38
RAPORT MBI PJESËMARRJEN E PUBLIKUT NË PROCESIN VENDIMMARRËS TË KUVENDIT PËR VITIN 2016

manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin

1

Raport mbi pjesëmarrjen e publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit për vitin 2016

RAPORTMBI PJESËMARRJEN E PUBLIKUTNË PROCESIN VENDIMMARRËS

TË KUVENDITPËR VITIN 2016

Page 2: manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin
Page 3: manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin

RAPORTMBI PJESËMARRJEN E PUBLIKUT

NË PROCESIN VENDIMMARRËS

TË KUVENDIT

PËR VITIN 2016

Page 4: manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin

4

Raport mbi pjesëmarrjen e publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit për vitin 2016

Page 5: manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin

5

Raport mbi pjesëmarrjen e publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit për vitin 2016

PËRMBAJTJA

HYRJE .................................................................................................................................................7

KAPITULLI IPjesëmarrja e publikut në komisionet e përhershme parlamentare .....................................................9

KAPITULLI IIPjesëmarrja e publikut në seancat plenare. Vizitat. Transparenca. ....................................................23

KAPITULLI IIIShoqëria civile në Këshillin Kombëtar për Integrimin Europian ......................................................30

GJETJE ..............................................................................................................................................35

REKOMANDIME .............................................................................................................................36

Page 6: manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin

6

Raport mbi pjesëmarrjen e publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit për vitin 2016

Page 7: manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin

7

Raport mbi pjesëmarrjen e publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit për vitin 2016

HYRJE

Raporti i Kuvendit “Për pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje për vitin 2016” është një detyrimqë rrjedh nga “Manuali i pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrjen e Kuvendit të Shqipërisë”. Hartimidhe publikimi i këtij raporti ka për synim pasqyrimin sa më të plotë dhe të qartë të procesit të dialogut,shkëmbimit të mendimeve, sugjerimeve mbi vendimmarrjet publike me shoqërinë civile dhe grupet einteresit. Raporti vë në dukje angazhimin e Kuvendit për krijimin e një mjedisi të shëndetshëm përshoqërinë civile dhe grupet e interesit për të vendosur urat efektive të bashkëpunimit, i cili përmes tëdhënvave të pasqyruara është qartësisht i prekshëm.

Raporti shpjegon pjesëmarrjen dhe përfshirjen e shoqërisë civile dhe të grupeve të interesit nëkomisionet e përhershme parlamentare dhe në seancat plenare, si dhe angazhimin e tyre për të qenëpjesë e veprimtarisë parlamentare.

Në raport janë pasqyruar të dhënat e përfshirjes së shoqërisë civile dhe të grupeve të interesit nëveprimtarinë parlamentare gjatë vitit 2016, të dhënat e qasjes së publikut në punimet parlamentare qëzhvillohen në seancat plenare, si dhe përfshirjen aktive të shoqërisë civile në çdo fazë të procesit tëintegrimit europian nëpërmjet sigurimit të diskutimit të vazhdueshëm në Këshillin Kombëtar përIntegrimin Europian (KKIE), mbi politikat dhe reformat e ndërmarra në kuadër të anëtarësimit tëvendit në Bashkimit Europian.

Raporti është strukturuar në tre kapituj.Kapitulli i parë trajton procesin e bashkëpunimit ndërmjet shoqërisë civile dhe Kuvendit nëpërmjet

pjesëmarrjes në komisionet parlamentare dhe mekanizmat/iniciativat e ndërmarra nga Kuvendi përbashkëpunim.

Kapitulli i dytë u kushtohet zhvillimeve për përmirësimin e transparencës parlamentare për vitin2016, ku përfshihen marrëdhëniet me publikun, këshillimet ligjore dhe trajtimi i kërkesave të publikutdrejtuar Kuvendit të Shqipërisë.

Kapitulli i tretë pasqyron përfshirjen dhe kontributin e shoqërisë civile në procese të rëndësishmepër integrimin europian të vendit.

Ky raport është konsultuar me shoqërinë civile dhe grupet e interesit, që kanë shprehur një interesimtë posaçëm ndaj përmbajtjes së tij, duke dhënë dhe sugjerimet përkatëse për çështje të caktuara. Disaprej këtyre rekomandimeve janë bërë pjesë e raportit të Kuvendit “Për pjesëmarrjen e publikut nëvendimmarrje për vitin 2016”.

Page 8: manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin

8

Raport mbi pjesëmarrjen e publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit për vitin 2016

Page 9: manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin

9

Raport mbi pjesëmarrjen e publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit për vitin 2016

Kapitulli I

PJESËMARRJA E PUBLIKUT NË KOMISIONET E PËRHERSHME PARLAMENTARE

Veprimtaria e komisioneve të përhershme parlamentare është shtrirë edhe në drejtim të forcimit tërolit kontrollues që ka Kuvendi ndaj institucioneve të pavarura kushtetuese dhe atyre të krijuara meligj. Aktivitetet e komisioneve dhe të nënkomisioneve parlamentare paraqiten si më poshtë:

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut gjatë vitit 2016 kaorganizuar 36 seanca dëgjimore, nga të cilat: 20 për procesin legjislativ, 7 për procesin zgjedhës dhe 9për kontrollin parlamentar, ku janë ftuar organizata të shoqërisë civile, grupe interesi, organizatakombëtare dhe ndërkombëtare për të dhënë mendimet dhe opinionet e tyre lidhur me projektligje tëndryshme

Në praktikën e punës së Komisionit, pas miratimit të kalendarit të punimeve, përpara se projektligjettë shqyrtohen në Komision, u dërgohen për mendim institucioneve, organizatave të shoqërisë civile,gjyqtarëve, pedagogëve dhe ekspertëve sipas fushave që mbulojnë dhe specifikave që paraqesinprojektligjet. Zhvillohet një proces i gjerë konsultimi, që nuk përfundon vetëm me marrjen e opinionevedhe sugjerimeve të dërguara. Organizohen tryeza konsultimi dhe seanca dëgjimore me pjesëmarrje tëgjerë të organizatave të shoqërisë civile, ku relatori dhe anëtarë të tjerë të Komisionit kanë mundësi tëdëgjojnë opinionet dhe sugjerimet e tyre konkrete, të pyesin dhe të diskutojnë rreth tyre, si dhe tëbashkëpunojnë në përgatitjen e amendamenteve. Për pjesëmarrjen në seancat dëgjimore Komisionimban parasysh gjithë kërkesat e palëve të interesuara.

Për periudhën janar–dhjetor 2016 Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe tëDrejtat e Njeriut ka zhvilluar 20 seanca konsultimi publik me pjesëmarrjen e 25 grupeve të ndryshmetë interesit dhe të shoqërisë civile. Janë shqyrtuar 34 mendime, opininione dhe komente të dërguarame imeil apo me shkresë nga institucione kombëtare e ndërkombëtare dhe organizata të shoqërisëcivile mbi projektligjet në shqyrtim. Janë paraqitur 107 amendamente, nga të cilat janë miratuar 19nga Komisioni.

Gjatë vitit 2016 Komisioni ka përfshirë shqyrtimin e projektligjeve të rëndësishme, si: projektligji“Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”; projektligji “Për mbrojtjen esinjalizuesve”; projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikëssë Shqipërisë», i ndryshuar”; projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8116, datë29.03.1996, «Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”; projektligji “Përfalimentimin”; projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 8730, datë 18.01.2001, «Për organizimin dhefunksionimin e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor»”; projektligji “Për disa ndryshime në ligjinnr.10031, datë 11.12.2008, «Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat», i ndryshuar”; projektligji“Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 33/2012 «Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme»”;projektligji “Për urdhrin e psikologut në Republikën e Shqipërisë”; projektligji “Për shoqëritë e kursim-kreditit dhe unionet e tyre”; projektligji “Kodi Hekurudhor i Republikës së Shqipërisë”; projektligji“Për buxhetin e vitit 2017”; projektligji “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në bankanë Republikën e Shqipërisë”; projektligji “Për amnistinë”; projektligji “Për mënyrën e ofrimit tëshërbimeve publike në sportel në Republikën e Shqipërisë”; projektligji “Për disa ndryshime dheshtesa në ligjin nr. 10091, datë 5.03.2009, «Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit

Page 10: manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin

10

Raport mbi pjesëmarrjen e publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit për vitin 2016

kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar», i ndryshuar”; projektligji “Për punënvullnetare”; projektligji “Për kontrollin kufitar” etj.

Është votuar kundër nga Komisioni për dekretin e Presidentit të Republikës nr. 9377, datë 29.12.2015“Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 133/2015 «Për trajtimin e pronës dhe përfundimine procesit të kompensimit të pronave»”.

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka miratuar disaprojektvendime të rëndësishme dhe 8 projektrezoluta për vlerësimin e veprimtarisë së tyre, të cilatjanë: “Për Komisionerin e Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil për vitin 2015; “Për Komisionin Qendror tëZgjedhjeve për vitin 2015”; “Për Avokatin e Popullit për vitin 2015”; “Për Departamentin eAdministratës Publike për vitin 2015”; “Për Inspektoratin e Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit tëPasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2015”; “Për Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimipër vitin 2015”; “Për Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe “Për Institutin eKrimeve dhe Pasojave të Komunizmit për vitin 2015”.

Për kontroll parlamentar Komisioni ka zhvilluar 9 seanca dëgjimore për shqyrtimin e raportevevjetore të institucioneve të pavarura kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj.

Në kuadër të procesit të zgjedhjes, emërimit dhe shkarkimit të krerëve të institucioneve të pavarurakushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj Komisioni ka zhvilluar pesë seanca dëgjimore për shqyrtimine kandidaturave për anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me kandidatët Koli Bele, DenarBiba, Rozeta Ivanova, Lefterije Lleshi (Luzi), Anton Lleshaj dhe dy seanca dëgjimore për shqyrtimine kandidaturave të propozuara nga deputetët Sinan Tafaj dhe Etilda Saliu (Gjonaj).

Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës sëShqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhetë Drejtat e Njeriut në mbledhjet e datave 18 korrik 2016, 7 dhe 9 shtator 2016, 17 dhe 24 tetor 2016.

Neni 1 i projektligjit parashikon që në nenin 605 të Kodit Civil të shtohet një paragraf me këtëpërmbajtje: “Radha e preferimit e parashikuar në këtë nen nuk zbatohet në procedurën e falimentimit,parashikuar me ligj të veçantë.”

Në seancën dëgjimore të zhvilluar për konsultimin e paketës ligjore me pedagogë të Fakultetit tëDrejtësisë dhe ekspertë pati mendime të ndryshme lidhur me parashikimin e së njëjtës radhë preferimisi në Kodin Civil, ashtu dhe në ligjin e falimentit. Ata që mbështetën parashikimin e së njëjtës radhëpreferimi e argumentuan atë me faktin se mungesa e një parashikimi të tillë do të sillte konfuzion nëpritshmëritë e palëve, qoftë të debitorit, qoftë të kreditorit.

Mosmarrja parasysh e këtij opinioni nga Komisioni u vlerësua bazuar në argumentet e sjella po nëseancë dëgjimore, të cilat konsistojnë në faktin se ekzistenca vetëm e një radhe preferimi në KodinCivil do të sillte mosfunksionimin e ligjit të falimentimit. Ekspertët e huaj që asistuan në procesin ehartimit të ligjit sugjeruan radhë të ndryshme preferimi. Gjithashtu, referuar ligjit të falimentimit tëpropozuar, parashikohet se radha e preferimit e parashikuar në nenin 605 të Kodit Civil nuk është epërshtatshme për t’u përdorur në kontekstin bashkëkohor të falimentimit.

Neni 2 i projektligjit parashikon që në fund të nenit 607 të shtohet një paragraf më përmbajtjen:“Ky nen nuk zbatohet në procedurën e falimentimit, parashikuar me ligj të veçantë.”

Në seancën dëgjimore të zhvilluar me pedagogë dhe ekspertë të së drejtës për konsultimin e paketësligjore pati këndvështrime të ndryshme mbi ekzistencën dhe parashikimin në Kodin Civil të padisë qëmund të ngrejë kreditori kundër veprimeve juridike që ka bërë debitori për pasurinë e tij. Pedagogët eFakultetit të Drejtësisë shprehën mendimin se ekzistenca e padisë që mund të ngrejë kreditori kundërveprimeve juridike që ka bërë debitori për pasurinë e tij është një garanci më tepër dhe nuk duhet tëhiqet.

