68
KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE TURISTIKE TË SHQIPËRIS DHE MALIT TË ZI 2.1. Pozita gjeoturistike e Shqipëris dhe Malit të Zi në Mesdhe dhe rajon. Rëndësia e saj për zhvillimin e turizmit Shqipëria dhe Mali i Zi shtrihen në gadishullin Ballkanik, duke u pozicionuar në pjesën juglindore të Evropës. Si vende që kufizohen më njëri-tjetrin, ato karakterizohen nga një pozitë e favorshme gjeografike, gjeopolitike dhe gjeoturistike, pasi gjenden në kryqëzimin e rrugëve më të shkurtëra që kalojnë nga Mesdheu Përendimor për në Ballkan e Azinë e Vogël. Harta 1. Pozita gjeografike e Shqipërisë dhe Malit të Zi në pellgun e Mesdheut

KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

  • Upload
    others

  • View
    14

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

KREU II

ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE TURISTIKE TË SHQIPËRIS

DHE MALIT TË ZI

2.1. Pozita gjeoturistike e Shqipëris dhe Malit të Zi në Mesdhe dhe rajon. Rëndësia

e saj për zhvillimin e turizmit

Shqipëria dhe Mali i Zi shtrihen në gadishullin Ballkanik, duke u pozicionuar në pjesën

juglindore të Evropës. Si vende që kufizohen më njëri-tjetrin, ato karakterizohen nga një

pozitë e favorshme gjeografike, gjeopolitike dhe gjeoturistike, pasi gjenden në

kryqëzimin e rrugëve më të shkurtëra që kalojnë nga Mesdheu Përendimor për në

Ballkan e Azinë e Vogël.

Harta 1. Pozita gjeografike e Shqipërisë dhe Malit të Zi në pellgun e Mesdheut

Page 2: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

Ndonëse kemi të bëjmë me vende të vogla në sipërfaqe (13 812 km² dhe popullsi sipas

censusit të vitit 2011 me rreth 625.266 banorë Mali i Zi dhe 28 748 km² sipërfaqe e

popullsi sipas censusit të vitit 2011 më rreth 2.831.741 milion banorë Shqipëria), të dy

vendet ofrojnë në fushën e turizmit potenciale natyrore dhe antropogjene mjaft

tërheqëse dhe me vlera të veçanta historiko-kulturore.

Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit Adriatik dhe

Jon, ndërsa pozita e Malit të Zi nga prania e detit Adriatik.

Ndryshe nga Mali i Zi, Shqipëria tradicionalisht është cilësuar si "portë hyrëse", apo

"urë lidhëse" në Ballkan22.

Përmes kanalit të Otrantos këto vende lidhen më vendet e tjera të Mesdheut, si rajoni

më i rëndësishëm turistik, duke ndikuar dukshëm në lëvizjet dhe komunikimet e shpejta

tregtare, turistike etj. Gjithashtu pozita e favorshme gjeoturistike favorizohet nga prania

e akseve dhe korridoreve, qofshin ato tokësore, ujore dhe ajrore, të cilat përshkojnë

territoret e këtyre vendeve, duke i bërë një nyje lidhëse natyrore e rëndësishme, jo

vetëm në rajon, por edhe në Mesdhe. Pozita e favorshme gjeografike në rajonin e

ballkanit, shihet si një përparësi për vendet e Europës, e cila ka një popullsi prej rreth

732 milionë banorësh. Këto vende gjende në vijë ajrore vetëm 3.5 orë larg Moskës dhe

2 orë larg vendeve të Europës Përendimore. Nga ana tjetër këto vende shërbejnë edhe si

zona tranzite për kalimin e njerëzve dhe mallrave të ndryshme.

Deri në vitet 90-të, pavarësisht pozitës së favorshme gjeoturistike, zhvillimi turistik i

këtyre dy vendeve ishte i ndryshëm dhe kjo si rezultat i faktorve politikë që u instaluan

në të dy vendet.

Modernizimi i rrugëve të komunikimit, si ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës-Morinë, ku

tashmë një turisti i duhet më pak kohë për të arritur në det, heqja e barrierave kufitare

ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi e më gjërë në rajon, zgjerimi i porteve dhe

standartizimi i aeroporteve të Tiranës dhe Podgoricës etj, të favorizuara edhe nga pozita

e mirë gjeoturistike në rajon dhe Mesdhe, do ti sigurojë Shqipërisë dhe Malit të Zi në të

ardhmen të ardhura nga turizmi dhe shërbimet tranzit. Duke u ndodhur pranë tregjeve të

rëndësishme turistike të Adriatikut dhe Mesdheut, si Kroacia, Italia, Greqia, Turqia etj,

si dhe trendet e globalizimit të turizmit dhe krizës globale financiare, orientimi drejt

22 Doka Dh., Draci B, - Gjeografia e Turizmit, SHBLU – Tiranë, 2009 , fq. 181

Page 3: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

tregjeve të rinj si në Europë dhe vendet tjera turistike të ndikuar edhe nga pozita e

favorshme gjeoturistike, padyshim që do të paraqes një sfidë për turizmin dhe politikat

turistike konkurruese ndërmjet vendeve të rajonit.

2.2. Potencialet natyrore të Shqipëris dhe Malit të Zi dhe rëndësia turistike

e tyre

Si vende mesdhetare dhe ballkanike Shqipëria dhe Mali i Zi ofrojnë potenciale mjaft të

mira në fushën e turizmit. Këto potenciale shprehen si në natyrën, ashtu edhe në

historinë dhe kulturën e këtyre vendeve.

Potenciali strategjik i turizmit në Shqipëri dhe Mal të Zi duhet të mbetet hapësira me

shumë vlerë, deri tani e ruajtur, që në afat të gjatë gjithnjë e më shumë do të ketë

rëndësi.

Në ndryshim nga Mali i Zi potencialet turistike të Shqipërisë nuk janë përdorur ashtu siç

duhet në shërbim të turizmit. Kjo ka bërë që brigjet shqiptare të jenë të vetmet brigje të

pa përfshira akoma në hartën e vendeve me turizëm të zhvilluar në rajonin e Mesdheut.

Siç dihet, pjesën më të madhe të turizmit, si në Shqipëri, ashtu edhe në Malin e Zi, si

dhe në atë ndërkombëtar, e zë turizmi bregdetar23.

Duhet theksuar se territori i të dy vendeve karakterizohet nga një pasuri natyrore e

shumëllojshme, e cila shprehet në të gjithë elementët e mjedisit natyror si në format e

relievit, klimës, hidrografisë, botës bimore e shtazore.

2.2.1. Atraktiviteti i relievit

E përbashkëta e këtyre dy vendeve është relievi, i cili paraqitet me kontraste të mëdha,

të cilat krijojnë bukuri të veçanta për syrin e turistit, ku kemi ndërthuerje të forma të

shumëllojshme të relievit me kombinime të bukura të hapsirave malore të larta me ato

kodrinore, të luginave me fushat etj, të cilat krijojnë peisazhe shumë të bukura dhe

atraktive për turistët. Forma të tilla të larmishme të relievit të lartë malor, si në Shqipëri

23Pasinovic. M- Osnovi Turizma (Turizam i Okruženje). Podgorica: Univerzitet

Crne Gore, 1998.

Page 4: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

dhe Mal të Zi, kanionet e shumta përgjatë luginave lumore, si ai i Tarës dhe Moraçës në

Mal të Zi, apo kanionet e Osumit në Shqipëri, më tej parqet e shumta kombëtare, liqenet

e ndryshëm që shtrihen në të dy vendet, si dhe format e ndryshme gjeomorfologjike, ku

më të rëndësishmet për turistët janë plazhet etj, janë të pëlqyera më tepër për syrin e

turistëve, se sa relievet e thjeshtë fushor apo thjeshtë malor.

Ekzistenca e formave të tilla të relievit, ku kalimi i menjëhershëm nëpërmjet tyre nga

relievi bregdetar në atë kodrinor e malor, bën të mundur dhe krijon premisat për

zhvillim të lëvizjeve turistike, nga ajo për banjo diellore deri në atë të turizmit të

bardhë, për kamping, aventuresk etj.

Në kuadrin e formave të larmishme të relievit për të dy vendet, vendin kryesor

padyshim që e zë relievi bregdetar me plazhet e shumta të tij.

Shqipëria në pjesën përendimore e jugore dhe Mali i Zi në pjesën jugpërendimore kanë

dalje të gjërë në det. Shqipëria ka një vijë të gjatë bregdetare që me gjarpërimet e saj

arrin në rreth 427 km, nga të cilat 273 km i përkasin detit Adriatik (gryka e Bunës-Kepi

i Gjuhëzës) dhe pjesa tjetër 154 km detit Jon24.

Nga ana gjeomorfologjike bregdeti shqiptar ndahet në dy nëntipa: në bregdetin e ulët

ranor dhe në bregdetin e lartë shkëmbor abraziv. Bregdeti i ulët shtrihet nga gryka e

Bunës e deri në Vlorë (Plazhi i Vjetër) 25. Ndërsa bregdeti i lartë shkëmbor, kryesisht

abraziv, shtrihet nga uji i Ftohtë i Vlorës e deri në Kepin e Stillos në gjirin Ftelia 26 .

Ndërsa Mali i Zi ka një gjatësi të vijës bregdetare prej 293.5 km, që fillon në jug nga

grykëderdhja e Bunës e vazhdon në veri deri në qytetin Herceg Novi, afër kufirit me

Kroacinë27

. Në raport më sipërfaqen Shqipëria dhe Mali Zi dallohen për gjatësi tëkonsidërueshme të vijës bregdetare .

Një bukuri të veçantë në bregdetin e Malit të Zi paraqet gjiri i Kotorrit ose siç njihet

ndryshe Boka e Kotorrit, i cili për shkak të konfiguracionit dhe rrëpirave malore që

lëshohen deri në det ngjason me fjordet e vendeve Skandinave 28. Një fenomen të tillë

nuk e takojmë në bregdetin e Shqipërisë.

24

Grup autorësh – Gjeografia fizike e Shqipërisë , Tiranë 199025

Po aty, fq. 15426

Po aty , fq. 16027

Radoicic B. – Geografija Crne Gore – Prirodno osnovo, Unireks – Niksic 199628 Guidë turistike - Bregdeti i Malit të Zi , Novi Sad 2006 , fq. 3

Page 5: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

Vija bregdetare e të dy vendeve ka karakter të ndryshëm dhe është e pasur me forma të

shumëllojshme, duke filluar nga plazhet, gjiret, ishujt, gadishujt, kepat, lagunat, e deri te

shpellat detare etj. Në disa zona të bregdetit të Shqipërise (Gjiri i Lalzit, një pjesë e

Kepit te Rodonit, Riviera Shqiptare etj.) dhe në Mal të Zi (Plazhi i Madh e Valdanosi në

bregdetin e Ulqinit, Bularica, Jazi në rivierën e Budvës etj.) janë ende të ruajtura nga

pikpamja ekologjike dhe në këtë aspekt ato paraqesin zona interesante, si për turistë,

ashtu edhe për investitorë vendas dhe të huaj.

Hapsira të tilla të ruajtura, rrallë mund të gjenden në Pellgun e Mesdheut dhe duhen

parë me prioritet sidomos nga pushteti qëndror dhe vendor që në këto zona të mos

zhvillohen pa një plan të mirfilltë urbanistik. Në të kundërtën këto do të kenë fatin e

majft zonave të tjera turistike, si në Shqipëri dhe Mal të Zi, ku mungesa e planeve

urbanistike për zonat bregdetare po çon në shkatërrimin e plazheve dhe mjedisit që i

rrethon.

Në shumë vende hapsira bregdetare përbën potencialin dhe produktin më të

rëndësishëm turistik dhe bazën për zhvillimin e një ndër llojeve më të rëndësishëm dhe

më masive në lëvizjet turistike botërore, siç është turizmi për banjo diellore.

Në tërë gjatësinë e bregdetit shqiptar gjenden një sërë plazhesh ranore, të cilat kanë

qenë dhe mbeten qendrat kryesore të turizmit masiv në Shqipëri29. Të njëjtën gjë mund

të themi edhe për Malin e Zi.

Kështu në gjatësinë e Bregdetit të Shqipërisë, duke u nisur nga grykëderdhja e Bunës

në veri e deri në kufirin me Greqinë në jug, takohen plazhe të tilla me rëndësi të veçantë

turistike, si: Plazhi i Velipojës,

i cili është një perlë e natyrës

shqiptare, ku gërshetohen

harmonishëm deti, lumi, pylli,

laguna e mali. Gjatësia e plazhit

është rreth 14 km dhe gjerësia

mesatare 300 m. Deri në vitet ‘

80 turizmi ka qenë shumë i

kufizuar për shkak të afërsisë me

29 Doka Dh. Draçi B. – Gjeografia e turizmit - SHBLU, Tiranë 2009 , fq. 184

Page 6: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

zonat kufitare. Madje për të kaluar në rrugën për në Velipojë duhej të pajiseshe me një

leje të veçantë kalimi nga organet e rendit 30.

Rëra e këtij plazhi ka vlera të mëdha kurative, kjo falë kushteve klimatike shumë të

favorshme. Plazhi i Velipojës para viteve ’90-të ka pasur disa kabina dhe 3-4 hotele.

Ndërsa pas vitit 1997 përgjatë bregdetit të Velipojës filluan të ndërtohen mjaft objekte

private dhe hotele, me qëllim përfitimi nga turizmi masiv.

Plazhi i Shëngjinit, është një ndër

plazhet mëte njohura përgjatë

bregdetit shqiptar të Adriatikut, me një

rëndësi të veçante turistike. Zona

turistike e Shëngjinit ka shtrirje të

madhe me rreth 15 km, nga kufiri me

Velipojën e deri në deltën e lumit Mat.

Gjatë kësaj shtrirje gjenden plazhe

ranore të pastër, ligatina (moçale, këneta, laguna), shkurre e pyje tepër të dendura, gjire

që hyjnë thellë në tokë31, duke e bërë këtë bregdet tepër interesant dhe atraktiv. Përgjatë

bregdetit të Shëngjinit veçohen edhe disa zona të mbrojtura, të ashtuquajtura rezervate

të menaxhuara, si ai i Kunës dhe Vainit, si dhe monumente natyrore, ku më të njohurit

janë: Rëra e Hedhur, Rrepet e Grykës, Gryka e Shkopetit, Shpella e Hutit etj. Plazhi i

Shëngjinit ka gjërësi mbi 250 m dhe përbëhet nga rërë e imët, e cila është i rrethuar nga

një bimësi e dendur mesdhetare.

Pranë plazheve të Shëngjinit pas viteve ' 90 janë ndërtuar hotele dhe lokale komode për

turistë që preferojnë këtë bregdet. Si rezultat i potencialeve të shumta natyrore

interesimi për pasuritë e këtij plazhi ka qenë i hershëm. Kështu në fashtin e quajtur

Ishull Lezhë, i cili shtrihet në jug të qytetit të Lezhës, në rezervatin e menaxhuar të

Kunës në vitet ' 30 të shek. XX-të nga Konti Ciano, atëherë ministër i jashtëm i Italisë,

u ndërtua Hoteli i Gjuetisë. Ky hotel ka qenë mjaft tërheqës, i ndërtuar prej druri pishe

dhe atmosferë alpine, i dekoruar nga shumë shpendë të egëra të ballsamosura. Kur u

30

Beka I, GTZ – Eksperienca e Velipojës për zhvillimin e turizmit lokal, fq. 231 Bregdeti Shqiptar – Guide – tregues udhëtimi , fq.15

Page 7: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

ndërtua mes ligatinave, shpendët ishin aq të shumta sa të ftuarit e Kontit jo rrallë e

bënin gjuetinë nga dritaria32.

Si rezultat i ndertimit te autostrades Durrës-Kukës-Morinë, e cila ka shkurtuar distancën

Kosovë-Shqipëri plazhi i Shëngjinit po frekuentohen gjithnjë e më tepër prej turistëve të

ardhur parasëgjithash nga Kosova . Me ndertimin e rruges Hani i Hotit – Shkoder po

krijohet një mudesi tjetër për zonën e Tuzit dhe Malesisë që ti kalojnë pushimet në

brigjet e Shengjinit dhe Velipojes pasi kjo rruge shkurton ndjeshëm distancen me rreth

20 km krahasuar me bregdetin e Ulqinit. Ajo çka po vërehet në plazhin e Shengjinit

gjatë viteve te fundit dhe që po cilesohet si pozitive janë trajtimi i ujrave të

zeza,mjedisit etj duke ndikuar ne përmiresimin e imazhit turistik të ketij bregdeti.

Prandaj për vetë pasuritë natyore që disponon dhe për vlerat e veçanta turistike që

mbart, bregdeti i Shëngjinit mund të konsiderohet si një bregdet unikal me vlera të

veçanta jo vetëm në rajon por edhe në Mesdhe.

Plazhi i Durrësit, është ndër plazhet më

të rëndësishëm dhe përbën boshtin kryesor

në zhvillimin dhe produktin kryesor të

turizmit masiv dhe bregdetar në Shqipëri.

Bregdeti i Durrësit ka hapësirë të gjërë, ai

shtrihet nga plazhi i Currilave deri tek

shkëmbi i Kavajës, duke krijuar formën e

një harku të butë e duke zënë pjesën më të

madhe të gjirit detar të Durrësit 33. Për nga

rëndësia dhe përmasat që ka, mund të quhet

ndryshe edhe si metropol i turizmit

shqiptar, duke e krahasuar me Budvën në Mal të Zi.

Durrësi është qytet portual dhe qendra më e rëndësishme turistike e Shqipërisë.

Zhvillimi turistik i Durrësit i ka fillimet e tij më shpejt se kudo në Shqipëri, pikërisht në

vitet 30 të shekullit të XX. Që në atë kohë në plazhin e Durresit u ndërtua hoteli dhe 12

Page 8: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

vilat e para turistike. Po kështu u ndërtua hotel "Vollga" dhe shumë objekte me aktivitet

turistik dhe shërbimi në qytetin e Durrësit 34.

Janë një sërë faktorësh natyrorë, historik dhe kulturor që kanë ndikuar në zhvillimin

turistik të Durrësit.

Ndër burimet kryesore natyrore të zonës bregdetare të Durrësit duhen veçuar :

Deti më vijën e gjatë e të ulët bregdetare.

Plazhi i gjërë dhe më rërën e imët.

Klima e ngrohtë dhe shumë e përshtatshme për turizmin për banjo

diellore.

Relievi i zonës, kryesisht fushoro-kodrinor përgjatë vijës bregdetare.

Plazhi i Durrësit është plazhi më i madh në të gjithë bregdetin shqiptar. Ky plazh

shtrihet pothuajse në qendër të gjirit të Durrësit .Plazhi ka një sipërfaqe ranore të

konsiderueshme që shkon deri në 180 m gjerësi nga bregu dhe një gjatësi prej 7 km, që

shtrihet nga Currilat e deri të Shkëmbi i Kavajës 35.

Rëra e imët e plazhit, klima e përshtatshme dhe uji i ngrohtë i detit, e bëjnë plazhin e

Durrësit mjaft të dobishëm nga ana shëndetsore. Ai është plazhi më i populluar i

Shqipërisë për shkak të përqendrimit të madh të hoteleve dhe qendrave të banimit 36.

