Author
alban-hoxha
View
473
Download
19
Embed Size (px)
DESCRIPTION
Leksikon i fjaleve arabe me kuptim ne gjuhen shqipe
BASHKËSIA ISLAME E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME
PRISHTINË
FJALË ARABE NË DISA SEGMENTE TË
GJUHËS SHQIPE
(PUNIM DIPLOME)
Mentori: Kandidati:
Mr.Qemajl Morina Artan Halimi
Prishtinë, 2012
PËRMBAJTJA
1. Parathënie.................................................................................................................... 6
1 .1. Objekti i punimit............................................................................................ 8
1.2. Rëndësia e punimit.......................................................................................... 8
1.3. Qëllimet dhe detyrat e punimit........................................................................8
1.4. Metodat e punimit.............................................................................................9
2. Depërtimi i fjalëve orientale në gjuhën shqipe............................................................11
2.1. Kategorizimi kronologjik i depërtimit të fjalëve orientale në gjuhën shqipe...12
2.2. Ndikimi i gjuhës shqipe nga gjuhët tjera (orientale)………………....…..... 16
2.2.1. Ndryshimet fonetike .................................................................................. 18
3. Fjalë arabe në gjuhën shqipe me karakter fetar-islam ............................................... 2
A .......................................................................................................................... 21-22
B ........................................................................................................................... 22
D ......................................................................................................................... 22-23
DH......................................................................................................................... 23
E............................................................................................................................ 23
F ............................................................................................................................ 23
G ........................................................................................................................... 23
H ........................................................................................................................... 24
I ............................................................................................................................ 24
J ............................................................................................................................. 25
K ............................................................................................................................ 25
2
L .......................................................................................................................... 25
M . ...................................................................................................................... .25-26
N .......................................................................................................................... 26
Q .......................................................................................................................... 26
R .......................................................................................................................... 27
S .......................................................................................................................... 27
SH ...................................................................................................................... ..27-28
T .......................................................................................................................... 28-29
U .......................................................................................................................... 29
V .......................................................................................................................... 29
XH .................................................................................................................. .... 29-30
4. Fjalë arabe në aspektin edukativo - arsimor............................................................ 32
A .......................................................................................................................... 33
D .......................................................................................................................... 33-34
E .......................................................................................................................... 34
F ........................................................................................................................... 34-35
H .......................................................................................................................... 35-37
I .......................................................................................................................... 37-38
J ............................................................................................................................ 38
K .......................................................................................................................... 38-39
M ......................................................................................................................... 40-42
S .......................................................................................................................... 42
T .......................................................................................................................... 42
U ......................................................................................................................... 43
3
XH ....................................................................................................................... 43-44
Y .......................................................................................................................... 44
5. PËRFUNDIMI........................................................................................................... 45
LITERATURA.............................................................................................................. 49
REGJISTRI I ILUSTRIMEVE..................................................................................... 48
4
SHKURTESAT
arab. – arabisht
tur. - turqisht
pers. - persisht
em. – emër
etim. – etimologjik
f. - emër femre
fet. – shprehje fetare
f.gj.sh. – fjalor i gjuhës shqipe
f.gj.s.sh. – fjalor i gjuhës së sotme shqipe
fol. – folje
m. – emër i gjinisë mashkullore
mb. – mbiemër
nj. – njëjës
num. – numër
pr. – përemër
sh. – shumës
shk. – shkurtimisht
T.D. – Tahir Dizdari
tr. – trajtë
5
Parathënie
Falënderimet dhe lavdërimet qofshin për Allahun e Lartësuar, që na bëri pjesëtarë të
besimit dhe të lumturisë së kësaj feje të vërtetë e që është Islami. Paqja qoftë për
Muhamedin a.s. që është bërë pretekst për ta nxjerrë njerëzimin nga errësira në dritë,
familjen e tij, shokët e tij të sinqertë e besnik dhe të gjithë ata të cilët e pasojnë rrugën e
tij deri në ditën e gjykimit.
Për rëndësinë që ka gjuha për njeriun, Allahu i madhërishëm në Kur’anin famëlartë thotë:
ف�ق�ال� �ة� �ك ئ �م�ال� ال ع�ل�ى ض�ه�م� ع�ر� �م� ث �ه�ا �ل ك م�اء� �س� األ� آد�م� �م� و�ع�ل
ص�اد�ق�ين� �م� �نت ك �ن إ ء� +ؤ�ال� ه�ـ م�اء� س�� �أ ب �ي �ون �ئ نب
� أ “Dhe (Allahu) ia mësoi Ademit emërtimet e të gjitha sendeve e pastaj ua prezantoi
engjëjve dhe u tha: “Më informoni për emrat e tyre, nëse flisni të vërtetën!”
( el-Bekare, 31 )
Nevoja për të pasur një trajtim të nocioneve fetare islame, ka qenë është dhe do të jetë i
nevojshëm. Ne në këtë punim do të mundohemi sadopak të shtjellojmë kuptimin e disa
fjalëve me tematikë fetare dhe edukativo-arsimore.
Ky punim synon të informoj sa më realisht lexuesin me emra meritorë nga tematikat e
lartpërmendura. Fjalë këto që janë të nevojshme në përditshmërinë tonë për ti bërë sa më të qarta
për njerëzit e thjeshtë. Gjithashtu do ta ndihmoj lexuesin e rastit, por edhe shkencëtarin,
gazetarin, teologun dhe të interesuari të tjerë, për ti kuptuar sa më lehtë nocionet islame të
adaptuara në gjuhën shqipe gjatë historisë.
Gjatë shekujve gjuha shqipe ka pësuar shumë ndryshime, dhe një nga këto ndryshime është edhe
pranimi shumë fjalë të huajë orientale (arabe, perse, turke), të cilat me kalimin e kohës u bënë
pjesë e komunikimit të përditshëm të gjuhës shqipe.
6
Në këtë punim do të paraqesim disa fjalë të gjuhës arabe në disa segmente të gjuhës
shqipe. Siç dihet nuk ka vetëm fjalë të gjuhës arabe të huazuara në fjalorin e përditshëm
të gjuhës shqipe, por ka edhe fjalë të tjera orientale të gjuhëve të ndryshme si ato perse
dhe turke. Në elaburimin e temës do të përqendrohemi në trajtimin e fjalëve në aspektin e
gjuhës arabe. Ashtu siç dihet në fjalorin e përditshëm ka shumë fjalë të huaja që kanë
hyrë në gjuhën shqipe, por megjithatë nuk mund t’i përmendim të gjitha, për arsye se
nuk ka mundësi t’i përmendim të gjitha fjalët në një temë të tillë. Një fjalë e urtë arabe
thotë: “Ajo që nuk arrihet e tëra nuk lihet e tëra”. Andaj do të përpiqemi t’i përmendim
në disa aspekte më të rëndësishme. Për këtë temën e kemi ndarë në katërt kapituj
kryesor: Në pjesën e parë,”Pasqyra e qasjes së punimit”, kurse në kapitullin e parë,
”Depërtimi i fjalëve orientale në gjuhën shqipe”, në kapitulli i dytë “Fjalët arabe në
gjuhën shqipe me karakter fetar-islam”, dhe në kapitullin e tretë, “Fjalët arabe në
aspektin edukativo-arsimor”.
7
1. PASQYRA E QASJES SË PUNIMIT
1 .1. Objekti i punimit
Objekti i këtij punimi është hulumtim duke konsultuar disa fjalorë, por edhe literaturë të
ndryshme në lidhje me leksikun e gjuhëve orientale-arabe në gjuhën shqipe.
1.2. Rëndësia e punimit
Rëndësia kryesore e këtij punimi është trajtimi dhe shpjegimi i këtyre fjalëve të huaja që
kanë hyrë në gjuhën shqipe e sidomos të fjalëve arabe, ngase këto janë më së shumti të
përdorura në fjalorin tonë, dhe njëkohësisht kjo është edhe një nga objektivat e këtij
punimi. Një arsye tjetër që ia vlen të cekët është, sepse gjuha arabe është gjuha e Kur’anit
Famëlartë dhe çdo adhurim që e bënë myslimani e thotë në këtë gjuhë. Një tjetër rëndësi
është se shumë shpesh nëpër literatura të ndryshme fjalët të këtilla po keqinterpretohen
dhe devijohen nga autorët e ndryshëm. Por edhe shumë gjuhëtarë të ndryshëm që merren
më këto problematika gabojnë në komentimin e këtyre fjalëve, ngase nuk i njohin gjuhët
orientale dhe kështu si pasojë kuptimi i tyre devijohet pjesërisht, por nganjëherë edhe
tërësisht. Kjo njëkohësisht është edhe një debat i pa përfunduar në fushën akademike
shqiptare. Por nga ana tjetër zbërthimi i tyre është me rëndësi sepse lexuesit i ofron më
tepër me kuptimin origjinal të tyre dhe atë në kontekstin e përdorimit në komunikim.
Prandaj, duke parë si shumë të arsyeshme që kjo temë është e një rëndësie të madhe për
çdo studiues që dëshiron të merret me të.
1.3. Qëllimet dhe detyrat e punimit
Duke pasur parasysh që fjalët arabe në gjuhën shqipe kanë hyrë përmes gjuhës turke, të cilat
janë përdorur dhe ende vazhdojnë të përdoren, numri i tyre nuk është i vogël. Këto fjalë janë
huazuar nga gjuhët orientale, dhe njihen si orientalizma e herë si turqizma ose si arabizma, e
nga një herë quhen edhe “arkaizma”. Mund të themi se fjalët arabe janë fut në përdorimin
8
e gjuhës shqipe përmes turqishtes, në mënyrë të drejtë për drejtë nga përkthimet e
literaturës së gjuhës arabe në gjuhën shqipe nga dijetarët shqiptar, por edhe nga fjalori i
ligjërimi të hoxhallarëve shqiptarë ndër shekuj. Prandaj, trajtimi i këtyre fjalëve dhe
kuptimi i tyre është i një rëndësie të veçantë. Qëllimi kryesor i këtij punimi është kuptimi i
fjalëve orientale në gjuhën shqipe.
1.4. Metodat e punimit
Si metodë e punimit të temës së diplomës ka qenë përmbledhje e fjalëve orientale dhe
depërtimi i tyre në gjuhën shqipe, pastaj fjalët arabe në gjuhën shqipe me karakter fetar-
islam dhe fjalët arabe në aspektin edukativo-arsimore. Ne kemi bërë interpretimin e
këtyre fjalëve duke u shërbyer në literaturën që është dhënë në fund të punimit por edhe
në shumë vepra tjera të cilat kanë shërbyer për këshillim, informim, krahasim etj. Nuk i
kemi shënuar të gjitha, sepse numri i tyre është vërtet i madh. Literaturat kryesore e
përdorur janë sidomos fjalorë të ndryshëm që merren me tematikat e interpretimit të
fjalëve orientale. Përveç kësaj gjithashtu në trajtimin e kësaj teme kemi bërë edhe
ilustrime të ndryshme varësisht sipas nevojës, dhe interesit të fjalëve.
Jemi të vetëdijshëm që ky punim i ka mangësitë e veta, por gjithashtu jemi të
vetëdijshëm se puna do të vazhdojë dashtë Allahu Fuqiplotë.
9
Kapitulli I “Depërtimi i fjalëve orientale në
gjuhën shqipe”
10
2. Depërtimi i fjalëve orientale në gjuhën shqipe
Kontaktet e para në mes shqipes e orientales si gjuhë administratës, e detyrimisht edhe e shqipes
me arabishten si gjuhë e fesë, janë të hershme; ato nisin para depërtimit të osmanlinjve në trojet
shqiptare. Njihet një kryengritje në viset jugore të Shqipërisë në vitin 1330, kur u bë ndeshja e
parë turko-shqiptare. Pra, dhënie –marrje në mes turqishtes dhe arabishtes me shqipen janë më të
hershme se data e dokumentimit të gjuhës shqipe “Formula e pagëzimit”, në vitin 1462, që në
një mënyrë flet shumë për pozitën e gjuhës shqipe në kohën kur filluan marrëdhëniet e saj të para
me turqishten arabishten. Deri sa gjuha shqipe ishte gjuhë familjes, shtëpie gjuha arabe (gjuhë e
fesë) madje arabishtja kishte rolin e veçantë të cilin e kanë pak gjuhë. “janë vetëm pesë gjuhë që
kanë pasur rëndësi të gjithmbarshme si bartëse të kulturës. Ato gjuhë janë: kinezishtja klasike,
sanskrishtja, arabishtja, greqishtja dhe latinishtja”.