Mosmarrja parasysh e këtij opinioni nga Komisioni u vlerësua bazuar në argumentet e sjella po nëseancë dëgjimore, të cilat konsistojnë në faktin se ai përqendron kompetencat nëpërmjet administratorit,pra ka një orientim kërkesash për anulimin e veprimeve të kryera nga debitori nëpërmjet administratorit.

Page 11: manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin

11

Raport mbi pjesëmarrjen e publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit për vitin 2016

Projektligji “Për mbrojtjen e sinjalizuesve”Neni 1

Ky ligj përcakton rregullat për sinjalizimin e një veprimi apo praktike të dyshuar korrupsioni ngasinjalizuesit në sektorin publik e privat, mekanizmat për mbrojtjen e sinjalizuesve dhe detyrimet eautoriteteve publike e të subjekteve private në lidhje me sinjalizimin.

Koalicioni i Europës Juglindore për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, neni 1/2: Ligji duhet të shkojëpërtej korrupsionit dhe të mbulojë të gjitha llojet e keqsjelljeve dhe keqbërjeve që shqetësojnë apodëmtojnë interesin publik. (Shih komentin për nenin 3 (14) më poshtë.)

Avokati i Popullit: Duhet zgjeruar gama e përcaktuar e veprimeve apo praktikave që mund tësinjalizohen sipas këtij projektligji, duke përfshirë informacionet që zbulojnë shkeljet e ligjit,shpërdorimin e fondeve publike, korrupsionin, kryerjen e një akti kriminal, keqadministrimin einstitucionit publik apo privat, rrezikshmërinë ndaj shëndetit publik, kërcënimin ndaj mjedisit dhe çdoshkelje tjetër.

Nuk pranohet rekomandimi për zgjerimin e objektit të projektligjit.Koalicioni i Europës Juglindore për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, neni 7 (1): Sinjalizuesit duhet të

jenë në gjendje të raportojnë jo vetëm me shkrim, por me çdo mjet në dispozicion.Neni 7 (1.d): Ky nen duhet të specifikojë rrethanat në të cilat një sinjalizues duhet të bëjë një

raportim të brendshëm dhe rrethanat në të cilat një sinjalizues duhet të raportojë tek ILDKPKI-ja.Specifikimet duhet të jenë të qarta dhe precize, në mënyrë që të shmanget mundësia e humbjes sëmbrojtjes për shkak të gabimeve në mënyrën e raportimit.

Neni 7 (2): Ne kërkojmë heqjen e kësaj pike. Të gjitha raportimet anonime duhet të pranohen dhetë hetohen, pavarësisht nga arsyet e personit për të mbetur anonim dhe pavarësisht nëse personi ështënë rrezik. Raportimet anonime duhet të hetohen në të njëjtën mënyrë si të gjitha raportimet. Në esencëraportimet anonime nuk janë më pak të besueshme se raportimet tjera.

Nuk pranohet sugjerimi i Koalicionit të Europës Juglindore për Mbrojtjen e Sinjalizuesve për heqjene pikës 2, duke mundësuar lejimin e të gjitha sinjalizimeve anonime.

Neni 8Në rast se sinjalizuesi njëkohësisht me sinjalizimin njofton publikisht veprimin apo praktikën e

dyshuar të korrupsionit, do të gëzojë të drejtën e mbrojtjes sipas këtij ligji deri në çastin kur sinjalizimibëhet publik.

Koalicioni i Europës Juglindore për Mbrojtjen e Sinjaliyzuesve, neni 8: Ne kërkojmë me forcë qëky nen të hiqet dhe të zëvendësohet me mekanizmat dhe kushtet nën të cilat një sinjalizues mund tëraportojë te mediat, OJQ-të, tek individë apo te publiku i gjerë. Kjo është në përputhje me rekomandimete fundit të Këshilli i Europës, OECD-së, “Transparency International” dhe “Blueprint for Free Speech”.

Prokuroria e Përgjithshme: Në nenin 8 të projektligjit me titull “Sinjalizimi në publik” parashikohetse sinjalizuesi e gëzon të drejtën e mbrojtjes sipas këtij ligji deri në çastin kur sinjalizimi bëhet publik.E vlerësojmë të rëndësishme që sinjalizuesit t’i garantohet e plotë mbrojtja sipas nenit 18 të projektligjit.

Nuk pranohet sugjerimi i Koalicionit të Europës Juglindore dhe Prokurorisë së Përgjithshme për tëlejuar mbrojtjen sinjalizuesve edhe në rastet kur bëjnë publik sinjalizimin.

ILDKPKI-ja lidhur me pikën 2 rekomandon të shtohet paragrafi “d” me përmbajtjen: “Nëse raportimika lidhje me titullarin/drejtuesin e autoritetit publik apo drejtuesin e subjektit privat.”

Ka qenë një nga rastet e parashikuara në projektligjin e mëparshëm për mbrojtjen e sinjalizuesvelidhur me përdorimin e mekanizimit të jashtëm dhe sugjerohet që të shtohet dhe në versioninpërfundimtar të projektligjit, për aq sa do t’i garantonte sinjalizuesit një mbrojtje efektive dhe sigurinë kushtet kur njësitë përgjegjëse parashikohen që të jenë struktura të brendshme të organizatës, pranë varësi të drejtëpërdrejtë të titullarit apo drejtuesit.

Koalicioni i Europës Juglindore për Mbrojtjen e Sinjalizuesve: Cili është arsyetimi që ILDKPKI-ja të jetë i vetmi autoritet publik që të pranojë dhe hetojë raportet e bëra në bazë të ligjit? Është

Page 12: manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin

12

Raport mbi pjesëmarrjen e publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit për vitin 2016

praktikë e mirë dhënia e mundësisë sinjalizuesve për të kontaktuar autoritete të ndryshme.Nuk pranohet sugjerimi i Koalicionit të Europës Juglindore për Mbrojtjen e Sinjalizuesve që

ILDKPKI-ja të mos jetë i vetmi autoritet publik që të pranojë dhe hetojë raportet e bëra në bazë tëligjit. Është praktikë e mirë dhënia e mundësisë sinjalizuesve për të kontaktuar autoritete të ndryshme(autoritete publike që të pranojnë dhe hetojnë raportet e bëra në bazë të ligjit).

Komisioni për Integrimin Europian

Komisionin për Integrimin Europian e ka zhvilluar aktivitetin e tij sipas funksioneve të përcaktuaranë Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë. Në bazë të të dhënave statistikore rezulton se Komisioni e kapërqendruar punën e tij në funksionin legjislativ, ku është marrë kryesisht me përafrimin e legjislacioniteuropian me atë shqiptar sipas detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit (MSA).Krahasuar me vitin 2015 nuk ka ndonjë dallim thelbësor në aktivitetin e Komisionit të IntegrimitEuropian. Vlen të theksohet raporti i drejtë midis projektligjeve dhe projektmarrëveshjeve krahasuarme vitin paraardhës. Për sa i përket raportit midis projektligjeve të shqyrtuara dhe amendamenteve tëpropozuara duhet vënë në dukje se ky aktivitet krahasuar me vitin 2015 ka pësuar një rritje proporcionale.

Për sa i përket funksionit kontrollues në krahasim me një vit më parë duhet theksuar se KëshilliKombëtar për Integrimin Europian e ka ushtruar këtë funksion dhe krahasuar me vitet para fillimit tëfunksionimit të Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian vërehet një tendencë në rritje e vëmendjesdrejt kontrollit parlamentar dhe ekuilibrimit të këtyre dy strukturave.

Megjithatë, Komisioni për Integrimin Europian gjatë shqyrtimit të projektligjeve ka pasur gjithnjënë vëmendje monitorimin e zbatimit të Planit kombëtar për integrimin europian 2014–2020 si dherekomandimet e raportit të progresit për vitin 2015 të Komisionit Europian për Shqipërinë. Procesi imonitorimit është pasqyruar në raportet e Komisionit për Integrimin Europian.

Në Komisonin për Integrimin Europian gjatë vitit 2016 shoqëria civile nuk ka marrë pjesë.

Komisioni për Politikën e Jashtme

Komisioni për Politikën e Jashtme gjatë vitit 2016 ka ratifikuar 45 marrëveshje, ka shqyrtuar dekretine Presidentit nr. 9577, datë 05.05.2016, “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 43/2016«Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë»”, si dhe ka shqyrtuar projektligjin“Për buxhetin e vitit 2017” në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi.

Gjatë procesit të kontrollit parlamentar Komisioni ka zhvilluar 10 seanca dëgjimore. Konkretisht:për situatën paszgjedhore në Republikën e Maqedonisë; për praktikat konsullore dhe shërbimet që uofrohen nga shteti shqiptar në këtë fushë bashkatdhetarëve tanë; për vlerësimet dhe parashikimetlidhur me situatën dhe zhvillimet e pritshme në rajon, si dhe lidhur me ndikimet e tyre për rolin dheqëndrimet e faktorit shqiptar në këtë kuadër; për vlerësimet e mundshme të raportit të KomisionitEuropian për Shqipërinë, që pritet të dalë në tetor, dhe informacionet e marra përmes kanalevediplomatike për hapjen e negociatave për anëtarësimin e vendit tonë në BE pas miratimit me konsensustë ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi dhe ligjit për vetting-un; seancë informuese rrethmarrëdhënieve dypalëshe të Republikës së Shqipërisë me Republikën e Greqisë, me praninë e ministrittë Punëve të Jashtme; rreth problematikës së azilkërkuesve nga Shqipëria në Mbretërinë e Holandësdhe masat që ka marrë qeveria shqiptare për t’i dhënë zgjidhje kësaj problematike; seancë informueselidhur me situatën politike parazgjedhore në Republikën e Maqedonisë; për veprimtarinë e konsullatavetë përgjithshme të Republikës së Shqipërisë si dhe masat e marra nga Ministria e Punëve të Jashtmepër zgjidhjen e problematikës serioze në konsullatën e përgjithshme të Republikës së Shqipërisë nëMilano, të bërë publike përmes medies; rreth marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës sëShqipërisë dhe Republikës së Greqisë; për zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës dhe nëRepublikën e Maqedonisë.

Page 13: manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin

13

Raport mbi pjesëmarrjen e publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit për vitin 2016

Gjithashtu Komisioni ka zhvilluar katër seanca dëgjimore për propozime për emërime. Konkretisht:zoti Saimir Bala është propozuar të emërohet ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikëssë Shqipërisë në shtetin e Kuvajtit; zoti Genti Gazheli është propozuar të emërohet ambasador ijashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dheambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit,në Republikën Islamike të Iranit, në Republikën e Kirkistanit, në Republikën Islamike të Pakistanitdhe në Republikën e Gjeorgjisë, jorezident; znj. Anila Bitri është propozuar të emërohet ambasadoree jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Italisë, rezidente, si dheambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maltës, nëRepublikën e San-Marinos dhe pranë Organizatës Ndërkombëtare të Bujqësisë dhe Ushqimit (FAO),jorezidente; zoti Qirjako Qirko është propozuar të emërohet ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotëi Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, rezident, si dhe ambasadori jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Irlandës, jorezident; znj.Venera Domi është propozuar të emërohet ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Republikëssë Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën(UNESCO); zoti Gjergj Teneqexhiu është propozuar të emërohet ambasador i jashtëzakonshëm dhefuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Japoni, rezident; znj. Besiana Kadare është propozuar tëemërohet ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë pranë Organizatëssë Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, rezidente, si dhe ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplotëe Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kubës, jorezidente; zoti Selim Belortaja është propozuartë emërohet ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në RepublikënPopullore të Kinës, rezident, si dhe jorezident në Republikën Popullore të Bangladeshit, në RepublikënPopullore Demokratike të Koresë, në Republikën e Koresë, në Republikën Socialiste të Vietnamit dhenë Mongoli; znj. Ardiana Hobdari është propozuar të emërohet ambasadore e jashtëzakonshme dhefuqiplotë e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Greqisë, rezidente, si dhe ambasadore ejashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Qipros, në Republikën eTunizisë dhe në Republikën e Armenisë, jorezidente.

Gjatë vitit 2016 Komisioni për Politikën e Jashtme nuk ka zhvilluar dëgjesa me shoqërinë civile.