Si rezultat i ndërtimeve të shumta urbane (apartamente, hotele, vila, restorante etj.), të

cilët morën veçanërisht hov gjatë dekadës së fundit (2000-2010 ) dhe që po vazhdojnë

akoma me një shtrirje të gjërë në të gjithë hapsirën e këtij plazhi, po ndodhin shumë

dëmtime të mjedisit gjeografik, pasi në të shumtën e rasteve këto ndërtime janë kaotike

dhe pa plane urbanistike, ku afërsia e madhe me njëri-tjetrin që vërehet tek hotelet e

këtij plazhi, krijon probleme të ndryshme. Kështu ndër problemet kryesore mjedisore në

këtë bregdet vecojmë: mungesën e kanalizimeve, ku në të shumtën e rasteve ujrat e zeza

të hoteleve, vilave dhe restoranteve dalin direkt në det, duke krijuar një problem tepër

shqetësues, mungesa e infrastrukturës dhe parkingjeve, dëmtimi i sipërfaqeve të

gjelbërta etj. Ndonse përmirësimet në këtë plazh janë të dukshme, problemet e

sipërpermendura vazhdojnë të jenë të pranishme.

34

Po aty, fq.2935

Guide Turistike – Albanian Blue Line – 2008 , fq. 7436 Po aty, fq. 74

Page 9: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

Një plazh tjetër më vlera të veçanta turistike në bregdetin e rrethit të Durrësit është

Gjiri i Lalzit, i cili përbën njërin ndër plazhet më të bukura dhe të paprekura të gjithë

bregdetit shqiptar. Gjiri i Lalzit shtrihet midis Bishtit të Pallës dhe Kepit të Rodonit, në

të cilin harmonizohet mjaft mirë bukuria e plazhit me rërën e imët e të pastër,

kthjelltësia e ujit të detit, gjelbërimi i pyllit të pishave, dunat e shumta ranore, bota e

pasur bimore e shtazore etj. Ajo çka lë shumë për të dëshiruar në këtë plazh, është

mungesa e përkujdesit të pushtetit lokal për pastrimin dhe mirmbajtjen e hapsirës së

plazhit dhe pyllit të pishave, ku çdo ditë të sezonit veror nga ana e pushtetit lokal vilet

taksa në vlerën 100 lek për çdo mjet që hyn në këtë zonë të mbrojtur, por në të njëjtën

kohë të " pambrojtur ".

Plazhi i Currilave dhe plazhi i quajtur Porto Romano paraqesin gjithashtu zona shumë

interesante të vijës bregdetare të Durrësit. Këto plazhe veçohen për terrenin ranor e

shkëmbor, brigjet e shumllojshme, duke ofruar për pushuesit natyrë të bukur dhe

ambient intim, larg zhurmave e plazheve të populluara.

Duke vazhduar më në jug vija bregdetare e Adriatikut shqiptar vazhdon më disa plazhe

të njohura në bregdetin e Kavajës, ku më të preferuarit për turistët që adhurojnë

turizmin për banjo diellore janë: plazhi i Golemit, pastaj zona e re turistike e bregdetit të

Kavajës që njihet me emrin Mali i Robit, plazhi i Qerretit dhe Karpnit, e duke vazhduar

më tej deri në Plazhin e Spillesë.

Një nga plazhet më të bukura të gjithë vijës bregdetare të Kavajës është edhe plazhi i

Gjeneralit. Ky plazh paraqet një ndërthurje të një gjiri ranor e shkëmbor. Por, ajo çka e

vështirëson shfrytëzimin e këtij plazhi nga turistët është mungesa e infrastrukturës

rrugore.

Në ndryshim nga plazhi Durrësit, hapsira bregdetare e Kavajës në një periudhë

pesmbëdhjetvjeçare, sidomos zona e Golemit, ka pësuar një transformim të theksuar,

duke kaluar nga një zonë bregdetare e dendur me pisha, në një hapsirë të betonizuar, të

mbushur me hotele dhe apartamente banimi. Objektet private dhe komplekeset

turistike të ndërtuara në këtë bregdet, më së tepërmi preferohen nga turistë familjarë

gjatë stinës së verës, ndërsa pjesën tjetër të vitit pothuasje janë jashtë funksionit.

Edhe bregdeti i Divjakës, së bashku më Parkun Kombëtar me të njëjtin emër, përbëjnë

një gjeokompleks vlerash ekologjike dhe turistike. Parku është pjesë e Lagunës së

Page 10: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

Karavastasë dhe është shpallur "zonë e mbrojtur" nga Konventa Ndërkombëtare e

Ramsarit që në vitin 1994 37.

Gjeografikisht plazhi dhe Parku Kombëtar i Divjakës shtrihen mes dy lumenjve të

Shkumbinit dhe Semanit. Natyra e plazhit dhe e Parkut të Divjakës karakterizohet nga

bimësi e shumëllojshme dhe e dendur, e përbërë kryesisht nga pishat e egra dhe të buta.

Plazhi i Divjakës është një nga ekosistemet më të rëndësishme të Shqipërisë, i pasur jo

vetëm më florë, por edhe me një faunë të shumëllojshme, kryesisht me zogj shtegtarë

dhe joshtegtarë, ku veçohet pelikani kaçurrel, i cili rritet në Lagunën e Karavastasë. Në

zonën turistike të Divjakë-Karavastasë, falë kushteve të mira klimatike dhe rërës së

plazhit si dhe perezencën e Parkut Kombëtar, mund të zhvillohen lloje të ndryshme të

turizmit, sidomos të

formës së ekoturizmit, i

cili aktualisht është mjaft i

pëlqyer në Europë.

Plazhi i Vlorës, shtrihet

në pjesën jugperëndimore

të Shqipërisë. Në

bregdetin e Vlorës

ndërthuren në mënyrë

ideale kaltërsia e detit,

rëra e mrekullueshme dhe

ashpërsia e maleve. Vlora, më rreth 150 km, është ndër rrethet me gjatësi më të madhe

të vijës bregdetare, duke zënë rreth 30% të gjithë vijës bregdetare të vendit. Në gjithë

këtë vijë bregdetare përfshihen një sërë objektesh natyrore me rëndësi të veçantë

turistike si: grykderdhja e Vjosës, gjiri detar i Vlorës, laguna e Nartës dhe ajo e

Orikumit.

Përgjatë bregdetit vlonjat shtrihet edhe pjesa më e madhe e Rivieres Joniane, në të cilën

gjenden disa plazhe zallore, si ai i Palasës, Dhërmiut, Ngjipesë, Jalit, Himarës, Qeparoit

etj38

. Këto plazhe përbëjnë pjesën me atraktive dhe potencialin kryesor turistik të

37

Guide Turistike – Albanian Blue Line – 2008, fq. 13538 Bregdeti Shqiptar – Guide – tregues udhëtimi, fq. 38

Page 11: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

bregdetit vlonjat. Gjithashtu

edhe dy format tepër

karakteristike të relievit, siç

janë Gadishulli i Karaburunit

dhe Ishulli i Sazanit, ia

shtojnë me tej vlerat turistike

këtij bregdeti.

Edhe parqet dhe rezervatet e

mbrojtura natyrore, si ai i

Pishë-Poros (1770 ha); i

Llogarasë (1010 ha), i Karaburunit (2000 ha) etj., përbëjnë pasuri dhe burime të

papërsëritëshme natyrore për Vlorën dhe gjithë vendin. Llogaraja përfaqëson një nga

vendet më të bukura dhe piktoreske të Shipërisë. Një element natyror i veçantë dhe

tepër karakteristik i Parkut të Llogarasë është edhe Pisha Flamur, e cila gjendet në veri

të Qafës së Llogarasë në 910 m lartësi mbi nivelin e detit 39. Porti i Vlorës për nga

rëndësia është i dyti në Shqipëri pas atij të Durrësit .

Turizmi, tregtia dhe transporti janë aktivitetet ekonomike, të cilat i japin aktualisht

fizionominë gjithë bregdetit të Vlorës. I gjithë bregdeti i Gjirit të Vlorës deri në Orikum

është i mbipopulluar nga ndërtime të shumta infrastrukturore në shërbim të turizmit.

Bregdeti i Vlorës shquhet për individualitetin e tij dhe për shumëllojshmërinë e

peisazheve natyrore, për klimën e favorshme dhe trashëgiminë e pasur historiko-

kulturore. Këto kushte krijojnë vlera dhe mundësi të mëdha sasiore e cilësore për

zhvillimin edhe më të shumtë të turizmit në të ardhmen.

Bregdeti Jonian, përbën perlën e gjithë bregdetit shqiptar. Në këtë kuadër rëndësi të

vecantë paraqet zona bregdetare nga grykderdhja e përroit të Palasës deri në gjirin e

Borshit. Bregdeti Jonian është një variacion më tepër që iu ofrohet turistëve, të cilët

vizitojnë Shqipërinë. Në këtë zonë ndërthuren në mënyrë mahnitëse bukuria e detit me

ashpërsinë e maleve, gjiret e plazhet e pastër me gjelbërimin e agrumeve e ullinjëve të

rrjeshtuar në brezaret buzë detit. Bregdeti Jonian dallohet për lartësinë e tij dhe për

39 Për më tepër shih – Bregdeti shqiptar – Guide turistike

Page 12: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

plazhet e bukura, ku njëri ndër plazhet më të mëdhenj të Bregdetit Jonian dhe më i

rëndësishmi është plazhi i Dhërmiut. Gjatësia dhe gjërësia e plazhit, uji dhe rëra e

pastër, qetësia dhe gjelbërimi të gjitha së bashku krijojnë kushte ideale për banjo dielli

dhe kalimin e pushimeve. Bazuar në këto kushte, plazhi i Dhërmiut është ndër më të

frekuentuarit e Bregdetit Jonian. Rëndësia e tij turistike filloi të rritet veçanërisht duke

filluar nga vitet 70-të të shek XX-të. Që nga ajo kohë në plazhin e Dhërmiut u investua

për ndërtimin e Shtëpisë së Pushimit të Punëtorëve dhe disa vilave për pushtetarët. Por

vecanërisht pas vitit 1990 e në vazhdim do të rritej ndjeshëm rëndësia turistike e plazhit

të Dhërmiut. Edhe Plazhi i Himarës, megjithëse i vogël në përmasa, ofron me rërër dhe

ujin e tij të pastër, kushte shumë të mira për turizmin e banjove te diellit. Gjithashtu

edhe Qeparoi, Borshi, Lukova, Saranda e deri Ksamili, përbëjnë qendra të rëndësishme

turistike në bregdetin Jonian. Saranda është qyteti kryesor në bregdetin Jonian dhe

ndryshe mund të quhet edhe si " Porta e Shqipërisë Jugore ". Ndër potencialet turistike

të Srandës do veçoja: plazhet e mrekullueshme, zonën turistike të Ksamilit dhe qytetin

antik të Butrintit. Në zhvillimin turistik të Sarandës rëndësi të veçantë paraqet edhe

turizmi ditor me turistët e ardhur nga Korfuzi. Krahas turizmit, rol të rëndësishëm në

ekonominë e Sarandës luan edhe transporti detar. Saranda radhitet në portet më të

rëndësishme detare, pas Durrësit dhe Vlorës. Edhe Bregdeti i Malit të Zi përbën

potencialin dhe produktin kryesor turistik. Zona bregdetare e Malit të Zi përfshinë një

hapsirë relativisht të vogël, rreth 11.5% të sipërfaqes të Malit të Zi, në të cilën jeton

rreth 23.5% e popullsisë40. Kjo hapsirë është edhe makroregjioni më i populluari dhe

më i zhvilluari në Mal të Zi, krahasuar më makroregjionet e tjerë të vendit.

Zona bregdetare përfshinë 6 komuna, që janë: Herceg Novi, Tivati, Kotorri, Budva,

Tivari dhe Ulqini. Në gjatësinë prej 293.5 km të vijës bregdetare të Malit të Zi

numërohen rreth 117 plazhe me gjatësi rreth 73 km 41. Sipas grafikut të mëposhtem

mund të vërejme edhe strukturen dhe kapacitetet e plazheve ne Mal te Zi.

40

Šehić.D –Nacionalni Atlas Crne Gore – Podgorica 2005 , fq. 641 Guidë turistike – Bregdeti i Malit të Zi – Novi Sad 2006 , fq. 3

Page 13: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

Tab.3: Struktura e plazheve ne Mal të ZiPlazhet Sipas gjatesise Sipas sipërfaqes dhe kapacitetit

Shkembore 36% 13%

Ranore 34% 58%

Me Zhavor 30% 29%

Graf. 2: Struktura e plazheve në Mal të Zi

Burimi :Martiniovic.P- Turisticki proizvod Crne Gore i strateski pravci njenog razvoja ( Magistarski rad), Lublana

2003, fq. 27

Duke filluar nga grykëderdhja e Bunës në jug e duke vazhduar në drejtim të

veriperëndimit në hapsirën bregdetare të Malit të Zi veçojmë këto plazhe:

Plazhet që shtrihen në bregdetin e Ulqinit me një gjatësi rreth 15.7 km 42. Në këtë

brPlazhi ranor në ujdhesën Ada

që ndodhet në grykëderdhjen e

lumit Buna. Ishulli është

formuar si rezultat i mbytjes se

anijes "MERITO" ne vitin 1858

nga Trogiri. Supozohet se me

kalimin e kohës rreth trupit të

anijes janë mbledhur lymra të

Page 14: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

42 Avdiu.N – Potencialet turistike të zonës së Ulqinit, Punim diplome (dorëshkrim), Tiranë 1997, fq. 32

Page 15: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

sjellura nga lumi Buna, duke ndikuar në formimin e ishullit të Adës dhe të plazhit.

Ishulli ka formën e trekëndëshit dhe e ka ndarë lumin në dy degë. Lumi Buna e ndanë

këtë ishull nga plazhi i Velipojës dhe nga plazhi i Madh. Sipërfaqja e ishullit është rreth

4 km ². Plazhi ka një gjatësi rreth 2600 m, ndërsa gjerësia e këtij plazhi është rreth 50 -

60 m. Plazhi në ishullin Ada ka rërë të imët dhe më veti kurative. Mjedisi në ishull dhe

për rreth ishullit është tipik mesdhetar, duke krijuar një peisazh ekzotik. Që nga viti

1970 në këtë ishull filloi të zhvillohet sidomos turizmi nudo. Ndërsa gjatë viteve '80 në

këtë ishull turistik filluan të ndërtohen edhe objekte të ndryshme turistike me

infrastrukturën percjellëse. Plazhi i Madh, i cili siç mund të vërehet edhe nga vetë emri

është plazhi më i gjatë në Adriatikun jugor dhe bregdetin malazez duke përbërë

potencialin kryesor për zhvillimin e turizmit për banjo dielli. Për madhësinë që ka, ky

plazh ka një rëndësi të madhe në Masterplanin dhe Strategjinë e zhvillimit të turizmit në

Mal të Zi43. Gjatësia e plazhit është 12.5 km, ndërsa gjërësia mesatare rreth 50 m44.

Rëra e këtij plazhi është e mrekullueshme, me ngjyrë të bardhë në të murrme dhe me

veti kurative. Për shkak të hapsirës së madhe plazhi është i ekspozuar ndaj erërave të

forta. Prapavija e plazhit të Madh është e mbuluar me pisha, makje, drurë gjithmonë të

gjelbërt apo gjetherënës. Gjithashtu në hapsirën e këtij plazhi janë formuar edhe dunat

ranore. Plazhi ka formën e një gjysëm harku të butë dhe është larg qytetit të Ulqinit

rreth 4 km. Në hapsirën e këtij plazhi janë ndërtuar hotele, pensione dhe objekte të tjera

turistike, duke ndikuar në zhvillimin e turizmit masiv. Një nga problemet që vërehet në

hapsirën e këtij plazhi është

kanali i Port Milenës, në të cilin

derdhen ujrat e zeza të

objekteve që janë ndërtuar

prëgjat këtij kanali.

Infrastruktura turistike e plazhit

të Madh është më e mirë në

krahasim me plazhin e

43

Masterplan razvoja turizma Crne Gore – Podgorica 200144 Hadzibrahimovic M. – Osnove za razvoj boravisno, rekretaivnog, kupalisnog, nautickog turizma uUlcinj – Titograd 1992

Page 16: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

Velipojës, edhe pse ndodhen në vijshmëri dhe ndahen nga një distancë rreth 150-200 m

nga grykderdhja e Bunës. Në se do të bënim një udhëtim turistik më anije dhe të

nisëshim nga bregdeti i plazhit të Madh në drejtim të plazhit të Velipojës, do të

vërenim disa ndryshime të dukshmeqitura si në tabelën e mëposhtme:

Tab.4: Ndryshimet që vërehen nga krahasimi i Plazhit të Madh (Ulqin) me plazhin

e Velipojës (Shqipëri)

Plazhi i Madh - Ulqin Plazhi i Velipojës

a.) Rëra në këtë plazh është më e imët a.) Ndërsa këtu rëra është më e trashë

b) Gjëresia e brezit të rërës këtu është më e madhe

dhe varion nga 50-60 m

b) Ndërsa në këtë plazh gjëresia është më e vogël

si rezultat i abrazionit detar

c) Hapsira e këtij plazhi është e ruajtur nga

ndertimet e pakontrolluara, pasi shteti e monitoron

vazhdimsht këtë bregdet.

c) Në këtë plazh vëmë re ndërtime pa plane

urbanistike. Këto ndërtime e kanë kaluar vijën e

verdhë, duke u afruar fare pranë detit. Ketu dora

e shtetit ndjehet shumë pak.

d) Mjedisi natyror përrreth zonës së plazhit është

më i ruajtur. Problem këtu paraqet vetëm Kanali i

Port Milenës

d) Mjedisi natyror lë shumë për të dëshiruar,

gjithkund verës mbeturina të hedhura vend e pa

vend.

e) Prezenca e plazheve private, por të sistemuara e) Te njejten gje mund te themi edhe per këtë

plazh, por shpesh në mënyrë kaotike.

f) Niveli i çmimeve është relativisht i lartë. P.sh.

një turisti për një shasllong dhe çadër në plazhet

private i duhet te paguaj nga 5-6 €

f) Këtu niveli i çmimeve është më i ulët dhe për të

njëjtin shërbim një turist paguan nga 2.5-3 €

Page 17: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

g) Mungesa e hoteleve të nivelit të lartë 4-5 yje që

preferohen nga tursitë elitë.

g) E njëjta gjë vlen edhe për këtë plazh

h) Ky plazh është dhe do të jetë destinacion i

turizmit masiv, por i organizuar

h) Të njëjtën gjë mund të themi edhe për këtë

plazh, por vështirë të jetë i organizuar.

j) Amortizimi i hoteleve ekzistuese dhe probleme

me privatizimin e tyre ( hoteli Otrant, Lido etj).

j) Kabinat turistike qe u ndertuan para viteve '90

janë jashtë funksionit dhe pa interes rindërtimi.

k) Dominojnë ndërtimet private (shtëpi, vila etj),

me destinacion turizmin familjar.

k) Të njëjtin fenomen vërejme edhe këtu, por në

dallim nga plazhi i Madh, këtu kemi më tepër

ndërtime të larta 5-6 kate (tipe hotelesh privat dhe

në formë kompleksesh).

