16
E MERKURE 17 MARS 2010 - VITI 2 I BOTIMIT - NR 10 (23) - ÇMIMI 20 LEKË E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1) Brenda-mbyllje udhëtari. I palëvizshëm, brenda në vagon, sheh të rrëshqasin sende të palëvizshme. Çfarë po ndodh? Asgjë nuk lëviz as brenda e as jashtë trenit.... Për të paktën 30 vjet , e tashmja, në vendin tonë, ka qenë një kohë e çorientuar. Do të thoja një lloj kohe e cila nuk ofron rinisë së saj, veçanërisht rinisë së klasave popullore, ndonjë princip për të orientuar ekzistencën. Cili është karakteri preciz i këtij çorientimi... Sizifi shqiptar Detar i të paanës, i kyçur në burg Guximi i së tashmes 02 analiza Kur flitet për totalitarizëm shpeshherë llomotitet në mjegull, pa patur parasysh atë çka në të vërtetë e bën një shtet totalitar, madje pa patur parasysh as karakteristikat që e dallojnë shtetin totalitar nga shteti demokratik.... A shpëtuam prej Totalitarizmit? 03 analiza FSK-ja paska të drejtë të ketë armë me tytë të gjatë, porse këto armë duhet të jenë të ndara prej municionit dhe, rrjedhimisht, pa të. Pra, armët e FSK-së nuk duhet të përdoren për atë që shërben arma sepse edhe ashtu s’mund të përdoren (pa municion)... Në cilën anë të pushkës? 06 kosovë 14 përkthim 09 opinion Prova e gjallë që shoqëritë tona janë haptazi jo – humane është punëtori i sotëm pa dokumenteLexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! KONTRIBUTORE | Agustin Gjinaj, Agon Hamza, Albin Kurti, Arber Zaimi, Artan Sadiku, Avni Zogiani, Dejona Mihali, Genc Kadriu, Krenar Zejno, Koço Danaj, Leart Kola, Gerda Dalipaj, PERKTHIME | Alain Badiou, Michel de Certeau GAZETE E PERJAVSHME - BOTUAR NGA INSTITUTI “ANTONIO GRAMSHI”, TIRANE Një fantazëm e shfytyruar endet mbi shtetet dikur të zotëruara nga ‘socializmi’, e sidoqoftë nuk fluturon duke triumfuar apo duke kërcënuar si paraardhësi i tij. Këtë herë, në njëzet vjetorin e rënies së murit dhe gjatë një krize... DREJTËSI! “Përkujtoni të vdekurit dhe mos harroni të gjallët!”

Gazeta Nr. 23

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! Me shume informacion tek http://www.opolitike.org

Citation preview

Page 1: Gazeta Nr. 23

E MERKURE 17 MaRs 2010 - VITI 2 I BOTIMIT - NR 10 (23) - ÇMIMI 20 LEKë

E MERKURE 15 sHTaTOR - GaZETE E PERJaVsHME E PaVaRUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1)

Brenda-mbyllje udhëtari. I palëvizshëm, brenda në vagon, sheh të rrëshqasin sende të palëvizshme. Çfarë po ndodh? Asgjë nuk lëviz as brenda e as jashtë trenit....

Për të paktën 30 vjet , e tashmja, në vendin tonë, ka qenë një kohë e çorientuar. Do të thoja një lloj kohe e cila nuk ofron rinisë së saj, veçanërisht rinisë së klasave popullore, ndonjë princip për të orientuar ekzistencën. Cili është karakteri preciz i këtij çorientimi...

Sizifi shqiptar

Detar i të paanës, i kyçur në burg

Guximi i së tashmes

02analiza

Kur flitet për totalitarizëm shpeshherë llomotitet në mjegull, pa patur parasysh atë çka në të vërtetë e bën një shtet totalitar, madje pa patur parasysh as karakteristikat që e dallojnë shtetin totalitar nga shteti demokratik....

A shpëtuam prej Totalitarizmit?

03analiza

FSK-ja paska të drejtë të ketë armë me tytë të gjatë, porse këto armë duhet të jenë të ndara prej municionit dhe, rrjedhimisht, pa të. Pra, armët e FSK-së nuk duhet të përdoren për atë që shërben arma sepse edhe ashtu s’mund të përdoren (pa municion)...

Në cilën anë të pushkës?

06kosovë

14përkthim

09opinion

“Prova e gjallë që shoqëritë tona janë haptazi jo – humane është punëtori i sotëm pa dokumente”

Lexojeni, shpërndajani

miqve dhe mbi të gjitha,

dorëzojani armikut!

kontributore | Agustin Gjinaj, Agon Hamza, Albin kurti, Arber Zaimi, Artan Sadiku, Avni Zogiani, Dejona Mihali, Genc kadriu, krenar Zejno, koço Danaj, Leart kola, Gerda Dalipaj, PerktHiMe | Alain badiou, Michel de Certeau

GaZETE E PERJaVsHME - BOTUaR NGa INsTITUTI “aNTONIO GRaMsHI”, TIRaNE

Një fantazëm e shfytyruar endet mbi shtetet dikur të zotëruara nga ‘socializmi’, e sidoqoftë nuk fluturon duke triumfuar apo duke kërcënuar si paraardhësi i tij. Këtë herë, në njëzet vjetorin e rënies së murit dhe gjatë një krize...

drejtësi!

“Përkujtoni të vdekurit dhe mos harroni të gjallët!”

Page 2: Gazeta Nr. 23

e mërkurë 17 | Mars 2010 | 2

(Vijon në faqe 13)

Në këto rrethana, guximi...

Domethënia e Sarkozisë

Një fantazëm e shfytyruar endet mbi shtetet dikur të zotëruara nga ‘socializmi’, e sidoqoftë nuk fluturon duke triumfuar apo duke kërcënuar si paraardhësi i tij. Këtë herë, në njëzet vjetorin e rënies së murit dhe gjatë një krize me dimensione të pashem-bullta që shtrihet me shpejtësi glo-balisht, shtrohet pa nostalgji pyetja: Çfarë ka mbetur në fund të fundit nga socializmi i vërtetë dhe cilat dimensi-one socio-psikologjike ringjallen nga rrënojat e një "dashurie të paplotësu-ar " si një kontratë sociale?

Artikulli do të përqëndrohet në versionin shqiptar të sociolopatologji-së të nostalgjisë socialiste. Përveç një prezantimi të parë të përzgjedhur për rastin shqiptar për të ilustruar karak-teristikat e tij sui generis, qëllimi ynë do jetë kërkimi i pasojave ekonomike, sociale dhe politike të rënies së regji-mit të Hoxhës.

Në vazhdim të temës, domethënë në qoftë se ka apo jo nostalgji për re-gjimin e kaluar në Shqipëri, do të për-piqemi, duke shprehur një refuzim, të analizojmë kushtet e tranzicionit kao-tik dhe traumatik.

Shqipëria përbën një njësi histori-ko-sociale jashtëzakonisht të ndërli-kuar, e vështirë por e dobishme për t’u studiuar. Veçantia e rastit shqip-tar gjendet jo vetëm mbi parimet e çështjes së ndërlikuar shqiptare dhe të ndërtimit kombëtar shqiptar. Dall-gët e trazuara të përmbytjes osmane, luftërat e vazhdueshme dhe ndërhyr-jet e huaja, që mbulojnë gjithë peri-udhën nga fundi i shekullit 19 deri në katër dekadat e para të shekullit të 20 lanë si pasojë një shoqëri shqiptare të lodhur dhe të prapambetur për nga ana e indekseve të zhvillimit shoqëror.

Pa asnjë ekzagjerim në një analizë të detajuar të zhvillimit socio-ekono-mik të shtetit shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore, është e duhur të thek-sohet se një përqindje prej 80% e po-pullsisë u gjet analfabete, ndërsa për-tej zonave kryesore urbane, strukturat e shtetit ishin një ëndërr 'netëve të verës’ për intelektualët modernë [1].

Në fakt, studimi i marrëdhënieve prodhuese gjysmë-feudale, në një sërë krahinash të vendit, veçanërisht ato më të izoluara gjeografikisht, mund të bëjë më të lehtë kuptimin e qartë të zhvillimit historik të asaj periudhe. Mungesa e vazhdueshme e strukturave, një pasiguri e madhe administrative e sociale dhe asfiksi ekonomike janë mbiemra që karakte-rizojnë edhe Republikën Presidencia-le Shqiptare që rezultoi me rrëzimin e bllokut lindor. Çfarë ka ndodhur pra?

Si shpjegohet periudha prej gjy-smë shekulli e ndërtimit të socializmit shtetëror dhe çfarë trashëgimie ka lënë pas?

Artikulli do të përqëndrohet në versionin shqiptar të sociolopatologjisë të nostalgjisë socialiste

Sizifi shqiptarTë përndjekësh të kaluarën ndërsa mallkon të tashmen

Kush është Trikupi shqiptar që të mund të thotë “Kush e ka fajin”?

Pa dyshim, nuk është burri aktual i pushtetit, Sali Berisha:

Ai, i cili në gjyqet e regjimit të Hoxhës kishte shërbyer në rolin e dëshmitarit të akuzës duke bërtitur për dënim maksimal të armiqve të partisë dhe të vendit të tij, gjeti atdhe-un e tij të vërtetë pas ‘90: para ,para, para.

Debati publik dhe akademik që ka ardhur në skenë bazohet tek rivlerësi-mi, i njëanshëm por dhe kontradiktor, të përvojave traumatike të përbash-këta. Duke rëmuar të kaluarën, me një qëndrim kritik retrospektiv, i cili shi-kon dhe krahason me hidherim me perëndimin, konkluzionet marrin një perspektivë manikeiste.

Periudha 'socialiste' gjykohet në tërësi, nga mosha e tretë dhe grupet më të rrezikuara ,dhe është e kuptu-eshme kjo, me një pikëpamje poziti-ve. Elementi kryesor që vlerësohet

si pozitiv është stabiliteti i normave shoqërore. Domethënë vlerësohet stabiliteti i simboleve të ekzistencës shoqërore dhe strukturat ekzistu-ese sociale (lagje, familje-mjedisi miqësor) që u shëmbën befasisht dhe pothuajse plotësisht.

Nostalgjia shoqërore nuk është një fenomen karakteristik shqiptar por nëqoftëse marrim parasysh drejtimin politik vazhdimisht të trazuar të shtetit shqiptar [2], kjo formë sizifiane e ana-lizës të realitetit aktual duket se është rrënjosur fort në ndërgjegjjen kolek-tive të shoqërisë shqiptare.

E vërvitur në detin e irrituar të globalizimit, Shqipëria ka përjetu-ar dhe po përjeton një krizë iden-titeti. [3] Me kaq shumë fatkeqësi të ndryshme shoqërore, Shqipëria përbën një shembull të shkëlqyer të postmodernizmit. Dhe këtu qëndron ironia. Shqipëria po vajton për këtë postmodernizëm, edhe pse ende nuk e ka kaluar krejtësisht pragun [4].

Gërsheton struktura fisnore, tradicio-nale, kryesisht të shtrembëruara, një nostalgji socialiste relative të sigurisë ekzistenciale, dhe një ekonomi kao-tike, ultra-liberale, e cila përkthehet në një makth shoqëror darvinist [5]. Vetëm kohët e fundit, sic njoftoi Sali Berisha: do te ndodhe dhe privatizimi i çdo sektori strategjik të ekonomisë me përjashtim të arsimit dhe shën-detësisë!

Por dhe nëse nuk do të ishe priva-tizuar gjithçka, arsimi publik është aq i degraduar në disa zona sa opsioni i vetëm është shkolla private.

Elita ka kohë që nuk është më në këtë lojë. Nëpër shkolla shqiptaro-greke, shqiptaro-franceze, shqipta-ro-gjermane dhe shqiptaro-italiane për fëmijë, një brez i ri elitar me një pikëpamje demokratike po formohet.

Krahas imazhit të një elite që rin-dërtohet një mitologji komplekse dhe e larmishme kombëtare jeton parale-lisht me një vrull të pashuar për mër-

gim. Ekonomia "gri"(e zezë) dhe lëvi-zja e punëtorëve emigrantë siguron mirëqenien e mijëra familjeve.

Në një sfond të tillë, entuziazmi i shprehur për strukturat evropiane shërben si një pasqyrë përmbysur drejtuar kundër elitës politike shqip-tare moderne, thellësisht e korruptuar dhe grabitqare.

Anullimi i vazhdueshëm i thëni-es dictum factum (u tha u bë), e cila rrëzohet sistematikisht, duke pasur parasysh plane të shumpërfolura për rimëkëmbjen të cilat kthehen nga premtimet ambicioze në grindje per-sonale, të pashpresa dhe të papajtue-shme.

Elita politike e Shqipërisë, nuk ka treguar ndonjë, diferencë relativisht të madhe në krahasim me çka njihet gjerësisht si një tipologji e politikës post-komuniste të Ballkanit. Bëhet fjalë, për riciklimin e të njëjtës elitë politike që dominonte dhe më parë – të theksohet këtu se modeli socialist 'shqiptar' nuk ndryshon nga ai i fqi-njve vetëm në autokratizëm(/despo-tizëm) ideologjik dhe prapambetje por edhe në logjikën ndërfisnore të marrdhënieve të klienteles [6]. Me kalimin në një demokraci liberale foshnjarake, rolet ndryshuan vetëm në shpërndarjen e brendshme të pushtetit mes të fraksioneve ekzistu-ese. Këto të fundit (fraksionet) përfs-hijnë elemente provinciale të shquara por dhe një strukturë shumë të thek-suar oligarke të pushtetit.

Një shembull i qartë është konver-timi-transformimi i Partisë së Punës në Partinë Socialiste të Shqipërisë, pa patur ndonjë ndryshim thelbësor në strukturë por vetëm në deklaratat programatike [7]. Ish-kryeministri i Ramiz Alia, dora e djathtë e të ndjerit Enver Hoxhës promovon mes trazira-ve të përgjithshme politike...

(Vijon në faqen 15)

Alain badiou

Kapitulli VTë gjitha pikat që emërtova, dhe

dhjetëra pika që do të shpikni ju vetë, do të na shpien te ajo që e kam deklaruar si virtyti kruçial i çastit: guximi. Sepse ngritja e të pa-fuqishmes te e pamundshmja është subjektivisht çështja e guximit. Pra, të braktiset rregulla e mbijetesës së kafshës njerëzore, gjë e mjerë e ngritur sot deri në majë nën emrin e individit, për t’iu mbajtur një pike që i jep shkas një procedure të vërtetë.

Në “Seminar”, libri I, Lacani sh-kruan një fragment që e kam dashur gjithmonë shumë. Ai pyet aty nëse kura analitike do të duhej të përfun-donte me diskutime të mëdha dia-

lektike mes guximit dhe drejtësisë. Ashtu si në dialogët e Platonit, na thotë ai. Kjo referencë e Platonit go-det tek mbërrijmë në çastin e qëlli-meve të fundme të kurës. Guximi është thirrur në lidhje direkte me procesin e ngritjes së pafuqisë te e pamundshmja. Kjo gjë hamendëson se guximi përkufizohet me mjete të rinj.

Ç’është guximi? Lexoni dialogun e mrekullueshëm të Platon-it, La-ches. Dialogu i kushtohet pikërisht guximit. Në lidhje me të është pye-

tur një specialist, një gjeneral. Gje-nerali i quajtur Laches përgjigjet në thelb: “Guximi është fakti që kur shoh armikun, vrapoj për t’u nde-shur”. Sokrati nuk është i kënaqur sigurisht. Ai i kundërvihet me të butë gjeneralit: “Ky është shembull i mirë për guximin, por shembulli nuk është përkufizim.” Dhe dialogu vazhdon, torturë si gjithmonë, duke shqyrtuar nocionet shumë të vështi-ra të “rrezikut” dhe “të paepurës”, duke ia mbërritur veç të eliminojë disa pista të rreme.

Duke rrezikuar njësoj si gjene-rali Laches, do të jap përkufizimin tim të guximit. Si fillim do t’i ruaj statusin e tij të virtytit. Në fund të fundit, ajo çka kërkojmë është mo-ral, një moral i përkohshëm për të mos qenë as të dëshpëruar dhe as minj në këto kohë tepër sarkoziane. Ne duam të dimë si të jemi të denjë, të virtytshëm, roje të së ardhmes së të vërtetave, në këtë qorrsokak të ndyrë.

Page 3: Gazeta Nr. 23

3e mërkurë 17 | Mars 2010 | 3

Arbër Zaimi

Kur flitet për totalitarizëm shpe-shherë llomotitet në mjegull, pa patur parasysh atë çka në të vërtetë e bën një shtet totalitar, madje pa patur parasysh as karakteristikat që e dallojnë shtetin totalitar nga shteti demokratik. Po t’i referohemi teoricienëve të filozofisë politike, e sidomos shkollës së Fran-kfurtit që është marrë me analizimin e marrëdhënieve të dominimit në shtetet totalitare, ky sistem karakterizohet krye-sisht prej mbështetjes në një ideologji të vetme (ndalimit të të tjerave), dhe prej politizimit të theksuar të çdo sfere shoqërore dhe individuale, duke filluar nga familja, marrëdhëniet e punës, jeta qytetare, e deri tek krijimtaria artistike apo shkencore - gjithçka në një shtet to-talitar duhet të jetë konform ideologjisë, duhet të realizohet brenda koncepteve të saj dhe duhet t’i shërbejë asaj. Nuk kam ndërmend të trajtoj totalitarizmin në këtë shkrim, pasi kam përshtypjen që memorjet e shqiptarëve janë ende të freskëta: mbahet mend shtypja e mendimit ndryshe (sado i zbehtë dhe i mefshët të ishte ky mendim); mba-het mend varfëria që propagandohej si vlerë heroike në shërbim të kombit; mbahet mend mirë arti apo media që u kthye në një mjet trushpëlarës në dorë të ideologjisë; mbahet mend dëni-mi i diversantit, i disidentit e i kulakut; mbahet mend edhe ndarja e kastës së sipërme të nomenklaturës prej realite-tit popullor, një ndarje fyese për dinji-tetin e shumëkujt që kish luftuar e kish punuar për një jetë dinjitoze e për një shoqëri të drejtë. Mbi të gjitha mbahet mend ideologjia dogmatike, e padisku-tueshme, e cila ishte prezente në çdo aspekt të jetës, si në pamje ashtu edhe në thelb, ajo ishte aty edhe kur nuk fli-tej për të, një ideologji që nuk pranonte diskutim e që i shtypte kundërshtarët e vet.

Në këtë artikull synoj të merrem me sistemin që kemi mbërritur të ndër-tojmë deri më sot, një regjim që na-tyrisht është krejt i ndryshëm në formë e në kontekst prej atij që kaluam, por shpeshherë vetëm formalisht e jo thel-bësisht. Nuk do të zgjatem me denonci-min e pakuptimësisë së etiketave cliche që përdorim për këtë regjim, se vërtet e quajmë demokraci kur në fakt s’është, por kjo s’është ndonjë gjë e re, pasi dhe të shkuarin e quanim komunizëm, kur në fakt nuk ishte.

Interesante, në fakt, do të ishte të shqyrtohet se deri ku ka mbërritur di-namika e tranzicionit, që në terma më të qartë do të kategorizohej si proces i dekomunistizimit dhe i demokratizi-mit (duke mbajtur gjithnjë parasysh falsitetin dhe hipokrizinë tek përdori-mi i këtyre dy emërtimeve). Një vend i varfër, dalë prej një izolimi dhe prej një

shtypjeje të gjatë, i vuajtur gjer në pal-cë natyrisht që do ta kish të vështirë të adaptohej me një realitet të ri. Sidomos nëse marrim parasysh faktin që me shqiptarët ishte aplikuar për një kohë të gjatë praktika e prodhimit të njeriut të ri, nëpërmjet represionit institucional sistemik të individit nga çerdhja e deri në azil të pleqve. Mirëpo që me rënien e regjimit vëzhguesit do të habiteshin, sa shpejt u zhvesh shqiptari nga këto vlera që ia kishin ushqyer me zor për 45 vjet, sa shpejt i harroi mësimet e marra dhe veshi teshat e një demokracie që nuk e kish njohur kurrë, në mënyrë të menjëhershme. Përqafim i menjëher-shëm i religjionit, shkatërrimi i pronës publike, mosbesimi cinik ndaj institu-cioneve dhe ndaj shtetit, gëzimi naiv që sjell mundësia për t’u pasuruar, qoftë dhe në mënyrë jo krejt të pastër... Dukej sikur këta individë kishin studiuar gjit-hë jetën Friedmanin, e jo tezat e ekono-mistëve të famshëm të IML-së (të cilët edhe ata dolën menjëherë liberalë, siç u shpreh së fundmi në një intervistë më i zëshmi prej tyre, F.Nano).

Dikush mund ta shpjegojë këtë duke thënë se shqiptarët nuk i përvetësuan kurrë vlerat dhe teoritë komuniste, këto ishin të huaja për ta, se shqiptarët nuk kanë patur kurrë një klasë të vërtetë proletare, dhe thellë-thellë kanë ruaj-tur psikologjinë e kulturën e fshatarit konservativ. Kjo është vetëm pjesërisht e vërtetë, pasi në 45 vjet stalinizëm in-dustrial proletariati u krijua edhe kur nuk ishte, dhe regjimi totalitar nuk të linte t’i shpëtoje edukimit politik që të vinte nga të gjitha krahët, nga media, nga familja, nga miqtë, nga kolegët, nga të panjohurit, madje edhe nga sendet e pajetë, siç ishin muret e pallateve apo faqet e maleve të mbushura me slloga-në. Arsyeja kryesore se pse shqiptarët me kaq dëshirë hodhën poshtë gjithçka që iu kujtonte sistemin stalinist nuk qe kjo, por vuajtja, varfëria materiale e mo-rale, bjerrja e dinjitetit që mbërriti ek-stremin e nuk mund të duronte më. Në këto kushte është njerëzore të reagosh – dhe shqiptarët reaguan - kush duke ikur prej atdheut (nuk kish rëndësi se ku, nuk kish rëndësi se për çfarë, po rëndësi kish ikja), kush duke shkatërru-ar gjithçka që i kujtonte atë sistem, deri dhe duke djegur bibliotekat apo pemët e pafajshme nëpër brezaret e ngritura me djersë. Vuajtja ishte ekstreme, për pasojë reagimi pas lirimit ishte ekstrem, një reagim që nisi t’i çonte shqiptarët dalëngadalë drejt të kundërtës të asaj që jetuan ato 45 vjet. Kjo është ajo çka po jetojmë sot, një sistem i ndërtuar mbi mohimin dhe mbi antipodin e të shku-arës, sepse vetëm kështu do të mund të shlyhej kompleksi i krijuar në atë makth gjysëmshekullor. Por nuk duhet harruar që zhbërja totale e një sistemi totalitar, çon shpeshherë në një sistem tjetër to-

talitar, duke ndryshuar vetëm formën, por jo karakterin e tij në raportin që mban me individin e me shoqërinë. Le t’i analizojmë disa aspekte e disa vlera të kësaj të kundërte të totalitarizmit sta-linist që ne ndërtuam, dhe le të shohim se si mund ta kategorizojmë sistemin politik e social të sotëm.

