199
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE T I R A N Ë D I S E R T A C I O N INTEGRIMI NË BE SFIDË E KOSOVËS Paraqitur në kërkim të gradës shkencore "DOKTOR" Disertanti: Udhëheqësi shkencor: Mr. sc. Fadil OSMANI Prof. Dr. Ilia KRISTO Tiranë, 2016

INTEGRIMI NË BE SFIDË E KOSOVËS · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs instituti i studimeve evropiane t i r a n Ë d i s e r t a c i o n integrimi nË be – sfidË

Embed Size (px)

Citation preview

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS

INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE

T I R A N Ë

D I S E R T A C I O N

INTEGRIMI NË BE – SFIDË E KOSOVËS

Paraqitur në kërkim të gradës shkencore "DOKTOR"

Disertanti: Udhëheqësi shkencor:

Mr. sc. Fadil OSMANI Prof. Dr. Ilia KRISTO

Tiranë, 2016

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS

INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE

T I R A N Ë

D I S E R T A C I O N

INTEGRIMI NË BE – SFIDË E KOSOVËS

Paraqitur nga: Fadil OSMANI Në kërkim të gradës shkencore "DOKTOR"

Mbrohet me datë: …../…./…....., para Komisionit të përbërë nga:

1. ____________________________________ Kryetar Komisioni

2. ____________________________________ Anëtar (Oponent)

3. ____________________________________ Anëtar (Oponent)

4. ____________________________________ Anëtar

5. ____________________________________ Anëtar

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

i

F a l ë n d e r i m

Së pari dëshiroj të falënderoj udhëheqësin tim, prof. Dr. Ilia Kriston, i cili me

përkushtimin dhe profesionalizmin e tij, asnjëherë nuk ka hezituar të më ofrojë mbështetjen e

duhur akademike dhe konsulencën e nevojshme lidhur me punimin tim “Integrimi në BE -

Sfidë e Kosovës”, dhe gjatë punës sime nuk kanë munguar këshillat, vërejtjet, sugjerimet dhe

rekomandimet nga ana e tij.

Falënderim i veçantë i takon drejtueses së Institutit për Studime Evropiane, prof. Dr.

Eva Hyskaj, për mundësinë e krijuar të ndjekjes së studimeve të doktoraturës dhe ngritjes

sime akademike pranë ISE-së, e cila asnjëherë nuk ka hezituar në përkrahjen e vazhdueshme

për mbarëvajtjen e procesit dhe organizimit të doktoraturës, si dhe stafit pedagogjik dhe

administrativ të ISE-UT.

Falënderim i posaçëm për këtë disertacion i takon familjes sime, e cila në çdo kohë

më ka përkrahur, duke gjetur për mua kohë, kurajë dhe mbështetje që ky projekt të

përfundojë me sukses.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

ii

Deklaratë e autorit

Me përgjegjësinë e plotë morale deklaroj se të gjitha materialet e konsultuara për

realizimin e studimit tim, janë cituar dhe referuar sipas rregullave etike dhe akademike të ISE

- Universitetit të Tiranës. Deklaroj që studimi në fjalë është punuar prej meje dhe nuk është

prezantuar asnjëherë për vlerësim para ndonjë institucioni tjetër arsimor, sikundër dhe nuk

është botuar deri më tash qoftë si tërësi apo në pjesë.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

iii

Përmbajtja

F a l ë n d e r i m ...................................................................................................................................... i

Deklaratë e autorit ................................................................................................................................... ii

Përmbajtja .............................................................................................................................................. iii

A b s t r a k t ........................................................................................................................................... iv

Qëllimi i punimit .................................................................................................................................... vi

Metodologjia e studimit ........................................................................................................................ vii

Pyetje dhe Hipoteza ............................................................................................................................... ix

H Y R J E ................................................................................................................................................... 3

KAPITULLI I: FAKTET POLITIKE DHE HISTORIKE MBI KOSOVËN .............................................................. 8

KAPITULLI II: DEMOKRACIA DHE GRUPET E INTERESIT ......................................................................... 20

KAPITULLI III: ZHVILLIMI EKONOMIK I KOSOVËS .................................................................................. 38

KAPITULLI IV: PËRGJEGJËSITË DHE NOCIONI I SHTETIT LIGJOR ............................................................ 55

KAPITULLI V: KULTURA, EDUKIMI DHE ARSIMI, SHKENCA DHE TË DREJTAT E NJERIUT ...................... 61

KAPITULLI VI: RËNDËSIA E RESURSEVE NJERËZORE SI PARAKUSHT PËR INTEGRIMIN EVROPIAN ...... 73

KAPITULLI VII: ASPEKTI POLITIK DHE HISTORIK I BE–së dhe SFIDAT QË E PRESIN KOSOVËN .............. 92

KAPITULLI VIII: INTEGRIMI I KOSOVËS NË BASHKIMIN EVROPIAN .................................................... 118

Prezentimi i gjetjeve të studimit -Analiza e të dhënave nga pyetësori ................................................ 142

Përfundime ......................................................................................................................................... 159

Rekomandime ..................................................................................................................................... 166

Bibliografia .......................................................................................................................................... 168

ANEKSI ................................................................................................................................................. 172

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

iv

Integrimi në BE - Sfidë e Kosovës

A b s t r a k t

Kosova dhe integrimi i saj ne BE, ka para vetes nje rrugë të vështirë, por edhe kësaj

radhe do i’a dal mbanë, kur krahasojmë rrugët e rënda që kaloj. Edhe këtë here do e vërtetoj

të drejtën e saj dhe të jetoj i barabartë me te gjithë popujt e Ballkanit e me gjerë.

Periudha e pas luftës Kosovën e karakterizon me reformat që i bëhen arsim,

shëndetësi , tregti, administratës shtetërore, ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit, etj. Theks

i veçantë i’u kushtua arsimit në të gjitha nivelet: nga arsimi dhe edukimi parashkollor e deri

në universitet, të cilat kishin për synim përshtatjen e arsimit në Kosovë standardeve

bashkëkohore evropiane e botërore. Gjatë kësaj periudhe fillon të zhvillohet arsimi nëpër

institucione publike dhe sistemi privat i arsimit.

Në këtë punim vend te veçantë zë edhe tregtia ndërkombëtare, e cila realizohet

kryesisht në monedhat e ekonomive të mëdha që janë pranuar gjerësisht si mjete

ndërkombëtare pagesash, ose në metale të çmuara, ndaj edhe Kosova do ti kushtoj rendësi

zhvillimit ekonomik të vendit. Ndër problemet e tjera që i shqetësojnë vendet në zhvillim

janë tregjet e paqëndrueshme të eksportit, kushtet e përkeqësuara tregtare dhe qasja e kufizuar

në tregjet e vendeve të industrializuara. Përderisa ekonomitë tjera të tranzicionit liberalizimin

tregtar e kanë realizuar në kuadër të reformave ekonomike të përgjithshme, në Kosovë kjo

është bërë jashtë kontekstit të një strategjie konsistente të tranzicionit dhe rindërtimit

ekonomik, nën presionin e nevojave emergjente të rindërtimit dhe kolapsit të sektorit

prodhues në gjendjen e menjëhershme të pasluftës.

Në përgjithësi punimi është trajtuar në shumë fusha (funksionimi i partive politike dhe

lindja e tyre, Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, rëndësia e resurseve njerëzore për Integrim në

BE, etj.) të cilat Kosova duhet ti ketë parasysh për t’u integruar ne strukturat e Bashkimit

Evropian.

Fjalët kyçe/çelës : Integrimi ne BE, Tregtia Ndërkombëtare, MTL, arsim, shkencë, kulturë, partitë politike

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

v

Integration into the EU - Kosovo challenge

A b s t r a c t

The integration of Kosovo in European Union (EU), has many difficulties ahead and

a path full of challenges. Although, when looking the past, Kosovo has passed harder times.

This gives the hope for a better future for Kosovo residents to pass the “last” test and have the

same rights as other Balkans citizens and beyond that. The post-war period is characterized

with reforms in many disciplines like education, health, trade, public administration,

executive, legislature and judiciary. Among these, education in all levels was priority by

adopting European and world best standards. This was the initial phase to enhance and

develop the new education system in both sectors: public and private.

This paper introduce the international trade, conducted mainly in the currencies of

large economies, that are widely accepted as International means of payment or using

precious metals. Therefore, Kosovo is committed to develop the country. Whereas,

developing countries have other issues like unstable export markets, deteriorating trade

conditions as well as limited access to other developing markets.

Trade liberalization in Kosovo is done outside the context of a consistent strategy in

transition and economic reconstruction, under the pressure of the emergency reconstruction

needs and the collapse of the manufacturing sector in the immediate post-war situation. In

contrast, other transition economies, the trade liberalization is realized within the overall

economic reforms. In general this paper includes the functioning of political subjects and

their birth, freedoms and human rights, the importance of human resources for EU

integration. All these areas should be taken into consideration if Kosovo wants to join inEU.

Keywords: EU Integration, International Trade, education, science, culture, political subjects

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

vi

Qëllimi i punimit

Qëllimi i këtij disertacioni është prezantimi i parametrave kryesore, për të shtegtuar

drejt proceseve të Integrimeve Evropiane. Në këtë punim disertacioni do të përshkruhen

arsyet se si një institucion krijon, jep dhe merr vlerat, për të mbështetur stafin në ngritjen e

kapaciteteve, sistemin e karrierës dhe të zhvillimit, ndërtimin e një administrate të mirëfilltë e

me kapacitete të mjaftueshme, si segment kryesor i strategjive shtetërore.

Në cilësinë e protagonistit hulumtues, kam piketuar disa qëllime për të gjithë aktorët,

të cilët kanë influencë në pozitat e tyre udhëheqëse, e në veçanti ndikimin e drejtuesve brenda

administratës shtetërore, ku për qëllim kanë përmirësimin e shërbimeve. Të gjithë këta

drejtues (drejtorët, shefat, zyrtarët e zyrave të ndryshme për Integrime) duhet të krijojnë

kornizën strategjike, në të cilën do të ishin përcaktuar qartë të gjitha kriteret që kërkohen nga

BE, në mënyrë që Kosova të ecë sa më shpejt, që të jetë anëtare e këtyre mekanizmave, edhe

pse nganjëherë disa çështje janë më tepër të karakterit politik.

Sugjerohet që në të ardhmen të organizohen workshope, konferenca, tryeza dhe

sesione të ndryshme që kanë për qëllim plotësimin e të gjitha kritereve të kërkuara nga BE

dhe se ky kontribut hulumtues shkencor do të ishte favorizues për të gjithë ata që merren me

këtë fushë, për t’u dhënë një output personal, duke u bazuar në hulumtimin, kërkimin dhe

përfundimin e studimit tim, të mund të reflektoj në aftësimin e vazhdueshëm të kuadrove në

Kosovë, zbatimin e ligjshmërisë, instrumenteve, kritereve, në përputhshmëri me standardet

rajonale dhe në perspektivën evropiane.

E veçanta e këtij hulumtimi është se jep kahe dhe mundësi për procesin e integrimit

në BE, duke shtruar nevojën e shfrytëzimit të stafit profesional dhe mbështetjen për

modernizimin e administratës publike. Ky prioritet, patjetër se do të nxisë ide të reja kreative,

për atë se si mund të ndryshohet në mënyrë radikale qasja ndaj sektorit publik dhe për atë se

cilat struktura institucionale të qeverisë do të ishin adekuate për t’u ballafaquar me sfidat e së

ardhmes.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

vii

Metodologjia e studimit

Metodologjia e studimit do të jetë pjesa kryesore e disertacionit, ku do të shpjegohet

në mënyrë të detajuar mbi Integrimin e Kosovës në BE dhe sfidat të cilat e presin. Ky punim

studiues dhe shkencor: “Integrimi në BE – sfidë e Kosovës”, determinon projektin tim të

doktoraturës, që është pjesë profesionale e ngritjes dhe e avancimit personal arsimor-

shkencor, i cili karakterizohet me elemente, teza dhe nën-teza që përfshijnë disa pjesë të

punimit, sikundër edhe kapitujt si tërësi themelore.

Tema e hartuar, në përgjithësi përfshinë tetë kapituj. Brenda këtyre kapitujve, do të

përpiqem të trajtoj dhe faktoj opsionin e përgjithshëm se integrimi i Kosovës në BE është një

aspiratë e përgjithshme (një plebishit i qytetarëve të Kosovës dhe të vetë shtetit), mirëpo kjo

aspiratë nuk është edhe aq e lehtë që të realizohet, madje mbartë me vete shumë sfida, të cilat

duhet të përballohen dhe të shtyhen përpara, për të pasur sukses në sigurimin e ardhmërisë së

qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës.

Për ta kompletuar dhe faktuar këtë punim, në vijim do t’ia bashkëngjis “Abstraktin”

lidhur me një histori të shkurtër të Kosovës, po ashtu dhe “Abstraktin” lidhur me një histori të

shkurtër të Bashkimit Evropian. Në fazat e tjera të punimit, në kapitujt me radhë, do t’i

hulumtoj dhe studioj materialet e ndryshme, të dhënat, faktet etj., të cilat në mënyrë të

drejtpërdrejtë apo të tërthortë lidhen me proceset e zhvillimit politik dhe demokratik të

Kosovës, si dhe me proceset ekonomike, arsimore, edukuese, shtetërore etj., sikundër edhe

me BE-në.

Çdo punë hulumtuese, studimore e shkencore u nënshtrohet kritereve kornizë, si dhe

metodave dhe formave hulumtuese e shkencore, sipas të cilave realizohet puna studiuese në

përgjithësi. Kjo temë, ndaj dhe është një punim që kërkon një hulumtim dhe studim serioz e

konsekuent.

Në fokus të temës, kemi një hulumtim dhe trajtim shumëdimensional të çështjeve dhe,

padyshim, thelbi i tërësisë së punimit lidhet me një proces të gjerë, si për nga interesi

hulumtues, po ashtu edhe për nga nevoja e studimit shkencor mbi këtë proces dhe sfidat e

Kosovës për t’u integruar në BE.

Metodologjia e punës që është përdorë në këtë punim, përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e

parë, i referohet burimeve prej nga janë mbledhur të dhënat. Ndërsa, pjesa e dytë, i referohet

metodave që janë përdorur për strukturimin logjik të të dhënave të mbledhura paraprakisht.

Të dhënat janë mbledhur nga këto burime.

1. Literatura. Literatura e punimit përbëhet nga dy pjesë. E para, pjesa kryesore, siç

janë: librat që drejtpërdrejt merren me studimin e ideve të konceptit teorik dhe praktik të

integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe, në anën tjetër, të themelimit dhe zhvillimit

të Bashkimit Evropian. E dyta, leximi i literaturës dytësore, ku përfshihen libra që tërthorazi

kanë të bëjnë me materien që kemi marrë për studim.

2. Shfrytëzimi i medieve, internetit. Një pjesë e të dhënave janë marrë nga interneti.

Të dhënat nga interneti ndahen në dy pjesë. E para, janë artikujt e ndryshëm, shkrimet

gazetareske, polemikat etj. E dyta, janë artikujt, analizat dhe librat që drejtpërdrejt i ofrojnë

universitetet e ndryshme në internet. Të dhënat që janë marrë nga interneti janë shoqëruar me

fusnota, në harmoni me teknikat e reja të shkrimit akademik për citimet e marra nga interneti.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

viii

3. Shfrytëzimi i literaturës publicistike, të asaj nga fusha e historisë dhe shkencave

politike etj.

4. Të menduarit kritik, është përdorur disa herë në këtë material. Kjo metodë ka

shërbyer për t’ia nënshtruar mendimit kritik, mendimet dhe analizat e ndryshme nga

mendimtarët.

Një rëndësi e veçantë, në punim i është kushtuar metodologjisë së shkrimit akademik.

Stileve të shkrimit dhe rregullimit të fusnotave. Në aspektin e shkrimit akademik janë

përdorur dy stile të ndryshme të shkrimit. 1. Shkrimi përshkrues. Ky stil i shkrimit është

përdorur në pjesën e përshkrimit të ideve të realizmit, idealizmit dhe feminizmit për shkaqet e

luftërave. 2. Stili kritik. Stili i shkrimit kritik është i lidhur ngushtë me metodën e të

menduarit kritik. Ky stil i shkrimit përdoret me qëllim të studimit të teorive në

këndvështrimin e fakteve nga realiteti empirik.

Për aspekte të tjera të shkrimit akademik vlen të theksohet se: Fusnotat janë në fund të

faqeve. Me anë të kësaj metode, lexuesi ka mundësi që pa u shkëputur shumë nga punimi të

shoh se nga rrjedh ai mendim, si dhe të verifikojë nëse citimi është origjinal. Fusnotat janë

me aparaturën e nevojshme metodologjike, si: emrin dhe mbiemrin e autorit, titullin origjinal

të librit, përkthyesin (nëse libri është i përkthyer), shtëpinë e botimit, vendin e botimit, vitin e

botimit dhe numrin e faqes nga ku është marrë citimi. Me anë të ofrimit të këtyre të dhënave,

lexuesi ka mundësi shumë lehtë të orientohet prej nga është bërë citimi. Këtu bëjnë

përjashtim fusnotat nga interneti, të cilat janë shoqëruar me adresën elektronike, titullin e

artikullit dhe emrin dhe mbiemrin e autorit të artikullit përkatës.

Shpresoj shumë se përmes këtij punimi do të arrij të nxjerr rezultatin e dëshiruar,

bazuar mbi përvojën teorike-shkencore, e po ashtu edhe mbi hulumtimin, krahasimin,

zbërthimin, analizimin etj., të materialit dhe të literaturës, duke u përpjekur padyshim, edhe

në nxjerrjen e konstatimeve dhe rekomandimeve të karakterit sa më origjinal. Gjatë punimit

do t’i përdorë metodat historike, analitike, krahasuese etj., si dhe metodat e tjera të cilat i

kërkon natyra e punimit dhe mënyra e hulumtimit dhe studimit të temës.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

ix

Hipotezat e punimit “ Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës” do të bazohen në gjendjen

aktuale dhe asaj se si do duhej që Kosova t’i plotësojë kriteret për anëtarësim në BE.

Pyetje dhe Hipoteza

H1: Në Bashkimin Evropian është krijuar hapësira, ku shteti i së drejtës ka arritur

zhvillimin e tij të plotë, ndarja e pushteteve dhe pavarësia e gjyqësorit janë fakt dhe ligji është

i barabartë për të gjithë. Integrimet e tjera në Ballkan vërtetojnë këtë fakt, ndërsa Kosova ka

para vetes një rrugë jo aq të lehtë për integrimin e saj në BE.

H2: Përmes krijimit të politikave të mirëfillta sociale, të mund t’i fuqizonte

kategoritë me nevoja sociale, duke e bërë fuqi prodhuese dhe ndërtuese të infrastrukturës

shtetërore, për t’iu përshtatur e plotësuar standardet Evropiane për integrim në BE dhe

strukturat euro-atlantike, në mënyrë që të sjellë/rezultojë efekte në Kosovë

-Pjesëmarrje në negociata tregtare dhe në hartimin e ligjeve për tregti ndërkombëtare,

dhënie e ndihmës dhe këshillimit të klientëve për çështje të importit dhe eksportit, në

përputhje me ligjet e BE-së dhe praktikat ndërkombëtare.

-Përmbushja e kritereve të përcaktuara nga BE-ja.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

3

H Y R J E

Hulumtimi dhe studimi i thelluar i zhvillimit të Kosovës, kërkon një fillim apo një

nisje nga dimensioni politik dhe historik, e deri te dimensioni ekonomik, kulturor-arsimor,

institucional etj., dhe po kështu përfshinë edhe një tërësi ngjarjesh dhe procesesh, të cilat nga

këndvështrimi hulumtues dhe studiues sigurisht që janë tejet të rëndësishme dhe interesante,

qoftë pastaj edhe nga fokusi shumëdimensional krijues, edukues, shkencor etj.

Në perspektivën e saj, Kosova ndodhet në një fazë të rëndësishme të zhvillimit dhe të

prosperitetit, si një vend dhe si një shoqëri pas-lufte. Këndvështrimi ynë për këtë gjendje që

ende përmban fazën e tranzicionit, ka si kontekst të fuqishëm idenë dhe konstatimin se

përkundër një historie dhe një zhvillimi të gjatë shekullor jashtëzakonisht të vështirë dhe

tragjik, përkundër një historie pa mirëqenie të konsoliduar, pa liri dhe sovranitet shtetëror,

mbi të gjitha, Kosova si entitet politiko–gjeografik dhe shoqëror mund të themi se është në

procesin e tejkalimit të periudhës së tranzicionit të vështirë dhe sfidues (pas vitit 1999). Pra,

ajo ka arritur që ta rimëkëmbë në masë të fuqishme veten dhe, pastaj, edhe ta shpallë

pavarësinë.

Zhvillimi i Kosovës nuk ka qenë aspak i lehtë dhe komod. Periudha e pas vitit 1999,

përfshinë etapat e rimëkëmbjes dhe ndërtimit, periudhat e demokratizimit, të arsimimit

modern, të institucionalizimit shtetëror etj. Deri me shpalljen e pavarësisë (17.02.2008),

Kosova ishte nën administrimin ndërkombëtar të OKB-së sipas Rezolutës 1244 dhe kjo

periudhë konsiderohet si “ e administrimit ndërkombëtar”, kurse pas shpalljes së pavarësisë,

përkundër pranisë së zvogëluar ndërkombëtare, mund të konstatojmë qartë se shteti i Kosovës

fillon të jetësohet “de facto dhe “de jure”!

Shoqëria kosovare, në përgjithësi, pas shpalljes së pavarësisë më 2008, hynë në një

fazë të re të ndërtimit dhe konsolidimit, në një fazë dukshëm më të konsoliduar dhe më

stabile, më shpresëdhënëse. Prandaj, vendi pas shpalljes së pavarësisë, kishte nevojë të madhe

që të forcohej politikisht dhe ekonomikisht, kishte nevojë t’i vazhdojë dhe t’i forcojë reformat

e ndryshme, ta prosperojë demokracinë, ta pavarësojë administrimin, institucionalizimin dhe

ndërtimin e shtetit ligjor, ta rrisë shkallën e sigurisë etj. Vendi pas shpalljes së pavarësisë,

kishte nevojë të madhe që të përgatitej dhe të aplikonte në mekanizmat ndërkombëtarë për të

qenë pjesë e barabartë e këtyre mekanizmave dhe sidomos të përgatitej në procesin e gjatë

dhe të vështirë të aderimit në Bashkimin Evropian.

Republika e Kosovës, duke qenë sot një shtet më vete dhe i pavarur, ka para vetes

mundësitë që t’i zhvillojë dhe forcojë aspiratat e veta shtetformuese dhe t’i konsolidojë me

përkushtim kriteret e demokracisë moderne ashtu si edhe shtetet e tjera, qofshin ato rajonale e

më gjerë. Me këtë rast, kam zgjedhur për t’i hulumtuar dhe studiuar çështjet e procesit të

zhvillimit politiko – juridik, ekonomik, shoqëror dhe çështjet e tjera bazike, pa të cilat, një

shtet i ri si Kosova dhe në gjirin e një kontinenti ku demokracia dhe materniteti janë bërthama

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

4

e zhvillimit të kombit dhe shtetit, nuk mund të konsiderohet si shtet normal. Me theks të

veçantë, në kontekst të temës, kam zgjedhur për t’i hulumtuar dhe studiuar edhe çështjet e

procesit dhe të zhvillimit që lidhen me përgatitjet e bashkëpunimit dhe integrimit të Kosovës

për të aderuar dhe për të qenë në një të ardhme të afërt, edhe pjesë e Bashkimin Evropian

(BE).

Kjo temë e zgjedhur nga unë, mendoj që është edhe synim imi që me kujdes

hulumtues dhe shkencor t’i njoh dhe t’i identifikoj disa nga sfidat kryesore që janë dhe mund

të jenë qoftë si sfida kushtëzimi kosovar, dhe qoftë edhe si detyrime ndërkombëtare të

Kosovës në rrugën që e çon atë në gjirin e familjes së madhe evropiane të kombeve dhe

shteteve: në BE.

Në raport me vullnetin shoqëror dhe qytetar, Kosova synon që ashtu si edhe vendet e

tjera në Evropën Lindore dhe në Ballkan, të integrohet në Bashkimin Evropian. Aspirata e

Kosovës, nuk dallon nga shoqëritë dhe vendet e tjera. Pjesa më e madhe e shteteve evropiane,

tashmë janë bërë pjesë e BE-së.

Janë disa shtete në Evropën Juglindore, që janë emërtuar si “vende të Ballkanit

Perëndimor”, ku hyn edhe Kosova, të cilat janë të fundit në Evropë në këto integrime, por që

po i bëjnë me të vërtetë përpjekjet e mëdha dhe të thella për t’u anëtarësuar sa më shpjet që

është e mundur në BE.

Mirëpo, rruga e këtyre vendeve, përshi edhe Kosovën, nuk është e shtruar me lule

dafine. Kandidimi apo aderimi në BE, në fakt arritja e “statusit” të vendit kandidat për në

BE, përbën, sigurisht, sfidën më të madhe të Kosovës pas çlirimit të saj më 1999. Dhe kjo

sfidë, është imperativ i gjithanshëm, si vetë tërësia e zhvillimit shoqëror dhe shtetëror.

Sigurisht, në kapitujt vijues, do të flasim gjerësisht dhe thellësisht për këto sfida,

mirëpo duhet të theksojmë qysh në fillim se, qytetarët e Kosovës dhe shteti i Kosovës duhet

t’i plotësojnë shumë kushte, t’i zbatojnë shumë detyra, dhe t’i zhvillojnë shumë procese për të

arritur deri te “Portat e Brukselit”.

Nuk dyshohet që në rrugën plotë sfida të integrimit të Kosovës drejt BE-së, hapat e

parë të kësaj rruge që derivojnë nga kërkesat imperative të vendit dhe të qytetarëve drejt BE-

së, tashmë janë bërë. Kosova po përpiqet që me çdo kusht t’i kryejë detyrat e veta në këtë

drejtim, sepse nuk ndjehet vetëm gjeografikisht si pjesë e kontinentit të vjetër. Kështu, të

gjithë hapat e deritashëm të bërë, vijnë edhe si rezultat, por edhe si fakt se Kosova jo vetëm

gjeografikisht i përket Evropës, porse ajo është e një tërësie evropiane edhe nga pikëpamja

etno-kulturore, historike, politike etj.

Mendojmë që nuk ka asnjë kuptim që Kosova të mos synojë që edhe zyrtarisht një

ditë e më parë të anëtarësohet në BE. Por, cili është imazhi dhe objektivi i saj kryesor për në

BE? Si një nga institucionet kryesore politike dhe ekonomike të kontinentit evropian,

Bashkimi Evropian (BE), i përfaqëson idealet e një Evrope të zhvilluar, paqësore dhe të

bashkuar. Shoqëritë dhe kombet evropiane, pavarësisht ndasive të dikurshme të thella

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

5

historike dhe politike dhe pavarësisht larmisë kulturore-etnike janë bashkuar dhe sot janë

model i bashkëjetesës dhe prosperitetit.

Bashkimi Evropian nuk është më vetëm një ëndërr e dikurshme e shekujve, por është

një “shtëpi reale” brenda së cilës miliona e miliona qytetarë evropianë pa dallime etnike,

fetare, kulturore etj., kanë pranuar të jetojnë të bashkuar dhe në harmoni politike dhe

demokratike me njeri-tjetrin, duke i konsoliduar jo vetëm idetë dhe vizionet, por edhe

interesat personale dhe kolektive shoqërore e shtetërore.

Bashkimi Evropian është një organizatë që posedon vizione të fuqishme dhe politika e

mekanizma për t’i zhvilluar e përparuar vizionet e veta. Ekspansioni i mirëqenies ekonomike

dhe i sigurisë kolektive-qytetare, e ka shndërruar Bashkimin Evropian në një hapësirë të

sigurt të paqes, si dhe të realizimit të nevojave individuale, familjare, grupore, partiake,

administrative, ekonomike, industriale etj.

Bashkimi Evropian, është shndërruar sot në një institucion super-nacional jo vetëm

joshës për të tjerët, por edhe mjaft i nevojshëm: jetik. Mbi të gjitha, është një organizatë

vigane, ku shoqëritë dhe kombet e ndryshme evropiane, qytetarët pa dallim, kanë interes jetik

për vetën e tyre që të jenë brenda kupolës së këtij institucioni. Në këtë kontekst, interes të

këtillë kanë edhe shqiptarët në përgjithësi, dhe Kosova si entitet shtetëror në veçanti, duke i

pasur për bazë edhe shumë rrethana të djeshme dhe të sotshme, si dhe faktin se bëhet fjalë për

një shtet të ri dhe që si shtet, ende e rrethojnë problemet e pazgjidhura, siç janë problemet me

Serbinë. Jo rastësisht, qytetarët e Kosovës pothuajse të gjithë, përjashtuar minoritarët serbë, e

duan BE-në apo integrimin në BE, pothuajse në mënyrë plebishitare. Në anën tjetër, edhe BE

që moti, pothuajse menjëherë pas luftës në Kosovë, ka tërhequr vëmendjen dhe ua ka hapur

rrugën e integrimit vendeve të ndryshme në Evropën Juglindore, përfshirë edhe vendeve

ballkanike perëndimore.1

Nisur nga ky fakt, trajtimi studimor–shkencor i kësaj teme, është me interes të gjerë

në fushën politiko-ekonomike dhe më gjerë, dhe se trajtimi si ky, është në fokus të realitetit të

brendshëm dhe të jashtëm kosovar që zhvillohet gjithandej: mbi bazën e kornizave pozitive

dhe imperative të shoqërisë dhe të qytetarëve të një shteti të ri, pa përjashtim.

Roli i BE-së vazhdon të jetësohet dhe të konsiderohet me interes për miliona e

miliona evropianë, të rinj e të vjetër. Kjo organizatë super-nacionale, dominohet me një

demokraci goxha autentike, moderne, dominohet me një treg të madh prodhimi e qarkullimi

të njerëzve, të mallrave dhe të kulturave, si dhe me një hapësirë jetike gjeopolitike dhe

gjeostrategjike, të volitshme për zhvillim dhe perspektivë të gjithanshme. Organizata e

këtillë, siç është pra Bashkimi Evropian, është (jo vetëm në kuptimin simbolik) “kupola” e

kontinentit më të vjetër që njohim. Kjo organizatë, në çdo kuptim, është e adhuruar dhe

përbën interes jo vetëm nga pikëpamja politike, ekonomike etj., por edhe nga pikëpamja e

sigurisë, e mirëqenies sociale, e sundimit të ligjit etj.

1 Kosova dhe kapacitetet e saja për integrim në BE. Përgatiti: Bekim Çollaku. Botoi: KIPRED

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

6

Bashkimi Evropian si organizatë ndërkombëtare, ka arritur t’i shuajë armiqësitë e

mëdha historike të komuniteteve dhe shteteve evropiane, sidomos pas rrënimit dhe kaosit të

paparë moral, njerëzor, politik, ekonomik etj., që solli për Evropën dhe vendet evropiane

Lufta e Dytë Botërore. Gjithashtu, Bashkimi Evropian ka arritur që t’i zhvillojë dhe t’i

avancojë polet e ndara politike dhe ekonomike evropiane, t’i unifikojë ato, duke i nxjerrë në

sipërfaqe dhe duke i gjeneruar dhe rigjeneruar prioritetet si, interesat politike dhe ekonomike

të shteteve milionëshe evropiane.

Politika dhe diplomacia evropiane e pasluftës së Dytë Botërore e udhëhequr nga

Parisi, Brukseli, Roma etj., u tregua jashtëzakonisht efikase dhe cilësore në projektin për

themelimin dhe funksionalizimin e Bashkimit Evropian. Personaliteti i francezit Robert

Shuman, për shembull, shkëlqeu nga rezonimi i thellë e vizionar politik dhe diplomatik.

“Diplomacia është profesioni i vlerave të mëdha”, thotë Gjon Boriçi, i cili konstaton se një

diplomat e ka më tepër se sa të nevojshme t’i përkushtohet vendosjes së paqes në zonat e

trazuara.2

Bashkimi Evropian e ndërtoi, veç sferës ekonomike multi-evropiane, edhe një politikë

dhe një diplomaci të përkushtuar në interes të mirëqenies dhe të paqes evropiane e më gjerë,

duke i dhënë prioritet ngritjes së efikasitetit dhe cilësisë së politikës së jashtme, përmes së

cilës BE është bërë sot një nga organizatat më prestigjioze ndërkombëtare. 3

Mjetet e këtilla, politika dhe diplomacia u shndërruan në mjete “të zhvillimit dhe

bashkimit” nga Evropa. Brukseli, qendra e BE-së, i dha asaj kuptimin dhe imazhin e një

organizate të qëndrueshme dhe stabile.

Bashkimi Evropian si i këtillë, është bërë i dashur dhe i adhuruar edhe për shqiptarët,

përfshi edhe Kosovën dhe qytetarët e saj.

Sot, Bashkimi Evropian ka një influencë të madhe në çdo drejtim tek shoqëritë dhe

kombet evropiane dhe është një busulle e madhe politike, një mekanizëm ku pikë-takohen

dhe zhvillohen interesat heterogjene, por unike të shoqërive dhe popujve evropianë. Kjo

“influencë”, shtrihet edhe në Kosovë. Duke analizuar nevojën e pashmangshme të integrimit

të Kosovës në Bashkimin Evropian, Prof. Dr. Armand Krasniqi dhe Mr. Sc. Visare Ndreca,

në një studim të përbashkët konstatojnë se: “Bazuar në shumë objektiva kryesore dhe në të

arriturat që ka bërë Kosova në këtë drejtim, është duke u punuar mjaft shumë nga

institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare. Mekanizma të ndryshëm nga personat zyrtarë

që janë duke u marrë me këtë çështje, premtojnë se në një të ardhme të afërt, edhe Kosova do

të jetë anëtare e BE-së. Edhe pse kemi bërë mjaft hapa të rëndësishëm në këtë aspekt, thënë të

drejtën, ende duhet shumë punë për t’u bërë e shumë çështje të rëndësishme duhet zgjidhur,

në mënyrë që Kosova të arrijë të hyjë sa më shpejt në BE, sikurse të gjitha vendet e tjera të

Evropës”.

2 Gjon Boriçi: Marrëdhëniet ndërkombëtare në vorbullën e diplomacisë, fq. 46. Botoi ADSH, Tiranë 2006 3 Ç’kuptojmë me emrin apo termin “Diplomat”? Emri diplomat (gr. Diploma),

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

7

Çështja e përgatitjes dhe hyrjes në BE, sot, padyshim që është prioritet i veçantë

institucional dhe qeverisës në Prishtinë. Prandaj, mund të konstatojmë se lidershipi politik

dhe qeverisës në Kosovë ka qenë në vazhdimësi i përkushtuar që vendi të përafrohet sa më

shumë me politikat e BE-së, si dhe t’u përshtatet standardeve zhvilluese të BE-së, për një të

ardhme të sigurt të ndërtimit të rrugës së Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë institucion,

padyshim, tejet me interes. Nisur nga ky vizion praktik, por edhe nga trysnia e faktorëve të

ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë, Qeveria e Kryeministrit Hashim Thaçi themelon në

prill të vitit 2010, Ministrinë për Integrime Evropiane. Me këtë akt, padyshim u shënua hapi

më i rëndësishëm dhe më dëshmues i Kosovës në rrugën e pakthyeshëm të saj drejt

integrimit evropian.

Duke marrë parasysh dhe duke konstatuar se e ardhmja e shqiptarëve dhe e Kosovës

është në Bashkim Evropian, vetë procesi i hyrjes në BE ndihmon direkt në përmirësimin e

standardeve të jetesës për të gjithë qytetarët dhe, në anën tjetër, promovon zhvillimin dhe

integrimin politik dhe ekonomik të Kosovës, si pjesë integrale e kontinentit evropian. Kosova

ka ecur që prej çlirimit të saj në këtë rrugë dhe i ka shtyrë përpara proceset dhe standardet, të

cilat janë pjesë e programit politik dhe shtetëror të çdo vendi që kërkon të aderohet në BE.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

8

KAPITULLI I

FAKTET POLITIKE DHE HISTORIKE MBI KOSOVËN

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

9

1.1. Abstrakt historik - Disa të dhëna gjeo-historike për Kosovën

Territori i Kosovës përfshinë hapësirën e lashtë ilire–shqiptare, me emrin e njohur

„Dardania“. Kosova ka një territor prej 10.908 kilometra katrorë. Në vitin 1981 kishte

1.584.440 banorë ( versioni zyrtar i statistikës së regjistrimit të asaj kohe). Regjistrim i

detajuar i popullsisë në Kosovë nuk është bërë, meqë nga ky vit Kosova është e njohur jo

vetëm në planin e brendshëm nacional, por edhe në atë ndërkombëtar. Më shumë për shkak të

konfliktit me serbët – konflikt ky që mori dimensione të gjëra ndërkombëtare (Intervenimi i

NATO–s më 24 mars – 12 qershor 1999). Pa hyrë në të kaluarën historike të largët të

Kosovës, më poshtë japim disa nga ngjarjet dhe proceset nëpër të cilat kaloi Kosova gjatë

shekullit të kaluar. Kosova në shekullin e kaluar ka pasur një histori të dhimbshme, ashtu si

në të gjitha territoret etnike shqiptare, dhe kjo histori nuk është shkruar deri në fund, sikundër

e gjithë historia e kombit tonë. Ka një „alfabet“ historik, politik dhe juridik që është

përshkuar aq dendur me logjikën teorike dhe praktike të „alfabetit“ të krimit e pushtimit, deri

në tragjedi.

1.2. Pasqyrë e dhunës dhe terrorit mbi shqiptarët dhe Kosovën: 1912 – 1940

Prej vitit 1912 dhe deri te pushtimi i hapur i Kosovës nga serbët, si dhe të territoreve

të tjera etnike nga ish-Mbretëria jugosllave (SKS/1918), historia e Kosovës ndërthuret në

Londër – 1913 / 1915, në Versajë – 1919 etj. Nga Lufta e Parë Ballkanike, shteti si Mali i Zi

doli me një territor të fituar prej 62 % dhe 100 % popullsi. Serbia fitoi një zgjerim në territor

me 82 % dhe në 55% popullsi. Greqia: 68% territor dhe 67 % popullsi. Sipas statistikave

turke, vetëm Vilajeti i Kosovës kishte një popullsi shqiptare prej 743.040 banorë, nga gjithsej

912.902 banorë, sa kishte i gjithë vilajeti. Me okupimin serbë të vjeshtës së vitit 1912, ish-

vilajeti i Kosovës u nda në 5 qendra administrative: qarku i Kumanovës, i Shkupit, i Jeni–

Pazarit, i Prishtinës dhe i Prizrenit.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

10

Fig. 1: Harta e sotme fizike e Kosovës

Nacionalizimi dhe spastrimi, pushtimi i territoreve shqiptare ka një histori shumë të

dhimbshme deri në vitin 1939, ku veç të tjerash përfshihet politika e dhunshme gjenocidale e

asimilimit, por edhe e konvertimit të shqiptarëve në ortodoks ose në serbo–malazias. Pas vitit

1939, vazhdon epoka po kaq e errët e sundimit dhe e dhunës nacionale–komuniste serbo-

sllave kundër shqiptarëve, në të gjitha viset ku ata kanë jetuar në territorin e ish- Jugosllavisë.

Po i sjellim disa fakte dhe të dhëna të Institutit të Historisë së Kosovës: më 22 tetor të vitit

1912, në Prishtinë (në vendin ku sot gjendet Teatri Kombëtar), xhandarmëria serbe pushkatoi

rreth 5000 shqiptarë. Në kampin e Nishit ishin dërguan 1350 veta.

Nga viti 1912, deri në mars të vitit 1914, politika e spastrimit detyroi që të

shpërngulen për në Turqi, jo më pak se 239.807 shqiptarë, pa u llogaritur numri i fëmijëve,

deri në 6 vjeç. Ky numër njerëzish, deri në gusht të vitit 1914, u shtua për 41.655 veta, pa

numëruar po ashtu fëmijët deri në 6 vjeç. Në mes të viteve 1919–1940, për në Turqi u

detyruan të shkojnë gjithsej 255. 878 shqiptarë. Kur po flasim për shpërnguljet, në mes të

viteve 1913 – 1939, për në Shqipëri u detyruan të largohen 4.046 familje. Askush nuk e di se

sa familje u vendosën në vendet e Evropës dhe të Amerikës. Në shkurt të vitit 1914, u nxor

Dekreti për Reformën Agrare dhe Kolonizimin e territoreve shqiptare. Kështu, në Dukagjin u

nda tokë e llojllojshme për 5000 familje kolonësh. Në mes të viteve 1918–1939, u shpërbënë

320 fshatra. Në vitet 1918–1921 u vranë 12.364 veta, kurse u burgosën 22.160 veta. Ngritja e

kolonive serbo–malaziase ishte një koncept praktik i sistemit kolonial dhe i nacionalizimit

territorial mes viteve 1912–1914, kur në Kosovë janë sjellë 15.943 familje. Këtyre familjeve

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

11

u ishin ndarë 228.000 hektarë tokë. Në periudhën 1919–1927 u ndërtuan 106 koloni me

serbo-malazias dhe u ngritën 245 vendbanime të reja.

Në këtë punë spastrimi e gjenocidi, Dr. Hakif Bajrami ka konstatuar faktin se që nga

“Naçertania” (1844), në Beograd janë sjellë më shumë se 24 programe, me objektiva dhe

nivele të destinimeve të veçanta. Të gjitha këto programe janë detajuar dhe janë aprovuar

zyrtarisht nga shteti. Në kohën kur Kosova ishte pushtuar pas vitit 1912, në Beograd ishte

themeluar “Klubi kulturor serb”, misioni i të cilit ishte shpopullimi, asimilimi dhe serbizimi i

trojeve shqiptare. Akademiku i ardhshëm fashist–socialist serb Vasa Çubrilloviq, përpiloi

elaboratin etnocidial “Shpërngulja e shqiptarëve”. Serbomadhi tjetër, Ivan Vukotiq, përpiloi

më 1939 projektin “Mbi Pushtimin e Shqipërisë”, për qeverinë e tij. Në vitin 1941, avokati

çetnik nga Sarajeva, Stevan Molloviq hartoi projektin me titull „Serbia homogjene“. Një

tjetër nacionalist famëkeq serb, Dr. Ivo Andriq (fitues i çmimit Nobel për Letërsi), përpiloi

“Projektin për ndarjen e Shqipërisë në mes të Jugosllavisë dhe Italisë”, në vitin 1939.

Planet e këtilla të niveleve shtetërore serbo-jugosllave nuk lanë anash infiltrimet,

bashkëpunimin dhe përkrahjen e Rusisë, Greqisë, Italisë, Turqisë, Francës etj. Një nga këto

bashkëpunime, i sinkronizuar me shumë kujdes dhe në mënyrë të rafinuar, ka qenë ai serbo–

rus. Por, një tjetër bashkëpunim politik–taktik me pasoja të pariparueshme për shqiptarët,

Serbia e ka bërë me Turqinë. Nga viti 1926, qeveria serbo–sllave në Beograd, kishte vënë

kontaktet me qeverinë turke në Stamboll për shpërnguljen e sa më shumë shqiptarëve, në

shkretëtirat e Anadollit. Turqia, ndër të tjera, me shqiptarët që i vendoste kryesisht në

shkretëtirat e Anadollit, ndërtonte “mur strategjik” për kundërvënie koherente elementit

kurdo - arab. Në pranverë të vitit 1938, në Stamboll ishin mbajtur 8 seanca në përpilim të

Konventës. Marrëveshja parashihte fillimisht shpërnguljen e 40.000 familjeve. Konventa

jugosllave–turke është nënshkruar më 11 korrik të vitit 1938.

1.3. Pasqyrë e dhunës dhe terrorit mbi shqiptarët nën Jugosllavinë e dytë

Në prag të Luftës së Dytë Botërore dhe pas mbarimit të kësaj lufte, përkundër trajtimit

fashist të shqiptarëve në kohën e Mbretërisë serbo–sllave në Beograd (1918–1939), koha nuk

rrodhi ashtu siç ishte thënë e besuar. Implikimi i ideologjisë komuniste në Ballkan i bëri

njerëzit të besojnë se e ardhmja do të jetë më e mirë, e përbashkët dhe multietnike. Kjo

ideologji, në parim i vendoste të drejtat dhe liritë e popujve në plan të parë, duke i

proklamuar këto liri si unike për të gjithë, deri në vetëvendosje dhe “deri në shuarjen e

shtetit”. Dhjetëra e qindra popuj, miliona njerëz e kishin besuar “parimin” ideologjik

komunist të lirisë e vetëvendosjes. Ndonëse kishin qenë me shekuj nën sundimin osman dhe

ishin braktisur pothuajse fare nga bota perëndimore, një pjesë e madhe e shqiptarëve, kishin

besuar këtë doktrinë. Por, në praktikë, gjërat kishin shkuar ndryshe. Sikundër në shumë vende

të tjera, komunistët serbo - jugosllavë nuk e kishin zbatuar këtë doktrinë, përkundrazi, e

kishin përdorur si trampolinë për t’i zgjeruar apetitet e tyre pushtuese dhe të zgjerimeve, që

kishin fillin qysh me ardhjen e tyre në Ballkan, në shekullin IX e këndej.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

12

Ja kronologjia e aneksimit dhe e dhunës që komunistët serbo–jugosllavë dhe pushteti

në Beograd, gjatë periudhës 1943–1990, e zbatuan kudo në viset ku jetonin shqiptarët, dhe

veçmas në Kosovë. Komunistët jugosllavë, pas një periudhe të organizimit dhe të forcimit të

tyre ideologjik nga viti 1937, u tubuan në Mbledhjen e Dytë të Këshillit Antifashist të

Çlirimit Kombëtar të Jugosllavisë (KAÇKJ), më 29 nëntor të vitit 1943 në Jajce të Bosnjës.

Në këtë mbledhje, komunistët serbo – jugosllavë u përcaktuan për një Jugosllavi federale. Në

Jajce nuk ishin ftuar komunistët shqiptarë të Kosovës. Nuk ishin ftuar, sepse pjesëmarrësit në

Jajce u dakorduan për të vazhduar politikën e mbajtjes së Kosovës të pushtuar edhe më tutje,

si dhe vazhdimin e spastrimit të saj etnik. Qysh nga koha e Mbretërisë serbe–kroate dhe

sllovene, viset shqiptare shtriheshin në tri “banovina”: ajo e Vardarit, e Moravës dhe e Zetës

(1929). Në këto rrethana, si dhe në rrethana të lutës ndërkombëtare antifashiste, komunistët

jugosllavë që udhëhiqeshin nga J.B. Tito, duke i shkelur parimet e tyre ideologjike dhe

nacionale, si dhe doktrinat e lirisë dhe të vetëvendosjes së popujve, u përcaktuan për

vazhdimin e politikës koloniale dhe të dhunës kundër shqiptarëve. Pak a shumë, e njëjta

politikë e dhunës dhe e ekspansionit, u orientua edhe kundër Shqipërisë. Komunistët serbo –

jugosllavë dhe vetë Tito, ka të dhëna dhe indicie që dëshmojnë se kishin objektiva në

themelimin e një federate ballkanike, në krye të së cilës një ditë, do të viheshin ata vetë.

Duke synuar politika demagogjike dhe ekspansioniste, në Kosovë dhe në viset e tjera

ku jetonin shqiptarët, u vazhdua me dhunën dhe terrorin: nga aty ku e kishte lënë Mbretëria

SKS. Kështu, në Kosovë dhe në viset e tjera ku jetonin shqiptarët u vendos më 8 shkurt të

vitit 1945Administrimi Ushtarak i Pushtetit. Arsyetimi: në emër të luftimit të atyre që kishin

qenë në anën e fashizmit gjerman dhe të luftimit të organizatës Balli Kombëtar, si dhe në

emër të mbledhjes së armëve nga populli, në emër të kolektivizimit socialist etj. Por në fakt,

kjo u bë për ta pacifizuar popullin shqiptar përmes terrorit e dhunës sistematike, në mënyrë

që të shkohej më lehtë drejt aneksimit përfundimtar. Sipas të dhënave ende të pashkruara në

mënyrë detaje, gjatë këtij shtetrrethimi besohet se janë vrarë e likuiduar rreth 47.000

shqiptarë. Vetëm në rajonin e Tetovës ishin arrestuar 10.000 veta, prej të cilëve pa gjyq u

likuiduan 12.000 veta. Gjatë kohës së këtij terrori të egër, komunistët serbo–jugosllavë,

organizuan më 10 korrik të vitit 1945, të ashtuquajturin Kuvendi i Prizrenit. Në këtë kuvend,

selia e të cilit ishte e rrethuar me forca të mëdha partizane – çetnike, pjesëmarrësit u detyruan

të pranonin dhe të nënshkruanin atë çfarë iu tha atyre nga komunistët serbo – jugosllavë dhe

nga kolaboracionistët shqiptarë, të ashtuquajtur komunistë dhe partizanë shqiptarë. “Përmes

gjoja plebishitit të popullit shqiptar, thuhej që ky kuvend kishte vendosur që Kosova t’i

bashkohet Serbisë!“ Por, ky kuvend proklamoi “Rezolutën” e ripushtimit dhe të aneksimit të

Kosovës, si dhe të territoreve të tjera shqiptare. Në fakt, në Prizren u vendos me forcë mbetja

e Kosovës nën Jugosllavi. Në këtë Kuvend s’pati vullnet të popullit. Në të vërtetë, s’kishte as

qëndrim të qartë, parimor dhe burrëror të përfaqësuesve shqiptarë që ishin në atë kuvend.

Njëri nga delegatët, Ramiz Hoxha – Cërnica (përfaqësues i komunës së Gjilanit), nuk e

pranoi këtë dokument dhe e kundërshtoi aty për aty. Ishte edhe një tjetër delegat,

kundërshtues. Asnjë, tjetër! Ramiz Hoxha – Cërnica ishte dënuar me burg shumëvjeçar, pasi

që i kishte shpëtuar pushkatimit, kurse i dyti ishte likuiduar pas kuvendit.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

13

Në vigjilje të masivizimit të ideologjisë pan-komuniste në territoret jugosllave, pasi që

mbretëria SKS kishte kapitulluar përpara forcave fashiste gjermane qysh në vitin 1941,

avokati çetnik nga Sarajeva, Stevan Molloviq hartoi projektin me titull „Serbia homogjene“.

Vasa Çubrilloviq, ideolog i serbizmit dhe çetnikizmit, hartoi një tjetër projekt që kishte për

synim shpërbërjen e pakicave, pothuajse të gjitha ato pakica që do të përfshinte Jugosllavia e

ardhshme, komuniste. Ky elaborat kishte edhe emërtimin mjaft sinjifikativ: „Problemi i

pakicave në Jugosllavinë e re“ (3.09.1944). Natyrisht, esenca e elaboratit synonte

shpërnguljen dhe spastrimin etnik të Kosovës dhe viseve të tjera në të cilat jetonin shqiptarët,

madje me çdo mjet. Përdorimi i të gjitha mjeteve, madje edhe mënyrat e terrorit dhe të

vrasjeve, ishin të theksuara në tekstin e elaboratit. “Rruga komuniste e zhbërjes” dhe, në anën

tjetër, rruga e aneksimit të hapësirave shqiptare, ishte koncept dhe praktikë e qartë e ish

regjimit komunist jugosllav që po ngjitej në pushtet pas Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë fazës së vendosjes së pushtetit ushtarak, më shumë se 4000 shqiptarë ikën jashtë

vendit. Prishjen e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik në vitin 1948, Beogradi e shfrytëzoi

edhe për vazhdimin e dhunës e të terrorit në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare. Në vitet e

50 –ta të shekullit të kaluar, në Beograd u iniciua sërish programi i vitit 1938, i cili kishte si

objektiv shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, por që ishte ndërprerë për shkak të fillimit të

Luftës së Dytë Botërore. „Një drekë speciale e shtruar në Split në mes të diktatorit Tito dhe

ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, z. Fuad Kypriliu, në janar të vitit 1953”, ishte

thjesht fatale për të ardhmen e shqiptarëve në ish-Jugosllavinë komuniste. Tito dhe Kypriliu

biseduan për riaktivizimin e konventës jugosllave-turke të vitit 1938. Në këtë takim, ishte

folur edhe për mënyrën se si të riaktivizohej dhe si të materializohej konventa në fjalë.

Marrëveshja parashikonte në paketë shpërnguljen e 1 milion shqiptarëve, kurse fillimisht do

të shpërnguleshin rreth 250.000 veta. Dreka, biseda, plani ishin zhvilluar në fshehtësi të plotë.

Pas këtij takimi, pasoi marrëveshja ( Pakti Ballkanik ) e miqësisë dhe e bashkëpunimit në mes

të Jugosllavisë – Turqisë – Greqisë, e nënshkruar në Ankara nga këto tri vende, më 28 shkurt.

Ndërkaq, në atë vit (1953), u realizua një lloj regjistrimi i popullsisë në Jugosllavi. Me gjasë,

ky ishte një “regjistrim” me prapavijë.

Në Kosovë dhe viset ku jetonin shqiptarët filloi fushata e tmerrshme e propagandës,

presionit, dhunës dhe asimilimit të hapur. Të gjithë shqiptarët duhej të deklaroheshin si turq.

Administrata u mobilizua kudo që të realizonte këtë objektiv dhe ajo ndihmohej nga njerëzit e

shërbimeve të ndryshme të sigurimeve, nga shërbimet e fshehta, nga agjenturat e ndryshme

jugosllave, turke, greke, si dhe nga bashkëpunëtorët e ndryshëm dhe agjentët (hafijet, siç i

quante populli) në radhët tona. Një ndihmesë të jashtëzakonshme dhanë të ashtuquajturit

prijës të fesë (hoxhallarët) dhe aty–këtu edhe bashkësitë islame. Në këtë konstruksion të

përgatitur mbi baza të një programi shtetëror, u falsifikuan dhjetëra mijëra dokumente të

ndryshme të pronës, dokumente personale të njerëzve, si dhe u sajuan dokumente të reja (

pasaporta), si dhe u lëshuan viza (leje ose “vesika”, siç i quante populli), përmes të cilave

siguroheshin pa problem udhëtimet për në Turqi. Padyshim, askush nuk e di shifrën e parave,

të cilat u destinuan për realizimin e këtij projekti trishtues.

Agjentët dhe bashkëpunëtoret e pushtetit, udhëheqësit fetarë, endeshin ditë e natë

nëpër fshatra e qytete, duke propaganduar dhe duke i nxitur njerëzit: “Vëllezër, ne dhe ju,

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

14

jemi myslimanë denbabaden, që domethënë turq. Ju, keni qenë bijë të Islamit edhe përpara

Muhamedit. Kështu duhet të nisemi e të shkojmë në “tokën e premtuar” të fesë sonë. Sa më

kah lindja, aq më afër Qabesë. Të shkojmë në Anadoll,” ku rrjedh mjalti” e ku është vendi

ynë. Ky është vend i “qafirëve”, që domethënë i të pafeve. Zoti, nuk na duron të jetojmë me të

pafetë, me armiqtë e Islamit...”.

Në rrugën e pa kthim, të shkombëtarizimit e të zhbërjes së ngadalshme të kombit, në

rrugën e asimilimit të fundmë, në rrugën e shpopullimit të madh, me a pa dëshirë, u dyndën

mijëra e mijëra shqiptarë nga të gjitha viset ku ata jetonin, në ish-Jugosllavi. Por kjo ishte

dyndja - golgotë. Galimatisi i pafund i vuajtjes e mjerimit, i dhembjes e dëshpërimit të një

populli të tërë. Kurrë s’do të dihet se çfarë përjetuan, si u vendosën dhe si hynë në “jetën e re

në vendin e ri”, njerëzit tanë të gjakut e të oxhakut. Por çka ishin shqiptarët: shqiptarë apo

turq? Sipas regjistrimit të vitit 1948, në Kosovë kishte të evidentuar vetëm 1.315 banorë, që

besonin se ishin turq. Pesë vjet më vonë, ky numër u rrit në 259.535 veta. Si dhe pse ?

Administrata jugosllave i prezantonte opinionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar (

duke i falsifikuar dokumentet dhe të dhënat e tjera), jo vetëm faktin se “shqiptarët në

përgjithësi ishin turq”, por edhe shifrat e popullsisë shqiptare “si turq”. Kjo bëhej, për ta

legalizuar në planin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, epokën e ardhshme të shpërnguljeve

të dhunshme të shqiptarëve, për në Turqi. Prandaj, ja të dhënat e falsifikimit dhe të

shpërnguljeve. Vetëm në mes të viteve 1952 – 1958, në Turqi u shpërngulen 285. 810 veta.

Në periudhën e viteve 1959 – 1965, për në Turqi u shpërngulen gjithsej 179. 871 veta. Në

peripecitë e pafundme të presionit e të dhunës, të shfrytëzimit ekonomik, të kolonizimit, i

ashtuquajturi „Plenumi i Brioneve”, i mbajtur në vitin 1996, gjoja e përmirësoi politikën e

“gabimeve” ndaj shqiptarëve dhe gjoja po i hapte “dyert e perspektivës” për shqiptarët.

Plenumi i hodhi fajet gjoja nacionalizmit serb, përkatësisht ministrit të Punëve të Brendshme

të Jugosllavisë, Aleksandër Rankoviq. Por, kush e aktivizoi Konventën jugosllave–turke të

vitit 1938, Rankoviqi apo Titoja? Politika jugosllave e ndjekur pas vitit 1966 ndaj shqiptarëve

s’ishte politikë e parimeve dhe e lirisë, por ishte politikë e parimeve mashtruese dhe e lirisë

së manipulimeve. Integrimi paqësor i shqiptarëve brenda shoqërisë, sistemit politiko-juridik

dhe atij shtetëror jugosllav pas vitit 1966, ishte politikë e mashtrimit dhe e dredhive që dinin

t’i bënin politikanët nacional-komunistë serbë dhe ultra-shovinistët jugosllavë të të gjitha

ngjyrave.

Pak vite më vonë, në Beograd, klasa fashiste–komuniste nxori në dritë „Librin e

Kaltër“ ( 1977), në të cilin në mënyrë perfide dekonspirohej politika mashtruese dhe

manipuluese. Ky libër i kundërvihej gjoja lirisë dhe pushtetit të madh që u ishte dhënë

shqiptarëve në vitin 1974, vit ky kur sanksionohet Autonomia e Kosovës. Në të vërtetë,

gjithçka ishte e lobizuar në mes të komunistëve dhe nacionalistëve serbo–jugosllavë. Shtypja

dhe zhbërja e shqiptarëve nga trojet e veta ishte një politikë e përbashkët prej Trigllavit deri

në Gjevgjeli. Ajo që mund të quhej “liri dhe prosperitet i shqiptarëve në ish-Jugosllavi, ishte

“kafshata” e fituar me luftë të pandalshme dhe të pa kompromis të nacionalistëve shqiptarë, si

dhe të atdhetarëve shqiptarë. Ja faktet: Në demonstratat e shqiptarëve të vitit 1968, veç të

burgosurve dhe të plagosurve të shumtë, u vranë 2 demonstrues.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

15

Në demonstratat e vitit 1981, sipas versionit zyrtar, u vranë 9 demonstrues dhe u

burgosën me qindra e mijëra nxënës, studentë, punëtorë, fshatarë, intelektualë etj. Më saktë,

ky është viti i fillimit të një terrori të egër kundër popullit të pambrojtur shqiptar, kudo ku

jetonte në ish-Jugosllavi, terror ky që do të zgjasë plotë dy dekada, deri në qershor të vitit

1999. Prandaj, sipas shpikjes dhe programimit të dhjetëra platformave ideopolitike–

administrative, të përhapjes së tmerrshme të diferencimit, të territ informativ, të ndërhyrjes

ideologjike në kulturë, në gjuhë, në arsim dhe shkencë; në veshje, në identitet dhe në çdo

pore tjetër të jetës, ja disa nga faktet konkrete të dhunës e terrorit të këtyre dekadave: në mes

të viteve 1981–1990, janë burgosur dhe dënuar mbi baza denoncimesh dhe akuzash politike,

3.348 veta. Në burgjet ushtarake janë prangosur 1.100 ushtarë dhe oficerë shqiptarë, pastaj

janë vrarë 63 ushtarë shqiptarë. Gjatë kësaj kohe, janë vrarë 183 civilë, prej tyre 16 fëmijë.

Janë plagosur 616 civilë, prej tyre 49 fëmijë. Brenda këtyre viteve, qenë hapur dosjet për

qindra mijëra banorë shqiptarë. Sipas një të dhëne zyrtare të publikuar në Kuvendin Federativ

në Beograd, nga ish shefi i UDB-së për Kosovë, Rrahman Morina, në duart e organeve të

Sigurisë Krahinore dhe Shtetërore, kanë kaluar jo më pak se 584.273 shqiptarë të Kosovës.

Në vitin 1985, Akademia famëkeqe e Arteve dhe e Shkencave të Serbisë përpiloi

“Memorandumin”, i cili u bë publik në vitin 1986. Në faqet e këtij dokumenti fashist, është

shkruar platforma akademike, e cila zyrtarizohet më vonë nga klika nacional–komuniste

serbe dhe nga diktatori, Millosheviq.

1.4. Pasqyrë e dhunës dhe e terrorit mbi shqiptarët nën Jugosllavinë e tretë të

Millosheviqit

Pas publikimit të Memorandumit të vitit 1995, shovinizmi serb ishte gati të vërsulej

gjithandej në Kosovë, mirëpo kësaj radhe me serbomëdhenjtë ishte duke ndodhur diçka më e

veçantë: ata nuk po kënaqeshin vetëm me nënshtrimin e shqiptarëve dhe të Kosovës. Egërsia

e tyre e vjetër kishte tani synim: krijimin e “Serbisë së Madhe” deri në Karllobag, por nën

ombrellën e Jugosllavisë. Shovinistët serbë dukej që ishin duke e synuar për më vonë

dominimin e gjithë Ballkanit. Në tubimin e serbëve dhe të malaziasve në Fushë Kosovë të

datës 24 prill të vitit 1987, kryetari i atëhershëm i Lidhjes së Komunistëve të Serbisë,

Sllobodan Millosheviq, do të thotë: “Askush s’guxon t’ju prekë...!” Kjo fjali e thënë në

“Fushën e Mëllenjave”, aty ku më 1389 kishte ndodhur beteja e ballkanasve dhe e turqve,

betejë të cilën serbët e kanë përvetësuar deri në mitizim, i ekzaltoi serbët dhe u dha atyre

besim e zjarr, për t’u hedhur në sulm të realizimit të aspiratave të tyre të çmendura.

Megjithatë, figura e Millosheviqit nuk ishte rastësi: ai ishte një sajesë në vijim. Të yshtur nga

ideologjia serbomadhe, pas asaj që ai tha në Fushë-Kosovë, grigjat nacionaliste serbe u

hodhën në zjarrin e tyre në përkrahje të hitlerizimit të figurës së Milosheviqit: intelektualët,

gazetarët, policët, agjentët, fshatarët, studentët, gjeneralët, shkrimtarët, punëtorët, diplomatët

etj.

Në Mbledhjen e tetë të Këshillit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Serbisë, të

mbajtur më 23–24 shtator (1987), Sllobadan Millosheviqi erdhi në krye të komunistëve serbë.

Nga skena u larguan njëri nga komunistët e devotshëm serbë, Ivan Stamboliqi (kryetar i

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

16

Kryesisë së Serbisë) dhe Dragisha Pavlloviqi, kryetar i KK të LK të Beogradit. Pra, kishim të

bënim me dy fraksione. Por në parim, të mundurit synonin ruajtjen e taktikës së kujdesshme,

që ishte e mbështjellë gjoja me tolerancë, zhvillim, bashkëjetesë dhe vëllazërim–bashkim, e

në të vërtetë synonin ruajtjen e serbizmit dhe të komunizmit integralistë. Fraksioni fitues në

krye me Millosheviqin synonte një komunizëm më radikal dhe një frymë nacionaliste, e cila

jo vetëm që do ta ruante socializmin dhe jugosllavizmin, por do ta bënte serbizmin kupolë të

Jugosllavisë, me apo pa dëshirën e të tjerëve. Fitorja e pa rezervë i mundësoi Millosheviqit

t’i hapte dyert daljes në skenë të nacionalizmit serb, kurse vetë Millosheviqi u hodh në

gjoksin e nacionalizimit të popullit të tij. Vitet pasuese ecin në Kosovë dhe në viset e tjera të

ish-Jugosllavisë nën presionin e Serbisë për futjen e Kosovës dhe të Vojvodinës nën sqetullën

e Serbisë, dhe për ndryshimin e klasave politike në Podgoricë, Prishtinë, Novi Sad, Shkup e

gjetiu. Janë të njohura qindra e mijëra manifestime, demonstrata, tubime, protesta të serbëve

në Serbi, në Kosovë, në Vojvodinë, e deri në Lubjanë. Më 23 mars të vitit 1989, komunistët

në Prishtinë votuan ndryshimet kushtetuese dhe si pasojë, autonomia e brishtë e vitit 1974 u

shkri si flluskë sapuni. Por, Kosova kishte shpërthyer qysh më 17 nëntor të vitit 1988, dhe ajo

vlonte nga protestat dhe demonstratat kudo, në fshatra e qytete. Kosova, sfidonte e vetme

nacional–shovinizmin serb, por e mbronte pak a shumë edhe Jugosllavinë e Titos!

Një ngjarje spektakli zgjoi apo kthjelloi vëmendjen e opinionit jugosllav, atij

ballkanik dhe mbase edhe atij evropian e më gjerë. Serbët organizuan një miting më 28

qershor 1989, në shenjë të festimit të “Ditës së Vidovdanit” (ditë që i kushtohet betejës së

vitit 1389). Më shumë se 1 milion serbë erdhën nga të gjitha viset e Jugosllavisë së

atëhershme në këtë miting, në Gazimestan, aty te varri i Sulltan Muratit. Millosheviqi u tha

serbëve atë ditë: “Serbia ose do të jetë e tërë ose nuk do të ekzistojë fare...!” Mesazhi ishte i

qartë për shqiptarët, por jo vetëm për shqiptarët. Serbët nuk po talleshin, Millosheviqi aq më

pak. Duket që fjalimin e Millosheviqit në Gazimestan e kuptuan pak më qartë sllovenët.

Jugosllavia ende ishte e tëra: prej Gjevgjelisë deri në Trigllav.

Stina e verës dhe e vjeshtës së vitit 1989 kishin kaluar jo vetëm nën dhunë e terror,

por edhe ishte vendosur një regjim i jashtëzakonshëm policor dhe ushtarak, si edhe ishte

mbyllur çdo lloj informacioni lidhur me atë se çfarë ishte duke ndodhur. Raca komuniste

multietnike në krye me ish-shefin e UDB-së për Kosovën, Rrahman Morina, ishte në krye të

komunistëve të Kosovës. Por tani kishim të bënim me një klikë udhëheqësish e strukturash,

sepse institucionet kishin rënë krejtësisht në duar të Beogradit. Në Kosovë dominonin masat e

jashtëzakonshme policore – ushtarake federale dhe terri i plotë informativ. Por më 23 janar të

vitit 1990, studentët e Universitetit të Prishtinës dolën në rrugë, përkundër këtyre masave. Në

këto rrethana, situata në Kosovë u ndez gjithandej, dhe pas 24 janarit më askush s’mund ta

vendoste nën kontroll. Populli ishte në kulm të sfidave dhe të rezistencës së madhe. Kosova

s’kishte çfarë të humbiste...! E tërë stina e pranverës kaloi në shenjë të revoltave e

demonstratave, në të cilat u vranë me dhjetëra veta, u plagosën qindra njerëz dhe u arrestuan

me qindra e mijëra shqiptarë. Mungonte vetëm lufta. Në këto rrethana, agjentët e infiltruar

serbë dhe të tjerë, që nga dita e 16 marsit, hodhën në qindra shkolla helmin luftarak me emrin

„Sarin“ (helm ky i prodhuar në fabrikën ushtarake të helmeve në qytetin Mostar të Bosnjës

dhe Hercegovinës), duke i helmuar dhjetëra e mijëra nxënës të shkollave të mesme anekënd

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

17

Kosovës. Pastaj filluan masat e dhunshme politiko-administrative. U nxor ligji mbi

Marrëdhëniet e Punës, më datën 26.07.1990, ligj ky hodhi në rrugë 135.000 punëtorë. Më 5.

