16
E PËRJAVSHME, INFORMATIVE, POLITIKE, EKONOMIKE, SOCIALE, KULTURORE VITI l Nr. 7 E premte, 4 Prill 2014 Adresa: Bulevardi “George W Bush”, Nr.15/1, Tiranë e-mail: [email protected] Kryeredaktor: Agim Zeka Mob: +355 69 21 15 769 Marketing: +355 69 40 55 244 E ardhmja e rajonit, sfidë e përbashkët Oketa: Strategjia kombëtare pengohet edhe nga zgjidhja e çështjes së pronës dhe etja e pakufizuar të pushtetarëve për të rrëmbyer, gllabëruar e tjetërsuar pronën e tjetrit Shteti ynë ka qënë i kapur në çdo aspekt të jetës e askush nuk ka guxuar të nxjerrë të palarat e tij. Kur media denoncon, shteti reagon faqe 2 fq. 3 fq. 3 fq. 4 fq. 7 fq. 11 fq. 10 fq. 9 fq. 6 faqe 2 Editorial FRD ka dekaruar publikisht se Shqipëria nukduhettëhumbasëkohëpërreformën e domosdoshme territoriale Qeverisja e kaluar nuk e zgjidhi, por e komplikoi më tepër çështjen e së drejtës mbi pronën Zbatimi i ligjit antiduhan është tregues thelbësor nëse do fillojmë të kemi vërtet shtet e qeveri në Shqipëri... Mesatarja është një nga elementët më të rëndësishëm për llogaritjen e pikëve, por rritja e peshës së mesatares nuk ishte zgjedhja e duhur nga Xhafer SEITI MOORE, duhet konsensus politik TOPI: Konsensusi është proces politik Në Shqipëri priten 2 herë më tepër drurë se mundësia e rritjes Rrethi vicioz i çështjes së pronës Duhani në ambjentet publike dhe shteti Për një sistem të ri pranimesh në universitete Është koha për barazi reale gjinore Përse kaloi në heshtje 26 marsi i sivjetshëm? Harresë apo neglizhencë…? Antarësimi në NATO, themel i fortë për forcimin e shtetit ligjor DEKLARATË E FRD U mbushën 5 vjet nga dita kur Shqipëria u bë anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO) dhe sigurisht kjo është një ngjarje që shënon një arritje të rëndësishme për historinë e pas vitit 1990, për Shqipërinë dhe për shqiptarët që jetojnë në rajon. Fryma e Re Demokratike, në një përvjetor të tillë, së pari përcjell falenderimin e mirënjohjen për të gjithë ata që punuan për përmbushjen e këtij objektivi tejet të rëndësishëm i cili rrit sigurinë për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit perëndimor, por dhe krijon mundësi të reja për perspektivën e vendit. Nga ana tjetër, Fryma e Re Demokratike, gjykon se ky antarësim nuk mund të jetë medalje në gjoksin e një individi të vetëm, apo një grupimi të vetëm politik. Ai është arritje e një pune afro 17 vjeçare e disa qeverive shqiptare, është arritje e të gjithë atyre që kanë shërbyer e vazhdojnë të shërbejnë me uniformën e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e punonjësve të administratës, e përfaqësuesve tanë diplomatikë. Dhe për këtë, të gjithë meritojnë një falenderim të madh. S ekretari i përgjithshëm i FRD-së, Gazmend Oketa, i ftuar në ekra- nin e televizionit "AS" iu përgjigj pyetjeve të Shpëtim Nazarkos lidhur me strategjinë kombëtare të përparimit të Shqipërisë. R oli i denoncuesit u mbetet gazetarëve kurajozë e të ndershëm, të cilët duhet t’i tregojnë opinionit publik se shtypi (media) është pushteti i fuqishëm, i njohur Opinion fq. 5 Vendi ka nevojë për politikanë që vendosin në plan të parë interesat kombëtare S HBA kërkojnë vendosjen e dialogut mes forcave politike shqiptare. Këtë mesazh solli përTiranën zyrtari amerikan, Jonathan Moore, drejtor për Eu- K lasa politike nuk është ende e maturuar të prano- jë se instutucionet veprojnë sipas kushtetutës Z gjidhja e çështjes së pronës duhet bërë brënda “shtëpisë” se kjo merr më pak kohë e kosto, por edhe për t´i treguar BE-së se shqiptarët mund të ndërtojnë një shtet të nivelit evropian nga Arjola TOLA nga Alfred CAKO nga Muhamed HAJDARI nga Aida DERVISHI

Fryma Re Nr7

  • Upload
    frdal

  • View
    272

  • Download
    5

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Fryma Re Nr7

E PËRJAVSHME, INFORMATIVE, POLITIKE, EKONOMIKE, SOCIALE, KULTURORE VITI l Nr. 7 E premte, 4 Prill 2014

Adresa: Bulevardi “George W Bush”, Nr.15/1, Tiranëe-mail: [email protected]: Agim ZekaMob: +355 69 21 15 769Marketing: +355 69 40 55 244

E ardhmja e rajonit, sfidë e përbashkët

Oketa: Strategjia kombëtare pengohet edhe nga zgjidhja e çështjes së pronës dhe etja e pakufizuar të pushtetarëve për të rrëmbyer, gllabëruar e tjetërsuar pronën e tjetrit Shteti ynë ka qënë i kapur në çdo aspekt të jetës e

askush nuk ka guxuar të nxjerrë të palarat e tij.

Kur media denoncon, shteti reagon

faqe 2

fq. 3

fq. 3

fq. 4

fq. 7

fq. 11

fq. 10fq. 9fq. 6

faqe 2

Edito

rial

FRD ka dekaruar publikisht se Shqipëria nuk duhet të humbasë kohë për reformën e domosdoshme territoriale

Qeverisja e kaluar nuk e zgjidhi, por e komplikoi më tepër çështjen e së drejtës mbi pronën

Zbatimi i ligjit antiduhan është tregues thelbësor nëse do fillojmë të kemi vërtet shtet e qeveri në Shqipëri...

Mesatarja është një nga elementët më të rëndësishëm për llogaritjen e pikëve, por rritja e peshës së mesatares nuk ishte zgjedhja e duhur

nga Xhafer SEITI

MoorE, duhet konsensus politik

Topi: Konsensusi është proces politik

Në Shqipëri priten 2 herë më tepër drurë se

mundësia e rritjes

rrethi vicioz i çështjes së pronës

Duhani në ambjentet publike dhe shteti për një sistem të

ri pranimesh në universitete

Është koha për barazi reale gjinore

përse kaloi në heshtje 26 marsi i sivjetshëm?

Harresë apo neglizhencë…?

Antarësimi në NATo, themel i fortë për forcimin e shtetit ligjor

DEKLARATË E FRD

U mbushën 5 vjet nga dita kur Shqipëria u bë anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut

(NATO) dhe sigurisht kjo është një ngjarje që shënon një arritje të rëndësishme për historinë e pas vitit 1990, për Shqipërinë dhe për shqiptarët që jetojnë në rajon.

Fryma e Re Demokratike, në një përvjetor të tillë, së pari përcjell falenderimin e mirënjohjen për të gjithë ata që punuan për përmbushjen e këtij objektivi tejet të rëndësishëm i cili rrit sigurinë për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit perëndimor, por dhe krijon mundësi të reja për perspektivën e vendit.

Nga ana tjetër, Fryma e Re Demokratike, gjykon se ky antarësim nuk mund të jetë medalje në gjoksin e një individi të vetëm, apo një grupimi të vetëm politik. Ai është arritje e një pune afro 17 vjeçare e disa qeverive shqiptare, është arritje e të gjithë atyre që kanë shërbyer e vazhdojnë të shërbejnë me uniformën e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e punonjësve të administratës, e përfaqësuesve tanë diplomatikë. Dhe për këtë, të gjithë meritojnë një falenderim të madh.

Sekretari i përgjithshëm i FRD-së, Gazmend Oketa, i ftuar në ekra-

nin e televizionit "AS" iu përgjigj pyetjeve të Shpëtim Nazarkos lidhur me strategjinë kombëtare të përparimit të Shqipërisë.

Roli i denoncuesit u mbetet gazetarëve kurajozë e të

ndershëm, të cilët duhet t’i tregojnë opinionit publik se shtypi (media) është pushteti i fuqishëm, i njohur

Opinion

fq. 5

Vendi ka nevojë për politikanë që vendosin në plan të parë interesat kombëtare

SHBA kërkojnë vendosjen e dialogut mes forcave

politike shqiptare. Këtë mesazh solli përTiranën zyrtari amerikan, Jonathan Moore, drejtor për Eu-

Klasa politike nuk është ende e maturuar të prano-

jë se instutucionet veprojnë sipas kushtetutës

Zgjidhja e çështjes së pronës duhet bërë brënda “shtëpisë”

se kjo merr më pak kohë e kosto, por edhe për t´i treguar BE-së se shqiptarët mund të ndërtojnë një shtet të nivelit evropian

nga Arjola TOLA nga Alfred CAKO

nga Muhamed HAJDARI

nga Aida DERVISHI

Page 2: Fryma Re Nr7

FAQE 2 E Premte, 4 prill 2014Fryma e Re

Oketa: Strategjia kombëtare pengohet edhe nga zgjidhja e çështjes së pronës dhe etja e pakufizuar të pushtetarëve për të rrëmbyer, gllabëruar e tjetërsuar pronën e tjetritPolitikë.../ Editorial

ANTArËSiMi NË NATo, THEMEl i forTË pËr forciMiN E SHTETiT ligjor

Parësor është flamuri kombëtar, ndërsa flamujt partiakë lindin për t’i shërbyer atij flamuri, që nënkupton interesat e qytetarëve dhe të vendit.

U mbushën 5 vjet nga dita kur Shq-ipëria u bë anëtare e Aleancës së

Atlantikut të Veriut (NATO) dhe sigurisht kjo është një ngjarje që shënon një arritje të rëndësishme për historinë e pas vitit 1990, për Shqipërinë dhe për shqiptarët që jetojnë në rajon.

Fryma e Re Demokratike, në një përv-jetor të tillë, së pari përcjell falenderimin e mirënjohjen për të gjithë ata që punuan për përmbushjen e këtij objektivi tejet të rëndë-sishëm i cili rrit sigurinë për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit perëndimor, por dhe kri-jon mundësi të reja për perspektivën e vendit.

Nga ana tjetër, Fryma e Re Demokra-tike, gjykon se ky antarësim nuk mund të jetë medalje në gjoksin e një individi të vetëm, apo një grupimi të vetëm politik. Ai është arritje e një pune afro 17 vjeçare e disa qe-verive shqiptare, është arritje e të gjithë atyre që kanë shërbyer e vazhdojnë të shërbejnë me uniformën e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e punonjësve të administratës, e përfaqësuesve tanë diplo-matikë. Dhe për këtë, të gjithë meritojnë një falenderim të madh.

Por falenderimi më i madh u shkon shqiptarëve, të cilët me mbështetjen masive dhe prirjen e tyre natyrale pro perëndimore, bënë që busulla e poltikës shqiptare të mbetet pa asnjë mëdyshje e orientuar drejt aleancës euro-atlantike.

Mirënjohja duhet t’u shkojë të gjitha vëndeve anëtare të NATO-s, për mbështetjen e pakursyer që u kanë dhënë e vazhdojnë t’u japin qeverive shqiptare dhe forcave tona të armatosura.

Antarësimi në NATO duhej të shër-bente si themel i fortë për konsolidimin e demokracisë shqiptare, për forcimin e shtetit ligjor dhe e rolit të institucioneve të pavarura. Antarësimi duhet të jetë një kartë e fortë në duart e politikës shqiptare për përm-bushjen e objektivit tjetër të rëndësishëm të shqiptarëve, atë të integrimit në Bashkimin Evropian.

Në fakt bilanci i këtyre pesë viteve lë shumë për të dëshiruar.

Mjafton të shohësh të ashtuquajturat festime të këtij përvjetori të pestë të an-

tarësimit në NATO. Dy festa, në dy ditë të ndryshme, festime të shoqëruara me përplasje ndërmjet institucioneve të shtetit, duke dëshmuar edhe një herë sesa pak për-piqemi për të ndërtuar shtetin dhe sa shumë luftojmë për të forcuar pushtetin individual apo partiak.

E për shkak të një klime të tillë konflik-tuale ndërmjet mazhorancës e opozitës, pa-varësisht kahut politik të secilës, konflikteve midis mazhorancës dhe institucionit të Presi-dentit e anasjelltas, humbjes së pavarësisë së institucioneve të pavarura, korrupsionit ekstrem e pandëshkueshmërisë së tij, sistemit të drejtësisë, i cili vuan pasojat e presionit politik dhe të parasë, të një drejtësie, e cila akoma nuk ka folur siç do të duhej të fliste për katër të vrarët e dhjetëra të plagosurit e 21 Janarit, për tre vite rradhazi Shqipërisë i është refuzuar statusi i vendit kandidat për në BE.

Gjuha e rrugës, e përdorur në seancat e Kuvendit, mbajtja peng e reformave në funksion të interesave individuale të një apo disa individëve, mosndëshkimi i zyrtarëve të korruptuar, nuk u shërbejnë interesave të qytetarëve dhe as konsolidimit të shtetit shqiptar.

Fryma e Re Demokratike shpreh shqetësimin se sot, kur dhe pak muaj na ndajnë nga vlerësimi që Komisioni Evropian pritet t’i bëjë progresit të Shqipërisë për të mundësuar marrjen e statusit të vendit kan-didat, politika shqiptare vazhdon të ofrojë një klimë aspak të favorshme për arritjen e këtij objektivi.

Është mirë të festosh arritjet, i tillë është dhe 5-vjetori i antarësimit në NATO, por ky antarësim nuk mund të përdoret pam-barimisht si flamur për të mbuluar problemet reale të demokracisë shqiptare.

Fryma e Re Demokratike u bën thirrje të gjithë forcave politike që të sillen, punojnë e dialogojnë si një vend perëndimor, pë të mbajtur me dinjnitet peshën e rëndë të emrit të anëtarit të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe për t’i mundësuar Shqipërisë bashkimin me familjen e saj natyrale, familjen evro-piane.

Tiranë, 2 Prill 2014

DEKlArATË E frD

Sekretari i përgjith-shëm i FRD-së,

Gazmend Oketa, i ftuar në ekranin e televizionit "AS" iu përgjigj pyetjeve të Shpëtim Nazarkos lidhur me strategji-në kombëtare të përparimit të Shqipërisë.

Ndër të tjera z. Oketa theksoi se vendi ka nevojë për politikanë, që vendo-sin në plan të parë interesat kombëtare. Ky është dallim esencial, Shqipëria brenda 23 viteve ka pasur të paktën 3 kriza shumë të thella: ajo e vitit 1991, që vinte si pasojë e sistemit komunist, kriza e 1997-tës dhe ajo e vitit 2005, që ishte më shumë krizë morali. 8 vite më vonë kor-rupsioni u bë pronë e një grupi të ngushtë që përqëndroi kapitalet, pushtoi bizneset, si dhe orientoi në mënyrë klienteliste investimet e bux-hetit. Nga ana tjetër suksesi i një force qëndron edhe në faktin se pas rotacionit poli-tik, institucionet nuk lihen në konflikt. Realisht në 2013-tën, pushteti u dorëzua duke e lënë vendin në situatë tejet kaotike në të gjitha aspektet. Institucionet kushtetuese janë njëri më i varur se tjetri e më në konflikt me njëri-tjetrin dhe, kur jemi para këtij fakti, ka pak vend për t’u krenuar. Asnjë politikan shqiptar nuk paguan për gabimet apo fajet, por këto i paguan e gjithë shoqëria shqiptare.

Gjatë bisedës u theksua gjithashtu se strategjia kom-bëtare duhet ndërtuar mbi dy shtylla: modernizimin e burimeve që na kanë lënë të parët si dhe konsiderimin e pozicionit gjeografik të Sh-

qipërisë. Sipas Oketës strat-egjia kombëtare pengohet nga zgjidhja e çështjes së pronësi së plus dhe etjen e pakufizuar të pushtetarëve për të rrëm-byer, gllabëruar e tjetërsuar pronën e tjetrit. "Ne çalojmë tek implementimi i strateg-

jisë kombëtare, po ashtu nën termin e kombëtares kemi vënë përparësi zhvillime që lidhen me interesa të ngushta klienteliste dhe jo në interes të strategjive, sqaroi sekretari i përgjithshëm i FRD-së, duke shtuar se sipas bindjes së tij, parësor është flamuri kom-bëtar, ndërsa flamujt partiakë lindin për t’i shërbyer atij fla-muri, që nënkupton interesat e qytetarëve dhe të vendit.

Duke iu referuar të dhë-nave të buxhetit, Oketa tha se dy kanë qenë sektorët ku ka patur rritje: ndërtimi dhe bujqësia. Ai mbështet idenë se ndërtimet pa kriter dhe kaotike nuk janë bërë, sepse kanë munguar master-planet, por përkundrazi, janë shman-gur qëllimisht, sepse nëse do të ecej me plane urbanistike do të ngushtohej hapësira për korrupsion. Askujt, theksoi Oketa, nuk i ka interesuar që çdo zonë të ketë një plan të tillë, sepse një pallat me 3 kate nuk e bënte dot me 8 kate. Sot, nëse do të ndërtosh në mënyrë ligjore nuk ecën dot, sepse nuk merr përgjigje në organet përkatëse, por po e nise punën pa leje e ke të sigurtë legalizimin, sepse mund të kesh "fatin" të ta japë dokumentin legalizues kryeministri.

Duke iu përgjigjur py-etjes se, mbi cilët binarë ndërtohen strategjitë, z. Oketa

shpjegoi se pa zvogëluar rolin e individit, ai beson shumë te puna në grup. "Gjëja e parë që duhet të bëjë një drejtues është të ketë një ekip këshil-limor apo vendim- marrës. Duhen dëgjuar në mënyrë të domosdoshme specialistët

elitarë, pavarësisht këndvësh-trimeve politike", tha ai, duke shtuar se ndërtimi i vendit kërkon një bashkësi elitare, që gjykon në mënyrë racionale si dhe një kryeministër vizionar, që rrethohet nga një grup i aftë dhe i urtë njerëzish që e çojnë vendin përpara dhe lë-mojnë defektet që vijnë gjatë rrugës. Z. Oketa e cilësoi kry-eministrin Rama një politikan jo vizionar, duke shpjeguar se, kur PS ishte në opozitë, z. Rama tregoi se ishte një politikan që kish synim krye-sor postin e kryeministrit dhe jo përmirësimin e infrastruk-turës zgjedhore.

Gazmend Oketa men-don se pas 23 vitesh, analiza nuk mund të bëhet e plotë duke mbetur vetëm te spektri politik. "Shoqëria shqiptare ngjan si një lavjerës që lëkun-det sipas dëshirës dhe ende nuk dihet kur do të ndalet e të gjejë ekuilibrin e nevo-jshëm. Padyshim përgjegjësia kryesore është e politikës, por edhe e shoqërisë. Pse? Sepse, nëse një forcë politike mandatohet me votë nga shu-mica e publikut, ka një ditë të vetme kur shoqëria është përgjegjëse: dita e zgjedhjeve. Por çfarë ndodh tek ne? Që të nesërmen në mëngjes publiku shpreh në ekran pendesën për zgjedhjet, sikur nuk ishte ai pjesë e kësaj përgjegjësie politike.

Vendi ka nevojë për politikanë që vendosin në plan të parë interesat kombëtare

Oketa përballë Nazarkos në emisionin “Konica”

Page 3: Fryma Re Nr7

FAQE 3 E Premte, 4 prill 2014Fryma e Re

Politikë Bamir Topi në "Debat Plus", përballë Eduard Zaloshnjës

Klasa politike nuk është ende e maturuar të pranojë se instutucionet veprojnë sipas kushtetutës

FRD ka dekaruar publikisht se Shqipëria nuk duhet të humbasë kohë për reformën e domosdoshme territoriale

Topi: Konsensusi është proces politikIsh-presidenti Bamir

Topi, i ftuar në stu-dion e Vizion Plus, komentoi zhvillimet e fundit politike në vend. Kryetari i Frymës së Re Demokratike, nuk i kurseu kritikat ndaj Qeverisë e Presidentit dhe tha se shu-mica në qeverisje dhe pakica në opozitë duhet të arrijnë konsensusin për reformën territoriale, por nëse ajo mun-gon, duhet vepruar pa hum-bur kohë sipas kushtetutës. Konsensusi, u shpreh z.Topi është proçes politik, numrat janë verdikt institucional dhe, kur proçesi është jetik siç është reforma territorial, ata që kanë numrat duhet të dijnë t’i vënë në lojë. Nëse nuk munden, kot që e kanë marrë pushtetin, shtoi zoti Topi. Kryetari i FRD-së ko-mentoi edhe përplasjen mes

Kryetari i FRD-së vuri në dukje se debati i shumicës për çështjen e SHISH-it është shumë sipërfaqësor, ndërsa e quajti të pamundur ndrysh-imin e kryetarit të shërbimit sekret pa vullnetin e Presiden-tit. Ai deklaroi se ndjen një ulje të besimit reciprok, kur është fjala për bashkëpunim mes institucioneve dhe pohoi me keqardhje se klasa politike nuk është ende e maturuar të pranojë se instutucionet veprojnë sipas kushtetutës, e cila përcakton qartë gjithç-ka. "Mes Kryeministrit dhe Presidentit duhet të ketë një linjë komunikimi dhe bash-këpunimi institucional, vetëm kjo është efikase", tha z. Topi.