Duke qenë në pozita tërësisht të pabarabarta, shqipja si gjuhë popullore e pashkruar dhe pa
institucionalizuar nuk arriti të bënte rezistencë efikase psikologjike, sociale e kulturore. Ndërkaq
arabishtja po ashtu edhe turqishtja, si gjuhë të kulturave të institucionalizuara, por te imponuara,
përhapeshin e shtriheshin, si në nivel institucional ashtu edhe në atë jashtë institucional.1
Studiues të ndryshëm, shqiptarë dhe të huaj, prej kohësh kanë shfaqur interesimin e tyre në
sistemin e leksikut të saj, për faktorët që kanë luajtur rol në depërtimin e tyre dhe për qëndrimin
që duhet mbajtur ndaj tyre. Meritojnë të përmenden studimet e Miklosiçit, Desnikës, Frashrit,
Çabejit, Xhuvanit etj. Por ai që u kushtoi pothuaj tërë jetën e tij studimit dhe kodifikimit të tyre
në një fjalor është Tahir Dizdari, një ndër orientalistët tanë më të shquar, ku sipas punës së tij
arriti të bëjë ”mbledhjen e fjalëve turke që kanë hy në gjuhën tonë, t’ue i dallue
etimologjikisht se cilat i përkasin fondit arab, cilat atij persian dhe cilat fondit turk”2
1 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës , “Feja Kultura dhe Tradita Islame ndër Shqiptarët” (Haxhi Shabani “Gjuha e Arsimit Islam te Shqipëtarët” ), Prishtinë, 1995, fq. 363. 2 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës , “Feja Kultura dhe Tradita Islame ndër Shqiptarët” (Miço Smara, “Vështrimi për Fjalorin e Pabotuar , Orientalizmat në Gjuhën Shqipe, të Tahir Dizdarit” ), Prishtinë, 1995, fq. 323.
11
2.1. Kategorizimi kronologjik i depërtimit të fjalëve orientale në gjuhën
shqipe
Për të bërë një vlerësim të pasurisë së fjalëve orientale në shqipe, që gjenden në këtë fjalor, duke
pasur parasysh edhe kronologjinë e depërtimit të tyre, do të ishte mirë që ato të klasifikohen në
katër grupe:
a) Mjaft prej tyre, si top, rast, pilaf, xhep etj. Janë rrënjosur në shqipen, meqë ato shënojnë
sende, dukuri ose nocione, për të cilat gjuha jonë nuk ka përgjigjet ekuivalentet të tyre, madje as
sinonimet e (të afërta) për to. Gjithashtu, ato kanë qindra vjet që përdoren në sistemin e shqipes
dhe kanë një përhapje të gjerë e të përgjithshme në tërë truallin gjuhësor të saj. Prandaj ato janë
pjesë përbërëse e leksikut të shqipes dhe nuk mund të shtrohet për diskutim zëvendësimin e tyre.
b) Pothuaj të tilla janë edhe disa orientalizma të këtij fjalori që i gjejmë edhe sot në të
folmet arbëreshe, si edhe në veprat e De Radës, G. Darës, etj., çka tregon se ato kanë hyrë në
shqipen, siç pohon edhe Çabej,”para nguljes së turqve në Shqipëri”
c) Nga vështrimi që i kemi bërë ne dhe studiues të tjerë të lëndës leksikore në fjalorin e
Tahir Dizdarit, del se rreth 70 prej këtyre fjalëve gjenden edhe tek fjalori latinisht-shqip i Frank
Bardhit-Dictionarium latino-epirticum në vitin 1635, ndërsa vetëm 10 prej tyre i gjejmë tek
“Meshari” i Gjon Buzukut në vitin 1555, çka tregon se depërtimi i tyre në masë të madhe filloi
pikërisht pas gjysmës së parë të shekullit XVII kur ishte arritur kalimi masiv i shqiptarëve në
Islam.
Kjo gjë mund të thuhet sidomos për orientalizmat e jetës qytetare dhe të veprimtarisë së
përditshme, çka përputhet me atë që ka vënë re gjuhëtari Anton Krajni, i cili thotë; “konsuludimi
i administratës turke dhe zhvillimi ekonomik, që mori hov për pasojë të krizës së sistemit feudal,
i trashi marrëdhëniet e qytetarisë …, i lëshoi rrugë depërtimit të frymës turke (islami-M.S)
kundrejt përfitimit ekonomik”.në Zhvillimi i qytetit shqiptar dhe lidhja e tij me fshatin mundësoi
depërtimin e orientalizmave edhe fshat dhe kjo gjë e përligj ekzistencën në fjalorin e T.
Dizdarit. Fjalë të tilla nga gjuhët orientale u ngulën dhe zunë vend në shqipen e shek. XVlll dhe
më vonë, kur në viset shqiptare u shtua numri i mejtepeve dhe i medreseve për t’ua thelluar
shqiptarëve arsimin e besimin Islam. Ato doemos do të pasqyroheshin në tekste e këtyre
shkollave, por ato gjetën një përhapje edhe në letërsinë artistike origjinale të përkthyer në shqip.3
3. Po aty, fq. 325-326.
12
Por mjaft nga fjalët orientale të këtij grupi, sidomos ato nga fusha e ideve, pas vendosjes së
demokracisë në Shqipëri dhe shpalljes së lirisë të besimi, janë rigjallëruar e riaktivizuar, duke
pasur të drejtën e pasqyrimit më të gjerë të tyre edhe në fjalorët shpjegues të shqipes ose në ato
dygjuhësh.
ç) Natyrisht një pjesë e fjalëve orientale që gjenden në fjalorin e Tahir Dizdarit sot janë vjetruar
ose janë kthyer në historizma, meqë këto shënojnë sende ose dukuri që lidhen me kohën ose
regjimin ushtarak-osman, si p.sh. asker, kadi, haraç…,etj. Mirëpo mjaft prej tyre, siç pohojnë
edhe studiues të tjerë, janë përdorur dhe vijojnë të përdoren në letërsinë e sotme artistike jo aq
për të plotësuar ndonjë boshllëk në sistemin e leksikut të shqipes se sa si mjete shprehëse-
emocionale të një tipi të veçantë. Në këtë rast mund të përmendet përdorimi me shijen e fjalëve
orientale, kryesisht turke-arabe, nga F. Nolin në poezinë “Marshi i Barabajt”; rezil, katil, teptil,
allalla…, ku fjalët e mësipërme rimojnë dhe japin efekte akustike duke përsëritur tingujt
bashkëtingëllore l-ll-t-k ose tinguj zanorë a-i-u.
Në publicistikën e sotme ose në shtypin e përditshëm ato përdoren për të shprehur ironi, për të
bërë shaka ose për të qesëndisur kundërshtarë politikë e partiakë. Kjo gjë vihet re në përdorimin e
orientalizmave të tilla, që i gjejmë në fjalorin e T. Dizdarit, me ngjyrim mospërfillës a përbuzës,
si yrnek (në vend të sinonimit model), asker (në vend të ushtar), evlat (në vend të bir a bijë) etj.
Duket qartë se janë bërë veçori e stilit të ligjërimit bisedor, që e afron gjuhën standarde me
gjuhën e popullit. Me përjashtim të disa fjalëve, të 4406 huazimet kanë depërtuar në gjuhën tonë
drejtpërdrejt nga turqishtja, d.m.th. me të gjitha aksidentet e pësuar në përjashtim e sistemin
fonetik e strukturor të asaj gjuhe. Në këtë studim përmbledhës, pasqyrohen të renduese e të
kategorizime sferat e përdorimit të fjalëve në gjuhën tonë, shtrirja e tyre në fushën dialektore, si
dhe ndryshimet që kanë pësua në morfologji, në sintaksë, në theks e tjera shformim edhe
çoroditje gjatë shtegtimit të tyre.
Më poshtë po japim një pasqyrë të gjuhëve dhe të numërimit të fjalëve të prejardhura:
Në fjalorin:
13
Fjalët të burimit arab 1.460
Fjalët të burimit Persian 505
Fjalët të burimit turk 1.732
Në kompozita arab.-pers. e anasjelltas 72
Në kompozita arab.-turq. e anasjelltas 43
Në kompozita turq.-pers.e anasjelltas 24
Në kompozita turq.-ital 1
Në turqisht-osmanisht me etimologji greke 77
Në turqisht-osmanisht me etimologji latine 14
Në turqisht-osmanisht me etimologji italiane 47
Në turqisht-osmanisht me etimologji franceze 19
Në turqisht-osmanisht me etimologji hebraike 27
Në turqisht-osmanisht me etimologji hungareze 10
Në turqisht-osmanisht me etimologji sllave 5
Në turqisht-osmanisht me etimologji gjermane 4
Në turqisht-osmanisht me etimologji kineze 4
Në turqisht-osmanisht me etimologji ruse 2
Në turqisht-osmanisht me etimologji angleze 2
Në turqisht-osmanisht me etimologji serbe 2
Në turqisht-osmanisht me etimologji spanjolle 2
14
Në turqisht-osmanisht me etimologji portugeze 2
Në turqisht-osmanisht me etimologji polake 2
Në turqisht-osmanisht me etimologji bizantine 1
Në turqisht-osmanisht me etimologji rumune 1
Në turqisht-osmanisht me etimologji holandeze 1
Në turqisht-osmanisht me etimologji sanskrite 1
Në turqisht- osmanisht me etimologji bullgare 1
Me prejardhje të dyshimtë 236
Fjalë që s’përfshihen në fjalorët turk-osmanisht 104
Të burimit turk në greqisht 3
Të burimit turk në serb-kroat. 2
Gjithsejtë: 4 406. 4
2.2. Ndikimi i gjuhëve orientale në gjuhën shqipe
Shqipja si gjuhë indoevropiane dhe si gjuhë ballkanike është ndikuar nga gjuhë të ndryshme, jo
vetëm të popujve fqinjë ballkanikë, por edhe nga gjuhët e pushtuesve evroaziatikë. Prandaj,
4Tahir Dizdari, “Fjalori i Orientalizmave në Gjuhën Shqipe”, Tiranë, 2005, fq. 9.
15
mund të thuhet se shqipja pësoi ndikime jo vetëm nga gjuhët indoevropiane, por edhe nga gjuhët
jo indoevropiane, siç janë arabishtja dhe turqishtja. Dihet, nëpërmjet turqishtes, si gjuhë e
drejtpërdrejtë e pushtuesit, ndër të folme shqipe depërtuan edhe një numër i konsideruar fjalësh
arabe e persiane, të cilat në shkencën e gjuhësisë u emërtuan më një term të përbashkët-
orientalizma, sepse pa kurrfarë ngurrimi mund thuhet se të gjitha bashkësitë historike, në një
masë të madhe ose të vogël janë bashkësi shumë gjuhësore.
Orientalizmat e para ndër të folmet shqipe u vërejtën që nga viti 1336, kur në Shqipëri u dukën
për herë të parë rrogëtarë (mercenarë) turq nën komandimin e Perandorit bizantin, Andronikut III
Palelogut, të cilët kishin ardhur të shuanin një kryengritje që kishte plasur në jug të Shqipërisë.
Kjo ndeshje e parë turko-shqiptare-siç thekson Çabej- ka rëndësi edhe për gjuhësinë, sepse na
shtyn të mendojmë që ndikimi i orientalizmave në shqipen ka nisur para sundimit të vendit do të
thotë rreth shtatë shekuj më parë. Karakterin e mënyrës së jetës orientale shkon duke e shtuar
edhe përhapja e Islamit në disa vende të Ballkanit e ndër këto edhe në viset shqiptare.
“ Kjo fe e re hyri shkallë-shkallë dhe përhapja e saj ka zgjatur disa shekuj me radhë. Besimi i ri i
dha shkas të fortë dhe përhapjes të orientalizmave e huazimeve turke në këtë anë”.5
Ndikimi më i madh orientalizmave vërehet ndër të folme të qytetit, ndërsa gjurmët më të dobëta
ishin në katund, e veçanërisht në sferën e bagëtisë e të bujqësisë në fushën e emërtimeve të
bimëve e të shtazëve. Ky fakt gjuhësor dëshmon se jeta me tipare turko-orientale ishte
përqendruar shumë më tepër ndër qytete, kurse shumë më pak ndër katunde.
Leksiku i huaj vështirë lëshon shtat në gjuhë të huaj. Do të thotë edhe se ai përdoret në të folmet
e përditshme, sigurisht pasi që nuk prek në mënyrë masive në fushën e morfologjisë e të
sintaksës, ai mbetet i kufizuar e jo prodhues. Sepse leksiku i huaj i përngjan vërshimit të lumit, i
cili me rastin e tërheqjes ne shtratin e vet, lë pas vete mjaft lym, por e vazhdon rrjedhën në
shtratin e vet të mëparshëm, duke mos e ndërruar drejtimin dhe sasinë e ujit të vet.
Kështu me emancipimin e masave të gjera të popullit shqiptar, shumë orientalizma dolën nga
përdorimi dhe u zëvendësuan me fjalë të gurrës shqipe.
5Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës , “Feja Kultura dhe Tradita Islame ndër Shqiptarët” (Mehmet Halimi “Ndikimi i Orientalizmave në Fushën e fjalëformimit ndër të folme Shqipe” ), Prishtinë, 1995, fq. 351-353.
16
Kuptohet, në të ardhmen gjuha shqipe do të pastrohet edhe më tej, por kurrë nuk do të mund të
qërohet krejtësisht nga fjalët turke, arabe e persiane, do të thotë nga orientalizmat në përgjithësi,
sepse një pjesë e tyre kanë bërë një jetë të gjatë dhe kanë zënë vend ndër të folme popullore dhe
si të tilla, vështirë se mund të nxirren nga përdorimi.
