16
E MERKURE 24 SHKURT 2010 - VITI 2 I BOTIMIT - NR 7 (20) - ÇMIMI 20 LEKË E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1) Në Shqipëri tashmë është etabluar profesioni i “analistit politik”, mirëpo mbetet për t’u themeluar akoma kritika ideologjike dhe sociale e premisave, mbi të cilat analistët ndërtojnë analizat e tyre.... Rrugës për në punë më qëllon të kaloj pranë një barakeje të mjerë që shet shtypin e ditës, revista dhe libra. Gjithmonë më ka bërë përshtypje kontrasti... Po gjumi si ju zë? Analiza e Analistëve Iluzioni po zëvendëson realitetin 03 analiza Në prag të këtij libri që i kushtohet rrokjes filozofike të politikave (« Abrégé de métapolitique », 1998), do të doja të emërtoja mësuesin tim të parë përsa i përket rrokjes filozofike të shkencave, Georges Canguilhem, i vdekur para pak vitesh dhe të cilit, kur është fjala për figurën... Rezistenca logjike 06 përkthim 10 studim 08 opinion Çdo rezistencë është thyerje në mendim, nëpërmjet kumtit të tehut real të situatësLexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! KONTRIBUTORE | Albin Kurti, Arber Zaimi, Avni Zogiani, Besnik Pula, Blendi Kajsiu, Blendi Salaj, Bora Baboçi, Idlir Azizi, Leart Kola, Lulëzim Hoxha, Krenar Zejno PERKTHIME | Alain Badiou, Jacques Ranciere - Orges Azizi GAZETE E PERJAVSHME - BOTUAR NGA INSTITUTI “ANTONIO GRAMSHI”, TIRANE Shqiptarët këtë fillim viti 2010 po përjetojnë lojën më të madhe iluzioniste që ky komb mund të ketë kaluar në historinë e tij. Një lojë perverse që e ka kthyer “ëndrrën e zhvillimit” në makthin e represionit politik dhe ushtarak në të gjithë... BURG! Bacë! Je në Dy vjet më parë u festua shpallja e pavarësisë, kurse në vitet 2009 e 2010 u festua njëvjetori, përkatësisht dyvjetori i saj. Sot nuk mbahet mend aq Deklarata e Pavarësisë... Festa që na bashkon 02 kosovë

Gazeta Nr. 20

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! Me shume informacion tek http://www.opolitike.org

Citation preview

Page 1: Gazeta Nr. 20

E MERKURE 24 SHKURT 2010 - VITI 2 I BOTIMIT - NR 7 (20) - ÇMIMI 20 LEKË

E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1)

Në Shqipëri tashmë është etabluar profesioni i “analistit politik”, mirëpo mbetet për t’u themeluar akoma kritika ideologjike dhe sociale e premisave, mbi të cilat analistët ndërtojnë analizat e tyre....

Rrugës për në punë më qëllon të kaloj pranë një barakeje të mjerë që shet shtypin e ditës, revista dhe libra. Gjithmonë më ka bërë përshtypje kontrasti...

Po gjumi si ju zë?

Analiza e Analistëve

Iluzioni po zëvendëson realitetin

03analiza

Në prag të këtij libri që i kushtohet rrokjes filozofike të politikave (« Abrégé de métapolitique », 1998), do të doja të emërtoja mësuesin tim të parë përsa i përket rrokjes filozofike të shkencave, Georges Canguilhem, i vdekur para pak vitesh dhe të cilit, kur është fjala për figurën...

Rezistenca logjike

06përkthim

10studim

08opinion

“Çdo rezistencë është thyerje në mendim, nëpërmjet kumtit të tehut real të situatës”

Lexojeni, shpërndajani

miqve dhe mbi të gjitha,

dorëzojani armikut!

KONTRIBUTORE | Albin Kurti, Arber Zaimi, Avni Zogiani, Besnik Pula, Blendi Kajsiu, Blendi Salaj, Bora Baboçi, Idlir Azizi, Leart Kola, Lulëzim Hoxha, Krenar Zejno PERKTHIME | Alain Badiou, Jacques Ranciere - Orges Azizi

GAZETE E PERJAVSHME - BOTUAR NGA INSTITUTI “ANTONIO GRAMSHI”, TIRANE

Shqiptarët këtë fillim viti 2010 po përjetojnë lojën më të madhe iluzioniste që ky komb mund të ketë kaluar në historinë e tij. Një lojë perverse që e ka kthyer “ëndrrën e zhvillimit” në makthin e represionit politik dhe ushtarak në të gjithë...

BURG! Bacë! Je në

Dy vjet më parë u festua shpallja e pavarësisë, kurse në vitet 2009 e 2010 u festua njëvjetori, përkatësisht dyvjetori i saj. Sot nuk mbahet mend aq Deklarata e Pavarësisë...

Festa që na bashkon

02kosovë

Page 2: Gazeta Nr. 20

E mërkurë 24 | Shkurt 2010 | 2

(Vijon në faqe 10)

Shënime për një Sociologji Kritike të Rolit të Analistit

Analiza e Analistëve

Albin Kurti *

Dy vjet më parë u festua shpallja e pavarësisë, kurse në vitet 2009 e 2010 u festua njëvjetori, përkatësisht dyvjetori i saj. Sot nuk mbahet mend aq Deklarata e Pavarësisë dhe teksti i saj, ashtu siç nuk mbahet mend as çfarë saktësisht u përmirësua në jetën tonë prej kur u shpallëm të pavarur. Shpallja e pavarësisë mbahet mend, para së gjithash, si festë e shpalljes së pavarësisë. Balonat kaltër e verdh te obelisku NEWBORN, duartrokitjet frenetike të deputetëve të verbuar nga blici kolektiv i aparateve fotogra-fike, boritë shurdhuese të makinave në rrugët e Prishtinës... Festimi i për-vitshëm ishte festim i festës së parë. Për çdo 17 shkurt në Kosovë përsëri-tet festa. Për çdo 17 shkurt Kuvendi i Kosovës e përsërit seancën solemne minus leximin e tekstit të Deklaratës së Pavarësisë.

Televizionet kosovare kur evokojnë 17 shkurtin e vitit 2008, nuk ndalen fare te teksti i pavarësisë, por tek nën-shkrimet e politikanëve poshtë tekstit. Përpjekja për identifikimin e shpalljes së pavarësisë me pavarësinë pasohet edhe me orvatjen tjetër për identitifi-kimin e nëshkrimeve të politikanëve në fund të Deklaratës së Pavarësisë me vetë atë deklaratë. Askush nuk do t’ia dijë për tekstin e deklaratës, për atë se çka në të vërtetë është shpallur. Çdo gjë përqendrohet në fjalën ‘pa-varësi’ e cila tashmë nuk është fjalë dhe as tekst, por imazh e logo.

Pavarësia është bërë emër feste, si-kurse bajramat, pashkët apo krishtlin-dja. Secilin vit, Dita e Pavarësisë shër-ben si moment i pavarësisë. Një ditë para ose pas, dhe secilën ditë para ose pas saj, nuk ndjehemi të pavarur. Ngjashëm si me ditën e zgjedhje-ve që ka mbetur e vetmja ditë e vitit kur qytetari mund ta ndjejë disi de-mokracinë. Në fund të mbrëmjes të 17 shkurtit të çdo viti, teksa ndahen miqtë që kanë festuar së bashku, do të mund t’i thonin njëri-tjetrit: miru-pafshim në pavarësinë e ardhshme!

Politikanëve sigurisht se nuk iu konvenon që qytetarët e Kosovës ta mësojnë tekstin e Deklaratës së Pa-varësisë. Ministria e Arsimit s’para e promovon atë deklaratë nëpër shko-lla, fakultete e institucione edukative dhe shkencore. Imazhin e pavarësi-së nuk duan ta ndërlidhin me tekstin e deklaratës dhe domethënien e tij. Asnjë gazetë ditore në Kosovë nuk e publikon Deklaratën e Pavarësisë me rastin e përvjetorit të saj. Politikanët dhe (krye)redaktorët e afërt të tyre nuk duan që ta përkujtojnë Deklara-tën e Pavarësisë. I gjithë sistemi në Kosovë mbijeton duke fshehur dalli-min midis pavarësisë së njëmendtë

Duke mos e kuptuar se çfarë pavarësie ke shpallur, ajo që t’i ndodh pavarësisë rregullisht të befason mandej

Festa që na bashkonShqiptarëve tradicionalisht nuk u janë plotësuar kërkesat

dhe asaj që është shpallur më 17 sh-kurt 2008.

Përveçqë pavarësia si emër i ri i Kosovës përmendet gjithsej 3 herë, ndërkaq emri i Ahtisaarit 8 herë, kjo deklaratë flet urtë e butë për Ser-binë, i referohet Rezolutës 1244 dhe e fton sundimin ndërkombëtar mbi Kosovën. Të gjitha këto bash në tek-stin që duhej ta shpallte Kosovën të pavarur. Asnjë partie politike kosova-re nuk i levërdis që anëtarët dhe sim-patizantët e saj ta lexojnë e analizojnë tekstin e Deklaratës së Pavarësisë. Për pasojë, (krye)redaktorët e mediave nuk preferojnë që lexuesit, dëgjue-sit a shikuesit e tyre të njoftohen me përmbatjen e kësaj deklarate. Dekla-rata e Pavarësisë është aty që të mos lexohet e mësohet. Asaj duhet t’i nji-het vetëm titulli dhe nënshkrimet e deputetëve në fund të saj. Teksti i de-

klaratës funksionon si një domethënie në mungesë: është aty pikërisht që të mos jetë.

Për këtë arsye, qytetarët e Kosovës befasohen kur TMK-ja u shuhet dhe u thuhet që FSK-ja s’është ushtri, kur vjen Plani 6 Pikësh i Ban Ki-moon-it apo protokollet EULEX-Serbi, kur for-cohen strukturat paralele të Serbisë apo kur të njëjtat i djegin pikat do-ganore. Duke mos e kuptuar se çfarë pavarësie ke shpallur, ajo që t’i ndodh pavarësisë rregullisht të befason mandej. Po nevojitet kalimi i viteve të tëra që të merret vesh, së pari, se shpallja e pavarësisë nuk është vetë pavarësia dhe, së dyti, se çfarë në të vërtet është shpallur atëherë kur është shpallur pavarësia.

Në ditën kur do të duhej të festohej substanca e pavarësisë së shpallur, bëhet festë pikërisht që të mos kupto-

het se ajo substancë mungon. E pastaj edhe festës i zbrazet substanca. Ashtu sikurse që pavarësia s’është tamam, as festa s’bëhet tamam. Thanë se du-het festuar, por disi edhe se nuk duhet festuar. Sepse, duhet festuar me dinji-tet, të qetë, të civilizuar, të matur, me rend të duhur, të kujdesshëm, shumë paqësorë, me rregull etj.etj. Imazhi që njeriut i përfytyrohej nga para-lajmërimi i festës ishte ai një festimi të përmbajtur aristokratik ose ai të burgosurve të cilët festojnë me tepër shumë kujdes.

Shqiptarëve tradicionalisht nuk u janë plotësuar kërkesat dhe vazh-dimisht prej tyre është kërkuar që të lëshojnë pe në një seri të pafund kompromisesh. Po aq vazhdimisht, me rastin e suksesit të pjesshëm, atyre u është bërë thirrje për festim paqësor e të civilizuar. Thuajse janë njerëz

Besnik Pula

Në Shqipëri tashmë është etabluar profesioni i “analistit politik”, mirëpo mbetet për t’u themeluar akoma kritika ideologjike dhe sociale e premisave, mbi të cilat analistët ndërtojnë analizat e tyre. Kjo analizë e analistëve, një anali-zë sociale e aktivitetit të analistit që du-het të bëhet paralelisht me analizën e produkteve të tyre ideologjike, përbën njëkohësisht bazën për ndërtimin e një kritike të ideologjisë, kritikën e doksës dominante mbi të cilën është ndërtuar hegjemonia e re politike. E në këtë gër-shetim strukturash analisti, zëri i të cilit paraqitet si i privilegjuar në komenti-min e ngjarjeve politike, zë një pozici-on të veçantë. Ky pozicion përkufizohet pikërisht nga roli kontradiktor që luan

analisti në raport me fushën politike, atë gazetareske dhe atë intelektuale. Anali-sti nuk është politikan, mirëpo ai merret me politikën. Analisti nuk është intelek-tual, mirëpo ai kultivon imazhin e vetës si të tillë. Analisti ngarkohet me më pak punë se sa gazetari, mirëpo statusi so-cial i tij është më i lartë se ai i gazetarit, ndonëse formalisht i përkasin së njëjtës fushë. Dhe analisti, ndërsa përpiqet ta paraqesë zërin e një “qytetari të thje-shtë”, nuk është fare i tillë. Pozicioni që gëzon analisti është pasojë e “privile-gjeve” të akumuluara shoqërore, në radhë të parë një akumulim i caktuar

i kapitalit kulturor dhe shoqëror, nga të cilët janë privuar kategori të tëra shoqërore, dhe jo një pozicion shoqëror që ai e okupon si pasojë e rrethanave dhe rastësisë. Analisti flet “në emër të publikut” ose “për interesin e publikut” vetëm pasi të jetë arritur shkëputja e tij nga eksperienca sociale e mesata-res së publikut, pasi ai të jetë ngritur në rangun e një publicisti me të drejtë fjale, autoriteti i të cilit autorizohet nga instancat dominante të sferës publike (redaksitë, pronarët e mediumeve etj.).

Aktiviteti kryesor i analistit është polemika, ndërsa mediat janë arena

kryesore e realizimit të aktivitetit pole-mizues. Çdo gazetë sot ka një seksion të veçantë për “analizën” (faqet e re-zervuara për editoriale dhe opinione), ndërkohë që në treg ekzistojnë publiki-me të veçanta që mision qendror kanë botimin e polemikave, të kuptuar si një zhanër i veçantë shkrimi autorial, i cili objekt ka komentimin dhe gjykimin e ngjarjeve politike, dhe si pasojë marr-jen e një pozicioni politik nga autori. Edhe në televizion, përkundër asaj që zhanri i prezantimit të editorialeve...

barbarë. Ndonëse pikërisht civilizimi është ai që është përhapur me dhunë. Dhunën më të madhe në këtë botë përgjatë gjithë historisë nuk e kanë bërë ata që janë quajtur barbarë, por mu ata që i thoshin vetes të civilizuar. Meqë politikanët tanë besojnë se i gjithë civilizimi është veçse perëndi-mor, me ftesën e tyre drejtuar qyte-tarëve për festim të civilizuar ndoshta ata, në fakt, po i thonin perëndimit që të mos na dhunojë për të na civilizuar.

Siç e kemi parë përgjatë muajit shkurt, as kësaj radhe pushteti nuk i kurseu paratë tona, që në paraqitje të panumërta mediale, t’i inkurajonte të gjithë qytetarët e Kosovës ta festonin përvjetorin e pavarësisë së bashku. Të gjithë dhe bashkërisht. Pra, edhe ata që u pasuruan me rroga të maj-me e tenderë, edhe ata që u varfëru-an e sërish s’gjetën vend pune; edhe ata që ia rrudhën territorin Kosovës, edhe ata që e pësuan direkt nga kjo rrudhje; edhe ata që po e shesin pasu-rinë publike e shoqërore të Kosovës duke mbledhur ca ‘dromca’ milio-nëshe për vete, edhe ata të cilëve iu shit kontributi shumëvjeçar e iu mbyll perspektiva; edhe ata që kanë trupro-ja sepse e dinë që mund t’i rrezikojë populli i vet, edhe ata që vetë duhet të bëjnë roje sepse po i rrezikon shteti i huaj. Të gjithë bashkë të festojnë! – thotë Qeveria – pa dallim etnie, race a gjinie. E, në fakt, ajo më së shumti po mendonte: pa dallim klase. Përveçse për të maskuar shpërputhjen ndër-mjet dokumenteve zyrtare dhe reto-rikës së zyrtarëve, festa gjithëpërfs-hirëse është shndërruar në një tjetër mekanizëm për të mbuluar dallimet gjithnjë e më të thella sociale ndërmjet klasave të njerëzve. Mbase, kur feston edhe fukarai, i vetmi që gëzohet më shumë se vetë fukarai, është pushteti.

*Prishtinë, 18 shkurt 2010

Page 3: Gazeta Nr. 20

3E mërkurë 24 | Shkurt 2010 | 3

(Vijon në faqe 12-13)

Përse nuk mund të mësojmë nga e kaluara

Strategjitë e harresës kolektive

Leart Kola

Shqiptarët këtë fillim viti 2010 po përjetojnë lojën më të madhe iluzio-niste që ky komb mund të ketë kalu-ar në historinë e tij. Një lojë perverse që e ka kthyer “ëndrrën e zhvillimit” në makthin e represionit politik dhe ushtarak në të gjithë hapesirën shqi-pfolëse.

Shqipëria politike e perjetoi ditën e 20 vjetorit të rënies së monumentit me po të njëjtat probleme që kishte para 20 vjetesh, kur ai bust u rrëzua. Edhe sot si atëherë, opozita ankohet për mungesë demokracie, varfëria është në kulmin e saj dhe arroganca e pushtetit bëhet përherë e me ankthn-djellëse tani kur nuk ka mbetur më asnjë bust a monument për të hedhur në qendër të Tiranës.

Kur sheh faqet e para të gazetave du-ket sikur po jeton dhe një herë në ‘90, dhe jo në 2010. Parlamenti ka vetëm një parti që kalon ligjet të urdhërua-ra nga një person i vetëm, që sa për ndryshim quhet Sali Berisha. Ekono-mia po pëson përditë e më shumë një diferencim klasor, ata që janë më afër pushtetit të Berishës jetojnë mirë dhe akumulojnë pasuri ndërkohë që të tjerët konsumojnë përditshmërinë në zgrip të mbijetesës, duke e rikrijuar panoramën me nomenklaturë, por me të vetmin ndryshim që kësaj radhe, bashkë me pushtetin absolut politik, kjo klasë e favorizuar akumulon dhe të mira materiale në kurriz të pjesës më të madhe të shoqërisë.

Edhe pse festojmë hedhjen e mo-numentit të Hoxhës në emër të demo-kracisë dhe pluralizmit, tani, pas 20 vjetësh, nuk kemi arritur të festojmë qoftë dhe një palë zgjedhje të pakon-testueshme. Si për ironi të fatit por jo vetëm të tij, mbi të gjitha për ironi të diktaturës së re që ndërtuam (si kom-pensim të diktaturës së vjetër, nderri-mit të utopisë së heshtjes me utopinë e fjalës që tashmë s’përmban asnjë vlerë a kuptim, dhe nuk shënon mo-ment politik).

Ata që sinqerisht e hodhën monu-mentin e diktatorit para 20 vjetësh sepse besonin në një sistem të drejtë ku gjykatat janë të ndara nga ekzeku-tivi, ku politika është në shërbim të popullit (dhe jo populli në shërbim të politikës), ata që besuan se resurset e shqiptarëve duhet të përdoren për të pasuruar shqiptarët (dhe jo vetëm no-menklaturën politike), ata që në mo-mentin kur koka e bronxtë e diktatorit u përplas mbi pllakat e ftohta komuni-ste besuan se të nesërmen do të ishin qytetarë të lirë të një bote që u kishin thënë se qe e lirë, ata, kudo qofshin jam i sigurt që skuqen nga inati kur shohin fëmijët e tyre që si të vetmin shans për t’u bërë “të rëndësishëm”

Shqipëria e përjetoi ditën e 20 vjetorit të rënies së monumentit me po të njëjtat probleme që kishte atëherë

Po gjumi si ju zë?S’kemi arritur të festojmë qoftë dhe një palë zgjedhje të pakontestueshme

në këtë shoqëri të lirë kanë servilo-sjen ndaj atyre që zotërojnë pushtetin politik, dhe bashkë me të pushtetin financiar. A nuk do të mërziten ata ba-ballarë që në ‘90 hodhën monumentin pikërisht se ëndërronin një shoqëri të drejtë për fëmijët e ndërkohë iu du-het që të presin me orë të tëra jashtë dyerve të nomenklaturës së re politi-ko-ekonomike për një vend pune për fëmijët e tyre të lindur në ‘90?

***A nuk do të skuqen ish-luftëtarët

e UÇK, sot policë të SHPK, kur në një orë të vonë, do të shkojnë të trokasin në derën e shtëpisë së Albin Kurtit, për ta arrestuar për të tretën herë, pas policisë serbe dhe pas asaj te UNMIK, vetëm e vetëm sepse ai dhe Vetëven-dosja po luftojnë për liri të popullit të Kosovës (ata vetë para 11 vjetësh a nuk luftonin për të njëjtin ideal?). A

nuk turpërohet Thaçi kur jep shfaqje në dy vjetorin e pseudopavarësisë së Kosovës dhe i kujton të birit që të mos e harrojë kurrë këtë datë, nderkohë që atë datë tashmë e kanë harruar gjithë ata familjarët e dëshmorëve të luftës çlirimtare të Kosovës, që detyrohen edhe në ditën e pavarësi-së të lypin nëpër rrugët e Prishtinës (sepse ky kryeministër nuk u dha kurrë një pension, por i dënoi me var-fëri për fajin e vetëm që baballarët e tyre u vranë për lirinë e popullit të Kosoves)? A nuk turpërohet nomen-klatura e re Kosovare kur për shitjen prej dy paresh të gjithë resurseve të shtetit të Kosovës, firmos me bojën e gjakut të dy mijë dëshmorëve (që ranë për t’ia rikthyer këto resurse popullit të Kosovës, që të zhvillohej si gjithë popujt e tjerë)?