Page 18: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

Nga krahasimi i mësipërm duket qartë dallimi në nivelin e zhvillimit të turizmit midis

këtyre dy plazheve,ndonëse ndodhen fare pranë njëri-tjetrit. Megjithatë e përbashkëta e

këtyre dy plazheve është

turizmi masiv.

Plazhi i Vogël. Gjendet

afër qytetit të vjetër të

Ulqinit dhe ka formën e një

gjysëmrrethi siç mund të

vërehet edhe në foto.

Hapësira e këtij plazhi ka

një gjatësi rreth 600 m dhe

gjërësi mesatare prej 25

m45. Plazhi i Vogël veçohet

për rërë shumë te imët dhe me veti kurative. Ndryshe nga Plazhi i Madh, ky gji është i

mbrojtur nga erërat e forta, por i hapur ndaj erës jugore dhe shërben si liman për anije

(barka) peshkimi, jahte etj. Prandaj në vendin e quajtur Kacema është ndërtuar një port i

vogel për ankorimin e tyre. Për vetitë e mira të rërës që ka ky plazh, nga fundi i shek.

XIX filluan ta frekuentojnë edhe turistët e parë, duke ndikuar në zhvillimin e metejshëm

të turizmit në qytetin e Ulqinit46. Në afërsi të këtij plazhi janë ndërtuar mjaft shtëpi

private dhe pensione, të cilat i ofrojnë akomodim turistëve që kalojnë pushimet në këtë

plazh. Në pjesën lindore të plazhit të Vogël shtrihet pylli i pishave, në të cilin gjenden

disa plazhe ku më i rëndesishmi është "Plazhi i Grave", në të cilin buron edhe uji

sulfurik me veti shëruese, sidomos në shërimin e sterilitetit të grave etj47. Në

vazhdimësi të këtij bregdeti ndodhen edhe plazhe shkëmbore dhe të betonuara, si:

Plazhi i ish-hotelit Jadran, Plazhi i hotelit Albatros etj.

Plazhet zallishtore. Këto plazhe, si në bregdetin e Malit të Zi, ashtu edhe në bregdetin

e Shqipërisë, janë krijuar si rezultat i depozitimit të materialeve të ngurta të sjella nga

përrenjt që rrjedhin drejt detit nga malet dhe kodrinat e ulta që shtrihen në prapavijën e

45 Hadzibrahimovic M. – Osnove za razvoj boravisno, rekretaivnog, kupalisnog, nautickog turizma u

Ulcinj – Titograd 199246 Razvoj turizma u Crnoj Gori u XIX i prvoj polovini XX vijeka – Zbornik radova sa naucnog skupa, Cetinje 199747 Turistiki vodić – Crnogorsko primorje – Novi Sad 2006 , fq. 117

Page 19: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

bregdetit. Gjithashtu në formimin e ketyre plazheve rol ka luajtur edhe veprimtaria

abrazive e detit. Ndër plazhet

zallishtore te bregdetit të

Malit te Zi veçojmë:

Plazhin e Valdanosit, që

shtrihet në veriperëndim të

qytetit të Ulqinit në një

largësi prej 4 km nga qendra

e qytetit. Plazhi ka formën e

patkoit dhe është krijuar

kryesisht nga veprimtaria

abrazive e valëve të detit dhe

rrymave detare. Hapësira e

plazhit është e mbuluar me zhavor të madhësive të ndryshme. Gjatësia e plazhit është

rreth 700 m, kurse gjërësia mesatare është 20 m48. Pingul me detin lëshohen rrëpirat

rrëzë Malit të Mavrianit e Mendrës, duke krijuar një peisazh tepër interesant dhe

piktoresk. Hapësira e gjirit të Valdanosit është e mbuluar me gjelbërim, ku spikasin

plantacinonet e ullinjve disaavjeçarë, pastaj brezi i makjeve, i pishave etj. Për vlerat e

veçanta që ka ky plazh dhe për ambientin dhe hapësirën e ruajtur, intersi për të vitete e

fundit po rritet shumë, ku qeveria malazeze planifikon ta japë me konçesion hapsirën e

këtij plazhi për ndërtimin e komplekseve turistike, duke ruajtur ambientin e dominaur

nga ullinjtë. Shndërrimi i kësaj hapësire në një destinacion të turizmit elitar po ngre një

pikpyetje të madhe dhe sfidë për aktoret e politikës dhe të sektorit privat, ku problemet

mbi pronësinë në këtë zonë akoma nuk janë zgjidhur. A do të bëhet vërtet Valdanosi

destinacion i turizmit të kualitetit të lartë? Kjo mbetet për t’u parë në vitet në vazhdim.

Plazhi i Krruçit, shtrihet në mes Kepit te Bishtit dhe Kepit Ulqini i Vjetër në lokalitetin

e quajtur Krruç. Madhësia e plazhit është rreth 600 m ndërsa gjerësia varion nga 10-20

m49. Hapësira e plazhit është e mbuluar me zhavor me diametër të ndryshëm. Prapavija

e këtij plazhi është e mbuluar me ullinj qindravjeçarë dhe bimësi mesdhetare. Nga

48 Hadzibrahimovic M. – Sljunkovite plaze na ulcinjskom primorje – Kërkime Gjeografike, Prishtinë

199049 Hadzibrahimovic M. – Plazhet në bregdetin e Ulqinit, Revista koha nr.1- Titograd 1988

Page 20: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

pikpamja ekologjike hapësira e këtij plazhi është e ruajtur mirë dhe për këtë ajo përbën

një potencial natyror mjaft të rëndesishëm në bregdetin e Malit të Zi. Mungesa e

planeve urbanistike, si dhe infrastruktura e dobët turistike, përbëjnë problemet kryesore

në këtë plazh.

Bregdeti i Tivarit, përbën një nga potencialet e rëndësishme në zhvillimin e turizmit në

Mal të Zi. Si rezultat i ndërtimit të portit detar të Tivarit, një pjesë e mirë e plazhit është

zënë nga porti, në të cilin ankorohen anije të tonazheve të rënda, jahte etj. Në këtë

mënyrë bregdeti i Tivarit nuk dallohet për plazhe ranore si ato të Ulqinit apo të bregdetit

shqiptar. Porti i Tivarit është njëkohësisht edhe porti më i madh dhe më i rëndësishmi

në Malin e Zi. Bregdeti i Tivarit është mjaft i përthyer, me gjire të shumtë. Në këtë

rivierë numërohen rreth 20 plazhe, shumica e tyre janë plazhe zallishtore.

Ajo çka është e veçantë të thuhet për bregdetin e Malit të Zi, është se duke filluar nga

Tivari e duke vazhduar për në pjesën veriore të kësaj riviere, nuk kemi më rërë të imët

si në bregdetin e Ulqinit, por vetëm zhavor me diametër të ndryshëm, tipik për plazhet

shkëmbore.

Gjatësia e plazheve në rivierën e Tivarit, e cila mund të përdoret për larje dhe banjo

diellore është rreth 4.964 m50. Në pjesën qëndrore të bregdetit të Tivarit shtrihet plazhi

Topolica. Hapësira e këtij plazhi vazhdimisht është zvogëluar si rezultat i ndërtimit të

portit dhe marinës së jahteve. Në afërsi të këtij plazhi ndodhet edhe hoteli Princez, një

nga komplekset hoteliere më të bukura në rivieren e Tivarit.

Plazhe të tjerë në rivieren e Tivarit janë edhe Utjeha dhe Çanj, që dallohen për bukurinë

dhe vegjetacionin tipik mesdhetar. Gjatë viteve '70 – '80 në hapësirën e lokaliteti

turistik Çanj janë ndërtuar disa hotele, ku si rezultat i mungesës së investimeve pjesa më

e madhe e tyre janë amortizuar, duke mos plotësuar kërkesat që kërkon turizmi i një

niveli të lartë.Një nga plazhet më të njohura

në rivierën e Tivarit dhe Malit

të Zi është edhe plazhi i

Sutomores. Ky plazh shtrihet

në pjesën veriore të rivierës së

Page 21: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

Tivarit dhe ka formën e një gjysmëharku me një gjatësi rreth 1.070 m51. Sipërfaqa e

këtij plazhi është e mbuluar me zhavor me ngjyrë të kuqerremt si rezultat i

formacioneve gjeologjike që ndërtojnë relievin e këtij bregdeti. Në afërsi të këtij plazhi

janë ndërtuar disa hotele, shtëpi private, restorante, lokale etj, në funksion të turizmit.

Ajo çka vërehet si problematike edhe në këtë plazh është amortizimi i infrastrukturës

turistike, sidomos hoteleve të cilët janë ndërtuar para 25-30 vitesh. Edhe plazhi i quajtur

"Zlatna Obala" ( Bregu i Artë ) përbën një nga potencialet e rëndësishme në rivierën e

Tivarit dhe gjithë Malit të Zi.

Riviera e Budvas, që ndryshe njihet si "metropol i turizmit malazez" zë pjesën

qëndrore të bregdetit të Malit të Zi. Budva në Mal të Zi dhe Durrësi në Shqipëri

përbëjnë qëndrat kryesore të zhvillimit të turizmit në gjithë hapësirën e studimit. Por në

ndryshim nga Durrësi, vija bregdetare e Budvës është majft e përthyer, ku veçohen

gjiret e vegjël, kepet, plazhet me zhavor, ishujt etj. Në prapavijën e Rivierës së Budvës

shtrihen masivet e Llovqenit, që e mbrojnë këtë bregdet nga erërat e fuqishme52. Plazhi

Bularica dhe Petrovaci, si pjesë përbërëse të rivierës së Budvës, përbëjnë një potencial

natyror të rëndesishëm në zhvillimin e turizmit bregdetar. Plazhi Bularica ka një gjatësi

prej 2000m dhe ka formën e një gjysmëharku të butë53. Hapësira dhe prapavija e këtij

plazhi është e mirëruajtur, sidomos nga ndërtimet e pakontrolluara dhe për këtë ky plazh

ka vlera të veçanta mjedisore, turistike, ekologjike etj.Duhet theksuar që mjaft zona

bregdetare në të dy vendet sot

gjenden në formën e tyre

natyrore, dukuri e cila vështire të

haset në rajone te tjera. Një

dukuri të tillë mund ta vërejmë

edhe në hapësirën e Durrësit,

pikërisht të Gjiri i Lalzit, por që

në dimensione dhe kushte të tjera

51

Turisti

ki Vodič – Čudesna Crna Gora, Podgorica 2004, fq. 1552

Radoicic B. – Geografija Crne Gore – Prirodno osnovo, Unireks – Niksic 199653 Turisticki vodic Crne Gore

Page 22: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

zhvillimi, ashtu sic i analizuam më lart.

Petrovaci është një tjetër plazh në rivierën e Budvës me gjatësi prej 600 m. Ky plazh

ndodhet rreth 18 km nga qytetit i Budvës. Rëra e këtij plazhi ka ngjyrë të kuqerremtë.

Petrovaci është njëri nga plazhet më të vizituara në Rivierën e Budvës.

Plazhi Slloven shtrihet nga limani (marina e qytetit të Budvës) deri tek hoteli Park, me

një gjatësi prej 1.600 m54. Emërtimi plazhi Slloven është dhënë nga turistët çekosllovak,

të cilët nga viti 1935 nisën ti kalojnë pushimet e tyre në këtë plazh55. Në afersi të këtij

plazhi ndodhet Zavalla, një lokalitet i cili vitet e fundit përjetoi një transformim të

hapësirës, duke u shndërruar nga një zonë me pisha të mrekullueshme në një zonë te

betonizuar. Raste të ngjajshme vërehen edhe te zona turistike e Golemit por me permasa

më të mëdha. Dukuri të tilla ndikojnë negativisht në zhvillimin e turizmit, pasi

degradimi i mjedisit dhe natyrës janë të parikuperueshëm. Ato ndikojnë negativisht

edhe në syrin e turistit "kritik".

Plazhi Beçiq në Budva, konsiderohet si njëri nga plazhet më të bukura të Adriatikut

jugor. Plazhi ka një gjatësi prej 1950 m dhe ndodhet vetëm 2 km nga qendra e Budvës56.

Në vitin 1985 në Paris mori Çmimin e Madh "Palma e Artë" si plazhi më i bukur në

Europë 57. Në afërsi të këtij plazhi janë ndërtuar disa hotele me 4 dhe 5 yje, si: Splendid

i vetmi hotel me 5 yje ne Mal të Zi, Mediteran, Maestral, Iberostar etj.

Nëse bëjmë një krahasim në mes dy qendrave turistike Budvës dhe Durrësit do vërejmë

ndryshime të dukshme të cilat bazohen në: infrastrukturën turistike, rrugët, rrjeti i

kanalizimeve dhe ujësjellsit, energjia elektrike, ekzistenca e hoteleve luksoze me 4 dhe

5 yje etj. Përsa i përket Bar-Restoranteve, mund të themi që në plazhin e Durrësit

përgjithsisht janë ndërtime të viteve të fundit sipas standarteve europiane me një

arkitekturë moderne. Ndërkohë që në plazhin e Budvës janë ruajtur ndërtimet e vjetra

me karakter të përkohshëm, ku vërehen mangësi në aredimin e brendshëm të

restoranteve dhe tualetet të një niveli të ulët në krahasim me ato të restoranteve në

plazhin e Durresit dhe kjo është një nga mangësitë e shumta që vërehet me sy kritik nga

turistët.

54

Duletic V.- Budva od mita do stvarnosti (Punim doktorature) Budva 2010, fq. 3455

Po aty56

Po aty57 Montenegro tourist – Podgorica 2005 fq.35

Page 23: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

Për sa i përket ruajtjes se ambientit dhe mjedisit të plazheve, në këtë drejtim Budva

qëndron më mirë se Durrësi. Gjithashtu në organizimin dhe promovimin e turizmit

mund të themi se Budva është më e organizuar, ndërsa përsa u përket çmimeve si të

hoteleve, restoranteve, shtëpive private etj, në Budva ato janë më të larta se në Durrës.

Në Durrës vazhdon të dominojë turizmi masiv me tregun kryesor turistik Kosoven,

Maqedoninë etj, që ndikohet edhe nga çmimet, ndërsa në Budva ai ka një karakter tjetër

pasi edhe vet struktura e turistëve është e ndryshme, ku më tepër kemi turistë të huaj, si

nga Rusia, Ukrahina, Serbia, Franca, Vendet Nordike etj.

- Ishulli turistik i

Shën Stefanit

përbën një perlë dhe

margaritar të

turizmit, jo vetëm në

Mal të Zi, por edhe

në rajon. Të dy

plazhet e Shën

Stefanit janë plazhe

me zhavor me ngjyrë

të kuqërremtë, ku

gjatësia e tyre arrin

në 700 m. Brenda këtij ishulli mesjetar ndodhen hotele, lokale, vila me pishinë etj, të

cilët ndikojnë në zhvillimin e turizmit të kulaitetit të lartë. Për vlerat e veçanta dhe për

bukurinë që ka, ishulli tashmë është privatizuar dhe i është nënshtruar rikonstruksionit

të plotë për tu paraqitur në tregun turistik si qendër e turizmit elit në bregdetin malazez.

Page 24: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

Në tërë bregdetin e Shqipërisë, në bazë të analizës së potencialeve natyrore turistike,

nuk takohen lokalitete turistike si Shëm Stefani, edhe pse ekzistenca e ishujve të

Ksamilit në Sarandë krijon bukuri për këtë bregdet, megjithate këto nuk e kompletojnë

ofertën natyrore turistike si Shën Stefani në Mal të Zi.

Plazhi Jaz që ndodhet rreth 2.5 km larg Budvës në drejtim të Tivatit dhe siç vërehet në

këtë foto përbën një potencial të rëndesishëm turistik në bregdetin e Malit të Zi.

Këtu veçohën dy plazhe me gjatësi 500 dhe 300 m58. Ajo çka i bie në sy çdo turisti

është ruajtja e mjedisit dhe hapësirës, si dhe vegjetacioni tipik mesdhetar, të cilët ia

rrisin vlerën këtij plazhi. Hapsira e këtij plazhi mund të krahasohet më atë të Rivierës

shqiptare, por në përmasa më të vogla .

Plazhi Milloçer, si pjesë përbërëse e rivierës së Budvës, ka një gjatësi prej 280 m.

Plazhi ndodhet nën pallatin e dikurshëm veror të familjes Karagjorgjeviq të ndërtuar në

vitin 193459. Vegjetacioni ekzotik i këtij plazhi të përfaqësuara nga mimozat tropikale,

kaktusat, agavat etj, ndikojnë dukshëm në shijen turistike.

Gjithashtu në rivierën e Budvës përfshihen edhe këto plazhe të tjerë, si: Kamenovo,

Përzhno, Lluçice etj.

Bregdeti i Tivatit, shtrihet në pjesën qendrore të Gjirit të Bokës së Kotorit. Gjatë këtij

bregdeti shtrihen gjire të vegjël

mjaft atraktivë, plazhe, kepe etj. Si

lokalitete dhe potenciale turistike të

njohura në rivieren e Tivatit

veçohen: Plazhi "Përzhno", ose siç

njihet ndryshe plazhi i hotelit

"Horizonti i kaltër". Ky plazh ka një

pozitë të mirë gjeografike dhe kushte

të mira natyrore, duke qenë gjithashtu

edhe plazhi më i rëndësishëm në

rivierën e Tivatit. Rëra e këtij plazhi

ka veti të mira kurative, ndërsa prapavija është e mbuluar me ullinj, halor dhe

58

Duletic V.- Budva od mita do stvarnosti (Punim doktorature) -Budva 2010, fq. 3659 Po aty

Page 25: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

vegjetacion mesdhetar etj. Në afërsi të plazhit është ndërtuar shetitorja me gjatësi prej 4

km. Në këtë mënyrë ky plazh cilësohet nga më të bukurit në Adriatik.

- Ishulli Prevllaka, ose siç njihet ndryshe Ishulli i luleve – është një ishull në formë

ovale rreth 300 m i gjatë dhe ndodhet në kufi me Kroacin. Ky ishull përbën një

potencial të rëndësishëm turistik pasi ai veçohet me një vegjetacion të shumëllojshëm,

ku te bien në sy llojet e ndryshme te luleve. Ishulli Prevllaka akoma nuk është

shfrytëzuar sa duhet në aspektin turistik.

Si lokalitete të njohura turistike në këtë rivierë janë edhe Ujdhesa e Shën Markut,

Llastva e Epërme dhe Solila, që gjithashtu është lokalitet i njohur turistik për vrojtimin

e zogjve të veçantë, si p.sh. flamingos etj.

Riviera e Kotorit, si pjesë përbërëse e Gjirit të Bokës së Kotorit paraqet një nga rivierat

më të bukura në pellgun turistik të Mesdheut. Kjo për Malin e Zi krijon një avantazh të

madh në fushën e turizmit,

sidomos atij kulturor. Gjiri i

Kotorit ka tiparet e një fjordi të

ngjashem me vendet nordike

dhe me liqenet akullnajore

zvicerane60. Për vlera të

veçanta natyrore dhe kulturo-

historike ky gji është mbrojtur

nga UNESCO61. Kjo rivierë

nuk dallohet për plazhe të gjata

dhe me rërë si në Ulqin, Budvë

etj. Plazhet këtu janë kryesisht

me zhavor dhe plazhe

shkëmbore. Si lokalitete të njohura turistike në Gjirin e Kotorit veçojmë: Perastin,

Risanin, Lipcin etj. Gjiri i Kotorit shërben edhe si marinë për ankorimin e anijeve

(Kroçereve ) dhe jahteve turistike, duke ndikuar në zhvillimin e turizmit nautik.

