della famiglia Attilio dice che parlera’ con il conte zio, che ha molto potere in Milano. (Alessandro Manzoni, Promessi sposi, f. 104) Signore illustrissimo, io sono pronto a metterci la pelle per il mio padrone. (Alessandro Manzoni, Promessi sposi,f. 110) Vossignoria illustrissima sa bene quelle poche taglie ch’io ho adosso.( Alessandro Manzoni, Promessi sposi,f. 110) E’ infatti arrivato il gran cancelliere Ferrer...( Alessandro Manzoni, Promessi sposi, f.131) cancelliere – kancelar ( titull që nënkuptonte Ministrin e Drejtesisë) “[…] diceva anche Ferrer di dentro sotto il portico, ai servitori, che gli si erano messi d’intorno ansanti gridando: sia benedetto! Ah eccellenza! (Alessandro Manzoni, Promessi sposi, f. 143)” Sia benedetto – qofsh i bekuar eccellenza - shkëlqesi “[…] e che lui se la ride de’grandi e de’politici e che il cordone di san Francesco tien legate anche le spade e che […]” (Alessandro Manzoni, Promessi sposi, f. 181)

61

Page 62: Alessia Bergamin

Oh! Disse poi : mi dispiace davvero di sentire che vostra magnificenza abbia in un tal concetto il padre Cristoforo; (Alessandro Manzoni, Promessi sposi, f. 185) vostra magnificenza – madhështia juaj Presto, presto padre molto reverendo: meglio oggi che domani. (Alessandro Manzoni, Promessi sposi, f. 189) Reverendo – i përnderuar ( për priftërinjtë ) Poco dopo, il bravo venne a riferire che, il giorno avanti, il cardinal Federigo Borromeo, arcivescovo di Milano... (Alessandro Manzoni, Promessi sposi,f. 220) arcivescovo – kryepeshkop “[…] noi non possiamo mai parlare di certe cose, perchè monsignore dice che le son ciance... lo zelo fa de’ nemici, monsignore” (Alessandro Manzoni, Promessi sposi,f. 225) monsignore – imzot , hirësi “[…] gli s’accostò, e disse: “monsignore aspetta vossignoria” (Alessandro Manzoni, Promessi sposi, f. 225) vossignoria – zotrote “[…] a cui il duca Carlo Emanuele di Savoia conferi la stessa carica. (Alessandro Manzoni, Promessi sposi, f. 266) “[…] l’elettore arcivescovo di Magonza scrisse al cardinal Federigo.... (Alessandro Manzoni, Promessi sposi, f. 315) Due illustri e benemeriti scrittori hanno affermato che il cardinal Federigo... (Alessandro Manzoni, Promessi sposi, f. 317) “ Benissimo, e io vi servirò; e voglio darne parte subito a sua eminenza ” Chi e’ sua eminenza? – E’ il nostro cardinale arcivescovo, che Dio conserva. (Alessandro Manzoni, Promessi sposi,f. 383) eminenza – hirësi A poco a poco poi, si comincerà a dar dell’eminenza ai vescovi; poi lo vorranno gli abati, poi i proposti perchè gli uomini son fatti cosi; sempre voglion salire poi i canonici...( Alessandro Manzoni, Promessi sposi,f. 383) abate – abat Piuttosto non mi meraviglierei punto che i cavalieri un giorno volessero dell’eminenza anche loro. (Alessandro Manzoni, Promessi sposi, f. 384) Ma anche guardandolo in giù, scusi... la talpa, signor senatore.... (L. Pirandello, Novelle, f. 42) Messo a sedere sul letto perché l’asma non lo soffocasse, abbandonato su i guanciali ammontati, l’onorevole Costanzo Ramberti guardava... (L. Pirandello, Novelle, f. 61) onorevole – i nderuar

62

Page 63: Alessia Bergamin

Col cav. ( cavaliere) Spigula-Nonnis li’ a pie’ del letto, che lo chiamava “Eccellenza” non fiatava nemmeno. (L. Pirandello, Novelle, f. 62) Vedi? Ecco il signor prefetto ...Largo, largo- uh c’e’ anche il colonello... (L.Pirandello, Novelle, f. 66) […] e annunziavano che già il sindaco, una rappresentanza del consiglio comunale e altri egregi cittadini, devoti amici dell’illustre estinto.... (L.Pirandello, Novelle, f. 71) egregio – njeri i shquar, i nderuar Egregio Sig. Albertini (L.Pirandello, Novelle, f. 284) – Leter drejtuar drejtorit te “ Corriere della Sera” nga vet Pirandello.

Po edhe në gjuhë të tjera, si p.sh. në gjuhën angleze, ku në fillim të letrave shkruhet: Dear Louise! (“Letters to Louise” 1998) Edhe në gjuhën angleze respekti shprehet me mjete të caktuara leksikore. Format më të preferuara janë Mr., Mrs., Miss., Ms.122 dhe Dear (i/e Nderuar). Në qarqet diplomatike dhe publike, "Sir" (Zotëri) konsiderohet në përgjithësi një alternativë e pranueshme në të folurit dhe letërkëmbimet zyrtare, por kjo nuk vlen për personalitetet fetare. Përdorimin e "Madam”(zonja) për t’iu drejtuar një femre është më pak e zakonshme, por ende e pranueshme, veçanërisht për zyrtarët e lartë ("zonja Guvernatore"). Ky rregull gjithashtu vlen edhe për zyrtarët e lartë të vendeve të huaja. 4.3 Respekti me mjete leksikore dhe fajlëformuese në sferën familjare dhe miqësore Pjesë e mirësjelljes a e kortezisë gjuhësore janë, natyrisht, edhe format e shprehura mjete leksikore dhe fajlëformuese në sferën familjare dhe miqësore. Sfera familjare dhe miqësore përcakton lidhjet dhe marrëdhëniet e ngushta ndërmjet njerëzve të një familjeje, të një fisi etj, që zgjerojnë kuadrin e një sfere miqësore dhe e një sfere shoqërore, ku hyjnë marrëdhëniet dhe lidhjet e njeriut me shokët, moshatarët. Të kuptuarit e rolit dhe funksionit të komunikimit mund të na ndihmojë të shpalosim disa nga misteret e marrëdhënieve njerëzore. Virginia Satir, një pionere e pasurimit të vlerave familjare, e përshkruan komunikimin në familje si “faktorin e vetëm më të madh përcaktues të llojeve të marrëdhënieve që ne vendosim me të tjerët.” Mësimi i parimeve dhe i aftësisë së komunikimit mund të na zbulojë arsyen se pse lidhemi me anëtarët e familjes në një mënyrë të caktuar. Komunikimi ynë i hershëm me prindrit tanë ka pasur një ndikim të thellë mbi konceptin që ne kemi për veten dhe për vetvlerësimin tonë. Sipas Satir-it, njerëzit janë “bërë” në gjirin e familjes. Komunikimi ynë me pjesëtarët e familjes i ka dhënë trajtën mënyrës se si ne ndërveprojmë me të tjerët sot. Kënga arbëreshe: “ Moj e bukura More „,ku ndeshim p.sh. tofjalështa zonja mëmë, zoti tatë (... atje ku kam Zonjën mëmë,....atje ku kam

122 Ms. është një titull në gjuhën angleze për t’iu referuar si grave të martuara edhe atyre beqare, sepse titujt Miss dhe Mrs., që përkthehen përkatësisht zonjushë dhe zonjë përdoren, i pari, për gratë e pamartuara dhe, i dyti, për ato të martuara.

63

Page 64: Alessia Bergamin

Zotin tat“), si dhe shumë nga emrat dhe mbiemrat nderues për të afërmi e farefisin, sipas një shkallëzimi e rrangu të caktuar, janë shumë interesante nga pikëpamja pikërisht e mirësjelljes dhe e etnografisë së kominikimit në familje dhe shqipja ka aty një pasuri të madhe leksikore e fjalëformuese. Jeta është plot strese. Miqtë e mirë dhe familjarët që të mbështesin, sigurisht, të ndihmojnë që të ruash një mendim pozitiv e të shëndetshëm për jetën. Studimet e bëra kanë dokumentuar qartë se, mungesa apo humbja e marrëdhënieve të ngushta me të afërmit e familjarët, mund të çojë drejt sëmundjes apo edhe vdekjes. Për shembull, mjekët kanë vënë re se pacientët e mbetur të ve, apo që janë divorcuar, përjetojnë më shumë probleme mjekësore sesa njerëzit e tjerë. Pacientët e sëmurë me një numër të kufizuar miqsh apo pa mbështetje sociale vdesin më herët se sa ata me lidhje më të forta. Pa shoqëri dhe miq të ngushtë, mundësitë tona për intimitet apo komunikim që menaxhon stresin zvogëlohen. Të studiuarit se si ta pasurosh cilësinë e komunikimit me të tjerët mund ta bëjë jetën më të këndshme dhe ta përmirësojë përgjithësisht mirëqenien tonë. Prandaj edhe njëherë, në qoftë se do të na bëhej pyetja “Pse po e studioni aktin gjuhësor?”, tashmë dëshmitë janë më se të qarta: Njerëzit që janë komunikues efektivë kanë më shumë gjasa të fitojnë vendet e punës që dëshirojnë; kanë një cilësi më të mirë të marrëdhënieve me miqtë, familjen e kolegët dhe, madje, përjetojnë një jetë më të shëndetshme. Kjo,jo vetëm nëkohtë e reja, por aq më tepër në kohët e vjetra. Organizimi i punëve dhe i jetesës, në kushtet e një jete në bashkësi fisnore e në familje patriarkale, nuk mund të përballohej pa pasur një disiplinë të fortë e që ushqehej pikërisht nga një hierarki e caktuar: i pari i fisit, i zoti i shtëpisë, e zonja e shtëpisë, kunati i parë, kunata e parë etj. Respekti mund të jetë i sinqertë, i shtirë apo i imponuar, ku nderimi ndaj më të fortit, më të madhit në moshë, apo ndaj më të pushtetshmit, shfaqet më dukshëm se çdo ndikim tjetër jashtëgjuhësor.123 Si dëshmi na vlejnë emërtimet për gjyshin e për gjyshen në shqipen, ku ndeshim shumë fjalë të përbëra e të përngjitura. Edhe në italishten, me një ngjashmëri mjaft të dukshme nga ana e tipologjisë së përgjithshme, roli i jerarkisë familja në emrat e farefisnisë është mjaf te theksuar: në raportet midis bashkëfolësve asimmetrikë, inferiori (i riu në moshë) përdor titullin e farefisnisë, eprori (mëi vjetri, më imadhi në moshë) përdor emrin e përveçëm, si p.sh.:

- Francesca, ti va se facciamo un dolce insieme? - Certo nonna, volentieri!

Shumë interesante janë edhe përdorimet e emrave të familjarëve në kushte intimiteti dhe në forma përkëdhelie. Le të trajtojmë disa më poshtë: Fjalët përfaqësuese që lidhen me emrat e familjarëve në shqip

Dysorët krahinorë ose zbunues në shqipen

Termat në anglishten124

Termat në italishten125

Baba,-i/ Atë,-i Atë, baba, babush,-i, bushi, ba, babuçi (Kërçovë), babuçe

Father, paterfamilias, sire, papa, dad, daddy.

Padre, papà, padrefamiglia, babbo126

123 Shih: Shkurtaj. Gj, Kundrime Gjuhësore, 2006, f. 65 124 Oxford English- Albanian, Albanian – English Dictionary, 2000. 125 Emrat e farefisnisë në italishten të cituar në tabelë i përkasin italishtes standarde, përveç të cilëve natyrisht ka edhe variante krahinore. Për shembull fjalët padre e madre në dialektin friulan thuhen pari, mari; në dialektin piemontes: pa(y)re, ma(y)re, në dialektin lombard pader, mader, në dialektin venet pare, mare, në dialektin sicilian patri, matri etj..

64

Page 65: Alessia Bergamin

(Zhitovë), babul, babuç,-i

Nën,-a / Nan,-a; Mëm,ë-a/ Mam, ë –a

Mama,-a, mami, mamush,-i, mushi, mamaka (Korçë), ma, mamuç,-i; nani, nene. ,

mother, mom, mum, mammy, ma.

Mamma, mammà127, mami128

Gjysh,-i Baba, tata (Tiranë), tatëmadhi, tatëlashtë, babaj math (Malësi e Tetovës), babazot (Myzeqe), babagjysh, tatlosh (gegërishte veriore), babdaj (Malësi e Madhe).

grandfather, grandparent, grandsire, grandpapa, grandpa, granddad.

Nonno (nonnino, nonnetto, nonnuccio)

Gjyshe-ja Nëna, moma, ij,e-a (Tiranë e gjetkë në Shqipëri të Mesme); mëmëmadh,e-ja mëmëlash,ë-a, nanmadh,e-ja (Dibër), nona plakë (Kërçovë), nandaje-a, nondaja, nanëlok,e-ja; lok,e-ja, nona.

grandmother, grandparent, granny,grannie, grandmamma, grandma.

Nonna (nonnina, nonnetta, nonnuccia)

Motra

Motërz-a; motrushka, motrita129

sister, sibling, sissy. Sorella (sorellina, sorelluccia, sorellona)

Vëlla,-i/ vlla,-u Vëllath-i, vëllaçko-ja, Vëllam,-i.

brother, sibling. Fratello (fratellino, fratellone)

Xhaxha,-i/ axh-a (geg.) Xhaje-a, axh,ë-a, mixhë-a, mixhak-u

Uncle zio130 (zietto, ziuccio)

Daj, ë -a /daiu-u Dajosh, dajko Uncle Zio (zietto, ziuccio) Hall, ë -a /hall,o-ua Hallushe Aunt, auntie Zia (zietta, ziuccia) Tez,e-ja / Teto,-ua Teta Aunt, auntie Zia (zietta, ziuccia) Mbes, ë-a Mbesolle-ja, mbesk, Niece, nipote131, nipotino

126 Emër i përdorur sidomos në Italinë qendrore, në Toskanë e në Sardenjë (Dizionario Zingarelli, 2008). Nga letërisa sjellim një shembull tipik nga “Ferri” i Dantes: “Né da lingua che chiami mamma o babbo” (Dante, Inferno XXXII, 9); kurse nga K. Kolodi: “E il tuo babbo e la tua mamma sono sempre vivi?” (Collodi, Le avventure di Pinocchio, 1983:55). 127 Përdorim jugor (meridional), që përdoret kryesisht pa nyjë. (Dizionario Zingarelli, 2008) 128 Përshtatje nga angl. mammy ‘mamma’; sec. XX. (Dizionario Zingarelli, 2008) 129 Unë kam dy motra, por rrallë i thërras në emër apo edhe thjesht motra, por me përkëdheli, përveç motërza u them: motrushka, motrita. (Nga detyra e kursit e studentes Anjeza Braho, 2011) 130 Në italishten me termin “zio” shënohet pa dallim vëllai i babait ose i nënës (kur është e nevojshme shtohet edhe me mbiemrin paterno o materno), sipas nipave ; kurse Zio grande i thuhet vëllait të gjyshit ose të gjyshes, prozio; (fam.) Zio cugino, kushëriri i babait ose i nënës (Zangarelli, 2008).

65

Page 66: Alessia Bergamin

ë-a. .

grandchild, granddaughter

Nip,-i Nipçe-ja (tosk.), nipash,-i (geg.)

Nephew, grandchild, grandson.

nipote, nipotino

Së fundmi, ja edhe disa shembuj nga letërsia shqiptare:

Ku je, moj motërzë? (Mitrush Kuteli, “Tregime të moçme shqiptare”, 1998, faqe 194). Kush është ajo?, - pyeta nënëmadhen, pak i hutuar. (Ismail Kadare “Kronikë në gur”, 1978 f. 46). Babazoti e shikoi në sy nënëmadhen dhe ajo tundi kokën e inatosur, sikur të thoshte “uh, e di, e di”. (Ismail Kadare “Kronikë në gur”, 1978, faqe 61).

Ka edhe në italishten jo pak emra të farefisnisë, që e kanë humbur rëndësinë dhe dendurinë e përdorimit në shoqërinë italiane bashkëkohore, si p.sh.: comare e compare, e që nuk përdoren më në standard, ndonëse gjëllijnë në italishten krahinore: P.sh. Vorrei pigliare un terno al lotto, vorrei pigliare, comare Lia! (Giovanni Verga, I Malavoglia).

Vorrei pigliare un terno al lotto, vorrei pigliare, comare Lia! (Giovanni Verga, I Malavoglia)

Si përfundim, mendojmë se njohja e fjalëve dhe formave të shprehjes së mirë sjelljes është me interes jo vetëm në krahasimin e shqipes me italishten, po edhe me anglishten dhe gjuhë të tjera. Edhe në gjuhën angleze respekti shprehet me mjete të caktuara leksikore. Format më të preferuara janë Mr., Mrs., Miss., Ms.132 dhe Dear (i/e Nderuar). Në qarqet diplomatike dhe publike, "Sir" (Zotëri) konsiderohet në përgjithësi një alternativë e pranueshme në të folurit dhe letërkëmbimet zyrtare, por kjo nuk vlen për personalitetet fetare. Përdorimin e "Madam”(zonja) për t’iu drejtuar një femre është më pak e zakonshme, por ende e pranueshme, veçanërisht për zyrtarët e lartë ("zonja Guvernatore"). Ky rregull gjithashtu vlen edhe për zyrtarët e lartë të vendeve të huaja. 4.4 Respekti me mjete leksikore në sferën profesionale Ka disa lloje profesionesh që tradicionalisht kanë shërbyer edhe si fjalë respekti për personin që i ushtron ato, si profesor për mësuesët dhe pedagogët pa dallim dhe pavarësisht nëse e kanë apo jo

131 Tregon djalin / vajzën e djalit ose djalin / vajzën e vajzës; gjithashtu tregon djalin / vajzën e vëllait ose motrës. (Dizionario Zingarelli, 2008). Në disa zona, megjithatë, bëhet dallimi ndërmjet “figlio del figlio” e “figlio del fratello”, si për shembull në Trentino, ku përdoret përkatësisht nipo/nipota për të parin dhe neù/nésa për të dytin. 132 Ms. është një titull në gjuhën angleze për t’iu referuar si grave të martuara edhe atyre beqare, sepse titujt Miss dhe Mrs. që përkthehen përkatësisht zonjushë dhe zonjë përdoren, i pari, për gratë e pamartuara dhe, i dyti, për ato të martuara.

66

Page 67: Alessia Bergamin

titullin e “profesorit” zyrtarisht133; doktor a doktoreshë për mjekët; mjeshtër ose maestro për muzikantët; kapidan për detarët; usta për muratorët, marangozët, hidraulikët etj.; shef,-i /shef,e-ja për policët rrugorë, pavarësisht nga grada që mund të kenë realisht, si edhe përgjithësisht për funksionarët a punonjësit e ndërmarrjeve e institucioneve publike a private, të cilëve nuk ua dimë as emrin, as funksionin që kanë, por që na bie puna të kemi të bëjmë me ta. Analogjikisht në italishten do të kemi titujt profesionalë: professore, dottore ose dottoressa për mjekët, maestro për atë që është kualifikuar dhe i autoritetshëm në arte (muzikë, teatër, poezi, pikturë, skulturë) ose në disa krahina për të shënuar çdo lloj artizani (marangoz, murator etj.), capitano etj. Titulli “capo” përdoret për t’iu drejtuar personelit me uniformë (personale in divisa), si për shembull capistazione e controllori. Hyjnë në këtë kategori edhe tituj të tjerë studimorë dhe kualifikime në kuadrin profesional, si: ragioniere, architetto, ingegnere, ministro, presidente, sindaco etj. Po sjellim disa shembuj të nxjerrë nga letërisa italiane dhe nga letërsia shqiptare:

La struttura mentale dell’ispettore Chiosso, per quanto apparisse misteriosa alle sue vittime che non capivano tanto rigore e inflessibilità, era di una grande semplicità. (P. Chiara, Viva Migliavacca e altri 12 racconti) Mio marito lo chiamavano “il professore” non sapendo pronunciare il suo nome, e venivano da lontano a consultarlo sulle cose più varie, sulla stagione migliore per togliersi i denti, sui sussidi che dava il municipio e sulle tasse e imposte. [...] (Natalia Ginzburg, Inverno in Abruzzo) Se al signore occorre danaro, mi permetta i dirle che fa male a rivolgersi a qui tipi lì. Le consiglierei piuttosto il commendatore”. (M. Bontempelli, Racconti e Romanzi) Sapeva che sarebbe stata dura: non s’era mai visto altro medico che il dottor Armani. (M. Milani, in “Corriere della sera”, 26/02/1990) La scolaresca si guardò in giro dubbiosa; infine il primo della classe, antipatico per i suoi modi saccenti di ragazzo ricco, si alzò in piedi: “Scusate signor professore”, disse, “con chi parlate? Nessuno di noi si permetterebbe mai…” (E. Morante, Il gioco segreto) “La ditta è diventata grande, grandissima, con migliaia d’azionisti, centinaia di ditte consociate, rappresentanze estere a non finire, e tutti macinano soltanto cifre sbagliate, non c’è nulla di vero in nessuno dei loro conti. Mezza città è costruita su questi sbagli, che dico mezza città: mezza nazione! E le esportazioni e le importazioni? Tutte sbagliate, tutto il mondo si porta dietro quest’errore, l’unico errore compiuto in vita sua dal ragionier De Canis, quel maestro, quel gigante della contabilità, quel genio!” ( I. Calvino, I racconti)

133 Në shkollat e ciklit të ulët dhe në shkollat e mesme, për mësueset përdoret më shumë zyshë-a (<zonjushë) dhe kjo ka edhe arsyen e historinë e vet. (Shih Gj.Shkurtaj, vep.cit.)

67

Page 68: Alessia Bergamin

Come andò che maestro Ciliegia, falegname, trovò un pezzo di legno, che piangeva e rideva come un bambino. (Carlo Collodi, Le avventure di Pinocchio) Inxhinier , o inxhinier! Ç’është u përgjigj me inat dhe u ndal. Malësori u step kur pa fytyrën e zymtë të inxhinierit dhe u step. Malësori uli sytë përdhe dhe nuk mund të thonte asgjë….

(Dhimitër Xhuvani, Tuneli, f. 279 ) -Prift,- tha me zë të ulët, duke përkulur kokën te vrima e çelësit.-prift, amë dëgjon? Jam unë. Erdha të pajtohemi. Kot u grindëm për kolonelin. Si mund ta prishim miqësinë për një thes? Ne mund ta rregullojmë këtë çështje, at i shenjtë. (I. Kadare, Gjenerali i ushtrisë së vdekur)

- Shkojmë në dhomën time? – tha gjenerali, - Të rrimë edhe pak edhe të bisedojmë për gjëra të ndryshme. Unë jam shumë i lumtur që ndodhem në shoqërinë tuaj, koleg i nderuar, –Natën e mirë, --tha portieri. -Natën e mirë sër, u përgjigj gjenerali. (I. Kadare, Gjenerali i ushtrisë së vdekur) -Si urdhëron, zoti Ministër, - tha ai, - ju dëgjoj zoti Ministër. Ah, ashtu e paskeni marrë? Më bëhet shumë qejfi, zoti Ministër. Si? Miratuat dërgimin e përgjuesit të anglishtes? Faleminderit shumë, zoti Ministër. Një lajm me të vërtetë i mrekullueshëm. Të them të drejtën e kisha humbur shpresën. Oh, mos kini dyshim zoti Ministër. Tani pëllumbthat do t’i kap me presh në duar. Madje shumë shpejt, ju jap fjalën, zoti Ministër. (Ismail Kadare, “Dosja H” , f.182) Zonjës fisnike , konteshës llda Vimerkati, E nderuara italiane! Nga ana tjetër, më fort se detyrimet e mia , janë virtytet tuaja dhe atdhedashuria juaj e ngrohtë, që kaq fuqishëm veprojnë tek une dhe që, mbasi nuk më ka mbetur tjetër , më shtyjnë që , nga thellësia e këtij mergimi , t’ju jap një dëshmi për ato, duke jua kushtuar këtë shkrim, i cili do t’ju kujtojë bëmat e lavdishme të fatziut, Venedikut tuaj, shkrim që pjesërisht ju përket juve për ato ngjarje që unë tregoj këtu Meqenëse pikëllimet që mu shkaktuan aty te forcoma e fundit e pavarësisë italiane, të cilat ju i njihni dhe i keni në kujtesë , prekin në njëfarë mënyre dhe janë në kundërshtim me drejtësinë e burrave kryesorë që atëherë drejtonin çështjen publike, po them se ju vetë , o zonjë , ju vetë më sugjeruat asokohe të sakrifikoja sedren time për rrethanat që e kishin çuar në zgrip mundimin e Venedikut . (Pashko Vasa, Burgimi im , „Vepra Letrare“, 1, f . 155 ) Juaji, shumë e njerëzishmja zonjë

68

Page 69: Alessia Bergamin

konteshë , sherbëtori juaj i devotshëm Pashko Vasa (Pashko Vasa Burgimi im , „Vepra Letrare“, 1, f . 158 ) “Të shkëlqyeshmit Komision Ushtarak të Plotfuqishëm ne Venedik , (Pashko Vasa Burgimi im , „Vepra Letrare“, 1, f . 226 ) “Qeveria e Perkohshme e Venedikut. Komisioni Ushtarak i Luftës , me pushtet të plotë. Venedik, me 12 gusht 1849, nr. 3050. Zotit Pashko Vasa Ju njoftohet, me kopjen që këtu po bashkangjitet, vendimi gjyqësor që Këshilli i Jashtëzakonshëm i Luftës ka lëshuar në përfundim të procesit të ngritur në lidhje me ju. Për Komisioin Ushtarak G. Sirtori (Pashko Vasa Burgimi im, „Vepra Letrare“, 1, f . 280 ) Zotni Luarasi, Ma parë dëshiroj që t’Ju gjejë kjo letër të kënaqun në çdo pikëpamje…Kjo barrë që po Ju a ngarkoj, asht e vetëdëshirueshme nga ana Juej e unë do t’Ju jem mirënjohës… Të fala dhe nderime, M.Nikolla (Migjeni, Letërkëmbime, f, 299) Dhe tani kam një lajm të mirë për zotin Kadare dhe për të gjithë: opozita i fitoi zgjedhjet e lira në Shqipëri. (Ismail Kadare, Dialog me Alain Bosquet, 1996,f. 142) Urdhëro, zoti Fortuzi! Nuk të thirra, - tha Gimi, - Mund të vazhdosh punën. (Diana Çuli, Gruaja në kafe, 2009, f. 79) Zonja Neli kishte përgatitur supë me lëng mishi, ku kishte heshur patate, presh, karrota … (Diana Çuli, Gruaja në kafe, 2009, f. 29)

Mjaft qartë dalin vlerat e kortezisë gjuhësore dhe te vepra “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” e Dritero Agollit. Gjuha e kësaj vepre ka vlera të papërsëritshme që mbetn si deshmi e gjallë e epokës totalitare, duke reflektuar format e të shprehurit nëpër zyrat e shtetit, gjuhën e fjalimeve, marrëdhëniet epror - vartës, të cilat satirizohen me mjeshtëri. Tipar interesant i komunikimit në periudhën komuniste ishte përdorimi i fjalëve shoku,shoqja, per t’iu drejtuar eprorëve (në rastin e Zylos si burokrati tipik); përdorimi i shkronjes së madhe për instancat e larta partiake e shtetërore etj.

69

Page 70: Alessia Bergamin

Shoku Zylo shkëlqen në konferencën e madhe. (D. Agollit, Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, f. 7) Shoku Selman, shoku Shemshedin, shokut Q., shoqes Zenepe (D. Agollit, Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo,f. 38)

Si shembull të shprehjes së respektit nga shqipja e shkruar jashtë kufijve të Shqipërisë, më poshtë po japim një letër që Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë M. BERISHA, ia ka dërguar arqipeshkvit, imzot Zef Gashi (14.4.2006). Në të përshihen të tria tipat e respektit: gramatikor, leksikor dhe drejtshkrimor:

Shkëlqesisë së Tij, Arqipeshkvit, imzot Zef Gashi134

E nderuara Shkëlqesi, Më lejoni që, në emër të Kuvendit të Kosovës, në emrin tim personal dhe të familjes time, në radhë të parë Ju Shkëlqesi, e përmes Jush edhe Papa Benediktit XVI, të gjithë meshtarëve, rregulltarëve si dhe të gjithë besimtarëve shqiptarë të besimit katolik, tua uroj përzemërsisht Pashkët, këtë Ditë të Madhe, Ditën e ringjalljes së Krishtit.

E nderuara Shkëlqesi, Në histori janë të rrallë ata popuj, jeta, vdekja dhe ringjallja e të cilëve janë pothuajse plotësisht identike me ato të Krishtit, siç është rasti me popullin tonë. Për më tepër, tek ne shqiptarët, ky proces i gozhdimit (në kryq), ky rrugëtim i gjatë nëpër kalvarin e vdekjes, i imponuar nga pushtues të shumtë, kjo lloj vdekjeje apokaliptike, u përsërit disa herë gjatë shekujve, por, po ashtu, falë Zotit, gjakut tonë të derdhur, dhe miqve tanë të shumtë të udhëhequr nga SHBA-të, u kurorëzua me ringjallje, pothuajse biblike. Shkëlqesi e nderuar, Për dallim nga herët e tjera, kësaj radhe Festa e Pashkëve i ka dy të veçanta: – e para, po shënohet pa prezencën fizike të Presidentit tashmë të ndjerë të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, dhe të ish-Ipeshkvit të Kosovës, imzot Mark Sopi, dhe, – e dyta, kjo festë po kremtohet në vitin kur gjakun e derdhur të mbi gjashtëqind brezave, Kosova tani po e kurorëzon me status të qartë – me pavarësinë e plotë të saj.

Me nderime dhe respekt të veçantë, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë M. BERISHA

134 http://www.zarekom.org/uploads/documents/2011/05/i_1162/f_3/f_1701_sq.pdf

70

Page 71: Alessia Bergamin

KREU V: RESPEKTI I SHPREHUR ME MJETE DREJTSHKRIMORE DHE GRAMATIKORE

5.1 Respekti i shprehur me mjete drejtshkrimore Përdorimi i shkronjës së madhe në gjuhën shqipe, por jo vetëm, edhe në gjuhë të tjera përcaktohet me anë të disa rregullave drejtshkrimore. Drejtshkrimi i gjuhës shqipe përcakton një numër të madh emrash, emërtimesh të përbëra etj., qofshin këto zyrtare, politike, emra të festave kombëtare, të datave dhe periudhave historike të shënuara, epiteteve ose ofiqeve etj. të njerëzve të shquar ose me origjinë shoqërore të ngritur, që shkruhen më shkronjë të madhe. Këtë rregull prof. dr. Gjovalin Shkurtaj, në librin e tij, “Sociolinguistikë e shqipes” e quan “respekti formal apo drejtshkrimor”135. Në këtë pikë, drejtshkrimi i shqipes dallohet jo pak nga a i gjuhëve të tjera, në rastin tonë i italishtes, po edhe i anglishtes. Kjo mund të shihet qartë, p.sh., në kundrimin përqasës duke krahasuar ortografinë e origjinalit në anglisht me përkthimin në shqip të dy veprave të njohura: “Martin Iden” si dhe “Vëllezërit Kramazov”. Ka shumë gjuhë që shkruajnë me shkronjë të madhe vetëm emat e përveçëm dhe togfjalshat që janë të njëjtë me ta, ndërsa shqipja është më precize. Ajo ka përcaktuar rregulla të rrepta se cilat fjalë kanë meritën të shkruhen me shkronjë të madhe dhe cilat fjalë duhet të shkruhen me shkronjë të vogël. Për shembull në gjuhën shqipe: “Emrat e ditëve të javës, muajve dhe stinëve shkruhen me shkronjë të vogël”136, kështu kemi “e hënë, e martë, e mërkurë etj; janar, shkurt, mars; pranverë, verë etj”.137 Edhe italishtja138 ndjek të njëjëtën regull si shqipja. Ndërsa në gjuhën angleze, ditët e javës dhe muajt e vitit shkruhen gjithmonë më shkronjë të madhe, p.sh. “Monday, Tuesday, Wednesday etj; January, February, March etj”139.

Një dukuri e tillë nuk mund të qëndrojë e pandryshueshme në kohë e vende të ndryshme për disa fjalë. Të tilla janë fjalët Zot, Atë dhe Ungjill. Siç dihet tashmë, standardi i gjuhës shqipe është formuar në bazë të varietetit të toskërishtes, e cila pati fatin të jetë gjuha e grupit shoqëror që kishte pushtetin në atë kohë dhe si rrjedhojë të përfitoi prej saj. Nën ndikimin e socializmit real fjalët Zot, Atë dhe Ungjill, si terma fetarë të ndaluar në atë kohë, sikundër ishte e ndaluar edhe krejt praktika fetare në Shqipëri, shkruheshin me shkronjë të vogël, gjë që çon në mosrespektimin e rregullave dretshkrimorë dhe të mbartjes së vlerave të vetë këtyre emrave në gjuhë të tjera.

Sipas librit “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, “emërtimet e funksioneve shtetërore, politike e ushtatake, të gradave, të titujve fetarë etj, shkruhen me të vogël, si at Shtjefën Gjeçovi”.140 Ndërsa, vetëm pak rreshta më poshtë gjejmë: “Kur emërtimet e mësipërme janë bërë pjesë e

135 Shih: Gjovalin Shkurtaj, Sociolinguistike e shqipes, Botim i dytë, Shtëpia botuese MORAVA, Tiranë, 2009, f. 141. 136 Shih:Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, Tiranë, 1974, f. 122. 137 Shih:Instituti i i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, Tiranë, 1974, f. 122. 138 “Emrat e muajve dhe të ditëve të javës shkruhen përgjithësisht shkronjë të vogël”. Shih: Maurizio Dardano, Pietro Trifone, Grammatica italiana con nozioni di linguistica (terza edizione), 1995, f. 695. 139 Shih:Macmillan English Dictionary, Second edition, 2009. 140 Shih:Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, Tiranë, 1974, f. 109, 110.

71

Page 72: Alessia Bergamin

pandarë e një emri të përveçëm, ato shkruhen me shkronjë të madhe”.141 Le t’i analizojmë të dyja rastet. Së pari, fjala “Atë” është një “titull fetar që u jepet priftërinjve a murgjve”,142 por ama ajo është pjesë e pandarë e emrit të përveçëm, kështu që bie ndesh me rregullën e parë, e cila na imponon ta shkruajmë më shkronjë të vogël. Nëse një prifti apo murgu i jepet ky titull, atëherë ky i bashkangjitet emrit dhe mbiemrit të tij dhe bëhet pjesë e pandarë e emrit dhe mbiemrit të këtij prifti apo murgu, pra sipas këtij rregulli nuk mund te shruhet me shkronjë të vogël. Një murgu apo prifti, mbasi ka marrë këtë titull, nuk mund t’i thuhet në emër apo mbiemër pa fjalën Atë përpara. Kjo situatë ilustrohet më së miri në romanin “Vëllezërit Kramazov” të Fiodor Dostojevski, përkthyer nga Sokrat Gjerasi, ku fjala “Atë” është e shkruar me shkronjë të vogël p.sh. “…Gjithsesi normat e mirësjelljes për raste të tilla sikur ende po ndiqeshin dhe atë Paisi vazhdonte…”.143 Ose diku tjetër, “…Edhe atë Paisi edhe kujdestari, mundoheshin…”.144 Nëse i referohemi po të njëjtit libër, por tashmë në anglisht, do të gjejmë që fjala Atë, që në anglisht është “Father”, është e shkruar me shkronjë të madhe: “…Of both of them Father Paissy felt for some…”.145 Ose një tjeter shembull: “…As he walked round the hermitage, Father Paissy remembered Alyasha and that…”.146Kohët e fundit fjala Atë po shkruhet me të madhe.Ashtu si me fjalën Atë rregullat e drejtshkrimit të shqipes parashohin të shkruhen me të vogël edhe fjalët ungjill dhe zot. Po t’i referohemi Fjalorit të gjuhës shqipe për fjalën Zot, do të gjejmë këtë përkufizim: “Zot-i → m. Fet. qenia më e lartë e mbinatyrshme, e cila, sipas besimeve fetare, ka krijuar botën, qëndron mbi të dhe drejton gjithçka (dhe në shembujt që jep për t’a ilustruar fjalën në kontekst,njërin e shkruan me shkronjë të madhe: i lutem Zotit,kurse tjetrin me shkronjë të vogël:e ruanin zotat”.147 Në romanin “Martin Iden” të Xhek Londonit, përkthyer nga Sh. Demiraj, hasim fjalën Zot, e cila është shkruar me të vogël. “…Për zotin! Ne u bëmë kafshë!...”.148 Në një pjesë tjetër kemi: “…prandaj ai kënaqej duke menduar për “dashuronjësit e krisur të zotit”149. Ndërsa në romanin “Vëllezërit Kramazov” fjala Zot shkruhet, diku me të madhe e diku me të vogël (madje në të njëjtën faqe i gjejmë të dy versionet dhe që të dy i referohen Zotit drejtepërdrejt): “… Mos e dhëntë Zoti!...”150 dhe me të vogël, “… Por, o zot, ç’bëhej tek zonjat tona!”.151 Për të vazhduar më tej dhe jo më larg se në faqen tjetër (415), ku përsëri e njëjta gjë: “… Betohem për atë Zot dhe gjygjin e tij, që nuk jam fajtor…”152 dhe “… me një zë krejt tjetër, të panjohur më parë, që zoti e di nga i erdhi. …”153 e shumë të tjera. Ndërkohë po t’i hedhim një sy versionit anglisht, mund të shohim se fjala Zot, që në anglisht është God, shkruhet gjithmonë me të madhe: “…he loved his God and believed …”, “…for their rest will rise up to God though …”154 etj.

141 Shih:Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, Tiranë, 1974, f. 110. 142 Shih:Jani Thomai, Mico Samara, Pavli Haxhillazi, Hajri Shehu, Thanas Feka, Valter Memisha, Fjalor i gjuhës shqipe, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2006. 143 Fjodor Dostojevski, Vëllezërit Kramazov, Romani 2, Shtëpia Botuese Enciklopedike, Tiranë ,1995, f. 7. 144 Fjodor Dostojevski, Vëllezërit Kramazov, Romani 2, Shtëpia Botuese Enciklopedike, Tiranë ,f. 4. 145 Fyodor Dostoyevsky, The brothers Karamazov, The Modern Libraty, New York f. 394. 146 Fyodor Dostoyevsky, The brothers Karamazov, The Modern Libraty, New York f. 395. 147 Shih:Jani Thomai, Mico Samara, Pavli Haxhillazi, Hajri Shehu, Thanas Feka, Valter Memisha, Fjalor i gjuhes shqipe, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2006,f.1236. 148 Xhek london,Martin Iden, Shtëpia Botuese Naim Frashëri, Tiranë, 1975, f. 146. 149 Xhek london,Martin Iden, Shtëpia Botuese Naim Frashëri, Tiranë, 1975, f. 203. 150 Xhek london,Martin Iden, Shtëpia Botuese Naim Frashëri, Tiranë, 1975, f. 414. 151 Xhek london,Martin Iden, Shtëpia Botuese Naim Frashëri, Tiranë, 1975, f. 414. 152 Xhek london,Martin Iden, Shtëpia Botuese Naim Frashëri, Tiranë, 1975, f. 415. 153 Xhek london,Martin Iden, Shtëpia Botuese Naim Frashëri, Tiranë, 1975, f. 415. 154 Fyodor Dostoyevsky, The brothers Karamazov, The Modern Libraty, New York f. 382, 408.

72

Page 73: Alessia Bergamin

Po i referohem sërish librit “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, ku thuhet se: “Përemri vetor ju dhe përemrat pronor juaj, (i, e) tij, (i, e) saj, në shenjë nderimi për personin të cilit i drejtohemi, mund të shkruhen me shkronjë të madhe”.155

Nga sa sollëm më lart, jo vetëm në shqipen dhe italishten, po edhe në gjuhë të tjera, dendur, fjalët në vende dhe kohëra të ndryshme respektohen dhe shkruhen me të madhe nën ndikimin shoqëror dhe politiko-ideologjik të kohës. Si në gjuhën shqipe, ashtu edhe në italishten, tradita shkrimore e mëparshme, si dhe Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe dhe italiane përcaktojnë edhe një numër të madh emrash, emërtimesh të përbëra etj., që duhen shkruar me të madhe. Në sociolinguistikë ky lloj drejtshkrimi, quhet respekti formal apo drejtshkrimor156. P.sh. përemri vetor ti, ndërsa zakonisht shkruhet me të vogël, në shqipen, në raste të veçanta mund të shkruhet edhe me të madhe si shprehje e respektit, si p.sh.: në vjershën “Glosë për Çamërinë” të A. Vincës:

“Ne shumë pak kemi kënduar për Ty! (Jo pse s’të kemi dashur, jo pse s’të kemi njohur) Pak kemi kënduar... Po në zemër një vend gjithmonë e kemi ruajtur për Ty; /një vend bosh, e dashur Çamëri!”.

(A. Vinca, Kohë e keqe për lirikën, 1997, f.118).

Shkruhen me shkronjë të madhe në shqipen: Emërtimet e funksioneve zyrtare e shoqërore më të larta, titujt e lartë të nderit dhe emërtimet e urdhrave e medaljeve shtetërore, si edhe në rastet e shoqatave, institucioneve; Emërtimet e titujve të tjerë të nderit shkruhen me shkronjë të madhe vetëm në fjalën e parë.

Shkruhen me shkronjë të madhe në italishten: - l’Amministrazione provinciale; il Liceo classico “A. Volta”; il Presidente della Repubblica, Alitalia, Senato, Università; la Croce Rossa; la Regione Lazio; il Partito Democratico Shkruhen me shkronjë të vogël në shqipen: emrat e festave fetare; pashkët, bajrami, ramazani etj.

Shkruhen me shkronjë të madhe në italishten: emrat e festave fetare: Natale, Pasqua etj. l’Onnipotente, Dio è buono, la Madonna, l’Immacolata; la Croce;Zeus, Allah.

Nga sa del prej përqasjeve të mësipërme, italishtja dhe shqipja ndjekin në vija të përgjithshme rregullatë njëjta për sa u takon fjalëve që shkruhen me shkronjë të madhe për arsye mirësjelljeje a respekti drejtshkrimor. Por, edhe pse përdorimii shkronjës sëmadhe për arsye respekti a mirësjelljeje është i përcaktuar,në italishten,mund të ndodhë që të ketë edhe luhatjenga njëri krijuestetjetri. Një shembull tipik lidhur me këtë mund të jetë të shkruarit me të madhe e emrave të popujve: shkronja e madhe është e detyrueshme kur është fjala për mbiemra (“i vini Francesi”), ndërsa,kur është fjala për një popull përdorimii shkronjës sëmadhe ose të vogëlalternohet (“i tedeschi avevano ispezionato il campo con cura” P. Levi, “i Tedeschi lo avevano preso in seguito alla spiata di un qualche delatore” Morante). Porse meshkronjë të

155 Shih: Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, Tiranë, 1974, f. 120. 156 Shih: Shkurtaj. Gj. Sociolinguistikë e shqipes, 2009, f. 140-141.

73

Page 74: Alessia Bergamin

madhe shkruhet kur duam të dallojmënjë populltë lashtë nga një modern, si për shembull: i Romani dei secoli passati dai romani di oggi, abitanti della città di Roma. Përdorimii shkronjës së madhe në të dy gjuhët (në italishten dhe në shqipen) mund të bëhet edhe për të shprehur nderimin (it.ossequio) në format e mirësjelljes. Në këtë rast shkronja e madhe përdoret në përemrat dhe mbiemrat pronorë të vetës III njëjës ose tëvetës II shumës që i referohen destinatarit të cilit i drejtohemi me lei ose voi për mirësjellje. Ja, në vijim, disa shembuj nga gramatikat italiane157:

Egregio signor Rossi, abbiamo ricevuto la Sua lettera del 10 u.s. e siamo contenti di avvertirLa che... In risposta alla spettabile Vostra del 10 u.s., Vi comunichiamo che...

Gjithashtu,në italishten përdoren shkronjat e mëdha të respektit në letërkëmbimin epistolar, ashtue dhe në format përemrore, si p.sh.: Vostra Signoria, Vostra Eccellenza, ecc., come ad esempio: “Abito in campagna Eccellenza.” (L.Pirandello, Novelle)

Po ashtu, le të shohimedhe disa shembuj nga përdorimi i shkronjës së madhe për mirësjellje në letërsinë shqiptare:

Vlorë, 17 Mars 1913 Zoti Kryetar! Disa shkaqe të veçanta, meqenëse, më ndalojnë që të punoj, ju lutem fort që të pranoni lëvizjen time nga kabineti i Qeverisë së Përtanishme... Duke kërkuar ndjesë, të lutem zoti Kryetar, të pritni të falurat e mia me nder të madh. Mid’hat Frashëri Më parë Ministër i Punëve të Përgjithshme Zotit kryetar të Qeverise Së Përtanishme (Letërkëmbime, Mid’hat Frashëri) Letër e Skenderbeut drejtuar Ferdinandit, mbretit të Napolit "Madhëri e Shenjtë Mbretërore, Zot! Më duket se është natyrë shumë e keqe ajo e atyre njerëzve që shohin zotërit e tyre, farefisin ose miqtë, të ngushtuar nga ndonjë nevojë dhe presin të jenë të lutur ose të kërkohen. E di mirë se madhërisë Suaj i kujtohet se, menjëherë mbasi filluan të ngjisnin sulmet dhe u bë kryengritja në mbretërinë Tuaj, unë, për të përmbushur detyrën time, ju dërgova t'ju dhuroj veten, pasuritë, dhe çdo gjë që kisha në botë. Madhëria Juaj, o sepse besuat se nuk do të kishit nevojë, o sepse menduat se unë nuk do të vija në veprim atë qe thosha, nuk më kërkuat asgjë. Por unë, nga lajmet që dëgjoja se punët e Madhërisë Suaj po shkonin çdo ditë e më keq, pa u këshilluar tjetër me ju, me ato pak anije që munda të kem, dërgova në Pulje disa njerez,

157 Shih: Roncoroni Federico, Grammatica Essenziale della Lingua Italiana, Mondadori, 2005, f. 30.

74

Page 75: Alessia Bergamin

këmbësorë e kalorës në sherbim të Madhërisë Suaj. Nuk kam dëgjuar deri tani, nëse ata do të kenë dhënë ndonjë fryt, por vetëm princi i Tarantit më shkruan një letër, kopjen e së cilës si dhe përgjigjen time po ia dërgoj Madhërisë Suaj, dhe cuditem sesi Zotëria e tij mendon se unë nga fjalët e ashpra do të nderroj mendim. Por nje gje dua te them: Zoti e ruajtë Madhërinë Tuaj nga e keqja, nga dëmi e nga rreziku, veç çfarëdo që të ndodhë, unë do të jem nje mik i virtytit dhe jo i fatit. Le te shikoje Madheria e Juaj nese njerëzit e mi ju kanë sjellë ndonjë shërbim ose nëse kanë per t'ju sjellë, dhe nëse më duhet të dërgoj të tjerë dhe sa, e po ju lajmëroj, se ka shumë ditë që kam përgatitur mirë dyqind kalorës, të cilët janë për vullnetin e Madhërisë Suaj, të cilën me bindje po e lus se, nëse shihni ndonjë kërcenim për shtetin tuaj, me kënaqësi të më lajmëroni, sepse o zotëri, unë personalisht kam për të ardhur me aq njerëz, sa edhe po të mos keni asnjëri tjetër, unë kam guximin t'i zëvendësoj me njerëzit e mi dhe me besën se dua të vdes me të gjithë në shërbim dhe në shtetit e Madhërisë Suaj, të këmbet e së cilës përulem". (Marrë nga faqja e internetit FORUMI SHQIPTAR, në rubrikën “Historia shqiptare”, Më tepër rreth miqësisë së Skenderbeut me Ferdinandin)

5.2 Respekti i shprehur me mjete gramatikore në shqipen dhe në italishten

5.2.1 Respekti me mjete gramatikore në shqipen: sistemi dypalësh (ti / ju)

Respekti në një gjuhë nuk shfaqet vetëm në leksik dhe drejtshkrim. Ai shfaqet edhe në gramatikë. Në gjuhën shqipe si shfaqet në përdorimin e përemrit vetor të vetës së dytë shumë: Ju dhe në vendosjen e foljes në vetën e dytë shumës. Në gjuhën shqipe shkruhen me shkronjë të madhe përemrat vetorë të vetës së dytë shumës, Ju. Përemri vetor Ju përdoret për t’ju drejtuar dikujt me mirësjellje dhe me respekt. Përdoret veçanërisht për t’ju drejtuar personave më të mëdhenj në moshë apo atyre që kanë një funksion të caktuar në shoqëri. Edhe në gjuhën frënge si formë respekti pëërdoret veta e dytë e numrit shumës e përemrit vetor Vous, formë e cila përdoret për të dyja gjinitë. Është një formë që përdoret për t’ju drejtuar funksionarëve të lartë, personave me pozitë dhe drejtuesve të shtetit.