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

Komisionin për Ekonominë dhe Financat ka organizuar 53 seanca dëgjimore, nga të cilat 36 përprocesin legjislativ, në 2 prej të cilave kanë marrë pjesë përfaqësues të shoqatave të kursim-kredititdhe të dhomave të tregtisë, 3 për procesin zgjedhës dhe 14 për kontrollin parlamentar.

Komisioni ka zhvilluar 14 seanca dëgjimore për kontrollin parlamentar, ku janë shqyrtuar raportetvjetore të institucioneve të pavarura kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj, përkatësisht: raporti iBankës së Shqipërisë, raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, raporti i Autoritetit të MbikëqyrjesFinanciare, raporti i Autoritetit të Konkurrencës, raporti i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Pas zhvillimit të seancave dëgjimore për veprimtaritë vjetore të këtyre institucioneve Komisioni kamiratuar 5 rezoluta me vlerësimet dhe rekomandimet përkatëse për secilin institucion.

Gjithashtu Komisioni ka zhvilluar një seancë dëgjimore me Kontrollin e Lartë të Shtetit për miratimine buxhetit faktik të vitit 2015, një seancë dëgjimore për informacionet e AMF-së, në përgjigje tëkërkesave të Komisionit për Ekonominë dhe Financat gjatë shqyrtimit të raportit për veprimtarinë eAMF-së për vitin 2015, dhe dy seanca me dyer të mbyllura për shqyrtimin e raportit të Kontrollit tëLartë të Shtetit për Bankën e Shqipërisë. Mbledhja e datës 19.09.2017 u zhvillua me dyer të mbyllura,pasi raporti i diskutuar është konfidencial (bazuar në nenin 35 të Rregullores së Kuvendit).

Në kuadër të procesit të zgjedhjes, emërimit dhe shkarkimit të krerëve të institucioneve të pavarurakushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj janë zhvilluar seanca dëgjimore për zgjedhjen e zotit ArbenMalaj anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe për zgjedhjen e zj. Juliana Latifi

Page 14: manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin

14

Raport mbi pjesëmarrjen e publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit për vitin 2016

kryetare e Autoritetit të Konkurrencës.Gjithsej janë paraqitur 35 propozime për projektligje të ndryshme, nga të cilat 23 janë miratuar

plotësisht dhe 2 pjesërisht.

Ligj nr. 47/2016 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 091, datë 5.03.2009, «Për auditiminligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar», indryshuar”, nuk u miratua për arsyen se:

- Një auditues është edhe kontabilist i miratuar. Madje, ai ka shkallë kualifikimi më të lartë. Prandajaudituesi mund të mbajë kontabilitetin e një shoqërie, nëse ai nuk e auditon të njejtën shoqëri.

- Kontabilistët e miratuar mund të japin mësim në universitete me kohë të pjesshme. Por pedagogëte universitetit nuk mund të jenë të punësuar si kontabilistë të miratuar me kohë të plotë, pasi prishetcilësia e mësimdhënies.

- Komisioni vlerëson se Organizata Profesionale e Audituesve Ligjorë ka përgatitjen e duhurprofesionale për të hartuar kurrikulat dhe programin e përgatitjes dhe trajnimit professional si përkontabilistët e miratuar, ashtu dhe për audituesit ligjorë.

Mosmiratimi i disa propozimeve argumentohet me mospërputhjen e tyre me programin e financavepublike të qeverisë.

Komisioni për Sigurinë Kombëtare

Komisioni për Sigurinë Kombëtare gjatë vitit 2016 ka ushtruar të drejtën e kontrollit parlamentarnë dy drejtime: duke zhvilluar seanca dëgjimore për kontrollin parlamentar, si dhe duke ratifikuarmarrëveshje e miratuar një sërë projektligjesh të rëndësishme.

Seancat dëgjimore për kontroll parlamentar kanë pasur në fokus çështjet që lidhen me Ministerialine Mbrojtjes të NATO-s; me vendimin për marrjen e masave ndaj refugjatëve në Mesdheun Lindor ngaGjermania, Greqia dhe Turqia; me vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit Xhon Kerri (John Kerry)dhe mesazhet e dhëna për çështjet e sigurisë, ku Shqipëria është e angazhuar, për situatën e sigurisë nërajon dhe projeksioni i Shqipërisë përballë rreziqeve që vijnë nga Jugu dhe Lindja; për situatën efundit të emigracionit, me të ftuar z. Saimir Tahiri. Kreu i SHISH-it, z. Visho Ajazi (Lika), Prokurorii Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z. Haki Cako, ministri iBrendshëm, z. Saimir Tahiri, janë thirrur në seanca dëgjimore për të raportuar lidhur me dyshimet përpajisjen e përgjimit të ndodhur në Policinë e Shtetit.

Komisioni për Sigurinë Kombëtare shumicën e mbledhjeve e zhvillon me dyer të mbyllura. Nëmbledhjet që zhvillohen me dyer të hapura për të gjitha projektligjet janë ftuar të jenë pjesëmarrësInstituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim dhe ALIISS, që nuk kanë paraqitur propozime konkrete.

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin gjatë vitit 2016 ka organizuar 46seanca dëgjimore në proces legjislativ (projektligje dhe ratifikime marrëveshjesh) me ministra,zëvendësministra, institucionet e pavarura në varësi të Komisionit dhe aktorë të interesit dhe 5 seancadëgjimore për kontroll parlamentar.

Gjatë vitit 2016 janë zhvilluar këto aktivitete: seanca dëgjimore me grupe interesi në proces legjislativpër projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9640, dt. 9.11.2006 «Për dhomat e tregtisëdhe industrisë», i ndryshuar”; projektligjin “Për administrimin e fondit pyjor dhe kullosor kombëtarnë Republikën e Shqipërisë”; projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9640, dt.9.11.2008, «Për dhomat e tregtisë dhe industrisë», i ndryshuar”, me dhomat e huaja të tregtisë nëShqipëri; projektligjin “Për garantimin e sigurisë së punës të pajisjeve dhe instalimeve nën presion”;

Page 15: manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin

15

Raport mbi pjesëmarrjen e publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit për vitin 2016

projektligjin “Për zejtarinë në Republikën e Shqipërisë”; projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshimenë ligjin nr. 10 463, datë 22.09.2011, «Për menaxhimin e integruar të mbetjeve», i ndryshuar”;projektligjin “Për akuakulturën”; projektligjin “Për mbrojtjen e bimëve”; projektligjin “Për nxitjen epërdorimit t¸ energjisë nga burimet e rinovueshme”.

Seanca dëgjimore gjatë procesit të kontrollit parlamentar: seancë dëgjimore me Entin Rregullatortë Ujit lidhur me raportin vjetor “Për veprimtarinë e Entit Rregullator të Ujit për vitin 2015”; seancëdëgjimore me Entin Rregullator të Energjisë lidhur me raportin vjetor “Për veprimtarinë e EntitRregullator të Energjisë për vitin 2015”; seancë dëgjimore me AKEP-in lidhur me raportin vjetor “Përveprimtarinë e AKEP-it për vitin 2015”; seancë dëgjimore me ministrin për Zhvillimin Ekonomik,Tregtinë, Turizmin dhe Sipërmarrjen, z. Arben Ahmetaj, lidhur me prezantimin e Programit të reformaveekonomike 2016–2018 të Shqipërisë; seancë dëgjimore me drejtorin e përgjithshëm të ALUIZNI-t, z.Artan Lame, lidhur me raportimin e punës së këtij institucioni për periudhën janar–shtator 2016.

Komisioni në vijimësi të punës së tij ka diskutuar dhe miratuar edhe disa projektrezoluta, konkretisht:“Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të ERRU-së për vitin 2015”; “Për vlerësimin e veprimtarisëvjetore të ERE-së për vitin 2015”; “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të AKEP-it për vitin 2015”.Gjithashtu ka diskutuar dhe miratuar vendimin për strukturën dhe organikën e ERRU-së; ka bërëprezantimin e Programit të reformave ekonomike 2016–2018 të Shqipërisë; prezantimin e raportitvjetor të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë nga drejtori ekzekutiv i këtij Sekretariati.

Komisioni ka zhvilluar edhe takime koordinuese me shoqata të ndryshme për mbrojtjen e mjedisitdhe grupe të tjera interesi lidhur me rehabilitimin e lumit Ishëm; takim me shoqërinë civile lidhur meshqetësimet për ndërtimet në parkun e Liqenit të Tiranës; takim me grupimin “Të mbrojmë lumenjtë”;takim me përfaqësues të UNPD-së, OSBE-së, REC-it, AKZM-it dhe Milleukontakt lidhur me ndërtimine HEC-eve në lumin e Valbonës; vizitë informuese në ambientet e kompanisë “Devoll Hydro Powersh.a.”; takim me përfaqësues të Aleancës Kundër Importit të Plehrave (AKIP) lidhur me projektligjin“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10463, datë 22.09.2011, «Për menaxhimin e integruar tëmbetjeve», i ndryshuar”.

Gjatë shqyrtimit të projektligjit në Komision deputetët, pasi u njohën me gjendjen aktuale tëfunksionimit të dhomave të tregtisë dhe industrisë në Republikën e Shqipërisë dhe me problematikate parashtruara nga përfaqësuesit e dhomave dhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, identifikuannevojën e ndryshimeve rrënjësore në ligjin për dhomat e tregtisë dhe industrisë dhe kërkuan ngapërfaqësuesit e Ministrisë ndërmarrjen e iniciativës ligjore për hartimin e një ligji të ri për dhomat etregtisë dhe industrisë, me qëllim reformimin dhe fuqizimin e tyre, në mënyrë që të jenë përfaqësuesezyrtare të legjitimuara të biznesit e të interesave të tij dhe bashkëbiseduese në dialogun me shtetin dheme qeverinë në lidhje me politikat ekonomike etj.

Por deputetët argumentuan se, meqenëse situata në të cilën ndodhen aktualisht dhomat është erëndë, për shkak se mungesa e një buxheti minimal për funksionimin e këtij institucioni ka çuar nëuljen plotësisht të rolit të tij, si dhe në reduktimin e shërbimeve që duhet t’i jepen anëtarësisë; përshkak se dhomat dhe Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë gjenden në pamundësi të plotëpër të përmbushur detyrimet minimale që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare, duke krijuar jovetëm një situatë paaftësie paguese të kuotizacioneve, por edhe duke rrezikuar përjashtimin nga disashoqata apo organizata, siç janë Euro Chambers, Association of Ballkan Chambers etj., është enevojshme të miratohen ndryshimet e paraqitura në projektligjin e propozuar lidhur me rikthimin eanëtarësimit të detyrueshëm.

Për të mundësuar fuqizimin financiar të dhomave është e nevojshme vendosja e detyrimit për t’uanëtarësuar në to, duke paguar edhe kuotat përkatëse të anëtarësisë.

Për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 463, datë 22.09.2011, «Përmenaxhimin e integruar të mbetjeve», i ndryshuar” është zhvilluar seancë dëgjimore me grupe interesidhe shoqërinë civile.

Page 16: manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin

16

Raport mbi pjesëmarrjen e publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit për vitin 2016

Koment, sipas raportit: “Në reflektim të shqetësimeve të tyre, Komisioni ka bërë disa përmirësimenë projektligj, si:

- ndalimi i importit të mbetjeve jo të rrezikshme për qëllime incenerimi;- përcaktimi i rregullave të transparencës lidhur me importin e lejuar të mbetjeve që do të miratohen

nga Këshilli i Ministrave;- forcimi i mbikëqyrjes së importit të mbetjeve të lejuara, duke fokusuar kapacitetet teknike e

njerëzore vetëm në tri pika doganore etj.Për ato që nuk janë reflektuar dhe që kryesisht lidhen me ndalimin e importit, Komisioni shprehet

në raportin e tij: “Riciklimi gjeneron vende pune. Kjo industri krijon biznese të reja, si ato që lidhenme transportin, përpunimin dhe shitjen e materialeve të ricikluara, si dhe kompani që lidhen meprodhimin dhe shpërndarjen e produkteve të prodhuara me materiale të ricikluara. Si rrjedhim, krijohenvende pune dhe shtohen të ardhurat në buxhetin e shtetit. Meqenëse këto mbetje u nënshtrohen analizavespecifike në laboratorë, tashmë të ngritur, eliminohet rreziku i futjes së mbetjeve të rrezikshme.”

Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë gjatë vitit 2016 ka organizuar 17 seancadëgjimore, nga të cilat: 11 për procesin legjislativ, 6 për kontrollin e zbatimit të legjislacionit përçështje të ndryshme, ku janë ftuar të marrin pjesë e të kontribuojnë me mendimet dhe sugjerimet e tyrepër projektligje të ndryshme edhe organizata të shoqërisë civile, grupe interesi, organizata kombëtaredhe ndërkombëtare.

Komisioni ka shqyrtuar 27 projektakte, ndër të cilat: 18 projektligje, 8 projektmarrëveshje, 1 rezolutë.Për kontrollin e zbatimit të legjislacionit Komisioni ka zhvilluar disa seanca dëgjimore publike me

ministrin e Shëndetësisë, z. Ilir Beqja, dhe mjekët e Urgjencës Mjekësore të Tiranës për peticionin esjellë në Kuvend; me institucionet përkatëse për gabimin mjekësor në shëndetësi; me pjesëmarrjen eShoqatës së Teknikëve të Mjekësisë Laboratorike dhe të ministrit të Shëndetësisë: “E ardhmja e sistemitlaboratorik publik nën dritën e pjesëmarrjes së partneritetit publik privat”; me grupet e interesit:“Rëndësia e kujdesit paliativ dhe hapat e ndërmarrë në qytetin e Korçës për këtë shërbim”. NgaKomisioni është kërkuar dhënie informacioni nga ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqja, lidhur megjendjen e sistemit spitalor, infrastrukturën, furnizimin me barna, problematikat e personelit shëndetësorspitalor etj.”, shkurtimet në personelin shëndetësor në të gjithë sistemin spitalor dhe prezantimi istudimit mbi të cilin bëhen këto shkurtime; përdorimin e metadonit, tregtimin e tij nëpër farmaci;dhënie informacioni nga ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqja, për të raportuar për arsyet e miratimit tëVKM-së nr. 721, datë 12.10.2016, analizat, studimet, të dhënat shkencore, klinike dhe epidemiologjikesi dhe çdo të dhënë tjetër për eficencën dhe efektivitetin e kontrollit shëndetësor falas, që çoi nëmiratimin e këtij vendimi, si dhe efektin financiar që ka ky vendim në buxhetin e shtetit.

Gjithashtu Komisioni me mbështjetjen e OSBE-së në Shqipëri ka zhvilluar edhe vizitë në Qendrëne Kujdesit Shëndetësor Palitiv “Meri Potter” në qytetin e Korçës, si dhe në kuadër të shqyrtimit tëprojektligjit “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë” Komisioni ka zhvilluarvizitë në shkollën profesionale “Peter Mahringer” në qytetin e Shkodrës.

Gjatë periudhës janar–dhjetor 2016 në seanca dëgjimore kanë marrë pjesë 100 grupe interesi, qëkanë paraqitur 158 amendamente, 60 prej të cilave janë miratuar dhe paraqitur në raportin e Komisionit.

Nënkomisioni për Çështjet e të Miturve, Barazinë Gjinore dhe Dhunën në Familje

Gjatë vitit 2016 Nënkomisioni ka zhvilluar 2 seanca dëgjimore me pjesëmarrjen e organizatave tëshoqërisë civile, të grupeve të interesit, organizatave kombëtare e ndërkombëtare për “Të drejtat efëmijëve kundrejt dhunës dhe abuzimit, një fokus mbi rastet e fundit të dhunës në qendrat rezidencialetë kujdesit për fëmijë”, si dhe “Për të rinjtë në Republikën e Shqipërisë”.

Page 17: manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin

17

Raport mbi pjesëmarrjen e publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit për vitin 2016

Gjatë periudhës janar–dhjetor 2016 në seanca dëgjimore në Nënkomisionin për Çështjet e të Miturve,Barazinë Gjinore dhe Dhunën në Familje kanë marrë pjesë 21 grupe interesi.

1. Për projektligjin “Për urdhrin e psikologut në Republikën e Shqipërisë”.Nga grupet e interesit u paraqitën 20 amendamente, u miratuan dhe janë paraqitur në raportin e

Komisionit 7 amendamente të tyre. Pjesa tjetër e amendamenteve nuk u pranuan, pasi qëllimi iKomisionit ishte unifikimi i ligjeve të organizimit të urdhrave të profesionistëve, sidomos për sa upërket organeve të tyre, kompetencave dhe komisioneve disiplinore.

2. Seancë dëgjimore me grupet e interesit për projektligjin “Për punën vullnetare”.Nga grupet e interesit u paraqitën 8 amendamente, u miratuan dhe janë paraqitur në raportin e

Komisionit 4 amendamente të tyre. Pjesa tjetër e amendamenteve të propozuara nuk u pranuan ngaKomisioni, pasi kishin të bënin me financimin e organizatave të vullnetarëve nga fondet e buxhetit tështetit, gjë që dilte jashtë objektit të këtij ligji.

3. Seancë dëgjimore me grupet e interesit për projektligjin “Për ndërmarrjet sociale në Republikëne Shqipërisë”.

Nga grupet e interesit u paraqitën 11 amendamente, u miratuan dhe janë paraqitur në raportin eKomisionit 5 amendamente të tyre. Pjesa tjetër e amendamenteve nuk u pranuan, pasi synonin qëforma e ndërmarrjeve sociale të mos ishte OJF, gjë që dilte jashtë qëllimit të ligjit. Gjithashtu kërkohejtë vendoseshin në këtë ligj dispozita të posaçme për prokurimin publik për OJF-të, gjë që nuk mund tëbëhej, për shkak se nuk ishte ky ligji i duhur për këtë ndryshim.

4. Seancë dëgjimore me grupet e interesit për projektligjin “Për zejtarinë në Republikën eShqipërisë”.

Nga grupet e interesit u paraqitën 10 amendamente, u miratuan dhe janë paraqitur në raportin eKomisionit 6 amendamente të tyre. Pjesa tjetër e amendamenteve nuk u pranuan, pasi kishin të bëninme shtimin e kompetencave të Dhomës së Zejtarëve, gjë që binte në kundërshtim me statusin e saj sient publik.

5. Seancë dëgjimore me grupet e interesit për projektligjin “Për shërbimet e kujdesit shoqëror nëRepublikën e Shqipërisë”.

Nga grupet e interesit u paraqitën 70 amendamente gjithsej, u miratuan dhe janë paraqitur në raportine Komisionit 24 amendamente të tyre. Pjesa tjetër e amendamenteve nuk u pranuan, pasi ishin propozimeqë synonin vendosjen në këtë ligj të dispozitave të posaçme për prokurimin publik për OJF-të, gjë qënuk mund të bëhej, për shkak se nuk ishte ky ligji i duhur për këtë ndryshim. I njëjti propozim erdhipothuajse nga të gjitha gurpet e interesit, që për këtë projektligj ishin të shumta në numër.

6. Seancë dëgjimore me grupet e interesit për projektligjin “Për buxhetin e vitit 2017”, për pjesëne Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga grupet e interesit u paraqitën 15 amendamente, u miratuan dhe janë paraqitur në raportin eKomisionit 4 amendamente të tyre. Pjesa tjetër e amendamenteve nuk u pranuan, pasi ishin propozimeqë kishin një faturë shumë të lartë financiare. Për këtë arsye Komisioni përzgjodhi kërkesat që kishinmë shumë mundësi realizimi brenda logjikës financiare të projektbuxhetit dhe ia propozoi komisionitpërgjegjës.

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik gjatë vitit 2016 ka zhvilluar 33 seancadëgjimore, 20 prej të cilave në proces legjislativ, 5 seanca dëgjimore për kontroll parlamentar, 4 seancadëgjimore me përfaqësues të shoqërisë civile për probleme të medies e të arsimit parauniversitarpublik dhe 4 seanca dëgjimore për plotësimin e 4 vendeve vakante në AMA.

Seancat dëgjimore të zhvilluara nga Komisioni me përfaqësues të shoqërisë civile për probleme tëmedies dhe të arsimit parauniversitar publik janë: seancë dëgjimore me z. Besart Likmeta, gazetar/redaktor për Shqipërinë i BIRN, në lidhje me gjendjen e punësimit të gazetarëve, me fokus kontratat

Page 18: manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin

18

Raport mbi pjesëmarrjen e publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit për vitin 2016

e punës, siguria dhe respektimi i tyre; seancë dëgjimore me z. Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit tëGazetarëve të Shqipërisë, dhe z. Xhovani Shyti, sekretar i përgjithshëm, për kontratat e punësimit tëgazetarëve dhe respektimin e tyre; seancë dëgjimore me aktorë të interesit për të diskutuar rreth arsimitparauniversitar publik dhe sfidat e tij; seancë dëgjimore me kërkesën e 1/3 anëtarëve të Komisionit meznj. Alida Tota, gazetare e televizionit “A1 Nws”, e pushuar nga puna, me sa duket për shkak tëinvestigimit gazetaresk të skandalit në landfillin e Sharrës, me përfaqësues të Shoqatës së Gazetarëveprofesionistë”, pa praninë e mazhorancës.

Komisioni ka zhvilluar edhe seanca dëgjimore për kontroll parlamentar, konkretisht: për raportinmbi veprimtarinë njëvjeçare të AMA-s për vitin 2015 si dhe është miratuar projektrezoluta; për raportine veprimtarisë njëvjeçare të RTSH-së për vitin 2015 si dhe është miratuar projektrezoluta; seancëdëgjimore me ministren e Arsimit dhe Sportit, zonjën Lindita Nikolla, në lidhje me shpjegimin emëtejshëm të materialit që Ministria e Arsimit i ka nisur Komisionit me kërkesën e tij, që përfshin: a)maturën shtetërore; b) transferimin te qeverisja vendore të personelit mësimor në arsimin parashkollordhe personelit ndihmës në institucionet e arsimit parauniversitar; c) memorandumin e mirëkuptimitnë mbështetje të bashkëpunimit për shqyrtimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe përforcimin ekapacitetit të sigurimit të cilësisë së arsimit të lartë në Shqipëri me Agjencinë e Sigurimit të Arsimit tëLartë; me ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, zotin Blendi Klosi, në lidhje me ecurinë e vitit tëri mësimor në sistemin e arsimit parauniversitar profesional dhe me ministren e Arsimit dhe Sportit,znj. Lindita Nikolla, për fillimin e vitit të ri akademik 2016–2017.

Komisioni për plotësimin e 4 vendeve vakante në AMA ka zhvilluar seancë dëgjimore dhe ka dalëme një vendim. Gjithashtu ka miratuar projektrregulloren për strukturën organizative të AMA-s, sidhe ka diskutuar e miratuar edhe projektstatutin e RTSH-së.

Në kuadër të bashkëpunimit me shqiptarët jashtë kufijve Komisioni ka zhvilluar takime mepërfaqësues të OSBE-së për Luginën e Preshevës, me përfaqësues të delegacionit të Komisionit përArsimin, Shkencën, Teknologjinë, Kulturën, Rininë dhe Sportin të Kuvendit të Republikës së Kosovëspër marrëdhëniet e ndërsjella dhe me përfaqësinë e një grupi arbëreshësh.

Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik kanë marrë pjesë 41 grupe interesi,përfshirë institucionet e pavarura të ftuara në Komision, ndër të cilat 17 grupe interesi për projektligjin“Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, 4 përfaqësi të shoqërisë civile përprobleme të medies dhe 10 grupe interesi për probleme të arsimit.

Janë propozuar 81 amendime, nga të cilat janë marrë në konsideratë 23 propozime për amendime tëshoqërisë civile për projektligjin “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”.

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, në cilësinë e komisionit përgjegjës, gjatëvitit 2016 ka marrë në shqyrtim projektligjin “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera lidhura meto”, propozim i Këshillit të Ministrave.

Pas diskutimit në parim të projektligjit, në të cilin ishte e pranishme edhe znj. Mirela Kumbaro,ministre e Kulturës, e cila iu përgjigj gjerësisht interesimit të deputetëve për këtë projektligj dhe dhasqarimet përkatëse, Komisioni vijoi disa seanca intensive pune, ndër të cilat veçohen ato me grupet einteresit.