60 Tržište kružnih putovanja i turistička ponuda Crne Gore, Zbornik radova sa okruglog stola, Kotor

2004.61 Turisticki vodic – Cudesna Crna Gora

Page 26: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

Riviera e Herceg Novit, shtrihet në

pjesën veriore të bregdetit të Malit

të Zi. Kjo rivierë ka një gjatësi prej

15 km. Plazhet e saj janë shkëmbore

dhe zallishtorë. Si lokalitete të

njohura turistike në këtë bregdet

veçojmë: Meline, Zelenika,

Kumbori, Igallo, kjo e fundit është

e njohur si qendër e turizmit

shëndetësor në Mal të Zi . Igallo

është e njohur edhe për baltën minerale dhe për ujin sulfurik të quajtur "Igalka"62.

Edhe plazhet shkëmbore që shtrihen nga Herceg Novi në veri e deri te grykëderdhja e

Bunës në jug përbëjnë potencial të rëndësishme natyror dhe ndikojnë në ofertën

turistike të Malit të Zi.

Përveç bregdetit, edhe zonat malore të Malit të Zi dhe Shqipërisë, ofrojnë potenciale

natyrore shumë të rëndësishme në fushën e turizmit. Siç verëhet edhe nga vetë emri,

Mali i Zi është një vend malor, ku zonat e larta përbëjnë destinacione tashmë të njohura

të turizmit dimëror.

Po kështu, në disa zona malore të Shqipërisë dhe Malit të Zi, ku majat e tyre i kalojnë

mbi 2500 m lartësi mbi detare dhe janë të mbuluara nga dëbora pothuaj gjatë gjithë vitit,

krijohen kushte më se të përshtatëshme për zhvillimin e turizmit të bardhë.

Shqipëria dallohet për male të larta me bukuri të rrallë. Hapësirat malore të Shqipërisë,

sidomos Alpet, karakterizohen nga kontraste të mëdha me maja të thepisura të

përshkuara nga lugina të ngushta e të thella, duke krijuar peisazhe natyrore shumë

tërheqëse63. Si qendra të njohura të turizmit dimëror në Shqipëri veçojmë: Voskopojën,

Dajtin (ku ndërtimi i teleferikut i ka krijuar një imazh të ri zonës), zona e Korabit,

Thethi, Razma, Llogaraja, Kelmendi etj., që janë disa nga destinacionet turistike të

njohura në Shqipëri.

Page 27: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

Një bukuri të veçantë zonave malore të Shqipërisë i japin edhe luginat e bukura më

lumenjt që rrjedhin në to si: Valbona, Drini, Kiri, Shala etj. Gjithashtu edhe liqenet me

origjinë akullnajore, si ato të Lurës, Shebenikut,Valmarës etj, si dhe burimet e

ndryshme karstike, si Syri i Kaltër etj, përbëjnë qendra tërheqëse për turistë. Një bukuri

natyrore të veçantë për zonat malore të Shqipërisë përbëjnë edhe liqenet artificialë të

krijuara nga digat e tre hidrocentraleve, ku udhëtimi me anije në këto liqene në mes

maleve krijon një kënaqësi dhe ndjesi të veçantë për turistët. Por në anën tjetër si

rezultat i infrastrukturës se dobët rrugore mjaft zona malore të Shqipërisë po njohin një

zhvillim spontan të turizmit.

Mal i i Zi, si shtet i njohur ekologjik, ka krijuar imazhin e vet edhe në drejtim të turizmit

dimëror. Potencialet e tilla, si: Bjellasica, Durmitori , Bjeshkët e Namuna, Komovi,

Llovqeni etj, në të cilët ndërthuren bukuri të tilla, si: Parqet kombëtare, majat e larta

malore, liqenet akullnajore, ku më i njohuri është Liqeni i Zi në Durmitor, kanionet e

Tarës dhe Moraçës, grykat e lumenjve, pyjet e dendura etj, padyshim që e kompletojnë

ofertën natyrore turistike të Malit të Zi. Qendrat më të njohura të turizmit dimëror në

Mal të Zi janë: Zhabljaku, Kollashini etj. Në këto qëndra ekziston një infrastrukturë

turistike më e mirë se në zonat e turizmit malor në Shqipëri.

Turizmi malor në Malin e Zi paraqet shumë përparësi konkurruese, pasi ai ndodhet në

një fazë më të zhvilluar se turizmi malor në Shqipёri. Mali i Zi ka një turizëm malor më

të organizuar, duke u nisur nga infrastruktura, ku pothuajse çdo rrugë që të çon në zonat

e larta malore, edhe pse të ngushta, janë të asfaltuara64. Ndërsa në Shqipëri në zonat

malore në përgjithësi mungon infrastruktura, gjë që po pengon zhvillimin e turizmit

malor dhe për këtë potencialet turistike po mbesin të pashfrytezuara. Akomodimi, dhe

mënyra se si promovohet ky lloj turizmi ne Mal te Zi tregon se ështe në nivel të

kënaqshëm. Në strategjinë e tij për turizmin Mali i Zi ka planifikim të qartë se si do të

jetë turizmi malor deri në vitin 202065. Në këtë strategji nuk flitet vetëm për turizmin

në përgjithësi, por flitet për zona konkretë. Çdo tip turizmi ka të hartuar objektiva dhe

plane konkrete pët t’u zhvilluar më tej. Ndryshe nga strategjia për turizmin Shqiptar, e

cila nuk specifikon konkretisht objektiva e synime se çfarë do të bëhet me turizmin

64 Mr Bulatovic D. – Ekoturizam u zasticenim podrucjima Republike Crne Gore (Punim doktorature) –

Subotica 2011, fq. 6765 Grup autorësh – Marketingu i Destinacionit Turistik Rasti Kelmendi (Punim mikroteze) – Tiranë 2009

Page 28: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

malor në të ardhmen, strategjia e Malit të Zi ka objektiva dhe synime të specifikuara

qartë.

2.2.2. Klima si element natyror në funksion të turizmit

Klima me të gjithë elementët e saj përbën një faktor shumë të rëndësishëm natyror për

zhvillimin turistik të një vendi apo rajoni. Klima, si gjendje mesatare e dukurive

meteorologjike, për kohë më të gjatë paraqet një element me rëndësi të veçantë në

vlerësimin turistik .

Elementet klimatike duhen shikuar në kompleksitetin e mjedisit gjeografik, shkallën e

kontinentalitetit të një mjedisi dhe lartësitë mbidetare të tyre 66.

Dalja e gjerë në detet Adriatik dhe Jon, prania e njësive të larta orografike, rrjeti i

dendur hidrografik (lumenjte, liqenet natyror dhe artificial), ndikojnë në formimin e

klimës, si në Shqipëri, ashtu edhe në Mal të Zi.

Dominimi i klimës tipike mesdhetare në rajonet bregdetare të Shqipërisë dhe Malit të Zi

mundëson zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit sidomos atij për banjo diellore

por edhe të sportit ujor, peshkimit etj. Të gjitha parametrat që plotëson klima

mesdhetare lidhur me temperaturat e larta, ditët e zgjatura me diell etj, janë kushte

shumë të përshtatshme për aktivitetin dhe produktin turistik të të dy vendeve.

Shqipëria dhe Mali i Zi si vende ballkanike bëjnë pjesë në brezin subtropikal dhe

përfshihen në zonën klimatike mesdhetare, me dimër relativisht të shkurtër e të butë dhe

me verë të nxehtë e të thatë. Këto veçori të klimës mesdhetare janë më të theksuara në

pjesën bregdetare të të dy vendeve, gjë që ndikon dukshëm edhe në kohëzgjatjen e

sezonit turistik.

Po të bëjmë një krahasim në mes Shkodrës dhe Ulqinit, si dy qytete më të afërta midis

dy vendeve, do vërejmë se temperatura mesatare e janarit, si muaji më i ftohtë i vitit,

luhatet nga 5.0ºC në Shkodër dhe 6.6ºC në Velipojë67

. Ndërsa në zonën e Ulqinit kjo

66

Dr.Gashi M. – Bazat e Turizmit – Prishtinë 1986, fq. 10867 Ajazi O. – Zhvillimi i Turizmit në Zonën Kufitare Ulqin – Shkodër – Velipojë (Punim Mikrotezë), Tiranë 2011

Page 29: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

mesatare sillet rreth 7ºC68. Kurse gjatë verës, si stina më e nxehtë e vitit, temperaturat

mesatare lëvizin nga 24.7ºC në Shkodër në 24ºC në Velipojë dhe 23.5ºC në Ulqin.

Duke analizuar më në hollësi, vërejmë se:

Ulqini karakterizohet nga këto të dhëna meteorologjike: Temperaturat rrallë i kalojnë

35°C dhe shumë rrallë bien nën 0°C. Ai konsiderohet si një nga vendet më të ngrohta,

krahasuar me qytetet e tjera bregdetare të Malit të Zi. Me 270 ditë me diell në vit,

Ulqini është një nga “pikat më të nxehta” verore, gjithashtu edhe në pranverë e vjeshtë.

Në Ulqin sasia e rreshjeve llogaritet në rreth 1383 mm69.

Për t’i bërë më konkrete këto të dhëna kemi paraqitur dhe një tabelë, e cila tregon

temperaturat mesatare të çdo muaji në Ulqin dhe rreshjet mesatare sipas muajve.

Tab. 4. Treguesit e temperaturës dhe reshjeve për qytetin e UlqinitTë

dhëna

klimatMuajt Jan Shku Mar Pri Maj Qer Korr Gush Shta Tet Nën Dhje Vjetore

Mesatarja më e lartë

(°C)10 11 14 18 23 27 31 30 27 21 16 11 20

Mesatarja më e ulët

(°C)2 3 5 9 13 16 19 19 15 11 7 4 10

R e shj e t mm 179 152 130 119 82 58 33 51 105 146 197 181 1,433

Orët me diell 120 120 150 180 240 270 330 300 240 180 120 120 2,370

Mesatarja ditore e

reshjeve12 11 12 12 10 9 6 6 8 9 12 13 120

B uri m i : www.w e ath er . c om 2009

Kjo zonë shquhet për pasurinë e dritës e të nxehtësisë me 2700 orë me diell në vit, për

dimër të butë, ku temperatura mesatare e ajrit në muajin më të ftohtë (muaji shkurt)

është 7,1°C70, kurse dëbora është fenomen shumë i rrallë dhe paraqet ngjarje për

vendasit nëse ndodh me pranverë të hershme, të ngrohtë, me vjeshtë të gjatë të ngrohtë

Page 30: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

e të pasur dhe me verë të nxehtë e të thatë, kur termometri arrin edhe deri në 38°C në68

Plani hapsinor i Ulqinit – Podgorica 201169

Po aty70 Plani hapsinor i Ulqinit – Podgorica 2011

Page 31: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

muajin më të nxehtë (muaji korrik me temperaturë mesatare 25,2°C), ndërsa dielli nxeh

pa pushim edhe deri 11,5 orë në ditë, e bëjnë Ulqinin një nga zonat më të ngrohta në

Mal të Zi duke ndikuar edhe në zgjatjen e sezonit turistik.

Nga ana tjetër, për Shkodrën kemi kushtet e një klime tipike mesdhetare, temperatura

mesatare vjetore varion nga 14.5ºC në 16.8ºC në qytetin e Shkodrës71. Temperatura e

Janarit varion nga 1.7ºC në 9ºC (temperatura mesatare e Janarit është 5°C), në Qershor

17-18ºC në 26.6ºC (temperature mesatare e muajit më të nxehtë është 26°C)72

.Sasia e reshjeve që bie në Shkodër arrin nga 1500-2000 mm reshje mesatarisht në vit

(mesatarja vjetore e reshjeve është rreth 1800 mm, më e larta në Shqipëri)73. Shkodra

mban rekord në Shqipëri për sasinë e reshjeve që bien. Kështu që, në çdo stinë që mund

të shkojmë në Shkodër, duhet mbajtur ndërmend shiu. Në këto kushte në Shkodër

rregjistrohet numri më i madh i ditëve me rreshje, që arrijnë mesatrisht në 133 ditë në

vit.

Tab. 5. Treguesit e temperaturës dhe reshjeve për qytetin e ShkodrësTë dhënMuaji Jan Shku Mar Pri Maj Qer Korr Gush Shta Tet Nën Dhje Vjetor

Temp. Max. °C 20 21 24 27 34 39 45 44 36 31 26 22 45

Mesatarja Max. °C9 11 15 19 24 28 32 32 27 21 15 11 20.3

Mesatarja Min. °C 1 3 6 9 13 17 20 20 16 11 7 3 10.5

Temp.Min. °C -14 -12 -7 -4 -1 7 10 9 1 -1 -6 -10 -14

Rreshjet mm 191 168 160 144 90 64 38 66 122 166 240 213 1,662

B uri m i : www.w e ath e r. c om 2010-03-13

Për sa i përket Velipojës, si qendra më e rëndësishme turistike në rajonin e Shkodrës,

klima këtu është mesdhetare, me dimër të butë dhe të lagësht, ndërsa vera është e nxehtë

71Ajazi O. – Zhvillimi i Turizmit në Zonën Kufitare Ulqin – Shkodër – Velipojë (Punim Mikrotezë), Tiranë 201172

Po aty73 Grup autorësh – Gjeografia fizike e Shqipërisë , Tiranë 1990

Page 32: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

dhe e thatë. Temperaturat mesatare në dimër arrijnë deri në 6-7ºC, ndërsa në verë rreth

38-40 ºC. Ndërsa sasia mesatare e reshjeve arrin në 1498 mm. Reshjet më së shumti bien

në stinën e vjeshtës dhe të pranverës, gjë që ndikon pozitivisht në sezonin turistik. Kjo

lloj klime është e favorshme për zhvillimin e natyrës dhe bimëve subtropikale, tipike

kjo per vendet e Mesdheut. Zona në përgjithësi ka një rrezatim diellor përafërsisht sa

Ulqini, me rreth 250 ditë në vit dhe temperatura mbi 20ºC fillon nga mesi i muajit maj

dhe zgjat deri nga fundi i shtatorit. Në këto kushte zona ofron pushime verore ideale.

Në të gjithë zonën bregdetare të të dy vendeve dëbora është një fenomen i rrallë. Për sa i

përket rrezatimit diellor zona regjistron numër të madh të orëve me diell që arrin deri në

2600 orë me diell në vit. Si rezultat i kushteve topografike në këtë zonë dominojnë

kryesisht erërat verilindore, lindore e perëndimore, si edhe erërat juglindore.

Klima dhe elementet e saj përbëjnë një potencial dhe faktor të rëndësishëm natyror në

zhvillimin e socio-ekonomik në përgjithësi dhe të turizmit në veçanti në tërë hapsirën

bregdetar. Në këtë mënyrë klima së bashku me elementetet e saj paraqet potencial të

rëndësishëm për zhvillimin e turizmit, duke ndikuar dukshëm në rritjen e kohëzgjatjes

së sezonit turistik.

Nga anliza e kushteve klimatike për të dy vendet e marra në studim mund të themi se

klima me të gjithë elementët e saj përbën një faktor përcaktues për zhvillimin e turizmit,

parasëgjithash në zonat bregdetare të të dy vendeve. Tiparet përcaktuese të kësaj klime

në shërbim të zhvillimit të turizmit, mund ti rendisim si më poshtë:

Temperaturat e përshtatshme mesatare të ajrit, që sillen mesatarisht prej

8,5° në janar deri në maksimum rreth 30° në korrik.

Temperaturat mesatare të ujit të detit sillen prej 11,6° në janar deri rreth

24° në gusht, çka do të thotë se mundësitë optimale për larje në ujë të

detit janë rreth 6 muaj (prej majit deri në tetor).

Kripësia (saliniteti) i ujit është më e madhe në siperfaqen e detit, kurse

më e vogël buzë bregdetit, sidomis në afërsi të grykës së Bunës dhe të

gjirit të Porto-Milenës.

Uji ka ngjyrën e kaltër të mbyllur, me tejdukshmërinë më të madhe gjatë

verës, deri në 38 m, e ku mesatarjetore vjetore lëkundet në rreth 30 m.

Page 33: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

Valët më të shpeshta janë të larta vetëm 0,5 m, e më të mëdha deri në 5

m. Valët e larta mbi 2 m janë shumë të rrallë;

Lartësia mesatare e baticës, përkatësisht e zbaticës, është 31 cm.

Numri i ditëve me temperaturën e ajrit mbi 18° është 194 ditë, ose 54%

në vit, karakteristikë këto të klimës së butë dhe shumë të përshtatshme

mesdhetare.

Koha me diell cilësohet si ndër me të gjatat në Mesdhe, me afërsi 2700

orë në vit, ose mesatarisht 7 orë në ditë, çka do të thotë se insolimi me

efektin e vet pozitiv mund të shfrytëzohet për qëllime shëndetësore e

rekeative gjatë tërë vitit. Shqipëria zë vendin e dytë në Evropë pas

Spanjës, për ditët me diell, me plot 200 ditë të tilla në vit74. Të njëjtën gjë

mund të themi edhe për Malin e Zi.

Në brendësi të këtyre vendeve, si dhe në pjesët lindore të tyre, shfaqen tiparet e klimës

kontinentale, me dimër të ftohtë e me reshje të dëborës dhe verë të freskët.Të gjitha këto

ndikojnë në ecurinë e sezonit turistik dimëror, ose si njihet ndryshe të turizmit të

bardhë, i cili mbështetet kryesisht në zhvillimin e sportit të skive .

Bazuar në këto kushte ekzistojnë tashmë në Mal të Zi disa qendra të turizmit dimëror,

si: Kollashini, Zhablaku, Bjellasica etj. Ndërsa në Shqipëri si qendra të tilla veçojmë:

Dardha dhe Voskopoja në Korçë, Shishtaveci në Vargun e Korabit75 etj. Përmirësimi i

mëtejshëm i infrastrukturës rrugore dhe turistike do të ndikonte shumë më tepër në

rëndësinë e tyre turistike.

Përveç klimës mesdhetare dhe pjesërisht me ndikim kontinental, karakteristikë për

Shqipërinë dhe Malin e Zi është edhe ekzistenca e mikroklimave të ndikuara si rezultat i

formave të larmishme të relievit dhe pranisë së sipërfaqeve ujore (liqeneve të tillë si ai

i Shkodrës, Ohrit, Prespës, Shasit etj, apo liqeneve të shumtë artificiale). Prania e

mikroklimave shton edhe mundësitë e lëvizjeve të shumta turistike, si dhe mundësinë e

kombinimit të formave të ndryshme turistike sipas stinëve të vitit 76

.

74 Grup autorësh – Marketingu i Destinacionit Turistik Rasti Kelmendi (Punim Mikrotezë) – Tiranë 2009

,fq.675

Doka Dh., Draçi B. – Gjeografia e Turizmit – SHBLU Tiranë 2002 , fq.18476 Po aty fq.184

Page 34: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

Si konkluzion mund të themi se klima e Shqipërisë dhe Malit të Zi, me të gjithë

parametrat e tyre, krijon kushte të favorshme, të cilat ndikojnë në zhvillimin e turizmit

në të gjithë hapësirën e të dy vendeve.