Në çdo shoqëri apo bashkësi shoqërore ekzistojnë edhe rregulla të caktuara që “disiplinojnë” marrëdhëniet e njerëzve sipas statusit dhe rolit përkatës. Kjo shprehet sidomos në të drejtuarit me emër apo mbiemër, në të drejtuarit me njëjës (ti) apo në shumes (ju) etj. Format e respektit në gjuhë të ndryshme janë të ndryshme, porse, në përgjithësi, gati cdo gjuhë ka mënyrat e veta. Më të përhapura janë format e respektit me anën e numrit shumës, si p.sh ju në vend të ti, që e ndeshim në gjuhë si: frëngjishtja (Vous), rusishtja (Vei), rumanishtja (Dumnea Voastra), gjermanisht (Sie) etj. Edhe shqipja në kohet e reja po përdor vetën e dytë shumës (ju), porse deri vonë, sidomos në qytetet e Shqipërisë së Jugut, ka qenë përdorur edhe forma Zotrote (Zotëria Jote) që del si një kalkim i shprehjes se gjuhëve neolatine Signoria Vostra. Për gjininë femërore ndeshim edhe Zotrisate (në shqipen e hershme dhe te arbëreshët e Italisë). Ka gjuhë që, për të shprehur respektin, përdorin më fort emrin në vetën e tretë njëjës, si italishtja (Lei), si edhe formën e vetës së tretë shumës (Loro).

75

Page 76: Alessia Bergamin

Anglishtja nuk arrin ta shprehë respektin në këtë mënyrë, sepse përemri vetor i vetës së dytë njëjës dhe ai vetës së dytë shumës janë njësoj. Megjithatë ajo përdor struktura gramatikore me folje modale të cilat tregojnë respektin dhe shfaqen në një përshkallëzim të formalitetit.

- Nuk e kemi hallin atje! Mos ma prisni fjalën, ju them. Hallin e kemi tani aty ku e dini edhe ju vetë e ku ju djeg miza. Ç’është kjo që bëjmë more ? I kini vidhat në rregull, apo u kanë luajtur nga vendi!, - e ngriti zërin dhe u nevrikos Dania. – Ç’mendje kjo juaja ? Ne po bëjmë një vit e ca bashkuar, kurse ju, si ato dhitë pa bari, më shullëheni dhe bëni sehir, si do ta dredhim vallen ne! Ku ju shpie mushka, xhanëm? A dëgjoni ju ç’bëhet thellë e më thellë sesa ne, në malësitë ku ha pula strall? (Teodor Laço, “Tokë e ashpër” f . 39 ). -Si të dëshironi... – belbëzoi. Ju s’i dini zakonet tona se jeni qytetarë... prandaj nuk ua marr për ters. Ju më ftuat për drekë, edhe une ju ftova tani, me zemër të bardhë... Dhe ju pres. (Teodor Laço, “Tokë e ashpër”, f. 26)

Meqenëse pikëllimet që m‘u shkaktuan aty te forcoma e fundit e pavarësisë italiane, të cilat ju i njihni dhe i keni në kujtesë, prekin në njëfarë mënyre dhe janë në kundërshtim me drejtësinë e burrave kryesorë që atëherë drejtonin çështjen publike, po them se ju vetë, o zonjë, ju vetë më sugjeruat asokohe të sakrifikoja sedrën time për rrethanat që e kishin çuar në zgrip mundimin e Venedikut . (Pashko Vasa, Burgimi im, Vepra Letrare 1, f. 155) - Sonte , - më tha , - ndërsa të gjithë të denuarit do të jene duke fjetur, do të vij t’ju nxjerr që këndej dhe do të kalojmë së bashku ndonjë orë në apartamentin tim; do të jetë dhe e fejuara ime, motra e saj e vogël dhe e ëma. (Pashko Vasa, Burgimi im, Vepra Letrare 1, f. 232) Fshataret e pane me mosbesim. “Dru se i prishni” , - foli burri i kuvendit . “Ju japim fjalën”, - tha Mitroja . (Stavri Madhi, Pranvera e tokës, f . 5)

Alo, jam një studente e arteve, më falni që ju shqetësoj, jam ajo që kerkoi një nënshkrim për shoqen e saj, ndoshta nuk ju kujtohet? (Ismail Kadare, E penguara, f. 29)

- Erdhi koha të përshëndetemi, doktor, - tha Memua. - Ju faleminderit për të gjitha! – Ai i hodhi dhomës një vështrim lamtumire. (D. Agolli, Komisar Memo) Ju e dini se me poezinë mund të bëhen spekullimet më të mëdha. (Ismail Kadare, Dialog me Alain Bosquet, 1996, f. 161) Ju lutem, Lola, - tha ai i hutuar, ju lutem të më falni. . . (Diana Çuli, Gruaja në kafe, 2009, f. 29)

76

Page 77: Alessia Bergamin

-As perendia nuk mund të bëjë që të mos ekzistojnë më padrejtesitë që u janë bërë. Ju jeni i pafajshëm. Kjo mjafton për ju. Çfarë mund të bëjë për ju gjenerali, veçse t’ju thotë: jeni i pafajshëm? (Pashko Vasa, Burgimi im, „Vepra Letrare“, 1, f . 282)

Pikërisht, zoti konsull. Dhe po jua përsëris, .../-do të përpiqem t’jua shpjegoj. Ju nguteni. -Mos më nderpritni, ju lutem, ... Më lejoni, zotni konsull, jo vetëm t’jua kundërshtoj këtë mendim, po.... (I.Kadare, Viti i mbrapshtë’).

Shihet se në këtë rast, bëhet fjalë për bisedën midis konsullit francez dhe imamit, ku, përdorimi i vetës së dytë shumës për mirësjellje si tipar i kulturës perëndimore kontraston me atë orientale.

5.2.2 Respekti me mjete gramatikore në italishten: sistemi tripalësh (tu, voi, lei)

Në gjuhën italiane dhe në disa gjuhë të tjera nuk ekziston vetëm një formë e shprehjes së respektit dhe mirësjelljes në nivelin e përemrave vetorë (sikundër ndodh me Ju në shqipen), por zakonisht bashkekzistojnë dy forma që i referohen një bashkëbiseduesi të vetëm: Lei (përemër i mirësjelljes në vetën e tretë njëjës) e Voi (përemër i mirësjelljes në vetën e dytë shumës).

Le ta shohim tani më konkretisht përdorimin e Lei/Voi. Përemri vetor Lei, veta e tretë, numri njëjës, në italisht ky përemër është në formën femërore dhe kryesisht shkruhet me shkronjë të madhe. Lei është përemër vetorë i mirësjelljes që përdoren në gjuhën standarde, si të shkuar, ashtu edhe të folur. Kjo formë përdoret në situata formale, kur i drejtohemi një personi që ka pozitë shoqërore më të lartë, si: ministër, profesor, doktor, etj. natyrsht kur është në moshë madhore. Mendohet se përdorimi i përemrit vetor Lei në gjuhen italiane është bërë e mundur falë ndikimit të kulturës spanjolle dhe është konsideruar si një Ndikim i huaj “foresterizëm”, porse disa studiues italianë, si Bruno Migliorini dhe Gian Luigi Beccaria, të cilët e kanë studiuar origjinen e kësaj forme, kanë mbërritur në përfundimin se përemri vetor Lei është një formë natyrale e gjuhës italiane. Veta e dytë e peremrit vetor Voi, në numrin shumës, si përemër i mirësjelljes, që i referohet një personi të vetëm, është shumë e kufizuar në përdorim dhe e ka humbur pozicionin e rëndësishëm të kohëve të shkuara. E gjejmë kryesisht në zonën jugore të Italisë. Përemri vetor i vetës së dytë njëjës tu përkundrazi, në dallim nga përemrat e tjerë vetorë përdoret Lei e Voi, në situata joformale, kur i drejtohemi një personi që ka të njëjtën pozitë shoqërore ose që ka të njëjtën moshë, sidomos në mjediset familjare, me shokët, moshatarët etj. Sot në Itali midis të rinjve përdoret gjithmonë e më shpesh përemri vetor tu. Natyrisht,si formë e mirësjelljes mbetet në fuqi kërkesa “Ci diamo del tu?” dhe përgjigjja e menjëhershme : “Ci mancherebbe...” Zgjedhja midis njërës formë dhe tjetrës (tu/Lei) varet nga faktorë të ndryshëm sociolinguistkë si p.sh. mosha, seksi, situata dhe lloji i lidhjes midis bashkëbiseduesve, pushteti, pasuria dhe rëndësiaose pozita sociale (Brown e Gilman, Vachek1).

Përveç përemrave vetorë të sipërpërmendur, që janë në rolin e kryefjalës, në gjuhën italiane përdoren edhe disa përemra vetorë në funksion të kundrinorit të drejtë dhe të zhdrejtë, si: La, Le, Vi, forma që përdoren ose përpara foljes (Le dico, La vogliono) ose në pozicion enklitik (prenderLe, InformarLa, avertirLe).

77

Page 78: Alessia Bergamin

Gjithashtu në gjuhën italiane përdoren edhe përemrat pronorë: Suo, Sua, Vostro, Vostra dhe shkruhen me të madhe. Le të shohim më në veçanti përdorimin e përemrave allokutivë të përmendur, duke sjellë edhe shembuj të nxjerrë nga letërisa italiane ose nga ligjërimete folura. Përemra allokutivë janë përemrat vetorë të patheksuar dhe të theksuar (atoni e tonici), që përdoren për t’iu drejtuar një destinatari për të bashkëbiseduar me të. Nga pikëpamja morfologjike, fjala është për përemra të vetave të ndryshme:

1) të vetës së dytë njëjës: tu, ti; shumës: voi, vi, Voi, Vi; 2) të vetës së tretë njëjës: Lei, Le; shumës: Loro;

Konvencionalisht të shkruarit me të madhe e Voi, Vi, Lei, Le, Loro tregon në gjuhën e shkruar përemrat e quajtur të “mirësjelljes a kortezisë” për t’i dallaur nga përemrat vetorë “natyrorë” të vetës së dytë shumës (voi, vi) dhe të vetës së tretë (lei, le, loro) të zakonshëm e jo të mirësjelljes. Edhe allokutivi “noi” nënkuptohet dhe mund të përdoret në vend të “tu”, “voi” o “lei” për të dhënë një pohim, për të shprehur simpatinë ose për arsye të një përfshirjeje emotive, dhe zakonisht shprehet nga një epror ndaj një bashkëfolësi inferior (si për shembulll mjeku mund t’i thotë pacientiut: Come andiamo? (=Si jemi?).

5.2.2.1 Përdorimi i përemrave allokutivë në praninë e vetëm një dëgjuesi

Përdorimi i “Lei” Përemrat allokutivë gjejnë referentët e tyre në kontekstin në të cilinpërdoren dhe përdorimi i

tyre duhet të jetë koherent memjete gjuhësore si përshëndetjet, titujt dhe duhet kryer edhe përshtaja e foljeve. Në shembulline parë (1) që do të sjellim më poshtë, folësi i drejtohet dëgjuesit duke i dhënë tu (=ti) (dhe kjo tregon një marrëdhënie konfidenziale) duke përshtatur edhe përshëndetjen informale, kurse në të dytin (2) folësi i drejtohet me Lei, duke e përmendur titullin ose fjalën “signor” (zotëri) dhe duke përdorur një përshëndetje formale.

(1) Ciao, sono io. Sto cercando di parlarti da due giorni, ma sento solo la tua voce registrata...[...] Mi farebbe molto piacere rivederti dopo tanti anni e spero anche a te. Ciao. Stefano. (Carmine Abate, La moto di Scanderbeg, pag. 69) (2) Perciò, nel confermarle la mia stima, sono spiacente di rifiutare questa sua proposta, ma sono sicuro che prima o poi le verrà un’idea vincente, europea. Arrivederci, signor Alessi, passi158 a trovarmi quando viene nei nostri studi. (Carmine Abate, La moto di Scanderbeg, pag. 134)

158 Edhe përdorimi i eptimit foljor të vetës III njëjës, në vend të vetës II, nga ana e folësit kur i drejtohet një bashkëbiseduesi, shënon përdorimin e lei (në këtë rast specifik është “passi”). Pra, jo vetëm përemrat vetorë ose format e tjera përemërore (la/le) tregojnë përdorimin e vetës III për mirësjellje, por edhe mbaresat e foljeve . Në shumë raste folja mund të jetë i vetmi tregues i përdorimit të formës së mirësjelljes.

78

Page 79: Alessia Bergamin

Zgjedhja e përemrit allokutiv metë cilin i drejtohemi një bashkëbiseduesi (veta II njëjs ose veta III njëjës) gjatë një shkëmbimi verbal, ose edhe me shkrim, varion në bazë të llojit të marrëdhënieve që kemi me tjetrin: nëse kemi një marrëdhënie “distance” do të përdoret lei, sinë shembullin (2). Kjo ndodh kur dëgjuesi është një i huaj, ose një person i njohur pormetë cilin nuk kemi konfidenzë ose kur jemi në marrëdhënie inferioriteti.159 Ja disa shembuj nga vepra letrare në italishten:

Lei signor mio, dica quel che vuole: è padrone! (Luigi Pirandello, Novelle, pag. 47) Bartolo s’affrettò a trangugiare precipitosamente, quasi da ingozzarsi, la pèsca che stava sbucciando. “Signor Massimo – mi rispose – lei non sa che io sono povero. Io non posso somministrarle nemmeno venticinque centesimi. Le giuro che nel farle questo rifiuto il cuore mi sanguina”. (M. Bontempelli, Racconti e Romanzi, Mondadori, Milano, 1961) Il capo officina l’aveva anche lui scambiato per un vero apprendista operaio, vero nel senso di figlio di operai, perché lui sul lavoro e nei modi era come gli altri. Saputo dal suo padrone chi lui era, lo investì: “Lei perché ha deciso di fare l’operaio?” “Perché mi piace”. “Ah sì? Ma lo sa lei che noi invece siamo operai perché non possiamo fare altro? Lei ha studiato, e continui a studiare, altrimenti i denari che suo padre ha speso per lei sono sprecati”. (L. Romano, Le parole tra noi leggère, Einaudi, Torino, 1969) “Eccomi” si affacciò dalla stanza il segretario del segretario del Comune. “Sono subito da lei.” (G. Saviane, Di profilo si nasce) Per esempio è stato abolito l’articolo sedici col quale il proprietario del terreno poteva chiedere di costruire in proprio, ma se lei trova un proprietario che abbia già ottenuto l’assegnazione, per l’articolo trentacinque, anzi trentasei della legge ottocentosessantacinque, lei è in grado di acquistare il terreno a un prezzo conveniente, sempre che il Comune accetti di volturarle le licenze.” (G. Saviane, Di profilo si nasce)

Eh, via! sappiam bene che Lei non è venuta al mondo col cappuccio in capo. (A. Manzoni, I promessi sposi, Kap.V, f. 37) Difatti – io dissi – avete le vostre spese. – Spese? Altro! E poi gli incerti, caro Lei. Se sappesse! (S. Di Giacomo, Le poesie e le novelle, 443)

159 Renzi Lorenzo (1993), La deissi personale e il suo uso sociale, in “StGrI”, XV, pp. 356. Renzi saktëson se në zonat e Italisë qendrore dhe jugore le (Marche jugore, Abruzzo, një pjesë e Campanias dhe e Kkalabrisë), folësi më pak të shkolluar kalojnë shpesh nga përdorimi i lei në tu, pa dashur të realizojnë një shtim të konfidencës.

79

Page 80: Alessia Bergamin

Në disa situata, në vend që të përdoret “lei”, folësi mund t’i drejtohet dëgjuesit duke përdorur sintagmën emërore, duke përshtatur foljen në vetën e tretë njëjës, si në shembujt e mëposhtëm kur kamarieri i drejtohet klientit:

Caddi a sedere sulla sedia davanti al tavolino. Il cameriere stava rientrando dalla cucina e si piantò ritto in faccia a me. Ebbi la forza di mormorare: “Un pezzo di formaggio, un bicchiere di vino.” […] Dopo una sosta, con un sorriso ossequioso: “Il signore deve perdonarmi se senza volerlo ho sentito qualche parola della sua conversazione con il signor Bartolo. Se al signore occorre danaro, mi permetta di dirle che fa male a rivolgersi a quei tipi lì. Le consiglierei piuttosto il commendatore”.

Kur stili është shumë formal, ose disi i vjetëruar, përveç lei, përdoret edhe forma mirësjelljes Ella. Për shembull:

Conto sull’impegno che Ella metterà nell’interpretazione di questo. E intanto la saluto cordialmente. Luigi Pirandello (Luigi Pirandello, Lettere a Marta Abba, Mondadori, Milano, 1995)

Se Ella mi promette di corrispondermi, le prometto che anch’io quanto a Lei farò un crocione alla Signoria. (Giacomo Leopardi, Signore mio Carissimo..., Lettera del 17 giugno 1817 a Pietro Giordani) Caro il mio dottore, ho gran paura ch’Ella non vedrà niente né nessuno. (Luigi Pirandello, Novelle)

Për sai përket përshtatjes, përdorimi i Lei kërkon përshtatjen në gjininë femërore të të gjithë tutti elementeve pertinente, si për shembull: Avvocato, l’ho vista ieri di sfuggita. Përshttaet në femërore edhe në rastin e Ella o Signoria Vostra.

Përdorimi i “Voi”

Një tjetër formë e distancës për t’iu drejtuar bashkëfolësit në italishten është voi. Kjoformë përdoret sot vetëmnë zonat e Qendrës sidomosnë Jug. Në të gjitha zonat e Italisë në të cilat përdoret voi, ajo pëson një konkurrencë me lei, për pasojë përveç kundërvënies tu/lei do të jetë edhe tu/voi.160

160 Renzi Lorenzo (1993), La deissi personale e il suo uso sociale, in “StGrI”, XV, p. 361.

80

Page 81: Alessia Bergamin

A voi per esempio, dovrebbero fare un biglietto per... il vostro nome? (Alessandro Manzoni, Promessi sposi, f. 143)

Individui di riguardo, talvolta anche rinomatissimi “guappi”, si affacciavano nella bottega per dirgli: “Veniamo a prendervi alle cinque in punto, c’è il discorso politico al Rione Amedeo”. Oppure: “Possiamo contare su di voi, don Pasquale, per la lirica al Mercadante?” (G. Marotta, L’oro di Napoli, Bompiani, Milano, 1947) “Dotto’ abbiamo preso la multa!” mi dice con tono rassegnato il tassista. “Che volete dire con “abbiamo preso la multa”? che l’ho presa pure io?” “Ebbè, mi pare evidente.” “Veramente non capisco. Allora secondo voi, vi sembra normale che chi guida commette l’infrazione e chi sta seduto dietro deve pagare la multa?” (L. De Crescenzo, Così parlò Bellavista) Paolino fa per vuotare il portacenere, ma il ragioniere sta fumando e posa la sigaretta sull’orlo proprio allora. “Ciao”, fa il ragioniere. “Buonasera”, dice Paolino. “Che fai in giro a quest’ora?” Il ragioniere ha una lunga faccia bianca, dalla pelle secca, come se non vedesse mai il sole161. (I. Calvino, I racconti, Einaudi, Torino, 1958)

Po sjellim në vijim një fragment të nxjerrë nga Il buon giornale e P. Ottone, në të cilin përmendet përdorimi i kryesisht i lei në vend të voi në Italinë e Veriut:

Caputo lavorava alla Gazzetta del Popolo, che era in quegli anni un giornale importante, stampato a Torino. Una mattina presi dunque il treno, e andai a Torino. Il viaggio durò varie ore. Alle cinque del pomeriggio entrai nell’ufficio di un signore che aveva una quarantina di anni, e che fece subito su di me una grande impressione: era gentile e sicuro di sé, usava il “lei” invece del “voi”, aveva una misurata, discreta eleganza nell’aspetto e nelle maniere. (P. Ottone, Il buon giornale)

Renzi nënvizon se voi vazhdon të përdoret në përkthimin e veprave të huaja nga Mesjeta në përgjithësi deri në tetëqindën, kur përdorimi i lei do të ngjante pa vend.

Me shumë interese është shembulli që do të sjellim në vijim. Fjalaështë për një kalim një fragmenti të shkëputur nga I promessi Sposi në të cilin vihet në dukje përdorimii sistemit trepalësh (tripartito)në italishten (tu, voi, lei). Don Rodrigo dhe atë Cristoforo fillimisht i drejtohen njëri-tjetrit me lei, por dora-dorës që tonet e diskutimit bëhen më të ashpra e të ndezura, rrëshaqsin progresivisht

161 Nëkët ë rast , eprori ose il ragioniere i drjetohet me tu djaloshit, kurse ky i fundit (si inferior ) i drejtohet me lei. Shih edhe paragrafin “Përdorimi social i përemrave allokutivë”.

81

Page 82: Alessia Bergamin

në voi të atë Cristoforos te tu e don Rodrigos, që në rreshtin e fundit të fragentit përdor, madje, urdhëroren me ton të prerë:

«In che posso ubbidirla?» disse don Rodrigo, piantandosi in piedi nel mezzo della sala. Il suono delle parole era tale; ma il modo in cui eran proferite, voleva dir chiaramente: bada a chi sei davanti, pesa le parole, e sbrigati. [...] «vengo a proporle un atto di giustizia, a pregarla d’una carità. Cert’uomini di mal affare hanno messo innanzi il nome di vossignoria illustrissima, per far paura a un povero curato, [...]. «Ebbene,» disse don Rodrigo, «giacché lei crede ch’io possa far molto per questa persona; giacché questa persona le sta tanto a cuore...» «Ebbene?» riprese ansiosamente il padre Cristoforo, al quale l’atto e il contegno di don Rodrigo non permettevano d’abbandonarsi alla speranza che parevano annunziare quelle parole. «Ebbene, la consigli di venire a mettersi sotto la mia protezione. [...]» «La vostra protezione!» esclamò, dando indietro due passi, postandosi fieramente sul piede destro, mettendo la destra sull’anca, alzando la sinistra con l’indice teso verso don Rodrigo, e piantandogli in faccia due occhi infiammati: «la vostra protezione! È meglio che abbiate parlato così, che abbiate fatta a me una tal proposta. Avete colmata la misura; e non vi temo più.» «Come parli frate?...» «Parlo come si parla a chi è abbandonato da Dio, [...]. Verrà un giorno...» Don Rodrigo era fin allora rimasto tra la rabbia e la meraviglia, attonito, non trovando parole; ma quando sentì intonare una predizione, s’aggiunse alla rabbia un lontano e misterioso spavento. Afferrò rapidamente per aria quella mano minacciosa, e, alzando la voce, per troncar quella dell’infausto profeta, gridò: «escimi di tra’ piedi, villano temerario, poltrone incappucciato». (Manzoni, Alessandro. I Promessi sposi. Milano: Garzante, 1999, VI, 73)

Edhe në shembullin e mëposhtëm kemi një përzierje të përemrave: në të dyja rastet inferiori i drejtohet me lei kurse superiori i jep voi162.

Allo scatto del giudice non si scompose e disse sottovoce: - Lei dunque non ci crede? Signor giudice, non mi tocchi! Se ne guardi bene. O lei, com’e’ vero Dio, diventa cieco! - Quando sarete comodo... Vi ho mandato a chiamare per il vostro bene. (L.Pirandello, Novelle, f. 118).

- Come vi chiamate ? - Tararà. - Questo e’ un nomignolo. Il vostro nome? - Ah signore, Argentu , Saru Argentu, Eccellenza. - Va bene, quanti anni avete? - Eccellenza non lo so.

162 Renzi saktëson se, kur përdoren qoftë voi , qoftë lei, ky i fundit fiton një konotacion të epërsisë në krahasim me voi. ( Shih: Renzi Lorenzo (1993), La deissi personale e il suo uso sociale, in “StGrI”, XV, p. 376).

82

Page 83: Alessia Bergamin

- Dove abitate? - Abito in campagna Eccellenza. - Siete nato nel 1837. Avete dunque trentanove anni? - Come comanda Vostra Eccellenza. (L.Pirandello, Novelle, f. 290)

5.2.2.2 Përdorimi i përemrave allokutivë në prani të shumë dëgjuesve

Në paragrafin paravajtës pamë se në rastin kur është vetëm një dëgjues i vetëm dhe duam të mbajmë një farë distance me të përdoret Lei ose Voi.

Kur dëgjuesit janë mëshumë se një, atëherë voi mund të përdoret duke iu drejtuar vetë bashkëbiseduesve të cilëve do t’u jepej vetëm lei.

Es.: Signor Bianchi, entri pure! Anche lei signor Verdi, si accomodi pure. Gradite qualcosa da bere?

Simetrikisht me përdorimin e lei në vetën III njëjës siformëmirësjelljeje kur i drejtohemi vetëm një bashkbiseduesi, nëse dëgjuesitr janë më shumë se një, përveç voi mund të përdoret edhe forma alternative loro nëse duam të shprehim distancë163:

Es.: I signori hanno gradito la cena? I signori si possono accomodare da questa parte.

Përdorimi i Loro është sot pothuajse krejt i mënjanuar nga gjuha e folur, sepse mbahet tashmësi tepër formaledhe e vjetëruar. 5.2.2.3 Përdorimi social i përemrave alokutivë

Vlera efektive e përemrave përcaktohet vetëm nga përdorimi i tyre konkret në lidhjet sociale. Roli i përdorimit të tyre mund të jetë reciprok (kur të dy bashkëbiseduesit përdorin të njëjtin përemër, ose e thërrasin njëri-tjetrin me të njëjtin titull profesional ose akademik) ose joreciprok (kur bashkëbieduesit përdorin dy përemra të ndryshëm, sikundër ndodh në shembullin ndërmjet një profesori dhe studentit).164 Përdorimi i përemrave, pra, ka vlerë sociale përderisa rregullat e përshkruara në paragrafin e mëparshëm nuk zbatohen, mund të krijojnë mospërkime, surpriza, madje, edhe mund të shkaktojnë fyerje.

Renzi165 nënvizon se përdorimi alternativ tu/lei rregullohet nga dy parametra:

a. Raporti i “superioritetit” ose “inferioritetit” ndërmjet dy bashkëbiseduesve që varet nga faktorë si autoriteti që rrjedh nga fakti i pasjes së detyrave të rëndësishme në jetën sociale, mosha ose ndonjë kusht i rastit (si për shembull kur një klient hyn në dyqan);

163 Shih: Renzi Lorenzo (1993), La deissi personale e il suo uso sociale, in “StGrI”, XV, p. 366. 164 Shih: Renzi Lorenzo (1993), La deissi personale e il suo uso sociale, in “StGrI”, XV, p. 369. 165 Shih: Renzi Lorenzo (1993), La deissi personale e il suo uso sociale, in “StGrI”, XV, p. 370.

83

Page 84: Alessia Bergamin

b. Ekzistenca e një raporti konfidencial (që lindr në raste farefisnie ose të krijuar për hir të kontakteve të shpesha) ose të distancës (kjo e fundit varet nga një situatë e të qenit të huaj ndaj njëri-tjetrit) midis bashkbiseduesve.

Nëse ka raporte konfidence do të përdoret reciprokisht tu, si në shembullin midis dy miqve, ose edhe midis personave që nuk njihen, por që kanë të njëjtin pozicion social ose kur janë të një moshe. Midis të rinjve, për shembull, është i dendur përdorimi i tu edhe pse nuk njihen. Por, nëse ka një raport distance bëhet përdorimi reciprok i lei ose tu166 (por vetëm ky i fundit ndërmjet inferiorëve); kurse në në raporte joreciproke midis një superiori dhe një inferiori, i pari mund t’i drejtohet me tu, ndërsa i dyti është i detyruar t’i drejtohet me lei. 5.2.2.4 Shembuj konkretë të nxjerrë nga disa e-mail-e të studentëve167 Në cilësinë e shembujve shpjegues e sqarues, menduamtë përfshijmë në këtë studim disa e-mail-e që m’i kanë dërguar fillimisht disa prej studentëve të mi të vitit të tretë të Departamentit të Italishtes në Facultetin e Gjuhëve të Huaja të UT-së. M’u dukinteresante të mund të anlizohej mënyra se si studentët e italishtes si gjuhë të dytë (L2) i përdorin përemrat e mirësjelljes, dhe nëse pësojnë interferenca nga shqipja. Rasti i dërgimit të e-mail-eve të tilla i përket punës për drejtimin e temave të diplomës.

Dërguesit e grupit të parë të e-mail-eve kanë bërë përdorim korrekt të vetës III njëjs si përemër mirësjelljeje:

Salve prof. Alessia ha per caso qualche indirizzo di e-mail della prof. […] Buongiorno, Prof.ssa Bergamin! Le chiedo scusa se la disturbo però volevo chiedergli168 se mi potrebbe dare un consiglio siccome ho fatto la tesi di laurea e volevo che lei la controllasse prima nel caso avessi fatto qualche sbaglio; la pregherei di dirmelo […]. La ringrazio molto, buona giornata! Ciao Prof. Alessia169. Ho finito la mia tesi. Le mando cosi lei mi può dire se devo cambiare qualcosa. Saluti

166 Do të sjell një shembull personal si tregues lidhur me konceptin e distancës dhe të reciprocitetit të përdorimit të përemrave të mirësjelljes. Kohët e fundit, më ka ndodhur që të shkoj në takimin me mësuesen e anglishtes në shkollën të vajzës sime. Shtoj se, mësuesja në fjalë, është dukshëm më e re se unë, por unë, megjithatë, mbetem nëna e njërës prej nxënëseve të saj. Duke qenë hera e parë që e takoja mësuesen, po dhe duke dashur të paraqitesha me respekt ndaj saj, unë e kam përshëndetur duke iu drejtuar me “lei” (“Si jeni?”), dhe kam vazhduar të flas duke përdorur përemrin e mirësjelljes “ju” në shqipen. Kurse ajo, më është përgjigjur duke më dhënë menjëherë “ti”, duke më lënë mjaft të befasuar (sepse prisja një reciprocitet të respektit /distancës), duke marrë parasysh si kontekstin në të cilin u krye komunikimi, ashtu edhe tipin e raportit që ishte midis nesh. 167 Janë hequr emrat e dërguesve të e-mail-eve për arsye privatësie dhe janë korigjuar gabimet drejtrshkrimore për ta lehtësuar leximin e tyre. Janë evidentuar me të zeza përemrat e mirësjelljes. 168 Përshtatja e përemrit këtu është e gabuar (ka përdorur chiedergli në vend të chiederle). 169 Në këtë e-mail përemrat vetorë janë përdorur me korrektësi. Ajo që nuk përputhet është fillimi i E- mail-eve, krejtësisht në mënyrë informale, që bie në kundërshtim me përdorimin e vetës III njëjës si formë e mirësjelljes.

84

Page 85: Alessia Bergamin

Prof. Alessia! […] Quando avrà visto la mia tesi oppure quando sarà possibile, mi può scrivere per cortesia se è necessario per un test orale […]. Ringraziandola infinitamente, le auguro un buon pomeriggio. La ringrazio tanto prof. Bergamin. Le porgo i miei distinti saluti.

Grupi i dytë i e-mail-eve– që është edhe më konsistent – paraqet një përdorim të përzier dhe, pra, inkoherent, të përemrave të mirësjelljes dhe kalohet në mënyrë arbitrare nga “lei” në “voi”. Ka të ngjarë që kjo vjen edhe nga zotërimi jo plotësisht imirë i gjuhës, përderisa ekziston akoma një interferencë qëvjen nga gjuha amtare. Mëposhtë po japim edhe disa shembuj:

Buonasera professoressa. Scusate il disturbo ma le vorrei consegnare la mia tesi di laurea. Credo di averla terminata. La valutazione certo che sta a Lei. […]. Saluti cordiali. Salve professoressa. Le mando di nuovo la tesi, credendo di avere rivisto e rimediato quelle che Lei mi ha detto. […] Se potete guardatelo di nuovo e scrivetemi per sapere se tutto è in ordine questa volta o se c'è qualche altro problema. Aspetto la sua e-mail. Saluti cordiali. Buonasera professoressa. Spero di non disturbarla, […] Vi auguro una buona serata. Cordiali saluti. Prof vi mando la mia tesi so che eë tardi ma ho avuto dei problemi. Ve la mando solo per essere sicura di averla fatta bene. Salute Prof. Alessia Buongiorno ! […] forse come me le scrivono tanti studenti, io aspetto la risposta dei suoi esami quando avrai170 visto le tesi dei miei due esami della civiltà del primo semestre e del secondo. Se in qualcuno di loro non ho presso un voto positivo, è pregata di darmi la possibilità di fare l’esame orale! Ciao Prof. scusa171 per l'ora ma adesso mi hanno dato la vostra e-mail. Sono […] della terza B di quest'anno e mi laureo. Ho scelto voi e il tema Immigrazione in Italia.

Ciao Prof.

170 Në këtë rast studentja rrëshqet, ndoshta edhe pa vetëdije, nga përdorimii formës mirësjellëse lei në tu të shprehur nga eptimi foljor “avrai”(shqip: do të kesh) (në vend të “avrà”(shqip:do të keni). 171 Edhe në këtë rast studentja kalon nga eptimi verbal “scusa”, duke m’u drejtuar me tu (në vend që të përdorte “mi scusi”), duke kaluar nga voi (“vostra” e “voi”).

85

Page 86: Alessia Bergamin

Ho trovato tanti materiali sugli affreschi di Michelangelo nella Cappella Sistina. Allora vi faccio una domanda solo per non avere dei dubbi […]. Buongiorno. Ieri sono venuta in dipartimento verso le 12 però non vi ho trovata, […]. […] Possiamo incontrarci domani non so verso le 10 o meglio decide lei a che ora quando sarà in dipartimento. Grazie. Buongiorno Prof. Mi può fissare un appuntamento per parlare della tesi. Ho bisogno di qualche info e volevo incontrarla. Non vi ho scritto prima perché non funziona bene la posta eletrronica. Grazie. Buongiorno,prof.Alessia! […] Se vi dicono qualcosa domani per i dati dell'esame, mi può avvertire per favore? Grazie e buon fine settimana! Salve Prof. Bergamin. vorrei informarla riguardo a come ho pensato di fare la mia tesi. […] cosa ne pensate?

86

Page 87: Alessia Bergamin

KREU VI : ANKETIME ME PYETËSORË Konkluzione rreth anketës për respektin formal/joformal 1. Anketa: Respekti formal dhe joformal

Grupmosha e pyetur: 30-50 vjeç

Të anketuarit: 12

Plotësuar nga D.Konomi, sipas Pyetësorit “Respekti formal dhe joformal” të hartuar nga prof. dr. Gjovalin Shkurtaj

1 . Kujt i drejtohesh me ju dhe kujt me ti.

Me ju – eprorëve, të moshuarve dhe të panjohurve, një personi me pozitë më të lartë,

shefit.

Me ti në familje, shoqëri dhe miqësi, shokëve dhe të afërmve, kolegëve në punë.

,

2 . Cfarë tregon të drejtuarit me ju.

a) Respekt (7) 58 %.

b) Distancë

c) Të dyja (5) 42 %

3 . Kujt i drejtohesh me ju dhe nëse ai/ajo të drejtohet ty me ti.

Eprorit që kam në punë, me të moshuarit në shoqëri, të panjohurve, mësuesve dhe njerëzeve që

nuk kam afinitet.

4 . Eprori (shefi, drejtori, ministri) mund t’i drejohet vartësit me ti , po vartësi a mundet atij ?

Të dy munden në rast se e kanë lejuar vetë.

Jo brenda orarit zyrtar.

Respekti është reciprok.

Tregon respekt ndaj personit dhe postit që mban.

Shefi mund t’i drejtohet vartësit me “Ti”, kurse ky jo.

Po, në qoftë se janë jashtë vendit të punës.

5 . Kur kalohet nga të drejtuarit me ju ne ti ndaj një personi ?

87

Page 88: Alessia Bergamin

a. kur ti merr një pozitë të lartë zyrtare a shoqërore dhe dëshiron të tregohesh i afërt si më parë?

8%.

b. kur je në raporte afërsie a miqësie të ngushtë? 92 %.

c. tjetër 0 %.

6 . Kur duhet t’i drejtohesh me ju një personi që deri tani e ke pasur të afërt dhe i je drejtuar me

ti?

a. kur personi merr një pozitë të lartë zyrtare a shoqërore ? 42 %

b. kur nuk je më ne raporte afërsie a miqësie me të ? 39%

c. tjetër arsye ? 25 %

7. Siduhet t’i drejhet pedagogu studentit/es në klasë?

a. me “TI” + mbiemër 8%

b. me “TI” +emër 0%

c. thjesht me emër 34%

ç. me “JU” +mbiemër 58 %

8. Kush mund të thotë ne në vend të unë ?

a. autori i një vepre 0 %.

b. një zyrtar a burrë shteti për modesti 58 %.

c. shumës i përfshirjes: “ E lemë këtë muhabet” 42 %.

9. Kujt duhet t’i drejtohemi me : zotni, zoti X, zonjë, zonja X, zonjushë?

Të gjithë njerëzve me të cilët nuk kemi afinitet apo miqësi.

Një të panjohuri.

Kur ka një post dhe kur kemi marrëdhënie formale.

Edhe miqve gjatë debatit.

10. Kujt duhet t’i drejtohemi me zotëria jote, zotërote ose zotria juaj?

Një të panjohuri, një të moshuari edhe të afërmve.

Miqve gjatë ndonjë debati.

Një personi që ka një status më të lartë social.

Personave në konfidencë.

88

Page 89: Alessia Bergamin

11. Kujt duhet t’i drejtohemi me : shoku x, shoqja x?

Kur flasim në pergjithësi dhe duhet tëe japim ndonjë shembull.

Kur janë shumë të afërt.

Dikujt që i perket të njejtit status shoqëror si i yni.

Askujt (përveçse me ironi, për ish-komunistët ose të majtët).

12. Si i drejtohesh babait tënd (me afërsi, me përkëdheli): babi, ba, babush, bush, tata, tet apo si?

Babi 84 %

Ba 72 %.

13. Si i drejtohesh nënës sate (me afërsi, me përkëdheli): mama, ma, mamush, mush, loke?

Mama 72%,

Ma 60%,

Mush 12 %

14. Si i drejtohesh gjyshit tënd (me afërsi, me përkëdheli): babagjysh, gjysh, babai i mirë,

tatëlosh apo tjetër?

Gjysh 90%,

Babagjysh apo gjyshkë 10%.

15. Si i drejtohesh gjyshes sate (me afërsi, me përkëdheli): nënë, nënëmadhe, nana, nëno, ije,

loke, apo tjetër?

Nënë (90%),

Nëno 5 %

Nënoke 5 %.

16. Si i drejtohet nusja vjehrrit ?

Me emer 50 %

baba 45% dhe vjeherr 5%.

17. Si drejtohet nusja vjehrrës?

Mama 52%,

89

Page 90: Alessia Bergamin

Me emër 34%

Nënë 14%.

18. Si i drejtohet kunata (nusja e re) kunatit?

Me emër 100%

19. Si i drejtohet kunata (nusja e re) kunatës?

Me emër 100%

20. Si i drejtohesh vëllait tënd:

a/ me emër 50%.

b/ me emër përkëdhelës 50%.

c/ me ndonjë nofkë 0%.

21. Si i drejtohesh motres sate ?

a/ me emër 75 %.

b/ me emër përkëdhelës 25%.

c/ me ndonjë nofkë 0%.

22. Si i drejtohesh një të moshuari/e të panjohur?

a/ Zotëri/ zonjë, 67%.

b/Gjysh/gjyshe, 25%.

c/ Xhaxha, mixhak, xhaje, teto, hallë? 1%.

23. Një zyrtar i lartë ose një funksionar partie, kur takon për herë të parë një drejtor ndërmarrjeje,

një biznesmen a rektor universiteti, si i drejtohet me: ti apo me ju: “Ti Arben”, apo “ ju zoti

Arben” ?

Ju 50%

Ju zoti Arben 50%.

24. Nëse shkon në zyrën apo shkollën ku punon një i afërmi yt (babai, nëna, vëllai) dhe ai është

më të tjerë (kolegë, vartës etj. që ti nuk i njeh) si do t’u drejtohesh?

a/ babush / mamushi 0%.

90

Page 91: Alessia Bergamin

b/ zoti drejtor /zonja drejtoreshë 42%.

c/zoti Arben /zonja Arta 16%.

c/ tjetër 42%.

25. Kur i drejtohemi dikujt:

a/ me titull të plotë (profesor, ministër, avokat) ose të shkurtuar (prof, profe):

Në marrëdhënie zyrtare, në marrëdhënie formale, kur drejtojmë një letër, në prezantim para

publikut, dhe profesor ose profesore.

b/ Me titull + emër (doktor Iliri, profesor Rubini):

Dikujt me të cilin kemi marrëdhënie më të shpeshtë, në marrëdhënie zyrtare, në një tryezë

pune, kur e njohim vetëm nga profesioni.

c/ Me titull + mbiemër (doktor Gjylbegu, profesor Hanxhaku):

Dikujt ndaj të cilit tregojmë respekt, në marrëdhënie zyrtare, kur nuk e njohim, midis

kolegësh të të njëjtit rang, kur i sugjerojmë për të realizuar diçka.

2. Anketa: Respekti formal dhe joformal

Grupmosha e pyetur: 30-50 vjeç

Te anketuarit: 12

Plotësuar nga Olsa Pema, sipas Pyetësorit “Respekti formal dhe joformal” të hartuar nga prof. dr. Gjovalin Shkurtaj, realizuar më 30.04.2011. Anketa u realizua me prindërit dy mësues pensionistë dhe dy studente të Fakultetit të Mësuesisë në Universitetin e Korcës. Më poshtë po mundohemi të nxjerrim disa konkluzione rreth saj. Pyetja 1: Të gjithë të anketuarit binin dakord për referimin me Ju dhe Ti, respektivisht: me ‘ju’-eprorit, një njeriu të panjohur ose pak të njohur, ndoshta një njeriu me diferencë moshore, ndërsa me ‘ti’ - një njeriu të rrethit familjar, një shoku/shoqeje. Pyetja 2: Te drejtuarit me ‘ju’ tregon si respekt, ashtu edhe distancë. Pyetja 3: Me ‘ju’ edhe kur atij i lejohet të të drejtohet me ‘ti’ mund t’i drejtohesh eprorit, dikujt që mban një status publik më të lartë, p.sh. një personaliteti, një kleriku, një drejtori etj. (sipas prindërve). Pyetja 4: Vartësi nuk mund t’i drejtohet normalisht eprorit me ‘ti’, ‘... por sot cfare nuk ndodh, eprori ha e pi me ndonjë vartës servil dhe këtu komunikimi ndryshon,’ - shprehet një studente. Pyetja 5: Nga ‘ju’ kalohet ne ‘ti’ në këto raste sipas anketimit: a. Kur eprori bie nga statusi, atehere kolegët s’e kanë për detyrë t’i referohen me ‘ju’. b. Kur me dikë krijon me shumë afinitet aq sa ta lejon t’i drejtohesh me ‘ti’.

