17
Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit Forma e Namazit të Muhammedit (saws) me pak fjale nga Nasrudin ALBANI Të drejtuarit nga Kibla Marrja e tekbirit fillestar Vënia e duarve në gjoks Duatë e fillimit të namazit dhe leximi i Fatihasë Shkuarja ne ruku Ngritja nga rukuja Berja e Sexhdes Teshehudi i parë Teshehudi i Fundit Perfundimi i namazit Falënderimi i qoftë All-llahut, i cili e bëri namazin farz për robërit e Tij dhe i urdhëroi që ta falin dhe ta kryejnë në mënyrë më të mirë. Bekimi dhe shpëtimi i All-llahut qofshin mbi Pejgamberin tonë, të cilit i është drejtuar duke i thënë: ''Ty ta zbritëm Kur'anin që t'u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre.''( Nahl: 44). Dhe Muhammedi saws e realizoi këtë detyrë në mënyrë të plotë. Prej gjërave që i shpjegoi me gojë dhe me punë ishte edhe namazi. Aq bukur e shpjegoi saqë një herë fali namaz në mimber, duke u ngritur e duke bërë ruku, e pasi mbaroi faljen u tha: '' E kam bëre këtë gjë që të më pasoni dhe ta mësoni namazin tim'' (Buhariu dhe Muslimi). Si dhe na e bëri obligim pasimin e tij duke thënë: '' Faluni ashtu sikur që më shihni duke u falur.''( Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi). Muhammedi saws e ka përgëzuar atë që e falë namazin ashtu siç e ka falur ai, duke i siguruar hyrje ne Xhennet nga ana e All-llahut duke thënë : ''All-llahu azze we xhel-le i ka bërë farz pesë namaze. Ai që merr mirë abdest, i falë në kohë të tyre, i plotëson rukutë dhe sexhdet e tyre dhe i falë me frikë-respekt, All-llahu i siguron falje mekatesh, kurse ai që nuk vepron kështu, nëse don ia falë, perndryshe e dënon. (Hadithi është sahih, shiko Sahih Ebu Dawud) Bekimi dhe shpëtimi qofshin mbi familjën e tij, shokët e tij të devotshëm e të pastër, të cilët neve na transmetuan ibadetin e tij, namazin, fjalët dhe veprat e Muhammedit saws, vetëm keto i bënë drejtim dhe shembull për to, dhe mbi ata që ecën rrugës së tyre deri në Ditën e Kijametit. Pasiqë njohja e kësaj në mënyrë të qartë nuk u mundësohet shumicës së njerëzve, bile edhe as dijetarëve, nga shkaku i të kapurit të tyre për ndonjë medhheb të caktuar. Kurse çdo dijetar që punon në shërbimin e sunnetit të pastër, në aspekt të tubimit dhe marrjës së fikhut, din se në çdo medhheb ka gjëra që nuk gjenden në medh'hebin tjeter, dhe në të gjitha medhhebet ka gjëra që nuk janë të vërteta, e të ciëat i mveshen Pejgamberit saws sidomos këtë mund ta gjejmë në librat e mëvonshëm , të cilët pohojnë në mënzrë të prerë se kjo është prej vepres se Muhammedti saws. Për këtë shkak dijetaret e hadithit, All-llahu

Forma e Namazit të Muhammedit (saws) me pak fjalë

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Forma e Namazit të Muhammedit (saws) me pak fjalë

Citation preview

Page 1: Forma e Namazit të Muhammedit (saws) me pak fjalë

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit

Forma e Namazit të Muhammedit (saws) me pak fjale

nga Nasrudin ALBANI

• Të drejtuarit nga Kibla

• Marrja e tekbirit fillestar • Vënia e duarve në gjoks

• Duatë e fillimit të namazit dhe leximi i Fatihasë

• Shkuarja ne ruku

• Ngritja nga rukuja

• Berja e Sexhdes

• Teshehudi i parë

• Teshehudi i Fundit • Perfundimi i namazit

Falënderimi i qoftë All-llahut, i cili e bëri namazin farz për robërit e Tij dhe i urdhëroi që ta falin dhe ta

kryejnë në mënyrë më të mirë. Bekimi dhe shpëtimi i All-llahut qofshin mbi Pejgamberin tonë, të cilit i është

drejtuar duke i thënë: ''Ty ta zbritëm Kur'anin që t'u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre.''(

Nahl: 44). Dhe Muhammedi saws e realizoi këtë detyrë në mënyrë të plotë. Prej gjërave që i shpjegoi me

gojë dhe me punë ishte edhe namazi. Aq bukur e shpjegoi saqë një herë fali namaz në mimber, duke u

ngritur e duke bërë ruku, e pasi mbaroi faljen u tha: '' E kam bëre këtë gjë që të më pasoni dhe ta mësoni

namazin tim'' (Buhariu dhe Muslimi). Si dhe na e bëri obligim pasimin e tij duke thënë: '' Faluni ashtu sikur

që më shihni duke u falur.''( Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi). Muhammedi saws e ka përgëzuar atë që e falë

namazin ashtu siç e ka falur ai, duke i siguruar hyrje ne Xhennet nga ana e All-llahut duke thënë : ''All-llahu

azze we xhel-le i ka bërë farz pesë namaze. Ai që merr mirë abdest, i falë në kohë të tyre, i plotëson rukutë

dhe sexhdet e tyre dhe i falë me frikë-respekt, All-llahu i siguron falje mekatesh, kurse ai që nuk vepron

kështu, nëse don ia falë, perndryshe e dënon. (Hadithi është sahih, shiko Sahih Ebu Dawud) Bekimi dhe

shpëtimi qofshin mbi familjën e tij, shokët e tij të devotshëm e të pastër, të cilët neve na transmetuan

ibadetin e tij, namazin, fjalët dhe veprat e Muhammedit saws, vetëm keto i bënë drejtim dhe shembull për

to, dhe mbi ata që ecën rrugës së tyre deri në Ditën e Kijametit.

Pasiqë njohja e kësaj në mënyrë të qartë nuk u mundësohet shumicës së njerëzve, bile edhe as dijetarëve,

nga shkaku i të kapurit të tyre për ndonjë medhheb të caktuar. Kurse çdo dijetar që punon në shërbimin e

sunnetit të pastër, në aspekt të tubimit dhe marrjës së fikhut, din se në çdo medhheb ka gjëra që nuk

gjenden në medh'hebin tjeter, dhe në të gjitha medhhebet ka gjëra që nuk janë të vërteta, e të ciëat i

mveshen Pejgamberit saws sidomos këtë mund ta gjejmë në librat e mëvonshëm , të cilët pohojnë në

mënzrë të prerë se kjo është prej vepres se Muhammedti saws. Për këtë shkak dijetaret e hadithit, All-llahu

Page 2: Forma e Namazit të Muhammedit (saws) me pak fjalë

i shpërbleftë me të mira, kanë shkruajtur vepra ku tregojnë gradën e haditheve të librave të njohura të

fikhut, siç është libri El Inaje bima'rifeti ehadihtil-hidaje dhe Et-turuku wel-wesail fi tehrixhi hulasetud-delail të

dijetarit Abdulkadir bin Muhammed ed Kurejsh, El Hanefi dhe Nesbur-raje ila ehadi-thil-hidaje, te dijetarit El-

hafidh Zejlai, etj.