07.1990 u miratua ligji me të cilin u ndalua puna në Kuvendin e Kosovës. Hapat e ardhshëm

të Beogradit u koncentruan në ndalimin e arsimit. Pasi që tashmë ishin futur masat e

dhunshme, së pari në Fakultetin e Mjekësisë në vjeshtë të vitit 1991 u ndalua puna dhe

studimet në gjuhën shqipe në Universitetin e Prishtinës, si dhe u mbyllën 65 shkolla të

mesme. Pastaj u ndalua puna e instituteve të ndryshme, përfshirë edhe atë Albanologjik. Në

korrik të vitit 1992, u mbyll Akademia e Arteve dhe e Shkencave. Krahas kësaj, u ndalua

veprimtaria e më se 110 objekteve kulturore. Askush s’e di shifrën e njerëzve të arrestuar, të

rrahur, të burgosur, të ndjekur dhe të keqtrajtuar gjatë këtyre viteve, ndërkaq që gjatë kësaj

kohe fillon eksodi masiv i shqiptarëve nga Kosova. Mijëra e mijëra shqiptarë ua mësyjnë

vendeve perëndimore (Zvicër, Gjermani, Austri, Suedi etj.), kurse mijëra të rinj (kryesisht

prishtinas), largohen për në Londër. Pas vitit 1991 fillon jeta paralele në Kosovë, e cila pak a

shumë zhvillohet jashtë kornizave politiko–administrative serbe. Por, dhuna nuk ndalet.

Eksodi, nuk ndalet.

Dhuna, terrori, varfërimi i shtresave të popullsisë, është masiv: gjatë vitit 1994, në

Shoqatën Humanitare Bamirëse „Nënë Terezë“ kërkojnë ndihma të ndryshme 57.353 familje.

Pasqyra e dhunës dhe terrorit ishte e pa fund: Beogradi në vendosje të kontrollit dhe të

pushtimit të Kosovës, vetëm në fazën e parë të viteve të nëntëdhjeta, sjell rreth 500 ligje të

ndryshme: akte, rregullore, urdhëresa, dekretligje etj. Krahas kësaj, Beogradi gjatë viteve

1990–1999, ka dekretuar edhe 3 programe që kanë pasur si qëllim shpopullimin etnik dhe

serbizimin e Kosovës:

1. Projekti „Gërshërët“, i cili kishte objektiv infiltrimin dhe kontrollimin e jetës dhe të skenës

politike të Kosovës.

2. Projekti „Kafshimi i miut“, i cili kishte objektiv infiltrimin dhe shkatërrimin e Ushtrisë

Çlirimtare të Kosovës.

3. Projekti „Patkoi“, i cili kishte për qëllim spastrimin definitiv etnik të Kosovës.

1.4.1. Kundërvënia politiko – juridike

-Më 2 korrik (1990): Delegatët e ish-Kuvendit të Kosovës (gjithsej 111 sish), pas

kërkesës gjithë popullore prej mbi 600 mijë nënshkrime, kanë miratuar Deklaratën për

Kosovën, si njësi e barabartë në ish-Jugosllavi (Deklarata e Pavarësisë).

-Më 7 shtator (1990): Kuvendi i Kosovës në Kaçanik ka miratuar dhe ka shpallur

Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

-Më 26 – 30 shtator (1991): Është mbajtur Referendumi që e ka deklaruar Kosovën si

shtet sovran dhe të pavarur.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

18

-Më 24 maj (1992): Janë mbajtur zgjedhjet e para për Kuvendin e Kosovës dhe

zgjedhjet për Kryetarin e Kosovës.

1.4.2. Kundërvënia politiko – ushtarake

-Viti 1993: Pas një varg iniciativash, përpjekjesh, sakrificash, aksionesh, themelohet

Ushtria Çlirimtare e Kosovës /UÇK/

-Më 28 nëntor (1997): Në varrimin e mësuesit Halit Geci nga Llausha e Skenderajt, i

cili ishte vrarë nga forcat serbe, tre udhëheqës të UÇK-së (Rexhep Selimi, Daut

Haradinaj dhe Mujë Krasniqi ) u paraqitën publikisht para mijëra e mijëra njerëzve që

kishin shkuar në varrim, në uniforma të UÇK–së.

-Më 3–5 mars: Është zhvilluar lufta e familjes Jasharaj dhe e ushtarëve të tjerë të

UÇK-së, betejë kjo e njohur si “Epopeja e Prekazit”, nën udhëheqjen e Komandantit

Legjendar Adem Jashari, dhe pas kësaj beteje nisi lufta frontale në mes të shqiptarëve

dhe serbëve në Kosovë.

-Intervenimi i NATO-s në Kosovë: Më 24 mars të vitit 1999, filluan bombardimet e

njohura të NATO-s në Kosovë dhe në territorin e Serbisë, të Vojvodinës dhe të Malit

të Zi. Bombardimet zgjatën 78 ditë. 4

1.5. Kosova nën administrimin ndërkombëtar

Kosova është vendosur nën administrimin ndërkombëtar civil dhe ushtarak. Ky

administrim është bërë me Rezolutën nr. 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së

Kombeve të Bashkuara, të datës 10 qershor të vitit 1999. Karakteri qeverisës i këtij

administrimi është i përkohshëm, pra kalimtar. Kjo, sepse në Kumanovë të njëjtën ditë ishte

nënshkruar marrëveshja në mes të oficerëve të NATO-s dhe të oficerëve të trupave serbe, për

ndërprerjen e bombardimeve. Serbia kishte kapitulluar. Trupat ushtarake të NATO–s kanë

filluar invadimin në Kosovë në orën 5 të mëngjesit, të datës 12 qershor /e shtunë/. Këto trupa

ushtarake kanë hyrë në Kosovë në tri drejtime: nga rajoni i Qafës së Morinës, nga ai i

Kaçanikut dhe nga rajoni i Gjilanit. Gjatë gjithë vitit ka vazhduar vendosja e forcave të

NATO–s, kurse numri i tyre ka arritur deri në 52.000 ushtarë. Në krye të misionit civil të

OKB-së (UNMIK), kryeadministrator i parë në Kosovë është emëruar Bernard Kushner nga

4 Shënimet e këtij kapitulli, janë marrë nga libri i përgatitur i Fehmi Ajvazit, ish gazetar, me titull: “Njohuri Politike dhe

Juridike” (Botues URA, Prishtinë 2007).

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

19

Franca, në cilësinë e përfaqësuesit të Sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të

Bashkuara, Kofi Annan. Çka është Rezoluta 1244?

Rezoluta ishte akti më i lartë politik dhe juridik në fuqi në Kosovë. Misioni

Ndërkombëtar në Kosovë përfshinë tre mekanizma: KFOR-in, UNMIK–un dhe OSBE-në.

Ligjet në fuqi: Rregulloret e shpallura nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (

PSSP), Legjislacioni në Kosovë deri më 23 mars të vitit 1989, disa ligje të cilat nuk

disponojnë dispozita diskriminuese, të pas vitit 1989. Po ashtu janë edhe Aktet

Ndërkombëtare mbi të Drejtat e Njeriut, Korniza Kushtetuese, Ligjet e Kuvendit të Kosovës,

Aktet normative që miratohen nga qeveria e Kosovës, Aktet që i nxjerr kryetari i Kosovës

etj. Kosova ka dalë nga lufta me mbi 11.000 të vrarë, me rreth 4000 të kidnapuar dhe të

zhdukur, me rreth 250.000 shtëpi të djegura e të shkatërruara, me rreth 4000 invalidë lufte,

me 1.800 ushtarë të vrarë, me qindra banorë të larguar përgjithmonë nga Kosova në vende të

ndryshme të botës, me dhjetëra e qindra objekte shoqërore të rrënuara, si dhe me miliarda

dollarë të humbur si pasojë e djegieve, plaçkitjeve dhe rrënimeve etj. Vetëm pas 12 qershorit,

njerëzit kanë filluar të kthehen në mënyrë masive. Dhe për një periudhë të viteve 1999-2014,

Kosova ka bërë përparime të mëdha. Ajo ka kaluar nëpër ngjarje e procese të dhembshme

edhe për këto vite, por edhe nëpër një trend pozitiv të rimëkëmbjes, zhvillimit, konsolidimit,

institucionalizimit etj. Disa nga proceset e rëndësishme:

1. Marrëveshja për demilitarizimin e UÇK-së, e arritur më 21 qershor (1999). Kjo

marrëveshje është nënshkruar nga Hashim Thaçi për UÇK-në dhe gjenerali Majkëll Xhekson,

për KFOR-in.

2. Themelimi i Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), është përcaktuar me

Rregulloren e UNMIK-ut: 1999/ 8, të datës 20 shtator / 1999.

3. Zgjedhjet e para lokale mbahen më 28 tetor 2000. Zgjedhjet e dyta lokale mbahen

më 26 tetor 2002, ndërsa zgjedhjet e para Qendrore më 17 nëntor 2001.

Të dhëna të tjera: Kosova kishte Kornizë Kushtetuese, pra ajo ende nuk kishte

Kushtetutë. Korniza Kushtetuese ka hyrë në fuqi më 15 maj të vitit 2001. Është nënshkruar

nga ish-kryeadministratori, Hans Hakerup. Kosova kishte organet e veta deri në nivele

ministrore. Kishte Kuvendin, me 120 deputetë. Kosova ka Sistem Parlamentar. Zgjedhjet në

Kosovë deri më sot janë mbajtur me lista të mbyllura dhe se fundmi me lista të hapura.

Deputetët zgjidhen sipas sistemit proporcional. Kryetari i Kosovës zgjidhet nga parlamenti,

me votim të fshehtë. Lidhur me qeverisjen dhe zgjidhjen e statusit politik, bashkësia

ndërkombëtare i ka imponuar Kosovës të realizojë 8 standarde. Kryeadministratorët e

deritashëm: Bernard Kushner (nga Franca), Hans Hakerup (nga Danimarka), Mihail Shtajner

(nga Gjermania), Hari Holker (nga Finlanda), dhe Soren J. Petersen (nga Suedia). Kosova

gjatë vitit 2006 i ka filluar bisedimet me Beogradin për zgjidhjen e statusit politik, nën

mbikëqyrjen ndërkombëtare. Bisedimet zhvillohen në Vjenë. Kryenegociator i OKB-së për

këto bisedime të para në mes të Prishtinës dhe Beogradit ishte: Mahti Ahtisari. Ndërsa më 17

shkurt 2008, deputetët e Parlamentit të Kosovës nënshkruan Deklaratën e shtetit të pavarur

dhe sovran të Republikës së Kosovës.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

20

KAPITULLI II

DEMOKRACIA DHE GRUPET E INTERESIT

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

21

2. 1. Fillet historike të demokracisë dhe lindja e saj

Në kapitullin e mësipërm sollëm të dhëna nga këndvështrimi gjeo-historik, bazuar

mbi hulumtime dhe fakte autentike që mundësojnë të kemi një fokus më të gjerë të njohjes së

Kosovës si entitet etnik dhe politiko-juridik. Në këtë mënyrë, kemi për bazë një pasqyrë më

të qartë lidhur me trajtimin hulumtues dhe shkencor të temës, nisur nga fakti se kemi të bëjmë

me një analizë dhe studim të lindjes dhe zhvillimit të një shteti të ri, të një shteti që ka një të

kaluar jashtëzakonisht të vështirë dhe tragjike. Ky shtet, edhe pse tejet i ri, ka sot një shans të

jashtëzakonshëm dhe mjaft të volitshëm për t’u zhvilluar mbi parime demokratike dhe

standarde pozitive të zhvillimit dhe integrimit. Kosova, si rrjedhojë, është e njohur nga më

shumë se 100 shtete. Ajo është e anëtarësuar edhe në mekanizma ndërkombëtarë dhe po

përgatitet intensivisht që t’i plotësojë kriteret e kërkuara për t’u anëtarësuar edhe në njërën

nga organizatat më prestigjioze ndërkombëtare: në Bashkimin Evropian.

Kur është fjala për Bashkimin Evropian, kërkohet që të përmbushen disa parakushte

në mënyrë që shteti i Kosovës t’ia hapë rrugën vetës, për t’u anëtarësuar në familjen e madhe

të shteteve evropiane.

Anëtarësimi i Kosovës në BE ka më vete shumë sfida. Që nga njohja, ndërtimi dhe

respektimi i kulturës demokratike, e deri te qeverisja e përgjegjshme, llogaridhënëse dhe e

mbështetur në ligj e transparencë, janë këto detyra të shumta që i shtrohen Kosovës. Dhe, deri

sa në kapitullin e parë, veçuam zhvillimet politike dhe historike, në këtë kapitull do të

trajtojmë fillet dhe parimet demokratike. Në Kosovë dominon sistemi demokratik, andaj

duhet zbërthyer institucionet e organizuara demokratike, siç janë për shembull, partitë

politike, grupet e interesit etj.

Për ta kuptuar më mirë organizimin politik dhe sistemin e demokracisë, duhet pasur si

orientim faktin e të kuptuarit se ç’është demokracia, ç’kuptojmë me demokracinë, kur filloi

lindja e këtij sistemi etj. Prandaj, në kontekst të shoqërisë dhe të Kosovës si shtet i ri, njohjet

që lidhen me demokracinë janë të patejkalueshme. Demokracia është një sistem në evoluim të

vazhdueshëm. Instrumentet dhe mjetet demokratike janë parime bazë të zhvillimit të

shoqërive dhe shteteve moderne demokratike.

Edhe Bashkimi Evropian si një organizatë ndërkombëtare, është ndërtuar mbi parimet

e qarta dhe themelore demokratike, sepse ndryshe nuk do të kishte mundur as të ngrihej dhe

as të ishte një organizëm stabil e i qëndrueshëm. Përmes përdorimit të parimeve dhe mjeteve

demokratike, si dhe të koekzistencës paqësore politike dhe ekonomike, BE si një organizatë

sup anacionale, arriti që t’i shuajë armiqësitë e mëdha historike të komuniteteve dhe të

shteteve evropiane, pak vite pas rrënimit dhe kaosit të paparë moral, njerëzor, politik,

ekonomik etj., që i solli Evropës dhe vendeve evropiane Lufta e Dytë Botërore. Me kalimin e

viteve, Bashkimi Evropian arriti që t’i zhvillojë dhe t’i avancojë polet e dikurshme të ndara

politike dhe ekonomike evropiane, t’i unifikojë ato: duke i nxjerrë në sipërfaqe dhe duke i

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

22

gjeneruar dhe rigjeneruar prioritetet demokratike dhe parimet demokratike mbi bazën e

interesave të përbashkëta politike dhe ekonomike, kulturore, nacionale, shtetërore të shteteve

milionëshe evropiane, siç ishin Anglia, Franca, Gjermania, Italia etj.

Duke i përdorur metodat dhe mjetet demokratike, politikat dhe qeverisjet

demokratike, Evropa e pasluftës së Dytë Botërore, adoptoi dhe zhvilloi një Diplomaci

Demokratike, e cila u tregua si jashtëzakonisht efikase, cilësore dhe vizionare në projektin

historik të themelimit dhe funksionalizimin efikas të organizatës që quhet Bashkimi

Evropian. Personaliteti i francezit, Robert Shuman, për shembull, shkëlqeu jo vetëm nga

rezonimi i thellë dhe vizionar politik dhe demokratik, por edhe diplomatik. Shuman ishte një

nga ideatorët kryesorë dhe bartës i projektit të organizatës së BE-së, duke i përdorur jo vetëm

shkathtësitë politike si ministër që ishte, por edhe shkathtësitë diplomatike, e që “diplomacia

është profesioni i vlerave të mëdha”, thotë Dr. Gjon Boriçi, dhe se një diplomat e ka më tepër

se sa të nevojshme t’i përkushtohet vendosjes së paqes në zonat e trazuara.5

2.1.1. Ku lindi demokracia

Fillet e demokracisë janë të lidhura historikisht me lindjen e poliseve greke,

domethënë të qytet-shteteve greke të periudhës antike. Meqenëse koncepti modern i shtetit

nuk mund të krahasohet me antikitetin, me termin polis apo qytet–shtet, nënkuptohet më

saktë bashkësia, ndërsa me politikë bëhet rregullimi i çështjeve brenda bashkësisë, pra polisit.

Qeveria që ka ndryshuar në poliset e ndryshme greke të antikitetit, dilte nga kuvendi

popullor. Ajo duhej të zgjidhej nga populli.

Pra, demokracia zanafillën e ka shumë të hershme, duke filluar nga Greqia Antike

(400 p. e. s.). Ky ishte vendi i parë në të cilin lindi ky sistem, e që sot quhet demokraci.

Athina dhe qytetet e tjera greke organizonin tubime qytetare pranë shesheve të qyteteve për të

diskutuar rreth marrjes së vendimeve. Vendi ku diskutohej në mënyrë të hapur-demokratike

quhej Agora, pra “vendi ishte një arenë e diskutimeve mes qytetarëve grekë”.6 Kjo formë e

demokracisë ishte demokracia e drejtpërdrejtë. Nga kjo Asamble Popullore në Athinë ishin të

përjashtuara të marrin pjesë gratë, skllevërit dhe emigrantët. Ndërsa të drejtë pjesëmarrjeje

kishin vetëm njerëzit e lindur në qytet-shtete, e të cilët janë konsideruar qytetarë.

Zanafillat e demokracisë, identifikohen në Angli në shekullin XVII, ku mendimtarët

anglez si Thomas Hobbs (1588-1679), Locke dhe të tjerët nuk iu bindeshin argumenteve,

sipas të të cilave, Zoti ju ka dhëne monarkëve të drejtën për të udhëhequr shtetin. Këta

kundërshtuan pushtetin, duke thënë se pushteti, sipas marrëveshjes, duhet të shtrihet ndërmjet

atyre që janë në pushtet dhe te populli.

Në shekullin XVIII, Francën e karakterizojnë më shumë ngjarje, duke filluar nga

idetë mbi demokracinë përfaqësuese, ndarja e pushteteve e deri tek revolucioni francez i vitit

1789. Ch. L. de Montesquieu (1689-1755), përhapi idenë për një demokraci përfaqësuese, ku

5 Gjon Boriçi: Marrëdhëniet ndërkombëtare në vorbullën e diplomacisë, fq. 46. Botoi ADSH, Tiranë 2006 6 Sartori, Giovanni. “Ç’është demokracia”. Përkthyer nga Kujtim Ymeri. Botues Dituria, Tiranë, 1998.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

23

populli do t’i zgjidhte përfaqësuesit e vet për vendimmarrje dhe për miratim ligjesh.

Montesquieu, po ashtu, përhapi idenë për ndarjen e pushtetit, me anë të të cilit pushteti

nënkuptonte që legjislativi (Parlamenti), ekzekutivi (Qeveria) dhe gjyqësori (Gjyqet), duhet

tërësisht të jenë të ndarë dhe ta kenë fuqinë e atillë që, pavarësisht gjendjes në shtet, duhet ta

kontrollojnë njëri-tjetrin !

Po ashtu, në shekullin XVIII, gjegjësisht më 4 korrik 1776, përfaqësuesit e të gjitha

kolonive të SHBA-së nënshkruan Deklaratën për Pavarësinë e tyre. Kjo deklaratë ishte e

frymëzuar nga ideja e Montesquieu-s. Depërtimi i demokracisë në shekullin XX mbështetej

në idetë kryesore të filozofëve, ku rol të veçantë në realizimin e demokracisë kishin të drejtat

e njeriut. Monarkët u larguan nga froni, ose u detyruan ta ndajnë pushtetin me parlamentin.

Kolonitë kërkuan dhe e fituan pavarësinë.

2.1.2. Disa parime thelbësore të demokracisë

Demokracia si një sistem politik që zë fill qysh në antikitetin e lashtë, mbetet pjesa

qenësore e mendimit, e lëvizjes, e zhvillimit të papenguar shoqëror dhe shtetëror. Përparësia e

demokracisë është se ajo e lejon lirinë e zhvillimit, duke qenë pjesë qenësore e njeriut, i cili

nuk lejon të sundohet nga prizmi totalitar, diktatura dhe format e tjera të shfrytëzimit.

“Demokracia zhvillon mirëqenien, duke lehtësuar financimin e operimit të saj, politikisht të

shtrenjtë. Kjo dhe e drejta e qytetarëve për pjesëmarrje janë në favor të qytetarëve, forcojnë

frymën qytetare, shërbejnë në njohjen e të drejtave dhe respektimit të ligjeve, të cilave

njerëzit u nënshtrohen”, thekson teoricieni i demokracisë, Schmidt.7 Sot, demokracia

moderne identifikohet me një qëndrueshmëri ligjore, prosperitet dhe paqe, zhvillim ekonomik

dhe social, si dhe me respektimin e barazisë gjinore. Në kuptim të definimit të fjalës dhe të

sistemit, demokracia nënkupton në variantin më të thjeshtë të zbërthimit: qeverisjen e

popullit. Në politikë, ose në themelet e shtetit, demokracia zbërthehet si mënyrë e qeverisjes

së shumicës së popullit. Koncepti i sistemit politik që preferon demokracinë, sipas studimeve

të dr. Arsim Bajramit, sot është i konceptuar dhe i ndërtuar mbi këto parime bazë të sundimit:

1. Sovraniteti popullor

2. Qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike

3. Qeverisja e shumicës së popullit

4. Sigurimi dhe garantimi i të drejtave themelore të qytetarëve

5. Zgjedhjet e drejta dhe të lira

6. Kufizimet kushtetuese të qeverisë

7. Procedura demokratike e marrjes së vendimeve

8. Pluralizmi politik, shoqëror dhe ekonomik

9. Respektimi dhe mbrojtja e pakicës

10. Kultura dhe toleranca politike. 8

7 Manfred Schmidt, Teoritë e demokracisë, fq.118. Botim Universitar, Tiranë 2012

8 Dr. Arsim Bajrami, Teoria dhe Praktika Parlamentare, Ligjëratë e Autorizuar në Fakultetin Juridik, UP, Prishtinë 2002

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

24

Demokracia si fenomen politik dhe si marrëdhënie e caktuar shoqërore, paraqitet në

forma dhe trajta të ndryshme historike të zhvillimit. Ja tri kriteret që klasifikojnë llojet e

demokracisë:

1. Kriteri historik: Sipas këtij kriteri, njohim katër modele të zhvillimit të këtij

sistemi: demokracia e kohës antike në qytet–shtetet greke (poliset),

demokracia liberale (kapitaliste), demokracia socialiste (komuniste) dhe

demokracia moderne e bazuar në shtetin juridik.

2. Raporti i demokracisë në marrëdhëniet shoqërore: Sipas kësaj ndarjeje,

ekzistojnë tri lloje të demokracisë: formale, fiktive dhe reale.

3. Sipas mënyrës së realizimit: Demokracia njihet sipas dy formave të realizimit:

demokracia e drejtpërdrejtë dhe demokracia e tërthortë.

2.2. Partitë politike dhe grupet e interesit

Pasqyra e demokracisë është impozante, sepse demokracia si sistem ndërtohet mbi

vlerat dhe parimet e fuqishme të të drejtave dhe lirive të njeriut. Sharmi i demokracisë është

liria e mendimit, liria e shprehjes së lirë, që nuk censurohet dhe që as nuk sanksionohet nga

institucionet, ose sistemi politik. Në demokraci, njerëzit kanë të drejtë t’i zhvillojnë dhe t’i

mbrojnë të drejtat e tyre dhe këto postulate janë pjesë e jetës publike dhe e legjislacionit në

përgjithësi. Njerëzit e të gjitha shtresave në demokraci, po ashtu, kanë të drejta legjitime që të

organizohen dhe që ta ndërtojnë edhe jetën e tyre politike, si dhe jetën e tyre publike në

përgjithësi.

Qytetarët, në këtë drejtim, organizohen në grupe, shoqata, parti etj. Ata synojnë

interesa të ndryshme, por arrijnë edhe që të ndërtojnë vlera të ndryshme. Demokracia është e

rëndësishme dhe mundëson që t’i kanalizojë edhe interesat shtetërore përmes instrumenteve

të veta. Pluralizmi politik është një nga instrumentet themelore të demokracisë përmes

organizimit të qytetarëve në grupe të interesit, në këtë kontekst, në parti politike. Demokracia

bashkëkohore, sot as që mund të paramendohet pa partitë politike dhe zgjedhjet e lira. Partitë

politike, shikuar si nga aspekti teorik, ashtu edhe nga ai praktik, janë kategori të

pashmangshme për funksionimin e mirëfilltë të shteteve bashkëkohore dhe të strukturave të

tyre. Ato jo vetëm që u mundësojnë qytetarëve të jenë pjesëmarrës në garat për funksione

politike, si kandidatë të mundshëm ose duke u përcaktuar për ndonjë opsion të caktuar, por

gjithsesi janë instrument që e ndihmon ndryshimin e qetë të strukturave udhëheqëse

shtetërore.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

25

Partitë politike, prej paraqitjes së tyre e deri më sot, kanë ndikuar shumë në kahet

zhvillimore të shoqërive konkrete, si dhe në proceset e përditshme të jetës politike, duke

treguar një aftësi të jashtëzakonshme të përshtatshmërisë në rrethanat e reja shoqërore.9

Partitë politike dhe grupet e interesit përbëjnë dy llojet standarde të organizatave

politike, të cilat brenda strukturës institucionale të formimit të vullnetit dhe të vendimeve

perceptojnë shansin dhe funksionet e përfaqësimit të interesave të individëve, grupeve dhe

qytetarëve në përgjithësi. Prandaj, për t’u njohur në mënyrë sa më cilësore me veprimin e

partive politike në një shoqëri, nuk mjafton të shihet vetëm forma e sistemit politik, por po aq

e rëndësishme është të dihet numri dhe natyra e partive politike, si dhe raportet që krijohen

midis tyre gjatë veprimit praktik.10

2.2.1. Partitë politike

Organizimi politik demokratik në Kosovë ka filluar kryesisht në vitet e 90-ta të

shekullit të kaluar, sepse shqiptarët, përfshirë edhe Kosova, ishin pjesë e sistemit apo kampit

komunist, i cili qeverisi në Evropën Lindore gjatë gjithë gjysmës së dytë të shek. XX. Në

dhjetë vjetët e fundit të këtij shekulli, komunizmi si ideologji politike u shkatërrua dhe me

dhjetëra shtete braktisën këtë sistem. Ardhja e frymës së demokracisë në Ballkan, u dha

mundësi edhe qytetarëve të Kosovës në vitet e 90-ta, që të organizohen në parti politike të

pavarura. Në këto vite u themelua Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), si njëra ndër partitë

më reprezentative e shqiptarëve në ish-Jugosllavi, Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës

(PSHDK), Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSDK) etj. Por, çka janë partitë politike ? Si i

kuptojmë organizmat partiakë, simbolikën e ekzistimit të tyre?

Partitë politike janë grupe të organizuara të qytetarëve sipas një strukture apo sipas

një hierarkie, në bazë të ideologjisë së tyre politike që zgjedhin për programin zhvillues të

tyre. Partitë politike bashkojnë njerëz të profileve dhe etnive të ndryshme, me mendime dhe

me vullnete politike të përafërta ose edhe të njëjta. Partitë politike bashkojnë njerëz që duan

të marrin pjesë në jetën politike. Qëllimi i tyre kryesor është marrja dhe ruajtja e pushtetit.

Ekzistojnë formacione të ndryshme partish, koncepti dhe struktura e të cilave krijohet

dhe realizohet varësisht nga idetë, qëllimet e grupit, nga kushtet dhe rrethanat e formimit, të

veprimit etj. Veprimtaria e partive politike, kryesisht është e lidhur me formën e sistemit

politik. Partitë politike janë pjesë e sistemit dhe e pushtetit të caktuar në vendin apo shtetin ku

ato themelohen. Së pari, nëse kthehemi në histori, partitë politike u paraqitën në Angli,

saktësisht në shekullin XVIII, si kundërvënie direkte sundimit monarkist - absolutist.

Institucioni partiak ka një histori të zhvillimit në rendin politik feudal, borgjez, demokratik,

monist etj.

Termi parti vjen prej latinishtes “pars“, që ka kuptimin "pjesë”. Në përgjithësi, partia

politike konsiderohet të jetë një bashkim njerëzish me orientim dhe botëkuptim të njëjtë apo

9 Dr. Etem Aziri: Patritë politike dhe demokracia,botoi “Logos-A 2004, Shkup, faqe.11 10 Po aty; faqe .11

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

26

të ngjashëm politik, social, ekonomik, qëllimi i të cilit është ndikimi në jetën shtetërore. Parti

si formime grupesh me lidhje jo të fortë kanë ekzistuar edhe në qytet-shtetet e kohës së

lashtë, në Romën republikane, si dhe në lëvizjet politike dhe fetare të shek. XVI dhe XVII.

Partitë moderne, si organizata me strukturë përgjithësisht të qëndrueshme, u paraqitën në

shek. XVII dhe XIX, që u ndikua nga shembulli i jetës politike në Angli. Në shek. XVIII, si

parti relativisht të qëndrueshme ishin Tories dhe Whigs, të cilat u pozicionuan me

vendosmëri në çështje të caktuara politike dhe u shkrinë në drejtimin e shtetit (sistemi

dypartiak). Grupe partiake me strukturë më të përgjithshme lindën në luftërat amerikane të

pavarësisë dhe në Revolucionin francez, si dhe në lëvizjet gjermane për kushtetutë në

periudhën e quajtur "para marsit".11

Qëllimi i një partie apo i një grupi partish të afërta është fitimi apo ruajtja e shumicës

në parlament (partitë e koalicionit, partia shumicë) dhe fitimi në këtë mënyrë i ndikimit

dominues politik; kundërshtarët e saj apo të tyre janë partitë opozitare, të mposhtura në

fushatën zgjedhore. Loja reciproke e partive është një nga kushtet themelore të jetës moderne

kushtetuese, sidomos të sistemit parlamentar. Aty ku një parti e vetme tenton të përfaqësojë

vullnetin e popullit (si shumicë apo pakicë) apo e konsideron veten elitë, shfaqet sistemi

njëpartiak (p.sh. në diktaturë). Edhe pse partitë bëjnë pjesë në elementet themelore dhe

përcaktuese të jetës kushtetuese, në shumicën e shteteve ato nuk njihen në aspektin e së

drejtës kushtetuese, për arsye se e drejta kushtetuese konsideron si përfaqësues të popullit jo

partitë përkatëse, por deputetët.

Tipologjia partiake bazohet në kriteret e organizimit, të qëllimeve politike, strukturës

së anëtarëve dhe të funksionit politik. Llojet partiake sipas mënyrës së organizimit, janë p.sh.

partitë e honoratit, partitë e kuadrit dhe partitë e masave. Vendimtare në aspektin tipologjik

për partitë e botëkuptimeve, të interesave dhe të programeve është përcaktimi i qëllimeve

politike, ndërsa për partitë popullore dhe ato të klasave, struktura e anëtarëve. Sipas rolit

funksional në sistemet përkatëse politike, bëhet dallimi mes partive shtetërore dhe partive

demokratike. Në realitet shpesh gjenden forma të përziera të partive. Kjo vlen në mënyrë të

veçantë për sistemet demokratike.

Organizatat që formohen vetëm për shkak të zgjedhjeve, nuk e kanë statusin e partisë.

E njëjta gjë vlen edhe për grupet, të cilat i shërbejnë aparateve organizative të bashkësive të

tjera. Partitë janë bashkime të qytetarëve. Parimi i anëtarësimit individual synon pengimin e

infiltrimit të partisë nga bashkësia. Numri i përgjithshëm i anëtarëve nuk duhet të kalojë një

kufi të caktuar, në mënyrë që serioziteti i qëllimeve dhe i shanseve të suksesit të mbetet i

qartë. Bashkësia politike që dëshiron të njihet si parti duhet të synojë paraqitjen në opinionin

publik.12

11 Max Ëeber: Studime Sociologjike,botoi”Plejad”2005,Tiranë, faqe.78

12 Ralf Dahrendorf: Konflikti Shoqëror Modern, botoi “ Dituria” 1999, Tirane, faqe 68

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

27

Partia e organizuar politike ka programin dhe statutin e saj, anëtarësinë që është së

paku me mbi 100 anëtarë apo edhe më shumë, varësisht nga korniza ligjore e një vendi mbi të

cilën veprojnë partitë politike. Partitë si subjekte klasifikohen:

1. Sipas programit: të djathta, të majta dhe parti të qendrës

2. Sipas raportit me pushtetin: parti në pushtet (pozita), dhe parti jashtë pushtetit - opozitë.

3. Sipas veprimit parlamentar: parti parlamentare dhe parti jashtë parlamentare.

Çfarë e bën një organizatë parti? Në shkencën politike dhe në sociologjinë politike,

zakonisht studiuesit japin disa kritere në bazë të të cilave jepet përgjigja se çka e bën një

organizatë, parti politike. Këto kritere janë: Partia duhet të ndikojë në formimin e vullnetit

politik. Ajo pretendon ndikimin e përgjithshëm politik. Bashkë-formimi i vullnetit politik

organizohet për një kohë të gjatë dhe fushë të gjerë. Nuk mjafton nëse një bashkim politik

angazhohet vetëm në sektorin komunal. Partia duhet të bëjë të qartë vullnetin e pjesëmarrjes

së rregullt në përfaqësimin politik të popullit. Në këtë mënyrë ajo dallohet p.sh. nga shoqatat,

të cilat nuk bartin përgjegjësi politike për të gjitha fushat apo nga iniciativat qytetare,

pjesëmarrja e të cilave nuk është e rregullt dhe nuk synojnë poste politike. Partia politike

dallohet sipas programit, pra sipas synimeve politike dhe shoqërore. Prandaj, në literaturën

politike dhe në praktikën vepruese, ekzistojnë parti të ndryshme:

Partitë nacionaliste: predikojnë me refuzim të rregullave demokratike në mendimin

nacionalist, shpesh të përzier me ideologji populiste dhe me pikëpamje raciste. Shkaqet për

“të këqijat e botës” shihen në liberalizëm dhe në komunizëm.

Partitë liberale: thirren në të drejtat e lirisë së individit dhe theksojnë pathyeshmërinë

e shtetit juridik. Shoqërizimi i mjeteve të prodhimit refuzohet.

Partitë socialdemokrate: synojnë arritjen e rendit politik të bazuar mbi drejtësi sociale

dhe barazi të gjerë sociale të njerëzve dhe angazhohen në rend të parë për të dobëtit në

aspektin ekonomik.

Partitë komuniste: pretendojnë, pavarësisht nga mendimi (mundësisht i ndryshëm) i

shumicës së popullsisë, arritjen e rolit udhëheqës si “avangardë” (pararojë) e progresit

shoqëror dhe propagandojnë diktaturën e proletariatit.

Partitë popullore: përpiqen t’i përfshijnë interesat dhe nevojat e të gjitha grupeve të

popullsisë, pra nuk largohen nga shtresat e caktuara të popullsisë, por integrojnë mundësisht

shumë qytetarë. Kjo nuk do të thotë se partitë popullore nuk vejnë pikë-rëndesa në strukturën

e tyre të anëtarëve dhe të votuesve. Pikëpamjet botëkuptimore nuk luajnë rol të rëndësishëm

në programet e partive popullore.

Partitë e majta dhe të djathta: Termat “e majtë” dhe “e djathtë” janë gjithsesi shumë

gjithëpërfshirës dhe në njëfarë mënyrë janë të vështirë për t’i përcaktuar qartë. Ndonëse ato

nënkuptojnë një ndarje të madhe ideologjike, në praktikë ato përdoren për të përcaktuar

qëndrime mbi çështje të caktuara politike apo shoqërore. Këto terma përdoren në mënyrë

pezhorative nga secila palë. Pra, të dy termat janë shumë të paqartë dhe përdorimi i tyre

është shpesh mjaft i paqartë dhe kontradiktor. Megjithatë, përtej këtyre fakteve, “e majta” dhe

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

28

“e djathta” janë dy perspektiva dhe qasje thellësisht të ndryshme mbi çështje konkrete, si

taksat, edukimi dhe shëndetësia, si dhe mbi ide më të përgjithshme, se si duhet të organizohet

shoqëria. Secila palë e shikon mjaft ndryshe “përmirësimin e shoqërisë” dhe në pjesën e parë

të diskutimit do të përqendrohemi pikërisht tek këto ndryshime. 13

Meqenëse këto dy terma përfshijnë në vetvete një sërë idesh sesi shoqëria mund të

jetë e organizuar “më mirë”, ato mund të përcaktohen si ideologji. Në këtë pikë është mirë të

qartësojmë atë që nënkuptojmë me termin ideologji, përpara se të merremi me shqyrtimin e

këtyre termave. Përgjithësisht, një ideologji është një sistem besimesh dhe vlerash rreth

njerëzve dhe marrëdhënieve brenda shoqërisë që përfshijnë besimin mbi autoritetin,

legjitimitetin dhe natyrën njerëzore. Ideologjitë e së majtës dhe të së djathtës të shikuara si

sisteme të motivuara dhe aktive, mund të na ndihmojë të kuptojmë se përse grupe të gjera

njerëzish bien dakord mbi çështje që mund të jenë krejt të ndryshme.

Mënyra më e mirë për ta kuptuar “të majtën” dhe “të djathtën” nuk është në terma

antagoniste, por t’i imagjinosh si pozicione në një spektër politik të vazhdueshëm të

përcaktuar nga ideologjitë përkatëse. Në këtë mënyrë, mund të kuptojmë edhe konceptin e

qendrës, por edhe mënyrën sesi spektri politik lëviz sipas kohës dhe kontekstit. Në

demokracinë bashkëkohore perëndimore, spektri politik ka qenë tradicionalisht i ndarë si më

poshtë:

Spektri i majtë: Demokracia sociale, socializmi, ambientalizmi, marksizmi,

komunizmi, anarkizmi;

Spektri i djathtë: Liberalizmi, konservatorizmi, teokracia, kapitalizmi, libertarianizmi.

2.2.2 Skena partiake e Kosovës

Në historinë politike të Kosovës, tradita e organizimit partiak është e re. Fillesat e

kësaj tradite i gjejmë në pjesën e parë të shekullit njëzet dhe pikërisht gjatë periudhës kur

Kosova ishte nën sundimin e Jugosllavisë monarkiste 1918 – 1941. Në vitin 1925, në Kosovë

ishte krijuar një lëvizje politike e ashtuquajtur “Xhemijeti”, e udhëhequr nga Ferhat Draga.

Kjo lëvizje që kishte disa tipare të organizmit partiak, arriti edhe të futej në parlamentin e

atëhershëm të Jugosllavisë monarkiste. Formalisht, orientimi i saj ishte i një partie agrare, por

në esencë “Xhemijeti” synonte që me mjetet tepër të reduktuara që lejonte regjimi i

atëhershëm, të mbrojë sadopak interesat e shqiptarëve në Kosovë.

Intensifikimi i këtyre përpjekjeve, u kushtoi rëndë liderëve të “Xhemijetit”. Disa u

vranë e disa u burgosën dhe përfundimisht, qeveria e Pashiqit e shoi lëvizjen. Gjatë Luftës së

Dytë Botërore, në Kosovë u përvijuan dy lëvizje politike me orientime ideologjike

diametralisht të kundërta. Në njërën anë, ishte “Balli Kombëtar”, me qendër në Shqipëri, një

organizatë me orientim nacionalist dhe lëvizja komuniste, e drejtuar nga Partia Komuniste e

13 Norberto Bobbio: E djathta dhe e Majta ,botoi”Arberi” 1997,Tirane, faqe 72

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

29

Jugosllavisë. Pas ngadhënjimit të komunizmit, regjimi i Titos i përndoqi sistematikisht

elementët nacionalistë dhe për një kohë të gjatë në Kosovë mendimi politik ishte në fakt

mendimi i partisë-shtet, pra Jugosllavisë komuniste.

Në fillim të viteve të ’60-ta të shekullit të kaluar, filluan të lindin disa organizata që

vepronin në mënyrë ilegale. Qëllimi politik i tyre ishte bashkimi kombëtar i Kosovës me

Shqipërinë. Ideologjikisht këto organizata kombinonin idetë e nacionalizmit shqiptar me

elementet e ideologjisë zyrtare të Enver Hoxhës. Ky kombinim ideologjik do të mbizotërojë

mendimin politik të organizatave politike shqiptare në Kosovë deri në fillim të viteve

nëntëdhjetë, kur filloi shembja e madhe e komunizmit në tërë Evropën dhe më gjerë.

Në këtë kohë, ndodhi shpërbërja e këtij kombinimi ideologjik. Këtë shpërbërje e

shënon krijimi i partive politike në Kosovë, ku më e njohura dhe më masivja ishte Lidhja

Demokratike e Kosovës dhe disa parti të tjera shumë më të vogla, të cilat vetëm nominalisht

ishin të djathta apo të majta, por që në substancë nuk përfaqësonin vlerat e ideologjive, emrat

e të cilave i mbanin. Vetë LDK ishte një kombinim i elementeve të organizimit partiak dhe

elementeve të lëvizjeve masive popullore. Ndodhi edhe një ndryshim ideologjik, pasi që LDK

nuk kërkonte më si organizatat e mëparshme një bashkim kombëtar të Kosovës me

Shqipërinë, por vetëm ndërtimin e një shteti të pavarur të Kosovës.

Ndërkaq në diasporë, një organizatë shumë më e vjetër se LDK-ja vazhdonte të

veprojë, duke pasur si ideologji dhe qëllim politik bashkimin kombëtar të Kosovës me

Shqipërinë. Kjo ishte Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK), e themeluar në vitin 1982. LPK

vazhdonte të kritikojë LDK se nuk ishte duke bërë asgjë për lirimin e vendit dhe se rezistenca

paqësore ishte një rrugë e pakrye që nuk çonte në kurrfarë rezultati. LPK ofronte metodën e

luftës së armatosur për të larguar regjimin e Millosheviqit nga Kosova. Ishin pikërisht njerëzit

e kësaj organizate që në mesin e viteve nëntëdhjetë, të pakënaqur me kundërshtimin jo

violent të LDK-së, filluan përpjekjet e para për ndërtimin e një strukture ushtarake, e cila do

të fillonte kryengritjen e armatosur kundër regjimit serb. Kësisoj lindën celulat e para të

Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këto celula, përherë të parë u shfaqën në mënyrë të organizuar në Drenicë. Historiani

dhe publicisti anglez, Tim Xhudah, thotë se “grupi i parë i armatosur i UÇK-së u shfaq një

fshat kodrinor të Drenicës, ku prej kohësh dominonte një kulturë e revoltës së përhershme

ndaj autoriteteve. Ky fshat quhej Prekaz”. Lideri i kryengritjes që po përgatitej, ishte pikërisht

nga ky vend apo nga kjo krahinë e njohur e Kosovës.

Pas luftës, në Kosovë u krijuan rrethana të reja. Në këto rrethana ndodhi procesi i

krijimit të partive të reja, tash në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Ngjarja më e rëndësishme në

këtë kohë është transformimi i strukturës ushtarake të UÇK-së në struktura politike. Si pasojë

lindën të ashtuquajturat “parti të luftës”: PDK dhe AAK. Ato fillimisht u profilizuan si

oponencë politike e LDK-së, e cila identifikoj me pacifizmin e paraluftës. Në mes të këtij

blloku të madh dypolar qëndronte grupi i partive të vogla, të cilat nuk gëzonin ndonjë

mbështetje të madhe elektorale.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

30

Dallimi më i rëndësishëm që i diferenconte partitë e mëdha nga njëra-tjetra ishin

figurat që përfaqësonin ato dhe raporti me luftën. Në aspektin organizativ, të tri partitë e

mëdha ishin parti masive, që synonin ndërtimin e një strukturë organizative që tërheq të

gjitha shtresat e shoqërisë kosovare. Edhe në aspektin ideologjik nuk ekzistonte ndonjë

dallim i rëndësishëm. Të tri partitë e mëdha kanë një synim identik programor: shtetin e

pavarur të Kosovës.

Sa i përket dallimit në mes “të majtës” dhe “të djathtës”, ky ende nuk është një dallim

i qartësuar në skenën politike kosovare. Kjo shihet edhe në raportin që kanë partitë politike

me ekonominë. Të gjitha e përkrahin procesin e privatizimit të ekonomisë shoqërore, gjë që

në thelb është një proces djathtist.14

Organizimi partiak konsiderohet publik, kur subjekti partiak ndjek rrugën zyrtare të

funksionimit në bazë të skenës së konsoliduar politike: organizmi veprues sipas skemës

programore dhe statusore, regjistrimi i subjektit, aktiviteti politik etj. Në skenën politike të

Kosovës, në Regjistrin e Partive Politike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë të

regjistruara zyrtarisht 63 parti politike.15

Partitë Politike në Republikën e Kosovës, janë të lira të zhvillojnë aktivitete dhe të

luftojnë për pushtet mbi bazën e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Zgjedhjet Lokale.

Në spektrin e aktiviteteve partiake, në Kosovë shquhen partitë e profilit demokratik, të

profilit socialdemokrat, demokristian etj.

Skena partiake në Kosovë nuk është e konsoliduar sa duhet nga pikëpamja e

profilizimit partiak, sepse ende nuk kemi ndonjë traditë të qëndrueshme të zhvillimit shumë-

partiak. Nuk ekziston një profil i qartë ideologjik i partive politike, ta zëmë, me program të

djathtë – konservator, dhe me program të majtë – social. Kur flasim për pluralizmin politik

në Kosovë, mund të konstatojmë që ende jemi në fillim të konsolidimit të demokracisë,

sepse tradita shumë partiake ende mbetet e një moshe të re, duke pas për bazë rrethanat

historike dhe se krahasuar me shtetet e tjera, në Kosovë ende s’janë mbushur tri dekada të

ardhjes së demokracisë dhe të funksionalizmit të pluralizmit politik dhe partiak.

Mungesa e përvojës dhe e traditës demokratike ndikon që të shkaktohen qasje dhe

keqkuptime politike, si dhe ngatërrime e këndvështrime nganjëherë të acaruara. Pra, ende

jemi në situatë që të kemi probleme shoqërore dhe institucionale, sidomos gjatë proceseve

zgjedhore. Teoritë dhe praktikat demokratike, mos konsolidimi i tyre dhe funksionimi

standard i skenës partiake, është si pasojë e të jetuarit të qytetarëve të Kosovës nën

ideologjinë moniste, por edhe si pasojë e qasjeve të qarta politike e institucionale, e

komunikimit të qëndrueshëm politikë etj. Si ta kuptojmë komunikimin e qartë, komunikimin

funksional politik, sjelljen e organizmave partiak, të pushtetit...? Si ta kuptojmë gjuhën e

atyre që e synojnë pushtetin, e që në fakt është komunikim veprimi – funksionalizimi që

lidhet drejtpërdrejt me atë që Edellman e quan “politikë simbolike“ ?

14 Referencat dhe të dhënat lidhur me historikun e partive në Kosovë, është shfrtytëzuar kjo literaturë: Liman Rushiti:

Lëvizja Kaqake në Kosovë 1918 – 1928; Tim Judah: Kosova - Lufta dhe Hakmarrja; Raportet e Zhvillimit Njerëzor të

UNDP-së/2004; Raportet e rregullta të ICG-së lidhur me zhvillimet shoqërore-politike në Kosovë 2004/05. 15 Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim pranë KQZ. Prishtinë 2014

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

31

Analizimi dhe studimi më i thelluar i politikës dhe demokracisë, na shtynë drejt

zbërthimit më të detajuar të pluralizimit partiak, me një fjalë tek realiteti i përgjithshëm

politik në një shoqëri apo shtet. Realiteti politik, sipas Edellmanit, është një realitet i

dyfishtë.16

Pra, të gjitha veprimet politike, sipas tij, ndahen në mes të dimensionit

instrumental dhe dimensionit ekspresiv. Dimensioni instrumental (vlera nominale) i realitetit

politik karakterizohet përmes efekteve të vërteta të veprimeve politike, kurse dimensioni

ekspresiv-shprehës (vlera simbolike) karakterizohet me simbole që iu shtrohen publikut.

Pjesë e këtij komunikimi, që është karakteristikë e politikës simbolike, janë p.sh: stemat

partiake, himnet, flamujt, karizma e politikanit, buzëqeshjet koinciduese, shtrëngimi i duarve

etj. Dimensioni ekspresiv i veprimit politik, është i lidhur pazgjidhshmërisht me politikën

simbolike. Dhe, për më tepër, të dyja këto dimensione lidhen me medien dhe rolin e tyre17

.

Në sistemin pluralist, aktivitetet partiake që shprehen përmes simboleve përdoren për

ndërmjetësimin politik ndërmjet aktorëve politikë (politikanëve, partive politike etj.), dhe

publikut, kurse ky proces në botën moderne zhvillohet jashtëzakonisht shumë përmes

reklamave mediale. Por, ajo që është kryesore, bën të kuptohet së në mes të partisë dhe

publikut-elektoratit, kërkohet që të ndërtohet një komunikim i domosdoshëm politik në

mënyrë që të ndërtohen interesat reciproke të partisë si grup i interesit dhe qytetarit. Parë si

tërësi, këto agjenda premtimesh përmbajnë: fushata, fjalime, intelektualizma, simbole,

premtime, supozime, dëshira politike, slogane të ndryshme etj.

2.2.3. Grupet e Interesit

Përballë partive, shoqatat dhe organizatat apo grupet e interesave përbëjnë, në fushën

e aktorëve kolektivë, një lloj tjetër organizimi me kritere specifike organizimi, veti

funksionale dhe shembuj të veçantë raportesh me llojet e tjera të aktorëve në sistemin politik

(institucionet shtetërore, mediet etj.), dhe me partitë politike. Ndërsa kur e shikojmë në

realitet, elitat politike në Kosovë garojnë ndërmjet veti dhe zhvillojnë një luftë kundër njëra-

tjetrës për të realizuar qëllimin e tyre.

Grupet e interesit janë një spektër i gjerë i organizimit në shoqërinë njerëzore. Me

kalimin e kohës, grupet e ndryshme jo vetëm që janë shumëzuar, por ato edhe janë

heterogjenizuar, janë rritur e perfeksionuar etj. Hulumtimi dhe studimi i grupeve të interesit,

si dhe roli i tyre në procesin politik dhe në proceset demokratike, u përmbahen aspekteve

teorike dhe komparative, duke përfshirë edhe studimin e shembujve individualë apo tipave të

grupeve të interesit, krahasimin e tyre, veprimet etj. Studiuesit theksojnë se debati për grupet

e interesit nuk mundet t’i ikë në asnjë mënyrë disa problemeve konceptuale. Shtrohet pyetja:

a janë grupet e interesit vetëm mekanizma për arritjen e qëllimeve apo ato kanë si mision

edhe format e lobimit, të kontrollit, të presionit. Studiuesit ndahen në qasjet e tyre, mirëpo

është fakt se grupet e interesit në shoqëritë moderne janë të shumëllojshme dhe ndërtojnë, por

edhe mbrojnë e sfidojnë interesa të ndryshme.

16 Goldstein J.G, International Relations. Dituria,Tiranë, 2003. 17 Ferraj, Hysamedin, Shkenca Politike. Pegi, Tiranë, 2004.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

32

Në politikë, zakonisht, individët veprojnë në mënyrë efektive, nëpërmjet grupeve të

tjera mbi të cilat ata mund të ushtrojnë një influencë nga jashtë, apo nëpërmjet influencës mbi

një qeveri. Dhe shumë veprime të qeverive mund të kuptohen shumë mirë në bashkëveprimin

e interesave dhe përpjekjeve të ndonjë prej grupeve që qëndron pas tyre. Çfarë kuptojmë me

fjalën “grup”dhe “interes”? Fjala grup është një bashkim personash, të cilët janë të lidhur nga

dy gjëra: ata kanë ndonjë karakteristikë të përbashkët dhe kryejnë disa (të paktën dy) role që

janë të ndërlidhura me njëri-tjetrin. Me fjalë të tjera, në ndonjë aspekt, ato ngjajnë me njëri-

tjetrin aq sa njihen si anëtarë të një grupi dhe në ndonjë aspekt tjetër veprojnë disi ndryshe,

por në mënyrë të ndërlidhur, me qëllim që të bashkëpunojnë dhe të veprojnë në ansambël, si

një grup.

Interesi për një individ, si dhe për një grup përcaktohet gjithashtu nga dy gjëra: ai

nënkupton si tërheqjen e vëmendjes, ashtu edhe shpresën e shpërblimit. Thelbi i një

shpërblimi të tillë, faktik apo që pritet, mund të konsistojë në ndonjë prej tetë llojeve të

vlerave bazë që dëshirojnë njerëzit: si pasuria, respekti (ose mirënjohja), ndershmëria,

mirëqenia (në kuptimin e shpërblimit), dituria (ose kultura), mjeshtëria ose afeksioni (duke

përfshirë miqësinë, si dhe dashurinë).18

Ose, shpërblimi do të konsistonte në sigurinë për një

kohë të gjatë ose ndryshe për ta gëzuar atë spontanisht dhe me një diapazon të gjerë

mundësish për një zgjedhje kuptimplotë, që ne e quajmë “liri” ose për ta gëzuar atë, duke

ruajtur në ndonjë mënyrë integritetin, aftësinë tonë për të mësuar në mënyrë të pavarur dhe

për të kontrolluar sjelljen tonë.

Interesi nuk është vetëm në fushën e ekonomisë, por mund të jetë edhe për fenë,

ideologjinë apo çdo vlerë tjetër që dëshirojnë njerëzit. Në përgjithësi, njerëzit kanë interesa të

shumta dhe të ndryshme. Kur interesat e njerëzve shpërndahen gjerësisht ose kur nuk

mobilizohen si rezultat i presioneve të shumta të interesave që bien në konflikt me to, ato nuk

mund të japin shumë ndihmesë. Megjithatë, kërkimi i një interesi të veçantë, në rastin më të

mirë do t’i jepte grupeve të tij të interesit më shumë influencë mbi politikën e vendit të tyre.19

Disa interesa janë shumë më të specializuara se të tjerat. Në qoftë se ato do të ndiqen

në mënyrë më efektive dhe do të mbështeten nga një numër më i madh njerëzish, atëherë do

të kenë një influencë më të madhe ndaj një diapazoni më të gjerë situatash. Grupet

profesionale më të përgjithshme të interesit janë masmedia dhe politikanët. Masmedia

përfshinë kryesisht gazetat, librat, revistat, radiotelevizionin, filmat dhe në njëfarë mase

industrinë e reklamës.

Grupe të tjera të interesit, me një shkallë të përgjithshme interesi, janë sindikatat e

punëtorëve, grupet e fermerëve, kishat dhe xhamitë, organizatat rinore, organizatat e grave,

shoqatat e ndryshme të sportit, shoqatat kulturore-artistike, organizatat e veteranëve dhe

invalidëve të luftës etj. Secili nga këto grupe ka ndonjë interes primar të veçantë apo grup

interesash, siç janë në rastin e sindikatave - pagat, punësimi dhe përfitimet nga sigurimet

18 Karl DojÇ: Analiza e Mardhenieve Ndërkombetare, fq.17. Tiranë, 1994 19 Karl DojÇ: Analiza e Mardhenieve Nderkombetare, Tirane;1994,faqe 21

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

33

shëndetësore; për fermerët – çmimet e produkteve bujqësore të fermave dhe shërbimet rurale,

si dhe për kishat dhe xhamitë problemet e mbështetjes së tyre, shkollat dhe moralit publik.20

Ka një grupim tjetër të grupeve të interesit që është akoma më i gjerë, por që nuk

është i përcaktuar në mënyrë të saktë, duke lënë vend për më shumë pasiguri, paqartësi dhe

diskutim, ky është grupimi i klasave sociale. Para se gjithash, fjala “klasë” i referohet një

interesi të përgjithshëm ekonomik, i cili mund të lidh një numër të madh njerëzish që kanë

pozitë të njëjtë në procesin ekonomik. Përplasje të interesave të këtilla kanë ekzistuar dhe

janë shtrirë në vende dhe kohë të ndryshme. Feudalët dhe bujkrobërit, pronarët e tokave dhe

qiramarrësit, kreditorët dhe debitorët, punëdhënësit dhe të punësuarit, drejtuesit dhe

punëtorët, pronarët dhe të pa pronë, kapitalistët dhe proletarët, shpesh janë përshkruar si

anëtarë të klasave opozitare, por janë identifikuar me njëri-tjetrin. Sidoqoftë, klasa jo gjithnjë

i referohet kryesisht interesit ekonomik. Ajo shpesh i referohet statusit social, d.m.th. të

drejtës që gëzojnë individët për të fituar më lehtë ose me vështirësi vëmendjen, konsideratën

dhe respektin e anëtarëve të tjerë të shoqërisë dhe për të pasur një influencë më të madhe ose

më të vogël ndaj veprimtarisë së tyre. 21

Statusi social i një individi, është shkalla e së drejtës që fiton personi për të gëzuar

nderim apo respekt në shoqëri. Ai është nivel i preferencës apo prioritet që i akordohet

individit në shoqëri. Në varësi të zakoneve të vendit, personave me një status të lartë u jepet

përparësi, për të hyrë me lehtësi në mjedise të ndryshme; ata qëndrojnë pranë apo në krye të

tavolinës ose pranë të zotit të shtëpisë, dëgjohen me vëmendje dhe kundërshtohen me takt.

Shpesh, klasat sociale shikohen nga vetë pjesëtarët e tyre, si edhe nga disa sociologë si grupe

shoqërore. Megjithatë, pavarësisht nga sa u cek më parë, duhet thënë se ndonjë herë

perceptimet klasore dhe qëndrimet klasore ushtrojnë një ndikim të madh mbi politikën në

përgjithësi.

Hapësira mbi të cilën ushtrojnë ndikim më të madh grupet e interesit janë: parlamenti,

qeveria, administrata publike dhe partitë politike. Është më se e qartë se fushëveprimi dhe

interesat e partive politike dhe grupeve të interesit gërshetohen, plotësohen dhe kundërvihen

në shumë segmente të jetës politike dhe shoqërore, në shumë momente ato e ndihmojnë

njëra-tjetrën, duke i ndarë më shpesh privilegjet e më rrallë obligimet. Grupet e interesit janë

të prira që partive politike t’u ofrojnë ndihma të natyrave të ndryshme, sidomos ndihma

materiale në periudhën parazgjedhore dhe në këtë mënyrë sigurojnë hapësirë për ushtrimin e

presionit mbi partinë politike pas ardhjes eventuale të saj në pushtet. Raportet ndërmjet

partive dhe grupeve të interesit janë mjaft komplekse.

Kompleksiteti është aq më i pranishëm në qoftë se merret parasysh se grupet e

interesit janë faktorët vendimtarë në formimin e partive politike, si p.sh. Partia Laburiste në

Britani që u formua nga sindikatat e pavarura, partitë demokristiane nën ndikimin e kishës

katolike, partitë republikane dhe demokratike në SHBA që lindën si rezultat i konflikteve të

“grupeve të interesit”, të njohura si federalistë dhe konfederalistë. Nga ana tjetër, partitë e

20 Karl DojÇ: Analiza e Mardhenieve Nderkombetare, Tirane;1994,faqe 23

21 Karl Dojç: Analiza e Marredhenieve Nderkombetare, Tirane;1994, faqe 25

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

34

vogla pa ndonjë relevancë shoqërore që nuk kanë sukses në zgjedhje, shpesh herë veprojnë si

grupe të interesit.

Një kategori e teoricienëve mbrojnë qëndrimin se motivet dhe aktivitetet e grupeve të

interesit janë të dëmshme për sistemin në tërësi, nga shkaku se ato angazhohen vetëm për

interesa parciale dhe harrojnë interesin e përgjithshëm e bëhen të pakapshme për popullin, që

vullneti i masave të mos gjejë shprehje në politikë. Shpesh herë nëpërmjet kërcënimeve, i

detyrojnë organet shtetërore të marrin vendime në dobi të grupit të interesit. Grupet e interesit

nuk mbajnë përgjegjësi për vendimet që merren nën ndikimin e tyre dhe se qytetarët asnjë

herë nuk kanë mundësi të deklarohen në lidhje me veprimin e grupeve të interesit.

Por, grupi tjetër i teoricienëve thotë se grupet e interesit janë të domosdoshme dhe të

dobishme, sepse me ndihmën e tyre interesat dhe mendimet e ndryshme në shoqëri

transformohen në të ashtuquajturën “politikë reprezentative”, teori këto që mbështeten në

SHBA. Kohëve të fundit mbrohet qëndrimi se grupet formohen me qëllim të plotësimit të

zbrazëtirave që paraqiten brenda sistemeve politike. Grupet e interesit, përveç mënyrës së

hapur të veprimit, janë të prira shpesh herë ta aplikojnë edhe formën e fshehur.

Ato veprojnë në mënyrë të hapur atëherë kur e informojnë qeverinë dhe opinionin

publik për kërkesat e tyre. Në metodat e fshehura të veprimit të grupeve bëjnë pjesë

kushtëzimet e ndryshme dhe korrupsioni, që para se gjithash manifestohen nëpërmjet

financimit të aktiviteteve të partive politike (sidomos gjatë fushatave zgjedhore). Në

politikologjinë bashkëkohore, grupet e interesit përkufizohen si organizata vullnetare, të

formuara për prezantimin dhe mbrojtjen e interesave të anëtarëve të vet në interaksion me

grupet e tjera dhe institucionet politike. Në vokabularin politik dhe shkencor, krahas termit

grup interesi haset edhe termi grup për presion.

Grupet për presion, ndryshe nga grupet e tjera të interesit, më shpesh janë të

“padukshme”, ”jo formale”, të organizuara (ad-hok). Pra, organizimin e dobët të partive

politike e plotësojnë para se gjithash grupet e interesit, të cilat janë mirë të organizuara dhe të

centralizuara dhe grupet për presion atëherë kur gjejnë hapësirë për fushëveprim. Në Amerikë

shpesh herë vjen deri te identifikimi i anëtarëve të partive politike me atë të grupeve të

ndryshme të interesit .22

Këto grupe mund të luajnë me sukses rolin e tyre vetëm në

interaksion me partitë politike.

Njerëzit organizohen në bashkëpunim me njëri-tjetrin për t’i realizuar interesat e tyre

të ndryshme, si dhe interesat e grupit, të shoqërisë etj. Organizimet e këtilla janë të

rëndësishme në çdo aspekt, e veçanërisht në politikë. Kur vrojtojmë me kursin analitik,

organizimi i grupeve është i lidhur me sistemin e interesave, qofshin ato interesa legjitime

apo jo legjitime. Lirisht mund të konstatojmë se problemi themelor i politikës, qëndron tek

fakti se sa politika është dobiprurëse, sa mundëson zgjidhjen e problemeve, sa ndihmon në

realizimin e interesave. Grupet e interesit, si edhe segmentet e tjera të zhvillimit njerëzor në

22 Dimitar Bajallxhiev: Politologija; Shkup; 2000; 417-418

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

35

histori, njihen që prej periudhës antike. Por ato u zhvilluan me theks të veçantë gjatë shek.

XIX dhe XX.

Organizatat politike, ekonomike, shkolla të ndryshme fetare dhe laike, sindikata,

institucione etj., u strukturuan në kohë të ndryshme dhe epoka historike qoftë për t’i arritur

interesat e caktuara, qoftë për t’i mbrojtur apo edhe për t’i sfiduar ato. Siç hulumton historia e

mendimit politik dhe e shkencës politike, njohuritë për lidhshmëritë e theksuara në mes të

interesave dhe politikës janë po aq të vjetra sa edhe frika para këtij relacioni. Nga njëra anë,

takohemi me refuzimin e grupeve të interesit që datojnë prej Platonit deri te totalitarizmat e

shekullit XX dhe XXI. Nga ana tjetër, ekzistonin drejtimet dhe autorët që nga moti e njihnin

ndikimin e dallueshmërive në politikë (Aristoteli, Althusius, Madisoni, Tocqueville), dhe së

fundi që sollën deri tek formulimi dhe qasja sistematike e grupeve të interesit në procesin

politik (Bentley, 1908). Këtu për fat të keq, nuk do të mund t’i trajtojmë kundërshtitë e

shumta që i iniciuan afirmimi historik i grupeve të interesit dhe konceptualizimi spontan i

interpretimeve të këtilla apo të atilla të pluralizmit (Ehrlich, 1985; Bibiç, 1990); po ashtu nuk

do të debatojmë për dallimet në mes të Amerikës dhe Evropës në raport ndaj grupeve të

interesit dhe pluralizmit (Graziano, 1993); dhe assesi jo çfarë raporti ka pasur deri tek kjo

pyetje tradita liberale dhe socialiste (Eisfeld, 1972) dhe tradita katolike-sociale (Calvez, 1994

dhe 2005).23

Sistemi i demokracisë është një makineri politike që kërkon ambientim, rrugë praktike

të materializimit, pra një sasi metodash dhe kushtesh për t’u implementuar. Instrumentet e

implementimit në demokraci u nënshtrohen edhe instrumenteve të korrektimit e kontrollit.

Ndërtimi dhe konvertimi i statusit të pushtetit, formula e gjithë pushtetit “minon mundësinë

për të abuzuar me pushtet dhe është thembra e Akilit në një shoqëri politike para-

demokratike.“24

2.2.4 Grupet e interesit – konteksti i ekzistimit të tyre

Edhe në shoqërinë kosovare, sikurse në shoqëritë e zhvilluara demokratike, qytetarët

mund të hyjnë në një mori organizatash private, shoqatash dhe grupesh vullnetare. Sot, në

Kosovë numërohen me qindra organizata të tilla, të cilat lobojnë për qëllime dhe interesa të

ndryshme. Shumë prej tyre interesohen për politikën shtetërore, megjithatë të paktë janë ato

që kontrollohen ose financohen nga qeveria. E drejta e individëve për t'u bashkuar lirisht dhe

për t'u organizuar në lloje të ndryshme grupesh joqeveritare ka rëndësi themelore për

demokracinë. Kur njerëzit me interesa të përbashkëta mblidhen së bashku, zërat e tyre bëhen

të ndjeshëm, kurse mundësitë e tyre për të ndikuar në debatin politik shtohen. Siç shkruan

vëzhguesi i madh politik francez i shekullit XIX, Aleksis de Tokvile, nuk ka vende ku

shoqatat nevojiten më shumë për të parandaluar despotizmin e fraksioneve ose fuqinë

arbitrare të një princi, sesa ato ku ka triumfuar demokracia.

23 Zhan Hersh, Habia Filozofike, (Libra për një shoqëri të hapur), botues „Dituria“, Tiranë

24 C.Mayer, Loërence, Politikat Krahasuese. Ora 2003, Tiranë.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

36

“Grupet e panumërta që sot ekzistojnë në kontekstin kosovar mund të klasifikohen në

shumë mënyra. Ato grupe, funksioni kryesor i të cilëve është të ushtrojnë presion mbi

qeverinë për çështje të veçanta, quhen grupe të interesit ose ndryshe “grupe me ndikim”,

thotë Hobsi. Të tilla janë sindikatat, të cilat përmes presionit përpiqen t’i avancojnë interesat

e punëtorëve. Grupet e interesit privat, siç janë shoqatat tregtare, grupet profesionale ose

sindikatat kanë zakonisht një qëllim ekonomik në politikën e tyre, ndonëse mund të mbajnë

gjithashtu qëndrim politik për çështje që janë shumë larg fushës së tyre, për të cilën ato janë

të specializuar. Të ashtuquajturat grupe të interesit publik, siç janë organizatat e mjedisit dhe

të mbarëvajtjes shoqërore, priren drejt asaj që ato mendojnë se është për të mirën e të gjithëve

ose të kolektivit. Kjo nuk i bën grupet e interesit publik më të mençura apo më të virtytshme

se ato të interesit privat.

Të dyja llojet e grupeve të interesit veprojnë sot në shoqërinë tonë, ndonëse me një

gjallëri dhe me një efektivitet ende të dobët në krahasim me vendet e zhvilluara demokratike.

