45
DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË ELEKTRONIKE SI NJË MUNDËSI INOVATIVE ONLINE PËR RRITJEN E BIZNESIN TUAJ DECEMBER 2013 This publication was produced for review by the United States Agency for International Development (USAID). It was written and prepared by the DM Consulting with support from USAID’s Rritje Albania/ Competitive Enterprise Development project. The authors' views expressed in this publication do not necessarily reflect the views of the U.S. Agency for International Development or the United States Government

DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

  • Upload
    others

  • View
    16

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

 

DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE

ZBATIMI I TREGTISË ELEKTRONIKE SI NJË MUNDËSI INOVATIVE ONLINE PËR RRITJEN E BIZNESIN TUAJ DECEMBER 2013

This publication was produced for review by the United States Agency for International Development (USAID). It was written and prepared by the DM Consulting with support from USAID’s Rritje Albania/ Competitive Enterprise Development project. The authors' views expressed in this publication do not necessarily reflect the views of the U.S. Agency for International Development or the United States Government

Page 2: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

2  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

Përmbajtja

1.   DM Consulting Services  ...................................................................................................................  5  

2.   Hyrje  ................................................................................................................................................  6  

3.   Çfarë është tregtia elektronike  ........................................................................................................  7  

3.1.   Si funksionon tregtia elektronike?   10  

3.2.   Avantazhet dhe sfidat e tregtisë elektronike   11  

3.2.1.   Avantazhet   11  

3.2.2.   Sfidat   12  

3.3.   Komponentët e tregtisë elektronike   12  

4.   Gatishmërisa e kompanisë për tregëti elektronike  ........................................................................  13  

4.1.   Vetë-vlerësimi i kompanisë   16  

5.   Rruga drejt zbatimit të tregtisë elektronike  ...................................................................................  19  

5.1.   Hapi 1. Regjistro adresën e webit   19  

5.2.   Hapi 2. Ndërtimi i dyqanit online   19  

5.3.   Hapi 3. Përcaktoni hosting tuaj më të përshtatshëm   20  

5.4.   Hapi 4. Pranimi i pagesave online   21  

5.5.   Hapi 5. Promovimi i biznesit online   21  

5.6.   Hapi 6. Menaxhoni biznesin tuaj   22  

6.   Praktikat më të mira në vendin tonë  .............................................................................................  22  

6.1.   Studimi i rastit KLER   23  

6.2.   Hapat drejt zhvillimit të portalit KLER   24  

6.3.   Tregtia elektronike dhe përshtatja në masë e këmishës KLER   26  

6.4.   Elementët përbërës   27  

6.5.   Modulet e përdorura   31  

6.6.   Sistemet kompjuterike dhe gatishmeria në proceset e punës   32  

6.7.   Duapune.com   35  

6.8.   Hapat drejt zhvillimit të portalit duapune.com   35  

6.9.   Shërbimet që ofron Duapune.com   36  

6.10.   Modulet e përdorura të duapune.com   39  

7.   ShtojcëA - Këshilla praktike  ...........................................................................................................  40  

Page 3: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

3  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

7.1.   Përdorimi i postës elektronike (Email)   40  

7.2.   Kontraktimi i Palëve të treta   41  

7.3.   Transporti dhe logjistika   42  

7.4.   Disa rregulla dhe ligje që duhen patur parasysh   43  

7.5.   Siguria në Web   44  

8.        Referenca  .....................................................................................................................................  45  

Page 4: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

4  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

Fjalorth

Authentikim – Procesi i verifikimit të identitetit të një subjekti ose proces.

B2C –Marrëdhënia midis biznesit dhe konsumatorit.

B2B – Marrëdhënia midis biznesit dhe biznesit.

CMT – Këmisha të prodhuara sipas preferencës

CRM – Menaxhimi i Marrëdhënies me Konsumatorin

CMMI – Capability Maturity Model Integration është pjesë e standartit IT Mark

DMCS – DM Consulting Services

Databaze – Organizmimi i strukturuar dhe mbajtja e informacionit që mund të përdoret në mënyrë shumë të lehtë.

Enkriptimi – Procesi i konvertimit në një format të palexueshëm përveç mbajtësit të një çelsi kriptografik. Përdorimi i enkriptimit mbron informacionin nga aksesimi i personava të paautorizuar.

Palë e tretë – Përdorimi i një kompanie tjetër për aktivitet që nuk janë bazë.

Rrjet kompjuterik – Dy ose më shumë kompjutera të lidhur me njëri tjetrin në një ose më shumë ndërtesa për të ndarë midis njëri tjetrit informacionin.

SEO – Shërbimi i përmirësimit të renditjes në motorët e kërkimit

Shërbimi hostimi -Shërbime të ndryshme për faqet elektronike të web-it ku përfishijnë hapsirën për të mbajtur këto faqe, shportat e blerjeve, modulet e pagesës, etj

Sisteme informatike – Një grumbull të dhënash të strukturuara për procesim, mirëmbajtje, përdorim, shpërndarje etj.

SSL – Kanal i sigurt komunikimi në rrjet

SME – Kompanitë e vogla dhe të mesme

IT Mark – Standart ndërkombëtar për vlerësimin e kompanive në zhvillimin e sistemeve informatike.

TIK – Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

URL - Adresat e faqeve të internetit

Page 5: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

5  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

1. DM CONSULTING SERVICES

DM Consulting Services (DMCS) (http://www.dm-consulting.biz) është themeluar në vitin 2005 për ti ofruar klientëve të saj shërbime cilësore, inovative, të besueshme, në kohë dhe me çmim të arsyeshëm. Fushat e saj të ekspertizës përfshijnë:

1. Zgjidhje dhe shërbime në Teknologji të informacionit dhe në Biznesin Elektronik

2. Shërbimet e menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Trajnimi

4. Shërbime konsulennce të menaxhimit

Vizioni i DMCS-së është të bëhet një nga kompanitë kryesore rajonale me influencë pozitive në fushat e saj të kompetencës.

Zyrat e kompanisë ndodhen në Tiranë dhe Prishtinë. Kompania ka dhe një rrjet të zgjeruar konsulentësh në Europën Juglindore, si edhe në Armeni apo Gjeorgji. DMCS është përkushtuar menaxhimit të cilësisë duke marrë dhe certifikatën për ISO 9001:2008, si dhe certifikatën për IT Mark dhe CMMI për cilësi në shërbime informatike.

DMCS është dhe një nga kompanitë nxitëse të zgjidhjeve në tregëti elektronike në Shqipëri. Punonjësit e saj mbartin një eksperiencë lokale dhe ndërkombëtare në këtë sektor specifik.

DM Consulting Services ka një eksperiencë të zgjeruar në rajon të përqëndruar në zhvillimin e zgjidhjeve online për tregëtinë eletronike. Së bashku me zgjidhjen teknike DMCS ofron dhe konsulencë për bizneset duke vlerësuar gatishmerinë e tyre për të orientuar biznesin e tyre drejt tregtisë elektronike.

DMCS dhe ekipi i saj janë të gatshëm të ofrojnë mundësinë për njohje më të mirë të biznesit elektronik, si në drejtim të përgatitjes së faqes së internetit, tregtisë elektronike, marketingut dixhital dhe çdo formë tjetër që mundëson përdorimin e Teknologjisë së informacionit, dhe mjeteve të saj moderne për një biznes më të mirë dhe më të zhvilluar.

Ne sektorin fason DMCS ka një kontribut të vecantë duke zhvilluar dhe mirëmbajtur portalin e fasonerisë dhe të prodhimit të kepucëve në Shqiperi si dhe portalet e 9 kompanive të ndryshme në vendin tonë. Nëpërmjet zgjidhjeve të tilla elektronike kompanitë kanë mundësi të ekspozojnë kompaninë dhe cilësitë specifike të tyre duke krijuar mundësi bashkëpunimi në nivel lokal si dhe global.

Page 6: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

6  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

2. HYRJE

Ky libër dore i shërben drejtuesve dhe menaxherëve të sektorëve të ndryshëm në Shqipëri. Qëllimi i këtij libri është rritja e njohurive në lidhje me tregtinë elektronike dhe impaktin e tyre pozitiv për bizneset e orientuara drejt saj.

Tregtia elektronike po shfaqet si një mënyrë e re për të ndihmuar bizneset për të rritur konkurueshmërine dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në suksesin ekonomik të vendit. Bazuar në një pyetsor të zhvilluar nga DM Consulting Services shumica e kompanive shqiptare nuk kanë njohuri të mjaftueshme për tregëtinë elektronike, dhe se si investimi i tyre në tregtinë elektronike mund të prodhojë më shumë përfitime për bizneset e tyre dhe të rrisin konkurueshmërrinë e tyre në tregun lokal por edhe atë global.

Hapësirat dhe mundësitë për tregtinë elektronike janë në rritje për shkak të përmirësimit në mënyrë të qëndrueshme të qasjeve në infrastrukturën teknike dhe atë të komunikimit.

Në ekonominë e zhvilluar globale, tregtia elektronike dhe biznesi elektronik janë bërë gjithnjë e më shumë të nevojshëm për strategjinë e biznesit dhe njëkohësisht një katalizator për zhvillimin ekonomik. Integrimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në biznes mundëson uljen e kostove të produkteve, përmirësimin e produktivitetit, si dhe nxitjen e pjesëmarrjes më të madhe dhe aktivizimin në masë të konsumatorëve.

Tregtia elektronike nuk ka të bëjë vetëm me përdorimin e teknologjive të reja. Tregtia elektronike gjithashtu mund të ndihmojë duke përmirësuar marrëdhëniet e biznesit dhe në menaxhimin dhe drejtimin në mënyrë më efikase të proceseve. Kjo përfshin krijimin e ndërveprimeve të jashtme më efektive me klientët, bashkëpunëtorët dhe furnizuesit, por ajo gjithashtu mund të përmirësojë efikasitetin e brendshëm të biznesit si dhe shfaqjen e produkteve dhe shërbimeve të reja.

Nëpërmjet këtij libri drejtuesit dhe menaxherët e bisneseve në shqipëri do të njihen me tregëtinë elektronike, si dhe rrugën e prezantimit dhe forcimit të saj si pjesë e rëndësishme e strategjisë së rritjes së biznesit. Lexuesi nuk ka nevojë të ketë njohuri të zgjeruara rreth tekonologjive të informacionit. Në më shumë detaje fokusi i këtij libri është si më poshtë:

• Të prezantojë disa informacione themelore për tregtinë elektronike

• Të shpjegojë mënyrat e ndryshme me të cilat kompanitë mundet të përdorin tregtinë elektronike.

• Të vlerësojë praktikën aktuale

• Të nxisë një qasje strategjike ndaj mbështetjes së tregtisë elektronike nga kompanitë.

Një nga hapat e para që biznesi juaj duhet të ndjekë në rrugën drejt tregtisë elektronike është vlerësimi i kompanisë dhe gatishmëria për të pasur tregtëtinë elektronike si pjesë të biznesit.

Sigurisht, përgjatë gjithë doracakut ofrohen udhëzime për zhvillimin e strategjisë të biznesit drejt tregtisë elektronike duke u fokusuar në integrimin e biznesit, qëndrueshmërinë, përfshirjen e përdoruesit, si dhe hapa konkretë drejt një dyqani virtual të sukseshëm.

Page 7: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

7  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

3. ÇFARË ËSHTË TREGTIA ELEKTRONIKE

Tregtia elektronike i referohet një game të gjerë aktivitetesh të biznesit online për produktet dhe shërbimet. Ajo gjithashtu ka të bëjë me format e ndryshme të transaksionit në të cilin palët bashkëveprojnë në mënyrë elektronike në vend të shkëmbimit fizik.

Tregtia elektronike është përdorimi i komunikimeve elektronike dhe teknologjisë së përpunimit të informacionit në transaksionet e biznesit për të krijuar, transformuar, dhe ridefinuar marrëdhëniet për krijimin e vlerës me dhe ndërmjet organizatave. Ajo është e lidhur me blerjen dhe shitjen nëpërmjet internetit, kryerjen e transaksioneve që përfshijnë transferimin e pronësisë ose të të drejtave për të përdorur mallrat ose shërbimet nëpërmjet një rrjeti kompjuterik ndërmjetësues.

Figura1. Procesi i tregtisë elektronike dhe elementët kryesorë që marrin pjesë

Një shembull i tillë është duapune.com i cili krijon një kanal ndërveprimi me fokus ofrimin e shërbimeve të punësimit kompanive të ndryshme nëpërmjet internetit. duapune.com përfaqëson një nga modelet më të suksesshme të biznesit elektronik në tregun shqiptar, e cila mundëson lidhjen mes punëdhënësit dhe punëkërkuesit në mënyrë virtuale, por me rezultate të prekshme. Ajo numëron mbi 55,000 punëkërkues të rregjistruar dhe mbi 2,500 punëdhënës të rregjistruar.

Page 8: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

8  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

Figura 2. Faqja kryesore e portalit të punësimit duapune.com

Transaksionet në tregtinë elektronike

Ka shumë mënyra për të klasifikuar transaksionet e tregtisë elektronike. Një prej tyre është analizimi i natyrës së pjesmarrësve në transaksionet e tregtisë elektronike. Kategoritë kryesore të tregtisë elektronike janë tregtia elektronike biznes- konsumator ( B2C ) dhe tregtia elektronike biznes me biznes ( B2B ).

Page 9: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

9  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

Zhvillimi dhe të ardhurat nga tregtia elektronike (B2C) dhe parashikimi në nivel global për periudhën 2014-2016

2011 2012 2013 2014 2015 2016

Amerika veriut

$327.77 $373.03 $419.53 $469.49 $523.09 $580.24

Azia dhe gadishulli paqësor

$237.86 $315.91 $388.75 $501.68 $606.54 $707.60

Europa perëndimore

$218.27 $255.59 $291.47 $326.13 $358.31 $387.94

Europa qëndrore dhe lindore

$30.89 $40.17 $48.56 $57.96 $64.35 $68.66

Amerika jugut

$28.33 $37.66 $45.98 $55.95 $63.03 $69.60

Lindja e mesme dhe Afrika

$14.41 $20.61 $27.00 $33.75 $39.56 $45.49

Në rang botëror

$856.97 $1,042.98 $1,221.29 $1,444.97 $1,654.88 $1,859.75

në biljon

burimi: http://www.emarketer.com/

Figura 3. Të ardhurat nga tregëtia elektronike dhe parashikimet në nivel global 2011-2016

Tregtia elektronike B2B (Biznes tek Biznes), në të cilën bizneset përqëndrohen për shitje tek bizneset e tjera, është forma më e madhe e tregëtisë elektronike. Shembuj në këtë drejtim lidhen me distributorët online, prokurimi elektronik, shkëmbimi i mallrave, krijimi i rrjeteve industriale private etj.

Nëpërmjet këtij ekosistemi virtual kompanitë e përfshira kanë mundësi të komunikojnë në mënyrë më efiçente dhe të zgjerojnë kapacitetet e tyre. Falë cilësive të avancuara të teknologjisë së informacionit kompanitë janë në gjëndje të bashkëpunojnë duke evituar barrierat që i shfaqen biznesit standart.

Figura 4, e lidhur me portalin e këpucëve te Albanian Footwear Industry, paraqet një formë fillestare të tregtisë elektronike B2B, e cila mund të pasurohet me cilësi dhe module të reja.

Page 10: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

10  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

Figura 4.Pamje nga portali i industrisë të prodhimit të këpucëve në Shqipëri (AlbanianFootwear.com)

Forma më shumë e diskutuar e tipit të tregëtisë elektronike është B2C, në të cilën biznesi i qaset blerësit individual të fundëm. Në këtë kategori ka shumë tipe të ndryshme të modeleve të biznesit si shitja e shërbimeve ose produkteve.

Disa ilustrime B2C në vendin tonë, konsistojnë në shitjen e produkteve farmaceutike (farmaciaime.com), katalogu pa çmim me produkte shtëpiake(www.melvinflex.com), si dhe produkteve të tjera të kësaj fushe. Gjithashtu tregtimi i shërbimeve në internet është në zhvillim. Një shembull i tillë është duapune.com ku personat e regjistruar përfitojnë falas shërbime në lidhje me punësimin dhe informimin për pozicione të lira të punës.

3.1. Si funksionon tregtia elektronike ?

Shumica e proceseve në kuadër të sistemit të tregtisë elektronike kryen nëpërmjet internetit. Produktet dhe shërbimet janë të paraqitura në katalogje online tek faqet e kompanive me karakteristika të tregtisë elektronike, siç janë profili i produktit dhe shërbimeve, kryerja e transaksioneve financiare online, dhe të gjitha shërbimet që lidhen me funksionimin normal të proceseve të blerjes dhe shitjes online. Konsumatorët mund të porosisin artikujt online dhe më pas të paguajnë për to në mënyra të ndryshme nëpërmjet kartave të kreditit/debitit, PayPal, transfertë bankare, pagesë nëpërmjet krediteve në telefon si edhe pagesë në dorë kur dorëzohet produkti i blerë.

Së fundmi në Shqipëri po prezantohet dhe mënyra e pagesës nëpërmjet telefonit celular. Disa veprime të tregtisë elektronike kryhen me anë të internetit, email-it si dhe celularit, tabletave dhe pajisjeve të tjera elektronike. Gjithashtu pjesë e procesit janë njoftimet dhe konfirmimet e identitetit dhe kërkesës së produktit.

Page 11: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

11  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

Figura 5. Skema e qarkullimit të transaksionit për pagesat nga klienti deri te përfituesi Burimi: http://www.india-ecommerce.com/Payment-gateway-integration.html

Në varësi të natyrës së produkteve dhe shërbimeve të ofruara, veprimet tregtare elektronike mund të përfshijnë shërbime dhe produkte fizike. Për shkak të rritjes të përdorimit të internetit në jetën tonë të përditshme, përqindja e artikujve virtuale të shpërndarë përmes tregtisë elektronike është duke u rritur me shpejtësi. Këto përfshijnë shërbime të tilla si blerja e aksesit në faqet e kufizuara të internetit, postime dhe njoftime online si dhe versionet elektronike të librave, gazetave, lojrave online, dhe materialeve të tjera elekronike. Megjithatë, shumica e transaksioneve të tregtisë elektronike janë ende të lidhura me blerjen dhe transportimin e produkteve fizike.

3.2. Avantazhet dhe sfidat e tregtisë elektronike

Tregtia elektronike ndikon në forcimin e pozicionit në treg duke hapur mundësi të reja me potencial të lartë për të rritur të ardhurat nga shitjet, nga modeli i biznesit dhe nga integrimi i teknologjisë moderne të informacionit në strategjinë e biznesit.

3.2.1. Avantazhet

Tregtia elektronike dhe biznesi elektronik nuk janë vetëm faqet e internetit, qoftë dhe me karakteristikat e duhura për tregtinë elektronike. Bëhet fjalë për një koncept të ri të biznesit që përfshin të gjithë elementet e funksionimit normal të biznesit.

Ajo ndryshon vizionin si dhe mënyrën e planifikimit të proceseve të biznesit, si dhe fushat e ndryshme të biznesit përmirësohen nga orientimi i kompanisë drejt tregtisë elekronike.

Me kontributin e kompanive të cilat janë të specializuara në teknologjinë e informacionit, sikurse është DM Consulting Services, kompanitë mund të gjejnë zgjidhje të besueshme duke rritur vlerën e investimit. Më poshtë paraqitet më i detajuar impakti specifik pozitiv që do të ketë implementimi i tregtisë elektronike në biznes.

Page 12: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

12  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

Detajet e përmirësimit të biznesit tuaj:

• Teknologjia e re transformon proceset e biznesit, mënyrën me të cilën krijohen dhe tregtohen produktet dhe shërbimet, dinamikën e konkurseve, strukturën e organizimit të ndërmarrjes dhe natyrën e vetë ndërmarrjes. Kjo përfshin marketingun, menaxhimin e furnizimit të klienteve, menaxhimin e shitjes, zhvillimin e produkteve etj.

• Transparenca e bën më efektive strategjinë e biznesit. Tashmë shumë biznese kanë filluar njohjen e klientëve, të punësuarve dhe furnitorëve kryesorë. Tregtia elektronike do të çojë në shërbim më të mirë të konsumatorëve, produkte më të personalizuara, kosto më të ulta, efikasitet të proceseve dhe ofrim më të shpejtë në treg. Aspekti më i rëndësishëm i tregtisë elektronike është zhvillimi i ri i tregut.

• Tregtia elektronike shfaqet si një platformë e re për promovimin e produkteve dhe shërbimeve që do të rindërtojnë ekonominë ekzistuese. Kjo do të ndikojë në strukturën organizative; do të kërkojë aftësi të ndryshme për planifikime, kuadër të ri rregullator dhe ligjor. Evolucioni i tregtisë elektronike do të ketë ndikim të thellë në konkurrencën si dhe efekt në sjelljen konsumatore, ndryshime në mënyrën se si përcaktohet dhe menaxhohet puna. Nëpërmjet tregtisë elektronike do ti mundësohet bizneseve të kursejnë kohën në skicimin e produktit, dizajnin sipas specifikimit individual të klientit, në porositjen dhe shpërndarjen e komponentëve, rrugëtimin e shitjeve dhe marrjen e mendimeve nga konsumatorët.

• Zgjerimi në shtrirjen e tregut: Kjo është një nga përparësitë kryesorë të të bërit biznes në internet. Një kompani e vogël tani ka aftësinë për të arritur tregjet përtej aftësive të saj tradicionale duke fituar edhe qasje në tregjet përtej bazës aktuale të konsumatorëve.

3.2.2. Sfidat

Sigurisht, që ekzistojnë rreziqe nëse orientimi i biznesit drejt tregtisë elektronike nuk është bërë në mënyrën e duhur.

Disa nga investimet kryesore që duhen parashikuar janë si më poshtë:

• Njohuri: Të përmirësoni njohuritë e nivelit organizativ si dhe ato të stafit tuaj lidhur me tregtinë elektronike.

• Aftësitë: Fitimi i aftësive specifike në përdorimin, këshillimin dhe trajnimin në tregtinë elektronike.

• Përqasja: Zhvillimi i përqasjes pozitive por realiste në lidhje me tregtinë elektronike.

• Financat: Përballimi i shpenzimeve të drejtpërdrejta dhe të vazhdueshme që mund të nevojiten.

3.3. Komponentët e tregtisë elektronike

Komponentët e mëposhtëm kanë një rol kryesor në implementimin e tregtisë elektronike. 8 komponentët për të ndërtuar një faqe të sukseshme të tregtisë elektronike janë:

Page 13: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

13  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

1. Platforma e saktë e tregtisë elektronike.

Shumë kompani zhvilluese të tregëtisë elektronike do t’ju thonin që të gjitha zgjidhjet e tregtisë elektronike janë te njëjta por në fakt nuk është e vërtet. Nëse zgjidhni platformën e gabuar mund të dështoni në projektin tuaj të tregtisë elektronike. Një platformë e saktë dhe e fortë do t’ju lejojë të zgjeroni faqen tuaj online me zgjerimin e biznesit tuaj.

2. Pamje e thjeshtë dhe lehtësi në përdorim

Pamja është një nga elementet kryesore që influencon në procesin e blerjes në internet. Një pamje tërheqëse për vizitorin nxit ata të qëndrojnë më gjatë në faqe dhe të vlerësojnë produktet. Elementët përbërës duhet të jenë të qartë dhe lehtësisht të identifikueshëm.

3. Rëndësia e imazheve

Përdoruesit e faqeve të websitit tërhiqen nga pamjet vizuale prandaj imazhet kanë një rol të rëndësishëm në tërheqjen e vëmëndjes së klientit. Faqja duhet të jetë e pasur me imazhe ilustruese të procesit dhe produkteve.

4. Përmbajtja duhet të jetë sa më e strukturuar.

Përdoruesit janë mësuar ti kenë infomacionet kryesore në majë të gishtave. Prandaj informacioni duhet të jetë sa më i detajuar dhe të përmbajë të dhëna që nuk përsëriten. Produktet duhet të jenë të detajuara me përshkrime si dhe çmimet përkatësë.

5. Plotësimi me sa më shumë informacione.

Nqs motorët e kërkimit nuk të gjejnë, atëherë as klientet nuk kanë për të të gjetur. Mundohuni të bëni publik katalogët duke mos vendosur çmimet. Në këtë mënyrë ju tërhiqni konsumatorin që të futet në faqe për të marrë më shumë informacion.

6. Vendosni elementë nxitës për të përfshirë vizituesit.

Vendosni elementë nxitës publik si për shembull shkarkimin e broshurave ose kontakto me kompaninë për ndonjë pyetje ose shto në shportë dhe kështu me radhë. Këto mesazhe ngacmojnë konsumatorin të ndërmarr hapin tjetër. Përfshini këto butona kudo që të jetë e mundur në mënyrë që kunsumatori të përfshiet në procesin e blerjes së produkteve.

7. Përfundimi i procesit të blerjes.

Sa më i lehtë të jetë ky proces aq më shumë shanse do keni që konsumatori të kthehet dhe të blej produkte të tjera. Sigurohuni që informacioni të jetë ruajtur për t’ia bërë më të lehtë konsumatorit,mundësisht të përdorni vetëm një faqe për të përfunduar blerjen.

8. Integrimi i proceseve.

Integrimi i proceseve është një fazë që shumë kompani e anashkalojnë. Sigurohuni që faqja juaj mundet të integrohet me komponentët e tjerë të biznesit tuaj dhe nuk do keni nevojë të dublikoni proceset e punës duke rritur mundësitë e të bërit gabime.

Keto janë 8 komponentët bazë në zhvillimin e portalit, të cilët kanë impakt të veçant në suksesin e dyqanit tuaj virtual.

4. GATISHMËRIA E KOMPANISË PËR TREGËTI ELEKTRONIKE

Gatishmëria elektronike matet si përgatitje e kompanisë për të shfrytëzuar mundësitë e mëdha të ekonomisë elektronike.

Page 14: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

14  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

Përvetësimi i një faqeje interneti të suksesshme të tregtisë elektronike kërkon njohuri të mprehta të biznesit, teknologjisë, punëve sociale si dhe një qasje sistematike. Sfidat më të rëndësishme në ndërtimin e një faqeje të suksesshme të tregtisë elektronike janë nxjerrja e objektivave të qartë të biznesit tuaj dhe si të zgjedhësh teknologjinë e duhur për arritjen e këtyre objektivave.

Suksesi i një ndërmarrjeje ose firme në internet varet jo vetëm nga përpjekjet për të ofruar dixhitalizimin e proceseve por dhe nga gatishmëria e klientit, furnizuesit dhe partnerëve të saj tregtar për t’u angazhuar në ndërveprimet dhe transaksionet elektronike.

Suksesi i saj në praktikë kërkon gatishmëri nga të gjithë pjesëmarrësit në vargun e proceseve. Kompanitë që adaptojne tregtinë elektronike ose biznesin elektronik duhet të investojnë edhe në rritjen e gatishmërisë elektronike së partnerëve të tyre tregtarë. Aplikimet e tregtisë elektronike përfshijnë përdorimin e tipeve të ndryshme shërbimesh në internet për të bërë biznes: infastrukturë teknike, procedura organizative, inventar i detajuar i produktit, regjistrim të porosive, reklama nëpërmjet internetit, sistem elektronik faturimi, marketing elektronik si dhe mundësia që klienti të ndjek statusin e dorëzimit të produktit deri në mbërritjen e produktit në destinacion. Aplikimet elektronike për biznesin përfshijnë dhe përdorimin e shërbimeve të ndryshme në internet për të komunikuar dhe koordinuar: planifikimin e prodhimit, menaxhimi në kohë reale, planifikim i punëve, nënkontraktim të palëve të treta dhe procese të tjera të biznesit.

Tregtia elektronike krijon sfida dhe mundësi të reja për bizneset.

• Nga këndvështrimi i komunikimit, tregtia elektronike është shpërndarja e mallrave, shërbimeve, informacionit ose pagesave nëpërmjet rrjetit kompjuterik ose me çdo mjet tjetër elektronik.

• Nga këndvështrimi i procesit të biznesit, tregtia elektronike është aplikimi i teknologjisë drejt automatizimit të transaksioneve të biznesit dhe proceseve të punës.

• Nga këndvështrimi i shërbimit, tregtia elektronike është një mjet që u përgjigjet dëshirës së bizneseve, konsumatorëve dhe menaxherëve, për të shkurtuar shpenzimet e shërbimit ndërkohë që rrit cilësinë e mallrave dhe shpejtësinë e ofrimit të shërbimeve.

• Nga këndvështrimi i internetit, tregtia elektronike ofron aftësinë në blerjen dhe shitjen e produkteve, informacione në internet dhe shërbime të tjera online.

A është produkti juaj lehtësisht i kuptueshëm për klientët tuaj në internet?

Mos harroni, blerësit nuk do të jenë në gjendje ta prekin ose ta provojnë produktin tuaj. Për të blerë, duhet të jenë të sigurtë se ata e dinë se çfarë janë duke blerë. Dhënia e përshkrimeve të detajuara të produkteve dhe fotografitë mund t’i rrisin shitjet tuaja në mënyrë të ndjeshme. Një politikë e qartë e kthimit, garancia e produktit dhe komentet mund të zvogëlojnë frikën që disa blerës ndjejnë kur duan të bëjnë një blerje.

A mund të shisni një produkt me një marzh fitimi të pranueshëm kur ju caktoni kohën dhe shpenzimet e paketimit dhe ofrimit?

Nëse ju shisni sende me faturë të ulët, ju mund të keni nevojë të shisni në sasi të mëdha për të rritur fitimet. Nëse shisni sende që prishen, ju do t’ju duhet një shërbim i shpejtë postimi.

A mund të shisni një shërbim apo produkt dixhital (jo fizik) që mund të dorëzohet në mënyrë efikase në internet ose me e-mail?

Shumë ofrues shërbimesh apo informacioni kanë bërë ndërveprime të tilla në internet, për shembull

Page 15: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

15  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

duke konvertuar revistat në botime dixhitale.

A paraqitet produkti juaj tek klientët jashtë zonës tuaj gjeografike, ose do ta rrisë shitja online shërbimin tuaj tek klientët tuaj ekzistues?

Për shembull, në qoftë se ju shisni bileta për një ngjarje sportive lokale, dikush që ndodhet disa mijëra kilometra larg ndoshta nuk do të jetë i interesuar. Por kjo nuk do të thotë se fqinjët tuaj nuk do ta vlerësojnë lehtësinë e shtuar.

Tregtia elektronike lejon transaksionet tregtare të kalojnë kufijtë kulturorë dhe kombëtarë në mënyrë më të përshtatshme dhe me kosto më efektive se ajo që mundësohet në tregtinë tradicionale. Si rezultat i kësaj, rritet dukshëm numri potencial i klientëve si dhe i bashkëpunëtorëve. Praktikisht madhësia e tregut është përafërsisht e barabartë me madhësinë e popullsisë online. Për të depërtuar dhe për të qenë pjesë e saj, bizneset duhet të rivlersojnë procesin e tyre të biznesit në mënyrë që të përshtaten me tregtinë elektronike.

Të kuptosh klientin · Cilët janë klientët e mi?

· Cilat janë prioritetet e tyre dhe a ka ndryshim?

· Cilët klientë i përkasin grupit të interesit të tregut?

Vlera e klientit dhe tendenca e marrëdhënieve

· Si mund ti shtojmë vlerë klientit?

· Pse duhet që të zgjidhem nga klienti?

· Si mundet që produkti ti afrohet klientit?

Tendencat e teknologjisë · A ka ndonjë kuptim të mirë të tendencave të industrisë dhe ambientit ku veprohet?

· Çfarë pasojash kanë tendencat teknologjike në biznes?

Konkurrenca · Cilët janë konkurrentët direkt dhe cilësitë e tyre?

Tabela 1 – 4 elemtentët kryesorë ku fokusohet vlerësimi i kompanisë dhe pyetjet ilustruese

Kompanitë, ndërkohë që përgatisin strategji të reja dhe nxisin punonjësit e tyre drejt tregtisë elektronike, duhet të krijojnë hapësira dhe të përgatiten teknikisht për të përballuar sfidat.

Më poshtë paraqiten 6 (gjashtë) kategoritë vlerësuese që matin gatishmërinë për tregtinë elektronike:

• Infrastruktura bazë dhe teknologjia (shpejtësi, çmimet, qasja, konkurrenca e tregut, standardet e industrisë investimet e huaja),

• Akses në shërbimet e rrjetit (shumëllojshmëria e industrisë, kontrollet e eksportit, rregullat e Kartave të Kreditit/Debitit),

• Përdorimi i internetit (përdorimi nga bizneset, qeveritë, përdorimi në shtëpi),

• Promovimi dhe lehtësimi (standarte të udhëhequr nga industria),

• Aftësitë dhe burimet njerëzore (edukimi i fuqisë punëtore për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit)

Page 16: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

16  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

• Pozicioni në ekonominë dixhitale (taksat dhe tarifat e industrisë vetërregulluese, rregulloret e qeverisë, besimi i konsumatorit).

Menaxhimi i marrëdhënieve me konsumatorët (CRM) me përdorimin e tij teknologjik është njohur gjerësisht si e pashmangshme në biznesin modern. Shërbime të ngjashme ofrojnë një gamë të gjerë për kompanitë duke krijuar mundësi të reja të menaxhimit të klientëve të tyre dhe aktivitetet e biznesit. Ky shërbim u mundëson bizneseve të menaxhojnë shitjet, marketingun dhe shërbimin e konsumatorëve në mënyrë që të arrihet një marrëdhënie e gjatë e vazhdueshme me konsumatorët. CRM në çdo strategji biznesi ka në qëndër konsumatorin dhe ajo gjithashtu përfshin ndër të tjera dhe njerëzit, proceset dhe teknologjitë që janë të lidhura me marketingun, shitjen dhe shërbimet.

4.1. Vetë-vlerësimi i kompanisë

Procesi i vetë-vlerësimit të kompanisë lidhet me një plan të detajuar që i jep përgjigje kategorive të mësipërme. Tregtia elektronike nuk është vetëm zgjidhje teknike. Kompania duhet të ketë një vizion të qartë për hapat që duhet të ndjekë dhe strategjinë që do të implementojë.

Ju duhet të vendosni paraprakisht:

1. Cilat produkte dhe shërbime do të shiten në internet? - Ju mund të vendosni të filloni me një përzgjedhje të veçantë të produkteve që do ofroni.

2. A ka partnerë biznesi që ju duhet t’i përfshini si pjesë e zgjidhjes tuaj? - Mund të bashkëpunoni dhe të shpërndani punën për klientë me kërkesa specifike. Duhet të merrni në konsideratë ndikimin që vendndodhja, shkalla, numri i dërgesave etj do të kenë në procesin tuaj të furnizimit dhe tek palët e tjera të interesuara të biznesit.

3. Vendosni mbi planin tuaj të çmimeve - Për shkak se shitja online mund të jetë më e lirë se shitja tradicionale, shumë biznese përpiqen të inkurajojnë blerjen online përmes strategjisë së çmimit. Kjo mund të përfshijë pjesën më madhe të produkteve ose vetëm zbritjet në internet. Përveç kësaj, duhet të kihen parasysh kostot e dërgimit të mallrave të tilla si transporti dhe trajtimi i tyre.

4. Vendosni se si do t’i organizoni produktet dhe shërbimet tuaja në internet - Do ju duhet të mblidhni fotot e duhura, video, dëshmi suksesi dhe të keni përshkrime të detajuara të produkteve. Sa kohë do të kërkoj procesi i përgatitjes dhe cili është impakti i tij.

Page 17: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

17  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

5. Përpiquni të rritni ndërveprimin e klientit me faqen dhe produktet, duke pasur në mendje se po tregoni produkte që nuk mund të preken, shikohen apo provohen. Qëllimi është të konvertoni vizitorët e faqes në blerës. Kjo do të thotë se ju nevojiten strategji për të rritur ndërveprimin e klientëve. Për shembull, një rregull i mirë për faqet e produktit është t’ju përgjigjeni pyetjeve që mund të lindin para se ato të bëhen. Një tjetër rregull është të siguroheni që butoni 'Shtoni në shportën tuaj’ është qartësisht i dukshëm gjatë gjithë kohës.

6. Zhvillimi i një lidhjeje të fortë midis shitjeve tuaja online dhe kanaleve të tjera të shitjes. Është e rëndësishme që biznesi juaj të paraqesë një kategori specifike të unifikuar klientësh, kudo që ata janë duke blerë. Gjithashtu mos harroni që konsumatorët munden lehtësisht të bëjnë krahasime me të tjerë në internet rreth produkteve tuaja, shërbimeve, çmimeve, dhe markave, vetëm një klikim.

7. Ndërtoni katalogimin e inventarit.Vlerësoni mundësinë që faqja tuaj e internetit të jetë e lidhur automatikisht me sistemin tuaj të inventarit të mallrave. Kjo gjithashtu do të ndikojë në produktin e tregtisë elektronike si dhe orientimet e ndryshme ose zhvillimin që ju zgjidhni.

8. Vendosni si dhe kur doni ta merrni pagesën – Shumica e transaksioneve online bëhen me kartat e kreditit apo sistemet e pagesave online të tilla si PayPal. A është kjo mënyra më e mirë për biznesin dhe klientët tuaj apo duhet të merrni në konsideratë edhe metodat e tjera? Në Shqipëri së fundmi është krijuar mundësia e krijimit të llogarisë tregtare për marrjen e pagesave elektronike. Gjithashtu forma të tjera janë transfertat bankare si dhe pagesat në dorë pasi merret produkti. Ju duhet të vendosni se kur do kërkoni pagesën - para ose pas dërgimit të produktit.

9. Përmbushini porositë shpejt dhe me efikasitet - A janë mallrat ose shërbimet që keni për shitje menjëherë në dispozicion për t’u dërguar? Vonesat mund t’i mërzisin konsumatorët dhe për këtë arsye mund të jenë të dëmshme për biznesin tuaj.

10. Përcaktoini mekanizmat tuaj të dërgimit - Çfarë metodash do të përdorni për të dërguar produktin apo shërbimin tek klienti juaj? Sigurohuni që kërkesat të përmbushen pamvarësisht madhësisë dhe mekanizmave që ju dispononi për dërgimin, i cili duhet të jetë i sigurtë dhe i besueshëm.

11. Ofroini shërbime të plota dhe ndihmoni konsumatorët.-Klientët presin transaksione të qarta dhe përgjigje të shpejta në qoftë se shfaqet ndonjë problem. Ata gjithashtu duan të marrin një shërbim të mirë pas shitjes dhe ndihmën për të cilën kanë nevojë.

12. Kujdesuni për mirëmbajtjen e shërbimit tuaj - Mirëmbajtja është kritike për një faqe tregtie elektronike. Cilët do jenë përgjegjësit në biznesin tuaj për mirëmbajtjen e katalogut online të produktit tuaj, dhe a i kanë ata mekanizmat për të bërë këtë gjë më lehtë?

13. Siguria dhe besueshmëria - Rreziqet e sigurisë për kryerjen e transaksioneve financiare në internet janë të larta, gjë që kërkon implementimin e teknologjive të veçanta të sigurisë të tilla si enkriptim dhe protokollet e certifikuara. Sigurisht që vetë kuptohet se faqja, duhet të jetë gjithmonë online dhe të funksionojë në mënyrë të besueshme.

14. Të ndërtohet një strategji e qartë dhe praktikat e menaxhimit dhe të rrezikut të jenë të përcaktuara. Të drejtosh një faqe tregtie elektronike do të thotë që të veproni në një 'botë virtuale'. Të gjitha transaksionet tuaja duhet të mbështeten tek rinovimi i rregullave, praktikave, proçedurave dhe mekanizmave të sigurtë për të mos dështuar në nismën tuaj. Në mënyrë që partnerët tuaj tregtarë të mund të kenë besim, ata kanë nevojë për qartësi në të gjitha aspektet e procesit të transaksionit si në privatësinë, kthimin dhe dërgimin, duke përfshirë edhe sigurinë e

Page 18: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

18  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

transaksioneve. Pjesa organizative e kompanisë mund të ketë nevojë të zgjerohet përtej organizatës tuaj për të përfshirë elemente të infrastrukturës së klientëve, furnizuesve dhe partnerëve tuaj të biznesit.

15. Të sigurohet që respektohet pajtueshmëria e kërkesave - Projektimi, operimin, përdorimi dhe menaxhimi i sistemeve të tregtisë elektronike mund të jetë subjekt i një sërë kërkesash ligjore, rregullatore dhe kontraktuale të sigurisë. Ju duhet të ndiqni këshillat e duhura ligjore.

16. Ndërtoni një marrëdhënie të fortë dhe "të pasur në vlera’' me klientët tuaj - Pajisini ata me diçka që është e veçantë dhe e rëndësishme për ata veçanërisht. Mënyra më e mirë për të bërë këtë është të vlerësoni se çfarë klientët duan dhe vlerësojnë, pastaj të prodhoni atë. Përfitoni nga çdo kontakt që biznesi juaj ka me një klient për të ndërtuar profilin e tyre në sistemin ( Menaxhimi i Marrëdhënies me Konsumatorin) CRM. Ju do të kuptoni më mirë nevojat e tyre, preferencat dhe sjelljet dhe do të jeni në gjendje të veproni në përputhje me rrethanat. Gjithashtu sistemet e avancuara të tregtisë elekronike janë në gjendje të prodhojnë raporte të detajuara mbi baza ditore/vjetore për preferencat, interesat dhe blerjet e klientëve tuaj në periudha të ndryshme kohore.

17. Ruajtja e një sistemi efektiv- Sistemi juaj është një pjesë integrale e strategjisë tuaj të tregtisë elektronike. Kjo ju mundëson të fitoni dhe të ruani të dhëna të rëndësishme të klientëve në fusha të shumta të biznesit tuaj dhe ju jep mundësinë të ofroni një shërbim më të përgjegjshëm dhe më të përshtatshëm për secilin nga klientët tuaj.

18. Gjeneroni marrëdhënie afat–gjata me klientët - Besnikëria dhe besimi janë përbërësit kyç në krijimin e marrëdhënieve me klientët. Për të ndërtuar besnikërinë dhe besimin, tregojini klientëve tuaj se biznesi juaj e kupton pozitën e tyre aktuale dhe nevojat e tyre të ardhshme, duke u treguar i gatshëm të jeni inovativë me produktet dhe shërbimet për t’iu përshtatur këtyre kërkesave.

Përmbushja e këtyre pikave është një fillim i mbarë në rrugën e tregtisë elektronike. Hapi tjetër është ndërtimi i platformës dhe faqes së web-it.

Page 19: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

19  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

5. RRUGA DREJT ZBATIMIT TË TREGTISË ELEKTRONIKE

Çdo kompani duhet të kalojë në hapat e mëposhtme në procesin e zbatimit të tregtisë elektronike.

Figura 6. Hapat në procesin e zbatimit të tregtisë elektronike.

5.1. Hapi 1. Regjistroni adresën e webit

Hapi i parë për të ndërtuar një biznes online është zgjedhja dhe blerja e adresës së web-it ose e thënë ndryshe domain ose adresa URL. Këto adresa do të duhet të blihen online. Është e rekomanduar që kompanitë të kenë vetë emrat e tyre në pronësi të blera prej tyre. Kur mendoni rreth një adrese domain, mendoni për faktorë të tillë si gjatësia e URL, gabimet në shqiptim, dhe partnerët e kompanisë.

Për të vazhduar me procesin e përzgjedhjes për adresen e domain-it, shkruani emrat e dëshiruar dhe vizitoni faqet për blerjen e adresave të tilla si GoDaddy.com, Register.com, etj për të parë se çfarë disponohet. Faqet e regjistrimit tregojnë alternativa të emrave të cilat janë të zëna.

5.2. Hapi 2. Ndërtimi i dyqanit online

Ka dy opsione për ndërtimin e dyqanit virtual: Statike ose Dinamike. Nëpërmjet faqeve dinamike është e mundur të krijohen faqe ku i gjithë informacioni ruhet në një databazë të dhënash. Këto të dhëna shfaqen nga baza e të dhënave në varësi të faqeve specifike. Databaze krijon një histori të klientëve duke ruajtur informacionet e tyre, blerjet dhe të tjera informacione ku mund të përdoren për të nxjerrë statistika të rëndësishme.

Page 20: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

20  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

Në anën tjetër faqet statike nuk kanë një databazë të mirëfilltë dhe informacionet dhe katalogjet ndryshohen shumë rrallë. Pra produktet janë të njëjtat për një kohë të gjatë. Për sa i përket pagesave përdoret një modul ndërmjetës, si paypal, që lidh produktet në faqen e web-it me sistemin e pagesës.

Përditësimi i websitit. Për të përditesuar websitin ju keni tre opsione:

• Duke lidhur një kontratë me ndërtuesin e faqes së web-it për një numër ndryshimesh në vit me një pagesë vjetore ose mujore.

• Mund te bëni ndryshimet vetë por kjo kërkon disa aftësi.

• Përdorimi i një platforme për të bërë përditësimet e faqes.

Mënyra më e përdorshme është aftësimi i një punonjësi të kompanisë i cili të ketë mundësinë për të përdorur platformën e administratorit.

Në lidhje me faqet statike është e rekomandueshme që mirëmbajtja të bëhet nga kompania zhvilluese e faqes duke qenë se informacioni përditësohet më rradhë dhe kostoja e punësimit të një personi për të bërë përditësimet nuk e justifikon koston.

Disa këshilla në ndërtimin e websitit:

• Imazhet kërkojnë relativisht më shumë kohë për tu shfaqur se sa teksti, prandaj mundohuni të përdorni sa më pak imazhe dhe grafikë.

• Mundohuni të evitoni paragrafët dhe fjalitë e gjata.

• Klienti duhet të lokalizojë informacionin e duhur me një të parë të faqes pa qenë nevoja ta lexojë të gjithë informacionin.Vendosni tituj të qartë për çdo seksion.

• Informacioni në faqe duhet të jetë i organizuar dhe lehtësisht i gjetshëm. Është e rëndësishme që informacionet kryesore duhet të gjënden me minimumin e klikimeve.

• Disa nga butonat duhet të jenë të aksesueshme në të gjitha faqet e websitit si për shembull: Faqja Kryesore, Faqja e Kontaktit, Faqja e Kërkimit etj.

• Mundësoni më shumë se një gjuhë nëse doni që të zgjeroni biznesin tuaj në mënyrë që klientëtnga vende të ndryshme të kenë mundësinë për të naviguar.

5.3. Hapi 3. Përcaktoni hosting tuaj më të përshtatshëm

Ka disa faktorë për tu marrë në konsideratë kur vjen koha për të blerë hostin. Një nga faktorët kyesorë është qëndrueshmëria dhe fleksibiliteti me një kosto të pranueshme.

Ndihma është një faktor tjetër që duhet marrë në konsidertë. Kompania duhet të ofrojë disa mënyra për tu kontaktuar dhe për të dhënë shërbimin e suportit. Shumica e bizneseve zgjedhin ta transferojnë hosting dhe të paguajnë një kompani për të host-uar faqen e tyre të internetit, që do të thotë se kompania e specializuar në teknologjinë e informacionit është përgjegjëse për të siguruar që faqja është "live" apo e arritshme, 24 orë në ditë. Duke rënë dakord për një tarifë mujore, biznesi nuk ka nevojë të merret me aspektet teknike të ngritjes dhe mbajtjes së një faqeje shërbimi, lidhjet e telekomunikacionit,

Page 21: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

21  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

ose personelin e specializuar.

5.4. Hapi 4. Pranimi i pagesave online

Tani që faqja e juaj është gati, ju do të duhet ti jepni blerësit online mundësi për të blerë produktet ose shërbimet tuaja. Për të marrë këtë hap tjetër, do juduhet edhe një llogari bankare për biznes si dhe modulin online për pagesat.

Llogaria bankare për bizneset

Banka është një institucion financiar që ofron llogari të nivelit të biznesit për tregtarët për të mbledhur pagesat nga llogaritë bankare të konsumatorit apo të kartës së kreditit. Sot bankat ofrojnë të dyja si llogaritë për biznesin dhe modulin e pagesave online për dyqanin tuaj online.

Moduli i pagesave online

Ky modul bën të mundur që faqja e websitit tuaj të pranojë pagesa nga mjete të ndryshme si kartat e kredit, çeqet elektronike, pagesat nëpërmjet postës ose telefonit etj. Me fjalë të tjera, një portë online për pagesat që praktikisht zëvendëson pajisjen tradicionale që pranon kartën e kreditit nëpër dyqane apo supermarkete. Ajo kap të dhënat e pagesave të klientëve tuaj dhe në mënyrë të sigurt komunikon me institucionin përkatës financiar që të procesoj pagesat dhe të kaloj të ardhurat nga llogaria e konsumatorit në llogarinë tuaj tregtare. Gjithashtu këto module ju japin mundësinë për të bërë pagesa manuale duke mbrojtur nga mashtrimet juve dhe klientët tuaj.

Kartat e kreditit

Pagesat me kartat e kreditit konsistojnë në dy faza: autorizimi dhe trasferimi. Autorizimi është pjesa ku kontrollohet nësë të dhënat e kartës janë të sakta dhe nëse ka mjaftueshëm fonde për të bërë blerjen.

Ndërsa transferimi është procesi i transferimit të pagesës nga njëra llogari te tjetra.

5.5. Hapi 5. Promovimi i biznesit online

Pasi të keni ndërtuar faqen e kompanisë, të keni hostuar atë, dhe të keni mundësuar pagesat online, është koha për të promovuar faqen tuaj duke tërhequr klientët në dyqanin tuaj virtual.

Duke qenë se është e pamundur të përfshijmë të gjitha metodat se si të promovoni faqen tuaj në po ju përmendim disa që janë me kosto të pranueshme dhe bëhen online.

SEO (Search Engine Optimization) Optimizimi i motorëve të kërkimit

Optimizimi i motorëve të kërkimit (SEO) është një term që përdoret për të përshkruar teknikat e marketimit me anë të së cilës faqja e webit perfeksionohet në atë mënyrë që motorat e kerkimit si Google, Yahoo ta listojnë faqen në rradhët e para të rezultateve. Duke e vendosur faqen tuaj në radhët e para ju krijoni më shumë shanse që konsumatori të hyjë në dyaqnin tuaj online.

Interneti ofron një kanal kryesor dhe plotësues për shitjen e produkteve të kompanisë dhe ndërtimin e profilit profesional në internet. Ju duhet të kini parasysh përdorimin e internetit së bashku me mediat e tjera të komunikimit. Faqja në web interaktiv është po aq e nevojshme sa format e tjera të mediave veçanërisht në qoftë se konkurrentët tuaj gjithashtu kanë faqe në internet.

Për të qenë efektivë, faqet e internetit duhet të tërheqin klientët e duhur dhe të përshtatshëm. Një pjesë e madhe e njerëzve që vizitojnë një faqe interneti e gjejnë atë nëpërmjet një motorri kërkimi ose mediave sociale. Këto shërbime paraqesin mundësi të rëndësishme promovimi. Motorrët kërkues gjenerojnë listat e URL (adresat e faqeve të internetit) në përgjigje të kërkineve të caktuara të bëra nga

Page 22: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

22  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

ana e konsumatorëve potencialë.

Prezenca në internet mund të ndihmojë veçanërisht në dy mënyra:

Personalizimi: Të dhënat e klientit (emrat, adresat dhe detajet e regjistrimit) mund të përdoren për të ndjekur preferencat dhe përpunuar përmbajtjen e faqes, me elementë të tregtisë elektronike, në përputhje të interesave individuale të klientit. Për shembull, faqja juaj mund të sugjerojë produkte për të cilat mund të jetë i interesuar një klient specifik, bazuar në eksperiencat e mëparshme të blerjes në faqen tuaj.

Metodat të dobishme për promovim të drejtpërdrejtë tek klientët janë:

Dëshmitë e suksesit: Këto janë komente të vërteta të bëra nga konsumatorë të kënaqur në lidhje me prodhimet ose shërbimet tuaja. Shfrytëzimi efektiv i dëshmive ndërton besueshmërinë dhe i bën klientët të ndjehen më të sigurtë për blerjet online. Rekomandimet efektive botohen, janë të vërteta, jepen lirisht, përdoren me lejen e autorit dhe janë të shoqëruara me emrin e autorit dhe vendndodhjen e tij.

Marketing viral (reaksion zinxhir): Duke përdorur listen tuaj të kontakteve me e-mail për të përhapur informacione dhe duke dhënë një nxitje për të kaluar tek mesazhi. Dinamika e promovimit planifikohet të ketë tiparet e shpërndarjes se viruseve në botën reale nga një person tek tjetri.

Reklamat: Shpalljet që shfaqen në faqet e internetit ku konsiderohet se ka një fluks të lartë vizitoresh të profilit tipik me klientet ideal të kompanisë. Gjithashtu të sukseshme janë konsideruar promovimet në rrjetet sociale si facebook, linkedin, google + si dhe në motorrin e kërkimit në google.

Lidhjet reciproke: Lidhjet me faqe të tjera që ofrojnë një mënyrë të thjeshtë për klientin që çojnë vizitorët nga një faqe e caktuar në faqen tuaj të internetit, dhe anasjelltas.

5.6. Hapi 6. Menaxhoni biznesin tuaj

Për të patur një menaxhim sa më të mirë të biznesit tuaj online, ju duhet të keni mjetet e duhura për të menxhuar sigurinë e transaksioneve, financat, shërbimin postar ndërkohë që duhet ta mbroni biznesin online nga sulmet dhe mashtrimet.

Shërbimet e sigurisë

DMCS ka module të avancuara për kapjen dhe identifikimin e mashtimeve online. Këto module parandalojnë aktivitet e dyshimta që mund të jenë shumë të kushtueshme në rast se nuk ndalohen në kohë.

Certifikata SSL

Për ta lidhur faqen me modulet e pagesave online duhet të pajiseni me certifikatën SSL (Secure Sockets Layer).

Financat

Përdorimi i moduleve të ndryshme për të mbajtur dhe menaxhuar të dhënat financiare për klientet, kohën që shpenzojnë në faqe, gjenerim raportesh etj, është një ndihmë e madhe në menaxhim.

Sot shumë kompani janë të sukseshme në shitjet online duke përdorur këto hapa që sigurisht në këtë libër mund të krahasohen si vetëm maja e ajsbergut, por n shpresojmë që t’ju kemi hequr sado pak dyshimet që një biznes ka përpara se të marrë parasysh këtë mundësi të re biznesi.

6. PRAKTIKAT MË TË MIRA NË VENDIN TONË

Page 23: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

23  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

DMCS ka kontribuar në disa sektorë të ekonomisë, ku në sektorin e prodhimit të këpucëve dhe këmishave ka mundësuar zhvillimin e më shumë se 9 faqeve të Internetit të kompanive të sektorëve në fjalë.

Së fundmi DM Consulting Services ka zhvilluar portalin e tregtisë elektronike për kompaninë KLER në Shqipëri. Kjo është kompania e parë në sektorin fason në vendin tonë e cila mundëson këtë zgjidhje të zhvilluar duke ofruar përdoruesve të krijojnë këmisha sipas preferencave direkt nëpërmjet faqes.

Nëpërmjet punës të saj me KLER, DMCS ka krijuar një kanal të ri tregtimi për kompanitë e sektorit. Ky është hap shumë i rëndësishëm i cili projekton kompanitë shqiptare drejt standarteve globale në fushën e tregtimit interaktiv online.

6.1. Studimi i rastit KLER

Faqet e internetit të tregtisë elektronike që shesin shumë prodhime të përshtatura priren të jenë shumë të pasura në cilësi teknike duke i krijuar përdoruesit hapsira për të përzgjedhur dhe ndërtuar produkte sipas preferencës. Në këtë rast studimor përfshihet zhvillimi i një faqeje interneti që shet këmisha sipas preferencës nga DM Consulting Services (DMCS). DMCS jep një qasje procesit të projektimit të faqeve komplekse të internetit duke ofruar një metodologji të qartë që redukton gabime dhe ndihmon në arkitektimin e faqes së web-it.

Më poshtë është faqja e kompanisë KLER me elemente të tregtisë elektronike ndërtuar nga DMCS.

Figura 7. Pamje nga faqja e tregtisë elektronike të kompanisë KLER

Në kuadër të komunitetit të biznesit, faqja është parë si një platformë ideale për përshtatjen në masë, e cila është prodhimi i shumë produkteve të përshtatura me kosto të prodhimit në masë. Përmes internetit, konsumatorët në mënyrë interaktive mund të specifikojnë kërkesat e tyre unike ndaj produktit përkatës dhe pastaj mund të prodhohen nga sisteme të automatizuara. Në rastin e faqeve të internetit që ofrojnë produkte të personalizuara në masë, klienti plotëson të dhënat në disa hapa, ku në secilin hap ka përcakuar një ose më shumë karakteristika të produktit. Kompleksiteti lind nga fakti se ka varësi midis parametrave të caktuar në një fazë dhe zgjedhjen e parametrave në një fazë të mëvonshme. Sfida është për të fshehur këtë kompleksitet dhe për ta bërë porositjen sa më të lehtë dhe të thjeshtë. Navigimi duhet të jetë i qartë me hapa dhe të mos ketë asnjë mënyrë që klienti të ngecë në një rrugë pa krye.

Page 24: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

24  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

Kompania krenohet për cilësinë e lartë të markës, ndryshimin e shpejtë të kapaciteteve, çmim konkurues me një kosto të ulët të punës dhe porosi me pakicë ose me shumicë.

KLER është aktualisht një CMT (Custom Made T-Shirt), kështu që merr nga klienti i saj, pëlhurë, trimse të veçanta dhe etiketat. KLER i pret, i bën dhe paketon sipas porosive. Produkti final, në çdo formë paketimi të kërkuar, mund të blihet tek ish-fabrika ose i dorëzohet klientit nga një transportues i zgjedhur ose shërbim postar në të gjithë vendin apo jashtë vendit.

Figura 8. Pamje nga procesi i krijimit të këmishës së personalizuar në faqen e web-it të kompanisë KLER

6.2. Hapat drejt zhvillimit të portalit KLER

Në këtë seksion, ne kemi prezantuar modelin formal në të cilën qasja jonë është e bazuar për zhvillimin e faqes së internetit për tregtinë elektronike të KLER. Modeli siguron një mjet të përgjithshëm të përshkruar në faqet dinamike e komplekse të internetit, së bashku me ndërveprimet e përdoruesit, tipike e atyre që kërkohen për përshtatjen e produktit në internet. Çdo hap përfshin specifikimin e një ose më shumë parametrave dhe përcakton një tranzicion midis hapave që përfaqësojnë specifikimet e pjesëshme të produktit.

Hapi 1. Blerja e Domain

DMCS filloj proçedurat për të blerë adresën me prapashtesë .al duke qënë se biznesi kryhet në Shqipëri, pra www.kler.al Prapashtesat .al, .com. .net, .org etj kanë një kuptim ku zakonisht tregojnë se kujt vendi i përket faqja ose ku kryhet biznesi si dhe profilin e faqes. Për shëmbull .com do të thotë që faqja ka natyrë komerciale, al do të thotë që biznesi zhvillohet në Shqipëri.

Hapi 2. Ndërtimi faqes së webit për dyqanin online të KLER

Hapi i dytë është vendosja për një platformë të sistemit e cila lejon aksesimin e sistemit nga shumë përdorues. Ne kemi zgjedhur Magento e cila është një platformë e tregtisë elektronike që do të merret me identifikimin e përdoruesit, të menaxhimit të përmbajtjes dhe shportës së blerjes. Pasi platforma

Page 25: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

25  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

është vendosur, ne vazhdojmë në të njëjtën kohë me faqen e internetit e cila është ajo që klientët shikojnë. Grafika e faqes (ndërfaqja) së webit duhet të jetë tërheqëse, por jo e mbingarkuar me informacion. Ndërfaqja e përdoruesit duhet të tregojë në mënyrë të qartë procesin e blerjes së një këmishë ose bluze me porosi me disa hapa të lehtë. Produktet duhet të kenë fotografi dhe përshkrim të detajuar, për informacione të tilla si: pëlhura, çmimi, madhësia dhe kështu me radhë.

Hapi 3. Hostimi i faqes

DMCS ofron disa lloje paketash që përfshijnë blerjen e domain, ndërtimin e faqes së web-it dhe hostimin e saj me një çmim të arsyeshëm dhe konfigurimin e tyre përkatës pa qënë nevoja që klienti të merret me kërkimin dhe blerjen e këtyre dhe më pas konfigurimin e tyre. DMCS në disa paketa ofron shërbimin e mirëmbajtjes prej një periudhe kohe deri në një vit në mënyrë që nëse biznesi ka nevojë për zgjerim të marri masat paraprakisht për plotësimin e nevojave pa ndërprerjen e shërbimit.

Përpunimi i transaksionit: Konsumatori do të jetë në gjendje për të parë të gjitha sendet dhe për çdo artikull çmimin, dhe gjithashtu do të llogarisë çmimin e përgjithshëm duke përfshirë transportin dhe paketimin nëse aplikohet, para se të vazhdoni me pagesën.

Kontrolli dhe pagesa e mallit: Kontrolli dhe pagesa e mallit përfshijnë përzgjedhjen përfundimtare të artikujve nga ana e konsumatorit nga shporta dhe një përgjigje nga tregtari në lidhje me koston e detajuar të produkteve, tatimit, dhe kostos totale të blerjes. Gjithashtu para se të bëhet kontrolli dhe pagesa, do të përfshihen disa informacione të mbledhura për konsumatorët, duke përfshirë mundësitë e pagesës.

Hapi 4. Pranimi i pagesave online

Pagesa: Në këtë proces, konsumatori jep disa informacione personale duke përfshirë adresën për transportin dhe zgjedh një opsion për pagesën si kartat e kreditit / debitit ose para në dorë pas dorëzimit të mallit.

Procesi i pagesave: Në rast të pagesës me kartë krediti / debiti një palë e tretë merr përsipër përpunimin/procesin e pagesave. KLER ka bërë marrëveshje me një institucion financiar për të kryer këto veprime.

Fatura: Sistemi i dërgon të dy palëve një konfirmim me e-mail për blerjen dhe gjithashtu një konfirmim kur produktet e blera janë dorëzuar në destinacion.

Procesi i dërgesës: KLER në këtë moment ofron transportin tregtar, por zakonisht është një palë e tretë e përfshirë në këtë proces.

Hapi i pestë. Promovimi i biznesit online

DMCS ofron shërbimin e promovimit nëpërmjet rrjeteve sociale si facebook dhe reklamimit nëpërmjet fletpalosjeve që dërgohen me anë të email. Gjithashtu faqja përgatitet dhe perfeksionohet me të gjitha elementet e SEO në mënyrë që motorët e kërkimit ta nxjerrin atë në rradhët e para të rezultateve.

Hapi i gjashtë. Menxhimi i biznesit online

DMCS gjatë gjatë ndëtimit të faqes pajis dyqanin tuaj me të gjitha modulet e nevojshme për menaxhimin e plotë të saj.

Page 26: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

26  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

Menaxhimi i katalogut: Sistemi është në gjendje të menaxhojë të gjitha katalogët e produkteve që KLER ka për shitje, në mënyrë që të shfaqet në internet për shfletim. Sistemi është në gjendje për të të treguar kur një produkt është i disponueshëm në magazinë apo jo.

A është produkti KLER i lehtë për tu kuptuar nga klientët nëpermjet internetit?

Siç kemi përmendur më sipër blerësit nuk do të jenë në gjendje të prekin ose të provojnë çdo produkt. Për të blerë, blerësit duhet të jenë të sigurtë se e dinë se çfarë janë duke marrë.

Pra, duke siguruar përshkrim të detajuar të këmishave dhe fotografi të këmishës, KLER mundëson informacione të mjaftueshme për konsumatorët për të kuptuar produktin pa e prekur dhe pa e provuar. Gjithashtu KLER ka një politikë të qartë të kthimit, garanci të produktit, dhe klientë të njohur ndërkombëtar që sigurojnë blerësit për cilësinë e produktit.

A mundet KLER të shesë produktin me një fitim të pranueshëm duke marrë parasysh shpenzimet për paketimin dhe postimin?

Kompanitë shqiptare kanë shumë çmime konkurruese në tregun ndërkombëtar, por deri më sot nuk kanë qenë në gjendje për të arritur këtë objektiv në grup. Sot interneti ka thyer barrierat dhe konkurrenca mes shërbimeve të postimit e ka bërë më të lehtë dhe më të shpejtë për të arritur klientët jashtë shtetit me produkte që kanë cilësi të madhe dhe çmime më të mira. Faqja e internetit të tregtisë elektronike është dritarja që do të lidhë klientët e jashtëm me KLER dhe çan barrierat e gjuhës, distancën dhe çmimin e telefonatave ose pritjen e thirrjeve të klientëve që duan të porosisin produktet KLER.

A janë produktet e KLER për klientë jashtë zonës gjeografike ku ajo operon tani dhe a do te rrisë cilësinë e shërbimit me klientët ekzistues?

KLER nuk është vetëm një biznesi lokal, por ajo mund të ofrojë produktet e saj pothuajse kudo në botë për sa kohë që ekziston një shërbim poste. Kjo e bën atë kandidat për zgjidhjen e tregtisë elektronike.

Rezultati i përpjekjeve tona është një proces i përcaktuar qartë dhe i lidhur me mjetet që shtrihen në veglat e arkitektëve të informacionit dhe lejojnë ata të merren efektivisht me këtë klasë të veçantë të websitit.

6.3. Tregtia elektronike dhe përshtatja në masë e këmishës KLER

Faqet më të njohura të tregtisë elektronike shesin mallra standarte pa shkallën e përshtatjes të tilla si CD, DVD dhe libra. Këto tipe faqesh kanë relativisht pak faqe të llojit të tregtisë elektronike dhe të gjitha këto faqe janë të ndërlidhur pothuajse plotësisht, pasi përdoruesit mund të lundrojnë nga njëri te tjetri pothuajse lirisht. Të vetmet faqe me navigim të detyruar nëpërmjet sistemit janë në check-out dhe faqet e administratës.

Ndërtimi i një sistemi të tillë të ndërlikuar pa ndjekur një metodologji të përcaktuar mirë sjell gabime në hapat e procesit. Kështu që ne kemi krijuar një metodologji që modelet e ndërveprimit të konsumatorit me sistemin, të marrin parasysh kufizimet midis atributeve të produktit. Ndërsa për zhvillimin e faqeve të internetit në përgjithësi u kushtohet shumë vëmendje, për faqe vetë tregtisë elektronike u kushtohet shumë vëmendje atributeve dhe opsioneve për përshtatjen në masë.

Page 27: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

27  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

Figura 9. Pamje nga faqja e webit KLER në procesin e personalizímit të këmishave.

Çdo këmishë ka disa atribute: pëlhurë (fashion, solid 1, solid 2, etj), jakë (mod 339, mod oxford, mod gio 450, etj), manshetë (cuff 1, cuff 2, etj), stil (smooth back, smooth front and front tabular), përshtatja (standard and fit) dhe për çdo seksion klienti ka opsionin e madhësisë në cm. Sistemi ka disa hapa të kontrolluara në mënyrë që të udhëzojë klientin për të ndjekur procesin e saktë të përshtatjes së atributeve dhe elementëve të këmishës. Hapa të tilla janë ndërtuar në mënyrë që klienti nuk mund të blejë një këmishë pa specifikuar pëlhurën, jakën dhe manshetën. Por klienti mund të blejë këmisha direkt siç shihet pa nevojën përshtatjes, përveç madhësisë në seksionin këmishë.

6.4. Elementët përbërës

Shporta/karroca: Shporta u lejojnë konsumatorëve për të parë të gjitha artikujt e zgjedhur prej tyre. Gjithashtu klientët mund të shtojnë produkte të reja dhe të tërheqin artikujt e zgjedhur paraprakisht prej shportës. Një model i njohur si shporta e produkteve është përdorur nga faqet e tregtisë elektronike për të gjetur sendet që janë zgjedhur për blerje, shporta e produkteve lejon konsumatorët të shohin të

Page 28: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

28  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

gjithë artikujt e zgjedhur prej tyre. Klientët mund të shtojnë objekte të reja dhe të heqin artikujt e zgjedhur më parë nga shporta.

Figura 10. Pamje e shportës së blerjes nga faqja e webit KLER.

Përpunimi i transaksionit: Konsumatori do të jetë në gjendje për të parë të gjitha sendet dhe për çdo artikull çmimin, dhe gjithashtu do të llogarisë çmimin e përgjithshëm duke përfshirë transportin dhe paketimin nëse aplikohet, para se të vazhdojë me pagesën.

Kontrolli dhe pagesa e mallit: Kontrolli dhe pagesa e mallit përfshin përzgjedhjen përfundimtare të artikujve nga ana e konsumatorit nga shporta dhe një përgjigje nga tregtari në lidhje me koston e detajuar të produkteve, tatimit, dhe kostos totale të blerjes. Gjithashtu para se të bëhet kontrolli dhe pagesa, do të përfshihen disa informacione të mbledhura për konsumatorët, duke përfshirë mundësitë e pagesës.

Pagesa: Në këtë proces, konsumatori jep disa informacione personale duke përfshirë adresën për transportin dhe zgjedh një opsion për pagesën si kartat e kreditit / debitit ose para në dorëzim pas dorëzimit të mallit.

Proçesi i pagesave: Në rast të pagesës me kartë krediti / debiti një palë e tretë merr përsipër përpunimin/proçesin e pagesave. KLER ka bërë marrëveshje me një institucion financiar të tillë si banka kombëtare / ndërkombëtare, Credins etj.

Bazat e përpunimit online të pagesave

Megjithëse blerja online është e shpejtë dhe e lehtë, shumica e klientëve nuk mendojnë për procesin. Që procesi të punojë si duhet, sistemi për kryerjen e pagesave duhet të lidhet me një rrjet bankash për kontrollin, verifikimin dhe përpunimine të dhënave, në mënyrë që informacioni, pra të dhënat e pagesave, të siguruara nga ana e klientit të mund të dërgohen në mënyrë të sigurtë dhe të besueshme. Zgjidhja është një shërbim i përpunimit të pagesave që lidh dyqanin tuaj online me institucionet përkatëse. Për shkak se informacioni i pagesave është shumë kritik, besimi dhe konfidenca janë elemente thelbësore të çdo transaksioni pagese.

Kjo do të thotë që shërbimi i përpunimit të pagesave duhet të ofrohet nga një kompani me përvojë të thellë në përpunimin e pagesave dhe në sigurinë e tillë si VeriSign.

Rrjeti i përpunimit të pagesave

Më poshtë janë aktorët kryesorë dhe elementët e përfshirë në pagesat e përpunuara:

Page 29: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

29  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

• Autorizimi: Procesi me të cilin karta e kreditit të një klienti verifikohet si aktive dhe nëse ata kanë balancë në dispozicion për të bërë një transaksion.

• Llogaria e biznesit në internet: Një llogari e veçantë e lidhur me bankën që lejon kompaninë të kryejnë transaksione në internet. Kompania zakonisht paguan një tarifë përpunimi për çdo transaksion të përpunuar.

• Shërbimi i përpunimit të pagesave: Një shërbim që ofron lidhje mes tregtarëve, konsumatorëve, dhe rrjeteve financiare për të vlerësuar autorizimet dhe pagesat. Shërbimi zakonisht operohet nga një ofrues i palës së tretë, i tillë si VeriSign .

• Përpunuesi: Një qendër të dhënash që përpunon transaksionet me kartë krediti dhe vendos fonde për kompanitë përfituese. Përpunuesi është i lidhur me faqen e një kompanie në emër të Bankës në të cilën është krijuar llogaria me anë të një shërbimi të përpunimit të pagesave.

Si funksionon përpunimi i pagesave?

Përpunimi i pagesave në botën e internetit është i ngjashëm me atë të përpunimit të pagesave në botën reale me disa përjashtime. Në botën online, dyqani dhe transaksioni janë virtuale. Kjo do të thotë se karta nuk është prezente në transaksion dhe se informacioni dhe të dhënat e transaksionit paraqiten dhe përpunohen nëpërmjet rrjetit të dyqanit tregtar. Kompanitë duhet të ndërmarrin hapa kundër mashtrimit kompjuterik në internet, duke përfshirë verifikimin e informacionit të kartës, nëse është duke u paraqitur nga poseduesi i saj si dhe mbrojtjen e dyqaneve dhe infrastrukturës së rrjetit nga sulmet e ndryshme.

Përpunimi i pageseva mund të ndahet në dy faza apo hapa të mëdha: atë të autorizimit dhe atë të shlyerjes.

Autorizimi verifikon se karta është aktive dhe që klienti ka kredi të mjaftueshme në dispozicion për të bërë transaksionin. Shlyerja përfshin transferimin e parave nga llogaria e klientit në llogarinë e kompanisë.

Fatura: Sistemi do tu dërgojë të dy palëve një konfirmim me e-mail për blerjen dhe gjithashtu një konfirmim kur sendet e blera janë dorëzuar në destinacion.

Page 30: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

30  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

Figura 11. Pamje e faturës online nga faqja e webit KLER pas blerjes online.

Page 31: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

31  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

Procesi i dërgesës: KLER në këtë moment ofron transportin tregtar, por zakonisht do të jetë një palë e tretë e përfshirë në këtë proçes.

6.5. Modulet e përdorura

No. Produkti

1 Menaxhimi i produktit

Produkt i vetëm

Produkte të grupuara

2 Menaxhimi i kategorive

3 Menaxhimi i inventarit

4 Fotot lëvizëse në faqen e parë

Tërheq vëmendjen me anë të fotove për produktet kryesore duke i shfaqur ato me anë të fotove.

5 Responsive Ky modul bën përshtatjen e faqes që të shikohet nga shumica e pajisjeve elektronike si Telefona, Laptopa, Kompjutera etj.

6 Raporte

Porositë

Kupona

Më të shiturat

Produktet më të shikuara

Termat e kërkuara

Produktet e porositura

7 SEO

8 Dashbordi Faqja kryesore pasi klienti hyn në sistem.

Historiku i shitjeve

Mesatarja e shitjeve

5 Porositë e fundit

5 Termat e kërkuara të fundit

5 Termat më të kërkuara

Më të shiturat

Produktet më të shikuara

Klientët e rinj

9 Shumë gjuhësh

Page 32: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

32  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

10 Më shumë se një valutë

11 Menaxhimi i porosive Shiko, edito, dhe krijo porosi nga panelja e administratorit.

12 Kërkimi i avancuar

13 Abonime për të marrë njoftime

14 Menaxhimi i klientëve

15 Komente rreth produktit

Përdoruesit mund të krijojnë një koment rreth produktit që kanë porositur

16 Promocione Rregulla për ulje të çmimit.

17 Metodat e pagesës

Paypal

Paguaj kur dorëzohet malli

Kartat e Kreditit ose Debitit

Transfertë bankare

18 Menaxhimni i përdoruesve të sistemit

19 Njoftimet me email

Njoftim kur bëhet një porosi

Klienti njoftohet kur porosia postohet

20 Lista e dëshirës

21 Shporta e blerjes Shto një produkt në shportë, editoje nga kompjuteri ose përfundo blerjen nga telefoni.

22 Menaxhimi i taksës

23 Postimi

Tabela 2 – Lista e shërbimeve që ofron faqja e kompanisë KLER në lidhje me tregtinë elektronike

Ne ju kemi treguar sesi një kompani këmishash mund të zhvillojë më tej biznesin e saj online me anë të tregtisë elektronike duke kontrolluar të gjitha kërkesat e nevojshme dhe duke zbatuar metodologjinë e tregtisë elektronike.

Kjo qasje e lejon krijimin e një harte efikase të proçesit që përcakton parametrat e produktit dhe trajton ndërvarësinë e tyre. Së fundi, ne kemi zhvilluar një sistem duke përdorur metodologjinë tonë si dhe strukturën e sistemit e cila është e aftë që të kuptojë specifikat e produktit (atributet dhe kufizimet) dhe të krijojë një faqe interneti të përfunduar për tregtinë elektronike për shitjen e këmishave me porosi.

6.6. Sistemet kompjuterike dhe gatishmëria në proceset e punës

Programi kompjuterik është komponenti kryesor që zbaton shërbimet e tregtisë elektronike dhe funksionalitetin. Programet kompjuterike për tregtinë elektronike mund të kategorizohen në dy llojet e mëposhtme:

Page 33: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

33  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

Server-i i faqes së shërbimit: Server-i i faqes së shërbimit është i nevojshëm krahas sistemeve të tjerë tek faqet e shërbimit. Përdoret për të zbatuar disa funksionalitete shtesë të tilla si siguria, identifikimi dhe tërheqja dhe përpunimi i faqeve të internetit.

Programet kompjuterike të tregtisë elektronike: Me rritjen e tregtisë elektronike, kanë dalë shumë aplikacione - për shembull, karta elektronike e pazarit që gjurmon artikujt e zgjedhur për blerje dhe kostot e tyre.

Programi tipik kompjuterik i tregtisë elektronike duhet të mbështesë proceset e mëposhtëme:

Figura 12. Katalogu i produkteve në faqen e kompanisë KLER

Page 34: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

34  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

Katalogu i produkteve

1. Analiza e trafikut të të dhënave në internet:

Kjo është e nevojshme për të analizuar të gjitha të dhënat e kapura në dosjen log në internet. Analiza është thelbësore për të përmirësuar punën e faqes dhe për të siguruar sygjerime të mëtejshme të ekipit ekzekutiv dhe të menaxhimit në lidhje me interesat e përdoruesit.

Figura 13. Shembull i analizimit periodik të statistikave me anë të google analytics

2. Çfarë ju duhet për të filluar?

Tregtia e sigurtë elektronike kërkon që ju të krijoni një sistem online të përpunimit që do t'ju lejojë të pranoni pagesa të sigurta online. Siguria e VeriSign, kostoja efektive dhe zgjidhjet e përshtatura të pagesave janë të projektuara në mënyrë që ju të mund të blini lehtësisht atë që ju duhet, kur ju nevojitet, me mundësinë për të përmirësuar ose shtuar shërbime në çdo kohë, ndërkohë që biznesi juaj rritet.

3. Përpunimi i dërgesës dhe transporti

Normalisht një palë e tretë është e përfshirë në përpunimin e dërgesave të tilla si p.sh., Posta Shqiptare, kompanitë ndërlidhëse dhe kështu me radhë. Kështu duhet të krijohet komunikimi mes sistemit tregtar elektronik të kompanisë dhe rrjetit të kompanisë për dërgesat/transportet. Komunikimi mund të bëhet nëpërmjet internetit ose nëpërmjet një rrjeti të dedikuar për shërbime të tilla.

Page 35: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

35  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

6.7. Duapune.com

Figura 14. Pamje nga faqja e parë duapune.com

Duapunë është portal lider që operon në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, me mbi tre vite eksperiencë në tregun e punësimit. Qindra kompani dhe mijëra punëkërkues kanë besuar tek duapune.com për shumë vite në të qënit një burim me vlerë si komunitet, në ofrimin e shpejtë të shërbimit dhe plotësimit të vendeve të punës nga aplikantët e databazës tonë të pasur. Shërbimet e duapune.com janë plotësisht online dhe nuk është nevoja e një pale të tretë për të komunikuar apo shërbimit postar pasi pasi punëdhënësi dhe aplikantët mund të komunikojnë direkt nga portali me anë të mesazheve dhe shërbimeve të tjera.

6.8. Hapat drejt zhvillimit të portalit duapune.com

Hapi 1. Emri i adresës së web-it

Duket qartë që emri adresës www.duapune.com  është zgjedhur në një mënyrë që të ketë kuptim, të jetë i kapshëm dhe sa më lehtë i memorizueshëm.

Hapi 2. Ndërtimi i portalit

Faqja e duapune.com është ndërtuar e gjitha në një mënyrë unike dhe elementët e grafikës janë pjesë e një rrjeti më të gjërë shërbimesh si duatrajnim.com, duashkolle.com të cilat ndajnë të njëjtën dizenjim të ndërfaqes dhe grafikës. Faqja hyn në kategorinë e faqeve dinamike ku është bazuar në ndërtimin e një databaze të strukturuar të dhënash për mbajtjen dhe përpunimin e të dhënave të pozicioneve të punës dhe punëkërkuesit të cilët janë të interesuar për të aplikuar.

Hapi 3. Hostimi i faqes

Faqja e duapune.com hostohet në serverat e DMCS dhe monitorohet çdo ditë në mënyrë që shërbimi i portalit të jetë pa ndërprerje dhe klientët të kenë suportin e duhur në çdo kohë.

Hapi 4 Pranimi i pagesave online

Aktualisht duapune.com ofron shërbim falas pamvarsisht se teknikisht është e mundur implementimi i pagesave online dhe shumë shpejt do të ofrohen shërbime shtesë kundrejt një pagese që mund të kryhet online.

Hapi 5. Promovimi i duapune.com

Page 36: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

36  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

DMCS ka një strategji promovimi e cila rishikohet çdo 6 muaj në bazë të statistikave që nxirren nga vizitorët, pozicionet e punëve etj. Gjithashtu çdokush mund të marrë buletinin informativ nga duapune.com duke u regjistruar për këtë shërbim falas. Mediat sociale janë gjithashtu një nga burimet kryesore të promovimit të duapune.com si dhe optimizimi i faqes për SEO që të dali në rradhët e para të rezultateve.

Hapi 6. Menxhimi i duapune.com

duapune.com ka një faqe adminastrative ku menaxhon të gjitha hapat e procesit të postimit të punëve nga ana e kompanive ndërkohë që menaxhon dhe regjistrimin e përdoruesve të sistemit duke aprovuar ose refuzuar në rast se ka shkelje ose qëllime mashtrimi. Dashbordi i administratorit ose ai i kompanive dhe aplikantëve ofron një shumëllojshmëri opsionesh për statistika, menxhim të aplikimeve ose pozicioneve të punëve etj, gjë që e bën duapune.com një nga sistemet më të përdorura në Shqipëri dhe në rajon.

6.9. Shërbimet që ofron Duapune.com

Për punëdhënësit

duapune.com i ofron punëdhënësve një platformë elektronike ku mund të postojnë lajmërimet e tyre për pozicionet vakante. Formulari i pozicionit të punës është standart dhe i detajuar në mënyrë që aplikantët të kenë sa më shumë informacion rreth pozicionit të punës.

Gjithashtu punëdhënësi njoftohet me anë të email sa herë që një aplikant aplikon në pozicionin e postuar nga punëdhënësi. Dashbordi që portali i ofron punëdhënësit i jep akses të shpejtë disa statistikave për punët që kompania ka postuar në këtë portal si dhe aplikantët që kanë aplikuar për çdo pozicion pune. Për më shumë punëdhënësi mund të shikojë historikun e pozicioneve të nxjerra gjatë gjithë periudhës si dhe listën e aplikantëve për çdo pozicion.

Punëdhënësi mund të krijoj një profil për kompaninë në mënyrë që të lexohet nga aplikantët. Dhe mund të shikoj profilin e çdo aplikanti që ka aplikuar në pozicionet e postuara nga kompania.

Për aplikantët

Duapune.com i jep çdo aplikanti mundësinë për të krijuar një profil dhe një ose më shumë CV të detajuara dhe standarte që plotësohet online për të aplikuar në pozicionet vakante nga kompani të ndryshme. Çdo aplikant mund të kërkoj në portal për pozicione punë vakante të postuara nga kompani të ndryshme si dhe të shikojë detajet e pozicioneve vakante dhe nëse përshtatet me kriteret e pozicionit mund të aplikoj për aq kohë sa afati i këtij pozicioni nuk ka skaduar. Portali dërgon një konfirmim për çdo aplikim nga aplikanti por ai mund të shikoj historikun e aplikimeve në dashbordin që sistemi ofron. Në dashboard aplikanti mund të shikoj dhe disa statistika për punët që janë aktive, punët e reja si dhe punët që përshtaten ose janë në interesin e aplikantit duke bërë një lidhje midis preferencës së aplikantit me kategorinë e punëve aktive në portal.

Procesi i shërbimit

Si fillim, aplikantët dhe kompanitë duhet të regjistrohen në portalin e duapune.com, Procesi i regjistrimit është i thjeshtë dhe i shpejtë siç tregohet në figurën e mëposhtme.

Pasi të regjistrohen hapi i dytë është përditësimi i profilit si dhe për aplikantët ndërtimi i një CV të plotë dhe të saktë në mënyrë që kompanitë të marrin parasysh të gjitha përparësitë e aplikantit. Si minimum për të aplikuar, CV e aplikantit duhet të ketë mbi 20% të të dhënave të plotësuara, përndryshe aplikanti nuk do mund të aplikoj në pozicionet e ndryshme të postuara nga kompani të ndryshme.

Page 37: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

37  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

Pasi CV të jetë e plotësuar atëherë aplikanti mund të kërkoj për pozicionet e postuara nga kompanitë tek faqja e kërkimit si më poshtë:

Figura 15. Pamje nga katalogu i punëve në duapune.com

Duke klikuar te pozicioni që aplikanti dëshiron, hapet një dritare e re ku janë të gjitha detajet e pozicionit vakant. Në fund të detajeve është butoni Apliko ku aplikanti mund të klikojë nëse dëshiron të aplikojë. Një dritare e re do hapet në mënyrë që aplikanti të zgjedhë se kë CV do përdorë për të aplikuar. Në këtë mënyrë përfundon dhe pjesa e aplikimit. Si aplikanti dhe punëdhënsi mund të futen në çdo moment për të parë statusin e aplikimit dhe numrin e kandidatëve nga ana e punëdhënësit.

Page 38: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

38  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

Page 39: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

39  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

Figura 16. Pamje nga kartela e një pozicioni pune në duapune.com

6.10. Modulet e përdorura te duapune.com

No. Moduli Shërbimi

1 Menaxhimi i Përdoruesve

Administratorët

Punëdhënës

Punëkërkues

2 Menaxhimi i kategorive të punëve nga administratorët

3 Menaxhimi i pozicioneve të punëve nga punëdhënësi

Menaxhimi i aplikimeve nga punëkërkuesi

Menaxhimi i CV nga punëkërkuesi

Menaxhim i aprovimit të pozicioneve të reja të punëve

4 Slideshou Tërheq vëmendjen me anë të fotove për produktet kryesore duke i shfaqur ato me anë të fotove.

5 Responsive Ky modul bën përshtatjen e faqes që të shikohet nga shumica e pajisjeve elektronike si Telefona, Laptopa, Kompjutera etj.

6 Raporte për Administratorët

Punët në përgatitje

Punët e reja për aprovim nga administratori

Arkiva e të gjithë punëve

Punët e pezulluara

Punët më të vizituara

Nr i aplikimeve për çdo pozicion pune

Nr i pozicioneve të punës për çdo kompani

Nr i vizitorëve në portal në orë/ditë/muaj/vit

7 SEO

Faqe profili për përdoruesit

Profil për punëkërkuesit dhe punëdhënësit

8 Dashbordi i përdoruesve

Faqja kryesore pasi klienti hyn në sistem.

Historiku i pozicioneve të punëve të postuara

Page 40: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

40  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

Historiku i aplikimeve

Punët që përshtaten me profilin e punëkërkuesit

Dërgim mesazhi midis përdoruesve

Editim ose dublikim i pozicioneve të punëve

Editim ose dublikim i CV

9 Shumë gjuhësh

10 Hapsira për reklama

11 Kërkimi i avancuar

12 Abonime për të marr njoftime

13 Blog

14 Njoftimet me email

Njoftimi kur bëhet një pozicion i ri pune

Aplikanti njoftohet kur bën një aplikim

Punëdhënësi njoftohet kur aprovohet nga administratori pozicioni i punës

Tabela 3 – Lista e shërbimeve që ofron faqja duapunë.com në lidhje me tregtinë elektronike

7. SHTOJCE A - KESHILLA PRAKTIKE

Këshillat që jepen në këtë seksion janë përgjithësisht për sipërmarresit dhe mund të përdoren nga agjenci të ndryshme për të përkrahur dhe mbështetur klientët e tyre sipërmarrës. Kjo guide shfaq këshilla për problemet që dalin kur një sipërmarrës i vogël implementon në tregtinë elektronike.

7.1. Përdorimi i postës elektronike (Email)

Posta elektronike (email) është shkëmbimi i mesazheve midis dy kompjuterave ose pajisjeve të tjera si telefona të avancuar (smartphone), tableta (ipad) e cila ka një avantazh më të madh se posta tradicionale me leter apo faksi.

Me anë të postës elektronike ju merrni një shërbim më të lirë dhe më të shpejtë dhe gjithashtu më të sigurtë për të shkëmbyer mesazhe dhe informacione midis bizneseve, klientëve, furnitorëve etj, ku gjithashtu kanë një postë elektronike.

Për përdorimin e postës elektronike duhet të keni një kompjuter, telefonë ose tablet që ka akses në internet dhe normalisht duhet të keni një aplikacion ku ta aksesoni këtë adresë si Microsoft outlook ose aplikacione telefoni për email (Mail ose aplikacione që janë të shkarkueshme nga vetë kompanitë që japin adresën e email si Gmail,Yahoo, Microsoft Outlook etj). Gjithashtu ekziston dhe opsioni që ju mund të hyni direkt nga web-i për të kontrolluar email-et pa nevojën e një aplikacioni tjetër. Posta elektronike është jashtëzakonisht e shpejtë dhe mesazhet vijnë në kohë reale. Gjithashtu në mesazh mund të bashkangjisni materiale të ndryshme si dokumenta të skanuara, foto, audio, video etj.

Page 41: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

41  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

DMCS ofron shërbimin e adresave të personalizuara të email duke përdorur Google Apps për biznes ku është e çertifikuar për këtë shërbim. Ky shërbim mund të aksesohet nga të gjitha pajisjet që lidhen me internetin si dhe mund ta përdorin këtë shërbim për të ruajtur dhe ndarë dokumentat midis stafit.

Disa avantazhe të përdorimit të email për bisnes:

• Ju lejon të dërgoni jo vetëm mesazhe por dhe materiale të tjera si dokumenta në formë elektronike, fletëpalosje, katalog etj.

• Mesazhet ngelen në sistem dhe mund të keni një histori të korespondencës me klientët apo partnerët tuaj.

• Mesazhet mund të organizohen duke ndërtuar dhe një arkivë me dosjet e korrespondencës për çdo klient si dhe në libër adresash.

• Mesazhet janë të sigurta dhe nuk mund të aksesohen nga të tjerët.

• Mesazhet mund të dërgohen tek më shumë se një kontakt në këtë mënyrë ju mund të njoftoni të gjithë klientët tuaj me një dërgim të mesazhit.

• Ky shërbim mund të aksesohet nëpërmjet telefonit apo tabletit në çdo kohë dhe vend jashtë zyrës për aq kohë qe pajisja juaj është e lidhur me internetin.

Pengesat në përdorimin e shërbimit të postës elektronike:

• Kostoja e investimit (Linja e internetit, pajisje kompjuterike/telefon/tablet etj).

• Kostoja e mirëmbajtjes (domaini, liçenca e aplikacioneve etj).

• Disa biznese akoma nuk janë pajisur me adresa të postes elektronike dhe kjo shërben si një pengesë komunikimi me ta. Megjithatë në kohët e sotme bizneset që nuk kanë një adresë email janë shumë të pakta.

7.2. Kontraktimi i Palëve të treta

Vendimi për të kontraktuar apo për të ndërtuar vetë një shërbimin e websiti varet nga buxheti dhe njohuria për të ndërtuar këtë lloj shërbimi. Por gjithashtu duhet të keni një kuptim të qartë të qëllimeve dhe strategjinë e bisnesit tuaj.

Në momentin që vendosni të kontraktoni një kompani që ofron këtë lloj shërbmi është e nevojshme që ju ti jepni të gjitha kërkesat specifike që websiti duhet të ketë. Kjo do të shërbejë si një listë për të kontrolluar statusin e projektit për zhvillimin e websitit.

Zemra e një websiti është përmbajtja e faqeve. Prandaj një vëmendje e veçantë duhet ti kushtohet përpilimit të përmbajtjes. Një komunikim i mirë me zhvilluesin e webisiti është shumë i nevojshëm në mënyrë që kjo përmbajtje të prezantohet sa më mirë dhe më qartë në faqet e websitit. Zhvilluesi duhet të ketë një qartësi shumë të mirë të kërkesave dhe specifikimeve të websitit. Më poshtë është një listë që mund të përdoret për të përcaktuar kërkesat që duhet ti jepen zhvilluesit të websitit:

• Përshkrimi i sektorit të biznesit dhe një outline për gjërat specifike që ka të bëjë me biznesin

Page 42: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

42  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

tuaj.

• Të bëhet e qartë rëndësia që interneti do ketë në të ardhmen e biznesit tuaj

• Objektivat e websitit. Këto duhet të jenë realistike dhe konçize

• Kush është grup target për websitin?

• Kush do të përgatisë përmbajtjen e faqeve?

• A do të duhet një editor për të edituar përmbajtjen e faqeve?

• Cfarë do mund të bëj një klient në faqe? A do ketë websiti opsione për trasanksione online, forma kontakti apo forma porosie, motora kërkimi etj?

• A do ketë kompania një list kontaktesh për të dërguar njoftime?

• Kush janë afatet për ndërtimin e websitit?

• Si do të përditësohet përmbajtja e faqeve në vazhdim?

Gjithashtu duhet të merret parasysh se kush do ta hostoj websitin. Hostimi është një pjesë e rëndësishme e ndërtimit të një websiti dhe shfaqjes së saj në internet. Hosti bën të mundur të gjitha pajisjet fizike harduare dhe programet softuare që duhen për të nxjerrë faqen në internet. Të gjitha websitet kanë të nevojshme një Host dhe për këtë ka një pagesë mujore ose vjetore e cila kompania e paguan nëpërmjet kartës së kreditit/debitit ose mënyra të tjera pagesash si PayPal etj. Në zgjedhjen e një hosti është e rëndësishme që koha që hosti garanton që faqja do jetë online pasi nëse faqja nuk do ishte online ose do kishte probleme shfaqje do krijonte një mosbesueshmëri te klientët.

Disa nga kompanitë që zhvillojnë website ofrojnë paketa ku përfshihet ndëritimi i websitit si dhe hostimi i saj. Kjo është e rëndësishme për kompani që nuk kanë një person të punësuar brenda kompanisë që të ketë njohuritë e duhura për të bërë konfigurimet dhe instalimet e nevojshme.

7.3. Transporti dhe logjistika

Transporti i produkteve dhe shërbimeve te klienti është shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet me klientin dhe përbën një pikë të dobët në biznes pavarësisht se varet nga infrastruktura që një vend ka. Një shërbim i dobët postar apo transporti nga vetë kompania mund të sjellë në humbje të klientëve dhe kjo përbën një problem në mënyrë se si një bisnes drejtohet. Prandaj tregtia elektronike kërkon të ketë një logjistikë të mirë organizuar ku produkti apo shërbimi të shkojënë destinacionin e duhur dhe në kohën e duhur me një kosto sa më të ulët.

Disa produkte apo shërbime kanë një transport më efektiv, si librat në versionin elektronik, CD,DVD etj, pasi ato shkarkohen direkt nga interneti ose postohen duke përdorur shërbimet postare që ofron vendi ku operon kompania.

Kur një klient blen në internet pret që të ketë një standart më të mirë shërbimi prandaj duhet të keni parasysh këto pyetje:

• Si do ti shpërndani shërbimet dhe produktet te klienti?

Page 43: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

43  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

• Kush janë opsionet për shpërndarjen dhe kush janë kostot e secilës?

• Si mund ta përmirësoni kohën dhe cilesinë e shpërndarjes së porosive nga klienti?

• Sa i varur jeni nga performanca e palëve të treta?

• A keni një strategji kur klienti nuk është i kënaqur nga produkti dhe kërkon të kthej mbrapsht atë?

Përdorimi i internetit do ketë një rol të rëndësishëm sidomos në përdorimin e tregtisë elektronike në e marrëdhëniet Biznes me Biznes (B2B). Duke qenë shkëmbimi i shërbimeve bëhet në internet sjell që dhe proceset dhe shërbimet si logjistika, menaxhimi i dokumentacionit duhet të bëhet në internet. Përdorimi i tregtisë elektronike në marrëdhëniet B2B ndihmon sipërmarësit e vegjël të maksimizojnë efiçencën e tyre si brenda kompanisë dhe jashtë saj duke kaluar komplet mënyrë e dokumentimit online dhe duke mënjanuar letrat dhe formularët e shumtë që duhet të plotësohen me dorë. Gjithashtu përshpejton komunikimin midis departamenteve pasi mund të aksesojnë menjëherë dokumentacionin e plotësuar online pa qenë nevoja ta marrin atë fizikisht në rastin e plotësimit të formularëve me dorë.

Disa këshilla për porositë nga klienti:

• Mbani të informuar klientin – me anë të postës elektronike. Kjo është një metodë shumë e përdorur dhe e rëndësishme ku ju i konfirmoni çdo hap të procesit nga porosia te pagesa dhe shpërndarja e porosisë nga klienti. Klientit gjithashtu mund ti jepet opsioni ku ai vetë mund të shikojë në internet se deri në çfarë statusi është procesimi i porosisë dhe kur mund të jetë data e përafërt kur ai mund ta marrë këtë porosi. Me përdorimin e tregtisë elektronike shumë procese mund të automatizohen.

• Ndërtoni një komunikim personal me anë të telefonit ose duke u paraqitur vetë. Kjo është shumë e rëndësishme kur klienti ka një problem ose pakënaqësi.

7.4. Disa rregulla dhe ligje që duhen patur parasysh

Interneti hap një dritare të re për sa i perket anës ligjore. Natyra e vetë internetit përfshin më shumë se një vend dhe duke qenë se vende të ndryshme kanë rregulla të ndryshme sjell një sfidë ligjore për kompaninë.

Disa nga pikat kryesore që duhen patur parasysh përmenden si më poshtë:

Termat dhe kushtet e përdorimit të websitit: Këto duhet të jenë ligjërisht të inkorporuara mirë në websit dhe përdoruesi duhet të jetë i familjarizuar përpara se të përdori websitin. Kontrata elektronike njihen ligjërisht prandaj pranimi i këtyre kushteve nga përdoruesi duhet të jetë e regjistruar në mënyrë të pranueshme duke shënuarkuar një kutizë dhe shënuar datën dhe orën përpara se të bëj një blerje.

Të drejtat e autorit: Përmbajtja e faqeve në web-sit është lehtësisht e kopjueshme dhe e riprodhueshme prandaj lindin probleme mbi të drejtat e autorit. Prandaj duhet ta bëni të qartë këtë përpara se ta bëni një material publik në internet.

Vendosja e adresës së një websiti tjetër brenda websitit tuaj: Kjo bën të mundur që përdoruesi të levizë nga një websit në tjetrin. Në çdo rast duhet të merret parapëlqimi përpara se të vendoset një lidhje e tillë.

Page 44: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

44  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

Mbrojtja e të dhënave: Databaza e klientëve duhet të jetë e mbrojtur nga çdo sulm i mundshëm për të marrë në posedim këto informacione. Është detyra e kompanisë që të sigurojë këto të dhëna sensitive.

Mbrojtja e konsumatorit: Ka një rritje të konsiderueshme për sa i përket instancave dhe agjencive për mbrojtjen e konsumatorit në transaksionet e përditshme. Kërkohet që konsumatorit ti jepen infomacionet e nevojshme rreth produktit, prodhuesit, përbërësit apo shpërndarësit përpara se të bëj një porosi apo blerje në internet.

7.5. Siguria në Web

Mbrojtja e të dhënave nga persona të pa autorizuar është shumë e rëndësishme. Për këtë qëllim mbledhja, ruajtja, dhe shpërndarja e informacionit nëpërmjet internetit kontrollohet nga ligjet dhe agjencitë.

Më poshtë janë disa pika kryesore për sigurinë që mund të përdoren ose konfigurohen në kompjuterat apo pajisjet kompjuterike ku mbahet websiti:

Authentikimi: Një metodë identifikimi për përdoruesit që duan të aksesojnë informacion të rezervuar për një kategori apo përdorues. Përdoruesi duhet të pajiset me një username dhe fjalëkalim password për të aksesuar këtë informacion

Muret mbrojtës: Këto janë sisteme që mbrojnë informacionin tuaj nga hakerat nëpërmjet internetit.

Certifikatat Dixhitale : Cerftifikatat dixhitale përdoren për të garantuar legjitimitetin e një websiti dhe se çdo informacion që shikohet ose merret apo dërgohet nëpërmjet websiti është i ruajtur nga ndryshimet që mund të bëjnë palë të treta.

Firma digitale: Një kombinim shërbimesh ku ju lejon të firmosni elektronikisht mesazhet tuaja dhe lejon që marrësi të sigurohet për vërtetësinë e mesazhit.

Një masë tjetër që mund të merret është dhe instalimi i programeve të antivirusit. Këto programe e mbrojnë kompjuterin nga viruse të ndryshme që qarkullojnë nëpërmejt internetit dhe nëse vendosen në kompjuterin tuaj mund të kopjojnë apo modifikojnë informacionin që ndodhet në kompjuter.

Page 45: DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE - DM Consulting Servicesdm-consulting.biz/wp-content/uploads/2014/03/Drejt-Tregtise-Elektronike-shqip.pdf · DREJT TREGTISË ELEKTRONIKE ZBATIMI I TREGTISË

   

45  

 Rritje Albania Pjeter Bogdani Str. Tirana, Albania www.rritjealbania.com

DM Consulting Services P.Leskoviku, Suite II/7 Tirana, Albania www.dm-consulting.biz

8. REFERENCA

Hart, E. (2010). Mathematics of informatipn Processing and the Internet. The Mathematics Teacher. National Council of Teachers of Mathematics Press. Retrieved from: http://www.jstor.org/stable/20876803

Hart, D., Gregor, Sh., (2012). Information Systems Foundations: Theory Building in Information Systems. ANU E Press. Retrieved from: http://www.jstor.org/stable/j.ctt24h30p

India Eccomerce. What can Ecommerce do for you. Web Design & Development. Retrieved from: http://www.india-ecommerce.com/Payment-gateway-integration.html

Sen, R. (2005). Optimal Search Engine Marketing Strategy. International Journal of Electronic Commerce. Vol. 10, No.1, pp.9-25. M.E. Sharpe, Inc. Press. Retrieved from: http://www.jstor.org/stable/27751172