Gjatë bisedës, lidhur me ndryshimet e kushtetutës kry-etari Topi ritheksoi se në vitin 2008 u lëkund Kushtetuta, që

për shkak të ndryshimeve të mëdha demografike. Ne abu-zojmë me termin konsensus, reforma territoriale duhet të ketë miratimin e çdo force, sidomos palët institucionale, por nëse do të shkojmë pas tekave të partive, do të mbesim mbrapa me reformat, sepse kemi eksperienca të ngjashme në të shkuarën. Konsensusi është i kënaqshëm, por jo i domosdoshëm. Shumica duhet të veprojë, nuk ka vendosmëri, ka komplekse në gjykim.

I pyetur mbi zgjedhjet e ardhshme z. Topi sqaroi se një vit para është ende herët për të folur për zgjedhjet vendore. Por ai shtoi se FRD ka kandidatura potenciale, shumë serioze për betejën e pritshme zgjedhore dhe veçanërisht në kryeqytet. Biseda shkoi më pas rreth mundësisë së z. Oketa për të kandiduar në Durrës dhe kryetari i FRD-së u shpreh se Gazmend Oketa i ka premisat e parametrat për të qenë gjithkund që nga instutucioni i Presidentit e me radhë.

Nëse do të merrnim sot një model, apo një standard të një politikani të ri, por me eksperiencë, vota ime e brendshme, e zemrës, e shpirtit, do të ishte për një model të tillë, i cili në mënyrë paradoksale sot është jashtë parlamentit. Kjo tregon se jo vetëm politika, por në disa raste edhe shoqëria jonë nuk di të zgjedhë, ajo nuk është në atë stad që të dijë se kë duhet të vlerësojë për t’i përfaqë-suar në drejtim e qeverisje. Nëse sot flasim për episode që lidhen me profilin e ulët të sjelljes institucionale me arrogancë të administratës ndaj qytetarëve, nëse flasim për korrupsion apo zhvatje të pronës së tjetrit, të pasurisë kombëtare e plagë të tjera, origjina është te dita e zgjed-hjeve, gjithëçka duhet kërkuar atje ku nisin institucionet që nga Kuvendi e deri te qe-verisja qendrore e vendore.

AKTUALITET

Moore, duhet konsensus politikSHBA kërkojnë vendosjen e dialogut mes

forcave politike shqiptare. Këtë mesazh solli përTiranën zyrtari amerikan, Jonathan Moore, drejtor për Europën Juglindore në Departamentin e Shtetit. Shqipëria prej 5 vjetësh është anëtare e NATO-s, por bashkëpunimi politik mbetet ende një problem, theksoi ai duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit mes partive politike për zhvillimin e Shqipërisë, por edhe për procesin e integrimit. Sipas Moore, Shtetet e Bashkuara nuk mbajnë anën e asnjë partie politike, por bashkëpunimi në politikën e brendshme të vendit është i domo-sdoshëm, sidomos kur shohim që edhe 2 vende si Serbia dheKosova e gjejnë gjuhën e dialogut.

AKTUALITET u prodhua pas ndryshimeve kushtetuese, zgjedhja e tij me 71 vota do të thotë që kemi një president partiak dhe jo politik. Rishikimi i kushtetutës do të vazhdojë të jetë obsioni kryesor i FRD-së deri në zgjedhjet e ard-hëshme politike. Unë besoj,

tha ish-presidenti Topi, se nëse pranohen ato ide të pro-gramit të FRD-së, që lidhen me ndryshimet kushtetuese, përfshirë edhe zgjedhjen e Presidentit apo përbërjen nu-merike të Kuvendit e të tjera, gjërat do të ecnin shumë më mirë. FRD është e hapur dhe,

nëse do të ketë propozime konkrete ne jemi gati të bash-këpunojmë.

FRD ka dekaruar pub-likisht me zë të qartë se Shq-ipëria nuk duhet të humbasë kohë për reformën territo-riale, sepse ajo e ka të domos-doshme këtë reformë, edhe

Presidentit dhe Ministres së Mbrojtjes, duke thënë se çdo komunikim duhet bërë në mënyrë institucionale. "Znj. Ministre ka gabuar rëndë në lidhje me shkarkimin e ushtarakut të lartë shqiptar në Bruksel, ishte një nxitim i panevojshëm i saj", u shpreh z. Topi.

është themeli i shtetit dhe kur lëkundet ky themel, institu-cionet tronditen thellë. Këtë e tregon situata e sotme, kur harxhohet kohë dhe energji për gjëra që paragjykohen me debate e përplasje që nuk sjellin asgjë e nuk të çojnë askund. Presidenti ak-tual është rezultat i asaj që

Bamir Topi në prishtinë me ftesë të Behgjet pacollit

Presidenti i Ale-ancës Kosova e Re z. Behgjet Pacolli, priti në një takim në am-bientet e kësaj partie në Prishtinë, ish-Pres-identin e Republikës së Shqipërisë, z.Bamir Topi, aktualisht kryetar i Partisë Fryma e Re Demokratike.

Lideri i AKR-së e njoftoi z.Topi me zh-villimet e fundit poli-tike në Kosovë, si dhe foli për reformat eko-nomike që janë marrë në shërbim të zhvillimit eko-nomik. Ai tha se zonat e lira ekonomike, veçanërisht ajo e Gjakovës, do të shërbejnë si jetësim i idesë për unifikimin e tregut.

Ndërsa kryetari i FRD-së vlerësoi lart figurën e z. Pacolli, duke thënë se an-gazhimet e tij në Qeverinë e Republikës së Kosovës janë tregues i qartë se idetë eko-

nomike të z. Pacolli, i shër-bejnë zhvillimit jo vetëm të Kosovës, por të gjithë rajonit.

Zoti Behgjet Pacolli, nga ana e tij e vlerësoi kon-tributin e çmuar të Presidentit Topi për Kosovën dhe kom-bin shqiptar gjatë mandatit të tij.

Gjatë këtij takimi, që u përshkua nga një frymë vëllazërore, dy politikanët e lartë diskutuan për bash-këpunimin midis dy partive,

“Frymës së Re Demokratike” dhe “Aleancës Kosova e Re”. Gjithashtu ata vlerësuan se e ardhmja e rajonit është një sfidë e përbashkët për të dyja partitë shqiptare.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, zoti Topi dha edhe një intervistë ekskluzive tele-vizive për KLAN Kosovën, te gazeta Tribuna si dhe në gazeta të tjera.

Korresp. i Fryma e Re

Page 4: Fryma Re Nr7

FAQE 4 E Premte, 4 prill 2014Fryma e Re

Prona... Qeverisja e kaluar nuk e zgjidhi, por e komplikoi më tepër çështjen e së drejtës mbi pronën

Zgjidhja e çështjes së pronës duhet bërë brënda “shtëpisë” se kjo merr më pak kohë e kosto, por edhe për t´i treguar BE-së se

shqiptarët mund të ndërtojnë një shtet të nivelit evropian

rrethi vicioz i çështjes së pronës

Nga Arjola TOLA

Shtyrja për një vit e af-atit nga Gjykata e Strasburgut për mospranimin e ankesave të reja për cënimin e të dre-jtës së pronës, kundër insti-tucioneve shqiptare, është njëkohësisht lajm i mirë dhe i keq, megjithë deklarimet kontradiktore lidhur me këtë.

Kjo shtyrje e afatit rikonfirmon edhe njëherë se situata me pronat ka mbetur kaotike dhe, përpjekjet e de-ritanishme për ta zgjidhur atë kanë dështuar. Ajo rikonfir-mon atë çka në mënyrë per-manente nga viti 2005, thonë progresraportet e BE-së për pronat. Gjithashtu rikofirmon atë me të cilën përballet çdo shqiptar, të cilit i është dashur të merret qoftë edhe një herë të vetme me çështje pronësie. Ndërkohë, fakti që kjo vjen përsëri në vitin 2014 nga një institucion i këtij niveli, e bën këtë një lajm të keq.

E parë në një tjetër këndvështrim, kjo shtyrje afati vjen si lajm i mirë, për të gjithë taksapaguesit shqip-tarë dhe vetë pronarët, sepse “xhepat” tanë nuk do të rën-dohen për mosveprimin dhe paaftësinë e qeverisjeve të shkuara dhe për të dytët, sepse zgjidhja e çështjes së pronës duhet bërë brënda “shtëpisë”, jo vetëm se kjo merr më pak kohë dhe kosto për vetë pronarët, por edhe për t´iu treguar BE-së e më gjërë, se shqiptarët mund të ndërtojnë një shtet të nivelit evropian, të aftë për reforma që garantojnë njëkohësisht mbrojtjen e të drejtave të shtetasve të vet dhe prosperitetin e vendit.

Është lajm i mirë, që plani i paraqitur nga Qeveria Shqiptare ka marrë besimin e Strasburgut, duke i dhënë mundësinë që brënda një viti, ajo të tregojë se do ta adresojë çështjen e pronës në mënyrën e duhur. Veprimet e ndërmarra së fundmi, për miratimin e dëmshpërblimeve për disa vendime të Gjykatës së Strasburgut, përmirësi-met në ligjin për legalizimin dhe progresi i bërë muajt e fundit në regjistrimin fill-estar të pronave, tregojnë se

çështja ka filluar të adresohet në drejtimin e duhur, por ende ka shumë për të bërë, sepse zgjidhja përfundimtare kërkon reforma në drejtim të ligjeve dhe institucioneve, kërkon ndërtim kapacitetesh e sigurisht, kohë dhe financime.

Qeverisja e kaluar, jo vetëm nuk zgjidhi, por e komplikoi akoma më tepër çështjen e së drejtës mbi pro-

nën, por për hir të së vërtetës i duhet njohur diçka “pozi-tive”, pasi të paktën ka lënë të shkruar një listë problemesh dhe çëshjesh të pazgjidhura të pronës dhe të drejtës mbi të, të cilat konkurrojnë, mbiven-dosen, pengojnë dhe ndihmo-jnë njëra-tjetrën, brënda një rrethi vicioz, ku nga njëra anë është kthimi dhe kompensimi e nga ana tjetër regjistrimi i pronave, legalizimi, inven-tarizimi i pronave publike, pajisja me dokumenta e fer-merëve, që janë trajtuar nga Ligji 7501, privatizimi, etj.

Është në një rreth vi-cioz, sepse është e pamundur të parashikohen cilat prona do të jenë alternative për pronarët derisa të përcaktohet prona shtetërore, apo prona e privatizuar më parë, por nga ana tjetër vendndodhja dhe kufinjtë e pronave shtetërore nuk mund të përcaktohen qartë derisa pronat, që do t´u kthehen pronarëve të jenë përcaktuar.

Garantimi i sigurisë mbi pronën, përveçse një kriter për pranimin në BE, është domosdoshmëri për t’í hapur rrugë zhvillimit e investimeve dhe kjo kërkon

ndërtimin e një sistemi efikas e të përgjegjshëm të admin-istrimit dhe menaxhimit të pronës, i cili, përveç për-mirësimit të kuadrit ligjor dhe institucional, kërkon së pari mbledhjen e informacionit mbi pronën e pronësinë, nga të gjitha burimet ku ai dis-ponohet.

Nga ana tjetër, ndërtimi i këtij sistemi nuk mund të

bëhet pa u përfunduar Inven-tarizimi, Vlerësimi dhe Mirë-administrimi i informacionit ekzistues (tekstual dhe har-tografik) nga çdo institiucion, që ka dhënë tituj pronësie. Prej afër 24 vitesh, kemi disa procese që ecin paralel e mbivendosen me njëri-tjetrin e dhjetëra institucione që lëshojnë tituj pronësie, pa ditur çfarë vetë institucioni ka lëshuar një vit më parë dhe as që konsiderohet nëse një tjetër institucion ka vepruar mbi të njëjtën pronë, duke krijuar kështu konflikte e probleme të panevojshme dhe të dëmshme.

Nëse përmirësimet lig-jore, apo ndryshimet që kanë të bëjnë me riorganizim insti-tucionesh, kërkojnë kohë dhe infrastrukturë, inventarizimi është një proçes i pavarur, të cilin secili nga institucionet ekzistues mund dhe duhet ta bëjë menjëherë, për të ofruar informacion real për vendim-marrjet e ardhshme, qoftë edhe për përmirësimin apo riorganizimin.

Përfundimi i regjistrim-it të pronave, proçes i filluar 18 vjet më parë, megjithëse i financuar fort në vitet e

fundit nga Banka Botërore dhe agjensi të tjera, ende nuk ka përfunduar. Pritshmëritë janë të larta për finalizimin e regjistrimit për një numër të konsiderueshëm pasurish deri në qershor 2014, por ende mbeten jashtë sistemit rreth 500.000 pasuri, krye-sisht në zonat rurale, të cilat nuk u mbuluan nga projekti LAMP2.

Evidentimi i sipër-faqeve të njohura, të kthy-era, apo kompensimet fizike, në vendimarrjet e KKP dhe AKKP në vite, sfidë e vështirë kjo, pasi arkiva e kësaj agjen-sie është manuale dhe cilësia e të dhënave është e dobët, sidomos të dhënat harto-grafike, të cilat fillojnë me skica manuale dhe harta nga më të ndryshmet në shkallë e cilësi.

Evidentimi i pronave të legalizuara, apo që janë në proces, për ALUIZN-in është një proçes relativisht i lehtë, për shkak se kjo agjensi ka qenë e mbështetur në formë elektronike.

Evidentimi i sipërfaqeve të ndara me Ligjin 7501, nuk duhet të kufizohet në shifra të përgjithshme për sipërfaqe në Ha, apo numër përfituesish, por të jetë i lidhur me titujt e lëshuar dhe pasuri të identifi-kuara në pozicion e sipërfaqe. Ky proçes paraqet vështirësi për mbledhjen e dokumen-tacionit, pasi ky privatizim është kryer me aksion e nga ekipe të pakualifikuara dhe dokumentacioni, ose është i shpërndarë në disa zyra, ose nuk ekziston, por edhe ai që

ekziston, paraq-itet me të meta.

E v i d e n -timi i pronave shtetërore dhe publike, proçes që ligjërisht ka filluar që prej vitit 2001 dhe ende nuk ka përfundu-ar, është i lidhur posaçërisht me njohjen, kthimin dhe kompensi-min e pronarëve. Regjistrimi i të gjitha Vendimeve të KM që kanë transferuar prona në pushtetin vendor, apo institu-cione të tjera, është gjithashtu po aq i rëndësishëm.

Inventarizimi nga pikë-pamja e përdorimit të tokës, është po kaq i rëndësishëm sa inventarizimi i pronave dhe i të drejtave mbi të, pasi shi-frat, të cilave iu referohen të gjitha raportet zyrtare apo jo, vijnë nga viti 1991, kur nisi privatizimi masiv. Por gjatë këtyre 24 viteve përdorimi i tokës ka ndryshuar fizikisht dhe juridikisht, duke shtuar apo zvogëluar llojet kadas-trale të tokës dhe sot nuk ka informacion mbi bilancin real të tokës truall, të tokës bujqë-sore, të pyjeve apo kullotave, etj, pasi këto ndryshime nuk janë reflektuar në regjistrat publikë, gjë e cila afekton pozitivisht apo negativisht, faturat e shpronësimeve, apo kompensimit fizik e financiar dhe po ashtu taksimin mbi pronën.

Kjo do t’í japë fund “epokës së qitapit”, thënie e gjetur e një ministri aktual, por ky inventarizim nuk duhet t’í lihet zgjedhjes së institu-cioneve, por të bëhet sipas një standardi unik kombëtar, në mënyrë që institucionet të kenë mundësi të krahasojnë të dhënat respektive në kohë reale, ndaj duhet punuar në drejtim të forcimit të siste-meve ekzistues të informa-cionit dhe koordinimit të të dhënave të pronës dhe tokës.

Të gjitha sa më sipër e të tjera, janë në funksion të ndërtimit të këtij sistemi të integruar të administrimit dhe menaxhimit të informacionit të tokës, në përshtatje edhe me standardet evropiane. Në

këtë mënyrë do të kemi një regjistër elektronik kombëtar, që ofron çdo të dhënë në lid-hje me pronësinë mbi tokën, vlerën e tokës, shfrytëzimin dhe përdorimin e tokës si dhe zhvillimin e drejtë të saj, çka përveç garantimit të të dre-jtave do të mund t’u ofrojnë qytetarëve një shërbim të shpejtë, efektiv e cilësor, do të ndihmojnë vendimmarrjet e ardhshme në funksion të çdo përmirësimi apo projekti të ri zhvillimi.

Por, a janë institucionet tona të përgatitura për të ndër-tuar dhe menaxhuar sisteme të tilla? Fatkeqësisht ende jo, pasi kemi shumë për të bërë edhe në drejtim të trajnimit të kapaciteteve, zhvillimit të infrastrukturës dhe menax-himit të institucioneve, për të mundësuar kalimin nga metodat tradicionale të punës, drejt metodave efikase dhe efiçente, që ofron teknologjia e avancuar. Aplikimi dhe përdorimi i tyre kërkon kompetenca të tjera teknike dhe po ashtu menaxherë, jo thjesht njohës të fushës, por njerëz me vizionin e duhur, të cilët duhet të drejtojnë in-stitucionet drejt prioriteteve emergjente, por njëkohësisht të aftë për të propozuar poli-tika për zgjidhje të integruara dhe afatgjata.

Sigurisht një vit është pak, për të zgjidhur në mënyrë përfundimtare çështjen e pronës, pasi edhe në vendet më të zhvilluara, ende sot ka probleme që lidhen me pronën, por mjaftojnë vetëm disa muaj për të treguar se po punohet në drejtimin dhe mënyrën e duhur.

Dhe ky është treguesi, që do të vlerësohet nga Stras-burgu, apo BE gjatë këtij viti.

Garantimi i sigurisë mbi pronën, përveçse një kriter për pranimin në BE, është

domosdoshmëri për t’í hapur rrugë zhvillimit e investimeve

dhe kjo kërkon ndërtimin e një sistemi efikas e të

përgjegjshëm të administrimit dhe menaxhimit të pronës, i cili, përveç përmirësimit

të kuadrit ligjor dhe institucional, kërkon së pari mbledhjen e informacionit mbi pronën e pronësinë,

nga të gjitha burimet ku ai disponohet.

Page 5: Fryma Re Nr7

FAQE 5 E Premte, 4 prill 2014Fryma e Re

Opinion...

Kur media denoncon, shteti reagon Shteti ynë ka qënë i kapur në çdo aspekt të jetës e askush nuk ka guxuar të nxjerrë të palarat e tij.

Kjo është sot Shqipëria, vendi

ku thuajse asnjë shkrim i publikuar nuk analizohet nga zyrat e shtetit, ndërkohë e

kundërta ndodh në demokracitë perëndimore, ku çdo shkrim apo denoncim

publik i gazetarit

shërben për të nisur një hetim nga

institucionet shtetërore

nga Lorenc SHEHU

LAJMISipas mediave greke, Konsolidis ... tentoi të vriste veten. Aktualisht shefi i gardianëve ndodhet në spitalin psikiatrik të Serresit...

Roli i denoncuesit u mbetet gazetarëve kurajozë e të ndershëm, të cilët duhet t’i tregojnë opinionit publik se shtypi (media)

është pushteti i fuqishëm, i njohur në botë si Pushteti IV.

Zbardhen detaje të reja lidhur me vdekjen e shqiptarit Ilia Kareli, në një burg grek në very të Greqisë. Shefi i gardi-anëve të burgut të Ni-gritas, aty ku mendohet se është dhunuar Kareli, ka pranuar se e ka tortu-ruar të dënuarin shqiptar. Madje Hari Konsolidis ka thënë gjatë dëshmisë se bashkë me të kanë qenë dhe 9 roje të tjerë. Nga këta, shtatë vetë kanë mohuar një gjë të tillë. Sipas mediave greke, kur Konsolidis mësoi se mbi të ishte lëshuar një mandat arresti tentoi të vriste veten, por është ndaluar nga kolegët e tij. Aktualisht shefi i gardi-anëve ndodhet në spitalin psikiatrik të Serresit, nën mbikëqyrjen e policisë.

Kjo dëshmi bie në kundërshtim me versionin e dhënë më herët nga zyrtarët e burgut të Nigritas, aty ku

Kareli u dërgua dy ditë pas vrasjes së gardianit në burgun e Malandrinos. Një ditë më pare Prokuroria lëshoi 8 mandat arreste për rojet e burgut dhe oficerët që dyshohet se kanë gisht në dhunimin e shqiptarit. Ndërkohë gard-ianët e ndaluar të burgut të Maland-rinos janë lënë të lirë. Në një reagim të saj Ministria shqiptare e drejtësisë dënoi dhunën me pasojë vdekjen ndaj shqiptarit Kareli. Në komunikatën për shtyp shprehet dhe keqardhja për humbjen e jetës së gardianit Cironis në burgun e Malandrinos.

Dëshmi për rrahjen e ilia Karelit

Janë të shumta prob-lematikat që ka publikuar media gjatë këtyre viteve të tranzicionit në Shqipëri. Por, po aq herë është bërë i shurdhër veshi i shtetit (qeverive). Më thoni: “Sa herë është shqetësuar shteti për artikujt denoncues të publikuara nëpër gazeta, apo në kronikat televizive? A është detyrë e shtetit të denoncojë aktet e abuziv-itetit nga nëpunësit e vet dhe t’i ndëshkojë ata, duke i përballur më drejtësinë? Natyrisht që po, por qeveritë tona deri më tani, nuk kanë patur shumë kohë të merren me gjëra të tilla “të vogla”, por janë marrë me probleme të “ndërlikuara”, natyrisht gjëra “madhore”, gjithmonë “në të mirë të popullit”. Por, pse shteti i këtyre viteve nuk i ka marrë për bazë, në mënyrë që t’i hetojë rastet e denoncuara nga mediat, në çdo fushë të jetës së vendit? Gjithëçka është e qartë, pasi shteti ynë gjatë këtyre viteve ka qënë i kapur për vete në çdo aspekt të jetës e askush nuk ka guxuar të nxjerrë të palarat e tij. Dhe kjo ka ndodhur se dy “kundër-shtarët” që kanë qeverisur gjatë këtij tranzicioni të tejzgjatur, nuk ia kanë nxjer-rë “lakrat” në shesh njëri-tjetrit, edhe pse ia kanë ditur ato. Falë një marrëveshjeje, të kamufluar me një “luftë të ashpër” politike (pozitë-opozitë), edhe pse kanë folur e bërtitur për shtetin ligjor, të dy qeverisësit e kanë shvlerësuar atë në sytë e shqiptarëve dhe opinionit ndërkombëtar, duke e lënë Shqipërinë jashtë Evropës. Kështu, edhe situata në vend e lirisë së medias dhe e fjalës është shqetësuese. Ajo ka bërë hapa pas, duke mos luajtur kështu rolin në plotësimin e një kushti themelor për integrimin eu-ropian të Shqipërisë.