2.2.3. Pasuritë ujore dhe rëndësit turistike e tyre

Pasuritë e shumta ujore të Shqipërisë dhe Malit të Zi përbëjnë një nga potencialet

natyrore më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. Këto pasuri ujore shprehen si në

egzistencën e dy deteve ku Shqipëria dhe Mali i Zi kanë dalje të gjërë, ashtu edhe nga

egzistenca e shumë lumenjëve, liqeneve, burimeve dhe banjove termale etj. Të gjitha

këto sëbashku kombinuar edhe me klimën tepër të favorshme si dhe bimësinë krijojnë

peisazhe shumë të bukura dhe kushte të përshtatëshme për zhvillimin e llojeve të

ndryshme të turizmit dhe sporteve ujore.

Në këtë kuadër rëndësi të veçant paraqesin objektet ujore siperfaqesore si:

Detet Adriatik dhe Jon që tashmë janë të afirumar jo vetëm në keto dy vende por edhe

në rajon dhe Mesdhe si destinacione të rëndesishme të zhvillimit të turizmit bregdetar,

te jahteve te ushtrimit te sporteve ujore etj. Këto destinacione turistike (deti Adriatik

dhe Jon) njëkohesisht tërheqin edhe numrin më të madh të turisteve. Kështu rreth 90% e

qarkullimeve turistike ne Mal te Zi drejtohen në bregdetin Adriatik77 dhe e njëjta gjë

mund të thuhet edhe për Shqipërinë. Kjo si rezulatat i kushteve dhe cilësisë fiziko-

kimike të rëres dhe ujit te deteve ku si faktor gjithmonë mbetet temperatura e ujit.

Përveç deteve një rëndesi në zhvillimin e turizmit kanë edhe liqenet si: Liqeni i

Shkodres që për Shqipërin dhe Malin e Zi përbën një nyje të rëndesishme të

bashkëpunimit kufitarë por që duhet të shtrihet edhe në sferën e zhvillimit turistik,

tregtar, mjedisor etj. Potencialet natyrore të këtij liqeni që njiherit është më i madhi në

gad.Ballkanik janë të shumta por që akoma nuk po shfrytëzohen aqë sa duhen në

zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Si liqene tjera të Shqipërisë përmendim liqenin e

Ohrit, që për pjesën juglindore të vendit përbën potencialin më të rëndesishëm turistik.

Shfrytëzimi turistik i këtij liqeni po përbën një sfidë për të dy vendet Shqipërinë dhe

Maqedoninë. Si liqene tjera më rëndësi turistike në Mal të Zi vlen të përmendim liqenin

77 Mihailović, B., (2005), Marketing u turizmu, Fakultet za turizam i hotelijerstvo, Kotor, Cetinje, fq. 122

Page 35: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

e Shasit, liqenin e Plavës, liqenin i Biogradit si dhe liqenet akullnajore që për pjesën

veriore dhe parqet nacionale, si Durmitor, Bjeshkët e Namuna etj, përbëjnë një pasuri

dhe bukuri ntyrore tepër intersante. Në këtë prizëm edhe liqenet akullnajore të

Shqipërisë, si ato të Lurës etj, përveç bukurisë natyrore, kanë edhe vlera turistike,

ekologjik, shkëncore etj. Një problem që po vërehët në mosshfrytëzimi turistik të disa

liqeneve është infrastruktura shumë e dobët si p.sh. ne liqenet e Lurës etj. Në këtë

drejtim duhet të futen aktoret e tjerë si ato qendrore, por edhe lokale, që më ndihmen e

projekteve të donacioneve të ndryshme duhet të ndikojnë në shfrytëzim turistik të këtyre

bukurive të çmuara natyrore me qëllim përfitimi të ndërsjelltë .

Edhe lumenjt si objekte ujore sipërfaqesore për të dy vendet janë një pasuri natyrore dhe

turistike akoma e pashfyrtëzuar. Shqipëria dhe Mali i Zi bëjnë pjesë në vendet më një

rrjet të dendur lumenjshë ku më kryesoret janë: Drini, Vjosa, Buna, Semani, Shkumbini,

Osumi etj. Ndërsa në Mal të Zi vlen të përmendim lumenj të tillë si : lumi Tara, Moraça,

Cemi, Buna, Limi, Piva etj. Të gjithë këto lumenjë përbëjnë potenciale akoma të

pashfrytëzuara në ekonominë turistike si p.sh. Lumi Buna që ashtu si liqeni i Shkodrës

përbën një potencial turistik akoma të pashfrytëzuar ndërkufitar.

Foto.1. Lumi Buna (N.Avdiu, 2010)

Mundesitë në zhvillimin e turizmit në këtë lum janë të shumta pasi është i vetmi lum i

lundrueshëm për të dy vendet. Megjithatë ky lum po përbën një problem shqetësues pasi

Page 36: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

herë pas here lumi del nga shtrati dhe përmbyt hektarë të tëra toke dhe pasuri tjera

ekonomike dhe materiale për komunitet e të dy anëve të kufirit. Prandja duhet një

bashkëpunim më i mirë në hartimin e projekteve të përbashkëta më qëllim kthimin e

lumit Buna në lum të lundrueshëm duke ndikuar në zhvillimin e turizmit dhe mbrojtjes

së zonave për rreth tij. Disa lumenjë, si Tara në Mal të Zi dhe Osumi në Shqipëri viteve

te fundit po shfrytëzohen nga turistët avanturier që preferojnë lundrimin ne kanionet dhe

rrjedhat e këtyre lumenjeve malorë pasi këto lumenj ofrojnë mundësi për zhvillimin e

sportit të raftingut që pëlqehet nga turistët veçanarisht ato perëndimorë.

Për këtë në Mal të Zi egzistojnë klube të ndryshme raftingu në lumin Tara78 të

organizuar edhe nga agjensitë turistike.

Si potenciale të rëndësishme natyrore të cilat ndikojnë në zhvillimin e turizmit janë

edhe burimet termale si dhe balta minerale. Në Shqipëri egzistojnë disa burime termale

që ndryshe njihen si llixha ku më të rendësishmit janë : Llixhat e Peshkopisë, Llixhat e

Fushë Krujes, Llixhat e Elbasanit79. Ndërsa në Mal të Zi si qendër e tillë më e njohura

ndodhet në qytezën e vogël Igallo në Herceg Novi. Edhe në bregdetin e Ulqinit në afërsi

të Plazhit të Vogël ndodhen burime të tilla, nga i cili buron uji squfurik dhe që

shfrytëzohet nga femrat që kanë probleme me lindjet etj. Këto potenciale duhet të

shfrytëzohen më mirë pasi ato krijojnë mundësi për ngritjen e qendrave kurative (disa të

tilla egzistojnë) si dhe në zhvillimin e turizmit shëndetësor dhe kurativ. Kjo do te

ndikonte në zgjatjen e sezonit turistik që do të sillte përfitime ekonomike.

2.2.4. Rëndësia turistike e motiveve biogjeografike dhe Parqeve Kombëtare

Jeta bimore dhe shtazore me format e saj, përveç që kanë rëndësi jetike për njeriun,

zënë vend të posaçëm edhe në vlerësimin e tyre turistik. Dihet se peisazhi natyror i një

mjedisi gjeografik është krijuar në masë të madhe nga bashkësia e bimësisë, formave

dhe formacioneve të tyre. Jeta bimore dhe ajo shtazore, në krijimin e fizionomisë

natyrore të një vendi, paraqiten me forma dhe dukuri specifike, të cilat në turizëm

vlerësohen si faktorë me rëndësi. Nga mjedisi natyror i një vendi varet zhvillimi i

kushteve të rekreacionit, ose i zhvillimit të ekoturizmit, turizmit të gjuetisë etj. Roli i

78

Strategija razvoja planinskog turizma u Crnoj Gori79 Doka Dh., Draçi B. – Gjeografia e Turizmit – SHBLU Tiranë 2002

Page 37: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

jetës bimore në vlerësimin turistik përqendrohet në funksionin dekorativ, rekreativ dhe

fiziologjik 80.

Si rezultat i kushteve të përshtatshme të relievit, klimës dhe ujërave, bota bimore dhe

shtazore e Malit të Zi dhe Shqipërisë dallohet për shumëllojshmëri të specieve.

Në Shqipëri rreth 40% e sipërfaqes së vendit është e mbuluar më pyje dhe sipërfaqe të

tjera të gjelbërta, ndërsa në Malt të Zi kjo sipërfaqe është rreth 42 %. Në vitin 1991

Mali i Zi është shpallur shtet ekologjik, gjë që do të thotë se ruajtja dhe kujdesi ndaj

mjedisit natyror zë një vend të rëndësishëm në politikat zhvillimore.

Pasuria bimore e të dy vendeve shprehet në disa kate bimore, duke filluar me atë të

bimëve mesdhetare e deri tek llojet e bimëve të viseve të larta dhe kullotat alpine. E

gjithë kjo pasuri bimore krijon peizazhe shumë të bukura, estetike dhe tërheqëse për

pasionantët e shumtë të natyrës. Në brendësinë e botës bimore të të dy vendeve rriten

lloje të ndryshme kafshësh dhe shpendësh, të cilat ndikojnë në kompletimin e ofertës

natyrore turistike. Në këtë mënyrë ato i pasurojnë më tepër dhe i bëjnë më terheqëse

zonat turistike si në Mal të Zi, ashtu edhe në Shqipëri, duke ndikuar në zhvillimin e

turizmit natyror, ekoturizmit, turizmit alternativ.

Mendojmë se në të ardhmen ekoturizmi dhe turizmi alternativ duhet të zëjë një vend të

veçantë në politikat turistiket, si në Shqipëri ashtu edhe në Mal të Zi, pasi të dy vendet

kanë kushte të favorshme dhe potenciale të mjaftueshme për këtë lloj turizmi.

Ekzistenca e pesë Parqeve Kombëtare, në Mal të Zi dhe trembëdhjet në Shqipëri,

përbëjnë potenciale mjaft të rëndësishme ekologjike që mund të shfrytëzohen mjaft

mirë edhe në funksion të ekoturizmit, turizmit dimëror, shkencor, naytror etj. Në këtë

drejtim Mali i Zi ka disa përparësi krahasuar me Shqipërinë, pasi duke qenë shtet

ekologjik, i vetmi në botë, kujdesi ndaj Parqëve Kombëtare dhe zhvillimi i turizmit

ekologjik është më i pranishëm se në Shqipëri, ku vërehet një menaxhim jo i mirë i

Parqëve Kombëtare, prandaj edhe ekoturizmi nuk është shumë i zhvilluar. Raste të

keqmenaxhimit të Parqeve Kombëtaremë së miri mund të verehet në "Lurë" ku një

pjesë e mirë e pyllit i është nënshtruar prerjeve, djegieve etj., ku si rezultat po shfaqen

mendime qe këti parku ti hiqet statusi i Park Kombëtar.

80 Dr. Gashi M. - Bazat e Turizmit – Prishtinë 1986 , fq. 120

Page 38: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

Për rëndësinë që kanë Parqet Kombëtare në Mal të Zi në zhvillimin e turizmit mund të

vërehet edhe nga tabela e mëposhtme.

Tab.6. Numri i turistëve në Parqet Kombëtare në Mal të Zi në vitet 2006-2010Vitet

ParqetLiqeni i

Shkodrës

16.696 23.603 42.312 32.070 40.242

Biogr. gora 10.994 31.490 27.120 27.812 27.860

Durmitori 21.673 34.572 39.852 39.981 42.827

Llovqeni 30.000 26.502 24.166 28.028 37.500

Burimi: Mr.Bulatovic D.- Ekoturizam u zasticenim podrucijama Republike Crne Gore (Punim Doktorature) -

Subotica 2011 fq. 253

Në bazë të tabelës mund të vërejmë se numri i turistëve në këto parqe është i ndryshëm,

me rritje përmanente, që tregon për intersin turistik që paraqesin Parqëve Kombëtare në

Mal të Zi. Në Shqipëri Parku Kombëtar i Butrinit i cili që nga viti 1992 është nën

mbrojtjen e UNESCO-s përbën një model se si duhet të menaxhohen këto pasuri të

rralla botërore. Kjo dëshmohet edhe nga interesi dhe numri i vizitoreve që nga viti në vit

po njeh rritje. Në tabelën e mëposhtme po jap disa të dhëna për numrin e vizitorëve në

Parkun Kombëtar të Butrinit.

Tab.7. Numri i turistëve në Parkun Kombëtar të Butrintit në vitet 2006-2011Vitet Numri i turistëve2006 43.357

2007 48.940

2008 52.767

2009 36.922

2010 48.707

2011 69.150

Burimi:Kola R. – Butrinit 2011, Profili 2 – Janar 2012

Rritja e numrit të turistëve në këtë park erdhi si rezultat i përmirësimit të infrastruktures

Page 39: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

rrugore në 3-4 vitet e fundit dhe të interesit që po paraqet Butriniti si pasuri botërore.

Më poshtë po paraqes një model krahasues të zhvillimi të turizmit në Parkun Kombëtar

të Durmitorit në Mal të Zi duke e krahasuar me zonën e Parkut Kombëtar të Thethit në

Shqipëri. Parku Kombëtar Durmitor si destinacion turistik nuk ka afersi gjeografike me

Shqipërinë por prapë e kemi zgjedhur si destinacion, pasi e shohim si konkurrentë

potencialë të Thethit nëse ky i fundit, sipas gjithë premisave favorizuese që ka,

zhvillohet turistikisht, por që në relitet është shumë largë zonës turistike të Durmitorit.

Parku Kombёtar Durmitor shtrihet nё juglindje tё alpeve Dinarike81. Ndërsa Parku

Kombëtar i Thethit shtrihet në kufirin midi Alpeve Perëndimore dhe Alpeve Lindore,

pikërisht në luginën e Shalës82 .

Pёr shkak tё bukurive të shumta natyrore Durmitor në vitin 1952 ёshtё shpallur Park

Kombetar. Ndërsa zona e Thethit si e tillë është shpallur në vitin 1966. Si zona e

Durmitorit ashtu edhe ajo e Thethit disponojnë potenciale të shumta natyrore dhe të

trashëgimisë kulturore, të cilat janë burim kryesor i zhvillimit të turizmit. Në zonën e

Durmitorit si rezultat i ndërtimit dhe përbërjes gjeologjike të relievit si dhe proceseve

gjeomorfologjike kanë ndikuar në formimin e disa kanjoneve ku më i njohuri është

kanjoni i lumit Tara, i cili cilësohet si një nga kanjonet më të bukura në botë83. Për

florën e pasur dhe karakteristike dhe për faunën unikale zona e lumit Tara është shpallur

pjesë e Trashëgimisë Botërore të Natyrës84.

Foto.2. Pamje nga zona e Durmitorit (Mali i Zi) Burimi: www.m ontenegrovisit.com

81

Andjelic M. – Nacionalni parkovi u turizmu Crne Gore, Cetinje 200482

Grup autorësh – Gjeografia fizike e Shqipërisë , Tiranë 1990, fq. 4083

Andjelic M. – Nacionalni parkovi u turizmu Crne Gore, Cetinje 2004, fq. 9

Page 40: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

84 Po aty, fq.11

Page 41: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

Në aspektin klimatik të dy zonat dallohen për klimë tipike malore me dimër të gjat e të

fohtë me tempertarura të ulta dhe me reshje të konsideruara të borës.

Siç mund të vërehet të dy zonat, Durmitori dhe Thethi ofrojnë shumë mundësi për

zhvillimin e disa llojeve të turizmit. Si rezultat i disa faktorëve që tashmë dihen si:

infrastruktura rrugore, infrastruktura komunale etj, zona e Thethit përsa i përket

zhvillimit të turizmit është shumë më mbrapa krahasuar me zonën e Durmitorit. Si

element tjetër dallues nëmes Durmitorit dhe Thethit është akomodimi, ku në durmitor

akomodimi bazohet në hotele të kategorive ndryshme si p.sh. hoteli Javor, hoteli

Durmitor etj, pastaj në apartamente private, vende për kampingje etj. Ndërsa në zonën e

Thethit akomodimi është i bazuar në shetpi private, pra mungojnë hotelet siç janë në

zonën e Durmitorit. Hotelet në zonën e Durmitorit ofrojn pothuajse të gjitha kushtet për

turistët si: restorante, bare, pishina, internet etj, gjë që në zonën e Thethit mungojnë

sidomos interneti, pishinat etj. Gjat qëndrimit në Durmitor turisti ka mundësi të gjej

gjithçka që do të përshtatet me shijet dhe me buxhetin e tij Kjo përbën një avantazh

konkurues për Durmitorin në krahasim me Thethin.

Ndërtimi i teleferikëve, pistës së skijimit etj, është një tjetër përparsi që vërehet në

zonën turistike të Durmitorit dhe që mungojnë në atë të Thethit.

Gastronomia e të dy zonave bazohet në ushqimet bio ku veçojm: prodhimet e mishit,

proshuten, peshkun, prodhimet e qumeshtit, mjaltin etj.

Foto.3. Pamje nga një park bletësh në zonën e Thethit (N.Avdiu 2011)

Page 42: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

Ajri i pastër, burimet e shumta të ujit që vijnë nga burimet për rreth maleve si dhe bota

e pasur bimore mund të cilsohen si karakteristikë e përbashket e të dy zonave.

Një karakteristikë tjetër dalluese nëmes të dy zonave është edhe marketingu turistik. Në

këtë pik udhëtimet turistike drejt zonës së Durmitoret në të shumtën e rasteve relizohen

përmes paketave turistike nga touroperatoret e ndryshem vendas dhe ndërkombëtar, si

dhe nga Organizata Nacionale Turistike e Malit të Zi, nga agjensit turistike etj.

Informacionin për zonën turistike të Durmitorit mund të gjindet edhe përmes internetit

në adresa të ndryshme. Ndërsa zona e Thethit iu prezantohet turistëve në mënyr

spontane nga agjensit turistike vendase ose përmes ndonjë guide turistike si dhe

internetit. Por në të vërtet infrastruktura e dobët, lën shumë për të deshiruar dhe është

pëngesa kryesore për çdo turist që preferonë këtë zonë turistike.

Një karakteristik tjetër dalluese nëmes të dy zonave janë edhe çmimet, ku Thethi

parqitet si zonë me çmime më të ulta krahasuar me zonën e Durmitorit. Kështu në zonën

e Durmitorit çmimet në hotele me 3 dhe 4 yje sillen nga 55 – 75 €, ndërsa në sektorin

privat çmimet sillen nga 15 – 20 €85. Në zonën e Thethit sipas intervistave të realizuara

në muajin korrik të vitit 2011 çmimet sillen nga 20 – 25 € dita ku përfshihen akomodimi

dhe tre vaktet e ngrënies. Sipas intervistave turistët e preferojnë këtë zonë për ajrin e

paster, për qetësin, për ushqimet, për natyrën piktoreske, për gjelbërimin etj. Turistët që

vijnë më së shumti kryesisht janë vendas si: Tirana, Durresi por ka edhe turistë të huaj

kryesisht me grupe deri në 10 – 15 veta, studentë, shkencëtar, adhurues të natyrës,

ambientalist etj. Ajo çka u vërejt nga intervistat e zhvilluara është e qartë se kjo zonë

përveç bukurisë natyrore po përballet me shumë problem. Edhe pse natyra i ka dhuruar

shumë gjëra, sipas banorëve mungesa e investimeve e ka spostuar dhe anashkaluar këtë

zonë turistike duke e lën në mëshirë të kohës. Sipas banorëve premtimet gjatë fushatave

elektorale kanë qenë të shumta por deri më sot çdo gjë ka mbetur në letër duke mos u

realizuar. Këtu mungojn shumë gjëra që do të ndikonin në zhvillimin e turizmit.