Nga 190 nene që përmban ligji nr. 35/2016, datë 31 mars 2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtate tjera të lidhura me to”, propozim i Këshillit të Ministrave, janë realizuar 81 amendime, 23 prej tëcilave u përkasin organizatave të shoqërisë civile.

Ndër çështjet për të cilat kanë bërë propozime aktorët e interesit dhe që nuk janë miratuar janëpropozimet për disa përkufizime të disa termave. Ato janë sqaruar gjatë diskutimeve, duke marrë nëkonsideratë sidomos ekspertizën e dhënë nga deputetët njohës të kësaj fushe në Komision, ekspertët eMinistrisë së Kulturës, të cilët në prezencë të aktorëve të interesit kanë vënë në dukje se përkufizimetjanë të shkrira në përmbajtjen e aktit, gjë për të cilën është rënë dakord edhe me Ministrinë e Drejtësisëpër njohjen e kësaj teknike legjislative, e cila siguron qartësinë e normës juridike në nenin përkatës.

Lidhur me propozimet për përditësimet është theksuar se projektligji transpozon dhe harmonizon

Page 19: manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin

19

Raport mbi pjesëmarrjen e publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit për vitin 2016

në mënyrë të plotë direktivat e BE-së dhe praktikat ligjore të përditësuara të vendeve europiane.E njëjta gjë lidhet dhe përdorimin e disa termave, siç është “sui generis” për t’u zëvendësuar me “e

një lloji të veçantë”, gjë që është sqaruar se është një terminologji e përdorur nga shumë legjislacionekombëtare europiane dhe bazohet si te konventat, ashtu dhe te direktivat etj.

Ka dhe çështje të tjera që lidhen me dispozitat e përgjithshme, për të cilat aktorët e interesit janësqaruar.

Ndër çështjet e rëndësishme që janë sqaruar nga aktorët e interesit janë propozimet e tyre lidhur medisa pika që kanë të bëjnë me objektin e mbrojtjes së të drejtave të autorit, siç janë nenet 22 dhe 49 tëprojektligjit.

Propozuesit janë sqaruar se zbatimi i konventës së Bernës, i direktivave dhe unifikimi me të gjithaligjet europiane e ato të SHBA-ve janë edhe në projektligj në mbrotje të së drejtës së autorit.

Po kështu sqarime janë dhënë dhe për çështje që lidhen me të drejtën e riprodhimit të veprës, si edrejtë e ekskluzive pasurore e autorit për bërjen e një ose më shumë kopjeve të një vepre apo objektitë të drejtave të lidhura me të, qoftë pjesërisht apo plotësisht, qoftë drejtpërdrejt apo tërthorazi, nëmënyrë të përkohshme apo të përhershme, në çfarëdolloj forme dhe mjeti, përfshirë regjistrimin audioose video, si dhe për ruajtjen e përkohshme apo të përhershme të veprës apo objektit të të drejtave tëlidhura në një mjedis elektronik.

E njëjta gjë lidhet dhe me sqarimet e dhëna për të drejtën e shpërblimit për riprodhimin e vepravetë autorit për përdorim privat me përdorim tjetër personal. Ky nen, i cilësuar “kaotik” nga propozuesi,është sqaruar se është në përputhje me direktivën, është formuluar drejt, në unifikim të plotë mevendet e tjera të BE-së.

Sqarime konkrete janë dhënë edhe për propozimet e bëra për çështje që lidhen me marrëdhënien esë drejtës së autorit dhe pronësinë, kalimit të të drejtave pasurore të autorit, kontratat e botimit, kushtete tjera të kontratës së botimit, kontrata për çështje teatrore dhe/ose ato muzikore, parashikimet e KoditCivil për noterizimin e kontratave të veçanta, përkufizimi për të drejtat e prodhuesve të fonogrameve,funksionet, të drejtat dhe detyrimet e agjencive të administrimit kolektiv, dhënia e autorizimit përpërdorim, procedurat e miratimit të tarifave të shpërblimit, KKDA-ja, masat paraprake gjatë shkeljessë të drejtave, kundërvajtjet dhe masat administrative etj., për të cilat aktorët e interesit janë sqaruar,duke sjellë dhe përvojën e vendeve fqinje, sidomos të Kroacisë e Sllovenisë dhe vendeve të tjeraperëndimore.

Theksojmë se ky projekligj, tashmë ligj, është ndër më të diskutuarit me organizatat e shoqërisëcivile.

Komisionet e përhershme parlamentare kanë shqyrtuar dhe miratuar 378 projektakte ligjore,konkretisht: 206 nisma për ndryshime ose shtesa në legjislacionin ekzistues dhe propozimin e nismavetë reja ligjore; 146 marrëveshje ndërkombëtare; 14 projektrezoluta, 6 projektvendime, 3 akte normativedhe 3 dekrete. E gjithë veprimtaria parlamentare në komisionet e përhershme dhe nënkomisionetështë realizuar me organizimin e 482 mbledhjeve, të cilat kanë pasur një kohëzgjatje prej 451 orësh.

Pjesë e rëndësishme e veprimtarisë së komisioneve të përhershme dhe nënkomisioneve ka qenëedhe organizimi i 232 seancave dëgjimore: 133 për procesin legjislativ, 18 për procesin zgjedhës dhe60 për kontrollin parlamentar.

Në përfundim të shqyrtimit të nismave ligjore komisionet e përhershme kanë miratuar 1163amendamente, të cilat i kanë paraqitur për shqyrtim dhe miratim në seancat plenare.

Page 20: manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin

20

Raport mbi pjesëmarrjen e publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit për vitin 2016

Pjesëmarrja e publikut në procesin vendimmarrës është dëshmi e një sistemi politik demokratik, icili vjen si një angazhim i dyanshëm: partnerët socialë, shoqëria civile dhe grupet e interesit, por dhevetë Kuvendi.

Kuvendi i Shqipërisë ka ndërmarrë hapa konkretë për realizimin e bashkëpunimit me shoqërisëcivile, por dhe për ndërgjegjësimin e shoqërisë civile për rolin e dobishëm që ajo ka në procesinvendimmarrës.

Gjatë vitit 2016 janë realizuar disa forma inkurajimi dhebashkëpunimi ndërmjet shoqërisë civile dhe Kuvendit. Merifillimin e veprimtarisë parlamentare në sesionin e saj tëdytë (shtator–dhjetor 2016), në faqen zyrtare të Kuvendit,https://www.parlament.al/, u publikua “Thirrje për regjistrimorganizatave të shoqërisë civile”. Kjo thirrje u konceptua sinjë alternativë dhe ftesë ndaj shoqërisë civile për t’u bërëpjesë e regjistrit elektronik, i cili administrohet nga Kuvendii Shqipërisë. Thirrja apo ftesa drejtuar shoqërisë civile kaqenë publike për dy muaj (5 shtator–31 tetor 2016). Kjo thirrje

nënkupton risjelljen në vëmendje të shoqërisë sonë demokratike se ka forma dhe mundësi që nalehtësojnë dhe mundësojnë bashkëpunimin e ndërsjellë.

Gjatë publikimit të thirrjes interesimi për të qenë pjesë e regjistrit elektronik të OSHC-ve ështëpasqyruar në grafikun e mëposhtëm.

Siç vihet re nga grafiku, gjatë vitit 2016 periudha shtator–tetor ka pasur numrin më të madh tëkërkesave për regjistrim në krahasim me periudhat e tjera të vitit.

64

36

1417

14

33

9

420

10

20

30

40

50

60

70

NUMRI I SEANCA DËGJIMORE TË ZHVILLUARA

NË KOMISIONET PARLAMETARE

2016

Page 21: manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin

21

Raport mbi pjesëmarrjen e publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit për vitin 2016

Të dhënat e pasqyruara në tabelën e mëposhtme shprehin interesin e shoqërisë civile dhe të grupevetë interesit se në cilat komisione parlamentare e shohin organizatën e tyre më të interesuar dhe tëfokusuar për të dhënë sugjerimet e përkatëse.

Në kuadër të angazhimit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për inkurajimin e zhvillimit të njëshoqërie civile të shëndetshme, si dhe vendosjen e një dialogu të përhershëm mbi baza besimi reciprokndërmjet institucionit dhe qytetarëve janë orgaznizuar dy forume me temë “Forcimi i rolit dhebashkëpunimit ndërmjet shoqërisë civile dhe Kuvendit”.

Këto dy forume janë zhvilluar në dy qarqe të Shqipërisë: në Dibër dhe në Kukës.

Page 22: manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin

22

Raport mbi pjesëmarrjen e publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit për vitin 2016

Organizimi i formumeve në këto qarqe ka qenë rezultat i përfshirjes dhe promovimit përbashkëpunim. Me iniciativë, mbështetje dhe organizim të OSBE-së në bashkëpunim me Kuvendinqarqe të tjera kanë pasur mundësinë e realizimit të takimeve dhe bashkëpunimit.

Angazhimi dhe bashkëpunimi i Kuvendit me shoqërinë civile dhe grupet e interesit do të jetë nëvëmendje, bazuar edhe në një plan veprimi, për t’u shtrirë edhe në qarqe të tjera.

Forumi i parë u zhvillua në datën 14.10.2016 në qytetin e Bulqizës, i radhës më 18.11.2016 nëqytetin e Kukësit.

Në takimin e zhvilluar në qytetin e Bulqizës morën pjesë deputetët e qarkut të Dibrës. Prezenca eOSBE-së në Shqipëri u përfaqësua nga shefja e Departamentit të Demokratizimit dhe New SeniorDemocratization Officer. Të ftuar ishin përfaqësues të shoqërisë civile dhe të grupeve të interesit nëqarkun e Dibrës.

Çështjet e diskutuara ishin problematika të prekshme të zonës, si ligji mbi produktet bujqësore,statusi i minatorëve, ndërtimi i Rrugës së Arbrit.

Sikurse në Dibër, në qarkun e Kukësit morën pjesë deputetët e qarkut të Kukësit dhe përfaqësuesite shoqërisë civile dhe të grupeve të interesit të këtij qarku.

Në qytetin e e Kukësit problematikat e ngritura ishin ligji për Dhomën e Tregtisë, taksa e Rrugës sëKombit etj.

Vlen të theksohet fakti se realizimi i këtyre forumeve është vlerësuar si nga deputetët, ashtu dhenga vetë shoqëria civile për krijimin e mundësisë së komunikimit direkt dhe afrimit të ndërsjellë.

Page 23: manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin

23

Raport mbi pjesëmarrjen e publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit për vitin 2016

Kapitulli II

PJESËMARRJA E PUBLIKUT NË SEANCAT PLENARE. VIZITAT. TRANSPARENCA

Edhe gjatë vitit 2016 Kuvendi i ka siguruar publikut komunikim të vazhdueshëm nëpërmjetshërbimeve të tij, duke përgatitur në kohë reale dhe me transparencë të plotë aktivitetet parlamentare.Në këtë kuadër janë organizuar pritjet me publikun gjatë orarit të përcaktuar në rregulloren e brendshmetë Kuvendit, këshillimet ligjore, duke dhënë orientimet e duhura, si dhe janë trajtuar brenda afatevedhe në përputhje me Kushtetutën, Rregulloren e Kuvendit dhe ligjet në fuqi.

Trajtimi i kërkesave dhe ankesave të ardhura nga qytetarët ka vazhduar në kuadër të proceduaravedhe kompetencave që ka Kuvendi, duke përgatitur përgjigjet brenda afateve të përcaktuara në ligj,bazuar gjithmonë në vlerësimin ligjor.

Sa i përket trajtimit të kërkesave drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, përfshirë edhe ato për informacionindhe dokumentacionin, evidencat dëshmojnë se qytetarët kanë marrë përgjigje orientuese, informuesesi dhe këshillim ligjor për çështjet e përcjella me shkrim pranë strukturave të posaçme të këtij institucioniapo dhe paraqitjes së tyre pranë Kuvendit në oraret e përcaktuara për pritjen e qytetarëve.