Që të dy i kushtojnë rëndësi të veçantë opinionit publik, duke bërë të gjitha përpjekjet për ta

zgjeruar rrethin e përkrahësve, si dhe duke u përpjekur njëkohësisht të edukojnë njerëzit dhe

të ndikojnë në politikën e qeverisë. Grupet e interesit shërbejnë si forcë ndërmjetësuese midis

individëve të veçantë dhe një qeverie që është zakonisht mjaft e madhe dhe e shkëputur.

Shoqëria demokratike mund të marrë vendime që ndikojnë në mirëqenien e anëtarëve

të saj vetëm nëpërmjet bashkëveprimit të këtyre grupeve, si dhe nëpërmjet procesit të

debateve të hapura, konflikteve, kompromisit dhe konsensusit midis tyre. Një nga

instrumentet më të njohura të grupeve të ndryshme të interesit që sot në Kosovë veprojnë dhe

përpiqen të ndikojnë në vendimmarrjen politike është instrumenti i protestës. Në një shoqëri

demokratike, qytetarët kanë të drejtë të grumbullohen në mënyrë paqësore dhe të protestojnë

kundër politikës së qeverisë apo kundër veprimeve të grupeve të tjera me demonstrata,

marshime, peticione, bojkotime, greva etj.

Veprimet e drejtpërdrejta janë të mundshme për të gjithë në një shoqëri demokratike,

por zakonisht janë përdorur nga grupet e shtypura, të pa përkrahura apo grupet e pakicave, të

cilët kanë qenë të përjashtuar nga çdo mundësi tjetër për të ndikuar në politikën qeveritare.

Protesta të tilla kanë qenë gjithmonë pjesë e shoqërisë demokratike. Në ditët tona, protestat

paqësore që shpesh synojnë të tërheqin vëmendjen e mjeteve të informacionit, përfshijnë një

varg të gjatë problemesh, duke filluar nga ndotja e mjedisit deri te armët bërthamore, çështje

të politikës ndërkombëtare dhe diskriminimi racial dhe etnik.

Formë e veçantë e veprimeve të drejtpërdrejta është e drejta e sindikatave për të

organizuar greva kundër punëdhënësve, me të cilët ato kanë mosmarrëveshje që nuk janë

zgjidhur me anë të bisedimeve. Protestat janë gur-prove për çdo shoqëri demokratike. Idealet

e shprehjes së lirë dhe të pjesëmarrjes së shtetasve në jetën e shoqërisë mbrohen lehtë kur të

gjithë tregohen të sjellshëm dhe pajtohen për çështje kryesore. Por kur protestuesit dhe

objektet e protestës së tyre nuk pajtohen për çështjet kryesore, mosmarrëveshje të tilla mund

të jenë të zjarrta dhe të acaruara. Në të tilla raste mbetet vetëm një mundësi, ajo e ruajtjes së

ekuilibrit, e mbrojtjes së të drejtës për lirinë e fjalës dhe të grumbullimit, gjithmonë duke

mbrojtur rendin publik dhe duke kundërshtuar çdo orvatje për kërcënim ose përdorim dhune.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

37

Të shtypësh një protestë paqësore në emër të ruajtjes së rendit, do të thotë t'i hapësh

rrugën shtypjes; të lejosh protesta të shfrenuara e të dhunshme, do të thotë t'i hapësh rrugën

anarkisë. Për arritjen e një ekuilibri të tillë nuk mund të jepen formula magjike. Në fund të

fundit, një gjë e tillë varet nga përkushtimi i shumicës për të mbrojtur institucionet e

demokracisë dhe parimet e të drejtave të individit. Shoqëritë demokratike janë në gjendje të

përballojnë edhe mosmarrëveshjet më të hidhura midis shtetasve, me përjashtim të atyre

mosmarrëveshjeve që kanë të bëjnë me përligjjen e vetë demokracisë.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

38

KAPITULLI III

ZHVILLIMI EKONOMIK I KOSOVËS

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

39

3.1 Gjendja ekonomike e Kosovës

Kosova kufizohet me Shqipërinë (112 km gjatësi), me Malin e Zi (77 km),

Maqedoninë (161 km) dhe me Serbinë 352 km). Shtrihet në një gjerësi gjeografike veriore

prej 41o, 50’58” e deri në 43o15’42” dhe gjatësi gjeografike lindore prej 20o, 01’02” të

Griniçit. Njëherësh, Kosova ka një sipërfaqe prej 10.906 km2, në të cilin territor jetojnë rreth

2,4 milionë banorë (sipas OSBE-së në vitin 2000), prej të cilëve 72 për qind janë nën moshën

35 vjeç, me një përbërje (strukturë) kombëtare prej 95 për qind shqiptarë, 4 për qind serb dhe

1 për qind minoritete të tjera. Prandaj, kur krahasojmë numrin e banorëve prej 2.4 milionë

me territorin e Kosovës prej 10.906 km2 nxjerrim konkludimin se Kosova paraqet një vend

me një dendësi tejet të lartë të popullsisë prej rreth 220 banorë në një kilometër katror.

Burimet natyrore: plumb, zink, nikel, qymyr, magnez, linjit, kaolin, kuarc, asbest, gur

gëlqeror, mermer, krom dhe boksit.

Kur e tërë kjo shikohet në kontekst me nivelin e ulët të zhvillimit ekonomik, ku rreth

65 për qind e popullsisë ishte e papunë, me një GDP (Gros Domestic Product) për kokë

banori me afër 700 euro (2000 – 2004), me një bilanc tregtar tejet të disfavorshëm me botën

e jashtme, ku vetëm 3 për qind e importit mbulohet me eksport dhe të varfërisë së skajshme,

në të cilën është katandisur popullsia e Kosovës, atëherë shihet qartë problemi

shumëdimensional i zgjidhjes së krizës ekonomike në Kosovë. M’u kjo situatë e rëndë

ekonomike e sociale mund të shndërrohet në një entropi kolosale të liruar nga kjo gjendje, e

cila në mënyrë permanente mund të shfaqet në formë revolte dhe sjellje të papritura, si

ngjarjet e 17-18 marsit të vitit 2004, që vështirë mund të kontrollohen apo të kanalizohen.

Është fakt se krahas rolit që kanë sot këto resurse natyrore e njerëzore për nxitjen e

zhvillimit ekonomik të Kosovës, këto dhe pozita tejet e volitshme gjeostrategjike, ishin edhe

objekt lakmie e grabitjeje të okupuesve të huaj gjatë tërë historisë, që nga antika e deri në

mbarim të mileniumit të dytë, përkatësisht të qershorit të vitit 1999, kur me Luftën Çlirimtare

të UÇK-së, krahas ndihmës së vendosur të NATO-s në krye me SHBA-në, arriti që Kosova të

çlirohet përfundimisht nga okupimi shekullor serbo-sllav.

Ndërsa sot, Kosova ka një bruto produkt vendor (GDP) prej rreth 2393 € për kokë

banori, porse ajo nuk ka mundësi që nga të ardhurat e veta kombëtare, përkatësisht nga bruto

produkti vendor (GDP), të ndajë një pjesë të tyre në fondin e akumulimit për të siguruar një

zhvillim të zgjeruar të ekonomisë së Kosovës në fazën e tranzicionit.

Kur shqyrtojmë mundësitë e zgjidhjes së krizës ekonomike dhe fillimin e prosperitetit

të qëndrueshëm në Kosovë duhet të nisemi nga shumë aspekte, duke pasur në konsideratë

faktorët endogjenë dhe ekzogjenë, që do të determinojnë fillimin e zgjidhjes së krizës

ekonomike dhe fillimin e prosperitetit. Daljen nga kriza dhe fillimin e prosperitetit të

shumëpritur nuk guxojmë që edhe më tej ta mbështesim në dëshira deklarative dhe hipoteza

të pabaza, por në radhë të parë në kontekst me mundësitë faktike që ofron niveli i tanishëm i

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

40

zhvillimit ekonomik të Kosovës. Prandaj, jemi të bindur thellë se krahas implementimit të

prioriteteve të Standardeve për Kosovën, duhet të sendërtohet edhe pavarësia e Kosovës si

domosdoshmëri parësore që do të mundësojë zhvillimin e pretenduar ekonomik dhe fillimin e

prosperitetit gjatë fazës së tanishme të tranzicionit.

Është fakt evident se një Kosovë sovrane dhe demokratike e kyçur në integrimet

Euro-Atlantike dhe në Unionin Evropian mund të bëhet garantuese për investitorët e jashtëm

dhe absorbimin e kredive të domosdoshme investuese nga institucionet meritore financiare

ndërkombëtare. Kjo do të krijonte mundësinë që me avancimin e këtyre kapitaleve gjigante

në shfrytëzimin kompleks të resurseve të njohura natyrore, si përparësi komparative me të

cilat posedohet, të tejkalohet kriza e gjatë dhe të flaket varfëria dhe prapambetja shekullore

në Kosovën e lirë si një bashkësi multietnike.

Në retrospektivë vlen ta përmendim edhe projektligjin e propozuar për investime të

huaja (të jashtme) në Kosovë, i hartuar në bazë të “Rregullores” së UNMIK-ut, i emëruar si

“Kornizë Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme” në Kosovë, e që paraqet një hap të

rëndësishëm dhe konkret në harmonizimin e kompetencave midis UNMIK-ut dhe Qeverisë së

Kosovës, ashtu që të mos vazhdojë edhe më tej veprimi dualist në aplikimin e politikës

zhvillimore, kur “njëra anë po i bie thumbit, ndërsa tjetra patkoit”. Njëherësh, ky dokument

që konsiderohet si bazë në këtë drejtim, është tejet i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për

krijimin e një ambienti të sigurt për nxitjen e investimeve të huaja (të jashtme), tejet të

domosdoshme për rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës gjatë periudhës së

ardhshme afatmesme dhe afatgjate.

Është fakt se ekonomia e Kosovës ende i vuan pasojat e dëmeve katastrofale të

shkaktuara nga lufta. Një faktor tjetër që e pengon zhvillimin stabil ekonomik është edhe

procesi i privatizimit. Kjo, aq më parë, kur kemi parasysh faktin se, për shkak të rrënimit të

ekonomisë gjatë okupimit serb, industria e Kosovës është në gjendje të rëndë, që ndikon në

sferën e papunësisë dhe në gjendjen e varfër të vendit. Mu për këto arsye, është më se e

domosdoshme që krahas “Ligjit për investime të huaja”, të hartohet nga kuadrot vendore dhe

asistenca tekniko-shkencore ndërkombëtare për një politikë ekonomike aktive dhe unike në

Kosovë, sipas së cilës, do të nxiteshin dhe orientoheshin masa stimuluese: investimet e huaja

dhe raportet bilaterale e multilaterale me vendet e tjera në frymën e bashkëpunimit ndër-

rajonal dhe të globalizimit.

Është fakt që edhe sot, Kosova nuk është një vend atraktiv për investitorët e huaj. Ka

disa faktorë që ndikojnë në “tejkalimin e Kosovës” nga investitorët ndërkombëtarë, është

sidomos mungesa e infrastrukturës së duhur ligjore dhe siguria e kapitalit. Në projektin e

investimeve të huaja duhet përfshirë edhe rregullimin institucional të kredive të huaja

investuese dhe ato monetare për pajisje e repromaterial, të huazuara nga institucionet

financiare ndërkombëtare e private, donatorët e jashtëm dhe të “Paktit të Stabilitetit”, në

ngritjen e infrastrukturës ekonomike, të cilat raporte do të duhej garantuar dhe rregulluar

institucionalisht me dokumentin në fjalë, ose në një mënyrë tjetër ligjore. Kjo do t’i detyrojë

ministritë përkatëse, kuvendet komunale të decentralizuara, asociacionet ekonomike dhe

ndërmarrjet ekonomike, që nëpërmes projekteve konkrete të konkurrojnë për financimin e

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

41

tyre në Paktin e Stabilitetit, Bankën Botërore, Bankën Evropiane për Zhvillim, Fondin

Monetar Ndërkombëtar dhe institucionet e tjera financiare ndërkombëtare, ashtu siç veprojnë

vendet e tjera ish-socialiste gjatë fazës së tranzicionit.

Kosova, disponon me pasuri mbitokësore dhe nëntokësore. Parashtrohet pyetja se, a

ka ndonjë plan apo projekt se si të shfrytëzohen resurset natyrore të Kosovës, sidomos

rezervat e linjitit në basenin e Fushës së Kosovës. Duhet qenë i vetëdijshëm se duhet

ndryshuar sjelljet tona ndaj kërkesave për absorbimin e mjeteve të Paktit të Stabilitetit, sepse

vetëm me apele verbale dhe duke u ankuar, pa projekte meritore konkrete që valorizohen nga

“Instituti i Vjenës”, që është i autorizuar për këtë, nuk mund të merren mjete as nga “Pakti i

Stabilitetit” që kryesisht është themeluar për rindërtimin e Kosovës. Meqenëse Kosova deri

në shpalljen e pavarësisë (1999-2008), nuk e kishte fituar sovranitetin e saj dhe ishte

Protektorat i Përkohshëm i OKB-së, atëherë zhvillimin e vet nuk mund ta mbështeste në

investime inflatore, por në investimet e huaja direkte dhe kreditë investuese nga institucionet

financiare ndërkombëtare ose nga bankat e jashtme të kapitalit financiar.

Nga kjo duhet nxjerr konkludimin konstant se në Projektligjin për investime të huaja

krahas investimeve të huaja direkte, duhet përfshirë edhe kreditë investuese nga institucionet

financiare ndërkombëtare dhe kapitali financiar. Kosova ka një ekonomi të vogël dhe pa dalje

në det, zhvillimi i ardhshëm i të cilës varet në mënyrë vendimtare nga integrimi efektiv në

tregtinë botërore. Importet janë themelore për investime dhe rritjen e produktivitetit.

Eksportet, që tani janë më pak se një e dhjeta e importeve, duhet të rriten edhe për të

financuar importet dhe për shkak të stimulit direkt që ato mund t’i japin output-it dhe të

ardhurave nga punësimi.

Shih tabelën në Aneks: Eksport - importi në Kosovë në raport me 28 vendet e BE-së

2005-2014 në promilë.

Rritja e eksporteve varet nga katër faktorë: një sektor privat dinamik; politika të

përshtatshme tregtare dhe të këmbimit të parave; treg dhe institucione tregtare efektive dhe

mundësi depërtimi në treg, që në rastin e një ekonomie pa dalje në det siç është Kosova,

përfshinë po ashtu çështjen e transitit. Sektori privat përballet me një numër kufizimesh të

rëndësishme në rritjen e eksporteve. Megjithëse në terma të përgjithshme, politika tregtare

është liberale, ajo penalizon eksportet. Dhe, ka të meta institucionale, si dhe probleme të

depërtimit në treg që pengojnë rritjen e eksporteve.

3.2. Doganat

Doganat e Kosovës, janë një nga pjesët e suksesshme në gjendjen e tregtisë në

Kosovë. Ai përbëhet kryesisht nga doganierë të rinj dhe energjikë, të cilët vijnë nga mjedise

të ndryshme etnike, duket se kanë moral të mirë, si dhe kanë sjellë mjaft të ardhura gjatë

implementimit të ligjeve të taksave dhe tregtisë. Ndonëse s’mund të ketë asnjë shërbim

doganor që të mos ketë aspak korrupsion, incidente të tilla të korrupsionit që mund të kenë

ndodhur në Kosovë, duket se janë të rralla dhe nuk pasqyrojnë një situatë tipike.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

42

Një shërbim i efikas dhe i ndershëm doganor, është vendimtar për kryerjen e

shërbimeve të tregtisë ndërkombëtare. Shërbimi Doganor i Kosovës ka bërë shumë përparim

dhe vazhdon të përballet me shumë sfida, ndërkohë që mbetet shumë për t’u bërë. Një nga

problemet kryesore që përballet Shërbimi Doganor, është falsifikimi i dokumenteve në lidhje

me origjinën e mallrave.

3.3. Kapaciteti i politikave tregtare dhe promovimi i eksportit

Në mënyrë që të zhvillojnë një strategji efektive të tregtisë, autoritetet në Kosovë

duhet të jenë në gjendje të projektojnë dhe të implementojnë politikat tregtare. Kjo do të thotë

shqyrtimin dhe analizimin e prirjeve në tregti sipas mallit, destinacionit dhe origjinës;

mbajtjen e lidhjeve me sektorin privat dhe analizimin e problemeve me të cilat përballen

tregtarët, si importuesit ashtu edhe eksportuesit, si dhe rekomandimin e zgjidhjeve të

përshtatshme; identifikimin e zonave ku nevojiten rregullore dhe legjislacion i ri ose

përgatitjen e tyre apo marrjen me kontratë për ndihmë nga donatorët për këtë qëllim; dhe së

fundi, diskutimin e marrëveshjeve të përshtatshme për tregti, që kanë për qëllim përmirësimin

e mundësisë së depërtimit të eksportuesve kosovarë në tregjet e huaja.

Shih tabelën në Aneks: Eksporti sipas vendeve në vlerë 2005-2014.

3.4. Politika tregtare

Rritja e eksporteve kërkon mbështetje nga regjimi i këmbimit valutor dhe i tregtisë.

Eksportet nuk mund të rriten ose të mbahen në të njëjtin nivel në rastin e mbivlerësimit të

kursit të këmbimit valutor të huaj apo të një regjimi tregtar që pengon nxitjen e eksporteve.

Adaptimi i euros si valutë kosovare ka pasur një numër efektesh stabilizuese të rëndësishme

për rendimentin makroekonomik. Por, vlerësimi i konsiderueshëm i saj në lidhje me valutat

rajonale në tre vjetët e fundit e ka bërë edhe më të vështirë për prodhuesit që të eksportojnë

në këto vende, në krahasim me furnizimin e tregut vendor. Cilido qofte efekti, është e qartë

që vendimi për përdorimin e valutës është i pakthyeshëm dhe prodhuesit duhet t’ia përshtatin

realitetit të euros strukturën e kostove të tyre. Duke u marrë me këtë çështje, e cila ka

dominuar në diskutimet e politikave tregtare me Bankën Botërore dhe institucione të tjera

ndërkombëtare, është e nevojshme të ndahet diskutimi në dy pjesë: në politikat që janë të

vlefshme për eksportuesit dhe politikat që janë të vlefshme në përgjithësi.

Me qëllim që eksportuesit potencialë të jenë konkurrues në tregjet ndërkombëtare ata

duhet të jenë në gjendje të sigurojnë inputet e importuara të tyre me çmime botërore. Meqë

Kosova prodhon vetëm një numër shumë të vogël mallrash dhe s’prodhon pajisje kapitale, ka

shumë mundësi që shumë eksporte potenciale të kenë një komponent të rëndësishëm nga

importi. Kjo do të thotë që një sistem duhet krijuar për të garantuar që eksportuesit nuk janë

në disavantazh, meqë u duhet të paguajnë TVSH, plus taksat e importit për inputet e tyre.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

43

Në parim, ekzistojnë dy mënyra për ta bërë këtë: së pari, mund të krijohet një sistem

efektiv i kthimit të taksave doganore dhe TVSH. Kjo është zgjidhja me e drejtpërdrejtë,

transparente dhe afatgjate për problemin, shkaku se shumë vende kanë pasur sisteme të tilla

në veprim prej shumë vjetësh25

. Problemi me një sistem të tillë qëndron në faktin që ai

kërkon administrim të mirë, si dhe vullnetin e sipërmarrësve për regjistrimin e transaksioneve

të tyre, në mënyrë që të mund të marrin rikthimin e parave. Asnjëra nga këto kërkesa mund të

mos jenë të lehta, për t’u plotësuar shpejt në Kosovë. Për momentin, duket se ka vonesa në

rikthimin e parave të TVSH, që arrijnë deri në tre muaj. Dhe nuk ka rikthim parash për tarifat.

Për më tepër, ndërmarrjet me xhiro më pak se 50.000 euro nuk janë të detyruara për të paguar

TVSH dhe nuk janë të detyruara për të regjistruar llogaritë e tyre për këtë qëllim, por të gjitha

importet i nënshtrohen TVSH-së. Kështu, një prodhues i vogël ose eksportues potencial duhet

të regjistrojë aktivitetin e vet, me qëllim që të kërkojë rikthimin e parave të TVSH.

Shumica e ndërmarrjeve të vogla preferojnë të heqin dorë nga rikthimi i parave të

TVSH dhe të shmangin regjistrimin e llogarive të tyre në Qeveri, në mënyrë që të shmangin

mundësinë e dijes nga ana e qeverisë të xhiros së tyre dhe me këtë rast të shmangin forma të

tjera tatimi. 26

Alternativa tjetër është krijimi i zonave të përpunimit të eksportit, që përfshijnë

trajtime pa pagesa dhe taksa për të gjitha produktet që importohen dhe rieksportohen. Edhe

kjo alternativë ka implikime administrative: duhet krijuar infrastruktura për mbështetjen e

zonave të përpunimit të eksportit, procedura administrative dhe të sigurimit. Ekziston një

eksperiencë e madhe ndërkombëtare dhe një numër vendesh në zhvillim që kanë përdorur

këtë instrument për nxitjen e suksesshme të eksportit për një periudhe kohe (English and

Dewulf, 2002).

Argumenti i lartpërmendur i tarifave për mallrat kapitale dhe të ndërmjetme pengojnë

investimin e përgjithshëm. Për sa i përket investimeve të huaja direkte, është e qartë që

faktori kryesor pengues është pasiguria në lidhje me statusin e ardhshëm ligjor të Kosovës.

Për më tepër, të huajt që dëshirojnë të investojnë në Kosovë kanë edhe mundësi për të

përdorur kreditin e huaj për financimin e importit të mallrave kapitale (makineri etj.), të cilat

u duhen për investimet e tyre.

Nga këto alternativa, e para, është qartazi alternativa më tërheqëse: nuk do të kishte

ndonjë ndikim të rëndësishëm në të ardhurat; do ta ruante njëtrajtshmërinë mes tarifave që

aplikohen në sektorë të ndryshëm dhe, në periudhën afatshkurtër, të paktën derisa të hyjë në

përdorim një sistem efektiv i ripagimit, do të sillte disa përfitime të vogla për eksportuesit.

Shumica e vendeve, duke përfshirë praktikisht të gjitha vendet e zhvilluara, kanë një model

proteksioni, i cili favorizon materialet e papërpunuara dhe importet e mallrave kapitale me

tarifa të ulëta, ndërkohë që vendosen tarifa më të larta për mallrat e konsumit. Kjo quhet

shkallëzim i tarifave dhe është politikë e keqe. Por vazhdon, sepse i sjell rritje të fitimeve

prodhuesve dhe nga presioni që grupet ndikuese ushtrojnë mbi qeveritë, pikërisht siç po

ndodh në Kosovë tani. Sidoqoftë, do të ishte me interes të vihej re që përpjekja për adresimin

25 Për një disktutim të mirë të veprimtarisë së një sistemi në Kili, shikoni “English and Dewulf”, 2002. 26 Pika ndarëse për regjistrimin për pagesën e TVSH-së, është planifikuar të zvogëlohet në 25,000 euro në të ardhmen e afërt.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

44

e këtij problemi të shkallëzimit të tarifave në industritë prodhuese kudo në botë, po

zhvillohen në takimin e Dohas të negociatave shumëpalëshe në Organizatën Botërore të

Tregtisë.

Përveç këtyre problemeve të depërtimit direkt në treg, importet kosovare përballen me

pagesa transiti, që e rrisin koston e importeve dhe minojnë konkurrencën e eksporteve. Këto

pagesa janë rreth 4-5 për qind dhe janë të vendosura nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia. Në

thelb, Kosova përballet me probleme të konsiderueshme të depërtimit në një numër tregjesh

të rëndësishme rajonale. Meqë këto tregje ka shumë mundësi që të jenë tregje të rëndësishme

për mallrat e Kosovës, kur të kapërcehen pengesat e ofertës dhe ato institucionale, është e

rëndësishme që autoritetet e Kosovës të përpiqen të zgjidhin këto probleme. Ato janë një

pengesë e rëndësishme në integrimin e Kosovës në tregtinë botërore.

Për momentin, rrjeti i MTL të negociuara me Paktin e Stabilitetit në Evropën

Juglindore nuk formon një zonë të vërtetë të Tregtisë së Lirë, sepse ka përjashtime dhe

kalendarë të ndryshëm të liberalizimit mes vendeve pjesëmarrëse. Në këtë kontekst,

pjesëmarrja apo jo e Kosovës në këto MTL të dyanshme mund të vlerësohet rast pas rasti.

Por, nëse rajoni lëviz drejt krijimit të një Zone të Tregtisë së Lirë të vërtetë për të gjitha

vendet, mund të ishte e dëmshme për Kosovën po të rrinte jashtë.

Nga ana tjetër, MTL do të rezultonte në disa kosto të ndryshimit të drejtimit të tregtisë

për shkak të preferencave, furnizues më të shtrenjtë të Kosovës nga këto dy vende do të

zëvendësonin furnizues me kosto më të ulët nga vende të tjera. Për më tepër, MTL sidomos

me Shqipërinë, mund të krijojë probleme shtesë në lidhje me certifikatat e falsifikuara të

origjinës, si ato që tashmë ekzistojnë në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, që

kushtojnë sasi të konsiderueshme të të ardhurave tarifore që humben. Të ardhurat e humbura

nga një MTL me Shqipërinë mund të jenë të nivelit 5 milionë euro në vit (48 milionë euro që

vazhdon të rritet, X 10 për qind). Kjo mund të mos jetë shumë në kuadrin e të ardhurave të

përgjithshme për sa kohë që s’ka falsifikime shtesë të dokumenteve dhe ridrejtim të

produkteve nëpërmjet Shqipërisë, në mënyrë që të përfitohet nga MTL.

3.5. Marrëveshja e tregtisë së lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës

Marrëveshja për Tregti të Lirë ndërmjet Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë u

nënshkrua më 7 korrik 2003 nga PSSP z. Mihajl Shtajner, ish-kryeadministrator i Kosovës

dhe nga ministri i MTI-së, dr. Ali Jakupi, në emër të Qeverisë së Kosovës, ndërsa në emër të

Qeverisë së Shqipërisë, marrëveshjen e nënshkroi ministri dr. Arben Malaj. Kjo marrëveshje i

kontribuon shtimit të hapësirës së tregtisë së lirë të rajonit, ndërkaq për Kosovën shënon një

etapë të re dhe një realitet të ri në marrëdhëniet ekonomike dhe politike me Shqipërinë.27

27 Victor, C. 2002. ‘Kosovo: Export/Import Roadmap, Pristina: USAID. MEMORANDUM mirëkuptimi midis Ministrisë së

Ekonomisë së Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Misionit të përkohshëm Administrativ të Kombeve të Bashkuara në

Kosovë (UNMIK).

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

45

Liberalizimi i tregtisë nënkupton hapjen e ekonomisë, duke krijuar lehtësira doganore

dhe administrative për qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve të huaja brenda vendit.

Njëkohësisht, me liberalizimin e tregtisë krijohen mundësi për nxitjen e eksportimit të

prodhimeve vendore në tregun e madh evropian dhe atë botëror, si dhe për nxitjen e

investimeve të huaja në Kosovë.

Realizimi praktik i Marrëveshjes për Tregti të Lirë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

filloi më 1 shtator. Kjo marrëveshje krijon përparësi të dukshme për komunitetin e biznesit,

konsumatorët dhe shtetin në formim të Kosovës. Mallrat e përfshira në listat e veçanta të

kësaj marrëveshjeje do të fillojnë të qarkullojnë në të dy drejtimet pa doganë, ndërkaq për një

periudhë 5-7 vjeçare tarifat doganore do të shkojnë drejt zeros për të gjitha mallrat e të dy

vendeve, që është edhe qëllim i kësaj Marrëveshjeje, e cila ka hasur në përkrahjen e plotë të

dy komuniteteve të biznesit28

.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar, gjatë vitit të parë, Kosova do të ulë tarifën

doganore në 90 për qind të tarifës bazë, dhe në mënyrë të përshkallëzuar nga viti në vit deri

më 1 janar 2009, kur tarifat doganore për mallrat që vijnë nga Shqipëria bëhen zero. Ndërkaq,

liberalizimi i plotë i tregtisë së Shqipërisë drejt Kosovës realizohet më shpejt, më 1 janar

2007. Kjo ishte kërkesë e delegacionit të Kosovës, që hasi në mirëkuptim nga delegacioni

homolog i Republikës së Shqipërisë.

Dinamika e liberalizimit të plotë të tregtisë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

parasheh që tarifat doganore në import, të aplikuara në Shqipëri, për mallrat me origjinë nga

Kosova, do të reduktohen në mënyrë dhe kohëzgjatje 4-vjeçare, nëpër periudha si: nga 1

Janari 2004 në 60 për qind të tarifave bazë; nga 1 Janari 2005 në 40 për qind; nga 1 Janari

2006 në 20 për qind dhe nga 1 Janari 2007 në 0 për qind.

Po ashtu, edhe tarifat doganore për mallrat e importuar me origjinë nga Shqipëria për

në Kosovë do të reduktohen në mënyrë të përshkallëzuar, në një periudhë kohore 6-vjeçare.

Nga 1 janari 2004, në 80 për qind të tarifave bazë; nga 1 Janari 2005, në 70për qind; nga 1

Janari 2006, në 60për qind; nga 1 Janari 2007, në 50 për qind; nga 1 Janari 2008, në 40 për

qind dhe nga fillimi i vitit 2009 këto tarifa do të jenë në 0 për qind.

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë

parasheh liberalizimin e rreth 98 për qind e produkteve industriale dhe rreth 60 për qind të

produkteve bujqësore. Shkalla e liberalizimit të tregtisë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

është ndër më të lartat në rajon. Rreth 98 për qind e produkteve industriale dhe 60 për qind e

produkteve bujqësore do të lëvizin lirshëm, në të dy drejtimet pa taksa doganore, duke filluar

nga 1 shtatori i vitit 2003.

Në listën e liberalizuar të produkteve bujqësore janë përfshirë afro 200 produkte. Dy

lista të tjera, pjesë të Aneksit 1 dhe 2 të Protokollit A, janë lista me koncesione një kahesh,

nga Kosova drejt Shqipërisë dhe anasjelltas. Këto dy lista përmbajnë një numër më të vogël

produktesh. Ndërsa, Aneksi 4 i Protokollit A përmban vetëm birrën, për të cilën është arritur

28 Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Prishtinë 2003

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

46

marrëveshja që të liberalizohet deri në masën 500t në vit, nga të dy vendet. Kjo sasi mund të

lëvizë pa doganë në dy të drejtimet, nga Kosova drejt Shqipërisë dhe anasjelltas.

Produktet bujqësore, blegtorale dhe ushqimore që nuk janë përfshirë në tri listat e

negociuara do t’u nënshtrohen tarifave ekzistuese doganore. Gjatë hartimit të listave të

produkteve kosovare, si dhe negocimit të tyre me palën e Shqipërisë, ka mbizotëruar një

profesionalizëm i lartë dhe përkushtim që të ruhen interesat e ekonomisë dhe komunitetit të

biznesit të Kosovës.

Qeveria e Kosovës, me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje synon të arrijë disa efekte,

si: në plotësimin më të mirë të nevojave të tregut, veçanërisht për mallrat dhe shërbimet që

mungojnë në vend; influencë në uljen e çmimeve; rritje të konkurrencës ekonomike; nxitje në

avancimin e teknologjisë së prodhimit vendor, të aftë për të përballuar konkurrencën dhe

imazhin e prodhuesve kosovarë në një treg më të gjerë; ulje të kontrabandës; nxitje dhe rritje

të investimeve të huaja; nxitje të prodhimit për eksport; zgjerim të tregjeve dhe të

kapaciteteve prodhuese; furnizim me produkte cilësore dhe me çmime më të ulëta etj.

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Shqipërinë ka një rëndësi jetike për krijimin e

tregut unik kombëtar, për fuqizimin e mundësive për zhvillim ekonomik të të dy vendeve

tona, si dhe një kontribut i çmuar përparimit të proceseve integruese në rajon dhe më gjerë. E

veçanta e kësaj marrëveshjeje është që autoritetet e Prishtinës dhe Tiranës duhet me

përkushtim të angazhohen që marrëveshjen ta zbatojnë më përpikëri. Për këtë qëllim është në

interes të të dy vendeve që të ngrihet një komitet i përbashkët, i cili do të monitorojë zbatimin

e marrëveshjes. Komiteti do të takohej së paku dy herë në vit dhe për punën e tyre do t’i

raportojë Qeverisë.

Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e ngarkuar në

emër të saj, për marrëveshjet e tregtisë së lirë, do të intensifikojë përpjekjet dhe përgatitjet e

nevojshme, për të filluar negocimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me vendet e tjera në

rajon. Është me interes që kjo të vazhdojë me Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, prej

nga importet e mallrave janë më të lartat nga të gjitha vendet në rajon, dhe kjo së paku për dy

arsye: e para, për vetë faktin se në shkëmbimet tregtare me këtë vend fqinj Kosova ka një

bilanc negativ, shumë të pa balancuar, që është e pashpjegueshme dhe e patolerueshme në

kushtet normale të një bashkëpunim normal ekonomik dhe tregtar ndërmjet vendeve; dhe,

Kosova është shumë e interesuar për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me Maqedoninë, ngase

Qeveria e Maqedonisë për një kohë të gjatë i ka bërë obstruksion një memorandumi të

mirëkuptimit për tregtinë e lirë ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë.

Disa iniciativa dhe kontakte janë zhvilluar viteve të fundit me Maqedoninë, si dhe

disa vende të tjera të rajonit, si me Bosnjë-Hercegovinën, Kroacinë dhe Turqinë, më qëllim të

fillimit të përgatitjeve të nevojshme për fillimin e negocimit të Marrëveshjes së Tregtisë së

Lirë. Janë shënuar përparime, marrëveshje dhe zhvillime të lira ekonomike. Në programin e

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

47

aktiviteteve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, negocimi dhe arritja e marrëveshjeve të

tregtisë së lirë me vendet e rajonit shtrohet si një prioritet i lartë29

.

3.6. Liberalizimi i tregtisë – përparësi dhe sfidë e Kosovës

Fakti se pjesa më e madhe e mallrave dhe shërbimeve të sotme aktualisht prodhohen

jashtë vendit, ngase një pjesë e të hyrave arrijnë të realizohen jashtë kufijve kombëtarë,

tregon se liria e shkëmbimit tregtar me jashtë i kontribuon në mënyrë të konsiderueshme

shtimit ekonomik dhe standardit jetësorë të vendit. Pothuajse të gjitha vendet e Evropës

Juglindore, përfshirë këtu edhe Kosovën, i veçojnë kufizimet tregtare të llojeve të ndryshme

(tarifa, kuota) dhe janë shembuj të barrierave që kufizojnë konkurrencën dhe tregtinë

ndërkombëtare. Në shkëmbimet e vogla tregtare midis këtyre vendeve ndikojnë edhe

zvarritjet e panevojshme administrative dhe procedurat burokratike që zgjasin kalimin e

mallrave nëpërmjet doganave, gjoja në emër të “rregullsive”, por që në të vërtetë janë pasqyrë

e veprimeve të zyrtarëve të korruptuar që kërkojnë të marrin ryshfete.

Vitet e fundit, qeveritë e vendeve të Evropës Juglindore kanë bërë përparime të

dukshme, duke bërë hapa konkretë në drejtim të shtimit të shkëmbimeve tregtare përmes

ndërtimit të politikave tregtare të liberalizuara dhe negocimit të Marrëveshjeve të Tregtisë së

Lirë. Që nga shkurti 2003, midis këtyre vendeve janë nënshkruar 28 Marrëveshje të Tregtisë

së Lirë (MTL), 18 prej tyre janë aplikuar dhe 8 të tjera janë në fazën preliminare të

konsultimeve apo të negocimeve. Këto procese po zhvillohen relativisht shpejt në kuadër të

Iniciativës së Stabilizim- Asocimit në Bashkësinë Evropiane.

Kosova ishte vendi i vetëm në rajon që nuk ishte përfshirë në procesin e negocimit të

MTL-së. Kosova vazhdon të mos jetë ende anëtare e ndonjë organizate apo strukture

ndërkombëtare, të cilat veprojnë drejtpërdrejtë në fushën e tregtisë, si është Organizata

Botërore e Tregtisë, Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit, Organizata Ndërkombëtare

e Doganave etj. Derisa vendet e tjera në rajon po shfrytëzojnë preferencat dhe lehtësirat

reciproke në shkëmbimet tregtare dhe zhvillimin ekonomik, Kosova ishte e privuar nga kjo

mundësi.

Pas presionit të pareshtur të Qeverisë së Kosovës te strukturat relevante

ndërkombëtare, Kosovës iu njoh e drejta për të filluar procesin e negocimit të MTL-ve me

vendet në rajon. Procesit të negocimit të MTL-ve mes Kosovës dhe Shqipërisë i parapriu

Memorandumi i Mirëkuptimit, i nënshkruar në vitin 2002. Negocimi i parë i MTL-së mes

Kosovës dhe Shqipërisë filloi më 2 prill 2003, kur edhe takohen ekspertët e të dy vendeve.

Rundi i parë i negocimit u mbajt në Prishtinë, e para e këtij lloji në historinë e Kosovës, që

shënon një fazë të re në marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike me Shqipërinë, më pas filluan

edhe marrëveshjet me disa shtete të tjera të rajonit.

29 Dr. Mujë Gjonbalaj, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë , Prishtine 2003.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

48

3.7. Objektivat dhe qëllimet e MTL-së

Çka është MTL-ja? Është një dokument i shkruar, më parë i negociuar dhe i

harmonizuar mes dy apo më shumë vendeve, me qëllim të liberalizimit të tregtisë. Kjo nuk

nënkupton liberalizimin e përnjëhershëm dhe për të gjitha produktet. Menjëherë liberalizohen

produktet më pak të ndjeshme në importe, në të cilat vendet kanë përparësitë e tyre

krahasuese dhe në mënyrë të shkallëshkallshme për produktet që janë më të ndjeshme në

importet.

Qëllimi i MTL-ve është institucionalizimi i marrëdhënieve tregtare midis vendeve, në

drejtim të tregtisë së lirë, përmes reduktimit dhe eliminimit të tarifave doganore dhe masave

të tjera kufizuese në importet dhe eksportet, menjëherë apo në mënyrë të shkallëshkallshme.

Zhvillimi i eksporteve konsiderohet faktor kyç për përmirësimin e bilancit tregtar (aktualisht

mjaft negativ në Kosovë) dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Mendoj se vetëm kështu,

Kosovës mund t’i krijohen parakushte më reale për të dalë në tregjet e vendeve të tjera, për të

shfrytëzuar në mënyrë më të plotë kapacitetet e saj prodhuese, veçanërisht duke shfrytëzuar

resurset e veta me përparësi krahasuese.

Qëllimi parësor i liberalizimit të tregtisë është zvogëlimi i kostove të produkteve, ku

vendet specializohen gradualisht për prodhimin e atyre produkteve, në të cilat kanë përparësi

krahasuese, pastaj standardizimi dhe thjeshtëzimi i procedurave doganore, i rregullave dhe i

dokumentacionit, si dhe i praktikave tregtare midis vendeve, përmirësimi i rrjetit të

shërbimeve dhe përmirësimi i rrjetit të informacionit, me çka dukshëm shtohen efektet e

liberalizimit të tregtisë midis vendeve.

3.8. Përmbajtja e MTL-së ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Teksti i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë përbëhet nga

hyrja dhe katër kapituj, prej gjithsej 38 neneve, si më poshtë:

Hyrja, së bashku me objektivat e marrëveshjes (neni 1);

Kapitulli I, Produktet industriale, (Neni 2-8);

Kapitulli II, Produktet bujqësore (Neni 9-13);

Kapitulli III, Dispozita të përgjithshme (Neni 14-28);

Kapitulli IV, Dispozitat përfundimtare dhe institucionale (Neni 29-38).

Në përmbajtjen kryesore të këtyre kapitujve janë: tarifat doganore, eliminimi i masave

kufizuese në import, eksportet, detyrime fiskale, barrierat teknike në tregti, shkëmbimi i

koncesioneve, koncesionet dhe politikat bujqësore, masat mbrojtëse specifike, masat sanitare

dhe fito-sanitare, taksimi i brendshëm, agjustime strukturore, masat ati-dumping dhe kundër-

balancues, masat e përgjithshme mbrojtëse, rieksporti, monopolet shtetërore, procedurat për

aplikimin e masave mbrojtëse, përjashtime të përgjithshme, përjashtime sigurie, rregullat e

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

49

origjinës dhe bashkëpunimi ndërmjet administratave të doganave, pagesat, rregullat e

konkurrencës mes sipërmarrjeve (ndihma shtetërore), vështirësitë e bilancit të pagesave, të

drejtat e pronësisë intelektuale, prokurimi publik, Komiteti i Përbashkët dhe procedurat e

funksionimit të tij, Bashkimet Doganore, Zonat e Tregtisë së Lirë dhe Tregtia Kufitare,

shërbimet dhe investimet, përmbushja e detyrimeve, klauzola zhvilluese, amendamentet,

protokollet dhe anekset, vlefshmëria dhe tërheqja nga marrëveshja, hyrja në fuqi etj.

3.9. Strategjia e negocimit të MTL

Procesi i negocimit të MTL-së kërkon përgatitje serioze profesionale, teknike-

administrative, dhe ndërtimin e një strategjie të mirë të negocimit me të gjitha elementet e saj

të nevojshme si:

a) formimi i grupeve negociuese dhe i nëngrupeve punuese profesionale sipas

fushave përkatëse,

b) ndërtimi i planit kohor për zhvillimin e analizave dhe konsultimeve të

nevojshme (veçanërisht kërkohet konsultim i gjerë dhe transparent me komunitetin e biznesit

gjatë procesit të negocimit),

c) identifikimi, analiza dhe hartimi i regjistrit të produkteve potenciale për

eksport, si dhe i produkteve të ndjeshme në importe.

Për të arritur efektet e dëshiruara ekonomike reciproke, duhet menaxhuar mirë

procesin e negocimit. Sipas skemës institucionale, procesin negociues të palës kosovare e

drejton dhe koordinon Shtylla IV e UNMIK-ut dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (në

emër të Qeverisë së Kosovës). Në grupin negociues marrin pjesë edhe përfaqësuesit e

Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit

Rural, përfaqësuesi i Shërbimit Doganor të UNMIKU-t dhe Oda Ekonomike e Kosovës

(përfaqësues i komunitetit të biznesit).

3.10. Përparësitë dhe sfidat e liberalizimit të tregtisë së Kosovës

Rëndësinë e MTL duhet trajtuar nga të gjitha aspektet, jo vetëm ekonomike ku efektet

edhe mund të matën, por edhe në ato politike. Padyshim se negocimi i MTL mes Kosovës

dhe Shqipërisë është në pajtim të plotë me filozofinë politike të të dy vendeve, që i

kontribuon zgjidhjes fatlume të çështjes kombëtare, përmes integrimit rajonal dhe integrimit

në Evropë dhe si një hap i rëndësishëm në rrugë për fillimin e negociatave të Kosovës me

Komisionin Evropian për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit.

Qeveria vazhdimisht duhet të krijojë një mjedis favorizues për zhvillimin e eksportit

dhe sektorit privat, përmes nxitjes së eksporteve, krijimit të një mjedisi favorizues ligjor dhe

nxitjen e aftësisë konkurruese të industrisë kosovare, duke promovuar cilësinë,

produktivitetin dhe plotësimin sa më të mirë të kërkesave të tregut. Për t’i arritur këto

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

50

objektiva, Qeveria e Kosovës duhet të intensifikojë përgatitjet e bisedimeve me vendet e tjera

në rajon, në kuadër të negocimit të MTL-ve dhe formave të tjera për lehtësimin e hyrjes në

tregjet rajonale, duke vendosur partneritet të plotë dhe me interes reciprok. Efektet

ekonomike që synon t’i arrijë Qeveria e Kosovës përmes negocimit dhe funksionalizimit të

MTL-ve me vendet në rajon janë:

a) plotësimin më të mirë të nevojave të tregut, veçanërisht për mallrat dhe

shërbimet që mungojnë në vend,

b) ndikim në uljen e çmimeve,

c) rritje të konkurrencës ekonomike,

q) nxitje të përmirësimeve teknologjike të prodhimit vendas për të konkurruar në

tregun e gjerë,

d) ulje të kontrabandës,

e) nxitje dhe rritje të investimeve të huaja prodhuese,

ë) nxitje të prodhimit për eksport etj.

Përfitimet e komunitetit të biznesit nga liberalizimi i tregtisë janë:

krijohen kushte për tregje të reja,

krijohen kushte për rritjen e kapaciteteve prodhuese,

krijohen kushte për përmirësimin e teknologjive prodhuese etj.

Përfitimet e konsumatorëve nga MTL janë:

krijohen kushte për plotësimin më të mirë të nevojave me produkte,

veçanërisht për ato që nuk prodhohen në vend,

krijohen kushte për furnizim me produkte më cilësore,

krijohen kushte për furnizim me çmime më të ulëta etj.

Duhet theksuar se liberalizimi i tregtisë e ka edhe koston e vet. Liberalizimi i tregtisë

shikuar në afat të shkurtër ndikon në uljen e të ardhurave doganore, për shkak të anulimit të

detyrimeve doganore në importe, por në afat të gjatë të hyrat e humbura doganore

kompensohen shumëfish, ngase efekte shumë më të mira arrihen duke bërë zhvendosjen e

taksave doganore në taksa të brendshme.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

51

3.11. Sfidat me rastin e implementimit të MTL-së

- Aplikimi i rregullave të përbashkëta të origjinës së produkteve (sipas rregullave të

Bashkimit Evropian),

- Harmonizimin e procedurave doganore, administrative e teknike, veçanërisht në

pikat ndërkufitare,

- Përfshirjen e donatorëve të huaj, më qëllim mbështetjeje për një proces të

suksesshëm liberalizimi, nëpërmjet asistencës teknike dhe formave tjera të përkrahjes.

Sfidat e tjera me të cilat mund të përballen qeveritë e vendeve gjatë liberalizimit të

tregtisë janë:

-Si të ndërtohen politika adekuate që garantojnë negocime të mira në kuadër të MTL-

ve,

-Sa do të arrijë Qeveria dhe strukturat ndërkombëtare në Kosovë të gjejnë

mekanizmin efikas për të iniciuar një dialog të mirëfilltë me komunitetin e biznesit,

3.12. Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë dhe sfidat

Liberalizimi dhe lehtësimi i tregtisë ndërkombëtare, është një ndër sfidat aktuale të

politikave ekonomike globale. Tendencat për përfitimin nga tregjet nëpërmjet rregullave të

sistemit tregtar ndërkombëtar është fokusi kryesor i politikave dhe strategjive të zhvillimit

ekonomik të vendeve. Në këtë koncept, zhvillimet më të fundit në ekonominë globale sollën

nevojën e një hapjeje më të gjerë të tregjeve.

Eliminimi progresiv i barrierave tregtare, ndërmarrja e aktiviteteve të përbashkëta në

kuadër të nxitjes së zhvillimit të harmonizuar të tregtisë, si dhe zgjerimi i bashkëpunimit të

ndërsjellë në fushat me interes të përbashkët që mbulon kjo Marrëveshje, duke krijuar një

kuadër dhe një mjedis mbështetës të bazuar në barazi, mosdiskriminim dhe në një baraspeshë

të të drejtave dhe detyrimeve.

3.12.1. Objektivat e MTL-së

MTL-ja i përmban objektivat e veta të definuara, siç vijon:

- Të zgjerojë bashkëpunimin ekonomik

- Të eliminojë gradualisht kufizimet në tregtinë e mallrave

- Të vendosë kushte të barabarta konkurrence për tregti ndërmjet palëve kontraktuese

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

52

- Të kontribuojë në eliminimin e barrierave tregtare, në zhvillimin e harmonizuar dhe

në zgjerimin e tregtisë botërore.

- Të zhvillojë kushte për nxitjen e mëtejshme të investimeve të përbashkëta në të dy

territoret tona.

- Të nxisë krijimin e konsorciumeve të përbashkëta, në funksion të daljes në tregjet e

tjera.

Implementimi me sukses i marrëveshjeve kërkon ndërmarrjen e një sërë hapash siç

janë:

-Sigurimin e përputhshmërisë së Marrëveshjeve bilaterale me Memorandumin e

Mirëkuptimit mbi Liberalizimin dhe Lehtësimin e Tregtisë.

-Përshtatje të legjislacionit me atë të Bashkimit Evropian, si dhe me parimet e OBT-

së.

-Aplikimi i një seti të përbashkët të rregullave të origjinës konform standardeve të

Bashkimit Evropian.

-Studimin e çështjeve praktike që gjenerojnë sistemet e ndryshme të koncesionit të

vendeve të rajonit.

-Harmonizimi i sistemeve të ndërsjella të standardeve.

-Harmonizimi i politikave të konkurrencës dhe zbatimi efektiv i tyre.

-Thjeshtëzimi i procedurave doganore, sidomos në pikat ndërkufitare.

-Promovimin e zonës së Evropës Juglindore të Tregtisë së Lirë në raport me biznesin

vendas.

-Kontribut ndaj procesit të anëtarësimit të vendeve nënshkruese të Memorandumit, që

aktualisht nuk janë anëtare të OBT-së.

-Eliminimi i barrierave jo tarifore.

-Përfshirja e donatorëve të huaj, me qëllim të mbështetjes së një procesi të

suksesshëm liberalizimi, nëpërmjet mobilizimit dhe përdorimit me efiçiencë të fondeve

dhe të asistencës së tyre teknike.

Si shembull i një marrëveshjeje, po e marrim atë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo marrëveshje e nënshkruar parashikon liberalizimin e rreth 98 për qind të prodhimeve

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

53

industriale dhe rreth 60 për qind të prodhimeve bujqësore. Ndonëse shkalla e liberalizimit të

tregtisë është ndër më të lartat në rajon, referuar nivelit aktual të eksporteve reciproke,

rezulton se përfitimi nga kjo marrëveshje nuk do të jetë në nivelin e dëshiruar.

Vlera e përgjithshme e eksporteve nga Shqipëria në Kosovë gjatë vitit 2002 ishte

4.615.749 euro, kundrejt 319.428 euro që ishin eksportet nga Kosova në Shqipëri. Referuar të

dhënave që disponojmë edhe për tremujorin e parë të këtij viti rezulton se jemi në të njëjtën

gjendje të një viti më parë. Politika e liberalizimit të tregut për të dy ekonomitë tona do të

shoqërohet me kostot afatshkurtra dhe përfitimet afatgjata. Detyra jonë është t’i njohim dhe

minimizojmë këto kosto dhe në këtë proces është shumë i nevojshëm një bashkëpunim më i

ngushtë qeveri - biznes.

Minimizimi i kostove mund të realizohet në disa rrugë: së pari, duke ulur koston e

prodhimit vendas dhe për këtë qëllim është e nevojshme që të identifikohen ato zëra të

nomenklaturës doganore, të cilat shërbejnë si lëndë e parë dhe material ndihmës për

prodhimin në vend dhe uljen e nivelit të tarifave të tyre; së dyti, thithja e investimeve të huaja

në sferën prodhuese.

Në këtë koncept, për industrinë e re prodhuese dhe përpunuese, për prodhimet më të

rëndësishme të fermerëve tanë, ne aplikojmë në këto marrëveshje, si mbrojtje graduale të

produkteve të veçanta, reduktimin e shkallëzuar të tarifave doganore për një periudhë 6-

vjeçare deri në eliminimin e plotë të tyre30

.

3.13. Synimet që dalin nga MTL

Ku dëshirojmë të shkojmë? Aspiratë e përgjithshme e shqiptarëve është integrimi në

Bashkimin Evropian, një proces tashmë i hapur zyrtarisht. Në një masë të madhe, shpejtësia e

këtij procesi varet nga vetë ne. Ndërsa dëshira e përgjithshme është që sa më parë të bëhemi

pjesë e familjes së kombeve të përparuara perëndimore, faktori kohë bëhet kritik për

komunitetin e biznesit. Pjesëmarrja në një zonë evropiane të tregtisë së lirë e bën edhe më të

fuqishëm presionin mbi kompanitë që kemi, ose të përsosin veten, duke adaptuar standardet e

konkurrentëve të tyre perëndimorë, ose rrezikojnë daljen nga tregu. Për rrjedhojë, rritja e

konkurrencës së ekonomisë dhe firmave të biznesit, duhet të përbëjë prioritetin kryesor të

politikave qeveritare (Politikave ekonomike të Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve në

përgjithësi), të veprimeve të komunitetit të biznesit dhe të të gjithë aktorëve të shoqërisë

shqiptare.

Nuk ka dyshim se integrimi, përveçse një aspiratë e shprehur mbarëkombëtare, përbën

dhe një sfidë për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Çështja shtrohet se me çfarë shpejtësie

duhet të lëvizim drejt BE-së. Shqipëria dhe shqiptarët në përgjithësi duhet të lëvizin me

shpejtësi përpara, për të kapur kohën e humbur dhe të mos mbetemi më pas se vendet e tjera

të rajonit.

30 Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Ndrecë Lokaj, Prishtinë 2003

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

54

Padyshim që realizimi i një zone të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian, si pjesë e

Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit do të shoqërohet me një proces të rëndësishëm rialokues

të burimeve në ekonominë e vendit, drejt sektorëve/produkteve që kanë avantazhe relative në

raport me BE-në. Rrjedhimisht, ato përmirësojnë mirëqenien e vendit, duke qenë se alokojnë

burimet drejt një përdorimi më eficient. Po kështu, ato janë me efekte në termat e tregtisë dhe

rrjedhimisht ndikojnë në bilancin e kursimeve-investimeve të vendit.

Sipas disa vlerësimeve të kryera nga studiues të Bankës Botërore, rezulton se veprimi

i kombinuar i MSA dhe MTL-ve me rajonin, sjellin një efekt pozitiv në treguesin e

mirëqenies në nivelin mbi 3 për qind të PBB-së (në termat dinamikë), një rritje të pagave prej

5.68 për qind; rritje të eksporteve me mbi 50 për qind dhe importeve me rreth 6 për qind.

Ky proces rialokimi i burimeve ekonomike do të shoqërohet me rialokime të fuqisë

punëtore drejt sektorëve industrialë, si dhe me zhvendosje të popullsisë nga zonat rurale drejt

zonave urbane. I gjithë ky proces do të ketë koston e saj, e cila është e nevojshme të

monitorohet dhe të merren masat e nevojshme për të asistuar firmat dhe punonjësit në këtë

proces rialokimi.

Në një perspektivë më afatgjate, sfidat e integrimit do të nënkuptojnë dhe politikat në

funksion të arritjes së konvergjencës në termat makroekonomike me vendet e BE-së.

Reduktimi i deficitit fiskal, menaxhimi i kursit të këmbimit të monedhës në raport me euron,

mbajtja e normave të ulëta të inflacionit dhe konvergjencën e normave të interesave të

sistemit bankar, janë dhe kriteret tashmë të njohura që vendi duhet të realizojë.31

Natyrisht që

ekonomia dhe konsumatorët do të përfitojnë nga politika të tilla, pasi ato kontribuojnë

drejtpërdrejt në rritjen e stabilitetit ekonomik e monetar, rritjen e aksesit në tregjet e

kapitaleve, rritjen e aftësisë së ekonomisë për huamarrje, për më shumë investime vendase

dhe të huaja.

31 Vlerësime të kryera me metodat e Ekuilibrit të Përgjithshëm (CGE) duke aplikuar programin GTAP.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

55

KAPITULLI IV

PËRGJEGJËSITË DHE NOCIONI I SHTETIT LIGJOR

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

56

4.1. Çka kuptojmë me nocionin shtet

Shteti është një organizëm që krijohet si bashkëveprim dhe bashkërendim i qytetarëve

me përkatësi dhe interesa të përbashkëta. Historikisht dhe politikisht, shteti krijohet me akt

juridik, pas paraqitjes së tij faktike. Shtetet krijohen në forma të ndryshme, dhe ky fakt i

plotëson dy kritere: formën origjinale dhe atë derivative (të prejardhur). Studiues të shumtë,

shtetin e konsiderojnë si një institucion që mundëson realizimin e qëllimeve të një grupi të

caktuar shoqëror – njerëzor, që në fakt implikon popullin - kombin. Përmes shtetit, ruhen

interesa dhe të drejta brenda kufijve të caktuar, si askund tjetër. Por, brenda kufijve të caktuar

ruhet edhe pavarësia e një populli të tërë.

Shteti është një formë e bashkësisë, një organizëm politik me sistem të caktuar, me

mekanizma dhe pushtet juridik që udhëhiqet, që gëzon funksionim brenda një territori. Shteti

është subjekt ndërkombëtar dhe krijon lidhje e marrëdhënie ndërkombëtare, që merr

obligime, përgjegjësi etj. Sipas konventës ndërkombëtare të Montevideos (1933), shteti duhet

të ketë: popullsinë, territorin, qeverinë, aftësinë për të hyrë në marrëdhënie ndërkombëtare

me shtete të tjera. Historia e popujve dhe shteteve ka qenë e dhimbshme nga ndonjë herë. Ka

popuj dhe shtete që janë zhdukur fare. Natyrisht, në të shumtën e rasteve si rezultat i

okupimeve, ndarjeve dhe bashkimeve. Si bëhet njohja e shteteve në rrafshin ndërkombëtar?

Sipas teorisë konstituive: shteti de facto mund të jetë krijuar në një mënyrë, por ende

nuk ka arritur të bëhet pjesëtar apo subjekt i barabartë i bashkësisë ndërkombëtare.

Sipas teorisë deklarative: shteti në formim, para njohjes fiton të drejtat që i takojnë si

subjekt ndërkombëtar, nëse i plotëson kushtet e parapara. Në kuptimin më të fundmë, njohja

e shtetit de jure është e përhershme, kurse de facto shteti edhe pse në njëfarë mënyre

funksionon, nuk njihet nga shteti tjetër për arsye të caktuara, për rrethana specifike etj.

Ndërkaq, njohja bëhet shprehimisht (me telegram, akt, notë diplomatike etj.) dhe, në formë të

heshtur (me akt që mënjanon dilemat se njohja është bërë, ose se njohja po bëhet). Njohja

mund të jetë individuale ( njohja bëhet nga një shtet me akt, me telegram, pra veç e veç: rasti

i Malit të Zi ) dhe, njohja mund të bëhet në mënyrë kolektive (nga shumë shtete: njohja në

ndonjë kongres, njohja me rezolutë, njohja me ndonjë akt. Rasti më i fundit, kur shtetet e

Bashkimit Evropian e kanë njohur Malin e Zi në mënyrë kolektive.

Shteti i sotëm, modern dhe mjaft i përparuar, është njësi politike që ka integritetin dhe

sovranitetin më të lartë, që ka përgjegjësinë supreme për zbatimin e detyrave dhe të

obligimeve në planin e brendshëm dhe në planin e jashtëm – ndërkombëtar. Shteti, nuk do të

ishte ky që është pa faktorin njeri dhe sidomos pa faktorin komb. Kombi është krijuar së voni

(në shek. XVII – XVIII, por edhe gjatë shekullit XIX). Prandaj, është shtruar pyetja se

kundrejt shtetit çka është kombi, cili është definicioni i kombit? Në fakt, kombi është grup i

madh ose i vogël njerëzish, që janë organikisht të lidhur së bashku: gjuha e njëjtë, territori,

kultura etj.32

32 Dr. Zejnullah Gruda, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Ligjëratë e Autorizuar në Fakultetin Juridik, UP, Prishtinë.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

57

4.2. Të drejtat, llojet e shteteve

Midis shteteve, është vërtetuar historikisht, ekzistojnë dallime të mëdha. Nga

pikëpamja e së drejtës që fiton shteti, natyralistët mendojnë se shteti i fiton të drejtat e veta

natyrore që me lindjen e tij (ipso facto), dhe të drejtat e fituara në rrugën e idesë së zhvillimit

të tij konstitucional (ipso jure). Këto dallime, burojnë p.sh., nga madhësia e territorit të

shtetit, numrit të banorëve, shkallës së zhvillimit të përgjithshëm, aftësisë për t’u pozicionuar

në marrëdhëniet ndërkombëtare. Dallimet ekzistojnë edhe në bazë të cilësisë së

subjektivitetit të brendshëm, të cilësisë së subjektivitetit ndërkombëtar. Shtetet e thjeshta - ato

unitare, dhe shtetet e përbëra, përfaqësojnë modelin e shteteve me rregullim të caktuar. Lloji i

shteteve:

1. Bashkimi personal: dy apo më shumë shtete, të cilat i lidh sunduesi i përbashkët.

2. Bashkimi real: dy a më shumë shtete sovrane, të cilat janë nën një sundues dhe

përbëjnë një subjekt.

3. Konfederata: lidhje e dy, a më shumë shteteve të pavarura.

4. Federata: bashkim i dy, a më shumë njësive, vendeve.

5. Bashkësia Britanike e Popujve (Commonvealth): bashkësi sui generis – e veçantë.

6. Shtetet e varura, me sovranitet të kufizuar: shtetet vasale, shtetet nën protektorat

etj.

7. Shtetet neutrale:shtetet që publikisht pranojnë statusin e neutralitetit – mos

përzierjes në pakte, në organizata të caktuara, që s’marrin pjesë në luftë e që nuk hyjnë në

luftë etj.

4.3. Përgjegjësitë dhe detyrat e shteteve

Shtetet, ato që janë subjekte të pavarura, kanë dhe krijojnë përgjegjësi të caktuara.

Përgjegjësia ndërkombëtare e shteteve, cilësohet si përgjegjësi institucionale. Së pari, kjo

përgjegjësi u “kodua” në konventat e Hagës mbi Ligjet dhe Zakonet e Luftës Tokësore

(1907), në atë se: pala e cila i thyen rregullat ndërkombëtare është e detyruar të paguajë

dëmshpërblim, të mbetet e përgjegjshme për të gjitha aktet që i kryejnë forcat e armatosura të

saj. Përgjegjësia ndërkombëtare e shteteve ekziston atëherë kur: ekziston veprimi apo

mosveprimi. Pastaj, veprimi i paligjshëm mund t’i adresohet shtetit të caktuar. Një

përgjegjësi tjetër: të ekzistojë dëmi i shkaktuar. Por, në kuptimin specifik, përgjegjësia e

shteteve është: politike, materiale dhe morale. Përgjegjësia është gjithashtu edhe: e

drejtpërdrejtë (kur të drejtën ndërkombëtare e shkelin organet shtetërore), dhe e tërthortë ( kur

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

58

përgjegjësinë e një shteti e merr një shtet tjetër). Verifikimet, kriteret e përgjegjësisë

ndërkombëtare, shkeljet e ndryshme të ligjeve ndërkombëtare, janë precedent i fakteve të

caktuara – praktike dhe jo vetëm i teorisë.

Në mbarim të Luftës së Parë Botërore, në nenin 227 të Traktatit të Versajës, thirret në

përgjegjësi perandori i Gjermanisë Vilhelmi II, me akuzën se “ai ka bërë shkelje të madhe të

moralit ndërkombëtar, si dhe të shkeljes së shenjtërisë së traktateve. Kurse, neni 228 i këtij

traktati, ka paraparë përgjegjësinë e personave të caktuar që kanë shkelur ligjet dhe zakonet e

luftës. Pas Luftës së Dytë Botërore, është i njohur “Gjyqi i Nyrnbergut”, dhe sot “Gjyqi i

Hagës”: dy mekanizma politiko–juridikë që kanë sanksionuar me ligj përgjegjësinë e shteteve

dhe të strukturave të caktuara të shteteve. Duke qenë se shekulli i kaluar është shquar për

dendësinë e projekteve institucionale–shtetërore të krimeve deri në etnocid, (krimet kundër

hebrenjve, kundër boshnjakëve, kundër shqiptarëve etj. ), në konferencën diplomatike të

Romës (1998), është themeluar Gjykata Ndërkombëtare Penale, statusin e së cilës e kanë

nënshkruar 139 vende të botës.

4.4. Organet e shtetit

Hapësira e një shteti është territori që përbën atë në aspektin fizik. Territori shtetëror

përbëhet nga: hapësira tokësore, ujore dhe ajrore.

Kryetari i shtetit: është institucion politik, i cili ushtron funksionin e përfaqësimit të

subjektit - shtetit. Përfaqësimin e shtetit, kryetari i shtetit e bën si brenda, ashtu dhe jashtë

vendit. Institucioni i këtillë i shtetit, fillimisht është paraqitur në formën, si: perandor, sovran

absolut, monark, mbret etj. Sot, kryetari i shtetit paraqitet në dy forma: si monark dhe si

kryetar i republikës. Kryetari i shtetit, zgjidhet kryesisht në dy mënyra: drejtpërdrejt nga

qytetarët dhe nga parlamenti. Në format e qeverisjes parlamentare, funksioni i kryetarit të

shtetit është formal, kurse në sistemet presidenciale dhe parlamentare–presidenciale, roli i

kryetarit është jashtëzakonisht i fuqishëm dhe me kompetenca të gjera. Kompetencat e

kryetarit të shtetit janë supreme sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në sistemet demokratike, pushteti ndahet në bazë të një mekanizmi që e determinon

nevojën për ta shpërndarë fuqinë e pushtetit, dhe jo të jetë vetëm pjesë e individit apo e

grupit. Parimi më i përgjithshëm është se në sistemet demokratike duhet të ekzistojnë tri

ndarje themelore brenda qeverisjes: pushteti legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Të tri këto

pushtete, duhet të jenë të ndarë nga njëri-tjetri. Legjislativi e kontrollon në mënyrë tipike

procesin legjislativ. Pushtetit ligjvënës zakonisht i është atribuuar Kuvendit. Kuvendi zgjedh

nga përbërja e tij, kryetarin. Gjithashtu, mund të krijohen komisione të përhershme dhe të

posaçme. Komisionet merren me trajtimin e çështjeve në mënyrë më të thelluar. Ato

shqyrtojnë projekt-vendimet dhe projektligjet që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me veprimtarinë

legjislative të Kuvendit. Në Kuvend mund të krijohen edhe grupet parlamentare që

përfaqësojnë partitë politike.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

59

Parlamenti: vjen nga gjuha frënge: parler, që në shqip do të thotë flas. Parlamenti i

parë në historinë botërore, u thirr në Angli në vitin 1265, si organ i përfaqësisë së shtresave.

Në demokraci, i gjithë pushteti del nga populli. Në parim ai ushtrohet nga përfaqësuesit e

zgjedhur të popullit, të mbledhur në parlament. Detyra e tyre më e rëndësishme është

(bashkë) vendosja për kahun politik të shtetit, duke e përcaktuar atë përmes ligjit (funksioni

ligjvënës). Për këtë arsye, parlamenti quhet edhe pushtet ligjvënës (legjislativ). Parlamenti

legjitimohet drejtpërdrejt nga populli nëpërmjet zgjedhjeve. Ai ka një pozitë të lartë dhe

mund të bashkë-vendosë në zgjedhjen e përfaqësuesve të organeve të tjera (funksioni

zgjedhor). Kjo vlen në radhë të parë për qeverinë, e cila në sistemet parlamentare del nga

parlamenti dhe përgjigjet para tij. Përveç kësaj, parlamenti ushtron kontroll mbi organet e

tjera (funksioni kontrollues), në mënyrë që ato të mos kenë mundësinë e veprimit kundër

vullnetit të popullit.

Parlamenti është trup politik përfaqësues, i cili shqyrton çështje të ndryshme

shtetërore, ushtron funksionin ligjdhënës etj. Emërtohet, si: parlament, kongres, senat, kneset,

asamble, kuvend etj. Funksionet e parlamentit janë: ligjdhënës, zgjedhor dhe mbikëqyrës.

Struktura: njëdhomëshe dhe dydhomëshe.

Ekzekutivi ose qeveria: Përbëhet nga një grup njerëzish brenda shtetit të caktuar, të

cilët e kanë pushtetin më të lartë dhe të drejtën për të vepruar në emër të shtetit. Grupi merr

vendime sipas ligjit, vendime që anëtarët e shtetit janë të detyruar t´i respektojnë dhe t’i

zbatojnë. Qeveria ekziston në sistemet parlamentare si organ ekzekutiv, kurse në sistemet

presidenciale qeveria funksionon vetëm si organ këshillëdhënës i presidentit. Qeveria mund

të jetë si: Këshill i Ministrave, Këshill Ekzekutiv, Këshill Shtetëror, Kabinet etj. Janë dy lloje

qeverish sipas modelit të funksionimit: qeveria parlamentare dhe qeveria e kabinetit.