Nga historia dihet fare mirë se turqit depërtuan në Ballkan, prandaj dhe në territoret shqiptare aty
nga gjysma e dytë e shekullit XIV dhe vazhduan të qëndrojnë deri në fillim të shekullit të XX,
pra plotë pesëqind vjet. Qeverisja kaq e gjatë e turqve në këto vise, vendosja dhe përforcimi i
administratës turke, kontaktet e dendura të ndryshme, hapja e shkollave ku mësohej gjuha turke,
arabe e persiane, pranimi i Fesë islame nga ana e shqiptarëve si dhe shumë faktorë të tjerë, pa
dyshim, ushtruan ndikim të thellë e të shumanshëm në jetën materiale e shpirtërore të popullit
shqiptar. Ky ndikim kaq i madh nuk mund të mos linte gjurmë të thella edhe në gjuhë. Këtë e
dëshmon numri i madh i huazimeve turke, arabe e persiane në gjuhën shqipe, të cilat janë të
llojllojshme dhe shtrihen gati në të gjitha sferat e jetës njerëzore, si te:rrethit familjar, kuzhina,
veshmbathja, stolitë, mjeshtrit: banesat, ndërtimi i saj inventari i shtëpisë, emërtime sëmundjesh
dhe mjekimesh, administrata dhe rregullimi shtetëror, shprehjet ushtarake, dhe pajisjet luftarake;
ngjyrat, arsimi dhe edukimi; lojërat, fjalët, që shprehin tipare dhe ndjena shpirtërore të njeriut,
leksiku islam etj.
2.2.1. Ndryshimet fonetike
17
Leksiku islam në gjuhën shqipe, sigurisht edhe në gjuhë të tjera, në thelb është arab, sepse
Kur’ani, burim i fesë Islame, është shpallur në gjuhën arabe. Si gjuhë qendrore e Islamit dhe
kulturës islame në përgjithësi, arabishtja ndikoi në shumë gjuhë të tjera.
Sa i përket leksikut islam (arab dhe persian), ai në gjuhën shqipe ka hyrë përmes turqishtes (si
gjuhë ndërmjetësuese) dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë nga gjuha arabe, sidomos nga përkthimet e
literaturës arabe-islame nga ulemaja shqiptare. Kjo më se miri hetohet te fjalët arabe, të cilat në
përbërjen e tyre kanë tingujt (th,ose dh), sepse turqishtja, meqë nuk ka këto dy tinguj i kthen
përkatësisht në (s, ose z), për shembull krahas hadis (trajtë e turqishtes), është duke u përdorur
hadith (trajtë e afërt e arabishtes, pra jo krejtësisht e njëjtë), krahas ziqër (turq.ziker), përdoret
dhikër (arb.dhikr) etj. Për shkak të rrjedhave politike e ideologjike përbrenda truallit shqiptar,
leksiku Islam për një kohë të caktuar ka pasur rënie, është përdor me mjaft rezervë; në vend të tij
është përdorur fjala shqipe që, për shkak të specifitetit, në asnjë mënyrë nuk mund të mbulojë
kuptimin e tij; pastaj nuk është përfaqësuar sa duhet në fjalorët e gjuhës shqipe, e edhe kur është
përfshirë, atij i është dhënë ngjyrim ideologjik dhe ç’është më e keqja, është shpjeguar në mënyrë
joobjektive, joshkencore dhe joprofesionale, domethënë se ndaj tij nuk është mbajtur qëndrim i
drejtë.6 Turqizmat depërtuan në një fazë të parë kryesisht nëpërmjet administratës e ushtrisë
osmane, institucioneve të kultit, tregtisë etj.7
Në gjuhësi është i njohur fakti se huazimi i fjalëve sjell me vete edhe ndryshimin e tyre fonetik,8
domethënë, fjalët që kalojnë nga një gjuhë në tjetrën pësojnë ndryshime sipas rregullave fonetike
të gjuhës me të cilën hyjnë.
Përshtatjet fonetike të fjalëve të huazuara janë dukuri gjuhësore që paraqiten zakonisht në forma
dhe në mënyra të ndryshme, si p.sh. me zëvendësimin a ndryshimin e fonemave të gjuhës
dhënëse me fonema të gjuhës marrëse, me ndërrimin e vendit të theksit, me asimilimin dhe
disimilimin, me rënien a shtesën e ndonjë foneme, p.sh. (U-së, në Y-) nga gjuha arabe ka bërë
ndryshim në gjuhën turke dhe ka marr Y, siç dihet se nuk ka fare y në gjuhën arabe; Dunja-
Dynja, Mual-lim- Myal-lim, Musliman- Mysliman etj.9
6 Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Fakulteti i Studimeve Islame, “ Terminologjia Islame “, (Mehdi Polisi, “Leksiku Islam pjesë përbërëse e leksikut të shqipes “, Prishtinë, 2006, fq. 82-85.7Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës , “Feja Kultura dhe Tradita Islame ndër Shqiptarët” (Emil Lafe “Rreth vendit të orientalizmave ndër huazimet e shqipes ” ), Prishtinë, 1995, fq. 340. 8 Polisi, vep. e cit., fq.88-89. 9Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Fakulteti i Studimeve Islame, “ Terminologjia Islame “, (Qazim Qazimi, “Standardizimi i Terminologjisë Islame, Çështje që kërkon zgjidhje “, Prishtinë, 2006, fq.58-59
18
E kur dëshirohet të dihet etimologjia e tyre, si p.sh. në fjalorë etimologjikë, atëherë duhet të vihet
në përdorim transkriptimi shkencor duke përdorur shenjat diakritike përkatëse.
Në përmbyllje të këtij kapitulli vlen të ripohojmë se leksiku Islam në gjuhën shqipe është shumë
i gjerë; është ndër huazimet më të vjetra orientale; është ndër më të qëndrueshmet, sepse vetë
natyra e fesë është e tillë.
Zëvendësimi i leksikut Islam me fjalë shqipe në shumë raste është i pamundshëm dhe i
paarsyeshëm. Lidhur me zëvendësimin e fjalëve të huaja, Prof. Çabej ka shprehur këtë mendim:
“Një ndër parimet kryesore të zëvendësimit të fjalëve te huaja do të jetë maturia, nuk duhet aty të
kalohet në ekstrem. Ka rasa-kryesisht në punime të specializuara- ku përdorimi i një fjale a termi
të huaj paraqitet i domosdoshëm: aty për hir te saktësisë shkencore, të stilit, a për një tjetër arsye,
do të përdoret.”10
10 Halimi,vep. e cit., fq. 359.
19
Kapitulli II “Fjalët arabe në gjuhën shqipe me
karakter fetar – islam”
3. Fjalët arabe në gjuhën shqipe me karakter fetar - islam
20
Nisur nga nevojat që në kontaktet e përditshme, jo vetëm njerëzit e fesë, por edhe strukturat e
tjera të shoqërisë kanë nevojë për terminologjinë fetare islame, jemi përpjek t’i shkruajmë disa
fjalë me përbërje të kësaj natyre, duke i zbërthyer me anë të fjalorëve (librave) të ndryshëm.
Fjalët që do t’i trajtojmë me karakter fetar në vazhdim, do të jenë të renditura sipas, abc.
A - Abd: (arab.) Rob, (abd), do të thotë rob, skllav, shërbëtor. Përdoret edhe si parashtesë e
shumë emrave myslimanë: Abdullah, Abdurrahman, Abdurrahim, Abdulaziz etj. Në kuptimin
doktrinar abd do të thotë gjendja e varësisë së plotë ndaj Zotit dhe nënshtrimi ndaj vullnetit të
Tij. Abd është gjendja vetëm para Zotit. Rob, shërbëtori i Zotit, nuk do të thotë një qenie e
përbuzur, e mbërthyer në pranga, por qenie më e lirë. Të jesh rob në islam është liria më e madhe
e mundshme njerëzore, liri e cila nuk nënkupton sundimin e njeriut mbi njeriun. Po ashtu abd
është një prej atributeve të Muhamedit a.s.; …”ve eshhedu en-ne Muham-meden abduhu ve
resuluhu”, (dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i dërguar i Tij”).11
A - Adet: (arab.) Shprehi, traditë, zakon, dok, adet. Tërësia e rregullave të shkruara (por edhe të
pashkruara), të cilat kanë të bëjnë me raportet shoqërore, politike, ekonomike, etj. Herë- herë adet
ka qenë në kolizion me sheriatin.12 Po ashtu këtë fjalë e kam hasuri edhe të shumë shkrimtar si
p.sh. Sinan Hasani në romanin e tij “Rrushi ka nisë mu pjekë” ku thotë;
“… S’asht adet, Hoxhë me pevetë mysafirin pse ke ardhë!
Asht mbet adet, Alio…”13 . Sipas Prof. Çabejt, fjala adet ka hy në të folmen e Arb. të Italisë para
1530.14
A - Ahiret: (arab.) Bota e përtejme, apo përhershme, bote matanë; bota në të cilën do të
qëndrojnë njerëzit pas Ditës së Gjykimit. Pjesë përbërëse e ahiretit janë: ringjallja, gjykimi, xhen-
neti apo xehen-nemi. Mohimi i ndonjë prej këtyre të vërtetave është mosbesim.15 Këtë fjalë e
gjejmë, në fjalor të orientalizmave si: amshim, jetë e pafundme përjetësi.(M.Ndreca, fq.24).
A - Ajet: (arab.) Shenjë; simbol, fjali, mendim, paragraf, apo fragment në Kur’anin e
madhërishëm. Përdoret edhe si emër i përveç.16 “Në mesin e pjesëtarëve të fesë islame, në
11 Qemajl Morina,“Glosari i Nocineve Ftare”, Prishtinë, 2010, fq. 20.12 Po aty, fq. 22.13 Sinan Hasani-“Rrushi ka nisë me u pjekë”, Prishtinë, 1980, fq. 50.14 Dizdari, vep. e cit., fq. 4.15 Morina, vep. e cit.,fq. 23.16 Po aty, fq. 25.
21
shumicën dërmuese të rasteve fjala “ajet” kuptohet si një fjali apo një tog sosh, që gjendet në
Kur’an, fjali që shpreh një mendim të caktuar, një urdhër, një porosi apo një ndalesë”.17
Po ashtu, kemi edhe mendim tjetër për këtë fjalë,”Ajet-i; është pjesë e caktuar e Kur’anit. Nuk
kufizohet vetëm në një varg, as vetëm në një fjali apo periudhë.
Termin ajet disa e zëvendësojnë edhe me fjalën rresht dhe citat, që nuk korrespondojnë me
domethënien dhe strukturën e ajetit, prandaj ajeti duhet të mbetet ajet.18
B - Bedel: (arab.) – Zëvendës formal-juridik në kryerjen e obligimit të haxhit; personi që kryen
haxhin me autorizimin dhe në emër të një personi tjetër, i cili për shkaqe shëndetësore apo të
tjera nuk ka mundësi vetë ta kryejë atë.19 , bedel; ai që zëvendëson tjetrin në punë krahu, në
shërbim, në mision. Ai që shkonte në vend të një tjetri në ushtri, ose në punë të detyruar kundrejt
një pagese,20 bedel; në Qabe- ai i cili shkon në Qabe në vend të një njeriu tjetër, me harxhimet e
atij personi të cilin e zëvendëson.21
B - Bereqet: (arab.) – Dhunti, begati e Allahut nga pikëpamja materiale dhe shpirtërore.22
,bereqet; bekim, përparim, fat etj.23, bereqet; bereqet i Zotit: lumni, begati. Në Myzeqe kish falë
Zoti bereqetin e dynjasë.24
D - Din: (arab.) – Feja , simbiozë e religjionit dhe e jetës praktike. Tërësia e urdhrave,
kërkesave, porosive, të cilat Allahu ia ka zbuluar Muhamedit a. s. që t’ia kumtojë qenieve të
arsyeshme dhe obligimi i nënshtrimit të myslimanëve ndaj këtyre urdhrave e kërkesave. Si
kompozitë me emra të tjera, sikurse “Jev-mud-din” (Dita e Gjykimit).25, din-i; besim.26
D - Dua: (dova) (arab) – Thirrje, Lutje: Lutja drejtuar Allahut të madhërishëm për mëshirë,
ndihmë, pranim të lutjeve dhe shpëtim.27
D - Dhahir (zahir): (arab).- I dukshëm, i pashëm. Komentimi i fjalëpërfjalshëm i Kur’anit dhe i
17 Ekrem Murtezai, “Fjalori i Feve”, Prishtinë, 2000, fq. 20. 18 Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Fakulteti i Studimeve Islame, “ Terminologjia Islame “, (Feti Mehdiu, “Për një terminologji Islame stabile në gjuhën shqipe “, Terminologjia Islame, Prishtinë, 2006, fq. 43.19 Morina, vep. e cit.,fq. 33.20 Dizdari, vep. e cit., fq. 80.21 Akademia e Shekncave , “ Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe”, Prishtinë, 1981, fq. 120. 22 Morina, vep. e cit., fq. 35.23 Mikel Ndreca, “Fjalor Fjalësh e Shprehjesh të Huaja”, Prishtinë, 2000, fq. 86.24 Dizdari, vep. e cit., fq. 96.25 Morina, vep. e cit., fq. 39-40.26 F.f.sh.h vep. e cit, fq. 927 Morina, vep. e cit., fq. 40.
22
teksteve të tjera.
DH - Dhikër (zikr): (arab)- Për mendje, rikujtim i Allahut i bazuar në Kur’an.