Pluralizmi dhe dePolitizimiPër shumicën e shqiptarëve pluraliz-

mi është përcjellë gabimisht si një term që nënkupton ekzistencën e shumë partive ndërsa monizmi ekzistencën e një partie të vetme. Në fakt nuk është kështu, monizmi duhet të nënkuptonte ekzistencën e një ideologjie të vetme e të pakundërshtueshme, ndërsa plu-ralizmi duhet të nënkuptojë lejimin e shumë ideologjive dhe pranimin e diskutimit mes tyre, në raport me inte-resat e shtresave apo teorive që ato për-faqësojnë. Vetë ideologjia si term popu-llor ka marrë një kuptim negativ, dhe njerëzit e shohin si fjalë thuajse-tabu, pa qenë të ndërgjegjshëm që në fakt jetojnë e veprojnë brenda një të tille, dhe nuk mund të bëjnë ndryshe, pasi çdo forcë qeverisëse aplikon ideolo-gjinë e vet, nëpërmjet të cilës rregullon marrëdhëniet sociale e ekonomike dhe i normon ato. Monizmi totalitar e meri-tonte emrin që mbante, lejonte vetëm një ideologji - stalinizmin, dhe me forcë i shtypte të tjerat, sa herë që ato tento-nin të lindnin. Sot, në sistemin pluralist demokratik ka shumë parti, por në rast se konsiderojmë alternativat politike që ato sjellin, do të ngelnim të zhgënjyer.

Në një masë të madhe partitë e sotme janë thelbësisht njësoj, ato qëndrojnë për të njëjtën bashkësi vlerash politike, kryesisht liberale sa i përket ekonomisë (privatizim, investim në infrastrukturë, zvogëlim i pranisë së shtetit, dobësim i lëvizjeve sindikale dhe konsumatore, fa-vorizim i biznesit, integrimi, hapja e tre-gut, etj.) dhe kryesisht pragmatiste për sa i përket politikave sociale, arsimore, kulturore apo artistike (plani i vetëm për to është kryerja e veprimit që sjell më shumë vota, ose i asaj që kërkohet nga jashtë). Nuk mund të tregosh ndo-një diferencë të vërtetë mes politika-ve të shprehura të partive shqiptare, dhe realisht cilido prej eksponentëve kryesorë të tyre, deri dhe Edi Rama me Sali Berishën, do të mund të ndërronin partitë me njëri-tjetrin e sërish të vazh-donin të përdornin të njëjtën retorikë, duke rezultuar po aq të suksesshëm. Ekzistenca e një alternative të vetme politike bën që edhe pse formalisht je-tojmë në një regjim që lejon pluralitetin, faktikisht kemi të bëjmë me monizëm. Po njëlloj si në monizëm, ideologjia është e padiskutueshme, vetëm se emri i saj ka ndryshuar, dikur quhej stalini-zëm, sot quhet neo-liberalizëm i llan-gosur në servilizëm ndaj ndërhyrjeve nga jashtë. Ndryshimi qe radikal, prej një partie të vetme sot kemi mbi 60, por fatkeqësisht, në këtë aspekt, ndryshimi mbetet vetëm formal.

Aspekti tjetër që ka të bëjë me ide-ologjinë është procesi i depolitizimit. Siç thamë një prej aspekteve kryesorë të regjimit totalitar ishte politizimi i

skajshëm, sjellja e ideologjisë kudo, me të gjitha format, dhe përdorimi i metodave aspak dinjitoze të propagan-dës agresive dhe subversive. Gjithçka duhej të qe politike, emancipuese, në përputhje me vijën e partisë dhe me udhëzimet e udhëheqësit. Pas ndryshi-mit të regjimeve, siç thamë, lëvizëm në të kundërtën. Alfa dhe Omega u bë de-politizimi. Politikës iu mvesh një imazh negativ, ndërsa gjithçka e depolitizuar vlerësohej, nxitej, madje shpeshherë bëhej e detyrueshme. Depolitizimi u shndërrua në mantra-n e pop-kulturës, u nxit nga mediat dhe nga vetë politika, dhe si vlerë zëvendësuese e politikës u parashtrua konsumi (siç e kërkon dhe ideologjia e re për të cilën folëm më lart). Propaganda e dikurshme ndërroi subjekt, por në intensitet e në formë mbeti e njëjta, madje dhe u rrit bash-kë me teknologjinë, vetëm se në vend që të imponojë politikë, imponon kon-sum. Sloganet nëpër mure e nëpër ko-dra janë zëvendësuar me city-lights të mëdhenj, dhe pllakatet e paradave janë zëvendësuar me banderola e me auto-buzë të veshur me letër promocionale. Gjithçka të nxit të konsumosh, sepse konsumi është mënyra me të cilën in-dividi i sotëm merr pjesë në sistem, as-htu si dikur, kur indoktrinimi dhe puna vullnetare (e detyruar) të bënin pjesë të totales. Dikur totalitarizmi kërkonte që gjithçka të ishte krejtësisht politi-ke, ndërsa sot “demokracia” kërkon që gjithçka të jetë thellësisht apolitike, duke i mveshur angazhimit politik një sërë vlerash stigmatizuese, dhe duke vlerësuar njeriun që heq dorë vull-netarisht nga politika. Pedagogëve iu kërkohet të jenë të depolitizuar, studen-tëve gjithashtu. Gazetarëve, opinioni-stëve, intelektualëve, shkencëtarëve, nëpunësve, sindikalistëve, shoqërisë civile (pra gjithë pjesës emancipuese të shoqërisë) i kërkohet të jetë tërësisht e depolitizuar, ose apolitike, ose e paan-shme. Anshmëria trajtohet si faj... A nuk është edhe kjo një ndërhyrje totale në jetën e shoqërisë? Nuk duhet të harrojmë që politika mbetet pjesë e çdo shoqërie të shëndetshme njerëzore, pasi është mo-menti kur individi shqetësohet për veten dhe për komunitetin ku jeton, shqetëso-het për qeverisjen dhe merr pjesë tek kjo qeverisje. Natyrisht që nuk mund të jetë gjithçka politike, ama dhe depolitizimi i gjithçkaje është po aq ekstrem dhe total si ndërhyrje.

ShtyPja e PoPullit nga no-menKlatura

Jo rrallë periudha totalitare akuzohet si një moment politik që prodhoi diferen-cim të madh të popullit që detyrohej të jetonte në kushte mizerabël, dhe nomen-klaturës që edhe pse nuk gëzonte kapital, ishte poseduese e pushtetit burokratik

(Vijon në faqen 9)

Për shumicën e shqiptarëve pluralizmi është përcjellë gabimisht

A shpëtuam prej Totalitarizmit?Propaganda e dikurshme thjesht ndërroi subjekt

Page 4: Gazeta Nr. 23

e mërkurë 17 | Mars 2010 | 4Vdekja e 26 vetëve si pasojë e këtij transaksioni shihet vetëm si dëm kolateral që duhet ta paguajë shoqëria

Gërdeci, pika jonë e përbashkëtMediu sot nuk ndjehet i kërcënuar se sheh që të gjithë kolegët e tij janë ‘medij’Leart kola

Tragjedia e Gërdecit, ndodhur më 15 Mars të 2 vjetëve më parë, është padyshim simboli më i qartë i asaj që ka ndodhur në Shqipëri gjatë këtyre 20 vjetëve post komuniste ne Shqi-peri. Kjo tragjedi bashkon në mënyrë të përkryer demokracinë tonë për-faqësuese, neoliberalizmin ekstrem të aplikuar në vend, e mbi të gjitha degradimin shpirtëror të një shoqërie e cila duke lundruar nga një tragjedi në tjetrën, e vetmja gjë që i mbetet të bëjë, është të ëndërrojë zhvillimin nëpërmjet ëndërrimeve të marra hua tjetërkund sepse këtu në Shqipëri, një jetë e denjë as në ëndërr nuk mund të shihet. E kemi marrë këtë formë so-cial-politike të menaxhimit të shtetit si të mirëqenë dhe të pandryshueshme.

Shpërthimi që mori jetën e 26 ba-norëve të këtij vendi, pa llogaritur ata që u plagosën dhe ata që më pas vranë veten nga traumat, është vetëm maja e ajsbergut të një sistemi tota-lisht të kalbur e pa asnjë ide zhvillimi, përpos përfitimit kolosal të një pakice në kurriz të shumicës, të terrorit të bu-kës së përditshme që nuk i lë shoqëri-së asnjë mundësi për të ëndërruar një të ardhme më të mirë.

Partitë e sotme në Shqipëri, duke mos qenë politike, e ndërtojnë marrëdhënien me qytetarin nëpër-mjet blerjes së votës e cila në rastin tonë nuk është më një shprehje e me-taforës korruptive, por përkundrazi është pikërisht ashtu siç shkruhet, vjedhje e votës. Sekserët e partisë që me dashamirësi quhen ‘kandidatë për deputetë’ gjatë kohës që konkurojnë, nuk bëjnë debat mbi ide të ndryshme, gjithë loja është kush paguan më shumë njerëz në zonë. Nëpërmjet këtyre pagesave që variojnë nga 5 mijë lekë të vjetra në familjet e var-fra deri tek milionat e eurove për bi-znesmenët, këta kandidatë sigurojnë votën e elektoratit. Në këtë aspekt nuk bëhet më fjalë për bazë partiake, por vetëm dhe thjesht për një marrëdhe-nie financiare mes kandidatit dhe ba-norëve të zonës.

Demokracia jonë përfaqësuese nuk është si na mësojnë nëpër libra. Nuk bëhet fjalë në Shqipëri që një kandi-dat të fitojë zgjedhjet pa dhene para, por vetëm me idetë e tij politike, në 20 vjet nuk ka asnjë dëshmi të një partie politike që ka parë interesin e grupit që përfaqëson, e për këtë ka shembuj të pafundëm, mjafton të marrim tre, që janë më klasikët. Ish-ushtarakët dhe pse janë grup që sistematikisht votoj-në për PS, nuk kanë arritur që në 8 vjet qeverisje të kësaj partie të përfitojnë pensionet që i takojnë me ligj. Në kra-hun tjeter as ish të përndjekurit e as ish-pronarët e tokave nuk kanë marrë atë që PD i ka premtuar, anipse për-

bëjne dy grupe tipike në mbështetje të së djathtës.

Ajo çka ne kemi nga demokracia përfaqësuese është shumë e thjeshtë. Bosët e partive një herë në katër vjet shpërndajnë paratë tek qytetarët, e më pas gjatë katër vjetëve në pushtet privatizojnë, shesin, korruptohen me gjitçka që munden, në mënyrë që të plotësojnë buxhetin për t’u ridhënë sërish nga një kafshatë buke votuesve ditën e zgjedhjeve. Kjo metodë rezul-ton shumë eficente sepse garanton së pari një raport superior ndaj popullit që duhet të ishte ‘sovrani’, se në fund të fundit voten e blen me lekë, dhe nuk u detyrohesh asgjë. Nuk është i detyruar askush të premtojë, e nëse bën ndonjë punë, të gjithë janë mirë-njohës, sepse e dinë që mund të mos e bënte. Gjithashtu garantohet pasuri-mi i shpejtë i politikanëve dhe varferi-mi po aq i shpejtë i qytetarëve.

Teoria që i ka shkuar më tepër për shtat politikanëve tanë është ajo e neo-liberalizmit, që në vetvete nuk pretendon të garantojë zhvillimin komunitar por vetëm atë individual. Neo-liberalizmi i aplikuar në Shqipëri nuk është këtu për të sjellë barazi so-ciale, sepse që në start e përjashton ‘socialen’ duke u përqendruar tek in-dividualja.

Rasti klasik i aplikimit të neo-libe-ralizmit në Shqipëri është Fabrika e Gërdecit, e cila për sa kohë menaxho-hej nga shteti nuk përbënte rrezik, se shteti ishte i detyruar të përdorte spe-cialistë e jo fshatarë të thjeshtë. Por

ketu del një problem, sepse duke e menaxhuar shteti, pasurohet po shteti, fitimi pra trasformohet në një të mirë të perbashkët, ndërkohë që pikërisht këtë të ‘përbashkëtën’ nuk e mban dot brenda neo-liberalizmi. Kështu që zgjidhja gjendet menjëherë, dhe është më logjikja për politikën shqip-tare. Shteti e shet veten tek Delijorgji i cili më pas i kthen paratë tek Mediu, që me këto para blen elektoratin që i duhet për tu zgjedhur e rizgjedhur deputet sa herë që t’i dojë qejfi. Por që Delijorgji të ketë para për t’i dhënë dhe Mediut duhet të fitojë dhe vetë, kështu që pushohen nga puna spe-cialistët, dhe mbetet në dorë të ama-torëve që paguhen shumë më pak se specialistët, por krijojnë surplusin e domosdoshëm për vazhdimësinë politike të Medive, Berishëve e të tjerëve.

Vdekja e 26 vetëve si pasojë e këtij transaksioni shihet vetëm si dëm ko-lateral që duhet ta paguajë shoqëria, sepse kjo teori përmban brenda vetes dhe këtë defekt, por është e vetmja që i garanton politikanëve pasurim të shpejtë. Për këtë arsye askush prej politikanëve nuk e konsideron këtë teori dehumanizuese, por tragjedinë e barazojnë me korrupsionin. Duke e konsideruar korrupsion, e kanë më të thjeshtë që të ruajnë përfitimet dhe vazhdimësinë e këtyre transaksione-ve me pasojë jetë njerëzish.

Ky raport jo vetëm që nuk fshi-het, por është i pranuar nga të gjithë njëzëri, nga partitë parlamentare e

gjithashtu dhe nga elektorati që mb-ush sheshet e qëndrave të votimit çdo katër vjet për të zgjatur jetën e klikës. Që efektet e kësaj teorie të mos vihen në diskutim, pushteti iu ofron gjithë skeptikëve si krahasim në mënyrë të herë pas hershme tmerret e komu-nizmit, dhe etiketon këdo që vë në dyshim ose kërkon një shoqëri më të drejtë si ‘enverist’. Kjo kushton ca para për të paguar median dhe ana-listët e afërt me pushtetin, por janë shpenzime të vogla në krahasim me përfitimet që bëhen, duke e mbajtur popullin në terrorin e frikës nga e ka-luara, që propozohet si frikë e së ar-dhmes.

Vazhdimësinë e teorisë neo-libera-le në Shqipëri, e garantojnë botimet e ekonomistëve të famshëm të kësaj teorie me të cilat mbushen raftet e bi-bliotekave të universiteteve, po ashtu banaqet e televizioneve pasurohen me mendimtarë që tregojnë perralla me ‘çekun e bardhë’. E gjithë vjedhja e pronës së perbashkët kur tregohet nga këta burra e gra me kollare nën dritën e këndshme të studiove televi-zive bëhet më e pranueshme dhe më e gëlltitshme për të gjithë ata që ndje-kin nga shtëpia.

Vjedhja e pronës së përbashkët s’është mister i madh, siç janë kutitë se vjedhja ndodh nën dritën e diellit, me pjesëmarrjen e të gjithëve. Vjedhja ndodh me rrugën Durrës-Kukës, ajo shfaqet po aq e kristaltë në faturat e telefonit, në miniera, në tecet që po ndërtohen dhe në fabrikat e çimentos që prodhojnë faktikisht vetëm ndotje. Së fundmi vjedhja po propozohet dhe në forma më të larmishme, nëpërmjet Universiteteve Private. Kjo vjedhje e re lind sepse e kemi shitur gjithçka që kemi nën tokë e mbi të, të vetmit të pa privatizuar kanë mbetur njerëzit, kështu që me t’i privatizuar dhe ata plotësohet ëndrra jonë neo-liberale.

Gërdeci është pika ku bashkohen

gjithë Shqiptarët, ata që vjedhin dhe atyre që u vidhet, ata që korruptohen dhe ata që korruptojne, madje Gërde-ci është pika e përbashkët e Ramës me Berishën. Këtë e dinë fare mirë të gjithë, madje këtë e di dhe Rama, që Gërdecin e trajton si një çështje kultu-rore të korrupsionit të një individi, dhe jo si një keqfunksionim total të teorisë së ‘bërjes së lekëve’ nëpermjet priva-tizimeve të menjëhershme. Rama nuk e sulmon dot sistemin pavarësisht se e di mirë të vërtetën, sepse ai është pje-së e pandashme e tij, dhe prej tij merr fuqinë. Delijorgji është i Berishës po aq sa është dhe i Ramës, këtë e dinë mirë deputetët e PS, e kjo fare mirë duket nga përshpirtjet boshe që bën kryetari i opozitës që shkon në çdo vaki me kamera me vete. Ai kujdeset që t’i ofrojë shqiptarëve mëshirë, por kurrsesi zgjidhje.

E gjendur në këto kushte, shoqëria mund të revoltohet ose të dehumani-zohet. Por meqë revolta ka nevojë për angazhim atëherë zgjedhim të de-humanizohemi. Duke e konsideruar Gërdecin si një ‘koincidence fatkeqe’ që mund t’i ndodhte kujtdo, e jo si një përjashtim nga rregulli i përgjithshëm i vlerave humane që duhet të drejtojë çdo shoqëri që aspiron një ditë më të mirë. Tek shumica e njerëzve për ‘Gërdecin’ ndihet keqardhje, jo re-voltë, e për këtë arsye prej 2 vjetesh askush nuk dënohet për këtë krim, se keqardhja nuk kërcënon askënd.

Mediu sot nuk ndjehet i kërcënuar se sheh që të gjithë koleget e tij jane ‘medij’ që bëjnë ‘medizma’ gjatë gji-thë kohës, veprime që çertifikohen me votën tonë dhe legjitimojnë teo-rinë e tyre. Për këtë arsye Mediu nuk përbën përjashtim nga rregulli, ai qëndron mbi ligjin ashtu si të gjithë kolegët e tij e nuk e kupton për cilën arsye duhet t’i bindet ligjit. Që ‘medij-te’ ta kuptojnë këtë gjë, na duhet të trasformojmë.

Page 5: Gazeta Nr. 23

5e mërkurë 17 | Mars 2010 |

Nuk kemi nga çfarë të frikësohemi

babaroga

Genc kadriu

Kur gjërat bashkohen, diçka ndahet; ashtu si kur gjërat ndahen, diçka bashkohet. “Bashki-mi s’ka ontologji të konstruktueshme, ose, ne s’mund ta konstruktojmë ontologjinë e bash-kimit” (Ranciere).

“Ne Jemi Ardhmëria” është parullë (me ngjyrime propagandistike për politikat e di-tës dhe programet humanitare të lëmoshës bankare për femijët e zonave të konfliktit e të pas-konfliktit) që nuk nënkupton formulim deklarativ se ardhmëria ka përfunduar, e me të edhe historia; në anën tjetër, që me ne, e ar-dhmja u realizua, u përmbush, u korr, etj. Apo siç edhe duket qartë, një banalitet të pështirë dhe racist të një farë terapie projeksioni auto-sugjestiv për fëmijët e pashpresë (atje) për-brenda ankthit të ëndërrës së prindit liberal (këtu).

“Ne Jemi Ardhmëria” është kartografim to-pofuturist që ndodhë brenda sferës së të tas-hmes sonë –– duke ia vizatuar apo dizajnuar konturën të ardhmes së vet. E ardhmja është e ardhmja e së tashmes, ndërsa e tashmja nuk mund të jetë e tashme e të ardhmes. Ar-dhmëria nuk e “bën” të tashmen, por e tas-hmja ardhmërinë. Sado që duket vetevident, ky observim është gur themeli për krijimta-rinë politike të emancipimit demokratik. Por, nëse e pranojmë këtë linjë mendimi, a nuk do të thotë që një send si psh. Idea komuni-ste mbetet vetëm fantom, “spektër” (Marx) që spirancon dhe iu jep sens tendencave të subjektivizimeve emancipuese, drejt përmb-ushjes së tyre në realitetin e eksperiencës së transformuar të “komunitetit që pjesëmerr në Formën komuniste” (Plato)? Formën (e kuptu-eshme) që mbetet gjithëherë superiore ndaj kopjes (së ndjeshme). Formën që deformohet me t’u reduktuar në kopje. (Kanë të drejtë kur thonë që “komunizmi është ide joshëse dhe e mirë, por që s’mund të realizohet për shkak të papërshtatshmërisë më natyrën e njeriut”, duke iu referuar shekullit të kaluar si njollë sprovimi, edhe pse absolutisht për arsye të gabuara). Fantomi është ispatë për të ardhmen por e ardhmja nuk e “bën” të tashmen. Idea komuniste, apo ajo demokratike –– komuniz-min duhet ta kuptojmë këtu si diktaturë demo-kratike kundruall demokracisë jokomuniste si diktaturë fashiste –– merr kuptim vetëm në sajë të shpikjeve të ndjeshme politike në të tashmen, të cilat ia shpikin formën të ardhmes, përderisa fantomi nuk mund të jetë kusht i mundësisë së të ardhmes komuniste, apo de-mokratike. Këtu relacioni në mes kopjes dhe modelit nga teoria e Formave të Platonit kthe-het mbrapsht. Janë mollat që e shpikin formën e rumbullakët.

Subjekti kolektiv, figura “ne”, është në kun-dërshtim me fantazmën e kohës së suspendi-mit temporal nën figurën e të ardhmes. Fakti-kisht, secila gjeneratë, secili konsensus gjatë historisë është ardhmëri. Të jesh tash, është të jesh ardhmëri –– jo në të ardhmen. Rikonfigu-rimi i konsensusit, apo krijimtaria politike sot, është fytyrë e së nesërmes; dhe kjo na bie tek lokusi apo thelbi i çfarë unë e quaj: shantazhi emocional i kolektivitetit gjithëkosovar. Kur them gjithëkosovar, kam parasysh papajtue-shmërinë e pakicave, asaj sërbe në veçanti, ndaj përfaqësimit të tyre nga shteti i Kosovës –– preteksti për decentralizimin destabilizues dhe famëkeq. Por shteti është shtet, i gjymtë apo i edukuar. Në aspektin e dhunës dhe “të nënshtrimit të subjektit që do të duhej të ish-te sovran” (Agamben), për etnosin sërb shte-ti i Serbisë nuk është më i mirë apo më i keq se shteti i Kosovës. Janë pasionet arkaike dhe makinat e urrejtjes ndaj tjetrit ato që mbesin

arma e fuqisë së injorancës në efekt të padrej-tësisë dhe konduktit imoral. Sepse për dallim nga delet, janë njerëzit ata që bëjnë dallime shkopi bariu.