Gjyqësori: Sistemi gjyqësor ka fuqinë të marrë vendime mbi zbatimin e saktë të ligjit

dhe në disa raste hedh poshtë dispozita të një ligji apo rregulloreje. Për më tepër, pushteti

gjyqësor ka të drejtë të veprojë në këtë mënyrë, pavarësisht nga mendimi i ekzekutivit apo

legjislativit. Nuk ekziston më dogma e një ndarjeje të zbatuar në mënyrë strikte e pushtetit

mes ekzekutivit, legjislativit dhe judikativit. Njëkohësisht, demokracia moderne pretendon të

pamundësojë çdo monopolizim të pushtetit. Ajo organizon në pesë nivele bashkekzistencën

dhe konkurrencën e forcave politike: elektorati dhe mendimi publik, shoqatat dhe partitë,

parlamenti në dy dhomat e tij, ekzekutivi si qeveri e administratë dhe gjyqësori, edhe pse me

ndikim të ndryshëm, marrin pjesë në formulimin e vendimeve bazë politike, zbatimin dhe

kontrollimin e tyre. Por të gjithë pjesëmarrësit mbeten të lidhur me parimet themelore të

kushtetutës dhe duhet t'u përmbahen rregullave që parashikon ajo.

Të gjithë duhet t'i nënshtrohen edhe kontrollit të përhershëm të organeve tё tjera. Në

këtë mënyrë, ndikimi i shtetit në vendet demokratike është i kufizuar nga një sistem i

komplikuar i kufizimit të pushtetit përmes peshave dhe kundërpeshave.

Në pikëpamjen e demokracisë moderne, mbrojtës i të gjithave është norma e shtetit

juridik, e cila duhet të mbrohet në mënyrë të posaçme nga gjyqësori i pavarur. Në Kosovë

është i formuar Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe është institucion plotësisht i pavarur në

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

60

ushtrimin e funksioneve të tij. Këshilli Gjyqësor i Kosovës siguron që gjykatat në Kosovë të

jenë të pavarura, profesionale e të paanshme, dhe të pasqyrojnë plotësisht natyrën shumetnike

të Republikës së Kosovës, e të ndjekin parimet e barazisë gjinore.

Demokracia dhe sundimi i ligjit: Ky është një standard i atillë që duhet zhvilluar

dhe forcuar. Është e rëndësishme të theksohet se sipas këtij kriteri, kërkohet që të

promovohen proceset demokratike në shoqëri, si dhe hartimi i ligjeve konform standardeve

evropiane. Konsiderohet se të gjitha ligjet që janë hartuar kanë pasur rishqyrtim për

standardizimin e ligjit EU Acquis. Janë problematik në rastin e Kosovës kryesisht sektorët e

lëvizjes së mallrave dhe të njerëzve, prokurorimi publik dhe kontrolli financiar. Në këtë

kategori hyjnë pak a shumë edhe fuqizimi ose reformimi i institucioneve si p.sh. Kuvendi,

Qeveria, reformat e zgjedhjeve të përgjithshme dhe atyre lokale, administrata publike, sistemi

gjyqësor, qeverisja lokale dhe aspekte të tjera33

.

Integrimi i Kosovës në BE gjithsesi mund të konsiderohet që të jetë nxitësi kryesor

për sundim të ligjit dhe për qasje të vazhdueshme të reformave ligjore, ndërtimi dhe

transformimi i shumanshëm ekonomik e social, në ngritjen e kapaciteteve të zhvillimit

ekonomik. Sa më tepër që ndodh përafrimi me politikat dhe standardet e BE-së, kjo qasje apo

ky dimension i ndërtimit të shtetit ligjor, është patjetër imperativ shoqëror dhe shtetëror.

Prandaj, edhe nevoja për të adaptuar politika përkatëse, të qëndrueshme dhe standarde, të

cilat do ta intensifikojnë procesin e përshpejtimit të rrugës së integrimit të Kosovës në BE,

bëhet jo vetëm prioritet por domosdoshmëri e vendit.

Rëndësia e ndarjes së pushteteve qëndron në krijimin e një sistemi të kontrolleve dhe

të ekuilibrave. Nëpërmjet këtij sistemi, pushtetet e pavarura janë vendosur në tri degë në

lidhje me qeverisjen, duke krijuar kështu një sistem nëpërmjet të cilit, secili ushtron pushtetin

e kontrollit mbi tjetrin. Ekzekutivi ka në përgjithësi kompetencën për të rishikuar

legjislacionin, për të sugjeruar ndryshime në legjislacion dhe për të vendosur veton mbi të

nëse e gjykon të papërshtatshëm. Organ i pushteti ekzekutiv i Republikës së Kosovës është

Qeveria, që zbaton ligjet e miratuara nga Kuvendi dhe për punën e tij i përgjigjet atij.

33

Prof.Dr. Armand Krasniqi Msc.Cand.Visare Ndreca 2. Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

61

KAPITULLI V

KULTURA, EDUKIMI DHE ARSIMI, SHKENCA DHE TË DREJTAT E NJERIUT

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

62

5.1. Kultura

Popujt dhe komunitetet e ndryshme dallohen për nga identiteti, gjuha, kultura etj.

Kultura konsiderohet si tërësi e arritjeve të një populli apo komuniteti dhe gjithë njerëzimit në

fushën e prodhimit dhe në zhvillimin shoqëror e socio-kulturor. Kultura si fushë e

rëndësishme e etnosit dhe traditave të ndryshme mund të ndahet sipas kohës, vendit dhe

grupimeve. Me kulturë globale, kuptojmë tërësinë e zhvillimit të njerëzimit. Me kulturë

kombëtare kuptohet ndarja sipas grupimit të njerëzimit. Me paraqitjen kombëtare, si një

shkallë më e lartë e zhvillimit të një entiteti, nënkuptojmë shkallën e zhvillimit socio-

shoqëror e kombëtar.

Qytetarët e Kosovës, me një shumicë të theksuar të nacionalitetit shqiptar, zhvillohen

lirshëm në fushën etno-kulturore, duke synuar që këtë fushë ta trajtojë me kujdes, por edhe ta

zhvillojë si pjesë të identitetit dhe të traditës së etnosit dhe eposit, të gjuhës, të muzikës etj.

Por, vetëdija kulturore varet shumë nga spektri edukues-arsimor. “Arsimimi ndikon në shumë

aspekte të kulturës. Njerëzit e arsimuar lexojnë shumë dhe kuptojnë shumë mirë se çfarë

ndodh në botë”, thotë prof. dr. Ilia Kristo.34

Përmasat kulturore të sjelljes, përfshihen në identitetin e njerëzve që koncentrohen në

gjuhë, fe, vlera dhe sjellje, zakone, doke, të mira materiale, estetikë, arsim dhe, siç konstaton

Dr. Kristo, këto “edhe shpjegojnë dallimet në sjelljen midis njerëzve”. Këto dallime, aty ku

zhvillohen dhe zbatohen normat dhe ligjet demokratike, ndikojnë në formësimin dhe

ndërtimin e vlerave dhe fenomeneve pozitive në shoqëri dhe komunitete.

Kosova duke qenë se përbëhet nga disa komunitete që kanë dallime të ndryshme etno-

kulturore, u kushton rëndësi pikëpamjeve dhe zhvillimeve të tyre dhe ajo ka marrë përsipër

që të drejtat kulturore, të identitetit dhe ato fetare etj., t’i garantojë edhe me Kushtetutën e saj,

por edhe duke u bazuar në dokumentet e rëndësishme ndërkombëtare dhe në përputhje edhe

me standardet e BE-së që lidhen me zhvillimin dhe avancimin e kulturës. Si pjesë e

institucioneve qeveritare, Kosova e ka të themeluar edhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe

Sporteve.

Diversitetet kulturore evropiane janë pjesë e zhvillimit të BE-së. Zhvillimi dhe

koncepti kulturor i shoqërive dhe popujve është i lirë të gjenerojë fushat e veta si një

paradigmë e lirisë dhe e diversiteteve mes popujve dhe vendeve të BE-së. Kultura shërben si

një urë njohëse dhe komunikuese mes heterogjenitetit etnik, traditave, identitetit dhe formave

të tjera që janë dallime unifikuese dhe jo përçarëse.

34 Prof.dr. Ilia Kristo: Biznesi Ndërkombëtar, Kreu 6, fq.126.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

63

5.2. Edukimi dhe arsimimi

Edukimi dhe arsimimi janë metodë e ngritjes së vetëdijes dhe kulturës, që për bazë ka

dituritë e marra nga shkrimet dhe studimet e ndryshme shoqërore dhe shkencore. Sa është

shkalla e edukimit dhe e arsimimit të një populli, po aq është e ngritur edhe struktura mentale

dhe vetëdija elite e tij. Dr. Dukagjin Pupovci nga Universiteti i Prishtinës thotë: “Sipas

regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, rreth gjysmë milion i qytetarëve të Kosovës të moshës

6-29 vjeç ndjekin ndonjë formë të arsimimit formal, nga shkolla fillore deri te studimet e

doktoratës”.35

Studiuesit thonë se arsimimi është një ndër shërbimet që konsumohet më së

shumti në shoqëri, sepse mirëqenia në shoqëri varet drejtpërdrejt nga shkalla e arsimimit të

popullsisë.

Ndikimi i arsimit dhe edukimit në jetën e qytetarëve kundrohet në aspekte e

këndvështrime të shumta. Edukimi dhe arsimimi krijojnë perspektivën e ngritjes së vetëdijes

së qytetarëve, për të marrë pjesë në vazhdimësi në procesin e shkollimit dhe të edukimit,

proces ky që është i lashtë dhe paraqet përpjekjen e përhershme të njeriut për t’u edukuar dhe

emancipuar. Në jetën tonë të përditshme si nxënës, si mësues, prindër apo edhe edukatorë

ndeshim me nevojën dhe synimin për t’i arritur majat e diturisë. Edukimi dhe arsimimi është

një nga institucionet shoqërore dhe shtetërore vitale, ku investohet dhe zhvillohet “truri ynë”,

sepse njeriu dhe shoqëria ka nevojë të mësojë pa fund.

Njeriu ka si mision “transmetimin e njohurive, shprehive dhe vlerave kulturore

nëpërmjet organizatave formale siç është shkolla” (Kendall, 2007). Në çdo shoqëri, njerëzit

për të mbijetuar e realizuar synimet e tyre, sipas Dr. Konstanca, “kanë nevojë për njohuri,

shprehi dhe aftësi, ndërsa në shoqëritë e pazhvilluara kanë kryer procese të thjeshta pune. Në

shoqëritë bashkëkohore, njerëzit kanë nevojë për dituri të thella e të gjera, sepse kryejnë

procese pune të ndërlikuar dhe me teknologji të lartë”. Këtu vjen në pyetje roli strategjik i

shkollës dhe i arsimit, i edukimit dhe transmetimit të njohurive dhe aftësive arsimore. Thelbi

i edukimit, ka nënvizuar Dyrheim (1956), është transmetimi prej të rriturve i influencës,

parimeve dhe vlerave morale mbi të rinjtë, për t’i përgatitur ata për jetën shoqërore. Sipas

Konstancës, në këtë perspektivë, detyra e shkollës është të edukojë nxënësit dhe studentët me

ndjenjën e komunitetit: “Roli shoqërimit në shkollë konkretizohet nëpërmjet njohurive dhe

shprehive që u transmetohen nxënësve dhe studentëve për fusha të caktuara të shkencës,

kulturës dhe jetës, shprehitë për gjykime dhe pjesëmarrje në jetën politike. Vëllimi i

njohurive dhe natyra e shprehive që fitojnë nxënësit e studentët, ndryshojnë në varësi të

nivelit të shkollimit. Në shkollën fillore, nxënësit mësojnë njohuri elementare dhe kultivojnë

normat dhe shprehitë e sjelljes në shoqëri e ambiente publike, të ndihmës për njëri-tjetrin,

respektit për të moshuarit etj.36

Shih tabelën në Aneks: Popullsia e moshës 10 vjeç e më shumë sipas gjinisë dhe

shkrim-leximit në Kosovë.

35 Prof.dr. Dukagjin Pupovci: Analizë lidhur me nivelin dhe shkallën e arsimimit në Kosovë. Prishtinë, 2012 36 Prof.dr. Konstanca Kasapi, Artikull: Shkollimi dhe edukimi/ 08.11.2013, Tiranë

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

64

Pavarësisht rrethanave, edukimi dhe arsimimi kanë mbetur prioriteti themelor i njeriut

dhe shoqërisë. Bazat e edukimit dhe arsimimit janë zhvilluar në mënyrë thelbësore. Shkollat,

nga ato filloret e deri te ato më superioret, jo vetëm që janë zhvilluar e transformuar, por ato

kanë një ngritje esenciale shkencore. “Shekulli njëzet e një do të jetë koha e kalimit të

shoqërisë së materies dhe energjisë në shoqërinë e shenjave. Për dallim nga shoqëria e

materies dhe energjisë, shoqëria e shenjave do të kërkojë që dituria dhe teknologjia të jenë më

shumë të frymëzuara nga vlerat njerëzore morale e universale. Ajo shoqëri do të jetë e

karakterizuar nga diversiteti i kulturave dhe edukimi interkulturor. Koha që po sjell shekulli

21, do të jetë kohë e njohjes reciproke të kulturave, e komunikimit ndërkulturor dhe e

shkëmbimit të vlerave të ndryshme kulturore dhe civilizuese.”37

Shih tabelën në Aneks: Popullsia e moshës 15 vjeç e më shumë sipas moshës dhe

shkrim-leximit.

Kosova ka popullsinë më të re në Evropë, ndaj dhe duhet ta ketë patjetër një sistem

arsimi që është cilësor dhe që mundëson punësimin e të rinjve në vend, por edhe jashtë

vendit. Ngritja e edukimit dhe e cilësisë mësimore përfshinë zgjerimin e dijeve të ndryshme.

Një i ri evropian në kohën e sotme, përveç gjuhës amtare, duhet të njohë të paktën edhe dy

gjuhë të huaja, të jetë i shkathtë në punë me kompjuter, të jetë ndërmarrës, si dhe të posedojë

shkathtësi të tjera që i mundësojnë të mësojë gjatë gjithë jetës, si shkrim-leximin, njohuritë

matematikore dhe ato teknologjike. Bazuar në aktualitetin edukativ dhe arsimor, vendet e BE-

së i kushtojnë prioritet edukimit dhe arsimimit. Franca llogarit që deri në vitet 2050, qytetarët

francezë të jenë mbi 50% me përgatitje superior.

Se sa të përkushtuara janë shtetet e ndryshme të botës lidhur me edukimin dhe

arsimimin, tregon fakti se SHBA p.sh. ka filluar reformën në arsim në vitet e 50-ta të

shekullit XX, dhe kjo reformë në Kosovën e pasluftës ka filluar me ngritjen infrastrukturore

të shkollës, por edhe në ngritjen e cilësisë mësimore, duke synuar avancimin dhe mbërritjen e

nivelit të shkollës evropiane. Cilësia, thotë dr. Pupovci, vazhdon të jetë problemi kryesor i

arsimit në Kosovë dhe duhet ta kemi të qartë se, derisa ne avancojmë në cilësi, të tjerët nuk

vendnumërojnë, por po avancojnë. Për këtë arsye, ne duhet të avancojmë me hapa edhe më të

shpejtë, që Kosova të mos veçohet edhe një herë në procesin e integrimit evropian nga vendet

e tjera të Ballkanit, si u veçua me rastin e liberalizimit të vizave.

37 Dr. Mujo Sllatina, Artikull: Edukimi/Arsimimi ndërmjet shekullarizmit dhe Intekulturalizmit, 13.09.2011

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

65

5.3. Shkenca

Kapacitetet e zhvillimit të shkencës së përparuar mbeten të varfra dhe në nivele për

t’u dëshiruar për shumë shoqëri dhe shtete. Ç’kuptojmë me nocionin shkencë? Shkenca

(latinisht "scientia" – njohuri, dituri, dije), është një sistem dijesh e njohurish për ligjet e

zhvillimit të natyrës e të shoqërisë, i cili është formuar historikisht duke vëzhguar botën reale

e jetën, si dhe duke bërë përgjithësime teorike. Shkenca është veprimtaria që zhvillohet në një

fushë apo në një degë të caktuar të dijes, e vështruar si një lloj i veçantë pune.

Bashkimi Evropian ka trajtuar me prioritet çështjen e kulturës, të edukimit dhe të

arsimimit, si dhe të zhvillimit teknologjik e shkencor. Vendet e BE-së, si Gjermania, Anglia,

Franca etj., me prioritet llogariten si më kryesoret që investojnë jashtëzakonisht shumë në

këto fusha dhe sidomos në fushën shkencore.

Shih tabelën në Aneks: Popullsia e moshës 15 vjeç e më shumë sipas nivelit të

përfunduar të shkollimit.

Kosova, padyshim që, si një vend i pas-luftës, nuk ka komoditet që të bëjë investime

të mëdha në zhvillimet teknologjike – shkencore. Mirëpo, duhet t’i bashkërendojë idetë dhe

projektet që lidhen me zhvillimin dhe avancimet në fushat shkencore, si standarde të

nevojshme për aderimin e saj në BE. Si pjesë e institucioneve qeveritare, Kosova e ka të

themeluar edhe Ministrinë për Arsim, Shkencë dhe Teknologji.

5.4. LIRITË DHE TË DREJTAT E NJERIUT

5.4.1. Çka kuptojmë me liritë dhe të drejtat e njeriut?

Të drejtat dhe liritë e njeriut janë kriter dhe masë themelore për pozitën dhe rolin e

njeriut dhe të qytetarit në shoqëri. Të gjithë njerëzit lindin të barabartë, prandaj mjafton ky

fakt që të respektohen liritë e njeriut pa dallime etnike, raciale, fetare etj., nga njëra anë, dhe

demokratizimi i regjimit (sistemit), nga ana tjetër. Korpusi i të drejtave është tërësi e

instrumenteve dhe mjeteve për realizimin, por edhe për kufizimin e pushtetit dhe pengimin e

keqpërdorimit në këtë drejtim. Të drejtat janë akt i shkallës së caktuar të zhvillimit të

civilizimit njerëzor, si dhe fryt i kuptimit human dhe juridik të botës dhe jetës. Dimensioni

teorik i të drejtave dhe i lirive të njeriut është ngushtë i lidhur me teorinë për të drejtën

natyrore, me dukurinë e kushtetutës si dokument i shkruar dhe me ndërtimin e rregullimit të

vetëm ndërkombëtar konstitucional.

Duke pasur për bazë rrethanat historike dhe politike, vihet në dukje që në Kosovë të

drejtat dhe liritë e njeriut janë shkelur vazhdimisht në periudha të ndryshme dhe nga regjime

të ndryshme. Për të qenë më konkretë, gjatë periudhës komuniste në ish-Jugosllavi, nuk

zbatoheshin në masën e duhur këto të drejta, pavarësisht se ky shtet ishte proklamuar si

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

66

“shtet” ku barazitë dhe liritë njerëzore dhe nacionale të qytetarëve pa dallim, ishin të

mbështetura mbi parimet demokratike të mos diskriminimit dhe të dallimeve etnike e ligjore.

Shtetasit konsideroheshin si të barabartë para ligjit.

Megjithatë, parimet e këtilla ishin vetëm akte dhe norma në letra, por jo edhe në

praktikën e përditshme – jetësore. Në ish-federatën jugosllave, pjesë e së cilës ka qenë edhe

Kosova, të drejtat dhe liritë e njeriut janë shkelur vazhdimisht: si në aspektin e barazisë

nacionale, në arsim, në punësim etj., madje kishte edhe racizëm! Në një analizë, Driton Tali,

ekspert i ekonomisë në Prishtinë, thekson: “Racizmi si fenomen “nuk ekzistonte” në ish

shtetet socialiste, për arsye se supozohej që të gjithë njerëzit në atë sistem ishin të barabartë

dhe, rrjedhimisht, edhe grupet e ndryshme (racore, etnike, religjioze) njerëzore duhej të ishin

të barabarta, gjithashtu. Racizmi simbolizonte perëndimin dhe kapitalizmin, apo siç do të

thoshte z Matoshi, “mendësinë e retarduar”. Thënë ndryshe: në ish-Jugosllavi ajo që ishte

realisht racizëm, quhej shovinizëm; kurse për ta shkallëzuar urrejtjen dhe diskriminim, ajo që

realisht ishte shovinizëm, quhej nacionalizëm.”38

Kompleksitetin e pazgjidhur të çështjes shqiptare e kemi trajtuar në bazë të të dhënave

dhe fakteve në pjesën historike, sepse aty kemi dhënë gjithë dhunën e zhvilluar për rreth një

shekull ndaj shqiptarëve nga pushtetet e ndryshme në Beograd. Pra, politika në Beograd e

udhëhequr kryesisht nga serbët, ka tentuar zgjidhjen përfundimtare: pushtimin dhe serbizimin

e Kosovës dhe të viseve të tjera, ku kanë jetuar shqiptarët. Është kërkuar një zgjidhje finale

në këtë drejtim, dhe kjo zgjidhje është tentuar të bëhet përfundimisht në pranverën e vitit

1999. 39

Për ta kuptuar më drejt aspektin e të të drejtave dhe lirive të njeriut, me qëllim kemi

marrë si pasqyrë objektive shpjegimin dhe format e llojet e të drejtave të njeriut nga

pikëpamja ndërkombëtare, ato të drejta të cilat janë të sanksionuara edhe nga Organizata e

Kombeve të Bashkuara. Si bazë krahasuese, dhe duke e njohur doktrinën e lirive dhe të të

drejtave të njeriut mund të kemi një pasqyrë më të qartë se si dhe sa janë respektuar këto të

drejta në raport me shqiptarët që kanë jetuar në ish-Jugosllavi.

5.4.2. Cilat janë liritë kryesore?

E drejta për jetën, është një nga liritë themelore njerëzore, fondament i zhvillimit të

qenies së njeriut. Lufta për të drejtat më elementare (e drejta për jetë), është e lashtë dhe

sfiduese, pa e humbur asnjëherë rëndësinë. Në periudhën skllavopronare, në atë të

feudalizmit, kjo luftë e vazhdueshme ka qenë e ashpër – për vdekje. Revolucioni borgjez,

akceptoi funksione „atraktive“ të të drejtave dhe lirive të njeriut.

38 Driton Tali: Serbët nuk janë nacionalist, por racist ndaj shqiptarëve. Analizë. Gazeta e përditshme “Bota Sot” (botohet në

Cyrih dhe Prishtinë). 17.11.2012, Prishtinë. 39

Zgjidhja finale sipas konceptit gjerman të zgjidhjes së çështjes hebreje: “Die Endlësung der Judenfrage”.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

67

Nën ndikimin e së drejtës natyrore, politikanë, filozofë, juristë etj., për shekuj me

radhë u angazhuan në respektimin dhe zhvillimin e të drejtave njerëzore. Spinoza, Groci,

Vollf, Ruso, Monteskie etj., i trajtojnë në studimet e tyre liritë dhe të drejtat e njeriut. Ligji i

Perëndisë (ligji hyjnor), konsiderohet si më i respektuari nga secili njeri, dhe sipas këtij ligji

secili ka të drejtë në jetë dhe në liri.

Njerëzit, me të lindur nga Krijuesi (Zoti), fitojnë disa të drejta themelore: të drejtën

për jetë, të drejtën për liri, të drejtën për siguri, për barazi etj. Deri vonë, pas luftërave të

pandërprera, të drejtat e njeriut nuk mund të konsiderohen vetëm si e drejtë e brendshme e

shteteve dhe kjo më së miri vërtetohet pikërisht në rastin e Kosovës. Nga koncepti i lashtë-

historik se “shtetet mund të sillen si të duan me shtetasit e tyre” dhe se çdo ndërhyrje apo

vërejtje mbi këto sjellje është konsideruar si cenim i sovranitetit dhe integritetit, sot ky

koncept është “goditur” sipas dimensionit të ndërhyrjes, duke pasur për bazë pikërisht liritë

dhe të drejtat e njeriut dhe të komuniteteve. Por, të drejtat e njeriut dhe liritë janë rregulluar

me ligje, deklarata dhe me kushtetutë, si njëri nga aktet më të larta juridike - shtetërore.

Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut burojnë nga natyra e tij dhe jo nga vullneti i

pushtetit shtetëror. “Njerëzit lindin të barabartë dhe të lirë”, thotë Rusoi, ndërsa kjo është

derivuar nga Karta e Lirive (Magna Carta Libertatum - 1215), dhe është sanksionuar edhe në

Deklaratën për Pavarësi të SHBA-së në vitin 1776, si dhe me Kushtetutën e vitit 1787.40

Respektimi i rregullave, normave, dokumenteve dhe akteve politiko-juridike, nuk ka

gjetur ambient të “këndshëm” në shumë vende të botës, prandaj ndërhyrjet ndërkombëtare në

mbrojtje të këtyre të drejtave janë sot të domosdoshme. Sepse, shtetet e ndryshme kanë

tejkaluar rregullat, ligjet dhe jo njëherë kanë bërë dhunë, krime, gjenocid. Presidenti i SHBA-

së, Ruzvelt, më 6 janar të viti 1941, i është drejtuar Kongresit me mesazhin se, “bota duhet të

mbështetet në respektimin e katër lirive themelore: 1. Liria e fjalës 2. Liria e besimit 3. Liria

për të dalë nga mjerimi dhe 4. Liria nga frika.41

Sipas Deklaratës së Asamblesë së OKB-së

(10 dhjetor – 1948), të drejtat themelore - kryesore janë:

a) Të drejtat civile dhe politike

b) Të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore.

Historikisht janë përgatitur dhe aprovuar dokumente të ndryshme, përmes të cilave

realizohen dhe mbrohen të drejtat dhe liritë e njeriut. Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të

Drejtave të Njeriut, është një dokument i rëndësishëm i Këshillit Evropës. Neni 3 i statutit,

përcakton: çdo shtet anëtar i këshillit duhet të pranojë parimin e sundimit të së drejtës dhe të

sigurojë që çdo person nën juridiksionin e tij duhet të gëzojë të drejtat dhe liritë themelore të

njeriut. Konventa e nxjerrë më 1950, të cilën sot e kanë të nënshkruar të gjitha shtetet anëtare,

ka karakter obligues. Hyrja në këshill kushtëzohet me zbatimin e të drejtave të njeriut, për

40 Kushtetuta e SHBA-ve e vitit 1787, është publikuar si një projekt – dokument, përcjellë me debate të mëdha disavjeçare.

Më 25 maj, „Nenet e Konfederatës dhe të Bashkimit të Përjetshëm“, janë diskutuar në Pallatin e Pavarësisë, në Pensilvani

(Filadelfi ). Dokumenti i ri kushtetues, përfundoi në variantin final të aprovimit, më 17 shtator. “Etërit themelues”, aprovuan

këtë dokument, më 4 korrik të vitit 1789. 41 Frymëzimet mbi njohjen, zhvillimin dhe avancimin e të drejtave të njeriut, gjetën shprehje në Kartën e Atlantikut (1941)

dhe në Deklaratën e Kombeve të Bashkuara të 1 janarit 1942.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

68

çdo shtet që dëshiron të anëtarësohet. Në bazë të Konventës janë themeluar dy organe që

sigurojnë respektimin e obligimeve nga shtetet: Komisioni Evropian për të Drejtat e Njeriut

dhe Gjyqi Evropian për të Drejtat e Njeriut. Bashkimi Evropian synon që këto vende t’i

detyrojë që të intensifikojnë bashkëpunimin dhe tejkalojnë problemet e tyre.

Kosova duhet të vazhdojë pjesëmarrjen në iniciativat rajonale, si në Këshillin për

Bashkëpunimin Rajonal, në CEFTA, Observatorin e Transportit të Evropës Juglindore, si dhe

në iniciativa të tjera. Bashkësia Ndërkombëtare në Kosovë ka punuar në masë të madhe për

promovimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, ndërtimin e demokracisë, zhvillimin e sigurisë

publike etj. Një gjë e tillë i ndihmon shumë shtetit të Kosovës dhe vetë qytetareve të saj.

Duke u bazuar në Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, edhe Kosova ka krijuar

Agjencinë me të gjitha njësitë e të drejtave të njeriut nëpër Institucionet e vendit.

Mbrojtja e të drejtave të njeriut në Kosovë duhet të krijojë mekanizma për

implementimin e këtyre të drejtave dhe fuqizimin e institucioneve efikase ku do të

monitorohen, shqyrtohen dhe mbrohen të drejtat humane dhe të minoriteteve. Këtu, sigurisht

që e kemi fjalën për mekanizma për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, të drejtat e personave

me aftësi të kufizuara, të drejtat e minoriteteve të ndryshme në Kosovë, të drejtat e grave,

respektivisht barazinë gjinore, si dhe shumë aspekte të tjera.

Mbështetur në legjislacionin vendor, por edhe në atë ndërkombëtar, këto të drejta janë

të sanksionuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të aprovuar më 15.06.2018.

5.4.3. Dokumentet themelore të të drejtave të njeriut 42

1. Karta e madhe e lirive dhe e të drejtave ( Magna Carta Libertatum – 1215 )

2. Ligji për të drejtat ( Bill of Rights – 1689 )

3. Kushtetuta e Virxhinisë ( 1776 )

4. Deklarata e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ( 1776 )

5. Deklarata mbi të drejtat e njeriut e të qytetarit 1789 )

6. Deklarata mbi të drejtat e njeriut dhe të qytetarit ( 1793 )

42 Prof. Dr. Zejnullah Gruda, Mbrojtja Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut – Dokumente II, Universiteti i Prishtinës &

KMDLNJ, Prishtinë 2000

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

69

Aktet kryesore ndërkombëtare

1. Karta e Kombeve të Bashkuara

2. Deklarata e përgjithshme për të drejtat e njeriut (miratuar dhe shpallur nga

Asambleja e OKB-së, me Rezolutën nr. 217 A ( III ) të 10 dhjetorit, të vitit 1948. Pro, votuan

48 shtete. Kundër, nuk kishte asnjë shtet. Ndërkaq, abstenuan 8 shtete: Jugosllavia, Polonia,

Çekosllovakia, Bjellorusia, Arabia Saudite, Ukraina, Bashkimi i Republikave Socialiste

Sovjetike dhe Afrika Jugore

3. Pakti ndërkombëtar për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore (miratuar

më 16 dhjetor të vitit 1966 nga Asambleja e OKB-së dhe hyri në fuqi në 31 dhjetor të vitit

1976)

4. Pakti ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike (u miratua nga Asambleja

e OKB-së më 16 dhjetor të vitit 1966 dhe hyri në fuqi më 23 mars të vitit 1976)

5. Protokolli fakultativ i referohet paktit ndërkombëtar lidhur me të drejtat civile

dhe politike (miratuar më 16 dhjetor të vitit 1966 dhe hyri në fuqi më 23 mars të vitit 1976)

Aktet rajonale

1. Konventa evropiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut

(u miratua nga Këshilli i Evropës më 4 nëntor të vitit 1950 në Romë dhe hyri në fuqi më 3

shtator të vitit 1953)

2. Deklarata amerikane për të drejtat dhe detyrat e njeriut (1948)

3. Konventa amerikane për të drejtat e njeriut (Pakti i San Hozes–1969)

4. Protokolli shtesë i konventës amerikane për të drejtat e njeriut në fushën e të

drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore (Protokolli i San Salvadorit – 1988)

5. Deklarata e Kajros për të drejtat e njeriut në Islam (1990).

Aktet për të drejtat e caktuara

1. Konventa lidhur me skllavërinë (miratuar në Gjenevë, më 25 shtator të vitit

1926)

2. Protokolli plotësues i konventës lidhur me skllavërinë (1926)

3. Konventa plotësuese lidhur me heqjen e skllavërisë, tregtinë me skllevër dhe

institucioneve e praktikave të ngjashme me skllavërinë

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

70

4. Konventa për ndjekjen e tregtisë së qenieve njerëzore dhe të shfrytëzimit të

prostitucionit të të tjerëve.

Aktet për mbrojtjen e pakicave

1. Konventa për mbrojtjen e pakicave kombëtare

2. Karta evropiane e gjuhëve regjionale ose e pakicave

Aktet mbi të drejtën e vetëvendosjes

1. Deklarata për dhënien e pavarësisë vendeve dhe popujve nën kolonializëm (u

miratua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me Rezolutën nr. 1514 (XV), të datës 14

dhjetor të vitit 1960 )

2. Rezoluta nr. 1803 (XVII) e Asamblesë së Përgjithshme–1962: “Sovraniteti i

përhershëm mbi burimet natyrore”

Aktet për ndalimin e diskriminimit

1. Deklarata e Kombeve të Bashkuara për ndalimin e të gjitha formave të

diskriminimit racial

2. Konventa ndërkombëtare për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit

racial

3. Konventa ndërkombëtare për eliminimin dhe ndjekjen e krimit të Aparteidit

4. Konventa për diskriminimin në fushën e punësimit dhe profesionit

5. Konventa për luftën kundër diskriminimit në fushën e arsimit

6. Deklarata për eliminimin e diskriminimit ndaj grave

7. Konventa për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave

8. Deklarata për eliminimin e të gjitha formave të intolerancës e të diskriminimit që

mbështeten në fenë ose bindjen

9. Deklarata për racën dhe paragjykimet raciale.

Aktet për refugjatët

1. Konventa për statusin e refugjatëve

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

71

2. Protokolli për statusin e refugjatëve

3. Statuti i Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë.

Aktet mbi azilin

1. Deklarata për Azilin

2. Konventa e Havanës për Azilin (1928).

Aktet kundër krimeve të luftës dhe kundër krimeve ndaj njerëzimit

1. Konventa për parandalimin dhe ndjekjen e krimit të gjenocidit

2. Konventa për mos parashkrimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër

njerëzimit

3. Parimet e bashkëpunimit ndërkombëtar lidhur me zbulimin, arrestimin,

ekstradimin dhe ndëshkimin e individëve fajtorë për krime të luftës dhe krime kundër

njerëzimit.

5.4.4. Si mbrohen këto të drejta në Kosovë?

Pasi që Kosova është një shtet i lirë dhe i pavarur, liritë dhe të drejtat e njeriut

mbrohen me ligje dhe Kushtetutë, bazuar në standardet ndërkombëtare. Sipas Kushtetutës së

Republikës së Kosovës, e cila ka hyrë në fuqi më 15 qershor 2008, Parimet e Përgjithshme,

Neni 21, të drejtat dhe liritë e njeriut janë të garantuara:

1. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të

pacenueshme dhe janë bazë e rendit juridik të Republikës së Kosovës.

2. Republika e Kosovës mbron dhe garanton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut,

të parashikuara në këtë Kushtetutë.

3. Çdokush e ka për detyrë t’i respektojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të

tjerëve.

4. Të drejtat dhe liritë themelore të parashikuara në Kushtetutë, vlejnë edhe për

personat juridikë, për aq sa janë të zbatueshme.

Sipas nenit 22, Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve

Ndërkombëtare, të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me marrëveshjet dhe instrumentet

ndërkombëtare në vijim, garantohen me Kushtetutë:

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

72

1) Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut,

2) Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut

dhe Protokollet e saj,

3) Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile e Politike dhe Protokollet e saj,

4) Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare,

5) Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racor,

6) Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas,

7) Konventa për të Drejtat e Fëmijës,

8) Konventa kundër Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të tjera Mizore,

Jonjerëzore dhe Poshtëruese.

5.4.5. Si mbrohen këto të drejta në shtetet e BE-së?

Sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e Drejta Ndërkombëtare mbron të

drejtat individuale përballë shtetit. Secilit person i mbrohet me ligj integriteti dhe dinjiteti

kundër të gjitha intervenimeve dhe diskriminimeve që mund të vijnë nga shteti apo nga

ndonjë mekanizëm tjetër publik. Në një Evropë të zhvilluar dhe unike, këto të drejta mund të

zbatohen nëpërmjet mjeteve juridike para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Dy

instanca kanë ekzistuar një kohë të gjatë: Gjykata Evropiane dhe Komisioni Evropian i të

Drejtave të Njeriut. Që nga viti 1998 funksionon një gjykatë e vetme, para së cilës të gjithë

evropianët, edhe të huajt të cilët jetojnë dhe punojnë në venet e BE-së, mund t’i realizojnë të

drejtat e tyre.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

73

KAPITULLI VI

RËNDËSIA E RESURSEVE NJERËZORE SI PARAKUSHT PËR INTEGRIMIN EVROPIAN

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

74

6.1. Menaxhimi i Burimeve Njerëzore

Menaxhimi i burimeve njerëzore mund të duket si një detyrë e vështirë dhe

nganjëherë e papërballueshme, e cila mbase kërkon shumë njohuri edukative-arsimore, por

edhe përvojë profesionale dhe praktikë në punë. Shpesh, kjo detyrë mund të duket e

mundimshme për t’u kuptuar e ndjekur dhe për t’u zbatuar e plotësuar me sukses. Në jetën e

përditshme, në një mënyrë apo në një tjetër, çdo njeri gjatë gjithë kohës është menaxher i

vetvetes, por edhe i të tjerëve. Veçse, do të thoshim, të merresh me njerëzit dhe resurset

njerëzore, me organizimin dhe mbikëqyrjen e tyre, me aktivitetet dhe me punët e tyre, me

interesat që ata kanë etj., duhesh të kesh aftësi të veçanta, shkathtësi të ndryshme dhe edukatë

të lartë arsimore-menaxheriale.

Kur e sheh dhe e analizon me kujdes fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore, e

kupton se brenda kësaj fushe janë një numër i madh detyrash dhe sfidash që janë të

ndërlidhura me një serë faktorësh, ku secili ka nga një menaxher të vetin, nga një drejtues i

cili është i ngarkuar me detyra dhe përgjegjësi të caktuara. Tek të gjithë faktorët, qoftë të

drejtpërdrejtë dhe qoftë të tërthortë, të cilët i përfshijnë burimet njerëzore, vërehen elemente

të njëjta me detyra të përditshme (të zakonshme), që duhen kryer për t’u realizuar aktivitetet e

planifikuara në një institucion apo në një organizatë.

Resurset humane si shkencë disiplinore, në thelbin e tyre zhvillojnë kërkime, i

organizojnë njohuritë dhe asetet e tyre lidhur me të kuptuarit, të parashikuarit e zhvillimit të

sjelljes njerëzore dhe të resurseve njerëzore në institucione apo në organizata të ndryshme.

Hulumtimet dhe vrojtimet konkrete lidhen edhe me ndryshimet dhe me evoluimin e

vazhdueshëm të resurseve njerëzore. Zhvillimi i resurseve njerëzore mund të definohet edhe

si edukim dhe trajnim sistematik i planifikuar, me qëllim të motivimit të punëtorëve nga

prizmi individual, që ata të realizojnë potencialin e tyre dhe të zhvillojnë plotësisht talentin e

tyre, duke u përpjekur t’i përmbushin nevojat dhe aspiratat gjatë shërbimit të tyre në

institucionin ku ata punojnë. Qëllimi i resurseve njerëzore është edhe hulumtimi dhe zbulimi i

dobësive dhe krijimi i para-supozimeve bazë të qëllimeve, metodave, proceseve për zhvillim

të suksesshëm individual të çdo punëtori, por edhe për zhvillim të resurseve njerëzore në

përgjithësi në organizata, ente dhe institucionet të tjera vepruese.

Sigurimi i kuadrove në organizata është detyrë specifike dhe realizimi i kësaj detyre

bëhet dhe zgjidhet nëpërmjet një sërë aktivitetesh të përfshira në procesin e selektimit dhe të

rekrutimit. Resurset humane kanë kuptime të ndryshme në shkencën e sotme, por në

shumicën e organizatave paraqesin një kombinim të funksioneve të caktuara: të personelit, të

administratës, në mënyrë tradicionale me menaxhmentin e performancës, me marrëdhëniet e

punëtorëve dhe me planifikimin e resurseve. Prandaj, kjo fushë është e rëndësishme për një

organizatë. Në këtë drejtim, është e nevojshme në çdo aspekt që të kemi njohuri, por në anën

tjetër edhe të njihemi në shkallë të duhur me nocionet dhe me procesin e zhvillimit të

resurseve humane, me marrëdhëniet në mes të resurseve humane dhe të menaxhmentit

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

75

strategjik, me analizën e punës, të planifikimit të resurseve njerëzore, si dhe me sigurimin e

kuadrove, me selektimin e tyre, por edhe me zgjedhjen e resurseve humane dhe zhvillimin-

orientimin profesional të tyre.

Njëra ndër motivet kryesore, përse jam përcaktuar me fokus për këtë, është edhe fakti

se një kohë të gjatë kam shërbyer në administratën publike dhe për këtë periudhë relativisht të

gjatë kohore, kam hasur në shumë probleme, vështirësi, mangësi, defekte e paqartësi, të cilat

do të përpiqem t’i trajtoj në punimin tim, i cili ka munguar deri më tani. Ky botim, do të jetë

një impuls më tepër për institucionet e Republikës së Kosovës, ndërmarrjet publike, studentët

dhe të gjithë ata që janë të obliguar të merren apo u intereson fusha e Burimeve Njerëzore.

Prandaj, planifikimi, rekrutimi & seleksionimi, trajnimi & zhvillimi, motivimi,

vlerësimi i performancës në punë, janë segmente shumë të rëndësishme të organizimit në

administratë. Pa një mbështetje për BNJ, vlerësim dhe performancë të suksesshme,

institucioni apo organizata do t’i zhvillonte aktivitetet në mënyrë jo efektive dhe do të

rrezikonte mosrealizimin e synimeve, objektivave dhe misionin e saj. Prandaj, çdo institucion

në fokusin e strategjisë së vet duhet të jetë e vëmendshme gjatë analizave dhe nevojave për

BNJ, procese këto të cilat janë aq të rëndësishme në përmbushjen e synimeve, objektivave

dhe vizionit të institucionit.

Qëllim tjetër i kontributit tim do të ishte për menaxherët e personelit – zyrtarët më të

autorizuar për Burime Njerëzore, që t’u jap një output personal duke u bazuar në

hulumtimin, kërkimin dhe përfundimin e botimit tim, të reflektojnë në: aftësimin e

vazhdueshëm për të trajnuar dhe vlerësuar, sigurimin e doracakëve që rregullojnë këtë fushë

tematike, standardizimin e planifikimeve për trajnim, aplikimin për trajnim në sa më shumë

sektorë të administratës qendrore të Kosovës, zbatimin e ligjshmërisë, instrumenteve,

kritereve në përputhshmëri me standardet evropiane. Shefat e njësive dhe menaxherët,

përshkrimet e punës t’i përdorin si bazë për evaluimin e performancës vjetore të të

punësuarve, për qëllime të mëtutjeshme dhe për mbështetje të zhvillimit të karrierës te

nëpunësit shtetërorë.

Gjatë punimit, do të përshkruhen arsyet se si një institucion krijon, jep dhe kap vlerat

për të mbështetur stafin në ngritjen e kapaciteteve, si dhe duke pasur parasysh sistemin e

karrierës dhe zhvillimit për ndërtimin e një administrate të mirëfilltë, me kapacitete të

mjaftueshme, si pjesë kryesore e strategjisë së APQ-së, për të shqyrtuar mundësitë për

zhvillimin e institucionit përmes vlerësimeve të performancës dhe identifikimit të nevojave

për mbështetjen e burimeve njerëzore (BNJ) në përgjithësi.

Në cilësinë e protagonistit hulumtues, kam piketuar disa qëllime për të gjithë aktorët

të cilët kanë influencë në menaxhimin e resurseve njerëzore, e në veçanti ndikimin e

drejtuesve brenda administratës, ku qëllim kanë përmirësimin e shërbimeve. Drejtuesit me

kompetencat që bartin, duhet të planifikojnë nevojat për trajnim, edukim dhe zhvillim të

vazhdueshëm. Të gjithë këta drejtues (drejtorët, shefat, zyrtarë të zyrave të personelit), duhet

të krijojnë kornizën strategjike, në të cilën do të ishin përcaktuar qartë të gjitha kriteret, që

nga aplikimi e deri tek përzgjedhja e personelit.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

76

Metodologjia e modelimeve për resurse njerëzore do të jetë jo vetëm në përdorimin e

tyre për të përshkruar dhe klasifikuar ata që kanë nevojë për mbështetje, por edhe në

konceptimin e këtyre modelimeve, si një arenë e pafund e kërkimit dhe e praktikës, sidomos

në lidhje me zhvillimin e shpejtë të globalizimit, e në veçanti në lëvizjen drejt politikave

globale për burime njerëzore, duke aftësuar dhe përgatitur kuadro profesionale në fusha të

caktuara.

Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës i nevojitet një administrate efikase, e cila

arrihet përmes një stafi që duhet të jetë profesional dhe në vazhdimësi të përkrahet me një

strukturë koherente, të qëndrueshme, të përgjegjshme në zbatimin e ligjit, të përshtatshme në

nevojën e ndryshimeve kreative dhe organizative dhe me një nivel të gjykimit të pranuar nga

nevojat.

Kultivimi i njohurive, aftësive dhe përvojave në përcaktimin e saktë të detyrave dhe

detyrimeve për secilin punonjës të administratës publike, si dhe hapat që duhet të ndiqen, në

përputhje me përshkrimin e vendit të punës, kuadrin ligjor të zhvillimit të shërbimit civil, që

të ndihmojnë pjesëmarrësit për kryerjen me efikasitet të detyrave dhe të bëjnë më

funksionale administratën publike në tërësi, në mënyrë që të harmonizohemi me vendet e BE-

së.

Nevoja impulsive e të gjithë aktorëve për përmirësim të shërbimeve në administratën

qendrore të shtetit të Kosovës dhe përmirësimit të performancës, do të vazhdojë të ketë trend

të ngritjes, prandaj eliminimi i ndjenjës së inferioritetit dhe qartësia e horizontit për

plotësimin e këtyre standardeve, do të shkurtonte kohën dhe rrugën në proceset integruese

nëpër të cilat po kalon shoqëria jonë tranzicionale.

Esenca e burimeve njerëzore (planifikimi, rekrutimi dhe seleksionimi, trajnimi-

zhvillimi, motivimi, performanca), është në atë se e përcakton mënyrën sipas së cilës

institucionet e administratës shtetërore japin vlera për shërbyesit civilë, josh apo i tërheq ata

për të paguar për ato vlera cilësore dhe i konverton këto pagesa në përfitime: kështu që, me

fjalë të tjera, institucioni i pasqyron hipotezat e menaxhimit në lidhje me atë se çfarë shërbyes

civilë dëshirojmë, sesi ata e duan atë që dëshirojnë dhe sesi një sektor mund të organizohet

për t’i përmbushur sa më mirë këto nevoja të shërbyesve civilë, në mënyrë që të paguhen

pikërisht për këtë.

6.2. Planifikimi i nevojave për burime njerëzore

Menaxhimi i njerëzve apo i burimeve njerëzore, është një sfidë e madhe dhe një

detyrë e vështirë në punën e menaxherëve. Çdo person, është i ndryshëm nga të tjerët.

Ndonëse, shumë teori rreth motivimit apo stimulimit mund të parashikojnë edhe sjelljen e

njerëzve në pjesën më të madhe të kohës, ato nuk janë shumë të dobishme kur duam të

parashikojmë se çfarë do të bëjë dikush në një situatë të caktuar.

Arti i menaxhimit është mbi të gjitha, të kuptuarit e kufizimeve që ka teoria dhe

aftësia për të modifikuar parashikimet kur kjo gjë është e nevojshme. Menaxhimi i burimeve

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

77

njerëzore mund të konsiderohet apo të përshkruhet edhe si procesi i gjetjes së numrit të

përshtatshëm të njerëzve të kualifikuar për një punë të dhënë, në një kohë të caktuar. Më tej,

ai quhet pjesë e procesit të përmbushjes së objektivave të vendosura përmes kërkimit,

mbajtjes, zhvillimit dhe përdorimit të saktë të burimeve njerëzore brenda organizatës.

Menaxherët, duhet të zbulojnë se çfarë aftësish dhe shkathtësish profesionale ka

brenda organizatës dhe këtë ata e bëjnë përmes vëzhgimeve, hulumtimeve dhe studimeve të

ndryshme. Kur këto aftësi dhe shkathtësi vërehet që mungojnë në një organizatë apo

institucion, menaxherët duhet të vendosin për të organizuar dhe realizuar kurse, trajnime,

specializime etj., për ta përgatitur dhe për ta kualifikuar personelin ekzistues ose edhe

punësimin e punonjësve të rinj, në mënyrë që mangësitë të mos bëhen pengesë për ecurinë e

punës43

.

Është e kuptueshme se jo të gjitha pengesat mund të kapërcehen lehtë në sektorët e

burimeve njerëzore në një organizatë. Zhvillimi i resurseve njerëzore, për më tepër, është

thënë se mbështetet në baza teorike në kombinim me tre fusha kryesore, si: ekonomike,

sistemore dhe psikologjike. Me hulumtimin dhe studimin më të thelluar të zhvillimit të

burimeve njerëzore, këto fusha të theksuara më lartë janë argumentuar si mjaft të

rëndësishme në zhvillimin e resurseve njerëzore. Prandaj, që të tria këto fusha e kanë peshën

dhe rëndësinë e tyre, janë të ndërlidhura njëra me tjetrën, pasi që resurset njerëzore (humane)

kërkojnë që ta zhvillojnë dhe influencojnë sjelljen njerëzore në kontekstin e institucionit të

caktuar, me qëllim të shtimit të vlerave dhe arritjen e rezultateve të parashikuara dhe të

planifikuara më parë.

Planifikimi i resurseve njerëzore është funksion i menaxherit, nëpërmjet të cilit

menaxherët e institucioneve apo të organizatës i orientojnë kapacitetet drejt realizimit të

qëllimeve të tyre. Prandaj, ky është një proces që në esencë e kuptojmë si një planifikim

strategjik, ku “planifikimi strategjik është procesi me anë të të cilit anëtarët e një organizate

parashikojnë të ardhmen dhe hartojnë procedurat dhe operacionet e nevojshme për arritjen e

qëllimeve të tyre.“44

Që të jemi më konkretë, drejtoritë e personelit përgatisin Planin e Nevojave për

Pranimet në Shërbimin Civil për vitin që vjen. (Lista e pozicioneve të lira, përshkrimet dhe

specifikimet e profesioneve të nevojshme).

Detyra të veçanta:

1. Në bashkëpunim me drejtuesit e drejtorive, divizioneve dhe sektorëve evidenton

vendet e reja të hapura të punës, si rezultat i ndryshimeve strukturore.

2. Evidenton vendet e lira të punës, si pasojë e qarkullimit të brendshëm (ngritje në

detyrë, lëvizje paralele apo transferime) dhe e qarkullimit të jashtëm (largime nga

43

Qendra rajonale e mjedisit për Evropën Qendrore dhe Lindore, Menaxhimi i Projektit – Ermira Lubani, Tiranë, 2006, fq

22. 44 Vasilika Kume, Menaxhmenti Strategjik, Tiranë 1999, fq 10.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

78

institucioni për arsye të ndryshme), që i raportohen Departamentit të Administratës

Qendrore (DAQ).

3. Në bashkëpunim me eprorët e drejtorive, divizioneve dhe të sektorëve të ndryshëm,

harton masat e nevojshme për plotësimin e vendeve të lira: propozon ngritje në detyrë, lëvizje

paralele, transferime e rekrutim të jashtëm.45

Si objektiv i resurseve njerëzore është maksimizimi dhe kthimi i investimit të kapitalit

human të institucionit, si dhe minimizimi i riskut46

. Detyrë primare e menaxherëve të

resurseve humane është që të drejtojnë këto aktivitete në mënyre të drejtë, efektive, të

qëndrueshme dhe ligjore.

6.3. Rëndësia e menaxhimit të burimeve njerëzore

Për realizimin e qëllimit dhe të këtyre objektivave, çdo organizatë apo institucion

duhet të sigurojë për vete burimet njerëzore. Personeli i organizatës ose burimet njerëzore

kanë rëndësi jetësore për suksesin dhe veprimtarinë e organizatës. Pa punonjës profesionalë

dhe të efektshëm, institucioni do të punonte në mënyrë jo efikase dhe do të rrezikonte

objektivat, planet dhe misionin e tij. Një tjetër arsye nga ku buron rëndësia e burimeve

njerëzore për një institucion, është fakti se ato përbëjnë koston ose shpenzimin kryesor.

Menaxhimi i burimeve njerëzore nëpërmjet një rrjeti veprimesh, i vjen në ndihmë

menaxhimit të vetë institucionit apo organizatës. Kur themi veprime, këtu mund të

përmendim zgjedhje dhe marrja e njerëzve në punë, vlerësim dhe shpërblim i tyre, krijim të

kushteve që ata të jenë të motivuar në punë etj.

Në veprimet e menaxhimit të burimeve njerëzore angazhohet çdo ditë pjesa më e

madhe e menaxherëve. Në njësitë e vogla brenda një institucioni, çdo menaxher, pavarësisht

nga funksionet e tij dhe puna që bën, pavarësisht nga detyrat e tij, obligimet, përgjegjësitë

etj., është dhe menaxhues i burimeve njerëzore dhe këtë ai e bën pa ndihmën e specialistëve

të burimeve njerëzore. Ndërsa vetë institucioni i kryen këto veprime me anë të një

departamenti ose zyre, e cila në mënyrë të programuar i menaxhon burimet njerëzore të

organizatës apo institucionit.

Menaxheri është i rëndësishëm, sepse “asgjë nuk bëhet për hir të faktit se duhet

bërë”! Duhet të kemi një synim të përgjithshëm, një politikë të caktuar (mënyrën e jetesës,

mënyrën e trajtimit të çështjeve të caktuara, qëllimet afatgjata etj.), të prioriteteve rreth

burimeve njerëzore. “Për shkak të shpenzimeve të transferimit të menaxherit jashtë, shumë

firma i stërhollojnë procedurat e përzgjedhjes, duke përdorur deri në provën e përshtatjes, si

pjesë e procesit”, shpjegon Dr. Ilia Kristo, duke e analizuar dhe zbërthyer rolin e menaxhimit,

si një pjesë e zhvillimit të burimeve njerëzore, të cilat janë të lidhura direkt me çështjet e

menaxhimit dhe të procesit cilësor të burimeve njerëzore. “Kandidatët e përzgjedhur duhet të

45 Programi i zhvillimit “Menaxhimi i Burimeve Njerëzore “prof.Dr.Zana Koli – ITAP ,Tirane 2oo5 , fq.12. 46 Njomza Çarkagjiu, Prishtinë 2008, Zhvillimi dhe Trajnimi i Resurseve Humane, TEB Banka.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

79

marrin pjesë në një program orientimi për aspekte të brendshme dhe të jashtme të emërimit.

Aspektet e brendshme lidhen me kompensimin, shpërblimin dhe përgjegjësinë. Aspektet e

jashtme, me të ardhmen e tij nga pikëpamja e kulturës dhe zakoneve”, thotë Dr. Kristo.47

Menaxhimi i burimeve njerëzore është vetëm një mënyrë, një formë, një mjet, një listë

metodash dhe teknikash, të cilat së bashku na ndihmojnë të arrijmë qëllimet dhe objektivat

tona, në mënyrë që t’i lehtësojmë faktorët e tjerë për bashkëpunim dhe ndërveprim reciprok.

Do marrim, si shembull, pastrimin e shtëpisë, për të parë se sa përputhet ky veprim konkret

me përkufizimin e menaxherit të suksesshëm. Por, edhe pse në anën tjetër mund të themi që

nisur nga ndonjë aspekt i përgjithshëm, menaxhimi ndoshta edhe nuk është ndonjë çështje

kruciale, ndonjë gjë aq e madhe dhe tepër specifike dhe se çdo kush mund ta bëjë atë.

Gjithsesi duhet ta shtrojmë pyetjen: Përse duhet të mësojmë për të? Përgjigjet e veçanta të

kësaj pyetjeje mund t’i gjejmë duke përdorur shembujt e dhënë, si më poshtë:

- Çdokush, mund të luajë futboll, por të luash në skuadër dhe të shënosh gola kërkon

praktikë, taktikë dhe drejtim të mirë.

- Pastrimi i shtëpisë nuk është një gjë aq e lehtë – ky veprim është diçka më shumë se

sa fshijë këtu e atje.

- Blerja e sendeve të shumta mund të jetë edhe humbje kohe, kur harxhojmë shumë

para për gjëra të panevojshme.

- Të jetuarit me rrogën mujore përbën një art më vete, i cili lidhet me nëpunësin në

vendin e tij të punës ku punon. Paga e tij e mirë ia përcakton atij edhe vetë jetën dhe

drejtimet se çka mund të rrumbullakojë për një periudhë të caktuar kohore.

Prandaj, puna e mirë kërkon stimulim, motivim dhe kërkon edhe shpërblime. Por, këtë

tërësi kërkesash më së miri e vlerëson menaxheri i burimeve njerëzore, si faktor kyç për ecjen

përpara të një institucioni apo organizate.

6.4. Qëllimet e menaxhimit të resurseve njerëzore

Qëllimi i menaxhimit të resurseve njerëzore është që të sigurojë perspektivën e

nevojshme, dhe se institucioni ёshtё nё gjendje që të arrijë sukses përmes njerëzve.

Menaxhimi i resurseve njerëzore, i siguron institucionit së caktuar kapacitetin profesional,

menaxhimin efektiv të nёpunёsve të tij dhe kryerje të punës nё mёnyrёn më të mirë të

mundshme dhe efikase, nё pajtim me ligjet dhe parimet e punësimit.

Menaxhimi i këtyre burimeve, nëpërmjet një rrjeti funksionesh dhe aktivitetesh të tij, i

vjen në ndihmë menaxhimit të institucioneve ose organizatave për përdorimin racional dhe

efikas të punonjësve të tyre. Këtu kemi parasysh aktivitete të tilla, si zgjedhja dhe marrja e

47 Prof.dr. Ilia Kristo: Biznesi Ndërkombëtar, Kreu 15: drejtimi ndërkombëtar i burimeve njerëzore, fq. 354.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

80

njerëzve në punë, vlerësimi dhe shpërblimi i tyre, krijimi i kushteve që ata të jenë sa më të

motivuar për punë.

Funksioni i menaxhimit të resurseve njerëzore përfshinë pikat vijuese:

• Planifikimin e resurseve njerëzore,

• Rekrutimin,

• Selektimin dhe përzgjedhjen,

• Legjislacionin e punësimit,

• Vlerësimin e kryerjes së detyrave,

• Dosjet personale,

• Trajnimin dhe zhvillimin,

• Raportet nё mes të punëtorëve,

• Sjelljen dhe disiplinën,

• Mundësitё e barabarta dhe anti-diskriminimin,

• Shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e punëtorëve.

Planifikimi i resurseve njerëzore është një proces, me të cilin institucioni sigurohet se

e ka numrin dhe llojin e duhur të njerëzve: në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Këta

njerëz janë të gatshëm për t’i kryer në mënyrë efektive dhe efiçiente ato detyra, të cilat do t’i

ndihmonin institucionit për të arritur objektivat e përgjithshme strategjike.

Planifikimi i resurseve njerëzore duhet të jetë i ndërlidhur me strategjinë dhe

planifikimin e përgjithshëm të institucionit për të konkurruar brenda dhe jashtë. Në anën

tjetër, planet dhe objektivat e përgjithshme duhet patjetër të përkthehen apo të konvertohen në

numrin dhe llojin e punëtorëve të nevojshëm.

Përcaktimi i nevojave apo përcaktimi i kërkesave për punëtorë:

Për secilin projekt, paralelisht me resurset financiare, parashikohen edhe

resurset njerëzore.

Parashikimet duhet të bëhen duke u bazuar në nevoja për njohuri,

shkathtësi dhe aftësi specifike për kryerjen e detyrave të caktuara.

Menaxhimi i burimeve njerëzore ka kaluar nëpër një proces të gjatë zhvillimi, derisa

ka arritur në statusin që e ka fituar sot, një nga funksionet më të rëndësishme në një

institucion. Duke e ndjekur këtë zhvillim, mund të dallojmë disa etapa të rëndësishme.

Dallimi i etapave të ndryshme ndikohet nga zhvillimet e ambientit të jashtëm dhe të

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

81

brendshëm të një institucioni. Menaxhimi shkencor përmbledh një seri studimesh të kryera

rreth fundit të shekullit 19 dhe në fillim të shek 20. Ky nivel përfaqëson një rrymë që sot

konsiderohet si baza e menaxhimit modern. Synimi kryesor që solli në lindjen e kësaj rryme,

ishte përmirësimi i efiçencës në punë. Taylor, i cili është dhe përfaqësues i kësaj rryme, thotë

që: “Menaxhimi shkencor ka të bëjë me zëvendësimin e opinioneve të vjetra, si të punëtorit

ashtu edhe të pronarit, me njohuri shkencore për të gjitha problemet që kanë të bëjnë me

punën e bërë në një institucion”.

Menaxhimi shkencor pati një ndikim të madh në marrëdhëniet menaxher-punonjës,

dhe kontribuoi në organizimin dhe konsolidimin e funksionit të personelit. Parimet kryesore

të menaxhimit shkencor që ndikuan në zhvillimin e menaxhimit të personelit, janë:

-Shpërbërja e punëve komplekse në elemente më të thjeshta, me qëllim racionalizimin

e tyre.

- Zgjedhja e punëtorëve më të kualifikuar për realizimin e këtyre punëve.

-Formimi në mënyrë të shpejtë i këtyre punëtorëve me metoda efikase të kryerjes së

punës.

-Zbatimi i një sistemi shpërblimi, sipas së cilit, punëtorët më produktivë do të marrin

një shpërblim më të madh.

Belanger e koncepton në këtë mënyrë menaxhimin strategjik të burimeve njerëzore:

menaxhimi i burime njerëzore nuk mund të bëhet pasi të merren vendimet e përgjithshme në

një organizatë, por paralelisht me këto. Kjo kërkon që personat përgjegjës për MBNJ në

institucion, të zënë një vend të rëndësishëm ndër personat që marrin vendime të rëndësishme

për institucionin (Komiteti i planifikimit strategjik), si dhe reflektimi strategjik lidhur me

burimet njerëzore të bëhet në të njëjtën kohë me studimet dhe me diskutimet për të ardhmen e

institucionit:

“Menaxhimi i burimeve njerëzore përqendrohet më tepër në atë se çfarë bëhet ndaj

menaxherëve, në krahasim me atë se çfarë bëhet nga menaxherët ndaj punonjësve”. (Legge)

“Menaxhimi i burimeve njerëzore reflekton një perspektivë më të gjerë të problemeve

të burimeve njerëzore dhe është përdorur për të njohur rëndësinë e punonjësve si një burim,

si një pasuri për korporatën. Kjo perspektivë më e gjerë krijon mundësinë që punonjësit si

burim potencial të kthehen në një avantazh konkurrues për ndërmarrjen”.(Shuler dhe Jekson)

“Një nga dallimet thelbësore lidhet me faktin që në fazën e menaxhimit të personelit,

aktivitetet e personelit ishin më të kufizuara dhe nuk i kushtohej shumë rëndësi lidhjes së

funksioneve të personelit ndërmjet tyre. Ndërsa menaxhimi i burimeve njerëzore, përveç se

përfshin një shtrirje më të madhe të aktiviteteve të MP, i sheh këto në bashkëveprim dinamik

me njëri-tjetrin dhe me objektivat e organizatës”. (Sherman, Bohlander dhe Snell)

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

82

6.5. Menaxhimi bashkëkohor i MBNJ

Parimi themelor i menaxhmentit të Burimeve Njerëzore duhet të jetë: njeri i duhur, në

kohë të duhur dhe në vend të duhur. Menaxhmenti bashkëkohor i burimeve njerëzore,

definitivisht mundohet ta realizojë këtë qëllim48

.

Menaxhmenti bashkëkohor i BNJ është pjesa më e ndjeshme e menaxhmentit në tërësi

të ndërmarrjes dhe si i tillë roli i menaxhimit me këto resurse iu është besuar top –

menaxherëve, me qëllim të realizimit të objektivave të caktuara.49

Menaxherët duhet të paraqesin një urë lidhëse në mes të të punësuarve dhe në mes të

ndërmarrjes, duke ushtruar funksionet e veta në përputhje me potencialet humane, në mënyrë

që të realizojnë qëllimet, duke arritur pozitivitet tek të punësuarit dhe realizim të qëllimit të

institucionit50

.

6.6. Politikat e burimeve njerëzore

Është i padiskutueshëm fakti se, menaxhimi i burimeve njerëzore nuk mund të bëhet

pa një plan që posedon objektiva dhe qëllime. Çdo përpjekje për menaxhim ad-hok, ose në

shpërputhje me detyrat dhe misionin e organizatës, është e destinuar që të mos jetë e

suksesshme, madje edhe e dëmshme për organizatën ose institucionin. Menaxherët e

burimeve njerëzore kanë shumë përgjegjësi dhe se ata duhet t’i kenë parasysh përparësitë, por

edhe të metat e menaxhimit.

Një përgjegjësi e rëndësishme e menaxherëve publikë, është që ata duhet t’i

balancojnë të drejtat e qytetarëve për të marrë një shërbim nga qeverisja. Lista e shërbimeve,

më saktë, forma dhe praktika e shërbimeve duhet të jetë efikase, cilësore, e ligjshme dhe që

t’i përgjigjet nevojave të qytetarëve, duke e ruajtur të drejtën e nëpunësve publikë për t’u

trajtuar me barazi e dinjitet. Prandaj, kjo është bazë e mënyrës me të cilën duhen menaxhuar

nëpunësit, dhe është sigurisht edhe baza për zhvillimin e një politike të qartë dhe efikase

lidhur me menaxhimin e burimeve njerëzore.51

6.7. Çfarë kuptojmë me politikë të burimeve njerëzore

Politika e burimeve njerëzore është një grup rregullash dhe rregulloresh sistematike, e

kodifikuar dhe e përhapur që udhëzon se si duhen trajtuar burimet njerëzore në një

institucion, çfarë të drejtash e përgjegjësish kanë ato, dhe çfarë të drejtash e përgjegjësish

kanë menaxhuesit.52

Mirëpo, në të kaluarën, politika e burimeve njerëzore ose politika e

48 M. Galogaza, Tehnoloski Menagjment (202). 49 Gasparovic.V, Teorija rasta i upravlanje rastom preduzeca, Croatia. 50 M. Galogaza, Tehnoloski menadment, Croatia (202).

51 Lidhur me rolin e burimeve njerëzore, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka vlerësuar Ditën e 8 shtatorit si një ditë

të rëndësishme. (Portali Telegrafi. 08.09.2014, Prishtinë) 52 Menaxhimi i Burimeve Njerëzore në Qeverinë Vendore: një Udhëzues Themelor, I.C.M.A. Washington, D. C., 1999

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

83

personelit, siç debatohet shpesh, ishte e papërcaktuar dhe varej nga gjendja shpirtërore,

qëndrimi ose dëshira e mbikëqyrësit, apo në disa raste nuk ishte fare politikë, por thjesht ishte

një dëshirë individuale. Është zbuluar se “një metodë e tillë çon në ndarje, pakënaqësi dhe

grindje mes nëpunësve e mbikëqyrësve”.53

Mjekimi për këtë situatë është një tërësi

politikash, e cila i mbulon të gjitha çështjet që ka të ngjarë të jenë shqetësimi i vendit të

punës.

Në mbarë botën, janë të rëndësishme politikat që zhvillohen brenda shteteve rreth

burimeve njerëzore. Këtu, do e përmendim Sistemin Amerikan Qeverisës në kuadër të

shtetit, e që është Departamenti i Punës i cili, i shërben rritjes së mirëqenies së rrogëtarëve në

SHBA, ndihmon në përmirësimin e kushteve të punës, dhe krijon terren për marrëdhënie të

mira midis punonjësve dhe drejtuesve ose menaxherëve.

Po ashtu, rolin e madh e luan Zyra e Administrimit të Personelit (OPM ), e cila është

agjenci e qeverisë Federale për Burimet Njerëzore. Kjo agjenci merr masa që shërbimi civil i

vendit të qëndrojë larg ndikimeve politike dhe punonjësit federalë të zgjidhen e të trajtohen

drejtësisht mbi bazën e meritës. OPM mbështet agjencitë me personel dhe me drejtues të

politikës, menaxhon sistemin federal të daljes në pension, si dhe programin e sigurimit

shëndetësor.