91

Page 92: Alessia Bergamin

c. Kur një njeri, edhe pse ngrihet në detyrë, kërkon të tregohet njëlloj i afërt si më parë. Pyetja 6: I drejtohesh me ‘ju’ një personi deri tani të afërt, kur humbet raporti i afërsisë me të (dhe kjo sot ndodh rendom vecanërisht për shkak të postit që merr dikush - ‘kushedi ç’i duket vetja’). Pyetja 7: Pedagogu pranohet t’i drejtohet nxënësit me emër (pasi tregon më shumë afinitet, e identifikon nxënësin dhe e motivon të përgjigjet), por edhe me ‘ju’ + mbiemër për respekt (sidomos në auditore të mëdha ku marrëdhënia është e papersonalizuar). Pyetja 8: Të tria variantet janë të mundshme: a. Autori i një vepre mund ta përdorë per t’u treguar modest në raport me lexuesin/dëgjuesin në një bisedë rreth librit të tij. b. Zyrtarët e përdorin për t’iu referuar grupimit politik, të cilit i përkasin (identifikohen me të); për thjeshtësi para qytetarit, por edhe per ‘fodullek’ e madhështi si për të thënë që ata s’janë popull. c. Kjo përdoret shpesh në bisedat joformale me miq, shokë etj. Pyetja 9: Zotni/ zonjë - një të panjohuri/e. Zonjushe - Një të reje në moshe të re, e pamartuar me të cilën nuk ke afërsi (mund të jetë dhe e panjohur). Zoti X/ zonja X - kur personi që i drejtohesh mban një post/ status të vecantë (p.sh. është njeri publik ose njeri i nderuar në qytet, kuptohet mungojnë njohjet e afërta). Pyetja 10 Zotëria jote/zotrote/zotëria juaj përdoren zakonisht me ironi, kur tjetri hiqet si i tillë apo kërkon të perfitojë nga favore të ndryshme. ‘Zotëria juaj’ nënkupton edhe distancë. Pyetja 11 Shoku/ shoqja X sot nuk përdoren (i referohen regjimit të kaluar), por ka edhe nga ata njerëz ende me mendësi të së kaluarës (mosha të thyera kur paguajnë dritat/ujin etj), që i përdorin rëndom me të panjohurit; këta tituj përdoren shpesh për ironi! Pyetje 12/13/14/15/16/17/18/19 Babait me përkedheli: ba, babi, babke. Nenes me perkedheli: mami, ma, mamushkë, mamkë. Gjyshit: gjyshi, gjyshkë, papu. Gjyshes: nëne, nënkë. Nusja vjehrrit: baba (kur ka marrëdhënie të mira), me emër ose përpiqet ta shmangë adresimin me titull duke hyrë në bisedë pa iu drejtuar. Nusja vjehrrës: në varësi të marrëdhënies - mama; në emër (por kjo vjehrrës nuk i pëlqen - duket e pasjellshme) ose hyn direkt në temë, pa e thirrur në emër a me titull. Kunata kunatit: në emër. Kunata kunates: në emër. Pyetja 20/21

92

Page 93: Alessia Bergamin

Vellait - në emër, me emër përkëdhelës (Panco për Pandi) ose ‘lali’ kur është më i madh në moshë sesa e motra, me nofkë (Gulit se i ka flokët kacurrela). Motres - me emër, ‘motra’, me emër përkëdhelës, me nofkë - psh Lule, gjumashe etj. Pyetja 22 Një të moshuari/ të panjohuri: Zonjë/ zotëri (nga të rriturit). Gjysh/gjyshe - kur janë shume të moshuar dhe të rënë nga shendeti, si dhe kur ata që u drejtohen janë fëmije. Xhaxha etj. përdoren rëndom në fshatra. Pyetja 23 Shprehjet me ‘ju’ janë tipike në këtë rast. ‘Ju, zoti X’ = përdorim tipik. Pyetja 24: Në zyrën e prindit në prani të kolegëve të tjerë nuk përdor asnjë titull, por i drejtohem drejtpërdrejt për problemin që kam. Pyetja 25: a. me titull të plotë - kur ka atë profesion. b. me titull + emër - kur i drejtohemi një doktori, profesori etj., me të cilin kemi të bëjmë, d.m.th., kemi një farë njohjeje. c. doktor Gjylbegu etj - kur ky person vecohet nga reputacioni që ka mes njerëzish, vlerësohet; kur e gëzon si titull nga studimet akademike etj. Shenime: Shpesh më duhej të ndërhyja për të sqaruar cështjet/ kontekstin e asaj që kerkohej, sepse kishte raste që nxënësit nuk ndjenin dallim midis alternativave të ndryshme. Studentet e pyetur ishin njëra nga fshati dhe tjetra nga qyteti, mosha 20 vjec. Nëna dhe babai im janë në moshë mbi 60 vjeç. Përgjithësime paraprake nga të dhënat e anketimit mbi bazën e Pyetësorit të mësipërm: Anketimet u kryen, disa drejtpërdrejt nga studentë e studente të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, si detyrë kursi në lëndën e Sociolingustikës, me idemin dhe mbikqyrjen e drejtpërdrejtë të prof.Gjovalin Shkurtajt, kurse një pjesë tjetër u kryen si “zinxhir” nga studentët në qytete të ndryshme prej nga vinin: në qytetin e Tiranës, po edhe në disa prej qyteteve m të mëdha të Shqiprisë qendrore e veriore si: Elbasan, Durrës, Korçë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, po edhe në disa qendra të Shqipërisë Veriore, si në Shkodër, Lezhë, Dibër dhe, sipas porosisë, kanë nxjerrë tregues për tri grup-mosha: * tregues për moshën e re, shkollarë deri në 20 vjeç ; + tregues për moshën e re dhe kryesisht të arsimuar 20 – 30 vjeç; = tregues për moshen aktive, mbi 30 vjeç

1. Kujt i drejtohesh me “Ju” dhe kujt me “Ti”?

+ “ju” eprorit në punë, “Ti” personave që kam kohë që i njoh, me të cilët kam lidhje afërsie (intimiteti); = “Ju” të gjithë personave që janë në një pozicion drejtues, “Ti” të njohurve;

93

Page 94: Alessia Bergamin

+ “Ju” formal ‘zyrtar’, “Ti” joformal ‘jozyrtar’; + “ Ju” eprorit, “Ti” dikujt që s’e njeh ; = “Ju” drejtorit, = “Ju” personave për marrëdhënie pune dhe atyre që kanë pozitë zytare ; + “Ju” eprorëve , “Ti” shokëve ; + “Ju” personave që kanë një pozitë më të lartë se unë, “Ti” personave të afërt, më të vegjël se vetja, pa pozitë ; + “Ju” personave me pozitë më të lartë, më të mëdhenj në moshë, “Ti” shoqëris ; + “Ju” një të panjohuri, “Ti” dikujt që njeh ; * “Ju” një personi për marrëdhënie pune, një të panjohuri, pedagogut, “Ti” një të njohuri ; + “Ju” personave që nuk i njohim dhe që nuk kemi konfidencë dhe atyre personave që kanë një stad më të lartë, “Ti” personave që i njohim ; + “Ju” një të moshuari, të panjohuri, zytari , “Ti” një moshatari, të njohuri ; * “Ju” pedagogut, “Ti” shokëve ; = “Ju” të gjithë të tjerëve, “Ti” të afërmve, shokëve të ngushtë, miqve ; = “Ju” një të panjohuri, “Ti” një shoku ; + “Ju” një të panjohuri në moshën time apo në moshë më të madhe, eprorit (shefit të departamentit, dekanit), pedagogut (në master apo ish-pedagogut) ; = “Ju” personave që nuk i njoh ose qe kanë pozitë shoqërore më të lartë, “Ti”personave të afërm të familjes; = “Ju” personave të panjohur,por tashmë mbi 18vjeç, “Ti” të tjerve ; = “Ju” personave me pozitë më të lartë se unë, atyre që nuk i njoh, më të moshuarve; = “Ju” personave më të mëdhenj në moshë, personave të cilët nuk i njoh dhe i takoj për herë të parë ose rrallë dhe atyre qe janë në pozitë më lart se unë, “Ti” nxënësve, kolegëve dhe personave të afërt ose të njohur ; + “Ju” eprorëve, profesorëve, të moshuarve, “Ti” miqve, vëllait, motrës; + “Ju” miqve të prindërve, eprorëve në punë, “Ti” miqve, familjarëve, të afërmve; = “Ju” personave të ndryshëm për të treguar respekt, pedagogëve, drejtorit, “Ti” shokëve, familjarve, miqve ; = “Ju” një të rrituri, një të panjohuri, eprorit, personave të moshës së tretë, një njeriu të shquar në aspekte dhe fusha të ndryshme të jetës, që ka titull, pozitrë, po edhe dikujt që nuk e njoh mirë,edhe nëse ka të njëjtën moshë me mua; = “Ju” personave që janë të panjohur për mua apo të mëdhenj në moshë, “Ti” të gjithë atyre që jan miqtë e mi ; = “Ju” dikujt me një pozitë të lartë apo në moshë më të madhe, “Ti” miqve apo të njohurve ; * “Ju” njerzëzve të panjohur dhe eprorëve, si rektori, profesorët, drejtori, “Ti” shoqeve të ngushta, familjarve, të afermve të mi ; = “Ju” eprorëve, nxënësve, të panjohurve, “Ti” në familje, të afërmve ; + “Ju” eprorëve, njerëzve në pozitë dhe atyre që nuk kemi marrëdhënie të ngushtë, “ Ti” familjarve, kolegëve dhe miqve ; + “Ju” një eprori, një të panjohuri, “Ti” një moshatari, të afërti, një shoku/shoqeje ; + “Ju” personave të panjohur, eprorëve dhe cdo individi me të cilin nuk kam aq afërsi (afinitet); = “Ju” njerëzve me pozicione të caktuara shtetërore, titullarëve të një institucioni, njerëzve më të mëdhenj në moshë ose me pak njohje, “Ti” njerëzve qe kam njohje, afërsi (afinitet) si miq e shokë; = “Ju” të gjithë njerëzve që kanë pozitë më të lartë se ne, të panjohurve, dikujt në shenjë respekti, “Ti” të afermve dhe në mënyrë konfidenciale të njohurve tanë; * “Ju” të rriturve dhe eprorëve, “Ti” më të vegjëlve në moshë ;

94

Page 95: Alessia Bergamin

* “Ju” personave që nuk kam shumë konfidenca, “Ti” personave që jan të moshës time ose njerëzve të afërt e familjarëve; = “Ju” një personi që nuk kam shumë kofidencë ose që ka një post të lartë, “Ti” të tjerve, = “Ju” eprorit, zyrtarëve të lartë, personave me të cilët ruaj distancë, “Ti” personave të afërt, familjarëve, shokëve, shoqeve ; = “Ju” personave më të vjetër në moshë ose eprorit ; + “Ju” eprorit, njerëzve që nuk kam marrëdhënie miqësore, “Ti” rrethit tim të ngushtë miqësor dhe familjarëve; = “Ju” kolegëve dhe eprorit së bashku me personat në takimet formale, “Ti” miqve dhe personave të afërm; + “Ju” drejtorit dhe kolegëve, “Ti” të afërmve; = “Ju” eprorit dhe kolegëve, “Ti” njerëzve që kam në varësi ose njerëzve të afërm; + “Ju” kolegëve të punës, eprorëve, personave që sapo i ka njohur, “Ti” miqve, shokëve, të afërmve, komshinjëve ; = “Ju” të panjohurve, “Ti” miqve, shokëve; = “Ju” kolegëve dhe të gjithë shtresave shoqërore, “Ti” fëmijët dhe pjestarët e familjes; = “Ju” shefit, “Ti” kolegëve; = “Ju” dikujt më të madh se unë në moshë, dikujt që ka një funksion në shoqëri, eprorit, “Ti” një shoku, miku, të afërmi; = “Ti” të gjithëve, familjarëve, të afërmve, miqve, shokëve, = “Ju” njerëzve të moshuar, një të panjohuri, njerëzve me pozicion më të lartë në punë, njerëzve me pozicion të veçant në shoqëri, njerëzve të cilët gëzojnë respektin e thellë timin, “Ti” të kundërtat e këtyre; + “Ju” dikujt që është më i madh se unë në moshë ose në pozicion, + “Ju” një personi që nuk e njoh ose dikujt në shenjë respekti, “Ti” një personi të afërt, miku ose shoku/shoqeje; * “Ju” njerëzve që i takoj për herë të parë,që nuk kam konfidencë, “Ti” miqve, familjarëve; = “Ju” të gjithëve; = “Ju” njerëzve me status të lartë ose të panjohur, “Ti” me familjarët dhe të njohurit e afërm. 2.Çfarë tregon të drejtuarit me “Ju”: a)respekt, =, =, =, =, =, =, =, =, =, + * b) distancë, =, =, =, + * c) të dyja? =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, +, +, +, +, +, +, +, +, +, +, +, +, +, +, +, +, +, +, +, +, *, *, *, *, *, *, 3. Kujt i drejtohesh me “Ju” edhe nëse ai/ajo të drejtohet ty me “ti”? = marrëdhëniet epror-vartës. * Profesorëve, eprorit, + Një personi me rëndësi, + Drejtorëve, personave më të mëdhenj se unë në moshë ose detyrë, = Njerëzve më të moshuar, njerëzve me pozicion më të lartë në punë, njerëzve me pozicion të veçantë në shoqëri; = eprorit, të panjohurve; = Pedagog-student, Epror-vartës, Një person në moshë-adoleshent,

95

Page 96: Alessia Bergamin

= Të panjohurve, eprorit, pleqërisë ose parisë së vendit, + I drejtohesh një eprori, një personi më të madh në moshë ; = I drejtohem eprorit, + I drejtohem eprorit, = Eprorit, personave në rang më të lartë se unë ; + Eprorit, = Eprorit, =, Eprorit, = Një personi që kërkon konfidencë, kur nuk e ka ; * Personat publikë e me pozitë ; * Eprorit, më të rriturit ; = Njerëzve me pozicione pune më të lartë, eprorëve, më të moshuarve; = njerëzve të njohur, dhe dikujt më i madh nga un në moshë; + Eprorëve, + Një eprori, + Drejtorit, = Përgjithësisht eprorëve, = Rektorit, = I drejtohem me “ju” pavarësisht se si më drejtohet ai mua; * U drejtohem atyre personave të cilët kanë një pozitë në shoqëri dhe që janë më të mëdhenj sesa unë në moshë; = Një personi më të madh në moshë ; = Dikujt për të cilin gëzoj respekt, apo me një pozitë më të lartë; = Më të moshuarve, eprorit, të panjohurve, njerëzve të shquar, me tituj, grada, udhëheqës shteti, deputetë; = Drejtorit, eprorit në punë; + Eprorit në punë ; +Profesorit administratës, zyrtarëve; = Personave të panjohur më të mëdhenj se unë në moshë; =Zyrtarëve, shefave, drejtorit në punë; + Eprorëve në punë, një fqinje, një komshiu më të rritur ; + Me “ju” u dretohem profesorëve në mjedise pune si dhe eprorëve, më të moshuarve, edhe kur ata jo gjithmonë më drejtohen me “ju” ; = Eprorit, = Eprorëve të mi, = Më të moshuarve, zyrtarëve ; * Pedagogut, punëdhënsvet ; + Profesorit, drejtorit, eprorit; + Eprorëve, në punë, në shkollë ; * Një eprori ; + Pedagogut, mësuesit, mjekut; + Personave me pozitë më të lartë dhe më të mëdhenj në moshë; + Eprorit = Kur personat tregojnë afërsi (afinitet), + Eprorit, dikujt që s’e njeh ; = Vazhdoj t’u drejtohem me ‘ju’ të gjithë atyre me të cilët mbaj distancë, pavarsisht se si më drejtohen. 4. Eprori (shefi, drejtori, ministri) mund t’i drejtohet vartësit me “ti”, po vartësi atij a mundet?

96

Page 97: Alessia Bergamin

= të dyja palët duhet të përdorin “Ju” në ambientin e punës, ndërsa jashtë tij kjo është relative sepse varet nga marrëdhënia që kanë ; = Nuk duhet t’i drejtohemi me “TI”. + Jo, = Jo, në qoftë se nuk ka lidhje familjare, shoqërore ; + Në institucion jo, jashtë tij po, = Jo, = Jo nuk mundet, ndoshta mund të kenë lidhje shumë të afërta; = Jo, + Eprorit mund t’i drejtohet vartësit, vartësi kurrsesi drejtorit; = Eprori në qoftë se ka konfidencë me vartësit me “ti”, kurse vartësi ghithmonë i drejtohet me “ju”; + Eprori mund t’i drejtohet me ti në qoftë se ka konfidencë, ndërsa vartësi në më të shumtën e rasteve jo; = Jo, + Jo nuk mundet, = Vetëm nëse eprori është më i ri në moshë; = Jo, = Me raste; * Jo se i duhet të ruajë vendin e punës; * Jo, = Jo, madje edhe nëse ka konfidencë në ambjentet e punës ruhet; = Eprori po, ndërsa vartësi gjykoj “jo”, duhet ruajtur etiketa; + Jo me përjashtim të rastit nëse kanë miqësi të vjetër ose lidhje familjare; + Jo e kundërta përjashtohet gjithmonë, kjo është një universale gjuhësore; + Jo për arsye respekti; = Jo, = Eprori më drejtohet me ti, unë nuk i drejtohem me “ti”; = Në përgjithësi jo, por kjo varet nga konfidenca; * Si rregull vartësi nuk duhet t’i drejtohet me “ti”, por fatkeqsisht ndodh; = Jo vartësi nuk Mundet; = jo vartësi gjithmonë me “ju” i drejtohet, = Mundet kur ke raporte afërsie a miqësie të ngushtë; = Jo , + Jo për arsye etike dhe protokollare mendoj se vartësi duhet të ruajë kuadrin formal të komunikimit; +Jo, = rregull është si njëra palë, ashtu dhe pala tjetër gjithmonë duhet të përdorin formën me “ju”; = Nuk besoj se vartësi mund t’i drejtohet eprorit me “ti”; + Shumicën e rasteve jo, për respekt, por meqë janë të shpeshta edhe mundet; Të drejtuarit me “Ju” tregon respekt dhe distancë, kështu që mendoj se vartësi nuk mund t’i drejtohet eprorit me “ti”; = Jo nuk mundet, = Jo nuk mundet, = Jo (ose tepër rrallë), në vartësi të afersisë (afinitetit). * Me ju, vartësi nuk mundet; +Jo, + Në të shumtën e rasteve po, por varet nga relatat që krijohen; * Jo,

97

Page 98: Alessia Bergamin

* Jo, +Jo, + Jo nuk mundet, + Jo, = Varet nga marrëdhënia, =Po, + Po, + Përgjithsisht jo, edhe në rastet kur shefi përpara se të emërohej ka pasur marrëdhënie afërsie (që tani i ka ‘vartës’ këta të fundit); = Jo. 5. Kur kalohet nga të drejtuarit me “Ju” në “ti” ndaj një personi”? a) kur ti merr një pozitë të lartë zyrtare a shoqërore dhe dëshiron të tregohesh i afërt si më parë? =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, +, +, +, +, * b) Kur je në raporte afërsie a miqësie të ngushtë? =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, +, +, +, +, +, +, +, +, +, +, +,+, +, +, *, *, *, *, *, *, c) tjetër? = Kur do t’i japësh vetes rëndësi më të madhe ; = Po t’i drejtohesh ndryshe, ndryshon karakteri yt ; * Pas një njohjeje për një farë kohe ndoshta ; + Kurt të dy personat bien dakord për një gjë të tillë ; * , =Kalimi është shumë delikat, duhet të jetë një ndjenjë e ndërsjellë. Kalimi është një proces që kërkon përputhje të kushteve të raportit të miqësisë ; = Kur kërkon të afrosh dikë ; + Kur eprori krijon afërsi me punonjësit ose kur barazohen me pozitë ; + Kur ka arritur një shkallë të caktuar konfidencialiteti, si pasojë edhe e vullnetit dhe dëshirës reciproke. 6. Kur duhet t’i drejtohesh me “Ju” një personi që deri tani e ke pasur të afërt dhe i je drejtuar me “Ti’? a) Kur personi merr një pozitë të lartë zyrtare a shoqërore? =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, +, +, +, +, +, +, +, +, +, +, +, *, *, *, b)Kur nuk je më në raporte afërsie a miqësie me të? =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, +, +, +, +, +, +, +, +, *, *, *, *, *, c) Tjetër arsye? = + Në mjedise të caktuara si: mbledhje, takime me palën e tretë, e cila e thërret personin në fjalë me’ju’ ; * * Kur nuk je më në raporte afërsie e miqësie me të, kur je në marrëdhënie pune.

98

Page 99: Alessia Bergamin

=Asnjërerë nuk i drejtohem me ju, sepse, përderisa e kam pasur të afërt, do vazhdoj t’i drejtohem me ‘ti’. = Kur personi në fjalë është i shoqëruar me njerëz të tjerë. = Kur personi në fjalë ka pozitë të lartë zyrtare apo shoqërore dhe e takojmë në mjedise zyrtare. = Në zyra, institucione ose në vizita familiare. * Kur ndodhesh në një kontekst pune, në prani të personave të tjerë. = Kur janë të pranishëm njerëz të tjerë me pozitë të lartë zyrtare. 7. Si duhet t’i drejtohet pedagogu studentit/-es në klasë: a) me “Ti” + mbiemër ; =, =, =, +, +, +, +, * b) me “Ti” + emër, =, * +, +, c) thjesht me emër, + , +, +, +, +, +, +, +, +, +, +, +, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, *, *, ç) me “Ju” +mbiemër? =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, +, +, +, +, *, *, *, *, *, *, 8. Kush mund të thotë ”ne” në vend të “unë”? a) autori i një vepre ; =, =, =, +, +, *, *, b) një zyrtar a burrë shteti për modesti ; =, =, =, =, =, =, =,=, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, +, +, +, +, +, +, +, +, +, +, +, +, +, +, +, *, *, *, *, c) shumës i përfshirjes: “E lëmë këtë muhabet!" =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, +, +, +, +, +, +, *, *, *, *, 9. Kujt duhet t’ i drejtohemi me: “zotni’/ “zoti X”, “zonjë”/ “zonja X”, “zonjushë? + Zotni –përdoret më shumë si përcaktor, për të treguar vlerat e dikujt .P.sh. “Ai është zotni “(d.m.th burrë i mirë). “Zotni x”-i drejtohemi gjinisë mashkullore në situata formale (zyrtare), si p.sh. në mbledhje. “Zonjë” – e përdorim për të thënë se dikush (e seksit femër) është me vlera, p.sh. : “Ajo është zonjë (mbi zonja)”. “ Zonja x” – Si titull para emrit të përveçëm apo mbiemrit, drejtuar gjinisë femërore në situata formale (zyrtare) si p.sh. në mbledhje, në takime me zyrtarë. + Të gjithëve ;

99

Page 100: Alessia Bergamin

+ Personaliteteve ; + Kur kemi marrëdhënie zyrtare ; + Jemi në distancë që nuk kemi njohje dhe konfidencë. + Personave të panjohur. * Zotni- moshës së tretë, Zoti x- marrëdhënie pune, Zonjushë-për mirësjellje dhe kur i drejtohemi një të panjohure. + Një personi, që nuk e njoh dhe nuk ia di emrin, dhe eprorëve. + Një të panjohuri. * Personit që nuk kemi raport miqësie. = Zoti x- s’duhet përdorur fare, Zonjë - të panjohurave, Zonja x- zyrtarëve, = Çdo personi që nuk ia di emrin. = Eprorit, atyre që nuk i njoh. = Shefit /drejtorit. + Një të rrituri kur marrëdhëniet nuk janë të ndushta. + një të mituri, marrëdhënie korrekte, por jo miqësie. = Personave të panjohur. = Një të panjohuri sipas grup-moshës. = Ku përdorim ironinë ndaj një të moshuari, dikujt që ka një status më të lartë shoqëror. = Një personi me pozitë, një më të moshuari, apo dikujt që kemi shumë respekt. = Një burri të moshuar, një personi të panjohur, një vajze të re. + Një eprori. = Personave me profesion drejtues. + Një nënpunësi eprorit, një të panjohuri,një të moshuari. * Personave me një post të caktuar në shoqëri dhe të panjohur. = Të gjithëve. = Personave që nuk i njohim mirë. + Kriter është mosha, statusi social dhe profesioni. = Personave me të cilët nuk kemi shkallë të lartë njohjeje. + Çdo personi të panjohur dhe çdo personi me të cilin kemi lidhje varësie . = Personave që nuk i njohim, personave ndaj të cilëve shprehim respekt, ndonjëherë dhe me ironi ndaj personit. * kur i drejtohemi dikujt në shenjë respekti, dikujt që nuk e njoh. * Të gjithë individëve, personave, që i takojmë ose prezantohemi për herë të parë me ta. = Dikujt që nuk e njoh. = Një zyrtari, personi me pozitë të lartë shoqerore. = Personave me të cilët mban distancë. + Një burri në autobus. = Kujtdo. + Kujtdo. = Kujtdo. + Kur ndodhemi në ndonjë mbledhje zyrtare dhe flasim me eprorë apo kolegë të së njëjtës sferë profesionale. = Eprorit. = Të panjohurve, moshave të vjetra. * Një personi që e takojmë për herë të pare / një kolegu në një mbledhje. * Kur kemi thjesht marrëdhënie pune me dikë ose thjesht për respekt. = Të gjithë personave që do të kemi kontakt.

100

Page 101: Alessia Bergamin

= Zotni- dikë që s’e njeh, që ka një moshë të respektuar. Zoti x- dikë që e njohim. Zonjë- dikë që s’e njohim që ka edhe një moshë të respektuar. Zonja x- dikë që njohim, që thërrasim, qëe ndeshim në rrugë rastësisht. Zonjushë- një vajzë të re, që është ende e pamartuar. = Eprorit, të panjohurve. = Të gjithë personave që nuk i njohim, nuk kemi konfidencë apo janë në një pozicion më të veçantë shoqëror. + Dikujt që duam t’i tregojmë respektin që kemi ndaj tij/saj. + Zotni- një personi që nuk e njohim. Zoti x- në shenjë respekti dikujt që e njohim. = Individëve mbi 18-vjeç. 10. Kujt duhet t’ i drejtohemi me:”zotëria jote”/”zotrote’ ose “zotëria juaj”? + Me ironi personave me të cilët kemi një shkallë të caktuar konfidence. = Me humor ndonjëherë në marrëdhënie me njerëz me pozitë. + VIP + Kur përdorim ironinë. + Në ditët e sotme nuk ndodh shpesh për të mos thënë ‘fare’, një mbreti, një mbretëreshe. + Shokut (për ironi). * Zotrote- kur flasim me ironi, Zotëria jote- kur flasim me afërsi, Zotëria juaj- kur flasim në marrdhënie pune. + Kur duam të përdorim ironi. + Mbretit me ironi. * Asnjërit. = Zotëria jote /Zotrote- personave të cilët kemi respekt të veçantë, Zotëria juaj- zyrtarëve të lartë. = Një moshe më të madhe se e imja. = Janë më tepër ironike. = Kur kemi për të thënë diçka i përdorim me ironi. + Kur me dikë flasim me ironi ose me “kunja”. + Zakonisht e përdor për respekt ironik. = Nuk më pëlqejnë këta terma për t’iu drejtuar dikujt. = Formë e vjetër e të shprehurit, përdorej për krerët e lartë të institucioneve apo kundrejt kryetarit të familjes. = Ne i drejtohemi me ‘zotrote’ dikujt në rastin kur jemi të mërzitur ose të acaruar me të. = Kur përdoret sarkazma. = Mund të përdoret me ironi, por kur ke njëfarë marrëdhënieje të afërt. = Shpesh herë e përdor për ironi, por edhe për respekt ndaj dikujt më të moshuar. + Drejtorit, zyrtarit. = Përdoret me ironi. = Gjatë letërkëmbimit apo komunikimit, që zhvillon një nënpunës i lartë i shtetit me homologun e tij. * Një personi të panjohur ose që ka pozitë, ose dhe sipas hierarkive profesionale. = Mosha të thyera. = Njerëzve në moshë të thyer. + Zotëria juaj-moshës së tretë. + Një të moshuari. = Përdoret në një rast ironie ose për ta evidentuar , ta cilësuar. + Nuk i kam përdour ndonjëherë. = Zotrote- ndaj të moshuarve. * Për të treguar distancë.

101

Page 102: Alessia Bergamin

* Personave të së njëjtës moshë ose më të vegjël. = Dikujt me shaka. = Më duket një formë e vjetëruar, e cila mund të përdoret në stilin letrar apo në situata humoristike. = personave të moshuar. + Zotëria juaj një personi të cilin duhet të tregoj respekt. = Të moshuarve, personave të një rangu më të lartë. + Një personi më të vjetër në moshë për respekt. = Dikujt më të vjetër në moshë për respekt. + Të afërmve (vëllait, motrës), shokëve (edhe me humor). = Të moshuarve. = Moshave të vjetra dhe në rastet kur përdoret ironia. * Një personi më të moshuar. * Një personi që vjen nga shtresa e lartë e shoqërisë. = Më të moshuarve se vetja. = Zotëria jote- dikujt të afërt. Zotrote- dikujt të afërt me ironi dhe sarkazëm. Zotnia juaj- dikujt me mirësjellje. = Të moshuarëve. = Nuk preferoj ta përdor. + Kur duam të injorojmë dikë, ose të ofendojmë veprimin e dikujt. + Zotëria jote / Zotrote –kur i drejtohemi dikujt me ironi. Zotëria juaj kur i drejtohemi me ironi një individi me pozitë të caktuar shoqërore. = Njerëzve të moshuar e të panjohur. 11. Kujt duhet t’ i drejtohemi me: “shoku x”/ “shoqja X”? + Në kohët tona nuk përdoren më këto forma për të treguar respekt (janë zëvëndësuar me forma të tjera), por mund të përdoren për shaka midis shokësh /shoqesh (me ironi, me shaka, me hiperbolizim). + Asnjërit. = Askujt. + Asnjërit. + Nuk përdoret një mënyrë e vjetëruar. + Nuk përdoret në ditët e sotme. + Miqve. * Nuk përdoret shumë në ditët e sotme. + Askujt. + Komunistëve. * Asnjërit. = Askujt. = I drejtohem një shoku/shoqeje, që s’dua t’ia përmënd emrin as me ironi, fjala shoku/shoqja nuk zë vënd tjetër sot. = Tani sikur nuk përdoret, më tepër në periudhën e komunizmit. = Në sistemin socialist përdorej gjithmonë. + Nuk kam dëgjuar të përdoret më. + mundohem ta shmang, nuk e përdor. = Në këtë periudhë që jetojmë nuk i përdorim më. = Formë e përdorur nga shoqëria me pikëpamje të majta, por që tregon afërsi, barazi, përkatsi të së njëjtës klasë sociale. = Mendoj se nuk përdoret më “shoku x” ose “ shoqja x”.

102

Page 103: Alessia Bergamin

= Një të panjohuri. = S’përdoret shumë. = Një personi në të njëjtën pozitë,. + Në kohën e socializmit u drejtohet të gjithë njerëzve. = Në përgjithsi është përdorur në sistemin socialist. + Formë e përdorur gjatë periudhës së realizmit socialist si formë komunikimi, tani përdoret rrallë ose pothuajse fare. * Personave të njohur. = Të rinjve me njëri-tjetrin. = Në një mbledhje, në një zyrë. + Asnjërit. + Formë e vjetëruar, konteksti komunist. = Ironi për të kaluarën komuniste. + Askujt. = Janë terma që i përkasin periudhës para viteve ‘90, tani janë zëvendësuar me zoti/zonja. * Njerëz apo individë me pikëpamje politike komuniste. * Nuk më pëlqen t’u drejtohem në këtë mënyrë njerëzve, qoftë këta të fundit të njohur ose të panjohur. = Fatorinës në autobus. = Kam të njëjtin mendim si ë pyetjen 10, formë e vjetëruar. = Askujt. = Askujt, është e vjetëruar apo e dalë nga moda. + Askujt, sepse këto terma janë të vjetëruar. = Askujt, sepse janë terma të vjetëruar. = Në ditët e sotme përdoret më rrallë, por mund ta ndeshim edhe midis miqve e shokëve në formë shakaje. * Është një mënyrë të drejtuari, që nuk përdoret më në ditët e sotme. * Personit me të cilin bëjmë pjesë në një shtresë shoqërore. = Nuk është në natyrën e drejtimit në kohën e sotme. = Zakonisht me shoku / shoqja i drejtohemi dikujt që në kohën e komunizmit, tani përdoret pak si term nga të moshuarit që janë mësuar t’i drejtohen dikujt ashtu. = Askujt. = Para viteve 1990 ua drejtoja të njëjtëve njerëz, të cilëve sot u drejtohem me zotëri/zonjë. + Në të dyja rastet u drejtohemi personave, të cilët sipas meje kanë pikëpamje politike komuniste. = Nuk duhet të përdoret në asnjë arsye. 12.Si i drejtohesh babait tënd (me afërsi, me përkedheli): babi, ba, babush, bush, tata, tet apo si? + I drejtohem me ‘babi’ apo ‘ba’. + Babi. = Ba. = Lale. + Babush. + Bush. + Babush, bush, babuçino. + Babush. * Babi, ba, babush. + Babi, ba, babush, bush, + Ba.

103

Page 104: Alessia Bergamin

* Ba. = Babi. = Bab. = Bush. = Babush. + Ba, babi. + Ba, bushi. = Babush, pufi. = Babi, ba. = Ba. = Babush. = Babush. = Baba. + Babi. = Babi. + Babush. * Babi, ba, babush. = Babi. = Bushi. + Babi, ba. + Babi, babush. = Babi. + Babi, ba. = Jam rritur jetime, ndoshta do ta kisha thirrur babush. * Babush, ba, babi. * Ba. = Ba. = Ba, baka. = Ba. + Babush. = Ba. + Ba. = Babi, ba. + Ba, babi, babo. = Babi, ba. = Lalë. * Ba. * Ba. = Babë. = Ba. = Babush. = Është larguar nga jeta por i drejtohesha babi. + Ba. + Babush. = Babi. 13. Si i drejtohesh nënës sate (me afërsi, me përkedheli): mama, ma, mamush, mush, loke? + I drejtohem me ‘mama’ apo ‘ma’. + Mama. =Ma.

104

Page 105: Alessia Bergamin

= Mome. + Në emër. + Mamush. + Nuli, nushe, mamush. +Mamush. *Mamush. + Mama, ma, mamush. + Ma, mamush. (me përkëdheli) . * Ma. = Mamush. = Mam. = Mama. = Mamush. + Mamush. + Ma, mami, mamushi. = Mamush, ma. = Ma, mamush. = Ma. = Mamush. = Mushi. = Mama. + Mama. = Mama. + Mamush. * Ma, mamaka. = Mama. = Ma. + Mami, ma. + Mama, mamush. = Mamo. + Ma. = Mama. * Ma, mamush. * Mamush. = Mamush. = Ma, mamush,mamaka. = Mama. + Mamush. = Ma. + Ma. = Mama, ma. + Ma, mami. = Ma. = Momë. * Ma. * Ma. = Nanë. = Ma. = Dede.

105

Page 106: Alessia Bergamin

= None. + Ma. + Mamush. = Mama, nëna. 14. Si i drejtohesh gjyshit tënd (me afërsi, me përkedheli): babagjysh, gjysh, babai i mirë, tatëlosh apo tjetër? + Nuk kam pasur fatin të kem gjyshërit e t’u drejtohem në njërën apo tjetrën formë, megjithatë mund të them se mendoj se forma ‘gjysh’ është më e përshtatshme. + Babagjysh. = Gjysh. + Gjysh, lale. + Tata (lala). * Gjysh. + Gjysh. + Gjysh/bushi. *Gjysh. = Babagjysh. = Gjush + emrin. = Babagjysh. = Gjysh. + Gjysh. + Gjysh, baba. = Gjyshok. = Gjysh. = Babo. = Babagjysh. = Gjyshi. = Babagjysh. + Babagjysh. = Gjysh. + Gjysh. * Babagjysh. Gjyshi. =Gjysh. = S’kam. + Gjyshi, tate. + Gjysh. = Papu (krahinore). + Papu. = Gjyshi. * Babagjysh. * Babagjysh. = Lala. = Gjysh. = Gjysh. + Gjysh. = Gjysh. + Ba.

106

Page 107: Alessia Bergamin

= Gjysho. + Gjysh,në emër. = Gjysh. = Gjysh. * Nuk kam. * Gjysh. = Nuk e kam njohur, ka qenë luftëtar në luftën e zhvilluar në vitin 1912-1913, kundër malazezëve,sot është dëshmorë ( RESHIT SULEJMAN SHALA). = Babo. = Babo. = Babe. + Babagjysh. = Papo. 15. Si i drejtohesh gjyshes sate (me afërsi, me përkedheli): nënëmadhe, nana, nëno, ije, loke apo tjeter? + nana (gjyshja nga babi) /nëna (gjyshja nga mami /nga jugu). + Nona. = Nona. + Nëna, ije, + Ije. * Nana. + Nëna. + Nona. * Nona. = Nëno. = Emri i të shoqit + ojce. = Nana. =Nana. + Nënush. + Nëna apo nana. = Nënokë. = Gjyshe. = Nëna. = Nëna. = Nëna. = Mama, nana. + Nënëmadhe. = Nëno. + Nëne, ane. * Nëna, gjyshe, o no. = Nëno. = S’kam, kur e kisha ‘joja’. + Nona. + Nana. = Nëna. + Nona. = Nëna. * Nana. * Nana.

107

Page 108: Alessia Bergamin

= Nëno. = Nana, nëno. = Nëno. + Nana. = Nëno. + Nëna. = Ané. + Gjyshe, në emër. = Nëna, nëndajë. = Ije. * Nuk kam. * Nëna. = Nënëmadhe. = Nana. = Nana. = Ije. + Ije. + Nane. = Joshe. 16.Si i drejtohet nusja vjehrrit? + Baba. = Baba. =Lale. + Në emër. + Babi. + Baba. + Baba. * Me emër ose baba. + babi. + Babi i + emrin e të fejuarit/burrit. * Se di. = Baba. = Bab. = Në emër. = Babi. + Baba. + Baba. = Baba (ndonjëherë gjyshi kur nusja ka fëmijë). = Babi. = Baba. = Baba. = Me emër. = Baba. + Në emër. = Me emër. + Babi /mami /emër.Personalisht në emër. * Baba, babi. = Baba.

108

Page 109: Alessia Bergamin

= Ju. + Baba. + Babë. = Baba. + E thërret në emër. = Baba. * Baba. * Babi. = Baba. = Zoti vjehërr (dikur), Sot- Baba,Babai I plus (emir I burrit). = Baba. + Baba/zotni. = Baba. + Baba. = Baba. + Babi. = Baba. = Babi. * Baba. * Babi. = Babë. = Baba. = Bab, bej. = Babi. + Baba. + Baba. = Baba. 17.Si i drejtohet nusja vjehrrës? + Mama. +’Mama’/ ‘moma’/ ‘ma’/ ‘emër’/ ‘nana’(kur ka fëmijë në mes). = Nënë. =Mome. + Në emër. + Mami. + Mama. + Mama. * Me emër ose mami. + Mami. + Mama. + Teta + emrin (mami + emrin e të fejuarit/burrit). * Mami. = Mama. = Mam. = Në emër. = Mami. + Mama. = Mama (nëna kur nusja ka fëmijë). = Mami.

109

Page 110: Alessia Bergamin

= Nana. = Mama. = Me emër. = Mama. + Në emër. = Me emër. + Mami/emër. Personalisht, me emër. * Mama. = Mama. = Në atë emër, që e thërrasim dhe fëmijët e saj. + Mama. + Nanë. = Mama. + E thërret në emër. = Mama. * Mama. * Mami. = Mami. = Dikur Zonja vjehërr, Sot mund t’i themi mamaja e +emri i burrit; mamaja, po ka raste që e thërrasim në emër. = Mama. + Mama/zonjë. = Mama. + Mama. = Nënë, mama. + Mami, mam. = Nëna. = Mami. * Mama. * Mami. = Nanë. = Mami. = Ane. = Mami. + Mama. + Mama. = Mama. 18. Si i drejtohet kunata (nusja e re) kunatit? +’emër’/ ‘kunato’(me tallje). + Me emër. = Me emër. = Me emër. + Në emër. + Në emër. + Në emër. + Në emër. * Në emër. + Në emër. + Në emër.

110

Page 111: Alessia Bergamin

* Në emër. =Kunat ose me emër. = Në emër. = Në emër. = Në emër. + Me emër. + Me emrin përkatës. = Me emër. = Në emër. = I drejtohemi në emër. = Emër. = Me emër. = Me emër. + Në emër. = Me emër. + Me emër. * Në emër. = Në emër. = Në emër. + Në emrin që ka. + Me emër. = Në emër. + E thërret në emër. = Kunat. * Në emër. * Në emër. = Në emër. = Në emër. + Në emër. = Kunatë/emër. + Në emër. = Në emër. + Në emër. = Vëlla I madh. = Në emër. * Në emër. * Në emër. = Në emër. = Në emër. = Kunat dhe me emër të përvecëm. + Në emër. + Në emër. = Në emër. 19. Si i drejtohesh kunata (nusja e re) kunatës? + ‘emër’/ ‘kunatë’(me tallje). +Me emër. = Me emër. = Me emër.

111

Page 112: Alessia Bergamin

+ Me emër. + në emër. + Në emër. * Në emër. + Në emër. + Emër. * Në emër. = Kunatë ose me emër. =Në emër ose kunatë. = Në emër. = Në emër. + Me emër. + Nuse, me emër. = Me emër. = Në emër. = I drejtohemi në emër. = Emër. = Me emër. = Me emër. + Në emër. = Me emër. + Me emër. * Në emër. = Në emër. = Në emër. + Në emër. + Me emër. = Në emër. + E thërret në emër. = Kunat. * Me emër. * Në emër. = Në emër. = Në emër. + Në emër. = Thjesht kunatë/me emër. + Në emër. = Në emër. + Në emër. = Motër/në emër. = Në emër. * Në emër. * Në emër. = Në emër. = Në emër. = Kunata dhe me emër të përvecëm. + Në emër. + Në emër. = Në emër.

112

Page 113: Alessia Bergamin

20.Si i drejtohesh vëllait tënd: a)me emër, +( në prani të personave të tretë, jo familjarë), +, +, +, +, +, +, +, +, +, +, +, +, +, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, *, *, *, b)me emër përkëdhelës, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, + ( në raste familjare, ambjent I ngrohtë e konfidencial), +, +, +, +, +, +, +, +, *, *, *, c)me ndonjë nofkë? =, =, =, =, =, =, =, +(në raste kur dua të krijoj ‘debat’ për shaka), +,+(vezlluk, kapo), +, +, +, +, +, +, +, *, *, *, 21. Si i drejtohesh motrës sate: a)me emër, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, +, +, +, +, +, +, +, +, +, +, +, *, *, *, *, *, b)me emër përkëdhelës, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, +, +, +, +, +, +, +, +, +, +, *, *, *, *, c)me ndonjë nofkë? =, =, =, =, +, +, +(trazovace), +, +, 22.Si i drejtohesh një të moshuari / -e të panjohur: a)Zotëri/ Zonjë, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, +,+, +, +, +, +, +, +, +, +, +, +, +, +, +, *, *, *, *, *, b)Gjysh/gjyshe, =, +, +, * c)Xhaxha/ mixhak, xhaje; teto/ hallë? +, +, +, +, +, +, *, *, *, =, =, =, 23. Një zyrtar i lartë ose një funksionar partie kur takon për herë të parë një drejtor ndërmarrjeje, një biznesmen a rektor universiteti, si i drejtohet me “ti’ apo me Ju”: “Ti, Arben “,apo “Ju, zoti Arben? + Me ju, + ‘Ju, zoti Arben’.

113

Page 114: Alessia Bergamin

= ‘Ju, zoti Arben’. = ‘Ti, Arben’. + ‘Ju, zoti Arben’. +’Ti, Arben’. + ‘Ju, zoti Arben’. + ‘Ju, zoti Arben’. * ‘Ju, zoti Arben’. + ‘Ju, zoti Arben’. + ‘Ju,zoti Arben’. * ‘Ju,zoti Arben’. = ‘Ju,zoti Arben’. = ‘Ju, zoti Arben’. = ‘Ju,zoti Arben’. = ‘Ju,zoti Arben’. + ‘Ju,zoti Arben’. + ‘Ju,zoti Arben’. = ‘Ju,zoti Arben’. = ‘Ju,zoti Arben’. = ‘Ju,zoti Arben’. = ‘Ju,zoti Arben’. * ‘Ju,zoti Arben’. = ‘Ju,zoti Arben’. = ‘Ju,zoti Arben’. + ‘Ju,zoti Arben’. = ‘Ju,zoti Arben’. + ‘Ju,zoti Arben’. * ‘Ju,zoti Arben’. = ‘Ju,zoti Arben’. = ‘Ju,zoti Arben’. + ‘Ju,zoti Arben’. + ‘Ju,zoti Arben’. = ‘Ju,zoti Arben’. = ‘Ju,zoti Arben’. * ‘Ju,zoti Arben’. * ‘Ju,zoti Arben’. = ‘Ju,zoti Arben’. = ‘Ju,zoti Arben’. = ‘Ju zoti Arben’. + ‘Ju,zoti Arben’. = ‘Ju,zoti Arben’. + ‘Ju,zoti Arben’. = ‘Ju,zoti Arben’. + ‘Ju,zoti Arben’. = ‘Ju,zoti Arben’. = ‘Ju,zoti Arben’. * ‘Ju,zoti Arben’. = Ju,zoti Arben’. = ‘Ju,zoti Arben’. = ;Ju,zoti Arben’.

114

Page 115: Alessia Bergamin

= ‘Ju,zoti Arben’. + ‘Ju,zoti Arben’. + ‘Ju,zoti Arben’. = ‘Ju,zoti Arben’. 24.Nëse shkon në zyrën apo shkollën ku punon një i afërmi yt (babai, nëna, vëllai) dhe ai është me të tjerë (kolegë, vartës etj.që ti nuk i njeh) si i drejtohesh: a) babush/ mamushi, = +, +, *, b)zoti drejtor/ zonja drejtoreshë, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, =, +, +, +, +, +, +, *, c)zoti Arben/ zonja Arta, =, =, =, =, =, =, =, =, +, +, +, +, *, *, *, ç)tjetër? = + ndoshta ‘mami’ / ‘babi’ janë përkëdheli. + Me emër. + mami,babi dhe në emër motrës/vëllait. + ( ja bëjnë me shenjë, e kanë vështirë t’I thërrasin ndodh që mund të dërgojnë dikë tjetër për ti thirrur). * * Një përshëndetje dhe e thërret baba/mami. + babi, mami. = Me emrin e postit që ka. + Mamaja ka qënë mësuese dhe drejtoreshë, unë I thërrisja mësuese. = Babi, mami. = + Babe nëse me lejohet. = Mami/babi/apo emri i vëllait apo motrës. = Babi/baba dhe vëllait në emër. + + I them babi. = Varet nga mjedisi dhe privatësia në zyrë. + Në mër. * Mami/babi. = Prite sat ë mbaroj punë dhe pastaj e thërret babë. = Drejtor ose drejtoresh. = Nëse është drejtor ose drejtoreshë zgjedh opsionin b,ndërsa nqs është mësues/mësuese I drejtohem zoti/zonja. + Babi, mami. = Thjesht duke përdorur “Ju”.

115

Page 116: Alessia Bergamin

25.Kur i drejtohemi dikujt. a) me titull të plotë:( profesor, drejtor, ministër, avokat) ose të shkurtuar (prof, profe) + Kur jemi në kontakt të drejtpërdrejt me personin në fjalë (profesorin,drejtorin) apo kur flasim për to me persona të tretë të cilët e dinë se për kë bëhet fjalë. + Personave me titull përkatës dhe nuk i di as emrin ose i takoj për herë të parë. + personave që zotërojnë titullin dhe nuk kam marrdhënie familjare. + Pedagogut/dekanit/rektorit. + Kur e takoj në klasë, kur bëj detyra kursi. * Profesor, drejtor, ministër. + kur shkruajmë një letër zyrtare. + Profesorit, mardhënie konfidenciale. * Profesor, drejtor. = Me titull të plotë. = Në një mbledhie simpozium. = Në një koferencë, në një shkrim. + Me titull të plotë në ambiente pune,formale zyrtare. + Me titull të plotë, në ambiete formale. = Me titull të plotë kur jemi në një bisedë zyrtare, me titull të shkurtuar në ambiente me shokë e të afërm. = Kur jemi në punë. = Kur kërkon ta pyesësh për dicka , thërret. = Profesor,ministër. + Në një mbledhje simpozium, në një mbledhje, në gjykatë, në një shkrim. = Në aktivitete, në shkrime të ndryshme përpara emrit. + Me titull të plotë gjatë prezantimit,diskutimeve publike.Me titull te shkurtuar gjatë një letre ,e-mali. * Kur e intervistojmë, kur i kërkojmë sqarime për diçka, kur e takojmë në një ambient pune, por edhe në ambiente te tjera. = Në një situatë formale. + Kur ne kemi afersi (afinitet) me personin që i drejtohemi. + Kur e ka këtë titull, në rrethana pune por edhe jashtë saj. = Në shkresat plus brënda institucionit. = Me titull të plotë i drejtohemi përgjithsisht, në marrëdhënie kofidenciale mund t’i drejtohemi dhe me titull të shkurtuar. * Kur kemi marrëdhënie institucionale. * Personave që kanë një titull të tillë. = Kur jemi vertës të personave të mësipërm. = Me titull të plotë-në situata formale, mbledhje apo kanferenca. Me titull të shkurtuar- në situata joformale, biseda apo në kafene. = Profesorëve. + Gjithmonë. + Kur citojmë dicka apo përmendim personin për dicka. = Kur citojmë dicka apo përmenim personin. + Kur kemi të bëjmë me një profesor,ministër. = Në ambiente zyrtare(me titull të plotë). * Me titull të plotë- gjatë bisedës / diskutimit (profesorëve, eprorëve). Me një titull të shkurtuar- në një situatë më pak formale (në privatësi). * Gjatë bisedës në marrëdhënie formale. = Me titull të plotë.

116

Page 117: Alessia Bergamin

= I drejtohemi me titull të plotë kur flasim për të ose i drejtohemi haptazi. Me titull të shkurtuar kur i shkruajmë një letër, kur i përmendim në shkrime. = Zyrtarëve apo titullarëve. = Në të folur me titull të plotë,në të shkruar me titull të shkurtuar. + Kur duam të respektojmë distanën që kemi me personin. + Kur kemi marrëdhënie institucionale. b) me titull +emër: (doktor Iliri, profesor Rubini), + Në biseda ku diskutohet për persona me titull e që janë të njohur gjërësisht nga shoqëri apo rrethi ku po përmenden këta emra. + Kur e njeh personin. + Kur janë shumë persona me të njëjtin titull. + Prokurorit, përfaqësuesit të shtetit. + Në klasë. * Profesor, doktor, një pedagog, koleg. + Kur shkruan një letër zyrtare ose kur e takon personalisht. = Kur e njeh. = Në leksion. = Në një debat, leksion. + Kur jemi në vendin e punës së personit. + Kur shkojmë në vendin ku punon p.sh. dikë që punon në gjykatë edhe pse i afërt i drejtohem gjykatës X. = Kur referojmë dicka. = Njofton dicka, bashkëbisedon, kur ka afërsi me të. = Kur kemi pak njohje. = Një doktori që nuk e njohim por edhe me të që kemi njohje. + Në biseda. = Në biseda. + Një personi që tashmë e kemi të njohur. * Në të njëjtat kushte që shpjegova më lart. = Në një situatë më pak formale. + Me titull gjithsesi prezenca e emrit e zbut formalitetin. = Përgjithsisht brënda institucionit. = Kur pyesim për vendodhjen e dikujt ose kur flasim me një të tretë. * Për të dalluar nga prof .apo doctor të tjerë. * Pedagogëve. = Një njeriu që ka vërtet profesionin e doktorit ose profesorit. = Zyrtarëve. + Gjithmonë. + Për respekt ose për të krijuar afersi (afinitet). = Për respekt/apo krijuar afersi (afinitet). + Në çdo rast. = Kur i drejtohemi një mjeku apo profesori për ta pyetur për diçka. * Gjatë një bisede në ligjeratë të zhdrejtë, kur raportojmë një bisedë, kur kemi njohje më të afërt. * Në marrëdhënie formale. = Kur i njohim nga afër. = Mjekëve pedogogëve. + Kur personin e njohim edhe më parë. + Për ta dalluar apo vënë në dukje në krahasim me një tjetër. c)me titull+mbiemër: (doktor Gjylbegu, profesor Hanxhaku)

117

Page 118: Alessia Bergamin

+ Zakonisht në lajme apo progame televizive,kur dorëzojnë një detyrë a project drejtuar një personi në titull (emër mbiemër i paraprirë nga titulli). + Kur i di vetëm mbiemrin. + Në fjalime. + Kur dorezoj detyrat e kursit. + Kur bën një detyrë kursi. * Një dekani, një pedogogu. * Në marrëdhënie zyrtare. = = Kur nuk e njeh. = Me titull plus mbiemër. = Në një konferencë për ta pyetur për dicka. = Në aktivitete publike. + Kur bëhet fjalë vetëm për marrëdhënie pune dhe nuk kemi lidhje tjetër me personin në fjlalë. Doktor + mbiemër tregon respekt dhe distancë. + Në insticucion zyrtar, kur ke vetëm marrëdhënie pune. = Kur jemi në një ambient zyrta. = në institucione zyrtare. = Tregon vlerat e njeriut,kur njihet më shumë. = Kur e njohim dhe e meriton me të vërtetë ate titull përmban. = Një kolegu pune. = Në konferenvë, bisedë akademike. + Personaliteteve të rëndësishme në fushën e tyre përkatëse profesionale. = Në një situatë më formale. + Kur ne nuk e njohim personin. + Për të treguar shkallë të lartë nderimi e respekti. = Në shkresa zyrtare , tituj librash ose punime shkencore. * Kur e njoh si individ por me të cilin nuk kamë asnjë marrëdhënie. * Personave që gëzojnë një profesion të tillë por që i kemi njohur kohë më përpara. = Kur ka vërtet një titull më të lartë se të tjerët. = Në situate formale mbledhje,kongrese apo takime. = Zyrtarëve të lartë. + Gjithmonë. + Për të respektuar apo nderuar personin me të cilin jemi duke biseduar. = Kjo për të nderuar apo respektuar një person me të cilin bisedojmë. + Në asnjë rast. = Në ambiente zyrtare. = Ku nuk I njohim nga afër. = Një personi me gradë shkencore që nuk kemi konfidencë. + Kur nuk e kemi takur kurrë më parë, kemi vetëm marrëdhënie pune. + Kur e njoh si individ me një pozitë të caktuar, por me të cilin nuk kam asnjë marrëdhënie,gjithashtu në formë respekti. Anketuesi/-ja: E. Boriçi, I. Shehu.