Unë them: Pasiqë njohja e kësaj gjëje është e vështië për shumicën e njerëzve, e shkruajta këtë libër që të

mësojnë menzren e namazit te Resulull-llahut saws e të udhëzohen me udhëzimin e tij, duke shpresuar nga

All-llahu swt atë qe na ka premtuar në gjuhë të Pejgamberit të Tij saws: '' Kush thërret në udhëzim ka

shpërblim (për këtë) dhe shpërblimin e atyre që veprojnë me këtë udhëzim, duke mos u pakësuar ky

shpërblim'.' (Transmetoi Muslimi dhe të tjerët)

Pasiqë nuk hasa në ndonjë libër përmbledhëse me këtë tematikë, e pashë për detyrë që për vëllezërit e mi

muslimanë, të cilët kanë deshirë të pasojnë udhëzimin e Muhammedit saws, të bëj një libër që do të

përmbledhë, aq sa mundet, çdo send që ka të bëjë me formën e namazit te Muhammedit saws prej tekbirit

e deri te selami( fundi i namazit), në mënyrë që t’ia lehtësojë lexuesit, simpatizuesit te vertetë të

Muhammedit saws, realizimin e urdhërit te tij: “ Faluni ashtu sikur që me shihni duke u falur”. Për këtë shkak

përvesha krahet, tubova hadithet që kanë të bëjnë me qëllimin tim, rezultat i të cilit është ky libër. I kam

vënë kusht vetës që mos të përmendi në këtë libër asnjë hadith jo të vërtetë duke pasë parasysh rregullat e

terminologjisë se hadithit. Për këtë shkak kam lënë anash çdo hadith të dobët, pa marrë parasyshë se a ka

të bëjë me formën, dhikrin ose veprat e vlefshme, ngase besoj se hadithi i vertetë mjafton, kurse hadithi i

dobët nuk na jep vetëm se paragjykime, kurse paragjykimi, siq thotë All-llahu: “…nuk eshte asgje ndaj se

vertetes” (Nexhm:28) dhe si ka thene Pejgamberi saws: “ Keni droje paragjykimet ngase paragjykimi është

fjala më e rrejshme.” (Buhariu dhe Muslimi).

All-llahu xh.sh. nuk ka kërkuar prej nesh ta adhurojmë me hadithe të tilla, bile Muhammedi saws na ka

ndaluar nga kjo duke thënë: “Keni droje te transmetuarit e shumtë nga unë, kurse ai që flet nga unë le të

thotë vetëm të vërtetën dhe të drejtën. Kush thotë për mua atë që nuk kam thënë, le të përgatitë karrige prej

zjarri.” (Iben Ebil Shejbe dhe Ahmedi) Pasiqë ka ndaluar Muhammedi saws të transmetuarit e hadithit të

dobët, më parë do të ndalonte te vepruarit më të. E kam quajtur Forma e Namazit te Muahmmedit saws,

prej tekbirit e deri ne Selam sikurse e sheh. Lus All-llahun xh.sh qe ta bëjë te sinçertë për Fytyrën e Tij të

Ndershme dhe t’u bëjë dobi me të vëllezërve te mi besimtar. Ai është Dëgjues dhe Përgjegjës.

Metoda

Page 3: Forma e Namazit të Muhammedit (saws) me pak fjalë

Pasiqë tema e këtij libri ishte sqarimi i faljes së Muhammedit saws, është e natyrshme që mos t'i

përmbahem asnjë medh’hebi, nga shkaku që përmenda më parë. Kështu që kam përmendë çdo hadith të

vërtetë, ashtu siq kanë vepruar Muhadithinet në të kaluarën dhe ashtu siç veprojnë edhe sot. Ebul-Hasan

El -Lakneviu thotë: '' Kush shikon me shikim të drejtë dhe kush fundosët në detin e fikhut dhe të usulit pa

kufi kupton se shumë çështje primare dhe sekondare në të cilat janë përçarë dijetarët, drejtimi i

muhaditheve është më i fortë se te tjerët. Unë çdo herë që përcjellja përçarjet e dijetarëve, fjalën e

muhadithëve e gjeja më afër të vertetës. All-llahu i mbrojtë. All-llahu na ringjalltë ne grupin e tyre dhe na

mundësoftë që të vdesim duke i dashur dhe duke i pasuar ata.” Për këtë shkak ky libër do të jetë

përmbledhës i asaj që është shpërndarë në brendinë e librave të ndryshëm të hadithit dhe fikhut, pa marrë

parasyshë ndryshimin e mendimeve te tyre, pasiqë asnjë libër nuk e përmbledh gjithë të vërtetën.

Shpresojmë se ai që do të veprojë me këtë do të jete prej atyre që janë të udhëzuar “Në atë që u

kundershtuan ndërmjet veti, me lejën e All-llahut, All-llahu e nxjerr në rrugë të drejtë atë që dëshiron.”

(Bekare: 213)

Pasiqë unë ia obligova vetës këtë metodë, dmth te kapurit për sunnetin e vertetë, dhe e përdora këtë

metodë në këtë libër (ose liberth), dhe në librat tjerë që do të përhapën ndërmjet njerëzve, jam i bindur se

shumica nuk do të jenë të kënaqur nga kjo. Shumë grupe dhe medh’hebe, bile shumica prej tyre do të

ofendojnë dhe do të qortojne me gojën dhe lapsat e tyre, mirëpo kjo nuk është gjë për mua, ngase unë e di

se të kënaqurit e njerëzve është qëllim i paarritshëm dhe se “ Ai që i bën të kënaqur njerëzit duke e

hidhëruar All-llahun, All-llahu këtë njëri e le ne duart e njerëzve” siç thotë Muhammedi saws. (Tirimidhiu,

Kadaiu e te tjere, hadithi eshte sahih)

Disa thenie te imameve

E shoh të arsyeshme të përmendi disa thënie të imamëve, ndoshta në to ka përkujtim për ata që i pasojnë

verbërisht, bile edhe ata që i bëjnë taklid atyre që janë në gradë më të vogël se ata, dhe kapën për

medh’hebet dhe fjalët e tyre, sikur te ishin zbritur nga qielli. All-llahu xh.sh. thote: “Pasoni atë që u eshte

zbritur nga Zoti juaj, e mos zini miq pos Tij. Pak po përkujtoheni.” (Araf:3).

• Ebu Hanifeja rahimehull-llah

I pari prej imamëve është Ebu Hanifeja rahimehull-llah. Prej tij janë transmetuar fjalë dhe thënie të

shumta, të gjitha të drejtojne tek domosdoshmëria e të vepruarit ne hadith dhe në lënien e

mendimeve te imamëve, të cilat i kundërshtohen hadithi.

A) “Hadithi i vertetë është medh’hebi im” (Iben Abidin dhe Shejh Salah El-Fulani)

B) “ Nuk i lejohët askujt të merr fjalën time, përderisa nuk e di nga e kam marrë unë” ( Ibnu

Abdellberri, Ibnuk -kanji, Ibn Abidin etj. Unë them (Albani) ''Po që se kjo është fjala e tyre për ata

Page 4: Forma e Namazit të Muhammedit (saws) me pak fjalë

që nuk dinë argumentin e tyre. A thua vallë ç’thonë për ata që dinë se argumenti është në

kundërshtim me fjalën e tyre, e pastaj jep fetwa në kundërshtim me argumentin. Vetëm kjo thënje

mjafton për të rrëzuar taklidin.

