351
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË DOKTORATË Marrëdhëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ballkanike: Rasti i Turqisë, Jugosllavisë dhe Greqisë në vitet 1920-1939Specialiteti: HISTORI Kandidati: Udhëheqës Shkencor: Ma. Bledar Komina Prof.Dr. Fatmira Rama Tiranë, 2016

³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

  • Upload
    others

  • View
    105

  • Download
    3

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË

DOKTORATË

“Marrëdhëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ballkanike:

Rasti i Turqisë, Jugosllavisë dhe Greqisë në vitet 1920-1939”

Specialiteti: HISTORI

Kandidati: Udhëheqës Shkencor: Ma. Bledar Komina Prof.Dr. Fatmira Rama

Tiranë, 2016

Page 2: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË

Tel/Fax: +355 4 369987, www.fhf.edu.al Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë

(Disertacion për mbrojtjen e gradës shkencore “Doktor i Shkencave Historike”)

“Marrëdhëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet

ballkanike: Rasti i Turqisë, Jugosllavisë dhe Greqisë në vitet

1920-1939”

Specialiteti: HISTORI

Kandidati: Udhëheqës Shkencor: Ma. Bledar Komina Prof.Dr. Fatmira Rama

Tiranë, 2016

Page 3: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË

Tel/Fax: +355 4 369987, www.fhf.edu.al Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë

(Disertacion për mbrojtjen e gradës shkencore “Doktor i Shkencave Historike”)

“Marrëdhëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet

ballkanike: Rasti i Turqisë, Jugosllavisë dhe Greqisë në vitet

1920-1939”

Specialiteti: HISTORI

Kandidati: Udhëheqës Shkencor: Ma. Bledar Komina Prof.Dr. Fatmira Rama

Mbrohet më dt. __________________ 2016

1.___________________________ Kryetar

2.___________________________ Anëtar (oponent)

3.___________________________ Anëtar (oponent)

4.___________________________ Anëtar

5.___________________________ Anëtar

Tiranë, 2016

Page 4: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

PASQYRA E LËNDËS

Parathënie.......................................................................................................................i-xiii

Hyrje................................................................................................................................xiv-xxxvi

KREU I

BALLKANI DHE SHQIPËRIA NË KONFERENCËN E PAQES NË

PARIS................................................................................................................................. 1

I. 1. Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Paqes në Paris dhe interesat e tyre në rajonin e

Ballkanit................................................................................................................................. 1

I. 2. Qendrimet e shtetit serb dhe grek ndaj çështjes shqiptare............................................. 11

I. 3. Situata politike në Turqi dhe përfaqësimi në Konferencën e Paqes............................... 26

I. 4. Shqipëria në trajtimet e Fuqive të Mëdha në Konferencën e Paqes............................... 35

I. 5. Shqipëria nga Kongresi i Lushnjes tek Lidhja e Kombeve............................................ 49

KREU II

MARRËDHËNIET POLITIKE TË SHTETIT SHQIPTAR ME ATË TURK

NË VITET ‘20-30........................................................................................................... 61

II. 1. Marrëdhëniet diplomatike shqiptaro-turke, 1920-1924................................................ 61

II. 2. Republika e Ahmet Zogut dhe shteti turk..................................................................... 82

II. 3. Marrëdhëniet politike mes Shqipërisë dhe Turqisë gjatë periudhës së Monarkisë.......94

II. 4. Bashkësia Islame Shqiptare dhe marrëdhëniet ndërshtetërore, 1920-1939...................112

KREU III

SHQIPËRIA DHE JUGOSLLAVIA NË VITET ‘20-30.................................. 123

III. 1. Situata politike dhe diplomatike mes dy vendeve, 1920-1924....................................123

III. 2. Vermoshi, Shën Naumi dhe Gjykata e Hagës............................................................. 148

Page 5: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

III. 3. Uljet dhe ngritjet e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave në periudhën e Republikës

Shqiptare................................................................................................................................ 164

III. 4. Shqipëria dhe Jugosllavia në fokusin e Konferencave Ballkanike, situata politike pas

tyre......................................................................................................................................... 172

III. 5. Çështja e Kosovës në marrëdhëniet ndërshtetërore shqiptaro-jugosllave................... 183

KREU IV

MARRËDHËNIET E SHTETIT SHQIPTAR ME GREQINË NË

VITET ‘20-30................................................................................................................... 200

IV. 1. Marrëdhëniet politike mes dy vendeve, 1920-1924.................................................... 200

IV. 2. Çështja e minoriteteve dhe emigrantëve shqiptarë mes dy vendeve, 1925-1939........ 232

IV. 3. Pakti Ballkanik, Shqipëria dhe qendrimi i Greqisë..................................................... 259

IV. 4. Autoqefalia e Kishës Ortodokse Shqiptare dhe qendrimi grek................................... 267

Përfundime............................................................................................................................ 278

Bibliografia........................................................................................................................... 291

Page 6: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

AKRONIME

AMPB Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme

AMPJSH Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme

AQSH Arkivi Qendror i Shtetit

ASHSH Akademia e Shkencave të Shqipërisë

BCA Basbakanlık Cumhuriyet Arsivi (Arkivi i Kryeministrisë, Periudha e Republikës)

BKSH Banka Kombëtare Shqiptare

BOA Basbakanlık Osmanlı Arsivi (Arkivi i Kryeministrisë, Dokumentet Osmane)

DDI Documenti Diplomatici Italiani (Dokumentet Diplomatike Italiane)

FK Fon Kodu (Kodi i Fondit)

FO Foreign Office (“Zyra për Marrëdhëniet me Jashtë” e Britanisë)

KMKK Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës

KNK Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit

KOASH Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë

LK Lidhja e Kombeve

SKS (Mbretëria) Serbo-Kroato-Sllovene

TBMM Türkiye Büyük millet Meclisi (Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë)

TYIR Turkish Yearbook of International Relations (Vjetari Turk i Marrëdhënieve

Ndërkombëtare)

YN Yer No (Vendi numër)

Page 7: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

TABELAT

Tab. 1. Shpërndarja e popullsisë shqiptarë në Turqi, vitet 1912-1930................................. 90-91

Tab. 2. Shpërndarja dhe numri i popullsisë serbe në Kosovë, sipas të dhënave të

vitit 1938................................................................................................................................ 192

Tab. 3. Importet dhe eksportet e Shqipërisë gjatë viteve 1920-1921 me disa shtete,

llogaritur në franga ari........................................................................................................... 230

Tab. 4. Niveli i interesit të BKSH në krahasim me shtete të tjera........................................ 257

FIGURAT

Fig. 1. Hartë e vendosjes së popullsisë shqiptare në Stamboll dhe periferitë e tij................ 91

Page 8: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

i

PARATHËNIE

Vitet 1920-1939, ishin vitet më aktive në jetën politike të gjysmës së parë të shekullit XX për

Shqipërinë. Ato ishin të mbushura me përpjekje, debate, nxitje për grushte shteti, atentate,

aleanca shtetërore, etj. Gjatë këtyre viteve në fluksin e përpjekjeve, një rëndësi të madhe merr

dëshira e zjarrtë e patriotëve dhe intelektualëve shqiptarë për të ngritur dhe vënë themelet e

shtetit dhe administratës shtetërore. Figura të shquara si Sulejman Delvina, Iljas Vrioni, Mehdi

Frashëri, Mithat Frashëri, Fan Noli, Ahmet Zogu, Hasan Prishtina, Pandeli Evangjeli, Ilias

Vrioni, Eqerem bej Vlora, Rauf Fico e shumë të tjerë, dhanë kontributin e tyre të pashlyer në

këtë detyrë madhore. Veprimtaria e pandalur në politikën e brendshme si dhe në atë të jashtme

bëri që emrat e tyre të mbushin mijëra faqe dokumente në kohën e sotme, të cilëve ne i

referohemi për të argumentuar jetën dhe aktivitetin politik e historik të kësaj periudhe.

Prej katër shteteve që kanë pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në politikën e jashtme dhe të

brendshme të shtetit shqiptar: Italisë, Jugosllavisë, Greqisë e Turqisë, tri janë shtetet e

përzgjedhura në këtë studim; Turqia, Jugosllavia e Greqia. U pa e arsyeshme që të lihet mënjanë

Italia për vetë faktin se për marrëdhëniet e saj politike dhe diplomatike me Shqipërinë, kohët e

fundit janë përkthyer e punuar studime të shumta. Prandaj ishte me interes që të

përqendroheshim më shumë në këto shtete balkanike, veprimtaria politike e të cilëve edhe pse ka

ngacmuar shumë studiues, ende mbetet e pashterur dhe sjell të reja të herëpashershme.

Për politikën dhe marrëdhëniet e shtetit shqiptar me këto vende, mund të themi se trajektorja

e politikës së jashtme dhe asaj të brendshme të shtetit shqiptar gjatë viteve 1920-1939 u vu në

shënjestrën e diplomacisë agresive që ndiqnin këto shtete ndaj Shqipërisë. Në radhë të parë të

politikës që ato ndiqnin ndaj pakicave shqiptare që kishin mbetur jashtë territorit që ju njoh

shtetit shqiptar pas Konferencës së Londrës, dhe së dyti ndaj qëllimeve agresive dhe imperialiste

që këto vende ndiqnin në raport me vet shtetin dhe popullsinë shqiptare brenda territorit të tij.

Interesat e Jugosllavisë dhe Greqisë ndaj Shqipërisë shumë herë u mbështetën edhe prej Fuqive

të Mëdha, të cilat në momente delikate historike i panë trojet shqiptare si monedhë këmbimi për

të kompensuar premtimet që ato i bënin aleatëve të tyre të vegjël në Ballkan. Periudha pas Luftës

së Parë Botërore u kthye në një provë të re për çështjen shqiptare. E ardhmja e Shqipërisë u

ballafaqua me ndërlikime të rënda dhe vështirësi të mëdha, të cilat krijuan përshtypjen se

vendimet e paraluftës ende nuk ishin kapërcyer dhe se Fuqitë e Mëdha po i riktheheshin sërish

Page 9: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

ii

çështjes shqiptare duke përmbysur zgjidhjet e mëparshme. Çështja shqiptare u trajtua në kuadrin

e rregullimit paqësor në mbarim të luftës duke u shqyrtuar në forumet kryesore të ngritura për të

vendosur rendi e ri botëror. Kështu ajo u trajtua në Konferencën e Paqes, Konferencën e

Ambasadorëve dhe Lidhjen e Kombeve.

Synimi i politikës dhe diplomacisë shqiptare gjatë periudhës që është marrë për studim, kaloi

në disa faza apo etapa. Në fillim të viteve ’20, të gjitha qeveritë shqiptare mund të thuhet se

patën dy synime madhore të përbashkëta: a) njohjen e shtetit shqiptar, qeverisë dhe tërësisë

territoriale të tij prej Fuqive të Mëdha, ashtu siç ishte vendosur në Konferencën e Londrës; b)

njohjen e shtetit shqiptar në arenën ndërkombëtare si dhe stabilizimin e marrëdhënieve me

vendet fqinje, kryesisht Italinë, Jugosllavinë dhe Greqinë. Po ashtu, pas arritjes së njohjes së

shtetit shqiptar si dhe mbylljes së çështjes së kufijëve me vendet fqinje, stabiliteti i situatës

politike brenda vendit, përmirësimi i gjendjes ekonomike, si dhe interesimi për popullsinë

shqiptare të mbetur jashtë territorit të njohur shqiptar, ishin ndër sfidat kryesore të qeverive të

ndryshme gjer në vitin 1928. Shpallja e monarkisë e zhvendosi politikën shqiptare drejt një

situate të re e cila kërkonte dhe angazhime të reja. Monarkia tashmë do ishte forma dhe sistemi i

vetëm politik gjer në fund të viteve tridhjetë që përkojnë dhe me fillimin e Luftës së Dytë

Botërore.

Në përgjithësi, Jugosllavia e Greqia edhe pse nënshkruan një numër të konsiderueshëm

traktatesh dhe marrëveshjesh, në të cilat synonin pushtimin e territoreve shqiptare ose në rastin

më të keq ndarjen e këtyre territoreve ndërmjet tyre ose me Fuqi të tjera si Italia, përsëri nuk

mundën që t’i realiгonin këto qëllime. Atëherë në pamundësi për të realiгuar këto qëllime

dashakeqe, të kushtëzuara edhe nga pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, u detyruan të

njohin pavarësinë e shtetit shqiptar dhe të hynë në marrëdhënie diplomatike dhe ekonomike me

atë. Marrëveshjet e para politiko-diplomatike me Jugosllavinë, Greqinë e Turqinë u nënshkruan

gjatë viteve 1920-1925, për t’u ndjekur më pas nga marrëveshje të tjera ekonomike. Qeveritë

shqiptare gjatë viteve 1920-1939, ditën që në politikën e jashtme shtetërore të ndjekin një

diplomaci të qartë dhe të qëndrueshme edhe pse jo rrall-herë u gjendën në kushte destabiliteti të

brendshëm politik dhe vështirësie ekonomike.

Ky studim ka për objekt trajtimin historik të zhvillimeve politike mes shtetit shqiptar dhe

vendeve fqinje ballkanike. Në fokusin e këtij studimi marrin rëndësi jo vetëm marrëdhëniet

politike, por edhe ato diplomatike, ekonomike dhe ato social-kulturore që Shqipëria ka pasur

Page 10: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

iii

kryesisht me Turqinë, Jugosllavinë dhe Greqinë, në vitet 1920-1939. Marrëdhëniet e shteti

shqiptar me këto vende, kanë pasur uljet dhe ngritjet e tyre, ndikuar kryesisht prej situatave

politike ndërkombëtare dhe rajonale. Politika e jashtme e shtetit shqiptar ka qenë e prirur drejt

marrëdhënieve paqësore me këto vende, por me synimin që këto shtete të respektojnë parimin e

integritetit territorial, si dhe mos cënimin e stabilitetit politik dhe ekonomik brenda vendit.

Studimi synon që të trajtojë marrëdhëniet e shtetit shqiptar jo vetëm me një vend, siç ka qenë

traditë gjer më sot, por me disa vende fqinje për të njëjtën periudhë të dhënë kohore. Kështu

mund të thuhet se e reja e këtij studimi qendron pikërisht në faktin se marrëdhëniet e shtetit

shqiptar janë parë në një gamë më të gjerë historike dhe në një rrafsh politiko-gjeografik më të

madh se më parë. Kryesisht studimet e gjertanishme janë fokusuar në marrëdhëniet e shtetit

shqiptar vetëm me njërin nga shtetet e përmendura në këtë studim ose në krahun e kundërt duke

e përfshirë Shqipërinë brenda Ballkanit dhe duke e parë si pjesë të tërësisë politike e historike të

të gjithë gadishullit. Ndryshe nga këto studime jemi munduar që Shqipërinë ta vendosim në një

kontekst historik marrëdhëniesh, ndërmjet saj dhe tri vendeve të marra në shqyrtim: Turqisë,

Jugosllavisë dhe Greqisë. Ky kontekst na ka dhënë mundësinë për të hulumtuar një numër më të

madh burimesh dokumentare historike si dhe për të kuptuar më mirë dhe më drejt “sjelljen

politike” të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-

kulturore me vendet fqinje.

Gjithashtu objekt i këtij studimi ka qenë, që përveç dokumenteve të arkivave shqiptare si dhe

shtypit të shkruar brenda vendit, të sjell në vëmendje dhe një numër të konsiderueshëm

materialesh dhe burimesh arkivore dhe shtypit të shkruar (të botuar ose jo) në vendet fqinje.

Përmes këtyre materialeve është bërë e mundur të hidhet dritë, – ashtu siç kanë bërë dhe

studiues të tjerë të njohur më parë, – në disa prej momenteve kyçe të përiudhës së marrë në

studim.

Qëllimi i këtij disertacioni është hulumtimi i marrëdhënieve të shtetit shqiptar me vendet

fqinje. Gjithashtu, ndriçimi sado pak i kësaj hapësire kohore me të dhëna dhe materiale të reja si

dhe t’i ndërthurë këto burime historiografike me kontekstin, për të argumentuar qendrimin se:

shteti shqiptar asnjëherë nuk ka ndjekur politika agresive ndaj vendeve fqinje, për më tepër edhe

kur është cënuar e drejta dhe integriteti territorial ose politik është përpjekur të vetëmbrohet dhe

të shikojë tek Fuqitë e Mëdha garantuesin e pacënueshmërisë si dhe gardianin e paqes ballanike

dhe evropiane. Po ashtu, sheteti shqiptar ka parë gjithnjë tek fqinjët që e rrethonin jo armikun,

Page 11: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

iv

por fqinjin e pandryshueshëm edhe pse kjo fqinjësi nga ana tjetër asnjëherë nuk është parë si e

tillë, por si hallkë e dobët e cila duhej pushtuar ose ndarë mes fuqive ballkanike.

Së fundi, brenda këtij studimi realizohet qëllimi i argumentimit, se Shqipëria edhe pse një

shtet i vogël ballkanik asnjëherë nuk ka qenë pjesë e fuçisë së barutit ballkanas. Ajo nuk ka

kërkuar të marr pjesë në asnjë luftë dhe nuk ka organizuar asnjë luftë. Përkundrazi gjatë kësaj

periudhe është shfaqur aktive në konferencat ndërkombëtare ose rajonale, gjykatat

ndërkombëtare si dhe kancelaritë e Fuqive të Mëdha për të mbrojtur veten dhe popullsinë

shqiptare, si atë brenda vendit ashtu dhe atë të mbetur jashtë kufijëve të saj.

Kemi zgjedhur pikërisht vitet 1920-1939 për t’i pasur si objekt studimi, për vetë arsyen se kjo

është një ndër periudhat me larmi më të madhe ngjarjesh politike, diplomatike dhe ekonomike

ndërmjet këtyre shteteve në raport me shtetin shqiptar. Në të njëjtën kohë janë edhe vitet në të

cilët Shqipëria, pasi rinjihet si shtet i pavarur në arenën ndërkombëtare, fillon të kërkojë me

ngulm që shtetet fqinje si Greqia e Jugosllavia, të njohin pavarësinë e saj dhe të garantojnë

fqinjësi të mirë. Pikërisht prej politikave të ndjekura nga këto shtete, Shqipëria dhe populli

shqiptar ka vuajtur për shekuj me radhë dhe vetëm gjatë dekadës së parë dhe të dytë të shekullit

XX, populli ynë realizoi ëndrrën e tij më të madhe, atë të të qenurit shtet i pavarur. Politikanët

dhe atdhetarët shqiptarë të atyre viteve, ëndërronin një Shqipëri të pavarur, e cila do të

përfshinte në gjirin e saj, të gjitha territoret shqipfolëse dhe të banuara vetëm prej popullsisë

shqiptare. Por gjymtimet që pësuan trojet shqiptare në vitet 1912-1913, do të mbeteshin të tilla

edhe në dekadat që do të vinin më pas, – me ndryshime të vogla territoriale, – dhe nuk do të

përfaqësonin Shqipërinë etnike.

Periudha e viteve 1925-1928, përkon me shpalljen dhe veprimtarinë e Republikës shqiptare e

cila krijoi mundësinë për një stabilitet më të madh politik në vend se vitet paraardhëse. Si

rrjedhojë, marrëdhënieve të shtetit shqiptar me vendet fqinje, u jepet një rëndësi më e madhe.

Shpallja e vendit Monarki dhe Ahmet Zogut mbret në shtator të viti 1928, shënoi një etapë të re

në jetën politike shtetërore shqiptare. Në politikën e jashtme u vunë re një sërë reagimesh në

adresë të shpalljes së tij “Mbret i shqiptarëve”. Reagime të ashpra erdhën kryesisht prej

Turqisë, e cila nuk pranoi ta njihte monarkinë dhe as të kishte marrëdhënie të drejtpërdrejta me

atë. Reagime pati edhe prej Jugosllavisë e Greqisë të cilat tek shpallja e Ahmet Zogut mbret

shikonin një ndikim të drejtpërdrejt në ndjenjat irredentiste të pakicave shqiptare në këto shtete.

Pikërisht me shpalljen e tij mbret, nis një periudhë e re për jetën politike shqiptare, ajo e

Page 12: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

v

monarkisë, e cila përfundon me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, moment në të cilin mbyllet

edhe studimi që kemi ndërmarrë në këtë fushë të historisë.

Studimi përbëhet nga një parathënie në të cilën sqarohet objekti dhe qëllimi i studimit, bëhet

një parashtrim i temës si dhe hapësirës kohore, shpjegohet strukturimi i studimit si dhe

përmbledhtas sillen disa nga kontribuesit dhe studiuesit e hershëm dhe të rinj të fushës. Pas

parathënies vjen hyrja e studimit, në të cilën në mënyrë kronologjike trajtohen ngjarjet kryesore

nga periudha e para shpalljes së pavarësisë gjer në përfundim të Luftës së Parë Botërore. Po

këtu, një vështrim i shpejtë hidhet dhe mbi gjendjen e popullit shqiptar pas luftës, si dhe hapat e

ndërmarra nga Qeveria e Durrësit në prag të Konferencës së Paqes në Paris. Një hapësirë e

vogël brenda hyrjes, i është lënë dhe trajtimit të mendimit intelektual shqiptar në lidhje me

formën e shtetit apo mënyrën e ngritjes së tij, i cili i shërben kapitujve më pas, ku gjerësisht

trajtohen marrëdhëniet e shtetit shqiptar me vendet fqinje dhe mënyrën se si elita drejtuese

politike e kohës i shikonte këto marrëdhënie.

Kreu i parë, ka për objekt trajtimin që i’u bë Çështjes Shqiptare në Konferencën e Paqes së

Parisit dhe Lidhjen e Kombeve, gjatë viteve 1919-1921, dhe politikat që ndoqën shtetet fqinje në

lidhje me këtë çështje. Ai trajton gjerësisht politikat imperialiste të kohës dhe marrëveshjet e

fshehta që u nënshkruan ndërmjet Fuqive të Mëdha dhe Italisë, Jugosllavisë e Greqisë në lidhje

me okupimin e plotë, ose ndarjet ndërmjet tyre të tokave shqiptare. Po gjerësisht flitet edhe për

përpjekjet e delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes dhe përplasjet e tij jo vetëm me Esad

Pashë Toptanin, por edhe me delegacionet e këtyre vendeve, që haptazi shfaqën pretendimet e

tyre territoriale ndaj Shqipërisë. Kongresi i Lushnjes ishte një ngjarje e madhe për popullin

shqiptar, pasi ai konfirmoi edhe një herë se nuk do të njihte asnjë vendim që do të cenonte

ekzistencën e popullit shqiptar dhe sidomos ekzistencën e vendimeve të shpallura në Londër më

1913. Të njëjtën linjë ndoqi dhe delegacioni i dërguar në Paris, duke pasur për program

mbrojtjen e kufijve legjitim dhe pavarësisë së pakushtëzuar të atdheut të tyre. Brenda këtij

kapitulli trajtohet edhe mbrojtja e vendimeve të shpallura në Londër, për njohjen e kufijve të vitit

1913, në pamundësi për t’u bashkuar me Kosovën e trojet e tjera dhe pranimi i Shqipërisë në

Lidhjen e Kombeve. Një hapësirë në këtë kapitull zë dhe trajtimi i interesave italiane në Adriatik

dhe më gjerësisht në Adriatikun Perëndimor, ku zë vend edhe “Çështja shqiptare”.

Kreu i dytë trajton në mënyrë të zgjeruar marrëdhëniet politike, diplomatike dhe ekonomike

të Shqipërisë dhe Turqisë gjatë viteve 1920-1939. E kemi renditur menjëherë pas kreut të parë

Page 13: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

vi

për faktin se shteti shqiptar kishte pak kohë që ishte shkëputur prej Perandorisë Osmane dhe se

në këtë periudhë të dy shtetet u dukën sikur do të ndiqnin të njëjtën rrugë zhvillimi. Problemet që

lindën më pas mes tyre, trajtohen gjerësisht në nënçështjet e këtij kreu. Lidhja e marrëdhënieve

konsullore dhe diplomatike mes këtyre dy vendeve kaloi në peripeci, të cilat e rritën mosbesimin

në të dy krahët e politikës, por më në fund u gjet një zgjidhje kompromisi e cila i dha fund

ecejakeve. Zigzaget e marrëdhënieve shqiptaro-turke kanë qenë në fokus të vëmendjes tonë pasi

edhe pse një pjesë e klasës politike shqiptare kishte studiuar dhe kishte punuar për një kohë të

gjatë në Perandorinë Osmane, nuk arriti dot të gjente gjuhën e përbashkët me politikanët e

diplomatët turq, përmes së cilës të ndërtohej e ardhmja e marrëdhënieve mes të dy shteteve. Për

më tepër, përzierja e shtetit turk (përmes procesit të shkëmbimit) në shpërnguljen e popullsisë

shqiptare prej pronave e shtëpive të tyre në Greqi gjatë viteve 1923-1926, dhe trajtimi që i’u bë

asaj si popullsi turke prej Ankarasë zyrtare, paralajmëronte se kjo e fundit nuk e shihte

Shqipërinë dhe popullsinë shqiptare si element stabiliteti në Ballkan, e cila duhej mbështetur dhe

përkrahur në rrugën e re që kishte nisur. Fundi i viteve ’20, përfaqëson një periudhë të vështirë

në marrëdhëniet shqiptaro-turke. Ajo nis me mosnjohjen e monarkisë shqiptare prej Mustafa Q.

Ataturkut dhe vijon me uljen e marrëdhënieve diplomatike në një nivel të dorës së dytë, vetëm me

përfaqësues diplomatik. Pika kritike ndërmjet tyre arriti kulmin në vitet 1933-1934, kur Ankaraja

së bashku me shtetet e tjera të Paktit Ballkanik nuk pranuan ta përfshinin Shqipërinë në këtë

Pakt, si rezultat i presioneve që ushtronte Italia ndaj këtyre vendeve. Pavarësisht stabilizimit të

mëvonshëm të marrëdhënieve diplomatike, ato mbetën sërish të pa ekuilibruara duke

manifestuar një paqartësi dhe mosdëshirë për t’u гhvilluar më tej. Kapitulli mbyllet me trajtimin

e marrëdhënieve shtet-fe në Shqipëri dhe shkëputjen e Bashkësisë Islame Shqiptare prej Shejh-ul

Islamit në Stamboll, si dhe trajton themelimin e Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe veprimtarinë

e tij në vitet 1920-1939.

Kreu i tretë trajton marrëdhëniet politike dhe ekonomike të shtetit shqiptar me Jugosllavinë

dhe fillesat e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve. Në nënçështjet e këtij kreu trajtohen

gjerësisht edhe marrëveshjet e traktatet që nënshkroi shteti shqiptar me Beogradin, gjendjen e

popullsisë shqiptare brenda Jugosllavisë dhe përpjekjet e tyre për çlirim e bashkim kombëtar.

Jemi munduar që në mënyrë të pashmangshme të trajtojmë edhe gjendjen e popullsisë shqiptare

në Kosovë e më gjerë, si dhe përpjekjet e nacionalistëve shqiptarë për të ndalur dhunën dhe

presionin serb ndaj kësaj popullsie. Njëkohësisht jemi fokusuar në përpjekjet e shtetit shqiptar

Page 14: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

vii

për të ndihmuar të shpërngulurit; në ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare dhe gjendjes së

shqiptarëve në Kosovë; si dhe në përpjekjet e irredentistëve kosovarë për t’u shkëputur prej

Serbisë e për t’u bashkuar me shtetin e pavarur shqiptar. Qartazi në këtë kapitull dalin në pah

dhe tensionet italo-serbe. Të dy vendet e shikonin Shqipërinë si një arenë ku mund të

përplaseshin pa cenuar sovranitetin dhe integritetin e tyre. Ndër të tjera, secili prej këtyre

shteteve e shikonte këtë territor jo vetëm si mundësi zgjerimi, por dhe si mënyrë presioni ndaj

fqinjëve të afërt e atyre pak më të largët. Ky kapitull mbyllet me përpjekjen e shtetit shqiptar për

të ndalur shpërnguljen e popullsisë shqiptare nga territori i Kosovës si rezultat i marrëveshjes

turko-serbe të vitit 1938 dhe paraqet gjendjen e keqe të tyre në prag të Luftës së Dytë Botërore.

Mbrojtja e kësaj popullsie u pa prej monarkisë si dhe elitës politike dhe ideologjike shqiptare të

asaj kohe si një detyrë kombëtare. Megjithatë përpjekjet zyrtare nuk ishin në intensitetin e

nismave të disa viteve më parë.

Kreu i katërt trajton marrëdhëniet politike shqiptaro-greke gjatë viteve 1920-1939,

marrëveshjet politike dhe ekonomike që u nënshkruan mes dy vendeve, si dhe konventat dhe

traktatet e nënshkruara. Një rëndësi të madhe ka dhe trajtimi i “Çështjes çame”, shpërnguljes së

popullsisë shqiptare prej trojeve të tyre në Greqi dhe largimi me dhunë drejt Turqisë. Në

nënçështjet e këtij kreu jepet një panoramë e qartë e përpjekjeve të diplomatëve dhe politikanëve

shqiptarë për të ndalur këtë katastrofë njerëzore dhe kthimin e popullsisë shqiptare në vatrat e

tyre. Në të njëjtin opus trajtimi paraqiten edhe përpjekjet e qeverive të ndryshme shqiptare për të

ndalur që në fillim këtë eksod, i cili në të vërtetë kishte nisur që në vitin 1913.

Kapitulli vijon me përpjekjet e Tiranës zyrtare për të vendosur marrëdhënie të qëndrueshme

politike dhe diplomatike me Greqinë, periudhë kjo që zgjat gjatë tërë gjysmës së parë të viteve

’20. Rëndësi merr dhe çështja e kufijëve mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe ajo e 26 fshatrave të

ish-kazasë së Korçës. Gjysma e dytë e viteve njëzetë i kushtohet përmirësimit të marrëdhënieve

mes dy vendeve me ardhjen e gjeneral Pagallosit në pushtet dhe ndalimin e shkëmbimit të

popullsisë çame me atë greke. Përkeqësimi i marrëdhënieve do të kulmojë me shpalljen e Ahmet

Zogut mbret më 1928. Ndërsa me fillimin e viteve ’30 nisin dhe përpjekjet e monarkisë shqiptare

për t’u anëtarësuar në Paktin Ballkanik. Fillimisht Athina u shpreh në favor të përfshirjes së

shtetit shqiptar në këtë pakt, por më pas, pasi Ankaraja dhe Beogradi shfaqën luhatje në këtë

drejtim edhe Athina iu bashkua mendimit se shtetet anëtare të Paktit nuk duhet të

armiqësoheshin me Italinë, duke i njohur asaj të drejtën mbi kontrollin e Shqipërisë. Në këtë

Page 15: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

viii

kapitull një vend të gjerë zënë përpjekjet e diplomatëve, patriotëve dhe nacionalistëve shqiptarë,

për të ngritur zërin dhe për ta kthyer “Çështjen çame”, në një çështje ndërkombëtare. Kapitulli

mbyllet me trajtimin e marrëdhënieve shtet-fe në Shqipëri, duke u fokusuar kryesisht tek

problemi i autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare, si dhe njohjen e saj prej Patrikanës në

Stamboll. Nuk anashkalohet në këtë kapitull dhe fakti se Greqia u mundua shpeshherë që të

përdorte elementin fetar ortodoks si mjet presioni ndaj shtetit shqiptar. Për këtë arsye theksi këtu

vihet natyrshëm tek pavarësia (autoqefalia) e “Kishës Ortodokse Shqiptare” si mënyra më e

mirë për të eliminuar ndërhyrjen e Greqisë në politikën e brendshme shqiptare.

Në punimin e këtij disertacioni jemi mbështetur kryesisht mbi metodikën e njohjes dhe

vlerësimit të literaturës historike si dhe vlerësimin e dokumenteve arkivore të pabotuara, brenda

dhe jashtë vendit. Gjithashtu jemi mbështetur edhe në vlerësimin e dokumenteve të botuara, si në

vend ashtu dhe në shtetet fqinje. Të gjitha këto i kemi trajtuar në këndvështrimin e krahasimit,

analizës, shqyrtimit si dhe ballafaqimit duke mbajtur parasysh gjithnjë problematikën

kronologjike si dhe përqasjen historike.

Punimi më së shumti mbështetet në shfrytëzimin, së pari të materialeve e dokumenteve prej

“Arkivit Qendror të Shtetit”, të cilit gjatë citimit i jemi referuar me shkurtimin AQSH. “Arkivit të

Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë”, për lehtësi i jemi referuar si AMPJSH, ndërsa

atij të “Ministrisë së Punëve të Brendshme” si AMPB. Materiale të rëndësishme janë shfrytëzuar

prej arkivave shtetërore turke, si “Basbakanlık Osmanlı Arsivi” (Arkivi i Kryeministrisë,

Dokumentet Osmane), referuar si BOA, si dhe prej “Basbakanlık Cumhuriвet Arsivi” (Arkivi i

Kryeministrisë, periudha e Republikës), të cili i jemi referuar shkurtimisht si BCA. Po ashtu

është shfrytëzuar një literaturë e gjerë studimore e monografike që përfshin edhe referime të

bëra duke u mbështetur në materiale të botuara në gazeta e revista të ndryshme të asaj kohe apo

të ditëve të sotme.

Një rëndësi të madhe ka pasur literatura e gjerë e bazuar në botimet dokumentare shqiptare

ku shkurtimisht mund të veçojmë disa nga botimet si: “Bisedimet e Këshillit Kombëtar”, Tiranë:

1921-1924; “Shqipëria përpara Konferencës së Paqes”, BLE, Dokumentet Zyrtare të Paraqitura

nga ana e Dërgatës Shqiptare – 12 shkurt deri më 5 qershor 1919, Romë: Botim i Qeverisë së

Përkohshme, 1919; “Lufta e popullit shqiptar për çlirimin kombëtar 1918-1920”, Përmbledhje

dokumentesh, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë, Drejtoria e Përgjithshme

e Arkivave të Shtetit; “Dokumenta e materiale historike nga lufta e popullit shqiptar për liri e

Page 16: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

ix

demokraci 1917-1941”, Botim i Drejtorisë së Arkivave Shtetërore; “Dokumente për Çamërinë

1912-1939”, përgatitur nga Kaliopi Naska, botim i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave;

“Hasan Prishtina – Dokumente”, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit, etj.

Nga botimet me dokumente të huaja mund të përmendim: “Documents Officiels Concernant

L’Epir du Nord 1912-1935” (“Dokumentet Zyrtare mbi Epirin e Veriut 1912-1935”), Athenes:

Suplement du Buletin de la Ligue des Epirotes du Nord, 1935; “I Documenti Diplomatici

Italiani”, (“Dokumentet Diplomatike Italiane”) 6a Serie: 1918-1922, Vol. 1, 2, 3; “I Documenti

Diplomatici Italiani”, (“Dokumentet Diplomatike Italiane”) 7a Serie: 1922-1935, Vol. 1, 2, 3, 4,

5; “Le trupe italiane in Albania (Anni 1914-20 e 1939)”, (Trupat italiane në Shqipëri) Stato

Maggiore Esercito (SME), Romë; “Osmanli Arsiv Belgelerinde – Arnavutluk”, (Shqipëria në

Dokumentet Arkivale Otomane), Basbakanlik Devlet Arsivleri Genel Mudurlugu, Osmanli Arsivi

Daire Baskaligi, Yayin No. 97. Istambul: 2008; “Osmanli Arsiv Belgelerinde – Kosova

Vilayeti”, (Vilajeti i Kosovës në Dokumentet Arkivore Osmane), Basbakanlik Devlet Arsivleri

Genel Mudurlugu, Osmanli Arsivi Daire Baskaligi, Yayin No. 87. Istambul: 2007; “Atatürk’ün

Söylev ve Demeçleri”, (Fjalime dhe Deklarata nga Ataturku) Vol. II (1906– 1938), Atatürk

Arastirma Merkeгi Baskanliği, Ankara оniversitesi, 2006; “Osmanli Belgelerinde Birinci Dünya

Harbi I” (Lufta e Parë Botërore sipas Dokumente Osmane), Başbakanlik Devlet Arşivleri Genel

Müdürlüğü, Osmanlı Arşivi Daire Başkanlığı, Yaвın Nu: 130, Istambul: 2013; “Osmanli

Belgelerinde – Millî Mücadele ve Mustafa Kemal Atatürk”, (Dokumentet Osmane – Mustafa

Qemal Ataturku dhe Lufta Kombëtare) Başbakanlik Devlet Arşivleri Genel Müdürlüğü, Osmanlı

Arşivi Daire Başkanlığı, Yaвın Nu: 88, Ankara, 2007; “Türkiye Büyük millet Meclisi”

(Dokumente të Asamblesë së Madhe të Turqisë, nr. 1), Yasama Yılı Açılıslarında

Cumhurbaskanlarının, Konusmaları – 1, (1 Mart 1924 - 14 Aralık 1987), Ankara: TBMM

Basimevi, 2011; “Türkiye Büyük Millet Meclisi” (Dokumente të Asamblesë së Madhe të Turqisë,

nr. 3), Yasama Yılı Açılıslarında Cumhurbaskanlarının, Konusmaları – 3, (1920 - 2013),

Ankara: TBMM Basimevi, 2013.

Po ashtu me rëndësi është dhe botimi me statistika “Д ј С ј -

ч ” (“Dy Shekuj të Zhvillimeve në Serbi”) nxjerrë prej “Zyrës së

Statistikave në Serbi” i bazuar mbi një dokumentacion të gjerë mbi zhvillimet politike, zgjedhore,

demografike dhe kulturore nga viti 1862 deri në 2008.

Page 17: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

x

Gjithashtu i jemi referuar edhe dokumenteve të rendësishme si “Statuti i Kishës Orthodhokse

Autoqefale Kombëtare të Shqipërisë”, Korçë, 1923; “Statuti i Trupit (Xhema-atit) Mysliman

Shqipëtar”, “Mbrothësija” Kristo P. Luarasi – Tiranë, 1925; “Administrata e Xhema-ati

Islamijes”, Rregulloret, “Mbrothësija”, Kristo P. Luarasi, Tiranë, 1926; “Statuti i Komunitetit

Mysliman Shqiptar”, Shtypshkronja “Tirana”, Tiranë, 1929; “Statuti i Kishës Orthodhokse

Autoqefale të Shqipris”, Korçë, 1929.

Nga shtypi i përditshëm dhe periodikët mund të veçojmë: “Fletorja Zyrtare”, “Përlindja e

Shqipëniës”, “Zër’ i Popullit”, “Përpjekja Shqiptare”, “Zani i Nalt”, “Hylli i Dritës”,

“Diturija”, “Visaret e Kombit”; “Agimi”, “Atdheu”, “Leka”, “Cirka”, “Bota e Re”,

“Minerva”, “Besa”, “Populli” etj. Gjithashtu studimi i është referuar edhe revistave të

mirënjohura si “Kosova”, Botuar nga Enti i Historisë së Kosovës, Prishtinë (shfrytëzuar numrat

e viteteve 1972-1974); “Vjetar”, Botim i Arkivit të Kosovës (shfrytëzuar numrat e viteteve 1975-

1978); “Studime Historike” Tiranë; “Studime Albanologjike”, Shkup; “Studime Albanologjike”,

Tiranë, etj.

Një vlerë të rëndësishme në trajtimin e kësaj teme kanë pasur edhe periodikët e huaj si:

“Bulletin Periodique de la Presse Yougoslavie”, (Buletini Periodik i Shtypit Jugosllav) Ministere

des Affaires Etrangeres, Paris, vitet 1920-1939; “Bulletin Periodique de la Presse Grecque”,

(Buletini Periodik i Shtypit Grek) Ministere des Affaires Etrangeres, Paris, vitet 1920-1939;

“Bulletin Periodique de la Presse Turque”, (Buletini Periodik i Shtypit Turk) Ministere des

Affaires Etrangeres, Paris, vitet 1920-1939; “L’Europe Nouvelle”, (Evropa e Re) Paris, vitet

1920-1939; “Balcanica”, Annual of the Institute for Balkan Studies, Serbian Academy of

Sciencies and Arts, Belgrade; “The Turkish Yearbook of International Relations”, (Vjetari Turk i

Marrëdhënieve Ndërkombëtare) Ankara (vitet 1960-2000); “L’Humanite”, Paris, vitet 1920-

1939; “Annual Report of the Permanent Court of International Justice”, Seritë nga viti 1922-

1938. “Haemus”, Revistë Kulturore, Shoqëria Kulturore “Haemus”, Rumani, etj.

Duhet theksuar se për marrëdhëniet politike të shtetit shqiptar me Turqinë, Jugosllavinë dhe

Greqinë, qoftë me njërin prej këtyre vendeve ose me disa prej tyre, për periudhën në fjalë,

studimet historike kanë qenë shumë të pakta. Ato janë fokusuar më shumë në opusin e

marrëdhënieve të përgjithshme të Shqipërisë me vendet e Ballkanit e më gjerë, si dhe në trajtimin

e përgjithshëm të historisë së shtetit shqiptar. Për këtë arsye studimet e drejtpërdrejta me këtë

Page 18: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

xi

fokus, që të trajtojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me disa shtete ballkanike mund të thuhet se nuk

kanë qenë të mjaftueshme për të shteruar ose për t’i zbardhur plotësisht ato.

Një kontribut të madh në shkrimin dhe studimin e historisë së shtetit shqiptar për periudhën

nga Koferenca e Paqes në Paris e gjer në prag të Luftës së Dytë Botërore, duke përmendur

pjesërisht edhe marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje, nga personalitetet më të hershme,

tek studiuesit e ditëve të sotme, kanë dhënë: Christo Dako (Kristo Dako), Kostë Çekrezi, Tajar

Zavalani, Arben Puto, Muin Çami, Paskal Milo, Beqir Meta, Marenglen Verli, Valentina Duka,

Pranvera (Teli) Dibra, Arben Cici, Ali Hadri, Romeo Gurakuqi, Izber Hoti, Jusuf Buxhovi, Hakif

Bajrami etj. Ndërkohë që kujtime të vlefshme mbi ngjarjet e periudhës së marrë në studim na

kanë lënë edhe disa prej aktorëve politik të asaj kohe si Mehdi Frashëri, Sejfi Vllamasi, Eqerem

bej Vlora, Mustafa Kruja, Tafil Boletini, etj.

Për marrëdhëniet e shtetit shqiptar me Turqinë, studimet si para viteve ’90 ashtu dhe pas

tyre, kanë qenë të pakta. Edhe kur janë botuar i kanë parë këto marrëdhënie më shumë të lidhura

me historinë e trashëgimisë së Perandorisë Osmane se sa me arritjet dhe ndryshimet brenda

Republikës së Turqisë dhe marrëdhëniet e saj me Shqipërinë. Ndaj mund të thuhet se gjatë kësaj

periudhe studimet kanë qenë jo shumë të thelluara në marrëdhëniet politike mes dy vendeve.

Kështu ndër studiuesit e parë që kanë botuar monografi mbi marrëdhëniet e shtetit shqiptar me

Turqinë ose mbi periudhën e fundit të Perandorisë Osmane dhe fillimin e erës republikaniste të

udhëhequr prej Mustafa Qemal Ataturkut, janë Gazmend Shpuza me veprën “Ataturku dhe

Shqiptarët”, Tiranë: Dituria, 1994; Hasan Bello, “Marrëdhëniet shqiptaro-turke 1912-1939”,

QSA, Instituti i Historisë, Tiranë, 2014; Jusuf Buxhovi “Nga Shqipëria osmane te Shqipëria

evropiane”, Prishtinë: Faik Konica, 2010; Nexhip P. Alpan dhe Nesip Kaçi, “Shqiptarët në

Perandorinë Osmane”, Tiranë: Albini, 1997. Ndërkohë që një rëndësi të veçantë marrin edhe

kujtimet e disa personaliteteve të rëndësishme si Eqerem bej Vlora, “Kujtime – 1912-1925”, në

dy vëllime, Tiranë: SHL&K, 2001; Mehdi Frashëri, “Kujtime” (Vitet 1913-1933), Tiranë:

OMSCA-1, 2005; Syrja Vlora, “Kujtime, nga fundi i sundimit osman në luftën e Vlorës”,

Iceberg, QSA, Instituti i Historisë, 2013. Një kontribut të konsiderueshëm përmes artikujve të

botuar në shtypin e kohës, para Luftës së Dytë Botërore në lidhje me këtë çështje, kanë dhënë

edhe Ibrahim Temo, Mithat Frashëri e Branko Merxhani. Ndërkohë që pas kësaj periudhe e

sidomos mbas viteve ’90 deri më sot, kontribut të gjerë përmes artikujve studimor kanë dhënë

edhe Kopi Kyçyku, Hakif Bajrami, Shyqyri Hysi, Dritan Egro, Ilirjana Kaceli etj.

Page 19: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

xii

Mbi marrëdhëniet e shtetit shqiptar me Jugosllavinë në vitet ’20-30 të shek. XX, prej

studiuesve shqiptarë, një kontribut të vyer përmes monografisë dhe veprës së tyre studimore kanë

dhënë: Paskal Milo në “Shqipëria dhe Jugosllavia 1918-1927”, Tiranë: Shtëpia botuese

“Enciklopedike”, 1992. Kaliopi Naska, “Shën Naumi dhe Diplomacia e Kohës”, Tiranë:

Kristalina-KH, 2012; Ali Hadri, “Marrëdhëniet Shqiptaro-Jugosllave”, Prishtinë: Akademia e

Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, “Dukagjini”, 2003. Ndërkohë që studiues të tjerë këto

marrëdhënie i kanë parë të pashkëputura prej çështjes së Kosovës duke i trajtuar bashkëngjitur

me fatin e shqiptarëve brenda Jugosllavisë. Prej këtyre studiuesve mund të përmendim

Marenglen Verlin me “Reforma agrare kolonizuese në Kosovë (1918-1941)”, Tiranë: Iliria,

1992; Nexhmedin Spahiu, “Serbian Tendencies for Partitioning of Kosova”, Budapest: Central

European University, Hungary, 1999; Hamit Kokalari, “Kossovo – Berceau du Peuple Albanais

et Foyer de sa Renaissance Nationale”, Tirana: Shtypshkronja “Atdheu”, 1943; Jusuf Buxhovi,

“Kosova nga Konferenca e Londrës deri te protektorati ndërkombëtar”, Faik Konica, Prishtinë,

2012; Sabit Syla, Shteti shqiptar dhe çështja e Kosovës, 1939-1981, Instituti i Historisë,

Prishtinë, 2-12. Një kontribut të vlefshëm në këtë fushë përmes artikujve studimor kanë dhënë

edhe studiuesit e mirënjohur si Arben Puto, Muin Çami, Zamir Shtylla, Hakif Bajrami, Ramiz

Abdyli, Izber Hoti, Fatmira Rama, Emine Arif Bakalli, etj.

Për sa i përket marrëdhënieve mes shtetit shqiptar dhe atij grek, studimet kanë qenë më të

shumta dhe më të përmbledhura për vetë problematikën e ngritur ndër vite si dhe për çështjet e

ndryshme të trajtuara ndërmjet dy vendeve, ku sigurisht një rol të veçantë ka luajtur edhe çështja

Çame. Kështu prej studiuesve që janë marrë me këto marrëdhënie gjatë periudhës që prek

studimi përmenden: Luan Malltezi dhe Sherif Delvina me përmbledhjen e dokumenteve “Mid’hat

Frashëri Ministër Fuqiplotë Athinë (1923-1926)”, Tiranë: Boton “Lumo Skëndo”, 2002; Nuri

Dragoj, “Shqiptarët dhe grekët – realitete historike”, Tiranë: Wesso, 2009; Filip Lico,

“Probleme të marrëdhënieve greko-shqiptare”, Tiranë: Neraida, 2009; Thoma J. Karamelo,

“Marrëdhëniet shqiptaro-greke”, Tiranë: Almera, 2008; Meta, Beqir, “Tensioni greko-shqiptar

(1939-1949)”, Tiranë: Geer, 2002. Ndërsa studime të tjera monografike që e lidhin çështjen e

marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve me atë të çështjes Çame përmenden: Kaliopi Naska me

pëmbledhjen “Dokumente për Çamërinë 1912-1939”, botim i Drejtorisë së Përgjithshme të

Arkivave, Tiranë: Dituria, 1999; Beqir Meta “Tragjedia Çame”, Tiranë: Klean, 2010; Ibrahim

Hoxha, “Viset kombëtare shqiptare në shtetin grek”, Tiranë: Hasan Tahsini, 2000, etj. Një

Page 20: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

xiii

kontribut të vlefshëm për nga rëndësia historike në lidhje me këtë çështje kanë dhënë përmes

artikujve studimor edhe Muin Çami, Kristo Frashëri, Vlentina Duka, Romeo Gurakuqi, Fatmira

Rama, Ksenofoni Krisafi, Hajredin Isufi, Nestor Nepravishta, etj.

Njëkohësisht nuk mund të lëm pa përmendur edhe studiuesit dhe autorët e huaj të cilët kanë

shkruar për marrëdhniet e shtetit shqiptar me një nga vendet e marra në studim apo me disa prej

tyre. Kështu mund të përmenden studiuesit si: Mark Mazouer, Miranda Vickers, Maria

Todorova, Pavlos Hatzopulos, Margaret Macmillan, Ugo Frasca, Massimo Borgogni, Dennis P.

Hupchick, Antonello Biagini, Erik Zurcher, Patrik Kinross, Alessandro Rosseli, Annelise

Vernicke, Pierre Cabanes, Bernd Fischer, Barbara Jelaviç, Dushan Batakoviç, Mile Bjelajaç,

Bogdan Krizman, Jovan Zametica, Loukanios Hassiotis, Dilek Barlas, Menter Sahinler, e shumë

të tjerë.

Në përfundim një falenderim të veçantë dua t’i kushtojë udhëheqëses time të kësaj teme

Prof.Dr. Fatmira Rama, e cila me plot përkushtim dhe me këshillat e saj më ka ndihmuar që të

jem sa më i qartë në këtë studim në mënyrë që të arrija aty ku duhej. Falënderimet e mia i

shkojnë dhe të gjithë trupës pedagogjike të Departamentit të Historisë në Fakultetin e Historisë

dhe Filologjisë, të cilët me përkushtimin e tyre, punuan që unë të përfitoj njohuri të gjera e të

thellohem më pas në punimin e këtij studimi. Po ashtu një falenderim dua t’i kushtoj edhe atвre

të cilët me kanë ofruar këshillat e tyre ose ndonjë literaturë specifike në lidhje me këtë studim. Së

fundi, respekti im mbetet maksimal për familjen dhe të afërmit e mi, të cilët më kanë qëndruar

pranë në momentet kur studioja dhe punoja faqet e këtij disertacioni.

Page 21: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

xiv

HYRJE

Shekulli i nëntëmbëdhjetë solli plot ndryshime për Ballkanin. Lëvizjet nacionaliste si dhe

përpjekjet për krijimin e shteteve kombëtare treguan qartë se Perandoria Osmane gjendej në

grahmat e saj të fundit. Lëvizja për pavarësi e vendeve ballkanike nuk ishte aspak e njëjtë apo e

njëtrajtshme për nga fryma dhe intensiteti brenda Perandorisë. Ajo ishte e ndryshme, në hapësira

gjeografikisht dhe kulturalisht jo të njëjta. “Ecuria e procesit të ndërtimit të kombeve në viset e

Ballkanit u shtri gjatë gjithë shekullit të XIX. Ajo ishte tej mase e gjatë, eksperimentale dhe në

fund i la shumë nga popujt e vegjël të viseve të ndryshme ende nënshtetas të fuqive perandorake.

Disa prej këtyre popujve arritën që të fitonin pavarësinë e tyre – si në rastin e kroatëve,

sllovenëve, serbëve, rumunëve dhe grekëve, – ndërsa disa të tjerë jo”. 1 Vetëdija historike,

kultura, gjuha si dhe përgatitja e një brezi të ri të shkolluarish në Oksident, krijoi të gjitha

mundësitë që brenda kombësive të ndryshme të Perandorisë Osmane të fillonin lëvizjet e para

nacionaliste. Lëvizjet kombëtare, sociale dhe kulturore brenda këtyre trevave, kishin në ballë të

tyre eruditë, intelektualë, tregtarë, studiues, patriotë dhe ideologë, të cilët kërkonin autonominë

apo pavarësinë prej “të sëmurit të Bosforit”.2

Në shekullin e XIX, Perandoria Osmane kaloi një fazë të vështirë tranzicioni brenda saj.

Revoltat, kryengritjet dhe ndërhyrjet e Fuqive të Mëdha e bënin situatën edhe më të rëndë nga

çfarë dukej. Reformat e fillimit të shekullit kishin rezultuar përkohësisht të përshtatshme, mirëpo

ato nuk kishin ndryshuar aspak gjendjen ekonomike të popullsive brenda kësaj perandorie.3 Për

më tepër revolta të tilla si ajo e Karagjorgjeviçit në Serbi, apo mosbindja e hapur që kishte

treguar Ali pashë Tepelena në Janinë ndaj Portës së Lartë, kishin ndikuar fuqishëm në

frymëzimin e lëvizjeve kombëtare për t’u shkëputur nga Perandoria Osmane.4 Pjesa më e madhe

e ngjarjeve dhe lëvizjeve në shekullin e XIX, sidomos ato në gadishullin e Ballkanit janë

influencuar në një mënyrë apo një tjetër prej Fuqive të Mëdha. Një interes më të drejtpërdrejt në

Ballkan kishin shfaqur Italia, Austro-Hungaria dhe Rusia. Pikërisht këto Fuqi, kishin shkartisur

letrat dhe po përcaktonin fatin e shteteve ballkanike dhe këtë gjë e bënin si haptazi dhe

1 Mark Mazower, Ballkani – Një histori e shkurtër, Tiranë: Skaderbeg Books, 2003, f. 104. 2 Norman Rich, Diplomacia e Fuqive të Mëdha, 1814-1914. Tiranë: Instituti i Dialogut dhe Komunikimit, Toena, 2006, f. 44. 3 Misha Glenny, Histori e Ballkanit, 1804-1999, Tiranë: Instituti i Dialogut dhe Komunikimit, Toena, 2007, f. 70-72. 4 Po aty, f. 71-72.

Page 22: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

xv

fshehurazi. Dekadad e fundit të Perandorisë Osmane në Ballkan, janë të mbushura me konflikte

nga më të ndryshmet. Dallohen qartë konflikte me tipare nacionaliste, ideologjike, lokale, fetare,

si dhe përplasje interesash mes Fuqive. 1 Konteksti i tyre, shfaq përplasjen e Fuqive për

dominimin e zonave, hapësirave, deteve dhe interesave ekonomike në kufijtë e Perandorisë

Osmane, por dhe në qendër të saj.

Gjatë viteve të para të shekullit XX, Italia dhe Austro-Hungaria u munduan që rrisnin

ndikimin dhe të zinin një pozitë strategjike në vilajetet me shumicë popullsie shqiptare, nga ku

mund të arrinin objektivat e tyre. Austro-Hungaria i shtoi edhe më shumë përpjekjet e saj

sidomos pas aneksimit të Bosnje-Hercegovinës (1908).2 Ajo i kishte vënë vetes si qëllim që të

krijonte një korridor veri-jug, nga Vjena në Selanik, përmes të cilit trupat e saj do të kontrollonin

jo vetëm Adriatikun, por dhe ngushticat. Gjithashtu pasi të dilte në Selanik, ajo synonte

ndërtimin e linjës hekurudhore Egje-Adriatik e cila do të kalonte përmes territoreve shqiptare.3

Italia në anën tjetër synonte të përmbushte ëndrrën e kahershme të kthimit të Adriatikut në një

“liqen italian”. Ndeshja e interesave të këtyre dy fuqive i detyroi ato që të merreshin vesh dhe të

arrinin një pikë ekuilibri. Marrëveshja austro-italiane për territoret shqiptare dhe për brigjet

lindore të Adriatikut u arrit të nënshkruhej në vitin 1901, nën ndikimin e Gjermanisë, duke i

shërbyer kështu Aleancës Tripalëshe Gjermani-Austri-Itali. Ajo u përsërit në vitin 1902 dhe

mbeti në fuqi gjer në vitin 1912.4

Pavarësia dhe themelimi i shtetit kombëtar shqiptar, kanë një parahistori të tërë. Ato u

përgatitën nga breza mendimtarësh e veprimtarësh të Lëvizjes Kombëtare me ndjenjën e

përgjegjësisë për fatet e kombit. Kjo lëvizje fillon që me epokën e Rilindjes, e sidomos periudha

1 Eric Hobsbawm, The Age of Empire - 1875-1914. New York: Vintage Books, 1989, f. 17-18. Sipas autorit, dy shtetet që kishin luftuar dhe kërkonin të rrëzonin Perandorinë Osmane ishin Perandoria Habsburgase dhe ajo cariste. 2 Austria – Hungary, Foreign Policy of Austria-Hungary, Handbooks Prepared Under The Direction Of The Historical Section Of The Foreign Office. London: No. 1, Published by H.M. Stationary Office, 1920, f. 68, 79, 81. Synimi i Austro-Hungarisë kahera kishte qenë krijimi i një linje pushtimesh e më pas administrimi, duke filluar nga Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria e më pas të dilte në Selanik. Ky projekt ndryshe quhej “Drang Nach Osten” (Projekti i Detit të Zi). 3 Osmanli Arsiv Belgelerinde – Kosova Vilayeti, (“Vilajeti i Kosovës në Dokumentet Arkivore Osmane”), Basbakanlik Devlet Arsivleri Genel Mudurlugu, Osmanli Arsivi Daire Baskaligi, Yayin No. 87. Istambul: 2007, f. 91. Dokumenti nr. 14, “Avusturya’nin osmanli Idaresindeki Bolgelerde Demiryolu Infia Edemeyecegi”, BOA, MV. 105/64. 4 Annelise Wernicke, Shqipëria në fokusin e Perandorisë Austro-Hungareze. Tiranë: Plejad, 2012, f. 81-82. Italia ishte pranuar si anëtare e Aleancës Tripalëshe që në vitin 1882, si dhe më pas në vitin 1884. Megjithatë, Aleanca nuk arriti t’i jepte zgjidhje rivalitetit austro-italian mbi çështjet ballkanike.

Page 23: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

xvi

e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881), e cila bëri dhe përpjekjen e parë për të formuar në

një kohë me popujt e tjerë të Ballkanit, shtetin kombëtar e të bashkuar shqiptar.1

Kryengritjet shqiptare të viteve 1909-1912, shërbyen për parathënien e ndryshimeve

rrënjësore në peshoren e ngjarjeve ballkanike.2 Ato treguan se revoltat e armatosura kundër

pushtetit turk mund të dilnin me sukses, gjë e cila i nxiti shtetet ballkanike të kërkonin me bindje

të plotë të drejtat e tyre lidhur me tokat që mbaheshin të pushtuara nga Perandoria Osmane.

Gjithashtu ky nacionalizëm i theksuar shqiptar, shqetësoi së tepërmi si Serbinë dhe Greqinë.3 Të

dyja bashkë, kishin pasur kërkesa për aneksimin e territoreve në të cilat gjendeshin popullsi

etnike shqiptare. 4 Një gjendje e tillë e nxiti po ashtu Italinë dhe Austro-Hungarinë që të

angazhoheshin edhe më shumë në Ballkan, në rastin e parë të pengonin fuqizimin sllav dhe

daljen e Serbisë në Adriatik dhe në rastin më të mirë të ndanin territoret osmane të këtij rajoni

mes tyre.5

Lufta e Parë Ballkanike ashtu si dhe e Dyta (1912-1913), ishin ato që në një farë mënyrë

shqetësuan “botën e zhvilluar e të civilizuar” të fillim shekullit XX dhe tërhoqën vëmendjen

reale mbi rajonin e Ballkanit.6 Lajmet dhe informacionet mbi barbaritë që kishin shkaktuar këto

luftëra, tërhoqën interesin dhe vëmendjen e lëvizjeve paqësore që kishin filluar prej kohe të

institucionalizoheshin në Evropë dhe më gjerë. Pavarësisht habisë qytetare dhe intelektuale

evropiane, në fund të fundit, këto luftëra shprehnin në mënyrë të përpiktë planet e krijuara dhe

1 Osmanli Arsiv Belgelerinde – Kosova Vilayeti, (“Vilajeti i Kosovës në Dokumentet Arkivore Osmane”), Basbakanlik Devlet Arsivleri Genel Mudurlugu, Osmanli Arsivi Daire Baskaligi, Yayin No. 87. Istambul: 2007, f. 31. Dokumenti nr. 4, “Arnavutlarin Osmanli Devleti’nden Ayrilmak Istemedikleri”, BOA. Y. PRK. AZJ. 1/25; f. 39. Dokumenti nr. 5a, “Cemiyet-i Ittihadiye-i Prizren’in Kurulmasi ve Aldigi Kararlar”, Y. PRK. MYD. 2/1_3-4, 3 Ekim 1879. 2 British Documents on the Origins of the War 1898-1914, Part I, Vol. IX, Edited by G.P. Gooch, Harold Temperley, Vol. IX, London: Printed by Britannic Majesty’s Stationary Office, 1933, Dokumenti nr. 94, “Press comments on new Turkish regime. Grievances in Macedonia and Albania. Conversations with Count von Aehrenthal.”, 15 January 1910, f. 136. Gjithashtu shiko dokumentet nr. 469-524 (f. 449-513) të grupuara me emërtimin: “The Albanian Rising” March 30 – October 1911. 3 British Documents on the Origins of the War 1898-1914, Part I, Vol. IX, Dokumenti nr. 129, “Protection of interests of Serbia in Albania”, 4 March 1910, f. 136; Dokumenti nr. 157 “Conversation with M. Simic": Serbian decision not to join Bulgaria in any attack on Turkey; Albanian insurrection; Macedonian question” 8 June 1910, f. 177; Dokumenti nr. 162 “Enclosing memorandum: Turkish methods of disarmament in Albania and Macedonia: intervention of the Great Powers requested by Bulgaria” 31 July 1910, f. 183. 4 Barbara Jelavic. History of the Balkans – Twentieth Century. Vol 2, Cambridge University Press 2006, f. 88-89. 5 British Documents on the Origins of the War 1898-1914, Part I, Vol. IX, Dokumenti nr. 263 “Attitude of Austro-Hungarian Government: possibility of protest against naval action on Albanian coast.” 2 October 1911, f. 295. 6 British Documents on the Origins of the War 1898-1914. Part I, Vol. IX. Shiko dokumentet nr. 525-621 (f. 513-617) të grupuara me emërtimin “The Making of the Balkan League” October 23, 1911 – August 22, 1912.