118

Page 119: Alessia Bergamin

Vërejtje ose komente për anketimin:

Nga anketa, mbi bazën e pyetësorit të përmendur dhe nga intervistimet, qoftë edhe pse me një numër relativisht të kufizuar personash, doli se në Shqipëri ekziston prirja për t’iu drejtuar pedagogut me titullin ‘profesor’ edhe kur nuk e ka atë titull. Qysh në shkollën e mesme, në fakt, sikundër na ka kumtuar edhe prof. Shkurtaj, mësuesve u thuhet “profesor” (në zhargonin shkollor edhe: “presor” e “presore”). Në universitete, si në publiket, ashtu edhe në private, “profesor” studentët u thonë edhe asistentëve, si dhe docentëve dhe pedagogëve me titullin shkencor “profesor” ose “profesor i asociar”. Dallimi bëhet vetëm në formën e shkruar, kryesisht administrative, ku dallimi edhe për arsye pagese, figuron sipas gradave e titujve përkatës. Të intervistuarit, gati masivisht, pranojnë se “ky anketim është i nevojshëm dhe i domosdoshëm për t’u bërë kryesisht me moshat e reja të cilat gjatë këtij tranzicioni që po kalon shoqëria shqiptare, vihet re se të rinjtë nuk po i respektojnë disa norma jetësore për komunikimin e përditshëm, madje edhe në mjediset universitare, norma dhe sjellje të cilat që prindrit tonë na i kanë transmetuar me shumë përkushtim dhe dashuri”. Nga përgjigjet e pyetjeve të pyetësorit, si edhe nga hetime të tjera, sidomos nga sa pasqyrohet në letërsinë artistike dhe në krijimtarinë gojore të mbledhur e të botuar, del se emërtimet e farefisnisë gjithandej në trevat shqiptare kanë pasur e vijojnë të kenë edhe një numër të mirë emrëtimesh të prejardhura me prapashtesa zbunuese a përkëdhelëse (babush, babul, nipash, nipçe, dhenderush, kusho), si dhe fjalë të përbëra e të përngjitura ku shquhen formimet me mbiemrat që shprehin respektin, si: madh,-e (i,e) nanmadh/e,-ja ”gjyshja nga ana e babait”; tatëmadhi (< tata i madh), babaj math (Malësi e Tetovës), mëmëmadhe-ja (mëma e madhe), nânmadhe-ja (<nana e madhe), nënamadhe "gjyshe, nëna e babait" (Anamal), nanmadhe,-ja (Dibër, Malësi e Tetovës, Dob., Tetovë); mirë (i, e) baba i mire ”vjehrri”, nana e mirë “vjehrra” në anët e Mirditës e që, sikundër ka shënuar Shkurtaj, koincidojnë nga ana mendësiore me frëngj. beau pere, belle mere, beau frère, belle soeur.172 Me shumë interes nga pikëpamja sociolinguistike janë edhe emërtimet përlëvduese e zbunuese për vjehrrin e vjehrrën nga ana e nuses (përkat. e dhëndrrit), me fjalë të përngjitura a togfjalësha të qëndrueshëm që përmbajnë mbimerin bukur (i, e) si: ljalbukur-i (<ljala i bukur); lashtë (i,e) tatëlashtë-i / tatëlashë-i (< tata i lashtë), mëmëlashë-a (< mëmë e lashtë). Po ashtu edhe me fjalën zot, si: tatëzot,-i, babazot-i (gjysh, babagjysh); kadën, si: kadnâ:n-a në anët e Krajës (besojmë nga kadëna "zonjë" + nanë); zot/ zonjë, plak, plakë si epitet nderues dhe jo thjesht si cilësor i moshës: babaplak,-u (Kërçovë, Zhitovë, Dobovjan-Strugë, Krushevë), babaplak,-u (Stubëll e Poshtme), babapjak (Tetovë, Çegran-Gostivar), nanagjyshe-ja (Ruhot-Pejë), nana plakë (Kërçovë, Zhitoshë), nona plakë (Kërçovë). Me interes janë gjithashtu emërtimet nderuese a, gjithsesi, zbunuese e të lidhura me motive etnografike: babëlok-u, (gjyshi nga ana e babait), babagjysh-i; dajgjysh,-i (Anamal) për babain e nënës nga nipat e mbesat, ndërsa gjetkë për këtë përdoret babdaj,-a (Malësi e Madhe); babëloke-ja "gjyshe" e nânloke-ja dhe forma e shkurtuar loke-ja. Të tilla janë edhe formimet e përngjitura: nandaje (it. zia materna, madre della madre), babdaj (it. zio materno, padre della madre), nanagjyshe (it. zia materna, madre della madre), babagjysh (it. zio paterno, padre del padre), dajagjysh (it. zio materno, padre della madre), të dala nga togfjalëshat e lirë përkatës.

172 Shih: Gj.Shkurtaj, Shqyrtime sociolinguistike për emrat efarefisnisë dhe emrat vetjakë të shqipes, në “Onomastikë dhe etnolinguistikë”, SHBLU, Tiranë, 2001, f. 145

119

Page 120: Alessia Bergamin

KREU VII: MIRËSJELLJA TEKSTORE

Gjuhësia e tekstit, disiplinë tashmë e filluar me sukses edhe në Shqipëri e me prurje interesante edhe për shqipen,173 është njëra prej kaheve jo vetëm të reja, por edhe që po tërheq gjithnjë e më shumë gjuhëtarë dhe përkthyes, sidomos do të thoshim përkthimologë, pikërisht për pasurinë konceptuale dhe aplikative që ofron ajo. Kjo disiplinë e studion tekstin jovetëm si objekt pastërtisht gjuhësor, si tërësi fjalish dhe frazash, por edhe si dukuri sociale dhe, për më tepër, si objekt komunikativ, i prodhuar nga mëtimet dhe funksionet e gjuhës.174 Nga kjo pikëpamje, natyrisht, edhe për shqipen, ashtu si edhe për të gjitha gjuhët e tjera, edhe problemet e normës e të standardit gjuhësor, nuk mund të mos shihen në një kuadër më të gjerë, në dritën e ekuivalencës funksionale dhe të etnografisë së komunikimit, madje duke pranuar edhe larmi e variantshmëri që pasqyrojnë trysnitë e shumta jashtësistemore, shoqërore dhe situacionore etj.që janë kurdoherë jo vetëm të pranishme, por edhe në shtim të pandërprerë. Tashmë është bërë e ditur se, në kuadrin e gjuhësisë së tekstit dallohen normalisht tri etapa: e para, e quajtur transfraztike, e vë theksin mbi mjetet gjuhësore të tekstit, duke u përqendruar sidomos në problemin e koherencës; e dyta, e quajtur komunikative dhe pragmatike, është e përqendruar mbi konceptin e tekstit si makronjësi (makrounitet); së fundmi, e treta, e quajtur konjitive, fokusohet në analizën e proceseve konjitive që realizohen në receptimin dhe prodhimin tekstual. Të tria këto perspektiva a kahe studimi kanë lindur qysh nga vitet gjashtëdhjetë të shekullit XIX, në tre dhjetëvjeçarë të ndryshëm, por që, gjithsesi, ndryshimi i pikëpamjeve nuk i ka përjashtuar tërësisht të mëparshmet dhe dhe kështu ka shpënë në zbulimin e parimeve të reja komunikative, që qëndrojnë në bazë të prodhimit dhe kuptimit të teksteve. Teksti është përkufizuar, pra, si një akt komunikativ ose, më mirë, si një njësi komunikative e plotë, e struktuaruar gjuhësisht për përmbushjen e qëllimeve të caktuara. Ai paraqet shtatë kritere, të cilët përmbushin shtatë funksione të ndryshme: kohezioni, koherenca, qëllimi, pranueshmëria, informimi, situata dhe intertekstualiteti, si dhe ato që quhen rregulla të thurjes së tekstit gjuhësor: efiçenca, efektiviteti dhe përshtatshmëria.175 Dy të parët, koherenca dhe kohezioni, kanë ngjallur intersim të madh te studiuesit. Koherenca është dukuri konjitive që vendos lidhje ndërmjet elementeve të brendshme dhe të jashtme të tekstit, të cilat, njëkohësisht, ofrojnë mekanizma për të analizuar kahun drejt njohjes së botës. Kohezioni është një dukuri mirfilli gjuhësore, që ka të bëjë me lidhjen ndërmjet elementeve të tekstit dhe që shfaqet në faktin se secili prej tyre mban një raport pavarësie gramatikore me të tjerët, që shprehet në nivelin fonologjik, morfologjik, sintaksor dhe semantik.176 Kriteri i tretë është qëllimi (intencionaliteti), që ka si funksion të mbledhë objektivat informativë dhe të shpjegojë arsyet që kanë shpënë në prodhimin e tekstit. Intencionaliteti është fenomen subjektiv dhe, për këtë arsye, është e vështirë të sistematizohet nëse nuk lidhet me akte gjuhësore dhe me shprehjet prototipike. Në përgjithësi, arsyet e që shtyjnë një dërgues të prodhojë një tekst, çfarëdo qoftë ai, është që destinatari (marrësi a pritësi) të ndryshojë vizionin e tij (funksioni bindës a persuaziv), ose që të

173 Shih: Klodeta Dibra – Nonda Varfi, Gjuhësi teksti, shblu, Tiranë. 1999; Hasan Muja, Gjuhësia e tekstit, Faik Konica, Prishtinë, 2004; Arbër Çeliku, Koherenca tekstore, (Hyrje në konceptet bazë të gjuhësisë së tekstit nëpërmjet një qasjeje krahasuese të shqipes me gjermanishten). Shkup-Asdreni, Maqedoni, 2005; Rexhep Ismajli, Shumësia e tekstit, Rilindja, Prishtinë, 1980. Jani Thomai, Teskti dhe gjuha, ShBLU, Tiranë, 1992,Tefë Topalli, Gjuhësi teksti, Shkodër 2011. 174 Shih: Laura Mariottini, La cortesia, Carocci editore, f. 93 175 Shih: Tefë Topalli, Gjuhësi teksti, Shkodër 2011, f. 6. 176 Shih: Laura Mariottini, La cortesia, Carocci editore, f. 93

120

Page 121: Alessia Bergamin

bëjë diçka (funksioni reaktiv), ose që të ndjejë diçka (funksioni emotiv) ose që të dijë diçka (funksioni informativ). Kriteri i katërt është ai i pranueshërisë (akseptibilitetit) që e ngushton lidhjen ndërmjet tekstit dhe destinatarit prototipik. Nga njëra anë, teskti, për të qenë i kapshëm, duhet të shprehë diçka që të jetë rilevante në situatën komunikative të dhënë; nga ana tjetër, dukuria është e bashkëlidhur me konceptet e njohjes dhe të informacionit të pranuar. Për të bërë të mundur që teksti të të ndjekë kriterin e pranueshmërisë, dërguesi duhet të mbajë parasysh kapacitetin e të kuptuarit të destinatarit.177 Dy kriteret e tjera janë: kriteri i informimit (informativitetit) dhe kriteri i situatës (situacionalitetit). Informativiteti është i lidhur ngushtë me koncpetin e rilevancës dhe me kriterin e intencionalitetit: çdo tekst duhet të të paraqesë informacione të reja dhe /ose rilevante për të bërë të munur që pikëpamja e destinatarit të ndryshojë në një farë mase. Nëse, p.sh. dërguesi pohon diçka që tjetri tashmë e di, por shton një synim komunikativ të ndryshëm prej tij, si ironia ose sarkazmi, ai është duke prodhuar një akt gjuhësor të ri. Situata, përkundrazi, është të përshkruarit e kontekstit në të cilin kryhet prodhimi i tekstit: rolet sociale, vendi dhe momenti i prodhimit si dhe kushte social-kulturore dh e thëniesore. Së fundmi, kriteri i shtatë është ai i intertekstualitetit, i kuptuar si kapaciteti i një teksti për t’u referuar dhe bashkëlidhur me tekste të tjera. Kriteret e mësipërme, veçanarisht pesë të fundmit, dëshmojnë se në bazë të prodhimit të një teksti nuk janë vetëm faktorët gjuhësorë, por, përkundrazi, do të duhej t’u shtohej të mësipërmve, edhe një i tetë, ai i kulturalitetit.178 Arsyetimi logjik, që rrjedh nga sa më sipër, është se tekstet krijohen sipas modeleve ose tipave tekstorë dhe se, në qoftë se këto modele mbështeten në aksione të rutinës sociale e kulturore, atëherë çdo teskt është rezultat i një rituali social-kulturor dhe, si i tillë, paraqet në mënyrë të pashmangshme strategji dhe formula të mirësjelles a kortezisë179.

7.1 Mirësjellja dhe përkthimi i teksteve nga një gjuhë e huaj Nëse dotë ndaleshim, qoftë edhe për një moment të vetëm, e të reflektonim për kushtet që duhen zbatuar për të bërë të mundur që një akt gjuhësor i prodhuar nga një dërgues të kuptohet nga një marrës (destinatar) dhe të interpretohet sipas të njëjtave mëtime me të cilat është kodifikuar në një situatë të caktuar kontekstuale, askush nuk do të guxonte të komunikojë, nga frika se ndonjëra nga të tëra ato kushte nuk do të plotësohej. Pavarësisht nga kjo, të gjithë komunikojnë, të gjithë flasin vazhdimisht me dikë tjetër, të gjithë e pranojnë një përkthim apo interpretim edhe pse janë plotësisht të vetëdijshëm se ata vendosin një akt të dyfishtë komunikativ dhe, pra, mundësi dyfishe për të shkarë nga ajoqë synohet kur nius komunikimi. Theksojmë se kjo,ndër të tjera, është e vlefshmeedhe për synimet normative të komunikimt, të cilave qysh nga momenti i fillimit të komunikimit me shkrim e sidomos me gojë, u qëndrojnë “në pritë” një varg pengesash e trysnish me karakter jashtëgjuhësor, si prejardhja apo origjina e autorit, formimi i tij arsimor, kulturor,profesioni dhe statusi i tij shoqëror, mosha, gjninia etj. dhe, madje, deri edhe te situata shendetësore e humori i tij në çastin e ligjërimit. Me shumë rëndësi është, gjithashtu, koha në dispozicion të shkruesit a folësit dhe “komoditeti’ i të shprehurit. Citohet shpesh në mënyrë proverbiale shfajësimi i një personaliteti të njohur: “po të shkruaj gjatë, se nuk kam kohë të të shkruaj shkurt”, si tregues domethënës i rolit të ngesë që kërkon procesi të të shkruarit dhe përgjithësisht akti i komunikimit.

177 Shih: Laura Mariottini, La cortesia, Carocci editore, f. 94. 178 Shih: Laura Mariottini, La cortesia, Carocci editore, f. 95. 179 Shih: Laura Mariottini, La cortesia, Carocci editore, f. 95.

121

Page 122: Alessia Bergamin

Nja akt komunikativ, sikundër shihet, nuk është vetëm shkëmbim i shprehjeve simbolike; nuk është prodhim i një mesazhi rastësor e të improvizuar, por është i planifikuar nga një dërgues dhe i drejtuar tek një marrës i caktuar dhe me pikësynime të caktuara, brenda një serie sjelljesh dhe zakonesh socio-kulturore të caktuara. Elemente të tilla janë jashtë folësit, në kuptimin që ato përfshihen në bagazhin kulturor si njohje e tërthortë, porse ato nuk mund të mos ndikojnë në komunikim. Detyra e përkthyesit, atëherë, është t’i përkthejë besimet e një gjuhe / kulture në një tjetër pa interferenca, duke i shndërruar strategjitë dhe formulat e mirësjelljes të gjuhës /kulturës nga niset në gjuhën / kulturën e mbërritjes. Por, lidhur me këtë aspekt, le të ndalemi shkurt në disa postulate tashmëtë ditura e të mirëqena të gjuhësisë së tesktit, të cilat janë të domosdoshmetë mbahen parasysh sidomos në studimet përqasëse (kontrastive) dhe në përkthimin nga një gjuhë në tjetrën. Gjuhësia e tekstit niset nga parakushti se përkthimi është gjithmonë një mbartje teksti dhe jo e fjalëve a frazave të veçanta, sikundër vazhdon të mbrohet ende nga disa studime të përkthimologjisë. Shumë probleme të përkthimit mund të zgjidheshin më mirë nëse nuk do të kërkohej përkthimi adekuat i fjalëve të veçanta, por i tekstit në tërësinë e tij. Ndryshimi në fushën e përkthimologjisë realizohet për hir të atyre mjeteve gjuhësore që përkthyesi i njeh si strategji, fjali, akte dhe mëtime a synime. Vetëm kështu, njohësi e ndërmejtësi i dy gjuhëve / kulturave, mund t’ia përshtasë aktet e gjuhës / kulturës nga niset gjuhës / kulturës mbërritëse. Prandaj, sipas studimeve të kohëve të fundit, pragmatika është themelore: - për të përshkruar planet implicite në tekstin ose ligjërimin nisës, që kanë ndikuar në përceptimin e synimeve të caktuara që do të realizohen në tekstin mbërritës; - për të sistemuar mekanizmat që janë në bazën e planeve dhe synimeve, që do të rindërtohen në tekstin mbërrtës; -për të analizuar aksionet e realizuara në tekstin original; -për të ofruar elemente që përcaktojnë atë që është rilevante dhe dhe për ta riprodhuar atë në tekstin mbërritës; -për të zotëruar mekanizmat e përkufizimit të akteve të ndryshme gjuhësore të kodifikuara në gjuhën e punës; -për të ofruar një klasifikim të akteve gjuhësore që mund të realizohen nëpërmjet tipave të veçantë të tekstit; - për të specifikuar përdorimet e shumëllojshme të shprehjeve dhe konteksteve kulturore në të cilat mund të jenë përdorur; -për të përshkruar mekanizmat që përcaktojnë implikimet, paragjykimet dhe krejt tërësinë e njohurive të tekstit nisës që të mund ta riprodhojë në tekstin mbërritës.180 Përkthyesi ka detyrë të dyfishtë: të zbulojë në tekstin original rregullat dhe strategjitë implicite të zbatuara në të nga autori me qëllim që t’ia përshtasë ato gjuhës / kulturës mbërritëse dhe t’i riprodhojë ato në tekst. Duke e përgjithësuar këtë dukuri, mund të ndërtohet një model 180 Shih: Mariottini L. (2007), La cortesia, Carocci editore, Roma, f. 96.

122

Page 123: Alessia Bergamin

përkthimor që të jetë, në të njëtën kohë, universal dhe specifik, d.m.th. i atillë që merr parasysh procesin konjitiv në bazën e përkthimit, por edhe larminë gjuhësore, stilistike dhe kulturore. Sipas skemës së propozuar nga L.Mariottini181 do të kishim: Dërguesi2 (=përkthyesi): autor i tekstit mbërritës. Planet, strategjitë universale - si parimi i kooperimit - dhe të veçanta të kulturës 1 të përdorura nga dërguesi 1 (=autori i tesktit origjinal) për qëllime dhe synime komunikative + strategjitë e veçanta të gjuhës / kulturës 2. Besojmë se, sa më sipër, mund të gjejë vërteim edhe nga sa ofron praktika tashmë e gjatë e përkthimeve, së pari, nga latinishtja dhe italishtja në gjuhën shqipe, pastaj edhe e përkthimeve nga shqipja në gjuhë të mëdha të Evropës, si në frëngjisht e në italisht, p.sh. para Luftës II Botërore veprat e Gjergj Fishtës, si “Lahuta e Malcis”, po edhe të Migjenit etj., kurse në vitet ’70 e këndej edhe veprat e Ismail Kadaresë, të Dritero Agollit, Besnik Mustrfait, Ylljet Aliçkajt, Visar Zhitit etj. Edhe më e dukshme ka qenë kjo në përkthimet e shumta të bëra nga latinishtja dhe italishtja nëgjuhën shqipe. Mund të shihet qartë se suksesi në gjuhën shqipe i veprave të tilla si “De rerum natura” ka qenë jo vetëm nga baza e nisjes, që përket Lukrecit, një nga autorët e mëdhenj të lashtësisë romake, por edhe mjeshtërisë përshtatëse të veprës në gjuhën mbërritëse, realizuar nga një njohës aq i mirë i shqipes, si Henrik Lacaj, figurë e dalluar e përkthimologjisë nga latinishtja në shqipen. Po ashtu, në kohët më të reja, suksesi i jashtëzakonshëm i Ismail Kadaresë në Francë, i dedikohet jovetëm talentit të tij gjenial, po edhe zotësisë së madhe të përkthyesit të tij, të madhit Jusuf Vrioni, i cili, qysh me përkthimin e romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në vitet ’70 e bëri Kadarenë të pranueshëm e të mirëpritur edhe në gjuhën mbërritëse, pra në frëngjishten, duke ia përshtatur asaj gjuhe / kulture përmbajtjen e një vepre shqiptare të shkruar në gjuhën / kulturën shqiptare. Të njëtën gjë, pa dyshim, duhet të themi edhe për një varg përkthimesh në shqipen nga italishtja, duke nisur, më së pari, me një nga veprat madhore e të vështira, me “Kemedinë hyjnore” të D. Aligierit, përkthyer në shqipen me mjeshtëri e zotësi të jashtëzakonshme nga Pashko Gjeçi, i cili ka qenë dhe mbetet, me siguri, model për punën e mbarë përkthyesve të sotëm shqiptarë nga italishtja në shqipen. Sigurisht, përkthimi është gjithmonë një punë në terren të vështirë dhe, sidomos, sa lidhet me etnografinë e komunikimit e pikërisht me kortezinë a mirësjelljen gjuhësore, sikundër do të shohim edhe më poshtë, nuk mungojnë edhe rastet e pambërritura ose, sidoqoftë, të diskutueshme. Por, le të mbetemi të një pjesë me rëndësi që lidhet pikërishtmë përkthimin e mirësjelljes a kortezisë. Përgjithësisht mund të mëndohet se të përkthesh është punë “e lehtë” dhe se “mjafton t’i dish gjuhët” dhe “të kesh fjalorin e saktë”, sepse të përkthesh do të thotë të thjesht të zëvëndësosh fjalët (dhe frazat) e një gjuhe me ato të një gjuhe tjetër, madje “ekzistojnë edhe programe që kushtojnë pak, por që bëjnë plotësisht të njëjtën gjë”. Por, shtrohet pyetja se çfarë do të thotë të përkthesh? Përgjigjja e parë është: të thuash të njëjtën gjë në një gjuhë tjetër, gjë që do të ishte e thjeshtë, po të mos duhej që të zgjidhnim një varg problemesh, që lidhen me domethënien e shprehjes “të thuash të njëjtën gjë”; dimë vetëm se nuk do të thotë të zëvendësosh një fjalë të një gjuhe me një fjalë të një gjuhe tjetër duke përdorur fajlorin. Rrënja etimologjike e fjalës përkthim (it. traduzione) është : “spostare leteralmente”, “procedere punto per punto” në

181Shih: Mariottini L. (2007), La cortesia, Carocci editore, Roma, f. 97.

123

Page 124: Alessia Bergamin

një plan horizontal182. Riformulimi leteral kryhet me anë të parafrazimit dhe zëvendësimit derisa të mbërrihet në një farë tipi të ndryshimit: vetëm “emëruesi i përbashkët” tematik është konstantja që e lidh tërësinë e formave që ndryshojnë. Ruhet substanca dhe logjika e një teme, por ndryshohet konvencioni shprehës i saj. Përkthimi në kuptimin e vërtëtë do të thotë t’i interpretosh shenjat e një gjuhe nëpërmjet shenjave verbale të një tjetre, pra përbën një rast të veçantë të procesit të komunikimit dhe të receptimit të pranishëm në çdo akt të të folurit njerëzor. Prandaj, përkthimi ndjek po atë rend të problemeve epistemiologjike dhe gjuhësore, që përmbahen në çdo ligjërim ndërgjuhësor: larminë në sinkroni dhe në diakroni. Gjuha origjinale dhe gjuha e përkthyesit, pra, ndjekin një lëvizje të dyfishtë: në raport me veteveten dhe në raportin njëra me tjetrën. Çdo akt i të kuptuarit është i lidhur me historinë dhe me një prespektivë relativiteti; përkhehet saherë që lexohen ose dëgjohen shprehje gjuhësore: mesazhi kalon gjithnjë nga një gjuhë-burim në një gjuhë-marrëse nëpërmjet një procesi shndërrimesh. Përkthimi, pra, për pasojë, nuk është vetëm një operacion gjuhësor, por edhe operacion që përfshin një tërësi ndërlidhërish sociale e kulturore, para së gjithash në kuadrin e vetë kulturës, pastaj edhe të ndërmjet kulturave të huaja. Për këtë arsye, treguesit a parametrat kulturorë kanë rol shumë të rëndësishëm jo vetëm në përkthimin letrar, por edhe në atë tekniko-shkencor. Përkthyesi kryen rol përcaktues në krahasimin e kulturës së vet përkatëse në raport me të tjerat. Së këndejmi, burojnë edhe disa konsiderata themelore: së pari, se përkthimi ndërton esencën e gjuhëve dhe kulturave, që do të thotë se përkthyesi rindërton, modelon, ristrukturon identitetin e kulturës së vet dhe, nëpërmjet teksteve të përkthyera, ato të kulturës së huaj. Konstatimi i dytë është se çdo kulturë, cilado qoftë ajo, nuk është një tërësi statike, e ngurtë, por një tërësi e larmishme dhe komplekse, që karakterizohet nga konstante në evolucion të vazhdueshëm dhe që gjuha paraqet gramatikën e shoqërisë. Nga kjo pikëpamje, përkthimi “fjalë për fjalë” përbën një patologji: i preokupuar që të futet plotësisht në origjinalin që përkthen, përkthyesi përfundon duke mos i transferuar konceptet e tekstit nga niset në gjuhën dhe kulturën e mbërritjes dhe jep shkas për një “interlingua” apo një tokë të askujt në hapësirën gjuhësore e psikologjike. P.sh.: shprehja e bukur e shqipes “më ka marrë malli”, nuk del e atillë kur jepet me kalkun “më ke munguar” (nga it. mi sei mancato), porse kur përkthehet nga shqipja në italisht, natyrisht, formula korteze “mi sei mancato” e jep mjaft mirë pikërisht atë që parakupton teksti i shqipes popullore ”më ka marrë malli”, apo i arbërishets dialektore “diqa nga malli”. Këtë të fundit, po ta përkthejmë në italisht “fjalë për fjalë” do të stononte shumë dhe nuk do ta jepte idenë e tekstit të shqipes. Atë, sigurisht, mund ta përkthenim: “mi sei mancato da morire”, por jo “sto morendo d’amore”. Kur hyjmë në mesin e marrëdhënieve ndërpersonale, çdo kulturë kërkon zgjedhjen e elementit gjuhësor specifik, që pasqyron tipin e lidhjeve ekzistuese dhe rrjetin e ndërlikuar të faktorëve socialë e kulturorë prej të cilëve përbëhet, si p.sh., formulat e informalitetit, familiaritetit, pushtetit dhe autoritetit, hierarkisë sociale, gjinisë, moshës etj. Përkthyesi duhet, pra, të jetë në gjendje të njohë strategjinë dhe formulat e kortezisë ose të së kundërtës fyerjes (it. scortesia) të përdorura në tekst dhe të përkthejë funksionet dhe synimet e përdorimit të tyre me strategji të tjera, të përdorura me të njëjtat funksione dhe në të njëjtat kontekste, por në gjuhën e mbërritjes. Stdudiuesit theksojnë se një përkthim jokorrekt i strategjive të kortezisë mund të ketë pasoja të rënda në kuptimin dhe interpretimin e tekstit nga pikëpamja e koherencës dhe e kohezionit. P.sh. fjalët e italishtes standarde: onorevole “i ndershëm, i nderuar” dhe onorato “i nderuar, i respektuar” kanë kuptim të njëjtë , por edhe të dalluar e të diferencuar qartë nga ana shoqërore:

182 Shih: Mariottini L. (2007), La cortesia, Carocci editore, Roma f. 97.

124

Page 125: Alessia Bergamin

“onorevole” është titull nderues për deputetët e Senatit Italian (l’onorevole Rossi)183. Pra, nuk mund t’i thuhet onorevole një njeriu të ndershëm të zakonshëm, ashtu si edhe një deput a senator do të ndihej i shpërfillur po të mos i jepet titulli ”onorevole”, por thjesht epiteti ”onorato”. Burokracia zyrtare italiane, po edhe e të gjitha vendeve të qytetëruara, tregojnë shumë kujdes për përdorimin e titujve dhe ofiqeve apo sa parakupton termi i onorificencës. Pra, lidhur me shprehjet e kortezisë dhe përkthimin e tyre nga një gjuhë në tjetrën, mund të shtrojnë para përkthyesit tri lloje problemesh: probleme gjuhësore, probleme pragmatike dhe probleme kulturore. Problemet gjuhësore janë të lidhura si me tekstin specifik që do të përkthehet, ashtu edhe aspekte sistemore të gjuhëve konkrete në të cilat punohet; ato edhe mund të përmblidhen në dy nëngrupe: probleme terminologjike dhe probleme morfosintaksore. Thelbësorja e informacionit që do të kumtohet përmbahet në termat dhe shprehjet a lokucionet përkatëse, porse, përveveç koncepteve të shprehura, gjuha paraqet edhe veçori sintaksore, përdorim të ndërtimeve a togfjalëshave specifikë, që krijojnë edhe stilin e fushës përkatëse apo të një autori të dhënë. Problemet pragmatike përmbajnë strategjitë, aktet gjuhësore, mëtimet a synimet, kortezinë, d.m.th. gjithë atë që sapo e përmendëm më lart. Atyre u shtohen edhe dukuritë a çështjet që i përkasin larmisë apo diversitetit të normave lidhur me regjistrat ose aspektet e leximit sipas konvencione të caktuara ose sipas tipologjive tekstore të ndryshme. Ndër problemet kulturore duhen përmendur sidomos vështirësitë e përkthimit që lidhen me termat që u përkasin aspekteve apo situatave tipike të kulturës nga nisemi, që, si të tilla, funksionojnë vetëm në të; analogjikisht, teksti në mbërritje duhet të shfaqet dhe të funksionojë në kulturën mbërritëse; e gjitha kjo varet nga kompetenca gjuhësore dhe kompetenca komunikative e përkthyesit. Shumë e vështirë është, ndër të tjera, përkthimi në italishten i një vargu urimesh dhe ngushëllimesh të shqipes standadre dhe sidomos i varianteve krahinore e dialektore, si p.sh. sa lidhet me terminologjinë e kanunit etj. P.sh.një përshëndetje e gegërishtes si “ndesha e mire”, mund të përkthehet lehtë me italishten “buon incontro”, por nuk mund të mos ndalemi e të vrasim kokën se si ta themi në italisht p.sh. përshëndetjen tipike shqiptare “tungjatjeta”, pa hyrë në variantet e shkurtuara e dialektore të tilla si: tyetjeta, tungatjeta a thjesht tung. Koncpeti i kompetencës komunikative lind në kuadrin e etnografisë së komunikimit dhe i kundërvihet hapur koncpetit çomskian të kompetencës gjuhësore, të përcaktuar si njohje e pavetëdijshme, që të gjithë folësit kanë për regullat e funksionimit të një gjuhe. Kjo e fundit ngrihet mbi bazën e një gramatike hipotetike universale bazore dhe të lindur të njeriut, kurse e para, e futur nga Dell Hymes (1971), përveç rregullave të caktuara, fikson edhe vëmendjen ndaj përdorimit që përsonat u bëjnë këtyre rregllave sipas kontekstit në të cilin ndodhen. Në hetimin e tij, Hymes-i individualizon faktorët që influencojnë në prodhimin e një folësi dhe i grupon në akrostishin SPEAKING184: Situation: që tregon si koordinatat hapësinore e kohore (setting), ashtu edhe skenën subjektive, kulturore; Partecipants: që tregon rolin e folësit, qëmund të jetë animator, autor ose bashkëdërgues i një mesazhi, ashtu edhe dëgjues ose destiantar i tij; Ends: që tregon qëllimet individuale dhe sociale të bashkëbisedimit;

183 Shih: F.Leka-Z.Simoni, Fjalor italisht-shqip, Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, f. 766. 184 Hymes D. (1971), Pidginization and Creolization of languages,Cambridge University Press, Cambridge, cituar para nesh edhe nga Laura Mariottini, La cortesia, Carocci editore, f. 100.

125

Page 126: Alessia Bergamin

Acts: janë aktet gjuhësore, sekuencat e veprimit që pjesëmarrësit kryejnë për të mbërritur qëllimet e veta;185 Key: është çelësi interpretative i mesazhit; Instrumentalities: u referohen kanaleve të komunikimit të përdorura gjatë bashkëbisedimit; Norms: janë normat lidhur sime kodifikimin,ashtuedheme dekodifikimin e mesazhit; Genres: përmbledh lloje a gjini të ndryshme të tekstit dhe ligjërimit. Bashkohemi me mendimin e studiuesve që pohojnë se faktorët e përmendur në modelin SPEAKING e bëjnë të pavlefshëm konceptin çomskian të kompetencës gjuhësore, si nga pikëpamja teorike, ashtu edhe nga pikëpamja praktike, përderisa rezulton një objektiv i kufizuar dhe i pjesshëm që merr parasysh vetëm aftësinë e të kuptuarit dhe të prodhuarit të frazave korrekte nga ana gramatikore. Përkundrazi, nocioni i kompoetencës komunikative është më i gjerë dhe më kompleks përderisa ka të bëjë me aftësinë e të përdorurit të një gjuhe në përshtatje me kontekstin dhe që mund të marrë parasysh të gjithë faktorët që ndërhyjnë në eventin komunikativ dhe, pra, të të gjitha kompetencave në ndërveprim.186 Formulimi i këtyre koncepteve të reja, që i japin gjuhës një dimension social, ka pasoja edhe në fushën e përkthimit. Përkthyesi duhet të zotërojë: njohjen e aftësive dhe shprehive psikolinguistike (të dijë se në ç’masë diçka është e realizueshme me anë të mjeteve që zotëron dhe të ketë aftësinë ta shndërrojë një realitet mendor në realitet social); njohja dhe aftësia social-kulturore (të dijë vlerësojë e të prodhojë thënie të përputhshme me kontekstin); njohja dhe shkathtësia de facto (të dijë të prodhojë thënie të realizuara nga bashkësia folëse në fjalë). Aktet gjuhësore janë veprime komplekse, të poërbëra nga komponente të shumta, që përcaktojnë ndërveprimin dhe konfigurojnë njohjen që folësi ka për gjuhën (përkat. gjuhët) që përdor. Po i përmendim, shkurt, disa prej kompetencave që përmban akti gjuhësor: -Kompetenca gramatikore është ajo që Çomski (Chomsky) e përkufizon si kompetencë gjuhësore; dikur e kundërvënë ndaj kompetencës komunikative, por sot bën pjesë në të në kuptimin më të plotë të fjalës. Ajo i përket njohjes së regullave gramatikore, zotërimit të leksikut, aftësisë për t’i përdorur korrektësisht regullat për të prodhuar ndërtime sinataksorisht korrekte. Kompetenca gramatikore i referohet jo vetëm korrektësisë formale të gjuhës, por edhe kapacitetit për të reflektuar mbi dukuritë a fenomenet gjuhësore (kompetenca metalinguistike). - Kompetenca sociolinguistike është aftësia për ta përshtatur prodhimin gjuhësor ndaj kontekstit social, duke marrë parasysh sidomos rolet komunikative të pjesëmarrësve, statusin e tyre (variabiliteti diastratik ose ndërshtresor) dhe modalitetet e ndryshme ose kanalet e komunikimit (variabiliteti diamesik). -Kompetenca bisedore (diskursive) ose tekstore është aftësia për të prodhuar, kuptuar, identifikuar dhe klasifikuar tekste ose biseda. -Kompetenca strategjike është zhvillimi i strategjive për të nxënë një gjuhë (formulim i hipotezave), për të operuar në literaturën e zgjedhur, vetëkorrigjimi dhe të përdorurit e gjuhës në mënyrë efikse, të dijë të fillojë një komunikim, të përdorë gjestet etj.

185 Acts: janë aktet gjuhësore, sekuencat e veprimit që pjesëmarrësit kryejnë për të mbërritur qëllimet e veta. 186 Shih: Mariottini L. (2007), La cortesia, Carocci editore, Roma, f. 100.

126

Page 127: Alessia Bergamin

-Kompetenca paragjuhësore dhe jashtëgjuhësore është aftësia për të interpretuar dhe përdorur në mënyrë adeguate si aspekte prozodike, ashtu edhe kodet jogjuhësore të gjuhës / kulturës në fjalë. Kompetenca sociokulturore përfshin së paku tri aspekte me rëndësi: kompetencën kulturore, që do të thotë njohjen e kulturës si tërësi vlerash, dokesh e zakonesh a traditash, mënyrat e sjelljes gjuhësore; kompetencën pragmatike dhe kompetencën ndërkulturore, të kuptuara si aftësia e ndërveprimit me persona të ndryshëm për nga origjina, dukei tejkaluar paragjykimet, duke respektuar dallimet, duke mbajtur parasysh gjithmonë relativitetin gjuhësor dhe relativitetin kulturor që e shndërrojnë plurilinguizmin në plurikulturalizëm. Refleksionet e rendit sociopragmatik të zbatuara në përkthim kanë sjellë, pra, rritjen e një vetëdije të kompleksitetit të sistemit të gjuhës,qoftë në vlerën e saj abstrakte si langue, qoftë edhe në vlerën performative të aktit të parole. Perspektivës së dyfishtë i përgjigjet: nga njëra anë, një sistem me strukturat e veta morfosintaksore mjaft të përpikëta dhe me një repertor të vetin modelesh gramatikore, por është I kushëtzuar dhe u përgjigjet po aq modeleve komunikative të pajisura me një “gramatikë” të vetën (e kuptuar kjo si mekanizëm i funksionimit). Në këtë kuptim, kortezia lejon për të reflektuar, nga në anë, mbi mekanizmat e përdorur nga një gjuhë për të sistematizuar një vizion të veçantë të botës, për t’i organizuar përmbajtjet dhe për të zgjedhur modalitetet për t’i shprehur ato dhe, nga ana tjetër, të reflektojë mbi aktet e veçanta gjuhësore, për të menduar më vonë edhe për gjinitë komunikative dhe përmënyrën si varion komunikimi nga ndryshimi i aktorëve dhe i konteksteve situacionale. Për përkthimin, pra, kërkohet nëse përkthyesi i ka kuptuar veçantitë formale, argumentin, konvencionet historike, tonin emotiv, dykuptimësitë (ambiguitetet); nëse i ka gjetur mjetet e përshtatshme me të cilat t’i paraqesë plotësisht dhe nëse përzgjedhja e bërë u përgjigjet në mënyrë adeguate synimeve të autorit. Këto janë elemente që e dallojnë një përkthim të mirë nga një përkthim i keq. Madje, A. Tridimonti (2005) propozon edhe një varg udhëzimesh apo një vademecum të parimeve të përkthimit e që synojnë në krijimin e një metodologjie për t’iu afruar sa më shumë të jetë e mundshme “ekuivalencës funksionale”, si objektivi i fundit i përkthimit187. Ai ngulmon, sidomos që: -të hulumtohet teksti: të përcaktohen stili, regjistrat, funksionet etj.; -të vendosen lidhjet e kuptimit ndërmjet të gjitha elementeve të tekstit; -të kuptohet teksti: të dekodifikohen fjalët, të identifikohen domethëniet gjuhësore dhe kulturore, të rroket kuptimi dhe të vlerësohet dinamika; -të individualizohet nyjëtimi logjiki tekstit; -të dokumentohet: të kryehen një serë kërkimesh terminologjike dhe sociologjiko-kulturre për të kuptuar me të vërtetë atë për të cilën flitet dhe mënyrën si flitet;

187 Shih: Tridimonti A. (2005), L’industria delle lingue e i mestieri della traduzione. Il traduttore tecnico, ingegnere della comunicazione multilingue e multimediale, in H. Honnacker (a cura di), Dieci incontri per parlare di traduzione, Università di Modena e Reggio Emilia.

127

Page 128: Alessia Bergamin

-të riformulohet: të jepet në gjuhën mbërritëse ajo që nxirret nga teksti i nisjes, pavarësisht nga forma dhe struktura e saj; -të zgjidhet: përkthimi është një vendim-marrje e vazhdueshme; -të kodifikohet teksti mbërritës: lexuesi duhet ta përceprojë dokumentitn që i është adresuar si natyral, me të njëjtat karakteristika të një relacioni të drejtpërdrejtë dhe jo si kalim, si një për-kthim (it. tra-durre) gjë e ngrirë në allçi; Të vendosen relacione të ndërvarësisë: çdo përkthim është një copëz e një bote të panjohur, që hyn në kontakt dhe ripërkufizon një gjuhë dhe një kulturë. 7.2 Akti i komunikimit gjuhësor Siç vëren Gj. Shkurtaj,188 sipas R. Jakobsonit e G. Berrutos, akti i komunikimit me anë të gjuhës, përbëhet prej gjashtë elementesh: 1. Dikush që kërkon të prodhojë me anë të gjuhës një komunikim, quhet dhënësi. Në rastin e buletinit meteorologjik dhënësi është eksperti që ka formuluar thëniet. 2. Dikush i disponuar të marrë komunikim, quhet marrësi. Tek buletini ynë marrësi është publiku që dëgjon e sheh. 3. Tema ose argumenti të cilit i referohet komunikimi quhet referenti; në rastin tonë referenti është koha, si do të jetë ajo. 4. Ajo që komunikohet është mesazhi, p.sh., në buletin është tërësia e informacionit. Ai, mesazhi, mund të jetë i shkurtër, si bëhet fjalë: NDAL! SIGUROHU! KALO! (Tabelë para një kalese treni); HYRJE; DALJE, etj.; ose edhe i gjatë, ta zëmë një diskutim a konferencë, që mund të zgjasë edhe disa orë. 5. Një sistem lidhjesh, i njohur nga dhënësi e marrësi që rregullon vendosjen e shenjave dhe raporteve mes tyre, reciproke në mesazh, është Kodi. Kodi është dy llojesh: - kod grafik (si në rastin e shenjave sinoptike a prognozës kohore) - kod gjuhësor që përcaktohet nga gjuha, për shembull: shqipja, gjermanishtja, kinezishtja, etj. 6. Një bashkësi kushtesh të favorshme (mungesë zhurme, ndërprerjesh, funksionim i mirë i mjeteve të komunikimit, por edhe ekzekutim i qartë i ligjërimit nga dhënësi, vëmendje e marrësit e që garantojnë transmetimin e mesazhit) do ta quajmë kanal të komunikimit. Tani mund të skematizojmë aktin e përshkruar dhe elementet e tij si më poshtë: 188 Shih: Gj. Shkurtaj, Sociolinguistika, Tiranë, 1996, f. 124.

128

Page 129: Alessia Bergamin

KODI DHËNËSI KANALI MESAZHI KANALI MARRËSI REFERENTI

“Në renditjen e elementeve përmendim se kodi ka rol përcaktues, siç shkruan E. Benveniste, ne mendojmë një gjithësi që gjuha jonë e ka modeluar tashmë; atë që ajo simbolizon.Gjuha është instrumenti më i rafinuar, më i fuqishëm i paraqitjes simbolike, pra, i asaj aftësie që është baza e gjithë funskioneve konceptuale. Mendimi nuk është gjë tjetër, veçse kjo lehtësi për të ndërtuar paraqitje simbolike të gjërave dhe të veprosh mbi to (jo mbi sendet materiale), të ndërtosh shenja dhe sisteme shenjash të ndryshme prej atyre materiale. Gjuha krijon një realitet imagjinar, bën të shikohet ajo që ende nuk ekziston, drejton atë që ka humbur. Ja përse të gjitha mitologjitë, duke dashur të shpjegonin se si në agim të kohëve më të hershme diçka ka mundur të lindë nga hiçi, kanë vënë si parim bazë të krijuesit të botës këtë esencë jo materiale dhe sovrane, FJALËN. Nuk ka pushtet më të lartë, nga të gjitha pushtetet e tjera të njeriut se fjala dhe, pa përjashtim, të gjitha të tjerat burojnë prej saj”.189

Gjuha është në gjendje të simbolizojë çfarëdo lloj forme të eksperiencës njerëzore: mund të organizojë mendimet tona, të mbështesë progreset tona logjike e mund të hyjë edhe në mbretërinë e imagjinatës e të fantastikes. Asnjë lloj kodi tjetër nuk ka fuqi kaq të gjerë e të madhe. Për shembull, thënia Një elefant po ngjitet në kalanë e Rozafës, është një mesazh që nuk mund të komunikohet në çdo situatë, pasi shprehja është absurde, edhe për vetë faktin se në Shkodër nuk ka elefantë; megjithëkëtë, falia nuk mund të eleminohet krejt nga përdorimi. Situatën e zgjidh gjuha. Mjafton që para kësaj thënieje të vendosim fjalët “ëndërr”, “përrallë”, ose “film vizatimor” nga ato të Walt Disney-t, dhe çdo gjë bëhet e pranueshme, për të vazhduar narracioni mbi këtë referent. Tani mund të përmbledhim karakteristikat e përbashkëta të të gjitha kodeve: - Dyanësia: Çdo shenjë gjuhësore është formuar prej dy elementesh të pandashëm: i shenjuar i- shenjuesi.

-Konvencionaliteti: shoqërimi “i shenjuari/shenjues” është i një pakti o marrëveshjeje mes anëtarëve të një grupi social; natyrisht brenda një grupi social të stabilizuar; aq e vërtetë kjo, sa grupe të ndryshme sociale kanë emërtesa të ndryshme gjuhësore për një send apo objekt, për shembull, fjala qen në disa kode (gjuhe) gjendet si vijon:

cane, italisht dog, anglisht chien, frengjisht Hund, gjermanisht coбака (sabaka), rusisht.

189 Emile Benveniste, Problemi di linguistica generale, tek “La grammatica dal testo”, Maria Luisa Altieri Biagi, Torino, 1994. f. 35.