• Malik Ibn Enesi rahimehull-llah:

A) “Unë jam krijesë, e qëlloj dhe gaboj. Shikoni në mendimin tim, çdo mendim që pëlqen me Kur’an

dhe sunnet, atë merrni. Kurse çdo mendim që nuk është në pëlqim me Kur’an dhe sunnet mos e

merrni.( Ibnu Albdellberri, Fulani dhe Ibni Hazmi)

B) “Prej çdo personi pos Muhammedit saws merrën (disa fjalë) dhe lihën (disa fjalë), përveq

Muhammedit saws. (Ibnu Abdellberri dhe Ibn Hazmi)

• Shafiu rahimehull-llah:

A) Të gjithë muslimanët janë të një mendimi se atij që mëson ndonjë sunnet prej Resulull-llahut

saws nuk i lejohet të lënë këtë për shkak të ndonjë fjale të dikujtë tjetër” (Ibnul-kjjimi dhe Fulani)

B) Hadithi i vërtetë është medh’hebi im.” (Neveniu, Sha’rani, Hakimi Bejhakiu dhe Fulani)

C) Çdo hadith i Muhammedit saws është fjala ime edhe pse nuk e keni dëgjuar prej meje” (Ibn Ebi

Hatimi).

• Ahmed Ibn Hanbeli rahimehull-llah:

A) “ Mos më bën taklid, as mos i beni taklid Malik-ut, as Shafiut, as Evzaiut, as Theuriut, por mere

nga kanë marrë ata”( Fulani dhe Ibnul-kanji)

B) “Kush refuzon hadithin e Pejgamberit saws i është afruar shkatërrimi” (Ibnul-Xhevziu).

Të drejtuarit nga Kibla

Njeriu që do të falë namaz drejtohet kah Kibla (Qabja) pa marrë parasysh vendin ku gjendet, duke bërë nijet

të falurit e namazit që vijon (Vendi i nijetit është zemra, e nuk duhet shqiptuar me gojë, ngase këtë vepër

nuk e ka bërë Muhammedi saws e as sahabët e tij. Për këtë shkak një vepër që nuk e kanë bërë ata as ne

nuk duhet ta bëjmë, ngase kjo vepër konsiderohet bidatë. Muhammedi saws kur ngritej për në namaz

drejtohej kah Kibleja, qoftë ne namaz te farzit ose te nafilës. Ky hadith është mutevair, dmth e kanë

transmetuar nga çdo gjeneratë një grup njerëzish, ashtuqë numri i madh i tyre mohon mundësinë e

gënjeshtres. Gjithashtu, ka urdhëruar duke thënë: “Kur të ngritesh në namaz, merr mirë abdest, pastaj

drejtohu kah Kibleja dhe merr tekbir ,dmth thuaj Allahu Ekber (Buhariu dhe Muslim)

Të falurit drejt Sutrës

Të marrish sutre para vetës gjatë namazit është vaxhib (obligim i domosdoshëm). Sutre është një send që

vendosët para vetës në madhësi sa një bërryl. Mund te jet dru, gur, njeri, dmth shpina e tij, ose diç tjetër në

këtë madhësi. Duhët të jet në largësi aq sa të ketë mundësi të vej kokën në sexhde para sutrës. Kjo ka të

Page 5: Forma e Namazit të Muhammedit (saws) me pak fjalë

bëjë me atë që falet në vete, mirëpo sa i takon njeriut që falët pas imamit, ky person nuk duhet të merr

sutre, por mjafton sutreja e imamit, dmth sutreja e imamit është sutre për të. Muhammedi saws thotë: “ Falu

drejt sutres dhe mos lë askend të kalojë para teje. Nëse refuzon (dhe don te kalojë), atëherë luftoje, ngase

me të është shejtani.(Transmetoi Ibni Huzejmeja me sened te fortë). Gjithashtu thotë: “Kur të falet ndokush

drejt sutres, le t’i afrohet sutres, që mos t’ia ndërpret shejtani namazin. (Transmetoi Ebu dvudi, Bezzari,

Hakimi, dhe thotë: Hadithi është i vertetë. Këtë e kanë pëlqyer edhe Dhehebiu dhe Neveviu). Muhammedi

saws qëndronte afër sutrës, ashtu që ndërmjet tij dhe murit (dmth sutrës) kishte tre bërryla .( Tran, Buhariu

dhe Ahmedi). “Kurse ndermjet vendit të sexhdës dhe murit, sa te kalojë një dele.(Trans Buhariu dhe

Muslimi)

Marrja e tekbirit fillestar

Marrja e tekbirit fillestar bëhet duke ngritur duart deri ne supe ose deri ne vesh duke thënë: “All-llahu Ekber

(All-llahu është me i madhi) dhe duke shikuar ne vendin ku do te bëjë sexhde. (Fig 1) Muhammedi saws ka

filluar namazin me thënien All-llahu Ekber. (Muslimi dhe Iben Maxheja.) Gjithashtu ka thënë: “ Nuk

plotësohet namazi i ndokujtë përderisa të merr abdest ashtu si duhët, pastaj të thotë All-llahu Ekber

(Taberaniu me sened sahih)

Muhammedi saws ka thënë: “Çelësi i namazit është pastërtia (abdesti), tekbiri ndalon veprat që nuk janë të

namazit, kurse selami i lejon të bërit ato vepra” (Ebu Davudi, Tirimidhiu, Hakimi i cili thotë: Hadithi është

sahih. Në këtë pëlqen edhe Dhehebiu). Muhammedi saws disa herë ka thënë tekbirin duke ngritur duart,

ndërsa disa herë para se t`i ngritëte duart dhe disa herë pasi që ka ngritur duart.( Buhariu, Ebu Davudi dhe

Nesaiu). Muhammedi saws disa herë i ngritte duart deri në supe e disa herë deri në vesh (Buhariu, Ebu

Davudi, dhe Nesaiu).

Vënia e duarve në gjoks

Pas marrjës së tekbirit vendos duart në gjoks.(Fig 2) Vëndon dorën e djathtë mbi dorën e majtë, dmth mbi

shputën dhe nyjen e dorës së majtë.(Fig 3) Muhammedi saws thotë: ``Ne pejgamberet jemi urdhëruar që ta

shpejtojmë iftarin dhe ta vonojmë syfyrin, dhe të vëndojmë të djathtën mbi të majtën në namaz.(Ibnu

Hibbani dhe Dijau me sened të vërtetë). Muhammedi saws kaloi pranë një njeriu qe po falej dhe e pa se

kishte vendosur dorën e majtë mbi te djathtën. Ia zgjidhi duart dhe dorën e djathtë ia vuri mbi dorën e majtë.

(Ahmedi dhe Ebu Dawudi me sened sahih). Muhammedi saws vendoste doren e djathtë mbi shpinën e së

majtës,dhe mbi nyjen e dorës së majtë (Ebu Dawudi, Nesaiu, Ibnu Huzejmeja, me sened te vertetë,

gjithashtu Ibnu Hibbani e ka vërtetuar).

Page 6: Forma e Namazit të Muhammedit (saws) me pak fjalë

Duatë e fillimit të namazit dhe leximi i Fatihasë

Pasi te marrish tekbirin fillestar fillon namazin me dua të cilat i ka thënë Pejgamberi saws. Ka mëse 12 dua

me të cilat ka filluar namazin e tij Muhammedi saws, mirëpo për ju po zgjedhim tri:

1. "All-llah-humme! Baid bejni we bejne hatajaje kema baadte bejnelmashriki wel-magribi. All-llah-ume!

Nakk-ini min hatajaje kema junakkithetheu-belebjedi minedde-nesi.All-llah-umme! Igsilni min

hatajaje bilmai weththelxhi welbere-di". (Buhariu , Muslimi dhe Ibn Ebu Shejbe)

"O Zot! Largom prej mëkateve, ashtu siç ke larguar lindjën prej perëndimit.O Zot! Pastrom prej

mëkateve ashtu siq pastrohen rrobat e bardha prej flliqësirës. O Zot! Laji mëkatet e mia me ujë,

borë dhe breshër."