Por si paraqitet liria e shprehjes?

Në raportin e fundit të Freedom House, Shqipëria ka rënë në vend të 107, nga vendi i 102, përsa i përket lirisë së medias. Ndërsa në raportin e Reporterëve pa Kufinj, Shqipëria renditet 16 vënde më poshtë se një vit më pare, kurse IREX, në raportin e fundit, është mjaft kritik lidhur me lirinë e shprehjes në Shqipëri. Në të njëjtat përfundime arritën edhe rreth 200 pro-fesionistë të medias në Sh-qipëri, ekspertë evropianë e përfaqëues të Komisionit Europian, në konferencën e zhvilluar më 16 Janar 2013, në Tiranë me temë: “Liria e medias në Shqipëri dhe integrimi në Bashkimin Europian”, organizuar nga Delegacion i BE-së dhe Ministria e Integrimit Ev-ropian.

Liria e medias në vendet aspirante për anëtarësim në BE

Shqetësim i BE është liria e medias dhe e fjalës. Ambasadori i Delegacion-ittë BE në Shqipëri është shprehur se: “Liria e medias dhe liria e fjalës, zënë vend

të rëndësishënm në kriterin politik të Kopenhagës për anëtarësim në BE dhe më

pas për standardet e BE-së. Garantimi i lirisë së shpre-hjes është aq fondamental

për Shqipërinë për të pasur një demokraci solide dhe të drejtë, sa edhe garantimi i së drejtës për një gjykim të lirë dhe të drejtë, të drejtës së pronësisë, të drejtës për përfaqësim të lirë dhe të ndershëm. Liria e shprehjes dhe pluralizmi i medias janë në zemër të vlerave të BE-së. Kështu duhet të jetë edhe për vendet kandidate potenciale si Shqipëria. BE angazhohet të mbështesë politikisht dhe financiarisht Shqipërinë për arritjen e standarteve evropiane në këtë drejtim”.

Çfarë qëndron pas deklaratave të ish-kryemin-istrit, për mos çelje të proçe-seve penale ndaj gazetarëve?

Njëra prej nismave të ndërmarra nga ish-kryem-

analizohet nga zyrat e shtetit, ndërkohë e kundërta ndodh në demokracitë perëndimore, ku çdo shkrim apo denoncim publik i gazetarit shërben për të nisur një hetim nga institucionet shtetërore. Dhe, vetëm kur të ndodhë kështu, mund të themi se Shqipëria ka hyrë në rrjedhën e një shteti demokratik, përkrah vendeve të zhvilluara të demokra-cive të vërteta. Ndërsa roli i denoncuesit dhe ndërkohë, edhe i fillimit të zgjidhjes së problemeve në Shqipëri, u mbetet gazetarëve kurajozë e të ndershëm, të cilët, edhe pse ende vuajnë nga mungesa e të drejtave të dhunuara nga pronarët e tyre, duhet t’i tregojnë opinionit publik se shtypi (media) është pushteti i fuqishëm, i njohur në botë si Pushteti IV.

inistri Berisha, për gjoja mos çuarjen në gjyq të gazetarëve në rastet kur dëmtimohet figura e nëpu-nësit nga artikulli i botuar prej gazetarit, nuk mund të përkthehet ndryshe përveçse me shprehjen: “Fol, fol, por gjë tjetër nuk të takon”.

Kjo është sot Sh-qipëria, vendi ku thuajse asnjë shkrim i publikuar nuk

Page 6: Fryma Re Nr7

FAQE 6 E Premte, 4 prill 2014Fryma e ReEkonomi/Mjedis...

Në Shqipëri priten 2 herë më tepër drurë se muNdëSia e rriTjeS

Çdo vit humbin 17-60 milionë m3 tokë nga erozioni

Nga Gavril Sojli

Nga 2 milionë m3 dru të prera në vit, shteti kontrollon më pak se 10% të prerjeve

“Nga analizat e studimet rezulton se industria e drurit konsumon

rreth 350.000 m3 lëndë punimi, ndërsa për ngrohje konsumohen rreth 1.5mln m3 dru zjarri”.

“Nga 2 milionë m3 dru që priten në vit, shteti shet më pak se 200 mijë

m3, e gjithë pjesa tjetër pritet ilegalisht e shteti kontrollon më pak se 10% të prerjeve. Të ardhurat shkojnë për kontrabandistët”.

Në Shqipëri priten 2 herë më tepër drurë

në pyje se mundësia e rritjes dhe e shfrytëzimit. Nga 2 mil-ionë m3 dru që priten në vit, shteti shet më pak se 200 mijë m3 dhe, e gjithë pjesa tjetër pritet ilegalisht e shteti kontrol-lon më pak se 10% të prerjeve. Të ardhurat që merren shkojnë për kontrabandistët. Shqipëria humbet çdo vit 17-60 milionë m3 tokë nga erozioni, shkatër-rohen rrugë, përmbyten fusha, mbushen rezervuaret e hidro-centraleve. Me mijëra hektarë pyje dhe kullota digjen vetëm se kanë mbetur mall pa zot.

Pyjet dhe kullotat janë pasuri natyrore me rëndësi të veçantë, pasi mbulojnë mbi 50% të sipërfaqes së vendit tone. Prej tyre sigurohen një varg prodhimesh drusore e jodrusore, si dhe përftohen mjaft shërbime me vlerë për shoqërinë. Prej kohësh, nga pyjet sigurohen drutë e zjar-rit për ngrohjen e popullsisë (mbi 80% e energjisë totale të nevojshme për ngrohje) dhe për industrinë. Po ashtu, pyjet janë burim për lëndën e drurit për ndërtime e industrinë, bazë ushqimore e kullotje për blegtorinë, për frutat e pyllit si arrorë (gështenjë, lajthi) dhe mjaft bimë mjekësore dhe eterovajore.

Ndërkohë, gjatë dhjetorit 2013 është firmosur vendimi që ndalon eksportin e qymyrit të drurit. Vendimi vjen për shkak të reduktimit të sipërfaqes pyjore në vend nga prerjet e paligjshme. Pas verifikimeve të kryera në terren, strukturat e mjedisit plani-fikuan marrjen e masave drastike për të shpëtuar pyjet, ku ndër më të afërtat është parashikuar miratimi i projektligjit për ndali-min e eksportit të lëndës drusore të papërpunuar, si dhe qymyrit të drurit.

Ndjekja e politikave të gabuara në drejtim të

pronësisë

Në pyjet e zonave të Verilindjes, Veriut apo Jug-lindjes, abuzimet janë shumë të mëdha, sepse shteti nuk ua ka kthyer këto prona pronar-ëve të ligjshëm dhe, popullsia e këtyre zonave, për vetë kushtet në të cilat banon ka abuzuar dhe vazhdon të abuzojë me këto pasuri duke i përdorur pa kriter e shkatër-ruar ato, pasi prona e Shtetit vlerësohet si prona e askujt.

Ligji aktual reflekton shkelje të rënda të parimeve de-

mokratike të ekonomisë së tregut

Shteti (Ministria) har-ton ligjin, bën politika dhe merr përsipër shfrytëzimin e pyllit, kontrollon zbatimin e ligjit, por askush nuk e kon-trollon atë?! Kompetencat dhe përgjegjësitë, të vendo-sura me ligj në nivel qëndror, janë pengesë për të realizuar menaxhimin në nivel vendor.

Përfaqësuesi i Bashkimit Europian për zhvillimin rural, prezantoi këtë vit në takimin e IUFRO (Unioni Ndërkombëtar i Organizatave Kërkimore në Pyje) në Tiranë qasjen për subvencionimin në të ardhmen (2014) të pylltarisë si pjesë e zhvillimit rural.

Nga analizat e studimet rezulton se industria e drurit konsumon rreth 350.000 m3 lëndë punimi, ndërsa për ngro-hje konsumohen rreth 1.5 mln

m3 dru zjarri. (DPKKorrik, 2012)

EKSPORTET

Në terma të përgjith-shme, pa i diferencuar në asor-timente, sasia e materialit të eksportuar arrin në rreth 60–70.000 m3 dru ose qymyr druri.

PËRFUNDIME

Kontributi i sektorit py-jor në ekonominë shqiptare është i lartë me çdo lloj stand-arti aktual. Rreth 85% e popull-sisë varen te burimet pyjore për furnizimin me energji. Sektori pyjor ofron punësimim e një pjesë të madhe të shqiptarëve si dhe thith një numër akoma më të madh të fuqisë punë-tore, nëpërmjet veprimtarive informale në pyje. Shqipëria po përballet me humbje të konsid-erueshme të kapitalit pyjor. Të dhënat nga një mori burimesh transmetojnë në mënyrë të vazhdueshme të njëjtin me-sazh. Konsumi i druve të zjarrit është identifikuar si një nga faktorët më të rëndësishëm pra-pa kësaj krize. Normat aktuale

të konsumit i tejkalojnë nivelet e shfrytëzimit të qëndrueshëm. Ndërkohë që kërkesa për bio-masën e lëndës djegëse rritet, duhet të shqetësohemi që lënda e punimit e cilësisë së mirë për shumë vite shpesh ka përfun-duar në lëndë djegëse, duke rritur në këtë mënyrë humbjet social-ekonomike. Aktualisht defiçiti thellohet nga viti në vit dhe ne komsumojmë mbi 1.5 milionë m3 dru zjarri dhe 300-350 mijë m3 lëndë punimi në vit, kur ndërkohë prodhimi është: 1.038.196 ha pyje me rritje mesatare vjetore 1.175 m3 = 1.2 milionë m3 x 80 % mundësia e shfrytëzimit = 960 mijë m3 (pra ne presim dy herë më shumë sesa rrisim).

Prandaj oferta dhe kërkesa

e lëndëve pyjore duhet rishikuar.

Në këto kushte eksporti i druve të zjarrit, i qymyrit të drurit dhe i paletave e produk-teve të tjera, ka sjellë si pasojë nxjerrjen nga vendi të sasive të konsiderueshme (70-200 mijë m3) të lëndës drusore e nënprodukteve. Federata Kom-

bëtare e Pyjeve dhe e Kullotave Komunale është njëri prej kontribuesve më seriozë për përmirësimin e gjendjes në këtë sektor. Kjo organizatë shpreson në mbështetjen nga sektorët përgjegjës shtetërore, si dhe shpreh gadishmërinë e saj për të kontribuar në thellimin e reformave për decentralizimin e qeverisjes së pyjeve dhe kullotave, afrimin e tyre sa më afër përdoruesve, me synim rritjen e mirëqënies sidomos në zonat e varfëra rurale, si dhe mbrojtjen më të mirë të mjedisit në vendin tonë.

Zvogëlimi i kërkesës për dru zjarri

Zvogëlimi i kërkesës për dru zjarri do të vinte nëse do të mbështetej e stimulohej shfrytëzimi i energjisë diellore, përmes paneleve të njohura dhe nga përmirësimi i standarteve të ndërtimit. Po ashtu, përdor-imi i mbeturinave të biomasës (mbetjeve urbane) si lëndë e parë energjitike edhe për ngrohje qëndrore të banesave, do të kursente lëndën drusore defiçitare.

Reforma institucionale

Është e nevojshme të konsiderohet ndryshi-mi i roleve për agjensitë shtetërore, duke hequr dorë nga pozicioni ekzekutiv dominues në favor të një partnershipi me bazë të gjerë të aktorëve vendorë të sektorit. Kjo duhet realizuar duke ndryshuar rolet në ligjin e ri të pyjeve dhe kullotave, që është për-gatitur dhe po diskutohet me grupet e interesit.

N ë k u a d r i n e asistentcës teknike, dhë-në nga Banka Botërore, është propozuar që pyjet shtetërore të menaxhohen nga një Agjensi. Numri dhe madhësia e Agjensive Ra-jonale të Pyjeve Shtetërore do të varet nga sipërfaqja e pyjeve shtetërore dhe cilësia e pyjeve që ato kanë, duke shkuar drejt vetëfinancimit. Meqënëse toka bujqësore, pylli dhe kullota kanë qenë gjithnjë baza e kushteve për jetesë e fshatarit tonë dhe për një bashkërendim e qeverisje më të mirë të pasurive natyrore, propo-zohet që sektori i pyjeve dhe kullotave të rikthehet në vartësi të Ministrisë së Bujqësisë. Atje mund të krijohet e të funksionojë Agjensia Kombëtare e Pyjeve dhe e Kullotave, si strukturë më vete në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, për pyjet në pronësi të shtetit. Ndërsa për pyjet në pronësi të Komunave e Bashkive, në administrim të Shoqatave të Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave Komunale, duhet të krijohet një strukturë në Ministrinë e Brendshme dhe deri në çdo komunë e bashki. Ndërsa Ministria e Mjedisit mund të ketë rolin e monitoruesit. Në këto kushte, eksporti duhet ndaluar deri në mundësinë e balancimit, ose përmirësim-it të raportit të rritjes vjetore me prerjen e lejuar.

Page 7: Fryma Re Nr7

FAQE 7 E Premte, 4 prill 2014Fryma e Re

Sociale...

duhani në ambjentet publike dhe shtetiPartia Demokratike, tashmë ka humbur votën e besimin e të përndjekurve politikë dhe të pronarëve të nëpërkëmbur

Zbatimi i ligjit antiduhan është tregues thelbësor nëse do fillojmë të kemi vërtet shtet e qeveri në Shqipëri... Apo jo?!

Nga Alfred CAKO

Kur shkova njëherë në SHBA në palcën e

dimrit, sapo dola nga aeroporti i Bostonit, shikoja njerëz jashtë lokaleve që pinin duhan të kru-sur, me mëngët e zgjatura deri mbi gishta, në të ftohtin e acartë të këtij qyteti të njohur. Kisha qenë disa herë në SHBA dhe, në ndryshim nga hera e fundit, pikasa se ishin forcuar rregullat kundër pirjes së duhanit nëpër ambjentet publike. Madje, disa vjet më parë, më dukej gati si sot në Shqipëri. Pyeta disa miq se ç’ishte ky ndryshim dhe më thanë se ishte vendosur me ligj që gati në të gjitha ambjentet e mbyllura publike, nuk lejohej të pihej duhani, me përjashtim të ndonjë qoshku në ndonjë restorant të madh, lejë për të cilën paguhej një goxha tatim i lartë. Mendoja atëhere, ashtu si edhe sot, se si zuri vend ky virus helmues kaq i dashur, në listën e vesit njerëzor?

1. Le të shohim shkurt historinë e këtij bari kaq të përha-pur, prej të cilit fitojnë shumë kompanitë e mëdha, të cilat e kanë bërë në një farë mënyre mo-nopol pronësinë e fitimeve ndaj këtij vesi njerëzor. Sepse duhani, ashtu si edhe mallrat e tjera fitim-prurëse (drogat, gurët e çmuar), nuk është i pakultivueshëm dhe i fabrikueshëm vetëm në vende të rralla. Jo! Këto mallra që kërkojnë edhe një industri moderne për të dalë me kosto të ulët edhe për shkak të mundësive të reklamës, janë monopol i një grupi të vogël njerëzish të fuq-ishëm financiarisht e politikisht. Si shpjegohet ky ves i pështirë që ka futur kaq shumë në varësi individë dhe popuj të ndryshëm, të cilët veç rëndimit që i shkak-tojnë portofolit të tyre, rëndojnë me ndërgjegje edhe shëndetin, edhe pse në paketat e duhanit shënohet dëmi që mund të pësojë konsumatori? A e dinë njerëzit që me duhanin dhe kultivimin e tij ka zenë fill edhe skllavëria mod-erne e negërve në Jamestown, Virxhinia, SHBA në fillim të shekullit të 17-të? A dihet se futja masive e duhanit në Britani dhe Evropë lidhet me Pokahontasin, indianen e famshme aq të njho-hur e të dashur sot nga fëmijët në librat e tyre dhe se popullariteti i jashtëzakonshëm i saj ka lidhje me sponsorizimin e kompanisë së parë të duhanit, që e përdorën indianen më të famshme të të gjitha kohërave, pikërisht për të lëshuar shigjetën e helmatisur me helmin e këtij bari në Britani, shigjetë e cila nuk ka për t’u kthyer kurë më mbrapa? Le të vazhdojmë më tej

2. Të shohim pak histo-rinë botërore të duhanit. Deri në kohën kur u zbulua Amerika nga K. Kolombi, më 1492, evropianët nuk e njihnin, nuk e

kultivonin dhe nuk e përdornin këtë lloj barishte të dëmshme për shëndetin. Kontakti i parë i një evropiani me duhanin ka qenë kontakti i zbuluesve të Kolombit me banorët duhanpirës të Kubës, të cilët i raportuan se kishin hasur njerëz që mbanin në duar “shkopinj të ndezur që ngjasonin me fëmijët tanë në festën e Pashkëve çifute të Fan-tazmave të Shenjta”. Mendohet se evropiani i parë që është parë të pijë regullisht duhan në rrugët e porteve të Evropës, ka qenë një anëtar spanjoll i ekuipazhit të Kolombit, i quajtur Rodrigo de Jerez. Gjithsesi, në masë, duhani u fut në Evropë prej spanjollëve, në vitet 1527 – 1533. Tregëtari i parë i shquar i duhanit që e ushtroi aktivitetin kontrabandë në Lisbonë, quhej Diego Co-lumbus e prej tij e mori dhe e çoi në Francë ambasadori i këtij vendi në Portugali, Nicot, për herë të parë, më 1559. Spanjol-lët dhe portugezët e quanin bari i shenjtë “për shkak të vlerave mjekësore”, të cilat i pretendonte më 1571 mjeku spanjoll Nicolas Monardes në një libër mbi histo-rinë e bimëve mjekësore të Botës së Re, duke pretenduar se duhani shëronte shumë sëmundje të njeriut (36 sosh). Sir Walter Raleigh dhe Anthony Chute e sollën të parët në Evropë duhanin “Virginia” nga SHBA e sotme, duke e ekspozuar mallin si me shumë përfitime mjekësore, nëse pihej me pipë.

3. Teriaqinjtë e duhanit e dinë se ai mund të shijohet me disa mënyra: duke e shijuar du-hanin 100% pa përzjerës të tjerë nëpërmjet përtypjes me dhëmbë, nuhatjes, duke e shtypur e duke përdorur ekstraktin e lëngut, duke shijuar tymin me llullë, duke pirë puro me mbështjellëse fletë duhani dhe duke e tymosur të përzierë me letër nga ato që konsumohen rëndom në Shq-ipëri sot, cigaret, me pipë, ose drejtpërsëdrejti. Por kundërshtari i parë i këtyre ditirambëve që iu thurën “dobive shëndetsore” të duhanit ishte mbreti i parë i Anglisë dhe Skocisë së bashkuar, Xhejmsi i Parë Stuart, i cili shk-roi një polemikë të quajtur: “Një kundërvënie ndaj duhanit”, më 1604, ku ai denonconte duhanin si të dëmshëm për disa organe jetike shëndetsore, ç’ ka bëri që ai të vendoste po atë vit akciza të rënda doganore e tatimore mbi duhanin e importuar në

Angli, duke menduar më shumë për thesarin sesa për shëndetin.

4. I pari sun-dimtar i madh në rang botëror që e ndaloi me ligj përdorimin e duhanit ka qenë Sull-tan Murati i IV, i cili më 1633, vuri edhe dënimin me vdekje ndaj për-doruesve të tij, të cilët kishin pak dekada që po e fusnin duhanin si mall konsumi në tregun osman, pasi më parë, nën mbikqyrjen e mjekëve ai u trajtua si bar çudibërës mjekues, por men-jëherë u panë efektet e dëmshme të tij, përfundime të cilat iu çuan sulltanit. Por sulltani pasardhës, Ibrahimi, “I Çmenduri”, mendoi të përfitonte nga tarifat doganore ndaj këtij malli, prej të cilit një grup i gjerë njerëzish mund të binin në varësi. Por në Lindje dhe sidomos në popujt islamikë, tymosja e këtij bari të dëmshëm do të ishte shumë e përhapur. Përshkrimi i Damaskut të viteve 1690, ngjan shumë me Shq-ipërinë e sotme dhe Tiranën, pasi aty “Njerëzit e të gjitha racave dhe shtresave, ishin të përkush-tuar ndaj tymosjes së duhanit. Fëmijë shumë të rinj janë klientë të tij dhe mbushin vendet pub-like gjithë tym ..., se një numur grashë të reja, ndoshta më tepër edhe se burrat, qëndrojnë buzë lumit Barada dhe ato hanë dhe pijnë, pijnë kafe dhe tymosin duhan, njëlloj si edhe burrat.”