129

Page 130: Alessia Bergamin

- Kundërshtia: Çdo shenjues duhet të jetë i ndryshëm prej të tjerëve qoftë edhe në një element, për të diferencuar të shenjuarit. Për nivelet estetike të komunikimit, seminologjia nxjerr dy koncepte themelore: atë të kodit dhe atë të mesazhit. Çdo akt i komunikimit përbën një mesazh që përpunohet në repertorin e shenjave e të rregullave të tyre të kombinimit, të përshkruara nga një kod.190

Këtu është vendi të shënojmë se elementet e shenjës linguistike lidhen me: shënjuesin, domethënien dhe referentin. Kur komunikohet diçka nëpërmjet sekuencave të tingujve, kumtojmë mesazhe mendore dhe realitete konkrete. Kur thuhet ariu, ajo që komunikojmë efektivisht nuk është ariu, por imazhi mendor i ariut. Po kështu, me fjalinë Dua të ha, ajo që komunkojmë nuk është veprimi konkret e vendosja në dhëmbë e diçkaje për të ngrënë, por imazhi mendor i këtij veprimi. Me fjalë të tjera, është e vërtetë se shënjuesi i drejtohet një kuptimi abstrakt (imazhi), është po aq e vërtetë që kuptimi (imazhi i prodhuar në mendje), i afrohet diçkaje konkrete: flitet për një ari me të gjitha karakterizimet e tij dhe gjithashtu për një veprim – atë të të ngrënit – për realitetin e të cilit nuk ka dyshim. Atëherë, shenja lingusitike, që është sinteza e një shënjuesi tingullor dhe një domethënieje psikologjike, i referohet një të dhëne konkrete të realitetit (ariut, aktit të të ngrënit). Kjo e dhënë konkrete përbën referentin. Për të paraqitur me skemë 3 elementet e lidhura të shenjës linguistike, përdorim një trekëndësh të tillë: domethënia shënjuesi----------------------- referenti Brinja që bashkon shënjuesin me referentin është e vijëzuar, për të vënë në dukje se raporti midis tyre nuk është i drejtpërdrejtë, por i ndërmjetuar; sepse i referohet një kuptimi (imazhi i ariut); me fjalë të tjera raporti midis tingullit e objektit konkret kalon nëpër domethenie. Nëse luajmë stacionet e një radioje, nga një shtet në tjetrin (që kanë gjuhë të ndryshme), ne ndërrojmë kodin gjuhësor, duke ndërruar njëkohësisht edhe komunikimin për grupe folësish e dëgjuesish. Për kodet jogjuhësore do të sillnim një shembull nga historia e eksploruesve të mëdhenj: veneciani Marko Polo me ekspeditën e vet, kur takoi perandorin e Kinës, duke mos ditur gjuhën e tij, vuri në përdorim kode jogjuhësore për të komunikuar; kështu ai përdori gjeste, tinguj, etj. Me çdo objekt shënonte një qytet ku kishte kaluar, megjithatë, mungesa e kodit gjuhësor ndjehej nga fakti se perandori kuptonte vendin që i thoshte udhëtari i madh, po nuk merrte vesh pse ai i paraqiste ato: kishte qenë apo do të shkonte atje. Të njëjtën mënyrë komunikimi përdori edhe Guliveri i J. Sviftit, kur u ndodh në një akademi në të cilën anëtarët kishin një ide për të thjeshtëzuar gjuhën angleze. Propozohej që gjuha të kishte sa më pak fjalë dhe ato të zëvendësosheshin me objekte, pra, emrat e sendeve me vetë sendet; kështu që njerëzve u duhej të mbanin me vete një mori sendesh për të komunikuar me njëri-tjetrin! Me gjithë ironinë therëse të Sviftit, nuk është se ne nuk e përdorim këtë lloj komunikimi, sidomos, kur ofrojmë ndonjë gjë, në vetrinat e dyqaneve, në ekspozimin e prodhimeve; kur i jepet një objekti një vlerë simbolike, bie fjala, një çokollatë, një lule, janë shenja miqësie e 190 Stefan Çapaliku, Estetika moderne, Shblu, Tiranë, 2006, f. 158.

130

Page 131: Alessia Bergamin

dashurie; një flamur i bardhë i ngritur në betejë do të thotë “dorëzim”; flamuri në gjysmështizë o një shirit i zi, janë shenja zie. Kodi gjuhësor dallohet nga kodet e tjera në disa aspekte, ndër të cilët rreshtojmë:

- nyjëtimi i dyfishtë, - plotfuqia semantike, - kompleksiteti sintaksor, - shpërbërja, - reflektimi (pasqyrimi), - karakteri i sistemit të hapur.

Kodet jogjuhësore kanë veç një shkallë nyjëtimi, ose përbërjeje; për shembull, drita e kuqe e semaforit – shenjë e një kodi jogjuhësor – është një mesazh i përbërë nga uniteti i një domethënieje (drita e kuqe do të thotë “ndalim kalimi!”). Drita e kuqe nuk është e shpërbërshme në unitete më të vogla. Ndërsa një mesazh linguistik çfarëdo është i përbërë, në një nivel të parë, nga një numër i caktuar unitetesh bartëse të domethënies: në një nivel të dytë, nga unitete më të vogla bartëse të tingullit, deri tek fonemat. Me gjuhën mund të kumtohet gjithçka, kjo është plotfuqia semantike , si mundësi e të thënit të çdo gjëje. Ajo (gjuha) është e vetmja midis kodeve të lidhura me komunikimin që jep mundësinë të kumtojë çfarëdo mendimi e çfarëdo aspekti të realitetit të jashtëm. Një e dhënë tjetër e plotfuqisë semantike është fakti se gjuha mund të përkthejë në vete të gjitha kodet e tjera, ndërkohë që s’është e vërtetë e kundërta. Një mesazh i përpunuar në një kod jogjuhësor mund të jetë gjithmonë i përkthyer në gjuhë, por nuk është e thënë që një mesazh i përpunuar në gjuhë të përkthehet në një kod tjetër. Le të mendojmë se jemi duke ngarë motorin apo makinën në rrugë dhe papritur sinjalin për të mos u kthyer majtas, gjë që përkthehet me anë të gjuhës “Ndalim kalimi majtas!”. Përsëri gjatë këtij udhëtimi ndeshim semaforin me dritë jeshile e menjëherë do të përkthejmë gjuhësisht “Mund të kalohet përpara”. Me pak shenja gjuha mund të kumtojë sinjale të pafundme. Me kompleksitetin sintaksor do të kuptojmë mundësinë e kombinimit në mënyra të ndryshme të sa më tepër shenjave për të arritur kuptime të reja. Pjesa më e madhe e sistemeve të komunikimit të ndryshëm nga gjuha ose nuk i ka këto mundësi, ose i ka në një masë shumë të kufizuar. Sistemi i sinjaleve rrugore përmban një nivel kompleksiteti mjaft të lartë, që arrihet me anë të tabelave me vija të ndryshme (kurba, shigjeta etj.), drita të kuqe, jeshile, të verdha, që janë bërë kode të kuptuara prej të gjithëve që ngasin makinat. Në raste të tjera, niveli i kompleksitetit sintaksor është gati i pavlefshëm, siç është rasti i semaforëve, në të cilët nuk ekziston mundësia e kombinimit të shenjave për të marrë kuptime të tjera. Kështu, drita jeshile do të thotë “rrugë e lirë”; drita e verdhë bën thirrje për “kujdes”; drita e kuqe do të thotë “Ndalim!” e pa mundësi kombinimesh të tjera. 7.3 Gjuhë në përqasje. Analizë e një vepre nga letërsia italiane të përkthyer në shqip: La moto di Scanderbeg (Motocikleta e Skëndërbeut) të Carmine Abate-s. Si përfundim i këtij studimi përmbi format e mirësjelljes gjuhësore a kortezisë linguistike, menduam të marrim në shqyrtim një vepër letrare bahkëkohore në italisht dhe si të tilë zgjodhëm La moto di Scanderbeg (Motoçikleta e Skëndërbeut) të Carmine Abate-s, me qëllim që të evidentojmë të githa shprehjet që lidhen me përshëndetjet, përemrat vetorë ët mirësjellejs, si edhe emrat a apelativat e korteziës, duke i vënë ata në përqasje me përkthimin përkatës në gjuhën shqipe. Na u duk interesante të provonim nëse ajo që kemi paraqitur në pjesën hyëse, kryesisht

131

Page 132: Alessia Bergamin

teorike, a ka një përputhje sidomos në gjuhën bashkëkohore, prandaj kemi zgjedhur një vepër letrare të kohëve të fundit, për të vëzhguar pastaj se si shprehjet e lartpërmendura mund të përktheheshin në një gjuhë tjetër, pra, në këtë rast në shqipen. Të gjithë shembujt lidhur me romanin janë vjelë e përfshirë në tri tabela të ndryshme, sipas përkaatësisë sëtyre (përshëndetje, emra të kortezisë dhe përemra vetorë të kortezisë), duke sjellë aty edhe fragmente a pasazhe në origjinalin italisht, duke vënë përbri përkthimin në gjuhën shqipe. Pranë çdo citimi është shënuar edhe numri progresiv, gjë që e lehtëson kommentin, si dhe numri i faqes prej nga është nxjerrë. Tabela n. 1: Tabela përmbledh të gjithë shembujt e nxjerrë nga romani dhe që lidhen me përshëndetjen. I vetmi shembull lidhur me përshëndetjen e takimit joformal është nr. 4. Veç të tjerash shembulli është edhe i veçantë sepse është fjala për regjistrimin e një mesazhi zanor të lënë nga njëri prej personazheve në sekretarinë telefonike të protagonistit. Në italisht përshëndetja e takimit është konfidenziale, por kur përshëndetja bëhet në telefon, më shpesh përdoret pikërisht ciao, si në kët rast. Shembujt e përshëndetjes në ndarje (kur largohemi) janë më shumë se një, por edhe ata jo të shumtë. Të gjithë shembujt e përshëndetjes në largim (nr. 1, 2, 3, 5), në italisht ciao si përshëndetje informale dhe arrivederci për atë formale (si në shembullin nr. 5), janë përkthyer në shqip me mirupafshim duke qenë e vetmja formë e përdorur në të dyja kontekstet. Shembulli nr. 6 është buona notte, përshëndetje që jepet para se të shtrihemi për të fjetur, që i korrispondon shqipes natë e mirë të dhënë në përkthim.

Tabela N. 1: Saluti =Përshëndetjet N. es.

N. pag.

Versioni origjinal në italisht1

N. pag.

Përkthimi në shqip1

1 19 “Ciao”, ha detto di spalle mentre apriva la porta. “Devo scappare. […]”

18 “Mirupafshim”, foli me shpinë nga unë dhe hapi derën”. “Duhet të iki.

2 38 […] e con gli occhi le diedi il bacio dell’arrivederci. Arrivederci a Hora, a presto, ciao.

45 […] dhe me sy i dhurova puthjen e mdarjes. Mirupafshim në Hora, do shihemi së shpejti.

3 66 […] in questo momento preferisco fare una passeggiata lungo il Reno. Da sola. Scusami. Ciao”.

82 […] “tani parapëlqej të bëj një shëtitje përgjatë Renit. Vetëm. Të kërkoj ndjesë. Mirupafshim”.

4 69 “Ciao, sono io. Sto cercando di parlarti da due giorni, ma sento solo la tua voce registrata… […]

85 “Njatjeta. Jam unë. Po përpiqem të flas me ty, por më përgjigjet vetëm zëri yt i regjistruar. […]

5 134 […] Arrivederci, signor Alessi, passi a trovarmi quando viene nei nostri studi”.

169 Mirupafshim, zoti Alesi, kaloni të më takoni kur vini në studiot tona.

6 167 Serro gli occhi e dico: “Buona notte”.

212 Mbyll sytë dhe them: “Natën e mirë”.

132

Page 133: Alessia Bergamin

Tabela n. 2: Tabela nr. 2 i përket respektit leksikor në sferën profesionale. Në pothuajse të gjitha rastet shembujt në shqipën kanë si përgjejgjese në italishten (signor/zoti, dottor/doktor, dottoressa /doktoreshë, mastro /mjeshtri, direttore/drejitor). I vetmi rast që mbete i pandryshueshëm është shembulli nr. 2, ku don nuk është përkthyer. “Don” në të vërtetë është një emër që ka mbijetuar deri më sot, porse në varietein dialktal të italishtes, sidomos jugor (Puglia, Calabria, Sicilia, Campania). Duke qenë romani i vendosur pjesërisht në Kalabri, mund të shihet se ky titull mirësjelljeje është edhe sot i përdorshëm në kët rajon tëItalisë jugore.

Tabela N. 2: Apellativa që shprehin respektin N. es.

N. pag.

Versioni origjinal në italisht

N. pag.

Përkthimi në shqip

1 42 Ah. Alessi. Senta signor Alessi, vada dal caporedattore dottor Tarantino, l’aspetta: parli con lui […]

49 Ah, po, Alesi. Dëgjoni, zoti Alesi, shkoni te kryeredaktori, doktor Tarantinoja, dhe prisni: flisni me të […]

2 59 A sbottare per primo in una grassa risata fu don Fidele Morello e un attimo dopo la risata liberatoria degli altri giovani ebbe il sopravvento sulle rondini.

72 I pari që u shkreh në gaz qe don Fidele Moreloja dhe një çast më pas gajasja çliruese e të rinjve të tjerë mbyti cërcëritjen e dallëndysheve.

3 94 “Grazie, dottoressa Camarda, grazie mille”, ho ribattuto, facendo un inchino di sarcasmo.

118 “Faleminderit, doktoreshë Kamarda, faleminderit shumë”, ia ktheva me një përkulje sarkastike.

4 118 Mastro Scipione era vedovo e senza figli […]

149 Mjeshtri Shipione kish mbetur i ve e pa fëmijë […]

6 133 “Entri entri, Alessi. E si accomodi”, mi ha detto il direttore gentilissimo.

168 “Hyr, Alesi, hyr. Zini vend”, më tha drejtori me shumë mirësjellje.

Tabela n. 3: Kjo tabelë sjell disa shembuj ku përdoret lei si formë e respketit kur duam të mbajmë distancë ndaj bashkëbiseduesit. Përveç shembullit nr. 4, në ët gjithë të tjerët ai që flet dhe i drjtohet me lei protagonistit, janë eprorët e tij të punës (pra situata është formale). Përkthimi në shqipen është coherent me përdorimine vetës III njëjës të mirësjelljes që bëhet në italishten: në të gjitha rastet në shqipen është përdorur “ju”, ose, kur nuk është eksplicit përdormi i saj, deduktohet nga morfologia foljore (Senta /Dëgjoni, mi darà / do më ndihmoni, entri / hyni, non si spaventi /mos u trembni). Përkundrazi, është interesant shembulli nr. 4. Marshalli i kërkon Skenderbeut dhe kumbarit të tij pse kishin vrarë një njeir, dhe Skenderbeu, i habitur nga pesha e rëndë e një akuze të tillë, i përgjigjet duke iu drejtuar me Voi (“ Voi farneticate”), formë e respektit e përdorshme në rajonet jugore të Italisë (pra, edhe një herë, gjuha e folur shfaqet nga dialogët ndërmjet personazheve kalabrezë).

133

Page 134: Alessia Bergamin

Shembulli tjetër që meriton vëmendje është ai me numrin 3. Rrëfimtari tregon se si miku i tij Mikeli lejohej t’i drejtohej me ti (“dare del tu”) profesoreshëssë vet, gjë që bën ferk për keq, sepse përgjithësisht një profesori, d.m.th.një eprori, duehj t’idrejtohej me lei.

Tabela N. 3: Përemrat vetorë të mirësjelljes

N. es.

N. pag.

Versioni origjinal në italisht

N. pag.

Përkthimi në shqip

1 42 Ah. Alessi. Senta signor Alessi, vada dal caporedattore dottor Tarantino, l’aspetta: parli con lui […]

49 Ah, po, Alesi. Dëgjoni, zoti Alesi, shkoni te kryeredaktori, doktor Tarantinoja, dhe prisni: flisni me të […]

2 43 […] il dottor Tarantino mi chiamò nel suo ufficio, “mi darà una mano”, mi disse “così vedrà come si svolge in concreto un lavoro. E poi potrà lavorare con noi come libero collaboratore, le chiederemo qualche servizio su temi specifici oppure sarà lei a proporci qualche pezzo, di tanto in tanto.

52 […] doktor Tarantinoja më thirri në zyrën e tij, “do më ndimoni”, tha, “kështu do ta shihni vetë më konkretisht punën. Më pas, mund të punoni këtu si bashkëpunëtor i lirë, do t’ju kërkojmë të bëni ndonjë kronikë mbi tema specifike ose ju vetë mund të na propozoni hera-herës diçka.

3 73 Il mio amico Michele le dava del tu, la chiamava Gigliola […]

91 Miku im Mikel i drejtohej me “ti”, e thërriste Xhiliola […]

4 120 Il maresciallo […] chiede: “Perché l’avete ammazzato, quel pover’uomo?”. E Scanderbeg non vuole credere alla sue orecchie: “Cosa? Voi farneticate. Non l’abbiamo ammazzato noi […]

152 Marshalli […] pyet: “Përse e vratë atë të shkretë burrë?”. Skanderbeu nuk deshi t’u besonte veshëve: “Çfarë? Po flisni përçart. Nuk e vramë ne […]

5 121 “Bentornato, Alessi. La trovo in forma. Dovrebbe farmi un bel servizio di tre minuti e mezzo sulla Fiera internazionale dell’informatica. […] Lei capisce un po’ di computer, vero?”.

154 “Mirë se erdhe, Alesi. Ju shoh në formë. Duhet të më bëni një kronikë tre minuta e gjysmë mbi Panairin Ndërkombëtar të Informatikës. […] Ju merrni pak vesh nga kompjuteri, apo jo?”

6 133 “Ho letto con attenzione il suo progetto per una rubrica settimanale che lei vorrebbe curare e la storia di questo signor Mario Schirò […]

168 “Lexova me vëmendje projektin tuaj për rubrikën javore që mendoni të bëni dhe historinë e zotit Mario Skiro […]

7 177 “Entri entri, caro Alessi. Non si spaventi. Le voglio dare una bella notizia.

225 “Hyni, hyni, i dashur Alesi. Mos u trembni. Dua t’ju jap një lajm të mirë.

134

Page 135: Alessia Bergamin

KREU VIII: PASQYRË PËRQASËSE E PËRSHËNDETJE DHE URIMEVE TË ITALISHTES E SHQIPES

8.1 Parashtresë Në tabelën që vijon janë paraqitur të gjitha formulat e përshëndetjes dhe urimeve të përdorur në studimin e pranishëm. Janë përfshirë, gjithashtu, edhe ato formula që, ndonëse nuk bëjnë pjesë në kategorinë e përshëndetjeve dhe urimeve, përdoren zakonisht në shkëmbimet verbale të përditshme, si formulat e ndjesës, falënderimeve, formulat për të ofruar dicka në tryezë, formulat e përdorshme në përfundim të ndonjë marrëveshjeje etj. që, përndryshe, do të humbisnin. Natyrisht formulat e përfshira në tabelë pasqyrojnë përdorimet më të përgjithshme të gjuhës standarde duke shtuar në shënimet në fund të tabelës përdorimet më pak të dendura dhe ndonjë përdorim krahinor të përhapur edhe në nivel kombëtar. Dëshirojmë të precizojmë, megjithatë, se versioni i së njëjtës formulë në një gjuhë ose në tjetrën mund të variojë sadopak, përderisa është e vështirë të përmbushin të njëjtën fushë semantike identike. 8.2 Tabela përqasëse e formulave të mirësjelljes Tipologjia e formulave

Përshëndetje e urime në italishten Përshëndetje e urime në shqipen

1. Saluti di incontro191 Përshëndetje të takimit

a. --- b. Buongiorno (saluto di giorno fino al tramonto, all’incontro) c. Buonasera192 d. Ciao193 (saluto confidenziale, all’incontro) e. Salve194 f. Buona giornata (saluto usato all’incontro, ma soprattutto al mattino andando via di casa) g. Ben alzato (a chi si è appena alzato dal letto)

a. Mirëmëngjesi/Mirëmëngjes/ Mgjesi/Gjes!195 b. Mirëdita196/ M(b)ramja e mir(ë) c. Mirëmbrema 197 d. Ç’kemi? e. Ç’kemi? f. Ditën e mirë g. Si u gdhive?/ Si u gdhitë?198

191 Variante të tjera janë: Donde va (uso locale, confidenziale ABR.); Buon dì (saluto formale all’incontro). 192 Buonasera përdoret si përshëndetje uruese në mbasdite dhe në mbrëmje, ndonëse në italisht ndarja e ditës në “ditë” dhe “natë” s’është kaq e lehtë (vedi capitolo dedicato ai saluti d’incontro). 193 Variante të tjera janë: Come stai? (domande di cortesia informali all’incontro)/Come va?/Chi non muore si rivede (confidenziale, incontrandosi dopo molto tempo)/Chi si vede (idem). 194 Kjo përshëndetje është e barazvlershme dhe e shkëmbyeshme me ciao, por nuk përdoret dendur si përshendetje përmbyllese. 195 Mirëmengjesi përdoret nga dalja e diellit deri në mesditë. 196 Mirëdita përdoret nga mesi i ditës deri nga ora 18:00 197 Mirëmbrema përdoret nga orën 18:00 deri në orën 20:00. 198 Varianti tjetër: Si ke (ni) njeh?

135

Page 136: Alessia Bergamin

2. Saluti di congedo199 Përshëndetje të ndarjes a largimit

a. Buona sera (saluto di sera generalmente dal tramonto in poi) b. Arrivederci/ArrivederLa200 (saluto di congedo) c. Buona notte (usato di sera fuori di casa solo prima di andare a dormire) d. Ciao201 (confidenziale) e. Ti/La saluto f. Tante cose g. Addio

a. Natën e mirë202 b. Mirupafshim c. Natën e mirë d. Mirupafshim203 e. Të fala f. Gjithë të mirat g. Lamtumirë204

3. Congedo prima di coricarsi Përshëndetja në mbrëmje para shtrirjes për gjumë

a. Buona notte (congedo dai familiari prima di andare a dormire) b. Notte! (informale) c. Sogni d’oro (prima di coricarsi rivolto soprattutto ai bambini) d. Dormi bene e. Buon riposo

a. Natën e mirë b. Natën c. Gjumin e ëmbël d. --- e. ---

4. Auguri generici205 Urime të përgjithshhme

a. Auguri (augurio in occasione di festività o ricorrenze) b. Buon Natale c. Buona Pasqua d. Buon Anno, Buona fine e buon principio (alla fine dell’anno), Felice anno nuovo e. --- f. --- g. Buone feste (nel periodo natalizio e pasquale) h. Buona Befana i. Buon Santo Stefano

a. Urime b. Gëzuar Krishtlindjet206 c. Gëzuar Pashkët, Me shëndet pashkët d. Gëzuar vitin e ri e. Gëzuar Bajramin e Madh, Gëzuar Piter Bajrmanin; f. Gëzuar Ramazanin, Me shëndet Bajramin g. Gëzuar festat (durante le feste di fine anno) h. --- i. ---

199 Riverisco (te e famiglia) (arcaico – ABR) 200 Krahas arrivederci, që është forma e përdorur si në kontekstin formal ashtu dhe në atë joformal, ekziston një formë më e rafinuar pikërisht kur i drejtohemi dikujt me “kortezi”, duke i dhënë vetën e tretë (Lei) arrivederla. 201 Variante të tjera janë: Stammi bene, A presto/Di nuovo (informale, usato per sostituire la ripetizione del saluto), Fatti vivo! (confidenziale), A domani. 202 Në shqipen përdoret gjerësisht që pas orës 20:00 203 Variante të tjera joformale janë: Mirutakofshim, Mirupjekshim, Me të mira, Hajt gjithë të mirat, Qofsh (i,e) mirë, Shihemi, Pafshim, Paçim.. 204 Sipas vëzhgimeve të prof. Shkurtajt, në Shqipërinë e Veriut ekzistojnë edhe shprehje a dysorë të tjerë, si : Ta (jua) dëgjofsha të mirën!, Ta (jua) ndje(f)sha të mirën!, Ta(jua) dëgjofsha zanin e mirë!, Ta (jua) ndje(f)sha zanin e mirë!, U pashim n’e mira!, U pa(f)shim me hajr e me t’mira! 205 Variante të tjera janë: Agg. + felicità, Oggi a mille (anni) (për raste nga më të ndryshmet). 206 Në Shqipërinë veriperëndimore (Shkodër, Malësi e Madhe etj.) përdoret edhe dysori dialektor a krahinor: Për shumë vjet Kshndellat!

136

Page 137: Alessia Bergamin

l. Buon Ferragosto m. Buon onomastico

l. --- m. Gëzuar + emrin207

5. Auguri per il compleanno Urime për ditëlindje

a. Auguri + agg. (o viceversa; tanti, infiniti, vivissimi,…) b. Buon compleanno c. Cento di questi giorni /Mille di questi giorni

a. Urime208 (Urime të përzemërta, Urime të sinqerta) b. Gëzuar ditëlindjen c. Edhe njëqind vjeç

6. Auguri durante i pasti Urime gjatë vafteve të të ngrënit

a. Buon appetito209 (a tavola prima di cominciare a pranzare) b. Buon pranzo (saluto di congedo all’ora di pranzo)

a. Të (ju) bëftë mirë210 b. Drekën e mirë

7. Auguri in occasioni di partenze211 Urimet në raste nisjesh për udhëtim

a. Buon viaggio (separazione, prima di un viaggio) b. Buone vacanze c. Dio ti accompagni d. Buon soggiorno (a chi deve soggiornare per un certo tempo in un posto) e. Buona permanenza

a. Udha e mbarë/Udhë të mbarë/Rruga e mbarë212 b. Pushime të mbara c. Zoti qoftë me ty / Në dorë të Zotit213 d. Ndejshi me shëndet! e. Ia kalofshi mirë!

8. Formule usate in occasione di un ritorno214 Urimet në rastet e kthimit

a. Bentornato215 (a chi torna da un viaggio) b. Benvenuto(i) c. Ben arrivato(i) d. Felice/lieto/Piacere di rivedervi e. ---

a. Gëzohem që u ktheve shëndosh!216 b. Mirëserdhe/ Mirëserdhët217 c. Mirë se ke(ni) ardhur218 d. --- e. Mirardhsh (nj.)/mirardhshi219

9. Auguri per avvenimenti felici (promozioni sociali, matrimonio, figli, nuovi acquisti, ecc.)

a. Congratulazioni ( Anche con agg.: sentite, molte) b.Complimenti c. Auguri d. Auguri e figli maschi (ad un

a. Urime! b.--- c. Urime! d. U trashegofsh(i)220

207 Ky urim përdoret kryesisht në pjesën veriperëndimore të Shqipërisë. 208 Gëzuarshi që përdoret më shumë në zonën e Jugut. 209 Përgjigjja do të jetë: Grazie, Grazie altrettanto. 210 Përgjigjja në shqipen do të jetë: Faleminderit, Faleminderit, Urdhëro(ni) të hamë, Mirëpaç(i) e byrm. 211 Coraggio i thuhet atij që niset për të kryer sherbimin ushtarak. Variante të tjera janë: Buona naia/gavetta; Devi scoppiare; Buona fortuna; In bocca al lupo. 212 Përgjigje të tilla uruese janë: Faleminderit, M(b)ar paç(i). 213 Në shqipen e hershme, sot nuk përdoren ose dalin vetëm në krahinat veriore. 214 Variant tjetër ësshtë: Chi si rivede! ( formë konfidenziale, ndonjëherë edhe ironike). 215 Përgjigjja është: Bentrovato (edhe ndaj atij që kthehet). 216 Në ligjërimin e folur edhe: Shyqyr që u ktheve shn(d)osh! 217 Përgjigjja do të jetë: Mirëse ju gjeta. 218 Variante të tjera: Mirëse paskeni ardhur, Mirëse të paska prurë Zoti. 219 Fjalë për fjalë do të thotë: “Je i mirëpritur sa herë do të vish përsëri”. 220 Përdoren shpesh edhe urimet sinonime: U plakshin bashkë! Jetë të lumtur! Qoftë buka e ëmbël!

137

Page 138: Alessia Bergamin

Urime për raste të gëzueshme (gradime, martesa, lindje fëmije, blerje objektesh të reja etj.)

matrimonio) e. Che possiate goderla (per una casa nuova) f. Felicitazioni (+ agg.) g. Ad maiora (latino, uso nei ceti alti) [Augurio che si rivolge a chi ha ottenuto un successo per auspicargli risultati ancora migliori, N.d.r.] h. Prosperità (e felicità) (ad un battesimo)

e. E gëzofsh(i)221 f. Përgëzime g.--- h. Jetë të gjatë222

10. Auguri per chi si reca ad una festa o ad un avvenimento Urime për atë që shkon në një festë a ngjarje me rëndësi

a. Buon divertimento b. Divertiti c. Buona serata

a. E kalofshi mirë b. Bëfshi qejf c. ---

11. Auguri per affrontare imprese ardue Urimet para ngjarjeve të rëndësishme

a. In bocca al lupo223 (augurio prima di un esame) b. Buona fortuna

a. Dalsh(i) faqebardhë!224 b. Paç (i)fat!

12. Brindisi Dolli ose urime gjatë pijes

a. Cin cin 225 b. Alla salute

a. Gëzuar!226 b. Me shëndet!

13. Formule usate in occasione di un primo incontro Formula që përdoren në takimet njohëse për herë të parë

a. Piacere227 (facendo la conoscenza di qualcuno) b. Piacere di conoscerla c. Piacere + nome e/o cognome d. Molto onorato e. Lietissimo/ Fortunatissimo f. Ciao (informale fra giovani)

a. Gëzohem b. Gëzohem që të / ju njoha c. Gëzohem + emri e. --- f. --- g. Ç’kemi? Ciao

221 Variante të tjera: Ta gëzosh, Ta gëzoni. 222 Variante të tjera: T’ju rrojë! Me këmbë të mbarë! U bëftë plak me mjekër! 223 Përgjigjja është: Crepi il lupo! Variant tjetër krahinor pr të uruar fat është : In culo alla balena (e prdorshme në Veneto dhe në Emilia Romagna). 224 Mos ta hângt qeni shkopin!, Mos të raftë shpina përtokë!, T’u prift e m(b)ara!, T(ju) shkoft m(b)ar!, T’u dhasht e m(b)ara!, T(ju) ndihmoftë Zoti. 225 Variante të tjera: Prosit, Auguri, Salute, Brindiamo alla salute di…, Felicità, Alla vostra/nostra, A noi/voi, Lunga vita, Prosperità. 226 Variante të tjera: Shëndet, Shëndeti i x, Me fund për shëndetin e x! Për lumturinë tonë, Jetë të gjatë, Pimë për shëndetin e fëmijeve. Më parë kanë ekzistuar edhe distikë ose strofa me karaketer humoristik,që përdoreshin si urime ose si sharje me rimë,si p.sh. strofa e cituar nga Shkurtaj dhe e regjistruar në Malësi të Mbishkodrës,qëthotë: Anikun e kësaj shpi, e çoftë Zoti përtej Detit të Zi, në një kësollë me kashtë, si mbrend’ashtu jashtë, Asgja mos i dhashtë! 227 Variante të tjera: Molto/Tanto piacere, Molto lieto, Lieto/Felice di conoscerla.

138

Page 139: Alessia Bergamin

g. Salve (informale)

g. ---

14. Formule di congedo dopo aver fatto conoscenza Formula të ndarjes mbas njohjes së parë

a. Lieto/Fortunato di averla conosciuta (saluto di congedo dopo aver fatto conoscenza) b. Mi ha fatto molto piacere conoscerla. c. È stato un piacere conoscerla

a. Gëzohem që (të) ju njoha! b. Jam shumë i lumtur që... c. Jam gëzuar shumë!/Gëzohem shumë

15. Formule di congedo da un malato Formula të ndarjes me një të sëmurë

a. Guarisci/Rimettiti presto b. Auguri c. Auguri per una pronta guarigione d. Riguardati

a. Të shkuara228 b. --- c. Shërim të shpejtë d.Ruaju(ni)

16. Fare le condoglianze Ngushëllime

a. Condoglianze (alla famiglia di un defunto) b. Condoglianze + agg. (o viceversa: molte, sentite, vivissime…) c. Coraggio d. ---

a. Ngushëllime229 b. Ngushëllime të sinqerta c. Bëhu(ni) i fortë d. Të rroni e ta kujtoni

17. Augurio a chi starnutisce Urime për teshtimën

a. Salute (a chi starnutisce) b. ---

a. Shëndet b. U rritsh230

18. Sollecitare un favore Për të lypur një favor a nder

a. Per piacere, Per favore, Per cortesia231 (sollecitando un favore) b. Ti/La prego c. Potresti farmi un favore/cortesia?

a. Të lutem/ Ju lutem232 b.Të lutem/ Ju lutem c. A mund të ma bëni një nder?

19. Ringraziamenti233 Falenderimet

a. Grazie (per ringraziare in generale) b. Grazie + agg. (tante, mille, …; si dà anche l’inversione: Tante grazie) c. Ti/La ringrazio

a. Faleminderit b. Shumë faleminderit c. Të(ju) falenderoj! Ju faleminderit!234

228 Variante të tjera: Të shkuara e të harruara, Qofshin të shkuara, Me shëndet plagët, Për hajr varrët. 229 Variante të tjera: T’u (ju) ketë lënë uratën, T’ju rrojnë fëmija, Zoti t’ (ju) dhashtë kivet, Zoti t’(ju) ruajtt çka ini, Ju pastë lanë nafakën, Krishti (Zoja) e pastë në parriz, Kjoft mirë në atë dynja, Pastë dritë, Pastë rahmet! 230 Thuhet kryesisht për të vegjlit. 231 Variante të tjera: Per gentilezza. 232 Në ligjërimet e folura, kryesisht krahinore, thuhet edhe: T’u bëfsha kurban, a mund të... , Ta marrsha të keqen, a mund të... 233 Variante të tjera të mundshme: Non faccio complimenti (kur ofrohet diçka për të ngrëënë ose pije); Non doveva disturbarsi (pë ndonjë dhuratë); Ti/Vi sono grato; A buon rendere (kur pranohet diçka falas, duke shpresuar se një ditë do t’ia shlyjë); Non ho parole; Tanto per gradire (kur ofrohet diçka për të ngrëënë ose pije).

139

Page 140: Alessia Bergamin

d. Ti /La ringrazio + avv. (sentitamente, tanto, infinitamente, ecc.) e. Grazie di tutto (alla fine di un pranzo, alla padrona di casa)

d. /(Të /Ju)falem(i) nderit!235 e.Faleminderit për të gjitha

20. Replica a ringraziamenti Përgjigjja për falenderimet

a. Prego b. Di niente/Di nulla/Non c’è di che c. Niente/Non importa/Non fa niente d. Figurati/Si figuri/Ma le pare e. Ci mancherebbe altro f. È stato un piacere g. Si immagini h. (Mio) dovere

a. Të lutem/ ju lutem b. S’ka gjë! Asgjës’ka/ Asgjë c. S’ka përse d. Mos e thuaj(thoni) atë fjalë! Ç’është ajo fjalë!236 e. --- f. Ishte kënaqësi g. E marr me mend h.---

21. Scusarsi Të kërkuarit ndjesë

a. Scusa/Scusi (sollecitando un permesso, attesa, interruzione…; per riparare ad un errore) b. Chiedo scusa/venia (per riparare ad un errore) c. Non l’ho fatto apposta (idem) d. Non volevo (idem) e. Mi dispiace/rincresce f. Pardon

a. Më (na) fal(ni) b. Të (ju) kërkoj falje c.Pa dashje d.Pa dashje e.Më vjen (shumë) keq f. Pardon

22. Formule per chiedere qualcuno di attendere Formula për t’i thënë dikuj të presë pakëz

a. Attenda un attimo237 (pregando qualcuno di aspettare al telefono) b. Mi scusi se ti/la interrompo c. Permette? (per interrompere) d. Vi prego di/Vogliate scusarmi

a. Prit(ni) pak b. Më fal se të ndërpres/Më falni se ju ndërpres c. --- d. Ju lutem të më(na) falni

23. Risposte alle scuse Përgjigjja për atë që kërkon falje

a. Niente/Di niente/Non è nulla (risposta alle scuse) b. Non fa/è niente c. Si figuri

a. Asgjë b. S’ka gjë! c. Mos e fol atë fjalë! Ç’është ajo fjalë!238

24. Fare gli scongiuri Formula që urojnë

a. Tocco/Tocchiamo ferro239 (scongiuro)

a. Qoftë larg/Larg qoftë

234 Në ligjërimet e folura, kryesisht krahinore, thuhet edhe: T’ (Ju) falem (i) n(d)ers!, T’u (ju) rrit n(d)era!, T’u (ju) rritt n(d)era e e mira! 235 Thuhet edhe :Falemin(d) ers. 236 Në ligjërimet e folura krahinore thuhet edhe:Mos ta n(d)ej kush! 237 Variante të tjera: Attenda prego (richiesta di attesa), Le dispiace attendere?, Un attimo/un momento, prego! (attesa), Scusa/i un momento (për të pritur ose për ndërprerjen). 238 Variante: Mos e thuj at fjalë, se më rrin hatri!

140

Page 141: Alessia Bergamin

largimin e së keqes b. Non lo augurerei nemmeno ad un amico/al peggior nemico240 (scongiuro; invocazione)

b. Qoftë për armik

25. Formule per far entrare o sedere qualcuno Formula që thuhen për t’i bërë vend të hyjë a të ulet dikujt

a. Prego b. Si accomodi 241

a.Urdhëro(ni), hyr(ni) b. Urdhëro(ni),ulu(ni)

26. Formule per entrare in casa di qualcuno o farsi largo tra la folla Formula që thuhen për të kërkuar hyrjen në shtëpinë e dikujt ose për të kërkuar shteg daljeje nga turma

a. Permesso? (per passare; per entrare in casa di qualcuno) b. Scusa/i c. Per piacere, mi fate passare (per farsi largo tra la folla) d. Scusate, dovrei scendere (nell’autobus) e. Disturbo? Posso entrare? (per entrare in casa di qualcuno)

a. Me leje? b. Më fal(ni)! c. Të(ju) lutem, a mund të kaloj(më) pak! d.Me leje/më fal(ni),a mund të zbres pak! e.A ka njeri? A është kush brenda?

27. Formule per chiedere di ripetere ciò che non si è sentito Formula për t’i kërkuar dikujt ta përsëritë thënien që nuk e kemi dëgjuar mirë

a. (Scusi) Potrebbe ripetere? (quando non si è sentito bene qualcosa) b. Prego?/ Mi ripete…?/ Come, scusi?/Pardon

a. Më falni, si thatë?/Si thatë, ju lutem? b. Udhëroni! Urdhëroni, ju lutem

28. Giurare per convincere della propria buona fede Formula betimi për ta bindur dikë lidhur me besimin ndaj nesh

a. (Lo) Giuro242 (per convincere della propria buona fede) b. Credimi! c. Parola (mia) d’onore d. Te lo giuro su… (nome persona defunta o persona cara vivente)

a. Të (ju) betohem! b. Më beso! c. Për fjalë të nderit! Për nder! Për nder të familjes! d. Të (ju) betohem për kokën e x (nënës, babait, motrës, vëllait)243

29. Chiedere a. Per piacere, mi saprebbe a. Po të (ju) desh qejfi/Po

239 Variante të tjera: Facciamo le corna, Facciamoci gli scongiuri, Toccati/Mi tocco i marroni (dial.: genitali maschili – E.R.) 240 Varianti: Che non accada neanche al peggior nemico, Non lo augurerei nemmeno ad un cane/bestia (alle serpi – ABR.), Dio ce ne scampi e liberi! 241 Variante të tjera: Prego, si accomodi (o viceversa), Si metta comodo (per far sedere: E.R.), Faccia come a casa sua, Non faccia complimenti (E.R). 242 Variante të tjera: Ti giuro/assicuro che…, Giuro sulla testa di… (persona cara), Giuro su Dio/Madonna, Giuro sul mio onore, Che perdessi la vista!, Giuro sulle balle degli occhi (E.R.), Giuro davanti a Dio, Quanto è vero Dio/Cristo, Te lo giuro su ciò che mi è più caro, Che mi pigliasse un colpo, Giuro sulla tomba di… (persona cara), Giuro sulla Bibbia, Giuro sopra questo lutto (ABR.). 243 Variante të tjera:: Për kokën time, Për kokën tënde, Për shpirt të x (një të vdekuri që e kapasur për zemer, sigjyshi, gjyshja ose edhe të babait, nënës etj. kur i kanë vdekur).

141

Page 142: Alessia Bergamin

Indicazioni Formula për të lypur drejtimin etj.

indicare…? (chiedendo informazioni) b. Per piacere dov’è…?244

s’përtove? b. Po deshe… /Ju lutem(i)

30. Formule per invitare qualcuno a togliersi il cappotto Formula për t’i thënë dikujt ta heqë pallton

a. Mi vuol porgere/dare/favorire…?245

a. Ma jepni mua... Ju lutem/Mund të ma jepni mua, ju lutem!

31. Offrire qualcosa a tavola Për të ofruar dicka në tavolinë

a. Prego (offrendo qualcosa a tavola) b. Vuoi/Vuole…? c. Servitevi

a. Urdhëroni/Urdhëroni, mirëse na erdhët! b. Do(ni) më? Dëshiron(i) edhe pak? c.Urdhëro(ni),merrni!246

32. Chiedere la mano Për të kërkuar dorën e një vajze për fejesë

a. Chiedo la mano di… (richiesta di matrimonio rivolta ai genitori della ragazza)247

a. Kërkoj dorën e vajzës Suaj!248

35. Conclusione di un affare Urime në përfundim të një pune a marrëveshjeje

a. Affare fatto (per la conclusione di un affare) b. È andata (in porto) c. È fatta d. D’accordo e. Bisogna bagnare (per un augurio)/Beviamoci su

a. U krye! b. Na vaftë mbarë!/Na shkoftë mbarë! c. U bë! d. Mbaroi kjo punë!/Mbaroi puna! e. U bë, duhet ta lagim 249

244 Variante të tjera: Mi scusi, dov’è…?, Per cortesia mi dice dov’è…? 245 Variante të tjera: Mi dia/Dammi… Prego, vuol darmi…, Vuol togliersi… 246 Në ligjërimin e folur, sidomos popullor, thuhet edhe: Bujrum, me çka na gjendet!/Byrm(ni), me çka na ka falë Zoti! 247 Variante të tjera: Posso chiedere la mano di vostra figlia?, Ho intenzione di sposare vostra figlia, Posso avere il piacere di chiedere la mano di…? 248 Variant: Lypi bekimin që të fejohem me vajzën Tuaj! 249 Përdoret edhe urimi popullor: Për hajr të (ju) qoftë!

142

Page 143: Alessia Bergamin

KREU IX: FJALORTH I FJALËVE DHE SHPREHJEVE TË MIRËSJELLJES NË SHQIP DHE NË ITALISHT

Disa fjalë nderuese të përdorshme ose në zhdukje e sipër: Aga-i-: Titull nderues që u jepej në kohën e pushtimit osman, po edhe më vonë, pronarëve të tokave. U punë e madhe… kishin dalë edhe Rrukia e Brahim agës, Adilja e Shaqir efendisë… (Migjeni,Të [elen arkapijat, f. 230) Tunjatë, Malush Aga! (M.Kuteli,Tregime të zgjedhura, f. 133) Agabe-u: m. Kështu i thërret për nderim nusja e re kunatit, vëllait të madh të burrit në zonën e Mallakastrës. Ané,-ja: (Gjirokastër e përgjithësisht në Jug) nonna, vecchia signora. Ap,ë-a: për gjyshin ose babain e moshuar, në anët e Veriut, përfshirë zonën që nga Shkodra e përpjetë, sidomos drejt Dukagjinit, donjëherë edhe nga farefisi, që nuk e kannëme të vërte gjysh. Atëlashtë,-a: nonno, anziano a cui si deve rispetto. Atë-: Padre, Papas. Atë Shtjefën Gjeçovi. Padre Stefano Gjeçovi. Në këtë shkoë dhanë mësim profesorë të nderuar si; Atë jak Jungu, Atë Anton Xaoni, Dom Ndre Mjeda, Atë Pjetër Meshkalla, Hoxhë Musa Efendi Borici (dramaturg në zë), Pjetër Marubi…(S.Pepa, Dëshmitarë të një feje që nuk vdes, f. 8) Ati i Shenjtë-: Sua Santità, Papa di Roma. Në godinën që bie në shehsin e Shën-Pjetrit ndodhet banesa e Atit të Shenjtë dhe studioja e tij. (Dan Brown, Engjëjdhe djaj). Axhë-a: kështu thërritet në trevat e Shqipërisë veriore e verilindore vëllai i babait ose kushëriri i parë, kur është i moshuar, nga më të rinjtë. Bab(ë),-a / babe: (Tiranë e gjetkë në Shqipëri të Mesme), padre, papà. Babaplak,-u: (Kërçovë, Zhitovë, Dobovjan-Strugë, Krushevë), nonno paterno, capofamiglia. Babaplak,-u: (Stubëll e Poshtme), nonno paterno, capofamiglia. Babapjak-u: (Tetovë, Çegran-Gostivar), nonno paterno, capofamiglia. Babëlok-u: (gjyshi nga ana e babait), nonno paterno, capofamiglia. Qysh në gjak Bablok. Rrenë asht kjo,Bablok.(A. Demaci, Gjarpinjtë e gjakut)

Babagjysh-i: nonno, ndërsa gjetkë për këtë përdoret "babdaj,-a" (Malësi e Madhe). Në disa krahina, "babgjysh-i" i thotë dhëndri babait të nuses, vjehrrit.

143

Page 144: Alessia Bergamin

Baba i nuses: vjehrri; padre della sposa, suocero. Babamadh-i: nonno paterno. Babazot-i: (gjysh, babagjysh), nonno paterno, capofamiglia. Babazot-i: Titull nderues për gjyshin, në zonën e Myzeqesë, po edhe gjetkë në Jug; dikur edhe në mbarë shqipen. Babazoti e shikoi në sy nënëmadhen dhe ajo tundi kokën e inatosur, sikur të thoshte “uh, e di, e di”. (Ismail Kadare, Kronikë në gur, 1978, f. 61) Babëloke-ja: nonna, e "nânloke-ja": nonna, dhe forma e shkurtuar "loke-ja": nonna. Bablok-u: m. Burrë i urtë, burrë që duhet nderuar..

Bac,-a / Bac,-i: kështu thërritet vëllai i madh nga motrat e vëllezërit më të vegjë. Bac,-i: edhe babai në trevat e Shqipërisë veriore e verilindore, sidomos kur ishte ende në moshë të re dhe meqë rronte edhe i ati, ishte „turp“ t’u thoshte fëmijve „ejani te baba“, prandaj përdorej bac-i. Saktësim areal: bac-baci e ba:c-baca në Shqipëri të Veriut, e para (bac-i) në Veripërëndim, kurse e dyta (baca) më fort në Verilindje, sidomos zona e Drenicës. “Bac i thuhet vëllait të madh ose më të moshuarit në shenjë respketi“. (Pajaz. Anad., f. 234) Forma të tjera të shkurtuara për zbunim a përkëdheli, si dhe me prapashtesa diminutive janë: Babi apo Ba, Bab, Babo. Babush, Bush, Bush, Babuçino, Pufi;Bushi, Baka. Po edhe Lale, Lalë. Bardhë: bianco. „Ju uroj ditë të bardha!“: vi auguro giorni felici! „Paç një milëz vjet të bardha!“: abbi mille anni felici! (Giord.25) „Qofsh(i) faqebardhë!“: Che tu sia felice e fortunato. Bekoj: benedire, ringraziare, lodare. „Bekomi gjithë t.ënëzot për të mirat që na dha!“: Benediciamo ringraziamo tutti Dio per i beni che ci ha donato. (Giord.28). Bekuar(i,e): benedetto. „I bekuar qoft Inzot, qënani e nga mot“: sia benedetto Iddio, ora e sempre.(Giord.28). Birth-i, Formë pëkëdhelëse për djalin ose një person të ri në moshë. Më rruash, o birthi im, që më dhe këtë lajm të gëzuar. ((Mitrush Kuteli, Tregime të moçme shqiptare, 1998, f. 48)

Bujureshë,-a: nobildonna (Giord.42). Bujaria: nobiltà (Giord.43). Bujarisht: signorile, nobile. „Për tësjella bujarishte“: per condotta signorile (Giord.42).

144

Page 145: Alessia Bergamin

Bujarisht: nobilmente (Giord.43). Bukëhallall,-e: meritevole, che merita di essere accolto bene (A. Syla, 43). Bukëharaml,-e: che non merita di essere accolto bene (A. Syla, 43). Bular-i: m. uomo onorato e dabbene, bonario. (Scutari, Spig. f. 100). Bulareshë,-a: nobildonna (Giord.43). Bulërisht: nobilmente (Giord.43). Bulëria: nobiltà (Giord.43).