Është ritual karakteristik që përbëhet nga përmendja e shpeshtë, e vazhdueshme dhe ritmike e
emrave të Allahut. Në praktikën myslimane hasim edhe forma të pa pranueshme të Dhikrit.
E - Elham (arab.)- Emërtimi popullor i kaptinës së parë të Kur’anit, i cili është quajtur sipas
fjalës së parë të kësaj kaptine;Shiko në suhre Fatiha.
E - Exhel (arab.)- Afati i përcaktuar i jetës së njeriut,ose data e vdekjes së tij, çasti i vdekjes.
Sipas besimit Islam, Exheli të i caktuar nga Allahu Xh.Sh, ai as nuk mund të përshpejtohet e as të
vonohet. Ai ndodhë në momentin e caktuar.
F - Farz: (arab.fard)- Vepër obliguese detyruese nga Zoti në mënyrë shumë të rreptë. Mos
kryerja e farzit ndëshkohet. ''Farzi Ajn'' është obligim individual, kurse ''Farzi Kifaje'' është
obligim kolektiv. Farzi, pra është obligim Islam kryerja e të cilit është e domosdoshme për secilin
mysliman apo myslimane të moshës madhore; ibadet i obliguar.
F - Fetva: (arab.)- Dekret;mendim zyrtar juridik, ose vendim i dijetarëve rreth çështjeve
G - Gajb: (arab.) – E fshehur, e pakapshme, e panjohur për shqisat dhe arsyen. Në këto
besohet e nuk mund të njohën. Këtu bëjë pjesë: melaqet, shpirti. Xheneti, xhehenemi, xhinët,
shejtani, fati, Dita e Gjykimit etj.28
G - Gusëll: (arab.) – Pastrim ritual i detyrueshëm për njeriun, i cili është në gjendje xhunub.
Gusëlli quhet edhe pastrimi i madh. Pas marrjes së gusëllit besimtari mund të kryejë namazet, të
lexoj Kur’an etj.( Shih: Xhunub, xhenabet) 29, Gysyl – larje rituale e krejt trupit e detyrueshme
për muslimanët mbas polucionit, raporteve seksuale, mbas zakoneve të muajit, mbas periudhës së
lehonisë, që fetarishtë konsiderohen gjendje të ndyta të trupit; abdes i trupit. Me ba gysl. Tur.
Gusül< ar. gusl.30
H – Had-dun:(arab.) – Shumësi: hudud, që do të thotë; kufi, pengesë; përcaktim. Në të drejtën
islame fjala “hud-d” do të thotë dënim i sheriatit; konfirmuar me Kur’an për veprën e caktuar, si
vjedhje, pirje e alkoolit, marrëdhënie seksuale me ndonjë grua të huaj.31 Hudut: vija që ndanë dy
toka, dy ara, dy shtete, kufi, shefi, megje, sinuer; ceak, p.sh Deri këtu e kam hududin ( të
kopshtit, të arës ), Mos e kapërce hudutin. Për të ruajtur këta hodute të atëdheut, Kemi luftuar,
jemi djegur e pjekur...32 Ilustrim (1) (Hududuli-të ka qenë emërtuar një batalion përbamë prej
28 Nexhat Ibrahimi, “Leksikoni Islam” Prishtinë, 2008, fq 43.29 Po aty, fq. 43.30 Dizdari, vep. e cit., fq. 299.31 Morina,vep. e cit., fq. 50.32 Dizdari, vep. e cit., fq. 298.
23
vendasve shkodranë e me fshatarë të rrethit “krajan e anamalas sidomos”, që në vitet e mrame të
sundimit osman u pat inkuadrue “ nen mbarshtrimin e gradave dhe oficerëve turq” dhe iu pat
ngarkue ruejtja e kufijve. Ky batalion ma vonë pat lanë name për kindris e trimni në luftën
ballkanike).
H - Haxh: (arab.) – Vizitë vjetore Mekës, duke i kryer ceremonitë fetare, e cila është obligim
për çdo mysliman dhe myslimane, nëse janë të aftë dhe kanë mundësi materiale, së paku një herë
në jetë; kryhet gjatë muajit të dhul-hixh-xhe; kushti i pestë i Islamit.33 Haxhillëk m.fet. shtegtim
që bëhet nga besimtarët në Mekë a në Jerusalem; lutja fetare që bëhet me këtë rast.34Haxh- fjalë
me burim nga arabishtja. Haxhi është “vizita e Qabes në Meke, në 10 ditët e fundit sipas
kalendarit të hixhretit (në muajin Dhul – hixh-xhe), për ata që kanë pasur pasuri të
mjaftueshme...pelegrinazh (të vizituar )”etj.35
I - Ibadet: (arab.) – Konsiderohet çfarëdo forme adhurimi i jashtëm apo i brendshëm, publik ose
sekret, i obliguar dhe jo i obliguar, formal dhe joformal me qëllim të fitimit të kënaqësisë së
Allahut të madhërishëm.36 Ibatet-i m.term. fet. Gjithkund: lutje, falje, që i drejtohet Perëndisë nga
besimtarët, tue ba ushtrimet e duhana të ritit, pvv.”Puna asht ibadet”...37
I - Iman: (arab.) – Iman do të thotë besim, besim në Një Zot absolut, mbinatyror, i cili ka krijuar
dhe krijon, ka drejtuar dhe drejton tërë gjithësinë. Besimi në Allahun, melekët, librat, të dërguarit
e tij, i ditës së Gjykimit dhe i caktimit të Zotit.38 Iman-i m. Simbol i fesë muslimane; besojmë;
besim në Njësinë hyjnore, në pejgamberin, para 30 vjetësh: “ Ma merr shpirtin me iman ja
rabi!”.... “Nuk ka dinë nuk ka iman”39
J - Jevmul – Arafe: (arab.) – (Jevmul- ‘Arafe ): “Dita e Arefatit”; dita e nëntë e muajit dhul-
hixhe, kur haxhilerët qëndrojnë në Rrafshnaltën e Arefatit; shih: Arefat.40
K - Kada dhe Kader: (arab.) – Besimi në dijen dhe përcaktimin parazanafillorë ( primordial) të
Allahut i të gjitha ndodhive dhe ngjarjeve, caktimi dhe paracaktimi fati. 41 Kader-i m. Vjet.
Simbas besimit fetar, caktimi i fatit të rrokullisë dhe i njerëzve që në kohë të heres; mbarshtim i
33 Morina,vep. e cit., fq. 54.34 Akademia e Shkencave, “Fjalor i Gjuhës së sotme shqipe”, Tiranë, 2002, fq. 466.35 Mehdi Polisi, F.k.t..i.sh,e cit.,fq. 320.36 Morina,vep. e cit., fq. 56.37 Dizdari, vep. e cit., fq. 407.38 Ibrahimi, vep. e cit., fq. 55.39 Dizdari, vep. e cit., fq. 417.40 Morina,vep. e cit., fq. 61.41 Po aty, fq. 60.
24
gjithësisë, i vendosun prej providencës, me të cilin të gjitha kohnat janë të pranishme; forcë e
mbinatyrshme që me një paravendosje të pandryshueshme, herë vjen për të mirë e në të shumtën
për të keq... Deri njaty e ka pasë kader, s’ka qenë kader: e thanun. Si të jetë kader do të bahet, Si
delet para kaderit të Zotit, s’i iket kaderit të Perëndisë (kështu para trithjetë vjetësh ).42
K - Kurban: (arab.) – Sakrificë, prerja e një kafshe në emër të Zotit qoftë ai dash, viç apo deve.
Prerja duhet të bëhet në tri ditët e para të Bajramit të kurbanit. Sakrifica rituale që lidhet me
Ibrahimin a.s dhe të birin e tij Ismailin. Kurbani, sipas Islamit, ndërron traditën e derisa
atëhershme simite, pagane të thirrjes së njeriut ( djalit të madh ) në emër të hyjnive kafshë e në
dëm të njerëzve ( përveç aspektit fetar, kurbani ka edhe karakter humanitar – social ). 43 Kurban-i
1 .fet. bagëti që therret për ditë fetare të shënuara të myslimanëve. 2. Fli për një ideale të lartë;
viktimë në një fatkeqësi natyrore. U bë kurban për atdheun. Shkoi kurban vdiq kot. T’u bëftë
nëna kurban!, i thuhet me dashuri një fëmije. M’u baftë kurban!/ mallk. Thuhet për dikë kur
shprehim mospëlqim.44
L - Levhi mahfudh: (arab.) – Pllaka e ruajtur mirë, e njohur vetëm nga Allahu, në të cilën janë
të ruajtura të gjitha shaplljet hyjnore, pra edhe Kur’ani, arketipi i tyre. Nga ky vend Muhamedit
a.s iu shpall Kur’ani.45
M - Masha- Allah: (arab.) – Shprehje habie apo kënaqësie. (Ma sha’Allah!- Çka dëshiron
Allahu, ajo ndodhë!).46MashaAllah, çdo punë vete mirë. Ka ra krejt prej vesesh, është ba për t’ju
thanë MashaAllah, Po ti mashaAllah!, nga na vjenë kështu. Ka një djalkë mashaAllah, mu si top .
Ilustrim (2) ( Kur ndeshet me ndonjë tubë berre të mbara në begati tjera të mbamshme me gji të
plota e të mbajtuna mirë, në fëmijë të vogjël të pastër e të shëndetshëm, për efekt bestytnie,
vetëvetiu e spontanisht thuhet: “Marshallah! gja e ligë mos e gjetët, most e paftë syni i keq”, dhe i
zoti a e zoja ia kthen: “Sytë të lumshin!”.47
M - Muxhize: (arab.) – Mrekulli, çudi. Mrekullitë janë dy llojesh: hissijjeh – sesuale dhe
aklijjeh – racionale. Të dërguarit e mëparshëm kanë pasur llojin e parë, kurse Muhamedi a.s i ka
42 Dizdari, vep. e cit., fq. 466.43 Morina,vep. e cit., fq. 65.44 F.Gj.s.sh, e cit., fq. 635.45 Ibrahimi, vep. e cit., fq. 67.46 Morina,vep. e cit., fq. 68.47 Dizdari, vep. e cit., fq. 622.
25
pasur të dyja llojet. Mu ‘xhizja ( mrekullia ) kryesore dhe e përhershme e Muhammedit a.s është
Kur’ani.48
N - Nijet: (arab.) – Qëllim, vendim për kryerjen e një obligimi fetar, apo destinimi; shprehja e
cila është kusht për kryerjen e shumë obligimeve fetare islame, siç janë: namazi, agjërimi, zeqati
etj.49 Caktim, qëllim në shëllimin e veprimit, cek, qëllim, kushtim, paravendosje për krymjen e
ndonjë pune; mendim, synim. Pata ba njet të telshe për gjoje, por diq më pengoj. E kam njet, kam
qit cekën të vi nesër mrama tek ju. Akcili njetin e ka të mirë, por punët i çalojnë. Mos e mban njet
arritjen me caktim kohe se rruga vate s’ka e gjithçka me kismet. “ ...për këtë njet kam ardhë”...50
Q - Qafir: (arab.) – Shih: kafir. 51Qafir-i m.mb. mohues, i pabesë, i pafe, i patymëzonë, fe
lëshues, renegat (simbas boëkuptimit fetar ), mos mirënjoftës, por edhe anmik i atdheut.
Kryeneçë, kokëfortë...Kefere “ Me mbulue, me mohue, me qenë i pabesueshëm”. Nga ku dhe
emni kufër “mohim”etj.52
Q - Qabeja: (arab.) – Qendra kryesore e botës islame është e vendosur në xhaminë e shenjtë në
Mekë; objekti i parë fetar, apo shtëpia e parë për t’iu lutur Allahut të madhërishëm, të cilën e
ndërtoi Ibrahimi a.s; vendi në drejtim të cilit kthehen të gjithë myslimanët nga të katër anët e
botës, gjatë faljes së pesë kohëve të namazit; shih: kibla.53 Qabe – ndërtim në trajtë kubi në Mekë,
ngelun që prej kohës së Ibrahimit dhe të Ismailit, q’as kohe tempull venerimi dhe cak
pelegrinazhi për idhujtarët para profetit Muhamed a.s e tash për krejt Islamin. Besimtarët
mysliman të krejt botë kur lidhen me u falë marrin qëndrim në drejtim të këtij tempulli.
Përfshihet nga kjo fjalë edhe në fjalorët e junggut 14 dhe të busettit 155.54
R - Ramazn: (arab.) – “Ramadan” – muaj i agjërimit Islam, muaji i nëntë i kalendarit sipas
Hixhëretit.55 Ramazan-i m. Gjithkund; përjashtim banë sllade e folmja e Çamërisë që e shqipton
me ndërrim fonetik në dy zanore e para Ramazan...56
48 Morina,vep. e cit., fq. 67.49 Morina,vep. e cit., fq. 79.50 Dizdari, vep. e cit., fq. 715.51 Morina,vep. e cit., fq. 82.52 Dizdari, vep. e cit., fq. 782.53 Morina,vep. e cit., fq. 82.54 Dizdari, vep. e cit., fq. 782.55 Morina,vep. e cit., fq. 83.56 Dizdari, vep. e cit., fq. 832.