Ligjet që janë në fuqi, garantojnë të drejtat e punëtorëve për kushte pune të sigurta e

të padëmshme për shëndetin, rroga mbi bazën e orëve të punës, pagesa për punë jashtë orari,

ndalimin e diskriminimit në punë, si dhe sigurimin e pagesave të papunësisë dhe të

kompensimeve për lëndime në punë.54

Menaxhimi është një proces operacional që fillon me një shqyrtim të situatës, duke

analizuar funksionet e menaxhimit. Pesë funksionet themelore të menaxhimit, janë:

planifikimi, organizimi, drejtimi, rekrutimi dhe kontrolli (Koontz / O’Donnell, 1984).

6.8. Administrimi dhe organizimi

Është me rëndësi të bëjmë dallimet midis koncepteve të administrimit dhe

koncepteve të menaxhimit. Dikur, këto dy koncepte, zëvendësonin njëri-tjetrin. Në trajtimin e

tij origjinal të kësaj teorie, Fayol përdori fjalën “administrim”, sipas gjuhës frëngjishte

(administration), me të cilën nënkuptoi atë që ne e kuptojmë sot me fjalën “menaxhim”. Për

rreth katër dekada pas Fayolit, ky koncept vazhdon të emërohet si menaxhim. Shumë më

vonë, koncepti ndryshoi duke parë se administrimi është thjesht aspekt i organizimit. Ndërsa

menaxhimi në ndryshim me administrimin, u pa si një koncept i lidhur me planifikimin,

kontrollin dhe motivimin e stafit.

53 Menaxhmi Modern i Burimeve Njerëzore. Korrik 2001, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë fq. 23 54Sistemi Amerikan i Qeverisjes – PUBLIC AFFAIRS SECTION EMBASSY OF THE UNITED STATES OF AMARICA

, 2005 - Outline of U.S.Goverment- fq.58, fq. 64.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

84

Brech rreth viteve të 60-ta e përkufizoi organizimin si një koncept, si një pjesë e

menaxhimit. Megjithatë, teoricienë të ndryshëm e kanë parë organizimin (organisation) nga

dy këndvështrime: së pari, si proces dhe, së dyti, si një fjalë që përshkruan një njësi shoqërore

të përbërë nga një grup njerëzish. Organizatat janë strategji njerëzore të ndërlikuara, të

ndërtuara për të arritur objektiva të caktuara, (Argyris 1960). Meqenëse organizatat janë

sisteme të sjelljeve të ndërtuara për t’u mundësuar njerëzve dhe makinave të tyre të arrijnë

objektiva, forma organizative duhet të jetë një funksion i përbashkët i karakteristikave

njerëzore dhe i natyrës së detyrave që ato do t’i realizojnë (Simon, 1976).

Organizatat janë sisteme të ndërvarësisë së qenieve njerëzore, (Pugh, 1990).

Organizatat ngrihen për të realizuar qëllime që individët nuk mund t’i arrijnë si të vetëm. Në

këtë mënyrë, organizatat ofrojnë një mjet që të jep mundësi të punosh me të tjerët dhe të

arrish qëllime të ndryshme, disa herë të caktuara. Karakteristikë kyçe e organizatave është

kompleksiteti i tyre (Stewart, 1994).

6.9. Marrëdhëniet ndërmjet menaxhimit dhe teorisë së organizatës

Duke pasur parasysh zhvillimin e shkencave sociale, gjatë 30 vjetëve të fundit, në

studimin e sjelljeve të njerëzve në punë, ka mbizotëruar teoria e organizatës mbi atë të

menaxhimit. Tashmë, menaxhimi nuk shihet vetëm si faktor kontrolli në punën e organizatës,

por edhe si një funksion i organizatës, detyra e të cilit është ta bëjë organizatën të adaptojë

dhe të ndryshojë balancat ndërmjet konflikteve dhe presioneve të ndryshme, të cilat ndodhin

jo rrallë në punën e një organizate.

Në diskutimet mbi rolin e menaxherit në organizatë, Handy (1993) sugjeroi që gjërat

kyçe me të cilat duhet të merret një menaxher, janë:

- njerëzit,

- puna dhe struktura,

- sistemi dhe procedurat.

Këto tri gjëra, sigurisht nuk janë të izoluara, por lidhen ngushtë dhe kanë të bëjnë me

ato që Hendy i quan si komponentë kyç:

- objektivat e organizatës,

- teknologjia që përdoret,

- kultura e organizatës (vlerat e saj, besimi etj.).

Të gjithë këta faktorë veprojnë në mënyrë interaktive me njëri-tjetrin, që do të thotë se

ndryshimi i njërit, sjell ndryshimin e të tjerëve. Të menaxhosh me sukses, do të thotë që të

balancosh këta faktorë në mënyrë të tillë që të ruash nevojat e organizatës.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

85

6.10. Procesi i Menaxhimit

Procesi i menaxhimit përmbledh tre elemente kryesore: inputet, marrëdhëniet e

ndërsjella dhe autputet.

Procesi i menaxhimit është ngushtësisht i lidhur me këto tre elemente dhe është i

orientuar drejt rezultateve po aq sa edhe drejt veprimeve, dhe kryesisht me procesin e

marrëdhënieve të ndërsjella. Ashtu siç e ka përcaktuar dhe Drucker (1955), menaxhimi para

se gjithash, është i lidhur me organizimin sistematik të burimeve ekonomike, dhe se detyra e

tij është që t’i bëjë këto burime produktive.

Menaxhimi është koncept i një mori aktivitetesh, të cilat kryhen nga njerëz brenda një

organizate, roli i të cilëve është të jenë menaxherë. Kjo mori aktivitetesh që ata kryejnë,

grupohen në katër terma. Këta terma janë: planifikimi, organizimi, motivimi dhe kontrolli.

Motivim-arritja e nevojave sociale dhe psikologjike e punonjësve, të vendosura në

qëllimet dhe objektivat e organizatës. Kontroll-monitorimi dhe vlerësimi i aktiviteteve, si dhe

dhënia e mjeteve, mënyrave dhe rrugëve për korrigjime.

Planifikimi: Është një aktivitet që përfshinë vendime që kanë të bëjnë me fundin

(qëllimin e organizatës dhe objektivat), me mjetet (planet), me mënyrën e qeverisjes

(politikat) dhe me rezultatet.

Organizimi: Planet duhet të vihen në zbatim. Kjo përfshinë organizimin dhe

koordinimin e detyrave në detaje, si dhe burimet njerëzore e materiale që duhen për t’i kryer

ato. Një çështje kyçe këtu, është komunikimi.

Motivimi: Për t’i hartuar planet dhe për t’i realizuar ato, menaxherëve u duhet

angazhimi i punonjësve. Kjo është, së pari, një çështje që i takon lidershipit ose mënyrës së

menaxhimit.

Kontrolli: Para se gjithash, kontrolli është parë si një proces që matë progresin ose

korrigjon gabimet. Funksionet bazë të kontrollit janë: vendosja e standardeve të kryerjes së

punës (performancës), matja e performancës përkundrejt standardeve të vendosura,

ndërmarrja e veprimeve për të korrigjuar aty ku është e përshtatshme apo e mundshme, dhe

që shërben si një mekanizëm “feedback” për gjithë veprimtarinë e menaxherëve.

Janë të njohura dy pikëpamje për resurset njerëzore, në fakt për qasjen e njerëzve ndaj

punës. Këto janë: teoria X dhe teoria Y. Terma të përdorur nga Douglas M. McGregor (1906

– 1964) për të shprehur besimin se marrja e vendimeve të menaxhimit bazohet në supozime

mbi natyrën e njeriut. Pikëpamja e një menaxheri, i cili beson tek Teoria X mbi natyrën

njerëzore, është ajo e pohimit se njerëzit janë përtacë, nuk e pëlqejnë punën, nuk e pranojnë

përgjegjësinë, dhe kanë nevojë për një mbikëqyrje të ngushtë menaxheriale. Kurse një

menaxher, i cili beson tek Teoria Y, beson se njerëzit e pëlqejnë punën, kërkojnë sfidën,

pranojnë përgjegjësinë, dhe do të punojnë mirë nëse do të shpërblehen në mënyrë të drejtë.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

86

6.11. Procedurat e rekrutimit dhe të seleksionimit

Është një proces me të cilin identifikohet vendi i lirë i punës dhe me të cilin njoftohen

aplikuesit potencialë. Pranimi i personelit, është hap i madh për çdo institucion. Mirëpo, para

se të fillohet me shpenzim parash dhe kohë për personelin e ri, është mirë të shqyrtohet

nevoja për ndihmë shtesë dhe sa kohë do të kihet nevojë për ndonjë punëtor të ri55

.

Natyra e procesit të rekrutimit është e rregulluar dhe kjo i nënshtrohet Ligjit të

Punësimit. Format kryesore të rekrutimit bëhen përmes shpalljes së konkursit nëpër gazeta,

revista, dokumenteve tregtare apo listave të brendshme të vendeve të lira të punës. Përshkrimi

i vendit të punës: skicimi i rolit të mbajtësit të pozitës dhe specifikat personale. Skicimi mbi

shkathtësitë dhe cilësitë e kërkuara nga mbajtësi i pozitës.

Aplikuesit mund të demonstrojnë përshtatshmërinë e tyre përmes formës aplikuese

apo biografisë së tyre, që njihet si CV ( Letter or curriculum vitae).

6.12. Trajnimi

“Gjithçka ka lidhje me trajnimin: mund të bësh shumë nëse je i trajnuar siç duhet”.

Elisabeta II, Mbretëreshë e Britanisë dhe Irlandës së Veriut (1296)

“Të mësosh të tjerët se si të përdorin një mjet është koncepti bazë i trajnimit”.

“Ndërsa njeriu shpikte mjete, armë, veshje, ndërtonte dhe komunikonte, nevoja për trajnim u kthye në

një përbërës kryesor gjatë procesit të civilizimit”. ( Steinmetz, 1976)

Trajnimi është një proces i ndryshëm nga edukimi. Ky mëson individin se si të kryejë

një detyrë të përcaktuar, si p.sh. t`i japë makinës apo të thurë një pëlhurë. Edukimi është një

proces i cili e pajis individin me njohuri shumë më të përgjithshme për shoqërinë, shkencat e

llojeve të ndryshme etj. E ndërsa shoqëria evoluon, ajo akumulon shumë e më shumë

njohuri, të cilat njerëzit mund t`i përdorin duke i:

a) Përvetësuar ato në një nivel të përgjithshëm që i korrespondon fazës së edukimit

dhe,

b) Duke i përvetësuar ato hollësisht gjatë profilizimit të mëtejshëm të aspektit

profesional të tyre56

.

Trajnimi është një proces ku individët përvetësojnë njohuri për të ndihmuar në arritjen

e objektivave të organizatës. Në këtë përkufizim të shkurtër edhe të qartë, shprehet në mënyrë

koncize karakteristika kryesore e procesit të trajnimit. Ky proces është i ndërtuar në mënyrë

55 Oda Ekonomike e Kosovës, Doracak për Ndërmarrës, Shkurt 2006 – Prishtine, fq.22

56 Training & Development Pergatitur nga Enno Bozdo faqe 6, ITAP, Tiranë, 2006

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

87

të tillë që individët e interesuar të përvetësojnë njohuri shtesë që kanë lidhje me punën e tyre

dhe që i ndihmojnë ata të bëhen në të njëjtën kohë më të aftë, më profesionalë, të kuptojnë më

mirë se cili është roli dhe detyra e tyre në brendësi të organizatës, si dhe mbi të gjitha, të

bëhen të aftë të realizojnë plotësisht objektivat personale, duke ndihmuar kështu realizimin e

objektivave të organizatës.

Shumë përkufizime mund të jepen për trajnimin. Që të gjitha prej tyre mund të jenë të

sakta, edhe pse jo të shprehura me të njëjtën gjuhë. Sidoqoftë, trajnimi është në radhë të parë

një proces, të cilit i nënshtrohet i trinuari dhe në përfundim të cilit i trajnuari prezanton aftësi

më të mëdha në ato fusha ku ai i është nënshtruar trajnimit.

“Procesi i trajnimit është proces i përvetësimit sistematik të sjelljeve, koncepteve, njohurive,

roleve apo aftësive që sjellin në një proces performance më të mirë në punë”.

Goldsteing, 1991

6.13. Motivimi: teoritë e motivimit

Motivimi përfaqësohet nga forcat që veprojnë mbi ose brenda një personi dhe që e

detyrojnë atë të sillet në një mënyrë të caktuar, të orientuar nga disa qëllime (objektiva).

Aktualisht, pothuajse të gjithë njerëzit përdorin në gjuhën e përditshme termat “motivim”,

“motiv”. Secili ka pak a shumë një grup fjalësh, me të cilat do të mund të përkufizonte

motivimin.

Shprehja motivim rrjedh nga fjala latine Move - Movore, që do të thotë Lëvizje,

mirëpo ka edhe kuptime të tjera, të cilat i ngjasojnë këtij koncepti.57

Ndër to, më shpesh të

përdorurat janë: dëshirë, nevojë, kërkesë, objektiv, qëllim, nxitje, prirje, shpresë, pritje etj.

Një nga detyrat parësore të menaxhimit është të drejtuarit e motivimit të punonjësve nga

arritja e objektivave të organizatës.

Procesi i motivimit fillon me identifikimin e nevojave të personit. Nevojë është një

mungesë e perceptuar që shkakton një sjellje, e cila synon ta largojë këtë mungesë. Mungesat

mund të jenë fiziologjike, psikologjike ose sociale. Perceptimi i tyre është i lidhur gjithmonë

me individin. Kur shikojmë njerëzit e tjerë, mund të mendojmë se ata nuk i kanë në fakt ato

nevoja për të cilat thonë, por përderisa si qëllim kemi të mësojmë sesi i motivon njerëzit,

duhet t’i dimë nevojat e tyre ashtu siç i perceptojnë ata. Një nevojë e kënaqur (e plotësuar)

nuk është motiv, sepse nuk mund të shërbejë si nxitës i brendshëm për sjelljen. Termi “nevojë

e kënaqur”, në këtë kontekst nuk ka kuptim, sepse nuk përcaktohet si gjendje mungese apo

pakënaqësie.58

Motivimi është gatishmëria e një individi që të përpiqet për arritjen e objektivave të

institucionit, duke vënë në përdorim një sasi të madhe energjish dhe përpjekjesh, me kusht që

57 Prof. Dr.Berim Ramosaj- Shprehja Motivim rrjedh nga fjala latine MOVE- MOVORE që do të thotë LËVIZJE, mirëpo ka

edhe kuptime tjera të cilat i ngjasojnë këtij koncepti. 58 Menaxhimi i Njerëzve, Motivimi - Prof.Dr. Mimoza Kasimati. ITAP, Tiranë 2006 fq. 2.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

88

këto përpjekje të sjellin plotësimin e objektivave të tij individuale. Meqenëse punonjësit janë

shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri, edhe objektivat e tyre personale apo e thënë ndryshe, ajo

çka duan ata të arrijnë nga qenia dhe puna e tyre në institucion, është e shumëllojshme. Është

detyrë e menaxherit që të identifikojë dhe kuptojë dallimet individuale dhe t’i ndihmojë

punonjësit që të plotësojnë gjithë atë çka duan nga institucioni.

Shkaqet e sjelljes janë shumë më të gjëra dhe më komplekse sesa do të mund të

shpjegoheshin vetëm nga motivimi i marrë si koncept i vetëm. Por, megjithatë, roli dhe

rëndësia e motivimit në shpjegimin e sjelljes nuk duhet nënvlerësuar. Së bashku me

perceptimin, personalitetin, qëndrimet dhe të mësuarit, ai luan një rol shumë të rëndësishëm

për shpjegimin e sjelljes. Ai ndërvepron dhe aktivizohet gjithmonë në bashkësi me procese të

tjera dhe me mjedisin në përgjithësi. Gjithashtu, duhet mbajtur parasysh se ashtu si edhe

mjaft procese të tjera, motivimi nuk mund të shihet. E vetmja gjë që shihet dhe evidentohet

është sjellja. Motivimi është një konstrukt hipotetik që përdoret për të shpjeguar sjelljen, ai

nuk duhet të ekuivalentohet me të.

Megjithëse nevojat përkufizohen si gjendje mungese, ka edhe nevoja (si ato

psikologjike për shembull), që nuk bazohen në ndonjë mungesë. Për shembull, një individ me

nevojë të fuqishme për të ecur përpara, mund të ketë një histori suksesesh të vazhdueshme.

Punëdhënësit dallojnë në bindjen e tyre se çka i motivon punëtorët. Ata që thonë se punëtorët

mund të motivohen nga kënaqësia e punës që e bëjnë, ofrojnë një nivel garues të pagës për

të gjithë punëtorët dhe nuk japin bonus, as nuk e ndajnë fuqinë punëtore sipas sistemeve të

pagesës sipas punës, prandaj normat kohore dhe harmonizimi i afateve të punësimit janë

interesimi i tyre. Shkalla themelore e paguar duhet të jetë mjaft e lartë, që të përgjigjet

nevojave të shumicës së njerëzve. Nëse shkalla e pagës bie nën këtë nivel, atëherë fuqia

punëtore demotivohet.59

Me motivim kuptojmë tërësinë e faktorëve që ndikojnë në njerëz, në sjelljet e tyre të

caktuara, përkatësisht në intensitetin dhe mënyrën e arritjes së qëllimeve-efektive të caktuara.

Prandaj, për të elaboruar motivimin duhet ta definojmë atë si funksion i tre faktorëve:

1. Valencës (vlera të cilën individi e çmon më së shumti).

2. Pritjes (ajo që e bën të shpreh kërkesa të dëshiruara).

3. Forca motivuese (zakonisht krijohet si rezultat i pritjes së valencës).

Prandaj, motivimi në vete përmban tre emërues të përbashkët:

1. Çka e drejton apo orienton sjelljen e tillë?

2. Në çfarë mënyre sjellja e tillë e mbanë konstante?

3. Çka i jep energji sjelljes së njerëzve60

?

59 Gary Dessler’’Human Resoures Management’’ 1997). 60 Ramosaj, B, MENAGEMENT, (Menaxhmenti Kreativ & Lidershipi) , Prishtinë 2006 ,fq 85.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

89

Në praktikë ka shumë alternativa se si mund të motivosh njerëzit, por ne duhet t’i

përmendim dy nga ato të mundshmet, që njerëzit të jenë të pasur dhe njerëzit me të ardhura

më të mëdha në institucionin ku punojnë. Janë dy indikatorë që tregojnë se pasuria dhe paga

më e mirë sjellin lumturi për njerëzit apo për ndjenjat e këqija.

Promovimi i suksesit në punë përfshinë aktivitetin, motivimin, kreativitetin dhe

vlerësimin e suksesit në punë. Motivimi në punë është problem dominues në sferën e

menaxhimit në resurset humane.61

Shkaku kryesor i nevojës për motivimin në punë është nevoja e të kuptuarit të

mekanizmit të sjelljes, si bazë për ndërtimin e sistemit të motivimit. Problemi kryesor

afatgjatë në ruajtjen e cilësisë së lartë dhe motivimin e të të gjithë të punësuarve, përfshirjen

maksimale dhe identifikimin e vazhdueshëm nga ana e ndërmarrjes, si dhe kreativitet të

përgjithshëm.

Teoria e tri nevojave: Sipas MC. Clleland tri motivet relevante janë:

1. Nevoja për arritjen në punë (drive);

2. Nevoja për t’u treguar para të tjerëve dhe dëshira për të arritur sukses;

3. Nevoja për t’i bërë të tjerët të sillen në mënyrë në të cilën duhet të sillen; dhe

4. Nevoja për miqësi dhe marrëdhënie të mira ndërnjerëzore.62

6.14. Menaxhimi dhe vlerësimi i performancës

MP është një koncept relativisht i ri në fushën e menaxhmentit. Fillimisht është

aplikuar në sektorin privat, e më pastaj ka gjetur përdorim edhe në sektorin publik.

Menaxhimi i performancës i identifikon objektivat e organizatës, rezultatet e nevojshme për

t’i arritur ato objektiva, mënyrat për efektshmërinë e atyre objektivave dhe shtytësit (drivers)

për arritjen e atyre objektivave63

(McNamara 2008). Ai na kujton në atë se të jesh i angazhuar

nuk është njësoj, sikur të arrish rezultate. Kjo na bën të kuptojmë se trajnimi, puna dhe

angazhimi i madh – nuk janë rezultate.

Mu për këtë, menaxhimi i përformancës e ka si fokus të tij arritjen e rezultateve më të

mira në kuadër të organizatës, departamentit, ekipit ose individit nëpërmjet kuptimit dhe

menaxhimit të performancës, duke i orientuar përpjekjet tona drejt efektshmërisë brenda një

kuadri të planifikuar të objektivave, standardeve dhe aftësive të kërkuara. Thënë shkurt,

menaxhimi i performancave përfshinë të gjitha ato aktivitete, të cilat sigurojnë që objektivat e

organizatës janë duke u plotësuar në mënyrë efektive. Një ndër çështjet më të rëndësishme

61 Gary Dessler ‘’Human Resources Management.1997 62 S.Marusick, ‘’Upravlanje Ludskim Potencialima’’, Sarajevë 2002. 63 McNamara 2008

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

90

në kuadër të menaxhimit të resurseve humane në organizatë, që do të shqyrtohet në mënyrë të

veçantë në këtë punim, është vlerësimi i performancës së të punësuarve (personelit).

Me performancë kuptojmë procesin ku punonjësit me angazhimin e diturisë dhe

aftësive, arrijnë rezultate në punë përmes realizimit të objektivave të tyre në mënyrë efektive.

Vlerësimi i performancës është pjesë e procesit të menaxhimit të performancës, i cili është

një përmbledhje (finalizim) e komunikimit për një periudhë të caktuar në mes menaxherit dhe

punonjësve. Zakonisht, vlerësimi i performancës bëhet për një periudhë njëvjeçare apo

gjashtëmujore, varësisht nga politika e menaxhimit të performancës së institucionit ose

organizatës përkatëse (p.sh. institucionet e Republikës së Kosovës duhet të aplikojnë metodën

e vlerësimit të performancës për periudhë gjashtëmujore).

Hapi i parë i procesit të vlerësimit të performancës është vendosja e standardeve, të

cilat pastaj do të përdoren si bazë për krahasimin e performancës aktuale të punonjësve. Ky

hap kërkon përcaktimin e kritereve për vlerësimin e performancës së punonjësve si të

suksesshme apo jo të suksesshme dhe nivelin e kontributit të tyre që kanë dhënë në realizimin

e objektivave të institucionit ose organizatës. Këto standarde duhet të jenë të qarta, të

kuptueshme dhe të matshme.

Shembull ilustrativ:

Politika e menaxhimit të performancës në institucionet e Republikës së Kosovës si

standard të vlerësimit të performancës duhet të aplikojnë metodën SMART e kjo do të thotë

që këto objektiva duhet të jenë:

S-specifike (Specific),

M-matshme (Measurable),

A-arritshme (Achievable),

R-reale (Realistic),

T-në kohë (Time bound).

Institucionet e Republikës së Kosovës duhet përqendruar në parimin e metodës

SMART, duke e pasur parasysh faktin se objektivat e institucioneve janë në lidhshmëri me

strategjinë e tyre, atëherë del se këto objektiva janë specifike dhe bazohen në rezultate,

prandaj ato janë të matshme. Menaxhmenti është përgjegjës që t’ua komunikojë ato të gjithë

punonjësve në institucion ose organizatë. Kjo ndihmon që punonjësit të kuptojnë rolin dhe

detyrën e tyre në organizatë dhe të jenë më të përkushtuar në kryerjen e detyrave të tyre.

Objektivat janë në lidhshmëri me nivelin e përgjegjësisë së secilit punonjës në institucione,

kjo siguron që këto objektiva të jenë të arritshme dhe reale. Si përfundim, për vetë faktin që

këto objektiva caktohen për t’u realizuar brenda një periudhe gjashtë mujore, atëherë po

ashtu këto objektiva janë në kohë.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

91

Hapi i dytë - pas përcaktimit të këtyre standardeve.

Hapi i tretë – është vlerësimi i performancës, e cila ka për qëllim vlerësimin e

arritjeve në punë të punonjësve dhe angazhimin që kanë bërë për realizimin e objektivave të

organizatës.

Hapi i katërt – pas vlerësimit të performancës, bëhet krahasimi i tyre me standardet,

me qëllim që të shihen devijimet e performancës së punonjësve nga standardet e përcaktuara.

Kjo përfshinë vlerësimin e të dhënave lidhur me performancën e punonjësve.

Hapi i pestë - procesi i vlerësimit të performancës është i pakompletuar pa

komunikimin e feedback-ut apo rezultatin e vlerësimit të performancës të punonjësit nga ana

e menaxherit. Kjo gjë u jep mundësi atyre me rezultate të larta, që të dinë se përpjekjet e tyre

janë vlerësuar dhe shpërblyer, ndërsa atyre me rezultate të dobëta u jep të kuptojnë se

performanca e tyre duhet përmirësuar. Mirëpo, mënyra e komunikimit dhe pranimit të

feedback-ut dallon, kjo paraqet edhe aftësinë e menaxherit për t’i komunikuar këtë rezultat

punonjësit të tij.

Një thënie popullore thotë:

“ Menaxher i suksesshëm është ai i cili i vë themelet e organizatës me tullat, me të

cilat të tjerët e kanë gjuajtur atë” (Performance appraisal, feedback 2007).64

Hapi i gjashtë – që është edhe hapi i fundit, përfshinë marrjen e vendimeve lidhur me

performancën e punonjësit dhe hapat që duhen të ndërmerren ndaj tij si: shpërblim, avancim,

degradim, transferim etj.

64 http://appraisals.naukrihub.com/pa-feedback.html

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

92

KAPITULLI VII

ASPEKTI POLITIK DHE HISTORIK I BE–së dhe SFIDAT QË E PRESIN KOSOVËN

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

93

7.1. Disa të dhëna gjeo-historike dhe institucionale për Bashkimin Evropian

Idetë, konceptet, projektet për bashkim të shteteve të ndryshme evropiane, janë

shekullore. Ish-kryetari i Francës, Valeri Zhiskar D’esten, kishte përfunduar një projekt–

kushtetutë (2003) për BE-në e bashkuar, me një ekip prej rreth 100 ekspertëve të drejtësisë, të

diplomacisë, të marrëdhënieve ndërkombëtare etj. Ky projekt është një nga shenjat serioze të

një shteti të ardhshëm me emrin: Evropë. Ndërkaq, siç cekëm më lart, në ciklin e ideve dhe

koncepteve gjithë-evropiane, Karli i Madh (764–814), ishte munduar të krijonte një

perandori, por përçarjet, luftërat me njëri-tjetrin, pushtimet, ripushtimet, nuk e kishin lejuar

Karlin e Madh, por as ndonjë Cezar, mbret, perandor... Me „ripajtimin e Shtutgardit“ (1842)

dhe pastaj gjatë gjithë shekullit XIX, disa intelektualë si Hygo, Gëte, Dybai, Prudoni etj.,

përhapin ide për një lloj bashkësie shtetërore - evropiane: konfederatë, federatë... Konti

austriak Kalegri, kërkonte në vitin 1923 formimin e Shteteve të Bashkuara të Evropës. Më

1929, diplomati francez, Briandi, paraqiti idenë për formimin e Unionit Evropian.

Kriza ekonomike e viteve tridhjetë (shek. XX), lindja e fashizmit, Lufta e Dytë

Botërore, padyshim që e hodhën në humnerë çdo formë bashkimi të Evropës. Por, pas Luftës

së Dytë Botërore, u krijuan rrethana më të favorshme për lindjen e bërthamave konkrete –

praktike të bashkimeve të ndryshme. SHBA i dha shtytjet e para financiare që Evropa e

shtrirë për dhe nga lufta, të rimëkëmbej qysh pas vitit 1948 dhe të krijonte celulat e

përbashkëta ekonomiko– politike. Nga një fjalim i Çerçillit në Cyrih (19 shtator 1946),

mbase u ringjallën idetë dhe konceptet për bashkime evropiane. Ndarja në Evropën

Perëndimore dhe Lindore, i vështirësoi gjërat: në këtë drejtim, ish-BRSS, në krye me Stalinin

dhe me shtetet e tjera prosovjetike - lindore, paralajmëronin synime dhe qëllime për t’u

shtrirë drejt Evropës – perëndimit.

Këto sfida agresive të shfaqura në Lindje, ndikuan jo vetëm në nxitjen e koncepteve të

mëhershme bashkuese evropiane, por edhe në kundërvënien konkrete ideve sovjetike–

komuniste. Një ndihmesë konkrete, atëbotë dhanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që

iniciuan planin „Marshall“ (1947), në ndihmë vendeve të shkatërruara nga lufta. Po ashtu, një

takim i fshehtë në Romë rezultoi me vendosmërinë për kundërvënie perandorisë sociale –

komuniste sovjetike. Nga studimet e gjëra të dr. Blerim Rekës lidhur me historinë e zhvillimit

të Unionit Evropian, mund të shohim që disa faktorë ekonomikë dhe të sigurisë ishin

vendimtarë përpara çdo faktori politik, për vënien e themeleve të integrimeve të para pan-

evropiane. Kështu, në vitin 1948, themelohet Unioni Euro-Perëndimor i Mbrojtjes. Më 1949,

krijohet Këshilli i Evropës. “Doktrina e Shumanit“ për themelimin e një institucioni integrues

u paraqit në Paris, më 9 maj ( 1950). Kjo punë rezulton me „Traktatin e Parisit“ mbi

Bashkësinë Evropiane të Thëngjillit dhe të Çelikut (ECSC), ratifikuar më 18 prill të vitit

1951, në Paris. Marrëveshja ishte nënshkruar nga Franca, Gjermania, Belgjika, Holanda,

Luksemburgu dhe Italia. Pra, Industria e Çelikut dhe e Thëngjillit ishte bërë shenjë reale e

integrimit të ardhshëm evropian. Në vitin 1957 (Romë), themelohet Bashkësia Ekonomike

Evropiane. Pastaj, themelohet Organizata Evropiane për Energji Atomike (Euro-atomi). Dhe

më 29 nëntor të vitit 1959, themelohet Asociacioni i Evropës për Tregti të Lirë (EFTA).

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

94

Presidenti De Gol, thoshte në vitet e gjashtëdhjeta se „Franca nuk ishte e kënaqur vetëm me

Evropën e tregut unik, por duhej bërë edhe bashkimi politik“.

Në vitin 1975 shpaloset „Raporti Tindemans“, që synonte krijimin celulave të

identitetit evropian. Pengesat që paraqiste Franca ose më mirë të thuhet aspiratat e saj për

supremaci brenda-evropiane, ishin pengesë e kyçjes së vonshme të Anglisë dhe shteteve të

tjera në Bashkësinë Evropiane. Pas shumë pengesave që vuri Franca, më 1971, u anëtarësuan

edhe këto shtete: Anglia, Danimarka dhe Irlanda. Në vitin 1973, këto vende ishin anëtare

fuqiplotë në BE. Pas paraqitjes së kërkesës dhe të pritjes, në vitin 1981 Greqia pranohet si

anëtare fuqiplotë e organizatës, dhe më 1986 pranohen Spanja dhe Portugalia. Zgjedhjet e

para direkte për parlamentin evropian janë mbajtur më 1979. Pas zhvillimeve të mbara të

organizatës, Tregu i Përbashkët Evropian hyri në fuqi më 1 korrik të vitit 1987, duke i

thelluar tashmë 4 liritë sublime: qarkullimin e lirë të mallrave, qarkullimin e lirë të personave,

qarkullimin e lirë të shërbimeve dhe qarkullimin e lirë të kapitalit.

Marrëveshja e Shengenit (1985). Kjo marrëveshje eliminoi pengesat kufitare në mes

shteteve dhe i dha në samitin e Hanoverit (1988) shtytje të fuqishme idesë për krijimin e

Unionit Ekonomik Monetar. Me „Traktatin e Mastrihtit“ (1991), BE merr emrin e sotëm dhe

quhet Bashkimi Evropian (BE). Me kalimin e kohës, shënohen hapa në politikën e përbashkët

të jashtme, në aspektin e sigurisë, të integrimeve kulturore etj. Një rritje e Bashkimit

Evropian bëhet në vitin 1995. Në atë vit, anëtarë fuqiplotë pranohen: Austria, Finlanda dhe

Suedia. „Traktati i Amsterdamit“ (1997), krijoi bazën institucionale të BE–së, deri te zgjedhja

e parë e Sekretarit të Përgjithshëm, funksionin e të cilit e filloi Havier Solana, i njohur tek ne

gjatë sulmeve të NATO–s në Kosovë dhe ish-Jugosllavi. Institucionet e Bashkimit Evropian

janë: Komisioni, Këshilli i Ministrave, Parlamenti, Gjykata e Drejtësisë dhe Komisioni për

Mbikëqyrjen e Financave.

Komisioni dhe Këshilli i Ministrave kanë selinë në Bruksel, kurse Parlamenti

Evropian ka selinë në Strasburg. Gjykata e ka selinë në Luksemburg. Kryetar i Komisionit

për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, është aktualisht z. Havier Solana. Bashkimi

Evropian sot ka 25 shtete anëtare. Vendet e reja të BE-së janë: Sllovenia, Qipro, Çekia,

Estonia, Hungaria, Polonia, Litva, Lituania, Malta dhe Sllovakia. Ka disa vite që Turqia ka

kërkuar të anëtarësohet, ndërsa që është interesant të potencohet se Grenlanda është larguar

nga BE–ja, më 1982. Shenjë për përgatitje anëtarësimi në BE u është dhënë edhe shumë

vendeve të Ballkanit në samitin e Selanikut (qershor, 2003). Shqipëria ka nënshkruar me BE–

në marrëveshjen e Stabilizim–Asocimit, më 12 qershor (2006).

7.2. Politika e Jashtme dhe e Sigurisë

Përpara hyrjes në fuqi të Traktatit të Bashkimit Evropian, bashkëpunimi politik

ndërmjet shteteve rregullohej nga marrëveshjet e vitit 1970 “mbi Bashkëpunimin Politik

Evropian”, si dhe nga Akti i Përbashkët Evropian. Këto marrëveshje parashikonin konsultime

të rregullta ndërmjet ministrave të jashtëm dhe kontakte të vazhdueshme ndërmjet

departamenteve qeveritare. Megjithatë, të gjitha vendimet merreshin me unanimitet. Për sa u

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

95

përket çështjeve të sigurisë, bashkëpunimi kufizohej vetëm në aspektet politike dhe

financiare.

Megjithatë, krizat ndërkombëtare të viteve 1990, lufta civile në ish-Jugosllavi, lufta në

Irak, treguan se instrumente të tilla të politikës së jashtme nuk ishin në gjendje t’i siguronin

Bashkimit Evropian ndikimin e merituar në arenën ndërkombëtare. Me Traktatin e Bashkimit

Evropian, kryetarët e shteteve dhe qeverive ranë dakord të zhvillonin një politikë të jashtme

dhe sigurie të përbashkët. Pjesa më e madhe e vendimeve në kuadër të kësaj politike, merren

ende nëpërmjet bashkëpunimit të shteteve. Megjithatë, janë parashikuar një sërë mjetesh të

reja, si për shembull, pozicionet e përbashkëta dhe masat dhe veprimet e përbashkëta.

7.3. Drejtësia dhe Punët e Brendshme

Bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve gjyqësore dhe policore të shteteve anëtare, synon

t’u ofrojë qytetarëve evropianë liri, siguri dhe drejtësi, duke parandaluar dhe luftuar

bashkërisht krimin, racizmin dhe ksenofobinë. Bashkëpunimi gjyqësor ka të bëjë gjithashtu

me lehtësimin dhe përshpejtimin e bashkëpunimit në fushën e zbatimit të vendimeve penale,

lehtësimin e ekstradimit ndërmjet shteteve anëtare, vendosjen e normave penale uniforme në

luftën ndaj krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikut të drogës. Njëlloj si në fushën e

politikës së jashtme dhe sigurisë së përbashkët, bashkëpunimi në fushën e drejtësisë dhe të

punëve të brendshme zhvillohet jashtë kuadrit vendimmarrës të Komunitetit Evropian.

7.4. Institucionet kryesore të Bashkimit Evropian

Këshilli Evropian: Lindi nga samitet e kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të

vendeve anëtare. Në Samitin e Parisit, mbajtur në dhjetor të vitit 1974, u vendos që këto

takime të mbaheshin tri herë në vit dhe të merrnin emrin: Këshill Evropian. Në vitin 1987,

Akti i Përbashkët Evropian e bëri Këshillin Evropian pjesë të strukturës institucionale të

komunitetit. Tashmë, ai është pjesë e Bashkimit Evropian. Kryetarët e shteteve dhe të

qeverive, si dhe Presidenti i Komisionit, takohen rregullisht të paktën dy herë në vit dhe janë

të përcjellë edhe nga Ministri i Jashtëm, si dhe një Anëtar i Komisionit.

Funksioni themelor i Këshillit Evropian është përcaktimi i drejtimeve kryesore

politike për integrimin evropian. Ai realizon një gjë të tillë, duke marrë vendimet kryesore

politike, si dhe duke instruktuar këshillin ose përfaqësuesit e shteteve anëtare. Në këtë

mënyrë, Këshilli Evropian ka drejtuar punën për bashkimin ekonomik dhe monetar,

zgjedhjen e drejtpërdrejtë të parlamentit, si dhe një numër aplikimesh për aderim.

Këshilli i Ministrave: Duhet dalluar nga Këshilli Evropian, edhe pse këto dy

institucione janë të lidhura ngushtë në mes veti. Në fakt, Këshilli Evropian nuk konsiderohet

institucion i BE-së. Këshilli Evropian përbëhet nga kryetarët e shteteve dhe të qeverive, të

cilat takohen dy herë në vit. Tubimet e Këshillit Evropian quhen samite. Roli i Këshillit

Evropian është i përqendruar në përcaktimin e vijave politike të BE-së. Ky institucion

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

96

ekziston që nga vitit 1974, kur u miratua propozimi i ish-kryetarit të Francës, Valeri Zhiskar

D’Esten, që udhëheqësit e shteteve të takohen në formë dhe në mënyrë të rregullt, për të

diskutuar çështjet e Bashkësisë që kanë të bëjnë me politikën e jashtme. Kurse Këshilli i

Ministrave ekziston që nga themelimi i BE-së.

Parlamenti Evropian: Origjina e Parlamentit Evropian fillon në vitet 50-ta, me

traktatet themeluese. Parlamenti Evropian, përbëhet nga 730 deputetë, të cilët zgjidhen me

votim të drejtpërdrejtë nga qytetarët e shteteve anëtare. Kjo do të thotë se Parlamenti

Evropian gëzon legjitimitet demokratik dhe është i vetmi organ përfaqësues i qytetarëve.

Zgjedhjet parlamentare mbahen një herë në pesë vjet dhe të drejtën e votës e gëzon çdo

qytetar evropian që është regjistruar si votues. Për sa i përket zgjedhjes në mënyrë të

drejtpërdrejtë, anëtarët e Parlamentit, sipas traktateve themeluese, janë përfaqësues të

popujve të shteteve që bëjnë pjesë në komunitete. Megjithatë, për një kohë të gjatë ata kanë

qenë delegatë të shteteve anëtare dhe zgjidheshin sipas procedurave të veçanta nga secili

shtet. Një mënyrë e tillë zgjedhjeje nuk siguronte përfaqësim të mjaftueshëm të grupeve

opozitare të parlamenteve të shteteve anëtare, duke çuar kështu në një ‘deficit demokratik’.

Në vitin 1976, Këshilli nxori një vendim lidhur me zgjedhjen e përfaqësuesve në

parlament me votim të përgjithshëm dhe direkt. Zgjedhjet e para të përgjithshme dhe të

drejtpërdrejta janë mbajtur në vitin 1979. Që prej asaj kohe, Parlamenti ka shprehur vullnetin

politik të qytetarëve të Bashkimit Evropian dhe ka përfaqësuar interesin e tyre në

marrëdhënie me institucionet e tjera të BE-së. Parlamenti Evropian i zhvillon punimet e tij në

Francë, Belgjikë dhe Luksemburg. Sesionet plenare mujore, në të cilat merr pjesë çdo

eurodeputet, zhvillohen në Strasburg, qytet i cili konsiderohet edhe selia e Parlamentit

Evropian.

Takimet e komiteteve parlamentare dhe çdo takim plenar shtesë zhvillohet në Bruksel,

ndërsa Luksemburgu është qendra e administratës së Parlamentit. Parlamenti Evropian ka tri

funksione themelore:

1. Ushtron pushtetin legjislativ në bashkëpunim me Këshillin. Fakti që është një organ

i zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë bën që Parlamenti të jetë garantuesi kryesor i

legjitimitetit të së drejtës evropiane.

2. Këshilli i BE-së dhe Komisioni Evropian janë të detyruara të kërkojnë mendimin e

Parlamentit, përpara se të adoptojnë një akt legjislativ, sa herë që Traktatet e parashikojnë

shprehimisht një gjë të tillë. Konsultime të tilla mund të jenë edhe me opsione.

3. Parlamenti ushtron kontroll demokratik mbi të gjitha institucionet e BE-së,

veçanërisht mbi Komisionin. Ai gëzon të drejtën për të pranuar ose refuzuar emërimin e

Komisionarëve; mund të paraqesë mocion mosbesimi ndaj Komisionit në tërësi dhe

Komisioni është i detyruar t’u përgjigjet pyetjeve të Parlamentit. Ai, gjithashtu ushtron, në

bashkëpunim me Këshillin, pushtetin mbi buxhetin e BE-së, duke ndikuar kështu mbi

shpenzimet e Bashkimit. Parlamenti gëzon të drejtën të miratojë ose të rrëzojë buxhetin në

tërësi.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

97

Veprimtaria e Parlamentit ndahet në dy faza kryesore:

1. Përgatitja e sesioneve plenare. Kjo bëhet nga anëtarët e Parlamentit në komisionet

parlamentare, të cilat janë të specializuara në fusha të veçanta të aktivitetit të Bashkimit.

Çështjet për debat diskutohen edhe nga grupet politike.

2. Sesionet plenare. Gjatë këtyre sesioneve, Parlamenti shqyrton propozimet

legjislative, si dhe voton dhe propozon amendamente përpara se të votojë tekstin në

përgjithësi. Në veprimtarinë e Parlamentit Evropian bëjnë pjesë edhe komunikimet me

Këshillin dhe Komisionin, si dhe seancat e pyetjeve lidhur me gjendjen e Bashkimit dhe

situatën në botë.

Këshilli i Bashkimit Evropian: Është organi kryesor vendimmarrës i Bashkimit

Evropian. Sikurse Parlamenti Evropian, edhe Këshilli është krijuar nga dispozitat e traktateve

gjatë viteve të 50-ta të shekullit të kaluar. Ai përfaqëson shtetet anëtare dhe në takimet e tij

merr pjesë një ministër nga secila prej qeverive të shteteve anëtare të BE-së, me varësi të

natyrës së çështjeve që do të diskutohen në atë takim. Marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me

pjesën tjetër të botës, mbahen nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme dhe Marrëdhënieve

me Jashtë. Por, një konfigurim i tillë i Këshillit ka përgjegjësi të gjera edhe për çështje të

politikës së përgjithshme, prandaj takimet e tij mund të ndiqen nga secili prej ministrave të

qeverive të shteteve anëtare, sipas zgjedhjes së vetë qeverive.

Gjithsej, ekzistojnë nëntë konfigurime të ndryshme të Këshillit: Çështjet e

Përgjithshme dhe Marrëdhëniet me Jashtë. - Çështjet Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN). -

Drejtësia dhe Punët e Brendshme. - Punësimi, Politikat Sociale, Shëndeti dhe Çështjet e

Konsumatorit.-Konkurrenca (Tregu i Brendshëm, Industria dhe Kërkimet). - Transporti,

Telekomunikacionet dhe Energjia. - Bujqësia dhe Peshkimi. - Mjedisi. - Edukimi, Rinia dhe

Kultura. Secili prej ministrave në këshill gëzon plotfuqishmëri. Kjo do të thotë se deklarimet

dhe veprimet e tij janë plotësisht të afta për të angazhuar qeverinë që ai përfaqëson. Me fjalë

të tjera, nënshkrimi i ministrit është nënshkrim i qeverisë që ai përfaqëson. Gjithashtu, çdo

ministër i këshillit është përgjegjës ndaj parlamentit të vendit të tij, si dhe ndaj qytetarëve që

ky parlament përfaqëson, duke siguruar kështu legjitimitetin e vendimeve të Këshillit.

Këshilli ushtron gjashtë funksione themelore:

1. Miraton normat komunitare. Në disa fusha të caktuara, këtë pushtet e ushtron në

bashkëpunim me Parlamentin Evropian.

2. Koordinon politikat e përgjithshme ekonomike të shteteve anëtare.

3. Lidhë marrëveshje ndërkombëtare, në emër të Bashkimit Evropian, me shtete ose

organizata ndërkombëtare.

4. Aprovon buxhetin e Bashkimit, së bashku me Parlamentin Evropian.

5. Zhvillon Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Përbashkët të Bashkimit, në bazë të

direktivave të Këshillit Evropian.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

98

6. Koordinon bashkëpunimin midis gjykatave dhe forcave policore të shteteve anëtare

në çështjet penale.

Shumica e përgjegjësive të Këshillit kanë të bëjnë me fusha të veprimit komunitar, në

të cilat shtetet anëtare kanë hequr dorë nga sovraniteti i tyre, duke ua deleguar pushtetin

vendimmarrës organeve të BE-së. Kjo fushë veprimi përbën “shtyllën e parë” të Bashkimit

Evropian. Megjithatë, dy funksionet e fundit kanë të bëjnë me fusha në të cilat shtetet anëtare

nuk kanë hequr dorë nga sovraniteti i tyre, por thjesht kanë pranuar të punojnë së bashku. Kjo

punë quhet “bashkëpunim ndërqeveritar” dhe përfshinë “shtyllën” e dytë dhe të tretë të

Bashkimit. Veprimtaria e Këshillit të BE-së është e organizuar si më poshtë:

1. COREPER. E gjithë puna e Këshillit përgatitet dhe koordinohet nga Komiteti i

Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER), i cili përbëhet nga përfaqësuesit e përhershëm në

Bruksel të të gjitha shteteve anëtare, si dhe nga ndihmësit e tyre. Vetë puna e COREPER-it

përgatitet nga 250 komitete dhe grupe pune, të cilat përbëhen nga delegatë të shteteve

anëtare.

2. Presidenca e Këshillit. Secili prej shteteve anëtare kryeson takimet e tij për një

periudhe gjashtëmujore, duke promovuar vendimet politike dhe legjislative të Bashkimit, si

dhe duke realizuar kompromisin ndërmjet shteteve anëtare.

3. Sekretariati i Përgjithshëm. Ky është një organ ndihmës i Presidencës dhe ka për

detyrë të sigurojë funksionimin normal të punimeve të Këshillit në të gjitha nivelet.

Komisioni Evropian: Komisioni është një organ i pavarur politikisht, i cili përfaqëson

dhe mbron interesat e Bashkimit Evropian në tërësi. Ai përbën mekanizmin drejtues të BE-së.

Komisioni Evropian përbëhet nga 27 anëtarë, të cilët emërohen një herë në pesë vjet, pa

kaluar gjashtë muaj nga data e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Procedura e emërimit

është e këtillë: Qeveritë e shteteve anëtare bien dakord mbi emrin e personit që do të drejtojë

Komisionin për pesë vjetët e ardhshëm.

Presidenti i Komisionit zgjedh, në bashkëpunim me qeveritë e shteteve anëtare,

anëtarët e tjerë të Komisionit. Parlamenti Evropian aprovon pastaj përbërjen e komisionit të

ri, në tërësi. Në rast se aprovohet, komisioni fillon nga puna në vitin paraprak, në janar. Selia

e Komisionit Evropian është në Bruksel, por ai ka një numër zyrash në Luksemburg,

përfaqësi në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, si dhe delegacione në disa prej kryeqyteteve të

botës. Komisioni Evropian ushtron katër funksione themelore : Propozon aktet normative në

Parlament dhe në Këshill; Administron dhe zbaton politikat e BE-së si dhe buxhetin; Është

“gardiani” i Traktateve (së bashku me Gjykatën e Drejtësisë); Përfaqëson Bashkimin

Evropian në arenën ndërkombëtare. Vetë Komisioni vendos fushën e veprimtarisë të secilit

komisionar, si dhe shpërndarjen e përgjegjësive në rast se është e nevojshme. Stafi i

Komisionit është i organizuar në departamente, të njohura ndryshe edhe si Drejtori të

Përgjithshme. Secila prej këtyre drejtorive është përgjegjëse për një fushë të veçantë të

aktivitetit të BE-së dhe kryesohet prej një Drejtori të Përgjithshëm, i cili është përgjegjës

përpara njërit prej komisionarëve.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

99

Gjykata Evropiane e Drejtësisë: Është krijuar në vitin 1952, me Traktatin e

Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut. Detyrë e saj është të sigurojë që e drejta e BE-

së të interpretohet dhe të zbatohet në mënyrë uniforme në të gjitha shtetet anëtare.

Gjithashtu, gjykata ka pushtetin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve gjyqësore ndërmjet

shteteve anëtare, institucioneve të Bashkimit, personave fizikë dhe juridikë. Gjykata është e

përbërë nga një gjyqtar prej secilit shtet anëtar, duke siguruar, në këtë mënyrë, përfaqësimin e

sistemeve ligjore të të gjithë shteteve anëtare të BE-së. Gjykata ndihmohet nga tetë avokatë të

përgjithshëm, të cilët kanë për detyrë të japin mendimin e tyre për çështjet që shtrohen për

zgjidhje përpara gjykatës. Mendimet e tyre bëhen publike dhe duhet të jenë të paanshme.

Gjyqtarët dhe avokatët e përgjithshëm emërohen me marrëveshje të përbashkët të të gjithë

shteteve anëtare, për një mandat gjashtëvjeçar, i cili mund të ripërtërihet me një ose dy

periudha të mëtejshme trevjeçare. Çështjet kryesore që shtrohen për zgjidhje përpara

Gjykatës janë: Kërkesa për gjykim paraprak; procedimi për shkelje të detyrimeve që rrjedhin

nga traktatet; procedimi për anulim të një vendimi; procedimi për mosveprim.

Për ta ndihmuar Gjykatën e Drejtësisë për të zgjidhur numrin e madh të çështjeve që

shtrohen përpara saj, si dhe për t’u siguruar një mbrojtje më e mirë ligjore qytetareve të

Bashkimit Evropian, në vitin 1989 u krijua Gjykata e Shkallës së Parë. Kjo gjykatë është

përgjegjëse për zgjidhjen e një numri të caktuar çështjesh, në mënyre të veçantë të atyre që

paraqitën nga individët dhe çështjet që kanë të bëjnë më raste të konkurrencës së pandershme

midis ndërmarrjeve. Gjykata Evropiane e Drejtësisë dhe Gjykata e Shkallës së Parë kanë nga

një president, të zgjedhur ndërmjet gjyqtarëve për një mandat trevjeçar. 65

7.5. Pse është atraktiv Bashkimi Evropian

Bashkimi Evropian nuk është vetëm një mundësi e jashtëzakonshme prosperiteti, një

mundësi më shumë për punë, për një jetë më dinjitoze, për liri lëvizjeje të lirë dhe siguri, por

edhe një hapësirë ku mbretëron zhvillimi harmonik dhe niveli i lartë i mirëqenies dhe i

perspektivës. Anëtarësimi në BE është pikësynim edhe i shqiptarëve, pra edhe i kosovarëve,

sepse anëtarësimi në këtë organizatë krijon mundësi të mira zhvillimi dhe perspektive. Në

hapësirën evropiane, veç zhvillimit politik dhe ekonomik, shteti i së drejtës ka arritur një

shkallë të lartë zhvillimi, ku ndarja e pushteteve dhe pavarësia e gjyqësorit janë fakt dhe ligji

është i barabartë për të gjithë.

Kompaktësia politike dhe gjeografike e BE-së, përfshinë një mori vendesh evropiane

me një treg konsumatorësh prej mbi 500 milionë banorë.66

Në BE janë integruar edhe disa

vende ballkanike, mirëpo mbeten edhe disa të tjera, ku është edhe Kosova, që ende nuk janë

65“Abstrakt historik”: Të dhënat lidhur me gjeo-historinë dhe institucionet e Bashkimit Evropian, janë marrë nga libri

“Institucionet dhe Politikat e Unionit Evropian” të autorëve: Blerim Reka, Otmar Holl dhe Ylber Sela. Botues: Forumi për

Shoqëri, Shkencë dhe Kulturë “Universitas”, Tetovë 210

66 Bashkimi Evropian i ka 28 shtete (Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia (është vendi i fundit që iu bashkua BE-së, më 1

korrik 2013), Qipro, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda,Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria,Irlanda, Italia, Litva,

Lituania, Liksemburgu, Malta, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Anglia).

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

100

anëtarësuar. Kosova dhe integrimi i saj në BE ka para vetes një rrugë të vështirë, por edhe

kësaj radhe do ia dalë mbanë, kur krahasojmë rrugët e rënda që ajo ka kaluar.

BE ka një strukturë goxha unike nga pikëpamja e sistemit politik, si dhe një strukturë

normash dhe vlerash, të cilat i japin kësaj organizate një shkëlqim bashkëveprimi dhe

unifikimi të heterogjentitetit etnik dhe gjeografik. Të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti

ligjor janë vlera themelore për Bashkimin Evropian. Sipas ndërtimit themelor të funksionimit,

BE-ja kërkon të sigurojë që të gjitha të drejtat e njeriut – qofshin ato civile, politike,

ekonomike, sociale apo kulturore – të respektohen kudo, siç përcaktohet në Deklaratën

Universale të të Drejtave të Njeriut dhe të riafirmuara nga Konferenca Botërore për të Drejtat

e Njeriut e vitit 1993.

BE në mënyrë koherente promovon të drejtat e grave, të fëmijëve, të pakicave, si dhe

të personave të shpërngulur. 67

Megjithëse BE-ja në përgjithësi ka një histori të mirë për

mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ajo kërkon më shumë se kaq. BE-ja lufton racizmin,

ksenofobinë dhe llojet e tjera të diskriminimeve me baza fetare, gjinore, moshe, paaftësie

fizike dhe orientimi seksual. BE-ja është në veçanti e preokupuar për të drejtat e njeriut në

lidhje me azilin dhe emigracionin.68

Bashkimi Evropian e ka kthyer mbështetjen e të drejtave të njeriut dhe të demokracisë

në një aspekt qendror të politikës së saj për marrëdhëniet me jashtë. Vazhdimisht, siç

potencon Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, BE është duke u zhvilluar një gamë

programesh dhe aktivitetesh, të cilat përfshijnë:

Dialog për të drejtat e njeriut me më shumë se 30 vende

Tetë direktiva për të drejtat e njeriut që përfaqësojnë prioritetet e BE-së

Deklarata të rregullta në publik

Misione dhe operacione në terren

Politikë zhvillimi dhe asistencë

Pjesëmarrje në forume multilaterale, në veçanti në OKB.69

Ndihma rajoneve dhe vendeve më pak të zhvilluara brenda BE-së përbën kujdesin dhe

prioritetet e zhvillimit unik të BE-së, sepse ekzistojnë vende me nivel të lartë të zhvillimit të

industrisë, por edhe vende me nivel të ulët të zhvillimit të industrisë, pra ato më pak të

67 Traktati i Lisbonës, i cili përcakton bazën ligjore dhe institucionale për BE-në, e bën të qartë se Bashkimi Evropian do të

drejtohet nga parimet e mëposhtme: demokracia, shteti ligjor, gjithanshmëria dhe pandashmëria e të drejtave të njeriut dhe të

lirive themelore, respekti për dinjitetin njerëzor, parimet e barazisë dhe solidaritetit, si dhe respekti për parimet e Statutit të

Kombeve të Bashkuara dhe të drejtës ndërkombëtare. 68 Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë: Politikat kryesore të BE-së. 69 Mbështetja e të drejtave të njeriut dhe demokracisë tani merren gjithmonë në konsideratë gjatë procesit të vendimmarrjes

dhe procesit të implementimit të politikave. Për shembull, të gjitha marrëveshjet e bashkëpunimit dhe ato tregtare përmbajnë

një klauzolë e cila përcakton se të drejtat e njeriut janë një element themelor në marrëdhëniet mes palëve.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

101

zhvilluara. Sipas kritereve të BE-së, vendet dhe rajonet më pak të zhvilluara industrialisht

konsiderohen: Greqia, Italia Jugore (Sicilia dhe Sardenja), Portugalia dhe pjesa dërmuese e

Spanjës. Për zhvillimin e industrisë së këtyre vendeve dhe rajoneve, BEE parasheh ndihma

me mjete të ndryshme financiare. Ky intervenim financiar bazohet në mekanizma të shumta.

Banka Investuese Evropiane lejon hua të destinuara për avancimin e zhvillimit

rajonal. Kështu, p.sh. më 1986, kjo bankë ka lejuar hua të tilla në vlerë prej 3,6 miliardë

ECU, apo 54% nga plasmani vjetor i huave për atë vit.33

Duke filluar nga viti1979, BEE ka

filluar me zbatimin e një instrumenti të ri për intervenime, të dedikuar për modernizimin e

infrastrukturës, zhvillimin e burimeve energjetike etj.

Fondi Social Evropian ndanë mjete për arsimin, angazhimin dhe riadaptimin e

punëtorëve. Afro gjysma e këtyre mjeteve dedikohen rajoneve më pak të zhvilluara. Me

qëllim të ndihmës rajoneve më pak të zhvilluara, që nga viti 1975 themelohet Fondi Evropian

për zhvillim rajonal (FEDER). Prej themelimit e deri në vitin1986, ky Fond ka lejuar 17,5

miliardë ECU për ndihmë rajoneve më pak të zhvilluara. Të gjitha këto fonde me mjetet e

tyre japin një kontribut shumë të madh për ndihmë rajoneve më pak të zhvilluara brenda

BEE-së.

7.6. Aspiratat dhe objektivat në perspektivën e BE-së

Bashkimi Evropian, si një organizëm supranacional ka përpara vetes objektiva dhe

qëllime në perspektivë. Misioni kryesor i BE-së në shekullin XXI, është që të ruajë dhe të

ndërtojë paqen e arritur midis shteteve të veta anëtare; të bashkojë vendet e Evropës në

bashkëpunim praktik; të garantojë se qytetarët e Evropës mund të jetojnë në siguri; të

promovojnë solidaritetin ekonomik; të ruajnë identitetin dhe diversitetin evropian në një botë

të globalizuar; të përhapë vlerat e përbashkëta të evropianëve.70

Paqja: Para se të bëhet synim real politik, ideja e bashkimit të Evropës ishte vetëm një

ëndërr në mendjen e filozofëve dhe të vizionarëve. Shkrimtari Viktor Hygo, për shembull, i

imagjinonte “Shtetet e Bashkuara të Evropës” të inspiruar nga idealet humaniste. Kjo ëndërr

u shpartallua nga luftërat e tmerrshme që shkretuan kontinentin gjatë gjysmës së parë të

shekullit XX. Mirëpo, një shpresë e re u shfaq nga rrënojat e Luftës së Dytë Botërore.

Historia e themelimit dhe e zhvillimit të BE-së, është jashtëzakonisht e rëndësishme

dhe me interes. Si më lartë, kemi sjellë të dhëna historike dhe politike rreth BE-së, porse,

duke e kundruar zhvillimin e derisotshëm të kësaj organizate ndërkombëtare, mund të

konstatojmë se politika dhe diplomacia e burrështetasve të guximshëm, si: Robert Shuman,

Konrad Adenauer, Alcide de Gasperi and Uinston Çerçill etj., ishte fillimi i lindjes së një

Evrope të re, të bashkuar dhe paqësore.

70 Paskal Fonten: Evropa në 12 leksione. Botim i Zyres së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

102

Bashkimi Evropian inkurajoi edhe unifikimin e Gjermanisë pas rënies së Murit të

Berlinit, në vitin 1989. Në kohën e rrënimit të Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, vendet e

Evropës qendrore dhe lindore, të cilat me dekada të tëra kishin qëndruar prapa ‘perdes së

hekurt’, kishin lirinë të zgjedhin fatin e tyre. Shumica prej tyre vendosën se e ardhmja e tyre

do të ishte në familjen e popujve demokratikë të Evropës. Brukseli u dha prioritet koncepteve

për zgjerim dhe unifikim. Dhe pas shpërbërjes së komunizmit, BE u zgjerua në vendet e

Evropës Juglindore dhe Evropës Lindore. Mirëpo, tranzicioni nuk ishte aspak i lehtë.

Sfida të shumta, pothuajse në çdo fushë të jetës, ndoqën rrjedhën e periudhës së kohës

prej rreth dy dekadash, brenda së cilës shtetet si, Polonia, Hungaria, Rumania, Çekia,

Bullgaria, Estonia etj., u bënë pjesë e BE-së. Prof.dr. Eva Hyskaj–Tafili, në librin e saj brilant

me titull “Tranzicioni politik në Evropën Qendrore dhe Lindore (2008), e bënë një studim

tejet të thelluar lidhur me ndryshimet e disa vendeve, të cilat kishin qenë pjesë e kampit

komunist. Dr. Eva, hulumton dhe zbërthen efektet (të metat dhe përparësitë), ndryshimet e

tranzicionit në vendet postkomuniste, duke qenë konsekuente në rrjedhën e tij: në fushat dhe

efektet e dhëna qoftë në dimensionin e tërthortë dhe qoftë në atë direkt. “Tranzicioni në

vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, përveç faktit që ka qenë i tej zgjatur, ka bërë të

mundur praninë e shumë modeleve të institucioneve politike dhe ekonomike; ka realizuar një

performancë, në shumë raste aspak të dëshiruar dhe krejtësisht të shmangur nga qëllimet për

të cilat është përgatitur; ka krijuar një ekonomi të përbërë për të cilën përfundimi është i

vështirë”, konstaton në hyrje të librit të saj, Dr. Tafilaj.71

Tetë vende nga Evropa Qendrore u bashkuan me BE-në në vitin 2004, kurse dy të

tjera pasuan në vitin 2007. Procesi i zgjerimit të BE-së ende po vazhdon. Në vitin 2005

filluan negociatat e anëtarësimit me Turqinë dhe Kroacinë. Islanda aplikoi në vitin 2009 dhe

disa shtete të Ballkanit janë orientuar në rrugën që një ditë do t’i shpjerë në BE.

Evropa në shekullin XXI, edhe më tej përballet me çështje të sigurisë. BE-ja duhet të

ndërmarrë aktivitete efektive për të garantuar sigurinë e shteteve anëtare. BE-ja duhet të

punojë në mënyrë konstruktive me rajonet që janë menjëherë përtej kufijve: Ballkani, Afrika

Veriore, Kaukazi dhe Lindja e Mesme. BE-ja duhet gjithashtu të mbrojë interesat ushtarake

dhe strategjike, duke punuar me aleatët e vet, sidomos me NATO-n dhe me hartimin e

politikës së vërtetë dhe të përbashkët Evropiane për Siguri dhe Mbrojtje. Siguria e brendshme

dhe ajo e jashtme janë dy anët e monedhës së njëjtë. Lufta kundër terrorizmit dhe krimit të

organizuar ka nevojë që forcat policore të të gjitha vendeve të BE-së të punojnë së bashku.

Sfidat e reja kërkojnë bashkëpunim midis qeverive të shteteve evropiane. Është

shndërrimi i BE-së në ‘zonë të lirisë, sigurisë dhe drejtësisë’, ku të gjithë kanë qasje të

barabartë në drejtësi dhe janë të mbrojtur me ligj në mënyrë të barabartë. Trupat si Europol,

Zyra Evropiane e Policisë dhe Euroxhast (i cili promovon bashkëpunimin midis prokurorëve,

gjykatësve dhe policëve në vende të ndryshme të BE-së), gjithashtu duhet të luajnë rol aktiv

dhe efektiv.

71 Eva Hyskaj Tafili: Tranzicioni Politik në Evropën Qendrore dhe Lindore, fq. 8. Botoi: Shblu. Tiranë 2008

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

103

Bashkimi Evropian u krijua për të arritur synimet politike, dhe filloi arritjen e tyre

përmes bashkëpunimit ekonomik. Prandaj, vendet e BE-së duhet të vazhdojnë të

bashkëpunojnë nëse duan të garantojnë zhvillim ekonomik dhe të jenë të pjekura për

konkurrencë në skenën botërore, me ekonomitë e tjera të mëdha. Asnjë vend individual i BE-

së nuk është aq i fuqishëm sa të mund të dalë vetë në skenën botërore tregtare. Për të arritur

prodhim të lartë me shpenzime të vogla dhe për të gjetur konsumatorë të rinj, ndërmarrjet

evropiane kanë nevojë për treg më të gjerë se tregu i tyre nacional vendor, ndërsa tregu i

përbashkët evropian e mundëson këtë.

Rënia e Murit të Berlinit çoi drejt rënies graduale të ndarjeve të vjetra në mbarë

kontinentin e Evropës. BE-ja është duke u përpjekur të heq pengesat në tregti dhe është duke

punuar për të liruar bizneset nga burokracia e panevojshme. Mirëpo, konkurrenca e lirë në

mbarë Evropën, doemos duhet të neutralizohet me solidaritet mbarë-evropian. Kjo sjell dobi

konkrete për qytetarët e Evropës: kur ata janë viktima të vërshimeve ose katastrofave të tjera

elementare, ata pranojnë ndihmë nga buxheti i BE-së. ‘Fondet Strukturore’, të menaxhuara

nga Komisioni Evropian, inkurajojnë dhe plotësojnë përpjekjet e autoriteteve nacionale dhe

rajonale të BE-së, për të zvogëluar pabarazitë midis pjesëve të ndryshme të Evropës.

Paratë e buxhetit të BE-së dhe kreditë nga Banka Qendrore e Evropës shfrytëzohen

për përmirësimin e infrastrukturës të transportit në Evropë (për shembull, zgjerimin e rrjetit të

autostradave dhe hekurudhave me shpejtësi të madhe), njëkohësisht duke siguruar qasje më

të mirë për në rajonet e shkëputura dhe duke përkrahur tregtinë trans-evropiane.

Kriza globale financiare në vitin 2008 filloi tatëpjetën më të shpejtë ekonomike në

historinë e BE-së. Qeveritë dhe institucionet e BE-së duhej të vepronin shpejt, për të

shpëtuar bankat. BE-ja siguroi ndihmë financiare për vendet që u goditën më së rëndi.

Përdorimi i valutës së njëjtë ndihmoi mbrojtjen e zonës euro nga spekulimi dhe devalvimi.

Pastaj, në vitin 2010, BE-ja dhe shtetet anëtare i bashkuan forcat për të zvogëluar borxhin

publik. Sfida më e madhe e vendeve të Evropës gjatë viteve të ardhshme do të jetë, të

qëndrojnë së bashku për t’u ballafaquar me krizën globale, së bashku të gjejnë një rrugëdalje

nga recesioni dhe të shkojnë drejt një zhvillimi të vazhdueshëm.

Shoqëritë post-industriale të Evropës janë gjithnjë e më të ndërlikuara. Standardi

jetësor është rritur në mënyrë stabile, mirëpo akoma ekzistojnë hendeqe midis të pasurve dhe

të varfërve. Këto dallime mund të shtohen nga faktorë të ndryshëm, siç janë recesioni

ekonomik, zhvendosja industriale, plakja e popullatës dhe problemet me financat publike.

Është me rëndësi për vendet e BE-së të punojnë së bashku për të trajtuar këto çështje.

Mirëpo, të punosh së bashku nuk do të thotë të shlyesh dallimet e identitetit kulturor dhe

linguistik të vendeve në veçanti. Përkundrazi, shumë aktivitete të BE- së ndihmojnë

promovimin e veçorive rajonale dhe begatinë e shumëllojshmërisë së traditave dhe kulturave

të Evropës.