Page 24: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

xvii

më pas të zbatuara prej vet Fuqive të Mëdha për ta dobësuar Perandorinë Osmane, për ta

shkatërruar atë, e për të ndarë territoret mes tyre.1

Prej Fuqive të Mëdha kishte edhe që synonin të ruanin ndikimin e tyre në rajon e nëse

Perandoria Osmane do shkonte drejt rënies, këto të fundit do mundoheshin që me çdo kusht të

mbronin interesat e tyre. Njëra nga këto fuqi ishte Austro-Hungaria. Gjatë administratës së

Kontit Berchtold, synimi parësor në Ballkan u bë ruajtja e interesave strategjike të Vjenës,

sidomos në Shqipëri, ku ato përplaseshin me ato italiane, serbe dhe greke.2 Po në këto ngjarje u

shfaqën hapur interesat politike jo vetëm të aktorëve parësor, por dhe ato të aktorëve dytësorë, që

ishin shtetet ballkanike. Fatkeqësisht çdo plan që servirej për ndryshimin e kufijve ballkanik,

shpalosej me “taksën e gjakut” që duhet të paguanin popujt e vegjël ballkanik, në kurriz të

vendimeve që merrnin kancelaritë evropiane. Gjatë Luftës së Parë Ballkanike, (e cila filloi me

deklaratën e luftës së 18 tetorit 1912), sundimi osman në këtë rajon mori fund brenda pak javëve.

Serbia dhe Greqia ishin në radhët e para të fitimtarëve, duke gllabëruar territore të reja.3 Në

kuadrin e përgjithshëm të operacioneve ushtarake, shtetet e mësipërme si Greqia, Serbia dhe

Mali i Zi, i konsideruan viset shqiptare si territore osmane. Në funksion të jetësimit të

ideologjive të tyre, për t’u shtrirë dhe më tej në territoret shqiptare, këto shtete pushtuan

ushtarakisht territore të shumta të banuara me popullsi shqiptare.4

Në hullinë e përpjekjeve të udhëheqësve shqiptarë për të themeluar një shtet kombëtar, duke

parashikuar dhe etjen që kishin fqinjët e tyre për të zgjeruar territoret që kontrollonin, radhiten

figura të mëdha si ajo e Ismail Qemalit5, Hasan Prishtinës, Luigj Gurakuqit, Isa Boletinit, Rasih

bej Dinos, Vehbi Dibrës, Pandeli Cales, Murat Toptanit, Aqif Pashë Elbasanit, Nikoll Kaçorrit,

Dhimitër Beratit etj. Figura më e spikatur është ajo e Ismail Qemalit i cili duke parë rrënimin e

1 Maria Todorova, Imagining the Balkans. NY: Oxford University Press, 2009, f. 3-4. Libri është përkthyer dhe në gjuhën shqipe me titullin “Ballkani Imagjinar – Ballkani si alter ego e Evropës”, Tiranë: Instituti i Dialogut dhe Komunikimit, 2006. 2 Austria – Hungary, Foreign Policy of Austria-Hungary, Handbooks Prepared Under The Direction Of The Historical Section Of The Foreign Office. London: No. 1, Published by H.M. Stationary Office, 1920, f. 86. 3 Mesut Uyar & Edward J. Erickson, A Military History of the Ottomans, USA, Greenwood Publishing Gropu, 2009, f. 175. 4 “Austria – Hungary, Foreign Policy…”, f. 87. Kont Berchtold-i, më 18 tetor 1912 kishte zhvilluar një takim në San Rossore me ministrin e Punëve të jashtme të Italisë, San Giuliano, i cili ishte një pro-austriak në aksionet e perandorisë në Ballkan. Në takimin e tyre ata kishin rënë dakord që Shqipëria të ndahej mes dy vendeve. 5 Osmanli Arsiv Belgelerinde – Arnavutluk, (“Shqipëria në Dokumentet Arkivale Otomane”), Basbakanlik Devlet Arsivleri Genel Mudurlugu, Osmanli Arsivi Daire Baskaligi, Yayin No. 97. Istambul: 2008, Dokumenti nr. 6. “Avlonyali Ismail Kemal Bey’in Ozgecmisi”, DH. SAID. D, 26/471, f. 43. Dokumenti jep biografinë e Ismail Qemalit dhe jeten e tij gjatë aktivizimit në detyrat që i ngarkonte Porta e Lartë deri në prag të shpalljes së Pavarësisë.

Page 25: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

xviii

afërt të Perandorisë Osmane, gjatë kësaj periudhe zhvilloi disa tratativa me qeverinë turke në

Stamboll në ditët e para të muajit shtator 1912, të cilës i kërkoi që të katër vilajetet me shumicë

popullsie shqiptare të organizoheshin në një njësi shtetërore autonome, duke e kthyer kështu

shtetin e ri autonom në një faktor të rëndësishëm në qendresën kundër invazionit eventual të

trupave greke e serbe në Ballkan. Mirëpo Porta e Lartë nuk përfilli asnjë nga propozimet e

parashtruara dhe mbylli mundësinë e krijimit të një njësie autonome duke i dhënë fund kështu

dhe vet projektit të autonomisë që aspironin patriotët shqiptarë në atë kohë.1 E vetmja alternativë

e mbetur tashmë shfaqej shpallja e pavarësisë.

Kështu patriotët shqiptarë të mbledhur në Vlorë nga të katër anët e trojeve shqiptare, me të

parë humbjet e ushtrive turke dhe përparimin e ushtrive greke e serbe, më 28 nëntor 1912

shpallën menjëherë pavarësinë duke u munduar të mbronin trojet shqiptare nga orekset e fqinjëve

“të uritur”.2 Pavarësia dhe formimi i Shtetit Kombëtar Shqiptar nuk u shpall në emër të atij

territori të ngushtë e të vogël shqiptar që kishte mbetur ende i papushtuar nga ushtritë e shteteve

ballkanike (që shtrihej në hapësirën Vlorë-Lushnje-Berat-Gjirokastër), as në emër të shtetit të

cunguar që do të njihej më vonë në Londër, por ky akt u bë në emër të të gjitha trojeve që

banoheshin me popullsi shqiptare në të katër vilajetet e atëhershme.3

28 nëntori 1912, apo pavarësia e shtetit shqiptar, shënon një pikë kthese historike sepse i dha

fund sundimit osman në trojet shqiptare si dhe i hapi rrugë zhvillimit ekonomik, social e kulturor

të vendit. Gjithashtu ajo i dha frymëmarrje daljes nga prapambetja në të cilën gjendej pjesa më e

madhe e popullsisë. Shpallja e pavarësisë ishte një fitore e madhe edhe kundër politikave

antishqiptare të monarkive fqinje ballkanike, kundër synimeve e planeve të tyre për coptimin e

plotë të Shqipërisë.4 Por, kushtet politike ndërkombëtare në të cilat u formua shteti i pavarur

shqiptar ishin shumë të pafavorshme. Lufta e Parë Ballkanike vazhdonte, ndërsa kontradiktat

ndërmjet Fuqive të Mëdha acaroheshin gjithnjë e më shumë. Nisur nga ky fakt, qeveria e

zgjedhur nga Kuvendi me në krye Ismail Qemalin, u bëri menjëherë të njohur Fuqive të Mëdha,

vullnetin dhe dëshirën e popullit shqiptar për të qenë i pavarur e për të ndjekur rrugën e tij në

1 Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912, përgatitur nga Stefanaq Pollo dhe Selami Pulaha, Tiranë: 1978, f. 247. 2 AQSH, Fondi 245 (“Qeveria e Përkohshme e Vlorës”). V. 1912. D. 3. Fl. 5. Vendimi i shpalljes së Pavarësisë Procesverbali i mbledhjes ndërkohë është botuar në gazetën “Përlindja e Shqypniës”, viti 2, nr. 4. Shiko gjithashtu “Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë”, Zër’ i Popullit, NY, Nr. 7, 17 dhjetor 1912, f. 1-2. 3 Sipas dokumenteve fillimisht ishin 37 delegatë. Ndërkohë që më 4 dhjetor numri i delegatëve shkon në 63 mes të cilëve kishte edhe nga Kosova e Çamëria. 4 “Liri e Shqipërisë u prokllamua”, Atdheu, Kostancë, Nr. 8, 22 vjeshtë III-1912, f. 1-2.

Page 26: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

xix

historinë botërore të kombeve.1 Pavarësisht njoftimit që morën, asnjëra nga Fuqitë kryesore nuk

pranoi ta njihte pavarësinë e shtetit shqiptar, përkundrazi ato jo vetëm që nuk e njohën por

influencuan drejtpërdrejt dhe në mosnjohjen e tij prej shteteve ballkanike.2

Si hap të dytë, ndonëse shpalli asnjëanësinë e saj në konfliktin ballkanik, qeveria e Ismail

Qemalit mori masa për të mbrojtur me armë në dorë tokat shqiptare dhe kërkoi nga krahinat e

jugut që të organizonin mbrojtjen e tyre kundër ushtrive greke që kishin pushtuar Korçën dhe po

marshonin drejt viseve të tjera shqiptare. Me gjithë luftimet e përgjakshme të forcave vullnetare

shqiptare, ushtritë e shumta greke, pasi hynë në Janinë në 6 mars 1913, pushtuan me radhë

Ersekën, Leskovikun, Përmetin, Gjirokastrën, Tepelenën dhe arritën deri afër Beratit.3 Po kështu,

në veri, ushtritë serbe, pasi pushtuan pjesën më të madhe të tokave shqiptare në fillim të dhjetorit

1912 arritën në lumin Shkumbin. Së bashku me forcat malazeze, serbët ngushtuan më tej

rrethimin e Shkodrës, ku u bë një qëndresë e fortë dhe e gjatë nga forcat ushtarake dhe nga vet

paria e qytetaria shkodrane. Që në fillim, qeveria e Vlorës duke marrë parasysh kundërshtimin që

i bënin fuqitë e Lidhjes Tripalshe (Gjermania, Austro-Hungaria dhe Italia) qendrimeve të Serbisë

për të dalë në Adriatik, u përpoq t’i shmangej një konflikti të armatosur e të hapur me forcat

pushtuese serbe e malazeze. Kjo shpuri drejt faktit që pjesa më e madhe e territoreve shqiptare në

veri, veri-lindje, një pjesë e konsiderueshme e Shqipërisë së Mesme si dhe krahinave në lindje e

juglindje të qeverisë së Vlorës, të binin në duart e ushtrive të huaja serbe dhe greke.

Ismail Qemali ishte shprehur me kohë se Shqipëria nuk mund të jetonte e copëtuar dhe se të

gjitha viset e saj kishin nevojë për njëra-tjetrën. Tërësia e ruajtjes së territoreve shqiptare dhe

shpëtimi i asaj që ishte e mundur prej pushtimit nga trupat serbe e ato greke, ishte detyrë e çdo

shqiptari. Asnjë copë tokë e Shqipërisë nuk mund të zhvillohej dhe të kishte kushtet e duhura për

t’u zhvilluar më vete dhe pa ndihmën e krahinave përreth. Duke kuptuar këtë rëndësi ai e ndjente

se copëtimi i mëtejshëm i trojeve shqiptare vetëm se do e bënte të pamundur mbijetesen e asaj

çka do mbetej. Kështu Labëria me Toskërinë, Elbasani me malësinë e tij, Durrësi me zonat e

tjera të bregdetit apo me ato më në thellësi, Shkodra me malësitë e saj, Dibra për Gjakovën dhe

1 AQSH, F. 245. V. 1912. D. 17. Fl. 97. Telegram i kryetarit të Qeverisë së Përkohshme drejtuar ministrave të Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë, Gjermanisë, Francës, Rusisë dhe Britanisë. Dokumenti mban datën 28 nëntor 1912. Një note lajmëruese i është drejtuar edhe përfaqësuesve të Italisë, Rusisë dhe Austrisë në Vlorë. Shiko AQSH, F. 245. V. 1912. D. 54. Fl. 13. Dokumenti mban datën 29 nëntor 1912. 2 AQSH, F. 245. V. 1912. D. 55. f. 9. Telegram i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës drejtuar ministrave të Punëve të Jashtme të Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi. Dokumenti mban datën 29 nëntor 1912. 3 Dalibor Jovanovski, “Regimet greke ndaj krijimit të shtetit shqiptar: Rasti i gazetës ‘Scrip’”, 100 vjet Pavarësi, vëll. 1, Tiranë: Botimet Albanologjike, 2014, f. 247-248.

Page 27: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

xx

Prizrenin, këto të dyja për portin e Shkodrës dhe Lezhës, Korça me Devollin etj., nuk mund të

mbijetonin të ndara apo copëtuara, pasi ishin thellësisht të varura nga njëra-tjetra.1

Për të shqyrtuar problemet politike që nxorrën ngjarjet e Ballkanit e sidomos Lufta e Parë

Ballkanike, gjashtë Fuqitë e Mëdha (Anglia, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe

Italia) u morën vesh për të mbajtur një konferencë në Londër në nivel ambasadorësh. Ajo i filloi

punimet e saj më 17 dhjetor 1912, nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Anglisë Sër Eduart

Grej. Lidhur me kufijtë e Shqipërisë, Konferenca vendosi që në seancën e parë, por vetëm në

parim, që Shqipëria të kufizohej në veri me Malin e Zi, ndërsa në jug me Greqinë.2 Ky vendim

kishte shumë rëndësi për Shqipërinë pasi pengonte daljen e Serbisë në Adriatik nëpërmjet tokave

shqiptare.3 Megjithatë, Konferenca i njohu Serbisë të drejtën të kishte një dalje tregtare në det,

nëpërmjet një skele shqiptare. Por çështja e caktimit të kufijëve të Shqipërisë, u diskutua për një

kohë të gjatë në Konferencë. Aleatët ballkanikë në kundërshtim me parimin e kombësisë, i

paraqitën Konferencës së Ambasadorëve në fillim të vitit 1913, pretendime të mëdha territoriale

që preknin në radhë të parë toka të banuara nga popullsi shqiptare. Edhe qeveria e Vlorës dërgoi

në Londër një delegacion të kryesuar nga Rasih bej Dino, i cili më 2 janar 1913 i paraqiti

Konferencës një memorandum4, me anën e të cilit kërkohej që brenda kufijëve të Shqipërisë të

përfshiheshin të gjitha viset me popullsi shqiptare.5

Në Konferencën e Ambasadorëve u zhvillua një luftë e ashpër diplomatike për kufijtë e

Shqipërisë, sidomos ndërmjet përfaqësuesve të Austro-Hungarisë dhe të Rusisë.6 Diskutimet në

konferencë u përqendruan në dy projeke të Shqipërisë, të paraqitura nga dy shtetet e përmendura

më sipër. Projekt-harta e paraqitur nga Austro-Hungaria përfshinte një pjesë të mirë të trojeve

shqiptare, midis të cilave edhe Pejën, Gjakovën, Prizrenin, Dibrën, Ohrin etj., por ajo linte jashtë

1 Qeveria e përkohshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj, nëtor 1912 – janar 1914, Tiranë: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave Shtetërore, 1963, f. 237. 2 “Shqipëria u njojt shtet më vete”, Zër’ i Popullit, New York: Nr. 8, 24 Dhjetor 1912, f. 1. Gazeta jep në faqen e saj të parë emrat dhe një biografi të shkurtër të ministrave të Guvernës Shqiptare. 3 Austria – Hungary, Foreign Policy of Austria-Hungary, Handbooks Prepared Under The Direction Of The Historical Section Of The Foreign Office. London: No. 1, Published by H.M. Stationary Office, 1920, f. 88. Austro-Hungaria ishte përpjekur shumë që përmes diplomacisë së saj të kufizonte daljen e shtetit serb në Adriatik, aq më tepër në ndonjërën nga portet apo skelat shqiptare. 4 AQSH, F. 245. V. 1913. D. 19. Fl. 36-37. Memorandum i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës paraqitur Sër Eduard Greit. Memorandumi mban datën 2 janar 1913 dhe është paraqitur prej delegacionit shqiptar të përbërë nga Rasih Dino, Filip Noga e Mehmet Konica. 5 Fatmira Rama, “Çamëria në vitet 1912-1940”, Epiri i Jugut, Çamëria, Tiranë: UETPRESS, 2014, f. 264. Delegacioni shqiptar gjatë muajit janar paraqiti dy memorandume, një në datën 2 janar dhe një në datën 25 janar 1913. 6 Arben Puto, Historia Diplomatike e Çështjes Shqiptare 1878-1926, Tiranë: Dudaj, 2010, f. 100-103.

Page 28: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

xxi

Prishtinën, Mitrovicën, Shkupin dhe territore të tjera shqiptare kryesisht në Maqedonin e sotme.

Projekti i paraqitur nga Rusia parashikonte një copëtim shumë herë më të madh se ai i paraqitur

nga Perandoria Habsburgase, sipas tij vija kufitare në veri dhe lindje të Shqipërisë do të ishte

lumi Drin dhe Drini i Zi, ndërsa në jug linte jashtë Shqipërisë Korçën, Delvinën dhe Sarandën.

Pas diskutimeve të shumta në Konferencë, ajo vendosi më 22 mars 1913, që në veri të

Shqipërisë, qytetet dhe krahinat e Plavës e Gucisë dhe qytetet si Tivari, Ulqini, Peja, Istogu,

Shkupi, Tetova, Dibra, Gostivari, Kërçova, Struga, Prishtina, Prizreni etj., duhet t’i kalonin

Serbisë dhe Malit të Zi.1 Ndërkohë Italia, me të parë rrezikun e krijimit të një baze të madhe

ushtarake greke në ujërat e kanalit të Korfuzit, i bëri të ditur Athinës gjatë muajit mars 1913 se jo

vetëm nuk e përkrahte këtë veprim të saj, por ishte kundër daljes së forcave greke në Adriatik e

sidomos në kanalin te Korfuzit. Si pasojë ajo propozonte lumin Kalamas si kufi ndërmjet

Shqipërisë dhe Greqisë. Të palëkundura në qëndrimin e tyre Roma dhe Vjena u shprehën edhe

për Korçën dhe Gjirokastrën. Sipas projektit të tyre ato duhet të përfshiheshin brenda principatës

shqiptare.2

Nisur nga disukutimet në Londër, kufiri jugor u vendos më 11 gusht 1913, sipas të cilit Korça

përfshihej brenda Shqipërisë bashkë me Sarandën, kurse në bregdet kufiri do të dilte në kepin

Stillo, përball Korfuzit. Në këtë mënyrë pjesa më e madhe e Çamërisë dhe viseve të tjera

shqiptare në jug mbetën jashtë kufijëve të Shqipërisë. I pacaktuar mbetej fati i Gjirokastrës, për

të cilën do të vendosej gjatë caktimit në vend të vijës kufitare që do të bëhej nga komisionet

ndërkombëtare që krijoi Konferenca; një për vijën kufitare mes Shqipërisë e Malit të Zi dhe

Shqipërisë me Serbinë dhe i dyti për kufirin me Greqinë. Kuptohet, se Konferenca e

Ambasadorëve nuk i kushtoi asnjë interes parimit të kombësisë dhe nuk mori aparasysh asnjë

nga interesat jetike e të mohuara të popullit shqiptar.3 Edhe Gazeta “Përlindja e Shqipëniës” e

gushtit 1913 nuk jepte një panoramë të qartë në lidhje nëse Gjirokastra do të ishte pjesë e shtetit

shqiptar apo jo. Kështu në faqen e saj të parë ajo shkruante përsa i përket caktimit të vijës

1 Valentina Duka, Histori e Shqipërisë, 1912-2000, Tiranë: Botime Universitare Albas, 2014, f. 30-32. 2 Po aty, f. 32. 3 Documents Officiels Concernant L’Epir du Nord 1912-1935, Athenes: Suplement du Buletin de la Ligue des Epirotes du Nord, 1935, f. 24. Shiko edhe “Shqipëria dhe kufijt’ e jugut”, Atdheu, Kostancë: Nr. 25, 19 gusht 1913, f. 1. Gazeta boton njoftimin zyrtar të qeverisë së Vlorës sipas së cilës Konferenca e Ambasadorëve erdhi në marrëveshje të plotë për kufirin e Shqipërisë Jugore sipas modelit të Italisë e Austrisë që niste nga Kepi Stillo duke përfshirë Gjirokastrën, Delvinën e Korçën. Pra, në këtë njoftim që jep gazeta, Gjirokastra deklarohet si pjesë e shtetit shqiptar. Sipas gazetës ky vendim gëzoi zemrat e të gjithë shqiptarëve qofshin brenda apo jashtë vendit. Po sipas gazetës mbi një million shqiptarë mbetën jashtë këtij territori duke u përfshirën në mbretërinë greke dhe atë serbe.

Page 29: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

xxii

kufitare se: “Malet që ndajnë krahinën e brigjeve të detit gjer në Ftelia (krahinë e cila u-njojt e

Shqipeniës) prej fushës së Gjinokastrës, do të jenë kufijtë e Shqipëniës nga ana e perëndimit, nga

ana e veriut dhe e lindjes, via e kufinit t’onë, asht e tanë kazaja e Korçës si ka pasur qenë në

kohën e vjetër të Turqisë”.1

Nga të gjitha këto kombinime ndryshimesh në Ballkan, ajo e cila humbiste më shumë në

rrafshin politik nga të tëra pikëpamjet ishte Austro-Hungaria, e cila e gjeti veten përballë një

shteti të ri ekspansionist siç ishte Serbia. Edhe pse Austro-Hungaria u përpoq të “ndërtonte”

Shqipërinë, për të luajtur rolin e një kundërpeshe në rajon, ajo nuk ja doli dot mbanë të ndalonte

që Kosova dhe tokat e tjera me popullsi shqiptare t’i kalonin Serbisë dhe Malit të Zi.2

Një problem i rëndësishëm që u diskutua në Konferencën e Ambasadorëve ishte ai i statusit

politik të Shqipërisë. Që në ditën e parë të punimeve të saj, Konferenca, pa përfillur aspak

shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë vendosi që të krijohej një Shqipëri “autonome nën

sovranitetin e sulltanit në Stamboll”, si dhe shteti i ri “të vihej nën garancinë dhe kontrollin e

gjashtë Fuqive të Mëdha dhe të shpallej asnjëanës”. Për mënyrën se si do të organizohej shteti

autonom shqiptar, Konferenca ngarkoi Austro-Hungarinë dhe Italinë që të përgatisnin dhe më

pas paraqisnin një projekt të detajuar. Projekti i tyre u përgatit dhe u prezantua gjatë muajit maj

1913, por pavarësisht këtij projekti, ambasadorët e të dy vendeve duke parë dhe ecurinë e

luftërave ballkanike, u shprehën për pavarësinë e plotë të Shqipërisë, si mënyrë për të penguar

zgjatjen e Serbisë drejt Adriatikut dhe daljen e saj në det.3

Situata evoluoi ndërkohë që forcat aleate ballkanike (greke, serbe, bullgare e malazeze) thyen

trupat ushtarake turke dhe i imponuan më 30 maj 1913 një traktat të rëndësishëm Perandorisë

Osmane. Pikërisht Traktati i 30 majit, merr një rëndësi të madhe jo vetëm për përfundimin e

luftës ndërmjet palëve kundërshtare, por dhe për vulosjen e fatit të statusit politik të çështjes

shqiptare.4 Në të vërtet nenet 2 dhe 3 të traktatit kanë të bëjnë drejtpërdrejt me Shqipërinë. Sipas

nenit 2, Perandoria Osmane u lëshonte Aleatëve Ballkanikë të gjitha territoret e saj në

kontinentin evropian, në perëndim të vijës së hequr nga Enos në Detin e Zi, me përjashtim të

1 “Konferenca e Londrës tha fjalën e fundit për çashtjen shqipëtare”, Përlindja e Shqipëniës, Vlonë: Vit’i I, Nr. 2, 3/16 gusht 1913, f. 1. 2 Fehari Ramadani, “Qendrimi i Austro-Hungarisë ndaj çështjes shqiptare”, Studime Albanologjike. Nr. 1, Shkup, 2009, f. 54. 3 Historia e Shqipërisë dhe Shqiptarëve, Grup autorësh, Prizen: SIPRINT, 2001, f. 169. 4 Documents Officiels Concernant L’Epir du Nord 1912-1935, Athenes: Suplement du Buletin de la Ligue des Epirotes du Nord, 1935, Dokumenti nr. 3, “Decision des Grande Puissances sur le Frontieres S. et SE. L’Albanie”, f. 9.

Page 30: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

xxiii

Shqipërisë. Ndërsa neni 3 cilësonte se, Perandoria Osmane dhe Aleatët Ballkanikë ua besonin

Fuqive të Mëdha kujdesin për të zgjidhur çështjen e kufijëve të Shqipërisë si dhe çdo çështje

tjetër që ka të bëjë me atë. Pra, Porta e Lartë deklaronte publikisht se kishte hequr dorë tërësisht

nga sovraniteti mbi Shqipërinë që i kishin dhënë Fuqitë e Mëdha në fillim të Konferencës së

Ambasadorëve. Ky traktat i hapi zyrtarisht rrugën njohjes së pavarësisë së shtetit shqiptar në

vend të autonomisë.1

Pak kohë më vonë më 29 korrik 1913, Konferenca e Ambasadorëve vendosi që ta shpall

Shqipërinë të pavarur dhe nën garancinë e Fuqive të Mëdha. Sipas këtij vendimi parashikohej që

shteti shqiptar të ishte nën kontrollin e këtyre fuqive dhe për realizimin e këtij qëllimi do të

krijohej një komision ndërkombëtar me detyra të qarta e përcaktuara, në të cilin do të

përfaqësoheshin të gjashtë shtetet pjesëmarrëse në Konferencë. Kontrolli do të vazhdonte për një

periudhë dhjetëvjeçare, ndërsa në krye të shtetit shqiptar do të vihej një princ i cili do të caktohej

brenda gjashtë muajve nga Fuqitë e Mëdha.2 Organizimi dhe drejtimi i xhandarmërisë do t’i

besohej oficerëve të huaj.

Sigurisht Qeveria e Përkohshme e Vlorës nuk ishte dakord me vendimet e Konferencën së

Londrës, por ajo ishte e detyruar që t’i zbatonte ato, për këtë arsye e pa të domosdoshme

vendosjen e kontrollit të saj në të gjithë territorin e njohur si Shqipëri prej Konferencës së

Ambasadorëve, duke shpallur më 22 nëntor 1913 “Kanunin e Përtashëm të Administratës Civile

të Shqipërisë”3, si dhe botimin e një gazete periodike të quajtur “Përlindja e Shqipniës” e cila do

të shërbente si medium për vendimet e qeverisë.4 Por detyra më e vështirë mbeti ajo e shtrirjes së

autoritetit në të gjithë territorin, nga veriu në jug. Kjo detyrë duhet theksuar se ishte shumë e

vështirë, pasi Shqipëria e Jugut mbahej ende e pushtuar prej ushtrisë greke, e cila vazhdonte të

bënte plane për të vijuar pushtimin e territoreve të tjera, duke u ngjitur edhe më sipër drejt lumit

Shkumbin. Në veri të Shqipërisë së Mesme, trupat serbe kishin pushtuar pjesën më të madhe të

territoreve, ndërkohë që qyteti i Shkodrës vijonte të mbahej i rrethuar prej trupave malazeze.

1 Documents Officiels Concernant L’Epir…, Dokumenti nr. 1, “Traite de Paix Entre la Grece, la Bulgarie le Montenegro et la Serbie D’une Part et L’Empire Ottoman D’autre Part”, f. 21-23. 2 Thoma Murzaku, Politika e Serbisë kundrejt Shqipërisë gjatë Luftës Ballkanike 1912-1213, Tiranë: 1987, f. 289-306. 3 Përlindja e Shqipniës, Organ Zyrtar i Qeverisë së Përkohshme, Vlorë: Viti 1, Nr. 25, date 22 nëntor 1913, f. 1. Shiko “Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile të Shqipëniës” botuar në faqet e këtij periodiku. 4 “Kqyrje politike”, Përlindja e Shqipniës, Vlonë: Gusht 1913, Viti 1, Nr. 1, f. 1. Ky numër hapet me kryetitullin “Kqyrje politike” ku jepet një panoramë e gjerë mbi gjendjen në Ballkan dhe pasoja e Luftës së Dytë Ballkanike si dhe për disfatën që pësoi Bullgaria.

Page 31: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

xxiv

Ndërkaq më 12 tetor 1913, me përkrahjen e një pjese të bejlerëve të qyteteve të Tiranës, Durrësit,

Shijakut, Kavajës e Peqinit, Esat Toptani shpalli “Pleqësinë e Shqipërisë së Mesme”. Kjo gjë

vështirësoi edhe më tej shtrirjen e ndikimit dhe autoritetit të qeverisë së Vlorës në ato pak

territore të mbetura brenda shtetit shqiptar.1

Në tetor të vitit 1913, në Shqipëri arritën komisionet ndërkombëtare (“Komisioni për caktimin

e vijës kufitare në veri” dhe “Komisioni për caktimin e vijës kufitare në jug”) të caktuara nga

Konferenca e Ambasadorëve në Londër. Gjatë punës së dy komisioneve në vend, u zhvillua një

luftë e ashpër në mes përfaqësuesve të dy grupimeve të Fuqive të Mëdha, të Antantës e të

Lidhjes Tripalëshe.2 Të dy komisionet hasën në vështirësi të mëdha e pengesa të panumërta nga

autoritetet serbe dhe greke, sepse si Beogradi ashtu dhe Athina, me përkrahjen aktive të Rusisë

dhe Francës, synonin dhe përpiqeshin t’i shpërfillnin vendimet paraprake të Konferencës dhe t’i

shkëpusnin Shqipërisë toka të tjera veç atyre të caktuara në Londër.3

Komisioni i Kufirit të Jugut e nisi punën e tij më 4 tetor 1913 nga qyteti i Manastirit, duke

zbritur gjatë jugut e juglindjes në zonat që ishin përcaktuar prej Konferencës së Ambasadorëve.

Në këtë komision nuk pati përfaqësues shqiptarë e as grekë, por kuptohet që mundësitë më të

mëdha për të ndikuar në punën e komisionit si dhe vendimet e tij i kishte Athina përmes

përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha. Komisioni i ndali punimet e tij në qytetin e Gjirokastrës, pasi

ndeshi në pengesa të shumta nga pala greke. Sidomos pas armëpushimit me Turqinë më 14

nëntor 1913, Greqia i kishte shtuar edhe më shumë përpjekjet e saj për shpërnguljen e popullsisë

shqiptare në Çamëri.4 Ndaj dhe për të penguar komisionin që të ishte dëshmitar, apo të binte në

kontakt me popullsinë shqiptare, pala greke u mundua që t’i krijonte atij pengesa të ndryshme. I

gjendur në vështirësi, Komisioni vendosi ta vazhdoj punën e tij në hartë duke u vendosur në

Firence. Aty më 17 dhjetor 1913, Komisioni hartoi Protokollin e Firences, i cili vendoste

1 Valentina Duka, Histori e Shqipërisë…, f. 42. Po ashtu shiko: “Esat Pashaj përpiqet të bahet mbret në Durrës”, Përlindja e Shqipniës, Vlonë: 11//24 Shtator, Viti 1, Nr. 13, f. 4. Përpjekjet e tij kishin filluar me kohë, që gjatë vjeshtës së atij viti. 2 Nathalie Clayer, Në fillimet e nacionalizmit shqiptar, lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë, Tiranë: Përpjekja, 2012, f. 637. Autorja shpreh mendimin se kontributi i Austro-Hungarisë ka qenë shumë i rendësishëm për arritjen e pavarësisë dhe ruajtjes së moscopëzimit të mëtejshëm të territoreve shqiptare. Madje perandoria dualiste ishte për një Shqipëri edhe më të madhe se ajo që u përcaktua në Londër. 3 Romeo Gurakuqi, Principata e Shqipërisë dhe Mbretëria e Greqisë, 1913-1914, UETPRESS, 2011, f. 56-57. Shiko dhe ASHSH. Historia e Popullit Shqiptar (Periudha e Pavarësisë, 28 nëntor 1912 – 7 prill 1939), vëll. III, Tiranë, 2007, f. 52-53. 4 Fatmira Rama, “Çamëria në vitet 1912-1940”, Epiri i Jugut, Çamëria, Grup autorësh, Tiranë: UETPRESS, 2014, f. 268. Shiko edhe “Barbarizmat Sërbe, Greke, Malëzeze”, Përlindja e Shqipniës, Vlonë: 28 Gusht/ 10 Shtator 1913, Viti 1, Nr. 9, f. 2.

Page 32: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

xxv

përfundimisht kufirin ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë. Komisioni vendosi që të rinjihte me pak

ndryshime, të njëjtën vijë kufitare të përcaktuar dhe më parë prej Konferencës.1 Me Protokollin e

Firences, Shqipëria arriti të ruante brenda kufirit të saj shtetëror pjesën më të madhe të fshatrave

të Korçës dhe Gjirokastrës, por në krahun tjetër ajo humbi krahinën e Çamërisë si një nyje shumë

e rëndësishme historike dhe ekonomiko-kulturore e trungut etnik shqiptar.2 Por pavarësisht faktit

se me nënshkrimin e Protokollit përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha vendosën të njihnin territoret

që i mbeteshin shtetit shqiptar dhe atyre që i kalonin shtetit grek, Athina nuk pranoi asnjëherë

gjatë kësaj kohe që të tërhiqte trupat e saj nga territoret që ajo mbante të pushtuara si dhe nga

ishulli i Sazanit.3 Kjo gjë do të arrihej vetëm gjatë muajit mars 1914, por dhe atëherë kjo gjë do

të ndodhte vetëm për një kohë të shkurtër, pasi me fillimin e Luftës së Parë Botërore, trupat

greke do të rishfaqeshin përsëri brenda kufirit shqiptar.

Nga ana tjetër, Komisioni i Kufirit Verior pati një punë edhe më të vështirë se ai i kufirit

jugor, për vet faktin se veprimtaria e tij do zhvillohej në një territor të pushtuar prej trupave serbe

dhe ku popullsia ndjehej e shtypur prej pushtuesve. Megjithatë komisioni nisi punën e tij në

muajin shtator 1913, njëkohësisht kur shpërtheu dhe kryengritja shqiptare (e Dibrës) kundër

ushtrive serbe në veri. Serbia kontestonte vendimet e Konferencës së Londrës dhe mundohej që

të përdorte si diplomacinë ashtu dhe veprimet në terren.4 Ushtritë serbe ushtronin një dhunë dhe

presion shumë të madh mbi popullsinë shqiptare, ndërsa nga ana tjetër, në terren, kishin

vendosur një kufi të ndryshëm nga ai i përcaktuar në Londër, të cilin ata e quanin “vija

strategjike” dhe që kalonte gjatë luginës së Drinit, duke përfshirë pjesërisht dhe Matin.5 Në këtë

vorbull ngjarjesh, si dhe duke parë vështirësinë që kishte Komisioni i Kufirit Verior për të kryer

1 Valentina Duka, Histori e Shqipërisë…, f. 46. 2 Ferdinanado Saleo, Shqipëria: gjashtë muaj mbretëri, Tiranë: SHL&K, 2000, f. 49. 3 Documents Officiels Concernant L’Epir…, Athenes: Suplement du Buletin de la Ligue des Epirotes du Nord, 1935, Documenti nr. 4, “Protocole signe a Florence le 17 decembre 1913 par la Commision de Delimitation de la Frontiere Meridionale D’Albanie”, f. 25-26. Kuvendi i Vlorës u tregua shumë i vëmendshëm ndaj çështjes çame. Ai nuk e formoi qeverinë pa ardhur përfaqësuesit e kësaj krahine dhe pa u përfaqësuar edhe ata në kuvend. Ndërkaq që një përfaqësues i kësaj krahine, Rasih Dino u dërgua si anëtar i komisionit që shkoi në Londër për të përfaqësuar shtetin shqiptar më 1913. Për më tepër shiko Fatmira Rama, “Shteti shqiptar dhe “Çështja çame” në vitet ’20-30 të shek. XX, 100 Vjet Pavarësi, Tiranë: Botimet Albanologjike, 2014, f. 449. 4 Muzafer Bislimi, “Kryengritja e Dibrës e vitit 1913 në bazë të dokumenteve të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe”, 100 Vjet Pavarësi, Tiranë: Botimet Albanologjike, 2014, f. 275-277. Në koherencë me kryengritjen e Dibrës gazeta Përlindja e Shqipniës në numrin e saj (Viti 1) të 15, të Vjeshtës I, 18 tetor-1 nëntor, shkruante artikullin me titull “Kosova asht jona”, f. 1. Përmes këtij artikulli të botuar në faqen e parë të saj, organi zyrtar i qeverisë së Vlorës shpallte hapur se Kosova duhej t’i bashkohej shtetit shqiptar e jo atij serb. 5 Historia e Shqipërisë dhe Shqiptarëve, Grup autorësh, Prizen: SIPRINT, 2001, f. 174. Duhet theksuar se trupat malazeze ishin larguar prej Shkodre që në 14 maj 1913, si pasojë e presionit ndërkombëtar dhe në qytet ishte vendosur një trupë ushtarake ndërkombëtare e kryesuar nga Sesil Burnej.

Page 33: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

xxvi

punën e tij, më 17 shtator 1913, Austro-Hungaria i lëshoi një ultimatum Serbisë për të tërhequr të

gjitha trupat e saj ushtarake nga Shqipëria (me afat deri më 31 dhjetor të atij viti). Ultimatumi i

Austro-Hungarisë rezultoi efektiv dhe pas disa ditësh trupat serbe filluan tërheqjen e tyre nga

territoret që mbanin të pushtura.1 Edhe pas tërheqjes së trupave serbe, komisioni nuk arriti dot ta

përfundonte punën e tij, pasi brenda tij u vunë re dallime e kontradikta të qarta ndërmjet

përfaqësuesve të Bllokut qendror dhe Antantës, që çuan në mosarritjen e një pike finale për të

vendosur mbi çështjen e vijës kufitare veriore të shtetit shqiptar. Komisioni i vazhdoi punimet e

tij gjer në muajin gusht 1914 kur filloi Lufta e Parë Botërore. Ai nuk arriti të mbarojë punën e tij

plotësisht duke e lënë peng zgjidhjen e këtij problemi në vitet që do të vinin pas.

Përveç dy komisioneve që u ngritën për çështjen e kufijeve të Shqipërisë, në tetor të 1913, në

Vlorë u vendos Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (KNK). Përpara Komisionit shtroheshin

një sërë çështjesh të rëndësishme, duke filluar që nga plotësimi i tij me anëtarin e shtatë që duhet

të ishte shqiptar, tek njohja apo jo e Qeverisë së Vlorës (pasi Konferenca e Londrës nuk e njohu

atë) dhe Pleqësisë, si dhe qëndrimi i Komisionit në Vlorë apo në ndonjë qytet tjetër. Duhet thënë

se ndërmjet anëtarëve të Komisionin kishte divergjenca të ndryshme në lidhje me njohjen e

Qeverisë së Vlorës ose jo.2 Të gjitha këto divergjenca u bënë prezente që në mbledhjen e parë që

zhvilloi Komisioni. Nga njëra anë Austro-Hungaria dhe i gjithë blloku tripalësh ishte që të njihej

qeveria e përkohshme e Vlorës, ndërsa nga ana tjetër ishin fuqitë e antantës që e kundërshtonin

prerazi këtë gjë.3 Pavarësisht këmbënguljes së përfaqësuesve të Italisë dhe Austro-Hungarisë në

Komision për njohjen e qeverisë së Ismail Qemalit, Komisioni vendosi t’i njohë si qeverinë e

Vlorës ashtu dhe Pleqësinë, si organizime lokale nën kontrollin e KNK.

Qeveria e Vlorës e ndjerë nën presionin e KNK, e cila nuk po i ofronte asnjë mbështetje, si

dhe duke parë luftën e madhe që zhvillonte kundër saj Esat pashë Toptani, me bindjen se me

ardhjen e princit gjerman Vilhelm Vid gjërat do ndryshonin për mirë, dha dorëheqjen më 22

janar 1914 dhe pushtetin ja kaloi KNK. Kjo e fundit, administratën qendrore të qeverisë së

Vlorës, e ktheu në një administratë lokale të varur prej saj. Të njëjtën gjë KNK, ja kërkoi edhe

Pleqësisë dhe Esat Toptanit, me arsyetimin se dorëheqja e tij do të ishte në favor të qeverisë

1 Ferdinanado Saleo, Shqipëria…, f. 48. Në fakt Saleo përmend datën 18 tetor e jo 17 shtator si ultimatum. Sipas R. Gurakuqit, afati përfundimtar për largimin e trupave ishte 31 dhjetori 1913. Shiko Romeo Gurakuqi, Principata e

Shqipërisë dhe Mbretëria e Greqisë, 1913-1914, Tiranë: UETPRESS, 2011, f. 65. 2 Arben Puto, Pavarësia Shqiptare dhe Diplomacia e Fuqive të Mëdha, 1912-1914, Tiranë: Toena, 2012, f. 326-327. 3 Arben Puto, Shqipëria Politike 1912-1939, Tiranë: Toena, 2009, f. 102. Komisioni vendosi të pranojë si kandidat të shtatë Myfit bej Libohovën.

Page 34: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

xxvii

qendrore të Vidit. Por Esat Pasha u tregu dinak duke i kërkuar Komisionit që ai të kishte të

drejtën, si favor, që të vihej në krye të delegacionit shqiptar që do t’i jepte kurorën princit, me

shpresën se do arrinte të ndikonte tek ai për të zënë vendin e kryetarit në qeverinë që do formohej

prej tij. Pasi u pranua ky kusht nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, më 12 shkurt edhe Esat

Pashë Toptani dha dorëheqjen nga Pleqësia, dhe administrata e mbajtur nga ajo kaloi në dorë të

KNK.1

Më 21 shkurt 1914, një delegacion shqiptar prej 14 vetash shkoi në Noi Vid, ku i ofroi

zyrtarisht princit Vilhelm fon Vid kurorën e Shqipërisë. Nga ana tjetër Ismail Qemali pak ditë më

parë i kishte shprehur urimet e tij princit përmes fjalëve: “Jam i lumtur t’i tregoj Lartësiës s’Uaj

urimet e mija e të pjestarëve të tjerë të Qeverriës së Përtashme të Shqipëniës per motin e ri e

T’U dëftej ndjenjat besnikësie që ushqen populli shqiptar per Naltësiën t’Uaj, në duart e të Cilit

vendoi t’a verë fatin e atdheut të vet”.2 Pas disa ditësh, më 7 mars, i shoqëruar nga luftanijet e

Austro-Hungarisë, Anglisë, Francës dhe Italisë, Vidi zbriti në portin e vogël të Durrësit ku u prit

nga patriotë, intelektualë dhe popullsia e thjeshtë që kishte dalë me rastin e mbërritjes së tij.3

Gazeta “Ushtimi i Krujës” e 14 marsit 1914, shkruante në faqen e saj të parë me titullin “Mir se

na erdhe Mbreti i shqiptarve”, se kjo ditë ishte një ditë e shënuar për popullin shqiptar i cili

kishte dalur ta priste mbretin V. Vid në skelë, dhe se për pritjen e tij ishte organizuar një program

me nxënësit e shkollave të qytetit të Durrësit. Ardhja e mbretit u përshëndet me gjuajtje me topa

si dhe brohoritjet “Rroftë mbreti”, të cilat sinjalizonin jo vetëm nisjen e një ere të re por dhe vet

realizimin e aspiratës së popullit shqiptar për t’u radhitur krah popujve të tjerë të pavarur në

Ballkan.4

Vilhelm Vid u njoh si princ i Shqipërisë nga të gjitha Fuqitë e Mëdha dhe pas tyre edhe

shtetet ballkanike. Ky ishte një hap shumë i rëndësishëm, sidomos për situatën ku gjendej vendi,

pasi njohja e princit de facto dhe de jure ishte dhe njohje e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të

shtetit shqiptar.5 Më 18 mars 1914 ai formoi qeverinë shqiptare, e cila kishte si kryeministër ish-

1 Eqerem bej Vlora, Kujtime, Vëllimi i dytë 1912-1925, Tiranë: Shtëpia e Librit dhe Komunikimit, 2001, f. 62. 2 “Urim i Qeverriës së Përkohshme dhe përgjegja e L. T. Princit de Wied”, Përlindja e Shqipnies, Vlonë: 1 / 14 Shkurt 1914, Viti II, Nr. 1, f. 1. 3 D. Heaton Armstrong, Gjashtë muaj mbretëri. Kujtime nga sekretari vetjak i Princ Wilhelm Vid. Tiranë: Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, 2001, f. 15, 18. Shiko dhe Memorandum përmbi Shqypnië, Prej Wilhelmi,

Mbret I Shqypniës Princ Wied, përgatitur nga Hasan Bello, Tiranë: Arbëria, 2008, f. 29-30. 4 “Mir se na erdhe Mbreti shqiptarve”, Ushtimi Krujës, Durrës, Nr. 11, 14 mars 1914, f. 1. 5 Ksenofon Krisafi, “Afirmimi i Shtetit Shqiptar me Statusin e Subjektit të së Drejtës Ndërkombëtare”, 100 Vjet

Pavarësi, Tiranë: Botimet Albanologjike, 2014, f. 420. Ferdinanado Saleo, Shqipëria: gjashtë muaj mbretëri,

Page 35: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

xxviii

ambasadorin (me origjinë shqiptare të) Perandorisë Osmane në Shën Peterburg, Turhan Pashë

Përmetin.1 Shumica e anëtarëve të qeverisë ishin figura të spikatura, por sigurisht njëra ndër to

ishte dhe ajo e Esat Pashë Toptanit, i cili pasi e bindi princin që si kryeqytet dhe si vendqëndrim

të tij të kishte Durrësin, zuri në qeverinë e krijuar postin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe

atë të Luftës. Forma e qeverisjes së Vidit u sanksionua në “Statutin Organik” të përgatitur nga

Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit dhe u miratua prej tij më 29 korrik 1914 në Vlorë.2 Në

thelb të tij qëndronin të gjitha vendimet që ishin marrë në Konferencën e Londrës, ku shpallej se

Shqipëria ishte “principatë kushtetuese, sovrane dhe e trashëgueshme nën garancinë e Fuqive të

mëdha”, të cilat garantonin asnjëanësinë e saj dhe tërësinë e territoreve të shtetit shqiptar. Në

krye të shtetit ishte princi gjerman Vilhelm Vid, i cili kishte të drejtë të emëronte këshillin e

ministrave, ndërsa si organ legjislativ i principatës ishte Asambleja Kombëtare. Vendi ndahej në

prefektuara, nënprefektura dhe komuna, duke ruajtur traditën e ndarjes së mëparshme në

sanxhaqe, kaza dhe nahije. Forca kryesore ushtarake e vendit ishte xhandarmëria dhe gjuha

zyrtare ishte ajo shqipe.3

Por pavarësisht këtyre ndryshimeve, të cilat në pamje të parë krijonin përshtypjen se tashmë

gjërat do të ecnin në favor të shtetit shqiptar, disa situata të vështira turbulluan punën e qeverisë

së Turhan Pashës dhe rritën tesionet brenda vendit. Ndër vështirësitë e shumta që qeverisë iu

desh të përballonte, ishte ndërhyrja e fqinjes së saj jugore, Greqisë. Qeveria greke organizoi në

krahinat jugore të vendit të ashtuquajturën “Lëvizje autonomiste vorio-epiriote”. Si rezultat i

kësaj ndërhyrje, më 2 mars 1914, “Asambleja Panepiriote”, shpalli Republikën Autonome të

Vorio-Epirit të kryesuar nga ish-ministri i punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Zografi. Si

ministër i punëve të Jashtme ishte deputeti grek i Artës, Karapanos. Ndërsa detyrën e ministrit të

Punëve të Brendshme e kryete koloneli Dulis. Kjo qeveri, sipas propagandës që bënte Athina,

ishte krijuar në përputhje me të gjitha dëshirat e popullit të krahinave jugore të shtetit shqiptar,

që sipas saj ishin tërësisht greke dhe dëshironin të mbeteshin nën qeverisjen e kësaj të fundit.

Nga ana tjetër një major i ushtrisë greke, Spiro Spiromilo, shpalli në Himarë autonominë e 7

Tiranë: SHL&K, 2000, f. 72. Saleo përmend dhe një himn të kënduar me rasti e zbritjes së Vidit, i cili ishte kompozuar prej mjeshtërit Italian Nardella. 1 Sipas dokumenteve britanike qeveria u formua në 18 mars 1914, ndërkohë që në historiografinë shqiptare ajo del se është formuar më 17 mars. Për më shumë shiko Albania, Handbooks Prepared Under The Direction Of The Historical Section Of The Foreign Office. London: No. 17, Published by H.M. Stationary Office, 1920. 2 ASHSH, Historia e Popullit Shqiptar…, vëll. III, f. 59. 3 Po aty, f. 59.

Page 36: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

xxix

fshatrave të Himarës.1 I gjendur në këtë situatë të vështirë dhe përball një kundërshtari që pas tij

kishte shtetin grek, princi Vilhem Vid u përpoq të gjente një rrugëzgjidhje. Përpjekja e princ

Vidit dhe administratës shqiptarë për ta përfshfirë rajonin e kontrolluar nga “vorio-epiriotët” në

përbërje të shtetit shqiptar përfundoi me nënshkrimin e Protokollit të Korfuzit më 17 maj 1914.2

Ndër të tjera protokolli parashikonte që dy prefekturat jugore të Shqipërisë, ajo e Gjirokastrës

dhe Korçës, do të kishin një administratë gjysme-autonome, e cila do të organizohej nga KNK-

ja. Institucionet fetare në këto krahina do të ishin autonome, si gjuhë zyrtare do të njihej si

shqipja ashtu dhe greqishtja.3 Protokolli i Korfuzit shënon një pikë kthese negative për shtetin

shqiptar. Ai përbën një ndër marrëveshjet e para diplomatike të nënshkruara prej qeverisë

shqiptare. Në këtë protokoll vihet re imponimi i mësimit të greqishtes prej popullsisë shqiptare të

besimit ortodoks, gjë e cila shpinte në helenizimin e kësaj popullsie.4

Shpallja e autonomisë së krahinave të Shqipërisë së Jugut, rebelimi i popullsisë së Shqipërisë

së Mesme, – e cila duke parë situatën e krijuar në vend filloi të kërkonte rikthimin e

administrimit të Perandorisë Osmane ose vendosjen e një princi turk, – si dhe largimi i princit

Vid më 3 shtator 1914, pak pas fillimit të Luftës së Parë Botërore, krijuan një situatë të nderë

brenda vendit dhe ndikuan negativisht në këtë periudhë në procesin e shtetformimit të

Shqipërisë.5 Gjatë Luftës së Parë Botërore Shqipëria u nda në katër zona pushtimi. Veriu,

Shqipëria e Mesme dhe Jugperëndimore deri në Vjosë ishte zonë e pushtimit Austro-Hungarez,

Shqipëria Juglindore ishte zonë e pushtimit francez dhe grek. Zona jugore gjer në Shkumbin

ishte zone e pushtimit italian, ndërsa në lindje të vendit ishin trupat bullgare.6

Gjatë luftës ajo u shndërrua në një shesh lufte prej shteteve ndërluftuese dhe një pjesë e

territorit të saj u pushtua prej tyre. Fuqitë e Antantës për të mos e lënë Italinë që të hidhej në

kampin tjetër, i premtuan asaj se do t’i linin dorë të lirë në Shqipëri. Nisur nga ky fakt në 29 tetor

1914 një “mision sanitar” italian zbarkoi në Vlorë me synimin e vetëm për të përgatitur

1 Valentina Duka, Histori e Shqipërisë…, f. 58-59. 2 Greece With The Cyclades and Northern Sporades, Handbooks Prepared Under The Direction Of The Historical Section Of The Foreign Office. London: No. 15, Published by H.M. Stationary Office, 1920, f. 1-2. Shiko edhe Arben Puto, Shqipëria Politike…, f. 136. 3 Romeo Gurakuqi, Shqipëria dhe Çështja shqiptare pas Luftës së Parë Botërore (1 nëntor 1918-9 n.ntor 1921) –

statusi i kufijëve dhe rindërtimi shtetëror, Shkodër: Camaj-Pipa, 2007, f. 16-17. 4 Po aty, f. 16. 5 Memorandum përmbi Shqвpnië…, f. 45-46. 6 Osmanli Arsiv Belgelerinde – Arnavutluk…, f. 71. Dokumenti “Yunanistan'in Kuzey Epir'i Italya'nin da Avlonya Limani'ni Ifigali”, DH. EUM. 1. sb, 14/7_1, 3, 5. Roma kishte paralajmëruar me kohë se në rast të pushtimit të Epirit të Veriut nga trupat greke, kjo e fundit do të pushtonte Vlorën dhe ishullin e Sazanit. Për më tepër shiko: Valentina Duka, Qytetet e Shqipërisë në vitet 1912-1924, Tiranë: Toena, 1997, f. 43.

Page 37: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

xxx

pushtimin. Më 30 tetor Italia pushtoi Sazanin, ndërsa në intervalin prej 23 deri në 25 dhjetor ajo

pushtoi Vlorën.1 Njëkohësisht në Shqipëri vazhdote të ishte aktive edhe lëvizja kryengritëse e

Shqipërisë së Mesme. Në krye të kësaj lëvizje shfaqeshin figura të tilla si Musa Qazimi, Mustafa

Ndroqi dhe Haxhi Qamili. Kjo lëvizje megjithë karakterin e saj inkoherent dhe konfuz si dhe

kontradiktat e brendshme, vazhdoi të mbahej aktive gjer në qershor 1915 kur u mposht nga

ndërhyrja e trupave serbe.2

Lufta e Parë Botërore zbehu edhe ato pak suksese të brishta që kishte arritur shteti shqiptar

gjatë viteve të para pas pavarësisë. Përgjatë luftës, territori i shtetit shqiptar jo vetëm u pushtua

por ai edhe u nda në zona pushtimi siç u përmendën më sipër. Fuqitë e Mëdha, si dhe shtetet

aleatë ballkanike aleate të tyre, e konsideronin njohjen e pavarësisë së Shqipërisë nga

Konferenca e Londrës si diçka të parakohshme e të pa menduar mirë. Për këtë arsye ato firmosën

gjatë kësaj periudhe një sërë traktatesh për ndarjen e Shqipërisë ndërmjet tyre, ku më i njohuri

është “Traktati i fshehtë i Londrës” i 26 prillit 1915 ndërmjet Fuqive të Mëdha dhe Italisë.3 Sipas

Traktatit të Fshehtë të Londrës, Italia do të aneksonte Vlorën, ishullin e Sazanit dhe krahinën e

Vlorës dhe më në jug të gjithë hapësirën gjer në Tepelenë e Himarë, ndërsa Fuqitë e Mëdha me

të cilat ajo nënshkruante këtë traktat, do të kënaqnin interesat e aleatëve të tyre të vegjël në

Ballkan si Serbia, Greqia e Mali i Zi, përkatësish duke u dhënë atyre pjesën tjetër që mbetej nga

shteti shqiptar. Italia shfaqej e hapur që të pranonte ekzistencën e një shteti të vogël shqiptar në

Shqipërinë e Mesme, por me kushtin që ai të vihej nën kontrollin e Romës (nën protektoratin e

saj).4

Në fund të tetorit dhe fillim të muajit nëntor 1914, qeveria greke filloi pushtimin e fshatrave

dhe qyteteve të Shqipërisë së Jugut. Me fillimin e Luftës së Parë Botërore, Greqia e cila ishte

ende neutrale, rriti në kulm tensionet në trojet shqiptare që sapo kishte aneksuar. Ushtria dhe

bandat greke dogjën dhe shkatërruan shumë fshatëra, ndërsa mijëra banorë u larguan.5 Por,

1 Giuseppe Galasso, Critica e Documenti Storici, vol. III, Firenze: Il Tripode, 1972, f. 520 (Documenti nr. 64 “L’intervento Italiano”). Shiko gjithashtu Pierre Lasturel. L’Affaire Greco Italienne de 1923, Paris: Societe Anonyme D’Editions, 1925, f. 20. 2 Arben Puto, Shqipëria Politike…, f. 159. 3 Pierre Lasturel, L’Affaire Greco Italienne de 1923, Paris: Societe Anonyme D’Editions, 1925, f. 15. Për pikat e Traktatit shiko Giuseppe Galasso. Critica e Documenti..., f. 517-518. (“Il patto di Londra”). 4 Tajar Zavalani, Histori e Shqipnis, Tiranë: Phoenix, 1998, f. 251. Shiko dhe Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë

përgjatë shekullit XX, Tiranë: Ideart, 2004, f. 81-82. 5 S. Cosmin, Diplomatie et Presse dans l’Affaire Grecque 1914-1916, Paris: Societe Mutuelle D’Edition, 1921, f. 11-14. Në Greqi, opinioni publik si dhe ai intelektual që në fillim të luftës, kishte shprehur në drejtim të politikës së jashtme dëshirën për t’u rreshtuar përkrah Anglisë dhe Francës, por duke pasur frikë nga ndonjë sulm turk ose

Page 38: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

xxxi

përpjekja për shpërnguljen e popullsisë çame kishte filluar disa muaj më parë kur bandat “vorio-

epiriote” detyruan me mijëra refugjatë të shpërnguleshin nga shtëpitë e tyre dhe të emigronin për

në veri drejt Vlorës dhe qyteteve të tjera. Masakrat vazhduan, si me djegien e fshatrave ashtu dhe

me dhunimin e vrasjen e familjeve të mëdha çame, poshtërimin e simboleve kombëtare

shqiptare, ato të fesë myslimane etj. Kudo në Konispol, Margëlliç, Filat, Ajdonat etj., viheshin re

pasojat e lëna prej bandave greke, të cilat përdornin çdo mënyrë për të detyruar popullsinë

shqiptare, kryesisht myslimane, që të largohej e të linte këto vende, të cilat do të

zëvendësoheshin me popullsi greke të ardhur nga Anadolli.1

Edhe Beogradi u përpoq të plotësonte “orekset” e tij nga gjendja e luftës. Trupat ushtarake

serbe të cilat kishin qenë edhe më parë në tokat shqiptare, gjatë muajit qershor 1915 kaluan

kufirin dhe më 27 qershor pushtuan Shkodrën. Serbia e cila deri në atë kohë kishte qendruar e

mënjanuar nga Fuqitë e Anatantës (edhe pse ishte aleate e tyre), duke parë shtrirjen e trupave

italiane në Shqipëri, vendosi të reagojë dhe të pushtojë pjesën më të madhe të Shqipërisë veriore

dhe asaj të mesme. Por pushtimi i trupave serbo-malazeze nuk vazhdoi për një kohë të gjatë. Të

vëna përballë ushtrive perandorake austro-hungareze ato kapitulluan dhe vendin e tyre e zuri

administrata austriake e cila u shtri gjer në Vjosë.2 Përmes kësaj panorame kuptohet se gjatë

Luftës së Parë Botërore i terë territori i shtetit shqiptar jo vetëm që u kthye në një arenë lufte, por

dhe u pushtua prej trupave ndërluftuese që ndodheshin në terren.

Mbarimi i Luftës së Parë Botërore e gjeti Shqipërinë të copëtuar, të pushtuar dhe të dobët

ekonomikisht. Për të mos mjaftuar vetëm kjo gjë, më 18 shkurt 1918, ministri i Jashtëm britanik

Arthur James Balfur deklaroi se sistemimet e bëra në vitin 1913, në të cilat Shqipëria nuk

figuronte si palë nënshkruese, pushonin së ekzistuari si akt detyrues, për sa kohë që vet palët

nënshkruese gjenden në luftë me njëra-tjetrën. Kjo do të thoshte se Shqipëria do të paguante

haraçin e radhës ndaj Fuqive të Mëdha, të cilat me fillimin e Luftës së Parë Botërore kishin

prishur “Koncertin Evropian” dhe nuk mund të ishin më garante të asnjëanësisë së Shqipërisë,

shpallur më 1913. Kështu në Konferencën e Paqes në Paris, Shqipërisë i duhet të rikonfirmonte

bullgar (të cilat ishin rreshtuar në krah të Bllokut Qendror), ndikuan që politikisht Greqia të qendronte përkohësisht asnjëanëse. Megjithatë ndryshe nga opinion publik, mbreti Kostandin nuk e fshehu mbështetjen e tij për Kaizerin gjerman. 1 Fatmira Rama, “Çamëria në vitet 1912-1940”, Epiri i Jugut, Çamëria, Grup autorësh, Tiranë: UETPRESS, 2014, f. 267-269. Shiko po ashtu edhe Constantine A. Chekrezi. Albania Past and Present, NY: Macmillan, 1919, f. 158. 2 Giuseppe Galasso, Critica e Documenti..., f. 520.