2. "Subhaneke All-llah-umme we bihamdike we tebarakesmuke we teala xhedduke we la ilahe gajruke

(Hadithi është sahih)

"Qofsh I lavdëruar o All-llah dhe i Falendëruar .Emri Yt qoftë i bekuar dhe u lartësoftë Madhëria

(Shkelqësia) Juaj. S`ka të adhuruar përvec Teje.’

3. "Elhamdulil-lah hamden kethiren tajiben mubareken fihi". (Me këtë dua filloi namazin një sahabij. Në

këtë rast Muhammedi saws tha ‘Pashë 12 melek , nxitonin cili prej tyre do ta ngritë më parë’ (tran

Muslimi dhe Ebu Dawudi).

"E falënderojmë All-llahun me falenderime të shumëta, të mira dhe të bekuara’.

Pas leximit të njerës prej këtyre duave thotë: Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim min hemzihi we

nefhihi we nefthihi. (Hadithi është Sahih)

Disa hadithe që flasin për domosdoshmërinë e leximit të Fatihasë dhe vlerën e saj

1. Muhammedi saws thotë: “Nuk ka namaz për atë që nuk lexon në namaz Fatihatul-Kitab (Suren

Fatiha) (Buhariu, Muslimi, Ebu Awwane dhe Bejhakiu)

2. “Nuk vlerësohet namazi i personit që në namaz nuk lexon Fatihatul-Kitab”

3. “Kush falë namaz e nuk e lexon në të Fatihatul-Kitab, ai namaz është i mangët, ai namaz është i

mangët, ai namaz është i mangët , jo i plotë. (Muslimi dhe Ebu Awwane).

Leximi i Fatihasë pas imamit

Në fillim Muhammedi saws u lejoi sahabëve të lexojnë pas tij në namazet me zë (siq eshte sabah, akshami

dhe jacia) ashtu që “një ditë duke falë namazin e sabahut, lexoi Kur’an, mirëpo i erdhi rëndë. Pasi që e kreu

tha “Si dukët ju po lexoni pas imamit tuaj?” Ne thamë: “Po duke shpejtuar” Muhammedi saws tha: “Mos e

beni këtë përvec se të lexon çdokush prej jush Fatihatul Kitab, ngase nuk ka namaz ai, i cili nuk e lexon këtë

sure” (Hadithi është sahih).

Page 7: Forma e Namazit të Muhammedit (saws) me pak fjalë

Mirëpo, më vonë u ndaloi leximin e Kur’anit qoftë Fatihaja ose sure tjetër, në namazet ku lexohët me zë.

“Një ditë prej ditësh, pasiqë u kthye prej namazit në të cilin lexoi me zë (në disa rivajete thuhët se ka qenë

namazi i sabahut) tha “Lexoi dikush prej jush me mua pak më parë?” Një njeri i tha : “Po unë o Resull-llah !”

Muhammedi saws tha “Ç’është kjo ndërhyrje?” Ebu Hurejra,( transmetues i këtij hadithi) thotë “Pasiqë

dëgjuan këtë nga Muhmmedi saws sahabët u ndalën nga të lexuarit me Muhammedin saws (imamin) në

namazet ku ai (imami ) lexonte me zë, kurse lexonin ( Fatihanë) në vete në namazët që imami nuk lexonte

me zë (siq jane dreka, ikindija, një rekat i akshamit dhe dy rekatet e fundit të jacisë) ( Hadithi është hasen).

Nga ky hadith nënkuptojmë:

A) Në fillim leximi i Fatihasë dhe surës ka qënë i lejuar për mukte-diun (ai që falët pas imamit)

B)Pastaj është ndaluar leximi i Kur’anit, përveq leximit të Fatihasë.

C)Pastaj ka ndaluar ndërhyrjen me imamin gjatë leximit të Fatihasë, në namazet ku ka lexuar me zë.

D) Kurse duhët të lexohet Fatihaja në namazet ku imami nuk lexon me zë (siq është dreka, ikindia , rekati i

tretë i akshamit dhe dy rekatët e fundit të jacisë).

“Pasiqë Muahmmedi saws përfundonte leximin e sures Fatiha, thoshte AMIN! Me zë dhe e zgjatte zërin”

(sahih). Muhammedi saws ka thene “Kur të thotë dikush AMIN po ashtu edhe meleket në qiell thonë AMIN,

e këto të thëna përputhën njëra me tjetrën i falën mëkatet që i ka bërë më parë”. (Buhariu, Muslimi Nesaiu

dhe Daremiu) Në një hadith tjetër qendron “ Thuani AMIN ju donë All-llahu”. (Muslimi dhe Ebu Awwane)

“Çifutet nuk ua kanë zili në asnjë send siq ua kanë zilinë në selamin (përshendetjen islame) dhe në thënien

AMIN pas imamit .(Buhariu ne Edebul-Mufred” Ibn Maxheja, Ibn Huzejmeja, Ahmedi dhe Siraxhi me dy

senede sahiha.) Muhammedi saws pas Fatihasë lexonte ndonjë sure, në disa raste te gjate, në disa raste të

shkrutë siq transmetohet ne hadithe te vërteta mbi kete temë.

Shkuarja ne ruku

Shkon ne ruku duke thënë All-llahu Ekber, njëkohësishtë duke i ngritur edhe duart deri në supe ose deri në

veshë. Pastaj drejton shpinën në mënyrë horizontale duke vënduar duart në gjunjë me gishta të hapur, e

duke qëndruar në këtë pozitë i qetë. (Fig.4)

• “Muhammedi saws pasiqë e mbaronte leximin heshtte pak, pastaj ngritte duart duke marre tekbir

dhe shkone në ruku”.

• “Muhammedi saws i vëndonte shputat e duarve në gjunjë. Aq mirë i vëndonte në gjunjë sikur t’i

kishte kapur ata” (Buhariu dhe Ebu Dawudi).

Page 8: Forma e Namazit të Muhammedit (saws) me pak fjalë

• Gjithashtu ka thënë: “ Kur të shkosh në ruku, vëndoi duart në gjunjë dhe hapi gishtat, pastaj rri në

këtë pozitë, derisa të merr çdo gjymtyrë pozitën e vet” (Ibnu Husejmeja dhe Ibnu Hibbani në dy

sahihet e tyre)

• “Muhammedi saws kur shkonte në ruku e rrafshonte dhe e drejtonte shpinën” (Buhariu dh Bejhakiu

me sened sahih)

• Muhammedi saws i urdhëronte muslimanet të plotësojnë rukutë dhe sexhdën duke u thënë:

“Plotësoni rukunë dhe sexhdën, ngase pasha Atë në dorë të të cilit është shpirti im unë u shoh pas

shpinës sime nëse nuk shkoni (në mënyrë të drejtë )në ruku dhe në sexhde. (Buhariu dhe Muslimi)

• Dhe thoshte : “O ju muslimanë! Nuk ka namaz ai që nuk drejton kurrizin e tij ne ruku dhe sexhde”

(Ibnu Ebu Shejbe, Ibnu Maxhe me sened sahih).

Në këtë pozicion thua:

1. Suhane Rabbijel- Adhim- tre ose me tepër herë. (Qoftë i pastër prej të gjitha të metave Zoti i

Madhëruar dhe i lavdëruar).

2.Ose Subhane Rabbijel-Adhim We Bihamdihi- 3 here ose më shumë herë.(Qoftë i pastër prej të

gjitha të metave Zoti i Madhëruar dhe i lavdëruar)

3. Dhe Subbuhun, Kuddusun, Rabbul-Melaiketi Werruh. (Qoftë i pastër nga të gjitha të metat dhe i

bekuar Zoti i melekëve dhe xhibrilit).