Burrëreshë-a: eroina, amazzone, virago (Giord.45). Burrëri-a: virilità, valore, coraggio (Giord.45). Burrërisht: virilmente (Giord.45). Dad,-a: në trevat e Shqipërisë veriore e verilindore, sidomos kur ishte ende në moshë të re dhe meqë rronte edhe e ëma e burrit (vjehrra), ishte „turp“ t’u thoshte fëmijve „ejani te nana“, prandaj përdorej "dad,ë-a". Por, në krahinat veriore "dad,ë-a" mund të thërritet edhe motra e madhe nga më të voglat, po edhe cilado grua e rritur ndaj më të vegjëlve, si të thuash „në vend të nënës“.“Dadë i thuhet motrës së madhe për respekt, po edhe grave më të vjetra të fisit“. (Anad., f. 239) Daj,-a: në Shqipëri të Veriut: zio materno, fratello della madre. Pse, dajë, e ke hequr kësulën e bardhë, që të rrinte aq bukur?! (A.Vinca, Kohë e keqe për lirikën, 1997, f. 67) Daje: në Shqipëri të Mesme: zio materno, fratello della madre. Dajeshë,-a: zia materna, sorella della madre. Dajovicë,-a: zia materna, sorella della madre (kryesisht në anët e Korçës).

Dai-u: zio materno. Në Shqipëri të Jugut, sidomos në Gjirokastër, po edhe në Vlorë etj.

Dajko,-ua: në Shqipëri të Jugut, kryesisht zona e Korçës: zio materno, fratello della madre.

Dajgjysh,-i: (Anamal) për babain e nënës nga nipat e mbesat: zio materno. Në Has të Kukësit edhe "dajagjysh." Dashur (i,e)-: amabile, amato.

Dede-: titull nderues për klerikun më të lartë të fesë bektashiane. Hirësia e Tij, Dede Reshat Bardhi.

145

Page 146: Alessia Bergamin

Dede,-ja: (Vlorë e gjetkë në labëri) nonna, vecchia signora.

Dervish-i: Emër dhe titull nderues për klerikët e sektit bektashian. Dervish Ulemaja, dritë i pastë shpirti atje ku ka rënë, ... / - pastaj Kus Babajt, që e paçim, iu rrëmbushën sytë sa zuri ngoje Turqinë/ - Përse mbi shtëpinë e Shevqet bej Verlacit?/ Baba Sulltan, dritë e botës, ... (I. Kadare, Viti i mbrapshtë) Dihem “gdhihem”: Si u dive, Si u ditë? Ditën e mirë! Pasth. Përshëndetja kur dikush largohet në kohë dreke; saluto di congedo durante il giorno.Edhe përgjigjja është po ajo: Ditën e mirë!

Dom-: Papas. Dom Ndoc Nikaj. Papas Ndoc Nikaj. Në këtë shkoë dhanë mësim profesorë të nderuar si; Atë jak Jungu, Atë Anton Xaoni, Dom Ndre Mjeda, Atë Pjetër Meshkalla, Hoxhë Musa Efendi Borici (dramaturg në zë), Pjetër Marubi…(S. Pepa, Dëshmitarë të një feje që nuk vdes, f. 8). Drekën e mirë! pas. Përshëndetja në kohë dreke; saluto all’ora di pranzo. Edhe përgjigjja është po ajo: Drekën e mirë! Dukë,-a: Titull nderi në periudhën mejstare. Fjalë që ka mbetur edhe si si etnonim: Dukagjini, Dukati (Vlorë). Efë,-a: kështu thërritet në trevat e Shqipërisë verilindore vëllai i burrit nga nusja. Besojmë se vjen nga shkurtimi i efendi, ashtu si kadën për kunatën në mjediset me besim mysliman. Efendi,-u: Titull nderimi për klerikët myslimanë, sidomos për hoxhën. Efendi, harruat të më paguani. (S. Krasniqi, Mic Sokoli, f.168) Mirë se na erdhët, hoxh efendi! U punë e madhe… kishin dalë edhe Rrukia e Brahim agës,Adilja e Shaqir efendisë…(Migjeni, Të çelen arkapijat, f.230) Në këtë shkoë dhanë mësim profesorë të nderuar si; Atë jak Jungu, Atë Anton Xaoni, Dom Ndre Mjeda, Atë Pjetër Meshkalla, Hoxhë Musa Efendi Borici (dramaturg në zë), Pjetër Marubi…(S. Pepa, Dëshmitarë të një feje që nuk vdes, f. 8)

Emtë,-a: zia (Giord.101). Emt,-i: zio (Giord.101). Ēmë-a: madre, mamma (Giord.101). Ēmë kafqare: madre gloriosa (Giord.101). Fala (të): saluti, complimenti. „Shumë të fala nga ana ime“: Tanti saluti da parte mia. Falem (me dikë): salutare, esprimere i migliori auguri a qualcuno. „Falem- përshëndetem me dikë, i jap dorën“. (Anad.f, 242) „Të falem nga zemra“: ti saluto cordialmente. (Giord.103) „U falme e u përfalme“ (Malësi e Madhe).

146

Page 147: Alessia Bergamin

Faleminderit: grazie. Falemnderjes: ringrazio (Giord. 103). Falënj: salutare, ossequiare, riverire; adorare, ringraziare. (Giord.103) Falënderoj nga zemra: ringrazio di cuore. Falëmeshëndet: saluti, auguri per buona salute. „Falmeshëndet shokve“: Tanti saluti ai amici. Falshëm (i): salutabile (Giord.104). Famshëm-e (i,e): con grande reputazione. Faqebardhë: onesto, puro, onorato, vittorioso (Giord.105) „Faqebardhë qofshi!“: Che sitate sempre onorati! Faqebardhë qofshi e mirardhshi! Fisnik,-e: nobile. Fisnikëri,-a: nobiltà. "Ai përshëndet fisnikëritë tuaja": Lui saluta le vostre signorie. Fisnikërisht: nobilmente. Fjaltor-i: ai që sjell kumtin për një vdekje: “Kur erdh fjaltori me m’kallzue, or djali i nanës” (Vajtim nga Malësia e Madhe).

Fortlumturia e Tij: titull nderues për klerikët e lartë tëfesë ortodokse të ritit greko-bizantin. „Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi A. Janullatos“. Gazmend: gaudio, gioia, allegria (Giord.128) „Me gazmend!“: Con allegria. „Për të mira e me gazmend!“: Per le buone occasioni e con allegria. Gazmoj: rallegrare (Giord.128). Gdhihem fol.: Si u gdhive, Si u gdhitë? Gëzofsh(i): Urim për veshjet e reja, për makinën e re etj. E gëzofshi (shtëpinë e re, makinën e re, kostumin e ri). M’i gëzofsh njëzetpranverat! (Këngë popullore). Gëzofshin e u plakshin bashkë: Urim për të sapomartuarit. Gëzofshin njëri-tjetrin: Urim për të sapomartuarit. Gëzofshin shoqoshojnë: Urim për të sapomartuarit.

147

Page 148: Alessia Bergamin

Gëzuar: Evviva! Alla vostra salute! (FL-ZS, 143) "Gëzuar Festat e Funvitit!": Buone Feste di Fine Anno! "Gëzuar Pashkët!": Buona Pasqua! "Gëzuar Krishtlindjet!", "Krishlindje të bardha!", "Krishlindje të gëzuara!": Buon Natale! "Gëzuar Bajramin!" "Gëzuar për shumë vjet!" Gëzuaç: Evviva!, Che tu possa vivere e godere (Giord.132). Gëzuarisht: allegramente, piacevolmente (Giord.132). Grishës-i: ai që shkon të ftojë njerëzit për një dasmë. Gjatë (i,e): lungo. „Me jetë të gjatë“: che abbia vita lunga. Gjysh,-i: nonno, avo. Gjyshe,-ja: nonna. Hallë,-a: zia paterna, sorella del padre. Në krahinat verilindore, si në anët e Kosovës, hall,ë-a mund të thërritet edhe cilado grua e moshuar për nderim si të thuash „në vend të nënës“. Hallo-ua: zia paterna. Hanëm: prestito dal turco: signora, grande signora. Ku vete moj KakoPino? - pyeti nga dritarja gruaja e Bato Sherifit. Në dasëm moj hanëm. (I. Kadare, Kronikë në gurë, f. 248). Hanko: nobile sognora. Në Kolonjë dhe gjetiu në Shqipërinë Jugore. Kështu edhe Hanko Halla, titulli i poemës së Ali Asllanit. Hirësi. Eminenza. Titull nderues për kryepeshkopin ose arxhipeshkvin katolik. Hirësisë së Tij, Ipeshkvit X. Hjebardhë: onorato, grazioso, gioioso (Giord.158). Hoxhë,-a: Mbiemër dhe titull nderues për klerikët e fesë myslimane. Hoxha i Koplikut. Hoxhë Kadria. Në këtë shkoë dhanë mësim profesorë të nderuar si; Atë jak Jungu, Atë Anton Xaoni, Dom Ndre Mjeda, Atë Pjetër Meshkalla, Hoxhë Musa Efendi Borici (dramaturg në zë), Pjetër Marubi…(S. Pepa, Dëshmitarë të një feje që nuk vdes, f. 8)

Ije: (Tiranë, Shqipëri e Mesme) nonna, vecchia signora. Imzot: Monsignor. „Imzot Vincenc Prendushi“: Monsignor Vincenzo Prendushi. Imzot: Mio Signore. Formë nderuese për eprorët nga vartësit e sherbëtorët:

148

Page 149: Alessia Bergamin

O imzot, pse ma fsheh mua gazin tënëd? (M. Kuteli, Tregime të zgjedhura, f.157). Ç’ke ti, o im zot? Pse mallkon gurin e murin? (Mitrush Kuteli, “Tregime të moçme shqiptare”, 1998, f. 15) Grushti im është plot unaza e nuk mban pikë ujë. Dhe atë pikë që mban do t’ia ruaj tim zoti që lufton për nderin e Dheut tonë. (Mitrush Kuteli, Tregime të moçme shqiptare, 1998, f. 216). Inzot: m. Dio. sidomos në dialektet arbëreshe. (Scutari, Spig. f.83).

Josh (tatëjosh) në ngulimet arbëreshe të Italisë: padre vegliardo, bisnonno, antenato (Giord. 491).

Joshe,-ja: bisnonna, vecchia signora.

Kadnâ:n-a: në anët e Krajës (besojmë nga kadëna "signora" + nanë "madre"). Kapidan: titull nderues për detarët e shquar. Katmotër-a: f. Emër nderues për motrën e burrit nga nusja e re.

Katragjysh-i: trisavolo. Katragjyshe-ja: trisavola. Krushk-u: m. babai i nuses për palën e dhëndrit. Krushkë-a: f. nëna e nuses për palën e dhëndrit. Kryezot,-i: Titull nderues në periudhën e Mesjetës. Ushtria e kryezotit të Arbërit, Gjergj Kastriotit Skëndërbeut. (Mitrush Kuteli, Tregime të moçme shqiptare, 1998, f. 48). Kryshëndosh: Pasth. Ngushëllim. Po shkojmë për kryeshnosh. (Anad., f.250) Kumt-i: lajm për vdekjen e dikujt (M. Madhe): „Mjeri un për ty, e për kumt t’zi tandirn!“ Lajë,-a: kështu thërritet në Has të Kukësit vëllai i madh nga motrat e vëllezërit më të vegjë: fratello maggiore. Lalë-a: fratello maggiore. Gli arbëresh usano chiamare „lalë“ ogni uomo di maggiore età. (Giord.220). Lal-a: fratello maggiore, zio paterno (Molise,CB, f.94). Lal-a: Fjalë nderuese për më të rriturit nga fëmijët, në Elbasan. Lake moj pupulake e lalës. Lalzot,-i: parroco o il sacerdote piu anziano (Molise,CB, f.94) dhe (Giord.220). Lala madh: fratello maggiore (Molise,CB, f.94).

149

Page 150: Alessia Bergamin

Lalbukur-i: cognato (Molise, CB, f.118) dhe (Giord.220). Lamtumirë: addio. Lartësia Juaj: Sua Altezza. Lartmadhëria e Tij: titull nderues për mbretërit: Lartmadhëria e Tij, princi Leka I. Loke-ja: (nënëloke) bisnonna. Lumi (ti), lumja (ajo): pasth. beato te, beato lei. Lumtë(të, ju): bravo, evviva! „Të lumtë goja!“: Beata la tua bocca (letteralmente). „Mirë se na erdhët, Ju lumshin këmbët!“: Benvenuti, beati i vostri piedi! „Të lumshin duart!“: Beate le tue mani! Lumthi: pasth. Beati noi. Lumthi Shqipëria. (Petro Marko “Intervistë me vetveten”, 2000, f. 550). Madhëri-a: maestà (Giord.249). Madhërishëm (i): Magnifico. Titull nderues për rektorët e universiteteve: "I madhërishmi Rektor, prof. dr. X." Madhështi-a: grandezza, splendore (Giord.250). Madhështor,-e: maestoso, imponente (Giord.250). Mall-i: Amore. Kryessht te arbëreshët e Italisë, p.sh. „Gjegj ti malli im„: senti tu, amore mio.

Mama zonjë: Signora madre. Dikur, kështu i thuhej nga nusja nënës së burrit. Mama-ja: mamma. Mamaka: mammina. Mamo: mamma. Ma: mamma. Mamush: mammina. Marshalla(h): pas. Përdoret si pasthirrmë kundër syrit të keq. Në shqipen e moçme në vend të kësaj pasthirme të huazuar nga turqishtja ka qenë një fjalë shqipe e pikërisht: Leje Zot! "Sa e bukur na ka dalë nusja, marshalla, marshalla" (Këngë popullore)

150

Page 151: Alessia Bergamin

Marrsha (ta): Mënyra dëshirore e foljes marr, e cila në shqipen ka përdorim të gjerë në formulat uruese të mirësjelljse, si: „Ta marrsha të keqen! Të marrsha të ligat! Ta marrsha!“ Marrsh nga ditët e mia: pasth. Urim e falënderim përgjërues ndaj dikujt qëtë bën një nder të madh. Mbarë,-a: Fjalë për fjalë do të ishte: prosperità. Por, në shprehjet uruese e përshëndetëse, ka më fort kuptimin: Buona fortuna. „Të priftë e mbara!“, „Ju dhashtë e mbara!“, „Me hajr e me të mbara!“ Mbarësi: successo, fortuna (FL-ZS, 389). „Të vaftë mbarë! Ju vaftë mbarë! Pastë kamën e mbarë!“: Che abbia il piede fortunato, che porti fortuna. Mbarë (i,e): buono, propizio, favorevole (FL-ZS, 389) „Puna e mbarë“: buon lavoro; „Udha e mbarë“: buon viaggio. Mbarë paç(i)! pas. Kjo është përgjigjja kur dikush të thotë „puna e mbarë!“. Puna mbarë, o tre vëllezër. - Të mbarë paç, o plak i mirë. (Mitrush Kuteli, Tregime të moçme shqiptare, 1998, f. 14) Mbarëvajtje: riuscita, successo, buon avviamento (FL-ZS, 389). Mbesë-a: nipote. Mbesolle-ja: nipotina. Mbrëmje: serata, pomeriggio. Mburofshin pasth. Augurio di prosperità. Përdoret më fort në dialektet arbëreshe të Italisë. (Scutari, Spig., f. 27). Mëma lashtë: nonna (Giord.222). Mëmëlashë-a (< mëmë e lashtë). Mëma madhe: la madre del padre (Scut. Spig., f. 174 Mëmamadhe,-ja: nonna, ava (Molise, CB, f.118). Mëmatacë-a: nonna paterna (Giord.298). Mëmëz-a: mammina (Molise, CB, f.118). Mik-u: babai i nuses: padre della sposa. Mikeshë-a: nëna e nuses: madre della sposa.

151

Page 152: Alessia Bergamin

Miqësi e pandarë: pasth. Urim në raste fejese e martese: pala e nuses dhe ajo e dhëndrit urojnë në mënyrë të ndërsjellë: miqësi të pandarë. Mirardhsh(i): Che sia sempre benvenuto. Mira (e): il bene. „Ju gjetë e mira!“: Che abbiate il bene Mirë: ndajf. Bene. „Marr me të mirë“: prendere con le buone. (Scutari, Spig.,f.68). Mirëmbrëma: buona sera, quando uno viene (FL-ZS, 143). Në ligjërimin e folur përdoret edhe forma e shkurtuar: „mbrëma!“ Në gegërishten edhe me togfjalësh të qëndrueshëm: „mbramja e mirë“, prej nga edhe forma e shkurtuar: „mbramja“, p.sh. Mbramja juj (Tiranë). Mirëmëngjesi: buon giorno, buon mattino, quando uno viene (FL-ZS, 143). Edhe në formë të shkurtuar, sidomos në ligjërimin e folur: „mirmjesi, mjesi, mgjesi, gjesi.“ Mirëdita: buon giorno, buona giornata (FL-ZS, 143). Mirëmbetshi!: Che rimanete bene! (A. Syla, 266, ME, 923). Mirënjohës: riconoscente, grato (FL-ZS, 143). Mirëpres, -ita, -itur: accogliere bene (FL-ZS, 143). Mirëpritës,-e : accogliente, ospitale (FL-ZS, 143). Mirëpritur (i,e): benvoluto (Scutari, Spig.,f.36). Mirëse u ngreve: pasth. Ben levato. Si dice come augurio a chi si vede, quando da poco si è levato da letto. (Scutari,Spig.,f.35). Mirëvajtje,-a: buon andamento (FL-ZS, 414). Mirudëgjofshim: ci sentiamo. Në ligjërimin e folur, sidysor i mirupafshim. Mirupafshim: arrivederci (FL-ZS, 414). “Mirupafshim në Kosovën e lirë!“ (A.Vinca, Kohë e keqe për lirikën,1997, f.120). Në ligjërimin e folur, sidomos në mjedise rinore, familjare e miqësore, përdoret edhe në formë të shkurtuar: „Pafshim! Pashim! Paçim! Pao!“ Mirupjekshim: arrivederci (FL-ZS, 414). Mirë ju gjetsha!: Mi auguro di trovarvi bene. Mirëse ju gjej!: Bentrovati (ME,923) Mirësevjen/ Mirësevini!: Bevenuto, benvenuti, benvenga.

152

Page 153: Alessia Bergamin

Mirëse na erdhe! Pasth. Benarrivato, benvenuto (Scutari, Spig.,f.35) Mirëse rrini!: Buon riposo. Mixhë-a: zio. Kështu thërritet në trevat e Shqipërisë verilindore vëllai i babait. P.sh. Si je, mixha Hasan?. Mixhak,-u: zio. Në anët e Kosovës e përgjithësisht në anët e verilindjes. Mjeshtër: maestro. „Puna e mbarë mjeshtër!“: Buon lavoro, maestro. Mome: mamma. Momë: mamma. Motërz-a: sorellina (Molise,CB, f.118) dhe (Giord.288). Motër: Sorella, Suora. Titull nderues për motrat bendektine etj. që nuk martohen dhe kryejnë shërbime humanitare si “motra”. Motërmë,-a: sorellastra d’elezione. Motërmëmë,-a: zia materna. Motërtatë,-a: zia paterna (Giord.288). Mot më shumë pasth. Urim që thhet kur dikush të jep ndonjë prodhim nga prona e vet që ta shijosh: L’anno prossimo anche di più. Msit-i: m. Personi që ndërmjetëson për të bërë një fejesë. Sinonime: mblesës, mbles, shkues, shkesë, shkojs etj. Mushi: mammina. Nanë,-a /Nëne,-ja: nonna materna, vecchia signora (Giord.298). Nana: nonna. Nanagjyshe-ja: (Ruhot-Pejë): nona da parte di madre. Nana plakë (Kërçovë, Zhitoshë): nona da parte di madre. Naltmadhnia e Tij.- Sua maestà. Fjalë respektuese që përdorej në kohën e Mbretit Zog në Shqipëri dhe kishte edhe formën fonetike gege, pa rotacizëm. Shpesh përdoret edhe me ironi, si: „Pikon gjak Dragobia/ Mëmëdheu pikon gjak / Kurdis kurtha Naltmadhnia? Dr.Temo shëron plagë“. (A.Vinca, Kohë e keqe për lirikën, 1997, f.16).

153

Page 154: Alessia Bergamin

Natën e mirë!: Buonanotte. Përshëndetja kur dikush largohet në mbrëmje ose gjatë natës.Edhe përgjigjja është po ajo: „Natën e mirë!“ Në ligjërmin e folur edhe me shkurtim eliptik: „Natën!“ (Khs. it. Notte!). Nder-i Juaj: Vostro Onore. Titull nderues që u jepet gjykatësve në veprimtarinë juridike e në proceset gjyqësore. Nder (me) qofsh pasth. Përdoret si përgjigje ndaj pasth. „faleminderit“. Nderja jote: Vostra signoria. Ndermë (i,e): onorato. „Kështu foli i ndermi bular“: cosi parlò l’onorato cavaliere. (Giord.298). Ndertë (i,e): onorato (Giord.298). Nderuar (i,e): onorato. Ndjesë,-a: scusa, perdono, condoglianze (FL-ZS, 414) „Kërkoj ndjesë“: chiedo perdono. Ndjesë pastë!: pace all’anima sua (FL-ZS, 414). Ndjesëpasti: buonanima (FL-ZS, 414) Ndrikull-a: comare, madrina (Giord.327). Ndritëm (i,e): luminoso, chiaro, splendente; illustre, celebre, famoso. „Si thot i ndritmi Kombaret“: come dice l’illustre Comparetti (Giord.307). Ndritshëm (i): lucente, luminoso, splendente; illustre (Giord.307). Nëna Mbretëreshë: Madre Regina. Nëna e nuses: „vjehrra“: Madre della sposa, suocera. Nëna-ije: (Tiranë) nonna. Nënëloke,-ja: bisnonna. „Mos ma mbaj të fshehtë, nënëloke!“ Në Krahinat e ShqipërisëVeriore edhe: Nanloke, Loke, Cilo, Cikë,-a. Nënëdajë-a: nonna materna. Nënëmadhe,-ja: bisnonna paterna. Nëno: nonna Nënoke,-ja: nonna, nonnina.

154

Page 155: Alessia Bergamin

Nënush,-i: nonnina. Nëne- ané: nonna, vecchia signora. Nënëmadhe-ja: nonna paterna. Shënim: Nëna e madhe: thërritet në Mallakastër vjehrra nga nusja e shtëpisë, sidomos në rastet kur janë disa reja në një oxhak. Kush është ajo?, - pyeta nënëmadhen, pak i hutuar. (Ismail Kadare “Kronikë në gur”, 1978 f. 46). Kur vjehrra është në moshë të renuset i thërrasin mami, ndërsa kur është në moshë të thyer ose shumë plakë i therresin mama ose nëne. Ka raste kur u thërrasin vjehrrave nëna ose no, ashtu siç u thërrasin niprit ose mbesat. Në kohëra më të hershme përdoreshin: zonjë ose zonja mëmë si formë respekti e një shkalle më të lartë. Gjithashtu janë përdorur dhe vazhdojnë të përdoren edhe fjalë krahinore, si: ané, dedé, nenó, që i përkasin kryesisht zonës jugore të Shqipërisë, si Gjirokastra, Vlora dhe Korça; në Kolonje edhe hanko nene, ndërsa në Shqipëri të Mesme ije, kurse në Krujë dhe Fushë-Krujë përdoretn tete, në Mirditë përdoret loke, kurse më në veri nanë. Babazoti e shikoi në sy nënëmadhen dhe ajo tundi kokën e inatosur, sikur të thoshte “uh, e di, e di”. (Ismail Kadare “Kronikë në gur”, 1978, faqe 61). Nëna- gjyshe: nonna. Nëndajë,-a: nonna materna. Nënëmadhe,-ja: nonna paterna Ngjat jeta (tu, ju, u)!: Vi auguro lunga vita!

Ngushëllime: pasth. Condoglianze. „Ngushëllime të sinqerta!”

Nip-i : nipote Nipash-i (Shqipëria Veriore) nipotino. Nipçe-ja : (Shqipëria Jugore) nipotino. Nona plakë (Kërçovë): nonna materna Nona: nonna. None: nonna, vecchia signora. Nuli: mamma. Nuneshë-a: (Mbishkodër) ava, madrina. Nunëlë-a: ava, madrina (Giord.327). Nus/e,-ja: si fjalë nderuese mund të prdoret për t’u drejtuar gruas sëmartuar, jo vetëm kur është nuse, po edhe deri sa tërrojë. Nuse-ja: sposa, nuora. “Nusja e djalit”: la sposa del figlio.

155

Page 156: Alessia Bergamin

Nush/e,-ja: mammina. Paharruar (i,e): mb. Indimenticabile. Formulë ngushëlluese: “I paharruar qoftë kujtimi i tij (saj)!” Pa hir!: ndajf. Contravoglia. “E martuan me pa hir”: Contro la propia volontà. (Scutari, Spig., f.70). Papu-i: Fjalë nderuese për priftin ortodoks në zonën e Myzeqesë etj. Si thua ti Papu që ndan botën dhe të drejtën nga e shtrembëra a ka hak Beu ? (J. Xoxe, Lumi i vdekur). Pasha-i/ Pashë,-a: Titull nderues që përdorej në periudhën e pushtimit osman. Pashko Vasa ose Vaso Pashë Shkodrani. Ali Pashë Tepelena. Edhe gjyshit, Xheledin Pashait, i kish qëlluar shterpë gruaja e parë. (M.Kuteli, Tregime të zgjedhura, f.155). Plakshi (u) : pasth. Urim për të sapomartuarit etj. Nga folja « plakem »: invecchiare: "U plakshin bashkë!", "U plaksh e u bëfsh njëqind vjeç!" Përndritshëm,-e: (i,e) reverendo: « Të përndritshmit Atë z.P., Rektor i Kishës Katolike » : A Reverendo Padre Z.P., rettore della Chiesa Cattolica. Përshëndetje: saluto, messaggio di salute. Përshëndetja e fundit: l’ultimo saluto. Përshëndosh : salutare. Përshëndoshje: saluto. Princ,-i/ Princeshë,-a. Titull nderues për bashkëshorten e mbretit dhe trashëgimtarin e tij. « Princi Leka », « Princesha Dajana ». Prijatar,-i : Personi që u prin krushqve, krushku i parë, kryekrushku, kryedasmori. Qoftë lëvduar Krishti! pashth. Besojmë nga lat. Laudetur Jesus Cristi. Shënim : Në zonat me besim katolik, sidomos në Malësinë e Mbishkodrës, pija me raki (si dhe me ver) fillon gjithmonë nga mikpritësi (i zoti i shtëpisë), i cili u drejtohet miqve me fjalët: "Kjoft luvdua Krishti e me ne:r!" ose me rendin "Me nder e kjoft luvdua Krishti!". Si formulë të dytë shton edhe: "Mirse u ka prû: Zoti" ose "Mirse na kini a:rdh". Më shpesh është përdorur turqizma "hoshgjiedën u kjo:ft!". E mbyllte urimin e mirseardhjes me thënien : "Priçi mi:r, rrethas". Mysafirët, që në Malësi quhen miq, e fillojnë pijen me radhë, sipas pozicionit që kanë në sofër. I pari e merr pijen miku që është ulur në krye të vendit. Ai, gjithashtu, përsërit formulën "Kjoft luvdua Krishti" dhe vazhdon: "me ne:r e mirseugjieme, nusja u past a:rdh me baft e me nafa:k, e jau gzoft djali!" ( po të jetë se martohet djali i shtëpisë). Re-ja-: Nuora. “Kam dy djem e dy reja”: Ho due figli e due nuore.

156

Page 157: Alessia Bergamin

Rri mirë! Rrini mirë!: pasth. Sinonime me mirupafshim, e cila përdoret me denduri në të folmet arbëreshe të Italisë: “Rrini mirë se jem’ e vemi!”: Arrivederci, noi partiamo. Përgjigjja nga ai që i drejtohesh me “Rri mirë” është: “Ec me shëndet !”: Vai in salute. (P.Scutari, Spig. f. 22) Rrofsh!: Che sia vivo. "Rrofsh sa malet!" : che tu viva quanto le montagne. Rrofshin : Che siano vivi. "Rrofshin sa malet miqt e Shqipërisë" : Che vivino quanto le montagne gli amici di Albania. "Rrofshin sa buka e vera !" : Che vivino quanto il pane ed il vino (Giord.43). Rrofshin e gëzofshin njëri-tjetrin : pasth. Urim për t sapoartuarit. Rrofshit lulëzofshit, dy herë mos u martofshit!: Che possiate vivere, che possiate fiorire, e che due volte non vi sposiate. Rrofshit gëzofshit, ma mos u martofshit!: gioire e che mai più vi sposiate! (Scutari, Spig., f.720). Rroftë: Evviva! "Rroftë Skënderbeu!": Viva Skenderbeg. Rroni (të) vetë!: pasth. Formulë ngushëlluese për raste vdekjeje të të afërmve. Thuhet edhe: "Të rroni e ta kujtoni!", "T’i rrojnë fëmija!", "T’i rrojnë ç‘ka lënë mbrapa!" (në raste kur i vdekuri ka lënë trashëgimtarë). Rruaç (më)! Che tu viva! "Më rruaç, bir i nënës, faleminderit shumë!“: Che tu viva, figlio mio, grazie tante. Si u gdhive!: Pasth. Nga folja gdhihem “zgjohem” (it. mi sveglio). Në Shqipërinë qendrore thuhet: "Si u gdhine!Si u gdhëine!" Si ke(ni)njeh!: Pasth. Nga folja njehi “zgjohem” (it. mi sveglio). Në disa treva shqiptohet edhe: "Si ke njeft!" Stolisur(i,e): onorato, abbellito (Giord.457). Stërgjysh-i: bisnonno. Stërgjysh/e-ja: bisnonna. Stërnip-i: pronipote. Stërmbes/ë,-a: pronipotina. Sulltanesh/ë,-a: Regina, moglie del Sultano. Shenjtëri-a: santità (Giord.457). Shef: Capo.

157

Page 158: Alessia Bergamin

Urdhëro një cigare, o shef! (G. Bushaka, Le ta quajmë Artur, f.101) Shëndet: salute. "Qofshi me shëndet! ": le auguro buona salute. "Shumë shëndet!": Tanti saluti. "Shëndeti i çiftit!": un brindisi alla salute della coppia degli sposi. "Falem me shëndet!": Ti mando saluti. "Shëndet të keni që ne pragu e deri ne oxhaku": Che abbiate il salute sin dalla porta, fino al focolare. Shëndosh: sano, in buona salute. "Vafsh shëndosh!": Vai sano. Shkëlqesë-a: eccellenza (Giord.466). Shkëlqesi,-a: eccellenza. "Shkëlqesisë së Tij x": Sua Eccellenza, Sig. x. "Shkëlqesisë së tij, Ambasadorit x": Sua Eccellenza, l’Ambasciatore x. "Shkëlqesisë së saj, Mbretërëreshs x": Sua Eccellenza, l’Imperatrice x. Shkëlzim-i: splendore, riflesso (Giord. 466). Shkëlqim-i: splendore, riflesso (Giord. 466). Shkuara (të): pasth. Urim në raste sëmundjesh. Nga pjesorja e foljes shkoj “kaloj” dhe si elips e fjalisë dëshirore: "Qofshin të shkuara!" Thuhet edhe: "Të shkuara e të harruara!" Shkuesi-a: mediazione del maritatore. Shënim: Në lidhjet martesore tradicionale ndër shqiptarë, si Në Veri ashtu në Jug, ka pasur rol të madh personi që ndërmjetëson, i cili quhet: shkuos-i / shkues-i/ shkus-i/ shkes-i apo msit-i. Ndër arbëreshët e Italisë kemi ndeshur vetëm fjalën shkulqi-a "fejesë" dhe në Malësi të Madhe shkuosi-ja "veprim i shkuesit, ndërmejtësimi për të bërë një fejesë". Në trevat e tjera veriore ndeshim shkuesi-a / shkusi-a. Në Jug për këtë fjalë përdoret dubleti mblesës dhe për shkuesinë po ashtu ndeshim mblesëri-a. Zakonisht si shkues (mblesës) gjindet ndonjë mik apo njeri i afërt i babait të vajzës që na pëlqen ta "lypim" për djalin. Në mos tjetër gjejmë ndonjë dashamirë të tij. Shkuesi duhet të jetë "njeri që i pret gjuha", që di të flasë e ta kryejë mirë rolin që i besohet. Shkues,-i/ shkes,-i/ mbles,-i. Maritatore, pronubo. Shënim: Ai që ndërmjetëson për të bërë një fejëse quhet shkues në Veri, po edhe shkes,-i a shkesë,-a, mblesës,-i apo mbles,-i, ndërsa në Kosovë quhet edhe mësit,-i (mbase nga mes, që hyn në mes, që ndërmjeton). Në Dibër quhet shkojz,-i. Shkuesi ka rëndësi të madhe dhe gjatë fejesës atij i këndohen edhe këngë. Në Desevojkë të Kosovës, sipas Faik Shkodrës, shumica e këngëve lidhen me emrin eshkuesit: "Po vjen mësiti let si pênlat,/Po ç' na gzoj, ju gzoft zêmra!/ Po vjen mësiti let si voja,/Po ç' na gzoj e ju gzoft goja!"

Shkulqi-a. Fidanzamento. “Shkulqia mos glaftit nik bëhet”: Il fidanzamento se non assomiglia non si fa. (Scutari, Spig. f.100).

158

Page 159: Alessia Bergamin

Shok-u: compagno. Shoku Rankoviç mund të vijë për gjah. Ndoshta vetë shoku Tito. (Ismail Kadare, Përballë pasqyrës së një gruaje, 2001, f. 40). Shpirt-i: anima. Fjalë e shprejes së dashurisë dhe afërsisë ndaj dikujt: "Mirë shpirt!" Deri edhe në shkurtimet në shkëmbimet me postë elektronike: tksh = të kam shpirt. Shtrenjtë (i,e): caro. "Mik i shtrenjtë": caro amico. Tatajosh,-i: bisnonno (Molise, CB, f. 208). Tatamadhe-ja: nonna (Molise,CB, f. 208). Tatë,-a: padre (Molise,CB, f.208) dhe (Giord. 491). Tatëjosh,-i: padre vegliardo, bisnonno, antenato (Giord. 491). "Sa i mirë është tatëmadhi inë": quanto è buono il nostro nonno. Tatëlashtë-i: padre vegliardo / tatëlashë-i (< tata i lashtë), (Giord. 491). Tatëlashë-i: (< tata i lashtë) padre vegliardo (Giord. 491). Tatëlosh-i: padre vegliardo, bisnonno, antenato (Giord.491). Kthehu prapë, tatë loshi, se Kostandini po vjen njëmend: e lashë prapa në udhë e hoqa këtu. (Mitrush Kuteli, Tregime të moçme shqiptare, 1998, f 25). Tatëmadh,-i: padre vegliardo, bisnonno, antenato (Giord. 491). Tatëmadh,-i: padre del padre o della madre (Scut., Spig., f. 174). Teto-oja, Teto-ua,Tetë,-a: zia. Tezak,-u: cugino per parte di zia. Teze,-ja: zia materna. Tezejkë,-a: cugina materna. Tezemadhe-ja: sorella della nonna. Trashëgofshin(u): pasth. Nga mënyra dëshirore e foljes trashëgohem: ereditare. "U trashëgofshin për jetë e mot!", "Të na trashëgohet çifti!", "Të na trashëgohet gazi!", "Të trashegohen për fare!" Tumirmbetshi!: Pasth. Mirëmbetshi! Mbetshi mirë, mbetshi me shëndet. Tungjatjeta! Kjo pastthirmë a formulë përshëndetëse mungon në itaishten dhe zakonisht përkthehet me: buon giorno, buona sera, arrivederci. (F. Leka- Z.Simoni, Fjalor shqip-italsht, 2003, f.765)

159

Page 160: Alessia Bergamin

Eh, or tungjatjeta! Tërë jetën kërkonin nga ne ta mohonim ata që na mohonin (A.Vinca, Kohë e keqe për lirikën, 1997, f. 76). Edhe në forma të shkurtuara në ligjërimin e folur: tyetjeta, tjeta, tunjatë, tugatë, tung. Tunjatë, Malush Aga! (M.Kuteli, Tregime të zgjedhura, f.133). Tung të gjithë Ju që s’ju zë dot ky varg! (A.Vinca, Kohë e keqe për lirikën, 1997, f.76). Udha e mbarë: Buon viaggio! Udhë e mbarë, bir! U kthefsh shëndoshë e me nder! (Mitrush Kuteli, Tregime të moçme shqiptare, 1998, f. 84) Ungëj-ungëji: zio, sia paterno che materno (Molise,CB, f.219). Ungëlë-i: Arb. e Italisë: „im ungëlë“: mio zio. Uratë-a: Titull nderues për priftin e popin e ortodoksëve. „Urdhëroni, uratë, urdhëroni e hyni brenda.“ Uratë: augurio, benedizione. Përdoret kryesisht nga pjesa me besim ortodoks, po kohët e fundit, ka filluar të dëgjihet shpesh edhe në hapësira të tjera, si urim e ngushëllim i bukur. P.sh.:„Paç uratën, mor bir i nënës. Ju pastë lënë uratën ! T’ju ketë lënë uratën!“ Urim-i: Augurio. "Urime!", "Urime të përzemrta!", "Urime të sinqerta!" Shënim: Gjuha shqipe ka larmi të madhe urimesh për lindjen e fëmijës, të cilat zakonisht shkojnë në formën e dialogut, si p.sh.: A-Të rrojë e me jetë të gjatë vajza !Herë tjetër me djalë ! B-Të lumtë goja ! Mirë se na ke ardhur! A-Të rrojë e me jetë të gjatë djali! Pastë jetën dritë ! B-Të lumte goja! A-T’past le me jetë t’ gjatë! T’pastë le me jet’e me nafakë! Ta lashtë Zoti! Me jet’ t’ gjatë! Zoti ta lashtë e t’u baftë burrë! B- Të lumtë goja! Me hymër e shëndet! T’u rrojë e me këmbë të mbarë! U bëftë plak me mjekër! Kur hyn bebja për herë të parë në shtëpi, i lyhet mjekra me miell dhe thuhet : U bëftë pak me mjekër ! U bëftë i fortë si hekuri! Kur mer vesh lajmin që ka lindur dikush, preket hekur me dorë dhe thuhet : Uji tatëpjetë koka përpjetë. Urime për martesa: Me jetë të lumtur! U plakçin bashkë! A- Të trashëgohet cifti! Jetë të lumtur! Qofte buka e ëmbël! B-Mirë se na keni ardhur! Gëzofsh edhe ti nga te tutë! Urimet në raste festash janë: A : Gëzuar Pashkët ! B : Gëzuar qofshi dhe për ju një Pashkë sa më e mbarë ! A : Me shëndet e të mira! B : Rrofshi,edhe ju gjithashtu. A : Gëzuar Ditën e Verës! B : Faleminderit, gëzuar dhe juve, verë paçim gjithmonë. Në ditë të veçanta ortodoksët festojnë emrin, zakonisht festohen emrat e burrave. Gjithë të afërmit shkojnë për vizitë atë ditë dhe urojnë: A : Ta gëzosh emrin!

160

Page 161: Alessia Bergamin

B : Rrofshi në gëzime dhe juve. A :Për shumë mot! B : Falemindeit! Rrofshi në gëzime dhe juve. Rrofshi e gëzofshi e di herë mos u martofshi!: (San Costantino Albanese): Che voi possiate vivere e gioire senza risposarvi una seconda volta! (Bel., Antol. f.137). Rrofshi sa buka e vera!: (San Costantino Albanese) - Che possiate vivere quanto il pane ed il vino! (Bel., Antol.f.138). Rrofshi sa Noea!: (Frascineto) - Che possiate vivere quanto Noe! (Bel., Antol. f.138). Rrofsh diqin vjet sa malet!: (Maqi-Machia Albanese) - Che tu possa vivere duecento anni quanto le montagne! !(Bel., Antol. f.139). I mburofshin t’mirat si shura te deti!: (San Costantino Albanese), Shqipe standard: "Burofshin të mirat si rëra në det": Che possiate abbondare di beni come la sabbia nel mare! (Bel., Antol.f.137). Mburoft vera si rëra n‘ det!: (San Costantino Albanese). Shqipe standard: "Buroftë vera si rëra në det": Che possiate abbondare di vino come la sabbia nel mare! (Bel., Antol. f.137). Të mburoftë buka nder duar!: (Frascineto Cs). Shqipe standard: "Të buroftë buka në duar! " -Che ti molteplichi il pane tra le mani! (Bel., Antol. f.139). Kush ma dha verën mua, Krishti ia mburoft si krua!: (San Costantino Albanese): A chi mi offre il vin,o Cristo glielo moltiplichi come fontana! (Bel., Antol. f.137). Lulzofsh si lula Shën Xhuzeps!: (Frascineto CS) - Che tu possa fiorire come il fiore di S.Giusepe! (Bel., Antol. f.137). Mir se vjen ti ime re, me gaz e me hare!: Benvenuta, nuora mia, con il sorriso e con la gioia! (Bel., Antol.f.138). Njëmil vjet ndër t’bardha!: (San Costantino Albanese) -Mille anni nello splendore! (Bel., Antol.f.137). Pafsh fërtun e u martofsh!: (Frascineto CS) - Shqipe standard: "Paç fat e u martofsh!" – Che tu possa avere fortuna e sposarti! (Bel., Antol.f.137). Pafsh nj‘ fërtun sa mali!: (Cerzeto CS) - Shqipe standard: "Paç fat sa mali!" - Che tu possa avere una fortuna quanto la montagna! Pafsh hje e graxje ka do vete e ka do shkon!: (Frascineto CS) - Shqipe standard: "Paç hijeshi e hir, ngado që të vesh e ngado që të shkosh!" – Che tu abbia onore e grazia dovunque passi! (Bel., Antol. f.138). Pafshi uratën e fjukarshi si shura te deti!: (San Costantino Albanese). Shqipe standard: "Paçi uratën dhe u shtofshi si rëra në det!" - Che abbiate la benedizione di prosperare come la sabbia nel mare! (Bel., Antol. f.137). Benedhika sa i bukur! Shën Mëria bekuar, i dhëftit nj’short t’mir! (Frascineto CS). Shqipe standard: "Bekuar, sa i bukur, Shën-Mëria i dhëntë një fat të mirë!" - Benedizione quanto è bello! Santa Maria benedetta ti dia una buonasorte! (Si dice quando una donna partorisce e va la gente a vederla). (Bel., Antol. f.138) Inzot të bekoft e shën Mëria të ndihtit! (San Costantino Albanese). Shqipe standard: "Zotynë të ndihmoftë e Shën Mëria të ndihmoftë!": Nostro Signore ti benedica e santa Maria lo aiuti! (Bel., Antol. f.138). Shkëlqefsh si dielli!: (San Costantino Albanese) – Che tu possa splendere come il sole! (Bel., Antol. f.138). Vafsh e veshur si ulliri e qiparisi!: (Contessa Entellina Pa) - Che tu possa andare ornato come l’ulivo e il cipresso! (Bel., Antol. f.139). Ngafsh me duar sa sheh me si!: Shqipe standard: "Preksh me duar, sa sheh me sy!" - Che tu possa toccare con mano quanto vedi con gli occhi! (Bel., Antol. f.139).

161

Page 162: Alessia Bergamin

Usta: Maestro. Titull nderues për mjeshtrat e zotë të profesioneve të ndryshme, si marangozë, karpentierë, muratorë, hidraulikë etj. si dhe në përgjithësi për njerëz që nuk i njohim e nuk ua dimë realisht detyrat e tyre. Usta Jorgji kthehej nga dyqani me shqetësimin e tij të përdtshëm. (S.Godo, Prova e zjarrit, f. 99). Vafsh shëndosh: pasth. che tu possa andare sano e salvo. Vajzote-ja: ragazza, giovinetta (Giord.526). Vashë –a: ragazza, giovanne donzella (Giord.531). Vashëz-a: ragazza, giovanne donna. Vashuliqe –ja: fanciulla (Giord.531). Vëlla i gjetur: fratello adottivo. Vëlla i një gjaku: fratello consanguineo. Vëlla i madh: fratello maggiore. Vëlla i vogël: fratello minore. Vëlla qumështi: fratello di latte. Vëlla gishti: kryesisht në Shqipërinë Veriore: fratello adottivo secondo l’usanza balcanica di fratellanza con del sangue. "Pobratin." Vëllam-i: kryesisht në Shqipërinë Jugore: fratello adottivo secondo l’usanza balcanica di fratellanza con del sangue. Te arbëreshët e Italisë: vëllam-i - fratello di elezione divenuto tale con la “vëllamja” (Giord. 538). Vllaçko-ua: m. Emër përkëdhelës për vëllain, zakonisht nga motrat më të mëdha. Vëllamëri,-a: fratellanza del sangue. Vëllamje,-a: fratellanza del sangue (Giord. 538) . Vëllathi : fratellino. Kostandin, vëllathi im, [... ] (Mitrush Kuteli, Tregime të moçme shqiptare, 1998, f. 26) Vëllemje,-a: fratellanza del sangue (Giord. 539). Vëlleshë,-a: cognata, moglie del fratello. Vlemjemirë (i,e): volenteroso (Giord. 539) .

162

Page 163: Alessia Bergamin

Vleshëm (i,e): volevole, prezioso, valido, utile (Giord. 539) . Zemër-a: cuore. "Me zemër në dorë çiltërisht": con il cuore in mano, sinceramente. Zemra ime!: pasth. Esclamazione che esprime affetto. Zemërbardhë mb. që i ndihmon të tjerët. Zemërbardhë: magnanimo, nobile (Giord. 567). Zemërbutë: mansueto (Giord.568). Zemërbujar,-e: mb. shpirtbujar, zemerbardhë, fisnik: nobile, aperto, sincero. Zemërbujari-a: f. „Të qenët zemërbujar; fisnikëri“: nobiltà. Zemërfisnik-e: mb. që ka fisnikëri, bujar: nobile. Zemërgjerë: mb. me shpirt të madh, që u bën mirë të tjerëve, fisnik: nobile. Zemërgjerë “longanimita, generosita” (Giord.568). Zemërgjerësi-a: f. „Të qenët zemërgjerë; fisnikëri“: nobiltà. Zemërmadh,-e: mb. i mirë, i dashur, zemërgjerë. Zemërmadh-e: longanime, generoso (Giord. 568). Zemërmadhësi-a: f. Të qenët zemërmadh; fisnikëri: nobiltà. Zemërmirë: mb. i mirë, i dashur, zemërgjerë, fisnik: nobile. Zemërpastër: mb. që ka zemër të pastër: nobile. Zemërqëruar: mb. Zemërpastër: nobile. Zonja vjehërr: Dikur, kështu i thuhej nga nusja nënës së burrit. Zonja mëmë/ Zonja nënë. Dikur, kështu i thuhej nga nusja nënës së burrit. Ti u shtrive të prehesh pak/ pranë Zonjës Mëmë!“ (A.Vinca, Kohë e keqe për lirikën, 1997, f. 76). Nusja e vogël brof më këmbë: - Urdhëro, zonja nënë! (Mitrush Kuteli, Tregime të moçme shqiptare, 1998, f. 15) Zonjë-a: Signora. Me këto halle që kemi, zonja Olimbi…(S.Çomora, Karnavalet e Korcës). Zonja Mëmë: Signora Madre.