Page 39: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

xxxii

edhe njëherë statusin e saj si shtet i pavarur, njohjen e qeverisë së saj, si dhe kufijëve të cilët

mbeteshin ende të pa vendosur përfundimisht në terren.1

Në këto kushte, grupet politike shqiptare brenda dhe jashtë vendit, pavarësisht pikëpamjeve të

tyre, ranë dakord në kërkesën e ngutshme për formimin e një qeverie të re, e cila do të

përfaqësonte interesat e popullit shqiptar në arenën ndërkombëtare si dhe do t’i përgjigjej situatës

brenda vendit për të rivendosur rregullin dhe për të administruar territorin shqiptar, një pjesë e të

cilit gjendej e pushtuar. Prandaj më 25 dhjetor 1918 u mblodh në ish-kryeqytetin e Shqipërisë në

Durrës, Kongresi në të cilin morën pjesë mbi 50 delegatë, kryesisht nga të gjitha trojet shqiptare.

Nuk morën pjesë delegatët e Vlorës si dhe krahinave të pushtuara prej trupave franceze e serbe.2

Të mbështetur në vendimet që kishte marrë Konferenca e Ambasadorëve në Londër si dhe mbi

parimin se Shqipëria ishte një vend i pavarur i cili nuk mori pjesë në luftë, ata zgjodhën një

qeveri të përkohshme si dhe një pleqësi si organ këshillues të qeverisë. Qeveria e Durrësit do të

kryesohej nga Turhan pashë Përmeti që kishte qenë edhe më parë kryeministër i zgjedhur nga

princ Vidi. Kjo ishte dhe arsyeja që ai u përzgjodh sërish për të qenë kryetar i qeverisë, për të

treguar vijueshmërinë e institucioneve qeveritare të shtetit shqiptar.3

Të gjithë delegatët u shprehën njëzëri për ruajtjen e pavarësisë, tërësisë tokësore të shtetit

shqiptar si dhe mbrojtjen e tij në arenën ndërkombëtare. Po ashtu u caktua dhe delegacioni që do

të shkonte në Konferencën e Paqes në Paris, i cili do të kryesohej nga vet Turhan pashë Përmeti,

dhe me anëtarë, imzot Luigj Bumçi, Mehmet Konica, Dr. Mihal Turtulli dhe Mithat Frashëri (i

cili u pengua ose ndalua që të shkonte në Paris prej qeverisë italiane).4 Përveç delegacionit

qeveritar, në Paris shkuan dhe delegacione të tjera me delegatë nga kolonitë shqiptare në

emigracion, duke filluar që nga përfaqësia e Federatës “Vatra”, “Partia Politike” e Amerikës,

kolonia shqiptare e Bukureshtit, ajo e Stambollit, Egjiptit etj. Figura të tilla si Reverendi Erikson,

mortat Qiriazi, Nikolla Ivanaj etj., mbrojtën çështjen shqiptare me të gjitha mundësitë e tyre,

përmes promemorieve, telegrameve e letrave të ndryshme me të cilat u drejtoheshin figurave të

njohura politike si dhe atyre që udhëhiqnin konferencën.5

1 Romeo Gurakuqi, Shqipëria dhe Çështja shqiptare pas Luftës së Parë Botërore (1 nëntor 1918 - 9 nëntor 1921) –

statusi i kufijëve dhe rindërtimi shtetëror, Shkodër: Camaj-Pipa, 2007, f. 16. 2 Kongresi i Lushnjes dhe Lufta e Vlorës, Tiranë: Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Historisë, 1974, f. 29-31. 3 Romeo Gurakuqi, vep. cit. f. 53. 4 Tajar Zavalani, Histori e Shqipnis..., f. 254. 5 N. Ivanaj, N. Ivanaj, Historija e Shqipëniës së Re, Vuajtjet e Veprimet e Mija (Pjesa e Parë). Tiranë: Shtypshkronja e Shtetit, 1943, f. 74-75.

Page 40: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

xxxiii

Duke ecur përgjatë kësaj linje, transformimet politike nga Perandoria Osmane tek shtetet

kombëtare, e nga shtetet kombëtare tek politikat nacionaliste ndaj shteteve më të vegjël të

Ballkanit, tregonin se ekspansioni i Evropës si dhe shteteve ballkanike drejt Perandorisë Osmane

nuk u shua përmes traktateve. Ai gjeti fundin e tij, vetëm në Konferencën e Paqes në Paris, ku

pothuajse harta e Evropës dhe ajo e Ballkanit u transformuan tërësisht nga ngjarjet e Luftës së

Parë Botërore. I tërë procesi i transformimit të rajonit të Ballkanit në fillim të shekullit të XX, u

ndikua prej interesave të këtyre fuqive.1 Njëherazi ndërhyrjet e Fuqive evropiane në rajonin e

Ballkanit shënuan dhe vijën e demarkacionit të ndikimit rus në këtë gadishull. Ndërhyrjet e

këtyre fuqive në jetën politike apo marrëdhëniet e këtyre shteteve, kishin për synim zvogëlimin e

influencës ruse si dhe afrimin e këtyre popujve me kulturën katolike perëndimore. Shkëputja e

tyre prej Perandorisë Osmane ishte një fakt i pashmangshëm për kohën, por shkëputja e tyre prej

ndikimit rus, do të rezultonte më e vështirë se ç’dukej në fillim. Lufta e Parë Botërore (1914-

1918) ishte një ngjarje e cila e pati origjinën e saj në Ballkan. Edhe pse gjendja në këtë rajon

ishte e qetë (pas dy vitesh lufte të përgjakshme), shtetet ballkanike ende kërkonin të zgjeroheshin

në kurriz të Perandorisë Osmane apo të përfitonin sa të mundnin nga Perandoria Habsburgase.2

Lëvizja Kombëtare shqiptare, sidomos ajo pas Luftës së Parë Botërore, u mbështet fuqishëm

fillimisht mbi idenë e një protektorati ndërkombëtar. Më pas kur ekzistenca e popullit shqiptar u

rrezikua prej vendeve fqinje, kaloi në një fazë më të përparuar duke kërkuar pavarësinë dhe

ekzistencën e një shteti shqiptar në kufijtë e përcaktuar në Konferencën e Ambasadorëve në

Londër gjatë korrikut 1913. Është fakt se politika e shtetit shqiptar nga pavarësia e deri në fund

të asaj dekade, ka qene e prirë drejt ruajtjes së tërësisë territoriale duke u konsideruar kështu si

një “politikë në mbrojtje”, përkundër atyre të shteteve fqinje që shfaqeshin agresive për të

përmbushur synimet e tyre ekspansioniste ndaj territoreve me popullsi shqiptare.3 Pas shpalljes

së pavarësisë dhe njohjes së saj nga Fuqitë e Mëdha në 23 korrik 1913, elita intelektuale

shqiptare përveç gëzimit për triumfin e arritur përjetoi dhe hidhërim për copëtimin e territoreve

dhe lënien jashtë tyre të një pjese të konsiderueshme të popullsisë shqiptare. Kështu mendimi

1 Ferdinand Schevill, Ballkani..., f. 406-408. 2 Po aty, f. 392, 395. 3 Lumo Skëndo, “Problemet e Shqipërisë indipendente”, Diturija. Tiranë: Nr. 8, Vol. 3, Qershor 1928 (E Përkohshme Shqipëtare; Del një herë në muaj), f. 281.

Page 41: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

xxxiv

politik shqiptar u nda në dy drejtime të mëdha për sa i përket politikës që duhet të ndiqte shteti

shqiptar ( tendencë kjo që u vu re edhe pas Kongresit të Lushnjes):1

- Njëri grup intelektualësh e veprimtarësh të përfaqësuar me “lëvizjen irredentiste”,

shtronte për diskutim çështjen, se a duhej vazhduar veprimtaria politike menjëherë pas

Luftës së Parë Botërore, për bashkimin e territoreve shqiptare në një shtet të vetëm, qoftë

dhe me luftë.

- Ndërsa grupi tjetër mendonte që, shteti i sapo shpallur duhej të forcohej e përparonte

brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht, në mënyrë që të jetë i qëndrueshëm politikisht

e më pas të shikohej nëse mund të arrihej të ndreqte gabimet e bëra në Kongresin e

Berlinit dhe Konferencën e Ambasadorëve në Londër.2

Një pjesë e historianëve dhe hulumtuesve shqiptarë që janë marrë me studimin e periudhës së

viteve të para të pas “Luftës së Madhe”, por dhe historiografia zyrtare komuniste e pas Luftës së

Dytë Botërore, kanë mbështetur idenë e përfaqësuar prej grupit të dytë të intelektualëve e

mendimtarëve që kishin bindjen se shteti shqiptari i sapo shpallur duhej të forcohej e përparonte

brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht, për të fituar një stabilitet politik që do t’i mundësonte

më pas realizimin e një politike të jashtme më aktive. Në këtë linjë mendimi rreshtohen Kristo

Frashëri, Paskal Milo, Arben Puto, Muin Çami, Gazmend Shpuza etj. Arben Puto është i

mendimit se organizimi i shtetit të ri shqiptar ngriti në vetvete disa dilema siç ishte ajo e

dualizmit mes parimit kombëtar kundrejt atij ndërkombëtar.

Në vend që të shikohej si një proces i natyrshëm, i brendshëm e t’i lihej Lëvizjes Kombëtare

ta perfeksiononte shprehjen shtetërore me mundësitë dhe me aftësitë e saj, organizimi i

Shqipërisë si shtet më vete u kthye, midis shumë problemeve të tjera, në një problem të forumeve

ndërkombëtare të nivelit më të lartë. Kjo pengoi mundësin që shteti shqiptar të fuqizohej e të

zhvillohej në një kohë më të shpejtë në vitet e para të pasluftës.3 Ardhja dhe ikja në pak muaj e

princit gjerman, fillimi i Luftës së Parë Botërore dhe dilemat mbi regjencën në fund të saj ishin

disa nga çështjet që trazuan politikën e brendshme; ndërsa në rrafshin ndërkombëtar çështje si

1 Hysamedin Feraj, Skicë e mendimit politik shqiptar, Tiranë: Shtëpia Botuese “Koha”, 1998, f. 146-147. 2 Po aty. f. 147. 3 Arben Puto, Historia diplomatike..., f. 109-110.

Page 42: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

xxxv

njohja e shtetit shqiptar, synimi për t’u pranuar në Lidhjen e Kombeve dhe caktimi i kufijve

verior, jugor dhe verilindor mbizotëruan veprimtarinë kombëtare të viteve 1918-1919.1

Nacionalizmi dhe deri diku irredentizmi shqiptar si rryma tjetër politike që përfaqësonte

mendimin se kryengritjet duhet të vazhdonin për të çliruar e bashkuar me shtetin amë edhe

territoret e tjera, filloi qysh në qeverinë e parë shqiptare, në Qeverinë e Vlorës, kur Hasan

Prishtina ministër në këtë qeveri. Ai i përkrahur dhe nga Bajram Curri, Elez Isufi etj., arriti një

marrëveshje për të organizuar një kryengritje të armatosur çlirimtare në tokat që kishin kaluar

nën zgjedhën serbe e malazeze, me qëllim që të sigurohej, në kundërshtim me vullnetin e Fuqive

të Mëdha, bashkimi i tyre me atdheun, – Shqipërinë e pavarur. Qeveria e Vlorës me kërkesën dhe

kërcënimin e ambasadorit serb për të qëndruar neutral, vendosi të qëndrojë asnjanëse.2 Lumo

Skëndo në artikullin me titull “Problemet e Shqipërisë indipendente”, thekson se kjo rrymë arriti

kulmin e saj pikërisht në vitet e pas Luftës së Parë Botërore. Këtu vlen të theksohet se

nacionalizmi shqiptar nisej nga besimi se politikisht lufta e armatosur për bashkimin kombëtar

nuk do të ishte asnjëherë synim më vete, por edhe nëse do e lypte rasti, ajo jo vetëm nuk do e

shkatërronte shtetin e krijuar shqiptar por, përkundrazi do të ishte një mbrojtje e tij. 3

Nacionalistët besonin se shteti i krijuar shqiptar s’do të mundej as të forcohej politikisht dhe

as të zhvillohej ekonomikisht pa arritur më parë bashkimin kombëtar. Pjesët e mbetura jashtë

këtij shteti ishin jetësore për ekonominë dhe zhvillimin e të gjitha trevave shqiptare. Ideologët e

nacionalizmit të viteve pas pavarësisë ishin të mendimit se marrëdhëniet miqësore dhe të

fqinjësisë së mirë të shtetit shqiptar me shtetin serb e grek ishin të pamundura dhe mbeteshin

iluzion jo real. Në përfytyrimin nacionalist shqiptar, disa nga aleatët kryesor të shqiptarëve në dy

dekadat e fundit kishin qenë Austro-Hungaria, Turqia e Gjermania, ndërsa armiqtë kryesor,

përveç Serbisë dhe Greqisë, ishin dhe Franca, Rusia dhe Anglia.4 Thyerja e disa prej “aleatëve”

të shqiptarëve në Luftën e Parë Botërore i la ata pa mbështetje. Për këtë arsye në Konferencën e

Paqes në Paris 1919, ata e hodhën vështrimin dhe shpresën e tyre tek Shtetet e Bashkuara të

Amerikës, të cilat ishin fuqia udhëheqëse e Konferencës së Paqes në Paris. Kjo tregonte se

nacionalizmi shqiptar duke qenë se nuk e përjetoi asnjëherë idenë e një bashkëpunimi ballkanik,

1 Lumo Skëndo, “Problemet e Shqipërisë indipendente”, Diturija. Tiranë: Nr. 7, Vol. 3, Maj 1928 (E Përkohshme Shqipëtare; Del një herë në muaj), f. 241-242. Autori shënon se e ka shkruar këtë artikull sipas kujtimeve personale. 2 Hysamedin Feraj, Skicë e mendimit politik..., f. 148-149. 3 Lumo Skëndo, “Problemet e Shqipërisë indipendente”..., f. 246-247. 4 Hysamedin Feraj, vep. e cit., f. 150-155.

Page 43: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

xxxvi

e pa më të arsyeshme ta hidhte vështrimin përtej Ballkanit se sa brenda tij, për të gjetur një aleat i

cili do ta ndihmonte në rrugën e gjatë për t’u bashkuar në një komb të vetëm.1

1 Hysamedin Feraj, Skicë e mendimit politik..., f. 155-161.

Page 44: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

1

KREU I

BALLKANI DHE SHQIPËRIA NË KONFERENCËN E PAQES NË PARIS

I.1. Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Paqes në Paris dhe interesat e tyre në rajonin e

Ballkanit

Konferenca e Paqes u hap zyrtarisht në 18 janar të vitit 1919 në Paris. Ajo u tСirr për t’i dСënë

fund gjendjes së luftës ndërmjet palëve që ishin në konflikt, Bllokut Qendror dhe Antantës.

Konferenca që në takimet e para u kthye në një arenë ku u përplasën fort interesat dhe u shfaqën

hapur grindjet e mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve fituese – Anglisë, Francës, SHBA-së dhe

Italisë, – si dhe disa shteteve të vogla që gjatë luftës kishin mbajtur anën e Antantës duke luftuar

përkrah tyre dhe që tani kërkonin të merrnin “shpërblimin e merituar”. Çështja shqiptare nuk u

pranua që të trajtohej asnjëherë prej shteteve fituese si çështje më vete në Konferencë, por ajo

ndryshe nga të tjerat u përfshi brenda të ashtuquajturës “Çështje e Adriatikut”. Në këtë të fundit

përplaseshin fuqishëm interesat e Italisë dhe Jugosllavisë mbi territoret e diskutueshme të

Fiumes, Istries dhe Adriatikut Lindor (kryesisht Shqipërisë).1

Parisi nuk shfaqej tërheqës në fillim të janarit 1919, pasi lufta kishte lënë kudo gjurmët e veta.

Lufta e Parë Botërore e cila mobilizoi popullsitë e Evropës, duke çliruar një sasi të paparë

energjie ushtarake e ekonomike, u kurorëzua në përfundim të saj me një paqe të ashtuquajtur

“masive”. Kurrfarë bisedimesh diplomatike të mëparshme nuk mund t’i afroСesСin sadopak гellit

të madh që u vu re në organizimin e Konferencës së Parisit. Të gjitha këto përpjekje patën një

ndikim të rëndësishëm në dekadad që do vinin pas, ndonëse pjesa më e madhe e asaj çka u

zhvillua atje nuk shfaqi vlera të rëndësishme, ajo mbeti e vetmja mënвrë për t’i dСënë drejtim

asaj çka mund të quhej bota e pasluftës.2 Në këtë konferencë u përfaqësuan me dhjetëra vende

dhe gjithashu lëvizje politike. Megjithatë pati edhe mungesa të cilat dukshëm binin në sy. Duke

shkelur rëndë traditat e mëparshme, Fuqitë e Mëdha vendosën që të mos ftonin në konferencë

fuqitë e mundura. Tri Fuqi të Mëdha të “Koncertit Evropian” nuk qenë në tryezë: Gjermania, e

cila u përjashtua si shtet i mundur, Austro-Hungaria e shpërbërë tashmë dhe Rusia, e cila po

1 Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH), Historia e Shqipërisë. Vëll. II, Tiranë: 1965, f. 465. 2 Misha Glenny, Histori e Ballkanit, 1804-1999. Tiranë: Instituti i Dialogut dhe Komunikimit, Toena, 2007, f. 361.

Page 45: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

2

kalonte “ferrin” bolshevik. 1 U pa e arsyeshme që ato të ftoheshin vetëm në momentin e

nënshkrimit të traktateve në lidhje me obligimet dhe ndryshimet territoriale apo pasojat që do

kishin këto shtete, të shpallura fajtore prej fuqive fituese.2

Rendi i para luftës do të merrte fund me nënshkrimin e pesë marrëveshjeve (mes Fuqive të

Antantës dСe atвre Qendrore), të cilat njëСeraгi do t’i jepnin formë dСe rendit të ri botëror.

Marrëveshjet e nënshkruara ishin: ajo e Versajës, më 28 qershor 1919 me Gjermaninë; e Saint-

Germain-en-Laye më 10 shtator 1919 me Austrinë (tashmë si republikë); e Neuilly-sur-Seine më

27 nëntor 1919 me Bullgarinë; Trainonit më 4 qershor 1920 me Hungarinë (edhe kjo pas lufte u

shpall republikë më vete); dhe Sevresit me Perandorinë Osmane më 10 gusht, e modifikuar më

pas me Konferencën e Kajros; dhe në fund me nënshkrimin e Traktatit të Lozanës më 24 korrik

1923.3 Në dilemën e tyre për të zbatuar ose jo 14 pikat e Uillsonit, Britania, Franca dhe Italia i

hapën rrugë një modeli të ri pushtimi, që do të bazohej mbi “Parimin e Mandateve”, një ide

diplomatikisht gjeniale, por dhe hipokrite. Në esencë të kësaj të fundit, fuqive fituese iu dha

“mandati” që nën mbikëqyrjen e një organizmi ndërkombëtar siç ishte Lidhja e Kombeve, të

zotëronin hapësira të tëra si në ish-kolonitë gjermane, ashtu dhe për ish-territoret otomane.4

Aleatët e mësipërm evropianë para luftës ishin përfshirë në një varg aleancash e

marrëvesСjesС të cilave tasСmë pas lufte duСet t’i jepnin drejtim. EdСe pse ata deklaronin se

kishin luftuar për liri, sërish në thelb mbeteshin të lidhur në marrëveshjet e nënshkruara para dhe

gjatë luftës, të cilat kryesisht kishin si qëllim përfitimet territoriale në kurriz të shteteve

humbëse.5 Kundër kësaj politike interesash ishte deklaruar presidenti i Shteteve të Bashkuara të

Amerikës Udro Uillson, i cili përmes një programi me 14 pika dhe evokimit të Lidhjes së

Kombeve, ishte shprehur se nuk do të mbështeste politikën e vjetër evropiane të bazuar mbi

realpolitikën, por do mbështeste demokracinë, sigurinë dhe vetëvendosjen e popujve për të

1 Barbara Jelavich, History of the Balkans – Twentieth Century. Vol 2, Cambridge University Press 2006, f. 121-122. Trupat aleate gjendeshin ende në territorin rus dhe prisnin urdhrin prej fuqive të Antantës nëse do ndërhynin për të rrëzuar qeverinë bolshevike apo jo. 2 Misha Glenny, Histori e Ballkanit..., f. 362. 3 Dennis P. Hupchick, The Balkan from Constantinople to Communism. NY: Palgrave, 2002, f. 330. Me përjashtim të marrëveshjes së nënshkruar në Versajë, të gjitha marrëveshjet e nënshkruara më sipër ndikonin mbi rajonin e Ballkanit. 4 Giuseppe Galasso, Critica e Documenti Storici. Vol. III, Firenгe: Il Tripode, 1972, f. 533. Dokumenti nr. 67, “I 14 Punti di Wilson”. SСiko edСe Henrв KissinРer. Diplomacia. Tiranë: Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, f. 239. 5 Ferdinand Schevill, Ballkani Historia dhe Qytetërimi. Tiranë: Uegen, 2002, f. 406.

Page 46: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

3

ardhmen e tyre.1 U. Uillsoni ishte figura udhëheqëse e Konferencës së Paqes, por në çështjen e

qendrimit të tij në Evropë kishte një problem, pasi presidenti amerikan nuk mund të qëndronte

më shumë se një muaj jashtë Amerikës. Qendrimi i tij i gjatë në Evropë çoi në rënien e pozitës së

tij në Kongres.2 Rendi i ri i përfaqësuar prej SHBA-ve, ishte kundër marrëveshjeve të vjetra dhe

politikës së vjetër evropiane që e kishte shpënë botën drejt Luftës së Madhe. Në ndryshim nga

aleati përtej oqeanit, aleatët evropianë ishin më të interesuar për një politikë të bazuar mbi

ekuilibrin e forcave dhe në ruajtjen e aleancave të krijuara para dhe gjatë luftës. Ky dallim kaq i

madh ndërmjet politikës që kërkonte të ndiqte Udro Uillsoni në Konferencën e Paqes dhe

politikës që synonin të ndiqnin aleatët e tij evropianë, do të pasqyrohej gjatë gjithë kohës dhe

përgjatë diskutimeve të mbajtura në Paris. Prej të gjithë aleatëve që kishin dalë fitues nga lufta,

SHBA-të ishin të vetmet që nuk kishin interesa në kontinentin evropian, për këtë arsye ato ishin

distancuar nga politikat e marrëveshjeve. Ndërkohë Anglia, Franca dhe Italia, synonin të

përmbushnin qëllimet e tyre dhe premtimet që kishin marrë ose që kishin dhënë.3

Franca dhe Britania kishin interesa si brenda Evropës ashtu dhe përtej saj. Në radhë të parë

ato synonin të ruanin perandorinë e madhe koloniale që kishin; në radhë të dytë synonin të

mbështesnin aleatët e vjetër historik; dhe në radhë të tretë synonin të mbushnin vakuumin e

madh që kishte mbetur prej “rrëzimit” të dy perandorive të mëdha, Perandorisë Osmane dhe asaj

Habsburgase. 4 Gjatë Konferencës u vu re se mes Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara

marrëdhëniet përjetuan një gjallërim, ndërkohë që marrëdhëniet e secilit prej tyre me Francën

vazhduan të përkeqësoheshin. Britanikët i kishin parë gjithnjë francezët si konkurrentë të tyre për

territore dhe për këtë arsye kur Franca u përball gjatë kohës së Konferencës me një krizë

financiare, si Britanikët dhe SHBA-të vonuan t’i jepnin Сua asaj. Francezët vijuan të akuzonin

amerikanët se ishin ata që po vononin vendimet e konferencës, nga të cilat Franca fitonte jo pak.

Këto akuza si dhe shumë të tjera që politikanët francez bënin ndaj Uillsonit dhe delegatëve

amerikanë, ndikuan që opinioni në Amerikë, nga pro-francez të kthehej në pro-britanik.5 Britania

përfaqësohej prej Llojd Xhorxhit, i cili i gjendur përpara një Gjermanie gati për të shpërthyer

brenda vendit dhe një France të shqetësuar, u përqendrua më shumë në manovrimin midis

Klemansosë dhe Uillsonit. Ndërkaq qëndrimin e Francës e mbronte Zhorzh Klemansoja. Ai i

1 Dennis P. Hupchick, The Balkan..., f. 331. 2 Henry Kissinger, Diplomacia. f. 229-230. 3 Ferdinand Schevill, Ballkani, Historia..., f. 406-407. 4 Margaret Macmillan, Paris 1919..., f. 71. 5 Po aty, f. 177-178.

Page 47: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

4

kishte vënë vetes një detyrë, të zhbënte atë çfarë kishte ndërtuar Bismarku dhe të rivendoste

përparësinë e tipit Rishelje në Kontinent. Ai ishte kundër tolerancës së sistemit ndërkombëtar

dhe përkrahte një politikë të vijës së ashpër ndaj të mundurve.1 Në anën tjetër, Italia përfaqësohej

mes Fuqive të Mëdha prej Vitorio Orlandos i cili edhe pse shfaqej si një politikan shumë

energjik, shpeshherë kalonte në pozicion të dytë dhe dublohej prej ministrit të tij të Jashtëm

Sidney Sonnino.2 Italia e cila para luftës kishte parë tek Britania miqësinë sipas së cilës Roma do

përmbushte të gjitha kërkesat e saj territoriale, pas luftë u ndje e zhgënjyer, kur pa se Britania më

shumë përkrahu zgjerimin e Greqisë në Egje, Anadoll dhe Ballkan, sesa interesat italiane në këto

hapësira.3

Për disa shtete konferenca do të ngjallte pritshmëri të mëdha, ndërsa për shtete të tjera

përfundimi i marrëveshjeve të armëpushimit dhe fillimi i Konferencës së Paqes në Paris nuk do

shënonte në vetvete fillimin e një periudhe paqeje, as stabiliteti në Ballkan. Greqia e Turqia ende

nuk i kishin zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre, gjë e cila vazhdoi deri në vitin 1922. Veç kësaj

në vitet e pasluftës, në shumicën e rajonit të Ballkanit ndodhën ndryshime të mëdha që i detyruan

popujt të përshtaten ndaj marrëdhënieve kryesisht të reja politike. Si ngjarje të mëdha për

gadishullin mund të përmenden, formimi i mbretërisë Serbo-Kroato-Sllove, krijimi i një

Rumanie të madhe, dëbimi i grekëve nga Azia e Vogël, revolucioni në Perandorinë Osmane dhe

formimi përfundimtar i një qeverie të qëndrueshme shqiptare.4 Pavarësisht kësaj, sipas termave

të përcaktuar në Versajë, – në “fitimtarë” dhe “të mundur”, – dhe asaj se si Britania dhe Franca i

shikonin vendet ballkanike pas lufte: Serbia, Rumania dhe Greqia ishin fituese, ndërsa Bullgaria

dhe Perandoria Osmane ishin humbëse. Fuqitë e Mëdha në Versajë, sidomos ato që kishin dalë

fitimtare, i dhanë vetes të drejtën për të vendosur mbi fatin e popujve duke ndryshuar hartën dhe

krijuar shtete të reja apo dhe duke zhdukur kombe. Të gjitha këto ndryshime bëheshin në emër të

interesit të tyre dhe dominimit.5 Si Britania ashtu dhe Franca mbështetën haptazi dhe fshehtazi

aleatët e tyre historikë. Nëse Britania u shfaq me e kujdesshme në mbështetjen e aleatëve

ballkanikë, duke parë interesat e saj ekonomike; Franca nga ana tjetër mbështeste ekzistencën e

1 Henry Kissinger, Diplomacia. f. 230-231. 2 Po aty, f. 231. 3 Ugo Frasca, I Raporti Italo-BrТtannТcТ e L’esecuгТone del Patto dТ Londra nel MedТterraneo OrТentale. Napoli: Casa Editoriale Scientifica, 1989, f. 15. 4 Charles & Barbara Jelavich, Themelimi i Shteteve Kombëtare të Ballkanit, 1804-1920. Tiranë: Dituria 2004, f. 274. 5 Dennis P. Hupchick, The Balkan..., f. 332.

Page 48: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

5

një Serbie dhe Rumanie të madhe e të fuqishme në Ballkan, në mënyrë që të pengonte ndikimin

italian në rritje.

Shpallja e krijimit të Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, në dhjetor 1918,

shënoi ngjarjen e parë të rëndësishme në Konferencën e Paqes. Shtetet e Bashkuara të Amerikës

ishin shteti i parë që njohën mbretërinë e re, ndërkohë që Franca dhe Britania e Madhe e njohën

më vonë. Rolin më të madh në këtë bashkim e luajti “Komiteti Jugosllav” me qendër në Londër.

Ky komitet ishte themeluar fillimisht prej Koalicionit kroato-serb të udhëhequr prej Ante

Trumbiç dhe Frano Supilos. Qëllimi i Komitetit ishte bashkimi i të gjithë sllavëve të jugut në një

shtet të vetëm.1 Në këtë qëllim përfshihej edhe aneksimi i Bosnje-Hercegovinës dhe një pjese të

konsiderueshme të Adriatikut, d.m.th territoreve me popullsi shqiptare. Në vitin 1917, Komiteti

arriti që të bashkonte në një qëndrim të përbashkët të gjithë sllavët e jugut, të cilët pranuan të

viheshin nën udhëheqjen e familjes mbretërore serbe të Karagjorgjeviçëve. Në dhjetor të po atij

viti u shpall “Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene” (SKS).2 Shpallja e kësaj mbretërie përkoi me

mbajtjen e Konferencës në Paris si dhe diskutimet mbi çështjet e kufijve dhe nacionaliteteve në

Ballkan. Mbretëria e re e sllavëve të jugut, kërkonte të rriste zotërimet e saj sa më shumë.

Thyerja në Luftën e Parë Botërore të Perandorisë Austro-Hungareze, i hapi rrugën përpjekjeve

serbe (tashmë në një mbretëri të unifikuar) dhe Italisë, që të shtrinin ndikimin e tyre drejt zonave

që më parë kishin qenë influencë habsburgase.3 Për nacionalistët italianë, Jugosllavia nuk ishte

gjë tjetër vetëm se armiku i tyre kryesor që kishte zënë vendin e Austro-Hungarisë. “Në dëmin

dhe shqetësimin tonë, – thoshte kryeministri italian Orlando në atë kohë, – do ishte që

Jugosllavia të zinte vendin e Austrisë dhe gjithçka do ishte po aq e sikletshme si më parë.”4

Italia synonte prej dekadash që ta kthente Adriatikun në një “liqen italian”. Por, para lufte

këto synime kishin ngjallur reagimin e Austro-Hungarisë, e cila e kishte kundërshtuar me të

gjitha mënyrat dhe mjetet këtë zgjerimi të Italisë drejt lindjes. Pas thyerjes së Perandorisë

Austro-Hungareze dhe asaj Osmane, përmes një politike të bazuar mbi prakticitetin dhe

perspektivën, diplomacia e Soninos kishte krijuar kushtet e favorshme diplomatike

ndërkombëtare për të ruajtur ndikimin mbi qeverinë shqiptare, që do ishte nën tutelën italiane

1 Barbara Jelavich, History of the Balkans..., f. 124. 2 Po aty, f. 125. 3 Ferdinand Schevill, Ballkani, Historia..., f. 408. 4 Margaret Macmillan, Paris 1919..., f. 143.

Page 49: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

6

dhe rritjen e ndikimit të saj në Ballkan.1 Ajo besonte se, fitorja e saj përkrah Antantës në Luftën e

Parë Botërore do t’i jepte mundësinë për ta realizuar këtë synim. Sipas Kostandin Çekrezit, me

hyrjen e Italisë në luftë, qeveria italiane pat deklaruar zyrtarisht se një ndër qëllimet kryesore

(për të cilat pranoj të mbështeste Antantën) ishte dhe garantimi i “stabilizimit dhe pavarësisë së

shtetit shqiptar”.2 Por kjo gjë nuk ishte e vërtet pasi nga ana e tyre italianët i mbështesnin

kryesisht pretendimet mbi Traktatin e Londrës të vitit 1915, ndërkohë që për jugosllavët

premtimet e traktatit të Londrës ishin skandaloze, përderisa Italisë i ishin premtuar hapësira që

nuk banoheshin prej italianëve.

Politika e shtetit italian e shikonte të domosdoshme përballjen me Jugosllavinë, si e vetmja

mënвrë për t’u гРjeruar drejt Dalmacisë dСe për të ruajtur dominimin e saj në SСqipëri, ku

interesat italiane përplasesСin sërisС me ato juРosllave. Për t’ju kundërvënë politikës juРosllave,

Italia mbështetej tek marrëdhëniet e mira me Bullgarinë, Hungarinë e Austrinë, shtete të cilat

kishin divergjenca me Jugosllavinë. E duke ju kundërvënë synimeve ekspansioniste jugosllave

në Ballkan, ajo indirekt i kundërvihej rivales së saj Francës. 3 Po ashtu Italia u mundua të

përmirësonte marrëdhëniet e saj me Britaninë përmes një aleance të heshtur, kundër rritjes së

ndikimit francez në Evropë dhe koloni. Por kjo miqësi me Britaninë, mbetej e kushtëzuar prej

interesave të Londrës. Që para luftës, Londra i kishte parë me dyshim synimet italiane në

Mesdhe dhe sidomos ato në Mesdheun Lindor. Kjo hapësirë bënte pjesë në interesat vitale të

Kurorës dhe kishte rëndësi jetike në procesin e komunikimit mes Evropës dhe Afrikës për

Britaninë.4 Për Londrën zgjerimi i zotërimeve italiane nga Egjeu deri në Kanalin e Suezit mund

t’i sСkaktonte Britanisë Сumbje të mëdСa treРtare, të cilat ajo i fitonte nРa treРtia detare.

Njëkohësisht mund të ndikonte për keq dhe në interesat që Britania kishte në Egjipt.5

Jugosllavia nga ana tjetër i kundërvihej qëllimeve italiane ndaj Shqipërisë dhe nuk harronte

që, në kohën e luftërave ballkanike, Italia kishte përkrahur kundër Serbisë, pavarësinë e

1 Massimo Borgogni, Tra continuita e incertezza: Italia e Albania (1914-1939): La strategia politico-militare dell’ItalТa Тn AlbanТa fТno all’OperaгТone “Oltre Mare TТrana”. Milano: FrancoAngeli, 2007, f. 66. Shiko edhe Ugo Frasca. I Raporti Italo-Britannici..., f. 12. 2 Kostantine A. Chekrezi, AlbanТa…, f. 161. Autori ka qenë një figurë e shquar shqiptare, i cili studimet e tij të para i kreu në Gjimnazin e Korçës, e më pas studioi në Harvard. Gjatë viteve 1913-1914 ishte në Shqipëri në cilësinë e Sekretarit të Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Vite më pas botoi dhe shkroi si gazetar artikujt të shumtë për Shqipërinë dhe shiptarët. 3 Pierre Cabanes, O. Chaline, B. Doumerc, A. Ducellier, M. Sivignon, Historia e Adriatikut. Tiranë: SHL&K, 2005, f. 475, 477-478. 4 Pranvera Teli (Dibra), Shqipëria dhe Diplomacia Angleze 1919-1927. Tiranë: Neraida, 2005, f. 20-21. 5 Ugo Frasca, I Raporti Italo-Britannici..., f. 12-13.

Page 50: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

7

Shqipërisë. Konflikti ndërmjet Italisë dhe Jugosllavisë në lidhje me pretendimet e tyre në

Ballkanin perëndimor dhe veri-perëndimor u përfshi në të ashtuquajturën “Çështje e Adriatikut”.

Konflikti i drejtpërdrejtë jugosllav me Italinë ishte përqendruar tek tri zona kryesore: Dalmacia,

Istria me portin e saj të Triestes dhe porti i Fiumes (Rjeka). Dy rajonet e parë i ishin premtuar

Italisë në Traktatin e Londrës, ndërsa Fiume jo.1 Si në Dalmaci ashtu dhe në Istrie, mbizotëronte

popullsia sllave, ndërsa Fiume kishte një popullsi të konsiderueshme italiane dhe hungareze. Për

Serbinë e para luftës dhe para krijimit të Mbretërisë SKS, dalja në det kishte qenë një ëndërr e

vjetër. Krijimi i mbretërisë SKS, i ndryshonte tërësisht perspektivat me të cilat sllavët e jugut e

kishin përfytyruar daljen në det. Gjatë gjithë luftërave ballkanike, serbët dhe malazezët kishin

luftuar që të pushtonin portin e Shkodrës, por mosrealizimi i këtij synimi, i detyronte tashmë ata

që të luftonin me të gjitha mjetet për të mos lëshuar portin e Fiume-Rjekës në Dalmaci.2 Që në

takimin e parë në Paris, Këshilli i Lartë vërejti se i duhej të merrej me produktin e papritur të

Jugosllavisë. Një ndër çështjet që u shtrua menjëherë për diskutim ishte se: A do të trajtohej Mali

i Zi si vend i veçantë apo jo? Sonino duke folur në emër të italianëve e kundërshtoi ngritjen e

çështjes duke argumentuar se serbët e malazezët ishin e njëjta gjë. Ishte e qartë se Italia nuk

dëshironte që Serbia të merrte hapësira të tjera përveç atyre që kishte tashmë. Italia do kënaqej

nëse Serbia do mbante Malin e Zi, ndërkohë që Roma do të merrte protektoratin e saj mbi shtetin

shqiptar. Për këtë arsye Sonino mendonte se Serbia duke marrë Malin e Zi, nuk do mund të

kërkonte dhe Shqipërinë e veriut.3

Diskutimet në Versajë mbi kufijtë e Mbretërisë SKS vazhduan për një kohë të gjatë dhe ishin

të lodhshme. Prej të gjithave, vetëm vija kufitare e mbretërisë me Greqinë ishte e

padiskutueshme, ndërsa ajo e interesave të Italisë në Shqipëri, vijoi të mbetej problematike dhe e

komplikuar.4 E gjithë kjo vine se pas lufte, ushtritë serbe mbajtën të pushtuar Kosovën, krahinat

veri-lindore të Shqipërisë dhe Maqedoninë. Përplasja mes Italisë dhe Jugosllavisë do të merrte

1 Charles & Barbara Jelavich, Themelimi i Shteteve..., f. 277. 2 Pierre Cabanes, Historia e Adriatikut..., f. 481. Pavarësisht luftës dhe përpjekjeve të mëdha diplomatike për të marrë portin e Rijekës në zonën e Fiumes, sërish ky port nuk krijonte kushte të favorshme për komunikimin e tij me pjesën e brendshme të Ballkanit. Kjo vinte si shkak i maleve Dinarike të cilët pengonin komunikimin e zonave bregdetare me ato më në zemër të gadishullit duke vështirësuar ndjeshëm jo vetëm komunikimin, por dhe shkëmbimet ekonomike dhe ato tregtare. Bazuar mbi këtë arsye, Mbretëria SKS e shikonte portin e Shkodrës si më të favorshëm në krahasim me portet e tjera të përmendura më sipër. 3 Margaret Macmillan, Paris 1919..., f. 150. 4 Ferdinand Schevill, Ballkani, Historia...,, f. 411.

Page 51: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

8

fund me Traktatin e Rapallos të 12 nëntorit 1920.1 Në një aspekt tjetër, Konferenca e Paqes

shënoi ndryshimin e konceptit të trajtimit të shteteve, të kombeve e të kufijve të tyre dhe shënoi

fillimin e përplasjes politike jo vetëm ndërmjet humbësve të luftës, por edhe ndërmjet fituesve të

saj. Italia ndryshe nga fuqitë aleate shkoi në konferencë me mendimin se aty do të gjente zbatim

Traktati i Londrës i 26 prillit 1915, garant të së cilit ishin Franca dhe Anglia. Në të njëjtën kohë

Italia ndjehej e fuqishme pasi tashmë ajo kishte pushtuar pjesën më të madhe të territoreve

shqiptare pas largimit të trupave austro-hungareze. 2 Pak kohë para fillimit të Konferencës,

britanikët dhe francezët e kuptuan se Italia nuk kishte dhënë ndonjë kontribut të rëndësishëm për

fitoren e aleatëve. Ushtritë italiane kishin shfaqur vonesa të theksuara në sulmin e tyre kundër

Austro-Hungarisë dhe kjo kishte shkaktuar një rrëmujë të madhe. Po ashtu anijet italiane

rrallëherë kishin rrezikuar duke dalë jashtë porteve të tyre, me gjithë premtimet e përsëritura për

të patrulluar në Mesdhe dhe Adriatik. Ndërsa qeveria italiane ishte treguar dorështrënguar, duke

ruajtur burimet e veta dhe përdorur sa më pak gjatë luftës.3

Në anën tjetër, Greqia ishte një ndër shtetet ballkanike që u zgjerua më shumë pas

përfundimit të luftës. Zgjerimi kryesor i territoreve greke u bë në drejtim të Thrakës dhe portit

bullgar të Dedegacit, si dhe marrjen e qytetit të Adrianopojës, i cili në atë kohë i përkiste

Perandorisë Osmane. Grekët gjithashtu morën qytetin e Smirnës në Anadoll dhe ishujt e

Dodekanesit. Me këto zgjerime Greqia u bë një fuqi e madhe në detin Egje dhe mund të luante

një rol aktiv në çështjet e Ballkanit, Mesdheut dhe Lindjes së Mesme. Zgjerimi i territoreve në

Egje, ndodhi për shkak të miqësive të krijuara mes Fuqive të Mëdha dhe Venizellosit. Por

popullariteti i këtij të fundit brenda vendit të tij ishte në rënie dhe kjo u shfaq hapur në zgjedhjet

parlamentare të vitit 1920, në të cilat ai humbi dhe opozita kërkoi kthimin e mbretit Konstantin.4

Konferenca e Paqes heshturazi vendosi që ta shpallte e dënonte “me vdekje” Perandorinë

Osmane. Negociatat që vazhdonin në Paris përgatisnin gjithashtu edhe hartat e copëtimit të

zotërimeve të saj. Ky “ekzekutim”, përfundimisht ndodhi gjatë bisedimeve të mbajtura në Sevres

gjatë muajit gusht 1920. Sipas marrëveshjes së nënshkruar më 10 gusht (në Sevres), territoret e

Arabisë Saudite, Sirisë dhe Mesopotamisë do të ishin të lira prej sundimit turk. Britania e Madhe 1 Dennis P. Hupchick, The Balkan..., f. 333. Sipas Traktatit të Rapallos, Italia mori Istrien, portin e Гadarit dСe i’u premtua protektorati mbi Shqipërinë, si dhe disa ishuj të vegjël në bregdetin Dalmacian. Ndërsa Serbia, pjesën tjetër. Ndërkohë, Fiume u shpall qytet i lirë edhe pse ekonomikisht u lidh ngushtë me Italinë. 2 Massimo Borgogni, Tra continuita e incertezza..., f. 66-67. 3 Dennis P. Hupchick, The Balkan..., f. 325. 4 John S. Koliopoulos, Thanos M. Veremis, Modern Greece – A History since 1821. London: Wiley-Blackwell, 2010, f. 90. Shiko dhe Richard Clogg, Histori e përmbledhur e Greqisë. Tiranë: Toena, 2004, f. 94-95.

Page 52: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

9

mbështetur mbi parimin e mandateve mori kontrollin mbi Palestinën dhe po ashtu

Mesopotaminë, ndërkohë që Siria iu dorëzua Francës. Greqia ndërhyri ushtarakisht në qytetin e

Smirnas dhe pushtoi një pjesë të zotërimeve turke në Azinë e Vogël dhe Thrakë. Kërcënimi më i

madh që ajo i bënte Perandorisë Osmane ishte marrja e Stambollit. Portës i mbetën vetëm

zotërimet në Anadoll. 1 Por dhe Anadolli turk nuk u la në duart e perandorisë. Monopolet

financiare dhe ekonomike të vendit, bazuar tek traktati i nënshkruar që më 1914, i kaluan

Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë. Në bazë të këtij traktati qëndronin borxhet që Perandoria

Osmane i kisСte këtвre vendeve dСe që nuk kisСte mundur t’i sСlвente. Më pas këto vende u

siguruan që të shtrinin kontrollin e tyre edhe mbi administratën turke.2 Si fuqi e mundur gjatë

luftës, Perandoria Osmane nuk u ftua në Konferencë, por një ndër çështjet më të rëndësishme të

diskutimeve të mbajtura në Paris do të ishte dhe ajo mbi “Borxhin Publik Otoman”, çështje të

cilën e ngritën Fuqitë e Mëdha dhe që ja kërkonin me insistim si Turqisë ashtu dhe shteteve që

ishin shkëputur prej saj pas lufte. Në diskutimet për Borxhin Publik Otoman do të përfshihej

edhe Shqipëria, si një vend i cili kishte qenë pjesë e Perandorisë Osmane.

Fillimi i punimeve të Konferencës së Paqes në Paris më 18 janar, tërhoqi edhe vëmendjen e

shtetit shqiptar, i cili u drejtua nga kjo konferencë me shpresën se do gjente një zgjidhje të drejtë

ndaj kërkesave kombëtare që ai kishte. Por këto kërkesa nuk gjetën në Paris asnjë mbështetje.

Përkundrazi interesat e shtetit shqiptar u nëpërkëmbën edhe pse ai nuk kishte marrë pjesë në luftë

dhe territoret e tij ishin pushtuar prej fqinjëve dhe Fuqive të Mëdha. Megjithatë, situata në

Shqipëri vështirësohej edhe më shumë nga fakti se trojet e saj ishin objekt i lakmive të serbëve,

italianëve dhe grekëve, e duke qenë të gjithë në kampin e fitimtarëve, ata kishin mundësinë që

t’u jepnin epërsi kërkesave të tвre Рjatë Konferencës së Paqes.3

Qëndrimi i këtyre fuqive në Konferencë, së bashku me ato të vendeve fqinje, mund të

përmblidhet në dy pika kryesore, të cilat në varësi të kohës dhe situatave të paraqitura për

diskutim në Paris, evoluonin dhe i linin vend njëra-tjetrës:

Së pari – Shqipëria të mos njihej shtet në përmasat e Konferencës së Ambasadorëve në Londër,

meqë vlerësohej se ajo ishte krijuar sipas interesave të Austro-Hungarisë, e cila kishte humbur

luftën dhe ishte rrënuar si perandori.

1 Ferdinand Schevill, Ballkani, Historia..., f. 421. Shiko dhe Historia e Shtetit, Shoqërisë dhe Qytetërimit Osman. Tiranë: AIITC, 2009, f. 146-147. 2 Ferdinand Schevill, vep. e cit., f. 421. 3 Pierre Cabanes, Historia e Adriatikut..., f. 470.

Page 53: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

10

Së dyti – Edhe po qe se duhej të mbetej diçka prej saj, atëherë të ruheshin kornizat e Traktatit të

Fshehtë të Londrës, të vitit 1915, prej nga mund të dilte vetëm një Shqipëri e vogël dhe e

cunguar, që dhe si e tillë do të lihej nën protektoratin italian.1

Nisur nga këto premisa, Italia përmes Traktatit të fshehtë të Londrës kishte siguruar zotërimin

e Vlorës dhe protektoratin mbi “shtetin e pavarur shqiptar” që do të formohej në Shqipërinë e

Mesme. Gjithashtu qeveria e Romës me kalimin e kohës e kishte shtuar oreksin dhe kërkonte që

ky shtet i mbetur, të shtrihej jo vetëm në Shqipërinë e Mesme, por në të gjithë kufirin e

përcaktuar gjatë korrikut 1913 dhe të ishte protektorat i saj, duke përjashtuar përfundimisht

kërkesat greke dhe ato jugosllave për ndarjen e Shqipërisë.2 Ndërkohë Greqia, në shkurt të vitit

1919, kur pati shansin të paraqiste çështjen greke përpara Këshillit të Lartë, përveç të tjerave

kërkoi dhe aneksimin e Korçës dhe të Gjirokastrës, por duke mos arritur që ta mbështeste këtë

kërkesë mbi fakte dhe parimin e kombësisë, Venizellosi paraqiste argumentin e gënjeshtërt dhe

të pavlerë fetar, se shqiptarët e krishterë të këtyre qyteteve ishin ortodoksë dhe si të tillë ata ishin

grekë. Venizellosi kishte gjetur si tek L. Xhorxhi edhe tek Klemansoja mbështetësit më të flaktë

të kauzës greke, gjë e cila i jepte përparësi kërkesave dhe parashtrimeve të tij edhe pse

mbështeteshin në fakte të paargumentuara. Ai kërkonte të fitonte dhe shpërblehej si shtet fitues

dhe bashkëpunues me Antantën gjatë luftës.3 Britanikët, që e kishin mbështetur për një kohë të

gjatë Perandorinë Osmane, ndjenin nevojën për një partner tjetër për të mbajtur skajin lindor të

Mesdheut të sigurt për lundrimet e tyre. Kjo e bënte Greqinë, shumë tërheqëse për britanikët.

Londra mendonte se një Greqi e fortë, do të ishte një aleat i leverdisshëm, ajo mund të mbushte

zbrazëtirën e lënë nga kolapsi i otomanëve.4

Përveç Italisë dhe Greqisë, fqinji tjetër Jugosllavia, nuk paraqiti fillimisht kërkesa të

drejtpërdrejta në Konferencën e Paqes në lidhje me Shqipërinë. Delegacioni jugosllav në

memorandumin e shkurtit 1919, shprehej për pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë e 1913. Ky

qëndrim i tyre përcaktohej nga rivaliteti që ekzistonte mes Jugosllavisë dhe Italisë si në

Adriatikun Verior ashtu dhe në Shqipëri. Qeveria e Beogradit në interesat e saj gjeopolitike,

preferonte të kishte të bënte më shumë me një Shqipëri të dobët e fqinje të saj, se sa me një fqinj

1 Jusuf Buxhovi, Kosova nga Konferenca e Londrës deri te protektorati ndërkombëtar. PrisСtinë: “Faik Konica”, 2012, f. 100. 2 Antonello Biagini, Historia e Shqipërisë, nga zanafilla deri në ditët tona. Tiranë: SHL&K, 2000, f. 139-140. 3 Margaret Macmillan, Paris 1919..., f. 410-411. 4 Po aty, f. 413.

Page 54: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

11

si Italia.1 Beogradi po ashtu synonte që ta kishte Shqipërinë e pavarur nën ndikimin e vet, duke u

munduar të afronte herë Esat pashë Toptanin dhe herë figura të tjera. Jugosllavia po përpiqej

njëkohësisht të ndalonte irredentistët kosovarë që kishin gjetur në Shqipëri mundësinë për të

гСvilluar aktivitetin e tвre e për t’u СedСur më pas në Kosovë. Por Beogradi ishte i vendosur se

nëse ndonjë sСteti tjetër do t’i njiСej e drejta e pushtimit ose protektoratit mbi Shqipërinë ose mbi

një pjesë të saj, atëherë Jugosllavia për të mbrojtur interesat e saj jetike, e shihte me vend që dhe

ajo të merrte pjesën që i takonte.2

I.2. Qëndrimet e shtetit serb dhe grek ndaj “Çështjes Shqiptare”

Ekzistenca e rivalitetit italo-jugosllav në Adriatik, kushtëzoi edhe çështjen shqiptare e cila u

ndje e kufizuar brenda kësaj arene. Beogradi i cili pas Luftës së Parë Botërore kishte arritur të

pushtonte një pjesë të madhe të territoreve shqiptare, kryesisht të Shqipërisë së Veriut, e ndjente

veten të kërcënuar përball kërkesave italiane të cilat ishin sanksionuar me Traktatin e Fshehtë të

Londrës të 26 prillit 1915.3 Nga ana tjetër Beogradi juridikisht nuk kishte arritur të nënshkruante

asnjë traktat me Fuqitë e Mëdha për sa i përket ekspansionit të tij pas luftës. Kjo pozitë e vinte

atë në një shkallë më poshtë në luftën politike përballë Italisë në Konferencën e Paqes. Duke

qenë se Italia bëhej (dhe në një farë mënyre me pushtimin e Vlorës dhe hinterlandit rreth saj ishte

bërë) fqinje e drejtpërdrejtë e Jugosllavisë, atëherë kjo e fundit për të parandaluar avancimin e

mëtejshëm gjeostrategjik të Italisë, u përpoq që gjatë viteve 1919-1920 të fuste në veprim gjithë

aparatin e saj ushtarak. Kjo do t’i sСërbente krijimit të një гone territoriale në SСqipërinë veriore

dhe atë veri-lindore, e cila do parandalonte marshimin e mëtejshëm të ushtrisë italiane.4 Gjatë

kohës që delegacioni shqiptar mbronte në Paris të drejtën për pavarësi dhe për pacenueshmëri

territoriale të Shqipërisë, ushtritë serbe gjatë korrikut 1919 ndërmorën një ofensivë të shpejtë në

bashkëpunim me trupat esadiste duke pushtuar krahinat e Krasniqes, Gashit, Nikajt dhe Mërturit.

Nga ana tjetër në Paris, Esat pashë Toptani përpiqej brenda dhe jashtë vendit të zhvlerësonte

luftën dhe përpjekjet e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për ruajtjen e pavarësisë dhe integritetit 1 Jusuf Buxhovi, Kosova nga Konferenca e Londrës..., f. 97. 2 Po aty, f. 97-98. 3 Muin Çami, Shqipëria në rrjedhat e historisë 19120-1924. Tiranë: Onufri, 2007, f. 111-113. 4 I Documenti Diplomatici Italiani, 6a Serie: 1918-1922, Roma: Vol. 1 (4 novembre 1918 - 17 gennaio 1919), Ministero DeРli Affari Esteri, Instituto PoliРrafico e Гecca Dello Stato, 1955. f. 6. Dokumenti nr. 14. “Il Ministro deРli Ssteri, Sonnino, all'ambasciatore a PariРi, Bonin LonРare”. Më 30 tetor 1918 sipas dokumentit, trupat serbe pushtuan Shkodrën duke vendosur kështu një vijë kufitare ndërmjet tyre dhe trupave italiane.

Page 55: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

12

territorial të Shqipërisë. Ai zhvillonte takime të ndryshme ku prononcohej për një Shqipëri

minimale të udhëhequr prej tij dhe duke nxjerrë në ankand pjesët e tjera të saj.1

Sulmet serbe që kishin nisur në përfundim të Luftës së Parë Botërore, vazhduan gjer në

dimrin e viti 1920 dhe gjatë kësaj kohe ushtritë serbe pushtuan krahinën e Shalës së Sipërme,

Kelmendin, Taraboshin dhe në nëntor u futën në qytetin e Shkodrës. Në bashkinë e këtij qyteti

ato ngritën flamurin serb. Ndaj këtij akti nuk mund të rrinte pa reaguar paria e qytetit, e cila

përmes një letre të firmosur nga figurat më të njohura dhe familjet më të mëdha shkodrane, i

kërkonte ministrave të punëve të jashtme të Italisë, Francës, Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara

të Amerikës, largimin e trupave serbe nga territori kombëtar shqiptar dhe të hiqej flamuri serb

nga bashkia e Shkodrës.2 Ndaj masakrave serbe mbi popullsinë shqiptare reagoi dhe “Komiteti

Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” përmes një note proteste të cilën ja adresonte Konferencës së

Paqes në Paris. Komiteti dënonte gjithashtu politikën e ndjekur prej qeverisë serbe, e cila përmes

dhunës së ushtruar detyronte shqiptarët që të nënshkruanin shkresa në të cilat kërkonin

bashkimin e këtyre krahinave me Serbinë.3 Krahas ofensivës ushtarake diplomacia serbo-kroato-

sllovene e vazhdoi ofensivën e saj diplomatike në Paris.

Gjatë shkurtit të vitit 1919, ministri i Jashtëm jugosllav Trumbiç, paraqiti kërkesat e

Beogradit para Këshillit të të Dhjetëve. Në këtë memorandum delegacioni serbo-kroato-slloven

shfaqi projektin e tij për një Shqipëri të pavarur dhe në kufijtë e vitit 1913, por nëse kjo nuk do të

realizohej, (që d.m.th nëse do të zbatohej Traktati i Fshehtë i Londrës i 26 prillit 1915), atëherë

edhe pala serbe dispononte të drejtën për të kërkuar një pjesë të territoreve shqiptare.4 Një prej

diplomatëve të njohur serb Ivan Vukotiç, që ishte marrë shumë kohë me çështjen shqiptare, dy

dekada më pas do të shprehej në “Elaboratin” e tij të 3 shkurtit 1939 se, ishte në interesin serb që

të kërkohej një Shqipëri e pavarur në Paris 1919 dhe të minohej Traktati i Fshehtë i Londrës,

1 Paskal Milo, Shqipëria dhe Jugosllavia 1918-1927. Tiranë: SСtëpia botuese “Enciklopedike”, 1992, f. 51-52. Nërkohë që komandës italiane në Vlorë i vinin udhezime që ta shtynte ushtrinë italiane drejt Shkodrës për të zënë sa më shumë territore, e për të mos ja lënë ato trupave serbe. Shiko edhe I Documenti Diplomatici Italiani, 6a Serie: 1918-1922, Vol. 1 (4 novembre 1918 - 17 Рennaio 1919). f. 40. Dokumenti nr. 75, “Il Ministro deРli Esteri, Sonnino, al Comandante Supremo delle Forze Armate, Diaz, e al Comandante Superiore delle Forze Italiane nei Balcani, Piacentini” 2 ASHSH, Lufta e popullit shqiptar për çlirim kombëtar (1918-1920). Tiranë: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të SСqipërisë, SСtвpsСkronja “MiСal Duri”, 1975, f. 51. 3 Po aty, f. 61-62. 4 ASHSH, Historia e Shqipërisë. Vëll. II, Tiranë: 1965, f. 464.

Page 56: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

13

vetëm në këtë mënвrë do t’i Сapej rruРa Serbisë që pas përcaktimit të statusit të sСtetit sСqiptar,

të synonte një protektorat jugosllav mbi të.1

Për sa i përket palës shqiptare në Paris, kërkesat e saj nuk ishin marrë asnjëherë parasysh. Për

më tepër çështja shqiptare ishte trajtuar vetëm si objekt shpërblimi për të kënaqur pretendimet

ekspansioniste të shteteve fqinje. Delegacioni shqiptar që shkoi në Paris i paraqiti Konferencës

gjatë muajit shkurt 1919 dy memorandume. Me anën e tyre pavarësia e Shqipërisë konsiderohej

e siguruar me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1913 dhe kërkohej që të

ndreqeshin padrejtësitë që ishin bërë më 1878 dhe 1913.2 Duke u bazuar mbi raportin e datës 24

tetor 1919, që delegacioni shqiptar në Paris i dërgonte Rasih Dinos, Mithat Frashërit, Pandeli

Cales, Hilmi Këlcyrës dhe Sotir Koleas, figura të njohura të lëvizjes shqiptare, të cilët

përkohësisht ishin vendosur në Lozanë, cilësohej se brenda grupit shqiptar, por edhe prej

përfaqësuesve të emigracionit ishin bërë disa herë përpjekje për të arritur një marrëveshje

bashkëpunimi me Jugosllavinë. Por, përfundimisht kjo ide ishte hedhur poshtë prej të gjithë

përfaqësuesve shqiptarë që ndodheshin në Paris. Në të njëjtin raport thuhej se diplomacia

jugosllave ishte përpjekur shpesh që të bindte Ahmet Zogun nëpërmjet veglave të saj, duke i

premtuar atij një principatë shqiptare me kryeqendër Matin, por ky i fundit kishte refuzuar.3

Qeveria shqiptare që në muajin prill 1919, përmes Turhan Pashës, ishte munduar që të jepte një

ekspoze më të qartë për gjendjen në kufirin verior me Serbinë, ku përmes një letre i ishte drejtuar

Konferencës duke paraqitur fakte mbi dhunën që po ushtronin ushtritë serbe në trojet e

populluara prej shqiptarëve, duke dhunuar pleq, gra e fëmijë të cilët mundoСesСin t’i iknin

vdekjes në drejtim të Shkodrës e qyteteve të tjera të Shqipërisë veri-perëndimore ose asaj të

mesme.4

1 Nexhmedin Spahiu, Serbian Tendencies for Partitioning of Kosova. Budapest: (pa shtëpi botuese) 1999, f. 73. 2 Historia e Shqipërisë dhe e Shqiptarëve, (Grup autorësh), Prizren: Siprint, 2001, f. 194. Sipas dokumenteve italiane del që Roma ishte e interesuar për të rritur ndikimin e saj brenda delegacionit shqiptar. Për këtë arsye Komandanti S. Piacentini më 26 janar 1919, lajmëronte ministrin e Punëve të Jashtme, Sonino, se kishte mundësi që si përfaqësues i Shqipërisë së Mesme me delegacionin të bashkohej edhe Mustafa Kruja. Shiko I Documenti Diplomatici Italiani, 6a Serie: 1918-1922, Vol. 2 (18 gennaio 1919 – 23 marzo 1919). Roma: Ministero Degli Affari Esteri, Instituto PoliРrafico e Гecca Dello Stato, 1980. f. 72. Dokumenti nr. 14, “Il Comandante Superiore delle Forгe Italiane nei Balcani, S. Piacentini, al Ministro deРli Esteri, Sonnino”. 3 AQSH. F. 251. V. 1919. D. 17. Fl. 194-218. Për më Рjerë sСiko brenda raportit “MarrëvesСja me JuРosllavinë”. Kв raport apo kjo letër i është dërguar grupit të mësipërm prej delegacionit shqiptar të përfaqësuar prej Luigj Bumçit, Luigj Gurakuqit, Mehdi Frashërit dhe Lef Nosit, të cilët njoftojnë grupin shqiptar të vendosur në Lozanë mbi ecurinë e çështjes shqiptare në Konferencë, si dhe mbi përpjekjet jugosllave për të joshur delegacionin shqiptar me premtime të ndryshme. Dokumenti është një pasqyrë e saktë e asaj çfarë kishte ndodhur në Konferencën e Paqes prej fillimit e deri në muajin tetor. 4 AMPJSH. D. 1, V. 1919, Fl. 130-131. Letra e 17 prillit, mban emrin e Turhanë Pashës.