Ngritja nga rukuja

Ngrihesh prej rukusë duke i ngritur duart deri ne supe ose deri në veshë. Njëkohësishtë thua: Semi All-llahu

Limen Hamide. “Muhammedi saws ngrihej nga rukuja duke thënë: “Semi All-llahu Limen Hamide” (Buhariu

dhe Muslimi). “Kur kethehej prej rukuse drejtohej saqe cdo gjymtyre kethehej ne vendin e vet” (Buhariu dhe

Ebu Dawudi).

Ndërsa pas ngritjes thoshte: “Rabbena we lekel- Hamd” (Buhariu dhe Ebu Dawudi). “Rabbena We Lekel-

Hamd, Hamiden Kethiren Tajjiben Mubareken Fihi Mubareken Alejhi, Kema juhibu Rabbena We Jerda”.

Këtë e tha një njëri që falej pas Muhammedit saws pasiqë u ngrit nga rukuja dhe pasiqë tha “Semi All-llahu

Limen Hamde” Pasiqë u kry namazi Muhammedi saws tha: “Kush foli pak më parë?” Njeriu tha “Unë or

Resul-lullah!” Në këtë rast Muhammedi saws tha “Pashë tridhjetë e më shumë melekë, të cilët nxitonin

kush më shpejt do ta shkruaj (këtë vepër)” (Maliki, Buhariu dhe Ebu Dawudi).

Berja e Sexhdes

Pastaj shkon në sexhde duke lëshuar duart para këmbëve dhe duke drejtuar gishtat e duarve dhe këmbëve

drejt Kibles. (Fig.5 & Fig 6) “Muhammedi saws kur donte të shkon në sexhde merrte tekbir (dmth thoshte

Page 9: Forma e Namazit të Muhammedit (saws) me pak fjalë

All-llahu Ekber), pastaj shkonte në sexhde" (Ebu Ja’la ne Musnedin e tij me sened të fortë dhe Ibnu

Huzejmeja me sened tjetër sahih). “Dhe i lëshonte duart para këmbëve” (Ibnu Huzejmeja, Darekutni,

Hakimi, i cili e vërtetoi këtë hadith, në këtë e ka pëlqyer edhe Dhehebiu.) Gjithashtu, i urdhëronte

muslimanët duke u thënë: “Kur dikush bënë sexhde , le të mos ulët sikur që ulët deveja, por le të lëshojë

duart para këmbëve” (Ebu Dawudi, Tmeami na Fewaid, Nesiu ne “Sugra” dhe “Kubra” me sened sahih).

Muhammedi saws thotë: “Jam urdhëruar që të bëj sexhde në shtatë pjesë (të bëj sexhde) në ballë dhe

tregoi dorën e tij drejt hundës, në dy duart, në dy gjunjtë, në pjesën e këmbëve (dmth gishtat e këmbëve)

dhe jam urdhëruar që mos t’i mbledh (tërheq ) rrobat (pantallonat ) dhe flokët” (Buhariu dhe Muslimi).

Muhammedi saws thotë: “Kur të shkosh në sexhde, lëshoi shputat e duarve dhe ngriti bërrylat” dhe thotë:

“Drejtohuni në sexhde dhe mos i lëshoni bërrylat përtoke, ashtu sikurse i lëshon qeni” (Buhariu, Muslim,

Ebu Dawudi, Ahmedi dhe Ebu Awwane). (Fig. 7 & Fig. 8).

Në këtë pozitë thua:

1. "Subhane Rabbi’el-’Ala" 3 ose me teper here (Ahmedi, Ebu Dawudi , Ibni Maxheja, Darekutni,

Ahmedi, Taberaniu dhe Bejhakiu). ( Qoftë i pastër prej të gjitha të metave dhe i lavdëruar Zoti i

lartësuar).

2. "Subbuhun Kuddusun Rabbul-Melaiketi Werruh" (Muslimi dhe Ebu Awwane).

Vlera e Sexhdes

Muhammedi saws thotë: “Kur All-llahu don të mëshirojë ndokend prej banoreve të xhehenemit urdhëron

melekët që ta nxjerrin atë person i cili e ka adhuruar. Melekët e dallojnë nga gjurmët e sexhdës, ngase All-

llahu ka bërë haram zjarrit t’i djegë gjurmët e sexhdës dhe kështu dalin nga zjarri. Gjithë njeriun e djeg zjarri

përveq gjurmëve të sexhdës”. (Buhariu dhe Muslimi)

Të ngriturit nga sexhdeja

Ngritesh nga sexhdeja duke marrë tekbirin (All-llahu Ekber), pastaj shtrinë këmbën e majtë në të cilën ulësh

dhe drejton këmbën e djathtë, kurse duart i vëndon në kofshë dhe gjunjë.(fig 9) “Muhammedi saws ngritej

nga sexhdeja duke marre tekbir (dmth duke thene All-llahu Ekber)” (Buhariu dhe Muslimi). “Pastaj shtrinte

këmbën e majtë, në të cilën ulej i qetë, kurse këmbën e djathtë e mbante drejtë dhe gishtat e këmbës i

mbante drejt Kibles” (fig 10).

Në këtë ulje thuhet:

1."All-llahumme gfirli Werhamni Wexhburni Werf-a’ni Wehdini We Afini Werzukni". (O Zot! Falmë,

mëshiromë, forcomë, më ngre (në pozitë të lartë në Xhennet), udhëzomë, më jep shëndet dhe furnizim

(rizk) ( Ebu Dawudi, Tirimidhiu, Ibni Maxheja, Hakimi, i cili thotë se Hadithi është sahih)

Page 10: Forma e Namazit të Muhammedit (saws) me pak fjalë

2. "Rabbigfirli" (O Zot, falmë.) (Ibni Maxheja me sened Hasen)

Pastaj “merrte tekbir dhe shkonte në sexhdën e dytë” (Buhariu dhe Muslimi) Vepronte në këtë sexhde ashtu

sic vepronte në sexhdën e parë, pastaj “ngrihej duke marrë tekbir” (Buhariu dhe Muslimi) Muhammedi saws

ka thene: “ Pastaj vepro kështu në çdo rekat dhe në çdo sexhde. Nëse kështu vepron në çdo rekat e

plotëson namazin, po qe se lë mangu diç, lë mangut diç nga namazi.” (Ahmedi dhe Tirimidhiu, i cili e

vërtetoi këtë hadith.)

Pasiqë të bën sexhdën e dytë, ulët pak, pastaj ngritet. Kjo ulje quhet Xhelsetul-Istiraha (ulja e te pushuarit).

Ngritja për në rekatin e dytë

Pasiqë të bën Xhelsetul-Istiraha (uljën e të pushuarit), ngritet në rekatin e dytë i mbështetur me duar në

tokë. “Muhammedi saws ngritej për në rekatin e dytë duke u mbështetur ne tokë” (Buhariu dhe Shafiu).

''Muhammedi saws gjate ngritjes i bënte duart grushta dhe mbeshtetej në to” (fig 11) Në këtë rekat vepron

sikur veproi në rekatin e parë, pervec se e bente më të shkurtë se rekatin e parë.

Teshehudi i parë

Pasiqë vepronte në rekatin e dytë ashtu siq ka vepruar në rekatin e parë, ulet në mënyrën e përshkruar pak

më parë dhe në këtë ulje lexon Tehijatin dhe dërgon salavate mbi Muhammedin saws. “Muhammedi saws

në çdo dy rekate lexonte Tehijatin! (Muslimi dhe Ebu Awwane) dhe kur e harronte në dy rekatet e para,

bënte exudes-sehv”. (Buhariu dhe Muslimi) Urdhëronte duke thënë: “ Kur të uleni në çdo dy rekate thoni:

“Et-Tehijatu… deri në fund, pastaj çdokush prej jush le të zgjedh duate qe i pelqejne më tepër dhe le t’i lutet

All-llahut xh.sh me të” (Nesaiu, Ahmedi dhe Taberaniu ne “Kebir” me sened sahih.)