Evidenca krahasuese e shkresave sipas kategorive për periudhën 2015–2016

0%

20%

40%

60%

80%

100%

KARTELA KTHIM PERGJIGJE FLETE HYRJE PRITJA E QYTETAREVE

2016 607 298 6454 183

2015 618 327 2187 273

KARTELA TOTAL KRAHASUESE 2015-2016

Page 24: manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin

24

Raport mbi pjesëmarrjen e publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit për vitin 2016

Kartela *

Kthim përgjigje Fletëhyrje Pritja

e qytetarëve

Muaji

2016 2015 2016 2015 2016 2015 2016 2015

1 Janar 43 28 24 18 308 135 14 26

2 Shkurt 64 54 30 27 66 89 12 20

3 Mars 62 60 28 42 109 475 14 16

4 Prill 43 70 24 34 611 353 19 17

5 Maj 52 79 27 50 1833 305 15 12

6 Qershor 62 54 32 40 64 132 18 35

7 Korrik 43 45 26 21 9 16 11 17

8 Gusht 41 25 28 12 2 0 14 0

9 Shtator 45 60 20 21 265 48 12 32

10 Tetor 40 54 22 26 281 58 17 29

11 Nëntor 60 61 28 23 2664 166 16 42

12 Dhjetor 52 43 9 26 242 260 21 27

Gjithsej 607 618 298 327 6454 2187 183 273

Ndër shqetësimet që kanë pasqyruar në kërkesat e tyre qytetarët dhe që kanë kaluar për trajtim u përkasinçështjeve me drejtësinë, me energjinë elektrike, me kthimin dhe kompensimin e pronave dhe sigurimet. Mëposhtë po renditim çështjet më të prekura nga sektori ynë dhe që janë kryesore për qytetarët:

• Çështjet me gjyqësorin dhe drejtësinë• Çështjet për kthimin dhe kompensimin e pronave• Kërkesat për shërbime sociale• Çështjet e shpërndarjes së energjisë elektrike• Çështjet e punësimit• Kërkesat për pensione të veçanta• Kërkesat për informacion• Kërkesat për fonde dhe mundësi bashkëpunimi në projekte të ndryshme

Peticionet që i drejtohen Kryetarit të Kuvendit për probleme që lidhen me institucionin dheveprimtarinë e tij trajtohen në bazë të nenit 104 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.Referuar këtij neni, peticionet shqyrtohen nga komisionet e përhershme. Nëse janë me shkrim dhe tëkuptueshme, tregojnë qartë objektin dhe me nënshkrimet përkatëse paraqiten pranë kabinetit të Kryetaritdhe më pas Kryetari i Kuvendit ia dërgon për shqyrtim komisionit të përhershëm që mbulon tematikëne paraqitur në peticion. Kryetari i komisionit mund ta kthejë për rihartim ose të kërkojë shpjegimeshtesë. Jo më vonë se 45 ditë nga data e marrjes së peticionit kryetari i komisionit e paraqet atë nëkomision, duke propozuar njëkohësisht edhe mënyrën e zgjidhjes ligjore ose mospranimin e tij. Nërast se komisioni e gjykon të arsyeshme, për zgjidhjen e çështjes mund të autorizojë kryetarin e tij përtë paraqitur një deklaratë në seancën plenare të Kuvendit. Hapat e ndërmarrë dhe zgjidhja e çështjes sëngritur në peticion u njoftohen dërguesve të peticionit.

Gjatë vitit 2016 Kuvendit i janë drejtuar këto peticione:1. Peticion nr. 1-20 prot., datë 1.02.2016, nga personeli i Urgjencës Mjekësore, që ankoheshin për

mbylljen e Urgjencës. Peticioni iu dërgua për shqyrtim Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dheShëndetësinë.

2. Peticion nr. 1-59 prot., datë 25.03.2016, nga qytetarë të Tiranës për ndërtimin e parkut të lojëravenë Liqenin Artificial, i cili iu dërgua për shqyrtim Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë

Page 25: manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin

25

Raport mbi pjesëmarrjen e publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit për vitin 2016

dhe Mjedisin.3. Peticion nr. 36-31 prot., datë 2.09.2016, nga banorë të fshatit Qeparo, i cili iu dërgua për shqyrtim

Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.4. Peticion nr. 31-6 prot., datë 29.09.2016, nga disa naftëtarë për miratimin e statusit të naftëtarit, i

cili iu dërgua për shqyrtim Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.5. Peticion nr. 36-34 prot., datë 30.09.2016, nga banorë të fshatit Himarë, i cili iu dërgua për trajtim

Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.6. Peticion nr. 9-37 prot., datë 5.12.2016, nga të dënuar në IEVP-së Fier, të cilët kërkonin rishikimin

e ligjit për amnistinë. Peticioni iu dërgua për shqyrtim Komisionit për Çështjet Ligjore, AdministratënPublike dhe të Drejtat e Njeriut.

7. Peticion nr. 23-5 prot., datë 2.12.2016, nga student të arsimit të lartë privat, të cilët kërkonin t’ujepej e drejta e provimit të shtetit për infermieri. Peticioni iu dërgua për shqyrtim Komisionit përEdukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Në kuadër të bashkërendimit të punës me universitetet dhe drejtoritë arsimore për zbatimin eprogrameve që kanë për qëllim njohjen e studentëve dhe të nxënësve me veprimtarinë e Kuvendit,janë zbatuar projekte të ndryshme, edhe në bashkëpunim me OSBE-në, për organizimin dhe krijimine urave lidhëse midis qytetarëve me Kuvendin (Building a bridge between parliament and civil society),ku u është dhënë prioritet procedurave lehtësuese të pjesëmarrjes së publikut në procesin evendimmarrjes, si dhe pjesëmarrjen e studentëve në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, duke e bërësa më transparente punën administrative të këtij institucioni.

Ndër aktivitetet e organizuara në kuadër të rritjes së kapaciteteve të burimeve njerëzore dhepjesëmarrjes së publikut gjatë vitit 2016 me mbështetjen e prezencës së OSBE-së përmendim:

• Trajnim i avancuar me të rinjtë e qytetit të Korçës për funksionimin e demokracisë, përgjegjshmërinëdhe llogaridhënien e përfaqësuesve të popullit, angazhimin qytetar.

Ky sesion kishte për qëllim dhënien e informacionit të përgjithshëm mbi funksionimin e procesevedemokratike, mbi sesionet dhe strukturat parlamentare, procedurat parlamentare, funksionet ligjvënësedhe mbikëqyrëse të Kuvendit, deputetët dhe grupet parlamentare.

• Sesion vlerësues dhe trajnim i trajnerëve mbi marrëdhëniet me medien në Dardhë (Korçë).Qëllimi i takimit ishte vlerësimi i situatës dhe nevojave të mëtejshme për trajnim, përditësimi i

prezantimeve të përdorura për secilin shërbim të Kuvendit në kuadër të organizimit të sesioneveinformuese me grupet e të rinjve, shoqërinë civile etj., mënyrat më të mira për të komunikuar mepublikun dhe si mund të përmirësohen aftësitë prezantuese.

• Trajnim i avancuar për të rinjtë mbi funksionimin e demokracisë, përgjegjshmërinë dhellogaridhënien e përfaqësuesve të popullit, angazhimin qytetar në qytetin e Shkodrës, ku u informuanmbi veprimtarinë parlamentare.

• Sesion informimi me të rinjtë e Bashkisë së Kamzës, që vizituan sallën e seancave plenare tëKuvendit të Shqipërisë, si dhe morën informacion të detajuar mbi proceset ligjvënëse dhe funksionimine Kuvendit nga vetë stafi i institucionit. Ata gjithashtu patën mundësinë të takoheshin me dy deputetëtë Kuvendit të Shqipërisë.

• Sesion informimi me të rinjtë e rajonit Fier, Roskovec, Kukës, Gjirokastër, Përmet; katër sesioneinformimi me të rinjtë e rajonit Shkodër, ku u informuan mbi sesionet dhe strukturat parlamentare,procedurat parlamentare, funksionet ligjvënëse dhe mbikëqyrëse të Kuvendit, deputetët dhe grupetparlamentare, rritjen e pjesëmarrjes së publikut në punën e Kuvendit.

• Trajnim dhe shkëmbim përvojash mes stafit të Marrëdhënieve me Publikun të Kuvendit tëShqipërisë dhe parlamentit të Malit të Zi, vizitë në workshopet e demokracisë në parlamentin e Malittë Zi, ku u shkëmbyen eksperiencat më të mira dhe u bisedua për sfidat me të cilat ndeshen në punëne përditshme, si dhe mënyrën për të promovuar marrëdhëniet me qytetarët.

Page 26: manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin

26

Raport mbi pjesëmarrjen e publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit për vitin 2016

Procedurat për vizitat e publikut, të studentëve dhe nxënësve janë organizuar më mirë, duke paraqiturformularët on-line në faqen zyrtare të Kuvendit www.parlament.al, përkatësisht në linkun: https://www.parlament.al/aplikime/.

Gjatë vitit 2016 Kuvendi i Shqipërisë ka pasur 6454 vizitorë. Në krahasim me vitin e kaluar numrii tyre pothuajse janë trefishuar, çka tregon interesimin në rritje të qytetarëve dhe të studentëve sirezultat i paraqitjes së programeve lehtësuese. Aktivitetet kanë qenë si nisma të programeve mësimoreindividuale të shkollave dhe universiteteve. Individëve dhe grupeve që marrin pjesë në vizitat dhediskutimet në sallën e seancave plenare gjatë sesionit informues u mundësohet filmi dokumentar “Tënjohim Kuvendin”.

Gjithashtu janë organizuar aktivitetet më temë “Dyert e hapura”, ndër të cilat përmendim:• Maj 2016, në kuadër të Ditës së Europës, sipas modelit të shumë parlamenteve të vendeve europiane,

u organizuar Dita e Dyerve të Hapura. Në këtë aktivitet morën pjesë 1883 persona.• Shtator 2016, në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë u çel ekspozita me rastin e

shenjtërimit të Nënë Terezës. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe anëtarë të Këshillit tëMinistrave, deputetë të Kuvendit, përfaqësues të trupit diplomatik etj. Në ekspozitë u paraqitën albumembresëlënëse të artistëve, jetëshkrime, intervista, foto dhe sende personale të Nënë Terezës. Kjoekspozitë u realizua nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit, zotit Ilir Meta, në bashkëpunim me ministrene Kulturës, zonjën Mirela Kumbaro, dhe drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare, znj. Persida Asllani.

• Prill 2016, u organizuan aktivitete me rastin e 25-vjetorit të parlamentit pluralist demokratik.• Me rastin e festave të 28 dhe 29 Nëntorit Kuvendi i Shqipërisë organizoi aktivitetin “Dyert e

hapura” në sallën e seancave plenare dhe në mjediset e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë. Rreth 400qytetarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia etj. i vizituan këto mjedise me rastin e këtyre festave.

Fletëhyrje 2016

Në kuadër të mirinformimit të qytetarëve dhe nxitjen e tyre për të qenë pjesë e aktiviteteve janëpërgatitur dhe shpërndarë materiale informuese dhe broshura për funksionet dhe kompetencat e Kuvenditdhe të organeve të tij.

Gjatë vitit 2016 Shërbimi i Botimeve Parlamentare ka përgatitur një sërë materialesh divulgativepër këtë qëllim. Me rastin e 25-vjetorit të parlamentit pluralist u botua vëllimi “25 vjet parlamentpluralist demokratik” dhe përfundoi ribotimi i kolanës “Bisedime parlamentare” nga viti 1924–1939.

Page 27: manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin

27

Raport mbi pjesëmarrjen e publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit për vitin 2016

Në këtë kontekst vijon dhe publikimi i revistës “Kuvendi”, me një periodicitet dy herë në vit. Revistapo ashtu është e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit www.parlament.al, https://www.parlament.al/per-qytetaret/botimet-parlamentare/.

Transparenca parlamentare

Në fillim të vitit 2016 Kuvendi i Shqipërisë publikoi faqen e re zyrtare të tij, e cila ka ardhur me njëdizajn që ruan identitetin institucional, por me parametra teknikë kontemporan. Tashmë kjo faqemundëson një motor kërkimi të avancuar dhe mjaft të organizuar, një arkiv historik të pasuruar, standardebashkëkohore të funksionimit dhe të dizajnit etj.