26
R - Ruku: (arab. ) – Kërrusje, përkulje, pjesë e namazit e cila kryhet duke qëndruar në këmbë
me boshtin e kurrizit të shtrirë përpara, për afër nëntëdhjetë shkallë dhe krahët e mbështetur në
gjunjë.57
S - Sadakë: ( arab.) – lëmoshë, ndihmë joobliguese, por e rekomanduar material ndaj të
varfërve.58 Sadaka – lëmoshë që u ipet të varfërve nga mëshira, në të holla në sasinë e dëshiruar. 59
S - Sunet: (arab.) – Tradita, praktika, zakoni, mënyra e jetës. Përvoja e Pejgamberit a.s, e cila
nënkupton atë që Pejgamberi a.s. e ka vepruar, duke folur, apo e ka lejuar në heshtje; ibadeti, të
cilin Pejgamberi a.s vazhdimisht e ka vepruar ”sunneti muekede” ( suneti i fortë ) si dhe ato, të
cilat nganjëherë i ka lënë “sunneti gajri muekkede” (suneti jo i fortë ).60 Sunet – lutje ose çdo
tjetër veprim fetare jo e urdhënume prej Kur’anit, por që muslimanët e mirë e praktikojnë në
përngjasim dhe respekt të këshillave dhe të veprave të vetë profetit, traditë; ...61
SH - Sheriat: (arab.) – Termi sheriat kryesisht ka dy kuptime kryesore: 1. Sheriati “rruga,
shtegu, drejtë burimit, rruga që ndiqet dhe jep kuptimin e perceptimit gjithëpërfshirës të krijimit,
ekzistimit dhe vdekjes dhe mënyra e jetës që del nga ajo. Kjo përcakton “ si të jesh musliman”. 2.
Sheriati për usulistët dhe juristët është tërësia e parimeve të përgjithshme të së drejtës islame e
nxjerrë nga dy burimet themelore, Kur’ani dhe Syneti dhe përdorimit të Ixhmait dhe të Kijasit
dhe të burimeve dytësore: istisanit, dhe istislahit, istishabit, urfit . 62 Sheriat – m. a) Rruga e
vërtetë, rruga e drejtë; b) Ligja shejte për bashkimin e një kombi a populli që mbështetet në
urdhnesa e ndalesa hyjnore; c) veçanërisht ligj fundamentale që qëndron krahasueshëm me ajetet
Kur’anor, hadithe profetike me koncilet popullore dhe me studimet e cenueshme e të thellueshme
të prisave e dijetarëve të çquem të islamit.63 Ilustrim (3) ( Legjislacioni Islam ka katër burime
kryesore e mbështetje: Kur’anin si libër hyjnor, sunnet – në sunetin, fjalën e profetit, vendimet e
të katër imamëve të mëdhenj, e të ligjëvuesës islame ( hanefi, shafi, hambeli, maliqi ), dhe
mbledhjen e popullit ( të çdo kombësie e ngjyre ), përfaqësues me pjesëmarrjen e dijetarëve të
çquem të Islamit për të vendosë mbi pikat kryesore të doktrinës dhe të dispozitave të sheriatit.
(kështu të paktën në themel ).
57 Morina,vep. e cit., fq. 84.58 Po, aty, fq. 85.59 Dizdari, vep. e cit.,, fq. 856.60 Morina,vep. e cit., fq. 89.61 Dizdari, vep. e cit., fq. 935.62 Ibrahimi, vep. e cit., fq. 101.63 Dizdari, vep. e cit., fq. 965.
27
SH - Shura: (arab.) – Kuvendim, këshillim, konsultë; marrëveshje; institucioni islam për
marrëdhënien e vendimeve të rëndësishme dhe për zgjidhjen e problemeve të rëndësishme.64
Shura – në “ mbledhje, megjlis, vend, shesh ku mbahen mbledhje, këshill, kuvend“65
T - Takva: (arab.) – Devotshmëri, përkushtim, kujdes i përhershëm që të bëhet mirë dhe të mos
bëhet keq.66 Që ka nderim e dashuri të thellë për dikë a për diqka që është besnik deri në fund
ndaj tyre; që vepron e punon me devocion; që shprehë devocion. Mësues i devotshëm, zemër e
devotshme.67
T - Tefsir: (arab.) – Komentimi; disiplina shkencore që merret me studimin e llojeve dhe të
metodave të komentimit të Kur’anit.68 Tefsir-i m. Fetare: Të shkoqitunit dhe të zhdrivllim i
përmbajtjes së Kur’anit. Interpretim, komentim i domethënies, të deklinimeve, të terminologjisë
gjuhësore, të shkaqeve të frymëzimit të ajeteve me historikun e duhur dhe të tjera rrjedhime e
veqantia; komentar i Kur’anit; dituni që të udhëhjekë në rrugët e rregullat për tu skarue me
përmbajtjen e tij. “ Tefsiri i Kur’anit “, titull i një libri dy volumesh i shqipërum prej H.Ibrahim
Dalliut, dhe botim në emën të Komunitetit Mysliman.69
T - Tavaf: (arab.) – Një prej kushteve të haxhit është tavafi, i cili kryhet duke u sjellë 7 herë
rreth Qabesë. Tavafi – zijareh është i njohur si tavaful-ifada. Kushti tjetër për pranimin e haxhit
është edhe veshja ihramit dhe qëndrimi në Arafat.70
U - Umet: (arab.) – Popull, bashkësi, në traditën muslimane kjo shprehje kupton të gjithë
muslimanët e botës. E kundërta e um-metit është asabijja, lëvizje e arabëve e cila pretendon se
arabët dhe gjuha arabe janë më të mirët, dhe shu’ubijja, lëvizje e persianëve, e cila pretendon se
kultura dhe gjuha perse është më e mira.71
U - Umra: (arab.) – “Haxhi i vogël”, të cilin myslimanët e bën duke e vizituar Mekën gjatë
gjithë vitit, për dallim prej haxhit që kryet në kohë të caktuar. Gjatë umrës nuk shkohet në
Arafatë.72
64 Morina,vep. e cit., fq. 92.65 Dizdari, vep. e cit., fq. 975.66 Ibrahimi, vep. e cit., fq. 102.67 F.Gj.s.sh, e cit, fq. 230.68 Morina,vep. e cit., fq. 93.69 Dizdari, vep. e cit., fq. 1008.70 Morina,vep. e cit., fq. 93.71 Ibrahimi, vep. e cit., fq. 108.72 Morina,vep. e cit., fq. 95.
28
V - Vahji: (arab.) – Shpallje, frymëzim. Në Kur’an vahji ka kuptimin e shpalljes së Zotit të
dërguar pejgamberëve të zgjedhur gjatë historisë për gjininë njerëzore, sikurse është Muhamedit
a.s. me Kur’anin. Kemi katër libra të shpallur. Tevratin për Musain, Zeburin, për Davudin,
Inxhilin për Isain dhe Kur’anin për Muhammedin a.s.73
V - Vaxhib: (arab.) – term fetar: detyrë, praktikim i detyrumë për tu kryer simbas sheriatit,
pothuej në një grade me farzin (shih farz ). Fjala e dy bajrameve, ndamja e fitrave, ramja tekbir,
falja e disa reqateve të namazit ( si ata tre të vitrit ) janë vaxhib.74Veprat e detyrueshme nga Zoti,
kryerja e të cilave shpërblehet, kurse moskryerja e të cilave ndëshkohet.75
XH - Xhemat: (arab.) – Grup, grumbull njësia themelore e organizuar e bashkësisë islame, të
cilën, sipas rregullit, të përbëjnë grupi prej njëqind familjeve të organizuara mes vetë për t’i kryer
obligimet e përbashkëta islame, grup i besimtarëve në namazin e përbashkët në xhami apo në
ndonjë vend tjetër. 76Të grumbullueshem njerëzish; komentet; shumicë besimtarësh të bashkuem
në faltore për të kry faljet së toku, tue iu ujdisë e tue u lidhe mbas imamit; për të ndigjue
mevludin, predun etj. Grumbull, kortesh që përcjell një të vdekur në varrim, para 40 vjetësh:
hafizat me za e me kame të përmallshëm, e vazi i myderrizit mbrapa, banë që në Xhaminë e
Hyneqarit të grumbullohet xhematë sa si zen vendi. I lumi ai për veti, të shumtat e vakteve i falë
me xhematë; në bashkari në faltore e jo individualisht në shtëpi a ngjeti.77 Ilustrim(4) ( Nga të
gjithë të falmet e detyrueshme, si ato të Xhumasë (Premtes ) dhe të dy Bajrameve janë të
domosdoshme të ushtrohen me xhemat (në grumbull, me bashkari ) në Xhami, d.m.th... s’mund
të falen individualisht. Për të tjerat vakte, falja në grumbull e bashkari ashtë fakultative, por me
konsideratë e me shumë hire për ata që i kryen me xhemat.
XH - Xhihad: (arab.) – Angazhim, përpjekje. Luftë për të fituar kënaqësinë e Allahut. Përpjekje
e brendshme që të ndryshohen shprehitë ose sjelljet e këqia në shoqërinë islame ose të individit.
Në kuptimin më të gjerë xhihad do të thotë çdo aktivitet për të vendosur balancimin në jetë, në
pajtim me normat silame. 78 Xhihadi-je f. Vjet. Monedhë e preme dhe e nxjerrun në qarkullim në
mbretnimin e Sulltan Mahmutit II, për të përballue shpenzimet e luftës, në ar. xhihad “luftë në
dalëzotje të fesë”.79
73 Ibrahimi, vep. e cit., fq. 109.74 Dizdari, vep. e cit., fq. 1082.75 Ibrahimi, vep. e cit., fq. 110.76 Morina,vep. e cit., fq. 99.77 Dizdari, vep. e cit., fq. 1106.78 Ibrahimi, vep. e cit., fq. 114.79 Dizdari, vep. e cit.,fq. 1118.
29
30
Kapitulli III “Fjalët arabe në aspektin
edukativo – arsimor”
4. fjalët arabe në aspektin edukativo – arsimor
Në aspektin e përgjithshëm, Kur’ani vetë paraqet një, vlerë të jashtëzakonshme edukative-
arsimore. Kthesat dhe zhvillimet cilësore në histori fillimet i kanë pasur dhe i kanë në edukatë, në
përpunimin shpirtëror të njerëzve. Progresi teknik e material, veçanërisht ai që po e përjeton bota
sot, pa një jetë të pasur shpirtërore e morale rrezikon ta kthejë njeriun në një robot.
Pikërisht për këtë, shfaqen me të madhështinë e vet vlera edukative e Kur’anit, ai parashtron
parime edukative për njerëz të çdo kohe të çdo vendi të çdo race e klase. Kur’ani, para së gjithash
synon ta edukoj njeriun që të bëhet njeri, në kuptimin e plotë të fjalës.
31
Mirëpo, se si kanë ndikuar fjalët arabe në aspektin edukativo-arsimor themi se shqipja në
sistemin e arsimit te shqiptarët, se paku në fillet e saj, rrjedhimisht kishte pozitën e një gjuhe e
cila në shkolla e edukimit e të arsimit islam përdorej, në rastin më të mirë, në mes orëve të
mësimit.
Çështja e përkthimit të letërsisë fetare nga Gjuha e Shpalljes ( gjuha arabe ) në gjuhë të popujve
është diskutuar mjaft, duke u vështruar, më së shumti, nga aspektet jashtëgjuhësore e letrare, nga
institucionet fetare e përfaqësuesit e këtyre institucioneve.
Nëse mund të thuhet se në shumicën e dijeve, shkencave e niveleve të ndryshme, gjuha letrare
shqipe i kaloi shumicën e fazave të gjuhës standarde, në literaturën fetare islame, procesi i
zhvillimi të gjuhës letrare është në nisje, madje çuditërisht në fazën e parë, në zgjedhjen e
variantit i cili do të jetë bazë për krijimin e gjuhës standarde.
Ekzistojnë variante të ndryshme të gjuhës shqipe ( me dy variante mbizotëruese: gegërishte e
toskërishte letrare, të ngarkuar me huazime turke ), në të cilën është shqipëruar letërsia letrare.
Prova e parë serioze e zgjedhjes pozitive të variantit gjuhësor në përkthimin e literaturës fetare,
është shqipërimi i Kur’anit në gjuhën shqipe letrarë. Ndërkaq, gjuha e arsimit dhe e edukimit si
dhe e ceremonive fetare ende mbizotëron nga gjuha e fesë, e ndikuar nga turqishtja duke arrit një
nivel komunikimi të vështirësuar në mes kolektivit.
Më poshtë do të japim fjalët më të rëndësishme sa i përket ndikimit të tyre në aspektin edukativo
– arsimor. Fjalët që do t’i trajtojmë në vazhdim, do të jenë të renditura sipas, abc.