Në tërësi, të gjitha vendet e BE-së kanë dobi. Gjashtëdhjetë vjet të integrimit

evropian, kanë treguar se BE-ja si tërësi është shumë më e madhe se shuma e pjesëve të veta.

Bashkimi Evropian ka ndikim më të madh ekonomik, social, teknologjik, komercial dhe

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

104

politik në krahasim me shtetet anëtare, nëse ato do të vepronin individualisht. Të veprosh së

bashku dhe të flasësh njëzëshëm ka një vlerë më të madhe. Në botën e sotme, ekonomitë

gjithnjë e më të mëdha si Kina, India dhe Brazili kanë vendosur t’u bashkohen Shteteve të

Bashkuara, si superfuqi globale. Prandaj, është jashtëzakonisht me rëndësi për shtetet anëtare

të Bashkimit Evropian të bashkohen dhe të arrijnë pikën ku një ide bëhet sukses, dhe në këtë

mënyrë të ruajnë ndikimin e tyre në skenën botërore.

Bashkimi Evropian është fuqia udhëheqëse tregtare në botë dhe prandaj luan rol

vendimtar në negociatat ndërkombëtare, siç janë ato midis 153 vendeve anëtare të

Organizatës Botërore Tregtare, ose në konferencat e Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimet

klimatike. BE-ja merr qëndrim të qartë lidhur me çështjet e ndjeshme që prekin njeriun e

zakontë, si për shembull mbrojtja e mjedisit, resurset ripërtëritëse të energjisë, ‘parimi

parandalues’ në sigurinë e ushqimit, aspektet etike të bio-teknologjisë, nevoja për mbrojtjen e

specieve të rrezikuara etj. BE-ja mbetet në krye të përpjekjeve globale për trajtimin e

ngrohjes globale.

Në dhjetor 2008, BE-ja në mënyrë unilaterale i caktoi vetes detyrë të zvogëlojë

nxjerrjen e gazrave për 20% deri në vitin 2020. Thënia e vjetër: ‘Bashkimi bën fuqinë’, është

më e rëndësishme se kurrë më parë për evropianët e sotëm: të bashkuar në shumëllojshmëri,

dhe duke punuar së bashku arrihen rezultate më të mira.

Koncepti praktik i zhvillimit të BE-së shtrihet edhe mbi nevojën e ndërtimit të

mekanizmave paqësore dhe mbrojtëse, duke pasur përballë sigurinë gjithnjë e më të brishtë

në përmasa globale. Çështjet e krimit të organizuar, të korrupsionit, të terrorizmit, të luftërave

në vendet arabe dhe në Ukrainë, e mobilizojnë BE-në që t’i rrisë kapacitetet dhe t’i shtojë

dinamikat kundrejt paqes së rrezikuar globale nga shfaqjet e proceseve ekstreme. Analisti

politik, Michel Rocard, ndër të tjera, thekson: “Një numër gjithnjë në rritje vendesh, thjesht

kanë refuzuar të ndihmojnë për të zgjidhur konfliktet e shumtë që kanë pllakosur botën,

sidomos në Lindjen e Mesme. Ata që kanë ndërhyrë – qoftë për arsye në thelb strategjike, si

në rastin e SHBA, qoftë për shkak të një ndjenje detyrimi për të mbrojtur shoqëritë, si në

rastin e Francës – nuk kanë gjetur ende një qasje efektive. Disa kanë kërkuar madje t’i zgjasin

konfliktet, duke besuar se kështu u shërbejnë interesave të tyre kombëtare.

Sigurisht, fokusimi tek interesat kombëtarë është i pamjaftueshëm për të frenuar

ekstremizmin fetar si një fenomen në rritje për nga shkalla e konfliktualitetit dhe për të

kufizuar vuajtjet njerëzore dhe parandaluar përkeqësimin e shoqërive. Duke pasur parasysh

faktorët që nxisin trazirat e sotme – lufta e Islamit me Modernitetin, besimi irracional në

efikasitetin e forcës për të zgjidhur problemet dhe frika e përhapur gjerësisht, që shpesh herë

buron prej dallimeve fetare–adresimi i numrit të madh të problemeve në Lindjen e Mesme,

duhet të fillojë me udhëheqësit fetarë, jo politikë.”72

BE-ja dëshiron të promovojë vlerat humanitare dhe progresive, si dhe të sigurojë që

njerëzit do të kenë dobi dhe nuk do të jenë viktima të ndryshimeve të mëdha globale, të cilat

72 Michel Rocard: Paqe në një kohë ekstremesh (“Peace at a time of extremes”), Analizë e huazuar nga bota.al. Gazeta online

Express, 28.08.2014, Prishtinë

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

105

janë duke ndodhur. Nevojat e njerëzve nuk mund të plotësohen thjesht vetëm me fuqitë e

tregut ose me aktivitetet unilaterale të shteteve individuale.

BE-ja mishërohet me mendimin që mbështetet nga shumica e qytetarëve të vet lidhur

me njerëzimin dhe modelin e shoqërisë. Evropianët duan fort trashëgiminë e tyre të pasur të

vlerave, ku përfshihen edhe besimi në të drejtat e njeriut, solidariteti social, ndërmarrjet e lira,

distribuimi i drejtë i fryteve të zhvillimit ekonomik, e drejta për të pasur ambient të mbrojtur,

respektimi i diversitetit kulturor, linguistik dhe fetar dhe një përzierje e harmonishme e

traditës dhe progresit. Karta e të Drejtave Fondamentale e Bashkimit Evropian u shpall në

Nicë, në dhjetor 2000. Kjo kartë tani ekziston edhe ligjërisht, falë Traktatit të Lisbonës, i cili

hyri në fuqi më 1 dhjetor 2009. Karta parashikon të gjitha të drejtat që janë njohur deri më

sot nga shtetet anëtare të BE-së dhe qytetarët e tyre. Të drejtat dhe vlerat e përbashkëta

krijojnë një ndjenjë afërsie familjare dhe ngjashmërie midis evropianëve. Për të ilustruar me

një shembull të vetëm, të gjitha shtetet e BE-së kanë hequr dënimin me vdekje.73

7.7. Zgjerimi dhe kushtet e anëtarësimit në BE

Bashkimi Evropian është një organizatë evropiane kooperative dhe e hapur. Sipas

Marrëveshjes së Romës, anëtar i tij mund të bëhet çdo vend evropian që e sheh këtë interes.

Artikulli 237 i Marrëveshjes së Romës, veç tjerash, parasheh që: “Çdo vend i Evropës mund

të kërkojë që të bëhet anëtar i Bashkësisë Ekonomike Evropiane “. Mirëpo, shikuar nga

aspekti praktik, Bashkimi Evropian është një organizatë mjaft e mbyllur, sepse kushtet dhe

procedurat e anëtarësimit janë mjaft të vështira me një kohëzgjatje relativisht të madhe,

natyrisht prej vendit aspirues për anëtarësim. Ekziston një numër i madh i kushteve që duhet

të plotësohen për anëtarësim të ndonjë vendi në Bashkimin Evropian, por më kryesore janë:

1. Njohja ndërkombëtare e shtetit,

2. Identiteti Evropian.

Përveç këtyre dy kushteve kryesore dhe të domosdoshme, ekzistojnë edhe kushte të

tjera të natyrës ekonomike, politike dhe juridike. Padyshim, kushtet kyçe për anëtarësimin e

ndonjë vendi në Bashkimin Evropian janë ato të natyrës ekonomike. Ndër to dallohen:

ekonomia e tregut, tregu i lirë, luajal dhe i hapur – pa kufizime administrative, qofshin ato

doganore ose jo doganore, ekonomia duhet t’i përshtatet standardeve të Bashkimit Evropian,

ekonomisë stabile etj. Prej kushteve politike dallohen: pluralizmi politik, vendosja e

demokracisë parlamentare dhe ekzistimi i stabilitetit politik. Prej kushteve juridike dallohen:

respektimi i ligjeve dhe shteti i së drejtës, pastaj respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut,

duke përfshirë edhe ato të minoriteteve, harmonizimi i legjislacionit kombëtar me atë të

Bashkimit Evropian etj.

Ekziston edhe mundësia e suspendimit të ndonjë vendi nga Bashkimi Evropian, nëse

nga vendet e tjera anëtare besohet dhe konstatohet se i njëjti vend i shkel apo i tejkalon

73 Robert Maass/Corbis: Evropa në 12 leksione. Botim i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

106

parimet dhe marrëveshjet kryesore të BE–së. Vendimi për suspendim merret nga Parlamenti

Evropian.

7.8. Fazat e anëtarësimit

Fazat e anëtarësimit të vendeve aspiruese në Bashkimin Evropian mund të ndahen në

dy më kryesoret:

1. Faza e parë – anëtarësimi ose faza asociuese,

2. Faza e anëtarësimit të plotë.

Së pari, duhet të arrihet konsensusi apo pajtueshmëria e plotë e vendeve anëtare të

Bashkimit Evropian. Fillimisht, grupi i ekspertëve, i caktuar nga Komisioni Evropian, pas

hulumtimeve të nevojshme për vendin aspirues, ia propozon tekstin e marrëveshjes

Komisionit. Nëse Komisioni e miraton këtë marrëveshje, atëherë atë ia dorëzon Këshillit të

Ministrave. Nëse ky këshill pajtohet me atë marrëveshje, atëherë Komisioni merr vendim për

fillimin e negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes për stabilizim dhe asocim.

Së dyti, zyrtarisht ftohet vendi përkatës për fillimin e negociatave dhe, së treti, pas

fillimit të negociatave, që mund të zgjasin nga disa muaj deri në disa vite, brenda këtij procesi

negociues, vendi përkatës duhet të harmonizojë legjislacionin e vet me atë të Bashkimit

Evropian në fusha të ndryshme. Në këtë drejtim, dominojnë reformat në administratën

publike, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, transparencë në politikën ekonomike,

posaçërisht financiare etj. Përveç këtyre masave, Bashkimi Evropian ka një strategji edhe në

aspektin humanitar, duke ndihmuar financiarisht vendin aspirues për plotësimin sa më të

shpejtë të kushteve për anëtarësim, pastaj lejimin e lehtësirave tregtare, nënshkrimi i

marrëveshjeve për tregti të lirë qoftë në Bashkimin Evropian, apo me vendet e rajonit etj.

Faza e anëtarësimit fillon me negociata për anëtarësim me vendin aspirues, pastaj

vazhdon procedura e plotësimit të kushteve të Bashkimit Evropian. Pas shqyrtimit të

plotësimit të kushteve, Bashkimi Evropian merr vendim për anëtarësimin e vendit përkatës,

nënshkruan Marrëveshjen për anëtarësim. Kjo marrëveshje, pastaj ratifikohet si nga

Parlamenti Evropian, ashtu edhe nga Parlamenti i vendit përkatës dhe zakonisht fuqizohet me

1 janar të vitit në vijim.74

Shih tabelën në Aneks: Treguesit kryesorë për Bashkimin Evropian.

74 Prof . Dr. Skender Berisha: Integrimet Ekonomike Evropiane. Prishtinë 2005

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

107

7.9. Zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor

Në BE ekziston mendimi se në të duhet të anëtarësohen edhe vendet e Ballkanit

Perëndimor, sepse vetëm atëherë zgjerimi i BE-së do të jetë komplet. Është një e thënë që

shpesh përmendet në tubimet e ndryshme evropiane: “Më mirë është që Ballkani të

evropeizohet se sa Evropa të ballkanizohet “. Për këtë qëllim, BE e ka miratuar dokumentin

“Agjenda 2014“ me të cilën parashihet që 7 vendet e Ballkanit Perëndimor (Kroacia, Bosnja

dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia), të anëtarësohen

gjatë viteve 2010- 2014.

Prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, tashmë është anëtarësuar Kroacia. Negociatat

për anëtarësimin e Kroacisë në BE, kanë filluar nga viti 2004. Megjithatë, shumica e vendeve

të tjera të Ballkanit Perëndimor duhet të presin edhe një kohë për t’u anëtarësuar në BE, sepse

janë larg plotësimit të kushteve dhe kritereve që kërkohen.

7.10. Kosova

Republika e Kosovës është më specifik në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit

Perëndimor, për shkak se ende nuk është e anëtarësuar në OKB. Kosova ka edhe disa

specifika të veta, të cilat do t’i elaborojmë në mënyrë kronologjike. Me okupimin e Kosovës

nga ana e Serbisë, pas viteve 1989-1990 filloi shkatërrimi i çdo veprimtarie në Kosovë, pra

filloi edhe rrënimi i ekonomisë së Kosovës. Nga korriku i vitit 1990 dhe më vonë, Kuvendi i

Serbisë vendosi masat e dhunshme në 336 ndërmarrje dhe institucione të Kosovës, me

pretekst të mbrojtjes së pasurisë shoqërore, por në fakt me qëllim të plaçkitjes së saj.

Veprimet qenë tepër të vrazhda dhe militante, duke mos përfillur ligjshmërinë, madje as atë

që e miratonte Kuvendi i Serbisë. Ato manifestoheshin me forca të ndryshme, si për

shembull, integrimi me dhunë dhe pa dokumentacion përkatës në ndërmarrjet serbe, shitja e

ndërmarrjeve me çmime të ulëta (në shumicën e rasteve edhe simbolike), privatizimi i tyre

sipas përkatësive kombëtare, politike, familjare, pastaj bëhej vjedhja e pajimeve,

teknologjisë, mallrave, mjeteve financiare etj.

Me qëllim të krijimit të prezencës sa më të madhe të serbëve dhe të malazezëve,

pothuajse të gjithë punëtorët shqiptarë u larguan me dhunë nga puna (mbi 120.000 nga

gjithsej 165.000 shqiptarë të punësuar), pastaj u nxorën me dhunë edhe nga banesat e tyre etj.

Sipas të dhënave të Kontabilitetit Shoqëror të ish-Jugosllavisë, rënia e punësimit në

sektorin shoqëror gjatë periudhës 1989-1994 dukej kësisoj:

1989 178.000

1990 140.000 (- 39.000 )

1991 123.000 (- 17.000 )

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

108

1992 82.000 (- 40.000 )

1993 68.000 (- 14.000 )

1994 58.000 (- 10.000 )

Pra, vetëm gjatë kësaj periudhe, numri i punëtorëve në sektorin shoqëror u zvogëlua

për afro 120.000, gati se në tërësi ishin punëtorët shqiptarë. Si pasojë e këtyre veprimeve,

dukshëm bie vëllimi fizik i prodhimit industrial (që merrte pjesë mbi gjysmën e prodhimit

shoqëror të ekonomisë së Kosovës ). Sipas të dhënave të Entit Federativ të Statistikës, gjatë

periudhës 1989-1994, rënie e vëllimit fizik të prodhimit industrial në Kosovë dukej kësisoj:

1989 - 5 % në krahasim me vitin

paraprak

1990 - 28 % në krahasim me vitin

paraprak

1991 - 20% në krahasim me vitin

paraprak

1992 - 15 % në krahasim me vitin

paraprak

1993 - 29 % në krahasim me vitin

paraprak

1994 - 4 % në krahasim me vitin

paraprak

Shfrytëzimi i kapaciteteve industriale në vitin 1988 ishte 65 %, kurse në vitin 1994 ky

shfrytëzim ra në vetëm 20 %, kurse më vonë në 10 %.

Rëniet drastike u shënuan edhe në import, në tregti me pakicë, në ndërtimtari, në

grumbullimin dhe shitjen e produkteve bujqësore, në shfrytëzimin e pyjeve, në

komunikacion, etj. Pjesëmarrja e ekonomisë së Kosovës në bruto prodhimin e ekonomisë

jugosllave bie prej 2,10 % ( sa ishte në vitin 1980 ) në vetëm 1,37 % në vitin 1990.

Krahas rrënimit të ndërmarrjeve ekonomike, u rrënua edhe sistemi bankar. Gjatë vitit

1990, varësisht nga faktorët e jashtëm, u ndërmorën katër veprime të ndryshme: në fillim të

vitit- për arsim dhe konsolidim, në qershor - për transformimin në shoqëri aksionare, në

gusht- për zbatim të masave të dhunshme dhe, në shtator- për fillim të procedurës për

likuidim. Të gjitha këto veprime u bënë në kohën kur Banka e Bashkuar e Kosovës

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

109

dispononte një pasuri prej 750 milionë dollarësh dhe me obligime prej 660 milionë, pra me

një pasuri mbi obligime, prej 90 milionë dollarësh.

Çdo gjë ka mundur të merrej nga Banka e Bashkuar e Kosovës, duke llogaritur edhe

afro 100 milionë dollarë të kursimtarëve të Kosovës. Këto kursime i ka marrë Jugobanka e

Beogradit, e cila, përkundër dispozitave dhe kontratave, ka refuzuar t’i kthejë, si dhe t’i

kryejë obligimet ndaj partnerëve të jashtëm. Obligimi ndaj botës që duhej kthyer deri në vitin

2004, pa llogaritur kamatat ndëshkuese, arrijnë në afro 1 miliard dollarë. Këto obligime,

Banka e Bashkuar e Kosovës dhe ekonomia e shkatërruar e saj nuk mund t’i kthejnë, por këtë

duhet bërë Serbia si shkaktare e vetme për këtë rrënim. Natyrisht, ajo duhet t’i mbulojë edhe

dëmet e tjera.

Dhuna dhjetëvjeçare e pushtetit serbo-sllav pati pasoja katastrofike për ekonominë

dhe popullatën kosovare. Vetëm gjatë fazës së rrënimit të ekonomisë kosovare, me gëlltitjen

e ndërmarrjeve vitale të ekonomisë së Kosovës nga ato të Serbisë, si dhe me plaçkitjen e

mjeteve themelore dhe qarkulluese të sektorit shoqëror, u shkaktuan dëme të mëdha që

vlerësohen në disa miliardë dollarë. Kur kësaj i shtojmë edhe shndërrimin e Kosovës në tokë

të djegur nga forcat ushtarako–policore dhe paramilitare serbo-sllave, vlera e resurseve të

shkatërruara materiale kap shumën prej afro 12-13 miliardë dollarësh.

Sipas disa vlerësimeve, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, fondi i mekanizmit

bujqësor u zvogëlua 70%, fondi i kafshëve 60 %, pastaj shumë fusha pjellore dhe male u

minuan, shumë objekte industriale u shkatërruan dhe u plaçkitën, kështu që ekonomia e

Kosovës ra në zero. Me rastin e fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Kosovës në BE,

organet vendimmarrëse të tij duhet t’i marrin parasysh këto fakte të pamohueshme dhe të

ndihmojnë rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës, si një prej kushteve kryesore për

anëtarësim në BE.

Prej qershorit të vitit 1999, me hyrjen e forcave të NATO–s dhe me instalimin e

administratës së UNMIK–ut, filluan disa forma të bashkëpunimit ekonomik midis Kosovës

dhe BE. Kështu, pas vendosjes së zyrës së ECHO–së, në Kosovë vendoset edhe vetë BE-ja, e

përfaqësuar brenda strukturës së UNMIK–ut (shtylla IV), si dhe Agjencia Evropiane për

Rindërtim (EAR). BE, në vitin 1999, konstituoi shtyllën IV të administratës së përkohshme

ndërkombëtare të UNMIK–ut dhe brenda saj mbulon fushën ekonomike të këtij misioni,

përkatësisht rindërtimin ekonomik të Kosovës, si dhe krijimin e një ekonomie të hapur, të

bazuar në tregun e lirë. Përfaqësimi i BE-së në shtyllën IV të UNMIK–ut, bëhet përmes katër

departamenteve të strukturës së përbashkët administrative:

1. Departamenti i Rindërtimit,

2. Autoriteti Qendror Fiskal,

3. Departamenti i Shërbimeve Publike,

4. Departamenti i Tregtisë dhe Industrisë.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

110

1. Departamenti i Rindërtimit mbikëqyr dhe koordinon programin e rindërtimit. Ky

departament, në bashkëpunim me administratën vendore, synon që ekonominë e Kosovës sa

më shpejt ta rindërtojë dhe pastaj të kalojë në zhvillimin ekonomik. Duhet theksuar se dy

vitet e para, qëllimi kryesor i këtij departamenti ishte rindërtimi i shtëpive dhe strehimi i

njerëzve, shtëpitë e të cilëve janë djegur dhe dëmtuar gjatë luftës.

2. Autoriteti Qendror Fiskal funksionon si Bankë Qendrore (pa të drejtën e emetimit

të parasë), dhe kryen rolin e Ministrisë së Financave. Në kompetencat e tij janë buxheti,

administrata tatimore, shërbimet doganore dhe shërbimet e tjera fiskale, duke përfshirë edhe

thesarin. Duhet theksuar se në vitin 2000, pjesëmarrja e donatorëve të jashtëm në buxhetin e

Kosovës ishte 75 %, në vitin 2001 50 %, kurse në vitin 2002 7%.

3. Departamenti i Shërbimeve Publike kujdeset për funksionimin e suksesshëm të

shërbimeve publike, siç janë: administrata, gjyqësori, policia e sidomos infrastruktura

(energjia elektrike, uji, rrugët, aeroporti, ambienti etj.).

4. Departamenti i Tregtisë dhe Industrisë ka për qëllim që të krijojë kushte për fillimin

e procesit të zhvillimit ekonomik përmes stimulimit të iniciativës private, në radhë të parë të

ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla në industri, bujqësi, tregti etj. Sa u përket ndërmarrjeve

të mëdha (atyre shtetërore apo shoqërore), në fillim ky Departament u përcaktua për

komercializimin e tyre përmes metodave të njohura në botë. Për mbikëqyrjen dhe realizimin e

këtij procesi u themelua Agjencia e Mirëbesimit (AKM).

Për realizimin e synimeve të këtyre departamenteve dhe për menaxhimin e ndihmave

kryesore që jepen nga BE, u themelua Agjencia Evropiane për Rindërtim. Kjo Agjenci është

si institucion i pavarur, por për punën e vet i përgjigjet Këshillit dhe Parlamentit Evropian.

Ajo udhëhiqet nga Bordi i Agjencisë, i cili përbëhet nga një përfaqësues i çdo vendit të BE

dhe dy përfaqësues të Komisionit Evropian, pra gjithsej 17 anëtarë.

Shih tabelën në Aneks: Për kontributin e donatorëve të jashtëm dhënë Kosovës dhe

të menaxhuar nga Agjencia Evropiane për Rindërtim, gjatë periudhës 1999-2002.

Nga kjo tabelë shihet se donatorët e jashtëm, nëpërmjet Agjencisë Evropiane për

Rindërtimin e Ekonomisë së Kosovës dhe shërbimet vitale, kanë angazhuar 854 milionë euro.

Nga këto mjete, më së shumti janë dhënë për energji dhe shërbime publike 376 milionë euro,

për rindërtim të shtëpive 128 milionë, për administratë civile 107 milionë euro etj. Falë këtyre

ndihmave, ekonomia kosovare shënon trende të rëndësishme pozitive. Këto trende pozitive,

më së miri vërehen në ndërtimin e infrastrukturës (energjinë elektrike, ujësjellësin,

meremetimin dhe ndërtimin e rrugëve, aeroportit etj.).

Përveç kësaj, trende pozitive vërehen edhe në ekonominë private (ndërmarrjet e vogla

dhe të mesme), në zejtari, tregti, hoteleri, në rindërtimin e shtëpive të djegura dhe të dëmtuara

nga lufta, por edhe në ndërtimin e objekteve të reja në arsim, shëndetësi, në rehabilitimin e

agrarit, veçmas të fermave të vogla në fshat, duke siguruar farëra, gjedhe, plehra dhe një

pjesë të mekanizimit bujqësor.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

111

Gjatë kësaj periudhe, nga faktori i brendshëm dhe ai ndërkombëtar, janë bërë

avancime edhe në krijimin e infrastrukturës ligjore, përkatësisht janë nxjerrë disa rregullore

me të cilat tentohet të krijohet rendi normativ dhe juridik i funksionimit të biznesit kosovar

sipas standardeve të BE. Mirëpo, edhe përkundër arritjes së këtyre rezultateve pozitive, mund

të themi se ekonomia e Kosovës ende ka karakterin konsumues. Në mungesë të prodhimit

vendor, nëpër dyqane afër 90% të produkteve janë nga jashtë, pra të importuara, në radhë të

parë ato ushqimore, teknikë e bardhë, mobilieri, produktet e veshmbathjes etj. Kjo do të thotë

se afër 90 % të parasë kosovare shkon jashtë dhe nuk është në funksion të qarkullimit të

brendshëm.

Duke u nisur nga fakti se pa prodhim nuk ka zhvillim, organet tona qeveritare, në

bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, duhet shumë më tepër të angazhohen në këtë

drejtim. Kur është fjala për bashkëpunimin e Kosovës me BE, vlejnë të përmenden edhe

lehtësirat tregtare që janë lejuar që nga qershori i vitit 2000. Me këto lehtësira tregtare,

mallrat e Kosovës në tregun e BE mund të eksportohen pa dogana, që është një ndihmesë e

madhe për ekonominë e Kosovës.

Mirëpo, pa marrë parasysh këto të arritura të bashkëpunimit të Kosovës me BE-në,

duhet theksuar se Kosova, për shkak të statusit ende të pa zgjidhur, nuk mund të hyjë në

procesin e rregullt të stabilizim-asocimit. Ajo, nga fillimi i vitit 2003, u kyç pjesërisht në këtë

proces përmes të ashtuquajturit “mekanizëm përcjellës të stabilizim-asocimit“. Ky

mekanizëm i mundëson Kosovës vendosjen e marrëdhënieve me strukturat e BE dhe

bashkëpunimin në fushën e legjislacionit, në pajtim me standardet evropiane. Puna brenda

këtij mekanizmi është e koncentruar në plotësimin e pyetësorëve për fushat apo sektorët e

caktuar, të cilat pastaj diskutohen në takimet e këtij mekanizmi, madje çdo tre muaj midis

përfaqësuesve të Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës.

Me qëllim të koordinimit më të mirë të këtij procesi, në kuadër të Kryeministrisë,

është themeluar Zyra e Mekanizmit Përcjellës të Stabilizim-Asocimit.

7.11. Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore

Pas zgjerimit të BE-së me disa vende që i plotësonin më mirë kushtet ekonomike,

sociale dhe politike, për vendet e tjera, kryesisht për vendet e Evropës Juglindore që janë larg

plotësimit të kushteve për anëtarësim në BE, u përpunua Pakti i stabilitetit, i cili me

programin e tij synon t’i përgatisë këto vende për t’u stabilizuar dhe asociuar, kurse më vonë

për t’u anëtarësuar në BE.

Ideja për themelimin e Paktit të Stabiliteti lindi në vitin 1998, por lufta në Kosovë

këtë ide e shtyu për më vonë. Prandaj, pas kapitullimit të Serbisë, në qershor të vitit 1999, u

themelua Pakti i Stabilitetit si një paradhomë për hyrje në BE. Ky Pakt është themeluar me

iniciativën e BE-së dhe mbështetjen e plotë SHBA–së, kurse partnerë janë shumë vende të

botës dhe të rajonit, organizatat ndërkombëtare (OKB, OSBE, NATO, OECD etj), si dhe

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

112

institucionet financiare ndërkombëtare dhe rajonale (Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka

Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Investuese Evropiane).

Duhet theksuar se Pakti i Stabilitetit nuk është ndonjë organizatë ndërkombëtare, nuk

ka asnjë burim të vet financiar dhe nuk ka strukturë të mirëfilltë organizative. Në pikëpamje

organizative, Pakti mbështetet në koordinatorin special, dr. Erhard Busek dhe ekipit të tij prej

30 anëtarësh, me seli në Bruksel. Në fillim, anëtarët dhe shfrytëzues të Paktit të Stabilitetit

ishin vendet e Evropës Juglindore (Kroacia, B&H, Shqipëria, Maqedonia, Rumania dhe

Bullgaria), kurse më vonë RF e Jugosllavisë (Serbi–Mali i Zi ) dhe Kosova, pra një treg

potencial i BE prej afro 55 milionë banorësh. Qëllimet e Paktit të Stabilitetit përqendrohen

në tri fusha kryesore:

1. Reformimi dhe zhvillimi i ekonomisë së vendeve të Evropës Juglindore,

2. Zhvillimi i demokracisë në këto vende,

3. Siguria në këto vende.

Për realizimin sa më të mirë dhe më të shpejtë të këtyre qëllimeve, brenda Paktit të

Stabilitetit funksionojnë tri tryeze punuese.

Tryeza e parë e punës shqyrton problemet e demokratizimit dhe të të drejtave të

njeriut. Demokratizimi dhe mosdiskriminimi janë kushtet kryesore për anëtarësim në BE,

prandaj plotësimit të këtyre kushteve duhet t’i kushtohet rëndësi e posaçme.

Tryeza e dytë e punës shqyrton problemet e reformimit dhe zhvillimit ekonomik. Ato

përfshijnë:

- zhvillimin e sektorit privat, posaçërisht liberalizimin e tregtisë midis vendeve të

Evropës Juglindore, përmirësimin e rregullave në fushën e biznesit dhe të financave;

- zvogëlimin e varfërisë dhe përmirësimin social, duke përfshirë mbrojtjen sociale;

- luftën kundër korrupsionit ;

- rritjen e investimeve në infrastrukturë; dhe

- mbrojtjen e ambientit.

Tryeza e tretë e punës shqyrton problemet e forcimit të sigurimit të brendshëm dhe të

jashtëm. Nëpërmjet dy nën-tryezave, ajo synon të nxisë kooperimin rajonal në këto dy fusha,

me qëllim të forcimit të sigurisë. Me qëllim të realizimit të të gjitha këtyre synimeve, brenda

Paktit të Stabilitetit mbahen konferenca rajonale.

Konferenca e parë rajonale për sigurimin e fondeve u mbajt në vitin 2000, në Bruksel.

Në këtë konferencë, vendet anëtare paraqitën 244 projekte, kryesisht nga fusha e

infrastrukturës, në një vlerë prej 1,8 miliardë euro për tri tryezat. Aplikimi i projekteve do të

fillonte pas 12 muajsh. Mirëpo, për këto qëllime donatorët siguruan 2,4 miliardë euro që i

kaloi të gjitha parashikimet.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

113

Konferenca e dytë rajonale u mbajt në Bukuresht, në vitin 2001, dhe në të u siguruan

2,4 miliardë euro, për atë rast banka i ekspozohet rrezikut potencial. Kuptohet se përqendrimi

i kredive në bankat e tilla është i paevitueshëm. Një përqendrim i tillë, megjithatë, mund të

evitohet pjesërisht (transporti, energjia dhe uji).

Pakti i Stabilitetit është një instrument pararendës, në funksion të objektivit strategjik

që kanë të gjitha vendet e Evropës Juglindore – integrimi dhe anëtarësimi në familjen e

madhe të BE-së. Pakti është një proces integrimi të një rajoni, i cili historikisht dhe aktualisht

gjendet në përçarje dhe konflikte të mëdha etnike, por që synimi përfundimtar është i

përbashkët– anëtarësimi në BE.

Pakti i Stabilitetit dhe integrimi i Evropës Juglindore është një apel për këto vende që

të hyjnë në familjen e madhe të BE. Vetëm bashkëpunimi dhe përpjekjet e përbashkëta mund

ta bëjnë këtë objektiv një realitet.

7.12. Politika ekonomike-monetare e BE-së

Tregu unik: Që në kohën e themelimit të Bashkësisë Ekonomike Evropiane (1957), si

një prej pikësynimeve kryesore ishte formimi i tregut të përbashkët, duke zbritur gradualisht

doganat dhe duke i hequr kufizimet sasiore (kontingjentet, lejet, ndalesat) dhe masat e

ndryshme administrative.

BEE, një kohë të gjatë, ndryshe quhej edhe si “Tregu i Përbashkët Evropian“. Tregu i

përbashkët ka një kuptim të lidhjes më të lehtë të tregjeve nacionale, ku do të respektojë disa

parime kryesore dhe globale, por njëkohësisht duke e ruajtur identitetin nacional të tregjeve të

vendeve anëtare të BE-së. Kjo ide dominoi sidomos në kohën e De Golit si nacionalist

francez, i cili ishte për një Evropë të bashkuar me sistem politik konfederal, ku do të

respektohej ruajtja e sovranitetit ekonomik, politik, ushtarak etj. të vendeve anëtare. Pra De

Goli, por edhe disa të tjerë, nuk ishin për një Evropë unike me sistem federativ.

Mirëpo, me shkuarjen e De Golit nga skena politike, pas viteve ’70–ta të shekullit të

kaluar, filloi dalëngadalë të dominojë ideja për një Evropë unike. Pas shumë dilemave, kjo

ide u vulos definitivisht me Marrëveshjen e Mastrihtit (1991), ku edhe u bë kalimi prej tregut

të përbashkët në treg unik, si një instancë më të lartë e lidhjes së tregjeve nacionale të

vendeve anëtare të BE-së. Me këtë, tregu unik evropian paraqet një lidhje më të fortë

institucionale dhe bazë për funksionimin e mekanizmit të përgjithshëm të sistemit dhe të

politikës makroekonomike të vendeve anëtare të BE–së.

Thelbin e Tregut Unik Evropian e përbëjnë këto elemente kryesore:

- Këmbimi i lirë i mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe lëvizja e lirë e njerëzve në tërë

territorin e BE pa kurrfarë pengesash kufitare,

- Sistemi dhe njësia e përbashkët monetare dhe kreditore,

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

114

- Sistemi dhe politika e përbashkët e marrëdhënieve ekonomike me vendet jo anëtare

(të treta),

- Themelimi i lirë i ndërmarrjeve ekonomike (prodhuese dhe tregtare) në tërë

territorin e BE,

- Perfeksionimi dhe implementimi i të arriturave më bashkëkohore tekniko–

teknologjike në ekonominë e BE,

- Hartimi dhe implementimi i strategjisë së përbashkët zhvillimor të ekonomisë së BE.

Në bazë të këtij thelbi unik, dalin edhe elementet kryesore të tregut unik evropian:

a) liria e qarkullimit të mallrave,

b) liria e qarkullimit të shërbimeve,

c) liria e qarkullimit të kapitalit,

d) liria e qarkullimit të njerëzve.

Liria e qarkullimit të mallrave nënkupton shitjen e mallrave vendeve të BE-së, në tërë

territorin e tij pa kurrfarë pengesash kufitare, pra pa dogana, pa kufizime sasiore dhe pa

pengesa administrative–shtetërore. Lidhur me qarkullimin e mallrave është definuar edhe

çështja e origjinës ose prejardhjes së mallit. Kjo nënkupton se brenda tregut unik evropian

mund të qarkullojnë lirisht vetëm mallrat e prodhuara në vendet anëtare të BE, por jo edhe

mallrat e prodhuara dhe të importuara nga vendet jo anëtare. Me qëllim të evitimit të

manipulimit dhe deformimeve në këtë drejtim, BE ka përcaktuar standardet dhe shenjat e

identifikimit të origjinës së mallrave. Standardet e mallrave të BE përfshijnë cilësinë,

dimensionet (gjerësia, gjatësia, pesha etj.) dhe gjitha elementet e tjera që e karakterizojnë

mallin e BE. Përveç kësaj, për dallim nga mallrat e importuara, mallrat e prodhuara në vendet

e BE janë të identifikuara me shenjën “ CE “ (Komuniteti Evropian). Pra, vetëm mallrat me

shenjën “CE” mund të qarkullojnë lirisht në tregun e BE, por jo edhe mallrat pa këtë shenjë.

Në Tregun Unik Evropian rëndësi të veçantë i kushtohet mbrojtjes së të drejtave të

konsumatorëve. Konsumatorëve të BE-së u garantohen shumë të drejta nga të cilat dallohen:

- Mbrojtja shëndetësore e konsumatorëve. Me legjislacionin e BE është paraparë që

kushtet e duhura shëndetësore duhet t’i përmbushin produktet e caktuara, si: produktet

kozmetike, mjekësore, farmaceutike, ushqimore, lodrat e fëmijëve etj.,

- Mbrojtja e interesave të konsumatorëve, duke ndaluar të gjitha marrëveshjet dhe

kontratat, të cilat janë në dëm të konsumatorëve dhe lufta ndaj abuzimit me çmime,

- Ofrimi i informatave të mjaftueshme konsumatorit për cilësinë dhe karakteristikat e

tjera të mallit që e blen,

- Mbrojtja e së drejtës së konsumatorit në dëmshpërblim.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

115

Liria e qarkullimit të shërbimeve nënkupton lirinë e kryerjes së shërbimeve të

ndryshme të një vendi ndaj vendeve të tjera të BE, ose e kundërta: vendet e tjera të BE ndaj

vendit në fjalë. Shërbimet janë të llojllojshme: turistike, hoteliere, zejtare etj. Me akte juridike

të BE-së, janë precizuar disa elemente në fushën e qarkullimit të lirë të shërbimeve. Me këto

akte, është paraparë që shërbimi duhet të jetë fitimprurës, kryerësi i shërbimit duhet t’i

paguajë taksat dhe tatimet e ndryshme vendit në të cilin e kryen shërbimin.

Ajo çka u tha për lirinë e qarkullimit të mallrave, vlen edhe për lirinë e qarkullimit të

shërbimeve. Kjo nënkupton se shërbimet mund të kryhen me lehtësi të njëjtë si brenda vendit,

ashtu edhe jashtë vendit, në kuadër të BE.

Liria e qarkullimit të kapitalit është po ashtu një element i rëndësishëm i funksionimit

të Tregut Unik Evropian. Kjo nënkupton lirinë e angazhimit të kapitalit të një vendi në vendet

e tjera të BE, pa kurrfarë pengesash administrative.

Liria e qarkullimit të njerëzve është një element i rëndësishëm, jo vetëm i

funksionimit të Tregut Unik Evropian, por edhe ekonomik, social, madje edhe politik.

Tregu Unik Evropian dhe i Punës brenda vendeve të BE, është i lirë. Kjo nënkupton

se njerëzit, qofshin punëtorë ose punëkërkues, qofshin jo punëtorë, qarkullojnë lirisht prej një

vendi në vendet e tjera të BE pa kurrfarë pengesash administrative dhe të tjera. Liria e

qarkullimit të njerëzve erdhi në shprehje, sidomos me Marrëveshjen e Amsterdamit (1997),

ku veç tjerash parashihen edhe katër qëllime kryesore:23

- Që të vendosë punësimin dhe të drejtat e qytetarëve në thelbin e BE;

- Të largojë të gjitha pengesat e lirisë së lëvizjes dhe të forcojë sigurinë;

-T’i japë Evropës një zë më të fuqishëm në punët botërore;

-Ta bëjë shumë më efiçiente strukturën institucionale të BE, sidomos me

zgjerimin e tij.

Pra, pas Marrëveshjes së Amsterdamit, iu kushtua një rëndësi e madhe problemit të

punësimit, sepse sikur edhe të gjitha vendet e zhvilluara (SHBA, Kanada etj.), edhe vendet e

BE filluan të përballen me problemin e punësisë, përkatësisht të papunësisë. Prandaj, ky

problem për BE u shtrua si një çështje shumë e rëndësishme ekonomike, sociale, politike etj.

Lidhur me këtë u nxor “Karta sociale” (me të cilën Britania e Madhe nuk u pajtua), parimet e

së cilës janë:

- Sigurimi i kushteve të punës dhe të jetës,

- Zgjedhja e punës në BE me paga të drejta,

- Barazia e punëtorëve meshkuj me femra,

- Informimi i punëtorëve me kushtet dhe mundësitë e punësimit,

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

116

- Mbrojtja e shëndetit dhe e sigurisë së punëtorëve etj.

Edhe pse këto parime nuk kanë fuqinë ligjore, pra nuk janë të obliguara, megjithatë

ato shërbejnë si bazë për hartimin dhe implementimin e politikës së përbashkët të punësimit

brenda BE.

7.13. Unioni Monetar

Me marrëveshjen e Romës (1957), me të cilën u themelua BE, në mesin e qëllimeve

të parashtruara nuk është përmendur formimi i Unionit Monetar. Kjo, për arsye se unioni

monetar, me valutën kombëtare, me shekuj konsiderohet si element i rëndësishëm i shtetësisë

së vendeve të ndryshme dhe, rrjedhimisht, me këtë union atakohet drejtpërdrejt sovraniteti

shtetëror i vendeve të BE-së. Në këtë drejtim, mund të thuhet se raporti i tregut unik dhe

unionit monetar në kuadër të BE-së nuk është i caktuar qartë. Qëndrimi është se, tregu unik

është i mundur pa unionin monetar, por njëkohësisht konsiderohet se tregu unik është kusht

për unionin monetar. Thënë shkurt, këto dy elemente janë të ndërlidhura ngushtë në mes veti:

tregu unik nuk mund të funksionojë pa unionin monetar dhe, e kundërta, unioni monetar nuk

mund të funksionojë pa tregun unik.

Me paraqitjen e krizës së sistemit monetar ndërkombëtar (krizës së sistemit të Breto

Vudsit) dhe pas çrregullimeve të shpeshta monetare brenda BE, lindi ideja për formimin e

unionit monetar. Iniciativat e para rreth kësaj ideje u paraqitën në konferencën e shefave të

shteteve të qeverive në Hagë të vitit 1969. Pra, do theksuar se edhe këto iniciativa ndërlidhen

me shkuarjen e gjeneralit De Gol nga skena politike.

Hapat e para në realizimin e idesë për themelimin e Unionit Monetar Evropian u

ndërmorën në “Raportin e Vernerit“, në vitin 1970. Ky dokument flet për domosdoshmërinë e

formimit të unionit ekonomik dhe monetar, që do të realizohej gradualisht me qarkullimin e

lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe fuqisë punëtore, pa kufizime administrative dhe pa

kufizimin e konkurrencës. Në fushën e politikës monetare, është planifikuar formimi i një

mekanizmi unik monetar, që do të bazohej në konvertibilitetin e plotë të valutave. Kjo do të

eliminonte fluktuimin e kurseve valutore dhe do të krijonte kushte për implementimin e

njësisë së përbashkët monetare.

Për t’u kuptuar më mirë brendia e Raportit të Vernerit, duhet të kemi parasysh se ai

është miratuar nën ndikimin e dy koncepteve të politikës së përbashkët monetare. Njërin

koncept e përfaqësojnë ekspertet francezë, të cilët insistonin në përcaktimin e kurseve fikse

valutore brenda Bashkësisë Ekonomike Evropiane, nën kontrollin rigoroz të qarkullimit të

kapitalit. Ata ishin të mendimit se vetëm në periudhat e ardhshme të zhvillimit të integrimit

duhet të implementohet koordinimi dhe harmonizimi i politikave monetare brenda Bashkësisë

Ekonomike Evropiane. Sipas tyre, vetëm në këtë mënyrë do të krijoheshin kushtet për

vendosjen e kurseve fikse valutore.

Marrë në përgjithësi, Raporti i Vernerit ishte një përpjekje drejt intensifikimit të

integrimit monetar brenda Bashkësisë Ekonomike Evropiane, me qëllim që në një periudhë të

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

117

ardhme të formohet Unioni Monetar. U desh të pritet viti 1979, për t’u qasur përsëri

proceseve monetare integruese, me formimin e Sistemit Monetar Evropian (SME) dhe valutës

së përbashkët llogaritëse–ECU (monedhë e përdorur në Francë në shekullin e mesëm). Këto

vendime i pranuan të gjitha vendet e Bashkësisë Ekonomike Evropiane, pos Britanisë së

Madhe, e cila ishte për mbrojtjen e sovranitetit të sistemit të vet monetar. Suksesin që e arriti

Sistemi Monetar Evropian dhe që mundësoi një siguri dhe stabilitet më të madh të parave

brenda sistemit, e arsyeton rifillimin e procesit të formimit të Unionit Monetar. Pas një

periudhe të ngecjes, madje edhe të regresionit, procesi përsëri u riaktivizua në vitin 1987.

Kjo rrugë e gjatë, me kthesa të mëdha për formimin e Unionit Monetar, nuk është

edhe aq e ngadalshme, ku merret parasysh rëndësia historike e shtetit për ruajtjen e

sovranitetit monetar. Kjo rrugë e gjatë dhe e mundimshme e formimit të Unionit Monetar,

sipas shumë ekspertëve dhe analistëve monetarë, ndahet në tri etapa kryesore. Edhe pse në

asnjë dokument të Bashkimit Evropian nuk është përcaktuar kohëzgjatja e këtyre etapave,

sipas mendimit tonë, etapat e formimit të Unionit Monetar përfshijnë këto periudha kohore:

- Etapa e parë përfshinë periudhën 1979-1990,

- Etapa e dytë përfshinë periudhën 1991-1998,

- Etapa e tretë përfshinë periudhën 1999-2002.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

118

KAPITULLI VIII

INTEGRIMI I KOSOVËS NË BASHKIMIN EVROPIAN

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

119

8.1. Kompleksiteti i procesit - sfidat kryesore

Një nga objektivat kryesorë të Kosovës, është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Për një anëtarësim të tillë, duhet të kalohet pragu i përcaktuar në nenin 49 dhe 6 të Traktatit të

Bashkimit Evropian, përkatësisht Kosova duhet të jetë shtet evropian i cili respekton parimet

e përcaktuara në nenin 6.75

Në bazë të nenit 6 të Traktatit të Bashkimit Evropian, parimet

fondamentale mbi të cilat është themeluar Bashkimi Evropian dhe të cilat duhet t’i respektojë

çdo anëtar i ri, përfshijnë në mes tjerash edhe parimin e sundimit të ligjit. Parimi i sundimit të

ligjit, rideklarohet edhe në të ashtuquajturat “Kritere të Kopenhagës” të vitit 1993, të cilat

duhet t’i plotësojë çdo shtet kandidat, si kusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në të

vërtetë, ky parim, si një prej parimeve fondamentale të së Drejtës Publike Evropiane, ka një

numër kuptimesh dhe përfundimesh të ndryshme. Megjithatë, përmbajtja e këtij parimi mund

të nxirret përmes një analize krahasuese të kushtetutave të shteteve anëtare të Bashkimit

Evropian dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Funksionimi i sistemit të sundimit të ligjit, është më se i rëndësishëm për zhvillimin

ekonomik të Kosovës dhe integrimin e saj në Bashkimin Evropian. Ndonëse ekziston një

përkushtim verbal nga autoritetet e Kosovës për forcimin e sundimit të ligjit, problemet dhe

sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova në këtë fushë janë komplekse dhe të shumta, ndërsa

duhet të investohet në shumë burime për të arritur deri te përmirësimet e nevojshme.

Sistemi juridik i Kosovës ende mund të përshkruhet si një nga sistemet më komplekse

dhe i cili paraqet obstruksion për sigurinë dhe qartësinë juridike. Proceset për krijimin e

legjislacionit parësor dhe dytësor, kërkojnë më shumë përqendrim në qasjen “politikat-para

ligjit” dhe duhet të jenë më të hapura edhe më shumë drejt transparencës dhe pjesëmarrjes

demokratike, para miratimit të legjislacionit. Kosova ka nevojë për siguri dhe qartësi juridike,

veçanërisht në fusha të ndjeshme si, të drejtat pronësore, meqë vetëm një siguri, qartësi dhe

stabilitet i tillë juridik do të krijonte kornizën e domosdoshme për investime dhe ndërmarrësi,

e cila Kosovës do t’i sillte zhvillimin më se të nevojshëm ekonomik dhe stabilitetin social.

Një sistem juridik i strukturuar mirë, mund t’i shërbejë qëllimit të vet vetëm nëse

administrohet prej një sistemi juridik të rregullt dhe funksional, i cili përkundër shumë

përpjekjeve ende mbetet njëra prej shtyllave më të dobëta të institucioneve publike të

Kosovës. Investimet në burimet njerëzore përmes arsimimit juridik më të mirë në të dyja

nivelet, atë akademik dhe profesional, paraqesin vetëm një prej elementeve më të

rëndësishme.

Gjykatat kanë nevojë për më shumë përkujdesje në formë të financimit më të mirë, si

dhe investimit në infrastrukturë, sepse në të kundërtën kapacitetet nuk do të mund të

75 Karl Doehring: Allgemeine Staatslehre, Heidelberg: 2000, p. 170, Ëith reference to US Supreme Court, Marbury v.

Madison, 1 Cranch 137, 2 L.Ed. 60 (1803).

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

120

ballafaqohen në mënyrë të suksesshme me numrin e madh të lëndëve të akumuluara nga vitet

e kaluara. Funksionimi në mënyrë të pavarur i Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka rëndësi

parësore në sjelljen e rezultateve pozitive në sektorin e gjyqësorit, ndërsa sfida kryesore do të

jetë që të mos sigurohet thjesht një pavarësi formale, por një pavarësi substanciale e

gjyqësorit nga ndërhyrjet e ekzekutivit, veçanërisht në sferën e buxhetit dhe stafin e

administratës. Ndonëse problemet dhe sfidat janë të shumëfishta dhe të vështira, shteti i ri i

Kosovës dhe prezenca e themeluar dhe e re e Bashkimit Evropian në fushën e sundimit të

ligjit, kanë rastin që të ndërmarrin reforma të domosdoshme dhe të shmangin gabimet e bëra

gjatë administrimit të përkohshëm të UNMIK-ut.

Sundimi i ligjit, ose “Rechtsstaat” ose “Etat de Droit”, si ekuivalentë nga e Drejta

Kushtetuese gjermane dhe franceze, kanë kuptimin e përgjithshëm se, duhet të ekzistojë një

qeveri e ligjit dhe jo e njerëzve. Pikë së pari, kjo do të thotë se gjithçka duhet të bëhet sipas

ligjit, përkatësisht çdo autoritet publik, i cili kryen ndonjë veprim, që përndryshe do të ishte i

gabuar ose që do të shkelte të drejtat e dikujt, duhet të jetë në gjendje që të arsyetojë veprimet

e veta si të autorizuara sipas ligjit (parimi i ligjshmërisë). 76

Konstatimi i dytë i parimit të sundimit të ligjit është se autoriteti publik duhet të

udhëhiqet brenda kornizës së rregullave dhe parimeve, të cilat kufizojnë pushtetin e lirisë së

veprimit (diskrecionit), me qëllim të parandalimit të shpërdorimit të një pushteti të tillë.

Shtetet kandidate duhet të kenë institucione stabile, të cilat garantojnë demokraci,

sundim të ligjit, të drejta të njeriut dhe respektim dhe mbrojtje të pakicave”.77

Përafrimi dhe avancimi i marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të

Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, është sot shumë me rëndësi bazuar në

qëllimin final të këtyre vendeve për integrim në BE. Agjenda e zgjerimit evropian siguron

mbështetje në reformat institucionale, mbështetje financiare, reformë ekonomike, liberalizim

të tregut, por dhe mbështetje në konsolidimin e demokracisë dhe legjislacionit konform

standardeve evropiane. Mund të konstatojmë se disa nga aspektet ose mekanizmat kryesorë të

bashkëpunimit dhe të ndërlidhjes me Kosovën janë: Mekanizmi përcjellës i Stabilizim-

Asocimit 2002, si instrument që involvon Kosovën në rrugën evropiane edhe para definimit

të statusit të saj final; Samiti i Selanikut 2003 – ku rikonfirmohet përkushtimi i Bashkimit

Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor, duke i premtuar këtij rajoni perspektivë evropiane;

Partneriteti evropian është gjithashtu një instrument i rëndësishëm i BE–së, në zbatimin e

detyrave dhe kërkesave që dalin nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës.

Raporti vjetor i progresit është një mekanizëm, përmes të cilit rishikohet puna dhe

progresi i institucioneve të Kosovës. Konsiderohet se reforma konform standardeve të

Bashkimit Evropian është një nga masat më efektive për shpejtimin dhe kalimin me sukses të

procesit të tranzicionit dhe njëkohësisht avancimin në procesin e integrimit evropian. Këto

76 William wade/ Christopher Forsyth: Administrative Law, Oxford: 2004, p. 20. 77Komisioni i Komuniteteve Evropiane: Komunikatë e Komisionit për Parlamentin Evropian dhe Këshillin - Ballkani

Perëndimor: Përmirësimi i Perspektivës Evropiane, datë 5 mars 2008 (COM (2008) 127 final, f. 7.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

121

objektiva konsistojnë me planin e aksionit të Partneritetit Evropian, por edhe me kriteret e

Kopenhagës për Integrim në BE. 78

Vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe

Bosnjë e Hercegovina), vazhdojnë të përballen me sfida të ndryshme, të cilat shfaqen si

pengesë dhe ndikojnë në hezitimin e Brukselit rreth qasjeve të sigurta që vendet e këtij rajoni

të bëhen sa më shpejtë pjesë e saj. Çështjet e pazgjidhura ndëretnike e ndërshtetërore të

këtyre vendeve, si pasojë e të së kaluarës post-luftë, ndikojnë në këtë proces. Por, edhe

fenomenet e ndryshme si, mungesa e qëndrueshmërisë ligjore, korrupsioni, papunësia, krimi i

organizuar etj., janë shkaqe të cilat e shtyjnë BE-në që ende të ketë qasje hezituese ndaj

këtyre vendeve.

Në kontekst me sfidat, të cilat Kosova i ka pasur dhe ende i ka, Prof. Dr. Lisen

Bashkurti, mendon se “arritjet politike të evidentuara të Kosovës lidhen me një gamë të gjerë

fushash veprimi të institucioneve kosovare dhe atyre ndërkombëtare, në nivel qendror dhe

lokal”. Bashkurti evidenton këto fusha të sfidave integruese: Ndërtimi i një baze të shëndoshë

institucionale, përgatitja e kuadrit ligjor dhe ndërtimi i strukturave përkatëse, përvetësimi i

kapaciteteve efikase qeverisëse në nivel lokal, krijimi i strukturave të shëndosha ekonomike

dhe menaxhimi i suksesshëm i procesit të privatizimit brenda kushtëzimeve ligjore

ekzistuese.79

Ndryshe, shumëkush e konsideron procesin si të pakthyeshëm. “Në një plan më të

gjerë, nuk ka dyshim se perspektiva evropiane e Shqipërisë, ashtu si për vendet e tjera të

Ballkanit, duke përfshirë edhe Republikën e Kosovës, është një proces i qëndrueshëm dhe i

pakthyeshëm, ndonëse i vështirë për t’u parashikuar në kohë. Parakushtet mbeten po ato:

shtet i fortë me administratë efiçiente, forcim i shtetit ligjor, përmirësim i kushteve për rritjen

ekonomike dhe zgjerim i bashkëpunimit rajonal.”80

Megjithatë, kemi të bëjmë me një organizatë të fuqishme e me perspektivë. Bashkimi

Evropian ka arritur një shkallë të lartë të zgjerimit. Pas hyrjes në shek. XXI, BE është

zgjeruar kryesisht në vendet e Evropës Juglindore, por synon edhe shtrirjen përfundimtare në

Ballkanin Perëndimor. Procesi i integrimit evropian, synon zgjerim të mëtutjeshëm në Lindje

të kontinentit. Siç e kemi theksuar edhe më lart, integrimi apo objektivi kryesor i BE-së

vazhdimisht ka qenë krijimi i rendit serioz të bashkëpunimit ekonomik në mes shteteve.

Pastaj, janë forcuar edhe synimet në objektivat e bashkëpunimit politik, në sferën e sigurisë,

të kulturës etj.

Nga një organizatë fillestare në korniza të bashkëpunimit rajonal, BE është sot një

organizatë me dimensione të gjera të shtrirjes në nivel kontinental e më gjerë. Siç mund të

shohim sot, procesi i globalizimit dhe bashkëpunimi rajonal kanë ndihmuar njëri-tjetrin.

“Globalizimi në masë të madhe e ka intensifikuar nevojën për bashkëpunim rajonal të

shteteve anë e mbanë botës, dhe ky bashkëpunim shihet si mundësi për ndërtim të raporteve

78 Kriteret e Kopenhagës për integrim në BE janë: 1. Kriteri Politik. 2. Kriteri Ekonomik. 3. Kriteri i Standardeve

Evropiane – Eu Acquis. 79 Lisen Bashkurti: Evropa, Ballkani dhe Sfidat e Kosovës, fq.261. Ger Tiranë 2006 80 Zef Preçi, Analizë: Integrimi europian në këndvështrimin ekonomik, Tiranë 2013

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

122

të mira në fushën e ekonomisë dhe biznesit, si dhe ka në fokus edhe zgjidhjen e problemeve

të zhvillimit rajonal, bashkëpunimit ekonomik, hulumtimit të resurseve natyrore, mundësimit

të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe të mallrave, kapitalit, fuqisë punëtore etj”.81

Kosova si shtet i ri, i cili pretendon të hyjë në Bashkimin Evropian, ballafaqohet

përafërsisht me probleme të njëjta si të gjithë fqinjët e saj, por në anën tjetër, në masë të

madhe ballafaqohet me problemin politik, posaçërisht në raport me Serbinë, ku kjo e fundit

refuzon të pranojë de jure shtetësinë e Kosovës. Por, marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe

që rregullojnë normalizimin e raporteve në mes Beogradit dhe Prishtinës, janë sinjal i parë në

drejtim të krijimit të një stabiliteti politik për Kosovën. Sidoqoftë, marrëveshjet duhet të

realizohen në praktikë në mes të dy palëve. Dhe, realizimi i marrëveshjeve mbetet një sfidë

konkrete, ndërsa vazhdimi i dialogut mbetet në perspektivën e ndërtimit të fqinjësisë së mirë

në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe njohja de jure e ndërsjellë mes dy shteteve.

8.2. Ekonomia e Kosovës

Në politikën globale, sot është e padiskutueshme tendenca e procesit të globalizimit,

e cila, si e tillë, dalëngadalë por sigurt, është duke i mbizotëruar kornizat e zhvillimeve

dinamike politike në botë, me qëllim të margjinalizimit sa më të mundshëm të formave

tradicionale të organizimit dhe të menaxhimit të jetës së qytetarëve, që i dalin asaj si

pengesa serioze në galopimin e mëtejmë të afirmimit. Në këtë kontekst, duket që as trendi i

kompetencave të reja që burojnë nga vlera e diskursit të sovranitetit të shtetit, që për

globalistët është identifikuar si një “rezervat” i tipit të veçantë, apo siç do të thoshte

Aristoteli, një “zoon politikon”, nuk bëjnë ndonjë përjashtim karakteristik kur është në pyetje

procesi i shtimit të interesave globale të tyre.

Dilema më e madhe që u sjell sot sociologëve të globalizmit, kur janë në pyetje këto

ndryshime marramendëse, padyshim që kanë të bëjnë me rolin dhe perspektivën e

institucionit të shtetit në të ardhmen. Për vendet e zhvilluara, kjo dilemë deri-diku është

materializuar përmes formave të reja integruese, kurse për ato në zhvillim ende ka ngecje dhe

ngurrime sa i përket rolit të këtij institucioni në procesin e bartjes së një pjese të

kompetencave në forma të reja integruese rajonale. Për kosovarët, të cilët për dallim prej të

gjithë të tjerëve, natyra e trazimeve të brendshme, kur është në pyetje ndërtimi i kapaciteteve

të reja të institucionit shtet-komb, ka gjithandej specifika të cilat nuk mund t'i hasësh në asnjë

model zhvillimor të procesit të ndërtimit të institucionit shtet-komb në botë. 82

Në Kosovë,83

meqë është ende aktuale çështja e pretendimit të bërjes (jo e ridefinimit)

së shtetit, përgjithësisht, në vija të trasha, do të mund të identifikoheshin dy specifika cilësore

që rrallë kund apo askund nuk mund t’i hasësh: specifikën e ndërtimit të infrastrukturës

elementare demokratike dhe atë të realizimit të synimit, për të ndërtuar këtë infrastrukturë

81 Fidan Kosumi dhe Albina Maloku, Analizë: Kosova drejt integrimit në BE e përballë sfidave ekonomike. Agjencia e

Lajmeve Ekonomia, Prishtinë 2014

82 Globalizimi çështja e shtetit dhe Kosova – Dr.sci. Fadil Maloku 83 George Soros, “ On Globalization”. Botoi Public Affairs Ltd, Oxford 2002

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

123

elementare me mekanizmin e institucionit të sipërpërmendur, i cili për të tjerët ka filluar të

pësojë ndryshime dhe modifikime të theksuara në vetë formën dhe përmbajtjen e vet, shkaku

i proceseve të reja të globalizimit.

Nëse i adresohemi synimit të kamotshëm të kosovarëve për ta ndërtuar këtë

mekanizëm identifikues edhe për vetë identitetin e ri kombëtar, fitohet përshtypja që ky

proces është identifikuar jo si nevojë e komoditetit, por e ekzistencës së qytetarëve të saj gjatë

tërë shekullit të kaluar në kushtet dhe rrethanat e reja të një procesi tashmë të afirmuar si

globalizëm, atëherë padyshim që lipset të kuptohen trendet e reja zhvillimore përreth. Kjo

mënyrë e qasjes duhet involvuar edhe për shkak të vonesës së theksuar historike që e kemi

pësuar jo me fajin tonë.

Është mirë, pra, që më në fund ka filluar të zgjidhet ky lëmsh rreth Kosovës dhe për

Kosovën. Por, a është kështu, do të pyeste ciniku? Thënë më thjeshtë, sovraniteti edhe sot e

kësaj dite ka mbetur tërheqës për shumicën dominuese të vendeve të zhvilluara dhe atyre që

janë në zhvillim, kurse mos të flasim për ato që janë në procesin e tranzicionit dhe në

procesin e shtet-formimit, siç është rasti i Kosovës, ku interesimi mobilizues i qytetarëve të

saj lidhur me dëshirën dhe pasionin e tyre shekullor për të pas një shtet të vetin, ka burimin e

vet shpjegues dhe shumë identik me popujt e tjerë përreth.

Pra, ideja e të poseduarit të sovranitetit të plotë të shtetit të ri të Kosovës, ani pse

shikuar me dioptrinë e një eksperti të marrëdhënieve ndërkombëtare nuk e ka peshën e

mëtejme të një njohjeje formale ndërkombëtare në OKB, ku edhe (de)legjitimohet sovraniteti

i shteteve përmes të cilës bëhet më e lehtë thithja e begative materiale dhe atyre financiare,

ajo prapëseprapë e ka madhështinë vetidentifikuese. Dilema jonë qëndron në atë nëse

Kosovën e pret sfida e definimit të statusit politik?

8.3. Gjendja aktuale ekonomike e Kosovës

Është fakt se ekonomia e Kosovës në gjendjen e tanishme tejet të rëndë, si pasojë e

dëmeve katastrofale të shkaktuara nga lufta dhe zvarritja e procesit të privatizimit, nuk mund

të rivitalizohet dhe aq më pak të sigurojë fazën e domosdoshme të prosperitetit, pa një

“infuzion” të investimeve të huaja direkte dhe indirekte apo portofolio. Kjo aq më parë, kur

kemi parasysh faktin se, për shkak të rrënimit të ekonomisë gjatë okupimit serb, industria e

Kosovës është katandisur duke rënë në fazën para-industriale të saj, me pasoja të rënda si me

rritjen e papunësisë së të rinjve, ashtu edhe për ekzistencën e popullsisë së varfëruar

skajshmërisht

Meqenëse Kosova deri në vitin 2008 nuk e kishte fituar sovranitetin e saj dhe ishte

Protektorat i Përkohshëm i OKB-së, atëherë zhvillimin e vet nuk mund ta mbështeste në

investime inflatore, por në investimet e huaja direkte dhe kreditë investuese nga institucionet

financiare ndërkombëtare ose nga bankat e jashtme të kapitalit financiar. Nga sa u tha më lart,

duhet nxjerr konkludimin decidiv se në Projektligjin për investime të huaja, krahas

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

124

investimeve të huaja direkte, duhet përfshirë edhe kreditë investuese nga institucionet

financiare ndërkombëtare dhe kapitali financiar.

Kur e tërë kjo shikohet në kontekst me nivelin e ulët të zhvillimit ekonomik, ku rreth

70 për qind e popullsisë është e papunë, me një GDP (Gros Domestic Product)84

për capita

vetëm rreth 700 € (gjatë vitit 2005), ndërsa në vitin 2014 sillet diku rreth 2800 €, me një

bilanc tregtar tejet të disfavorshëm me botën e jashtme, ku vetëm 3 për qind e importit

mbulohet me eksport dhe me varfërinë e skajshme në të cilën është katandisur popullsia e

Kosovës, atëherë shihet qartë problemi shumëdimensional i zgjidhjes së krizës ekonomike në

Kosovë.

Njëherësh, Kosova me një bruto produkt vendor (GDP)85

prej vetëm rreth 700 € për

capita (2005) dhe në vitin 2014 rreth 2800 € për capita, nuk ka mundësi që nga të ardhurat e

veta kombëtare, përkatësisht nga bruto produkti vendor (GDP), të ndajë një pjesë të tyre në

fondin e akumulimit, për të siguruar një zhvillim të zgjeruar të ekonomisë së Kosovës në

fazën e tranzicionit. Kur flasim për mundësitë e zgjidhjes së krizës ekonomike dhe fillimin e

prosperitetit në Kosovë, duhet të nisemi nga shumë aspekte, duke pasur në konsideratë

faktorët endogjenë dhe ekzogjenë, që do të determinojnë fillimin e zgjidhjes së krizës

ekonomike dhe fillimin e prosperitetit.

Daljen nga kriza dhe fillimin e prosperitetit të shumëpritur nuk guxojmë që edhe më

tej ta mbështesim në dëshira deklarative dhe hipoteza të pabaza, por në radhë të parë në

kontekst me mundësitë faktike që ofron niveli i tanishëm i zhvillimit ekonomik të Kosovës.86

Prandaj, jemi të bindur thellë se krahas implementimit të prioriteteve të standardeve për

Kosovën, duhet të sendërtohet edhe pavarësia e Kosovës, si domosdoshmëri parësore që do të

mundësojë zhvillimin e pretenduar ekonomik dhe fillimin e prosperitetit gjatë fazës së

tanishme të tranzicionit.

Bashkëpunimi ekonomik ndërkombëtar i një vendi, pra edhe i një rajoni, është rezultat

i nivelit të zhvillimit ekonomik dhe të zhvillimit të strukturës ekonomike të atij vendi,

përkatësisht rajoni. Prandaj, edhe bashkëpunimi ekonomik ndërkombëtar i Kosovës varet nga

këta dy faktorë kryesorë, që caktojnë suazat e përgjithshme, dinamikën dhe drejtimet

kryesore të këtij bashkëpunimi.

Strategjia tregtare e Kosovës duhet të adresojë edhe lidhjet me ekonomitë fqinje.87

Pengesat tarifore dhe jo tarifore nga disa juridiksione fqinje ndikojnë në mënyrë negative në

eksportet e Kosovës; problemet e tranzitit i shtohen këtij problemi, duke rritur kostot e

importeve dhe duke ulur konkurrencën e eksporteve

84 Univerziteti i Prishtines, Fakulteti Ekonomik – Prishtinë (janar 2005) Prof.Dr. Nuri Bashota. 85 Në Kosovë bruto produkti vendor( GDP) është rreth 700 për capita. 86 Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare, Prof Dr. Skender Berisha 87 Stategjija në Biznes, Bazat e Biznesit të Përparuar – prof.dr. Zeki Bejtullahu

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

125

8.4. Globalizmi – refleksionet

Dukuritë komplekse mund të shpjegohen vetëm në mënyrë multi-kazuale. Për këtë, në

debatin mbi globalizimin, të gjithë janë të një mendimi, të gjitha të tjerat mbeten të

diskutueshme. Në varësi të përkufizimit apo të konceptit mbi globalizimin, ndryshojnë edhe

shkaqet dhe forcat e tij lëvizëse. Grafiku i mëposhtëm paraqet shkaqet e përmendura më

shpesh, pa pretenduar që lista është e plotë.

Nuk ka dyshim që risitë teknologjike, veçanërisht në fushën e informacionit dhe të

komunikimit, kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë ende një rol qendror. Interneti është në

shumë pikëpamje shëmbëlltyra e globalizimit. Globalizimi i tregjeve të financës, dërgimi

brenda sekondës i shumave në madhësi të paimagjinueshme rreth e përqark globit, nuk do të

kishte qenë i mundur pa këtë teknologji, po kështu edhe organizimi i prodhimit të integruar

në nivel ndërkombëtar etj. Rritja tej mase e tregtisë, si një element tjetër qendror i

globalizimit ekonomik, është rezultat i kostos së transportit që ka rënë në mënyrë të

rrufeshme dhe që mallrat mund të transportohen shumë më shpejt. Kjo vlen në mënyrë të

veçantë për sektorin e shërbimeve: Produktet si software apo database mund të dërgohen në

këndin tjetër të botës brenda sekondash, me anë të transmetimit të të dhënave.