Mungojnë lidhjet me zonat e tjera të vendit ku si rezultat i reshjve të dëborës rruget

mbesin të bllokuara për muaj të tërë pasi ajo nuk është as e asfaltuar, furnizmi më

energji është shumë i dobët, mungojnë hotelet, mosha e re e popullsisë është larguar gjë

që ka çuar në rënien e numrit të banorëve në njëren anë dhe të fuqisë puntore në anën

Page 43: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

tjetër etj. Për cilësinë e shërbimeve në këtë zonë as që mund të flitet. Nga intervistat u

vërjet se në mungesë të energjisë elektrike banorët përdorin gjeneratorët për tu ofruar

sadopak kushte atyre turistëve që qëndronjë për 2 – 3 ditë në objekte private familjare

duke shijuar bukuritë e Thethit. Nësë krahasojmë pasuritë natyrore të Durmitorit me

Thehin nuk ka ndonjë ndryshim, por shfrytëzimi i tyre në funksion të turizmit është i

ndryshëm. Pёrmirёsimi i sinjalistikёs rrugore dhe asaj turistike është një tjetër element

që mungon në këtë zonë etj.

Nga kjo që u trajtua më lart mund të konkludojmë se si zona e Durmitorit ashtu edhe ajo

e Thethit ofrojnë natyrë të njëjt, piktoreske dhe të panjohur me mundësi të shumta të

zhvillimit të llojeve të ndryshme të turizmit si: ekoturizmi, turizmi malor, turizmin

dimëror, avanturesk, turizmin alternativ etj. Nësë niveli i zhvillimit të turizmit në zonën

e Durmitorit është në rritje, në Theth turizmi krahas vështirësive që paraqet është në

fazën e ti të parë. Eksperienca e Durmitorit mund të shërbej si model në zhvillimin e

turizmit në zonat malore.

Zhvillimi i turizmit malor kërkon edhe një infrastrukture akomoduese speciale të bazuar

në hotele me tre dhe katër yje të stilit alpin, shtëpiza malore, pista për ski, telefrikë,

sherbime cilësore në hotele86 etj, të cilat në zonën turistike të Thethit mungojnë. Këto

mund ti takojmë në zonën turistike të Durmitorit të cila mund të sherbejë edhe si model

se si mund të organizohet dhe zhvillohet turizmi edhe në Parqet Kombëtare.

Projekti "Dyzet hanet" tanimë ka dhënë rezultatet e tija duke ndikuar në promovimin e

vlerave turistike të zonave të veçanta natyrore dhe malore të Shqipërisë.

Nga analiza e potencialeve gjeografiko-natyrore të Shqipërisë dhe të Malit të Zi vërehet

qartë se këto vende ofrojnë kushte të favorshme natyrore për zhvillimin e disa llojeve të

turizmit, të bazuar në pozitën e mirë gjeoturistike, kushtet e favorshme të relievit,

klimës, hidrografisë, botës bimore e shtazore etj. Natyra e bukur e këtyre vendeve,

sidomos bregdeti, por edhe zonat malore, parqet kombëtare etj, vazhdimisht kanë

tërhequr e po tërheqin një numër të konsiderueshëm turistësh që preferojnë këto

destinacione të levizjeve turistike. Nga ana tjetër janë pikërisht këto zona turistike

(bregdeti, zonat malore, parqet kombëtare etj), të cilat gjatë periudhes së tranzicionit që

kaluan të dy venedet iu janë nënshtruar edhe trysnisë së degradimit të shpejtë të mjedisit

Page 44: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

dhe natyrës nga ndërtimet kaotike, si dhe turizmi masiv, sidomos në zonat bregdetare,

në të cilat ky lloj turizmi është tashmë prezent.

Gjithashtu nga analiza e potencialeve natyrore vërehet se Mali i Zi paraqet shumë

përparësi konkurruese, pasi ai ndodhet në nje fazë më të zhvilluar se turizmi në

Shqipёri. Mali i Zi ka një turizëm më të organizuar, duke u nisur nga infrastruktura,

aksesibiliteti, akomodimi dhe mënyra se si promovohet dhe shpërndahet produkti

turistik. Nga ana tjetër Shqipëria, me përmirësimet e dukshme në infrastrukturën

rrugore dhe prioritetin që qeveria po tregon ndaj turizmit, po tregon se se shpejti do të

bëhet destinacion i njohur turistik në rajon dhe Mesdhe.

Ruajtja dhe menaxhimi më i mirë i potencialeve natyrore, në veçanti të bregdetit, duhet

të zëjë vendin kryesor në politikat dhe strategjitë e zhvillimit të turizmit të dy vendeve.

Prezantimi më në nivel i potencialeve natyrore në panairet ndërkombëtare të turizmit,

orientimi drejt zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm dhe konkurenca në tregjet turistike

rajonale, mendojmë se do të jenë sfidat kryesore në zhvillimin e turizmit në Shqipëri

dhe Mal të Zi.

2.3. Potencialet historiko-kulturore të Shqipërisë dhe të Malit të Zi dhe

rëndësia turistike e tyre

Zhvillimi i turizmit, përveç të tjerash nënkupton faktorë të ndryshëm historik dhe

kulturorë, të cilët ushtrojnë ndikim në pasurimin e qarkullimeve turistike me elementë

cilësorë. Siç dihet, çdo qëndrim turistik në një vend përveç diellit, rërës, detit e

rekreacionit, bazohet edhe në motivet kulturore dhe historike, duke u dhënë

qarkullimeve turistike një fizionomi komplekse, të cilat krijojnë kushte për qëndrim më

të gjatë turistik në një vend.

Turizmi kulturor përfshin një botë të gjërë, e cila lidh të shkuaren me të tashmen, ku

nuk mund të mbeten pas pasuri të shumta arkeologjike, arkitektonike, kulturore,

etnografike etj, që janë përfaqësuesit më të denjë të një vendi. Një turist, i cili ka

dëgjuar rastësisht, apo nga miqtë e tij, për një objekt historik që perfaqson një

trashëgimi kulturore të rrallë, përballet me çdo vështirësi që mund të hasë gjate

rrugëtimit të tij, vetëm e vetëm për t' ia arritur qëllimit për ta vizituar atë.

Page 45: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

Turisti kulturor ka një target, i cili mund të variojë nga mosha 30 vjeç e lart dhe ka një

arsimim nga të paktën të mesëm, ose të lartë 87. Në të shumtën e rasteve turisti kulturor

është i interesuar mbi atë që ndodh jashtë shoqërisë dhe pozicionit gjeografik, ku jeton.

Ai kërkon të dijë për historinë, veçoritë arkitektonike (objektet e kultit ose ndërtimet të

tjera urbane që mund të shpalosin karakteristikat e vendit që ai viziton)88. Një vend të

rëndësishëm në hapsirën kulturore të një vendi zënë edhe muzetë, pikturat, muzika,

karnavalet, manifestimet e ndryshme, panairet etj.

Autorë të ndryshëm janë të mendimit se turisti kulturor nuk interesohet për koston, por

kërkon sherbimin dhe akomodimin e një cilësie të lartë.

Kur flasim për turizmin duhet të kemi parasysh se aktiviteti turistik është shumë i

larmishëm, sikundër janë edhe ndikimet e tij në zhvillimin ekonomik, kulturor e social

të një vendi, apo bashkësie lokale.

Turizmi kulturor ka filluar të bëhet popullor këto vitet e fundit në Europë. Kështu në

vartësi të burimit, apo destinacionit, mendohet se 35 deri në 70% e turistëve

konsiderohen turistë kulturorë 89. Nga studimet e bëra pranohet se turisti kulturor

shpenzon më shumë se turisti i zakonshëm90, ndaj mendohet që ai ka një ndikim më të

madh në zhvillimin ekonomik të zonave turistike në veçanti dhe vendit në përgjithësi.

Në të gjithë literaturën e menaxhimit të qendrave historike e kulturore monumentet që

mund të përdoren si objektiva turistike mund të klasifikohen në disa kategori, në varësi

kjo të rëndësisë së tyre historike e kulturore dhe vlerave që ato bartin. Si kategori të

tilla dallojmë:

Monumente kritike, ku bëjnë pjesë vepra, të cilat duhet të ruhen e mirëmbahen me çdo

kusht dhe ndërhyrjet në to janë mjaft të kufizuara.

Monumente të përhershme, të cilat lejojnë disa përshtatje të kufizuara, por duke

ruajtur gjithnjë karakterin e tyre në momentin që janë krijuar.

87

Qose R. – Shkodra – turizmi kulturor – STAGE TEK GTZ – Tiranë – Praktika 2005 ,fq.188

Po aty89 Antolovic J.- Immovable Cultural Monuments and Tourism - In Cultural Tourism Session Notes XII Assembly ICOMOS ,Mexico 1999 , fq.10490 Reisinger, Yvette. Tourist-Host Contact as a Part of Cultural Tourism, World Leisure and Recreation,36 (Summer), 1994 fq. 26

Page 46: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

Monumente të tregëtueshme, të cilat mund t'i nënshtrohen ndryshimeve në formën

dhe funksionet e tyre fillestare me qëllim që të transformohen në burime vlerash të reja

për komunitetin dhe brezat që do të vijnë.

Si në Shqipëri, ashtu edhe në Mal të Zi, mungojnë objekte turistike të klasit të I-rë, apo

te kategorise “A”, siç quhen ndryshe. Kjo do të thotë që këto vende nuk kanë objekte

kulturore dhe historike të nivelit të Koloseumit apo Akropolit, nuk kanë objekte fetare

të nivelit të Tempullit të “Sagrada Famila”- kryeveprës së Gaudit, apo Xhamisë Blu të

Stambollit, ashtu sic nuk kanë as ndonjë vepër arkitektonike të nivelit të Kullës Eifel etj.

Këto janë vetëm një pjesë e vogël e pasurisë kulturore të vendeve të tjera, të cilët

tërheqin shumë herë më shumë turistë në vit se sa numri i turistëve që vizitojnë Malin e

Zi dhe Shqipërinë.

Megjithatë, krahas potencialeve gjeografiko-natyrore, Shqipëria dhe Mali i Zi, me

historinë, kulturën dhe traditën e tyre, ofrojnë potenciale të rëndësishme historike dhe

kulturore në fushen e turizmit. Si rezultat i zhvillimeve në kufijtë midis Lindjes dhe

Perëndimit, të dy vendet ofrojnë origjinalitetet dhe të veçantat e tyre midis dy kulturave:

Orientit dhe Modernizmit.

Me historinë dhe kulturën e saj të pasur si një ndër vendet më të lashta të Europës,

Shqipëria ofron të veçantat e saja edhe në fushën e turizmit historiko- kulturor. Të

njëjtën gjë mund të themi edhe për Malin e

Zi, por në një prizëm tjetër. Nuk ka ndoshta

popull tjetër në Ballkan dhe Europë që të ketë

provuar në historinë e tij kaq shumë kthesa

dhe ndryshime sa populli shqiptar91. Dëshmi

për këtë është jo vetëm gjuha e vjetër shqipe

e folur dhe e shkruar, por edhe një numër i

madh objektesh të ndryshme historike dhe

kulturore te vizitueshme si:

91 Doka Dh.,Draçi B. – Gjeografia e Turizmit – SHBLU , Tiranë, 2002 fq. 186

Page 47: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

vendet dhe objektet arkeologjike (Butrinti, Apollonia, Dyrrahu etj), të cilët paraqesin

interes të veçantë për turistë vendas dhe të huaj. Në foto është paraqitur qyteti antik i

Apollonisë.

Nisur nga këto vlera shumë prej tyre janë

kthyer në qendra monumentale të mbrojtura

nga shteti, madje Butrinti ndodhet nën

mbrojtjen e UNESCO-s. Për vlerat e

shumta arkeologjike dhe natyrore Butriniti

është shpallur Park Kombëtar.

Kur flasim për produktin turistik me

karakter historiko-kulturorë në Shqiperi,

kalatë dhe kështjellat mesjetare, si: Rozafa, Kruja, Berati, Tepelena, Gjirokastra,

Petrela, Preza etj, kanë potencialin më të madh për të zënë vend akoma më të

rëndësishëm në shërbim të turizmit. Duke pasur parasysh madhësinë e territorit të

vendit, mund të thuhet se Shqipëria ka një numër të konsiderueshëm kalash, të cilat janë

të shpërndara pothuajse në mënyrë të rregullt në të gjithë vendin. Pozicioni i tyre

dominues, kryesisht mbi qytetet e vendit, historia që mbartin, si dhe shumllojshmëria e

tyre, mund t’i kthejë ato në objekte tërheqëse të një rëndësie të veçantë për turistë. Disa

nga këto kala krijojnë jo vetëm mundësi për t' u vizituar, por edhe mundësi banimi,

ushqimi, argëtimi etj.

Objekte të ndryshme të kultit si: kisha, xhami, teqe etj, të cilat dëshmojnë për

ekzistencën e besimeve të ndryshme dhe tolerancën fetare në Shqipëri jane nje

pasuri tjeter me vlera kulturore, turistike etj.

Objektet e kulturës materiale dhe etnografike, ku çdo rajon e madje shpesh çdo

fshat i vendit ofron të veçantat e tij në mënyrën e jetesës dhe veshjesh. Kësaj i

shtohen edhe guzhina tradicionale shqiptare dhe mikpritja e njerëzve. Në këtë

kontekst një turisti do ti intersonte të njihej më mënyrën e jetesës, veshjen,

ushqimin, traditën, zakonet etj, të krahinave të Shqipërisë, e cila përmban të

veçantat e saj në këtë drejtim dhe që rrallë mund të gjenden në ditët e sotme në

rajonin e Mesdheut. Të gjitha këto mund të vihen në shërbim të turizmit shumë

më mirë se deri më sot. Si potenciale të turizmit kulturor në Shqipëri bëjnë

Page 48: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

pjesë edhe shtëpitë tepër karakteristike, p.sh. shtëpit në formë kulle në veri të

vendit, shtëpitë karakteristike të Gjirokastrës, Beratit etj, pazaret e vjetëra, si ai i

Krujës , Korçës etj, në të cilat ndërthuren në mënyrë origjinale arkitektura

mesjetare me artizanatin vendas, duke paraqitur interes të veçantë për t'u

vizituar nga turistët.

Institucionet e ndryshme kulturore, si ato museale, teatrale, sportive etj, të

cilët mund ti shërbejnë mjaft mirë edhe

sektorit turistik. Ndër muzet të cilët

paraqesin interes dhe vlera të veçanta për

tu vizituar janë:

Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë, në të

cilin tregohet

historia e popullit

shqiptar që nga

antikiteti e deri në ditet e sotme, Muzeu Kombëtar i Gjergj

Kastriotit në Krujë, i cili paraqet heroizmin e popullit shqiptar

në luftën kundër perandorisë otomane nën udhëheqjen e heroit

kombëtar Gj.K.Skënderbeut, Muzeu i Onufrit në Berat, Muzeu i

Armëve në Gjirokastër, Muzeu i Kulturës Mesjetare në Korçë

etj, si dhe muzetë etnografikë, të cilët e bëjnë më interesante

dhe e plotësojn edhe më tej ofertën kulturo-historike të Shqipërisë.

Ekzistenca e disa qëndrave të cilësuara ndryshe edhe si "Qytete muze" si:

Berati, i cili veçohet me kalanë madhështore që përbën edhe bërthamen e vet qytetit

me moshë mbi 2400 vjeçare, muzeun

Onufri, shtëpitë karakteristike të

lagjes Mangalem e Gorica për vet

mënyrën e ndërtimit të tyre etj,

krijojnë pamje interesante duke i

dhënë emrin qyteti i "Mijërave

dritareve".

66

Page 49: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

Gjirokastra, ndryshe njihet me emrin "Qyteti i gurtë". Ky emër vjen nga stili

karakteristik i ndërtimeve, ku çdo gjë është e ndërtuar në gurë me një mjeshtëri të

veçantë që krijon për turistët një dukuri tepër

interesante, e cila rrallë mund të takohet në

vendet e tjera të rajonit.

Si"Qytetmuze" i njohur në Shqipëri është edhe

Kruja. Për vet pozitën e favorshme

gjeografike në shpatin e malit, e rrethuar me

ullinj dhe kultura të tjera të drunjta, qyteti i

ofron vizitorëve dy komplekse të veçanta për

tu vizituar. Në njërën anë është kalaja me të

veçantat e saj si një kompleks i tërë turistik,

ndërsa në anën tjetër është Pazari i Vjetër dhe karakteristik, në të cilin ekspozohen

objekte dhe sende të ndryshme nga artizanati i njohur krutan. Janë këto potenciale

kulturo-historike të cilët e bëjnë Krujën njërën nga qendrat më të rëndësishme dhe më të

vizituara nga turistët vendas dhe të huaj.

Page 50: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

Shkodra dhe Korça janë dy qendra të tjera njohura në hartën turistike të Shqipërisë.

Për pozitën e saj gjeografike, e vendosur në nyjen hidrografike që krijohet midis liqenit

te Shkodrës, lumit Buna dhe Drinit, Shkodra është qendra ekonomike, historike dhe

kulturore më e rëndësishme e pjesës

veriore të Shqipërisë. E kaluara historike e

këtij qyteti ka lënë gjurmët e saj edhe në

ditët tona, duke përbër potenciale të

rëndësishme turistike. Ndër potencialet

kulturoro-historike të këtij qyteti vendin

kryesor e zë kalaja e Rozafës, e cila

përbën ndërtesën historike më madhore

me vlera të rëndësishme për turistët.Fototeka Marubi, lagjet, shtëpitë dhe

rrugicat karakteristike shkodrane, Ura e

Mesit, si dhe objektet fetare si:

Katedralja e qytetit, Xhamia e plumbit

etj., përbëjnë objektet më të vizituara në

këtë qytet.

Qyteti i Korçës dallohet si qendra më e

rëndesishme e pjesës juglindore të

Shqipërisë. Korça ka shërbyer gjithmonë

si një pikë lidhëse tregtare dhe

komunikimi midis pjesës lindore dhe perëndimore të gadishullit të Ballkanit. Ky qytet i

njohur për kulturën qytetare i ofron turistëve përveç tjerash edhe objekte nga e kaluara

historike, të cilat vlerësohen për origjinalitetin e veçantë. Korça njihet edhe si qytet i

arsimit, dijes etj. Ndikimi i administrimit frances që kaloi ky qytet gjatë Luftës së Parë

Botërore padyshim që dëshmohet edhe sot nëpërmjet stilit urbanistik të ndërtesave që i

përkasin asaj periudhe. Si ndër objekte të rëndësishme kulturoro-historike të ketij qyteti

që vizitohen nga turistët vlen të përmenden: Pazari i Vjetër, rrugicat e gurta me shtëpitë

karakteristike të këtij qyteti, shkolla e pare ne gjuhen shqipe, muzet, objektet e kultit etj.