Page 57: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

14

Sipas memorandumit të 9 dhjetorit 1919, i cili nënshkruhej nga F. Polku (Franck Polk) për

SHBA, Xh. Klemanso për Francën dhe E. Krou (Eyre Croue) për Anglinë, kufijtë në veri dhe

veri-lindje të Shqipërisë do të mbeteshin të pandryshuar dhe (ndërkohë që Greqia dhe Italia do të

përfitonin nga një pjesë territoriale) Jugosllavia do të përfitonte vetëm një dalje tregtare në detin

Adriatik, gjë e cila Serbisë i ishte premtuar edhe gjatë vitit 1913. Kjo tregonte se kërkesa

jugosllave për ruajtjen e pavarësisë territoriale dhe politike të Shqipërisë nuk ishte marrë

parasysh prej Fuqive të Mëdha. 1 Qendrimi i njëanshëm i Fuqive të Mëdha në ndarjen e

Shqipërisë duke lënë jashtë Jugosllavinë (në memorandumin e 9 dhjetorit), e nxiti delegacionin e

Beogradit në Paris që të përpunonte edhe më tej qëndrimin që do të mbante në vazhdim gjatë

punimeve të Konferencës ndaj problemit shqiptar. Këtë qëndrim delegacioni jugosllav e paraqiti

gjatë një diskutimi që e nisi në dhjetor 1919 dhe e vazhdoi në ditët e para të janarit 1920. Në

diskutim, u prekën tri aspekte të problemit: ai i qëndrimit që duhej mbajtur ndaj pavarësisë së

Shqipërisë; ai ndaj tërësisë territoriale të shtetit shqiptar dhe ai i përcaktimit të kërkesave

territoriale në SСqipëri që BeoРradi pretendonte t’i aneksonte, të cilat deleРacioni juРosllav do

t’ia paraqiste Konferencës.2 Pas shqyrtimeve të shumta dhe diskutimeve, varianti më i pranuar

nga diplomacia jugosllave mbeti ai i pavarësisë së Shqipërisë, si i vetmi mjet politik që jepte

mundësinë të luftohej mandati italian mbi shtetin shqiptar, mandat i cili vlerësohej prej Beogradit

si një “rrezik i madh” për të ardhmen mbretërisë. Këtu duhet të theksuar se varianti i mënjanimit

të Italisë nga Shqipëria, si varianti i parapëlqyer nga Beogradi, kishte humbur çdo mundësi për

t’u pranuar prej Fuqive të MëdСa. Asnjëra prej tre Fuqive të MëdСa nuk donte që të ktСeСej pas

dhe t’i moСonte Italisë atë çka i kisСin njoСur deri atëСerë (ndërsa AnРlia dСe Franca atë çka

kishin nënshkruar në 26 prill 1915).

Në notën e 8 janarit 1920, delegacioni jugosllav deklaronte se e shikonte të gabuar dhe të

njëanshëm memorandumin e 9 dhjetori 1919 dhe se ai nuk ofronte zgjidhje optimale si për

çështjen e Fiumes ashtu dhe për atë shqiptare.3 Në këto rrethana, të miratimit të pretendimeve të

Italisë në Shqipëri, vëmendja kryesore e delegacionit jugosllav u përqendrua në përcaktimin e

kërkesave politike dhe territoriale ndaj shtetit shqiptar. Sipas notës jugosllave të 8 janarit,

kërkohej që e gjithë Shqipëria e Veriut të vendosej nën mandatin jugosllav. Kështu Jugosllavia

1 Muin Çami, Lufta çlirimtare antiimperialiste e popullit shqiptar në vitet 1918-1920. Tiranë: Mihal Duri, 1969, f. 130-131. 2 Muin кami, “Kompromisi Nitti i janarit 1920 dСe qëndrimi i JuРosllavisë ndaj problemit sСqiptar”, Studime Historike. Nr 1-4, Viti XLVI, Tiranë, 1995, f. 44. 3 Massimo Borgogni, Tra continuita e incertezza..., f. 69.

Page 58: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

15

kaloi nga faza “mbrojtëse” e pavarësisë territoriale të Shqipërisë në atë agresive-sulmuese, të

përhershme, që do të thotë se u kthye në identitetin e 1844. Pozicionimi i ri që zuri delegacioni

jugosllav nuk ishte i panjohur për delegacionin shqiptar. “Korrigjimi i kufijve” që kërkonte

Beogradi në të vërtetë ishte një pushtim, pasi trupat ushtarake jugosllave kishin arritur të

depërtonin deri në Shkodër dhe zbatimi i këtij synimi do të thoshte pushtim de facto dhe

zhvendosje kufijsh. Për ta materializuar këtë ide A. Trumbiç paraqiti në dy seanca radhazi, më 10

dhe 12 janar 1920, projektin që ai e quante si zgjidhjen më të mirë të çështjes shqiptare. Në fjalën

e tij ai ripohoi edhe një herë kërkesën për pavarësinë e Shqipërisë, ndërsa duke u ndalur në

pavarësinë territoriale ai kërkoi “korrigjimin” e kufijve, që do ta nxirrte Jugosllavinë në detin

Adriatik.1 Meqenëse “Çështja e Adriatikut” ende nuk po merrte zgjidhje, atëherë ndërmjet Llojd

Xhorxhit, Zh. Klemansos dhe F. Nittit u arrit një kompromis i ri më 13 janar 1920 (quajtur

ndryshe “Kompromisi Nitti”), i cili e ndante Shqipërinë ndërmjet tri shteteve fqinje. Vlora dhe

Сinterlandi do t’i kalonin Italisë, e cila do të kisСte dСe mandatin mbi sСtetin sСqiptar, kufiri

juРosllav do të sСtвСej deri në Drin, ndërsa Korça dСe Gjirokastra do t’i kalonin Greqisë.2

Përmbajtja e kompromisit iu bë e ditur delegacionit jugosllav po më 13 janar, pasdite. Teksa

pritej një përgjigje pozitive prej palës jugosllave, në të vërtetë ndodhi e kundërta, A. Trumbiç u

prononcua negativisht. Edhe pse kompromisi ishte një sukses në krahasim me memorandumin e

9 dhjetorit, përsëri ai binte ndesh me interesat kroat-sllovene, të cilët kërkonin të mbanin Fiumen

në vend të Shkodrës. Edhe një herë dolën në pah divergjencat nacionale brenda delegacionit

jugosllav i cili për të dytën herë u nda në dy pjesë, pala serbe që kërkonte aneksimin e Shkodrës

dhe krahinës përreth dhe ajo kroato-sllovene që kërkonte mbajtjen e Fiumes në vend të Shkodrës.

Përgjigjen zyrtare ndaj kompromisit të 13-14 janarit, pala jugosllave e dha më 28 janar 1920. Me

pak fjalë ajo e pranonte zgjidhjen e dhënë nga kompromisi i 13 janarit, duke shtuar ndryshimin

dhe saktësimin e bërë më 14 janar, por kërkonte që në vazhdim të bëheshin edhe disa ndryshime

të nevojshme “për sigurimin e paqes në Adriatik”. Në këtë moment kur u arrit një kompromis

shumëpalësh do të ndërhynte një faktor me rëndësi ndërkombëtare si SHBA, e cila hodhi poshtë

zgjidhjen e ofruar nga Kompromisi Nitti.3 Presidenti amerikan U. Uillson, në notën e 6 marsit

ProРramit “Naçertania” të Ilia GarasСaninit. 1 Muin кami, “Kompromisi Nitti i janarit 1920...”, f. 49. Kompromisit të 13 janarit 1920, në 14 janar, iu bë një ndrвsСim duke saktësuar se Fiume nuk do t’i kalonte Italisë por do të isСte një qвtet i lirë, edhe kësaj here delegacioni jugosllav, ndonëse nuk dha një përgjigje zyrtare negative, e kundërshtoi këtë zgjidhje. 2 Muin Çami, Lufta çlirimtare..., f. 135-136. 3 M. кami, “Kompromisi Nitti i janarit 1920...”, f. 50-55.

Page 59: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

16

1920 do të deklaronte përfundimisht ndarjen e çështjes shqiptare nga çështja e Adriatikut, duke

bërë të ditur se “nuk do të pranonte asnjë plan që do t’Т jepte JugosllavТsë një kompensТm

tokësor në pjesën verТore të SСqТpërТsë për atë që kësaj do t’Т merrej gjetТu”.1 Në këtë mënyrë

duke parë se marrëveshjet italo-jugosllave çonin drejt gllabërimit të plotë të shtetit shqiptar, gjë e

cila binte në kundërshtim me parimin e vetëvendosjes së popujve, aq shumë të kërkuar prej vet

U. Uillsonit, Uashingtoni ndërmori një veprim të drejtpërdrejtë, me të cilin Lëvizja Kombëtare

Shqiptare do frymëzohej për të luftuar edhe më tej. Ky akt e shpëtoi popullin shqiptar prej një

drame të radhës, që do të shtonte nëse do të zbatohej fatkeqësitë e 1878 dhe 1913. Pikërisht në

ato ditë kur çështja shqiptare diskutohej në Paris, në Lushnjë (28-31 janar 1920), u mblodh një

Kongres i ri Kombëtar nga gjiri i të cilit doli qeveria e re e drejtuar prej Sulejman Delvinës.

Detyra e vetme dhe kryesore e së cilës ishte bashkimi i të gjithë territoreve shqiptare që

mbaheshin të pushtuara në një shtet të vetëm në kufijtë e territorve të Shqipërisë “londineze”,

njohja e shtetit dhe vet qeverisë dhe vendosja e qetësisë dhe stabilitetit në vend.

Pretendimet greke në fillim të shekullit XX mbi territoret shqiptare, kanë qenë bazuar mbi një

politikë të qartë synimesh, të cilat për hir të së vërtetës janë mbështetur shpesh herë dhe prej

Fuqive të Mëdha. Mbështetësja më e madhe e këtyre synimeve ka qenë Britania e Madhe. Këtë

mbështetje ajo e dha jo vetëm gjatë Luftës së Parë Botërore, por edhe gjatë Konferencës së Paqes

në Paris. Në këtë konferencë, për çështjet që i përkisnin Greqisë u formua nga Këshilli i Lartë

Aleat një Komision i posaçëm i cili trajtoi edhe çështjen shqiptare, sidomos atë që kishte të bënte

me kufijtë veriorë të Greqisë (përkatësisht Korçën e Gjirokastrën). 2 Edhe pse mbështetja

britanike ndaj politikës së jashtme greke ishte qartësisht e dukshme, udhëzimet kamufloheshin

dhe jepeshin në kanale diplomatike për të mos ngjallur pakënaqësi tek fuqitë e tjera ose për të

mos nxitur kryengritje tek popullsia shqiptare. Kështu një ndër mbështetësit më të mëdhenj të

1 Jusuf Buxhovi, Kosova, nga Konferenca e Londrës..., f. 109. Gjithashtu Uillsoni i kishte deklaruar Nolit në takimin që kishte pasur me të gjatë korrikut 1918 në SHBA, se ai me gjithë fuqinë e tij do mbështeste të drejtën e popullit shqiptar në Konferencën e Parisit, për të pasur një shtet ashtu si të gjithë popujt e tjerë në Ballkan. Këto fjalë Noli i përsëriti edhe në një nga fjalimet e mbajtura prej tij në parlamentin shqiptar gjate vitit 1924. Për më shumë mbi këtë shiko Bisedimet e Këshillit Kombëtar, Viti 4 i botimit, 1924, Nr. 5, f. 69-73. 2 Timo Dilo, “кësСtja e Epirit të Veriut nРa pikëpamja diplomatike”, Bota e Re. E Përmuajshme, Kulturore, Tiranë: TipoРrafia “Tirana”, Tetor 1945, Viti I. Nr. 4, f. 33. SСiko edСe I Documenti Diplomatici Italiani, 6a Serie: 1918-1922, Vol. 2 (18 gennaio 1919 – 23 marzo 1919). f. 565-566. Dokumenti nr. 771, “Il Console Generale a Janina, Nuvolari, al Ministro deРli Esteri, Sonnino” – Janina, 11 marzo 1919. Sipas konsullit të përgjithshëm italian në Janinë trupat ushtarake greke janë në gatishmëri të lartë që në rast se shpallet bashkimi i Epirit të Veriut me Greqinë të ndërhyjnë menjëherë për të shtypur kryengritjet e mundshme prej popullsisë shqiptare. Ndërkohë që ai lajmëron se në Athinë po krijohet një rrymë e forte diplomatike për të nënshkruar një aleancë ndërmjet Greqisë e Italisë për ndarjen e Shqipërisë mes tyre.

Page 60: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

17

kryeministrit grek të asaj kohe Eleftherios Venizellos ishte kryeministri britanik Sër Eduard

Grey. Ai në janar të vitit 1915, udhëzonte Sër F. Eliot që të bisedonte me Venizellosin dhe ta

bindte atë që t’i basСkënРjitej Britanisë, Francës dСe Rusisë, duke i premtuar atij se kërkesat që

ai do të parashtronte do të plotësoheshin në mënyrë të kënaqshme.1 Mbështetja e Fuqive të

Mëdha ndaj Greqisë nuk mungoi as në Konferencën e Paqes në Versajë. Në interesat evropiane

Greqia zinte një vend më të rëndësishëm se Shqipëria, kjo ishte pothuajse e qartë gjithnjë kur

bëhej fjalë që ato të mbështesnin njërën apo tjetrën, ndërsa ndryshonte puna kur flitej që ato të

mbështesnin Greqinë, Italinë apo Jugosllavinë në rivalitetet që këto të fundit kishin mes tyre.

Fuqitë e Mëdha i trajtuan vendet sipas fuqisë dhe rëndësisë së tyre, e duke qenë se Greqia

zinte një vend më të rëndësishëm, atëherë ajo ishte më e privilegjuar se Shqipëria. Në radhë të

parë, Klemansoja që drejtonte Konferencën ishte një pro-grek i njohur, gjë të cilën e kishte

shfaqur edhe më parë në qëndrimet e tij. Së dyti, Fuqitë e Mëdha i kishin bërë premtime Greqisë

në mënyrë që ajo të luftonte përkrah Antantës, tashmë ato duhet të mbanin premtimet.2 Dhe së

fundi, Venizellosi kishte treguar se dinte të bënte miq mes politikanëve dhe diplomatëve, ai

gëzonte mes tyre një reputacion të konsiderueshëm që e favorizonte në krahasim me

përfaqësuesit e palës shqiptare që vajtën në Paris.3

Për çështjen shqiptare u diskutua shumë gjatë në Konferencën e Paqes, por në përgjithësi

kërkesat dhe të drejtat e shqiptarëve nuk u përfillën. Përveç Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene

dhe Italisë që pretendonin ndarjen e Shqipërisë, pretendime mbi këtë të fundit kishte dhe Greqia.

“Një ditë në dhomën e punës së tij, Venizellosi bashkoi miqtë rreth një harte të madhe, ku në të

shënoi me laps kufijtë e Greqisë që ai synonte: një gjysmë të mirë të Shqipërisë, pothuaj gjithë

Turqinë, ndërsa Kostandinopoja do të ishte kryeqytet i saj. Në 3 shkurtin e vitit 1919, Venizellosi

pati shansin të paraqiste çështjen greke para Këshillit të Lartë të Konferencës. Ai erdhi me

shënimet e tij, statistikat si dhe albumet fotografike. Ai i shfrytëzoi të gjitha, duke filluar me

historinë, gjuhën dhe po ashtu fenë dhe në fund duke dashur t’i serviloset amerikanëve, ai

shprehu përkrahjen e tij edhe për ‘vetëvendosjen e popujve’”.4 Megjithatë, Greqia nuk do arrinte

1 Socrates A. Xanthaky, Nicholas G. Sakellarios, Greece in her true light – Her position in the World-Wide War as expounded by El. K. Venizelos her greatest statesman in a series of official documents. USA, NY: 1916, f. 12-14. 2 Arben Puto, Shqipëria Politike..., f. 229. 3 Margaret Macmillan, Paris 1919..., f. 406-407. 4 Po aty, f. 407-411. Shiko dhe Miranda Vickers, The Albanian a Modern History. London: I.B. Tauris, UK, 2001, f. 93. Sipas M. Vickers “Aneksimi i Epirit të Veriut isСte vetëm njëri ndër sвnimet e sСumta që kisСte Greqia në Konferencën e Paqes në Paris. Opinioni publik grek kishte një oreks në rritje duke kërkuar territore të reja, lufta për Greqinë kisСte mbaruar sСumë Сerët...”. (f. 93).

Page 61: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

18

t’i quante të përmbusСura kërkesat e saj nëse ajo nuk do kisСte pjesën juРore të SСqipërisë

(Epirin Verior siç kishte qejf ta quante Venizellosi), në lindje Thrakën, ndërsa kufiri në Azinë e

Vogël të arrinte deri në Smirna.

Argumentet e Venizellosit, të arsyetuara e të renditura më së miri përpara Këshillit të Lartë,

kishin dhe boshllëqet e tyre. Venizellosi e parashtronte çështjen e kombit dhe kombësisë si një

çështje e cila bazohej kryekëput mbi përkatësinë fetare. Nisur nga ky argument ai e përshkruante

zhvillimin historik të Shqipërisë së Jugut si një histori plot me konflikte fetare në të cilën njerëzit

ishin të ndarë në myslimanë dhe të krishterë. Për t’i arРumentuar idetë e tij ai u përpoq të sillte

fakte mbi të ashtuquajturat “masakrat” që kishin kryer myslimanët ndaj të krishterëve, duke

dhënë shifra dhe argumente të paqena.1 Kur fliste për pretendimet mbi Shqipërinë e jugut (Epirin

e Veriut), ai argumentonte se njerëzit që ngjanin si shqiptarë apo flisnin shqip ishin grekë dhe

këtë e tregonte besimi i tyre ortodoks. Sipas tij, Greqia ishte një qytetërim më i hershëm e më i

lartë se ai shqiptar, prandaj, duke qenë se këta të fundit ishin të paaftë për të pasur një shtet të

tyrin, këto toka duСet t’i jepesСin Greqisë.2 Ai përpiqej të tregonte gjithashtu se ushtria greke

ishte plot me shqiptarë që ishin me origjinë greke dhe sipas shifrave që ai jepte, në Epirin Verior

jetonin 151.000 grekë, nga popullsia e përgjithshme që ishte 230.000. Sipas pretendimeve të

parasСtruara, territoret me sСumicë Рreke duСej patjetër t’i kalonin Greqisë, po kësСtu duСet të

ndodhte edhe me territoret pa shumicë të pastër (shqiptare). Shqiptarët shprehej ai, në të vërtetë

duhet të ndjeheshin me fat që Greqia po i përfshinte ata në një qytetërim më të lartë se i tyri.3

Sipas argumenteve që Venizellosi i paraqiste presidentit amerikan Udro Uillson, populli grek

në përputhje të plotë me interesat kombëtare, politikën e brendshme dhe atë të jashtme të tij, e

shikonte zgjidhjen e problemit të helenizmit në ekzistencën e një shteti të vetëm grek, të

bashkuar kombëtarisht, i cili do të përbëhej prej tokave të Epirit të Veriut, Trakisë bashkë me

Stambollin dhe Galipolin, vilajetit të Ajdinit dhe Bursës; kazatë e Nikomedisë, Dardaneleve,

1 Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së Parë Botërore (1919-1926). Vëll. 3, Tiranë: Albin, 2001, f. 8. 2 I Documenti Diplomatici Italiani. 6a Serie: 1918-1922, Vol. 1 (4 novembre 1918 - 17 gennaio 1919). f. 333. Dokumenti nr. 608, “Il Ministro ad Atene, Romano a Veггana, al Ministro deРli Esteri, Sonnino”, AtСina për t’i dalë para kërkesave të saj Në Konferencën e Paqes në Paris, më 20 dhjetor 1918 kishte prezantuar një grup të asСtuquajturisС “deputetë vorio-epiriot” sipas dokumenteve гвrtare italiene, për të folur në parlamentin Рrek. Ata treguan mbi dhunën që ushtronin ndaj tyre autoritetet italiane si dhe shqiptarët në bashkëpunim me të parët. Por pavarësisht fjalës që i kishte dhënë qeveria greke Romës, se ata nuk do të flisnin për Epirin Verior, ata sërish e përmendën këtë çështje duke e kthyer në një problem zyrtar mes dy vendve. Shiko edhe Tajar Zavalani, Histori e Shqipnis. Tiranë: Phoenix dhe Shtëpia e Librit, 1998, f. 255. 3 Margaret Macmillan, Paris 1919..., f. 411-412.

Page 62: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

19

Dodekanezit dhe ishullit të Qipros (duke i siguruar dhe grekëve të Pontit një “jetë politike të

pavarur”).1 Organi drejtues kryesor i Konferencës së Paqes, Këshilli i Kryetarëve të Qeverive

dhe Ministrave të Punëve të Jashtme, i përbërë nga përfaqësues të SHBA-së, Britanisë së Madhe,

Francës, Italisë dhe Japonisë, vendosi në mbledhjen e 4 shkurtit që të caktohej një Komision i

posaçëm në lidhje me shqyrtimin e rivendikimeve që kërkonte Greqia. Komisioni do të përbëhej

nga përfaqësues të katër Fuqive: SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë.2 Për sa i

përket kërkesave greke në lidhje me të ashtuquajturin Vorio-Epir, ato u diskutuan në

“Komisionin për Çështjet Territoriale të Greqisë”, i cili u kryesua nga Jules Cambon (francez),

me nënkryetar Robert Borden (britanik) dhe anëtarë e përfaqësues të tjerë (italianë, amerikanë

etj.). Komisioni i zhvilloi punimet nga 12 shkurti 1919, deri në 21 mars të atij viti.3 Në komision

u përplasën hapur interesat britanike për të mbështetur Greqinë drejt një zgjerimi të ri në kufirin

verior të saj me Shqipërinë, me interesat e Italisë të cilat kërkonin që ta mbanin Greqinë në

kufijtë e 1913.4 Më 15 shkurt 1919, delegacioni i qeverisë së Durrësit i drejtoi Konferencës së

Paqes një memorandum, të cilin për t’iu përРjiРjur pretendimeve Рreke (dСe atвre serbe) e quan

“Rivendikimet e Shqipërisë”. Në këtë memorandum thuhej: “Rivendikimet, që kombi shqiptar

paraqТtТ në Kongres kanë për objekt që t’Т ktСeСen sСtetТt sСqТptar, të cТlТt Тu njoС dСe Тu

garantua pavarësia nga Konferenca e Londrës e 1913: 1. territoret shqiptare të bashkëngjitura

Malit të Zi pas Kongresit të Berlinit dhe Konferencës së Londrës; 2. territoret shqiptare

bashkëngjitura Serbisë....; 3. territoret shqiptare të bashkëngjitura Greqisë....”.5

Ndërsa në 24 shkurt, delegacioni i paraqiti memorandumin e dytë Konferencës në të cilin

theksohej edhe një herë kërkesa për rivendikimin e trojeve të shkëputura padrejtësisht nga

Konferenca e Londrës më 1913, e cila i dha Greqisë të gjithë krahinën, duke filluar nga Arta deri

në Kepin Stillo. Memorandumi, duke hedhur poshtë kërkesat e grekëve për Epirin e Veriut,

theksonte se qëllimi ishte që të detyronte shqiptarët të hiqnin dorë nga kërkesat e tyre të drejta

1 N. Calogeropoulos, N. Stratos, Notes on the Greek Question – adressed to the President Woodrow Wilson. Geneva: Printing-Office A. Kundig, 1920, f. 6. Dokumenti mban datat 9 dhe 22 prillit 1919. 2 Arben Puto, Historia diplomatike..., f. 256. 3 AMPJSH. V. 1919, D. 1, Fl. 7. Bëhet fjalë për korrespondencën e delegacionit shqiptar me atë të Fuqive të Mëdha. Anëtarë të Komisionit ishin: W.L. Westermann dhe C. Day për SHBA; Sir Robert Borden (nënkryetar) dhe Sir Eduard Crowe për Anglinë; Jules Cambon (kryetar) dhe M. Gout për Francën; De Martini dhe Castoldi për Italinë. Si ekspertë merrin pjesë: Harold Nicolson për Anglinë; për Francën Laroche dhe Krajewsky; për Italinë Galli dhe Conz. 4 AMPJSH. V. 1919, D. 1, Fl. 16. (Shih dok. më sipër). 5 AQSH. F. 251, V. 1919. D. 10 Fl. 22-25. Memorandumi i qeverisë së Durrësit drejtuar Lidhjes së Kombeve, quajtur ndrвsСe dСe si “Rivendikimet e SСqipërisë”.

Page 63: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

20

për krahinën e Çamërisë.1 Gjatë diskutimeve në Komisionin për Çështjet Greke në seancën e 27

shkurtit, prezantuan këndvështrimin e tyre edhe përfaqësuesit shqiptarë Turhan Pasha, Mehmet

Konica dhe Mihal Turtulli. Fjalën hyrëse e mbajti Turhan Pasha, ndërsa dy anëtarët e tjerë

prezantuan qëndrimet dhe argumentet e tyre. I fundit që e mori fjalën ishte Mehmet Konica që

më shumë u përqendrua tek popullsia shqiptare çame, e cila gjendej tashmë e aneksuar nga

Greqia. Ai gjatë fjalës së tij dha argumente të ndryshme mbi përbërjen etnike, gjuhësore dhe

fetare të krahinës së Çamërisë, duke treguar se ajo jo vetëm është e banuar prej popullsisë

shqiptare çame, por popullsia greke në këtë krahinë ishte një minoritet. Sipas tij, Çamëria e cila

shtrihej gjer në Prevezë kishte gjithsej 60.000 banorë, prej të cilëve 40.000 ishin shqiptarë

myslimanë, 14.000 shqiptarë të krishterë dhe vetëm 6000 ishin grekë.2

Më 9 mars 1919, “Komisioni për Çështjen Territoriale Greke” i formuar nga Këshilli i Lartë

Aleat, pasi i kishte dëgjuar të gjitha palët doli me një raport ku mes përfaqësuesve të shteteve

brenda Komisioni shiheshin divergjenca të mëdha mbi kufirin verior grek, i cili prekte kryesisht

Korçën dСe Gjirokastrën. PavarësisСt faktit se deleРacioni sСqiptar i tСirrur për t’u sСpreСur

kishte sjellë fakte të shumta mbi dëshminë se popullsia e këtyre qyteteve dhe krahinave ishte

shqiptare, sërish përfaqësuesit anglez e francez ishin të mendimit se Korça e Gjirokastra duhet të

bashkoheshin me Greqinë. Një pozicion të paqartë mbajti delegacioni i SHBA-ve në komision.

Ndërsa delegacioni italian u shpreh qartë se si Korça, ashtu dhe Gjirokastra, banoheshin prej një

popullsie autoktone sСqiptare dСe nuk duСej t’i kalonin Greqisë.3

Që gjatë periudhës së luftës, Greqia dhe Italia ishin përpjekur për të rënë në kompromis mbi

çëshjten e Shqipërisë, tashmë Sonnino dhe Venizellosi e kishin këtë mundësi përsëri në Paris për

të rënë dakord së bashku. Sonnino sugjeronte që Greqia ta lejonte Italinë të kishte gjithë

bregdetin e Shqipërisë dhe gjysmën e brendshme. Si shpërblim Greqia do të kishte Korçën,

Dodekanezin dhe bregdetin e Azisë së Vogël. E ndërsa të dy po bënin ujdi mbi Shqipërinë dhe

Dodekanezin, asnjë prej tyre nuk toleronte ndryshime në territoret e Azisë së Vogël. Në këtë

pikë, të dy mendonin se ishte më mirë për vendet e tyre të bënin negocim drejtpërdrejt me Fuqitë

e Mëdha.4 Interesat e Italisë gjithnjë kur trajtoheshin përballë atyre të Greqisë për ndarjen e

1 AQSH. F. 251, V. 1919. D. 10. Fl. 27-37. Memorandumi i delegacioni shqiptar adresuar Konferencës së Paqes. 2 Arben Puto, Çështja shqiptare..., f. 25. 3 AMPJSH. V. 1919, D. 10, Fl. 48. Mes Fuqive Рjatë kësaj periudСe u diskutua Сapur dСe fakti se SСqipëria mund t’i liСej nën kujdestari një prej fuqive të MëdСa. Timo Dilo, “кësСtja e Epirit të Veriut nРa pikëpamja diplomatike”, Bota e Re. E Përmuajshme, Kulturore, Tiranë: TipoРrafia “Tirana”, Tetor 1945, Viti I. Nr. 4, f. 34-35. 4 Margaret Macmillan, Paris 1919..., f. 415.

Page 64: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

21

Shqipërisë ndërmjet tyre, fokusoheshin drejt interesave politike dhe kundërshtonin rritjen e

ndikimit të Greqisë në Detin Jon si dhe marrjen e ishullit dhe zotërimin e Kanalit të Korfuzit.

Marrja e këtij ishulli do pengonte pozicionin strategjik që synonte të luante Italia në Detin

Adriatik për ta kthyer atë në një det të mbyllur.1 Ky pozicion strategjik rrezikohej nga kërkesat

greke për ta përfshirë Korfuzin në projektin e saj të Idesë së Madhe. Në seancën e 19 shkurtit

1919, përfaqësuesi italian De Martino, ripohoi pikëpamjen se kufiri i Protokollit të Firences ishte

i vetmi që i përgjigjej kushteve të një paqeje të drejtë dhe të ndershme mes Italisë dhe Greqisë.

Kjo vijë kufitare (detare) nuk lidhej vetëm me interesat e Shqipërisë dhe Greqisë, por ajo kishte

të bënte me rregullimin e gjithë Adriatikut nga pikëpamja politike dhe strategjike.2 Këtu mund të

kujtojmë se një qëndrim të përbashkët me Italinë, si para ashtu dhe gjatë luftës kishte mbajtur

dhe Austro-Hungaria, të dyja fuqitë ndanin të njëjtin mendim se sa më e madhe të bëhej

Shqipëria (gjithnjë nëse ato nuk do arrinin ta ndanin mes tyre), aq më shpejt ajo do të mëkëmbej

si një shtet i zhvilluar dhe do të shërbente si një “tampon” ndaj pansllavizmit dhe si një tampon

midis vet dy fuqive.3

Përpjekjet e delegacionit shqiptar vazhduan përsëri gjatë muajve në vijim, për të ndaluar

pretendimin grek për të aneksuar territore të reja shqiptare në jug.4 Pikërisht më 25 korrik 1919,

kryetari i delegacionit shqiptar Luigj Bumçi i drejtohej Zhorzh Klemansosë (kryetar i

Konferencës së Paqes), duke i vënë në dukje dhunën që po ushtronte qeveria greke ndaj banorëve

mвslimanë të Epirit, për t’i detвruar ata që brenda tre muajve të largoheshin nga tokat e tyre drejt

Turqisë. Ai i drejtohej Klemansos duke i thënë se: “Në fakt, shqiptarët myslimanë të Çamërisë,

që gjithmonë kanë pasur dhe kanë ende një dëshirë të vetme bashkimin me tokën mëmë,

Shqipërinë, e panë veten të detyruar kur u aneksua territori i tyre nga Greqia, të zgjidhnin

Turqinë, duke mos mundur ta bëjnë atë për Shqipërinë së cilës ende nuk i ishte njohur zyrtarisht

të qenët shtet i pavarur”.5 Jo vetëm një herë, por disa herë Greqia ishte mbështetur prej Fuqive të

Mëdha në përpjekjet e saj ekspansioniste ndaj trojeve shqiptare. Kujtojmë këtu marrëveshjen

Tittoni-Venizellos e korrikut 1919, ku padrejtësisht dhe në mënyrë arbitrare të dy shtetet ranë

dakord që të mbështesnin politikat e njëri-tjetrit në kurriz të tokave shqiptare. Nëpërmjet kësaj

1 Miranda Vickers, The Albanian...,f. 92-93. Shiko dhe Joseph Swire. Shqipëria..., f. 131. 2 Arben Puto, Historia diplomatike..., f. 263-264. 3 Joseph Swire, Shqipëria..., f. 131-132. 4 AMPJSH. V. 1919, D. 4, f. 23. Delegacioni në Paris i kërkon Italisë njohjen e shtetit shqiptar në kufijtë e vitit 1913. 5 AQSH. F. 251. V. 1919. D. 14. Fl. 45-46. Letër e Luigj Bumçit drejtuar Zhorzh Klemansos.

Page 65: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

22

marrëveshje Roma ra dakord që të mbështeste kërkesën greke në Konferencë për aneksimin e

Korçës dhe Gjirokastrës dhe në anën tjetër, Athina i njohu Romës të drejtën e mandatit italian

mbi Shqipërinë e cunguar që do të dilte pas Konferencës së Paqes së Parisit.1 Sipas pikës dy të

marrëveshjes, Italia do të angazhohej që të mbështeste kërkesat greke mbi aneksimin e Epirit të

Veriut sipas linjës Himarë, Tepelenë, Këlcyrë, liqeni i Prespës dhe Korçë. Ndërsa në pikën tre të

marrëvesСjes tСuСej, se Greqia do t’i linte me qira për 50 vjet një pjesë të portit të Santi

Quarantës (Sarandës) Italisë dСe do të anРaгСoСej përpara Konferencës që kësaj të fundit t’i

njihej mandati mbi Shqipërinë, territori i domosdoshëm për të krijuar një vijë mbrojtëse dhe

sovraniteti i Vlorës.2 Për ta bërë sa më të preksСme këtë marrëvesСje si dСe për t’i treРuar

Greqisë se Italia e kishte vullnetin për ta zbatuar, në 13 nëntor të vitit 1919 mes komandës

italiane e asaj greke u nënshkrua një marrëveshje tjetër shumë e fshehtë, ajo e Dolianës, për

largimin e trupave italiane nga Epiri verior, mbi të cilën është hedhur pak dritë gjer më sot. Kjo

marrëveshje ishte një fitore për qeverinë greke dhe një humbje shumë e madhe për qeverinë

Nitti-Tittoni.3 Nga një këndvështrim tjetër, qeveria italiane humbiste edhe më shumë pasi duke i

lënë terren trupave Рreke për t’u sСtrirë në të РjitСë Epirin verior, Сumbiste besimin tek popullsia

shqiptare, e cila e kuptonte fare mirë se Greqia nuk do të tërhiqej kollaj nga aneksimi i territoreve

shqiptare, pas largimit të trupave italiane.4

Një tjetër marrëveshje fatkeqe për popullin shqiptar ishte edhe ajo e 9 dhjetorit 1919 ku

Anglia, Franca dhe SHBA-të, për hir të interesave dhe orekseve të Italisë dhe Jugosllavisë për të

përmbushur kërkesat e veta, i njohën Greqisë të drejtën për të pushtuar Gjirokastrën dhe tokat

shqiptare deri në lumin Vjosë.5

Për sa i takonte Shqipërisë së Jugut, Greqia përdori të gjitha mjetet për të ndikuar në favor të

saj mbi opinionin publik dhe mbi vendimet e konferencës. Greqia u mbështet fuqishëm te hedhja

baltë mbi kundërshtarët, statistikat e pavërteta apo të shtrembëruara me dinakëri. Nëpërmjet

1 Thoma Jani Karamelo, Marrëdhëniet shqiptaro-greke. Tiranë: Almera, 2008, f. 24. Për më gjerësisht shiko: Muin кami, “SСqipëria në Konferencën e Paqes më 1919 (Sipas një raporti të deleРacionit sСqiptar)”, Studime Historike. Nr. 1-4, Viti L (XXXIII), Tiranë: 1997, f. 131-149. 2 Le Trupe Italiane in Albania (Anni 1914-20 e 1939). Roma: Stato Maggiore Esercito (SME) – Ufficio Storico, 1978, f. 177. Në këtë botim cilësohet se marrëveshja mes Tittonit dhe Venizellosit u bë më 23 korrik, ndryshe nga ajo që është besuar deri më tani se është nënshkruar më 29 korrik. Për më tepër shiko dhe AMPJSH, V. 1919, D. 16, Fl. 9. Marrëveshja kishte katër pika. Në nenin katër të saj, Greqia e quante këtë marrëveshje të mbyllur, edhe nëse Italia mund të haste vështirësi në realizimin e saj prej ndonjërës nga Fuqitë e Mëdha, si p.sh. SHBA-të. 3 Massimo Borgogni, Tra continuita e incertezza..., f. 69. 4 Po aty, f. 69. Sipas autorit situata u përkeqësua edhe më tej kur popullsia shqiptare u informua mbi këtë marrëveshje, për më tepër kur kjo ndodhte në ditët e nëntorit në të cilat ishte dhe festa e pavarësisë së vendit. 5 ASHSH, Historia e Shqipërisë. Vëll. II, Tiranë: 1965, f. 472.

Page 66: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

23

shtypit dhe shoqatave pro greke kudo ku ato ndodheshin, por më shumë ato në Amerikë, Greqia

u mundua që të bindte opinionin dhe sidomos politikën amerikane se Epiri i Veriut ishte tokë

greke.1 Me Memorandumin e 9 dhjetorit 1919, përfaqësuesit e Anglisë, Francës dhe SHBA-së i

dhanë të drejtë Greqisë që të pushtonte Gjirokastrën bashkë me Nemërçkën, duke përfshirë edhe

Tepelenën e Kurveleshin, ndërsa për fatin e Korçës do të diskutohej më vonë.2 Një deklaratë në

mbështetje të pretendimeve të mësipërme greke në Konferencë, nxori gjatë muajit maj 1919 dhe

Unioni i Pan-Epirotëve në Amerikë që drejtohej nga N. Xh. Kasavetesi, në të cilën thuhej se

banorët e Korçës, Kolonjës dhe Voskopojës, pasi u lajmëruan se Komiteti mbi Çështjen Greke

kishte vendosur në favor të bashkimit të Himarës, Gjirokastrës dhe Delvinës me shtetin mëmë

Greqinë, përgëzonin vëllezërit e këtyre krahinave mbi fatin e tyre të mirë, si dhe delegatët në

Konferencën e Paqes për urtësinë dhe drejtësinë e treguar.3 Sipas saj, këto krahina edhe pse me

një popullsi myslimane të konsiderueshme do kishin privilegjet e tyre ashtu siç i kishin pasur

edhe myslimanët e Maqedonisë të cilët ju bashkëngjitën shtetit Grek.4 Më pas deklarata u firmos

prej një numri të konsiderueshëm personash që banonin në Amerikë, por që pretendonin se

kishin lindur në krahinat e mësipërme.5 Po Nikolas Xh. Kasavetesi në një botim të quajtur

“Çështja e Epirit të Veriut në Konferencën e Paqes”, në hyrje të librit e trajton këtë çështje duke

arritur në konkluzionin se: “Edhe pse Çështja e Epirit të Veriut nuk është ndonjë çështje e njohur

mes shumë të tjerave që kanë lindur që kur ujërat politike të Evropës u turbulluan prej dhunës së

Luftës, rëndësia e saj nuk mund të matet as me numrin e njerëzve të përfshirë në të, as me

seriozitetin e rrezikut që mund të shkaktohet prej mospranimit që kanë dy apo tre shtete në lidhje

me diskutimin në fjalë...”.6 Kasavetes argumentonte se Epiri i Veriut ishte një ndër territoret më

të vogla të diskutueshme në Evropë dhe popullsia e tij nuk i kalon më shumë se 300.000 banorë.

Lufta nuk ishte mes dy kombeve që mundoheshin të pushtojnë njëri-tjetrin. Por, thjeshtë në

njërën anë ishte mosdashja e epirotëve të veriut për të pranuar dominimin shqiptar, ndërsa në

anën tjetër ishte ankthi që kishin udhëheqësit shqiptarë për ta përfshirë Epirin e Veriut në

Shqipërinë e nesërme.

1 Joseph Swire, Shqipëria – Ngritja e një monarkie. Tiranë: Dituria, 2005, f. 240. 2 Historia e Shqipërisë..., f. 194. 3 Declaration of the Northern Epirotes from the Districts of Korytsa and Kolonia Demanding Union of their Native Provinces with Greece. Boston Mass: Pan-Epirotic Union in America, May 1919, f. 1. 4 Po aty, f. 1-2. 5 Po aty, f. 6-35. Janë faqet me emrat e firmëtarëve. 6 Nicholas J. Cassavetes, The Question of Northern Epirus..., Parathënia (pa nr. faqesh) ku autori jep sqarime në lidhjen me Epirin e Veriut.

Page 67: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

24

Këtyre përpjekjeve iu përgjigjën me të njëjtën monedhë atdhetarët dhe patriotët shqiptarë

çamë, një pjesë e të cilëve për shkaqe të ndryshme e të ditura etnike, fetare dhe politike ishte

detyruar të largohej nga toka, shtëpia dhe prona e tyre duke emigruar në SHBA. Ata që në fillim

të vitit 1918 kishin themeluar në Uorçester të Masaçusetsit Shoqërinë “Çamëria” dhe në

bashkëpunim të plotë me Partinë Kombëtare Shqiptare dhe Federatën “Vatra” kishin nisur të

demaskonin të gjitha përpjekjet e padrejta të mbështetura nga shteti grek në kurriz të popullsisë

shqiptare të çamërisë.1 Krahas Shoqërisë “Çamëria” në SHBA u formua edhe shoqëria tjetër e

quajtur “Vllazëria Çame” e cila drejtohej nga Gazali Dino. Shoqëritë çame organizuan një sërë

protestash, mitingjesh si dhe dërguan petiocione të ndryshme apo memorandume pranë

kancelarive evropiane si dСe Konferencës së Paqes në Paris, me sвnimin e vetëm për t’i bërë të

ditur botës së qytetëruar masakrat që po bënte Greqia në кamëri, si dСe për t’i treРuar Fuqive të

Mëdha se popullsia çame ishte popullsi shqiptare dhe jo popullsi greke.2

Prandaj, mbi bazën e këtyre kërkesave të padrejta, mund të thuhet se shteti shqiptar në fillimin

e dekadës së dytë të shek. XX, e pati të vështirë ngritjen dhe konsolidimin e tij, pasi politika

negative dhe e fshehtë e shteteve fqinje në dëm të tij ishte shumë e ashpër dhe e pa princip.

Dëshira e shtetit shqiptar kishte qenë ajo e fqinjësisë së mirë dhe jo ajo e luftës, pushtimit dhe

marrëveshjeve të fshehta në dëm të shteteve fqinje. Qeveritë shqiptare të këtyre viteve asnjëherë

nuk kanë pasur për bazë politika nacionaliste me tendencë grabitqare ose egocentriste. Ato, sado

të ndikuara nga politikat dhe ndërhyrjet e shteteve fqinje në çështjet e tyre të brendshme, janë

munduar të hedhin themelet e para të një shteti modern shqiptar. Patriotë të ndryshëm si Kristo

A. Dako, – por edhe shumë të tjerë, – janë përpjekur që të arrijnë gjatë kësaj kohe atë që me anë

të kërkesave të tyre drejtuar ГСorгС Klemansos, t’i kërkojnë Konferencës së Paqes që me

rinjoСjen e statusit të SСqipërisë si sСtet i pavarur, asaj t’i basСkënРjitesСin edСe territoret e

Kosovës dhe Çamërisë të shkëputura padrejtësisht disa vite më parë. 3 Ndërsa në botimin e

Nikolas Kasavetesit, Kristo Dako paraqitet si një propagandues i pandreqshëm pro italian, i cili

shfaqej ndryshe nga Organizata “Vatra” që ishte pro austriake. 4 Një rol të madh për të

1 Fatmira Rama, “Çamëria në vitet 1912-1940”, Epiri i Jugut, Çamëria. Tiranë: UETPRESS, 2014, f. 271. Në krye të Shoqërisë Çamëria ishte Haxhi Murat Çami. 2 Po aty, f. 272. 3 AQSH. F. 30. V. 1920. D. 7. Fl. 56. Kristo Dako drejtuar Zhorzh Klemansosë. 4 Nicholas J. Cassavetes, The Question of Northern Epirus..., f. 5-6. Sipas N. Kasavetesit tre ishin propaganduesit më të mëdСenj të çësСtjes sСqiptare dСe armiqtë më të mëdСenj të Greqisë në Amerikë dСe Britani: 1. “Vatra” në Boston 2. Kristo Dako 3. SСoqëria “SСqipëria” me qendër në Uorçester. SСiko për më sСumë faqet 5-8. Në fakt duhet cilësuar se Vatra ishte edhe anti-italiane, kjo shihet dhe në dokumentet apo letërkëmbimet e ndryshme të saj.

Page 68: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

25

sensibilizuar opinionin e brendshëm dhe të jashtëm publik për atë se çfarë po ndodhte në

Konferencën e Paqes, cilat ishin kërkesat e shtetit grek, gjendja e popullsisë shqiptare të mbetur

në Greqi, pasojat e reformës agrare që u ndërmorën fill pas Konferencës etj., luajti edhe shtypi

shqiptar i asaj kohe. Një numër i madh artikujsh mbi këtë çështje u shkruan në të përditshmet e

kohës si dhe në periodikët e ndryshëm.1

E ndërsa përfaqësuesit e qeverisë shqiptare kërkonin në Konferencën e Paqes në Paris njohjen

e pavarësisë së Shqipërisë dhe rivendikimin e tokave që Greqia u kishte marrë atyre pas vitit

1913, shteti grek duke dashur që ta zgjidhte sa më parë problemin e spastrimit të popullsisë

myslimane të Çamërisë, intensifikoi shtypjen dhe diskriminimin. Kështu, Greqia duke marrë për

bazë nenin 17 të kushtetutës së saj të vitit 1911, sipas së cilit shteti grek kishte të drejtë të kryente

reformë agrare të detyrueshme te pronarët e mëdhenj të tokave, hartoi një seri aktesh nënligjore

për çështjen agrare. Të gjitha këto akte u modifikuan sipas interesave të shtetit grek, ndërsa në

shkurt të vitit 1920 u shpall zyrtarisht ligji për aplikimin e reformës agrare.2 Reforma synonte të

prekte kryesisht pronarët e mesëm dhe të mëdhenj shqiptarë. Nëpërmjet ligjit të reformës agrare,

sСteti Рrek sвnonte t’i vinte fre njëСerë e përРjitСmonë kërkesave të qeverisë shqiptare në

Konferencën e Paqes për rivendikim territorial. Një tjetër çështje, e cila lindi menjëherë pas

Konferencës së Paqes, ishte dhe ajo e minoritetit grek në Shqipëri. Në fakt kjo çështje ishte

tërësisht e lidhur me vendimet që u morën në Konferencë, sidomos ato që kishin të bënin me

njohjen e Shqipërisë si shtet i pavarur dhe rikonfirmimin e vijës kufitare me Greqinë sipas

vendimit të marrë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913. Pasi Greqia nuk arriti dot të

plotësonte ambicien e saj për pushtimin e Epirit të Veriut, ajo u mundua që të fabrikonte tashmë

një artefakt tjetër, atë të ekzistencës së një minoriteti të madh grek në Shqipërinë e Jugut, për të

cilët ajo u ankua në Lidhjen e Kombeve se po keqtrajtoheshin si qytetarë të dorës së dytë dhe nuk

po i jepeshin të drejtat që i takonin.3

1 Albert Kotini, Tre gurët e zes në Prevezë. Vëll. 1, Tiranë: Fllad, 2000, f. 447-464. Gaгeta “Albania” me tituj si: “Pak Koment për koСët analoРjike që jetojmë” (22 sСkurt 1919), “MbledСja e sСoqërisë кamëria” (3 prill 1919), “A Сoqi dorë Italia nРa traktati i fsСeСtë” (22 maj 1919), “Sjelljet e Greqisë kundrejt sСqiptarëve që ka marrë usСtarë” (6 nëntor 1919), “Greqia i kërcënoСet SСqвptarëve të кamërisë” Ora e Maleve, SСkodër 1923, Nr. 17; “Komisioni i caktimit të kufijve greko-sСqiptarë” E Drejta, 20 sСtator 1923, e sСumë artikuj të tjerë të botuar në të përditsСme të ndryshme gjatë viteve 1919-1923. 2 Hajredin Isufi, “Politika e shtetit grek për dëbimin e popullsisë çame në vitet 1914-1928 dhe qëndresa e sСqiptarëve”, Studime Historike. Tiranë: Nr. 1-4, Viti XLVIII, 1997, f. 62. 3 Filip Lico, Probleme të marrëdhënieve greko-shqiptare. Tiranë: Neraida, 2009, f. 114-115.

Page 69: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

26

Kjo taktikë diplomatike e Greqisë ndaj Shqipërisë synonte mbajtjen e situatës mes dy vendeve

të tensionuar në mënвrë që të mos t’i krijonte sСtetit sСqiptar mundësi për t’u stabiliгuar dСe për

të administruar gjendjen e brendshme. Çështja e minoritetit grek nga ana e shtetit shqiptar u

zgjidh de jure në 2 tetor të vitit 1921 kur Fan Noli, përfaqësuesi i Shqipërisë në Lidhjen e

Kombeve në atë kohë, paraqiti deklaratën që garantonte të drejtat e minoriteteve.1 Historianët

dhe studiuesit grekë këtë deklaratë e kanë quajtur të njëanshme, pra vetëm nga pala shqiptare.2

Sipas tyre në Greqi nuk kishte minoritet shqiptar. Studiuesit grek duke u munduar ta paraqesin

këtë deklaratë të njëanshme ose si obligim për Shqipërinë, janë munduar gjatë gjithë viteve

njëгetë që t’i sСmanРen jo vetëm detyrimeve të tyre por dhe njohjes së ekzistencës së popullsisë

çame në Greqi, çështje e cila për ta ishte e padiskutueshme politikisht, gjer në kohën kur ajo u

nРrit për sСqвrtim në fillim të viteve ’30 prej qeverisë sСqiptare.

I.3. Situata politike në Turqi dhe përfaqësimi në Konferencën e Paqes

Perandoria Osmane gjatë shekullit XIX dhe dekadës së parë të shek. XX, tregoi se ishte një

dështim i plotë për sa i përket humbjes së herëpashershme të territoreve, si nga ekspansioni

austro-hungarez e rus, ashtu dhe nga lëvizjet nacionaliste. Ajo gjatë kësaj kohe, vuajti prej

humbjeve të shpeshta të territoreve dhe luftërave të ndryshme të cilat e raskapitën. Nga luftërat

ballkanike dhe gjer në vitin 1920, pjesa më e madhe e territoreve evropiane si dhe ajo e banuar

prej popullsive arabe në Azinë e Vogël ishin shkëputur ose kishin kaluar nën mandatin e

Britanisë dhe Francës, ndërsa Greqia dhe Italia synonin të shkëpusnin çfarë të mundnin. 3

Mbështetja që i dha Porta e Lartë zhvillimit të politikave ushtarake dhe pjesëmarrja në Luftën e

Parë Botërore, e çoi Perandorinë Osmane drejt shkatërrimit. Udhëheqësit e periudhës së

paraluftës që erdhën në pushtet në Stamboll përmes coup d’etat të janarit 1913 nën drejtimin e

Ahmet Izet Pashës, u larguan menjëherë jashtë vendit kur lufta mbaroi. Ata e kaluan pjesën e

mbetur të jetës në Gjermani, kryesisht në Berlin duke u angazhuar në skemat, intrigat dhe

politikat komplekse të kohës. Nëse ata do të kishin qëndruar, do të ishin dorëzuar në duart e 1 Filip Lico, Probleme të marrëdhënieve ..., f. 114. 2 Theofanis Malqidhis, Minoriteti Etnik Grek në Shqipëri. Boton Federata Panepirote e Amerikës, 2007, f. 32. 3 Osmanli Belgelerinde Birinci Dünya Harbi I. (“Dokumentet Osmane mbi Luftën e Parë Botërore”) Başbakanlik Devlet Arşivleri Genel Müdürlüğü, Osmanlı Arşivi Daire Başkanlığı, Вaвın Nu: 130, Istambul: 2013. Dokumenti nr. 24: “Rus-Ermeni işbirliği”, HR. SВS, 2362/3-14, f. 53. Dokumenti nr. 118, “Ermeni tehcirinin gerekçelerinin dünya kamuoвuna duвurulması”, HR. MA, 1133/64, f. 208. SСiko dСe Erik J. Zurcher, The Young Turk legacy and nation building – From tСe Ottoman EmpТre to Ataturk’s Turkeв. London: I.B. Tauris, 2010, f. 58.

Page 70: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

27

armenëve të cilët do t’i kisСin dënuar me vdekje, duke i akuzuar për organizimin dhe kryerjen e

“gjenocidit armen”.1

Më 31 tetor 1918, sulltani dhe qeveria e tij nënshkruan marrëveshjen e armëpushimit në

Mundros.2 Pala turke u përfaqësua nga Hysen Rauf Beu si ministër i Flotës, ndërsa për Antantën

nënshkroi admirali britanik Calthorpe, që ishte dhe komandant i flotës britanike në Detin e Zi.

Armëpushimi (me 25 pika) u shoqërua me një sërë kushtëzimesh. Që nga ai moment, kontrolli

ushtarak i ngushticave i kalonte Antantës, po ashtu edhe linjat e telegrafit dhe hekurudhat. Nga

Porta e Lartë kërkohej çmobilizimi i trupave ushtarake dhe çarmatimi, me përjashtim të milicisë

që duhej për të mbajtur rendin dhe qetësinë. Të gjithë të burgosurit e luftës, kryesisht ata të

Antantës liroheshin menjëherë. Brenda dy muajve të gjithë ushtarakët gjermanë dhe austriakë që

ishin vendosur në Perandori duhej të largoheshin sa më shpejt. Artikulli shtatë ishte dhe më i

vështiri për Perandorinë Osmane, sipas këtij neni, Antanta kishte të drejtën që të pushtonte çdo

hapësirë të perandorisë nëse ajo ndjehej e kërcënuar.3 Perandoria Osmane u duk se po haste një

të ardhme të pashpresë. Jo vetëm se ushtritë osmane u mundën në tokat arabe, por në nëntor

1918, një flotë aleate kaloi nëpër Dardanele dhe u ankorua përballë Kostandinopojës. Poshtërimi

përfundimtar ndodhi në shkurt 1919, kur gjenerali që komandonte trupat franceze, në shenjë

poshtërimi kalëroi nëpër Kostandinopojë mbi një kalë të bardhë të dhënë nga komuniteti grek.

Në maj 1919, trupat greke zbarkuan në Anadoll dhe filluan pushtimin e territoreve osmane.4

Sistemi i kapitulacioneve u kthyer përsëri dhe bashkë me të u rihap dhe çështja e Borxhit

Publik Osman (Dette Publique Ottoman).5 Konferenca e Paqes që u mblodh për të vendosur

1 Erik J. Zurcher, Turkey a modern histori. London: I.B. Tauris, Third Edition, UK, 2004, f. 134. Erik J. Zurcher është një ndër studiuesit më të njohur të historisë moderne turke si dhe jetës e veprimtarisë politike të Mustafa Qemal Ataturkut. 2 Osmanli Belgelerinde – Millî Mücadele ve Mustafa Kemal Atatürk. (“Dokumentet Osmane – Mustafa Qemal Ataturku dСe Lufta Kombëtare”) Başbakanlik Devlet Arşivleri Genel Müdürlüğü, Osmanlı Arşivi Daire Başkanlığı, Вaвın Nu: 88, Ankara, 2007, f. 35-37, Dokumenti nr. 1, “Mondros Mütсrekesi Рörüşmelerinin son celsesindeki toplantıda Osmanlı muraССaslarının Türk istiСkсmları, Вunan asker ve Рemileri Сakkındaki talepleri ile Ermeniler için Doğu Anadolu'da 6 vilсвette вapılması önРörülen düгenlemelerin Рiгli tutulmasını istediklerine dair müгсkereler”, HR. SВS, 2305/20И13. 3 Osmanli Belgelerinde – MТllî Mücadele…, Dokumenti nr. 2 “Düvel-i itilсfiвe ile mün‘akid mütсrekenсme mevâddindan nezâret-i harbiye'ye aid olanlarin suret-i tatbik ve icrasini irсe eder rapordur” HR. SВS, 2305/24И7-12, 19, f. 38-51. Dokumenti nr. 3, “İnРiliг ve Fransıг komiserliklerinin Mondros Mütсrekesi Сükümlerinin tamamen uвРulanmadığı iddiasına karşılık, bu duruma İtilaf Devletleri subaв ve erlerinin iç Рüvenliği iСlсl eden ve asaвişi boгan müdaСalelerinin sebep olduğunun bildirilmesi Рerektiğini ifade eden Dahiliye Nezâreti tezkiresi”, DH. EUM. ECB, 22/25, f. 51-52. Shiko edhe Erik J. Zurcher, Turkey..., f. 133. 4 Charles dhe Barbara Jelavich, Themelimi i shteteve kombëtare të Ballkanit, 1804-1920. Tiranë: Dituria, 2004, f. 286. 5 Barbara Jelavich, History of the Balkans..., f. 128.

Page 71: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

28

rendin e ri të pasluftës, vendosi ta dënonte rëndë Perandorinë Osmane për shkak se ajo i ishte

bashkuar Boshtit Qendror duke u bërë aleate e ngushtë me Gjermaninë dhe Austro-Hungarinë.

Por, përpara se të fillonte Konferenca e Paqes, Qeveria britanike kishte nënshkruar katër

marrëveshje të fshehta: marrëveshjen e Kostandinopojës të mars-prillit 1915; Traktatin e Londrës

të 26 prillit 1915; marrëveshjen e Sykes-Picot të 26 prillit 1916 dhe traktatin e Saint-Jean-de-

Maurienne (gusht 1917 – që përcaktonte synimet e Italisë mbi Azinë e Vogël). Të gjitha këto u

nënshkruan gjatë kohës së luftës si shpërblim për aleatët e saj në mësymjen kundër Perandorisë

Osmane. Interesat e diplomacisë britanike ishin që pas luftës Turqia të gozhdohej fortë në

territoret e Anadollit Qendror, ndërsa pjesët e tjera të saj të ndaheshin ndërmjet aleatëve.1 Sipas

traktateve, Rusia do të merrte Kostandinopojën, ngushticat dhe një pjesë të Azisë së Vogël në

veri-lindje të saj; veri-perëndimi i Aгisë së VoРël do t’i jepej Italisë; Britania do të merrte

Mesopotaminë, Haifën dhe Akren; ndërsa Franca do të merrte Sirinë.2

Ekzekutimi përfundimtar ndodhi në vendimin që u mor gjatë bisedimeve të Sevres më 10

gusht 1920. Sipas marrëveshjes që u arrit në Sevres, territoret e Arabisë, Mesopotamisë dhe

Sirisë u shpallën të lira prej sundimit osman. Kështu Arabia u shpall e pavarur nën drejtimin e

Huseinit, sherifit të Mekës, i cili më 1917 kishte marrë titullin mbret i Arabisë. Mesopotamia dhe

Palestina iu dhanë Britanisë, ndërsa Siria Francës. Edhe Greqia doli e fituar pasi ajo arriti të

shtinte në dorë një pjesë të madhe të territoreve të Azisë së Vogël. E njëjta gjë ndodhi edhe me

Italinë.3 Britania donte të siguronte kontrollin e saj mbi ngushticat, ajo ende kishte nevojë të

mbronte linjën për në Indi përmes Kanalit të Suezit. Në të njëjtën kohë një produkt i ri ishte

kthyer në një faktor të rëndësishëm për britanikët, nafta. Rezerva të mëdha nafte ishin gjetur në

Mosul dhe duhej siguruar një rrugë alternative përveç asaj të Gjirit Persik. Asambleja e Madhe e

Turqisë e cila funksiononte si Kuvend Kushtetues që gjatë prillit të vitit 1920 dhe që zotëronte

pushtet të plotë legjislativ, ekzekutiv dhe juridik, nuk pranoi ta njihte traktatin e Sevrës të

1 L.S. Stavrianos, The World Since 1500 – A Global History. New Jersey: Prentice Hall, Englewood Cliffs, Sixth Edition, 1991, f. 626. 2 Po aty, f. 627. 3 Belgelerle Mustafa Kemal Ataturk 1916-1922. (“Dokumente të Mustafa Qemal Ataturkut 1916-1922”) Basbakanlik Devlet Arsivleri Genel Müdürlüğü, Osmanlı Arsivi Daire Baskanlığı, Вaвın Nu: 62, Ankara, 2003, f. 169, 183-184. Dokumenti nr. 65, “Istanbul ile Ankara Hükümetlerinin вakınlasmalarını olumlu karsılaвan Avrupa kamuoyunun da birlestirici ve milliвetçi bir kabine değisikliği Сalinde Türklerin Sevr Antlasması'nın reviгвonu konusunda ısrar etmesinden endise duвduğuna dair Roma MaslaСatРüгarı FerruС Beв'den Hсriciвe Nсгırı Safa Beв'e Рönderilen rapor”, BOA, HR. SВS, 2607/6И17, Roma, 24 Kasım 1920. Po asСtu për të njëjtën çësСtje sСiko dhe dokumentet nr. 67/1-67/30. BOA, BEO. SYS, 34-64/IV-2_1; BOA, BEO. SYS, 34-64/IV-2_2; BOA, BEO. SYS, 34-64/IV-2_3; BOA, BEO. SYS, 34-64/IV-2_4; BOA, BEO. SYS, 34-64/IV-2_5-30. Shiko dhe Ferdinand Schevill. Ballkani..., f. 421.