5. Vlen të theksohet se në kohët moderne, ndoshta për herë të parë në historinë e vendeve perëndimore, qeveria që i doli ndesh me një “Jo!” përdorimit të duhanit në vendet publike, pa pyetur për interesat e larta ekonomike të qarqeve përfituese të këtij biznesi elitar (“çifutët”), ishte qeveria nacional-socialiste naziste dhe A. Hitleri, e cila sapo erdhi në fuqi, studioi shkencër-isht efektet shkatëruese të du-hanit mbi shëndetin dhe caktoi qysh vitin e parë të ardhjes në pushtet një ngritje të taksës ndaj duhanit, të quajtur “taksa e mëkatit”, ndërsa më 1941, duhani u ndalua plotësisht të përdorej në ambjentet publike, njëlloj siç kanë bërë sot disa vende perëndimore, të cilat duken se kanë imituar diktato-rin gjerman, ashtu si në shumë drejtime të tjera të politikave të tij shtetërore, pas 60 vjetësh. Për gati një dekadë, fushata

antiduhan e elitës së kryqit të thyer, u shoqërua edhe me një fush-atë anti-semitiste,

pasi çifutët fajësoheshin “për nxitjen e im-porteve të duhanit” dhe, nga ana tjetër, nevoja për të mbajtur të fortë e të shëndetshme “Rracën e Zgjedhur” e bënte më të thek-shme kërkesën për stopimin e këtij vesi që “vriste jetë gjer-manësh dhe shpenzonte energji financiare të kombit”.

Vlen për t’u theksuar se, kur ra nazizmi në Gjermani, tregtarët amerikanë (për ironi të nazistëve ndoshta edhe ata çi-futë) filluan të realizonin në këtë vend importin masiv të duhanit, edhe ligjërisht përmes Planit Marshall, edhe kontrabandë nëpërmjet tregut të zi, duke e futur edhe një herë nikotinën në mushkëritë e gjermanëve rioshë e të ngelur pa prindër, nga shfarosja e tyre prej luftës.

6. E theksuam shkurt edhe më lart se, me plantacionet e du-hanit në Jamestown të Virxhinias fillon era e re e skllavërisë mod-erne të negrëve dhe afrikanëve. Në këtë vend është ngritur për herë të parë plantacioni i duhanit nga John Rolfe, skllavopronari i parë modern pas mesjetës, i cili ishte edhe bashkëshorti i Pocahontas, vajzës së kryetarit të famshëm indian Powhatan. Ky e quajti duhanin “ari i zi”, përpara se të zbulohej nafta dhe produkti i tij quhej Nicotiana Rustica, i cili nuk u preferua në Evropë, ndaj ai më pas ngriti firmën tjetër Nicotiana Taba-cum me fara duhani të sjella nga Bermuda, ku kishin një traditë të vjetër dhe e pinin duhanin vetëm nëpër ceremoni dhe e dërgonin si dhuratë të shtrenjtë te miqtë në raste festash. Rolfe dërgoi gruan e tij, Pocahontas me markën e preferuar Varina Farms Planta-tion, me të cilën filloi të bënte shumë pasuri, duke e shndëruar duhanin në modë në Britani e gjetiu. Virxhinia, Carolina, Rich-mondi, Manchesteri u mbushën plot me fusha, fabrika e maga-zina duhani që furnizonin gjithë botën. Japonia e kishte “fituar të drejtën” për t’u helmuar me këtë bar, për herë të parë, nga lundërtarët portugezë, në vitin

1542, kurse australianët e morën këtë “virus” shkatërrues nga in-donezianët, në fillim të shekullit të 18-të e më tutje nga kolo-nizatorët britanikë. Pas Luftës Civile në SHBA u ngrit kërkesa, për shkak se filloi cigareta, apo cigarja me letër, ndërsa kostoja e punës ishte ngritur nga fitimi i të drejtave prej negërve pas Luftës. Atëhere ishte James Bonsack ai që e modernizoi teknologjinë e makinave të përpunimit të ciga-retave dhe paketimit modern të tyre, duke pakësuar nevojën për shumë fuqi punëtore të zënë në punë. Në këtë kohë prodhuesit filluan ta përzienin duhanin me elementë kimikë, që krijojnë vartësi ndaj përdorimit të duha-nit, krim për të cilin u dënuan me rreth 200 milionë $ USA, ku bënin pjesë katër kompanitë më të mëdha në SHBA: Philip Morris Inc., R.J.Reynolds, Brown & Williamson dhe Lo-rillard. Edhe më pas ka patur dënime të tjera të kompanive të cigareve, por këto dënime kryhen shpesh herë në mënyrë klienteliste nga shtetet, për të favorizuar firmat e ndryshme e për të rritur fitimet që vijnë nga ky mall i vesit njerëzor vetëm për një grusht fabrikantësh në të gjithë botën. Ndoshta njëherë tjetër ia vlen të flasim për këto monopole në prodhim e tregtim në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Greqi, Mal i Zi, Itali dhe krejt Ballkanin, si edhe kriminalizimi i disa ekonomive me kontra-bandën e këtij malli.

7. Po në Shqipëri? Edhe këtu ky mall ka hyrë pas push-timit turk, gjatë shekullit të 16-të si edhe nga detarët e skllevërit e anijeve veneciane në zonat përg-jatë bregdetit dhe nga kontakti me ta në ishujt Jonianë. Por le t’i shpëtojmë historisë...

Para disa viteve, në për-puthje me harmonizimin e legjislacionit evropian, edhe në Shqipëri doli një ligj për ndali-min e përdorimit të tij në vendet publike. Pati disa përpjekje nga organet kompetente për ta zbatuar ligjin në ambjentet publike, por nga mungesa e një goditjeje të njëkohshme e në të gjithë teritoret urbane (për shkak të korrupsionit), të gjithë pronarët e klubeve e kuptonin se ose do t’u ikte klientela, ose duhet të thyenin fshehtas ligjin e të penalizoheshin në favor të arkës së buxhetit, ose të paguanin nën dorë zyrtarët me shuma më

të ulta se gjobat ligjore. Zakon-isht zgjidhej rruga e tretë, sa herë që mundej.

Si përfundim, prej gati 6-7 vjetësh shteti është dorëzuar përballë një prej veseve më të pështira e të pakuptueshme që ka përqafuar raca njerëzore dhe shumë nga shqiptarët. Këtë ves të duhanxhinjve duhet ta vuajnë në Shqipëri edhe ata që nuk tymosin, për shkak se tymi i dëmton të gjithë. Fëmijët e vegjël që nxirren shëtitje nga prindërit nuk kanë se ku të hyjnë të ngrohen në ambjente publike. Duhma e duhanit përhapet në teshat e sapo lara. Vajzat e reja, që të quhen moderne, i sheh duke thithur pa ndërprerje, sa e ndezin e deri sa e shuajnë cig-aren, sa ato mund të pranohen si fëmijët tanë me një dhimbje, nga pushtimi prej këtij vesi

të kotë. Të shkretat mendojnë se do të duken “trendy” dhe të ritura për gjahtarët e rinj, të etur aq shumë në këtë modë të pështirë të tranzicionit, që po rrit gjithnjë e më tepër dimensionin e kënaqësive fizike të jetës apo kotësisë, përkundrejt dimen-sionit shpirtëror e dijes. Djem të rinj buzëqumësht, të cilët nuk kanë fuqi të mbajnë drejt shtyllën e kurrizit pasi janë zgjatur para kohe, kujtojnë se mund të quhen “peca” nëse s’pijnë duhan, fil-lojnë të mbajnë paketa qysh në adoleshencë të hershme dhe luajnë me to në tavolinë me vetulla të ngrysura për t’u dukur të rritur, si një shënjë paralajmëruese për rivalët aty rrotull. Shpeshherë këtë paketë e kanë blerë pas një sherri të zakonshëm me prindërit, të cilët rropaten gjithë ditën për të fituar jo më shumë se vlera e 3-4 pak-etave në ditë.

Shumica e shoqërisë duket se është kapur nga ky ves që fuqizon tregëtarët dhe prodhuesit e huaj, të cilët vetëm sa vjelin haraçin që paguajnë in-dividët e paformuar që mësojnë cigaren dhe bashkë me ta gjithë shoqëria, e cila rit defiçitin e pagesave nga një mall jo vetëm i kotë, por edhe i dëmshëm. Shkurt, jemi kthyer në një popull të dobët e pa inteligjencë për t’i rezistuar në shumicë të keqes, duke blerë helmin e kompanive të huaja dhe tinzare me para gjaku. Shqiptarët e molepsur nga duhani, sepse më duken si zombie, si kinezët e mjerë të shekullit të 19-të, kur britanikët i “përdhunonin” duke i dëndur me opium pas viteve 1800, duke u marë një përqindje të madhe të të ardhurave të tyre dhe duke i detyruar kësisoj të vdisnin në moshën 40-45 vjet. Ndoshta një nga rrugët e ekuilibrit maltusian që rregul-lon natyra mes popullsisë dhe produktit total, mund të jetë edhe ky mallkim që shërben si korrigjues i këtij raporti.

Gjithsesi, zbatimi i ligjit antiduhan nga Qeveria Rama, të cilin nuk e zbatoi dot ose nuk donte ta zbatonte qeveria Berisha për shkak të paaftësisë a korrupsionit, ashtu si edhe detyrimi për të paguar të gjithë faturat e energjisë elektrike në të gjithë teritorin e vendit, do të jenë dy tregues thelbësorë nëse do fillojmë të kemi vërtet shtet e qeveri në Shqipëri, apo jo.

Page 8: Fryma Re Nr7

FAQE 8 E Premte, 4 prill 2014Fryma e ReEkonomi... Pritet që ndërtimi të nisë brenda vitit 2014 dhe të mbarojë në fund të vitit 2018

“Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi janë të vetmet

vende në Evropë, që nuk kanë zhvilluar një rrjet

shpërndarje gazi”

projEKTi TAp: Shqipëria do ketë nevojë për 300 milionë m3 gaz në vit

Gjatësia e tubacionit në Shqipëri 211 km, nga të cilat rreth 60 km në det

Nga Luan CANAJ

Linja e interkonjeksionit 400 KV Shqipëri - Kosovë

Me Vendimin nr 1, datë 04 kor-

rik 2013, Këshilli Kombëtar i Rregullimit tëTerritorit ka miratuar Planin Kombëtar Sektorial për projektin TAP, i cili përbën bazën për lëshimin e Lejes Zhvillimore Kom-plekse (Leja e Ndërtimit) për projektin TAP. Në zbatim të Planit Kombëtar Sektorial, shoqëria TAP ka aplikuar në janar të vitit 2014 pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë për të marrë Lejen Zhvillimore Komplekse – Faza I. Miratimi i kësaj leje nga KKRT do t’i hapë rrugën fillimit të ndërtimit të pro-jektit më të rëndësishëm në Shqipëri. Pritet që ndërtimi të fillojë brenda vitit 2014 dhe të mbarojë në fund të vitit 2018. Detyrimet e palës shqiptare për këtë projekt janë të parashikuara në mar-rëveshjen me vendin pritës (HGA) midis Shqipërisë dhe shoqërisë TAP AG. Kjo mar-rëveshje, e nënshkruar më 05 Prill 2013, parashikon qartë detyrimet e palëve, ku pala shqiptare do t’i ofrojë projek-

tit TAP të gjithë mbështetjen e nevojshme për përfundimin e këtij projekti. Për këtë qëllim, me propozimin e Ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, Këshilli i Ministrave ka miratuar VKM nr. 1081, datë 18.12.2013, për krijimin e Komisionit Ndërin-stitucional për bashkëren-dimin e punës në zbatimin e projektit TAP. Ky Komision do të koordinojë punën e MEI me Ministrinë dhe institucio-net e tjera, të cilat kanë lidhje direkte me realizimin e pro-jektit si Ministria e Drejtësisë, e Mjedisit etj.

Me miratimin e Lejes Zhvillimore Komplekse pritet të finalizohet dhe gjurma e saktë, nëpër të cilën do të kalojë gazsjellësi. Sidoqoftë, paraprakisht është rënë dakort që pika hyrëse në Shqipëri do të jetë Bilishti (Korçë) dhe do të përfundojë në Fier. Konkretisht, tubacioni do të kalojë nëpër 35 bashki dhe komuna të qarqeve Korçë, Berat dhe Fier. Në Fier është parashikuar të ndërtohet edhe një stacion kompresorësh. Shoqëritë që do të bëjnë punimet përzgjidhen nga

kompania TAP, e cila është 100% me kapital privat. Për këtë arsye është kompetencë e kësaj kompanie realizimi i tenderit për ndërtimin e projektit. Me informacionet që ka Ministria e Energjisë dhe Industrisë, është bërë një listë paraprake, por nuk është shpallur akoma shoqëria fituese. Ndërkohë, sipas Mar-rëveshjes së Përfitimeve Ven-

dase, TAP është angazhuar të rekrutojë dhe përdorë burimet vendase si dhe të bashkëpu-nojë me bizneset vendase, duke u dhënë përparësi nëse kanë kualifikime të barabarta.

Ndërtimi i projektit TAP do të ndjekë kronologji-në e mëposhtme: Faza për-para ndërtimit që përfshin ndërtimin e rrugëve/urave ndihmëse dhe faza e ndërtimit

që përfshin ndërtimin e tuba-cionit, ndërtimin e stacioneve të kompresorëve dhe ndërti-min e pjesës në det. Gjatësia e tubacionit në Shqipëri do të jetë rreth 211 km, nga të cilat rreth 60 km në pjesën detare (deti Adriatik). Pritet që në fillim të vitit 2019, TAP të jetë i gatshëm të transmetojë gaz natyror nga Shqipëria për në Itali dhe më pas në Evropë.

Për të pasur një ide më të qartë se cilat janë nevojat e vendit, Qeveria do të fillojë hartimin e Master Planit të gazit naty-ror, i cili do të bëjë të mundur planifikimin për ndërtimin e rrjetit të shpërndarjes. Thek-sohet se Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi janë të vetmet vende në Evropë, që nuk kanë zhvilluar një rrjet shpërndarje gazi. Ndërtimi i TAP i hap rrugën ndërtimit të rrjetit të transmetimit në Shqipëri (si OST për energjinë ele-ktrike), ndërkohë që rrjeti i shpërndarjes (CEZ për en-ergjinë elektrike), kërkon investime shumë të mëdha. Për këtë arsye, vetëm mbas përfundimit të Master Planit për gazifikimin e vendit, do të kemi një ide të qartë se cila është kërkesa dhe investimet e nevojshme për plotësimin e kësaj kërkese. Sidoqoftë, vlerësimet paraprake janë që Shqipëria do të ketë nevojë për rreth 300 milionë m3 gaz në vit, nga të cilat rreth 40% mund të përdoren për prodhimin e energjisë (Gas to Poëer) dhe pjesa tjetër për klientët industriale dhe rezidencialë.

Ndikim në zhvillimin e tregut të të dy vendeve dhe në tregun rajonal të energjisë

Projekti i ndërtimit të lin-jës së tensionit të lartë

400 KV Kosovë - Shqipëri, është i ndarë në dy LOT-e. LOT-i i parë përfshin ndërtimin e linjës së in-terkonjeksionit, e cila lidh nënsta-cionet NS Kosova B (Kosovë) dhe NS Tirana 2 (Shqipëri), me gjatësi totale prej 241.5 km. Ndërsa LOT-i i dytë përfshin ndërtimin dhe instalimin e pajisjeve të tensionit të lartë në këto nënstacione, si dhe infrastrukturën e nevojshme për ofrimin e shërbimeve të rregullimit sekondar (frekuencë - fuqi), në mes të Operatorit të Sistemit, Trans-metimit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) si dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë (OST).

Kompania kroate "Dale-kovod" do të ndërtojë linjën në

pjesën e Kosovës, ndërsa kompa-nia nga Bosnje Hercegovina "En-ergoinvest" (me pjesën kryesore të kapitalit shtetëror) do të realizojë ndërtimin në pjesën e Shqipërisë.

Ministria e Energjisë dhe Indus-trisë sqaron se pas periudhës së zvarritjes dy vjeçare nga qeveria e Shqipërisë, amendimi i kontratës së konsulencës për procedurën e

ritenderimit është kry-er më 4 shkurt 2013. Njoftimi për procedurën e re të tenderimit për këtë projekt u krye më 20 mars të vitit 2013.

M ë 11 q e r s h o r 2013 është kryer hapja e procedurës së tender-imit, marrja e ofertave dhe hapja e zarfit të post-kualifikimit.

Më 9 gusht 2013, është bërë hapja e ofer-tës teknike, ku është kryer edhe skualifikimi i disa ofertave, duke

bërë që më 1 nëntor 2013 (kur u hap oferta financiare) të kishte mbetur vetëm kompania Energo-invest. Më 12 dhjetor 2013, është kryer firmosja e kontratës për Lot

1 me Energoinvest. Selektimi dhe përzgjedhja, deri në ofertën teknike, është kryer nga drejtuesit e OST-së dhe konsulentët e bankës KFË, gjatë qeverisjes së shkuar. E gjithë procedura është ndjekur dhe zhvilluar nën konsulencën e bankës gjermane, e cila ka çerti-fikuar proçesin deri në firmosjen e kontratës, më 12 dhjetor 2013.

Ndërtimi i linjës së inter-konjeksionit të tensionit të lartë 400 KV Kosovë - Shqipëri do të ndikojë në optimizimin e dy sistemeve, ngritjen e kapaciteteve transmetuese, si dhe ngritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së sistemeve elektroenergjetike të Kosovës dhe Shqipërisë dhe po ashtu do të ndikojë në zhvillimin e tregut të të dy vendeve si dhe tregut rajonal të energjisë elektrike.

Page 9: Fryma Re Nr7

FAQE 9 E Premte, 4 prill 2014Fryma e Re

Aktualitet... 26 MARSI, DITA E ShëRBIMIT Të EMERGjENcAVE cIVILE Në ShQIPëRI

përse kaloi në heshtje 26 marsi i sivjetshëm?

Nga Xhafer Seiti

nga Jorgji KARAJ

harreSë, NegLizheNcë apo…?

Nuk ka ndodhur asnjëherë në një vend demokratik

që një forcë politike të dominojë për 23 vjet me radhë në zgjedhjet lokale. Po marr si shëmbull Kuçovën, si vend me tradita qytetare që, edhe gjatë rregjimit totalitar ka nxjerë intelektualë të shquar dhe më lin-din pyetje: “Si është e mundur që asnjëherë pushteti vendor nuk ka bërë rotacion në Kuçovë? Vetëm të majtët i kanë afruar këtij populli zgjidhje të problemeve të shumta që ka si punësimin etj? Mos vallë kjo e Majtë ka gjetur çelësin për të hapur dyert e mirëqënies dhe prosperitetit të një komuniteti të mbetur i varfër, i braktisur dhe i zhgënjyer nga të zgjedhurit, që pasi marrin votat e mandatin e harrojnë?

Prandaj të majtët tallen me këtë popull, ata ndihen të plotfuqishëm aq

sa, duke bërë një krahasim vulgar, thonë: ”Edhe sikur të varim në gozhdë pallton”, në Kuçovë (pa qenë kandi-dati) ne përsëri fitojmë.

Këto fyerje, qeverisja e keqe dhe e përfolur për korrupsion, e kanë

irrituar popullin, por megjithatë ai prapseprapë nuk ka reaguar.

Përse ky popull nuk e përdor fuqinë e tij për t’ia dhënë votën një force serioze politike, ndonëse të re, që meriton respektin e tij, që premton

dhe i mban premtimet?Sa premtime kanë bërë krye-

bashkiakët e Kuçovës (gjithnjë të majtë) në gjithë këto vite dhe, sa i kanë mbajtur e realizuar ato? Populli i Kuçovës nuk duhet të harrojë sa herë i është premtuar rruga Elbasan-Kuçovë në këto 23 vite të demokracisë dhe akoma nuk është bërë.

Në Kuçovë kryebashkiakët vetëm kanë mbushur xhepat e tyre dhe pas disa mandatesh qeverisjeje vendore, kanë shkuar në Tiranë, sepse e kanë patur të vështirë të qëndrojnë në Kuçovë përballë votuesve e zhgën-jimit si dhe përbuzjes së tyre.

Edhe në zgjedhjet e fundit ky qytet votoi për të majtët. Sllogani i tyre i stërpërsëritur ishte, në çdo shtëpi një familjar i punësuar, por çfarë ndodhi:Edhe ky sllogan, si çdo tjetër i mëparshëm rezultoi një flluckë

sapuni. Jo vetëm që nuk u punësuan, por listat nëpër dyqane janë shtuar dhe radha për të kërkuar punë, jo në zyrën e punës pranë bashkisë, por te deputetja e zonës është tepër e gjatë, e përsëritur çdo të shtunë dhe është shndërruar në ritual të përjavshëm, duke ulur shpresën dhe rritur zhgën-jimin. A nuk është turp ta mashtrosh përsëri këtë popull?

E, për të fundit, a do të zgjohet populli i Kuçovës për t’i dhënë fund kësaj gjendjeje “kënetë” dhe të bëjë në zgjedhjet e ardhshme vendore rotacionin e pushtetit, duke sjellë në qeverisjen vendore bijtë e vet më të mirë e të ndershëm, që edhe pas mbarimit të mandatit të vazhdojnë të jetojnë midis popullit, të qetë, me kokën lart e duke i parë njerëzit në sy?

Zgjohu pra o kuçovar, zgjohu!

A Do TE ZgjoHET popUlli i KUÇoVËS?Populli i Kuçovës duhet të zgjedhë bijtë e tij

më të mirë, të cilët pas mbarimit të mandatit, të mos ikin nga qyteti i tyre, por të jetojnë aty duke i parë njerëzit në sy

Me v e n d i m t ë Këshillit të Mini-

strave nr. 531, datë 01.08.2003, dita e miratimit të ligjit për Emergjencat civile, 26 Marsi (ligj nr. 8756, datë 26.03.2001), është njohur si Dita e Shërbimit të Emergjencave Civile në Shqipëri.

Po pse nuk u kujtua këtë vit kjo ditë e rëndësishme? Të ketë qënë haresë, mosvlerësim, mosdije (larg qoftë) nga dre-jtuesit e institucioneve që ngar-kon me detyra e përgjegjësi konkrete ligji në fjalë dhe Plani Konbëtar i Emergjencave Civile?!