Në atë pak rrugë që bëjnë më

këmbë politikanët e Kosovës, kur zbresin nga makinat lluksoze për të hyrë në vilat po aq të shtrenj-ta, a nuk shohin qoftë dhe për një moment përreth varfërinë që ka mbuluar kosovarët, të cilët përditë po vrasin veten nga uria? A nuk u kujtohen shokët e rënë në ato ditë të ftohta, nën ofensivën serbe, kur votojnë sot të gjithë njësoj në par-lament për vendime që merren në zyra të ambasadave europiane apo amerikane, ashtu siç para 11 vjetësh votonin po në atë parlament disa politikanë kuislingë gjithë ligjet dhe vendimet që vinin nga Beogradi? A do t’i kujtojnë bisedat dhe ëndrrat për liri që gëlltiteshin në netët e luf-tës rreth zjarrit, në kohët kur shokët binin për liri, sot, kur për të tretën herë, bash si nën Serbi, do e kthejnë pas hekurave Albin Kurtin?

Kur 9 vjet pas 2001 që shenjoi marrëveshjen e famshme të Ohrit (si-pas të cilës shqiptarët e Maqedonisë do të merrnin pjesë në të gjithë in-stitucionet, me të drejta të barabarta) politikanët shqiptarë të Maqedonise shohin se si shqiptarët jo vetëm që nuk kanë asnjë kuotë nëpër gjykata, por detyrohen të dalin dhe nga shko-llat fillore sepse pushteti ka vendosur të perdoret vetëm maqedonishtja, a u lind ndonjë dyshim që ate ditë me atë firmë ata gabuan? A u vjen pak turp për veten kur kujtojnë se si dikur, nga malet e Tetovës, me pushkë në dorë kërkonin të drejtat e barabarta (dhe minimale njerëzore) e sot me kolla-re në fyt e gëlltisin poshtërimin me shampanjë të shtrenjtë servirur gjatë koalicioneve qeveritare ku merr pje-së vetëm pjesa ngordhalaqe dhe e domosdoshme e shqiptarëve sa për të çertifikuar pushtetin absolut të par-tive maqedone? A u kujtohen sytë e shokëve të rënë në betejë kur bëjnë ndonjë matrapazllek të vogël që u ga-ranton dy pare më shumë, në kurriz të shqiptarëve?

A e di ministria jonë e jashtme, kur nënshkuran marrëveshje me grekët, që popullata çame jo vetëm që nuk po i merr dot tokat e saj, por as nuk ka të drejtën e një vize që të shohë varret e paraardhësve? A e dinë politikanët në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni që në Presheve ka ende shqiptarë? A e dinë që ata po asimilohen çdo ditë e më shumë? A dihet që ne Mal të Zi, edhe pse ka katër deputetë shqiptarë në parlament, në institucione nuk kanë të drejtën e përdorimit të gjuhës, ndër-kohë që po i njëjti parlament kërkon nga Kosova që të njohë si minoritet me të drejta të plota atë të malaze-zëve, pavarësisht se nuk e dinë as vetë në ka ndonjë malazez në Kosovë.

***(Vijon në faqen 5)

Nga Blendi Kajsiu

Ka një paradoks të thellë në mënyrën se si konceptohet harre-sa. Në imagjinatën kolektive harresa është mënyra se si koha fshin faktet nga kujtesa. Ajo është antiteza e kuj-tesës dhe në raport të drejtë me ko-hën; sa më shumë kalon koha aq më shumë rritet harresa. Nga ana tjetër ne besojmë që nuk mund të kujtojmë në mënyrë ‘objektive’ pa u distan-cuar në kohë nga e kaluara. Kështu distancimi në kohë njëkohësisht shton harresën, dhe qartëson kujtesën tonë historike. Për të kuptuar këtë para-doks duhet ta shohim harresën kolek-tive jo si një fenomen patologjik, por si një strategji politike në shërbim të

së tashmes. Ajo nuk është aspak një funksion i së kaluarës, por prodhim i së tashmes. E tashmja prodhon të ka-luarën, dhe jo anasjelltas. Prandaj nuk mund të ketë një përshkrim ‘objektiv’ të së kaluarës. Cdo narrativë histori-ke më shumë sesa një përshkrim i të kaluarës është një pasqyrim i vlerave, përplasjeve, interesave apo pretendi-meve të së tashmes.

Në këtë proces harresa më shumë sesa patologji është një strategji për të differencuar të tashmen nga e ka-luara, për të sendërzuar identitetet e së tashmes, për të ndërtuar pre-

tendimet drejt së ardhmes. Për këtë arësye harresa fiton një rëndësi të vecantë në të ashtëquajturat ‘kthesa historike’. Në këto kthesa harresa kolektive është e domosdoshme për të risendërzuar identitetin politik dhe social të akorëve të së djeshmes, të cilët vetëm nëpërmjet këtij procesi mund ti mbijetojnë së tashmes dhe të pretendojnë të ardhmen. Nëpërmjet harresës kolektive sistemet politike të së tashmes fitojnë një identitet të vetin duke u përcaktuar si antiteza të siste-meve të kaluara. Harresat kolektive në raport me sistemin komunist janë

shembulli më i qartë i këtij procesi. Për ta kuptuar këtë le t’i hedhim një vështrim të shpejtë disa harresave të së kaluarës, për të kuptuar se si ato përbëjnë një strategji për të ndërtuar të tashmen.

Sot kur flitet për demokracinë apo demokratizimin menjëherë nënkup-tohet periudha post-komuniste, pas rënies së Partisë së Punës. Si demo-kracia ashtu dhe demokratizimi është një process që në memorjen tonë po-litike fillon me pluralizmin politik...

Page 4: Gazeta Nr. 20

E mërkurë 24 | Shkurt 2010 | 4

Videoincizimi i protestës më 10 shkurt 2007 tregon se prokurori dëshiron që të përdor dëshmi shtesë

Akuzë akt akuzëNjë dëshmitar gagaç në gjyqin e Albin Kurtit

Idlir Azizi

Më në fund ndodhi ajo që nuk pritej shumë në këtë proçedim. Në sallë hyri me uniformën united colors of benedict dëshmitari i parë dhe i fundit i gjyqit, naim shkodra alben ismet rrahman avni smajl luleta fadil kriste besart kastriot bujar jakup bajram najma elliott jabbar kolonel. U pozicionua me fytyrë nga shëtitorja bill clinton, dhe nën atmos-ferën e protektoratit shumëkombësh të qytetit, foli çapa çapa:

Udhëheqësi dhe organizatori i këtij marshimi proteste ishte aktakuza për shembull në faqen dy në mënyrë absur-de e identifikon qëllimin e protestës si kriminal-

Gjithë kohën kjo akuzë pohon se personat zyrtar ishin duke mbrojtur pronën institucionale me dhjetë shkurt mirëpo kjo nuk është e vërtetë –

Në atë datë hedhja e gurëve dhe e shisheve të mbushura me bojë të kuqe shkaktoi një dëm prej tridhjetë e dy mijë e njëqind e trembëdhjetë eurosh ndërtesës së kuvendit dhe të qeveri-së së kosovës dhe një dëm prej dhjetë mijë e shtatë qind e nëntë eurosh selisë së unmikut pasi aktakuza e lejon proku-rorin që të përdorë dëshmi që nuk janë të radhitura në aktakuzë –

Videoincizimi i protestës më dhjetë shkurt dymijë e shtatë tregon se pro-kurori dëshiron që të përdor dëshmi shtesë një aktakuzë e re –

Grupi i protestave i udhëhequr nga aktakuza thotë se policia i ka bërë para-lajmërime masës por po ashtu e pranon se ato ishte vështirë të –

Ky kamion u përdor si skenë në të ci-lën ishin instaluar më parë altoparlantë në mënyrë absurde aktakuza vazhdi-misht i referohet protestës së njëzetë e tetë nëntorit një ngjarje kjo për të cilën nuk –

Rreth dy minuta para fjalimit përfun-dimtar kjo aktakuzë është politikisht dhe jo legalisht e motivuar dhe e cila synon kriminalizimin e një proteste të –

I fundit që i drejtohet turmës së mbledhur për këto arsye unë e kundër-shtoj këtë aktakuzë –

Gjatë kësaj kohe zbriti nga kamioni dhe zuri vend në ballë dhe në qendër është një lëvizje e padhunshme e cila synon që ta evitojë rrezikun e përgjit-hshëm –

Provat filmike tregojnë sesi ndër ata që avancojnë më së shumti është se ne nuk kemi tentuar që t’i arrijmë ndërte-sat qeveritare por –

Janë mbledhur videoincizime dhe fotografi të me të njëjtën fjali sikur-se shumë fjalime tjera le të vazhdoj-më drejt vetëvendosjes dhe deri në vetëvendosje –

Dikur pas avancimit fillestar të pro-testuesve brenda radhëve të policisë padhunshme ta heshtë zërin tim të mos-

pajtimit të padhunshëm dhe ta portreti-zojë vetvendosjen –

Pasi rrugët u hapën dhe situata u vu në kontroll e kundërshtoj këtë aktakuzë edhe për arsyet e mëposhtme –

Në deklaratën e tij para gjyqtarit të procedurës paraprake pasi u informua për të drejtën e tij për të heshtur dhe pasi u paralajmërua se si nuk ka nevojë ta inkriminojë veten e kundërshtoj këtë aktakuzë edhe për arsyet e mëposhtme –

Aty shihet e kundërshtoj këtë akta-kuzë edhe për arsyet e mëposhtme –

Duke marrë parasysh lidhjen që bën e kundërshtoj këtë aktakuzë edhe për arsyet e mëposhtme –

Prokurori publik parashtron se plani dhe synimi e kundërshtoj këtë akta-kuzë edhe për arsyet e mëposhtme –

Thirrja e tij drejtur turmës së mbledhur e cituar më lart e pasuar shumë shpejt nga një veprim i organi-zuar dhe i drejtuar për të thyer kordonin e policisë me shishe të qelqit aty afër dhe lehtësisht të disponueshme për-bëjnë veprim të drejtpërdrejtë e kun-dërshtoj këtë aktakuzë edhe për arsyet e mëposhtme –

Në këtë pikë cd-ja që po regjistron-te dëshminë e tij filloi të flasë vetiu, nën habinë e të gjithëve në sallë:

Udhëheqës dhe organizator i këtij – Protesta është e fundit – Marshim pro-teste është akuza – Drejtuar turmës së mbledhur – Absurd e identifikon qëlli-min – Aktakuzë gjatë kësaj kohe zbriti – Protestë si kriminal gjithë kohën – Kjo akuzë pohon se personat zyrtarë – Në qendër është një lëvizje – Ishin duke mbrojtur pronë – Institucionalja më dhjetë shkurt – Evitoj rrezikun e për-gjithshëm – Provat filmike tregojnë sesi ndër ata – Ne nuk kemi tentuar që t’i arrijmë – I kuq shkaktoi një dëm prej tridhjetë – Ndërtesa qeveritare por janë – Dy mijë e njëqind e trembëdhjetë – Fotografi me të njëjtën fjali – Një qeveri e kosovës dhe një dëm – Shumë fjali-

me tjera le të vazhdojnë – Dhjetë mijë e shtatë qind e nëntë – Drejt vetvendosjes e deri në – Vetvendosje dikur pas avan-cimit – Aktakuza e lejon prokuronin që – Fillestar i protestave brenda – Radhitje në aktakuzë videincizimi ihihi - Hesht zërin tim të mospajtimit – Protestë më dhjetë shkurt dy mijë eeeee – Pa dhunë ta portretizojë – Shtata tregon se proku-rori dëshiron – Vetvendosje pasi rrugët u hapën – Që të përdor një dëshmi shtesë- Dhe situata u vu në kontroll dhe – Aktakuzë e re grupi i protestave i – Polici i ka bërë paralajmërime – Pa-raprak pasi u informua për të – Ishte e vështirë se ky kamion u përdor – Një e drejtë e tij për të heshtur dhe pasi ufbuf – Si skenë ku ishin instaluar – Heshtur edhe pas paralajmërimit – Altoparlan-tët në mënyrë - Inkriminim i vetvetes

e kundërshtoi këtë – Absurde aktaku-za vazhdimisht – E cila synon edhe një kriminializim – Mëposhtëm prokurori publik –

Dhe vetë prokurori po çmendej nga kjo tollovi zërash të ardhur nga një botë e atyshme e njëkohësisht diçka si paralele me të. Ai e pa ndërkohë sesi dëshmitari i vetëm u shkërrmoq dhe duke u ndarë në copëza, u duk kësisoj:

Vazhdimisht i referohet tha koloneli organizatori i këtij tha jabbar protestën e njëzetë e tetë tha elliott paraprake pasi u informua tha najma minuta para fjalimit tha bajram zyrtarë ishin duke mbrojtur tha jakupi fundit që i drejtohet tha bujar kundërshtoj këtë aktakuzë tha kastrioti datë hedhja e gurëve tha besarti kundërshtoj këtë aktakuzë tha kriste mbushur me bojë të kuqe tha fa-

dil kundërshtoj këtë aktakuzë tha luleta ballë dhe në qendër është tha smajli një lëvizje e padhunshme tha avniu një qind e tridhjetë tha rrahman rrezikun e përgjithshëm tha ismeti provat filmike tregojnë tha alben arsyet e mëposhtme tha shkodra thirrja e tij drejtuar turmës tha naimi arrijmë ndërtesat tha shkodra mbledhur videincizime tha alben për të thyer kordonin e tha ismeti policë me shishe të tha rrahmani aktakuzë vide-incizimi i tha avniu vazhdojmë drejt tha smajl veprim të drejtpërdrejtë e tha lu-leta aktakuzë e re grupi i tha fadili avan-cimit fillestar të tha kriste kundërshtoj këtë aktakuzë tha besart protestusve brenda tha kastrioti radhëve të policisë tha bujari policia i ka bërë tha jakupi paraljmërime masës po tha bajrami zërin tim të mospajtimit tha najma kami-oni u përdor si skenë tha elliott u hapën dhe situata u vu tha jabbari pervertuar për t’i përdorur tha koloneli në kontroll e kundërshtoj tha jabbar mënyrë absur-de aktakuza tha elliotti kanë imponuar rregullat tha najma dëshiron vetvendo-sje pasi tha bajrami organizator i këtij është protesta tha jakup rrugët u hapën që të tha bujari përdor një dëshmi sh-tesë tha kastriot kontroll dhe aktakuzë e re tha besart i ka bërë paralajmërime tha kriste absurd e identifikon tha fadil paraprak pasi u informua tha luleta is-hin instaluar heshtur tha smajl qendër është një lëvizje tha Avniu edhe pas paralajmërimit tha Rrahmani ishin duke mbrojtur pronë tha Ismeti shkurt evitoj rrezikun e tha albeni kundërshtoi këtë absurde tha shkodra prokurori publik e të tjerë personazhe që ende s’kanë dalë nga qerthulli i cd-së së gjyqit ...

(Vijon nga faqe 3)

...Të dashur lexues, punët tashmë janë të qarta dhe faktet të pakun-dërshtueshme, sot pushteti i kapitalit ekonomik nën veshjen e politikanëve dhe partive të tyre që janë kthyer në biznese familjare, po e cenojnë për çdo ditë që kalon integritetin e atyre që luftuan dhe atyre që po jetojnë sot në hapësirën shqipfolëse. Ndërko-hë që politikanët e të gjithë partive shqiptare po pasurohen me bekimin e ndërkombëtarëve, shqiptarët po varfërohen përditë e më shumë. E mbi këtë varfëri gjithçka që kishim tashmë është në shitje. Berisha ka nxjerre në shitje gjithë resorset na-tyrore shqiptare me urdhër qeveritar. Thaçi praktisht po shet gjithçka në Ko-sovë, e po e njëjta gjë po ndodh me politikanet në Maqedoni. Është koha që pikepyetjet të mos ia drejtojmë po-

litikanëve aktuale, por vetvetes. Edhe sa kohë do e durojmë këtë gjendje?

Akti i parë politik është sigurisht ai i refuzimit të çdo proçesi që legjitimon këto klasa kuislinge politike, që përfiti-met e veta i çertifikojnë nëpërmjet votës dembele të shqiptarëve. Duhet refuzuar kjo diktaturë e kapitalit që e veshur me vellon e demokracisë grabit çdo gjë që i del përpara në emër të një zhvillimi që jo vetëm nuk po ndodh po nuk duket asgjëkundi.

Duhet të organizohemi në struktura politike jashtëparlamentare dhe jashtë partive ekzistente, kjo është e vetmja shpresë për të kthyer politikën në shër-bim të popullit. Askush nuk ka nevojë sot për parlamentet shqiptare, kosovare apo maqedonase, duke qenë se gjatë kësaj kohe aty ka vendosur arroganca e pushtetit dhe e shitblerjes së votës, e jo argumenti politik. Nuk duam më që njerëz të veshur me pushtet nga foltoret

e parlamentit të na tregojnë se cilat janë nevojat tona, por duam që nga sheshet në fshatra dhe qytete tu tregojmë se cilat janë të drejtat tona.

Na duhet të punojmë shumë për kulturën e përbashkët, të forcojmë marrëdhëniet me rrënjët, me traditat, me folklorin tonë, në kundërshtim të te-orisë së terapisë së shokut që do të na trasformojë në qenie pa memorie, e më pas të rrëmbejë me çmime qesharake gjithçka që zotërojmë mbi e nën tokë, që më pas të ndërtojë vilat e tyre nëpër kodrat me emra të bukur “breg dielli” e “kodër dielli”, duke na transformuar në skllevër modernë.

Duke na e mohuar të kaluarën, duan të na e zhdukin të ardhmen, duke na zhdukur ideologjitë klasore e komuni-tare duan të na shesin ideologjinë neo-liberale, adhurimin ndaj parasë e ndaj nepsit si të vetmen mundësi, duke na folur për individin duan të na mohojnë

Shqipëria e përjetoi ditën e 20 vjetorit të rënies së monumentit me po të njëjtat probleme që kishte atëherë

Po gjumi si ju zë?

Page 5: Gazeta Nr. 20

5E mërkurë 24 | Shkurt 2010 |

Zoti Dell thërret për një reformim të politikës

Formacione të reja politike për çka, z. Dell?

Avni Zogiani*

Në një intervistë për BIRN amba-sadori amerikan Chris Dell dha disa porosi shumë të rëndësishme mbi atë se kah duhet të shkojë Kosova në një të ardhme të afërt. Dy janë po-rositë kryesore të kësaj interviste: të privatizohet prona publike dhe të krijohen formacione të reja politike sepse partitë aktuale nuk kanë çfarë ofrojnë dhe janë të njejta. Kjo pak a shumë do të thotë që afati i këtyre partive politike që përbëjnë pushte-tin parlamentar e qeveritar skadon në momentin kur ato shesin gjithçka që ka Kosova. Kjo ide nuk do të ish-te fare e keqe nëse do të ndërronte kronologjija, pra të ndodhte refor-mimi i politikës, e pastaj të flitej për shitjen eventuale dhe për modalite-tet e shitjes së pronës publike.

Dell thotë me fjalë tjera që duhet të shiten kompanitë kryesore publi-ke, PTK, KEK e Aeroporti. Duhet të dalin subjekte të reja politike sep-se këto parti janë të njejta. Dhe se zgjedhjet nuk duhet të mbahen këtij viti. Pra, të qëndrojë kjo qeveri dhe përgjithësisht kjo politikë (sepse janë të njejta pra si partitë në push-tet si ato në “opozitë”) sa të shesim edhe asetet e fundit dhe menjherë mund të fillojmë me ndërmarrje të reja politike. Kështu shkëputemi nga kjo trashëgimi e politikës së korrup-tuar dhe të inkriminuar, që në një masë është krijuar me përkrahjen e faktorit ndërkombëtar. Pra, ta paj-isim politikën kosovare me të diplo-muar nga jasht, mundësisht prap të dëgjueshëm. Kjo është e nevojshme sepse për të funksionuar privatizimi dhe për tu maksimalizuar eksploati-mi i burimeve natyrore duhen edhe politika ekonomike e fiskale të për-shtatshme, të cilat më së miri dijnë t’i bëjnë studentët e universiteteve perendimore.

Viti 2010 simbas gjasave do jetë viti kur etiketa “pronë publike” do

t’iu heqet edhe ndërmarrjeve të fun-dit që kanë një rëndësi për ekono-minë, PTK-së, KEK-ut dhe Aeroportit. Natyrisht ka arsye për shqetësim në këto kompani për shkak se janë duke u dërmuar nga korrupsioni dhe punësimi i aktivistëve të par-tive politike. Mirëpo, kjo gërryer-je e këtyre aseteve nuk vjen nga pronësia publike e tyre, por nga strukturat politike të korruptuara, të përkrahura gjer më sot pa asnjë re-zervë nga faktori ndërkombëtar në Kosovë.

Në intervisten e tij zoti Dell thërret për një privatizim të këtyre kompa-nive dhe për një reformim të politi-kës. A mund të bëhet e anasjellta? Dmth, të reformohet politika dhe

pastaj të privatizohen këto kompani simbas standardeve e modeleve që do t’i shërbenin ekonomisë së ven-dit. Privatizimet e politikës aktuale nuk kanë dhënë rezultat. Në fakt nga privatizimi që na e bëri politika e pareformuar (partitë politike që me të drejt zoti Dell thotë se janë të njej-ta) Kosova jo vetëm që nuk fitoi, por për shkak se kontratat janë bërë për qejfin e kompanive të huaja, sot ne paguajm subvencion për keto kom-pani në vend që të shifnim ndonjë lloj përfitimi.

Është edhe një projekt tjetër që insistohet të finalizohet patjetër në epokën e politikës së pareformuar. Projekti “Kosova e Re”, rreth të cilit një rol vendimtar kanë këshilltarët

e USAID. Ekspertët vendor që kanë përcjellur këtë projekt po alarmojnë se këshilltarët e huaj po ndikojnë tek politika e pareformuar (tek partitë që janë të njejta) që asetet në sekto-rin e energjisë të falen ose të jepen me kushte që mund të njejtësohen me falje. Për shembull, Ligji për Mi-nierat dhe Mineralet (ligj i përgadi-tur nga konsulentët ndërkombëtar) është bërë i tillë që qymyri mund të jepet me koncesion gjer në 40 vite, kurse edhe dhjetë vite tjera mund t’i shtohen këtij afati simbas Ligjit për procedurën e dhënjes së koncesio-neve.

Pra në fund të vitit 2010, brenda të cilit sipas sygjerimit të zotit Dell nuk duhet të ketë zgjedhje (sepse zgjedhjet do të ngadalësonin ven-dim-marrjen në shitjen e aseteve të fundit publike - jo se do sjellnin një parti që mendon ndryshe për privatizimin), Kosova do të ngelet pa asgjë! Nuk do të ketë në pronësi asnjë aset të rëndësishëm (PTK e KEK do të shiten, Aeroporti e qymyri do të jepen me koncesion) dhe tek atëherë ne mund të kemi politikë të reformuar dhe mëpastaj zgjedhje.

Arsyeja pse gjithçka duhet të shi-tet sipas Dell është se praktikisht Qeveria në Kosovë është aksiona-ri kryesor dhe qasja në politikë do të thotë qasje në ekonomi. Prandaj, Dell thotë se duhet një diversifikim i ekonomisë së Kosovës. Mendoj se duhet të sqarohet diçka këtu. Qa-sja në politikën e korruptuar do të thotë qasje në ekonomi, jo domos-doshmërisht qasja në politikë. Pronë publike nuk ka vetëm në Kosovë, por më shumë sesa në Kosovë ka në vendet anëtare të BE-së. Sipas kësaj logjike ne duhet ta heqim qa-fesh pasurinë që po keqpërdoret nga politika pa llogaridhënje, por rezultati i kësaj do jetë pak a shumë i njejt. Kosova, gjegjësisht shoqëria

kosovare, do ngelet pa asnjë ndikim në sektorin publik dhe kompanitë e huaja pastaj do ta determinojnë po-litikën. Pra, nga koncepti i qasjes së politikës në ekonomi, do të kalojmë në një koncept të anasjellt, që do të thotë qasja në ekonomi do të thotë qasje në politikë. E duke pasur para sysh se kompanitë/pasuritë publike i blejnë bizneset e huaja, praktikisht ndikimi do t’i merret nga dora qyte-tarit kosovar.

Mëpastaj argumenti i zotit Dell është diversifikimi i ekonomisë. Këtu mendohet diversifikimi në kuptimin prona private versus prona publike. Të fundit asete në pronë publike janë PTK, KEK dhe Aeroporti. Pjesa tjetër e ekonomisë kosovare është private, e kompanitë më të mëdha janë të huaja. Prandaj, nëse shiten edhe kompanitë publike në të vërtet nuk do të ndodhi një diversifikim i ekonomisë, por një monopolizim në duart e kompanive të huaja.

Nëse argumenti se politika e pa-përgjegjshme është duke keqpër-dorur ekonominë në pronësi pu-blike qëndron, a do të thotë që ne thjesht duhet t’i heqim qafesh këto asete? Cili është rezultati për qyteta-rin kosovar në fund të këtij procesi? Shoqëria kosovare prap do ngelet pa pronësi dhe në kuptimin efektiv shitja (falja) e pronës publike do jetë më keq për ekonominë kosova-re sesa mbajtja e saj qoftë edhe me një politikë të korruptuar. Reformimi i politikës me krijimin e formacione-ve të reja politike është ide e mirë dhe për këtë ide duhet ta faleminde-rojmë zotin Dell. Mirëpo kjo ide do të funksiononte vetëm nëse ndodh para se ne të shesim gjithçka. Në të kundërten çka na duhen formacio-net politike të reformuara nëse jemi shpronësuar tërësisht me një çmim mizerabël të arritur pikërisht nëpër-mjet politikës së korruptuar e të pa-reformuar?

Subjektet e reja politike sigurisht se do shfryenin pak tensionin që po rritet për ditë e më shumë në Ko-sovë. Mirëpo, derisa dhjetra akterë/zyra ndërkombëtar/e në Kosovë po vazhdojnë të mbajn në dorë apek-te qenësore të pushtetit, me mun-dësinë që thjesht ta çojnë në shpi secilin që nuk është i dëgjueshëm, sa mund të bëjnë formacionet e reja politike? Kushdo që futet në politikë në Kosovë në këto kushte, kërcëni-min e pushimit nga puna apo shpër-bërjen e institucioneve nga ana e ndërkombëtarëve do ta ketë si një gjyle në këmbë. Me formacione po-litike të reja eventualisht do heqet vetëm një pengesë. Politikanët e rinj potencialisht do të jenë më pak të korruptuar dhe me shpresë të pa inkriminuar, kështu që do të jenë më të lirë për të qenë më me integritet. Mirëpo, prap varet shumë nëse këta politikanë do të jenë instant-pro-dukte nga fabrikat/universitetet e ndërkombëtarëve, apo do të jenë rezultat i një zhvillimi të gjatë dhe të mundimshëm të karrierës së tyre.

*Autori është bashkëthemelues i Organizatës ÇOHU!

bashkësinë dhe të drejtat tona, duke na trembur me socializmin duan të na marrin tokat e shtëpitë, e ndërkohë që bëjnë këtë na kerkojnë të hardisemi nëpër festa të pakuptimta. Festa ku të pushteshmit festojnë llogaritë bankare e mbi këtë hare perverse pretendojnë që edhe ata që s’kane bukë të hanë të gëzojnë për majmjen e tyre

Është e çuditshme se si politika dhe mendimi konformist që zë vend të qar-të nëpër faqet e para të mediumeve na ngop me argumenta se ndryshimet nuk jane të mundshme, se do të na du-het të përkulemi, se pushteti politik që është stabilizuar në tokën tonë është i pamundur të mposhtet, se ne shqiptarët nuk kemi bërë asnjë gjë të mirë ndo-njëherë, dhe u dashka të përshtatemi me rregullat e kapitalizmit ku paraja e pakicës dikton dëshirat e shumicës. Po a nuk kemi qenë po ne që gjatë këtyre 20 vjetëve kemi bërë dy luftëra dhe kemi hedhur diktaturën më të tmerrshme në Europë? Kush janë këta që na e mo-hokan sot të drejtën për ta ruajtur këtë vlerë kombëtare?

Pikërisht ata që në Kosovë po bur-gosin Albin Kurtin, pikërisht ata që në Maqedoni kanë lënë fëmijët jashtë sh-kollave, pikërisht ata që në Shqipëri kanë vrarë 28 njerëz në Gërdec dhe e kanë lënë këtë popull në varfërinë ekstreme. Ata nuk janë as masonë e as kulte sekrete, por qëndrojnë nën dritën e diellit, ashtu siç të këqijat i bëjnë nën dritën e të njëjtit diell. Ata janë në parla-ment e në zyrat ekzekutive, për këtë ar-sye duhet vendosur një vijë e qartë mes nesh dhe atyre për ta bërë të qartë se kush është morali ynë, e kush është mo-rali i tyre. Sot shqiptarëve nuk u duhet gjimnastika e komentimit në mënyrë “inteligjente” të aktualitetit politik, por i duhen intelektualë, punëtorë, studentë, fshatarë që me vete mbartin optimizmin e vullnetit që mund të ndryshojë serio-zisht gjërat në emër të shumicës. Nuk na duhen partitë që zënë vend në par-lamente të shitura e të blera në kurriz të varfërisë tonë por na duhet një parti që bën politikë. Nuk na duhet një parti që merret me biznes, por një parti politike e gjithë shqiptarëve që ekziston për të

mbrojtur të drejtat e tyre. Në 20 vjeto-rin e rënies së monumentit të Enverit, në 11 vjetorin e luftës në Kosovë dhe në 9 vjetorin e asaj në Maqedoni, ne kemi arritur që të burgosim të ve-tmin zë të papërkulur opozitar, atë të Albin Kurtit, por jo vetëm atë. Pas hekurave ndodhet Presheva dhe Bu-janovci, pas hekurave janë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, pas he-kurave ndodhet e drejta e vendimarr-jës së popullit kosovar, pas hekurave ndodhen gjithë shqiptarët që aspiroj-në për të vetëvendosur në hapësirën e tyre. Për tu çliruar nuk mjafton që të hapim hekurat, duhet t’i shkatërrojmë ato. Nuk duhet më të bëjmë pyetje re-torike për gjendjen tonë, por duhet të konfirmojmë të drejtat tona, të organi-zohemi që këto të drejta të mos mbe-ten utopike. Edhe pse tani, në fund të këtij shkrimi më ka mbetur vetëm një pyetje për të gjithë ata që nesër do të shkojnë në zyrat e tyre të plotpush-tetshme e do të firmosin marrëveshjet e radhës në kundërshtim të interesave të popullit: Po natën, gjumi, si ju zë?

Page 6: Gazeta Nr. 20

E mërkurë 24 | Shkurt 2010 | 6

Alain BADIOU

Në prag të këtij libri që i kushtohet rrokjes filozofike të politikave (« Abrégé de métapo-litique », 1998), do të doja të emërtoja mësue-sin tim të parë përsa i përket rrokjes filozofike të shkencave, Georges Canguilhem, i vdekur para pak vitesh dhe të cilit, kur është fjala për figurën e filozofit rezistent, i duhet bërë një homazh pa ngurrim.

Canguilhemi nuk ishte nga ata njerëz që bënin poterë mbi aktet e tyre gjatë luftës, edhe pse këta ishin sa realë aq dhe shembu-llorë. Nga kjo pikëpamje, ngjante me shumë rezistentë të tjerë, te të cilët heshtja politike dhe personale mbi aktet e kryera ishte po aq e madhe saç ishte i thellë angazhimi, radikal dhe intim, i dhunshëm dhe i përmbajtur, i pas-hmangshëm dhe i jashtëzakonshëm. Dihet se, në vitet ’50, në Francë, ai që mbizotërinte me bujë në opinion nuk ishte aspak subjektiviteti i rezistencës. Heshtja e një numri të konside-rueshëm rezistentësh ishte pasojë e një poli-tike sunduese, që kishte vendosur të mbyllte sytë sa ndaj shembjes së Republikës së Tretë, aq dhe nënshtrimit të bindur ndaj Petain-it, apo dhe ndaj çështjes që po rikthehet sot, lidhur me vazhdimësinë e administratës sh-tetërore deri bashkëpunim me krimin.

Lidhur pikërisht me shtetin, petenizmin dhe Rezistencën, presidenti Miterrand, me rastin e vdekjes së të cilit na u desh të duro-nim dhe dekretin e një zije kombëtare, pati shprehur një qëndrim që, për nga audienca dhe solemniteti presidencial, për nga forma dhe përmbajtja, ishte diametralisht i kundërt me qëndrimin e Canguilhemit dhe shumë të tjerëve.

Kjo sepse, ai për të cilin u mbajt zi kom-bëtare, i takonte species së përhapur të takti-cienëve, për të cilët është e natyrshme të jesh petenist kur « të gjithë » ishin të tillë, të bëhe-sh pastaj pak rezistent sipas rrethanave, për të vazhduar kështu rrugën i sigurt, duke u bërë kohë pas kohe shumë gjëra të ndryshme, me kusht që gjëra të tilla të jenë në pajtim me frymën e kohës dhe pjesë e një kalkulimi të suksesshëm.

Një zi kombëtare nënkupton një ide të cak-tuar të asaj që, gjithë duke qenë kombëtare, është jo më pak dhe universale, në mënyrë që ndërgjegjja publike të ketë çfarë të nde-rojë në të. Le të themi, pa e tepruar, dhe duke respektuar paqen e të vdekurve se, nën she-njën e kombit (e dua vendin tim, ose më sak-të : e dua kur tregon, nganjëherë, se ç’është i aftë të bëjë) pëlqej më shumë të nderoj e kremtoj kujtimin e Georges Canguilhemit, Jean Cavaillèsit apo Albert Lautmanit, sesa atë të François Miterrandit.

Mirëpo, saç ishte i heshtur për veten, aq ish-te i bollshëm Canguilhemi kur ishte fjala për të tjerët, për filozofët e tjerë të angazhuar në Rezistencë. Do të ishte me vlerë të rilexohej rregullisht broshura e vogël që ai pati botuar më 1976, në 464 ekzemplarë, me titullin Jeta dhe Vdekja e Jean Cavaillèsit. Canguilhemi ka përmbledhur aty jetën e Jean Cavaillèsit : filozof dhe matematikan, profesor i logjikës, bashkëthemelues i lëvizjes së rezistencës Li-

bération-Sud, themelues i njësitit guerril të Kahorit, arrestohet më 1942, arratiset, arresto-het sërish më 1943, torturohet dhe pushkato-het. Zbulohet më pas në një gropë të përbas-hkët, në një cep të kështjellës së Arrasit dhe, për momentin, regjistrohet si « I panjohuri n° 5 ».

Por ajo çka orvatet të rindërtojë Canguilhe-mi shkon më larg sesa thjesht vënia në pah e një heroi (« Një matematikan filozof i mbushur me dinamit, një guximtar i kthjellët, një njeri i vendosur dhe pa optimizëm. Po s’qe ky hero, ç’të jetë tjetër vallë heroizmi ? ») Besnik ndaj metodës së vet në histori dhe filozofi shken-cash, që kërkonte qëmtimin e koherencave, Canguilhemi do të deshifrojë lidhjen mes fi-lozofisë së Cavaillèsit, angazhimit dhe vdek-jes së tij.

Në dukje, rasti përbën vërtet një enigmë, ngase Cavaillèsi, larg çdo teorie politike apo ekzistencializmi të angazhuar, merrej me teo-rinë e matematikës së kulluar. Për më tepër, mbronte idenë se filozofia e matematikës duhet të hiqte dorë nga çdo ide e ndonjë su-bjekti kushtetues matematikor, për të shqyr-tuar vetëm domosdoshmërinë e brendshme të nocioneve. Fjalia mbyllëse e esesë së tij « Mbi logjikën dhe teorinë e shkencës » (tekst i hartuar gjatë burgimit të parë në kampin e Saint-Paul d’Eygaux, ku e kishte dërguar shteti i Petainit), dhe që me të drejtë u bë e

famshme, pohon se filozofia e ndërgjegjes duhet të zëvendësohet nga dialektika e kon-cepteve. Në këtë pikë, Cavaillèsi i paraprinte me njëzet vjet avancë tentativave filozofike të viteve ’60.

Pikërisht, kjo ekzigjencë e rreptësisë, ky kult i kthjellët i domosdoshmërisë, përbën për Canguilhemin pikën e përbashkët të an-gazhimit të Cavaillèsit dhe të punës së tij si teoricien i logjikës. Ngaqë, pasues i Spinozës, Cavaillèsi deshi ta desubjektivizojë njohjen, në të njëjtën mënyrë, rezistencën e pa si një domosdoshmëri të pashmangshme, e cila nuk mund të varej nga asnjë referencë ndaj rastësive të unit. Kështu, në 1943-shin dekla-ronte : « Jam spinozist, dhe si i tillë mendoj se kudo ka vetëm domosdoshmëri. Të domos-doshme janë vërtetimet e matematikanëve, të domosdoshme madje dhe etapat e shkencës së matematikës, e domosdoshme po ashtu është lufta jonë. »

Kjo e bën Canguilhemin të arrijë në përfun-dimin se : « Cavaillèsi ishte rezistent logjikisht ».

Te kjo « logjikisht » qëndron nyja lidhëse mes rreptësisë filozofike dhe imperativit poli-tik. Figurat madhore të filozofisë si rezistencë nuk kanë ardhur nga radhët e atyre që rëndo-hen nga pesha e shqetësimit moral, apo, siç thuhet sot, nga ligjërimi etik. Në këtë fushë, koncepti duket se ka qenë një udhëheqës më

i mirë se ndërgjegjja apo spiritualiteti – Can-guilhemi ngrihet kundër atyre që, personali-stë apo filozofë të dinjitetit, të moralit, të ndër-gjegjes, apo dhe të angazhimit, « flasin shumë për veten, për arsyen e thjeshtë se vetëm ata mund të flasin për aktet e tyre, aq të paduk-shme ishin. »

Në fushën e filozofisë, kjo gjë ilustron se, të paktën në Francë, kur situata kërkon, prerazi, radikalitetin e vullnetit dhe të zgjedhjes kun-dër opinionit të nënshtruar, nuk është nevoja që filozofi të kalojë medoemos nga ideja e vetëdijes morale apo nga imperativi kantian. Në fund të fundit, filozofi i madh që ndërmori akte të rrezikshme rezistence nuk ishte Kan-ti. Ishte pikërisht Spinoza, udhëheqësi dhe shembulli i Cavaillèsit, kur pas vrasjes së vëllezërve de Ëitt, deshi të ngjiste në muret e qytetit afishen që denonconte ultimi barba-rorum, « barbarët më të fundit ». Anekdotë që Canguilhemi e komentonte pareshtur.

Cavaillèsi, nga njëra anë, teksa kalonte nga Husserli te Spinoza. Por po ashtu Albert Lautmani, i cili, duke zotëruar në mënyrë të habitshme të gjithë matematikën e kohës së vet, orvatej të themelonte një platonizëm mo-dern : ja cili ishte horizonti tepër i veçantë i figurave shembullore të rezistencës filozofike franceze.

Si njëri dhe tjetri u pushkatuan nga nazi-stët. Dhe nuk është e tepruar të themi se kjo e

Rezistenca na tregon mundësinë e një rruge tjetër, në të cilën zgjedhja politike duket e ndarë nga çdo detyrim

Rezistenca logjike “Vetëm njerëzit e lirë janë mirënjohës ndaj njëri-tjetrit”

Page 7: Gazeta Nr. 20

7E mërkurë 24 | Shkurt 2010 |

Në procesin e rihapur së fundi nga EULEX-i ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurtit, njëra nga tri akuzat, e treta konkretisht, « thirr-je për rezistencë », përbën një përçudnim të trefishtë. Pikë së pari, moral. Ç’vetëdije morale mund të edukohet rreth kumtit të rezistencës së ndalu-ar? Me gjasë, mësuesit e historisë dhe edukimit qytetar ndër shkolla shqi-pe do të kenë pisk kur t’u duhet të vallëzojnë nga lëvdatat e Avni Rustemit, Ibrahim Rugovës e, më ndërkombëtarisht De Gaulle-it e Gandit, te akuza ndaj Albin Kurtit. Pikë së dyti, politikisht e juridikisht. Dikur, dhe jo shumë larg, në të njëjtën EUropë, zyrtarë të zellshëm dënoheshin për « kolabo-racion ». Nëse « kolaborimi » me rendin në fuqi ka marrë të drejtë qyte-tarie sot, dhe jo vetëm në Kosovë, kriminalizimi i rezistencës është ende i pashqiptueshëm si i tillë. Ndoshta gabohem, por më duket se asnjë shtet nuk ka dënuar kurrë dikë shprehimisht për rezistencë. Regjimi i Petainit në Francë i dënonte rezistentët si « terroristë » dhe tradhtarë të kombit, ai i Enver Hoxhës si armiq e agjitatorë, ndërsa ai i Pinochetit nuk i dënonte, por thjesht i zhdukte. Edhe diktatura më e mirëfilltë nuk e delegjitimonte veten sa ta shpallte rezistencën si të tillë jashtë ligjit, por e mohonte atë duke e shpallur si të paqenë?

Por, përçudnimi i akuzës është, së treti, dhe më së thelli, logjik, sepse

fundja pozicioni i Vetëvendosjes është më se i thjeshtë: një popull është sovran kur ia jep ligjin vetes, pa kushte. Kosova është ende nën ligjin e të tjerëve (gjë që e tregon edhe vetë formulimi i akuzës nga autoriteti i huaj), pra Kosova nuk është vend sovran e, për pasojë, duhet të luftojmë « deri në vetëvendosje ». Ajo çka përbën enigmë dhe skandal nuk është arsyeja elementare njerëzore e Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit, por fakti që kaq shumë njerëz nuk shfaqen të aftë t’i shkojnë deri në fund një silo-gjizmi kaq të thjeshtë dhe disa të tjerëve të ngjashëm.

Por, është e vërtetë se « suksesi » i silogjizmit varet nga saktësia e kon-statimit fillestar dhe konstatimet, për fat, nuk i zë ligji (apo gabohem ?). Para pak kohësh, një filozof në Shqipëri, i pashqetësuar mesa duket për silogjizmin e Vetëvendosjes, e pa të nevojshme dhe urgjente të na para-lajmëronte për rrezikun « çegevarist » që i kanosej vendit (dikur flitej për rreziqe të tjera), duke u bërë thirrje intelektualëve të jenë konstruktivë e të bashkëpunojnë me policinë e shtetin. Ndërkohë, në Francë, një tjetër fi-lozof tenton të rigjejë konsistencën teorike të figurës së filozofit-rezistent. Sigurisht, ka shumë mënyra për të qenë filozof. Për dreq, ka vetëm një mënyrë për të qenë logjik.

Shënim i përkthyesit

ndryshoi ndjeshëm, dhe për një kohë të gjatë, kahun e zhvillimit të filozofisë në Francë. Sep-se, për pothuaj njëzet e pesë vjet, lidhja inti-me mes mutacionit të matematikës së sheku-llit XX dhe filozofisë do të mbetej tërësisht në heshtje në vendin tonë. Kështu që Rezistenca ishte njëherazi shenja e raportit të mirëfilltë mes vendimit dhe mendimit abstrakt, dhe po aq dhe kthimi i kësaj shenje në enigmë, për-derisa mishëruesit e saj simbolikë, të zhytur në luftë, gjetën vdekjen. Në vend të gjithë kësaj, doli filozofia sartriane e angazhimit, bi-lanc i rremë i implikimeve filozofike të seku-encës së Rezistencës.

Mirëpo, te formula e Canguilhemit mbi « rezistencën logjikisht » mund të lexohen dhe gjëra të tjera ; para së gjithash dy mësime fi-lozofike.

E para, mendoj se kjo formulë e bën para-prakisht të kotë çdo orvatje për ta studiuar Re-zistencën sipas kategorive dhe përfytyrimeve sociologjike apo institucionale. Rezistencën nuk e bëri asnjë grup, asnjë klasë, asnjë kon-figurim shoqëror apo mendor objektiv si i tillë. Kështu, për shembull, edhe vetë tema « Filozofët dhe Rezistenca » është tematikë e paqëndrueshme. Sekuenca në fjalë nuk për-fshin asgjë që do të mund të identifikohej me termat e një grupi objektiv, as « punëtorët » e as më pak « filozofët ». Kjo vjen nga fakti se kush reziston « logjikisht » i bindet një aksi-ome, ose një urdhërese, të cilën e formulon vetëm në emrin e vet dhe pasojat e së cilës i shpalos para vetes, pa pritur që të tjerë, si grup objektiv, të vijnë e t’i bashkohen. Le të themi se, duke qenë se procedon logjikisht, rezistenca nuk është opinion. Madje, ajo është më së tepërmi thyerje logjike në raport me opinionet sunduese në qarkullim. Tamam as-htu siç thotë Platoni, te Republika, kur tregon se hapi i parë i thyerjes dhe largimit nga thun-dra e opinionit është matematika, gjë që hedh fundja një dritë më se të saktë mbi zgjedhjen e bërë nga Cavaillèsi dhe Lautmani. Por ndoshta, në këtë pikë, kam mbetur ende nën ndikimin e imazhit të Atit. Sepse, qysh herët, im atë ma pati treguar pjesëmarrjen e vet në Rezistencë si një akt të thjeshtë logjik. « Nga momenti, thoshte ai, që vendi ishte i pushtu-ar dhe nën sundimin nazist, s’kishte zgjidhje tjetër përveç se të rezistoje. Kaq. S’donte ndo-një filozofi të madhe. » Por duhet thënë, në fakt, se im atë ishte matematikan.

Do të pranojmë pra se, e veçuar nga vëzh-gimi i entiteteve sociologjike, por po aq e veçuar nga aventurat e filozofisë morale, Rezi-stenca nuk ishte as dukuri klasore e as dukuri etike. Pikërisht kjo e bën të rëndësishme për ne sot, ngase situata filozofike bashkëkohore është ajo ku, mbi rrënojat e doktrinës së kla-save dhe të ndërgjegjes klasore, synohet nga çdo anë restaurimi me çdo kusht i përparësi-së së pikëpamjes morale.

E menduar në imanencën e figurave të saj filozofike, Rezistenca, pothuaj verbazi, na tregon mundësinë e një rruge tjetër, në të ci-lën zgjedhja politike duket e ndarë nga çdo detyrim, ndjekje apo përgjigje kolektive, si një akt që ka të bëjë vetëm me vendimin personal. Por, simetrikisht, kjo zgjedhje nuk varet as nga maksimat etike paraekzistuese, dhe akoma më pak nga ndonjë doktrinë spi-rituale apo juridike e të drejtave të njeriut. Cilësimi « logjikisht » i Canguilhemit duhet parë si emërtim i një shmangieje të dyfishtë. Nga njëra anë, i shmanget cilësimit « i shtyrë nga nevoja shoqërore », gjë që do ta shpër-bënte zgjedhjen në kuadrin e përfytyrimeve kolektive të vëzhgueshme nga sociologjia historike. Shmangie, nga ana tjetër, në raport me çdo imperativ të kulluar moral, që do ta

treste veçantinë e zgjedhjes në kuadrin e dis-pozitave doktrinale të huaja ndaj situatës së dhënë. Në të vërtetë, kuptimësia e zgjedhjes nuk qëndron as te kolektivi objektiv, as te su-bjektiviteti i opinioneve. Kuptimësia dhe ra-cionaliteti i saj qëndrojnë në vetvete, brenda sekuencës së aksionit të ndërmarrë, ashtu si aksioma përfton kuptimësi vetëm në saje të shpalosjeve të teorisë së cilës i jep themel.

Për këtë arsye, debati i ngjallur në opinion, kur u kalua nga teza e vjetër se « e tërë Franca kishte marrë pjesë në Rezistencë », te teza e re se historiografike dhe sociologjike se « e tërë Franca ishte peteniste », është jo dhe aq i rremë, në tezat e veta, sesa i zbrazët nga çdo domethënie. Asnjë sekuencë e mirëfilltë po-litike nuk gjen përfaqësim të kënaqshëm në universin e numrit dhe të statistikës. Ajo çka

është e vërtetë dhe e vërtetueshme, në Fran-cë, është se shteti ishte shteti kukull petenist, gjë që, nga pikëpamja e opinionit kishte paso-ja të konsiderueshme. Ajo që është po ashtu e vërtetë, është se kishte rezistentë, dhe pra një Rezistencë, me pasoja po ashtu të konsideru-eshme. Por, asgjë nga sa më lart nuk është e mendueshme sipas kategorisë së numrit. Para së gjithash, ngaqë vetë Rezistenca nuk do të kishte mundur as të lindte, po të kishte pri-tur, për t’u formuar si e tillë, që të përftonte vetëdijen e numrit të vet, atë të konsistencës dhe përkatësisë sociologjike, apo po t’i ishte dashur të artikulohej në funksion të bindjes mbi gjendjen e opinionit.

Çdo Rezistencë përbën një thyerje me rendin e realitetit ekzistues. Dhe, për atë që angazhohet, çdo thyerje nis fillimisht nga një

thyerje me vetveten. Filozofët e rezistencës dëftejnë për ekzistencën rrënjësore të kësaj pike, dhe për faktin se ajo i takon kryekëput mendimit.

Dhe e tillë është domethënia e fundit e ci-lësimit « logjikisht » të Canguilhemit. Përcak-timi i saktë i kumtit të situatës, dhe pasojat e nxjerra nga ky « kumt » janë para së gjithash operacione mendimi, sa për fshatarin kosovar aq dhe për filozofin. Një operacion i tillë, edhe pse tërësisht i natyrshëm dhe praktik në kon-sistencën e vet reale, nuk i takon as rendit të analizës objektive të grupeve sociale, as opi-nioneve të formulueshme deri atëherë. Ata që nuk rezistojnë, po të lemë mënjanë klikën kolaboracioniste me vetëdije, janë thjesht ata që nuk duan ta formulojnë kumtin e situatës, e madje as t’ia thonë vetes. Nuk është e te-pruar, nga kjo pikëpamje, të themi se kush nuk reziston nuk mendon. Dua të them : nuk mendon sipas tehut real të situatës së dhënë, nuk e pranon se ky realitet është, për atë vetë, bartës i një mundësie të re, siç ndodh me çdo reale kur na raportohet nëpërmjet mendimit.

Përfundimisht, çdo rezistencë është thyer-je në mendim, nëpërmjet kumtit të tehut real të situatës, dhe njëkohësisht themelim i një mundësie të re të çelur nga ky kumt.

Në të kundërt nga sa thuhet shpesh, duhet thënë se, ajo që i pengon shumë njerëz të re-zistojnë nuk është rreziku i mundshëm, që në këtë rast ishte vërtet i lartë. Përkundrazi, mos-mendimi i situatës pengon riskun, domethënë shqyrtimin e të mundshmeve në të. Të mos rezistosh, do të thotë të mos mendosh. Të mos mendosh, do të thotë t’i shmangesh rrezikut të riskut.

Cavaillès, Lautman, si dhe shumë të tjerë që s’ishin aspak filozofë, menduan me vendo-smëri se duhej thënë situata, kumti i saj, ash-tu siç ishte, dhe pra se duhej marrë përsipër rreziku i një risku – dhe rrezik, të madh ose të vogël, ka gjithmonë, kudo ku mendimi hap fushën e së mundshmes. Prandaj sot, kur ne-voja e raportimit në mendim të situatës reale pohohet gjithnjë e më rrallë – sepse konsen-susi aq i lëvduar s’është gjë tjetër përpos : mos-mendimi si mendim unik – mund të kthe-hemi me mirënjohje drejt atyre që rezistuan. Siç thotë Spinoza, udhëheqësi i mendimit të Cavaillèsit, « vetëm njerëzit e lirë janë mirë-njohës ndaj njëri-tjetrit ».

Përktheu : Orgest Azizi

Page 8: Gazeta Nr. 20

E mërkurë 24 | Shkurt 2010 | 8Blendi Salaj

Rrugës për në punë më qëllon të kaloj pranë një barakeje të mjerë që shet shtypin e ditës, revista dhe libra. Gjithmonë më ka bërë përshtypje kontrasti që krijohet mes xhamave të pistë të kësaj rrangalle të përvuajtur dhe shkëlqimit të revistave që ekspo-zohen aty. Mbi kopertinat shpalosen imazhe femrash (dhe meshkujsh) të famshme të kësaj provincës sonë, që tundojnë me vështrime provokuese dhe poza që zgjojnë imagjinatën sek-suale. Me lëkurë të përkryer, krehje të sofistikuara, veshje “haute coutu-re” dhe aksesorë që kushtojnë më shumë se pensioni që dy pleq sëbas-hku marrin në një vit, imazhet e këtyre publikimeve shkëlqimplotë nuk kanë asgjë të bëjnë me realitetin ku jeton shumica dërrmuese e shqiptarëve.

Në Republikën e Platonit lexojmë anekdodën e njerëzve të cilët e kanë kaluar gjithë jetën të lidhur me var-gonj në një shpellë të errët. Ata arrijnë të shquajnë vetëm hijet që ravijëzohen zbehtë në muret e guvës, të cilat, për aq sa dinë ata, janë realiteti i vetëm që ekziston. Kur njëri prej të burgosurve arrin të çlirohet dhe del nga errësira në dritë, sytë e tij në fillim verbohen por ngadalë mësohen me dritën dhe shquajnë një realitet tjetër, që në errësirën e shpellës as nuk e pat ima-gjinuar dot. Kur i çliruari kthehet në shpellë për tu treguar të tjerëve për botën jashtë, ata e quajnë të marrë, e përqeshin, nuk e besojnë. Për shkak se sytë e atij që ka parë dritën nuk shohin dot më në errësirë, ai nuk sheh dot shumë kur kthehet në shpellë. Të burgosurit mendojnë se ky është ver-buar dhe betohen se kurrë nuk do të dalin nga errësira e tyre, për të mos u verbuar edhe ata si ai.

Në të njëjtën mënyrë siç sugje-ron Platoni, edhe realitetet që sot po i krijojmë dhe sugjerojmë vetes në revista, spektakle, spote televizivë dhe video klipe muzikorë, përbëjnë imazhe false, një realitet alternativ që ka për qëllim jo t’i largohet por ta zëvendësojë realitetin ashtu siç është vërtetë. Iluzionet e pavdekshme që prodhojmë për ekranet televizive krijojnë një realitet tjetër, ku nuk ek-ziston as varfëria, as pamundësia për të mbushur barkun me të cilat qindra mijë shqiptarë përballen rregullisht. Në shfaqjet televizive nga e hëna në të djelën Vip-at vallëzojnë, buzëqes-hin dhe tregojnë për suksesin e tyre. Personazhet tanë të kopertinave të ek-spozuara në barraken e mjerë gëzojnë rininë e përjetshme të mundësuar në mënyra dixhitale, ekspozojnë frytet e operacioneve plastike dhe produkte-ve të bukurisë. Vipat e revistave dhe spektakleve televizive vezullojnë, gë-zojnë shëndet, pasuri, famë dhe seks. Ata shesin! Veten, gjithçka, shesin ilu-zionin. Janë pjesë e një realiteti tjetër ku mjerimi i Onklologjikut, fëmijët e rrugëve të Shqipërisë, papunësia apo qyteza të harrueshme si Bulqiza, nuk ekzistojnë.

Jemi pjesë e një shoqërie që me

Iluzioni po zëvendëson realitetin

shpejtësi të mahnitshme ka mësuar ta injorojë realitetin ku jeton. Jo më kot në sondazhet listohemi si njerëzit më optimistë dhe më të kënaqur në Ball-kan, e ndoshta në krejt kontinentin. Të qënit realist në vendin tonë mund të na shpjerë në depresion dhe të na dekurajojë. Na sugjerohet se realiteti është një formë negativiteti, jetët e thjeshta dhe tradicionale janë të mër-zitshme. Ajo për të cilën kemi nevojë është suksesi, paraja, sytë vetëm aty,

si qëllimi i vetëm për të cilin ia vlen të jetosh. Dhe fama, të jesh i njohur do të thotë të ekzistosh. Duhet që njerë-zit të na njohin patjetër, të dinë sa të mirë jemi. Ndonjëherë më duket sikur shumë ndër ne shqiptarët jemi prota-gonistë të një filmi që luhet brenda kokëve tona. E shohim veten në rru-gët tona ashtu si kamera do të na shih-te, flasim si flet personazhi kryesor dhe imagjinojmë se ata që na rrethoj-në janë thjesht figurantë në fimin pa

mbarim të jetëve tona.

Sigla grishëse, skena gjigande, kamerat, dritat, shkëlqimi, duartroki-tjet janë të gjithë elemente që e bëj-në Big Brother një reality show kaq popullor, të ndërtuar mbi krijimin e imazheve magjiplotë dhe premtimin e famës dhe pasurisë së menjëher-shme. Të shtunave në mbrëmje mi-ljona sy shqiptarësh qëndrojnë të mbërthyera përpara ekraneve për të ndjekur spektaklin më të madh televiziv në vend. Big Brother është tashmë një fenomen shqiptar po aq sa edhe botëror dhe suksesi televiziv i këtij programi është i padiskutue-shëm. Personazhet e krijuar brenda një nate me përzgjedhjen e kujde-sshme të producentëve të spektaklit rrëmbejnë vëmendjen dhe imagjina-tën e shumëkujt prej nesh, për të na transportuar larg realitetit tonë të për-ditshëm, në një tjetër realitet, të kriju-ar artificialisht. Lojtarëve u jepet mun-dësia për të qënë protagonistë ndërsa teleshikueve u ofrohet një arrati nga zbrazëtia e realiteteve shpesh të mje-ruara. Spektakle të tillë na përforcoj-në idenë budallaqe se edhe ne mund të arrijmë majat një ditë. Dhe do të bëhemi të pasur e të famshëm, pa u munduar shumë.

Këta lloj spektaklesh televizivë, sikundër personazhet seksi në ko-pertinat, na joshin të harrojmë dile-mat morale që ngrenë padrejtësitë e shumta që ndodhin në Shqipëri. Duke u magjepsur pas personazheve tele-vizivë shmangim përgjegjësitë qyte-tare, aktivizmin, angazhimin kritik dhe detyrën sociale për solidaritet me shqiptarin tjetër që vuan. Sot të vërte-tat nuk na mohoen por ato humbasin në një det me informacione pa vlerë. Për me tepër, programe televizivë që në thelb janë dishepuj që i thurin lavde kameras së fshehur larg syve të njerëzve përforcojnë mendimin se vëzhgimi (nga shteti psh.) nuk është një dhunim i së drejtës për intimitet, por një karakteristikë e jetës moder-ne. Vënia e vetes nën vëzhgim dhe vëzhgimi i të tjerëve 24 orë në ditë rrezikon të na bëjë të pandjeshëm ndaj syrit të Vëllait të madh Orwelian. Si një rast pervers ku jeta imiton artin, të mësuarit me kamerat që përgjojnë pareshtur na bën më pak të ndjeshëm

ndaj përgjimit si fenomen që shkel të drejtat tona të cilat Kushtetuta na i ga-ranton.

Loja vetë bazohet në përdorimin e çdo mjeti, sado të lig, për të fituar. Gënjeshtra, mashtrimi, manipulimi janë pjesa më thelbësore e spekta-klit. Kulti i vetes ngrihet dhe për-forcohet në imagjinatën kolektive të lojtarëve dhe tifozerive të tyre. Individualizmi ekstrem, përdorimi i tjetrit, pastaj shkelja mbi të për të arritur vetmitar pasurinë dhe famën e premtuar konsiderohen zotësi dhe shpërblehen. Besnikëria, solidariteti dhe shoqëria e sinqertë përbëjnë një handikap brenda lojës, ato nuk kanë asnjë vlerë. Të paaftët për in-triga eleminohen. Ky është mesazhi që ekrani i përcjell shoqërisë shqip-tare të ngujuar para televizorit, jo vetëm në një spektakël të veçuar, por në shumicën e atyre që transme-ton. Në debatet politike politikanët po e kthejnë karagjozllëkun në modë kombëtare, duke e sugjeruar si një mënyrë të qëni për individin shqip-tar. Kështu, agresiviteti zëvendëson ndjeshmërinë, gënjështra të vërtetën, imazhi thelbin, forma përmbajtjen, vesi virtytin e kështu me rradhë. Ide-ologjia dhe alternativat janë zëven-dësuar nga pseudo-dramat, sheshet nga skenat, formimi nga stili dhe li-gjërimi nga aktrimi.

Publiku shqiptar më kot do të mun-dohej të krahasonte çfarë thonë me çfarë bëjnë. Media nuk e mundëson këtë, e shkuara nuk ekziston, ekzi-ston vetëm e sotmja pambarim dhe realiteti është vetëm ajo çfarë thuhet në debatin e fundit televiziv. Në këtë mënyre platformat politike redukto-hen në sllogane, boshe deri në fund dhe të thjeshtuara deri në banalitet. Adresimi i sfidave të kohës zëven-dësohet nga mesazhe politike të for-muluara për të tërhequr elektoratin e paarsimuar apo edhe analfabet. Kum-ti minimizohet drejt zeros, përmbajtja drejt hiçit.

Magjia e iluzioneve e krijuara nga një sistem mediatik dhe politik i kal-bur moralisht shkakton sëmundje të rënda për shoqërinë. Ato më së pari sulmojnë vlerat njerëzore dhe mora-le që mbartim, e mandej infektojnë marrdhëniet që kemi me njëri tje-trin. Imazhet artificiale që na bom-bardojnë, jo vetëm ato të vipave të llustruar por sidomos të elitave po-litike, zhdukin aftësinë për të patur mendim të pavarur dhe për të dalë në përfundime individuale. Sulmi i iluzionit mediatik mbi realitetin jo aq vezullues na paralizon aftësinë për disidencë, për të akuzuar padrej-tësitë, për të qene kritikë ndaj shte-tit dhe për të sfiduar padrejtësitë e strukturave që ekzistojnë. Aq kohë sa nuk do të mundim të dallojmë çfarë është false nga ajo që është e vërtetë rrezikojmë të humbasim aftësinë për të qënë të lirë. Sigurisht, sistemit që po forcohet nga pak çdo ditë para syve tanë të veshur do t’i vinte për mbarë ta zëvendësonte lirinë vetë me iluzionin e lirisë.

Page 9: Gazeta Nr. 20

9E mërkurë 24 | Shkurt 2010 |

Lulzim Hoxha

Qysh pas industrializimit te shoqe-rise, gjate dy shekujve te fundit niveli i mireqenies ne pjesen derrmuese te botes ka arritur nivele marramendese duke kthyer ne realitet shume nga uto-pite e dikurshme te shfaqura pergjate revolucioneve te ndryshme qe mbizo-teruan shekujt e XVIII dhe XIX. Por me industrializimin e shoqerise, po keshtu lindi nevoja per dhenien e nje legjitimi-teti te ri botes se re perendimore te dale nga sprovat e shumta social-politike dhe ekonomike. Nje perqasje pra e cila do te mund ta perligjte dhe njekohesisht t’i jepte me shume inerci rendit te ri qe po ndertohej. Me pak fjale, kjo do te ishte ideja fillestare e kesaj qasjeje te re qe zuri fill ne Britani gjate shekullit te XIX me autore kryesore John Stuart Mill dhe Jeremy Bentham. E thene thjeshte – nje koncept I cili jo se dallohet per ndonje grade te larte filozofike me teper sesa per nivelin e frikshem abstragues te saj – utilitarizmi nenkupton perparesi-ne e dobishmerise per te qene i lumtur kundrejt cdo gjeje qe na e pengon kete lumturi. Vakumi ideologjik I ketij kon-cepti I sherbeu me se miri si instrument problematikave te diskriminimit qe arri-ten kulmin pergjate shekullit te XX te tilla si: Anti-semitizmi ne Gjermani, naci-onalizmi ne Ballkan, diskriminimi gjinor por edhe problemet e shumta sociale dhe ekologjike te krijuara nga urbanizi-mi I shfrenuar.

Interpretuar sipas pikepamjeve uti-litariste, letrat e Fichte-s mbi predomi-nimin boteror te races pangjermane qe u shnderruan ne forme doktrine nepermjet “Mein Kampf” te Hitlerit, in-terpretohen thjesht mbi dobishmerine e Gjermanise se asokohe per t’I bere te lumtur shtetasit e saj pas disfates ne luf-ten e pare boterore. Pra, nese nje hebre arrestohej nga policia gjermane thjesht sepse ai nuk I perket races ariane kjo eshte krejtesisht ne dobi te lumturise se naconal-socializmit hitlerian. Nderkohe qe ne kohet e sotme teorite utilitariste vazhdojne ende te jene ne qender te mendesise se sistemit kapitalist. Tashme – sic shprehet Slavoj Zizek – koncepti I anti-semitizmit eshte kthyer ne invers duke gerryer vetveten. Qasja utilitariste serish I jep nje legjitimim ketij fenomeni. Ne qofte se gjysmen e pare te shekullit te XX kishim te benim me nje nazizem anti-semit, sot ajo qe evidentohet esh-te ekzistenca e nje sionizmi anti-semit. Duke cituar Zizek: “ne kohet e sotme nje shtetas izraelit nuk e ka lirine per ta kun-dershtuar levizjen sioniste, edhe nese ai eshte kunder kesaj platforme”. Ketij shtetasi nuk I mbetet gje tjeter vecse te heshti pasi e gjithe struktura shteterore e Izraelit funksionon mbi paradigmen utilitare te dobishmerise, qe konkretisht eshte migrimi I hebrenjve drejt territorit te shtetit izraelit. Kjo eshte pra trajta me e re e anti-semitizmit qe formesohet ne-permjet legjitimitetit qe I jep qasja utili-tariste e shekullit te XIX. Mbi keto baza ze fill edhe ceshtja e diskriminimit te grupeve te marxhinalizuara, cka eshte nje prej dilemave me te medha te de-mokracise se sotme. Rasti me flagrant per ta ilustruar kete fakt ishte termeti i fundit ne Haiti.

Nga menyra se si u organizua opera-

cioni ndihmes ne Haiti u shfaq dukshem prioriteti i vertete i nderkombetareve ne kete vend. Sipas deshmive te mbledhura nga nje korrespondent i BBC-se ne Haiti, operacioni i shpetimit u perqendrua ve-tem ne qendrat kryesore urbane te Port-au-Prince, kryesisht atje ku ndodheshin hotelet e frekuentuara nga turistet e huaj. Me 18 Janar, mjeket pa kufij “u ankuan se nje nga avionet e tyre qe mbartte 12 tone pajisje mjekesore ishte kthyer mbrapsht 3 here brenda dy ditesh nga aeroporti i Port-au-Prince. Nderkohe qe komandantet amerikane iu vune riven-dosjes se sigurise duke grumbulluar nje trupe prej 14 mije marinsash, nga ana tjeter banoret ne disa zone me pak te zhvilluara te Port-au-Prince shpesh filluan te mbesnin pa ushqim e pa uje.

Ne kete drejtim eshte e dukshme se do-bishmeria me e madhe per amerikanet ishte praktikisht vendosja e sigurise ne fqinjin e tyre, me shume sesa ndihmat humanitare. Gje qe do te thote se kon-siderata amerikane se populli haitian nuk mund te ishte ne gjendje ta ruante sigurine ne ato kushte, predominoi mbi evidencen e nje tragjedie njerezore te qenesishme.

Duke u bazuar ne argumentin utilita-rist, e njejta gje mund te thuhet ne rastin e nacionalizmit ne Ballkan pas shper-berjes se ish-Jugosllavise. Ne fund te fundit, sipas qasjes utilitariste masakrat e shumta te kryera ne Kosove dhe Bosnje i sherbyen me se miri dobishmerise se shtetit serb per te mbajtur nen kon-troll ish-territoret jugosllave te Kosoves dhe Bosnjes. I gjithe diskriminimi anti-shqiptar ne Serbi ishte pikerisht brenda dobishmerise se qeverise serbe per te ushtruar nje diktat sa me te madh mbi territoret e ish-federates jugosllave.

Paradigma utilitariste shfaq nje im-pakt shume te thelle edhe mbi diskrimi-nimin gjinor. Ngjarja e ndodhur gjate luf-tes se Shteteve te Bashkuara ne Kore, ku u ndertuan shtepi publike me synimin e vetem te motivimit te ushtareve ame-rikan ne lufte, ende kujtohet nga qarqet

feministe si nje nder skandalet me te medha te diskriminimit gjinor. Ne fund te fundit, pare nga pikepamja utilitariste kjo ngjarje nuk eshte vecse nje strategji ne dobishmeri te Shteteve te Bashkuara me qellim te arritjes se nje rendimenti maksimal te ushtareve ne lufte.

Pika e fundit ku moraliteti utilitarist ka nje impakt destruktiv eshte dimensioni ekologjik. Industrializimi i vrullshem dhe perfitimi sa me i madh vetjak bren-da nje kohe te shkurter paten pasoja serioze ne rrenimin e ekosistemeve. Ky fakt u shoqerua me nje migrim masiv drejt zonave urbane duke gjeneruar nje hendek trondites midis qendres dhe pe-riferise. Mjaft domethenes ne kete kon-tekst ishte samiti i Kopenhagenit ne fund te vitit te kaluar, ku pikerisht moraliteti

utilitarist u shfaq si nje pengese per arri-tjen e konsensusit mes perendimoreve dhe superfuqive te reja. Ky samit ishte treguesi me evident i shkalles se larte te moralitetit utilitarist ne secilin prej ven-deve te zhvilluara. Pikerisht per shkak te ekzistences se nje diversiteti utilitar ne interesat e paleve ne kete ceshtje, arri-tja e nje marreveshjeje per reduktimin e emetimit te gazrave rezultoi e pamun-dur, duke perkeqesuar keshtu edhe me tej situaten e masakres ekologjike ne shkalle globale.

Nisur nga keto shembuj, nje realitet i ri eshte i mundshem per t’u projektuar. Nese utilitarizmi ne ngjizjen e tij u kon-ceptua si nje qasje qe do te perligjte sistemin qe do te ndertohej, pas gjithe ketyre efekteve negative te shkaktuara prej tij, sot mund te thuhet se eshte po ky utilitarizem qe po kthehet ne rrenu-es te nje sistemi qe dikur synohej qe ta legjitimonte me aq devotshmeri. Fakt ky qe me shume gjasa do te ishte rruga e vetme e shpetimit per sa i takon proble-matikave te diskriminimit ne teresi, per te ndertuar nje bote te vetme, ate bote ku njeriu nuk synon lumturine vetjake, por harmonine ne komunitet, ate bote ku nuk konkurrohet por bashkepunohet per berjen realitet te utopise se rradhes.

Instituti i heshtjesHeshtja e vërtetë është paqë për

trurin, për shpirtin është si gjumi për trupin, por për Institutin - he-shtja është gjendje kome

Ka kohë që Lëvizja ZGJOHU! po shqyrton mundësinë e themelimit të Institutit të Heshtjes Kombëtare për diskriminim kulturor dhe shpirtëror të shqiptarëve në Maqedoni. Me gja-së, ky Institut do të bëjë më shumë punë se sa Instituti për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpir-tërorë të Shqiptarëve në Maqedoni “Pjetër Bogdani”. Edhe po mos të bëjë as edhe të vetmën gjë, përsëri do të ketë bërë më tepër.

Vendin drejtues në Institutin e He-shtjes pa dyshim duhet ta ketë Insti-tuti Pjetër Bogdani. Në ditët kur fry-ma shqiptare në Shkup po shfaroset me bulldozher dhe trashëgimia kul-turore dhe shpirtërore po zhduket para syve tanë, të gjitha institucionet më të thirura shqiptare, të prira nga Instituti, heshtin. Instituti heshti edhe kur fëmijëve tanë iu imponua gjuha maqedonase. Instituti heshti edhe kur Enciklopedia falsifikoi gjithë hi-storinë shqiptare, na quajti malësorë dhe ardhacak. Ndoshta Instituti është mbështetur në populloren “heshtja është flori” duke shpresuar në për-fitime të çfarëdo lloji. Kur drejtuesit e Institutit u bindën që heshtja nuk u sjell ndonjë përfitim, vendosën që të bëjnë zhurmë rreth buxhetit për rroga dhe për veturë zyrtare. Dhe përsëri iu kthyen veprimtarisë së parapëlqyer, heshtjes. Instituti po ngulfatet nga paaftësia e menaxhimit, nga mun-gesa e vizionit, nga mungesa e guximit, por edhe nga mungesa e iniciativave kreative nga stafi dhe drejtuesit që paguhen për ta mbrojtur qenien shqiptare në Maqedoni.

Instituti Albanologjik i prin insti-tucioneve dhe subjekteve shqiptare që qëndrojnë të shurdhër ndaj rra-hjes alarmante të kambanave për diskriminin kulturor dhe shpirtëror kundër shqiptarëve që ka arritur kulminacionin. Kjo politikë diskrimi-nuese ka prishur çdo mundësi urëzi-mi të qëndrimeve midis dy komuni-teteve më të mëdha në vend.

Koha është e pamëshirshme dhe kombi shqiptar nuk mund të viktimi-zohet për paaftësinë individuale ose mungesën e frymëzimit. Kjo vlen për të gjitha institucionet që drejto-hen nga shqiptarët. Nëse nuk ju pu-nohet ose nuk dini si ta bëni punën, largohuni ditë më parë. Ky do të ish-te akti më patriotik që do ta kishit ndërmarrë në këto rrethana sfidue-se që nuk tolerojnë paaftësi. Populli ka nevojë për prijës të guximshëm.

Këndjellja e shqiptarëve në Maqedoni është e mbrapshtë. Qyte-tarët e thjeshtë arrijnë të krijojnë opinion publik dhe janë shumë më të vetëdishëm për fatin e popullit se sa intelektualët. Shumica e popujve udhëhiqen nga mendjet e ndritura, por neve na rastisi fati të kemi popu-

llin më të ndritur se vetë mendjet e veta që pretendojnë të janë të ndri-tura. Shoqëria shqiptare po ndrys-hon, po evoluon dhe nëse prijësit intelektual dhe politik nuk mund t’a mbajnë hapin me popullin duhet të tërhiqen dhe mos t’i mbajnë peng qytetarët dhe ardhmërinë e kombit.

Cili është proçesi i fundit politik dhe zhvillimor që ka gjetur nismë tek intelektualët shqiptar? Ndoshta do t’a gjeni përgjigjën nësë arrini t’a gjeni vrimën se ku janë strukur ata. Të nderuar, dilni nga gëzhoja mbrojtëse me të cilën jeni rrethuar dhe prini popullit sepse kemi ne-vojë për ju. Gjitha këto pasoja që po i ndjejmë sot janë rezultat i devijimit të qëllimshëm nga vlerat e mirëfillta në politikbërjen shqiptare. Politika shqiptare ka gisht të drejtëpërdrejt në shuarjën e intelektualëve dhe promovimin e dëgjueshmërisë dhe përkuljes si vlerë në politikë dhe shoqëri. Dhe fatmirësisht për parti-të, njerëz të tillë ka më bollëk, por fatkeqësia për popullin është që po ata njerëz na kanë marrë në qafë gji-thë këto vite. Poltronizmi dhe mosdija e tyre ka parandaluar marrjen e hisës dhe institucionalizmin e shqiptarit në institucionet shtetërore si dhe ka shuar zërin kritik tek shqiptarët. Andaj, uroj-më që virusi i këndelljes së qytetarit të thjeshtë të kaplojë edhe udhëheqësit politik dhe intelektualët sa më shpej-

të sepse deri sa ata të zgjohën ne mund të fillojmë me palosjen e va-lixheve sepse Shkupi jonë po tjetër-sohet, po na bëhët i huaj. Ka raste kur heshtja është shumë e zëshme, por në rastin e Institutit Albanologjik heshtja është shurdhëruese.

Një realitet i ri është i mundshëm për t’u projektuar

Pasojat utilitariste në botën moderne

Page 10: Gazeta Nr. 20

E mërkurë 24 | Shkurt 2010 | 10

Besnik Pula

(Vijon nga faqe 2)

...redaksionale gjatë programit të lajmeve ka dalë mode, formati i emisio-neve polemizuese me një apo më tepër mysafirë është i pranishëm gjithandej. Në rastin e emisioneve televizive pole-mizuese mund të përjashtohen rastet kur në këto emisione ftohen politikanë – interesi i politikanit është tjetër nga in-teresi i polemizuesve jo politikanë, pasi që investimet dhe interesi që ata kanë në fushën politike dhe mediale janë krejt të ndryshme. Objekt i këtij shkrimi janë këta të fundit, pasi që politikanët polemizojnë njëri me tjetrin dhe kësh-tu pozicionohen politikisht njëri karshi tjetrit dhe karshi pushtetit, ndërsa pole-mizuesit jo-politikanë polemizojnë me politikanët pa qenë vetë të tillë.

Një sociologji e fushës së polemikës, si një nënfushë e veçantë e aktivitetit ga-zetaresk, do të nxirrte në shesh objek-tivitetin e polemikës si aktivitet, duke ekzaminuar në radhë të parë raportin e forcave simbolike (të repertorëve zako-nisht të pabarabartë retorikë, kulturorë, biografikë, institucionalë dhe politikë, të cilët mund të mobilizohen dhe vihen në përdorim nga polemizuesi) midis polemizuesve dhe aktorëve në fushën politike, midis tyre dhe gazetarëve dhe midis polemizuesve të ndryshëm. Si aktivitet intelektual, objekt themelor i polemikës është kapja (sado momenta-le) e monopolit mbi definimin objektiv të “realitetit politik” dhe, si hap i dytë, dhënia e “diagnozave” dhe “analizave” që shpjegojnë raportet shkak-pasojë në fushën politike. Në esencë, kupti-mi i problemeve politike ka të bëjë me zbulimin e defekteve morale dhe kulturore që i dalin në rrugë projek-tit (për çfarë besohet të ekzistojë një konsensus i përgjithshëm shoqëror) që thërret në veprim fuqinë e shtetit që të transformojë strukturat shoqërore që pengojnë lëvizjen drejt arritjes së syni-meve kolektive, synime që zakonisht identifikohen nga terma jo gjithmonë përmbajtësorë, por me një efikasitet të jashtëzakonshëm simbolik (p.sh. “evro-pianizimi”, “demokratizimi”, “tranzici-oni”, “integrimi”, “sundimi i ligjit” etj.).

Në veprimtarinë e tij polemizuese, analisti gëzon një pozicion të veçantë brenda fushës gazetareske dhe asaj po-litike. Është ky pozicion i veçantë pasi për analistin, aktiviteti polemizues nuk është një aktivitet i përkohshëm apo i rastit, por një aktivitet profesional në kuptimin e një aktiviteti që ushtrohet rregullisht dhe kundrejt një shpërblimi financiar (honorarit apo, në rast më të privilegjuar, rrogës). Në krahasim me gazetarin, e drejta e të cilit kufizohet në pretendimin për paraqitjen objek-tive të ngjarjeve dhe fakteve, analistit i

Analisti në radhë të parë synon një rol politik, edhe pse pa interes të drejtpërdrejtë politik

Analiza e AnalistëveShënime për një Sociologji Kritike të Rolit të Analistit

jepet licenca e veçantë për shtjellimin e një metadiskursi politik (në kuptimin që përmes atij diskursi analisti pre-tendon të vendoset mbi politikën), të interpretimit të ngjarjeve në fushën po-litike dhe shtruarjen e tyre në një plan moral, e vlerësimit të tyre në raport me “interesat jetike”, “aspiratat histo-rike”, “vlerat themelore” apo “qëllimin përfundimtar” të bashkësisë së gjerë politike, siç interpretohen ato nga ana-listi. Në këtë rol, analisti evokon parimet etike të fushës politike, duke e mbiven-dosur moralin publik si bazë e akteve politike, një privilegj nga i cili politikani është i privuar për shkak të balancës së vazhdueshme që ai apo ajo duhet të bëjë duke konstruktuar barasvlera midis interesave të veçanta dhe potencialisht kontradiktore të grupeve të ndryshme të interesit dhe, si pasojë, duke ndërmarrë veprime domosdoshmërisht të (një)an-shme.

ANALISTI SI ASPIRANT PËR RO-LIN E INTELEKTUALIT

Ajo që është fasinuese për kontekstin post-socialist, është fakti që roli publik i analistit ka marrë përmasa të tilla që ai pothuaj ka zëvendësuar rolin që dikur rezervohej për intelektualët (një zhvillim që ka paralelet e veta edhe në vendet perëndimore, ku intelektuali e ka gjithnjë e më të vështirë paraqitjen në sferën e gjerë publike). Për këta të fundit, marrja e së drejtës për dhënien e fjalës publike fitohet vetëm pas akumulimit të autoritetit përmes punës shkencore apo artistike, të tillë çfarë vlerësohet si meritore në bazë të kritereve të fushave të specializuara të krijimtarisë intelektuale, që në kushtet ideale, kanë një shkallë të caktuar auto-nomie dhe distance nga fusha politike dhe ajo ekonomike. Në qoftë se marrim për bazë përkufizimin elementar të inte-lektualit të angazhuar publik, të tillë çfarë

e ka dhënë Sartre-i: si person i cili merr përsipër përgjegjësinë e marrjes së qën-drimeve publike me karakter politik, por pa hequr dorë tërësisht nga aktiviteti ar-tistik (p.sh. letërsia) apo shkencor (p.sh. hulumtimi), atëherë shohim se si analisti i sotëm është i liruar tërësisht nga barra e dëshmisë së punës intelektuale karshi një audience të specializuar specialistesh (atë të kritikëve të krijimtarisë artistike apo të komunitetit shkencor). Në vend të kësaj, kemi një proces në dukje mistik, që analistit i lejon pozicionimin si intelektu-al, por jo në mënyrën e mundimshme të ngritjes në hierarkinë e gradave të sank-sionuara nga sistemi arsimor, pasi që ana-listi arrin deri te marrja legjitime e fjalës publike duke anashkaluar autoritetin e sistemit të lartë arsimor (gjithsesi jo në plotësi, meqë edhe analisti ndjen nevojën e legjitimimit të diskursit të tij duke u mbështetur në grada universitare). Baza-ment i këtij ndryshimi historik nuk është ndonjë aftësi e veçantë personale e ana-listit, por oportunitet e krijuara si pasojë e ndryshimeve të thella në strukturën e in-stitucioneve mediale (me thyerjen e mo-nopolit shtetëror mbi prodhimin medial dhe formimin e tregut mediatik) dhe në delegjitimimin e prodhimtarisë intelek-tuale për shkak të implikimit të një pjese të madhe të saj me regjimin e vjetër. Në vend të punës për prodhimin e njohuri-së shkencore (çfarë mund të jetë puna e shkenctarit), apo e krijimtarisë artistike (sikur e shkrimtarit apo artistit), apo të in-formatës (siç është puna e gazetarit), akti-viteti i analistit përqendrohet në radhë të parë në polemikën, pra, në ruajtjen e një qëndrimi polemizues karshi ngjarjeve politike, të çfarëdo natyre qofshin ato.

Karshi intelektualit që pretendon dije të specializuar, dhe i cili mund të mobili-zojë në mbështetje të aktivitetit polemizu-es autoritetin shkencor, analisti pretendon një pozicion monopolizues të njohurisë

specifikisht politike, e cila, sipas rregu-llave të fushës gazetareske, ka të bëjë kryesisht me posedimin e kapitalit infor-macional, të njohjes së zhvillimeve më të fundit në qarqet politike, sidomos ngjarjet e “mbrapa skenës”, të cilat analisti, për-kundrejt gazetarit, gëzon legjitimitetin e transmetimit. Mirëpo, analisti nuk mund t’i ikë raportit të dominuar që ai ka karshi fushës intelektuale, pasi që bazë e gjykime-ve të ngjarjeve politike dhe tentativës për të ndërhyrë në debatin politik të momentit (qoftë ai dënimi i “korrupsionit” apo de-noncimi i një akti politik si të kundërt ndaj “vlerave demokratike”), janë gjithmonë kutet morale dhe ideologjike të përvetësu-ara nga fusha intelektuale, me të cilën anali-sti gjithnjë ruan një raport të zhdrejtë.

POLITIKANI PA PORTOFOLMirëpo analisti në radhë të parë synon

një rol politik, edhe pse pa interes të drejtpërdrejtë politik, që e bën analistin një fetishist të politikës. Por nga aspekti social, pozicioni dukshmërisht kontra-diktor i analistit, ai që gjendet, në dukje, edhe brenda edhe jashtë politikës, që është kritik ndaj politikës por gjithmonë i afërt me institucionet dhe, jo rrallë edhe me protagonistët e fushës politike, e shn-dërron veprimtarinë e analistit në një politikë surrogate dhe vetë analistin në një politikan surrogat – diçka që, figurati-visht, mund të quhet politikan pa portofol. Kështu, raporti që analisti ka me politikën është në disa pikëpamje analogjike me atë që artisti ka në fushën artistike dhe parimeve të veprimtarisë në kuadër të saj. Në fushën artistike konsiderohet si një artist “puro” ai që krijimtarinë e tij nuk e bën direkt për tregun, por në frymën e l’art pour l’art (artit për hir të artit), ku pa-rimet vlerësuese i vendosin artistët e tjerë dhe kritikët e artit dhe jo shija e publikut të gjerë apo vlera komerciale e veprave. Në një situatë të ngjashme gjendet edhe

analisti, në raport me fushën politike. Ve-primtaria e analistit ka si parim themelor një ideal të politikës që bëhet për hir të vetë politikës, kuptohet të reduktuar në një aktivitet polemizues, një “debati” të përhershëm dhe të papërfunduar pasi është ndërtuar mbi premisa që kërkojnë që ai të jetë i papërfunduar, një dramë e përhershme ku zhvillimet në dukje çojnë gjithmonë në përsëritjen e dramës (në këtë frymë mund të kuptohet dukuria e zakonshme e shpjegimit të realitetit post-socialist shqiptar si të një “tranzicioni” të pa fund).

Nga pozicioni social, thellimi i analistit brenda strukturave politike, pa pjesë-marrje zyrtare në to, e bën atë komplicit në mirëmbajtjen dhe kyç në legjitimi-min e tyre. Në esencë, analisti nuk ka si objekt analizën në kuptimin e zbërthimit të gjendjes politike, të zbulimit të rela-cioneve reale politike dhe të interesave shoqërore që shprehen në fushën poli-tike (diçka që, paradoksalisht, imponon një shkëputje nga rrjedhat e fushës poli-tikës), por ai ka analizën si mjet për arri-tjen e efekteve imediate politike. Kështu, roli i pretenduar si kritik dhe denoncues i politikës (p.sh. denoncuesit të “korrup-sionit” të zyrtarëve dhe politikanëve të caktuar, i skandaleve të ndryshme, i kun-dërshtimit ose përshëndetjes së masave të caktuara etj.) përbën metodën përmes së cilës analisti synon në radhë të parë legjitimitetin publik për veprimtarinë e tij si veprimtari që bëhet për publikun dhe në emër të tij, me analistin si përfaqësues të publikut. Për më tepër, analisti synon, përkundër pretencës për njohuri mbi mesatare për ngjarjet e ditës në politikë, kultivimin e imazhit të tij si një “qytetar i zakonshëm”. Kjo strategji e prezantimit të vetes (Goffman 1959) arrihet kryesisht përmes formave gjuhësore që nxjerr në përdorim analisti, pra me denoncimet dhe sulmet që kryen ai kundër politikës, jo rrallë duke përdorur një “gjuhë popu-llore”, me një fjalë, duke denoncuar apo aplauduar politikën në mënyrën që atë do ta bënte ky i ashtuquajtur “qytetar i za-konshëm” i fantazisë ideologjike të anali-stit (dosido një konstrukt kulturor dhe jo krejt personal i analistit). Sigurisht se rreth formave të prezantimit të vetes, ekziston një rivalitet në mes të analistëve, kush duke e përfaqësuar veten në rangun e “ekspertit” (p.sh. ata analistë të lidhur me institute të ndryshme studimore, të cilat jo rrallë i udhëheqin vetë), kush të “inte-lektualit të pavarur” (analistit që vepron si një “free agent”, pa lidhje me një institucion të caktuar), kush në rangun e “njeriut popullor” (njerëz që për t’u diferencuar nga “elitistët” dhe për të maskuar pjesëmarrjen e tyre brenda elitës, theksojnë origjinën e tyre të ulët sociale, biografinë e përndjekjeve të mëhershme etj.).

(Vijon numrin e ardhshëm)

Page 11: Gazeta Nr. 20

11E mërkurë 24 | Shkurt 2010 |

Jacques RANCIERE*Për rreth gjashtë muaj me radhë,

Franca zyrtare dukej e preokupuar nga një ngjarje e vetme : procesi gjyqësor ndaj Maurice Papon-it, ish funksionar i lartë i shtetit francez të marshallit Pétain, i akuzuar si përgjegjës, nga 1942-shi në 1944-ën, për arrestimin e burrave, grave dhe fëmijëve çifutë, të cilët përfunduan të zhdukur në kampet e vdekjes. Një proces i tillë mund të kishte qenë një ballafaqim i thjeshtë. Nga njëra anë familjet e të de-portuarve kërkonin riparim për krimin e kryer ndaj të afërmve të tyre. Në anën tjetër, qëndronte një funksionar, që kishte ushtruar rolin e vet si funksionar i një sh-teti kolaboracionist, pa vrarje ndërgjegje dhe pa zell të tepruar. I pandehuri kishte firmosur urdhrat e arrestit dhe të depor-timit që i përkisnin autoritetit të tij, pa u përzier personalisht me organizimin e gjuetisë së çifutëve dhe pa u merakosur të dijë se ç’ndodhte më pas me viktimat. Një dënim me dhjetë vjet burgim sanksi-onoi përgjegjësinë e pamohueshme në këtë rast dhe të vërtetuar me imtësi.

Megjithatë, në këtë pikë, thjeshtësia e gjërave nis e turbullohet. Ç’raport kraha-sueshmërie mund të ekzistojë mes dëni-mit me dhjetë vjet burgim, dyzet e pesë vjet pas fakteve, të një burri tetëdhjetë e shtatë vjeç, dhe martirit që hoqën ata që u vranë në masë në kampet e vdekjes ? Dhe, për më tepër, përse mori një rën-dësi të tillë një proces që s’mund të jepte asnjë gjykim ku faji i një individi të mund të bëhej i krahasueshëm me krimin në nivel mase ?

Kjo mungesë krahasueshmërie tregon, para së gjithash, funksionin e veçantë që merr sot instanca gjyqësore. Çdo çështje politike mbi të drejtën apo fajin, drej-tësinë apo padrejtësinë merr formën e një procesi të zhvilluar para një gjyqi real ose imagjinar. Ndërkohë që francezët, dita me ditë, informoheshin mbi zhvilli-met e të ashtuquajturit procesit Papon, ishin të ftuar të sodisnin me kureshtje, në të gjitha vitrinat e librarive Le livre noir du communisme (« Librin e zi të komuniz-mit »), të mbështjellë me një shirit të kuq publicitar që lajmëronte : 85 milionë te vdekur. Disa i vunë shifrat në dyshim : si mund të shifrohen me saktësi viktimat e urisë në Kinë dhe a mund të numërohen ato si viktima të komunizmit në të njëtin rang me të pushkatuarit apo të vdekurit e kampeve ? Por, themeli i problemit nuk

Në Evropë, shpikja e shtypit si një mënyrë e lehtë dhe e lirë për shpërndar-jen e informacionit solli fillimin e Reformi-mit dhe Rilindjes, si një epokë e re zhvilli-mi. Nëpërmjet dokumentimit të politikave të shteteve-kombe, kjo i dha fund edhe shumë hegjemonive mbretërore. Rritja e autoritetit të depersonalizuar të shtetit nëpërmjet forcimit të institucioneve bëri të mundur zëvendësimin e pushtetit in-dividual nga sisteme qeverisjeje dhe vle-rash. Sot, megjithëse jetojmë në shoqërinë e informacionit, me keqardhje vihet re se një ndryshimi i tillë nuk ka ndodhur ako-ma ne mjaft vende ish-totalitare. Kulti i li-derit si figurë pushteti vazhdon të sundojë nëpërmjet varfërisë dhe keqedukimit, duke mbytur kështu çdo inisjativë të orga-nizimit të shoqërisë për të ngritur sisteme funksionale qeverisjeje dhe shprehjeje so-vraniteti. Ndërkohë, teksa sheh shqiptarët e Kumanovës që largohen me mijëra drejt

një Evrope ku ata mund të hynë tashmë pa viza, nuk ka se si mos parashikosh një ogur të ngjashëm edhe për Shqipërinë në një të ardhme të afërt. Sondazhet e përfor-cojnë këtë fakt, teksa trumbetohet me të madhe shansi që kemi për të lëvizur edhe ne lirshëm ne BE brenda 2010. Tre fjalë të një kryefamiljari teksa hipte në autobusin që do ta çonte në Belgjike mjaftojnë për të shprehur atë që kurrë nuk e dëgjon nga goja e një politikani: “Nuk ka punë!”

Globalizimi i politikave nëpërmjet pushtetit të institucioneve ndërkombëtare që ndjek globalizimin e ekonomisë kontri-buon në krizën e sovranitetit që përjetojnë shtetet sot. Anëtarësimi në rrjetet ndërkom-bëtare është një nevojë e kohës për çdo vend, por ai vjen me një çmim dhe duhet menaxhuar mirë. Pak kush e mendon që

Shqipëria anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë, Fondit Monetar Ndërkombëtar, NATO madje edhe e Bashkimit Evropian do të thotë më pak sovranitet. E një shtet i ri me një demokraci vetëm 20 vjeçare si e jona, e ka të lehtë të tundohet. Ama është e pabe-sueshme edhe për vetë këto organizata se si kaq unanimisht, politikanë e qytetarë njëzëri jemi gati të heqim dorë nga një pjesë e so-vranitetit tonë akoma të pa ngritur mirë, thje-sht për t’u bërë pjesë e klubit të të mëdhe-njve. Të jetë vallë mungesë dëshire për t’u përfaqësuar, përtesë për të qeverisur apo pak nga të dyja shkaku i dhënies kaq lirë të këtij sovraniteti të cilin mburremi se e kemi fituar me gjak në shekuj e dekada? Dihet që një nga funksionet kryesore të shtetit është rishpërndarja e të mirave, pra mirëqenia sociale për qytetarët dhe orga-

nizmat e tij. Por një shtet që ka hequr dorë nga një pjesë e sovranitetit të tij si mund ta bëjë këtë gjë? Si mundet për shembull ky shtet të mbrojë prodhuesit vendas kur ka firmosur kaq marrëveshje tregtie të lirë që nuk i favorizojnë fare ata? E ndërkohë si gjithmonë, disa kanë siguruar jetën, disa kënaqen me një rrogë, të humburit (nuk) e kanë pranuar humbjen, ca shtyjnë si munden e ca të tjerë bëjnë gati valixhet për të ikur. Shteti ynë modern vazhdon të mbetet i ngatërruar në rrjeta organizatash rajonale e ndërkombëtare e interesash të vogla individuale. I shtyrë sa andej-këndej nga interesa ndërshtetërore e shumëlloj-shmëri forcash shumëkombëshe, qën-dron akoma i paaftë të vendosë mbi fatin e tij. E kotë të flitet këtu për Kosovën, që vetëm para dy vjetësh lindi si një shtet i

“pa”varur. Në këto kushte kuptohet, është më lehtë të thuash “Nuk ka punë!” se të punosh, në atdhe a kudo që të jetë. Po ndërkohë që nuk janë liberalizuar vizat, le

të kënaqemi me ndonjë teatër a argëtim tjetër, me temë kryesore “Arratisjen nga Realiteti”. E sa për këtë kohë globalizi-mi që jetojmë, duket se Migjeni e paska pasur gabim kur thoshte “Mjerimi s’do mëshirë, por don vetëm të drejtë!” Nëse do donim sado pak të drejtë në vend të mëshirës, epoka e informacionit ku jetoj-më i ka të gjitha shanset të sillte sado pak angazhim të njerëzve për të ndërtuar një të ardhme më të mirë se bashku, për të ngritur një sistem që funksionon për të gjithë. Nëse një kontinent i tërë rilindi me shpikjen e shtypit të shkruar, kaq e vështi-rë qenka për një vend të vogël me pak më tepër se 3 milionë banorë të rilindë në epokën e internetit? Por me sa duket mje-rimi qenka më i fortë.

SOVRANITETI I PAPRETENDUAR

qëndron këtu. Funksioni i shifrave është më shumë gjyqësor sesa thjesht statistik. Që nga Volini (autori i « Revolucionit të panjohur »), deri te Solzhenicini, ka pasur gjithmonë nga ata që kanë shpallur e de-noncuar krimet e regjimeve komuniste. Por, këtë gjë e bënin sipas mënyrës po-litike. Dëshmonin si viktima të komuniz-mit, duke e denoncuar atë në emër të një ideje tjetër politike, që nga anarkizmi apo komunizmi « i vërtetë » deri te restaurimi i rendit të vjetër monarkik dhe fetar. Ndër-sa sot, bëhet fjalë për tjetër gjë : llogaritjet e të vdekurve njëjtësohen me gjyqin e historisë që ndan e vendos, që shpall jo verdiktin e një regjimi, por të një ideolo-gjie, do të thotë, së fundi, të një kohe kur u besohej ideologjive. Pra, gjyqi i histori-së lan llogaritë e së tashmes me një kohë tjetër, kohën e Volinit dhe të Solzhenicinit, po aq sa atë të Stalinit e Leninit ; shkurt, me kohën e politikës.

Në të njëjtën mënyrë, mund të themi se procesi Papon është një larje lloga-rish mes francezëve dhe shtetit francez të Vishisë dhe pjesëmarrjes së tij në si-përmarrjen naziste të shfarosjes. Procesi i një individi bëhet atëherë proces i së kaluarës, duke u identifikuar kështu me gjyqin e historisë, i cili ka në ngarkim të kumtojë të vërtetën që do të bëjë të mun-dur njëherësh të shpallë fajësinë kolekti-ve dhe ta hedhë atë në të shkuarën, duke hequr kështu një vizë përfundimtare mes kësaj të shkuare dhe nesh. Dhjetë vjetët e burgut të dhëna si dënim ndaj një funksio-

nari të shtetit francez pohojnë kështu, një herë e mirë, fajësinë e shtetit në fjalë si të tillë. Por, njëkohësisht dëftojnë distancën që na ndan prej tij dhe e bën atë të jetë për ne një objekt i kulluar gjykimi. Mirë-po, pikërisht ky raport është mashtrues. Ta kthesh procesin e një funksionari në proces të shtetit të vet është diçka kon-tradiktore : do të thotë ta akuzosh funksi-onarin për atë që ka bërë si zyrtar i këtij shteti globalisht fajtor, por edhe për atë që nuk e ka bërë, si individ : mosbindjen ndaj shtetit, funksionar i të cilit ishte.

Me përkufizim, funksionari është në shërbim të shtetit. Maurice Paponi i shër-beu një shteti kolaboracionist. Pas kësaj, i shërbeu po aq Republikës së gjeneralit de Gaulle. Shteti, sikurse natyra, nuk e duron dot boshllëkun, e ndaj dhe repu-blika goliste i mori shërbëtorët e vet aty ku mund t’i gjente : ndër shërbëtorët e « shtetit francez » të mëparshëm, ku ata s’kishin bërë gjë tjetër veç shërbyer shtetin në përgjithësi, pa zell të tepru-ar militant. Maurice Paponi u bë kështu një shërbëtor shembullor i Republikës franceze, duke drejtuar veçanërisht në tetor 1961 shtyjen e një manifestimi al-gjerianësh në Paris, gjatë të cilit më se dyqind manifestues u rrahën për vdek-je, u therën dhe u hodhën në Senë nga forcat e policisë (Paponi ishte atëherë Prefekt i policisë, pra Kreu i policisë së Parisit – O.A.).

Ky krim shtetëror i më vonët nuk ish-te vënë në gjykim gjatë procesit. Nëse

u përmend, ishte vetëm në kuadrin e një silogjizmi domethënës : përderisa i pan-dehuri ka kryer këtë krim të shtetit tonë republikan, krim të cilin askush s’ka ndër-mend ta gjykojë, atëherë është më se e mundur që të ketë gisht dhe tek ai tjetri, te krimi i shtetit kolaboracionist. Fakti që ka qenë përherë një shërbëtor shembullor i shtetit, tregon paaftësinë e tij në përgjit-hësi për të mos i shërbyer shtetit, pra dhe përfshirjen e tij në krimin e shtetit që shër-bente më 1942.

A mos duhet të mendojmë atëherë se gjyqi që i bëhet Paponit është gjyq i shte-tit në përgjithësi dhe i atyre që nuk arrijnë të mos i binden atij ? Po gjyqi i historisë, duke i dhënë dhjetë vjet burg arsyes sh-tetërore, mos vallë vendosi në favor të « së drejtës për mosbindje », legjitimiteti i së cilës është kalvari i çdo filozofie politi-ke ? Do të ishte më se e çuditshme, po t’i referohemi asaj çka ndodhte, në një nga aeroportet e Parisit, në të njëjtën ditë me dhënien e verdiktit : disa pasagjerë të linjës Paris-Bamako refuzonin të udhëto-nin në të njëjtin avion me disa punëtorë klandestinë që Ministria e Brendshme franceze po i përzinte me forcë drejt ven-dit të tyre. Ministri deklaroi menjëherë se kishte vendosur t’i padiste në drejtësi pasagjerët e pabindur, për « pengesë në qarkullimin e avionit ».

Duket me pak gjasë pra që gjyqi, me anë të verdiktit të vet, të ketë dashur të konsakrojë të drejtën e mosbindjes dhe rezistencës. Dënimi i një shërbëtori be-

snik të shtetit i referohet, në fakt, detyri-mit për të mos u bindur në të shkuarën : jo vetëm në kontekstin represiv të shtetit të Vishisë, por në një kohë të shkuar kur bindja dhe mosbindja kishin kuptim. Vendimi na thotë : në atë kohë, bindja dhe mosbindja ishin zgjedhje të bëra nga individi. Vendimi na kthen kështu në atmosferën e epokës ekzistencialiste. Në atë kohë, Sartri mund të shqiptonte atë frazë që ngjalli sa e sa skandal dhe tallje : « Kurrë s’kemi qenë më të lirë sesa gjatë pushtimit gjerman ». Ishin kohërat e an-gazhimit dhe të përgjegjësisë : kohë ku secili zgjidhte « për të gjithë » dhe ishte « përgjegjës për gjithçka përballë të gji-thëve ». Puqja e dënimit të gjyqit (në të shkuarën) me kërcënimet e ministrit të brendshëm (në të tashmen) na tregojnë se kjo kohë vërtet e ka vendin e vet në të shkuarën. Sot, t’i bindesh apo mosbin-desh shtetit nuk përbën më problem. Jo thjesht ngaqë shteti është legjitim, por, më së thelli, ngaqë shteti sot pretendon se nuk kërkon më asgjë, se s’është gjë tjetër veçse një ekzekutues modest i një domosdoshmërie të madhe pavetore. Ç’kuptim ka t’i mosbindesh shtetit që nuk urdhëron asgjë dhe që, nga ana e vet, vetëm sa i bindet qarkullimit të fluk-seve të kapitalit ? Në kohën e Platonit, sofisti Antifon i kundërvinte drejtësisë së natyrës atë të ligjit sipas një parimi të thjeshtë : kush shkel ligjin dënohet vetëm po e panë. Kurse, ai që shkon kundër natyrës, do të ndëshkohet me patjetër, sido që të jetë. Pikërisht, të njëj-tën logjikë kanë rimarrë sot shtetet tona, teksa na thonë se rregullat e tyre s’janë tjetër pos bindja ndaj ligjeve natyrore të qarkullimit të ekuilibruar të pasurive dhe popullatave. Udhëtarët zevzekë që, atë ditë, nuk pranuan të shkonin në Bamako, janë fajtorë ndaj shtetit francez për një rebelim që s’është as më shumë e as më pak se një « pengesë në qarkullimin e avionit ».

Kështu kryhet larja e hesapeve me të shkuarën. Mosbindja kishte kohën e vet : një kohë tjetër, ku individët i kundërvi-heshin vullnetit të individëve të tjerë apo të shteteve, kohë e politikës dhe e ideo-logjive. Drejtësia e përshëndet këtë kohë, duke na bërë njëherazi me dijeni se ajo ka shkuar tashmë. Në njëfarë mënyre, verdikti i procesit Papon ishte një homazh lamtumire ndaj ekzistencializmit.

* (Prill 1998)Përktheu: Orgest Azizi

Verdikti i procesit Papon ishte një homazh lamtumire ndaj ekzistencializmit

Drejtësia në të shkuarën

Page 12: Gazeta Nr. 20

E mërkurë 24 | Shkurt 2010 | 12

Blendi Kajsiu

(Vijon nga faqe 3)

...apo me ardhjen në pushtet të Partisë Demo-kratike. Ndërkohë udhëheqësit e PP-së, si Ramiz Alia, njehsohen me diktaturën komuniste. E me-gjithatë e kaluara duket pakasa më komplekse. Kështu pas pleniumit IX të Patisë së Punës në Ja-nar të 1990, por edhe më parë, fillon një fushatë e pandërprerë për ’demokratizimin e jetës në të gjitha fushat’, me një artikulim politik tejet të ngjashëm me atë të sotmin. Kështu më 6 Qers-hor 1990, Ramiz Alia do shprehej në një fjalim tipik se; “Revolucionarizimi i gjithanshëm i jetës së vendit, demokratizimi i mëtejshëm i saj, janë mjet i sigurt për zhvillime të qëndrueshme e nxitje për të cuar përpara ekonominë, kulturën, tërë jetën tonë politike e shoqërore.”