163

Page 164: Alessia Bergamin

Kur më në fund, në mesnatën e 11 tetorit, i panjohuri mbërriti bashkë me Doruntinën pranë shtëpisë së Zonjës Mëmë, ai e ndaloi kalin, i tha asaj të zbriste e të shkonte në shtëpi, ndërsa ai vetë do të vonohej pak, sepse kishte një punë te kisha. (I. Kadare, Gakftohtësia, f. 63). Zot,-i: signore. Vihet edhe para emrave të ferefisnisë së shprehje e respektit, si p. sh. zoti lalë. Kostandin, o zoti lalë, - i thanë ata- mëma jonë po hedh valle në fshat, atje tek bëhet dasmë. (Mitrush Kuteli, Tregime të moçme shqiptare, 1998, f. 25). Pa dëgjoni një fjalë, o zotër kreshnikë! (Mitrush Kuteli, Tregime të moçme shqiptare, 1998, f. 111). Zot,-i: prete. “Vemi fjasmi me zotin”: andiamo a parlare con il prete. Zot shtëpie: capofamiglia. “A do miq o i zoti i shtëpisë?”: vuoi avere degli ospiti o capofamiglia? Zoti/zotni/zotëri: Signore. Po, zoti doktor, ai […] (P.Marko, Nata e Ustikës). Mirëse erdhe, i nderuar zoti profesor! (S.Çomora, Karnavalet e Korcës). Zotëria Juaj: Vostra signoria. Që thoni,zotria juaj,kisha shkuar një herë në fshat dhe, me një tjetr të dors sonë, ia shtruam atje te pijetorja. (K. Trebeshina, Pse nuk u bë qytet fshati ynë). Zotynë: Dio. Del edhe në formën "Inzot", sidomos në dialektet arbëreshe. Xhaxhá,-i, xhaxho: shumëkund në Shqipërinë Jugore: zio paterno. Të pashë unë, xhaxhi Bakir, sesi ia mbylle syrin xhaxhi Demkës! (respekt i femijeve ndaj me te rriturve); po edhe në formë të shkurtuar: xha. Xha Martin, ne do t’ia marrim tërthor, me të prerë, që të shkurtojmë udhë. (M. Kuteli, Tregime të zgjedhura, f. 122). Të lumtë, xha Maksut! (D. Agollit, Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, f. 38) Xhaje: zio, vecchio signore, në Shqipëri të Mesme. Xhan-i: anima. Fjalë e shprejes së dashurisë dhe afërsisë ndaj dikujt. "Mirë xhan!", "Xhan i mamit." Deri edhe në shkurtimet në shkëmbimet me postë elektronike: tkxh = të kam xhan.

*** Shtojcë: Disa ngushëllime të tjera shqiptare: Mbasi e kishim sistemuar krejt studimin tonë, patëm rastin të siguronim edhe një sasi ngushëllimesh të tjera, përveç atyre tashmë të përfshira në fjalësin a fjalorthin e mësipërm, por që na duken me vlerë njohëse e përbëjnë prurje me interes për etnografinë e ligjërimit dhe sidomos për sa i takon njhohjes së hapësirave të kësaj kategorie në shqipen.

164

Page 165: Alessia Bergamin

A - Ngushëllime! Të ketë lënë uratën pas! T’i rrojnë fëmijët! Për gëzime ju ardhshim! B - Faleminderit! Të rroni vetë! Për të mira e gëzime ju ardhçim! Të rroni e ta kujtoni!

A -U pastë lënë uratën! Ti rrojnë gjithë të dashurit! Sa bëftë i ndjeri nën dhe ju bëfshi mbi dhe! Për kshu mos u arçim!

B - Faleminderit! Jua kthefshim në të mira !

Edhe në raste mortore ngushëllimet janë të caktuara dhe kanë standardin e tyre. Aty dallohet një farë shkallëzimi sipas moshës së atij që ka vdekur, po edhe sipas rrethanave e motiveve të tjera. Zakonisht, kur vdes një njeri që është ende në moshë pune apo që ka qenë një figurë e njohur, urimi kryesor është : "Edhe për t' mir mas sodit, Zoti u dhasht kivet!"

Kur i vdekuri është shumë i moshuar apo që ka lënguar prej shumë kohësh e që pritej të vdiste, ngushëllimi formulohet më lehtë: "Edhe për t' mir mas sodit, Zoti u ruojt çka ini, shyqyr çi u ka lân mrapan! (ose edhe thjesht: u past lan nafakën!") Në Malësi të Mbishkodrës bëhet shumë kujdes për të mos ngushëlluar me të njëjtën formulë si njerëzit më të afërm ashtu miqtë, dhëndurrët etj. Për miq (dhëndërr, kunat nga gruaja etj.) thuhet vetëm "Edhe për t' mir mas sodit, me miq tier shnosh!" Kur është femijë: ni:shi e masnaj me jet. Pergjigjja: me jet qofshi, t’ju rro:jn gji:th’ ckeni. Kur është i ri: të rrojn tjert, t’ken ymën tjert. Pergjigjja: t’ju rro:jn ene juve. Kur është i vjetër: ju past lo:n jetën, qoft i xhenetit, t’rroni e ta kujtoni, t’rroni vet. Pergjigjja: amin, t’lumt goja, alla:hu e pranoft. Për dëmtimet në gjënë e gjallë malësorët ngushëllonin me frazën : "Shnosh me rop! Shkoft e liga me tâ! Për rastet e dëmtimit nga ujku thuhej: "Past dhâpin e ma:r!" (pastë dhëmbin e mbarë).

Kur kujtohet i vdekuri, myslimanët thonë:

A-Rahmet pastë! Pastë rahmet!

B-Paçi shndet e rahmet prej Zotit!

Në zonën e Martaneshit, në dhomën e burrave, kur ata që vijnë për ngushëllim thonë:: “Selamalykum!, pritësi ua kthen me “Alyqum selam!” B: Vetë shnoshë! A: Miqtë shnoshë! Shënim: Pasi rrinë ca në heshtje, A-ja e pyet B-në: Si je?, B-ja ia kthen”Mirë”, por nuk e pyet A-në.(Kjo, sepse dihet se ai nuk ka si të jetë mirë…) Ndërkaq jepet kafja (dikur jepej e hidhur, tashti jo më) dhe B, në qoftë se i vdekuri ka qenë i moshuar, e pyet a-në: A lingoi shumë? A i përgjigjewt sipas rastit.Në këto raste ngushëllimi është: U pastë lan uratën fëmijvet! Kur i vdekuri ka qenë në moshtë të re, ngushëllimi është: Mos pafshi t’keq ma! Pasi pihet kafja thuhet: Për t’mir mas knyj! Për t’mir mas kësaj!

165

Page 166: Alessia Bergamin

Në dhomën e grave, kur B1, B2 etj. i drejtohen A-së, gruas që caktohet për të pritur, që nuk lëviz nga vendi. A-ja i pyet secilën: Si je?, ato ia kthejnë “Mirë”, por nuk e pyesin atë, pra njësoj si në dhomën e burrave. Pastaj B i drejtohet A-së: A t’ shkoi x? Ajo ia kthen: Po, besa, m shkoi! B-ja i thotë: T’rrofshin kalamajt, vllaznit, i zoti i shpisë e gjithë ç’ke për zemër! A-ja ia kthern: T’rrofshin ty tut! Kur B-ja largohet thotë: U ardhshim për të mire mbas sodit! Në raste të tilla njerëzit shkojnë për ngushëllim në grupe dhe, pasi mbaron varrimi, kur shpërndahen i thonë njëri-tjetrit: U pjekshim për të mirë! Në qoftë se i vdekuri është i ri, atëherë gratë e pyesin A-në: A mun bajsh gajret ni çik? Përgjigja është: Mos e pyt ma! B-ja vazhdon të thotë: T shtiftë Zoti sabër! Ditët për ngushëllim janë të caktuara. Pritja zgjat 7 ditë. Ditën e shtatë bëhet një drekë.Njerëzit që jetojnë larg mund të vijnë për ngushëllim deri në ditën e dyzetë, kur përsëri organizohet një drekë për nder të të vdekurit. Martaneshi është ilidhur me besimin në fenë myslimane, atje ka disa teqe, të cilat quhen “vend i mirë”. Kur i vdekuri ka qenë besimtar, familja ka detyrim të shtrojë edhe një drekë në teqe. Pas vdekjes, sa herë të përmendet i vdekuri, duhet thënë: Rahmet pastë! Ose: “I pastë shku shpirti n’lulet!” ose: “I shkoftë shpirti në xhenet”. Në zonën e Kavajës e Durrësit Qoft i xhenetit! Zoti ia faltë gjynahet! (kryesisht nga individë të besimit mysliman). Të rroni vetë! (kryesisht në Jug, por edhe më gjerë, si formulë e kohës), Zoti ju dhashtë kivet! (Mbishkodër, përgjithësisht në Veriun me besim katolik); Krishti (Zoja) e pastë në parriz !(Mbishkodër); Zoti ia bëftë të lehtë kalimin e urës së siratit !(në mjedise të besimit mysliman, p.sh. në Kavajë etj.). Dhe, sipas a besimit përkatës, ura është ajo që të shpie në xhenet).

Katolikët thonë: Pastë dritë! Dritë paste! Ndjesë pastë, u preftë në paqe!

166

Page 167: Alessia Bergamin

KREU X: PËRFUNDIME

1. Disa përfundime me vlerë më të përgjithshme: Në çdo vend të botës, pavarësisht nga veçoritë dhe tiparet e mëvetësishme, qysh nga lashtësia e deri në ditët tona, njeriu ka qenë i detyruar të ndërmarrë e të vendosë lidhje me njerëzit e tjerë në gji të bashkësisë shoqërore ku ai ka bërë pjesë. Kjo përbën një dukuri të përgjithshme, universale. Qysh nga mëngjesi kur ngrihet e deri në mbrëmje kur përmbyll veprimtarinë ditore dhe shtrihet për të fjetur, njeriu është i përfshirë në një qerthull sjelljesh (qëndrimesh) e shkëmbimesh ndërvetjake, të cilat me kohë janë bërë pothuajse stereotipe e, madje, gati të vetvetishme, por që nisin të gjitha me një përshëndetje. Mbi bazën e lëndës mirëfilli gjuhësore dhe sidomos socio- dhe etnolinguistike, si dhe nga shqyrtimet përqasëse të nxjerra prej dy gjuhëve të marra në shqyrtim: shqipes dhe italishtes, mund të mbërrijmë edhe në disa përfundime, qoftë edhe paraprake, me vlerë më të përgjithshme e që, sadopak, ndihmojnë për ta shtuar sasinë e përsiatjeve dhe prurjeve rreth karakterti pragmatik të mirësjelljes gjuhësore në tërësi, si bazë e strategjisë ligjërimore të pjesës mëkryesore të akteve komunikative dhe të përshëndetjeve dhe urimeve, përfshirë aty natyrisht edhe ngushëllimet, si realizimet amishërimin e pragmatikës në taktika të caktuara ligjërimore, të cilat janë edhe universale, po edhe njëherazi, të veçanta e të lidhura ngusht me jetën, psikologjinë, kulturën, traditat, doket dhe zakonet e secilit popull a komb të caktuar. Format e shfaqjes së mirësjelljes mund të ndryshojnë jo vetëm nga njëri vend në tjetrin, por edhe nga një epokë në tjetrën. Por ka shumë rëndësi kodi i nderit, i cili, në origjinë e shndërroi gjahtarin e erës paleolitike në një njeri të shoqërisë sonë, kurse gruan e tij, në atë që sot cilësohet ‘’zonjë’’. Njeriu i ndershëm e respekton kurdoherë premtimin e dhënë, ka parime morale të shëndosha, fisnikëri shpirtërore, nderim ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve, është i butë, i durueshëm, tolerant. Një njeri i tillë pëlqehet nga të gjithë. Francezët e cilësonin l’honnete homme. Në ditët tona quhet ‘’xhentelmen’’, ‘’fisnik’’ ose thjesht ‘’zotëri.’’ Që në fillim të ekzistencës së vet shoqërore, njerëzimi ndjeu nevojën e përcaktimit të disa rregullave që duhej të respektoheshin nga të gjithë anëtarët e një bashkësie, në mënyrë që jetesa e përbashkët të ishte sa më e pranueshme. Në mënyrë paradoksale, këto rregulla të kodifikuara dhe të përvetësuara nuk kufizonin lirinë e individit, por, përkundrazi, e zgjeronin atë. Gjuha e një kombi, siç dihet, është e lidhur ngushtë me karakterin e popullit ose të bashkësisë shoqërore përkatëse, që është djepi i saj dhe madje, sado që mund të duket e diskutueshme, ndoshta edhe disi e çuditshme, është e vërtetë se ashtu si gjuha zbulon dhe tregon karakterin e një kombi, ashtu edhe cilësitë dhe virtytet e çdo populli duken nga etnografia e të folurit të tij. Elemente interesante të kodit etik dhe të mirësjelljes gjuhësore ndeshim edhe në traditën gojore shqiptare, ku thuhet qartë e shkoqur: ”Kafshatën e madhe përpije, fjalën e madhe mos e fol!”, si një proverb që lidhet, në fakt, me krejt botëkuptimin kalorsiak të kodit moral të shqiptarëve, kod i cili, sikundër del edhe nga studimet e bëra, pasqyrohet edhe në Eposin e kreshnikëve, po edhe në letërsinë shqiptare të periudhës së Riindjes e më pas.

167

Page 168: Alessia Bergamin

1.1 Gjuhësia e tekstit, disiplinë tashmë e filluar me sukses edhe në Shqipëri e me prurje interesante edhe për shqipen250, është njëra prej kaheve jo vetëm të reja, por edhe që po tërheq gjithnjë e më shumë gjuhëtarë dhe përkthyes, sidomos do të thoshim përkthimologë, pikërisht për pasurinë konceptuale dhe aplikative që ofron ajo. Kjo disiplinë e studion tekstin jovetëm si objekt pastërtisht gjuhësor, si tërësi fjalish dhe frazash, por edhe si dukuri sociale dhe, për më tepër, si objekt komunikativ, i prodhuar nga mëtimet dhe funksionet e gjuhës251. Nga kjo pikëpamje, natyrisht, edhe për shqipen, ashtu si edhe për të gjitha gjuhët e tjera, edhe problemet e normës e të standardit gjuhësor, nuk mund të mos shihen në një kuadër më të gjerë, në dritën e ekuivalencës funksionale dhe të etnografisë së komunikimit, madje duke pranuar edhe larmi e variantshmëri që pasqyrojnë trysnitë e shumta jashtësistemore, shoqërore dhe situacionore etj. që janë kurdoherë jo vetëm të pranishme, por edhe në shtim të pandërprerë. Tashmë është bërë e ditur se, në kuadrin e gjuhësisë së tekstit dallohen normalisht tri etapa: e para, e quajtur transfraztike, e vë theksin mbi mjetet gjuhësore të tekstit, duke u përqendruar sidomos në problemin e koherencës; e dyta, e quajtur komunikative dhe pragmatike, është e përqendruar mbi konceptin e tekstit si makronjësi (makrounitet); së fundmi, e treta, e quajtur konjitive, fokusohet në analizën e proceseve konjitive që realizohen në receptimin dhe prodhimin tekstual. Të tria këto perspektiva a kahe studimi kanë lindur qysh nga vitet gjashtëdhjetë të shekullit XIX, në tre dhjetëvjeçarë të ndryshëm, por që, gjithsesi, ndryshimi i pikëpamjeve nuk i ka përjashtuar tërësisht të mëparshmet dhe dhe kështu ka shpënë në zbulimin e parimeve të reja komunikative, që qëndrojnë në bazë të prodhimit dhe kuptimit të teksteve. Teksti është përkufizuar, pra, si një akt komunikativ ose, më mirë, si një njësi komunikative e plotë, e struktuaruar gjuhësisht për përmbushjen e qëllimeve të caktuara. Ai paraqet shtatë kritere, të cilët përmbushin shtatë funksione të ndryshme: kohezioni, koherenca, qëllimi, pranueshmëria, informimi, situata dhe intertekstualiteti, si dhe ato që quhen rregulla të thurjes së tekstit gjuhësor: efiçenca, efektiviteti dhe përshtatshmëria252. Dy të parët, koherenca dhe kohezioni, kanë ngjallur intersim të madh te studiuesit. Koherenca është dukuri konjitive që vendos lidhje ndërmjet elementeve të brendshme dhe të jashtme të tekstit, të cilat, njëkohësisht, ofrojnë mekanizma për të analizuar kahun drejt njohjes së botës. Kohezioni është një dukuri mirfilli gjuhësore, që ka të bëjë me lidhjen ndërmjet elementeve të tekstit dhe që shfaqet në faktin se secili prej tyre mban një raport pavarësie gramatikore me të tjerët, që shprehet në nivelin fonologjik, morfologjik, sintaksor dhe semantik253. Kriteri i tretë është qëllimi (intencionaliteti), që ka si funksion të mbledhë objektivat informativë dhe të shpjegojë arsyet që kanë shpënë në prodhimin e tekstit. Intencionaliteti është fenomen subjektiv dhe, për këtë arsye, është e vështirë të sistematizohet nëse nuk lidhet me akte gjuhësore dhe me shprehjet prototipike. Në përgjithësi, arsyet e që shtyjnë një dërgues të prodhojë një tekst, çfarëdo qoftë ai, është që destinatari (marrësi a pritësi) të ndryshojë vizionin e tij (funksioni bindës a persuaziv), ose që të bëjë diçka (funksioni reaktiv), ose që të ndjejë diçka (funksioni emotiv) ose që të dijë diçka (funksioni informativ). Kriteri i katërt është ai i pranueshërisë (akseptibilitetit) që e ngushton lidhjen ndërmjet tekstit dhe destinatarit prototipik. Nga njëra anë, teskti, për të qenë i kapshëm, duhet të shprehë diçka që të jetë rilevante në situatën komunikative të dhënë; nga ana tjetër, dukuria është e bashkëlidhur me konceptet e njohjes dhe të informacionit të pranuar. Për të bërë

250 Shih: Klodeta Dibra – Nonda Varfi, Gjuhësi teksti, shblu, Tiranë. 1999; Hasan Muja, Gjuhësia e tekstit, Faik Konica, Prishtinë, 2004; Arbër Çeliku, Koherenca tekstore, (Hyrje në konceptet bazë të gjuhësisë së tekstit nëpërmjet një qasjeje krahasuese të shqipes me gjermanishten). Shkup-Asdreni, Maqedoni, 2005; Rexhep Ismajli, Shumësia e tekstit, Rilindja, Prishtinë, 1980. Jani Thomai, Teskti dhe gjuha, ShBLU, Tiranë, 1992, Tefë Topalli, Gjuhësi teksti, Shkodër , 2011. 251 Shih: Laura Mariottini, La cortesia, Carocci editore, f. 93 252 Shih: Tefë Topalli, Gjuhësi teksti, Shkodër 2011, f. 6. 253 Shih: Laura Mariottini, La cortesia, Carocci editore, f. 93

168

Page 169: Alessia Bergamin

të mundur që teksti të të ndjekë kriterin e pranueshmërisë, dërguesi duhet të mbajë parasysh kapacitetin e të kuptuarit të destinatarit254. Dy kriteret e tjera janë: kriteri i informimit (informativitetit) dhe kriteri i situateës (situacionalitetit). Informativiteti është i lidhur ngushtë me koncpetin e rilevancës dhe me kriterin e intencionalitetit: çdo tekst duhet të të paraqesë informacione të reja dhe /ose rilevante për të bërë të munur që pikëpamja e destinatarit të ndryshojë në një farë mase. Nëse, p.sh. dërguesi pohon diçka që tjetri tashmë e di, por shton një synim komunikativ të ndryshëm prej tij, si ironia ose sarkazmi, ai është duke prodhuar një akt gjuhësor të ri. Situata, përkundrazi, është të përshkruarit e kontekstit në të cilin kryhet prodhimi i tekstit: rolet sociale, vendi dhe momenti i prodhimit si dhe kushte social-kulturore dh e thëniesore. Së fundmi, kriteri i shtatë është ai i intertekstualitetit, i kuptuar si kapaciteti i një teksti për t’u referuar dhe bashkëlidhur me tekste të tjera. Kriteret e mësipërme, veçanarisht pesë të fundmit, dëshmojnë se në bazë të prodhimit të një teksti nuk janë vetëm faktorët gjuhësorë, por, përkundrazi, do të duhej t’u shtohej të mësipërmve, edhe një i tetë, ai i kulturalitetit.255 Arsyetimi logjik, që rrjedh nga sa më sipër, është se tekstet krijohen sipas modeleve ose tipave tekstorë dhe se, në qoftë se këto modele mbështeten në aksione të rutinës sociale e kulturore, atëherë çdo teskt është rezultat i një rituali social-kulturor dhe, si i tillë, paraqet në mënyrë të pashmangshme strategji dhe formula të mirësjelles a kortezisë256. 1.2 Termi formula të mirësjelljes a kortezisë është përdorur së pari nga Fergusoni dhe ka përfshirë në këtë kategori përshëndetjet, të kërkuarti ndjesë a shfajësimet, falënderimet, përgëzimet, ngushëllimet, urimet dhe sharjet; porse, në këtë të fundit kanjë shmangie a abandonim të kortezisë. Fergusoni pohon se të gjitha bashkësistë gjuhësore kanë formulatë tilla, edhe pse karakteti dhe përdorimi ityremund të ndryshojë shumë nga një shoqëri në tjetrën.257 Përveç Fergusonit, edhe Ervin Goffman është marrë me formulat e mirësjelljes a korteziusë, por nga pikëpamja sociologjike. Ai thotë pikërisht se “në çdo shoqëri, në çdo rast që lind mundësia fizike për shkëmbime verbale, duket se hyn në përdorim një sistëm i tërë shprehish, kushtesh dhe rregullash proceduriale që funksionojnë si mjet orientimi e organizimi për fluksin e mesazheve”258. Gofmani pohon gjithashtu se formulat-të përdoruara shpesh në mënyrë mekanike kalojnë të pavëna re kur shqiptohen, porse ato shkaktojnë reagime negative nëse mungojnë. Le të përfytytojmë, p.sh., se duke hyrë në vendin e zakonshëm të punës (zyrë, shkollë, universitet etj.) në mëngjes nuk do t’u thoshim kolegëve “mirëmëngjesi” (it. “buongiorno”) ashtu sikundër është zakoni. Me siguri, një mungesë e tillë do të shkaktonte te ata reagim negativ, ose do të na kërkonin së paku çfarë na ka ndodhur dhe përse u sollëm ashtu. Përshëndetja në përgjithësi është shprehja gjuhësore paraprake apo e zanafillës për çdo ndërshkëmbim kulturor: ajo pasqyron një traditë të lashtë sa vetë njeriu, d.m.th. të drejtuarit me fjalë dhe nisjen e një komunikimi të vërtetë midis dy vetave; ajo është pikënisje për komunikimin dhe, prandaj, ka edhe funksion shumë të rëndësishëm gjuhësor. Si model studimi dhe hulumtimi kemi pasur një varg studimesh monografike ekzistuese per italishten dhe per shqipen, ndër të cilat më kryesore janë: Nino Arcuri, Il saluto e i suoi rituali dall’ antichità ad oggi, në “Quaderni di Semantica” /a.XXI, n.1, giugno 2000, pp.135-162.; Gj.Shkurtaj,

254 Shih: Laura Mariottini, La cortesia, Carocci editore, f. 94. 255 Shih: Laura Mariottini, La cortesia, Carocci editore, f. 95. 256 Shih: Laura Mariottini, La cortesia, Carocci editore, f. 95. 257 Shih: Ferguson C. A. (1976), The structure and use of politeness formulas, in “LiS”, 5.2, pp. 137-151. 258 Shih: Erving Goffman, 1971b, Modelli di interazione, a cura di P.P. Giglioli, Bologna, Il Mulino, f. 38.

169

Page 170: Alessia Bergamin

Përshendetjet dhe urimet në gjuhën shqipe, në “Onomastikë dhe etnolinguistikë, Tiranë, 2001. Urimet, përkundrazi, ndoshta në mënyrë më eksplicite, janë mbartëse të elementeve kulturore. Le të mendojmë, p.sh., kur i urojmë dikujt: Gëzuar Krishtlindjet, Gëzuar Pashkët ose Gëzuar Bajramin e Madh, Gëzuar Ramazanin. Krahas këtyre ngjarjeve specifike të lidhura me kulturën e secilit popull, ka edhe të tjera që i përkasin jetës së përditshme dhe që shprehen në çdo vend a kulturë: Puna e mbarë, Gëzuar Festat, Udha e mbarë etj. Në mbarim të studimit tonë, me kënaqësi të ligjshme, mund të pohojmëse ishte interesante (madje, mbase edhe më shumë se e kishim paramnduar në fillim) të shihet se cilat janë dallimet dhe të përbashkëtat ndërmjet dy vendeve gjeografikisht të afërta, historikiht me takime e kontakte të shumta, por edhe kulturalisht të ndryshme, si Shqipëria dhe Italia, përsa u përket përshëndetjeve dhe urimeve, natyrisht edhe krejt shprehjes sëmirësjelljes memjete gjuhësore. 1.3 Përshëndetjet dhe urimet janë një nga pikat më të rëndësishme të strategjisë ligjërimore të çdo bashkësie shoqërore dhe ritualet dhe larmia e shfaqjeve gjuhësore të tyre përbëjnë “palcën” etnike apo pjesën mëtë vlefshme dhe mëdomethënëse të psikologjisë së secilit komb të veçantë. Është realizimi taktik e me mjete konkrete të seciëlsgjuhë i një tipologjie e strategjie ligjërimore që ka si bosht pikërisht përshëndetja si akt i hapjes dhe, në të njëjtën kohë, i lidhjes a i vendosjes së marrëdhënive ndërmejt njerëzve. Formulat e përshëndetjes kanë vlerën e simboleve që, mbi bazën e një konvencioni, rregullojnë marrëdhëniet shoqërore midis folësve. Përshëndetja, urimet dhe dhe ritualet e tyrej janë, së pari dhe kryesisht, dukuri e mirësjelljes a e kortezisë dhe, si të tilla, shprehin si karakterisikat e tiparet themelore të bashkësisë folëse, prandaj respektojnë e shfaqin edhe statusi social dhe etnokulturor të dërgusit a folësitndaj marërsit a bashkëbiseduesit. Si mjete të strategjisë ligjërimore përshëndetjet synojnë:

1) të shprehin dëshirën për të treguar përulësinë apo inferioriten e dhënësit ndaj pritësit (ose anasjelltas); 2) të shprehin dëshirën për të dëshmuar simpatinë dhe devotshmërinë e dhënësit ndaj pritësit (ose anasjelltas). Gërshetimi i këtyre dy dëshirave lind forma të thëni e formula të ndryshme që shprehin nderimin (reverancën) dhe respektin; kur zotëron ndjenja e inferioritetit, siç ndodh në shoqëritë despotike, feudale, ushtarake etj., përshëndetja merr trajtën e shprehjes së një homazhi me fjalë, por edhe e shoqëruar me gjeste e shenja të ndryshme varësie a përulësie, e deri në servilizëm. Larmia e përshëndetjes ka rrjedhur kryesisht nga marrëdhëniet ndërmjet njerëzve që përfaqësonin statuse e institucione të ndryshme. Ata që përshëndesin, natyrisht, mëtojnë edhe të mbërrijnë qëllime të caktuara politike, fetare, shoqërore etj. 1.4 Përshëndetja mund të konsiderohet si një lloj hapjeje dhe mbylljeje e bisedës që ndodh midis dy bashkebiseduesish. Në rast se kontakti do të ishte kalimthi (en passant), siç ndodh p.sh. në një takim të rastësishëm në rrugë, atëherë përshendetja midis tyre mund të jetë edhe thjesht me gjeste dhe jo me fjalë. Goffman-i pranon se përshendetjet hapëse ose parësore kanë qëllim të verifikojnë efektivitetin dhe pandryshueshmerinë e marrëdhënieve të mëparshme midis dy bashkëbiseduesve duke iu referuar takimit të tyre të fundit, ndërsa përshendetjet mbyllëse ose finale përmbledhin efektet e takimit mbi marrëdhëniet personale dhe pritshmërinë e bashkëbiseduesve në një takim të radhës.259 Përshëndetjet hapëse ose hyrëse, përveç shprehjes së dëshirës për të shfaqur simpati kundrejt marrësit (bashkëfolësit), kanë dhe një tjetër funksion: atë të të përcaktuarit të një hierarkie marrëdhëniesh midis pjesëtarëve. Kombinimi i këtyre dy varianteve krijon një shumëllojshmëri formash respekti, si p.sh. dallimi formal dhe joformal: p.sh. në italishten midis buongiorno dhe ciao apo midis arrivederLa dhe arrivederci; po edhe në gjuhën shqipe dallimi midis 259 Shih: Erving Goffman, 1971b, Modelli di interazione, a cura di P.P. Giglioli, Bologna, Il Mulino, f. 46.

170

Page 171: Alessia Bergamin

formave sinonime për nga domethënia, por jo identike për nga funksioni e stili: mirëmëngjesi/ mgjesi/mjesi/gjesi. 1.5 Tipologjia e përshëndetjeve Përshëndetja mëton të pasqyrojë sa më mirë faktorët e ndryshëm sociolinguistikë, ndër të cilët mund të përmenden: - numri i bashkëbiseduesve ("interlokutorëve"), që kushtëzon përdorimin e drejtimit me folje ne numrin njëjës apo në shumës, përdorimin e shumësit të „maestatis“ etj.; - vendi ku kryhet (katund a krahinë, qytet; mjedis i jashtëm: udhë, mal, kullotë e përbashkët, zyrë shtetërore, oborri i shtëpisë, oda e miqve etj.); - mosha, seksi, marrëdhëniet shoqërore dhe roli a statusi i bashkëbiseduesve etj.; - lloji i përshëndetjes (afrim apo ardhje, largim apo ndarje, përshëndetje kalimthi “en passant” apo e plotë; urim gjatë gostive ceremoniale apo gjatë të ngrënit të zakonshëm etj.); - kanali i transmetimit ( sy për sy e dorë për dorë, tërthorazi d.m.th. me gojë por nëpërmjet një personi të njohur nga dy bashkëbiseduesit; me letër, me telefon, nëpërmjet radio-televizionit etj.); - përdorimi i regjistrave të ndryshëm: zyrtar, krahinor, dialektor, në gjuhë të huaj etj.; - çasti i ditës apo i natës kur bëhet përshëndetja; - dhënia apo, në të kundërt, mosdhënia e dorës. Mosdhënia e dorës është shenjë fyerjeje të rëndë edhe në Evropën e qytetëruar. 1.6 Urimi është një akt i të folurit që shpreh një qëndrim ndaj sjelljes dhe fatit të të tjerëve. Urimi mund të shprehet me shumë lloje formulash rituale që ndryshojnë sipas ndjenjave dhe situatave. Formula të tilla, të përfshira në “urime”, janë të shumta dhe, sigurisht, mund edhe të ndaheshin në dy grupe: a) përgëzime dhe b) urime260. Formulat e grupit a) mund t’u referohen vetëm ngjarjeve a ndodhive që tashmë kanë ndodhur, janë kryer, kurse ato të grupit b) i përkasin një ndodhie që pritet të ndodhë a të kryhet. Përgëzimet përmbajnë elemente të vlerësimitose të lëvdatës përnjë ngjarje personale (si, p.sh.: ditëlindja, marrja e diplomës etj.). Me formula të tilla folësi dëshiron të jetë pjesëmarrës në gëzimin e destinatarit të mesazhit. Përkundrazi, ajo që i urohet dikujt me një formulë urimi nuk ka ndodhur akoma, porse shprehet paraprakisht me anën e një formule të tillë. Edhe struktura e urimit është asimetrike, sepse mbasi formula të jetë shprehur, destinatari përgjigjhet duke falënderuar dhe jo me anën e një përgjigjeje-tëgatshmer siç ndodh, p.sh., për disa përshëndetje (tipi: buongiorno/mirëdita). Ashtu si për përshëndetjet, struktura e urimit në italishten përbëhet nga mbiemri buon + emër. Midis të gjitha formulave të mirësjelljes a kortezisë, urimet janë ato që që respektojnë më shumë se të tjerat zakonet dhe doket e një populli dhe, si të tilla, janë mbartëse të elementeve kulturore, prandaj edhe studimi përqasës (kontrastiv) ityre është jashtzakonisht interessant. Ndeshen formula pak a shumëtë ngjashme për të shprehur një koncept, si përshembull ato që lidhen me urimet për ditëlindjen, ose ato që lidhen me ngjarje negative si urimet për t’u shëruar shpejt në raste sëmundjesh, ose, po ashtu, urimet që shprehen në rastet e takimit të parë me dikë që nuk e njohim. Por, shumë të tjera, janë mbartëse të traditave të veçanta që u përkasin

260 Shih: Arcuri N. (2000), Il saluto e i suoi rituali dall’antichità ad oggi, in Quaderni di Semantica, a. XXI, n. 1, f. 156.

171

Page 172: Alessia Bergamin

bashkësive folëse , sikundër janë, p.sh., në shqipen urimet me kafe, një ritual që nuk ekziston te italianët. Me qëllim në studimin tonë, jemi përpjekur të bëjmë një klasifikim sa më të mirë të urimeve dhe të mund të bëjmë edhe një analizën përqasëse sa më të qartë të të tyre, kemi menduar t’i ndajmë ato sipas tipologjive të tyre. 1.7 Diferencat etnografike e kulturore, si shkak për ndryshime në përshëndetjen përkatëse. Edhe në Itali, përshëndetja ndryshon nga vendi në vend a nga krahina në krahinë. Studiuesi italian Nino Arcuri261 ka ideuar një skemë në të cilën ndan harkun kohor të një dite nga agimi në mbrëmje në tri hapësira a çaste: mëngjes, mabsdite dhe mbrëmje. Kjo ndarje, ndërkaq, varion lehtësisht në zona të ndryshme të Italisë (Veri, Toskanë, Jug dhe Sardenjë ) dhe është shumë me rëndësi të vërehet se si p.sh. në Sardenjë mbas orës (14:00) nuk ekziston një hapësirë kohore e konsideruar si mbasdite, por kalohet menjëherë në mbrëmje. Ja sepse s’është e pazakontë të dëgjohet ndokush që në mbasditën e parë të përshendetet me bashkëbiseduesin e tij me buonasera (shqip: mirëmbrëma). Në qytetin e Shkodrës, pjesa katolike, mbase edhe nën ndikimin e italishtes e të kulturës qytetare italiane, pas orës 12 të drekës, përshëndetja bëhet me fjalën mramje (mbrëmje) dhe natë: Mirmbrama, Natën e mirë. Përmbajtja kuptimore e përshëndetjes shpesh nuk përputhet me përkthimin e saj në një gjuhë tjetër. P. sh. mirëmëngjesi përkon me gjerm. guten Morgen, me rus. Dobroe Jutro, me rum. buna di miniata etj. Por pyetja vijuese “Si u gdhive? Si u gdhitë?” (apo format dialektore gege: “Si ke njeh? Si kini njeh?” ) ndodh që nuk kanë përgjegjëse në gjuhë të tjera. Arsyeja është jo mirëfilli gjuhësore, por në radhë të parë etnografike dhe sociolinguistike: në bashkësitë shoqërore evropiane e më gjerë, pyetje të tilla nuk praktikohen, jo se nuk mund të jepeshin gjuhësisht, por sepse ato nuk i përmban kodi etnografik dhe shoqëror përkatës. Përshëndetja “Tungjatjeta!” mund të përkthehet me gjerm. Gruss Gott!, me it.Buongiorno! me rus. Zdrabstvui!, me angl. Hallo! etj., porse thelbi semantiko-etnografik i përshëndetjes shqiptare nuk mund të jepet i plotë në asnjërën prej përkthimeve të mësipërme. Edhe më qartë mund të duket kjo në rastin e përshëndetjes shqipe Lamtumirë! Po ta përkthejmë në gjerm. mund të jepet me Lebwohl!, në italisht me Addio!, frëngjisht A dieux!, ndërsa në rus. Dosvidania! Në asnjërën nga përkthimet e cituara ideja e shqipes lamtumirë (që t’ ju lëmë mirë e tumirë) nuk përmbahet në thelbin semantik të tyre : në gjermanisht thelbi lidhet me Leben "jetë" dhe Wohl "e plotë, e tërë", ndërsa në italisht e frëngjisht thelbi përmban fjalën "Dio" e "Dieux". Në rusisht ideja është krejt tjetër dhe lidhet më "svidania" (të parë, pamje). 1.8 Respekti në gjuhë sipas rasteve mund të jetë krejt fiktiv e formal, porse ai, ndërkaq, pikërisht në raste të tilla, mund të ketë edhe format gjuhësore më të larta. Kështu, në rastet e letrave e telegrameve zyrtare që shkëmbejnë kryetarët e shteteve, ministrat e jashtëm, ambasadorët e vendeve të ndryshme me homologët e tyre të vendeve ku janë akredituar etj. janë plot me epitete fikse dhe fraza komplimentuese krejtësisht formale, porse edhe të domosdoshme, si: Shkëlqesisë së Tij, zotit x, Madhërisë së tij, Mbretit x, Madhërisë së saj, Mbretëreshës X, Shenjtërisë së Tij, Papa X, Hirësisë së Titj, Peshkopit X etj. Po kështu edhe në italishten janë të shumta fjalët: emra nderues, tituj ose grada dhe mbiemra në shkallën sipërore, drejtuar figurave të caktuara politike, shtetërore, fetare, profesionale, artistike etj., si: Sua Altezza, Sua Eccellenza, Sua Eminenza, Sua Maestà, Sua Santità; epitete të ndryshme para titullit a gradës, si: chiarissimo (për doktorët, profesorët), magnifico (vetëm për rektorët e universiteteve), reverendo o reverendissimo (për klerikët e një rangu mesatar, që nuk janë me titullin “kardinal”) etj. 261 Nino Arcuri, Il saluto e i suoi rituali dall'antichita' ad oggi, in Quaderni di Semantica /a. XXI, n.1, giugno 2000.

172

Page 173: Alessia Bergamin

Edhe kur shkruajmë një letër të thjeshtë e që ia drejtojmë një personi të afërm, nënës, babait, vëllait, motrës apo cilitdo njeriu tjetër nga rrethi familjar, miqësor apo shoqëror, ndonëse në këtë rast, raportet nuk janë burokratike, ana formale, megjithatë, është e tillë që dallohet nga gjuha e folur. Kur fillohet një letër, si rregull, dujhet të ketë një formulë hyrëse dhe një epitet ndaj atij që ia drejtojmë letrën: E dashur (apo shumë e dashur) nënë, i shtrenjtë (apo fort i shtrenjtë) mik, i dashur dhe i paharrueshëm shok, mik i ndertë dhe fort i dashtun, zonjë e nderuar dhe e lëvduar etj. Në italisht kemi pothuajse të njëjtën tipologji formulash të të drejtuarit, si p.sh.: caro, cara ose me sipërore carissimo,-a, para emrit të njërëzve më të afërm (carissima mamma, carissimo papà, caro Franco, cara zia) . Për një periudhë disavjeçare, edhe në Itali, sidomos në gjirin e rrymave politike të së majtës, ka qenë përdorur mjaft edhe kortezia barazitariste, ku shquan sidomos compagno,-a (shoku, shoqja) ashtu si në të majtën franceze camarad,-e, sigurisht prej modelit rus tavarish (shok). Kur është rasti për letra drejtuar personave apo personaliteteve që kanë edhe një farë dallimi profesional apo që gëzojnë tituj nderi ose grada shkencore etj., si rregull, në hyrje u jepet nderimi apo respekti duke ua përmendur pikërisht titujt apo atributet që gëzojnë, si: klerikëve, sipas besimeve përkatëse, para emrit u jepen fjalët: atë ( padër /patër), dom, papas, të shoqëruara edhe me ndonjë epitet fiks, sidomos me fjalën i përndritshmi (për priftërinjtë e thjeshtë); imzot/ monsinjor, të paraprirë nga shkëlqesisë së Tij (për ipeshkëvit apo kryeipeshkëvit e besimit katolik), fortlumturisë së Tij, hirësisë së Tij (për peshkopët apo kryepeshkopin ortodoks), shenjtërisë së Tij (për papën e Romës), lartmadhërisë së Tij (për nivelin më të lartë të klerikëve myslimanë), hirësia e Tij, dede x (për kreun e klerit bektashian) etj. Në italisht, gati krejt ashtu, kemi: reverendo për priftin e thjeshtë, monsignor (imzot) ose Sua eccellenza Monsignor (Shkëlqesia e tij, Imzot), Sua Santità (Shenjtëria e tij) për papën e Romës, Sua eminenza (për klerikët e lartë që janë në hierarkinë papnore fill mbas Papës) etj. Shprehja e respektit buron gjithnjë nga mirësjellja dhe, si e tillë, shkallëzohet e ndryshon edhe sipas krahinave e në përputhje me traditat ku më të forta e ku më të dobëta të nderimit e të respektit, duke u plekusr gjithandej edhe me traditat e mikpritjes e me temperamentin e folësve. Për këtë arsye, një paraqitje sado e skicuar e kësaj dukurie, nuk mund të mos kërkojë edhe ndonjë grupim apo shkallëzim të saj sipas mjediseve, duke dalluar, si më lart, një kod zyrtar e formal nga kodi jozyrtar, shoqëror, miqësor apo familjar, i cili është kurdoherë e kudo më pak formal, porse gjithandej, sa kohë që kemi shprehje të respektit, një doze formalizmi do të jetë e pranishme. 2. Disa përfundime më të veçanta 2.1 Gjuha shqipe në të gjitha trevat kompakte të trojeve shqiptare në Ballkan, si edhe në kushtet e diasporave historike, paraqitet si një bashkësi gjuhësore shumë e pasur me përshëndetje e urime, të cilat kanë pasur e vijojnë të kenë edhe një „protokoll“ të rreptë në zgjedhjen e tyre sipas vendit, kohës dhe personave që marrin pjesë në komunikim. Shqiptarët dhe gjuha shqipe mund të karakerizohen si një nga bashkësitë më të pasura, me përshëndetje dhe urime të bukura. Ato janë të mbërthyera në një bosht leksikosemantik që tregon cilësitë e larta dhe fisnikërinë e shpirtit shqiptar. Tejendanë përshëndetjeve dhe urimeve shqiptare si një bosht madhor dhe i plotvlershëm qëndrojnë mbiemrat: (i, e) mirë, (i, e) mbarë, (i, e) gëzuar, (i, e) shëndoshë, si dhe emrat: jetë (e gjatë, e lumtur) shëndet, gaz e gëzim etj. Nëpërmjet përshëndetjeve dhe urimeve shqiptare mund të nxjerrim të dhëna me interes rreth shoqërisë shqiptare dhe mendësisë së popullit shqiptar në shekuj. Përshëndetjet dhe urimet janë simbole që rregullojnë trafikun e pozicioneve sociale nga një njëri tek tjetri, nga një grup shoqëror te një tjetër dhe te krejt bashkësia shoqërore përkatëse e një vendi a kombi. Si të tilla, ato, pavarësisht nga ndikimet dhe ndryshimet e kohëve „moderne“, do

173

Page 174: Alessia Bergamin

të ekzistojnë gjithmonë, sepse pa to nuk do të mund të ekzistonte vetë njeriu dhe komunikimi shoqëror e gjuhësor në përgjithësi. Gjuha shqipe ka pasuri të madhe leksemash ose togfjalësh me vlerë etnokulturore e që theksojnë plotësisht vlerat e kortezisë gjuhësore me një gamë mjaft të gjerë. Ndërkaq, ato në pjesën më të madhe të rasteve, kanë edhe përputhjë ose përkim gati të plotë me italishten, por edhe jo pak raste që shqipja ka më tepër fjalë ose togfjalësha që dalin si dysorë për shprehjen e kortezisë dhe që për t’i përkthyer në italishten jo gjithmonë mund të gjenden leksemat perkatëse. Kërkohet, pra, njohje sa më mirë e domedhënies terësore të frazës, me qëllim që të behet, në mos tjeter, përshtatja ose parafrazimi i tyre në italishten (dhe anasjellazi). Për këte arsye përkthimi nga njëra gjuhë në tjetrën, në ketë dukuri paraqitet sa interesant, aq edhe i atillë që kërkon hulumtim jo vetëm në fjalorët e standardit, po edhe në glosarë krahinorë a dialektalë. 2.2 Edhe nga studimet e kryera lidhur me formulat e mirësjelljes në italishten mund të vihet re, po ashtu, pasuria e formulave të përdorshme në situata të ndryshme të jetës së përditshme, natyrisht edhe të lidhura me varietet krahinore e që, sidoqoftë, me kalimin e kohës, edhe janë uniformizuar dhe përglobalizuar në formula „standarde“, domethënë duke u dalluar ato që përdoren në mënyrë të padallueshme nga Veriu në Jug. Ky fenomen mund të shpjegohet edhe me efektin e globalizimit të përforcuar edhe nga mjetet e komunikimit, si radioja dhe sidomos nga televizioni. Formimi i urimeve, në dallim nga shqipja që është e pasur me shprehje të ndryshme, përgjithësisht ndjek rregullën e mbiemrit: Buon,-a (mirë (i, e)) + emër: Buon Anno, Buon Natale, Buona Pasqua, Buon compleanno, Buon appetito, Buone vacanze, Buon divertimento, Buon riposo etj., kurse struktura e formimit të urimeve mbetet e pandryshueshme, ndryshon vetëm emri i atij (përkat. asaj) që i drejtohet. 2.3 Nga sa del prej përqasjeve të bëra në studimin tonë, edhe lidhur me shprehjen e respektit gramatikor e drejtshkrimor, italishtja dhe shqipja ndjekin në vija të përgjithshme rregulla të njëjta për sa u takon fjalëve që shkruhen me shkronjë të madhe për arsye mirësjelljeje a respekti drejtshkrimor. Por, edhe pse përdorimii shkronjës së madhe për arsye respekti a mirësjelljeje është i përcaktuar, në italishten, mund të ndodhë që të ketë edhe luhatjenga njëri krijuestetjetri. Një shembull tipik lidhur me këtë mund të jetë të shkruarit me të madhe e emrave të popujve: shkronja e madhe është e detyrueshme kur është fjala për mbiemra (“i vini Francesi”), ndërsa kur është fjala për një popull përdorimii shkronjës sëmadhe ose të vogëlalternohet (“i tedeschi avevano ispezionato il campo con cura” P. Levi, “i Tedeschi lo avevano preso in seguito alla spiata di un qualche delatore” Morante). Porse meshkronjë të madhe shkruhet kur duam të dallojmënjë populltë lashtë nga një modern, si për shembull: i Romani dei secoli passati dai romani di oggi, abitanti della città di Roma. Përdorimii shkronjës së madhe në të dy gjuhët (në italishten dhe në shqipen) mund të bëhet edhe për të shprehur nderimin (it. ossequio) në format e mirësjelljes. Në këtë rast shkronja e madhe përdoret në përemrat dhe mbiemrat pronorë të vetës III njëjës ose tëvetës II shumës që i referohen destinatarit të cilit i drejtohemi me lei ose voi për mirësjellje. 2.4 Respekti në një gjuhë nuk shfaqet vetëm në leksik dhe drejtshkrim. Ai shfaqet edhe në gramatikë. Në gjuhën shqipe ai shfaqet sistemin dypalësh (ti / ju) që dotë thotë në përdorimin e përemrit vetor të vetës së dytë shumë: Ju dhe në vendosjen e foljes në vetën e dytë shumës. Në gjuhën shqipe shkruhen me shkronjë të madhe përemrat vetorë të vetës së dytë shumës, Ju. Përemri vetor Ju përdoret për t’ju drejtuar dikujt me mirësjellje dhe me respekt. Përdoret veçanërisht për t’ju drejtuar personave më të mëdhenj në moshë apo atyre që kanë një funksion të caktuar në shoqëri. Në çdo shoqëri apo bashkësi shoqërore ekzistojnë edhe rregulla të caktuara që “disiplinojnë” marrëdhëniet e njerëzve sipas statusit dhe rolit përkatës. Kjo shprehet sidomos

174

Page 175: Alessia Bergamin

në të drejtuarit me emër apo mbiemër, në të drejtuarit me njëjës (ti) apo në shumes (ju) etj. Format e respektit në gjuhë të ndryshme janë të ndryshme, porse, në përgjithësi, gati cdo gjuhë ka mënyrat e veta. Më të përhapura janë format e respektit me anën e numrit shumës, si p.sh ju në vend të ti, që e ndeshim në gjuhë si: frëngjishtja (Vous), rusishtja (Vei), rumanishtja (Dumnea Voastra), gjermanisht (Sie) etj. Edhe shqipja në kohet e reja po përdor vetën e dytë shumës (ju), porse deri vonë, sidomos në qytetet e Shqipërisë së Jugut, ka qenë përdorur edhe forma Zotrote (Zotëria Jote) që del si një kalkim i shprehjes se gjuhëve neolatine Signoria Vostra. Për gjininë femërore ndeshim edhe Zotrisate (në shqipen e hershme dhe te arbëreshët e Italisë).

2.5 Në gjuhën italiane dhe në disa gjuhë të tjera nuk ekziston vetëm një formë e shprehjes së respektit dhe mirësjelljes (si shembull për shqipen në të cilin përdoret Ju si formë respekti), por zakonisht bashkekzistojnë dy forma mirësjelljeje a kortezie kur i referohet një bashkëfolësi të vetëm: Lei/Voi.