Page 72: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

29

nënshkruar nga qeveria perandorake. Kjo ndikoi në largimin e qemalistëve nga qeveria, gjë që

çoi më pas në pakësimin e ndikimit politik e fetar të pushtetit të sulltanit mbi Asamblenë e

Madhe Kombëtare.1

Klemansoja, pavarësisht nga mendimi i tij kolonial, donte të bënte kompromis me britanikët,

sepse ai kishte nevojë për përkrahjen e tyre në Evropë. Ndërsa ai nuk donte ta shihte pjesën

aziatike të Turqisë të zhdukur plotësisht, ai mbështeti qëllimet e grekëve ndaj Thrakës, pasi nëse

Greqia do të bllokonte synimet italiane, aq më mirë ishte për Francën. Në këtë mënyrë politika e

Fuqive të Mëdha ishte si një lojë shahu, ku çdo lëvizje duhet të ishte e matur, aq më tepër kur

bëhej fjalë për Perandorinë Osmane, një shtet që mbulonte hapësira shumë të mëdha dhe

përfshinte brenda popuj të ndryshëm.2 Në ndryshim nga Franca dhe Britania, SHBA-të kurrë nuk

i kishin shpallur luftë Perandorisë Osmane, por ajo u ndje në një pozitë të vështirë në momentin

kur u diskutua mbi fatin e perandorisë. Një nga 14 pikat e Uillsonit të aktmarrëveshjes ishte e

paqartë, në të thuhej: “Porcionet turke të Perandorisë së sotme osmane duhet të jenë të

mbikëqyrura nga një qeverisje e sigurt, ndërsa kombet e tjera që tashmë janë nën sundimin e

Turqisë duhet të sigurojnë një jetë të padyshimtë dhe absolutisht të pa ngacmuar nga mundësia e

zhvillimit të autonomisë”.3 Aq e paqartë ishte kjo pikë sa nuk merrej vesh se çfarë kuptohej me

porcionet turke? Cilat ishin ato? Cilët kombe do të kishin një qeverisje autonome?

Ndikuar prej interesave politike si dhe vendimeve që u morën, shtetit turk iu lanë vetëm

territoret e Anadollit, që popullohej në tërësi prej një popullsie të pastër turko-myslimane.4

Kryeministri fqinj i Turqisë, Venizellosi, ishte i bindur se kishte ardhur koha për të realizuar

programin maksimal të “Idesë së Madhe” greke dhe të merrte kontrollin e brigjeve lindore të

Mesdheut në Anadoll. Duke nxjerrë në pah besnikërinë e tij ndaj kauzës aleate në luftë,

Venizellosi mori miratimin e Britanisë, Francës dhe Shteteve të Bashkuara për zbarkimin e

1 BelРelerle Mustafa Kemal…, f. 80. Dokumenti nr. 42/1, “Вeni Сükümetin Erгurum ve Sivas KonРreleri kararlarına uвması, Misсk-ı Millî akdedilene kadar milletin Рeleceği Сakkında kararlar almaması ve sulС konferansına eСil deleРeler Рönderilmesi Сususunda Mustafa Kemal Pasa tarafından Sadraгam Ali Rıгa Pasa'вa çekilen telРraf”, BOA, BEO. SYS, 34-64/IIIИ2, f. 80; Dokumenti nr. 42/2, “Erгurum ve Sivas KonРreleri'nde вapılan çalısmaların СanРi amaç doğrultusunda olduğuna dair Sadâret'ten Müdâfaa-i Hukuk Cemiвeti'ne Рönderilen telРraf”, BOA, BEO. SВS, 34-64/III_3, f. 80. Shiko dhe Menter Sahinler, Origjina, ndikimi dhe aktualiteti i Qemalizmit. Tiranë: Koha, (pa vit botimi), f. 41-42. 2 Margaret Macmillan, Paris 1919..., f. 434. 3 Po aty, f. 436. 4 Që në vitin (korrik) 1915, qeveria osmane kishte miratuar një vendim përmes të cilit ajo autorizonte hyrjen e kujtdo popullsie të dhunuar, në territoret e veta, e sidomos asaj shqiptare prej grekëve. Më pas këtij vendimi iu shtua dhe përcaktimi që këto popullsi të mos kalonin mbi 10% të popullsisë së vilajetit në territoret ku ato do të vendoseshin.

Page 73: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

30

trupave greke në Smirna në maj 1919. Fuqitë perëndimore jo vetëm donin të mbështesnin pozitat

Рreke, por atвre РjitСasСtu u nevojitesСin trupa atje për t’i përdorur kundër opoгitës në rritje në

Anadoll. Me fjalë të tjera, meqë ata nuk kishin trupa ushtarake sepse elektoratet e tyre kërkonin

çmobilizimin e ushtrisë, ata shpresonin që të përdornin ushtritë greke për të ruajtur qetësinë në

rajon.1 Por, duke qenë se territoret në Azinë e Vogël i ishin premtuar dhe Italisë në Traktatin e

Londrës të vitit 1915, kjo e fundit nuk e pranoi zbarkimin e ushtrive greke në Smirnë.

Megjithatë Sonino ushqente interesa më të mëdha për çështjen e Adriatikut se sa për Azinë e

Vogël. Ai ishte i përgatitur që të sakrifikonte qëllimet e largëta për përfitime solide afër vendit të

tij. Italia nuk mund të pranonte një Greqi të tej zgjatur në veri, e cila pretendonte të merrte

Shqipërinë e jugut. I favorizuar prej dështimit të Komisionit mbi çështjet greke (dhe shqiptare), i

cili pritej të dilte me një zgjidhje të arsyeshme për të gjitha kërkesat, në këmbim të zgjerimit grek

drejt Azisë, Sonino i kërkoi Britanisë, Francës dhe SHBA që të ishte më e favorizuar në Çështjen

e Adriatikut.2

Qeveria italiane për të arritur synimet e saj në Adriatik si dhe për të goditur ato greke në

Turqi, u përpoq që të bënte për vete si përfaqësinë e qeverisë shqiptare në Paris ashtu dhe ata të

Kolonisë Shqiptare të Stambollit. Ky mision rezultoi i pamundur dhe irritoi edhe më shumë

marrëdhëniet mes palëve Рjatë konferencës. Vlen për t’u përmendur fakti se edСe sСqiptarët që

jetonin në Stamboll e ndjen peshën e madhe të fillimit të shkatërrimit real të Perandorisë

Osmane. Pavarësisht faktit se ata jetonin brenda saj, në takimet e tyre ata vendosën që të

dërgonin një delegacion në Konferencën e Paqes në Paris për të mbrojtur popullin shqiptar dhe

shtetin amë i cili gjendej në ditë shumë të vështira. Edhe pse vendi ku ata jetonin po përjetonte

agoninë e tij, sërish mendja dhe zemra e tyre qendronte me vëllezërit shqiptarë që tashmë më

shumë se kurrë kishin nevoje të përfaqësoheshin dhe të mbronin të drejtat e tyre në Paris. Ata të

organizuar dhe nën drejtimin e Kolonisë Shqiptare të Stambollit, pas pleqërimit të çështjes,

vendosën që në Paris të dërgonin një delegacion të gjerë të përbërë nga muslimanë dhe të

krishterë. Prej emrave kryesorë që ishin pjesë e këtij delegacioni përmenden Benoit Blinishti,

Mithat Frashëri, Fuad Dibra At Luigj Bonati etj.3

Veprimtaria e tyre e gjerë para dhe pas Konferencës së Paqes ishte në shërbim të mbrojtjes së

interesave kombëtare, ruajtjes së integritetit territorial dhe sovraniteti të shtetit shqiptar. Një ndër

1 Charles dhe Barbara Jelavich, Themelimi i shteteve kombëtare..., f. 286. 2 Margaret Macmillan, Paris 1919..., f. 489-491. 3 AQSH. F. 101, D. 5, V. 1919, Fl. 77-1978. Procesverbali i mbledhje së Shoqërisë Shqiptare të Stambollit.

Page 74: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

31

dokumentet më të rëndësishme të nënshkruara prej delegacionit të Kolonisë Shqiptare të

Stambollit është dhe “Memorandumi i Delegacioneve”, një dokument i firmosur më 15 prill

1919 prej pothuajse të gjitha delegacioneve shqiptare të emigracionit që ndodheshin në Paris, i

cili i drejtohej Lidhjes së Kombeve. Memorandumi i Delegacioneve është një dokument ku

shprehet hapur ideja kundër një mandati italian mbi Shqipërinë ashtu si dhe kundër copëtimit të

saj prej Italisë, Greqisë dhe Serbisë.1

Kolonia e shqiptarëve të Stambollit ka dhënë kontribute të çmueshme në lidhje me çështjen

kombëtare shqiptare. Ajo bashkëpunoi ngushtësisht me të gjitha qeveritë shqiptare si para fillimit

të Luftës së Parë Botërore ashtu dhe pas saj, si dhe në Konferencën e Paqes në Paris. Kolonia e

shqiptarëve që jetonin në Stamboll ishte e preokupuar dhe e angazhuar që të kontribuonte jo

vetëm në diskutimin e çështjes kombëtare shqiptare, por dhe në gjetjen e zgjidhjeve dhe

kontributin real kur ta kërkonte nevoja. Kjo shihet qartë në letrën e përfaqësuesve të kolonisë

shqiptare të Stambollit, drejtuar Turhan Pashës më 18 prill 1919, me anë të së cilës i kërkonin të

bëhej një mbledhje për të diskutuar problemet kombëtare.2 Dhjetë ditë më pas, më 28 prill,

kolonia shqiptare mori vendimin që të dërgonte Sulejman Delvinën në Paris, për të ndihmuar

sheshimin e divergjencave që ekzistonin midis anëtarëve të delegacionit shqiptar lidhur me

çështjen kombëtare. Angazhimi i kësaj kolonie në mbrojtje të tërësisë territoriale të shtetit

shqiptar ishte insistues. Anëtarët e kësaj kolonie përmes një letre të firmosur prej përfaqësuesve

të saj dhe që i dërgohej delegacionit të SHBA, reaguan ashpër në Konferencën e Paqes së Parisit,

për orvatjet e qeverisë së Athinës për të pushtuar Korçën gjatë verës së vitit 1919.3 Gjithashtu ata

reaguan dhe ndaj të gjitha përpjekjeve të njëpasnjëshme të Romës për të joshur si anëtarët e

delegacionit të Stambollit ashtu dhe ata të qeverisë së Durrësit.

Italia dhe Greqia u përpoqën në Konfenrencë që ta lidhin çështjen shqiptare me atë të

Perandorisë Osmane, por fakti qendron se Porta e Lartë kishte hequr dorë me kohë prej

territoreve shqiptare. Pikërisht më 30 maj të vitit 1913, pas përfundimit të Luftës së Dytë

Ballkanike, mes Perandorisë Osmane dhe shteteve aleate që dolën fituese, u nënshkrua një traktat

ku në nenet 2 dhe 3, Porta deklaronte se lëshonte suzerenitetin mbi Shqipërinë, që i ishte caktuar

1 AMPJSH. V. 1919, D. 18, Fl. 260. “Memorandumi i DeleРacioneve” i firmosur prej përfaqësisë së Kolonisë Shqiptare të Stambollit, Vatrës, përfaqësuesve të ardhur nga Kolonia Shqiptare e Bukureshtit dhe përfaqësuesve të Partisë Politike të Amerikës. Një memorandum i dytë ju dërgua sërish Konferencës gjatë 4 korrikut 1919. Shiko: AMPJSH. V. 1919, D. 9, Fl. 227-228. 2 ASHSH. Lufta e popullit shqiptar..., f. 173. 3 Po aty, f. 335-336.

Page 75: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

32

më 17 dhjetor 1912 dhe ja ngarkonte Fuqive të Mëdha fatin e këtij vendi.1 Kjo gjë nuk i shkonte

përshtat perandorisë në një situatë të re post-lufte, ku rëndësia më e madhe tashmë binte mbi

copëtimin e saj dhe për të ruajtur sa më shumë nga territoret e banuara me popullsi turke, ajo

detyrohej të flijonte me ose pa dëshirë (e detyruar), pjesë të rëndësishme të saj. Duke u nisur nga

premisa se Fuqitë e Mëdha ja besuan suzerenitetin e Shqipërisë më 17 dhjetor 1912 Perandorisë

Osmane, përfaqësuesit e e politikës së jashtme turke, bënin një sy qorr e një vesh shurdh, duke

mos pranuar të njihnin marrëveshjen e 30 majit 1913, e duke i konsideruar akoma territoret

shqiptare si pjesë të lidhur ende me trashëgiminë osmane. Ata u përpoqën gjithashtu që ta

përfshinin shtetin shqiptar dhe në çështjen e Borxhit Publik Otoman, duke e ngarkuar këtë të

fundit me detyrime të paqena ekonomike dhe financiare të para luftërave ballkanike. Kjo

panoramë ka zënë vend edhe tek historianët turq të ditëve të sotme, si Prof.dr. Mehmet

Maksudoglu, i cilit deklaron se edhe pse Peandoria Osmane doli e humbur në Luftën e Dytë

Ballkanike, ajo ruajti ose rimori disa nga territoret e vjetra ballkanike, statusi i të cilave mbetej

ende i paqartë (duke e lënë të pa përcaktuar se për kë tërritore bëhej fjalë).2

Nga ana tjetër, largimi i udhëheqësve të kohës së luftës kishte krijuar një vakuum të madh

politik në Stamboll. Megjithatë përpjekje pati nga të gjitha grupet për të influencuar mbi

sulltanin e ri si dhe për të luajtur një rol aktiv në politikën e kohës.3

Grupet që synonin të dominonin jetën politike pas largimit të “ushtarakëve” ishin:

- Porta e Lartë - Sulltan Mehmeti V, i cili ndërroi jetë në pranverën e vitit 1918 dhe u

zëvendësua prej vëllait të tij Vahdetin Efendiut, i cili erdhi në fron nën emrin e Mehmetit

VI. Inteligjent dhe kokëfortë, ai synonte të bashkohej me Unionistët duke iu shmangur

përdorimit të tij prej Antantës.

- Liberalët – Opozita liberale e bashkuar në Hyriet ve Ittilaf Firkasi, e cila u nxor jashtë

ligjit më 1913, u ri-organizua edhe njëherë prej disa udhëheqësve të vjetër dhe kishte në

krye Ferid Pashën.

- Antanta – Përfaqësues të ndryshëm të Antantës zbarkuan në kryeqytet me synim

kontrollimin e zbatimit të traktatit të kapitullimit, por ata gjithashtu u munduan që të

influenconin në politikën e brendshme osmane. Pavarësisht synimeve të tyre menjëherë

1 Arben Puto, Shqipëria Politike, 1912-1939. Tiranë: Toena, 2009, f. 62. 2 Prof.dr. Mehmet Maksudoglu, Historia Osmane dhe Institucionet. Tiranë: ALSAR, 2013, f. 557-558. 3 Erik Zurcher, Turkey a modern history. London: I.B. Tauris, Third Edition, UK, 2004, f. 134-135.

Page 76: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

33

pas zbarkimit filluan dhe kontradiktat e para mes aleatëve, francezëve, britanikëve dhe

italianëve.

- Unionistët1 – Edhe pse udhëheqësit e tyre ishin larguar, ata ende kishin nën kontroll një

pjesë të konsiderueshme të parlamentit, ushtrisë, forcave të policisë, post-telegrafit dhe

organizatave të ndryshme që ishin ende aktive në vend. Regjimi i ri që erdhi në pushet

më 1919, pavarësisht se shkarkoi një pjesë të madhe të unionistëve nga postet që mbanin,

serisС nuk arriti t’i гëvendësonte dot të РjitСë.2

Periudha e parë e pasluftës ishte pothuajse një tranzicion i vërtet politik. Sulltani ishte

munduar disa herë që në krye të kabinetit qeveritar të vendoste Ahmet Tefik Pashën, por

unionistët kishin këmbëngulur në figurën e Ahmet Izzet Pashës, i cili nuk ishte unionist por nuk

shihej me sy të mirë as nga udhëheqësit e grushtit të shtetit. Me largimin e udhëheqësve të cup

d’etat dhe nënshkrimin e aktit të kapitullimit, sulltani e zëvendësoi Izzet Pashën me Teufik

Pashën, i cili udhëhoqi dy kabinete kryesisht anti-unioniste (11 nëntor 1918 – 3 mars 1919). Më

4 mars kabineti i këtij të fundit u zëvendësua me atë të Damat Ferit Pashës, një figurë e

rëndësishme në politikës osmane të pasluftës i cili drejtoi pesë kabinete të ndryshme me tagrin e

një personi të besueshëm dhe të afërt me familjen e sulltanit.3 Presioni i Rezistencës e detyroi atë

të jepte dorëheqjen në fillim të vitit 1920. Kabinetet që erdhën pas tij, ato të Ali Riza Pashës (deri

në 3 mars 1920) dhe Salih Hulusi Pashës (deri në 2 prill), u përpoqën që të bashkëpunonin me

lëvizjen nacionaliste dhe të ndihmonin në realizimin e kryengritjeve në Anadoll. 4 Në

historiografinë moderne turke, marrëdhëniet e Mustafa Qemalit me Komitetin për Bashkim dhe

Përparim përshkruhen si shumë të tendosura. Është i mirënjohur fakti se ai kishte qenë anëtar i

Komitetit dhe vazhdoi të ishte deri sa organizata u shpërbë më 1918. Po ashtu janë të njohura dhe

debatet e tij me udhëheqësit e Komitetit, sidomos ato me Enver Pashën, në lidhje me luftën dhe

mënyrën se si ajo u organizua. Pas lufte, Mustafa Qemali u përpoq që të organizonte një

rezistencë popullore ndaj zbatimit të traktateve të paqes që ai i shikonte shumë të pafavorshme

dhe të dëmshme për Turqinë.5

1 “IntriРues unionistes?” Bulletin Periodique de la Presse Turque. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 32, 16 Octobre – 20 Novembre, 1923, f. 3. 2 Erik Zurcher, Turkey a modern..., f. 135. 3 Branko MerxСani, “Disa kujtime të mia të vjetra dСe të reja – Ataturk”, Përpjekja Shqiptare. Nr. 18-24, Dhjetor 1938, Viti II, Tiranë: SСtвpur në SСtвpsСkronjën “Tirana”, f. 314-315. 4 Erik Zurcher, Turkey a modern..., f. 137-138. 5 Erik J. Zurcher, The Young Turk..., f. 124. Sipas autorit Mustafa Qemali bashkë më shumë të tjerë nuk ishin kundër armëpusСimit të Mudros, por ata u poгicionuan kundër sСkeljes që i’u bë këtij armëpusСimi prej Fuqive të MëdСa.

Page 77: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

34

Në këtë vorbull ngjarjesh, përfaqësuesit e Ataturkut në Evropë i përcillnin atij herë pas here

artikuj të ndryshëm për të kuptuar atë se çfarë po ndodhte jashtë vendit dhe cilat ishin

perceptimet e kancelarive evropiane mbi situatën e pas luftës, si dhe çfarë shkruante shtypi në

perëndim mbi fatet e Perandorisë Osmane. Kjo i jepte mundësinë që përveç angazhimit në luftë

të njihte dhe diplomacinë evropiane si dhe interesat e këtyre kancelarive për të ardhmen e

Perandorisë Osmane dhe Ballkanit. Ai ishte i vëmendshëm jo vetëm për teknikat ushtarake por

dhe për atë se si perceptohej situata e perandorisë në kancelaritë evropiane.1

Meqë nuk ishin këshilluar lidhur me vendimet dhe traktatet e ndryshme që Fuqitë e Mëdha

kishin nënshkruar si me njëri-tjetrin ashtu dhe me Greqinë, turqit e Anadollit dhe Azisë së Vogël

nuk i pranuan t’i njiСnin ato. Ata nën drejtimin e Mustafa Qemal Pashës nisën qëndresën dhe

krijuan një qeveri të përkohshme në Ankara (Angora). Ataturku ishte një njeri i ndërlikuar, por

trim. Në vitin 1919, shumë pak prej politikanëve e diplomatëve të huaj kishin dëgjuar për të,

ndërsa pak (katër) vite më vonë ai do të “poshtëronte” Britaninë dhe Francën dhe do të sillte në

ekzistencë Republikën Turke.2 Revolucioni kombëtar turk u drejtua në radhë të parë kundër

synimeve të Fuqive të Mëdha dhe së dyti kundër ushtrive greke që synonin të pushtonin

Stambollin. Zgjimi kombëtar në Anadoll fitoi qëndrueshmëri me autoritet absolut në rajonet e

Samsunit, Sivës, Erzurumit, Trabzonit dhe qytete të tjera.3 Lufta me ushtritë greke vazhdoi për

një kohë të gjatë. Duke qenë se ishte e pakënaqur prej asaj çka mori prej territoreve të mbetura

osmane, në krahasim me Anglinë, Franca në nëntor të 1921 mbajti anën e qemalistëve – në

shkëmbim të avantazheve ekonomike, – dhe nënshkroi një marrëveshje me turqit e cila do të

rrëzonte traktatin e Sevrës. Të njëjtën gjë bëri edhe Italia dhe Bashkimi Sovjetik, të cilët në

shkëmbim të avantazheve ekonomike tërhoqën trupat e tyre prej zonave të pushtuara. Ndërsa

Britania dhe Greqia ishin të vetmet shtete që vazhdonin të mbanin trupat e tyre në tokat turke.4

1 BelРelerle Mustafa Kemal…, f. 214-217, 218-222. Dokumenti nr. 69, “Mustafa Kemal Pasa ve ülkenin durumu Сakkında Balkan MuСabiri Van Cruвff imгasıвla Nieuаe RotterdamscСe Courant Рaгetesinde nesredilen iki makalenin tercümesi”, BOA, HR. SВS, 2608/1И20-25. Dokumenti nr. 71, “Kemal'in Küçük Paris'i" ve "Mustafa Sakir" baslıklarıвla AllРemein Handelsblat Рaгetesinde G. Nвpels imгasıвla вaвınlanan makalelerin tercümesi”, BOA, HR. SYS, 2608/3_21-25. 2 Margaret Macmillan, Paris 1919..., f. 429. 3 Historia e Shtetit, Shoqërisë dhe e Qytetërimit Osman. Vëll I, Tiranë: AIITC, 2009, f. 145. 4 BelРelerle Mustafa Kemal…, f. 214-217, 218-222. Dokumenti nr. 82 ” Büвük Taarruг sonucu Anadolu'вu isРalden kurtaran Türkiye Büyük Millet Meclisi Reisi Baskumandan Gazi Mustafa Kemal Pasa'ya hükümet üyelerinin imгalarıвla çekilen tebrik telРrafı”, BCA, 030. 10. 1. 1. 3/1. Dokumenti nr. 83, “Türkiвe Büвük Millet Meclisi Reisi Baskumandan Gaгi Mustafa Kemal Pasa'вa Ankara'da вapılacak karsılama töreniвle ilРili proРram”, BCA, 030. 10. 2. 9. 1/2, 3, 15, 16. Dokumenti nr. 84 “Mustafa Kemal Pasa ile Büвük Britanвa Hükümeti arasındaki münasebetlerin sevindirici bir safСaвa ulastığı”, BOA, DH. KMS, 62/66И9.

Page 78: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

35

Pas fitores së suksesshme që pati mbi ushtritë greke (1921-1922), Mustafa Qemali tashmë e

ndjente veten të aftë që të kërkonte një rishikim tërësor të traktatit të Sevrës të 10 gushtit 1920, si

dhe të hidhte themelet e shtetit të ri turk i cili nuk do të ishte më perandori por një republikë që

do të përfshinte kryesisht brenda saj vetëm popullsinë turke të përqendruar në Anadoll, pjesën

ballkanike, Azinë e Vogël si dhe ishujt e Egjeut.1

I.4. Shqipëria në trajtimet e Fuqive të Mëdha në Konferencën e Paqes

Mbarimi i Luftës së Parë Botërore në nëntor të vitit 1918, shtroi përpara intelektualëve dhe

atdhetarëve shqiptarë problemin jetësor të fatit të vendit, të ekzistencës ose jo të Shqipërisë së

pavarur. Fundi i atij viti e gjeti gjithashtu Shqipërinë të copëtuar politikisht e të pushtuar

ushtarakisht nga disa shtete fituese dhe në një gjendje të vështirë ekonomike. Që në shtator 1918,

trupat italiane duke ndjekur ushtritë austro-hungareze që tërhiqeshin, përparuan në veri të Vjosës

dhe në fund të tetorit arritën afër Shkodrës.2 Forcat franceze vazhdonin të qëndronin gjithnjë në

qytetin e Korçës e atë të Pogradecit, ndërsa ushtritë serbe, pasi ripushtuan Kosovën dhe viset e

tjera shqiptare, hynë përsëri brenda kufijve të shtetit shqiptar, duke u shtrirë në veri-lindje të tij

në zonën e Peshkopisë, Kukësit, Hasit, Malësisë së Gjakovës dhe atë të Kelmendit, në të

ashtuquajturën prej tyre “vijë strategjike”. Për mbrojtjen e interesave kombëtare, pas mbarimit të

luftës, brenda dhe jashtë vendit u krijuan komitete e shoqëri të ndryshme. Gjatë kësaj kohe u

dallua për veprimtarinë e saj edhe federata patriotike “Vatra”, gjithashtu dhe emigracioni

shqiptar i vendosur në Turqi, Rumani, Bullgari etj.3

Përfundimi i luftës e gjeti shtetin shqiptar pa një qeveri dhe pa një përfaqësim, pasi Princ Vidi

që ishte vendosur prej Fuqive të Mëdha pas shpalljes së pavarësisë, ishte larguar që para se të

fillonte Lufta e Parë Botërore. Pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme që kishin grupet politike

shqiptare, brenda dhe jashtë vendit, u bashkuan me kërkesën e ngutshme për formimin e një

1 L.S. Stavrianos, The World Since 1500..., f. 629. Për të rishikuar traktatin u mbajtën një numër negociatash të zgjatura që përfunduan më 20 janar 1923 me nënshkrimin e traktatit të Lozanës nga të dy palët, i cili i ktheu Turqisë Thrakën lindore dhe disa ishuj në detin Egje. Po ashtu Turqia nuk do të paguante asnjë reparacion për dëmet e shkaktuara në luftë si dhe sistemi i kapitulacioneve do të rrëzohej përfundimisht. Ngushticat mbetën të demilitarizuara dhe të hapura për të gjitha anijet. Më në fund u nënshkrua edhe një marrëveshje për shkëmbimin e popullsisë greke që jetonte në Turqi me atë turke që jetonte në Greqi. 2 Vuk Vinaver, “AnРlia dСe poгita ndërkombëtare e SСqipërisë midis dв Luftërave Botërore”, Gjurmime Albanologjike. Tiranë: Nr. 1, 1968, f. 186. 3 ASHSH, Historia e Shqipërisë..., f. 460-461.

Page 79: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

36

qeverie shqiptare që të kishte të drejtë të përfaqësonte popullin shqiptar dhe të mbronte interesat

kombëtare. Italia e cila mbante të pushtuar një pjesë të madhe të territoreve shqiptare, pranoi të

lejonte mbajtjen e kongresit, me qëllim që në të, të shkonin përfaqësues të zgjedhur nga të gjitha

krahinat e sunduara prej ushtrisë italiane.1

Më 25 dhjetor, mbi 50 delegatë nga i gjithë vendi u mblodhën në Durrës dhe gjatë Kongresit

që u mbajt aty, shpallën Qeverinë e Durrësit. Qeveria e përkohshme që doli nga Kongresi

përbëhej prej 14 anëtarësh. Vlen këtu të theksohet dhe një mendim ndryshe i cili ka të bëjë me

Nikolla Ivanaj, që në kundërshtim me shumë të tjerë, në kujtimet e tij të botuara në vitin 1943, e

ka quajtur qeverinë e dalë prej këtij kongresi si jo legjitime e jo përfaqësuese të popullit.2

Në letrën e hartuar nga pjesëmarrësit në Kongresin e Durrësit dhe që iu dorëzua kolonelit

italian Etore Lodit, jepeshin arsyet kryesore që i shtynë patriotët shqiptarë që të formonin

qeverinë e Durrësit.3 Sipas letrës, arsyet kryesore renditeshin si më poshtë:

1. Teorikisht ka vetëm një shtet shqiptar të pavarur. Për të garantuar qenien e kësaj ngrehine

shqiptare, Italia na ka siguruar përkrahjen e saj morale dhe materiale. Franca dhe disa

shtete ballkanike, duke e njohur tanimë Esat pashën si kryetar të qeverisë shqiptare,

vetëkuptohet që në Konferencën e Paqes ata kanë për të përkrahur delegatët e pashës.

2. Francezët me siguri kanë për të dërguar nga Korça dhe Shkodra disa të ashtuquajtur

delegatë të këtyre territoreve.

3. Shtetet që mbajnë një qëndrim armiqësor ndaj Shqipërisë mund edhe të mos pranojnë

delegatët e një komiteti apo një këshilli shqiptar, por ata nuk kanë si të mos pranojnë

juridikisht përfaqësuesit e një qeverie të përkohshme të shpallur në pajtim me kërkesat e

së drejtës ndërkombëtare. Përndryshe, ato vihen në kundërshtim të hapët me parimet që

vetë i kanë shpallur dhe mbrojtur.

4. Në qoftë se Italia nuk është sot në gjendje të mbrojë të vetmin pushtet kombëtar që po

ngrihet në Shqipëri, atëherë del vetvetiu pyetja, si ka për ta mbrojtur ajo kauzën

sСqiptare? Nëse deleРatët që do të nisen nРa SСqipëria për t’u paraqitur përpara KonРresit

botëror (të Paqes) nuk arrijnë të sСkojnë më tutje se Roma, një Рjë e tillë do t’u Сiqte

1 Tajar Zavalani, Histori e Shqipnis..., f. 254. 2 N. Ivanaj, Historija e Shqipëniës së Re, Vuajtjet e Veprimet e Mija (Pjesa e Parë). Tiranë: Shtypshkronja e Shtetit, 1943, f. 73. 3 ASHSH, Lufta e popullit shqiptar..., f. 69.

Page 80: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

37

atyre çdo karakter serioz dhe do të humbiste besimin e popullit shqiptar ndaj veprimit

italian.1

Kështu, në kushtet e pushtimit të vendit prej Italisë dhe për të mënjanuar penРesat që mund t’i

sillte Roma dërgimit të delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, kongresi zgjodhi

në krye të qeverisë Turhan Pashë Përmetin.2 Një delegacion i përbërë nga kryeministri Turhan

pashë Përmeti, ministri i Punëve të Jashtme, Mehmet Konica, Dr. Mihal Turtulli, imzot Luigj

Bumçi dhe Mithat Frashëri (i cili u pengua ose ndalua që të shkonte në Paris prej qeverisë

italiane) u vendos që të përfaqësonte shtetin shqiptar në Paris.3 Pavarësisht kësaj, duke qenë se

Shqipëria nuk kishte marrë pjesë në luftë si shtet, delegacioni shqiptar nuk u njoh zyrtarisht në

Paris dhe u lejua vetëm që të shfaqte pikëpamjen e tij në Komisionin e ngarkuar për çështjet

tokësore dhe atë të kufijve.4 Më 31 dhjetor, Italia ndërmori një hap të rëndësishëm diplomatik

për t’i sСërbвer interesave të saja në SСqipëri, duke i kërkuar Britanisë që të njiСte qeverinë e

Durrësit. Përmes ambasadorit të italianë në Londër, Marquis Imperiali, ajo së pari njoftoi

qeverinë britanike se një numër përfaqësuesish shqiptarë ishin mbledhur në Durrës dhe kishin

formuar Qeverinë e Përkohshme Shqiptare nën drejtimin e Turhan Pashës. M. Imperiali i

drejtohej qeverisë britanike se “...me qëllim që të shprehin aspiratat e tyre kombëtare, Qeveria

italiane e ka njohur de jure dhe de facto qeverinë e re...”.5 Qeveria britanike duke u bazuar mbi

Traktatin e Londrës, përmes Sekretarit të Shtetit për Punët e Jashtme Lord Curzon, iu drejtua

ambasadorit italian duke u shprehur “...se e vlerësojmë notën e qeverisë italiane, por nuk mund

t’i akordojmë ndonjë formë njoСje qeverisë proviгore, dСe besojmë që autoritetet italiane nuk do

ta lejojnë këtë qeveri të ushtrojë ndonjë fuqi administrative, së paku në ato territore të tilla si

Epiri i Veriut, të cilët janë jashtë limiteve të autoritetit të shtetit autonom shqiptar të njohur nga

Traktati i Londrës i Prillit 1915”. 6 Këtë qëndrim Britania do ta mbante edhe përgjatë

Konferencës së Paqes.

Pas arritjes së delegacionit shqiptar në Paris, në qëndrimet e tij u vunë re tendenca dhe

kërkesa nga më të ndryshmet, pavarësisht kësaj pjesa më e madhe e tyre lidheshin me faktin, se

1 I Documenti Diplomatici Italiani. 6a Serie: 1918-1922, Vol. 1 (4 novembre 1918 - 17 gennaio 1919). f. 376-377, Dokumenti nr. 695 “Il Comandante Superiore delle Forгe Italiane nei Balcani, Piacentini, al ministro deРli Esteri, Sonnino”. Për më tepër sСiko edСe ASHSH. Lufta e popullit shqiptar..., f. 69. 2 ASHSH, Historia e Shqipërisë..., f. 461-263. 3 Tajar Zavalani, Histori e Shqipnis..., f. 254. 4 Po aty, f. 254-255. 5 Pranvera Teli (Dibra), Shqipëria dhe Diplomacia..., f. 34. 6 Po aty, f. 34-35.

Page 81: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

38

pothuajse të gjithë anëtarët e delegacionit kishin një qëllim kryesor, ruajtjen e shtetit shqiptar në

kufijtë e vitit 1913. Qëndrime të tilla shkaktoheshin prej dy faktorëve jo të favorshëm për

delegacionin shqiptar në Paris: 1. Qeveria e përkohshme nuk ishte njohur nga Fuqitë e Mëdha,

kështu që Shqipëria nuk mund të përfaqësohej zyrtarisht në Konferencë. 2. Ekzistenca e disa

delegacioneve shqiptare në Paris, qëndrimet e të cilëve për probleme të caktuara shpesh binin në

kundërshtim me njëri-tjetrin, e komplikonte edhe më shumë paraqitjen e problemit tek aktorët

vendimmarrës për Shqipërinë.1 Kjo situatë shihet dhe në projektin apo vendimin e 25 shtatorit

1919, që u hartua nga Luigj Bumçi, Mehdi Frashëri, Lef Nosi e të tjerë, ku radhiten disa

propoгime konkrete që do t’i paraqitesСin konferencës kur të sСiСej e nevojsСme, në lidhje me

statusin e shtetit shqiptar.2

Diskutimet dhe debatet mes delegacioneve dhe përfaqësuesve si të shtetit shqiptar ashtu dhe

atyre të diasporës, lindën më shumë për formën se si do të ruheshin të paprekur kufijtë dhe

tërësia territoriale e shtetit shqiptar dhe cila do ishte rruga më e mirë politike për realizimin e

këtij synimi.3 Këtu delegatët dhe përfaqësuesit shfaqnin mendime të ndryshme. Një pjesë e

patriotëve që kishin shkuar në Paris ishin të mendimit se shteti shqiptar së bashku me territoret

shqiptare të mbetura jashtë kufijve i duheshin lënë për administrim Shteteve të Bashkuara të

Amerikës, me një mandat 1-2 vjet dСe pas vendosjes së rreРullit e qetësisë, t’i jepnin të drejtën

kësaj popullsie që përmes një plebishiti të vendoste vet fatin e saj, nëse donte apo jo t’i

bashkohej shtetit shqiptar. Fillimisht edhe pala amerikane kishte shfaqur një gatishmëri jo të

qartë por mirëkuptuese ndaj kërkesës që F. Noli i kishte shfaqur vetë presidentit Uillson në një

takim personal me atë.4 Por ky projekt më pas u refuzua qartë prej delegatit-këshilltar amerikan

në Konferencë Z. Buckler, i cili sipas deklaratës së Mehdi Frashërit, kishte thënë se “Asht kot qi

SСqipëtarët të sСpresojnë ndë nji mandat të SСteteve të BasСkueme t’Amerikës, mbassi këto nuk

1 Haris Silajxhiç, Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Uashingtonit. Tiranë: Dituria, 1999, f. 66. 2 Dr. A. Gjon SСllaku, “Katholicizmi në Shqipni e anmiqt e tij para Gjykatores së historis – PërРjeРje Г. N. Ivanaj”, Hylli i Dritës. Shkodër: Prill 1944 (Vjeti XX), Nr. 4, f. 54-57. Autori jep për herë të parë një sërë dokumentesh në lidhje me veprimtarinë e delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. 3 I Documenti Diplomatici Italiani. 6a Serie: 1918-1922, Vol. 3 (24 marzo – 22 giugno 1919). Roma: Ministero DeРli Affari Esteri, Instituto PoliРrafico e Гecca Dello Stato, 2008. f. 297, Dokumenti nr. 282, “Il Ministro deРli Esteri, Sonniono, al Ministero deРli Esteri”, 23 aprile 1919. Sipas dokumentit në fjalë, disa patriotë sСqiptarë kisСin përgatitur një note protese për ta dorëzuar para Kongresit, sipas së cilës sqarohej se qeveria italiane po përpiqej me të gjitha mënyrat që ta kthente shqipërinë në një zone pushtimi të saj. Po sipas dokumentit, intelektualët shqiptarë që qëndronin pas kësaj note proteste ishin doktor Mihal Turtulli, Mehmet Konica dhe Mithat Frashëri. 4 Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX. Tiranë: Ideart, 2004, f. 94.

Page 82: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

39

do të ngarkohen kurrë me një barrë të tillë.”1 Gjatë muajit gusht 1919, delegacioni shqiptar në

Paris i paraqiti një thirrje Senatit amerikan, kur mori vesh që komisioni i Punëve të Jashtme i

Senatit do pranonte përfaqësuesit e kombeve të sakrifikuara për të paraqitur dëshirat apo ankesat

e tyre. Në fillim u mendua nga delegacioni shqiptar, që si përfaqësues në Uashington të shkonte

Gjergj Fishta, por duke qenë se ai nuk mundi të shkonte, atëherë si përfaqësues shkuan Kristo

Dako, Kostandin Çekrezi dhe Telford Erikson. Sipas tyre, takimi ishte shumë formal dhe qëllimi

i dëgjimeve kishte qenë përforcimi i argumenteve nga ana e kundërshtarëve të presidentit Uillson

për t’iu kundërvënë atij.2 Nevoja për gjykimin amerikan shpjegohet me ato iluzione, që ushqenin

në atë periudhë shqiptarët dhe jo vetëm ata, për sa i përket misionit të rivendosjes së rendit, në

Evropën e pasluftës nga presidenti Uillson. Të futur më vonë se të gjithë në luftë, SHBA nuk

ishin përzierë me pazaret që bëheshin fshehurazi për fatet e popujve të vegjël. Ndaj dhe diaspora

shqiptare, e cila nuk ishte e pakët në numër, shpresonte në mirëkuptimin e problemit që paraqiste

atdheu i saj historik.

Pjesa kryesore e patriotëve shqiptarë përpara mbledhjes dhe hapjes së Konferencës ishte

shprehur qartë për një shtet shqiptar plotësisht ta pavarur. Ndërsa një pjesë shumë e vogël

mendonte që t’i kërkonte Konferencës së Paqes vënien e sСtetit të pavarur sСqiptar nën

protektoratin e njërës prej fuqive fituese të luftës dhe konkretisht Italisë.3 Në këtë grupim bënin

pjesë Turhan Pashë Përmeti, Syrja bej Vlora, Visarion Dodani, Eqerem bej Libohova, etj., të cilët

më 12 tetor 1918 i ishin drejtuar ministrit italian të Punëve të Jashtme me anë të një

memorandumi, në të cilin i njihnin Italisë rolin e “protektoratit” të Shqipërisë.4 Ata përpiqeshin

të argumentonin se shteti shqiptar nuk mund të vazhdonte gjatë ekzistencën e tij pa ndihmën e

një fuqie të madСe, e cila do t’i kundërviСej sвnimeve ekspansioniste të Greqisë dСe Serbisë.

Myfit Libohova i cili nuk kishte shkuar në Paris, më 20 mars 1919 shkoi gjer në Gjirokastër dhe

organizoi një mbledhje me përfaqësuesit e Sarandës, Delvinës, Leskovikut, Përmetit dhe

Kolonjës, ku me РjitСë kundërsСtimin e këtвre të fundit, arriti që t’i drejtonte një teleРram

Turhan Pashës që ndodhej në Paris në krye të delegacionit shqiptar, në të cilën propozonte

1 Dr. A. Gjon SСllaku, “KatСoliciгmi në SСqipni e anmiqt e tij...”, f. 55. 2 AQSH. F. 251, V. 1919, D. 17, Fl. 194-196. Raporti i Mehdi Frashërit, L. Bumcit, L. Gurakuqit dhe L. Nosit, drejtuar Mithat Frashërit, Rasih Dinos, Pandeli Cales, Hilmi Këlcyrës dhe Sotir Koleas në Lozanë. Ky raport ka gjithsej 24 faqe (f. 194-218). Në po të njëjtën dosje gjendet edhe një kopje me dorë e këtij raporti e Mithat Frashërit (f. 180-193). 3 Shqipëria përpara Konferencës së Paqes. BLE, Dokumentet Zyrtare të Paraqitura nga ana e Dërgatës Shqiptare – 12 shkurt deri më 5 qershor 1919, Romë: Botim i Qeverisë së Përkohshme, 1919, f. 4-5. 4 Arben Cici, Marrëdhëniet shqiptaro – italiane në vitet 1920-1934. Tiranë: Afërdita, 2002, f. 21.

Page 83: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

40

vendosjen e Shqipërisë së Jugut nën “garancinë dhe mbrojtjen e Italisë”.1 Madje edhe At Gjergj

Fishta, që kishte qenë redaktori i gazetës “Posta e Shqypnis” që botohej në Shkodër gjatë kohës

së pushtimit austro-hungarez, e që më pas shkoi si ekspert i delegacionit qeveritar shqiptar në

Paris, arriti deri atв sa t’i quante “të marrë” e “ksenofobë”, ata që luftonin për të mbrojtur me çdo

kusht të drejtat kombëtare dhe për të ngritur një shtet shqiptar duke u mbështetur në forcat e vet

popullit. Pak kohë pas Kongresit të Lushnjes, që i dha formë shtetit shqiptar At. Gj. Fishta do të

shkruante: “Të ashtuquajturit nacionalistë shqiptarë kanë hedhur poshtë formulën “Shqipëria me

ndihmën e Italisë”, po ata nuk kanë mundur akoma të përcaktojnë një formulë tjetër për të

zëvendësuar të parën. Të thuhet se ne do të formojmë Shqipërinë vetëm me forcat tona nuk është

gjë tjetër veçse marrëzi”2

Ndërkaq shumica e anëtarëve të qeverisë më 24 janar 1919, nënshkruan programin e tyre të

veprimit dhe këtij programi (i cili ndahej në dy pjesë, në pjesën e brendshme dhe atë të jashtme),

i dhanë një drejtim pro-italian. Sipas këtij programi, që u bë i njohur publikisht vetëm në fillim të

vitit 1920, për të ndihmuar qeverinë shqiptare do të thërriteshin për ndihmë këshilltarë dhe

specialistë nРa Italia, të cilëve do t’u besoСej orРaniгimi i sektorëve të ndrвsСëm të administratës

civile, ushtrisë, xhandarmërisë etj.3 Përpjekjet e mësipërme të Qeverisë së Durrësit, ngjallën gjatë

muajit janar 1920 reagime të shumta të atdhetarëve dhe nacionalistëve brenda dhe jashtë vendit,

të cilën e shikonin me dyshim dhe skepticizëm veprimtarinë e Turhan pashë Përmetit si dhe disa

anëtarëve të tjerë të kabinetit të tij, po ashtu dhe të delegatëve që përfaqësonin shtetin shqiptar në

Paris. Atdhetarë të mirënjohur si Pandeli Cale, Mihal Turtulli apo Hasan Prishtina ishin kundër

përpjekjeve të italianëve që t’u diktonin sСqiptarëve platformën e tвre politike, ndaj ata bënin

thirrje për marrjen e masave të shpejta që të dilej nga kjo situatë dhe çështja shqiptarë të

përparonte në drejtimin e duhur. Hasan Prishtina propozonte ndër të tjera disa masa që duheshin

marrë për zgjerimin e propagandës së shtypit në dobi të çështjes shqiptare.4

Një muaj më pas, më 12 shkurt, delegacioni shqiptar në Paris, i paraqiti Kryesisë së

Konferencës një memorandum nëpërmjet të cilit i drejtohej Fuqive të Mëdha që të njihnin shtetin

1 AMPJSH. V. 1919, D. 1, Fl. 87. Letër e M. Libohovës e dates 21 gusht 1919, dërguar Nitit, Romë. 2 Muin Çami. Lufta çlirimtare..., f. 45. Ky nuk është në fakt i pari qëndrim por-italian që ka mbajtur Fishta. Përgjithësisht ai njihej për frymën dhe përpjekjet për ta parë Shqipërinë si pjesë të Italisë, vetëm në këtë mënyrë katolicizmi do të gjente shtrirje dhe përhapjen e munguar nga veriu e gjer në jug të vendit. Megjithatë ai diti të ishte i moderuar dhe të kontribuonte për të mirën e vendit të tij, sa herë që ajo kërkohej dhe kur vendi i tij kishte nevojë për ndihmë. 3 ASHSH. Lufta e popullit shqiptar..., f. 211-212. 4 Po aty, f. 77-78, 82-86, 89-90.

Page 84: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

41

shqiptar të shpallur në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, si dСe t’i njiСesСin atij edСe

territoret e shkëputura prej shteteve fqinje, duke ndrequr kështu padrejtësinë e bërë një dekadë

më parë. Këto rivendikime territoriale, përbënin në thelb Shqipërinë etnike, të ndarë me pa të

drejtë në Londër më 1913.1 Nga ana tjetër, për të treguar më qartë atë se çfarë përfaqësonte

Shqipëria për politikën e jashtme italiane po i referohem kujtimeve të Francesko Jakomonit, i cili

përkitazi mbi këtë periudhë thotë se: “Më 13 shkurt 1918, shkëlqesia e tij Sonino përsëriste se,

fatet e Shqipërisë kërkonin një interesim të veçantë nga ana e Italisë, për arsye se ishin të

lidhura në mënyrë jo të parëndësishme me zotërimin e Vlorës nga ana jonë dhe me rregullimin e

përgjithshëm të Adriatikut, që për Italinë ishte çështje jetësore”.2

Në vazhdën e këtyre deklaratave, Kryeministri italian V. E. Orlando në fjalimin e tij të 1

marsit 1919 në parlament, atë çka i ishte njohur Italisë me traktatin e fshehtë të Londrës e quante

minimumin e kërkesave italiane. Bazuar mbi Traktatin e Londrës 1915, britanikët dhe francezët i

kishin premtuar Italisë: ishujt dhe ngushticën e Dalmacisë, portin e Vlorës (Valonës) dhe një

protektorat mbi Shqipërinë qendrore, ishujt Dodekanez dhe një pjesë të Perandorisë Otomane

nëse ajo do të rrëzohej. Ata i kishin premtuar në traktat gjithashtu Italisë se ajo do të kishte të

drejta të barabarta mbi Gadishullin Arabik dhe Detin e Kuq, njësoj si Britania dhe Franca.3 Po

ashtu kërkesat që delegacioni italian i kishte paraqitur konferencës më 7 shkurt (një muaj më

parë) mbi “Çështjen e Adriatikut” me të cilën ishte lidhur edhe problemi shqiptar, i bazonte

kryesisht mbi këtë traktat, dhe shtypi evropian aty nga 10-11 marsi e bëri të njohur botërisht

përmbajtjen e memorandumit italian të 7 shkurtit.4 Prandaj edhe anëtarët e delegacionit shqiptar,

madje edhe ata me orientim pro-italian, nuk mund të heshtnin më ndaj pretendimeve territoriale

të Italisë, aq më tepër kur mbi ta ushtrohej një presion i madh si nga lëvizjet brenda vendit ashtu

edhe nga jashtë prej kolonive shqiptare. 5 Në këto momente, kur protektorati i Italisë mbi

Shqipërinë po refuzohej prej nacionalistëve dhe patriotëve shqiptarë, Këshilli i Lartë i

Konferencës vendosi ta trajtonte çështjen shqiptare brenda asaj të Adriatikut. Kjo gjë do të

thoshte se Fuqitë e Mëdha e kishin hapur hartën dhe kishin vendosur që për të zgjidhur

përfundimisht debatet mes Italisë dhe Jugosllavisë, të sakrifikonin shtetin e vogël shqiptar.

Kundër këtij vendimi u shprehën hapur përfaqësuesit e qeverisë së Durrësit që gjendeshin në

1 AMPJSH. V. 1919, D. 12, Fl. 6. Memorandumi i 12 shkurtit dërguar Kryesisë së Konferencës së Paqes, Paris. 2 Francesco Jacomoni, Gjysma ime Shqiptare. Tiranë: Ora Botime, 2005, f. 19. 3 Margaret Macmillan, Paris 1919..., f. 325. 4 Pranvera Teli (Dibra), Shqipëria dhe Diplomacia..., f. 40. 5 Muin Çami, Lufta çlirimtare..., f. 77.

Page 85: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

42

Paris. Ata protestuan duke kontestuar përfshirjen e shtetit shqiptar në një çështje që nuk i

përkiste, aq më tepër kur për shtetin shqiptar, ekzistonte një akt ndërkombëtar që i njihte

pavarësinë, ndryshe prej territoreve për të cilat diskutonin Italia dhe Jugosllavia.1

Për shkak të pozicionimeve të ndryshme brenda delegacionit i cili u pa si pro-italian, më 28

qershor 1919 me vendim të Qeverisë shqiptare, përbërja e delegacionit ndryshoi tërësisht. Në

krye të delegacionit të ri u vu Mehdi Frashëri dhe si shoqërues të tij u vunë Lef Nosi dhe Luigj

Gurakuqi.2 Qeveria e Durrësit me në krye Turhan Pashën, nuk iu përgjigj dot kërkesave për

rilindjen e shtetit shqiptar. Duke e shpallur veten si shprehëse e interesave të popullit, ajo nuk

realizoi dot një program të mirëfilltë, qoftë në momentin e krijimit, qoftë dhe më pas. Paqartësia

e saj lidhur me mbrojtjen e çështjes shqiptare në Paris, mund të bëhej shkas për restaurimin e

autonomisë me në krye një princ të huaj, nën kontrollin e Fuqive të Mëdha, çka praktikisht për të

gjithë patriotët dhe lëvizjen nacionaliste ishte e pamundur.

Delegacione të ndryshme kishin shkuar në Paris nga emigracioni shqiptar kudo që ndodhej,

më e rëndësishmja prej tyre ishte “Vatra”. Si përfaqësues të saj ajo kishte dërguar ndër shumë

pjesëmarrës edhe pastorin protestant dhe mikun besnik të Shqipërisë, Reverend Ericksonin.

Angazhimi i tyre lidhej dhe me dërgimin e telegrameve, promemorieve e letrave të ndryshme

dërguar Konferencës së Paqes si dhe kancelarive të Fuqive të Mëdha.3 Përveç “Vatrës” një

koloni tjetër e cila veproi në mënyrë aktive ishte dhe ajo e Bukureshtit, e cila të gjitha shkresat e

letrat që i dërgonte Konferencës, ia paraqiste asaj përmes ndërmjetësimit të delegacionit shqiptar

në Paris. Edhe kolonia e Egjiptit, ndonëse nuk mori pjesë aktivisht, sërish dha një kontribut

shumë të madh në çështjen shqiptare.4 Përfaqësues të tjerë vinin nga Kolonia e Stambollit me

Halil pashë Alizotin, Fuat Dibrën, Prift Bonatin, Benoit Blinishtin e Shani Tepelenën. “Partia

Politike e Amerikës” përfaqësohej nga zonjushat Qiriazi, Nuredin Vlora, Mihal Grameno e

Nikolla Ivanaj. Esat Pasha ishte më vete.5 Më radikalja në qendrimet e saj për çështjen shqiptare

1 AMPJSH. V. 1919, D. 12, Fl. 29. Protestë e Qeverisë së Përkohshme të Durrësit, drejtuar Këshillit të Lartë. 2 ASHSH. Lufta e popullit shqiptar..., f. 240-241. 3 MarenРlen Verli, “AnРaгСimi i diasporës për кësСtjen SСqiptare në Konferencën e Paqes së Versajës 1919-1920”, Roli i Mërgatës në Shtetformim. Prishtinë: boton Ministria e Diasporës, 2012, f. 182. 4 AQSH. F. 251, V. 1919, D. 17, Fl. 212-218. Në këtë raport, shfaqet dhe një aspekt delikat i emigracionit shqiptar në Amerikë, ku del Сapur dСe përplasja mes SСoqërisë PansСqiptare “Vatra” dСe “Partisë Politike” po me qendër në SHBA. 5 N. Ivanaj, Historija e Shqipëniës së Re…, f. 74-75. Shiko edhe I Documenti Diplomatici Italiani. 6a Serie: 1918-1922, Vol. 1 (4 novembre 1918 - 17 Рennaio 1919). f. 406, Dokumenti nr. 754, “L'incaricato d'affari A. I. A BelРrado, Galanti, al Ministro deРli Esteri, Sonnino”. I dërРuari i Romës me punë në BeoРrad, Galanti, tregon për

Page 86: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

43

ishte Partia Politike e cila gjatë fillim-vitit 1919 (shkurt-mars) e ashpërsoi edhe më tej qendrimin

e saj duke u shprehur se ajo nuk ishte krijuar për të mbrojtur një person të vetëm apo disa

interesa personale, por ishte krijuar për të mbrojtur çështjen shqiptare e sidomos Kosovën e

Çamërinë.1

Në Paris nuk munguan as delegatët e shoqërive çame në SHBA (si “Vllazëria Çame” dhe

“Çamëria”) si Rasih Dino, Fuad Dibra etj. 2 Me përjashtim të Esat Pashës, delegacionet e

mësipërme duke e parë politikën e Italisë ndaj Shqipërisë si rrezik kryesor, i dërguan

Konferencës një notë me frymë anti-italiane, që ishte kundër zbatimit të Traktatit të Fshehtë të

Londrës. Mirëpo, disa anëtarë të delegacionit të qeverisë së Durrësit nuk u pajtuan me ata dhe në

mënyrë të hapur shprehën bindjen se forca e vetme ku vendi duhej të mbështetej ishte Italia. Kjo

ndikoi që delegacioni shqiptar ta humbiste besimin edhe në radhët e emigracionit shqiptar.3 Një

vend të veçantë, por jo nga pozita nacionaliste dhe kombëtare, zinte edhe përfaqësia e drejtuar

prej Esat pashë Toptanit që mbështetej drejtpërdrejtë nga Beogradi dhe që mundohej të

përfaqësonte interesat jugosllave në kurriz të atyre shqiptare.4

Delegacioni shqiptar i cili shkoi në Paris, i paraqiti palës italiane disa propozime të cilat

përmbanin edhe favore për këtë të fundit. Fatkeqësisht, qeveria italiane, jo vetëm nuk i dëgjoi

kërkesat e delegacionit shqiptar, por më 29 korrik 1919 nëpërmjet traktatit Venizellos-Tittoni,

shprehu hapur synimin për ekspansion të papërmbajtur në anën tjetër të Adriatikut.5 Në letrën që

delegacioni shqiptar (i përbërë prej Luigj Bumçit, Mehdi Frashërit, Luigj Gurakuqit dhe Lef

Nosit) i dërgonte gjatë qershorit 1919 Рrupit të sСqiptarëve të përbërë prej Rasim Dinos, Mit’Сat

Frashërit, Pandeli Cales, Hilmi Këlcyrës dhe Sotir Koles, shihet qartë se anëtarët e këtij

delegacioni pasi kuptuan prapaskenat dhe rrjedhojat e dëmshme të kësaj marrëveshje, protestuan

veprimtarinë e Esat Pashës përpara Konferencës së Paqes në Paris. Ai thekson se Esati kishte qendruar në Beograd para se të nisej për Paris, ku kishte zhvilluar takime me qeveritarë serb. 1 Gëгim Sala, “Çështja e Kosovës dhe e Çamërisë në shtypin e diasporës (1919-1924)”, Studime Albanologjike. Viti VII, nr. 1, Tiranë: UT, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, 2002, f. 114. 2 Fatmira Rama, “Çamëria në vitet 1912-1940”, Epiri i Jugut, Çamëria. Tiranë: UETPRESS, 2014, f. 272-273. 3 Duhet theksuar se edhe brenda delegacioneve që kishin shkuar në Paris kishte divergjenca. Kështu siç del nga dokumentet, Luigj Bumçi dhe At Fishta, nuk pranonin që Reverendi Erickson të përfaqësonte interesat e Federatës “Vatra”, madje nuk donin të kisСin të bënin fare me atë si person. 4 AMPJSH. V. 1920, D. 28, Fl. 1-2. SСiko dСe Vuk Vinaver, “AnРlia dСe poгita ndërkombëtare e SСqipërisë midis dв Luftërave botërore”, Gjurmime Albanologjike. Tiranë: Nr. 1, 1968, f. 188. Shiko gjithashtu edhe I Documenti Diplomatici Italiani. 6a Serie: 1918-1922, Vol. 2 (18 gennaio 1919 – 23 marzo 1919). f. 682. Dokumenti nr. 912. Sipas telegramit që Marro i dërgonte më 21 mars 1919 nga Korfuzi Shefit të Përgjithshëm të Ushtrisë italiane z. Diaz, jepen të dhëna që Serbia bashkë me Francën po mbështesin fuqishëm përpjekjet e Esat pashë Toptanit për të qenë në krye të shtetit shqiptar. 5 Joseph Swire, Shqipëria..., f. 247. Shiko dhe Ugo Frasca. I Raporti Italo-Britanici..., vepër e cituar, f. 20-22.

Page 87: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

44

përpara Kryesisë së Konferencës për mos realizimin e saj. 1 Teksa delegacioni shqiptar

protestonte në Paris kundër marrëveshjes Tittoni-Venizellos, gjatë muajit gusht në Romë

organizoheshin bisedime për një modus vivendi italo-shqiptar. Akti final ishte nënshkrimi i

marrëveshjes së 20 gushtit 1919, sipas së cilës në pritje të vendimeve të Konferencës së Paqes në

lidhje me çështjen shqiptare, administrata e qeverisë së Durrësit do të zgjerohej në të gjithë

territorin e Shqipërisë së pushtuar prej trupave italiane. Në pikat vijuese marrëveshja i hapte

rrugën ligjërimit të mandatit italian mbi Shqipërinë. Për të realizuar sa më parë qëllimin e saj,

qeveria italiane mori në dorë kontrollin e drejtpërdrejtë të qeverisë së Durrësit. Me caktimin e një

përfaqësuesi të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë pranë Qeverisë shqiptare, me

plotfuqishmërinë e kontrollit dhe të para-miratimit të çdo veprimtarie, tregoi se kontrollonte në

interes të saj të gjithë aparatin e Qeverisë shqiptare. Të gjitha këto veprime, si dhe vendosjen e

“këshilltarëve” dhe “organizatorëve” ushtarakë pranë ministrive, prefekturave, nënprefekturave,

italianët i justifikonin me arsyetimin se në Shqipëri ekzistonte ende gjendja e luftës.2 Lajmi për

një marrëveshje të fshehtë italo-greke në kurriz të Shqipërisë shkaktoi një valë protestash në

qarqet patriotike të shoqërisë shqiptare. Në adresë të Konferencës mbërritën letra të shumta dhe

peticione në mbrojtje të të drejtës së popullit shqiptar, që të ishte i lirë si të gjithë popujt e tjerë.

Këto letra e peticione mbërrinin si nga Shqipëria, ashtu dhe nga emigracioni.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje Qeveria shqiptare e pranoi de jure detyrën e kontrollorit

italian mbi veprimtarinë e saj dhe të shtetit shqiptar. Pas nënshkrimit të marrëveshjes të 29

korrikut 1919 me Greqinë dhe asaj të 20 gushtit 1919 me qeverinë shqiptare, Titoni i paraqiti

Konferencës një varg projektesh me anë të të cilave u përpoq të siguronte edhe mandatin mbi

Shqipërinë. Planet e tij ai mundoСej t’i fsСiСte pas rolit të dвfisСtë “qytetërues” dhe “mbrojtës”

që gjoja do të luante Italia me mandatin e saj mbi Shqipërinë e cila sipas tij, nuk mund ta bënte

këtë me forcat e veta.3 Planet e Titonit u mbështetën jo vetëm prej përfaqësuesve të Anglisë dhe

Francës, por edhe prej përfaqësuesve të SHBA-së, të cilët mendonin se italianët për hir të

interesave në Shqipëri do të toleronin në Fiume dhe kështu “Çështja e Adriatikut” do të merrte

1 AQSH. F. 251. V. 1919. D. 17. Fl. 194-218. Bëhet fjalë për delegacionin e ri të qeverisë së Durrësit të formuar më 28 qershor 1919 dhe që përbëhej prej personaliteteve të mësipërme. 2 Arben Cici, Marrëdhëniet shqiptaro – italiane..., f. 29. 3 Alessandro Rosselli, Italy and Albania, Financial Relations in the Fascist Period. London: I.B. Tauris, UK, 2006, f. 8. Interesat politike ndaj Shqipërisë kishin pësuar lëkundje të shpeshta nën qeveritë e ndryshme italiane, nëse Sonino, Giolitti dhe Sforza kishin mbështetur fillimisht idenë e ekzistencës së një shteti shqiptar, por të varur nga Italia, Giulliano, Orlando dhe Tittoni dhe më pas Nitti e Scialoja kishin qenë më shumë për arritjen e një mandati italian ose në rastin më të keq, për ndarjen e saj me fqinjët.

