281
Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni 3 Përmbledhje e referateve dhe diskutimeve nga debati shkencor i organizuar nga Unioni i Inteligjencies Shqiptare në Maqedoni, Klubi Demokratik dhe Fondacioni Friedrich Ebert (Shkup, më 2 dhe 3 qershor 2003) Me temë: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

“Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

  • Upload
    doquynh

  • View
    332

  • Download
    2

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

3

Përmbledhje e referateve dhe diskutimeve nga debati shkencor

i organizuar nga Unioni i Inteligjencies Shqiptare në Maqedoni, Klubi Demokratik dhe Fondacioni Friedrich Ebert (Shkup, më 2 dhe 3 qershor 2003)

Me temë: “Implementimi i

Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Page 2: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

4

Për botuesin: Friedrich Ebert Stiftung- Shkup Peter Thelen, Drejtor Unioni i Inteligjincies shqiptare në Maqedoni dhe Klubi Demokratik, M-r Nazmi Maliqi Recenzentë: Nazmi Maliqi Lektor: Liri Lena Përgaditja kompjutorike: Driton Maliqi Shtypi: Ink International - Shkup CIP Katalogizacija vo publikacija Narodna i univerzitetska biblioteka "Sv. Kliment Ohridski", Skopje br. 321.7(497.7) "2001" (063) “Implementimi marrëveshjes kornizë të Ohrit” : përmbedje e referateve dhe diskutimeve nga debati shkencor i organizuar hga Unioni i Inteliqjencies shqiptare në Maqedoni, Klubi Demokratik dhe Fondacioni Friedrich Ebert. (Shqup, me 2 dhe 3 qershor 2003, - Shqup Fondacioni Friedrich Ebert, Byroja Shqup : Unioni i Inteliqjencies shqiptare në Maqedoni : Klubi Demokratik, 2003 - 282 str. : 24cm. Fusnoti kon tekstot

ISBN 9989-109-11-7 a) Makedonija - "Ramkoven dogovor 2001" - Implementacija 2001 COBISS.MK-ID 54227722

Page 3: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

5

Përmbajtja

• Parathënje: Prof. h.c. Peter Thelen, Drejtor i Fondacionit Friedrich-Ebert 9 • Fjala hyrëse, Mr. Nazmi Maliqi, Kryetar i Unionit të

Inteligjencies Shqiptare në Maqedoni 11

• Tryeza e parë: Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit; Çështjet e sigurisë dhe integrimi euroatlantik i Republikës së Maqedonisë 13

• Mr. Nazmi Maliqi Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë:

Maqedonia dy vjet pas Marrëveshjes së Ohrit 15 • Prof. Dr. Asllan Selmani, Univerzitei “Shën Kirili dhe Metodi”

– Shkup, Lëvizja natyrore e popullsisë së Maqedonisë 37 • Adelina Marku-Ibrahimi Ass. UEJL – Tetovë , Marrëveshja

Kornizë dhe Maqedonia 71 • Veton Latifi, MTV, Marrëveshja e Ohrit dhe integrimi i

Maqedonisë në BE 77 • Tryeza e dytë: Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit,

Sistemi politik, demokratizimi i shoqërisië në Repulikën e Maqedonisë 81

• Dr. Etem Aziri, Instituti për hulumtime sociologjike dhe

juridiko politike – Shkup, Rëndësia e implementimit të Marëveshjes Kornizë për demkokratizimin e shoqërisë maqedonse 83

• Dr. Osman Kadriu Profesor i Fakultetit Pedagogjik - Shkup, Implementimi i marrëveshjes korrnizë dhe pushteti gjyqësor

93

Page 4: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

6

• Mr. Metush Sulejmani, Instituti për hulumtime sociologjike dhe juridiko- poltike, Shkup, Marrëveshja e Ohrit dhe marrdhënjet ndëretnike në Maqedoni 103

• Prof. Dr. Mahmut Hysa, Univerziteti Tetovës Marrvëshja e

Ohrit një consensus omnium 115 • Isen Ramadani, politikolog, Marrëveshja e Ohrit inaguron

bazamente për avansimin e formave më të përshtatshme për demokracinë multietnike 119

• Bardhyl Kuka, Zëvendës prokuror republikan dhe Kasam

Hasani, Prokuror i lartë, I m p l e m e n t i m i marrëveshjes kornizë në organet e drejtesisë 122

• Qani Nuhiu, Politikolog, Univerziteti i Tetovës,

Determinantat politike të realizimit të marrëveshjes kornizë të Ohrit 129

• Mr. Ruhi Bakiu, Univerziteti i Evropës juglindore,

Marrëveshja e Ohrit – fundament i ri juridik për avan-cimin e pozitës juridiko –kushtetuese të shqiptarëve 139

• Agni Aliu, Univerziteti i Evropës juglindore, Procesi i

decentralizimit të pushtetit qendror në Republikën e Maqedonisë 147

• Ramazan Shaqiri, Regjistrimi 2002 151 • Mr. Mersim Maksuti, Univerziteti i Evropës Juglindore Tetovë,

Aspekti juridiko-kushtetues dhe politik i Marrë-veshjes Kornizë të Ohrit dhe sendërtimi praktik i saj 157

• Fadil Zendeli, Univerziteti i Evropës Juglindore, Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe Barazia e gjuhëve në Republikën e Maqedonisë 163

• Tryeza e tretë: Çështjet ekonomike dhe sociale dhe

implementimi i Marrëveshjes së Ohrit 173

Page 5: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

7

• Dr. Prof. Abdylmenaf Bexheti, Univerziteti i Evropës juglindore- Tetovë, Disa sfida ekonomike pas Marveshtjes së Ohrit 174

• Mr.Hamit Aliu, Univerziteti i Evropës Juglindore – Tetovë

Çështjet ekonomike e sociale dhe implementimi i marrëveshjes së Ohrit 187

• Dr. Shaban Prevalla, Univerziteti i Evropës Juglindore

F a k t o r i n j e r i , n g r i t j a e t i j p r o f e s i o n a l e , p u n ë s i m i d h e i n v e s t i m e 193

• Dr. Izet Zeqiri, Univerziteti i Evropës Juglindore - Tetovë,

Implementimi i marveshtjes së ohrit në ferën e decentralizimit fiskal 198

• Tryeza e katërt: Kultura, arsimi dhe mediumet dhe

implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit 205

• Prof. Dr. Alejdin Abazi, Rektor i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, Kontributi i Universitetit të EJL në Tetovë për implementimin e Marëveshjes së Ohrit 206

• Dr. Mustafa Ibrahimi, Univerziteti i Evropës Juglindore-

Tetovë, Zgjidhja e problemit gjuhësor në shtetet shumënacionale 213

• Prof.dr. Xhevat Gega, Profesor në Fkaultetin filologjik,

Katedra e gjuhës shqipe, Shkup, Bilinguizmi, imperativ i kohës sonë 225

• Dr. Ismail Bardhi, Dekan në Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup, Sfidat e arsimit të lartë shqiptar apo si të arrihen standardet e duhura 229

• Dr. Hasan Jashari, Univerziteti i Evropës Juglindore, Arsimi

dhe zhvillimi i potencialeve intelektuale 235 • Liri Lena, gazetar RTVM, Bashkëeksitenca e dallimeve

gjuhësore dhe kulturore 243

Page 6: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

8

• Burim Sadiku, Univerziteti i Evropës juglindore – Tetovë, Mediumet dhe Implementimi i Marrëveshjes së Ohrit 249

• Mr. Ali Pajaziti, Univerziteti i evropës Juglindore Tetovë,

Marrëveshja kornizë: perspektivat e dimensionit kulturor-arsimor dhe medial 255

• Sulejman Rushiti, regjisor, Kultura dhe Marrëveshja e Ohrit

261 • Prof. Dr. Agim Poloska, Fakulteti Filologjik- Katedra e Gjuhës

shqipe (Shkup), Situata dygjuhësore dhe statusi i shqipes në Maqedoni 265

• Prof. dr. Gëzime Starova - Ndryshime dhe plotësime të ligjit për

marrëdhënie të punës të republikës së Maqedonisë në kontekst të legjislacionit Evropian dhe marrëveshjes korrniz të Ohrit 273

Page 7: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

9

PARATHËNJE Edhe pse Maqedonia me rreth 2 milion banorë është një shtet i vogël, zhvillimi i saj nuk është pa ndikim në rajon si dhe në Europë. Për këtë ishte bashkësia ndërkombëtare e vetëdijëshme, prandaj edhe u angazhua në vitin 2001. Ndjenja e një grupi të madh etnik të jetë në mënyrë permanente i diskriminuar në strukturat shoqërore, mund të çojë kah ndarja dhe segregacioni si dhe kah një dinamikë e re e problemit të kufinjëve në balkan. Nga ana tjetër një zhvillim pozitiv ekonomik do t’i zbuste tensionet në rajon. Kushtet esenciale për një zhvillim pozitiv janë.

- rritja ekonomike; - zgjidhja pa dhunë e konflikteve; - dhe mundësia për integrim në BE.

Meqenëse ekonomia e Maqedonisë ishte e orientuar kah tregu i Jugosllavisë së vjetër, „treg“ ky që u zhduk në masë të madhe, gjendja fillestare është tejet e vështirë. Konfliktet si në vitin 2001 shkaktuan jo vetëm dëme konkrete por edhe largimin e investimeve ekzistuese nga jasht, që ishin shumë të rëndësishme për zhvillimin e shtetit, dhe nga pasiguria e kuptuar në mënyrë të arsyeshme ose te paarsyeshme, është gati se e pamundur të gjenden investues të rinj. Në një situatë të tillë retorika e konfliktit i dobëson mundësitë për zhvillim pozitiv ekonomik, edhe atëherë kur ky zhvillim vjen nga ana e atyre të cilët momentalisht nuk mbajnë përgjegjësi. Gjendja ekonomike nga ana e saj ndikon në potencialin e zgjidhjes së konflikteve. Me rëndimin e gjendjes fillestare dhe me rritjen e vogël të prodhimit shoqëror, vështirësohet edhe përmbushja e interesave të asyeshëm. Në rastin konkret kjo do të thotë, se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit nga njëra anë paraqet kusht për një zhvillim ekonomik, nga ana

Page 8: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

10

tjetër, sidomos për shkak të gjendjes ekonomike, ky zbatim është jashtëzakonisht i vështirë. Zhvillimi ekonomok i shtetit dhe njëherit aftësia e tij për konkurencë janë parakusht për anëtarësim në BE. Mundësia serioze për anëtarësim në BE dhe NATO i përmirëson kushtet e zhvillimit ekonomik. Megjithatë ngelë të shpresojmë, se faktorët relevantë politik dhe shoqërorë, edhe krahas problemeve objektive, do të kenë sukses t’i krijojnë kushtet e përmendura për një zhvilim të dëshiruar si nga popullata e vet ashtu edhe nga ajo europiane.

Prof. h.c. Peter Thelen, Drejtor i Fondacionit Friedrich-Ebert

Zyra në Maqedoni

Page 9: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

11

Fjala hyrëse

Të nderuar zonja dhe zotërij, të nderuar profesorë, i nderuar

profesor Piter Thelen, shef i fondacionit Friedrich Ebert në Shkup, të nderuar përfaqësues të përfaqësive diplomatike në Shkup, të nderuar gazetar.

Forumi i Unionit të Inteligjencies shqiptare në Maqedoni e organizon këtë debat shkencor me temë: Si të implementohet marrëveshja kornizë e Ohrit, me shpresë se do të jetë edhe një kontribut për promovimin e arsyes për jetësimin e këtij dokumenti edhe në praktikë, që është me rëndësi të posaçme për vendin ton.

Tani më ka ardhur koha që të gjithë të angazhohemi dhe të preokupohemi sa më shumë për të hulumtuar dhe gjetur rrugë dhe mënyra më konkrete për implementimin e marrëveshjes së Ohrit dhe për afirmimin e vlerave integruese të brendshme dhe regjionale, që çojnë vendin drejt antarësimit në NATO dhe BE. Implementimi i marrëveshjes së Ohrit, si dokumet i kompromisit dhe paqës nuk duhet të kuptohet si kërkesë apo frazë, por si një domosdoshmëri për stabilizimin e brendshëm të shtetit, të cilën shqiptarët, me të drejtë e kërkojnë nga elitat politike dhe qarqet intelektuale.

Të gjithë të ftuarit për këtë debat, me kohë janë njoftuar me temat të cilat do të shtjellohen, dhe pa mëdyshje, unë kam bindjen se edhe referatet dhe diskutimet e Juaja do të sillen në këtë drejtim.

Para se të fillojmë me punën e këti debati shkencor, unë i falemderohem publikisht Fondacionit Friedrich Ebert dhe profesorit, zotri Peter Thelen dhe stafit të tij organizativ për përkrahjen e dhënë për organizimin e këtj takimi. Njëherit duke iu falemderuar të gjithëve që iu përgjigjët ftesës së Unionit të Inteligjencies shqiptare për pjesëmarrje në këtë tribunë shkencore, besoj se ky takim do të jetë edhe një kontribut për organizimin e debateve të tjera për çështjet e rëndësishme që prekin sferën e organizimit politik, kulturor, arsimor, shkencor etj. në shoqërinë shiptare dhe atë maqedonase në Republikën e Maqedonisë. Mr. Nazmi Maliqi, Kryetar i Unionit të Inteligjencies Shqiptare në Maqedoni 2 qershor 2003, Shkup

Page 10: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

12

Page 11: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

13

Tryeza e parë

Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit, Çështjet e sigurisë dhe integrimi euroatlantik i

Republikës së Maqedonisë.

Page 12: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

14

Page 13: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

15

Mr. Nazmi MALIQI Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë

MAQEDONIA DY VJET PAS MARRËVESHJES SË OHRIT

Republika e Maqedonisë pas përfundimit të luftës shqiptaro-

maqedonase dhe pas Marrëveshjes së arritur në Ohër, duhej më guximshëm të lëviz drejtë implementimit të marrëveshjes, që të krijohen kushtet reale për lëvizje, drejtë shteteve që kanë demokraci të zhvilluar, për një shtet, ku shumica e qyterarëve të saj duhet të kenë një mirëqenie sociale dhe ekonomike, ku jeta ka kuptim, komunikimi është efikas dhe ka nxitje pozitive që qytetarët do të mësohen të jetojnë me ndryshime progresive. Sipas këtij modeli të ndërtimit të shoqërive civile, krijohet mandej edhe konstatimi logjik se me pranimin e vlerave demokratike, njëherit pranohen edhe vlerat e përbashkëta për paqë dhe kultura për paqe, sepse nuk do të ekzistojë arsyeja që njerëzit të jenë në konflikt njëri me tjetrin, për shkak dallimeve që kanë në veçoritë nacionale, fetare dhe përcaktimeve partiake apo politike.

A egzistojnë vlerat e përbashkëta për paqë dhe kulturë për paqe në vetëdijen e elitave politike në RM Nëse pranohet si vlerë e përbashkët mirëqenja ekonomike,

standardet demokratike dhe pranimi si vlerë e përbashkët paqeja dhe stabiliteti, atëherë imponohet arsyja te qytetarët e Maqedonisë për kulturë nacionale, fetare, politike dhe se ardhmëria e tyre nacionale, fetare, ekonomike, politike dhe ardhmëria e shtetit, ndoshta asnjëherë nuk do të varet nga lufta apo forca dhe nga krijimi i aleancave të padëshiruara luftarake, dhe për t’i shfrytëzuar ato, njëri kundër tjetrit.

Në këtë drejtim me implementimin e marrëveshjes së Ohrit, ka gjasa reale që ky dokument të kuptohet dhe të pranohet edhe si vlerë e

Page 14: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

16

përbashkët shqiptaro-maqedonase. Nëse është ashtu, atëherë nuk ka arsye të zvarritet implementimi i këtij dokumenti, nëse edhe më tej ekziston arsyeja e ekzistimit të Maqedonisë si shtet.

Etika kolektive e bazuar në autoktoninë e shqiptarëve dhe maqedonasve, duhet të jetë e bazuar në vlerat pozitive. Këto angazhime për gjetjen e vlerave të përbashkëta në mes maqedonasve dhe shqiptarëve me siguri se do të ndodhin apo edhe do të konkretizohen, atëherë kur fillojnë dy taboret, shqiptarë dhe maqedonas të kuptojnë drejtë, se ky shtet nuk mund të jetë stabil nëse nuk respektohen të drejtat dhe liritë e njeriut, nëse nuk ndërtohet shteti juridik dhe nëse elitat e tyre politike injorohen mes veti, apo edhe nëse ekziston edhe injorim politik edhe në mbrenditë e tyre nacionale. 1

Dy vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, duhet të përkujtohemi se, edhe më tej mbeten angazhimet për pikat qe e japin kornizën e harmonizuar për sigurimin e ardhmërisë, demokracisë në Maqedoni dhe mundësiminë e zhvillimit të marrëdhënieve më të afërta dhe më të integruara ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkësisë Evroatlantike. Mandej në tesktin e kësaj marrëveshje precizohet se: "Kjo marrëveshje kornizë do ta promovojë zhvillimin e qetë dhe harmonik të shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”2

Parashtrohet pyetja se sa strukturat qeveritare, prej gushti të vitit 2001 dhe gjer më sot, pra në qershor 2003, iu kanë përmbajtur pikës (1) ku parashihen Parimet themelore të marrëveshjes kornizë të Ohrit, nëse vetëm është dhënë pëlqimi koncensual për pranimin e pikave 1.1., 1.2., atëherë prashtrohet pyetja sa u respektua pika 1.4., me ndryshimet kushtetuese apo sa u respejktua kjo porosi, kur thuhet se:

1.4 Një shtet bashkëkohor demokratik, në rrjedhën natyrore të zhvillimit dhe krijimit të vet, duhet vazhdimisht të sigurojë Kushtetutën e tij që tërësisht t’i plotësojë nevojat e të gjithë qytetarëve të vet, në pajtim me standardet më të larta ndërkombëtare si dhe vet të zhvillohen vazhdimisht.

Mbetet dilema, përse nuk u respektua Marrëveshja e Ohrit me ndryshimet kushetuese që ndodhën më vonë?

Unë në këtë vështrim do të orvatem që më tepër të përqëndrohem në Parimet themelore të marrëveshjes kornizë të Ohrit,

1 Nazmi Maliqi, Gjurmë politike, faqe 182- 186, Grafoteks, Kumanovë, 2001 2 Marrëveshja Kornizë e Ohrit, www.al.mk

Page 15: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

17

pika 3, ku precizon çështjet që kanë të bëjnë me mosdiskriminimin dhe përfaqësimin e barabart:

3.1 Tërësisht do të respektohet parimi i mosdiskriminimit dhe trajtimit të barabartë të të gjithë personave para ligjit. Ky parim do të aplikohet sidomos në raport me punësimet në administratën publike dhe në ndërmarrje publike, si dhe qasjs së financimit publik për zhvillimin e aktiviteteve afariste.

3.2 Në ato ligje, me të cilat rregullohen punësimet në administratën publike do të përmbahen masat, me të cilat do të sigurohet përfaqësimi i drejtë i bashkësive në të gjitha organet qendrore dhe lokale publike dhe në të gjitha nivelet e punësimit në këto organe, duke respektuar njëkohësisht rregullat e kompetencës dhe integritetit, me të cilët udhëhiqet administrata publike. Autoritetet do të ndërmarrin aktivite për ta korrigjuar çekuilibrin ekzistues në përbërjen e administratës publike, sidomos përmes punësimit të pjesëtarëve të bashkësive me përfaqësim të pamjaftueshëm. Një vëmendje e posaçme do t'i kushtohet faktit që të sigurohet sa është e mundshme më shpejtë që shërbimet policore, në përgjithësi ta shprehin përbërjen dhe shpërndarjen e popullatës së Maqedonisë, sikurse është theksuar në Aneksin C.

Ende përkatësia kombëtare shqiptare është pengesë që shqiptari të jetë komandant i një Korparmate apo edhe pjesëmarrës në strukturat tjera udhëheqëse dhe komanduese të gjeneralshtabit, apo komandant apo udhëheqës i njjisive speciale policore; egzistojnë njisi rajonale në këto dy minstri me përqindje simbolike me shqiptar.

Marrëveshja kornizë 3 Aneksi "A"

Neni 69

(2) Me ligje, me të cilat drejtëpërsëdrejti kanë të bëjnë me kulturën, përdorimin e gjuhëve, arsimin, dokumentet personale dhe shfrytëzimin e simboleve, Kuvendi sjell vendime me shumicën e votave të deputetëve që janë të pranishëm, në kuadër të së cilës duhet të jenë të pranishme edhe votat e shumicës së deputetëve që deklarohen se i

3 Marrëveshja Kornizë e Ohrit, www.al.mk

Page 16: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

18

përkasin bashkësive që nuk janë shumicë e popullatës në Maqedoni. Në rast të kontestit, në kuadër të Kuvendit, kjo do të zgjidhet në Komitetin për marrëdhënie midis bashkësive.

Neni 86

(1) Kryetari i Republikës është edhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë të Republikës së Maqedonisë. (2) Këshilli i Sigurisë i Republikës përbëhet nga kryetari i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryetari i Qeverisë, ministrat që udhëheqin organet e administratës shtetërore nga fusha e sigurisë, mbrojtjes, e të punëve të jashtme dhe tre anëtarë të tjerë të cilët i emëron kryetari i Republikës. Me rastin e emërimit të tre anëtarëve, kryetari do të sigurojë që Këshilli i Sigurimit si tërësi të përmbajë në mënyrë të drejtë dhe të shprehë edhe përbërjen e popullatës së Maqedonisë. (3) Këshilli shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës dhe u jep propozime Kuvendit dhe Qeverisë.

Pasi çështjet e sigurisë dhe proceset integruese evroatlantike të Maqedonisë janë të parapara si objektiva stabilizuse në dokumentin e marrëveshjes, parashtrohet dilema e arsyeshme, cilat janë qëndrimet dhe rroli Këshillit të Sigurisë për zvarritjen e shumë çështjeve që janë të parapra për implementimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit sipas afateve të parshtruara. A do të thot se me mos implementimin e marrvveshje së Ohrit mund të ndodhë riciklimi i konfliktit.

Marrëveshja Kornizë4 aneksi “B” ndryshime në legjislasion

4. Ligjet që kanë të bëjnë me policinë e vendosur nëpër komuna

Para përfundimit të mandatit të përbërjes së Kuvendit të tanishëm, Kuvendi do të miratojë edhe këto dispozita:

- se secili kryeshef lokal i policisë është zgjedhur nga Këshilli i komunës së caktuar nga lista, që nuk përmban më pak se tre kandidatë të propozuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndër të cilët njëri kandidat duhet t'i përkas bashkësisë që është shumicë në atë komunë. Në rast se këshilli i komunës nuk e zgjedh asnjërin nga kandidatët e propozuar brenda afatit prej 15 ditëve MPB-ja do të propozojë listën e

4 Ibidem

Page 17: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

19

dytë që nuk përmban më pak se tre kandidatë të rinjë, ndër të cilët madje njëri prej tyre duhet t'i përket bashkësisë që është shumicë në komunë. Nëse këshilli i komunës sërish nuk zgjedh cilindo nga kandidatët e propozuar në afat prej 15 ditëve, atëherë MPB-ja, në konsultim me Qeverinë do ta zgjedh kryesdhefin lokal të policisë nga kandidatët e dy listave të propozuara nga MPB-ja dhe nga kandidatët plotësues të propozuar nga këshilli i komunës.

- që secili kryeshef lokal i policisë duhet ta informojë rregullisht edhe me kërkesë këshillin e komunës së caktuar.

- se këshilli i komunës mund t'i jap rekomandime kryshefit lokal të policisë në fushat që kanë të bëjnë në sigurinë publike dhe në sigurinë e trafikut

- se këshilli i komunës mund të miratojë raport vjetor lidhur me sigurinë publike, i cili do t'i dorëzohet MPB-së dhe avokatit popullor (ombudsmanit)

5. Ligjet për nëpunësit shtetërorë

dhe administratën publike

Kuvendi para se të përfundojë mandatin e tanishëm parlamentar do të miratojë ndryshimet në ligjet për nëpunësit shetëror dhe administratën publike në mënyrë që të sigurohet përfaqësim i barabrtë i bashkësive në përputhje me pjesën 4. 2 të Marrëveshjes kornizë.

Diskriminimi i përfaqësimit proporcional të shqiptarëve në administratën shtetërore i imponuar me vite nga elitat politike maqedonase Tabela nr. 1 Pasqyrë e të punsuarëve sipas përkatësisë nacionale (1994)

Nr. Rendor Nr. përgj.

Maqed. Shqipt. Serb Të tjerë

Qeveria 114 99 87%

10 8,7%

2 1,7%

3 2,3

Page 18: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

20

Minis. për punë të jashtme

150 138 92%

7 8,7%

1 0,6%

4 3,75

Minis. e punëve të brendshme

9.33 8,489 91%

391 4,19%

204 2,20%

246 2,26

Mbrojt- Sek.civil –Sek.Ushtarak

1.100 5.040

1.015 92,27% 4328 86%

40 5,64% 114 2,26%

28 2,5% 250 5%

18 1,48 328 6,7

Minis.Bujqsisë 266 237 9 15 4 Minis.arsimit 254 239 13 / 4 Min.për zhvillim 39 33 1 / 5 Minis.ekonomisë 371 320 34 12 5 Minis.drejtësisë 887 754 121 4 8 Sek.Ligjeslativ 14 13 / / 1 Minis.urbanizmit 467 442 6 13 1 Minis.komunikoc. 71 68 1 2 / Minis.shkencës. 44 37 4 1 2 Minis.shëndetsisë 138 125 5 / 7 Min.për punë dhe politik sosciale 442 373 35 4 45 Minis.finans 1.543 1.403 22 75 43 Sek.për informim 30 27 / 2 1 Arkivi i Maqedonisë 226 206 5 6 9 Enti sigur. Shënd. 13 13 / / / Agj. Për zhvillim 10 9 / / / Ent. Gjyqsor 32 25 / 1 6 Enti arsimor 7 7 / / 11 Shër.qeveverisë 1.083 980 35 15 36 Enti Statistikor 508 430 46 21 11 Enti gjeodezisë 998 952 18 10 18 Sis.hidro. 230 220 18 10 18 Gjithësejt 23.456 21.039 1,030 634 730

% 100% 89% 4,39% 2,70% 3,01% Këto të dhëna janë marrë nga materijali për një Seancë të Qeverisë së RM, në dhjetor 19955, mungojnë të dhënat e disa ndërrmarrjeve publike ku përqindja e shqiptarëve të punsuar ishte simbolike.

5 Nazmi Maliqi, Shpalosje, Grafoteks - Kumanovë, Shkup, 2001

Page 19: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

21

Akoma strukturat qeveritare nuk afruan argumente bindëse se shqiptarët kanë hapësirë të përfshihen në të gjitha strukturat shtetërore. Kjo mosgaditshmëri shihet qart sidomos në sektorë ku bëhen përgatitjet mbrojtëse, ku ende paraqiten pengesa të quajtura “sekret për shqiptarët”. Me qëllim të caktuar shqiptarët edhe më tej përjashtohen apo pengohen nga strukturat udhëheqëse të ARM-së dhe të Ministrisë së punëve të brendshme duke i përfshirë këtu edhe Agjencionin për zbulim (që edhe është më tepër në ingjerenca të Kryetarit të shtetit) dhe Drejtorisë për zbulim dhe kundër zbulim që është në ingjerenca të Qeverisë.

Marrëveshja kornizë6 aneksi "C"

Implementimi dhe masat për ndërtim të mirëbesimit.

Mbështetja ndërkombëtare

1.1. Palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të

lehtësojë, që të mbikqyrë dhe të ndihmojë implementimin e

dispozitave të marrëveshjes kornizë dhe të anekseve të saj dhe

kvrkojnë që përpjekjet e tilla të koordinohen nga BE-ja, në

bashkëpunim me Këshillin për Stabilizim dhe Asocim.

Në këtë kontekst, duke u mbështetur në standardet të cilave, duhet t’i përmbahet edhe Maqedonia për anëtarsim të plotë në NATO dhe BE, me këto kritere7, që një pjesë e tyre dretëpërsëdrejti ka të bëjë me Implementimin e marrëveshjes së Ohrit në të gjitha segmentet dhe me kushtëzimin e ndërtimit të raporteve të mira ndëretnike, pamëdyshje se plotësimi i standardeve të tilla do të ketë domethënien e kuptimit të drejtë të kohezionit të mbrendshëm ndëretnik dhe pamëdyshje, për këtë çështje duhet të krijohen kushte reale për koncenzus politik, për ndërmarrjen e hapave konkrete që në sistemin e sigurisë, të jenë njësoj të pranueshëm të gjithë qytetarët e të gjitha përkatësive nacionale.

5. Mosdiskriminimi dhe përfaqësimi proporcional

6 Marrëveshja Kornizë e Ohrit, www.al.mk 7 Qeveria e RM. Programi vjetor i Republikës së Maqedonisë për përgatitje për antarësim në NATO , Shkup 2003

Page 20: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

22

5.1 Duke marrë parasysh, veç të tjerash edhe rekomandimet e

komisionit tanimë të formuar qeveritar, palët do të ndërmarrin aktivitete konkrete për shtimin e përfaqësimit të pjesëtarëve të bashkësive që nuk janë shumicë në Maqedoni në administratën shtetërore, në ushtri dhe në ndërmarrjet publike, si dhe në përmirësimin e pjesëmarrjes së tyre në financimin publik për zhvillimin e aktiviteteve afariste.

5.2 Palët obligohen të sigurojnë se deri në vitin 2004 shërbimet policore përgjithësisht do të shprehin përbërjen e përkatësisë së popullatës në Maqedoni. Si hap fillestar për arritjen e kësaj, palët obligohen të sigurojnë se 500 policë të rinjë nga bashkësitë që nuk janë shumicë në Maqedoni, do të angazhohen dhe aftësohen deri në korrik të vitit 2002 dhe se këta policë do të caktohen të punojnë në rajonet ku punojnë bashkësitë e tyre. Palët gjithashtu obligohen se edhe 500 policë të tjerë të tillë do të angazhohen dhe aftësohen deri në korrik të vitit 2003 dhe se ata policë do të caktohen të punojnë sipas përparësisë së nevojshme në rajonet e tërë Maqedonisë ku jetojnë bashkësitë e tilla. Palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mbështesë dhe ndohmojë implementimin e këtyre obligimeve, veçmas përmes verifikimit dhe selektimit të kandidatëve, por edhe aftësimit të tyre. Palët i bëjnë thirrje OSBE-së, BE-së dhe SHBA-ve që t'i dërgojnë sa më shpejtë që të jetë e mundshme një ekip ekspertësh me qëllim që të vlerësojnë sa më mirë realizimin e këtyre qëllimeve.

5.3 Palët gjithashtu i bëjnë thirrje OSBE-së, BE-së dhe SHBA-ve që të shtojnë aftësimin dhe programet për ndihmë të policisë, duke përfshirë edhe:

- aftësimin profesional, aftësimin për të drejtat e njëriut dhe aftësimeve të tjera;

- ndihmën teknike për reformat në polici, duke përfshirë edhe ndihmën për verifikim, seleksionim dhe përparim të proceseve;

- zhvillimin e kodeksit të sjelljes së policisë;

- bashkëpunimin në pikëpamje të planifikimit të tranzicionit për angazhim dhe caktim të policëve nga bashkësitë që nuk janë shumicë në Maqedoni., dhe

Page 21: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

23

- caktimin sa ma të shpejtë të vëzhguesve dhe të këshilltarëve policorë ndërkombëtarë për fushat më të ndieshme përmes aranzhmaneve adekuate, bashkë me pushtetin relevant.

5.4 Palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndihmojnë në aftësimin e komandantëve, gjykatësve dhe të prokurorëve, pjesëtarë të bashkësive që nuk paraqesin popullatën shumicë në Maqedoni, me qëllim që të shtohet pjesëmarrja e tyre në sistemin gjyqësor.8

Konceptin unitarist të shtetit, i shprehur në Marrëveshjen kornizë të Ohrit, gabmisht e kuptuan strukturat polike maqedonase edhe pas ndryshimeve Kushtetuese, vazhdojnë të identifikojnë shtetin dhe ushtrinë dhe policin me kombin maqedonas. Ekziston edhe më tej dilema se a bazohet koncepti i mbrotjes dhe sigurisë në specifikat politike, gjeostrategjike, gjeografike, demografike, të përbërjes shumënacionale dhe standartet që afron NATO dhe BE për shtetet që synojnë integrimin në këto struktura, dhe kjo a duhet të vlenë edhe për R.M. Për ministrinë e mbrotjes dhe ministrinë e punëve të brendshme apo për Qeverinë e Maqedonisë, sipas obligimeve që dalin nga një dokument me relevancë ndërkombëtare, siç është Marrëveshja e Ohrit, tani është koha e fundit të kuptohet se, lidhja e fortë e shtetit me ushtrinë dhe me policinë forcon sigurinë e të gjithë qytetarëve, vetëm nëse nuk ekziston dyshimi se në Maqedoni krijohet një ushtri njënacionale apo ushtri vetëm me joshqiptar. Apo se shqiptarët duhet të paraqesin vetëm një numër por jo edhe peshën e vendosjes në organet përgjegjëse të ushtrisë dhe policisë. Nëse dyshimet të tilla forcohen, atëherë nuk mund të bisedojmë për një armatë dhe polici, e cila do të jetë e të gjithë qytetarëve, dhe si e tillë ekziston rreziku, si asnjëherë më parë të forcohet lidhshmëria vetëm e një kombi dhe shtetit me forcat e sigurimit, që për shtetet shumënacionale është hap shumë i rrezikshëm, i cili shton mosbesimin dhe pasigurinë e të tjerëve në këtë rast të shqiptarëve në R.M. Është fakt se sot krahas Marrëveshjes së Ohrit, e sidomos duke u thirrur në Aneksin C, shqiptarët bëjnë orvatje t’inkuadrohen në sferat organizimit ushtarak dhe policor, por nëse edhe më tej pengohen këto orvatje nga Qeveria aktuale, atëherë doemos duhet të pranohet fakti se forcat aktuale politike në Maqedoni, vazhdojnë të tregojnë një papjekuri politike, e cila mund të quhet edhe papërgjegjësi nacionale. Unë edhe në vitin 1993, në shumë debate dhe proncime publike kamë thënë se

8 Marrëveshja Kornizë e Ohrit, www.al.mk

Page 22: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

24

përbërja njënacionale e strukturave udhëheqëse dhe komanduese në ushtri dhe polici do t’u mundësonte unitaristëve maqedonas që ushtrinë dhe shtetin ta identifikojnë me një komb (maqedonas) atëherë koncepti kushtetues se, ARM-ja është forcë e qytetarëve të Maqedonisë do të jetë nocion i shkruar vetëm me letër. Ky konstatim i imi për fat të keq edhe sot mbtetet aktual nëse kemi parsysh njëfarë renditje të gjërave, me çrast kemi të bëjmë me filozofinë e refuzimit në periudhën e implementimit të marrëveshjes së Ohrit, aq më tepër kur shqiptarët edhe më tej preokupohen me vështirësitë për prishjen e traditës së gjertanishme kur është në pyetje emërimi i një shqiptari komandant togu, komandant kompanie, regjimenti apo edhe në vetë strukturën udhëheqëse në Shtabin e përgjithshëm. “Vetëm atëherë kur ARM-ja do të ngritet mbi postulatet e harmonisë shumënacionale, e sidomos mes shqiptarëve dhe maqedonasve, që qytetarja asnjëherë mos përjashtoj përkatësinë pozitive nacionale dhe me këtë do të rrit besimin reciprok, Në këtë kontekst mendoj se përkatësia nacionale e qytetarit shqiptar me grada oficerësh dhe me grada gjeneralësh në ushtri dhe polici, asnjë rast nuk duhet të qëndrojë larg tryezës së interesave të përbashkëta në RM.”9 Tani nuk mund të bisedojmë për ndonjë sukses në implemtimin e Marrëveshjes së Ohrit, me pranimin e një numri të ushtarëve të paguar dhe të një numri të nënoficerëve nga rradhët e shqiptarëve. Egzistojnë fakte se për ditë më edhe jashtë institucionit të konkursit, në ministrinë e mbrojtjes pranohen vetëm qytetar të bashkësisë etnike maqedonase. Për këtë arsye unë kisha me thënë se përfaqësuesit shqiptar në këto ministri nuk duhet ta gënjejnë veten se me këte bëjnë punë shumë të madhe, kur kemi parasysh obligimet që dalin nga Marrëveshja e Korniz e Ohrit .

Përfaqësimi proporcional me oficerë shqiptar në ARM dhe me policë shqiptar të të gjitha gradave në Ministrinë e Punëve të Brendëshme - domosdoshmëri e kohës

Në kohën e adaptimit të rregullativave ligjore, krahas

standarteve të BE-së dhe NATO-s, që janë edhe obligime që dalin edhe nga Marrëveshja e Ohrit, në qeveri, respektivisht në parlamentin e RM-së, është e nevojshme një qasje pozitive në ndërtimin e identiteti të qytetarit, të lidhur për integrim të plotë në sistemin e mbrojtjes dhe të sigurisë, duke i respektuar maksimalisht edhe veçoritë fetare dhe nacionale. Kjo do të thotë edhe ngritje dhe afrim drejtë standarteve që

9 Flaka, e diel, 23 maj 1993 ( Intervistë, Nazmi Maliqi, zëvendës ministër i mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë)

Page 23: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

25

ofron NATO-ja, për pranimin e shteteve që pretendojnë të jenë anëtare, ku gërshetohen interesat ushtarake dhe interesat e proceseve integruese evropiane, që janë edhe në interes të Maqedonisë. Sot jemi dëshmitar, të angazhimeve dhe vendosmërisë të BE-së, që demokracia të zhvillohet në konteksin e barabarsisë të qytetarëve, duke e respektuar maksimalisht edhe faktorin etnik. Nëse këto angazhime dhe udhëzime, nuk respektohen dhe nuk merren veprime konkrete për respektimin e realitetit etnik dhe fetarë në ARM, në njësitë ushtarake, në përbërjen civile dhe në hierarkinë udhëheqëse dhe komanduese të Ministrisë së Mbrojtjes dhe në gjeneralshtab, atëherë me dashje edhe kjo strukturë politike, nuk do të lirohet nga barra e disa strukturave politike retrograde që angazhoheshin për ushtri njënacionale, vetëm me maqedonas. Duhet të potencojmë se Ligji për mbrojtje dhe Ligji për punë të brendshme vazhdojnë të jenë me asnjë nen, ku do të parashihet procedurë e saktë apo obligim ligjor, për kujdesin e mirëfilltë kadrovik apo politikën kadrovike në respektimin e faktorit etnik në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Ministrinë e Punëve të brendshme.

Ligji aktual i mbrojtjes dhe Ligji për punë të brendëshme nuk mbron parimin për përfaqësim proporcional të shqiptarëve në këto struktura

Arsyetimet e Qeverisë, se një obligim i tillë ligjor do të çregullonte kriteret profesionale, dhe se kjo çështje mund të rregullohet me ligj të posaçëm, me Ligjin për shërbim në armatë, një arsyetim i tillë nuk mban. Ngase me ligjin për shërbim në armatë, mund të rregullohen shumë çështje për rendin ushtarak, udhëheqja dhe komandimi dhe eventualisht mund të rregullohet rendi mbrendshëm ushtarak, përdorimi i gjuhës shqipe, aktivitet kulturore etj., por jo edhe politika kadrovike. Mendoj se duhet në Ligjin e mbrojtjes dhe Ligjin për punë të mbrendëshme, krahas obligimeve kohore që dalin nga Marrëveshja kornizë e Ohrit të precizohet çështja e politikës kadrovike më sakt në respektimin e harmonisë shumënacionale, sipas përqindjes së përkatësisë nacionale, dhe vetëm atëherë ARM-ja dhe pjesa civile e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Brendëshme, mund të ngriten mbi postullatet e realitetit shumënacional dhe shumëfetarë. Sidomos në mes shqiptarëve dhe maqedonasve, të ngritet harmonizimi, duke i ndar obligimet dhe përgjegjësitë në mënyrë të barabart, promovohet edhe parimi qytetar asnjëherë të mos përjashtojë përkatësinë nacionale dhe me këtë do të rritet edhe besimi reciprok.

Page 24: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

26

“...Kur bëhet fjalë për ushtrinë e cila regrutohet në bazë të normave të përgjithshme ligjore si obligim ushtarak, është mëse e qartë se kjo përbërje, ndoshta edhe mund të ketë përfaqësim real të faktorit etnik. Në këtë pjesë të obligimit ligjor për mbrojtje, për shërbimin ushtarak, kishte gjenerata që regrutët shqiptarë të arrinin përqindjen prej 28% gjer më 34% . Por, pastaj këtë çështje, më tepër e ndërlikoi përfaqësimi joadekuat i shqiptarëve, në përbërjen udhëheqëse kadrovike dhe sidomos pjesën komanduese dhe në kuadrin e oficerëve dhe pjesën administrative civile.”10

Maqedonia si shtet, pretendon të jetë anëtare e NATO-s, prandaj strukturat politike qeveritare maqedonase dhe kryetari i shtetit B. Trajkovski, duke menduar seriozisht në Implementimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, duhen të lirohen nga bagazhi i rrënjëve ideologjike, për mosbesim ndërnacional dhe të ideologjisë, për krijimin e koncepteve të një armate njënacionale apo njësi njënacionale policore. Këta koncepte ideologjike janë të papranueshme për shtetin multietnik.

Mungon kontrolli demokratik i strukturave ushtarake dhe policore Një çështje tjetër, Ligji për mbrojtje, ka një zbrastirë në

kontrollin civil të Ministrisë së Mbrojtjes. Sidomos, paqartësia paraqitet në ingerencat e parlamentit republikan ndaj Ministrisë së Mbojtjes. Mungon precizimi ligjor që komisioni përkatës parlamentar të ketë ingerencat për mbikqyrje dhe kontroll parlamentar. Nëse në Ligjin për mbrojtje parashihet sektor i posaçëm, për zbulim dhe kundërzbulim, mbajtja e rendit ushtarak dhe disiplinës, policia ushtarake, e cila ngritet në nivelin e policilë së MPB-së, apo nëse personat e punësuar në ARM në sektorin për zbulim dhe kundërzbulim, ngriten në nivelin e angazhimeve të Agjencionit për zbulim dhe të Drejtorisë për Sigurim dhe Kundërzbulim, atëherë aspak nuk ka arsye që të mungojë kontrolli dhe mbikqyrja parlamentare me komision të posaçëm, që duhet t’i bëhet Ministrisë së Mbrojtjes.

Veçanërisht kjo mbikqyrje parlamentare e ka rëndësinë, nga aspekti i sigurisë të drejtave dhe lirive të njeriut. Duke i pasur parasysh specifikat e kompetencave, që i ka Ministria e Mbrojtjes dhe sidomos, sektori për zbulim dhe kundërzbulim dhe policia ushtarake, si dhe pasojat që mund të ndodhin nëse eventualisht tejkalohen ingerencat gjatë kryerjes së detyrës, komisioni për kontroll dhe mbikqyrje

10 Nazmi Maliqi, Shpalosje, Grafoteks, Kumanovë, 2001

Page 25: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

27

parlamentare, do të ketë rolin e vetë të pakontestueshëm dhe me këtë, do të realizohet kontrolli i plotë civil.

Pengimi i veprimive represive në baza nacionale dhe fetare

Mos të ndodhin situata, kur një pjesë e qytetarëve, strukturat

ushtarako - policore t’i llogaris si të huaja nga veprimet represive dhe nga përdorimi i gjithë arsenalit luftarak, në pjesë të vendbanimeve të caktuara në vend. Me çdo kusht duhet të evitohet dhuna, si mjet për zgjidhjen e problemeve eventuale. Këto veprime represive janë sinjale të papërgjegjësisë politike dhe papërgjegjësisë nacionale.11 Me arsye krijohet përshtypja se edhe pas dhjetë viteve të jetës politike dhe të pluralizimit, edhe pas një dokumenti me garancë nga SHBA-të, BE, NATO dhe OSBE-ja, në të vërtetë ende strukturat politike aktuale pozitë dhe opozitë e imponojnë çështjen aq të ndieshme, të problemeve të brendëshme që korespondojnë me eskalimin e mosbesimit dhe të tensionit, të brendshëm ndëretnik, shqiptaro-maqedonas. Analizat e ekspertëve të ndryshëm, për raportet ndëretnike në Maqedoni dhe për rolin e faktorit ndëretnik, tregojnë me kohë një brengosje për pengimin e paarsyeshëm të barabarsisë në mes shqiptarëve dhe maqedonasve nga strukturat shtetërore. Këtyre temave edhe tani me qëllim, strukturat politike maqedonase iu shmangen. Këto shmangje, akoma janë prezente, si tentim për pengimin e deshifrimit të rolit të vërtetë të faktorit ndëretnik të një shteti multietnik siç është Maqedonia.

Mandej, nëse vehen në hulumtim shkencor rrethanat të cilat bllokojnë implementimin e marrëveshjes së Ohrit, këta hulumtime nuk duhet të kuptohen si devalvim i atyre vlerave pozitive që janë arritur në interes të popullit shqiptar dhe shtetit mbrenda asaj periudhe. Por përkundrazi, gjeneratave të ardhshme politike do t’u mundsohet, që të mësojnë edhe nga gabimet që kanë ndodhur në organizimin politik të shqiptarëve dhe të maqedonasve në Maqedoni, për implementimin e një dokumenti siç është marrëveshja e Ohrit, i cili mund t’i sjellë shtetit stabilizim afatgjat..

Dukuritë devijuese, burim permanent i mossigurisë

11 Dialogu shqiptaro maqedonas me temë, Ardhmëria e Maqedonisë, debat shkencor i organizuar nga instituti “Forum” dhe “Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni” në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-së në Shkup, 4-5 qershor 2001: Referat i Nazmi Maliqit “Elementet e sigurisë në sistemin multietnik”, Forum, Trkalezni masi, Idnina na Makedonija, faqe 34-37, Shkup qershor 2001

Page 26: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

28

Duhet të jemi të vetëdijshëm se, edhe tani në Republikën e

Maqedonisë, shoqëria është e ndarë në gupe, dallime këto nga më të ndryshmet, ndërsa kjo ndarje vazhdon edhe në procesin e periudhës pas konfliktuoze dhe në ndryshimin e kushteve të veprimit politik. Ndryshimet dhe dallimet në shoqëri që krijohen në rrethana akoma jostabile, shpeshëherë kuptohen si parakusht për sjellje të vazhdueshme jotoleruese. Shumë vlerësues të raporteve politike, raporteve ekonomike dhe sociale për Maqedoninë mendojnë se, sjellja e natyrshme e njerëzve në fazën e stabilizimit rreth implementimit të obligimeve që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit do të ishte sprovë në diferencimin e vlerave nga jovlerat (që mund të kategorizohen edhe si sjellje sociopatologjike).

Për fat të keq edhe para konfliktit, gjat kohës së konfliktit dhe në periudhën pas konfliktit, duke e përfshirë edhe kohën e sotme dy vjet pas arritjes së Marrëveshjes së Ohrit, me rrethana destabilzuese, në shoqërinë tonë, në vendin tonë vazhdojnë të ndikojnë jovlerat:

- është prezent shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut nga strukturat shtetërore,

- është evidente dukuria e koruptimit shtetëror - pushtetar: në mesin e deputetëve, ministrave, gjykatësve, zyrtarëve në ministrinë e mbrojtjes, zyrtarëve në dogana, zyrtarëve në ministrinë e punëve të brendshme etj.

- sjellje amorale e disa bartësve të posteve partiake, - shkelja e drejtave dhe lirive të njeriut bredashqiptare (të shpeshta

janë vrasjet, likuidimet si pasojë e dhunës politike, ndodhin kidnapime me qëllime të poshtra, mosdurim ndërpartiak etj)

- korruptim apo amoralitet i indivëdive nga pjesa e elitës politike, të cilët e kuptojnë çështjen kombëtare si pronë të tyre private, duke bartur shumë mandate shtetërore (deputetë, ministër), pa rezultate konkrete,

- korruptim i udhëheqësve partiak brenda bashkësive të veta nacionale, duke manipuluar me ndjenjat nacionale-patriotike të qytetarëve për qëllime dhe interesa personale, duke i përdorur në momente të ndryshme si maskë për mëshefjen e mosuksesit, për mosrealizimin e obligimeve që i kanë marr nga zgjedhësit,

- keqëpërdorimi i pozitës së palakmueshme sociale të rinjëve për interesa politike, lloje të ndryshme të keqpërdorimeve të bindjeve fetare të qytetarit,

- paraqitja e dukurive sociopatologjike, droga, prostuticioni, krimi i organizuar, matrapazllaku apo pasurimi i ndytë etj.

Page 27: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

29

Këto jovlera kontribuan që një kategori e caktuar e njerëzve të bien në krizë morale, të krijohen trauma te një shtresë e popullsisë, të krijojnë efekte sociopatologjike dhe dukuri të ndryshme psikologjike. Një sjellje e tillë te qytetari ynë nuk mund të jet pa ndikim, duke pasur parsysh shumë faktor, si përshembull pasiguria familjare, lartësia e të ardhurave materiale në familje, papunësia e anëtarëve të familjes, niveli arsimor, paprespektiva, traditat kulturore etj. Pasi viteve të fundit numri i familjeve të cënuara nga aspekti social është rritur mjaftë12 (sidomos në rajonet ku ishin të përfshira në luftë), rritet papunësia, ndërsa nga ana tjetër egzistojnë zyrtar shtetëror dhe lokal, duke u shetitur me shumë vite prej posti në post qeveritar dhe parlamentar, me marifetlëqe të nepotizmit dhe amoralitetit, me sjellje që krijojnë pasiguri, pa mëshirë i shmangen evitimit të krizave morale që lajmërohen te qyteri i rëndomt me fajin e tyre apo të politikës që e udhëheqin.

Në kohën e dhjetëviteve të fundit, por edhe më herët, persona apo grupacione të ndryshme në kointunitet mbeten të ndihmuara nga të gjitha pushtetet, është e natyrshme se sjelljet e tilla krijonë kriza, destabilizim, trauma, shkelje të drejtave të njeriut, dhe pa dyshim se një numër i madh qytetarësh mbeten edhe më tej jashtë kujdesit shtetëror. Këta qytetar revoltin e tyre do ta shprehin me sjellje dhe qëndrim negativ ndaj shoqërisë, ndaj partive që janë përfshirë në parlament ose ndaj qeverisë, dhe një ditë do të çrregullojnë rrjedhat “normale” të rregullimit shoqëror. Një pjesë e qytetarëve shqiptarë dhe maqedonas dhe të tjerë, përkundër traumave që ua shkaktoi lufta mbeten edhe më tej në pamëshirën e “bossave” të “tyre” të ndryshëm.

Dhashtë zoti që mos të kemi profiter të luftës dhe të krizës. Deshifrimi i tyre me kohë si aktivist me “detyrë” partiake, me uniformë dhe pa uniformë si dhe deshifrimi i arsyeshëm sidomos ndaj disa personaliteteve që gjatë kësaj kohe ishin (janë) në politik.. Do t’íshte tmerr dhe mëkat nëse ndodhin devijime, kjo do të ishte rritje e dhimbjes te ata familjar që mbetën pa më të afërmit e tyre.13

Në rrethanat e tashme jostabilizuese të cilat vazhdohet të

kuptohen me një llojë skepticizmi, duhet të kërkojmë përgjigjen në pyetjen: “Se çfarë mund të na bëjë në kohët e sotme të afërt si njerëz? Për çka duhet për të na ardhur keq? A duhet të ballafaqohemi me një fakt se, traumat dhe vuajtaja pa të drejtë është pjesë përbërse e jetës të një pjese të qyterëve? Ky është fakti se ata njerëz të çdo lloji qofshin kanë humbur diçka më të shtrenjtë nga familja, nga trupi dhe shpirti i

12 “Në Republikën e Maqedonisë sot janë mbi 82 mijë familje të cilave u mungon egzistenca elementare” 13 Nazmi Maliqi, Gjurmë Politike, faqe 181, Grafoteks, Kumanovë, 2001

Page 28: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

30

tyre, nga ajo që ka domethënje më të madhe se shteti, ata njerëz janë me trauma, ata nuk kanë ambicje, ndoshta nuk kanë as hidhërim dhe urrejtje por janë njerëz që vuajnë.”14 Por heshtja dhe vuajtja e tyre është edhe porosi të mos lejohet të marrin hov dukuritë amorale, kriminaliteti i organizuar (i toleruar nga struktura të caktuara shtetërore) dhe lidhëshmëria e tij me dukuritë socio-patologjike, të prostuticioni, narkodilerizmit dhe të dukurive të tjera sociopatalogjike.

Avansimi i vlerave stabilizuese krahas implementimit të marrëveshjes së Ohrit Tani pas dy vjetëve, në periudhën e implementimit të

Marrëveshjes kornizë të Ohrit, patjetër se krahas respektimit të të gjitha pikave që janë të përfshira në këtë dokument të kompromisit, duhet të promovohen koncepte për tolerancën për respektimin e plot të drejtave dhe lirive të njeriut dhe për njohjen e të drejtës së dallimeve,15 kështu me njohjen e të drejtës së ekzistimit të dallimeve, përmes egzistimit të shtetit të së drejtës mund të bëhet:

- një hap përpara në mirëkuptimin reciprok në mes njerëzve pa dallim feje, kombi dhe gjinie,

- një hap përpara në gadishmërinë për dialog të mëtujeshëm, - për rregulimin e mardhënjeve ndërmjet njerëzve dhe bashkësive

të ndryshme - krijohen parakushte për pengimin dhe për zgjidhjen e

mosmarrëveshjeve eventuale, - egzistimi i partive stabile do të krojojnë vlera stabilizuese, - të krijohen kushte për pengimin e dukurive amorale apo

sociopatologjike, - do të krijohen raporte me rëndësi esencilae që të avansohen

vlerat e pajtimit ndërmjet atyre, që udhëheqën me luftën ose që gjindeshin në anët e kundërta ndërluftuese, Në avansimin e vlerave që e bëjnë të kuptimt tolerancën dhe të

krijojë kushte që njerëzit të respektohen ndërmjet veti, sepse kjo është mënyra e vetme që të ruhet paqja dhe siguria në një shtet dhe jasht tij.

Disa lëshime të strukturave qeveritare dy vjet pas marrëveshjes së Ohrit

14 Ibidem, 15 Shumë shoqëri kanë pasur zakone të ngjajshëm për një “rregullë të art”: “Bënë për të tjerët ashtu siç dëshëron që, ata të bëjnë për ty”

Page 29: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

31

Për rrethanat politike dhe të sigurisë në Republikën e

Maqedonisë është shumë me rëndësi, që politikanët të kenë nivelin e përgjegjësisë dhe ruajtjen e ndërgjegjjes njerëzore dhe të korigjojnë veprimet e tyre me deklarata publike të pakontrolluara në mitingjet e tyre të ndryshme partiake dhe në prononcime të tjera publike. Brenda këtyre dymbëdhjetë viteve të pluralizmit thuajse nga fëtyra të njeta poltike ndër shqiptarët dhe maqedonasit dëgjuam proncime për Maqedoninë si oazë e paqës, proncime për destabilizimine e Maqedonisë apo të krijimit të krizës poltike, mandej se se do të ndryshohet kursi i veprimit politik, kursi i promovuar i relaksimit ndëretnik etj. Nëse nuk eliminohen veprimet euforike të politikanëve, të cilët me paraqitje e tyre në të shumtën e rasteve i kanë pa mbulesë, atëherë do të mungojnë niveli i përgjegjësisë edhe në situatat e krizave eventuale. Sipërfaqa e Maqedonisë është 25.713 km2 dhe me një popullsi diku mbi dy miljon banorë, e gjithë kjo për qytetet e mëdha botërore mund të paraqes një lagjeje qyteti. Për këte arsye shumë pak kanë të drejt politikanët maqedonas dhe shqiptar (përveç pasurimit të paligjshëm të disave prej tyre) të lavdërohen se bënë apo edhe se edhe tani bëjnë diçka konkrete për stabilitetin e shtetit, kur njerëzit në të njejtën kohë vuajnë nga vobektësia dhe pa pasiguria .

Në këtë kontekst për ndërtimin e një sheti stabil a, duhet të definohet krijimi i raporteve të sakta sa çka solli Marrëveshja e Ohrit në RM.? Përskaj disa hapave pozitiv, siç dëshërojnë të i përshkruajnë disa politikan shqiptar edhe si suksese partiake dhe herë-herë edhe si personale (si udhëheqës të mirë të ndonjë ministrie), patjetër duhet të orijentohen shigjetat e sugjerimeve apo edhe të kritikave atje ku janë prezentë apo evidente edhe dështimet. Dy vjet pas marrëveshjes së Ohrit akoma nuk është sjellë Ligji për finasimin e komunave, Ligji për ndarje teritoriale, nuk është legalizuar Univerziteti i Tetovës, nuk është sjellë Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe dhe të bashkësive të tjera, nuk u bë ndryshimi i Ligjit për nënshetësinë, nuk ndodhi ndryshimi i Ligjit për rregullin e vendbanimit të qyterëve të RM. Parashtrohet edhe një dilemë pse edhe më tej nuk kemi ligj për përdorimin e simboleve, apo të flamurit shqiptar, kur dihet mirëfilli se kjo çështje e padefinuar mund të nxisë destabilzim të sërishëm dhe të krijoj mosmarrëveshje në mes shqiptarëve dhe qeverisë së RM. Mandej në frymën e këtyre ndryshimeve duhet të pengohet apo më saktësisht të precizohet se koncepti me epitet nacional në Maqedoni, në segmentin e ndarjes etnike me favorizimin absolut të maqedonasve, me implementimin Marrëveshjen e Ohrit duhet të merr fund. Prandaj me paarsye edhe më

Page 30: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

32

tej shumë institucione shetërore bartin firmën si p.sh radiotelievizoini maqedoas, Akademia maqedonase e shkencës dhe e arteve etj. Ky koncept me epitet nacional është vështirë që edhe më tej të mbrohet si nivelizim kushtetues, apo si privilegjion të jet vetëm për maqedonasit. Unë mendoj se, me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, strukturat poltike, partiake që udhëheqin me shtetin tani kanë rastin të dëshmojnë për seriozitetin e tyre për ndërtimin e një shoqërie stabile apo edhe për arsyen e egzistmit të Maqedonisë si shtet.

Integrimi i Maqedonisë në arkitekturën e sigurisë, në kuadër të BE-së dhe NATO- s, duhet të jetë interes i të gjithë qytetarëve

BE dhe NATO për t’i hapur dyertë e shteteve për antarsim, promovoi një mënyrë që përmes këtij procesi të anëtarsimit këto vende të plotësonin kushtet, standartet dhe vlerat univerzale Evropiane si:

- demokracia, - raportet e mira ndëretnike, - stabilizimi brendshëm, - shteti i së drejtës, - respektimi i të drejtave të njeriut, - reformat në strukturat e mbrojtjes dhe të policisë, - të drejtat e pakicave kombëtare, - ekonomia e tregut - bashkëpunimi regjional dhe ndërfqinjësor. Për inkuadrim të Maqedonisë në NATO dhe BE patjetër se

duhet të respektohet implementimi i marrëveshjes së Ohrit, ku janë të përfshira pothuajse edhe të gjitha pikat e standardeve të lartë përmendura.

Nuk duhet të mungojë qasja serioze e strukturave qeveritare dhe joqeveritare, partive politike në pozitë dhe opozit që në procesin e integrimeve Evroatlantike në kuadër të projekteve që ofrohen nga NATO-ja, BE-ja dhe përmes Paktit për stabilitet, Republika e Maqedonisë dhe shtetet e tjera antare obligohen:

- Të punojnë në kuadër të Bashkësisë ndërkombëtare që të zhvillojnë strategji të përbashkët për shpejtimin e zhvillimit demokratik dhe ekonomik në regjion.

- Të angazhohen për paqë të qëndrueshme dhe afatgjate, prosperitet dhe stabilitet në Evropën juglindore,

Page 31: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

33

- Të i vazhdojnë reformat demokratike, - Fillimi i procecve të mirfillta demokratike politike, - Lufta kundër kriminalitetit të organizuar, - Pengimi i shpërnguljeve me dhunë, - Sigurimi i kushteve për kthimin e të zhvendosurve etj.16 Nga fakti i bashkëpunimit regjional dhe ndërfqinjësor duke e

respektuar edhe integrimin e gjithëmbarshëm të brendshëm, brenda shtetit, me inicijativat e mëparshme që burojnë nga strukturat evroatlantike, nga Strukturat qeveritare dhe qarqet akademike, duhet të favorizohen idetë e hapjes së kufinjëve, duke i zëvendësuar burimet e djeshme të konflikteve ballkanike më format bashkëhore të bashkëpunimit rajonal në një modeli të ri gjeopolitik të mirëqenjes dhe paqes, sigurisë dhe prosporitetit Ballkanik. Konferenca e Ohrit për sigurinë e kufijve e mbajtur më 22 dhe 23 maj, e organizuar nga BE, NATO, OSBE dhe Pakti për Stabilitet, pa dyshim se i bëri hapat e parë dhe më bindës, që kufijtë e shteteve të Ballkanit perendimor: Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Sërbisë dhe malit të Zi, B dhe H dhe Kroacisë, të fillojnë të marrin rrugën e shembullit të Strasburgut, i cili nga objekti i kontestimeve shekullore francezo-gjermane, sot, është qytet më i preferuar i Evropës.17

Tani projektet e tilla janë mjaft shpresëdhënëse për zëvendësimin e kontesteve historike teritoriale ballkanike me një model të ri të relativizimit të kufijve të fqinjëve ballkanik. Duke i stjuduar parimet dhe qëllimet politike të dokumenteve që u bënë të njohura nga kjo konferencë për: Kufijë të hapur por të sigurt në pajtim me standardet evropjane; Përparimi i stabilizimit në regjion për një afërsi më të madhe me UE; Zhvillimi i strategjive nacionale për menaxhim integrues për koordinimin e aktiviteteve për pengimin e tregëtisë ilegale; Kontrolli demokratik ndaj strukturave të sigurimit kufitar etj, me arsye këto Projekte kuptohen si të tilla që synojnë, që në vend të konfrontimeve, incidenteve të pakuptimata ndërshetërore kufitare, në vend të kufijve që e mundësuan kriminalitetin e organizuar, të kyç bashkëpunimin kufitar ballkanik në kuadër të proceseve integruese për në NATO dhe BE, të ipet përparësi marrëveshjeve bilaterale ndërkufitare dhe të krijohen marrëveshje ndërfqinjësore dhe regjionale rajonale të qarkullimit të Lirisë të tipit të Beneluksit apo të Shengenit ballkanik.18 Në këtë drejtim sa i përket çështjes së Kosovës, duhet të 16 Blerim Reka, E derjta e Unionit Evropian, Prishtinë, 2000 17 Ridvan Peshkëpia, Pakti i Stabilitetit për Evropën juglindore, albin, Tiranë, 2002 18 Konferenca e Ohrit, Bashkëpunimi rajonal ( 22 dhe 23 maj 2003) e organi-zuar nga BE, NATO, OSBE dhe Pakti për Stabilitet.

Page 32: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

34

pranohet fakti se Qeveria aktuale e RM, me proncimet e kohëpaskoshme të Kryeministrit dhe disa qeveritarëve të tjerë maqedonas krijon një evolim të kuptueshëm, duke hequr dor nga qëndrimet e tyre të mbrapshta të dhjetë viteve të kaluara “se Pavarësia e Kosovës do të nxisë destabilizimin e brendshëm të Maqedonisë”. Tani është koha që edhe politikanët maqedonas të kuptojnë, se pavarësia e Kosovës është çelës për stabilitet të brendshëm të Kosovës, Maqedonisë dhe të shteteve të tjera në rajonin e Evropës juglindore. 19

Në këtë drejtim veprim i drejtë politik do të jetë, të veprohet për një paqë dhe stabilitet të qëndrueshem të brendshëm, apo për një vend respektabil të Maqedonisë në arkitekturën e re të sigurisë në BE dhe në NATO, dhe mos të ekzistojnë edhe më tej raporte eliminuese dhe mosrespekt në baza nacionale. Për një rrefuzim të tillë dhe mosrespekt ndëretnik qytetarët e Maqedonisë, asnjëherë nuk kanë pasur nevojë. Këtë porosi, duhet ta kuptojnë edhe politikanët e tashëm dhe klasa e re politike ndër shqiptarët dhe maqedonasit e cila doemos, duhet të paraqitet në skenën politike në Maqedoni. Kjo porosi është edhe e strukturave udhëheqëse të BE-s dhe NATO-s, duke ofruar dëshmi dhe programe konkrete dhe insistime, për zhvillimin e demokracisë, për krijimin edhe të sistemit multietnik të sigurisë dhe në këtë kontekst, të arrihet një barazi e plotë e qytetarëve, duke e respektuar realitetin e faktorit ndëretnik në Maqedoni.20

Respektimi u vlerave demokratike dhe vlerave për integrim në strukturat euroatlantike (NATO dhe BE), si qasje drejt implementimit të marrëveshjes së Ohrit, njëherit do të jetë në interes çështjes shqiptare dhe maqedonase si dhe në interes të përgjithshëm të paqes në këto hapsira. Në këtë kohë ne shqiptarët duke dhënë kontributin për stabilizim dhe për një paqë të qëndrueshme, duke i respektuar në kontinuitet vlerat integruese dhe standardet demokratike, duke i respektuar në kontinuitet vlerat pozitive kombëtare shqiptare për ndërtimin e raporteve të brendshme ndërshqipatre, duke pasur kujdes të posaçëm për një mirëqenie për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, duke e kuptuar drejtë realitetin dhe arsyen për raportet e mira ndëretnike që duhet të jenë me maqedonasit dhe të tjerët, jemi shumë afër për realizimin e synimeve shumë të arsyeshme, ku shqiptarët do të jenë të barabartë me maqedonasit në shtetin e përbashkët. Kuptohet këto ndryshime mund të bëhen me implementimin e plot të marrëveshjes së 19 Shoqata shqiptare e Atlantikut- Tiranë, Të kontribuojmë për një paqë të qëndrueshme në Balkan, faqe 75-81, Referat i Nazmi Maliqit me titull “Kosova çelës i rëndësishëm për stabilitetin në rajon”, Përmbledhje e botuar në Tiranë nëntor 1997 20 NATO Doracak, Nato Office of Information and Pres, Brusselles, 2001

Page 33: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

35

Ohrit, me respektimin e rregullave diplomatike me vizion të qartë euroatlantik, dhe me harmonizimin e plotë të qëndrimeve me përfaqësuesit e SHBA-s, BE-së dhe NATO-s.21

21 Nazmi Maliqi, Politi~ka misla br. 2,: "Pribli`uvanje na Makedonija kon NATO i reformite vo bezbednosniot sektor kako faktor za vnatre{na stabilnost", Fondacija Konrad Adenauer, Shkup, 2003

Page 34: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

36

Page 35: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

37

Prof. Dr. Asllan Selmani Univerziteti “Shën Kirili dhe Metodi” - Shkup

LËVIZJA NATYRORE E POPULLSISË SË

MAQEDONISË

Raportet e reja shoqërore ekonomike dhe politike në Republikën e Maqedonisë kanë sjellur procese të ndryshme socio-ekonomike të cilat kanë ndikuar edhe në dinamikën e zhvillimit të popullsisë dhe të repro-dukcionit të saj. Pas vitit 1990 erdhi deri në restrukturimin e popullsisë në strukturën ekonomike, sociale, kulturore-arsimore, të cilat ndryshime ndikuan në mënyrë të drejtpërdrejtë në reprodukcionin dhe rishtrirjen e popullsisë. Republika e Maqedonisë si shtet e shoqëri shumëkombëshe me dinamikë jo të njejtë strukturore në zhvillimin demografik, që disa bashkësi nacionale shënojnë rënie apo rritje të shkallës së shtimit natyror, zgjojnë interesin e hulumtimeve të këtyre problemeve. Shkalla e shtimit të popullsisë në periudhën e pasluftës së Dytë botërore karakte-rizohet me shkallë të theksuar, sepse shkalla e lindshmërisë në disa vise të Republikës së Maqedonisë ka qenë edhe në nivelin e lindshmërisë fiziologjike, ndërsa shkalla e vdekshmërisë shënonte rënie të dukshme për shkak të përkujdesjes më të madhe shëndetësore. Nga analizat e gjertanishme demografike nga ana e shumë autorëve të vendit tonë dhe nga jashtë, del konstatimi se fenomeni i lindshmërisë është dukuri shu-më komplekse e cila varet prej një numri të madh faktorësh. Në realitet, lindshmëria si komponent themelore e shtimit natyror të popullsisë nga njera anë dhe vdekshmëria nga ana tjetëre janë vlera që ndryshojnë në kohë-hapsirë. Eksplozioni ose stagnimi i lëvizjes së shtimit natyror në ambiente e rajone të caktuara eksponohet me dinamikë dhe intenzitet të ndryshëm në varshmëri prej kushteve socio-ekonomike, kulturore, arsi-more, religjioze, traditës e të tjera.

Në periudhën menjëherë pas Luftës së Dytë botërore, nataliteti si komponentë themelore e shtimit natyror të popullsisë, shënon variaci-one të theksuara prej një periudhe në perudhë tjetër, kështu që gjatë periudhës 1948-1953, shkalla e lindshmërisë sillej prej 35 deri në 40 përmij, ndërsa gjatë periudhës së dy regjistrimeve të fundit shkalla e lindshmërisë sillej mesatarisht prej 3-18%o, në varshmëri prej përkatë-sisë së bashkësive nacionale.

Page 36: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

38

Lëvizja e lindshmërisë

Edhe pse janë bërë ndryshime të dukshme në zhvillimin

ekonomik, kulturorë e arsimorë, përsëri në disa rajone të Republikës së Maqedonisë, shkalla e lindshmërisç shënon shkallë të dukshme sidomos në Maqedoninë Perëndimore, ndërsa në disa rajone të Povardarjes dhe të Maqedonisë Lindore shënojnë shkallë negative të shtimit natyror. Deri sa popullsia e Republikës së Maqedonisë në vitet e para të pasluftës së dytë botërore shënonte shkallë të lartë dhe numrohej në numrin e shteteve me shkallë më të lartë të shtimit natyror, në dekadën e fundit, Maqedonia bie në grupin e shteteve me reprodukcion të thjeshtë të popullsisë.

Fertiliteti si faktor demografik që ndikon “rregullimin” e

madhësisë së lindshmërisë në Republikën e Maqedonisë ka arritur shkallë më të lartë në periudhën 1953-1971 me shkallë specifike prej 85 përmij, ndërsa në periudhën e dy regjistrimeve të parafundit 1981-1994, ajo ka shënuar shkallë speficike prej 79,7 përmij. Shkalla e madhësisë së fertilitetit rrjedh prej efektit të shfrytëzimit të periudhës së fekonditetit. Intenziteti i lindjes së foshnjeve, manifestohet me lindjen e foshnjeve në grupëmoshat reproduktive. Kështu, për shembull, efekti i lindjes së foshnjeve së parë (në grupëmoshën 20-39 vjet) sillet rreth 24% dhe mbi 40 vjet moshë me rreth 2,8%. Nga ana tjetër, shënohet rënia e potencialit efektiv pas fëmijës së dytë, gjegjësisht fosnjës së tretë dhe të katërtë. Formimi i shkallës së fekonditetit, varet edhe prej shkallës së nupcialitetit (kurorëzimeve), që është dukuri e rëndomtë dhe fillon të aktualizohet prej moshës 19-23 e më shumë vjet, por prej moshës prej 27 vjet e më shumë. Martesa është e lidhur ngusht me dukuri të ndryshme shoqërore e socio-ekonomike. Martesat e vonuara janë si rezultat i arsimimit (sipërorë), inkuadrimi në marrëdhënie pune për sigurimin e kushteve për jetesë familjare, sidomos sigurimi i banesës. Martesat në moshën mbi 27 vjetëve moshë, që, dikur ishte më i shprehur te popullata maqedonase, tani e njejta dukuri është prezente edhe te popullata shqiptare, sidomos te popullsia urbane, që është dukuri e përgjithshme edhe te bashkësitë tjera etnike.

Është e njohur se në Republikën e Maqedonisë ekziston dallim i dukshëm i shkallës së lindshmërisë dhe të komponenteve të tjera të shtimit natyrorë të popullsisë. Shkalla e lindshmërisë shënon rënie sistematike: prej 38,4 përmij (1947-1951) në 32,1 përmij (1957-1962).

Page 37: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

39

Në realitet prej periudhës 1962-1996 e deri në periudhën 1977-1981 shkalla e lindshmërisë ka shënuar rënie prej 28,2 përmij në 21,1 përmij. Natyrisht, shkalla e lindshmërisë edhe më tej ka tendenca të rënies si për shembull prej 19,6 përmij (1982-1991) në 17,7 përmij. Kjo tendencë e rënie së shkallës së komponentës së lindshmërisë vazhdon edhe midis periudhës 1992-1996 dhe 1997-2002 perej 16,2 përmij në 13,3 përmij. Tabela 1. Lëvizja e shkallës së lindshmërisë në periudhën 1947-200222

Periudha Numri i fëmijëve të lindur (gjallë) në periudhat e caktuara

Lindshmëri (të gjallë), mesataerisht

Në përmij

1947-1951 229.015 45.803 38,4 1952-1956 248.280 49.656 37,4 1957-1961 221.605 44.321 32,1 1962-1966 206.665 41.333 28,2 1967-1971 196.996 39.399 24,6 1972-1976 191.935 38.387 22,3 1977-1981 196.399 39.280 21,1 1982-1986 194.816 38.963 19,6 1987-1991 182.609 36.522 17,5 1992-1996 162.656 32.531 16,2 1996-2000 146.742 29.348 14.7 2000-2002 83.318 27.772 13,3

Sipas rezultateve të tabelës shihet se numri i fëmijve të lindur ka qenë më i madh në periudhën 1952-1956 prej 248.280 fëmijë, ndërsa më i vogël për periudhë të nejtë katërvjeçare 1996-2000 prej 146.742 fëmijë. Krahasuar midis këtyre dy periudhave shihet se zvogëlimi apsolut i lindjeve është për 101.538 fpmijë ose për 40,8%, ndërsa shkalla e shtimit mesatar vjetor ka shënuar zvogëlim për 20.308 fëmijë ose për 59,1%. Shkaqet e këtij zvogëlimi të lindshmërisë duhet kërkuar në urbanizimin e popullsisë duke trasnferuar prej ambienteve rurale në ato urbane, shkallës së migrimit të popullsisë fertile, keqësimit të gjendjes socio-ekonomike e të tjera.

Pasqyra e lindshmërisë sipas rajoneve

Lëvizja e lindëshmërisë sipas makrorajoneve23 (rajone të rendit të parë) dhe mezorajoneve24 (rajone të rendit të dytë), shënon dallime të

22 ESR: Statistika vjetore e RM, 1947-1996 dhe Pregled za dvi`eto na naselenieto, 03.02. Vital statistics, Statistikal Yearbook of the Republic od Macedonia, 2002.

Page 38: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

40

theksuara. Derisa Maqedonia Perëndimore shënon shkallë relativisht të lartë, Maqedonia Lindore shënon shkallë të ulët të lindshmërisë. Përkun-dër këtyre dy makrorajoneve me pole të kundërta të shkallës së lin-dshmërisë, Povardarja shënon shkallë mesatare të lindshmërisë, sidomos bartëse e saj është agromeracioni i Fushgropës së Shkupit me rrethinën e sterpopullzuar të saj. Tabela 2. Lëvizja e komponeteve të shtimit natyror natyrorë të popullsi-së në tri rajonet e rendit të parë në Republikës së Maqedonisë në vitin 1977, 1981, 1988, 1994 dhei 2002 në përmij25.

Maqedonia Perëndimore kraharasuar me rajonet tjera të rendit të

parë ,është bartëse kryesore e lindshmërisë dhe shtimit natyrorë të popu-llsisë në vend. Edhe pse, edhe ky rajon në periudhën 1977-2002 shënon rënie të dukshme të shkallës së lindshmërisë prej 28,83 përmij në 15,35 përmij, me shkallë gati të unisuar të vdekshmërisë midis rajoneve të caktuara, atëherë rajoni i Maqedonisë Perëndimore me mbi 50% merrë pjesë në shtimin e përgjithshëm të popullsisë së përgjithshme. Nga ana tjetër, poashtu dinamikë mesatare të lindshmërisë shënon Povardarja në tërë periudhën në fjalë, edhe pse ka tendencë të rënies së shkallës së lindshmërisë prej 25,56 përmij në 14,73 përmij.

23 Maqedonia Perëndimore, Povardarja dhe Maqedonia Lindore. Në tekst do tëdoret termini-rajone të rendit të parë. 24 Rajoni Jugperëndimor, verilindor, qendror, verilindor dhe juglindor. Ndarjen e territorit të Republikës së Maqedonisë në rajonet e theksuara e ka bërë V. Daskalovski dhe për një kohë po i njëjti edhe e ka përdorur në punimet e ndryshme demografike dhe demogjeografike. Rajonet e përmendura edhe pse nuk janë aplikuar në shkecat gjeografike nga gjeografë të Republikës së Maqedonisë, konsideroj se si të tilla mund të përdoren në raste specifike për të vërtetuar veçantitë demogjeografike. Shih. V. Daskalovski: Dvi`ewe na naselenieto vo SR Makedonija vo periodot 1971-1991, kn. 20, Poseben otpe~atok, Skopje, 1982, 9. Në tekst do të pëdoret termini-rajone të rendit të dytë.

25 Të dhënat janë marrë nga shumë vjetarë statistikor në dokumentacionin e ESHS. Materialet janë të përpunuara nga autori.

Page 39: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

41

Maqedonia Lindore shënon vlera të ulta pozitive të lindshmëri-së, mirëpo, për shkak të tendensë së rritjes së shkallës së vdekshmërisë prej 7,48 përmij (1977) në 8,98 përmij (2002), mezi e mbanë peshën e reprodukcionit fare të ulët (të thjesht), bile brenda për brenda shënohen edhe komuna me rënie të dukshme të numrit të popullsisë si shkak i shkallës së ulët të shtimit natyrorë dhe kontingjentit të konsiderueshëm të migrimit të popullsisë, sidomos të asaj aktive.

Është i njohur fakti se në Maqedoni ekziston dallimi relativisht i

madh i shkallës së lindshmërisë, shikuar në mezorajone (në tekst të më-tutjeshëm-rajone të rendit të dytë), sidomos në ato rajone ku ekzistojnë komuna me popullsi të përzier prej më shumë bashkësive nacionale Kështu, për shembull, prej periudhsës së pasluftës së dytë botërore, rajo-ni Veriperëndimor karakterizohet me një shkallë të lartë të lindshmërisë në të gjitha periudhat e regjistrimit. Këtë e dokumenton edhe Statistika vitale e Republikës së Maqedonisë, me tendencë, që edhe ky rajon të shënojë uljen e shkallës së lindshmërisë, proporcionalisht, sikur edhe ra-jonet tjera. Në këtë drejtim në Rajonin Veriperëndimor, komunat rurale rreth Tetovës, Gostivarit, Strugës dhe komuna e Dibrës në periudhën 1961-1971 ka lëvizur prej 50,0 përmij në Dibër deri në 41,1 përmij, në Strugë, në periudhën 1971-1981, shkalla mesatare e lindshmërisë ka lë-vizur rreth 29,9 përmij, që në periudhën 1994-2002, të shënojë rënie prej 14,3 përmij në 12,5 përmij.

Tabela 3. Lëvizja e shkallës së lindshmërisë në rajonet e rendit të dytë26 të Republikës së Maqedonisë në vitin 1977, 1981, 198827, 1994 dhe 200228 (në përmij).

26 Të dhënat në tabelë janë përpunuar nga disa vjetarë statistikor dhe dokumente të

ESHS nga ana e autorit. 27 Për vitin 1971, 1981 dhe 1988 janë fshfrytëzuar nga A. Selmani: Degradacija na `ivota sredina vo Makedonija, vep. e cit. 60. 28 Për vitin 1994 të dhënat janë shfrytëzuar nga dokumentacioni i ESHS, ndërsa për vitin 2001 nga Stastistika vitale, CD-1, më parë e cituar.

Page 40: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

42

Rajonet29 1977 1981 1988 1994 2002 Jugperëndimor 16,4 16,5 14,6 14,3 12,5 Veriperëndimor 25,5 24,7 22,7 21,8 22,0 Qendrorë 20,7 19,9 16,8 14,2 11,9 Verilindor 14,8 16,6 15,7 12.3 10,5 Juglindor 21,3 19,4 17,6 10,4 9,3

Nga të dhënat e tabelës mund të konstatojmë se dinamikë më të

madhe të shkallës së lindshmërisë paraqitet në rajonin Veriperëndimor dhe Jugperëndimor dhe ai qendrorë që janë edhe bartësit kryesorë të kësaj komponente të shtimit natyrorë të popullsisë, ndërsa nga ana tjetër, rajoni Verilindor dhe ai Juglindor shënojnë shkallë më të ulët të lindhmërisë, që duke krahasuar me shkallën e vdekshmërisë, shkalla e shtimit natyrorë i takon tipit të “nulta shtimit”, ose mbajtja e nivelit të njejtë të numrit të popullsisë për një periudhë më të gjatë kohore. Këto dy rajone të fundit, karakterizohen me një numër të dukshëm të komunave të cilat gjatë periudhës së regjistrimit midis vitit 1994 dhe 2002 kanë shënuar lëvizje negative të popullsisë edhe deri në 30% krahasur me vitin 1981. Kjo mund të shihet edhe në periudhën më të hershme kohore midis 1977 dhe 1988, që dëshmojnë se të gjitha rajonet shënojnë rënie të shkallës së lindshmërisë, ku rajoni Veriperëndimor prej 3,9 përmijë, rajoni Juglindor për 3,7 përmij, e më pak rajoni Jugperëndimor për vetëm 1,8 përmij. Po të thuash gati e njejta dinamikë e rënies vazhdon në të gjitha rajonet në mënyrë proprcionale midis

29 Jam përcaktuar për një ndarje me të njejtat parime sikur edhe V. Daskalovski, mirëpo, me ndarjen e re territoriale (1996) kam bërë një rradhitje të re, gjegjësisht disa territore të komunave të posaformuara i kam përcaktuar në rajone të tjera për shkak të energjisë së gravitacionit nodalo-funksional. Këto janë: 1. Rajoni Jugperëndimorë përfshinë territoret e e këtyre komunave: Dibra, Rostusha, Zajazi, Oslomej, M. Brod, Kërçovë, Vraneshtica, Zhupa, Drugovë, Plasnica, Dolneni, Zhitoshe, Krushevë, Prilep, Krivogashtani, Sopotnica, Bellçishta, Llukovë, Labunishtë, Dellogozhdë, Vevçani, Veleshta, Mesheishta, Kosel, Ohër, Resnjë, Demir Hisar, Capari, Kukureçani, Mogilla, Topolçani, Vitolishte, Dobrushevo, Staravina, Novaci, Manastiri, Bistrica dhe Baç; 2. Rajoni Veriperëndimor përfshinë këto komunaë: Kumanovë, Staro Nagoriçane, Kleçevcë, Likovë, Ç.-Sandevë, Shkupi (me komunat tjera), Orashac, Kondovë, Saraj, Sopishte, Studeniçani, Zelenikovë, Vratnica, Tearce, Jegunovc, Xhepçishtë, Shipkovicë, Tetovë, Kamenjan, Zhelinë, Bogovinjë, Brvenica, Negotina e Pollogut, Vrapçishtë, Vrutok, Mavrovi Anovi, Dolna Banjica, Srbinovo dhe Samakov; 3. Rajoni Verilindor: Rankovc, Kriva Pallanka, Kratovë, Probishtip, M. kamenica, Orizari, Dellçevë, Vinica, Bllatec, Karbinci, Shtip, Sv. Nikollë, Llozovë dhe Shtip; 4. Rajoni Qendrorë: Veles, Bogomilla, Çashka, Izvor, Gradsko, Rosoman, Negotinë, Kavadar, Demir Kapia dhe Konopishte dhe 4. Rajoni Juglindor përfshinë komunat: Gjevgjeli, Miravci, Vallandova, Bogdanci, Star Dojran, Kuklish, Murtino, Strumica, Murtino, Novo Selo, Bosilevë, Vasilevë, Konçe, Radovish, Podaresh, Berovo dhe Pehçevë.

Page 41: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

43

viteve 1994-2002, siç mund të konstatojmë nga të dhënat e tabelës së lartëshënuar.

Pasqyra e shkallës së lindshmërisë Sipas bashkësive kombëtare

Numri i fëmijve të lindur gjallë në periudhën 1990-2202 shënon

rënie te të gjithë bashkësitë kombëtare. Pothuaj, proporcioni në periudhën e theksuar ka barazpeshën e standardizuar, me oscilime të vogla në vite të caktuara. Shkaqet e oscilimeve duhet kërkuar në masën e kurorëzimeve,sepse, konstanta nuk është në çdo vit njësojë. Ajo ka të bëjë me kohën dhe moshën e kurorëzimeve, më të herme ose më të vonshme në moshën fertile. Në tërësi popullsia fertile urbane kurorëzohet në moshën diç më të vjetër (24-27 vjet), ndërsa kuroëzimet në mjediset rurale janë më të hershme (19-25 vjet).

Në periudhën 1997-2002, numri i përgjithshëm i të lindurëve shënon rënie për 5,8%, ndërsa proporcioni midis bashkësive kombëtare silet në këto relacione: maqedonasit shënojnë rënie për 4,3%, shqiptarët për 5,3%, turqit për 19,8%, romët për 8,6% dhe përfaqësuesit e bashkësive të tjera etnike shënojnë rënie për 7,1%. Tabela 4. Shkalla e lindshmërisë sipas bashkësive kombëtare në periudhën 1997-200230.

Shkalla e lindshmërisë sipas bashkësive kombëtare Viti Gjithsej Maqedonë Shqiptarë turq Romë Të tjerë

1997 29.478 13.886 9.752 1.366 1.271 3.203 1998 29.244 13.605 9.746 1.232 1.220 3.429 1999 27.309 12.934 9.088 1.185 1.152 2.950 2000 29.308 13.791 10.075 1.155 1.367 2.900 2001 27.010 12.957 8.712 1.225 1.206 2.910 2002 27.761 13.290 9.237 1.096 1.162 2.976

Struktura në % 1997 100,0 47,1 33,1 4,6 4,3 10,8 1998 100,0 46,5 33,3 4,2 4,2 11,7 1999 100,0 47,4 33,3 4,3 4,2 10,8 2000 100,0 47,0 34,4 3,9 4,6 9,9 2001 100,0 47,9 32,3 4,5 4,5 10,7 2002 100,0 47,8 33,3 3,9 4,2 10,7

Në periudhën e theksuar (1997-2002) numër më të madh të të lindurëve kanë shënuar në vitin 1997 për 13.886 foshnje, shqiptarët prej

30 Prirodno dvi`ewe na naselenieto vo Republika Makedonija: 1997, 1998, 1999, 2000, 2001 dhe 2002. Të dhënat janë përpunuar nga autori.

Page 42: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

44

10.075 foshnje në vitin 2000, turqit 1.366 në vitin 1997, romët 1.367 në vitin 2000 dhe përfaqësuesit e bashkësive të tjera kombëtare prej 3.429 në vitin 1999. Nga ana tjetër, maqedonasit numër më të vogël të të lindurëve kanë shënuar në vitin 1999 prej 12.934 foshnje, shqiptarët në vitin 2001 me 8.712 foshnje, turqit në vitin 2002 me 1.096 foshnje e të tjerë.

Analizat e vlerave relative në periudhën e theksuar e shkallës së lindshmërisë te maqedonasit shënon lëvizje pozitive prej 47,1% në 47,8%, te shqiptarët prej 33,1% në 33,3%, ndërsa shënojnë turqit prej 4,6% në 3,9%, romët shënojnë rënie prej 4,3% në 4,2% dhe përfaqësuesit e kombeve të tjera prej 10,8% në 10,7%.

Në tërësi, rezultatet e tabelës dëshmojnë se midis bashkësive kombëtare në përgjithësi ruhet proporcioni relativ i shkallës së lindshmërisë, me tendencë që në periudhën e ardhshme të diferendohen me dallime edhe më të thella proporcioni tani për tani i ligjësuar demografik.

Pasqyra e lindshmërisë sipas gjinisë dhe moshës

Nga një plejadë demografësh, gjeodemografësh e sociologë ende qëndrojnë në tezën më të njohur, se faktori etnopsikik dhe etnokulturor ka ndikesë të drejtpërdrejtë në reprodukcionin e popullsisë. Të themi menjëherë se tezat e këtillas janë të deplasuara nga teoria e demogjeografisë moderne. Plejada bashkëkohore e punëtorëve shkencorë të lëmive në fjalë pohojnë se faktorët socio-ekonomik, arsimor e kulturor janë ndër faktorët themelor të racionales së shkallës lindshmërisë si komponentë themelore, bashkë me shkallën e vdekshmërisë së shtimit natyrorë të popullsisë. Këta të fundit kanë të drejt, sepse, argumentacioni i tyre është vërtetuar në shkencë dhe jetën praktike, se popullata me kushte më të mira për organizimin e jetës shënon shkallë racionale e efektive të reprodukcionit të popullsisë në përgjithsi.

Page 43: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

45

Tabela 5. Struktura e lindjes së foshnjeve sipas përkatësisë nacionale dhe moshës së nënës në periudhën 1962 -200231

Përkatësia nasionale

Deri më 15 vjet

15-19 20-29 30-39 40-49 mi 50 vjet

Gjithsejt

Maqedonë 0,0 7,9 71,4 17,6 2,7 0,4 100,0 Shqiptarë 0,0 6,9 59,5 28,2 5,0 0,3 100,0 Turq 0,0 11,9 54,9 28,6 3,9 0,6 100,0 Romë 0,0 23,8 56,4 16,4 2,4 0,8 100,0 Të tjerë 0,0 9,5 62,7 26,2 0,7 0,9 100,0 Gjithsej 0,0 8,4 62,8 24,8 2,4 1,6 100,0

Nga të dhënat në tabelë shihet se shtimi natyror i popullsisë

sipas strukturës nacionale shënon rënie te maqedonasit prej 15.431 banorë(1962-66) në vetëm 4.619 banorë (1992-96), ndërsa shqiptarët shënojnë rritje të konsiderueshme prej 6 458 banorë (1962-66) në 9 086 banorë (1992-96). Pos maqedonasve shënojnë rënie edhe turqit prej 3000 (1962-66) në 1116 banorë (1992-96) e të tjera. Pra, derisa maqedonasit në periudhën 1962-66 e deri më 1992-96 shënojnë rënie prej 70,1%, nga ana tjetër shqiptarët shënojnë rritje të numrit të popullsisë prej 40,7%, romët për 27,8%, kurse te turqit shtimi natyrorë ka shënuar rënie për 62,8% e këtu me rradhë.

Në formimin e shkallës së lartë të fertilitetit dhe natalitetit ndikojnë më shumë faktorë, të cilët për shkak të heterogjenitetit të përbërjes nacionale në mënyra të ndryshme manifestohet në shkallën e natalitetit të përkatësive të caktuara nacionale.

Në bazë të pjesëmarrjes së bashkësive nacionale në shtimin e numrit të popullsisë, respektivisht shkalla e lindshmërisë është me dallime të mëdha midis bashkësive nacionale. Kështu për shembull, në periudhën 1961-1971 mesatarisht brenda vitit kanë lindur 44184 foshnje, me shkallë mesatare vjetore prej 26,8 përmij. Në kapacitetin e lindshmërisë maqedonasit kanë marrë pjesë me 55,4%, shqiptarët me 30,3%, turqit me 9,5%, romët me 2,7% dhe poërfaqësuesit e bashkpsive të tjera etnike me 6,4%. Nëse këto të dhëna krahasohen me pjesëmarrjen e bashkësive etnike në numrin e përgjithshëm të popullsisë del konstatimi se numri i përgjithshëm i fëmijve të lindur nuk korespondon

31 RZS: prej më shumë përvjetërëve statistikor (përpunuar nga autori).

Page 44: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

46

me pjesëmarrjen e tyre në numrin e ppërgjithshëm të popullsisë dhe në numrin e përgjithshëm të foshnjeve të lindura.

Derisa maqedonasit mirrnin pjesë në numrin e përgjithshëm të popullsisë me 69,3% në vitin 1971, pjesëmarrja e tyre në numrin e përgjithshëm të fëmijëve të lindur është prej 55,4%, që do të thotë se këtë “zbrastësirë“të lindjeve e plotësojnë përfaqësuesit e bashkësive të tjera etnike. Nga kjo del se pjesëmarrja e tyre në numrin e përgjithshëm të foshnjeve të lindura është me vlerë më të vogël për 13,9%, që siç theksuam kjo dukuri nuk është prezente te përfaqësuesit e bashkësive të tjera.

Shqiptarët edhe pse në vitin 1971 mirrnin pjesë me 17,0% në numrin e përgjithshëm të popullsisë, ata në numrin e përgjithshëm të foshnjeve të lindura marrin pjesë me 30,3% ose më shumë për 13,3% se sa pjesëmarrje e tyre në masën e pëprgjithshme të popullsisë në Republikën e Maqedonisë. Në këtë drejtim edhe turqit kanë pjesëmarrje në numrin e përgjithshëm të foshnjeve të lindura prej 3,0% më shumë se sa pjesëmarrja e tyre në numrin e përgjithshëm të popullsisë, romët për 1,2% dhe të tjerët për 0,8%. Këto dukuri mund të argumentohen edhe me shkallën e fertilitetit dhe rradhën e foshnjeve të lindura, që dukshëm dallohet midis maqedonasve dhe bashkësive të tjera nacionale.

Derisa te maqedonasit mesatarisht në periudhën 1968-1991 afro 72,0% foshnjet lindnin midis 20-29 vjet dhe 18,2% në grupëmoshën 30-39 dhe vetëm 1,2% mbi 39 vjet, te përfaqësuesit e bashkësive të tjera nacionale kjo dukuri paraqitet me shkallë mçë të lartë prej 30 vjet e më tepër. Kështu për shembull, te shqiptarët numri i fosdhnjeve të lindura në gerupëmoshën e fertiliotetit prej 30 e më shumë vjet arrin 37,2% , ndërsa mbi 39 vjet 5,8%, që do të thotë disa herë më shumë se te popullata fertile maqedone. Të njejtat fenomene hasen edhe te turqit me atë dallim numri i foshnjeve të lindura paraqitet edhe në grupëmoshën e femrave prej 15-19 vjet me 12,8%, ndërsa pjesa më e madhe e foshnjeve i takon grupit të moshës së gruar prej 30-39 me 28,1%, ndërsa mbi 39 vjet vetëm 4,3%, por përsëri me shkallë më të lartë se te maqedonasit. Numri më i madh i foshnjeve të lindura i takon moshës së fertilitetit prej 15-19 vjet te romët prej 29,3%, dhe me numër më të vogël krahasuar me shqiptarët dhe turqit np moshën e fertilitetit 30-39 vjet me 16,7%, ndërsa mbi 39 vjet vetëm 2,6%. Dallimi është eviedent midis këtyre bashkësive nacionale, kështu që numri i foshnjeve është i lartë te romët dhe turqit në moshën më të re fertile, krahasuar me shqiptarët që pjellshmëria më shumë paraqitet në grupëmoshat më të vjetra.

Është me interes të theksojmë se pjesa më e madhe e lindjeve të foshnjeve paraqiten si fëmijë të parë prej 41,3% (1997) në 42,6%

Page 45: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

47

(2001), në vendin e dytë vijnë foshnjet e lindur si të dytë, pastaj të tretët, të katërtët e më pak të tjerët. Kjo mund të shihet në këtë tabelë: Tabela 6. Struktura e lindjeve të foshnjeve sipas gjinisë në periudhën 1997-2001( në %)32. Radha e lindjes së foshnjeve 1997 1998 1999 2000 2001 I 41,3 42,2 42,8 42,9 42,6 II 36,1 35,6 35,7 35,4 35,5 III 12,0 12,2 11,5 11,4 11,8 IV 4,1 3,6 3,8 3,6 3,6 V 1,5 1,3 1,3 1,2 1,1 VI 0,6 0,5 0,5 0,5 0,4 VII 0,2 0,2 0,2 0,2 0,2 VIII 0,2 0,2 0,2 0,2 0,1 Të panjohur 4,0 4,1 4,1 4,6 4,6

Nga këto të dhëna mund të konstatohet se shkallë më të lartë të lindshmërisë shënojnë disa komuna të Maqedonisë Perëndimore (Dibra, Gostivari, Tetova dhe Struga), ndërsa pjesën bartëse të shkallës së lindshmërisë e përbëjnë komunat me shkallë prej 24-32 përmij, të cilat marrin pjesë në lindshm,ërinë e përgjithshme në Republkiiën e Maqedonisë prej 50,6% nga numri i përgjithshëm. Mirëpo, duhet veçuar faktin se komuna e Dibrës deri në vitet e tetëdhjeta ka shënuar shkallë të lartë lindshmërisë, sëbashkui me komunat tjera në Maqedoninë Perëndimore me tendencë të rënies në vitet e nëntdhjeta dhe të dymijtat.

Në shkallën e lindshmërisë pos faktorëve të përmendur, luajnë rol të rëndësishëm edhe gjendja socio-ekonomike e popullsisë, intenziteti i migrrimeve të popullsisë aktuive (dhe fertile), me të cilin rast ndryshohet stgruktura faktike fertile dhe struktura e popullsisë sipas moshës e gjinisë dhe kësisoji krijohen kushte të reja të reprodukcionit të popullsisë.

Pasqyra e lindshmërisë sipas rradhës së foshnjeve të lindura

Si pasojë e rradhitjes së fertilitetit sipas përkatësisë së

bashkësive nacionale mund të konstatohet edhe rendi (rradhitja) e foshnjeve të lindura prej ku më mirë mund të përcjellet masa e fertilitetit. Shkalla e lartë e fertilitetit te bashkësitë nacionale paraqitet

32 Ibid.,65

Page 46: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

48

edhe dallimi i dukshëm në pjesëmarrjen e foshnjeve sipas rradhës së lindjeve. Te maqedonasit foshnja e parë dhe e dytë e përbëjnë ¾ e numrit të përgjithshëm të foshnjeve të lindura, foshnje e tretë dhe e katërtë merrë pjesë me 17,3%, ndërsa më shumë vetëm 5,6%. Përkundër kësaj dinamike, te shqiptarët foshja e parë dhe e dytë e lindur marrin pjesë me 38,4%, foshnje e tretë dhe e katërtë 30,5% dhe më shumë se katër fëmijë 31,1%. Po e njejta dinamikë paraqitet edhe te turqit, kështu që foshnja e parë dhe e dytë e lindur merrë pjesë në numrin e përgjithshëm të foshnjeve të lindura me 41,5%, foshnja e tretë dhe e katërtë 28,4% dhe prej foshnjës së katërtë e më shumë me 30,5%. Te romët foshnja e parë dhe e dytë merrë pjesë në numrin e përgjithshëm të foshnjeve të lindura me 49,4%, foshnja e tretë dhe e katërtë me 30,3% dhe katër e më shumë me 22,3%. Nga këto të dhëna mund të konstatojmë se fertiliteti më i shprehur është te shqiptarët, turqit e të tjerë, ndërsa më i ulët te maqedonasit. Nga kjo del edhe shkalla e lindshmërisë, që është me diferenca të dukshme midis maqedonasve, shqiptarëve, turqëve, romëve e të tjerë. Shkalla e lindshmërisë te maqedonasit arrin 21,4 përmij, ndërsa te shqiptarët 47,7 përmij, romët 50,3 përmij, turqit 39,0 përmij dhe te përfaqësuesit e bashkësive më të vogla etnike 30,8 përmij.

Këto të dhëna flasin për reprodukcion të fuqishëm të popullsisë që e rradhisin Republikën e Maqedonisë një ndër rajonet me shkallë më të lartë të lindshmërisë në kuadrin e shteteve të Evropës Juglindore gjatë periudhës në fjalë. Ta merrë mendja, bartësit kryesor të reprodukcionit të popullsisë janë shqiptarët, turqit dhe romët.

Sipas analizës së shkallës së lindshmërisë dhe strukturës arsimore konstatohet se rradha dhe numri i foshnjeve të lindura varet shumë edhe shkallës arsimore të gruas. Sa më e shkolluar të jetë gruaja aq më ulët është edhe shkalla e lindshmërisë dhe anasjelltas. Te bashkëshortët e pa arsimuar (te meshkujt pa arsimim fillestar dhe me arsimim fillor) numri i fëmijve është më i madh. Kështu për shembulle te meshkujt e paarsimuar numri i fëmijëve është më i madh dhe marrin pjesë me 7,4% të numrit të foshnjeve të lindura,m ndërsa te femrat pa arsimim të formuar fillor në numrin e lindshmërisë marrin pjesë me 1,2%. Nëse shihet arsimimi si faktor i shkallës së lindshmërisë, anmalizat tregojnë se femiljet e arsimuara kanë reprodukcion me katër fëmijë, te nënat me arsimim të mesëm tre ose katër fëmijë dhe marrin pjesë me 4,7%, kurse nënat me arsimim të lartë dhe sipërorë marrin pjesë me 3,6% ( dhe rreth 96,4% lindin foshnjën e parë dhe të dytë). Këto të dhëna flasin qartë se lindshmëria e lartë në vendin tonë është edhe si rezultat i arsimimit jo të mjaftueshëm të popullatës dhe

Page 47: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

49

botëkuptimet patriarkale te të gjithë bashkësitë nacionale në Republikën e Maqedonisë33. Për këtë më vonë do ta shpalosim një anketë të bërë në vitin 1997 nga ana e autorit të këtij punimi.

Pasqyra e lindshmërisë sipas komunave

Në territorin e Maqedonisë ekzistojnë dallime të dukshme të lindshmërisë sipas rajoneve dhe komunave. Rajonet dhe komunat me zhvillim tradicional ekonomik në përgjithësi karakteriziohen me shkallë të lartë, apo të mesëm të shjtimit natyror të popullsisë, kurse rajonet e zhvilluara, pothuaj se gjenden në fazën e stabilizimit, bile edhe rënies së shkallës së shtimit natyror. Mirëpo, ndryshime të këtilla për periudhë kaq të ngusht demografike nuk duhet të merren si bazë pët të sjellur konstatime dhe gjykime, sepse, shkalla e lindshmërisë dhe komponenteve të tjera të shtimit natyrorë kanë vlera që ndryshojnë në kohë-hapsirë për shumë shkaqe, e në rradhë të parë prej shkallës së kurorëzimit të grupëmoshës fertile me reprodukcion të fuqishëm dhe faktorëve dhe kushteve të tjerë demografike. Në ndërkohë, ekzistojnë rajone që cilësohen si zona me kapacitete fiziologjike të lindshmërisë (Dibra, ndonjëherë Gostivari, Tetova dhe disa komuna rurale të sotme). Në periudhën 1977-1988, komuna e Dibrës shënon rënie të shkallës së lindshmërisë prej 30,3 përmij (në vitin 1979 deri në 50,2 përmij- shkallë fiziologjike e lindshmërisë) në 25,2 përmij, Gostivari prej 25,2 në 24,8 përmij, Tetova prej 28,6 në 24,6 përmij. Shkallë më të ulët të shkallës së lindshmërisë shënojnë disa komuna në Maqedoninë Lindore dhe në pjesën Jugperëndimore të Maqedonisë (Demir Hisar me 9,1 përmij, Resnja 10,8 përmij, Manastiri 11,7 përmij etj)34.

Në periudhën 1961-1971 shkalla më të ulët të lindhsmërisë ka shënuar komuna e Resnjës prej 16,0 përmij, ndërsa më të lartë komuna e Dibrës me shkallë të lindshmërisë fiziologjike prej rreth 45,0 përmij. Në këtë periudhë shkallë të lindshmërisë prej 16-24 përmij kanë shënuar komuna e Berovës, Manastirit, Demir Hisarit, dhe Probishtipit. Komunat e përmendura gjatë kësaj periudhe kanë shënuar edhe emigrim të dukshëm të popullsisë aktive. Nga ana tjetër shkallë të mesme të lindshmërisë prer 24-32 përmij kanë shënuar këto komuna: Gjevgjelia, Kratova, Netogina, Ohri, Prilepi, Sveti Nikole, Velesi dhe Shtipi.

33 Anketa e bërë në vitin 1997 dëshmon se nuk ka dallime të mëdha në shkallën e

lindshmërisë sipas shtresave socio-ekonomike të popullsisë shikuar nga aspekti i përkatësive nacionale.

34 A. Selmani: Degradacija na `ivotnata sredina vo Republika Makedonija. Prosveta, Skopje, 1992, 60.

Page 48: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

50

Natyrisht, në periudhën 1962-1971, shkallë më të lartë të lindshmërisë prej 32-40 përmij shënojnë komunat: Brod, Vallandova, Vinica, Dellçeva, Kavadari, Kërçova, Kriva Pallanka, Krusheva, Kumanova, Radovishi, Shkupi, Strumica dhe Koçani, ndërsa Tetova, Gostivari dhe Struga kanë shënuar shkallë rreth prej 35-42 përmijë, ndërsa Dibra me shkallë fiziologjike mbi 45,0 përmij.

Në periudhën 1972-1991 shkallë të ulët të lindshmërisë shënojnë komunat të cilat janë edhe si zona eksoduese popullative. Në rradhët e tyre bien komunat: Demir Hisarit, Resnjës, Kratovës, ndërsa në tërë periudhën 1992-2002 shkallë të ulët shënojnë rajonet e komunave para ndarjes së re territoriale të vitit 1996. Në to bien: Berova, Manastiri, Brodi, Velesi, Gjevgjelia, Demir Hisari, Kavadari, Koçani, Kratova, Ohri, Probishtipi, Sveti Nikole etj.

Prej viteve të gjashtëdhjeta e këtej numri i komunave me shkallë të mesme të lindshmërisç I takojnë komunat: Berova, Manastiri, Demir Kapia, Negotina, Ohri, Prilepi, Probishtipi, Resnja dhe Sveti Nikole, Kërçova, Kumanova, Strumica dhe Shkupi (pos komunës së }airit).

Shkallë më të ulët të këtij grupi me shkallë të mesme të shtimit natyrorë shënon Kratova (5,5 përmij), ndërsa më të lartë Kërçova (14,9 përmij).

Hapësirat të cilat shënojnë shkallë të lartë të lindshmërisë, janë komunat e përziera, sidomos ato të Maqedonisë Perëndimore, siç janë: komunat e Pollogut- Tetova dhe Gostivari (sidomos të Pollogut të Poshtëm), Dibra dhe Struga me komunat për rreth. Proceset e këtilla të lëvizjes së shkallës së lindshmërisë sjellin edhe në strukturën e shtimit natyror të popullsisë, që paraqesin edhe si bartës kryesor të shtimit të natryror në Maqedoni. Vdekshmëria

Vdekshmëria si komponentë e dytë në funksion të shtimit natyrorë të popullsisë shënon ndryshime dhe dallime të shumta në periudha të caktuara dhe në bashkësi të ndryshme nacionale.

Në Republikën e Maqedonisë shkalla e vdekshmërisë në periudhën e pasluftës së dytë botërore shënon ndryshime të dukshme, sidomos në vitet e pesëdhjeta dhe të gjashtëdhjeta që shënon dukshëm zvogëlimin e shkallës së vdekshmërisë prej 16,6 përmij (1951 në 10,2 përmij (1968)35. Në vitet e mëvonshme shkalla e vdekshmërisë edhe më

35 V. Gramatnikovski: Prirodno dvi`ewe na naselenieto vo SR

Makedonija, Geografski razgledi, kn.14, GDSRM, Skopje, 1976, 48.

Page 49: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

51

tej shënon rënie relative dhe arrin shkallë më të ulët në vitin 1971 prej vetëm 7,5 përmij. Në vitet e para të pas luftës së dytë botëro formohet shkalla mesatare prej rreth 11,0 përmij, që menjëherë në periudhën e mëvonshme prej 1962-1972 të shënojë shkallë vetëm 8,6 përmijë. Mirëpo, në vitet e shtatëdhjeta ende qendron niveli i këtillë i vdekshmërisë prej 6,9 përmij (1976) dhe 6,8 përmij në vitin 1979. Në periudhën 1981-1991 shkalla e vdekshmërisë ka qenë mjaft stabile dhe ka lëvizur mesatarisht prej 7,0 përmij, ndërsa në periudhën 1991-2002 shkalla e vdekshmërisë ka shënuar rritje permanente, por, në nivel shumë më të ulët se sa në vitet e para të pasluftës së dytë botërore36. Shkaqet e lëvizjes së këtillë të shkallës së vdekshmërisë janë në rend të parë si rezultat i përmirësimit të kushteve të përgjithshme jetësore, sidomos përkujdesja shëndetësore e sociale, shkalla e arsimimit të popullsisë në përgjithësi e të tjera.

Në kuadrin e vendeve të Evropës Juglindore është realizuar shkalla e uljes së vdekshmërisë, që në vitet e shtatëdhjeta Maqedonia ka ardhur menjëherë pas Malit të Zi (6,1 përmij) dhe Bosna e Hercegovina (6,3 përmij), ndaj 7,8 përmijë (Maqedonia në vitin 1972), ndërsa vendi ynë qendron shumë më mirë se shumë vende përparimtare siç është rasti me Suedinë me shkallë prej 9,9 përmij. Zvicërra 9,0 përmij, Federata Ruse 8,2 përmij e të tjera37. Kjo dë to thotë se Maqedonia qendron në pozitë shumë më të mirë se vendet, që kanë procese ekonomike e racionale të reprodukcionit38. Tabela 7. Lëvizja e shkallës së vdekshmërisë në periudhën 1947-200239

Periudha Nurmi i të vdekurve në periudhat e caktuara

Vdekshmëria mesatarisht brenda vitit

Në përmij

1947-1951 90.210 18.042 15,1 1952-1956 87.315 17.463 13,2

36 DZS: Pregled za dvi`ewe na naselenieto (03.02. Stastistika vitale,

SD dokument “Statisti~ki godi{nik- 2002, nr. CD-1, inv. 6082., FSHNM, Institui i gjeografisë, Shkup, 2002, 61 (në pronësi të autorit).

37 V. Gramatnikovski: Prirodno dvi`ewe na naselenieto vo SR Makedonija, pun. i cit. 48.

38 D. Tasi}, et al: Smrtnost odoj~adi u Jugoslaviji. IDN, CDI, Beograd, 1966 sipas V. Gramatnikovski: Prirodno dvi`ewe na naselenieto vo SR Makedonija, pun. i cit. 48. 39 ESR: Statistika vjetore e RM, 1947-1996 dhe Pregled za dvi`eto na naselenieto, 03.02. Vital statistics, Statistikal Yearbook of the Republic od Macedonia, 2002.

Page 50: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

52

1957-1961 73.405 14.681 10,6 1962-1966 67.735 13.547 9,1 1967-1971 62.975 12.595 7,9 1972-1976 62.475 12.492 7,2 1977-1981 65.055 13.011 7,0 1982-1986 70.813 14.163 7,1 1987-1991 73.233 14.647 7,0 1992-1996 79.785 15.957 8,0 1996-2000 83.571 16.142 8,4 2000-2002 50.172 16.724 8,9

Vdekshmëria e popullsisë është e lidhur ngusht me faktorë

biologjik, socio-ekonomik e kulturor dhe shëndetësor, prandaj është e nevojshme të theksohen ato nga aspekti dhe prizma e rrethanave dhe kushteve në rajone e vise të caktuara në në vendin tonë. Faktori biologjik është i pamohueshëm në vazhdimësi kur bëhet fjalë për vdekshmërinë natyrore të popullsisë së moshuar, por ky faktor ndikon edhe në shkallën e vdekshmpërisë edhe në gruipëmoshat më të reja dhe të pjekura. Në këtë rast është e domosdoshme të përmendim se rëndësi të madhe kanë edhe faktorët që kanëç të bëjnë edhe të karakterit socio-kulturor dhe përkujdesjes shëndetësore të të gjithë se sjellje etike, sjellje e kontrolluar e të gjitha proceseve që kanë të bëjnë me kualitetin e jetës normale (kontrollimi dhe përdorimi i ushqimit të kualitetshëm, ujit të kualitetshëm, largimit të të mirave ushqimore që kanë yndyrë të tepërtë, sheqer të rafinuar e të tjera, që e dëmtojnë shëndetin e njeriut dhe ia humbin imunitetin). Tabela 8. Vdekshmëria e foshnjeve në periudhën 1947-200240

Periudha Nurmi i të vdekurve në periudhat e caktuara

Numri i foshnjeve të vdekur në periudhat e caktuara

Vdekshmëria mesatarisht brenda vitit

Në përmij

1947-1951 90.210 19863 4965,8 220,18 1952-1956 87.315 17115 4278.9 196,01 1957-1961 73.405 14277 3569,4 194,49 1962-1966 67.735 12984 3246,0 191,68 1967-1971 62.975 11784 2946,0 188,61 1972-1976 62.475 11068 2767,1 177,15 1977-1981 65.055 10623 2655,8 163,29 1982-1986 70.813 8901 2225,3 125,69 1987-1991 73.233 6548 1637,0 89,41

40 Njësoj si në tabelën e mëparshme.

Page 51: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

53

1992-1996 79.785 3795 948,7 47,56 1996-2000 83.571 2206 501,5 26,39 2000-2002 50.172 1019 339,6 20,31

Mirëpo, duhet përmendur se shkalla e vdekshmërisë ndryshon

në disa komuna të Republikës së Maqedonisë. Kështu për shembull, në vitin 1977 shkallë më të lartë të vdekshmërisë ka shënuar komunat: Brod (9.4%), Berova (8.2%), Demir Hisar (9.4%), Kriva Pallanka (8.5%), ndërsa shkallë më të ulët shënojnë komunat që kanë të re, respektivisht shkallë më të lartë të lindshmërisë41.

Tabela 9. Lëvizja e shkallës së vdekshmërisë në rajonet kryesore të Republikës së Maqedonisë në vitin 1977, 1981, 1988, 1994 dhe 2001 (në përmij).

Rajonet 1977 1981 1988 1994 2002 Jugperëndimor 7.4 7.1 7.3 8,3 7,9 Veriperëndimor 7.3 7.3 7.2 7,4 7,4 Qendrorë 7.1 6.7 7.2 8,1 7,3 Verilindor 7.6 7.7 7.4 7,6 7,0 Juglindor 6.8 7.0 6.7 7,3 7,0

Shkallë më të ulët vdekshmërisë shënon rajoni juglindor, ndërsa

shkallë mesatare rajoni veriperëndimor. Shkaqet e këtilla duhet kërkuar se rajoni juglindor karakterizohet me popullsi të moshuar.

Lëvizja e shkallës së vdekshmërisë së foshnjeve në disa komuna është mjaft i lartë. Në vitin 1977 shkalla mesatare republikane e vdekshmërisë së foshnjeve ka lëvizur prej 60,1 përmijë në 39,8 përmijë në vitin 1981. Mbi mesataren republikane karakterizohen 9 komuna: Brod, Gostivari, Dibra, Kërçova, Koçani, Krusheva, Kumanova, Struga dhe Tetovo, ndërsa komunat tjera janë nën mesataren republikane (1977) Në vitin 1988 paraqiten 9 komuna mbi mesataren republikane. Ato janë: Shkupi, Brod, Vinica, Gostivari, Dibra, Kriva Palanka, Kumanova, Prilep dhe Tetovo, ndërsa komunat tjera kanë shkallë nën mesataren republikane. Mirëpo, është interesante se gjatë vitit 1977 kanë ekzistuar dy ekstreme: komuna e Vallandovës ka shënuar vdekshmëri të foshnjeve prej vetëm 5,1 përmijë, ndërsa Brodi prej 99,6 pëmij. Në vitin 1988, shkallë më të ulët të vdekshmërisë së foshnjeve ka shënuar edhe komuna e Negotinës prej 7,9 përmij dhe më të lartë Tetova prej 66,6 pëmij. Në vitin 1994 dhe 2002 shkalla e vdekshmërisë së foshnjeve krahasuar me vitet e mëparshme në disa rajone shënon rënie të dukshme. Dallimet e këtilla midis shkallës së vdekshmërisë së foshnjeve sipas rajoneve shihen në këtë tabelë: 41 A. Selmani: Degradacija na `ivotnata sredina vo Makedonija, vep. e cit. 61.

Page 52: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

54

Tabela 10. Lëvizja e shkallës së vdekshmërisë së foshnjeve sipas rajoneve në

vitet 1977, 1981, 1988, 1994 dhe 2001(në përmijë)42

Rajonet 1977 1981 1988 1994 2002 Jugperëndimor 44,0 38,9 23,2 26,7 31,0 Veriperëndimor 85,5 66,0 45,2 36,9 41,0 Qendrorë 34,0 32,4 19,8 18,0 21,8 Verilindor 45,8 41,5 31,5 29,7 28,2 Juglindor 27,0 28,3 24,4 25,2 18,2

Struktura e shkallës së vdekshmërisë

Për Republikën e Maqedonisë se për formimin e shkallës së përgjitshme të vdekshmërisë pjesë më të madhe marrin pjesë foshnjet dhe të rinjtë, që është dukuri e cila nuk përputhet me ligjësitë biologjike e demografike. Nga ana tjetër, për të nxjerrë konstatime të drejta duhet analizuar shkallën e vdekshmërisë sipas grupeve të moshës (në grupe të vogla). Duke i analizuar problemet e shkallës së vdekshmërisë në grupëmodha katërvjeçare, konstatohet se shkalla më e lartë e vdekshmërisë më e madhe është te grupëmosha më shumë se 69 vite (39,0%), por nga ana tjetër marrin pjesë edhe grupëmoshat më të reja, gjegjësisht grupëmosha më e re-foshnjet. Gjendja e zhvillimit të kontingjentit më të ri dhe të moshuar të popullsisë sipas shkallës së vdekshmërisë në periudhën 1968-1972 grupëmosha më e re ka shënuar rënie prej 28,5% në 22,0%, ndërsa grupëmosha e moshuar mbi 69 vjet ka shënuar rritje prej 35,1% në 46,6%.

Shkalla e vdekshmërisë sipas bashkësive kombëtare

Tabela 11. Shkalla e vdekshmërisë sipas bashkësive kombëtare në periudhën 1990-2002

Shkalla e vdekshmërisë sipas bashkësive kombëtare Viti Gjithsej Maqedonë Shqiptarë Turq Romë Të tjerë

1997 16.596 12.271 2.627 398 420 880 1998 16.870 12.455 2.662 408 412 933 1999 16.786 12.359 2.677 418 445 890 2000 17.253 12.850 2.635 449 410 899 2001 16.919 12.450 2.610 456 462 941

42 Ibid., 61 (për vitet 1977,1981 dhe 1988) ndërsa për vitet 1994 dhe 2001 nga dokumentacioni regjistrues dhe statistikës vitale në ESHS, përpunuar nga autori.

Page 53: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

55

2002 17.962 13.255 3.037 395 441 834 1997-02 102.386 75.610 16.248 2.524 2.590 5.377

Struktura në % 1997 100,0 73,9 16,1 2,4 2,5 5,3 1998 100,0 73,9 15,8 2,4 2,4 5,5 1999 100,0 73,6 15,9 2,5 2,6 5,3 2000 100,0 74,5 15,3 2,6 2,4 5,2 2001 100,0 73,6 15,4 2,7 2,7 5,5 2002 100,0 73,4 16,9 2,2 2,4 6,3 1997-02 100,0 73,8 15,9 2,4 2,5 5,5

Të dhënat e tabelës për lëvizjen e shkallës së vdekshmërisë

rrjedhë konstatimi se popullata maqedone e cila është edhe pjesëmarrëse më e madhe në numrin e përgjithshëm të popullsisë në Maqedoni, shënon shkallë relativisht të lartë të vdekshmërisë, bile edhe më të lartë se sa merrë pjesë në numrin e përgjithshëm të popullsisë së shtetit. Derisa maqedonasit shënojnë shkallë të vedekshmërisë prej 73,9% (12.271 persona) në vitin 1997, shqiptarët kanë shënuar shkallë prej vetëm 16,1% (2.627 persona), ndërsa në tërë periudhën 1997-2002 numri I të vdekurve te maqedonasit ka arritur 75.610 persona ose 73,8%, numri te shqiptarët ka arritur vlerën prej 16.248 persona. Te bashkësitë tjera kombëtare në proporcion me vitalitetin e popullsisë së tyre dhe masës numerike vlerat relative sillen prej 2,4, deri në 6,3%.

Duhet theksuar se popullsia maqedonase ka koeficient më të lartë të të moshuarve mbi 54 vjet se sa përfaqësuesit e bashkësive të tjera kombëtare, që është dukuri e cila fletë për koeficient më të dukshëm të pkaljes së popullsisë maqedonase se sa te të tjerët.

Për dallim të shkallës së përgjithshme të vdekshmërisë, në raport me shkallën e vdekshmërisë së foshnjeve ekzistojnë dallime të dukshme midis bashkësive kombëtare. Kështu për shembull, nga numri I përgjithshëm I të vdekurve 156.944 persona, në periudhën 1962-1972, maqedonasit kanë shënuar vlerë për 59,8%, shqiptarët 24,7%, turqit 8,9% , romët dhe të tjerët 4,4%. Të dhënat e këtilla gjatë kësaj periudhe dëshmojnë se shkalla e vdekshmërisë së foshnjeve më e ulët është te maqedonasit sepse sipas regjistgrimit të vitit 1971 kamë marrë pjesë në numrin e përgjithshëm të popullsisë së shtetit me 69,3%, që do të thotë se përqindja e vdekshmërisë është më e ulët se sa përfaqësimi i tyre në numrin e përgjithshëm të shtetit. Shqiptarët të cilçt marrin pjesë me 24,7 përmij në krahasim me pjesëmarrjen e tyre prej 17% në numrin e përgjithshëm të popullsisë së shtetit është shkallë e lartë, që është dukuri edhe te popullsia turke ( 9,0 % vdekshmëria, ndërsa pjesëmarrja 6,5% në numrin e përgjithshëm të popullsisë dhe rome me 11,7 përmij, ndërsa kanë marrë pjesë me vetëm 2,2% në numrin e përgjithshëm të popullsisë

Page 54: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

56

së shtetit. Kjo dëshmon se popullsia e bashkësive të përmendura nacionale kanë kushte më të vështira për jetë, standard më të ulët jetësor dhe kryesisht janë të koncentruar në viset e pazhvilluara rurale në të cilat kushtet e kujdesjes shëndetësore ende janë në nivel të ulët.

Në periudhën 1972-1981 shkalla e vdekshmërisë së përgjithshme në shtet ka arritur 170,2 përmij, që edhe në këtë perudhë maqedonasit kanë shënuar shkallë më të ulët, ndërsa shqiptarët, turqit, romët dhe përfaqësuesit e bashkësive nacionale kanë shënuar vlerën mbi mesatarën republikane.. Shkallë diç më të lartë të vdekshmçërisë së foshnjeve shënojnë turqit (51,2%), pas tyre vijnë shqiptarët 50,4%) dhe romët zënë vendin e tretë (46,9%).

Në tërësi në periudhën 1982-1991 shkalla e vdekshmërisë ka lëvizur 107,5 përmij, ndërsa në periudhën e fundit 1992-2002 vetëm 31,4%. Rezultatet e fundit dëshmojnë për një kalim të shpejt të shkallës së lartë të vdekshmërisë së foshnjeve në një shkallë të standardizuar që krahasohet edhe me vendet përparimtare të Evropës dhe më gjerë. Kjo është rezultat I kujdesjes së organizuar mjeksot të foshnjeve dhe të popullatës në përgjithshësi. Gjatë dy decenieve të fundit edhe në mjediset rurale janë hapur ambulanca që kujdesen për foshnjet dhe popullsisnë në përgjithsëI, si dhe modernizimi dhe funksionaliteti I trafikut midis zonave rurale dhe urbane në përgjithsëi.

Shkalla e shtimit natyror

Për shkak të plakjes demografike të popullsisë të përkatësisë maqedonase dhe shkallës së stabilizuar të nupcialitetit, shkalla e shtimit natyrorë në periudhën 1953-2002, sipas të dhënave të statistikës vitale te maqedonasit shënon rënie të dukshme, gjegjësisht prej 22,6 në 3,5 përmijë, te shqiptarët prej 30,1 në 19,9 përmij, turqit prej 24,2%o në 14,3 përmij, romët 37,3%o në 20,9 përmij e të tjerë. Një strukturë e këtillë e lëvizjes së shkallës së shtimit natyrorë është rezultat i ndryshimeve të sferave të ndryshme socio-ekonomike e kulturore, por ende ekziston dallimi i dukshëm midis tyre. Shtimi natyrorë i popullsisë është vlerë e cila ndryshon në kohë-hapësirë dhe varet drejtpërsëdrejti prej funksionit lindshmëri-vdekjeshmëri dhe kjo në rrjedhojë varet prej shkallës së nupcialitetit-shkallës së kurorëzimit dhe faktorëve të tjerë. Nivelizimi i shtimit natyrorë në teorinë demografike shkencore shpjegohet se është i pamundshëm edhe sikur të ketë tendencë për të, ajo fare nuk mund të arrihet për një kohë të shkurtër dhe me dekrete politike e shtetërore, por me masa konkrete socio-ekonomike, duke

Page 55: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

57

filluar prej proceseve sociale, kulturore, arsimore, shëndetësore, ekonomike e kështu me rradhë.

Shkalla e shtimit natyrorë të popullsisë shikuar në një periudhë më të gjatë do të shohim se ka pasur oscilime të dukshme në kohë-hapësirë varësisht nga gjendja politike dhe shoqërore ekonomike e territorit të Maqedonisë së sotme.

Tabela 12. Lëvizja e shkallës së shtimit natyror 1947-200243

Periudha Nurmi përgjithshëm i shtimit natyrorë në periudhat e caktuara

Shtimi natyrorë, mesatarisht brenda vitit

Në përmij

1947-1951 138.805 27.776 23,3 1952-1956 160.965 40.241 24,2 1957-1961 148.200 37.050 21,5 1962-1966 138.930 34.732 19,1 1967-1971 134.521 33.630 16,7 1972-1976 129460 32.365 15,1 1977-1981 131.344 32.836 14,1 1982-1986 124.003 31.001 12,5 1987-1991 109.376 27.244 10,5 1992-1996 82.871 20.718 8,2 1997-2000 57.925 11.584 6,3 2001-2002 10.466 2.633 0,5

Të dhënat nga tabela flasin qartë se procesi i shtimit natuyrorë

të popullsisë ka pësuar ndryshime të mëdha në kohë-hapësirë. Derisa shkalla e shtimit natyrorë të popullsisë në periudhën 1947-1951 kishte vlerë prej 138.805 banorë (mesatarisht brenda vitit 27.776 banorë) ose 23,3 përmij, në periudhën 1967-1971 shkalla e shtimit natyrorë shënon zvogëlim në 134.521 banorë (33.630 banorë brenda vitit), ose 16,7 përmij.

Tendenca e uljes së shkallës së shtimit natyror vazhdon edhe në periudhat tjera. Kështu, për shembull, midis periudhave 1972-1976 dhe 1982-1986 shkalla e shtimit natyror shënon rënie prej 13,2 përmij (384.807 banorë) në 12,5 përmij (124.003 banorë). Në periudhën e lartëpërmendur shkaqet kryesore të zvogëlimit të shkallës së shtimit natyror duket kërkuar në zvogëlimin e shkallës së lindshmërisë, relativisht rritjen e shkallës së vdekshmërisë për shkak të plakjes së

43 ESR: Statistika vjetore e RM, 1947-1996 dhe Pregled za dvi`eto na naselenieto, 03.02. Vital statistics, Statistikal Yearbook of the Republic od Macedonia, 2002.

Page 56: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

58

përgjithshme të popullsisë dhe migrimin e popullsisë aktive në botën e jashtme.

Ulja e shkallës së shtimit natyror të popullsisë është evidente edhe midis periudhave 1987-1996 dhe 1997-2002 prej 9,4 përmijë (192.247 banorë) në 3,4 përmijë (68.391 banorë).

Ndryshimet e shkallës së shtimit natyror të popullsisë gjatë pesë decenieve të kaluara ka pasur oscilime të ndryshme në varshmëri prej raporteve socio-ekonomike dhe proceseve migruese të popullsisë. Tendencat e rënies së shkallës së shtimit natyrorë drejtpësëdrejti është e lidhur me shkallën e lindshmërisë nga njera anë dhe vdekshmërisë nga ana tjetër.

Pasqyra e shtimit natyror të popullsisë sipas komunave

Kushtet socio-ekonomike, arsimore, kulturore e religjioze të popullsisë ndikojnë në dallime të dukshme të shkallës së shtimit natyrorë të popullsisë në Republikën e Maqedonisë. Komunat të cilat shënojnë shkallë të ulët të shtimit natyrorë të popullsisë janë edhe zona emigrative të popullsisë. Shakllë më të ulët të shtimit natyrorë të popullsisë kanë vitet e shtatëdhjeta kanë shënuar komuna e Rsenjës (3,6 përmij) dhe e Demir Hisarit (3,9 përmij). Që të dy komunat janë relativisht me numër të vogël të popullsisë, kështu që në vitin 1971 kishin vetëm 39.493 banorë ose 2,4% nga numri i përgjithshëm i Maqedonisë.

Tabela 13. Numri i komunave sipas shkallës së shtimit natyror të popullsisë në periudhën 1962-2002.

Shtimi natyror (numri i komunave) Periudhë Numri i përgjithshëm i komunave

i ulët i mesëm i lartë

1962-66 30 - 9 21 1967-71 30 - 15 15 1972-76 30 2 17 11 1977-81 30 2 20 8 1982-86 34 2 26 6 1987-91 34 4 26 4 1992-96 34 16 26 4 1997-02 34(123) 22 (48) 20 (52) 2 (23)

Është karakteristike të theksojmë se shkalla e shtimit natyrorë

në kuadrin shtetëror shënon rënie permanente, ndërsa komunat me shtim të ulët natyrorë edhe më tej e mbajnë nivelin e tillë. Mirëpo, në gjysmën e dytë të viteteve të tetëdhjeta (1986 e këtej) numrit të komunave me

Page 57: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

59

shkallë të ulët I bashkangjiten edhe konta e Kratovës dhe Manastirit. Dinamika e këtillë e uljes së shkallës së shtimit natyrorë vazhdon me intenzitet të dukshëm, prandaj deri në vitin 1996 numri I komunave me shtim të këtillë shtohen në 16 ose 47,1% nga numri I përgjithshëm I komunave në Maqedoni. Komunat në fjalë përfshijnë gati 1/3 e popullsisë së përgjithshme të Republikës (638.274 banorë) ose 32,8% të popullsisë ku është realizuar vetëm 12,8% e shtimit natyror të shtetit. Tri komunat emigrative (Demir Hisari, Resnja dhe Kratova) shtimi natyrorë shënon lëvizje negative, që do të thotë se vdekshmëria e fëmijëve është më e lartë se sa lindshmëria e tyre. Kështu, për shembull, në vitin 1977 komuna e Demir Hisarit shtimi natyrorë ka pasur vlerë negative për –0,9 përmijë, ndërsa në Resnjë e Kratovë po e njejta dukuri është prezente prej vitit 1992, që shënojnë nulta shtim natyrorë të popullsisë, ndërsa në disa vite edhe vlerë negative të shtimit natyrorë të popullsisë.

Dukuri të këtilla janë të njohura në shumë shtete evropiane, por edhe në disa shtete në fqinjësi (Bullgaria, disa vise të Serbisë-Vojvodina, Shumadia, pastaj Kroacia, Ungaria etj.). Kjo do të thotë se edhe në komunat e përmendura në Maqedoni ose kanë lindje të fëmijëve më pas se sa vlera e vdekshmërisë, ose gjenden në nulta shtim natyrorë. Kur kemi ndpërmend edhe komponentën e plakjes së popullsisë, atëherë është i paevitueshëm lëvizja e shtimit natyrorë të popullsisë. Disa komuna në Republikën e Maqedonisë gjatë pesëmdhjet viteve të fundit numri i foshnjeve të lindur është barazi me shkallën e vdekshmërisë dhe cilësohen si komuna me “xero shtim” të popullsisë. Tendecat e këtilla janë edhe më tej prezente që sjellë deri te dukuria e plakjes së popullsisë, që pastaj pason procesi i depullimit, gjegjësisht i zbrazjes demografike të territoreve të tëra në shtetin tonë.

Numri i komunave me shkallë të ulët të shtimit natyror të popullsisë prej një periudhe në periudhën tjetër shënon rritje. Shkaqet themelore të lëvizjeve të këtilla janë rezultat i proceseve intenzive i popullsisë fertile, që sjellin zvogëlimin e shkallës së lindshmërisë, ndryshime kvbantitative të strukturës së popullsisë sipas moshës dhe rritjes së shkallës së vdekshmërisë për shkak të pjesëmarrjes së madhe të popullsisë së plakur.

Vlerë më të ulët të shtimit natyror të popullsisë ka shënuar komuna e Demir Hisarit që në vitin 1995, prej –0,6 përmij që mëpastaj këtij grupi t’i bashkangjiten edhe komuna e Resnjës dhe Kratovës. Në grupin e komunave me shkallë të ulët të shtimit natyror të popullsisë në periudhën 1992-1996 janë këto komuna: Berova 0,8 përmij, Manastiri 1,3 përmijë, Brodi 2,7 përmijë, Velesi 4,9 përmijë, Gjevgjelia 3,1

Page 58: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

60

përmij, Demir Hisari –3,4 përmij, Kavadari 4,8 përmij, Koçani 4,8 përmij, Kratova –0,2 përmij, Kriva Pallanka 2,5 përmij, Ohri 4,1 përmij, Prilepi 4,0 përmij, Probishtipi 3,2 përmij, Resnja –0,5 përmij, Sveti Nikole 3,3 përmij dhe Shtipi 4,8 përmij.

Në periudhën 1997-2002 numri i komunave me shtim të ulët natyror është rritur në 48 sipas ndarjes së re territoriale 48 komuna prej të cilave më karakteristike janë po të njejta komuna dhe 8 komuna të tjera që në kuadrin e tyre kanë komuna të tipit rural. Prej tyre më karakteristike janë: Baç, Belçishta,Vitolishta, Vraneshtica, Kosel, Kratova, Kukureçani, M. Anovi,Mesheishta, Miravci, Mogila, Novaci, Obleshevo, Probishtip, S. Dojran, Sopishte, Topollçani e të tjera. Kryesisht komunat të cilat shënojnë lëvizje negative dhe fare të ulët të shkallës së shtimit të popullsisë gjenden në rajonin e Maqedonisë Lindore dhe në pjesën qëndrore të Povardarjes.

Prej viteve të gjashtëdhjeta e këtej numri i komunave me shkallë të mesme të shtimit natyror të popullsisë (12,0-16,0 përmij) ka pasur gjithsej 9 komuna (Berova, Manastiri, Demir Kapia, Negotina, Ohri, Prilepi, Probishtipi, Resnja dhe Sveti Nikole) të cilat kanë përfshirë popullsi prej 26,1% nga numri i përgjithshëm i popullsisë së shtetit, ndërsa po të njejtat kanë participuar në shkallën e shtimit natyrorë të popullsisë me rreth 18%. Tendenca e rritjes së numrit të komunave me shkallë të mesme të shtimit natyrorë në periudhën shënon rritje. Kështu, për shembull, në periudhën midis vitit 1972-76 numri I kaomunave me shtim të mesëm është rritur në 17 sosh siç janë: Berova, Manastiri, Brodi, Vallandova, velesi, Gjevgjelia, Kavadari, Koëani, Kratova, Kriva pallanka, Krusheva, Negotina, Ohri, Prilepi, Probishtipi, Sveti Nikolla dhe Shtipi. Në komunat e lartëpërmendura kanë jetuar rreth 640 mijë banorë ose 38,8% të numrit të përgjithshëm të maqedonisë. Në kuadrin e këtyre komunave shkallë më të ulët të shtimit natyrorë të popullsisë ka pasur Manastiri prej vetëm 6,4 përmij, ndërsa shkallë më t lartë ka pasur Vallandova prej 14,0 përmij.

Pjesa më e madhe e këtyre komunave i takojnë rajonit të maqedonisë Lindore dhe të Povardarjes me përjashtim të Ohrit, Prilepit dhe Krushevës që i takojnë rajonit të Maqedonisë Perëndimore. Shkalla e mesme e shtimit natyrorë të popullsisë në këto komuna është pasojë e uljes së dukshme të shkallës së lindshmërisë, emigrimit të popullsisë së kontingjentit fertil dhe prezencës së dukshme të popullsisë së moshuar në këto komuna, që janë jashtë fazës fertile. Komunat e përmendura kontinuitetin e shkallës së mesme të shtimit natyrorë të popullsisë e vazhdojnë edhe në periudhën 1982-1986. Gjatë kësaj periudhe këtij grupi i bashkangjiten edhe komunat: Vinica, Kërçova, Kumanova,

Page 59: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

61

Strumica dhe Shkupi me të gjitha komunat, me përjashtim të komunës së çairit.

Shkallë më të ulët të këtij grupi me shkallë të mesme të shtimit natyrorë shënon Kratova (5,5 përmij), ndërsa më të lartë Kërçova (14,9 përmij). Është karakteristike të përmendim se numri i komunave me shkallë të mesme të shtimit të popullsisë zvogëlohet në vetëm në 14 sosh në periudhën 1992-1994 (Vallandova (6.2 përmij), Vinica (përmij), Gazi Babë(10.8përmij), Dellçevë (5.5 përmij), Karposh (6.7 përmij), Kisella Vodë (7.2 përmij), Kërçovë (11.7 përmij), Krushevë (7.9 përmij), Kumanovë (11.0 përmij), Negotinë (5.6 përmij), Radovish (9.8 përmij), Strumicë (7.9 përmij), Qendër (5.7 përmij) dhe Çair (11.2 përmij). Të gjitha këto komuna në vitin 1994, kuadrin e tyre kanë përfshirë 48,3% të popullsisë së shtetit dhe kanë pasur pjesëmarrje 49,3% në shkallën e përgjithshme të shtimit natyror. Komuna e Negotinës ka shënuar shkallë më të ulët prej vetëm 5,6 përmij, ndërsa Kërçova ka shënuar shkallë më të lartë prej 11,7 përmijë në kuadrin e komunave me shkallë të mesme të shtimit natyror të popullsisë.

Në periudhën 1997-2002 gjithsej 52 komuna sipas ndarjes së re

territoriale kanë shënuar shkallë të mesme të shtimit natyror të popullsisë. Në këtë grup janë përfshirë të gjitha komunat në Fushëgropën e Shkupit, të Pellagonisë, rajoni juglindor i Maqedonis e përfaqësuar me Strumicën dhe komunat në veri të saj etj.

Hapësirat të cilat shënojnë shkallë të lartë të shtimit natyror të

popullsisë janë komunat ku dominon elementi shqiptarë, gjegjësisht komunat të përziera prej më shumë bashkësive nacionale. Kështu për shembull, në periudhën 1972-1976 numri i përgjithshëm i komunave me shtim të lartë natyror të popullsisë ka arritur prej 11 komunave (me mbi 15,0 përmij) siç janë: Vinica, Gostivari, Dibra, Dellçeva, Kërçova, Kumanova, Radovishi, Shkupi, Struga, Strumica dhe Tetova. Të gjitha këto komuna në vitin 1971 kanë përfshirë 968.232 banorë ose 58,8% të popullsisë së përgjithshme të shtetit. Nga ana tjetër, me komponentën e shtimit natyror të popullsisë kanë marrë pjesë me 72,7% nga shtimi i përgjithshëm natyror në Maqedoni. Ekstremet gjatë kësaj periudhe kanë qenë midis komunës së Vinicëas (15,0 përmij) me shtim më të ulët në këtë grup dhe Dibrës (23,9 përmij) me shtim më të lartë natyror.

Në periudhën 1982-1986 numri i komunave me shtim të lartë natyror ka arritur gjithsej gjashtë (Gostivari 19,1 përmij, Dibra 21,3 përmij, Radovishi 15,0 përmij, Struga 18,3 përmij, Tetova 18,4 përmij dhe }airi 15,4 përmij). Në këtë komuna në vitin 1981 kanë jetuar

Page 60: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

62

gjithsej 23,8% të popullsisë së përgjithshme të shtetit. Në periudhën 1992-19967 numri i komunave me shkallë të lartë të shtimit të popullsisë në përgjithësi zvogëlohet, ndërsa bartëse të shtimit të lartë mbeten edhe mëtej vetëm komuna e Gostivarit, Dibrës, Tetovës dhe Strugës, në të cilat shkalla e shtimit natyror të poopullsisë prej 37,7%, ndërsa të njejta përfshijnë vetëm 18,9%(1994) të numrit të përgjithshëm të popullsisë së shtetit.

Në periudhën 1997-2002 bëhet diferendimi i madh i komunave sipas shkallës së shtimit natyror. Në realitet, në tërë shtetin shkalla e shtimit natyror, shënon rënie të dukshme, ndërsa vetë komunat e Shkupit dhe të Pollogut të Poshtëm shënojnë shkallë të lartë të shtimit natyror të popullsisë mbi 15 përmij. Sipas ndarjes së re territoriale të vitit 1996 në to janë të përfshira 23 komuna prej të cilave komunat e Shkupit urbane dhe rurale dhe komuna e Tetovës me komunat tjera rurale në rrethinë. Komunat e Pollogut të Poshtëm kanë shkallë më të lartë të shtimit natyror të popullsisë se sa komunat e Shkupit, dallimi midis të cilave është prej 7-12 përmij.

Tabela 14. Lëvizja e shkallës së shtimit natyror të popullsisë sipas rajoneve në vitet 1977, 1981, 1988, 1994 dhe 2002(në përmijë)44

Rajonet 1977 1981 1988 1994 2002 Jugperëndimor 9,0 8,4 7,3 6,0 5,6 Veriperëndimor 18,2 17,4 15,5 14,4 14,6 Qendrorë 13,6 13,2 9,5 6,1 4,6 Verilindor 7,2 9,9 8,3 4,7 3,5 Juglindor 14,5 12,4 10,9 3,3 2,3

Komunat të cilat gjenden në rajonin veriperëndimor (komunat e

Pollogut dhe fushëgropës së Shkupit) shënojnë shkallë më të lartë, ndërsa shkallë më të ulët komunat e rajonit verilindor (Kriva Pallanka me Rënkovci, Kratova, Zletova, Probishtipi, Koçani, Sveti Nikolla etj).

Proceset e këtilla të lëvizjes së shkallës së shtimit natyror, na jep me të drejt të gjykojmë se do të reflektohet në strukturën kualitative të popullsisë, gjegjçësisht në zhvillimin e mëtutjetjeshëm të popullsisë. Të dhënat nga statistika e regjistrimeve dhe statistikës vitale dëshmojnë se procesi I plakjes së popullsisë ka marrë përmasa të mëdha në 4/5 e numrit të përgjithshëm të komunave dhe lëvizjet e këtilla do të dobësojnë mobilitetin demohapsinor. Nga ana tjetër, shkalla e ulët dhe

44 Ibid., 61 (për vitet 1977,1981 dhe 1988) ndërsa për vitet 1994 dhe 2001 nga dokumentacioni regjistrues dhe statistikës vitale në ESHS, përpunuar nga autori.

Page 61: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

63

negative në disa territore të Maqedonisë së shkallës së shtimit natyror të popullsisë ndikon në zvogëlimin e numrit të popullsisë dhe humbja e vitalitetit për reprodukcion, e zvogëlon bazën e piramidës së popullsisë sipas moshës, dhe si e tillë ajo vazhdon dhe mbaron deri në vdekshmërinë e plotë. Nga ana tjetër, komunat ma shkallë të lartë të shtimit natyror të popullsisë (Fushëgropa e Shkupit dhe Pollogu i Poshtëm) e ruan vitalitetin demografik dhe si e tillë kjo bazë nuk mund të merrë kahje të zvogëlimit për një kohë të shkurtë, por si të tilla do të vazhdojnë deri në vitet 2020 e që mëpastaj mund të ndihen shenjat e rënies së vitalitetit popullativ.

Shkalla e shtimit natyror sipas bashkësive nacionale

Zhvillimi demografik i Republikës së Maqedonisë sipas strukturës nacionale shënon dinamikë të ndryshme edhe në shkallën e shtimit të popullsisë. Ta merr mendja lindshmëria dhe vdekshmëria si funksione të shtimit natyror të popullsisë, sipas strukturës nacionale është i ndryshëm. Ecuria socio-ekonomike e bashkësive kombëtare në Republikën e Maqedonisë ka qenë jo e drejtë në shërbim të të drejtës së jetesës. Femra shqiptare, sot e kësaj dite, sidomos ajo fshatare asnjëherë nuk është paraqitur në entet e punësimit, këtë se bënë dot edhe sot, e që duhet ta bëjnë, me qëllim që të shihet masa e njëmendët e strukturës aktive të popullsisë dhe kontingjenti i të papunësuarve. Shtyllat e këtilla të politikës sociale e ekonomike, kulturore e arsimore, politika e diskriminimit pozitiv, ka sjellur që sot, edhe dinamika e shtimit të popullsisë të ndryshohet, që, sot, paraqet boshtin themelor të dinamikës së rrjedhave demografike. Po, këto janë ligje të natyrës (ligjet biologjike të potencialit të reprodukcionit) dhe ligjësitë shoqërore që të bëjnë balansim, duhet të harxhohen shumë mjete, të bëhen shumë punë pozitive shoqërore në strukturën e popullsisë së diskriminuar në pikëpamje sociale, kulturore, arsimore e ekonomike që të ngritet në njejtët nivele të resocializmit të tyre demografik dhe më gjerë.

Page 62: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

64

Tabela 15. Shtruktura e shtimit natyror të popullsisë sipas strukturës nacionale në periudhën 1992-2002.

Pjesëmarrja në shtimin e përgjithshëm të popullsisë në RM në numra apsolut

Viti

Shtimi natyror (mesatarisht brenda vitit)

Maqedonë Shqiptarë Turqë Romë Të tjerë

1962-66 28.188 15.431 6.458 3.000 816 2.484 1967-71 26.804 13.959 7.937 2.371 821 1.718 1971-76 26.195 13.209 8.181 2.185 941 1.680 1977-81 26.269 13.370 8.336 1.977 1.176 1.411 1982-86 24.801 12.299 8.312 1.458 1.401 1.330 1987-91 21.875 9.031 8.836 1.546 1.334 1.128 1992-96 16.574 4.619 9.086 1.116 1.043 710 1997-00 11.957 1.460 7.779 968 1.271 478 2001-02 9.945 616 7.037 820 1.233 237 1962-2002 750.542 334.744 273.774 60.120 37.676 44.230 Tabela 16. Struktura e shtimit natyror të popullsisë sipas strukturës nacionale (për çdo vjet) në periudhën 1990-2002.

Pjesëmarrja në shtimin e përgjithshëm të popullsisë në RM në numra apsolut

Viti

Shtimi natyror (mesatarisht brenda vitit)

Maqedonë Shqiptarë Turqë Romë Të tjerë

1990 20.758 8.082 8.929 1.471 1.346 930 1991 20.041 7.269 9.306 1.359 1.108 999 1992 17.216 5.497 8.989 1.208 749 773 1993 16.783 5.107 9.016 1.102 900 658 1994 17,716 5.186 9.540 1.171 1.051 768 1995 15.816 3.912 8.997 1.116 1.257 534 1996 15.340 3.391 8.890 983 1.257 819 1997 12.982 2.019 7.864 1.098 1.265 736 1998 12.374 1.549 7.979 968 1.240 638 1999 10.520 949 7.161 994 1.142 274 2000 12.055 1.323 8.115 813 1.438 366 2001 10.091 849 6.994 833 1.130 187 2002 9.799 384 7.081 807 1.238 290 1990-02 14.730 3.501 8.374 1.071 1.163 613 1990-2002 191.490 45.517 108.861 13.923 15.121 7.972

Nga të dhënat në tabelë shihet se shtimi natyror i popullsisë sipas strukturës nacionale shënon rënie te maqedonasit prej 8.082 banorë(1990) në vetëm 384 banorë në vitin 2002, që do të thotë se në

Page 63: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

65

periudhën 1990-2002 maqedonasit kanë marrë pjesë në shtimin e përgjithshëm të popullsisë me 45.517 banorë ose 21,1 përmij, ndërsa shqiptarët krahasuar me maqedonasit dhe bashkësitë tjera kombëtare marrin pjesë me masë më të madhe të shtimit të përgjithshëm të numrit të banorëve në Republikën e Maqedonisë me 108.861 banorë ose me 58,9%. Edhe te shqiptarët në periudhën 1990-2002 shkalla e shtimit natyror shënon rënie prej 8.929 banorë në 7.081 banorë. Duhet theksuar se te shqiptarët vlera shënon rënie, por përsëri qëndron në shkallë të lartë të shtimit të popullsisë së përgjithshme. Dinamika e shtimit të numrit të popullsisë turke në periudhën e theksuar është prej 13.923 banorë ose 7,4% dhe popullsia rome me 15.121 banorë ose 8,5%.

Për shkak të plakjes demografike të popullsisë së përkatësisë maqedonase dhe shkallës së ulët të shtimit natyror në periudhën 1962-1996 shënon rënie të dukshme, gjegjësisht prej 14,8 në 3,5 përmij, te shqiptarët prej 30,1 në 20,6 përmij, turqit prej 24,2 në 14,3 përmij, romët 37,3 në 23,9 përmij e të tjerë. Një dinamikë e këtillë e lëvizjes së shkallës së shtimit natyror është rezultat i ndryshimeve në sferat e ndryshme socio-ekonomike e kulturore, por ende ekziston dallimi i dukshëm midis tyre. Shtimi natyror i popullsisë është vlerë e cila i ndryshon vlerat në kohë-hapësirë dhe varet drejtpërsëdrejti prej funksionit lindshmëri-vdekshmëri dhe kjo në rrjedhojë varet prej shkallës së nupcialitetit-shkallës së kurorëzimit dhe faktorëve të tjerë. Nivelizimi i shtimit natyror në teorinë demografike shpjegohet se është i pamundshëm edhe sikur të ketë tendencë për të, ajo fare nuk mund të arrihet për një kohë të shkurtër dhe me dekrete politike e shtetërore, por me masa konkrete socio-ekonomike, duke filluar prej proceseve sociale, kulturore, arsimore, shëndetësore, ekonomike e kështu me rradhë. Tabela 17. Pjesëmarrja në shtimin e përgjithshëm natyror të popullsisë në periudhën 1962-200245.

Pjesëmarrja në shtimin e përgjithshëm të popullsisë në RM në %

Viti Shtimi natyror (mesatarisht brenda vitit) Maqedonë Shqiptarë Turqë Romë Të tjerë

1962-66 28.188 54,7 22,9 10,6 2,9 8,8 1967-71 26.804 52,1 29,6 8,8 3,1 6,4 1971-76 26.195 50,4 31,2 8,3 3,6 6,4

45 Mirjanka Maxevi}: Prirodniot prirast na naselenieto vo Republika Makedonija, Geografski razgledi, br.36, Skopje, 2001, 107-130. Të dhënat për vitin 1997 e deri më 2002 janë shfrytëzuar nga Edicioni i lëvizjes natyrore të popullsisë për vitin 1997,1998,1999, 2000,, 2001 dhe 2002. Të dhënat janë përpunuar nga autori.

Page 64: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

66

1977-81 26.269 50,9 31,7 7,5 4,5 5,4 1982-86 24.801 49,6 33,5 5,8 5,6 5,4 1987-91 21.875 41,3 40,4 7,1 6,1 5,2 1992-96 16.574 27,9 54,8 6,7 6,3 4,3 1997-00 11.957 12,2 65,1 8,1 10,6 3,9 2001-02 9.945 6,2 71,1 8,2 12,4 2,4 Tabela 18. Shkalla e shtimit natyror të popullsisë sipas strukturës nacionale në 1000 banorë (në %).

Pjesëmarrja në shtimin e përgjithshëm të popullsisë në %

Viti Shtimi natyror (mesatarisht brenda vitit) Maqedonë Shqiptarë Turqë Romë Të

tjerë 1990 100,0 38,9 43,0 7,1 6,5 4,5 1991 100,0 36,3 46,4 6,8 5,5 5,0 1992 100,0 31,9 52,2 7,0 4,4 4,5 1993 100,0 30,4 53,7 6,6 5,4 3,9 1994 100,0 29,3 53,8 6,6 5,9 4,3 1995 100,0 24,7 56,9 7,1 7,9 3,4 1996 100,0 22,1 58,0 6,4 8,2 5,3 1997 100,0 15,5 60,5 8,4 9,8 5,8 1998 100,0 12,5 64,5 7,8 10,0 5,2 1999 100,0 9,0 68,1 9,4 10,8 2,6 2000 100,0 10,9 67,3 6,8 11,9 3,0 2001 100,0 8,4 69,3 8,3 12,2 1,8 2002 100,0 3,9 72,3 8,2 12,6 2,9 1990-02 (mesatarja në %)

100,0 21,1 58,9 7,4 8,5 4,0

Shtimi natyror i popullsisë si funksion i natalitetit dhe

mortalitetit, dhe pjesëmarrja e tij në shtimin e përgjithshëm të numrit të popullsisë në RM shënon disharmoni midis përkatësisë nacionale. Derisa në periudhën 1962-66 shkalla e shtimit të popullsisë te maqedonasit mirrte pjesë me 54,7%, vlera e tillë te shqiptarët ishte 22,9%, te turqit 10,6% e kështu me rradhë. Nga ana tjetër, ndryshime të mëdha në rrjedhat e pjesëmarrjes në shtimin e përgjithshëm të popullsisë në periudhën 1992-96 maqedonasit mirrnin pjesë me shtimin natyrorë në shtimin e përgjithshëm të Maqedonisë me vetëm 27,9%, ndërsa shqiptarët mirrnin pjesë me 54,8%, turqit me 6,7% e kështu me rradhë.

Kjo strukturë e këtillë është e lidhur me masën demografike sipas moshës dhe koeficientit më të shtuar të popullsisë me moshë më të re te shqiptarët, kurse koeficienti i plakjes demografike te maqedonasit ka fëlluar të shënojë rritje të konsiderueshme.

Page 65: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

67

Pasqyra e shtimit natyror të popullsisë urbane dhe rurale

Për shkaqe të speficikave të përgjithshme të jetës në ambientet

urbane dhe rurale, mungesa e hapsirës banesore për “zgjërim familjar”, kushtet sociale, standardi jetësor, dinamika e jetës në mjediset urbane dhe shumë faktorë të tjerë socio-ekonomik, kulturorë, arsimor e të tjerë kanë ndikuar që të ketë dallime të dukshme të dinamikës së shtimit të popullsisë urbane dhe rurale. Tabela 19. Shtimi natyror i popullsisë urbane dhe rurale në periudhën 1967-2002

Shtim natyror Në përmij (në 1000 banorë) Periudhë gjithsej urbane rurale

Dalimi urb./rurale gjithsej urbane rurale

1967-71 26.804 12.580 14.224 -1.644 16,7 16,7 16,9 1972-76 26.195 13.357 12.838 -519 15,1 15,1 15,1 1977-81 26.269 14.002 12.267 +1.735 14,1 13,9 14,4 1982-86 24.800 13.840 10.960 +2.880 12,9 12,8 13,1 1987-91 21.875 11.726 10.149 +1.577 11,5 10,4 12,6 1992-96 16.575 8.343 8.231 +112 8,8 7,1 10,5 1997-00 11.957 6.993 5.864 -1.123 6,1 3,5 10,1 2001-02 9.945 4.987 4.958 -29 3,4 3,6 9,7

Në ambientet urbane shtimi natyror midis dy periudhave 1967-

1971 dhe 1977-1981 ka shënuar zvogëlim për 40,4%, ndërsa popullsia rurale për tërë periudhën në shqyrtim shënon rënie për 42,1%.

Shtimi natyror në rritjen e përgjithshme të popullsisë urbane ka pasur pjesëmarrje të ndryshme: 55,4% (1948-1953), 59,0% (1953-1961), 46,7% (1961-1971), 53,9% (1971-1981). Përkundër kësaj lëvizjeje ambienti rural humb një pjesë të madhe të shtimit natyror. Kështu, për shembull, në periudhën 1948-1953 ka humbur kontingjentin e shtimit natyror për 29,5% për shkak të emigrimit të popullsisë në relacionin fshat-qytet, prandaj gjatë gjithë periudhës prej 1953-2002 shtimi natyror dhe një pjesë e popullsisë rezidenciale është e çvendosur.

Ndryshimet e shtimit natyror të popullsisë në tërë territorin e Republikës së maqedonisë kanë dinamikë të ndryshme. Në periudhën e pasluftës së dytë botërore, fare pak kishte qytete me shtim të ulët të popullsisë, ndërsa në periudhën e fundit me shkallë të ultë paraqiten 7 qytete (Berova, Manastiri, Velesi, Ghjevgjelia, Krusheva, Pehçeva dhe Resnja), në të cilët realizohet vetëm vetëm 9,8% të shtimit natyror. Me shtim të mesëm (në periudhën 1967-1971) dallohen 10 qytete (Berova, Manastiri, Velesi, Gjevgjelia, Krusheva, Ohri, Pehçeva, Prilepi,

Page 66: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

68

Radovishi dhe Resnja), realizojnë 20% të shtimit natyror të popullsisë. Në periudhën 1992-1996 dhe më pastaj me këtë shkallë të shtimit natyror paraqiten 2.3 e qyteteve të Maqedonisë (Vallandova, Vinica, Dellçeva, Kavadari, Kërçova, Koçani, Kratova, Kriva Pallanka, Kumanova, Negotina, Ohri, Probishtipi, Radovishi, Sveti Nikolla, Shkupi dhe Struga) realizojnë 79,4% të shtimit të popullsisë urbane. Në periudhën në fjalë shkallë të lartë shënojnë qytetet Gostivari dhe Dibra që realizojnë 10,8% të shtimit natyrorë, ndërsa në periudhën 1997-2002 si të tillë paraqiten qytetet: Tetova, Gostivari, Struga dhe Shkupi (diç me shkallë më të ulët).

Nga ana tjetër, ambienti rural shënon karakteristika specifike të shtimit natyror. Me shkallë të ulët të shtimit natyror dallohen komuna e Resnjës dhe Probishtipit, ndërsa në periudhën 1992-1996 me shtim të tillë paraqiten 16 komuna (Berova, Manastiri, Brodi, Gjevgjelia, Dellçeva, Demir Hisari, Kavadari, Koçaniu, Krfatova, Kriva Pallanka, Negotina, Ohri, Prilepi, Probishtipi, Resnja, Sveti Nikolla dhe Shtipi) dhe kanë pjesëmarrje me 23% të shtimit natyror të popullsisë rurale. Me shkallë të mesme të shtimit natyror në periudhën 1967-1971 të popullsisë rurale dallohen 13 komuna (Berova, Manastiri, Brodi, Vallandova, Demir Hisari, Kërçova, Koçani, Kratova, kriva Pallanka, Negotina, Ohri, Sveti Nikolla dhe Shtipi), të cilat marrin pjesë me 1/3 e shtimit natyror të popullsisë rurale. Në periudhën 1992-1996 numri I komunave me shtim të mesëm ka shënuar rënie në vetëm 9 komuna (Vallandova, Velesi, Vinica, Kërçova, Krusheva, Kumanova, Radovishi, Shkupi dhe Strumica), të cilat marrin pjesë me rreth 70% të shtimit natyror të popullsisë.

Në periudhën e fundit 1997-2002, me shkallë më të ulçët të popullsisë rurale paraqitet komuna e Dibrës, ndërsa me shtim më të lartë paraqiten komunat në të cilat sshqiptarët janë shumicë (55 komuna sipas ndarjes së re territoriale), gjegjësisht komunat në Pollog dhe në Fushëgropën e Shkupit.

Përfundim

Shtimi natyror i popullsisë si funksion i natalitetit dhe mortalitetit, dhe pjesëmarrja e tij në shtimin e përgjithshëm të numrit të popullsisë në RM shënon disharmoni midis përkatësisë nacionale. Derisa në periudhën 1962-66 shkalla e shtimit të popullsisë te maqedonasit mirrte pjesë me 54,7%, vlera e tillë te shqiptarët ishte 22,9%, te turqit 10,6% e kështu me rradhë. Nga ana tjetër, ndryshime të mëdha në rrjedhat e pjesëmarrjes në shtimin e përgjithshëm të popullsisë

Page 67: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

69

në periudhën 1992-96 maqedonasit mirrnin pjesë me shtimin natyrorë në shtimin e përgjithshëm të Maqedonisë me vetëm 27,9%, ndërsa shqiptarët mirrnin pjesë me 54,8%, turqit me 6,7% e kështu me rradhë.

Në periudhën 1997-2002 maqedonasit shënojnë rënie në pjesëmarrjen e përgjithshme të shtimit të numrit të popullsisë prej 15,5% në 3,9%, turqit prej 8,4% në 7,4%, romët prej 9,8% në 8,5%, ndërsa shqiptarët shënojnë rritje në pjesëmarrjen e shtimit të përgjithshëm të popullsisë prej 60,5% në 72,3%. Shkaqet e këtilla nëç pjesëmarrjen e shtimit të numrit të përgjithshëm të popullsisë është rezultat i komponentës vitale të popullsisë shqiptare (popullsi e re), ndërsa te maqedonasit prej mëse dy decenieve ka filluar plakja e popullsisë për shkak të shkallës së ulët të shkallës së shtimit natyrorë të popullsisë. Te turqit dhe romët, edhe për shkak të rënie relative të pjesëmarrjes së tyre, në aspektin demografik janë popullsi vitale me tendencë (sidomos te turqit) që të hyjnë në fazën e “pjekurisë popullative”, te të cilët pason struktura e plakjes së popullsisë.

Kjo strukturë e këtillë është e lidhur me masën demografike sipas moshës dhe koeficientit më të shtuar të popullsisë me moshë më të re te shqiptarët, kurse koeficienti i plakjes demografike te maqedonasit ka fëlluar të shënojë rritje të konsiderueshme.

Rrjedhat e këtilla do të vazhdojnë edhe më tej sepse ndërmarrje për ndërprerje të këtyre rrjedhave për një kohë të shkurtë është e pamundur dhe se nuk mund të bëhet eventualisht me dekrete politike, por me masa preventive socio-ekonomike, kulturore e kështu me rradhë.

Në botën e përparuar shkalla e shtimit natyrorë të popullsisë analizohet e studjohet në kuadër të potencialeve të shoqërisë dhe mundësisë së saj për shfrytëzimin e resurseve natyrore të rajonit apo shtetit, dhe në këtë drejtim ndërmerrë masa konkrete socio-ekonomike. Vendet të cilat orvaten çështjet demografike dhe rrjedhat e saj t’i “qetësojnë“ me masa politike e dekrete shtetërore, dot nuk ia kanë arritur qëllimit themelor rreth kësaj çështjeve.

Në shtetin tonë, nuk ekzistojnë studime e hulumtime serioze shkencore në lëminë sociologjike e demografike. Ekzistojnë studime parciale sociogjeografike që i potencojnë çështjet e kësaj natyre por jo edhe studime që ofrojnë zgjidhje me të gjitha mekanizmat e fuqisë së argumenteve sociale e ekonomike. Disa studime të kësaj natyre janë reale, por për fat të ketë, implementimi i tyre në politikën afatgjate bëhen të papërdorshme dhe të pakapshme dhe kësisoji lihen të lëna në harresë. Është e nevojshme që vërtetë në bazë të hulumtimeve të këtij lloji, të identifikohen dhe të problematizohen sektorët e rrjedhave demografike me qëllim të përmirësimit të kushteve të njejta për jetesë.

Page 68: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

70

Dallimet sociale dhe ekonomike janë bombë që shpërthejnë në pusin e demografisë dhe shërimi nga ajo kërkon dekada të tëra. Këtë e di politika, por nuk do ta implementojë, sepse, ekziston ende pesha e urrejtjes së faktorit të shumicës për barazi të plotë edhe në sferën sociale, kulturore, arsimore, ekonomike e kështu me rradhë. Studjuesit shqiptarë është e nevojshme t’i rreken kësaj pune, duke filluar prej filosofëve, sociologëve, psikologëve, demografëve, gjeografëve, ekonomistëve e të tjerëve që kanë prirje t’i kapin thërmijat e reales shkencore dhe ato t’i publikojnë dhe njëherit t’i problematizojnë çështjet. Kjo punë është e nevojshme dhe e domosdoshme, sepse tek e fundit e kemi edhe për detyrë këto punë t’i bëjm. Rruga demografike nuk njeh politikë e politicientë të tipit të parlamenteve ballkanike që duan t’i zgjidhim problemet brenda natës. Demografia kërkon stabilitet e zgjidhje pas dy e tri dekadave nëse ndërmirren masa menjëherë tani për tani, sidomos të karakterit social, arsimor, kulturor,ekonomik dhe më gjerë.

Page 69: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

71

Adelina Marku-Ibrahimi Ass. Univerziteti i Evropës Juglindore – Tetovë HYRJE Marrëveshja Kornizë e Ohrit do të njihet për historinë e këtij

shteti të ri, si “datë” e nënshkrimit të paqës mes dy palëve të armatosura, forcave policore dhe ushtarake maqedonase dhe ish UÇK-së ose forcave të armatosura shqiptare dhe njëkohësisht, si fillimdatë e një historie të re për dy popujt më të mëdhenj të RM. Por Marrëveshja Kornizë e Ohrit mund të shihet edhe si shansi i fundit për bashkëjetesë mes shqipatërve dhe maqedonasve nën qiellin e gjeografisë së njëjtë shtetërore.

Analizat e derimëtanishme mbi këtë luftë janë të pakëta, pothuajse me tendencë vakjeje totale, ende të pastandardizuara dhe si të tilla do të shënojnë një histori paradoksesh të konflikteve për tërë regjionin e Ballkanit. Konstatoj se analizat janë të pakta , për arsye sa vijon: Si qytetare e këtij shteti e ndjej se pasojë e kësaj harrese qëllimisht të shpejtë është efekti i turpit të paradoksit që solli historia e re në këtë shtet, ajo e pas decenies së pavarësisë, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqës në Ohër. Ajo që, ish palët në konflikt kryesisht tani përbëjnë pjesën qeveritare të lidershipit të këtij shteti. Megjithatë thonë, koha shëron paradokset edhe të këtij lloji, andaj qytetarët e këtij shteti, të dërmuar ekonomikisht, të frustruar kohëpaskohe nga pasojat e konfliktit dhe të preokupuar shpesh me “paqëndrueshmërinë e kësaj gjeografie” kërkojnë të gjejnë motive sfiduese për të vazhduar jetën e tyre.

Konstatoj se analizat tregojnë tendencë të një vakjejeje të qëllimshme, pasi të dy palët në konflikt nëtëvërtetë c’ballancuan thellë marëdhëniet ndëretnike në këtë shtet, duke i ndarë etnitë në simpatizantë posesivë të njërës apo tjetrës palë në konflikt. Tani, sot, këtu, me plot gojë mund të konstatoj se rezultoi që, ishin të dy popujt ata që i shpallën luftë njëri tjetrit ndërsa fituesit mbetën asnjëherë të shpallur zyrtarisht. Ose më shkencërisht, ndeshja e të dy palëve konfliktuoze zgjoi nacionalizmat kryeneçe tek të dy popujt më të mëdhenj të këtij shteti, atij maqedonas dhe shqiptar.

Konstatimi im i mëparshëm, që ka të bëjë me tendencën për ende jostandardizimin e njëjtë të avantazheve apo disavantazheve që

Page 70: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

72

solli konflikti, sot është çështje e politikës aftshkurte por edhe asaj afatgjate për mentalitetin politik, social dhe ekonomik të këtij shteti. Them se është çështje e prioritetit afatshkurtër ngase postkonflikti solli ende më shumë në pah vrasjet ditore, vjedhjet masive, kidnapimet, bastisjet e policëve nëpër fshatrat shqiptare, prandaj si e tillë , afatshkurtësia në parim duhej të përbënte veprimin e shpejtë dhe korrekt të MPB. E vërteta flet se strategjia e MPB deri tani është jashtëzakonisht e mpirë, prandaj dhe e pasuksesshme. Ja se përse zhvendoset afatizimi afatshkurtër në dimenzionin tjerër, atë afaftgjatë, ndërsa pasojat e kësaj janë pothuajse pothuajse devijante. Prandaj dhe puqja e kohëzgjatjes dhe taktikave të këtyre dy strategjive, paralelizimi i tyre bën që hutia në nivel të lidershipit shtetëror të jetë më se evidente.

Si rrjedhojë, refleksionet e tërë këtyre devijimeve ditore në nivel të shoqërisë së këtij shteti shkaktojnë kthime pas dhe distancë jo të favorshme ndaj integrimeve në NATO dhe BE.

Ballkani dhe Evropa, një retrospektivë Krahasuese socio-politike Në fjalorin The Random House Dictonary gjej se definimi mbi

“ballkanizmin” do të thotë ndarje e vendeve nëpër shtete të vogla, infektuoze, konflikt-inicuese (The Random House, 1966,113,). Historiani Sçewill bashkangjit emërimit të vendit emrin “Ballkania”, regjion ky i cili, në të kundërt me pjesët tjera të Evropës ku synohet unifikimi racor, ekonomik dhe politik, është i ndarë në shumë divizione gjeografike, ndarje kjo sipas barrierave natyrore, ndërsa popullata atje është thellësisht e infektuar nga instinkti për të qëndrur ndarë, prandaj dhe kjo ka përforcuar individualitetin e tyre ndarës, psikologjinë ndarëse dhe vështirë të flitet për unifikim politik apo ekonomik. (Sçevill, 1995, p.13)

Në v. 1993 The Carnegie Foundation ribotoi raportin e vet mbi Luftërat e Ballkanit të periudhës 1912-1913, pasqyrim ky i ambasadorit G. Kennan, specialist për aferat ballkanike. Ai përdor kompoziconin tjetër të ngjashëm për Ballkanin, duke vlerësuar se urrejtja antike persiston në prodhimin e dhunës interetnike dhe luftërave, me të vetmin dallim në zbatimin e teknikave. (Kennan, ed.,1993, p.9). Sociologu britanez J. Allcock duke cituar deklarata dhe burime të ndryshme të luftërave dhe konflikteve, veçanërisht nga lufta në Bosnjë, rezulton në sinonimin e përbashkët për regjionin: dhunë, fragmentarizim, parregullsi, dhe rivalitete interetnike, të cilat çojnë në nacionalizëm fanatik dhe urrejtje posesive.

Page 71: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

73

Këta dhe shumë studime të ngjashme të bëra nga të huajt në Ballkanin, në të vërtetë flasin për një kompozicion negativ stereotipesh, në bazë raciste , prandaj diskursi akademik kërkon që kronologjia e luftërave të Ballkanit të lidhet disi me ato Evropjane .. Friedman , nje linguist dhe kulturolog specialist mbi Ballkanin në shumë studime të tij demonstron se stereotipoet politike dhe publike mbi Ballkanin nuk janë asgjë më shumë se tendenca për të projektuar modernizmin e regjionit duke u bazuar në të kaluarën e tij. Ballkanizmi, shkruan ky, nuk do të thotë nocion dhe sinonim mbisëgjithash i “fragmentarizmit politik dhe etnik”. Ai vazhdon duke konstatuar se Ballkanizmi është nëtëvërtetë komplet i kundërt me termin fragmentarizëm . Në gjuhësi ballkanizmi është pronë e ndarë mes gjuhësh të paasocuara . Madje struktura gramatikore e gjuhëve të Ballkanit konfirmon nëpër shekuj një koegzistencë të gjatë multilinguale dhe multietnike. (Friedman, 2001/2,p.152). .

Ai madje preferon që studimet mbi Ballkanin të mos trajtohen si fenomene kritike etnomentale por më së shumti si fenomene sociale dhe sociologjike. Nëse interpretimet mbi Ballkanin vazhdojnë të përdorin për Bazë matriksin e thjeshtëzuar në dhunë dhe urrejtje, atëherë pikërisht matriksi i këtillë nënkupton imponim të paragjykimeve dhe stereotipeve të krijuara më parë dhe të konvertuara si më vonë nëpër politika të ndryshme, për tu përdorur apo abuzuar nga komuniteti ndërkombëtar. Madje këtu Friedman i referohet rregjistrimit të popullsisë në Maqedoni, të vitit 1994, të organizuara dhe sponzoruara nga BE, rezultati i të cilit regjistrim u konvertua në një fenomen etno-politik të klasit të parë. Në shikim të parë në shumë raste, politika e inxhinieringut të ndërkomëtartëve për të zgjedhur konfliktet në Ballkan nuk bazohet në kuptimin e kompleksivitetit dhe fabrikimit social të konfliktit, prandaj dhe mbështetja e ndërkombëtarëe sidomos e BE reflekton shumë shpesh me shumë paqartësi, falsivitet dhe madje tendenciozitet.

Përse ndodh kjo? Analiza ime më çon në fillimin e stories sime, pikërisht në tentimin e institucioneve shtetërore, mediumeve paj edhe akademikëve që të harrohet dhe të abuzohet me konfliktin në Maqedoni. Një historian grek, Prevellakis professor në Universitetin e Harvardit , i referohet kësisioj Evropës: Ajo në parim është multietnike, pasi pulson nën ritmin e një diversiteti të hatashëm njerëzor, kulturor dhe social. Por , Evropa në esencë është nacionaliste, thotë Prevelakis. Është Evropa ajo që imponoi Ballkanit kuptimin mbi shtetet nacionale (Ose janë ballkanasit ata që mësuan nga përvoja e Evropës), është pikërisht Evropa ajo që kërkon të harrojë historinë e gjakderdhjeve të mëdha duke

Page 72: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

74

lartësuar modelin e integrimit dhe unifikimit, janë kombet e Evropës ato që krenarinë dhe anatominë e fuqisë së tyre kombëtare mësuan me kohë ta integrojnë në njëra tjetrën duke perceptuar një superstrukturë kombesh nën emrin Bashkim Evropjan. Për të vërtetuar këtë , profesori Urs Altermat i referohet etnnoinacionalizmit si- një e keqe europjane, ai flet mbi ndarjet etnike duke iu referuar fillimisht traditës evropjane.

Në gjysmen e dytë të shekullit të 19 parimi gjuhësor–nacional po marshonte në mënyrë të pandalshme në Evropë. Qeveritë e shteteve evropjane filluan të nxjerrin statistika demografike, ku gjuhët numëro-heshin në mënyrë të veçantë. Madje në çdo vend evropjan ku ndodheshin pakica, këto rrezikoheshin nga presioni asimilues i “popu-llit-shtetmbizotërues”. A nuk ka ndodhur kjo edhe me Maqedoninë!? Në vitin 1900 vetëm Zvicra përbënte përjashtim. Shtetet evropjane po për-piqeshin që problemet me pakicat e tyre gjuhësore dhe kulturore t’i zgjidhnin me asimilim dhe dhunë, me shpërngulje dhe dëbime, me luftë-ra dhe genocide. Ajo çka po ndosh në fund të shekullit të 20 në Ballkan nën nocionin eufemistik të “spastrimit etnik”, është prej kohësh pjesë përbnërëse e historisë evropjane . Kjo duhet theksuar, sepse europian-perëndimorët kanë qejf të hiqen sikur nuk kanë të bëjnë fare me marrë-zinë homogjenizuese etnonacionaliste – vlerëson profesori Altermat në librin e tij mbi etnonacionalizmin.

Marrëveshja Kornizë dhe Maqedonia Marrëveshjet mes popujve tanimë përbëjnë një traditë specifike

për kombe të ndryshme kudo në botë. Madje marrëveshjet e këtilla shpesh kanë favorizuar bukur mirë interesin e përbashkët me karakter ekonomik e politik. Marrëveshjet e këtilla mes kombeve siç është ajo e famshmja e Elysesë mes dy kombeve historikisht të përgjakur, francezëve dhe gjermanëve, edhe sot e kësaj dite tentojnë të favorizojnë të ashtuquajturin rruajtjen e interesit të Evropës Plakë. Marrëveshje të këtilla mes kombeve më të avancuara evropjane ( flas këtu në aspektik ekonomik e social), nuk janë edhe aq të numërta, pasi këto ditë ato tentojnë të humbin apo të shkrijnë sovranitetin e tyre në Marrëveshjen e madhe të përbashkët që del nga BE.

Marrëveshja Kornizë e Ohrit tenton që të shënojë një histori të re për këtë shtet. Megjithatë, aura në të cilën u favorizua kjo marëveshje , nën ndikimin e politikës evropjane dhe asaj amerikane , jo gjithmonë del të jetë stabile, konstante dhe e qëndrueshme . Arsyet mund të jenë mjaft filosofike por praktika për ta flet se , marëveshjet e këtilla shpesh

Page 73: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

75

mund të mbeten si të shënuara me gërma të arta për historinë e kësaj treveje ballkanike dhe joplotë të realizuara, madje për mendimin tim janë vetëm një hap drejt avancimit të një ideje të re, të paprovuar por të dëgjaur nga eksperienca e popujve të tjerë në Evropë.

Për t’u avancuar Marrëveshja e këtillë, për t’u përshpejtuar implementimi i saj , për t’u jetësuar ajo si motiv ekuilibrues për shtetin dhe rajonin, nevoitet reformë cilësore dhe respektim strikt i afatizimeve. Vetë afatizimi i saj, vërtet ngushton hapësirën e vërtetë vepruese dhe zhvilluese të marëveshjes Kornizë, por kjo do të ishte në parim mënyra më e gjetur e avancimit, edhepse rrethanat në të cilat kërkon ajo të implementohet, I gjasojnë adoleshencës politike. Brumi ende më duket I pagatuar, madje më gjason të jetë përsëri shumë i fortë për tu zbutur aq shpejt . Me gjasë statistikat e këtij fundviti do të shënojnë :

1. rritje të kriminalitetit në shoqëri, apo locimi i këtij fenomeni fare poshtë në shoqëri;

2. rritje të papunësisë dhe mllef shoqëror; 3. rrënie ekonomike; 4. investitorë të pasigurtë; 5. pasiguri politike dhe sociale; 6. status quo i marëdhënieve ndëretnike , 7. të ngjashme, negative.

Atëherë ku e gjej implementimin e Marrëveshjes Kornizë Ohrit? Kronika e së vëtetës së derimëtanishme flet për ç’ekuilibrim nga linja e saj parësore e nënshkruar në Ohër. Ky çekuilibër distancon atë vetë nga qëllimi final për shtetin: avancimin e multietnisë. Disavantazhet e nënvizuara më lartë nuk më ilustrojnë vizion të pastër, përderisa proceset ende nuk janë mbyllur me nënshkrimin e kësaj marëveshjeje. Ne mund të shtiremi se i besojmë sipërfaqësisë sonë mentale-ditore, subkoshienca jonë flet me fjalor tjetër. Aty qëndron dhe rreziku. Te ndërgjegja e lënduar e dy popujve që eksperimentojnë me armëpushimin, de facto dhe de jure.

“Arsyjea e mirëfilltë e konflikteve në Ballkan gjendet në faktin që tranzicioni nga rendi I perënduar islamik i mileteve pa territor, me një autonomi gati shtetërore, në sistemin perëndimor të shteteve kombëtare me kufij të ngulët territorialë , ende nuk ia ka dalë mbanë. Shoqëria multikulturore e Ballkanit ngrihej mbi një sistem joterritorial, i cili nxiste përzierjen e popujve, feve dhe gjuhëve. Europa moderne me shtetet e saj kombëtare të përcaktuar qartë, me territore e kufij të palëvizshëm , niste nga e menduar krejt tjetër” – mbaron citation Urs Altermat në librin e ti Etnonacionalizmi në Evropë.

Page 74: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

76

Thuhet në parim se implementimi i shpejtë i Marrëveshjes së Ohrit do të avancojë familjarizimin e Maqedonisë në NATO dhe BE., në ndërkohë që pas luftës në Irak, bota tregon tendencë bipo-apo-tripolarizim të sërishëm. E vështirë të perceptosh Maqedoinë në këtë huti që bart politika ndërkombëtare.

KONKLUZION I HAPUR

Do të përfundoj punimin tim me një dëshirë për paqë dhe

stabilitet, me një përfundim se Maqedonia në këtë stadium është ende shumë larg integrimit të saj në familjen Evropiane, retorika dashamirëse mund të vazhdojë të bëjë të vetën, dhe Marrëveshja Kornizë në esencë po hap një process të ri , për ta përfunduar storjen me sukses, në vazhdë të proceseve që kombet evropjane i kanë breë me vite më parë.

Urs Altermat ndoshta do të nënvizonte se e vetmja gjë që nuk mund të bëhet është kombi Evropë, por pikërisht atë Evropë do ta shqetësojnë të gjithë ato popujt të vegjël të saj të cilët ende nuk e kanë jetësuar shtetin e tyre kombëtar.

Atëherë dhe vetëm atëherë mund të integroheshim fuqishëm në procesin gllabërues të integralizmit global, për të qenë anëtarë të devotshëm të sigurisë ndërkombëtare (NATO) dhe poltikës evropjane (BE). Kur këta procese të hapura në këtë shtet do të finalizohen sipas verdiktit të popujve në të dhe sikur kjo të ndodhte edhe me fatet e të tjerëve në Ballkan, Ballkani nuk do të ishte më një paradigmë për Evropën, dhe nuk do të ishte më përplasje në formë të amplifikuar për të shpërfytyruar konfliktet europiane për shtetin, gjuhën dhe etnicitetin.

Për Ballkanin nuk qëndron ende hapur Marrëveshja Kornizë e Ohrit, kësisoj marëveshjesh qëndrojnë ende të papërfunduara në Bosnjë, Kosovë dhe e fundit në federatën Serbi –Mal I Zi. Në të vërtetë në vazhdën e modernizmit, brezat e ndryshëm kohorë të Europës në Lindje dhe Perëndim po përshkojnë në trajta të larmishme një etnizim gjithmonë e më të fortë të politikës dhe shoqërisë. Marëveshjet e hapura dhe vështirë të implementueshme do të vazhdojnë të sfidojnë me Evropën dhe Botën.

Page 75: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

77

Veton Latifi, MTV

MARRËVESHJA E OHRIT DHE INTEGRIMI I MAQEDONISË NË BE Përpos që parasheh reforma të për funksionimin normal të një

shteti Marrëveshja e Ohrit ajo është edhe një bazë e rëndësishme për afrimin e Maqedonisë në rrugën e integrimit në Bashkimit Evropian. Kjo marëveshje është e paramenduar që të refleketohet me rezultate në demokratizmin e shoqërisë së Maqedonisë. Nga ana tjetër nga Marrëveshja për Stabilzimdhe Asocim me BE-në (e nënshkruar në prill 2001 në Luksemburg) priten reforma në sistemin politik të RM-së.

Tani më kur që të dy kornizat janë të instaluara, varet nga vet Maqedonia më tepër se sa nga BE-ja se cilat do të jenë rezultatet në procesin e refromave të sistemit. Që të dy celësat për hapjen e portave të reformave tani më janë në duart e Maqedonisë: Marrëveshja e Ohrit në njërën dorë dhe Marrëveshja për Stabilzim dhe Asocim në dorën tjetër.

Një nga parakushtet kryesore të për integrimin e Mqedonisë në BE është stabilizimi i brendshëm në shtet, respektivisht impelementimi i Marëveshjes së Ohrit, e cila përpos që duhet të ndryshojë realitetet në Maqedoni me avansimin e statusit të shqiptarëve, njëkohësith duhet të realizojë mesazhet e veta kryesore ndër të cilat janë edhe: pacifikimi i vendit, sundimi i ligjit, ndërtimi i marëdhënieve të mira ndërfqinjësore, decentrazlimi i pushtetit, etj. Shumica e këtyre aspekteve përputhen me kërkesat e BE-së

Kah mesi i shekullit XX në Evropë ishin prezente dy tendenca. Nga njëra anë thellësohet varshmëria reciproke ekonomike e shteteve evropiane përshkak të zhvillimit të transportit, komunikimeve, tregtisë, etj. Nga ana tjetër- principi i sovranitetit nacional- mbrohet politika a pavarsisë të popjve me tradita të ndryshme kulturore dhe religjioze. Cila është analogjia këtu me Ballkanin pas luftërave të përgjakshme të shthurrjes së Jugosllavisë? Dy tendencat e përmendura në Evropë ndodhën pikërisht pas luftërave. Në Evropë atëherë ndodhi pajtimi dhe u arrit kategoria e stabilizimit. Në Ballkan sot, pas luftërave që përcollën shpërpërjen e ish-Jugosllavisë, ende nuk po shihen sinjalet e mjaftueshme për rrugën e rimëkëmbjes që e kaloi Evropa pas luftës.

Page 76: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

78

Paramisht nuk mund të arrihet stadiumi i rekoncilimit të mjaftushëm në hapësirat tona kur nuk ka gatishmëri dhe nuk arrihen parakushtet themelore. Mungesa e progresit ka një element të përbashkët se nuk zbatohen marëveshjet që ndalën luftërat dhe marëveshjet që kanë paraparë ndryshime institucionale. Në hapësirat ballkanike, ku dekadën e fundit ndodhën luftërat, nuk pranohen realitetet që duhet të instalohen me këto marëveshje. Nuk them se nuk ka fare progres, përkundrazi ka lëvizje pozitive. Mirëpo, hapat krucial të afrimit të standardeve lokale të me ato të BE-së nuk po ndodhin. Rasti konkret në Maqedoni: si mund të pritet pajtimi afatgjatë ndëretnik në Maqedoni (si hyrje-parakusht apo paragraf bazë e Marëveshjes Kornizë të Ohrit), kur kjo marëveshe ngec dhe nuk zbatohet, apo ndryshohet përmbajtja e saj ashtu sic i konvenon njërës apo përbërjes tjetër qeveritare. Dhe kur nuk harmonizohen standardet nuk mund të ndodhin integrimet. Procesi i Stabilizimit dhe Asocimit i BE-se, i filluar në vitin 1999, me ne fund i dha Ballkanit Perendimor shansin qe te behej nje dite anëtar i BE-se. Njëherit ky proces është vertetuar te jete një stimul i dobishëm ndaj reformave, duke u ofruar "karroten" e integrimit europian qeverive te gatshme per te permbushur kushtet e BE-se, ne vend te vetem "shkopit", i cili qendronte pezull gjate bisedimeve me Brukselin më parë. Por Procesi i Stabilizimit dhe Asocimit ka mangësitë e veta dhe keto mund te behen gjithnje e me shume te dukshme pas vales se pare te zgjerimit me antërasimin e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore të përfshira me vendimin e samitit të Kopenhagës së dhjetorit të vitit 2002.

Një nga mangësitë aktuale është eksiztimi i nje perplasje ndermjet kushteve te BE-se dhe perparesive urgjente te qeverive ne rajon. Disa institute kanë argumentuar se ndihma e BE-se ne rajon tashme eshte zvogëluar dhe është e drejtuar keqas per te filluar ato lloj reformash te nevojshme per integrimin ne BE. Bashkimi duhet te zgjeroje politiken e tij te zhvillimit rajonal ne Ballkan. Nga ana tjetër, nuk eshte e qarte se karrota e procesit të stabilizmit dhe Asocimit a eshte aq terheqese sa per te terhequr vemendjen e vendeve qe jane duke mbetur prapa. Per këto vende ballkkanike, ekziston nje rrezik serioz se vrulli per reforma te orientuara drejt BE-se mund të filloje te bjere. Deri me tani, BE ka mohuar nevojen per te ndryshuar politiken e saj. Por Greqia, e cila tashme mban presidencen gjashtemujore të rradhës të BE-së duke paraljëmruar se planifikon ta ngreje kete ceshtje ne takimin e nivelit te larte te saj ne Selanik ne qershor të këtij viti, deklarohet se eshte nje mbeshtetese e zellshme e zhvillimit te Ballkanit.

Page 77: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

79

Nga samiti i Selanikut pritet shumë, posacërsiht përshkak të faktit se ndodh në rradhën e udhëheqjes së një vendi fqinjë, në një periudhë kur Ballkani duket më stabile pas një kohë të gjatë dhe kur pas pranimit në BE të 10 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, rradha u mbetet vendeve të Ballkanit që ta kompletojnë unifikimin e Evropës. Mirëpo, në rastin e Maqedonisë nuk duhet humbur vemëndjen duke u zhytur në pritjet e samitit të Selanikut dhe duke harruar obligimet e marra me Marëveshjen për Stabilzim dhe Asocim, apo fundja me Marëveshjen e Ohrit.

Ideja iniciale e samitit të Selanikut parasheh lëvizje nga stabilizimi i rajonit kah zgjerimi i BE-së. Kurse, në fakt samiti i Selanikut në fund ngajn që të fokusohet në një diskutim dhe propozim për mundësinë e zabtimit të kohezionit të brendshëm të vendve ballkanike dhe zhvillimit të politikave rajonale. Dhe ju nuk mund të pritni gjashtë muaj me rradhë që mbajtja e një samiti dhe vendimet e mundshme atje t’ua përshpejtojnë asocimin në BE pa i zhvilluar reformat në vendin tuaj të parapara më Marëveshjen për Stabilzim dhe Asocim dhe para së gjithash me Marëveshjen e Ohrit. Samiti i Selaniku nuk do t’ua implementojë këto marëveshje dhe nuk do t’ua zgjidh problemet e brendshme, por para së gjitash me këtë samit dukshëm mund të zhvillohet komponenta e dytë e qëllimit të samitit: koordnimi rajonal.

Në fund, më lejoni që të adresojë edhe disa ngecje apo më mirë të them mangësi që burojnë nga mos-implementimi Marëveshjës së Ohrit apo nga vet Marrëveshja, të cilat e bëjnë kontradiktor deklarimin e Maqedonisë për anëtarësim në BE me hapat konkret:

- Marrëveshja e Ohrit më tepër ka elemente të komunitarizmit se sa të konceptit të përhapur në Evropë të njohur si liberalizëm. Mirëpo, ky nuk është problem vetëm i Maqedonisë dhe tani është vonë për pendime, pasiqë BE si fascilatore e negociatave të Ohrit (gusht 2001) ishte e vetëdijshme për faktin se Maqedonia një ditë me këto reforma e dalura pikërisht nga kjo marëveshje do të aplikojë për anëtarësim;

- Pa aksione konkrete në demokratizimin e vendit ashtu sic parasheh Marrëveshja e Ohrit dhe paraimisht sic kërkojnë normat evropiane, nuk mund të priten rezultatet pozitive në procesin e integrimit të Maqedonisë në BE;

- Partitë politike si qendra vendim-marrëse të shumë akteve politike në Maqedoni duhet të demokratizohen. Pa demokratizim të partive politike nuk mund të ketë demokratizm të shoqërisë;

- Mospërfshirja e intelektualeve në proceset politke. Intelektualët shqiptarë janë të përfshirë fare pak nëpër partitë politike? Nëse i

Page 78: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

80

përfshini dy-tre intelektualë në parti dhe tjerëve u formohen barikada- në këtë mënyrë nuk demokratizohen partitë politike sipasa standardve evropiane.

- Mos punësimi i shqiptarëve në administratën shtetërore sic parashihet me Marëveshjen e Ohrit e ngadalëson integrimin e Maqedonisë në BE, pasiqë sipas kritereve evropiane vendet pretenduese për anëtarësim para anëtarësimit duhet të kenë adminsitratë kompatibile me atë të vendeve anëtare të BE-së. Kështuqë, prolongimi i punësimit të shqiptarëve në administratë vetëm se humb kohë në reformimin e adminsitarët shtetërore të Maqedonisë.

Pa tjekalimin e këtyre sfidave do të jetë kontradiktor përcaktimi i Maqedonisë për reforma të domosdoshme për integrim në BE. Prandaj, suksesi më i madh i Maqedonisë në rrugën e reformave drejt integrimit në BE do të jetë pikërisht implementimi i plotë dhe me kohë i Marëveshjes së Ohrit.

Page 79: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

81

Tryeza e dytë

Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit, Sistemi politik, demokratizimi i shoqërisië në

Repulikën e Maqedonisë

Page 80: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

82

Page 81: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

83

D-r Etem Aziri Instituti për hulumtime sociologjike dhe juridiko politike - Shkup

RËNDËSIA E IMPLEMENTIMIT TË

MARRËVESHJES KORNIZË PËR DEMKOKRATIZIMIN E SHOQËRISË

MAQEDONSE

Deceniet e fundit të shekullit të kaluar opinioni botërorë do t’i mbajë mend për nga ndodhitë revolucionare që e kapluan Evropën Qendrore dhe Juglindore, përfshirë këtu edhe Republikën e Maqedonisë, si pjesë përbërëse e ish- federatës jugosllave. Këta ndodhi përfunduan me zëvendësimin e sistemit njëpartiak me atë shumëpartiak në sferën politike dhe zëvendësimin e ekonomisë së planifikuar me ekonominë e tregut në sferën ekonomike.

Ndryshimet ndodhën mu në atë pjesë të Evropës, e cila “mburej” me të ariturat e saja në rafshin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe qytetarit, avansimit të demokracisë socialiste si formë e vetme e “demokracisë” së mirfilltë dhe zgjedhjes së drejtë të çështjes nacionale në shtetet multietnike sipas modelit të V.J.Lenjinit - njëri nga tre teorikët klasik të marksizmit.

Sa u takon ndryshimeve në ish-federatën jugosllave që e befasuan njeriun e rëndomtë, por jo edhe njohësit e mirë të rrjedhave shoqërore-politike, vlen të potencohet se ishin rezultat i një krize permanente që e ndjekte atë shtet “hibrid” në të gjitha rafshet prej formimit të tij. Kriza e gjithmbarshme u thellua dukshëm pas vdekjes së liderit karizmatik J.B. Tito që për analitikët e huaj dhe për njohësit e mirë të rrjedhave shoqëroro-politike në vend ishte mëse e qartë se së shpejti do të ndodhin ndryshime rënjësore në shtetin ku “lulzonte barazija dhe bashkim-vëllazërimi”.

Në decenien e parafundit të shek.XX si rezultat i vampirizimit të ideologjive nacional - shoviniste dhe tendencave të skajshme

Page 82: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

84

hegjemoniste të popujve më të mëdhej në ç’rast avansonin sërbët dhe ambiciet e tyre për dominim mbi popujt tjerë haptazi filloi në qarqet politike dhe shkencore të shtrohet çështja e gjetjes së modaliteteve për ekzistimin e mëtutjeshëm të federatës jugosllave. Në momentin kur më u bë e qartë se kriza ishte tej mase e thelluar dhe se shkatërimi i RSFJ-së është i pashmangshëm, njësitë federale shpejtuan që të shpallin pamvarsitë,ndërsa mbështetje normative u ofronte kushtetuta e vitit 1974. Për fat të keq shkapërdredhjen e RSFJ-së e ndoqën ndodhi të dhimbshme që kulminuan me luftërat qytetare, ndërnacionale dhe konfesionale, pasojat e të cilave do të ndjehen me siguri një periudhë shumë të gjatë.

Shkatërrimi i RSFJ-së për shqiptarët, si popull i tretë pas sërbëve dhe kroatëve paraqiste edhe një coptim të qenies së tyre nacionale. Ata jshta vullnetit të tyre u ndanë dhe shpërndanë nëpër shtetet sllave që u pamvarsuan nga shteti i përbashkët, dhe së bashku me ta vazhduan ta ndërtojnë ardhmërinë e tyre.

Sa i takon pluralizimit dhe demokratizimit të ish-njësive federale të Jugosllavisë patjetër duhet të potencohet se në një pjesë të njësive federale pluralizimi dhe demokratizimi në njëfarë- lloj mënyre janë edhe rezultat i konflikteve të armatosura, ndërsa në pjesën tjetër të njësive federale konfliktet ndodhën si rezultat i mosfunksionimit të pluralizmit politik dhe demokratizimit të cunguar të shoqërisë. Kjo e fundit ndodhi edhe me Maqedoninë, shtet të cilin ish kryetari Gligorov dhe bashkëmendimtarët e tij e shpallën “oazë të paqës”.

Qysh në fillim dy etnitetet më të mëdhaja në Maqedoni të cilat politikishtë u organizuan në baza nacionale patën qasje të ndryshme dhe herë-herë diametralishtë të kundërta rreth pluralizimit të shoqërisë dhe demokratizimit të saj. Përderisa partitë politike shqiptare demokratizimin e kuptonin si domosdoshmëri ndërsa pluralizmin politik si alternativë e vetme për tejkalimin e dallimeve në rafshin ndërnacional dhe ndërkonfesional, partitë maqedonase me çdo kusht tentonin të ndërtojnë shtet të ri të bazuar në ideologjinë e tejkaluar dhe vjetërsuar. Si pasojë e divergjencave mjaft të shprehura në mes dy etniteteve numerikishtë më të mëdhaja ndodhi >>dhunimi i demokracisë<< në një

Page 83: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

85

kuptim më të gjerë të fjalës i cili përfundoi me konfliktin e armatosur në mes forcave ushtarako-policore maqedonase dhe UÇK-së si forcë ushtarake e shiptarëve të Maqedonisë. Ky konflikt përfundoi me nënshkrimin e marëveshjes kornizë nga kryetari i shtetit,liderët e katër partive më të mëdhaja të atëherëshme dhe lehtësuesit ndërkombëtarë në dialog: Fransoa Leotar dhe Xhejms Perdju.Megjithatë, edhepse Marrëveshja kornizë në princip u pranua nga të dyja palët në konflikt si alternativë e vetme për Maqedoninë dhe qytetarët e saj, pa marë parasysh përkatësinë e tyre nacionale dhe konfesionale, edhe më tutje mbeten të hapura shumë çështje që lypin jo vetëm sqarime politike, por parasegjithash sqarime shkencore-teorike. Këtu në rradhë të parë aludoj në shkaqet, arsyet, motivet dhe pasojat e konfliktit të vitit 2001, për atë se ç’paraqet në fakt Marrëveshja kornizë, ç’duhet nënkuptuar me implementimin e përpiktë të saj si edhe cilat mund të jenë pasojat eventuale nga mosimplementimi. Për fat të keq ende nuk ekziston një analizë e thuktë në lidhje me ndodhitë e vitit 2001. Sikurse duket qarqet politike nuk kanë gadishmëri për një gjë të tillë, ndërsa qarqet shekncore ende nuk mund ta marin guximin që në mënyrë analitike t’i hulumtojnë shkaqet, arsyet, motivet dhe pasojat e konfliktit të armatosur. E vërteta për konfliktin është ajo që e prezentojnë partitë politike dhe liderët e tyre-normalishtë një e vërtetë përplot me ngjyra nacionale. Përderisa pala maqedonase këmbëngul në qëndrimin e saj se rrënjët e konfliktit gjenden jashta vendit duke aluduar në republikën e Kosovës dhe herë-herë duke mos e kursyer as bashkësinë ndërkombtare si nxitëse, pala shqiptare fuqishëm mbron qëndrimin se shkaqet e vërteta të konfliktit duhet kërkuar brenda shtetit dhe se konflikti parasegjithash ishte pasojë e mospërfilljes së skajshme të kërkesave të natyrshme të popullit shqiptarë.

Nëqoftëse jemi të vetëdijshëm se mospasja e analizave të qëndrueshme edhe më tutje do ti mbajë “peng” marëdhëniet shqiptaro-maqedonase,edhe më tutje do ta ngulfat demokratizimin e shoqërisë dhe do ta ngadalëson procesin e integrimit të vendit në strukturat evropiane dhe euroatlantike,atëherë analizat e kësaj natyre janë mëse të domosdoshme.Normalishtë se ata analiza duhet të jenë rezultat i ekipeve

Page 84: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

86

etnikisht të përziera, të ekspertëve të lëmive të ndryshme. Analizat duhet detyrimishtë të kenë një qasje krejtësishtë tjetër ndaj çështjes shqiptare në Maqedoni e më gjerë, gjegjësishtë kjo qasje duhet të jetë në frymën e strategjisë së re euro-amerikane ndaj ballkanit dhe popujve që jetojnë në të.Moment tjetër që duhet analizuar është qëndrimi i Maqedonisë ndaj çështjes së Kosovës.Duhet një herë e përgjithmonë fshirë nga kokat qëndrimi i tejkaluar >>Kosova pjesë përbërëse e Sërbisë<< dhe >>Kosova e pamvarur rezik për qenien maqedonase dhe Maqedoninë si shtet<<. Çdo pazarllëk i Maqedonisë në emër të Kosovës dhe në dëm të saj mund të produkon kriza në mikro dhe makro plan në relacionin shqiptarë-maqedonas. Sa u takon raporteve brenda shtetit detyrimishtë duhet të analizohen momentet në vijim: pse pothuajse të gjitha etnitetet në Maqedoni u përcaktuan për formimin e partive të veta nacionale, në ç’far rrethanash u mbajtën zgjedhjet e para shumëpartiake, pse popullata shqiptare nuk e përkrahu referendumin për pamvarsinë e Maqedonisë, pse deputetët shqiptarë nuk e votuan kushtetutën e re të Maqedonisë, pse partitë politike shqiptare e organizuan referendumin për autonomi kulturore-teritoriale, pse ndodhi afera me armët, pse ndodhi Bit Pazari, Ladorishti, Reçica, Gostivari etj.

Nga ana tjetër edhe më tutje në qarqet politike, shkencore, intelektuale e më gjerë parashtrohet pyetja: ç’është dhe ç’paraqet në realitet Marrëveshja kornizë?! A është ajo marëveshje historike në mes dy etniteteve më të mëdhaja në Maqedoni, a është ajo farsë politike ose qetësim i përkohshëm përpara trazirave eventuale të reja?! Edhepse këtë marëveshje fuqishëm e mbështët faktori ndërkombtarë,të tre dilemat mbeten të hapura.

Pas konfliktit të armatosur të vitit 2001 dhe nënshkrimit të marëveshjes së Ohrit objektivishtë pritej të hapet një faqe e re në historinë e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj. Por,në këtë rast duhet patjetër të thuhet se kjo marëveshje nuk u mirëprit nga të gjitha forcat e organizuara politike në vend. Disa qarqe maqedonase përhapnin tezën se Marrëveshja kornizë është diçka e imponuar nga jashtë, diçka që i favorizon shqiptarët në dëm të maqedonasve. Nga ana tjetër disa qarqe shqiptare e afirmojnë idenë se >>Marrëveshja kornizë<<, nuk e

Page 85: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

87

avanson statusin juridiko-politik të shqiptarëve në përmasa të duhura. Ç’është e vërteta Marrëveshja në aspektin normativ nuk ofron asgjë më shumë seç ofronte Kushtetuta e RM-së e vitit 1974. Megjithatë vlera e kësaj marëveshjeje qëndron në atë se u nënshkrua pas një gjendjeje krize që kërcënohej me një luftë ndëretnike pasojat e së cilës me siguri do të kishin qenë tepër të rënda për të dyja palët.

Gjthashtu duhet thënur edhe atë se Marrëveshja e Ohrit dhe ndryshimet e kushtetutës nuk janë ndonjë garancë e fuqishme dhe e përhershme për afirmimin e plotë dhe të barabartë të pjesës së kombit shqiptarë që jeton në Maqedoni. Kostatimin tim e mbështes në atë se kjo marëveshje bazamentin e ka në numra dhe përqindje, çka do të thotë se statusi i shqiptarëve do të varet nga participimi i kësaj popullate në numrin e përgjithshëm të popullsisë së Maqedonisë. Kjo do të thotë se kjo pjesë e kombit e cila artificialishtë është veçuar nga shteti amë tërë kohën duhet të jetojë me kompleksin, vallë sa përqind do të jenë shqiptarët në regjistrimin e ardhshëm.

Pa mos u futur në analiza më të thukta vlen të jepet një vlerësim teorik për marëveshjen kornizë, ashtu siç është.Realishtë shiquar Marrëveshja paraqet një bazë optimale për avansimin e statusit juridiko-politik të shqiptarëve në Maqedoni. Megjithatë shumçka mvaret nga klima politike, rrethanat e përgjithshme dhe këmbëngulësija dhe homogjeniteti i forcave të organizuara shqiptare në Maqedoni. Nëqoftëse Marrëveshja kornizë interpretohet në frymën progresive ashtu siç interpretohet për shembull kushtetuta e SHBA-ve,atëherë ajo ofron mundësi të gjera për demokratizimin e shoqërisë,avansimin e të drejtave individuale dhe kolektive, barazi etnike dhe konfesionale etj. Nëqoftëse interpretohet në mënyrë të cunguar ajo do të produkon kriza, pakënaqësi ku nuk përjashtohen edhe konfliktet e armatosura. Nga ana tjetër prej nënshkrimit të marëveshjes së Ohrit e deri më sot imponohet bindja se kjo marëveshje duhet të implementohet me një dinamikë të caktuar dhe ashtu siç bëhet implementimi i saj, ajo për atë pjesë shpallet e “vdekur”.Mendoj se plasimi i ideve të tilla nuk është në frymën e marëveshjes për arsyet që vijojnë e që janë të potencuara në vetë marëveshjen kornizë. Si e para pothuajse në tërë tekstin e marëveshjes

Page 86: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

88

kornizë afirmohet ideja se avansimi i statusit të kolektiviteteve jomaqedonase mvaret drejtëpërsëdrejti nga participimi i tyre në numrin e përgjithshëm dhe si kriter nismëtarë meret njëzetpërqindëshi. Megjithatë asgjë nuk thuhet për bashkësitë etnike të cilat mund të participojnë me diçka më pak se 20% të themi 19% dhe bashkësitë etnike të cilat mund ta kalojnë dukshëm cifrën prej 20%. Nuk është kurfarë zbulimi kostatimi se Maqedonija do të zhvillohet edhe në të ardhmen si shtet në të cilin do të garojnë >>shumica e vogël<< dhe >>pakica e madhe<<.Dhe si e dyta në parimet themelore të Marëveshjes Kornizë në mënyrë taksative thuhet se >>Një shtet bashkohorë demokratik në rrjedhën natyrore të zhvillimit dhe krijimit të vet,duhet vazhdimishtë të sigurojë Kushtetutën e tij që tërësishtë t’i plotësojë nevojat e të gjithë qytetarëve të tij në pajtim me standardet më të larta ndërkombtare,si edhe standardet që vetë do të zhvillohen vazhdimishtë<<. Pra sipas marëveshjes së Ohrit kushtetuta e Maqedonisë nuk llogaritet si diçka e përkryer, si diçka e shenjtë,por përkundrai si akt më i lartë juridik i cili duhet të ndryshojë konform rrethanave dhe kushteve të krijuara. Me fjalë tjera Marrëveshja Kornizë është një dokument historic, mbi të cilin është bazuar Kushtetuta aktuale dhe ajo si e tillë ka vlerë të përgjithshme nga shkaku se ndryshimet e ardhshme kushtetutare piknisje duhet çdo herë të kenë në parimet e Marëveshjes Kornizë.

Sa i takon vetë implementimit të Marëveshjes Kornizë duhet shkurt thënur se është një çështje komplekse e cila provokon divergjenca të shprehura brendashqiptare të shprehura në mes partisë aktuale participiente në qeveri dhe partive opozitare shqiptare. Këta divergjenca nëqoftëse nuk tejkalohen mund të lënë pasoja të rënda në raportet brendashqiptare. Sikurse duket partitë politike shqiptare në Maqedoni e kanë shumë vështirë ta kuptojnë se >>lufta brenda llojit<< pa marë parasysh nga çka është e motivuar definitivishtë i largon nga qëllimi kryesorë dhe i orienton në binarët ndihmës.

Sido që të jetë nëqoftëse Marrëveshja Kornizë llogaritet si marëveshje historike, si alternativë e vetme për të dy etnitetet më të mëdhaja që të ndërtojnë një ardhmëri të përbashkët të qëndrueshme,

Page 87: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

89

implementimi i përpiktë i saj është nevojë dhe domosdoshmëri. S’ka dyshim se implementimi është një punë e lodhshme dhe lyp një mobilizim efikas të të gjitha forcave progresive, e në veçanti mobilizim të veçantë të subjekteve politike shqiptare të cilat me këmbëngulësi dhe profesionalizëm duhet ti qasen materializimit të gjithë asaj që parasheh dokumenti në fjalë. Është iluzion të mendohet se mund të bëhet një implementim cilsorë i marëveshjes së Ohrit pa një bashkëpunim >>pa hile<< në mes pozitës dhe opozitës shqiptare nga njëra anë dhe pa vuarjen e relacioneve korekte në mes intelegjencisë apartiake dhe partive politike nga ana tjetër. Pra partitë politike shqiptare nëqoftëse dëshirojnë ta bëjnë implementimin e mirfilltë të Marëveshjes Kornizë atëherë patjetër duhet të vendosin raporte më të përafërta me njerëzit e “zanatit” do të thotë me intelektualët cilsorë e jo ta bishtërojnë bashkëpunimin me to siç e kanë zakon.

Sa i takon implementimit të deritanishëm të marëveshjes në fjalë çdo koment çon drejt ujërave të politikës ditore. Nëqoftëse kostatojmë se aktivitetet në këtë drejtim kënaqin, atëherë automatikishtë do të gjendemi në dimenzionin e pozitës shqiptare, nëqoftës e themi të kundërtën do të gjendemi në dimenzionin e opozitës shqiptare. Këtu duhet së pari të përmendet qëndrimi i faktorëve relevantë ndërkombtarë: >>Marrëveshja implementohet, por shumë ngadalë <<. Nga ana tjetër pa emocione duhet të kostatojmë se pozita maqedonase me çdo kusht tenton ta degradon karakterin e vërtetë të marëveshjes, ndërsa pozita shqiptare siç duket nuk disponon me energji të mjaftueshme që ta sundon hapsirën e vet manevruese politike. E gjithë kjo rezulton me rezultate të zbehta në implementimin e marëveshjes të cilat e kënaqin vetëm formën, por jo edhe cilsinë. Në vazhdim të përmendim dy-tre raste konkrete. Të nisemi prej ligjit për amnesti i cili interpretohet dhe zbatohet sipas dëshirës së individëve dhe grupeve të caktuara. Vetë fjala >>amnesti<< në kuptimin sociopolitik nënkupton faljen e fajësisë.Këtu parashtrohet pyetja kush,kujt dhe pse ia fali fajin.Nëqoftëse nisemi nga aspekti >> se lufta u ndërpre pa ngadhnjyes<< atëherë ligji në fjalë nuk mund të jetë ligj për amnesti në kuptimin klasik, por kisha thënë se ky duheshte të jetë një far >>ligj i pajtimit<< në mes palëve në konflikt i

Page 88: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

90

cili do t’i kishte amnestuar të gjithë pjesmarësit në konflikt. Hapi i dytë në këtë drejtim duhet të jetë nxjerja e një ligji të veçantë me të cilin do të ishin paraparë të drejtat e të gjithë pjestarëve në konflikt, pa marë parasysh kush në cilën anë ka luftuar dhe cilit nacionaliteti i takon.

Si rast i dytë le të jetë përdorimi i gjuhës shqipe, si gjuhë e dytë zyrtare në institucionet qendrore të sistemit.Është ofenduese dhe deri në fund degraduese forma dhe mënyra e përdorimit të gjuhës shqipe në parlament. Nuk mund asesi të bisedohet për gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, por për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë fakultative. E gjithë kjo që ndodh me përdorimin e gjuhës shqipe aspak nuk korespodon me parimet e marëveshjes kornizë. Si e para është jashta çdo logjike politike që deputeti shqiptarë ta ketë të drejtën të shprehet në gjuhën amtare si deputet,ndërsa në cilsinë e nënkryetarit të parlamentit të mos e ketë atë të drejtë. Si e dyta ku qëndron logjika që deputeti shqiptarë në komisionet parlamentare si deputet të mund të komunikon në gjuhën shqipe, por jo edhe si kryetarë komisioni. Si e treta në bazë të kuj logjike ministrat shqiptarë që zgjedhen si përfaqësues të partisë politike participiente në qeveri të mos e gëzojnë të drejtën që para deputetëve në parlament ose në komisionet parlamentare të flasin në gjuhën e tyre që e ka statusin e gjuhës zyrtare.

Dhe si rast i tretë të përmendim rastin me dokumentet e udhtimit. Nga katër variantet e mundshme u pranua varijanti më pak i pëlqyeshëm për shqiptarët. Varijanti më i kapshëm dhe plotësishtë në frymën e marëveshjes së Ohrit do të ishte dokumentet e udhtimit për të gjithë qytetarët e Maqedonisë të ishin në tre gjuhë: anglisht, maqedonishtë, shqip.Varijanti i dytë na rajonet ku popullata shqiptare jeton me më shumë se 50%,dokumentet të shkruhen shqip, maqedonishtë, anglisht dhe e treta në rajonet ku popullata shqiptare është prej 20-50% dokumentet për udhtim të ishin në gjuhë maqedonase, shqipe dhe angleze. Varijanti i katërt, pra varijanti aktual, ashtu siç flet opinjoni më mirë është të mos jetë sesa të jetë. Normalishtë, shembujt e lartëpërmendur janë kostatime e jo kritika drejtuar në ndonjë adresë.

Page 89: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

91

Nga ana tjetër parashtrohet pyetja si duhet kuptuar Marrëveshja Kornizë,si vlerë kombëtare ose si vlerë partiake. Nëqoftëse e kuptojmë si vlerë kombëtare,atëherë s’ka vend për kaprice dhe i tërë potenciali kombëtarë duhet të vihet në shërbim të implementimit sa më cilësorë të saj.Nëqoftës e llogarisim si vlerë partiake,në atë rast edhe lëvdatat edhe kritikat i takojnë sot,por edhe nesër partisë shqiptare participiente në qeveri. Nëqoftëse e kuptojmë si vlerë partiake, atëherë çdo debatë,çdo diskutim i intelektualëve pa ngjyra partiake është i tepërt dhe kisha thënë më shumë i dëmshëm sesa i dobishëm.

Page 90: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

92

Page 91: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

93

D-r Osman Kadriu

Profesor në Univerzitetin e Tetovës

IMPLEMENTIMI I MARRËVESHJES KORRNIZË DHE PUSHTETI GJYQËSOR

HYRJE Marrëveshja Korrnizë, padyshim, ka rëndësi të veçantë në zhvillimin e proceseve demokratike në Republikën e Maqedonisë. Në këtë kontekst, i njejti dokument është me relevancë dhe për marrëdhëniet ndëretnike në këtë republikë, për sendërtimin e tyre dhe për prosperitetin e tërësishëm. Marrëveshja korrnizë46 është dokument i karakterit politiko-juridik dhe është rrjedhojë ose, më mirë me thënë, lindi si pasojë e konfliktit të armatosur i cili filloi në fillim të vitit 2001. Konflikti ishte pasojë e moskënaqësive të konsiderueshme që u paraqitën në R. e Maqedonisë sidomos atyre që ishin në lidhje të drejtpërdrejtë për statusin e shqiptarëve në Maqedoni, të drejtat e tyre dhe çështje që kanë lidhje me barazinë e shqiptarëve me maqedonasit si dhe me pjesëtarët e bashkësive tjera që jetojnë në Maqedoni. Për ndërprerjen e armiqësive në RM u paraqit nevoja edhe për një marrëveshje e cila do të jetë burimi juridik dhe politik i raporteve dhe marrëdhënieve konkrete në Republikë, si dhe burimi juridik për miratimin e ligjeve konkrete në shumë fusha si dhe implementimi i tyre në praktikë. Marrëveshja Korrnizë përveç pjesës së përgjithshme përfshin edhe ankeset e saj të cilat emërtohen si Aneksi A, Aneksi B dhe Aneksi C. Aneksi A ju dedikohet ndryshimeve kushtetuese. Aneksi B përfshin intervenimet në legjislativën pozitive si dhe miratimin e ligjeve dhe masat për implementimin duke përfshirë edhe anekset e përmendura.

46 Marrëveshja Korrnizë është e arritur dhe nënshkruar me 13 Korrik, viti 2001 në Ohër, dhe ate nga Kryetari i Republikës së Maqedonisë Boris Trajkovski, Kryetari i Qeverisë Ljubço Georgievski, si Kryetari i partisë VMRO-DPMNE, Arbën Xhaferi, Kryetar i PDSH-së, Branko Cërvenkovski, Kryetar i LSDM-së, Imer Imeri, Kryetar i PPD-së si dhe nga lehtësuesit ndërkombëtar Fransoa Leotar (François Leotard), Përfaqësues special i Unionit Evropian dhe Xhejms Perdju (James Perde), Përfaqësues special i SHBA-ve

Page 92: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

94

1. MARRËVESHJA KORRNIZË

DHE NDRYSHIMET KUSHTETUESE Një prej pjesëve më të rëndësishme e Marrëveshjes Korrnizë, padyshim, është Aneksi A i saj i cili përfshin ndryshimet kushtetuese. Punohet për plotësimet dhe ndryshime e Kushtetutës së RM-së të miratuar më vitin 1991.47 Ndryshimet kushtetuese bëhen me anë të amandamenteve kushtetuese duke filluar pre Amandamentit IV deri te Amandamenti XVIII. Punohet për intervenimin e tretë me rradhë të plotësimit dhe ndryshimit të Kushtetutës aktuale.48 Por, kur flitet për ndryshimet kushtetuese është me rëndësi të theksohet edhe në këtë vështrim se me Amandamentin IV të Kushtetutës bëhet një ndryshim i duhur në Preambulën e Kushtetuës edhe ate duke patur parasyshë tekstin e preambulës në Marrëveshjen Korrnizë dhe tekstin e Preambulës së miratuar me Amandamentin IV. 49 Preambula është pjesa hyrëse e Kushtetutës. Ajo i paraprin pjesës normative e cila pjesë ka edhe relevancë të veçantë për çështjet që parashikohen dhe garantohen me Kushtetutë. Nga ana tjetër, duke 47 Kushtetuta e RM-së është e miratuar nga përbërja e parë e Kuvendit të RM-së më 17 Nëntor 1991, e shpallur në “Fletoren zyrtare të RM-së”, nr. 52/91. Përndryshe është Kushtetuta e parë e sistemit të tashëm demokratik. 48 Amandamentet kushtetuese IV-XVIII u miratuan nga Kuvendi dhe janë të shpallura në “Fletoren zyrtare të RM-së” nr. 91/2001. 49 Kështu, për shembull, teksti i Preambulës nga Marrëveshja Korrnizë fillon si që vijon:

“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, duke marrë përgjegjësinë për të tanishmen dhe ardhmërinë e atdheut të tyre, të vetëdijshëm dhe mirnjohës ndaj paraardhësve të tyre për sakrificat dhe dedikimin në provat dhe betejat që të krijojnë shtet sovran dhe të pavarur të Maqedonisë dhe përgjegjës ndaj gjeneratave të ardhshme që të ruajnë dhe të zhvillojnë gjithçka që është e vlefshme nga trashëgimia e pasur kulturore dhe koegzistencën në Maqedoni, të barabartë në të drejtat dhe obligimet ndaj të mirës së përbashkët-Republikës së Maqedonisë, në pajtim me traditën e Republikës së Krushevës dhe ASNOM-it, në Referendumin e mbajtur më 08.09.1991, ata vendosën që të formojnë Republikën e Maqedonisë si shtet Sovran dhe të pavarur, me tentim që të konsolidojnë pushtetin e së drejtës, duke garantuar të drejtat e njeriut dhe lirinë qytetare, duke siguruar paqe dhe koegzistencë, të drejtat sociale, prosperitet ekonomik dhe prosperitet në jetën e individëve dhe komuniteteve, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e RM-së, të zgjedhur në zgjedhje të lira dhe demokratike, ata sjellin këtë Kushtetutë”.

Page 93: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

95

marrë parasyshë përmbajtjen e Preambulës dhe sidomos ndryshimin e saj në Amandamentin IV në të cilën theksohet se shqiptarët dhe bashkësitë tjera nacionale janë pjesë e një populli, një ndryshim i tillë ka ndikim edhe në statusin kushtetues juridik dhe politik të shqiptarëve në Maqedoni. Për Preambulën në të drejtën kushtetuese shpesh theksohet se ajo e ka karakterin e një manifesti politik. Përmbajtja e Preambulës ka lidhje të ngushtë edhe në mënyrë direkte ndikon edhe në rregullimin e çështjeve kushtetuese me dispozitat e saj që përfshin pjesën normative. Në këtë drejtim.

Vlelen të theksohet se nëse Marrëveshja Korrnizë konsiderohet si një kompromis politik, ndryshimi i Preambulës në Kushtetutë mundet lirisht të llogaritet si një kompromis ndaj një kompromisi që është arritur më para. Me siguri se shkencat juridike dhe ato politike në mënyrë të thukt do të japin edhe vlerësimin shkencorë për çështjet në fjalë.

II. SI DHE SA IMPELEMENTOHET MARRËVESHJA KORRNIZË NË PUSHTETIN GJYQËSOR

Ndarja e pushteteve në RM në ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor është një prej vlerave themelore të rendit kushtetues të RM-së. Nga kjo vlerë sistemi i tashëm politik dhe juridik dukshëm dallohet nga raportet e pushteteve shtetëror të sistemit monist. Kjo nga vetë fakti se në sistemet njëpartiake nuk egziston ndarje e pushteteve. Pushteti shtetëror ishte unik, i koncentruar në një organ dhe i pandarë. 50 Marrëveshja Korrnizë përfshin edhe risi të duhura në pushtetin gjyqësor të cilat risi, padyshim, kanë ndikim në demokratizimin e këtij pushteti si një prej segmenteve mjaft të rëndësishme të aparatit shtetëror në përgjithësi. Çështjet kryesore të cilat burojnë nga Marrëveshja korrnizëk respektivisht rregullohen me këtë dokument, parimisht kanë të bëjnë me aplikimin e gjuhës shqipe në pushtetin gjyqësor, inkuadrimi dhe përfaqësimi në pushtetin gjyqësor dhe mbrojtja juridike e të drejtave në tërësi. Në vazhdim të këtij vështrimi do të flasim diçka edhe për çështjet e parashtruara.

50 Më gjërësisht për Vlerat themelore të rëndit kushtetues në dispozitat e nenit 8 të Kushtetutës së RM.

Page 94: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

96

II. 1. Aplikimi i gjuhës shqipe në gjyqësi Pas miratimit të Marrëveshjes korrnizë si dhe pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese më vitin 2001, Kuvendi i RM-së në një procedurë të përshpejtuar miratoi një tërësi ligjesh të lëmisë të pushtetit gjyqësor me të cilët faktikisht u bë edhe një intervenim rreth aplikim të gjuhës së pjesëtarëve të bashkësive nacionale që jetojnë në Maqedoni. Në këtë drejtim në veçanti theksohet gjuha e bashkësisë nacionale e cila në Maqedoni përfshim popullatën mbi 20% dhe flet në gjuhën zyrtare të ndryshme nga gjuha zyrtare maqedonase. Këtu pra është fjala për gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare. 51 Me ligjet në fjalë, siç u theksua, bëhet një intervenim ligjor në legjislativën pozitive në lëminë e pushtetit gjyqësor. Me dispozitat e ligjeve të përmendura parimisht garantohet aplikimi i gjuhës shqipe në procedurat e ndryshme gjyqësore dhe administrative si nga ana e qytetarëve kur ato paraqiten si palë, poashtu nga ana e qytetarëve kur paraqiten si pjesëmarrës në një procedurë. Mëtutje, përveç të drejtës së të folurit, me dispozitat ligjore parashikohet mundësia që thirrjet, vendimet gjyqësore si dhe llojet tjera të shkrimeve gjyqësore të miratohen, përveç në gjuhën maqedone si gjuhë zyrtare në të cilën zhvillohet procedura, poashtu edhe në gjuhën e palëve dhe pjesëmarrësve tjerë në procedurë që flasin në gjuhën zyrtare të ndryshme nga ajo maqedonase. Kjo që u theksua më lart është akoma vetëm një rregullativë. Ka ngelur vetëm në rrafshin e parashikimit ligjor. Aplikimi konkret akoma nuk ka në praktikën gjyqësore. Kjo sidomos vlen për miratimin e vendimeve gjyqësore dhe llojeve tjera të shkresave që miratohen konform dispozitave ligjore. Në pushtetin gjyqësor mungon themelimi i shërbimeve speciale për përkthim. Palëve dhe pjesëtarëve tjerë të bashkësive nacionale që jetojnë në RM u mundësohet përkthimi gjyqësor nëqoftëse ato një gjë të tillë shprehimisht e kërkojnë. Sa i përket aplikimit të gjuhës shqipe në pushtetin gjyqësor, jemi të mendimit se ligjet e përmendura janë sjellur në një procedurë të

51 Në kontekstin e përmendur është e nevojshme të theksohet miratimi i ligjeve të lëmisë procedurale juridike, siç janë: Ligji mbi ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të procedurës civile; Ligji mbi ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të procedurës penale; Ligji mbi ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të procedurës së përgjithshme administrative; Ligji mbi plotësimin e Ligjit të kontesteve administrative. Ligjet e përmendura janë të shpallura në “Fletoren zyrtare të RM-së” nr. 44/2002.

Page 95: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

97

përshpejtuar. Në to nuk janë rregulluara dhe përfshira të gjitha rastet, situatat dhe mënyrat e aplikimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në pushtetin gjyqësor. Nuk janë përpunuar rastet me mjetet juridike në instancat më të larta të pushtetit gjyqësor. Nuk janë përpunuar rastet me mjetet juridike në instancat më të larta të pushtetit gjyqësor. Këto dhe raste tjera duhet të parashikohen shprehimisht me dispozita ligjore. Me një rregullativë të tillë, të thukt dhe të qartë, evitohet nevoja për interpretime të shpeshta të ligjeve ose dispozitave të tyre rreth aplikimit adekuat në praktikën gjyqësore. Në kontekstin e përmendur është e nevojshme të theksohet se konform Marrëveshjes Korrnizë, në RM-në akoma nuk është sjellë Ligji për përdorimin e gjuhëve.

Në shkëncën juridike shpesh parashtrohet pyetja e 1. nevojës së miratimit të një ligj për përdorimin e gjuhëve ose 2. miratimin e ligjeve në lëmi të ndryshme në të cilat vjen në shprehje përdorimi i gjuhëve, respektivisht, gjuhës shqipe dhe shkrimit. Jemi të mendimit se edhe me miratimin e një ligji për përdorimin e gjuhëve, si që është paraparë me marrëveshjen korrnizë, nuk është e mundur që në tërësi t ëpërfshihen, parashikohen dhe rregullohen të gjitha sferat e jetës dhe lëmitë e ndryshme në të cilat vjen në shprehje aplikimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. Prandaj, përveç një ligji mbi përdorimin e gjuhëve me dispozitat e të cilit parimisht do të rregullohet kjo çështje, do të jetë e nevojshme që çështja e aplikimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare të rregullohet me ligje tjera të veçanta dhe partikulare. 52

II. 2. Inkuadrimi dhe përfaqësimi i shqiptarëve në pushtetin gjyqësor

Konform Marrëveshjes Korrnizë, ndryshimet kushtetutese në RM parashikojnë edhe një risi të veçantë. Risija i përket përfaqësimit të pjesëtarëve të bashkësive nacionale në organet e pushtetit shtetëror duke përfshirë edhe organet pushtetit lokal. Në këtë kuptim dhe drejtim bëhet edhe plotësimi i dispozitave të nenit 8 të Kushtetutës aktuale duke garantuar pëfaqësim adekuat dhe të drejtë. Ky parim kushtetues vlen

52Përndryshe, kur flitet për miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, le të

theksohet edhe këtu se përpjekjet për miratimin e një ligji të tillë ka pasur prej fillimit të sistemit të tranzicionit në RM, duke u themeluar edhe komisione dhe grupe punuese të veçanta qysh nga përbërja e parë e Kuvendit të RM-së. Përpjekje mbeten pa finalizim konkret.

Page 96: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

98

edhe për pushtetin gjyqësor si një prej pushteteve shtetërore në Republikën e Maqedonisë, i barabartë me ate ligjvënës dhe ekzekutiv. 53 Në lidhje me përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, me ndryshimet kushtetuese konform Marrëveshjes korrnizë, Avokati Popullorë fiton kompetenca të zgjeruara. Avokati Popullorë veçanërisht e përcjell çështjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat me të drejtë intervenimi në rastet kur nga kjo pikpamje paraqitet edhe diskriminim. Në lidhje me Avokatin Popullorë dhe për çështjet e parashtruara, përveç tjerash, në vijim e sipër është miratim i Ligjit mbi Avokatin Popullorë, i cili gjendet në procedurë kuvendore. 54 Sa i përket pushtetit gjyqësor, akoma nuk ka intervenime më serioze në legjislativën pozitive për këtë pushtet. Ligji mbi gjykatat i miratuar në vitin 1995 nuk është i harmonizuar me ndryshimet kushtetutese. Nga dispozitat e nenit 40 të Ligjit mbi gjykatat i cili është në fuqi juridike parashikohet mundësia që në zgjedhjen e gjyqtarëve dhe gjyqtarëve porotë, por pa shkeljen e kriteteve të parashikuara me ligj, do të kihet parasysh edhe sigurimi adekuat i nacionaliteteve në Republikë. Është evidente se një rregullativë e tillë nuk korespondon me Marrëveshjen korrnizë dhe me ndryshimet kushtetuese. 55 Kundrejt Ligjit mbi gjykatat, me dispozitat e Ligjit mbi ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nënpunësit shtetëror, i harmonizuar me ndryshimet kushtetuese, parashikohet edhe rregullativa e përfaqësimit në organet shtetëror. Shprehimisht theksohet se me rastin e inkuadrimit të nënpunësve në organet shtetërore aplikohet pari i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të qytetarëve të të gjitha bashkësive nacionale dhe për të gjitha thirrjet të përcaktuara me ligj, duke respektuar kriteret e profesionalizmit dhe kompetencës.56

53 8 Për përfaqësimin adekuat dhe të drejtë më gjërësisht në Amandamentin

kushtetues, nr. VI, i shpallur në “fletoren zyrtare të RM-së” nr. 91/2001.

54 Për risitë e Avokatit Popullorë më gjërësisht në Amandamentin nr. XI,. I shpallur në “Fletoren zyrtare të RM-së”, 91/2001.

55 10. Ligji mbi gjykatat është miratuar më vitin 1995 dhe i shpallur në “Fletoren zyrtare të RM-së” nr. 36/95.

56 11. Ligji mbi ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nënpunësit shtetërorë është shpallur në “Fletoren zyrtare të RM-së” nr. 43/2002. bashkëpunëtorë profesional. Zgjedhja bëheshte nga kryetarët e gjykatave themelore. Në disa gjykata, edhe pse kishte paraqitur juristë të diplomuar shqiptarë, nuk u pranua asnjë.

Page 97: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

99

Kur flitet për inkuadrimin dhe përfaqësimin e shqiptarëve në pushtetin gjyqësor është e nevojshme të theksohet se edhe tash, kur flitet për implementimin e marrëveshjes korrnizë në praktikë, paraqiten probleme të ndryshme. Problemi paraqitet në lëminë e inkuadrimit dhe ate të përfaqësimit.57 Në lëminë e inkuadrimit problemi është tejet serioz. Numri i shqiptarëve në pushtetin gjyqësor është shumë i vogël. Pa inkuadrim të kuadrove të reja, nuk mundemi të kishim edhe kuadro të rekrutuara, të aftësuara për ushtrimin e posteve të pushtetit gjyqësor si që janë gjyqtarët, kryetarët e gjykatave, prokurorët, zëvencdësit e tyre etj. Dhe, kur flitet për inkuadrimin e shqiptarëve në pushtetin gjyqësor, nuk mundet që të mos përmendet edhe një rast. Edhe pse është një rast, por me pasoja të një dukurie. Brenda vitit 2002 me sjelljen e një vendimi politik të partisë VMRO-DPMNE, atëherë në pushtet, dhe me kërkesë të Gjykatës Supreme të RM-së zhvillohet një kaison politik për inkuadrimin e 300 juristëve në pushtetin gjyqësor edhe atë juristë-praktokantë dhe juristë-bashkëpunëtorë profesional. Pas shpalljes së konkursit dhe skadimit të tij, shumë paj juristë të diplomuar shqiptarë u pranuan në pushtetin gjyqësor në detyrë praktikanti ose daktilografë.

Sa i përket përfaqësimit të kuadrove shqiptare si bartës të funksioneve të pushtetit gjyqësor, përfaqësimi poashtu nuk korespondon me Marrëveshjen korrnizë dhe me ndryshimet kushtetuese. Edhe këtu nuk kemi përfaqësim adekuat dhe të drejtë. Nëpër shumë gjykata përfaqësimi është simbolik ose as edhe simbolik. Me fjalë tjera, bartësit e funksioneve në pushtetin gjyqësor të plotësuar nga shqiptarët mund të numrohen në gishta. Ky rast në veçanti duhet të theksohet meqenëse zgjedhja dhe emrimi i të gjithë bartësve të funksioneve në pushtetin gjyqësor bëhet nga Kuvendi i RM-së. Kuvendi, përveç kopetencave tjea është përgjegjës edhe ëpr politikën kadrovike. 58

57 Kështu, për shembull, sipas të dhënave me të cilat disponojmë, në Gjykatën

themelore të Kumanovës, ate të Shkupit I dhe II, dhe të Strugës nuk pranohet asnjë shqiptarë, edhe pse ka pasur kandidatë të paraqitur të cilat i kanë plotësuar kushtet sipas konkursit. Habit fakti se për një gjë të tillë deri tani nuk është inicuar procedurë konkrete për përgjegjësi politike.

58 Në kontekstin e përmendur është me rëndësi të prezentohet një pasqyrë fare e shkurtër. Kështu, për shembull, në Gjykatën themelore Shkupi I në Shkup, prej 81 gjykatësve vetëm 1 është shqiptar; në Gjykatën themelore Shkupi II prej 76 gjykatësve vetëm një është shqiptar; në Gjykatën themelore të Kumanovës; prej 32 gjykatësve vetëm 2 janë shqiptar; në Gjykatën e Manastirit, prej 32 gjyqtarëve nuk ka asnjë shqiptar. Përfaqësimi në pushtetin gjyqësor kur punohet për bartësit e funksioneve nuk

Page 98: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

100

II.3. Mbrojtja juridike e të drejtave kushtetutese Në vazhdim të këtij vështrimi, që është edhe rrumbullaksim i tij, është e nevojshme të theksohet dhe të përmenden edhe disa çështje që kanë të bëjnë me mjetet dhe mekanizmat juridik për mbrojtjen e të drejtave kushtetuese në Republikën e Maqedonisë. Në këtë vështrim u bë fjala për vetëm për disa të drejta esenciale që i garanton Kushtetuta, në pajtim me Marrëveshjen korrnizë. Në veçanti u theksua u theksua çështja e përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në organet e pushtetit, me theks të veçantë në pushtetin gjyqësor, inkuadrimi dhe përfaqësimi i pjesëtarëve të bashkësive nacionale që jetojnë në Maqedoni; ushtrimi i çdo funksioni me plotësimin e kushteve të parapara me Kushtetutë ose ligj, e kështu me radhë. Kur flitet për mekanizmat juridike, konform Kushtetutës, ato janë: organet e pushtetit gjyqësor në tërësi dhe gjyqësori në veçanti; funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe kompetencat e saj; dhe Avokati Popullor.

Gjykatat në RM që janë edhe shtylla kryesore e pushtetit gjyqësor janë të themeluara, të organizuara dhe funksionojnë në pajtim e Kushtetutën e vitit 1991 si dhe konform Ligjit mbi gjykatat e vitit 1995. Por, është evidente se mbrojtja juridike pranë gjykatave akoma nuk është efikase. Zbërthimi i çështjeve të qytetarëve të cilat janë kopetencë të gjykatave nuk zbërthehen në afatin e arsyeshëm. Me të madhe flitet se në gjykatat e RM-së ka edhe korupsion. Egziston edhe anshmëria e disa gjyqtarëve në zbërthimin e çështjeve të palëve. Në shumë raste ndodhin situata që haptas manifestohet jokualiteti dhe joprofesionalizmi në ndarjen e drejtësisë. Krejt kjo që u theksua për gjykatat, dhe jo vetëm kjo, flet se në Republikën e Maqedonisë për funksionimin e shtetit juridik është më se e nevojshme edhe kusht i parë që gjykatat në zbërthimin e çështjeve të gjykojnë në bazë të Kushtetutës, ligjeve pozitive dhe konventave ndërkombëtare të ratifikuara në përputhje me Kushtetutën. Këta janë burimet kryesore juridike për ndarjen e drejtësisë. Që kjo të zbatohet dhe të vjen në shprehje të plotë është e nevojshme tash, dhe jo vetëm tash, nga organet kopetente të shtetit, e në vend të parë Kuvendit të RM-së, të ushtrohet një aktivitet i dendur rreth ekipimit të pushtetit gjyqësor me kuadro kopetente, profesionale, me vlera të larta morale, me kuadro është adekuate dhe i drejtë edhe në gjykatat themelore në Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Strugë dhe Prespë.

Page 99: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

101

të cilat do të jenë të gatshme dhe kopetent, të aftësuara dhe të pavarur në ndarjen e së drejtës. Në raste te keqpërdorimit të çfarëdo lloji është e nevojshme patjetër të inicohet procedurë për përgjegjësi duke përfshirë të gjithë llojet, ate penale, disciplinore e ashtu me radhë. Me këto mjete dhe mekanizma juridike do të mundësohet që çështjet që janë në kopetencë të gjykatave të zbërthehen drejtësisht dhe në afat të arsyeshëm që është imperative i legjislativës pozitive në Republikë, që është obligim që buron edhe në Deklarata Universale për të drejtat e njeriut, si dhe obligim që në mënyrë të theksuar parashikohet edhe në Konventën Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore te Njeriut. 59

Nga qytetarër e Republikës së Maqedonisë para Gjykatës Europiane janë inicuar procedura për shqyrtimin e pshtjeve nga kopetenca e pushtetit gjyqësor. Gjykata Europiane është themeluar konform Koventës dhe selia e saj është në Strazbur. Sipas të dhënave me të cilat disponojmë, para Gjykatës Europiane në Strazbur janë në shqyrtim mbi 100 lëndë nga Maqedonia të inicuara nga qytetarët e saj të cilët nuk janë të kënaqur me vendimet e pushtetit gjyqësor në vendin tonë si edhe në rastet kur pa arsye zbërthimi i ndonjë çështjeje nuk shqyrtohet dhe nuk zbërthehet në afatin e arsyeshë, respektivisht në afatin e kuptueshëm, si që thekson Konventa në nenin 6 të saj.

Sa i përket Gjykatës Kushtetuese jemi të mendimit se duhet të bëhet zgjerimi i katalogut të të drejtave dhe lirive që garantohen me Kushtetutë, si dhe ato që u theksuan në këtë vështrim, dhe për mbrojtjen e tyre të zgjerohet kopetenca e kësaj gjykate. Në të drejtën kushtetutese me të drejtë theksohet se për mbrojtjen e të drejtave kushtetutese edhe në sistemin tonë juridik duhet të parashikohet mundësia e përdorimit të një mjeti të veçantë juridik i cili do të tillohet padia kushtetuese. Pra me ndryshimet de lege ferenca duhet të parashikohen edhe këto mundësi për mbrojtjen sa më të plotë dhe efikase të katalogut të të drejtave dhe lirive të qytetarëve në Maqedoni. Avokati popullorë është organ i veçantë shtetëror. Kopetencat e tij janë të theksuara në Kushtetutë dhe në Ligjin mbi Avokatin Popullorë. Me ndryshimet kushtetutese të vitit 2001, që ishte obligim i

59 Konventa Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut është miratuar nga Këshilli i Europës më vitin 1950. Konventa në fjalë dhe protokolet e saj 1, 4, 6 dhe 7 janë ratifikuar edhe nga Kuvendi i RM-së më datë 10.04.1997. Me ratifikimin e kësaj Konvente lindin edhe obligime konkrete për Republikën e Maqedonisë e cila konform Konventës është e obliguar që ato ti mirfilli. Nga aspekti i pyetjeve që trajtohen në këtë vështrim, kur flitet për pushtetin gjyqësor në RM dhe efikasitetin e tij, është me rëndësi të theksohet edhe nga qytetarët

Page 100: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

102

Republikës konform Marrëveshjes Korrnizë, Avokati Popullorë fiton kopetenca mjaft të rëndësishme dhe të gjëra. Si që u theksua më lart, ai në veçanti kujdeset për zbatimin e një parimi mjaft të rëndësishëm kushtetutes në bazë të cilit garantohet përfaqësimi adekuat dhe i drejtë i bashkësive nacionale që jetojnë në Republikën e Maqedonisë. Mëtutje, në veçanti theksohet edhe kopetenca e Avokatit Popullorë për marrjen e masave konkrete në raste të diskriminimit në inkuadrim dhe përfaqësim. Këto risi duhet edhe të jetësihen në praktikë.

Me zbërthimin e këtyre çështjeve jemi të mendimit se dukshëm do të përmirësohet situata në pushtetin gjyqësor. Për tejkalimin e gjendjes aktuale edhe këtu e shohim të arsyeshme të theksohet se është më se e nevojshme zhvillimi dhe aplikimi i përgjegjësisë në të gjitha nivelet. Është e nevojshme që në zgjedhjen e kuadrove për poste adekuate në pushtetin gjyqësor si dhe për bartës të funksioneve të pushtetit gjyqësor të aplikohet dhe zbatohet politikë e shëndoshë kadrovike. Nuk guxon të ketë dështim në politikën kadrovike. Në këtë mënyrë dot ë mundësohet që edhe në organet e pushtetit gjyqësor të funksionojë demokracia. Me funksionimin e demokracisë në pushtetin gjyqësor si dhe në sistemin politik në përgjithësi faktikisht bëhet edhe demokratizimi i shoqërisë në Republikë si një prej kushteve për zhvillimin e proceseve demokratike dhe në ato suaza dhe të implementimit të Marrëveshjes Korrnizë të Ohrit, e cila ishte temë trajtimi në këtë vështrim.

Page 101: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

103

Mr. Metush Sulejmani

Instituti për hulumtime sociologjike dhe juridiko- poltike, Shkup

MARRËVESHJA E OHRIT DHE MARRDHËNJET NDËRETNIKE NË MAQEDONI

E nderuara kryesi e unionit të inteligjensisë shqiptare në Maqedoni, Të nderuar pjesëmarrës të fondacionit Fridrih Ebert ,zonja e zotërinjë!

Referatin tim që do ta shpalosë këtu para jushë titullohet “Marrëveshja e Ohrit dhe marrdhënjet ndëretnike në Maqedoni”.Para se të flasë në këtë temë dua ti parashtroj disa pyetje: Pse erdhi deri te hartimi i marrveshtjes kornizë e Ohrit?,Çfar ishin marrdhënjet ndëretnike në Maqedoni para marrveshjes së Ohrit?, A ishte i paevitueshëm konflikti i vitit 2001?, Cila ishte pozita juridiko-kushtetuese e shqiptarve në Maqedoni?, A ka vullnet politik që të implementohet tërsisht marrëveshja e Ohrit e kështu me radhë. Unë në punimin tim në fillim do të përqëndrohem vetëm në disa pika të Marrëveshjes së Ohrit, të cilat drejtëpërdrejtë kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndëretnike, siç janë:

Marrëveshja kornizë aneksi "A"

Neni 78

(1) Kuvendi do të themelojë Komitetin për Marrëdhënie midis Bashkësive.

(2) Komitetin e përbëjnë nga 7 anëtarë nga radhët e maqedonasve dhe të shqiptarëve dhe 5 anëtarë që janë nga një nga radhët e turqve, vllehëve, romëve dhe të dy bashkësive të tjera. Secili nga këta pesë anëtarë të fundit do të jenë nga bashkësi të ndryshme; Nëse në Parlament janë të përfaqësur më pak se 5 bashkësi të tjera, Avokati Popullor, në konsultim me liderët e bashkësive relevante, do të propozojë vetë anëtarët e tjerë jashtë përbërjes së Parlamentit.

Page 102: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

104

(3) Kuvendi zgjedh anëtarët e Komitetit

(4) Komiteti shqyrton çështjet e marrëdhënieve midis bashkësive në Republikë dhe sjell mendime e propozime për zgjidhjen e tyre.

(5) Kuvendi është i obliguar që të shqyrtojë mendimet dhe propozimet e Komitetit dhe të marrë vendime lidhur me to.

(6) Në rast të kontestit midis deputetëve të Kuvendit lidhur me zbatimin e procedurës për votim të përcaktuar me nenin 69 (2), Komiteti me shumicë votash do të vendos se a do të zbatohet procedura.

Neni 104

(1) Këshillin Gjyqësor republikan e përbëjnë 7 anëtarë.

(2) Kuvendi zgjedh anëtarët e Këshillit. Tre anëtarë do të jenë të zgjedhur me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, nga të cilët duhet të ketë shumicë votash edhe të numrit të përgjithshëm të deputetëve që deklarohen se i takojnë bashkësisë që nuk është popullatë shumicë në Maqedoni.

Neni 109

(1) Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë e përbëjnë 9 gjykatës.

(2) Kuvendi 6 gjykatës të Gjykatës Kushtetuese i zgjedh me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve. Kuvendi zgjedh edhe tre gjykatës me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, ku duhet të jetë edhe shumica e votave të deputetëve që deklarohen se i takojnë bashkësisë e cila nuk është shumicë e popullatës në Maqedoni.

Marrëveshja kornizë aneksi "B"

Ndryshime në legjislacion

Palët do të ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme që të sigurojnë miratimin e ndryshimeve të lartëpërmendura edhe në legjislaturë edhe atë në brenda periudhave të caktura kohore.

Page 103: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

105

5. Ligjet për nëpunësit shtetërorë dhe administratën publike

Kuvendi para se të përfundojë mandatin e tanishëm parlamentar do të miratojë ndryshimet në ligjet për nëpunësit shetëror dhe administratën publike në mënyrë që të sigurohet përfaqësim i barabrtë i bashkësive në përputhje me pjesën 4. 2 të Marrëveshjes kornizë.

8. Ligjet që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhëve Kuvendi deri në përfundim të mandatit të kësaj përbërje

parlamentare do të miratojë legjislaturën e re që rregullon përdorimin e gjuhëve në organet e Republikës së Maqedonisë. Kjo legjislaturë duhet të sigurojë këto:

- që në mbledhjet plenare edhe në punët e organeve të Kuvendit, deputetët të mund të flasin në gjuhët e përmendura në nenin 7, alineja 1 dhe 2 të Kushtetutës (ashtu siç është ndryshuar në pajtim me Aneksin A);

- ligjet do të shpallen në gjuhët e përmendura të nenit 7, alineja 1 dhe 2 e Kushtetutës (ashtu siç është ndryshuar në pajtim me Aneksin A)

- të gjithë nëpunësit publikë emrin e tyre mund ta shkruajnë me shkrimet e cilës do gjuhë të përmendur në nenin 7, alineja 1 dhe 2 të Kushtetutës (ashtu siç është ndryshuar në pajtim me Aneksin A) dhe cilindo dokument zyrtar.

Kuvendi deri në fund të mandatit të përbërjes së tanishëm parlamentare duhet të ndryshojë legjislaturën për lëshimin e dokumentëve personale. Deri në fund të përbërjes së tanishme parlamentare, Kuvendi duhet të ndryshojë të gjitha ligjet relevante me qëllim që dispozitat për përdorimin e gjuhëve të jenë në përputhje të plotë me pjesën 6 të marrëveshjes kornizë.

Marrëveshja kornizë aneksi "C"

Implementimi dhe masat për ndërtim të mirëbesimit 1. Mbështetja ndërkombëtare

Page 104: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

106

1.1 Palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të lehtësojë, që të mbikqyrë dhe të ndihmoj implementimin e dispozitave të marrëveshjes kornizë dhe të anekseve të saj dhe kërkojnë që përpjekjet e tilla të koordinohen nga BE-ja, në bashkëpunim me Këshillim për Stabilizim dhe Asocim.

2. Regjistrimi dhe zgjedhjet

2.1 Palët konfirmojnë kërkesën për mbikqyrje ndërkombëtare nga Këshilli Europian dhe Komisioni Europian të regjistrimit që duhet të mbahet në tetor të vitit 2001.

2.2 Zgjedhjet parlamentare do të mbahen deri më 27 janar të vitit 2002. Organizmat ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe OSBE-në do të ftohen që t'i mbikqyrin këto zgjedhje.

3. Kthimi i refugjatëve, ripërtritja dhe rindërtimi

3.1 Të gjitha palët do të punojnë për kthim në shtëpitë e veta të të gjithë refugjatëve, të cilët janë qytetarë të Maqedonisë ose kanë qëndrim të ligjshëm në Maqedoni, si dhe të gjithë personave të zhvendosur në afat sa më të shkurtër kohor dhe i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, veçmas UNHCR-së që të ndihmojë në këto përpjekje.

3.2 Qeveria, me pjesëmarrje të palëve, 30 ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes kornizë do ta përcaktojë planin askional për ripërtritjen dhe rindërtimin e rajoneve të goditura nga armiqësitë. Palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndihmojë në formulimin dhe implementimin e këtij plani.

3.3 Palët i bëjnë thirrje Komisionit Europian dhe Bankës Botërore, që pasi Kuvendi t'i miratojë amandamentet kushtetuese, të përmendura në Aneksin A, dhe ligjin e ndryshuar për pushtetin lokal, të konvokojnë sa më shpejtë një konferencë donatorësh ndërkombëtare për mbështetje të financimit të masave të duhet të ndërmerren për implementim të marrëveshjes kornizë dhe të anekseve të saj, duke përfshirë këtu edhe masat për forcimin e pushtetit lokal dhe reformat në shërbimet policore, për të mbështetur ndihmën makrofinanciare për

Page 105: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

107

Republikën e Maqedonisë dhe për të mbështetur masat për ripërtritje dhe rindërtim të përcaktuara me planin askional nga pika 3. 2.

6. Kultura, arsimi dhe përdorimi i gjuhëve

6.1 Palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, duke përfshirë edhe OSBE-në që të shtojë ndihmat për projektet nga fusha e mediave, me qëllim të përforcimit të mëtejshëm të mediave elektronike, radio e TV dhe të mediave të shkruara, duke përfshirë edhe mediat në gjuhën shqipe dhe mediat shumëkombëshe. Palët gjithashtu i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të shtojnë programet për aftësim profesinal për mediat e pjesëtarëve të bashkësive që nuk janë popullatë shumicë në Maqedoni. Palët gjithashtu i bëjnë thirrje OSBE-së që të vazhdojë përpjekjet në projektet e destinuara për përmirësim të marrëdhënieve ndëretnike.

6.2 Palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të sigurojë ndihma për implementimin e Marrëveshjes Kornizë në fushën e arsimit sipëror.60

E gjithë ajo që u tha në tekstin e marrëveshtjes kornizë i pasqyron marrdhënjet ndëretnike në Maqedoni me tendencë të përmirsimit të tyre duke pasur parasyshë veçanrisht marrdhënjet mes shqiptarve dhe maqedonasve.Pra ky është një dokumente relevant me karakter ndërkombëtarë i cili në vehte i ngërthenë mekanizmat dhe mënyrën e zgjidhjes së problemeve ndëretnike në Maqedoni me theks të veçantë problemet ndëretnike mes Maqedonasve dhe Shqiptarve.

Kurë flitet për marrdhënjet ndëretnike në Maqedoni kam parasyshë faktin se bëhet fjalë për një problem mjaftë të ndieshëm dhe fleksibil i cili problem gërshetohet në të gjitha poret e jetës duke filluar që nga familja e deri tek institucionet shtetërore. 2

Aktualiteti i kësaj problematike gjithëherë është dhe do të jetë prezent deri sa nuk zgjidhen këto probleme ashtu siç duhet, dhe se

60 Nazmi Maliqi, Toleranca politike në funksion të paqes, Fondacioni Friedrich Ebert, Shkup, 2001.

Page 106: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

108

ndërlidhet me ate se Republika e Maqedonisë është bashkësi multietnike, multikonfeksionale dhe multikulturore, që do të thotë se mbrenda kësaj bashkësie jetojnë një numër i madh grupesh etnike të cilat dallohen me historinë e tyre,kulturën,traditën,doket,religjionin etj.

Do të dëshiroja të bëj një retrospektivë dhe të ndërlidhem me ate si erdhi deri te marrëveshja kornizë e Ohrit. Nuk mundë të thuhet se tensionet ndëretnike mes shqiptarve dhe maqedonasve filluan ad hok dhe pikrisht në vitin 2001,që do të thotë se kjo problematikë e ka dimenzionin e sajë historik. Duke u nisur nga kjo pikëpamje, mundë të them se ne edhe më herët kemi qenë të ngarkuar me problemin e mardhënjeve ndëretnike ku frekuenca e këtyre tensioneve ndëretnike dirigjohej nga komponenta ekonomike dhe politike e sistemit të më parshëm. Shpesh herë është folur se në sistemin e mëparshëm monist egzistonte një kohezion i mbrendshëm, mirpo ai ishte me karakter fiktiv sepse arrihej me represion dhe dhunë sistematike veçanrisht kurë ishin në pyetje shqiptarët.

Pra marrdhënjet e keqësuara ndëretnike mes shqiptarve dhe maqedonasve ishin pasojë e moszgjidhjes së statusit juridiko-kushtetues të shqiptarve në Maqedoni,dhe do të ishte gabim i madh dhe me pasoja të pa parashikuara kur problemet politike dhe ekonomike barten në sferën e mardhënjeve ndëretnike.Për fat të keq kjo gjithëherë ka ndodhur në marrdhënjet ndëretnike tek ne me theks të veçantë mes shqiptarve dhe maqedonasve.

Problematika e mardhënjeve ndëretnike më parë u cek se e ka komponenten e sajë historike,që do të thotë se ky problem është bartë me dekada të tëra duke mos u zgjidhur.

Nëse vërehet dimenzioni temporal historik,mundë të themi se gjeneza e mosëzgjidhjes së çështjes globale shqiptare fillon pas kongresit të Berlinit të vitit 1878, vazhdon me vitin 1913 kur fillon dezintegrimi dhe ndarja e trojeve shqiptare nga fqinjët e tyre.

2 (Mr. Metush Sulejmani “Lidhshmëria reciproke dhe ndikimi i komponentes kulturo-vlerore të procesit edukativo-arsimorë dhe marrdhënjet ndëretnike në Republikën e Maqedonisë”,faq.2, Instituti për hulumtime sociologjike dhe juridiko-politike Shkup 2001 (tezë e magjistraturës).

Page 107: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

109

Problematika e represionit dhe gjenocidit ndaj shqiptarve në formën institucionale fillon në mbretërinë e SKS,e cila mbretëri ishte një burgë i madh për shqiptarët ku e drejta e tyre për identitet etnik,kulturorë.arsimorë gjuhësorë etj,ishte rreptësishtë e ndaluar. Pas shkatërrimit të kësaj mbretërie dhe fillimit të LNÇ-në ish Jugosllavi,tek shqiptarët në përgjithsi duke marrë parasyshë edhe shqiptarët e maqedonisë lindi shpresa se do të përmirsohet statusi i tyre dhe do të kenë një jetë më të mirë.Mirpo shqiptarët edhe kësaj here u zhgënjyen. Pas luftës së dytë botërore shqiptarët dhe maqedonasit startin e kishin të barabartë,mirpo shqiptarët që në startë filluan të ngecin jo me fajin e tyre porë kjo ishte rezultat i politikës së atëhershme që kishte qëndrim negativ ndaj çështjes shqiptare. Maqedonasit për një kohë të shkurtër i bëjnë të gjitha institucionet e veta kurse shqiptarët mbesin në margjina të kohës duke iu anashkaluar të gjitha kërkesat e tyre. Viti 1974 ishte vit shprese për gjith shqiptarët e ish hapsirës jugosllave e poashtu edhe për shqiptarët e maqedonisë,të cilët me kushtetutën e vitit 74 ata fitojnë status të barabartë me maqedonasit dhe ishin element konstitutiv i shtetit. Për fat të keqë ky avansim i të drejtave të shqiptarve në maqedoni mbeti vetëm i karakterit teorik,dhe asnjëherë këto të drejta nuk u jetësuan në praktikë. Viti 81 gjithashtu ishte vit që pati reperkusione negative tek shqiptarët e maqedonisë ku fillon një represion i pa parë ndaj tyre e veçanrisht ndaj inteligjencisë i cili kulmin e arrinë në vitin 1989 vit ky i cili në europën jug-lindore mirret si periudhë e ndryshimeve politike dhe ekonomike gjegjësisht si revolucion i kësaj pjese të europës.

Faktikisht në këtë periudhë paraqiten dy lloje të proceseve: në europën perendimore kemi procese integrative,kurse në europën jug-lindore procese dezintegrative. Deri sa në europën perendimore zhvillohen dhe forcohen proceset integruese të karakterit ekonomik politik, social dhe ushtarak,në europën jug-lindore fillon shkatërrimi i federatave famoze siç ishin BRSS,Çekosllovakia dhe Jugosllavia të cilat ishin krijesa artificiale ku shum popuj ishin integruar me dhunë dhe kundër dëshirës së tyre. Proceset dezintegrative të cilat u zhvilluan në ish hapsirën jugosllave patën intenzitet të lartë në kontekst negativ me kontradikta ekonomike, politike e veçanrisht me ato etnike.

Karakteri totalitarë i sistemit të më parshëm nuk ishte në gjendje ta zgjidhë çështjen kombëtare shqiptare. Mosrespektimi i të drejtave dhe lirive elementare,dominimi dhe pozita superiore e grupit etnik shumicë dhe pozita inferiore e grupeve etnike më të vogla me theks të veçantë

Page 108: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

110

pozita e shqiptarve,dhe represioni sistematik ndaj tyre,e gjithë kjo rezultoi me shembjen e atij sistemi. Pas ramjes së sistemeve totalitare përsëri u hap çështja:popujtë të cilët kishin jetuar në këto bashkësi famoze a do ta kenë të drejtën për vetëvendosje?.Kjo e drejtë iu lejua të gjithë popujve të hapsirës ish jugosllave kurse shqiptarve nuk iu lejua. Ngjarjet që ndodhën në ish jugosllavi me gjithë turbulencën e tyre u reflektuan edhe në Maqedoni e veçanrisht duhet cekur tensionet dhe fërkimet ndëretnike mes shqiptarve dhe maqedonasve si dy grupe më të mdha etnike.

Me pavarsimin e maqedonisë dhe me paraqitjen e sistemit shumëpartiak,shqiptarët menduan se kishte ardhur momenti që ta zgjidhin statusin e tyre juridiko-politik.

Në këto kushte dhe rrethana edhe shqiptarët si banorë autokton në trojet e veta dolën me kërkesat e veta që edhe ata të jenë element shtetëformues ku do të përdoret gjuha e tyre si gjuhë e dytë,të drejtat në arsim deri te arsimimi superiorë,e drejta për punësim,e drejta e përfshirjes proporcionale në institucionet shtetërore e të drejta tjera.

Mirpo këto kërkesa vazhdimishtë u injoruan dhe u anshkaluan nga pala maqedonase.Të gjitha këto vlime politike për çdo ditë e më tepër reflektoheshin në marrdhënjet ndëretnike. Se tensionet ndëretnike ishin me bazë institucionale këte e vërtetojnë ngjarjet e Ladorishtit,ngjarjet e Bit pazarit,ngjarjet me rastin e themelimit të UT-së ngjarjet e Gostivarit dhe shumë ngjarje tjera të cilat për çdo ditë e më tepër e shtonin revoltën tek popullata shqiptare e veçanrisht te të rinjtë shqiptarë të cilët bredhnin rrugve të pa punësuar.Edhe pse kishte zëra që thonin se marrdhënjet ndëretnike janë të mira dhe relaksuese këte e demantojnë hulumtimet shkencore të lamive të ndryshme. Është me rëndësi të ceket një hulumtim empirik shkencorë i cili titullohej “Burimet dhe faktorët e tensioneve ndëretnike dhe procesi edukativo-arsimorë”,i cili u punua në kuadër të Institutit për hulumtime sociologjike dhe juridiko-politike në Shkup.Ky hulumtim jo vetëm që i demantoi qëndrimet oficiale shtetërore se kemi mardhënje ndëretnike të relaksuara, por doli me të dhëna konkrete shkencore se këto mardhënje janë mjaftë të acaruara dhe me tendencë të acarimit të mëtutjeshëm edhe më të madhe.

Page 109: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

111

Ky proekt shkencorë e vërtetoi se mes shqiptarve dhe maqedonasve egziston një distancë e madhe etnike,se paragjykimet dhe stereotipet etnike janë në një shkallë të lartë dhe se manifestohet urrejtje dhe mosdurim i madh mes tyre.Duke i marrë parasyshë të gjitha këto të dhëna është vërejtur se një konflikt mes maqedonasve dhe shqiptarve ishte i paevitueshëm,dhe ky konflikt ndodhi pikërisht në vitin 2001.Ky konflikt shkaktoi humbje të mëdha në aspektin material,finansiar,njerzorë dhe në ketë aspekt urrejtja ndëretnike thellohet edhe më tepër. Mirpo që të mos vijë deri te shkatërrimi i shtetit,pason marrëveshja kornizë e Ohrit mes maqedonasve dhe shqiptarve e cila u bë me ndërmjetsim ndërkombëtarë.

Prandaj ky dokument ka karakter ndërkombëtarë pa marrë parasysh se ku u mbajtë kjo marrëveshje,sepse garantues dhe nënshkrues i këtij dokumenti është edhe faktori ndërkombëtarë. Marrëveshja kornizë e Ohrit është një dokument kompromisi që do të thotë se kjo marrëveshje nuk është ideale pasi se aty nuk përfshihen të gjitha kërkesat e shipëtarve porë megjthate premton mjaftë për avansimin e pozitës së shqiptarve në Maqedoni dhe se ky dokument garanton mirëqenje ekonomike,politike,sociale dhe kulturore për të gjitha grupet etnike të cilat simbolizojnë karakterin shumetnik të shtetit.

Sipas kësaj marrëveshtje shqiptarve iu ipet mundsia ta avansojnë pozitën e tyre juridiko-kushtetuese duke u nisur që nga përdorimi i gjuhës,e drejta e arsimit, punësimit,decentralizimi i pushtetit qendrorë etj .

Në bazë të kësaj marrëveshje Republika e Maqedonisë si shtet shumëetnik , pas përfundimit të konfliktit shqiptaro – maqedonas duhet të shkon me hapa më të vendosur drejt implementimit apo materializimit të kësaj marrëveshje .

Realizimi i mirëfilltë i kësaj marrëveshje është kusht për integrimin e mbrendshëm të të gjithë qytetrëve dhe të inkuadrimit të Maqedonis në organizatën verio- atlantike dhe në unionin evropian , dhe të hyn në familjen e shteteve me shkallë të larta të demokracisë . Me këtë dokument krijohen kushte që secili njeri dhe secili grup etnik ta gjejë vehten në vlerat e përbashkëta demokratike ku do të vijnë në shprehje respektimi i denjë i lirive dhe të drejtave elementare të qytetarëve të cilat janë bazë e funksionimit të shtetit juridik.

Page 110: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

112

Baza e respektimit të dallimeve , lirive dhe të drejtave elementare është kushti themelor që qytetarët të kenë të drejtë ta shprehin kulturën nacionale , fetare , politike etj . Marrëdhëniet ndëretnike nuk do të kenë perspektivë nëse :

- E vërteta matet me fuqinë , - Kur vendimet politike sillen nga një grushtë njerëzish , - Kur nuk ka bashkëpunim mes grupeve etnike , - Aty ku nuk respektohen dallimet , - Atje ku nuk ka barazi , liri dhe solidaritet , - ku politikanët i manipolojnë qutetarët në bazat etnike etj.

Lidhur me zhvillimin dhe funksionimin e shoqërive shumë etnike, në sociologji ekzistojnë dy meta teori : Teoria e integrimit shoqërorë të cilën e përkrahin funksionalistët ku në shprehje vjen integrimi në bazë të koncenzusit , dhe teoria e konfliktit shoqërorë e cila bazohet në parimin se çdo shoqëri në brendi ka konflikte dhe antagonizma . Këto dy teori përdoren varsisht nga karakteri i sistemit shoqërorë dhe struktura shtetërore duke pasur parasyshë karakterin e sajë monoetnik apo heteroetnik. Ne deri para konfliktit të vitit 2001 kemi pasur një sistem stratifikues shumëetnik ku përfaqësuesit e grupeve etnike ishin të ndara në stratume të larta ku bënin pjesë pjesëtarët shumicë dhe stratume të ulta ku bënin pjesë grupet etnike pakicë .

Në bazë të këtij stratifikimi etnik marrëdhëniet ndëretnike ishin marrëdhënie dominimi dhe nështrimi .Edhe sociologu gjermanë Maks Veber i kushtoi rëndësi releacionit; shumicë – pakicë ku këto marrëdhënie sipas tij ishin marrëdhënie të fuqisë dhe pushtetit .3 Shumë hulumtues shkencorë të cilët objekt hulumtimi i kishin shtetet shumetnike thonin se paragjykimet dhe stereotipet etnike janë të vetmit faktorë të cilët ndikojnë në tensionimin e marrëdhënieve etnike . Nuk ka dilemë se këto faktorë kontribuojnë në rritjen e tensioneve ndëretnike , mirpo ato nuk janë faktorë vendimtarë . Sipas mendimit tim faktori vendimtarë në bashkëveprim me paragjykimiet dhe stereotipet etnike për keqësimin e mardhënjeve ndëretnike është pozita dominuese apo superiore dhe jodominuese ose inferiore e grupeve etnike mbrenda bashkësisë shumëetnike Sa u përket raporteve ndëretnike mes shqipëtarëve dhe maqedonasëve, shqiptarët asnjëherë nuk kanë pasë pozitë dominuese dhe superiore në shtet , por pozitë inferiore dhe të palakmueshme . Heterogjeniteti etnik i shtetit të Maqedonisë e inponon nevojën që të 3 Ulrih Bilefeld “ Të huajtë: Miqë apo armiqë “ , faq. 23 , Beograd 1998 .

Page 111: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

113

vërehen më detalishtë , ana shoqërore , ekonomike, politike, kulturore dhe fetare e marrëdhënieve ndëretnike. Asnjë shoqëri shumëetnike, sikurse edhe Maqedonia nuk mundë të jetojnë në kontradita dhe konflikte të përhershme prandaj duhet të gjetur mekanizma përkatës për zgjidhje afatëgjate të problemeve .Shumë shkenctarë kan bërë përpjekje për gjetjen e një mënyre se si të zgjidhen këto probleme, dhe kjo zgjidhje të jetë e pranueshme për të gjithë.Një mekanizëm i këtillë është pa dyshim edhe marrëveshja e Ohrit e cila bazohet në gjetjen e vlerave të përbashkëta mes maqedonasve dhe shqipëtarëve . Parashtrohet pyetja sa është bërë në këtët drejtim me inplementimin e kësaj marrëveshje dhe si të materializohet plotësisht ky dokument?. Mundë të thuhet se fillimi i inplementimit të kësaj marrëveshje ishte mjaftë i ngadalshëm dhe i zbehtë,dhe se kjo zbehtësi akoma vazhdon si rzultat i barierave që vinin nga pala maqedonase për mos implementim të plotë të kësaj marrëveshje,po njëkohësishtë edhe nga jouniteti i subjektit politik shqiptarë. Edhe pse vërehen rezultatet e para të implementimit të kësaj marrëveshje, prap themi se këto rezultate janë simbolike dhe të ngadalëshme.

Këtu si faktorë i neglizhimit dhe ngadalësimit të kësaj marrëveshje për fat të keq,po e përsërisë edhe njëherë, është pala maqedonase e cila mundohet që në fundë ky dokument të përfundoj me reduktime të mëdha .E keqja më e madhe qëndron se subjekti tjetër politk maqedonas në opozitë donë të hjekë dorë nga kjo marrëveshje edhe pse ishte nënshkruese e këtij dokumenti. Po i njejti subjekt kohëve të fundit doli edhe me opcion tjetër për ndarje teritoriale dhe ndërtim muresh etnike mes maqedonasve dhe shqipëtarëve. Ky është një absurd i madh nga shkaku se në Europë gjithëkah rrënohen këto mure kurse te ne pra paraqiten zëra për ngritje muresh etnike.Pra kjo politikë shterpe dhe pa perspektivë është rezultat i karakterit egocentrik dhe etnocentrik të nacionalizmit të tyre Kjo pra është edhe një shenjë se vet maqedonasit janë kundër bashkëjetesës me shqipëtarët . Për inplementimin e sukseshëm të marrëveshjes së Ohrit duhet të unifikohet subjekti politik shqiptarë si pozita ashtu edhe opozita në bashkveprim me inteligjencinë shqipëtare . Mirpo në anën tjetër faktori shqiptarë i unifikur duhet të jetë vigjilent në përcjelljen e zhvillimit të processeve politike ekonomike , sociale dhe kulturore në rajonë dhe më gjerë , dhe në rastë nevoje po që se vjenë deri tek dështimi i kësaj marrëveshje të gjinden opcione dhe alternativa tjera konformë zhvillimit të proceseve në rajonë .

Page 112: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

114

Literatura e konsulltuar 1. Nazmi Maliqi, “Toleranca politike në funksion të paqes “, Fondacioni

Friedrich Ebert Stiftung, 2003, Shkup. 2. Mr . Metush Sulejmani, “ Lidhëshmëria reciproke dhe ndikimi i

komponentes kulturo - vlerore të procesit edukativo - arsimorë dhe mardhëniet ndëretnike në Republikën e Maqedonisë “ , Instituti për hulumtime sociologjike dhe juridiko – politike, Shkup, 2001, (Tezë e magjistraturës).

3. Ulrih Bilefeld, “ Të huajtë : Miqë apo armiqë “, Beograd, 1998

Page 113: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

115

Prof Dr. Mahmut Hysa Univerziteti i Tetovës

MARRVËSHJA E OHRIT NJË CONSENSUS

OMNIUM

Marrëveshja e Ohrit paraqet një akt sa juridik aq edhe politik, sa social aq edhe kulturor, sa ofertues aq edhe detyrues, sa teorik aq edhe pragmatik, pra një consensus omnium, të pranueshëm nga të gjitha palët deri dje të polarizuara në mënyrë që edhe Maqedonija, pas aq e aq devijimeve, disonancave e paradokseve të hegjemonis politike të njërës palë në dëm të tjetrës, të ecë rrugës së demokracisë të vërtetë, asaj të shteteve më të përparuara të Evropës duke krijuar premisa reale për integrime Evro-Atlantike.

Marrëveshja e Ohrit me karakterin e saj juridik e politik, që për të gjitha strukturat e saja politike e sociale është mundësi dhe obligacion për ecje vertikale, ka peshën dhe vleren e njejtë me Marëveshjen e Dejtonit dhe me rezolutën 1244 edhe pse për kah origjina e autorësija tekstuale dhe për kah kompentencat mbivështruese për realizimin e tyre këto dokumente dallojnë shumë njëri nga tjetri. I pari për kah origjina e autorësisë vjen si rezultat i iniciativës së shtetëtareve të fuqive të mëdha, i dyti si iniciativë e K.S. të K.B., prandaj edhe imlementimi dhe efektshmerija e tyre është më e madhe.

Për kundrejt të këti fakti shumë të rëndësishëm, Marrëveshja e Ohrit si origjin autorësie ka partitë politke më relevante dhe më të moderuara në Maqedoni dhe si nostrifikues del faktori juridik e politik i mbrendshëm, prandaj edhe efektshmëria dhe implemtimi i sajë është më i vogël dhe përkundrejtë insistimit të faktorit ndërkombëtar që miopia dhe hegjemonia politikke e disa faktorëve të mbrendshëm të thehet dhe të zëvendësohen me prerogativat e kësaj marrëveshje që është me aurea mediocitris optimal për palën shqiptare që në të ardhmen kjo Marrvëeshje t’i nënshtrohet një rishqyrtimi e diskutimi më të avansuar. Për të gjithë faktorët frenues, për të gjithë ata që s’e kuptojnë, apo që sduan ta kuptojnë, për të gjithë ata që gjatë së kaluarës moniste krijuan komplkesion e superioritetit nacional e politik, Marrëveshja një tempora mutantur, është një domosdoshmëri për ndërrimin e ndërgjegjës e të vetëdijes të njerëzëve retrogardës, pse ata skuptojnë se

Page 114: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

116

rrota e historisë ecë dhe ajo e shkel secilin që i rri përpara. Megjithatë, ngec edhe ngadalsimi i implementimit të kësaj Marrëveshje, përkundrejt shumë faktorëve avansues që ofron ajo, dhe sigjyrimeve dhe stimulimeve që janë faktorët e jashtëm, tregon se sa i thellë dhe i gjerë paska qenë kompleksi i superioritetit te disa struktura të caktuara, aq sa mendojnë se me implementimin e saj do të cënohet integriteti dhe aureola shtetërore dhe jo se shteti me implementimin e saj do të integrohet më shpejtë bashkësinë ndërkombëtare. Ngecja edhe ngadalsimi në mënyrë implicite tregon se një marrëveshje e tillë është dashur të arrihet shumë më herët, të paktën kur Maqedonia u nda nga ish shteti i përbahskët i Sllavëve, Jugosllavia AVNOJ-it. Mirëpo, fatkeqësisht nga ajo katrahur shtetesh slave, u trashëgua edhe bindja iluzioniste se Maqedonia duhet të jetë vetëm e maqedonëve e jo e të gjithë popujve që jetojnë aty.

Dictum factom

Marrëveshja e Ohrit nuk ka mundur ti definoj termodalitetet e një fenomeni kodifikues. Si zakonishtë aty ndër të tjera përcaktohet kategoritë që mundë dhe duhen të realizohen në periudhën e ardhme me mënyrën dhe strukturën që kërkojnë ato kategori. Mirëpo, inicimi për realizimin e këtyre kategorive varet shpesh edhe nga faktori subjektiv, nga njerëzit që janë në dikastere adekuate që të themelojnë atë që thuhet dhe parashihet në këtë marrëveshje. Ndër të tjera në nenin 48, pika 3 parashihet që bashkësitë që të mundë të mbrojnë identitetin e tyre etnik, kulturor, gjuhësor e fetar, themelojnë institucionet kulturore-artistike, shkecore e arsimore. Diskrepancë më e madhe në këtë mes ekziston nëmes nevojave dhe mosgatshmërisë të derisotme të pushtetit për të krijuar institucione shkencore, të paktën për shkencat humanitare. Gjerë më tani ke mundur të gjejshë ndonjë bashkëpunëtor shkecor në Institutin e Historisë dhe me atë të Folklorit, por në institucionet e tjera shkencore, si në Akademinë e shkencave dhe të Artëve gjer më sot nuk është pranuar asnjë anëtarë edhe pse janë propozuar shkencëtarë shumë meritor, ndërsa për një institut, albanologjik e as që është folur ndonjëherë. Mendoj se faktori politik shqiptar që momentalishtë është në kualicion (BDI) duhet të kërkojnë nga kualicionistët të realizojnë një kërkesë ashtu si edhe partitë politike nënshkruese të Marrëveshjes së (PDSH e PPD), përmes faktorit ndërkombëtar, si garantues për implementimin e Marrëveshjes, të ndihmojnë për një iniciativë të tillë si një dictum factum, se ajo që thuhet shkruhet duhet edhe bërë. Faktë i pamohueshëm është se potenciali shkencor i kategorisë së lartë shkecore

Page 115: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

117

ekziston, kemi shkenctar me tituj dhe grada shkencore, kemi edhe vepra të shumta shkencore të të gjithas profileve për ti plotësuar kushtet themelore e më shumë nga ajo që kërkohen sipas standarteve evro perendimore. Këtë e dëshmojnë kuadrot që sot punojnë në Universitet mbrenda vendit. Në Shkup, në Tetovë, dhe jashta vendit, në Prishtinë, në Tiranë, Shkodër, ashtu si edhe kuadrat shkencore të shpërdara në diasporë. Natyrishtë se për këtë duhen të formohen grupe eksperte të degëve përkatëse të cilat do të përgaditnin elaborate specialistike në të gjitha kërkesat që shtrohen si kushte themelore. Me sa jemi informuar gjer më sot nuk kemi ndëgjuar për iniciativëa të tilla, për qasje dhe përgaditje elaboratesh. Për këtë duhet sëpari fajsuar vetëveten dhe pastaj të tjerët.

Vis vitalis – i, i gjuhës shqipe

Njohja e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare ka qenë një imperative i kohës i stërpjekur dhe i stërnevojshëm, si mundësi simplifikantë, problemi i thjeshtë për të gjetur një sulucion më të pranueshëm, si realizim i integruar me premise politike, prandaj edhe me mundësi të kufizuara për një zgjidhje të përafërtë e objektive. Megjithatë, gjuha shqipe mundë të dëshmoj vis vitalis – in e sajë, apo aftësinë dhe fuqinë e sajë jetësore me historinë e sajë të shkrimit, me etimologjinë, me fondin leksiokor, me fleksibilitetin gjuhësorë etj.

Barazia në dokumentet e udhëtimit dhe letërnjoftimit: përdorimi paralel i gjuhës në këto dy dokumenta zbatohet në të gjitha format dhe për të gjithë qytetarët. Me realizimin e kësaj premise vetëm se do ta rrisin imazhin tonë si shtet që ka mirëkuptim dhe tolerancë, vetëm se do të tregojmë shkallën më të lartë të zhvillimeve demokratike, kultuore e njerëzore. Për një variantë plotësishtë të barabartë duhet të na shërbejnë zgjedhjen që kanë bërë të tjerët, si psh. në Tirolin Jugor. Në dokumentat e udhëtimit apo në atë të identifikimit – letërnjoftimet, nuk shkruhet në rreshtin e parë REPVBBLICA ITALIANA, por vetëm REPUBLICA (italishtë) dhe REPUBLIK (gjer) dhe në rreshtin e dytë ITALIANA (italishtë). Dhe ITALIEN (gjermanishtë). Barazia në tabelat administrative, të toponimeve dhe të rrugëve: në tabelat administrative në qedrën kryesore Tiroliti Jugor – në Bolzano, tabelat administrative janë të shkruara në të dy gjuhët zyrtare, siç duhet të praktikohet një variantë e tillë edhe te ne, përveç se në tabelat e komunave me shumicë, siç praktikohet te ne. Kjo duhet të praktikohet edhe për tabelat e toponimeve dhe të rrugëve në komunat me shumicë popullative të një bashkësie etnike. Një praktikë e tillë te ne nuk ekziston, sidomos për

Page 116: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

118

tabelat administrative me karakter republikan, në ato të toponimeve e diku edhe të rrugëve. Toponimet madje duhet të shënohen vetëm në formë që shkruhen dhe fliten në atë gjuhë dhe jot ë bastarduar, siç ka qenë praktika e gjertanishme.

Komunikimi ndërqytetar. Të gjithë qytetarët e Tirolit Jugor që si qytetar të përhershëm ushtrojnë shërbimet nga më të thjeshtat gjer te ata me përgjegjësi administrative dhe politike, janë të detyruar ta njohin gjuhën e njëri tjetrit. Sipas vendit të punës ndahen të tri grupe: 1 kategoria e atyre që kryejnë shërbime publike të rëndomta dhe duhet ta dijnë sado pak gjuhën e tjetrit, 2 Kategoria e nëpunësëve, policëve duhen të kenë njohuri të plota madje edhe ta shkruajnë, 3 Kategoria e atyre që udhëheqin dhe duhet ta dinë ta flasin dhe ta shkruajnë pa gabime .për të arritur këtë shkallë duhet të mbahen kurse të veçanta, nga 4 muaj për të mundur që të pranohen ne punë.

Gjatë përdorimit të gjuhës së tjetrit nuk lejohet të ketë përbuzje, ofendime, përçmime, sepse çdo denoncim pason me përjashtim nga puna.

Bilinguizmi. Për të kijuar kudro për një ambient bilinguistik dfuhet të ekzistojë edhe reciprociteti në të mësuarit e gjuhës së tjetrit nëpër institucionet shtetërore. Natyrishtë se kjo për një intelektual dhe për një njeri të kulturuar nuk duhet të paraqesë asfarë kompleksi dhe asfarë dezintegrimi për shtetin, apo tendencë për shkëputje, apo se i kërcënon interesat vitale. Përkundrazi, ky aktë është një pasurim edhe më i madhë i vlerave të njeriut sepse më kotë nuk thonin latinët; njeriu vlen aq sa gjuhë dinë. Kjo sepse: të jetojsh së bashku me një etnitet tjetër, e të punosh së bashku, të krijosh së bashku, të ekonomizoshtë së bashku dhe të mos pranosh gjuhë e njëri tjetrit, kjo mundë të ngjaj vetëm në shteet totalitare ku ka susnduar gjatë diktaktatura e proletariatit, formë më e vrazhdë e hegjemonizmit, apo vendit i kanë munguar totalishtë të drejtat e veprimit të lirë.

Page 117: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

119

Isen Ramadani, politikolog

MARRËVESHJA E OHRIT DHE DEMOKRACIA

MULTIETNIKE

Megjithatë në Maqedoni kemi të bëjë me vendosjen e standarteve, normave dhe marrëdhënieve të reja që për vetëdijen, e vullnetin politik që në Ballkan janë risi, të cilat nga njëra anë mund të përjetohen si triumfalizëm, kurse nga ana tjetër këto risi të përjetohen dhe të trajtohen si diskreditim i parimeve mazhoritare.

Pra, në thelbë Marrëveshja e Ohrit është tentim teorik dhe praktiko-teorik për thyerjen e monopolove, thyrjen e ekskluzivitetit ndërmjet bashkësive etnike, ndërmjet qytetarëve. Natyrishtë, dokumenti në fjalë nuk është as kulmi i barazizë, as paraqet demokratizim të përsosur, ai thjeshtë afirmon vlerën, inauguron bazamente, si për avansimin e formave më të përshtatshme për demokracinë multietnike si dhe insiston në instalimin e disa mekanizmave për barazi më të baraspeshuar në kushte konkrete në Maqedoni.

Duhet pasur parasysh edhe faktin se debatet shkencore rreth shtetit dhe shoqërisë multietnike akoma botërishtë nuk kanë përfunduar, as nuk kanë përfunduar dilemat rreth formave të demokracisë, siç është kauzaliteti ndërmjet demokracisë substanciale dhe asaj konsociale, apo koncezuale në kushte multietnike. Është evidente se bashkësitë etnike, të cilët kanë përparësi edhe monopol në shoqëri dhe kur pranojnë konstalacionin multietnik në shoqëri ata refuzojnë, apo shumë rëndë pranojnë konstitucionimin e shtetit multietnik.

Ose shoqëritë kombëtare të mësuara me majorizimin institucional, të mësuara me imponimin e vullnetit vetanak politik, shumë rëndë tranojnë edhe adabtohen me mehanizmat politik që të instalojnë marrjen e vendimeve në mënyrë koncenzuale.

Me këtë rastë kisha nënvizuar edhe diçka në lidhje më atë që u tha më sipër. Shpesh edhe në teori edhe në praktikë, sikurse identifikohen demokracia konsociale me ate koncensuale. Në të vërtet që të dyja janë antimonopole dhe mohojnë mazhorizimin e shumicës në institucionet e vendosjes. Megjithatë në procesimin e tyre ekzistojnë dallime metodologjike. Instituti koncenzus karakterizohet me

Page 118: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

120

aktivizimin e vetos në momentin e marrjes të vendimit, kurse parimi koncesial supozon arritjen e marrëveshjes në procesin e marrjes së vendimit.

Besoj se edhe më tutje do të vazhdojnë shpjegime të ndryshme rreth disave ose më shumë parimeve dhe institucioneve të parapara për Marrëveshjen e Ohrit, respektivishtë me amandamentet kushtetuese të dala nga marrëveshja. Siç shihet pengesa duhet pritur më së tepërmi në shndërrimin e realitetit multietnik, veçanarishtë ai në Maqedoni në konstituencën shtetërore me një barazpeshë të qeverisjes me resurset materiale.

Te shqiptarët është normale insistimi për implementimin sa më të shpjetë të institucioneve dhe nxjerrja e ligjeve sipas parimeve të parapara. Te pala maqedonase është e dukshme orvatja për problematizimin e parimeve dhe relativizimin e institucioneve të parapara duke i zvarritur dhe duke ç’vlerësuar karakterin e tyre. Maqedonasit për këto tentime kanë ndihmë ekipet shkencore dhe ato të ekspertëve me mekanizmat të ndryshëm shtetëror. Mu për këtë, shqiptarëve u duhet aktivizimi aktiv i fuqive shkencore dhe të ekspertëve të ndryshëm, të cilët në mënyrë të argumentuar analizojnë pozicionin shqiptar në politik, ekonomi, arsim, kultur e sfera të tjera të jetës dhe konkluzat e tyre t[i bëjnë publike dhe shërbejnë si argumente për angazhimin e forcave politike.

Me këtë desha të shpaloj edhe atë se parimet dhe rekomandimet e Marrëveshjes së Ohrit nuk janë pronë dhe detyrë vetëm e partive politike por ato duhet të shëndrrohen në veprim analitik, hulumtues dhe programor të të gjitha forcave shkencore kulturore, politike dhe ekonomike. Zbërthimi dhe detajizimi i disa kategorive të sistemeve shoqërore dhe shtetërore multietnike, e disa çështjeve që kanë të bëjnë me substancën demokratike në kushte tona dhe ato që janë të lidhura me mbizotrimin e monopoleve të ndryshme dhe ksenofobive të llojllojshme kërkojnë punë të vijueshme mirë të organizuara, shpesh edhe punë kolektive.

Meqë ne edhe një kohë nuk do t’i kemi në ndihmë institucionet shtetërore të univerziteteve dhe instituteve, as ata të organeve hulumtuese, analitike në organet shtetërore, nevojë urgjente është fuqizimi dhe ndihma e organizuar e faktorit tonë joqeveritar, pra e sektorit civil, i cili me analizat dhe projektimet, qasjen dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme, mundë të paraqes faktor stimulues për punën e partive, organeve shtetërore dhe si formim qenësor për publikun.

Në këtë drejtim shembull të mirë ofroi kjo tryezë e debatit shkencor me temë “ Si të Implemtohet Marrëveshja e Ohrit” e

Page 119: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

121

organizuar nga Unioni i Intelingjencies shqiptare në Maqedoni në bashkëpunim me Fondacionin Friedriç Ebert - Shkup.

Natyrishtë në këtë drejtim barrë të veçantë do të kenë Fakultet e Univerzitetit të Evropës Jugëlindore dhe ato të Univerzitetit të Tetovës.

Page 120: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

122

Bardhyl Kuka Zëvendës prokuror republikan Kasam Hasani Prokuror i lartë

I M P L E M E N T I M I MARRËVESHJESKORNIZË NË ORGANET E DREJTËSISË

Marrëveshja kornizë e arritur në Ohër më 13 Gusht 2001 përveç

tjerash, parashef edhe parimin e jodiskriminimit dhe të trajtimit të barabartë të të gjithëve përpara ligjit (pika 4). Ky parim, para së gjithash duhet të gjejë zbatim edhe në sferën e punësimeve në organet dhe ndërmarrjet publike. Ndaj, parashifet që në ligjet, me të cilat regullohet punësimi në administratën publike, të ketë përfaqësim të drejtë dhe përkatës të pjestarëve të bashkësive, duke mos e cenuar parimin e kompetencës dhe të integritetit të administratës. Marrëveshja kornizë, madje edhe i detyron organet shtetërore ta korigjojnë jobarazpeshën e përbërjes etnike aktuale në administratën shtetërore, veçanrisht përmes punësimeve të pjestarëve të bashkësive përfaqesimi i të cilëve nuk kënaq.

Kjo marrëveshje gjithashtu parashef edhe përdorimin zyrtar të gjuhëve të bashkësive, duke i veçuar ata në bashkësi mbi 20 % dhe bashkësi nën 20 % të përbërjes së popullatës të Republikës të Maqedonisë, gjuha e të cilëve është e ndryshme nga gjuha maqedonishte.

Por, edhe pse Marrëveshja kornizë edhe gjuhët e bashkësive i cakton si gjuhë zyrtare, prapsëprap zbatimin e tyre në administratën shtetërore rajonale e shef vetëm si mundësi – fakultative, varësisht nga zgjedhja e palës. Konkretisht, nëse pala parashtresën e ushtron në gjuhën e bashkësisë, organi shteteror në njësine rajonale përgjegjen me shkrim palës do t’ia japë paralelisht në dy gjuhë: në maqedonisht dhe në gjuhën e bashkësisë përkatëse. Nga kjo del se paralelizmi gjuhësor është i detyrueshëm në komunikimin në mes palëve pjestare të bashkësive dhe organeve të administratës shtetërore rajonale. Ndërsa në komunikim me organet e administratës qendrore (konkretisht me gjyqet, prokurorite, avokatin publikë, etj.)

Page 121: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

123

përdorimi i gjuhëve të bashkësive me mbi 20 % të popullsisë mundësohet me përkthim.

Implementimi i premisave të lartëpërmendura të Marrëveshjes kornize më së pari bëhet përmes ndryshimeve në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe në legjislacion e pastaj përmes zbatimit praktik të atyre dispozitave kushtetuese dhe ligjore.

Sot, mund të pranojmë se ndryshimet në Kushtetutë (premisat e Aneksit “A”) u implementuan përmes 15 amandamenteve kushtetuese të miratuara në muajin Nëntor 2001.

Temë e diskutimit tonë janë amandamentet V dhe VI të Kushtetutës, përkatësisht: përdorimi i gjuhëve të bashkësive me mbi 20% të popullsisë në procedurat para gjyqeve dhe përfshirja e pjestarëve të këtyre bashkësive në organet e drejtësisë.

Amandamenti V i Kushtetutës përcakton se në tërë tertiorin e R. së Maqedonisë dhe në marëdhëniet ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonishte me shkrimin qirilik. Cilado gjuhë tjetër, të cilën e flasin të paktën 20% e popullsisë poashtu është gjuhë zyrtare në mënyrë si përcaktohet në këtë nen…Në organet e pushtetit qendror në R. e Maqedonisë mund të përdoret edhe gjuhë tjetër zyrtare, e ndryshme nga maqedonishtja në pajtim me ligjin.

Kështu, në drejtim të sëndërtimit të dygjuhësisë kuvendi i R. së Maqedonisë në korrik të vititi 2002 bëri edhe implementimin e pjesërishëm të premisave të aneksit B, duke ndryshuar ligjet e procedurave gjyqësore, përkatësisht të Ligjit të procedurës civile, Ligjit të procedurës penale, Ligjit të kontesteve administrative, Ligjit të procedurës së përgjithshme administative. Në këto ligje parashihet se procedurat gjyqësore, gjegjësisht administative zhvillohen në gjuhën maqedonishte dhe se në këto procedura palët kanë të drejtë të përdorin gjuhën e bashkësisë me mbi 20% të populsisë. Ky përdorim i gjuhës së bashkësive nënkupton se pala parashtresat (kërkesat, paditë, ankesat, etj) ka të drejtë t’i dorëzojë në gjuhën e vet, dhe në atë rast gjykata përgjigjen (ftesën, njoftimin, aktgjykimin, aktvendimin, etj) ia jep në gjuhën e parashtresës.

Page 122: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

124

Praktikisht procedurat para gjykatave edhe për pjesëtarët e bashkësive zhvillohen në gjuhën maqedonishte me përkthim gojor gjatë seancave dhe përkthim me shkrim të parashtresave dhe akteve tjera.

Moszbatimin e dispozitave ligjore mbi të drejtën e perdorimit të gjuhës së bashkësive ligjdhënësi e ka sankcionuar si shkelje thelbësore të procedurës gjyqësore. Por atë shkelje organi i shkallës së dytë nuk e konstaton zyrtarisht, por vetëm me kerkesë të palës.

Duke i analizuar dispozitat ligjore mbi përdorimin e gjyhëve të bashkësive mund të konstatojmë se këto zgjidhje janë me restriktive se ato që kanë qënë në kushtetutën e vitit 1974; kështu p.sh sipas neneve 180 dhe 181 të kushtetutës së RS të Maqedonise të vitit 1974 gjuhët e bashkësive kanë qënë shpallur si të barabarta me gjuhën maqedonishte dhe se pjesetarët e bashkësive kanë patur të drejtë në përdorimin e gjuhës dhe alfabetit të tyre në organe shtetërore. Ose sipas nenit 5 të Ligjit të procedurës penale të vitit 1977 gjuhët e bashkësive kanë qenë gjuhë zyratare të barabarta me gjuhën maqedone, në pajtim me ligjin.

Dispoziatat ligjore mbi përdorimin e gjuhëve të bashkësive nënkuptojnë rregullimin e kësaj çështjeje vetëm para gjykatave, por jo edhe para organeve tjera të drejtësisë (psh. para prokurorisë, avokatisë, etj). Këte e cekim ngase qytetari me parashtresë mund t’i drejtohet edhe prokurorisë apo avokatisë publike, por nuk është regulluar me ndonjë dispozitë ligjore të drejteperdrejtë mënyra e komunikimit: qytetar – prokurori apo avokati dhe anasjelltas.

A ka filluar implementimi i gjuhëve të bashkësive në praktikë? Jo!

Edhe pse ndryshimet rreth përdorimit të gjuhëve në ligjet e procedurave gyqësore tashmë janë në fuqi, prapësëprapë përdorimi i gjuhëve të bashkësive nuk ka gjetur zbatim në praktikë madje tash për tash nuk ka gjasa për zbatimin e tyre. Ky mos zbatim nuk ndodh për shkak se palët pjesëtarë të bashkësive nuk shfaqin interesim për të ushtruar parashtresa në gjuhën e tyre, por për shkaqe se organet e drejtësisë ende nuk kanë krijuar parakushte për përkthim me azhuritet dhe me saktësi. Konkretisht, një parashtresë e ushtruar në gjuhen maqedone mund të procedohet me afat të kuptueshëm (të

Page 123: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

125

rregullt), respektivisht pa vonesë ndërsa parashtresa e ushtruar në gjuhën e bashkësive gjatë procedimin do të zhvillohet me ngadalë. Ajo më së pari do të duhet të përkthehet në gjuhën maqedone e mandej do të fillojë procedura rreth saj. Gjithashtu edhe procedura me përkthim gojor gjatë seancave gjyqësore dhe me përkthim me shkrim të shkresave tjera do të zhvillohet me ngadalë dhe me vonesa përkthimi. Organet e drejtësisë deri në këtë moment nuk kanë punësuar asnjë nëpunëse-përkthyes të ri dhe as që kanë përshtatur aktet e sistematizimit të vendeve të punës në këta organe për të shtuar numrin e kuadrit përkthyes. Çka do të bëhëj sikur në një gjykatë ku ka të punësuar një nëpunës – përkthyes dhe sikur njëkohësisht nëpër disa gjukatore të zhvillohen disa seanca gjykimesh me përkthim gojor?!.

Ndaj, mund të konkludojmë se organet e drejtesisë (gjyqet, prokuroritë, avokatitë) sa më parë duhet të përshtasin aktet e sistematizimit të vendeve të punës me nevojat për punësim të përkthyesve dhe njëkohësisht të punësojnë punëtorë –përkthyes. Kur kjo të ndodhë atëherë mund të themi se pjesëtarëve të bashkësive u janë krijuar kushte për përdorim të gjuhës së tyre në procedurat para organeve të drejtësisë.

Duke u nisur nga fakti se përkthimi është gjithashtu një punë që kërkon profesionalizëm të lartë, azhuritet dhe përgjegjësi jemi të mendimint se Ministia e drejtësisë duhet të sanksionojë rregulla të reja për dhënie të provomit për përkthyes administativ profesionist. Përkthimi i parashtresave, akteve dhe seancave gjyqësore e adminustative nuk duhet besuar përkthyesëve amator apo laikë.

A ka filluar implementimi i premisës së korigjimit të jobaraspeshës në punësim të pjesëtarëve të bashkësive? Përgjegja: në normativen ligjore – po, ndërsa në praktikë – jo.

Në disa ligje përkatëse është shkruar nen i veçantë me të cilin caktohet se gjatë punësimit në organet e drejtësisë dhe në organet e administates publike përfshirja e pjesëtarëve të bashkësive do të merret parasysh drejtësisht dhe përshtatshmërisht, duke mos e cënura parimin e profesionalizmit dhe të kompetencës. Punësimi i pjesëtarëve të bashkesive është i lidhur ngushtë edhe me zbatimin e përdorimit të gjuhëve në procedurë gjyqësore dhe administrative.

Page 124: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

126

Mirëpo, norma e lartëpërmendur e sanskionuar në ligjet përkatëse ende nuk gjen zbatim nëpraktikë. Nga të dhënat me të cilat disponojmë shihet qartë se nëpër gjykata dhe prokurori pjësëtarët e bashkësisë shqiptare nuk janë të përfshirë as simbolikisht e jo më në shkallë të duhur e të drejtë. Ja disa të dhëna:

-në Gjykatën Supreme të R. se Maqedonisë perveç 5 gjyqtarëve shqiptarë nga 25 gjithsejt, nuk ka të punësuar asnjë bashkëpunëtor profesional dhe asnjë nënpunes apo punëtor tjetër administativ (nga gjithsejt rreth 40);

-në Gjykatën e Apelit nëShkup përveç 6 gjyqtarëve nga 50 gjithsejt, nuk ka të punësuar asnjë bashkëpunëtor profesional (nga 20 gjithsejt), ndërsa në mbi 100 punëtorë tjerë administariv shqiptar është vëtëm një përkthyes dhe një polic gjyqësor;

-në gjykatat themelore (Shkupi 1 dhe 2) përveç 2 gjyqëtarëve shqiptarë nga gjithsejt 157 gjyqtarëve, nuk ka asnjë bashkëpunëtor profesional dhe asnjë praktikan shqiptar nga gjithsejt 100, ndërsa nga rreth 600 nëpunës të tjerë administrativ, vëtem 2 janë shqiptarë.

-në Gjukatën themelore të Kumanovës, përveç 2 gjyqtarëve shqiptarë nga gjithsejt 32, nuk ka asnjë bashkëpunëtor profesional dhe asnjë praktikant shqiptar nga gjithsejt 30 ndërsa nga 150 punëtor administrativ vetëm një është shqiptar;

-në Gjykatën themelore të Tetovës përveç 5 gjyqtarëve shqiptarë nga gjithsejt 32, ka edhe 2 bashkëpunëtorë profesional dhe 5 praktikantë shqiptarë nga gjithsejt 25; nga 31 daktillografë vetem 1 është shqiptar;

- në Gjykatën themelore të Gostivarit përveç 5 gjyqtarëve shqiptarë nga gjithsejt 20, ka edhe 5 bashkëpunëtorë dhe praktikantë shqiptarë nga gjithsejt 20, ndërsa nuk ka asnjë daktillograf dhe polic shqiptar nga gjithsejt 27.

Ngjajshëm është struktura kadrovike edhe në gjyqet themelore në Kërcovë, Strugë e Dibër. Ndërsa në gjyqet tjera si Ohër, Resnjë, Manastir, Krushevë, Prilep, etj pjesëtarë të bashkësis shqiptare nuk gjen

Page 125: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

127

as 1%. Kuriozitet na duket përfaqësimi i bashkësis shqiptare në gjukatën e apelit në Manastir dhe në atë nëVeles.

Pasqyra e përfshirjes së pjesëtarëve të bashkësisë shqiptare nëpër prokuroritë publike qofshim ato themelore, të larta apo ajo republikane është më drastikë, ku pos ndonjë prokurori, zëvendës prokurori nuk gjen gati asnjë të punësuar tjetër shqiptar (as bashkëpunëtorë profesionalë, as praktikantë dhe as nëpunës administativ).

Pjesëtarë të bashkësisë shqiptare simbolikisht përfaqësohen në postet e eproreve të organeve të drejtësisë (kryetar gjyqi, kryeprokuror).

Duhet pranuar faktin se prej vitit 1994 e kendej është bërë përparim në shtimin e numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë. Ndërsa numri i të punsuarve tjerë (bashkëpunëtorë profesional, praktikantë, nëpunës administrate) gati sa ska lëvizur nga pika 0.

Duam të cekim një fakt se në prag të zgjedhjeve parlamentare të viti 2002 qeveria në mënyrë fushate në organet të drejtësisë punësoi mbi 200 juristë të rinj si bashkëpunëtorë profesional e praktikantë, gati të gjithë maqedonë me vetëm 2 shqiptarë, edhe pse në atë kohë ishte nënshkruar edhe marrëveshja kornizë (pika 4), ishin aprovuar ndryshimet kushtetuese dhe ligjore po nga ajo qeveri dhe ai parlament. Pra ky gjest i qeverisë tregoi se edhe nga konflikti i armatosur pala maqedone nuk nxori mësim.

Jemi të mendimit se për korrigjimin e jobaraspeshës në punësim të pjesëtarëve të bashkësisë shqiptare, përkatësisht përfaqësimin e tyre të drejtë dhe të përshtatshëm, faktori ndërkombetar duhet t’i imponojë qeverisë të nxjerë program të veçantë për punësim të shqiptarëve. Faktori ndërkombëtar do të duhet ta mbështësë qeverinë me mjete logjistike dhe financiare për realizimin e atij programi.

Kur jemi të organet e drejtësisë në R. e Maqedonisë duam të theksojmë se në Maqedoni ka 3 gjykata apeli dhe 3 prokurori të larta si organe të shkallës së dytë. Në pjesën lindore të vendit funksionon gjykata e apelit me seli në qytetin e Shtipit, në pjesën jugut funsionon Gjykata e Apelit me seli në qytetin e Manastirit dhe, për pjesët tjera (veriore, perëndimore dhe qendrore) funksionon gjykata e Apelit me seli

Page 126: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

128

në qytetin e Shkupit. Mendojmë se është shumë e ligjshme e arsyeshme dhe në shërbim të nevojave të qytetarëve të rajonit të formohet edhe një gjykatë e apelit me seli në qytetin e Gostivarit. Paralelisht me atë, të formohet edhe prokurori e lartë në Gostivar. Kjo gjykatë dhe kjo prokurori do të funksiononte për anën perëndimore të vendit, saktësisht për qytetet Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër dhe Strugë. Ky regjion përkah numri i banorëve është shumë më i madh se sa janë veç e veç rajonet që mbulojnë gjykatat e apelit të Manastirit dhe Shtipit.

Page 127: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

129

Qani Nuhiu, Politikolog Univerziteti i Tetovës

DETERMINANTAT POLITIKE TË

REALIZIMIT TË MARRËVESHJES KORNIZË TË OHRIT

1. Politikë jokonstruktive

Marrëveshja kornizë e Ohrit nuk është thjesht Marrëveshje politike në mes të dy komuniteteve dominanate etnike në Maqedoni, palës shqiptare dhe asaj maqedonase.Ajo është edhe filosofi dhe koncept politik për shpëtimin e karakterit shumetnik dhe të proceseve demokratike të shtetit dhe shoqërisë.Kjo Marrëveshje e arritur me ndërmjetësimin (“lehtësimin”) ndërkombëtar është balans dhe kompromis në mes të kërkesave për barazi të plotë politiko-institucionale të shqiptarëve dhe këmbëngulsisë së maqedonasve për ruajtjen me çdo kusht të pozitës Status quo të atëhershme dhe karakterit ekskluziv monoetnik të strukturave shtetërore,andaj çdo cungim ose reduktim i mëtejmë i kësaj Marrëveshjeje mund të përfundojë me suspendimin dhe mossuksesin e saj të plotë.

Në kohën kur me Marrëveshjen kornizë formalisht u arrit një avansim i konsiderueshëm i statusit politiko-kushtetues i shqiptarëve dhe kur realisht pritej edhe zbatimi praktik i saj,nga shumë qendra të vendosjes politike maqedonase u inicuan procese politike mjaft destruktive dhe dezintegruese që me këmbëngulësi në çdo mënyrë akoma vazhdojnë me një taktikë dhe strategji “speciale” me qëllim të relativizimit formal dhe praktik të saj,gjegjësisht suspendimin e pjesshëm apo të plotë në mënyrë graduale ose shkallë-shkallë.Kjo sjellje e papërgjegjshme e subjekteve politike maqedonase pavarësisht nga pesha e tyre në skenën politike është në kundërshtim të plotë me standardet qytetëruese dhe demokratike që për qëllim ka ngushtimin e hapsirës politike e zhvillimore shqiptare të krijuar pikërisht me këtë Marrëveshje,e cila mundëson angazhimin e shqiptarëve në institucione dhe si e tillë tentohet të eskivohet pjesërisht apo tërësisht. Në funksion të kësaj tendence këto forca politike maqedonase pavarësisht nga

Page 128: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

130

orientimet politike, tentojnë me çdo kusht që të ruhet dominimi dhe parimi monoetnik i funksionimit të institucioneve shtetërore.

Opinioni profesional dhe ai politik vlerësojnë se në drejtim të realizimit praktik të Marrëveshjes së Ohrit ka stagnim dhe problemi kryesor qëndron në faktin se momentalisht nga qeveritarët maqedonas kemi vetëm teoretizim dhe taktizim mjaft të rafinuar,por jo edhe veprime bindëse e rezultate konkrete për realizimin e saj.Kjo vjen si pasojë ngase nacionalizmi maqedonas i cili më herët manifestohej edhe në forma populiste,tash dukshëm është zhvendosur dhe infiltruar nëpër institucione të ndryshme shtetërore si “nacionalizëm racional” apo ”nacionalizëm i salloneve” dhe aspak nuk është bërë deinstitucionalizimi i nacionalizmit dhe denacifikimi i këtyre institucioneve,sepse te kjo shtresë politike mungon vullneti për tu bërë qartë dallimi në mes të parimit etnik dhe atij qytetar mbi të cilët pikërisht nga këto organe pretendohet se është duke u punuar për ndërtimin e shoqërisë demokratike.

Insistohet me çdo kusht të “përzihet” identiteti etnik me atë shtetëror e politik dhe shpejtohet në “themelimin” e “kombit politik”.Pra në kontinuitet egziston një “dualizëm” nga ajo çka deklarohet me atë që praktikisht veprohet.Një politikë e këtillë është shumë më afër konfliktit se sa ideve progresive dhe zgjidhjeve (modeleve) demokratike.Edhe tash egziston e njëjta mënyrë tradicionale e veprimit të papërgjegjshëm politik dhe akoma nuk është gjetur ndonjë model tjetër produktiv dhe kualitativ në zgjidhjen e problemeve ndëretnike.

Po të analizohen të arriturat konkrete konstatohet se spektri politik maqedonas (me disa përjashtime shumë margjinale) nuk është i gatshëm për zbatimin praktik të konceptit integrues,ashtu që prej demokracisë në Maqedoni momentalisht nuk egziston as edhe shronja “D”.

2. Si kuptohet dhe pranohet Marrëveshja e Ohrit?

Nisur nga faktet e lartëpërmendura mund të konstatojmë se lidhur me çështjen e zbatimit të Marrëveshjes kornizë hasim në dy pikëpamje dhe qasje praktike diametralisht të kundërta njëra me tjetrën:

Page 129: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

131

a)Në shumicën e mediumeve maqedonase krijohet klima dhe lansohet një tezë shumë e rrezikshme se Marrëveshja e Ohrit dhe bashkëjetesa me shqiptarët është “një e keqe e domosdoshme” dhe “fatkeqësi elementare”,e jo si diçka normale,civilizuese dhe të gjithpranuar që duhet zbatuar.Kësaj i “kontribuojnë” edhe politikanë të papërgjegjshëm të cilët “me sukses” u prijnë tendencave destruktive politike që prej momentit të nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje dhe me çdo kusht dëshirojnë reciklimin e krizës duke e minuar këtë Marrëveshje kudo dhe kurdo.Kjo mund të ilustrohet edhe me deklaratën e ish Presidentit Kiro Gligorov (dhënë mediumeve të vendit dikur pas nënshkrimit të Marrëveshjes kornizë) se,sipas tij,angazhimi i shqiptarëve në administratën publike do ta zvogëlojë efikasitetin e saj.

Pra,në kontinuitet kemi një “bashkëpunim dhe koordinim“ të “sukseshëm” “politiko-medial” maqedonas. Nga disa zyrtar qeveritar nuk mungojnë as deklaratat për gatishmërinë e realizimit të kësaj Marrëveshjeje,por megjithate mungojnë rezultatet konkrete dhe duket se kjo gatishmëri është vetëm deklarative ose në variantin më pozitiv nga këta politikanë varësisht nga probematika në fjalë maksimalisht ofrohen zbatime parciale.Kurse për arritjen e rezultateve duhet që deklaratat optimiste të zëvendësohen me rezultate konkrete dhe të plota e jo të bëhet demagogji ose të ofrohen zgjidhje gjysmake.

b) Ndërkaq nga shqiptarët dhe bashkësia ndërkombëtare ajo kuptohet si Marrëveshje për integrim dhe prosperitet dhe shqiptarët edhe përkundër mangësive të shumta që ajo përmban,përsëri si të tillë e pranojnë dhe e përkrahin.Andaj taktizimi i çfardo lloji apo mosrealizimi i saj domosdoshmërisht do të sjell dezintegrimin e shtetit. Sepse identiteti shtetëror i Maqedonisë mund të ndërtohet vetëm nëse implementohet në tërësi Marrëveshja e Ohrit.Në fund të fundit kjo Marrëveshje është Deklaratë politike tashmë e implemetuar në Kushtetutë.Prandaj moszbatimi i saj është shkelje e Kushtetutës së vetë shtetit.

Nga pala maqedonase ka tendenca skajshmërisht të rrezikshme me qëllim që ky avancim formal që u arrit me Marrëveshjen kornizë të relativizohet,të eskivohet dhe të humbet një pjesë e konsiderueshme e saj apo e tërë ajo me një “procedurë të veçantë”,duke e futur atë nëpër “labirinthet” e byrokracisë instutucionale dhe duke bërë reduktimin sistematik dhe të vazhdueshëm me një “trajtim intensiv terapeutik” në katër nivele:

Page 130: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

132

- E para: Marrëveshja e Ohrit fillimisht pësoi ndryshime formale dhe përmbajtësore gjatë implemetimit të saj në Kushtetutë,gjë që faktikisht dhe formalisht ajo më nuk egziston si Marrëveshje e Ohrit në kuptimin e plotë të saj,sepse e tillë ajo ka qenë nga 13 gushti 2001 (data kur Marrëveshja u nënshkrua) e deri në momentin kur u votua në Parlament,pasi në tekstin e Preambulës kushtetuese dhe Nenin me të cilën rregullohet sfera e religjioneve pësoi ndryshime përmbajtësore e rrënjësore në drejtim të degradimit të të drejtave të shqiptarëve,prandaj për këtë Marrëveshje më adekuat do të ishte emërtimi Marrëveshja kornizë e Ndryshuar e Ohrit; -E dyta: Degradimi i dytë vjen gjatë sjelljes së ligjeve dhe Rregullores së Pralamentit për përdorimin e gjuhës shqipe (ndalesat për përdorim të kryesimit të mbledhjeve të komisioneve dhe të Parlamentit edhe në gjuhën shqipe-në rastet kur kryesuesi është shqiptar, mospublikimi edhe në gjuhën shqipe i gazetave zyrtare dhe i akteve tjera ligjore që i sjell vetë Parlamenti,Ligji për dokumentet e udhëtimit -me çka një e drejtë kolektive u “transferua” në të drejtë individuale- private,etj.).Prandaj pohimi se gjuha shqipe është ngritur në nivelin e përdorimit zyrtar “si gjuhë e dytë zyrtare” fatkeqësisht nuk përket shumë me realitetin.

- E treta:Cungimi eventual i mundshëm që edhe më tej ka gjasa të ndodhë nëpërmjet akteve nënligjore i të drejtave të garantuara me ligje të cilët gjithashtu burojnë nga kjo Marrëveshje; dhe

- E katërta:Zbatimi praktik parcial,selektiv apo moszbatimi i tërësishëm i ligjeve (Shembull më drastik është moszbatimi i Ligjit për amnistinë e ish luftarëve të UÇK-së);

Në shumë sfera të jetës praktike kemi të bëjmë me standarde të dyfishta,si ajo e rastit për trajtimin joparimor të pjesëmarrësve në konfliktin e armatosur të vitit 2001,me ç’rast forcave policore maqedonase u garantohet siguri sociale e pensionale dhe dëmshpërblime për to dhe familjet e tyre,kurse luftëtarëve shqiptar përveçse nuk u garantohet asgjë nga kjo,bile sa edhe ndjeken në forma të shumta anti-ligjore.Malverzimet që edhe këtyre ditëve paraqiten në shtyp rreth pranimit në kurse për nënoficerë,angazhimi i pjesëtarëve të forcave “Luanët” në përbërjen e policisë së rregullt etj. qartë tregojnë se ne ndeshemi me politikë institucionale të bazuar mbi parime ekskluzive monoetnike,me vullnet të kufizuar politik,me kapacitet të dobët reformues,me forcat anti-Marrëveshjes së Ohrit dhe me shkelje të kushtetutës nga një qeveri (njësoj si qeveria e kaluar) e cila vazhdimisht “prodhon” “armiq të shtetit” nga rradhët e shqiptarëve.Shembull tipik për këtë është intervenimi policor këtyre ditëve në fshatin Sopot me

Page 131: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

133

ç’rast edhe Ali Ahmeti në cilësinë e liderit të partisë shqiptare në koalicionin qeveritar sipas gazetës ”FAKTI” (29.05.2003.fq.4,Teksti: Sopoti fut në krizë qeverinë), ka vlerësuar se (citoj pjesë nga teksti i lartpërmendur): “Merret vesh se në një rast,Ali Ahmeti i ka shprehur konstatimin e tij Cërvenkovskit se dhuna e ushtruar në Sopot,është edhe një dëshmi se asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin antishqiptar të strukturave policore”.Siç shihet në kontinuitet kemi një tentim për ”transferim” sa më të madh të të drejtave kolektive në nivele individuale dhe private. Qartë shihet se kjo politikë nuk e ka ndërmend ta harmonizojë sjelljen e saj politike me Perëndimin,për respektim të normave, standardeve dhe principeve euro-atlantike në të cilat pandërprerë “betohet”.Fatkeqësisht,ndryshim në mentalitetin politik edhe pas rënies së monizmit tek ne nuk ka.Nga qeveria në qeveri,nga elita në elitë ndryshon vetëm retorika e asgjë tjetër. E gjithë kjo flet se në politikën maqedonase ndikim vendimtar akoma kanë forcat politike që mbështeten mbi konceptet nacionaliste të shekullit XIX,me orientim të qartë joperëndimor të cilat aspak nuk tentojnë të ndërtojnë opinion politik tolerant dhe kosmopolit,por përkundrazi ,jotolerant, thellësisht antishqiptar dhe antiperëndimor të cilët problemin e shohin vetëm në aspektin monodimensional,gjegjësisht vetëm në aspektin etnik.Parim ky që është diametralisht në kundërshtim me parimet bashkëkohore demokratike. Marrëveshja e Ohrit nuk ka për qëllim vetëveten.Ajo është arritur me qëllim të zgjidhjes praktike të problemeve e jo të relativizimit të tyre siç tentohet të degradohet ajo dhe ka për bazë funksionimin e shtetit mbi parimet demokratike e jo nacionaliste dhe përjashtuese.Pra,këtu akoma nuk kanë ndodhur ndryshimet përmbajtësore kualitative,por vetëm kozmetike dhe sipërfaqësore.

4. Determinantat politike të realizimit të Marrëveshjes kornizë Parakushtet dhe determinantat kryesore të realizmit të Marrëveshjes së Ohrit,pa të cilat ajo kursesi nuk mund të realizohet janë:

1. Vullneti politik i maqedonasve (si faktor të cilët akoma dominojnë në strukturat dhe institucionet shtetërore);

2. Përkrahja,roli dhe ndikimi i bashkësisë ndërkombëtare në proceset politike në Maqedoni dhe konkretisht kur është në pyetje Marrëveshja e Ohrit;

Page 132: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

134

3. Vullneti politik dhe gatishmëria e shqiptarëve për zbatimin e saj (Diçka e cila nuk ka munguar në asnjë situatë);

4. Rrethimi dhe ambienti rajonal politik në shtetet përreth dhe përkrahja e vendeve fqinje për këtë Marrëveshje (Shqipëria dhe Kosova e përkrahin pa rezervë këtë projekt politik për shtet multietnik);

5. Relaksimi “institucional”i raporteve ndëretnike,që dmth. se relaksimi i marrdhënieve ndëretnike duhet të fillojë dhe të stimulohet nga institucionet shtetërore,e jo të ndodhë e kundërta,në vend që relaksimi të ndihmohet ,ai pengohet pikërisht nga këto institucione,raste që shumë shpesh përsëriten; dhe

6.Kapaciteti i gjithmbarshëm ekonomik i shoqërisë. 4. Si të dilet nga situata?

4.1.Si të implementohet Marrëveshja kornizë e Ohrit?

Duke marrë parasysh se Maqedonia ndeshet me rrezikun e moszbatimit të Marrëveshjes kornizë e me këtë rrezikohet edhe paqa rajonale,andaj nevojitet që:

1. Nga Qeveria qartë të caktohet filosofia e veprimit politik dhe të definohen parimet bazë të veprimit në drejtim të zbatimit të Marrëveshjes kornizë dhe drejtimit të shtetit;

2. Qeveria të punojë për krijimin e një klime politike dhe ambienti më tolerant,pro zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe gatishmëria deklarative të zëvendësohet me punë konkrete;

3. Bashkësia ndërkombëtare nga qeveria aktuale duhet vendosmërisht të kërkojë që të shpejtohet dinamika e realizimit të saj sipas afateve të parapara me vetë Marrëveshjen dhe Planin aksional të Qeverisë;

4. Nga qendrat politike euro-perëndimore dhe faktori politik shqiptar në Maqedoni vendosmërisht të paralajmërohet se në fund të afatit të paraparë me Marrëveshjen e Ohrit dhe me Planin aksional të Qeverisë do të bëhet bilansi përfundimtar i realizimit të saj;

5. Të pengohen manipulimet e mundëshme eventuale lidhur me publikimin e rezultateve të regjistrimit të popullsisë,amvisërive dhe banesave,pasi ky regjistrim më nuk është vetëm operacion statistikor,por edhe “operacion politik” (aksion politik).

6.Të ndërpritet shkelja e të drejtave kolektive dhe degradimi i tyre nga niveli i të drejtave kolektive në nivel individualo-privat,sepse nuk ka realizim të të drejtave individuale-qytetare,pa realizimin e atyre kolektive. Këto dy lloje të drejtash praktikisht janë të pandashme;

Page 133: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

135

7. Të ndërpritet praktika tradicionale negative maqedonase që nga shqiptarët të kërkohet vetëm lojalitet i verbër dhe të mos ofrohet asgjë që do ta përmirësonte pozitën e tyre kombëtare dhe njerëzore.Në sferën e politikës ndëretnike nevojitet instalimi i parimit të reciprocitetit sipas të cilit shqiptarët do ta pranojnë Maqedoninë si shtet të tyre,për aq sa Maqedonia do t’i pranojë ata si qytetarë të saj.Kjo është me rëndësi sepse reciprociteti si në çdo proces tjetër,e aq më tepër në politikë është bazë:

a) Për ruajtjen e baraspeshës në marrdhëniet ndëretnike, shoqërore dhe politike;

b) Determinon pjesëmarrjen në procese politike të çdo profili konceptualo-politik dhe i ruan ata; dhe

c) kanë prirje të hyjnë në aleanca politike apo koalicione të caktuara qeveritare;

8. Thellësisht të reformohen institucionet shtetërore në pajtim

me realitetin etnik në Maqedoni dhe obligimet që dalin nga konventat ndërkombëtare;

9. Dilemë mjaft e madhe është se si të zgjidhet problemi i reformimit të administratës publike dhe njëkohësisht i angazhimit proporcional të shqiptarëve në të,në situatën kur Banka Botërore dhe FMN (Fondi Monetar Ndërkombëtar ) kanë bërë ndalimin në punësim.Në këtë rast duhet të ndodhin dy procese paralele,të cilat njëkohësisht e përjashtojnë njëra tjetrën.Pra,zvogëlimi i numrit të përgjithshëm të të punësuarëve të administratës shtetërore dhe punësimi proporcional i shqiptarëve sipas Marrëveshjes së Ohrit; dhe

10. Për zbatimin me sukses të Marrëveshjes kornizë nevojitet që me mandat të qartë ndërkombëtar të vëndohet një monitorim intensiv dhe afatgjatë ndërkombëtar (mision euro-amerikan);

Demokratizimi i shoqërisë Realizimi i Marrëveshjes kornizë dhe demokratizimi i shoqërisë

janë dy procese të pandara që e plotësojnë njëra tjetrën.Së pari duhet të definohen qartë parimet bazë,filosofia dhe koncepti i ndërtimit të shtetit mbi të cilat dëshiron të mbështetet kjo shoqëri.Synohet shtet multietnik apo monoetnik,me integrim të brendshëm dhe të jashtëm apo dezintegrim,mbështetur mbi barazi apo dominione të llojeve të ndryshme?Fillimisht duhet pastruar me këto dilema dhe pastaj të vëndohen standardet demokratike me të cilat do të respektohen të drejtat

Page 134: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

136

kolektive dhe individuale të njeriut dhe sundimi i ligjit dhe të krijohet ambient i qetë dhe i sigurtë për jetesë. Rregullimi i raporteve në shoqëri të bëhet mbi baza të kritereve qartë të definuara e për këtë nevojitet funksionimi i demokracisë dhe instutucioneve të konsoliduara.Ndërtimi i shoqërisë demokratike nuk mund të bëhet pa “higjienë mentale”, pa “reformë” të thellë shpirtërore dhe “tranzicion” progresiv mendor.E gjithë kjo është një proces shumë i gjatë dhe i vështirë,por ia vlen të fillohet,sepse një reformim i tillë shpirtëror do të jetë bazë (pa këtë nuk mund as të mendohet) për përmirësimin e kualitetit të jetës dhe ndërtimit të ardhmërisë.Për këtë duhen edhe rregulla të qarta që të mund të krijohen parakushtet për një shtet të civilizuar dhe të arrihet synimi integrues e civilizues,duke krijuar një shtet dhe shoqëri të zhvilluar.

Ndërkaq përsa i përket organizimit politik,disciplina partiake në demokracitë stabile është shumë e rreptë,sepse atje nuk mund t’i ndryshohen ngjyrat partiake kur të dëshironi,pasi askush nuk ju pranon,ngase supozohet se me ndryshimin e partive i ndryshoni edhe bindjet tuaja politike,fakt ky që në shoqëritë e zhvilluara nuk tejkalohet lehtë.

Prandaj nëse Maqedonia dëshiron sinqerisht të ndërtojë shtet multietnik atëherë për bazë duhet t’i merr parimet evropiane,pasi Evropa është një shoqëri e madhe multietnike.

5. Prioritetet të cilat duhet bërë 5.1. Politika e brendëshme

Nëse Maqedonia dëshiron të jetë shtet stabil, të “kap trenin” e reformave, integrimeve dhe të sigurojë jetë kualitative dhe ardhmëri për qytatarët e saj,atëherë urgjentisht duhet që t’i pranojë parimet universale civilizuese dhe të ndërtojë standarde demokratike të gjithpranueshme me qëllim të demkratizimit të shoqërisë.E për këtë Marrëveshja e Ohrit është Conditio qua non.

5. 2. Politika e jashtme

Realizimi i Marrëveshjes së Ohrit reflektohet edhe në dimensione ndërkombëtare,në raportet me vendet europiane dhe SHBA-të. Nëse realizohet,atëherë shpejtohen integrimet euro-atlantike ose e kundërta,nëse nuk realizohet e ngadalson apo e suspendon tërësisht

Page 135: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

137

atë.Pra, egziston ndërvarshmëria direkte e këtyre dy proceseve politike.Fati i Marrëveshjes së Ohrit automatikisht reflektohet edhe në politikën ndërkombëtare,e posaçërisht në raportet me fqinjët (veçanërisht me Shqipërinë dhe Kosovën),pasi politika e jashtme është vazhdimësi direkte e politikës së brendëshme. Mirëpo praktika e deritanishme ka treguar se edhe në planin ndërkombëtar nuk ka ndonjë qasje parimore dhe të harmonizuar me bashkësinë ndërkombëtare. Shembull më drastik është rasti i Kosovës me ç,rast haptas shkelet Rezoluta 1244 e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për Kosovën me:

a) Arritjen e Marrëveshjes për shënimin e kufirit me Beogradin dhe anashkalimi i Kosovës edhe përkundër faktit se Kosova realisht edhe formalisht nuk është nën sundimin e Serbisë,por si Protektorat i OKB-së është subjekt i veçant ndërkombëtar; dhe

b) Arritjen e Marrëveshjes për hapjen e vendkalimeve kufitare me Kosovën me ç’rast “u kërkua” pëlqim dhe leje edhe nga Beogradi, duke u injoruar fakti se vetëm UNMIK-u është përfaqësues kompetent ligjor me të drejtë prezentimi ndërkombëtar të Kosovës.

Megjithë faktet e lartëpërmendura në ndërtimin e raporteve me Kosovën Qeveria e Maqedonisë e injoron realitetin e ri të krijuar dhe përsëri vazhdon me politikën e vjetër duke mos e përfillur as edhe UNMIK-un dhe duke harruar se çdo kontakt i qeverisë së Maqedonisë me Beogradin në emër të Kosovës është shkelje flagrante e Rezolutës 1244 të OKB-së.

Kjo politikë joparimore duhet të ndërgjegjësohet dhe në të ardhmen të gjitha aleancat politiko-shtetërore detyrimisht duhet të mbështeten mbi parimet e legalitetit ndërkombëtar e jo në bazë të simpative apo antipative politike dhe duhet mënjanuar veprimet sipas logjikës se:”Perëndimi na duhet, kurse Lindjen e duam”.

Kjo duhet ndryshuar dhe me çdo kusht duhet të kultivohen aleanca afatagjata dhe të sinqerta,sepse aleatët nuk krijohen gjithherë, prandaj aleancat strategjike duhet të ruhen.

Duke pasur parasysh se SHBA udhëheqin me mjaft sukses me proceset demokratike gati në tërë botën dhe duke u nisur rrethanat në rajon,prania intensive e afatgjate e SHBA-ve është e nevojshme si në Kosovë e Shqipëri,poashtu edhe në Maqedoni.

Për shkak të jostabilitetit permanent të këtij rajoni dhe kapaciteteve të kufizuara ushtarake të shteteve evropiane është e nevojshme prania afatgjate e trupave ushtarake të NATO-s. Marrëveshja e Ohrit nëse vazhdon me këtë ritëm të “zbatimit”,duket se është duke u

Page 136: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

138

shëndërruar në MOSMARRËVESHJE dhe dështim “komplet”. Dhe se në atë rast Maqedonia si shtet definitivisht do të jetë në rrugë që të mos zgjidhë asnjë problem.

Cila është alternativa e mosrealizimit të plotë dhe në afat të paraparë i Marrëveshjes së Ohrit?

Page 137: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

139

Mr. Ruhi Bakiu Univerziteti i Evropës juglindore, Tetovë

MARRËVESHJA E OHRIT - FUNDAMENT I RI JURIDIK PËR AVANCIMIN E POZITËS JURIDIKO -

KUSHTETUESE TË SHQIPTARËVE

E nderuara udhëheqësi e Unionit të Intelegjencies Shqiptare në Maqedoni, të respektuar përfaqësues të Fondacionit Fridrih Ebert dhe pjesëmarrës tjerë të kësaj tryeze! Së pari ju përshëndes dhe njëherit ju falemenderoj për ftesën Tuaj dhe angazhimin që keni marrë për të ndihmuar implementimin konsekuent të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Fillimisht dua të potencoj se Marrëveshja Kornizë e Ohrit paraqet një dokument politik në bazë të së cilës në Maqedoni është krijuar dhe po krijohet një fundament juridik që do të mundësojë një pozitë juridiko-kushtetuese më të avansuar të shqiptarëve në Maqedoni.

Këtë mendim timin për krijimin e bazës juridike rreth pozitës juridiko-kushtetuese të shqiptarëve në Maqedoni e mbështes në ndryshimet kushtetuese dhe atyre ligjore të cilat janë bërë dhe duhet të bëhen me qëllim të harmonizimit të Kushtetutës dhe ligjeve me Marrëveshjen Kornizë.

Mirëpo, nuk duhet haruar se pozita juridiko-kushtetuese e shqiptarëve të Maqedonisë është pjesë e pandarë e pozitës së shqiptarëve padrejtësisht të ndarë nga trungu i tyre, shteti amë, të cilët nën zgjedhën koloniale sllavo ortodokse gjithmonë u desht të luftonin, për të drejtat e tyre elementare kombëtare e individuale për të mundur me mbijetuar.

Pozitën juridiko – kushtetuese të shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë, më së miri mund ta vërejmë dhe zbardhim duke e vështruar dhe trajtuar nga aspekti historik meqë në atë mënyrë vërehet avancimi apo rënia e saj.

Gjatë kohës së Republikës së Krushevës ( 1903 ), populli shqiptar i këtyre trevave kishte status më të avancuar-të popullit

Page 138: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

140

shtetformues, status, i cili nuk iu njoh në të gjitha periudhat kohore që do të pasojnë më vonë. Në kuadër të Republikës së Krushevës, shqiptarët dhe vllehët ishin të përfaqësuar në mënyrë të barabartë me maqedonasit në Këshillin Republikan, i cili përbëhej prej 60 anëtarëve (20 maqedonas, 20 shqiptarë dhe 20 vlleh). I njëjti parim i përfaqësimit ishte zbatuar edhe në organin ekzekutiv ( Qeverinë e përkohshme ) i cili përbëhej nga 6 anëtarë ( 2 maqedonas, 2 shqiptarë dhe 2 vllehë). Republika e Krushevës ka jetuar vetëm 10 ditë dhe këto zgjidhje, në të ardhmen nuk janë zbatuar asnjëherë më në Maqedoni , edhe pse është dashur të jenë model i jetës, shoqërisë dhe shtetit të përbashkët.

Pozita juridiko - kushtetuese e shqiptarëve në Maqedoni gjatë periudhës së Luftës Nacional Çlirimtare dhe pas saj, nuk ka qenë as përafërsisht e ngjajshme me atë gjatë Republikës së Krushevës edhe përkundër luftës së përbashkët të tyre për çlirimin kombëtar e social. Pozitën e tillë të pabarabartë e kishte promovuar që në fillim edhe Deklarata e KAÇKM-së, e cila, në vend të barazisë për të gjithë përmbante vetëm disa garancione, me të cilat do t’u siguroheshin nacionaliteteve jomaqedonase të këtij vendi ruajtja dhe zhvillimi i mëtejshëm i identitetit të tyre kombëtar. Në deklaratën e KAÇKM-së theksohej “ të gjithë qytetarët e shtetit federal të Maqedonisë janë të barabartë njësoj para ligjit, pa marrë parasysh kombësinë, gjininë, racën dhe besimin religjioz”.

Pozita juridiko-kushtetuese e shqiptarëve në Maqedoni, pas përfundimit të Luftës, ka qenë e ndryshme, duke shënuar, herë një pozitë pak më të avancuar, e herë mohim të të drejtave të shqiptarëve, madje mosrespektimin e tyre edhe kur ato ishin të përcaktuar me kushtetutë. Një përcaktim i tillë i statusit të shqiptarëve, varej nga përkufizimi i sovranitetit të brendshëm të Republikës së Maqedonisë në bazë të kushtetutave të deriatëhershme, por edhe nga statusi i shqiptarëve të Kosovës në ish Federatën jugosllave.

Me Kushtetutën e parë të Republikës Popullore të Maqedonisë, të vitit 1946, të drejtat e nacionaliteteve garantohen në mënyrë të ngjashme si me Deklaratën e KAÇKM-së, me një tendencë të zgjerimit të tyre edhe me disa të drejta politike, nacionale, kulturore dhe arsimore. Ndërsa me Ligjin Kushtetues të vitit 1953, jo vetëm që nuk bëhet ndonjë zgjerim i të drejtave të shqiptarëve, por përkundrazi pas kësaj periudhe, në aspektin e realizimit praktik, gjithnjë e më tepër vjen në shprehje ngushtimi i të drejtave nacionale të tyre, vijnë në shprehje deformime të mëdha në baza nacionale.

Page 139: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

141

Me Kushtetutën e vitit 1963 nuk garantohen të drejtat e nacionaliteteve, por të njëjtat përkufizohen si të drejta të popullit punonjës, që nënkupton degradim të pozitës juridiko – kushtetuese të shqiptarëve të Maqedonisë. Vetëm pas Plenumit të Brioneve, ( 1966 ) në të cilin u shpalosën dhe kritikuan deformimet ndaj shqiptarëve në trojet e veta në republikat e krahinat në gjiun e ish Federatës jugosllave, me ndryshimet kushtetuese ( me miratimin e amendamenteve për Kushtetutën e vitit 1963), shqiptarëve të Maqedonisë u kthehet e drejta që të jenë bartës të ndërtimit të kësaj Republike, në të gjitha sferat e jetës shoqërore. Në Amendamentin XVII për Kushtetutën e RSM ishte përcaktuar se “ Populli maqedonas, kombësitë dhe grupet etnike në Republikën Socialiste të Maqedonisë janë të barabartë dhe kanë të drejta dhe detyrime të njëjta” .

Ky amendament konkretizimin e vet më vonë e gjenë në Kushtetutën e vitit 1974, e cila garanton një pozitë bukur më të avancuar të shqiptarëve dhe kombësive tjera në Maqedoni.

Për dallim nga Kushtetuta e vitit 1946, Ligji kushtetues i vitit 1953 dhe Kushtetuta e Republikës Socialiste të Maqedonisë e vitit 1963, me Kushtetutën e vitit 1974 shqiptarët barazohen me maqedonasit si element konstitutiv i shtetit. Po me këtë kushtetutë nga apsekti formal, kemi një avancim në drejtim të përdorimit të simboleve kombëtare të kombësive dhe përdorimit të gjuhës si në nivel lokal, ashtu edhe në nivel qendror. Mirëpo, edhe përkundër këtyre të drejtave formale të shqiptarëve të sanksionuara me Kushtetutën e vitit 1974, në vitet e tetëdhjeta për shqiptarët e Maqedonisë fillon një ndër periudhat më të rënda të qenies së tyre kombëtare. Gjatë kësaj periudhe ripërtrihet qëndrimi diskriminues ndaj shqiptarëve, vjen deri te vrasja dhe burgosja e tyre gjithmonë me motive politike.

Nën parullën e luftës kundër “nacionalizmit dhe iredentizmit shqiptar”, edhe në Maqedoni, sikurse në Kosovë, Serbi e Mal të Zi, në fakt luftohej kundër shqiptarëve në përgjithësi e kundër intelegjencies shqiptare në veçanti. Andaj, nuk duhej befasuar se në këtë periudhë më së shumti u goditën institucionet arsimore dhe intelektualët që punonin aty. Po me atë pretekst, përmes diferencimit politik me qindra shqiptarë u larguan nga puna si të papërshtatshëm ideo-politikisht. Tërë kjo bëhej, me qëllim të rrënimit të pozitës juridiko – kushtetuese të shqiptarëve të sanksionuar me amendamentet për Kushtetutën e vitit 1974. Pozita juridiko – kushtetuese, të cilën e kishin shqiptarët e Maqedonisë sipas Kushtetutës së vitit 1974, ka zgjatur vetëm deri në vititn 1989 kur u miratua Amendamenti LVI (pesdhjetë e gjashtë) për Kushtetutën e

Page 140: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

142

Republikës së Maqedonisë. Me këtë amendament shqiptarët, por edhe kombësitë tjera që jetojnë në Republikën e Maqedonisë nuk njihen më si element shtetformues. Ky atribut, me këtë amendament, tash e tutje do të rezervohet vetëm për popullin maqedonas.

Nga kjo mund të përfundojmë se gjatë gjithë periudhës së socializmit, shqiptarët ishin të pabarabartë me maqedonasit në të gjitha sferat e jetës shoqërore.

Pas rënies së komunizmit, pas shpërbërjes së ish Federatës jugosllave dhe krijimit të shtetit të pavarur të Maqedonisë, pozita juridiko – kushtetuese e shqiptarëve, jo vetëm që nuk u përmirësua, por edhe më tej u rrënua. Me kushtetutën e vitit 1991, Republika e Maqedonisë konstituohet si shtet Sovran e i pavarur njënacional. Si element shtetformues njihen vetëm maqedonasit, duke i lënë anash nacionalitetet tjera, e në radhë të parë shqiptarët, të cilët përbëjnë 1/3 e popullsisë në këtë shtet.

Pozita e këtillë juridiko-kushtetuese e shqiptarëve të Maqedonisë, pas pavarësimit të saj dhe pas dhjetë viteve të jetës politike në kushte të pluralizmit politik, nuk u përmirësua, por mbeti e njëjtë. Garniturat politike maqedonase këtë çështje të ndjeshme e vlerësonin dhe e impononin vetëm nga aspekti i nacionalizmit sllavo-maqedonas, trajtim ky që shpiente në pabarazinë e thellë të shqiptarëve të Maqedonisë. Si rezultat i qëndrimit të tillë ndaj kësaj çështjeje tepër të ndërlikuar, në verën e vitit 2001, në Republikën e Maqedonisë eskalon situata me kryengritje të armatosur të shqiptarëve. Vetëm pas kësaj filluan të zhvillohen disa procese pozitive në drejtim të avancimit të pozitës juridiko – kushtetuese me qëllim të sigurimit të barazisë së tyre.

Edhe pse këtyre temave maqedonasit në institucionet shtetërore dhe shkencore një kohë të gjatë u shmangeshin. Disa nga ta, edhe pse të rrallë duke trajtuar marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe maqedonasve në Republikën e Maqedonisë me kohë shprehnin brengosje për pengimin e paarsyeshëm të barazisë së shqiptarëve.

Çështjen shqiptare dhe pozitën juridiko-kushtetuese të tyre në Republikën e Maqedonisë, organet e pushtetit shtetëror, por edhe qarqet intelektuale maqedonase, deri tani e kanë vlerësuar në mënyra të ndryshme, gjithmonë të njëanshme, duke mos respektuar argumenetet ekzistuese, por duke i sajuar ato për nevoja të politikës ditore dhe për realizimin e qëllimeve nacionaliste të strukturave maqedonase që udhëhiqnin këtë shtet.

Page 141: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

143

Politikanët maqedonas duhej me kohë t’i pranonin kërkesat e drejta dhe të arsyeshme të shqiptarëve të Maqedonisë siç ishin : kërkesa për ndryshimin e Kushtetutës, të cilën shqiptarët e konsideronin si gjenerator të pabarazisë së tyre; zgjedhjen e çështjes së arsimit të lartë të shqiptarëve, gjegjësisht legalizimin e Universitetit të Tetovës; kërkesa për njohjen e gjuhës shqipe si gjuhë të dytë zyrtare, për përfaqësimin proporcional të shqiptarëve në të gjitha nivelet e pushtetit shtetëror ; për përdorimin e lire të simboleve kombëtare dhe shumë segmente tjera të barazisë.

Për zgjidhjen e shumicës së këtyre problemeve, të cilat më parë konsideroheshin si tabu temë për t’u diskutuar, pas kryengritjes së armatosur të shqiptarëve, Me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit dhe me ndryshimet kushtetuese të vitit 2001, është siguruar bazë politike por edhe juridike, më e volitshme. Megjithate, duhet patur parasysh se në hapësirat ku ka më tepër etnitete, në përjetësimin e akteve juridiko – politike dhe përputhshmërinë e tyre me realitetin ndëretnik ndikojnë edhe shumë faktorë të tjerë, si kultura politike, vullneti politik dhe mënyra e shtruarjes së çështjeve të pazgjidhura.

A do të zgjidhen problemet ndëretnike dhe a do të realizohet barazia e shqiptarëve të Maqedonisë përmes kompromisit, dialogut, rrugës institucionale apo do të krijohen sërish rrethana konfliktuoze, kjo në të ardhmen do të varet nga trajtimi real i këtyre problemeve nga udhëheqësia e këtij shteti, gjegjësisht nga raportet që do t’i kenë partitë politike të bllokut maqedonas dhe atij shqiptar në pushtet, por edhe në opozitë.

Respektimi i vlerave demokratike, si parakusht për integrim në strukturat euroatlantike, NATO dhe BE, do të jetë jo vetëm në interes të maqedonasve dhe të shqiptarëve, por në interes të veçantë të shtetit dhe qytetarëve të Maqedonisë në përgjithësi. Prandaj, në këtë kohë të vështirë që po kalon Republika e Maqedonisë, maqedonasit duhet të japin kontributin më të madh për avancimin e pozitës dhe sigurimin e barazisë edhe të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera si parakusht për ekzistimin e Maqedonisë si shtet dhe integrimin e saj në këto struktura .

Në të ardhmen partitë politike shqiptare nuk duhet ta shfrytëzojnë pozitën e pabarabartë të shqiptarëve për promovime dhe marketing politik, duke nxitur pëçarje ndër vetë shqiptarët, por energjinë pozitive të tyre duhet ta shfrytëzojnë me qëllim të harmonizimit të qëndrimeve dhe kahjeve për avancimin e mëtejmë të statusit të tyre juridiko-kushtetues, duke u mbështetur në kërkesa konstruktive për

Page 142: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

144

zbatimin konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit. Kërkesën e këtillë e potencojmë duke patur parasysh përvojat e hidhura nga e kaluara ku pjesëmarrja e partive politike shqiptare, pa platformë politike dhe pa vizion të qartë, në organet më të larta të pushtetit shtetëror thuaja se më shumë shkaktonte dëm se sa sjellte dobi. Shpeshherë, pjesëmarrja e tyre në Qeveri u shërbente maqedonasve si dekor para faktorit ndërkombëtar për t’u arsyetuar se shqiptarët janë të barabartë dhe të kënaqur me pozitën juridiko – kushtetuese të tyre në Maqedoni. Realisht, kjo paraqiste pranim në heshtje të statusit juridiko-kushtetues të tyre të sanksionuar me Kushtetutën e vitit 1991. Pas konfliktit të armatosur dhe arritjes së Marrëveshjes Kornizë të Ohrit si dhe ndryshimeve kapitale kushtetuese, në Republikën e Maqedonisë janë krijuar kushte më të volitshme juridike dhe politike, të cilat ofrojnë mundësi institucionale për kapërcimin e pozitës të pavolitshme të shqiptarëve në shumë sfera të jetës shoqërore.

Edhe pse në sferën legjislative janë bërë ndryshime të rëndësishme, ende kanë mbetur shumë çështje për t’u ndryshuar dhe harmonizuar me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit dhe ndryshimet kushtetuese . Ndër to vend të posaçëm zënë Ligji për përdorimin e gjuhëve, Ligji për përdorimin e flamurit kombëtar, Ligji për policinë, e cila do të vendoset nëpër komuna dhe shumë ligje tjera, të cilat më realisht do ta shprehnin karakterin multietnik të Republikës së Maqedonisë .

Për këto ndryshime që priten të bëhen në Republikën e Maqedonisë, mendoj se duhet të sigurohet një vullnet i dyanshëm, në mes të shqiptarëve dhe maqedonasve, që këto çështje të rregullohen në mënyrë sa më konsekuente..

Siç theksuam edhe më parë, pas arritjes së Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, por edhe ndryshimeve kushtetuese të vitit 2001, gjërat kanë lëvizur nga vendi dhe pozita e shqiptarëve është diçka më e avancuar. Shqiptarët, sikurse edhe komunitetet tjera, sipas preambulës së tanishme të Kushtetutës së Maqedonisë paraqesin element konstitutiv të shtetit. Në aspektin formalo-juridik, është arritur një status më i avancuar i gjuhës shqipe në të gjitha organet e pushtetit shtetëror. Janë siguruar mekanizma mbrojtës në kuadër të procedurës për nxjerrjen e ligjeve, të cilat kanë të bëjnë me të drejtat e komuniteteve në Republikën e Maqedonisë. Me këto ndryshime kushtetuese në Republikën e Maqedonisë komuniteteve u garantohet e drejta e përfaqësimit proporcional në organet e pushtetit shtetëror në të gjitha nivelet. Edhe pse, sipas Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe

Page 143: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

145

amendamenteve kushtetuese për Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë të vitit 1991, është arritur që deri diku të avancohet pozita juridiko-kushtetuese e shqiptarëve, kjo ende nuk ka arritur të zbatohet në praktikë, të bëhet realitet. Në anën tjetër për sigurimin e barazisë së plotë kombëtare të shqiptarëve, ajo që është arritur në aspektin formalo-juridik ende nuk kënaq dhe nuk mjafton dhe nuk duhet të mjaftojë. Pranadaj, mbetet obligim i subjektit politik shqiptar që ta sensiblizojë si faktorin e brendshëm ashtu edhe faktorin ndërkombëtar në drejtim të zbatimit në praktikë të asaj që është garantuar formalisht dhe të zgjidhjes së problemeve të shumta të shqiptarëve si rezultat i pozitës ende të palakmueshme të tyre në shoqëri dhe shtet. Me rëndësi të veçantë është që subjekti politik shqiptar, në të ardhmen, në mënyrë permanente të insistojë :

- që në Republikën e Maqedonisë të inicojë ndryshime të sërishme të Kushtetutës së vitit 1991 me qëllim të harmonizimit të saj konsekuent me Marrëveshjen Kornizë aty ku kjo nuk është bërë;

- që të bëhen ndryshime edhe të dispozitave tjera kushtetuese, të cilat i tangojnë të drejtat e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë. Veçanërisht të insistohet që shqiptarët në preambulë të paraqiten si element shtetformues krahas popullit maqedonas e jo të mbeten si pjesë e ndarë e popullit të tij (pakicë kombëtare), gjë që do t’i dallonte nga komunitetet tjera numerikisht shumë më të vogla.

- që gjuha shqipe të avancohet në gjuhë zyrtare të dytë në Republikën e Maqedonisë dhe të ketë status të barabartë me gjuhën maqedonase, së paku ashtu siç e parasheh Marrëveshja Kornizë e Ohrit.

- që, përveç gjuhës shqipe, përdorim zyrtar të gjejë edhe shkrimi i saj në të gjitha instancat shtetërore.

- të insistohet në përshpejtimin e nxjerrjes së ligjeve të cilat kanë të bëjnë me implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe të ndryshimeve kushtetuese, me qëllim të avancimit të pozitës së shqiptarëve në të gjitha sferat e jetës shoqërore;

- të përshpejtohet përjetësimi i parimeve kushtetuese lidhur me inkuadrimin e shqiptarëve në organet e pushtetit shtetëror në bazë të parimit të përfaqësimit proporcional të tyre .

Për arritjen e këtyre objektivave, të cilat do të çonin në drejtim të realizimit dhe përmirësimit të mëtejmë të pozitës juridiko -

Page 144: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

146

kushtetuese të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë, përveç përfaqësuesve të tyre në organet më të larta të pushtetit, gjithsesi nevojitet këmgulësi më e madhe e të gjithë shqiptarëve, e veçanërisht angazhim më i madh i intelegjencisë shqiptare në përcjelljen e zbatimit të zgjidhjeve të reja me qëllim të ndriçimit të pengesave që paraqiten në këtë drejtim dhe të kapërcimit të tyre. Prandaj, intelegjencia shqiptare në Republikën e Maqedonisë, sidomos ajo në UEJL dhe UT, por pa i lënë anësh edhe ato pak intelektual shqiptarë të cilët punojnë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” që përveç punës individuale, duhet të bëjnë përpjekje që lidhur me problemet ndëretnike të organizojë sa më shumë tubime shkencore, në të cilat, së bashku me kolegët maqedonas dhe ato ndërkombëtarë t’i ndriçojë ato probleme dhe lidhur me to të nxjerrë përfundime shkencore, të cilat do ti ndihmonin subjektit politik shqiptar në angazhimin për zgjidhjen e tyre dhe do të krijonin një klimë më të volitshme për angazhimin edhe të intelegjencies dhe subjektit politik maqedonas në vlerësimin real të tyre. Me këtë rast intelegjencia shqiptare nuk duhet t’i lë anash as problemet me të cilat ballafaqohen edhe komunitetet jomaqedonase, pavarësisht nga numri i tyre.

Page 145: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

147

Agni Aliu, Univerziteti i Evropës juglindore

PROCESI I DECANTRILIZIMIT TË PUSHTETIT QENDROR

NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË HYRJE Vala e ndryshimeve në fundin e shekullit XX që përfshin një numër të madh të shteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore përfshin gjithashtu edhe Republikën e Maqedonisë. Ndryshimet ishin të gjithëmbarshme ashtu që përveç ndryshime të sferës ekonomike, bëhen ndryshime edhe në sferën shoqëro–politike. Pra fillon një proces i vështirë dhe i mundimshëm, varësisht nga kushtet konkrete të shtetit. Ndryshimet që bëhen në sferën politike janë: në vend të sistemit njëpartiak kemi sistemin politik shumëpartiak (pluralist), në vend të principit të pushtetit kuvendor dhe pushtetit unik, kemi principin e ndarjes së pushtetit dhe përpjekjet për një shtet juridik. Kemi riafirmimin e vetëqeverisjes lokale ku qytetari dhe individi shpallen si bosht qendror i sistemit politik. Në sferën ekonomike bëhen ndryshime të mëdha. Riafirmohet pluralizmi ekonomik ku prona shoqërore fillon të riprivatizohet, garantohet në mënyrë të njejtë dhe të barabartë ]do lloj prone; ekonomia e tregut bëhet orientim themelor i ekonomisë. DISPOZITAT JURIDIKE

Pas shpërbërjes së RSFJ–së më 8 shtator 1991. Maqedonia

mbajti referendumin mbi pavarësinë dhe më 17 nëntor 1991 solli kushtetutën e RM – së. Në Kushtetutën e vitit 1991 përfshihet edhe vetëqeverisja lokale si një ndër vlerat themelore të rendit kushtetues, ashtu që cakton principet themelore të organizimit dhe të funksionimit të vetëqeverisjes lokale. Garantohet e drejta e qytetarëve për vetëqeverisjen lokale (me

Page 146: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

148

çka vjen në shprehje karakteri demokratik i vetëqeverisjes lokale); kushtetuta cakton raportin e organeve të vetëqeverisjes lokale me organet e pushtetit qendror; parasheh vetëqeverisjen lokale njëshkallëshe ku si njësi të vetëqeverisjes lokale janë komunat. Përjashtim bën Qyteti i Shkupit,organizimi i të cilit rregullohet me ligj të ve]antë: me kushtetutë parashihet themelimi i administratës vendore në kuadër të komunave; cakton të drejtën për pjesmarrjen direkte të qytetarëve përmes referendumit dhe formave tjera të vendosjes si dhe përmes përfaqësuesve të vet të zgjedhur në organet e njësive të vetëqevrisjes lokale. Nga këto karakteristika, (të përmendura) vërehet se kushtetuta cakton principet themelore,ndërsa në mënyrë detale vetëqeverisja lokale duhet të rregullohet me ligj ashtu siç është theksuar në kushtetutë. Për zhvillimin e demokracisë një rëndësi të ve]antë ka vetëqeverisja lokale. Nuk mund të themi se bëhet fjalë për një shtet demokratik nëqoftëse vetëqeverisja lokale nuk është e zhvilluar ashtu që problemet me karakter lokal të zgjidhen në mënyrë të pavarur dhe të drejtpërdrejtë nga ana e qytetarëve. Pra organizimi dhe funksionimi i vetëqeverisjes lokale ka një rëndësi të ve]antë për shtetin. Duke pasur parasysh këtë fakt Republika e Maqedonisë qysh me nxjerrjen e ligjit mbi vetëqeverisjen lokale në vitin 1995 filloi të ndërmarrë një sërë aktivitetesh lidhur me decentralizimin dhe forcimin e vetëqeverisjes lokale si dhe ndërtimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale të bazuar në standartet Evropiane të vetëqeverisjes lokale. Ligji mbi vetëqeverisjen lokale bën rregullimin e vetëqeverisjes lokale në mënyrë të detajuar. Duhet përmendur se janë bërë përpjekje edhe më herët për të bërë një ligj të tillë, por kjo nuk u realizua. Koha e gjatë që u përgatit ky ligj dhe të bazuarit e tij në “Kartën Evropiane të vetëqeverisjes lokale” do të mundësojë që qytetarët në mënyrë direkte dhe përmes përfaqësuesve të vet të marrin pjesë në zgjidhjen e ]ështjeve me karakter lokal. Me këtë ligj hidhet poshtë Sistemi Komunal dhe fillon ndërtimi i sistemit të ri të vetëqeverisjes lokale i cili është i përkapur nga vendet me demokraci parlamentare. Ligji mbi vetëqeverisjen lokale bën operacionalizimin e dispozitave kushtetuese për vetëqeverisjen lokale. Ai kuptimisht i rregullon të gjitha ]ështjet që kanë të bëjnë me organizimin dhe funksionimin e vetëqeverisjes lokale. Me rëndësi është të përmenden dispozitat që përfshijnë: kompetencat e njësive të vetëqeverisjes lokale, pjesmarrjen e qytetarëve në zgjidhjen e çështjeve me karakter lokal, çështjen e finansimit, mbikëqyrjen e punës së tyre, mbrojtjen e vetëqeverisjes lokale, përdorimin e gjuhëve etj.

Page 147: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

149

Republika e Maqedonisë bën ratifikimin e “ Kartës Evropiane të vetëqeverisjes lokale “ më 14.05.1977.

SHKAQET QË NDIKOJNË NË ZHVILLIMIN E VETËQEVERISJES LOKALE Gjatë kësaj periudhe paraqitet një numër i madh i shkaqeve që

ndikojnë në mos efikasitetin e funksionimit të vetëqeverisjes lokale në Maqedoni si psh: - gjendja e rëndë ekonomike e trashëguar, - trashigimia e pushtetit hegjemonist (të përparshëm), - mungesa e ligjit të ve]antë mbi finansimin e vetëqeverisjes lokale, - pregaditja jo e duhur e personelit administrativ, - mungesa e teknologjisë bashkëkohore, - zgjidhja jo e drejtë e problemit të marrëdhënieve ndëretnike, - ndarja territoriale e komunave me mënyrë jo të përsosur.

DECENTRALIZIMI

Për të qënë vetëqeverisja lokale sa më autonome duhet që të

bëhet decentralizimi sa më i plotë i pushtetit qendror. Me decentralizim nënkuptojmë bartjen e kompetencave të caktuara nga organet e pushtetit qendror në organe të pushtetit lokal. Kjo nënkupton atë që qytetari të jetë sa më afër pushtetit përderisa në centralizëm ndodh e kundërta forcohet qendra.

Decentralizimi kryesisht paraqet një sistem ndërmjet organeve qendrore dhe lokale në të cilin organet lokale kanë pavarësi të caktuar. Kufijtë e kësaj pavarësie zakonisht janë të përcaktuara me ligj, por ndonjëherë edhe me kushtetutë. Sipas parashikimeve ligjore dhe kushtetutës organet lokale janë të pavarura gjatë veprimit, ndërsa organet qendrore sipas rregullës kanë të drejtë vetëm në mikëqyrjen e ligjshmërisë të punës së organeve lokale. Pra organet qendrore ushtrojnë kontroll të ligjshmërisë, por jo edhe kontroll të gjithëmbarrshëm të punëve të organeve lokale, d.m.th. organe qendrore siillen në formë të tutorit.

DISA ELEMENTE KYÇE TË DECENTRALIZIMIT Për të qënë decentralizimi i suksesshëm duhet të realizohen disa

elemente kyçe si: - ecuria dhe plani i implementimit të ligjit mbi vetëqeverisjen lokale,

Page 148: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

150

- nxjerrja e ligjit të ve]antë të finansimit të vetëqeverisjes lokale, - ndryshimi i ligjit mbi ndarjen territoriale të komunave, - për realizimin e decentralizimit në tërësi duhet të ndryshohen diku

edhe 80 ligje. Në ligjin mbi vetëqeverisjen lokale janë të caktuara

kompetencat e organeve të pushtetit lokal edhe atë : 1. punët konkrete të cilat organet e vetëqeverisjes lokale i kryejnë

në mënyrë të pavarur ; 2. punët e cktuara të cilat organet e vetëqeverisjes lokale i kryejnë

në pajtim me organet kompetente të pushtetit qendror ; 3. punët e besuara nga ana e organeve të pushtetit qendror ;

Për të realizuar të drejtat, për të plotësuar nevojat e veta dhe për t’i përmbushur obligimet organet e pushtetit lokal kanë nevojë për një sasi të caktuar mjetesh finansiare, nga se pa mjete finansiare vetëqeverisja lokale as që mund të ekzistojë. Njësitë e vetëqeverisjes lokale finansohen :

1. Nga burimet e veta të të ardhurave të parashikuara me ligj; 2. Nga të ardhurat plotësuese të buxheti republikan ;

Për ndarjen territoriale të komunave ekzistojnë mendime se: 1. Numri i komunave duhet të zvogëlohet sa ka qënë më parë (

34 ) ; 2. Numri i komunave të jetë diku 80 ; 3. Numri i komunave të ngelë aq sa është ( 123 ); Me nxjerrjen e ligjit mbi ndarjen territoriale duhet pasur kujdes

që ndryshimi i kufijve të territoreve të njësive të vetëqeverisjes lokale mos bëhet pa konsultim paraprak të popullatës dhe atë përmes referendumit.

Procesi i decentralizimit nuk mund të bëhet menjëherë. Ai sigurisht do të zgjasë disa vjetë (5 – 10) duke u bazuar në përvojat e shteteve tjera.

Me që jetojmë në kohën kur shumica e shteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore mundohen që të integrohen në Evropë duhet që të bëhet rajonalizimi, nga se procesi i integrimit i problematizon shtetet e pavarura nacionale, ndërsa i favorizon rajonet si tërësi ekonomike dhe kulturore të drejtuara kah bashkësitë mbinacionale. Pra Evropa e ardhshme do të jetë një bashkësi e rajoneve dhe jo e shteteve.

Page 149: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

151

Ramazan Shaqiri, student

Univerziteti i Evropës juglindore

ÇFARË NDODH ME REGJISTRIMIN

Më 1 nëntor filloi në R. Maqedonisë regjistrimi i popullsisë, një operacion i rëndësishëm dhe i vështirë politiko-etnik, i cili paraqet sfidën më të madhe pas luftës së vitit të kaluar, për qeverinë, organet shtetërore, partitë politike dhe komunitetet etnike, që jetojnë në shtetin e vogël multietnik. Ndonëse zyrtarët e lartë të statistikave të Shkupit dhe disa përfaqësues ndërkombëtarë, të ngarkuar me këtë sipërmarrje, përsëritën formulën e njohur se regjistrimi i popullsisë paraqet një operacion statistikor dhe pa implikime politike apo etnike, të gjithë palët e kanë të qartë se R.Maqedonisë e hapi dje kapitullin e një dileme mjaft të rëndësishme për fatin e mëtejshëm të stabilitetit dhe madje të ekzistencës së tij.

Pse regjistrimi i popullsisë në R.Maqedonisë është një operacion politiko-etnik:

- Së pari, nga rezultatet e tij varet vetë karakteri dhe ecuria e shtetit dhe zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit.

- Së dyti, nga rezultatet e tij varen prioritetet, objektivat dhe mënyrat e politikës së qeverisë.

- Së treti, nga rezultatet e tij varet ekuilibri politiko-etnik i shtetit dhe procesi i stabilizimit real të tij.

Konceptimi i regjistrimit të popullsisë si operacion strategjik politik vjen në rradhë të parë nga filozofia e udhëheqjes dhe klasës politike sllavomaqedonase. Këtë kanë treguar dy regjistrimet e para të popullsisë në R.Maqedonisë. I pari më 1991, kur u tentua me forcë nga organet shtetërore të krijohej imazhi i R.Maqedonisë si shtet etnik maqedonas. Kjo ishte kaq flagrante sa që populli shqiptar në R.Maqedonisë u detyrua ta bojkotojë regjistrimin dhe organet shtetërore

Page 150: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

152

maqedonase i shpallën si deshën numrin e popullsisë maqedonase dhe numrin e popullsisë shqiptare.

Regjistrimi i dytë i vitit 1994 u organizua nga udhëheqja maqedonase po me të njëjtat koncepte dhe strategji. Aq flagrante ishte kjo, saqë presidenti i atëhershëm K.Gligorov, në prag të regjistrimit shkoi në një miting në Tetovë dhe shpalli zyrtarisht se shqiptarët do të jenë 21 përqind. Enti Shtetëror i Statistikave shpalli pas regjistrimit numrin që përcaktoi Gligorovi, duke u treguar pak më zemërgjerë dhe duke shtuar një përqind.

Partitë politike shqiptare me të drejtë nuk e njohën asnjëherë rezultatin e regjistrimit të vitit 1994. Por për informim të lexuesit po kujtojmë se asnjë pakicë në R.Maqedonisë, as turqit, as serbët, as romët dhe as vllahët, nuk e pranuan numrin e pakësuar, që atyre u nxorri Enti Shtetëror i Statistikave.

Këtë retrospektivë e bëjmë jo thjeshtë për të kujtuar metodat e organizimit të operacioneve të regjistrimit nga ana e qeverisë maqedonase, por për tu ndalur në problemin themelor të shtetit të R.Maqedonisë : Ai është një shtet multietnik, ekuilibri i stabilitetit të të cilit përcaktohet mbi bazën e raportit mes popullit shqiptar dhe popullit sllavomaqedonas në vend.

Strategjia e udhëheqjes dhe klasës politike sllavo maqedonase ka qenë, dhe për fat të keq mbetet, që të pakësojnë me zor numrin e shqiptarëve, me qëllim që të kufizojnë edhe të drejtën që i takon shqiptarëve për ta bashkëqeverisur atë vend. Duke pakësuar numrin e shqiptarëve, i paraqitet faktorit ndërkombëtar një imazh i rremë mbi përbërjen reale etnike dhe mbi problemet themelore të këtij shteti.

Duhet pranuar se për disa arsye të njohura, të cilat kishin të bënin me problemet e karakterit më të gjerë strategjik dhe të lidhura me procesin e dezintegrimit jugosllav dhe të stabilitetit rajonal, faktori ndërkombëtar para tetë vjetësh bëri hapin e pranimit të rezultateve të regjistrimit shtetëror.

Faktori ndërkombëtar ahere u udhëhoq nga parimi i drejtë për momentin se në rrethanat e atëhershme çështja më e rëndësishme ishte krijimi i shtetit të ri dhe stabiliteti i tij, ndërsa në plan të dytë vinin të drejtat e njeriut dhe barazia ndëretnike. Mirëpo kjo strategji afatshkurtër u aplikua si një strategji afat gjatë dhe u keqpërdor nga udhëheqja

Page 151: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

153

maqedonase, që vazhdoi një politikë të diskriminimit të ashpër të shqiptarëve, të cilët mbetën të papërfaqësuar në të gjitha strukturat shtetërore dhe administrative. Përralla e oazit, që tregonin udhëheqësit sllavomaqedonas nëpër Evropë, duke tundur kartën e tre apo katër ministrave shqiptarë në qeveri, nuk mjaftoi për të ruajtur ekuilibrin e shtetit multietnik, i cili u trondit fort në vitin 2001, duke çuar në një konflikt të armatosur ndëretnik, që zbuloi mungesën e një barazie ndëretnike si bazë e stabilitetit.

Pyetjet kryesore rreth operacionit të tanishëm politiko-etniko-statistikor në R.Maqedonisë janë:

- A ka vënë mend udhëheqja e re e R.Maqedonisë -it nga zhvillimet e tronditjet etnike në vend, për ta revizionuar politikën e vet demografike dhe statistikore të pakësimit me zor të numrit të shqiptarëve?

- A ka reflektuar në një farë mënyre faktori ndërkombëtar, i angazhuar në regjistrimin e popullsisë në R.Maqedonisë, se nuk jemi më në vitin 1994 dhe se pas mbylljes së kapitullit të luftrave në ish Jugosllavi, tani është rradha e demokracisë për të dalë në plan të parë?

Duke analizuar elementët e ndryshëm të këtij operacioni të ri, duhet thënë se dalin në dukje disa mangësi të karakterit strukturor:

- Njëlloj si në regjistrimin e vitit 1994, është vënë si kusht që banorët të cilët kanë më shumë se një vit që punojnë jashtë, të mos përfshihen në numrin e popullsisë. Kjo do të thotë që dhjetra e dhjetra mijra shqiptarë, të cilët punojnë prej shumë kohësh nëpër Evropë, të mos quhen banorë. Ky truk legjislativ la jashtë regjistrimit afër 200 mijë shqiptarë më 1994.

- Enti Shtetëror i Statistikave, një mekanizëm shtetëror, i lidhur me shërbimin sekret maqedonas, i ka pasur dhe i ka dyert e mbyllura për shqiptarët. Në komisionet e regjistrimit gjithashtu shqiptarët nuk janë të përfaqësuar sa u takon. Pra numërimin dhe rezultatin përfundimtar do ta bëjë Enti Shtetëror maqedonas, sëbashku me Ministrinë e Brendshme dhe shërbimin sekret. Nuk është rastësi që i gjithë operacioni i regjistrimit është përgatitur nga kryeministri nacionalist L.Georgievski dhe Ministria e Brendshme, e drejtuar nga ish ministri eskstremist antishqiptar L.Boshkovski. Deri tani tendenca duket se udhëheqja e Shkupit do të tentojë që numri i shqiptarëve të mos dalë realisht sa

Page 152: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

154

është, pra që t'i qëndrojnë shifrës absurde prej 22,9 përqind të vitit 1994. Kjo është kaq e vërtetë sa që Enti Shtetëror i Statistikave në prag të regjistrimit publikoi disa të dhëna qesharake, sipas të cilave maqedonasit u shtokan çdo vit me një të tretën më shumë se shqiptarët. Kjo duket si parathënie e justifikimit për ndonjë manipulim statistikor me të ashtuquajturën rritje demografike të sllavomaqedonasve, në një kohë kur në gjithë mjediset mediatike dhe shkencore sllavomaqedonase është pohuar alarmi nga rritja demografike e shqiptarëve, që është dy-tri herë më e madhe se e sllavomaqedonasve.

Shtrohet çështja që edhe faktori ndërkombëtar i angazhuar në operacionin e regjistrimit të mos përsërisë nxitimin e regjistrimit të kaluar që të kualifikojë si teknike apo statistikore manipulimet e mundëshme të Entit Shtetëror të Statistikave, sepse kuptohet se nuk mund të ketë vlerë dhe efikasitet një regjistrim, që e njeh vetëm qeveria dhe disa monitorues, të cilit ikin pas një muaji. Faktori ndërkombëtar është mirë të shohë raportet e përqindjeve të shqiptarëve dhe të maqedonasve në zyrat e taksave, të mbajë parasysh se në zgjedhjet e 15 shtatorit partitë politike shqiptare morën sëbashku rreth 300 mijë vota, gjë që, duke pasur parasysh përbërjen e moshën e rë mesatare të familjeve shqiptare, e të bind se numri i shqiptarëve shkon në mbi 900 mijë vetë. Eksperti kanadez i çështjeve ballkanike, Eric Margolis, në një analizë këto ditë në "Toronto san" për përbërjen demografike të R.Maqedonisë , evidentonte se sllavët ortodoksë përbëjnë 58 përqind të popullsisë, ndërsa shqiptarë janë 800 mijë vetë. Regjistrimi është kutia reale e Pandorës për R.Maqedonisë dhe çdo manipulim apo falsifikim i numrit të shqiptarëve do ta mbajë gjithmonë hapur këtë kuti të rrezikëshme për stabilitetin e këtij shteti. Ndaj faktori ndërkombëtar kësaj rradhe duhet t'i kushtojë rëndësi më të madhe regjistrimit të politikës së Shkupit.

Këtu me siguri se është me rëndësi të përmend faktin se , sa rendesis duhet kushtuar atyre qe nuk e kanë shtetesinë. Sigurisht se ketu duhet të intervenohet në ndryshimin e Ligit mbi shtetesinë.

Ndersa ne nderkohe regjistrimi u bë para ndryshimit te Ligjit mbi shtetesin, qe besoj se është një lëshim i madh nga ana e partise shqiptare në koalicion shtetërorë, e duke pasur parasysh se regjistrimi nuk behet vetem i shtetasve maqedon por edhe i banoreve tjere pala shqipetare duhet te insistoj qe te behet edhe regjistrimi i banoreve dmth atyre qe jane pa shtetesi por qe jetojne aty prej kohes se ish Jugosllavis, dhe ate sipas perkatesise kombetare.

Page 153: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

155

Pra regjistrimi nuk përfshin vetëm regjistrimin e shtetasve, e nëse maqedonët mendojnë kështu ateherë duhet t'ua hapim sytë, se regjistrimi i popullsisë përfshin shumë kategori, punësimin, arsimimin, strukturën sociale, grup moshat etj. dhe shtetasit ketu jane vetem nje kategori. Me rendesi eshte qe tani per tani te regjistrohet numri i sakte i shqipetareve ne Maqedoni, pra me apo pa shtetesi-si banore te Maqedonis, dhe pastaj problemi i mosdhenjes se shtetesise munde te shqyrtohet si problem ne vete.

Me rendesi eshte se askush nuk po kerkon, dhe as nuk ka te drejte, qe ata shqipetare qe nuk jane shtetase maqedon te largohen nga Maqedonia.

Gjithashtu ketu eshte mire të pëmendim edhe fatin e atyre të cilët janë me punë apo vendbanim të përkohshëm jashtë Maqedonisë,i cili me siguri se me ndryshimin e ligjit edhe këtu shqiptarët prap janë të diskriminuar,për këtë do te paraqes argumentin , apo deklaratën e sekretarit të dytë të Ambasadës së R.Maqedonisë në Gjermani , deklaratë kjo e cila flet më së miri pë obstrukcionet apo manipulimet të cilat i bën qeveria e R.Maqedonisë, gjat interpretimit të ligjeve .Deklarata dhënë DË ka titulli , i cili me siguri se flet shumë.

“Rrezikohet regjistrimi i rreth 200 mijë shqiptarëve jashtë Maqedonisë “ “Sipas informatave të fundit, shtetasit maqedonas që për ë

shumë se një vit ndodhen jashtë vendit, nuk kanë të drejtë të regjistrohen. Lidhur me këtë cështje sekretari i dytë i ambasadës së Republikës së Sejdi Demiri është shprehur për Dojce Velen: "Sipas versionit të parë të Ligjit i shpallur në fletën zyrtare të Republikës së Maqedonisë numër 16/01 ka dy ndryshime dhe ato janë, nën një: "Në rastet në të cilat regjistrimi bëhet në gjuhën zyrtare të cilën e flasin më së paku 20 përqind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë formulari plotësohet në atë gjuhë dhe gjithashtu tërsisht në gjuhën maqedonase dhe shkrimin çirilik". Në ndryshimin e dytë thuhet të fshihet pika e gjashtë e nenit gjashtë i cili thotë: "Regjistrohen shtetasit e Republikës së Maqedonisë të cilët në kohën e regjistrimit nuk janë prezent në Republikën e Maqedonisë më tepër se 12 muaj". Pra ky është ligji i parë i cili ka qenë pa ndryshime. Tani me ndryshimin e dytë decidivisht thuhet: "Regjistrohen të gjithë ata të cilët ende nuk kanë deri në 12 muaj qëndrim". Me këtë rast flas për Gjermaninë por ky qëndrim vlen për tërë diasporën". "Bartës i këtij procesi në diasporë është drejtpërdrejt Ministria e Punëve të Jashtme. Sipas Demirit, ndër dokumentet e

Page 154: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

156

nevojshme për regjistrim duhet pasaporta e cila është lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë dhe nëse bëhet fjalë për fëmijë çertifikatat e lindjes.”.

PËRFUNDIM

Pra nga kjo që potencova më lartë, do të vij në përfundim se edhe ky proces i ndërlikuar shtetërorë nuk kaloi pa komente , dhe ngjyra politike , dhe se shum punë tjera në jetën shoqërore dhe politike do varen pikërisht nga rezultatet e regjistrimit të v. 2002.

Këtë kontribut timin të vogël rreth shtjellimit të kësaj teme mjaft delicate dhe tè nxehtë do ta kisha përfunduar me një pyetje , e cila besoj se do zgjojë kërsherinë në opinionin publik të Maqedonisë.Pra, Ç`farë do të ndodh nëse përqindja e popullatës shqiptare në R.Maqedonisë, në rezultatet përfundimatre del 19.8 %?!

Page 155: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

157

Mr. Mersim Maksuti Univerziteti i Evropës Juglindore Tetovë

ASPEKTI JURIDIKO-KUSHTETUES DHE POLITIK I MARRËVESHJES KORNIZË TË OHRIT DHE

SENDËRTIMI PRAKTIK I SAJ Marrëveshja Kornizë e Ohrit nga pikpamja kushtetuese-juridike paraqet një kompromis të pashmangshëm lidhur me të drejtat kushtetuese të shqiptarëve, duke pasur parasysh rrethanat në të cilat u zhvilluan këto procese. Marrëveshja Kornizë e Ohrit synon balancimin ndërmjet tendencave konfliktore kushtetuese-politike që manifestohes-hin midis shqiptarëve dhe pushtetit maqedonas, ndërmjet konceptit të shtetformësisë dhe tendencave për definimin e vazhdueshëm të shqiptarëve si pakicë kombëtare në Maqedoni. Nga ky synim balansimi u definua pozita kushtetuese e shqiptarëve e përkufizuar me Marë-veshjen Kornizë të Ohrit.

Duke pranuar kushtetutën tashmë pas ndryshimeve që u bënë në të si burim të vetëm, unik dhe të plotë, përjashtohet çdo mundësi kundërshtimi midis normave të saj dhe normave të ligjeve që duhej nxjerr, prandaj referimet në Marrëveshjen Kornizë se “Kuvendi do të ligjësojë të gjitha dispozitat ligjore që mund të jenë të domosdoshme për t’i dhënë efekt të plotë Marrëveshjes Kornizë…”, së paku nga ana juridike, nuk duhet të lënë dilem se cilës normë i përket prioriteti, pra se cila prej tyre do të konsiderohej në fuqi.

Me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit edhepse u vendos që preambulla të definohet në bazë të karakterit qytetar, mirëpo përkundër kësaj, pushteti maqedonas i përkrahur nga qarqet shkencore maqedonase arriti që në preambullë të kthehet kategoria “populli maqedonas”, si rezultat i prolongimit të miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë si dhe duke shfrytëzuar aktin terrorist të 11 shtatorit në SHBA ku vëmendja e SHBA-ve u fokusua tashmë më shumë në luftën kundër terrorizmit .

Ndryshimet kushtetuese në vetë teksin normativ të Kushtetutës së Maqedonisë përfshijnë 15 nenet e saj, të cilët për nga përbajtja janë të ndryshëm. Pra, bëhet fjalë për ndryshimin e atyre dispozitave kushtetuese që rregullojnë çështjen e përdorimit zyrtar të gjuhëve, vlerat

Page 156: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

158

themelore të rregullimit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, bashkësitë fetare, mbrojtjen përparimin dhe begatimin e thesarit historik dhe artistik të Maqedonisë dhe të gjitha bashkësive që jetojnë në të, procedurën e sjelljes së ligjeve që drejtpërsëdrejti cenojnë të drejtat dhe interesat e bashkësive (të shqiptarëve), zgjedhjen dhe kompetencat e Avokatit Popullor, transformimin e Këshillit për marrëdhënie ndërnacionale në Komitet për marrëdhënie midis bashkësive, emërimin e anëtarëve të Këshillit të sigurimit, emërimin e disa anëtarëve të Këshillit gjyqësor republikan dhe të Gjykatës kushtetuese në Republikën e Maqedonisë nga radhët e bashkësive, ndërrimi i emrit dhe kompetencat e pushtetit lokal, si dhe ndërrimi i procedurës për ndryshimin e preambullës si dhe dispozitave të caktuara kushtetuese që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. Të gjitha këto ndryshime kushtetuese janë në funksion të forcimit të karakterit qytetar të shtetit të Maqedonisë që njëherit nënkuptojnë edhe forcimin e elementit shqiptar me avancimin e pozitës juridiko-kushtetuese në një shkallë të caktuar më të lartë. Më poshtë do t’iu qasemi vetëm disave nga këto ndryshime kushtetuese.

Formulimet juridiko-kushtetuese avancojnë përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip në nivel shtetëror, por ende nuk mund të flasim për një subjektivitet të plotë gjuhësor që do të nënkuptonte barazinë e tërësishme midis gjuhës maqedonase dhe gjuhës shqipe si gjuhë të vetme zyrtare në Maqedoni, ngase, përdorimi i gjuhës shqipe sidomos në organet qendrore të pushtetit duhet të jetë në pajtim me ligjin. Kjo, vetëvetiu rrit dyshimin se përkufizimi i përdorimit të gjuhës dhe shkrimit shqip edhe me ligj (ende të pa nxjerrë), le hapsirë për modifikimin e më tutjeshëm të përdorimit të saj në të gjitha organet dhe institucionet e pushtetit shtetëror dhe në tekstet zyrtare të pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Rasti i nxjerrjes së ligjit mbi pushtetin lokal dhe i disa ligjeve tjera tregoi më së miri se ky pushtet do të përpiqet deri në fund që edhe nëpërmjet mekanizmave ligjorë të cungojë të drejtat kushtetuese të shqiptarëve që dalin nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit.

Ndryshimet kushtetuese në sferën e arsimit paraqesin vërejtjen më serioze të tyre, ngase amendamenti VIII që ndryshon nenin 48 të Kushtetutës nuk garanton të drejtën e shqiptarëve në arsimin e lartë, që njëherit paraqet cenim të rëndë të së drejtës së tyre për arsim në gjuhën amtare, pengesë në zhvillimin e tyre personal dhe kolektiv sepse shqiptarët si të tillë nuk mund të jenë bartës të zhvillimit politik, ekonomik dhe kulturor, në një shtet bashkohorë demokratik. Marrëveshja Kornizë, çështjen e arsimit të lartë që ka të bëj me

Page 157: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

159

shqiptarët e Maqedonisë e përfshin vetëm në një nga parimet bazë të kësaj Marrëveshje, duke mos e zgjidhur dhe definuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë. Pra, kjo çështje në vetë tekstin e Marrëveshjes është formuluar në këtë mënyrë: “Financimi nga shteti do të sigurohet për arsimin sipëror në gjuhët të cilën e flasin të paktën 20 për qind e popullatës në Maqedoni, e në bazë të marrëveshjeve të posaçme”. Formulimi i tillë juridik edhe pse nuk e përkufizon në mënyrë të drejtë çështjen e arsimit të lartë për shqiptarët në Maqedoni, e keqja më e madhe është se as edhe si i tillë, nuk arriti që të përfshihet në ndryshimet kushtetuese në kuadër të amendamentit të VIII në Kushtetutën e Maqedonisë. Por megjithatë, nisur nga aspekti formal-juridik i Marrëveshjes Kornizë, rregullimi i kësaj çështje nuk është mbyllur krejtësisht, ngase lejon mundsinë e zgjidhjes në bazë të marrëveshjeve të posaçme që do të mund të arrihen mbi zgjidhjen e arsimit sipëror, ku në vetë tekstin e Marrëveshjes Kornizë në fund të aneksit “B” është e definuar në mënyrën si vijon se: “Kuvendi do të ligjësojë të gjitha dispozitat ligjore që mund të jenë të domosdoshme për t’i dhënë efekt të plotë marrëveshjes kornizë dhe do të ndryshojë ose suprimojë të gjitha dispozitat që nuk janë në pajtim me marrëveshjen kornizë”. Nga kjo, mund të nxjerrim konkludimin se zgjidhja e arsimit sipëror për shqiptarët në Maqedoni pas ndryshimeve kushtetuese do të mund të bëhej, nëpërmjet suprimit të ligjit aktual mbi arsimin sipëror dhe nxjerrjes së një ligji të veçant i cili do të përkufizonte të drejtën e shqiptarëve për një status të barabartë me maqedonasit edhe në sferën e arsimit, që njëherit do të ishte edhe në funksion të integritetit të arsimit sipëror si një tërësi e vetme dhe jo në funksion të krijimit të sistemeve të ndarjes arsimore në Maqedoni.

Vetia konstituive e shqiptarëve si element pozitiv i Marrëveshjes Kornizë e përfshirë edhe në ndryshimet kushtetuese nëpërmjet amendamentit të VI, që ndryshon alinen 2 të nenit të 8 të Kushtetutës së Maqedonisë, shihet në forcimin e përfaqësimit etnik si dhe në pjesëmarrjen e drejtë dhe proporcionale të shqiptarëve në organet dhe institucionet e pushtetit shtetëror në të gjitha nivelet. Shqiptarët në Maqedoni ishin të përfaqësuar në mënyrë joadekuate në pushtet në ushtri; në polici; në gjyqësi; në arsim; në kulturë dhe në shumë sfera tjera. Pjesëmarrja simbolike e shqiptarëve në aparatin shtetëror paraqiste një problem të veçantë ku ato në mënyrë të drejtpërdrejtë ishin vënë në pozitën inferiore duke mos patur mundësi për sjelljen e asnjë vendimi, ngase ato thuajse gjendeshin jashtë sistemit.

Amendamenti i X paraqet vlerëm më të madhe kushtetuese për shqiptarët e Maqedonisë i cili i dedikohet nenit 69 duke u plotësuar me

Page 158: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

160

një aline të re. Nëpërmjet këtij amendamenti ofrohet mënyra e re e të vendosurit në Kuvendin e Maqedonisë për çështjet me rëndësi dhe interes të veçantë për shqiptarët si formë eksklusive e mbrojtjes së të drejtave të tyre. Alineja e re është e formuluar në këtë mënyrë: “Me ligje me të cilat drejtëpërdrejtë kanë të bëjnë me kulturën, përdorimin e gjuhëve, arsimin, dokumentet personale dhe përdorimin e simboleve, Kuvendi vendos me shumicën e votave të deputetëve të pranishëm me çka medoemos duhet të ketë edhe shumicën e votave të deputetëve të pranueshëm nga radhët e bashkësive të cilët nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë. Konfliktin lidhur me përdorimin e kësaj dispozite e zgjidh Komiteti për marrëdhënie midis bashkësive”. Zgjidhja e tillë kushtetuese siguron mekanizmin e mbrojtjes nga majorizimi i deputetëve maqedonas, me rastin e miratimit të mundshëm të vendimeve nga ana e Kuvendit, të cilat vendime mund të jenë në dëm të shqiptarëve në Maqedoni. Praktika e deritashme e punës në Kuvendin e Maqedonisë më së miri e vërtetoi mbivotimin e deputetëve shqiptarë nga ana e deputetëve maqedonas. Me këtë formë të marrjes së vendimeve i iket njëherit edhe strukturës dydhomëshe të Kuvendit të Maqedonisë duke mos rrezikuar karakterin unitar të shtetit. Si problem logjik vetëm mund të paraqitet çështja e përcaktimit të përkatësisë kombëtare e deputetëve si e drejtë intime dhe themelore e çdo qytetari. Pastaj, se kur do të vërtetohet përkatësia kombëtare e deputetëve para fillimit të mbledhjes apo para votimit.

Pozita diskriminuese e shqiptarëve në pushtetin lokal shtrojë nevojën e përmirsimit të statusit dhe të drejtave të tyre që, në mënyrë më të mëvehtësishme, t’i drejtojnë dhe qeverisin punët edhe në nivelin e pushtetit lokal në rendin e ri kushtetues. Ndryshimet kushtetuese në sferën e pushtetit lokal (amendamenti XVI që riformulon nenin 114, alineja 5), në radhë të parë kanë të bëjnë me mënyrën e rregullimit me ligj, i cili sillet me 2/3 e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, me çka medoemos duhet të ketë edhe shumicën e votave të deputetëve shqiptarë të cilët nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë.

Si dhe më në fund amendamenti i XVIII i miratuar me ndryshimet kushtetuese në Maqedoni (i cili plotëson nenin 131), përkufizon dispozitat kushtetuese që rregullojnë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni (që u përmendën më lartë), ku për ndryshimin dhe plotësimin e tyre kërkohet shumica e 2/3 e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve si dhe 2/3 e numrit të deputetëve shqiptarë. Pra, nëpërmjet këtij mekanizmi kushtetues parandalohet mundësia e mbivotimit të deputetëve shqiptarë nga shumica e deputetëve maqedonas, si dhe mundësia e reduktimit dhe e modifikimit të

Page 159: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

161

mututjeshëm të të drejtave të shqiptarëve të garantuara me ndryshimet kushtetuese.

Gjithashtu Marrëveshja Kornizë shpreh dhe garanton esencën dhe mënyrën e implementimit të dispozitave dhe anekseve të kësaj Marrëveshje, si dhe duke i bërë thirrje faktorit ndërkombëtar që të ndihmojë në sendërtimin praktik të Marrëveshjes.

Marrëveshja Kornizë e Ohrit paraqet një kompromis politik i cili ishte i pashmangshëm për ndërprerjen e konfliktit në Maqedoni. Por ky kompromis politik fatkeqësishtë shtrihet në tri shkallë: i pari ka të bëjë me vetë nënshkrimin e Marrëveshjes Kornizë; i dyti vjen në shprehje në nxjerrjen e ligjeve që janë në funksion të realizimit të kësaj marrëveshje, ku edhe nëpërmjet ndryshimeve në legjislacion hasim në tendencat e modifikimit të mëtutjem të kësaj marrëveshje në dëm të palës shqiptare, praktika e nxjerrjes së ligjit të pushtetit lokal e dëshmoi më së miri këte; dhe kompromisi i tretë dhe më të madhë që synohet t’iu imponohet shqiptarëve paraqet vetë ndërlikueshmëria e implementimit të Marrëveshjes Kornizë, që nënkupton ngecjen e realizimit në kohë të saj si dhe qasjen e gabuar mbi mënyrën e njëanshme tëinterpretimit të saj. Rasti mbi përdorimin e gjuhës shqipe në punën e Kuvendit të Maqedonisë dhe në dokumentat e udhëtimit e ilustroi më së miri këtë.

Prandaj duke i pasur parasyshë të gjitha këto rrethana, me qëllim të implementimit të plotë të Marrëveshjes Kornizë përpara subjekteve relevante shqiptare në Maqedoni shtrohet detyra e gjetjes së strategjisë të veprimit të përbashkët dhe e angazhimit të tërë potecialit krijues të shqiptarëve. Subjektet politike shqiptare, sidomos partia aktuale në pushtet duhet të jenë të vetëndërgjegjshëm për ndërlikueshmërinë e sendërtimit të Marrëveshjes Kornizë, prandaj kërkohet një logjikshmëri dhe arsyeshmëri më e madhe e veprimit të mëtejshëm në këtë moment të vërtetë historik për popullin shqiptar, duke ruajtur dhe zhvilluar në të njejtën kohë koperativitetin me faktorin vendosës ndërkombëtarë.

Implementimi i Marrëveshjes Kornizë paraqet më tepër një sfidë në të ardhmen se sa një realitet i ditëve tona, duke shpresuar se do të jap ndikimin e tij në përmirsimin e pozitës konstitucionale të shqiptarëve dhe konsolidimin më të mirë të raporteve ndëretnike në Maqedoni që do të jenë në frymën e bashkëjetesës dhe barazisë midis popullit shqiptar dhe atij maqedon.

Zgjidhjen e statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëve në Maqedoni e shoh si një proces të vazhdueshëm, në të cilin Marrëveshja Kornizë paraqet vetëm një pjesë të këtij procesi. Prandaj rruga e zhvillimit demokratik në Maqedoni duhet të jetë e trasuar nga kushtet

Page 160: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

162

dhe faktorët që e determinojnë ate si dhe duke u përcaktuar për barazinë e plotë të shqiptarëve në aspektin politik dhe kushtetues si faktor i pashmangshëm për ekzistimin e saj si shtet demokratik në proceset integruese evroantlantike.

Page 161: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

163

Fadil Zendeli Univerziteti i Evropës Juglindore

MARRËVESHJA KORNIZË E OHRIT DHE BARAZIA

E GJUHËVE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Pas shkatërrimit të ish Jugosllavisë, dhe ndryshimeve në sitemin shoqëroro-ekonomik dhe politik në Maqedoni, duhej të krijohej sistem i ri demokratik mbi baza të barabarta etnike dhe kulturore, ku do të respektoheshin të drejtat dhe lirite e njeriut dhe qytetarit si kolektivitet dhe individ.

Mirëpo, tranzicioni në Maqedoni bëheshte dhe bëhen mbi baza të vlerave të sistemit të vjetër, ndryshimet ndodhin ngadale dhe me dredhina gjithmon duke pasur si synim që Maqedonija të jetë pronë e nacionalitetit slav, me synime dominimi ndaj shqiptarëve me arsyetim banal se gjoja shqiptarët do ta rezikojnë pavarësinë dhe sovranitetin e shtetit. Në këto rethana, me mbivotim, pa votat e deputetëve shqiptarë, u miratua edhe Kushtetuta e Republikës së Maqedonise e vitit 1991.

Shqiptarët, si popull i dytë për nga numëri i banorëve pas atyre sllavo maqedonas nga dispozitat e kushtetutës së re nuk fituan të drejtat e ligjshme si komunitet i barabartë si dhe status të barabartë të gjuhës shqipe krahas gjuhës sllavo maqedonase. Kushtetuta e vitit 1991 ishte shumë më restriktive në drejtim të përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. Ajo nuk e garantonte edhe ate që ishte trashëgimi e shqiptarëve nga Kushtetuta ish RSFJ e vitit 1974, ku gjuha shqipe gëzonte përdorim të gjërë në disa sfera të jetës publike (në administratë, procedurën civile, penale etj.) edhe pse dispozitat e kësaj Kushtetute kurrë nuk u implementuan plotësisht në jetën publike dhe shoqërore në ish RSM dhe ish RSFJ-së.

Me ligjet, të cilat u miratuan më vonë, në baz të kushtetutës së vitit 1991, si Ligji për administratën publike, Ligji për procedurën penale, procedurën civile si dhe shumë ligje të tjera te cilat e kanë rregulluar çështjen e përdorimit zyrtar të gjuhes shqipe në sfera të rëndësishme të jetës publike, gjuha shqipe plotësisht dhe skajshmërisht u margjinalizua, ajo gati se mbeti vetëm për përdorim privat.

Page 162: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

164

Republika e Maqedonisë u konstitua si shtet sovran dhe i pavarur në bazë të Deklaratës për sovranitet të Republikës Socialiste të Maqedonisë të vitit 1991 dhe në bazë të vullnetit plebishitar të qytetarëve të RM-së të shprehur në referendum, të mbajtur në shtator të vitit 1991 me çka u hap procesi i pavarsimit të Republikës së Maqedonisë në shtet të pavarur dhe sovran.

Më 17 nëntor të vitit 1991, u miratua edhe Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë dhe u vendos baza juridike dhe politike për konstituimin e shtetit të ri.

Popullata shqiptare, bojkotoi referendumin për pavarësi ndërsa deputetet shqiptar në Kuvendin e RM-së bojkotuan miratimin e Kushtetutës së re. Motivi i bojkotit të ishte se nuk u pranuan kërkesat e shqiptarëve për statuts të barabartë juridiko-kushtetues me maqedonasit, dhe se të drejtat e shqiptarëve me ndryshimet e reja janë nën nivelin e statusit juridik të Kushtetutës së vitit 1974.

Përdorimi i gjuhëve me kushtetutën e viti 1991, rregullohet në pjesën normative të saj me nenin 7, alinea 1, 2 dhe 3.

Sipas Kushtetutës së RM-së, neni 7 alnea 1 “Në Republikën e Maqedonisë gjuhë zyrtare është gjuha maqedone dhe shkrimi i saj qirilik”. Ndërsa, në njësitë e vetadministrimit lokal, ku në shumicë jetojnë pjestarët e nacionaliteteve, në përdorim zyrtar, përveç gjuhës maqedone dhe shkrimit qirtilik është edhe gjuha dhe shkrimi i nacionaliteteve në mënyrë të përcaktuar me ligj.

Sipas alinesë 3 përdorimi i gjuhëve të nacialiteteve do të lejohet edhe nëpër vendbanimet ku nacionalitetet jetojnë në numër të konsiderueshëm në kushtet të cilët do të parashihen me ligj.

Duke u nisur nga zgjidhjet e ofruara me nenin 7 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe shkallzohet në:

- përdorimin e gjuhës shqipe në vetadministrimin lokal ku janë shumicë shqiptarët,

- përdorimin e gjuhës shqipe në vetadministrimin lokal ku janë në numër të konsiderueshëm dhe

- komunat ku gjuha shqipe nuk do të përdoret si gjuhë zyrtare. Nga zgjidhjet e ofruara në kushtetutën e RM-së, përdorimi

zyrtar i gjuhës shqipe kufizohet në përdorimin e gjuhëve në organet e vetadministrimit lokal, por duke pas për bazë se pushteti shtetror në Republkën e Maqedonisë është mjaft i centralizuar, atëherë as që mund të bëhet fjalë për barazinë e gjuhëve na sistemin juridik në RM-së.

Page 163: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

165

Në ligjin për vetadministrim lokal të vitit 1995 çështja e përdorimit të gjuhëve është e sanksionuar në kapitullin e XIV, nenet 88, 89 dhe 90.

Sipas ligjit për vetadministrim lokal përdorimi i gjuhës shqipe në organet dhe institucionet që i themelon komuna do të varet nga përqindja e përfaqësimit të shqiptarëve në atë komunë: - Njësitë e vetadministrimit lokal, ku qytetarët përfaqësues të një nacionalitetit janë mbi 5o% nga numri i përgjithshëm i banorëve të regjistruar sipas regjistrimit zyrtar të fundit, këto janë njësi të vetëadministrimit lokal ku në shumicë jetojnë pjestarët e nacionalitetit.

- Në njësitë e vetadministrimit lokal, ku qytetarët, përfaqësues të nacionalitetit janë mbi 20% nga numri i përgjithshëm i banorëve të regjistruar sipas regjistrimit të fundit zyrtar, do të llogariten si njësi të vetadministrimit lokal ku në numër të konsiderueshëm jetojnë përfaqësues të nacionalitetit. Praktika e deritanishme e përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare tregon tendencën e restrikcionit nga ana e pushtetit qëndror, korespondenca vetadministrim lokal-pushtet qendror si dhe anasjelltas është e obligueshme në gjuhën slavo maqedone dhe shkrimin qirilik, ligjdhënësi është perkujdesur që pas çdo kompetence komunale të përcaktuar me ligj të vendos restrikcionin se”çështja e caktuar do të rregullohet më hollësisht me ligj”, çka nënkupton se, nuk do të implementohet, duke parë praktikën e deritanishme të funksionimit të sistemit politiko-juridik, e nëse implementohet atëherë vendosen barriera të rejë që të pengohet jetësimi ligjit në jetën e përditshme të qytetarëve.

Kushtetuta e Maqedonisë e vitit 1991, me zgjidhjet që i bën në dimenzionin e përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, është nën nivelin i paraparë edhe me Konventën Evropiane për gjuhët rajonale dhe të pakicave të Këshillit të Europës nga nëntori i vitit 1992. Edhe në sferën e përdorimit të gjuhës shqipe në arsim, si segment i rëndsishëm i barazisë së gjuhëve të etniteteve në Republikën e Maqedonisë dhe një ndër të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit, e drejtë që është e sanksionuar dhe gëzon mbrojtje nga e drejta ndërkombëtare nuk plotëson nevojat e shqiptarëve për përdorim të barabartë në të gjitha nivelet e arsimimit por garantohet përdorimi i gjuhës dhe shkrimit shqip në procesin edukativo arsimor në arsimin fillor dhe të mesëm.

Sa i përket arsimit të lartë në gjuhën shqipe, Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë e vitit 1991 nuk ka normë që e rregullon këtë lami, mirëpo Kushtetuta nuk përmban as normë që e ndalon arsimin sipëror në gjuhën shqipe. Duke u nisur nga parimi kushtetues se, në

Page 164: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

166

Republikën e Maqedonisë e lirë është çdo gjë që nuk është e ndaluar me Kushtetutë dhe Ligj.

Hap para në këtë drejtim është miratimi i Ligjit për Fakultetin Pedagogjik i vitit 1997, me qëllim që pjestarët e nacionaliteteve të studjojnë në gjuhën amëtare. Mirëpo, me hapjen e fakultetit pedagogjik, është me rëndësi se e drejta për arsim në gjuhën shqipe u ngrit në nivel të një fakulteti universitar. Me shumë vështirsi dhe sakrifica filloj edhe funksionimi praktik i këtij ligji. Është një ligjë tipik politik nga se kishte dhe ka për qëllim të eliminoj dhe arsyetoj mos pranimin e zyrtarizimit të Universitetiti të Tetovës.

Mirëpo, edhe me Ligjin për arsimim sipëror në Republikën e Maqedonisë të vitit 2000 nuk u ofrua zgjidhje e plotë. Edhe me këtë ligj u kufizua përdorimi i gjuhës shqipe. Ligjdhënësi këtë çështje e rregulloj ashtu siç nuk duhej. Mësimi në institucionet e arsimit të lartë do të zhvillohet në gjuhën sllavo maqedone, ndërsa për gjuhët e nacionaliteteve parashifet përdorimin e gjuhës shqipe në fakultetet pedagogjike për arsimimin e edukatorëve në arsimin parashkollor dhe fillor, lëndët didaktiko metodike për arsimtarët e shkollave të mesme si dhe në fakultetet (artit, gjuhëve) ku lëndët kanë të bëjnë me zhvillimin dhe mbrojtjen e veçorive kombëtare të nacionaliteteve. Mësimi në institucionet private të arsimit të lartë mund të zhvillohet edhe në gjuhët e nacionaliteteve ose gjuhëve botërore. Si rezultat i kësaj dispozite ligjore është edhe formimi i Universitetit të Europës Juglindore në Tetovë në vitin 2000, apo në popull i njohur si “Universitetit i Shtulit”.

Arsyja kryesore e themelimit të Universitetit të Europës Jugëlindore, nga ana e themeluesve të tij, është zhvillimi dhe kultivimi i gjuhës dhe kulturës shqiptare si dhe nevoja e kahershme e popullatës së kësaj ane për institucion të arsimit të lartë në gjuhën shqipe edhe në lëmit e tjera të shkencës dhe artit e jo vetëm për fakultet pedagogjik të cunguar siç është ai pranë Universitetit “Shen Qirili e Metodi” në Shkup.

Të përkujtojmë se në Tetovë nga viti 1994 funksionon edhe Univesiteti i Tetovës ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.

Çështja e arsimit universitar të popullit shqiptar në Maqedoni përbën njërën nga shtyllat kryesore të statusit të tij në këtë Republikë. Ndonëse arsimimi në gjuhën amtare përbën njërën nga parimet themelore të Kartës së Kombeve të Bashkuar.

Margjinalizimi i përdorimit të gjuhës dhe shkrimit shqip, është evidente edhe me legjislacionin që rregullon çështjen e dokumenteve personale, administratën publike, procedurën para gjykatave etj.

Page 165: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

167

Përdorimi i gjuhës shqipe në procedurat gjyqsore është e rregulluar vetëm në procedurën penale, kurse në procedurën civle, kontestimore, jashtkontestimore nuk është e sanksionuar me ligj. Përdorimi i gjuhës shqipe në procedurën penale është ulur në nivel të sigurimi të përkthimit për palët apo dëshmitarët të cilët nuk e njohin gjuhën maqedonase si gjuhe me të cilën udhëhiqet procedura.

Duke u nisur nga aktet ndërkombëtare, që i rregullojnë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe qytetarit; Deklarata univresale për të drejtat e njeriut, Pakti ndërkombëtar për të drejta politike dhe civile dhe veçmas Konventa Evropane për të drejtat e njeriut. Ideja themelore dhe kërkesë bazë e dokumenteve ndërkomëtare për të drejtat e njeriut, të respektohen standardet ndërkombëtare për përdorim të barabartë të gjuhëve në procedurën gjyqësore dhe posaçërisht çështja e përdorimit të gjuhës së personit të akuzuar. Një janë kërkesat dhe standardet ndërkombëtare, kurse tjetër është realiteti që shprehet në Maqedoni .

Pozita e tillë diskriminuese e gjuhës shqipe dhe e shqipëtarëve si komunitet më i madh pas maqedonasve në Maqedoni, solli luftën ndëretnike për barazi dhe të drejta më të mëdha e cila u ndal me ndërhyrjen ndërkombëtare që u finalizue me Marrëveshjen e Ohrit.

Marrëveshja Kornizë e Ohrit, e nënshkruar më 13 gusht të vitit 2001 , paraqet një pakt për ndaljen luftës disamujore në FYROM në mes pushtetit jodemokratik dhe kryengritësve shqiptarë në Republikë si dy komunitete më të mëdha.

Marrëveshja synon decentralizimin e pushtetit qendror, forcimin e pozitës së vetadministrimit lokal, në kuadër të Parlamentit për ligjet të cilat kanë të bëjnë me të drejtat e komuniteteve janë krijuar mekanizma mbrojtës ku përveç shumicës së votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve patjetër të ekzistoj edhe shumica e votave të deputetëve të cilët deklarohen se nuk janë pjesëtarë të komunitetit shumicë.

Marrëveshja Kornizë e Ohrit nuk paraqet zgjedhje ideale dhe nuk i përmbush kërkesat dhe aspiratat e shqiptarëve për barazi në të gjitha segmentet e jetës, mirëpo, ajo paraqet një hap parpara në avansimin e të drejtave të shqiptarëve në përgjithësi dhe në veçanti zyrtarizimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në organet lokale dhe qendrore të pushtetit.

Karakteri multietnik i shoqërisë në Republikën e Maqedonisë medoemos duhet të ruhet dhe të gjen shprehje në jetën publike është një ndër parimet themeore të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Siç ceka edhe më lartë për miratimin e ligjeve në Kuvendin Republikan që drejtpërdrejt prekin në kulturën, përdorimin e gjuhëve, arsimin, dokumentet personale, simbole kombëtare, finansim lokal,

Page 166: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

168

zgjedhje lokale si dhe kufijt komunal, duhet të deklarohen edhe shumica e deputeteve që deklarohen se i takojnë bashkësisë etnike përkatëse. Kjo nënkupton të drejtën e komuniteteve të pengojnë projektet ligjore të cilat tangojnë të drejtat e tyre, të miratohen pa pëlqimin e përfaqësuesve të komunitetit.

Sipas Marrëveshjes kornizë të Ohrit në arsimin fillor dhe të mesëm, mësimi do të zhvillohet në gjuhën e nxënësit, sa i përket arsimit sipëror shteti është i obliguar të siguroj finansimin për arsimin sipëror në gjuhën që e flasin së paku 20% e popullsisë në Republikë, duke u mbështetur në marrëveshje të posaçme. Siç shihet Marrëveshja e Ohrit, obligon shtetin të siguroj finansimin e arsimit të lartë në gjuhën që e flasin së paku 20% e popullatës, duke mos elaboruar se për çfarë institucioni bëhet fjalë.

Marrëveshja Kornizë e Ohrit, pika 6.4 “Në tërë Republikën e Maqedonisë dhe në marrdhëniet e saja ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedone dhe shkrimi i saj qirilik”. Kjo nënkupton se nuk është bërë asnjë ndryshim nga ajo që ka qenë edhe më parë. Pra në marrëdhëniet ndërshtetrore gjuhë zyrtare mbetet vetëm gjuha maqedonase. Përdorimi i gjuhës shqipe në asnjë variantë nuk figuron se mundet të përdoret në marrëdhëniet ndërshtetrore.Si gjuhë zyrtare është edhe gjuha që e flasin së paku 20% e komunitetit i cili nuk është shumicë në republikë. Në organet e Republikës së Maqedonisë çdo gjuhë zyrtare e ndryshme nga gjuha maqedonase mund të përdoret si gjuhë zyrtare në përputhje me ligjin.

Duke u mbështetur në obligimet që dalin nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, Kuvendi Republikan më 16 nëntor të viti 2001 me dy të tretat e votave miratoi 15 amandamanet Kushtetuese dhe preambulën e re të Kushtetutës.

Përdorimin e gjuhëve e sanksionon amandmani V, ku në pjesën më të madhe e implementon frymën e dokumentit të Ohrit. Nëse krahasojmë amendamentin V me dokumentin e Ohrit, pika 6.5 dhe aneksit A, te amendamentet e përgatitura për ndryshimin e Kushtetutës si dhe aneksit B, pika 8 vërehen ndryshime në radhitjen e fjalive që ka pasoja në nivelin dhe zhvlerësimin e përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare e veçmas në injorimin e organeve qendrore te pushtetit si dhe zyrave rajonale që komunikimin me palët ta bëjnë vetëm në gjuhën sllavo maqedone e në mënyrë plotësuese në gjuhën shqipe dhe kështu çeshtja e përdorimit të gjuhës shqipe të mbetet jashtë procedurave, vetëm në nivël të përkthimit të akteve të cilat do të përpilohen në gjuhën sllavo maqedone dhe ate me kërkesë të palës sipas gjuhës që e ka përdorur në korespondencën zyrtare.

Page 167: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

169

Me ndryshimet kushtetuese të vitit 2001 gjuha shqipe në vetadministrimin lokal, gjen përdorim më të gjërë nga Ligji i vitit 1995. Me ligjin e ri rriten kompetencat e komunave në veprimtari tjera si në urbanizëm, politikë sociale, arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm, shëndetësi etj., çka nënkupton se edhe në këto veprimtari, përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare do të vijë në shprehje dhe do të jetë e aplikueshme për popullsinë shqiptare. Avansim të konsiderueshëm sipas Marrëveshjes Kornizë të Ohrit ka edhe në përdorimin i gjuhës shqipe në dokumentet personale, administratën publike, procedurën para gjykatave, zgjedhjen e Avokatit të popullit, Këshillit gjyqësor Republikan etj. Të gjithë dokumentet e karakterit personal të qytetarit që flet gjuhë zyrtare ndryshe nga gjuha sllavo maqedone, dokumentet personale të qytetarit do të shkruhen edhe në ate gjuhë. Si dokumente personale janë: pasaporta letra e njoftimit, patent-shoferi etj.Të gjitha këto dokumente personale deri tani janë përpiluar vetëm në gjuhën sllavomaqedone dhe alfabetin qirilik ashtu që shpeshherë emrat dhe mbiemrat e shqipëtarëve humbnin kuptimin.

Edhe në ligjet të cilat rregullojnë procedurat penale, civile kontestimore ka avansim në drejtim të përdorimit të gjuhëve, në krahasim me zgjidhjet ligjore të mëhershme.

Palët në procedurat para gjykatave dhe pjesmarrësit tjerë në procedurë që flasin gjuhë të ndryshme nga gjuha maqedonase, gjatë zhvillimit të procedurës kanë të drejtë në seancë dhe veprime tjera procedurale ta përdorë gjuhën e vet.

Gjyqi e ka obligim zyrtar të përkujdeset për përdorimin e gjuhëve në procedurat para gjykatave.

Me ndryshimet Kushtetuese dhe ligjore që u bënë pas pavarësimit të IRJM-së gjuha shqipe e humbi satusin e gjuhës që përdoret në procedurën e përgjithëshme administrative.

Duke implementuar dokumentin e Ohrit, pas ndërprerjes së konfliktit të armatosur, lind obligimi i organit legjislativ të bëj ndryshimin e Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative dhe të inkorporoj përdorimin e gjuhës shqipe dhe shkrimit shqip në procedurën administrative.

Në procedurën administrative, që udhëhiqet para organeve administrative shtetrore, organeve tjera shtetrore, organet e vetadministrimit lokal, do të përdoret si gjuhë zyrtare edhe gjuha që e flasin së paku 20% e qytetarëve, në përputhje me ligjin. Qytetari që flet gjuhë zyrtare ndryshe nga gjuha sllavo maqedone, në komunikimin me njësitë rajonale të ministrive mund të përdorë cilindo nga gjuhët zyrtare

Page 168: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

170

dhe shkrimin e tij. Njësitë rajonale kompetent për ato njësi të vetadministrimit lokal, përgjigjen në gjuhën maqedone dhe shkrimin qirilik si dhe në gjuhën zyrtare qe e përdorë qytetari. E drejta e njejtë e përdorimit të gjuhëve vlen edhe gjatë komunikimit të qytetarëve me ministritë.

Organet, para të cilëve udhëhiqet procedura administrative, kurë vendosin për punët administrative, përgjigjen në gjuhën maqedonase dhe shkrimin qirilik si dhe në gjuhën zyrtare që e përdorë pala në procedurë.

Për palët që nuk i takojnë gjuhëve zyrtare në procedurën administrative, ligjdhnësi është kujdesur që të garantoj përkthim gojor. Barazia e gjuhëvë me ndryshimet kushtetuese fiton dimenzion të ri në drejtim të përdorimit të gjuhës shqipe në organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, në shpalljen e ligjeve dhe akteve të tjera në Gazetën zyrtare të republikës së Maqedonisë, në ligjet që prekin legjislacionin zgjedhor, regjistrimin e popullsisë etj. Sipas ligjit mbi regjistrimin e popullsisë gjuha shqipe ka status të gjuhës zyrtare dhe për qytetarët shqiptare do të botohen formularë në gjuhën shqipe ku qytetarët do te deklarohet se në cilën gjuhë dëshirojnë të regjistrohen dhe në ate gjuhë do të plotësohen të dhënat e qytetarëve dhe në mënyrë plotësuese edhe në gjuhën dhe shkrimin maqedons.

Kërkesë permanente e faktorit politik shqiptar që nga pavarësimi i RM-së është përdorimi i barabartë i gjuhës shqipe në organet qendrore të pushtetit dhe veçmas në organin më të lartë ligjdhënës. Sipas Rregullores së Kuvendit të RM-së, neni 3 “Deputeti që flet gjuhë të ndryshme nga gjuha maqedonase, të cilën gjuhë e flasin së paku 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, mundet në mbledhjet e Kuvendit dhe trupave punues të flas në ate gjuhë.

Komisioni i Venecias, i cili ndihmon vendet ish-komuniste në përpilimin e Rregulloreve për punën e organeve të tyre ligjdhënëse, në mendimin e shprehur lidhur me ate se a është Rregullorja e Kuvendit të RM-së, në pajtim të plotë me Marrëveshjen e Ohrit, konfirmon se deputetet Republikan kanë bërë gabim kurë kanë interpretuar se fjala “flas” në nenin 3 të Rregullores së Kuvendit të Maqedonisë është përkthim dhe interpretim përkatës në gjuhën maqedonase të fjalës angleze “adress” nga dokumenti I Ohrit dhe amendamenti 5 i ndryshimeve Kushtetuese.

Sipas mendimit të shprehur nga Komisioni i Venecias, kontradikta në mes asaj që është paraparë në Marrëveshjen e Ohrit dhe

Page 169: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

171

Rregullores së miratuar, egzistijnë në nenet: 3, 17, 18, 95, 107, 113, 125, 147, 152, 158, 173, 174, -184, 185 dhe 211.

Rregullorja e Kuvendit, sipas ekspertëve të Komisionit të Venecias nuk përmban edhe rregulla të cilët në mënyrë eksplicite kanë të bëjnë me “Komitetin për marrëdhënie mes entiteteve”.

Meqë vërejtjet e Komisionit të Venecias vijnë pas miratimit të Rregullores nga ana e Kuvendit Republikan, Komisioni i Kuvendit për çështjen e mandatit dhe rregullores, nxorën Konkluza me të cilat përbërjes së ardhshme të Kuvendit dhe Komisionit Parlamentar për cështje të Rregullores i sugjerohet që t’i marrë parasysh mendimet e shprehura nga Komisioni i Venecias dhe nga ekspertët e Këshillit të Evropës.

Përfundimi:

Një ndër problemet serioze të cilat ndikuan në përshkallëzimin e mosmarrëveshjeve maqedono-shqiptare, në konflikt të armatosur janë edhe ato që kanë të bëjnë me kërkesat për avansimin e gjuhës shqipe, respektivisht zyrtarizimin e saj si gjuhë e barabartë në R. e Maqedonisë.

Për të nxitur procesin e sigurimit të barazisë së plotë të shqiptarëve në përgjithësi dhe të gjuhës dhe shkrimit shqip në veçanti në Republikën e Maqedonisë, është e nevojshme të sigurohet ambient më i volitshëm politik-tolerancë ndëretnike, ndryshimi i legjislacionit ekzistues, të intensifikohet mësimi i gjuhëve të mjedisit dhe të krijohen kushte për përdorim të barabartë të gjuhëve.

Edhe pse sipas dokumentit të Ohrit dhe amendmaneve kushtetuese ka avansim në drejtim të përdorimit të gjuhës shqip si gjuhë zyrtare kjo nuk kënaq për disa arsye:

1. Përdorimi i gjuhës amtare në të gjitha sferat e jetës, përbën njërin nga parimet themelore univerzale të Kartës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut dhe përbën të drejtën elementare të çdo qytetari, e garantuar dhe sanksionuar edhe me Konventat ndërkombëtare. 2. Duhet barazi e plotë e gjuhëve, si parakusht për barazi të plotë etnike në të gjitha sfera e jetës shoqrore dhe publike. 3. Aprovimi i të gjitha ligjeve që dalin si obligim nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit si dhe ndryshimi i ligjeve në fuqi në përputhje me ndryshimet kushtetuese.

Page 170: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

172

4. Çështja e përdorimit të gjuhës shqipe me zgjidhjet ligjore mbetet gjuhë e cila do të përkthehet gjatë procedurës, por jo edhe të zhvillohet procedura. 5. Ligjdhënsi në çdo dispozitë ligjore, ku rregullohet përdorimi i gjuhëve, le të kuptohet epërsinë e përdorimit të gjuhës sllavomaqedone ndaj gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. 6. Për realizimin e barazisë së gjuhëve, nevoitet përfaqësim më adekuat të shqiptarve dhe profesionalizimi i tyre në organet e administratës shtetërore, gjykatave, mediumet etj. 7. Për barazinë e plotë të gjuhëve nevoiten kushte teknike për përkthimin simultan të gjuhëve gjatë debateve që zhvillohen në organet e vetadministrimit lokal, Kuvendin Republikan etj. 8. Marrëveshja kornizë e Ohrit ka mbetur “kornizë boshe” e në këte kontekst edhe përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. Nevoitet përkushtim më i madh i faktorit politik shqiptarë në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar të përshpejtoj

9. Implementimin e tërsishëm të Marrveshjes së Ohrit, si dhe ngritjen e gjuhës shqipe si gjuhë e barabartë në jetën publike në Republikën e Maqedonisë.

Page 171: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

173

Tryeza e tretë:

Çështjet ekonomike dhe sociale dhe implementimi i Marrëveshjes së Ohrit.

Page 172: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

174

Dr. Prof. Abdylmenaf Bexheti, Univerziteti i Evropës juglindore- Tetovë

DISA SFIDA EKONOMIKE PAS MARVESHTJES SË

OHRIT Marrëveshtja e Ohrit padyshim paraqet një bazament të fort për stabilitet politik të vendit, si një parakusht elementar për stabilitetin ekonomik kurse ky i fundit, paraqet parakusht për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik si dhe mundësi për krijimin e një mirëqenje socio-ekonomike në përgjithsi. Edhepse Marrëveshja e Ohrit si pako kompleksive e rirregullimit të sistemit politik dhe juridiko-kushtetues të vendit, nuk përfshinë në mënyrë të drejtpërdrejt edhe ndonjë dokument ekonomik (aneks ekonomik) për të rregulluar raportet ekonomike dhe për të eliminuar padrejtësit edhe diskriminimet ekonomike në vend, prapseprap ajo përmban disa segmente që në mënyrë të tërthort do të ndikojnë në integrimet ekonomike të bizneseve në pjesën veri-perendimore të vendit. Segmenti më i rëndësishëm ekonomik në Marveshtjen e Ohrit, që më së shpejti mundet të ndjehet në mirëqenjen ekonomike të qytetarëve paraqet procesi i shpërqëndrimit të pushtetit më të përqëndruar në Europë dhe më gjërë, siç është rasti me Maqedoninë. Në funksion të kësaj u miratua Ligji për vetqeverisjen lokale, si ligj sistemor dhe i rëndësishëm ndoshta sa edhe vet ndryshimet e Kushtetutës. Me këtë ligj, për herë të parë, qeverisjes lokale i kthehet kompetenca, e cila me paramendim iu muar në vitin 1991-planifikimi dhe nxitja e zhvillimit socio-ekonomik në rrafshin lokal. Kjo nënkupton kreacionin dhe aplikimin e masave dhe instrumenteve të politikës ekonomike lokale gjithnjë në suaza të politikës makroekonomike të vendit, por të fokusuara në zhvillimin ekonomik lokal, të cilat duhet të përqëndrohen parasegjithash në:

- prioritetet strukturale në zhvillimin ekonomik lokal dhe përkrahja e sektorit real në nivel lokal,

- koncipimin dhe realizimin e politikës ekonomike lokale për zhvillimin e degëve, sektorëve dhe projekteve ekonomike që kanë përparsi komparative ekonomike në rafsh lokal, meqë këtë më së miri mundet ta realizojë pushteti që është më afër këtyre mundësive,

Page 173: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

175

- promovimin e principit të partneritetit me involvimin e aktorëve nga niveli lokal, duke i ngërthyer masat dhe instrumentet lokale si: zvoglimin e kostos për rregullimin e tokës ndërtimore, lehtësimin e taksave të ndryshme komunale, thjeshtësimi i procedurës administrative për realizimin e investimeve ekonomike, përcaktimin e zonave ekonomike-industriale lokale dhe sigurimi i infrastrukturës komunale për zonat jashtë urbane,

- sigurimin e derdhjeve në kontinuitet të mjeteve nga buxheti qëndror, sigurimi i mjeteve nga koncesionet lokale dhe donacioneve nga vendi dhe jasht, huatë dhe borxhet lokale publike për investimet kapitale lokale si edhe burime tjera të mjeteve, të gjitha në funksion të realizimit të zhvillimit ekonomik lokal.

- krijimi dhe zhvillimi i rrjetit lokal të institucioneve dhe agjencioneve që do të marin pjesë në realizimin e zhvillimit ekonomik lokal,

- masa dhe instrumente tjera për zhvillimin ekonomik lokal si promovimet e investimeve potenciale lokale për investimet direkte të jashtme, formimin e dhomave ekonomike lokale dhe regjionale si dhe formimin e shoqatave dhe forumeve të investitorëve lokal.

Profesori nga Gjermania-GUNTER HEDTKAMP - ekspert i Këshillit të Europës për decentralizimin e pushtetit qëndror-çështjen e shpërqendrimit e konsideron më tepër imperativ ekonomik se sa politik, meqë në qendër të vëmendjes duhet vënë efikasitetin ekonomik të shpenzimeve publike, që në dekadën e lënë pas nuk ishte as në nivelin minimal të nevojshëm.

Procesi i shpërqëndrimit duhet të luaj rol të theksuar në zhvillimin ekonomik lokal përmes shpërqëndrimit fiskal, i cili do të duhet të mbështetet në parimin elementar të barazimit dhe drejtshmërisë fiskale në drejtim vertikal (në mes të niveleve të pushtetit) dhe në drejtim horizontal (në mes të komunave rurale dhe atyre urbane).

Mjetet financiare të komunave pas sjelljes së ligjit për financimin e komunave në bazë të ligjit të miratuar sistemor për vetqeverisjen lokale kryesisht duhet të mbështeten në burimet reale dhe jo si deri më tani në burime imagjinare (vetën në letër) edhe ate:

- të hyrat e komunave nga taksat dhe tatimet komunale si dhe nga tatimet e konsumit si burim i sigurt dhe kualitativ (TVSh-ja) dhe tatimi në të ardhura (tatimi lokal-personal),

- të hyrat nga grantet e buxhetit qëndror dhe fondeve jashtëbuxhetore si ato të Fondit për rrugë magjistrale dhe regjionale, ato të Birosë për zhvillimin e vendeve jomjaft të zhvilluara, të Fondit për ujra etj,

Page 174: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

176

- të hyrat e komunave nga qeveritë e huaja në bazë të kontratave dhe marveshtjeve të nënshkruara mbi bazë të përgjegjsive lokale vetanake për çka ministria e financës do të duhet të informohet,

- të hyrat nga huatë publike, kryesisht prej tre burimeve: - prej buxhetit të pushtetit qëndrorë, - prej investitorëve-persona fizik dhe juridik dhe - prej subjekteve të jashtme-në përputhje me aktet e ministrisë së financave dhe Bankës Popullore të Maqedonisë. Huazimi nga subjektet e jashtme mundet të bëhet për shpenzime publike vijuese dhe për investime kapitale duke i patur parasyshë kufizimet (limitet) e përcaktuara edhe atë:

- për shpenzimet publike vijuese të mundet të kthehen gjat vitit vijues dhe shuma totale (salldoja e debitit) e borxhit të skaduar për pagesë asnjëherë të mos jetë më e lart se 40% e buxhetit vijues komunal,

- për shpenzimet publike kapitale-shuma e përgjithshme (saldoja totale) e kryegjësë (borxhit) së skaduar në asnjë mënyrë të mos jetë më e madhe se vlera e buxhetit vjetor të komunës (vlera 100% e buxhetit) si edhe shuma e përgjithshme e anuiteteve (kryegjëja dhe kamatat) që skadojnë gjat një viti fiskal të mos jetë më e lart se vlera 20% e buxhetit vjetor të komunës.

Huatë për shpenzimet kapitale për financim të ndërtimit, blerje të pajimeve kapitale dhe financimin e proekteve investive mundet të realizohen në tregun e kapitalit ose me emetimin e fletobligacioneve lokale në përputhje me politikën e Komisionit të letrave me vlerë, të cilët mund të jenë në formë të huasë të përgjithshme ose të borxhit publik lokal të vetfinancuar.

Sfidat ekonomike në periudhën vijuese pas Marveshtjes së Ohrit janë të shumta, por disa segmente janë më prioritare, si ato të zhvillimit sektorial në rafsh lokal, reorganizimi dhe konsolidimi i tregut të punës për zbutjen e papunsisë si dhe shpërndarja e rishpërndarja e të ardhurave përmes buxhetit qëndror si instrument kryesor i politikës ekonomike të vendit.

Edhepse struktura sektoriale e sektorit real, si krijues i BPV përmes projeksioneve makroekonomike paraqet kornizë për zhvillimin sektorial lokal, ajo megjithate nuk paraqet ,,klishe,, për një qasje lokale. Ekonomia lokale ka karakteristikat e veta dhe ajo duhet të orientohet mbi bazën e parimeve të përparsive komparative vëndore që ofron aspekti lokal ku parasegjithash duhet patur parasyshë:

- resurset natyrore (toka e punës, pasuritë natyrore, etj), - kushtet klimatike, reljefi dhe pozita gjeostrategjike,

Page 175: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

177

- potenciali njerzor i kualifikuar dhe me mundësi rekualifikimi (mosha, gjinia, etj)

- kapitali potencial për tu investuar, - shprehitë për punë, tradita dhe kultura, - shijet (preferenca) e konsumatorëve, - tregu lokal, regjional, nacional, dhe ndërkombëtar, - preferenca për kursim dhe sakrifica për të ,,nesërmen,, etj. Pjesmarja e industrisë në BPV të Maqedonisë është në trend të

ramjes permanente, që paraqet indikator dëshprues, dhe ajo duket nga të dhënat vijuese: Vitet: 1990 1998 2000 2001 Strukt.në %: 31 25,2 23,6 21,3

Të njejtin ,,fat,, por me trend më të butë negativ e ka edhe dega e dytë për nga rëndësia ekonomike e Maqedonisë-bujqësia, e cila në vitin 1998 merte pjesë në BPV me 13,3% kurse në vitin 2000 me 11,7%.

Trend të vetën të rritjes së pjesmarjes në strukturën e BPV tregon sektori i shërbimeve që është në tendencën e njejt të trendeve globale, por struktura e vet sektorit të shërbimeve nuk përputhet me trendet globale meqë në të dominojn shërbimet konvencionale dhe më pak ato të sotisfikuara.

Pushtetet lokale duhet të krijojnë ambient lokal ekonomik konform faktorëve lokal, por gjithnjë me masat e politikës lokale për proekte profitabile në degët ekonomike si:

- industria e lehtë e posaçërisht ajo e përpunimit të ushqimit, pijeve, tekstilit, lëkurës, drurit, jometaleve, materialeve ndërtimore dhe industrisë së leht kimike,

- bujqësia ose agrokompleksi, - ndërtimtaria, - turizmi, në veçanti ai malor, - sektori terciar-shërbimet si ato të: komunikacionit, lidhjeve e

transportit; hoteleria e turizmi; veprimtaritë banesore-komunale; shërbimet bankare, tregu i kapitalit lokal si dhe shërbimet e ndryshme financiare; konsaltingu ekonomik (manaxhimi i biznesit, hapja e tregjeve të reja, perspektivat e prodhimeve të reja, arsyeshmëria ekonomike e investimeve, ...etj); konsaltingu juridik (notaria, avokatura, mbrojtja juridike e pronës, efektiviteti dhe dinamika e denacionalizimit,...etj), -shërbimi kuarter (katërsor-që është karakteristikë për vendet shumë të zhvilluara apo ato pasindustriale)-arsimi i të gjitha niveleve konform nevojave të ekonomisë, shëndetsia primare dhe sekundare, shkenca dhe teknologjia (krijimi i institucioneve lokale për studime ekonomike), etj.

Page 176: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

178

Për çështjet dhe problemet ekonomike, çdo ditë bisedohet në çdo vend, por akoma pak, në krahasim me nevojën, bisedohet atje ku duhet. Ndoshta secili e dinë se ,,kur tymos motori,, është shenjë për gjendjen e tijë jo të rregullt, por vetëm mekaniku i kualifikuar dinë të jep ,,diagnozën,, e vërtetë dhe të ju këshillon se duhet ta riparoni atë. Gjykuar sipas kësaj logjike, në rastin e ekonomisë së Maqedonisë, shumë njerëz ia qëllojnë kur thonë se ajo është në krizë ose recesion, por vetëm ,,mjeshtrit,, e dijnë diagnozën e vërtetë dhe vetëm ato kanë më tepër shansë të qëllojnë terapinë e vërtet. Kjo simetri vlenë për rastin e Maqedonisë-me ,,Ligjin e Brankos,, për stimulimin e punësimit. Politikanët e pushtetit aktual, mendojnë se e kanë dhënë terapinë e qëlluar (së paku ashtu publikisht shprehen), ekspertët ekonomik mendojnë se ligji i miratuar as për së afërti sdo ti jep efektet e pritura, së paku jo në nivelin e çmimit që duhet paguar për ato efekte, përderisa ato për të cilët duhet të vlejë ligji-të papunsuarit, vetëm se shpresojnë në vendet e reja të punës! Ku gjindet e vërteta në këtë rast? Fatkeqsisht ajo nuk është edhe në mes, ashtu si zakonisht edhe pritet. Edhepse askush nuk ka bërrë studim konkret në lidhje me këtë, së paku opinionit profesional nuk i është e njohur kjo, studim që do të vlerësonte efektet e një masa strategjike e cila ka një kosto relativisht të lartë-jo më pak se 33 milion Euro, që për kushtet e Buxhetit të Maqedonisë, paraqet investim kapital, për të cilin së paku duheshte të bëhet një studim fizibilit nëse jo studim të kostos dhe përfitimeve (,,cost benefit analysis,,) siç zakonisht bëhet në shtete me qeveri të përgjegjshme kur shpenzohen sasi aqë të mëdha të mjeteve buxhetore.

Është e drejtë legjitime e çdo qeverie që të bëjë përpjekje përmes masave të politikës ekonomike, pra edhe me rastin e ligjit për nxitjen e punësimit, por njëherit është edhe përgjegjësi e çdo qeverie, poqese masat e mara për të cilët pagohet kosto e lart prej mjeteve të qytetarëve, nuk i japin rezulltatet dhe efektet e pritura. Në asnjë rast deri më sot nuk është dhënë bile as përgjegjësi politike për dështimet eventuale të masave me kosto të lart , sepse rrezulltatet e targetuara dhe të pritura as që janë përcaktuar përmes studimeve konkrete. Për ligjin e Brankos, vetëm se u publikuan ,,targetët e pritur,,-reth 20.000 punësime të reja. Sipas kësaj ,,matematike,, (sepse nuk është bërrë ndonjë model ekonometrik), del se një vend i ri i punës do të kushtojë reth 1.700 Euro! A është kjo e mundur, a është pak apo shumë, askush deri më sot nuk dha përgjigje. Në fakt edhe nuk mundet të jep dikush përgjigje, sepse është risk dhe jogjithaq e udhës që të komentohen dhe të prejudikohen rrezulltatet e pritura, aq më tepër kur këtë nuk e kërkon askush prej juve. Disa ekspert të ekonomisë, dhanë vetëm disa vlersime dhe komente të

Page 177: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

179

shpejta më shumë politike se sa ekonomike-sa janë efektet e përllogaritura esenciale, meqë askush nga shkenca ekonomike këtë edhe nuk e kërkoi. Kjo ishte një masë tipike fiskale-përmes parave buxhetore të subvencionohen punësimet e reja. Është normale dhe e kuptueshme që të pritet të ketë ndonjë efekt dhe se do të hapet ndonjë vend i ri pune, por a thua se subvencionet nuk do ti shfrytëzojnë më së shumti pikërisht ato që deri më tani bënin punësime informale (,,në të egër,,), d.m.th. përsëri do të stimulohen ato që ishin më të padiciplinuar. Për këtë ministri aktual i financave do të thoshte se është përcaktuar institut mbrojtës-pagesa retroaktive e të gjitha detyrimeve, poqese pas dy vitesh do të lëshoheshin nga puna të punësuarit në bazë të këtijë ligji. Si do ta realizojë këtë me entitetet afariste të cilët në rrugën natyrale shkojnë në likuidim, me ato që realisht kanë vështërsi dhe humbje në biznes? Mos vallë mendon se shteti (ministri) me dekret do ti mbajë ,,gjallë,, ndërmarjet dhe do ta ndalon likuidimin e ndërmarjeve si veprim i pashmangshëm në ekonominë e tregut. Ngel vetëm të na skjarohet se kurrë dhe me cilët instrumente kjo u bë deri më sot, pasiqë një përvojë të tillë e përjetuam në fillim të vitit 1998! Në fakt, ndoshta ai e dinë se pas dy vitesh edhe nuk do të meret me këto çështje, prandaj këtë le ta mendojnë trashëgimtarët e tijë.

Kjo masë fiskale nuk është dhe nuk do të jetë as e para e as e fundit për këto destinime. Problemi qëndron në qasjen e këtyre masave, të cilët u kushtojnë shumë qytetarëve dhe askush nuk jep llogari për to. Ku janë trupat tjerë përgjegjës për këtë-Komisionet parlamentare për ekonomi, financa, buxhet, punë e politikë sociale,..., ku janë mendimet profesionale e shkencore, ku janë institutet profesionale, organizatat e ndryshme profesionale, respektivisht të gjithë ato që duhet nuk janë askund-por me rëndësi është se politika është aty. Nuk ia vlenë lufta kundër korrupsionit, në kushte kur edhe për këto masa nuk mbahet llogari se kush dhe sa i paguan.

Mjetet buxhetore për masa të njejta në vitin 1998, 1999 dhe 2000, poashtu nuk ishin për nënçmim, por ku janë efektet e tyre? Ja sa u shpenzuan mjetet e qytetarëve për këto dedikime në tre vitet e përmendura dhe çfar efektesh dhanë ato:

Page 178: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

180

Në milion denar Lloji i programit Vitet Gjithësejtë

1998 1999 2000 1.Progr.për nxitjen e punësimeve të reja 597 1.287 276 2.160 2.Progr.për nxitjen e punësimeve në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

7 / / 7

3.Financimi i progr. për rikualifikime 50 18 25 93 4.Financ.i mjeteve xhiruese-për hapjen e vendeve të reja dhe kontinuitet të punës

/ / 605 605

Gjithësejt: 654 1.305 906 2.865 Tabela nr.1. Burimi: Sipas llogarive përfundimtare të Buxhetit të Maqedonisë

Prej të dhënave zyrtare, në periudhë buxhetore trevjeçare, për

nxitjen e punësimit jan shpenzuar më shumë se 45 milion Euro (50% më shumë se ato të parapara për ligjin e Brankos), përderisa në tregun e punës, pikërisht në atë periudhë, përsëri sipas të dhënave zyrtare, është rritur numri i atyre që kërkojnë punë jo më pak se 100.000, që paraqet apsurd ekonomik në kushtet e një shteti si Maqedonia! Reth 35.000 neto kërkesa pune të reja në vit, në kushte kur shpenzohen reth 15 milion Euro në vit mjete buxhetore vetëm për nxitjen e punësimit, pa i llogaritur aty edhe shpenzimet buxhetore për mbi 35.000 të papunsuarish që pranojnë kompenzim mujor për papunsi, mbi 75.000 familje që shfrytëzojnë ndihma sociale, mbi 175.000 persona të cilëve u paguhet sigurimi shëndetsor dhe mbi 35.000 personave të cilëve u paguhet sigurimi pensional dhe invalidor. Për një performansë të këtillë do të na kishin zili edhe shtetet më të pasura me orientim socialdemokrat.

Definitivisht, tregu i punës në Maqedoni-fondi i punësimit është më tepër instrument social se sa ekonomik, më së shumti stimulon dhe kreaton parazitë se sa punëtorë, më së shumti i ngjanë ,,datodekës,, (depos së të dhënave) së kërkesës se sa ndërmjetsues në mes të ofertës dhe kërkesës së punës. ,,Tregu i punës,, tek ne, në njërën anë vetëm e evidenton kërkesën, pa e hulumtuar dhe studjuar atë kurse në anën tjetër nuk bënë kurfarë përpjekje të kreaton dhe të gjenerojë ofertë të cilën do ta lidhë me kërkesën. Kjo gjithnjë e më tepër vlenë edhe për forcën e punës me kualifikim të lartë, deficitar dhe talent, për të cilën në të gjitha vendet sigurohet përkujdesje e posaçme, kur dihet se ajo është

Page 179: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

181

katalizator dhe bartës i zhvillimit ekonomik e shoqërorë. Prandaj në të shumtën e rasteve talentët dhe strukturat me kualifikime të sotisfikuara dhe deficitare ,,kidnapohen,, nga hulumtuesit e huaj të tregut të punës, përderisa neve na ngelë shtresa sociale e punës dhe ato që nuk kanë ndonjë perspektivë për vehte dhe shoqërinë. Ky segment është gjithnjë e më prezent tek struktuarat deficitare shqiptare, e në veçanti talentët tonë, që gjithnjë e më tepër dëgjohen në vendet kyçe në të shumë skajet e botës kurse tek ne nuk ka ,,nevojë,, për ato.

Filozofia e re e tregut të punës, përveç tjerash duhet të

orientohet kah elementet ,,Ndihmë dhe mirqenje gjat kërkimit të punës,, (Welfare to ëork) dhe ,,Të bëjsh punën e pagueshme,, (Making Ëork Pay), siç është edhe në shumë vende tjera të zhvilluara në botë. Pra egziston nevojë urgjente për riorganizimin e tregut të punës përmes ndarjes efektive dhe faktike të Rregullatorit të tregut të punës (Ministrisë për punë dhe politikë sociale) nga operatori publik (Fondi i ,,punësimit,,) përmes aktivizimit të rrjetit lokal si p.sh. në Norvegji, Holandë ose në Sloveni. Në Norvegji, p.sh. Ministria e punës është rregullator publik i tregut të punës kurse Drejtoria për punë si agjencion qëndror shtetror ka një rrjetë tejet të zhvilluar me 18 zyra krahinore për punë, 167 zyra lokale, 18 zyra për këshillime dhe aftësime për punë të cilët drejtpërsëdrejti janë të lidhura me njësitë lokale të punës si dhe 18 qendra tjera për trajnim dhe konsulencë për punë. E tërrë kjo rrjetë e zhvilluar parasegjithash vetëfinancohet prej provizionit ndërmjetsues që e fitojnë vet prej pjesëmarësve në treg. Nëse shembulli i Norvegjisë për momentin është shumë ambiciozë, si model le të na shërbejë Slovenia.

Duke u nisur nga të dhënat e lartëshënuara, dhe nga përvoja me mjetet e shpenzuara buxhetore në periudhën e lartëpërmendur si dhe rezulltatet e realizuara në atë periudhë, cilët janë garancionet se edhe masa e re fiskale-ligji i Brankos do ti jep rezulltatet e pritura?

Ndryshimet në vlersimet e dhëna reth efekteve të mundshme të ligjit në fjalë, janë të ngjajshme me ndryshimet në vlerësimin e rrezulltateve të pritura të qeverisë së Taçerit në vitet e tetëdhjeta. Atëherë Taçeri implementoi një programë të rëndësishëm për zvoglimin e tatimeve dhe reformave tatimore, të kundërt me rastin tonë. Norma themelore e tatimit në të ardhura u zvoglua prej 33% në 25%, kurse për ato me të ardhura më të larta, nga 83% në 40%. Atëherë, si edhe tek ne, një numër i madhë i politikanëve parashikuan rritjen e konsiderueshme ofertës së punës, por përsëri një numër i madhë i ekspertëve ekonomik ishin pesimist-parasegjithash për shkak fakteve në të kaluarën. Për dallim prej tek ne, efektet e programës së Taçerit i vlerësonte V.Braun

Page 180: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

182

në studimin ,,The 1988 Tax Cuts, Ëork Incentives and Revenue,, (Fiscal Studies, 1988). Braun zbulon se rritja e konsiderueshme e lehtësimeve tatimore solli te shtimi i më pak se 0,5% të orëve extra të ofertës së punës, d.m.th. zvoglimi i normës themelore të tatimit në të ardhuara aspak nuk rrezulltoi me ndonjë efekt. Njëherit zvoglimi i konsiderueshëm i normës tatimore margjinale të atyre me të ardhura më të larta kishte vetëm se efekt të ulët në stimulimin dhe krijimin e orëve extra të punës nga ana e të pasurve. Faktet nga e kaluara ishin bindshëm kundër këtijë ndryshimi të konsiderueshëm të politikës tatimore. Kjo do të thot se megjithatë ekspertët e atjeshëm ishin në të drejt. A do të ndodhë kështu edhe në rastin tonë. Nuk kemi nevojë ta ,,zbulojmë,, ujin e ngrohtë! Edhepse dëshiroj që kësaj radhe ekspertët ekonomik të gabojnë në vlersimet reth efekteve pesimiste të ligjit të Brankos, megjithatë nuk besojë se do të ndodhë kjo!

Reorganizimi dhe reformimi i tregut të punës nga pozita e një enti social, siç është momentalisht në R. e Maqedonisë, në pozitën e tregut efikas të punës, paraqet një sfidë të dytë për zhvillimin ekonomik lokal në përputhje me përvojat e shteteve të zhvilluara europerendimore siç është p.sh. në: -Hollandë ku objektiv prioritar i politikës së punës janë të punësuarit dhe të papunësuarit që kërkojnë punë të cilët ngelin të involvuar në tregun e punës në bazë të përhershme deri në zgjidhjen e problemit. Shërbimi i punësimit është trup administrativ i pavarur me këshill qëndror drejtues nga përfaqsuesit e ekonomisë dhe të mbretërisë. Komunat zhvillojnë dhe realizojnë një mori instrumentesh për ato persona që në afat të gjatë janë të papunësuar;

- Në Norvegji derisa rregullatori publik i tregut të punës është Ministria e punës operator publik është Drejtorati për punë si agjencion qëndror shtetror i cili ka një rrjetë nga më të zhvilluarit në Europë, si: - 18 zyra krahinore për punë, - 167 zyra lokale për punë, - 18 zyra për këshillime dhe aftësime për punë që janë direkt të lidhura me njësitë rajonale dhe lokale të arsimit,

- 18 qendra këshilluese për punë dhe trajnime për punë; ose - Në Sloveni zyrat lokale të punësimit u sigurojnë klientëve

punë në mënyrë të drejtëpërdrejt, këshilla reth punësimit, udhëheqje në karierë, trajnim vijues dhe shërbime tjera lidhur me punësimin.Pushtetet lokale punojnë së bashku me njësitë regjionale për punësim në bazë të formulimeve dhe koncipimeve të programeve lokale për punësim dhe financim të përbashkët.

Page 181: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

183

Shpërndarja dhe rishpërndarja e të ardhurave relizohet përmes buxhetit si plan i të hyrave dhe shpenzimeve publike të shtetit për dedikime dhe shfrytëzues të caktuar buxhetor në periudhë të caktuar kohore prej një viti, i cili ka aspektin e tijë juridik, ekonomik, social dhe politik. Përderisa aspekti juridik del nga raportet juridike që ndodhin ndërmjet subjekteve pjesëmarëse të angazhuara në procesin e përpunimit, miratimit dhe realizimit të buxhetit, raporte këto paraprakisht të definuara dhe që zakonisht nuk shkaktojnë moskuptime dhe konflikte me përmasa të mëdha, aspekti ekonomik gjithmonë shkakton konflikt të intereseve ndërmjet përcaktimeve politike dhe programeve të partive që marrin pjesë në ndërtimin dhe miratimin e buxhetit. Kryesisht, aspekti ekonomik i buxhetit bazohet në kapacitetin e tijë për aritjen e objektivave të caktuara ekonomike, për arritjen dhe mbajtjen e stabilitetit makroekonomik me theks të posaçëm në komponentën zhvëllimore, posaçërisht për vendet në tranzicion. Në dekadën që sapo e lamë pas mund të konstatohet se R.e Maqedonisë kishte buxhet konsumi klasik si në vëllim poashtu edhe në strukturë, me elemente të zhvlerësuara të komponentës zhvëllimore e cila në buxhet shprehet përmes zërit buxhetor ,,shpenzimet kapitale,, i cili përbëhet prej blerjes së mjeteve kapitale në njërën anë dhe transfereve kapitale në anën tjetër. Ky zë buxhetor në dekadën e lënë pas ishte në trend permanent nën 10% në strukturën e të gjitha shpenzimeve buxhetore, që konsiderohet pjesmarje tejet e ulët krahasuar me buxhetet e vendeve tjera, me përjashtim të vitit 2002 për shkak të shpenzimit të mbi 50 milion Euro mjete nga shitja e Telekomit, të përdorura në mënyrë joefektive për ndërtimin e infrastrukturës së ujësjellsve, rrjetit të shkollave dhe ambulancave si dhe infrastrukturës energjetike. Të dhënat oficiale e vërtetojnë këtë konstatim: Vitet fiskale: 1995 1998 2000 2002 - Buxheti i gjithmbarshëm-në miliona den. 37.568 39.343 52.201 69.272 - Pjesmarja në % e shpenzimeve kapitale në të: 7,8 5,4 8,9 12,2 Burimi: Përpunimi i të dhënave të Buxheteve të realizuara - fletoret zyrtare përkatëse.

Për dallim të komponentës minimale zhvëllimore të buxhetit, komponenta sociale është më e shprehur si në vëllim poashtu edhe në strukturë, bile edhe më e shprehur se e vendeve më të zhvilluara Europiane me orientim social. Aspekti social i buxhetit qëndron në rolin e tijë si ,,kanal dhe filtër,, për rishpërndarjen e të ardhurave shoqërore.

Page 182: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

184

Harta sociale e Maqedonisë, struktura e sajë dhe trendi i rritjes permanente të entiteteve dhe individëve me përkujdesje sociale definitivisht e shëndroi Maqedoninë në shtet tipik social me popullatë parazite. Në të shumtën e rasteve trajtimet sociale nuk arrijnë në adresën e merituar. Ndoshta kryeministri socialdemokrat i inspiruar nga kjo gjendje vendosi në krye të digasterit social ministër me orientim dhe shkollë politike liberale. ,,Ministri social,, ndoshta ka marrë detyrë prej shefit të tijë që ta ridefinojë dhe ta rindërtojë hartën sociale të Maqedonisë përmes kriteriumeve dhe standardeve moderne por jo edhe përmes ,,matësve elektrik,, të familjeve që marin ndihma sociale, të cilin kriter ashtu edhe si e paralajmëruam ne, Gjykaka Kushtetuese me të drejt e derogoi

Duke mos i nënçmuar të gjitha aspektet e lartëtheksuara të buxhetit, mendoj se komponenta politike e buxhetit të sivjetmë për Maqedoninë ka rëndësi të posaçme, sepse pikërisht nga prezenca reale e kësaj komponente del porosia e vërtetë për kundërshtarët politik të qeverisë se ajo nuk ka për qëllim ,,për pikë e presje,, ta implementon Marveshtjen Kornizë të Ohrit dhe se do të vazhdojë me neglizhimin, margjinalizimin dhe minimizimin ekstrem të Marveshtjes, veprim i cili mundet realisht ta regjenerojë konfliktin. Me të drejtë studjuesi francez i politikës buxhetore- Gaston Xhez buxhetin e konsideron ,,si akt politik i cili përdoret si instrument i fort për realizimin e objektivave politike të strukturave dhe partive politike në pushtet,,. Prej këtu shtrohet pyetja sa realisht ,,Buxheti 2003,, si buxhet i parë i kësaj garniture qeveritare si dhe si buxhet i parë pas ndryshimeve të Kushtetutës dhe realitetit të ri politik në shtet, paraqet garancë të fortë për implementimin e Marveshtjes Kornizë? Nëse vrojtohet struktura e buxhetit të sivjetmë, përgjigja është negative. Në buxhetin e sivjetmë nuk janë paraparë mjete buxhetore për përmirsimin e përfaqsimit të shqiptarëve dhe bashkësive tjera etnike në administratën shtetrore dhe publike, nuk janë paraparë pozicine transferuese për fillimin e procesit të shpërqëndrimit dhe fillimit të bartjes së kompetencave nga pushteti qëndror në ato lokale, nuk janë paraparë mjete plotësuese financiare për financimin shtetror të arsimit të lart shqip të shqiptarëve në Maqedoni, kurse për aktivitetet kulturore, të kulturës fizike dhe sportit edhe të mos diskutojmë!

Njëkohsisht në këtë buxhet nuk janë paraparë mjete për

shpenzimet që duhet rritur për implementimin e dygjuhësisë në institucionet shtetrore duke filluar prej Zyrave të vendit, infrastrukturës gjyqësore, njësive regjionale të ministrive në komunat me më shumë se 20% të popullatës shqiptare, institucionet publike dhe ndërmarjet

Page 183: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

185

publike, entet ndëshkimore, si dhe entet tjera si Drejtoria Gjeodete, Enti Shtetror Statistikor, Arkivi, Biblioteka, Muzeumet, dhe shumë ente tjara që kanë njësitë e tyre në viset e banuara me mbi 20% shqiptarë, për të cilët akoma edhe nuk është llogaritur kostoja e nevojshme buxhetore për implementimin e Marveshtjes Kornizë të Ohrit, që është edhe obligim kushtetues i qeverisë.

Për mos respektimin e Kushtetutës, po kjo garniturë maqedo-nase vriste shqiptarët e pafajshëm në mes të qytetit kurse sot vet nuk e respekton atë! Qeveria në ditën e sajë të 100-të miratoi programin akcionarë për ,,realizimin,, e Marveshtjes Kornizë, por pa një qasje reale dhe pa burime reale të finansimit të detyrimeve që dalin nga ky pro-gram. Prononcimet deklarative për realizimin e Marveshtjes së Ohrit mbeten akoma vetëm demagogji politike, si edhe deri më tani. Ndoshta një pjesë e mjeteve buxhetore për forcat multietnike të sigurisë u rededi-kuan për (ras)transformimin e mbi 600 ,,luajve,, në njësi të rregullta të policisë me qëllim që të kthehet struktura etnike paraprake e këtyre një-sive-që ishte para një viti. Në një opinion të ngjajshëm publik, para një muaji, kur edhe u ,,miratua,, Programi Akcionar, tërhoqëm vërejtjen për afatet, bartësit dhe burimet e financimit të aktiviteteve të Marveshtjes Kornizë, duke paraljamëruar se pa mjete financiare reale i gjithë ai plan do të përjetojë fatin si edhe shumë plane tjera të ngjajshme deri më sot. Nuk guxojmë të biem në grackën maqedonase se komuniteti ndërkom-bëtar duhet të sigurojë mjete financiare për implementimin e Marvesht-jes, sepse ato munden të jenë ndihmës por barrën kryesore duhet ta bartë buxheti shtetrorë, aty ku shqiptarët derdhin taksat dhe tatimet e tyre si edhe tjerët. Sot kur Buxheti 2003 është miratuar në Parlament, kur për-faqsuesit e shqiptarëve në qeveri nuk arritën të marrin hisen e tyre së paku për fillimin e përfaqsimit proporcional të shqiptarëve në admini-stratën publike dhe për fillimin e shpërqëndrimit politik- dy segmente që janë edhe obligim kushtetues, nuk mund të na ndihmojn as edhe qendrat e vendosjes botërore në manaxhimin e situatave tona politike! Admini-strata publike është vështirë të fillojë me reformat pikërisht për shkak të strukturës së sajë etnike, edhepse shefi i administratës (kryeministri) di-sa herë do ti vërtetojë konstatimet e bërra që moti nga ne se kemi admi-nistratë voluminoze, joefikase, të ngadalshme, të shtrejtë dhe byrokrati-ke, të cilën ai e ka objekt reforme, bile edhe me çminin dhe riskun e lart politik. Ky qëndrim i përfaqsuesve shqiptarë në qeveri edhe nuk habit kur të kihen parasyshë dekleratat e krerëve të sajë të lart që i bëjnë edhe ,,shërbim arushe,, vetvehtes si subjekt që participon në qeveri, se tanimë ajo e ka realizuar 23% në nivel të funksionarëve shtetrorë, duke treguar numrin prej 47 funksionarësh shtetror shqiptarë në nivel të shtetit. Sipas

Page 184: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

186

,,matematikës,, së tyre në shtet paska gjithsejt vetëm 200 funksionarë!!! Disa nga entet shtetrore dhe ndërmarjet publike që i udhëheqin shqipta-rët tanimë janë në listë për tu rasformuar ose privatizuar, siç paralajmë-ruam që në kohën e negociatave për koalicionin qeveritar se kështu do të ndodhë. Pikërisht buxheti restriktiv nga aspekti etnik nesër do të jetë pengesë kryesore për ,,leximin xhentil,, dhe interpretimin e Marveshtjes Kornizë. Nëse vazhdojnë kështu ta ,,lexojnë,, në stilin e autorëve juridikë-Frçkovski dhe Popovski, shqiptarët së shpejti kanë gjasë të ,,ngelin me gishtin në gojë,, prej efekteve të luftës gjashtëmujore dhe pasojave shumëvjeçare! Me të drejtë fshatari nga Likova, i cili kishte dalë në ,,ofanzivë,, pranverore në arrën e tijë, në pyetjen provokative të TV-Sitel, se a do të ketë luftë të sërishme do të përgjigjet se,,nëse nuk realizohet Marrëveshja e Ohrit, do të ketë luftë përsëri,,. Nuk besoj që ky të jetë i brifuar prej opozitës shqiptare ose të jetë ndonjë ,,aktivist,, i partisë opozitare. Një është e saktë se nëse vazhdohet me këto neglizhe-nca, qeveria vetvetiu dhe me vetëdije e ,,çon ujin në mullirin e luftës,,.

Qeverinë duhet shumë seriozisht ta brengos opinioni publik i 64,8% të shqiptarëve, se qeveria është më e dobët në realizimin e Marveshtjes së Ohrit, që paraqet përqindje më të lartë negative nga të gjitha prononcimet tjera publike të shqiptarëve dhe se shqiptarët më së paku i besojnë qeverisë me vetëm 5,6% përkundër besimit maksimal në media me 33,7%. Kjo anketë me 1.200 të anketuar, me strukturë reprezentative etnike dhe teritoriale të Qendrës për çështje etnike dhe të sigurisë pranë Institutit për kërkime sociale dhe politiko-juridike, paraqet signal brengosës për qeverinë e koalicionit, i cili nuk duhet të injorohet sepse injoranca në politikë ,,ta then qafën,, thot populli.

Buxheti 2003 paraqet vetëm edhe një argument më tepër, përveç shumë të tjerëve, si përdorimi i gjuhës shqipe në Parlament, në dokumentet e udhëtimit, në arsimin e lartë shqip, rregullimi i statusit të flamurit kombëtar, trajtimi i njejtë i viktimave dhe invalidëve të luftës, çështja e kufirit me Kosovën, ligji i amnestisë,...se nuk egziston qasje sistemore, serioze dhe të drejt në implementimin e Marveshtjes së Ohrit, e çka është edhe më tragjike nuk respektohet Kushtetuta-për të cilin veprim ka përgjegjësi penale.

Rebalansi është më i rëndë nga aspekti politik, që dikush të shpreson në të, prandaj ndoshta akoma sështë vonë. Për një buxhet të tillë nuk do të jenë nesër fajtorë as FMN-ja dhe BB siç dinë shpesh qeveria të arsyetohet.

Page 185: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

187

Mr. Hamit Aliu Univerziteti i Evropës Juglindore - Tetovë

ÇËSHTJET EKONOMIKE DHE SOCIALE DHE

IMPLEMENTIMI I MARRËVESHJES SË OHRIT Ekonomia dhe rritja e mirëqënies janë një nga preokupimet e kapitaleve të të gjithë njerëzve.Në këtë pikë të gjithë popujt, por edhe ne shqiptarët jemi të ndjeshëm dhe kërkojmë përherë nga qeveritë që ta drejtojnë vëndin në rrugën e zhvillimit dhe të rritjes ekonomike.Gjer tani askush nuk na ka pyetur, as që kemi qenë pjesëmarrës në krijimin e politikave ekonomike, në projektet ekonomike, në udhëheqjet ekonomike, thjesht ne nuk jemi fajtor për situatën ekonomike në vëndë, pasi kemi qenë vetëm burim i politikës fiskale për shtetin. Njeriu jeton në një realitet të caktuar, në një vënd të caktuar, me një nivel ekonomik dhe mjedis të caktuar.Ekonomia është produkt i të gjithëve, vepër e kontributit i të gjithëve. Ekonomia dhe niveli i zhvillimit të sajë përcaktojnë shkallën e qytetërimit të vetë qytetarëve, shkallën e demokracisë dhe të lirisë të një vendi, e shkëpusin përfundimisht njeriun nga prangat e të keqes dhe të varfërisë. Për çdo qytetarë shqiptarë të rëndomtë dhe aqë më tepër për çdo ekonomist shqiptar ngelën enigmë shumë pyetje të tilla si: Përse ekonomia e Maqedonisë për ne shqiptarët është kaq e mbyllur ?Përse filluan kështu reformat ekonomike në vëndin tonë pas instalimit të pluralizmit politik ? Përse në vendin tonë në vënd të privatizimit u bë ndarja dhe shkatërimi i pasurisë shtetërore duke përjashtuar shqiptarët? Përse në këtë shtet ekonomistët shqiptarë janë të menjanuar nga sistemi bankar, nga institucionet financiare? Përse ekonomistët shqiptarë janë të përjashtuar nga udhëheqja e ndërmarrjeve publike, nëse tek-tuk, sa për sy e faqe gjindet ndonjë, për ne është e rezervuar vetëm vëndi i dytë i tretë e asesi vëndi i parë i menaxhimit. Këto opinione shprehin jo vetëm forcën dhe shkallën e lartë të përgjegjësisë që opinioni shqiptar i shpreh për brezat specialistësh që janë formuar si ekonomist, por edhe kërkesën dhe të drejtën e tij të kërkojë prej këtij shteti që këta specialistë të jenë të barabartë me kolegët e tyre maqedon. “Midis drejtimit të një shtëpie dhe drejtimit të një mbretërie, nuk ka ndonjë ndryshim të madh”, shkruan Adam Smiti,

Page 186: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

188

më vitin 1776, kjo don të thotë se edhe ne shqiptarët mundë të drejtojmë, mundë të elaborojmë, projektojmë, të udhëheqim. Në Marrëveshjen kornizë të Ohrit më 13 gusht viti 2001,që vlerësohet se është një dokument i kompromiseve shqiptaro-maqedonase me ndërmjetsim të SHBA-së, BE-së, OSBE-së dhe me bekimine Këshillit të sigurimit të OKB-së.Në parimet themelore të marrëveshjes kornizë duke filluar nga pika 1.1, ku hidhet poshtë përdorimi i dhunës për realizimin e qëllimeve politike duke mbaruar me pikën 1.5 me zhvillimin e pushtetit lokal.Thuhet se është me rëndësi thelbësore për nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën demokratike dhe për përparimin e respektimit të identitetit të bashkësive, për fat të keq nuk ka asnjë fjali ose fjalë për barazinë ndëretnike në aspektin ekonomik. Në Kornizën e Ohrit pika 2 – Zhvillimi i i pushtetit të decentralizuar, saktësisht në pikën 2.1, ku thuhet se kur do të miratohet Ligji i reviduar i pushtetit lokal, në pjesën e dytë të kësaj pike shkruan, citoj “ kompetencat e shtuara, dhe planifikimi rural, me mdrojtjen e ambientit të jetesës,” zhvillimi ekonomik lokal, kulturën, financat lokale, arësimimin, mbrojtjen sociale dhe shëndetsore. Do të miratohet Ligji për financimin e pushtetit lokal me qëllim që të sigurohet sistemi përkatës i financimit, për të mundësuar autoriteteve lokale ti plotsojnë të gjitha kompetencat e tyre”.Në marrëveshjen Kornizë aneksi “B”, Kuvendi Republikan deri në fundë të mandatit të kësaj përbërjeje parlamentare do të miratojë Ligjin për financim të pushtetit lokal që të sigurohet se njësitë e pushtetit lokal kanë resurse të mjaftueshme për kryerjen e detyrave të tyre, sipas ligjit të ndryshuar për pushtetin lokal.Ligji veçmas do të parasheh edhe këto:

- do të mundësojë dhe do t’i ngarkojë me përgjegjësi njësitë e pushtetit lokal që të grumbullojnë shuma të konsiderueshëm të të ardhurave dhe të tatimeve;

- do të mundësojë transferin e një pjese të tatimeve të grumbulluara nga administrata qendrore në administratën lokale të cilat korespondojnë me funksionet e pushtetit lokal duke patur parasyshë grumbullimin e tatimeve në teritorin e tyre;

- dhe do të sigurojë autonominë dhe përgjegjësinë buxhetore të njësive të pushtetit lokal në fushat e kompetencave të tyre.

Populli ynë ka një shprehje shumë të bukur “ një dhomë me dy

hava”.Para sjelljes së Kornizës së Ohrit shqiptarët ishin të përjashtuar si

Page 187: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

189

nga barazia ekonomike në nivel qendror dhe në ate lokal.Tani ka një hapë ecje në aspektin lokal, me kusht që të sillet decentralizimi i politikës fiskale, por jemi prapë të përjashtuar nga barazia ekonomike në nivel republikan.

Pa marrë parasysh, çfarë dallime mbisundojnë në pikëpamje bologjike mes racave dhe gjinive dhe dallimet e kushtëzuara me kushtet që jetojmë, apsolutisht çdo kujtë i është e qartë se ka shumë punë të kryhen në mënyrë të barabartë për koegzistencën e të gjithëve të cilët jetojnë në një regjion ose shtet.

Ekonomija është hulumtimi i mënyrës ku banorët e shtetit përcaktohen për përdorimin e monedhës ose pa ate, të shfrytëzojnë mjetet e pamjaftueshme prodhuese që mundë të shrytëzohen për qëllime alternative, që të prodhojnë në një interval të caktuar në të ardhmen për njerëz të ndryshëm dhe grupe shoqërore të ndryshme.

Një definim i tillë i ekonomisë është parametër për cilin do regjion ose shtet.Kështu, Zhorzh Sand do të kishte thënë “jeta është e bukur” ndërsa Balzaku ka thënë “jeta është e zezë” dhe si duket për ne shqiptarët është realiteti i Balzakut .Ndoshta dhe ne jemi fajtorë se asënjëherë nuk vramë mendjen se dikush sot e kësaj dite na nxjerë namin se kemi qenë dhe jemi shumë të pasur, bile me shpija shum kate dhe se është një fole e parajsit ekonomik vëndet ku jetojmë ne shqiptarët.Konkretisht jeta duhet shiquar në aspektin real dhe lirisht them se skamja na ka ardhë gjer ke vetullat.

Në pasqyrimin e disa aspekteve të mia për koegzistencën ndëretnike në republikën e Maqedonisë do të ndriçojë disa segmente të barazisë ndër etnike në aspektin ekonomik dhe problemi i margjinalizmit të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë.

Sipas regjistrimit të popullsisë,familjeve dhe banesave në R.M.nga viti 1994,sipas Entit Statistikor, treguesit në vijim tregojnë:

Popullata Numri përgjith.i banorëve

Të punësuar Gjithsejt në 100 ,00 % Gjithësejt Maqedon 66,50 84,46 Shqiptarë 22,90 7,53 Turqë 3,90 2,01 Serbë 1,90 2,51 Romë 2,20 1,08 Vllehë 0,04 0,60 Të tjerë 1,80 1,63

Page 188: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

190

Nga kjo pasqyrë shihet gjëndja faktike e barazisë ekonomike e tërë grupeve etnike në kët shtet.Një gjë është e kjartë se pa barazi ekonomike nuk ka as barazi politike.Kësaj pasqyre nëse ja shtojmë indeksin e punësimit të popullatës shqiptare konkretisht në institutet financiare,sigurisht do të kemi një zero përqindje,përshkak se nga 22 bankat e maqedonisë nuk ka asnjë shqiptar me funkcion drejtor, zëvendës ose ndihmës.Shembull, në Bankën e Tetovës, ku përqindja e banorëve është 80% shqiptarë e 20 % maqedon e të tjerë, nga 79 të punësuar ka vetëm 4 shqiptarë të punësuar. Në bankën Popullore të R.M. nga 400 të punësuar ka vetëm 3 shqiptarë, e njejtë është situata në ministrin e financave dhe në tërë institucionet tjera financiare.Nëse realisht analizojmë pasqyrën e lartëshënuar, prej 22,90 % shqiptarë,sipas Entit Statistikor të vitit 1994 të R.M. të punësuar janë 7,53 % shqiptarë.

Këte përqindje na e rrisin të punësuarit në arsim, sa do të kishte qenë përqindja e punësuar e shqiptarëve nëse i menjanojmë të punësuarit në arësim!? Dikush do të thotë se kemi ministra, zëvendës ministra, drejtorë e zëvendës drejtor në gishta,kjo për mua ështi hëç gjë.Tërë këto funkcione janë gjethërëmse,kurse e thënuna se kush i ka çelsat e hapsanes në aspektin politik ka pushtet ,në kët rastë duhet shtuar se kush i ka dhe çelsat e institucioneve financiare është i fortë dhe është bazament i barazisë në një shtet.Në institucionet financiare dhe në banka mpleksen dhe kryqëzohen interesat e ndryshme njerëzish të rëndomtë, biznesesh, institucionesh dhe qeveri.Nëse vazhdojmë analizën do të kemi një mozaik të plotë e një mos barazie ekonomike të shqiptarëve. Si mendohet jeta ekonomike e shqiptarëve:

1. pa institucione financiare a mundë të ketë investime, zhvillim ekonomik?!,

2. bankat-hallkë e dobët për zhvillimin ekonomik të shqiptarëve?!,

3. fati i kapitalit bankar për shqiptarët?!, 4. sa janë të kënaqur firmat nga niveli i shërbimit bankar

?!, 5. sa shqiptarë janë pjesëmarës i letrave me vlerë dhe në

tregun e kapitaleve ?!, 6. bonot e privatizimit dhe tregu i kapitaleve?!, 7. si është ndarë mundi gjysëm shekullor i shqiptarëve nga

procesi i privatizimit?!, 8. sa shqiptarë janë të punësuar në institucionet financiare

si në:Shtëpin e Kliringut, Regjistrin qendror, Regjistrin e letrave me vlerë dhe depozitar, Qendrën e procesingut të kartelave pagesore, Burzën e Maqedonisë, në

Page 189: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

191

Komisionin e letrave me vlerë, më Këshillin e Bankës popullore, në Dhomën Ekonomike të Maqedonisë etj.?!,

9. sa shqiptarë ka profesorë ose asistentë në fakultete ekonomike në Shkup dhe manastir?!,

10. sa shqiptarë ka në Akademinë e Shkencave të Maqedonisë, akademik, bashkëpuntor ose pastrues?!

11. sa jemi pjesëmarrës në ekonominë publike, që është fëtyra ekonomike e shtetit?!,

12. çfarë strukture ekonomike ka në regjonet ku jetojnë shqiptarët?!,

13. pse janë ekonomistët shqiptarë nën thundrën e politikës , etj,etj.

Nga ana tjetër, gadi në të gjitha mjetet e informimit shqiptarët

tregohen si etnikum që nuk i shlyjnë kontributet ndaj shtetit, nuk paguajnë si të tjerët si:tatimin, akcizat, kontributet etj.Për të pasur një pasqyrë komplete dhe konkrete e të flasim me gjuhën e argumenteve punët janë krejtësisht ndryshe.Marim pasqyrat për cilin do vit e të hyrave Buxhetore të R.M. sipas komunave me ndarjen e vjetër teritoriale do të kemi faktologji krejtësisht tjetër.Gadi të gjitha komunat në strukturën e të hyrave buxhetore në R.M. dallohen për nyansë.Nëse analizojmë strukturën ekonomike e të hyrave buxhetore të komunës së Tetovës dhe struikturën ekonomike e të hyrave buxhetore të komunës së Ohrit, sipas pasqyrimit të vitit 1999.Komuna e Tetovës në strukturën buxhetore mer pjesë me 2,06%, kurse komuna e Ohrit mer pjesë me 1,69%.Lirisht mundë të marim dhe çdo komunë tjetër ku më tepër me numër janë shqiptarët,shihet se nuk është e vërtetë se shqiptarët nuk paguejnë obligimet si të tjerët.Struktura ekonomike e Komunës së Ohrit është shumë më e dendur se struktura ekonomike e komunës së Tetovës.

Komuna e Shkupit mer pjesë në strukturën buxhetore me 73,41%, sipas vitit 1999, që është karakteristike dhe argument i të tjerëve me na sulmu pa vendë. Konkretisht, për komunën e Shkupit një përqindje e pjesëmarjes së tillë është shumë normale përshkak të këtyre argumenteve:

1. Nga tërë struktura e përgjithshme e ekonomisë së

Maqedonisë, 70% e sajë graviton në komunën e Shkupit,

2. Mbi 70 % e pagesave të akcizave kryhen në Shkup, aty janë të përqëndruara institucionet përkatëse,

Page 190: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

192

3. Numri më i madhë i obliguesve për pagesë të fondeve,si që janë fondi i shëndetsisë, arësimit etj.janë në Shkup,

4. Në tërësinë e struktures së punësimit në R.M. komuna e Shkupit merr pjesë me 70%.

Të dhënat janë marrë sipas ndarjes së vjetër teritoriale të ishë komunave.

Nga tërë këto të përmendura dhe shum gjëra tjera që nuk janë theksu,shtrohet pyetja se a na garanton segmenti ekonomik e Kornizës së Ohrit barazi minimale ekonomike?!.Unë me bindëshmëri them se jo.Pasi sot e kësaj dite ,para Kornizës së Ohrit,gjatë kornizës së Ohrit dhe pas sajë akoma nuk është hapur biseda për barazi të plotë ekonomike ndër etnike në kët shtet.

Shumë në të drejtë është ekonomisti bashkëhor amerikan Samuelsoni, i cili vërteton se “ai që nuk ka studjuar shkencat ekonomike në mënyrë sistematike është i hendekepuar dhe në të menduarit për probleme nacionale që kërkojnë logjikën ekonomike, kjo don të thotë se kur njeriut të shurdhët i ipet të vlerëson simfoninë”.

Ndoshta është e nevojshme dhe ke ne të sillet ligji për të drejtat qytetare si që është sjellë në SHBA në vitin 1964,e të themelohet nji Komision për të drejtat e njejta të qytetarëve dhe mundësitë e punësimit.Një komosion i tillë do të kishte realizuar një progres të qëndrueshëm për eliminimin e diskriminimit ekonomik ndë etnik në Maqedoni.

Page 191: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

193

Dr. Shaban Prevalla

Univerziteti i Evropës Juglindore

FAKTORI NJERI, NGRITJA E TIJ PROFESIONALE,PUNËSIMI DHE

INVESTIMET

Marrëveshja kornizë e Ohrit, ndryshimet kushtetutare që pasuan, si dhe hartimi i ndryshimeve ligjore ose nxjerrja e ligjeve të reja në frymën e Marrëveshjes në fjalë, padyshim paraqesin digë institucionale kundër shkaqeve të pabarazisë, mosmarrëveshjeve dhe të konflikteve të mundshme. Kuptohet se ato kanë për qëllim barazimin sa më të madh të shqiptarëve e të tjerëve me maqedonasit në të gjitha sferat e jetës. Por, kjo është e pamundur nëse nuk realizohet në rradhë të parë barazia ekonomike.

Ndërkaq, implementimi i këtij dokumenti të rëndësishëm bie në kohën kur Republika e Maqedonisë vazhdon të kalojë në periudhën e tranzicionit, kur kalohet nga sistemi socialist e vetëqeverisës në atë të kapitalit që ka për bazë ekonominë e tregut. Ky kalim realizohet nëpërmjet privatizimit të kapitalit shoqëror, privatizimit të banesave shoqërore, denacionalizimit, riorganizimit të ekonomisë e të pushtetit e të tjera.

Proceset e këtilla, nxorrën në sipërfaqe një varg problemesh të sferës ekonomike e sociale. Lidhur me këtë sidomos erdhën në shprehje teprica e krahut të punës dhe varfëria.

Zbatimi i Marrëveshjes vjen në kohën kur përfshirja e shqiptarëve në organet e pushtetit, bankat e të tjera, është minimale, si pasojë e një politike të padrejtë në të kaluarën si në sferën e ngritjes profesionale (arsimimit) të gjeneratave ashtu edhe në përfshirjen e tyre në punë në sektorin shoqëror të ekonomisë (industri e të tjera). Kjo ka për pasojë edhe pjesëmarrjen minimale të shqiptarëve në privatizimin e kapitalit. Pra, ata mbetën në sektorin privat të ekonomisë në mënyrë tradicionale me të gjitha pasojat dhe përparësitë.

Page 192: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

194

Gjatë periudhës së kaluar por edhe aktualisht e vetmja pikë e ndritshme është stabiliteti ekonomik i vendit që konsiston me faktin – shkallë e ulët e inflacionit brenda një kohe të gjatë, kursi valutor stabil i valutës së vendit (denarit) e të tjera, politikë kjo që do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Sipas të dhënave më të reja të Entit të punësimit, në prill të këtij viti numri i të papunëve ka arritur 383.896 veta. Vetëm në Shkup numri i të papunëve arrin shifrën prej 88.950 vetash. Ndër të papunët 35,9 për qind janë më të rinj se 30 vjet.

Sipas të dhënave statistikore shkalla e varfërisë në Maqedoni është 24,6 për qind ose më shumë se 500.000 veta jetojnë me më pak se 150 denarë në ditë, gjë që konsiderohet si marginë e poshtme e varfërisë (“Utrinski vesnik”, 29.05.2003, fq. 4).

Nga ana tjetër në vend që të aktivizohen objektet ekzistues e të inagurohen objekte të reja përpunuese, akoma më shumë bjen në sy falimentimi i një numri të madh të tyre, dezinvestimi dhe dukuri të tjera të pavolitshme. Kjo flet për perspektivën e zymtë ekonomike. Që është akoma më keq, përkundër faktit që nuk kemi akumulimin tonë, nuk favorizohet depërtimi i investimeve direkte nga jashtë. Përkundrazi, vërehen edhe sjellje që janë në kundërshtim me përcaktimet tona strategjike (dëbohen investues qëllim mirë – FAKTI, 31.05.2003, fq. 5).

Aty janë edhe përkufizimet që bëjnë Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore për masa më rigoroze në fushën e punësimit, rrespektivisht për zvogëlimin e administratës shtetërore dhe për restrikcione të tjera, të cilat pengojnë ose ngadalësojnë zbatimin e përcaktimeve të Marrëveshjes korrnizë të Ohrit. E themi këtë sepse është vështirë sot të pushosh numër më të madh maqedonasish nga administrata me qëllim që të vendosish shqiptarë. Kjo mund të shkaktojë trauma.

Në vazhdim lidhur me këtë, ndalemi në tre aspekte që kanë të bëjnë me aspektin ekonomik dhe social të implementimit të Marrëveshjes korrnizë – faktorin njeri, përgatitjen e tij për jetë dhe punë, punësimin dhe investimet si kusht për zhvillim të mëtejshëm, punësim dhe zvogëlimin e varfërisë.

1. Arsimimi, përgati t ja për jetë dhe për punë

Page 193: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

195

Aktualisht si prioritet i veçantë shtrohet përfshirja më e madhe e shqiptarëve në arsimimin e mesëm dhe superior si kusht për një start të barabartë në punë e në jetë. Në atë drejtim përfshirja gjithnjë e më e madhe e tyre në shkollat e mesme dhe nëpër fakultete, sidomos në ato të Universitetit të Europës Jug-lindore dhe në atë të Tetovës (akoma të palegalizuar) japin shpresa për ditë më të mira. Duhet bërë përpjekje për konsolidimin e tyre teknik e kadrovik me qëllim që të garantohet një mësim më i suksesshëm dhe efektiv.

Mjetet e komunikimit masiv, padyshim paraqesin mundësinë shtesë për rrumbullaksimin e ngritjes profesionale të rinisë tonë. Prandaj programet në Radion dhe në Televizionin shtetëror në gjuhën shqipe do të duhet të konsolidohen e të bëhen akoma më të pranueshëm për dëgjuesit e spektatorët shqiptar të Republikës sonë. Ato programe do të duhet të trajtohen të barabartë me programet tjera të Radio-televizionit të Maqedonisë. Në këtë kuadër edhe kuadrot e përfshira në redaksitë e programeve shqipe.

2. Përfshirja në punë

Puna nuk është vetëm nder por edhe obligim sepse pa punë nuk mund të ketë ekzistencë, nuk mund të realizohen planet e njeriut ose familjes. Nga puna varet edhe shkalla e mirëqenies (standardit pra).

Në të kaluarën shqiptarët për arsyet e njohura nuk ishin të përfshirë sa duhet në sektorin shoqëror (industri, tregëti, komunikacion e të tjera). Prandaj pothuaj nuk morën pjesë edhe në ndarjen e kapitalit shoqëror i cili privatozohet. Shqiptarët nuk ishin të përfshirë edhe në administratën shtetërore sa duhet.

Duke zbatuar Marrëveshjen e Ohrit, ballafaqohemi me problemin e punësimit në përgjithësi e të shqiptarëve në veçanti. Kemi të drejtë të participojmë në mënyrë të drejtë në strukturat e pushtetit por kjo bëhet e pamundur sepse kemi rezerva të mëdha të trashëguara nga e kaluara.

Konsideroj se realizimi i përcaktimit të këtillë strategjik do të vijë në shprehje me daljen e kuadrove të reja të kualifikuara nga fakultetet dhe me mirëkuptim më të madh të palës shumicë në koalicion, për çka e obligon Marrëveshja. Kjo me siguri do të realizohet sipas një

Page 194: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

196

dinamike të caktuar. Aplikimi i përvojës së SHBA-ve, do të jetë e dobishme dhe do të sigurojë stabilitet në këtë sferë.∗

3. Investime

Nuk ka zhvillim pa investime. Si vend i varfër me një PBV prej 3,8 miliardë dollarësh ose për krye banori prej 1800 dollarësh, nuk kemi mundësi të investojmë mjetet tona. Prandaj, objektivisht jemi të orientuar drejt kapitalit të jashtëm qoftë ky si kredi, investim direkt ose grant.

Borxhi ynë i jashtëm prej afro 1,4 miliardë dollarësh po i afrohet pikës kritike që do të thotë se nuk guxojmë të ngarkohemi me kredi nga jashtë. Për realizimin e objektivave strategjike, shtrohet nevoja për orientim drejt investimeve direkte nga jashtë që mundësojnë depërtim të kapitalit të huaj pa çmim, zgjerim dhe modernizim i kapaciteteve të vendit dhe një punësim më të madh në vend. Por, kjo varet nga legjislativa e vendit e që varet edhe nga gjendja politike në të.

Zbatimi konsekuent i Marrëveshjes korrnizë të Ohrit mund të shkojë drejt stabilizimit të mëtejshëm politik dhe drejt ngritjes së imazhit të vendit tek investuesit e huaj. Pra, nuk duhet lëshuar këtë shans.

Stabiliteti ekonomik tanimë më shumë se 10 vjet është i garantuar nga Banka Popullore e Maqedonisë, e cila siguron stabilitetin e çmimeve e të kursit valutor të denarit. Kohët e fundit edhe politika më e volitshme e kamatave shkon drejt favorizimit të investimeve nga kreditë e bankave të vendit. Por, në këtë drejtim me të drejtë pritet një trajtim më i drejtë i biznismenëve shqiptar tek bankat afariste. Edhe ky do të jetë një kontribut më shumë drejt realizimit të përcaktimeve të Marrëveshjes korrnizë të Ohrit. Unë shpresoj dhe besoj në një mirëkuptim më të madh tek bankat tani e në të ardhmen, se fundi i fundit kapitali nuk ka edhe nuk duhet të ketë ngjyrë nacionale.

4. Në vend të konkuzioneve

∗ Nga bashkëatdhetarët tanë në Connecticut (SHBA) mësuam se në këtë shtet është obligim që çdo i 13-ti në punë të jetë zezak.

Page 195: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

197

Duke u nisur nga ajo që u tha më lartë, mund të konstatojmë dhe konkludojmë me sa vijon:

− Marrëveshja korrnizë e Ohrit, ndryshimet kushtetutare dhe ato legjislative, padyshim, paraqesin një digë të vërtetë institucionale kundër shkaqeve të pabarazisë, mosmarrëveshjeve dhe konflikteve. Ato, në të njejtën kohë, paraqesin edhe bazë për afirmimin e bashkëjetesës si alternativë më racionale dhe në kushte të shoqërisë multietnike edhe mundësi për krijimin e shtetit multietnik, si zgjidhje afatgjate e problemeve.

− Përfshirja proporcionale e shqiptarëve njësoj sikurse edhe e maqedonasve në të gjitha fazat e arsimit, në aparatin shtetëror dhe në marrëdhënie pune edhe në shoqëritë aksionare të kapitalit privat, kuptohet nëse plotësohen të gjitha kushtet profesionale dhe kushtet e tjera, përforcon bashkëjetesën dhe hap shtigje të reja drejt përparimit të shoqërisë.

− Në kushte të mungesës së akumulimit të vendit e të mundësive të kufizuara për ngarkim me borxhe të reja, investimet direkte nga jashtë janë alternativa më e mirë, krahas granteve dhe ndihmave të tjera të mundshme. Resurset, kapacitetet e pashfrytëzuara dhe krahu i lirë i punës, konsiderojmë se sigurojnë lëvërdi për çdo investues të huaj. Kuptohet, e gjithë kjo hasë në pengesa nga rreziku politik dhe rreziku tjetër, do të eliminohen nëse zbatohet me konsekuencë Marrëveshja korrnizë e Ohrit, për çka angazhohet edhe intelegjencia shqiptare.

− Krahas bazës legjislative, për implementimin e suksesshëm të përcaktimeve me Marrëveshjen, ndryshimet kushtetutare dhe me ato ligjore, do bërë përpjekje për krijimin e opinionit pozitiv në rradhët e qytetarëve të të gjitha nacionaliteteve, në rradhë të parë tek maqedonasit për dobinë nga implementimi i përcaktimeve. Në këtë drejtim, shtrohet nevoja për paraqitje të përbashkët para popullit të liderëve të partive në koalicion por edhe të partive të tjera me mendim, masa dhe aktivitete që mund të shpiejnë drejt relaksimit të marrëdhënieve ndëretnike.

Page 196: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

198

Dr. Izet Zeqiri Univerziteti i Evropës Juglindore- Tetovë

IMPLEMENTIMI E MARRËVESHJES SË OHRIT

NË SFERËN E DECETRALIZIMIT FISKAL

1. Hyrje Realizimi i marveshtjes së Ohrit në sferen e zhvillimit të

decentralizimit të pushtetit qëndror në harmoni me ndryshimet kushtetuese të bëra me amandamentin 17 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, përveç sjelljes së ligjit të pushtetit lokal është duke ngecur shumë. Ligji i ri mbi pushtetin lokal i cili parasheh ritjen e kompetencave e komunave në shërbimet publike, në urbanizëm dhe planifikim rural, mbrojtjen e ambientit, zhvillimin ekonomik lokal, finansimin lokal, veoprimtarit komunale, në kulturë, sport, në sferën sociale dhe mbrojtjen fëmijve, në arsim dhe mbrotjen shëndetësore, imponon nevojën e sjelljes dhe ndryshimit të ligjeve nga këto fusha në mënyrë urgjente, me qëllim të rumbullaksimit të kompetencave të pushteteve lokale. Implementimi i plotë i Marveshtjes së Ohri në fushën e decentralizimit përveç ligjit mbi pushtetin lokal kërkon sjellen e ligjit mbi financimin e komunave, ligjit mbi kufijt e komunave, ligjit për qytetin e Shkupit, ligjit për zgedhjet lokale.

1. Problemet e decentralizimit të financave të komunave Nuk ka hamendje se edhe miratimin i projekt ligjit të financimit

të komunave do ta ndjekin regulla të përpunuara shumë kohë më pare, pasi shumë mirë e din pushteti qëndror se ai që i ka paratë i udhëheq edhe politikat. Mendoj se përplasjet këtu do të jenë të theksuara sepse proklamimi i konceptit të shtetit sovran nga ana e pushtetarëve ka si rrjedhoj supozimin se “AI QË I KONTROLLON PARATË E NJË POPULLI E KONTROLLON EDHE VETË POPPULLIN”. Për deri sa partit politike Maqedone nuk e shmangim supozimin dhe pandehmat se me këtë ligjë të financimit të komunave fitojn vetëm shqiptarët, do të ketë vështirësi reth koncepimit dhe miratimit të tij. Vendimmarsit kanë nevojë për një informacion të organizuar, atyre u nevojiten njoftime dhe

Page 197: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

199

shifra se përfitimet nga decentalizimi fiskal janë të qytetarëve të Maqedonisë pa dallim të përkatësisës etnike. Nëse koncepuesit e ligjit nuk e ndërtojnë informimin e tyre nëpërmjet ekspozimit të drejtëpërdrejtë ndaj realitetit botëror të decentralizimit fiskal posaqërisht deklaratës Evropiane për pushtetin lokal (1997), në rastë se qeverija nuk merr parasyshë përvojat dhe dobësitë e decentralizimit fiskal të vendeve të Evropës qëndrore dhe lindore, ato do ta dënojn veten me nje dogmatizëm steril e bashkë me veten edhe qytetarët.

Sikurse me ligjet e mëpërarshme thyerje të shtizave do të vinë në shprehje edhe me ligjin për finacimin e komunave sepse këtu do të jenë në pyetje PARATË, buxheti i kumunave, pavarësia finaciare e komunave. Të gjitha këto janë shumë të rëndësishme dhe kanë fuqin e çështjes të bëshë diçka ose të mos bëshë, kur është në pyetje realizimi i funksioneve të komunave, e që korespondojn me dy fjalët latine agree: “të fillosh”, “të udhëheqësh” dhe së fundi “të sundoshë” dhe ajo gerere: “të qoshë diçka deri në fundë”. Pa decentralizim fiskal dhe pa pavarësi financiare të komunave nuk do të ketë financim të nevojave të përgjithshme shoqërore, komuna nuk do mundë ti përmbushë funksionet e veta ekonomiko-organizative, edukativo-arsimore dhe kulturore, socialo-shëndetësore, administrative etj. Çështja e financimit të komunave nuk është ndonjë punë e lehtë por paraqet problem kompleks, sepse kompetencat pa mbështetje finaciare kanë rrjedhojë të dëmëshme dhe të rezikëshme, pasi që vë në dyshim egzistencën e komunës si subjekt aktiv në realizimin e detyrave të veta, vë në dyshim ekuancioni ekonomik të detyrave dhe resurseve. Nga kjo rrjedhë se problemi i financimit, në vete kërkon shtruarje dhe zgjidhje komplekse, ashtu siç kërkojn përmbushje vetë detyrat dhe funksionet e komunave. Kjo është kërkesë edhe qyterarëve të Maqedonisë për të qen të lirë, të barabart, për të vendosur për çështjet e tyre, pasi ato ka kohë që kanë zbuluar një nënshtrim të pushtetit lokal nga ai qëndror nëpërmes të ligjeve të ndërtuara më tepër në një mënyrë DESPOTIKE se sa autoritare, duke u dhanë ligjeve cilësi që i bënte ato sunduese mbi krejt jetën publike.

2. Historia e Maqedonisë në sferën e financave lokale

Maqedonia ka një histori të begatëshme në sferën e finacave lokale. Në ish Jugosllavi financat lokale deri në vitin 1974 kanë qenë relativisht të pavaruara, me kushtetutën e vitit 1974 u realizu decentralizimi i tërsishëm i financave lokale. Me reformat e vitit 1990 thuajse të gjitha kompetencat e komunës u centralizuan dhe ato qeveriseshin dhe financoheshin nga pushteti qendror. Këto reforma, të

Page 198: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

200

cilat i forcuan pozicionet e pushtetit qendror kulminacionin e aritën me kushtetutën e vitiv 1991. Për të dhënë një orientin për decentralizimin e finansimit të komunave në Maqedoni është shumë e rëndësishme historia e financave lokale prej kushtetutës së vitit 1974 e deri më sotë.

3.1. Financimi i komunave në bazë të Kushtetutës së vitit 1974

Po të analizohet se si ka qenë financimi i komunave në bazë të

kushtetutës së vitit 1974, do të shohim se në atë kohë Republika socialite e Maqedonisë ka qenë e obliguar që të financoj disa aktivitete të cilat kanë kaluar në kompetencë të komunave dhe ka qenë e obliguar që komunave tu siguroj mjete të mjaftueshme financiare gjegjësishtë burime të finacimit për kryerjen e këtyre aktiviteteve (neni 190 i kushtetutës së Republikës socialiste të Maqedonisë dhe neni i 8 i ligji mbi sitemin e financimit të komunave dhe republikës). Të hyrat e komunës realizoheshin nga tatimet të cilat ishin: tatimi nga të ardhurat, tatimi nga të ardhurat e puntorëve, tatimi nga të ardhurat nga realizimi i veprimtarisë bujqësore, tatimi në të ardhura nga realizimi i veprimtarive ekonomike dhe veprimtarive profesionale, tatimi nga të hyrat nga pasuria, tatimi në qarkullim të prodhimeve dhe shërbimeve dhe tatimi në qarkullim të sendeve të paluetëshme dhe të drejtave taksave dhe të hyra tjera.Tatimet dhe kontributet që pugueshin nga të ardhurat nga organizatat e punës së bashkuar jan paguar në dobi të komunës në regjionin ku e ka ushtruar veprimtarin OPB, kurse tatimet dhe kontributet nga puntorët në harmoni me ligjin janë paguar në llogari të komunave në regjionin e të cilit jetojn puntorët dhe në interes të BVI, që puntorëve ose familjeve të tyre u ka siguruar plotësim, gjegjësishtë shfrytëzim të shërbimeve për të cilën janë paguar ato kontribute (neni 87).

Komunat e Maqedonisë bashkë me ato të Jugosllavisë në mënyrë të pavarur kanë caktuar lartësin e tatimeve, taksave dhe të të dhënave të tjera të cilat në bazë të ligjit kanë qenë të hyrat e komunave dhe kanë disponuar me ta (neni 86 dhe 88 i kushtetutës së Republikes Socialiste të Maqedonisë) dhe ligji mbi sistemin e financimit të komunave dhe Republikës. Në atë kohë komunat në mënyrë të pavarur kan hartuar programe financiare të cilat i ka sjellë kuvendi komunal, ku me programin financiar janë përcaktuar punët, akcionet dhe afatet e realizimit të tyre dhe mjetet e nevojshme për realizimin e programës finaciare për secilin vitë. Mjetet të cilat kanë qenë të nevojshme për realizimin e programës financiare janë siguruar nga buxheti i vetë

Page 199: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

201

komunave. Këto janë fakte të mjaftueshme të cilat flasin për pavarësin financiare që kanë pasur komunat në atë kohë.

3.2. Financimi i komunave në bazë të ligjit të pushtetit lokal të vitit 1995 Prej vitit 1990 e deri tashë komunat janë finacuar nga ana vetë

shtetit, por jo me mjete të mjaftueshme pasi që buxheti i tyre ka qenë i kufizuar. Kështu në bazë të ligjit mbi financimin e komunave neni 62 thotë se njësit e vetëqeverisjes lokale financohen nga burimet e veta të të hyrave të përcaktuara me ligj edhe ate: nga tatimet duke përfshirë këtu pjesë të tatimit në qarkullim (TVSH); tatimi në pasuri, tatimi në trashigimi dhe dhurata, tatimi në qarkullim të pasurisë së patundëshme dhe të drejtave; taksat e ndryshme; tatimet nga fitimi i ndërmarjeve dhe nga të hyrat tjera të lëshuara në buxhetet komunale na forma të ndryshme në harmoni me ligjë. Gjithashtu komunat financohen edhe nga të hyrat tjera nga buxheti i Republikes në harmoni me ligjë. Mirpo financimi i komunave sot nuk bëhet nga tatimet kryesore të cilat marin pjesë më të madhe në bruto prodhimin kombëtar, siç është tatimi i konsumit (TVSH, Akcizat), e as nga tatimet tjera të cilat zënë një vendë të rëndësishëm në të hyrat publike të shtetit. Në nenin 65 në bazë të ligjit aktual të hyrat dhe shpenzimet e vetëqeverisjes lokale rregullohen me buxhetin, ku përpilimi, miratimi, dhe ndryshimi i buxhetit regullohet me statutin e komunave dhe në harmoni me ligjin. Kjo tregon se sa është i centralizuar pushteti fiskal dhe cila dikton pozitën finaciare e komunave, duke ju siguruar mjete gjegjësishte burime financiare vetëm për rroga të të punësuarve por jo edhe për politik zhvillimore të tyre. Si rezulltat i kësaj pushtetet lokale deri më tashë nuk mundë ti kalojn shtërngesat finaciare dhe as që kanë mundur ta përballojn zërin e protestës së qytetarve të cilët kërkojn përmisime të rugëve, infrastrukturë më të mirë, kërkojn shkolla më të mira, kujdes më të madhë për ruatjen e mjedist etj. Nëse analizojm pjesmarrjen e buxheteve të pushteteve lokale në të dalat e përgjithshme në Republikën e Maqedonisë të cilat janë vetëm 1%61, nga ky tregues me të drejtë mundë të konstatojm se Maqedonia është lider i centralizimit në të gjitha vendet Europiane pasi që në asnjë vendë

61 Prof. Dr. Zivko Atanasovski “Decentralizacija i finansisraweto na Op{tinite”

Page 200: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

202

tjetër nuk është aq përqindja e vogël e pjesmarrjes së buxheteve lokale në të dalat e përgjithshme publike si në Maqedoni. Buxhetet lokale në krahasim me GDP dhe me të dalat e përgjitshme publike62

Vendi Viti % në GDP

% e të dalave të përgjithshme publike

Austria 1994 12 15.2 Belgjika 1995 7.4 11.2 Bullgaria 1994 9 20 Danimarka 1994 19.9 31.28 Estoanija 1994 7.1 17.6 Finlanda 1993 18 29.5 Franca 1995 9.2 19 Gjermanija 1995 10 16.7 Polonija 1994 7 21.6 Romanija 1993 3.5 16.9 Slovakija 1994 4.79 11.78 Zvicra 1993 10.8 27.9

4. Ndërtimi i një sistemi efektiv të financimit të komunave

Pushtetet lokale me ligjin mbi pushtetin lokal fitojn kompetenca në shumë sfera për realizimin e këtyre dytyrave, kumuna duhet të disponoj me mjete të mjaftueshme financiare të cilat sigurohen në bazë sistemit të burimeve dhe llojeve të mjeteve, posaçërishtë të tatimeve , taksave dhe të dhënave të tjera të regulluara me ligj.

Me ligjin e ri të financimit të komunave duhet të përmisohet mënyra e deritashme e financimit të komunave, e cila karakterizohet me një centralizën të theksuar dhe me suvernitet të plotë fiskal ku pushteti lokal diposnon vetëm me tatimet në pasuri dhe disa të hyra jo tatimore

62 Burimi Jean-Claude FREKON,”The financiala Resources of Lcal Authorities in Relation to Their Responsibilities” Counicil of Europe Congres of local and Regional Authorities of Eorope, Strasborg, 27 Prill 1998.

Page 201: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

203

(taksat, kompenzimet ). Në bazë të ligjit të pushtetit lokal i cili tashmë ka kompetenca të reja, si burim të financimit duhet të jetë edhe një pjesë e tatimeve të konsumit posaqërishtë (një pjesë e TVSH dhe akcizave) pasi vetëm këto burime mundë të sigurojn realizimin e funksionit fiskal dhe jashtë fiskal të komunave pasi që këto burime do të ishin zëri më rëndësishëm në buxhetin e komunave për financimin e aktiviteteve të saja.

Është imperativ që një pjesë e TVSH-së dhe akcizave ti ngelin komunës si burime financimi, si për interesin fiskal të sajë, poashtu edhe për efektet në sitimulimin e qytetarëve në pagesën e tatimeve. Ky sistem financimi do ti obligonte qytetarët të jenë gadi të paguajn tatime pa evazione për të siguruar shërbime më të mira, pasi do ti pranojn tatimet si të destinuara për qëllime që ato i llogarisin si më të nevojshme: për ndërtim dhe rekonstruimin e rrugëve, për elektrifikim, për ndërtimin e ujësjellësit dhe të kanalizimit, për ngritjen arsimore, shëndetësore, për zhvillimin e lëmejve shqëror etj. Kjo në horizontin lokal do të kishte efekte pozitive në eliminim e revoltës së tatimpaguesve, sepese tatimet do ti kuptonin si përgjigje të nevojave të zhvillimit shoqëror-ekonomik pasi që do ti ndjenin efektetet në mënyrë indirekte në përmisimin e infrastrukturës shoqërore-ekonomike. Është e domosdoshme ndërtimi i një sistemi efikas dhe bashkëkohor të finacimit të komunave edhe ate:

1. Sistem të financimit që do të përjashtonte suvernitetin e plotë fiskal të pushtetit qedrorë në regullimin e elementeve të tatimit , përfshijë këtu edhe normat tatimore (tatimeve lokale).

2. Sistem të financimit ku tatimet e tashme të komunave të ngelin i në kompetenca të komunës (tatimi i pasurisë).

3. Ndërtimi i sistemit të tatimeve të përbashkëta të pushtetit qëndror dhe atij lokal ku në bazë të disa kriteriumeve do të vërtetohej pjesëmarja e pushteteve lokale në këto tatime. Është më se domosdoshme të ndahet TVSH , tatimi në fitim dhe tatimi personal në të hyra në mes niveleve të pushtetit qëndrorë dhe pushtetit local. Këtë sistem e sugjeron edhe Këshilli i Evropës rekomandimi 82, (2000) në zgjidhjet e problemeve të financave lokale në Maqedoni.

4. Shfrytëzimi i transfereve financiare apo donacioneve nga pushteti qendror për pushtetin lokal i cili do ta plotëson kapacitetin fiskal nëdërmjet komunave.

5. Sistemi i huave i cili ka një rëndësi në financimin e investimeve kapitale në rafshin lokal.

Page 202: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

204

Page 203: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

205

Tryeza e katërt

Kultura, arsimi dhe mediumet dhe implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit.

Page 204: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

206

Prof. Dr. Alejdin Abazi Rektor i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë

KONTRIBUTI I UNIVERSITETIT TË EJL NË

TETOVË PËR IMPLEMENTIMIN E MARRËVESHJES SË OHRIT

HYRJE:

Çështja e Arsimit të Lartë në gjuhën shqipe ende nuk është rrumbullakësuar. Ky fakt paraqet në vazhdimësi një temë aktuale të rëndësishme e veçanërisht tani, në momentin e tendencave për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Në këtë drejtim UEJL ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm .

Megjithatë, Marrëveshja Kornizë e Ohrit kërkon angazhim të mëtutjeshëm në realizimin e proceseve, e në të, si segment rrumbullakësimi paraqitet çështja e Arsimit të lartë në gjuhën shqipe. Prioritetet e këtij angazhimi do të ishin si vijojnë:

1. Pjesëmarja e UEJL në financimin nga buxheti shtetëror i RM; 2. Zgjidhja e çështjes së Universitetit të Tetovës; 3. Transformimi i arsimit në përgjithësi dhe arsimit të lartë në

veçanti, 4. Rritja e pjesëmarjes së shqiptarëve në arsim, 5. Rritja e kapaciteteve apo përgjegjësive arsimore, e të tjera .

Në këtë punim, tentohet që të ballafaqohet projekti i UEJL në Tetovë me kërkesën për transformim të arsimit në përgjithësi, dhe të evidentohet kontributi i këtij Univesriteti me kërkesat dhe prioritetet e reja që dalin nga implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit.

1. GJENDJA EKZISTUESE E SISTEMIT TË ARSIMIT TË LARTË NË RM

a). Disa të dhëna statistikore për pjesëmarjen e të rijve në

nivele të ndryshme të arsimit në RM

Page 205: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

207

Sistemi i edukimit në RM përbëhet prej disa niveleve dhe është i bazuar në traditën rajonale për arsim dhe edukim. Ai përbëhet nga:

a. Edukimi primar - që fillon në moshën 1-8 vjeç, për

7/15; b. Edukimit më të lartë, sekondar - që fillon në moshën

15/18 vjeç; c. Edukimit sipëror – universitar, tercier - që fillon për

moshën mbi 19 vjeç, që në të vërtetë është arsimimi i lartë.

Shkalla e pjesëmarjes së të rinjve , sipas statistikës zyrtare të

RM, për moshën 7/15 është rritur si vijon: - prej 93% në vitin 1990 deri në 98,3% në vitin 1998 (edukimi

primar); - prej prej 57% në vitin 1990 deri në 65% në vitin 1998 (arsimi i

nivelit të dytë, shkolla e mesme); - në arsimin sipëror-universitar, poashtu numri i studentëve është

rritur prej 29 349 në vitin 1990 deri më 44 710 në vitin 2001-2002;

Në këtë statistikë nuk janë përfshirë studentëtë e UEJL,

institucion ky i tretë i shkollimit të lartë i akredituar në nivel republikan dhe nuk janë përfshirë studentët e Universitetit të Tetovës.

Sa i përket segmentit tjetër për analizë, pra, përqindjes së të rinjve të bashkësive të ndryshme etnike pjesëmarës në procesin e arsimimit dhe edukimit , vërehet se, përderisa në arsimimin primar pjesëmarja është proporcionale me përqindjen zyrtare të përkatësisë etnike të qytetarëve të RM, në nivelet më të larta të arsimimit paraqiten dhe vërehen divergjenca të mëdha. Statistikat flasin si vijon:

Të rinjtë maqedonas janë prezent (përfshihen) me 77% të numrit të popullsisë në edukim sekondar, dhe 88,9 % prezent në edukimin sipëror (terciar), (duke e përjashtuar këtu pjesëmarjen e studentëve në UEJL dhe UT).

Të rinjtë shqiptarë (sipas statistikës zyrtare të RM , shqiptarët në Maqedoni përbëjnë 23% e popullsisë së RM), marin pjesë vetëm 17 % (2001/2002) në arsimin e mesëm dhe vetëm 4,9% në arsimin e lartë.

TABELA: Pjesëmarja në procesin edukativo-arsimor sipas grupeve etnike në RM.

Page 206: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

208

Grupet Etnike

Arsimi Primar Arsimi Sekondar Arsimi i Lartë (tercier)

Vitet (1998/99) 2000/01 2001/02 Totali % Totali % Totali %

Maqedonas 142116 57,7 69 991 77 39765 88,9 Shqipëtarë 76225 30,9 15 718 17,3 2192 4,9 Turq 10453 4,2 1 665 1,8 546 1,2 Romë 7970 3,2 499 0,5 126 0,3 Vllehë 435 0,3 238 0,3 417 0,9 Serbë 2757 1,1 1217 1,3 882 1,9 Të tjerë 6534 2,6 1652 1,8 707 1,7

Kjo tabelë tregon se pjesëmarja e grupeve etnike në nivele të

ndryshme të procesit arsimoro-edukativ në nivel republikan, është veçanërisht e ulët për shqiptarët, turqit dhe romët në krahasim me pjesëmarjen e maqedonasve.

Baza legale e sistemit të edukimit në RM është Kushtetuta e vitit 1991. Amandamentet e Kushtetutës u aprovuan në vitin 2001 në bazë të Marëveshjes së Ohrit. Kushtetuta afirmon të drejtën e barabartë për të gjithë qytetarët , pjesëmarës në procesin arsimoro-edukativ, në të gjitha nivelet. Ligji për shkollimin e lartë u aprovua në vitin 2000 dhe në njëfarë mënyre , kësisoj e avancoi cështjen e arsimit të lartë duke i hapur rrugë mundësisë së themelimit edhe të institucioneve private për shkollim sipëror. Ky ligj iu mundëson buxheteve të Universiteteve shtetërore të shfrytëzojnë edhe lloje të tjera të të hyrave, duke e përfshirë këtu edhe participimin material të studentëve; sipas këtij ligji Universitetet private mund të shfrytëzojnë poashtu nga buxheti shtetëror, në kushte (kondita) të caktuara. Në bazë të këtij ligji për arsimim të lartë , u themelua UEJL, si institucion privat me mundësi shfrytëzimi nga buxheti shtetëror i RM .

Sipas këtij ligji, në Maqedoni ky Universitet llogaritet (atribuohet) si “privat”, me qëllim që të bëhet dallimi nga Universitetet “publike” të cilat pranojnë finansim të drejtëpërdrejtë nga buxheti shtetëror.

Sa i përket karakterit të përdorimit të gjuhës shqipe, UEJL është Universiteti i parë i akredituar, që vepron dhe funksionon nëpërmjet një linje fleksibiliteti në përdorimin e gjuhëve tjera, duke

Page 207: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

209

mundësuar kësisoj edhe ligjërimin e lëndëve edhe në gjuhën maqedonase. Të gjithë studentët e mësojnë gjuhën angleze, ndërsa si gjuhë të dytë mësojnë gjermanishten , frengjishten etj. Kjo bëhet kësisoj që të mundësojmë ligjërimin e disa lëndëve në gjuhë të huaja , që barten nga profesorë ndërkombëtarë dhe nga profesorë vizitues, përdorimin e literaturës së huaj etj.

Me themelimin e UEJL, numri i studentëve shqiptarë, pjesëmarës në arsimimin e lartë nëpër institucionet e akredituara, në nivel republikan, u dyfishua. Ky tregues flet se me strukturën ekzistuese universitare, deri në kompletimin e ciklit katërvjeçar mësimor, në vitin 2004/2005, (pritet të ketë afro 5000 studentë), edhe më tutje të rritet numri i studentëve shqiptar.

UEJL si institucion i ri , i përqëndruar në gjuhën dhe kulturën shqiptare është duke kontribuar në rritjen e pjesëmarjes aktive, jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të grupeve të tjera etnike në RM që tregojnë interes studimi pranë këtij institucioni, të hapur edhe për ta.

b). Institucionet e arsimit të lartë në RM

Sistemi i arsimit të lartë në RM është unik. Aktualisht, arsimim sipëror realizohet në tre Universitete të akredituara, dhe atë në Shkup në “SHKM”, në Manastir “Shën Kliment i Ohrit” dhe në Tetovë “UEJL”. Që nga viti 1994, në Tetovë funksionon edhe UT si institucion i paakredituar.

Në RM, numri i studentëve, në vitin 2002/2003 gjithsej përfshin numrin 47 013, dhe atë si vijon: 44 710 me vazhdim të studimeve në Shkup dhe në Manastir, dhe 2303 në UEJL. Numri i studentëve në UT është i pashpallur zyrtarisht, dhe të UEJL-së.

Tanimë është dukuri, numri i studentëve në RM të tregojë rritje, kështuqë nga viti 1990 ky numër ka qenë 29 349 dhe është rritur në 47013 në vitin 2002 nëpër të dy universitet ne gjuhën maqedone të Shkupit dhe Manstirit.

Këto të dhëna që u dhanë më lartë si dhe tabela e mësipërme, tregojnë se pjesëmarja nëpër institucionet arsimore në Maqedoni ose më saktë, mundësia për pjesëmarje të barabartë e të gjithë grupeve

Page 208: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

210

etnike, e në vecanti këtu pjesëmarja e shqiptarëve, qëndron përsëri si e pabarabartë.

c) Projekti mbi UEJL-në

Në parnverën e vitit 2000, nga donatorët ndërkombëtarë u mundësua themelimi i një Universiteti të ri. Ky projekt u realizua kah fundi i vitit 2001, kështuqë UEJL filloi aktivitetin mësimor me 900 studentë. UEJL është institucion unik i përbërë nga pesë fakultete:

1. Fakulteti juridik, 2. Fakulteti i administrimit dhe biznesit, 3. Fakulteti i administratës publike, 4. Fakulteti i shkencave të komunikimit dhe teknologjive, 5. Fakulteti pedagogjik dhe 6. Dy qendra: qendra për gjuhë dhe ajo kompjutorike. Dy qendrat janë servise të Universitetit në tërësi dhe ofrojnë

edhe programe të metodës së studimit nga distanca. Themelimi i UEJL është mundësuar nëpërmjet donacioneve nga

vendet anëtare të OSBE-së dhe UE-së, me rreth 36 X 10 në fuqi 6-të Euro, si vlerë donimi. Qeveria e RM ka dhuruar tokën (pronën) ku është ndërtuar Qyteza Universitare, që përfshin një sipërfaqe prej 20 hektarë tokë.

Nga numri i përgjithshëm i studentëve, në dy gjeneratat e para 90 % të studentëve janë shqiptarë, ndërsa 10% janë maqedonas, turq , romë etj. Në të gjitha Fakultetet e Universitetit, studentët kanë lëndë të përbashkët gjuhën shqipe dhe studimet dhe gjuhën maqedone dhe studimet sipas plan programeve të UEJLS-së.

UEJL financohet nga participimi material i studentëve me 70 % dhe nga Fondacioni Ndërkombëtar me 30%. Deri më tani, nuk ka shfrytëzuar mjete nga buxheti i RM.

Ligji për arsimim të lartë kërkon nga të gjitha institucionet dorëzimin e kërkesës për licencim dhe akreditim, metodë kjo që ka për qëllim kontrollimin e kualitetit mësimor akademik. UEJL i ka plotësuar të gjitha kushtet, andaj dhe të gjitha programet mësimore janë të akredituara. Të gjithë lëndët janë modulare dhe ndjekin rrugën e sistemit evropjan të këmbimit të kredive.

Page 209: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

211

2. QËLLIMET (SYNIMET) E SHQIPTARËVE NË RM NË FUSHËN E ARSIMIT TË LARTË

Pa ndonjë analizë të thellë dhe pa retrospektivë pasqyre

historike mbi arsimin e lartë të shqiptarëve në Maqedoni, qëllimet janë si vijojnë:

Arsimim i lartë në gjuhën shqipe, Arsimim bashkëkohor, kompaktibil me sistemet

bashkëkohore ndërkombëtare të procesit edukativo-arsimor,

Rritja e pjesëmarjes së shqiptarëve në arsimim të lartë,

Rritja e kapaciteteve të arsimit të lartë për nga vëllimi dhe llojshmëria e ofertave të programeve të ndryshme,

Financimi adekuat i arsimimit të lartë të shqiptarëve,

3. UEJL, MISIONI DHE KONTRIBUTI NËPËRMJET ARSIMIMIT TË LARTË

Projekti i UEJL-së është njëri ndër programet e suksesshme të

donatorëve ndërkombëtarë. Në statutin e UEJL, në dispozitat e përgjithshme, ku edhe

shprehet e qartësohet misioni i këtij institucioni, vlerësohet se:

UEJL në Tetovë do zhvillojë:

- mësim dhe hulumtim të përparuar (të avancuar), - të jetë i hapur për të gjithë mbi bazën e barazisë dhe meritës,

duke mos lejuar diskriminimin në bazë të përkatësisë etnike, UEJL tanimë është institucion i lartë akademik në nivel

republikan. Në të punohet dhe sendërtohet sipas standardeve evropjane, në të zhvillohet mendimi i lirë dhe i avancuar shkencoro- akademik. Principet e punës pranë këtij Universiteti respektojnë vlerat e bashkëpunimit reciprok e kolegial mes studentëve dhe mësimdhënësve.

Prespektivën e këtij Universiteti e përcaktojnë qëllimet kryesore të UEJL-së në të ardhmen, të cilat theksin e venë në :

- dhënien kontribut në zgjedhjen e problemit të arsimit të lartë në gjuhën shqipe,

Page 210: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

212

- promovimin dhe afirmimin e mirëkuptimit ndëretnik, të sigurojë qasje multigjuhësore në mësimdhënie dhe në punë kërkimoro-shkencore dhe

- të zhvillojë programin e tij nëpërmjet orientimit ndërkombëtar dhe evropjan.

KONKLUZIONE:

Duke i pasur parasysh këta prioritete të qëllimit të shqipatërve në

RM në fushën e arsimit të lartë dhe të dhënat e disponuara, mund të konkludoj se kontributi i deritanishëm i UEJL-së është si vijon:

- UEJL është Universiteti parë i akredituar në RM ku ligjërohet në gjuhën shqipe,

- UEJL ka një prespektivë reale për të avancuar edhe më tej konkurencën që ndjell oferta për arsimim të lartë, kompaktibile me institucionet shkencore bashkëkohore moderne,

- Numri i studentëve shqiptarë në këta dy vite të funksionimit të UEJL-së, është dyfishuar në pjesëmarje të rregullt nëpër institucionet arsimoro-shkencore të akredituara, prandaj pritet që deri në vitin 2004 pjesëmarja e studentëve shqiptarë të rritet prej 5% në afro 13-14%,

- UEJL ka synim bashkëkohor , është i hapur dhe zhvillohet në ambient multietnik,

- UEJL do të jetë burim i rëndësishëm i profileve arsimoro-shkencore, në veçanti nga lëmia socio-ekonomike, etj; do të vazhdojë të jetë burim i kuadrove të profiluara me arsim sipëror akademik duke synuar kësisoj krijimin e traditës akademiko-shkencore, qëllim ky I domosdoshëm për të mbivendosur vlerat dhe standardet e shfrytëzueshme për një shoqëri të shëndoshë e progresive.

Duke ndjekur dhe respektuar këtë traditë dhe këto qëllime që dalin nga pasqyra e këtij prezentimi, realizimi i Marrëveshjes së Ohrit nuk mund të kuptohet më si qëllim i paarritshëm dhe i pakonkretizueshëm për shoqërinë ku jetojmë e veprojmë.

Në një shoqëri ku reformat kërkojnë të ndërlidhin vargun e njëra tjetrës për ti shëndruar ato në produktive, është i nevojshëm gjeneratori i asaj energjie që vetëm të rrinjtë e posedojnë. Këta të rinj do të dijnë të afirmojnë dijeninë e marë nga institucionet akademiko shkencore, do të dijnë të vlerësojnë pronësinë dhe do të dijnë të organizojnë prioritetet që i venë para qëllimit të tyre.

Page 211: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

213

Dr. Mustafa Ibrahimi Univerziteti i Evropës Juglindore- Tetovë

ZGJIDHAJA E PROBLEMIT GJUHËSOR NË

SHTETET SHUMËNACIONALE Ç’ËSHTË MË E AFËRT SE GJUHA

Bota, e cila që nga ekzistimi i saj është shumëgjuhësore, paraqet

fushëveprimin e betejave semiotike (gjuhësore). Në shkallë më të gjerë, këto paraqesin tensione të shpeshta midis gjuhës së pushtetit dhe gjuhës së pakicave. Ky tension është një nga lëvizësit e botës, ndërsa gjuhët ndryshojnë ashtu siç ndryshon edhe bota, me çka evolucioni i lidhjeve midis tyre dëshmon për evoluimin e shoqërisë. Kjo luftë e gjuhëve çdoherë është punë e brendëshme e shtetit, me çka lindin edhe konfliktet serioze. Pasi çdo politikë gjuhësore i shkon për dore vetëm pushtetit, duke e konsoliduar një nga shtyllat e tij më të rëndësishme, siç është gjuha zyrtare.

Konfrontimet gjuhësore na tregojnë për konfrontime në shoqëri, edhe atë në sfera të ndryshme si në ato kulturore, ekonomike, arsimore etj. Pikërisht këtu paraqitet edhe një paradoks shkencor, ku gjuhëtarët qëndrojnë, në anën tjetër, pra në anën e pushtetit për shkak se ata e ndjenë vetin si ekspertë apo këshilltarë të atij shteti. Nëse këta punonjës shkencor të gjuhës nuk mbajnë llogari për këtë, u kanoset rreziku të shëndërrohen në shërbëtor të shtetit. Gabimi i tyre është se gjatë kyçjes së tyre në ndonjë operacion për planifikimin e gjuhëve, gabimisht veprojnë ndaj një gjuhe, duke qenë të vetëdijshëm se gjuha ka jetë të vetin autonom, dhe me kot bëhen përpjekje që kjo gjuhë t’i merret folësit, duke e konsideruar si gjuhë të dytë. Asnjëherë nuk duhet të mendojmë se me këto probleme duhet të merret pushteti, por anasjelltas.

Përparësitë e shumëgjuhësisë

Shumëgjuhësia është dukuri shumë e shpeshtë, sidomos në Evropën e Mesme dhe atë Lindore, dhe shumë pak edhe në ato Perëndimore (Gjermani, Francë, Britani e Madhe, Portugali etj.). Nëse këto shtete i definojmë si folës ku gjuha amtare përputhet me gjuhën e

Page 212: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

214

nacionalitetit të tyre dhe gjuhës oficiale të shtetit, e kalon 80%. Në këto shtete shumë pak ka nevojë që populli shumicë ta mësoj gjuhën e pakicës. Nga ana tjetër, te pjesëtarët e pakicave rritet nevoja e mësimit të gjuhës së shumicës, që zakonisht është edhe gjuhë zyrtare. Në regjimet komuniste janë studiuar thellë faktorët politik dhe ekonomik, por jo edhe pyetja se çfarë do të jetë gjuhësia evropiane, apo gjuhësia në shtetin e tij. Nuk është parashtruar edhe pyetja tjetër se me çfarë materijal leksikor do të ushqehen ëndërrat e njërit dhe nevojat e tjetrit? Shembull i mirë për këtë është Evropa, e cila ka rrugë të posaçme për këtë çështje. Evropianët jetojnë në shtete shumëgjuhësore dhe duhet të rrisin fëmijët në llojllojshmërinë e gjuhëve, e jo në njëgjuhësinë. Kjo për Evropën është thirrje që ia bëjnë të kaluarës, në të njëjtën kohë edhe të ardhmes.

Gjuhët janë flamuj të popujve të nënshtruar

Gjuha shumicë, nuk ka nevojë t’i mësojë gjuhët e pakicave, as

serbët nuk kishin nevojë ta mësojnë gjuhën shqipe në Kosovë dhe gjuhën hungareze në Vojvodinë, ashtu siç edhe maqedonasit nuk shprehin nevojë për shqipen. Por edhe sikur dikush ta mësonte gjuhën e pakicës, nuk duhet të mashtrohemi, sepse nuk do të kishim shumëgjuhësi të përgjithshme të individit, por vetëm raste të veçanta të individit. Me fjalë të tjera, nëse maqedonasit e mësojnë gjuhën shqipe vetëm në pjesën perëndimore, por jo edhe ata të lindjes, atëherë kjo dygjuhësi është e llojit territorial (ashtu është edhe në Belgjikë dhe Finlandë), vetëm Brukseli është qytet zyrtar dygjuhësor, që duhet të jetë shembull për Shkupin. Kështu në Finlandë kemi 40 komuna shumëgjuhësore (finlandeze/suedeze), 40 komuna suedofone dhe të gjitha komunat tjera 443 janë finlandofone. Ekzistojnë edhe bashkësi trigjuhësore, si Tiroli Jugor (romansh/gjermane/italiane), si dhe turqit në Kosovë (turqisht/shqip/serbisht) etj.

Dygjuhëtarët zëdhënës të univerzales Shumë popuj, që janë pakicë në shtetet shumëgjuhësore,

nëpërmjet gjuhës ata shohin ardhmërinë, dhe gjuhën e shohin si armë kundër robërisë së huaj. Nëse në një shtet shumëgjuhësor orvatemi të krijojmë gjuhë të përbashkët, do të vimë në situata të palakmueshme. Pse? Para së gjithash, ai shtet do të orvatet të garantoj sigurimin e mjeteve për komunikim të gjerë të nacionaliteteve të ndryshme dhe do të mundësoj të gjithë të integrohen në jetën shoqërore. Por, për ata që

Page 213: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

215

kjo gjuhë është e huaj do të jenë të detyruar ta mësojnë me qëllim që mos t’i keqësojnë kushtet e jetës së tyre qytetare. Duke iu falendëruar përkthimeve nga njëra palë, sidomos këtë e bëjnë pakicat edhe pala tjetër do të ketë njohuri për ndonjë kulturë të caktuar. Por kjo formë e demokratizimit e bën më pak të mundur përdorimin e gjuhës së përbashkët, sepse çdokush e favorizon gjuhën e tij. Si kompromis për këtë duhet të përdoren të dyja gjuhët, dhe të kategorizohen edhe si gjuhë nacionale dhe si gjuhë zyrtare. Edhe pse si rezultat i kësaj zmadhohen veprat me përmbajtje të njëjtë, sidomos në shkencë dhe teknikë, kjo situatë mund të lind nevojën për gjuhë të përbashkët, që mund të jetë më ekonomike. Kjo mund të ndodh në shtetet e ndryshme me ndonjë gjuhë nacionale, që nuk është zyrtare në atë shtet, kështu ka qenë me latinishten në shek.18, dhe tash mund të jetë me anglishten si gjuhë e përbashkët.

Përparësia e dygjuhëtarëve është se janë të aftë t’i njohin ndryshimet subtile midis kuptimit të dy fjalëve dhe mosmashtrimit, sepse ai që njeh dy gjuhë nuk mund të mashtrohet nga format joharmonike të fjalëve. Nga kjo aftësi e dyfishtë, dygjuhëtarët paraqiten si dhënës të univerzales.

Opozita: gjuhë zyrtare / gjuhë nacionale

Nëse parimi “Një shtet për çdo popull, i tërë populli në atë shtet” pranohej në shek. e 19, nuk do të shkatërrohej asnjë nga perandoritë shumënacionale në Evropë, si (Austro-hungaria, Turqia, Rusia). Gabimi i tyre ishte se ndaj territoreve të bashkuar përveç dominimit politik, kushtëzuan vetëm një gjuhë zyrtare. Pikërisht ky term, gjuhë zyrtare përbën gjuhën e etnikumit shumicë, pra gjuhën e shtetit. Ky term është i domosdoshëm në shtetet njëgjuhësore ku termi gjuhë zyrtare përputhet me atë nacionale, por në ato shumëgjuhësore, gjuhë zyrtare është një nga gjuhët nacionale. Kështu që gjuhët tjera nacionale që nuk janë zyrtare nuk kanë të drejtë ta përdorin gjuhën e tyre në nivele të ndryshme të shtetit. Pra gjuhë zyrtare, në formë të shkruar është gjuha e administratës, arsimit, gjyqit, sektorit publik dhe ushtrisë. Si shkolla, ashtu edhe armata janë mjet të fortë dhe të rëndësishëm për integrimin linguistik. Gjuha zyrtare është gjuha e pushtetit, që mundëson përparimin e individit, i cili paraqet çelës të suksesit të një shoqërie, pra si gjuhë të pushtetit duke marrë parasysh

Page 214: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

216

numrin e popullsisë dhe shtrirjen gjeografike duhet të jenë gjuha maqedonase dhe shqipe. Vetëm gjuhët zyrtare duhet të jenë të pranishme në të gjitha instancat e shtetit, duke përfshirë edhe instancat rajonale pa marrë parasysh përqindjen e popullsisë në ato rajone. Pasi shqiptarët e Manastirit, Prilepit, Krushevës, Prespës dhe Velesit që së bashku paraqesin numër më të madh nga të gjitha nacionalitetet tjera, do të jenë të diskriminuar nga shqiptarët e tjerë, se pse nuk e plotësojnë 20 %.

Sot në botë ekzistojnë gjuhë zyrtare që kanë status zyrtar dhe ekskluziv, dhe gjuhë që kanë status zyrtar por jo ekskluziv. Në Finlandë, si gjuhë e dytë zyrtare është suedishtja, ajo ka të drejta ekskluzive, për çudi nga 4 milion finlandez, vetëm 400.000 janë suedes, por mbi 800.000 finlandez e flasin suedishten. Nga ana tjetër, gjuha holandeze në Belgjikë, irlandishtja në Britani të Madhe, luksemburgishtja, maltishtja, janë gjuhë zyrtare, por jo edhe ekskluzive, sepse numri i tyre është i vogël dhe nuk e flet populli shumicë. P.sh. në Irlandë e flasin vetëm 10% irlandishten.

Rastet e ndryshme të zgjidhjes së problemit gjuhësor

Në shtetet shumënacionale, ku ekzistojnë shumë gjuhë,

ndeshemi me situata të ndryshme të zgjidhjes së problemit gjuhësor, siç janë shtetet e: Magrebit (Tunizi, Algjeri, Marokoja); Afrikës “frankofone” (15 shtete);; Ishujt kreolofone (Gvadelup, Martinik, Reinion), Evropës (Belgjika, Zvicra) etj. Në të gjitha këta askund nuk përputhen kufijtë politike (shtetet), popujt dhe gjuha.

Situata në shtetet e Magrebit Në këto shtete takohemi me situata krejtësisht të ndryshme nga ato evropiane: atje gjithkund janë në përdorim tri gjuhë: gjuha arabe, gjuha frënge dhe gjuha amtare, ndërsa në dy prej shteteve të Magrebit (Algjer dhe Maroko) karakteristikë është se përdoren katër gjuhë, por në funksione të ndryshme. Kështu dy gjuhët e para janë gjuhë të kulturës, me ta shkruhet (frëngjishtja është e trashëguar nga kolonializmi. Gjuha amtare është gjuhë me të cilin shërbehen në jetën e përditshme, zakonisht ky është një dialekt berber apo arab, përveç në raste të rralla, asnjëherë nuk është gjuhë e shkruar. Që do të thotë gjuhët dominante janë gjuhët që i flasin pakicat, ndërsa gjuha e shumicës është e

Page 215: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

217

nënçmuar në aspektin politik dhe kulturor dhe nuk përdoren në administratën shtetërore.

Situata në shtetet e Afrikës frankofone

Në shtetet e ashtuquajtura “frankofone” të Afrikës përsëri ndeshemi me situata të ndryshme. Marrë në përgjithësi, në të gjejmë dallim midis gjuhës zyrtare ( frëngjishtja) dhe një ose më tepër gjuhëve nacionale (gjuhët afrikane). Statusi i gjuhës zyrtare është mjaft i qartë: gjuhë e funksionimit të shtetit, gjuha e shkollës, mjeteve të informimit e tj. Krahas kësaj gjuha nacionale dallohet nga shteti në shtet. Kjo më së miri shihet në tabelën e dhënë: Sa gjuhë

fliten Gjuha zyrtare Gjuha

nacionale Burkina 70 frengjishtja 70 Burundi 1 frëngjishtja dhe

kirundi Kirundi

Rep.Qendroafrikane 65 frëngjishtja sango Guineja 20 frëngjishtja 8 Çadi 100 frëngjishtja 0 Zairi 250 frëngjishtja 4

Termi gjuhë nacionale në të shumtën e rasteve merr kuptime të ndryshme. Kështu për shembull gjuha nacionale në rastin e Burundit dhe Republikës Qendroafrikane mund të jetë gjuha e shkollës ose administratës dhe në këto raste mund ta zëvendësoj frëngjishten, një numër i konsiderueshëm i gjuhëve nacionale mund të jenë gjuhë rajonale (Zairi, Guineja), ku gjuha zyrtare lidh më shumë rajone. Në shtetet ku ka më tepër gjuhë nacionale, atëherë këto gjuhë nuk kanë asnjë gjasë për çvardo statusi të vërtetë.

Situata në territoret kreolofone

Në këta territore (Reinon, Gvadelup, Gijana), gjuha “kreole” paraqet gjuhë që pretendon t’i bashkangjitet frëngjishtes, të shëndërrohet në gjuhë lokale të frëngjishtes (bëhet fjalë vetëm për gjuhët kreole me bazë leksikore të gjuhës frenge, njësoj mund të thuhet edhe për gjuhët tjera kreole me bazë lekskikore angleze, portugeze etj.). Në këta territore gjuhë zyrtare është frëngjishtja, ndërsa gjuha kreole

Page 216: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

218

është gjuhë e parë (gjuhë “amtare”) dhe dominues në pikëpamje të banorëve.

Situata në Belgjikë dhe Zvicër

Tip tjetër i situatave kemi në Belgjikë dhe Zvicër. E dijmë se në Belgjikë ekziston bilingvizmi zyrtar gjuha frenge / gjuha flamane ashtu që çdonjëri prej tyre është i përfaqësuar në pjesë të ndryshme të territorit (marrë vetëm Brukselin, qytet në të cilin në përdorim janë dy gjuhë zyrtare. Në Zvicër fliten katër gjuhë oficiale, të cilët janë shpërndarë si në tabelën:

Gjermanishtja Frengjishtja Italishtja Romansh Gjuhë

tjera 1910 1941 1960 1970 1980

72,7 73,9 74,4 74,5 73,6

22,1 20,9 20,2 20,1 20

3.9 3,9 4,1 4 4,5

1,2 1,1 1 1 0,9

0,1 0,2 0,3 0,4 1

Kushtetuta e Zvicrës cakton se shteti ka katër gjuhë nacionale

(gjermanishten, frengjishten, italishten dhe romansh) dhe tri gjuhë zyrtare (gjermanishten, frengjishten dhe italishten). Nga kjo shohim se midis termit gjuhë zyrtare dhe nacionale, në krahasim me gjuhët afrikane kemi dallime: Në Zvicër romansh është gjuhë nacionale dhe si i tillë ka të drejtë të plotë ekzistimi në rajonet në të cilët flitet, por ai nuk është gjuhë zyrtare, që do të thotë se ai nuk është i pranuar në instancat federale. Sa i përket Belgjikës, bëhet orvatje, jo pa konflikte, që të dyja gjuhët zyrtare gjuha frenge dhe gjuha flamane të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në jetën shoqërore.

Modeli më i përshtatshëm për Maqedoninë

Sipas asaj që përmendëm më lartë, shteti shumënacional dhe shumëgjuhësor në Maqedoni, duhet të bëj një kombinim të situatave të ndryshme që ekzistojnë në botë, zgjidhja më e mirë do të ishte si në tabelat:

Page 217: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

219

Rasti i parë: Gjuhët që fliten

(7) Gjuhë zyrtare (2)

Gjuhë nacionale (2)

Maqedoni gjuha maqedonase gjuha shqipe gjuha turke gjuha serbe gjuha vllehe gjuha rome gjuha boshnjake

gjuha maqedonase gjuha shqipe

Gjuha maqedonase gjuha shqipe

Gjuha nacionale si në rastin e Burundit dhe Republikës

Qendroafrikane, edhe në Maqedoni mund të jetë gjuha e shkollës ose administratës dhe në këto raste mund ta zëvendësoj maqedonishten (gjuha shqipe); një numër i konsiderueshëm i gjuhëve nacionale si në Zair dhe Guinej, mund të jenë gjuhë të një rajoni të caktuar (gjuha rome, vllehe, serbe, turke dhe boshnjake). Rasti i dytë: Gjuhët që fliten

(7) Gjuhë zyrtare (2)

Gjuhë nacionale (7)

Maqedoni gjuha maqedonase gjuha shqipe gjuha turke gjuha serbe gjuha vllehe gjuha rome gjuha boshnjake

gjuha maqedonase gjuha shqipe

gjuha maqedonase gjuha shqipe gjuha turke gjuha serbe gjuha vllehe gjuha rome gjuha boshnjake

Tabela e mësipërme na tregon ngjashmëri me rastin e shtetit

Burkina, ku si gjuhë nacionale do të konsiderohen të gjitha gjuhët që fliten në shtet, duke kombinuar kushtetutën e Zvicrës (e cila ka caktuar se shteti ka katër gjuhë nacionale (gjermanishten, frengjishten, italishten dhe romansh) dhe tri gjuhë zyrtare (gjermanishten, frengjishten dhe italishten), ashtu edhe shteti i Maqedonisë do të ketë 7 gjuhë nacionale (maqedonishten, shqipen, turqishten, serbishten, vllehishten, romishten dhe boshnjakishten) ndërsa gjuhë zyrtare do të jenë maqedonishtja dhe shkrimi çirilik dhe shqipja me shkrimin latin, dhe do të jenë të pranishëm në të gjitha instancat e shtetit, d.m.th. të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në jetën shoqërore.

Page 218: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

220

Mjetet rezistuese dhe dykuptimsia e nacionalizmit

Sipas A.Meje, paradoks në vete është thënia “ Bota mundohet të ketë vetëm një civilizim, por gjuhët e civilizimit shumëzohen në të“. Gjatë gjithë historisë, përherë kur regjimet e ndryshme janë orvatur t’ua imponojnë gjuhën e tyre të tjerëve, përgjigje ka qenë fatale për ta, pasi gjuhët e nënshtruar kanë kërkuar pavarësi. Kështu më 1867 u vendos regjimi i dyfishtë austro-hungarez. Budimpeshta u përgjigj kroatëve njësoj si sllovakëve, përdorimi i gjuhës kroate, i cili u lejua të përdoret, por nuk u tolerua edhe zhvillimi i tij. Pasojat nga kjo ishin katastrofale, pasi kroatët krijuan rezistencën që krioji dëshirën për pavarësi, në anën tjetër ata fituan edhe solidaritetin sllav. Këto dallime përsëri shfaqen edhe sot, duke shkatërruar edhe federata të tëra (ish-Bashkimi Sovjetik, ish-Jugosllavia, e kështu mund t’i ndodh çdo kujt që nuk e përfill gjuhën e tjetrit).

Thirjet e sotshme nacionaliste, përsëri aktualizojnë thirrjet e vitit 1848, kur të gjitha gjuhët paraqiteshin si misionere e kishës dhe e zgjedhur nga zoti, dhe gjuhë që do të ishin në shërbim të kishës. Disa gjuhë janë asimiluar, gjatë këtyre misioneve, sepse jo të gjithë gjuhët disponojnë me mjete të njëjta rezistuese, dikush reziston nëpërmjet fuqisë politike, dikush traditës së shkrimit e dikush sipas epërsisë etnografike.

Prej këtu edhe termi nacionalizëm, mori kuptime të ndryshme varësisht se kush e përdorte. Kështu populli shumicë i konsederon të gjithë ata që bashkohen për të fituar territore, me një fjalë për ata termi nacionalizëm do të thotë zgjerim. Kështu solidariteti sllav ndaj kroatëve për fitimin e pavarësisë dhe gjuhës zyrtare ishte vendimtare, dhe kjo nga austro-hungaria konsiderohej si zgjerim sllav. Kur gjashtë republikat turkofone në ish-bashkimin sovjetik bashkohen dhe fitojnë përkrahjen turke dhe iraniane për Rusinë është zgjerim. Poashtu edhe ndihma ndaj shqiptarëve të Maqedonisë nga Shqipëria dhe Kosova, nga pala serbe dhe maqedonase konsiderohet si nacionalizëm me tendenca zgjerimi.

Nga ana tjetër për popujt pakicë, termi nacionalizëm fiton tjetër formë, forma për mospërkulje dhe luftë për afirmim të identitetit. Sipas popujve pakicë, asesi këtu nuk bëhet fjalë për epshe fisërore dhe tërbim identiteti. Ata që e favorizojnë këtë do të thotë mospranim i së vërtetës. Gjatë historisë shumë popujve nga Evropa Lindore dhe të Mesme nuk u lejua të jetojnë jetën e tyre nacionale, ashtu siç u lejuan popujve të perëndimit (shembull shqiptarët e Kosovës e më gjerë). Por një e vërtetë

Page 219: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

221

historike është, se ata do të pajtohen vetëm atëherë kur do t’u lejohet ta shuajnë këtë etje nacionale dhe krejt jeta në atë shtet të ketë kuptim për ta. Pa këtë model perëndimor, bashkëjetesa do të jetë e parealizueshme, pikërisht për shkak të mospajtimit kronologjik. Një fjalë hungareze thotë “Kombi jeton në gjuhën e vet”.

A mund të kemi një komb të veçantë?

Identifikimi i gjuhës dhe kombit nuk është ligj univerzal. P.sh. Belgjika arriti të ndërtohet si komb i veçantë, edhe përpos ndryshimeve në kulturë dhe përleshjeve që dalin nga to. Nga ana tjetër fleksibiliteti dhe karakteri i fortë të institucioneve federale zvicerane kontribuan shumë që të ndërtohet një fotografi të njëjtë për të gjithë shtetasit zviceran.

Jo për herë kjo është realizuar lehtë, kuptohet se ka pasur edhe pengesa të cilët gradualisht janë mënjanuar. Kështu kur mendohej për kyçjen e gjuhës finlandeze si gjuhë e arsimit në shkollat fillore në Botninë Veriore dhe perëndimore, rajon ky në Suedi ku jeton shumicë finlandeze, më tepër se gjysma e popullsisë e kundërshtonin këtë duke arsyetuar se gjuha finlandeze nuk paraqet asnjëfarë interesi për të ardhmen profesionale të fëmijëve që do të punojnë në Suedi, kuptohet ku edhe jetojnë, pra ata kërkonin arsimi të bëhej në gjuhën suedeze. Kjo koincidon edhe me shqiptarët e Maqedonisë, p.sh. kundërshtimi i hapjes së një paralele të mesme në gjuhën shqipe në Manastir dhe tash në Ohër. Që një mënyrë ka një dallim të vogël, se pengimi në Manastir dhe Ohër nuk bëhet për shkak të fatit të fëmijëve nga aspekti profesional, por thjeshtë nga tërbimi shoven. Ky refuzim ishte i pafuqishëm në Suedi që t’i ndal finlandezët ta mësojnë gjuhën amtare, ashtu siç edhe do të ndodh edhe në këto dy qytete këtu te ne.

Simbolika e fjalëve binjakë

Emrat e dyfishtë janë dukuri të përgjithshme të gjeografisë

njerëzore. Evropa në përgjithësi, e në veçanti Ballkani, që ka një histori të gjatë është aq i ngarkuar sa që na jep më shumë shembuj për këtë se në viset tjera të Evropës.

Page 220: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

222

Ndryshimet e emrave ndodhin për shumë raste. Mund të ndodh për shkak të ndërimit të sunduesve, pikëpamjeve ideologjike, si dhe pikëpamjeve historike.

Sipas shkakut të parë, ndërimit të sunduesve: Raguza së pari ishte i nënshtruar nga Bizanti, por nga fundi i Luftës së Parë Botërore, ai është Dubrovniku kroat. Qyteti Fiuma (lum) ishte qytet italian, pas vitit 1947 i jepet Kroacisë dhe quhet Rijeka (lum), që ka kuptim të njëjtë si Fiuma. Viena guri i çmuar i Austrisë në shek. 9 u mor nga Hungaria dhe u emërua Beç, kurse sllovakët e quajnë Dunaj. Veriperëndimi i Romanisë është arkitip, i shteteve të Evropës së Mesme ku popujt e afërt me shekuj grindeshin, duke menduar se kanë të drejtë mbi një territor të caktuar. Bëhet fjalë për Transilvaninë ose Ardealin (siç quhet nga romunët), Erdel nga hungarezët, Ziberburgen nga gjermanët. Edhe shumë qytete tjerë në Rumani kanë nga 2 emra, e dikund edhe nga tre. P.sh.: Sibiu (rumanisht)/ Hermanstadt (gjermanisht)/ Nagyszeben (hungarisht); Kështu kemi edhe Manastir (shqip)/ Bitola (maqedonisht); Shkup (shqip) / Skopje (maqed.) / Yskup (turq.); Selanik / Sollun / Tesaloniki etj.

S’ka nevojë të zgjerohet lista, sepse është shumë lehtë të gjenden raste të tilla. Emrat e dyfishtë ose binjakë tregojnë fatin e Evropës dhe Ballkanit nëpër onomastikë. Studimi dhe përdorimi i tyre mund të shërbejë si hyrje në studimin e përzierjes së thellë, midis kulturave të tyre, nëpërmjet gjuhës, e jo ndalimi i tyre. Nëse lufta është vazhdim i politikës me mjete tjera, atëherë politika gjuhësore paraqet formën më të butë të luftës midis dy popujve. Dhe nëse njëherë e përgjithmonë çlirohemi nga iluzionet pacifiste, gjuhëtari (i pushtetit) në kryerjen e punës së tij, nuk i ngelet asgjë tjetër përpos të sillet si qytetar, dhe ndaj kësaj politike gjuhësore në çdo moment të zhvilloj mbikçyrje demokratike.

Përfundim

Sigurisht se në Evropën e nesërme gjuhë e përbashkët do të jetë ai i institucioneve mbinacionale, por gjithashtu edhe ai i organeve me vokacion transevropian, kuptohet nëse krijohen polici, administratë tregtare, doganë, transport ndërkombëtar, mjete informative masive, universitet evropian, sidomos ushtri. Pra do të bëhet përpjekje të iket nga shumëgjuhësia në një gjuhësi, por nuk është e thënë që një gjuhë e

Page 221: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

223

përbashkët t’i kryej të gjitha funksionet. Përdorimi i një gjuhe të përbashkët evropiane do t’i kishte zvogluar edhe tensionet këtu në Maqedoni. Sepse krahas anglishtes çdo nacionalitet, pra edhe shqiptarët edhe maqedonasit mund ta përdorin gjuhën e tyre. Zgjidhja e vetme që do ta kishte arsyetuar dëshirën legjitime që e ka çdokush që ta përdor gjuhën e vet, është e nevojshme që sa më shumë të huaj ta mësojnë gjuhën e tjetrit. Me fjalë tjera kjo do të thotë sa më shumë maqedonas ta mësojnë gjuhën shqipe, aq më shumë do ta kishte rritur motivacionin për t’u kuptuar. Për ta realizuar këtë mund të shërbehemi me mjete masovike, sidomos mësimi i gjuhëve nëpërmjet televizorit, që me të madhe praktikohet nga japonezët, të cilët edhe njihen si kureshtarë për mësimin e gjuhëve të huaja. Ndoshta në të ardhmen në Evropë do të kishin krijuar një arsimim të gjuhëve, ku si efekt do të kishin zmadhimin e numrit të poliglotëve të vërtetë. Një rrugë të tillë, gjithsesi se duhet të ndiqet edhe në Maqedoni, ku shqipja duhet ta gjej vendin në procesin edukativo-arsimor për maqedonasit, turqit dhe të tjerët, edhe atë që nga shkollimi fillor, ashtu siç mësojnë edhe shqiptarët, pikërisht për ta zmadhuar numrin e poliglotëve të vërtetë.

Për këtë e kaluara, na detyron të mendojmë, prej të cilës mund të shikojmë kah e ardhmja. Shtetet evropiane shumë herët e formonin identitetin e tyre në bazë të vlerave kulturore të rrënjosura thellë në gjuhë. Shtetet e reja të lindur nga nacionalizmi e rritën edhe më shumë numrin e gjuhëve zyrtare në Evropë. Qoftë ta arsyetojmë, qoftë edhe ta dënojmë këtë, bëhet fjalë për një nga karakteristikat më të theksuara të kontinentit të vjetër, që i jep botës edhe vlera kulturore. Këtë e mundëson edhe Karta e të drejtave të njeriut që është kusht për çdo pranim të ri në familjen evropiane, nëse i respekton gjuhët e nacionaliteteve. Në shumë shtete si në Luksemburg ose në gjermanishten e Zvicrës, gjuhët amtare nuk janë zyrtare por sipas zgjedhjes individuale dhe përdorimit të përditshëm ngelin burim i identitetit të thellë.

Nga ana tjetër në Evropë, në rastet më të shumta ka qenë praktikë që pushteti i centralizuar ta favorizojë gjuhën e popullit shumicë. Pastaj, u kalua në zvogëlimin e funksioneve që i kryente ai pushtet, duke u dhënë autonomi më të madhe kolektiviteteve lokale. Kështu u bashkua Evropa. Dhe ky model mund të bëhet mjet për zgjidhjen e problemeve të tmershme të nacionaliteteve, që gjatë kohë pengohej, e që sot përsëri u zgjallua në disa shtete. Ky konflikt duhet të zgjidhet nëpërmjet një rruge origjinale, ku strukturat e pushtetit duhet të zbuten nëpërmjet një sistemi konfederal, ku duhet të pajtohen përpjekjet e nacionaliteteve me një baraspeshë me popullin shumicë. Ky akt duhet

Page 222: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

224

të bëhet edhe për shkak të kujdesit që nga pabarazia midis gjuhës së shumicë dhe gjuhës së pakicës mund të rrezikohet paqja, ashtu siç ndodhi para dy vjetësh në Maqedoni, por edhe në rajonet tjera në ish-Jugosllavi dhe ish-Bashkimin Sovjetik. Kjo duhet gjithsesi të na shërbejë si paralajmërim. Në shumë vende të Evropës dhe të Ballkanit popujt jetojnë të përzier me popuj tjerë: Rumani, Hungari, Ukrainë, Rusi, Bosnjë Maqedoni etj. Lidhshmëria ndaj kulturës nacionale te këta shtete është shumë e madhe, dhe sa më shumë jeta është e vështirë, kurse liria e paaritshme aq më shumë rritet dashuria ndaj kulturës nacionale dhe pavarësisë. Pikërisht këtu qëndron çështja kryesore, që ky nacionalizëm të zvogëlohet. Kjo do të ndodh nëse krijohet një Evropë, ose shtet shumënacional ku pasuria, popujt, gjuha, idetë mund të qarkullojnë me lehtësi më të madhe. Kjo është një e vërtetë që edhe politikanët maqedonas dhe të tjerët duhet ta dijnë, se në këtë mënyrë është lehtë edhe të hysh në Bashkësinë Evropiane. Pra duhet t’i përngjitemi shumëllojshmërisë së botës. Maqedonasit duhet të jenë të aftë tu ikin rreziqeve të njëgjuhësisë, që është kanosje serioze ndaj vetë maqedonasve, për shkak të mbylljes së tyre në një gjuhë. Si qytetarë të një shteti shumëgjuhësor, maqedonasit duhet të jenë të ndijshëm në zërat polifonik të gjuhëve tjera njerëzore. Me fjalë tjera ata duhet të kujdesen ndaj tjetrit i cili e flet gjuhën e tij, kjo duhet të jetë parakusht nëse duam të ndërtojmë një solidaritet që ka një përmbajtje konkrete sesa biseda propaganduese.

Nëse lufta është vazhdim i politikës me mjete tjera, atëherë politika gjuhësore paraqet formën më të butë të luftës midis dy popujve. Dhe nëse njëherë e përgjithmonë çlirohemi nga idetë e dominimit të një gjuhe ndaj tjetrit, atëherë kjo ide një ditë mund të jetë shpëtimtare jo vetëm për këtë shtet, por edhe për në një shtet edhe më të madh dhe më të fuqishëm se ky i yni. Nga krejt kjo që thamë, gjuha shqipe duhet të jetë gjuhë zyrtare, pra gjuhë e pushtetit, që mundëson përparim të individit, kurse individin duhet ta konsiderojmë si çelës i suksesit të një shoqërie.

Page 223: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

225

Prof. Dr. Xhevat Gega Profesor në Fkaultetin filologjik, Katedra e gjuhës shqipe, Shkup

BILINGUIZMI IMPERATIV I KOHËS SONË

Implementimi i marrëvëshjes kornizë të Ohrit është jo vetëm imperativ i kohës, por edhe domosdoshmëri jetike e ganaci për nisjen dhe funkcionimin me sukses të parimeve demokratike të të gjitha segmenteve të organizimit të veprimit të aparatit administrativ vendor dhe shtetëror. Në interes të kohës do të përqendrohem vetëm në nevojën e madhe, madje edhe të domosdoshme të shoqërisë sonë, që brenda sistemit unik të arimimit të brezit të ri, të përgatiten kuadro të profileve të ndyshme, që do të avancojnë punën sa më kualitetive në seferën e ekonomisë, të shendetësisë, të arsimit, të shkencës e të kulutrës, por edhe si nevojë imperative që të gjithë pjesëtarët e të gjitha etnive të komunikojnë në mënyrë sa më aktive e da më lehtë. Pra fjala është për domosdoshmërinë e të qënit bilingual e polilingual me qëllim që e tërë shoqëria të ushqejë respekt nëretnik jo vetëm brenda kufijve të Maqedonisë por edhe në komunikim ndërkombëtar me qëllim që sa më lehtë e sa më shpejtë të inkuadrohemi edhe në të gjitha sferat e proceseve të reja demokratike evropjane e më gjerë. Në interes të mbështejtjes së këtij mendimi të pëgjithësuar edhe me qëllim të konkretizimit të këtij propozimi, më lejoni ta elaboroj me sa vijon: Pra, gjuha apo aftësia e të folurit të njeriut, është një fenomen i përsosur social, një fomrë e veçantë e realitetit shoqëror, nëpërmjet të së cilës, në mënyrë direkte, njerëzit e një bashkësie konkrete i shprehim preolupimet dhe përvojat e veta jetësore. Është më se e vërtetë se niveli i komunikimit midis pjesëtarëve të një bashkësie gjuhëosre, varet prej nivelit të arsimit dhe të zhvillimit intelektual sa të çdo individi, aq edhe prej nivelit kulturor gjuhësor të secilës bashkësi. Gjithsesi gjuhën duhet kuptuar si një aktivitet permanenti i njeriut dhe si trashëgim historik dhe dhe realitet aktual i të gjitha kolektiviteteve njerëzore. Kështu, duke u nisur edhe prej realitetit tonë, qoftë historik apo intelektual, mendoj se që të gjithë do të pajtohemi se

Page 224: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

226

edhe Republika e Maqedonisë, mu për hskak të laryshisë së madhe të etnive që e formojnë tërësinë e popullsisë së saj, karakterizohet si vend multietnik e multigjuhësor. Këtë karaketristikë, pa hamendje, duhet ta vlerësojmë edhe si begati vlerash materiale, aq edhe shpirtërore. Në këtë kontekst, si mbështetje për mendimin që po e shtori në vazhdim, me lejoni ta citoj gjuhëtarin e njohur frëng, Andre Martine, i cili në veprën e vet Elemente të gjuhësisë së përgjithshme, gjuhën e përkufizon si mjet marrëveshje, sipas të cilit analizohet përvoja njerëzore në çdo bashkësi ndryshe, kurse sa u përket sa u përket ambienteve multietnike, ai do të shtojë se “… bilingual është ai që është në gjendje t’i përdorë njësoj dy gjuhë kombëtare.” Idenë e bilingualizmit Martine, me të drejtë, e konsideron si mjaft të përhapur, gjë të cilën ne e mbështesim si mjaftë të kapshme edhe për ambientin toën multietnik. Dinamika e jetës dhe e punës si dhe nevoja e madhe për kontakte permanente afarsite dhe kulturore midis etnive të ndryshme, si imperativ i kohës sonë imponojnë nevojën për të qënë bilingual, madje edhe polilingualë, si rrugë për këmbim të susksesshëm të vlerave materiale dhe shpirtërore, pa të cilat as që mund të menohet përqafimi i proceseve të reja demokratike. Kuptohet se për ndjekjen e një rruge të këtillë interes më të madhe duhet të tregojnë etnitë ose popujt që numerikisht janë më të vogël, e të këtillë janë thuejse të gjithë popujt e Ballkanit, edhepse edhe popujt me difuzion me të gjerë dhe me një traditë historike e kulturore dukshëm më të begatë, kanë se çka të huazojnë edhe prej më të vegjëlve. E shpreha këtë mendim i bindur se vetëm nëpërmjet të këmbimit të vlerave të njëmendëta shpirtërore, shkencore e materiale mund të kontribuojnë në dretjtim të humanizimit të jetës, të vendosjes së paqes dhe të respektit e të mirëkuptimit reciprok ndërmjet popujve e etnive me përkatësi kombëtare dhe fetare të ndryshme, por që historikisht e aktualishtë jetojnë në ambiente të përbashkëta, apo pranë njëri tjetrit. Pra, integrimet ndërgjuhësore dhe ndërkulturore paraqesin një hap shumë vendimtar për formimin e një shoqërie multietnike, me të gjitha karakteristikat e demokracisë së njëmendëtë qytetare që do të na çojë drejt Evropës së bashkuar e të civilizuar. Dihet se objektivat, qëllimet dhe parimet themelore të sistemit unik të arsimit dhe të edukimit caktohen në bazë të normave juridike të Kushtetutës, të ligjeve sistemore dhe të dokumenteve suridike ndërkomëbtare. Kuptohet se me këtë rast duhet të respektohen liritë, parimet dhet të dretjat demokratike të secilës etni për tu arsimuar në gjuhën amtare, gjithnjë duke e synuar zhvillimin e tërësishëm të përsonalitetit të njeriut, ndjenjën e krenarisë së tij për ta avancuar

Page 225: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

227

mirëkuptimin dhe respektin e ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të të gjitha etnive në vend. I tërë procesi edukativo-arsimor, sipas akteve të përmenduara, duhet të jetë në funksion të krijimit të kushteve për zhvillim të iniciativës, të kreativitetit dhe të aftësive individuale të njeriut, gjithnjë duke mbajtur logari për nevojat e ambientit konkret social. Duke i respektuar këto parime, si dhe moshën, aspektet biologjike, psikologjike dhe ato sociale, caktohen edhe sferat e shkencës, të kulturës, të arteve si dhe metodat e format e realizimit të tyre sa më të suksesshëm gjatë procesit të tërësishëm edukativo-mësimor, proces ky që patjetër duhet të zhvillohet sipas planeve dhe programeve të aprovuara gjithnjë në kuadër të sistemit unik të vendit. Kuptohet, institucionet arsimore duhet t’i kultivojnë edhe specifikat dhe dallimet në sferën e kulturës, të qytetërimit dhe të taditës të të gjitha etnive, madje jo vetëm në nivelin e arsimit fillor, e të mesëm, por edhe në atë sipëror. Tani le të më lejohet të them diçka edhe për qëllimet, respektivisht për objektivat e mësimit të gjuhës amtare si element më karakteristik i identitetit kombëtar dhe të gjuhës, apo të gjuhëve joamtare në praktikën arsimore të Republikës së Maqedonisë. Ndër objektivat më qenësore të përmendim: aftësinë e nxënësve për të menduar e për t’u shprehur drejtë e bukur, me shkrim e me gojë, në gjuhën amëtare dhe në ato joamtare; në mënyrë permanente t’i zgjerojnë njohuritë për vlerat artistike të veprave letrare dhe ti zhvillojnë shqisat dhe ndjenjat ndaj vlerave morale dhe estetike duke u aftësuar në këtë mënyrë edhe për t’i shijuar dhepërjetuar këto vlera. Sipas praktikës thuajse 60 vjeçare, që daton prej vitit 1945, nëxënësit shqiptarë si dhe to të etnive turke dhe serbe, si lëndë të obligueshme e mësojnë edhe gjuhën maqedonase duke filluar prej klasës së tretë të arsimit fillor. Mendojmë se në këtë nuk ka asgjë të keqe; përkundrazi, nxënësit shqiptar dhe ato të etnive të tjera, “janë të favorizuar e të privilegjar”. Por na habit dukuria: pse nxënësit e etnisë maqedonase, në viset e Maqedonisë Perëndimore dhe Veriore, ku shqiptarët janë me shumicë, apo në numër të konsiderueshëm, të mos e mësojnë gjuhën shqipe!? Mendoj se inkorporimi i gjuhës shqipe në planet dhe programet mësimore në arsimin fillor tetvjeçar, në arsimin e mesëm e atë univerzitar, do të ishte në intees të shumëfishtë jo vetëm të nxënësve maqedonas, por edhe të mbarë shoqërisë në vend. Tani pas transformimeve që janë bërë e që po bëhen, me proceset e filluara të demokratizimit në të gjitha poret e sferat e veprimit material e intelektual dhe me qëllim të sigurimit të një të ardhmeje të lumtuar e të begatë materiale e shpirtërore, institucionet e arsimit duhet

Page 226: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

228

të përgatisin një brez të ri që do të jetë bilingual e polilingual.; pra zotërues të mirë të gjuhës amtare, të gjuhës tjetër të ambientit shoqëror- në kët ërast të gjuhës shqipe dhe të një ose dy gjuhëve të huaja.

Jam i bindur se invesitmi në këtë drejtim do të ishte i madh dhe afatgjatë, por gjithsesi edhe me rezultate shumë të suksesshme në interes të njohjes, të së kaluarës të përbashkët historike, të botkuptimeve, dukeve e zakoneve, respektivisht, të mentalitetit e të jetës shpirtërore si karakteristika dalluese të të gjitha etnive, gjë që dukshëm do të kontribuonte edhe për rritjen e respektit të ndërsjellë, të mirluptimit e të përforcimit të bindjes për bashkëjetesë dhe, sigurisht edhe për vendosjen e një sistemi njëmend demokratik e të karakterit qytetar në Republikën e Maqedonisë.

Page 227: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

229

Dr. Ismail Bardhi, Dekan në Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup

SFIDAT E ARSIMIT TË LARTË SHQIPTAR APO SI TË ARRIHEN STANDARDET E DUHURA

Të nderuar intelektualë, të nderuar organizatorë, zonja dhe

zotërinj. Në rend të parë dëshiroj t’u falenderohem organizatorit dhe bashkorganizatorit të këtij tubimi për ftesën e bërë si dhe për angazhimin e tyre që të gjithë ne të japim kontributin tonë në ndriçimin apo sqarimin e temës në fjalë. Pa marrë parasysh problemet e mëparshme të cilat për ne në përgjithësi kanë pasur rëndësinë e vet, për arsye të ndryshme, do të thoja të papëlqyeshme, nuk ekzistonte gatishmëria që ato të rregullohen nga forcat tona të brendshme, mendoj në ato intelektuale e kulturore. Kjo është një përgjegjësi e cila momentalisht qëndron mbi ne si një hije apo pengesë, e cila patjetër duhet t’i nënshtrohet seriozitetit kulturor e politik. Këtu kemi shumë pyetje/probleme të cilat janë duke u kaluar shkel e shko, edhe pse nuk besoj se nuk jemi duke i vërejtur ato, sepse arsyeja nuk lejon një gjë të tillë, si p.sh. të krijohen mite, historira glorifikuese, mentalitet protestues, trimëri e padukshme, ekonomi e vëbegët, vetizolim i paparë dhe retorikë ftohëse. Edhe pse sot temë diskutimi nuk është konflikti i fundit, më duhet të them se pavarësisht nga çdo gjë edhe ky konflikt, duke filluar që nga gjeneza apo fillimi i tij, organizimi dhe përfundimi, me vete solli shumë sfida të mëdha për kulturën e një populli, e natyrisht edhe të një shteti. Por, shumë mirë u bë që asaj lufte të organizuar nga forcat e ndryshme të nënhijes, si të jashtme ashtu edhe të brendshme i erdhi fundi, përsëri me vullnetin dhe forcën e “urtësisë” së faktorit të brendshëm dhe të jashtëm, që rezultoi me nënshkrimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit.

Në fakt, këtë marrëveshje ne sot jemi duke e përjetuar në një mënyrë shumë paradoksale, meqë do të kisha thënë se populli i këtij vendi fare nuk ka menduar rreth mënyrës se si po prezentohet, ose si implementohet i njëjti, si p.sh. shkrimi shqip në letërnjoftime dhe

Page 228: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

230

përdorimi i simboleve kombëtare nëpër kremte kryesisht familjare. Më falni se mbase e banalizova këtë, por në realitet kështu është duke ndodhur, megjithëse nuk mëtoj të them se politika shqiptare e hapësirës së Maqedonisë kështu e ka kërkuar.

Mirëpo sa i përket kësaj marrëveshjeje ajo është një realitet lidhur me të cilin ne, si faktor mbase jo vendimmarrës, por megjithatë përgjegjës, e këtu nuk mendoj vetëm në intelektualët shqiptarë por në intelektualët në përgjithësi nga hapësira e Maqedonisë dhe më gjerë, natyrisht se duhet të bëjmë çmos që të vijë deri te implementimi i tij. Nga kjo do të varet shumë politika e mirëfilltë ndaj popullit tonë, ndaj njerëzve tanë, dhe besoj se këtë provim politika do ta japë mirë, pa i lënë vend arsyetimeve të ndryshme të cilat neve tanimë na janë bërë shprehi. Në këtë aspekt mua më intereson kryesisht çështja që ka të bëjë me kulturën e sidomos me arsimin universitar, i cili për fat të keq me vite të tëra është duke përjetuar një degradim të madh me dobësi të shumta, dhe nuk është çështje për të cilën duhet biseduar vetëm përmes prizmit të implementimit të kësaj marrëveshjeje, por edhe periudhës pas tij. Me të vërtetë është kjo një sfidë e jashtëzakonshme, për të cilën shumë gjëra kanë për t’u thënë, sidomos rreth momentit të populizmit të shkencës rreth nesh. Prandaj besoj se pikat të cilat do t’i përmend në vazhdim do të jenë një ndihmesë racionale për çështjen e sfidave me të cilat ballafaqohet arsimi sipëror në gjuhën shqipe dhe mënyra se si të arrihen standardet e gjithëpranuara në këtë lloj arsimi në botë.

* * *

Çështja e arsimit sipëror te shqiptarët me siguri është një çështje e ndërlikuar, si për vet shqiptarët ashtu edhe për të tjerët, dhe si e tillë tashmë është bërë e njohur në botën bashkëkohore. Në pajtim me këtë edhe përgjigjja ndaj saj është sfidë intelektuale e rendit më të lartë, por jo vetëm për “letrarët”. Meqë kaherë është zhdukur fuqia e individit për zgjidhjen e rrethanave të tilla të ndërlikuara, duket se studimi i të përgjithshmeve, edhe si kornizë edhe si proces, është skena e vetme mbi të cilën mund të zgjidhet enigma e kalimit nga hutimi i tashëm shqiptar drejt ardhmërisë më të mirë. Mirëpo, a është gjendja e tashme e arsimit universitar shqiptar sadopak në harmoni me këtë? A ka në to kapacitet për njohjen e problemit, për modelimin e tij, si dhe për hapjen e procesit të avansimit përmes ndërlidhjes me realitetin kulturor, ekonomik dhe politik të hapësirës sonë?

Page 229: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

231

Roli themelor i universitetit është t’u mundësojë studentëve të mësojnë nga trashëgimia e tyre kulturore, e cila u ndihmon t’i kuptojnë aftësitë e tyre intelektuale, si dhe i inkurajon të bëhen të njerëzishëm dhe të përgjegjshëm. Universiteti e zgjeron dijen në spektrin e gjerë të sferave të ndryshme. Ai është i nevojshëm për të menduarit dhe modelimin e qasjes ndaj problemeve shoqërore dhe zgjidhjes së tyre. Universiteti ndihmon që gjeni i popullit të largohet nga nënshtrimi ndaj çdokujt dhe nga krijimi i miteve të dyshimta dhe të rrejshme.

I Universitetet evropiane e trashëguan ndryshimin, i cili në këtë

kontinent ngjau në fillim të mijëvjeçarit të dytë. Është kjo përafërsisht koha e ndryshimit të mbisundimit botëror të arsimimit islamik me marrjen evropiane të nismës dhe themelimin e asaj që sot e kemi si globalizim të vlerave perëndimore. Edhe këtu ndryshimi ndodh me dobësimin dhe perëndimin, nga njëra anë, si dhe me zgjimin dhe forcimin nga ana tjetër. Në rrënjët e zgjimit janë gjallëria që rrjedh nga sinqeriteti dhe nxitja e fuqive të pranimit përmes dialogut dhe përkthimit.

Asokohe suazat e studimeve teologjike nëpër katedrale dhe manastire u bënë tepër të ngushta për diturinë e kërkuar nga trupi teologjik. Përgjigjet e thjeshta për horizontin e zgjeruar të botës nuk mjaftonin. Vetëm suaza e universitetit mundësonte unitetin dinamik të çiltërsisë dhe autonomisë së njëkohshme. Shkollat dhe qendrat e vogla arsimore bëhen farë zhvillimore e trungut të sotëm të rendit botëror. Zanafilla e tyre në mesin tonë origjinën e ka përafërsisht kur në histori njihen përmendjet e para të kuptueshme të veçantisë shtetërore dhe kulturore shqiptare. Mirëpo, as në ato rrethana të lashta, e as në ato që vijuan pas tyre – të cilat i shënojnë medresetë e para të asaj kohe në hapësirat shqiptare – në këtë vend, deri në kohën e tashme, vështirë se janë krijuar shkolla të cilat do të ishin të ndërlidhura dhe të përshtatura me rrjedhat evropiane të arsimit dhe kërkimit.

Të gjitha universitetet shqiptare i trashëgojnë rrethanat e kohës në të cilën janë krijuar. Nuk duhet harruar se ajo ishte koha e pranisë së mbisundimit të ideologjisë. Përmes skenës së atij shekulli kalonin ngritjet dhe rëniet e të katër formave themelore ideologjike: konzervativizmi, socializmi, nacionalizmi dhe liberalizmi. Të gjitha ato i përshkon besimi në aftësinë e unësisë autonome dhe arsyes së ndarë. Mirëpo, ajo që sot në skenën intelektuale e bën postmodernizmi, bashkë me praninë e re të traditës në riformimin e identitetit bashkëkohor,

Page 230: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

232

thelbësisht i ndryshon shumë nga modelet e zakonshme iluministe në atë sferë. Kthimi i pakuptueshëm, i ngutshëm dhe i papritur kah religjioni në kohën para ndërrimit të mijëvjeçarëve bëhet njëra nga çështjet më sfiduese intelektuale edhe te shqiptarët.

Edhe pse universitetet shqiptare në themelin e tyre kanë besim të plotë në scientizëm, historicizëm dhe fuqinë e ideologjisë, për shkak të mbisundimit të plotë të komunizmit në kohën e themelimit të shumicës prej tyre ato kurrë nuk kanë qenë të aftësuara për matje të gjallë dhe të hapur të parimeve të ndryshme ideologjike. Që nga fillimi i vet ato universitete nuk pranuan përmbajtjen themelore të “paradigmës shqiptare”. Në themelimin e tyre pothuajse tërësisht janë përjashtuar edhe teologjia edhe tradita si përmbajtje të gjalla të kulturës shqiptare. As tradita intelektuale e krishterë e as ajo islame nuk gjetën vend në konceptualizimin e rolit të uiniversiteteve shqiptare. Ato për ta ishin vetëm fenomene historike, të cilat do të kishin kuptim vetëm si lëndë studimi, kështu që ndaj tyre silleshin si ndaj kufomave edhe pse, si atëherë ashtu edhe tani, fjala është për një pëmbajtje dhe rrjedhë të gjallë dhe të rëndësishme të tërësisë shqiptare. Aty duhen kërkuar arsyet e mosnjohjes së rolit të mundshëm të traditave të gjalla në ruajtjen dhe zhvillimin e besueshmërisë si parakusht të kohezionit shoqëror pa të cilat as trungu i zhvillimit të thjeshtë ekonomik nuk është i mundshëm.

II Përvoja universitare në Evropë tregon se dukuri e përgjithshme

në shekullin e njëzetë ishte shtimi i numrit të nxënësve dhe studentëve në të gjitha nivelet. Arsimimi i nivelit të dytë – shkollat e mesme dhe kolegjet – bëhet i përgjithshëm. Forcohet vetëdija për rëndësinë e arsimimit të lartë. Universitetet ndryshojnë nga institucione selektive në më të hapura. Shihet pajtueshmëria për ndërlidhjen e mirëqenies materiale dhe pranisë efektive të përmbajtjeve universitare. Nga kjo rrjedh mbështetja mbi zhvillimin e mësimeve teknike dhe teknologjike.

Përmbajtja e arsimimit të lartë në hapësirat tona është vendosur burimisht, mirëpo jashtë dhe në kundërshtim madje edhe me atë parakushtin më të vjetër universitar të autonomisë: “nuk mund të predikohet ateizmi dhe herezia”. Baza ideologjike e universiteteve shqiptare ishin ateizmi dhe antiteizmi, kështu që të gjitha format e intelektualitetit tradicional merreshin me thjeshtësime dhe shëmtime karikaturale. Gjendja e tillë do të mund të paraqitej në mënyrë figurative edhe kështu: shumë forma të sjelljeve amorale dhe të dëmshme për shoqërinë ishin pengesë më e vogël për përfshirjen në përmbajtjen universitare sesa ndërlidhshmëria tradicionale dhe përkushtimi religjioz

Page 231: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

233

në kuptimin më të përpiktë. Vazhdimi i gjendjes së tillë e mbron izolacionizmin.

Vështirësia kryesore është fakti që askush nuk mund të dijë se si do të jetë ardhmëria, për të cilën njerëzit duhet të përgatiten; është e sigurtë se do të jetë thelbësisht e ndryshme nga ajo që kemi sot. Ndryshimet do të përshpejtohen, prandaj përshtatja në fakt është kërkesa më kryesore që vendoset para pjesëmarrësve dhe ndërtuesve të tyre. Sinqeriteti dhe gatishmëria për ato ndryshime do të thotë pjesëmarrje përkushtuese në to.

Synimet e cekura prodhojnë edhe një sërë vështirësishë. Arsimimi është i shtrenjtë: ai kërkon mjete të konsiderueshme dhe njerëz të aftësuar. Si do të artikulohet arsimimi i shkallës së dytë dhe të tretë? Cilat lloje të shkollave dhe kolegjeve janë të nevojshme? Cilat janë mënyrat më të mira të zgjedhjes së nxënësve dhe studentëve të niveleve të ndryshme? Si të përparohet rezultati efektiv me zvogëlimin e harxhimeve?

Pyetjet e parashtruara janë vetëm shembuj të vështirësive me të cilat duhet të merret çdo përbërje e gjallë arsimore. Angazhimi për zgjidhjen e tyre e karakterizon pjesën më të madhe të debatit intelektual viteve të fundit të shekullit të njëzetë dhe fillimit të atij njëzetenjë. Gjetja e përgjigjeve do të varet nga ndryshimet në mjedisin intelektual dhe kulturor të kësaj kohe. Shkenca akoma ka mbizotërim të jashtëzakonshëm. Mbisundojnë, e madje edhe triumfojnë pozitivizmi, pragmatizmi si dhe relativizmi shoqëror, kulturor dhe moral.

III

Pyetjet e përgjithshme të shënuara të mëdyshjeve universitare e përshkojnë tërësinë e dramës shoqërore dhe shtetërore shqiptare. Sfidat e politikës, ekonomisë dhe kulturës duhet të barten në të gjitha nivelet e arsimimit. Stereotipet mbizotëruese të krijuara në fodullëkun ideologjik nuk mund të ndryshojnë asgjë nga ajo që, në të kundërtën, do të shkatërrohet. Përulësia dhe nënshtrimi epistemik para madhështisë së injorancës mbizotëruese janë fillimi i vetëm i atij ndryshimi nga rrethanat e padurueshme në hapësirat tona drejt ardhmërisë më të mirë. Ndërsa, për fat të keq, universitetet tona shërbejnë më shumë si kështjella të azilit dhe tutorisë për uzurpuesit e fshehur politikisht dhe ideologjikisht dhe të nënshtruar ndaj mburrjes oligarkike, sesa si hapësira për riformimin e vetëdijes dhe diturisë, si dhe të shkathtësive për nxitjen dhe udhëheqjen e ndryshimeve të bazuara mbi to. Ç’do të thotë “pranimi” i universitetit, emërimi/shkarkimi i rektorëve?!? Vetëm

Page 232: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

234

kështu mund të shpjegohet përse vazhdohet me mëdyshjen e njëjtë dhe me maska të tjera retorike, por pa ndryshim thelbësor në mendimin për politikën, ekonominë dhe kulturën.

Universitetet tona do të vazhdojnë të ballafaqohen me këto dhe me shumë sfida të tjera derisa mos të kthehet respekti ndaj intelektualit, të mos cenohen siguria dhe dinjiteti i tij, e sidomos derisa “e jona” e arritur me vështirësi mos të bëhet më tërheqëse se “e huaja” e fituar me lehtësi, që historikisht ka bërë që “mençuria” të marrë dynjanë e të tjerët të mbeten.

Page 233: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

235

Dr. Hasan Jashari UEJL- Tetovë

MARRËVESHJA E OHRIT DHE ARSIMI NË

GJUHËN SHQIPE NË MAQEDONI Arsimi është në krizë, thot Filp Kumbs, kurse Jack Lasouri thot

se shkolla është e sëmurë, por për arsimi në gjuhën shqipe diagnozën e jep Emil Dirkemi me “anomine” e tij që shpreh dezorganizimin dhe dekompensimni e shoqërisë apo të një institucioni.

Zhvillimet e gjithmbarshme politike, ekonomike dhe kulturore në Maqedoni edhe me tepër po aktualizojnë çështjet arsimore si thelbore në marrëdhenjet shqiptaro-maqedone. Kjo sidomos nxitet nga vetë faktet se kërkimet shkencore në Evropë dhe SHBA gjithnjë e më tepër dëshmojnë rolin e sforcuar të arsimit në ndryshimin e koncepteve të deritashme kulturore dhe shoqërore. Përcaktimi shoqëror dhe shkencor, i aktualizuar me të madhe në botën bashkëkohore për ndryshimin e përhershëm të koncepteve të tejkaluara dhe zëvendësimin e tyre me të reja, është pikënisje e ndërtimit të shoqërisë qytetare të zhvilluar. Ndërkohë që sociologët dhe filozofët, por edhe grupet e ndryshme shoqërore të interesuara për këto çështje, do të bënin një pyetje parimore; Cilët do të ishin paradigmat e reja arsimore? Të njejtat gjëra po ngriten me të madhe edhe në Maqedoni, sidomos pas marrëveshjes të Ohrit dhe e gjith kjo përfshin këto relacione: • Mileniumi e tretë kërkon përgaditje të shkëlqyer teorike të

nxënësve, e cila duhet të realizohet në praktikë dhe duhet të dëshmohet me rezultate individuale dhe

• Askush nuk mund të jetojë nga arsimimi njëherë i fituar, por kjo gjë duhet të plotësohet dhe pasurohet gjatë gjithë jetës.

Lidhur me këto çështje paraqiten gjithashtu edhe pyetje të tjera si p.sh. se si do të operacionalizohen postulatet e mësipërme? Përgjigja do të ishte, nëpërmjet ndërtimit të vizionit të qartë për rolin e arsimit në shoqëri. Realizimi i këtij vizioni parasheh investim në shkollim si harxhim më i mirë për ardhmërinë e njeriut, gatishmëri për ndryshimet e përhershme, me theks se baza filozofike e ndryshimeve dhe e zhvillimit është ecja përpara dhe shtimi i mundësive të njeriut për jetë më të mirë dhe mjedis jetësor human.

Page 234: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

236

Marrëveshja e Ohrit dhe çeshtjet arsimore Marrëvshja e Ohrit dhe sociologjia e saj janë çështje të cilat

preokupuan dhe po preukupojnë opinionin publik dhe qarqet e ndryshme politike në Maqedoni, Europe dhe Amerikë. Sidomos lufta e vitit 2001 ishte e papritur për këto qarqe sepse Maqedonia njihej nga nomeklaturat e mëpërparshme si “Oazë e paqës” dhe si “Zonë e marrëdhenjëve të realksuara ndernacionale.” Kjo e fundit shprehej edhe me një neo-vëllazerim bashkim te lideret partiak bartës të kësaj ideje.

Kushtet në të cilat u soll Marrëveshja e Ohrit janë të njohura dhe Aleksis de Toqville do të thotë se kompromisi minimal ishte i domosdoshëm. Por, këtu qëndron edhe problemi të cilin duhët ta theksojmë dhe ajo është qasja ndaj marrëveshjes të Ohrit ngaqë Aristoteli do të thotë se ndërrohen tezat kurse filozofia do të përmend “logjikën e ndryshimit por me kusht që të mbetemi të njejtë.” për derisa shqiptarët angazhohen për realizimin e saj praktik maqedonasit mbeshtetin logjikën e zvaritjes deri në maksimum

Semantika dhe logjika e kësaj është në përputhje me të folmet në kuloare se qarqet maqedone edhe pas marrëveshjes “ prapë do të jete si më parë”.Ose të dhënat që i japin politikanët dhe gazetaret maqedonas në menyrë të vazhdueshme se marrëveshja e Ohrit është sjellë me presion e armëve.

Por, fakt është se tash kemi një realitet të ri dhe kjo është kushtetuta e re me përcaktimet e kësaj marrëveshje dhe ne do të orvatemi që këte t`a elaborojmë nga aspekti i risive që sjell në arsim

Analiza e kapitullit të 6 shkollimi dhe përdorimi i gjuhëve është me delikat. Ky problem ështe i lidhur me një mori problemesh të tjera dhe mund të themi se është i pari në listën e të gjith bisedave të deritashme që janë zhvilluar në decenjen e fundit në mes maqedonasve dhe shqiptarëve. Ndryshimet e para, të cilat duhet të bëhen konform kësaj marrëveshjeje është ajo se duhet të përpilohen dhe të sigurohen ndryshime të plan-programeve mësimore dhe të librave për nxënesit shqiptare në Maqedoni, siç janë historia kombëtare gjuha, arti muzikor, toponimet. Andaj në pjesën e kaptinës për arsimin ku thuhet se “kurse në të njetën kohe të aplikohen standarde të unifikuara për programet akademike në mbarë Maqedoninë”, kjo duhet të riformulohet dhe të duket kështu:”Të sigurohen standarde akademike të unifikuara dhe specifike për komunitetet dhe veçoritë e tyre, historike, gjuhësore dhe kulturore”

Page 235: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

237

Por, ne duhet të shohim një aspekt tjeter të realizimit praktik të marrëveshjes së Ohrit, sepse tjetër është teorija dhe tjetër praktika. Fuqia materiale e teorisë është se sa ajo realizohet në praktikë. Deri më tash, dhe pikërisht këtu edhe qëndron problemi. Dhe tash e tutje në këte drejtim duhet të rifrmulojmë diskursin tonë dhe duhet të bëjmë një ryshqirtim.

Shndërrimi i marrëveshjes së Ohrit në Ligj dhe aspektet decentralizuese mund të pasqyrohen në shikimet, të cilat mund t`i bëhen ligjit për vetëqeverisje lokale të 29 janarit të 2002, ku në nenin 22 në listën e kompetencave në arsim, komunës i jepen të drejtë “ Që të themelojë, finansojë dhe administrojë me shkollat fillore dhe të mesme, në bashkepunim me organet qendrore dhe në përputhje me ligjin , organizimin e transportit dhe ushqimit të nxënesve dhe të vendosjes së tyre në konvikte”. Ky përcaktim duket shumë ambicioz po të mos ishte sekuenca “në përputhje me ligjin dhe në bashkepunim me pushtetin qendror”. në realitet ky përcaktim shpesh keqëpërdoret për politikë diskriminuese dhe zakonisht ajo që jepet në Kushtetutë gjatë përpilimit të ligjit ngushtohet. Kështu bëhet rregullisht. Shembull tipik i një situate të tillë është zgjidhja nga marrëveshja e Ohrit për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare si popullatë me mbi 20 përqind.

Për ligjin për regjistrimin e popullsisë. Siç e dijmë ligji në fjalë implementohet në atë mënyrë, ashtu që regjistruesit bënin regjistrimin në gjuhën shqipe gjat ditës kurse në mbrëmje mbushnin fletëregjistrim në gjuhën maqedonase. Që do të thotë se gjuha shqipe është përdorë vetëm sa për sy e faqe. Kam frikë se edhe implementimi i këtij përcaktimi do të jetë i tillë.

Arsimi fillor në gjuhën shqipe E drejta për arsim të çdo qytetari është caktuar me Kushtetutën e

vitit 1991. Pra, arsimi fillor është i detyrueshëm dhe pa pagesë. Kjo është në përputhje të drejtëpërdrejtë me deklaratën universale për të drejtat e njeriut dhe në përputhje me Konventën ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve. Përcaktimet kushtetuese janë konkretizuar dhe operacionalizuar me ligjet e veçanta për arsim fillor dhe të mesëm.

Arsimi fillor në Maqedoni çdo herë ka qenë i detyrueshëm dhe pa pagesë dhe si rezultat i kësaj është realizuar edhe shkalla e lartë e arsimimit të gjeneratave të reja. Kjo, sipas regjistrimit të vitit 1994, arrin në 95% të fëmijëve të cilët duhet të përfshihen nëpër shkolla. Gjithashtu, Kushtetuta përcakton edhe arsimimin e bashkësive etnike në gjuhën e tyre, kështu që viteve të fundit popullata shqiptare në Maqedoni, thuajse tërësisht, është nivelizuar në përfshirjen e fëmijëve

Page 236: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

238

në bankat shkollore me popullatën maqedonase. Shkalla e shkollimit është e lartë dhe përfshirja e gjeneratës është 98% të atyre që i plotësojnë kushtet për përfshirje. Në Maqedoni ekzistojnë 339 shkolla si persona juridikë. Procesi edukativo-arsimor realizohet në gjithsejt 1.296 objekte shkollore, ku edukohen 259.300 nxënës (48,2% femra). Prej tyre 67% mësojnë në gjuhën maqedonase, 30% në gjuhën shqipe, 2% në gjuhën turke dhe 0.24 në atë serbe. Përqindja është prej popullacionit të përgjithshëm, prej vitit të parë e deri në të tetën, kurse të dhënat janë për vitin 97/98.

Viteve të fundit mund të flasim për 116 shkolla qendrore, në të cilat organizohet mësimi në gjuhën shqipe, prej të cilave më tëpër se 2/3 i kanë drejtorët shqiptarë. Vlen të përmendim se rritja e nxënësve, arsimtarëve dhe në përgjithësi shkollave shqipe në Maqedoni prej vitit 1993 deri 1998, ka pasur një zhvillim të hovshëm me një rritje për çdo vit shkollor, kështu që në vitin shkollor 1998/99 në vitin e parë të shkollës fillore janë regjistruar 32,6% të nxënësve shqiptarë, krahasuar me numrin e përgjithshëm të nxënësve në Maqedoni (një vit më parë kjo përqindje ka qenë 31%, dy vite më parë 30,2%, kurse tri vite më pareë 29,6%, pra kemi të bëjmë me një rritje të përhershme të nxënësve shqiptarë në shkollat fillore në Maqedoni.

Përveç në shkollat fillore, procesi edukativo-arsimor realizohet në katër shkolla të veçanta dhe gjashtë ente për fëmijë me pengesa në zhvillimin psiko-fizik, në dy shkolla fillore të muzikës dhe baletit, në njëmbëdhjetë shkolla të muzikës, katërmbëdhjetë universitete punëtorësh dhe një për edukimin e të rriturve. Në mësim janë angazhuar gjithsej 13.300 arsimtarë.

Në kuadër të sistemit fillor realizohet edhe arsimi parashkollor dhe kopshtet e fëmijëve, të cilët punojnë pranë shkollave fillore ose pranë organizatave për kujdesin e fëmijëve.

Viteve të fundit, kujdes i posaçëm i kushtohet përmirësimit të kualitetit të arsimit fillor mbështetur në këto aktivitete: • Ndryshime në sistemin e arsimit fillor, të cilët presupozojnë bazën

për standardizimin gradual të tij kundrejt modelit arsimor europianë • Përmirsimi i kushteve të punës në shkollat me mësim në

gjuhënshqipe • Aftësimi i kuadrit arsimor me ndihmën e trajnimit të përhershëm. • Rritja e përfshirjes së nxënësve që janë të obliguar për shkollim

(sipas moshës). • Përgatitja e planeve të reja mësimore për lëndët e ndryshme

mësimore.

Page 237: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

239

Arsimi i mesëm Arsimi i mesëm realizohet si drejtim i gjimnazit, si arsim i

mesëm profesional, i cili mund të jetë trevjeçar dhe katërvjeçar, arsim specializues – për kualifikim dhe rikualifikim, si dhe aftësim profesional që zgjat dy vite. Gjithashtu, krahas këtyre kemi edhe arsimin e mesëm artistik dhe arsimin e mesëm për fëmijë të hendikepuar.

Gjithashtu, viteve të fundit është aktualizuar edhe çështja e iniciativës private në arsim të mesëm. Në bazë të përcaktimeve kushtetuese dhe ligjore, tani, në Maqedoni funksionojnë tre shkolla të mesme private, e më të njohura ndër to janë: Gjimnazi amerikan “Nova” dhe Kolexhi turk “Jahja Kemal”.etj.

Në shkollat e mesme sigurohet vend për të gjithë nxënësit e interesuar dhe atë sipas gjuhëve mësimore në të cilët do të paraqiten për regjistrim.

Sipas statistikës, në Maqedoni ekzistojnë 92 shkolla të mesme, prej të cilave, thamë, tre janë private. Gjatë vitit shkollor 99/2000 mësimin e kanë ndjekur gjithsej 86.300 nxënës në 2.718 paralele, prej të cilëve 71.600 nxënës kanë mësuar në gjuhën maqedonase, 14.100 në gjuhën shqipe, kurse 577 nxënës kanë mësuar turqisht.

Pluralizmi politik në Maqedoni mundësoi organizimin e faktorit politik shqiptar dhe demokratizimin e marrëdhënieve shoqërore dhe ekonomike. Në kuadër të kësaj, ndër të tjera, u aktualizua edhe çështja e arsimimit të gjeneratave të reja dhe përfshirjes së tyre në shkollimin e mesëm. Andaj, si rrjedhim i kësaj, prej vitit 1991–1998, kemi një rritje të sforcuar të përfshirjes së nxënësve shqiptarë në shkollat e mesme. Përderisa në vitin 1991 kishim 2.763 nxënës shqiptarë në shkollat e mesme, të përfshirë në 5 shkolla të mesme, ky numër në vitin shkollor 1998/99 është 14.200 nxënës në gjithsej 22 shkolla të mesme. Vlen të përmendim se krahas shtimit të përfshirjes që ka qenë prej 10-15 %, për çdo vit, në krahasim me vitin paraprak, dukshëm është rritur edhe numri i drejtorëve dhe arsimtarëve shqiptarë në shkollat e mesme. Në për iudhën e mësipërme, si rrjedhim i hapjes së tërësishme të shkollave ndaj nxënësve shqiptarë dhe punës së palodhshme të këshillave të prindërve, drejtorëve, arsimtarëve dhe faktorit politik shqiptar në Ministrinë e arsimit është bërë një propagandë e fuqishme në arsimimin e gjeneratave të reja e cila dha edhe rezultatet e veta.

Objektivat e aktivitetit në shkollimin e mesëm në për iudhën e ardhme janë: • Reforma e arsimit të mesëm me qëllim të përshtatjes së nevojave të

ekonomisë së tregutë

Page 238: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

240

• Përpunimi i plan-programeve mësimore bashkëkohore nga të gjitha lëndëtë

• Aftësimi i kuadrit udhëheqës dhe arsimor në shkollat e mesmeë • Rritja e përfshirjes së nxënësve nga shkolla fillore në atë të mesme.

Kushtet e punës dhe pabarazitë në arsim

Të gjithë e dijmë se ekziston teoria por praktika është më e rëndësishme sepse bën verifikimin e të vërtetës. Ky parim, sidomos vlen për statusin e tashëm të shkolles shqipe. Rasti i Shkupit është rast sa i dhimbshëm. po aq edhe fatal për arsimin e mesën në gjuhën shqipe kur e dijmë se numri i nxënësv shqiptar aty është tepër i madh. Gjimnazi i vetëm Zef Lush Marku paguan ende haraçin e shpirtëngushtësisë komuniste dhe të vëllazërim bashkimit që domosdo të mësohet në një objekt me shqiptarët, që ata të kontrollohen, të jenë në mbykqyrje dhe të mos jenë të lirë. Kështu që në një objekt i ndertuar për nevojat e ZLM mësojnë 3 shkolla. Nikolla Karevi (ironia të jetë më e madhe ai posedon tërë objektin) dhe ZLM me paralele shqiptare dhe maqedone. Nxënësit shqiptar pastaj shpërndahen në më shumë shkolla tjera, vetëm e vetëm qe ata të mbeten pakicë.

Në Tetovë të gjitha shkollat e mesme punojnë në tri ndërrime dhe praktikisht duhet të ndërtohen edhe dy shkolla të mesme (njëra ka filluar të ndërtohet) që mësimi të zhvillohet në bazë të standardeve ligjore. Shkollat fillore gjithashtu punojnë në tre ndërrime. 9 shkolla fillore me 11085 nxënës për vitin 2001/2002 në disponim kanë 1,76 m2 për nxënës që është substandard. Njëkohesisht, shkollat në gjuhën maqedone mësojnë në një ndërrrim, me kushte dhe pajisje moderne. Sispas të dhënave të ministrise për arsim nga viti 1998 afër 30 % e lokalit të shkollave të mesme në Shkup jepen me qira, kurse nxënësit shqiptar ose mësojnë në tre ndërrime ose ende rrinë para dyerve të oborrit të shkollës Cvetan Dimov.

Kumonava, thamë se paraqet kaptinë të vecant pasi atje në shkollat e mesme, ani që 1/3 e numrit të gjithmbarshëm janë shqiptarë, nga katër drejtorët e shkollave të gjith janë maqedon. Këto janë pabarazitë në arsim që Frensis Fukujama i quan pikënisje dhe bazë e çdo segregacioni në mes njerezve. Pra, segregacioni në mes shqiptarëve dhe maqedonasve ekziston .

Marrëveshja dhe perspektivat e reja qytetare

Page 239: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

241

Qytetarët kanë të drejta të njëjta që në kushte të njëjta të regjistrohen në shkolla të larta dhe fakultete. Ky është parim kushtetues shumë i eksploatuar, por këtu edhe mbaron metafora. Tash, para qeverisë së re parashtrohen detyra konkrete Por a thua Marrëveshja do të sigurojë profilin e ri të qytetarit shqiptar në Maqedoni, si pjesetarë i shoqerisë së lirë dhe si bartës i kredibilitetit të shtetit maqedonas bashkë me maqedonasit. Kjo do të varet nga shumë faktorë dhe hapa konkrete por sigurisht se hapat në arsim do të jenë vendimtare. Kjo duhet të përfshijë këto drejtime:

• Zgjidhja e çëeshtjes të Universiteteit të Tetoves. Ky problem është prioritet i prioriteteve dhe pos eskpertëve nga UT dhe UEJ L duhet që në këtë proces të kuçet edhe faktori i huaj. Ky Universitet duhet të hapet ndaj opinionit publik Situata e tashme e zënkave i dëmton studentët edhe ashtu të lodhur vite me radhë nga pasiguria e statusit të tyre. Ndërrimi i Ligjit për arsim sipëror paraqet hap historik në zyrtarizimin e tij. Port ash e tutje duhet punë dhe ndërtimin e tij në pëprputhje me Deklaratën e Bolonjës.

• Ndërtimi i disa objekteve vitale shkollore në Tetovë dhe Shkup për arsimin e fillor dhe të mesëm.

• Zgjidhja e problemit të arsimit të mesëm në Kumanovë • Përpilimi i plan –programeve të reja mësimore • Shtypja e librave të reja në gjuhën shqipe (lektyrat shkollore) • Përqëndrimi i bashkëpunimit të shkollave shqipe në Maqedoni

me ata në Kosove dhe Shqiperi • Pajisja e shkollave me kompjutere dhe internet • Ngritja e përhershme e kuadrit arsimor dhe ashpërsimi i

kritereve për kualitetin e punës së tyre. • Rritja e përfshirjes së nxënësve nga shkolla fillore në atë të

mesme dhe ate sipëror, me theks të vaçant. • Kyçja e shkolles shqipe në trendet e reja arsimore në Europë

dhe Amerikë

Pra, këtyre viteve, arsimi në gjuhën shqipe jo që nuk ka lëvizur nga vendi por edhe ka bërë hapa mbrapa. Faktet e tregojnë këte gjë. Prandaj para qeverisë së re parashtrohen detyra tejet delikate të konsolidimit të shkollës në gjuhën shqipe –detyrë e cila ka qenë prioritare edhe më parë, por pa sukses. Bindja ime, është se Marrëveshja e Ohrit paraqet garanci solide se punët do të marrin të mbarën. Vetëm në këte mënyrë dhe

Page 240: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

242

patjetër me ndihmë finaciare nga BE dhe Amerika mund të zgjidhen këta probleme, ndryshe jo.

Page 241: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

243

Liri Lena gazetar

BASHKËEKZITENCA E DALLIMEVE GJUHËSORE

DHE KULTURORE

Në politikën shtetformuese të shoqërisë maqedonase element i identitetit të saj është edhe shumëgjuhësia . Pra, që të flasësh për identitetin maqedonas, në aspektin e ndërtimit të shoqërisë dhe shtetit maqedon qytetar elementi i shumëgjuhësisë mund të zë vend të rëndësishëm në përcaktimin e këtij karakteri, pra të identitetit të Maqedonisë. Në këtë qasje do të merremi me këtë veçori të shoqërisë maqedonase, gjithnjë duke iu përmbajtur parimit të shoqërive multietnike, multifetare dhe multikulturore. Tanimë të gjitha segmentet e ndërtimit të kësaj shoqërie, si ato politike, ashtu edhe ato intelektuale pajtohen tërësisht se qëndrueshmëria, zhvillimi dhe përparimi i shoqërisë maqedonase është në respektimin e dallimeve kulturore, etnike, fetare dhe gjuhësore.

Bashkëjetesa e dallimeve gjuhësore dhe kulturore Historikisht teritori që përfshin Republika e Maqedonisë ka

qënë gjithnjë i një popullsie multietnike, multigjuhësore, multikulturore dhe multifetare. Kur themi historikisht, kemi parasysh edhe periudhat më të hershme, qofshin ato të periudhës së Greqisë së vjetër, asaj romake e bizantine, e më vonë të ardhjes së sllavëve dhe të turqëve. Kjo është një karakteristikë e të gjithë rajonit ballkanik, në të cilin përfshihet edhe shteti i sotëm i Maqedonisë. Natyrisht se popujt në këtë pjesë të Evropës kanë ruajtur dallimet e tyre në të gjitha aspektet e lartpërmendura. Pra, edhe dallimet gjuhësore janë ruajtur, por me ndikime ndërmjet gjuhëve. Ndërkaq se si kanë qënë raportet ndërmjet këtyre gjuhëve, përkatësisht se si kanë qënë komunikimet ndërmjet komuniteteve gjuhësore nuk ka ndonjë studim të posaçëm, por nga gjurmimet e gjuhëtarëve dhe historianëve të gjuhëve mund të kuptojmë se popujt e kësaj treve kanë respektuar gjuhën e njëri tjetrit, duke e kuptuar dhe duke e folur. Përdorimi praktik , kryesisht është bërë sipas mjediseve të caktuara, por më së shumëti statusi i një gjuhe është varur nga rrethant politike të krijuara, kryesisht sipas pushteteve që vinin në

Page 242: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

244

fuqi dhe që kontrrollonin pjesë të caktuara të mjediseve me popullsi të përzjerë. Pra, ka ndodhur që një gjuhë të flitet më shumë në një mjedis të këtillë dhe të jetë gjuhë prioritarë e komunikimit ndërmjet njerëzve, varësisht nga pozita që i caktonte një nacionaliteti pushteti i vendosur nga ndonjë forcë dominante. Pra, gjithnjë flasim për gjuhën e mjedisit dhe jo për gjuhën e administratës, edhepse shpesh gjuha e administratës është ngritur si gjuhë e përdorimit të gjerë në një mjedis të caktuar. Natyrisht se ka raste edhe të asimilimit gjuhësor, por për shkak të dallimeve të tjera që kanë eksistuar është ruajtur identiteti etnik, kulturor dhe fetar i tyre. Pra, mund të thuhet se në këtë trevë të ballkanit, ka një traditë të bashkëjetesës së shumë gjuhëve, me çka mund të konkludojmë se ka eksistuar një respektim dhe tolerancë gjuhësore.

Statusi i gjuhëve në Maqedoni Në aspektin e statusit të gjuhëve në Maqedoni, mund të

thuhet se shumëgjuhësia përbën një element determinues të këtij shteti. Duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me një element, i cili konsiderohet edhe si përcaktues i identitetit të sotëm, por edhe të ardhshëm të Maqedonisë mund të parashtrojmë edhe disa pyetje, të cilat prekin karakterin multikulturor dhe të dallimeve tjera që eksistojnë këtu: Pra, pyetja e parë është se a duhet dhe si duhet të kultivohet shumëgjuhësia? Cili është statusi i gjuhëve? A është e domosdoshme që çdo qytetar të flasë dy gjuhë? Si të prezentohet respektimi gjuhësor i popullsisë në Maqedoni? Dialogu poliglot a ka ndonjë të ardhme ose duhet kërkuar ndonjë gjuhë të caktuar të pranuar bashkërisht? A do të familjarizohet dygjuhësia te ne, apo do të biem në sprovat e multilinguizmit ndërkombëtar? A duhet të ketë kufinjë gjuhësor dhe si duhet të definohen ato?

Përgjigjet që kërkojnë këto pyetje duhet të jenë të ngutshme, por të kenë edhe mbështetje shkencore , reale dhe objektive. Do të ishte mirë që ato përgjigje të përfshihen në një dokument përmbledhës dhe të bëhet e mundshme që të lexohen dhe shqyrtohen edhe nga shtresa e gjerë politike dhe intelektuale. Kështu do të krijohej edhe një debat rreth pluralizmit gjuhësor dhe vlerësimet do t’i nënshtroheshin një vrojtimi kritik të opinionit të gjerë.

Shumë shtete njohin bashkëjetesën e dallimeve gjuhësore, por sipas një rregulli të përgjithshëm mbajnë vetëm një gjuhë nacionale (zyrtare), atë të shumicës. Por, në botë ka shembuj të shumtë të shteteve, të cilat si entitete politike në aspektin e gjuhës kanë politikën e barazisë së plotë të gjuhëve. Pra, vetë shteti investon në administratë që në

Page 243: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

245

komunikim me njerëzit t’u drejtohet në gjuhën e tyre. Ndërkaq edhe në këto shtete, kur bëhet fjalë për të drejtën e lirisë së barabartë të gjuhëve nuk kemi ekuilibrimin e plotë të përdorimit të tyre.

Në Maqedoni politika për gjuhët ka qënë e ndryshme në sisteme të ndryshme politike. Në sistemin e dikurshëm socialist gjuhët kanë qënë të barabarta me kushtetutë, por e drejta e barazisë së plotë nuk ka qënë element qenësor dhe e garantuar. Ndërkaq, në zbatimin praktik të këtij parimi për gjuhët dallimet kanë qënë edhe më të mëdha. Në Maqedoninë e pavarsuar, përkatësisht pas viteve 1990, politika gjuhësore është trajtuar në kuadër të raporteve të tjera që veheshin për statusin e bashkësive etnike. Pra, subjektet politike këtë çështje e kanë trajtuar në kuadër të këtyre raporteve. Por, pas krizës që shpërtheu në vitin 2001, dhe me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit, ku u përfshinë ndryshime esenciale në kushtetutën e Maqeodnisë, çështja e gjuhës merr një qasje të re konkrete. Sipas këtyre ndyshimeve të kushtetutës me këtë Marrëveshje, politika e gjuhës mbështetet në disa parime. Si i parë theksohet parimi i përdorimit të lirë të gjuhëve. Pastaj parimi teritorial, ku theksi është vënë në gjuhët që do të përdoren në administratën lokale dhe parimi i përdorimit të gjuhës në nivel republikan, me çrastë theksohet se gjuhë zyrtare përveç maqedonishtes është edhe gjuha e një etniteti që përbën 20 përqind të popullsisë (parimi i proporcionalitetit ). Pra, sipas këtij parimi gjuhë zyrtare në RM janë gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe. Ndërkaq mostheksimi i gjuhëve konkrete si dygjuhësi, i shqipes dhe maqedonishtes si gjuhë zyrtare, si duket është bërë për t’iu shmangur koceptimit të shtetit dhe shoqërisë maqedonase si binacional, për çka u bë edhe zhurmë e madhe politike nga subjektet relevante partiake në RM.

Duke marrë parasysh të gjitha këto parime prapë së prapë nuk mund të nxirret ndonjë përfundim se si do të zhvillohet shumëgjuhësia në RM në praktikë. Sepse shpesh, siç thamë edhe më lartë, edhepse këto çështje janë rregulluar me akte normative, me ligje, por edhe kur merren masat e domosdoshme administrative për të zbatuar këto rregulla të vëna me ligj, në jetën praktike marrin një formë më të natyrshme të veprimit të tyre reciprok, që mund të ndryshojnë nga ato përcaktime normative. Pra, mbetet të shohim në të ardhen e afërt se si do të rrjedhë zbatimi i disozitave ligjore për barazinë e gjuhëve në RM. Në adnministratën lokale përdorimi i dygjuhësisë a do të jetë intencë politike e rëndësishme, ose do të kemi përsëri qasje të ndryshme dhe komentime të ndryshme të këtyre dispozitave. Si do të shkruhen shumica e dokumentave të shkruara, raportet zyrtare, procesverbalet,

Page 244: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

246

dosjet, shënimet , e kështu me radhë? A do të varet kjo nga vetë ai që i përpilon këto dokumenta?

Një nga pyetjet e rëndësishme në aspektin e raporteve ndëretnike, por edhe të jetës së përbashkët me respektim të dallimeve është edhe mënyra e ngritjes së urave të komunikimit edhe në aspektin e gjuhëve. Deri tani këto ura komunikimi kanë qënë të një lidhshmërie të njëkahëshme. Vetëm shqiptarët kanë folur gjuhën e shumicës, pra maqedonishten duke shprehur në këtë aspekt një tolerancë dhe respekt të veçantë. Përkundër reagimeve të ndryshme të mosbarazisë së gjuhës shqipe me maqedonishten komunikimi ka qënë pa pengesa dhe çrregullime të mëdha, si në aspektin e komunikimit të administratës me shqiptarët, ashtu edhe të etnitetit maqedonas dhe shqiptar në jetën e përditshme. Vënja e praktikës tjetër të komunikimit të shqiptarëve me administratën në gjuhën e tyre do të përcillet me qendrime të ndryshme të maqedonasve, duke marrë parasysh njëkahshmërinë e tolerancës etnike të deritashme. Në jetën e përditshme urat e komunikimit njërëzit në mjedise të prziera do t’i vënë sipas llogarisë së vet.

Në kohë paqeje bashkëeksistenca e dallimeve të komuniteteve gjuhësore është më pak preokupim i masave, se sa i klasës politike dhe i intelektualëve, të cilët duhet të kenë ndjenjën e përgjegjësisë kulturore. Ndërkaq shoqatat e ndryshme, përkatësisht organizatat joqeveritare që merren me problemet e zhvillimit të shoqërisë civile, japin një kontribut të mirë për ngritjen e urave të komunikimeve, duke sjellur forma të ndryshme të praktikës shumëgjuhësore, përmes përkthimeve të shumfishta gjuhësore. Në këtë mënurë ndikohet drejtpërsëdrejti në fomimin e qëndrimeve dhe reagimeve të maqedonasve rreth përdorimit të dygjuhësisë në vend. Mbase në këtë mënyrë do të ndikohet edhe në politikën e mëtejshme gjuhësore, dhe një ditë të vendoset që shumica e qytetarëve të kenë të paktën bazat elementare nga njohja e njërës gjuhë zyrtare që nuk e kanë gjuhë të nënës. Kjo mund të arrihet vetëm me futjen e një ore mësimore për mësimin e ktëyre bazave nëpër shkolla të niveleve të ndryshme ose të ndonjë forme tjetër. Në këtë mënyrë atributi që i vehet shoqërisë maqedonase si shumëkombëshe, shumëkulturëshe, shumëfeshë dhe shumëgjuhësh do të kishte kuptimin e vërtetë.

Gjuha maqedonase ishte dhe mbrohej me këmbëngulje të jetë si gjuhë zyrtare e vetme në Republikën e Maqedonisë. Ka pasur periudha kur regjime të ndryshme maqedonase karakterin zyrtar të gjuhës së tyre ta imponojnë edhe në segmente të tjera të jetës ( lokale të mbyllura, në institucione me pjestarë të përzjerë etnikisht gjatë kohës së lirë të flitej vetëm maqedonisht , problemi i toponimeve, etj).

Page 245: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

247

Po, sa njihet, kuptohet dhe flitet në fakt, kjo gjuhë nga pjesa tjetër e komuniteteve të tjera gjuhësore jomaqedonase? Si gjuhë zyrtare, por edhe si gjuhë e komunikimit të përditshëm maqedonishten e kupton dhe e flet shumica dërmuese e të gjithë pjesëtarëve të bashkësive etnike. Me përqindje është vështirë të paraqitet një shemë e këtillësepse nuk janë bërë analiza ose anketa shkencore në këtë drejtim, por në përgjithësi në këtë gjuhë komunikojnë edhe pjestarët e tjerë ndërmjet komuniteteve të ndryshme jo maqedonase. Pra maqedonishtja ka një përhapje dhe përdorim gjerë në sferën administrative por edhe në jetën e përditshme. Edhe shqiptarët në përgjithësi e kuptojnë dhe e flasin gjuhën maqedonishte, per në këtë bashkësi etnike ka një shumicë të madhe të femrës shqiptare, kryesisht asaj fshatare, që jo vetëm se flet por edhe nuk e kuptojnë fare. Për të ruajtur karakterin e vetëm zyrtar të gjuhës maqedonase shteti maqedonas i ka kushtuar rëndësi edhe kësaj shtrese të popullsisë te shqiptarët që të njohin gjuhën, por rezultatet kanë munguar. Dihet se që në klasët e para të shkollimit fillor shqiptarët kanë pasur orë mësimore nga gjuha maqedonase. Ky shkollim ka qënë i obligueshëm për të gjthë fëmijët, pra edhe për vajzat shqiptare, por prapsëprap, edhepse mësuesit kanë qënë maqedonas gjendja ka mbetur atje ku ka qënë. Duhet theksuar se numri i kësaj shtrese të bashkësisë shqiptare në maqedoni nuk është i vogël, mund të përfshijë edhe 30 përqind të tërë shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë.

Ndërkaq, segmentet e tjera në aspektin e komunikimit në gjuhën maqedonase nuk kanë shënuar probleme të mëdha të nevojave të përditshme. Në aspektin e kërkesës së shqiptarëve, apo të etniteteve të tjera për të mënjanuar pengest gjuhësore për realizimin e interesave dhe nevojave të tjera nuk ka pasur vërejtje të natyrës brengosëse, por kjo nuk do të thotë se ato kanë munguar tërësisht. Problemi më i madh, i cili shpesh është ngritur edhe si problem politik ka qënë ai i shkollimit në gjuhën amtare. Kjo çështje tanimë është e njohur mirë dhe përveç që ka qënë objekt kryesor me të cilin është marrë politika në të kaluarën, ai mbetet si i tillë edhe sot.

Page 246: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

248

Page 247: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

249

Burim Sadiku Univerziteti i Evropës juglindore - Tetovë

MEDIUMET DHE IMPLEMENTIMI I MARRËVESHJES SË OHRIT

Në kuadër të Marrëveshjes së Ohrit në Nenin 6 (pjesa për Kulturë, Arsimim dhe përdorimin e Gjuhëve), paragrafi 6.1, palët nënshkruesete kërkojnë në mënyrë të veçantë nga OSBE-ja dhe të gjitha mekanizmat e Komunitetit Ndërkombëtar ndihmë për zhvillimi professional të gazetarëve shqipëtar të Maqedonisë, por gjitha shut edhe përkrahje për rimëkëmbjen e të gjitha Organizatave Mediale në Maqedoni.

Kjo gjë është duke ndodhur pjesërisht, por jo edhe në nivel të kënaqshëm, dhe si gjithmon me fajin tonë, sepse ende nuk kemi themeluar një Institut për Zhvillimin e Mediave Shqipëtare në Maqedoni, nëpërmjet të cilit do të kanalizoheshin mjetet e donatorëve ndërkombatarë. Mjetet i merr MIM-i dhe në të njëjtën kohë fton një numër të vogël të gazetarëve shqipëtarë dhe me këtë e arsyeton marrjen e sasive të mëdha të donacioneve. Nuk kam asgjë kundër MIM-it, por jam vetëkritikë për ne, komunitetin që kemi njohuri për mediat dhe nuk ndërmarrim asgjë konkrete.

Njerëzit më të rëndësishëm, që mund edhe të lëvizin pjesët më kyçe të Marrëveshjes, siç janë pjesët për zhvillimin e mediave, janë qeveritarët tanë dhe prandaj ata duhet që të luajnë rolin e urës ndërlidhësë midis Komunitetit të Donatorëve dhe Mediave në gjuhën shqipe, sepse vetë ndihma për zhvillimin e këtyre Mediave është e parashikuar me Marrëveshje.

Ndërsa dhurata më e mirë që Organizatat Mediale mund t’ju bëjnë Qeveritarëve është të bëjnë vazhdimisht presion mbi Qeveritarët tanë, që ata të jenë më aktiv në procesin e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Kjo gjë duhet të bëhet sa më shpejt, sepse krizat e ndryshme nëpër vende të ndryshme në botë, mund t’u japin donacioneve të mundëshme kahje tjetër.

Page 248: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

250

Unë nuk dëshiroj që me Mediat, të nënkuptoj vetëm mediat në gjuhën shqipe në Maqedoni, sepse përgjegjësi për ruajtjen dhe kultivimin e paqes dhe stabilitetit kanë të gjitha mediat në Maqedoni.

Përgjegjësitë e Mediave në ruajtjen

e paqes në Maqedoni

“Nëse Mediat kanë fuqi që të ngjallin urrejtje dhe të shkaktojnë luftëra, sigurisht që ato kanë edhe mundësi të krijojnë paqe dhe t’i shërbejnë Paqes’, ka deklarur Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, gjatë promovimit të Institutit për Paqe.

Sa më të fuqishme që janë Organizatat Mediale me resurse të gazetarëve, resurse teknike, shtrirje në mbulimin e teritorit me valë, aq më tepër kanë përgjegjësi.

Në Maqedoni, përgjegjësinë më të madhe për ndikim në gjendjen e sigurisë dhe në ruajtjen e paqes e kanë Mediat në Gjuhën Maqedonase. Kjo ndodh sepse ata në numër janë më tepër si media, teknikisht janë më të avansuara, kanë një komunitet të tërë të gazetarëve dhe punëtorëve medial, të korespondentëve, mbulojnë më tepër territor në të njëjtën kohë, por ajo që është edhe më e rëndësishmja është se në po atë gjuhë në të njëjtën kohë kanë edhe mundësinë për informim të shumicës së audiencave në Maqedoni, për shkak se të gjithë popujt e tjerë e njohin gjuhën Maqedonase.

Prandaj, Shqipëtarët e Maqedonisë kanë një punë të rëndë për të kryer për të ardhmen. Duhet të trajnohen vetë në informimin sa më dinamik të popullatës së tyre, por në të njëjtën kohë duhet të krijojnë strategji për informimin e popujve të tjerë që i dhanë shumicën e votave partisë shqipëtare në pushtet. Nëse i lejmë jashta ombrellës së Informimit tonë, popujt e tjerë si Turqit, Muslimanët që flasin Maqedonisht, Romët etj, ne gjithmon në sytë e strategëve Maqedonas do të jemi ‘pakicë’, përndryshe sëbashku me këto popuj përbëjmë një shumicë të madhe edhe të votave por mund të përfitojmë edhe më tepër pushtet, mund të fitojmë edhe postin e Kryetarit të Shtetit dhe shumë gjëra të tjera positive si për ne, ashtu edhe për këto popujt e tjerë.

Prandaj, është shumë strategjike që ne si popull që edhe kemi më tepër përvojë në kërkimin e të drejtave, të mendojmë për strategji në zhvillimin e informimit në gjuhën shqipe por edhe zhvillimit të një

Page 249: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

251

sistemi parallel për informimin në më tepër gjyhë për popujt që janë me rëndësi për ne, që të mos e humbim përkrahjen e tyre.

Roli paralel i Mediave dhe i Profesionistëve të Marrëdhënieve me Publikun

Nuk mund të arrihen rezultate të mira prej implementimit të

Marrëveshjes pa përkrahjen konstruktive të Mediave, por nuk do të bëhet asgjë pa atraktimin e Këshilltarëve ose Zyrtarëve për Shtyp, ose një term edhe më modern që është Nëpunësit e Komunikimit deh Informimit.

Duhet të krijohet kanali i informimit midis Institucioneve Qëndrore Qeveritare dhe popullit nëpërmjet Mediave, por Këshilltarët ose Nëpunësit për Marrëdhëniet me Publikun janë ata/ato profesionistë që e mbajnë gjallë këtë kanal të komunikimit intenziv. Ky kanal i komunikimit duhet të ngjallet edhe në Administratën Lokale, si pjesë e bërthamës kryesore që do të bëjë pritjen e rezultateve të para të decentralizimit. Çdo komunë duhet të ketë Këshilltarët për Marrëdhënie me Publikun, dhe këto persona do të jenë të parët që do t’i tregojnë këtij populli se a është duke ndodhur decentralizimi, ose është duke dështuar procesi i decentralizimit. Na duhen profesionistë të mirë, të cilët do ta informojnë publikun (popullin)në mënyrën më objective.

Ka shumë suksese që janë arritur deri më tani që janë si rezultate të Marrëveshjes së Ohrit, por mungesa e profesionistëve për Marrëdhëniet me Publikun e ka bërë që këto suksese të mos i prezantohen publikut ashtu siç duhet.

P.sh. pranimi i një numri të konsiderueshëm të nën-oficerëve shqipëtarë në Ushtri, përfundimi i gjeneratës së veçantë për oficerë të policisë, pranimi I një numri të madh prej 40-50 të oficerëve shqipëtarë në sigurim shtetëror dhe shumë ngjarje të tjera që janë kryekëput rezultat i Marrëveshjes së Ohrit, por që nuk janë prezantuar mirë në public. Këtë sukses, Qeveritarët tonë nuk duhët që të presin nga nëpënësit maqedonas për shtyp t’i ftojnë mediat dhe t’i informojnë për këtë sukses, sepse mentaliteti i këtij nëpunësi e kap këtë çështje si dështim, ndërsa çështja përkundrazi e ndihmon këtë vend, e ndihmon Republikën e Maqedonisë.

Te ne më i njohur është institucioni i Zëdhënësit, por në vendet perëndimore, punën kryesore e Kryen Sektori tjetër brenda zyrës së Zëdhënësit dhe ky Sektor quhet ai i Marrëdhënieve me Publikun ose Sektori për Komunikimi dhe Informim të publikut. Të gjithë nëpunësit e

Page 250: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

252

inkuadruar në këtë shërbim, vazhdimisht mendojnë se për cilat ngjarje duhet të ftohen mediat, kur të ftohen, çka t’u thuhet etj.

Në rastin konkret në Maqedoni, Qeveritarët tanë kanë përgjegjësi për të zhvilluar një gjeneratë të re të Nëpunsave për Shtyp dhe të mos mvaren nga Nëpunësit e trashëguar nëpër zyrat e tyre, sepse ne jemi në një pozitë që duhet të ftojmë mediat edhe atëherë kur ndodhin çështje të papritura dhe të pa-planifikuara, me një fjalë obstruksione të vogla ose të mëdha. Dhe sot në bazë të informacioneve që unë kam, ka obstrukcioone të mëdha Brenda strukturave të Qeverisë, Ministrive ndaj të punësuarve të rinj shqipëtarë.

Trajnimi intenziv i gjeneratës së re të redaktorëve, gazetarëve dhe të nëpunësve për marrëdhënie me publikun

Përderisa krijohet ndonjë Institut për Zhvillimin e Mediave

Shqipëtare në Maqedoni, gazetarët tonë duhet të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që ju jepen për t’u trajnuar, por unë ju kasha sugjeruar në veçanti redaktorëve të tyre të jen më aktiv në këtë drejtim.P.sh. E gjithë redaksia e gjuhës shqipe në MTV 3-shit ka vetëm një kamerë mobile, dhe nëse ne presim orej atyre që të ndjekin dy tri ngjarje ose më tepër në ditë, me një ekip gazetarësh të rinj entuziastë dhe vetëm me një kamerë, kjo është e pamundur. Është një vështirësi e vogël, por dikush duhet të përkujdeset institucionalisht për këto djem dhe vajza të reja që praktikisht bëjnë një punë të shkëlqyer. Si mund të kërkojmë ne përgjegjësi në mbulimin e një Marrëveshjeje kaq me rëndësi, kur Qeveritarët tonë fillimisht nuk shkojnë të njihen më përsëafërmi me gjendjen e këtyre redaksive.

Themelimi i rrjetit të Televizioneve dhe Radiove lokale në gjuhën Shqipe

Gazetaria nuk është vetëm lajme ose emisione të drejtpërdrejta, por ka në vete edhe vegla të tjera për informim më të përgjithshëm intenziv. Nëse e themelojmë një rrjet televiziv në nivel institucional, do të arrijmë që fillimisht të bëhemi gati për një rrjet të parashikuar mbarë kombëtarë të Televizioneve në gjuhën Shqipe, por emisionet, reportazhet, dokumentarët që do të prodhohen nga secili Medium, do të mund të qarkullojnë me orar të sistematizuar nëpër të gjitha Televizionet në Gjuhën Shqipe në Maqedoni. P.sh, nëse TV Era prodhon një program për arsimin e Mesëm dhe problemet e tij në rajonin e Shkupit, ky

Page 251: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

253

emission të mund të ritransmetohet nga të gjithë Televizionet në Maqedoninë Perëndimore dhe më gjërë dhe ky rrjet bën unifikimin e të gjitha problemeve ose të rezultateve egzistuese.

Rezultatet e këtij rrjeti: Thelemimi i këtij rrjeti do të mund të mbushte zbrazëtirën e një

transmetuesi të pavarur i modelit të A1-shit në Gjuhën Shqipe - Do të mundësonte këmbim të informacioneve për gjendjen e

përgjithshme të shqipëtarëve në Maqedoni. - Do të riste seriozitetin te donatorët ndërkombëtarë në

aprovimin e projekteve - Do të shtonte aftësimin e gazetarëve për prodhimin e

emisioneve dhe programeve profesionale

Hapat e ardhëshëm pas përfundimit të afateve për implementim të Marrëveshjes

Unë mendoj se diskutimet në lidhje me marrëveshjen e Ohrit duhet të finalizohen, sepse Marrëveshja e Ohrit është më tepër Ndërkombëtarizim I çështjes shqipëtare në Maqedoni, ndërsa neve si shoqëri duhet që ta shfrytëzojmë këtë ndërkombëtarizim dhe përkrahjen e madhe që BE, NATO, SHBA, OSBE e japin për ne.

I kisha sugjeruar Forumit të Intelektualëvë Shqipëtarë që të marrë një rol edhe më strategjik dhe të koncetrohet në definimin e Interesave Strategjike të Shqipëtarëve të Maqedonisë pas Marrëveshjes së Ohrit, që të paktën ne si tërësi, porn ë veçanti ne gjenerata e re të kemi një orientim për të ardhmen dhe në bazë të këtij definimi të interesave strategjik të shqipëtarëve të Maqedonisë, të dijmë se kujt t’ja japim votën në të ardhmen.

Page 252: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

254

Page 253: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

255

Mr. Ali Pajaziti Univerziteti i Evropës Juglindore Tetovë

MARRËVESHJA KORNIZË: PERSPEKTIVAT E

DIMENSIONIT KULTUROR-ARSIMOR DHE MEDIAL

“Stabiliteti i sistemit demokratik varet nga tre elemente:

jetësimi efektiv i mbisundimit të ligjit, fleksibilteti i makinerisë politike ndaj problemeve të reja dhe edukimi i qytetarëve të vet”. (Franz Neumann)63

Njeriu, në shikim të parë fiton përshtypjen se është lehtë të diskutojë e të bëjë gjimnastikë fjalësh lidhur me një dokument - si Marrëveshja Kornizë - kaq të stërpërtypur duke filluar nga rruga e kafenetë, mediat e deri te institucionet më të larta shtetërore e ndërkombëtare, por më vonë konstaton se është rëndë të parashikojë se si do të rrjedhin raportet në të ardhmen e këtij vendi i cili përballet me çështjen të cilën Ackermann e quan ‘bërie të paqës element mbisundues’ (making peace prevail).

Që nga pavarësimi e deri më vitin 2001 Republika e Maqedonisë përjetoi një periudhë të tranzicionit të pasuksesshëm në të gjitha sferat jetike, përfshirë këtu aspektin social, politik, ekonomik, kulturor etj., të cilin mund ta quajmë tranzicioni i parë. 13 Gushti i vitit 2001, si pikë e vënë fjalisë së quajtur “mini luftë”64 shënon hapjen e një kapitulli të ri, faqen e tranzicionit të dytë, atë të përpjekjeve institucionale për denacionalizimin e shoqërisë, që nënkupton shndërrimin e saj në një shoqëri të hapur, qytetare, joetnike, multikulturore, në një reçsstaat (shtet të së drejtës), në shtet që do t’i garantojë të drejtat dhe liritë qytetare, në një shtet ku do të jetësohen paqja dhe bashkëjetesa, drejtësia sociale, mirëqenia ekonomike dhe përparimi i jetës individuale dhe kolektive.65

63 Franz Neumann, Demokratska i autoritarna država, përkth. Nadežda Čačinovć-Puhovski & Žarko Puhovski, botimi i dytë, Naprijed, Zagreb, 1992, f. 115. 64 Jenny Engström, “Multi-ethnicity or Binationalism? The Frameëork Agreement and Future of the Macedonian State”, Journal on Ethnopolitics and Minority Issues in Europe, nr. 1/2002, f. 11. 65 Shih: Marrëveshja Kornizë, Aneksi A.

Page 254: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

256

Kësaj date mund t’i jepet edhe kuptim soteriologjik dhe milenarianist, pra pikë e shpëtimtarisë nga kriza sociale në të cilën “oaza e paqës” është gjendur. Ndryshimet kushtetutare janë një gjë që shfaq të vërtetën se shoqëria politike e ka pranuar nevojën e katarsisit, kthimit realitetit dhe krijimit të insititucioneve të mirëfillta demokratike sipas standardeve ndërkombëtare, demokraci kjo që nuk do të matet me arshinët e homo balkanicus-it.

Transformimet në pikëpamjet rreth arsimit dhe kulturës si domosdoshmëri

Vëzhgimi i kujdeshëm i tabllos së jetës kulturore në vendin tonë

përgjatë ca dekadave, e posaçërisht dekadës së fundit të shekullit të shkuar flet për neglizhim të qëllimshëm të kulturave jomaqedonase që gravitojnë në këtë nënqiell. Sistemi etnocentrik është munduar t’i përjashtojë bashkësitë tjera, t’i lë pa ngritje arsimore e kulturore cilësore, me qëllim që më mirë t’i shërbejnë “kombit zotëri”.

Realiteti në këtë sferë shoqërore ta përkujton një ndodhi nga koha e kolonializmit: Pushteti francez në një zonë veriafrikane kishte hapur një konkurs për vende të reja të punës. Hyn një vendas në zyrën e nëpunësit të lartë francez që zhvillon intervistat me kandidatët dhe pas përshëndetjes ulet. Burokrati parashtron pyetjet dhe pas një kohe të caktuar mbaron procedurën e vet. Pasi “i gjori” del jashtë, zotëria, “i nxehur” mjaft, këlthet: “Tepër i rrezikshëm, di të numërojë deri më dhjetë!” Pra aparati i udhëheqjes shtetërore në çdo mënyrë është munduar që ta minojë lindjen e klasës së jakëbardhëve shqiptarë ose më së paku ta mimimizojë e kontrollojë numrin e të diturve dhe të vetëdijshmive, të njerëzve që do të punojnë në sektoret ajkës të shoqërisë. Sistemi arsimor ishte i koncipuar që ta ruajë status quo-në, një popull të tërë ta lë punëtor krahu e për disa qarqe edhe më mirë nëse si rezultat i ngushtësisë së hapësirës për ekzistencë dinjitoze një pjesë e qyetarëve marrin rrugën e kurbetit ose të shpërnguljes. Mëkatet e pushtetit monist sikur mund të falen por ç’të thuash për ato të periudhës së demokracisë njëdekadëshe të përshkuar me trauma të shumta. Numri i botimeve në gjuhën shqipe, i studentëve shqiptarë nëpër dy universitetet shtetërore, anatemimi i Universitetit të Tetovës, krijimi i aliazheve të pahijshme të tipit sahat kulla (të dy fjalët janë orientale) me kryq, banknotat me ikonografi sllavo-ortodokse, botimet shqipe me topografi maqedonase etj., janë vetëm disa nga indikatorët që flasin për strategjinë e gabuar të regjimit të RM-së. Është qesharake që shqiptarët

Page 255: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

257

t’i detyrosh që Shkupit t’i thuan Skopje, e fëmijët e tyre t’i mësosh të flasin për trofta e liqenit të Ohridit, për rrethin e Debarit...

Sidoqoftë, po lëmë një fazë të zhvillimit historik që pas vetes lë gjurmë të cilat me kalimin e kohës shpresohet se mund të shlyhen. Rëndësi të madhe në këtë drejtim në veçanti mund të luajë dokumenti i pikëtakimit të së shkuarës dhe ardhmërisë, Marrëveshja e Ohrit. Ky dokument apo kontratë sociale, që nga nivelet lokale (vendore) e deri te ato më të larta, nëse nuk mungon vullneti i të dyja palëve mes të cilave u zhvillua konflikti 2001, ka gjasa që të shpie deri te barazpeshimi i mundësive për zhvillim kulturor e arsimor. Me rëndësi të veçantë është paragrafi 6.2 i Marrëveshjes sipas të cilit shteti është i detyruar që ta financojë arsimin sipëror në gjuhët të cilëne flasin të paktën 20 % të popullatës së RM. Decentralizmi i pushtetit do të thotë duar të hapura për zhvillim kulturor dhe arsimor që nga njësitë territoriale-lokale, do të thotë përqëndrim të të ardhurave në veprimtaritë kulturore të bashkësive etnike të këtij vendi multietnik e multikulturor. Hapja e shtigjeve të përdorimit të gjuhës së bashkësisë që numëron mbi 20 % në instanca të ndryshme të pushtetit do të mundësojë ballafaqim me sfidën e re, njohje më e mirë mes qyetatrëve të përkatësive të ndryshme etnike, interferencë kulturore më të kondensuar, thyerje e barrierave kognitive. Njëanshmëria e mësimit të gjuhës së tjetrit duhet në mënyrë graduale, si pasojë e nevojës dhe rrethanave të reja të krijuara, të zëvendësohet me reciprocitet relativ të njohjes. Si sinjal pozitiv në këtë aspekt mund ta përmendim hapjen e kurseve të shqipes. Rol të rëndësishëm në afrimin kulturor mund të luajë një shembull risi për rrethanat tona, Universiteti e Evropës Juglindore ku deri më tani, përkrah shqipes ligjërimi bëhet edhe në anglishte dhe maqedonishte, edhepse ky insitucion kryesisht i kushtohet zhvillimt të kulturës shqiptare dhe paraqet përpjekje për kompensim të asaj që është humbur me kohë.

Marrëveshja Kornizë dhe mediat: Roli i mediave në ndërtimin e shoqërisë postetnike Në epokën e modernitetit mediat janë faktor i rëndësishëm i

ndërtimit të realitetit shoqëror. Në raportet tona ballkanike është përjetuar një përvojë e hidhur e ndikimit negativ të këtij faktori. Luftërat në Kroaci, Bosnjë dhe etnocidi e kulturocidi serb në Kosovë në masë të madhe ishin të nxitur edhe nga mjetet e informimit masiv që tjetrin vazhdimisht e paraqisnin në trajtën më të zezë, si një përbindësh. Përafërsisht e njëjta mund të thuhet edhe për hapësirën e Maqedonisë. Këtë e themi sepse arketipi i tjetrit është trajtësuar edhe në saje të

Page 256: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

258

gazetarisë dhe mediave të njëanshme, jobjektive dhe destruktive. Përkujtoni vetëm një nga video klipet e grupit “Leb i sol”-it në të cilën shqiptari paraqitet si person i hutuar në mes të trafikut, që s’di nga t’ia mbajë, pastaj emisionet humoristike ku vazhdimisht vehet theks mbi “pamundësinë e shqiptarit për ta folur drejt maqedonishten”... Është paradoksale që vazhdimisht të eksploatohet një çështje në të cilën etnosi i përqeshur vështruar me parametrat sociologjikë është shumë më i fortë se tjetri.66

Si përpara aprovimit të ndryshimeve kushtetutare të parapara me Marrëveshjen Kornizë ashtu edhe pas aprovimit të tyre në Kuvend, nje pjesë e mediave të vendit tonë vazhdimisht bënin opstruksione duke përshkruar skenare të mundshme apokaliptike për Maqedoninë si pasojë e jetësimit të marrëveshjes në fjalë. Qe tre vjet, një pjesë e madhe e mediave dokumentitn e Ohrit mundohen që ta anashkalojnë ose neglizhojnë ose ta minojnë.

Për të pasur një fotografi më të kthjelltë lidhur me raporin mediat-Marrëveshja e Ohrit është mirë që t’i konsultojmë të dhënat e një analize ose monitoringu serioz rreth 28 (29) mediumeve të profileve të ndryshme (gazeta ditore, revista javore, TV dhe radio stacione) në RM. Përderisa në muajin shkurt të vitit 2002 Marrëveshja Kornizë në përgjithësi ka qenë temë dominante para çështjeve ekonomike dhe atyre që ndërlidhen me krizën e vitit 2001, në korrik dokumentin e njëjtë e trajtojnë vetëm Kapital dhe Lobi, në tetor paraqitet si temë e katërt, pas temave “bashkësia ndërkombëtare dhe RM-ja”, “fqinjët dhe RM-jë” dhe “pasojat nga konfliktet”, në dhjetor temë dite është vetëm për Radion Maqedonase-programi në gjuhën shqipe, por poashtu trajtohet edhe nga Lobi, kurse për MTV/m marrëveshja në fjalë bën pjesë në kategorinë e temave jodominante. Në periudhën mars-prill të vitit 2002, Marrëveshjen Kornizë dhe implementimin e saj e shqyrtojnë MTV/shq, A1, Kanal 5 dhe Radio Vat-i, kurse RM-programi në gjuhën shqipe është medium i vetëm që konfliktin ndëretnik e ndërlidh me Marrëveshjen Kornizë.67 Ky përshkrim i realitetit medial tek ne dhe Marrëveshjes Kornizë flet se ekziston një polarizim i mediave vis-á-vis kësaj çështjeje. Më të brengosura për jetësimin e ndryshimeve kushtetutare janë mediat në gjuhën shqipe, të cilat të njëjtat i shohin si rrugë e vetme drejt ardhmërisë më të mirë për të gjithë qytetarët, ato

66 Shumica e shqiptarëve të RM-së e kuptojnë, madje e flasin maqedonishten, kurse njohësit e shqipes nga komuniteti maqedonas rëndë se e kalojnë numrin e gishtërinjve të ca duarve ose numrin dyshifror. 67 “Monitoring i mediave në RM”- Projekt i realizuar nga Instituti për Hulumtime Sociologjike dhe Politiko-Juridike, Shkup, 2002-2003 (të dhëna të papublikuara).

Page 257: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

259

vazhdimisht i referohen këtij dokumenti të cilin e konsiderojnë si gjenerator të normalizimit të situatës.

Përmbyllje Marrëveshja e Ohrit është një modus i mirë për ndërtim të një

shoqërie stabile, por problem paraqet zhagitja e implementimit të këtij akti kurse rrezik më i madh, mbetja e tij vetëm shkronja të hudhura në letër. Përvoja historike tregon se ekzsitenca e një dokumenti të rëndësishëm nuk është e mjaftueshme nëse nuk shoqërohet me aksion zbatues. Në këtë kontekst domethënëse janë fjalët e Montesqieu-së: “Kur shkoj në ndonjë vend s’pyes fare nëse ka ligje të mira në të, por pyes se sa ato zbatohen...”

Në fund, le t’i radhisim ca pika të cilat mendojmë se janë të rëndësishme:

- Elita politike duhet të jetë e vetëdijshme se pasojat e mosjetësimit të Marrëveshjes janë të paparashikueshme, katastrofike, madje mund të shpien deri te shndërrimi i këtij shteti në histori.

- Në asnjë mënyrë s’duhet mbylluar sytë para dy çështjeve neuralgjike të pazgjidhura me dokumentin e vitit 2001, Universiteti i Tetovës dhe çështja e hymnit shtetëror.

- Energjia kreative e shoqërisë qytetare (OJQ) mund të luajë rol të çmuar në afrimin mes kulturave vendore dhe në ndryshimin e koordinatave të shikimit tjetrin te të dy etnoset më të mëdha.

- Realiteti i sistemit shoqëror të cilin T. Parsons e quan mbishoqëror68, sepse përbëhet nga më tepër bashkësi, është sfidë dhe pretekst për njohje jo për urrejtje e përplasje.

- Vetëm njohja e mirëfilltë e tjetrit në tjetërsinë e tij69 është mënyrë për thyerjen e klisheve dhe stereotipeve të internalizuara te qytetarët e këtij vendi.

- Jetësimi i tërësishëm i Marrëveshja kornizë duhet të shndërrohet në strategji kolektive që do të krijojë raporte të tilla shoqërore të cilat s’do të japin hapësirë për përpilimin e sentencave të tipit: “Ardhmëria e Maqedonisë: Gjë e pasigurtë”70

BIBLIOGRAFIA

68 Talcott Parsons, Moderna društva, përkth. Slobodan Cicmil, Gradina, Nish, 1992, f. 19. 69 Shënim nga tribuna “Bilingualizmi në shoqëritë multietnike”, UEJL, 7 maj 2003. 70 “Macedonia’s Future: No Sure Thing”, United States Institute of Peace Neësbyte, 27 nëntor 2001.

Page 258: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

260

ENGSTRÖM, Jenny, “Multi-ethnicity or Binationalism? The

Frameëork Agreement and Future of the Macedonian State”, Journal on Ethnopolitics and Minority Issues in Europe, nr. 1/2002. “Macedonia’s Future: No Sure Thing”, United States Institute of Peace Neësbyte, 27 nëntor 2001. Marrëveshja Kornizë (ëëë.lajmet.com/Ohri). “Monitoring i mediave në RM” - Projekt i realizuar nga Instituti për Hulumtime Sociologjike dhe Politiko-Juridike, Shkup, 2002-2003. NEUMANN, Franz, Demokratska i autoritarna država, përkth. Nadežda Čačinovć-Puhovski & Žarko Puhovski, botimi i dytë, Naprijed, Zagreb, 1992. PARSONS, Talcott, Moderna društva, përkth. Slobodan Cicmil, Gradina, Nish, 1992.

Page 259: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

261

Sulejman Rushiti regjisor.

KULTURA DHE MARRËVESHJA E OHRIT

Romakët me okupimin e grekëve, në fakt bënë asimilimin e tyre

kulturor. Ky fakt është shum i rëndësishëm për të dëshmuar forcën e madhe që ka kultura.

Nuk është zbulim epokal konstatimi se kultura është ambasadori më i mirë i çdo kombi dhe kombet e ndryshme po edhe perandorit e mëdha komunikimin e parë e kanë brë përmes kulturës.

Trualli ku sot gjendet Maqedonija është përshkruar nga perandori të ndryshme dhe secila nga këto perandori ka lënë por edhe ka marë diçka nga kultura e kombeve që kaneë jetuar këtu.

Historiku i kulturës së Shqiptarëve në Maqedoni

Kombet apo grupet etnike që u gjenden nën perandorine e re Komuniste po edhe ato nën administrimin e shtetit të quajtur Jugosllavi dhe konkretishtë në njësinë e saj Federative, Maqedoni, pas luftës së dytë Botërore u gjenden pak a shumë në nivel gati të barabartë në aspektin institucional të organizimit të jetës kulturore. Të gjitha institucionet kulturore të tanishme në Maqedoni datojnë që nga mbarimi i Luftës së dytë Botërore. Në ndërkohë nën moton e vëllazërimit-bashkimit, Maqedonasit ndërtuan dhe për pesëdhjetë vjet i konsliduan të gjitha instutucionet kulturore.

Maqedonia e pavarur i gjeti bashkësitë etnike të ndryshme në një diskrapancë jashtëzakonishtë të madhe për sa i përketë organizimit institucional të kulturave.

Për ta futur në Hulli diskutimin tim do ta drejtoj në sferën e Teatrit pika ime më e fortë e referencës duke u krahasuar gjithmon me veten time.

Realiteti është që në Maqedoni realishtë ekziston vetëm një institucion simbiotik kulture me emrin që tash më nuk ka mbështetje juridike Teatri i Kombësive krahas teatrove: I dramës në Shkup, MNT –Shkup, Manastiri, Prilepi, Shtipi, Strumicë Kumanovë, Veles, dhe një

Page 260: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

262

sërë grupe jo formale që janë aktive në Pallatet e Kulturës dhe që Subvencionohen nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë.

Po të flasim në gjuhën e shifrave do të thotë për teatrin në gjuhën shqipe nga Ministria e Kulturës në vit ndahen 4 000 000 denar apo 10% e buxhetit të Ministrisë së Kulturës vetëm për shfaqje pa e llogaritur këtu mjetet për Filharmoninë dhe Baletin që këtë 10% e rrëzojnë në 5%.

Për produksionin filmik në gjuhën shqipe nga Ministrria e Kulturës lëshohen 0% të buxhetit dedikuar për këtë aktivitet. E po ti shtojmë këtu galeritë, shtëpitë botuese kolonitë bilbiotekat etj situate do të rezultojë edhe më tragjikokomike.

Drama e dramës shqipe

I vetmi institucion që subvencionohet nga Ministria e Kulturës me prefiksin shqiptar është drama shqipe. Një shpresë (tashmë e djegur) na mbante se me ish programin nacional për kulturë do të bëhej mëvetsimi i dramës shqipe dhe transformimi i saj në TEATËR SHQIPTAR dhe krijimi i TEATRIT TË TETOVËS por kjo nuk ndodhi sepse ministry i ri i kulturës erdhi me planet e reja dhe në agjendën e tij nuk ekziston krijimi i teatrove Shqiptare paçka se atë e obligon kushtetuta me ndryshimet që i pësoi me marrëveshjen e Ohrit.

Nuk ka asnjë sinal optimistë në horizontë që do të dëshmonte që maqedonasit nuk e konsiderojnë kulturën të drejtë të tyre ekskluzive.

Revidimi

Për të mos e patur të drejtën ekzkluzive institucionet publike që duhen të jetë në shërbim të qytetarëve duhen të kenë emërtime tjera për shembull Televizioni i Maqedonisë dhe jo Televizoni maqedonas, Akademia e arteve dhe Shkencave Maqedonase (cilat janë ato shkenca maqedonase: matematikore, natyrore, shkencat sit ë tilla janë univerzale). Refuzimi i tillë detyrimishtë që na detyron të krijojmë institucionet të cilat do të ngërthejnë kultivimin e Artit dhe Kulturës Shqiptare.

Më duket se ishte i nevojshëm një rifreskim kujtues për të alarmuar në rradhë të parë vetën tonë që në të ardhmën mos na ndodhë që të gëzojmë çdo benefit të hartuar mirë në letër ndërsa në realitet të përballemi me iniciativa të herë pas hershme për të kultivuar kulturën apo të drejta virtuale.

Page 261: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

263

Marrëveshja e Ohrit në esencë sipas mendimit tim nuk është azgjë më tepër seç janë Marrëveshjet e shumta që kanë ndodhë në botë. Historia njeh mirë Marrëveshje të shumta të cilat vazhdojnë të ruajnë validetin e tyre sepse respektohen dhe Marrëveshje që kanë humbur validitetin e tyre sepse nuk janë respektuar apo sepse rrethanat e reja të krijuara kanë kërkuar që ato të zhbëhen.

A që unë do të dëshiroja ta arrihet dhe që siguron jetëgjatësinë e kësaj marrëveshje është proporcionaliteti.

Nuk ka gjë më të thjeshtë dhe nuk ka nevojë të ndërtohen zbërthime filozofike, emotive, apo cfarë do lloj studimi mbi të. Ne nuk kemi nevojë të zbulojmë modele të reja nëmes dy etnive por vetëm duhet të ndjekim modelet e njejta. Të imagjinojmë në moment që ndonjë nga grupet etnike të jetojnë në Zvicër, Beligjikë, apo Kanada do të privohet nga e drejta për kultivimin e kulturës së vetë a mundë të flitet më për balancë ndëretnik. Për të ndërtuar shtetin multietnik do të thotë që institucionet të jetë multietnike sepse shoqëria është si e tillë e multietnike.

Rreziku i drejtës fiktive

Me decentralizimin e pushtetit, në projektë ligjin e pushtetit lokal institucionet e mundshme kulturore që do të krijoheshin me iniciativë nga pushteti lokal paraprakishtë janë të privuara nga mjetet materiale sepse nga buxheti që do të ndahet nga pushteti qëndror i mbledhur nga TVSH-ja do të detikohen arsimit, shëndetësisë dhe infrakstrukturës ndërsa nga mjetet e financimit që komuna do të sigurojë nga taksa të ndryshme simbolike do të financohen aktivitete me emërtime të ndryshme (këtu varësishtë nga mundësia dhe dëshira e pushtetit lokal edhe mundë të ndodhë ndonjë aktivitet aksidental kulturor).

Gabimi në hapa

Pas shumë viteve pluralizëm dhe kërkesa më në fundë u arrit që në kuadër të Ministrisë së Kulturës të funksionoj Drejtoria për Kulturën e Bashkësive Etnike jo maqedonase e cila do të funksiononte në mënyrë të drejtë do të ishte një lehtësim dhe një shortkat i mirë për artin dhe kulturën e shqiptarëve në Maqedoni për të arritur më shpejtë deri tek pjesa e saj e buxhetit.

Page 262: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

264

Kjo drejtori për mendimit tim duhet të disponojë me aq përqindë të buxhetit të Ministrisë së Kulturës sa përqindë jo maqedonas jetojnë në Maqedoni vetëm ashtu mundë të zhduket ekskluziviteti dhe paternalizmi i maqedonasve ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve. Fatkeqësishtë edhe kjo drejtori është e drejtë e fiktive dhe me të nuk jo që nuk udhëheq shqiptarët për as që ka shqiptar në vedimmarrje.

Page 263: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

265

Prof. Dr. Agim Poloska, Fakulteti Filologjik- Katedra e Gjuhës shqipe (Shkup)

SITUATA DYGJUHËSORE DHE STATUSI

I SHQIPES NË MAQEDONI Brenda kufijve të Republikës së Maqedonisë jetojnë popullsi të ndryshme, si maqedonas, shqiptarë, turq, arumunë, romë, serbë etj. Etnikisht dhe gjuhësisht Maqedonia politike është një vend heterogjen dhe si i tillë, është ndeshur me një varg problemesh të popullsisë shqiptare, sidomos në fushën e kulturës dhe të arsimit. Politika zyrtare e shtetit maqedonas në të kaluarën ndaj shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni nuk ka qenë aq e kujdesshme për të ngritur nivelin e një shteti multikulturor bashkëkohor, duke synuar formimin kulturor, arsimor shkencor dhe dygjuhësor të fëmijëve të të gjitha etnive. Në këtë kontekst, kemi parasysh kujdesin e shtetit maqedonas për afirmimin e gjuhës, arsimit, kulturës shqiptare.

Ky formim mban parasysh respektimin e të drejtës për arsimimin në gjuhën amtare, ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, traditave dhe vlerave të etnive, nga njëra anë, dhe integrimin dinjitoz dhe të barabartë të shqiptarëve në shoqërinë maqedonase, nga ana tjetër.

Shqiptarët përpiqen të ruajnë identitetin e vet, duke kërkuar të sigurojnë të drejtat e veta në përputhje me legjislacionin OKB-së dhe të konventave evropiane për popujt e ndaluar. Faktori politik maqedonas, që me sjelljen e kushtetutës të vitit 1991, ua ka mohuar me këmbëngulje këto të drejta dhe i ka nëpërkëmbur kërkesat e tyre për korigjime në legjislacionin themelor të vendit, në mënyrë që Maqedonia të mbetet jo vetëm shtet i maqedonasve, por edhe i shqiptarëve. Edhe përfaqësues të politikës evroatlantike dhe të dërguar të organizatave ndërkombëtare për problemet e pakicave kanë dëshmuar një mosnjohje të problemeve etnike në Maqedoni, përderisa këta dhjetë vjet kanë folur për “respektimin e të drejtav të pakicës (kursivet tona - A. P.) shqiptare, kurse tani vijojnë të flasin “për më shumë të drejta për shqiptarët”, “për

Page 264: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

266

një përdorim më të madh të gjuhës shqipe në administratë” etj., thuajse shqiptarët kanë gëzuar shumë të drejta.

Përplasjet e herëpashershme të shtetit maqedonas me shqiptarët këta dhjetë vjetët e fundit nxjerrin në pah një sërë problemesh që ballafaqohen shqiptarët me shkollimin, kulturën dhe përdorimin e gjuhës në administratën shtetërore dhe publike. E keqja e Maqedonisë zë fill me përpjekjen e klasës politike sunduese për të zbatuar formulën jo të përshtatshme në shoqëritë multikulurore, multietnike dhe multigjuhësore: një shtet - një komb - një gjuhë, e cila, siç dihet, është tejkaluar prej kohësh. Pra, duke u shpallur si gjuha e vetme zyrtare e vendit, maqedonishtja ngritet në shkallën e gjuhës kombëtare, ndërsa shqipja, së cilës i mohohet një funksion i tillë, vihet në një shkallë me gjuhët e “kombësive” të tjera. Çështja e statusit të një gjuhe në një mes shumëgjuhësh varet nga raportet komplekse sociale, shoqërore, ekonomike, kulturore dhe politiko-juridike midis bashkësive folëse të atij mjedisi. Në Republikën e Maqedonisë stasusi i shqiptarëve dhe i shqipes janë të lidhur aq ngusht mes tyre, saqë është e vështirë të thuash se cili ndër ta është parësor. Kjo lidhje e ngushtë shpjegohet me atë që gjuha është karakteristika më thelbësore dhe më e rëndësishme e një etnie. Pozita e gjuhës shqipe në krahasim me gjuhët e tjera që fliten në Maqedoni mund të kuptohet më mirë nga tabela e mëposhtme:

Gjuha Statusi

Maqedonishtja gjuhë standarde që flitet nga 55% - 68% e popullsisë së Maqedonisë, e vetmja gjuhë zyrtare e vendit.

Shqipja gjuhë standarde, flitet nga rreth 30%-40% e popullsisë së Maqedonisë, gjuhë e inkurajuar.

Turqishtja gjuhë standarde, flitet nga rreth 12% e popullsisë së Maqedonisë, gjuhë e inkurajuar.

Serbishtja gjuhë standarde, flitet rreth 3% e popullsisë së Maqedonisë, gjuhë e inkurajuar.

Page 265: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

267

Arumanishtja e folme lokale, flitet rreth 3-5% e popullsisë së vendit, gjuhë e toleruar

Gjuha rome e folme lokale, flitet rreth 3% e popullsisë së vendit, gjuhë e toleruar.

Nga pasqyra vërehet se sipas nivelit të standardizimit shqipja qëndron në shkallën më të lartë të zhvillimit të një gjuhe kombëtare, ashtu si dhe maqedonishtja, turqishtja dhe serbishtja. Ajo na paraqitet si një gjuhë standarde e maturuar, dmth. me një sistem dhe funksione të konsoliduara, e aftë të përmbushë të gjitha nevojat e komunikimit të shoqërisë shqiptare në fushën e arsimit, kulturës, shkencës, teknikës dhe të edikimit universitar. Por pozita juridike e shqipes në Maqedoni nuk i përgjigjet nivelit të saj të standardizimit, pasi ajo nuk shërben si gjuhë e administratës shtetërore, dmth. si gjuhë zyrtare paralele, madje as si gjuhë zyrtare rajonale, funksion që, me sa kuptohet, po përpiqen që t’ia njohin tani ndërmjetësit evropianë. Sipas kushtetutës maqedonase, ajo mbetet në shkallën e gjuhës lokale, ashtu si edhe turqishtja, arumanishtja dhe gjuha rome etj., pra shqipja funksionon si gjuhë e inkurajuar.

Prej këndej rrjedhin dy përfundime të rëndësishme që janë bazë për një zgjidhje afatgjatë të problemit. Së pari, përpjekjet e klasës politike maqedonase për të ruajtur krakterin unitar të Maqedonisë. Së dyti, përderisa maqedonasit përbëjnë rreth 50-68% të popullsisë dhe si rrjedhim nuk janë në numër të mjaftueshëm për të përfaqësuar shtetin në tërësi, shqiptarët, që përbëjnë 30-40% të popullsisë së saj, duhet të gëzojnë një status më të lartë nga i tashmi. Ky status nuk mund të jetë kurrsesi ai i pakicës apo i kombësisë, por i kombit të dytë nga madhësia në përbërje të shtetit maqedonas.

Pluralizmi gjuhësor nuk duhet të shkaktojë situata konfliktuoze dhe trazira politike. Mundësia që ai të bëhet i tillë varet nga tri faktorë:

1. Nga shkalla e zhvillimit ekonomik e politik të një vendi;

2. Nga shkalla në të cilën lëvizshmëria sociale (social mobility) bllokohet për shkak të përkatësisë në një grup gjuhësor, dhe

3. Kur në një bashkësi politike shumetnike në tranzicion qytetarët nuk gëzojnë të drejta dhe mundësi të barabarta për shkak të përkatësisë së tyre etnike, kulturore dhe gjuhësore.

Page 266: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

268

Sipas kushtetutës, “anëtarët e kombësive kanë të drejtën e arsimimit në gjuhën e tyre në arsimin unik dhe të mesëm, në mënyrën e parashikuar nga ligji” (neni 48). Kurse për arsimin e lartë në gjuhët e kombësive në këtë kushtetutë as që bëhet fjalë. Nuk mund të mohohet që Kushtetuta e Maqedonisë është hartuar duke u mbështetur në konventat ndërkombëtare dhe rajonale për të drejtat e njeriut dhe të pakicave. Në të deklarohet se “liritë themelore dhe të drejtat e individit dhe të qytetarit, të njohura nga ligji ndërkombëtar” si dhe “shprehja e lirë e identitetit kombëtar” (neni 8) përfshihen ndër vlerat themelore të saj. Kurse në nenin 9 shpallet se “qytetarët e Republikës së Maqedonisë janë të barabartë në liritë dhe të drejtat e tyre, pavarësisht nga seksi, raca, ngjyra e lëkurës, prejardhja kombëtare dhe shoqërore, bindjet politike dhe fetare dhe statusi social”. Kushtetuta garanton mbrojtjen e identitetit ë kombësive dhe të drejtën e tyre për ta shprehur dhe zhvilluar këtë identitet (neni 48). Për këtë qëllim, ajo parashikon edhe ngritjen e një Këshilli për Marrëdhëniet Ndëretnike, me përfaqësues nga të gjitha kombësitë (neni 78).

Shtrohet pyetja se sa janë zbatuar këto parime të shpallura? Sa u përket shqiptarëve, e meta e madhe e kësaj kushtetute është se në të, apriori dhe në mënyrë arbitrare, atyre u është dhënë statusi i kombësisë, dmth, i pakicës, në kundërshtim me realitetet demografike, gjeografike, socioekonomike dhe etnolinguistike që ka R. Maqedonisë. Shifrat e ulta të punësimit të shqiptarëve në administratën shtetërore, në polici dhe në ushtri, numri shumë i vogël i studentëve shqiptarë në Universitetin e Shkupit etj., e sidomos moszgjedhja e statusit të Universitetit të Tetovës etj., të gjitha këto flasin për atë se cili ka qenë synimi i vërtetë i autorëve të saj. Pikërisht me këtë shpjegohet pse periudha dhjetvjeçare, që ka kaluar qysh nga miratimi i kësaj kushtetute, është karakterizuar nga përplasje të shqiptarëve me shtetin maqedonas. Duke mos u pajtuar me statusin që u jepte kushtetuta, këta ndërmorën veprime të organizuara për të ruajtur qenin e vet kombëtare. Një nga këta hapa ishte hapja në janar të vitit 1995 e Universitetit të Tetëvës, të cilin qeveritë maqedonase nuk e kanë njohur dhe janë përpjekur ta mbyllin, duke ngritur madje edhe studentët maqedonas në demonstrata kundër shkollimit të shqiptarëve dhe duke ushtruar dhunë policore. Frika e qeverive maqedonase se një universitet shqiptar do të ketë si pasojë radikalizimin e shqiptarëve dhe “atomizimin e shoqërisë maqedonase”, kundërshtohet nga shqiptarët të cilët mendojnë se hapja e këtij universiteti bën të kundërtën, “lehtëson integrimin” në shoqërinjë maqedonase dhe i përmbush kërkesat e parashtruara në dokumentet themelore të OKB-së, Koventës Evropiane për Kombësitë etj.

Page 267: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

269

Ndryshimi i sistemit monist dhe vendosja e sistemit pluralist në vitin 1991, natyrshëm shoqërohen nga një përmbysje në fushën e të drejtave edhe për nacionalitetet tjera, sidomos në lëmin e përdorimit të gjuhës, arsimimit etj. Maqedonia demokratike mbetet vazhdimisht e angzhuar për të përmbushur në mënyrë të plotë të gjitha standardet evropiane. Ky angazhim nis qysh në Dispozitat Kushtetuese të vitit 1991. Neni 31 i këtyre dispozitave shpall se “Republika e Maqedonisë njeh dhe garanton të drejtat themelore dhe liritë e individit dhe të pakicave etnike të konsakruara në tekstet ndërkombëtare”. Me Dispozitat Kushtetuese statusi i pakicave ngrihet në një shkallë më të lartë. Në ligjin “Mbi të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”, miratuar në vitin 1995, është sanksionuar: “Personat që u përkasin pakicave kombëtare kanë të drejë të ushtrojnë…shprehin, ruajnë dhe zhvillojnë lirisht identitetin e tyre etnik, kulturor, fetar, gjuhësor; të mësojnë në gjuhën e tyre amtare”.

Të gjitha këto akte ligjore e nënligjore u përmbahen primeve dhe standardeve të parashikuar në aktet ndërkombëtare, si “Karta evropiane mbi gjuhët rajonale ose minoritare”, Konventa Kuadër “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare”, duke plotësuar të gjitha përmasat e nevojshme të së drejtës për t’u integruar në shtetin maqedonas.

Që nga pavarësimi i shtetit maqedonas (1991) përpjekjet e shtetit maqedonas për respektimin e të drejtave arsimore të pakicave mund të thuhet se nuk ka qenë i kënaqshëm dhe në nivelin e duhur. Siç dihet, në këtë drejtim sistemi arsimor dhe kuadri pedagogjik shqiptar është ballafaquar me një sërë problemesh të natyrës politike, shoqërore, organizative, kualifikuese etj. Procesi i kualifikimit të mësuesve në shkollat shqipe në Maqedoni ka funksionuar dhe vazhdon të funksionojë si pjesë përbërëse e kualifikimit të mësuesve maqedonas. Duhet të theksojmë se kuadri në shkollat shqipe jo çdoherë ka qenë i kiualifikuar me arsim të plotë, cilësor dhe me një përgatitje të lartë metodiko-shkencore e didaktike. Mësuesia, në të gjitha kohërat por edhe sot, vazhdon të jetë një nga profesionet më të adhuruara për shqiptarët.

Këta dhjetë vjetët e fundit, të periudhën e tranzicionit shteti dhe institucionet maqedonase më tepër është e angazhuar dhe koncentruar në “privatizimin” dhe në “ndryshimet”. Kjo udhë do të vazhdojë, por një gjë duhet të mbetet e “paprivatizuar”. Ajo është gjuha shqipe, gjuha e jonë e përbashkët, që na mban gjallë si komb më vete, si popull i lashtë e me traditë dhe kulturë të vlefshme e të denjë për t’u mbajtur gjallë edhe më tej. Për hir të kësaj bashkarie shpirtërore e kulturore themelore që përfaqëson gjuha shqipe për popullin shqiptar, sot më tepër se kurrë, pas ndryshimeve të bëra në Evropën Juglindore dhe në

Page 268: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

270

Ballkan, puna me gjuhën shqipe nuk mund t’i lihet vetëm shkollës dhe instituteve shkencore që e studiojnë. Puna e tyre do të vazhdojë dhe duhet të ketë të gjithë ndihmën e përkrahjen e nevojshme, por është koha që të ndërmerren edhe një varg masash të tjera shtetërore e joshtetërore. Mendoj se nuk duhet mënuar më asnjë grimë e të krijohet edhe një organizëm me karakter joshtetëror, por që të jetë i përhershëm e mbarëkombëtar dhe të ketë atributet e mbikqyrjes e të drejtimit të gjithë punës për ruajtjen, kultivimin, vlerësimin, studimin dhe mësimin e gjuhës shqipe në të gjitha nivelet. Një model i ngjashëm është, për shembull, ekzistimi i Këshillit të Lartë i Frankofonisë për gjuhën frënge, i cili e shtrin veprimtarinë e vet në Francë dhe në të gjitha hapësirat frëngjishtfolëse, si në Zvicër, Belgjikë, në pakicat frankofone të Italisë së Veriut etj., dhe në të gjitha vendet e tjera ku flitet gjuha frëng deri në Kanada. Detyrë dhe obligim është i shtetit tonë që të kujdeset për afirmimin e gjuhës, kulturës dhe arsimit shqip, që paraqet pasuri e pëgjithshme e kulturës ballkanike dhe evropiane. Pra, për zgjidhjen e problemeve etnike në Maqedoni mund të përfitohet nga përvojat demokratike të provuar për një kohë të gjatë në praktikën e vendeve shumetnike. Modeli rajonal i Zvicrës dhe i Belgjikës, që këshillohet nga specialistët e çështjeve etnike si më i përshtatshmi për t’u ndjekur në procesin e integrimit evropian, mund të ishte një shembull i përshtatshëm edhe për Maqedoninë. Në këtë kontekst, udhërrëfyese duhet të jenë parimet humane të demokracive perëndimore, të mishëruara në konventat evropiane dhe ndërkombëtare për të drejtat e etnive.

Në dhjetëvjeçarin e fundit janë bërë të gjitha përpjekjet maksimale, që veçanërisht mësuesit shqiptarë të integrohen plotësisht në modernizimin e metodave mësimore. Hapja e kufijve me shtetin amë (shqiptar), komunikimi dhe bashkëpunimi në sferën e arsimit dhe kulturës, rikonceptimi i planeve e programeve mësimore, të drejtat për arsimim më cilësor në gjuhën amtare, janë disa prej faktorëve që do t’i japin nxitje dh shtytje të mëtejshme kualifikimit të kuadrove arsimore dhe shkencore në Maqedoni dhe më gjerë.

PËRFUNDIM Nga ajo që u tha më lart mund të nxirren disa pika, që

mendojmë se do të zgjojnë interesim për përshkrimin e politikës gjuhësore të një shteti - vendi ndaj gjuhës së një kombi tjetër në territorin e saj.

Page 269: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

271

1. Probleme të legjislacionit maqedonas mbi të cilin zhvillohet aktiviteti i arsimimit të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë në të gjitha nivelet (parashkollor - kopshtet), shkollat 8-vjeçare (cikli fillor dhe cikli i lartë), shkollat e mesme të përgjithshme ose me drejtim pedagogjik, matematikor, si dhe në shkollimin e lartë etj., d. m. th. në tërësinë e vet shteti maqedonas dhe legjislacioni i tij, duhet t’i përmbushë kërkesat dhe të drejtat universale të arsimimit, që janë të ngjashme me vendet multietnike dhe multikulturore. Natyrisht, që ekzison edhe përpjekja e plotësimit të mëtejshëm të këtij legjislacioni, çka do të sigurojë një mbështetje më të plotë të arsimimit jo vetëm të shqiptarëve, por edhe për të gjitha pakicat që jetojnë në Republikën e |Maqedonisë.

2. Politika gjuhësore bashkëkohore që duhet ta zbatojë dhe

realizojë në praktikë shteti maqedonas ndaj gjuhës shqipe dita-ditës gjithnjë e më tepër po aktualizohet. Siç dihet, gjuha shqipe në Maqedoni, gradualisht, është përdorur në arsim, institucionet kulturore dhe kohëve të fundit po ngriten institucione qëllimi i të cilave është afirmimi, ngritja dhe përdorimi i saj në shumë sfera të jetës. Për këtë qëllim një sërë aktesh dhe dokumentesh shtetërore, në Parlament, Qeveri, etj., (ligje, dekrete, shkresa cirkuluese, raporte dhe vendime të tjera administrative dhe legjislative) kanë filluar të shkruhen dhe përpilohen edhe në gjuhën shqipe, me qëllim që t’i përmbushë standardet dhe kërkesat e shteteve multietnike. Pra, bëhet fjalë për formimin e një Komesariati për mbrojtjen dhe përdorimin e gjuhës shqipe edhe në administrimin e pushtetit lokal. Institucion ky që do t’i japë një dimension më gjithpërfshirës dhe më sistematik gjuhës shqipe në shoqërinë multietnike në R. e Maqedonisë.

3. Çështja e arsimit, kulturës dhe mediumet duhet të realizohet në pajtim me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit.

Sipas mënyrës dhe formës së punës dhe drejtimet e veprimit të institucioneve, që për qëllim kanë përdorimin e gjuhës shqipe, mund të veçojmë tri periudha në politikën gjuhësore bashkëkohore në Maqedoni:

-peiudha e parë duhet të karakterizohet me një aktivitet më të organizuar për pasurimin e terminologjisë së gjuhës shqipe; mbrojtja gjuhësore e konsumuesit; mbrojtj gjuhësore e punëtorit; përforcimi dhe stabilizimi i gjuhës shqipe në planin e brendshëm dhe të jashtëm, dhe gradualisht nxitjen e shumëgjuhësisë;

-periudha e dytë duhet të karakterizohet edhe me aktivitete të tjera shoqërore, kulturore, ekonomike etj., Ndër më prioritaret i

Page 270: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

272

veçojmë: kontaktet më të shpeshta ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë në të gjitha nivelet e jetës shoqërore, ekonomike, kulturore, arsimore, mas-mediumeve, jetës publike, jetës shoqërore dhe familjare, institucioneve fetare etj.

-periudha e tretë duhet të parashikojë statusin e gjuhës shqipe në mediumet audiovizuele, ku parashikohet të formohet komision i posaçëm kombëtar për komunikim dhe liri, qëllimi i së cilës do të jetë mbrojtja dhe përdorimi i gjuhës shqipe në gjithë produksionin kinematografik dhe radiodifuziv në Republikën e Maqedonisë. Bëhet fjalë për promovimin e gjuhës shqipe në shkollimin parashkollor, fillor, të mesëm dhe të lartë në korniza ndërkombëtare në qasje të vendeve të punës që kërkojnë zotërimin dhe përvetësimin e duhur të gjuhës shqipe etj.

LITERATURA

1. Kombet e Bashkuara - Dokument themelore, Shkup, 1995.

2. Konventa Evropiane për Kombësinë, Strasburg, 1997.

3. V. A. Friedman, National Language and Linguistic Nationalism the Balkans.

4. O. J. Nasteva, Kontaktet gjuhësore në hapësirat ballkanike, Shkup, 1997.

5. V. Bici, Çështje të dygjuhësisë në shkollat e pakicave, Tiranë, 2001

Page 271: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

273

Prof. dr. Gëzime Starova Fakulteti Juridik - Shkur

NDRYSHIME DHE PLOTËSIME TË LIGJIT PËR MARRËDHËNIE TË PUNËS TË REPUBLIKËS SË

MAQEDONISË NË KONTEKST TË LEGJISLACIONIT EVROPIAN DHE

MARRËVESHJES KORRNIZ TË OHRIT (Fletushka zyrtare e RM, nr.25, dhe nr. 40, 2003.)

Rregullimi i marrëdhënieve të punës, ne kontekstin e ndërtimit te sistemit juridik të Republikës së Maqedonisë, imponohet si një çështje shumë e rëndësishme, së pari për shkak të asaj që bëhet fjalë për marrëdhënie të cilët në tërsinë e marrëdhënieve shoqërore në një vend paraqesin një specifik përkatëse, kurse nga ana tjeter edhe per shkak te asaj qe paraqesin nje nga faktoret per percaktimin e statusit shoqeror te personave te punesuar. Rendesia e kesaj çeshtje shikohet edhe ne ate qe behet fjale per nje problematike shume komplekse, e cila deperton ne fushat e ndryshme te jetes shoqeroro-ekonomike dhe politike, ne fushen e marredhenieve shoqerore, organizimin e punes, produktivitetin e punes, etj. Per te gjithe kete domosdoshmeria nga rregullimi permanent i ndryshimeve te marredhenieve te punes, si dhe percjellja permanente (e vazhdueshme) e ndryshimeve qe krijohen ne marredheniet e tjera shoqerore dhe harmonizimi i tyre i ndersjellte, me ndryshime dhe plotesime te perhershme te rregullatives ekzistuese, imponohet si imperativ.

Observimi i nderlikueshmerise dhe rendesise se rregullimit te marredhenieve te punes, dhe qasja drejte rregullimit te ketill, si dhe domosdoshmeria nga harmonizimi i theksuar me larte, paraqet nje lloj sfide, sepse kjo kursesi nuk mund te kryhet ndamas nga me shume çeshtje te tjera, qe kane ndikim te drejteperdrejt mbi kompleksitetin e kesaj problematike. Sfida, madje edhe pergjegjesia, per shkak te rezultateve nga ky rregullim dhe harmonizim, fiton ne intenzitetin e vet edhe per shkak te faktit qe kjo problematik, qe gjendet ne njefare udhekryqi midis te drejtes dhe ideologjise, midis bashkekohesise dhe historise, dhe ne fund midis deshirave dhe mundesive, per çka

Page 272: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

274

imponohet edhe domosdoshmeria gjate rregullimit te marredhenieve te punes te gjendet kufiri i vertet midis te gjitha ketyre parametrave. Kurse, ne praktiken e deritanishme te rregullimit te marredhenieve te punes, jo gjithmon midis ketyre parametrave mundeshte te gjendet, dhe jo çdohere gjendeshte masa dhe kufiri i vertet.

Ne praktiken e rregullimit te marredhenieve te punes ne hapsirat tona dhe realiteti yne shoqeror, nje kohe te gjate ideologjia ishte ajo qe e diktonte menyren dhe strukturen e ketij rregullimi, madje edhe ne sqarimin e vet karakterit te ketyre marredhenieve, qe ishte lene pa ndonje qasje kritike dhe analitike. Karakter te ketill kishte, per shembull, sqarimi i marredhenieve te punes si marredhenie te punes se bashkuar, ose imponimi i formave te caktuara te rregullimit te marredhenieve te punes qe vetem sollen deri te hipertrofia e normativitetit ne kete fushe.

Problematika e rregullimit te marredhenieve te punes gjendet ne udhekryqin midis bashkekohesise dhe historise, sepse ne momentin e ndertimit te sistemit juridik mbi baza te reja, siç pretendojme gjate ndertimit te sistemit juridik ne Republiken e Maqedonise, e ne kete kontekst edhe te marredhenieve te punes, nuk mund te nxiren konkludime qe do te kishin vlere per momentin aktual, nese nuk studjohen pervojat e se kaluares me te afert ose me te larget, nese per asgje tjeter, kjo me siguri per arsye te evitimit nga perseritja e gabimeve.

Gjate qendrimit para sfides te rregullimit te marredhenieve te punes dhe harmonizimit te tyre tanime te permendur me ndryshimet normative ne marredheniet e gjithembarshme shoqerore ekonomike ne vend, eshte i domosdoshem angazhimi i njohurise dhe zotesise, me qellim qe te harmonizohen deshirat per kete rregullim dhe mundesite per zbatimin e tyre ne praktike. Ne te kunderten, kenaqja vetem me caktimin ireal te rendesise te rregullimit dhe harmonizimit perkates, do t`a vendoste problematiken e marredhenieve te punes ne margjinet e inicijatives historike te transformimit te sistemit te pergjithshem juridik, per çka arsye serishte do te kerkohet ne kontradikcionet midis te drejtes dhe ideologjise, midis bashkekohesise dhe historise, dhe edhe njeherit te potencojme, midis realitetit dhe deshirave qe edhe ne kete fushe t`a bejme ate qe deshirojme t`a bejme dhe ate qe realisht kemi mundesi t`a realizojme dhe zbatojme.

Hapi i pare i domosdoshem ne nje rregullim mekonsekuent dhe mekompleks te marredhenieve te punes ne Republiken e Maqedonise, eshte bere me sjelljen e Ligjit per marredhenie te punes nga vitit 1993, me çka ne te vertet u shenua edhe procesi i rregullimit te marredhenieve te punes ne Republiken e Maqedonise se pavarur. Periudha e

Page 273: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

275

tranzicionit, qe e jetuam ne vitet e kaluara pas mevehtesimit te vendit, si dhe pershpejtimi i reformave ne sferen ekonomike dhe sociale te jetes dhe ekzistimit, e imponuan nevojen, qe ne disa raste te behen ndryshimet dhe plotesimet e ketij Ligji, edhe ate ne vitet 1994, 1995, 1997, 1998, 2000, 2001, me te cilet gjithmon tentoheshte qe ndryshimet ne legjislacionin e punes te harmonizohen, ashtu te themi, te adaptohen me nevojat reformike, qe i impononte koha ne te cilen ato imponoheshin si imperativ.

Kjo ishte edhe paramendimi nises dhe njeherit qellimi gjate qasjes drejte ndryshimeve dhe plotesimeve me te reja te Ligjit per marredhenie te punes. Keto ndryshime dhe plotesime, ne te vertet, sado qe ne pamje te pare duken te vogela per nga vellimi, kurse mundesite per intervenime dhe ndryshime me te thella ne dispozitat ekzistuese ligjore, te mundeshme dhe te deshiruara, prapseprap ne nje gje duhet te pajtohemi, e ky eshte fakti se ato imponohen si vazhdim i reformave tanime te filluara strukturale ne fushen e sektorit social dhe ne fushen e punes, e madhe edhe ne njefare kontinuiteti ata me siguri paraqesin edhe nje hallke shume te rendesishme ne shumicen e ndryshimeve dhe reformave edhe ne fusha te tjera te qenesise se pergjithshme shoqeroro-ekonomike dhe politike te Republikes se Maqedonise. Dhe se fundit, keto ndryshime dhe plotesime me te reja te Ligjit per marredhenie te punes te Republikes se Maqedonise, u bene edhe per shkak te domosdoshmerise se harmonizimit te disa zgjidhjeve ekzistuese me ato qe i imponon Bashkimi Evropian, qe ne momentin aktual te afrimit drejte proceseve integruese ne Evrope, per vendin tone jane mese te domosdoshme. Ketu me siguri duhet t`i permendim edhe ndryshimet ne legjislacionin tone te punes, qe u imponuan si domosdoshmeri per shkak te zbatimit dhe realizmit sa me konzistente te Marreveshjes korrniz te Ohrit.

Nga ndryshimet dhe plotesimet e Ligjit per marredhenie te punes, qe jane ne lidhmeri te drejteperdrejte me nevojat nga harmonizimi i legjislacionit tone te punes me ate te Bashkimit Evropian, gjithsesi se ne plan te pare duhet theksuar ndryshimet ne nenin 8-a ¹, per respektimin e parimit per trajtimin e njejte te meshkujve dhe femrave (burrave dhe grave) ne lidhje me mundesite e punesimit, aftesimit dhe avancimit ne vendin e punes, e qe jane pasoje e drejteperdrejte e obligimeve te marra te Qeverise se Republikes se Maqedonise te permbajtura ne Marreveshjen per stabilizim-asocim arritur midis vendit tone dhe Bashkimit Evropian. Pikerisht obligimi per realizimin konkret te kesaj marreveshjeje ne rastin tone te rregullimit te marredhenieve ne fushen e punes, e imponuan edhe implementimin e disa direktivave te

Page 274: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

276

Bashkimit Evropian qe kane te bejne pikerishte me kete problematike, e te cilet realizimin e vet gjeten pikerisht ne ndryshimet dhe plotesimet me te reja te Ligjit per marredhenie te punes te Republikes se Maqedonise. Ketu se pari do t`i permendim Direktiven nr. 76/207 te vitit 1976 dhe Direktiven nr. 97/80, ne te cilat permbahet parimi per trajtimin e njejte te mashkullit dhe femres (burrit dhe gruas) gjate punesimit dhe gjate vete procesit te punes. Futja e ketij parimi ne legjislacionin tone nuk eshte i panjohur madje edhe me ate realiteti yne shoqeror ballafaqohet per te paren here permes direktivave te lartepermendura. ¹ Numerimi i theksuar i neneve korespondon me renditjen e neneve te ndryshuara ne Ligjin per marredhenie te punes te Republikes se Maqedonise.

Parimi per trajtimin e njejte te mashulllit dhe femres (burrit dhe

gruas), ne pergjithesi, e me kete edhe gjate punesimit si dhe gjate punes, si nje nga te drejtat themelore te njeriut ne pergjithesi, eshte caktuar ne Kushtetuten e Republikes se Maqedonise, neni 9, sipas te cilit qytetaret, pavarsishte nga gjinia, raca, ngjyra e lekures, origjina kombetare dhe sociale, bindja politike dhe religjioze, jane te barabarte ne te drejtat. Ky parim kushtetutar njeherit sherbeu edhe si baze juridike per implementimin e parimit te trajtimit te njejte te mashkullit dhe femres (burrit dhe gruas) gjate punesimit dhe ne pergjithesi gjate punes.

Esenca e parimit te trajtimit te njejte (te barabarte) te burrit dhe gruas gjate punesimit dhe gjate procesit te punes perbehet ne perjashtimin e çfardo lloi te diskriminimit te personave mbi baza te gjinise, races, ngjyres se lekures, moshes, gjendjes shendetesore, bindjes religjioze, politike dhe bindjes tjeter, anetarsimit ne sindikatat, origjina kombetare dhe sociale, statusi i familjes, gjendja pronesore dhe rrethana tjera personale. Ne kete kontekst, ligjedhenesi ne proceduren per themelimin e marredhenieve te punes, si dhe gjate vete punes, s`guxon te beje diskriminim dhe me kete t`i vendos ne gjendje te pabarabarte kandidatet dhe puntoret per shkak te te gjitha atyre rrethanave qe mund te sherbejne si shkas per diskriminimin e permendur, qe ne te vertet do te thoshte edhe shkelje te parimit themelor kushtetues per barazine e qytetareve ne shfrytezimin jo vetem te te drejtave nga marredheniet e punes, por ne pergjithesi te te drejtave te njeriut. Parimit te barabarsise se burrit dhe gruas, ligjedhenesi i shton edhe nje cilesi, e kjo eshte obligimi i punedhenesit per sigurimin e mundesive te njejta dhe trajtim i njejte gjate punesimit, si dhe ne avancimin e pozites se tij gjate punes, qe paraqet edhe avancimin e kushteve per pune. Raporti i ketill i njejte

Page 275: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

277

ndaj te gjithe te punesuareve pa dallim gjinie, bindjes religjioze, politike ose bindjes tjeter dhe dallimet e tjera te potencuara ne nenin 8-a, punedhenesi duhet t`a kete edhe gjate heqjes dore nga kontrata per pune. Cilesi e padyshimte e futjes se parimit te trajtimit te njejte gjate punesimit dhe gjate vete punes te te gjithe personave nga ana e ligjedhenesit, nuk eshte vetem nevoje per harmonizimin e legjislacionit tone me ate evropian, qe gjithsesi e ka rendesine e vet, por perjashtimi i mundesise per nje trajtim me ndryshe te te punesuareve veçanarisht per shkak te bindjeve te tyre politike, qe ne realitetin e pluralizmit partiak te Republikes se Maqedonise, ku kemi punesime partiake, kurse me ndryshimin e pushtetit, respektivisht te nje opcioni te caktuar politik ne pushtet dhe papunesia partiake. Te shpresojme se zbatimi i drejte i ketij parimi ne praktik do t`i jep edhe rezultatet e veta.

Sjellja e Direktivave per pune ne kohe te caktuar, miratuar nga ana e Bashkimit Evropian ne vitin 1999, imponoi edhe nje zgjidhje krejtesisht tjeter per pune ne kohe te caktuar nga ajo tanime ekzistuese. Sipas ndryshimeve dhe plotesimeve te Ligjit per marredhenie te punes te Republikes se Maqedonise, ne nenin 23, marredhenie pune ne kohe (orar) te caktuar mund te arrihet per kryerjen e puneve qe sipas natyres se vet zgjasin me kohe te caktuar. Me ndryshimet me te reja ne Ligjin per marredhenie te punes, ligjedhenesi e braktisi praktiken e deritanishme te numerimit te puneve per te cilet arrihet kontrat per kohe te caktuar, duke e theksuar si te ketill vetem raportin punues te zevendesimit te puntorit qe mungon, qe nuk duhet te kuptohet se ai eshte edhe rasti i vetem kur mund te arrihet kontrat per marredhenie pune ne kohe te caktuar. Ai vetem e cakton kohezgjatjen e kohes te ketyre puneve, duke theksuar se ato zgjasin me nderprerje ose pa nderprerje, deri me tre vjete, me ç`rast si nderprerje e punes nuk mund te llogaritet nderprerja me e shkurter prej 30 dite pune. Mundesia e transformimit te raportit punues ne kohe te caktuar ne marredhenie pune me kohe te pacaktuar eshte dhene me zgjidhjen e ligjedhenesit sipas te ciles kjo mund te ndodh kur puntori do te vazhdoj te punoj pas skadimit te periudhes tre vjeçare, edhe ate se paku pese dite pune pas skadimit te ketij afati. Ne ndryshimet dhe plotesimet e theksuara te Ligjit per marredhenie te punes, eshte potencuar pozita e barabarte e personave qe arrijne kontrata per marredhenie te punes me kohe te caktuar me ate te puntoreve qe kane arritur kontrat per marredhenie te punes me kohe te pacaktuar, sikurse ne pikepamje te kushteve te krijimit te marredhenieve te punes, poashtu edhe ne pikepamje te te drejtave dhe obligimeve qe bazen e vet e kane ne punen.

Page 276: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

278

Ndryshimet dhe plotesimet me te reja te rregullatives ligjore nga fusha e marredhenieve te punes, ne praktiken dhe teorine juridike te punes sollen nje institut te ri – kryerja e punes ne shtepi, neni 24-a,b,c. Esenca e futjes ne praktik te kryerjes se punes ne shtepi dhe rregullimi i saj me legjislacionin e punes te Republikes se Maqedonise, shikohet ne mundesine per arritjen e marredhenieve te punes me puntorin per kryerjen e puneve te caktuara jashte lokaleve afariste te punedhenesit, si dhe te definimit te asaj, çka ne te vertet paraqet kryerja e punes ne shtepi. Vete termini kryerja e punes ne shtepi e percakton edhe definimin e asaj çka ne te vertet paraqesin keto pune dhe ku ata po kryhen : jashte lokaleve afariste te punedhenesit, perkatesisht puntori keto pune i kryen ne shtepi ose ne ndonje lokal (hapsir) tjeter sipas zgjedhjes se vet. Si baze juridike per kryerjen e punes ne shtepi, me dispozitat ligjore eshte parashikuar kontrat per pune per kryerjen e punes ne shtepi, me te cilen percaktohen vendi, lloi dhe menyra e kryerjes se punes, sikurse edhe ajo qe puna te jete ne suazat e veprimtarise se punedhenesit ose qe te jete ne funksion te asaj veprimtarie, kushteve te punes, lartesise se rroges (pages) dhe kompenzimeve te tjera per punen e kryer, si dhe te drejta dhe obligime tjera.

Ndryshimet dhe plotesimet e kryera ne Ligjin per marredhenie te punes, parashikojne edhe perkufizime te caktuara, perkatesisht ndalimin e kryerjes se punes ne shtepi. Ne rastet kur inspektori shteteror verteton se kryerja e punes ne shtepi do te ishte e demshme per puntoret, ose per qytetaret e tjere, ose ne pergjithesi per ambientin jetesor dhe mjedisin e punes ku po kryhet puna, ai mund t`a ndalon organizimin e kryerjes se punes se ketill. Nga ana tjeter, me rregullativen me te re ligjore eshte parashikuar mundesia qe me ligj ose me ndonje rregullore tjeter te percaktohen punet qe nuk mund te kryhen si pune ne shtepi.

Ndryshimet dhe plotesimet me te reja te Ligjit per marredhenie te punes e prekin edhe rregullimin e mundesise qe puntori i cili punon me kohe pune me te shkurter nga koha e plote e punes, qe te mund te punoj dhe te realizoj kohe te plote pune edhe ate me arritjen e kontrates per marredhenie te punes te me shume punedhenes dhe ne kete menyre t`i ploteson oret e nevojshme per kohe te plote te punes, neni 34. Menyra e ketill e punes te me shume punedhenes, me qellim qe t`a ploteson kohen (orarin) e plote te punes, eshte teme e marreveshjes me punedhenesin, me te cilen midis tjerash caktohet edhe koha (orari) i punes, shfrytezimi i pushimit vjetor, mungesat nga puna, menyra e pagimit te pagave (rrogave), si dhe tatimi dhe kontributet nga paga (rroga).

Page 277: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

279

Teme e rregullimit te dispozitave me te cilat jane bere ndryshimet dhe plotesimet me te reja te Ligjit per marredhenie te punes eshte edhe obligim i punedhenesit me pune te barabarte me kerkesa te barabarta ne vendin e punes t`u paguan rroge te njejte puntoreve, pa marre parasysh gjinine, parashikuar ne nenin 70-a. Me kete rregullativ ne legjislacionin tone eshte futur parimi i barazise gjate shperblimit te burrit dhe gruas, qe paraqet nje nga postulatet themelore te disa akteve te Bashkimit Evropian. Te ardhurat e puntoreve jane teme edhe e rregullatives ne nenin 73-a, sipas se ciles parashikohet e drejta e puntorit per kompenzimin e rroges gjate kohes perderisa eshte larguar nga vendi i punes ose nga punedhenesi, perkatesisht ne kohen e suspenzionit, ne lartesi te percaktuar me marreveshje kolektive, por jo me pak se 75 % nga rroga themelore.

Ne ndryshimet dhe plotesimet me te reja te Ligjit per marredhenie te punes jane parashikuar edhe disa zgjidhje per mbrojtjen e te drejtes se puntorit ne rastin e prishjes se kontrates per marredhenie te punes me largim nga puna, (ne nenin 123), me konkretisht per mundesite, per menyrat, si dhe per vete proceduren e mbrojtjes se ketill, qe eshte teme e rregullimit dhe te konventave te Organizates nderkombetare te punes.

Institucioni pushimi i marredhenieve te punes me largim nga puna per shkak te ndryshimeve ekonomike, teknologjike, strukturale ose te ngjajshme, eshte teme e rregullimit ne nenin 127-a, te Ligjit per marredhenie te punes. Sipas zgjedhjeve te ofruara, punedhenesi para se te merre vendimin per pushimin e marredhenieve te punes per shkak te ndryshimeve te theksuara, mund t`i drejtohet Byrose per punesim me kerkimin e ndihmes dhe sherbime ne lidhje me ndermjetesimin gjate punesimit, ne pajtim me ligjin, per shkak te zbutjes te pasojave nga nderprerja e ketill e marredhenieve te punes. Ne nenin 130 jane parashikuar te drejtat qe punedhenesi eshte i detyruar t`ia siguron punetorit te cilit i pushon marredhenia e punes per shkak te ndryshimeve ekonomike, teknologjike, strukturale dhe te ngjajshme, edhe ate punesimi dhe arritja e kontrates per pune ne vendin e punes qe i pergjigjet pergatitjes se tij profesionale, perkatesisht kualifikimit, ose aftesimi profesional, rikualifikimi ose mbikualifikimi per pune te punedhenesi tjeter, ose t`i siguron kompenzim te njeanshem qe paguhet ne lartesi te rroges mujore te punetorit, per nje kohe prej tre, perkatesisht per çdo tre vjet stazh pune plotesuar te punedhenesi te i cili pushon marredhenie e punes, e me se shumti tete rroga mujore te realizuara ne muajin e meparshem nga dita e pushimit te marredhenieve te punes.

Page 278: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

280

Pagimi i ketij kompenzimi te njeanshem bie ne llogari te mjeteve te punedhenesit edhe ate me diten e pushimit te punes.

Nje nga çeshtjet qe jane perfshire me ndryshimet dhe plotesimet e Ligjit per marredhenie te punes eshte edhe kontrolli i inspekcionit. Zgjedhjet e ofruara, ne nenin 141, sipas te cilave nese inspektori i punes verteton shkelje te ligjit, te ndonje rregulle tjeter, te marreveshjes kolektive dhe te kontrates per pune mbi te cilet kryen kontrollin inspektiv ne lidhje me arritjen e marredhenieve te punes, sistemimin, orarin e punes, pushimin dhe mungesat nga puna, si dhe per çeshtje tjera ne lidhje me marredehniet e punes, me vendim do te uredhron qe punedhenesi te sjelle ose te zhvlefesoj ndonje akt me çka do t`i eliminoj padrejtesite apo mungesat dhe do t`i bej ne dieni punedhenesit qe per nje kohe te caktuar t`i eliminoj jokorektesite dhe mungesat. Aktivitetet e inspektorit te punes ne realizimin dhe mbrojtjen e te drejtave te puntorit zhvillohen edhe kur deri te shkelja e te drejtave te puntorit ka ardhur me vendimin definitiv te organit kompetent, kur do te vertetohet se edhe faktikisht ka ardhur deri te nje shkelje e ketill. Ne rast te shkeljes se ketill te te drejtes, kurse puntori tanime ka nxitur kontest pune para gjyqit kompetent, ai me vendim e pezullon realizimin e vendimit definitiv, per çka duhet te ekzistoj kerkes nga vet puntori. Kjo zgjate deri te plotefuqishmeria e vendimit gjyqesor (neni 124).

Ne ndryshimet dhe plotesimet e fundit te Ligjit per marredhenie te punes (Fletushka zyrtare e R.M., 40/2003), gjeten zbatimin edhe vendimet e permbajtur ne Marreveshjen korrniz te Ohrit qe shkojne ne favor te informimit sa me te mire te popullates per mundesite per punesimin. Ne pajtim me nenin 9-a te Ligjit per marredhenie te punes, ne vendet ku popullata pakice arrin 20 %, ekziston obligimi per punedhenesin qe shpallja publike e nevojes per punesime te reja te behet edhe ne gjuhen shqipe. Arritur si vendim politik me qellim te evitimit te konflikteve ne Republiken e Maqedonise dhe thellimin e tyre te metutjeshem, qe i kercnoheshin sigurise se pergjitheshme ne vend, disa zgjidhje ne Marreveshjen korrniz te Ohrit gjeten edhe implementimin e vet praktik. Nje nga keto zgjidhje eshte pikerisht e permbajtur ne dispoziten e nenit 9-a.

Me kete do te kontribuohet shume per mundesimin e nje rrethi sa me te madhe te personave te njihen me mundesite e punesimit te disa punedhenes, posaçerisht gjate punesimit ne administraten publike, gje qe, besoj se do te pajtohemi, ishte nje raritet, ose ne rastin me te mire, zbatuar vetem ne disa shembuj individual. Kuptohet, kjo ne te shumten e rasteve do te varet edhe nga zbatimi i drejte i kesaj dispozite, shpjegimi jo i drejte i se ciles do te mund te thote ndarje te mediumeve

Page 279: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

281

dhe mjeteve per informimin publik gjate shpalljes publike te nevojes nga puntore te ri, te atyreve qe dalin ne gjuhen shqipe dhe atyreve qe dalin ne gjuhen maqedonase. Intenca e ligjedhenesit gjate rregullimit te ketyre çeshtjeve kursesi nuk eshte kjo, por mundesia per punesimin te shpallet publikisht ne te gjitha mediumet dhe mjetet per informim pa dallim ne cilen gjuhe ato botohen.

Page 280: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Debat shkencor: Si të implementohet marrëveshja e Ohrit

282

Page 281: “Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Unioni i inteligjencies shqiptare në Maqedoni

283