Kjo datë duhej kujtuar për të vlerësuar punën e pu-nonjësve të shumtë të Shër-bimit të Emergjencave Civile në të gjithë territorin e Shq-ipërsë, duke filluar nga njësitë

e qeverisjes vendore, adminis-tratës qëndrore në nivel vendor (prefekturave), nëpunësit e Administratës Qendrore dhe në mënyrë të veçantë, Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile në Ministrinë e Punëve të Brendshme, që kanë punuar dhe punojnë me vështirësi e sakrifica të jashtëzakonshme në situata të emergjencës.

26 Marsi, duhet kujtuar për edukimin, sensibilizimin, ndërgjegjësimin e opinionit publik për emergjencat civile dhe mbrojtjen nga zjarri. Në këtë datë duhet të organizo-hen konferenca, seminare, workshope për personelin e emergjencave civile të të gjitha niveleve. Gjithashtu duhen zhvilluar stërvitje të përbashkëta të strukturave të planifikimit dhe të përbal-limit të emergjencave civile në nivel qëndror me strukturat e planifikimit dhe të përballimit të emergjencave civile në nivel qarku, bashkie, komune, si dhe forcat e ndërhyrjes në raste emergjencash, siç janë Forcat e armatosura, Policia e shtetit, Policia e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, Shërbimi i Am-bulancës, Shërbimi vullnetar (duhet theksuar se çdo shtetas

shqiptar është i detyruar me ligj të marë pjesë në përballimin e emergjencave civile), inspekto-riatet e ndryshme që i ngarkon ligji i emergjencave civile dhe plani kombëtar i emergjencave civile, Instituti i Gjeoshken-cave, i Energjisë, Ujit dhe Mje-disit (IGJEUM), i cili është një strukturë vlerësuese shkencore, monitoruese, njoftuese dhe jep informacion paralajmërues në kohë emergjencash, Kryqi i Kuq Shqiptar etj.

Pse jo, 26 marsi duhet të kujtojë edhe disa drejtues të paktë, të njësive të qeverisjes

vendore, apo të ndonjë institu-cioni tjetër që nuk ka përgatitur programe dhe plane pune që i ngarkon ligji dhe Plani Kom-bëtar i Emergjencave Civile, për raste të një fatkeqësie të natyrës, apo nga dora e njeriut, nga të cilat mund të përmen-dim: përmbytjet, bllokimet nga dëbora, ortekët, thatësirat e tejzgjatura, zjarret në pyje dhe ndërtesa banimi e industriale, rrëshqitjet e tokës, tërmetet, ak-sidentet rrugore, detare, ajrore, hekurudhore, hapja e digave të HEC-eve dhe rezervuarëve, sëmundjet masive, veprimet

terroriste, etj.Të gjitha këto rreziqe

të mundshme prekin jetën e njeriut, jetën e qënieve të gjalla, pronën, institucionet publike dhe private, mjedisin, trashëgiminë kulturore, pran-daj u duhet kushtuar më shumë vëmendje, si dhe u duhen vënë në dispozicion më shumë pa-jisje dhe mjete punonjësve të emergjencave civile në Shq-ipëri. Duhet më shumë punë për parandalimin, përgatitjen dhe mbrojtjen nga fatkeqësitë të çdo natyre qofshin dhe në rast fatkeqësishë të ketë një

bashkëpunim dhe bashkëve-prim të të gjithë aktorëve që marin pjesë në përballimin e tyre me veprime të shkathta e dinamike për rikthimin në gjendjen normale të jetës së qytetarëve.

Duhet kujtuar 26 marsi edhe për ato shpenzime mara-mendëse që janë bërë dhe bëhen për emergjencat civile. Mjafton të kujtojmë një rast. Nga viti 2005-2013 janë shpen-zuar për emergjencat civile mbi 750 milionë dollarë dhe ka akoma dëmshpërblime të papaguara dhe lipsen shumë investime për parandalimin e rreziqeve të mundshme.

Shqipëria ka shumë marrëveshje bashkëpunimi ndërkombëtare, dy palëshe dhe shumëpalëshe për mbrojtjen civile, mbrojtjen nga zjarri dhe ndihmave humanitare. Shumë shtete na kanë ndihmuar kur kemi patur raste fatkeqësishë, prandaj për këtë 26 mars (të harruar) duhet t’u shprehnim edhe një herë falenderim dhe mirënjohje për ta.

Të shpresojmë se nuk do të harrohet përsëri, por do të kujtohet 26 marsi, dita e shër-bimit të emergjencave civile në Shqipëri.

Page 10: Fryma Re Nr7

FAQE 10 E Premte, 4 prill 2014Fryma e Re

Sociale...

Spektakël...

është koha për barazi reale gjinore

Besojuni grave detyra të rëndësishme dhe do të shihni ndryshime cilësore në shoqëri.

Sopranoja Ermonela jaho, pas 7 vitesh në TOB

Femra duhet të vlerësohet , sepse është bashkëshorte, zonjë shtëpie, nënë dhe më pas mund të jetë shkencëtare, artiste, shkrimtare, juriste, politikane, ministre, etj.

Nga Aida DERVISHI

Ndryshimet sasiore dhe cilësore gjatë

revolucioneve historike, si-kurse edhe evolucionet so-cial- kulturore, i ka bërë e gjithë shoqëria dhe jo vetëm burrat. Dihet se luftërat janë të ashpra për brishtësinë, finesën apo delikatesën e femrës dhe megjithatë gruaja kurrë nuk ka qenë e përjashtuar në dhënien e shëmbujve të heroizmit. Edhe kur nuk janë përballur me të huajin, ato kanë mbajtur shtëpinë, kanë drejtuar ekonominë, duke mos harruar të qënit nëna. motra, bija. Madje shumë herë duke sakrifikuar vetveten në emër të dashurisë për bur-rat, vëllezërit dhe djemtë e tyre.

Përherë është dukur si çudi e pabesueshme e deri

diku edhe tabu, kur një femër sjell diçka të re në dobi të shoqërisë, për të cilën mesh-kujve, të cilët gjatë gjithë historisë së njerëzimit kanë drejtuar (duke përjashtuar matriarkatin), nuk u ka shkuar në mendje. Disa profesione janë bërë e drejtë e ushtrimit të gjinisë mashkullore. Kjo nuk ndodh se janë më të aftë se femrat, por sepse tek ata përherë kanë pasur më tepër besim sa i përket forcës së tyre, duke iu kundërvënë deri diku të drejtës së gruas për të bashkëqeverisur me ta. Gruaja asnjëherë nuk e ka patur të lehtë në historinë e

njerëzimit të vetëafirmohet apo të bashkëqeverisë, janë thyer mite e tabu dhe më në fund ajo ia ka dalë mbanë.

Megjithëse në Shqipëri ka shumë modele femrash që duhen vlerësuar sipas fushave ku ato japin vlerat intelektuale dhe profesionale, për fat të keq ato janë lënë në hije, ose në harresë. Vlerat e femrave, të cilat mohojnë veten, kohën e lirë, kënaqësitë e jetës, të gjitha këto i bëjnë vetëm për të qenë dikushi dhe për të treguar se me përjashtim të forcës fizike, në të gjitha sferat e jetës janë të barab-arta me burrat. Veçse femra

duhet të vlerësohet realisht, sepse në radhë të parë është bashkëshorte, zonjë shtëpie, nënë dhe më pas mund të jetë shkencëtare, artiste, shkrim-tare, apo juriste, politikane, ministre, etj.

Me gjuhën e auto-riteteve, në media flitet për pjesmarrjen e gruas në poli-tikë. Nga pikëpamja for-male apo në dukje, ngritja në opinion e një problemi të tillë, është pozitiv. Por ç'mund t'i japë shoqërisë një femër e padëgjuar më parë, që deri dje ka qenë "askushi"? A është në gjendje ta çojë shoqërinë përpara një grua

e zakonshme? Sigurisht që jo, sepse nuk ka kulturën dhe arsimin e mjaftueshëm. Duke i trajtuar problemet në mënyrë sipërfaqësore, apo për t'u hedhur hi syve, në kohë fushatash elektorale lind kriza e përfaqësimit femëror. Duke mohuar vlerat e vërteta të këtij segmenti shumë të rëndësishëm të shoqërisë, përzgjedhin kandidatet që rrijnë urtë e butë, të cilat binden dhe ngrenë dorën sa herë është nevoja, edhe kur e drejta nuk është me to dhe pa një tregues se sa të afta janë. Kjo ndodh se këto kandidate të zakonshme nuk paraqesin

asnjë rrezik për eprorët, që janë të bindur se këto kurrë s'kanë për t'u zenë vendin. Ka ardhur koha dhe duhet menduar ndryshe edhe përsa u përket femrave që do të na përfaqësojnë në politikë, legjislativ, gjyqësor apo në administratë.

Intelektuale të mirë-fillta, të arsimuara, të afta profesionalisht në fusha të ndryshme, gjen kudo në Shq-ipëri dhe në trojet ku jetojnë shqiptarë. Për këto zonja që kanë shpalosur aftësitë e tyre profesionale, dijet shkencore, krijimtarinë artistike apo le-trare, përmes medias, veprave të tyre, revistave shkencore, trainimeve në kushte të barab-arta me meshkujt, u duhet kushtuar vëmendje nga poli-tika dhe shteti. Nëse kërkohet me të vërtetë të ndërtohet një Shqipëri e integruar, duhet të vlerësohet ky potencial i pazëvendësueshëm. Nëse nuk do të ketë ego, smirë dhe, nëse do të ketë vullnet për progres, një gjë e tillë duhet të bëhet duke nisur që nga shkallët më të ulëta të pushtetit e deri në sferat më të larta shtetërore si legjislative, ekzekutive dhe juridike, duke u shtrirë në të gjithë vendin. Nëse bëhet një gjë e tillë, besoj se krijohet një pasqyrë e plotë e intelek-tualeve të mirëfillta, e grave të afta, për të cilat ka nevojë sot shoqëria.

Po të krahasojmë ra-portet e grave pjesëmarrëse në vendimmarrje, qeverisje, apo në drejtim politik, me numrin ekzistues në vend, shifrat lënë për të dëshiruar. Stadet e zhvillimit botëror sot kërkojnë jo kukulla, por zonja që mendjen dhe vlerat e tyre t'i vënë në shërbim të zhvillimit.

Është e domosdoshme që sa më shpejt, gruaja duhet të bëhet faktor i pakundër-shtueshëm nga pretendentët për drejtim, sepse është më pak e korruptueshme dhe tejet e vendosur për t'i bërë punët me cilësi dhe brenda afatit kohor. Një gjë e tillë ndodh se gruaja vetëmohohet për ta bërë gjënë e duhur në kohë. Besojini atyre detyra të rëndë-sishme dhe do të shihni ndry-shime cilësore në shoqëri. E nëse nuk bëhet kjo, do të duhet përsëri kohë e humbur, sakrificë dhe energji të tjera që gruaja ta vendosë vetë siç e ka vendosur në rrjedhën e historisë fatin e saj, sepse një zemër që lind jetë nuk heq kurrë dorë nga e drejta e saj universale për të kontribuar në rritjen dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

Në provën gjenerale të "Madam But-terfly", salla qe e mbushur me spekta-

torë, që nuk ngurruan të dhuronin duartrokitje të pafundme. Në operan e njohur të Puçinit, krahas sopranos shqiptare me famë botërore, do të inter-pretojnë edhe Mariana Leka, Armaldo Kllogjri, Vikena Kamenica, Irida Dragoti, Ylber Gjini, Armando Likaj, Sidrit Bejleri, Genc Vozga etj. Skena dhe Kostumet janë të Eriona Xhanarit, ndërsa dirigjent kori është Dritan Lumshi. Interesi për të ndjekur këtë vepër ka qenë aq i madh, sa mësohet se për tri net, biletat janë shitur. Dyndja e provës gjenerale (që sipas Gurakuqit rikthehej pas 40 vitesh), duket se do vijojë në të gjitha netët e vënies së saj në skenë.

Repertori i sopranos Ermonela Jaho përfshin role të fuqishme e dramatike si: Violeta, Cio-Cio San, Suor Angelica, Anna Bolena, Manon Lescaut, Maria Stuarda, Mireille, Mimi, Xhuljeta e shumë të tjerë. Suor Angelica, interpretuar prej saj në Operën Mbretërore të Londrës, shpërndarë nga www.amazon.com në vitin 2012, fitoi çmimin "International Opera Aëards" si DVD-ja më e mirë. Kritikët e kanë përshkruar rolin e saj si "sublim dhe të paprekshëm", një rol i "përcjellë me intensitet tronditës". Sopranoja Ermonela Jaho ka interpretuar dhe vazhdon të shënojë në kalendarin e saj artistik skenat më të njohura operistike, si Opera Mbretërore e Londrës, Teatri i Scala-s i Milanos, Opera Metropolitan e Neë York-ut, Opera

Shtetërore e Berlinit, Opera Shtetërore e Vjenës, Opera e Bastille-Paris, Teatri i Champs-Elysees, Opera NHK e Japonisë, Teatri Liceu i Barcelonës, Opera Shtetërore e Bayern Mynich, Arena e Vero-nës, Teatri Balshoi i Moskës etj.

Që nga debutimi i parë i saj dhe deri më sot, audiencat janë tërhequr nga personaliteti i saj artistik dhe aftësia për të prekur çdo shpirt përmes interpretimit të saj të sinqertë. "Madam Butterfly" është një opera në dy akte (në origjinal), nga Gia-como Puccini, me një libret nga Luigi Illica dhe Giuseppe Giacosa. Libreti i operës është bazuar pjesërisht në një histori të shkurtër, "Madame But-terfly", (1898) nga John Luther Long.

“madam Butterfly”, shfaqjen ua dedikon

prindërve të saj

Page 11: Fryma Re Nr7

FAQE 11 E Premte, 4 prill 2014Fryma e Re

Arsim... Disa e konsiderojnë maturën shtetërore reformë të sukseshme që uli korrupsionin dhe rriti cilësinë nëpërmjet sistemit meritë preferencë, disa të tjerë e konsiderojnë reformë të dështuar që jo vetëm nuk ka funksionuar me sistemin meritë preferencë, por ka bërë që në

universitetet shtetërore të ulet ndjeshëm niveli i formimit të përgjithshëm i nxnësve që shpalleshin fitues në universite.

për një sistem të ri pranimesh në universitete Mesatarja është një nga elementët më të rëndësishëm për llogaritjen

e pikëve, por rritja e peshës së mesatares nuk ishte zgjedhja e duhur

Muhamed HAJDARI

Ky është viti i 9-të i aplikimit të ma-

turës shtetërore. Sa herë ven-dosen kriteret përkatëse për provimet dhe detajet e tjera, fillon një debat për ndryshi-met që janë të nevojshme për t’i bërë sistemit të maturës. Por edhe kjo gjë si shumë të tjera mbetet vetëm në kuadër të debatit dhe nuk shkon për të analizuar në detaje se çfarë duhet ndryshuar.

Disa e konsiderojnë maturën shtetërore reformë të sukseshme që uli korrupsio-nin dhe rriti cilësinë nëpërm-jet sistemit meritë preferencë, disa të tjerë e konsiderojnë reformë të dështuar që jo vetëm nuk ka funksionuar me sistemin meritë preferencë, por ka bërë që në universitetet shtetërore të ulet ndjeshëm niveli i formimit të përgjith-shëm i nxnësve që shpalleshin fitues në universite. Dhe kjo,

për shkak të formulës që zba-tohet për të fituar të drejtën e ndjekjes së studimeve në një universitet shtetëror.

Unë u përkas personave që mendojnë se kjo reformë nuk ka qënë e sukseshme dhe ka nevojë për një sistem të ri të përzgjedhjes së nxënësve fitues. Matura shtetërore në fillim u konsiderua si reforma që do të eleminonte kor-rupsionin në përzgjedhjen e fituesve në universitete, si dhe do të ishte sistemi që do të çonte më të mirët drejt shkol-lave të larta. Për çështjen e korrupsionit ka qenë e sukse-shme, pasi e ka ulur ndjeshëm këtë si fenomen. Më parë tes-tet për fituesit në universitete bëheshin në salla të mëdha dhe akuzat për korrupsion janë bërë edhe publike, ndërsa në rastin e maturës nuk ka pasur të tilla problem, por probleme te tjera në të njejtat

nivele, ndoshta edhe më të mëdha, e bënë të domos-doshme nevojën e ndryshimit të këtij sistemi.

Problemi me mesataren është një nga elementët më të rëndësishëm për llogaritjen e pikëve. Me ndryshimet e fundit që u bënë, rëndësia e mesatares u rrit me 6 %, duke shkuar në 26%, pra më shumë se një e katërta e vlerës së përgjithshme. Në një kohë kur standartet e shkollave në Shqipëri janë shumë të luhatshme nga njëra lagje në tjetrën brënda Tiranës dhe nga një zonë në tjetrën jashtë saj, rritja e peshës së mesatares nuk mendoj se ishte zgjedhja e duhur. Në nivelin që ishte mesatarja, kishte shumë ndi-kim, shtuar këtu dhe faktin që në shkolla të ndryshme është e kotë të diskutohet për cilësi, pasi vlerësimi i nxënësve bëhet mbi baza njohjeje apo

farefisnore. Kjo ka bërë që në universitete të shpallen fitues nxënës që nuk e meri-tojnë dhe kjo gjë ul cilësinë e fakulteteve.

Problemet e kontrolleve ditën e provimit, që përqën-drohen në qytetet kryesore dhe jo aq në zonat periferike, kanë bërë që sistemi mbi të cilin është ngritur matura, të mos funksionojë. Madje në shumë raste ka ndodhur, që në klasa të caktuara, nxënësit bënin ç’të donin duke kopjuar edhe me mjete teknologjike komunikimi dhe e gjithë klasa

dilte me rezultate shumë të mira. Këto çështje shpesh kaloheshin me batuta të tipit sistem pa problem nuk ka, apo janë probleme të vogla që nuk ndikojnë në rezultatin final, ndërkohë që janë probleme që prishin gjithë sistemin e maturës.

Për të gjitha këto, men-doj se kemi nevojë për një sistem të ri të pranimit në universitete të administruar nga vetë universitetet. Secili fakultet mund të hartonte testet e veta, në mënyre që të mos jemi si në situatën ak-

tuale, në të cilën në fakultetin e gjuhëve të huaja studiojnë studentë që nuk dinë asnjë gjuhë të huaj, ndërkohë që ata që mbarojnë shkollën e mesme te gjuhët e huaja në të njëjtin profil, nuk shpallen fitues dhe kjo vetëm për shkak të sistemit dhe jo të aftësisë së nxënësve. Për shmangien e abuzimeve nga ana e dre-jtuesve të fakulteteve, Minis-tria e arsimit mund të vendosë që testet të bëhen në formatin elektonik dhe në këtë mënyrë abuzimet dhe rastet e korrup-sionit do të ishin minimale.

LAJMI LAJMI

Qeveria e ka përcaktuar me vendim tashmë kontrollin bazë shëndetësor për grupmoshën 40-65 vjeç.

Ministri Beqja tha se do të krijohet regjistri për kontrollin shëndetësor bazë dhe programi do të paraprihet nga një fushatë e ko-munikimit me publikun. Vendimi i

Qeverisë ka përcaktuar se çfarë do përmbajë ky kontroll dhe se si do të bëhet identifikimi i personave,të cilët më pas do të njoftohen nga mjeku i familjes për t’u paraqitur në qendrën e tyre shëndetësore për kontrollin falas, i cili do të ndihmojë në diagnostikimin e hershëm dhe parandalimin e shumë sëmundjeve.

pritet të krijohet regjistri për kontrollin shëndetësor bazë

Organizata e njohur e të drejtave të njeriut, Am-nesty International, thotë se në policinë greke ka zënë rrën-jë prej kohësh një kulturë e mosndëshkimit, racizmit dhe dhunës. Organizata sjell si shembull përdorimin e tepruar të forcës kundër protestuesve dhe keqtrajtimin e emigrantëve. Amnesty International thotë se ka arritur në këto përfundime pas një hetimi që ka bërë lidhur me policinë në Greqi. Kjo pason një hetim zyrtar rreth lidhjeve midis policisë dhe organizatës Agimi i Artë. Deri në dhjetor të vitit të kaluar, thotë Amnesty International, rreth 50 vetë, duke përfshirë udhëheqësin e Agimit të Artë, dy policë dhe pesë deputetë ishin arrestuar dhe ndaj tyre ishin ngritur padi me akuza që shkonin nga vrasje e deri te shpërthimet për të bërë shantazh. Dhjetë policë u gjetën se kishin lidhje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me aktivitete kriminale që u atribuohen anëtarëve të Agimit të Artë.

Në fund të muajit mars 2014, policia në burgun Nigrita të Greqisë së veriut, rrahu për vdekje një të burgosur në qeli. Autopsia zbuloi se ai ishte rrahur keqazi në shputat e këmbëve dhe në gjoks dhe se kishte djegie në duar. Në tre vitet e fundit, ka pasur një shkallëzim dramatik të sulmeve me motiv urrejtjen kundër emigrantëve. Krime të urre-jtjes janë regjistruar edhe kundër komunitetit rom dhe komunitetit LGBTI. Përfaqësuesit e ligjit thuhet se kanë dështuar të parandalo-jnë sulme të tilla, ose të hetojnë motivin e urrejtjes.