Page 88: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

45

zgjidhje. Më 27 shtator, duke folur në parlamentin italian Tittoni bëri bilancin e diskutimeve që

ishin zhvilluar në Konferencë e Paqes rreth “çështjes së Adriatikut”, ai foli edhe për pranimin

nga ana e përfaqësuesve të Francës dhe të Anglisë të pretendimeve italiane në Shqipëri dhe për

moskundërshtimin nga ana e Uillsonit të këtyre pretendimeve. Ministri italian vuri në dukje se

pas marrëveshjes së 29 korrikut (Tittoni-Venizellos), përfaqësuesit italianë ishin marrë veshë me

ata grekë për ndërtimin e një hekurudhe që do të lidhte Romën me Athinën nëpërmjet kanalit të

Otrantos dhe të Vlorës. Marrëveshja e re ishte konkretizuar në 11 shtator me shkëmbimin e

letrave zyrtare ndërmjet dy kryeqyteteve. 1 Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve, i detyroi

nacionalistët shqiptarë që të kërkonin rrugë të reja për të dalë nga kjo situatë e ndërlikuar.

Pakënaqësia shprehej jo vetëm kundër pushtuesve të huaj, por edhe kundër qeverisë së Durrësit

që kishte tradhtuar interesat kombëtare të vendit. Pavarësisht pakënaqësisë në rritje, situata ishte

shumë e ndërlikuar politikisht, pasi duhej vepruar njëkohësisht si kundër veprimeve të qeverisë

së Durrësit dhe pushtuesve italianë, ashtu dhe në Lidhjen e Kombeve për të mbrojtur ekzistencën

dhe pavarësinë e shtetit shqiptar.2 Në fund të muajit shtator, Edeni njoftonte nga Shqipëria FO

(Foreing Office), se sapo shqiptarët kishin marrë vesh për qëllimet e Romës, ndjenjat e tyre

kombëtare ishin rritur dhe përditë e më tepër rritej pakënaqësia e tyre ndaj italianëve. Shqiptarët

intelektualë e patriotë kanë arritur në konkluzionin, theksonte Eden, se ka vetëm dy rrugë të

hapura për ata: ose të merren vesh me serbët, ose të arrijnë të gjejnë një gjuhë mirëkuptimi me

grekët.3 Ky mesazh i Edenit drejtuar FO, shprehte jo vetëm një konstatim, por dhe një ndryshim

në interesat politike të nacionalistëve shqiptarë, që në momente të caktuara, politikisht

detyroheshin të zgjidhnin të keqen më të vogël ndërmjet dy të këqijave.

Në vazhdim të bisedimeve për të zgjidhur “çështjen e Adriatikut” përfaqësuesit e SHBA,

Anglisë dhe Francës më 9 dhjetor 1919, i dorëzuan delegacionit italian një memorandum të

përbashkët, në të cilin përcaktonin qëndrimin e tyre ndaj kërkesave italiane në Adriatik. Në të

përsëriteshin lëshimet që i ishin bërë Italisë në Adriatikun verior e verilindor si dhe i njihej

qeverisë së Romës sovraniteti i plotë mbi Vlorën dhe një hinterland të nevojshëm për mbrojtjen

dhe zhvillimin e saj ekonomik, si dhe mandati mbi shtetin shqiptar të gjysmuar.4 Kufijtë e këtij

shteti me Jugosllavinë mbeteshin ata që ishin caktuar më 1913, por kësaj të fundit, i njihej e

1 Muin Çami, Lufta çlirimtare..., f. 113. 2 Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë..., f. 96. 3 Pranvera Teli (Dibra), Shqipëria dhe Diplomacia..., f. 56. 4 Alessandro Rosselli, Italy and Albania..., f. 8.

Page 89: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

46

drejta e një dalje në detin Adriatik. Qëndrimi i Italisë në këtë situatë lidhur me kufijtë e

Shqipërisë u shpreh qartë në pjesën e 6 të memorandumit të tyre zyrtar të 10 dhjetorit 1919, në

përgjigje të memorandumit të një dite më parë. Në të thuhej, se për sa u takon lëshimeve

territoriale që isСte parasСikuar t’i bëСesСin Greqisë, Italia, në përputСje me frвmën e

marrëveshjes Tittoni-Venizellos ishte dakord, por ajo nuk do të pranonte që të bëheshin

ndryshime të tjera në kufirin verior dhe veri-perëndimor shqiptaro-jugosllav.1

Më 15 dhjetor delegacioni i Qeverisë së Durrësit (i përbërë nga Luigj Bumçi, Dr. Mihal

Turtulli, Mehmet Konica, Mehdi Frashëri e Luigj Gurakuqi), përfundoi hartimin e një

memorandumi përmes të cilit ai do t’i paraqiste Konferencës propozimet e tij në lidhje me

statusin juridik të shtetit shqiptar dhe lëshimet që i ishin bërë Italisë pak ditë më parë. Në

memorandum ata shkruanin se Shqipëria nuk mund të organizohej pa ndihmën e një shteti të

fuqishëm që do kontribuonte në ndërtimin e vendit dhe zhvillimin e tij. Duke qenë se Fuqitë e

Mëdha dhe kryesisht SHBA-të, nuk pranuan ta ndihmonin shtetin shqiptar, përkundrazi ato më 9

dhjetor njohën mandatin italian mbi Shqipërinë, atëherë delegacionit nuk i mbetej tjetër vetëm të

pranonte zgjidhjen që Fuqitë e Mëdha kishin ofruar.2 Përmes një note të datës 26 dhjetor 1919 të

delegacionit shqiptar, Qeveria e Përkohshme e Durrësit i paraqiti kryetarit të Konferencës së

Paqes në Paris Zhorzh Klemansos, propozimin e disa lëshimeve në favor të shteteve fqinje, me

qëllim që këta të mos shkelnin tërësinë tokësore të Shqipërisë. Në këtë notë theksohej se “Sado

që asСt punë e vësСtirë për t’u pranue që liria e një populli t’u baСet tСeror disa sСkaqeve këso

dore, me gjithë këtë, për me larРue rreгikun e madС që na varet mbi krвe, na jemi Рati t’u bajmë

këtyne shteteve të gjitha ato koncesione që të jenë të përkueshme me tanësinë tokësore, me

mëvetësinë e me sypraninë e Shqipnisë... na i kemi shfaqë Konferencës me notën e paraqitun më

8 nanduer 1919, mendimin tonë që me u leshu jugosllavëve transitin e lirë nëpër tokën tonë me

tagër që të mund të përdorin për këtë qëllim limanin e Shën Gjinit e vijën e hekurudhës që do të

dalë aty... Për sa i përket mbrojtjes së pakicave ortodokse shqiptare të Epirit të Veriut – çështje e

nxjerrun prej Greqisë – na jemi Рati t’u siРurojmë këtвne pakicave fitimin e nji autonomie

basСkiore mbas projektit që kemi në mend t’i paraqesim Konferencës së Paqes e që përmban ma

tepër koncesione sesa mund të dëshirojnë bashkëqytetarët tanë”. 3 Ndërsa Italisë i jepej

koncesioni i të drejtave mbi qytetin e Vlorës e mbi gjithë hinterlandin e saj. Por edhe ky

1 Joseph Swire, Shqipëria..., f. 249-250. 2 Dr. A. Gjon SСllaku, “KatСoliciгmi në SСqipni...”, f. 61-62. 3 ASHSH, Historia e Shqipërisë. Vëll. II, Tiranë: 1965, f. 508-509.

Page 90: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

47

propozim i delegacionit shqiptar në Paris, që mbante firmën e kryetarit të saj Luigj Bumçi, nuk

kënaqi Fuqitë e Mëdha dhe shtetet fqinje. Me qenë se memorandumi i 9 dhjetorit dhe nota e 26

dhjetorit e delegacionit shqiptar nuk e kënaqnin përfundimisht asnjërën nga palët, e aq më shumë

Jugosllavinë, diskutimi i mëtejshëm i “çështjes së Adriatikut” u vendos të rimerrej nga fillimi i

janarit 1920.1

Një rol shumë të madh në përpunimin e ideve, trajtimin e çështjeve të ndryshme si dhe

formësimin e një mendimi solid, jo vetëm ndërmjet elitës politike dhe intelektuale por dhe

popullit të thjeshtë, mbi atë se cilën rrugë duhej të ndiqte shtetit shqiptar gjatë këtyre viteve të

vështira, luajti dhe shtypi i shkruar brenda dhe jashtë vendit. Shpesh herë shtypi i shkruar për

vetë specifikat e tij, luajti një rol të madh dhe të paçmueshëm përballë politikave të vendeve

fqinje dhe atyre të Fuqive të Mëdha, duke i denoncuar ato hapur, si vetëm ashtu dhe në

bashkëpunim me qeveritë e ndryshme shqiptare. Në faqet e shtypit të shkruar gjejnë hapësirë

trajtimi çështje nga më të ndryshmet në lidhje me aktualitetin dhe zhvillimet politike. Zëri

kryesor i dedikohet zhvillimeve politike jashtë vendit sidomos trajtimit të çështjes shqiptare në

Konferencën e Paqes në Paris. Gjatë viteve 1918-1920 në shtypin e shkruar u publikuan një sërë

artikujsh që trajtonin gjendjen e popullsisë shqiptare brenda dhe jashtë vendit, dhunën e ushtruar

prej ushtrive greke dhe serbe në territoret që mbanin të pushtuara, si dhe debatet mes Fuqive të

Mëdha në Konferencën e Paqes mbi atë se a duhej të ishte Shqipëria një shtet i pavarur apo duhej

lënën nën protektoratin e një shteti të fuqishëm, apo disa shteteve të fuqishme.

Këto debate jo vetëm që përfaqësonin mentalitetin e kohës në të cilën trajtoheshin, por ato

shërbenin dhe si mjete propagande prej grupimeve nacionaliste apo individëve të ndryshëm, të

cilët përmes tyre synonin të ndikonin opinionin publik kombëtar e ndërkombëtar. Ndonjëherë

redaksitë e revistave dhe gazetave në fjalë, morën pjesë drejtpërdrejtë në ngjarjet politike që po

kalonte vendi ynë. Ato përmes letrave, memorandumeve, kërkesave të ndryshme dhe artikujve të

shumtë, u bënë protagonistë në përcaktimin e fateve të vendit tonë. Kështu komiteti i redaksisë

së revistës “L’Albanie” në Lozanë në tetor të vitit 1918 përmes një kërkese i drejtohej Zh.

Klemansosë, Ll. Xhorxhit dhe S. Sonninos që të mbronin popullin shqiptar nga dhuna e ushtruar

prej serbëve dhe grekëve në territoret që ata mbanin të pushtuara në mënyrë të padrejtë dhe në

1 ASHSH, Historia e Shqipërisë. Vëll. II, Tiranë: 1965, f. 472. Memorandumi i 9 dhjetorit 1919 u kundërshtua hapur nga Jugosllavia. Po më 9 dhjetor 1919, delegacioni qeveritar shqiptar në Paris vendosi që të dërgonte një përfaqësi tjetër në Londër, ku ndodСej për viгitë ministri i JasСtëm i Italisë SСialoja, për t’i propoгuar atij, dërРimin në fronin e Shqipërisë të një princi nga dera italiane e Savojës. SСiko dСe Dr. A. Gjon SСllaku, “KatСoliciгmi në SСqipni...”, Hylli i Dritës. Shkodër: Prill 1944 (Vjeti XX), Nr. 4, f. 58-59.

Page 91: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

48

kundërshtim me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër.1 Ndërsa gazeta “Populli”

e cila botohej në Shkodër, në janar të vitit 1919, debatonte ashpër në faqet e saj me pikëpamjet e

shfaqura në gazetën “Kuvendi” që botohej në Romë, sipas së cilës Shqipëria duhej të kalonte në

protektoratin italian. Polemikën mbi çështjen e protektoratit të Shqipërisë nga një fuqi e huaj,

gazeta “Populli” e vazhdoi edhe më tej gjatë muajve në vazhdim, duke kundërshtuar opinionet e

atyre që mendonin se shteti shqiptar nuk mund të jetonte pa “mbrojtjen” e një fuqie të madhe. Në

analizën që i bëhet çështjes së ekzistencës së shtetit shqiptar dhe rolit të tij në Ballkan cilësohet

hapur në faqet e gazetës se:

“Ka me u ba, themi, Shqipnia, pse deri z. Venizelo, për herën e parë në jetën e vet politike, bani

merhumet me na njohë si komb në deklaratën e mbramë që i bani lajmëtarit të fletores italiane

‘Secolo’. Ka me u ba njТ SСqТpnТ që të përfsСТjë gjТtСë sСqТptarët, gjТtСë vendet ku flТtet gjuСa

jonë, pse vetë Fuqitë Aleate po na thonë se armët i paskan marrë për me lirue gjithë kombet e

dheut mbas principit të autodecizionit. Ka me u ba Shqipnia pse, posë çka thamë, janë dhe

interesat e tjetërkuj, janë dhe nevoja ekuilibri, që po e kërkojnë ndërtimin e nji shteti të fortë

shqiptar në Ballkan”.2 Një qëndrim kritikues ndaj opinioneve dhe pretendimeve pro-italiane të

shfaqura prej disa figurave brenda delegacionit të parë shqiptar në Konferencën e Paqes, shfaqte

në formë proteste revista “L’Albanie”, e cila më 9 shkurt i drejtohej Turhan Pashës si drejtues i

delegacionit shqiptar. Edhe më parë kjo revistë i ishte drejtuar Turhan Pashës duke e kritikuar

dhe quajtur atë si të padenjë për të përfaqësuar interesat e shtetit shqiptar në Paris.

Një kontribut të rëndësishëm publicistik në këtë periudhë përbën edhe veprimtaria politike

nacionaliste e Nikolla Ivanajt. Ai u rreshtua përkrah atyre forcave që ishin për një shtet shqiptar

plotësisht të pavarur dhe këtë e shprehu në gazetën “Koha e re”, që në fillim të vitit 1919, ku më

pas shpalli dhe programin e klubit të tij “Lidhja Kombëtare”, që e quajti “Bashkimi kombëtar e

veturdhnimi i pavarshëm i Shqipnis, pa proteksione, pa kapitulacione e pa kolonizacione”.

Përmes këtij programi, ai iu kundërvu planeve e forcave të jashtme, në radhë të parë Italisë, që

synonte ta shndërronte shtetin e pavarur dhe sovran shqiptar në një protektorat ose mandat të

saj.3 N. Ivanaj ju kundërvu edhe pikëpamjeve të disa rretheve shqiptare, të cilat parapëlqenin që

shteti shqiptar i pasluftës të hynte më mirë nën mbrojtjen e një fuqie të madhe, qoftë edhe

1 ASHSH, Lufta e popullit shqiptar..., f. 29. 2 Po aty, f. 122. 3 Muin кami, “Mendimi politik dСe veprimtaria e Nikolla Ivanajt në vitet 1919-1920”, Studime Historike. Tiranë: 1998, Nr. 1-2, f. 184-185.

Page 92: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

49

përkohësisht, derisa ky shtet i ri të organizohej e forcohej. Ai iu drejtua disa herë Konferencës së

Paqes në Paris, përmes letrave që i dërgonte kryesisë së kësaj konference, duke kundërshtuar në

mënyrë të prerë marrëveshjet e fshehta në kurriz të popullit shqiptar.1

I.5. Shqipëria nga Kongresi i Lushnjes tek Lidhja e Kombeve

Gjatë kohës që në Konferencën e Paqes në Paris bëheshin diskutime e pazarllëqe në dëm të

popullit shqiptar, situata politike brenda vendit u keqësua më tej. Për të penguar rritjen e Lëvizjes

Kombëtare, pushtuesit italianë shpallën zonë lufte të gjitha tokat e pushtuara të Shqipërisë, nuk

lejuan qarkullimin pa leje nga një krahinë në tjetrën, ushtruan një censurë të rreptë në shtyp,

postën shqiptare dhe në letërkëmbim. Qeveria italiane vuri nën kontroll aparatin e qeverisë

shqiptare të Durrësit, ndërsa pranë ministrave, prefekturave dhe nënprefekturave u vendosën

këshilltarë të shumtë ushtarakë me detyrën e qartë, që të kontrollonin situatën dhe të mos lejonin

krijimin e lëvizjeve në favor të krahut kombëtar. Kështu qeveria e Romës vuri nën kontroll të

gjithë pushtetin administrativ dhe atë ekzekutiv në Shqipëri. Por kjo gjë u konsiderua si shkelje e

drejtpërdrejtë e pavarësisë politike të vendit dhe zëri i protestës gjeti pasqyrim edhe në shtypin e

përditshëm.2

Të trembur prej dy kompromiseve, të 9 dhjetorit 1919 dhe 13 janarit 1920, si dhe për shkak se

qeveria e Durrësit kishte shfaqur tendenca të plota pro-italiane të cilat ishin konfirmuar edhe me

marrëveshjen e 20 gushtit 1919, patriotët shqiptarë e panë të arsyeshme thirrjen e një kongresi të

ri kombëtar, i cili u mblodh në Lushnje në (21-31) janar të vitit 1920.3 Në fillim Kongresi

shqyrtoi planet e Konferencës së Paqes në Paris për copëtimin e Shqipërisë dhe i hodhi ato

poshtë në mënyrë të vendosur. Ai u shpreh për pavarësinë e plotë të Shqipërisë, kundër cilit do

protektorat të kujtdo fuqie të huaj, dhe shpalli mbrojtjen e tërësisë tokësore të vendit.4 Kongresi

vendosi gjithashtu krijimin e organeve të larta të shtetit shqiptar. Anëtarët e mbledhur në kongres

u shprehën në favor të zgjedhjes së një Këshilli të Lartë të përbërë nga katër veta, i cili do të

përfaqësonte shtetin shqiptar, derisa të përcaktohej përfundimisht forma e regjimit nga ana e një 1 Muin кami, “Mendimi politik dСe veprimtaria...”, f. 187-189. 2 Muin Çami, Lufta çlirimtare..., f. 137-138. 3 AQSH. Fondi K.L., V. 1920, D. 1, Fl. 3-9. Procesverbali i mbajtur gjatë zhvillimit të kongresit për çdo ditë nga data 21-31 janar 1920. Shiko edhe Gazeta Populli. Shkodër: 19 Janar, Nr. 78, f. 2-3. 4 AQSH. Fondi K.L., V. 1920, D. 1, Fl. 4-5. Procesverbali i mbajtur më date 29 janar 1920 në mbledhjen e ditës të Kongresit të Lushnjes. Shiko gjithashtu edhe “Bie kabineti i TurСan PasСës. Kabineti i ri nën krвesin e Aqif PasСë Elbasanit”, Gaгeta Populli. Shkodër: Nr. 52, 6 shkurt 1920, f. 1.

Page 93: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

50

Asambleje Kushtetuese. Këshilli i Lartë i quajtur ndryshe dhe Regjenca do të përfaqësohej prej

Aqif pashë Elbasanit, Mihal Turtullit, Luigj Bumçit dhe Abdi bej Toptanit. Në Kongresin e

Lushnjes u zgjodh edhe Këshilli Kombëtar me 37 anëtarë, i cili do të kryente funksionet e

parlamentit, ndërsa Këshilli i Lartë do të shërbente si Ekzekutiv.1 Qeveria kombëtare e Tiranës

që doli prej Kongresit të Lushnjes me në krye Sulejman Delvinën, veprimtarinë e saj e nisi në

mënyrë të pavarur, duke pasur në krye Këshillin e Lartë të zgjedhur nga Kongresi dhe jo

Komisarin e lartë italian. Ajo nuk pranoi as përfaqësuesit e tjerë italian në administratën e saj

vartëse dhe kërkoi largimin e tyre të menjëhershëm, gjë që e shpalli me vendimin e 7 shkurtit

1920. Zhvillimi i bisedimeve diplomatike në Konferencën e Paqes kishte treguar se arritjet e

brendshme politike duheshin çuar më tej.2 Edhe delegacioni shqiptar në Konferencën e Paqes në

Paris, pasi ishte bërë me dije se Kongresi i Mbledhur në Lushnje kishte vendosur rrezimin e

Qeverisë së Përkohshme të Durrësit, si dhe ngritjen e organeve të reja të udhëhequra prej

Këshillit të Lartë, shprehu bindjen e plotë dhe u solidarizua me verdiktin te kongresit dhe i bëri

me dije qeverisë së Sulejman Delvinës se do t’i nënsСtroСej vendimeve të qeverisë deri në

dërgimin e një delegacioni të ri që do përfaqësonte shtetin shqiptar në Paris.3

Kongresi i Lushnjes i mbledhur gjatë muajit janar, çeli siparin e një ere të re në politikën

shqiptare. Me të u ngritën dhe u formuan tiparet e para të mirëfillta të shtetit shqiptar pas Luftës

së Parë Botërore. Sigurisht procesi i formimit të shtetit modern shqiptar kishte nisur që në vitin

1912 me shpalljen e Pavarësisë në Vlorë, por ngritja e strukturave shtetërore dhe bashkimi i

tërësisë tokësore që iu la Shqipërisë prej Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1913), u bë

vetëm pas Kongresit të Lushnjes të vitit 1920. Masat që ndërmori Kongresi i Lushnjes, të

konkretizuara nga veprimtaria e Qeverisë së Tiranës, ndikuan ndjeshëm në rritjen e Lëvizjes

Kombëtare. Rrethet patriotike mendonin që krahas vazhdimit të luftës politike, të shihej dhe

mundësia e një qëndrese të armatosur brenda vendit kundër pushtuesve italianë. Ndërkohë që

kërkohej dhe bashkimi i Korçës me pjesën tjetër të vendit. Kudo në qytetet kryesore u krijuan

1 AQSH. Fondi K.L., V. 1920, D. 1, Fl. 4-9. KonРresi РjitСasСtu vendosi të miratonte edСe “Kanunoren e KësСillit të Nalt” me РjasСtë pika. SСiko po asСtu edСe “LeРjislacioni SСqiptar Рjatë 25 vjetve”, Cirka. Shkodër: Shtëpia Botuese “Ora”, E PërkoСsСme, Kulturale, Popullore, Viti II, Nr. 33-34, 28 nanduer 1937, f. 296. 2 Alessandro Rosselli, Italy and Albania..., f. 10. 3 AQSH. Fondi K.L., V. 1920, D. 3, Fl. 13. Letër e delegacionit shqiptar në Paris, drejtuar qeverisë së re dal nga Kongresi i Lushnjes.

Page 94: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

51

komitete të veçanta të cilat drejtoheshin prej patriotësh e nacionalistësh.1 Ata kishin për synim:

a) mbrojtjen e tërësisë territoriale të shtetit shqiptar; b) çlirimin e vendit nga trupat italiane dhe c)

bashkimin e zonës së mbajtur prej trupave franceze me pjesën tjetër. 2 Komanda e Trupave

Italiane në Shqipëri ashtu si dhe vet Roma u treguan të kujdesshme në fillim, por dhe ato pak

orvatje për të penguar mbajtjen e Kongresit, dështuan. 3 Ndoshta Roma synonte të ruante

marrëdhënie të mira gjer në limitin e saj të mundësive, pa dashur të përdorte forcën ushtarake kur

ende në Paris vazhdonin diskutimet në lidhje me “Çështjen e Adriatikut”. Gjeneral Piacentini që

drejtonte Komandën e Trupave Italiane në Shqipëri u mundua më shumë të ruante rendin publik

brenda vendit dhe që kongresi të mos karakterizohej nga një frymë e ashpër anti-italiane, se sa të

ndërhynte forcërisht për të ndalur mbajtjen e tij4.

Konferenca e Paqes përfundoi zyrtarisht punimet e saj më 21 janar 1920. Mbas përfundimit të

Konferencës, Italia filloi të ndjek në Shqipëri një politikë të përcaktuar qartë. Ajo që e

karakterizon politikën italiane në periudhën e muajve të fundit të Konferencë është se ajo nuk

shfaqi një linjë konstante mbi “çështjen shqiptare”. Ajo lëkundej shpesh midis dy ekstremeve:

ndarjes së territorit shqiptar ndërmjet saj dhe shteteve fqinje dhe anës tjetër që përfaqësonte

ruajtjen e pavarësisë së Shqipërisë me një ndikim italian të theksuar. Si përfaqësues kryesor të

politikës së ndarjes së shtetit shqiptar përmenden diplomatët si Titoni, Niti dhe Scialoia, ndërsa si

përfaqësues të ruajtjes së pavarësisë mund të përmendim politikanët dhe diplomatët si Sonino,

Giolitti dhe Sforza.5

Politika e shtetit shqiptar pas Kongresit të Lushnjes shtroi përpara vetes tre alternativa

madhore:

- Së pari, bashkimin e territoreve shqiptare sipas kufijve të vendosura në Londër 1913;

- Së dyti, njohjen e sovranitetit të shtetit shqiptar, rrëzimin e Qeverisë së përkohshme të

Durrësit dhe votëbesimin e një qeverie të re.

1 AQSH. Fondi K.L., V. 1920, D. 4, Fl. 7, 79. Solidarizimi i qyteteve të tjera të Shqipërisë me vendimet e Kongresit të Lushnjes si dhe mbështetja e tyre në bashkimin e trojeve shqiptare bazuar në vendimet e marra në Londër 1913. Telegramet janë dërguar gjatë muajve shkurt dhe (6) mars 1920. 2 Tajar Zavalani, Histori e Shqipnis..., f. 258-260. 3 Dokumenta e materiale historike..., f. 18-19. Shkresë e përfaqësuesit të Qeverisë së përkohshme të Durrësit, dërguar përfaqësuesit shqiptar në Romë, me anë të së cilës i kërkon ndërhyrjen e ushtrisë italiane, për të penguar mbledhjen e Kongresit të Lushnjes. 4 Le Trupe Italiane in Albania..., f. 190. 5 Arben Cici, Marrëdhëniet shqiptaro – italiane..., f. 25-26. Autori i është referuar përcaktimit që Alessandro Rosselli i bën diplomacisë italiane në veprën e tij (të përmendur, f. 8).

Page 95: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

52

- Së treti, ndjekjen e rrugës diplomatike për njohjen e qeverisë shqiptare (të dalë nga

Kongresi), si përfaqësuese e të drejtave të popullit shqiptar në arenën ndërkombëtare,

normalizimin e situatës brenda vendit dhe hedhjen e hapit të parë për marrëdhënie

politike dhe ekonomike me fqinjët.

Të tri këto alternativa do përbënin thelbin e ekzistencës së shtetit shqiptar dhe qeverisë së dalë

prej Kongresit të Lushnjes, për t’u ndjekur më pas prej të РjitСa qeverive të tjera në vitet

pasuese.1 Ndërkaq, Lumo Skëndo shfaq dhe një pikë të katërt, nëse do të mund ta quajmë kështu,

kur ai flet për objektivat e Kongresit të Lushnjes. Kjo pikë ishte shumë e rëndësishme dhe ishte

kthyer në një rrezik të tmerrshëm për shtetin e ri shqiptar. Sipas tij ndër detyrat kryesore të

qeverisë së Lushnjes ishte dhe zhdukja e reaksionit të lëvizjes së Esat pashë Toptanit. Përmes

zhdukjes së saj do të bëhej e mundur që vendi të ishte më i unifikuar në politikën e tij të jashtme,

sidomos përpara Fuqive të Mëdha në Paris. Zhdukja e këtij reaksioni do të ndalte hovin dhe

ushqimin e tradhëtarëve dhe fanatikëve që vepronin si brenda ashtu dhe jashtë vendit në dëm të

tij.2

Një mendim të kundërt përgjithësisht, nga këto që u thanë më sipër, si dhe nga historiografia

zyrtare e kohës dhe ajo e pas Luftës së Dytë Botërore do të shfaqte Mustafa Kruja në lidhje me

Kongresin e Lushnjes dhe diplomacinë e shtetit shqiptar të qeverisë së Tiranës.3 Ai jep një

gjykim “ndryshe” për Kongresin e Lushnjes, një gjykim që i kundërvihet vlerësimit mbizotërues

që e përshkruan Lushnjen si një ndër ngjarjet më madhore të historisë sonë kombëtare. M. Kruja

Kongresin e Lushnjes e redukton në: “Së pari, Shqipërinë e shpëtuen rrethanat ndërkombëtare,

sikurse po rrethanat ndërkombëtare e patën krijue, e jo na.” Gjithashtu ai thotë se “Asht ai

Kongres që ngjalli në intelektualët e jugut, me të tana pasojat nefaste, bindjen se ata, vetëm ata

kanë aftësi me e dirigjue shtetin... Protagonistët e atij Kongresi mbollën në Shqipni farën e

klikave në vend të partive e tarafeve të natyrshme, që kishte krijue vetë historia e organizimi

1 Dokumenta e materiale historike..., vepër e cituar, f. 21. Në rendin e ditës të Kongresit të Lushnjes u shtruan për diskutim këto çështje:

1. Bisedim për masat që duhen marrë kundër vendimit të tri fuqive të Antantës për copëtimin e Shqipërisë sipas Paktit të Londrës 1915.

2. Bisedim për zgjedhjen e qeverisë dhe programi politik i brendshëm dhe ai i jashtëm. 3. Regjimi që do të ketë përkohësisht shteti shqiptar. 4. Bisedim për besimin ose mosbesimin e mbledhjes kombëtare dhe Qeverisë së përkohshme (të Durrësit). 5. Zgjedhjet e autoriteteve sipas vendimit që do dali (nga pika katër).

2 Lumo Skëndo, “Problemet e SСqipërisë indipendente”, Diturija. Tiranë: Nr. 7, Vol. 3, Maj 1928 (E Përkohshme Shqipëtare; Del një herë në muaj), f. 248. 3 Arben Puto, Shqipëria Politike..., f. 276-277.

Page 96: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

53

shoqnuer i popullit.”1 Përveç përpjekjeve diplomatike të bëra gjer në atë kohë prej qeverisë së

Tiranës në Konferencën e Paqes në Paris, rrethet patriotike dhe atdhetare brenda vendit shtuan

përpjekjet e tyre për organizimin e qëndresës së armatosur kundër pushtuesit italian. Për qarqet

patriotike u bë e qartë se po të detyrohej Italia që të hiqte dorë nga pretendimet e saj mbi Vlorën,

si dhe të njihte pavarësinë dhe tërësinë territoriale të shtetit shqiptar, atëherë edhe Jugosllavia e

Greqia nuk do gjenin më mbështetje lidhur me pretendimet e tyre për të copëtuar ose ndarë mes

vetes atë çka kishte mbetur prej territoreve me popullsi shqiptare. Lufta e Vlorës simbolizon

përpjekjen e pareshtur të popullit shqiptar për të çliruar territoret e mbajtura të pushtuara prej

okupatorëve të huaj, e në rastin konkret ndaj trupave ushtarake italiane që ishin vendosur në

qytetin e Vlorës dhe rrethinat e tij.2 Me luftën e Vlorës dhe suksesin e arritur, qeveria e Sulejman

Delvinës arriti të konsolidonte autoritetin e saj si dhe të shtrinte ndikimin në pjesën më të madhe

të vendit. Gjithashtu ajo shërbeu edhe si faktor vendimtar për njohjen e qeverisë së re në arenën

ndërkombëtare.3 Më 2 gusht 1920 u nënshkrua dhe Protokolli përfundimtar, pas suksesit të

arritur me luftë nga populli i Vlorës, për tërheqjen e trupave italiane nga Shqipëria. Për palën

shqiptare nënshkroi Sulejman Delvina, ndërsa për atë italiane G. Manzoni.4

Pas mbylljes së Konferencës së Paqes në Paris (komisionet e mbetura i mbyllën punimet më

10 prill 1920), delegacioni shqiptar i kryesuar nga ministri i Jashtëm Mehmet Konica u nis

menjëherë në Londër, si qendra kryesore e formulimit të politikave ndërkombëtare. 5 Aty

diplomacia sСqiptare sСpresonte të Рjente mirëkuptimin për t’i basСkënРjitur sСtetit sСqiptar edСe

ato pak territore që kishin mbetur jashtë tij si Korça e Gjirokastra. Mehmet Konica shpresonte që

Llojd Xhorxhi të mos ja linte Gjirokastrën Greqisë, kjo duket dhe në korrespondencën e tij me

kryeministrin ku shprehej, se shpresonte ta bindte Londrën për rëndësinë e madhe që kishte

1 Arben Puto, Shqipëria Politike..., f. 278. Për më gjerë, sidomos për tezën që ai hedh se ishte Kongresi i Lushnjes ai që nxiti dhe çoi në ndarjen mes gegëve dhe toskëve. Shiko Mustafa Kruja, Anthologji Historike. Elbasan: Sejko, 2001, f. 294-296. 2 AQSH. Fondi L.V., V. 1920, D. 2, Fl. 16. Ultimatumi (italisht) drejtuar komandës italiane më 9 qershor, dërguar nga Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare dhe çlirimit të Vlorës. Ajo vinte si vazhdim i ultimatumit të pare dhënë më 3 qershor dhe fitoreve të arritura më 5 qershor ndaj trupave italiane në Tepelenë, Llogara, Dukat e rrethinat e Vlorës. 3 AQSH. Fondi L.V., V. 1920, D. 6, Fl. 38. Deklaratë e Delegacionit shqiptar në Paris, mbi luftën e popullit shqiptar në Vlorë si dhe pozicionin e qeverisë së re. Në këtë deklaratë theksohet qartë për opinionin ndërkombëtare se Shqipëria tashmë kishte një qeveri të re që kërkonte të shtrinte autoritetin e saj në të gjithë territorin legjitim të njohur në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. 4 AQSH. Fondi L.V., V. 1920, D. 1, Fl. 39. Protokolli italo-shqiptar i 2 gushtit 1920, për tërheqjen e trupave italiane nga Shqipëria. 5 Kristo Frashëri, Historia e Çamërisë, Vështrim Historik. Tiranë: UETPRESS, 2015, f. 225.

Page 97: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

54

qyteti i Gjirokastrës për Shqipërinë. 1 Mehmet Konica gjatë kohës që ishte në Londër

bashkëpunoi ngushtë me mikun e madh të shqiptarëve Aubrey Herbert* i cili bashkë me shumë

miq të tij i kërkuan Llojd Xhorxhit mbledhjen e Komisionit Parlamentar për çështjet e jashtme,

ku u votua një rezolutë që mbronte çështjen shqiptare dhe që u botua në të gjithë shtypin e asaj

kohe si brenda Anglisë ashtu dhe jashtë saj në Itali e Francë.2

Bazuar mbi vendimet e Kongresit të Lushnjes, qeveria e Sulejman Delvinës kishte përpara saj

një detyre shumë të vështirë. Përveç bashkimit të territoreve dhe çlirimit të tyre nga trupat

ndërkombëtare dhe ato italiane, ajo i kishte vënë për qëllim vetes njohjen e shtetit shqiptar në

Lidhjen e Kombeve. Kjo frymë u përcoll gjerësisht edhe në popull nga veriu në jug. Gazeta

“Populli” që dilte në Shkodër, më 6 shkurt 1920, disa ditë pas Kongresit të Lushnjes shkruante se

“... nuk duhet as pak me gjykue gjanë e gjatë për me kuptue qi ndër krahina të Balkanit e ndër

vende t’anë nuk mundet me u sigurue qetësia para se me u sigurue vetësundimi i Shqipniës”.3

Bashkë me njohjen e statusit juridik të shtetit shqiptar, mbetej dhe një problem tjetër, ai i

përcaktimit në terren i vijës kufitare me vendet fqinje.4

Më 15 nëntor 1920 u hap Asambleja e parë e Lidhjes së Kombeve.5 Një muaj përpara hapjes

së Asamblesë, më 12 tetor 1920, Shqipëria kishte kërkuar pranimin e saj në këtë organizatë. Në

letrën që i dërgohej Drummondit thuhej se Shqipëria dëshironte të merrte pjesë në Lidhjen e

Kombeve dСe t’i sСërbente në këtë mënвrë procesit të konsolidimit të paqes në Ballkan.6 Por

kërkesa e Shqipërisë ndeshi në kundërshtimin e Jugosllavisë dhe të Greqisë. Për pranimin e

Shqipërisë këto shtete vinin si kusht caktimin përfundimtar të kufijve dhe njohjen e qeverisë

shqiptare si de facto dhe de jure nga shtetet e tjera.7 Po ashtu edhe Italia kundërshtoi fillimisht

pranimin e Shqipërisë në këtë organizatë. Qeveria e Tiranës vendosi që në krye të delegacionit 1 AMPJSH. V. 1920, D. 31/1, Fl. 440. Korrespondenca e Mehmet Konicës me kryeministrinë në Tiranë. * Aubreв Herbert isСte tСemeluesi i “Komitetit AnРlo-SСqiptar” në Londër. Komiteti u tСemelua më 1913 prej tij, dhe ai e drejtoi për pothuajse 10 vjetë gjer sa ndërroi jetë më 1923. Për më sСumë sСiko Fatmira Rama, “Komiteti Anglo-SСqiptar në Londër Рjatë Luftës së Dвtë Botërore”, Studime Albanologjike. Tiranë: UT, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë – Histori, nr. 1, 2009, f. 147. 2 AMPJSH. V. 1920, D. 31/1, Fl. 441. Korrespondenca e Mehmet Konicës me kryeministrinë në Tiranë ku raporton për aktivitetin e Shoqatës Anglo-Shqiptare në parlamentin anglez. 3 “Bie kabineti i TurСan PasСës. Kabineti i ri nën krвesin e Aqif PasСë Elbasanit”, Gaгeta Populli. Shkodër: Nr. 52, 6 shkurt 1920, f. 1. 4 Valentina Duka, Histori e Shqipërisë..., f. 121. Më 2 tetor Noli nënsСkroi “Deklaratën për të drejtat e minoritetit Рrek”. SСiko dСe Kristo Frashëri, Historia e Çamërisë, Vështrim Historik. Tiranë: UETPRESS, 2015, f. 231. 5 Giuseppe Galasso, Critica e Documenti..., f. 537-540. (Dokumenti nr. 68, “La Societa delle Naгioni” ). Pakti për themelimin e Lidhjes së Kombeve ishte nënshkruar më 28 qershor 1919. 6 AQSH. F. 251, V. 1921, D. 54, Fl. 136. Po i njëjti dokument gjendet edhe në korrespondencën e MPJ me përfaqësitë shqiptare. Shiko: AMPJSH, F. 151, V. 1921, D. 54, Fl. 157. 7 Antonello Biagini, Historia e Shqipërisë..., f. 147.

Page 98: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

55

shqiptar në Lidhjen e Kombeve të ishte Fan Noli dhe anëtarë Hil Mosi, Pandeli Cali, dhe Dr.

Adhamidhi. Delegacioni mbërriti në Gjenevë që në 12 nëntor. Ai mendonte se çështja më

urgjente që shtrohej në këtë organizëm ndërkombëtar në lidhje me Shqipërinë ishte, legalizimi

nga pikëpamja ndërkombëtare e gjendjes së krijuar brenda vendit pas largimit të trupave italiane

dhe marrjes në kontroll të territoreve që ishin përcaktuar në Konferencën e Ambasadorëve në

Londër. Legalizimi i kësaj gjendje do të thoshte, njohje e qeverisë së Tiranës, që rrjedhimisht

çonte drejt njohjes ndërkombëtare të sovranitetit të shtetit shqiptar. Më 22 nëntor, delegacioni

shqiptar i paraqiti Lidhjes një memorandum që përmbante arsyet e kërkesës së shtetit shqiptar

për t’u pranuar në këtë orРaniгëm ndërkombëtarë.1

Paraqitja e kandidaturës së Shqipërisë, shtroi menjëherë për diskutim çështjen e statusit të saj

ndërkombëtar. Këtë e kërkonte neni 1 i Statutit të Lidhjes, në të cilin thuhej se shtetet që

dëshironin të ishin anëtare të Lidhjes, duhet që të “qeveriseshin lirisht”, pra të mos kishin

ndërhyrje nga jashtë dhe të kishin një sovranitet të plotë mbi veprimet apo politikat që ndiqnin.

Duhej pra, që Shqipëria të mos kishte ndërhyrje nga jashtë dhe të vetëqeverisej sipas parimit që

kërkonte Lidhja.2 Por, duke qenë se një pjesë e krahinave të Shqipërisë mbaheshin të pushtuara

prej trupave të huaja, atëherë kërkesa për pranimin e saj në Lidhjen e Kombeve u kundërshtua

me forcë prej delegatit francez, i cili ndër të tjera përdori dhe argumentin e çuditshëm se

Shqipëria nuk ekzistonte si shtet më vete sipas ligjit ndërkombëtar. Ndryshe nga delegati francez

mendonte Sir Robert Cecil*, delegat i Britanisë së Madhe. Ai protestoi kundër këtyre kleçkave

juridike, kur fati i një kombi të vogël ishte në diskutim. Delegatët e shteteve të tjera përkrahën

delegatin britanik duke i hapur rrugën diskutimit mbi pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e

Kombeve.3 Në përgjigje të letrës së qeverisë shqiptare të 20 tetorit 1920, Sekretari i Lidhjes së

Kombeve, i kërkoi shtetit shqiptar që të paraqiste dy dokumente të rëndësishme përpara kryesisë

së Lidhjes: 1. Kopjen autentike të dokumenteve me anën e së cilës Shqipëria kishte shpallur

pavarësinë ose i ishte njohur vetëqeverisja e plotë; 2. Kopjen autentike të deklaratave, me anë të

1 AQSH. F. 251, V. 1920, D. 34, Fl. 172-181. Memorandum i delegacionit shqiptar drejtuar Lidhjes së Kombeve. 2 Arben Puto. Historia diplomatike..., f. 314. * Përfaqësonte në Lidhjen e Kombeve koloninë Britanike të Afrikës së Jugut. 3 Tajar Zavalani, Histori e Shqipnis..., f. 263. SСiko dСe RoРer Levв, “Le Plaintes de l’Albanie” (“Ankesat e SСqipërisë”), L’Europe Nouvelle. Nr. 40, 1 Octobre 1921, Paris: f. 1269-1270. Është një ndër mediumet më të njohura franceze, në të cilën çështja shqiptare është trajtuar herë pas here. Ajo është trajtuar në këndvështrimin e çështjes së Adriatikut dhe më pas me pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, si një çështje që përfshinte debatet dhe konfliktet mes Shqipërisë dhe shtetet fqinje me të. Ndër gazetarët që janë marrë më shumë me çështjen shqiptare në faqet e kësaj gazete janë Elise Aubry, Roger Levy dhe Albert Mousset.

Page 99: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

56

së cilave qeveritë e tjera njihnin Qeverinë e Shqipërisë si qeveri de facto dhe de jure.1 Më 22

nëntor 1920 Fan Noli mbajti fjalim përpara Lidhjes së Kombeve. Gjatë fjalimit ai u ktheu

përgjigje zërave të diplomatëve evropianë e ballkanik të cilët ngulnin këmbë se Shqipëria duhej

trajtuar si një shtet i krijuar pas Luftë së Parë Botërore dhe se për këtë arsye procedura për

njohjen e saj si shtet i pavarur dhe për caktimin e kufijëve të saj duheshin filluar nga e para. Ai i

doli kundër këtyre zërave duke sjellë argumete e fakte të shumtë që vërtetonin faktin se

Shqipëria jo vetëm që ishte njohur si shtet në Konferencën e Londrës, por ajo ishte njohur e

pranuar edhe prej Fuqive të Mëdha të cilët kishin sjellë përfaqësuesit e tyre në Shqipëri.2

Më 4 dhjetor 1920, në Komisionin e pestë të Lidhjes së Kombeve u shtrua për diskutim

kërkesa që kishte paraqitur Shqipëria për pranimin e saj në këtë organizëm. Në Komision pati

diskutime dhe objeksione të shumta në lidhje me kërkesën e Shqipërisë. Objeksionet kryesore që

ngriheshin ishin: a. Shqipëria nuk ishte një shtet kristian si një pjesë e madhe e vendeve anëtare

në Lidhjen e Kombeve; b. Deri sa të caktoheshin kufijtë e saj dhe të ishte siguruar stabiliteti

brenda vendit, pranimi i saj do të ishte një veprim i pamatur; c. Qeveria në pushtet nuk ishte

njohur prej asnjë fuqie.3 Franca e cila përfaqësohej prej z. Vivian u mundua që këto objeksione

mes anëtarëve t’i ktСente në favor të saj për të ndiСmuar të preferuarën e saj në Ballkan,

Jugosllavinë. Përfaqësuesi francez propozoi që Komiteti, pasi të ekzaminonte raportin e nën-

komiteteve duhej ta shtynte pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, derisa statusi

ndërkombëtar i Shqipërisë të vendosej nga një marrëveshje që do të zëvendësonte marrëveshjen

e vitit 1913.4 Me një diferencë të vogël votash, kështu u shty pranimi i Shqipërisë në një fazë të

mëvonshme, deri kur pozita ndërkombëtare e këtij vendi të qartësohej prej Konferencës së

Ambasadorëve.5

Në një situatë të tillë tensioni diplomatik, ku Jugosllavia mundohej të përfitonte nga situata

brenda vendit, ndërsa Italia të forconte pozitat e humbura, edhe një herë do të ishte sërish

delegati britanik në Lidhjen e Kombeve Lordi Cecil i cili ndërhyri ndaj kësaj vonese të

qëllimshme në lidhje me çështjen shqiptare duke kërkuar që Këshilli i Lartë i Lidhjes së

Kombeve t’i jepte fund trajtimit të çështjes duke thënë se “...Na nuk kemi të drejtë me luejtë me 1 Arben Puto, Historia diplomatike..., f. 314. Shiko dhe Kristo Frashëri, Historia e Çamërisë, Vështrim Historik, Tiranë: UETPRESS, 2015, f. 225. Ai shton se Shqipërisë ju kërkua që të paraqiste përveç dokumenteve më sipër edhe një pasqyrë të forcës së saj ushtarake detare e tokësore. 2 Kristo Frashëri, Historia e Çamërisë..., f. 226-227. 3 Pranvera Teli (Dibra), Shqipëria dhe Diplomacia..., f. 127. 4 Po aty, f. 127-128. 5 “L’Albania ammessa nella LeРa delle Naгioni”, La Stampa. 18 Dicembre 1920, f. 4.

Page 100: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

57

jetën dhe lumturin e këtyre njerëzve, tue ndjekë mënyrat e diplomacisë së vjetër”.1 Për sa i përket

dokumenteve të kërkuara prej Sekretarit të përgjithshëm të Lidhjes z. Drummond, F. Noli e

plotësoi kërkesën e tij me prezantimin e dokumenteve origjinale si dhe duke argumentuar se

Shqipëria ishte njohur që në vitin 1914 prej Greqisë e Serbisë, pasi ato kishin përcaktuar

komisione të përbashkëta për përcaktimin e vijës kufitare në terren, gjë e cila tregonte se qeveritë

e të dy vendeve kishin njohur shtetin shqiptar dhe kishin pranuar të merrnin pjesë në komisionet

përkatëse për vendosjen e vijës kufitare. Nga ana tjetër Fuqitë e Mëdha në atë kohë, kishin

dërguar përfaqësuesit e tyre diplomatik në Tiranë para fillimit të luftës kur ishte përcaktuar dhe

ardhja e Vilhelm Vidit. Gjithashtu dhe Italia, pas tërheqjes së trupave ushtarake nga Shqipëria,

kishte dërguar në Tiranë një përfaqësues diplomatik për të biseduar me qeverinë e Tiranës.2

Për këtë ngjarje kaq të madhe për popullin shqiptar, nuk mund të anashkalohet dhe roli

vendimtar që luajti Londra për pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.3 Në Paris, politikën

e ditës e bënin Fuqitë e Mëdha që dolën fituese në Luftën e Parë Botërore, e ndër ato më së

shumti Britania. Fillimi i veprimtarisë së Lidhjes së Kombeve ishte me një perspektivë më të

mirë dhe me shpresa më të mëdha për popullin shqiptar. Kërkesa e muajit tetor, pavarësisht se u

СodС posСtë prej komisionit, ajo u pranua për t’u sСqвrtuar nРa Asambleja e PërРjitСsСme, duke

përcaktuar në një farë mënyrë dhe itinerarin e njohjes ndërkombëtare të çështjes shqiptare. Pasi

mori kërkesën nga qeveria shqiptare, E. Drummond ia paraqiti atë anëtarëve të Lidhjes së

Kombeve. Në FO (Foreing Office), ekspertët për çështjet e Ballkanit nuk ishin kundër pranimit

të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, problemi kryesor sipas tyre ishte se Shqipëria nuk kishte

një qeveri të njohur nga ana e qeverisë angleze. Megjithatë u vendos që në qoftë se kërkesa vinte

para Këshillit të Lidhjes së Kombeve, përfaqësuesi britanik duhej të bënte të qartë pranimin në

parim nga ana e qeverisë angleze të pavarësisë së Shqipërisë dhe anëtarësimin e saj në Lidhjen e

Kombeve.4 Gjithashtu FO e pa çështjen shqiptare edhe në një këndvështrim tjetër, i cili më tepër

kishte të bënte me interesat ekonomike të Britanisë në këtë rajon. Në bazë të studimeve

1 Tajar Zavalani, Histori e Shqipnis..., f. 263-264. 2 AQSH, F. 251, V. 1920, D. 34, f. 172-181. Memorandum i delegacionit shqiptar drejtuar Lidhjes së Kombeve, sekretarit të përgjithshëm z. E. Drummond. 3 “Qarkore”, Gaгeta Koha. Korçë: Nr. 24-25, datë 17 dhjetor 1920, f. 3. Lajmërimi i ministrit të Punëve të Brendshme, z. Xhafer Ypi. 4 Pranvera Teli (Dibra), Shqipëria dhe Diplomacia..., f. 125.

Page 101: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

58

gjeologjike që ishin bërë në Shqipëri, kishte rezultuar se vendi ishte i pasur me rezerva vajguri.

Ky faktor do të ndikonte më pas në përkrahjen e kërkesës shqiptare edhe nga Britania e Madhe.1

Anglezët menjëherë pas lufte, kishin filluar të interesoheshin për burimet energjetike

nëntokësore, e kryesisht për vajgurin. Studimet e kryera prej trupave austriake dhe atyre italiane

në Shqipëri, kishin konstatuar se vendi kishte burime të konsiderueshme vajguri, kjo gjë ngjalli

një interes të madh tek Britania, që e shikonte Shqipërinë si një mundësi të mirë e të afërt për

nxjerrjen dhe tregtimin e vajgurit. Duke përfituar nga pozita e vështirë e shtetit shqiptar, qeveria

angleze njoftonte Tiranën se do ta bënte të mundshëm pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e

Kombeve, me kusht që qeveria shqiptare t’i jepte sСoqërisë vajРurore AnРlo-Perse të drejtën

ekskluzive për të kërkuar dhe shfrytëzuar vajgurin në Shqipëri. Qeveria e Iljas bej Vrionit e

pranoi pa kushte kërkesën angleze dhe si pasojë me ndërhyrjen e lordit Robert Cecil, Asambleja

e Përgjithshme e Lidhjes së Kombeve e pranoi Shqipërinë më 17 dhjetor si anëtare të Lidhjes.2

Gazeta “Koha” e po të njëjtës ditë e përshkruante kështu gëzimin e shprehur prej qeverisë

shqiptare, përmes një qarkoreje të lëshuar nga kryeministri Iljas Vrioni: “U bajmë me dit me një

gëzim të posaçëm se SHQIPNIA me vota të përbashkëta u pranua në Lidhjen e Kombeve. Ky

pranТm ësСtë sСenja ma e fortë e sТgurТmТt t’ТndТpendencës s’onë. Prandaj u sСfaq urТmet e

përgëzimet e mija gjith popullit shqiptar”.3

Pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve u bë pas votimit të saj në Asamblenë e

Përgjithshme, ku me votë unanime shtetet anëtare u shprehën pro pranimit të saj në këtë

organizatë të rëndësishme botërore.4 Asambleja deklaroi se: 1. Populli shqiptar ka të drejtën,

nëse shfaq dëshirën, për një ndihmë ndërkombëtare; 2. Asambleja është e mendimit se Shqipëria

është shtet, në sensin e artikullit të parë të Traktatit dhe si i tillë ai korrespondon edhe me kushtet

e tjera të përmendura në artikull; 3. Asambleja vendosi pranimin e Shqipërisë si anëtare e Lidhjes

së Kombeve.5 Brenda një periudhe prej më pak se dy javësh kandidatura e Shqipërisë kaloi nga

prapësimi në miratim unanim. Debati në Asamble u hap me dy ndërhyrje të njëpasnjëshme të dy

përfaqësuesve të Afrikës së Jugut dhe të Kandasë, përkatësisht Lord R. Cecil dhe Rouell. Të dy

1 Antonello Biagini, Historia e Shqipërisë..., f. 146-147. 2 “Qarkore”, Gaгeta Koha. Korçë: Nr. 24-25, datë 17 dhjetor 1920, f. 3. Qarkorja është publikuar në emër të kryeministrit Iljas Vrioni. Në fakt kur çështja u rikthye për diskutim në parlamentin shqiptar në shtator 1923, opozita e asaj kohe kërkoi një kontratë më të favorshme për kompaninë amerikane Standard Oil se sa për atë britanike Sinclair. Për më tepër shiko Bisedimet e Këshillit Kombëtar, Legjislatura e parë, Sesioni IV, 1923, f. 1509-1533. 3 Po aty, f. 3. 4 “L’Albania ammessa nella LeРa delle Naгioni”, La Stampa. 18 Dicembre 1920, f. 4. 5 Po aty, f. 4.

Page 102: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

59

këta gjatë debateve të bëra në Komisionin e pestë, kishin mbështetur kërkesën e Shqipërisë dhe

mendonin se ajo duhej pranuar në Lidhjen e Kombeve. Ata ishin bërë avokatët e shtetit shqiptar

me dëshirën për ta parë dhe atë mes shteteve të tjerë që jetonin në paqe dhe aderonin në këtë

organizëm botëror.1 Diskutimet që pasuan pas pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, u

fokusuan mbi dy shtetet fqinje të saj në Ballkan, Greqinë dhe Jugosllavinë. Gjatë diskutimeve u

vu theksi mbi faktin se, asnjëri prej këtyre shteteve nuk duhet të shfaqi asnjë qëllim për të

kërcënuar ushtarakisht shtetin e vogël fqinj, gjë e cila do ta obligonte Lidhjen që të rrëmbente

armët e të mbronte Shqipërinë. Pranimi i këtij shteti është ishte aq i domosdoshëm, sa fatet e tij

lidheshin ngushtë me paqen e rajonit të Ballkanit. Gjithashtu edhe delegati italian senatori

Schanzer pranoi së bashku me vendet e tjera aderimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.2

Nëse do ktСeСemi e t’i referoСemi sërisС interesave anРleгe në Ballkan, mund të tСuСet se

politika angleze ndaj Shqipërisë do vijonte të mbetej miqësore edhe më pas, në mënyrë që ajo të

siguronte marrjen e koncesioneve si shpërblim për mbështetjen që i bëri SСqipërisë për t’u

pranuar në Lidhjen e Kombeve. Kjo gjë nuk do kalonte pa u vënë re prej Francës. Interesat e

Anglisë në Shqipëri gjatë viteve 1920-1921 do prevalonin madje dhe mbi ato që Londra kishte

në Greqi. Ky fakt u pasqyrua edhe në shtypin francez të kohës.3 Siguria që Londra po i jepte

politikës shqiptare për hir të interesave të saj në vend, përbënte një faktor ndihmës për politikën e

shtetit shqiptar, sidomos kur çështja shqiptare vihej në diskutim përball vendeve fqinje.

Një çështje tjetër urgjente që ai shtronte ishte dhe sanksionimi përfundimtar i problemit të

kufijve që kishte ngelur pezull nga Konferenca e Paqes në Paris. Këshilli i Lartë këtë çështje ja

kishte adresuar prej kohe Konferencës së Ambasadorëve në Paris, e cila siç dhe raportohej nuk

po bënte asnjë veprim për të kryer detyrën e saj. Kjo vinte si rrjedhojë e diplomacisë serbe dhe

greke, të cilat ishin treguar shumë aktive në Paris, duke dashur që vendimet e marra aty të ishin

në favor të tyre e jo të shtetit shqiptar. Ato kërkonin që vendimi përfundimtar për çështjen

shqiptare të jepej në Paris e jo në Gjenevë. Si Greqia dhe Jugosllavia, në rast të mos ndarjes së

shtetit shqiptar mes tyre dhe Italisë, më së paku kërkonin një revizionim të vijës kufitare me

shtetin shqiptar, duke e cunguar atë e duke e katandisur në një shtet pa gjymtyrë, që shtrihej

vetëm në Shqipërinë e Mesme. Pas tërheqjes së Italisë nga Shqipëria, Roma kërkoi me ngulm që

1 Arben Puto, Historia diplomatike..., f. 318-319. 2 “L’Albania ammessa nella LeРa delle Naгioni”, La Stampa. 18 Dicembre 1920, f. 4. 3 RoРer Levв, “La politique anРlaise et l’Albanie” (Politika anРleгe në SСqipëri), L’Europe Nouvelle. Nr. 47, 19 Novembre 1921, Paris, f. 1487-1488.

Page 103: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

60

dhe Jugosllavia të largonte trupat e saj nga Shqipëria. Duke parë heshtjen e Beogradit në lidhje

me çështjen në fjalë, ajo i kërkoi Britanisë që të ndërhynte. Kësaj kërkese iu përgjigj Legata

jugosllave në Londër e cila deklaronte se nuk ekzistonte asnjë ndërhyrje jugosllave në territoret

shqiptare dhe se Jugosllavia nuk kishte interes të ndërhynte në Shqipëri.1

1 Vuk Vinaver, “AnРlia dСe poгita ndërkombëtare e SСqipërisë midis dв Luftërave Botërore”, Gjurmime Albanologjike. Tiranë: Nr. 1, 1968, f. 191.

Page 104: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

61

KREU II

MARRËDHËNIET POLITIKE TË SHTETIT SHQIPTAR ME ATË TURK

NË VITET ‘20-30

II.1. Marrëdhëniet diplomatike shqiptaro-turke, 1920-1924

Në fillim të viteve ’20, SСqipëria isСte një vend i cili edСe pse isСte sСkëputur nРa Perandoria

Osmane prej pothuajse një dekade, trashëgonte prej saj ende disa elementë me shumë ndikim në

shoqërinë shqiptare, jetën publike, atë ekonomike, administrative, juridike dhe fetare. Kështu për

sa i përket marrëdhënieve ekonomike edhe pse tregtia e lirë kishte shtrirë ndikimin e saj në të

gjitha dejet e veprimtarisë monetare, sërish vendi trashëgonte nga e kaluara një sistem financiar

të metë dhe me shumë probleme. Kjo vinte së pari, se Perandoria Osmane sistemin e vet e

bazonte mbi norma gjysme feudale, pavarësisht reformave që ishin bërë, sistemi ekonomik

mbetej i prapambetur dhe një pjesë e këtyre normave vijonin të gjallëronin në Shqipëri. Së dyti,

sistemi kryesisht bazohej mbi produktin dhe jo shërbimet apo prodhimet e kompanive të mëdha.

Së treti, në themel të tij mbetej zejtaria, bujqësia dhe blegtoria, infrastruktura pavarësisht

investimeve gjatë periudhës së fundit të perandorisë, linte për të dëshiruar. Të tre këto elemente

shfaqeshin në Shqipëri me plotë kuptimin e tyre.1

Përveç ndikimit të normave të vjetra ekonomike turke, elita politike dhe ajo kulturore e

fillimit të viteve ’20 nuk njiСte mënвrë tjetër të të bërit politikë, përveç mënвrës ballkanike e

kryesisht asaj turke. Një pjesë kryesore e elitës politike dhe asaj administrative ishte shkolluar në

Stamboll dhe pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore ishte kthyer në Shqipëri, me synimin për

t’u anРaгСuar qoftë në politikë ose në administratë. Figura të tilla si Xhafer Ypi, Ahmet Zogu,

Salaudin Shkoza, Ilias Vrioni, Myfit Libohova etj., që u përfshinë ethshëm në jetën politike

shqiptare, pasi që ishin shkolluar në Turqi, nuk njihnin ndonjë varian tjetër të funksionimit të

administratës, veç asaj burokratike turke.2 Ndryshe nga këto figura politike të përmendura më

lartë, të cilat në një mënyrë a një tjetër kishin pasur kontakte edhe me qytetërimin perëndimor,

një pjesë e elitës politike, sidomos ajo që ishte përfshirë më shumë në sistemin dhe jetën turke

dhe që tashme ishte aktive në Shqipëri, kryesisht mbartte mbi vete edhe veçori negative të

1 Mehdi Frashëri, Problemet Shqiptare. Tiranë: Plejad, 2006, f. 75-78. 2 Valentina Duka, HТstorТ e SСqТpërТsë…, f. 123.

Page 105: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

62

politikbërjes, si hipokrizinë, korrupsionin, sharlatanizmin, dembelizmin, parazitizmin etj.

Pavarësisht arritjeve që pati në një kohë shumë të shkurtër, prej këtyre “anadollakëve”, do të

pësonte dhe do të rrëzohej dhe qeveria e Sulejman Delvinës më 14 nëntor 1920.