Abdull-llah ibn Mes’udi ra thotë: “ Muhammedi saws ma mësoi teshehudin, duke qenë shputat e duarve të

mia në shputat e duarve të tij, ashtu sikur më mësonte ndonjë sure prej Kur’anit: “Et-tehijjatu, lil-lahi wes-

salawatu wet-tajjibatu,es-selamu alejke ej-juhen-nebijju we rahmetull-llahi we berek’atuhu es-selamu alejna

we ala ibadil -lahis-salihin ( kjo që thotë kaplon çdo rob të mirë në qiell dhe tokë) esh’hedu en la ilahe il-lall-

llah we eshhedu enne Muhammeden abduhu we reluluh” (Këtë e thonim kur Muhammedi saws ishte në

perzencën tonë, pasi që ndërroi jetë thonim : “ Es-selamu alen-nebijj…” (Buhariu dhe Muslimi Ibn Ebi

Shejbe, Siraxhi dhe Ebu Ja’la ne Musnedin e tij)

Dmth kanë thënë: “Et-tehijjatu, lil-lahi wes-slawatu wet-tajjibatu, es-selamu alen-nebijji we rahmetull-llahi we

berekatuhu, es-selamu alejna we ala ibadil-lahis-salihin, eshhedu en la ilahe il-lall-llah we eshhedu enne

Muhammeden abduhu we resuluhu.” (Përshëndetjet, duatë madhëruese dhe fjalët e mira qofshin për All-

Page 11: Forma e Namazit të Muhammedit (saws) me pak fjalë

llahun. All-llahu të ruajt dhe mëshira e bekimi (i pafund) i All-llahut qofshin për ty. Na ruajt All-llahu ne dhe të

gjithë robët e mirë dhe të gjithë robët e mirë te All-llahut. Dëshmoj se s’ka te adhuruar përveq All-llahut dhe

dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.)

Pastaj dërgon salavate mbi Muhammedin saws “ngase Pejgamberi saws dërgonte salavate mbi vet-vetën

në teshehudin e parë dhe të dytë” (Ebu Awwane ne “Sahihun” e tij dhe Nesaiu.) Ka disa lloje të salawateve,

mirëpo ne po zgjedhim për ju një prej tyre, që njëkohësishtë është edhe e njohur ndër ne.

"All-llahumme sal-li ala Muhammedin, we ala ali Muhammed, Kema sal-lejte ala Ibrahime we ala ali

Ibrahime inneke hamidun mexhid. All-llahumme barik ala Muhammedin we ala ali Muhammed Kema

barekte ala Ibrahime we ala ali Ibrahime inneke hamidun mexhid."

(O Zot! Lavdëroje dhe madhëroje Muhammedin dhe Familjën e Muhammedit, ashtu sic ke lavdëruar dhe

madhëruar Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit. Ti je i Falënderuar dhe i Lartesuar. O Zot! Bekoje

Muhammedin dhe familjen e Muhammedit, ashtu sic ke bekuar Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit. Ti je i

Falendëruar dhe i Lartësuar”

Gjatë gjithë kësaj uljeje “Muhammedi saws vëndonte dorën e majtë mbi gjunjin e majtë, kurse gishtat e

dorës së djathtë i mblidhte dhe me gishtin tregues tregonte drejtë Kibles duke hedhur shikim drejt tij (gishtit

tregues)" (fig 12). “Ne rastin e tregimit me gishtin tregues drejt Kibles, gishtin e madh e vëndonte mbi gishtin

e mesëm” (Muslim dhe Ebu Awwane). Dhe “ngritte gishtin duke e lëvizur dhe duke bërë dua më të (dmth

bënte dua gjatë lëvizjes se gishtit)” ( Ebu Dawudi, Nesaiu, Inbu Xharudi, Ibnu Huzejmeja dhe Inbu Hibbani

me sened të vertetë.) dhe thoshte : “Kjo është më e rëndë për shejtanin se hekuri, dmth, gishti tregues”

(Ahmedi, Bezzari, Ebu Xhaferi, Behteriu, Taberaniu, Abdulgani El -Makdisi në “sunenin” e tij me sened të

mirë, Rewejani në “ Musnedin”e tij dhe Bejhakiu).

Ngritja për në rekatin e tretë dhe të katërt

Pas uljës së teshehudit ngritet për në rekatin e tretë, nëse namazi përbëhet prej tre ose katër rekateve,

përndryshe mbaron namazi me këtë teshehud. “Muhammedi saws ngritej në rekatin e tretë, duke marrë

tekbir” (Buhariu dhe Muslimi). Dhe “kur ngritej i bënte duart grusht e mbështetej në to” (Ebu Is’hak Harbiu

me sened të shendoshë, kurse kuptimi i këtij hadithi gjendet në Bejhekiu me sened sahih.) Kur ngritej prej

teshehudit të parë ngritte duart deri në supe ose deri në veshë siq permendëm pak më parë. (Buahriu , Ebu

Dawudi dhe Nesaiu). Pastaj vepron në rekatin e tretë sic vepron në rekatin e parë dhe të dytë. Gjithashtu

vepron në rekatin e katërt ashtu sic veproi në rekatin e parë, të dytë dhe të tretë.

Teshehudi i Fundit

Page 12: Forma e Namazit të Muhammedit (saws) me pak fjalë

Pasiqë mbaron rekatin e katërt, ulesh në teshehudin e fundit. Vepron në këtë teshehud ashtu siq ke vepruar

në teshehudin e parë, vetëm se në këtë teshehud ulësh ashtu që pjesën e prapme të majtë të trupit e

lëshon në tokë, e vëndon nën kofshën dhe nën gjunjin e këmbës së djathtë.(fig. 11.13)

Muhammedi saws ulej në teshehudin e fundit ashtu që “Pjesën e prapme të majtë të trupit e lëshonte në

tokë dhe këmbët i nxjerrte në një anë” (Ebu Dawudi, Bejhakiu me sened sahih dhe Muslimi dhe Ebu

Awwane. “Dhe këmbën e majtë e vëndonte nën kofshën dhe nën gjunjin e këmbës së djathtë”. (Ebu Muslimi

dhe Ebu Awwane). Pastaj në këtë pozitë dërgon salawate mbi Muhammedin saws ngase Muhammedi saws

dëgjoi një njëri duke bërë dua në namaz, mirëpo nuk lavdoi në të All-llahun, as që dërgoi në të salavate mbi

Pejgamberin saws. Në këtë rast Pejgamberi saws tha : “Shpejtoi ky njeri”. Pastaj e thirri dhe i tha atij dhe të

tjerëve: “Nëse ndokush prej jush falet, le të filloj me të falendëruar All-llahun azze We Xhel-le dhe duke e

lavdëruar Atë, pastaj le të dërgon salawate mbi Muhammedin saws, pastaj lë të bëj dua atë çka të dojë”

(Ahmedi, Ebu Dawudi, Ibnu Huzejmeja, Hakimi, i cili e vërtetoi. Në këtë e pëlqeu edhe Dhehebiu.)