Dallimi bëhet në sajë të identifikimit me një etnos më shumë se me një tjetër, megjit-hatë, emancipimi i një etnosi nuk nënkupton emancipim demosi dhe për mendimin politik, nuk ka asgjë të rëndësishme në “liberimin” e etnive dhe konstituimin e tyre në komb-shte-te. Krijimi i shtetit të Kosovës “nuk është rast politik por fakt historik” (Badiou). Ta marrim kalimthi një shembull aktual. Sistemi i kujde-sit shëndetësor publik në Kosovë si rezultat i politikës fiskale nuk është më i mirë në të hiçgjëtat (e thaçizmit) se në të nëntëdhjetat (e millosheviqizmit) dhe definitivisht jo më i mirë se në të shtatëdhjetat (e titizmit). Pra, fuqia ka ndërruar duar dhe kaq. Deluze do të thoshte është riterritorializuar. Inhumanja petkun, apo fytyrën. Zizek do të thoshte është humanizuar. Ndërsa babëzia nuk e ka ndërmend me shku

askund.Fantomi i së kaluarës së afërt, të aktualizuar

në një thertore etnike (të etnosit kosovashqip-tar nën briskun e psikozës së etnosit serb të mprehur me investime imagjinare të së drejtës historike), i shtihohet Kosovës nga e ardhmja duke ia paralizuar të tashmen. Çfarë sot kemi dhe çfarë na paraqitet, si nga perspektiva ko-sovare si nga ajo jokosovare, është vetëkupti-mi i Kosovës dhe demosit të saj si një shoqëri me nevoja speciale.

Cila është logjika e shantazhit emocional të kolektivitetit gjithëkosovar atëherë? Si bëhet sabotimi i çfarëdo tendence progresive, i shkuarjes përpara, i dispozites për ndreqje në Kosovë? Përgjigjja është, sa e fshehtë, aq omniprezente; puls kumbues gjithandej nëpër shoqërinë e etnosit shqiptar të Kosovës:

Nëse ne nuk iu nënshtrohemi kërkesave të mbrojtësve tonë që na shpërblyen “pakushtë-zueshëm” me intervenimin e tyre humanitar, kërkesa këto që kalojnë për kërkesa tona sep-

se mbrojtësit kërkojnë nga ne nëpërmjet neve, çfarë edhe nxitë vetëkënaqje tek një numër se janë kërkesat tona e jo të tyre ato që përfillen, ata do të na lënë vetëm dhe të pambrojtur nga ajo që (më së shumti) ia kemi frikën. (Pjësë e kësaj është edhe Bashkimi Evropian dhe “mo-sshkuarja në Evropë”, por që nuk kam kohë ta zhvilloj në detaj këtë herë. Sidoqoftë, lexuesi mund ta vë në kontekst dhe t’i nxjerr konklu-dimet e veta).

Vrazhdësisht, ky është monadi, mikroorga-nizmi i pandashëm njëqelizor i konsensusit dhe i paqëndrueshmërisë, njëkohësisht iluzi-oni mashtrues për subordinimin e shoqërisë kosovare. Pakicat, (ajo sërbe në veçanti), sa-botohen njësoj, vetëm se të fundit iu kanoset rreziku nga etnosi i shumicës kosovashqiptare. Frika nga e kaluara bëhet frikë nga e ardhmja: kthimi i terrorit sërb, apo terrori i kthimit pros-pektiv të juristikcionit sërb në një të ardhme të afërt në mendjen e një kosovashqiptari/e evitohet dhe racionalizohet për çmim të nën-shtrimit ndaj, dhe shtypjes nga, një lloj vasali-teti post-republikan i mallverzimeve neolibe-rale të ekonomisë së tregut –– ku siguria është industri e frikës, partitë politike kompani të shërbimeve patetike, mediat tablo marketin-gu kabal dhe marketingu profitabil për klikën oligopolike.

Të besosh (si një kosovashqiptar/e) se nëse i kundërvihesh padrejtësisë së atij që të ndihmoi të çlirohesh, (dhe që për t’ia kthyer borxhin të nënshtron në një formë më të butë dhe të heshtur), do të përfundosh përsëri në thertore etnike (të psikozës sërbe), është sh-kurtpamësi fëmijërore. Ky shantazh që ushtro-het përmbi ne është i krahasueshëm me atë ndaj një fëmiu që nuk don të hajë dhe të ci-lit, për ta ushqyer mamaja i thotë: “ose hape gojën ose do ta thërras babarogën”.

Por babaroga (shtrigë nga folklori Sllavo-nik) që na torturon, është poshtë në mesin tonë, e futur jorealisht në mendjet tona, ndër-sa lartë, e futur realisht në trupin korporativ të administratës luksoze të klasës sunduese. Ajo nuk do të vjen nga Sërbia si dikur, që siç e dimë edhe kjo synon “Evropën” tash. Në anën tjetër BE, SHBA, dhe të gjitha forcat mercenare të ditës që mirmbajnë amullinë defektive me ca intervenime kozmetike aty këtu, nëpërmjet misioneve të çoroditura, nuk janë në gjendje ta nxisin apo lejojnë një ther-tore të freskët, një spektakël të ri të krizës hu-manitare për ekranet e dhomave të ditës së ci-vilizuar, ta veshin mantelin e kasapit përkatës dhe ta kthejnë këtë kënetë Evrope, këtë kënd Ballkani (i cili mezi nuk pret?), në një banjë të re gjaku. Apo edhe nëse vetëm të hapin një bankë për kënaqësitë keqdashëse ndëretni-ke, një sallë sporti të forcave shkatërruese. (Të fundit, që me sa duket i kanë hapur tash e sa kohë, dhe siç është fe për një “perandori të çrregullimit”, i instrumentalizojnë për qëllime të veta.

Nuk kemi nga çfarë të frikësohemi; arat e rezistencës kundër të keqes dhe forcave reak-sionare nuk kanë qenë asnjëherë më pjellore. Në anën tjetër, as përkrahja e të gjitha masave progresive të fuqive të mëdha nuk mungon, të këtyre të fundit që nuk i përfaqësojnë gji-thë qytetarët e vendeve të veta, përkrahjen e të gjitha fuqive të vogla (atje) që janë me ne (këtu), dhe në një të vetmen botë gjithashtu.

Nga qarqet akademike e deri te organiza-tat bazë të aksionit direkt, nuk jemi të vetmuar në pakënaqësinë tonë, jo, në luftën tonë për drejtësi dhe për dinjitet nuk jemi të vetmuar, dhe sado që frikësohemi, frika jonë është gjit-hëherë e pabazë. Babaroga nuk na pret në një të ardhme të dyshimtë për të na ngrënë për padëgjueshmëri. Ajo është këtu.

Page 6: Gazeta Nr. 23

e mërkurë 17 | Mars 2010 | 6

Albin kurti

FSK-ja paska të drejtë të ketë armë me tytë të gjatë, porse këto armë duhet të jenë të ndara prej mu-nicionit dhe, rrjedhimisht, pa të. Pra, armët e FSK-së nuk duhet të përdo-ren për atë që shërben arma sepse edhe ashtu s’mund të përdoren (pa municion). Këto armë ashiqare qen-kan veçse për t’u ekspozuar. Dhe, FSK-ja mu këtë gjë bën: i ekspozon armët kohë pas kohe në rreshtim ce-remonial. Por, doli se ajo e bëri këtë gjë në datën e gabuar. Më 5 mars të çdo viti, çdo pushkë ndërlidhet me pushkën e Adem Jasharit, çdo push-kë bëhet pushkë kundër Serbisë. Kjo gjë s’para i pëlqente KFOR-it. Komandantët e KFOR-it që prej 10 vjetësh takohen në baza mujore me gjeneralët në krye të ushtrisë serbe. Për dallim nga Kosova, KFOR-i ka marrëveshje të paqes me Serbinë: Marrëveshja e Kumanovës e datës 9 qershor 1999.

Si bëhet që më shumë se 10 vjet pas mbarimit të luftës, dhe dy vjet pas shpalljes së pavarësisë, na lejoj-në vetëm polici dhe kurrsesi ushtri? Si mund të thuhet që Kosova nuk ka rrezik nga jashtë kur kemi për fqinj një shtet si Serbia që nuk na njeh, që kontrollon çerekun e territorit tonë, që na konsideron pjesë të saj me kushtetutë e ligje dhe që ka mi-jëra kriminelë lufte në strukturat sh-tetërore? Ndoshta e gjithë kjo bëhet që sërish të mbesim të dobët çkado që shpallëm a do të shpallim. Sepse, ndoshta komandantin e ushtrisë së Kosovës pikërisht Kushtetuta e Re-publikës së Kosovës e obligon që të bëjë puç. Puç në bazë të nenit 1.1 të Kushtetutës që thotë se “Republika e Kosovës është shtet i pavarur, so-vran, demokratik, unik, dhe i pan-dashëm” dhe të nenit 2.2 që thotë se “Sovraniteti dhe integriteti terri-torial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm, dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj.” Këto dy nene shkilen për çdo ditë që prej se ekziston Kushtetuta. Ndosh-ta kjo gjë do ta pengonte padurue-shëm komandantin e ardhshëm të ushtrisë së Kosovës. Për dallim nga kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, të cilët e kanë dëshmuar se nuk e kanë problem një gjë të tillë. Në këtë kontekst, KFOR-i mbase është edhe i lumtur që nuk na njeh, meqë atëherë do të duhej të ndër-merrte diçka. Kushtetuta e Kosovës nuk është bërë për të mos u shkelur dhe ajo, madje, duhet shkelur për t’u mbajtur e kënaqur Serbia. Mosaca-rimi i Serbisë, përkundër të gjitha

Në vend të TMK-së nuk fituam ushtri por FSK-në. TMK-ja së paku i kishte ngjyrat kuq e zi

në cilën anë të pushkës?FSK-ja nuk ka pushkë, aq më pak për Serbinë

obstruksioneve dhe destruksioneve të saj, është thelbi i stabilitetit ra-jonal, ashtu siç e kanë konceptuar fuqitë e mëdha.

Në vend të TMK-së nuk fituam ushtri por FSK-në. TMK-ja së paku i kishte ngjyrat kuq e zi dhe fjalën ‘mbrojtje’ në emërtim. Çka bëjnë njëmend këta të FSK-së? Pse ne i paguajmë me paratë e buxhetit tonë ata? Ku rrinë gjithë ditën? Du-ket se ata janë për të mos vepruar. Ata janë për t’u dukur. Për të kriju-ar përshtypjen që janë ushtri, ani pse s’janë. Dhe, mbi të gjitha, për t’i mbajtur të tubuar ish pjesëtarët e UÇK-së të cilët mandej përjashto-hen pak e nga pak, kohë pas kohe.

Pra, t’i përjashtojnë një nga një e jo përnjëherë, sepse ashtu do të ndje-heshin grumbull të përjashtuar dhe do të bëheshin të rrezikshëm për rendin në fuqi. Kështu patën bërë edhe me Policinë e Kosovës që di-kur quhej Shërbim Policor i Kosovës (ShPK). Në fillim kishte shumë pje-sëtarë të UÇK-së aty, por me kalimin e kohës i larguan shumicën prej tyre (sidomos nga vendet udhëheqëse). Ky fat e pret gjithsesi edhe FSK-në.

FSK-në mbase edhe do ta bëjnë ushtri pas disa viteve, por parale-lisht mendojnë t’i bëjnë dy gjëra: shpronësimin e popullsisë vendase në Kosovë dhe ndërtimin e fsha-tit ndërkombëtar në Prishtinë. Në

njërën anë të shkatërrohet ekono-mia vendase përmes privatizimit neoliberal, kurse, në anën tjetër, të ndërtohet fshati ndërkombëtar, ku do të banojnë kryeministri, amba-sadorët, disa ministra, biznesmenët e mëdhenj dhe njerëz të farefiseve të këtyre. Fëmijët e tyre që regji-strohen nëpër shkolla private, do të rekrutohen për t’u bërë brezi i ar-dhshëm i klasës sunduese. I gjithë ky vendbanim për shkaqe të siguri-së sigurisht që do të jetë i monito-ruar prej kamerave dhe sensorëve. Zaten, Guy Debord kishte të drejtë kur thoshte që fashizmi është pri-mitivizëm i pajisur teknologjikisht. Kësisoj, qytetarët vendas të fshatit

ndërkombëtar do të mund t’i ruajë edhe ushtria e ardhshme e Kosovës, siç do t’i ruajë pasuritë dhe ndër-marrjet e privatizuara të Kosovës.

FSK-ja nuk ka pushkë, aq më pak për Serbinë. FSK-së do të mund t’i japin pushkë, por kurrsesi push-kë për Serbinë. Kur t’i japin pushkë me tamam, këto pushkë do të jenë pushkë për shqiptarët e varfër të fa-vela-ve tona, të paralagjeve të varfra të Prishtinës dhe qyteteve të tjera të Kosovës. Shqiptarët do të jenë në të dy anët e pushkës. Asgjë që tashmë nuk e kemi parë në Amerikën Latine apo në Afrikë. Forca e Sigurisë së Kosovës rrezikon të sublimohet në Fshatin e Sigurt të të Korruptuarve.

Te gjithe armiqte kane patur frike nga armiqte

racizmi i KFor-itAgon Hamza

Ideologjia ka një funksion shumë preciz shoqëror: ajo nuk bazohet vetëm në atë që është klasike për te – mistifikimin e problemeve reale dhe propozimin e zgjidhjeve falso për to. Ideologjia është pikërisht vendosja e marrëdhenieve imagji-nare të individit me realitetin e tij ekonomik e politik, në marrëdhëni-et ku e dyta është e tejpërcaktuar nga e para. Thënë ndryshe, funk-sioni material i ideologjisë ka të bëjë më përcaktimin e një çarjeje ndërmjet problemeve reale dhe ak-tuale shoqërore, dhe në mënyrën e shfaqjes së tyre shoqërore. Lenini thoshte se politika është kondenzim i ekonomisë, ose ekonomi e kon-denzuar. Cili është funksioni i ideo-logjisë në këtë raport?

Në periudhën e kapitalizmit të vonshëm global, ky cenzura është më perfide se asnjëherë më parë, ne po përjetojmë një zhdukje të termeve, koncepteve, fjalëve. P.sh. në shumë universitete evropiane

e amerikane, askund më nuk e gjeni fjalën kapitalizëm – ajo është zëven-dësuar me liberalizmin (dhe stu-dentët, vërtetë besojnë se ne e kemi tejkaluar kapitalizmin, se ai nuk ek-ziston më, etj); në akademi, koncepti i analizës klasore është zëvendësuar me studimet kulturore; analiza ideo-logjike është zëvendësuar me anali-zën e diskursit; dhe kjo vazhdon tutje, deri te armiku i mendimit: studimet e memories. Në politikë, cenzura është po aq brutale: eksploatimi ekonomik dhe padrejtësitë politike sot konsiderohen dhe trajtohen si çështje të (jo)tolerancës ndaj Tjetrit (etnik, religjioz, kulturor). Në këtë kontekst, a nuk është propaganda ideologjike e KFOR-it mishërimi më brutal i kësaj cenzure?

KFOR-i është aparat represiv, është ushtri. Është forcë ushtara-

ke që për obligim ka mbrojtjen. Në rastë të caktuara, mbrojtja e nën-kupton edhe aspektin ofenziv të saj: sulmin. E situata politike në Kosovë, është shembulli par excellance i saj: për ta mbrojtur Kosovën, ajo duhet të sulmojë të gjitha strukturat armiqëso-re në Veri të vendit. Por, KFOR-i nuk e bën këtë. Atëherë, pyetja që duhet shtruat është ajo mbi vetë ekzistencën e KFOR-it: cili është funksioni i ekzi-stencës së tij? Gjëja e parë që duhet sqaruar është se KFOR-i nuk është vetëm ushtri. Ajo është më tepër se ushtri, sepse ka funksion sovran – ga-rantimin e gjendjes së jashtëzakon-shme. Funksioni i saj është që prej policisë, propaganduesit ideologjik, kujdestarit, edukatorit të Civilizuar, e deri te ushtria që në mënyrën më arrogante e ekspozon forcën e vet.

KFOR-i ka një departament të ve-

tin, që në kohën e socializmit Sovje-tik do të quhej departamenti i Agji-tacionit dhe Propagandës. Mos më keqkuptoni – me këtë krahasim nuk dua të ofendoj brutalitetin e regji-meve socialiste të shekullit të kaluar duke i krahasuar me KFOR-in! De-partamenti i KFOR-it për agjitacion dhe propagandë na dhunon për çdo ditë, që nga viti 1999. Në billborda, reklama televizive, gazeta… gjithan-dej Kosovës, në hapësirën publike, mediale dhe politike, KFOR-i na bom-bardon me kampanjën raciste të tole-rancës, respektit, multietnicitetit. Por, sado dashamirëse që këto kategori mund të duken, KFOR-i gjithnjë i ek-spozon edhe tankset, helikopterët, automatikët, etj. Dmth, sipas logji-kës raciste të tyre, ne, shqiptarët, serbët, romët dhe të gjithë tjerët që jetojmë në Kosovë, ekzistojmë si

Page 7: Gazeta Nr. 23

7e mërkurë 17 | Mars 2010 |

Avni Zogiani

Shfrytezimi i varfërisë së familjeve kosovare në emisionet e “bamirësi-së” në TV - me qëllim të krijimit të marrëdhënjeve me publikun dhe idi-oma kosovare: bëj mirë në mal, gjen mirë në shtëpi

Një klip që tregon një grua që vështirësitë e jetës i kanë dhënë as-hpërsinë prej shkëmbi në fytyrë, dënesej nga të qarat teksa përcjellej nga një femër e pispillosur me firmat e fudit të kozmetikës dhe të veshës, me mikrofon në dorë. Kjo është pamja që kapa në një ekran televiziv teksa bleja bukë në një dyqan fshati. Nuk e kisha iden për çka është fjala dhe emndova mund të ketë rënë ndonjë termet sepse “setapi” të jepte këtë përshtypje – urgjencen. Një grua që ngryhet në vaj duke ecur me një hap të shpejt dhe një reportere që e ndjek nga prapa. Kërkova t’i ngritej zëri televizorit dhe menjëherë më shpje-guan të pranishmit në këtë dyqan se ishte ky një emision shumë i populla-rizuar i një Teuta Krasniqit, në televi-zionin publik të Kosovës, që kryesisht konsistonte në zbulimin e të varfërve në Kosovë dhe gjetjen e donatorëve për ndërtimin e shtëpive.

Ishte trishtuese, sepse lotët e kë-saj gruaje dukej të ishin të sinqert dhe nga vrazhtësia e fytyrës së saj nuk vërehej nëse ishin lotë gëzimi a hidhërimi. Mirëpo, prapë, mendova, jemi në Kosovë dhe nuk duhet të insi-stohet në një kod etik të një televizioni propagande, prandaj një eksploatim i

Kjo formë e bamirësisë bizare jo që nuk është ndalur, por shfaqet në televizionin publik

bamirësia bizareNjë emision i tërë i shitjes së fatkeqësisë së një familjeje

fise primitive të shekullit 16-17, nuk mund të jetojmë së bashku, dhe për të na detyruar bashkëjetesën, i gjit-hë armatimi i KFOR-it është në dis-pozicion të kësaj kauze. Të gjithëve na kujtohet kulminacioni i racizmit të tyre: një billbord i vendosur në të gjitha rrugët magjistrale të Ko-sovës, në të cilin ishin nje qen dhe një mace duke u përqafuar. Poshtë kësaj skene ekzotike, tipike për raci-stët multikulturalist, shkruante: “kur këta munden, pse nuk mundeni ju?”. Natyrisht, fjala është për dy grupe shtazore: shqiptarët dhe serbët. Pi-kërisht për këtë poster, Slavoj Zizek shkruante se: “nëse ekziston ndonjë shembull i racizmit multikulturalist, atëherë ky poster është i tillë: siç e dimë të gjithë, në realitet, qejtë dhe macat nuk e tolerojnë njëri-tjetrin, me përjashtim të cirqeve dhe vendeve tjera ku ata janë të trajnuar të ekzistojnë bash-kë – shqiptarët dhe serbët trajtohen si dy shtazë të egra, të ndryshme, të cilët duhet të trajnohen si duhet për të toleruar afërsinë e tjetrit”.

Si ushtri në funksion të politikave

kolonialiste në Kosovë, në optikën raciste të KFOR-it ne nuk dukemi më mirë se që dukemi në sytë e EU-LEX-it, ICO-së, etj: fise të egra, para-moderne, të cilat duhet të trajnohen dhe modernizohen, etj. Në anën tjetër, kurtha ideologjike të cilën me çdo kusht duhet shmangur është ajo e diferencimit midis KFOR-it dhe propagandës së tyre: këto janë e njejta gjë. Për më tepër, propaganda raciste e KFOR-it nuk është gjë tjetër veçse shpërfaqja e karakterit të tij racist, të natyrës së tij raciste të ek-zistencës dhe qëndrimit në Kosovë. Është e kotë të kërkohet ndalimi ose ndryshimi i kësaj propagade, pa u ndryshuar karakteri i ekzistencës së vet KFOR-it në Kosovë. Nëse ata janë në Kosovë, atëherë ata duhet t’i shër-bejnë interesave të Kosovës. Karshi këtij racizmi sistematik dhe të institu-cionalizuar, gjëja më e vogël që mund të bëjmë është të bëhemi brutalisht arrogant ndaj racizmit kolonialist të KFOR-it, EULEX, ICO-së dhe të gjitha strukturave kolonizuese ndërkom-bëtare në Kosovë.

një fatkeqësie mbase ka njëfar sen-si për të tërhequr donatorët për t’iu ndihmuar të varfërve. Kisha shpresa që eksploatimi i fatkeqësisë së kësaj gruaje do të mbaronte me kaq. Mirë-po, ky është problemi i moralit-me-kokë-te-poshtë i Kosovës. Nuk mba-ron me kaq. Eksploatimi i situatës së kësaj gruaje bëhet më i ashpër dhe shkon gjer në bizaritet.

“Allahu moj bij t’i drejtoft punët”, i

thotë gruja autores së emisionit. Kur-se Krasniqi nuk pran duke e bërë atë t’iu faleminderohet dhjetra do-natorëve para kamerave. Kështu pak a shumë emisioni kishte këtë përm-bajtje: qarjet e dënesjet e gruas, re-klama për donatorët, prap qarjet e dënesjet e gruas, reklamat, dhe prap nga e para. Madje në emision më tu-tje shfaqet edhe një nga donatorët me bashkëshorten e tij. Një “hero”

që shfaq fytyren e tij para kamerave duke i treguar miletit sa zëmërgjerë që është. Një emision i tërë i shitjes së fatkeqësisë së një familjeje tek dona-torët që duan të tregohen para miletit! Në televizionin publik! Çka është kjo katandisje?

Kjo praktikë e eksploatimit të var-fërisë për imazhin e gazetarëve e donatorëve nuk është e re në Kosovë. Kjo ka filluar me ish-gazetarin e tele-

vizionit publik, Seremb Gjergjit, i cili më kujtohet që atëbotë nxirrte nga xhinset e tij të ngushta ca banknota të zhubrosura për t’ua dhënë familjeve që qëndronin të përulura dhe për-plot faleminderim. Të them të drejten qysh atëherë e pata menduar këtë formë të gazetarisë eksploatuese si një moment të shkurtër socio-pato-logjik, që do kalojë me një ndërgje-gjësim, se kështu nuk duhet t’i ndodhi një shoqërie që ka mbledhur dy ko-kërra mend. Mirëpo, kjo formë e ba-mirësisë bizare jo që nuk është nda-lur, por mbrëmë (të dielen mbrëma në prime-time të televizionit publik) e pashë që ishte thelluar, stërholluar e etabluar në nivel e metrazh “doku-mentari”.