A - Akl: (arab.) – Arsye, mendje, inteligjencë; perceptim, mendim, nus, racio, intelekt, gjuhë e
jashtësisë, pafuqia e perceptimit dhe e shprehjes së qenësisë së të vërtetës, gjykim i gjërave çfarë
janë. Sipas disave, akl është mjet natyror i njohjes së të vërtetës dhe të gabimit, pavarësisht nga
autoriteti i Shpalljes. Edhe pse shpesh akli (arsyeja) dhe nakli (tradita ) interpretohen si
përjashtues të njëri- tjetri, në Islam (Kur’an dhe Hadith) akli dhe nakli paraqesin një tërësi dhe
secili vepron në domenin e vetë. Në filozofinë islame dhe në tesavuf akl është arsyeja
metakozmike, kozmike dhe arsyeja mikrokozmike njerëzore. Akl’ul-evel – intelekti i parë.
Akl’ul-feaal – intelekti veprues. Akl’ul-kamil – intelekti i plotë, i përsosur. Akl’ul-meas – arsyeja
e lidhur për ahiretin etj.80 Ilustrim (5) ( 1. Që ka arsye “akl”; Që arsyeton drejt, Që gjykon e
vepron në mënyrë logjike, i logjikshëm. Qenie e arsyeshme. Njeri i arsyeshëm. 2. Që bazohet në
arsye, I matur e i peshuar mirë; që shpjegohet me një shkak a me një arsye, i përligjur; jo i
80 Ibrahimi, vep. e cit., fq, 14.
32
tepruar; i pranueshëm. Mendim ( veprim ) i arsyeshëm. Zgjidhje e arsyeshme. Mungesë e
arsyeshme. Çmim jo i lartë, Çmim i arsyeshëm, Në kushte të arsyeshme. E quaj ( e gjej ) të
arsyeshme.
D - Daru’ul – hadith: (arab.) – Dituritë islame mësoheshin nëpër xhami, por nga shekulli X-të e
pas vërejmë tendencën e hapjes së shkollave të specializuara, si Dar’ul-hadith e hapur në Damask
nga Ata-bej Nuruddini, në vitin 1173.560 h. Janë hapur edhe shumë shkolla të tjera në qytete të
ndryshme.81
D - Daru’ul – hikme: (arab.) – Shtëpia e urtësisë. Akademi të tilla filluan të hapen qysh në
shekullin e IX-të, sikurse El –Me’muni në Bagdad, të cilën e udhëhiqte El – Kindiu. Një akademi
të ngjashme e themeloi El – Hakimi, në vitin 1021.411 h.82
D - Daru’ul – Islam: (arab. ) – Njësi administrative në të cilën sundon shteti dhe sheriati islam.
Vendi dhe popujt nën pushtetin musliman. Bota muslimane.83 Vendi i Islamit.84
D - Daru’ul – Kurra: (arab. ) – Shkollë e specializuar në të cilën mësohet Kur’ani në shtat apo
dhjet lexime (kiraete).85
D - Daru’ul – Harb: (arab. ) – Vendi i luftës; territor që iu nënshtrohet veprimeve ushtarake, në
këtë territor muslimanët nuk gjykohen me sheriat dhe nuk kanë mbrojtje përkatëse.86
D - Defter-i – hakan: ( arab.) – Grumbull regjistrash në të cilën gjatë periudhës osmane të
hilafetit janë shënuar rezultatet e regjistrimeve të kryer nga fillimi i shekullit të XVII – të, çdo 30-
40 vjet.87
D - Ders’hane: ( arab.) – Dhoma e mësimit, klasa e mësimit; mësonjëtore.88 Ders-i m. Mësim,
studim leksion, topitje; vend ku mësohet, studiohet. Para 45 viteve fjalë komune në qarqet
mësimor e sidomos, sot s’dëgjohet ma: vëni vesh dersit se nuk89 dota kesh mirë me hoxhen. Me
marrë ders, me mësue, me zan dersin në mejtep. Muderrizi jep ders në Medrese.
81 Po aty, fq, 28.82 Po aty, fq, 28.83 Po aty, fq, 28.84 Morina,vep. e cit., fq, 38.85 Ibrahimi, vep. e cit., fq, 29.86 Po aty, fq. 28.87 Po aty, fq. 29.88 Morina,vep. e cit., fq. 39.89 Dizdari, vep. e cit.,fq. 207.
33
E - Edeb: (arab.) – Edukatë; metoda e sjelljes së myslimanit, sjellje e vërtetë në suaza të
parimeve islame. Rregullat e sjelljes dhe diturisë në situata të caktuara. Më vonë shprehja ‘edeb’
u lidh më tepër me kulturën letrare. Fjala ‘edeb’ sot përdoret për letërsinë arabe dhe për atë
botërore.90 Edeb – moral sjellje, edukatë, njerëzi, turp; p.sh sillet me edep, me mbulue edepin, i
ka luejt çereku, zbulon edepin në sy të hallkut.91
E - Ehl’ul – hadith: (arab.) – Prestarë të zjarrtë të Kur’anit dhe të Hadithit. Përfaqësues kryesor
i tyre është Ahmed ibn Hambeli.92
E - Esh’arit: (arab.) – Shkollë besimore në historinë islame dhe pas maturdinjve, shkolla më e
njohur te muslimanët. Themelues i saj ishte Ebu-l – Hasan El –Esh’ariu. Ai numërohet edhe ndër
themeluesit e kelamit sunit. Në fillim ishte mu’tezilit, kurse më vonë evuloi në hambelit më
liberal.93
F - Fakih: (arab.) – Ekspert juridik, ekspert për të drejtën e sheriatit islam.94
F - Fatiha: (arab.) – Hapje; kaptina e parë e Kur’anit, e cipa përbëhet prej shtatë ajeteve. 95
Fatiha-ja f. Tem. Fet: Kapitulli i parë i Kur’anit, të cilin muslimanët e recitojnë me atë bindje
sikur te krishterët Pater noste. Këndohet në çdo reqat të namazit si dua kryesore mbas të falunit.96
F - Felsefe: (arab.) – Filozofia; fjalë greke e arabizuar që do të thotë filozofi, urtësi. Fejlesuf
quhet filozofi. Filozofët më të njohur muslimanë janë: Kindiu, Farabiu, Ibn Sinai, Gazaliu, Ibn
Rushdi, Ibn Baxha, Ibn Tufejli, Ibn Miskevejhi, Ibn Halduni, Afganiu, Ikballi, M.Abdurraziku
etj. Një pjesë e juristëve muslimanë i janë kundërvënë filozofisë duke e konsideruar si shkencë
joislame.97Filozofi – sintagmë e përdorur për herë të parë nga Volteri, që nënkupton një histori
kritike ose shkencore, një tip të mendimit historik, me anë të të cilit shkencëtari përmbledh
mendimet e tij, në vend që të përsëris çdo lloj historie që gjendet nëpër librat e vjetra. 98
F - Fikh: (arab.) – E drejta, jurisprudenca islame. Studimi dhe aplikimi i ligjeve islame. Përfshin
dy fusha të përgjithshme të cilat bazohen në akcese të ndryshme dhe kundërshtuese
90 Morina,vep. e cit., fq. 43.91 Dizdari, vep. e cit., fq. 245.92 Ibrahimi, vep. e cit., fq. 44.93 Po aty, fq. 38.94 Morina,vep. e cit., fq. 47.95 Po aty, fq. 47.96 Dizdari, vep. e cit., fq. 267.97 Ibrahimi, vep. e cit., fq. 40.98 Ali Pajaziti, “Fjalor i Sociologjisë”, Prishtinë, 2009, fq 187.
34
metodologjike: ibadatin – ritualet, ku është e lejuar vetëm ajo që është përcaktuar dhe
muamelatin – punët shoqërore, ku është e lejuar çdo gjë, përveç asaj që shprehimisht është e
ndaluar. Shih “fakih”.99
F - Fikh’ul - Ekber: (arab.) – Vepra më e njohur e Imam Ebu Hanifës në fushën e akaidit dhe
një prej veprave më të rëndësishme në historinë e besimit islam. Vepra është përkthyer e
komentuar në shumë gjuhë të botës, por edhe në gjuhë shqipe.100
F - Fikr: (arab.) – Mendim, përsiatje, meditim.101 Shembull: “Më duel fare nga fiqiri: harrova.
As që më vete në fiqir. Mblidh fiqirë: mledh mendjen. Ma sjell në fiqir. m’a kujto”.102
H - Hudd: (arab.) – Shkrues, dijetar, mësues.103
H - Hadith: (arab.) – Transmetimi në të cilin përcillen fjalët e Muhammedit a.s, ose në të cilin
është përshkruar ndonjë vepër apo pajtim i tij. Në filozofi hadith do të thotë ajo që bëhet, që
ndodh, e përkohshmja. Hadithi ndahet në dy grupe: hadithi kudsij- hadithi i shenjt, në të cilin
Muhamedi a.s. i thotë fjalët e Allahut me domethënie e jo shprehimisht dhe hadithi sherif –
hadithi i nderuar, në të cilin flet vetë Muhamedi a.s. Hadithi merret me përmbajtjen e Kur’anit,
me jetën shoqërore dhe fetare dhe me përditshmërinë e zakonshme. Hadithi është burimi i dytë i
Sheriatit. Prej veprave të para të hadithit është Musnedi i Ebu Hanifes, kurse veprat më të njohura
të hadithit janë Sahihu i Buhariut dhe Sahihu i Muslimit.104Hadis-i m. dhe hadith. term. Fetare:
tradicion, gojëdhanë; fjalë të prejardhuna nga goja e Profetit dhe të transmetueme prej
mbasardhësve dhe bashkëjetesave të tij. Rryma e hadiseve në shekujt e parë të islamit ka qenë
objekt diskutimi e konstatimi, sepse ka pasë hadise të sakta por edhe të zbukurume mbrapa, e bile
disa edhe të rrejshme. Këta tre, kush e di cilës anë i përkasin: “Kërko ose lyp diturinë prej djepit e
deri në vorr”, “Kërkoje dijen edhe sikur në Kinë qoftë”.105
H - Hafith: (arab.) – Mbajtës, ruajtës, rojtar; ai i cili e ka mësuar dhe e ruan Kur’anin
përmendësh në kujtesën e tij, ndërsa hifdh quhet vetë procesi i të mësuarit përmendësh; një nga
99 Ibrahimi, vep. e cit., fq. 42.100 Ibrahimi, vep. e cit., fq. 42.101 Po aty, fq 42.102 Dizdari, vep. e cit., fq. 276.103 Ibrahimi, vep. e cit., fq, 50.104 Po aty, fq, 44.105 Dizdari, vep. e cit., fq. 323.
35
emrat e bukur të Allahut.106Hafuz term. dhe titull fetar: ruajtës i përmbajtjes së Kur’anit. Ai që
zenë dhe din përmendësh tekstin e librit që u tha. 107
H - Hatib: (arab.) – Orator, ai i cili e mban hutben ditën e xhuma.108Tatib-i m. Hoxha i caktuem
për të këndue hytben dhe për të ba predikun e të Premtes në Xhami. 109
H - Hatma: (arab.) – Hatm, emërtim teknik për recitimin e tërë Kur’anit.110Hattme-ja f.
Përfundim i leximit të Kur’anit prej fillimit deri në mbarim. Në muajin e ramazanit xhaminat
kryesore mbyllin, zbresin hatme nga leximi përmendësh i krejt Kuranit prej hafizash që i
pjestojnë faqesh ( nga një gjys në ditë ).111
H - Hikmet: (arab.) – Urtësi, filozofi; emër te myslimanët.112 Sjellje e urtë, të qenit i urtë, Sillet
me urtësi. Dje e thellë dhe e gjerë, e fituar nga përvoja e gjatë e jetës; gjykim i urtë; mençuri,
maturi, pjekuri. Urtësia popullore drejton (udhëheqë me drejtësi ).113
H - Hoxha: (arab.) – Shkrues, dijetar, mësues.114 Hoxhë-a m. (pers.-mësues feje; tur. hoca ) titull
që i ipet intelektualëve myslimanë; ai që ka këtë titull që vishet me xhybe e me çallmë dhe kryen
shërbimet fetare.115 Mësues-i m.sh. Ai që jep mësim në një shkollë tetëvjeçare a të mesme,
arsimtar, mësimdhënës. Ai që shquhet në një fushë të caktuar të dijes a veprimtarisë shoqërore,
ndikon te të tjerët dhe merret si shembull për t’u ndjekur; udhëheqës; udhërrëfyes, mësues
gjenial.116
H - Hutbe: (arab.) – Lajmërim fetar në xhami, ditën e xhuma, me karakter këshillimi, edukimi
dhe mësimi.117 Njoftim i shkurtër që ia japim dikujt për diçka të re ose që ai nuk e di. 118
I - Ihlas: (arab.) – Sinqeriteti, pastërtia; predikimi i fesë me sinqeritet, pa përzierje politeizmi
dhe besëtytnie.119
106 Ibrahimi, vep. e cit., fq, 44.107 Dizdari, vep. e cit., fq. 324.108 Ibrahimi, vep. e cit., fq, 48.109 Dizdari, vep. e cit., fq. 370.110 Ibrahimi, vep. e cit., fq, 48.111 Dizdari, vep. e cit., fq. 370.112 Morina,vep. e cit., fq. 54.113 F.Gj.s.sh, e cit, fq. 1411.114 Ibrahimi, vep. e cit., fq, 50.115 F.f.sh.h vep. e cit., fq, 318116 F.Gj.s.sh, e cit, fq. 780.117 Ibrahimi, vep. e cit., fq, 50.118 F.Gj.s.sh, e cit, fq. 644.119 Morina,vep. e cit., fq. 57.