Pastaj le të kërkon mbështetje tek All-llahu xh.sh prej katër gjërave. Muhammedi saws thotë: “ Kur ndokush

prej juve kryen teshehudin e fundit, le të kërkon mbështetje tek All-llahu prej katër gjerave. Le të thotë : All-

llahu-mme ! Inni Eudhu bike min adhabi xhehennem we min adhabil-kabr we min fitnetil-mahajaje wel-

memat, we min sherri fitnetil-mesihid-dexhall” Pastaj le të bën dua për vetën e tij me çka të donë” (O Zot!

Kërkoj mbrojtje te Ti nga dënimi i xhenenemit, dhe nga denimi i varrit. Nga sprovimi i të gjallit dhe të

vdekurit dhe nga sprovimi i dexhallit”) Para se t’a përfundojë namazin me selam bënte dua të llojllojshme,

ndonjëherë bënte një dua, e herën tjetër duanë tjetër dhe “ka urdhëruar ate qe falet të zgjedhë prej këtyre

duave” (Buhariu dhe Muslimi ). Ja disa dua, të cilat i ka bërë Muhammedi saws.

1. "All-llahu-mme! Inni eudhu bike min adhabil-kabr, we eudhu bike min fitnetil-mesihid-dexhxhall we

eudhu bike min fitnetil- mahjaje wel-memat. All-llahu-mme! Inni eudhu bike minel-me’themi wel-

megremi." (Buhariu dhe Muslimi) (O Zot! Kërkoj mbrojtje te Ti nga dënimi i varrit dhe nga sprovimi i

Dexhallit. Kërkoj mbështetje te Ti nga sprovimi i të gjallit dhe të vdekuri. O Zot! Kërkoj mbrojtje nga

mëkati dhe nga borxhi!)

2. "All-llahu-mme! Inni eudhu bike min sherri ma amiltu we mi sherri ma lem a’mmelu ba’d" (Nesaiu me

sened sahih dhe Ebi Asim)

(O Zot! Kërkoj mbrojtje te Ti nga Sherri i asaj që kam vepruar dhe nga sherri i asaj që nuk kam

vepruar!)

3. "All-llahum-me! Hasibu hisaben jesira" ( Ahmedi dhe Hakimi, i cili e vërteton. Në këtë e pelqeu edhe

Dhehebiu.

Page 13: Forma e Namazit të Muhammedit (saws) me pak fjalë

4. "All-llahum-me! Biilmikelgajb we kudretike alel-haliki, ahjini ma alimetalhajate hajren li, we tewwefeni

idha kane-til -wefatu hajren li. All-llahumme ! We eseluke hashjetuke fil-gajbi wesh-shehadeti, we

eseluke kelimetul-hakki wel-adli fil-gadebi wer-wida, we eseluke kasde fil-fakri wel-gina. We eseluke

neimen la jebide, we eseluke kurrete ajin, la tenfidu we la tenkatiu, we eseluke rida badel-kada, we

eseluke berdetui-ishibadel meuti, we eseluke ledhdhetun-nedheri ila wexhhike, we eselukesh-

sheuke ila likaika fi gajri darrai mudirretin we la fitnetin mudilletin. All-llahumme ! Zejjina bi zijnetil

iman, wexha’lna hudatun muhtedin". (Nesaiu, Hakimi, i cili e vërteton këtë hadith. Në këtë e pëlqeu

edhe Dhehebiu.)

(O Zot! Me diturinë Tënde mbi të fshehtën dhe me mundësinë Tënde mbi krijesat, me jep jetë nëse

jeta është me mirë për mua, më vdis nese vdekja është më mirë për mua. O Zot! Të lus të kem

drojën në fshehtësi dhe në dukje, të lus të më mundësosh të them të drejtën dhe të vërtetën kur

jam i hidhëruar dhe kur jam i disponuar. Të lus të jem i matur kur jam i varfër dhe kur jam i pasur.

Të lus që t’më japish të mira që nuk harxhohën dhe kënaqësi të pandërprera. Të lus që të jam i

kënaqur pas përcaktimit (Tënd). Të lus të kem jetë të ftohtë pas vdekjes. Te lus që të më

mundësosh kënaqësinë e shikimit në Fytyrën Tënde dhe të lus të mallëzohem për takimin Tënd,

duke mos u dëmtuar as duke mos u sprovuar me sprova që dërgojnë në humbje. O Zot! Na

zbukuro me bukurinë e imanit dhe na bën të udhëzuar e udhëzues! )

5. All-llahum-me! Inni dhalemtu nefsi dhulmen kethira, qe la jegfirudh-dhunube il-la ente, foggily

magfireten min indike, we-rhamni, inneke entel-gafurur-rahim (Buhariu dhe Muslimi).

(O Zot! Unë i kam bërë padrejtësi të madhe vetvetës, kurse nuk i fal mëkatet askush përveq Teje.

Më fal me një falje prej Teje dhe më mëshiro, ngase Ti je Falës, Mëshirues!)

6. All-llahumme! Inni eseluke minel-hajri kul-lihi a’xhilihi we axhilihi, ma alit minhu we ma lem a’lmu,we

eudhu bike minesh-sherri kul-lihi a’xhilihi we axhilihi ma ‘limtu minhu we ma lem a’lamu,we

eselukel-Xhennete, we ma karrebe ilejna min kaulin we amelin, we eseluke minel-hajri ma seeleke

abduke we resolute Muhammed, we eudhu bike min sherri mesteadheke minhu abduke we resul-

uke Muhammed saws, we eseluke ma kudije li min emrin en texha’le akibetuhu li rushden (Ahmedi,

tajalasi, Buhariu ne “Edebul-Mufred”. Ibni Maxheja, Hakimi, I cili e vertet-on kete kete hadith. )

O Zot! Unë të kërkojë të gjitha të mirat të tashmet dhe të vonshmët, atë që e di dhe atë që nuk e di

dhe kërkoj mbështetje te Ti nga i gjith sherri i tashmi dhe i mëvonshmi, atë që e di dhe atë që nuk e

di. Të lus të më mundësosh Xhennetin dhe atë (vepër )që me afron afër Xhennetit, qoftë fjalë ose

vepër, dhe kërkoj mbështetje te Ti nga zjarri dhe nga çdo (vepër)që më afron afër zjarrit, qoftë fjalë

ose vepër. Të lus ato të mira , të cilat i ka kërkuar robi dhe pejgamberi Yt, Muhammedi saws dhe

kërkoj mbështetje nga ajo e keqe nga e cila ka kërkuar mbrojtje te Ti robi dhe Pejgamberi Yt,

Muhammedi saws. Të lus që ajo që me është përcaktuar, perfundimi i saj të jet për mua udhëzim!)

Page 14: Forma e Namazit të Muhammedit (saws) me pak fjalë

Perfundimi i namazit

Namazi perfundon duke dhënë selam në të djathtë dhe në të majtë.(fig 14,15) “Muhammedi saws jepte

selam në të djathtë, duke thënë: “Es-selamu Alejkum We Rahmetull-llah (derisa dukej faqja e tij e djathtë)

dhe në të majtë duke thënë: “ Es-selamu Alejkum we Rahmetull-llah (derisa dukej faqja e tij e majtë). (

Muslim, Ebu Dawudi, Nesaiu dhe Tirimidhiu, i cili e vërtetoi këtë hadith.) Disa herë duke dhënë selamin e

parë shtonte edhe fjalën “ We Berekatuhu” (Ebu Dawudi, Ibnuk Huzejme me sened sahih, pastaj

Abdurrezaku ne “ Musennefin” e tij, Ebu Ja’la ne “ Musnedin” e tij, Taberaniu ne “Kebir”, “Ewsat” dhe

Darkutni.) Dmth behej "Es-selamu Alejkum We Rahmetull-llahi We Berekatuhu."