Gjithashtu është vështirë të kujtohet se dicka e tillë ishte mjaft e lehtë për sistemin ‘totalitar’ komunist pasi ai në vetvete pretendonte të ish kulmi i demokracisë popullore. Pra një sistem vërtet demokratik, ndryshe nga pseudodemo-kracia borgjeze. Andaj kërkesa për demokraci është mëse e natyrshme në universin diskursiv dhe konceptual të komunizmit. Në fakt vetë sistemi komunist nga një pikëpamje tipike progresiste iluministe e shikonte vetveten si përkryerjen e demokracisë pas demokracisë liberale borgjeze, që ndonëse ishte një stad më i evoluar se feudalizmi, përsëri nuk përbënte vërtet një sistem ku trupëzohej vullneti popullor, por një sistem ku ky vullnet deformohej, për-jashtohej apo shtypej. Dhe ku proletariati ishte viktimë i asaj që Marksi e quante ‘ndërgjegja e rreme’. Pak rëndësi ka nëse dicka e tillë është e vërtetë apo jo. Ajo që harrohet është fakti se emërtimin totalitar këtij sistemi iu vu pasi ai u rrëzua. Për sa kohë ai ekzistonte edhe atëherë, si dhe sot, pretendohej se po ndërtohej një de-mokraci e vërtetë, ajo komuniste.

Për këtë arësye edhe atëhere si sot flitej mjaft për pjesmarrjen e popullatës në vendimmarr-je, dhe në procesin politik, prandaj i kushtohej rëndësi pjesmarrjes në votime sado fiktive të ish ajo. Jo rastësisht theksoheshin organizma të shoqërisë të tipit Fronti Demokratik ku qyte-tarët mblidheshin dhe diskutonin, forume që pak a shumë luanin rolin e shoqërisë civile të atëherëshme, një shoqëri që në fakt nuk ekzi-stonte në koncpetin tonë aktual pasi ishte tejet e ideologjizuar. Forume në të cilat nëpërmjet edukimit, pjesmarrjes apo angazhimit politik synohej ngritja e njeriut të ri socialist, të shkë-putur nga e kaluara prapanike, mikroborgjeze apo feudale. Ndërsa sot synohet, në mënyrë më pak agresive, formësimi i qytetarit/njeriut të ri demokratik, i shkëputur nga e kaluara diktatori-ale. Prandaj edukimi qytetar, një frymëzim tipik iluminist ky, është një komponent i rëndësishëm i shoqërisë civile. Pavarësisht nga ’thelbi’ apo e vërteta e këtyre fenomeneve të paktën në nivel artikulimi ato kanë një sërë ngjashmërish me fe-nomenet e sotme, të cilat ose nuk theksohen, ose duket sikur janë harruar.

Sikurse edhe fakti që ndërtimi i komunizmit nuk përfundoi kurrë. Socializmi ishte thjesht një stad tranzicional drejt komunizmit. Një tran-zicion që zgjati rreth 45 vjet, por gjithësesi një tranzicion. Nëse ai djeshmi ishte një tranzicion

Harresa kolektive është përcaktuar nga ndërveprimi i faktorëve politik dhe social në nivel mikro dhe makro

Strategjitë e harresës kolektivePërse nuk mund të mësojmë nga e kaluara

socialist ky i yni sot është një tranzicion demo-kratik, që herë synon konsolidimin e demokra-cisë, herë integrimin e shqipërisë në BE. Ajo që duhet theksuar është fakti se tranzicioni aktual nuk është një risi për Shqipërinë, gjë që duket se është ’harruar’ nga shoqëria jonë. Tranzici-oni më i fundit që ne kaluam ishte ai socialist, rreth 45 vjecar, le të shpresojmë që përvecse në përmbajtje tranzicioni i ri të ndryshojë edhe në kohëzgjatje, dhe mos të ndiqet nga ndonjë tjetër tranzicion.

Po kështu procesi i integrimit të Shqipërisë në një komunitet politik më të madh se vetja nuk përbën ndonjë risi. Përpara BE-së Shqi-përia është integruar me BS-në. Nëse sot vijnë ekspertë nga BE-ja apo SHBA-të për të na ndi-hmuar në ngritjen e sistemit politik apo ekono-mik, dje ata vinin nga BS-ja, Evropa Lindora apo edhe nga Kina. Nëse sot për zgjidhjen e kon-flikteve politike janë të rëndësishme direktivat e delegacionit të BE-së, OSBE-së apo ambasadës Amerikane, dje ishin ato të ambasadës Jugoslla-ve, Ruse apo Kineze. Me pak fjalë marrdhënia prind - fëmijë në të cilin Shqipëria ndodhet sot me BE-në, nuk përbën ndonjë risi, cka edhe mund të shpjegoj përse ajo është përqafuar me kaq entuzizëm dhe lehtësi.

Ashtu sikurse edhe dyzimi midis synimit tonë europian dhe realitetit shqiptar nuk është ndo-një risi në formë. Ligjet tona në letër janë tejet ’europiane’ por në zbatim janë tejet ’shqiptare’. Kështu që për sistemin politik që po sendërzoj-më ekziston një rrezik real që nëpërmjet proce-sit të integrimit europian të ndërtojmë në sistem politik në letër gjithnjë e më larg sistemit politik në të cilin jetojmë. Nuk do të ishte hera e parë që shoqëria shqiptare do jetonte në një dyzim të

tillë midis asaj që deklarohet dhe asaj që jeto-het. Diktatura komuniste që kaluam ishte një si-stem dyzimi apo hipokrizie par excellance. Nga njëra anë glorifikohej sistemi socialist si arritja më e lartë e demokracisë popullore dhe e zhvi-llimit ekonomik, nga ana tjetër jetohej cdo ditë në një sistem politik diktatorial dhe në deprivim të thellë ekonomik.

Por edhe sëmundjet e sistemit tonë politik janë të ngjashme me ato të mëparëshmit. Sot flitet pa fund për korrupsionin, dhe shpesh mendohet se ai pothuajse nuk ekzistonte gjatë regjimit komunist. Kjo vjen pjesërisht si pasojë e faktit që termi ’korrupsion’ lindi pas rënies së komunizmit. Gjithashtu edhe fenomeni i korrup-sionit kishte një tjetër dinamikë dhe kuptim në kontekstin e sistemit komunist. Megjithatë në kodin penal të komunizmit, mitmarrjes i kushto-hen me shume se tre faqe, dhe tre nene të gjata. Në të thuhet shprehimisht: “ Me clirimin e ven-dit dhe dhe vendosjen e pushtetit popullor në të gjithë vendin dhe deri më sot është zhvilluar dhe zhvillohet një luftë e rreptë kundër mitës, në planin juridik dhe atë ideologjik, duke e pa-rashikuar këtë vepër shoqërisht të rrezikëshme si krim”. Ja pra lufta kundër mitës, që në fakt është lufta e famshme kundër korrupsionit që po zhvillohet nga qeveria e sotme. Një luftë që në fakt duket sikur filloi më 3 Korrik 2005, kur PD-ja erdhi në pushtet. Duket se është harruar që kjo luftë ka qenë pjesë integrale e programit të PD-së që në 1992 kur ajo erdhi në pushtet për herë të parë, ndonëse atëherë u la paksa në hije prej luftës kundër komunizmit. Kështu në 8 sh-kurt 1992, lideri i PD-së, Sali Berisha deklaron-te në një intervistë për Le Fiagaro se “në qoftë se Shqipëria i jep fund problemit të saj politik

duke mënjanuar komunistët, në qoftë se ajo liku-idon korrupsionin, ajo do të mund të rimëkëm-bë ekonominë e saj.” Ndërsa me të ardhur në pushtet në cilësinë e Presidentit në mesazhin që ai i drejton Kuvendit Popullor më 22 Prill 1992 Berisha shprehet: “Është e domosdoshme që ky kredibilitet [i zgjedhjeve] të përdoret me mencuri dhe pa humbur asnjë minut kohë për ndërtimin e juridik dhe…luftën kundër korrup-sionit”.

Është interesante të vëresh se gjatë komuniz-mit mita apo ryshfeti shikohej si ‘pjesë e pan-darë e aparatit shtetëror kapitalist borgjez e revizionist ku merr përpjestime gjithnjë e më të mëdha dhe ka përfshirë të gjitha sferat e apara-tit shtetëror, ndërsa për aparatin tonë shtetëror është shfaqje e mbeturinave të së kaluarës dhe e papajtueshme me normat e moralit dhe të së drejtës sonë socialiste”. Ndërsa sot korrupsioni shikohet si pjesë e pandarë dhe karakteristike e vendeve në tranzicion apo në procesin e të as-htëquajturit konsolidim demokratik. Në të dyja ra-stet ai është një element përcaktues dhe negativ i sistemit tjetër. Sistemi komunist e shikonte atë si fenomen të kapitalizmit, ndërsa demokracitë e konsoliduara e shohin atë si pjesë të demokra-cive në konsolidim. Në të dyja rastet ky fenomen kryen një rol diferencues.

Por qëllimi i shembujve të mësipërm nuk është për të nxjerrë në pah ngjashmëritë e të shkuarës me të tashmen, as për të argumentu-ar se sistemi komunist është i njëjtë me atë de-mokratik. Natyrisht një listë më e gjatë ndrys-himesh mund të përpilohej më lehtësisht. Më lehtësisht pasi duket se janë pikërisht ngjas-hmëritë dhe jo ndryshimet që janë fshirë nga ‘kujtesa kolektive’. Dhe pikërisht në ‘përsenë’ e kësaj harrese duhet të ndalemi për të kup-tuar strategjitë dhe burimet e harresës kolek-tive. Natyrisht këto strategji janë të shumta. Kështu mund të argumentohet lehtësisht se harresa e ‘pjesmarrjes’ në sistemin komunist, që natyrisht nuk është e plotë, dhe theksimi i dhunës së këtij regjimi i shërben edhe leh-tësimit të ndërgjegjes kolektive në raport me atë që ndodhi në të shkuarën. Është më e lehtë të kuptohet absurditeti i sjelljes njerëzore gjatë regjimit komunist nëpërmjet diktatit të dhunës sesa nëpërmjet entuziazmit të pjesmarrjes. Aq më tepër kur botëkuptimi ynë për njeriun është thellësisht iluminist dhe racional. Kur historinë, të paktën që nga Hegeli, por edhe më parë, e shohim ende si një proces linear progresi. Në fakt tashmë demokracia shikohet si stadi më i lartë i zhvillimit politik njerëzor, ashtu si dje ko-munizmi. Jo më kot ndokush si Fukujama do të parathoshte fundin e historisë me rënien e ko-munizmit.

Jo rastësisht theksohet mizoria e sistemit ko-munist, izolimi total, ashtu sikurse vete regjimi emërtohet totalitarizëm, pra një kohë e vdekur, totale, pa dinamikë politike. Në këtë mënyrë ele-minohet cdo mundësi veprimi nga individi, bas-hkë me cdo mundësi për ti bërë gjërat ndryshe, dhe si pasojë edhe marrja e përgjegjësive in-dividuale apo kolektive. Disidenca bëhet e pa-mundur, dhe ndonjë rast disidence trajtohet si abnormalitet, duke prodhuar një ’kujtesë’ sipas së cilës në Shqipëri ndryshe nga vendet e tjera nuk kishte aspak disidencë. Dhe kështu përfun-dojmë në një hapësirë homogjene të të gjithëve

Page 13: Gazeta Nr. 20

13E mërkurë 24 | Shkurt 2010 |

fajtor dhe viktima njëkohësisht. Ajo që vlen të theksohet është se ky portretizim i së shkuarës, që ndërtohet nëpërmjet harresës, është produkt i një investimi strategjik të një sërë aktorësh dhe faktorësh politik dhe shoqëror, më shumë sesa produkt i një realiteti historik që ekziston në ve-tvete dhe pavarësisht nga e tashmja. Kështu izo-limi total 50 vjecar për të cilin flitet shpesh kur referohemi komunizmit, më shumë sesa një rea-litet historik është një metaforë që përdoret për të dalluar të tashmen nga e kaluara. Nëse ek-zistion një ‘realitet’ historik mjafton të kujtojmë se Shqipëria ka pasur marrdhënie me USSR me Kinën, Jugosllavinë, studentë në disa vende të europës lindore si Ceki apo Hungari, si dhe një periudhë liberalizimi që më pas u ndoq nga një izolim i thellë, por që kurrësesi nuk ishte total në të 50 vitet e komunizmit, që në fakt ishin 45.

***Në rastin e Shqipërisë harresa kolektive në

raport me komunizmin është përcaktuar nga ndërveprimi i faktorëve politik dhe social në nivel mikro dhe makro. Në nivel mikro revolu-cioni demokratik shqiptar u krye po nga elita poitik-sociale e vetë sistemit, dhe jo e armiqëve të tij, të cilët morën një rol dytësor në këtë pro-cess. Nga njëra anë Partia Demokratike kish-te një interes imediat politik për ta denoncuar komunizmin si një sistem totalitar, pasi në këtë mënyrë eleminohej përgjegjësia e një pjesë të mirë të elitës së saj për pjesmarrjen në regji-min komunist. Të mos harrojmë se vetë lideri i opozitës së atëherëshme ishte një ish-komunist. Në këtë mënyrë fitohej edhe simpatia e një pje-se të mirë të elektoratit që clirohej nga barra e përgjegjësisë me parrullën ‘bashkëvuajtës dhe

bashkëfajtor.’ Nga ana tjetër Partia Socialiste e sapoformuar nga Partia e Punës ishte e interesu-ar të distancohej nga e kaluara e saj komuniste dhe njëkohësisht clirohej nga një pjesë e mirë e përgjegjësisë nën strehën e bashkëfajësisë dhe bashkëvuajtjes. Së fundi, të persekutuarit poli-tik të regjimit iu bashkuan denoncimit të totali-tarizmit komunist jo vetëm si pasojë e vuajtjes së tyre nëpër burgje, por edhe sepse në këtë mënyrë shoqëria vlerësonte edhe më shumë vuajtjet dhe aktet e tyre heroike në një sistem tërësisht totalitar ku askush tjetër nuk kish guxu-ar të ngrinte kokë. Në kushte të tilla qëndresa e tyre bëhej edhe më heroike. Një akt heroik që pikërisht sepse ishte i tillë, dhe sepse provonte se rezistenca ndaj regjimit mund të ndodhte dhe kish ndodhur, nuk u përfaqësua politikisht.

Në nivel makro sendërzimin e regjimit komu-nist si një epokë homogjene, e njëtrajtëshme,e izolimit total gjatë së cilës koha u ndal për 50 vjet, më shumë sesa një realitet historik është një investim strategjik për të krijuar Tjetrin në raport me të cilin kuptohet dhe sendërzohet si-stemi ynë demokratik. Pra përballë mungesës së lirive politike, izolimit, totalitarizmit, Moskës apo Pekinit regresiv dhe lindor, qëndron pjesmarrja politike, lëvizja e lirë, demokracia, shoqëria e hapur dhe Brukseli progresiv dhe perëndimor. Demokracia më shumë sesa një përmbajtje të vetën merr kuptim në raport me diktaturën, to-talitarizmin dhe izolimin. Për më tepër në një vend si Shqipëria ku si pasojë e mungesës së disa vlerave themelore liberale është e vështirë ti japësh përmbajtje sistemit demokratik per se. Kjo është një strategji tipike në krijimin e identi-etit jo vetëm kolektiv por edhe individual. Cdo komb, grup shoqëror, apo individ ka nevojë për

një Tjetër në mënyrë që të krijojë identitetin e vet. Identiteti është porces diferencimi, i përfs-hirjes nëpërmjet përjashtimit, dhe anasjelltas. Ne jemi shqiptarë jo thjesht si pasojë e karak-teristikave të brendëshme kombëtare, por edhe sepse nuk jemi Grek, Serbë apo Maqedonas. Në këtë mënyrë totalitarizmi komunist i së kaluarës është i domosdoshëm për t’i dhënë kuptim de-mokracisë të së tashmes. Aq më mirë kur kjo strategji në nivel makro, përvecse sendërzon demokracinë si sistem i ndryshëm politik në raport me komunizmin, përmbush edhe nevojat mikro të aktorëve politik. Sikurse e thamë në një sistem të tillë pjesmarrësit clirohen nga barra e përgjegjësisë dhe e riprodhojnë vetveten tek e tashmja, tashmë si luftëtarë anti-komunist të de-mokracisë.

Nga ky këndvështrim mund të argumentoj-më se parrulla ‘Liri - Demokraci’ e studentëve të dhjetori në protestat e tyre kundër komuniz-mit ishte momenti fillestar i harresës kolektive nëpërmjet të cilës filloi prodhimi i së tashmes si një kthesë historike në raport me të kaluarën. Të dy këto element u morën nga vetë universi diskursiv i sistemit komunist. Së pari, komuniz-mi jo vetëm pretendonte dhe fliste vazhdimisht për demokracinë popullore, por lideri komunist Aliaj prej kohësh kish filluar një fushatë për de-mokratizimin e jetës në të gjitha fushat. Së dyti, liria ishte një nga konceptet bazë të vetë sistemit komunist i cili ndër vite e paraqiste komunizmin si një clirim të dyfishtë; të Shqipërisë nga nazi-fashistët, dhe të popullit nga skamja, mjerimi, analfabetzmi dhe klasat sunduese. Pra vetë sistemi komunist identifikohej me këto dy ele-mentë. Nuk është cudi që studentët të mbrujtur pikërisht në këtë sistem përdorën pikërisht këto

dy elementë në një konfigurim të ri politik, duke arritur kështu një qëllim të dyfishtë. Nga njëra anë duke e poziciounuar veten në opozitë me sistemin e zhveshën atë nga këto atribute. Nga ana tjetër, si pasojë e kësaj fillon sendërzimi i si-stemit komunist si një totalitet homogjen i mun-gesës së lirisë dhe demokracisë. Një sendërzim që sikurse e treguam më sipër shfrytëzohet nga elita politiko-shoqërore ekzistuese për tu vënë në krye të kësaj lëvizje dhe për ta riprodhuar vetveten.

Ky është një moment tipik ku harresa kolekti-ve sendërzohet si pasojë e strategjive politike në nivel mikro dhe makro duke krijuar kështu kthe-sën e madhe historike të së tashmes. Cdo kthe-së historike nënkupton shkëputje dhe ndryshim nga e kaluara, pra bën të domosdoshme një proces harrese. Në të kundërt nuk do të flisnim për kthesa por për vijimësi historike. Cka do të thotë se kthesat historike dhe rikthimi i kujtesës janë dy procese me shumë kontradiktore sesa paralele. Natyrisht që cdo kthesë historike sje-ll me vete edhe kujtesën e saj, por gjithmonë një kujtesë që ndërtohet mbinjë proces paralel harrese. Ky është edhe problemi themelor me proverbin e famshëm ‘pësimet e së kaluarës, ti bëjmë mësimet e së tashmes”. Është vështirë të mësosh nga e kaluara kur ajo në fakt sendër-zohet dhe e merr kuptimin nga e tashmja. Do të ishte më e llogjikëshme që e kaluara të mëson-te nga e tashmja dhe jo anasjelltas. Vështirë të mësosh nga e kaluara kur ajo që duhet harruar për të sendërzuar momentin historik të së tas-hmes është shpesh ‘mësimi’. Nuk është pra ra-stësi që shumë pak mësohet nga e kaluara. Që sot ne vazhdojmë të përsërisim shumë nga ga-bimet që kemi bërë edhe dje.

Orgest AZIZI

Filozofia nuk është medoemos e papajtueshme me gazetarinë. Michel Foucault ëndërronte për një gazetari filozofike, në formën e reportazhit të ideve. Megjithatë, arkeologu i dijeve dhe gjenealogjisti i pushteteve nuk e kishte fjalën për idetë e rreshtuara në librat e teorisë por, përtej biblio-tekës dhe katedrës, paralel me to, për atë tëhuajëzim të vetes dhe percep-timeve që mund të operojë mendimi në kontakt me plasaritjet e aktualite-tit. Një trup i ri politik lind diku, diku belbëzon një barazi, një subjekt i padëgjuar dhe pa tagër institucional percepton të patolerueshmen, teksa ndeshet me rendin monoton të ligjëri-meve dhe arsyetimeve shtetërore. Larg tautologjive të analistit që, i magjepsur nga spektakli i pushtetit, përherë shpje-gon se ajo çka është përherë ajo që është, larg dhunës së ekspertit, që na urdhëron se ajo që është duhet të jetë, për vështrimin filozofik hapet mundësia e një kartografimi alternativ të aktuali-tetit, nisur nga aksioma se njerëzit men-dojnë. Kjo aksiomë është kushti i parë i politizimit të aktuales, dhe pyetja që gjithherë e thërret filozofin gazetar është : ku mendohet sot, cilat janë vendet aktuale te mendimit të njerë-zve ? Zaten, Foucault e ndërtoi një pje-së të mirë të veprës së vet teorike si kontribut ndaj këtyre mendimeve, si mundësi takimi me këto zona ku kon-figurohet një raport i ri i së mundurës dhe së pamundurës, së pranueshmes dhe së papranueshmes, si një punë në diapazon me të papriturën e ngjarjes.

Pasues në të njëjtën vijë, Jacques

Kronika të konsensusit luftarak

Në qendër të perandorisëRancière, filozof i emancipimit dhe i politikës si afirmim i barazisë përkun-dër arsyeve të dominimit, ka mbajtur për vite me rradhë një kronikë të rre-gullt në njërën nga të përditshmet e mëdha braziliane, Folha de São Paolo, të përmbledhura nën titullin Kronika të kohëve konsensuale. « Por konsen-susi nuk është qetimi i shpirtrave dhe trupave që na përshkruan ideologjia liberale. Konsensusi nuk është paqja. Është një hartë e operacioneve lufta-rake, një topografi së dukshmes, së mendueshmes dhe së mundshmes, ku shpërndahen e zënë vend lufta dhe paqja. Konsensusi që na qeveris sot është një makinë pushteti, për sa që është një makinë pamore », ravi-jëzimi i një territori, konfigurimi i një kodi perceptueshmërie për atë çka ndodh, « një regjim i interpretimit që ndan ç’është e re nga ç’është e vjetër, ç’ka rëndësi nga ç’nuk ka, ç’është e mundur nga ç’nuk është ». « Kroni-ka atëherë, për të analizuar lojërat e makinës konsensuale duhet të zhven-doset në të tjera terrene hulumtimi, të ndjekë gjurmë të tjera të së duk-shmes dhe të shpikë të tjerë skenarë kohorë », për të mundur të restaurojë mundësinë e një konflikti, i cili lidhet para së gjithash me statusin pole-mik të vetë realitetit dhe mënyrat e ndryshme të lexueshmërisë së tij. Gji-thmonë një e tashme mund t’i kundër-

vihet një të tashmeje tjetër, një lexim dhe përshkrim i së dukshmes, një leximi dhe përshkrimi tjetër. Kjo mun-dësi konflikti ka një emër të vjetër, të cilin konsensusi synon ta zbrazë nga çdo domethënie. Quhet politikë.

Në kohën kur logjika policore e EULEX-it në Kosovë vendos të rihapë një proces politik ndaj udhëheqësit të Vetëvendosjes, për rrezikshmëri publike dhe dëme materiale, duke dashur të imponojnë një përshkrim të rrugëve të Prishtinës si vend absolut i qarkullimit të Jeep-ave dhe paza-

rit të njerëzve, por kurrsesi si vend i shprehjes së vullnetit politik ; në ko-hën kur pavarësia negative e Kosovës pranohet me kushtin e leximit të saj si vend multietnik dhe jo si popull poli-tik qytetarësh, si zonë krize dhe jo si hapësire sovraniteti, në kohën e fabu-lave mbi mbulimin biometrik të po-pujve të Ballkanit si kusht për hyrjen e tyre pa viza në Evropë, në përvjetorin e datës kur shteti shqiptar, nga roja e polici deri te ministri iu sul me inat një shkolle kinemaje për ta zëvendësuar kopshtin e saj të gjelbër me parkin-

gun e një televizioni sa privat dhe voyeurist, ndërkohë që opinionistët e verbër ndaj çdo subjektivimi politik flisnin njëzëri si nëpunës përmbarimi, dhe, last but not least, në kohën kur funksionarët spektakolarë të opinionit nxjerrin nga xhepi, në vend të pisto-letës apo kamxhikut, statusin e filozo-fit-ekspert (jo më pak të dëmshëm), në shumëfishësinë monotone të një kohe të tillë pra, na duket se ka gja-sa të forta që kronikat e filozofit tonë gazetar të gjejnë jehonë në mendjet e disave.

Page 14: Gazeta Nr. 20

E mërkurë 24 | Shkurt 2010 | 14

Arbër Zaimi, Andi Kananaj, Leart Kola

Mbas rrëzimit të Monumentit të Enverit (i njohur si busti, edhe pse në fakt nuk qe thjesht bust) nga një grusht shqiptarësh dembelë dhe paqedashës që sot jetojnë thuaj-se të gjithë me asistencë sociale në Gjermani, Kanada dhe vendet skandinave, në Shqipëri mbetën më punëtorët, ata që nuk e rrëzuan monumentin, por që me nuhatjen tipike të sipërmarrësit u nisën drejt Turqisë, me dy çanta bosh, që i sollën plot me qofte, çokollata Hilal, gurë çakmaku, Top Hat dhe tullum-bace shumëngjyrëshe. Një realitet i ri u krijua në Shqipëri. Kapitalizmi, ky regjim lirie, ku qeni ha qenin filloi të lulëzonte, si kurrë ndonjë herë.

Ndërkohë që më intelektualët merreshin me pyetjen “a e tradhtoi Enveri Kosovën” dhe me përkthimin e këngës “Dirty Diana” të Michael Jacksonit, në rrugët e Tiranës Homo Albanicus nisi tranzicionin e tij evo-lutiv drejt perëndimit.

Në fillim, ai u shfaq si Homo Erec-tus, dhe në fakt, shihte me vëmen-dje deri dhe titrat e Electric Blue te “jugosllavi”. Vetinë e tij si Homo Erectus Democraticus, shqiptari ende nuk e ka humbur, madje e konservon me krenari, sinqeritet, naivitet dhe vitalitet.

Për Gazetën Gazeta tregon dhe dëshmitari okular i atyre viteve, aktivisti i kapitalizmit, Henri Mon-dani, që njihet ndryshe si shpikësi i përzierjes Absinth Çek me Red Bull Korçe dhe Viagra, përzierje e testuar me sukses në fizikët e njomë të sa e sa gocave gjimnaziste dhe studente të universitetit Justiniani i Dytë, me të cilat më vonë u orga-nizuan party okulte. Henri Mon-dani kujton se si në vitet e para të kapitalizmit blinte me shumicë 52 letra bixhozi porno te Pazari i Ri, të cilat i shiste një nga një tek ushtarët e gardës së republikës, të cilët si detyrë të dytë, mbas masturbimit kolektiv, kishin edhe ruajtjen e insti-tucioneve. Me lekët e fituara Henri Mondani tentonte të qeraste ndonjë femër me të cilën përfundonte që bënte seks në dhomën e transme-timit të komentit të ndeshjes në stadiumin “Qemal Stafa”, në po të njëjtën tavolinë prej nga fliste gjatë ndeshjes zëri monumental i Ismet Bellovës dhe i Veli Radës pishtar i demokracisë (asgjë e ngjashme me Ardit Radën, pishtar i komunizmit)

Në ato ditë të vështira por të bukura (shumë kohë përpara se të shpikej peshku pa ujë), kur në rru-gët e Tiranës u shfaqën për herë të parë Dëshmitarët e Jehovait, sheshi Skënderbej u mbush me sipërmarr-jet e para të biznesit shqiptar, kio-skat shumëngjyrëshe prej peçiklla-si (fleksiglasi). Ende të pamësuar me ligjin e xhunglës, shqiptarët iu futën me kokë biznesit të qoftes dhe

Page 15: Gazeta Nr. 20

15E mërkurë 24 | Shkurt 2010 |

Shpëtoji vetmisë me ma shum vetmi!(Shënime për barinjtë që kullosin bagtitë në malin e Kabashit)

… dhe nji bolluk hini nis e të mulon rand’

Çdo dit ka shi!Koh’ e panjallur e rinis’shpirtnim i pashpres’ i kangs’ së ngji-rur-zemna e fushnjakut të shëron nga epi-lepsi e andrrave me gushë të bardhënji gur rrufeje i ba rrumullak, i varur m’qafa nji përflakje qirinjsh që i nez tok,te varr’ i bariut të par’ - i vra pak vjet ma par’-se nryshe era i ban të heshtur.

… si qilim sopotibardhësi e mytur me nji kornizë të zezë më cep,i pamaru më vegj të nuses që u ba shpreshëme një skizër, ngulur në zemën ama- djali në kurbet -Kurbeti a i zi, ynyrë e përvëlupër të djegur plagët e djegura ma parëpër të mos lan’ shenjasi vraga-kohë e palindur e rinisë –të plevicës me çimka e pleshta, gazhdareqë e mante të gjallë në bark ate qyqarnë anën tjetën të kufinit.

… nji kangë më za të par’e nji rrëfenjë me ujq të marr’,egërsina t’hirta me za pas shpinës.Me llastiqe kangësh i gjun ulërimës;kangës kaba që përvlohet në stane kriset në pyll,i vihet pas nji zog nate për ta za.Kanga me za nuk shlohet vetëm m’fshatdo përplaset shpivet, ty do t’kthehet prapë,ty do t’za,e pa ba zado e pranosh se asnji s’ka,as ujk nuk ka.

… kangën në fshat ta nigjon veç qeni,kotherja e man të varur, besnik,veç ti i thu ‘qen’, të tjerët ‘egërsin’.

… një grep ta ka gëlltit zemna ama- kohë e panjallur s’a asgja –s’ka mbrrit lajmsi e ta njall,kohn e metur var;dhe qumshtin e pakt ja ndan druvarëvetë pastrenëve fusharakë, 14 vjeçarëve,dje u martojshinsot nisen druvarë,në të hirtumen e malit, kacolle me pla-smas,me rumatizëm te kamët e kratsa durët s’i ngrejn dot mapër të numru- se ditët duhen numru, nryshe nuk marojnë -n’krye t’ javës Shmitre n’ fund t’ mujit Bajram.Festa të nrofta me samsake pisha, se këtu ka veç ahdhe ahme të thame përgjysëm,dhe ujk, dhe hin vatre katë hedh nëpër male,shi, ka shi…

hamburgerit, dhe gjashtë muaj më vonë nuk mbeti më asnjë gjyshe, nga Tropoja deri në Konispol, pa e provuar shijen simpatike të mishit industrial të importit që thuhej se qe mish elefanti. Hamburgeri dhe qoftja, më vonë provuan evoluimin e tyre kristian, sufllaqen, dhe atë mysliman, donerin.

Pas biznesit të zgarës, hobi i dytë i sipërmarrësit shqiptar ishte përgatitja e alkolit etilik, në formë ponçi portokalli, që mbante me energji të rinjtë gazmorë të Shqi-përisë që bridhnin nëpër lokale buzë Lanës (edhe këto lokale, bare dhe disko në vetvete shënonin një arritje të mrekullisë kapitaliste). Një nga fenomenet e para të tregut të hapur, që edhe sot vjen me nostal-gji në mendjet e brezit të ’75, është çokollata Hilal. Andi kujton se si, në ’93 kalonte pasditet mbrapa Petro Ninit duke vënë baste te paralelet, me çokollata Hilal. Andi thotë se ka patur mbi dhjetë dëshmitarë, por të gjithë humbën jetën në ngjarjet e tmerrshme të vitit 97. I vetmi që shpëtova jam unë, thotë Andi, që emigroi asokohe drejt vendit më të afërt.

Sa herë që kombëtarja fiton me Greqinë, Andi çon kurora me lule tek varrezat e dëshmorëve, në kuj-tim të çunave, që i mendon të vde-kur në 1997, deri kur i gjeti të gjithë shëndoshë e mirë në Facebook tek grupi “E duam Partizanin pa Bert Xhanin” dhe te grupi “Ylli Shehu s’e ka asigjo as Fidel Yllin as Mehmet Shehun”, dhe te grupi tjetër “Naçut e Parkut”, grupe këto avangardiste që krijuan premisat e nevojshme intelektuale për shumë shkolla private që sot lulëzojnë anekënd në Shqipëri.

Mbas ngjarjeve të rrugës Bar-dhyl, ku në një shkëmbim zjarri humbi jetën Gaz Muça dhe Franc Konomi, shqiptarët nisën të prekin me dorë ëndrrën e barazisë. Në skenë u shfaq imazhi i shndritshëm i zonjushës Maksude Kadëmi, motra e Dumes (Edmond Kadëmi), shoku i klasës së And Kananajt. Maksudja, me emrin e luftës Sude, hodhi në treg parrullën e re “Of Course We Can”, që përkthehet “Po Mo Daje”. Pasi ia futi dhe Krishtit, që maksimu-min e vet e kishte tre fishim të pesh-kut, Sudja shtatëfishoi lekët, dhe në shenjë respekti, shqiptarët agjëruan nga peshku atë natë. Darvinizmi intelektual evolutiv post-san-valen-tinist demokratik vazhdoi të ecë me hov nëpërmjet biznesit të shkatërri-mit të kioskave të sufllaqeve, për të ndërtuar pallate shumëkatëshe, si jashtë shtetit.

Thuhet se përfitoi shumë para biznesmeni Ilir Meta, që organizoi turin turistik për skraparlinjtë te Pallati i Vodafonit, ku skraparli-njtë mund të shihnin me sytë e tyre mrekullinë e kapitalizmit dhe një shpikje kaq utilitare siç ështe

ashensori. Ky biznes dështoi që nga sipërmarrja e Fidel Yllit që ndërtoi pallatin më të lartë, ku mund të strehohet gjithë Skrapari. Fidel Ylli ka premtuar që në kat të fundit do të vendoset teqeja e Abaz Aliut, ku do të vijojë pelegrinazhi i Festës së Gushtit. Në tarracën e pallatit ka një vend special për kurbane, dhe një fotografi përkujtimore të Kahreman Yllit, librit të Muç Nanos dhe një foto të Fidelit kur ka qenë çun i ri, bodiguard i Sandër Meksit.

Mbas hovit të ndërtimeve, shqip-tarët vijuan me biznese të tjera. Prej tyre më i suksesshmi ishte iniciativa e një grupi intelektualësh që merre-shin me shitblerje rrobash, për të hapur Universitete Private, të Larta, pa hesap. Ky biznes i ri vuri disi në siklet pronarët e moteleve, që ende sot ankohen për këtë konkurencë të pandershme. Këta të moteleve thonë se ne i kemi gati kurrikulat, sipas kartës së Amsterdamit, por nuk po na lënë të japim diplloma për ata më të zotët të paktën. Ne, kemi klientë që janë përmirësuar shumë këto muajt e fundit. Nuk ia vlen të bëjmë emra, por edhe këta pronarët e universiteteve, këtu te ne e kanë filluar formimin e tyre bazë, vetëm se nuk ishin aq të zotë sa të vazhdonin tre vjeçaren.

Të ishte për atë të shkretë diplomë, bënim si bënim, po tani janë futur në lojë dhe masterat, dhe doktoraturat, mësohet të thotë pronari i motelit 111 në Vaqarr. Te masterat, unë nuk toleroj dot, sepse këmbëngul për cilësinë. Jam gati të ndërtoj me lekët e mia biblioteka

dhe laboratorë ku të mund të prak-tikojnë studentët falas.

Iniciativa e pronarëve të mote-leve iu ka rënë të gjithëve në sy, prej emaileve promocionalë me titullin “A do ta rrisësh me 4 inch”. Joshja dhe marketingu i moteleve gjithsesi nuk po arrin të konkurojë me formulën e universiteteve “Sill një shok, fito një laptop”, që është evoluimi i parrullës së vjetër “Sill një shok dhe ne i marrim dashno-ren”, që tashmë është përpunuar në sloganin e univeristeteve private “Më mirë një Diplomë, një Laptop dhe një Dashnore, se sa një shok pa dashnore dhe pa laptop”.

Siç thotë dhe Laçko (Nazarko Shpëtim), “Kohë krizash vëlla, do të bien bankat një e nga një si fiq të rreshkur Lushnje”.

Epilog

Pasi hoqën fiksimin e hamburge-rit të mbështjellë me faqet e librave të Enverit, çokollatës Hilal, sallamit Top Hat dhe kioskave plot ngjyra, biznesmenët shqiptarë filluan të sofistikohen intelektualisht.

Me parullën “Dhjetat tona plumb për armikun”, shqiptarët vendosën që të bëhen të gjithë me mastera dhe me doktoraturë. Por meqë universiteti shtetëror ruajti një lloj dinjiteti (me frikën se mos ku i dihet ringjallet Enveri), gjithçka iu la tre-gut që ta rregullojë me universitete private. Në fillim u duk si shaka, por me të shpallur Genc Pollo tenderin për liçenca, në Tiranë u dyndën

Mesdhetarë, Amerikanë, Europianë, Ndërkombëtarë, Planetarë, madje dhe jashtëtokësorë. Genc Pollo u dha të gjithëve të drejtën që të arsimohen në gjuhën e tyre.

Konkurenca ishte e fortë, kështu që administratorët e universiteteve private u detyruan të bëjnë ulje deri në katër mijë euro për person në vit, dhe betohen se po e shesin nën kosto. Të gjithë pronarët betohen që kaq e kanë blerë vetë, s’e shesin dot më pak, se po dalin me humbje.

Gjithashtu kanë toleruar pak te mesatarja, testi i pranimit përfun-don tek vlerësimi i aftësisë për të nxjerrë portofolin nga xhepi, si dhe për të pohuar me kokë. Në rast se provohet që studenti - pacient ka një shok, i dhurojnë një laptop nga lekët e veta. Në rast se është nënë me fëmijë, i dhurojnë lavatriçe. Në qoftë se pacientët vijnë me grupe dhjetëshe, tre hyjnë falas, dhe kanë dhe nga një pije alkolike me vete. Gjithashtu për vipat shërbimi ofro-het nga shtëpia.

Tre arsye të forta se pse do ti mbijetojë universiteti privat krizës globale dhe nuk do të përfundojë si kioskat e hamburgerave, si lokalet e parkut rinia, si piramidat apo si firmat e ndërtimit janë:

1. Ambientet e universiteteve private janë intime

2. Nuk ke stres provimesh3. Po njohe një femër, nuk ka ku

humb, do ta gjesh te kafja poshtë.4. Fitorja është e siguruar me

kasko

Page 16: Gazeta Nr. 20

E mërkurë 24 | Shkurt 2010 | 16

Vëllai i Madh orwellian

i këso erës sonë sëbashkukohore

������������� ��������� ������

copa-copa, si në orë mësimi punëdore,

sa të bujshëm, aq të ngathët e fanatikë

si tiranozaur sajuar me punë vullnetare

duke iu përngjarë, kësisoj, rrënojave

prej Borgesit të qenieve imagjinare

gjymtyrët e dikujt, seksin e bishtin

të një tjetri, kokën kush e di, pa e

cënuar imazhin human gjithsesi.

Organizmat

kaba e pa të mbathura

kanë, anekënd, të tyret organe

organet e sekretariateve

aq sa edhe sekretimeve

prej nga sekretohen plane

për miliona Vëllezër të Vegjël,

me tërë sekretet hapur faqe botës,

pjella partneriteti kallp e paterniteti praktik

ngjizur qysh prej shpikjes së rrotës.

Çdo Vëlla i Vogël sekretor

i ngjason organizmit njëqelizor,

spermatozoid i pakënaqur njerëzor,

�������������������������������������

si substanca ku prej kohesh endet i përkorë.

Për çdo ditë pluskim në të pareshturin gjurmim

këmba - këmbës, drejt partneritetit

ushqehet dhe shpërblehet sa 1984

ditëzinj lëkurënatë nga paratë e shtetit.

Dhe, jo vetëm kaq. Nuk mbaron me kaq.

Spermatozoi na pezmatohet edhe qahet.

Ndërkohë organi që e rrjedh andej këtej

si mallkim çifuti, për mbushje vrimash

dhe tredhje të tërë halleve të botës,

gabon shenjë nga miopia strabike

dhe ia rras së prapthi sipas rastit

ndaj spermatozoi ka të drejtë

të mllefet dhe të shfryjë:

“punë muti”.

Sa epidemike aq emblematike

ajo puçrra endacake në fytyrë

e lap-topi dëng me projekte

gjeo-politik-soc-ekonomike,

për Europën Jung lindore,

Afrikën riperëndimore,

Galaktikën antiveriore.

Çdo sivëlla mbetet i vendosur,

madje sigurisht i betuar,

të ligat dhe hallet e botës

deri 2084-ën për t’i përgjysmuar

Gjysmën e jetës na e ka shpenzuar

duke ëndërruar një llogari dhe një CV

gjysmën e dytë duke llogaritur një ëndërr

dhe zbukuruar një VC.

r r

Qethet e rruhet me vend e pa vend,

të shtyjë kohën pa revan,në vendet me shërbim që kozmopolitikishtquhet pagabueshmërisht akomodim.Vende ku berberi berberit nuk i ngjan.berberë që aq dinë aq rruajnë si ngaherë.Herë të tjerë, që brisku iu shket nga inati,pse i posarruari taze s’bëhet klient i përherë.Dhe berberë që dinë të rruajnë e qethin aq mirë,gjakosin thellë e mbajnë mandej briskun pa e fshirë.

Kur t’u lypset të thonë si ta lyp nevoja, orë e pa orë:brisku im ka gjak race prej të madhiNëmospo, jemi bërë vëllezër gjaku.kam luftuar tiraninë me shpatë në dorë.

Big Brother ShowNGA KRENAR ZEJNON

Vëllai i Vogël, tashmë adult ka përmasat e një roboti faqeqime

a të një buratini sa një bojë njeriu, i bardhi qoftë apo i ziu.

Mbathet, fsheh organin dhe del tebdil me shërbime.

�����������������������������������

mbart edhe shenja të dallueshme jete,

zakonisht ndonjë përgjakje

brisku rroje berberi,

diku në zonën

juglindore

të puçrës

mahisur

nga vreri

tek endet

ndër fytyrë

çdo ditë nëpër

vende më vete,

sipas grindjes hormonale

në përjetim netësh plot marifete,

tek sheh në ekran “Big Brother Show”

ose e ndjek lojën e tavolinës në shahun

mes fallit të Monikës dhe fallusit të Billit

nën ilaritetin e arbitrimit të Ilarinës.

����������� ��������������

nga shenja të veçanta pamore,

hija e vanitetit i jep plot nur

pamjes prej shpëtimtari.

Zakonisht dinë t’i bien saksofonit

e rrallëherë paksa mandolinës.