36
I - Ihsan: (arab.) – Dashamirësi, mirësi, njerëzi, sjellje e mirë, sjellje e hijshme; mirësjellje;
gatishmëri, (koncept i rëndësishëm Kur’anor ).120 Dashamirësi f. Të qenit mirëdashës,
mirëdashje; kund. Dashaligësi, keqdashje. Sillet me dashamirësi.121
I - Ilm: (arab.) – Dije, dituri, urdhëresa e parë e Kur’anit drejtuar njerëzve (Ikre – leximi).
Muhammedi a.s. thotë: “Një nga shenjat e Ditës së Gjykimit është ajo kur dituria do të zhduket,
kurse mosdija do të shfaqet”.122 Ilëm-i m. Dituni, shkencë. Me këtë kuptim në krejt truallin
shqiptar nëpër qytete sidomos para 35 vjetësh. “Në fjalorin etm. Të G. Mayerit 159. Ilmi.
“dituni”, kjo fjalë duket se ka hy direkt nga arb. Ilm nëpërmjet hoxhallarëve ndoshta, se në tur.
thuhet ilim.”123 Dituri mb. Që ka njohuri të gjera e të thella, që di; që është shumë i aftë e i zoti në
punën e vet; i mençur. Është shumë i ditur. Që dihet ai njëher prej të gjithëve, i njohur. Gjë e
ditur. Ai bëjë të ditur dikujt e njoftoj, e vë në dijeni .... Ai që di shumë, dijetar etj.124
I - Imam: (arab.) – Prijësi në namaz, udhëheqësi i namazit të përbashkët. Prijësi i një bashkësie i
një shteti. Imam ka edhe kuptimin e një dijetari që ka lënë gjurmë në histori në fushën e caktuar
të dijes, sikurse është Imam Ebu Hanifes, Imam El-Maturidiu, Imam El – Gazaliu. 125 Imam-i m.
Historikisht: dijetar, prijës në çështje fetare; prelat, pontific.126
I - Insan: (arab.) – Njeriu, qenia njerëzore. Sipas sufizmit, njeriu është trungu i fuqisë. Njeriu
është krijuar në botën e fotografisë, por ka ekzistuar gjithnjë në botën e dijes. Njeriu është krijuar
në botën e të dukshmes, por ka ekzistuar gjithnjë në botën e dijes.127
I - I’xhaz’ul-Kur’an: (arab.) – Karakteri i paarritshëm i Kur’anit. Kur’ani është mrekulli edhe si
shkronjë, edhe si domethënie, edhe si aktualitet transkohor.128
I - Ixhma: (arab.) – Konsensus i juristëve mysliman lidhur me ndonjë çështje juridike, që nuk
është zgjidhur në mënyrë eksplicite në Kur’an e as në sunnet; burim i tretë i të drejtës islame.129
120 Po aty, fq. 57.121 F.Gj.s.sh, e cit, fq. 214.122 Ibrahimi, vep. e cit., fq, 54.123 Dizdari, vep. e cit., fq. 415.124 F.Gj.s.sh, e cit, fq. 245.125 Ibrahimi, vep. e cit., fq, 55.126 Dizdari, vep. e cit., fq. 417.127 Po aty. Fq 56.128 Ibrahimi, vep. e cit., fq, 58.129 Morina,vep. e cit., fq. 60.
37
I - Ixhtihad: (arab.) – Tekstualisht do të thotë përpjekje apo angazhim, kurse si term do të thotë
angazhimi i individit të kualifikuar, myslimanit dhe myslimanes, për të arritur te zgjidhja e
ndonjë çështjeje të hapur juridike. Shekujve të fundit institucioni i ixhtihadit është anashkaluar
duke ia mbyllur dyert. Ekzistojnë disa lloje ixhtihadesh: “mutllak” ( i përgjithshëm), “mustekil”
( i pavarur ) etj...130
J - Jekin: (arab.) – Dije e sigurt, e vërteta e sigurt, pa dyshim.131
K - Kadi: (arab.) – Kadiu, gjyqtari që aplikon vendimet e sheriatit dhe të ligjit civil (Kanunit .
Kadillëku – zra e kadiut.132 Kadi-u m.sh Kadilerë: Hoxha gjyqtarë i ligjës myslmane, që në kohën
e sundimit osman gjykonte dhe vendoste sipas sheriatit për punë civile dhe fetar. Deri në kohën e
Tanzimatit gjykonte mbi çdo dava dhe proces; mbas Tanzimatit me hymjen në fuqi të mexhelesë,
ka veprue sallde për kunorzime ç’kunorzime, trashëkimia e nafaka, dhe me kodin civil ka pushue
së qeni si institucion. 133 Gjykatës-i m.s Gjyqtarë ai që jep një mendim a vlerësim përfundimtarë
për një çështje ose për dikë. Papulli është gjykatësi më i drejtë.134
K - Kaside: (arab.) – Poemë, këngë e vjetër arabe.135
K - Katib: (arab.) – Sekretar, shkrues, shkrimtar. Gjatë historisë, kjo shprehje edhe përdorur në
kuptime të ndryshme.136 Katib – Mjeshtër i fjalës i cili shkruan vepra letrare artistike etj.137
K - Kelam: (arab.) – Të folur, bisedë, kuvendim. Shkenca e teologjisë islame e njohur si
Shkenca mbi njësinë e Zotit. Elementet e para të kësaj shkence i vërejmë qysh pas vdekjes së
Muhamedit a.s. në çështjen e trashëgimtarit të Muhamedit a.s. Kemi edhe çështje të tjera, si
vullneti i lirë, është apo nuk është Kur’ani fjalë e Zotit etj. Me intensifikimin e këtyre
polemikave, dolën në skenë dijetarët e për seriozë, sistematikë, që dhanë mendimet e tyre. Ndër
dijetarët më të mëdhenj në historinë e kësaj shkence janë: Ebu Hanife, Tahaviu, Esh’ariu etj. Për
arsye se muslimanët i kanë dhënë rëndësi pikëpamjes praktike më tepër se asaj teorike, për
kelamin thuhet se është më shumë ortopraktik se sa ortodoks. Merret me çështjen e perceptimit të
Zotit, të vullnetit të njeriut dhe të lirisë së veprimit, të sunduesit të muslimanëve pas vdekjes së
130 Po aty, fq 60.131 Ibrahimi, vep. e cit., fq, 63.132 Po aty, fq, 61.133 Dizdari, vep. e cit.,, fq. 469.134 F.Gj.s.sh, e cit, fq. 446.135 Morina,vep. e cit., fq. 63.136 Ibrahimi, vep. e cit., fq, 62.137 F.Gj.s.sh, e cit, fq. 1260.
38
Muhammedit a.s. etj. Krahas aspektit fetar, kelami pati rëndësi edhe në aspektin social e
politik.138
K - Kiraet: (arab.) – Mënyra e lexim-këndimit (recitimit ) të Kur’anit, e kontrapunktit dhe e
vokalizmit të Kur’anit.139
K - Kitab: (arab.) – Libri; shpallja e Zotit për njerëzimin në formë të librit; shih: Kurani, Inxhili,
Tevrati, Zeburi, ehull-kitab; qitapa.140
K - Kur’an: (arab.) – Shpallja e fundit nga ana e Allahut të madhërishëm në formë libri, e cila i
është dhuruar njerëzimit nëpër mes pejgamberit të fundit Muhamedit a.s. në gjuhën arabe në një
periudhë kohore prej 23 vitesh, aq sa zgjati edhe misioni i Pejgamberit a.s. Kur’ani i përmban
114 sure dhe mbi 6 mijë ajete, filloi të shpallet rreth vitit 610 dhe është libri i fundit hyjnor. 141
Kur’an – i m. Libri i shenjtë i muslimaneve që besohet si i sbrytun ajete me frymëzim e revelatë
hyjnore Profetit Muhammed. Rrjedh nga fol. Kara’a (që d.m.th me lexue, me recitue ).142
M - Medrese: ( arab.) – Institucion edukativo-arsimor ku mësohen shkencat islame. Shkollë e
mesme dhe e lartë islame, në të cilën përgatiten imamët e ardhshëm, hatibët dhe mualimët
( mësuesit ). Edhe sot, në trojet shqiptare, shkollat fetare islame njihen me këtë emër. 143
Medreseja si institucin arsimoro-edukativ, lindi tek arabët nga të cilët më pas e marrin selxhukët
e prej tyre e marrin osmanlintë të cilët e sjellin në Ballkan, pra edhe në Kosovë. Ndër medresetë
më të vjetra ndër ne është Is’hakija në Shkup, vakufi i së cilës është legalizuar më 1444, e më
vonë, me 1468 është legalizuar vakufi i Isa Beut kur edhe është themeluar Medreseja e tij. Në
Prizren kah mesi i shek. XVI themelohet Medreseja e Mehmed Pashës si shkollë e lartë fetare, e
cila ka luajtur rol të madh në jetën kulturore-arsimore në jetën e shqiptarëve të këtyre anëve. Në
shek. XVII ka pasur medrese gati në të gjitha qytetet e Kosovës. Ato gjithnjë e më shumë
shtoheshin, kështu që më vonë, më 1874 Prizreni i ka patur 4 Medrese, Prishtina – dy, Gjakova -
dy, Peja - dy, Gjilani – një, Vushtria – një. Gjithashtu në pjesën e dytë të shek. XVIII, në Gjakovë
funksiononte Medreseja e Madhe, e cila, poashtu, ka luajtur rol të rëndësishëm në arsimimin e
muslimanëve shqiptarë sidomos të asaj ane. Në këto medrese janë mësuar lëndë fetare- dinije si:
138 Ibrahimi, vep. e cit., fq, 62.139 Ibrahimi, vep. e cit., fq, 64.140 Morina,vep. e cit., fq. 64.141 Po aty, fq. 65.142 Dizdari, vep. e cit., fq. 568.143 Po at, fq. 68.
39
Kur’ani me tefsi, hadith, akaid, fikhu me të gjitha disiplinat e tija dhe lëndë të tjera dynjavije si
gramatika dhe sintaksa arabe, retorika, logjika etj.144
M - Mekteb: (arab.) – Fjalë për fjalë do të thotë: “shkolla në të cilën bëhet mësimi i shkrim-
leximit”. Në traditën islame, kjo fjalë nënkupton institucionin e mësimit të doktrinës së Islamit
dhe të Kur’anit. Paraqet fazën e parë të arsimimit fetar islam joobligativ.145 Mejtep – i m.
(vjetrume), me zbutje të k:j në silabë të parë: ndërtesa dhe instituti ku jepeshin mësime në kohë të
sundimit osman, mësojtore, shkollë.146
M - Minber: (arab.) – Piedestal prej së paku tri shkallëve në anën e përparme të djathtë të këndit
të xhamisë, nga i cili hatibi u drejtohet të pranishmëve ditën e premte gjatë faljes së namazit të
xhumasë si dhe gjatë namazeve të bajrameve.147 Minber-i m. Tribuna me 10-12 kambë shkallë e
ndërtueme kah kreu i xhamisë e në të djathtën e saj, mbi të cilën imami (hatibi) ligjëruesi në çdo
ditë të premte dhe në të dy bajramet, në kohet e caktume, hypë deri në gjysmën e shkallëve ku
këndon hydben dhe mban një predikim të zgjedhur por të shkurtë, në këso rastesh (predikimet e
zakonshme). Nga fjala ar. nabara “ me çue, m’u ngritë “.148
M - Muderris: (arab.) – Personat e aftë për të ligjëruar në medrese. Gjatë sundimit të Mehmedit
II ekzistonin 6 nivele të muderrisëve, kurse gjatë sulltan Sulejman Ligjvënësit ekzistonin 12
nivele. Këta posedonin toka të caktuara, varssisht prej nivelit që kishin dhe mund të avanconin
deri në postin e kadiut dhe shejh’ul-islamit.149 Muderris – zi m. Profesor medresej në tëologji
dhe në arabisht. Hoxhë i rangut ma të çquem, predikator i indigjuem ( nëpër faltore ) ar. muderris
nga ders ( mësim ).150
M - Muezin: (arab.) – Ai i cili e thërret ezanin për namaz. Personi i dytë në xhami pas imamit.
Ndihmësi i imamit. 151 Myezin- i m. Hoxha i dorës së tretë ose edhe çdo njeri i popullit i
përshtatshëm dhe i ngarkuem prej tij, që prej sarrafes së minares fton besimtarët për të krye faljet
tue recitue me za të naltë ezanin... myezini përpos thirrjes së ezanit ka dëtyre të ndihmoj imamin
144 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës , “Feja Kultura dhe Tradita Islame ndër Shqiptarët” (Resul Rexhepi, F.k.t.i.sh. “Medreseja e mesme “Alauddin” në shtratin e traditës dhe roli i saj për shkollimin e kuadrit fetar”), Prishtinë, 1995 fq, 554.145 Ibrahimi, vep. e cit., fq, 72.146 Dizdari, vep. e cit., fq. 636.147 Morina,vep. e cit., fq. 72.148 Dizdari, vep. e cit., fq. 659-660.149 Ibrahimi, vep. e cit., fq, 78.150 Dizdari, vep. e cit., fq. 679.151 Ibrahimi, vep. e cit., fq, 78.