Edhe fundi i Luftës së Ftohtë përmendet shpesh si arsye. Ndërsa bota në konfliktin

mes lindjes dhe perëndimit ishte ndarë në dy kampe, tanimë ky kufi i quajtur „Perdja e

hekurt“, nuk ekziston më që prej viteve 1989-1990. Shtetet e dikurshme të „Bllokut të

Lindjes“ janë hapur tanimë përkundrejt tregut botëror. Gjithnjë e më shumë shtete tregojnë se

kanë besim te demokracia dhe ekonomia e tregut, si parime bazë të organizimit.

Globalizimi na prek të gjithëve në mënyrë të drejtpërdrejtë. Qartësimi i këtij aspekti

dhe i rëndësisë madhore të kësaj problematike, është qëllimi i këtij kursi bazë. Këtu luan një

T E K N O L O GJ I A

Kostoja dhe Shpejtesia e

transportit

G L O B A L I Z I M I Fundi i Luftes se Ftohet

Problemet Globale, klima,

migracaioni

Liberalizimi

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

126

rol qendror vlerësimi objektiv i mundësive dhe rreziqeve, vlerësim ky i distancuar nga të

gjitha djallëzitë apo himnet e zakonshme të adhurimit.88

Dinamika e globalizimit ecë përpara përmes forcash ekonomike, por pasojat e tij më

vepruese ndihen në fushën e politikës. Artikulli i Daniel Bell nga vitet 80-ta të shekullit të

kaluar, fjalia e shumë cituar që konsiston me atë se shtetet kombëtare janë shumë të mëdha

për problemet e vogla dhe shumë të vogla për problemet e mëdha, tashmë zhvlerësohet.

Problemet globale, si p.sh. ai i efektit serrë, janë po aq të pamundura për t’u zgjidhur sa edhe

problemet lokale në sistemin arsimor.

Pasoja: Shteti kombëtar gërryhet. Ai nuk zhduket apo bëhet i tepërt, sikurse

sugjerojnë shumë komente, por po gërryhet. Nivele të tjera të zgjidhjes së problemeve, si nën

rrafshin kombëtar, ashtu edhe sipër rrafshit kombëtar, dalin në skenë. Kufijtë dikur të ngurtë

të territorit, pushtetit dhe popullit të një shteti tashmë janë më poroze. Pas ligjëratës mbi

„Erozionin e shtetit kombëtar“ nuk qëndron as më pak e as më shumë se kaq, proces ky që në

BE ka ecur shumë përpara. Të gjitha këto fenomene nuk janë të reja, që prej viteve 70-të

diskutohet rreth tyre nën termin e ndërvarësisë, por proceset janë përshpejtuar dhe kanë

arritur përmasa të reja, si nga pikëpamja cilësore, ashtu edhe nga ajo sasiore.

Ulja e shërbimeve sociale dhe për pasojë edhe e shpenzimeve dytësore të pagës, me

qëllim rritjen e aftësisë konkurruese në kuadër të konkurrencës globale, kërkohet nga

ekonomia si domosdoshmëri, ndërsa sindikatat paralajmërojnë për rrezikun nga „Dumping

88 Klaus Müller – Problemet: pasojat e globalizimit.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

127

social“.89

Është e padiskutueshme se punëtorët në Indi fitojnë më pak se ata në Evropë dhe që kjo do të

mbetet kështu për një kohë. Kjo përbën për sipërmarrjet një potencial të konsiderueshëm

kërcënimi: ato mund të kërcënojnë me largimin në „vende me pagë të ulët“. Por edhe kjo

varësi, në dukje e qartë, nuk i bën dot ballë një analize më të saktë. Globalizimi nuk do të

thotë se gjithçka mund të rregullohet dhe zgjidhet pa problem, por mund të

instrumentalizohet si argument apo si shtrat për kërcënime largimi.

8.5. Përkrahësit dhe kundërshtarët e globalizmit

Përkrahësit e globalizimit janë kryesisht nga vendet e zhvilluara, me në krye SHBA-

në, Japoninë, Gjermaninë etj., të cilët atë e konsiderojnë si lokomotivë të zhvillimit të

ardhshëm ekonomik në botë. Këtë e argumentojnë me të arriturat e mëdha që u realizuan

gjatë dekadave të fundit në shumë fusha ekonomike, siç janë: prodhim botëror, GDP per

capita, tregtia ndërkombëtare, financimi ndërkombëtar, teknika & teknologjia, informatika

etj. Të gjitha këto kanë ndikuar në rritjen e dukshme të standardit dhe të mirëqenies

njerëzore.

Madje, një ekonomist japonez e simbolizon globalizimin me katër “i”: investimet,

industria, informata dhe individualiteti. Të gjitha, sipas tij, kanë përparuar shumë, falë

globalizimit. Përkrahësit e konsiderojnë globalizimin si një proces të pa evitushëm.

Kundërshtarët e globalizmit janë kryesisht nga vendet në zhvillim, ithtarë të proteksionizmit

dhe të intervencionizmit. Brenda tyre veçohen disa kategori njerëzish si, për shembull,

ekologjistë, feministë, anarkistë, të gjelbrit, neokomunistë etj. Kundërshtarët e shikojnë

globalizmin me skepticizëm dhe dyshojnë në vendet e zhvilluara dhe të atyre në zhvillim,

pastaj në shfaqjen e varfërisë, të papunësisë, të sëmundjeve epidemike dhe të ndotjes së

ambientit.

Kundërshtarët po e shprehin mllefin e vet ndaj globalizimit me reagime, protesta

demonstrata, mitingje, që po organizohen me rastin e tubimeve të rëndësishme

ndërkombëtare, siç janë ato të Organizatës Botërore të Tregtisë (ËTO),90

të institucioneve

financiare botërore (IMF dhe IBRD, të G-7 (Grupi i shtatë vendeve më të zhvilluara në botë)

etj. Rrjeti Attac vlen ndërkohë si zëdhënësi i lëvizjes mbarëbotërore të kritikëve të

Globalizimit, po ashtu gazetarja Naomi Klein, që prej suksesit të librit të saj “No Logo!”, i

cili shërben si bibla e kundërshtarëve të globalizimit, bën pjesë në kritikën e globalizimit më

të famshëm.

Reagimet dhe protestat e fundit janë mbajtur në Sijetel (SHBA), në Pragë, në

Uashington, në Quebek (Kanada), Napoli etj. Organizatorët dhe pjesëmarrësit e këtyre

protestave tubohen nga të gjitha anët e botës (kanë organizim të mire falë internetit), i

89 Autor: Ragnar Müller

90 Kundërshtarët –protestat e fundit janë mbajtur në (SHBA.Pragë, Uashington, në Kvebek (Kanada), Napoli, etj

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

128

bllokojnë rrugët, avenytë e sheshet, duke kërkuar ndërprerjen e tubimeve ndërkombëtare, pasi

ato shkojnë në dëm të njerëzimit në botë.

Vazhdimi i dialogut dhe përmirësimi i marrëdhënieve me Serbinë, sigurisht që mbetet

një nga sfidat kryesore të Kosovës për integrim në BE, ngase Serbia ende i vazhdon

përpjekjet jo vetëm për pengimin e hyrjes së Kosovës në këtë organizatë, por edhe për

dështimin e plotë të shtetit të Kosovës.91

Një sfidë tjetër e Kosovës ngrihet dhe mbetet aktuale, sidomos në sferën e papunësisë

dhe të zhvillimit jo të qëndrueshëm ekonomik të vendit, e që ky vend ka një gjeneratë të re

nga më të theksuarat në Evropë.92

Por, institucionet e Kosovës janë angazhuar sidomos pas shpalljes së pavarësisë më

2008, që potenciali i përgjithshëm qeverisës dhe institucional t’i përkushtohet rrugës së

anëtarësimit të vendit në BE.93

Në kontekst me interesin dhe synimin e Kosovës për

anëtarësim në BE, është siguruar një proces që quhet Mekanizmi Përcjellës i Stabilizim

Asocimit (MPSA) në mënyrë që Kosova të involvohet në proceset integruese dhe që

institucionet vendore të krijojnë marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet e Bashkimit

Evropian. Ngase Kosova është e involvuar në mekanizmin përcjellës të Stabilizim-Asocimit,

ajo në partneritet me BE-në ka një plan për plotësimin e kritereve të kërkuara, të cilat kanë

për objektive reformat politike, ekonomike dhe institucionale.

Bazuar në trendin aktual të zhvillimit të BE-së, nuk është fakti se vetëm Kosova është

e mbërthyer nga sfidat e ndryshme, të cilat janë pengesë e ngadalësimit të procesit të aderimit

në BE, ose edhe e pengimit krucial të anëtarësimit. Edhe Bashkimi Evropian përballet me

probleme të veta, të cilat mund të kenë ndikim edhe në procesin e integrimit apo të zgjerimit.

Disa nga këto sfida të mundshme janë:

1. Politika e jashtme e BE- së

2. Kapaciteti absorbues i BE–së

3. Kriza financiare e Euros

4. Tendenca për migrim nga Ballkani Perëndimor në BE

Në identifikimin e sfidave të tjera të Kosovës me BE-në, ndryshe nga qasja ndaj

vendeve të tjera, BE vazhdon t’i nënshtrohet një politike jo unifikuese ndaj Kosovës. Këtu,

duhet analizuar dy momente: qasja e BE-së ndaj Kosovës para vitit 2008 dhe pas tij. Para vitit

2008, problemi kryesor qëndronte në faktin se Kosova nuk kishte të zgjidhur statusin final,

91 Ministri për Punë dhe Çështje Evropiane i Danimarkës, gjatë një vizite zyrtare në Prishtinë, deklaroi: “Ne nuk importojmë

probleme të pazgjidhura në BE. 15.05.2012, Portali Telegrafi. 92 Në rrafshin ekonomik problemi më i theksuar në Kosovë sot është papunësia e madhe. 93 Enver Hoxhaj, Ministër i Punëve të Jashtme, gjatë një vizite në Fakultetin Filozofik të Universitetit “Hasan Prishtina”,

duke e paralajmëruar nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA), me Brukselin, theksoi: “Që prej shpalljes

së pavarësisë së Kosovës, prej vitit 2008 e deri më tash, politikën e jashtme të Kosovës e kemi pasur njërën ndër prioritetet

kyçe si Qeveri. 29.04. 2014. Prishtinë

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

129

prandaj edhe kishte probleme në procesin e integrimit evropian. Ndërsa pas vitit 2008,

problemi qëndron në faktin se ende disa nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk e

njohin Kosovën.94

Bazuar në frikën e rritjes së migrimit, politika e jashtme e zgjerimit të BE-së vepron

me kujdes. Sipas disa statistikave, gjatë vitit 2012, trendi i migrimit të personave në

Bashkimin Evropian është rritur në afër 70%, krahasuar me vitin 2011. Nga ky bilanc, numri

më i madh i emigrantëve janë nga Ballkani Perëndimor. Ky trend ndikon negativisht ndaj

qasjes më efikase të shpejtimit të anëtarësimit të Kosovës në BE, prandaj edhe jo rastësisht

Kosova është vendi i vetëm që nuk e gëzon lirinë e lëvizjes së qytetarëve të saj në vendet e

BE-së.

Pavarësisht sfidave në politikën e zgjerimit, Komisioni Evropian ka lansuar tashmë

dialogun për liberalizimin e vizave me Kosovën, më 19 janar 2012 (IP/12/32). Udhërrëfyesi

për viza i është dorëzuar autoriteteve të Kosovës më 14 qershor 2012 (IP/12/605). Ai paraqet

një listë gjithëpërfshirëse reformash, të cilat Kosova është kërkuar t’i implementojë, në

mënyrë që të përmbushë kërkesat që kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes, si riintegrimi dhe

pranimi, siguria e dokumenteve, menaxhimi i kufirit/pikëkalimit dhe migrimit, azili, lufta

kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të drejtat themelore që kanë të bëjnë me

lirinë e lëvizjes.

Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të implementuar legjislacionin e saj në

të gjitha fushat e udhërrëfyesit për viza: pranimi tani duket të jetë plotësisht funksional;

sistemi i riintegrimit është ngritur dhe po funksionon; menaxhimi i kufirit/pikëkalimit,

migrimi, azili dhe sistemi gjyqësor penal i Kosovës kanë përfituar nga reformat e

rëndësishme që janë bërë. Në të njëjtën kohë, ende mbeten hapa të mëtejshëm, të nevojshëm

për të qenë në përputhshmëri të plotë me kërkesat e udhërrëfyesit për viza. Raporti

rekomandon që Kosova duhet patjetër të rrisë riintegrimin e qëndrueshëm të të kthyerve; të

përmirësojë saktësinë e sistemit të saj për statusin civil; të shtyjë para sistemin informativ për

viza; të zhvillojë pavarësinë e gjyqësorit; dhe të krijojë një regjistër të besueshëm për

vendimet e gjykatave të marra për rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.95

Sfidë tjetër e zgjerimit të BE–së paraqet edhe kriza apo shembulli i Greqisë. Kaosi

ekonomik që çoi pothuajse në falimentim shtetin grek, ka ndikuar që autoritetet e BE–së t’i

rishikojnë kushtet e përcaktuara më parë rreth zgjerimit, duke kërkuar kushte shtesë për

vendet kandidate dhe për integrim në BE. Kur jemi te faktori ekonomik, pavarësisht krizës që

mund ta pësojë valuta euro, Kosova megjithatë është e përgatitur, sepse ajo si monedhën e vet

nacionale përdorë pikërisht këtë valutë, ndonëse nuk është anëtare e BE-së.

Aspirata e qytetarëve të Kosovës për integrim të vendit në BE, janë të vlerësueshme

në këtë drejtim. Ndryshe nga vendet e tjera ku nuk kanë munguar dallimet, sepse janë shfaqur

94 Blloku i vendeve brenda BE-së që për arsye kryesisht politike, vazhdojnë të mos e njohin Republikën e Kosovës:

Rumania, Sllovakia, Qipro, Spanja dhe Greqia.

95 Raporti i parë i Komisionit për progresin e arritur nga Kosova në përmbushjen e kërkesave të udhërrëfyesit për viza, është

aprovuar në shkurt 2013 (IP/13/108). Raporti i dytë për progresin e Kosovës në përmbushjen e kërkesave për Udhërrëfyesin

për liberalizimin e vizave, është dhënë më 24.07.2014.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

130

edhe dyshime, hezitime të qytetarëve për anëtarësim në BE, si për shembull në Irlandë, Serbi

etj., në Kosovë ekziston një konstatim se shumica absolute e qytetarëve janë që vendi të

anëtarësohet. Një hulumtim i Zyrës së BE-së në Kosovë, thekson se ekziston një avancim i

dukshëm qytetar në ngritjen e vetëdijes rreth asaj se çka është BE-ja, për çka qëndron dhe

cilat janë implikimet e integrimit të Kosovës në BE.96

Sipas hulumtimeve të kësaj zyre, çështjet më të rëndësishme me të cilat përballet

Kosova tani janë "lufta kundër korrupsionit", "gjendja ekonomike në përgjithësi" dhe

"papunësia". Edhe pse në masë më të ulët, çështjet si "integrimi i veriut" dhe "pamundësia

për të udhëtuar në BE", gjithashtu konsiderohen çështje të rëndësishme. Për dallim nga

hulumtimet e mëhershme, një përqindje pak më e lartë e të intervistuarve besojnë se integrimi

në BE do t'i ndihmojë Kosovës që të rregullojë dhe të trajtojë çështjet siç është "demokracia"

(72%), "mirëqenia sociale" (67%) dhe "sistemi arsimor" (67%).

Sa i përket njohurisë rreth BE-së, politikat dhe institucionet e saj, përqindja e

personave që e konsiderojnë veten se 'kanë njohuri mesatare' është shtuar për 4%, nga 60%

nga viti 2010 në 64% në vitin 2014, kurse numri i atyre me 'njohuri të avancuar' ka rënë

paksa (11% në 2014 për dallim me 19% në 2013). Sa i përket cilësisë dhe sasisë së informata

të siguruara rreth BE-së, rezultatet tregojnë rritje në kënaqshme me cilësinë (60% në 2014 për

dallim nga 53% në 2013) dhe me sasinë e informatave (58% në 2014 për dallim nga 47% në

2013).

Anketat kuantitative të bëra ballë-përballë u kryen me një mostër përfaqësuese prej

1.500 të intervistuar në 37 komuna të Kosovës. Pyetësori kishte 37 pyetje të dakorduara

paraprakisht me Perspektivën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe me Zyrën e Bashkimit

Evropian në Kosovë - ku shumica prej tyre ishin të ngjashme me pyetjet e shfrytëzuara në

hulumtimet e mëhershme, për arsye krahasimi.

Në rrethana dhe kushte të këtilla, e ku qytetarët zgjedhin prioritet një rrugë të caktuar,

siç është kjo e integrimit në Bashkimin Evropian, lidershipi politik dhe qeverisës duhet që me

përkushtim dhe punë dinamike dhe efikase, t’i shtyjë përpara agjendat e integrimit dhe ta çojë

vendin në gjirin e familjes së madhe evropiane. Çdo lloj lidershipi politik i kërkohet një

zhdërvjelltësi politike, lëvizje të paramenduara mirë. Lidershipi i suksesshëm është ai që

kërkon dita-ditës vendosmëri, ngulmim, kurajë, ndërgjegjshmëri dhe vetëmohim në arritjen e

synimeve.97

Duke vënë në pah aspiratat e shqiptarëve për integrim në BE, e ku synon edhe

Kosova, Dr. Eva Hyskaj Tafili, në një intervistë thekson: “Vlerat që janë edhe kuintesenca e

asaj që quhet Bashkim Evropian, mendoj se për ne shqiptarët kanë po atë rëndësi që ngërthen

brenda vetes synimi i BE-së për t’i trumbetuar këto vlera. Unë mendoj se këto vlera janë të

ngjizura në gjenin shqiptar, pasi që pavarësisht devijimeve në gjysmën e dytë të shekullit të

kaluar, populli shqiptar më shumë se kushdo e ka respektuar lirinë dhe vëllazërinë në

rrugëtimin e tij të gjatë historik. Na kanë privuar shpesh lirinë, u kemi bërë ballë tallazeve të

96 Hulumtimi në formë ankete i publikuar më 01.07.2014 me titull: "Hulumtimi i informimit rreth BE-së dhe Integrimit

Evropian në mesin e banorëve të Kosovës", përfshinë periudhën e viteve 2010, 2012, 2013 dhe 2014. 97 Gjon Boriçi: Pushteti&Lidershipi, fq. 62. Botoi ADSH. Tiranë 2017

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

131

kohërave dhe jemi ringritur, por kurrë e në asnjë rast të vetëm nuk kemi dhunuar të tjerët.

Përkundrazi, kur e ka lypur nevoja, shqiptarët trimërisht kanë derdhur gjakun për të tjerët. Jo

më kot ndava lirinë dhe vëllazërimin, nga drejtësia dhe bashkëpunimi. Ndërsa realizimi i të

parëve lidhet pazgjidhshmërisht me frymën, vokacionin dhe ndjeshmërinë e një populli, të

dytat sendërtohen vetëm nëse drejtuesit politikë të një vendi janë në pozita të shëndosha nga

ky këndvështrim. Me keqardhje më duhet të konstatoj se në planin e brendshëm, këto 22 vjet

kemi hasur fragmente të tyre dhe jo një drejtësi e bashkëpunim të shëndoshë. Ndryshe, mund

të shprehem në planin e marrëdhënieve me jashtë, ku janë vërejtur përmirësime në këto dy

aspekte, që mendoj se më së shumti i dedikohen pranisë së palës partnere dhe politikës së

karotës e kërbaçit, që evropianët ndjekin me shtetet e reja demokratike që nuk binden”.98

Kosova, Shqipëria, ashtu si edhe viset e tjera me shqiptarë aspirojnë në rrugën e

integrimit evropian, ngase shqiptarët janë pjesë gjeografike dhe integrale – fizike e

kontinentit evropian, prandaj ata po u përmbahen kushteve dhe kërkesave të procesit të

integrimit. Kur është fjala për Kosovën, qeveria e saj ka themeluar Ministrinë e Integrimeve

Evropiane.

8.6. Ministria e Integrimeve Evropiane

Ministria për Integrime Evropiane e Republikës së Kosovës drejton, koordinon dhe

monitoron veprimet e proceseve drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Si mision kryesor,

fushëveprimi i Ministrisë mbulon përgatitjen dhe monitorimin e dokumenteve strategjike për

përparim në implementimin e kritereve dhe obligimeve që dalin nga procesi i Integrimit

Evropian. Këtu hyjnë, përgatitja e këtyre dokumenteve, si dhe harmonizimi i tyre me

dokumentet e tjera strategjike të Qeverisë. Asistimin dhe organizimin e mekanizmave të

koordinimit të donacioneve: ky është synimi që bën harmonizimin e asistencës nga jashtë me

agjendën evropiane të Kosovës. Në këtë kontekst, koordinon, programon dhe monitoron

programet e asistencës së BE-së dhënë Qeverisë së Republikës së Kosovës sipas prioriteteve.

Brenda këtyre programeve, kjo ministri përgatit dhe nënshkruan marrëveshjet financiare.

Bashkërendimi, monitorimi dhe analiza e ecurisë së procesit të përafrimit të legjislacionit

vendor me atë të BE-së, vlerëson pajtueshmërinë e këtij legjislacioni me të drejtën e BE-së, si

dhe koordinon përkthimin e legjislacionit të BE-së për procesin e përafrimit të legjislacionit

vendor me atë të BE-së.

8.7. Task-forca për integrim evropian

Task-forca për Integrim Evropian është mekanizëm nacional i zhvillimit të

konsensusit, që synon të mbledh rreth vetes ekspertë të ndryshëm nga mbarë strukturat

qeveritare dhe jo-qeveritare të vendit, me qëllim të diskutimit dhe analizimit të

gjithëmbarshëm të gjendjes momentale dhe të sfidave që duhet adresuar në kuadër të procesit

98

www.forumishqiptar.com

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

132

të integrimit evropian. Task- forca ka për qëllim të shumëfishojë përpjekjet dhe angazhimin

nëpërmes pjesëmarrjes dhe kontributit të të gjithë aktorëve në qeverisje, politikë, akademi,

publik, shoqëri civile, media dhe të tjerë me interes në proces të integrimit evropian. Synimi

kryesor i Task-forcës është zhvillimi i strategjisë nacionale për integrim evropian. Kjo do të

arrihet përmes një procesi të bazuar në komunikim konsensual ndërmjet të gjithë aktorëve

relevantë të shoqërisë.

Si hap i parë për arritjen e këtij qëllimi, do të jetë analizimi dhe diagnostikimi i

gjithëmbarshëm i sfidave në të gjithë sektorët e procesit të integrimit evropian në Kosovë. Si

hap i dytë, do të jetë përpilimi dhe propozimi i strategjisë nacionale për integrim evropian.

Dy dokumentet e sipërpërmendura, Raporti Diagnostikues dhe Strategjia Nacionale

për Integrim Evropian, do të jenë rezultat i punës sistematike dhe gjithëpërfshirëse.

Kjo punë do të organizohet në kuadër të 7 (shtatë) fushave të politikave:

- Reforma e Administratës Publike,

- Drejtësia, Liria dhe Siguria,

- Ekonomia, Financat dhe Statistikat,

- Tregtia, Industria, Doganat, Tatimet, Tregu i Brendshëm, Konkurrenca dhe

Mbrojtja e Konsumatorit dhe ajo Shëndetësore,

- Inovacioni, Shoqëria Informatike, Politikat Sociale dhe ato Shëndetësore,

- Transporti, Mjedisi, Energjia dhe Zhvillimi Rajonal,

- Bujqësia, Peshkataria, Pylltaria, Siguria e Ushqimit dhe Zhvillimi Rural.

8.8. Partneriteti evropian

Partneriteti Evropian është një ndër instrumentet e dala nga Agjenda e Selanikut, për

të mbështetur procesin e reformimit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për t’i sjellë ato

më afër BE-së. Partneriteti ka filluar të zbatohet në vitin 2004. Ky proces involvon

identifikimin e prioriteteve afatshkurta dhe afatmesme, të cilat duhet të adresohen nga vendet

aspirante për të hyrë në BE, gjë që do t’u ndihmojë në reformimin dhe përgatitjen për t’u

anëtarësuar.

Partneriteti Evropian ka për qëllim të mbështesë përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për

t’i arritur kriteret e pranimit në BE (Kriteret e Kopenhagës). Ai ofron strukturë koherente të

reformave që nevojiten, si dhe kornizën financiare përcjellëse. Vendet e përfshira zhvillojnë

planet në formë të orareve të reformave dhe detajeve mbi masat të cilat priten të ndërmerren

për të adresuar kërkesat për integrim të mëtutjeshëm në BE.

Këto partneritete ofrojnë një kornizë që përfshinë prioritetet që dalin nga analiza e

situatës së secilit nga partnerët, dhe mbi të cilat duhet të bëhen përgatitje më intensive për t’i

arritur kriteret e përcaktuara nga Këshilli Evropian. Partneriteti Evropian rishikohet

rregullisht në bazë të përparimit të arritur nga secili vend dhe rifreskohet me prioritete të reja

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

133

sipas nevojës. Këshilli Evropian e ka vendimin mbi principet, prioritetet dhe kushtet që duhet

të parashihen në Partneritetin Evropian, si dhe në intervenimet pasuese.

Plani i Veprimit i Partneritetit Evropian (PVPE) është dokumenti kryesor afatmesëm

planifikues i Qeverisë së Kosovës, që ka për qëllim përcaktimin e veprimeve të nevojshme

për zbatimin e agjendës Evropiane dhe progresin në procesin e Integrimit të Kosovës në BE,

në pajtim me prioritetet e identifikuara nga Partneriteti Evropian.

Prioritetet e Partneritetit Evropian janë ndarë në ato afatshkurtra (1-2 vjet) dhe

prioritete afatmesme (3-4 vjet). PVPE përfshinë këto pjesë:

- Kriteret Politike,

- Kriteret Ekonomike,

- Standardet Evropiane.

Përmbajtja dhe struktura e planit paraqitet në formë të prezantimit të reformave që

janë ndërmarrë në aspektin e kornizës ligjore dhe institucionale në planin afatshkurtër dhe

afatmesëm, si dhe në veprimet e planifikuara për adresimin e sfidave të Raportit të Progresit

të vitit të mëparshëm.

8.9. Procesi i Stabilizim-Asocimit

Procesi i Stabilizim-Asocimit (SAP), i miratuar dhe vënë në fuqi më 1999, është

korniza e politikave të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të së cilës

zhvillohet procesi i integrimit të këtyre shteteve në BE deri në anëtarësimin e tyre të plotë.

Ky proces ka tri qëllime strategjike:

- Stabilizimin dhe tranzicionin drejt një ekonomie të lirë dhe konkurrente të tregut,

- Promovimin e bashkëpunimit rajonal,

- Perspektivën Evropiane.

Përmes këtij procesi, BE i ndihmon dhe i shërben si udhërrëfyes secilit vend në

procesin e zhvillimit të tyre, në mënyrë që kur të bëhen anëtarë të plotë të jenë në gjendje të

vënë në jetë standardet evropiane, duke i mundësuar secilit që të jetë në gjendje të luajë rolin

e tij si anëtar me të drejta dhe obligime të plota. Në kuadër të negociatave të PSA-së, BE u

ofron këtyre vendeve lehtësira tregtare, ndihma ekonomike, teknike e financiare dhe

marrëdhënie kontraktuese. Në kuadër të këtij procesi, përgatitja e secilit vend për anëtarësim

matet duke u bazuar në përmbushjen e obligimeve të vendosura në kuadër të ‘kritereve të

Kopenhagës’ (1993) dhe atyre të Madridit (1995).

Këto kritere kërkojnë që secili vend të ketë: Institucione stabile, të cilat garantojnë

demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, respektimin dhe mbrojtjen e minoriteteve

(kriteret politike). Po ashtu, të ketë një ekonomi funksionale e tregut, e cila do të jetë në

gjendje të përballet me presionin e konkurrencës dhe forcat e tregut brenda BE-së (kriteret

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

134

ekonomike). Pastaj, kapacitetet për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit, në përputhje

të veçantë me objektivat e bashkimit politik, ekonomik dhe monetar. Kjo në veçanti kërkon

që secili vend të ketë krijuar kushtet për integrimin e tij nëpërmjet zhvillimit të strukturave të

tij administrative dhe gjyqësore deri në atë nivel sa ato të sigurojnë jo vetëm integrimin e

Acquis-së në legjislacionin kombëtar (transponimi), por ç’është më e rëndësishmja, vënien e

tij në zbatim në mënyrë efektive (standardet evropiane).

Përparimi i secilit vend drejt përmbushjes së këtyre kritereve, monitorohet rregullisht

dhe prezantohet në Raportet vjetore të Progresit, ku jepen vlerësime se sa janë të gatshme ato

vende të afrohen me BE-në. Instrumentet e tij janë formuluar në Samitin e Zagrebit (2000),

dhe janë avancuar më tej në Samitin e Selanikut (2003), ku u futën në veprim një varg

instrumentesh të reja për të mbështetur procesin e reformave në vendet e Ballkanit

Perëndimor, për t’i shpënë ato më shpejt drejt BE-së. Instrumenti kryesor i PSA-së janë

Partneritetet Evropiane, të cilat BE ia ofron secilit vend të Ballkanit Perëndimor që nga viti

2004, dhe ku identifikohen prioritetet afatshkurta dhe afatmesme që duhet përmbushur, me

qëllim të implementimit të reformave dhe të përgatitjes së tyre për anëtarësim në BE.

Deri më tani, Kroacia, Islanda dhe Maqedonia kanë arritur statusin e vendeve

kandidate, kurse Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia janë

vende kandidate të mundshme.

8.10. Mekanizmi Përcjellës i Stabilizim-Asocimit (MPSA)

Në mars të vitit 2003, BE ka vënë në fuqi dhe institucionalizuar Mekanizmin

Përcjellës të Stabilizim-Asocimit (MPSA), si mekanizëm kryesor të dialogut në mes të

Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian, në kuadër të Procesit të

Stabilizim-Asocimit. Ky mekanizëm ka funksionuar në dy nivele: Dialogu politik, në kuadër

të të cilit janë zhvilluar Mbledhjet Plenare të MPSA-së (dy–tri herë në vit). Në këto mbledhje,

të bashkë-kryesuara nga autoritetet më të larta të Qeverisë së Kosovës dhe të Komisionit

Evropian, partnerët diskutojnë arritjet në përmbushjen e Partneritetit Evropian dhe kryerjen e

reformave të parapara, si dhe dakordohen mbi prioritetet për periudhën në vijim.

Nga marsi 2003 deri në qershor 2009 janë mbajtur gjithsej 16 mbledhje të tilla.

Dialogu teknik, në kuadër të të cilit janë zhvilluar Mbledhjet Sektoriale të MPSA-së (një–dy

herë në vit) në gjashtë sektorë: qeverisja e mirë, ekonomia, tregu i brendshëm, inovacioni dhe

kohezioni social, infrastruktura dhe bujqësia e peshkataria. Në kuadër të mbledhjeve

sektoriale, shërbyesit civilë të institucioneve të Kosovës dhe ata të Komisionit Evropian

diskutojnë në hollësi mbi prioritetet dhe aktivitetet konkrete në kuadër të secilit sektor, gjë që

gjithashtu mundëson që KE t’i ofrojë administratës kosovare këshilla e udhëzime mbi

reformat strukturore në përputhje me normat dhe standardet.

Qëllimi kryesor i mbledhjeve politike dhe teknike është që Komisioni Evropian të

përcjellë dhe monitorojë reformat e Kosovës dhe procesin e përafrimit me BE-në, në veçanti

lidhur me prioritetet e parapara në Partneritetin Evropian. Dialogu politik dhe teknik vazhdon

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

135

edhe gjatë kohës në mes të mbledhjeve, gjatë së cilës të dyja palët punojnë në zbatimin e

prioriteteve dhe aktiviteteve konkrete të dakorduara në kuadër të Partneritetit Evropian për

Kosovën.

Deri më tani, Komisioni Evropian i ka ofruar Kosovës tri dokumente të Partneritetit

Evropian (më 2004, 2006 dhe 2008), nga të cilat ky i fundit është në implementim e sipër.

Autoritetet e Republikës së Kosovës i implementojnë prioritetet afatshkurtra (2 vjet) dhe

afatmesme (4 vjet), të parapara në kuadër të Partneritetit Evropian përmes Planit të Veprimit

për Partneritet Evropian (PVPE).

8.11. Dialogu i Procesit të Stabilizim-Asocimit ( DPSA)

Pas kryerjes së Studimit të Fizibilitetit për Kosovën (gjatë tërë vitit 2009), në nëntor

2009 KE ka publikuar Komunikatën “Kosova – Përmbushja e Perspektivës Evropiane”, në

bazë të së cilës Procesi i Stabilizim-Asocimit për Kosovën është avancuar nga Mekanizmi

Përcjellës i Stabilizim-Asocimit (MPSA) në Dialogun e Procesit të Stabilizim-Asocimit

(DPSA). Korniza e DPSA-së ka filluar së zbatuari në fillim të vitit 2010.

DPSA funksionon bazuar në qasje të njëjtë me MPSA-në, përkatësisht në dy nivele:

- Dialogu politik, në kuadër të të cilit zhvillohen Mbledhjet Plenare të DPSA-së; dhe

- Dialogu teknik, në kuadër të të cilit janë themeluar dhe funksionojnë këto forume

(bazuar në strukturën e Acquis communautaire):

Nën-komiteti për Reformën e Administratës Publike (RAP),

Nën-komiteti për Drejtësi, Liri dhe Siguri (DLS),

Nën-komiteti për Çështje Ekonomike e Financiare dhe Statistika (EFS),

Nën-komiteti për Tregti, Industri, Dogana dhe Tatime (TIDT),

Nën-komiteti për Tregun e Brendshëm, Konkurrencë, Mbrojtjen e Konsumatorëve

dhe atë Shëndetësore (TBKMKSH),

Nën-komiteti për Inovacion, Shoqëri Informative dhe Politika Sociale (ISHIPS),

Nën-komiteti për Transport, Mjedis, Energji dhe Zhvillim Rajonal (TMEZHR),

Nën-komiteti për Bujqësi, Peshkatari, Pylltari dhe Siguri të Ushqimit (BPPSU),

Dialogu me Shoqërinë Civile (DSHC),

Komiteti i Përbashkët Monitorues (që mbulon asistencën e BE-së dhënë Kosovës).

8.12. Përafrimi i legjislacionit vendor me Acquis-në

Përafrimi i ligjit është obligim unik për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo do të

thotë se vendet që aspirojnë t’i bashkëngjiten Bashkimit Evropian duhet t’i përafrojnë ligjet,

rregullat dhe procedurat e tyre kombëtare, në mënyrë që të bëjnë efektive të gjithë strukturën

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

136

ligjore të BE-së, brenda acquis communautaire. Meqë detyrimi i përafrimit vazhdon edhe pas

hyrjes, atëherë procesi i përafrimit para aderimit shndërrohet në një mundësi për këto vende,

që t’i organizojnë më mirë institucionet dhe procedurat e tyre dhe të trajnojnë stafin e tyre për

proceset e përditshme dhe përgjegjësitë e bërjes së ligjeve, gjithnjë sipas modelit të BE-së.

Ekzistojnë tri elemente kyçe:

Së pari, duhet të bëhet miratimi ose ndryshimi i ligjeve kombëtare, rregullave dhe

procedurave, në mënyrë që kërkesat e Acquis-së përkatëse të jenë plotësisht të inkorporuara

në rendin ligjor kombëtar. Ky proces është i njohur si “transponim”. Megjithëse vendet kanë

një liri të konsiderueshme në përzgjedhjen e mekanizmave më të përshtatshme kombëtare, ku

do të reflektohen detyrimet e BE-së, kjo liri në disa aspekte është e kufizuar nga ligji i

përgjithshëm i Bashkimit Evropian. Në të shumtën e rasteve, do të jetë e nevojshme që

legjislacioni vendas të miratohet nga Parlamenti ose me anë të ndonjë Dekreti nga ana e

Presidentit apo Qeverisë.

Transponim: Termi transponim do të thotë çdo lloj mase legjislative, rregulluese ose

administrative e ndërmarrë nga autoritetet kompetente të një Shteti Anëtar, për të inkorporuar

brenda rendit ligjor kombëtar, detyrimet, të drejtat dhe detyrat e mbrojtura përmes Acquis-së.

Pra, transponimi nuk përfshinë thjeshtë riprodhimin e fjalëve të një direktive në ligjin

kombëtar, por, gjithashtu, çdo lloj dispozite shtesë, si amendamentet ose shfuqizimet e

dispozitave kombëtare kundërthënëse, të cilat janë të domosdoshme për të siguruar se ligji

kombëtar si tërësi, pasqyron dispozitat e Acquis-së.

Së dyti, duhet të sigurohen institucionet dhe buxhetet e domosdoshme për vënien në

jetë të këtyre ligjeve dhe rregulloreve (i njohur si “Implementim” ose “zbatim në praktikë” i

direktivës). Zbatimi praktik: Është shpjeguar si përfshirje e ligjit të BE-së në vendime të

veçanta, nga ana e autoriteteve kompetente. Për shembull, lëshimi i licencave për

ekzekutimin e një plani ose programi. Në rast të rregulloreve dhe dispozitave që janë direkt të

aplikueshme, atëherë legjislacioni i BE-së zbatohet drejtpërsëdrejti. Megjithatë, posa

direktiva të jetë transponuar si duhet, atëherë aplikohet sipas masave vendore të transponimit.

Këtu, gjithashtu, përfshihet sigurimi i infrastrukturës dhe mjeteve të nevojshme në mënyrë që

organet kompetente të jenë në gjendje t’i përmbushin obligimet e tyre sipas ligjeve të BE-së

dhe të marrin vendimet e duhura.

Së treti, të bëhen kontrolle të domosdoshme dhe të vendosen masat e nevojshme

ndëshkuese, për të garantuar që ligji po respektohet plotësisht dhe si duhet (ekzekutimi).

Ekzekutimi: Zbatimi definohet gjerësisht si të gjitha qasjet e organeve kompetente,

për të inkurajuar ose obliguar të tjerët që të respektojnë legjislacionin ekzistues (p.sh.

monitorimi, sanksionet dhe masat detyruese e korrektuese), në mënyrë që të përmirësohet

rendimenti i politikave sektoriale.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

137

8.13. Marrëveshjet Ndërkombëtare Financiare

Kosova ka arritur t’i ratifikojë disa nga Marrëveshjet Ndërkombëtare Financiare, si në

vijim:99

- Marrëveshja për Bashkëpunim Ekonomik ndërmjet Qeverisë së Republikës së

Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, e nënshkruar më 28 maj 2009 në Prishtinë,

- Ratifikimi i Marrëveshjes për Ndihmë Reciproke në Çështjet Doganore

ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, e

nënshkruar më 12 nëntor 2009 në Prishtinë,

- Ratifikimi i Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Qeverisë së

Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, e nënshkruar më 29 mars

2010 në Prishtinë,

- Marrëveshja për Kredi dhe Financim në vlerë prej 33.500.000 eurosh për

Linjën e Transmisionit 400 KV Shqipëri- Kosovë, ndërmjet KfË - MEF- KOSTT, e

nënshkruar më 01 prill 2010 në Prishtinë,

- Marrëveshja për Bashkëpunim dhe Ndihmë Reciproke dhe Çështje Doganore

në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi, e nënshkruar me 2

shator 2010 në Prishtinë.

Në Ministrinë e Financave ekziston Departamenti për Integrim Evropian dhe

Koordinim të Politikave, ku si mision i këtij departamenti është avancimi i Kosovës në

procesin e Integrimit Evropian dhe për synim ka disa detyra: ndihmon dhe këshillon në

përcaktimin dhe vendosjen e prioriteteve të MF-së, duke marrë parasysh obligimet që dalin

nga procesi i integrimit evropian, siguron pajtueshmërinë e politikave, planeve dhe strategjive

me standardet e BE-së, ofron mbështetje Departamenteve Ligjore sa i përket përfshirjes së

politikave të BE-së në legjislacionin vendor gjatë harmonizimit me Acquis, si dhe kujdeset që

legjislacioni që kërkohet nga PVPE-ja të futet në Strategjinë Legjislative të Qeverisë,

bashkëpunon dhe ndihmon zyrën e burimeve njerëzore në ministri për ngritjen e kapaciteteve

të stafit në çështjet që lidhen me integrimin evropian. Departamenti është përgjegjës për

organizimin, udhëheqjen dhe pjesëmarrjen në takimet e rregullta të Procesit të Stabilizim-

Asocimit, takime ndërministrore dhe takime me organizatat donatore, si dhe aktorët e tjerë

relevantë etj.

Sa i përket Bruto Produktit Vendor për kokë banori të Kosovës, “Gross Domestic

Product”100

(GDP, per capita), në vitin 2010 ishte 2.366 €, ndërsa kjo gjendje ndryshoi pas

99 http://mf.rks-gov.net/

100 http://mti-ks.org/repository/docs/Investors_Guide_2011.pdf

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

138

dy vitesh, ku GDP për vitin 2012, marrë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës,101

është

2.721 €.

Ndërsa, mesatarja vjetore e Indeksit të çmimit për konsum është 2.5 % dhe numri i

bizneseve të reja (ndërmarrjeve) është 9.592. Prandaj, vlen të potencohet se Ministria e

Tregtisë dhe Industrisë, së bashku me Agjencinë për Promovimin e Investimeve, gjatë vitit

2012 kanë organizuar konferenca në Evropë, SHBA dhe Emiratet e Bashkuara.

Organizimi i këtyre konferencave ka pasur dy qëllime: përmirësimin e imazhit të

Kosovës, pra promovimin e Kosovës si vend stabil, si dhe tërheqjen e investimeve të huaja,

duke prezantuar potencialin e vendit tonë për investitorë. Banka Botërore në raportin e saj,

"Të Bërit Biznes 2013", shpalli Kosovën reformatorin më dinamik të Evropës Qendrore dhe

Juglindore, ndërsa mbrojta e investitorëve shënoi ngritjen më të madhe në botë (76 pozita më

lart). Prandaj, një nga prioritet e MTI-së është zhvillimi i sektorit privat dhe promovimi i

investimeve102

Shih tabelën në Aneks: Kosova – përshkrim i sipërfaqes së përgjithshme, shkalla e

papunësisë, indikatorët socialë, ekonomikë dhe bujqësorë.

8.14. Konkluzionet e Konferencës së Berlinit (2014) për vendet e Ballkanit

Perëndimor

Bashkimi Evropian, përkundër sfidave që ka në zhvillimin e vet, vazhdon t’i

inkurajojë vendet e Ballkanit Perëndimor, që të punojmë rreth përmbushjes së detyrave dhe

obligimeve për t’u anëtarësuar. Udhëheqësit e qeverive, ministrat e Jashtëm dhe ministrat e

Ekonomisë, të Bosnjë-Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës, Ish-Republikës Jugosllave të

Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Sllovenisë, si dhe përfaqësuesve të Komisionit

Evropian, vendeve të ardhshme mikpritëse, Austrisë dhe Francës, u takuan në Berlin më 28

gusht 2014, në Konferencën e parë të Ballkanit Perëndimor. Në këtë konferencë, Shqipëria

dhe Kosova u përfaqësuan në nivel kryeministrash. Fokusi i konferencës ishte që në vitet

2014-2018, do të bëjnë progres esencial lidhur me të ardhmen e vendeve ballkanike, të cilat

duhet të jenë pjesë e anëtarësimit në BE. Pas konferencës, pjesëmarrësit nxorën një Deklaratë

prej 18 pikave:

1. Biem dakord se Konferenca do të sigurojë një kuadër për një periudhë

katërvjeçare, gjatë së cilës ne do t’i çojmë më tej përpjekjet tona për të bërë një progres real

në procesin e reformave, zgjidhjen e çështjeve kryesore dypalëshe dhe të brendshme,

2. Kemi vendosur bashkërisht që të takohemi në të njëjtin format çdo vit, gjatë katër

viteve të ardhshme, në mënyrë që të zbatojmë agjendën e miratuar në takimin e sotëm dhe të

mbështesim këtë synim nëpërmjet projekteve të tjera specifike. Kancelari Federal i Austrisë

është ofruar të mirëpresë Konferencën në vijim, në vendin e tij në vitin 2015. Ky vullnet do të

101 http://ask.rks-gov.net/ 102 http://mti-ks.org/

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

139

ofrojë një mundësi për të matur rezultatet fillestare. Ne planifikojmë të vazhdojmë punën tonë

në çështjet e një rëndësie të madhe për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor mbi baza të

vazhdueshme në konferencat e mëvonshme që do të mbahen deri në vitin 2018.

3. Vetëm pesëmbëdhjetë vjet më parë, lajmet për rajonin dominoheshin nga lufta,

shpërnguljet dhe shkatërrimi. Tani është e dukshme se rajoni ka shënuar arritje të mëdha për

sa i përket krijimit të stabilitetit, krijimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, modernizimit

të qeverive, shoqërisë dhe ekonomisë.

4. Politika e Bashkimit Evropian për zgjerim ka ruajtur një rol kyç në këto arritje. Të

gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor besojnë fort se e ardhmja është në BE.

5. Qeveria gjermane shpreh mbështetjen e saj për perspektivën e integrimit evropian

të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë

mundësinë të hyjnë në BE, nëse plotësojnë kushtet e anëtarësimit. Gjermania njeh

përgjegjësinë e saj për një të ardhme në paqe, të qëndrueshme dhe demokratike, të bazuar në

shtetin e së drejtës dhe do të vazhdojë të mbështesë rajonin në rrugën e tij drejt kësaj të

ardhme. Intensifikimi i bashkëpunimit rajonal duhet të jetë themeli esencial i kësaj rruge.

6. Të gjithë pjesëmarrësit nënvizuan nevojën e zgjidhjes së çështjeve të rëndësishme

dypalëshe sa më shpejt të jetë e mundur në interesin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë

dhe rritjes së stabilitetit në rajon. Kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës ritheksuan

vendosmërinë e tyre, për të rigjallëruar procesin e normalizimit të marrëdhënieve.

Mosmarrëveshja për emrin në mes Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Greqisë

është një nga dy çështjet kryesore dypalëshe. Shtetet pjesëmarrëse ranë dakord që kjo

mosmarrëveshje duhet të zgjidhet urgjentisht, me vullnet për kompromis nga të gjitha palët.

Nëse është e mundur, vendet duhet të përdorin influencën pozitive të fqinjëve rajonalë për

kapërcimin e sfidave të brendshme politike. Kjo vlen, në veçanti, për rivitalizimin e procesit

të reformave në Bosnjë-Hercegovinë.

7. Si rrjedhim, vendet e Ballkanit Perëndimor theksojnë vullnetin e tyre për të rritur

bashkëpunimin me njëri-tjetrin. Organizatat rajonale, si Këshilli për Bashkëpunim Rajonal

do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë aspekt.

8. Bashkëpunimi rajonal do të shtrihet edhe në nivelin e shoqërisë civile. Në këtë

kuadër, shtetet pjesëmarrëse shprehin unanimisht dëshirën e tyre për të zgjeruar shkëmbimin

ndërshtetëror, veçanërisht mes të rinjve.

9. Përmirësimi i qeverisjes mbetet një sfidë e veçantë për demokracitë e reja të

Ballkanit Perëndimor.

10. Vendet pjesëmarrëse kanë rënë dakord se masa të mëtejshme duhet të merren për

të zhdukur korrupsionin dhe krimin e organizuar. Vendet e Ballkanit Perëndimor theksojnë

vullnetin e tyre për të kryer reforma të mëtejshme, me qëllim për të rritur besimin tek

drejtësia në vendet e tyre, për të mbështetur dhe forcuar pavarësinë e gjyqësorit të tyre dhe

për të punuar së bashku më intensivisht përtej kufijve në struktura rajonale dhe dypalëshe.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

140

11. Në një demokraci shumëpartiake, opozita duhet gjithashtu të jetë në gjendje të

luajë rolin e saj në kuadrin parlamentar dhe duhet të jetë e gatshme të marrë këtë rol. Një

shoqëri civile politikisht aktive mund të sigurojë mbështetje konstruktive në forcimin e

mëtejshëm të komuniteteve demokratike në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke i sjellë këto

shtete më afër BE-së. Kushtet që çojnë drejt saj përfshijnë një panoramë mediatike pluraliste,

sindikata të pavarura dhe një ekonomi që mund të përmbushë rolin e saj si pjesë e

komunitetit, e çliruar nga ndërhyrjet politike. Gjermania mbetet e angazhuar në forcimin e

lirisë së medies në rajon. Për këtë qëllim, Ministria e Jashtme Federale (e Gjermanisë), do të

zhvillojë një seminar për 12 gazetarë të shquar nga të gjitha vendet e rajonit, si pjesë e

programit kuadër të konferencës.

12. Rritja e qëndrueshme ekonomike dhe, si rrjedhim, rritja e qëndrueshme e

prosperitetit për të mirën e qytetarëve, do të bëhet e mundur falë tregjeve të hapura dhe

investimeve të huaja. Një klimë pozitive për investimet është veçanërisht e rëndësishme për

aktivitetin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Besimi tek sistemi gjyqësor dhe toleranca

zero ndaj korrupsionit janë thelbësore në këtë kontekst. Shtetet pjesëmarrëse synojnë të

përmirësojnë bashkëpunimin mes agjencive investuese, si dhe komunikimin e tyre me

Gjermaninë.

13. Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të forcojnë përpjekjet e tyre për të zbutur

deficitin e llogarive korente. Bizneset gjermane do të mbështesin përmirësimin e fuqisë së

eksportit në rajon nëpërmjet një iniciative blerëse për Ballkanin Perëndimor më 2015.

14. Konkurrenca duhet të rritet më tej nëpërmjet rrjeteve rajonale. Në këtë kuadër,

iniciativa e komunitetit të biznesit gjerman për të zhvilluar një konferencë rajonale në Mal të

Zi, në shtator 2014, nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal në këtë zonë do të japë një

kontribut konkret.

15. Shtetet pjesëmarrëse ranë dakord se politika evropiane për energjinë është e një

rëndësie të jashtëzakonshme për vendet e Ballkanit Perëndimor. Bashkëpunimi rajonal në

kuadër të komunitetit të energjisë për Evropën Juglindore, është një komponent i

rëndësishëm, veçanërisht sa i përket sigurisë energjetike, synimeve të efiçencës energjetike

dhe mbrojtjes klimatike. Vendet e Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë të punojnë

intensivisht për zhvillimin e komunitetit të energjisë dhe zgjidhjen e problemeve gjatë

zbatimit.

16. Shtetet pjesëmarrëse, ndajnë mendimin se një komunitet për transportin në

Ballkanin Perëndimor do të jepte një nxitje pozitive zhvillimit ekonomik, duke përmirësuar

lidhjet logjistike të rajonit me tregjet evropiane, ku kërkesa është e lartë. Kështu, do të jetë

dhe për sa i përket zgjerimit të infrastrukturës së teknologjisë së informacionit dhe

komunikimit në kushte të besueshme.

17. Shtetet pjesëmarrëse besojnë se arsimimi akademik dhe profesional i mbështetur

në nevoja, është thelbësor për uljen e papunësisë së të rinjve. Projektet e komunitetit gjerman

të biznesit, për të mbështetur arsimin profesional në vendet e Ballkanit Perëndimor po japin

një ndihmesë në këtë drejtim.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

141

18. Gjermania është e gatshme të marrë masa të mëtejshme në kuadrin e programeve

ekzistuese për bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin, me qëllim mbështetjen e vendeve të

rajonit në përdorimin sa më efektiv të masave evropiane për afrimin e atyre me BE-në

nëpërmjet instrumentit të asistencës së para aderimit IPA. Bashkëpunimi Gjerman për

Zhvillimin, u ka dhënë mbështetje të konsiderueshme vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë

25 viteve dhe është pjesë integrale e përpjekjeve gjermane për t’i sjellë vendet më afër me

BE-në dhe standardet evropiane. 103

Shtesë:

Në kontekst të krejt temës – studimit tim lidhur me integrimin e Kosovës në BE, si

dhe me sfidat e saj në këtë rrugë aspak të lehtë, nuk mund të mos e fusim këtu faktin se

Bashkimi Evropian e ka hequr postin e “Komisionarit për Zgjerim”, dhe ka bërë të ditur se

për pesë (5) vitet e ardhshme nuk do të ketë zgjerim të BE-së. Presidenti i ri i Komisionit

Evropian, Jean-Claude Juncker, ka vlerësuar më datën 08.09.2014, se gjatë pesë viteve të

ardhshme, BE-ja nuk do të pranojë ndonjë anëtar të ri. Megjithatë, ai ka thënë po ashtu se,

"kjo nuk do të thotë se procesi i zgjerimit do të ndalet, por në këtë fazë çështjet janë më pak

politike, dhe më shumë teknike". Deri në këtë kohë, negociatat për pranim do të mbikëqyrën

nga politikani austriak, Johannes Hahn, pasuesi i Stefan Fules, ish-komisionar për zgjerim të

BE-së. 104

Pavarësisht këtij qëndrimi të BE-së, Konferenca e Berlinit mbetet një platformë e

vazhdimit të bashkëpunimit dhe e përgatitjes së vazhdueshme të vendeve të Ballkanit

Perëndimor, ku hyn edhe Kosova, për t’u afruar edhe më shumë me Brukselin, si dhe për t’u

anëtarësuar në Bashkimin Evropian.105

103 Portali Indeksonline.net. 29.08.2014, Prishtinë 104 Portali Telegrafi. 08.09.2014, Prishtinë 105 Në kontekst të përfundimit të punimeve të Konferencës së Berlinit të mbajtur më 08.09.2014, Delegacioni i Kosovës të

cilin e kryesoi Kryeministri, Hashim Thaçi, i prezantoi mundësitë e bashkëpunimit konkret, veçanërisht në fushën politike

dhe ekonomike.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

142

Prezentimi i gjetjeve të studimit -Analiza e të dhënave nga pyetësori

Të dhënat e punimit të disertacionit “Integrimi në BE – sfidë e Kosovës”, në kërkim

të gradës shkencore “Doktor” pranë Institutit për Studime Europiane të Universitetit të

Tiranës, është dashur të bëhet realizimi i një pyetësori, për të grumbulluar të dhëna.

Paraprakisht është dizajnuar pyetësori me pesëmbëdhjetë pyetje të strukturuara, për të

mbledhur të dhëna nga terreni, për të identifikuar faktorët që ndikojnë në një formë apo tjetër

në integrimin e Kosovës në BE.

Për t’i grumbulluar këto të dhëna, kemi paraparë një kampion prej 200 personave, ku

kemi realizuar anketimin (intervistën) me 178 korrespodentë nga i gjithë territori i Kosovës.

Për përpunimin e pyetësorëve, kemi përdorur programin statistikor SPSS. Në pyetësor kemi

nxjerrë mesataren për: pjesëmarrësit në anketim, gjininë, përgatitjen shkollore dhe moshën.

Kështu, ka dalë që prej tyre 45.5% kanë qenë femra dhe 54.5% meshkuj. Përgatitja shkollore

e korrespodentëve ka qenë e këtillë: me shkollim të mesëm 12.4%, me shkollim universitar

51.1%, si dhe pasuniversitar 36.5 %, ndërsa mosha mesatare e të intervistuarve, me një

përqindje më të lartë, është ndërmjet 34-45 vjeç.

Shih tabelën në Aneks.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

143

Pyetja 1: A DËSHIRONI QË KOSOVA TË JETË PJESË E BASHKIMIT

EVROPIAN?

Rezultatet e dala për pyetjen e parë tregojnë se 88.8 % (për qind) e të anketuarve,

kanë shprehur qëndrimin e tyre se dëshirojnë të jenë pjesë e BE-së, ndërsa 5.1% , për arsye të

ndryshme, mendojnë se Kosova nuk duhet anëtarësuar në BE, si dhe 6.2 % të të anketuarve

kanë preferuar të mos përgjigjen.

Frequency Percent

Po 158 88.8

Jo 9 5.1

Preferoj të mos përgjigjem

11 6.2

Total 178 100.0

88.8

5.1 6.2

0.0

10.0

20.0

30.0

40.0

50.0

60.0

70.0

80.0

90.0

100.0

Po Jo Preferoj të mos përgjigjem

A DËSHIRONI QË KOSOVA TË JETË PJESË E BASHKIMIT EUROPIAN

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

144

Pyetja 2: NË CILIN VIT MENDONI SE KOSOVA DO TË ANËTARËSOHET

NË BASHKIMIN EVROPIAN?

Për atë se në cilin vit ka gjasa që Kosova të anëtarësohet në BE, të anketuarit i kanë

dhënë këto përgjigje: 32.6 % e tyre kanë thënë se Kosova do të anëtarësohet në vitin 2018,

ndërsa 30.9 % në vitin 2019. Pjesa tjetër është e ndarë nëpër vite, që mund të shihet në

grafikun e mëposhtëm.

Frequency Percent

2016 14 7.9

2017 19 10.7

2018 58 32.6

2019 55 30.9

2020 28 15.7

Më Vonë 4 2.2

Total 178 100.0

7.9 10.7

32.6 30.9

15.7

2.2

0.0

10.0

20.0

30.0

40.0

50.0

60.0

70.0

80.0

90.0

100.0

2016 2017 2018 2019 2020 Më Vonë

NË CILIN VIT MENDONI SE KOSOVA DO TË ANËTARSOHËT NË BASHKIMIN EUROPIAN

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

145

Pyetja 3: ÇKA DO TË PËRFITONIT NGA LIBERALIZIMI I VIZAVE?

Pyetjes së tretë, se ç’do të përfitonit nga liberalizimi i vizave: 41.6 % e të anketuarve i

kanë dhënë përparësi punësimit sezonal, 21.3 % aspektit të shkollimit në vendet e BE-së,

ndërsa 17.4 % për vizita familjare te të afërmit në vendet e BE-së, 10.7 % për avancim

biznesi dhe 9 % për punësim të përhershëm në BE.

Frequency Percent

Vizitat familjare dhe turistike 31 17.4

Shkollimi 38 21.3

Punësimi sezonal 74 41.6

Punësimi i përhershëm 16 9.0

Avancim biznesi (promovim i produkteve)

19 10.7

Total 178 100.0

17.4 21.3

41.6

9.0 10.7

0.0

10.0

20.0

30.0

40.0

50.0

60.0

70.0

80.0

90.0

100.0

Vizitat familjare dhe turistike

Shkollimi Punësimi sezonal Punësimi i përhershëm

Avancim biznesi (promovim I produkteve)

CKA DO TË PERFITONIT NGA LIBERALIZIMI I VIZAVE

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

146

Pyetja 4: ÇKA KUPTONI ME INTEGRIM NË BE?

Pyetja e katërt ka qenë më e përgjithësuar lidhur me të kuptuarit e Integrimit në BE.

Konstatojmë se ekziston një mesatare e përgjigjeve në shumicën e alternativave, që mund të shihet në

tabelën dhe grafikun e bashkangjitur.

Frequency Percent

Më shumë liri dhe të drejta të njeriut

22 12.4

Më shumë zbatim të ligjit 46 25.8

Reformë në administratë publike

38 21.3

Më shumë mundësi për vende pune

46 25.8

Avancim biznesi (promovim i produkteve)

26 14.6

Total 178 100.0

12.4

25.8 21.3

25.8

14.6

0.0

10.0

20.0

30.0

40.0

50.0

60.0

70.0

80.0

90.0

100.0

Më shumë liri dhe të drejta të njeriut

Më shumë zbatim të ligjit

Reformë në administratë publike

Më shumë mundësi për vende pune

Avancim biznesi (promovim i produkteve)

CKA KUPTONI ME INTEGRIM NË BE

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

147

Pyetja 5: PAS ANËTARËSIMIT NË BE, A MENDONI TË JETONI NË

NDONJË SHTET TJETËR TË BASHKIMIT EVROPIAN?

Në pyetjen nëse pas anëtarësimit të Kosovës në BE, dëshirojnë të jetojnë në ndonjë

shtet tjetër të BE-së, shumica është përgjigjur me “JO” apo zbërthyer në përqindje 67.4 %,

me “PO” janë përgjigjur 23.6 % dhe 9 % nuk kanë dashur të përgjigjen.

Frequency Percent

Po 42 23.6

Jo 120 67.4

Preferoj të mos përgjigjem

16 9.0

Total 178 100.0

23.6

67.4

9.0

0.0

10.0

20.0

30.0

40.0

50.0

60.0

70.0

80.0

90.0

100.0

Po Jo Preferoj të mos përgjigjem

ME TË ANËTARËSUAR NË BE, A MENDONI TË JETONI NË NDONJË SHTET TJETËR TË BASHKIMIT EUROPIAN

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

148

Pyetja 6: A MENDONI QË HARMONIZIMI I LIGJEVE TË KOSOVËS ME

BASHKIMIN EVROPIAN ËSHTË I DOMOSDOSHËM PËR INTEGIM?

Në këtë pyetje, shumica e të anketuarve përgjigjen me PO, se duhet të bëhet

harmonizimi i ligjeve të Kosovës me ato të BE-së, të cilat janë jetike dhe të domosdoshme

për vendin, nëse ka aspirata për Integrim. Në këtë pyetje janë përgjigjur 89.3%, ndërsa kanë

mbajtur neutralitet 9.6% (nuk e di) dhe 1% kanë menduar se JO.

Frequency Percent

Po 159 89.3

Jo 2 1.1

Nuk e di 17 9.6

Total 178 100.0

89.3

1.1

9.6

0.0

10.0

20.0

30.0

40.0

50.0

60.0

70.0

80.0

90.0

100.0

Po Jo Nuk e di

A MENDONI QË HARMONIZIMI I LIGJEVE TË KOSOVËS ME BASHKIMIN EUROPIAN ËSHTË I DOMOSDOSHËM PËR INTEGIM

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

149

Pyetja 7: VLERËSONI ROLIN E INSTITUCIONEVE NDËRKOMBËTARE

NË PËRSHPEJTIMIN E RRUGËS SË KOSOVËS DREJT BASHKIMIT EVROPIAN

Një nga pyetjet e anketës ishte ajo se sa ka pasur ndikim prezenca e institucioneve

ndërkombëtare në Kosovë, për përshpejtimin e rrugëtimit për në BE. Nga numri i

përgjithshëm, 47.2% mendojnë se ka pasur shumë ndikim, ndërsa 22.5% se ka pasur ndikim,

porse ka mundur të bëhet më shumë dhe pjesa tjetër kanë dhënë arsyet e tyre.

Frequency Percent

Shumë 84 47.2

Ka mundur më shumë 40 22.5

Mesatarisht 13 7.3

Pak 5 2.8

Aspak 36 20.2

Total 178 100.0

47.2

22.5

7.3 2.8

20.2

0.0

10.0

20.0

30.0

40.0

50.0

60.0

70.0

80.0

90.0

100.0

Shumë Ka mundur më shumë

Mesatarisht Pak Aspak

VLERËSONI ROLIN E INSTITUCIONEVE NDËRKOMBËTARE, NË PËRSHPEJTIMIN E RRUGËS SË KOSOVËS DREJT BASHKIMIT EUROPIAN

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

150

Pyetja 8: A MENDONI SE KA NDRYSHUAR QASJA E SHTETEVE TË BE-

SË NDAJ KOSOVËS PAS SHPALLJES SË PAVARSISË DHE A KA PASUR DERI

MË TANI REZULTATE?

Gjatë anketimit në pyetjen e tetë, kemi vënë re se 78.7% janë përgjigjur me “Po”, për

atë se qasja e shteteve të BE-së ka ndryshuar pas shpalljes së pavarësisë, duke e arsyetuar se

ka pasur pengesa para 17 shkurtit 2008, edhe pse 5 shtete të BE-së deri më tani nuk e kanë

njohur Kosovën. Ndërsa 19.7% mendojnë se ka ndryshuar, por nuk ka sjellë rezultate dhe 1.7

% përgjigjen se nuk ka ndryshuar.

Frequency Percent

Po, ka rezultate 140 78.7

Po, por nuk ka rezultate

35 19.7

Aspak 3 1.7

Total 178 100.0

78.7

19.7

1.7

0.0

10.0

20.0

30.0

40.0

50.0

60.0

70.0

80.0

90.0

100.0

Po, ka rezultate Po, por nuk ka rezultate Aspak

A MENDONI SE KA NDRYSHUAR QASJA E SHTETEVE TË BE-SË NDAJ KOSOVËS PAS SHPALLJES SË PAVARSISË DHE A KA PASUR DERI MË TANI REZULTATE

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

151

Pyetja 9: NË CILAT FUSHA MENDONI SE KA PASUR MË SË SHUMTI

FAVORE KOSOVA NGA KJO QASJE E SHTETEVE TË BASHKIMIT EVROPIAN?

Parashtrimi i pyetjes së nëntë ndërlidhet me pyetjen paraprake, ku 33.1% e të

anketuarve mendojnë se pas shpalljes së pavarësisë, Kosovës i është hapur rruga për

anëtarësim në organizata ndërkombëtare, duke i dhënë përgjigje pozitive me 28.7%, në

fushën e kulturës, rinisë dhe sportit (pjesëmarrja në lojëra olimpike, në teatër dhe takime të

ndryshme rinore).

Frequency Percent

Arsim, shkencë dhe teknologji 18 10.1

Kulturë, rini dhe sport 51 28.7

Zhvillim ekonomik 22 12.4

Anëtarësime në organizata ndërkombëtare

59 33.1

Turizëm 17 9.6

Nuk e di 11 6.2

Total 178 100.0

10.1

28.7

12.4

33.1

9.6 6.2

0.0

10.0

20.0

30.0

40.0

50.0

60.0

70.0

80.0

90.0

100.0

Arsim, shkencë dhe teknologji

Kulturë, rini dhe sport

Zhvillim ekonomik

Anëtarsime në organizata

ndërkombëtare

Turizëm Nuk e di

NË CILAT FUSHA MENDONI SE KA PASUR MË SË SHUMTI FAVORE KOSOVA NGA KJO QASJE E SHTETEVE TË BASHKIMIT EUROPIAN

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

152

Pyetja 10: NË VITIN 2012 KOSOVËS I ËSHTË DORËZUAR

UDHËRRËFYESI PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE, NË CILIN SEGMENT

MENDONI SE KOSOVA KA NGECUR APO DUHET TË KETË MË SHUMË

KUJDES?

Duke marr për bazë që Kosova kishte shumë vështirësi pas vitit 1999 (pas daljes nga

lufta), arriti që në vitin 2008 ta shpall pavarësinë e saj, me ndihmën dhe mbështetjen e

bashkësisë ndërkombëtare. Prandaj, duke e pasur parasysh interesimin e madh për

udhërrëfyesin e liberalizimit të vizave, që i është dorëzuar Kosovës (pas pavarësisë), është

parashtruar pyetja, me 6 alternativat e saj. Nga të anketuarit, 39.9% e tyre kanë thënë se

kujdes duhet të kihet në luftimin kundër korrupsionit dhe 25.8 % mendojnë që duhet bërë

harmonizimi i ligjeve me BE, ndërsa pjesa tjetër është prezantuar në trafikonin më poshtë.

Frequency Percent

Liria e lëvizjes si e drejtë themelore 4 2.2

Siguria e dokumenteve 15 8.4

Menaxhimi i kufirit 10 5.6

Migrimi ilegal 32 18.0

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar 71 39.9

Harmonizimi i ligjeve me Bashkimin Evropian 46 25.8

Total 178 100.0

2.2 8.4 5.6

18.0

39.9

25.8

0.0

10.0

20.0

30.0

40.0

50.0

60.0

70.0

80.0

90.0

100.0

Lirina e lëvizjes si e drejtë theemelore

Siguria e dokumenteve

Menaxhimi I kufirit Migrimi illegal Lufta kundër korupcionit dhe

krimit të organizuar

Harmonizimi I ligjeve me Bashkimin Europian

NË VITIN 2012 KOSOVËS I ËSHTË DORËZUAR UDHËRËFYESI PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE, NË CILIN SEGMENT MENDONI SE KOSOVA KA NGECUR APO DUHET TË

KETË MË SHUMË KUJDES

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

153

Pyetja 11: CILAT MUND TË JENË PENGESAT EVENTUALE PËR

ANËTARËSIMIN E KOSOVËS NË MEKANIZMAT NDËRKOMBËTARË?