Këto forma janë, nga ana gramatikore, përemrat vetorë: Lei, veta e tretë, numri njëjës, në italisht ky përemër është në formën femërore dhe kryesisht shkruhet me shkronjë të madhe. Kjo formë përdoret në situata formale, kur i drejtohemi një personi që ka pozitë shoqërore më të lartë, si: ministër, profesor, doktor, etj. natyrsht kur është në moshë madhore. Mendohet se përdorimi i përemrit vetor Lei në gjuhen italiane është bërë e mundur falë ndikimit të kulturës spanjolle dhe është konsideruar si një Ndikim i huaj “foresterizëm”, porse disa studiues italianë, si Bruno Migliorini dhe Gian Luigi Beccaria, të cilët e kanë studiuar origjinen e kësaj forme, kanë mbërritur në përfundimin se përemri vetor Lei është një formë natyrale e gjuhës italiane. Një tjetër formë e distancës për t’iu drejtuar bashkëfolësit në italishten është Voi. Kjo formë është shumë e kufizuar në përdorim dhe e ka humbur pozicionin e rëndësishëm të kohëve të shkuara dhe përdoret sot vetëm në zonat e Qendrës sidomos në Jug. Në të gjitha zonat e Italisë në të cilat përdoret Voi, ajo pëson një konkurrencë me Lei, për pasojë përveç kundërvënies tu/Lei do të jetë edhe tu/Voi. Përemri vetor i vetës së dytë njëjës tu përkundrazi (që nuk bën pjesë në përemrat e mirësjelljes a të kortezisë), përdoret në situata joformale, kur i drejtohemi një personi që ka të njëjtën pozitë shoqërore ose që ka të njëjtën moshë, sidomos në mjediset familjare, me shokët, moshatarët etj. Sot në Itali midis të rinjve përdoret gjithmonë e më shpesh përemri vetor tu. Natyrisht, si formë e mirësjelljes mbetet në fuqi kërkesa “Ci diamo del tu?” dhe përgjigjja e menjëhershme : “Ci mancherebbe...”. Shqipja, pra, mbështetet në një sistem dypalësh (ti/Ju), ndërsa në italishten në një sistem tripalësh (tu, Voi, Lei). Në italishten është me rëndësi të bëhet edhe një tjetër dallim që në shqipen nuk ekziston: simetrikisht me përdorimin e Lei në vetën III njëjës si formë mirësjelljeje kur i drejtohemi vetëm një bashkbiseduesi, nëse dëgjuesitr janë më shumë se një, përveç voi mund të përdoret edhe forma alternative Loro nëse duam të shprehim distancë. Përdorimi i Loro është sot pothuajse krejt i mënjanuar nga gjuha e folur, sepse mbahet tashmësi tepër formale dhe e vjetëruar. 2.6 Italishtja dhe shqipja janë që të dyja gjuhë të pasura me shprehje të mirësjelljes a të kortezisë gjuhësore, qoftë në nivelin e përshëndetjeve dhe të formulave uruese, që mund të përdoren në rastet më të ndryshme të jetës së përditshme, të cilat e thjeshtojnë komunikimin ndërpersonal duke ndihmuar të mbahen edhe raportet e duhura me të tjerët. Nga studimi i mësipërm, mund të shihet se ekziston gjithmonë një formulë në shqipen, e cila i përgjigjet formulës përkatëse në italishten, ndonëse është e qartë se, ndonjëherë, domethënia leksikore e fjalëve në të dy gjuhët nuk përputhet plotësisht gjatë përkthimit. Sidoqoftë, në

175

Page 176: Alessia Bergamin

shqipen ekzistojnë formula urimi që në italishten nuk ekzistojë dhe kjo, jo pse italishtja është e mangët, por sepse ideja e disa urimeve të shqipes ka të ngjarë se nuk i përket kodit etnografik të italianëve. Në raste fejesash dhe martesash në shqipen ekziston formula specifike: Të trashëgohesh, të trashëgoheni, që përdoret zakonisht në vend të formulës së italishtes: Congratulazioni, e cila, ndërkaq, në Itali përdoret për raste të ndryshme, jo vetëm për fejesa e martesa. Po ashtu, në shqipen, përdoret komplimentimi i dikujt për ndonjë gjë të re që ka blerë (që mund të jetë një blerje me rëndësi, si p.sh. shtëpi, makinë etj., por edhe blerje më modeste si p.sh. një kostum, një palë këpucë etj.); urimi është me formulën: E gzofsh(i)!. Ekzistojnë edhe formula të tjera specifike në shqipen, si p.sh.: Mirardhsh-i!, që përdoret kur ndahemi me miq të afërt e me të cilët frekuentohemi shpesh dhe vlen thjesht si formulë ndarëse, por që ka brenda urimin “që të kthehemi edhe herë tjetër, po për vizitë”; dhe akoma shprehja uruese: Me shëndet! që në shqipen thuhet kur dikush qeth flokët. Një tjetër urim, që nuk gjen përputhje në italishten është Me krahë të lehta, që fjalë për fjalë do të ishte në italishten ”con braccia leggere” por që nuk do të kishte kuptim; do të mund vetëm të parafrazohej me përafërsi: ti/vi auguriamo che il lavoro non sia troppo faticoso. 2.7 Urimet gjatë të pirit e të ngrënit: të ngrënit e të pirit në grupe shoqërore të madhësive të ndryshme (familjare, miqësore, shoqërore, zyrtare etj.) kanë pasur e kanë rëndësi të madhe për të farkuar e mbajtur gjallë lidhjet e individit me grupin shoqëror përkatës ku ai bën pjesë. Funksioni i formulave që përdoren gjatë të pirit e të ngrënit janë shpesh të përafërta në vende e kultura të ndryshme, ndonëse ato diferencohen nga një gjuhë në tjetrën e nga një kulturë në tjetrën. Shumë të dendura dhe gati të kudogjendura në botë janë formulat me të cilat dhënësi i uron pritësit të mira e shëndet apo jetë të gjatë:

it. Cent anni! frëngj. A votre santé! gjerm. Auf ihr Wohl! angl. To your health!

Mjaft shpesh urimi gjatë drekave a darkave ka në themel oreksin e mirë: it.Buon appetito! frëngj.Bon apetit! gjerm. Guten Appetit! greq. Kali orexi!

Nga shembujt e sjellë më lart, rezulton se ka formula formula të ndryshme, që shprehin pak a shumë të njëjtin koncept. Megjithatë, ka edhe forma që përdoren rregullisht në shqipen, por që nuk gjejnë një equivalente në italishten, ndoshta sepse nuk i përkasin një kodi etnografik të Italisë. Për shembull, në Shqipëri është zakon i shpeshë të bëhen një serë urimesh kur pihet kafè bashkarisht dhe formula është në përgjithësi Për të mira dhe përgjigjja duhet të jetë: Të (ju) bëftë mirë!, (gjë që në Itali nuk ndodh). Urimi me kafe, sikundër shpjegon prof. Gj. Shkurtaj dhe sikundër është ilustruar në kreun kushtuar urimeve, ka madje vlerë etnografike të ndryshme në Veri të Shqipërisë dhe në Jug. 2.8 Italia dhe Shqipëria kanë tradita të ndryshme, prandaj edhe shprehjet lidhur mengushëllimet është e kuptueshmë të jenë të ndryshmne. Në italishten në rast vdekjeje të një njeriu të dashur atij që ka pësuar fatkeqësinë i thuhet thjesht: Condoglianze (në ndonjë raste edhe variante të ndjekura nga mbiemri “sentite” o “vivissime”). Përkundrazi, në Shqipëri, formulat për t’i shprehur afërsinë ose pjesëmarrjen në ndjenjat e pikëllimit e të keqardhjes dhe të dhimbjes

176

Page 177: Alessia Bergamin

varion sipas disa faktorëve, si për shembull shkalla e afërsisë me familjen, mosha e atij që është ndarë së gjallësh etj. Faktorë të tillë pra i japin jetë një numri mjaft konsistent shprehjesh të shqipes, që përdoren në këtë rast. Ja disa shembuj nga ata që janë përdorur më shpesh: Ngushëllime, Të rroni e ta kujtoni, Të rroni vetë, Qofshi vetë, T’ju rrojnë fëmija, ecc. 2.9 Formulat e përshëndetjes mbeten me rëndësi edhe në format e reja të komunikimit të përhapura tashmë edhe nëpërmejt teknologjive (chat, sms, e-mail) mungesa e të ciave sot do të merrej si dhunim i kodeve etike të sjelljes në rrjetet e komunikimit (e ashtuqujatura netiquette). Sipas mjeteve të përdorur, do të mund të afrohemi më shumë te stili bashkëbisedor, si p.sh.në sms, ose në stilin epistolar si për shembull në e-mail në të cilët shpesh përdoren formula të përshëndetjes qoftë në hapje, qoftë në mbyllje të komunikimit. Në sms, pavarësisht nga shkurtësia e tekstit, është i dendur përdorimi i ciao sidomos në hapje a hyrje të komunikimit, po edhe në mbyllje. Nëpunimin tonëkemi sjellëshembuj konkretë, sidomos nga komunikimi studentor në mjediset e italish-folësve që studiojnë në Universitetin e Tiranës, që i kam regjistruar vetë unë e pikërisht: “Ciao!!! Come state? Avete festeggiato? Siete in giro? Se volevate noi usciamo a fare un giretto e bere un caffè! altrimenti... buona giornata! ”; ose po ashtu: “Ciao! Finalmente sono a letto. Domani sera se volete andiamo a mangiare insieme Notte!” 2.10 Formulimi i përshëndetjeve dhe urimeve nga ana e formimit:

(a) me një fjalë të përngjitur, ku pjesa e parë është ndajfolja mirë: mirëmëngjesi, mirëdita, mirëmbrëma. Kështu edhe në italishten: buongiorno, buonasera, buona giornata, buona serata.

(b) me një togfjalësh të qëndrueshëm të përbërë nga: emër i çastit të caktuar të ditës apo të natës (në trajtën e shquar) + mbiemrin mbar (i, e), mirë (i, e): puna e mbarë, udha e mbarë /rruga e mbar, pazari i mbarë etj., të cilave, në italishetn u përgjigjen formime me mbiemrin buon „mirë“+ emrin përkatës: buon lavoro, buon viaggio, buon divertimento, buon proseguimento.

(c) Urime qëpërbajnë fjalën gëzuar + emrin e festës përkatëse: gëzuar ditëlindjen, gëzuar Vitin e Ri, gëzuar Pashkët, gëzuar Krishtlindjet, gëzuar Bajramin, gëzuar Sulltan Nevruzin etj., të cilave u përgjigjen në italishten formime me mbiemin buon ose felice + emrin e festës përkatëse: buon compleano, buon anno, buon Natale, buona Pasqua, felice anno nuovo.

2.11 Rrethanat apo parakushtet sociale dhe etnografike Përveç komunikimit eksplicitërisht verbal, mund të shfaqen edhe përshëndetje nëpërmjet gjesteve: duke ngritur kapakun e syrit, me një buzëqeshje, duke bërë një shenjë më kokë etj. Sobrero, në një studim interesant që ka kryer mbi sistemin e përshëndetjeve në Salento262, pohon se më shumë se gjysma e përshëndetjeve është ekskluzivisht gjestuale ose e përzier, d.m.th. gestuale dhe verbale. Në bazë të një studimitë tillë, përdorimi i gjesteve nuk ka asnjë lidhje as moshën, as me seksin, as me klasën sociale përkatëse. E vetmja diferencë e vlefshmepër t’u vënë re është ajo ndërmjet gjesteve të të rinjve dhe të të moshuarve. Gjestet më të shpesha dhe të përbashkëta për të rinjtë janë shtrëngimi i dorës dhe shkëmbimi i puthjeve në faqe, ndërsa të moshuarit e shoqërojnë përshëndetjen verbale me një ulje të kokës.

262 Shih: Sobrero A. A. Sul sistema dei saluti in Salento, in Dialetti e lingue nazionali. Atti del XXVII Congresso della Società linguistica Italiana, Lecce, 1993, a cura di M.T. Romanello & I. Tempesta, Roma, Bulzoni.

177

Page 178: Alessia Bergamin

Mënyra të tjera të përdorura për të përshëndetur me gjestikulacion janë goditja në shpatull, it. “il buffetto” (“prekja në faqe e fëmijës”), fërkimi i krahut, një fishkëllimë ose një shenjë me borinë e makinës si thirrje. Puthja e dyzuar në faqe është tipike për gratë, dhe bëhet zakonisht në takimet mbas një ndarjeje të gjatë. Në Italinë Jugore ekziston zakoni i të puthurit deri në tri herë. Në Shqipëri, përkundrazi, puthjet e grave shkojnë deri në katër. Përkulja dhe reveranca, përkundrazi, duket se kanë dalë jashtë mode në Evropë, përveç rasteve e konteksteve zyrtare.

2.12 Si pjesë të këtij studimi përmbi format e mirësjelljes gjuhësore a kortezisë linguistike, na u duk e nevojshme të marrim në shqyrtim një vepër letrare bahkëkohore në italisht dhe si të tilë zgjodhëm La moto di Scanderbeg (Motoçikleta e Skëndërbeut) të Carmine Abate-s, me qëllim që të evidentojmë të githa shprehjet që lidhen me përshëndetjet, përemrat vetorë ët mirësjellejs, si edhe emrat a apelativat e korteziës, duke i vënë ata në përqasje me përkthimin përkatës në gjuhën shqipe. Synimi ynë ishte, në radhë të parë, të provonim nëse ajo që kemi paraqitur në pjesën hyëse, kryesisht teorike, a ka një përputhje sidomos në gjuhën bashkëkohore, prandaj kemi zgjedhur një vepër letrare të kohëve të fundit, për të vëzhguar pastaj se si shprehjet e lartpërmendura mund të përktheheshin në një gjuhë tjetër, pra, në këtë rast në shqipen. Të gjithë shembujt lidhur me romanin janë vjelë e përfshirë në tri tabela të ndryshme, sipas përkaatësisë sëtyre (përshëndetje, emra të kortezisë dhe përemra vetorë të kortezisë), duke sjellë aty edhe fragmente a pasazhe në origjinalin italisht, duke vënë përbri përkthimin në gjuhën shqipe. Pranë çdo citimi është shënuar edhe numri progresiv, gjë që e lehtëson kommentin, si dhe numri i faqes prej nga është nxjerrë. 2.13 Disa konsiderata përfundimtare Objektivi i këtij punimi ishte të verifikonim se, në ç’mënyrë dhe në çfarë mase, dy gjuhë kaq të ndryshme si italishtja dhe shqipja, mund të kenë pika takimi ose dallimi lidhur me formulat e mirësjelljes më konvenzionale: përshëndetjet dhe urimet.Nga sa del prej hulumtimit tonë, përsa u përket përshëndetjeve, kemi mundur të verifikojmë se, në vija të përgjithshme, të dyja gjuhët përdorin formula, ndonjëherë edhe shumë të afërta, për të përshëndetur një (ose disa) bashkëbisedues.E vetmja mospërputhje e dukshme, që këmi vënë re në përshëndetjet e takimit, është segmentimi që folësit i bëjnë ditës duke përdorur përshëndetje të ndryshme në bazë të momentit a vaftit të ditës në të cilin kryhen: në shqipen mirëmëngjesi përdoret nga agimi deri në mesditë, mirëdita nga mesdita deri rreth orës 18.00, kurse prej orës 18.00 deri rreth orës 20.00 përdoret mirëmbrëma. Në italishten nuk ekziston një formulë e barazvlershme (equivalente) me mirëmëngjesi, por përdoret buongiorno nga orët e para të mëngjesit deri në mbrëmje. Për më tepër, nëndarja e harkut kohor të një dite (nga agimi i ditës deri në muzgun e mbrëmjes) në mëngjes, drekë dhe mbrëmje nuk është aq imediate, përderisa ky koncept varion në mënyrë të ndjeshme sipas zonave të ndryshme të Italisë (Veriu, Toskana, Jugu dhe Sardenja). Është shumë me rëndësi të vërehet se si p.sh. në Sardenjë mbas orës 14:00 nuk ekziston një hapësirë kohore e konsideruar si mbasdite, por kalohet menjëherë në mbrëmje. Ja sepse s’është e pazakontë të dëgjohet ndokush, që, në mbasditën e parë, të përshendetet me bashkëbiseduesin e tij me buonasera (shqip: mirëmbrëma). Për sa u takon përshëndetjeve të ndarjes (it. saluti di commiato), një dallim thelbësor ndërmjet dy gjuhëve është se italishtja përdor një përshëndetje formale të ndarjes (arrivederLa, e përdorur për t’iu drejtuar një bashkëfolësi të vetëm në vetën e tretë njëjës të mirësjelljes), kurse në shqipen përdoret padallueshmërisht mirupafshim, qoftë si formë e përshëndetjes formale, qoftë

178

Page 179: Alessia Bergamin

edhe informale. Një dallim tjetër interesant është përdorimi i dallueshëm që bëhet në të dyja gjuhët midis buonanotte e natën e mirë. Në kuptimin e vërtetë të fjalës, të dyja përshëndetjet kanë të njëjtin kuptim, por ato kanë përdorime mjaft të dallueshme: në shqipen natën e mirë është një përshëndetje ndarjeje që përdoret zakonisht rreth orës 20:00, kurse në italishten buonanotte përdoret në një kontekst kryesisht të kufizuar si ndarje përfundimtare e ditës, pikërisht vonë në mbrëmje ose para se të të shkohet në shtrat. E njëjta gjë shihet edhe në anglishten: good night, në fakt, nuk nuk thuhet shprehimisht vetëm kur afron ora për t’u shtrirë për të fjetur, sikundër ndodh në italishten. Urimet, në dallim nga përshëndetjet, janë më interesante nga pikëpamja e analizës përqasëse, përderisa ato janë mbartëse të vërteta të elmenteve kulturore të një populli. Sikundër mund të vihet re nga kreu i veçantë, që u kemi kushtuar urimeve, ka shumë formula të përafërta në të dyja gjuhët, porse në disa rrethana specifike, si urimet me kafè ose ngushëllimet, si dhe në shembuj të tjerë sporadikë që i kemi cituar në pikën 2.6. të përfundimeve të veçanta të këtij kreu, ekzistojnë edhe urime të veçanta që nuk gjejnë përputhje të saktë në italishten (si p.sh. e gëzofsh, e trashegofsh, me shendet, me krahë të lehta etj.). Këto janë disa prej formulave, që nuk kanë asnjë lloj përputhjeje midis shqipes dhe italishtes dhe kjo, natyrisht, për motive të caktuara dhe krejt të veçanta: çdo popull ka identitin e vet, që pasqyrohet edhe në zakonet dhe doket, në veshjen dhe sjelljet e traditat popullore dhe gjuha dhe frazeologjizmat a shprehjet idiomatike kanë rol shumë të rëndësishëm në këtë proces, përderisa ajo është pasqyra më autentike e kulturës së popullit që e përdor atë. Ndonëse dukuritë a fenomenet mund të jenë universale, struktura dhe denduria e formulave të mirësjelljes a kortezisë janë specifike dhe të lidhura me historinë kulturore të secilës bashkësi shoqërore, prandaj edhe funksioni i tyre duhet parë i lidhur dhe në funksione të tilla shoqërore, historike dhe natyrisht etnike e kombëtare. Ja përse është me rëndësi themelore që përkthyesi të njohë mirë jo vetëm gjuhën dhe kulturën e vet, por edhe atë të gjuhës në të cilën përkthen. Të përkthesh, në rastin tonë, do të thotë të përkthesh “mirësjelljen”, pra nuk do të thotë thjesht mbartje e fjalëve nga njëra gjuhë në tjetrën, porse duhet ditur të përkthehen besimet, zakonet, doket dhe strategjitë e gjuhës /kulturës nisëse a në atë mbërritëse pa interferenza. Përkthyesit, pra, i bie detyra e vështirë: ai duhet ta kuptojë në thellësi tekstin, të vendosë lidhjen e kuptimit dhe të gjejë nyjëtimin logjik me qëllim që të mund ta riformulojë e ta kodifikojë tekstin mbërritës në mënyrë sa më të natyrshame. Pra, përkthyesi duhet jo vetëm të zotërojë kompetencën gramatikore, por edhe atë testuale, strategjike, jashtëgjuhësore dhe sociokulturale. Përderisa fillimisht kishim ideuar që me këtë studim të ofrojmë një mjet të mëtejshëm për thellimin e njohjes së gjuhës italiane për ata që ua mësojnë këtë gjuhë studentëve shqiptarë, ose anajelltas, do të dëshironim të tërheqim vëmendjen mbi rëndësinë e njohjes së kulturës së gjuhës që mësohet, përveç njohjes mirë të sistemit gjuhësor. Në glotodidaktikë, në të vërtetë, është zëvendësuar progresivisht koncepti i “kompetencës linguistike” me atë të “kompetencës komunikative” (Hymes, 1972), që parakupton jo vetëm njohjen e gjuhës, por edhe aftësinë a kapacitetin për ta përdorur atë në mënyrë sa më adeguate e në përshtatje me situatat dhe normat socio-kulturale, që rregullojnë sjelljen e individëve në kontekstet e ndryshme. Vështirësia kryesore e të nxënit të kompetencës komunicative në një gjuhë tjetër është paraqitur nga distanca interkulturale, sepse rregullat dhe modelet e veçanta të gjuhës amtare, të përvetuara qysh në moshë të vogël, veprojnë si filtra që e deformojnë interpretimin e fenomeneve sociale të huaja. Me qëllim që komunikimi të jetë harmonik, duhet që sjellja e bashkëfolësve të jetë në përshtaje me një skemë që e bën të parashikueshme kërkesën për ta shpjeguar rëndësinë e njohjes së formulave të mirësjelljes. Në komunikimin ndërmjet personave të kulturave të ndryshme “gabimet” e mirësjelljes mund të lënë shteg për keqkuptime, ose edhe mund të gjykohen si të pasjellshëm, sepse nuk i kanë zbatuar rregullat e parashikuara nga një kulturë tjetër. Ka rëndësi, pra, që pedagogu i gjuhës t’u

179

Page 180: Alessia Bergamin

japë vëmendjen e duhur përmasave kulturale të kompetencës komunikative, duke mos u kufizuar vetëm në të mësuarit e formulave të përshëndetjes ose të falënderimit, apo si kërkohet të falur, por të synojë të thellohet në kontekstin e përdorimit. Do të donim, pra, ta mënjanonim stereotipin në bazën e të cilit pohohet se ekzistojnë popuj më shumë ose më pak të sjellshëm, sepse do të duhej të flasim më fort për akte linguistike më pak ose më shumë në përputhje me normat kulturale të folësve të një bashëksie shoqërore të caktuar.

180

Page 181: Alessia Bergamin

Bibliografi Studime dhe manuale të përgjithshme: Adam J. M. (1990), Elèments de linguistique textuelle. Théorie et pratique de l’analyse textuelle,

Mardaga, (citohet sipas T. Plangaricës në Në tekst për tekstin, Sejko Elbasan, 2002). Adam J. M. (2001), Les textes types et prototypes, Editions Nathan/HER. Ajeti I. (1980), Mjetet e informimit për ngritjen e kulturës gjuhësore, në “Çështje të kulturës së

gjuhës”, Prishtinë, f. 15. Akademia e Shkencave e RSh (1995), Gramatika e Gjuhës Shqipe I, Tiranë. Akademia e Shkencave e RSh (1997), Gramatika e Gjuhës Shqipe II, Tiranë. Allinei M. (1984), Aspetti sociolinguistici del lessico italiano, in Lingua e dialetti: struttura,

storia e geografia, Il Mulino, Bologna, cap. 4. Allinei M. (1984), Il sistema allocutivo dei saluti in Italiano, Inglese, Olandese, in Lingua e

dialetti: struttura, storia e geografia, Il Mulino, Bologna, f. 28. Altieri Biagi M. L. (1987), La grammatica del testo, Ape, Bologna. Arcaini E., Py B. (1984), Interlingua: aspetti teorici e implicazioni didattiche, Istituto della

Enciclopedia italiana, Roma. Arcuri N. (2000), Il saluto e i suoi rituali dall’antichità ad oggi, in Quaderni di Semantica, a.

XXI, n. 1, pp. 135-162. Austin J. L. (1966), How to Do Things with Words, Clarendon Press, Oxford. Bailini S., Consonno S. (2004), I verbi italiani, Alma Edizioni, Firenze. Bakhtine M. (1977), Le marxisme et la philosophie du langage, Minuit, Paris. Bart R. (1987), Aventura semiologjike, Prishtinë. Baroni M. R., D’Urso V. (1984), Some experimental findings about the question o f politeness

and women’s speech: a research note, in “LiS”, 13, pp. 62-72. Bates E. e Benigni L. (1975), Rules of address in Italy: A sociolinguistic survey, in “LiS”, 4, f.

271-288. Berruto G. (1987), Sociolinguistica dell’italiano contemporaneo, Roma, La Nuova Italia Scientifica. Berruto G. (1995), Fondamenti di Sociolinguistica, Roma-Bari, Laterza.

181

Page 182: Alessia Bergamin

Brown G., Yule G. (1986), Analisi del discorso, Il Mulino, Bologna. Brown P., Levinson S. (1978), Universals of Language Usage: Politeness Phenomena, in

E.N.Goody(ed), Questions and Politteness Strategies in Social Interaction, Cambridge University Press, Cambidge, f. 56-289.

Bell A. (1991), The Language of Newus Media, Blackwell, Oxford. Benigni L., Bates E. (1977), Interazione sociale e linguaggio. Analisi pragmatica dei pronomi

allocutivi italiani, in R. Simone e G. Ruggiero (a cura di), Aspetti sociolinguistici dell’Italia contemporanea, Roma, Bulzoni, Atti SLI 10, vol. I, pp. 141-165 (in ingl. in “LiS”, 43.3, 1975, pp. 271-288).

Bonvillain N. (1993), Language, Culture and Comunication: The Meaning of Messages,

Englewood Clifs: PrenticpHall. Bortone G. (1947), Il codice della cortesia italiana, Unione Tipografica Editrice Torino, Torino. Braun F. (1988), Terms of Address: Problems of Patterns and Usage in Various Languages and

Cultures, Mouton de Gruyter, Berlin. Brown P., Levinson S. (1987), Politness:Some universals in language usage, Cambridge

University Press, Cambridge.

Cardona G.R. (1976), Introduzione all’etnolinguistica, Società editrice il Mulino, Milano, f. 77.

Coulmas F. (1981), Routine im Gesprach, AkademiseVerlagsgeschaft Athenaion, Wiesbaden. Castiglione B. (1981), Il libro del Cortegiano, Garzanti, Milano. Cesarini Martinelli L. (2002), La filologia, Botimet Medaur. Cerruti M., Cini M. (2009), Introduzione elementare alla scrittura accademica, Laterza, Roma-

Bari. Cook V. J., Newson M. (1996), La grammatica universale, Il Mulino, Bologna. Combe D. (1989), Le Français moderne nr. 3 /4, Paris. Çapaliku S. (2006), Estetika moderne, Shblu, Tiranë. Çeliku A. (2005), Koherenca tekstore, Alfa-Print, Shkup. Cerutti M., Corino E., Onesti C. (2011), Formale e informale: la variazione di registro nella

comunicazione elettronica, Carocci, Roma. D’Achille P. (2003), L’italiano contemporaneo, Il Mulino, Bologna.

182

Page 183: Alessia Bergamin

Dado F. (1997), Proza nëpër teknikat poetike, Toena, Tiranë. Dardano M., Tifone P. (1992), Grammatica italiana, Zanichelli, Bologna. De Amicis E. (1987), L’idioma gentile, Salani, Firenze, f. 51. De Beaugrande R. A., Dressler W. U. (1994), Introduzione alla linguistica testuale, Il Mulino,

Bologna. De Mauro T., Modelli semiologici, L’arbitrarietà semantica, në “Lingua e stile” 1.1 (Cituar sipas

veprës së U.Eco-s, La struttura assente, Bompiani, Milano, 1994). De Saussure F. (2002), Kurs i gjuhësisë së përgjithshme, Dituria, Tiranë. Della Casa M. (1988), Scritto e parlato, Brescia. Demers R. A., Akmajian A., Harnish R. M. (1996), Linguistica, , Il Mulino, Bologna. Destarac M. C., (19929, “Insegnare una lingua e una cultura straniera nella scuola elementare”,

in M. Rainoldi; S. Soldini (a cura di), La lingua straniera nella scula elementare Dibra K., Varfi N. (1999), Gjuhësi teksti, Shblu, Tiranë. Duranti A. (2002), Antropologia del linguaggio, Meltemi, Roma. Eco U. (1994), La struttura assente, Bompiani, Milano. Eco U. (1997), Si bëhet një punim diplome, Perpjekja, Tiranë. Escandell Vidal M. (1996), Introducción a la pragmática, Ariel, Barcelona. Escandell-Vidal V. (1998), “Politeness: A relevant Issue for Relevance Theory”, in Revista Alicantina de Estudios Ingleses, 11: 45-57. Ferguson Charles A., The Structure and use of Politeness formulas, in Language and Society, n.

2, 1976. Genette G. (1997), Palinsesti, Einaudi, Torino. Genette G. (1976), Discorso del racconto, Einaudi, Torino. Gews F., Schor S. (1989), The barzoi handbook for writers, USA. Goffman E. (1967), Interaction Ritual. Essays on Face-to-face Behavior, Pantheon Books, New

York. Grice H. P., 1975, “Logic and conversation”, in P. Cole, J. L. Morgan (a cura di), Syntax and

Semantics 3: Speech Acts, Academic Press, New York (trad. it.: “Logica e conversazione”, in

183

Page 184: Alessia Bergamin

H. P. Grice, Logica e conversazione. Saggi su intenzione, significato e comunicazione, Il Mulino, Bologna, 1993).

Gu Y. (1990), Politeness Phenomenon in Modern Chinese, in Journal of Pragmatics, 14: 237-

257. Field M. (2002), Improve your punctuation and grammar, Oxford, United Kingdom, f. 88 -95, Paoline, Bari. Fochi F. (1964), L’italiano facile. Guida allo scrivere e al parlare, Milano, Feltrinelli, f. 200-

205. Fortis D. (2005), Il linguaggio amministrativo italiano, Revista de Llengua i Dret, núm. 43. Frau G. (1993), Mandi e altre formule di saluto nelle regioni italiane, Udine, estratto dalla rivista

della Società Filologica Friulana, Ce fastu?, n. 1, pagg. 7-17. Frangu L. (1966), Folklor Shqiptar, II Epika Legjendare, Tiranë, f.339. Giannetto N. (2006), Manuale di scrittura. Dall’ortografia ai testi professionali. Milano,

McGraw-Hill. Giustiniani V. R. (1962), Sulle due forme italiane di cortesia, in “ID”, XXV, pp. 101-112. Goffman E. (1971b), Modelli di interazione, a cura di P.P. Giglioli, Il Mulino, Bologna. Graffi G., Scalise S. (2003), Le lingue e il linguaggio, Bologna. Grassi-Sobrero-Telmon (1997), Fondamenti di dialettologia italiana, Laterza, Bari. Hayakawa S. I. (1972), Language in Thought and Action: Words with Built-in Judgments, Third

Edition, Harcourt Brace Jovanovich, Inc. Halliday M. A. K., Hasan R. (1991), Language, context, and text: aspects of language in a

social-semiotic perspective, Oxford University Press. Haxhihasani Q. (1982), Në epikën heroike legjendare jeton një kulturë e lashtë, ZP. Heidrich D. (2002), Grammar and Punctuation, Grade 6. Evan-Moor press, f . 71-87. Hirsh-Pasek K., Michnick Golinkoff R. (2006), Action Meets Word, Oxford University Press. Hofstede G. (1991), Culture and organizations: software of the mind, McGrow Hill, London, f.

51. Hofstede G. (2001), Culture’s consequences. Second Edition. Comparing Values, Behaviours,

Institutions, and Organizations Across Nations, Sage, Thousand Oaks. Honghton E. M. (1984), Grammar and composition, USA.

184

Page 185: Alessia Bergamin

Horton R. A. (1988), Companion to college English, USA. Hymes D. (1972), “On Communicative Competence”, in J. B. Pride, J. Holmes (a cura di),

Sociolinguistics, Penguin, Harmondsworth. Ide S. (1989), “Formal forms and discernment: two neglected aspects of universals of linguistic

politeness”, in Multilingua, 8: 223-248. Ismajli R. (1980), Shumësia e tekstit, Rilindja, Prishtinë. Jakobson R. (1963), Essais de linguistique générale, Minuit, Paris. Jespersen O. (1924), The Philosophy of Grammar, Allen & Unwin, London. Johnston O. M. (1940), The use of “ella”, “lei”, and “la” as polite forms of address in Italian,

in “Modern Philology”, 1, f. 469-475. Kamberi G. (1996), Gjuhësia e tekstit dhe teksti i Konicës si model analize, Toena, Tiranë. Kostallari A. (1973), Pse duhet zëvendësuar fjala “zotni”, në “Norma letrare kombëtare dhe

kultura e gjuhës”, Tiranë, f. 94-97. Kostallari A. (1972), Kompozitat ekzocentrike në shqipen, në „Studime mbi leksikun dhe

formimin e fjalëve“, II, Tiranë. Lakoff R., 1973, “The Logic of Politeness; or, Minding your P’s and Q’s”, in C. Corum, T. C.

Smith-Stark, A. Weiser (a cura di), Papers from the Ninth Regional Meeting of the Chicago Linguistic Society, University of Chicago, Chicago (Ill.) (trad. it.: “La logica della cortesia ovvero, bada a come parli”, in M. Sbisà, a cura di, Gli atti linguistici, Feltrinelli, Milano, 1978, f. 220-239).

Lakoff R. (1989), “The limits of politeness: Therapeutic and courtroom discourse”, Multilingua

8: 101-130. Larina T. (2005), “Cultural values and Negative Politeness in English and Russian”, in Respectus

Philologicus, 8 (13): 25-39. Leech G. (1983), Principles of Pragmatics, Longman, London. Lloshi Xh. (2005), Stilistika e gjuhës shqipe dhe pragmatika, Tiranë. Lloshi Xh. (1988), Stilistika e gjuhës shqipe, Tiranë. Lorenzetti L. (200), L’italiano contemporaneo, Carocci, Roma. Marinesku A. (2000), Kodi i sjelljeve të pëlqyeshme sot. Botimet “OMSCA-1”, f. 7. Mariottini L. (2007), La cortesia, Carocci, Roma.

185

Page 186: Alessia Bergamin

Martinet A. (1983), Elemente të gjuhësisë së përgjithshme, Rilindja, Prishtinë. Mato S. (2011), Arti i të shkruarit, Bota Shqiptare, Tranë. Mazzotta P. (2007), “Il ruolo della cortesia nella formazione della competenza interculturale” in

Studi di Glottodidattica, 4, 71-89. Memushaj R. (2003), Gjuhësia gjenerative, Shblu, Tiranë. Migliorni B. (1957), Primordi del “lei”, in Saggi linguistici, Firenze, Le Monnier, f. 187-196. Mills S. (2003) Gender and Politeness, Cambridge University Press, Cambridge. Mininni G., Albano M. G., Lovercchio B., La cortesia in Puglia. Per un’analisi dell’opzione tra

formule standard e varianti in rapporto all’età, al sesso e alla scolarità. Molinelli P. (2002), “Lei non sa chi sono io!: potere, solidarietà, rispetto e distanza nella

comunicazione”. Linguistica e Filologia 14: 283-302.

Mujaj H. (2004), Gjuhësia e tekstit, Faik Konica, Prishtinë. Murphy R. (2000), English Grammar in Use, Cambridge University Press, f. 152-155. Nicolescu A. (1974), Strutture allocutive pronominali reverenziali in italiano, Olschki, Firenze. Nobili C. S. (1999), Il lavoro della scrittura, Sansoni, Milano. Perini P. (1983), Struttura e uso di alcune formule di cortesia, in F. Orletti (a cura di),

Comunicare nella vita quotidiana, Il Mulino, Bologna. Regan V., Howard M., Lemée I. (2009) The Acquisition of Sociolinguistic Competence in a

Study Abroad Context, GB, Short Run Press Ltd. Rentel N. (2005), “Interlingual Varieties in Written Business Communication – Intercultural

Differences in German and French Business Letters”, in A. M. Bülow-Møller (a cura di), Business Communication: Making an Impact, Proceedings of the Association for Business Communication 7th European Convention, 26-28 May 2005, Association for Business Communication, Copenaghen.

Renzi L. (1993), La deissi personale e il suo uso sociale, in “StGrI”, XV, f. 347-390. Renzi L. (1994), Nuova introduzione alla filologia romanza, Il Mulino, Bologna,. Roncoroni F. (2005), Grammatica Essenziale della Lingua Italiana, Mondadori. Sapir E. (1969), Il linguaggio, Einaudi, Torino. Scaglia C. (2003), Deissi e cortesia in italiano, in Linguistica e Filologia 16: 109-145.

186

Page 187: Alessia Bergamin

Schurman T. (1994), Tisch-und Grusssitten im Zivilisationprozess, Waxmann, Munster /New York, f.155-158.

Searle, R. Jehn (1973), Che cos’è un’ atto linguistico, in Linguaggio e Società, Bologna. Sejdiu S. (1990), Probleme të etnolinguistikës strukturale: raportet e farefisnisë dhe sistemi

nomenkultural i saj te shqiptarët, në "Studimi etnografik i ndryshimeve bashkëkohore në kulturën popullore shqiptare", Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, f. 59.

Seyler D. U., Boltz C. J. (1986), Language Power, Second Edition Random House, New

York. Serianni L. (2006), Grammatica italiana. Italiano comune e lingua letteraria. Suoni forme e

costrutti, con la collaborazione di A. Castelvecchi, Torino, UTET. Slama-Cazacu T., Mininni G. (a cura di) (1989), Grazie-Prego. Le formule di cortesia in alcune

regioni d’Italia, Bari, Adriatica. Sobrero A., Beccaria G. L., Malazzini C. (1986), Lingua italiana: La pratica e la grammatica,

Società Editrice Internazionale, Torino. Sobrero A. (1993), Sul sistema dei saluti in Salento, in Dialetti e lingue nazionali. Atti del

XXVII Congresso della Società linguistica Italiana, Lecce, , a cura di M.T. Romanello & I. Tempesta, Bulzoni, Roma.

Sobrero A. A. (1994), Quella stretta di mano, in “Italiano e oltre,” IX, Nuova Italia Editrice,

Firenze, f. 90. Soravia G. (1976), Storia del linguaggio, Garzanti, Milano. Spencer- Oatey H. (2008), Culturally Speaking: culture, communication and politeness theory,

Continuum, London, f. 52. Stati S. (1990), Le transphrastique, PUF, Paris. Shkurtaj Gj. (1996), Sociolinguistika, SHBLU, Tiranë. Shkurtaj Gj. (2001), „Përshendetjet dhe urimet në gjuhën shqipe“, në Onomastikë dhe

etnolinguistikë, Shblu, Tiranë, f. 195-224. Shkurtaj Gj. (2003), Kahe dhe dukuri të kulturës së gjuhës shqipe, Kristalina KH, Tiranë. Shkurtaj Gj. (2004), Etnografi e të folurit të shqipes, SHBLU, Tiranë. Shkurtaj Gj. (2006), Kultura e gjuhës, SHBLU, Tiranë. Shkurtaj Gj. (2006), Kundrime gjuhësore, Pegi, Tiranë. Shkurtaj Gj. (2008), Si të shkruajmë shqip, Toena, Tiranë.

187

Page 188: Alessia Bergamin

Shkurtaj Gj. (2012), Etnograia e të folurit në eposin e kreshnikëve, revista “Malësia”, Titograd,

nr.9. Tempesta I. (1993), Salutare in italiano, salutare in dialetto, in “Lettere dall’Italia”, VIII, 29, pp.

22-33. Topalli T. (2011), Gjuhësia e tekstit, Gjergj Fishta, Shkodër. Topalli T. (2011), Gramatikë e gjuhës shqipe: Sintaksa e Fjalisë, Gjergj Fishta, Shkodër. Topalli T. (2011), Kërkime gjuhësore, 1, Enti Poligrafik "Gjergj Fishta", Lezhë. Topalli T. (2011), Kërkime gjuhësore, 2, Enti Poligrafik "Gjergj Fishta", Lezhë. Thomai J. (2011), Leksikologjia e gjuhës shqipe, Toena, Tiranë. Thomai J. (1992), Teksti dhe gjuha, SHBLU, Tiranë. Tridimonti A. (2005), L’industria delle lingue e imestieri della traduzione. Il traduttore tecnico,

ingegnere della comunicazione multilingue e multimediale, in H.Honnacker (a cura di), Dieci incontri per parlare di traduzione, Universita di Modena e Reggio Emilia.

Vincenzi G. (1999), Linguistica, CLUEB, Bologna. Werlich E. (1975), Typologie der Texte, Quelle und Meyer, Heidelberg. Werlich E. (1975), Text analysis and Text production, Dortmund. Watts R. J. (2003), Politeness, Cambridge University Press, f. 27-32. Xhuvani A., Çabej E. (1976), Prapashtesat në gjuhën shqipe, në E. Çabej,Vepra, III, Prishtinë.

188

Page 189: Alessia Bergamin

Fjalorë të shqipes dhe të italishtes dhe të gjuhëve të tjera: Ahmetaj M. (1996), Fjalor i të folmeve shqiptare në Mal të Zi, Prishtinë. Akademia e Shkencave e RSh (1985), Fjalor Enciklopedik Shqiptar, Tiranë. Akademia e Shkencave e RSh (2002), Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe, Tiranë. Battaglia S. (2004), Grande Dizionario della Lingua Italiana, Torino: Unione tipografico-

editrice torinese. Bellushi A. (2003), Antologia Arbëreshe, Frascineto (Cosenza). Ceppellini V. (1992), Dizionario Grammaticale, De Agostini, Novara. Cortellazzo M. e Zolli P. (1979-88), DELI Dizionario etimologico della lingua italiana, 5 voll.,

Bologna. Devoto G., Oli G. C. (2011), Devoto-Oli 2012: vocabolario della lingua italiana, Le Monnier,

Firenze. Elezi M., Fjalor i gjuhës shqipe, Tiranë. Haxhillazi P., Sulejman A. (2004), Fjalor i shqipes së Plavës, Toena, Tiranë. Hornby A. S., Crowther J. (1995), Oxford advanced learner's dictionary of current english,

Oxford. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, GA (2002), Fjalor i shqipes së sotme, Botimet Toena,

Tiranë. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, GA (2006), Fjalor i gjuhes shqipe, Akademia e Shkencave

e Shqipërisë/Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, GA (1974), Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, SHBLSH, Tiranë. Instituti Albanologjik i Prishtinës, GA (1982), Fjalor fjalësh e shprehjesh popullore, Instituti

Albanologjik, Prishtinë. Kostallari A., Thomai J., Lloshi Xh., Samara M. (1980), Fjalor i gjuhës së sotme shqipe,

Hartuar nën drejtimin e prof. Androkli Kostallarit, Akademia e Shkencave/Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë , Tiranë.

Leka F., Simoni Z. (1996) Dizionario Albanese Italiano- Fjalor shqip-italisht, BESA, Tiranë. Leka F., Simoni Z. (2003), Fjalor shqip-italisht, INFOBOTUES, Tiranë. Murati Q. (1998), Fjalor i shqipes truallsore të Maqedonisë, Album, Tetovë.

189

Page 190: Alessia Bergamin

Ndreca M. (1986), Fjalor fjalësh e shprehjesh të huaja, Rilindja, Prishtinë. Pignoli M. L., Tartaglione G. (2007), Dizionario Albanese Molisano, Università della Calabria. Stefanllari I. (1996), Fjalor shqip-anglisht dhe anglisht-shqip, Shtëpia Botuese Enciklopedike,

Tiranë. Sula A. (2009), Fjalor fjalësh dhe shprehjesh popullore, Emal, Tiranë. Taçe, D. (2000), Fjalor i kritikës moderne, Toena, Tiranë. Thomai J., Samara M., Shehu H., Feka Th. (2004), Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe, Shkenca,

Tiranë. Zingarelli N. (2008), Lo Zingarelli, Vocabolario della Lingua Italiana, Zanichelli Editore,

Bologna. Zymberi A. (1979), Fjalorth i fjalëve të rralla, Rilindja, Prishtinë, f. 94.

190

Page 191: Alessia Bergamin

Literaturë artistike (në gjuhën shqipe dhe italiane) e vjelë për shembuj ilustrues: Abate C. (2001), La moto di Scanderbeg, Fazi Editore, Roma. Abate K. (2003), Motoçikleta e Skënderbeut, Pegi, Tiranë. Agolli D. (1980), Komisari Memo, Naim Frashëri, Tiranë. Agolli D. (1999), Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, Dritëro, Tiranë. Bontempelli M. (1961), Racconti e Romanzi, Mondadori, Milano. Calvino I. (1958), I racconti, Einaudi, Torino. Ciccia C. (2004), La brutta estate del ’43 e antologia di storie paesane, CRES, Catania. Chiara P. (1988), Di casa in casa, la vita. Mondadori, Milano. Collodi C. (2011), Le avventure di Pinocchio, Piemme, Milano. Çuli D. (2007), Gruaja në kafe, TOENA, Tiranë. De Crescenzo L. (1986), Così parlò Bellavista, Mondadori, Milano. De Rada J. (1999), Këngët e Milosaos, Eqrem Çabej, Tiranë. Di Giacomo S. (1951), Poesie e novelle, Mondadori, Milano. Dostojevski F. (1995), Vëllezërit Karamazov, Romani 2, Shtëpia Botuese Enciklopedike, Tiranë. Frashëri M. (2000), Letërkëmbime, Lumo Skëndo, Tiranë. Gardin G. (1986), Dieci anni di prigionia in Albania (1945-1955), La civiltà cattolica, Roma. Gramsci A. (1965), Lettere dal carcere, Einaudi, Torino. Kadare I. (1996), Dialog me Alain Bosquet, Onufri, Elbasan. Kadare I. (2000), Kronikë në gur, Onufri, Tiranë. Kadare I. (2001), Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Onufri, Tiranë.. Kadare I. (2001), Përballë pasqyrës së një gruaje, Onufri, Tiranë. Kadare I. (2003), Viti i mbrapshtë, Onufri, Tiranë. Kadare I. (2009), E penguara: requiem për Linda B., Onufri, Tiranë.

191

Page 192: Alessia Bergamin

Kadare I. (2011), Koncert në fund të dimrit, Onufri, Tiranë. Kanuni i Lekë Dukagjinit (1972), Përmbledhur e kodifikuar nga Shtjefën Gjeçovi, me biografi

dhe parathënie të prof. dr. Syrja Pupovcit, Prishtinë.

Karakaçi V. (2009), Himni kombëtar i shqiptarëve, Tiranë. Konica F. (2004), Doktor Gjëlpëra, Konica, Tiranë. Kuteli M. (1997), Tregime të moçme shqiptare, Rilindja; ETMM, Prishtinë. Lucchetti D. (1993), Il portaborse, Feltrinelli, Milano. London Xh. (1975), Martin Iden, Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, Tiranë. Manzoni A. (1999), I Promessi sposi, Garzanti, Milano. Marotta G. (1947), L’oro di Napoli, Bompiani, Milano. Morante E. (1942), Il gioco segreto, Garzanti, Milano. Leopardi G. (1998), Epistolario, Bollati Boringhieri, Torino. Ottone P. (1990) Il buon giornale, Teadue, Milano. Parise G. (2011), Il padrone, Adelphi, Milano. Pirandello L. (1995), I vecchi e i giovani, Mondadori, Milano. Pirandello L. (1995), Lettere a Marta Abba, Mondadori, Milano. Pirandello L. (1994), Novelle, Einaudi, Torino. Qosja R. (1976), Vdekja më vjen prej syve të tillë, Rilindja, Prishtinë. Romano L. (1969), Le parole tra noi leggère, Einaudi, Torino. Saviane G. (1982), Di profilo si nasce, Mondadori, Milano. Tomasi di Lampedusa G. (2010), Il Gattopardo, Feltrinelli, Milano. Verga G. (2007), I Malavoglia, Einaudi, Torino. Vinca A. (1997), Kohë e keqe për lirikën, Rilindja, Piahrinë. Xhuvani Dh. (1996), Tuneli, Naim Frashëri, Tiranë.

192