Një aspekt tjetër i mbetur prej trashëgimisë turke në fillim të dekadës së dytë të shek. XX

ishte dhe vijimi i përdorimit të të drejtës juridike osmane. Në fillim të viteve njëzetë, në Shqipëri

ende përdoreshin procedurat civile dhe penale të Perandorisë Osmane. Meqenë se qeveritë

shqiptare të asaj kohe më tepër i dhanë rëndësi jetës politikë dhe asaj të bashkimit kombëtar si

dhe mbrojtjes së çështjes shqiptare në arenën ndërkombëtare, nuk u gjet mundësia që qeveritë e

njëpasnjëshme gjer në vitin 1927 të ndryshonin procedurat civile e penale në fuqi. 1 Ato

ndryshuan vetëm me miratimin e Kodit të ri Civil dhe atij Penal pak kohë më pas. Prandaj edhe

në aspektin juridik trashëgimia osmane në Shqipëri vijonte të mbetej e fortë, përkundër faktit që

politika shqiptare e kohës shikonte tek Perandoria Osmane një “të sëmurë” të cilit i kishin

mbetur edhe pak vite jetë.2

Me përfundimin e Luftës së Parë Botërore, në Shqipëri u kthyen edhe një numër i madh

oficerësh, ushtarësh si dhe komandatësh që kishin shërbyer më parë në ushtrinë turke. Sigurisht

që, të РjitСë ata do të kërkonin që të përfsСiСesСin në ndrвsСimet eventuale brenda vendit për t’u

integruar në strukturat ushtarake, fill menjëherë pas Kongresit të Lushnjes.3 Por, duke qenë se në

fund të vitit 1920 qeveria greke u përfshi në luftë me Turqinë qemaliste, e cila i thithi fuqinë dhe

burimet e saj ushtarake, propaganda zyrtare e Athinës nga frika se mos gjendej mes dy zjarreve,

nuk rreshti së amplifikuari publikisht se trupat ushtarake shqiptare komandoheshin nga oficerë

turq. Ajo gjithashtu deklaronte, se organizimi i ushtrisë shqiptare po bëhej në shërbim të

përgatitjes për luftë (përveç Italisë) edhe kundër Greqisë. Pavarësisht propagandës greke, qeveria

shqiptare deklaroi se me vendim të saj, të gjithë ata që kishin shërbyer në ushtrinë turke më parë,

nuk do të lejoheshin që të përfshiheshin në shërbimin ushtarak shqiptar deri sa të kishin kaluar dy

vjetë nga koha e lënies së shërbimit.4

Veç ruajtjes së disa mbetjeve me ndikim turk në ekonomi, politikë, administratë e

jurisprudencë, fusha të tjera të ndikuara mbetën për ca kohë edhe kultura e përgjithshme 1 Ndryshime të pjesshme të neneve të Kodit Penal dhe Civil Otoman janë bërë që me fillimin e viteve ’20, për t’i përshtatur ato me nevojat e shoqërisë shqiptare. P.sh mund të shihen ndryshime në Kodin Penal, përkatësisht nenet 242, 265, 198, ndryshuar që në vitin 1922. Shiko: Qarkore e Ministrisë së Brendshme drejtuar Prefekturave, Nr. 23566, Tiranë, Dt. 30-XII-1922, (Libri i Qarkoreve – Ministria e Punëve të Brendshme, vitet 1922-1923). 2 Mehdi Frashëri. Problemet SСqТptare…, f. 95. 3 Eqerem bej Vlora. Kujtime – Vëllimi i dytë 1912-1925. Tiranë: SHL&K, 2001, f. 168. 4 Valentina Duka. Histori e Shqipërisë…, f. 126.

Page 106: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

63

popullore, mentaliteti, tradita, besimi etj. Debate të ethshme u zhvilluan në parlamentin shqiptar

përgjatë viteve 1920-1921 në lidhje me “zakonet e prapambetura” të traditës turke në vend. Një

zë i fuqishëm kundër këtyre “zakoneve prapanike”, në legjislaturat e atyre viteve u bë Ali

Këlcyra. Ai jo vetëm që shprehej hapur kundër kulturës orientale, të përfaqësuar nga ajo osmane

në Shqipëri, por edhe kundër mbajtjes së disa titujve të vjetër siç ishte ai i beut (që e mbanin disa

nga deputetët e parlamentit). Sipas argumenteve të tij, ky titull i përkiste një regjimi të kaluar dhe

mbajtja e tij vetëm se do ta lidhte vendin tonë me një kulturë që tashme për shqiptarët ishte e

largët dhe e hedhur pas.1

Me përfundimin e luftës për pavarësi (1919-1922), Turqia zgjodhi një strategji që kishte për

synim stabilizimin e marrëdhënieve me vendet e Ballkanit. Shpallja e Asamblesë Kombëtare

turke dhe ngritja e organeve të reja qeveritare me në krye Mustafa Qemalin, shënon fazën e parë

të përpjekjeve për një lidhje diplomatike ndërmjet dy vendeve. Ato do të konkretizoheshin vetëm

në fillim të vitit 1920, kur u krijuan rrethanat për një lidhje diplomatike të mirëfilltë ndërmjet dy

shteteve. Në bazë të një marrëveshje midis qeverisë së dalë prej Kongresit të Lushnjes (28-31

janar 1920) dhe asaj turke të drejtuar prej Mustafa Q. Ataturkut, u dërgua në Shqipëri një

delegacion ushtarak prej 25 personash i kryesuar prej kolonelit të shtatmadhorisë Salaudin S.

Shkoza.2 Ky komandant me origjinë shqiptare nga Prizreni, sipas porosisë së dhënë nga Ataturku

1 Sejfi Vllamasi, Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942). Tiranë: Neraida, 2000, f. 319. Sejfi Vllamasi, miku i tij për sСumë vite, e cilësonte këtë luftë të A. Këlcвrës, tСjesСtë si një sСfaqje të vet beut, i cili “...s’mund të duronte ndikimin e personave jooбСak në punët e sСtetit”. 2 Nexhip P. Alpan & Nesip Kaçi, Shqiptarët në Perandorinë Osmane. Tiranë: Albini, 1997, f. 17, 167. Shiko edhe Arben Puto, Pavarësia Shqiptare dhe Diplomacia e Fuqive të Mëdha, 1912-1914, Tiranë: Toena, 426-432. Përpjekjet e Turqisë për të shtrirë ndikimin e saj në Shqipëri kishin qenë edhe më të hershme. Ato kishin filluar që me qeverinë e parë të udСëСequr prej Ismail Qemalit. BëСet fjalë për të asСtuquajturin “Komploti” i Beqir Grebenesë (i lidhur ngushtë me çështjen e princit Izet Pasha), i cili u bë shkas dhe për dorëheqjen e Ismail Qemalit. Gaгeta “Përlindja e SСqipëniës”, OrРan i Qeverisë së Vlorës, në numrin e parë të saj të vitit 1914 (Kallënduar) në faqen 4, jep një panoramë të asaj se si kв “komplot” u diktua dСe më pas u ndalua. Pasi Perandoria Osmane nuk e kishte ndalur dot procesin e shkëputjes së Shqipërisë prej saj, ajo u mundua që të rrisë sa më shumë influencën e Portës së Lartë brenda qeverisë së Ismail Qemalit. Për të hyrë në bisedime me Ismail Qemalin u dërgua nga ana e xhonturqve në Vlorë oficeri me origjinë shqiptare Beqir Grebeneja. Ai ishte bërë i famshëm për luftën e tij ndaj grekëve kur këta të fundit gjatë luftërave ballkanike kishin pushtuar territoret shqiptare. Për këtë arsye ai gëzonte një reputacion të mirë në qarqet nacionaliste shqiptare e turke. Sipas gazetës së mësipërme B. Grebeneja përpara se të vinte në Shqipëri ishte takuar më parë në Brindisi me Hasan Prishtinën dhe Rexhep Prishtinën. Në Hotel Internacional ai kishte takuar edhe Konsullin e Turqisë, Nafilian. Pas këtyre takimeve ai u nis me vaporin e Puglias drejt Vlorës, ku me të zbritur u arrestua. Bashkë më Beqir Grebenenë u arrestuan dhe disa të tjerë. Këta u mbajtën të arrestuar në shkollën shqipe. Një gjyq ushtarak, lajmëron gazeta, do të gjykojë veprimtarinë e të ndaluarve. Në krye të këtij gjyqi ushtarak ishte majori Thomson; Mazhar bej Nepravishta, Kasem Gjinokastra, Xhavit Leskosiku dhe lietenenti G.A. Mallinckrodt i dërgatës holandeze do të ishin anëtarë, ndërsa Kristo Floqi pyetës dhe Kostë Çekrezi sekretar i Рjвkatores. “Përlindja e Shqipëniës”. Viti II, nr. 1, E Mërkurë 1/14 Kallënduar 1914, f. 3-4. E njëjta panoramë informacionesС në lidСje me “Komplotin turk” jepet dСe në numrat e tjerë të kësaj Рaгete Рjatë të njëjtit

Page 107: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

64

mori nënshtetësinë shqiptare, u zgjodh deputet dhe gjatë qeverisjes së kabinetit të Iljaz Vrionit

1921-1922, shërbeu si ministër i Luftës.1 Kjo e dhënë konfirmohet dhe prej tabelës së qeverive

shqiptare, dhënë në vëllimin e parë të librit “Shqipenija me 1937”2. Synimi i qeverisë turke,

meqë ishte ende në luftë me Greqinë, kishte për objek të përçante armatën greke duke e sulmuar

atë nga dy anë, pra duke hapur një front të ri kundër Greqisë në veri të saj, në kufirin shqiptar.3

Por, asnjë prej qeverive shqiptare të asaj kohe nuk e përkrahu këtë ide, pasi politikisht shteti

shqiptar nuk kishte dëshirë dhe nuk shfaqte interes ndaj ideve intervencioniste, në një kohë kur

statusi i Shqipërisë si shtet i pavarur nuk ishte caktuar ende dhe përpjekjet e shteteve si Greqia

apo Jugosllavia pranë Fuqive të Mëdha kishin qenë të pandalshme për të argumentuar, se

shqiptarët nuk ishin të aftë të krijonin shtet dhe se nuk mund të jetonin në paqe me shtetet fqinje.

Për ekzistencën e një marrëveshje sekrete mes qeverisë së Sulejman Delvinës dhe Ankarasë u

fol që të nesërmen e shpalljes së qeverisë së re të drejtuar prej Mustafa Qemal Ataturkut (3 maj

1920), si dhe gjatë viteve më pas. Shtypi bullgar dhe ai italian shkruanin se mes dy vendeve ishte

nënshkruar një marrëveshje sekrete sipas së cilës të dy shtetet synonin të bashkëpunonin si në

rrafshin politik ashtu dhe në atë ushtarak, duke krijuar kështu një aleancë të fshehtë në kurriz të

Greqisë dhe për të penguar përparimin e Italisë në qendër të Ballkanit. Pavarësisht këtyre zërave

ende nuk ekziston ndonjë fakt që të argumentojë ekzistencën reale të kësaj marrëveshje. Kjo

është dhe në përputhje me faktin se, (duke ju referuar dokumenteve të Ministrisë së Punëve të

Jashtme), konsujt shqiptarë në Greqi, Bullgari dhe Itali nuk dinin asgjë, përveç informacioneve

që qarkullonin në shtypin e vendeve ku ata ishin akredituar. Për më shumë, konsulli shqiptar në

Itali kishte reaguar duke i quajtur të gjitha informacionet që qarkullonin si shpifje.4

Për të riafirmuar edhe njëherë interesin e Turqisë ndaj shtetit shqiptar, më 1 mars të vitit

1921, Ataturku deklaroi në Asamblenë Kombëtare të Turqisë se: “...Me popullin shqiptar kemi

bashkëjetuar si vëllezër disa shekuj. Prandaj, këtë shtet e komb vëlla do ta ndihmojmë sa të

mundim dhe sa të ketë nevojë!”, më pas shprehej se: “Turqia e Shqipëria gjenden në një zonë

vit (përkatësisht numrin 2 dhe 3). Panorama zgjerohet edhe më shumë me informacionet që vinin nga shtypi i shkruar evropian mbi atë se çfarë ndodhte në Shqipëri. 1 Joseph Swire, Shqipëria..., f. 274-276. Autori jep përbërjen e kabinetit të Iljas Vrionit në të cilin figuron edhe Salaudin S. Shkoza si Ministër i Luftës. 2 Shqipenija me 1937. Vëll. 1, Botimet e Komisionit të Kremtimeve të 25 Vjetorit të Vet-Qeverrimit 1912-1937. Tiranë: SСtвp. “Kristo Luarasi”, 1937, f. 28-30. 3 Joseph Swire, vepër e cituar, f. 276. 4 AMPJSH. V. 1923, D. 200, Fl. 4. MPJ kërkesë për informacion.

Page 108: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

65

strategjike në pozita të sigurimit të përbashkët”.1 Ndërsa në një rast tjetër kishte thënë: “Ne i

konsiderojmë ata vëllezër tanët. Ata nuk janë larg nesh. Ne urojmë që Shqipëria të zër vendin që

meriton në Ballkan, sidomos si një shtet i pavarur. Shqipëria të jetë e sigurt për çiltërsinë tonë.

Populli shqiptar nuk duhet të dyshoj kurrë në ndjenjat vëllazërore që populli turk ushqen për të.

Dhe kjo nuk është shprehje sentimentale, por ndjenjë e dalë nga thellësia e zemrës së tij [popullit

turk – B.K.]”.2 Nga këto fjalë të kreut të shtetit turk përcaktohej qartë politika që do të ndiqte

Turqia në vitet në vijim përball shtetit shqiptar. Interesi i shtetit turk ishte që të krijonte një

aleancë të ngushtë me Shqipërinë, për të siguruar një pikë të fortë në Ballkan e cila në rast të

ndonjë agresioni grek ose bullgar ndaj Turqisë do të shërbente si trampolinë sulmesh në kurriz të

armikut, për ta detyruar këtë të fundit që të luftojë në dy fronte të ndryshme.

E gjendur përballë këtyre interesave edhe qeveria shqiptare e cila e kuptonte fare mirë

fleksibilitetin e politikës së jashtme turke, kishte interes që të siguronte një aleat të jashtëm, i cili

do të shërbente si pikë referimi dhe ndihme në rast të ndonjë agresioni grek në kufirin e saj jugor.

Megjithatë, mes dy shteteve duhet të krijoheshin urat e komunikimit dhe më pas ato të njohjes së

ndërsjellë. Si urë lidhëse mes dy shteteve në atë kohë shërbeu Kolonia Shqiptare e Stambollit, e

cila prej më shumë se gjysmë shekulli gëzonte respekt të gjerë mes popullsisë shqiptare që

jetonte në emigracion. Komiteti i kolonisë shqiptare të Stambolli i ishte drejtuar prej kohësh dhe

i ishte lutur qeverisë shqiptare, që të përcaktonte një përfaqësues zyrtar përmes të cilit ata të

zgjidhnin problemet që kishin me qeverinë turke.3 Por përgjigja e qeverisë shqiptare kishte

vonuar, duke pasur parasysh dhe situatën politike në të cilën po kalonte Turqia në atë kohë.

Kështu zyra që pritej të hapej me statusin e konsullatës u kthye në një zyrë shërbimi për

1 Nexhip P. Alpan & Nesip Kaçi, Shqiptarët në..., f. 18. 2 Kopi Kвçвku, “AСmet ГoРu dСe Turqia”, Revista Haemus. Bukuresht: Shoqëria Kulturore Haemus, Rumani, 1998, f. 28. Shiko edhe Atatürk’ün Söвlev ve DemeçlerТ. (“Fjalime dСe deklarata nРa Ataturku”) Vol. I, Türkiвe Büвük Millet Meclisi’nde ve C. H. P Kurultaвlarında (1919 – 1938), Atatürk Arastirma Merkeгi Baskanliği, Ankara оniversitesi, 2006, “Üçüncü Toplanma Вılını Açarken – 1 Mart 1922”, f. 236-260. 3 AMPJSH. V. 1921, D. 4, Fl. 74-76. Iliaz Vrioni në pozicionin e kryeministrit kishte ngurruar që të autorizonte hapjen e ambasadës shqiptare në Turqi, i ndikuar dhe nga kushtet e pafavorshme në të cilat po kalonte Turqia. Bëhet fjalë për luftën turko-greke. Për sa i përket aktivitetit të Kolonisë Shqiptare të Stambollit mund të thuhet se ajo ishte jo vetëm në mbrojtje të të drejtave të popullsisë shqiptare të mbetur në Turqi, por edhe në mbrojtje të çështjes shqiptare në tërësi. Më 11 shkurt të vitit 1922 komiteti drejtues i kësaj shoqërie i drejtoi Konferencës së Lozanës një letër, ku thuhej se shqiptarët e krahinave të Kosovës, Manastirit, Dibrës e Çamërisë ishin të lidhur drejtpërdrejt me tokën e Shqipërisë dhe sa ato kishin një popullsi më të madhe sesa vetë popullsia e Shqipërisë së pavarur. Për më tepër shiko Gëгim Sala, “Çështja e Kosovës dhe e Çamërisë në shtypin e diasporës (1919-1924)”, Studime Albanologjike. Tiranë: UT, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Viti VII, nr. 1, 2002, f. 119.

Page 109: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

66

letërnjoftimet, ndërsa në gusht të vitit 1921, përmes një letre të Këshillit të Ministrave ajo u

vendos përfundimisht që të merrte rolin e zyrës konsullore në Stamboll.1

Situata ndryshoi gjatë vjeshtës së vitit 1922. Kur fitorja e ushtrive turke dukej afër, qeveria

shqiptare mendoi të bënte hapat e para në drejtim të lidhjes së marrëdhënieve mes dy shteteve.

Rruga u hap kur Ataturku deklaroi në parlamentin turk më 1 mars 1922, se me popullin shqiptar,

populli turk ka jetuar për një kohë të gjatë bashkë nën të njëjtën perandori dhe duke pasur të

njëjtin besim. Megjithatë, sipas tij, kohët kanë ndryshuar dhe sigurisht tashmë të dy vendet

kërkojnë që të gjej veten e tyre si dhe të sigurojnë lumturinë e popullit të vet. Fjalimi i Ataturkut

u pa si shenjë afrimi dhe për këtë arsye qeveria shqiptare mendoi të bënte përpjekjet e para për

lidhjen e marrëdhënieve diplomatike. 2 Si figurë e përshtatshme për të përfaqësuar shtetin

shqiptar u pa Nezir Leskoviku, i cili në atë kohë ishte dhe drejtuesi i Komitetit Shqiptar të

Kolonisë së Stambollit. Prandaj për të hyrë në marrëdhënie konkrete mes dy shteteve, në fillim të

nëntorit 1922, Nezir Leskoviku i paraqiti Portës së Lartë letër-kredencialet e tij si konsull i

emëruar i Shqipërisë në Stamboll. 3 Duke qenë se situata politike në Turqi ishte shumë e

paqëndrueshme dhe se një qeveri e re tashmë kishte ardhur në pushtet, më 18 nëntor të vitit 1922

N. Leskoviku lajmëronte se ishte i detyruar që t’i ri-paraqesë edhe një herë letër kredencialet e

tij.4 Në letrën që ai i dërgon Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë në atë kohë Pandeli

Evangjelit, thekson në të njëjtën kohë se, edhe pse ai ende nuk është njohur nga pala turke si

konsull i Shqipërisë në Stamboll, konsullata do të vazhdonte punën e saj derisa ajo të merrte një

përgjigje zyrtare nga qeveria turke.5

Në anën tjetër Qeveria Turke e cila gjendej në një situatë shumë të vështirë, që në vjeshtën e

vitit 1922, e kishte parë të arsyeshme që të gjitha veprimet konsullore të cilat kishin të bënin me

1 AMPJSH. V. 1921, D. 4, Fl. 118. Si kryetar i kësaj zyre u caktua Nezir Leskoviku ndërsa sekretar Asaf Xhaxhuli. 2 Türkiye Büyük millet Meclisi. Вasama Вılı Açılıslarında CumСurbaskanlarının, Konusmaları – 3, (1920 - 2013), Ankara: TBMM Basimevi, 2013, f. 22. Deklaratë e bërë para parlamentit turk më 01 mars 1922. 3 AMPJSH. V. 1922, D. 98, Fl. 1. (datë 11 nëntor 1922). SСiko edСe BCA. (Basbakanlık CumСuriвet Arsivi), TariС: 19/8/1922, Dosya: 4211, Fon Kodu: 30..10.0.0, Вer No: 232.564..1. “Arnavutluk ile siвasi ve ekonomik ilişkilerin başlatılması konusunda FeСmi Beв'in Ankara'вa Рeleceği Сakkında İstanbul Рaгetelerinde çıkan Сaberin asılsıг olduğu.” EdСe më parë sСtвpi në Turqi si dСe ai në SСqipëri kisСte aluduar për lidhjen e marrëdhënieve mes dy vendeve, por kjo nuk ishte realizuar asnjëherë dhe madje nga pala turke nuk ishte parë as si mundësi, pavarësisht se shteti shqiptar ishte munduar disa herë të hynte në kontakt me zyrtarë të lartë turq. Lufta e Turqisë për pavarësi si dhe problemi i popullsisë shqiptare në Turqi do ishin dy ndër problemet dhe shkaktarët kryesore për vonimin e lidhjes zyrtare të marrëdhënieve. 4 AMPJSH. V. 1921, D. 4, Fl. 170. Nezir Leskoviku njofton ministrin e Punëve të Jashtme në Tiranë se shtetet si Franca, Italia dhe Anglia e kishin njohur atë, ndërsa prej qeverisë së re turke ende nuk kishte asnjë informacion nëse do ta njihte apo jo. 5 AMPJSH. V. 1922, D. 98, Fl. 3. (18 nëntor 1922).

Page 110: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

67

dhënien e vizave për shqiptarët që donin të udhëtonin drejt Turqisë të kryheshin në Shqipëri

pranë Agjensisë Konsullore Franceze në Durrës. Kjo ishte një mënyrë jo e drejtpërdrejtë për

tëruajtur marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe për të ndjekur procedurat e rastit për ata shqiptarë

që udhëtonin për arsye të ndryshme në Turqi. Lufta e cila pothuajse e kishte cfilitur Stambollin, e

kishte detyruar gjithashtu që një pjesë të shërbimeve konsullore t’i krвente përmes konsullatave

franceze, sidomos në ato vende ku nuk arrinte të krijonte dot kushtet e favorshme për të pasur një

përfaqësi turke aktive. Në muajin nëntor 1922, qeveria shqiptare njoftonte se të gjithë të

interesuarit mund të paraqiteshin për vizë pranë Konsullatës Franceze në Durrës për të ndjekur

procedurat e marrjes së vizës.1 Por, edhe pse mund të merrej leje-kalimi në Durrës, qeveria e re e

Ankarasë kishte vendosur një sërë pengesash për shqiptarët që donin të udhëtonin drejt

Stambollit. Në një komunikim mes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe asaj të Brendshme, bëhej

e ditur sipas Pandeli Evangjelit (ministrit të Punëve të Jashtme), se një sërë pengesash në lidhje

me leje-kalimet ishin vendosur në Greqi prej shtetit turk në mënyrë që të shtoheshin formalitetet,

për të vonuar futjen e shqiptarëve në Turqi. 2 Arsyet e vërteta të shtimit të formaliteteve,

kuptohet, kishin të bënin me faktin se marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve ende nuk ishin

vendosur dhe Turqia po përfitonte kohën e domosdoshme për të analizuar dhe studiuar, siç do të

dal më vonë, impaktin ekonomik të popullsisë shqiptare brenda shtetit turk. Kjo përforcohet dhe

nga njoftimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme i datës 11 prill 1923 drejtuar Prefekurave, në të

cilin kërkohej prej tyre që të mos i jepnin askujt pasaportë për në Turqi, pasi autoritetet e

Stambollit kishin deklaruar se nuk do lejojnë asnjë shqiptar që të zbres në tokën e tyre.3

Krahas çështjes së njohjes së konsullatës shqiptare në Stamboll, e cila po vononte të njihej

prej qeverisë turke dhe po kthehej në një ngërç diplomatik ndërmjet dy shteteve, një tjetër çështje

me karakter problematik kishte filluar të shqetësonte qeverinë shqiptare, që në atë kohë, gjatë

dhe pas Konferencës së Paqes, u quajt “Borxhi Publik Otoman” (Dette Publique Ottoman -

Düyun-u Umumiye-i Osmaniye Varidat-ı MuСassasa İdaresТ). Duke qenë se Perandoria Osmane

tashme ishte një shtet i mundur ushtarakisht dhe forma politike brenda vendit po kalonte nga ajo

perandorake drejt asaj të një republike, vendet të cilat i kishin dhënë hua të ndryshme Stambollit,

synonin që të merrnin prej perandorisë së rrënuar sa më shumë të mundnin. Për këtë arsye në

1 Qarkore drejtuar Prefekturave, Nr. 21445, Libri i Qarkoreve 1922-1923. Tiranë: Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), Dt. 19-XI-1922. 2 Letërkëmbim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Nr. 1095/II. Tiranë: MPB, Dt. 11-IV-1923. 3 Qarkore drejtuar Prefekturave, Nr. 6096. Tiranë: MPB, Dt. 11-IV-1923.

Page 111: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

68

Lozanë ato ngritën zërin dhe kërkuan që, borxhet dhe huatë që i kishin dhënë Portës së Lartë, t’i

ktheheshin pas. 1 Kjo ishte dhe një formë presioni për të përfituar koncesione të reja në

republikën turke, si një mënyrë rivalizimi mes Fuqive të Mëdha për të mos humbur ndikimin e

tyre në shtetin e ri turk. Shteti shqiptar pasi u njoftua se ishte përfshirë në çështjen e Borxhit

Publik Ottoman të para Luftërave Ballkanike (pasi ishte shkëputur prej perandorisë më 1912),

analizoi situatën duke marrë informacionet e duhura si dhe duke kontrolluar nëse ndonjë prej

prefekturave që i përkisnin vilajeteve të vjetra, mos kishte pasur detyrime të tilla që e përfshinin

në çështjen e borxhit.2 Pas diskutimeve të ndryshme politike si dhe analizave dilte, se asnjë nga

prefekturat nuk kishte borxhe të cilat përfshiheshin tek ai Publik Otoman para periudhës së

kërkuar.

Diplomacia dhe politika e jashtme shqiptare e asaj kohe bëri përpjekje të mëdha që shteti

Shqiptar të mos përfshihej në të ashtuquajturin “borxh publik otoman” ose nëse do të përfshihej,

të ngarkohej minimalisht kundrejt dëmshpërblimit që do të duhej të jepte. Udhëzimet që vinin

nga Tirana për përfaqësuesit e shtetit shqiptar në Lozanë, ishin që ata të mos pranonin asnjë

përgjegjësi dhe asnjë detyrim financiar ndaj Turqisë.3 Në 15 dhjetor 1922, ministri i Punëve të

Jashtme të shtetit Shqiptar Pandeli Evangjeli, i drejtohet me një letër Mehmet Konicës duke e

ngarkuar atë që të shkojë në Foreing Office dhe të kërkojë ndërhyrjen e delegatës britanike në

Lozanë në favor të asaj që, Shqipëria të mos marrë pjesë në borxhin e Turqisë. M. Konica ia

kthen duke thënë se ishte e pamundur që të takojë Sekretarin e Shtetit për Punët e Jashtme se

edhe ai – Sekretari i Shtetit, – merrte pjesë në Konferencën e Lozanës. Sipas Konicës ishte e

pamundur që Shqipëria të mos merrte pjesë në borxhin e Turqisë, por e rëndësishme ishte që

nëse merrnim pjesë, dëmshpërblimi të ishte sa më i vogël.4 E njëjta gjë kërkohej edhe prej

përfaqësuesve të Shqipërisë në Romë e Beograd, që ata të ndërhynin pranë këtyre qeverive në

mënyrë që të mbështesnin çështjen e mos përfshirjes së Shqipërisë në pjesën e borxhit të

1 “Recueil Des Sentences Arbitrales”, Affaire de la Dette publique ottomane (Bulgarie, Irak, Palestine, Transjordanie, Grece, Italie et Turquie). 18 avril 1925, United Nations, 2006, f. 531. Nenet 46, 47 të “Traktatit të Loгanës” të nënsСkruara më 24 qersСor 1923, që kushtëzonin Portën e Lartë për kthimin e borxheve. 2 Qarkore drejtuar Prefekturave, Nr. 21936. Tiranë: MPB, Dt. 01-XII-1922. Ahmet Zogu në cilësinë e Ministrit të Brendshmë u kërkon informacion preferkturave në lidhje me Borxhin Publik Otoman. Sejfi Vllamasi, në librin e tij Ballafaqime Politike (vep. cit., f. 308), përmend dhe një gjyq të hapur ndaj Shqipërisë prej kreditorëve. Në fund ai thotë se, ky gjyq u fitua nga pala shqiptare. 3 AMPJSH. F. 151, V. 1922, D. 293, Fl. 195. Bëhet fjalë për dy përfaqësuesit e qeverisë shqiptare në Lozane, Mehdi Frashërin dhe Benoit Blinishtin. 4 AMPJSH. V. 1922, D. 103, Fl. 94. Telegram i M. Konicës për MPJ

Page 112: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

69

Perandorisë Osmane.1 Këtë çështje e ndoqi nga pranë, i dërguari i qeverisë shqiptare në Lozanë

Mehdi Frashëri, i cili mori pjesë aktive në “Komisionin e çështjeve ekonomike dhe financiare”.

Më 19 dhjetor 1922, ai mori fjalën dhe ndër të tjera kërkoi prej vendeve që merrnin pjesë në

komision, që Shqipëria të mos ngarkohej me këtë borxh, pasi Shqipëria kishte qenë një vend i

pushtuar dhe ashtu si vendet e tjera ballkanike nuk kishte pse të paguante borxhin e pushtuesit.2

Diskutimet ishin të zjarrta dhe fuqitë kryesore që i kishin dhënë borxh Perandorisë Osmane, si

Franca dhe Britania kërkonin me çdo kusht që të përfitonin sa më shumë, si prej Turqisë ashtu

dhe prej vendeve që ishin përfshirë në Dette Publique Ottoman. Sipas kujtimeve të Mehdi

Frashërit, delegacioni shqiptar i cili qëndronte në komunikim të herëpashershëm me Tiranën

zyrtare, kur e pa se ishte e pamundur që ta shpëtonte Shqipërinë nga detyrimet financiare, synoi

që ta kanalizonte diskutimin mbi borxhin në disa pika kryesore:

1. Borxhi Publik i Perandorisë Osmane të ndahej në mënyrë të barabartë ndërmjet

shteteve që kishin dalë prej kësaj perandorie.

2. Dinastia osmane nuk kishte asnjë pasuri të paluajtshme në Shqipëri, ato pasuri që

pretendonte pala turke, ishin konfiskuar me dhunë prej sulltan Abdyla Hamitit; pas

rrëzimit të tij nga froni, si dhe në kushtet e reja, ato pasuri i kishin kaluar shtetit

shqiptar.

3. E njëjta gjë vlente edhe për pasuritë e pretenduara nga shteti osman. Ato ishin blerë

me të Сollat që vilesСin prej taksapaРuesve vendas, për këtë arsвe nuk mund t’i

përkisnin më Turqisë.

4. Shtetet që kishin përfituar nga ndërtimi i hekurudhave të kishin përgjegjësi të veçantë

ndaj borxhit, pa përfshirë shtetet që nuk kishin përfituar.

5. Turqia t’i ktСente SСqipërisë të РjitСa detвrimet e kateРoriгuara si pension, që kjo

perandori i kishte mbajtur nëpunësve shqiptarë gjatë kohës që ata kishin shërbyer në

administratën qendrore dhe lokale.3

Shteti shqiptar nuk pranoi ta paguante kurrë të ashtuquajturin Dette Publique Ottoman, me

arsyetimin se Perandoria Osmane nuk kishte investuar asnjëherë në tokat shqiptare dhe se populli

shqiptar nuk kishte përfituar asgjë nga investimet e kryera në Rumeli. Delegacioni shqiptar në

1 AMPJSH. V. 1922, D. 103, Fl. 95. MPJ drejtuar përfaqësuesit diplomatik në Romë dhe atij në Beograd. 2 AMPJSH. V. 1922, D. 103, Fl. 113. Procesverbali Nr. 619 dhjetor 1922. Konferenca e Lozanës mbi punët në Lindjen e Afërme. Komisioni i Çështjeve Ekonomike dhe Financiare. 3 Mehdi Frashëri, Kujtime..., f. 154-156.

Page 113: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

70

Lozanë nuk pranoi ta firmoste deklaratën përfundimtare sipas së cilës, Shqipëria ngarkohej të

paguante detyrimet e Borxhit Publik Otoman.1

Si përfaqësues i Turqisë në Lozanë ishte ngarkuar Ismet Inonya (njohur ndryshe si Ismet

Pasha). Ai kishte mbërritur në Lozanë me shpresën për të rritur respektin për vendin e tij. Por

shumë shpejtë e gjeti veten përballë një fronti të bashkuar, të përbërë nga Britania, Franca dhe

Italia. Pala turke që krвesoСej nРa I. Inonвa u mundua t’i refuгonte Рjer në fund të РjitСa

propozimet që dëmtonin interesat e republikës së re. Në çështjen e Borxhit Publik Otoman – që u

diskutua gjerësisht në Konferencën e Lozanës, – ishin përfshirë pothuajse të gjitha shtetet

ballkanike, ndër to siç u përmend më sipër ishte dhe Shqipëria. Në tekstin (kundër-projektin) e

paraqitur prej palës turke, Shqipëria përfshihej në pikën C, poshtë kapitullit pesë, të quajtur

“Çështje të ndryshme”, nënpika 4, ku paraqitej dhe projekti i një deklarate i cili e bënte

Shqipërinë pjesë të borxhit publik otoman. Përveç çështjes së “borxhit publik”, Shqipëria nuk

përmendej më në asnjë pjesë tjetër të traktatit, as në atë të klauzolave politike dhe as në atë të

klauzolave territoriale.2 Ndërsa fushat e tjera si ajo e financës, ekonomisë dhe tregtisë përfshinin

probleme të tilla si dëmshpërblimet, shpërndarjen e borxhit otoman, të drejtat e turqve jashtë

shtetit, të drejtat e Aleatëve në Turqi, komunikimi, taksat e të huajve, ligji mbi kompanitë,

politika e sigurimeve, kontratat e koncesionet etj.3 Për sa i përket çështjes së borxhit publik

otoman, ajo u diskutua në të njëjtën kohë me atë të shkëmbimit të detyruar të popullsive greke të

Anadollit me ato turke të Greqisë.4

Një çështje tjetër që prekte indirekt interesat shqiptare në Ballkan ishte dhe çështja e

dëmshpërblimeve të luftës greko-turke. Në komisionin e trajtimit të kësaj çështje Shqipëria u

përfaqësua nga Mehdi Frashëri. Sipas tij Turqia kërkonte dëmshpërblim prej Greqisë, kurse kjo e

fundit pretendonte të kundërtën. Me përjashtim të Anglisë, të gjitha shtetet e tjera që merrnin

pjesë në komision ishin në favor të Turqisë. Mosmarrëveshjet mes të dy palëve ishin të mëdha,

për këtë arsye kryetari i Konferencës lordi Cruson (ministër i Jashtëm i Britanisë së Madhe),

1 Shteti shqiptar nuk figuron as në vendimin e dhënë në Gjyqin e Arbitrazhit (Gjenevë) mes Bullgarisë, Irakut, Palestinës, Transjordanisë, Greqisë dСe Italisë nРa njëra anë dСe Turqisë në anën tjetër. SСiko “Recueil Des Sentences Arbitrales”, Affaire de la Dette publique ottomane (Bulgarie, Irak, Palestine, Transjordanie, Grece, Italie et Turquie). 18 avril 1925, United Nations, 2006, f. 34. 2 “Les Contre-Propositions Turques: Texte du contre-projet turc”, L’Europe Nouvelle. Nr. 12, 24 Mars 1923, Paris, f. 375. TekstualisСt pika katër sСpreСej: “4. Projet de declaration relative a la participation de l’Albanie au paiment de la Dette publique ottomane”. 3 Patrick Kinross, Ataturku..., f. 300. Për më tepër mbi traktatin sСiko: “Les Contre-Propositions Turques: Texte du contre-projet turc”, L’Europe Nouvelle. Nr. 12, 24 Mars 1923, Paris, f. 375-381. 4 Mehdi Frashëri, Kujtime (Vitet 1913-1933). Tiranë: OMSCA-1, 2005, f. 157.

Page 114: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

71

vendosi që takimet të shtyheshin në një kohë të papërcaktuar dhe palët të merreshin vesh mes

njëra-tjetrës. Prej përplasjes së këtyre dy shteteve, e cila mund të shkonte gjer në një luftë të re të

mundshme, Shqipëria rrezikonte që të prekej drejtpërdrejt si nga veprimet luftarake ashtu dhe

nga lëvizjet politike që mund të kryheshin në kurriz të shtetit dhe popullit shqiptar.1

E teksa në Konferencë diskutohej mbi borxhin publik që kishte Perandoria Osmane, popullsia

shqiptare e Izmirit i ishte nënshtruar një presioni të vazhdueshëm. Të rinjtë shqiptarë merreshin

dhe dërgoheshin ushtarë, ndërsa familje të tëra shqiptare shkëmbeheshin ose dëboheshin si

ortodoksë grekë, me arsyetimin se nuk kishin dokumente identifikimi. Dokumentet që kishte

lëshuar konsullata e Stambollit, nuk njiheshin, me argumentin se kjo konsullatë ende nuk ishte

njohur zyrtarisht prej qeverisë turke.2 Më 22 dhjetor 1922, Nezir Leskoviku i drejton një thirrje

qeverisë shqiptare që të ndërСвnte me të РjitСa mënвrat, për t’i kërkuar qeverisë italiane

mbrojtjen e popullsisë sСqiptare që jetonte në Iгmir, për t’ia adresuar këtë çësСtje përfaqësuesit

italian të atjeshëm.3 Gjatë fillim-vitit 1923 çështja e njohjes së Konsullatës shqiptare në Stamboll

mori një rëndësi të veçantë për vetë arsyen se midis dy vendeve ende nuk po gjendej një rrugë e

përbashkët komunikimi, gjë që çonte drejtpërdrejt në mungesën e marrëdhënieve diplomatike.

Nga fundi i muajit shkurt, N. Leskoviku në takimin që pati me Komisarin e lartë të Stambollit, i

paraqiti këtij të fundit letër-kredencialet me të cilat ishte pajisur prej qeverisë shqiptare, por z.

Adnan Beu nuk pranoi ta njihte pasi dokumentet i drejtoheshin Portës së Lartë dhe jo qeverisë së

re. Kjo gjë jepte të nënkuptoСej se Ankaraja nuk do t’i njiСte marrëvesСjet e nënsСkruara më parë

prej Portës së Lartë. Rrjedhimisht Ankaraja nuk do të njihte as konsullatën shqiptare në

Stamboll, derisa të paraqiteshin letër-kredenciale të reja drejtuar qeverisë së Ankarasë dalë nga

“Türkiye Byjyk Milet Mexhlisi” (Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë).4

1 Mehdi Frashëri, Kujtime..., f. 158-160. 2 AMPJSH. V. 1921, D. 4, Fl. 170. Nezir Leskoviku njofton ministrin e Punëve të Jashtme në Tiranë, se prej qeverisë së re turke ende nuk kishte asnjë informacion nëse do ta njihte apo jo. Largimi me forcë i popullsisë shqiptare nga Greqia drejt Turqisë nuk ishte i vetmi rast, por kësaj i shtohej edhe shpërngulja e popullsisë shqiptare nga Serbia dhe vendosja e saj në hapësirat e lira në Anadoll ose dhe periferitë e qyteteve turke. Shiko BCA. BCA. (Basbakanlık CumСuriвet Arsivi), TariС: 5/8/1923, Saвı: 2643, Dosвa: 97-139, Fon Kodu: 30..18.1.1, Yer No: 7.27..4. “Arnavutluk ve ВuРoslavвa'dan sınırlarımıгa kadar Рelip kabul edilmeвen 200 ailenin, Sofвa'da sefil bir Сalde bulunmaları sebebiвle вalnıгcabu kafilenin Türkiвe'de iskanına iгin verilmesi.” Po asСtu dСe BCA. TariС: 11/11/1923, Saвı: 13, Dosвa: - Fon Kodu: 30..18.1.1, Вer No: 8.39..13. “Sırbistan'dan Uгunköprü'вe Рelmiş bulunan Arnavutların, Arnavutluk Hükümeti'nce Рeri istemeleri ve Вunanistan'dan Рöçlerin devam etmesi sebebiвle iskan sıkıntısı çekildiğinden iade edilmeleri.” 3 AMPJSH. V. 1922, D. 103, Fl. 153. Njoftin i N. Leskovikut për paraqitjen e letërkredencialeve para Adnan Beut. 4 AMPJSH. V. 1923, D. 199, Fl. 1-2. (21 sСkurt 1923) Termi “TürkТвe Bвjвk MТlet MeбСlТsТ”, i referohet Asamblesë së parë turke, mbajtur pas Luftës së Parë Botërore.

Page 115: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

72

Në kuadrin e dëshirës dhe punës për të krijuar një traditë të mirë bashkëpunimi mes dy

shteteve të sapoformuara, që nisi në fillim të viteve njëzetë, do të vihej re një plasaritje e cila do

të fillonte në 30 janar të vitit 1923, kur Greqia dhe Turqia nënshkruan në Lozanë një marrëveshje

për shkëmbimin e popullsive, (ndërsa marrëveshjen përfundimtare e nënshkruan më 24 korrik).

Edhe pse të dy palët ranë dakord që nga kjo marrëveshje të përjashtonin popullsinë shqiptare që

jetonte në Greqi, përsëri si Athina ashtu edhe Ankaraja nuk iu përmbajtën zotimeve të tyre.

Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare, përpara nënshkrimit të Traktatit të Lozanës, veproi me

shpejtësi dhe efikasitet pranë Lidhjes së Kombeve, Fuqive të Mëdha, si dhe qeverisë greke e asaj

turke. Në përpjekje për ta ndërkombëtarizuar problemin e shkëmbimit të popullsisë çame si

popullsi turke u shquan diplomatët shqiptarë si Benoit Blinishti, konsull i përgjithshëm i

Shqipërisë në Gjenevë, Mithat Frashëri, ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Greqi, Mehdi Frashëri,

përfaqësues në Lidhjen e Kombeve etj.1

Sipas artikullit 2 të Konventës së nënshkruar në Lozanë gjatë janarit 1923, në shkëmbim nuk

do të përfshiheshin:

a. Banorët grek të Kostandinopojës (Stambollit)

b. Banorët muslimanë të Thrakës Perëndimore.2

Pra siç shihet në Konventë nuk u bë asnjë deklaratë zyrtare për mospërfshirjen e popullsisë

muslimane shqiptare të Çamërisë. Përkundrazi artikulli 1 i Konventës shprehej se “Prej 1 majit

1923, do të fillojë një shkëmbim i detyrueshëm për turqit që jetojnë në Greqi me ortodoksët që

jetojnë në Turqi, si dhe për muslimanët grekë që jetojnë në territorin grek”.3

Në maj të vitit 1923 Mehmet Konica pas një takimi që kishte pasur me Venizellosin në

Lozanë, njoftonte se ky i fundit i kishte dhënë garancinë se popullsia shqiptare do të përjashtohej

nga shkëmbimi. Pavarësisht faktit se ajo ishte popullsi myslimane, nuk mund të konsiderohej si

popullsi turke.4 Ndërsa Mithat Frashëri në postin e ministrit fuqiplotë shqiptar në Athinë, i

drejtohej shpesh qeverisë shqiptare, se Athina po mundohej të shpërngulte popullsinë shqiptare

çame duke e shkëmbyer për popullsi turke. Qeveria greke pasi i merrte çdo të ardhur popullsisë

1 Fatmira Rama, “Traktati i Loгanës, sСpërnРuljet dСe sСpronësimet (1923-1926)”, Çështja Çame dhe Integrimi Evropian. Tiranë: Arbëria, 2005, f. 43. Benoit Blinisht njihet ndryshe edhe si Benedikt Blinishti. Shiko dhe Arben Puto, Shqipëria Politike 1912-1939. Tiranë: Toena, 2009, f. 339-340. 2 “Greece and Turkeв Convetion concerninР tСe EбcСanРe of tСe Greek and TurkisС Populations and Protocol, siРned at Lausanne”, Januarв 30, 1923, League of Nations – Treaty Series, No. 807, 1925, f. 77. Artikulli 1. 3 Po aty, f. 77. Artikulli 2 i Konventës. 4 AMPJSH. V. 1923, D. 141, Fl. 4. M. Konica njofton për takimin me Venizellosin dhe për ankesat që i kishte parashtruar atij.

Page 116: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

73

çame, në fund i detyronte ata që të shpërnguleshin në Turqi. Mithat Frashëri përmes një raporti të

detajuar (të datës 23 qershor), që i drejtohej në atë kohë ministrisë së Punëve të Jashtme, jepte

një panoramë shumë të qartë të situatës që po kalonte popullsia shqiptare në Greqi, duke cilësuar

se çështja duhej ndërkombëtarizuar dhe për këtë situatë duheshin informuar edhe Fuqitë e

Mëdha.1

Të gjitha përfaqësitë diplomatike vepruan në mënyrë aktive, një aktivitet të dendur patën edhe

diplomatët e dërguar në shtete që ende nuk kishin një marrëveshje akreditimi me shtetin shqiptar.

Juridikisht qeveria shqiptare u mbështet në detyrimet e qeverisë turke dhe asaj greke për

respektimin e Traktatit turko-grek të 14 nëntorit 1913 si dhe atij të Sevres 20 gusht 1920, të cilët

garantonin respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare. 2 Shkëmbimet e detyrueshme të

popullsisë sipas studiuesve që janë marrë me marrëdhëniet greko-turke të kësaj kohe, në bazë të

Traktatit të Lozanës, sollën zhvendosjen e pothuajse 500.000 myslimanëve dhe zhvendosjen e

1.500.000 grekëve ortodoksë prej Republikës së Turqisë drejt shtetit grek.3 Gjatë periudhës së

hetimit të komisionit mikst, popullsia myslimane e Greqisë përbëhej nga katër grupe etnike:

a) Myslimanët turqisht folës të Thrakës perëndimore, të cilët jetonin në zonat që sot

formojnë krahinën e bashkuar të Rodopeve dhe Xanthis.

b) Myslimanët sllavë, kryesisht popullsia pomake që jetonte në Thrakën perëndimore.

c) Myslimanët shqiptarë, popullsia çame, të cilët jetonin në rajonin e Thesprotisë si dhe në

zona të tjera.

d) Dhe në fund myslimanët romë, që jetonin në krahinën e Evros, më të paktë në numër se

komunitetet e tjera më sipër.4

Administrimi i popullsisë myslimanë gjatë periudhës së hetimit të komisionit mikst, u

organizua në atë mënyrë që ajo të trajtohej në bazë të të gjitha traktateve ndërkombëtare që shteti

grek kishte firmosur para vitit 1923, si dhe atij të firmosur në Lozanë. Duke iu referuar traktatit

1 AMPJSH. V. 1923, D. 203, Fl. 51. Raport i Mithat Frashërit mbi situatën e popullsisë shqiptare në Greqi, drejtuar ministrisë së Punëve të Jashtme. 2 Fatmira Rama, “Traktati i Loгanës...”, f. 43. 3 Duhet theksuar se gjatë janarit të vitit 1923 Ataturku bëri pëpjekje të përmirësonte marrëdhëniet politike dhe diplomatike me disa shtete ballkanike si Greqia, Jugosllavia e Shqipëria të cilat kishin qenë vende të pushtuara nga Perandoria Osmane. Për më sСumë sСiko Atatürk’ün Söвlev ve Demeçleri. II (1906– 1938), Atatürk Arastirma Merkeгi Baskanliği, Ankara оniversitesi, 2006, f. 69-75. “Bursa’da Şark Sinemasinda Halkla Konuşma” – 22 Ocak 1923. Shiko edhe Benjamin C. Fortna, Stefanos Katsikas, Dimitris Kamouzis, Paraskevas Konortas, State-Nationalisms in the Otoman Empire, Greece and Turkey– Orthodox and Muslims, 1830-1945. London: Routledge, UK, 2013, f. 153. 4 B. C. Fortna, S. Katsikas, D. Kamouzis, P. Konortas, State-Nationalisms in the Otoman Empire..., f. 153.

Page 117: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

74

të Lozanës, kësaj popullsie i garantoheshin të gjitha të drejtat civile si dhe ato politike (art. 39); e

drejta liРjore e mbrojtjes (art. 40); e drejta për t’u arsimuar (art. 41); si dСe të drejtat fetare (art.

42.).1 Nëse qeveria e Athinës shfrytëzonte rastin përmes shkëmbimit të popullsisë për të hequr

qafe pakicën shqiptare myslimane brenda kufijve të saj, qeveria e Ankarasë kishte arsye të forta

të favorizonte një shkëmbim të tillë: së pari, ajo kërkonte të rivendoste sadopak numrin e

popullsisë që kishte pësuar humbje të mëdha gjatë luftës me Greqinë. Së dyti, pasuritë që linin

pas të mërguarit futeshin në llogaritë përfundimtare midis dy qeverive.2 Të njëjtën frymë dhe

qëndrim ndaj popullsisë çame ruajti përfaqësuesi turk në komisionin Mikst që u krijua për të

hetuar dhe shqyrtuar shkëmbimin e popullsive, duke mos i tërhequr vërejtje qeverisë greke për

dhunën sistematike dhe shkëmbimin e popullsisë shqiptare që jetonte në Greqi, si dhe duke mos

bashkëpunuar me qeverinë shqiptare për të parandaluar këtë gjenocid.

Kjo politikë e ndjekur prej Ankarasë bëri që në marrëdhëniet mes dy vendeve të krijohej një

frymë mosbesimi e cila do të zgjaste për disa kohë. Në fakt e gjithë kjo politikë ishte e bazuar

mbi artikullin 2 të Konventës i cili përjashtonte nga shkëmbimi vetëm banorët grekë të

Stambollit dhe ata myslimanë të Thrakës Perëndimore. Qeveria turke nuk kishte pranuar që

popullsinë çame ta njihte si popullsi myslimane shqiptare në kuadrin e minoritetit, gjë e cila

shkonte përshtat dhe me interesat politike greke për ta shpërngulur këtë popullsi dhe për ta

zëvendësuar me popullsi greke.3 Duke hasur në këto vështirësi, në interesat politike të qeverisë

shqiptare ishte që përmes një diplomacie dhe një politike të jashtme aktive, të bëheshin përpjekje

maksimale për të shpëtuar popullsinë myslimane shqiptare nga shkëmbimi.4 Gjithshtu popullsia

shqiptare që jetonte në Turqi të gëzonte të gjitha të drejtat e mundshme të garantuara prej

traktateve ndërkombëtare, si dСe t’i jepej mundësia për të гРjedСur nënsСtetësinë nëse do

pranonin të kishin krahas nënshtetësisë turke dhe nënshtetësinë shqiptare (kombësia shqiptare e

kësaj popullsie nuk ishte mohuar asnjëherë prej shtetit turk); si dhe të mos kryenin shërbimin e

detyrueshëm ushtarak në Turqi.5

1 B. C. Fortna, S. Katsikas, D. Kamouzis, P. Konortas, State-Nationalisms in the Otoman Empire..., f. 154. 2 Arben Puto, Demokracia e Rrethuar. Tiranë: “8 Nëntori”, 1990, f. 148. 3 BCA. (Basbakanlık CumСuriвet Arsivi), TariС: 11/10/1923, Saвı: 10244, Dosвa: - , Fon Kodu: 30..10.0.0, Yer No: 123.874..3. “Вunanistan'ın Eipir bölРesinde bulunan Arnavutların mübadeleвe tabi olmadıkları, eski Вanвa ilimize bağlı kaгalarda bulunan Türklerin mübadeleвe tabi olmaları Рerektiği”. Sipas dokumentit premtoСej që SСqiptarët e Epirit nuk do të sСkëmbeСesСin, ndërsa popullsia turke që jetonte atв do t’i nënsСtroСej sСkëmbimit. SСiko edСe Benjamin C. Fortna, State-Nationalisms in the Otoman Empire..., f. 154. 4 AQSH. F. 251, V. 1923, D. 203, Fl. 51. Përpjekje e Mithat Frashërit nga Athina që popullsia shqiptare myslimane të mos shkëmbehej si popullsi turke. Mehdi Frashëri, Kujtime..., f. 157-158. 5 AMPJSH. V. 1923, D. 200, Fl. 59-60.

Page 118: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

75

Më 14 maj 1923, Benoit Blinishti lajmëron Tiranën se ishte takuar me Ismet Pashën në

Lozanë për të siguruar njohjen e Nezir Leskovikut si konsull i Shqipërisë në Stamboll. Sipas

Ismet Pashës – lajmëron ai, – qeveria sСqiptare duСet t’i drejtoСet Ministrisë së Punëve të

Jashtme të Turqisë. Nga burimet e tjera që jep z. Blinishti, qeveria e Ankarasë nuk e kishte

njohur ende konsullatën shqiptare (në Stamboll) zyrtarisht, pasi në mes qëndronte çështja e

popullsisë shqiptare që jetonte në Turqi.1 Gjatë muajit maj shtypi turk botoi artikuj të ndryshëm

në të cilët proklamonte hapur mendimet e qeveritarëve turq mbi atë se çfarë qëndrimi duhej të

mbante shteti turk ndaj atij shqiptar. Në një gazetë turke, valiu i Stambollit deklaronte hapur

duke thënë: “Me qene se Qeveria nuk ka ndo nje marevesСje гвrtarТsСt me SСqТpnТne s’mundm te

njofim nenshtetas shqiptar...”. Këto fjalë të Valiut, të nesërmen u përsëritën në një formë tjetër

prej këshilltarit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ankarasë: “Me Ballkanasit Turqia mas

Paqes dot meret vesh. Shqipnia ne Angora [Ankara – B.K.] nuk ka perfaqesues dhe Turqia ne

SСqТpnТ nuk ka t’derguem...”.2 Kështu u kuptua dhe u pa qartë, se Turqia përpara se të mbyllte

marrëveshjen diplomatike me shtetin shqiptar, kërkonte që të mbyllte në fillim çështjen e

nënshtetësisë së popullsisë shqiptare në Turqi në favor të saj, dhe pastaj të binte dakord me

qeverinë shqiptare mbi çështjet e tjera.

Në mesin e muajit qershor 1923, përfaqësuesi i Shqipërisë në Beograd, Ali Riza Kolonja, i

shfaqi përfaqësuesit të atjeshëm turk Xhevat Beut, dëshirën e qeverisë shqiptare për të hyrë në

marrëdhënie diplomatike me Ankaranë. Pas bisedimeve që ata patën u ra dakord që ndërmjet dy

qeverive të nënshkruhej një traktat miqësie i cili do të hapte rrugën në bashkëpunime të

mëtejshme.3 Pikërisht për hir të këtyre pozitave dhe prej kërkesës së mësipërme, në 15 dhjetor të

vitit 1923 në Ankara ndërmjet dy shteteve u firmos Traktati i Miqësisë, sipas së cilit midis dy

vendeve do të vazhdonte paqja, dashuria dhe miqësia. Njëherazi traktati do të simbolizonte dhe

do të shërbente si shenjë e nisjes së marrëdhënieve diplomatike, të cilat kishin si pikënisje

kërkesën e bërë prej palës shqiptare. Shtypi grek e shikonte këtë afrim si një komplot shqiptaro-

turk kundër Athinës. Gazeta greke “Amalthia” e datës 20/10/1923 njoftonte mbi afrimin

shqiptaro-turk duke thënë se, akoma pa u vendosur marrëdhëniet greko-turke, Ankaraja bënte

plane sulmi dhe aleanca armike kundra Greqisë. Pas tentativave për afrim me Bullgarinë, tani

1 AMPJSH. V. 1923, D. 199, Fl. 5. (14 maj 1923). Telgram i B. Blinishtit drejtuar MPJ, Tiranë. 2 AMPJSH. V. 1923, D. 199, Fl. 13-15. (Stamboll 18 maj 1923) 3 AMPJSH. V. 1923, D. 199, Fl. 23. Njoftim për rënien dakord për nënshkrimin e një traktati miqësie mes dy vendeve.

Page 119: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

76

gjendej në rrugë afrimi me fqinjin e veriut, Shqipërinë, e cila sado e vogël dhe e dobët që të ishte,

gjithnjë mund të krijonte shqetësime. Në fund gazetari e mbyll artikullin me pyetjen: “Në Çfarë

konsistojnë këto marrëveshje dy shteteve musullmanë dhe që kanë qëndrim armiqësor kundrejt

Greqisë?”1

Për sa i përket Traktati të Miqësisë të nënshkruar mes dy vendeve, ai përbëhej nga katër pika,

prej të cilave pika e parë i referohej marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve, ndërsa tri pikat e

tjera i referoheshin marrëdhënieve diplomatike, konventës së banimit dhe asaj të nënshtetësisë

dhe pika e fundit kishte të bënte me ratifikimin e traktatit. Në mënyrë të përmbledhur e të qartë,

Traktati i Miqësisë mes Turqisë dhe Shqipërisë ishte si më poshtë:

- Të dy vendet do ishin garante se mes tyre do të ekzistonte paqja, rrojtja, dashuria dhe një

miqësi e përjetshme.

- Të dy vendet pranonin lidhjen e marrëveshjeve diplomatike për nëpunësit diplomatikë e

konsullorë.

- Ato bien dakord për të lidhur mes tyre edhe një konventë banimi dhe një marrëveshje

nënshtetësie.

- Pas ratifikimeve përkatëse, traktati do të hynte në fuqi pesëmbëdhjetë ditë pas

shkëmbimit të ratifikimeve.2

Delegacioni shqiptar më 1 nëntor zhvilloi një takim me Ismet Pashën, kryeministër dhe

ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë, i cili e priti delegacionin shqiptar me një respekt të

madh. Në fjalimin e tij, Ismet Pasha tregoi ndjenjat miqësore të Turqisë drejt Shqipërisë dhe

shtoi se interesat e Turqisë e lypin që Shqipëria të konsolidohet dhe të forcohet në Ballkan.3 Pala

shqiptare u kryesua në këto takime prej Eshref Frashërit, në cilësinë e kryetarit të parlamentit

shqiptar si dhe prej Xhafer Vilës, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve

të Jashtme të Shqipërisë. 4 Të dy vendet pranuan të lidhin marrëveshje dhe të hapin zyra

diplomatike dhe konsullata. Në të njëjtën kohë filluan bisedimet edhe për një nën-marrëveshje

kombësie, në të cilën do të përcaktohej qartë nënshtetësia e popullsisë shqiptare vendosur në

1 AMPJSH. V. 1923, D. 200, Fl. 17-19. Lajmet e përkthyera e të përcjella për të informuar qeverinë mbi atë se çfarë trajtohej në shtypin grek gjatë atyre ditëve. 2 AMPJSH. V. 1927, D. 64, Fl. 20. Takimi i delegacionit shqiptar në Stamboll. 3 AMPJSH. V. 1923, D. 200, Fl. 34. 4 NeбСip P. Alpan dСe Nesip Kaçi, “FtoСja e ‘babait’ të Turqisë me Mbretin e sСqiptarëve”, (material i përktСвer prej Рaгetës Baris дturq. “BarësС”; sСqip: Paqja}, të datave 15, 16, 17 korrik 1981), Gaгeta Dita. 5 shtator 2004, f. 12-13. Delegacioni shqiptar që u nis për në Turqi përfaqësohej prej Eshref Frashërit që ishte kryetari i parlamentit shqiptar dhe nga një grup deputetësh.

Page 120: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

77

Turqi prej kohësh, si dhe njohja e pasurisë që ata kishin fituar në vendet e tyre dhe asaj që kishin

tashmë. Por, kjo pikë u kundërshtua prej delegacionit turk, i cili ishte vetëm për dhënien e të

drejtës së zgjedhjes se çfarë nënshtetësie do të mbanin shqiptarët e ardhur në Turqi pas Luftërave

Ballkanike. Duke qenë se delegacioni shqiptar nuk tërhiqej nga kjo çështje, atëherë u mendua që

për momentin të gjendej një rrugëzgjidhje tjetër dhe bisedimet të ndaleshin.1 Pika e fundit ishte

dhe një ndër më të nxehtat e bisedimeve, pasi në thelb të vonesës së lidhjes së marrëdhënieve

mes dy vendeve qendronte pikërisht ajo. Për sa kohë që Ankaraja kishte qenë e zënë me luftë,

nuk kishte pranuar të lidhte marrëdhënie me Tiranën, por edhe më pas, ajo ishte munduar që të

fitonte kohë për të analizuar dhe matur peshën që kishin shqiptarët në ekonominë turke. Një

largim i këtij grupi etnik drejt Shqipërisë, do të thoshte për Turqinë një humbje e madhe

ekonomike. Kështu që, bisedimet mes të dy palëve treguan realisht se kush ishte pika nevralgjike

e palës turke, por dhe ku nuk duhet të cënonte pala shqiptare. Po ashtu nëse pala turke do të

cedonte në këtë pikë me palën shqiptare, edhe popujt e tjerë të ish perandorisë do të kërkonin të

njëjtën gjë, ndaj frika e këtij reaksioni zinxhir ishte shumë e madhe në Ankara.

UdСëгimet e mëvonsСme që erdСën prej Tiranës гвrtare isСin që t’i Сapej rruРë marrëvesСjes

dhe ajo të firmosej, prandaj edhe pse delegatët shqiptarë nuk arritën atë që dëshironin në lidhje

me këtë pikë, pranuan marrëveshjen dhe e firmosën atë më 15 dhjetor.2 Më pas delegacioni

shqiptar u nis drejt Tiranës, ndërsa ministria e Punëve të Jashtme njoftonte qeverinë shqiptare se

marrëveshja u nënshkrua në të gjitha pikat.3 Bashkë me Traktatin e Miqësisë u nënshkrua dhe

Konventa e Banimit me dhjetë pika. Konventa do të ishte e vlefshme për dy vjet, ajo do të

anulohej vetëm nëse njëra nga palët tërhiqej gjashtë muaj përpara përfundimit të saj. Nëse

asnjëra prej palëve nuk tërhiqej, atëherë ajo do vazhdonte gjer në momentin kur njëra palë e

quante të anuluar dhe lajmëronte palën tjetër. Konventa ishte një arritje strategjike e interesave

politike shqiptare, e cila përmes kësaj konvente i jepte asaj pjese të popullsisë shqiptare, e cila

kishte emigruar drejtë Turqisë pas Luftërave Ballkanike, të drejtën e lëvizjes, tregtisë dhe ruajtjes

së pasurive që kishin vënë gjatë kohës që jetonin në Turqi ose gjatë kohës që ishin marrë me

tregti. Në mënyrë të përmbledhur Konventa mund të përmblidhet si më poshtë:

- Garantohej lëvizja e lirë dhe qëndrimi i nënshtetasve në të dy vendet; Në këtë

marrëveshje nuk përfshihej çështja e emigrantëve.