Së fundi,

Në këtë që thamë më parë janë të njejtë si burrat ashtu edhe gratë, ngase nuk transmetohet asnje hadith qe

veqon gruan me ndonjë vepër, por fjala e Muhammedi saws: “Faluni ashtu sikur me shihni mua duke u

falur” përfshin edhe gratë. Kjo është ajo që më mundësoi All-llahu azze we xhel-le që këtë vepër ta bën të

sinqertë për Fytyrën e Tij të ndershme, dhe ta bën udhëzues në sunnetin e Pejgamberit, saws i cili është i

butë, i mëshirshëm. SubhanAll-llahi We Bihamdihi, Subhanekall-llahumme we bihamdike , eshhedu en la

ilahe il-la ente estagfiruke qe etubu ilehke. All-llahum-me sal-li a’la Muhammedin, we a’la ali Muhammed,

we barik a’la Muhammedin we ala ali Muhammed, kema barekte a’la Ibrahime we ala ali Ibrahime inneke

hamidun mexhid.

SHTOJCË: Rradhitja e Safave (rreshtave)

Duke lexuar hadithet e Pejgamberit saws qe flasin per rradhitjën e safave dhe drejtimin e tyre,

njëkohesishtë duke parë se populli ynë aspak nuk i jep rëndësi kësaj vepre ashtu që sheh zbrazëtira të

mëdha ndërmjet falësve në namaz, gjë e cila të nxitë të mendosh e të thuash, a thua vallë këtë njerëz janë

të hidhëruar, ose nuk e dinë rëndësinë e radhitjes dhe drejtimit të safave.

Për këtë shkak vendosa teë shkruaj këtë shtojcë me qëllim që t’ua bëj të ditur njerëzve domosdoshmërinë e

drejtimit dhe radhitjës së safave.

1. Enes Ibn Maliku transmeton prej Muhammedit saws i cli thotë: “Drejtoni safet së drejtimi i safeve

është prej plotësimit të namazit” (Buhariu, Muslimi, Ebu Dawudi dhe Ibni Maxheja).

2. Ebu Mes’udi thote: “Muhammedi saws i prekte supet tona dhe thoshte: “Drejtohuni e mos rrini larg

njëri tjetrit, që mos t’u largohen zemrat prej njeri-tjetrit. Pas meje le te vijojnë të mençurit dhe

dijetarët pastaj ata që janë me gradë më të ulët, pastaj ata që janë me gradë më të ulët” Ebu

Mes’udi thotë: “ Ju sot jeni në perçarjën më të madhe” (Muslimi).

3. Enes ibn Maliku r.a thotë: “U thirr ikameti e Muhammedi saws u drejtua drejt nesh dhe tha: “ Drejtoni

dhe mbushni mirë safet, ngase unë ju shoh pas shpine” (Buhariu).

Page 15: Forma e Namazit të Muhammedit (saws) me pak fjalë

4. Transmetohet prej Enes Ibn Malikut, i cili thotë se Pejgamberi saws ka thënë : “Drejtoni safet se unë

ju shoh pas shpine” Enes Ibn Maliku thote: “Çdo kush prej nesh i bashkonte supet me supet e

shokut pranë dhe këmbën më këmbën e shokut pranë (Buhariu).

5. Transmetohet nga Ebil-Kasim El Xhedeli, i cili thotë: kam dëgjuar Nu’man ibn Beshirin duke thënë: “

Muhammedi saws u drejtua me fytyrën e tij drejt njerezve dhe tha: “ Drejtoni safet!- këtë e përseriti

tre herë. Pastaj tha: “Wall-llahi, ose do t’i drejtoni safet ose do t’u perçaje All-llahu mes vete”

(Transmetuesi I hadithit) thotë: “ Pash, çdo njëri bashkonte supet me supet e shokut pranë tij,

gjunin me gjunin e shokut prane tij dhe nyjen e këmbës me nyjen e këmbës se shokut pranë tij”

(Ebu Dawudi me sened sahih).

6. Aisheja r.a transmeton se Pejgamberi saws ka thënë: “All-llahu dhe melekët bëjnë dua për atë, i cili

e vazhdon safin” (dmth, nuk e le të ndërprerë) (Ibnu Huzejmeja me sened sahihe).

7. Transmetohet prej Ibni Umerit, i cili thotë se Pejgamberi saws thotë: “Drejtoni safet, bashkoni supet,

mos lini zbrazëtira per shejtanin. Ai qe e vazhdon (nuk e nderpret) safin, All-llahu e vazh’don

mëshirën e Tij mbi të dhe ai, i cili e ndërpret safin, All-llahu e nderpret mëshirën e Tij mbi të” (Ebu

Dawudi, Nesaiu dhe Ibnu Huzejmeja me sened sahih).

Figura shpjeguese per namazin

Fig.1 - Tekbiri

Fig.2 - Qendrimi ne

kembe

Fig.3 - Lidhja e

duarve

Fig.4 - Rukuja

Fig.5 - Shkuarja

ne sexhde

Fig.6 - Shkuarja ne

sexhde (vazhdim)

Fig.7 - Sexhdeja (1)

Fig.8 - Sexhdeja (2)

Page 16: Forma e Namazit të Muhammedit (saws) me pak fjalë

Fig.9 - Ngritja nga

sexhdja

Fig.10 - Ulja ne rekatin

e dyte

Fig.11 - Pozicioni i

kembeve gjate

qendrimit ulur

Fig.12 - Levizja e

gishtit

Fig. 13 - Pozicioni

ulur

Fig.14 - Pozicioni i

kembeve (2)

Fig.15 - Dhenia e

selamit ne ane te

djathte

Fig.16 - Dhenia e

selamit ne ane te

majte

(Figurat jane pregatitur nga moter Shpresa)

Gjej Orarin e Faljes kudo qe te jesh tek Muslim Salat Times

Disa dobi të namazit

1. Allahu i Madheruar i fal gjynahet me ane te pese namazeve.

2. Pese vaktet e namazit jane shlyese te gjynaheve (nese gjynahet e medha jane shmangur).

3. Gjynahet e shkatarrojne robin prandaj duhet te ruhet nga ato me namaz.

4. Muslimani arrin graden e te sinqerteve dhe shehideve me ane te namazit, agjerimit, zekatit

dhe sadakase se tij.

5. Namazi eshte drite qe ndricon rrugen e robit ne dunja dhe ahiret.

6. Shumimi i sexhdeve dhe namazit eshte nje rruge per te shoqeruar Resulullahin ne xhennet.

7. Dy rekate namaz jane me te dashura per te vdekurin sesa kjo bote dhe c`ka ne te.

8. Nje person qe hyn ne xhehenem, engjejt do ta nxjerrin nga ai duke e njohur nga shenjat e

sexhdes.

9. Namazi behet shkak qe te zgjidhen nyjet qe shejtani lidh mbi koken e robit.

10. Ata qe falen naten perfitojne nje shperblim qe shume nga njerezit nuk e fitojne dot.

11. Falenderimet i shprehen Allahut me farzin dhe namazin e nates.

12. Namazi me i dashur per Allahut eshte ai i Daudit, i cili falej nje te treten e nates dhe flente dy

te tretat e tjera.

13. Allahu ka bere miresi mbi robin gjate nates, ne te cilen eshte nje kohe kur duaja pranohet,

dhe eshte mire qe muslimani ta kerkoje ate keshtu qe te fitoje miresi ne dunja dhe ahiret.

Page 17: Forma e Namazit të Muhammedit (saws) me pak fjalë

14. Po ashtu namazi i nates eshte nje shenje e devotshmerise dhe tak'uas, falen gjynahet dhe e

parandalon robin te bjere ne to.

marre nga burimi.net