40
në komandimin ritual të faljeve të thërrasi sallët dhe të lajmëroj dekjet e ngjashme prej minareje,
të ndihmoj imamin në lamjen e trupit të vdeknit mashkull, të kujdeset për pastërtinë e faltores.152
M - Myfti: (arab.) – Autoritet fetar, dijetari që nxjerr fetva për çështje juridike islame. Autoritet
kryesor fetar që përfaqëson Bashkësinë Islame në çështjet që kanë të bëjnë me fenë në
rajonin e Muftillëkut, komenton normat islame dhe jep fetva, mbikëqyr punën
e imamëve hatibëve, mualimëve dhe myderrizëve.153 Myfti-u m.sh. Drejton e
kryeson punët fetare të juridiksionit të tijë. Ashtë hierarku më i naltë fetar në
atë vend.154
M - Mulla: (arab.) – Titull solemn që u jepej dijetarëve të lartë në xhamitë. Imami i xhamisë së
caktuar. Në Turqi shprehja mulla përdoret vetëm për kadinjtë e kryeqendrave dhe qyteteve të
mëdha të provincave më të rëndësishme të Perandorisë Osmane. Në Ballkan, mulla ka pasur
Edreneja, Sofja, Beogradi dhe Sarajeva.155 Mulla-i m.sh. Titull që i jepet atij që ndjek mësimet
në medrese ose një shërbyesi të lartë në kultin musliman; hoxhë me shkollë etj.156
M - Murid: (arab.) – Personi, i cili pa fjalë i shërben tarikatit dhe shehut të vet; pasuesi i
tarikatit me betim që është ende në fazën e nxënies së mësimit.157
M - Mus’haf: (arab.) – Libër, kodeks, përmbledhje në të cilën është tubuar, shkruar dhe ruajtur
Kur’ani. Muhammedi a.s. ia kishte diktuar shpalljen Zejd ibn Thabitit dhe ky kishte shkruar. Sot
fjala mus’haf është sinonim i Kur’anit.158 Mus-haf-i m. Libri i shenjtë i muslimanëve, Kur’ani,
shih dhe FGJSH329.ar mus’haf nga sahf, sahifa.159
M - Musned: (arab.) – Ka shumë vepra hadithesh me këtë emër, por Musnedi i Imam Ebu
Hanifes është ndër të parët dhe më të rëndësishmit e shkencës së hadithit.160
S - Sure: (arab.) – Kaptinë e Kur’anit.161 Sure-ja f. Secili prej 114 kaptinave që përmbajnë
Kur’anin.
152 Dizdari, vep. e cit., fq. 680.153 Morina,vep. e cit., fq. 74.154 Dizdari, vep. e cit., fq. 681.155 Ibrahimi, vep. e cit., fq, 79.156 F.Gj.s.sh, e cit, fq. 814.157 Morina,vep. e cit., fq. 75.158 Ibrahimi, vep. e cit., fq, 80.159 Dizdari, vep. e cit., fq. 675.160 Ibrahimi, vep. e cit., fq, 81.161 Morina,vep. e cit., fq. 89.
41
T - Taklid: (arab. ) – Imitim, “varja e ndonjë gjëje në qarë( supe). Në sistemin juridik islam
termi ka kuptimin e imitimit, ndjekjes së mendimeve të autoriteteve nga e kaluara, të shkollave
ekzistuese juridike, apo të juristëve pa analizimin e provave dhe argumenteve. Besimi total në
autoritetin e ndonjë dijetari.162
T - Tarih: (arab. ) – Kronovarg, mbishkrim në poezi për ndonjë objekt apo ndonjë person.163
T - Texhvid: (arab. ) – Rimëkëmbje, ripërtëritje. Lëvizje reformiste e cila përpiqet të rikthejë
formën e pastër të Islamit duke iu kthyer Ku’anit dhe Sunetit dhe duke refuzuar ligjet dhe
praktikën e mëvonshme.164 Texhvid – i m. vjet. term. Stolastike: mësim i të lexuemit të Kur’anit
me të gjitha rregullat e posaçme të shqiptimit dhe të posalmodisë. Texhvidi ashtë mësim i
detyrueshëm për hafizat: të kanda ta ndëgjosh atë hafiz, e këndon mus’hafin me texhvid. Para 55
vjetësh, tëxhvidi ka hy si landë mësimi edhe në klasët e fundit të mejtepeve ( shkolla fillestare ):
“më ka qitë hoxha në texhvid” thonte kalamani aso kohe, një avancim kynder mësimet tjerë me
supare. Texhvid ishte edhe emri i librit që trajton këtë mësim.165
U - Usul’u-Fikh: (arab.) – Parimet themelore të së drejtës islame; formulon parimet dhe
metodologjinë me anë të të cilave rregullat juridike nxirren nga burimet e tyre. Usul’ul-fikhu
inkuadron studimin dhe formulimin e komentimeve juridike, detyrimeve dhe ndalimeve, parimet
universale, ixhtihadin, ixhmain, kijasin etj.166
U - Usul’u – Din: (arab.) – Parim i fesë.167
XH - Xhahilijet: (arab.) – Shprehja përdoret për kohën para shpalljes së Kur’anit. Vetë fjala
xhahil domethënë “padije”. Së këtejmi, xhahilijeti do të thotë “koha e padijes:. Dijetarët
mendojnë se kjo kohë është kohë e mosnjohjes së fesë së vërtetë, mosnjohjes së vërtetë të
Allahut.168 Injoranc/ë –a f. 1. Padituri, mungesë arsimi. E la në injorancë. Dolëm nga injoranca.
2. Keq. Njohje fare e cekët ose shumë e kufizuar e diçkaje; trashtinë.169
XH - Xhami: (arab.) – Për dallim nga fjala mesxhid, i cili do të thotë çdo objekt në të cilin falet
namazi, fjala xhami përdoret për objektet që janë ndërtuar veçanërisht për këtë akt fetar dhe kanë
162 Ibrahimi, vep. e cit., fq, 102.163 Po aty, fq. 103.164 Po aty, fq. 105.165 Dizdari, vep. e cit., fq. 1033.166 Ibrahimi, vep. e cit., fq, 109.167 Po aty, fq. 109.168 Po aty, fq. 112.169 F.Gj.s.sh, e cit, fq. 512.
42
përbërjen e vet minaren. Xhamia është shtëpi e përbashkët për falje (salat) në të cilën kryhen pesë
namazet ditore dhe namazi i xhumasë, me të cilat Allahut i obligon muslimanët.170
XH - Xhemat: (arab.) – Grup besimtarësh; ndërsa termi ummet ka të bëjë me tërë muslimanët,
termi xhemat ka të bëjë me disa familje.171 Xhemat-i m. Të grumbulluem njerëzish, komunitet,
shumicë besimtarësh të bashkuem në faltore për të kry faljet së toku, tue iu ujdisë e tue u lidhë
mas imamit, për të falë namazi.172
XH - Xhuz: (arab.) – Pjesë, pjesëz; në akaid dhe filozofi xhuz është atomi i pandashëm. Pjesë e
Kuranit e cila përmban 10 fletë. Kur’ani ka 30 xhuza.173
XH - Xhuma: (arab.) – Namazi dhe lutjet e përbashkëta javore, të premten në drekë. Namazi i
xhumasë përbëhet prej dy rekateve dhe hutbes. Namazi i xhumasë ka 4 sunet, 2 farz dhe 4 sunet
pas farzit. Gjatë kohës së xhumasë ndalohet çdo aktivitet tjetër për muslimanët. 174 Ilustrim(6) (Në
kohën e sundimit osman, dita e xhumasë ishte ditë pushimi. Për shkollat dhe për të gjitha
insitucionet. Pas atij sundimi ka vazhduar pushimi edhe pas dreke të po asaj dite, gjithashtu edhe
të dielave. Në shumë qytete, në kohë të caktuar për falje mbylleshin dyqanet.
Y - Ylemaja: (arab.) – Shumësi i fjalës alim: dijetar, shkencëtar. Dijetarët, mbrojtësit e traditës
juridike dhe fetare në Islam. Njohës i thellë i fushave islame.175 Ylema-ja em.sh. kudo: dijetar i
çquem, dignitar në hjerakinë fetare; ma së forti i lauruem në teologji dhe në jurispodencë ( në
dispozitat e sheriatit ); aty përfshihen kadiu, myftiu, myderiza, imamë e hatibë. Trupi, këshilli i
Ylemave pranë nji komiteti musliman, trupi ma me autoritet fetar e gjyqësor që mbikqyre dhe
ushtron zbatimin e dispozitave të sheriatit. “Çoj e mblodh ylejmanë, / çpejt thirri ylema”.176
170 Po aty, fq. 112.171 Ibrahimi, vep. e cit., fq, 114.172 Dizdari, vep. e cit., fq. 1006.173 Ibrahimi, vep. e cit., fq, 115.174 Po aty, fq. 115.175 Po aty, fq.107.176 Dizdari, vep. e cit., fq. 1131.
43
5. PËRFUNDIM
Fjalët arabe në gjuhën shqipe siç e kemi cekur kanë hyrë përmes gjuhës turke, ku shumë prej
tyre kanë pësuar ndryshime në fonetikë.
Pas këtij hulumtimi kamë vërejtur disa karakteristika:
Mjaftë prej këtyre fjalëve janë rrënjosur tashmë në shqipen letrare, duke iu përshtatur
strukturës fonetike e gramatikore të saj.
Përdorimi i tyre në gjuhën shqipe është i hershëm.
Turqizmat depërtuan në një fazë të parë kryesisht nëpërmjet administratës e ushtrisë
osmane, institucioneve të fesë , tregtisë etj.
Po ashtu fjalët arabe në gjuhën shqipe, kanë hyrë nëpërmjet përkthimeve të literaturës
islame.
Këto fjalë kanë pësuar ndryshime fonetike.
Gjatë përdorimit të tyre në gjuhën shqipe kanë zënë vend.
Ndikimi i këtyre fjalëve është i madh, dhe ky ndikim vërehet tek të folmet e qytetit,
ndërsa gjurmët më të dobëta ishin në fshatra.
44
Disa gjuhëtarë kanë bërë përpjekje për largimin e tyre nga përdorimi.
Si përfundim vërehet se janë përdorur dhe vazhdojnë të përdoren fjalët arabe në gjuhën shqipe ku
disa prej tyre nuk mund të zëvendësohen.
Kohëve të fundit është shënuar një përparim i dukshëm lidhur me mirëkuptimin e qarqeve të larta
shkencore shqiptare me terminologjinë islame siç ishte konferenca e mbajtur me 2005 në mes
FSI dhe Aksh për terminologjinë islame.
Gjithashtu gjatë këtij punimi nxjerrim përfundime se gjenden shumë fjalë arabe ku ca prej tyre
mund të zëvendësohen me fjalë shqipe, si p.sh. fjala mysafir, bela, hair, hall, mall etj.
Falënderimi i takon Allahut i cili më mundësoi të punoj në këtë temë dhe ta përfundoj atë.
Pastaj, përshëndes dhe falënderoj profesorët që kontribuuan në avancimin tim të mëtutjeshëm në
aspektin profesional, intelektual dhe arsimor, e veçanërisht, Profesor Mr. Qemail Morina një herit
edhe mentor i imi, për këshillat, sugjerimet, udhëzimet dhe udhëheqjen e sinqertë gjatë gjithë
kohës së punimit.
45
LITERATURA:
1. Kur’ani – fisnik ( Përkthim i Fetih Mehdiut), Kryesia e Bashkësisë Islame, Prishtinë, 1985
2. Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës, “Feja Kultura dhe Tradita Islame ndër Shqiptarët”, Prishtinë, 1995
3. Mr. Morina Qemajl,“Glosari i Nocineve Fetare”, Prishtinë, 2010
4. Hasani Sinan, “Rrushi ka nisë me u pjekë”, Prishtinë, 1980
5. Dr. Dizdari Tahir, “Fjalori i orientalizmave në Gjuhën Shqipe”, Tiranë, 2005
6. Murtezai Ekrem, “Fjalori i Feve”, Prishtinë, 2000
7. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Fakulteti i Studimeve Islame
“Terminologjia Islame”, Prishtinë, 2006
8. Akademia e Shkencave e Shqipërisë Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, “Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe”, Prishtinë, 1981
9. Ndreca Mikel, “Fjalori, Fjalësh e Shprehjesh të Huaja”, Prishtinë, 2000
10. Mr. sIbrahimi Nexhat, “Leksikoni Islam” Prishtinë, 2008
11. Osmani Shefik, fjalor i pedagogjisë, Tiranë, 1983
46
12. Pajaziti Ali, “Fjalor i Sociologjisë”, Shkup, 2009
REGJISTRI I ILUSTRIMEVE
Ilustrimi – 1 .....................................................................................................Fjala (Hudud)
Ilustrimi – 2 .....................................................................................................Fjala (Masha-Allah)
Ilustrimi – 3 .....................................................................................................Fjala (Sheriat )
Ilustrimi – 4 .....................................................................................................Fjala (Xhemat)
Ilustrimi – 5 .................................................................................................... Fjala (Akl)
Ilustrimi – 6 .....................................................................................................Fjala (Xhuma)
47
48