Një dritare e posaçme në faqen e re zyrtare i është kushtuar transparencës parlamentare, ku qytetarëtmund të marrin gjithë informacionin e nevojshëm mbi funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë, poredhe për procedurat që duhen ndjekur për të qenë pjesëmarrës aktivë në veprimtaritë parlamentare.Implementimi i formularëve elektronikë në këtë dritare për pjesëmarrje në veprimtaritë e Kuvendit tëShqipërisë e ka lehtësuar më shumë komunikimin me individët, organizatat e ndryshme dhe grupet einteresit. Evidencat dëshmojnë se numri i vizitorëve në Kuvendin e Shqipërisë gjatë vitit 2016 ështëtrefishuar në krahasim me një vit më parë.

Me qëllim përmirësimin e cilësisë së procesverbaleve të seancave plenare dhe atyre në komisioneve,si dhe për publikimin e tyre në kohë sipas rregulloreve në fuqi, në faqen zyrtare të internetit janë rriturdhe përmirësuar kapacitetet në mbështetje të procesit të redaktimit.

Sektori i Redaktorëve ka punuar për zbardhjen dhe redaktimin e seancave plenare, të komisionevetë përhershme, të përkohshme, të posaçme dhe hetimore parlamentare, të mbledhjeve të Këshillit tëIntegrimit, të Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, të Komisionit për Reformën në Drejtësi si dhetë disa mbledhjeve të Konferencës së Kryetarëve dhe të Byrosë së Kuvendit.

Me qëllim nxitjen dhe mbështetjen e qytetarëve në kërkesën dhe interesin e tyre për veprimtarinëparlamentare dhe, ç’është më e rëndësishmja, për të nxitur dhe mundësuar në një kohë sa më të shpejtëpërthithjen e mendimit dhe perceptimit qytetar, të shoqërisë civile dhe të grupeve të interesit lidhur meprojektligje gjatë shqyrtimit të tyre në Kuvendin e Shqipërisë, në një vend të dukshëm në Home Pagetë faqes zyrtare të Kuvendit është një dritare e posaçme, E-Democracy, ku aktualisht është publikuarnjë formular, përmes plotësimit të të cilit qytetarët dhe gjithë të interesuarit mund të shprehin mendimet,të bëjnë komentet e tyre, të cilat në mënyrë automatike përcillen te personat përgjegjës për shqyrtim(koordinatorja për të Drejtën e Informimit në Kuvendin e Shqipërisë dhe koordinatorja për shoqërinëcivile). Po ashtu përmes elementeve vizuale, ikonave, fotove dhe videove faqja e re zyrtare e Kuvenditthekson gjithë informacionin e nevojshëm mbi projektligjet, seancën plenare, programin e punës dhe

Page 28: manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin

28

Raport mbi pjesëmarrjen e publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit për vitin 2016

kalendarin e punimeve të Kuvendit, si dhe gjithë dokumentacionin parlamentar lidhur me to. Kujdesi posaçëm është treguar për informacionin dhe njohuritë mbi Kuvendin e Shqipërisë që u përçohengrupmoshave të reja përmes faqes zyrtare të Kuvendit.

Me qëllimin pozitiv për nxitjen e integritetit, të transparencës dhe të përgjegjshmërisë, në përputhjeme nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, u hartua dhe u publikua programi itransparencës për veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë. Rregullat e parashikuara në këtë ligj kanë sisynim garantimin e njohjes së publikut me informacion si dhe të lirive të individit në prakatikë.Informacioni i bërë publik në këtë program synon të bëjë transparent veprimtarinë e Kuvendit tëShqipërisë përmes paraqitjes së detajuar të tij dhe lehtësisht të kuptueshme në faqen zyrtarewww.parlament.al. Përditësimi i programit të transparencës për Kuvendin e Shqipërisë vijon nëpërputhje me dispozatat e ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”. Ky program vlerësohet sinjë mënyrë konkrete përmes së cilës institucioni ynë ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij.Informacioni i bërë publik në këtë program nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtarewww.parlament.al si dhe në mjediset e institucionit është ndërtuar në mënyrë të tillë që mundësoninformacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Dokumentacioni i bërë publikështë përditësuar në formë dhe në përmbajtje. Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelëspërmbledhëse të evidentuar në këtë program.

Çdo person i interesuar ka të drejtën e informimit, si një element i rëndësishëm i transparencës. Këtë tëdrejtë e kanë ushtruar me anë të një kërkese për t’u vënë në dijeni ose në dispozicion dokumentin lidhur meprocedurat e caktuara. Në mbështetje të këtij parimi të rëndësishëm janë kthyer përgjigjet me shkrim brendaafateve dhe limiteve të përcaktuara në këtë ligj, kërkesave të marra në rrugë zyrtre apo me postë elektronike.Këtë informacion e kemi paraqitur në linkun: https://www.parlament.al/transparenca/regjistri-i-pyetje-pergjigjeve/.

Paraqitja e shkresave të marra nga publiku “Kërkesë për informacion”:

4

1

3

8

45

4

2

8

10

12

6

KERKESA PER INFORMACION 2016

Një risi për vitin 2016 dhe arritje në kuadër të transparencës është inicimi nga Kuvendi i Shqipërisëi nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit me disa universitete në rang republike, të cilat janënë proces. Këto marrëveshje kanë për qëllim promovimin e punës kërkimore-shencore dhe të mendimitanalitik në funksion të demokracisë parlamentare, rritjen e perceptimit dhe të kapaciteteve të studentëvembi parlamentarizmin, përmirësimin e perceptimit publik dhe njohjen më mirë të funksioneve tëKuvendit të Shqipërisë. Kështu, në datën 13 dhjetor 2016 Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, dhe rektorii Universitetit të Tiranës, z. Mynyr Koni, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit mes Kuvendit tëShqipërisë dhe Universitetit të Tiranës. Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të kësajmarrëveshjeje, që u zhvillua në ambientet e Rektoratit, ishin akademikë, pedagogë, Sekretarja e

Page 29: manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin

29

Raport mbi pjesëmarrjen e publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit për vitin 2016

Përgjithshme e Kuvendit, zonja Albana Shtylla, deputeti Fatmir Toçi, drejtues të shërbimeve të Kuvendit,studentë etj. Në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i Kuvendit vlerësoi nënshkrimin e kësaj marrëveshjejebashkëpunimi, duke e cilësuar atë shumë produktive. Bashkëpunimi konsiston në organizimin ekonferencave të përbashkëta, të semiminareve dhe të veprimtarive të tjera të këtij lloji për çështje meinteres publik, reforma të rëndësishme, projektligje që kërkojnë konsultim të gjerë etj., organizimin epraktikave mësimore, bashkëpunimin në kuadër të përdorimit të literaturës reciproke në analiza, temadhe disertacione që lidhen me veprimtarinë e Kuvendit etj.

Page 30: manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin

30

Raport mbi pjesëmarrjen e publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit për vitin 2016

Kapitulli III

SHOQËRIA CIVILE NË KËSHILLIN KOMBËTAR PËR INTEGRIMIN EUROPIAN

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian1 është struktura më e lartë këshillimore kombëtare përintegrimin europian e ngritur pranë Kuvendit, e cila nxit dhe garanton bashkëpunimin gjithëpërfshirësndërmjet forcave politike, institucioneve publike dhe shoqërisë civile, si dhe siguron rritjen etransparencës në vendimmarrjen për çështjet e integrimit. Këshilli Kombëtar për Integrimin Europianështë i vetmi mekanizëm institucional i konsultimit të çështjeve të integrimit europian me të gjithëaktorët e interesuar, ku shoqëria civile luan një rol të rëndësishëm.

Një nga objektivat kryesorë të Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian është përfshirja e shoqërisëcivile në çdo fazë të procesit të integrimit europian, duke siguruar diskutimin e vazhdueshëm meshoqërinë civile dhe aktorë të tjerë të interesuar për politikat e zbatuara nga qeveria në kuadër të këtijprocesi. Gjatë vitit të parë të funksionimit të Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian shoqëriacivile ka luajtur një rol shumë aktiv në monitorimin e zbatimit të detyrimit të anëtarësimit ngainstitucionet përgjegjëse dhe në finalizimin e dokumenteve të rëndësishme të funksionimit të Këshillit,si rregullorja dhe programi i punës së tij. Gjithashtu shoqëria civile ka dhënë sugjerimet dhe kontributine saj edhe në diskutimet mbi dokumente dhe procese të rëndësishme për integrimin europian të vendit,si plani i punës për përmbushjen e rekomandimeve afatshkurta të raportit të Komisionit Europian përShqipërinë për vitin 2015 dhe përfitimet e Shqipërisë në kuadër të Procesit të Berlinit.

Me qëllim rritjen e përfshirjes dhe të kontributit të shoqërisë civile, rregullorja e organizimit dhefunksionimit të Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian2 parashikon zgjedhjen anëtarë të Këshillittë tri organizatave të shoqërisë civile për secilin kapitull të acquis të BE-së. Kjo formulë e parashikuarnë rregullore rrit ndjeshëm numrin e organizatave të shoqërisë civile që do të përfaqësohen në Këshill,si dhe përmirëson cilësinë në zbatimin e detyrave dhe përgjegjësive të Këshillit Kombëtar për IntegriminEuropian, duke kanalizuar në procesin e integrimit gjithë ekspertizën e shoqërisë civile në secilinkapitull të legjislacionit të BE-së. Organizatat e shoqërisë civile që aktualisht janë anëtare të KëshillitKombëtar për Integrimin Europian janë përzgjedhur me anë të një procesi transparent në bazë tëekspertizës së tyre me legjislacionin dhe politikat e Bashkimit Europian3. Aktualisht organizatat eshoqërisë civile të përfaqësuara në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian janë:

- Instituti për Ndërmjetësim dhe Demokraci (IDM);- Albanian Policy Center- Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare;- Fondacioni “Shoqëria e Hapur” (SOROS);- Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA);- Instituti i Kërkimeve Urbane;- Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim;- Instituti i Politikave Publike dhe Private.

1. Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian është ngritur në bazë të ligjit nr. 15/2015, datë 5.03.2015, “Përrolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

2. Rregullorja e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian mund të gjendet në linkun: https://www.parlament.al/wp-content/uploads/2015/10/Rregullore_KKIE-finale.pdf.

3. Neni 5 i rregullores së Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian përcakton procedurën e përzgjedhjes sëpërfaqësuesve të shoqërisë civile në këtë Këshill.

Page 31: manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin

31

Raport mbi pjesëmarrjen e publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit për vitin 2016

Veç forcimit të bashkëpunimit me shoqërinë civile Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian kanë fokus të punës së tij edhe forcimin në mënyrë të vazhdueshme të kapaciteteve të tij, si një ngapartnerët më të rëndësishëm në ecurinë e suksesshme të reformave të integrimit. Në këtë kuadër, që nëtakimin e parë në maj 2015 Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian ka shprehur gatishmërinë përtë iniciuar ngritjen e një shkolle për çështjet e integrimit europian, jo vetëm për administratën publike,por dhe për studiuesit e rinj dhe shoqërinë civile, me qëllim ofrimin e njohurive të thelluara teorikedhe praktike në politikat dhe legjislacionin e BE-së, përafrimin e tij me legjislacionin vendas dhezhvillimin e suksesshëm të negociatave të anëtarësimit. Raundi i parë i Shkollës Verore Europiane(miratuar me vendim të Byrosë së Kuvendit nr. 69, datë 4.05.2016) u zhvillua në datat 26–30 shtator2016 dhe kishte për synim identifikimin e profesionistëve nga radhët e shoqërisë civile, të cilët mundtë angazhohen dhe kontribuojnë me ekspertizën e tyre gjatë negociatave të anëtarësimit në BashkiminEuropian. Zhvillimi i trajnimeve të tilla gjithëpërfshirëse kontribuon në promovimin e një qasjeje të retë unifikuar të formimit të vazhdueshëm dhe përfshirjes së shoqërisë civile në çështjet e integrimiteuropian.

Grupet e interesit dhe organizatat që kanë marrë pjesë në komisione

Manuali i pjesëmarrjes së publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit është një burim për tënxitur dhe siguruar pjesëmarrjen e shoqërisë civile në funksionin legjislativ dhe atë mbikëqyrës tëKuvendit të Shqipërisë. Pjesëmarrja e shoqërisë civile në procesin ligjvënës të Kuvendit i shërbenpërmirësimit të cilësisë së legjislacionit të shqyrtuar dhe të miratuar. Ajo merr rëndësi të veçantë kurdiskutohen çështje që kanë të bëjnë me grupe në nevojë, si: personat me aftësi të kufizuar, gratë,fëmijët, minoritetet etj.