Page 51: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

Ajo çka e veçon Korçën nga qytetet tjera të

Shqipërisë janë edhe serenatat e njohura si

pjesë e pandashme e këtij qyteti.

Iso Polifonia shqiptare si një pasuri e

trashigimisë kulturore përbën një thesarë

tjetër të çmuar dhe duhet të promovohet

krahas potencialeve tjera të turizmit

kulturor në Shqipëri. Nga greqishtja e

vjetër fjala polifoni do të thotë

shumëzërësh, kështu polifonia është një gjini e folklorit shqiptar që interpretohet nga dy

a më shumë zëra.

Polifonia shqiptare, si një vlerë e pamohueshme e folklorit shqiptar e krijuar prej

brezash nga populli ynë, e ndajmë në dy zona kryesore ku ajo interpretohet në

polifoninë toske dhe polifoninë labe të cilat kanë karakteristikat e tyre të veçanta në

mënyrën se si interpretohet. Nisur

nga këto vlera të pamohueshme të

polifonisë shqiptare në

trashëgiminë tonë shpirtërore por

dhe në atë botërore, më 25 nëntor

2005, ajo u shpall “Kryevepër e

trashëgimisë gojore e njerëzimit”,

mbrojtur nga UNESCO92.

Në Mal të Zi turizmi kulturor

mbështetet në objektet e

ndryshme që ashtu si edhe Shqipëria përjetuan një të kaluar të bujshme historike.

Kultura në Mal të Zi është zhvilluar nën ndikimin e civilizimeve të ndryshme, të cilat

kanë lënë gjurmët e tyre në shumë lokalitete93. Zbulimet arkeologjike treguan qartë se

territori i Malit të Zi është i populluar që në periudhat antike. Dëshmi për këtë janë

faktografimet e periudhave të ndryshme historike që janë gjetur në qytetet e Malit të Zi,

92

Wikipedia93 Startegija razvoja turizma Crne Gore do 2020, Podgorica 2008

Page 52: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

si në: Ulqin, Budva, Kotor, Tivat, Risan, Duklja etj. Pjesa më e madhe e objekteve

kulturore-historike që ndodhen në Mal të Zi i takojnë periudhës mesjetare. Si objekte të

tilla veçojmë kalatë, ose si njihen ndryshe Qytetet e Vjetra, ku më të njohurit janë:

Kalaja e Ulqinit, Tivarit, Budvës, Kotorit, Herceg Novit etj. Secili nga këto qytete të

vjetra përmbajnë të veçantat e tyre dhe potenciale për tu vizituar nga turistët.

Ndryshe nga Shqipëria, Malit të Zi i mungojnë qytetet antike, të tillë si: Apollonia,

Butrinti, Dyrrahu etj, si dhe muzeume të nivelt të tillë, siç është ai i Krujës, muzeu

Kombëtar etj. Kjo për Shqipërinë është një avantazh më tepër në zhvillimin e turizmit

kulturoro-historik.

Në Mal të Zi objekteve historike dhe kulturore iu kushtohet një vëmendje e veçantë.

Kjo vërehet nga aspekti i infrastrukturës, mirmbajtjes dhe ruajtjes së tyre. Ndërsa në

Shqipëri infrastruktura, sidomos ajo rrugore në afersi të disa objekteve historike dhe

kulturore, paraqitet me probleme gjë që e vështirëson arritjen e tyre nga turistët. Prandaj

është e nevojshme që institucionet kompetente

të ndikojnë në përmirësimin e infrastrukturës

turistike në mjaft qendra kulturore dhe

historike të vendit. Ndërsa në Mal të Zi raste

të tilla pothuajse janë të papërfillshme.

Si qendra më e rëndesishme e turizmit

kulturor në Mal të Zi është Kotorri. Në

qytetin e Kotorrit janë ruajtur me fanatizëm

gjurmët e epokave të ndryshme historike.

Kotorri është qytet i traditës së pasur kulturore

dhe njëri nga qëndrat e urbanizuara mësjetare

e ruajtur më së miri deri në ditet tona94. Për këtë Kotorri që në vitin 1979 është

regjistruar në listën e trashëgimisë kulturore botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s95.

Ndikimi i sundimit Venedikas ka lënë gjurmët e veta edhe në këtë qytet me stilin

karakteristik të ndertimeve. Katedralet e ndryshme që ndodhen në qytetin e Kotorit, e

94 Grup autoresh – Turistiçki vodi

Page 53: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

Montenegro , Podgorica 2008 , fq. 25

Page 54: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

ku më e rëndësishmja është ajo e Shën Tr

objektin më të rëndësishëm dhe më të vizitue

i anijeve, pazari i miellit dhe i armëve e s

ndikojnë në zhvillimin e turizmit kulturor. N

më Dubrovnikun e Kroacisë, por në permasa

Budva me qytetin e vjetër, e sidomos më ishullin turistik të Shën Stefanit që janë

paraqitur në fotot e mësiperme, ofron

bukuritë dhe të veçantat e saj në turizmin

kulturor.

Tivari dhe Ulqini janë dy qendra të tjera të

njohura në bregdetin e Malit të Zi që

mbartin nje histori te veçantë.

Kalaja e Ulqinit, siç vërehet edhe në këtë

foto me një histori mbi 2000 vjeçare, me

gjurmë nga periudha ilire, e ndërtuar me një stil të veçantë mesjetar, përbën qendrën

më të vizituar të turizmit kulturor.

Gjithashtu në hapsirën turistike të Ulqinit gjendet edhe Qyteti Mesjetar i Shasit, i cili

ështe lënë në harresë dhe në dorë të natyrës. Ky qytet me legjendën prej 365 kishave, e

pasuron ofertën turistike të Ulqinit. Është për të ardhur keq se një "qyteti historik" me

Page 55: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

një të kaluar të bujshme është lënë në gjendje të mjerueshme dhe kjo konstatohet edhe

nga ato pak turistë te huaj që e vizitojnë, të cilët zhgënjehen nga gjendja në të cilën

është lënë ky monument historik. Qyteti i vjetër i Tivarit i takon shek.X-XI97. Në

brendësinë e këtij qyteti janë të ruajtura themelet e katedrales romano-gotike të shek XI,

si dhe depoja turke e barutit etj, të cilët përbëjnë objekte mjaft interesante për tu

vizituar.Ndikimi i kulturës sllave padyshim që ka

lënë gjurmët e saj në shumë pjesë të Malit

të Zi. Kjo vërehet nga prania e shumë

manastireve mesjetare, sidomos në

hapsirën që nga qyteti i Tivarit e deri në

Herceg Novi. Një nga manastiret me te

vizituar është manastiri Ostrog që është

paraqitur në këtë foto dhe që gjendet ne

relacionin Podgoricë – Nikshiq.

Qyteti historik i Cetinës me kulturë dhe

traditë, me ndërtime dhe arktitekturë te

veçantë, është një tjetër qendër e rëndësishme në harten turistike të Malit të Zi. Zona

qendrore dhe veriore e Malit të Zi, me objekte historike nga periudha e Habzburgëve,

periudhës sllave, si dhe perandorisë osmane etj,

përbën një destinacion tjetër të rëndësishëm të

turizmit historiko-kulturor.

Në këtë zonë si objekti më i njohur nga e

kaluara historike është Manastiri Moraça si dhe

Xhamia e Hysen Pashait, që ndodhet në qendër

të Plavës.

Siç vërehet edhe në foto Minareja e saj është

42m e lartë, një nga më të lartat në Ballkan.

97 Dr.Perovi M. – Razvoj turizma na podruju Bara i Ulcinja u XIX i prvoj polovini XX vijeka – Zbornik radova sa naunog skupa Razvoj turizma u Crnoj Gori u XIX i prvoj polovini XX vijeka , fq.74

Page 56: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

– Cetinje , 1997

Page 57: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

Xhamia u ndërtua në fund të shekullit të 16-të, më saktë mes viteve 1573-1594, nga

Hysen Pasha98 . Xhamia u bë me gur të gdhendur dhe ka zbukurime të shumta të

brendshme, të cilat tërheqin shumë vizitorë. Muret janë vizatuar me detaje florale nga

Kurani. Mes librave e dorëshkrimeve të vjetra që gjenden në xhami, ndodhet edhe një

dorëshkrim i Kuranit, që mendohet se është më shumë se 200-vjeçar99.

Prania e disa nacionaliteteve, kulturave, traditave, veshjeve, kulinarisë etj, në hapsirën e

Malit të Zi dhe të veçantat që ato ofrojnë nga njëra zonë në tjetrën, e pasurojnë edhe më

tepër ofertën kulturore dhe historike këtij vendi. Manifestimet, panairet etj, që

zhvillohen në qytetet bregdetare të Kotorrit, Budvës,Ulqinit etj, sidomos gjatë sezonit

veror, ngjallin kureshtjen e shumë turistëve të apasionuar pas turizmit kulturoro-

historik.

Nga kjo analizë e resurseve kulturoro-historike të të dy vendeve vërehet qartë prania e

mjaft objekteve me rëndësi të veçantë historike dhe turistike. Gjithashtu analiza tregoi

se objekteve historiko - kulturore duhet t’u kushtohet një vemendje më e madhe nga

institucionet përkatëse për ruajtjen e tyre si vlerësimin, menaxhimin, prezantimin dhe

përfshirjen e tyre në guidat turistike etj, pasi këto objekte janë edhe pasuri kombëtare.

Rritja e numrit të turistëve që preferojnë obejktet historiko – kulturore po krijon një

linjë të re të zhvillimit të turizmit e cila duhet të vlerësohet krahas turizmit bregdetar ose

dimëror dhe duhet të shikohet si alternativë dhe mundësi për zgjatjen e sezonit turistik.

Ruajtja e trashëgimisë kulturore sidomos të qyteteve të vjetra, si: Berati, Kruja,

Gjirokastra, Korça, Shkodra etj, në Shqipëri dhe Kotorri, Budva , Ulqini etj, në Mal të

Zi, do të ndikojë në zhvillimin e turizmit qytetar. Turizmi kulturor dhe ai qytetar duhet

të zëjë një vemendje të veçantë edhe në politikat dhe strategjitë turstike të të dy

vendeve.

2.4. Potencialet humane dhe ndikimi i tyre në zhvillimin e turizmit

Nё zhvillimin e njё vendi, pёrveç pasurive natyrore dhe kulturore, vend tё rёndёsishёm

zёnё edhe burimet njerёzore. Popullsia e Shqipërisë ka moshën mesatare më të re në

Europë (29 vjeç). Koha pas ndryshimeve tё vitit 1990 solli zhvendosje tё mёdha

98 Grup autorësh – Marketingu i Destinacionit Turistik Rasti Kelmendi – Punim Masteri , Tiranë 2009 , fq.9999 Po aty

Page 58: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

demografike. Nga njëra anё emigruan qindra-mijёra shqiptarё (gati 800.000) dhe nga

ana tjetër qytetet u rritёn sё tepërmi si pasojё e lëvizjeve tё brëndshme100 migruese. Në

Mal të Zi rreth 34% e popullsisë ka moshën nën 25 vjeç duke e cilësuar si një popullsi

me moshë relativisht të re, ndërsa rreth 13% e popullsisë ka moshën mbi 65 vjeç101. Në

këtë pikë popullsitë e të dy vendeve ofrojnë potenciale të mëdha në zhvillimin e

turizmit.

Sektori i turizmit u ofron mundësi të shumta punësimi njerëzve të çdo moshe dhe

aftësie. Turizmi është një industri që karakterizohet nga përfshirja intensive e krahut të

punës. Në Shqipëri industria e turizmit kontribuon me rreth 11% të Prodhimit të

Brendshëm Bruto, duke punësuar afro 8% të popullatës102. Ndërsa në Mal të Zi

kontributi i turizmit në Prodhimin e Brendshëm Bruto llogaritet nga 5.1 - 8.8%103. Në

Mal të Zi sektori i turizmit punëson nga 7.4 – 12.7% të numrit të përgjithshëm të te

punësuarve104.

Burimet njerëzore për këtë industri janë vleresuar si ‘lëndë e parë’105

, ato janëparashikuar nga ekspertët si faktori më i rëndësishëm që do të përballohet nga kjo

industri gjatë dekadave të fundit dhe në vazhdim. Në Stretgjinë e zhvillimit të turizmit

në Mal të Zi deri në vitin 2020, parashihet një rritje e ndjeshme e numrit të të

punësuarve në sektorin e turizmit me rreth 65.700 vende pune106. Por krahasuar me

ritmet e rritjes së turizmit në Mal të Zi si dhe situates financiare globale realizimi i këtij

qëllimi është i vështirë.

Për të rinjtë, puna në turizëm shpesh përfaqëson kontaktin e parë me jetën e punës,

duke iu ofruar atyre mundësinë për të fituar aftësi ndërpersonale dhe sociale shumë të

nevojshme në industrinë e shërbimeve për klientët. Gjithnjë e më shumë turizmi ofron

mundësinë e shtimit të vlerës së punësimit në fusha të tjera, përmes shumëpunësimit

dhe punësimit në sektorët që lidhen me mjedisin dhe trashëgiminë.

100

Për më tepër shih: Austrian Development Coorperation – Shqipëria Programi 2007-2009, fq.6101

Për më tepër shih: Plani hapsinor i Ulqinit, Podgoricë 2011 fq.66102

Grup autorësh-Turizmi, sektor i rëndësishëm për rritjen e ekonomisë shqiptare- 2007103

Centralna Banka Crne Gore, Sektor za istrazivanju i statistiku, Podgorica 2011, fq. 14104

Po aty, fq. 18105

Poaty fq. 16106

Strategija razvoja turizma Crne Gore do 2020, Ministarstvo turizma i zaštite životne sredine,decembar 2008. godina.

Page 59: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

Megjithatë, disa nënsektorë të turizmit shfaqin kushte të pafavorshme pune (orë pune të

çrregullta dhe të gjata, punë me kohë të pjesshme ose sezonale, nivel pagese dhe

sigurimi shoqëror nën mesataren), nivele të ulëta kualifikimi, mungesë të mundësive për

karrierë dhe një përqindje të lartë të pune në të zezë107.

Në turizëm, stafi është pjesë përbërëse e përvojës së klientit dhe njerëzit që punojnë në

këtë industri mund të përbëjnë burimin kryesor të avantazhit konkurrues. Në mënyrë që

Shqipëria të dallojë nga vendet e tjera konkurruese, duhet të ketë tipare unike për sa i

përket aftësive, njohurive dhe sjelljes së punonjësve të kësaj industrie.

Por çfarë cilësie ofrojnë burimet njerëzore në turizmin shqiptar dhe atë malazez? A i

kënaq ajo kërkesat dhe nevojat e klientit (turistit)?

Tashmë në Shqipëri gjen hotele dhe restorante të ndërtuara me materiale të shtrenjta, me

mermere dhe granit, me TV dhe kondicioner, me banjo me vaske etj. Por ndërkohë

hoteli mund të mos jetë i pastruar mirë, mund të mos ketë ujë apo drita, mund të mos

punojë dushi, mund të mos gjesh njeri të komunikosh në gjuhë të huaj, shërbimi mund

të fillojë të ofrohet me vonesë, vendosen çmime më të larta për të huaj apo kosovarë108

etj. Kur ankohesh për këto, përgjigja shpesh është se mund të shkoni në vend tjetër. Te

gjitha këto kanë të bëjnë me kulturën e shërbimit dhe ndikojnë në formimin e imazhit të

shërbimit në turizmin shqiptar.

Në anën tjetër, hotelet në Mal të Zi sidomos në zonën bregdetare, pothuajse janë të

vjetër të ndërtuar para viteve 1990 që ndryshe njihen si hotele te tipit Jugosllav109 me

një infrastrukturë dhe cilësi shërbimi që nuk mund të cilësohet e mirë për çmimin që një

turistë paguan dhe me probleme të shumta, sidomos në kualifikimin e kuadrit dhe

personelit të ri në turizmë. Përjashtim në këtë drejtim bën Budva, ku numri i hoteleve

është më i madh dhe ku një numër i konsiderueshëm i tyre janë ndërtuar dhe restauruar

gjatë dekadës së fundit si, p.sh. hotelet: "Splendin", "Maestral", "Quin of Montenegro",

"Mediteran", "Tara" etj. Disa prej këtyre hoteleve janë me 4 dhe 5 yje të kategorizuara

107 Dervishej L., Gërxhani K. – Turizmi shqiptar dhe edukimi profesional – Gazeta Korrieri i datës

29.10.2003108

Po ayt109 Ivanovic. M – Menadzment ljudskih resursa u hoteljierstvu Crnogorskog primorja – Novi Sad 2010, fq.115

Page 60: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

nga Ministria e Turizmit e Malit të Zi110. Shërbimi në këto hotele është i një niveli më të

lartë krahasuar më Shqipërinë, pasi edhe struktura e turistëve ndryshon. Kryesisht në

këto hotele qëndrojnë turistë nga Europa Përendimore si (Franca, Gjermania, Britania e

Madhe etj). Një dukuri që vërehet në personelin hotelier në Mal të Zi është se të rinjtë,

kryesisht ato që kanë mbaruar fakultetin e turizmit në Kotorr ose ne Podgoricë dhe

gjetiu, nuk preferojnë të punojnë pune të tilla si, p.sh kamarier etj, por duan vende kyçe,

prandaj një numër i madh i personelit hotelier në Budva, Kotorr, Ulqin etj, janë nga

Serbia, Kosova, Bosnja, Shqiperia etj, të cilët nuk kanë një përvojë të gjatë në turizëm

dhe në të shumtën e rasteve ndikojnë negativisht në cilësinë e shërbimit111

.Ai që ka provuar eksperiencat e turistit të këtyre shërbimeve vëren një “karakteristikë”

të turizmit shqiptar në krahsim më atë malazez që janë ndërtimet luksit, por që në mjaft

raste mbesin si të akullta, nuk mbushen me gjallërinë dhe ngrohtësine e mikpritjes, duke

humbur kështu luksin dhe elegancën për shkak të shërbimit që ofrohet112.

Duhet theksuar se fajtorë për këte nuk janë vetëm pronarët dhe punonjësit. Këta të

fundit shpesh kanë dëshirën dhe vullnetin për të bërë diçka të bukur, por u mungon

kultura e duhur profesionale që të dallojnë se cilat janë kërkësat dhe nevojat e turistëve

dhe prioritet e tyre.

Cilësia e punës në turizëm dhe mënyra se si ky sektor perceptohet si zgjedhje për

karrierë duhet përmirësuar duke rishikuar në:

Mundësinë e punësimit të menaxhereve dhe të personelit tjetër hotelier

(kamarier, guzhinier, recepcionist etj) që kanë mbaruar arsimin perkatës dhe të

njohin gjuhë të huaja, si dhe të kenë pervojë në turizëm.

Nivelin e pagave dhe sigurimet shoqërore.

Modelin, kohëzgjatjen dhe intensitetin e orëve të punës, por duke

mbajtur parasysh që modeli të përputhet me atë të kërkesës së klientit.