Sa herë më ka shkuar ndër mend mbrëmë thënia e nënës së ndjerë që dikur nuk e kishte fuqinë me të cilën më vie tani: bëj mirë në mal, që të gjesh mirë në shtëpi. Kjo idiomë më duket aq e fortë sot, saqë nuk e besoj dot se pasardhës të një shoqërie që e ka krijuar atë të bëjnë një eksploa-tim të tillë të bamirësisë çfarë e pash mbrëmë në RTK.

Nëpërmjet këtij emisioni (e me sa e di unë nuk është i vetmi në televi-zionet tona) biznese e individë bëjnë atë marrëdhënjen e tyre me publikun duke shfrytëzuar emocionin që jep fatkeqësia e një familjeje të varfër. Ata bëjnë një formë shumë specifike të marketingut dhe nëse llogaritet kjo hapësirë në minutat e sekondat që kapin në pime-time të televizionit më të shikurar në vend, i bie se po paguajn më pak për kohën e dhënë. Në këtë mënyrë i bie që “donatorët” nuk dhurojnë asgjë, përveçse eksplo-atojnë situatën e vështirë finansiare të dikujt për të bërë marrëdhënje me publikun. Në anën tjetër vrazhtësia e qasjes së këtij emisioni me paradok-sin që krijon imazhi i autores së sto-lisur si një nuse, kundruall imazhit të vrazhtë të kryefamiljares, shfaqja në ekran e zhdukja e herëpashershme e një metroseksuali me frizurë e stil shik që i thotë kryefamiljares “urime njeri”, leximi hektik i dhjetra emrave të kompanive e personave, futja e zh-dukja e një burri që shfaqet si donator kryesor që i kërkon edhe gruas së tij të dalë para kamerave, tregon se aty është duke ndodhur një pështjellim amatoresk. Por pështjellim që ka dy viktima, familjen fatkeqe (që në këtë emision quhet me fat të mirë) dhe pu-blikun në dyqanin ku qëllova t’i blija bukët.

Fundi krejt bizar i emisionit: dona-tori që i drejtohet autores së emisio-nit Teuta Krasniqit: “punën kapitale e keni bërë ju; kjo është një bombë; kjo është një bombë atomike; ama pozi-tive!”.

Page 8: Gazeta Nr. 23

e mërkurë 17 | Mars 2010 | 8nga koço Danaj

Pas librave, Shqipëria Natyrale, Të Dënuar të Bashkohemi dhe Kryengritja e Pambaruar, tani po i jepet lexuesit një Platformë më e plotë për bashkimin e kombit shqiptar në një shtet të vetëm.

Platforma e Shqipërisë Natyrale nuk është vetëm ne shqip dhe anglisht. Ajo është përkthyer në gjuhët e fqinjëve me të cilët shqiptarët kanë jetuar në shekuj, vazhdojnë të jetojnë akoma diku si fqinj, diku si popull shtetformues e diku si pakicë kombëtare dhe me të cilët kanë pasur problemet e tyre kryesore të shtet dhe kombformimit.

Thelbi i Platformës është domos-doshmëria e bashkimit të shqiptarëve në një shtet të vetëm, jo vetëm si një e drejtë fondamentale e tyre, por edhe si rruga e vetme e stabilitetit dhe progre-sit rajonal. Filozofia e Platformës është realizimi i Shqipërisë Natyrale vetëm nëpërmjet Dialogut Demokratik. Përgja-të një shekulli, shqiptarët kanë derdhur aq shumë gjak, sa mjafton për të bërë disa Shqipëri. Platforma e Shqipërisë Natyrale jep edhe fazat e sendërtimit të bashkimit të shqiptarëve. Aneks i Plat-formës, është edhe projekt Marrëveshja e kombit shqiptar mbi Vlerat Morale Kombëtare të tij.

Sot, kur pas nocioneve globalizëm apo integrim, krahas karaktereve të qëndrueshëm dhe progresistë, fshihen edhe karaktere të qullosura, sot të jesh atdhetar, të përpiqesh për Shqipërinë Natyrale është, duke respektuar fqinjët dhe duke kërkuar të njëjtin respekt prej tyre, është idealizëm, është emancipim, është progres, është e vështirë, por esh-te domosdoshmeri

.........

Bazamenti i PlatFormëS Se ShqiPeriSe natyrale

-Platforma e Shqipërisë Natyrale bazohet në trashëgiminë pozitive të shqiptarëve qysh nga epoka e Skënder-beut dhe përvoja e Lidhjes së Prizrenit. Kuvëndi i Lezhës dhe Lidhja e Prizrenit mbeten dy kulme të përpjekjeve të shqiptarëve për tu bashkuar

-Platforma bazohet në Kuvendin e Vlorës i cili shpalli pavarsinë e Shqi-përisë Natyrale dhe jo të Shqipërisë që është sot. Shqipëria që është sot është produkt i Konferencës së Londrës 1913. Kuvendi i Vlorës dhe Qeveria e Përko-hshme që doli prej tij nga përbërja për-faqësonin thuajse të gjitha trojet shqip-tare, duke përfshirë edhe ato që ishin pushtuar nga ushtritë e vendeve ball-kanike, gjë që i dha ketij kuvendi karak-terin e një Asambleje mbarëshqiptare. Më 4 dhjetor të vitit 1912, kur u zgjodh Qeveria e Përkohshme, midis 63 delega-tëve, 16 ishin nga Kosova, nga kryeqën-dra e saj Shkupi dhe nga qytetet e tjera, ndërsa 7 ishin nga Camëria. Po kështu në Qeverinë e Vlorës, përvec Isa Boleti-nit, i cili, ndonëse nuk kishte ndonjë post shtetëror, ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ismail Qemalit, bënin pjesë edhe personalitete të tjera nga Kosova e viset e tjera shqiptare të push-tuara, si Vehbi Dibra (Agolli) me cilësinë e kryetarit të Pleqësisë, Mehmet pashë Derralla, ministër i Mbrojtjes dhe Hasan Prishtina që u caktua ministër i Bujqësi-së. Ndërsa në Pleqësinë e Kuvëndit

Fragment nga libri “Platforma e Shqipërisë natyrale”

Shqipëria Natyrale është nocion progresist

të Shqipërisë, përvec Vehbi Agollit, u zgjodhën nga Kosova e trojet lindore shqiptare edhe 3 anetarë të tjerë, Bedri Pejani, Sali Gjuka dhe Ajdin Draga. Në deklaratat që u bëri Fuqive të Mëdha qysh më 28 dhe 29 nëntor të vitit 1912, I. Qemali jo pa qëllim e vuri theksin në këtë realitet, duke deklaruar se Shpallja e Pavaresisë dhe formimi i Qeverisë së Përkohshme ishin vepër e Asamblesë Kombëtare, ku morën pjesë përfaqësu-esit e të gjitha trojeve të Shqipërisë, pa dallim feje e krahine.

Ja një dokument që dëshmon qartë cili ishte vizioni i delegatëve shqiptarë të mbledhur në Kuvendin e Vlorës. Ai mban datën 2 janar 1913. Quhet Memo-randum dhe i drejtohet Konferencës së Ambasadorëve që ishin mbledhur në Londër:

Të nënshkruarit, përfaqësues të Qe-verisë së Përkohshme Shqiptare, kanë nderin ti parashtrojnë Mbledhjes së Am-basadorëve të Fuqive të Mëdha në Lon-dër pikpamjen shqiptare dhe të vënë në dijeni të tyre kerkesat e ligjshme të Shqi-përisë. Eshtë një fakt historikisht i pranu-ar se populli shqiptar përbën grupimin etnik më kompakt, më homogjen dhe më të rëndësishëm të Gadishullit Ball-kanik. Prejardhja dhe gjuha e tij, zakonet dhe karakteri i tij e dallojnë plotësisht nga racat që janë fqinjë me të........... Po-pulli shqiptar....frymëzohet nga nevojat lokale dhe nga ndjenjat e popullsive fqi-nje në Ballkan për të deklaruar se paqja dhe qetësia e gadishullit do të sigurohen vetëm nëqoftëse do ti jepet Shqipërisë së ardhëshme një konfiguracion homo-gjen. Duke u nisur nga kjo, populli shqip-tar kërkon për vëndin e vet, kufijtë që janë për të të natyrshëm dhe që impo-nohen si nga kushtet etnike ashtu edhe nga e drejta e tij si banues i parë...Kufij-të që ne rivendikojmë janë ata që do të shkojnë gjatë një vije demarkacioni që niset nga kufijtë e tanishëm të mbretëri-së malazeze dhe që përfshijnë sidomos bashkë me hinterlandet e tyre, qytetet e Pejës, të Mitrovicës, të Prishtinës, të Sh-kupit dhe të Manastirit deri në Mecovë duke ruajtur kufijtë e tanishëm deri në Prevezë.... Nënshkruar nga Rasih Dino, Mehmet Konica, Filip Noga. (Mëndje të ndritura, të qarta, largpamëse, atdhetarë dhe vizionarë. Njësoj sikur këtë Memo-randum tja kishin drejtuar sot, shtetarëve të Bashkimit Europian, Solanës, Barrosos, Sarkozy, Braun, Merkel, Berluskoni etj. Do ndryshonte vetëm data, por nuk do të ndryshonte asgjë tjetër. As emërtimi i kufijve dhe as paralajmërimi mbi paqen në Ballkan!!!)

-Platforma bazohet në Dokumentet e Konferencës së Bujanit të 31 dhjetor 1943 që shpalli bashkimin e Kosovës me Shqipërinë pas përfundimit të Luftës së Dytë botërore. Ja pikat kryesore te ke-saj Konference: 1. Kosova dhe Rrafshi i

Dukagjinit janë të banuar kryesisht me shqiptarë. 2. Shqiptarët e Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit, si gjithmonë, dëshirojnë bashkimin me Shqipërinë. 3. Rruga më e mirë për shqiptarët që të bashkohen me Shqipërinë është lufta e përbashkët me popujt tjerë të Jugoslla-visë. 4. Populli shqiptar i Kosovës do të ketë mundësi të caktojë fatin e vetë si rezultat i luftës kundër pushtuesit. 5.Për-caktimi i fatit të vetë përfshin edhe të drejtën e vetëvendosjes deri në shkëpu-tje. 6. Kjo e drejtë garantohet nga LNÇ e Jugosllavisë, Shqipërisë dhe nga aleatët e mëdhenj antifashist, ashtu siç është premtuar nga Karta e Atlantikut, Konfe-renca e Moskës dhe Teheranit.

-Platforma bazohet në betimin e luf-tëtarëve të UCK në Kosovë, në trojet e tyre në IRJM, Luginë e Preshevës, i cili betim, bashkimin e trojeve shqiptare e konsideron thelbin e luftës së tyre. Ne tekstin e betimit te luftëtarit të UCK thu-het se: Unë, ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashki-min e tyre.....

-Platforma bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e cila bash-kimin e Shqiptarëve e konsideron si një aspiratë të ligjshme dhe shekullore. Në Preambulën e saj thuhet se: Ne, Populli i Shqipërisë...........me aspiratën sheku-llore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar.....

Sanksionimi në Kushtetutën e Shqi-përisë i të drejtës për bashkim kom-bëtar, miratimi i kësaj të drejte me Refe-rendum Popullor, pranimi i saj edhe nga ekspertët ndërkombëtarë të Komisionit të Venecies dhe së fundi nga ekspertët e NATO, përbën themelin mbi të cilin mund dhe ka nevojë të ndërtohet arki-tektura e përfundimit të misionit të pam-baruar të shqiptarëve.

PSe tani Kjo PlatFormë -Sepse shqiptarët e kanë të pamba-

ruar misionin e tyre kryesor. Kryengritja e shqiptarëve në vitet 1911-1912 mbeti një Kryengritje e Pambaruar. Pavarsia e Shqipërisë, u njoh dhe realizua si e tillë, vetëm në një pjesë të teritorit shqiptar. Pjesët e tjera të teritoreve dhe të kombit shqiptar mbetën apo u aneksuan nga shtete të tjerë. -Lufta e quajtur nacional-çlirimtare përgjatë luftës së dytë botëro-re antifashiste, mbeti një Kryengritje e Pambaruar. U realizua vetëm një pjesë e saj, që kishte të bënte me nocionin “çli-rimtare”, por mbeti pa u realizuar pjesa që kishte të bënte me nocionin “nacio-nale”. Më shumë se gjysma e nacionit (kombit) mbeti jashtë kufijve të Shqi-përisë aktuale.

-Kryengritja e kombit shqiptar në Kosovë që mori hov në fillimvitin 1998, mbeti përsëri një Kryengritje e Pamba-ruar. Ajo realizoi vetëm shkëputjen e Ko-sovës nga Sërbia, duke mos realizuar ako-ma pjesën e dytë të saj, që është bashkimi me Trungun kombëtar me Shqipërinë.

-Të njëjtin fat pësoi edhe Kryengritja e shqiptarëve në Maqedoni ne vitin 2001. E nisur si çlirim kombëtar ajo përfundoi me liri dhe të drejta për shqiptarët duke pranuar një shtet tjetër si atdhe të shqip-tarëve dhe duke u rreshtuar në radhët e para të mbrojtjes së këtij shteti.

Përfundimi i misionit nga elita poli-tike shqiptare në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Tetovë-Shkup ka një taban të fortë mbështetës historik, por është edhe nocion europeist.

Cili është tabani historik mbështetës i shqiperise natyrale?

Përgjatë afër një shekulli, shqiptarët festojnë si Ditë të Pavarsisë së tyre, 28 Nëntorin e vitit 1912. Ndërkaq, kufijtë administrativë u përcaktuan më vonë në Konferencën e Londrës, 29 në korrik

1913, e cila me vendimet e saj, e ndau në pesë pjesë. Edhe Ahmet Zogu, edhe En-ver Hoxha, edhe Fadil Hoxha, edhe Sha-ban Polluzha, edhe Bedri Pejani, edhe Ali Ahmeti, edhe Menduh Thaci, edhe Ibra-him Rugova, edhe Fatmir Sejdiu, edhe Mustafa Kruja, edhe Mehdi Frasheri, edhe Sali Berisha, edhe Fatos Nano, edhe Hashim Thaci, edhe Alfred Moisiu edhe Ramush Haradinaj, edhe Agim Ceku, edhe Rexhep Meidani, edhe Bamir Topi etj, etj drejtues shqiptarë me bindje po-litike të ndryshme nuk e kanë njohur Konferencën e Londrës 1913. Ata kanë njohur vetëm 28 Nëntorin 1912. Pra, bas-hkësia ndërkombëtare nuk e njohu 28 nëntorin 1912 dhe kufijtë e Shqipërisë i caktoi në 29 korrik 1913, shqiptarët nuk e njohën Konferencën e Londrës 1913, por pranojnë vetëm Shqipërinë Natyra-le. Por nuk kane folur. Tani eshte koha për të folur, për të argumentuar dhe për të vepruar.

realiteti i ri PolitiK rajonal Në momentin e tanishëm, fuqitë e

mëdha janë duke riparuar gabimet e bëra prej tyre ndaj popujve të Ballkanit, dhe veçanërisht ndaj shqiptarëve.

Ja disa nga riparimet e gabimeve të fuqive të mëdha pas vitit 1990 në rajonin e Ballkanit:

- Malit i Zi rifitoi pavarsinë e cila i ishte mohuar përdhunshëm nga Konferenca e Versajës e vitit 1919

- Bosnja fitoi pavarsinë e cila ju mohua nga Konferenca e Versajës e vitit 1919

-Ajo merr parasysh në faktin se në mjediset politike dhe qeverisjet demo-kratike rajonale, nuk ka tema tabu midis te cilave edhe ato që kanë të bëjnë me thelbin e kombeve.

-Platforma e Shqiperise Natyrale ana-lizon dhe merr parasysh, ndryshimet në gjeopolitikën rajonale, ndryshime që shkojnë në favor të kombit shqiptar, rirregullimet e thyerjeve të së kaluarës konfliktuale dhe riparimet e tyre nga vetë fuqitë e mëdha.

Cilat janë mjetet e realizimit të Shqi-përisë Natyrale?

-Mjetet e realizimit të Shqiprise Natyra-le janë dialogu dhe debati demokratik.

-Shqiptarët përgjatë një shekulli kanë derdhur aq shumë gjak sa mund të bëjne disa Shqipëri. Prandaj nuk ka më nevojë për gjak. Platforma mbështetet në sentencen: Dialog me këdo, Dialog për gjithshka, pa vendosur fillimisht për ndonjë gjë.Sot kur forca e së drejtës ka marrë përparësi mbi të drejtën e forcës, sot është momenti historik që shqip-tarët duhet të kërkojnë dhë realizojnë të drejtat e tyre kombëtare. Për këtë arsye në Platformë i jepet përparësi debatit, dialogut, respektimit të thelbit të demo-kracisë që është vetvendosja e popujve dhe veçanërisht e drejta dhe nevoja e referendumit popullor

Page 9: Gazeta Nr. 23

9e mërkurë 17 | Mars 2010 |

Alain badiou *

Për të paktën 30 vjet , e tashmja, në vendin tonë, ka qenë një kohë e çorientuar. Do të thoja një lloj kohe e cila nuk ofron rinisë së saj, veçanërisht rinisë së klasave popullore, ndonjë princip për të ori-entuar ekzistencën. Cili është karakteri preciz i këtij çorientimi? Një nga operacionet e tij më të shpeshta qëndron në të bërit gjithnjë të palexueshme sekuencën paraardhëse, atë sekuencë e cila ishte e orientuar drejt dhe vërtetësisht. Ky operacion është karakteristik për të gjitha periudhat reaksionare dhe kundërrevolucionare, si pe-riudha nëpër të cilën kaluam pas fundit të shtatëdhjetës. Për shembull mund të vëmë re se tipari kryesor i reaksionit Thermidorian, pas kom-plotit të 9 Thermidorëve dhe ekzekutimit pa gjyq të liderëve Jakobin, ishte bërja e palexueshme e sekuencës Robespierane: reduktimin e saj tek patologjia e disa kriminelëve të etur për gjak që pengojnë çdo kup-timshmëri politike. Ky botëkuptim i ngjarjeve zgjati me dekada të tëra, dhe synonte të çorientonte njerëzit, të cilët konsideroheshin, si gjithnjë, revolucionarët e mundshëm.

Ta bësh një periudhë të palexueshme është më shumë se sa thje-sht ta dënosh atë. Një nga efektet e palexueshmërisë është ta bësh të pamundur në periudhën në fjalë gjetjen e principeve kryesore të afta për të riparuar ngecjet e saj. Nëse periudha deklarohet si pato-logjike, asgjë s’mund të merret prej saj si e vlefshme për orientim, dhe konkluzioni, efektet shkatërruese të së cilit na vihen përballë çdo ditë, është që secili të paktën mund të heqë dorë nga çorientimi si e keqja më e vogël. Prandaj le të pozicionohemi, me vëmendje tek sekuenca e mëparshme e mbyllur tashmë, e politikës së emancipimit, e cila duhet të mbetet e lexueshme për ne, pavarësisht nga gjykimi final që do të kemi për të. Në debatin në lidhje me racionalitetin e Revo-lucionit Francez gjatë Republikës së tretë, Clemenceau prodhoi for-mulën e famshme: “Revolucioni Francez formoi një bllok”. Formula në fjalë është e famshme sepse deklaron lexueshmërinë integrale të procesit, çfarëdo qofshin peripecitë tragjike të shpalosura në të. Sot, është e qartë se ambienti ligjërimor me referencën tek komunizmi e shndërron sekuencën e mëhershme në një patologji opake. Kështu që marr përgjegjësitë mbi vete për të thënë që sekuenca komuniste, duke përfshirë të gjitha nuancat e saj, në pushtet si dhe në opozitë, që pretendon tek e njëjta ide, gjithashtu formon një bllok

Cili pra, mund të jetë sot principi dhe emri i një orientimi gjenu-in? Unë propozoj që ta quajmë, në besnikëri me historinë e politikës së emancipimit, hipoteza komuniste. Le të vërejmë kalimthi atë që kritikët tanë duan të heqin, fjalën “komunizëm” nën pretekstin që eksperienca me shtetin komunist, e cila zgjati për shtatëdhjetë vjet, dështoi tragjikisht. Çfarë shakaje! Kur bëhet fjalë për përmbysjen e dominimit të të pasurve dhe trashëgiminë e pushtetit, e cila ka zgja-tur për mijëvjeçarë, kundërshtitë ndalojnë tek shtatëdhjetë vite të hapave pengues, dhunës dhe mbetjes prapa! Duhet thënë e vërteta në lidhje me zbatimin e saj, ideja komuniste ka përshkruar veç një pjesë infinitivisht të vogël të kohës së nevojshme për verifikim. Çfarë është kjo hipotezë? Ajo mund të përmblidhet në tre aksioma.

Së pari, ideja e barazisë. Ideja pesimiste mbizotëruese, e cila për-sëri dominon në kohën tonë, është që natyra humane është e desti-nuar drejt pabarazisë; kjo është pa diskutim e turpshme, por pasi që kemi derdhur ca lotë për këtë, është vendimtare që ta rrokim dhe ta pranojmë. Në këtë këndvështrim, ideja komuniste i përgjigjet jo ekzaktësisht me propozimin për barazinë si program – le të kuptoj-më barazinë e ngulitur thellë si imanencë të natyrës njerëzore – por duke deklaruar që principi egalitarian na lejon të dallojmë, në çdo veprim kolektiv, atë të cilën është për ruajtjen e hipotezës komuniste, që rrjedhimisht posedon një vlerë të vërtetë, nga çfarë e kundërsh-ton atë, duke na rrokullisur kështu në një vizion animal të njerëzimit.

Paskëtaj kemi bindjen se ekzistenca e një shteti të veçuar e shtrën-gues është e panevojshme. Kjo është teza, e përhapur ndër anarkist e komunist, e zhdukjes së shtetit. Kanë ekzistuar shoqëri pa shtet, dhe është racionale të postulosh që mund të ketë të tjera shoqëri të tilla në të ardhmen. Por mbi të gjitha, është plotësisht e mundur që të organizohet veprimi popullor politik pa u subordinuar tek ideja e pushtetit, përfaqësueshmëria pa shtetin, zgjedhjet, etj. Shtrëngesa çliruese e veprimit të organizuar mund të ushtrohet jashtë shtetit. Ka shumë shembuj të tillë, përfshirë dhe më të vonët: fuqia e papritur e lëvizjes së Dhjetorit 1995 e vonoi për vite me radhe masat anti- popullore në lidhje me pensionet. Aksioni militant i punëtorëve pa dokumente nuk i ndaloi dot një mori ligjesh të neveritshme, por bëri të mundur që këta punëtorë të njiheshin si pjesë e jetës tonë kolek-tive dhe politike.