Kryqëzohet policia greke për racizmin dhe dhunën

Page 12: Fryma Re Nr7

FAQE 12 E Premte, 4 prill 2014Fryma e ReMe syrin e emigrantit

homazh për një njeri që bëri vend e mbeti në shpirtin e mërgatës shqiptare në Greqi

Emigracion - Vëzhgim

nga Abdurahim ASHIKU

Në pasaportat e shqiptarëve: Tirane në vend të Tiranë, Durres - Durrës, Diber - Dibër, Korce - Korçë, Kucove -

Kuçovë, etj. Kush përgjigjet për kthimet e emigrantëve në kufirin me Greqinë?

Shurdhmemecëria e Avokatit të popullit Shqiptar

Atë ditë, e dielë 11 gusht 1996, në skicëdi-tarin tim kisha shënuar...

"...Sot kam ndjerë kënaqësinë më të madhe gjatë qëndrimit në Greqi. U takova me A. Zholin dhe një grup shqiptarësh emigrantë, midis të cilëve Tomor Toporen, ish-kameramanin e njohur të RTSH dhe një grup tjetër shqiptarësh nga Tepelena e Për-meti. Katër orë në "Klubin e shqiptarëve" në Omonia ishin si katër minuta të shtrenjta midis miqsh".

Nga 21 korriku, kur lashë mbrapa vendlindjen në një "ikje natën", ikje fshehurazi për t'i shpëtuar kërcënimit të hapur, "O mbyll gojën, ose...!", kishin kaluar tri javë, në fund të të cilave gjeta fijet lidhëse me mërgatën shqiptare në Athinë, fije që do të endnin në vite pëlhurën e gjatë të mërgimit pa kufi…

Lokali ku mblidheshin shqiptarët ato ditë ishte një përdheskë në Likurgu 9, një kërcim tre hapësh larg nga Omonia. Albert Zholi, emrin e të cilit e kisha lexuar shumë herë në shtypin shqiptar, zë i fortë i halleve të mërgimtarëve në Athinë, drejtonte Shoqatën e emigrantëve shqiptarë, anëtar i së cilës do të bëhesha me dëshirë, duke paguar edhe njëmi-jëdhrahmijëshin e kuotizacionit.

Atë ditë bëra disa fotografi me aparatin tim "Praktica", brenda në lokal dhe në qendër të Omonias. Njërës i vura diciturën, "Ku e lamë e ku na mbeti, vaj vatani e mjerë milet". Katër vetë që kanë përpara tri shishe të boshatisura pije të butë, një paketë cigaresh gjysmë e hapur, një filxhan kafeje në harresë. Buzëqeshjen ua ka marrë brenga për mëmëdhenë, brenga për të nesërmen e një jete të panjohur, pa truall e pashpirt. Në të djathtë të fotografisë në gjysmë profil është Vaskë Logo...

Fotografia e dytë, ku jam edhe unë, më vjen e qeshur. Një buzëqeshje që, megjithatë nuk arrin ta mbulojë brengën e të qenit jo thjesht larg atdheut. Vasil Logo e ka shkëputur vështrimin nga gazeta, për t’i buzëqeshur për një çast syut fotografik...

Fotografia e tretë është bërë jashtë, të pestë; Kliti Roshi, Tomorr Topore, Albert Zholi, Abdura-him Ashiku dhe Vasil Logo bashkë, në një kujtim të paharruar...

Nuk është hera e parë që i përcjell në publikun e madh të mërgatës shqiptare në Greqi këto foto, si dokumente të atij viti dhe të asaj ngjarjeje që shtoi marramendshëm ikjen biblike shqiptare, ikje që nisi të nesërmen e 26 majit '96 për të vazhduar të pasnesërmen e vitit të mjerë '97.

Kësaj radhe këto foto po i ripërcjell me një brengë, me një dhembje për një njeri që e njoha më 11 gusht 1996 e që mbeti jo vetëm në kujtesën e albumit tim fotografik, por edhe në kujtesën time shpirtërore.

Vasil Logo nuk është më. E përcollën pardje për në vendlindje, në Përmetin e tij që diti ta nderojë, që diti t'i këndojë...

Në kujtesën time, Vasili mbeti si enciklopedia më e plotë e pasqyrimit filmik e fotografik të jetës së mërgimtarëve në Greqi, e jetës dhe e aktivitetit të shoqatave e grupimeve në emigrim, e jetës së individëve të suksesëshëm në Athinë e më gjerë.

Po t’i bashkojmë filmimet e Vasil Logos, gjatësia e tyre do të kalonte kufirin për t'u ndalur e prehur bashkë me të në Përmet. Mbase dikush do t'i bashkojë për të na dhënë atë që mortja e mori në kulmin e krijimtarisë, pa i dhënë kohë të na e jepte vetë Vasili në një koktej rrethuar nga miq e dashamirë.

Trupi i Vasil Logos tashmë është bërë pjesë e dheut të vendlindjes. Shpirti i tij është këtu, mes nesh, sot e mot...

U prehtë i qetë në dheun që e lindi!A. Ashiku

përgjysmohen të ardhurat e emigrantëve

Ekonomia vendase nuk është më e njëjta pas

tkurrjes së një burimi shumë të rëndësishëm që furnizonte xhepat e shqiptarëve vite me radhë: remitancat. Kriza finan-ciare dhe ekonomike e vendeve fqinje, si Italia dhe Greqia kanë ndikuar shumë në rënien e par-ave të dërguara nga emigrantët në vendlindje. Sipas Bankës së Shqipërisë, në vitin 2013 remi-tancat kanë shënuar nivelin më të ulët të 10 viteve të fundit. Të dhënat krahasuese flasin për një përgjysmim të tyre. Nëse në vi-tin 2007 paratë e emigrantëve të dërguara në Shqipëri arritën në 953 milionë euro, në vitin 2013 ato kanë shkuar në 497 milionë euro. E gjithë kjo situate që ka ndikuar në uljen e remitancave, ka bërë që të rritet niveli i var-fërisë në Shqipëri, ndërsa janë dëmtuar sektorë të rëndësishëm që ndihmoheshin shumë nga paratë e emigrantëve, siç është ndërtimi, i cili aktualisht është në krizë.

Para disa ditësh Avo-kati i Popullit Shq-

iptar rrugëtoi nga Tirana në Durrës për të dalë në dritaren e emisionit të Bashkim Hoxhës, në Neës-24. Siç tha, kishte shfrytëzuar rastin e takimet me “popullin” e Durrësit dhe me këtë rast, një “rrugë e dy punë”, siç thuhet, doli në rrugë satelitore e foli edhe për ne, mërgimtarët që po humbim gjuhën shqipe dhe po mbetemi të burgosur në pikat e kalimit kufitar për shkak të toponimeve, pse, siç theksoi, nuk shkruhet Thesaloniki, por Selanik (!?) Përmendi se edhe një “kolegu juaj” (a thua se “kolegu” nuk kishte as emër e mbiemër dhe as adresë elektronike) e ka ngritur këtë problem.

I rashë numrit të celu-larit në cepin e djathtë sipër të ekranit që t’i prezantohem drejpërdrejtë, por zilja binte e askush nuk e ngrinte. Për lexuesin e këtyre radhëve

sqaroj se, Avokatit të Popul-lit Shqiptar i kam bërë dy letra të hapura, të cilat ia kam dërguar në adresën e tij elektronike dhe (për horizont njohjeje) i kam dërguar edhe dy librat e mij, “Rilindësit e kohës sonë” dhe “Shkolla shqiptare e Athinës-Rilindësit e kohës sonë 2”, në të cilët paraqitet puna e jashtzakon-shme e mësuesve vullnetarë shqiptarë në Greqi. Nga veriu në jug dhe nga stereja në ishuj, me përkushtim atdhetar, këta heronj kanë hapur kurse për mësimin plotësues të gjuhës shqipe. I kërkova që me auto-ritetin e postit të ndërhyjë që me ligj të vlerësohet, jo mor-alisht, por materialisht puna që këta mësues tash 13 vjet zhvillojnë në prushin djegës të mjedisit helen, pa asnjëlloj marrëveshjeje shtetërore e pa asnjë mbrojtje ligjore.

Të njëjtën gjë bëra edhe për problemin e pasapor-tave, jo vetëm të fëmijëve, por të mbarë shqiptarëve,

plotësuar në mënyrën më analfabete të mundshme nga njerëz që nuk njohin jo vetëm ligjet ndërkombëtare, por edhe gjuhën shqipe. Desha ta pyes në atë dalje publike Avokatin e Popullit Shqiptar, avokat edhe për një të tretën e shqiptarëve të Republikës së Shqipërisë që jetojnë në Greqi, Itali, Gjermani, në të pesë konti-nentet e globit, pse nuk më është përgjigjur për dy letrat e mija në adresë drejtpërdrejt atij? Për probleme të mijat dhe të komunitetit shqiptar në Greqi i jam drejtuar disa herë Avokatit të Popullit Grek dhe gjithnjë, në kohën më të shkurtër të mundshme, kam marrë përgjigje me shkrim. Avokati i Popullit tim nuk më përgjigjet mua si gazetar, detyrim ky ligjor, çka përbën problem për statusin e tij. Dhe kur nuk i përgjigjet një gaze-tari për një problem të madh, që lidhet me mërgatën shqip-tare në Greqi, lëre pastaj sa mund t’u përgjigjet njerëzëve

të thjeshtë në hallet e tyre. Dy letrat në adresë të z.

Totozani mund t’i gjeni në in-ternet ndaj nuk do zgjatem për hollësitë që i kam përcjellë. Desha në atë emision ta pyes Avokatin e popullit tim dhe bashkë me të edhe drejtue-sin e emisionit, nëse e kanë me vete pasaportën zyrtare shqiptare dhe në mungesë të saj, nëse e mbanin mend se si është shkruar vendlindja e tyre, Tirane apo Tiranë, Durres apo Durrës, i sigurtë që është shkruar si edhe pasaporta ime, ku është shkruar Diber në vend të Dibër, ashtu siç është shk-ruar Korce në vend të Korçë, Kucove në vend të Kuçovë etj., etj. Desha ta pyes se, pse Avokati me autoritetin që i jep ligji, nuk ia ka kthyer mbrap-sht Ministrisë së Brendshme pasaportën e tij shkruar me gabime të pafalshme dhe, pse nuk e ka detyruar ta përsërisë me shpenzimet e fajtorit.

U bë mëse dy vjet që fëmijët shqiptarë bllokohen

në kufi për faj të shtetit shq-iptar. U bë dy vjet që në ditë festash e pushimesh shqip-tarët pyesin me ankth: “A lejohet kalimi i fëmijëve me probleme në të shkruarit e toponimeve”? Askush nuk përgjigjet, askush nuk e ve ujin në zjarr për problemin. Ministrat që vijnë e shkojnë luten para grekëve pushtetarë si të jenë para altarit kishtar, luten përthyeshëm në kurriz... Avokati i Popullit Shqiptar, z. Totozani pse bën shurdhmem-ecin? Deri kur ai do të dalë ekraneve për të thënë: ”Asgjë nga fronti i toponimeve”? Kur do ta hapë plotësisht gojën Avokati i Popullit për të kërkuar gjënë më të thjeshtë

të mundshme: Tërheqjen e të gjitha pasaportave të fëmijëve që kanë lindur dhe po hum-basin gjuhën e identitetin në Greqi dhe plotësimin e tyre me shpenzimet e fajtorëve? Është e vetmja alternativë dhe ndjesë që duhet t’u kërkohet fëmijëve shqiptarë në Greqi, ndjesë që para të gjithëve i takon ta kërkojë Avokati i Popullit, detyra e të cilit është mbrojtja e njerëzve në hall. Dhe fëmi-jët shqiptarë së bashku me prindërit e tyre janë në hall të madh, hall që i ka rrënjët në vendin që ata e duan më shumë se çdo vend tjetër, Atdheun e tyre që i ka harruar.

Athinë, 2 prill 2014

fotografi që më sjell Vasil logon

Page 13: Fryma Re Nr7

FAQE 13 E Premte, 4 prill 2014Fryma e Re

Pak mjekësi... Shkrimtari i madh gjerman Gëte thoshte: “Pesimisti është i dënuar të jetë spektator.”

Shën Agustini: “Shpresa ka prodhuar dy fëmijë të bukur: zëmrimin para padrejtësisë së botës dhe kurajon për ta ndryshuar atë.”

Jean-Claude Guillebaud

Gazetar, ish reporter në konflikte të armatosura në vënde të ndryshme

të botës, shkrimtar, Jean-Claude analizon “krizën” financiare në disa vënde të Evropës.

Në librin “Një jetë tjetër është e mundur”,

autori shprehet kundër përdorimit

abuziv të fjalës krizë.Ai i referohet një

“optimizmi strategjik”.

Ndryshimi është bartës i kërcënimit, por edhe

i premtimeve të mrekullueshme, që për t'u realizuar kërkojnë diçka tjetër veç pesimizmit dhe përbuzjes së çastit. Gjë tjetër nga ky “cinizëm tendencioz”, i cili është njëkohësisht vetërealizues dhe çmobilizues, vepron mbi shoqëritë tona si helm duke ushqyer pakënaqsinë për gjënë publike, duke rrezikuar t’i zhysë demokracitë në krizë.

Antidoti i saj është një mënyrë tjetër e leximit të realitetit aktual.Në librin e tij autori nënvi-zon se, është një “energji veprimi” pra, “strategjike”, e cila i shtyn njerëzit drejt qëndrave të votimit, apo në sheshin Tarir”, të cilën ai e quan shpresë.

“Prej disa vitesh, në gjuhën e përditshme në gazetat, radio apo në televizione vërehet një përsëritje e fjalës krizë. E dëgjojmë atë me qindra herë në ditë për të kujtuar realitetin aktual, madje megjithëse thuhet hapur, unë shoh aty një term të gënjeshtërt,për të cilin gabojmë, sepse na kujton një gjëndje kalimtare dhe nënkupton se një herë ky episod ka kaluar e për të mos na kthyer të paktën në situatën e mëparshme. Në terma ekonomike, kjo vlen njëlloj sikur të besosh që ajo do të lidhet me rritjen ekonomike, me papunësinë deri 4% etj., që sigurisht është diçka e rreme.

Në logjikën e arsyes kjo që ne përjetojmë nuk është krizë, por një ndryshim i madh.Sepse në realitet ne përjetojmë pesë ndryshime, të cilët ndërlikohen, ndërveprojnë njëri mbi tjetrin deri në përfundimin e tyre, për të formuar veçse një ndryshim të jashtëzakonshëm. Paradoksale sot është se njerëzit janë më shumë, ose më pak të ndërgjegjshëm për këto ndryshime dhe, askush nuk i vendos ato në perspektivë.Për rrjedhojë ato shprehin përbuzje për gjëndjen aktuale.

Ndryshimi gjeopolitik

Ndryshimi i parë i dukshëm që ne jetojmë, është i natyrës gjeopolitike dhe pasojat janë të mëdha.Ai ka të bëjë me përfundi-min se qëndra e botës është bota perëndimore, e thënë ndryshe, situata e hegjemonisë ekonomike, teknologjike, ushtarake dhe madje kulturore, e cila zgjat prej katër shekujsh. Kjo do të thotë se bota e tillë, siç ne gjithmonë e kemi njohur nuk ekziston më dhe sot ajo ka devijuar nga qëndra e saj.

Por nuk mendoj se kemi një rënie të Perëndimit në kundërshtim me atë që pohojnë disa, sepse botën qëna ka dominuar në shekuj, ne e kemi rimodeluar thellësisht.Vënde që dikur dukeshin jashtëza-konisht larg kulturës sonë, si India apo Kina, janë oksidentalizuar thellësisht.

Ndryshimi i dytë, globalizmi

Si pasojë e ndryshimit të parë rrjedh një ndryshim tjetër i dukshëm dhe madhor: global-izmi, i cili ka sjellë një kritikë të rendit, njëkohësisht ekonomikdhe ideologjik.Disa individë e konsid-erojnë globalizmin një mundësi për shoqërinë, ndërsa të tjerë një katastrofë.

Për mendimin tim kemi të bëjmë me dy perceptime të gabuara. Personalisht mendoj se globalizmi është premtim i mrekullueshëm që u ka lejuar miliona njerëzve të dalin nga niveli i ulët i zhvillimit të tyre ekonomik dhe një kërcënim për Evropën, duke qenë se ai ka pasur si efekt shpejtimin e ç’industrializimit të saj.

E sigurtë është se global-izmi ka jo vetëm një impakt mbi ekonominë, por dhe në vetë de-mokracinë.

Deri tani ekonomia ishte e krahasuar me një kalë që e kishim zbutur duke e mbyllur në një padok të quajtur Shtet-komb dhe në mënyrë progresive duke e disiplinuar me ligjet sociale dhe ato të kodit të punës, deri në arritjen e modelit evropian të pas luftës, që ekonomistët e quajtëm eko-nomia sociale e tregut.Ky model nuk mund të ekzistojë më, veçse me një kusht, nëse do të kishim shtetin-komb.

Në fillim të viteve 80’, kali kërceu sipër pengesës aq mirë,sa sot ai është i lirë nga çdo lidhje dhe vrapon nëpër botë duke krijuar shumë pasuri dhe duke bërë shumë dëme. Në Evropë, udhëheqësit tanë, të djathtë apo të majtë, për-piqen të rigjejnë zotërimin e kësaj ekonomie, duke përsëritur në fjali-met e tyre frazën “duhet rregulluar globalizmi”.

Eshtë i hidhur fakti se, për të arritur në atë ekonomi, eko-nomistët i rrisin konçesionet si copëza sheqeri që do t’ia zgjatnin kalit për ta kthyer atë në kushte fiskale të favorshme, në të drejta sociale më pak shtërnguese…

Thelbësore është ajo që, globalizimi na detyron të krijo-jmë përsëri sistemin tonë aktual për të arritur në një ekuilibër të ri demokratik,në krijimin e një sistemi më pak piramidal dhe au-toritar, i cili për momentin mbetet për t’u shpikur. Kjo shpjegon atë që ky ndryshim i dytë përbën një tronditje madhore për tërësinë e shoqërive tona moderne.

Kontinenti i gjashtë

Ndryshimi i tretë lidhet me internetin dhe telefoninë e lëvizshme, që fillimisht u konsi-derua vektor i thjeshtë i përmir-simit të jetës së përditshme, por në realitet është shumë më tepër se kaq, pasi bëhet fjalë për in-formatizimin e gjithë shoqërisë.

Ky fenomen u shfaq në fil-lim të viteve ‘80 dhe unë mendoj se vetëm tani shoqëria ka marrë masat për impaktin e tij planetar.

Le ta ilustrojmë me një fakt të thjeshtë: Aktualisht në botë numërohen më shumë se 7 miljardë banorë dhe 5 miljardë telefona celularë në shërbim.Nëse përjashtojmë fëmijët e vegjël, pothuaj të gjithë banorët e rruzullit tokësor janë të lidhur njëri me tjetrin. Madje jo me telefon, por me shpërthimin e smartfonëve edhe me Internetin dhe rrjetet sociale si facebook dhe twiter.

Çdo ditë vrejmë të shto-hen me dhjetra mijra site në In-ternet dhe nocioni i kohës, “çfarë ore është”, apo i hapsirës dhe i vendit, thërmohet dhe përparon dita ditës.Ky revolucion është bërë kaq mahnitës, sa prej disa vitesh të gjitha veprimtaritë njerëzore janë instaluar në këtë kontinent të gjashtë si psh aktiv-itetet tregtare, flukset financiare, profesione të cilat tashmë janë transformuar thellësisht.

Kështu në rastin e ar-siminit, çdo nxënës mund të mësojë më shumë në dhjetë minuta në Google sesa në dy orë në sallën e kursit, gjë që na bën të rimendojmë në hartimin e programeve mësimore.

Këtij revolucioni nuk i është shmangur as mjekësia.Pa-cientët vetëdiagnostikohen duke u konsultuar dhe marrë informa-cione në ëebsite për sëmundjet e ndryshme dhe shëndetin e njeriut dhe pothuaj për të gjithë sektorët e aktivitetet klasike. Kjo arrin deri atysa themelet e ekonomisë tronditen.

Revolucioni biologjik

Kësaj i shtohet revolucioni biologjik, i cili filloi në mes të viteve ‘50 me zbulimin e ADN-së, që solli aplikime konkrete, duke filluar nga vitet ‘80.Efekti i këtij revolucioni është madhështor për shoqëritë tona modern, duke qenë se ndikon deri në konceptin e identitetit individual të njeriut.

Për herë të parë në histo-rinë e njerëzimit, shkencëtarët ndërhynë në mekanizmat e jetës së gjallë, duke arritur të krijojnë lloje të reja bimësh dhe kafshësh, të transformojnë të tjera dhe të modifikojnë deri strukturat e atë-sisë dhe mëmësisë…

Ndryshimi ekologjik

Tronditje tjetër në mënyrën tonë të menduarit të botës dhe të ardhmes, është edhe ndryshimi ekologjik, i cili njëherësh, na bën ta shikojmë botën jo pa limite, siç e kishim imagjinuar për një kohë të gjatë, por të kufizuar nga pak-ësimi i pakthyeshëm i rezervave të saj. Një ekonomist i famshëm e ilustron këtë me një shembull mjaft domethënës, duke theksuar se, nëse për dhjetë vjet kinezët do të kishin aq vetura sa kanë ameri-kanët për 100 000 banorë, atëhere vetëm Kina do të konsumonte të gjitha rezervat botërore të naftës .

Ky parashikim i thjeshtë provon se ekziston tashmë një pengesë mjaft reale në vizionin tonë të së ardhmes, që na detyron të marrim në konsideratë mënyrën tonë të të mësuarit se si të projek-tojmë e ta ndërtojmë atë.

Botë e pamenduar

Akumulimi i këtyre pesë ndryshimeve çon sot jo në ”krizë”, por në një ndryshim radikal dhe sidomos përfundimtar që shpjegon se ne jetojmë një tronditje të madhe të shoqërisë sonë. Aq i rëndësishëm,sa dhe fundi i per-andorisë romake, apo i Rilindjes. Ndofta edhe më shumë, meqënëse sipas mendimit të Michel Serres, revolucioni shoqëror që ne njohim sot, do të ishte po aq i rëndësihëm sa ai i periudhës së neolitikut.

Duke u ndërgjegjsuar, bëhen paksa ironike kacafytjet mbi “krizën” dhe shuma e borxhit të disa vëndeve, na bën të reflekto-jmë për përgjegjësinë tonë politike dhe qytetare, meqënëse na takon t’i mbajmë premtimet dhe t’u dalim përpara kërcënimeve që përçon ky revolucion.

Laurent Fabius (Ministri i Jashtëm i Francës), duke bash-këbiseduar më thoshte:“Këto probleme janë deçisive, por ne akoma nuk kemi mësuar t’i bëjmë ato të lexueshme në mënyrë demokratike.”Dhe në fakt, askush as filozofët, as politikanët apo anal-istët, nuk arrijnë sot të formulojnë këtë ndryshim dhe të shpjegojnë

sfidat që ky ndryshim përmban, aqsa mund të themi se jetojmë në një botë ende të pamenduar. E ndërtuar mbi skema të vjetra,ky ndryshim na vendos të gjithëve në një situatë të re dhe jashtëzakonisht komplekse.

Konceptet elementare të kohës, vendit, identitetit, që na kanë lejuar të kuptojmë botën, tashmë janë vjetëruar. Na nevo-jitet pra të rishpikim një mënyrë të re të përcaktimit të botës, që pa më të voglin dyshim shpjegon se aktualisht po përjetojmë një rritje të interesit për filozofinë.

Tundimi i cinizmit

Përballë kësaj, tundimi i cinizmit është kudo i pranishëm dhe tragjik.Asgjë nuk është më e keqe se kjo mënyrë ironie apo tal-lje e përhershme, e cila personat që nuk përshtaten i konsideron naivë, ose më keq, budallenj.Për mua, ky tundim ka të bëjë me konceptin e profecisë vetërealizuese. Kjo profeci e teorizuar nga sociologu amerikan Robert Merton, përcak-ton një katastrofë, që provokohet duke e lajmëruar atë.

Në vitin 2008, kur në mbarë botën u përhap lajmi i falimen-timit të Bankës Lehman Brothers, dëgjuam shumë persona të para-shikonin falimentimin e bankave. Nëse të gjithë do të kishim rënë në pesimizëm dhe do të besonim në këtë rrezik falimentimi, ne do të vërsuleshim të gjithë drejt bankave për të tërhequr kursimet tona dhe në të vërtetë do të kishim shkaktuar falimentimin e sistemit bankar.Në këtë forcë tërheqjeje qëndron rrezikshmëria e konceptit të profecisë vetërealizuese.

Disidenca demokratike

Pesimizmi është përbërës i këtij mutacioni (ndryshimi) që ne përjetojmë. Ai është pjesë e problemit meqënëse sfida aktuale qëndron në krijimin e demokra-cisë dhe të shpikjes përsëri të të jetuarit sëbashku dhe të kënaqurit me pesimizimin na bën që të ndalet çdo formë aksioni konstruktiv.

Që demokracia të funksion-ojë, që ajo të jetë e qëndrueshme, që ajo të ketë një kuptim, duhet që secili prej nesh të marrë pjesë në zgjedhjet kolektive.Nëse bindemi se nuk kemi asgjë për të bërë, se gjithëçka është luajtur dhe humbur, atëhere jemi përjashtuar nga loja kolektive dhe demokracia hyn në krizë.Madje dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përqin-dja e abstenimeve arrin një nivel historic, ku më pak se gjysma e qytetarëve votojnë.

Ka pra pakënaqësi për pa-surinë publike. Disidenca de-mokratike, që mund të marrë formën e abstenimit, ose atë të populizmit, qoftë ky i ekstremit

të djathë, apo i ekstremit të majtë, përbëjnë rrezik real për shoqëritë.

Ja përse unë ngul këmbë se vlen më mirë të jesh idealist se cinik. Unë preferoj të qortoj gjithshka që ushqen pesimiz-imin në jetën tonë të përditshme. Shkrimtari i madh gjerman Gëte thoshte: “Pesimisti është i dënuar të jetë spektator.” Pra, t’u leshë vendimin tregjeve financiare dhe progresit teknologjik, qëavancon krejtësisht vetëm. Personalisht jam partizan i një optimizmi strategjik.

Shpresa

Sigurisht nuk është fjala për të rënë në absurditet. Për të qenë sa më konstruktiv, optimizmi duhet të jetë i vetëdijshëm. Të preten-dosh se në jetë nuk ekzistojnë as pengesa, as vuajtje, nuk do të kishte kuptim.Eshtë kjo arsyeja që unë preferoj të përdor fjalën shpresë. Në këtë kontekst i refero-hem Shën Augustinit me frazën e tij të mrekullueshme: “Shpresa ka prodhuar dy fëmijë të bukur: zëm-rimin para padrejtësisë së botës dhe kurajon për ta ndryshuar atë.”

Për mua shpresa duhet marrë si energji veprimi, si nxitje që do t’i shtyjë njerëzit drejt kutive të votimit, apo në sheshin Tahrir.Lëvizja e të indinjuarve, apo Pran-vera arabe, janë shfaqje të kësaj energjie.Sepse, nëse shoqëritë tona duken të lodhura dhe të dekura-juara, nëse politikat janë në krizë, shoqëritë civile në mënyrë të pa-besueshme janë dinamike.Shikoni Vietnamin. Zyrtarisht është një vend komunist, i udhëhequr nga një bandë gaforresh të vjetra të Par-tisë, ende një rregjim i aftë të cënojë liritë, të burgosë njerëzit,etj. Dhe megjithatë vitaliteti i shoqërisë civi-le vietnameze është i pabesueshëm.Me kreativitet dhe dinamizëm të jashtëzakonshëm. Kudo vërehet divorci midis politikës zyrtare, partive, sindikatave, institucionet që formojnë skeletin e Botës së vjetër me shoqërinë civile e cila shpik, projekton,dhe përparon…

Një shëmbull tjetër është Revolucioni arab. Sot jemi të shqetësuar se ky revolucion mund të sjellë një fondamentalizëm fetar, por harrojmë se në Francë, revolu-cioni francez pati si pasojë terrorin dhe u desh një shekull të lindte demokracia.Të gjithë dëshirojmë që vëndet arabe të bëjnë brënda një viti atë që neve na është dashur një shekull për ta kryer!

Në periudhën kur punoja si gazetar i reportazheve në gazetën Le Monde, vite me rradhë kam mbuluar pothuaj të gjitha kon-fliktet në mbarë botën.Dhe tani kur rimendoj ato vite, më vijnë ndërmend njerëzit që në situatat më të vështira gjenin ende në vetvehte energji për të vepruar.Me kthimin në Paris tendenca për t’u zhytur në pesimizëm ishte për mua krejtë-sisht e pamundur.

optimizmi strategjik

Page 14: Fryma Re Nr7

FAQE 14 E Premte, 4 prill 2014Fryma e ReKulturë Ese – Botohet për herë të parë në shqip

Shënime mbi NacionalizminMaterial i shkëputur nga një cikël esesh, i autorit të famshëm

britanik, që pritet të hidhet në treg nga Shtëpia Botuese 100% non fiction “Helga’s Secrets”

George Orwell

TROCKIZMI. Kjo fjalë është përdorur aq gjerësisht sa për të përfshirë anarkistët, socialistët demokrate madje edhe liberalët. Unë e përdor këtu për të nënkuptuar një doktrinë marksiste, motivi krye-sor i së cilës është armiqësia ndaj regjimit të Stalinit. Trockizmi mund të aplikohet më mirë në pamflete të errëta ose në letra si THIRRJA SOCIALISTE se sa në punë e vetë Trotsky-t, i cili ishte padyshim një njeri i një ideje. Megjithatë në disa vende, për shembull në Shtetet e Bashkuara, trockizmi është i aftë të tërheqë një numër të lartë përkrahë-sish dhe të zhvillohet në një lëvizje të organizuar me një fyhrer të vogël të sajin, frymëzimi i saj është nega-tiv. Trockisti është KUNDËR Stalin-it sikundër komunisti është PRO tij, dhe, si shumica e komunistëve, ai nuk do edhe aq shumë ta ndryshojë botën e jashtme se sa të ndjejë se beteja për prestigj po shkon në favor të tij. Në çdo rast është po i njejti fiksim obsesiv mbi një temë të vetme, e njejta paaftësi për të formuar një mendim racional të sinqertë të bazuar në probabilitete. Fakti që trockistat janë gjithandej një minoritet i persekutuar, dhe se akuza e bërë kryesisht ndaj tyre, pra për bashkëpunim me fashistët, është dukshëm false, krijon një përshtypje se trockizmi është mor-alisht dhe intelektualisht superior ndaj komunizmit; por është e dys-hueshme nëse ka ndonjë diferencë. Trockistët më tipikë, në çdo rast, janë ish-komunistë, dhe askush nuk vjen në trockizëm përveç rrugës së lëvizjeve të majta. Asnjë komunist, veç nëse është i lidhur nga forca e zakonit të viteve në parti, është i sigurt kundër një kalimi të beftë në trockizëm. Procesi i kundërt nuk duket se mund të ndodhë aq shpesh, edhe pse nuk ka një arsye të qartë pse të mos ndodhë.

Në klasifikim që jam për-pjekur të bëj më sipër, do të duket se shpesh e kam ekzagjeruar, thjeshtë-zuar, kam bërë supozime te pagaran-tuar dhe kam lënë jashtë llogarive ekzistencën e motiveve të thjeshta të përshtatshme. Kjo ishte e pae-vitueshme, sepse në këtë ese po mundohem të izoloj dhe identifikoj tendencat që ekzistojnë në të gjitha

mendjet tona dhe zvetënon men-dimin tonë, pa ndodhur domosdo në një gjendje të pastër apo në funksionim të vazhdueshëm. Është e rëndësishme në këtë pikë të kor-rigjohet piktura e mbi-thjeshtëzuar, të cilën unë kam qenë i detyruar të bëj. Për të filluar, askush nuk ka të drejtë të supozojë se GJITHKUSH, ose edhe çdo intelektual, është in-fektuar nga nacionalizmi. Një njeri inteligjent mund t’i gjysmë-jepet një besimi, të cilin ai e di se është absurd, dhe se ai mund ta mbajë jashtë mendjes për kohë të gjatë, vetëm dukë iu rikthyer në momente inati ose sentimentaliteti, ose kur ai është i sigurt se asnjë çështje e rëndësishme nuk është e përfshirë. E treta, besimi nacionalist mund të jetë adoptuar në mirë-besim nga lëvizje jo-nacionaliste. E katërta, disa lloje nacionalizmi, edhe lloje që janë hequr, mund të ko-ekzistojnë te i njejti person.

Gjatë gjithë rrugës kamë thënë “nacionalisti bën këtë” ose “nacio-nalisti bën atë”, duke e përdorur me qëllim ilustrimi të ekstremes, jo tipin e nacionalistit të shëndetshëm, i cili nuk ka zona neutrale në mendjen e tij dhe asnjë interes në asgjë përveç përpjekjeve për pushtet. Në fakt, njerëz të këtillë janë të zakonshëm, por nuk ia vlejnë barra qeranë. Në jetën e vërtetë Lord Elton, D. N. Pritt, Ledi Houston, Ezra Pound, Lord Vanisttart, At Coughlin dhe të gjithë të tjerëtë e tribusë së tyre të zymtë duhen luftuar, por defiçenca e tyre intelektuale vështirë se ka nevojë të vihet në dukje. Mono-mania nuk është interesante, dhe fakti se asnjë nacionalist nga ata më fanatikët mund të shkruajë një libër që ia vlen të lexohet edhe pas disa viteve ka një efekt freskues. Por kur pranohet se nacionalizmi nuk ka triumfuar gjithandej, se ka ende njerëz gjykimeti e të cilëve nuk janë në mëshirën e dëshirave të tyre, fakti nuk qëndron që problemi urgjent – India, Polonia, Palestina, lufta civile spanjolle, gjyqet e Moskës, zezakët amerikanë, pakti ruso-gjerman ose çcdo gjë tjetër – nuk mund të jetë, ose të paktën nuk janë kurrë, diskutuar në një nivel të ar-syeshëm. Elton-ët dhe Pritt-sat dhe Coughlin-at, secili prej tyre thjesht një gojë-madh që pëllet të njejtën gënjeshtër pafund, janë dukshëm raste ekstreme, por ne gënjejmë veten nëse ne nuk e kuptojnë që

ne të gjithë mund t’i ngjajë atyre në momente pakujdesie. Lejo një shënim të caktuar të jetë i goditur, lejo të shkelet mbi këtë apo atë misër – dhe mund të jetë misri, ekzistenca e të cilit nuk është dyshuar derimë tani – dhe personi me mendjen më të drejtë dhe temperamentin më të ëmbël mund të transformohet befazi në një partizan të egër, në ankth vetëm për ‘të shënuar’’ mbi kundërshtarin e tij dhe indiferent ndaj numrit të gënjeshtrave që thotë ose se sa gabime logjike bën duke vepruar kështu. Kur Lloyd George, i cili ishtë një kundërshtar i luftës së Boer, njoftoi në parlament se ko-munikatat britanike, nëse ndokush i mblidhte ato sëbashku, pohonin vrasjen e më shumë Boer-save se sa i gjithë kombi i Boer përmbante banorë, është e dokumentuar se Ar-thur Balfour u ngrit në këmbë dhe bërtiti “Horr!”. Shumë pak njerëz janë dëshmitarë kundër gabimeve të këtij lloji. Zezaku i mospërfil-lur nga gruaja e bardhë, anglezi që dëgjon amerikanin të kritikojë më injorancë Anglinë, mbrojtja katolike e Armatës Spanjolle, të gjitha do të reagojnë pothuaj në të njejtën mënyrë. Nje stimul i nervit të nacionalizmit, dhe e mirësjelljes in-telektuale mund zhduket, e shkuara mund të ndryshohet, dhe faktet më të thjeshta mund të mohohen.

Nëse dikush ushqen në mend-jen e tij një besnikëri apo urrejtje nacionaliste, disa fakte, edhe pse në një anë të njohura si të vërteta, janë të papranueshme. Disa sh-embuj. Më poshtë listoj pesë lloje nacionalistësh, dhe kundër secilit bashkangjis nga një fakt, i cili është i pamundur të pranohet nga ai lloj nacionalisti, edhe në mendimet e tij më sekrete:

TORY BRITANIK: Britania do të dalë nga kjo luftë me prestigj dhe fuqi të reduktuar.

KOMUNISTI: Nëse ajo nuk do të ndihmohej nga Britania dhe Amerika, Rusia do të mposhtej nga Gjermania.

TROCKISTI: Regjimi i Sta-lin-it është pranuar në masë nga rusët.

PACIFISTI: Ata që “heqin dorë” nga dhuna mund ta bëjnë këtë sepse të tjerët po ushtrojnë dhunë mbi ta.

Të gjithë këto fakte janë vul-garisht të dukshëm nëse emo-cionet e ndokujt nuk përfshihen: por secilit person të përmendur në këto raste ata janë gjithshtu të PATOLERUESHËM, dhe kështu ata duhet të mohohen, dhe teoritë e

pavërteta të ndërtuar mbi mohimin e tyre. Unë i rikthehem dështimin mahnitës në parshikimin ushtarak të luftës së tanishme. Unë mendoj, se është e vërtetë të thuash se in-teligjenca e kishte gabim më shumë gabim për progresin e luftës, se sa njerëzit e thjeshtë, dhe se ata ishin më shumë të ndikuar nga ndjenjat partizane. Intelektuali mesatar i së majtës besonte, për shembull, se lufat u humb në 1940, se gjermanët ishin të detyruar të pushtonin Egji-ptin në 1942, se japonezët nuk do të dëboheshin kurrë nga tokat që kishin pushtuar, dhe se ofensiva e bombardimit anglo-amerikane nuk po i bënte përshtypje Gjermanisë. Ai mund t’i besonte këto gjëra sepse urrejtja e tij për klasës drejtuese bri-tanike e ndalonte atë të pranonte se planet britanike mund të kishin suk-ses. Nuk ka limit për budallallëqet që mund të gëlltiten nëse dikush është nën ndikimin e ndjenjave të këtij lloji. E kam dëgjuar të thuhet në mirë-besim, për shembull, që trupat amerikane nuk janë sjellë në Europë për të luftuar Gjermaninë por për të shtypur një revolucion anglez. Për të besuar këtë duhet t’i përkasësh inteligjencës: asnjë njeri i zakonshëm nuk mund të jetë kaq budalla. Kur Hitler-i pushtoi Rusinë, zyrtarët e MOI lëshuan si “doku-ment” një paralajmërim se Rusia pritej të rrëzohej për gjashtë javë. Në anën tjetër komunistët e shihnin çdo fazë të luftës si një fitore ruse, edhe kur rusët stepeshin deri te deti Kaspik dhe kishin humbur disa miliona të bur-gosur. Nuk është nevoja për të shtuar shembujt. Çështja është se për sa kohë që frika, urrejtja, xhelozia dhe fuqia janë të përfshira, sensi ndaj realitetit bëhet i turbullt. Dhe sikundër kam vënë në dukje, sensi i të drejtës dhe të gabuarës bëhet i turbullt gjithashtu. Nuk ka asnjë krim, absolutisht asnjë, që nuk mund të falet kur ana “jonë” e kryen atë. Edhe kur nuk mohohet se krimi ka ndodhur, edhe kur dihet se është po i njejti krim si ai që është kryer në rastet e tjera, edhe nëse pranohet në një sens intelektual që është i pajustifikueshëm – prapë se prapë nuk mund të NDIHET se kjo është e gabuar. Besnikëria është e përfshirë, dhe kështu mëshira rresht që funksionuari.

Arsyeja për lulëzimin dhe përhapjen e nacionalizmit është një pyetje tejet e madhe për t’u ngritur këtu. Është e mjaftueshme të thuhet se, në format e shfaqura mes intelek-tualëve anglezë, është një relfeksion i shtrembëruar i betejave të frikshme

që aktualisht ndodhin në botë, dhe se budallallëqet më të mëdha janë bërë të mundura nga thyerja e pa-triotizmit dhe besimit fetar. Nëse dikush ndjek këtë vijë mendimi, është në rrezik të kthimin në një specie të konservatorizmit, ose të një politikani mistik. Mund të argu-mentohet bindshëm, për shembull – është edhe mundësisht e vërtetë – që patriotizmi është një vaksinë kundër nacionalizmit, se monarkia është një rojtare kundër diktaturës, dhe se një besim i organizuar është një rojtar kundër supersticionit. Ose sërish, mund të argumentohet se ASNJË këndvështrim i pazhvendosur nuk është i mundur, se të GJITHA besimet dhe kauzat përfshijnë të njejta gënjeshtra, marrëzi dhe barbarizma; dhe kjo është parashtuar shpesh si një arsye për të qëndruar larg politikës. Unë nuk e pranoj këtë argument, sepse në botën moderne askush i përshkruar si një intelektual MUND të qëndrojë larg politikës në kuptimin për të mos i interesuar ajo. Unë mendoj se duhet të përfshihesh në politikë – duke e përdorur fjalën në kuptim të gjerë – dhe se duhen patur preferenca: do-methënë, duhet pranuar se disa kauza janë objektivisht më të mira se sa disa të tjera, edhe nëse ato janë parashtruar nga qëllime të këqija. Dhe për sa i përket dashurive nacionalistike dhe urrejtjeve për të cilat kam folur, ato janë pjesë e make-up-it të shumicës prej nesh, na pëlqen kjo apo jo. Edhe nëse është e mundur të shpëtohet prej tyre, nuk e di, por besoj se mund të luftohet kundër tyre, dhe se kjo është në të vërtetë një përpjekje MORALE. Në fillim është një pyetje zbulimi se çfarë dikush është, se cilat janë ndjen-jat e dikujt, dhe më pas për të lejuar për zhvendosje të paevitueshme. Nëse e urren dhe ke frikë Rusinë, nëse je xheloz për pasurinë dhe pushtetin e Amerikës, nëse nuk i honeps çifutët, nëse ke një ndjenjë inferioriteti kundrejte klasës drejtuese britanike, ti nuk mund t’i heqësh qafe këto ndjenja thjesht me mendim. Por të paktën mund t’i pranosh që i ke, dhe t’i ndalosh që të të helmojnë mendjen. Nevojat emocionale të cilat janë të pashpëtueshme, dhe mbase janë të nevojshme në vep-rime politike, duhet të jenë të afta të ekzistojnë krah më krah me pra-nimin e realitetit. Por kjo, e përseris, kërkon një përpjekje MORALE, dhe letërsia kontemporane angleze, për sa kohë është gjallë ndaj të gjitha problemeve tona madhore të kohës, tregon se sa pak prej nesh janë të pregatitur për t’ia dalë mbanë.

vijon nga numri i kaluar

Page 15: Fryma Re Nr7

FAQE 15 E Premte, 4 prill 2014Fryma e Re

Armand HALILI

Sport...

TiraNa, pengesa e fundit e SKëNderBeuT drejt titullit

Skënderbeu do të luajë nesër në orën 17:00 në

shtëpinë e tij një ndeshje mjaft të vështirë ndaj Tiranës. Bardehblutë janë në zonën e ftohtë të tabelës së renditjes dhe i nevojitet më çdo kusht fitorja në këtë përballje për të dalë prej aty. Nga ana tjetër, korrçarët nuk do të tolerojnë për shkak se fitorja në këtë ndeshje do të thotë edhe titulli kampion i katërt rresht. Ndeshja parashikohet të jetë mjaft e luftuar nga të dyja skuadrat, ndërsa duhet thënë se Skënderbeu është një hap përpara për të fituar pasi do të luajë në fushën e tij dhe do të ketë mbështetjen e tifozëve. Rivaliteti mes dy ekipeve është i madh, pasi edhe dy tifozeritë janë përplasur shpesh herë mes tyre. Ndërkohë që korçarët nuk e kanë kapërcyer ende largimin e sulm-uesit Mario Morina gjatë merkatos së janarit në drejtim të Tiranës pa lejen e tyre.

BILETAT – Një nga çështjet më të debatuara gjatë këtyre ditëve ka qenë edhe ajo e biletave. Për shkak të problemeve që ndodhën në takimin e shkuar në Korçë, ku tifozët e Tiranës dogjën disa stola të stadiumit, drejtuesit e Skënderbeut vendosën që çmimin e biletave për ultrasit që do të mbërrinin nga Ti-rana ta vinin 10 mijë lekë të vjetra. Kjo shkaktoi edhe kaos në radhët e tifozëve bardheblu të cilët nuk e pritën aspak mirë një lëvizje të tillë. Megjithatë gjatë ditës së djeshme donatorët e Tiranës, kanë bërë me dije se hyrja në stadium do të jetë falas për tifozët e ekipit të tyre dhe se ata kanë marrë përsipër të gjitha pagesat në këtë drejtim.

MASAT – Rreth 650 uni-forma policie mes tyre edhe ato speciale që do të vijnë nga Tirana do të mobilizohen për të ruajtur qetësinë në ndeshjen mes Skënder-beut dhe Tiranës që do të luhet të shtunën. Përplaset fizike mes tifozerive ka bërë që Korça të jetë në shtetrrethim, ndërkohë që tifozët e Tiranës do të shoqërohen që nga qyteti i Pogradecit në policia. Ultrasit korçarë kanë dy javë që përgatiten për këtë ndeshje

Ashtu siç ishte para-shikuar, presidenti

i skuadrës së Besës, Nexhat Bizhdili ka zhvilluar një takim me lojtarët e skuadrës së tij gjatë ditës së djeshme. Bizh-dili i ka treguar edhe njëherë tjetër mbështetjen e tij si mo-rale ashtu edhe financiare dhe ka kërkuar maksimumin nga ta. “Jemi në një pikë shumë kritike të kampionatit dhe duhet ta mbyllim me sukses këtë sezon, pasi gjithçka ka qenë në favorin tonë deri më tani dhe kemi bërë ndeshje të mira. Gabuam në ndeshjen e javës së shkuar, por tashmë nuk na lejohet më asnjë hap fals. Takimi ndaj Partiza-nit është i vështirë, por unë jam i bindur se ju do të jepni maksimumin. Mbështetja ime, nuk ka për t’ju munguar si nga ana njerëzore ashtu edhe financiare. Për fitoren do të keni 10 milion lekë të vjetra premio, ndërsa për barazimin 5 milion”, mësohet t’i ketë thënë ndër të tjera presidenti Bizhdili lojtarëve të tij.

Pas shumë vitesh mungesë më në fund skuadra e Partizanit do të ketë një përfaqësues të saj në ekipin Kombëtar të futbollit. Portieri

Alban Hoxha do të grumbullohet nga trajneri Xhani De Biazi për ndeshjet miqësore që do të zhvillohen gjashtë muajit maj. Hoxha është për momentin një nga portierët më të mirë të të Kategorisë Superiore dhe një gjë të tillë e ka treguar nga java në javë. Një gjë e tillë ka bërë që De Biazi të hedhë sytë edhe nga kampionati vendas, ndaj të cilit madje ka qenë i kritikuar e nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur. Kështu pas largimit të Ujkanit drejt Kombëtares së Kosovës, alternativa për zëvendësimin e tij është pikërisht Alban Hoxha. Ky i fundit është bërë pjesë e Partizanit gjatë këtij sezoni futbollistik dhe është një nga pikat më të forta të skuadrës së drejtuar nga Sampaio. Kombëtarja Shqiptare do të luajë tre ndeshje miqësore në dy muajt e ardhshëm, ku Hoxha parashikohet të aktivizohet në njërën prej tyre. Në 31 Maj skuadra e De Biazit do të luajë në Sion të Zvicrës ndaj Rumanisë, ndërsa katër ditë më vonë do të jetë përbakllë Hungarisë në shtëpinë e kësaj të fundit. Ndeshja e tretë miqësore do të luhet në tetë qershor ndaj San Marinos.

portieri alban hoxha në Kombëtare në miqësoret e majit

Zbardhet premio e Besës për të marrë pikë në

kryeqytetPrEsidEnti

Bizhdili lojtarëvE:

Keni 10 milionë lekë për

Enis Gavazaj ka kaluar nga Prishtina tek skuadra belge KAA Gent, disa muaj më parë. Interesant është fakti që drejtuesit e klubit dhe

stafi teknik i këtij ekipi nuk i kanë dhënë lojtarit hapësirën e duhur, ndërsa ai tashmë është bërë i domosdoshëm për ekipin e Kombëtares Shqiptare së 21-vjeçarëve dhe ekipin e Gent. Gavazaj tek skuadra belge shkoi në formë huazimi deri në fund të kampionatit dhe me opsionin e blerjes së kartonit të tij. Por kalimi i tij tek skuadra e Gent, ka bërë që edhe klubi i Prishtinës të përfitojë jo pak. Lojtari vetëm me huazimin e tij mësohet të ketë çuar në arkat e skuadrës kosovare 45 mijë euro, ndërsa tashmë që është transferuar plotësisht atje i sjell klubit edhe 125 mijë euro të tjera të ardhura. Ky është rasti i dytë që një futbollist i skuadrës së Prishtinës bëhet përfitues për ekipin. Kur Skeraj u largua nga Prishtina drejt Greuther Furthit, klubi përfitoi 45 mijë euro, ndërsa largimi i Debatik Currit drejt Vorskla Poltavës u bë pa asnjë përfitim. Ish-trajneri i skuadrës së Prishtinës, Afrim Tovërlani është shprehur se lojtari nuk aktivizohej në ekipin e tij për shkak se luante në të njëjtin pozicion me Mazrekajn, që sipas tij vazhdon të jetë më i mirë.

prishtina e linte në stol, gavazaj i jep 170 mijë euro

Lajme in-triguese

vijnë nga Turqia përsa i përket të ar-dhmes së trajnerit të Gallatasarajit, Roberto Mançini. Plot 10 pikë larg nga vendi i parë që mbahet nga Ferner-bahçe dhe grumbullimi i 6 pikëve në 5 takimet e fundit kanë bërë që pozita e italianit në stolin e klubit turk të lëkundet.

Drejtuesit e klubit turk nuk janë të kënaqur rezultatet e italianit, por gjithashtu edhe Mançini nuk është i lumtur me aventuren e tij turke dhe këtë e kanë konfirmuar zëra pranë 49-vjeçarit. Mediat turke shkojnë më tej me parashikimet e tyre, ku përveçse flitet për një largim nga Galla-tasarai, tregojnë edhe destinacionin e mundshëm të italianit: një rikthim tek Interi. Roberto Mançini drejtoi tek Interi për 4 sezone, nga 2004 deri në 2008, kohë kur tek Interi erdhi Jose Mourinjo i “tripletës”.

Si për t’i hedhur edhe më shumë “benzinë zjarrit”, është një tjetër “ish” i Interit, argjen-tinasi Hektor Kuper, aktualisht trajner i Al-Uasl në Katar, i cili, i pranishëm në një takim në Stamboll për të përshëndetur dy ish-lojtarët e tij, Emre Belo-zoglu e Okan Buruk, foli për mediat e pranishme dhe rreth situatës së Mançinit. “Kam folur me Roberton dhe ai nuk është i lumtur me aventurën e tij tek Gallatasarai ndaj kërkon të largohet. Nga ana tjetër, tek Interi, Valter Mazarri nuk po bind, ndaj Tohir kërkon një trajner të ri. Mançini do të ishte i duhuri, ndaj drejtuesit zikaltër tashmë kanë nisur bisedimet me Mançinin. Në ditën në vazhdim, drejtuesit e Interit do të dërgojnë edhe një kërkesë formale te klubi turk”, tha tekniku 58-vjeçar që tek Interi drejtoi për 2 vjet nga 2001 në 2003, periudhë gjatë së cilës arriti një vend të tretë dhe një të dytë në Serie A.

inter, shfaqet Mançini

Page 16: Fryma Re Nr7

FAQE 16 E premte, 4 prill 2014Fryma e ReBota...

Çfarë varësie ekonomike ?RUSI – Bashkimi Evropian

Në vendet baltike pothuaj të gjitha nevojat për gaz mbulohen nga Rusia.

Që prej aneksimit të Krimesë nga Rusia, 28 vëndet anëtare të BE-së, do të merreshin

vesh me mundim për sanksionet ekonomike ndaj Moskës.Çdo shtet anëtar ka arsyet e tij të frikëso-het për pasojat e sanksioneve për ekonominë e tij.

Rusia zë vendin e tretë si partnere në shkëm-bimet tregtare me Bashkimin Evropian, duke u renditur pas SHBA-së dhe Kinës. Ajo përfaqëson rreth 12 % të importeve të 28 vendeve anëtare (kryesisht produkte energjetike si naftë, gaz) dhe 7 % të eksporteve (kryesisht produktet industriale si vetura dhe produkte kimikate).

Bullgaria: Gazi rus përfaqëson 85.45 % të konsumit kombëtar (2011). 12.73 % e tregtisë së jashtme bëhet me Rusinë (2012). 4.41% e investimeve të huaja janë ruse (2012).

Rumania: Gazi rus përfaqëson 21.12 % të konsumit kombëtar (2011). 3.48 % e tregtisë së jashtme bëhet me Rusinë (2012). 0.13 % e investimeve të huaja janë ruse (2012).

Hungaria: Hungaria e kryeministrit Viktor Orban kohët e fundit ka nënshkruar me Rusinë një mar-rëveshje të rëndësishme për zgjerimin e parkut të saj bërthamor në një shumë prej 11 miliardë euro. Gazi rus përfaqëson 45.1 % të konsumit kombëtar të gazit (2011). 5.82 % e tregtisë së jashtme bëhet me Rusinë (2012).

Letonia: Gazi rus përfaqëson 74.05 % të konsumit kombëtar (2011). 13.18 % e tregtisë së jashtme bëhet me Rusinë (2012). 4.71 % e investimeve të huaja janë ruse (2012).

Estonia: Gazi rus përfaqëson 100 % të konsumit kombëtar (2011). 8.33 % e tregtisë së jashtme bëhet me Rusinë (2012). 4.64 % e investimeve të huaja janë ruse (2012).

Finlanda: Finlanda vuan tashmë rënien e rublës që cënon ndërmarrjet agroushqimore. Në vitin 2013 eksportet finlandeze me Rusinë pësuan një rënie prej 6 %. Gazi rus përfaqëson 100 % të konsumit kombëtar (2011). 13.88 % e tregtisë së jashtme bëhet me Rusinë (2012). 0.80 % e investimeve të huaja janë ruse (2012).

Spanja: 14 % e kërkesës kombëtare për naftë furnizohet nga Rusia. Në vitin 2013, 1.5 milion turistë rusë kaluan pushimet në Spanjë. Gazi rus përfaqëson 0 % të konsumit kombëtar (2011).2.24 % e tregtisë së jashtme bëhet me Rusinë (2012). 0.81 % e investimeve të huaja janë ruse (2012).

Portugalia:Gazi rus përfaqëson 0 % të konsumit kombëtar (2011). 0.61 % e tregtisë së jashtme bëhet me Rusinë (2012). 0.07 % e investimeve të huaja janë ruse (2012).

Gjermania: Me 40 % të konsumit të gazit që

furnizohet nga Rusia, Gjermania bën pjesë në vendet më të varura dhe përbën një nga tregjet më të mëdha të eksportit të Rusisë.Gazpromi synon të blejë kapacitetet ruajtëse të firmës gjermane të gazit BASF-Gjermani. Gazi rus përfaqëson 40.08 % të konsumit kombëtar (2011). 3.88 % e tregtisë së jashtme bëhet me Rusinë (2012). 0.45% e investimeve të huaja janë ruse (2012).

Anglia: Shoqëri të shumta ruse kanë zgjedhur të kuotohen në Bursën e Londrës. Oligarkët rusë kanë ndikim të madh në tregun imobiliar londinez. Gazi rus përfaqëson 0 % të konsumit kombëtar (2011). 1.75 % e tregtisë së jashtme bëhet me Rusinë (2012). 0.13 % e investimeve të huaja janë ruse (2012).

Austria: Ndërmarrjet austriake kanë investuar në Rusi rreth 7 miliardë euro dhe përfituan 1.5 miliard euro nga Lojërat Olimpike të Soçit. Banka

austriake Reiffeisen tërheq 21% të të ardhurave të tregut rus.Gazi rus përfaqëson 65.8 % të konsu-mit kombëtar (2011). 2.9 % e tregwtisë së jashtme bëhet me Rusinë (2012). 5.25% e investimeve të huaja janë ruse (2012).

Sllovenia: Gazi rus përfaqëson 46.66 % të konsumit kombëtar (2011). 3.05 % e tregwtisë së jashtme bëhet me Rusinë (2012).0.40 % e investimeve të huaja janë ruse (2012).

Polonia: Gazi rus përfaqëson 58.64 % të konsumit kombëtar (2011). 8.65 % e tregwtisë së jashtme bëhet me Rusinë (2012). 0.29 % e investimeve të huaja janë ruse (2012).

Lituania: Në janar 2011, Lituania dorëzoi një ankesë në Bruksel kundër Gazprom-it, duke e akuzuar firmën ruse për abuzim pozicioni dominues në treg. Në vendet baltike pothuaj të gjitha nevojat për gaz mbulohen nga Rusia.Gazi

rus përfaqëson 100 % të konsumit kombëtar (2011). 25.53 % e tregwtisë së jashtme bëhet me Rusinë (2012). 4.75 % e investimeve të huaja janë ruse (2012).

Italia: Ky vend është eksportuesi i dytë evropian nga Rusia (8 miliardë euro), pas Gjermanisë. Grupi italian i naftës, ENI,është bashkëaksioner i projektit të gazësjellësit South Stream, i përcjellur nga Gazprom dhe që parashikon të furnizojë me gaz Evropën, duke kaluar nga Deti i Zi dhe duke e rrethuar Ukrainën.Gazi rus përfaqëson 25.19 % të konsumit kombëtar (2011). 2.7 % e tregwtisë së jashtme bëhet me Rusinë (2012). 0.16 % e investimeve të huaja janë ruse (2012).

Franca: Në vitin 2011, Rusia i ka kërkuar Francës 2 anije helikoptermbajtëse Mistral, ndërti-mi i të cilave është siguruar nga ndërmarrja DCNS Vladivostok dhe Sevastopol. Gazi rus përfaqëson 15.16 % të konsumit kombëtar (2011). 2.05 % e tregwtisë së jashtme bëhet me Rusinë (2012). 0.22 % e investimeve të huaja janë ruse (2012).

Çekia: Eksportet çeke drejt Moskës janë katërfishuar në vitin 2013, në krahasim me vitin 2012. Gazi rus përfaqëson 100 % të konsumit kombëtar (2011). 4.24 % e tregwtisë së jashtme bëhet me Rusinë (2012). 0.40 % e investimeve të huaja janë ruse (2012).

Sllovakia: Ky vend ka varësi të madhe në furni-zimin me gaz nga Rusia (100 %) dhe me naftë (80%). Gazi rus përfaqëson 100 % të konsumit kombëtar (2011). 6.51% e tregwtisë së jashtme bëhet me Rusinë (2012).

Kroacia: Gazi rus përfaqëson 27.14 % të konsumit kombëtar (2011). 6.19 % e tregwtisë së jashtme bëhet me Rusinë (2012).

Holanda: Kompania shumëkombëshe anglo-holandeze SHELL ka interesa të rëndësishme në Rusi, ndërsa gjiganti Gazprom është i angazhuar në provincën e Groningemit. Gazi rus përfaqëson 4.21 % të konsumit kombëtar (2011). 3.89 % e tregwtisë së jashtme bëhet me Rusinë (2012). 0.12 % e investimeve të huaja janë ruse (2012).

Belgjika: Gazi rus përfaqëson 1.71 % të kon-sumit kombëtar (2011). 1.89 % e tregwtisë së jashtme bëhet me Rusinë (2012).

Suedia:Gazi rus përfaqëson 0 % të konsumit kombëtar të gazit (2011). 3.62 % e tregwtisë së jashtme bëhet me Rusinë (2012).

Irlanda:Gazi rus përfaqëson 0 % të konsumit kombëtar (2011). 0.47 % e tregwtisë së jashtme bëhet me Rusinë (2012). 0.12 % e investimeve të huaja janë ruse (2012).

Greqia: Rusia i ka premtuar Greqisë furnizimin me gaz me një çmim tërheqës për një vend, ekonomia e të cilit është gjithmonë në krizë. Gazi rus përfaqëson 57.8 % të konsumit kombëtar të gazit (2011). 8.31 % e investimeve të huaja janë ruse (2012).

Shpëtoni Kessabin

Save Kessab, ёshtё thirrja qё komunitetet Armene nё botё po bёjnё kёto ditё pёrballё asaj qё duket tё jetё njё tjetёr aspekt tragjik i krizёs Siriane.

Raportohet se mё 21 Mars, kjo qytezё e vogёl nё veriperёndim tё Sirisё, me tremijё banorё etnikё armenё, ёshtё sulmuar nga forcat rebele siriane tё frontit Al-Nusra, Sham Al Islam dhe An-sar al Sham, tё rjeshtuar me Al Qaed-ёn, infiltruar nga kufiri i afёrt turk. Burime lokale informojnё se

nё konfrontim ka patur rreth 80 vik-tima civile dhe mё pas popullata civile ёshtё evakuar drejt

qytetit portual tё Latakias, qё ёshtё kryeqendra e rajonit. Banorët janё strehuar nё kishat armene dhe greke që ndodhen atje. Ka patur bombardime tё rёnda tё qytetit kufitar nga ana e forcave turke matanё kufirit, megjithёse zyrtarisht Turqia pёrgёnjeshtron pёrfshirjen e saj nё sulmin mbi Kessab, ndёrkohё qё tё plagosurit mes forcave rebele tё infiltruara u dёrguan pёr trajtim mjekёsor nё spitalet turke. Rebelёt sulmuan duke bastisur e shkatёrruar shtёpitё dhe tre kishat armene. Mё 23 mars njё avion luftarak sirian ёshtё rrёzuar mbi qytezё nga forcat ajrore turke. Popullata armene e krishtere ka ruajtur njё rol asnjanёs pёrgjatё luftёs civile siriane. Pёr kёtё arsye ёshtё e vёshtirё tё shpjegohen sulmet e ditёve tё fundit ndaj kёsaj popullate civile. Nga pikёpamja gjeopolitike e zhvillimeve tё fundit nё rajon midis Rusisё dhe

Ukrainёs pёr Krimenё, fokusin nё tё cilin ndodhet Qeveria turke dhe kryeministri Erdogan nga akuzat pёr korrupsion si dhe kundërshtimet e shumta ndaj saj, zgjedhjet lokale qё afronin, si edhe faktin qё 2015-a pёrkon me 100 vjetorin e genoncidit famёkeq turk ndaj armenёve, tragjedi kjo e fundit e njohur nga shumë shtete perëndimore dhe qё Ankaraja zyrtare refuzon ta njohë, arsyetimi tё bën tё besosh se kryeministri Erdogan po pёrpiqet tё krijojё njё diversion dhe tё largojё vёmendjen nga kriza e brendshme. Gjithashtu, nё njё situatë tё tillё tё luftёs civile nё Siri dhe tё ndryshimeve gjeostrategjike, nuk mund tё pёrjashtohen edhe synimet e mundshme ekspansioniste tё Turqisё nё rajon. Është gjithashtu fakt qё Turqia nuk ka luajtur ndonjё rol paqёsor në krizёn siriane.

Egziston reziku i njё spastrimi etnik mbi njё popullatё qё e ka vuajtur mё parё kёtё katastrofё humanitare, gjatë masakrёs së Adana-sё, më 1909 dhe mё pas gjatё genoncidit armen, në vitin 1915, po nga Turqia. Komuniteti ndёrkombёtar nuk mund dhe nuk duhet tё injorojё zhvillimet e fundit.

Ёshtё tashmё e faktuar qё pёrgjatё konfliktit sirian ka patur infiltrime tё vazhdueshme elementёsh terroristё çeçenё, boshnjakё etj., nёpёrmjet ku-firit turk nё drejtim tё Sirisё dhe Qeveria turke nё mos i ka mbёshtetur direkt kёto lёvizje, e ka bёrё njёrin sy qorr ndaj tyre. Ndёrkohё qё refugjatёt e Kessab kanё gjetur strehё tё pёrkohshme nё Latakia, nuk dihet pёr sa kohё do t’u duhet tё qёndrojnё atje. Komunitetet armene nёpёr botё janё aktivizuar duke i kёrkuar sekretarit tё pёrgjithshёm tё OKB-sё, Ban Ki Moon, ndёrhyrjen me forca paqeruajtёse. Komiteti Kombёtar Ar-men i Amerikёs i ka kёrkuar presidentit Barack Obama tё bёjё presion mbi Ankaranё zyrtare. Njёkohёsisht edhe ministri i jashtёm rus, Lavrov, ka dёnuar sulmin mbi popullatёn civile nё Kassab. Njё peticion online ka mbledhur mbi 50.000 firma nё mbrojtje tё kёtij komuniteti. Armenёt nё mbarё botёn janё mbledhur nё lutje qё historia tё mos pёrsёritet dhe qё banorёt e kёsaj qyteze të mund tё kthehen sё shpejti nё shtёpitё e tyre nё paqe.

Renis PRIFTI