Në zbatim të manualit, synohet krijimi i mundësive për publikun, që nga qytetari më i thjeshtë ederi tek organizatat jofitimprurëse, të shndërrohen në pjesëmarrës aktivë të zhvillimit të komunitetitku bëjnë pjesë dhe në ofrues të përmirësimit të politikave ligjore nga të cilat preken.

Më poshtë janë listuar organizatat, grupet e interesit si dhe grupe individësh që kanë shprehurinteresin për të marrë pjesë dhe për të dhënë mendimet e tyre në komisionet përkatëse:

ABComAchievement and Development CenterADRA-Albania, Partner për FëmijëtAgim Rahmeta, përfaqësues nga AFADAAgjencia e Administrimit Kolektiv për të Drejtën e Autorit në fushën e Kinematografisë dhe tëvepravetë tjera të AudiovizualitAkademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”Akademia e ShkencaveAleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP)Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM)“Alo 116”AREAAriola AgolliARSIS, Zamira MuçaASHShoqata Shqiptare e Turizmit (ATA)Bahri Musabelliu, rektor në Universitetin Bujqësor të TiranësBashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe IndustrisëBashkimi i Sindikatave të Pavarura të ShqipërisëAgjencia rajonale e lajmeve “BIRN”

Page 32: manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin

32

Raport mbi pjesëmarrjen e publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit për vitin 2016

Biznes AlbaniaBritish PetroliumCaritas AlbaniaQendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA)Dhoma Amerikane e Tregtisë (ekspertë)Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Amerikë–ShqipëriDhoma e Tregtisë dhe IndustrisëDhoma e Tregtisë dhe Industrisë Angli–ShqipëriDhoma e Tregtisë dhe Industrisë Francë–ShqipëriDhoma e Tregtisë dhe Industrisë Gjermani–ShqipëriDhoma e Tregtisë dhe Industrisë TiranëDhoma e Tregtisë DurrësDhoma e Tregtisë FierDhoma e Tregtisë Francë–ShqipëriDhoma Italiane e Tregtisë në ShqipëriDhoma e Tregtisë ShkodërDhoma e Tregtisë VlorëDhoma Kombëtare e Veshjeve dhe KëpucëveDigitalbDown Syndrome Albania FuondationEcolëvizjaEdlir Vokopola, ekspert mjedisiEdmond Hala, Universiteti Bujqësor i TiranësEPERFakulteti i Shkencave PyjoreFatbardh Sallaku, dekan në Universitetin Bujqësor të TiranësFondacioni “Save the Children”Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të KufizuaraFRESSHFshatrat SOSGavrosh Zela, ekspert mjedisiGrup psikologëshIDMInstituti i Ekspertëve Kontabël të AutorizuarInstituti i Kontabilistëve të MiratuarInstituti Kombëtar i Integrimit të JetimëveInstituti i Shëndetit PublikKëshilli Kombëtar i Personave me Aftësi të KufizuaraKoalicioni për Arsimin e Fëmijëve në ShqipëriKomiteti Shqiptar i HelsinkitFederata e Sindikatave të Punonjësve të Shëndetësisë të ShqipërisëKonferenca e RektorëveKristalComLëvizja Rinore Egjiptiane dhe RomeLidershipi i të Rinjve të TiranësMEDPAKShoqata “Milieukontakt”Ministria e MjedisitMuharrem Jazo, Shqoata e Akuakulturës Detare Shqiptare

Page 33: manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin

33

Raport mbi pjesëmarrjen e publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit për vitin 2016

Multisreen sh.p.kNaim Allmuca, përfaqësues i Shoqatës së FitofarmacistëveNational Federation of Communal Forest and PasturesShoqata “Në Dobi të Gruas Shqiptare”New VisionObservatori për të Drejtat e FëmijëveOrganizata “Vëzhgim mbi të Drejtën”Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE)Partners AlbaniaPedagogëPërfaqësues të Shoqatës së Gazetarëve ProfesionistëPërfaqësues të Shoqatës së PeshkatarëveQendra “Rrjeti Vullnetar Shqiptar”Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK)Qendra Shqiptare e Studimeve Letrare “Pjetër Budi”Qendra për të Drejtat e Njeriut në DemokraciQendra e Studimeve Albanologjike (QSA)Qendra Rajonale e Mjedisit (REC)Rigers BAKIU, Universiteti Bujqësor i TiranësRrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN)Rrjeti i Grave “Barazi në Vendimmarrje”Rrjeti “Sot për të Ardhmen”Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në ShqipëriRadiotelevizioni Shqiptar (RTSH)Shefi i shërbimit të sëmundjeve infektive në QSUTShërbimi Ligjor Falas në Tiranë (TLAS)Shoqata e BankaveShoqata e Biznesit Grek në ShqipëriShoqata e Botuesve Shqiptarë (SHBSH)Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me DiabetShoqata e Grave Profesioniste dhe ZejtareShoqata e Hemofilikëve të ShqipërisëShoqata e Invalidëve të PunësShoqata e Investitorëve të Huaj të Shqipëri (FIAA)Shoqata e Pensionistëve në ShqipëriShoqata e Personave me Probleme DëgjimiShoqata Kombëtare e Handikapëve MendorëShoqata “Ndihmoni Jetën”Shoqata e Prodhimit të MobilieveShoqata e Radiotelevizioneve Lokale, Valore dhe KablloreShoqata e RicikluesveShoqata e Romëve dhe EgjiptianëveShoqata e Sëmundjeve InfektiveShoqata e Specialistëve të PyjeveShoqata e Talasemikëve të ShqipërisëShoqata e të Rinjve Shqipëri–RusiShoqata e të Verbërve të ShqipërisëShoqata e Tregtarëve të Prodhimeve të Brumit

Page 34: manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin

34

Raport mbi pjesëmarrjen e publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit për vitin 2016

Shoqata e Rehabilitimit Fizik të Personave me Aftësi të KufizuaraShoqata për Autonominë VendoreShoqata Shqiptare e DiabetitShoqata “Zejtarët e Veriut”Shoqata “Alzheimer Albania”Shoqata Shqiptare e Prodhuesve dhe Ricikluesve të PlastikësShoqata e Teknikëve të Mjekësisë Laboratorike dhe Ministrit të ShëndetësisëShpend Shahini, shef i Departamentit të Mbrojtjes së BimëveFondacioni “Shoqëria e Hapur” (SOROS)Specialistë për fëmijërinë e hershme dhe arsiminSpitali Universitar “Shefqet Ndroqi”Spitali Universitar i TraumësGrupimi “Të Mbrojmë Lumenjtë”Organizata “Të Ndryshëm & Të Barabartë”Telekom Albania, sh.aTerres des HommesTelevizioni “Klan”Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)Fondi Ndërkombëtar për Fëmijët (UNICEF)Unioni Arsimor ShqiptarUnioni i Gazetarëve të ShqipërisëUnioni Shqiptar Kursim-KrediUniversiteti i ArteveUniversiteti i Sporteve, FSHF, FSHM, FSHA, FSHNValbona Kolaneci, Universiteti Bujqësor i TiranësZyra Shqiptare e të Drejtës së Autorit (ZSHDA)

Page 35: manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin

35

Raport mbi pjesëmarrjen e publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit për vitin 2016

GJETJE

• Në komisionet e përhershme parlamentare rëndësi e veçantë i është kushtuar organizimit të seancavedëgjimore. Për vitin 2016 janë zhvilluar 193 senca dëgjimore, prej të cilave 133 për procesin legjislativdhe 60 për kontrollin parlamentar. Seancat dëgjimore për procesin legjislativ kundrejt atij për kontrollparlamentar vijojnë të kenë përparësi.

• Në përfundim të shqyrtimit të nismave ligjore komisionet e përhershme parlamentare kanë miratuar1163 amendamente të shoqërisë civile dhe të grupeve të interesit të reflektuara në raportet e komisionevepërkatëse. Këto amendamente i janë paraqitur për shqyrtim dhe miratim seancës plenare.

• Gjatë vitit 2016 nëpërmjet publikimit të “Thirrje për regjistrim OSHC-ve”, orgaznizimit të forumeveme temë “Forcimi i rolit dhe bashkëpunimit ndërmjet shoqërisë civile dhe parlamentit”, ristrukturimine regjistrit elektronik për lehtësimin e regjistrimit të organizatave të shoqërisë civile është mundësuardhe përmirësuar krijimi i kushteve për bashkëpunim të organizatave të shoqërisë civile dhe grupeve tëinteresit me Kuvendin.

• Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet shoqërisë civile, grupeve të interesit dhe Kuvendit ka gjithnjëmundësi të reja për të përmirësuar ndërveprimin.

• Bashkëpunimi me universitetet dhe institucionet e arsimit 9-vjeçar dhe të lartë, organizimi iveprimtarive të përbashkëta, i vizitave të organizuara të studentëve dhe nxënësve të shkollave kakrijuar klimën e duhur për të përmirësuar komunikimin me publikun si dhe kanë inkurajuar këto grupetë jenë pjesë e veprimtarive të Kuvendit të Shqipërisë.

• Procesi i informimit on-line të publikut ka pasur në fokus dhënien e një informacioni të saktë dhenë kohë reale për procedurën ligjvënëse dhe vendimmarrjen parlamentare. Ky informacion në faqenzyrtare të Kuvendit ka zgjuar interes të vazhdueshëm për publikun.

• Rritja e pjesëmarrjes së publikut në aktivitetet parlamentare janë të dukshme. Kjo si rezultat izgjerimit të aktiviteteve të hapura të Kuvendit me tematikë historike-parlamentare, sociale e kulturore,ku është ofruar dije, edukim dhe dialog.

• Në kuadër të transparencës parlamentare është përmirësuar teknologjia e informacionit dhe ekomunikimit në Kuvendin e Shqipërisë, si një mjet esencial për rritjen e transparencës, efektivitetitdhe përgjegjshmërisë së Kuvendit, duke bërë të mundur një komunikim të drejtpërdrejtë përmesformularëve on-line për pjesëmarrje apo çdo lloj informacioni të shkëmbyer nëpërmjet imeilit.

Page 36: manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin

36

Raport mbi pjesëmarrjen e publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit për vitin 2016

REKOMANDIME

• Të nxitet interesi për akses në veprimtaritë parlamentare, si një domosdoshmëri që u mundësonqytetarëve të informohen, të mbikëqyrin dhe të kontrollojnë veprimtarinë dhe punën e institucioneve,si dhe u siguron një mënyrë për t’u përfshirë në proceset e vendimmarrjes.

• Të pasqyrohen në mënyrë më të zgjeruar komentet dhe rekomandimet e shoqërisë civile dhe tëgrupeve të interesit në shqyrtimin e projektligjeve në komisionet e përhershme parlamentare.

• Të promovohet transparenca parlamentare si një element thelbësor për çdo sistem politik demokratikdhe të zhvillohen instrumente bashkëkohore për përmirësimin dhe zhvillimin e komunikimit mepublikun.

• Të zgjerohen aktivitetet e hapura të Kuvendit me tematikë historike-parlamentare, sociale ekulturore. Kuvendi i Shqipërisë duhet të jetë institucioni që ofron dije, edukim dhe dialog.

Bashkëpunimi me universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë, organizimi i veprimtarive tëpërbashkëta, i vizitave të organizuara të studentëve dhe nxënësve të shkollave krijon mjedisin dheklimën e duhur për të përmirësuar komunikimin me publikun.

• Të përmirësohet teknologjia e informacionit dhe komunikimit në Kuvendin e Shqipërisë, si njëmjet esencial për rritjen e transparencës, efektivitetit dhe përgjegjshmërisë së Kuvendit, si dhe përrritjen në cilësi dhe në formë të marrëdhënieve të këtij pushteti me qytetarët.

• Të vazhdojë të zgjerohet bashkëpunimi me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri me projekte tëpërbashkëta për të shtrirë promovimin e institucionit edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë dhe për tëshpërndarë informacionin për t’iu qasur Kuvendit, sidomos te nxënësit dhe të rinjtë.

Page 37: manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin

37

Raport mbi pjesëmarrjen e publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit për vitin 2016

Page 38: manuali i azhornuar · Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, i shqyrtuar në Komisionin

38

Raport mbi pjesëmarrjen e publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit për vitin 2016