Pas anketimit, 69.7% e të anketuarve kanë konsideruar se pengesë e anëtarësimit të

Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë kanë qenë procesi i stërzgjatur i bisedimeve me

Serbinë.

Frequency Percent

Procesi i stërzgjatur i bisedimeve me Serbinë (1999-2014)

124 69.7

Moszbatimi i plotë i ligjeve 31 17.4

Mosgatishmëria e plotë për luftimin e dukurive negative

23 12.9

Total 178 100.0

69.7

17.4 12.9

0.0

10.0

20.0

30.0

40.0

50.0

60.0

70.0

80.0

90.0

100.0

Proqesi i stërzgjatur i biseimeve me Serbinë (99-2014)

Moszbatimi i plotë I ligjeve Mosgadishmëria e plotë për luftimin e dukurive negative

CILAT MUND TË JENË PENGESAT EVENTUALE PËR ANËTARËSIMIN E KOSOVËS NË MEKANIZMAT NDËRKOMBËTAR

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

154

Pyetja 12: BRENDA CILËS PERIUDHË MENDONI QË PLANI I VEPRIMIT

I PARTNERITETIT EVROPIAN (PVPE) DUHET TË PLOTËSOJË KËTO

KRITERE?

Plotësimi i kritereve politike, ekonomike dhe standardeve evropiane i ndarë në vite

(1-2 dhe 3-4) e paraqesim përmes grafikut si në vijim:

1-2 vite 3-4 vite

Kriteri Politik 20 80

Kriteri Ekonomik 63.5 36.5

Standardet Evropiane

40.4 59.6

20

63.5

40.4

80

36.5

59.6

Kriteri Politik Kriteri Ekonomik Standardet Europiane

BRENDA CILES PERIUDHË MENDONI QË PLANI I VEPRIMIT I PARTNERITETIT EUROPIAN (PVPE) DUHET TË PLOTËSOJË KËTO KRITERE

1-2 Vite 3-4 Vite

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

155

Pyetja 13: VLERËSONI SE SA JANË KRIJUAR KUSHTET NË VENDIN

TONË PËR INVESTIME TË HUAJA DIREKTE (IHD)

Sa i përket pyetjes mbi Investimet e Huaja Direkte (IHD) në Kosovë, si promotor të

zhvillimit ekonomik në vend, si dhe mundësive për hapjen e vendeve të reja të punës, 38.2%

e të të anketuarve vlerësojnë se ka mundur të bëhet më shumë në këtë fushë, 29.2% shprehen

pesimistë (aspak), 13.5% thonë “mesatarisht”, 11.8% përgjigjen me “pak” dhe vetëm 7.3% e

tyre mendojnë se janë “shume” dhe thonë se janë krijuar kushtet për IHD. Prandaj, një

përgjigje e tillë bën të mendojmë shumë në këtë drejtim, si çështje thelbësore dhe jetike për

zhvillimin ekonomik në përgjithësi. Prandaj, edhe raporti ndërmjet import-eksportit është aq i

madh, gjë që është paraqitur te kapitulli i tretë.

Frequency Percent

Shumë 13 7.3

Ka mundur më shumë 68 38.2

Mesatarisht 24 13.5

Pak 21 11.8

Aspak 52 29.2

Total 178 100.0

7.3

38.2

13.5 11.8

29.2

0.0

10.0

20.0

30.0

40.0

50.0

60.0

70.0

80.0

90.0

100.0

Shumë Ka mundur më shumë

Mesatarisht Pak Aspak

VLERËSONI SE SA JANË KRIJUAR KUSHTET NË VENDIN TONË, PËR INVESTIME TE HUAJA DIREKTE (IHD)

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

156

Pyetja 14: A MENDONI SE BURIMET NJERËZORE NË INSTITUCIONET

PUBLIKE JANË PROFESIONALE APO ADEKUATE PËR DETYRAT TË CILAT I

USHTROJNË?

Për anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë është i rëndësishëm edhe

sektori i Burimeve Njerëzore, prandaj është parashtruar pyetja dhe është marrë opinioni se a

janë profesionalë dhe adekuat personat në detyrat që i ushtrojnë. Prej të anketuarve, 47.8%

mendojnë se “JO” dhe 40.4% mendojnë se “PO”, ndërsa 11.8% me përgjigje NUK E DI.

Frequency Percent

Po 72 40.4

Jo 85 47.8

Nuk e di 21 11.8

Total 178 100.0

40.4

47.8

11.8

0.0

10.0

20.0

30.0

40.0

50.0

60.0

70.0

80.0

90.0

100.0

Po Jo Nuk e di

A MENDONI SE BURIMET NJERËZORE NË INSTITUCIONET PUBLIKE JANË PROFESIONAL APO ADEKUATE PËR DETYRAT TË CILAT I USHTROJNË

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

157

Pyetja 15: PSE MENDONI SE RESURSET NJERËZORE NË

INSTITUCIONET PUBLIKE NUK JANË ADEKUAT NË DETYRAT TË CILAT I

USHTROJNË?

Pyetja e 15 lidhet me atë paraprake (14), për të cilën 41.6% e të anketuarve mendojnë

se rekrutimi në Administratën Publike (në shumë pozita) dhe sistemimi i personave bëhet

përmes vijave politike, 34.8% me familjarizim dhe 17.4% me grupeve klanore, prandaj

dëshira e të anketuarve është që të angazhohen kuadrot profesionale, në mënyrë që Integrimi

të përshpejtohet.

Frequency Percent

Rekrutimi dhe sistemimi në vija partiake

74 41.6

Nepotizmi (familjarizim) 62 34.8

Klanor 31 17.4

Tjetër 11 6.2

Total 178 100.0

41.6 34.8

17.4

6.2

0.0

10.0

20.0

30.0

40.0

50.0

60.0

70.0

80.0

90.0

100.0

Rekrutimi dhe sistemimi në vija partiake

Nepotizmi (familjarizmi) Klanor Tjetër

PSE MENDONI SE RESURSET NJERËZORE NË INSTITUCIONET PUBLIKE NUK JANË ADEKUAT NË DETYRAT TË CILAT I USHTROJNË

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

158

PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

159

Përfundime

Njerëzit, qytetarët, në përgjithësi, organizohen në bashkëpunim me njëri-tjetrin për t’i

realizuar interesat e tyre të ndryshme, interesat e grupit, të shoqërisë, të shtetit etj.

Organizimet janë të rëndësishme në çdo aspekt, e veçanërisht në politikë dhe në ekonomi.

Kur e vrojtojmë me kursin analitik dhe studiues organizimin e grupeve, të shoqërive, të

shteteve etj., shohim se sa shumë këto “organizime” janë të lidhura me sistemin e interesave

të ndryshme. Mund të konstatojmë pa hamendje se problemi themelor i politikës qëndron te

fakti se sa politika është dobiprurëse dhe se sa mundëson ajo zgjidhjen e problemeve, sa

ndihmon në realizimin e interesave etj. Organizatat, partitë, grupet e interesit etj., si edhe

segmentet e tjera të organizuara shoqërore e shtetërore, i identifikojmë dhe i njohim që prej

periudhës së antikitetit.

Zhvillimet dhe organizimet shoqërore dhe shtetërore, historikisht kanë kaluar nëpër

etapa të ndryshme historike. Pashmangshëm kanë kaluar edhe nëpër gjendje organizative

politike, nëpër sisteme juridike e shtetërore, ekonomike etj. Konform me studimin që e kemi

bërë dhe me tematikën e lëndës së trajtuar, jemi fokusuar kryesisht rreth sistemit demokratik,

meqenëse ky sistem është jashtëzakonisht me interes për temën e studiuar, por edhe për

aktualitetin kosovar dhe evropian e më gjerë.

Ritheksojmë faktin se demokracia si një sistem politik, zë fill qysh në antikitetin e

lashtë dhe që prej atëherë mbetet pjesa qenësore e mendimit, e lëvizjes, e zhvillimit të

papenguar shoqëror dhe shtetëror. Përparësia e demokracisë është se ajo lejon lirinë e

zhvillimit, duke qenë pjesë qenësore e njeriut, i cili nuk lejon të sundohet nga prizmi totalitar,

diktatura dhe format e tjera të shfrytëzimit. Demokracia e ndihmon dhe e zhvillon mirëqenien

e njeriut, i shërben njohjes dhe kultivimit të të drejtave të njeriut, respektimit të ligjit etj.

Demokracia ka kaluar nëpër rrjedha historike dhe politike. Demokracia bashkëkohore

sot është pjesë e qenësishme e organizimit civil, politik, partiak etj. Organizimi politik, me

premisa dhe elemente demokratike në Kosovë, ka filluar kryesisht në vitet e 90-ta të shekullit

të kaluar. Shqiptarët, përfshirë edhe Kosova, ishin për kohë të gjatë pjesë e sistemit apo

kampit komunist, i cili zotëroi Evropën Lindore përgjatë gjithë gjysmës së dytë të shek. XX.

Rreth dhjetë vjet të fundit të shekullit XX, komunizmi si ideologji politike dhe shtetërore u

shkatërrua dhe me dhjetëra shtete braktisën këtë sistem.

Që nga përfundimi i dy luftërave botërore, në Evropë janë bërë përpjekje të

komunitetit ndërkombëtar për të krijuar më shumë stabilitet, paqe dhe për të ngritur struktura

të sigurimit kolektiv në promovimin dhe ruajtjen e paqes dhe të ekonomisë botërore dhe

stabilitetit ndërkombëtar. Prandaj, ardhja e frymës së demokracisë në Ballkan, u dha mundësi

dhe shans historik shqiptarëve, dhe në këtë mënyrë edhe qytetarëve të Kosovës në vitet e 90-

ta, që të organizohen dhe t’i promovojnë vlerat demokratike. Në fund të shekullit XX, në

Shqipëri dhe në Kosovë u themeluan shumë organizata, shoqata dhe parti, kryesisht me prirje

dhe programe demokratike.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

160

Nisur nga aspekti historik, Kosova ka kaluar nëpër faza të vështira e tragjike. Populli

shqiptar i Kosovës u desh që të hyjë në luftë çlirimtare dhe me ndihmën e faktorit

ndërkombëtar u çlirua nga Serbia, më 1999. Kosova ka kaluar nëpër një periudhë të

administrimit ndërkombëtar deri në shkurt të vitit 2008, dhe pas kësaj periudhe ka filluar me

intensitet fazën e ndërtimit praktik të shtetësisë.

Kosova, ka përqafuar një sistem parlamentar demokratik. Prandaj, rëndësia e ndarjes

së pushteteve qëndron në krijimin e një sistemi të kontrolluar dhe të ekuilibruar. Nëpërmjet

këtij sistemi politik dhe parlamentar, pushtetet e pavarura janë vendosur në tri degë në lidhje

me qeverisjen, duke krijuar kështu një sistem, nëpërmjet të cilit secili ushtron pushtetin e

kontrollit mbi tjetrin. Ekzekutivi ka në përgjithësi kompetencën për të rishikuar

legjislacionin, për të sugjeruar ndryshime në legjislacion dhe për të vendosur veton mbi të,

nëse e gjykon të papërshtatshëm. Organ i pushteti ekzekutiv i Republikës së Kosovës është

Qeveria, që zbaton ligjet e miratuara nga Kuvendi dhe për punën e tij i përgjigjet kuvendit.

Një shtet demokratik, si në planin e brendshëm, ashtu edhe atë të jashtë, obligohet që

t’i zbatojë normat dhe ligjet me përmbajtje substanciale demokratike. Pra, në sistemin

demokratik ka gjithnjë detyrime dhe përgjegjësi publike-demokratike.

Të drejtat dhe liritë e njeriut: Janë kriter dhe masë themelore për pozitën dhe rolin e

njeriut dhe të qytetarit në shoqëri. Të gjithë njerëzit lindin të barabartë, prandaj mjafton ky

fakt që të respektohen liritë e njeriut, pa dallime etnike, racore, fetare etj., nga njëra anë, dhe

të bëhet demokratizimi i regjimit (sistemit), nga ana tjetër. Korpusi i të drejtave është tërësi e

instrumenteve dhe mjeteve për realizim, por edhe për kufizimin e pushtetit dhe pengimin e

keqpërdorimit në këtë drejtim. Të drejtat janë akt i shkallës së caktuar të zhvillimit të

civilizimit njerëzor, si dhe fryt i kuptimit human dhe juridik të botës dhe jetës. Dimensioni

teorik i të drejtave dhe i lirive të njeriut është ngushtë i lidhur me teorinë për të drejtën

natyrore, me dukurinë e kushtetutës si dokument i shkruar dhe me ndërtimin e rregullimit të

vetëm ndërkombëtar konstitucional.

E drejta për jetën është një nga liritë themelore njerëzore, fondament i zhvillimit të

qenies së njeriut. Lufta për të drejtat më elementare (e drejta për jetë), është e lashtë dhe

sfiduese, pa e humbur asnjëherë rëndësinë. Në periudhën skllavopronare, në atë të

feudalizmit, kjo luftë e vazhdueshme ka qenë e ashpër – për vdekje. Revolucioni borgjez

akceptoi funksione „atraktive“ të të drejtave dhe lirive të njeriut. Nën ndikimin e të drejtës

natyrore, politikanë, filozofë, juristë, për shekuj me radhë u angazhuan në respektimin dhe

zhvillimin e të drejtave njerëzore. Spinoza, Groci, Vollf, Ruso, Monteskie etj., trajtuan në

studimet e tyre liritë dhe të drejtat e njeriut. Ligji i Perëndisë (ligji hyjnor), konsiderohet si

më i respektuari nga secili njeri, dhe sipas këtij ligji, secili ka të drejtë në jetë dhe në liri.

Nga koncepti i lashtë–historik i politikave dhe regjimeve, shtetet dhe regjimet kanë

mundur të silleshin si të donin me shtetasit e tyre. Sot, të drejtat dhe liritë e njeriut janë

rregulluar me norma dhe ligje, me deklarata dhe dokumente kushtetuese, si dhe me akte të

larta juridike – shtetërore të karakterit ndërkombëtar.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

161

Demokracia dhe sundimi i ligjit: Ky është një standard i atillë, që duhet zhvilluar

dhe forcuar. Është e rëndësishme të theksohet se sipas këtij kriteri, kërkohet që të

promovohen proceset demokratike në shoqëri, si dhe hartimi i ligjeve konform standardeve

demokratike. Në pikëpamjen e demokracisë moderne, mbrojtës i të gjithave është norma e

shtetit juridik, e cila duhet të mbrohet në mënyrë të posaçme përmes kushtetutshmërisë dhe

gjyqësorit të pavarur.

Promovimi i shoqërisë së lirë: organizimi civil, partiak, liria e medies etj. Partitë

politike dhe grupet e ndryshme të interesit përbëjnë dy llojet standarde të organizatave

politike, të cilat brenda strukturës institucionale të formimit të vullnetit dhe të vendimeve

perceptojnë shansin dhe funksionet e përfaqësimit të interesave. Andaj, për t’u njoftuar në

mënyrë sa më cilësore me veprimin e partive politike në një shoqëri, nuk mjafton të shihen

vetëm forma e sistemit politik, por po aq e rëndësishme është të dihet numri dhe natyra e

partive politike, si dhe raportet që krijohen midis tyre gjatë veprimit

Të drejtat e qytetarëve: Popujt dhe komunitetet e ndryshme dallohen për nga

identiteti, gjuha, kultura etj. Kultura konsiderohet si tërësi e arritjeve të një populli apo

komuniteti dhe gjithë njerëzimit, në fushën e prodhimit dhe në zhvillimin shoqëror e socio-

kulturor. Kultura si fushë e rëndësishme e etnosit dhe traditave të ndryshme mund të ndahet

sipas kohës, vendit dhe grupimeve. Me kulturë globale kuptojmë tërësinë e zhvillimit të

njerëzimit. Me kulturë kombëtare kuptohet ndarja sipas grupimit të njerëzimit. Me paraqitjen

kombëtare, si një shkallë më e lartë e zhvillimit të një entiteti, nënkuptojmë shkallën e

zhvillimi socio-shoqëror e kombëtar.

Qytetarët dhe komunitetet e ndryshme të Kosovës, me një shumicë të theksuar të

nacionalitetit shqiptar, zhvillohen lirshëm në fushën etno-kulturore dhe të identitetit, duke

synuar që këtë fushë ta trajtojë me kujdes, por edhe ta zhvillojë si pjesë të identitetit dhe të

traditës së etnosit dhe eposit, të gjuhës, muzikës etj. Ndikimi i arsimit dhe i edukimit në jetën

e qytetarëve kundrohet në aspekte dhe këndvështrime të shumta. Edukimi dhe arsimimi janë e

drejtë elementare dhe krijojnë perspektivën e ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për të marrë

pjesë në vazhdimësi në procesin e shkollimit dhe të edukimit, proces ky që është i lashtë dhe

paraqet përpjekjen e përhershme të njeriut për t’u edukuar dhe emancipuar. Në jetën tonë të

përditshme si nxënës, si mësues, prindër apo edhe edukatorë ndeshim me nevojën dhe

synimin për t’i arritur majat e diturisë. Edukimi dhe arsimimi janë vlera institucionale dhe

shoqërore të çdo populli dhe komuniteti.

Si pjesë e zhvillimit, Kosova është orientuar me përkushtim në nevojën e anëtarësimit

dhe të integrimit në mekanizmat ndërkombëtarë, si dhe në organizatat e ndryshme

ndërkombëtare. Në kontekst të kësaj nevoje, analizimi, hulumtimi dhe studimi i fushës

integruese të Republikës së Kosovës (si njëri ndër shtetet më të reja në botë), në mekanizmat

ndërkombëtarë, më ka shtyrë që të fokusohem në procesin e integrimit në Bashkimin

Evropian. Integrimi i Kosovës në BE është një nga çështjet me prioritet të veçantë për arsye

të shumta, përfshirë hyrjen e Kosovës në bashkësinë e popujve dhe shteteve të integruara në

kontinentin tonë, partneritetin e bashkëpunimit dhe të interesit ekonomik, sferën e sigurisë

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

162

etj. Integrimi i Kosovës në BE, jo vetëm që ndihmon zhvillimin e shumanshëm të saj, por

edhe siguron lirinë e qarkullimit të njerëzve, mallrave etj.

Populli i Kosovës ka qenë përgjatë këtyre viteve, sidomos pas shpalljes së pavarësisë

më 2008, i përkushtuar me përgjegjësi të madhe në angazhimin kundrejt punës dhe progresit

të thelluar në rrugën drejt BE-së, duke i identifikuar kushtet dhe mundësitë e tij për veprim

dhe ndryshim në çdo segment. Nisur nga kërkesat dhe nevojat në rrugën e vështirë, por

strategjike, siç është rruga e integrimit evropian, janë vendosur shumë prioritete nëpër të cilat

duhet të strukturohen dhe të kanalizohen detyrat dhe përkushtimet e shoqërisë dhe shtetit të

Kosovës, ndër to përfshihet: Lëvizja e lirë e qytetarëve, vendosja e një komunikimi me

faktorët brenda dhe jashtë institucioneve vendore, forcimi i bashkëpunimit me shoqërinë

civile, integrimi ekonomik, koordinimi efektiv i donatorëve etj. Në këtë drejtim, Ministria për

Integrime mbulon: Përgatitjen dhe monitorimin e dokumenteve strategjike për përparim në

implementimin e kritereve dhe obligimeve që dalin nga procesi i integrimit.

Kosova ka krijuar kornizën e bashkëpunimit-partneritetit më Bashkimin Evropian.

Duke qenë e involvuar në Mekanizmin Përcjellës të Stabilizim-Asocimit, detyrimisht ka një

plan për plotësimin e kritereve të kërkuara nga Bashkimi Evropian, të cilat kanë për objektiv

reformat e ndryshme politike, ekonomike dhe institucionale. Çështja e përgatitjes dhe hyrjes

së Kosovës në BE janë prioritet i veçantë institucional dhe qeverisës. Prandaj mund të

konstatojmë se lidershipi politik dhe qeverisës në Kosovë ka qenë në vazhdimësi i

përkushtuar që vendi të përafrohet sa më shumë me politikat e BE-së, si dhe t’u përshtatet

standardeve zhvillimore të BE-së, për një të ardhme të sigurt të ndërtimit të rrugës së

Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë institucion, padyshim tejet me interes. Nisur nga ky

vizion praktik, por edhe nga trysnia e faktorëve të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë,

Qeveria e kryeministrit Hashim Thaçi themelon në prill të vitit 2010, Ministrinë për

Integrime Evropiane. Me këtë akt, padyshim u shënua hapi më i rëndësishëm dhe më

dëshmues i Kosovës në rrugën e pakthyeshëm të saj drejt integrimit evropian.

Integrimi i Kosovës në BE konsiderohet të jetë paraprakisht nxitësi kryesor për

vazhdimin e demokratizimit të vendit, sundimit të ligjit, qasjes së vazhdueshme të reformave

ligjore, ndërtimit dhe transformimit të shumanshëm ekonomik dhe social në ngritjen e

kapaciteteve të zhvillimit ekonomik dhe industrial. Sa më tepër që ndodh përafrimi me

politikat dhe standardet e BE-së, kjo qasje apo ky dimension i ndërtimit të shtetit ligjor bëhet

imperativ shoqëror dhe shtetëror. Prandaj, edhe nevoja për të adaptuar politika përkatëse, të

qëndrueshme dhe standarde, të cilat do ta intensifikojnë procesin e përshpejtimit të rrugës së

integrimit të Kosovës në BE, si çështje parësore dhe e domosdoshme e vendit.

Bashkimi Evropian nuk është vetëm një mundësi e jashtëzakonshme prosperiteti, një

mundësi më shumë për punë, për një jetë më dinjitoze, për liri lëvizjeje të lirë dhe siguri, por

edhe një hapësirë ku mbretëron zhvillimi harmonik dhe niveli i lartë i mirëqenies dhe i

perspektivës. Anëtarësimi në BE është pikësynim edhe i shqiptarëve, pra edhe i kosovarëve,

sepse anëtarësimi në këtë organizatë krijon mundësi të mira zhvillimi dhe perspektive.

Hapësira evropiane, veç zhvillimi politik dhe ekonomik, sjellë mundësinë e zhvillimit të

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

163

shtetit të së drejtës që ka arritur një shkallë të lartë, ku ndarja e pushteteve dhe pavarësia e

gjyqësorit janë fakt dhe ligji është i barabartë për të gjithë.

Kompaktësia politike dhe gjeografike e BE-së përfshinë një mori vendesh evropiane,

me një treg konsumatorësh prej mbi 500 milionë banorësh. Tashmë disa vende ballkanike

janë integruar në BE, mirëpo mbeten disa të tjera të Ballkanit Perëndimor, ku hyn edhe

Kosova, që ende nuk janë anëtarësuar. Kosova dhe integrimi i saj në BE ka para vetes një

rrugë të vështirë, por edhe kësaj radhe do ia dalë mbanë, kur krahasojmë rrugët e vështira që

ajo ka kaluar.

BE ka një strukturë goxha unike nga pikëpamja e sistemit politik, si dhe një strukturë

normash dhe vlerash, të cilat i japin kësaj organizate një shkëlqim bashkëveprimi dhe

unifikimi të heterogjentitetit etnik dhe gjeografik. Të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti

ligjor, për BE-në janë vlera themelore. Sipas ndërtimit themelor të funksionimit, BE-ja

kërkon të sigurojë që të gjitha të drejtat e njeriut, qofshin ato civile, politike, ekonomike,

sociale apo kulturore, të cilat duhet të respektohen kudo, siç përcaktohet në Deklaratën

Universale të të Drejtave të Njeriut dhe të riafirmuara nga Konferenca Botërore për të Drejtat

e Njeriut e vitit 1993.

Bashkimi Evropian që prej themelimit ka kaluar të gjitha fazat themelore të

organizimit dhe të bashkëpunimit rajonal, duke pasur si bazë, fillimisht bashkëpunimin

ekonomik dhe pastaj edhe bashkëpunimin politik, industrial, të sigurisë etj.

Bashkimi Evropian si një organizatë ndërkombëtare, ka arritur t’i shuajë armiqësitë e

mëdha historike evropiane, sidomos pas rrënimit të paparë moral, njerëzor dhe ekonomik që

solli për Evropën Lufta e Dytë Botërore. Gjithashtu, Bashkimi Evropian arrit t’i zhvillojë dhe

t’i avancojë polet e ndara politike evropiane, t’i unifikojë ato, duke i nxjerrë në sipërfaqe dhe

duke i gjeneruar dhe rigjeneruar kryesisht interesat ekonomike të shteteve milionëshe

evropiane. Diplomacia evropiane, e udhëhequr nga Parisi, Boni, Roma etj., u tregua

jashtëzakonisht efikase dhe cilësore në projektin për themelimin dhe funksionalizimin e

organizatës së quajtur Bashkimi Evropian. Personaliteti i Robert Shumanit, për shembull,

shkëlqeu nga rezonimi politik dhe diplomatik.

Bashkimi Evropian ka zhvilluar dhe standardizuar katër parimet bazë universale:

qarkullimin e lirë të njerëzve, të mallrave, të fuqisë punëtore dhe të kapitalit.

BE-ja dëshiron të promovojë vlerat humanitare dhe progresive, si dhe të sigurojë se

njerëzit do të kenë dobi dhe nuk do të jenë viktima të ndryshimeve të mëdha globale, të cilat

janë duke ndodhur. Nevojat e njerëzve nuk mund të plotësohen thjesht vetëm me fuqitë e

tregut ose me aktivitetet unilaterale të shteteve individuale. BE-ja mishërohet me mendimin

që përkrah shumica e qytetarëve të vet lidhur me njerëzimin dhe modelin e shoqërisë.

Evropianët duan fort trashëgiminë e tyre të pasur të vlerave, ku përfshihet edhe besimi në të

drejtat e njeriut, solidariteti social, ndërmarrjet e lira, distribuimi i drejtë i fryteve të zhvillimit

ekonomik, e drejta për të pasur ambient të mbrojtur, respektimi i diversitetit kulturor,

linguistik dhe fetar dhe një përzierje e harmonishme e traditës dhe progresit. Karta e të

Drejtave Fondamentale e Bashkimit Evropian u shpall në Nicë, në dhjetor të vitit 2000. Kjo

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

164

Kartë tani ekziston edhe ligjërisht, falë Traktatit të Lisbonës, i cili hyri në fuqi më 1 dhjetor

2009. Karta parashikon të gjitha të drejtat që janë njohur deri më sot nga shtetet anëtare të

BE-së dhe qytetarët e tyre.

Përafrimi dhe avancimi i marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të

Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, është shumë me rëndësi, bazuar në qëllimin

final të këtyre vendeve për integrim në BE. Agjenda e zgjerimit evropian siguron mbështetje

në reformat institucionale, mbështetje financiare, reformë ekonomike, liberalizim të tregut,

por dhe mbështetje në konsolidimin e demokracisë dhe legjislacionit konform standardeve

evropiane. Mund të konstatojmë se disa nga aspektet ose mekanizmat kryesorë të

bashkëpunimit dhe të ndërlidhjes me Kosovën, tashmë janë faktike: Mekanizmi përcjellës i

stabilizim-asocimit 2002 – si instrument që involvon Kosovën në rrugën evropiane edhe para

definimit të statusit të saj final; Samiti i Selanikut 2003 – ku rikonfirmohet përkushtimi i

Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor, duke i premtuar këtij rajoni perspektivë

evropiane; Partneriteti Evropian është gjithashtu një instrument i rëndësishëm i BE-së, në

zbatimin e detyrave dhe kërkesave që dalin nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës. Raporti

vjetor i progresit - një mekanizëm përmes të cilit rishikohet puna dhe progresi i institucioneve

të Kosovës.

Konsiderohet se reformat konform standardeve të Bashkimit Evropian janë një nga

masat efektive për shpejtimin dhe kalimin me sukses të procesit të tranzicionit dhe,

njëkohësisht, avancimin në procesin e integrimit evropian. Këto objektiva konsistojnë me

planin e aksionit të Partneritetit Evropian, por edhe me kriteret e Kopenhagës për integrim në

BE.

Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Tregtisë duhet që të vendosë

bashkëpunim me organizata rajonale dhe ndërkombëtare, të orientuara në promovimin e

eksportit. Ekonomia është dhe do të jetë shtyllë e rëndësishme për funksionimin e rendit të ri,

duke i përfillur liberalizimet e nevojshme, funksionimin e tregut të lirë, me qëllim të

dominimit të ekonomisë së tregut. Biznesi ndikon në rritjen ekonomike. Rritja dhe zhvillimi i

bizneseve në ekonominë e tregut, nxit rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe

zhvillimin e tërë shoqërisë.

- Rritja e bizneseve, si rrjedhojë edhe rritja e ekonomisë, ka ndikim mbi përmirësimin

e mirëqenies së njerëzve (standardit jetësor), zvogëlimin e shpenzimeve të prodhimit,

zmadhimin e eksportit, përforcimin e aftësisë konkurruese të ekonomisë etj.

- Rritja e ekonomisë matet përmes Prodhimit Vendor Bruto (PVB), i cili është matësi

i vlerës së aktivitetit ekonomik në vend.

- Prodhimi Vendor Bruto paraqet vlerën e përgjithshme të tregut të të gjitha të mirave

dhe shërbimeve të bëra në vend, të matura me një mesatare për një periudhë njëvjeçare.

Kosova, e dalë nga lufta, pati shumë probleme rreth rindërtimit dhe zhvillimit të

ekonomisë së saj. Sepse, shume biznese u shkatërruan nga pasojat e luftës, ndërmarrjet

shoqërore pësuan ndryshime, duke iu përshtatur vendeve të rajonit (nevojë e kohës), me

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

165

aplikimin e procesit të privatizimit etj. Sot Kosova, në raport me periudhën e pasluftës, ka

një pozitë më të mirë, për të krijuar një zhvillim ekonomik.

Stabiliteti makroekonomik, si dhe ritmi i reformës së përgjithshme të tregut, krijimi i

një shteti ligjor dhe institucioneve efektive që mbështesin aktivitetet tregtare, sidomos një

sistem i përshtatshëm bankar, kredia për kapitalin që përdoret dhe për tregti, janë vendimtare

për zvogëlimin e pengesave të ofertës dhe për rritjen e eksporteve. Nëse nuk bëhen përparime

në këto fusha, vetëm reformat e politikave tregtare apo forcimi i institucioneve që kanë lidhje

me tregtinë, nuk do të jenë të mjaftueshme për arritjen e objektivit të integrimit afatgjatë të

Kosovës në ekonominë rajonale dhe globale.

Tregtia ndërkombëtare është rrjedhim i ndërvarësisë ekonomike midis vendeve të

ndryshme. Ajo është një degë e veçantë e ekonomisë dhe si e tillë merret me studimin e

problemit të përhershëm ekonomik si: shpërndarja efiçiente e burimeve ekonomike (me fjalë

të tjera, të faktorëve të prodhimit përfshirë këtu burimet natyrore, burimet njerëzore, si dhe

kapitalin human dhe teknologjinë), të kufizuara në nevojat dhe dëshirat, parë nga

këndvështrimi i ekonomisë botërore. Tregtia ndërkombëtare, përmes këmbimeve tregtare të

mallrave, shërbimeve apo vetë burimeve ekonomike mundëson shpërndarjen e këtyre

burimeve të kufizuara ndërmjet vendeve. Tregtia ndërkombëtare, shkëmbimet tregtare të

mallrave dhe shërbimeve ndërmjet vendeve, realizohen me ndihmën e parasë. Ajo realizohet

kryesisht në monedhat e ekonomive të mëdha që janë pranuar gjerësisht si mjete

ndërkombëtare pagesash, ose në metale të çmuara.

Liberalizimi i tregut është esencial në ndërtimin e një ekonomie të hapur dhe për

forcimin e konkurrencës së ekonomisë vendore, për t’u përballur me importin në tregun

vendor dhe për të përmirësuar performansën e eksportuesve. Sipas teorisë së përparësive

krahasuese, kombet mund të gëzojnë përfitimet e tregtisë së lirë, nëse ato përcaktohen për

prodhimin e atyre mallrave me të cilat kanë përparësi krahasuese, si dhe këmbejnë një pjesë

të tyre për mallrat e prodhuara nga vendet e tjera. Ndër problemet e tjera që i shqetësojnë

vendet në zhvillim janë edhe tregjet e paqëndrueshme të eksportit, kushtet e përkeqësuar

tregtare dhe qasja e kufizuar në tregjet e vendeve të industrializuara. Përderisa ekonomitë e

tjera të tranzicionit e kanë realizuar liberalizimin tregtar në kuadër të reformave ekonomike të

përgjithshme, në Kosovë kjo është bërë jashtë kontekstit të një strategjie të qëndrueshme të

tranzicionit dhe rindërtimit ekonomik, nën presionin e nevojave emergjente të rindërtimit dhe

kolapsit të sektorit prodhues në gjendjen e menjëhershme të pasluftës.

Marrëveshjet e Tregtisë se Lirë (MTL) shërbejnë për një plotësim më të mirë të

nevojave të tregut, veçanërisht për mallrat dhe shërbimet që mungojnë në vend, që kanë

influencë në uljen e çmimeve dhe që çojnë në rritje të konkurrencës ekonomike, që japin

nxitje të përmirësimeve teknologjike të prodhimit vendas për të qenë konkurrent në tregun e

hapur, që çojnë në ulje të kontrabandës, që kanë influencë reciproke midis tregjeve në kushtet

e ndryshme të trajtimit tarifor, që japin nxitje të prodhimit për eksport dhe që për rrjedhojë

kanë rritjen e eksportit. Po ashtu, Kosova pas lufte bëri marrëveshjen e parë të Tregtisë se

Lirë me Republikën e Shqipërisë dhe vazhdoi edhe me shumë shtete të tjera, duke respektuar

standardet për MTL, të cilat janë të njohura edhe për CEFTA.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

166

Rekomandime

Bashkimi Evropian nuk është tashmë vetëm një ëndërr e dikurshme e popujve dhe

komuniteteve evropiane, por një “shtëpi reale” brenda së cilës miliona e miliona qytetarë

evropianë, pa dallime etnike, fetare, kulturore, racore etj., kanë pranuar të jetojnë të bashkuar

dhe në harmoni politike dhe demokratike me njeri-tjetrin, duke i konsoliduar jo vetëm idetë

dhe vizionet, por edhe interesat personale dhe kolektive shoqërore e shtetërore. Aspiratat e

shqiptarëve, pra edhe të Kosovës, janë të orientuara në drejtim të hyrjes në BE, dhe këto

aspirata duhet të bashkërendohen e të ndërtohen në këtë drejtim.

Bashkimi Evropian është një organizatë që posedon vizione të fuqishme, politika dhe

mekanizma për t’i zhvilluar e përparuar vizionet e veta. Ekspansioni i mirëqenies ekonomike,

legjislacioni modern dhe i sigurisë kolektive-qytetare, kanë shndërruar Bashkimin Evropian

në një hapësirë të sigurt të paqes, si dhe të realizimit të nevojave individuale, familjare,

grupore, partiake, administrative, ekonomike, industriale etj.

Bashkimi Evropian është shndërruar sot në një institucion super-nacional jo vetëm

tërheqës për komunitetet dhe shtetet e tjera, por edhe si një institucion i nevojshëm jetik.

Bashkimi Evropian, mbi të gjitha, është një organizatë superiore, ku shoqëritë dhe

kombet e ndryshme evropiane, qytetarët pa dallim, kanë interes jetik për veten e tyre, që të

jenë brenda kupolës së këtij institucioni. Në këtë kontekst, interes të këtillë kundrejt BE-së

kanë edhe shqiptarët në përgjithësi, si dhe Kosova si entitet shtetëror, në veçanti, duke pasur

për bazë edhe më shumë rrethana të djeshme dhe të sotme, si dhe faktin se bëhet fjalë për një

shtet të ri, të cilin ende e rrethojnë problemet e pazgjidhura, siç janë problemet me Serbinë.

Jo rastësisht, qytetarët e Kosovës pothuajse të gjithë, përjashtuar minoritarët serbë, e duan

BE-në apo integrimin në BE, pothuajse në mënyrë plebishitare.

Interesi i shqiptarëve, si të atyre të Shqipërisë, po ashtu edhe të Kosovës, është

anëtarësimi në BE. Kemi shpjeguar dhe analizuar më lartë, qoftë interesin dhe qoftë

prioritetet në këtë drejtim. Dy shtete shqiptare në BE, nuk e konvergjojnë njëra-tjetrën,

përkundrazi, krijojnë rrethana dhe lehtësime të natyrshme edhe më të mëdha: etnike, politike,

kulturore, ekonomike etj., në përafrimin më të fuqishëm me njeri-tjetrin. Prandaj, është

parësore për të dy shtetet, vazhdimi me përkushtim i kësaj rruge.

Pavarësisht faktit që BE, me gjasë, do ta “ngrijë” procesin e zgjerimit për pesë vitet e

ardhshme, Republika e Kosovës nuk duhet ta ndalë angazhimin dhe presionin për t’u

anëtarësuar në BE, duke pasur si parakushte (ndryshe ta zëmë nga Serbia, Maqedonia etj.),

përvojën e prezencës ndërkombëtare në Kosovë (UNMIK, KFOR, EULEX), përdorimin e

valutës euro etj.

Në kontekst të integrimeve të Kosovës në mekanizmat dhe organizatat

ndërkombëtare, krahas përgatitjeve për t’u anëtarësuar në BE (meqë pas zgjedhjeve më të reja

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

167

në strukturën më të lartë udhëheqëse të BE-së është hequr posti i Komisionarit për Zgjerim

dhe është vendosur që për pesë vitet e ardhshme BE të mos pranojë në radhët e veta anëtarë të

rinj), Kosova mund t’i orientojë kapacitetet e veta institucionale dhe shtetërore që të

anëtarësohet në NATO.

Prioritetet e institucioneve dhe shtetit të Kosovës:

-Avancimi i Lirisë së Drejtave të Njeriut,

-Avancimi i lirisë dhe demokratizimit të Medies,

-Përfundimi në vijim i Reformës Zgjedhore,

-Vazhdimi i dialogut me Serbinë,

-Lufta e pa kompromis ndaj Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,

-Lufta e pa kompromis ndaj Terrorizmit etj.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

168

Bibliografia

- Kosova dhe kapacitetet e saj për integrim në BE. Përgatiti: Bekim Çollaku.

Botoi: KIPRED (Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave), Shtator,

Prishtinë, 2006

- Gjon Boriçi: Marrëdhëniet ndërkombëtare në vorbullën e diplomacisë, fq. 46.

Botoi ADSH, Tiranë, 2006

- Albanci, Cankarjeva Zalozhba V Ljubljani, Lubjanë, 1984

- Shukri Rrahimi, Vilajeti i Kosovës, Prishtinë, 1989

- Peter Bartl, Shqipëria nga mesjeta deri sot, botues „Drita“, Prizren, 1999

- Dr. Hakif Bajrami, Kosova – Njëzet shekuj të identitetit, botues „ERA“,

Prishtinë, 2001

- Slobodanka Kovaqeviq, Putnik Dajiq, Hronologija Jugoslovenske Krize 1942

– 1993, IES, Beograd, 1994

- Dëbimet e Shqiptarëve dhe Kolonizimi i Kosovës (1877–1995), Instituti i

Historisë së Kosovës, botues QIK, Prishtinë, 1997

- Fehmi Ajvazi, Vite të stuhishme ( Kujtime mbi ngjarjet në Universitet),

Prishtinë 1996

- Dr. Agim Zogaj, Dëshmi për rrugën e lirisë ( Dialog me Naim Malokun),

Botues ZERI, Prishtinë, 2000

- Fehmi Ajvazi: Njohuri Politike dhe Juridike (Përgatitje). Botues URA,

Prishtinë, 2007

- Sartori, Giovanni. Ç’është demokracia. Botues Dituria, Tiranë, 1998.

- Manfred Schmidt, Teoritë e demokracisë, fq.118. Botim Universitar, Tiranë

2012

- Dr. Arsim Bajrami, Teoria dhe Praktika Parlamentare, Ligjëratë e Autorizuar

në Fakultetin Juridik, UP, Prishtinë, 2002

- Dr. Etem Aziri: Partitë politike dhe demokracia. Botoi “Logos-A, Shkup,

2004

- Max Weber : Studime Sociologjike, botoi ”Plejad”, Tiranë, 2005

- Ralf Dahrendorf: Konflikti Shoqëror Modern. Botoi “ Dituria” , Tiranë 1999

- Norberto Bobbio: E djathta dhe e Majta. Botoi ”Arberi” , Tiranë, 1997

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

169

- Goldstein J.G, International Relations. Dituria, Tiranë, 2003

- Hysamedin Ferraj, Shkenca Politike. Tiranë, 2004

- Karl Dojç: Analiza e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Tiranë, 1994

- Dimitar Bajallxhiev: Politologija. Shkup, 2000

Zhanë Hersh, Habia Filozofike, (Libra për një shoqëri të hapur), botues

„Dituria“, Tiranë

- C.Mayer, Lowrence, Politikat Krahasuese. Botues Ora. Tiranë, 2003

- Zhanë Hersh: Habia Filozofike (Libra për një shoqëri të hapur). Botues

Dituria, Tiranë

- Prof. Dr. Zejnullah Gruda, Mbrojtja Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut –

Dokumente II, Universiteti i Prishtinës & KMDLNJ. Prishtinë, 2000

- Dr. Zejnullah Gruda, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Ligjëratë e Autorizuar

në Fakultetin Juridik, UP, Prishtinë.

- Prof.dr. Ilia Kristo: Biznesi ndërkombëtar. Botimi i dytë: Pegi, Tiranë 2004

- Vasilika Kume: Menaxhmenti Strategjik. Tiranë, 1999

- Dr.Zana Koli: Menaxhimi i Burimeve Njerëzore, ITAP ,Tiranë 2005

- M. Galogaza, Tehnoloski Menadjment (2002)

- Gasparovic.V, Teorija rasta i upravlanje rastom preduzeca, Croatia

- M. Galogaza, Tehnoloski menadjment, Croatia (2002)

- Prof.Dr. Mimoza Kasimati: Menaxhimi i Njerëzve. ITAP, Tiranë, 2006

- Gary Dessler: Human Resoures Management, 1997

- Prof.dr. Berim Ramosaj: MENAGEMENT (Menaxhmenti Kreativ &

Lidershipi). Prishtinë, 2006

- S. Marusick: Upravlanje Ludskim Potencijalima. Sarajevë, 2002

- Paskal Fonten: Evropa në 12 leksione. Botim i Zyrës së Bashkimit Evropian

në Kosovë

- Prof.Dr. Eva Hyskaj Tafili: Tranzicioni Politik në Evropën Qendrore dhe

Lindore, Botoi: Shblu. Tiranë, 2008

- Robert Maass/Corbis: Evropa në 12 leksione. Botim i Zyrës së Bashkimit

Evropian në Kosovë

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

170

- Prof . Dr. Skender Berisha: Integrimet Ekonomike Evropiane. Prishtinë, 2005

- Karl Doehring: Allgemeine Staatslehre, Heidelberg: 2000. Ëith reference to

US Supreme Court, Marbury v. Madison

- Dr. Lisen Bashkurti: Evropa, Ballkani dhe Sfidat e Kosovës. Botoi Ger.

Tiranë, 2006

- Dr. Gjon Boriçi: Pushteti&Lidershipi. Botoi ADSH. Tiranë, 2017

Institucione

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës/ Zyra për

Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim

- Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

- Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë

- Qendra Rajonale e Mjedisit për Evropën Qendrore dhe Lindore

- Shoqata e Bashkive të Shqipërisë

- Udhëzues Themelor. I.C.M.A. Uashington

- Oda Ekonomike e Kosovës

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë

- George Soros, “On Globalization”. Botoi Public Affairs Ltd. Oxford, 2002

- Klaus Müller, Artikull: Problemet: pasojat e globalizimit

- Agjencia e Statistikave të Kosovës

Artikuj dhe dokumente

- Prof. dr. Dukagjin Pupovci: Analizë lidhur me nivelin dhe shkallën e

arsimimit në Kosovë. Prishtinë, 2012

- Prof. dr. Konstanca Kasapi, Artikull: Shkollimi dhe edukimi/ 08.11.2013,

Tiranë

- Dr. Mujo Sllatina, Artikull: Edukimi/Arsimimi ndërmjet shekularizmit dhe

Interkulturalizmit, 13.09.2011

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

171

- Njomza Çarkaxhiu, Artikull: Zhvillimi dhe Trajnimi i Resurseve Humane,

TEB Banka. Prishtinë, 2008

- Michel Rocard: Paqe në një kohë ekstremesh (“Peace at a time of extremes”),

Analizë e huazuar nga bota.al. Gazeta online Express, 28.08.2014, Prishtinë

- Komisioni i Komuniteteve Evropiane: Komunikatë e komisionit për

Parlamentin Evropian dhe Këshillin - Ballkani Perëndimor: Përmirësimi i Perspektivës

Evropiane, datë 5 mars 2008 (COM (2008) 127 final)

- William Wade/ Christopher Forsyth: Administrative Law, Oxford: 2004

- Kriteret e Kopenhagës

- Zef Preçi, Analizë: Integrimi evropian në këndvështrimin ekonomik, Tiranë

2013

- Fidan Kosumi dhe Albina Maloku, Analizë: Kosova drejt integrimit në BE e

përballë sfidave ekonomike. Agjencia e Lajmeve Ekonomia, Prishtinë 2014

- Dr. Sci. Fadil Maloku: Globalizimi, çështja e shtetit dhe Kosova

Media/ Internet

- http://appraisals.naukrihub.com/pa-feedback.html

- www.forumishqiptar.com

- http://mf.rks-gov.net/

- http://mti-ks.org/repository/docs/Investors_Guide_2011.pdf

- http://ask.rks-gov.net/

- Gazeta Bota Sot

- Portali Telegrafi/ Prishtinë

- Agjencia e lajmeve Kosovapress/ Prishtinë

- Gazeta online Express/ Prishtinë

- Portali Indexonline

- www.dadalos.de

- http://appraisals.naukrihub.com/pa-feedback.html

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

172

ANEKSI

Eksporti - importi në Kosovë në raport me 28 vendet e BE-së 2005-2014 në promilë

Vitet

Gjithsej eksport

28 vendet e BE-së

Gjithsej import

28 vendet e BE-së

2005 56,283 22,739 1,157,492 464,083

2006 110,774 43,455 1,305,879 482,351

2007 165,112 71,208 1,576,186 611,886

2008 198,463 94,767 1,928,236 751,967

2009 165,328 73,425 1,935,541 814,413

2010 295,957 134,555 2,157,725 884,318

2011 319,165 139,440 2,492,348 1,010,619

2012 276,100 109,782 2,507,609 1,050,151

2013 293,842 118,422 2,449,064 1,083,163

2014 324,543 98,086 2,538,337 1,080,968

* Njësi (000€)

Burimi: Regjistrimi i Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, REKOS 2011

95

.4

92

.2

90

.5

90

.7

92

.1

87

.9

88

.6

90

.1

89

.3

88

.7

4.6

7.8

9.5

9.3

7.9

12

.1

11

.4

9.9

10

.7

11

.3

0

20

40

60

80

100

2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014

Importi - Eksporti në Kosovë 2005-2014

Import Export

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

173

Eksporti sipas vendeve në vlerë 2005-2014

22005

22006

22007

22008

22009

22010

22011

22012

22013

22014

28 vendet e BE-së 5

6,283 1

10,774 1

65,112 1

98,463 1

65,328 2

95,957 3

19,165 2

76,100 2

93,842 3

24,543

Austria 2

2,739 4

3,455 7

1,208 9

4,767 7

3,425 1

34,555 1

39,440 1

09,782 1

18,422 9

8,086

Belgjika 1

,017 1

,211 2

,005 2

,072 1

,978 5

,670 5

,711 4

,425 6

,327 6

,416

Britania e Madhe 1

9 1

7 5

,587 2

8,113 5

,176 1

1,455 5

,085 4

73 8

07 7

16

Danimarka 7

2 6

2 1

54 1

73 2

49 6

81 1

,343 2

,194 2

,131 1

,314

Franca 1

42 4

4 9

4 5

3 7

5 4

4 5

2 1

61 7

4 3

20

Gjermania 5

15 2

32 1

45 2

47 6

39 1

,084 1

,305 1

,852 1

,455 1

,194

Greqia 5

,965 3

,952 1

6,190 7

,205 7

,563 1

5,587 2

4,144 1

4,995 1

0,985 1

1,340

Holanda 5

,522 3

,914 8

,400 1

0,851 2

40 2

22 1

94 3

31 7

91 9

30

Hungaria 1

24 1

,128 2

,413 1

,888 1

,506 1

,017 2

,923 1

,424 2

,382 2

,138

Irlanda 9

2 1

8 1

12 1

05 3

96 2

9 8

9 1

18 2

33 1

18

Italia 3 2

0 4

8 1

0 3 6 7 0 5 3

6

Luksemburgu 5

,668 1

2,654 9

,672 2

5,485 4

6,218 8

0,193 8

3,924 7

1,351 7

4,363 4

9,660

Polonia .

. .

. .

. .

. .

. .

. 8 .

. 3

5 1

02

Republika Çeke 1

02 2

81 1

21 1

02 5

3 1

50 6

50 7

37 3

,870 5

,782

Sllovakia 0 3

56 1

59 1

,127 4

63 2

97 1

68 4

22 4

92 2

,524

Sllovenia 3

4 3

6 3

95 2

41 3

91 9

20 2

,405 3

,175 2

,037 1

,766

Spanja 1

,231 4

,515 4

,290 6

,304 2

,882 6

,203 6

,001 1

,417 1

,434 6

20

Suedia 0 4

9 1

14 1

96 5

1 4

9 5

7 6

31 3

42 8

24

Rumania 1

8 4

3 8

,155 4

,389 3

22 1

,116 3

65 2

64 6

15 9

92

Bullgaria 1

90 2

24 1

,142 4

2 2

32 2

72 9

87 1

,265 4

42 6

85

Kroacia 9

70 1

3,506 1

0,005 2

,632 2

,709 6

,765 9

36 1

,829 1

,026 3

,820

Të tjera të BE-së 9

28 1

,123 1

,837 7

93 2

,151 2

,744 2

,794 2

,359 2

,594 2

,365

CEFTA 1

26 6

9 1

69 2

,741 1

29 5

0 2

94 3

60 5

,982 4

,428

Shqipëria 2

8,924 5

0,622 6

5,663 6

0,743 5

1,340 6

6,868 8

0,323 1

00,268 1

04,503 1

27,146

Maqedonia 5

,785 1

2,645 2

0,799 2

1,113 2

6,182 3

0,841 3

4,566 4

0,180 4

3,774 4

4,011

Mali i Zi 1

0,828 9

,734 1

7,385 2

0,046 1

7,355 2

6,308 3

0,949 2

6,376 2

6,139 3

5,960

Serbia 7

43 2

,207 2

,913 3

,770 3

,084 3

,920 6

,988 1

6,759 1

7,310 1

6,069

8,158

20,910

19,280

9,893

3,504

3,941

7,198

14,968

14,463

27,292

Bosnja dhe Herceg.

3,411

5,126

5,287

5,919

1,206

1,847

612

1,974

2,812

3,807

Moldavia .

. .

. .

. 1 9 1

2 1

0 1

1 4 7

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

174

EFTA 7

04 7

,110 1

3,004 7

,382 1

0,517 1

7,844 1

7,692 1

5,149 7

,159 1

0,082

Zvicra 6

81 7

,047 1

2,937 7

,380 1

0,510 1

7,786 1

7,611 1

5,133 7

,155 1

0,038

Islanda .

. .

. .

. .

. 5 .

. 7

7 .

. .

. .

.

Norvegjia 2

3 6

2 6

7 1 2 2

2 3 1

6 4 4

4

Lihtenshtajn .

. .

. .

. .

. .

. 3

6 .

. .

. .

. .

.

Vendet tjera BE 1

,045 1

,668 2

,710 3

,044 6

,512 9

,357 7

,831 1

1,380 7

,507 1

0,441

Turqia 1

,041 1

,668 2

,660 3

,044 6

,512 9

,357 7

,831 1

1,380 7

,393 1

0,365

Ukraina 4 .

. 5

0 .

. .

. .

. .

. .

. 1

14 7

6

Vendet tjera jo BE 2

27 3 2

5 2

86 2

97 1

23 2

30 2

64 3

39 5

04

SHBA 1

82 3 1

7 2

86 2

90 1

16 1

82 2

54 3

14 5

00

Kanada .

. .

. .

. .

. 3 .

. 1 .

. 2

5 3

Brazili 4

5 .

. .

. .

. .

. .

. 4

3 .

. .

. .

.

Meksika .

. .

. 8 0 4 7 3 9 .

. .

.

Vendet nga Azia 1

4 6 3

,159 2

4,120 1

7,127 5

9,686 4

3,754 2

6,157 3

0,243 7

0,084

Japonia .

. .

. .

. .

. 3 1

2 5 2 .

. 5

07

Kina 1

0 6 1

8 3

1 1

,596 1

4,779 2

8,268 3

,266 1

,290 4

2,152

India 4 .

. 3

,141 2

4,089 1

5,528 4

4,895 1

5,482 2

2,889 2

8,953 2

7,425

Të tjera 2

,631 7

,910 9

,344 8

,122 6

,109 7

,524 2

9,895 1

3,100 2

5,669 8

,201

Njësia:

(000€)

Treguesit kryesorë për Bashkimin Evropian: Burimi: World Development Report, 2005.

faqe 257-264, IBRD/World Bank 2005

Shtetet Popullsia

( në mil. )

GDP

( milion $ )

GDP për një

banor

Eksporti

( milion $ )

Importi

( milion $ )

1.Gjermania 82,6 2.400.655 25.250 748.375 493.712

2.Franca 59,7 1.747.973 24.770 384.662 388.373

3.Italia 57,6 1.465.895 21.560 290.231 289.017

4.Belgjika 10,3 302.217 25.820 267.179 250.399

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

175

5.Holanda 16,2 511.556 26.310 293.437 261.135

6.Luksemburgu 0.5 - - - -

7.Brit. e Madhe 59,3 1.794.858 28.350 303.890 388.282

8.Irlanda 3,9 148.553 26.960 92.695 52.789

9.Danimarka 5,4 212.404 33.750 67.887 58.789

10.Greqia 10,7 173.045 13.720 13.040 45.379

11.Spanja 41,1 836.100 16.990 151.876 200.088

12.Portugalia 10,2 149.454 12.130 31.172 44.821

13.Austria 8,1 251.456 26.720 96.187 97.678

14.Suedia 9,3 300.795 28.840 100.939 82.317

15.Finlanda 5,2 161.549 27.020 52.834 41.312

16.Çekia 10,2 85.438 6.740 48.723 51.306

17.Hungaria 10,1 82.805 6.330 42.697 47.747

18.Sllovakia 5,4 31.868 4.920 22.035 22.318

19.Polonia 38,2 209.563 5.270 52.285 66.887

20.Estonia 1,4 8.383 4.960 5.618 7.967

21.Letonia 2,3 9.671 4.070 2.896 5.248

22.Lituania 3,5 18.213 4.490 7.252 9.870

23.Sllovenia 2,0 26.264 11.830 12.738 13.812

24.Qipro 0,8 9.361 12.320 - -

25.Malta 0,4 3.559 9.260 - -

Gjithsej 454,4 10.941.655 452.320 3.088.648 2.919.206

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

176

Kontributin e donatorëve të jashtëm dhënë Kosovës menaxhuar nga Agjencia Evropiane

për Rindërtim, gjatë periudhës 1999-2002, do ta prezantojmë në këtë pasqyrë tabelore:

Sektorët 1999 2000 2001 2002 Totali

Energjia dhe shërbimet publike 25 136 155 60 376

Rindërtimi i shtëpive 14 60 38 16 128

Administrata civile 41 10 39 17 107

Infrastruktura ( transporti etj. ) 14 15 18 6 53

Bujqësia 1 12 27 9 49

Ndërmarrjet 5 15 22 10 52

Shëndetësia 1 10 14 5 30

Shpenzimet organizative 5 4 14 3 26

Të tjerat 21 - 3 9 33

Gjithsej 127 262 330 135 854

Kosova – përshkrim i sipërfaqes së përgjithshme, shkalla e papunësisë, indikatorët socialë,

ekonomikë dhe bujqësorë, në vijim të dhënat statistikore:

Sipërfaqja e përgjithshme e

Kosovës

10.908 km² 2012

Popullsia e përgjithshme

rezidente

1.815.606 vlerësim (dhjetor 2012)

Nr. i përgjithshëm i ekon.

familjare

297.090

Nr. i përgjithshëm i

banesave:

prej të cilave të shfrytëzuara:

71%

412.884

% e popullsisë që jetojnë në

zonat rurale

61%

Madhësia mesatare e ekon.

familjare

5.85 prs.

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

177

Dendësia e popullsisë (banorë për km2) 177.4

Burimi: Regjistrimi popullsisë 2011 2011

Shkalla e papunësisë, rezultati i anketës së fuqisë punëtore në Kosovë, 2013

Shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë

punëtore

Shkalla e joaktivitetit

Shkalla e papunësisë total

Shkalla e papunësisë te meshkujt

Shkalla e papunësisë te femrat

Shkalla e papunësisë te të rinjtë

40.5 %

59.5 %

30.0 %

26.9 %

38.8 %

(mosha 15-24 vjeç) 55.9%

Fakte rreth popullsisë

Në Kosovë gjatë vitit 2012 kanë

lindur

Kanë vdekur

Shtimi natyral ishte

Kurorëzime

Shkurorëzime

27.743

7.317

20.426

17.169

1.328

Indikatorët Socialë

Varfëria e përgjithshme 29.7 %

Varfëria ekstreme 10.2 %

Shpenzimet në ushqim dhe pije jo alkoolike të buxhetit të ekonomive familjare, 45 %

Burimi kryesor i të ardhurave të ekonomive familjare janë rrogat dhe pagat nga sektori

publik 23 %

Indikatorët ekonomikë tregojnë statistikat ekonomike, ASK - Kosovë në vitin 2012

Rritja Reale për BPV…………………………………………………………..…. 2.5 %

BPV për Kokë Banori (në euro)………………………………………………….. 2,721

Indeksi i Çmimeve të Konsumit (mesatarja vjetore) …………………………….. 2.5%

Eksporti i mallrave (në mijë euro) ……………………………………………...276.100

Importi i mallrave (në mijë euro)…………………………………….… 2.507.609

Numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara…….……………..…….…..... 9.592

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

178

Indikatorët bujqësorë, ASK- Prishtinë 2011

53% e tokës së Kosovës ishte bujqësore

41% e tokës së Kosovës ishte tokë pyjore

1% e tokës së Kosovës ishte sipërfaqe ujore

5% ishte sipërfaqe tjetër (tokë trafiku, urbane dhe të tjera).

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

179

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

180

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

181

Gjinia

Frequency Percent

Femra 81 45.5

Meshkuj 97 54.5

Total 178 100.0

Përgatitja shkollore

Frequency Percent

e mesme 22 12.4

Universitare 91 51.1

Pasuniversitare 65 36.5

Total 178 100.0

45.5 54.5

0.0

10.0

20.0

30.0

40.0

50.0

60.0

70.0

80.0

90.0

100.0

Femra Meshkuj

Gjinia

12.4

51.1

36.5

0.0

10.0

20.0

30.0

40.0

50.0

60.0

70.0

80.0

90.0

100.0

I mesëm Universitar Pasuniversitar

Përgaditja shkollore

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

182

Grup Mosha

Frequency Percent

15-24 25 14.0

25-34 65 36.5

35-44 72 40.4

45-54 11 6.2

55+ 5 2.8

Total 178 100.0

Kryqëzimet ndërmjet pyetjeve / Dallimet gjinore

Gjinia * P1 A DËSHIRONI QË KOSOVA TË JETË PJESË E BASHKIMIT EVROPIAN? Crosstabulation

P1 A DËSHIRONI QË KOSOVA TË JETË PJESË E

BASHKIMIT EVROPIAN?

Total

Po Jo Nuk e di

Gjinia Femra Count 81

% within Gjinia 90.1% 4.9% 4.9% 100.0%

Meshkuj Count 97

% within Gjinia 87.6% 5.2% 7.2% 100.0%

14.0

36.5 40.4

6.2 2.8

0.0

10.0

20.0

30.0

40.0

50.0

60.0

70.0

80.0

90.0

100.0

15-24 25-34 35-44 45-54 55+

Grup mosha

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

183

P2 NË CILIN VIT MENDONI SE KOSOVA DO TË ANËTARËSOHET NË

BASHKIMIN EVROPIAN?

2016 2017 2018 2019 2020 Me vone

Gjinia Femra Count

17.3% 22.2% 21.0% 23.5% 13.6% 2.5%

Meshkuj Count

.0% 1.0% 42.3% 37.1% 17.5% 2.1%

Po Jo Nuk e di

90.1%

4.9% 4.9%

87.6%

5.2% 7.2%

DËSHIRONI QË KOSOVA TË JETË PJESË E BASHKIMIT EVROPIAN?

Femra

Meshkuj

0.00%

5.00%

10.00%

15.00%

20.00%

25.00%

30.00%

35.00%

40.00%

45.00%

2016 2017 2018 2019 2020 Me vone

P2 NË CILIN VIT MENDONI SE KOSOVA DO TË ANËTARËSOHET NË BASHKIMIN EVROPIAN?

Femra

Meshkuj

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

184

P3 ÇKA DO TË PËRFITONIT NGA LIBERALIZIMI I VIZAVE?

Vizitat

familjare

dhe

turistike

Shkollimi Punesimi

sezonal

Punesim i

perhershe

m

Avancim

biznesi

Gjinia Femra Count

% within

Gjinia

14.8% 18.5% 27.2% 16.0% 23.5%

Meshkuj Count

% within

Gjinia

19.6% 23.7% 53.6% 3.1% .0%

Gjinia * P5 PAS ANËTARËSIMIT NË BE, A MENDONI TË JETONI NË NDONJË SHTET TJETËR TË BASHKIMIT

EVROPIAN? Crosstabulation

P5 PAS ANËTARËSIMIT NË BE, A MENDONI TË

JETONI NË NDONJË SHTET TJETËR TË BASHKIMIT

EVROPIAN?

Total

Po Jo Preferoj te mos

pergjigjem

Gjinia Femra Count 16 81

% within Gjinia 19.8% 60.5% 19.8% 100.0%

Meshkuj Count 0 97

% within Gjinia 26.8% 73.2% .0% 100.0%

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

185

Kryqëzimi i pyetjeve në bazë të nivelit të edukimit

P1 A DËSHIRONI QË KOSOVA TË JETË PJESË

E BASHKIMIT EVROPIAN?

Po Jo Nuk e di

Pergaditja shkollore E mesme Count

% within Pergaditja

shkollore 95.5% 4.5% .0%

Universitare Count

% within Pergaditja

shkollore 96.7% 3.3% .0%

Pas universitare Count

% within Pergaditja

shkollore 75.4% 7.7% 16.9%

Po Jo Nuk e di

95.5%

4.5% 0.0%

96.7%

3.3% 0.0%

75.4%

7.7%

16.9%

A DËSHIRONI QË KOSOVA TË JETË PJESË E BASHKIMIT EVROPIAN?

E mesme

Universitare

Pas universitare

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

186

P3 ÇKA DO TË PËRFITONIT NGA LIBERALIZIMI I VIZAVE?

Vizitat

familjare dhe

turistike Shkollimi

Punesimi

sezonal

Punesim i

perhershem

Avancim

biznesi

Pergaditja

shkollore

E mesme Count

% within

Pergaditja

shkollore

40.9% 50.0% 9.1% .0% .0%

Universitare Count

% within

Pergaditja

shkollore

6.6% 19.8% 63.7% 4.4% 5.5%

Pas

universitare

Count

% within

Pergaditja

shkollore

24.6% 13.8% 21.5% 18.5% 21.5%

P2 NË CILIN VIT MENDONI SE KOSOVA DO TË ANËTARËSOHET NË

BASHKIMIN EVROPIAN?

2016 2017 2018 2019 2020 Me vone

Pergaditja

shkollore

E mesme Count

% within

Pergaditja

shkollore

.0% .0% .0% 54.5% 45.5% .0%

Universitare Count

% within

Pergaditja

shkollore

1.1% 8.8% 51.6% 31.9% 6.6% .0%

Pas

universitare

Count

% within

Pergaditja

shkollore

20.0% 16.9% 16.9% 21.5% 18.5% 6.2%

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

187

Kryqëzimi i pyetjeve në bazë të grupmoshës

P1 A DËSHIRONI QË KOSOVA TË JETË PJESË E

BASHKIMIT EVROPIAN?

Po Jo Nuk e di

Gmosha 15-24 Count

% within Gmosha 96.0% 4.0% .0%

25-34 Count

% within Gmosha 100.0% .0% .0%

35-44 Count

% within Gmosha 88.9% 2.8% 8.3%

45-54 Count

% within Gmosha 45.5% 27.3% 27.3%

55+ Count

% within Gmosha .0% 60.0% 40.0%

Vizitat familjare dhe turistike

Shkollimi

Punesimi sezonal

Punesim i perhershem

Avancim biznesi

40.9%

50.0%

9.1%

0.0%

0.0%

6.6%

19.8%

63.7%

4.4%

5.5%

24.6%

13.8%

21.5%

18.5%

21.5%

Pas universitare

Universitare

E mesme

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

188

P3 ÇKA DO TË PËRFITONIT NGA LIBERALIZIMI I VIZAVE?

Vizitat

familjare dhe

turistike Shkollimi

Punesimi

sezonal

Punesim i

perhershem

Avancim

biznesi

Gmosha 15-24 Count

% within

Gmosha 48.0% 52.0% .0% .0% .0%

25-34 Count

% within

Gmosha .0% 38.5% 61.5% .0% .0%

35-44 Count

% within

Gmosha 11.1% .0% 47.2% 22.2% 19.4%

45-54 Count

% within

Gmosha 54.5% .0% .0% .0% 45.5%

55+ Count

% within

Gmosha 100.0% .0% .0% .0% .0%

96% 100% 89%

46%

0%

4% 0%

3%

27%

60%

0% 0%

8%

27% 40%

15-24 25-34 35-44 45-54 55+

A DËSHIRONI QË KOSOVA TË JETË PJESË E BASHKIMIT EVROPIAN?

Nuk e di

Jo

Po

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

189

Burimi: Regjistrimi i Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, REKOS 2011

Burimi: Regjistrimi i Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, REKOS 2011

98.4 93.8

1.6 6.2

0

10

20

30

40

50

60

70

80

90

100

Meshkuj Femra

Popullsia e moshës 10 vjeçe e më shumë sipas gjinisë dhe shkrim-leximit - Kosovë

Di të lexojë dhe të shkruajë Nuk di të lexojë dhe të shkruajë

99

.4

99

.1

98

.8

98

.7

98

.6

98

.2

97

.4

96

.5

95

.2

93

.1

88

.3

78

.1

59

.7

45

.3

0.6

0.9

1.2

1.3

1.4

1.8

2.6

3.5

4.8

6.9

11

.7 2

1.9

40

.3

54

.7

0

10

20

30

40

50

60

70

80

90

100

15-19 20-24 25-29 30-34 35-39 40-44 45-49 50-54 55-59 60-64 65-69 70-74 75-79 80+

Popullsia e moshës 15 vjeçe e më shumë sipas moshës dhe shkrim-leximit

Di të lexojë dhe të shkruajë Nuk di të lexojë dhe të shkruajë

Integrimi në BE – Sfidë e Kosovës

190

11.10

42.50

36.40

2.70

6.40 0.70

0.10

Popullsia e moshës 15 vjeçe e më shumë sipas nivelit të përfunduar të shkollimit

Shkolla fillore

E mesme e ulët

E mesme e lartë

Profesional pas shkollës së mesme

Niveli baçelor