Aksioma finale: organizimi i punës nuk implikon me patjetër ndarjen e saj, specializimin e detyrave, dhe në veçanësi diferenci-min shtypës midis punës intelektuale dhe manuale. Është e domos-doshme dhe e mundshme të synohet për polimorfizmin thelbësor të të punuarit njerëzor. Kjo është baza materiale e zhdukjes së klasave dhe hierarkisë sociale. Këto tre principe nuk konstituojnë një pro-gram; ato janë maksima orientuese, secila mund të përdoret si matës për të vlerësuar se çfarë bën ai apo ajo, personalisht apo kolektivisht, në lidhje me hipotezën komuniste. Hipoteza komuniste ka njohur dy gradë të mëdha, propozimi im është që ne jemi duke hyrë në fazën e tretë të ekzistencës së saj. Hipoteza komuniste e vendos vetveten në një shkallë të gjerë midis Revolucioneve të 1848 dhe Komunës së Parisit (1871). Temat mbizotëruese në atë kohë qenë ishin ato të lë-vizjes së punëtorëve dhe rebelimit. Më pas qe një interval i gjatë, që zgjati për të paktën 40 vjet (nga 1871 deri në 1905), i cili i korrespon-don apogjeut të imperializmit Evropian dhe plaçkitjes së një numri të madh rajonesh në të gjithë planetin. Sekuenca nga 1905 deri në 1976 ( Revolucioni Kulturor në Kinë) është sekuenca e dytë e zbatimit të hipotezës komuniste. Tema e saj mbizotëruese ishte ajo e partisë, e shoqëruar me sloganin e saj kryesor (të padiskutueshëm): disipli-na është arma e vetme për ata të cilët s’kanë asgjë. Nga 1976 deri më sot, është një periudhë e dytë e stabilizimit reaksionar, periudhë në të cilën ende jetojmë, gjatë së cilës patëm dobësimin dhe kolapsin e diktaturave njëpartiake socialiste përgjatë sekuencës së dytë.

Jam i bindur që një sekuencë e tretë historike e hipotezës komu-niste në mënyrë të paevitueshme do të çelë, e ndryshme nga dy të parat, por paradoksalisht shumë më e afërt me sekuencën e parë sesa me të dytën. Kjo sekuencë do të ndajë me sekuencën e shekullit nëntëmbëdhjetë faktin që në lojë është ende ekzistenca e hipote-zës komuniste, e cila sot është gati-gati e mohuar universalisht. Është pra e mundshme të përkufizohet ajo çfarë, së bashku me të tjerët, po tentoj si përpjekje paraprake me synim riinstalimin e hipotezës komuniste dhe hapjen e epokës së saj të tretë.

Çfarë na nevojitet në ditët e para të ekzistencës së sekuencës së tretë të Hipotezës komuniste, është një moral i përkohshëm për këtë kohë të çorientuar. Është çështje e mirëmbajtjes minimale të një figure konsistente subjektive, duke mos qenë në gjendje që të mbështetemi te hipoteza komuniste, e cila duhet të ri-instalohet në një shkallë të gjerë. Është e domosdoshme për të pasur një pikë re-ale nga ku ngrihesh, çfarëdo që të jetë kostoja, një pikë “të pamun-dur” që nuk mund të nënshkruhet në ligjet e situatës. Ne duhet të zotërojmë një pikë të tillë dhe të organizojmë pasojat e kësaj pike.

Prova e gjallë që shoqëritë tona janë haptazi jo – humane është punëtori i sotëm pa dokumente: ai është shenja, imanente e situatës tonë, që ekziston vetëm një botë. Ta trajtosh proletarin e huaj sikur ai të vinte nga një botë tjetër, do ishte detyra e Ministrisë së identi-tetit kombëtar (ministère de l’identité nacionale), e cila ka forcën e saj policore (policinë kufitare). Të afirmosh, kundër këtij aparati sh-tetëror, që çdo punëtor pa dokumente i përket të njëjtës botë me si ne, dhe të përshkruash pasojat praktike, egalitariane dhe militante të saj – duke dhënë kështu një shembull për tipin e moralit të për-kohshëm, një orientim lokal në përputhje me hipotezën komuniste, pranim të çorientimit global i cili vetëm më riinstalimin e kësaj hipo-teze mund të kundërshtohet.

Virtyti principial që na nevojitet është guximi. Por kuptohet jo në të gjitha rastet: në rrethana të tjera virtyte të tjera mund të jenë priori-tarë. Për shembull, gjatë luftës revolucionare në Kinë, Mao promovoi durimin si virtytin themelor. Por sot, është pamohushmërisht guximi. Guximi është virtyti i vet manifestit, pa respektin për ligjet e botës, nëpër qëndresën për të pamundurën. Është çështja e zotërimit të pi-kës së pamundshme pa pasur nevojë të llogarisësh të gjithë situatën: guximi, shtrirja e të cilit në trajtimin si të tillë të pikës, është një virtyt lokal. Ai i takon moralitetit të vendit, dhe horizonti i tij është riinstalimi i ngadaltë i hipotezës komuniste.

*Artikulli është botuar në “Le Monde”, 13 Shkurt 2010.Përktheu: Dejona Mihali

(Vijon nga faqe 3)Siç dihej që asokohe, udhë-

heqësit dhe familjet e tyre gëzonin lukse të paimagjinuara në një vend kaq të varfër, si ky yni. Këto lukse buronin prej grumbullimit të të mirave që krijoheshin nga puna e miliona shqiptarëve që ndërkohë u lanë në varfëri. Ideologjia staliniste, në një mënyrë aspak të përsh-tatshme me vlerat politike mar-ksiste, kërkonte prej popullit që ta konsideronin varfërinë vlerë, që të jetonin një jetë spartane, që të shmangeshin prej shpenzimeve të tepërta etj. E gjithë kjo kërkohej në emër të një sakrifice superio-re: për të shpëtuar atdheun nga një pushtim i mundshëm i huaj, dhe për “t’ia dalë me forcat tona”. Sot situata paraqitet ndryshe. Nuk është më nomenklatura burokra-tike, por një klasë e mirëfilltë të pasurish (që shpeshherë është e lidhur me nomenklaturën e dikurshme me fije të ndryshme haptazi ose jo), që jeton e qeveris në kushte luksi, ndërsa pjesa më e madhe e popullsisë vijon të jetë e varfër. Është e vërtetë që të varfërit e sotëm jetojnë më mirë se të var-fërit e atëhershëm, por diferenca ekonomike me shtresën e sipër-me është duke u rritur. Në këto kushte “udhëheqësit e sotëm” gjenden para të njëjtit problem me ata të djeshmit, dhe u duhet të justifikojnë varfërinë e popullit, 20 vjet pasi i premtuan parajsën. Mënyra që përdoret për të justi-fikuar varfërinë është e njëjta, një ekzaltim i vlerave shpirtërore dhe modestisë së varfërisë, ndërkohë që paradigma ndryshon forma-lisht: në vend të “shpëtimit nga armiku i jashtëm” sot paradigma është integrimi, “pushtimi i armi-kut të jashtëm”. Thuhet se jemi të varfër – por edhe për pak kohë, sa të përfundojë tranzicioni, sa të sjellim në binarë arsimin që e degjeneruam me konsensus, sa të rregullojmë rrugët që prishëm vetë dhe të rimbjellim pemët që dogjëm në entuziazëm e sipër në ’91. Integrimi paraqitet si një stad final, si një domethënës (signifi-ant) i ekzistencës sonë demokra-tike, po ashtu siç paraqitej dikur ndërtimi i njeriut të ri, të vetëmjaf-tueshëm e përjetë të lumtur. Var-fëria e sotshme, ashtu si varfëria e atëhershme, siç shprehet B.Kajsiu, vijon të përbëjë një mjet për reali-zimin e interesave politike të elitës, vijon të përbëjë një barrierë për ndërtimin e një shoqërie të vërtetë civile dhe një pengesë për stabi-lizimin e një kulture kritike qyte-tare që do të mund të garantonte zhvillimin dialektik të vendit tonë. Është e vërtetë, situata shtresore ka ndryshuar katërcipërisht, por vetëm në emërtimin e shtresave...

diSidencaDikush mund të thotë se të

krahasuarit e totalitarizmit të di-

kurshëm me regjimin e tanishëm për sa i përket disidencës do të qe i tepruar, pasi të gjithë e dinë që atëherë disidenca dënohej me vdekje, burgim, a internim familjar, ndërsa sot kushdo mund të flasë. Dhe në fakt flasin të gjit-hë, si t’u vijë për mbarë, rastet e censurës janë shumë të pakta, përjashto ndonjë “afarist” injorant me origjine rurale që i komplek-suar siç është, nuk arrin të gëll-tisë sharjet dhe rreh gazetarët. Përveç këtyre rasteve ekstreme dhe të rralla, sot të gjithë mund të shajnë këdo, përfshi edhe vetë udhëheqësit e shtetit apo të partive ku bëjnë pjesë, dhe s’i gjen asgjë.

Ky është realitet i pakundërsh-tueshëm, megjithatë në krahasi-min e sistemit të djeshëm totalitar me këtë të sotmin demokratik, gjithnjë duhet marrë parasysh konteksti dhe potenciali real që të ofrohet. Shkrimtari italian Italo Calvino në librin e tij Palomar e bën shumë bukur dallimin kon-tekstual mes lirisë së shprehjes që ofrojnë sisteme të ndryshme: “Në kohë të heshtjes masive, të he-shtësh si gjithë të tjerët është faj, qartësisht. Por në kohërat kur të gjithë flasin shumë nuk mjafton të thuash fjalën e duhur, se gjithsesi do të humbte në mes të përm-bytjes së llafeve. E rëndësishme është ta thuash duke u nisur nga premisat e duke implikuar pa-sojat që do t’i jepnin shprehjes vlerën maksimale”. Pikërisht këtu ndodh shtypja e disidentëve të sotëm, tek heqja e çdo premi-se që fjalët e tyre të zënë vend, që kritikat e tyre të diskutohen, madje tek heqja e mundësisë së diskutimit. Dje disidenti dënohej me heshtje të përjetshme, sot di-sidenti dënohet me indiferencë dhe me qesharakëzim të pameri-tuar, siç analizon F.Lubonja që ka patur fatin e keq t’i provojë të dyja momentet. Dikur nuk e shprehje dot kritikën, sot e shpreh por je i sigurt që nuk ka për të zënë asnjë vend, nuk ka për të nisur asnjë debat real politik apo social, me përjashtim të debatit spektakolar superficial që ofrojnë disa talk-shoës. Disidenti i dikurshëm ish-te i përbuzur nga shoqëria pa ia dëgjuar argumentat, vetëm sepse kundërshtonte stalinizmin, ndërsa disidenti i sotëm është i përbuzur nga shoqëria, sërish pa ia dëgjuar argumentat, vetëm pse kundërsh-ton pushtetin aktual, ideologjinë e tij moniste, korrupsionin e tij, pafytyrësinë, dhe përsëritjen në një formë tjetër të të njëjtave ga-bime si dikur... Fakt është se ne kemi ndërtuar një sistem që qën-dron në të kundërtën formale të totalitarizmit, dhe pse e vërtetë që konteksti i sotëm është krejtësisht i ndryshëm, po të shohësh më thellë në disa prej dimensioneve të tij zbulon që esenca mbetet te-për e ngjashme.

A shpëtuam prej Totalitarizmit?Guximi i së tashmes

Page 10: Gazeta Nr. 23

e mërkurë 17 | Mars 2010 | 10

Artan Sadiku

Sot jetojmë në në shoqëri jonjerëzore në të cilën ka mbetur vetëm karikatura e jetës së vërtetë si pa-sojë e shpërbërjes së subjektit. Theodore Adorno në aforizmat për ‘Jetën e Dëmtuar’ në kundërthënie me Hegelin dhe si pasojë e përvojës me holokau-stin, proklamon që forca shoqërore e çlirimit është tërhequr përkohësisht në sferën individuale. Por, a nuk jetojmë sot në kohë në të cilën ‘individua’ në kundërshtim të plotë me Adornon e thirr në mbrojtje ‘totalitetin’ Hegelian për tu shplarë nga përgjegjesia përpara moralit dhe këtë e bën duke lënë mënjanë edhe raportin dialektik përmes ‘indi-viduës’ dhe ‘të përgjithmes’, njeriut dhe shoqërisë.

Një problem paraprak rreth moralit. Një pjesë e mirë e debatit etik është marrë me dallimin e sh-mangjes nga të bërit dëm dhe parandalimit të dëmit, vrasjes dhe lërjes që të vdesë. A janë moralisht re-levante për përgjegjësinë e agjensisë apo subjektit, dallimet përmes një përmbajtjeje dhe një bërjeje? Dhe, cili është dallimi moral kur kemi të zgjedhim në mes bërjes së disa të këqijave për të parandalu-ar një të keqe më të madhe? Teoria konsekuencës duhet të mbizotëron mbi teorinë konzervative, pra që nuk ka dallim moral ndërmjet përgjegjësisë për një përmbajtje dhe për një bërje, që në teori është një pikëpamje radikale. Bernard Williams e bazon teorinë e konsekuencës në ‘përgjegjësinë negative’ që nënkupton njejtësinë e përgjegjësisë për gjërat që i lejojmë të ndodhin ose dështojmë ti paranda-lojmë me atë për gjërat për të cilat, në kuptimin më të ngushtë, kontribuojmë që të ndodhin. Ndërsa, Peter Singer sjell në këtë teori balansin e vlerave morale në përgjegjësinë për bërje, duke thënë që moraliteti i detyrimit për të bërë është imanent kur për të ne nuk sakrifikojmë diçka moralisht të krahasueshme me atë bërje. Për të, nuk mund të bëhet dallim ndërmjet detyrimit dhe bëmirësisë. Përderisa konservativët e definojnë moralin si një përmbajtje prej një kryerje, të një veprimi të keq, pra të transponimit të mendimit të keq në veprim, ata rezikojnë ta mbyllin moralin në kutine e mendi-mit të keq. Kështu i definuar, ekzistimi i moralit lidhet organikisht me ekzistimin e mendimit të keq. Duke supozuar hipotetikisht që mund të ekzistojë subjekt pa mendime të këqija, ne mund të vijmë në përfun-dim që ky subjekt, për shkak të mungesës së paran-dalimit të veprave të këqija duhet të që vijnë nga mendimi i keq, ka mungesë të moralit. A është kjo moralisht e drejtë dhe sipas cilit moral? Më tej, për

& Përgjegjësia negative

shkak të rëndësisë që ka morali në pikëpamjet dhe në vendimin për veprimet e subjektit, a nuk është brutale që të anashkalohet morali që konsiston në një bërje, në detyrimin për të bërë diçka të mirë apo parandaluar diçka të keqe. Singer na tërheq vëmendjen për nevojën e ndryshimin e skemës tonë morale konceptuale, dhe me të edhe ndrys-himin e mënyrës së jetës që në shoqërinë tonë ka rezultuar të merret si e dhënë.

Egomasturbimi është modeli që tenton të zëven-dësojë përgjegjësinë negative për bërje të indivi-dit, me qëllim që të akomodojë bindjen për veten e tij. Slavoj Zizek thotë që motoja që ‘ne jemi tregimet që ia tregojmë vetes për veten tonë’ shërben për të bërë të paqartë dimenzionin e vërtetë etik të vepri-meve tona. Si ndodh kjo në realitet? Ditëve të fundit në Facebook më vijë qindra ftësa për të ndihmu-ar Haitin dhe Kilin nga ‘shoke e shoqe’. Kjo është një tregues për atë se si mishërimi me dhimbjen e njerëzve në Haiti dhe Kil paraqitet si tregim që ‘shokët dhe shoqet’ ia tregojnë vetës për veten e tyre. Në këtë moment shfaqet morali në aspektin e bërjes, atë që e përfaqëson teoria e konsekuencës. Mishërimi me Haitin dhe Kilin shërben si një ego-masturbim me të cilin subjekti vetgënjen veten që ka bërë dicka me të cilën ka kontribuar për të mirë. Këtë bosh model moralizues e morëm nga Evropja-nët, të cilët duke pasur mundësi të kontibojnë në parandalimin e dhimbjeve të emigrantëve, që kanë miliona probleme në shtetet e tyre, ata vendosin të hudhin shikimin e tyre përtej Atlantikut duke u br-engosur pa masë për Kilin dhe Haitin. Për të qenë perverziteti ende më i madh, mishërimi më Kilin dhe Haitin nuk bëhet për ti ndihmuar këto dy vende të Amerikës Latine, por këto janë vetëm rastësisht në fotografinë me të cilën Evropjanët masturbojnë për kontributin e tyre. A nuk ndodh e njejta edhe tek ne? A nuk shohim çdo ditë në mediat tona se si vuajnë njerëzit prej termeteve në Kil dhe në Haiti, vuajtje të shkaktuara në rastin e parë nga natyra dhe në të dytin nga njeriu e natyra në kombinim, ndërsa anashkalojmë vuajtjet e njerëzve në Likovë, të cilat janë shkaktuar ekskluzivisht nga njeriu. Mishërimi me vuajtjen në Haiti dhe Kil dhe jo me atë në prag të derës, ka një dimension brutal kapitalist, atë se cili tregim për veten që ia tregojmë vetës kushton më shumë. Në rastin e parë kushton 5 euro bëmirësi të dërguara OXFAM-it apo ndonjë organizatë tjetër bëmirëse, ndërsa në rastin e dytë kushton bërje kompromisesh të mëdha shoqërore, humbjen e përfitimeve të padrejta që mund të arihen në tregun

e shfrenuar të kapitalit në neoliberalizmin postmo-dern. A nuk pasqyron ajo që na ndodh një korup-tim të ndjenjës? Njerëzit në Likovë të bombarduar gjatë luftës së vitit 2001 dhe të shkatëruar ekonomi-kisht pas saj, jetojnë në të njejtat kushte si edhe ata në Haiti dhe Kil, ata janë të pashpresë, të frustruar por edhe të revoltuar, ndaj shtetit dhe sistemit. Por, ndjenja e ‘shokëve dhe shoqeve’ sërish koruptohet, ajo zgjedh tregimin që i kushton më lirë dhe rru-gëton për në Amerikën Latine. Po të ishte ndjenja e sinqertë, atëherë do të duheshte të ngritemi dhe fillimisht të shkundim sistemin, e më pas të ulemi dhe të ndërtojmë barazinë ekonomike në shoqëri.

Idea e barazisë është aksioma e parë në hipop-tezën komuniste të Alain Badiou. Vallë është fjala komunizëm e mallkuar përgjithnjë? Kritikën që hedhin poshtë fjalën komunizën, refuzimin e tyre e bëjnë nën pretekstin që praktika e komunizmit sh-tetëror që zgjati shtatëdhetë vite dështoi tragjikisht thotë Badiou. Ndërsa kur heqja qafe e dominimit të të pasurve dhe trashegimisë së fuqisë që ka zgjatur me mijëra vjet bëhet çështje diskutimi, kundërshti-met e tyre bazohen në shtatëdhjetë vjet hapash të penguar dhunë dhe dështime. Badiou pranon që ideja mbizotëruese pesimiste sot është ajo që na-tyra njerëzore është e destinuar në pabarazi dhe ne duhet ta pranojmë këtë mbizotërim. Por sot, në vend që të propozojë barazinë si program, idea ko-muniste na mundëson që të dallojmë në çdo veprim kolektiv atë që është në frymën e hipotezës komu-niste dhe që posedon vlerë të vërtetë nga ajo që e kundërshton atë dhe kështu na hudh prapa në vi-zionin shtazor të njerëzimit. Pra, barazia, si aksiomë themelore e idesë komuniste, do të mundeshte të funksionalizohet në përditshmëri duke shërbyer si mjet matës për vendimet shoqërore me reperkusio-ne kryesisht ekonomike, duke matur se a janë ato në funksion të arritjes së barazisë ekonomike. Apliki-mi i tillë i hipotezës komuniste do të kufizon shumë vendime që nuk mbajnë llogari për të mirën e për-gjithshme dhe barazinë ekonomike dhe që krijojnë reaslitetin brutal të ekstrapërfitimeve individuale përmes shpërdorimeve dhe eksploatimit të asaj që është kolektive.

Një ektsrapërfitim të till, sot tek ne bëjnë të gji-thë ata që keqpërdorin pashpresën e popullatës së Likovës duke u i gënjuer me shpresën për azil në Belgjikë. Mosprezenca e mjaftueshme e rregu-llativës shtetërore bëri që biznesi i transportit të shfrytëzon shansin e tij për ekstrapërfitime në treg dhe, ai është vetëm njëri ndër të shumtët agjentë të

tregut të lirë të cilët i kanë duart e lira për veprime të tilla destruktive. Cili është roli i shtetit këtu? Slavoj Ziziek duke komentuar ndihmën finansiare që qe-veria Amerikane i jep bankave të Wall Street thotë që ata po bëjnë gjënë e duhur për arsye të gabu-ara, veprim i cili nga Republikanët është cilësuar si masë socialiste. Por, Zizek na tërheq vërejtjen që tentimi për të rregulluar tregun finansiar, interve-nimi shtetëror, bëhet përmes finansimit të atyre që janë fajtorë për krizën finansiare, të atyre që sollën krizën ekonomike duke shfrytëzuar politikat kredi-tore për borxhimin e popullatës. Dhe tani, të hollat nga taksat e popullatës u jepen atyre që dëmtuan po atë popullatë. Në rastin e Likovës, edhe qeveria e Maqedonisë, po bën gjënë e duhur për arsye të gabuara. Por, këtu nuk kemi të bëjmë me finansimin e atyre që janë përgjegjës për katastrofën ekonomi-ke në këtë rajon por me fshehjen e fajtorit. Qeveria u kërcënua se do ti mbyll kompanitë që kanë bërë transportin e njërëzve në Belgjikë nën pretekstin për të marrë azil, duke tentuar të tregojë kujdesin e saj për popullatën që vetë e ka sjellur në varfëri të skajshme. Dënimi i kompanive nuk bëhet në këtë rast për arsye të mbrojtjes së qytetarëve por për ar-sye të fshehjes së krimit të saj, dhe për fshehjen e karakterit të ekstrapapërgjegjësisë së qeverisë. Kur ata thonë që problemi janë kompanitë që tentojnë ekstrapërfitime, ata gënjejnë. Gënjejnë sepse kom-panitë janë vetëm një nga agjentët e shumtë në treg të cilëve qeveria jo që nuk i parandalon në qëllimet e tyre, por shpesh i inkurajon me politikat e saj. Qe-veria nuk e trajton problemin, por meret me simpto-mat, nuk e trajton varfërinë dhe shkaqet e varfërisë, por pasojat nga ajo, ikjen për në Belgjikë. Kjo bëhet për arsye mu tek shkaqet e varfërisë fshihet faji i qe-verisë dhe anomalia themelore e sistemit kapitalist të implementuar në shoqëritë tanzicionale përmes privatizimit kriminal.

Kjo larje perverze mëkatesh nga Qeveria duhet të nxirret në pah dhe të adresohet vetë qeveria dhe sistemi që ka ajo implementuar si fajtor kryesor për dështimin e shtetit dhe varfërimin e popullit. Mode-lin e varfërimit të popullit do ta përshkruaj përmes shembullit të Likovës. Në Likovë ndodhi tragjedia e dyfishtë, në fillim përmes luftës që, siç e dijmë mirë shkatërroi krejt potencialin jetësor, dhe më pas ndodhi degradimi ekonomik që erdhi si pasoj e pri-vatizimit kriminel. Likova prej kohës së Perandorisë Osmane është mbajtur goxha mirë ekonomikisht prej prodhimtarisë së duhanit të llojit tipik që ka qenë me shekuj burim i mirëqenies. Me privatizi-

Page 11: Gazeta Nr. 23

11e mërkurë 17 | Mars 2010 |

min kriminal të Kombinatit të Duhanit në Kumanovë dhe me të gjitha skandalet që pasuan, regjioni i Li-kovës, pasi që vitet e fundit e hudhën në lum duha-nin e mbledhur, e braktisi prodhimtarinë e duhanit. Privatizimi ishte shkatërrues për ta. Pas kësaj pasoi plani për vjedhjen përfundimtare të edhe atyre pak kapaciteteve të mbetura tek popullata e Likovës përmes një investimi të jashtëm të planifikuar për falimentim. Me hapjen e kopanisë së qumështit Swedmilk, investim i huaj i promovuar gjërësisht nga qeveria, disa banorë të Likovës filluan të meren me ruajtjen e bagëtisë dhe për krijimin e farmave u kredituan në bankat që kishin gati linjat kreditore të adaptuara për ta. Pas dy vitesh, Swedmilk kishte aritur borxhin prej 4 million eurosh ndaj blegtorëve prej të cilëve kishte grumbulluar qumështin pa ua paguar atë dhe falimentoi. Për ti mbuluar harxhimet, fshatarët e shitën bagëtinë dhe duke mos u kthyer borxhi ndaj tyre, ata duheshte nga prona e tyre e fundit e mbetur të vazhdojnë të paguajnë kreditë bankave. Biznesmënët që ‘investuan’, qeveritarët që ‘ndihmuan’ dhe bankat që kredituan e përbëjnë zinxhirin brenda të cilit qarkullon kapitali dhe i cili thithet në mënyrë vampirore nprej qytetarëve.

Pse kërkohet që shteti ti mbrojë qytetarët, të in-tervenojë duke aplikuar më shumë rregullim në treg? Pse insistohet në shtetin? Sepse shteti ende është struktura kryesore në shoqëri dhe sepse me tërheqjen e shtetin nga shumë pjesë të imazhit të jetës në shoqëri krijohet hapësirë boshe, të cilën subjektet tjera, të akomoduara në kapitalizmin, do ta shfrytëzojnë atë për ekstraprofitin e tyre në dëm të interesit të përgjithshëm dhe barazisë. Kjo veça-nërisht është e rëndësishme për shkak se triumfi i agjencisë shoqërore që do të mundësonte organizi-min horizontal të shoqërisë duke zëvendësuar shte-tin, në formën përfundimtare të anarkisë komuniste, ende nuk është në dukje.

Të kthehemi tek Minima Moralia. Adorno mban qëndrimin që në shoqërinë individualiste, që ka triumfuar sot, shoqëria është esencialisht substan-ca e individumit. Në nivelin individual, në të cilin Adorno e sheh të tërhequr kapacitetin emancipues shoqëror, në të tashmen e kapitalizmit postmodern, mbizotëruese është heshtja. Nëse Adorno ka të drejtë, dhe nëse përqafojmë teorinë e konsekuen-cës për moralin, atëherë neve na ndodhin dy gjëra. E para, që me heshtjen individuale është e pamun-dur të realizohet emancipimi dhe e dyta, që ne nuk e përmbushim përgjegjësinë negative, pra shkelim brutalisht moralin. Pse heshtin njerëzit, apo si i bën kapitalizmi në modelin e sotëm, njerëzit të heshtin apo të ‘mosbëjnë’? Në media shohim çdo ditë që na prezantohen imazhe të standardeve më të larta pa-surore, prej perspektivës së të cilave ne ‘kuptomë’ për tragjedinë tonë personale, atë të dallimit esen-cial pasuror. Ky është një sistem i multiplikimit të tragjedive personale në nivele të ndryshme, sepse kufijtë për kënaqësinë pasurore vazhdimisht zhven-dosen. Kur jemi të kufijtë, kapitalizmi neoliberal ka kontribuar në mosekzistimin e kufirit të sipërm dhe të poshtëm pasuror. Në të, nuk ka kufij se sa mund të pasurohesh në tregun e lirë, dhe kjo mbi të gji-tha bëhet përmes shpërdorimit të pamëshirshëm, por mposhtja më e madhe është që nuk ekziston as kufiri i poshtëm deri ku mund të varfërohesh. Një strukturim i tillë pasuror që sa vjen e vertikalizohet dhe që nuk ka asnjë dimension horizontal, rrezikon të formalizojë në një moment të caktuar të zhvillimit të tij këto dallime pasurore, me qëllim që të rregu-llojë funksionimin ‘normal’ të shoqërisë në të cilën fërkimet që dalin nga dallimet pasurore tashmë pa-raqesin nevojë reale shoqërore që duhet të normo-het. Hegeli thotë që historia e përsërit veten e saj së paku dy herë, pra a është i mundur një kthim i tillë në feudalizëm? Kjo veçmë ka filluar që të ndodhë. Zizek në librin “Në fillim si tragjedi e më pas si farsë’ na tregon se si të pasurit e rinj në Kinë ndërtojnë qyteza të veçuara e të ndara nga rrethina me një ku-polë të padukshme por reale. Në të njejtën mënyrë,

në Sao Paolo, operojnë 250 helikopterë të cilët të pasurit i shfrytëzojnë për transport nëpër qytet mbi lagjet e varfëra dhe rrugët e rrezikshme duke evi-tuar përzierjen me njerëzit e zakonshëm dhe duke u kënaqur me pamjen futuristike nga sipër. A bëhet sa më reale mundësia që këto paraqitje të kenë ne-vojë të normohen (mbrojtja e të pasurve në qytezat e tyre dhe definimi i linjave të helikopterëve në Sao Paolo) dhe me këtë efektivisht të fillojmë ndërtimin e feudalizmit të ri. Zizek thotë që një gjë për të ci-lën kemi menduar se është e pamundur (ose që ka mundësi të ndodhë, por që nuk besojmë që do të ndodh efektivisht, si kthimi në feudalizëm, dhe e fla-kim si të pamundëshme) por jo reale, bëher reale dhe jo e pamundur. Dhe, kur në të vërtetë ndodh ajo që ka qenë e pamundur dhe joreale, në funksion vëndohet ‘rinormailzimi’. Rinormalizimi i një gjëje të paimagjinueshmë, sipas Zizek ndodhi në rastin e Sarajevës, kur rrethimi dhe gjuajtja zgjati për 3 vite, ndodhi diçka që ishte e paimagjinueshme të ndodh në mes të Evropës pas periudhës Nazi-Fashiste.

Duke u fshehur pas tragjedisë personale të re-flektuar në imazhet kapitaliste të veturave luksore, shtëpive hi-tech dhe zbavitjeve të Fashion TV, ne nj-dejmë dhembshuri për veten tonë, edhepse mund të kemi shtëpi modeste, ushqim të ngrohtë, ujë të pi-jëshëm, dhe ca të hola për kafe, cigare dhe ndonjë birrë. Të gjitha këto, në reflektimin e mësipërmn, bëjnë që vetja të na duket në një standard minimal. Ndërsa, tragjedia e familjeve të Likovës na duket në një minimun tjetër, në një minimum të vetin. Këtë e mundëson mungesa e një kufiri të poshtëm në shoqëri, nga i cili do të mund të matnim standardin tonë. Sa për fillim, vendosja e një kufiri të poshtëm të shoqërisë mund të ndodhe vetëm duke filluar përqafojmë tendencat për konceptin horizontal të shpërndarjes së pasurisë, duke aplikuar idenë e barazisë në vendimet shoqërore, siç e parasheh Hi-poteza Komuniste e Alain Badiou.

Para disa ditësh punëtorët nga fabrikat e falimen-tuara protestuan për bukë para qeverisë në të cilën u ftuan të gjithë qytetarët tu bashkangjiten në në formë përkrahjeje. Rrugës duke shkuar për te qe-veria, duke kaluar pranë bareve dhe kafeterive pas-hë shumë ‘teknokratë të ri’ të zyrave të ministrive, agjencive, bankave që pinin kafe, të ngërthyer në petkun formal të statusit të tyre të ri shoqëror. Pranë tyre kaloi turma që kërkonte bukë. Realiteti neolibe-ral na ofron mundësi të pafundme për përjetime të përditshme të brutalitetit të ‘normales’. Përveç gaze-tarëve që kishin ardhur për punën e tyre, shoqëria

i kishte përkrahur me 2-3 persona në kërkesën e tyre për bukë. Nuk e di nëse ishin 2 apo 3 sepse unë isha tepër i humbur në atë moment dhe nuk di nësë përbëja një të tërë. Kaq prej poetikës. Retorika e tra-gjedisë multiplikatore dhe shumështresore u shfaq këtë ditë në formën e saj më të vrazhdë. Karakterin e ri i shoqërisë është ai i shoqërisë së tragjedisë në të cilën askush nuk është i kënaqur me pozitën e vet ekonomike. Kapitalizmi e ngrit, ushqen dhe for-con lakminë në shoqëri ku dikush vuan për bukë, dikush për I-phone dhe dikush për para në dorë. Nuk jemi larg ditës kur ky absurditet shoqëror do të merr përmasa të organizimit shoqëror dhe kështu do të shohim protestën e atyre që kërkojnë I-pho-ne nga qeveria, duke ndjerë të njejtën dhimbje si ata që kërkojnë bukë. Dhe dhimbja, pa marrë pa-rasysh se si shkakatohet, ajo është e njejtë, apo jo. Të paktën kështu na bindte qeveria në kampanjën populiste ‘Dhimbja nuk dallon’. Në këtë moment në bëhemi edhe shoqëri e dhimbjes.

Në rastin e Mqedonisë, shteti duhet të pushojë së ekzistuari sepse ai nuk e përmbush funksionin e tij themelor të të ekzistuarit, atë të mbrojtjes shën-detsore, sociale dhe fizike të qytetarëve. Argumenti i mundëshëm nga kundërshtarët mund të ishte që pafuqishmëria ekonomike e shteteve të tilla, nuk duhet të jetë apriori arsye për puhsimin e të ek-zistuarit të tyre. Kjo edhe është e vërtetë, por kur mjetet publike, në kohë të pashpresa të degradimit të skajshëm ekonomik shfrytëzohen me arogancë për projekte që sjellin antikën në të tashmen, si ai i Shkupit 2014, atëherë argumentet kundërshtuese thjesht pushojnë të vlejnë. 200 milionë euro do të shfrytëzohen nga buxheti shtetëror për të rikriju-ar të kaluarë antike në dëm të së tashmes tragjike dhe brutale. Njësoj si individua, edhe pjesa më e madhe e shoqërisë maqedonase e bind veten që ‘ata janë tregimet (antike) që ia tregojnë vetes për veten e tyre(antike)’. Duke shfrytëzuar prishjen e marrëdhënieve ndëretnike si pikë fillestare për kundërshtimin e këtij projekti ne përjetojmë për-sëritjen e historisë Hegeliane në miniaturë. Marksi e përmirëson Hegelin duke thënë që herën e parë ngjarjet historike paraqiten si tragjedi, ndërsa të dytën si farsë. A nuk u përsërit ngjarja historike e Shkupit 2014 dy herë. Një herë si tragjedi, kur ish-te prezantuar si projekt për ndërtimin e statujave të heronjëve maqedonas, arkitekturës antike dhe kishës në shesh e që kushtonte qindra miliona euro. Herën e dytë, kjo ngjarje u përsërit si farsë kur projekti u prezantua sërish, por tani si një pro-

jekt që do të përmban edhe statuja të figurave hi-storike shqiptare. Herbert Marcuse e vazhdon më tej Marksin duke thënë që ndonjëherë përsëritja në formë të farsës mund të jetë më e tmershme se sa tragjedia origjinale. Riprezantimi i ‘përmirësuar’ dhe ‘politikisht pak më korekt’ i planit për Shkupin 2014 e varrosi efektivisht protestën, aq të vogël shoqërore, që bazohej në argumentet ekonomike, të vetmet argumente që kanë peshë relevante për realitetin. Vetëm marrëdhëniet ekonomike janë ato që bejnë pjesë në katerorinë e realitetit. Kulturali-zimi i problemit të Shkupit 2014 e zhvendos atë në një teren nacionalist, mitik, joreal. Kontributin për farsën, më të tmershme së tragjedia fillestare, e dha partia shqiptare në pushtet në mungesë të aftësisë dhe kredibilitetit për të argumentuar nga parimi i barazisë ekonomike që është çështje themelore shoqërore. Përmes një argumentimi të tillë duhe-shte të kërkohet një 200 milionësh tjetër për inve-stime ekonomike ne zonat rurale të prapambetura shqiptare.

Duke përqafuar amoralitetin e mosbërjes, indivi-dualisht ne jemi bashkëpjesëmarës në shkaktimin dhe shpërndarjen e dhimbjes në shoqëri. Duke përshkruar vetëm atë që është individuale, sikur në rreth magjik, individët bëhen bashkëpjesëmarrës në gjërat e papërshkrueshme gjë paraqiten ko-lektivisht. Kjo dhimbje mund tu plasë pas qafe një ditë të bukur Maji atyre që e shkaktuan. Mbase mund të jetë pak radikale të thuhet një gjë e tillë, dhe mbase mund të jetë pak e pakëndëshme. Po e përfundoj ashtu siç e fillova, me Adornon, i cili për ata që duhet ti thonë gjërat, për intelektualët, thotë që qëllimi i vetëm i tyre është gjetja e rrugës së tyre në normën e pranueshme, atë të të thënit të gjërave të duhura. Norma e pranueshme zako-nisht qëndron jashtë spektrit të së vërtetës, sep-se për të qenë e pranueshme ajo duhet të bëhet mbizotëruese dhe kur bëhet e tillë ajo akomodon një sasi të madhe të ‘korektësisë’ me çka e humb vërtetësinë eventuale që mund ta ketë pasur në fillim. Prandaj, Zizek beson në pozicione të qarta dhe për të pozicioni më arogant është që të thuhet se diçka që thuhet nuk do të thotë se është e pak-ushtëzuar dhe është vetëm një hipotezë. Të vërtetës i afrohesh më shumë kur je i anshëm. Manyra e vetme për të qenë i sinqertë dhe për tu ekzpozuar ndaj kritikës është që të paraqesësh qartë dhe në mënyrë dogmatike se ku qëndron. Unë qëndroj në anën e hipotezës komuniste. Duhet të pranosh rezi-kun për të patur pozicion.

Page 12: Gazeta Nr. 23

e mërkurë 17 | Mars 2010 | 12

Sistemi diktatorial i vlerësonte votimet si fitore absolute dhe rezultatet 99,99% të arritura në votimet e atyre viteve konside-roheshin si “arritje të shkëlqyera të unite-tit” e si shprehje e dashurisë së popullit për udhëheqjen. Si në të gjithë diktaturat apo sistemet totalitare, edhe në Shqipëri ishte përvetësuar mirë thënia që i atri-buohet Stalinit, se “nuk ka rëndësi se si votohet, por rëndësi ka se si numërohen votat”. Agjitacioni e propaganda e asaj kohe, me punën e madhe përgatitore para zgjedhjeve, me regjistrimet e sakta, me vajtjen derë më derë të këshilltarëve e se-kretarëve të partisë, me stendat e gazetat e murit në çdo klasë shkolle, në reparte e ndërmarrje, me radion e televizionin sh-tetëror, me terrorin psikologjik, që e vin-te votuesin përballë alternativës, pro ose kundër regjimit, me “paradat” e arritjeve ekonomike të krahasuara kryesisht me vitet e Ahmet Zogut, nuk linin shpresë për një rezultat ndryshe të zgjedhjeve nga ai i parashikuari prej udhëheqjes komuniste. Kur një pjesë e madhe e votuesve ishin të indoktrinuar dhe një pjesë e terrorizuar nga trysnia psikologjike e pushtetit në fuqi, rendja për te qendrat e votimit, radha e stërzgjatur dhe realizimi i tyre në kohë re-kord ishte një tregues i fuqisë së pushtetit. Për votimin kundër nuk bëhej fjalë. Kër-cënimet e dukshme apo të padukshme, nënkuptonin pushimet nga puna, largimet apo internimet nga qyteti deri edhe bur-gosjet. Dhoma e fshehtë e votimit, “molla e ndalueme”, në të cilën, si rregull nuk hynin qytetarët, pasi, me “votën e lirë, jo të fshehtë dhe të hapur” ata duhet ta dekla-ronin devotshmërinë dhe paranumërimin e rezultatit të votimit. Për paradoks, aty hynin ata që ishin arkitektët apo zbatuesit e këtij terrori, byroistët e bllokmenët. Në prani të kamerave e popullit brohoritës, ata futeshin në dhomën e fshehtë të voti-mit, me buzëqeshjen ironike të fitimtarit, thjesht “për të kryer adetin”, apo për t’u filmuar për ndonjë dokumentar, që do t’i servirej shikuesit të huaj. Sidoqoftë, nëse sot ironizojmë shifra prej 99.99% të “fito-reve” absolute të monizmit, duhet pranuar se, janë shumë më të paktë ata, që preten-dojnë t’u jetë vjedhur vota, ndërkohë që pranojnë se, të detyruar apo jo, votuan pro atij regjimi.

Pse duhet që sot, në vitet e demokracisë të kemi ende frikë nga humbja e votës?

FriKë nga Vjedhja e VotëS,në një Vend, që nuK Ka hajdutë

Pak kohë pasi hyri në fuqi, Kodi i ri Zgjedhor, “fruti” i mbrapshtë i dashurisë prapaskenike PD-PS, socialistët shprehën pakënaqësitë e para, duke treguar kështu shenjat e një dështimi të kodit. Socialistët që e miratuan këtë kod me dhunën e për-bashkët të kartonëve me PD, deklaruan se distancohen nga Berisha, meqë ai nuk kishte realizuar pajisjen me karta të qyte-tarëve, detyrë që në fakt ishte praktikisht e pamundur të kryhej në kohën e mbetur deri në zgjedhje. Nëpërmjet daljeve në te-

levizione dhe deklaratave për mundësinë e një kërkese për shtyrjen e zgjedhjeve, socialistët u ankuan për çorbën që vetë kanë përgatitur. Në thelb ata po tregonin, se kishin frikë nga vjedhja e votës.

Duket e çuditshme të kesh frikë nga vjedhjet, në një vend ku në fakt hajdutët mungojnë, që nuk janë denoncuar, që nuk janë kapur apo nuk janë dënuar kurrë. Por, socialistët, ashtu si demokratët, e dinin mirë, se votimet edhe mund të manipu-lohen, se votat mund të mos numërohen saktësisht apo se, larg qoftë edhe mund të vidhen. Dy partite kryesore, (PD-PS) janë njohëset më të mira të këtyre pro-blemeve, zbatueset ose jo të standardeve të zgjedhjeve, fitueset apo humbëset nga marifetet e palës tjetër, përgjegjëset krye-sore për të gjitha problemet, që akuzojnë njëra tjetrën kur humbasin.

Hajdutët, këta njerëz që nuk i kanë de-klaruar partitë, që nuk i ka dënuar ligji, janë të njohur prej të gjithëve, edhe prej partive, edhe nga opinioni i fshatit, lagjes apo qytetit. Manipulimi i votës në tranzici-on ishte një realitet, që kishte rritur indi-ferencën për pjesëmarrjen në votime të qytetarëve, si një protestë demokratike, refuzim apo frikë ndaj pjesëmarrjes në skenarë ku rezultatet e lojës manipulohen. Duket si paradoksale, por duhet thënë se zgjedhje të lira e të ndershme do të ketë në Shqipëri, vetëm atëherë kur të ketë hajdutë, kur të ketë të tillë të deklaruar e të dënuar, kur ligji do të vërë në bankën e të akuzuarve manipulatorët apo prishësit e votimeve, atëherë kur partitë t’i dënojnë e distancohen prej tyre, kur ato nuk do t’i marrin ata nën sqetull, por do t’i emërtojnë e cilësojnë me emrin e tyre të vërtetë.

Votimet e tranzicionit janë pranuar me një “note kaluese- mjaftueshëm”, ndërko-hë që fenomeni më problematik në këto vite ishte numërimi i tyre, faktori çalaman i votimeve të pluralizmit. Deklarata e Komisi-onit Amerikan të Helsinkit para zgjedhjeve te vitit 2009, thelbi i së cilës mund të kupto-hej si deklarim që “në Shqipëri asnjëherë nuk janë zhvilluar zgjedhje të ndershme”, nuk kishte nevojë për koment, por edhe nuk çuditi njeri. Dukej sikur para zgjedhje-ve, tronditja e socialistëve dhe frika për vjedhjet e mundshme, vinte nga mungesat e mëdha në pajisjen me karta, gjë të cilën e kanë kërkuar të gjitha partitë e ndër-kombëtarët, që kishin bërë thirrje që “të gjenden rrugët për zgjidhjen e problemit të pajisjes me karta”. Por, socialistët nuk e denonconin dot faktin që, Kodi i Ri Zgjed-hor ishte bërë i tillë, që ata me PD-në, të mund të përfitonin nga votat e pavlefshme të partive të vogla. Deklarime të krerëve të LSI-së, “Polit të Lirisë”, PBDNj, LDK, G-99, Republikanëve, PSD e të tjera, menjëherë pas zgjedhjeve, konfirmuan faktin, se ata jo vetëm kanë ngelur të zhgënjyer e të mashtruar nga “ortakët e mëdhenj”, por edhe të vjedhur prej tyre. Fakti që shumë nga këto parti apo grupime kanë marrë 10-20-30.000 vota në rang vendi, tregon se, në një sistem zgjedhor me korrektim kom-

bëtar, të gjithë ata mund të ishin në kuvend e të shtonin larminë e përfaqësimit politik. Edhe kjo është një vjedhje e madhe.

Vjedhja e VotëS; ëShtë Vjedhja e liriSëNdërmjet vështirësive të shkaktuara

nga lëvizjet demografike të pakontrolluara të popullsisë dhe logjikës së funksionimit të një shteti normal për regjistrimin dhe pajisjen me mjete të sakta identifikuese, ka ndodhur që ka fituar kaosi. Të paktën prej dhjetë vitesh, pajisja me karta ka qenë një porosi e ndërkombëtarëve. U tentua të kryhej para disa vitesh një gjë e tillë, kur u prodhuan ca karta të thjeshta identifikimi, (tashmë të harruara), që bëheshin me birë në ditën e votimit, por që edhe kjo doli një punë e “shpuar”. Katër vjet më parë, kur demokratët ishin në opozitë, akuzuan socialistet se nuk i prodhuan kartat, për të mundësuar manipulimin e votave. Me ar-dhjen në pushtet, Qeveria Berisha e pati premtim elektoral realizimin e tyre, por nuk e realizoi atë. Se si mund të jenë voti-met e një popullsie pa karta identifikimi, si-domos pa karta që mund të identifikohen në vendin e votimit, ishte parë përgjatë këtyre viteve me fallcifikimin e certifika-tave për votim, ku mjaft vetë votuan më shumë se një herë. Pra ishte arritur që të vidheshin votat.

Asnjë hajdut ordiner që përdhos demo-kracinë duke vjedhur vota në kutinë e vo-timit të fshatit, lagjes apo edhe në qendrën e numërimit nuk e ndjen veten fajtor, ca më pak hajdut; por “bashkëpunëtor dhe të punësuar” prej atyre që kanë interesa shumë të mëdha nga fitorja në zgjedhje; prej politikanëve.

Hajdutët e veckël, me gatishmërinë dhe bindjen prej qeni, shpesh në situata të vështira, mes fallcifikimeve, vrapimeve, shtyrjeve, sharjeve, rrahjeve, grushteve, plagosjeve, në fund të fundit kanë arritur

t’i shërbejnë padronëve, por edhe vetes. Është pak të thuash, se ata kanë kënaqur tifozerinë e tyre partiake; dikush prej tyre ka marrë ndonjë dhjetë mijë lekësh, ca të tjerë kanë arritur të marrin një vizë, një bursë për fëmijët, apo të punësohen. Njerëz të tillë kemi vite që i shohim si “hapen” me mburrje si miq të filan depu-teti, kanë arritur të kenë veshur uniformën e policit, të doganierit, janë bërë shoferë apo nëpunës në ndonjë dikaster. Pa i vrarë ndërgjegjja ata krenohen, pasi vjedhjen e votave e kanë kthyer në një mundësi për të ndihmuar familjen në mbijetesën e vështirë në shtetin e të papunëve. Por hajdutët më të mëdhenj të votave, për fat të keq janë disa me kostumet firmato, që i shohim shpesh në televizor duke folur për ndërtimin e së ardhmes dhe vështirësitë që po kalon demokracia e brishtë shqiptare.

Hajdutët me kostume Armani nuk fusin dorën në mënyrë direkte në kutinë e vo-timit, gjë të cilën ja besojnë ca njerëzve qafëtrashë, tejet të shëndetshëm, ish- bok-sierë e policë, “të fortëve” të lagjeve apo fshatit, sikur për të numëruar duhet peshë, forcë, grushta dhe... mend, vetëm sa për të numëruar deri në njëmijë. Asnjë hajdut ordiner apo me kostum firmato nuk është dënuar për vjedhje votash.

Vjedhja e votës është vjedhja e lirisë së individit, është deformimi i dëshirës së tij për të ndryshuar, për të marrë pjesë ne politikë, është heqja e të drejtës për të qenë pjesë e ndërgjegjshme e vendit ku jeton, Ata që e bëjnë një gjë të tillë e kanë shumë më të lehtë të vjedhin më pas në formën klasike, në formën e zhvatjes, apo korrupsionit shumëplanësh. Dy grupimet e mëdha politike i kanë shijuar për shumë vite vjedhjet e votave në formën e ardhjes në pushtet, të cilin kanë ditur ta kthejnë në fitime, para, në miliona euro.

Vjedhja e votës arrin ta deformojë voti-min, ta bëje pa vlerë dëshirën e njerëzve

për të marrë pjesë në mënyrë demokrati-ke në ndërtimin e shtetit e të strukturave të tij, për të zgjedhur ata që duan votuesit. Në këto kushte lufta për pushtet, e ashpër si rregull në çdo vend e shtet të botës, merr formën e një lufte për mbrojtjen e votës së lirë, që mund të kthehet në një votë të vjedhur.

Në tranzicion, Komisioni i Zgjedhjeve, hapësirat boshe të Kodit Zgjedhor, prej nga dolën “Dushku” e “Mega Dushku”, certifikatat e fallcifikuara, kanë qenë mundësitë për të fituar vota padrejtësisht, ndaj dy grupimet e mëdha politike, nuk kishin besim te njëri tjetri, ndërkohë që, grupimet më të vogla ndjeheshin të pa-ragrabitur prej tyre. Të gjitha palët ishin mosbesuese karshi tjetrës, e ca më shumë ato që nuk kishin në këto komisione asnjë përfaqësues.

Ndjesia e përgjithshme e opinionit publik shqiptar është, se politika është biznesi i pasurimit më të shpejtë dhe për shumicën është i dukshëm fakti se, Shqi-përia e varfër prej vitesh prodhon politi-kanë të pasur. Pa marrë parasysh ndjesinë e opinionit, vetëm duke u nisur nga akuzat e ndërsjella, që i kanë bërë dy grupimet kryesore politike njëra tjetrës, mund të konkludohet për një shtresë politikanësh të korruptuar, pa moral, pa parime, pa ndryshime ideologjike të theksuara, pa politika në favor të popullit e vendit. Sipas këtyre akuzave publike, kryesisht në ku-vend apo media, nuk ka shtresë apo pro-fesion në Shqipëri, që të ketë një mesatare hajdutësh e të korruptuarish, një mesatare të pasurish, sa politikanët e dy grupimeve kryesore politike në vend.

Me vitet në pushtet politikanët u aku-zuan për bashkëpunime dhe korrupsion në tenderë miliona eurosh, në pastrimin e parave, në blerje trojesh me qindarka e me një euro, aty ku qeveria do të bëjë të nesërmen investime, e ku këto qindarka kthehen menjëherë në miliona, në para-marrjen e përqindjeve të fitimit, në shitjen për lesh të trojeve e pasurive shtetërore apo për shitje po të tilla të aseteve të firma-ve piramidale.

Ajo që e bën demokracinë tonë me një paraqitje të mjerueshme është fakti se, në vitet e tranzicionit, akoma nuk kemi arritur të kemi një votim të pa kundërshtuar nga palët, të paktën si ai që organizoi presi-denti i fundit komunist Ramiz Alia.

Parandalimi i dorës kriminale të prishjes së votimeve është i rëndësishëm, pasi pas mbylljes së kutive, pothuajse gjithçka është e kotë, gjë që të kujton shprehjen e popullit që :” nuk vlejnë urtia pas kuvendit e trimëria pas luftës”. Një gjë e tillë ndoshta ndodh vetëm në Shqipëri, por sa për të kuptuar, se sa e vështirë është të rregullohen punët pasi prishen, duhet kujtuar edhe një prononcim i presidentit Bamir Topi në Këshillin e Lartë të Drejtësi-së, ku ai denonconte se, në Shtetin që vete kryeson, “nuk janë zbatuar më shumë se 8000 vendime të Gjykatave te ndryshme ne vend”?!

Nga Libri “Dilema e votes” i autorit Agustin Gjinaj, qe porsa ka dale ne treg

Vjedhja e votësShqipëria e varfër prodhon politikanë të pasur

Page 13: Gazeta Nr. 23

13e mërkurë 17 | Mars 2010 |

(Vijon nga faqe 2)

Unë e përkufizoj atëherë guximin si virtyti që shpaloset përmes qën-dresës brenda së pamundshmes. Nuk duhet vetëm të takohet e pa-mundshmja, të përvijohet. Sepse në këtë rast kemi vetëm heroizmin, një çast heroizmi. Mirëpo, sido që të jetë, heroizmi është më i thjeshtë se guximi. Heroizmi ndodh kur i bëj-më ballë së pamundshmes. Ai është përfytyruar gjithnjë si qëndrim, mundësisht sublim, sepse është çasti kur kthehemi drejt së pamun-dshmes, domethënë drejt reales së kërkuar, dhe i bëjmë ballë. Guximi dallon nga heroizmi sepse është vir-tyt dhe jo çast apo qëndrim. Ai është virtyt që ndërtohet. Le të kuptojmë se, për ne të tjerët, materialistë të ngjarjes dhe përveçësisë, virtyti nuk është diçka që e kemi tashmë, një lloj prirjeje, që do të bënte që të kishte guximtarë dhe frikacakë. Virtyti shpallet në praktika që ndër-tojnë një kohë të veçantë, pa e vrarë mendjen për ligjet e botës dhe as për opinionet që mbështesin këto ligje. Nëse heroizmi është figura su-bjektive e përballjes me të pamun-dshmen, guximi është virtyti i qën-dresës brenda së pamundshmes. Guximi nuk është pika por mbajtja e saj. Ajo që kërkon guxim, është t’i mbahesh një rrjedhe të dallueshme nga rrjedha ku të shtrëngon ligji i botës. Lënda e parë e guximit është koha.

Mund ta themi këtë edhe në një mënyrë që duket veçanërisht e mefshtë: guximi është të mos të humbësh tepër shpejt guximin, të çguxohesh. Do të duhej të shkruhej ç-guxuar dhe të kuptohej guximi si virtyt veprues vetëm në kohë: guxi-mi, akti i futjes në guxim, e zhbën ç-guximin. Miqtë tanë punëtorë të ardhur nga Afrika e thonë shumë qartë në gjuhën e tyre të shpikur, gj-

Kemi të bëjmë me një ligj të madh të moralit të përkohshëm: kur goditja që merr është globale

Domethënia e SarkozisëNë këto rrethana, guximi...

uhë sa e rreptë dhe e shijshme. Një nga qëllimet e punës politike, sipas tyre, është “t’i japësh guxim” njerë-zve. Por, të dallohet gjithashtu se kur situata e përgjithshme është veça-nërisht e keqe, për shembull pas zgjedhjes së Sarkozysë, shumë nga të njohurit e punëtorëve “nuk janë të pajisur me guxim”. Ata e dinë se vir-tyti i guximit në aksionin e organizu-ar politik nuk është gjendje, është ajo çka përshkon dikë, e “pajis me guxim” ashpërsisht. Shkurt, si çdo virtyt i vërtetë, guximi është folje më shumë se emër.

Pas zgjedhjes së Sarkozysë, guximi na duhet që të mund të da-lim prej pafuqisë që pohon afekti dëshpërues. Por kujdes! Guximi nuk është guxim për të rifilluar, për të rindërtuar atë çka ishte. Guximi që të vazhdosh të jesh “i

guximshëm” nuk reduktohet as-pak në guximin për të ruajtur atë që u zhbë. “Rindërtimi i së majtës”, “reforma e partisë socialiste”, janë krejt pak për ne! Për të mos u bërë aspak “i guximshëm”, s’ka më mirë se të ruash atë që u zhbë. çdo përsëritje është ç-guxim.

Në këtë pikë, duhet shqyrtuar nga afër dialektika e guximit. Dhe fi-llimisht të kujtohet se nisja e guximit mbart gjithnjë një dozë heroizmi. Së pari, duhet pra të kthehesh drejt një pike. Duhet pranuar heroikisht të tre-tet individi në një përballje me pikën ku mbahet. Aty gjendet një element heroik. S’ka nevojë të jetë një hero-izëm madhështor, me ritëm luftarak (edhe pse ndonjëherë duhet të jetë i tillë). Por më e pakta, duhet të kthe-hesh përballë pikës së përveçësisë, duhet pranuar kjo përmbysje që na

rrëmben prej interesave shtypës të kafshërisë sonë individuale. Kjo përmbysje, përmes së cilës çindivi-dualizohet individi, është pa dyshim ajo që Platoni e quan “konvertimi”. Konvertimi dialektik, siç e kupton ai, na shmang në fakt nga realiteti për të na vënë ballë për ballë me realen që Platoni e quan “Ide”. Dhe ky kon-vertim, sado që krejt racional, është heroik sepse nënshkruhet si këpu-tje në indin e kohës së realitetit. Në këtë kuptim nuk ekziston guximi si virtyt i rivendosjes ose përsëritjes. Guximi nuk është kurrë guxim për të rinisur si më parë.

Më goditi titulli i madh i revi-stës Marianne fill pas zgjedhjes së njeriut të minjve: “Mos kini frikë”! Më interesoi shumë. Është titull i ligjshëm në stilin e vet sepse e de-klaron frikën si element gjenerik të situatës dhe duket se së andejmi i thërret guximit. Por, përmbajtja që i jep Marianne guximit, është si zako-nisht ai për të ndërtuar më në fund të majtën, të vërtetën, këtë ngjalë. Do të duhet, thotë arsyeja çguxue-se dhe e përsëritur e Marianne, nga njëra anë të hiqen qafe idetë liber-tare (të kuptojmë majin 68’, pikën ku “republikanët” e Marianne i ngjajnë tmerrësisht të kamurve që qeveri-sin dhe minjve të tyre) dhe, nga na tjetër, të mos heqësh dorë të mba-hesh, të spastrosh e të rindërtosh! Por s’është ky guximi, të jesh fiksu-ar te gjëja, t’i ngjitesh të tatëpjetës si Sizifi. Guximi ashtu siç e kuptoj unë ka për origjinë një konvertim heroik, kthehet drejt një pike që nuk ishte, drejt një reali të thurur në të

pamundshmen. Guximi fillon në një pikë, prej përmbysjes heroike që i këput opinionet dhe nuk toleron asnjë nostalgji, aq sa, në thelbin e vetë, guximi është mbajtja e disipli-nuar e pasojave të përballjes me pi-kën. Mirëpo, kur fillon diçka në një pikë, duhet pranuar se s’duhet matur menjëherë me situatën globale. Kur ju ndërtoni një rrjedhë të ndarë, që e ka origjinën në një pikë, nuk jeni në ballafaqimin e menjëhershëm të këtij lokalizimi me situatën globale.

Goditja e marrë nën formën e zgjedhjes së Sarkozysë është e na-tyrës globale, ka të bëjë me shte-tin, domethënë me atë që e quajmë gjendje të situatës. Kjo goditje është aq globale sa për një kohë të gjatë mund të mbetet e pashqueshme. Nuk dihet ende se cilët janë përbërësit e saj më domethënës, cilët janë lo-kalizimet parësore, si do të ndodhë një gjë e tillë, etj. Është vetëm ndje-nja e goditjes që ke marrë dhe e pafuqisë. Në gradën e situatës së marrë globalisht, nuk keni për mo-mentin asnjë lloj të mundshëm kure për këtë pafuqi. Sepse përgjigja e pretenduar globale, që e njohim, është refreni i vjetër i “rindërtimit të së majtës”. Gjë që do të thotë t’i kthehesh zakoneve të vjetra, të për-piqesh të arnosh rrobën e grisur të kategorive të vjetra parlamentare, dhe pra të përgatisësh përjetësimin e paguximtë të vetë rrethanave që provokojnë pafuqinë.

Kemi të bëjmë me një ligj të madh të moralit të përkohshëm: kur godi-tja që merr është globale, guximi që përgjigjet është lokal. Në një pikë ju do të rindërtoni mundësinë për të jetuar pa e humbur shpirtin nëpër efektet dëshpëruese të godi-tjes që keni marrë. Gjë na shpie në një përkufizim tjetër të guximit, ose me mirë të kuptimit të veprimit të tij: guximi orienton lokalisht brenda ço-rientimit global.

Situata subjektive e vendit tonë mund të përshkruhet kështu: çorien-timi i shpirtrave, faktor pafuqie, rru-gëton prej kohe, të paktën që prej Mitterrandit, mjeshtër i organizimit i ngatërresës. Por me zgjedhjen e Sarkozysë, radhitjen e minjve dhe inercinë e të gjithëve, çorientimi gjeti më në fund simbolin e vetë, format e këputjes që e kthejnë këtej e tutje në ligj të situatës. Në këto kushte, bëhet imperativ orien-timi lokalisht, nga pika në pikë, në mënyrë që të rithemelohet guximi.

Në rrethanat tona, guximi lokal hap një vrimë brenda në ndarjen globale të vendeve, për të cilën Sarkozy është vetëm emri, emri i shtetit. Cila është kjo vendosje globale?

Page 14: Gazeta Nr. 23

e mërkurë 17 | Mars 2010 | 14

Michel de Certeau*

Brenda-mbyllje udhëtari. I palë-vizshëm, brenda në vagon, sheh të rrëshqasin sende të palëvizshme. Çfarë po ndodh? Asgjë nuk lëviz as brenda e as jashtë trenit.

I pandryshueshëm, udhëtari është i futur në sirtar, i numëruar dhe i kontro-lluar në fushën e shahut mat të vagonit, ky realizim i përkryer i utopisë raciona-le. Survejimi dhe ushqimi qarkullojnë nga sirtari në sirtar: “Kontrolli i bile-tave”.. “Sandwiches? Birrë? Kafe?...”. Vetëm haleja i hap rrugën një arratie brenda sistemit të mbyllur. Ajo është fantazëm për të dashuruarit, prehje për të sëmurët, ikje për fëmijët (“pipi!”) – një qoshe e irracionales, siç ishin das-huritë dhe vendet e fëlliqura në Utopitë e qëmotit. Hiq këtë lapsus të braktisur në kufirin e largët, gjithçka tjetër është futur në katrorë. Asgjë tjetër nuk është duke udhëtuar veç një qelize të raciona-lizuar. Një flluskë pushteti panoptik dhe klasifikues, një modul i brenda-mbylljes që bën të mundur prodhimin e një ren-di, një veçimi të mbyllur dhe autonom, ja pra për kë bëhet i mundur kapërcimi i hapësirës dhe të qënurit i pavarur nga rrënjosja në vendin e tij.

Këtu brenda, palëvizshmëria e një rendi. Këtu mbretërojnë gjumi dhe ën-drra. S’kemi asgjë për të bërë, jemi në gjendjen e arsyes. Çdo gjë ndodhet në vendin e saj, pikërisht si në Filozofinë e të drejtës, së Hegel-it. Çdo qënie është e vendosur aty si një personash i stam-puar mbi një faqe të renditur ushtara-kisht. Ky rend, ky sistem organizacional, kjo qetësi e arsyes, është si për vagonin edhe për tekstin, kushti i qarkullimit të tyre.

Jashtë, një tjetër palëvizshmëri, ajo e sendeve; mbretërore janë malet, hapësirat të gjelbra, shtrirjes së fsha-trave ia kanë vënë frerin, ka kolonada ndërtesash, silueta të zeza urbane në të trëndafiltën e mbrëmjes, luhatje dritash nokturne në një det që shtrihet para apo pas historive tona. Treni ngërthen Me-lankoli-në e Dürer, përjetimin abstrakt të botës: të qënies përtej gjërave ve-tjake të cilat mbesin aty, të shkëputura, absolute, dhe që ende të paqëna, na braktisin për hiçgjë; të qënies i privuar prej tyre, i mahnitur nga tëhuajtja e tyre efemere dhe e qetë. Mrekullisht brenda braktisjes. E megjithatë ato nuk lëvizin. Ato nuk kanë lëvizje të tjera veç atyre që, moment pas momenti, ndryshimet e perspektivës shkaktojnë mbi tërësinë e tyre; mutacione të një gafe optike. Si edhe unë, ato nuk ndryshojnë vend, por është vetëm këndvështrimi që i zhbën dhe i ribën raportet që kanë ndërmjet tyre këto sende fikse.

Midis palëvizshmërisë së brendësi-së dhe asaj të jashtësisë, hyn në lojë një quiproquo, brisku i mprehtë që kthen përmbys stabilietin e tyre. Kjo kiazmë shkaktohet nga vitrina dhe nga heku-rudha. Dy tema të Jules Verne, Viktor Hy-go-i i udhëtimit: dritarja e anijes Nautilus, heshtje transparente për një çast, nën ndjesitë e luhatshme të vëzhguesit dhe lëvizjeve të një realiteti oqeanik; udha e hekurit që, duke marrë një linjë djathtas, e pret hapësirën dhe nën shpejtësinë e arratisjeve të tyre i transformon identite-tet e qeta të dheut. Vitrina është ajo që

na mundëson të shohim dhe hekurud-ha, ajo që na mundëson të kapërcejmë. Janë dy mënyra përplotësuese të ndar-jes. Njëra krijon distancën e spektatorit: sa më shumë të shohësh, aq më pak do të kesh – shpronësim i dorës në emër të një të hedhure më shumë të syrit. Tjetra gjurmon pafundësisht urdhrin e dhënë në të shkuarën ; është urdhri i shkruar, i një linje të vetme, por pa fund: shko, nisu, ky këtu nuk është vendi yt; ai atje, nuk është as ai. Imperativë e shkëputjes, që të detyron ta paguash zotërimin okular abstrakt të hapësirës duke e braktisur tërësisht vendin e vërtetë, duke pllusku-ar ndërsa këmbët nuk e prekin tokën më.

Dritarja prej qelqi dhe linja prej heku-ri ndajnë nga njëra anë brendshmërinë e udhëtarit, tregimtar i supozuar, dhe nga ana tjetër forcën e qënies, të ndër-tuar në objekte pa diskurs, pushtetin e një heshtje të jashtme. Porse -paradoks- është në fakt heshtja e këtyre sendeve të vendosura në distancë, përtej qelqit, që për nga së largu, që i bën kujtimet tona të flasin ose i nxjerr në dritë të diellit ën-drrat e sekreteve tona. Kthina e izolimit

prodhon mendime me shkëputje. Qe-lqi dhe hekuri prodhojnë spekulativen dhe gnostiken. Është e nevojshme kjo ndërprerje që, përtej këtyre sendeve, por assesi pa ato, të lindin peisazhet e panjohura dhe përrallëzat e çuditshme të historive tona të brendshme.

Ndarja është e vetmja që bën zhurmë. Në masën në të cilën ajo përparon dhe krijon dy heshtje të përmbysura, ndër-prerja rrokjëzon, fishkëllen dhe rënkon. Ka goditje shinash, vibrato vitrinash – fërkime hapësirash deri në pikën e ve-nitjes së kufijve të tyre. Këto pikëtakime nuk kanë një vend. Ato shënjohen në thirrma kalimtare, në zhurma momen-tesh. Të palexueshëm, kufijtë nuk mund tjetër veç të dëgjohen, përfundimisht të mpleksur, kaq e vazhdueshme është grisja që asgjëson pikat ku ajo kalon.

Megjithatë, këto zhurma sinjalizojnë gjithashtu, sikundër edhe efektet e tyre, Parimin përgjegjës për të gjithë vepri-min e rrëmbyer njëherësh nga udhëtari dhe nga natyra: makina. E padukshme si gjithë makineria teatrale, lokomotiva organizon për së largu të gjitha jehonat e veprës së saj. Edhe pse e matur, jo e

drejpërdrejtë, orkestra e saj tregon se kush e bën historinë dhe, në formën e një zhurme, garanton se ka ende një histori. Diçka nga aksidentalja. Nga ky motorr i sistemit rrjedhin tronditje, fre-nime dhe të papritura. Çfarë mbeti nga ndodhia del në pah nga aktori i vetëm dhe i padukshëm, i mundur të njihet vetëm nga rregullsia e fëshfëritjeve ose nga mrekullitë e befasishme që e tur-bullojnë rendin. Makina, motorri shkak parësor, është perëndia e vetmuar nga e cila dalin të gjitha veprimet. Operator i ndarjes mes spektatorëve dhe qënieve, wshtw ai qw për më tepër i bashkangjit, wshtw simboli i lëvizshëm midis tyre, shifter, ndryshues i palodhshëm i pozi-cioneve, prodhues i ndryshimeve të ra-porteve midis të palëvizshmëve.

Detar i të paanës dhe njëkohësisht i kyçur në burg, analogji e varkave dhe nëndetëseve të Jules Verne-it, vagoni është ai që lidh ëndrrën dhe teknikën. ‘Spekulativja” zhytet në zemër të ma-kinizmit. Të kundërtat ndodhin njëko-hësisht përgjatë kohëzgjatjes së një udhëtimi. Moment i çuditshëm ku një shoqëri fabrikon spektatorë dhe ka-

përcyesh hapësirash, të shenjtë dhe bekimplotë të vendosur në aureolën – alveolën e vagonëve të tyre. Në këto vende të plogështisë a të mendimit, ani-ja e parajsës midis dy takimeve sociale (punës dhe familjes, furitw ngjyrw beto-ni), mbahen litugjitë që s’kanë lidhje me një vend të caktuar, paranteza lutjesh pa destinacion (kujt i drejtohen në fakt gjit-hë këto ëndrra udhëtarësh?). Grupimet nuk i binden më hierarkive të rendit do-gmatik; ato janë të organizuara përmes kuadratizimit të disiplinës teknokratike, racionalizim memec i atomizmit liberal.

Si gjithmonë, duhej të paguaje për të hyrë. Pragu historik i ngazëllimit të të zgjedhurit në parajsë; ka histori atje ku ka një çmim për të paguar. Gjumi nuk përftohet veçse përmes pagesës së kësaj takse. Gjithësesi bekimet e tre-nit janë kaq modeste përkundrejt atyre të avionit që, për një grusht para më shumë, dhuron një pozicion më shumë abstrakt (zbardhëllim të peisazhit dhe simulakra të filmuara të botës) dhe ako-ma më perfekt (ai i statujave të fiksuara pezull në një muze ajror), por të ndikuar nga një kufi që na penalizon përmes një zvogëlimi të kënaqësisë (“melankoli-ke”) ngase nuk mund ta shohim atë nga e cila jemi shkëputur.

Dhe si gjithmonë, duhet të dalësh jashtë: nuk ka tjetër veçse parajsa të humbura. Stacioni i fundit, a nuk është ai fundi i një iluzioni? Në tjetër prag, i përbërë nga shpërqendrime momen-tale në shoshën e stacioneve të trenave. Historia rifillon, e ethshme, duke i vënë kyçin rrjedhave të armaturës së ndaluar tashmë të vagonit: vizitori nis e oriento-het nën zhurmën e çakçakeve të tij, të kërcitjes së rrotave, hamalli ngre kutitë, kontrollorët qarkullojnë. Në turmë, ka-sketat dhe uniformat bëjnë të kthehen ndërlidhjet e rendit të punës, ndërkohë që rrjedha e udhëtarëve-ëndërrimtarë e hedh veten në rrjetën e përbërë nga fytyra mikpritëse deri në mrekulli ose paragjykuese deri në parandalim. Bri-tma xhindosje. Dikush thërret. Ngazëlli-me. Në botën e lëvizshme të stacionit të trenit, makineria e ndalur, duket befas monumentale dhe pothuajse jashtë për-puthjes, për shkak të inercisë së saj prej idhulli memec. Perëndia u zhbë.

Secili kthehet për të shërbyer në vendin e tij, vendin që i është caktuar në zyrë apo në punishte. Mbaroi më në fund brenda-mbyllja e pushuesit. Në vend të abstraksionit të bukur të burgut do të jenë kompromiset, paqartësitë, varësitë ndaj një vendi pune. Rifillon ka-cafytja ndër vedi me realen që e dëboi spektatorin, të privuar nga shinat dhe nga vitrinat. Mbaron këtu robinsoniada e shpirtit të bukur udhëtues, e vetë atij që veten mundi ta besonte të pacënue-shëm, pse rrethohej nga qelq dhe hekur.

*Përktheu: Gerda Dalipaj

Detar i të paanës, i kyçur në burg

Page 15: Gazeta Nr. 23

15e mërkurë 17 | Mars 2010 |

shqiptar

de). Në rastin e Gjermanisë lindore përshtatet thënia romake "Vae Victis" ku në një pjesë të madhe e popullsi-së ka një ndjesi të hidhur frustracio-ni ndaj Gjermanisë perendimore për trajtimin e hershëm dhe atë të mëvon-shëm të bashkimit politik [10].

Social-nostalgjia shqiptare është e kufizuar dhe reflekton viktimat kolate-rale të tranzicionit. Të cilat janë shumë duke marrë paraszsh pabarazinë e madhe sociale. Çuditërisht, kjo situatë e vështirë nuk është përkthyer në një valë kundërshtimi të gjendjes aktua-le, por më tepër si një valë arratisjeje, ideale dhe aktuale, dhe të një mohimi të përgjithshëm të trashëgimisë 'soci-aliste'.

Para se te përfundoj, megjithatë, duhet të eleminoj disa keqkuptime.

Shqipëria sipas mendimit tim, nën Hoxhën, deri në ‘70 ka arritur diçka që shqiptarët kërkonin që nga mesi i shekullit të 19 edhe më herët. U formua një shtet, me arsim publik, industri të rëndë, elektrizim të ven-dit nga njëra anë në tjetrën. Ajo fitoi ekzistencë ndërkombëtare të pavarur për herë të parë. Ka sjellë reformën agrare shumë të nevojshme (politika e mëvonshme tërësisht e gabuar në rrugën, kolektivizimit në lidhje me sferën ndërkombëtare, shih ndër-prerjen e marrëdhënieve me Moskën dhe Pekinin, është një tjetër histori e

gjatë), arriti të krijojë një sistem pu-blik shëndetësor, i dha siguri popull-sisë. Edhe pse më në fund kjo roman-cë popullore u shndërrua në një parti satrape, përsëri sipas mendimit tim, nuk ishte prej ndonjë profecie, por rezultat i proceseve të gjata historike pjesërisht dhe gabimeve historike - kriminale nga udhëheqësit.

Sot po shfaqen lëvizje të reja, ndonëse në një fazë embrionale.

Një prej tyre, me epiqendër Insti-tutin Gramshi në Tiranë (duke bërë shaka me vëllain tim, e krahasuam Antonio Gramshin me qytetin shqip-tar me të njëjtin emër, Gramshin, dhe u befasuam kur mësuar se komuni-sti italian kishte origjine shqiptare! Ndoshta kjo shpjegon pse batalionet e ushtarve italianë që u bashkuan me partizanët shqiptarë, kundër gjerma-nëve morën emrin e Antonio Grams-hit) është një nga përpjekjet më të denja që ekziston për momentin, e cila lëvron në fushën e kritikës së të majtës komuniste. Fatmirësisht mban një qëndrim të qartë për sa i përket socializmit të vërtetë, por edhe xhihadit ultra-neoliberal që ka prekur shoqërin shqiptare dhe tërë Ballkanin, si edhe një qëndrim inter-nacional të drejtë, për çështjet kom-bëtare të shqiptarëve (Kosovë, Maqe-doni) duke mos rënë në absurditetet nacionalkomuniste.

Shënime[1] jetëgjatësia mesatare llogaritej

deri në 38 vjet. http://countrystudies.us/albania/index.htm, shih një përsh-krim të shkurtër por të saktë të statusit socio-ekonomik.

[2] Nuk duhet harruar fakti i tensio-neve të vazhdueshme etnike ndër gjerë hapësirën shqipfolëse, me rezultatin tragjik të luftës në Kosovë me Shqi-përinë duke mirëpritur pothuajse një milion refugjatë, vetëm pasi kaloi pot-huajse pragun e një lufte civile, dëme kolaterale, dhe një krizë me skemat in-vestuese piramidale në vitin 1997.

[3] Shih këtu http://www.osser-vatoriobalcani.org/article/articlevi-eë/12087/1/41/ temë që lindi në vend nga shqipërimi i emrave sllav nga Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Një veprim tejetej i dyshimtë në mes të krizës ekonomike dhe një çështje e cila nuk është prekur, as në periudhën kritike të ndërtimit të shtetit shqiptar, as nga Enver Hoxha. Në Greqi, Metaxa e zgjidhi këtë çështje me shpejtësi.

[4] Në këtë pikë ne jemi dakord me analizën e Eric Hobsbaëm

(Epoka e Ekstremeve-Shekulli i sh-kurtër i XX) në lidhje me natyrën dhe rolin e shteteteve 'socialiste' si aktorë të modernizmit në vendet ekonomikisht të pazhvilluara.

[5] http://balkans.courriers.info/ar-ticle14520.html

[6] Bëhet fjalë për diferencimin i njohur zonal dhe atë të dialektit me kufiri lumen e Shkumbinit. Në veri të Gegët dhe Toskët në jug, me nën-ndar-je të tyre, në shkallë të para, race dhe përkatësise fetare (ortodokse-katoli-ke-myslimane, kjo e fundit ndarë për-sëri në suni dhe bektashi, formë lokale mbizotërues të Islamit . Ka të bëjë me një doktrinë krahasuese fetare.

[7] http://www.shekulli.com.al/2010/02/13/qe-i-vogel-e-kuptoja-ku-duhej-ta-zija-radhen-e-qumeshtit.html

[8] Është e rëndësishme të përmen-dim që periudha e trazuar 1996-1997 raportohet nga populli shqiptar si luftë , një gjendje lufte hobsiane(i referohet Thomas Hobbes) të gjithë kundër të gjithëve(luft totale). Ligji i armëve dhe i bandave grabitëse detyruar bash-kësinë ndërkombëtare për të dërguar një forcë paqeruajtëse për normali-zimin e situatës dhe rivendosjen e një shkalle rregulli,

[9] Bëhet fjalë për tipologjinë mbi-zotëruese të shprehjes publike të shpërndarë nga media shqiptare, bi-polaritetin e jetës politike shqiptare, dhe kushtet ekzistuese ekonomike, sipas situatës aktuale ekonomike dhe politike.

[10]http://english.alja-zeera.net/focus/theberlinwall/2009/11/20091181316177872.html

(Vijon nga faqe 2)

...për të lehtësuar gjendjen e vështirë ekonomike të Shqipërisë, Fa-tos Nanon, një ekonomist dhe për një kohë të gjatë antar të nomenklaturës.

Ky i fundit, së bashku me Sali Be-rishën, president i lëvizjes studentore nëpërmjet të cilit u krijua Partia De-mokratike e Shqipërisë, do të admini-strojnë llojet e monopolit të pushtetit shtetëror në të gjithë tranzicionin nga vetë-izolimi komunist deri në ditët e sotme.

Gjithë periudha e tranzicionit nga 1990 deri në fillim të dekadës së pare, e gjeti shoqërinë shqiptare të përçarë.

Para së gjithash, eksodi i madh që vijoi nga hapja e kufijve, së bashku me kushtet e vështira të jetesës, pes-honin mbi organizimin rudimentar të shtetit. Pas zgjedhjeve të para të lira në vitin 1991, ku Partia Socialiste fitoi vijoi një kundërshtim mbi rezultatin, në mes të dhunës politike, që solli si fitues Partinë Demokratike.

Një hap mbrapsht ishte kriza fa-mëkeqe piramidale në vitin 1997, e cila anulloi përparimin socio-ekono-mik të një shoqërie të trazuar, solli vendin në prag të një kaosi politik me grabitjen e depove (të amëve), dhe dhunë të hapur në prag të një lufte civile [8 ], e cila u mbajt në një nivel lektik (vetëm në fjalë) midis veriut dhe jugut, por përfshinte kryesisht armiqësi të pashuara të fraksioneve të ndryshme politike.

Sipas mendimit tim, duke marrë parasysh të gjitha indikacionet e mun-dura [9], qasja e së kaluarës, nuk një nostalgji e socializmit me përshtypje të fuqishme në trungun shoqëror, por një gjendje e përgjithshme apolitike kundrejt shumë problemeve të shtru-ara.

Duke paralelizuar me vendet e tjera të ish-socializmit, u bë një përpjekje për rinegocim dhe pastrim nga 'tras-hëgimia socialiste', e cila ringjallet sot, për përfitime mikropolitike. Në Shqipëri, diçka e tillë u bë praktikisht e pamundur.

Në përgjithësi, i vetmi vlerësim po-zitiv për periudhën 'socialiste' është ekzistenca e rendit dhe e sigurisë, përgjegjshmërisë së administratës publike dhe të një identiteti relati-visht të qëndrueshëm, larg nga kom-plikacioni i globalizimit dhe rrymat e emigracionit. Edhe pse varri i Enver Hoxhës vazhdon të jetë një pikë e rregullt për homazhe në përvjetorin e vdekjes së tij, nga grupe të papen-duar partizanësh, kjo s’është vec pa-mje satirike për brezin e ri që është i orientuar drejt nevojave të mbije-tesës dhe e konsideron periudhën e Hoxhës si mëkat për të cilin duhet të paguajnë.

Ndryshe nga social-nostalgjia që mbizotëron në Gjermaninë lindore, dhe kryesisht pasqyron kushtet e tran-zicionit të pabarabartë nga 'vëllezërit’ perëndimor përsa i përket integrimit në strukturat ekonomike të Federatës Gjermane kapitaliste, në Shqipëri, të flasësh rreth tranzicionit është në ku-fijtë e licensimit poetik i frymëzuar nga Ionesco (do të thotë është absur-

Detar i të paanës, i kyçur në burg

Page 16: Gazeta Nr. 23

e mërkurë 17 | Mars 2010 | 16

krenar Zejno

Qeniaaq vitale

që po qëndronnë qoshkun e rrugës

përtyp qyshkur qëllime boshepër të qenë diku në një tjetër qoshe

A thua jemi vërtet vendi, populli, me barrën më të madhe të skllavërisë në botë? Më shumë se gjysma. Apo jo? Gati dy në tre milion e ca frymë. Emigrantë - pjesa më e margjinalizu-ar e njerëzisë, syrgjynosur nën em-blemën e mizerjes, por e artikuluar disi më butë, si drejt një jete disi më të mirë. Të skllavëruar nën format klasike, primitive, arkaike, moderne, postmoderne, tipike dhe atipike: pro-stituta, shitëse mishi, pastrues, nikoqir, murebërës, hamenj, zhigolo, çobenër, roje, shërbëtorë, shërbyes, rrobalarës, oturak pleqsh e bythëshpëlarës...

Mijëra të zhdukur në seri, nëpër rrëpirë a të përpirë nga dheu nëpër kufij, frymë për mijëra seri programi tele-atdhetar me Njerëz të humbur. Dhe të tjera programe të huaja që thonë shkurt se ata vriten mesve-di. Zaten edhe ndodh, si rëndom në çfarëdo kushti skllavërie. Sigurisht, por këta mund të ishin veçse dhje-tra. Mijërat siç duket i përbëjnë të zhdukurit që kanë vdekur në vend ose janë varrosur për së gjalli në kufi arratie, ku s’u gjenden më as skeletet. Mandej, të rënët nga lartësitë e pira-midave, skelerive; apo ata që janë rro-kur me shkëmbinjtë e guroreve; ata që i janë besuar pabesisë së lartësisë mbi vinçat e fasadave të qelqta, ose ndër zjarret e natës së furrave që sh-krin llavën që diku do të derdhë metal nëpër kallëpe për armë që gjetkë do të shkrehen. Çifutët e furrave tashmë janë ata, skllevërit emigrantë, por pa gjymtime dhe handikape, ashtu siç i ka hije nga ana tjetër edhe racës ari-ane. S’ka e s’lejohen gjymtimet me perëndimin perandorak. Nuk lever-dis. Trustet e sigurimeve, që i quajnë shoqërore, nuk i honepsin dot duart e prera nëpër kalandra e sharra. Ndaj, hera-herës gjymtyrët e të gjymtuarve të syrgjynosur gjenden diku nga pa-kujdesia e përkujdesjes, por të zotin e ekstremiteteve, të zotin e këmbës dhe krahut të punës e kanë ujdisur dhe ormisur tashmë nëpër listat e të zhdukurve, që mëpastaj do t’i ofrohen prej vullnetit burokratik programeve bamirëse vendore në kërkim njerë-zish. Perandoritë kanë pjellë robotë-makineritë e papërgjegjshëm, të pro-gramuara për pavetëdije, që i ngjajnë njeriut nën tundim: u jep gishtin e të rrëmbejnë krahun.

Skllevërit modern shqiptarë janë ndarë në të zhdukur dhe të kudon-dodhur që kompensojnë mungesën: dhiarë në maja malesh alpine, varre-mihës nëpër varreza skandinave, qymyrxhinj në Belgjikë, doker porti aty ku ka det, naftëtarë në puset e Van-kuverit, masazhier grash bankierësh zviceranë, ushtar në Irak, kurvar në Greqi, cimatar tragetesh panamez, prostituta në kthinat ngjyrë violë mor-tjeje, gjysmë mbi e gjysmë nën dhé,

Llavë vullneti skllavërie

përball pallatit ruajal në Amsterdam ku dikush po i bie violinës së Stradi-varit shitur nga shqiptari kurbetli për vizën në Greqi. Pastaj, kalldrëmtarë në Romë, gondolierë sikurvenecianë, pjatashplarës, hesapelarës, maxhor-domë, eunukë, mercenarë, bodigard, rrahës dy paresh, kishotë dhe roci-nantë që mbartin thasët e hashashit për hesap të botës, apo marathono-mak heroine dhe heronj mariuane. Çuditërisht, edhe ata që shquhen në garat për ksehasjen e fisnikëve të perandorive janë hamenj sportiv: peshëngritës, gladiator modern, bok-sier, kloun, lakuriqtarë, dhe po ata bëhen ngrehatarë stadiumi për lojëra Olimpi. Të gjithë të gjorë, që e shesin krahun me klering, për thesin me mi-ell, duhan, qira e të qara, teksa thonë se puna vërtet s’u ka duk por kanë frikë të kthehen se mos puna s’u jep bukë. Dhe dërmohen në dy tre punëra nga turbinat thithëse të skllavoprona-risë postmoderne, që u lëshojnë çeqe për t’i bërë zap me kredi të buta e për t’u zgjatur skllavërinë gjer në fund të fundit. Dhe të ngratët që vijojnë të ngulmojnë si kali në bindjen e saju-ar, duke rreshtuar gjithë ndajfoljet që mbajnë mend në gjuhë të tyre: tek e fundit, megjithatë, sidoqoftë, në

fund të fundit... prapë se prapë jena të kënaqun... si me thënë... për ka-lamojtë! Tek e fundit fare, ne jetojmë vetëm për kalamajtë. Për t’u shërbyer atyre, por pa kuptuar që i shërbejnë vetëm kalamajve të botës. Skllavëria e skllavit nuk mund t’i shërbejë as si shembull të birit. Shembja ndoshta po, si përvojë rrënimi, por kjo do të ishte e tepërt si shembull, i bie ca si gjatë. Sidomos kur trokitet në derë të botës pa e hequr dot mendjen nga dertet e tokës dhe mëhallës së lënë tutje. Ende sot skllavopronari nuk i bën as qytetar, përveç ca kokrrave të rralla që i lypsen sa për t’i përmen-dur si shembull. Dhe veç kur këta martohen enkas me pleq e plaka, apo falë ndonjë invencioni atipik, pjellë e dëshpërimit, gjer për t’u martuar me kangurin në Australi, meqë në këtë ishull gjithë mahni sociale japin rrogë mujore të majme ndaj kujdesit biofilik për kangurin, që aty trajtohet si njeri. E pse të mos martohesh me të, për t’u bërë qytetar i tyre e të dalësh nga kjo skllavëri? Kanguri ka dhe xhep për të mbajtur dokumentet e identitetit frin-go të ri!

Çfarëdo që t’i vijë ndërmend në vijim radhitësit të këtyre radhëve, merret me mend sesa me lehtësi do

mund ta shpërfillnin përmes asaj shprehjes së butë, ameboidale, pa formë e plot tolerancë: secili ka kën-dvështrimin e tij! Po ashtu si edhe ndaj atyre që po zëmë në gojë: seci-li është i lirë të bëjë zgjedhjen e vet. E kjo mbetet veç një gënjeshtër me bisht, mbi të cilën ia mbërrin të vijojë legjitimisht skllavëria, që kur duam ta popullarizojmë e quajmë kurbet. Për t’i dhënë trajtën e një legjende të vër-tetë prej kurbeti si një lubi që ha jetë njerëzish, por vetëm në përrallë. E jo si antipërralla e realitetit real ku është jeta e robit që ha një copë kurbeti që s’e shtyn dot tutje dhe i bëhet lungë tumorale e bashkë me të del në pah të shfaqet si çiban në korpusin e një tjetër njerëzie, që s’ka ç’bën... do ta shtrydhë.

Don Huani i Kastanedës po i mëton-te nxënësit vendosjen në pikën sitio, ku ai do duhej të qëndrojë e ushtrohet si të rrokë e të ndjejë të paqmen, kur-se ky përpiqet pa prehje dhe rëshqet bythas e i qaset pranë duke mendu-ar se aty do ta gjente vendin e vetes. Por kjo, sipas mjeshtrit, mund të ishte kudo, veçse nuk arrihej duke u zbyt-hur sa andej këtej...

“Tu que no puedes”. Nuk e di ç’do të thotë, di se është emri që i ka vënë

gravurës së tij Francesko Goya. Dëf-ton njerëz që mbajnë mbi shpinë gomerë të përbindshëm mitik. Ca më vonë Bodleri në gravurën e tij të vargjeve nën spleen dëshpërimi pa emër shkaku, do të na hapte atë të vërtetë njerëzore ku secili prej nesh mbart kimerën e tij, pa e kuptuar dhe pa e ditur ku e shpie. Halli i kësaj skllavërie tonës është që ne rrekemi t’i shtojmë barrës së vetes edhe më, dhe t’i hipim piramidës, ngrehinës, oxhakut apo pemës së tjetrit me gjit-hë gomarin e allasojtë mito-logjik në kurriz. Të paktën, dreqi e mori, të ngji-snim tonat... me tanët.

Epepik

epilogu pafundësie

epoka pa epitete eposit epileptik.

Epigraf për epigramheronj izmash epidemik.

Kalërim kaluar mbi kaligramyzengji varur valëve pentagram.

Epsh i paepur mbi gjinjtë e kolmëposi rrumbuj legjende, Opus

Otranto,prej veskut lëpirë me gjuhën

esperanto.

Sistoli

relike,copëza

engjëllorendënëdeti: koka, flokë,

krifë pegasoje bojë robi afrike,

gjymtyrë indi indieeshtra ezhdërha azie

europe lëkurën fijefije. Nën pasthirrmë kiameti

pirgje me servë konservë.Rremtarë drithmash frike!

Shpagim perëndish pagane. Sy kinezë, perçe kurdistane. Kyç shtëpie, foto pavdekësie.

Bibla, kryqe në nuska hajmalie, kamikaz n’flurudhë honi, kuranë.

Biberonët si çelësa qelish fundde-ti,

memorie humnere humane ku ranë,

ninanana djepesh në puhizë eterniteti.

Halli i kësaj skllavërie

tonës është që ne rrekemi t’i

shtojmë barrës së vetes edhe

më, dhe t’i hipim piramidës, ngrehinës,

oxhakut apo pemës së tjetrit

me gjithë gomarin e

allasojtë mito-logjik në kurriz.

Të paktën, dreqi e mori, të

ngjisnim tonat...