Aftësinë për të ofruar punë me kohë të plotë, gjatë gjithë vitit dhe me kontrata

afatgjata.

110

Ministarstvo turizma i zastite zivotne sredine, dokument intern111 Ivanovic. M – Menadzment ljudskih resursa u hoteljierstvu Crnogorskog primorja – Novi Sad 2010, fq.132112 Dervishej L., Gërxhani K. – Turizmi shqiptar dhe edukimi profesional – Gazeta Korrieri i datës29.10.2003

Page 61: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

Oportunitetin dhe mundësinë e ngjitjes në karrierë.

Shumë nga këto çështje nuk janë unike për turizmin. Megjithatë, rishikimi i tyre do të

ndihmonte për të përballuar problemin e tanishëm të rekrutimit të stafit me aftësi të

pamjaftueshme dhe të reduktimit të përqindjes së punonjësve që lënë vendin e punës.

Sfida e biznesit turistik do të jetë zhvillimi i praktikave të burimeve njerëzore të

konceptuara mirë113. Dialogu social ndërmjet punonjësve, punëdhënësve dhe

përfaqësuesve të tyre duhet forcuar. Në botë ka shembuj ku puna e organizuar në

mënyrë inovative bazuar në dialogun e punëdhënësve me punonjësit (apo sindikatat) ka

sjellë punësim me cilësi më të lartë, më shumë punë me kohë të plotë, si dhe më shumë

fitime.

Kompanitë duhet të angazhojnë punonjësit dhe përfaqësuesit e tyre në vendosjen dhe

përmbushjen e synimeve që kanë të bëjnë me qëndrueshmërinë. Ky duhet të jetë një

proces i dyanshëm. Ai duhet të përfshijë vetëdijen e punonjësve për nevojën thelbësore

e të qenurit konkurrentë në industrinë turistike, në rast se bizneset duhet të ofrojnë punë

të qëndrueshme në të ardhmen, si dhe vetëdijen e punëdhënësve dhe të kompanive

turistike për nevojën e punonjësve për punë të sigurt dhe të qëndrueshme, në rast se

bizneset duan të rekrutojnë dhe mbajnë staf të kualifikuar dhe të motivuar.

Sfida për përmirësimin e cilësisë së punës në sektorin e turizmit dhe rritjen e

konkurrueshmërisë së tij kërkon përpjekje të koordinuara për forcimin e trajnimit dhe

vendosjen e një strukture karriere. Kjo do të ndikonte në lëvizjen e punonjësve

gjeografikisht dhe mes sektorëve.

Veprimi duhet të mbajë parasysh çështje të tilla si:

Zbatimi i standardeve më të mira (p.sh. i atyre europiane) në trajnimet për turizmin në

të gjithë territorin e vendit.

Shkëmbimi i praktikave të përshtatshme në turizëm, duke kapërcyer gjuhën dhe çdo

barrierë tjetër që mund të pengojë përvetësimin.

Futja e çështjeve të qëndrueshmërisë së turizmit në programet e trajnimeve dhe

edukimit për turizmin.

113 Dervishej L., Gërxhani K. – Turizmi shqiptar dhe edukimi profesional – Gazeta Korrieri i datës29.10.2003

Page 62: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

Promovimi aktiv dhe puna me marrëdhëniet publike për të kuptuar punën në turizëm si

çështje kariere dhe domosdoshmërinë e pjesëmarrjes në trajnimet e të gjitha niveleve.

Nëse do të analizojmë historinë e industrisë shqiptare të turizmit do të shohim se ajo ka

shumë pak traditë krahasuar me turizmin malazez që karakterizohet me një traditë të

gjatë e të bërit turizëm. Duke marrë parasysh historine 40 vjeçare të një regjimi që

luftonte konceptin e një shoqërie konsumi, ku ofrimi i shërbimeve të shlodhjes dhe

argëtimit konsiderohej i huaj dhe mikroborgjez, ku arti i kulinarisë nuk u zhvillua nga

varferia, ku ne sferën e shërbimeve ekzistonin vetëm restorante popullore apo gjelltore

të ushqimit social dhe ndërtimi i hoteleve në qytetet kryesore u bë vetëm në vitet 1970

atehere kur nevoja per valutën e huaj u pa e domosdoshme114.

Kjo shpjegon edhe interesin e pakët të opinionit publik mbi turizmin. Edhe pse vërehen

ndryshime gjatë viteve të fundit, ajo ngelet akoma ne kuadrin e propogandes politike

gjatë muajve të sezonit turistik. Akoma nuk po mendohet për realizimin e spoteve

publicitare sensibilizuese që i tregojne opinionit publik vendas për rëndësinë që ka

turizmi në zhvillimin ekonomik, të nxisin sjelljen e kulturuar dhe shërbimin në nivelin

e duhur apo kritikojnë fenomenin e përfitimit, tentativat zhvatese, indiferencën qe vihet

re shpesh në sektorin e shërbimeve në pergjithësi etj. Këto duhet te financohen nga

qeverit e te dy vendeve shqiptare dhe malazeze (ne bashkpunim dhe me NGO

përkatëse) dhe të transmetohen në menyrë të vazhdueshme disa muaj rrjesht para hapjes

dhe gjatë sezonit turistik, me logon e qartë p.sh. "Mesazh i qeverise shqiptare"115 ne

fund te spotit. Kjo praktikë aplikohet shpesh në vendet perëndimore si dhe të atyre

fqinje si p.sh. Kroacia, Mali i Zi, Turqia etj, dhe që ka si qëllim luftimin e fenomeneve

negative, por edhe për të transmetuar ide te reja, pozitive për zhvillimin e vendit.Turisti

i sotëm modern, nuk pyet me se ku do veje per pushime, por çfare do bëjë atje ku do

vejë. Eksiston një boshllëk shumë i madh ndërmjet kërkesës për menaxher dhe

struktures arsimore të profilit të turizmit. Tre shkollat e mesme që ka Shqipëria nuk

mund të përgatisin menaxhere të tillë. Ka ardhur koha të mendohet seriozisht për

hapjen e një shkolle të lartë profesionale turizmi, e cila do përgatisë nxenësit me të

mirë të këtyre shkollave të mesme drejt nivelit të menaxhereve. Me një traditë të gjatë

114 Dervishej L., Gërxhani K. – Turizmi shqiptar dhe edukimi profesional – Gazeta Korrieri i datës

29.10.2003115 Po aty

Page 63: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

në turizëm Mali i Zi e ka më të konsoliduar edhe pregatitjen e kuadrove në fushën e

turizmit. Në Mal të Zi egzistojnë disa shkolla të mesme dhe të larta që pregatisin kuadro

në hoteleri – turizëm i tillë është p.sh. Fakulteti i Kotorrit me një traditë të gjatë në këtë

degë.

Hapja e një shkolle të tillë në Shqipëri nuk është e lehtë kur mendon kushtet dhe

eksperiencën që vendi ka në turizëm, por po të vlerësohet seriozisht rëndesia e saj, po

të bashkepunojnë Ministritë e Turizmit dhe Arsimit me sektorin private, tre shkollat e

mesme dhe Universitetet, si dhe bashkëpunimi me vendet fqinje si Mali i Zi, Kroacia,

Greqia apo Italia me një eksperiencë në turizem, kjo zgjidhje nuk është e pamundur.

Dhe nëse të gjitha palët japin kontributin e tyre, modelet apo dhe eksperienca, mund të

merret nga shkolla te ngjashme perëndimore, të cilat janë gjithmonë të gatshme të

ndihmojnë në raste të tilla, kur shikojnë një angazhim serioz nga pala vendase.

Deri sa të hapet një shkolle e tillë, duhen parë mundesitë e shpejta (që të paraprijmë

sezonet e afërta të turizmit) për përgatitjen dhe thithjen e manaxhereve të rinj.

Mendojmë se ekzistojne dy alternativa:

1. E para ka të bëjë me thithjen e atyre pak studentëve që kanë bërë apo po bëjnë

një shkollë të tillë në vendet me turizëm më të zhvilluar se ai i Shqipërisë ose i

Malit të Zi.

Që të tërhiqen studentë të tille në sektorin publik apo privat, duhet të kihet parasysh që

kjo nuk bëhet duke u ofruar një vend pune si recepsionist, prerës biletash, kamarier etj.

Po ashtu studentë të tillë që shpesh mund të kenë një background me të pasur sesa vetë

shefat e tyre potencial shqiptarë, nuk mund të vlerësohen me një rrogeë të ulët, kur

ndërkohe puna me e rëndomte që ata mund të gjejnë në perendim u ofron te pakten

shumë më tepër.

Dihet që pagat në Shqipëri janë të ulta, prandaj një zgjidhje (sidomos për ata studente

që kanë vështirësi për të gjetur një punë jashte shtetit) mund të jetë kompensimi

nëpërmjet angazhimit të kompanive shqiptare drejt produktit turistik vendas. Nesë p.sh.

një agjensi turistike merr përsipër sfidën për të “zbuluar”, perfshirë në paketen turistike

dhe shitur produktin shqiptar, atëhere ky produkt do zhvillohet më shumë, gjë që do

sjellë edhe rritjen e normes së fitimit, pra dhe të shpërblimit të punonjësve. Në të njëjtën

Page 64: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

kohë do tërheqi vemendjen edhe të operatorëve turistik të huaj, si rezultat do rrisi dhe

numrin e turistëve.

Pra drejtimi ndaj produktit vendas ofron më shumë të ardhura dhe garanci për të

ardhmen, si dhe u jep më shumë mundësi studentëve të tillë të vënë në praktik njohuritë

e tyre dhe kjo mund të jetë nje arsye për ta që të mos presin të njëjtën rrogë.

2. Alternativa e dytë është sponsorizimi i studentëve më të mirë të turizmit në

Shqipëri dhe Mal te Zi për të sudiuar në një shkollë perëndimore. Kjo mund të

bëhet nëpërmjet bashkëpunimit të sektorit privat (individualisht ose të

organizuar) me shkollat përkatëse në vend. Me këta studentë mund te lidhet një

kontratë, ku kompani të ndryshme mund të paguajnë një bursë (përvoja tregon

që nuk është ndonjë shumë e madhe për këto kompani) për studim të këtyre

studentëve, ku ato duhet të arrijne një rezultat të kenaqshëm dhe të kthehen të

punojnë për kompaninë vendase mbas studimit. Kjo e fundit realizohet duke

kooperuar me autoritetet që japin lejen e qëndrimit të studentit në vendin ku do

studiohet, duke e bërë këtë leje qëndrimi me kusht kthimi.

Këto sihen si ide, por nëse palet e interesuara bashkohen me shqetësimet dhe problemet

që u trajtuan më sipër, duhet që nëpërmjet tavolinave të rrumbullakta, konferencave apo

seminareve mbi turizmin (të cilat vazhdojnë të jenë një fenomen i rrallë në Shqipëri dhe

Mal të Zi) të diskutojnë më në detaje ide të tilla për të gjetur zgjidhjen më optimale dhe

për ta zbatuar atë sa më shpejtë në praktikë.

Tashmë ka ardhur koha që të mendohet seriozisht për burimet njerëzore dhe kulturën e

shërbimit para se mikpritja tradicionale shqiptare të komercializohet e të transformohet

në kulturen e moskujdesit, shërbimit të dobët, apo zhvatjes së klientit, duke përballur

pasojat e pariparueshme të moskthimit dhe rrjedhjes së numrit të turistëve.

2.5. Gjendja dhe shfrytëzimit deri më sot i këtyre potencialeve në shërbim të

turizmit

Nga analiza e mësipërme e potencialeve turistike u konkludua se brenda një sipërfaqje

të vogël, Shqipëria dhe Mali i Zi, kanë vërtet bukuri të rralla. Kombinimi i mahnitshëm

i diellit, detit, hapësirave malore, objekteve të ndryshme historiko-kulturore, e te tjera si

këto, janë vetem produkt i natyrës dhe i dorës së njeriut, ku në disa raste shihen me

Page 65: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

mjaft "zili" nga shumë vende të tjera te botës, të cilat nuk i disponojnë ato, sepse

pikërisht ato përbëjnë edhe "lëndën e parë" për zhvillimin e turizmit.

Megjithatë shumica e kёtyre pasurive në Shqipëri dhe Mal të Zi kanё mbetur akoma nё

potenciale të pashfrytëzuara dhe organizuar si produkte të mirëfillta turistike.

Mosshfrytёzimi i kёtyre resurseve ka sjellё:

mosthithjen siç duhet e tё ardhurave qё mund tё vinin nga turizmi,

moszhvillim tё mëtejshëm më të mirë të vendit,

moszhvillim i degëve mbёshtetёse tё turizmit (bujqësisë, infrastrukturës,

shërbimeve etj) .

Megjithatë, nga krahasimi i dy vendeve, rezulton qartë se Mali i Zi qëndron më lart në

zhvillimin e turizmit krahasuar me Shqipërinë dhe kjo shpjegohet parasëgjithash me

traditën më të gjatë të tij në këtë drejtim. Janë të paktën disa dekada e të bërit turizëm

më shpejt se Shqipëria që e bëjnë këtë dallim. Megjithatë, disa resurse turistike

kryesisht plazhe si, në Ulqin, Budva, Tivat etj, apo hapësira malore si p.sh. Bjeshkët e

Nëmuna etj dhe disa objekte historiko-kulturor, akoma kanë ngelur të pazhvilluara siç

duhet në aspektin turistik.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Shqipёrinë, ku shumë zona me potenciale tё

shumta natyrore e kulturore në zonat verilindore dhe juglindore, janë akoma të pa

shfrytëzuara. Përveç kësaj, shfrytëzimi i derisotëm i potencialeve turistike, si natyrore

ashtu edhe të atyre historiko-kulturore, në të dy vendet gjatë 20 viteve të fundit, ka qenë

pothuajse sporadik dhe i paorganizuar, gjë që ka çuar në zhvillimin e turizmit sporadik

në zonat malore dhe masovik kryesisht në hapsirën bregdetare.

Një problem shumë i madh që vërehet në zonat turistike si të Shqipërisë edhe Malit të

Zi është mungesa e planeve urbanistike, që ka çuar në ndërtime kaotike sidomos në

zonat bregdetare. Ndërtimet e pakontrolluara, mungesa e infrastrukturës etj, kanë

ndikuar në dëmtimin e hapësirës dhe të mjedisit jetik, sidomos në zonën bregdetare. Ky

fenomen më së shumti është i pranishëm në Shqipëri, por edhe Mali i Zi nuk ka

mbetur jashtë këtij problemi. Shumë hapësira, sidomos në zonën bregdetare të Ulqinit,

Budvës, Tivatit, Herceg Novit etj, janë dëmtuar nga ndërtimet pa kriter, duke ndikuar në

dëmtimin e imazhit të një shteti ekologjik që pretendon të zhvilloj turizëm të

qëndrueshëm. Anketimet e zhvilluara në bregdetin malazez gjatë verës së viti 2009

Page 66: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

nxorën në pah midis tjerash edhe problemet me ndërtimet informale ose si njihen

ndryshe ndertime pa leje përdormi. Në bazë të intervistave të zhvilluara në tre rajonet

turistike si: Budva, Kotorr dhe Ulqin u bë e qartë se si rezulltat i mungesës së planeve

urbanistike linden ndërtimet e jashtëligjeshme sidomos gjatë viteve 2007-2009.

Intrevistuesit ndoshta më të drejtë nxorren një term përsa iu përket rregullimit të

hapsirës që në zonën e Budvës njihej me emrin "Budvarizëm".

Problem më vehte janë edhe objektet historike dhe kulturore, të cilët nuk po

mirëmbahen dhe menaxhohen ashtu si duhet, gjë që në disa raste ka çuar në dëmtimin e

tyre.

Shumë zona turistike në Shqipëri gjatë sezonit veror vuajnë nga mungesa e ujit dhe kjo

ndikon në shumë raste në prishjen e imazhit turistik të vendit. Ky fenomen në Mal të Zi

pothuajse nuk është i pranishëm.

Një problem tjetër që duhet të theksohet në të dy vende është edhe mungesa dhe cilësia

e shërbimeve në hotele dhe restorante. Në përgjithësi tё rinjtë e këtyre zonave të bukura

turistike, por të pazhvilluara, e shohin tё ardhmen e tyre larg Shqipёrisё. Në një kohë që

të rinjtë janë një nga pasuritë demografike më me vlerë për zhvillimin e turizmit.

Ndërsa në Mal të Zi zhvillimi i turizmit sidomos në zonën bregdetare ka bërë që një

numër i madh i të rinjve të vijnë nga zonat tjera të vendit (kryesisht nga pjesa qendrore

e veriore) si dhe nga vendet e rajonit si: Kosova, Serbia etj, dhe të gjejnë punë në

industrinë e turizmit.

Një problem i madh që vërehet në Shqipëri në krahasim më Malin e Zi është edhe

problemi i pronësisë së tokës dhe objekteve. Rreth 20 vjet pas ndërrimit të sistemeve

politike, Shqipëria ende s’ka një ligj të qartë për pronën.

Por me gjithё problemet dhe prapambetjen e Shqipёrisё nё zhvillimin e turizmit, ajo ka

disa avantazhe.

Turizmi në Shqipëri ka mundёsi tё mёsojё nga gabimet e tё tjerёve dhe tё marrë

shembullin mё tё mirё pёr ta pёrshtatur dhe zbatuar. Kjo parasëgjithash ka të

bëjë më ruajtjen e hapësirës dhe me menaxhimin më të mirë të saj, pasi në të

ardhmen ajo do të jetë faktori kryesor për zhvillimin e turizmit dhe për të

tërheqeur edhe investitorë që do të investojnë në këtë fushë të ekonomisë.

Page 67: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit

Turizmi ёshtё njё sektor shumё i ndjeshëm. Njё proverbё aziatike thotё: “Turizmi ёshtё

si njё zjarr, ku ju mund tё zieni supёn nё tё, por gjithashtu mund t’ju djegё edhe

shtёpinё”116. Ndaj planifikimi dhe zhvillimi i tij duhet tё bёhet me maturi.

Një nga përparësitë e tjera pёr Shqipёrinё ёshtё fakti qё ёshtё njё destinacion i ri

akoma i paeksploruar nga të huajt.

Ndërsa Mali i Zi si shtet ekologjik me natyrë të ashpër ofron të veçantat e veta për t’u

njohur nga turistë vendas dhe të huaj. Nёse destinacionet e tjera të Mesdheut kanё

arritur nё njё fazё maturimi dhe nuk kanё apo kanё pak çfarё tё ofrojnё tё re, Shqipёria

ka shumё më tepër se këto, madje shumë më tepër edhe se Mali i Zi pёr tё ofruar në

tregun turistik. Prandaj strategjitë e zhvillimit të turizmit që do të hartohen në të

ardhmen duhet të mbështeten në shfrytëzimin sa më efikas të hapësirës dhe të resurseve

turistike, si natyrore ashtu edhe të atyre historiko-kulturore, që kanë të dy vendet si dhe

prezantimin më të mirë në tregjet turistike botërore të vlerave turistike që disponojnë

këto vende.

116 Grup autorësh – Marketingu i Destinacionit Turistik Rasti Kelmendi – Punim Masteri – Tiranë 2009, fq.6

Page 68: KREU II ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/...Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit