8
Viti III - Nr:12 E diel, 24 mars 2013 Kryeredaktore: Admirina PEÇI DOKUMENTE TE REJA EKSKLUZIVE NGA ARKIVI I VJENES PER AKTORIN ME ORIGJINE SHQIPTARE E-mail: [email protected] Na ndiqni edhe online WWW.SHQIPTARJA.COM Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com Cyan magenta yellow black S humë vite më parë, si tani, në mesin e marsit të vitit 1935, në sanatoriumin Cottage të Vjenës, i sëmurë rëndë, Alek- sander Moisiu luftonte me vdekjen. Lajmi i vdekjes së tij me 22 Mars, tronditi jo vetëm familjen e miqtë, por të gjithë opinionin dhe publikun artëdashës botëror. Arti skenik humbi përfaqesuesin më në zë të kohës. Bota akademike, letrare e kulturore pat një re- agim të menjëhershëm. Shtypi i gjithë vendeve të zhvilluara të botës, ku ai me talentin e tij kishte lënë gjurmë të pashlyeshme, pasqyroi shumë lajme, komente apo intervista me per- sonalitete të spikatura botërore që e kishin njohur apo ndjekur Moisiun. Dëshiroj të sjell këtu për lexues- in shqiptare , FJAL- IMIN – HOMAZH, të shkrimtarit të madh Stefan Zweig i cili ishte mik dhe bashkëpu- netor i ngushtë i aktorit Aleksander Moisi. Këtë homazh ai e mbajti ditën e var- rimit të tij dhe disa ditë më pas, në uni- versitetin e Milanos. Duke mos qënë përk- thyes nga profesioni, jam përpjekur ti jap këtij Homazhi sensin dhe kuptimin e duhur emocional, duke u mun- duar të mos ndikohem nga emocionet përson- ale për humbjen e këtij gjigandi të skenës, të këtij bashkëatdhetari të vyer, i cili me per- sonalitetin e tij, bëri të njohur Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. PJETER LOGORECI Stefan Zweig: Miku im Aleksandër Moisiu ky shpirt i komplikuar AleksandërMoisiu, aktori në ditarin e Franc Kafkës Moisiu -Pirandelo, komedia e nobelistit që theu miqësinë mes tyre Deklarata e Benito Musolinit: Moisiu është aktor i madh Çarli Çaplin takimet me Aleksandër Moisiun në Vjenë FJALA E LAMTUMIRES MIQESIA ME SHKRIMTARIN KRITIKAT E AKTORIT DHENIA E SHTETESISE ITALIANE DESHMITE NE SHTYPIN E KOHES Speciale në faqet 14-17 Letrat dhe kujtimet e miqve të famshëm për aktorin e madh Aleksander Moisiun SIPAS ZWEIG CHAPLIN PIRANDELOS DHE KAFKES MOISIU 1 2 3 4 NË FOTO: (Majtas) Aleksandër Moisiu (Djathtas) (1)Përshëndetje dhe Ftesë për Aleksandër Moisiun nga Pirandelo (2) Cmimi MJESHTER I MADH dhënë aktorit Aleksandër Moisiu me 1917 nga udhëheqësi gjerman Princi Fridrich von Anhalt, (foto Pjetër Logoreci) (3) Drama “I Burgosuri” shkruar nga Aleksandër Moisiu (4) Faksimile nga fjala e shkrimtarit të madh Stefan Zweig, homazh për vdekjen e Moisiut EKSKLUZIVE allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N° 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli

EKSKLUZIVE JETER MOISIU - Basilicata · mik dhe bashkëpu-netor i ngushtë i aktorit Aleksander Moisi. Këtë homazh ai e mbajti ditën e var-rimit të tij dhe disa ditë më pas,

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: EKSKLUZIVE JETER MOISIU - Basilicata · mik dhe bashkëpu-netor i ngushtë i aktorit Aleksander Moisi. Këtë homazh ai e mbajti ditën e var-rimit të tij dhe disa ditë më pas,

Viti III - Nr:12 E diel, 24 mars 2013 Kryeredaktore: Admirina PEÇI

DOKUMENTE TE REJA EKSKLUZIVE NGA ARKIVI I VJENES PER AKTORIN ME ORIGJINE SHQIPTAREE-mail: [email protected]

Na ndiqni edhe

onlineWWW.SHQIPTARJA.COM

Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com

Cyan magenta yellow black

Shumë vite më parë, si tani , n ë m e s i n e marsit të vitit

1935, në sanatoriumin Cottage të Vjenës, i sëmurë rëndë, Alek-sander Moisiu luftonte me vdekjen. Lajmi i vdekjes së tij me 22 Mars, tronditi jo vetëm familjen e miqtë, por të gjithë opinionin dhe publikun artëdashës botëror. Arti skenik humbi përfaqesuesin më në zë të kohës. Bota akademike, letrare e kulturore pat një re-agim të menjëhershëm. Shtypi i gjithë vendeve të zhvilluara të botës, ku ai me talentin e tij kishte lënë gjurmë të pashlyeshme, pasqyroi shumë lajme, komente apo intervista me per-sonalitete të spikatura botërore që e kishin njohur apo ndjekur Moisiun. Dëshiroj të sjell këtu për lexues-in shqiptare , FJAL-IMIN – HOMAZH, të shkrimtarit të madh Stefan Zweig i cili ishte mik dhe bashkëpu-n e t o r i n g u s h t ë i aktorit Aleksander Moisi. Këtë homazh ai e mbajti ditën e var-rimit të tij dhe disa ditë më pas, në uni-versitetin e Milanos. Duke mos qënë përk-thyes nga profesioni, jam përpjekur ti jap këtij Homazhi sensin dhe kuptimin e duhur emocional, duke u mun-duar të mos ndikohem nga emocionet përson-ale për humbjen e këtij gjigandi të skenës, të këtij bashkëatdhetari të vyer, i cili me per-sonalitetin e tij, bëri të njohur Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

PJETER LOGORECI

Stefan Zweig: Miku im Aleksandër Moisiu ky shpirt i komplikuar

AleksandërMoisiu, aktori në ditarin e Franc Kafkës

Moisiu -Pirandelo, komedia e nobelistit që theu miqësinë mes tyre

Deklarata e Benito Musolinit: Moisiu është aktor i madh

Çarli Çaplin takimet me Aleksandër Moisiun në Vjenë

FJALA E LAMTUMIRES MIQESIA ME SHKRIMTARIN

KRITIKAT E AKTORIT DHENIA E SHTETESISE ITALIANE DESHMITE NE SHTYPIN E KOHES

Speciale në faqet 14-17

Letrat dhe kujtimet e miqve të famshëm për aktorin e madh Aleksander Moisiun

SIPAS ZWEIG CHAPLIN PIRANDELOS DHE KAFKES

MOISIU1

2

3

4

NË FOTO: (Majtas) Aleksandër Moisiu (Djathtas)(1)Përshëndetje dhe Ftesë për Aleksandër Moisiun nga Pirandelo(2) Cmimi MJESHTER I MADH dhënë aktorit Aleksandër Moisiu me 1917 nga udhëheqësi gjerman Princi Fridrich von Anhalt, (foto Pjetër Logoreci) (3) Drama “I Burgosuri” shkruar nga Aleksandër Moisiu (4) Faksimile nga fjala e shkrimtarit të madh Stefan Zweig, homazh për vdekjen e Moisiut

EKSKLUZIVE

allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N° 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli

Page 2: EKSKLUZIVE JETER MOISIU - Basilicata · mik dhe bashkëpu-netor i ngushtë i aktorit Aleksander Moisi. Këtë homazh ai e mbajti ditën e var-rimit të tij dhe disa ditë më pas,

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 24 mars 2013

14 SH.com

Nё fi llim të këtij qind-vjeçari kumboj në skenën e teatrit gjer-

man për herë te parë zëri i një aktorit të ri, krejt të panjohur. Kishe kënaqësi ta degjoje. Ishte një zë i ri, në kuptimin, ndryshe prej të tjerve, një ton me një embëlsi të panjohur deri atëherë, që sa e ndigjoje, nuk mund ta harroje më, apo ta ngatërroje me zëra të tjerë. Ishte shumë me harmonik, me i butë, më melodioz se të gjithë zërat e aktorëve gjer-manë, një zë i artë, një ton i ngrohtë e vibrues ndihej në atë zë, sikur të ishte fl ladi i ngrohtë i jugut që fryn mbi male, ...e ne, ne dallonim diç-ka italiane në të, si këngët e mrekullueshme të tyre. Po aq melodioz e plot harmoni si zëri, ishte dhe trupi ti tij, i lehtë dhe i zhdervjellët, me hirin e një fëmije, por me fuqinë e një luftëtari. Ishte një mrekulli të shikoje këtë burrë të ri, i cili në të gjitha transformimet e rolet e shumta, mbeti i njëjtë në magjinë e tij, në pjesën e padronit apo të shërbë-torit, të kontit e po ashtu të një mëkatari dhe në më të bukurin e më të këndësh-min rol, atë të dashnorit. Këtu zëri i tij shëndrrohej në muzikë, i gjithë trupi i tij përcillte një ëmbëlsi, dhe po ti hidhje një shikim dalloje menjëherë mënyrën e të folurit me plastikën e gjestikën karakteristike italiane...pasqyrë e fjalëve që do fl iste më pas. E kush mund ti rezistonte kësaj? Një gjeneratë e tërë e ka dashur atë, “dashnorin e pakrahasueshem”, i cili nëpërmes zërit të tij hyri thellë në zemrat e të gjithë kombit gjerman... Por në këtë trup të brishtë fëmi-jnor, përpëlitej një shpirt i trazuar e rebel, në këtë kokë të bukur si ajo e grekërve të lashtë, digjej një shpirt i zgjuar dhe lak-mues...Bota e madhe dhe e ëmbël e ndjenjave brenda këtij artisti, duke luajtur gjithmonë vetëm dashnorin apo të riun e dëshiruar, ndihej shumë e ndrydhur e kerkonte hapsirë; një etje e madhe që kërkonte të zbulonte të fshehtat e thella të jetës, e pushtonte atë. Ishte deshira e tij të shndërrohej në heronj që vuajnë e që kuriozohen me pyetje të ethshme, në guximtar fuqiplotë. Nuk donte të mbetej vetëm Ro-meo edhe pse e luajti atë

në njëmijë forma, i riu i përjetshëm, por donte të ishte edhe Fausti- i sëmuri ëndërrues, edhe Mephis-topheli - mohuesi i përjet-shëm, dhe Edipi- luftëtari kundër fatkeqësive të mbi-natyrshme, dhe Hamleti- i papërgjegjshëm, peng i mendimeve të tija , ....një shpirt që digjet e që askush tjetër si ai nuk mund të jetë, shpirt që nuk mund ta mbyllesh në hapsirën e ngushtë të një “sirtari” (si thuhet në zhargonin e tea-trit), ai donte të depërtonte

sa arrinte të prekte diçka hyjnore, ...e kjo e tërhiqte atë, jo heronjtë klasikë të ngrirë në armaturat e luftës, por heronjtë e vua-jtjes ishin qëllimi i tij .

Si të gjithë ne artistët, ashtu edhe ju (artdashësit), nuk do të arrini të harroni se si e luajti ai personazhin e Fedjas tek “Kufoma e Gjallë”, rolin e tij më të dashur, të një njeriut të rrënuar e të mbytur nga pesha e fajit të tij, por edhe të vetëdiejshëm ndaj tij, që e bënte ta pohonte atë,

që ajo me e kushtueshmja, pastërtia tek një njeri, është qëndresa e tij, që fatkeqësia që bie, në vend që ta zhdukë njeriun, e pastron atë nga të këqijat tokësore, që të mbijetojë pastaj i pastër e i lirë nga mëkati .

Thellësia e karakter-it njerzor e tërhiqte atë përherë e më shumë në brendësitë e enigmës së saj, në labirinthet e çmendura të shpirtrave mëkatar, që ai kishte kënaqësi ti nxir-rte në pah, të tregonte se si

tek njerzit me të gjitha mënyrat e shpirtit krijues, për tu ndjerë gjithmonë në naltësitë e ndjenjave. Çdo

formë krijese tokësore, në të cilën ai gjente hapsirë, e zhvillonte në mënyrë njerëzore deri në atë kufi ,

ARKIVI I VJENES

EKSKLUZIVE

STEFAN ZWEIG:Miku im Aleksandër Moisiu

ky shpirt i komplikuarHomazh: Ndarja dhe lamtumira e fundit nga Aleksandër Moisiu. Fjala

e mbajtur nga Stefan Zweig në universitetin e Milanos me 5.6.1935

Thellësia e karakterit njerzor e tërhiqte atë përherë e më shumë në brendësitë e enigmës së saj, në labirinthet e çmendura të shpirtrave mëkatar, që ai kishte kënaqësi ti nxirrte në pah, të tregonte se si një njeri ringjallej përsëri nga rrënojat e jetës së tij.

Shpirti i MoisiutNë SHPIRTIN e një artistit të madh si ai, jetonin shumë shpirtëra, në shkallën më të përsosur e që përshtateshin me të gjithë. Kush ka arritur këtë naltësi shpirtërore nuk i përket më një kombi, por gjithë botës. Një shpirt i tillë është Aleksandri jonë. Ai perjetonte në mijëra jetë njerzore jetën e tij.

NË FOTO: Aleksandër Moisi

Page 3: EKSKLUZIVE JETER MOISIU - Basilicata · mik dhe bashkëpu-netor i ngushtë i aktorit Aleksander Moisi. Këtë homazh ai e mbajti ditën e var-rimit të tij dhe disa ditë më pas,

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 15www.shqiptarja.comE diel, 24 mars 2013

një njeri ringjallej përsëri nga rrënojat e jetës së tij. Dëshira për të zbuluar fshehtësitë e shpirtrave të hutuar ishte pikësynimi i Moisiut, sepse edhe ai vetë ishte një shpirt i tillë i komplikuar. Ky problem e trazonte atë përmbrenda, e kush pat fatin ta njohë atë nga afër, e din mirë që kjo temë shpirtërore ishte kënaqësia më e madhe për të, e ku ai përfshihej në diskutime të zjarrta. ....Oh, netë të gjata pa gjumë:..... ku shkoj kujtimi juaj...., kur uleshim me të, e për-jetonim kënaqësi të papër-shkruara, kur ai shpërthente në diskutime shpirtërore e morale? Si digjej ai nga pasioni i këtyre bisedave, si arrinte të përmbahej nga shpërthimet e tij, sa me el-egancë dhe e zhdërvjelltësi, si vringëllimat e shpatave në një ndeshje fl oreti kryqëzo-heshin argumentet, mënyra harmonike se si ai futej në diskutim, forca e shpirtit të tij, gjithçka.... e tija..., ishin kënaqësia më e madhe e thellësive shpirtërore e njerzore të këtij gjeniu të teatrit. Ai ishte gjithnjë i angazhuar në punë dhe asnjëherë nuk u mburr për famën e tij, ai “jetonte pa pasqyrë”, ai nuk futej pom-poz dhe “i ndritshëm” në shoqëri, dhe sallonet më në zë të qyteteve të famëshme europiane, kureshtarët e thashethemexhinjtë e tyre, nuk arritën kurrë “ta sho-hin”. Kontaktet me poetë, muzikantë, e kolegë artistë, ishin nxitje që ai të realizon-te nevojat e tija shpirtërore duke mbledhur eksperianca të reja nga realiteti e duke i vënë më vonë në jetën e tij private e profesionale. Drama e tij për Napoleonin ishte një sprovë e kësaj ek-sperience, dhe kush, ...kush tjetër (kam të drejtën të pyes) nga aktrorët e njohur të ditëve tona, ka arritur ti afrohet botës krijuese të shkrimtarit, sa ai me këtë vepër? Ai kishte arritur të njohë mirë të fshehtën e teatrit, duke mos lakmuar botët e tjera, atë të së qenit “ e verteta”, jo vetëm për rolin që vjen pas, por të vërtetën dramatike e të përbindshme të jetës në kohën e sotme, e kjo e ngacmonte pasionin e tij. Sa më shumë që ai ishte pjesë e kësaj, aq më i ndjeshëm bëhej, asgjë nuk ishte më e panjohur apo e vështirë për te, e kjo ishte rruga e drejtë për atë që u

bë aktori më universal e më i besueshëm i kohës tonë, i varun prej askujt, por i lid-hur me të gjithë – Proteus, zoti i ndryshimit të përjet-shëm e që gjithmonë mbeti me pamjen e Zotave.

Por kjo tashmë është e kaluar. E kaluar ...., një fjalë e pakuptueshme, thuhet diku tek Fausti. E me të vërtetë, nuk mund të beso-het që diçka që ishte pjesë e botës sonë të brendshme, në njëmijë forma, çka ishte fi gu-ra artistike kryesore në sytë tonë, muzika e veshëve tanë, që na emocionon akoma e që ishte ushqim i ndjenjave tona, duhet ta pranojmë si e “ kaluar”, ...që “çfarë nuk është e pranishme” nuk përjetohet më. Si mund ta pranojmë që ne thërrasim Moissi - duke menduar të gjallin, e nuk marrim më përgjigje, nuk dëgjojmë më frymëmarrjen e tij, nuk shohim më shkëlqimin e tij. ....Jo, mos ta mendojmë më atë që nuk mundemi ta pranojmë, që ai nuk është më në mesin tonë, por të mendojmë që nuk harrohet, që vetëm prezenca e tij nuk është, ...të kthehemi në mbrëmjet e kohës së rinisë, të mbyllim sytë që të kërko-jmë në brendësinë e qenies tonë muzikën e zërit të tij, të shikojmë me syrin e mendjes

lëvizjet dhe gjestikën e tij të paharrushme, të ngjitemi me hov pas skene ta perqafojmë apo ti shtërngojmë dorën, që të ndjejmë ngrohtesinë e dorës së tij që ai nuk e kurseu për njerzit, sepse ishte njeri me zemër të madhe, që arriti të dëpertojë në shpirtrat e miliona njerzve. Të kujtojmë atë që s’mund të përgjigjet më..., talentin e tij, njeriun e mirë e shpirtin e paepur që u bë mësim për ne, e unë men-doj se nuk ka tjetër dëshirë te njerëzit, veçse të mësojnë nga ai, atë çka tek ai ishte njerëzore. Ai që na e solli këtë

Art të shenjtë qoftë i bekuar, e kush mundohet për ta mësuar atë qoftë i mirëpritur. Në personin e tij, ne artistët dhe ju që e doni teatrin, kemi humbur një artist të pashoq e të mrekullueshëm. Kujtdo i lind vetëvetiu pyetja, ç’ka

ishte Aleksandër Moisiu në taban? Ç’ka ndjehej ai, një gjerman apo një italian? ....JO, të dyja këto nacionalitete bashkë nuk mjaftojnë ta për-caktosh madhështinë e tij. Në SHPIRTIN e një artistit të madh si ai, jetonin shumë shpirtëra, në shkallën më të përsosur e që përshtateshin

me të gjithë. Kush ka arri-tur këtë naltësi shpirtërore nuk i përket më një kombi, por gjithë botës. Një shpirt i tillë është Aleksandri jonë. Ai perjetonte në mijëra jetë njerzore jetën e tij. Ai ishte një grek si Sofokliu, një an-

glez si Shekspeare, një gjer-man si Goethe, një Haupta-man e Hofmansthal, një rus si Tolstoi dhe Dostojeëskij, një italian si D´Annunzio e Pirandelo, ai ishte interpre-tuesi i “JEDERMANN-it” (çdo njeriut), i “Everyman-it”, i “Ognuno-os”, artisti me kombësi botërore, një

qënie tokësore që ka kapur qiellin (perënditë), ai që personifi koi jo thjeshtë ar-tistin e skenës, por artistin shumëngjyrash (në kupti-min social). Ai erdhi nga një botë hyjnore dhe u kthye në botën e heronjve. Ishte

fat i përbashkët që jetoi në mesin tonë sikurse është e perbashkët dhimbja që nuk është më mes nesh. Me ndjenjë vëllazërore përjeton çdo njëri nga ne këtë orë të vështirë. Ti drejtojmë në heshtje atij nga shpirti jonë falenderime, të përjetojmë në heshtje kujtimin e zërit të tij, të mundohemi me një përpjekje shpirtërore të ndje-jmë fi gurën e tij të dashur, seicili nga ne në ndërgjegjen e tij. E kështu nuk është i vetmuar në vdekjen e tij, nuk është i zhdukur, por si një mik i dashur është kurdo në mesin tonë, artisti i madh që dheu i tokës italiane i dhuroi botës, ai Aleksandër Moisiu, ylli që ndriçoji rininë tonë, person-ifi kimi i bukurisë njerzore, asaj fi zike dhe shpirtërore, miku i mirë, bashkëshorti model, që u nda prej nesh, por që ne nuk dëshirojmë ta humbim. E ne do ti qen-drojmë besnik shembullit të forcës së tij shpirtërore, ndershmërisë dhe mirësisë së mendimeve të tij.

EKSKLUZIVE

Nuk donte të mbetej vetëm Romeo edhe pse e luajti atë në njëmijë forma, i riu i përjetshëm, por donte të ishte edhe Fausti- i sëmuri ëndërrues, edhe Mephistopheli - mohuesi i përjetshëm, dhe Edipi- luftëtari kundër fatkeqësive të mbinatyrshme, dhe Hamleti- i papërgjegjshëm, peng i mendimeve të tija , ...

NË FOTO: (Lart)Faksimile nga fjala e shkrimtarit të madh Stefan Zweig, homazh për vdekjen e Moisiut (Djathtas) Cmimi MJESHTER I MADH dhënë aktorit Aleksandër Moisiu me 1917 nga udhëheqësi gjerman Princi Fridrich von Anhalt, (foto Pjetër Logoreci)

Page 4: EKSKLUZIVE JETER MOISIU - Basilicata · mik dhe bashkëpu-netor i ngushtë i aktorit Aleksander Moisi. Këtë homazh ai e mbajti ditën e var-rimit të tij dhe disa ditë më pas,

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 24 mars 2013

16 SH.com

KRITIKA NDAJ VEPRËS

EKSKLUZIVE

Pershëndes bashkëkombasin tim Aleksandër Moisi, për të cilin kam detyrim një falenderim të përhershëm, si interpre-tuesi i mrekullueshëm i shumë pjesëve të mia. Më ka ardhur thellësisht shumë keq, i dashur Moisi, që unë nuk munda të mrekullohem personalisht prej lojës tuaj te Henriku i IV, i cili, siç më njoftuan, ka qenë interpretimi më i bukur i bërë ndonjëherë. Shpresoj që Ju, do të vini së shpejti në Itali, për të na kënaqur me Henrikun tënd e me shfaqjet e tua të mrekullueshme, të na befasoni me gjeninë tuaj. Nga larg, Ju shtrëngoj dorën në shenjë respekti dhe miqësie.

Luigji Pirandelo Maj 1927

MOISIU -PIRANDELOKomedia e nobelistit që theu miqësinë mes tyre

Mesazhi i Pirandelo-s për MoisiunPËRKTHIMI

E shkroi posaçërisht për Moisiun por aktori ishte shumë kritik ndaj veprës dhe e detyroi nobelistin të rishihte tabllo të tëra. “Akti i parë u pëlqye, i dyti asht i papranueshëm,

krejt i bardhë pa emocione pa dramacitet, pa jetë. Kurse akti i tretë na bindi të gjithëve që kjo komedi, këtu në Vjenë, është e destinuar të dështojë…

Në muajin mars 1935 kur aktori vdiq, miku i tij i ngushtë shkrimtari Ste-

fan Zweig, po përkthente aktin e katërt të një komedie të cilën mbajtësi i çmimit Nobel Luigji Pi-randelo po e shkruante posaçërisht për Aleksandër Moisiun.

Pirandelo e kishte parë disa herë Moisiun në skenë dhe ishte apasionuar pas tij. Nga një leter që mban datën 22 korrik 1934, i biri i Pirandelos, Stefano, e informonte avokatin Mauri që ishte sekretari i babait të tij, se Luigji Pirandelo po krijonte për Aleksandër Moisiun një punë të re (nuk dihet akoma çfarë) dhe që ai mund ta infor-monte aktorin për këtë....

Moisiu këshillohet me mikun e tij Pio Campa (1): ....Luigji Piran-delo më ka shkruar që është gati të më ofrojë komedinë e tij të fundit që po shkruan e dëshiron të tako-het me mua perpara se ta mbarojë veprën, sepse protagonisti do të ketë fi sionominë time. Pirandelo gjindet pranë Livornos e dëshiron të më ketë për disa ditë pranë tij..... Me 31 Korrik Campa i pergjigjet: ..ti je me fat, kjo do të ishte një njohje nderkombëtare, një kënaqësi e nder i veçantë....

Një muaj më vonë në gushtin e po këtij viti, Aleksandri takon Pirandelon në Castiglioncello pranë Viareggio-s dhe në pran-inë e mikut të tij Pio Campa e të aktores Wanda Capodaglio, njihet me dy aktet e para të punës së re teatrale nga vetë au-tori. Moisiu i propo-zon Pirandelos që ko-medinë ta perkthejnë në gjermanisht dhe ta luajnë premierë në muajin tetor në Volk-stheatrin e Vjenës, duke marrë përsipër rolin e ndërmjetësit në mes dy kulturave (siç do ta thotë më vonë në një interv-istë në gazetën Neue Freie Presse të 23 dhetorit 1934). Autori Pirandelo dëshironte që premiera të luhej në Milano në gjuhën italiane dhe kjo ngjal-li shumë diskutime mes tij dhe Moisiut. Me mirëkuptimin e autorit, Stefan Zweig merr përsipër perk-thimin e komedisë në gjermanisht duke bërë që teatri i Vjenës të ishte skena ku do të luhej premiera.

Aleksandër Moisiu ishte shumë kritik ndaj punës së Pirandelos dhe e detyroi autorin të rishikonte tabllo të tëra. Me 15 shtator ai i shkruan Campa-s: ...i kam shkur persëri Pirandelos duke i bërë disa kritika dhe sugjerime e sidomos për aktin e tretë. Pirandelo na ka dërguar deri tani shumë pak pjesë

dhe kjo do të na kushtojë shumë punë kur ta vëmë në skenë, e kjo gjë më bën të trembem ....

Ndërkohë Pirandelo arriti të sigurojë bashkëpunimin e aktorve që ai vetë deshironte, e për të cilët kishte krijuar fi gurat e komedisë: Romeo Daddi - Aleksandër Moisiu, Bice Daddi - Wanda Capodoglio, Giorgio Vanzi - Carlo Ninchi, në rolin e Ginevres gruas së tij Marta Abba, Markezi - Nikola Respi, Enzo

Biliotti.Me 6 tetor Moisiu i shkruan

Campa-s: ....nuk e di pse, por kjo asht një fatkeqësi, jo puna jonë. Përshtypja që komedia bëri tek drejtori i teatrit dhe dramaturgët këtu: akti i parë u pëlqye, i dyti asht i papranueshëm, krejt i bardhë pa emocione pa dramac-itet, pa jetë. Kurse akti i tretë na bindi të gjithëve që kjo komedi, këtu në Vjenë, është e destinuar

të deshtojë. Është i rëndë fakti që në tre aktet nuk mundesh as për të qarë e as për të qeshur. Pas aktit të parë shumë intere-sant: mërzi, mërzi, mërzi. Mendo shqetësimin tim, nuk më mbetet tjetër vetëm se ti shkruaj Piran-delos të vertetën e papëlqyeshme. Për sa i perket përkthimit në gjer-manisht, ai është mjeshtëror dhe origjinal....

Kjo letër e fundit ku Moisiu

tregohet sekptik për tekstin e shkruar nga Pirandelo mund të kenë qënë shkaku i një efekti negativ që solli një ftohje të mard-henieve mes tyre.

SHËNIM:1. Pio Campa aktor nga Fire-

nze (1881 – 1964) i cili së bashku me gruan e tij Ëanda Capodaglio dhe aktorin Uberto Palmarini themeluan një shoqëri teatrale private.

Pamje nga rolet që Moisiu luajti në pjesët e Luigji Pirandelos

NË FOTO: Përshëndetje dhe Ftesë për Aleksandër Moisiun nga Pirandelo

Page 5: EKSKLUZIVE JETER MOISIU - Basilicata · mik dhe bashkëpu-netor i ngushtë i aktorit Aleksander Moisi. Këtë homazh ai e mbajti ditën e var-rimit të tij dhe disa ditë më pas,

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 17www.shqiptarja.comE diel, 24 mars 2013

EKSKLUZIVE

E vërteta e shtetësisë italiane. Iu dha kur aktori ishte i

sëmurë. “Është vonë, tepër vonë” u shpreh ai… e nuk pranoi ta shohë dokumentin...

Me 18 tetor 1934 Campa informon Moisiun (2) se gjatë mbledhjes së komitetit organi-zator të festivalit Fiorentin: Mussolini kishte deklaruar që Moisiu “është një aktor i madh”. Ajo çka thuhet për të (se është çifut), nuk është e saktë. Jam marrë personalisht me rastin e tij. Do ti jap shtetësinë italiane. Kam dëgjuar se tek KUFOMA E GJALLE, asnjë aktor tjetër nuk arrin një forcë të tillë in-terpretimi.

Nga kujtimjet e Johanna Ter-win mësohet që ditën e fundit të jetës së tij, Moisiut ju bë e ditur nga e shoqja që i ishte dërguar shtetësia italiane nga Musso-lini: Tardi, troppo tardi, troppo tardi..... (vonë ...tepër vonë..) përshpëriti me fuqitë e fundit aktori i madh...e nuk pranoi ta shohë dokumentin....

Humbja e papritur e Moi-siut me 22 mars 1935 ishte një goditje e rëndë për Pio Campa-n e Ëanda Capodaglio-n. Edhe më pas Pio Campa mban korespond-encë të regullt me bashkëshorten e Aleksandrit aktoren Johanna Terwin, për vendosjen në skenë të pjesës të shkruar nga Moisiu “I Burgosuri” (3).

SHËNIM:2. Fragmenti është marrë nga

shkrimi “Aleksandër Moissi, një shok që kemi humbur, por që nuk duam ta humbim”, i autorit Adriano Dugulin.

3.Drama “I Burgosuri” e shkruar nga Moisiu pershkruan historinë e ditëve të fundit të Napoleonit. Kjo dramë u shfaq premiere në teatrin e Hamburgut me 31 tetor 1931

Titani Aleksandër Moisi, pati shumë kontakte me njerëz të mëdhej të kohës, në mes tyre edhe

me yllin e kinemasë moderne Charlie Chaplin, me të cilin ishte njohur gjatë turneut të tij në Amerikë .(4)

Gjatë vizitës së dytë të Chapli-it në Europë (e para ne 1921), në marsin e vitit 1931, kur ai gjindej në majat e suksesit të fi lmi pa zë, e fi llimeve të fi lmit të folur, turmat e simpatizuesve të tij vërshonin nëpër stacionet e trenave apo hotelet europiane ku ai fl inte. Një pritje e tillë ju bë edhe me 17 mars 1931 në Vjenë, kur ai erdhi nga Berlini për të promovuar fi lmin City Lights (të parin fi lm me zë), kur zbriti në stacionin hekurudhor Franc Josef. Turma të ekzaltuara duke brohoritur emrin e tij, e mbajtën atë në krahë. Njerzit si edhe vetë Chaplin-i ishin mësuar tashmë me fi lmin pa të folur dhe ishin skeptike për zhvillimin e fi lmit me zë. Figura e enda-cakut e interpretuar nga Chaplin ishte bërë shumë e dashur për masat e njerëzve pasi ishte sinteza e gjendjes aktuale ekonomike dhe fi nanciare të kohës.

Në Vjenë ai u shoqërua nga Curtis Melnitz, perfaqësues i United Artists në Austri i cili ishte një njeri shumë i besueshëm i Chaplin-it dhe që e shoqëroj në të gjithë udhëtimin europian. Në darkë ai kerkoi të takohej me “të njohurin e

vjeter” aktorin Aleksandër Moisiu dhe aktoren Irene Palsthy.

Moisiu ishte ndër ato pak njerëz që bëri një bisedë personale me mbretin e kinemasë. Chaplini dhe Moisiu biseduan për udhëtimet ne Rusi dhe Amerike Latine, ku Moisiu kishte luajtur disa herë. Më vonë Aleksandri do ti thotë një gazetari:

Unë e kam shetitur botën, në disa vende, diçka më tepër se Chaplin, prandaj duhej që ti tregoja eksperi-encën time për vendet që ai akoma nuk i ka njohur.

Moisiu ishte 10 vjet më i vjetër se Chaplini e megjithatë ai e respektonte artin e tij, sepse edhe ai vetë ishte in-ternacional si Chaplini. Aktori i teatrit duhet që të udhëtojë shumë – thoshte ai, që të arrijë publikun me artin e aftësitë e tij, kurse fi lmi perhapet vetë, aktori i fi lmit nuk ka nevojë të jetë per-sonalisht aty ku fi lmi shfaqet.

Në kohën që Moisiu shoqëroi Chaplin-in në Vjenë, kishte pas vehtes një kar-rierë të njohur në kinematografi të cilën do ta trajtoj me hollesi në shkrimet e tjera.

SHËNIM4.Përshkrimet mbi Franz Kafkën dhe Charlie

Chaplin janë marrë nga pjesët e gazetave ditore të kohës.

MIQESIA ME SHKRIMTARIN

Musolini: Moisiu është aktor i madh

Çaplin, takimet me Moisiun në Vjenë

AleksandërMoisiu në ditarin e Franc Kafkës

Gjatë karrieres së tij, Moisiu provoi të sillte te spekta-tori në shumë mënyra të

reja e shumë krijuese, veprat artistike të autorëve më në zë të kohës e po ashtu edhe të poetëve e shkrimtarëve klasikë. Qysh në skenën e teatrit gjerman të Pragës, ai organizonte mbrëmje letrare artistike ku merrnin pjesë qindra admirues të tij, e ku ai recitonte apo lexonte pjesë monumentale nga letërsia botërore. Në një nga këto mbrëmje, atë të 28 shkurtit 1912, mbas 10 vjetësh që ishte lar-guar nga Praga, ai do të rikthehej prapë me recitimet e tija aty në skenën e dikurshme (Rudolfi num), por tashmë si aktor i famshëm, si aktori kryesor i ansamblit të Max Rainhardit.

Atë natë në mes të publikut ishte i ulur një i ri (nënpunës sig-urimesh) i quajtur Franz Kafka, i cili sapo kishte fi lluar të bëhej i njo-hur me artikujt e tij të parë e shumë “provokues” ndër gazeta, e që më pas do të botojë dhe librin (e mirëfi lltë) e tij të parë “Betrachtung” – SODITJA.

Kafka nuk ishte fans i madh teatri (me kënaqësi shihte fi lmat), por atë natë vendosi të shkojë me një grup shokësh, të shohë aktorin Moisi i cili ishte bërë heroi kryesor i kritikave në shtypin e ditës. Kjo mbrëmje i la atij mbresa të pash-lyeshme, të cilat i hodhi në ditarin e tij: ...shkarkim i menjëhershëm emocionesh, ....mund ti dallosh vetëm majen e gjuhës që fshihet në mes të fjalëve që ai thotë.... mënyra se si ai e nxjerr të ndarë fjalën: no...vem..ber...ëind (Novemberëind - era e nëntorit) dhe krijon një erë të vertetë me këtë fjalë që fl uturon lart me fishkëllimë.... të bën të shikosh tavanin e sallës, e të duket sikur po ngjitesh i rrëmbyer nga fjalët e tij.. Por ai shikon me syrin kritik Moisiun e ulur në skenë, ....i cili i kushton shumë rëndësi efektit zanor të fjalës deri në melodi, gjë që pengon të ndigjohen qartë vargjet...Ai (Moisiu) rri i ulur natyrshëm, i qetë, para nesh me një shikim që perfshinë të gjithë sallën, me duart e bashkuara dhe të vendosura në mes të dy gjunjëve... një libër është i vendosur para syve të tij...dhe lëshon mbi ne zërin e tij, me një frymëmarrje të crregullt ...sikur po vrapon...Djaloshi Kafka e vro-jton me mosbesim në fi llim reci-tuesin: ...salla ka një akustike të mirë e kjo gjë bën që të mos hum-basë asnjë fjalë të cilat kthehen tek ti si një vegim, ato zmadhohen në hapsirë dhe mbajnë pezull zërin që vjen e lartësohet, bëhet më i kumbueshëm e na përfshin ne të gjithëve si në një vorbull....të duket sikur shikon zërin tënd të fl uturojë në sallë..kështu e bën akustika e sallës zërin e Moisiut

Kafka e pershkruan këtë si ....”një magji e cila të prek në mënyrë të pavullnetëshme, pa të lejuar që të përpunosh në kokë ato që dëgjon”...ose e quan këtë atmosferë artistikisht: një lloj “sulmi i paturpshëm i ndjenjave” ....të papriturat që ndodhin të bëjnë ti largosh sytë ....të shi-kosh poshtë tokën...shkruan ai. Që në fi llim ai fi lloj ti kendojë vargjet.....”Flej...fl ej, Mirjam, bija ime..... ishte një zë që bridhte

“…si një varkë e lehtë që përkundet në ujë... Moisiu arrin që të joshë njerzit me tingujt e zërit të tij...”

brenda një melodie....Atë natë Moisiu interpreton

“Novemberëind” (Era e nëntorit) një poezi të Emile Verhaerens dhe “Schlafl ied für Mirjam” (ninulle për Mirjam) nga Richard Beer Hofmann, që ishin pjesët e zgjed-hura të tij. Sipas përshkrimeve në ditarin e tij , duket që Kafka e perjeton Moisiun me mish e me shpirt, sepse emrin e tij e shenon në rreth kudo në kujtimet e tij. Ai perpiqet që mbrenda botës së tij intelektuale ti rrezistojë forcës interpretuese të Moisiut, duke u munduar të mos ndikohet, duke forcuar qëndrimin e tij. Kafka ishte vetë lektor, ai e dinte se çka do të thotë të luash para publikut, e njihte këtë magji. Ai e kuptonte më mirë se kushdo ndryshimin në mes të “atij që lexon” dhe atij që “dëgjon leximin”.

Analiza e Kafkës për inter-pretimin e fuqishëm të Moisiut përblidhet në fjalët Idilike: ... “si një varkë e lehtë që përkundet në ujë... Moisiu arrin që të joshë njerzit me tingujt e zërit të tij...”.

Moisiu ishte ndër ato pak njerëz që bëri

një bisedë personale

me mbretin e kinemasë

Pjesë nga gazeta Il Tevere, 25 mars 1935, mbi dhënien e shtetësisë italiane Moisiut

Aleksandër Moisiu (Foto Pjeter Logoreci)

Page 6: EKSKLUZIVE JETER MOISIU - Basilicata · mik dhe bashkëpu-netor i ngushtë i aktorit Aleksander Moisi. Këtë homazh ai e mbajti ditën e var-rimit të tij dhe disa ditë më pas,

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 24 mars 2013

18 SH.com DOKUMENTE

100 VJETORI

KONGRESI I TRIESTESZbulohet procesverbali i

bisedimeve 1-4 mars 1913 Çfarë u bisedua gjatë katër ditëve të Kongresit të Triestes, kush ishin pjesmarrësit

dhe pse u vu theksi për krijimin e një Shqipërie etnike ku të përfshiheshin të katër vilajetet, të Kosovës, të Shkodrës, të Manastirit e të Janinës

SAMI METALIJAENKELEJDA METALIAJ

Këto ditë na ra në dorë një revistë interesante me një titull të veçantë e pak in-

trigues botuar në dy gjuhë Sh-qip dhe Italisht. “DIFTIME E VRIME MI Kongresin Shqyptaar t’ Trieshtës” 1–4 MARCIT 1913.

Nga materiali i kësja reviste mësohet se në Trieste u mbajt një kongres ku morën pjesë shumë patriotë me kontribut të madh në çështjen Kombëtare. Për këtë kongres është shkruajtur shumë pak për të mos thënë që s’është shkruajtur fare në të kaluarën.

Ky kongres është faktikisht një ndër kongreset më të rëndësishëm i mbajtur vetëm afro gjashtë muaj mbas shpalljes së pavarësisë dhe ishte totalisht në mbrojtje të Qeverisë së Përkoheshme të Vlorës. Emrat e shqiptarëve të tubuar në këtë qytet jashtë kufi njve etnikë kombëtar kishin domethënie për kohën. Ata u tubuan për të rrahur tema kombëtare.

Në suplementin Rilindasi do të ofrojmë në tre numra procesverba-lin me debatet e zbardhura gjatë këtij Kongresi, “qoftë për të përm-bushur kërshërinë e lexuesve, por edhe për hir të kontestit historik dhe të mesazheve që dalin prej tij. Tekstin e procesverbalit e botojmë sipas origjinalit, pa kurrfarë ndë-rhyrjesh.

Diftime e Vrime Kongres Shqyptaar t’Trieshtës,1-4 marcit 1913. (Dokument autentik: Proces – verbali I mbledhjes)

PROGRAMI:1.Te kërkohet mbas drejtësiës

nji Shqypënie e Madhe (shkoqitje), e cila të jetë e zoja me jetue politik-isht e ekonomisht.

2.Mbasi Vlleht që janë në rreth t’Shqypëniës e kanë çfaqun dishi-rin e tyne të jetojnë ne shtet t’onë te lirë, kështu edhe na, tuj i pëlqye me zemër, i përshnetojmë, vëllazënisht, si edhe të gjitha ato kombe që duën të rrnojnë në Shqypënië të Re.

3.Tuj e ditun qi Fuqiët e Medha e kanë njoftun si themel formimin e nji Shqypënies së lirë edhe qeveria e j’onë asht diftue zyrtarisht e pa anshëme në ket luftë, na në ëmën të dretësiës kërkojmë që të pusho-het lufta e të hiqen rrethimet.

4.Të fl itet mi të gjitha mënyrat e përgjithshëme të qeverimit.

Kongresi Shqypëtaar i

Trieshtës. 1-4 marcit 1913E ndeiuna pregatitet e 28

t’shkurtit Në nji salon t’ “Hotel-it de la

Ville” i mushun prej gjindësh rreth oreve njizet u mbaitë nji e ndeiun pregatitiet nën kryeparii t’Zotit Stef Curani, shkodranë, kryetari i komitatit themeluësi t’kongresit.

Curani xuu biseden e tuei tfaqë gjindien e pergjakëshme te Shqy-periis vuni si nye maa te parë hashkeriin e kongresisteve si nji t’perkrahun t’veprimeve t’mira e të rriedhies t’dobishme te Kongresit.

Ftoi kështu Faik Konicen me ngiatë fialen i cilli vertetoi mendimet e Curanit e tuei baa me prii interesat e larta te Atd-hent, shka si t’shoshitunit kthie-dhisht tuei u mbaitë nder rregulla t’mbledhieve publike” do t’vietlen me i diftne botës gjytetënore se populli shqyptaar asht i gatuëm e

i piekimi per jetë politike.Muer fi alen, fl etëtari, Dervish

Hima, i cilli me fi al të fl akta per-shndeti Qeverriin e Pertashme te Vlonës e tha: “Na nuk njofi m t’jetër Qeverii posë asaie të çpallme prej Ismail Qemailit Fialet e uratorit janë t’prituna fort mirë, sidomos kuër u mbaitë ni “trufen” qi sup-dergjoishin këto ndierz n’trathtii te Besës popullit.

Leonida Losi njiti edhe ai pro-testat e veta.

Faik Konitza me rrugë e me pelqim te gjithve tha se nji protestë aso doret do t’i shtote randesii nji punës qi si e maar do t’ishte e thyëme, prej gjith cillit e e vuëme n’loië.

Iakë Koçi diftoi disirin qi, tuëi u baaa Kongresi ne gjii te nji gjytetit ku fl itet giuka italiane, t’i u siellte

nji t’pershndetun n’ket giuhë gjytetasve trieshtes, gjytetas per te cillet Kombi Shqypëtaar asht i lid-hun me saaa mendyra dashuriiet per mare – dhanie t’hershme. Kongresist t’gjith marë e pelqyëne mendimin e Koēit veē Curani diftoi si “ishte maa mee urtii t’i u dergote nji t’pershndetun Franc-Iozefit, perendorit Austro-Ungariis, i cilli asht nproitori maa i madhi e mao buiari i Kombit Shqypetaar”.

Kio pikë viefti me pertrii n’nji mendyrë idhnimin e disave, t’cillët thaane si aty do t’ishem te gjith t’faa-anëshem…e per mos me e ēue giatë muër fi alen Prof.Irianni Oracio, i ardhun prej Ameriket me marrë piesë n’Kongres, tui thanë:”Na jena mbledhe këtu per mproitim t’interesaev Shqypë-niis e të gjitha punët t’jera vinë

mbas kesaië. Prandei tu’i i u tielle rregullave qi lypme perpara, ishte kenë mirë qi n’marrim te Kongresit, kuër t’kemi gjetë nji fi ill, t’u perkuidesëshim për fytyra t’nierziis. Fialët e holla t’Prof.Iriannit pertriine nji t’trokitun duërsh t’pergjithshem e kështu e ndeiuna iu myll per me u çill ne e nesre n’dhetë t’paradites.

TAKIMI I DYTË. E ndeiuna e 1 MarcitT’mbledhunat mbahet n’Salon

Tina di Lorenco t’pellatit Dreher i cilli prej dhetë e gjysësh asht i mushun me Kongresist.

Mii tryës qi asht n’fun t’salonit due me thanë mii ndeike e tryesa t’gazetëtarve ngrehen flamuret e Shqypëniis e t’Austriis. T’gjith t’çuem n’kamë trokisin duërt paadaa e tuei britë rrnofte i der-goinë t’pershndetuna Shqypes Skanderbeut qi lindi per s’rii. Gëzimi asht aqi madh saa shumve edhe shkoinë lotët. Ngrehet kështu nji prej shqimin Shqyperiin, para-qitë helmin qi qitne keto ner nee tuei i marrë shpiirtin fmiive n’diep.

Prej oreve 11 merr fi alet n’vend t’Krietarit Stef Curani i cilli i rrethuëm prej disave t’komitatit fi llëtaar, i dërgou t’pershndetuna te gjithve e maron me fallenderia t’gjit t’huëve qi kaan pasë miresiin me ardhë e gazetetarve. Lypi mandei teseret (qi n’a i këthyne n’naade) per me vertetue fuqiinat mylli mledhiin qi do t’u ēilte n’tre e gjysë t’masditës per me emmue nji krietaar, dy nenkryetarë e dy sekretarë.

Kio punë n’a hani me bierrë t’gjith masditen se mbas’i u fol qi do t’epshin ree veē delegatët u kenduën ëmnat e këtyne e t’jerve e u dha marimi qi gjith e cilli do muitëte me dhanë ree e me zgiedhë mbas pelqimit:

Fazil Pasha Toptani, Fuat Be Toptani, Haki Be Qafzezi, Izet Be Ohri, Mazhar Be Toptani, Ndrek Kiçi, Nush Serreqi, Don Pjeetër Tusha, Ahmet Gjyli, Kolec Deda, Çinto Çoba, Luvigj Kodheli, Mark Kakarriqi, Zef Shantoja, Filip Pema, Stefan Ashiku, Dervish hima, Zef Schiro, Frano Chinigo, Frano Muzaqi Luvigj Jakova, Terenzio Tocci, Frano G.Kastrioti, Epaminonda Ballamaçi, Marchese d’Auletta, Kol Serreqi, Pjetër Mau-rea, At Foti Ballamaēi, At Fan Noli, Dr.Shunda, Zef Kurti, Pashko

Ky kongres është faktikisht një ndër kongreset më të rëndësishëm i mbajtur vetëm afro gjashtë muaj mbas shpalljes së pavarësisë dhe ishte totalisht në mbrojtje të Qeverisë së Përkoheshme të Vlorës

NË FOTO: Kopertina e revistës ku u botuan materjalet e Kongresit

Page 7: EKSKLUZIVE JETER MOISIU - Basilicata · mik dhe bashkëpu-netor i ngushtë i aktorit Aleksander Moisi. Këtë homazh ai e mbajti ditën e var-rimit të tij dhe disa ditë më pas,

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 19www.shqiptarja.comE diel, 24 mars 2013

DOKUMENTE

Muzhani, Nush Proka, Gasper Shkreli, Jak Koēi, Faik Be Konica, Dimitri Shadima, Moise Chinigo, Filip Kraja, Nikolla Ivanaj, Lek Kiri, Gjergj Shllaku, Gjek Shestani, Filip Matoja, Mark Shestani, Gjergj Zubēaj, Jak Mrkuci, Ferrara Gaetano, Ferrara Giovanni,Viasil Diamandi Engell Todri, Jusuf Maliqi, Tosun Halili, Zef Kraja, Jaja Aga Jakova, Pjetër Giadri, Ndoc Simoni, Dr.Kristo Batazo, Nyzhet Be Vrioni, Ferhat Be Dra-gaPjetër Kakarriqi, A.Be Gjilani, Ahmet Be Pizrendi, Islam Dibra, Albert Ghica, Doher Paço, Ndrek Luka, Shaqir Mustafa, Mehmet Luli, Shan Koleka, Filip Bushati, Ndoc Dema, Hysen Draçini, Gjon Hila, Sotir Kolea, Tom Stamolla, Stefan, Kaēulini, Jak Vukaj, Pal Gjergji, Zef Marshani, Cin Pema, Pjetër Marashi, KolVukaj, Zef Gjergjaj, Ndoc Marashi, Orazio Iriani, Anselmo Lorecchio, Bajram Doklani, Nicolla Paēo, Sokrat Shkreli, Hysen Rahmi, Qerim Be Begolli, Ibrahim Kabaski, Riza Voshtini, Abdullah Struga, Ali Shefqet Beu, Pul Mashi, Dimitri Ilo, Mihal Lehova, Filip Peciu, Hil Mosi, Spartaco Camarda, Aleksi Drenova, Pjetër Koxhamani, Spiro Arapi, Filip Gjeka, Thanas Kandili, Pandeli Evangjeli, Nikolla Candzu, Vasil Dogani, Filip Zadrima, Stef Curani, Loro Ashiku, Hamdi Be Ohri, Idriz Banushi, Nush Paruca, Dimitri Mola,Pashko Spathari, Hysen Avni, Lonida Losi.

Mbasi u kënduene listat me emna, u daane letrat per me vo-tue. U zgudhë kryetaar Hil Mosi, nenkrietaar Faik Konica e Dervish Hima, segretaar Fasil Toptani e Pandeli Evangjeli

Hil Mosi, i smuerë, tuej u falë nderës për besë qi kau kongresistat ni të, ja lëshon kimen Fajk Konicës, qi merr kryetariiu.

Fajk Konica i sjell nji pershën-detie Austriis e Italiis, qi janë tuej dhanë ndiim çashtjes shqypëtare, e difton dishirin ti dergohen telegra-ma kontit Borchtold, markesit Di San Giuliano, rezit e sundimtaarit t’Trieshtës. Ky mendim pelqehet prejë t’gjithve. Telegramat u rralne me këto fjalë: ”Shqypëtaart mled-hun n’Kongres n’Triesht, qi per-faqësojnë t’gjithviset e Shqypëniis, si edhe t’gjita kolonjet shqypëtare t’Turkis, kamdaa zbashkut me i dergue Z.A. urimet e veta e me i diftue miradiin per interesë Z.Y. asht tuej diftue me punë per dhee t’tyne. Rumenët n’ket mbledhje bashkohen për këto urime. Presi-dent i Kongresit Fajk Konica”.

Si maruene brohorimet Faik Konica thotë me emnue kreitar nderet prencin Gjon Kastrjotin Skanderbeg, markesi i Aulettes, e n’salon e pelqejnë fjalen e tij menji trokitje t’gjatë duersh.

Markesi Gjon Kastrjoti falet nderës pik s’parit per nderim t’posaçëm qi i ban kongresi, per-shndedë Fuqiit qi diftojnë migësii per Shqypënii e tuej shpresue mirë per fl amuer t’Shqypëtariis, qi po del n’drit mbas saa vjet s’gjedhet e myllë biseden tuej britë “Pandoftë

Shqypenija” – e t’gjith kongresistat i bashkohen. Fajk Konica perkthen n’gjuhë shqype t’folunit e krejtarit nderës qi e bani n’gjuhë frëngishte, e dërgon nji pershndedë qeveriis t’Pertashme t’Vlorës tuej protestue kundra asnuiqve t’dhees shqypë-tare e per barbarizem t’tyne, e i nep fjalem kontit Taafe.

-Pse gjindem vetë këtu – thotë n’gjuhë gjermanishte konti Taafe.- Asht dashtë njja per juu qi m’kaa prue këtu e per me ju diftue sim-patiim t’eme e t’miqve t’Vienës per juu. Na nemceliit kurr s’e kemi harrue se a shejte çashtja shqypë-tare e kurr s’ju kemi lshue nder psime tua, e si ju edhe na dona nji

Shqypënii t’foort e t’made. T’folunit e kontit taafe, qi perk-

thehet n’gjuhë shqype, kje fort i pelēyem e percjellë me trokitje duersh.

Mandej nisë me folë prof. Zef

Skiro. Thotë: ”unë nuk jam i zoti i fjalës s’eme n’ket çast, unë nuk dii me kalzue, o vëllazen, se shka asht tuej me ndii zemra”. Oratori qet rrënë fi alen e zezë qi shqypëtarët jani barbar e ammiqet e gjutetmimit tuej diftue lulzimin e kolonjeve t’shqypëtaarve hapun ne tanë boten, qet para nevojen per Itale e t’foort, qi t’jenë prita e t’hapunit sllavismit e, tuej u sjellë aliatve t’Balcanit, thotë: Na nepni dhet vjet kohë e keni me paa se kush janë shqypëtarët. T’mydh anit e ligjiratës t’Skiro – hit u pritë me shënd t’gjithmarshem.

Prifti, vllah Foti Ballamaēi – nji plak i math me mjeker t’gjatë

bien shndetet e ru-menve t’Macedoniis e ndjesiinat e tyne per shqypëtaar. I falet nderës theme-luesave t’Kongresit q i i kan lanë me m a r r ë p j e s ë m , e difton se vllaznit e tii nji, gjakut e nji fejet donë me jetue ne mprojsim fl amorit shqypëtaar, pse veç nent shqypëtaar – popull bujaar e fi snik – ato kan per t’kënë t’liir. (Nji trokitie du-ersh me brime “rrnoft Rumania!” percjell bi-seden). Flet mandej baroni magjar Franz Nopeza e thotë se don me folë n’gjuhë shqype per at pak qi kaa zcanë tuej ndejë

saa e saa dit nder Mal-coor, e tuj diftue se magjar e shqypëtaar janë kënë dikuer al-jat, don me paa n’ket sheje t’mira per t’pastajmen. Shton se nuk do ta lshojnë zemra nierin per kohë

t’keqe, mbosi nji t’daam i mirë nuk asht i largë.

Biseda e shkurtë e Baronit Nopeza asht e prit me rrnoftë “Hungaria”.

Prenci rumen Albert Gjika (preje fi sit shqypëtaar), n’mjes heshtimit t’gjithmarshem, thotë franēezisht: “Vllazen shqypëtaar! Janë katermdhet viet qi un jam tuej i diftue Europes se ju jeni, e shkoj tuej i diftue e mjerimet tua e tuej lypë t’drejtat tua. Sot ju keni simpatiin e t’Itales e t’Austriis, por asht edhe nji lenii tjetër qi s’do t’harrohet: asht Franca! E vertetë asht se këjo lenii asht lidhë me Rus per shum inteersa, por Franca, qi kaa nji historii aç t’bukur, nuk mund ta qesin n’harresë shejtimin e çashties shqypëtare. E test po ju diftoj nji t’ree t’gazmueshme: s’kaa shum, tesh pak javë, Minis-tori i Shtitresës qeveriis Rumene. E.T.Take Jonesku, m’bani me diit se per me i ndimue shqypëtarët n’perparim. Rumenia kaa me hapë shkollë shqype n’shqypëtarii. Por une jam ushtaar e nuk e ndieku politiken as diplomaciin, e prandej po ju tham: A doni ju shqypëtaar, nipat e vertetë t’Skanderbegut t’madh, Shqypënin e madhe, me katër vilajetet e t’Kosovës, t’Shkoders, t’monastirit e t’Janinës? T’rrokim armët! Vetë jam gaadi, si nji ushtaar cilido, me i sherbye Atdhees t’parve mii. Ja konferenca e Londonit na duhet nee, jo diplomacija, por flamur, pushkë e fushekë! Prenci Gjika, qi i thotë trii fjalët e mrame n’t’amlen gjuhen shqype, çon peshë shum brohorime.

Mandej këndohen telegrame e letra t’panumes, t’derguem preje Shqypëtarve n’kater anë t’botës, per pelqim t’Kongresit. Gjithe-cilli telegram a leter asht shkak brohorimit. Priten me nji shënd t’posaçem nji telegram i Prenk Bib Dodës, prencit t’Mirditës, e nji tjetër i zojave t’Borgo-s Erizzo.

Shkruhen telegramet per Mini-store Punve t’Jashtëme t’Austriis e t’Italiis e qi e kena qitë fjalet.

Kreitari difton se, mbas çashties t’ditës, duhet perpara me sgied-hë nji komitat pleqsijet, e, per t’kursyem kohet, paraqet me i emnue ato qi kan pasë maa shum vota sod nade n’t’sgiedhe n’t’zyres t’Presidencës. Mendimi asht i pelçyemun e kështu dalin pjestaar t’komitatit pleqesije zotniit: Stef Curani, Mark Kakarigji, Orazio Irianni, At Fan Noli, Filip Kraja, don Pjetër Tusha, Zef Skiro, don Foti Ballamaçi.

Mledhja asht shtyy per ne nesre nadje n’10 asht 7 ora mbasdite.

Deklarata e Princ Gjikësune jam ushtaar e nuk e ndieku politiken as diplomaciin, e prandej po ju tham: A doni ju shqypëtaar, nipat e vertetë t’Skanderbegut t’madh, Shqypënin e madhe, me katër vilajetet e t’Kosovës, t’Shkoders, t’monastirit e t’Janinës?

NË FOTO: Pjesëmarrësit e Kongesit të Triestes

Hoteli ku u mbajt Kongresi i Triestes1-4 mars 1913

Page 8: EKSKLUZIVE JETER MOISIU - Basilicata · mik dhe bashkëpu-netor i ngushtë i aktorit Aleksander Moisi. Këtë homazh ai e mbajti ditën e var-rimit të tij dhe disa ditë më pas,

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 24 mars 2013

20 SH.com BOTIMI LIBRI I RI

Sh t ë p i a e b o t u e s e “L ’Harmattan” në Paris këto ditë e botoi

në gjuhën frënge librin me poezi “Ndiz dritën magjike”(“Allume la lumi-ère magique”) të poetit Sali Bashota. Libri është përk-thyer në gjuhën frënge nga Frédérique Duversin, ndërsa promovimi i tij u bë para disa ditësh në Teatrin Lucernaire të Parisit.

Ky botim prej 142 faqesh, i ndarë në 9 cikle me gjith-sej 102 poezi, u përfshi në kolonën e njohur të kësaj shtëpie botuese, në të cilën përfaqësohen “poetë nga pesë kontinente” dhe, gjith-sesi, është një afirmim i poetit Bashota në gjuhën frënge, por edhe i vlerave të letërsisë shqipe.

Botimi i librit në frëng-jisht është bazuar në botimin shqip të Shtëpisë botuese “Rozafa” të Prishtinës, e cila në vitin 2002 i botoi këto poezi të Sali Bashotës, sipas përzgjedhjes dhe para-thënies së Ali Podrimjes.

Në pasthënien e librit në frëngjisht, ndër të tjera, thuhet se: “Vepra ‘Ndiz dritën magjike’ prezanton poezi të shkruara midis viteve 1986-1999, në periud-hën e turbullt në Kosovë. Në këto poezi është e pranishme vuajtja e një populli para një konfl ikti vdekjeprurës (…). Më tutje thuhet se “aluzionet që dalin nga mitologjia dhe heronjtë shqiptarë e bëjnë poetin dëshmitar të një faqe të historisë së vendit të tij, i cili nuk kalon pa u evokuar te lexuesi…”

S h t ë p i a b o t u e s e “L’Harmattan”, e cila i ka libraritë e saja në shumë vende të botës e ofron këtë libër me parapagim për lexuesit edhe në versionin elektronik, ndërsa ky është prezantimi i dytë i veprës së këtij poeti në gjuhën frënge. Në vitin 2010 Shtë-pia botuese “Xanthippe” në Zvicër e botoi librin e Sali Bashotës me titullin “Beauté maudite” (“Bukuri e nëmur”), po ashtu, me përk-thim të Frédérique Duversin dhe me parathënie të Ivonne Denise Kochli.

Kohëve të fundit këtij po-eti iu iu botua vepra në gjuhën bul lgare “Прокълната красота” (“Bukuri e nëmur”), përkthyer nga Denica Vel-eva dhe me parathënie të Rusana Bejlerit, pastaj vepra në gjuhën suedeze “När himlen tystnar” (“Kur hesht qielli”), përkthyer nga Gunnar Barkenham-

“NDIZ DRITENVepra e Sali Bashotës

botohet në ParisBotuar nga “L’Haramattan”,libri është përkthyer në

gjuhën frënge nga Frédérique Duversin, ndërsa promovimi u bë para disa ditësh në Teatrin Lucernaire të Parisit

MAGJIKE”

mar dhe me parathënien e përkthyesit, si dhe në Bukuresht u botua në dy gjuhë rumunisht-shqip vepra me studime letrare për këtë autor, me titullin” Sali Bashota preţuit de scri-itorii români”/Sali Bashota i vlerësuar nga shkrimtarët rumunë”, përkthyer nga Baki Ymeri dhe me para-thënie të Luan Topçiut.

Sali Bashota është autor i afër tridhjetë librave me poezi, prozë poetike, studime për letërsinë dhe kritikë letrare. Gjithashtu, është njëri ndër poetët më të përk-thyer të Kosovës në gjuhë të ndryshme të botës dhe i për-faqësuar në shumë antologji brenda dhe jashtë vendit.

Poezia e tij është përkthyer në anglisht, frëngjisht, gjer-manisht, rumanisht, polon-isht, italisht, turqisht, sue-disht, hungarisht, arabisht, bullgarisht, maqedonisht etj., ndërkaq veprat e tij me poezi janë promovuar në Bukuresht, Basel, Paris, si dhe në festivale të ndryshme ndërkombëtare të poezisë.

Është nderuar me çmime të larta letrare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, siç janë: “Pjetër Bogdani” (1999), “Pena e Artë”(1990 dhe 2000), “Menada”(2004) Çmimi i Mitingut të Poez-isë në Gjakovë (2006 dhe 2012), “Serembe” (2010), Çmimi i Ministrisë së Kul-turës(2012) etj.

Barile: Një projekt për gjuhët minoritare në shkolla

Barill: nj’pruxhet mbi pakicavet gljuhsore tek skollt.

LORENZO ZOLFO

Shkolla ka qenë gjith-monë e konsideruar si

një burim për dije. Shkolla “Giovanni XXIII”, vendi i origjinës arbëreshe, që ndodhet pranë buzws sw malit Vulure, ka iniciuar në këtë vit shkollor projek-tin për pakicat gjuhësore. Pranë sheshit të stacionit të Barile, nxë-nësit e shkol-l a v e k a n ë r i p ë r j e t u a r ritin arbëresh “Puple de San G i u a n i t ” , e cila bën pjesë tek projektit mbi pakicat gjuhësore. Në kohët e lashta u ndërtonte një kukull me një garuzhde ose me njw set kuzhine ku bishti i saj u fashonte me napa që përdoreshin për fëmijët e sapolindur, ku u vendoste edhe një kapucc në kokën e garuzhdës, ku i vizatonte fytyra për ti dhënë para-qitjen e një kukulle prej së vërteti.

Pastaj më 24 qershor ditën e Shën Giovanni, shkohej në stacion, u vendoste kukulla në tokë

dhe vajzat dy nga dy rro-tulloheshin tre herë rreth kukullës duke kënduar në gjuhën arbëresh. Nxënësit pas krijimit të kukullës me ndihmën e gjysheve dhe nënave, sot, thotë mësuesi Di Lonardo, kanë ripër-jetuar ritualin rreth e qark, ku ishin mbledhur shumë kureshtarë, të cilët ishin të lumtur për ata fëmijë

që me thjeshtë-si përsërisnin këto fjalë në dialektin ar-bëresh . K jo ceremoni së b a s h k u m e eventet e tjera do të jetë pjesë e një teksti mësimor që do të dalë në fund të vitit shkol-lor përgatitur

nga nxënësit e Institutit të përgjithshëm në Barile dhe degës mësmore në Ginestra, përgatitur nga mësuesit e tyre. Do të ta-kohemi në provat e tjera pas kuintave të një shkolle që beson në rëndësinë e të kaluarës dhe në ato gjëra të thjeshta që pas gjithë këtyre viteve kanë bërë që të mbledhin shumë njerëz rreth e qark një kukulle prej lecke.

Skolla klje konsideruar gjithmonë një seminar

trajnimi. Skolla e Barillit “Giovanni XXIII”, katund me origjin arbëreshe, çi gjëndet prrëz malit Vullture, sivjet realizoj nj’pruxhet mbi pakicavet gljuhsore. Tek sheshi i stacionit i Barillit, kriaturat bën ritin arbëresh “Puple de San Xhuanit” çi merr pjes tek prux-heti mbi pakicavet gljuhsore. Nj’her, bëhi nj’bambull me nj’lug o dhe me drunjzit çi një kish m’shpi; lidhi druri i lugës me fasht çi i vëjn kiraturavet, i vëhi m’krie nj’kapjelith, i bëhi faqa e kshtu bëhi bambulla. Pra në 24 theristì, Sën Xhuanit, vehi tek stacioni, vëhi bam-bulla m’truall e vashazit di e di bëjn ndrikullat, i vejn rro rro bambulles e

thojn: “Puple de San Xu-anit battezzam sti pann; sti pann sò battzzat e tutt cummar simm chiamat” e gjindjat rispndojn “P’nj’qind vit”. “Kiraturavet i ndihtin plakat e dhe jëmat pir t’bëjn bambullat-tha mjeshtri Di Lo-nardo- sod e bën atà ritin dhe

gjindjat çi i rrin rro rro i ruajn kutjend kur thojn atò fjal arbërisht. Ki rit, bashk me shurbise më t’vigel, merr pjes tek nj’tekst mësi-mor çi del kur rritet viti i skollës e çi bën kiraturat e skollës e Barillit bashk me

atà t’Zhurës. Shihmi tek tjeret takime e njëj skollje çi kirdhir tek rëndësia e kalu-ares dhe tek atà shurbise çi qelltin gjindjat t’mbidhshin rro rro nj’bambull rrobje”.

Përktheu në gjuhën arbëreshe:

Maddalena Scutari

NË FOTO: Sali Bashota dhe kopertina e botimit në frengjisht