1 AMPJSH. V. 1923, D. 200, Fl. 56-57. 2 Gazmend Shpuza, Ataturku..., f. 46-51. 3 AMPJSH. V. 1923, D. 200, Fl. 66. Njoftim i MPJ për nënshkrimin e traktatit sipas të gjitha pikave.

Page 121: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

78

- Nënshtetasve u garantohej qëndrimi, tregtia dhe ushtrimi i mjeshtërive të lejuara me ligj

në të dy vendet. Taksat dhe barrat do të ishin të njëjta si për vendasit. Për persona të

veçantë për të cilët sСteti apo policia ka vendosur të mos i pranojë apo t’i përгërë, si dСe

për ata që shkaktojnë probleme, shpenzimet gjer në kufi i merr përsipër ai shtet që e

largon ose dëbon.

- Nënshtetasit e të dy vendeve do të kenë të drejt shitje dhe blerje, dhurate, qiraje të

pasurive të tundshme ose të patundshme, gjithnjë duke iu referuar ligjeve të vendit. Ata,

për të gjitha këto çështje nuk do të taksohen ose ngarkohen me barrë më shumë se

vendasit.

- Nënshtetasit e të dy vendeve nuk do të ngarkohen me shërbim ushtarak kur gjenden në

tokën e tjetrit. Atвre nuk mund t’u rrëmbeСet pronësia, përveç rasteve që

dëmshpërblehen.

- Do të ekzistonte reciprociteti në lidhje me shoqëritë anonime ose ato tregtare që

zhvillonin aktivitetin e tyre ne secilin prej vendeve. Traktati do ishte i vlefshëm edhe për

ata nënshtetas që synojnë mbrojtjen ligjore të personave apo pasurive të tyre në secilin

nga vendet përkatëse. Ata do të trajtohen njësoj me vendasit.1

I një rëndësie të madhe, lidhur me problemet e parashtruara, ishte nënshkrimi i Traktatit të

Nënshtetësisë. Për vetë problematikën që ngrinte ky traktat, si Turqia dhe Shqipëria u treguan të

gatshme që përveç mirëkuptimit për të gjetur një zgjidhje, të cilën nuk arritën ta gjenin që në

takimet e para, të diskutonin dhe mbi detajet e zbatimit të këtij traktati. Në interes të shtetit

shqiptar ishte që e gjithë popullsia që deklarohej me kombësi shqiptare të merrte nënshtetësinë

shqiptare, por për palën turke kjo ishte e pamundur. Atëherë delegacioni shqiptar e limitoi

çështjen e nënshtetësisë vetëm tek popullsia shqiptare e mërguar në Turqi pas pavarësisë së

shtetit shqiptar. Ndërsa në interesin e shtetit turk ishte që kjo popullsi të merrte nënshtetësinë

turke, gjë e cila do të rriste kapitalin ekonomik turk pas shkatërrimeve që ajo kishte pësuar si dhe

do popullonte hapësirat e pabanuara të këtij vendi.2

E duke qenë se diskutimet dhe këndvështrimet ishin të ndryshme, atëherë u arrit në një pikë të

përbashkët që, popullsisë shqiptare që kishe emigruar në Turqi pas shpalljes së pavarësisë së

sСtetit sСqiptar t’i njiСej e drejta për të vetëvendosur (droit d’opТnТon) mbi nënshtetësinë në një

1 AMPJSH. V. 1927, D. 64, Fl. 18-19. “Konventa e banimit” sipas pikave të përmbledСura më sipër. 2 “Turquie et Albanie”, Bulletin Periodique de la Presse Turque. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 33, 21 Novembre 1923 – 18 Janvier 1924, f. 14-15.

Page 122: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

79

periudhë tre vjeçare, nëse ata nuk vendosnin përtej këtij afati, atëherë ata do trajtoheshin

automatikisht si nënshtetas turq dhe do pajiseshin me dokumentet përkatëse.1 Kjo marrëveshje

për të dy shtetet kishte si karakter social ashtu dhe ekonomik, për ta argumentuar këtë mjafton që

të përmendim pikën pesë të marrëveshjes, sipas së cilës me pranimin e njërës apo tjetrës

nënshtetësi, automatikisht rezervoheshin dhe të drejtat për pasuritë që ata mund të kishin në

Turqi apo Shqipëri.2 Sipas Traktatit e drejta e përzgjedhjes i takonte vetëm burrave; gratë e

martuara dhe fëmijët nën moshën 18 vjeç vendoseshin nën kujdestarin ose kryetarin e familjes.3

Çështja e popullsisë shqiptare të Kosovës ishte një tjetër pikë e diskutimeve mes delegacionit

shqiptar të kryesuar prej Eshref Frashërit dhe palës turke, por Ankaraja nuk pranoi të hynte në

diskutime mbi këtë çështje. Madje kësaj tentative strategjik të delegacionit shqiptar, ajo ju

përgjigj se Kosova nuk ishte pjesë e Shqipërisë, për t’i dСënë të drejtën atвre që të Свnin në

bisedime me palën turke. Kjo gjë bëri që popullsia shqiptare e Kosovës të mos përfitonte nga

nënshkrimi i traktatit. Në 10 dhjetor 1924, Mithat Frashëri njoftonte ministrinë e Punëve të

Jashtme shqiptare se në Stamboll dhe shumë qytete të tjera turke gjenden mbi 1000 kosovarë

(prej një viti) që kërkojnë të vendosen në SСqipëri. Ai i suРjeronte qeverisë sСqiptare që t’i

pranonte duke i dСënë tokë, ndiСmë materiale dСe financiare. Sipas tij, kjo Рjë do t’i sillte dobi

politike dhe ekonomike shtetit shqiptar sepse ata do punonin tokat, do shtonin popullsinë dhe do

shërbeje si udhëzim për kosovarët e tjerë që të mos shkojnë në Turqi por të vendosen në Shqipëri

dhe bashkë me vete të sjellin dhe kursimet apo të ardhurat e tyre që do mundin të marrin.4

Mithat Frashëri u tregua një aktivist i vërtet në mbrojtje të popullsisë shqiptarë gjatë këtyre

viteve të vështira. Ai shikonte tek shteti turk, jo më një mik të ri, por perandorinë e vjetër e cila

pas pesëqind vjetë sundim në truallin shqiptar, nuk i dha këtyre asgjë, por politikisht i la të dobët

e të copëtuar. Në librin e tij “Plagët Tona – Çë na mungon? Çë duhet të kemi?”, botuar nën

llagapin e Lumo Skëndos, ai e cilëson sundimin turk e sidomos shekullin e XIX, si një

1 AMPJSH. V. 1927, D. 64, Fl. 19-20. Traktati i nënshtetësisë u firmos bashkë me traktatet e tjera. Pala shqiptare e firmosi më 8 dСjetor 1924, ndërsa ajo turke në 15 dСjetor të po të njëjtit vit. SСiko dСe BCA. (Basbakanlık CumСuriвet Arsivi), TariС: 30/11/1924, Saвı: 1171, Dosвa: - , Fon Kodu: 30..18.1.1, Вer No: 12.58..1. “Türkiвe ile Arnavutluk arasında вapılmış olan dostluk, ikamet ve tabiiвet anlaşmalarının tasdiki.” 2 AMPJSH. V. 1927, D. 64, Fl. 19. Po aty, pika pesë e traktatit. 3 AMPJSH. V. 1927, D. 64, Fl. 19. Po aty, pika gjashtë e traktatit. 4 AQSH. F. 251, V. 1924, D. 299, Fl. 5-6. Mithat Frashëri në këtë kohë shërbente si ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Athinë. Ai ka dhënë një kontribut shumë të madh në ndërkombëtarizimin e çështjes çame si dhe në mbrojtjen e kësaj popullsie prej shkëmbimit të padrejtë si popullsi turke. Po ashtu ai ka bërë përpjekje të herëpashershme që të ndihmojë popullsinë shqiptare në Turqi. Për këtë ai i kërkonte ndihmë ekonsullit të Shqipërisë në Stamboll, z. Nezir Leskovikut. Shiko AQSH, F. 251, V. 1925, D. 133, Fl. 13.

Page 123: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

80

prapambetje për popullsinë shqiptare të mbetur pa bashkim kombëtar, pa gjuhë të shkruar shqipe,

pa shkolla e pa alfabet.1

Dukej sikur rruga e dy shteteve edhe pse me diferenca të ndryshme, do të ndiqte të njëjtin

orientim. Nganjëherë dukej sikur Shqipëria do të ndiqte rrugën e Turqisë, por kjo nuk ishte e

thënë. Brenda-përbrenda elitës politike shqiptare pati prej atyre që ishin kundër ratifikimit të

marrëveshjes shqiptaro-turke, ndër këta të fundit mund të përmendim Ali bej Këlcyrën i cili

deklaronte se çfarëdo lidhje ose marrëveshje që do të bënte shteti shqiptar me Turqinë, do të

ishte në dëm të popullit shqiptar i cili aspironte zhvillimin dhe progresin perëndimor dhe jo

orientalizmin e shkuar. Këto mendime të tij ai i kishte bërë publike që në vitet 1921-1922.2

Opozita e krijuar brenda parlamentit shqiptar për të ndalur rilidhjen e marrëdhënieve diplomatike

dhe politike midis Turqisë dhe Shqipërisë nuk pati mbështetje dhe jehona e saj nuk gjeti

përkrahës. Kjo vinte për shkak se pas një dekade pavarësie, shteti shqiptar kishte hasur në

pengesa të vazhdueshme, të cilat ishin krijuar dhe frymëzuar prej dy shteteve fqinje Greqisë dhe

Jugosllavisë, në këto kushte ndjehej nevoja e një aleati të jashtëm. Në të njëjtën pozitë ishte edhe

qeveria e Ankarasë, e cila pas ristrukturimit të organeve qeveritare dhe abrogimit të sulltanatit

kërkonte të ruante lidhjen me etnitë e ndryshme që kishin qenë më parë nën sundimin e

Perandorisë Osmane. Një ndër këto etni ishin edhe shqiptarët.

Në valën e këtyre marrëdhënieve, siç u përmend dhe më lart, një numër i konsiderueshëm

nëpunësish që më parë kishin shërbyer për Perandorinë Osmane duke e parë të pamundur

qëndrimin e tyre brenda perandorisë, vendosën të ktheheshin në atdhe dhe të aktivizoheshin në

institucionet dhe administratën shqiptare. 3 Sipas kujtimeve të Eqrem bej Vlorës kjo shtresë

nëpunësish dhe oficerësh me mentalitet prapanik osman, pasi u dëbua nga vendet e tyre të punës,

u kthyen në Shqipëri. Me pak përjashtime, ata ishin një fuqi punëtore e kategorisë së tretë dhe

turqit e quanin lumturi largimin e tyre. Ata formuan një klikë që filloi të depërtojë në të gjitha

zyrat shtetërore, në ushtri etj. Një pjesë e tyre u vunë në shërbim të atyre që i paguanin më

shumë, kryesisht në shërbim të bejlerëve, ndërsa një pjesë tjetër u vu në shërbim të Ahmet Zogut,

i cili iu duk më i përshtatshmi për nga ambicia për të marrë pushtetin.4 Pas debateve të shumta në

parlament, frika se mos këta nënpunësa mund të përdoreshin prej qarqeve të ndryshme apo prej

1 Lumo Skendo, Plagët Tona – Çë na mungon? Çë duhet të kemi? Tiranë: SСtвpsСkronja “MbrotСësia” Kristo P. Luarasi, 1924, f. 13-15. 2 Gazmend Shpuza, Ataturku..., f. 38. 3 Eqerem bej Vlora, Kujtime..., f. 168. 4 Po aty, f. 168-169.

Page 124: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

81

shtetit turk, e detyroi qeverinë shqiptare që të miratonte një urdhër sipas të cilit ndalohej

punësimi i tyre në administratë shtetërore për një periudhë dy vjeçare, që niste nga koha e

mbërritjes së tyre në Shqipëri. Ky urdhër u modifikua më pas pjesërisht me kërkesë të ministrit të

Bujqësisë Qazim Koculi, i cili përjashtoi një sërë kategorish (si mekanikët, inxhinierët,

aРronomët e veterinerët) me qëllim që t’i sСërbenin nevojave që kisСte vendi për kualifikimin e

tyre.1

Pak kohë më vonë, në frymën e zbatimit të marrëveshjes së nënshkruar, si përfaqësues i palës

turke në Shqipëri u caktua nga Mustafa Qemali, Tahir Lutfi beu. Ndërsa për palën shqiptare në

Turqi nuk u vendos asnjë përfaqësues, për vet faktin sesi rrodhën ngjarjet në Shqipëri gjatë

qershorit 1924. Prej gazetës turke “Aksham”, e datës 9 dhjetor 1923, është hedhur mendimi se

ministri i parë shqiptar në Turqi ka qenë Sulejman Delvina, por ky lajm nuk rezulton të jetë i

vërtetë.2 Po ashtu për shkak të situatës së rënduar, marrëveshja e 15 dhjetorit nuk u ratifikua prej

parlamentit shqiptar, ratifikimi i kësaj marrëveshje do të bëhej gjatë shkurt-marsit të vitit 1925.

Një muaj më vonë më 6 prill 1925, atë e ratifikoi edhe parlamenti turk. Më 19 prill të vitit 1925

kur Asambleja Kombëtare e Shqipërisë sapo e kishte shpallur Republikën, Ahmet Zogu i

dërgonte këtë letër Ataturkut, i cili edhe ai pak kohë më parë e kishte shpallur Turqinë

Republikë:

“I nderuar President,

Në Ankara pra brenda republikës tuaj është formuar një grup i përbërë nga parlamentarë që do

të ndjekin vazhdimësinë e marrëdhënieve sipas Protokollit të firmosur nga të dyja palët me anë

të cilit u rivendos miqësia dhe dashamirësia mes dy popujve tanë.

Duke shfrytëzuar këtë moment të rëndësishëm me sinqeritet dhe nga zemra dua të uroj popullin

heroik turk i cili megjithëse ishte në një gjendje shumë të vështirë arriti me sukses të çonte deri

në fund këto ndryshime kaq të vështira dhe të rëndësishme. Me anë të kësaj letre kam dëshirë që

t’u dërgoj përsСëndetjet dСe urТmet e mТa më të sТnqerta.

Lidhjet e përsosura të përbashkëta mes popujve tanë në të shkuarën kanë vërtetuar miqësinë tonë

dhe shpresoj që me anë të këtyre marrëveshjeve në historinë e të ardhmes të shkruhet për miqësi

e paqe.

1 AMPJSH. V. 1924, D. 35, Fl. 12. Në fakt urdhri kishte të bënte më shumë me ushtarakët, kryesisht oficerët, kolonelët etj., që lanë Turqinë për t’u ktСвer në SСqipëri. Frika se mos ata aktiviгoСesСin dСe mund t’i sСërbenin qeverisë së Ankarasë, e detyroi parlamentin shqiptar që të miratonte këtë akt. Reagime pati edhe prej Greqisë e cila e konsideroi këtë situatë si shumë të rrezikshme për marrëdhëniet mes dy vendeve. 2 Shyqyri Hysi, Rauf Fico Shtetar dhe Diplomat i Shquar. Tiranë: Mësonjëtorja, 2007, f. 85.

Page 125: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

82

Ju lutem pranoni përgëzimet e mia dhe, edhe një here dërgoj përshëndetjet më të sinqerta e

respektin tim.”1

II.2. Republika e Ahmet Zogut dhe shteti turk

Marrëdhëniet e “përzemërta” që morën rrugë ndërmjet dy vendeve në vitin 1923, do të

prisheshin (ngrinin) shumë shpejtë, pasi politika e Ahmet Zogut gjatë viteve 1924-1925 tentoi të

orientohej nga Jugosllavia. Ky nuk do të ishte shkaku i vetëm i cili do të ndikonte në shkëputjen

e marrëdhënieve mes tyre, një tjetër shkak do të ishte edhe indiferentizmi i treguar prej qeverisë

dhe diplomacisë turke në lidhje me çështjen e popullsisë myslimane shqiptare që jetonte në

Greqi. Siç dihet qeveria turke nuk pranoi sugjerimet e qeverisë shqiptare për të mos shkëmbyer

popullsinë çame me atë greke që jetonte në Turqi. Por ajo, ndërsa i deklaronte Tiranës se nuk do

të pranonte sСkëmbimin e kësaj popullsie, nРa ana tjetër vaгСdonte t’i vendoste emiРrantët çamë

që shpërnguleshin me dhunë nga tokat e tyre në rrafshnaltën e pabanuar të Anadollit. 2

Marrëdhëniet mes shtetit shqiptar dhe atij turk vijuan të mbeteshin të tensionuara edhe kur

Ankaraja vendosi që të braktiste politikën e vjetër të mbështetjes së popullsisë myslimane për të

ndërtuar tashmë një linjë të re diplomacie dhe politike. Më 27 qershor 1925, ndërmjet Greqisë

dhe Turqisë u nënshkrua një akord përmbajtja e të cilit u ruajt e fshehtë dhe nuk ju tregua shtypit.

Sipas shtypit turk të atyre ditëve, marrëveshja e nënshkruar kishte të bëntë me popullsinë greke

që jetonte në Turqi. Për këtë arsye shtypi i shkruar dhe sidomos gazeta Djumhouriyet

(Xhumhurijet) e datës 22 qershor, këshillonte qeverinë që të tregonte maturi në çështjet

ndërkombëtare dhe sidomos ato me fqinjët. Me rëndësi ishte që përveç shkëmbimit të popullsisë

greke me atë turke në Greqi, ajo pjesë e grekëve që donin të vazhdonin të jetonin brenda shtetit

turk, të mos larРoСesСin me dСunë, por t’i jepej e drejta për t’u reРjistruar dСe për të marrë

nënshtetësinë. 3 E ndërsa këto lëshime bëheshin për palën greke, për popullsinë myslimane

shqiptare nuk bëhej asnjë tolerim.

1 Bilal N. Shimshir, Atatürk ve Yabancı Devlet Başkanları. v. I, Stamboll: 1993, f. 284, material i përkthyer dhe i cituar sipas Anila Polat. 2 Benjamin C. Fortna, State-Nationalisms in the Otoman Empire..., f. 154-155. 3 “Turquie et Grece”, Bulletin Periodique de la Presse Turque. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 41, 4 Juin – 15 Juillet, 1925, f. 11-12. Për palën turke firmosi Hamdi Beu, ndërsa për atë greke M. Exindaris. Shiko dhe AQSH. F. 251. V. 1925. D. 131/2. Fl. 296-298. Telegram mbi atë se çfarë shkruante shtypi turk ato ditë.

Page 126: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

83

Ankaraja braktisi karakterin teokratik të shtetit dhe filloi ta shikonte komunitetin turk më

shumë si një komunitet nacional sesa si komunitet fetar. Ideja e identitetit kombëtar zëvendësoi

atë të identitetit fetar në marrëdhëniet diplomatike lidhur me çështjen e shkëmbimit të popullsisë

mes Greqisë e Turqisë. Sërish popullsia çame edhe pse ishte deklaruar shqipfolëse, vazhdoi të

trajtohej si popullsi turke.1 Kjo solli dhe shkeljen e përsëritur të nenit 6 të Traktati të Athinës

Turqi-Greqi të nëntorit 1913, i cili siguronte garantimin e plotë që pasuritë dhe jeta e shqiptarëve

myslimanë në tokat e aneksuara, ish-nënshtetas të Perandorisë Osmane, tashmë shtetas grekë, të

mos cenohej. 2 Nisur nРa këto akte, në 14 nëntor 1925, Mit’Сat FrasСëri i dërРoi një letër

Presidentit të Komisionit Mikst të vendosur në Stamboll, Z. Kedik Pashës, në emër të qeverisë

shqiptare, në të cilën ai kërkonte që të ndaleshin të gjitha përpjekjet për transportimin me anije të

popullsisë shqiptare prej Epirit drejt Turqisë. Për këto akte ai akuzoi drejtpërdrejtë veprimtarinë e

Komisionit Mikst si dhe presidencën e komisionit të drejtuar prej Kedik Pashës.3 Një ditë më pas

në 15 nëntor 1925, ai e njofton përsëri Presidentin e Komisionit për punën e papërgjegjshme të

bërë nga tre anëtarët e Komisionit Mikst, si dhe për të ndaluar deportimin e 60 mijë shqiptarëve

për në Turqi. Në letrën e tij ai shkruan: “Më dy shtator 1923, kur ju pranuat me kënaqësi detyrën

e ngarkuar nga Lidhja e Kombeve, unë pata nderin të tërheq vëmendjen e Komisionit Mikst për

rastin e shqiptarëve myslimanë të Greqisë, të cilët, në bazë të zotimeve të Greqisë dhe Turqisë në

Lozanë, duhet të përjashtoheshin nga këmbimi”.4 Për të argumentuar edhe më tej qëndrimin e tij,

se në çështjen e shkëmbimit të popullsisë çame kishin bashkëpunuar si organizmat

ndërkombëtarë ashtu edhe qeveria turke, Mithat Frashëri i dërgon një letër konsullit shqiptar në

Stamboll Nezir Leskovikut, ku shprehej se: “Komisioni Mikst bën një gënjeshtrë kur thotë se

nuk’ ekгiston një vendim për nРritje të SСqiptarëvet, kur se kв paгarllëk ësСtë bërë në Korrik ose

Qershor midis Hamdi beut (ay që tani është ambasador në Vjenë) dhe Eksindarit”.5

Për sa i përket marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, ato rifilluan të gjallërohen në

fillim të vitit 1926. Më 10 mars 1926 Tahir Lutfi Beu prezantoi letërkredencialet e tij përpara

Presidentit Ahmet Zog, shoqëruar dhe me një letër të Mustafa Qemal Ataturkut, përmbajtja e së

1 Benjamin C. Fortna, State-Nationalisms in the Otoman Empire..., f. 162. 2 Fatmira Rama, “Traktati i Loгanës...”, f. 38. 3 AQSH. F. 251. V. 1925. D. 133. Fl. 61. M. Frashëri drejtuar Kedik Pashës, Stamboll (14 nëntor 1925). 4 AQSH. F. 251. V. 1925. D. 131/2. Fl. 14-15. Telegram i M. Frashërit drejtuar N. Leskovikut, konsull i Shqipërisë në Stamboll. 5 AQSH. F. 251. V. 1925. D. 131/2. Fl. 296-298. M. Frashëri drejtuar N. Leskovikut, Stamboll

Page 127: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

84

cilës nuk dihet.1 Ndërsa Shqipëria u përfaqësua me të parin ministër fuqiplotë në Ankara, Rauf

Ficon, i cili më 14 mars 1926, i paraqiti Mustafa Qemal Ataturkut letër-kredencialet. Presidenti

turk e priti po në të njëjtën ditë Rauf Ficon, i cili me cilësinë e ministrit fuqiplotë, u shpreh se

Shqipëria ishte e gatshme “për të konsoliduar lidhjet miqësore që ekzistonin prej shekujsh midis

dy kombeve që kanë pasur fate të përbashkëta gjatë rrjedhave të historisë”. Me këtë rast Ataturku

sСpreСu РatisСmërinë për t’i dСënë ministrit sСqiptar mbësСtetjen e tij. 2 Gjatë ceremonisë

përkatëse që u zhvillua me rastin e emërimit të tij, Rauf Fico u shpreh se ai do të përpiqej me të

gjitha forcat për të mbështetur bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve të cilat i lidh një histori e

gjatë bashkëjetese.3 Me të nisur aktivitetin e tij si ambasador në Turqi, R. Fico iu përvesh punës

për të parë e kuptuar se në çfarë gjendje ndodheshin e jetonin shqiptarët e Turqisë. Problemi i

parë me të cilin u has, kishte të bënte me çështjen e nënshtetësisë së popullsisë shqiptare. Sipas

traktatit të dhjetorit 1923, afati për deklarimin e nënshtetësisë mbaronte në dhjetor të 1926, por

një pjesë e madhe e kësaj popullsie ende nuk kishin arritur që të lëvizte drejt Shqipërisë.4 Pasi u

njoh me situatën, R. Fico bëri përpjekje intensive për të zgjatur edhe një vit afatin e zgjedhjes së

nënshtetësisë për shqiptarët që jetonin në Turqi, duke arsyetuar se ata (shqiptarët), nuk kishin

arritur ende për shkak të situatave të ndryshme të shisnin pronat e tyre të tundshme dhe të

patundsСme në Turqi. ГРjatja e afatit edСe me një vit do t’i krijonte atвre mundësinë që të kishin

kohën e duhur për të shitur pronat e tyre dhe më pas për të lëvizur drejt Shqipërisë. Pas kërkesës

së bërë prej Rauf Ficos dhe të miratuar prej qeverisë shqiptare, Asambleja Kombëtare e Turqisë

1 BCA. (Basbakanlık Cumhuriyet Arsivi), Tarih: 10/3/1926, Dosya: 1083, Fon Kodu: 30..10.0.0, Yer No: 129.927..3. “Tiran Büвükelçimiг TaСir Lütfi'nin Arnavutluk CumСurbaşkanı'na Рüven mektubunu sunması esnasında Gaгi Paşa'nın öгel bir mektubunu takdim ettiği.” 2 BCA. (Basbakanlık CumСuriвet Arsivi), TariС:14/3/1926, Dosвa: 1131, Fon Kodu: 30..10.0.0, Вer No: 12.71..30. “CumСurbaşkanı Mustafa Kemal'in Arnavutluk sefirini kabulü ve Genelkurmaв Başkanlığını гiвaret ederek Mareşal ile Рörüşmesi.” SСiko edСe Atatürk’ün Söвlev ve Demeçleri, (“Fjalime dСe deklarata nРa Ataturku”), Vol. II, Türkiвe Büвük Millet Meclisi’nde ve C. H. P Kurultaвlarında (1906 – 1938), Atatürk Arastirma Merkezi Baskanliği, Ankara оniversitesi, 2006, f. 255. “Arnavutluk Elçisinin Söвlevine Cevap - 13. III. 1926”. 3 Kopi Kвçвku. “AСmet ГoРu dСe Turqia”, Revista Haemus. BukuresСt: “SСoqëria Kulturore Haemus”, Rumani, 1998, f. 30. Disa muaj më vonë Ataturku do të shprehej se marrëdhëniet e Turqisë ishin përmirësuar shumë me vendet e Ballkanit, kryesisht Bullgarinë, Rumaninë, SСqipërinë e Greqinë. Për më sСumë sСiko Atatürk’ün Söвlev ve Demeçleri. (“Fjalime dСe deklarata nРa Ataturku”) Vol. I, Türkiвe Büвük Millet Meclisi’nde ve C. H. P Kurultaвlarında (1919 – 1938), Atatürk Arastirma Merkeгi Baskanliği, Ankara оniversitesi, 2006, f. 362-368. “Ikinci Dönem Dördüncü Toplanma Вilini Açarken – 1 Kasim 1926”. 4 BCA. (Basbakanlık CumСuriвet Arsivi), TariС: 9/6/1926, Saвı: 3709, Dosвa: 421-52, Fon Kodu: 30..18.1.1, Yer No: 19.38..10. “Türkiвe ile Arnavutluk arasında akdolunun Tabiiвet Andlaşmasının 3. ve 4. maddelerinde вapılan değişiklik.”

Page 128: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

85

pranoi shtyrjen e afatit edhe për një vit dhe e miratoi atë më 9 qershor 1926.1 Njëherazi ky ishte

dhe suksesi i parë i R. Ficos si ambasador fuqiplotë në Turqi.

Përpjekjet për të ndaluar më tej shkëmbimin e kësaj popullsie me atë greke, nuk pushuan prej

qeverisë së Tiranës. Përpjekjet vazhduan edhe gjatë viteve 1926-1927, shumë herë Tirana zyrtare

iu drejtua si organizmave ndërkombëtare (Lidhjes së Kombeve), kryesisë së Komisionit Mikst,

ashtu edhe qeverisë turke. Një rol aktiv në këtë çështje luajti sërish Ministri Fuqiplotë i

Shqipërisë në Ankara Rauf Fico, i cili iu drejtua drejtpërdrejt instancave më të larta të qeverisë

turke që të mos pranonin më shkëmbimin e popullsisë çame me atë greke.2 Pas demarsheve të tij,

qeveria turke dhe Ministri i Punëve të Jashtme T. Ryzhdiu i dhanë fjalën R. Ficos se nuk do të

pranonin më kësi lloj shkëmbimesh. Në një letër që R. Fico i drejtonte në 23 janar të 1927

ministrit të Punëve të Jashtme, Hysen Vrionit, thoshte se: “...mbas një fjalimi që bana me Z.

Tefik Ryzhdinë, M. e P. Jashtme, mora vesh se Ministri i Greqisë i këtushëm paska lyp prap

shpërnguljen e disa Çamvet që dëshirojnë me ardh në Turqi, por Z. Tefik Ryshdiu i asht përgjegj

se kjo çështje është mbarue në Lidhjen e Kombeve...Pra, refyzimi që bahet edhe këtë radhë

tregon se qeverija tyrke asht tue mbajt fjalën që ka dhënë (që i kishte dhënë Rauf Ficos –

B.K.)”.3

Marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Turqisë në periudhën mes dy luftërave nuk mund të kuptohen

pa marrë në konsideratë dhe pa analizuar marrëdhëniet që këto dy vende kishin me Italinë. Në

fillim të viteve ’20 Italia isСte ende preгente në Ballkan, trupat e saj ushtarake gjendeshin ende

në Shqipëri, Dodekanez, Mesdhe dhe në Korfuz. Për më tepër Shqipëria përfshihej në axhendën

e të gjitha qeverive italiane dhe konsiderohej si një çështje shumë e rëndësishme e politikës së

jashtme. Pozita strategjike që kishte Shqipëria me portin e Vlorës, krijonte mundësinë e

kontrollit të lundrimit në Adriatik. Nga ky pozicion strategjik, marrëdhëniet e Turqisë me

Shqipërinë synonin që të mos preknin interesat italiane në Ballkan dhe Adriatik.4 Gjatë kohës që

marrëdhëniet e SСqipërisë me Italinë isСin të mira, andej nРa fundi i viteve ’20, iu kërkua kësaj

1 AQSH. F. 149 (Kryeministria), V. 1926, D. 1/793, Fl. 2. Dekretligji për shtyrjen me një vit të Traktatit të NënsСtetësisë me Republikën e Turqisë. SСiko dСe BCA. (Basbakanlık CumСuriвet Arsivi), TariС: 9/6/1926, Saвı: 3709, Dosya: 421-52, Fon Kodu: 30..18.1.1, Вer No: 19.38..10. “Türkiвe ile Arnavutluk arasında akdolunun Tabiiвet Andlaşmasının 3. ve 4. maddelerinde вapılan değişiklik.” 2 Türkiye Büyük Millet Meclisi. Вasama Вılı Açılıslarında CumСurbaskanlarının, Konusmaları – 1, (1 Mart 1924 - 14 Aralık 1987), Ankara: TBMM Basimevi, 2011, f. 25. Fjalim i mbajtur më 1 nëntor 1926, me rastin e nisjes së punimeve të parlamentit turk. Ataturku në fjalimin e tij thekson se marredhëniet me Shqipërinë janë shumë të mira. 3 AQSH. F. 251. V. 1927. D. 130. Fl. 15. R. Fico drejtuar MPJ, 23 janar 1927. 4 Dilek Barlas, Etatism & Diplomacy in Turkey – Economic and Foreign Policy Strategies in an Uncertain World1929-1939. Leiden: Brill, Netherlands, 1998, f. 133-134.

Page 129: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

86

të fundit që të ndërmjetësonte për stabilizimin e marrëdhënieve shqiptaro-turke. Lidhja e Paktit I

me Italinë u bë më 27 nëntor të vitit 1926 dhe u quajt “Pakti Italo-Shqiptar i Miqësisë dhe i

Sigurimit”.1 Rauf Fico pati takime zyrtare dhe jozyrtare me disa diplomatë turq dhe të huaj, të

cilët përfaqësonin Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Jugosllavinë dhe Greqinë. Ai në dokumentin

nr. 2 të datës 3 janar 1927, njoftonte ministrin e Punëve të Jashtme Hysen Vrioni se ishte takuar

më 2 janar me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë z. Tefik Rushdiun dhe kishte diskutuar

mbi marrëveshjen italo-shqiptare. Ministri i Jashtëm turk, sipas dokumentit në fjalë, duke

analizuar rrethanat politike në të cilat ndodhej Shqipëria, ishte shprehur se “Shqipëria para

pozitës që kishte marrë Jugosllavia, kur nuk pranoi propozimin që ju bë nga ana e Presidentit të

Republikës të Shqipërisë, ishte e natyrshme që puna do mirrte këtë ngjarje”.2

Ndërsa duke komentuar pozicionin e Greqisë mbi lidhjen e këtij pakti ai theksonte: “Greku ka

nevojë të mirret vesh me Jugosllavinë, po ka frikë nga Italia, pra në qoftë se vërtetohet traktati

Greko-Jugosllav, me iniciativën e venizellistëve, Italia do të marri një pozicion kundër Greqisë,

natyrisht dhe Inglitera nuk do të kënaqet”. Këtë analizë të hollë mbi politikën që duhej të ndiqte

shtetit shqiptar në lidhje me vendet fqinje, diplomati turk ja kishte shprehur Rauf Ficos në

bisedën që kishte pasur. Njëherazi kjo bisedë kishte shërbyer edhe si një “miratim” që Ankaraja i

bënte paktit italo-shqiptar. 3 Tefik beu ishte i mendimit se Ahmet Zogu i gjendur përballë

refuzimit që i kishte bërë Jugosllavia kërkesës së Shqipërisë për të marrë pjesë në Antantën e

Vogël, nuk i kishte lënë atij mundësi tjetër vetëm se të shikonte Italinë si një alternativë të

mundsСme për t’u mbësСtetur ndaj politikës aРresive juРosllave.4

Në të kaluarën pak është folur në lidhje me mënyrën se si e pa shtypi turk afrimin e

Shqipërisë me Italinë në vitet 1926-1927. Kështu gazeta Djumhouriet e datës 22 shkurt 1927,

shikonte tek nënshkrimi i Paktit të Dytë të Tiranës, realizimin e interesave italiane të cilat

bazoheshin mbi intrigën dhe aspak mbi marrëdhëniet paqësore apo miqësore. 5 Duke parë

1 Më 3 dhjetor 1927 ambasadori italian zhvillon një vizitë në ambasadën turke në Tiranë, për të diskutuar në lidhje me marrëvesСjen e firmosur mes SСqipërisë dСe Italisë. SСiko BCA. (Basbakanlık CumСuriвet Arsivi), TariС: 3/12/1927, Dosya: 400-190, Fon Kodu: 30..10.0.0, Вer No: 219.475..10. “İtalвa ile Arnavutluk arasında вapılan anlaşmanın arkasından İtalвa'nın Arnavutluk Büвükelçisinin, Türk elçisini гiвaret ederek anlaşmaвı tebliğ ettiğine dair Tiran elçisinin telРrafı.” 2 Shyqyri Hysi, Rauf Fico Shtetar dhe Diplomat..., f. 88-89. 3 Po aty, f. 89. Nënshkrimi i Paktit I midis Italisë dhe Shqipërisë provokoi dhe dorëheqjen e ministrit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene. 4 AMPJSH. V. 1927, D. 109, Fl. 19-20. Dokument i datës 3 janar 1927. 5 “La Turquie et les Balkans. La revolte albanaise”. Bulletin Periodique de la Presse Turque. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 50, 1 Fevrier – 13 Mars, 1927, f. 9.

Page 130: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

87

reagimet brenda Turqisë, në mbrojtje të këtij Pakti, në shtypin turk u shkruajtën artikuj të

ndryshëm kryesisht prej politikanësh shqiptarë, të cilët si synim kishin justifikimin e tij dhe

paraqitjen si diçka e drejtë dhe nënshkruar nën frymën e bashkëpunimit të plotë mes Shqipërisë

dhe Italisë. Si kundërpeshë e kësaj politike aktive italiane në Ballkan, në shtypin turk gjatë atyre

ditëve u shkruan artikuj të shumë të cilët preknin interesat afatgjata të Turqisë në këtë rajon dhe

sidomos çështjen se me kë prej shteteve ballkanike duhej të kishte aleancë strategjike Ankaraja.

Gazeta Aksham e datës 8 mars 1927, në faqet e saj përmendte disa të dhëna që tregonin se

qeveria Britanike kishte rritur presionin diplomatik ndaj Greqisë, duke e këshilluar këtë të fundit

të lidhte aleancë me Turqinë dhe Bullgarinë si kundërpeshë ndaj veprimeve politike dhe

ushtarake të Italisë dhe Jugoslllavisë në Ballkan. Ajo i shikonte interesat turke dhe ato greke me

pikësynime të përbashkëta, për të ruajtur një balancë strategjike ndaj interesave të Beogradit dhe

Romës.1 Gazeta Djumhouriet e 15 marsit të atij viti shkruante se Italia po përpiqej të krijonte

aleanca të reja në Ballkan dhe këtë e tregonin marrëveshjet e ndryshme të nënshkruara me

Shqipërinë, Hungarinë, Rumaninë dhe Greqinë. Ndaj këtyre marrëveshjeve kishte reaguar ashpër

Jugosllavia e cila ndjehej e cënuar dhe e frikësuar mbi rritjen e ndikimit italian në rajon. Ndërsa

Turqia prej këtyre marrëveshje e shikonte veten shumë larg dhe pothuajse të përjashtuar, madje

gazeta Millet e 24 marsit 1927, shprehej se Turqia ndjehej tërësisht e përjashtuar nga Antanta e

Vogël dhe marrëdhëniet e kësaj të fundit me vendet “fashiste” ku futej dhe Bullgaria ishin

pothuajse inekzistente. Madje Bullgaria kishte kohë që nuk dërgonte përfaqësues të vetin

diplomatik në Ankara.2 Për të rregulluar marrëdhëniet e saj më vendet fqinje, ambasadori turk në

Sofie organizoi një banket gjatë muajit maj, në të cilin ftoi si të ftuar specialë përfaqësuesit e

Iranit, Shqipërisë dhe Austrisë. Ky banket sado simbolik, synonte përmirësimin e marrëdhënieve

me Bullgarinë, të cilat prej kohësh po kalonin një krizë të thellë; me Iranin, drejt të cilit Turqia

synonte realizimin e disa marrëveshjeve specifike ekonomike dhe tregtare dhe sigurisht me

Shqipërinë, e cila tashme shihej nga Turqia si pjesë e bllokut fashist në Ballkan.3

Mbi këto relata, si dhe nisur nga ngjarjet e ndodhura në muajin maj lidhur me “incidentin

Gjurashkoviç” (17 maj 1927), amabasadori shqiptar në Ankara Rauf Fico dha një deklaratë për 1 “La Turquie et les Balkans. La revolte albanaise”. Bulletin Periodique de la Presse Turque. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 50, 1 Fevrier – 13 Mars, 1927, f. 9. 2 “Les Balkans et la revolte albanaise”, Bulletin Periodique de la Presse Turque. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 51, 14 Mars – 15 Avril, 1927, f. 9. 3 “Turquie, ВouРoslavie, BulРarie, Roumanie”, Bulletin Periodique de la Presse Turque. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 52, 16 Avril – 25 Mai, 1927, f. 8-9. Materiali i referohet raportimeve që sillte gazeta Millet e datës 17 maj 1927.

Page 131: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

88

shtyp në të cilën sqaronte, se Tirana është e angazhuar që konfliktin e saj me Beogradin ta

zgjidhte në mënyrë paqësore dhe pa probleme. Garante për zgjidhjen e kësaj krize ishin Franca

dhe Italia, e ndërkaq ai ritheksonte sërish se Italia me marrëveshjen e arritur një vit më parë në

Shqipëri, nuk kërkonte që atë ta kthente në protektorat të saj.1 Pak muaj më pas në një vizitë të tij

në Stamboll, më 25 tetor 1927, Rauf Fico do të deklaronte për shtypin e shkruar se Shqipëria

tashmë e kishte kaluar krizën diplomatike me Jugosllavinë dhe gjërat i ishin kthyer normalitetit

të tyre. Sipas tij, vendi kishte filluar të rimëkëmbej ekonomikisht dhe industria kishte lulëzuar,

duke lënë të nënkuptohej se pas këtij ndryshimi qendronte një shtet i fuqishëm si Italia.2

Për sa i përket shpërnguljes së popullsisë shqiptare të Kosovës drejt Turqisë, mendohet se

Rauf Fico kishte arritur të zbulonte se mes Turqisë dhe Jugosllavisë kishte marrëveshje të

fshehta, jo protokollare, lidhur me shpërnguljen e popullsisë shqiptare kosovare. Për këtë ai

njofton me një telegram të datës 16 shkurt 1927 qeverinë shqiptare, duke shkruar se: “Si mora

vesh nga një zyrtar i lartë, turqit janë marrë vesh me jugosllavët dhe do të pranojnë shqiptarët e

Kosovës”.3 I shqetësuar mbi këto informata, ai kreu një sërë takimesh si me ministrin e Punëve të

Jashtme z. Tefik Rushdiun dhe me kryeministrin Ismet Inony, të cilët gjatë takimeve e siguruan

se Ankaraja kishte biseduar me Beogradin, por nuk i kishin dhënë fund ndonjë marrëveshjeje në

lidhje me diskutimin në fjalë. Duke parë shpërnguljet masive që u kryen më pas nga Kosova

drejt Turqisë, ai i shpjegonte Ministrisë së Jashtme shqiptare qëllimin e këtij veprimi nga të dyja

vendet ballkanike: “Të dyja shtetet do të plotësojnë interesat e tyre reciproke; turqit duan të

sjellin popullsi dhe jugosllavët duan të shpëtojnë nga shqiptarët”.4

Në atë kohë brenda Turqisë ishin krijuar dy rryma të mëdha në lidhje me shpërnguljen e

popullsisë shqiptare nga viset ballkanike drejt Anadollit. Rryma e parë përfaqësohej nga figura

politike me ndikim në qeveri si dhe qarqet ushtarake, duke përfshirë veçanërisht Ministrinë e

Punëve të Jashtme, e cila për një kohë të gjatë u drejtua nga Dr. Tefik Rushtu Aras, si dhe nga

diplomatët e akredituar në vendet ballkanike si ministri në Beograd, Ali Hajdar. Kjo rrymë

shprehej në favor të shpërnguljes së popullsisë myslimane shqiptare drejt Turqisë. Ky grup,

kulmin e mendimit dСe veprimit e arriti në fund të viteve ’30 me nënsСkrimin e marrëvesСjes 1 “Les Balkans et la revolte albanaise”, Bulletin Periodique de la Presse Turque. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 51, 14 Mars – 15 Avril, 1927, f. 9. 2 “La Turquie et les affaires balkaniques”, Bulletin Periodique de la Presse Turque. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 55, 21 Septembre – 31 Octobre, 1927, f. 12. Materiali i referohet deklaratës së Rauf beut, regjistruar nga gazeta Djoumhurie e datës 25 tetor 1927. 3 Shyqyri Hysi, Rauf Fico Shtetar dhe Diplomat..., f. 92-93. 4 Po aty, f. 93.

Page 132: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

89

Jugosllavi-Turqi (korrik 1938).1 Rryma e dytë që ndiqej prej qarqeve të larta të politikës turke,

përfaqësohej prej parlamentarësh që mbështeteshin edhe prej Mustafa Qemal Ataturkut, të cilët

edhe pse nuk shpreheshin kundër shpërnguljes së popullsisë shqiptare, në anën tjetër nuk

pranonin as politikën e ndjekur nga Beogradi ndaj Kosovës dhe Maqedonisë.2 Duhet theksuar se

rryma e parë ishte më dominuese gjatë viteve ’20 dСe ’30, duke qenë se isСte më e qartë dСe më

e ndikuar nga diplomacia ballkanike, sidomos nga ambasadorët e dërguar në vendet e Ballkanit.

Ndërsa rryma e dytë edhe pse ishte më paqësore dhe mirëkuptuese nuk e kishte kohezionin e

duhur dhe nuk ndoqi ndonjë politikë të qëndrueshme mbi shpërnguljen e popullsisë shqiptare.

Merita më e madhe e kësaj rryme ishte mosratifikimi i marrëveshjes së mësipërme në

parlamentin turk.

Mund të thuhet se vitet 1926-1928 ishin vite përpjekjesh intensive të qeverisë shqiptare pranë

asaj turke, për të ndalur shkëmbimin e popullsisë shqiptare në Greqi me atë greke në Turqi. Gjatë

gjithë kësaj periudhe marrëdhëniet shqiptaro-turke do të konturoheshin vetëm rreth kësaj çështje

pa pasur mundësi të zgjeroheshin edhe në fusha të tjera. Kjo, pasi çështja çame ishte një

preokupim serioz për të gjitha qeveritë shqiptare të kësaj kohe, si dhe për të gjithë ambasadorët

shqiptarë në Greqi dhe Turqi. Megjithatë edhe pas këtyre përpjekjeve kjo çështje do të mbetej

pezull për vite dhe dekada të tëra. Duhet theksuar këtu se, shqiptarët e Epirit dhe Çamërisë që u

larguan me forcë prej trojeve të tyre, nuk ishin të vetmit që u vendosën në fillim të shek. XX në

Turqi, por në zona të ndryshme të Anadollit ashtu si dhe në gjithë territorin turk ishin vendosur

edhe mijëra shqiptarë të tjerë që vinin prej Kraje, Peje, Hoti, Gjakove, Manastiri, Presheve,

Tetove, Prishtine etj., si shkak i represionit serb ndaj tyre. Të gjithë këta ishin pjesë e një vale

gjenocidi dhe dhune që ishte ushtruar mbi popullsinë autoktone shqiptare që kishte mbetur jashtë

kufirit shqiptar pas vitit 1913. Edhe pse asnjëherë nuk ka pasur statistika të sakta për numrin e

popullsisë shqiptare të vendosur në Turqi, mendohet që ai (së bashku me popullsinë shqiptare që

ishte vendosur aty para shek. XX) mund të këtë arritur deri në rreth 2-3 milionë banorë.3 Por cila

ishte origjina e prezencës së kësaj popullsie në Turqi?

Kryesisht mund të thuhet se origjina e tyre regjistrohet që në etapat e para të themelimit të

Perandorisë Osmane e deri në shkëputjen e Shqipërisë nga perandoria më 1912. Ndërkaq një

1 Гamir SСtвlla, “TСe forced deportations of albanians from Kosova and otСer territories betаeen tСe tаo World Wars (1918-1941)”, The Kosova Issue a Historic and Current Problem. Tiranë: Eurorilindja, 1996, f. 99. 2 Po aty, f. 99. 3 Nexhip P. Alpan & Nesip Kaçi, Shqiptarët në..., f. 206.

Page 133: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

90

pjesë tjetër e kësaj popullsie u vendos në territoret turke gjatë Luftërave Ballkanike dhe sidomos

pas Traktatit të Lozanës (24 korrik 1923). Të gjithë këta shqiptarë që u strehuan në Turqi edhe

pse u gjendën në një ambient të huaj, brenda një kohe të shkurtër arritën të marrin vende dhe

poste të rëndësishme në drejtimin e shtetit, administratës, pushtetit legjislativ etj. Interesante janë

të dhënat e kohës, sidomos ato të shkurt-marsit të vitit 1927 mbi numrin e popullsisë shqiptare në

qytete të ndryshme të Turqisë. Kështu ndër të dhënat e pakta që jepen mbi popullsinë shqiptare

në Turqi, rezulton se vetëm një numër i kufizuar shqiptarësh ishin vendosur në Ankara,

pavarësisht se ajo ishte bërë kryeqendër e shtetit turk. Sipas të dhënave zyrtare del se në qytet

jetonin vetëm 76 shqiptarë. Njëherazi kjo e dhënë tregon se Ankaraja edhe pse ishte kthyer në

kryeqytetin e Republikës Turke, nuk shihej si synim për të jetuar prej popullsisë shqiptare, por

Stambolli vijoi të mbetej qyteti më i rëndësishëm dhe më i madh ku jetonte dhe vepronte ky

komunitet.1 Për të kuptuar gjeografinë e shpërndarjes së kësaj popullsie sipas valëve të largimit

prej trojeve të tвre, mund t’i referoСemi tabelës më poshtë të studiuesit Gilles de Raper, që në

mënyrë të përmbledhur na jep vendodhjen e saj brenda Perandorisë Osmane e më pas shtetit turk,

nga viti 1912 Рjer në fund të viteve ‘30.2

Viti Vendi origjinës nga u nisën

Ku u vendosën në Turqi

1912 1924 1932

Shqipëri Kosovë Greqi

Yozgat Adana Bafra Manisa Edirne

1924 Maqedonia greke Ibriktepe Samsun Tokat Konia

1918-1941

Kosovë Mal i Zi Maqedoni

Dijarbakir Elazig Jozgat Bursa Tekirdag Izmir Izmit Eskishehir

1930 Çamëri Marmara Erdek

1 “AnРora”, Bulletin Periodique de la Presse Turque. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 50, 1 Fevrier – 13 Mars, 1927, f. 6. Në fakt prej të dhënave zyrtare të censusit të vitit 1935, në qytetin e Stambollit del se jetonin 6297 shqiptarë, ndërsa në fshatrat dhe krahinat e tij 6803 të tjerë. Nga artikulli nuk del qartë nëse bëhej fjalë për kryetar familjesh apo thjesht qytetarë. Nëse do ishin kryetar familjesh, atëherë numri i popullsisë shqiptare do figuronte ndryshe. 2 Gilles de Raper, Les Albanais a Istambul. Istambul: IFEA, 2000, f. 10.

Page 134: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

91

Izmir Manisa Balkishehir Karashijaka

Tab. 1. Shpërndarja e popullsisë shqiptare në Turqi, vitet 1912-1930.1

Ashtu siç është përmendur dhe më parë, Kolonia e shqiptarëve të Stambollit ka dhënë

kontribute të çmueshme në lidhje me çështjen kombëtare shqiptare. Ajo bashkëpunoi

ngushtësisht me të gjitha qeveritë shqiptare si para fillimit të Luftës së Parë Botërore ashtu dhe

pas saj, si dhe në Konferencën e Paqes në Paris. Kolonia e shqiptarëve që jetonin në Stamboll

ishte e preokupuar dhe e angazhuar që të kontribuonte jo vetëm në diskutimin e çështjes

kombëtare shqiptare, por dhe në gjetjen e zgjidhjeve dhe kontributin real ku ta kërkonte nevoja.

Një kontribut të çmuar ajo ka në ndihmesën e madhe që i dha shtetit shqiptar gjatë viteve 1920-

1928 në formimin dhe lidhjen e marrëdhënieve politike dhe diplomatike ndërmjet dy vendeve.

Emri më i lakuar në këtë periudhë mbetet ai i Nezir Leskovikut, si promotor dhe mbështetës i të

gjitha përpjekjeve për të mbrojtur të drejtat e popullsisë shqiptare si dhe për ta përfaqësuar atë

denjësisht si konsull në Stamboll. Pjesa më e madhe e këtij komuniteti ishte përqendruar në zona

të tilla të Stambollit si Ejup, Gazi Osman Pasha, Bakërkoj, Fatih, Bajrampash, Gyngoren,

Bejollu, Beshiktash, Yskydar, Bejkoz, Maltepe etj., Kjo mund të vërehet edhe në hartën më

poshtë, sipas të gjitha emërtimeve të përmendura.2

Fig. 1. Hartë e vendosjes së popullsisë shqiptare në Stamboll dhe periferitë e tij.

1 Gilles de Raper, Les Albanais a Istambul. Istambul: IFEA, 2000, f. 10. Të dhënat janë marrë po sipas autorit. 2 Po aty, f. 11. (Harta është marrë po nga ky botim.)

Page 135: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

92

Prej shqiptarëve që bënë emër në Turqi gjatë viteve njëzetë, mund të përmendim emrat e

mirënjohur si Dr. Ibrahim Temo (1865-1945), Mustafa Renda (1881-1957), Esat Pashë Janina

(1862-1952), Sulejman Qylçe (1884-1955), Husein Atman Pasha (1900-1975), Ahmet Çaush

Kosovari (1890-1980), Ali Sami Jen (1886-1951), Veli Hashrova (1892-1975), etj. Sigurisht

figura më e njohur ndër ta është ajo e Ibrahim Temos që njihet si një ndër themeluesit e

organizatës së fshehtë “Ittihad ve Terakki” ose shqip “Bashkim e Përparim”. Pas fitores së

Revolucionit xhonturk ai nuk e përkrahu politikën e ngushtë nacionaliste dhe reaksionare që ata

ndiqnin, kështu u distancua prej tyre. Gjatë viteve 1920-1930 ai u bë mbështetës i ideve

qemaliste dhe i vetë Mustafa Qemalit.1 Gjithashtu ai në vitin 1937 publikoi dhe një libër që mban

titullin “Pse unë e dua Ataturkun?”.2 Përveç tij, të tjerët ishin emigrantë politikë të cilët nuk e

përkrahën regjimin dhe politikën e Ahmet Zogut dhe u larguan prej Shqipërisë, duke u vendosur

në Turqi. Një pjesë e tyre kishin qenë përkrahës të Fan Nolit dhe pas vitit 1924 ishin larguar së

bashku me të, ndër ta mund të përmendim emrat e Dr. Asaf Çami-Ajdonatit (1888-1965), avokat

Lano Borshit (1890-1967) që njihej edhe me emrin Islam Goxhaj, Dr. Sezai Çomo (1894-1970),

Xhemal Aranitasi e të tjerë. Më i njohuri ndër ta ishte Lano Borshi i cili gjatë qeverisjes së Noli u

caktua si anëtar në Gjyqin e Lartë për dënimin e “kriminelëve zogistë”. Pasi u rrëzua Qeveria

noliste në fund të vitit 1924 edhe ai u detyrua të dilte jashtë atdheut.3

Sipas të dhënave të fund-nëntorit 1924 që jep Ministri Fuqiplotë shqiptar në Athinë, Mithat

Frashëri, numri i shqiptarëve ortodoksë që ishin vendosur në Turqi gjatë kohëve të fundit arrinte

deri në 10.000 veta, me kapital disa miliona franga ari. Prej tyre vetëm një numër i pakët afro

800 veta ishin regjistruar dhe kishin marrë dokumente nënshtetësie shqiptare. Turqia, shqiptarët

ortodoksë i njihte si grekë dhe kjo rriste mundësinë që ata të shkëmbeheshin me turqit e Greqisë

sipas marrëveshjes së Lozanës. Kështu kishte ndodhur me dy katunde shqiptare në Marmara dhe

me shtatë katunde në Edrene, ku popullsia shqiptare e tyre ishte shkëmbyer me popullsinë turke.4

Mithat Frashëri ishte përpjekur disa herë që të bindte si palën turke ashtu edhe Kryetarin e

Komisionit Mikst që shqiptarët ortodoksë që jetonin në Turqi të përjashtoheshin prej

shkëmbimit. Përgjigja e këtyre të fundit ishte se: “këmbimi është midis Tyrq dhe Grekëvet, pra

shqiptarët duhet të jenë jashtë këtij veprimi”. Pas kësaj përpjekje Mithat Frashëri takoi edhe

1 Gazmend Shpuza, Ataturku..., f. 155-161. 2 Ibrahim Temo, Ataturk niçin severim? 1937. 3 Nexhip P. Alpan & Nesip Kaçi, Shqiptarët..., f. 139. 4 AQSH. F. 251. V. 1924. f. 299, Fl. 1-4. Telegram i M. Frashërit për gjendjen e popullsisë ortodokse shqiptare në Turqi.

Page 136: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

93

delegatin e Ministrit të Punëve të Jashtme, Nusret beun, të cilin u përpoq ta bindte se gjendja e

një pakice shqiptare midis grekëve në Stamboll, do të ishte një dobësim për intrigat e patrikanës,

me qenë se shqiptarët kishin nisur prej kohësh të formojnë kishë dhe komunitet më vete.1 Në

përgjithësi shqiptarët ortodoksë të vendosur në Turqi shpëtuan prej shkëmbimit dhe vazhduan

jetën e tyre ashtu si të gjithë emigrantët e tjerë që ishin vendosur në atë kohë në territoret e

banuara me popullsi turke.2

Emigracioni antizogist shqiptar në Turqi nuk ishte i organizuar në forma të tilla si organizata

apo shoqëri politike dhe për këtë arsye gjatë viteve 1925-1928 ai u dallua shumë pak në

veprimtarinë antizogiste në krahasim me emigracionin politik të vendosur në Itali, Francë,

Jugosllavi, Greqi etj. Por me qenë se brenda vendit ligjet në fuqi nuk lejonin që të prekeshin në

shtyp probleme të tilla themelore si forma e regjimit, personaliteti i mbretit dhe politika e

jashtme, një pjesë e aktivistëve antizogistë u munduan që të shfrytëzojnë reformat dhe

revolucionin qemalist në Turqi, si një model që i kundërvihej realitetit të brendshëm.3 E duke

qenë se një pjesë e intelektualëve e shikonin orientimin politik të Zogut nga Italia si një strategji

të gabuar politike e diplomatike, elementët republikanist e përdorën brenda mundësive

sСembullin qemalist për t’iu kundërvënë orientimit pro-italian. Ata jo vetëm që kundërshtuan

orientimin e Zogut drejt Italisë, por e shikuan atë si një “pushtim” politik dhe ekonomik që Roma

po i bënte Shqipërisë. Megjithatë elementët antizogistë nuk u mjaftuan (në shtypin brenda dhe

jashtë vendit) vetëm duke iu referuar autorëve të huaj në atë se si i lavdëronin ata reformat

qemaliste, por u munduan që revolucionin qemalist ta sillnin si shembull dhe si modelin që duhej

ndjekur. Revista të tilla si “Flaga”, “Bota e re”, “Rilindja”, “Drita” etj., i bën jehonë në vitet ’20-

30 reformave qemaliste, si antiteze ndaj atyre të ndërmarra prej Ahmet Zogut.4

Prej emigracionit politik shqiptar të përtej kufirit (që kishin mbetur jashtë trojeve shqiptare

pas vitit 1913) që ishte vendosur në Turqi, mund të përmendim edhe emrat e Rexhep Mitrovicës,

Riza Çitakut, Fadil dhe Hajredin Bytyçi etj. Më i njohuri ndër ta ishte R. Mitrovica atdhetar dhe

politikan i njohur në skenën shqiptare të viteve 1920 me fjalimet e tij të zjarrta, më pas emigroi

dСe u vendos në Turqi përkoСësisСt për t’u ktСвer më pas në SСqipëri nРa fundi i viteve tridСjetë.

1 AQSH. F. 251. V. 1924. f. 299, Fl. 2-4. Po në telegram, numri i popullsisë shqiptare ortodokse vendosur në Turqi. 2 Fatmira Rama, “Traktati i Loгanës...”, f. 44, 47. 3 Gazmend Shpuza, Ataturku..., f. 133-141. 4 Po aty, f. 144-155.

Page 137: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

94

II.3. Marrëdhëniet politike mes Shqipërisë dhe Turqisë gjatë periudhës së Monarkisë

Firmosja e traktateve të njëpasnjëshëm nga viti 1925 deri në 1927 me Italinë, bëri që interesi

për një përparësi turke në Shqipëri të ulej. Jetëgjatësia e traktatit të Miqësisë do të varej nga

busulla politike e Zogut i cili pas tre vjetësh nga shpallja e republikës, më 1 shtator 1928 shpalli

monarkinë dhe veten “Mbret i Shqiptarëve”. Kjo gjë e goditi rëndë Ataturkun, që shpresonte se

shteti i vogël dhe i cunguar shqiptar do të ruante pozitat e tij republikaniste, prandaj ai urdhëroi

tërheqjen e ambasadorit turk nga Tirana.1 Ja si e paraqet këtë situatë ambasadori (ministri) turk i

ngarkuar me detyrë në Tiranë:

“Të nderuar deputetë. Sot në mëngjes në orën 9:15 (Shqipëria) u shpall mbretëri dhe Presidenti

Ahmet Zogu u shpall Mbreti Zogu i Parë ose ndryshe është e detyruar të thuhet Mbret i

Shqipërisë. Nëna e mbretit do të quhet Nëna Mbretëreshë dhe motrat e vëllezërit e tij do të quhen

princ e princesha. Mbreti sot në orën pesë pas dreke do të bëjë fjalimin e parë zyrtar para

parlamentТt. Në një bТsedТm të bërë me të dërguarТt e parlamentТt mora një ftesë gojore për t’u

takuar me presidentin e në se e pranoj këtë ftesë duhet të shkoj i veshur me kostum e me një

kapele. Franca, Anglia dhe shtetet e tjera të vogla që marrin pjesë në pakt e kanë njohur këtë

ndryshim të qeverisjes. Bëjmë të ditur sepërfaqësia jonë do të veprojë ashtu siç u duket juve se

është më e përshtatshme.”2

Një jehonë të madhe kjo ngjarje pati dhe në shtypin e shkruar turk. Pothuajse të gjitha gazetat

në Turqi, përmes artikujve të ndryshëm kritikonin shpalljen e Ahmet Zogut mbret. Gazeta

Aksham e datës 4 shtator 1928, hapej me këtë shkrim: “Ankesë ndaj Shqipërisë: ajo ka bërë një

gabim të madh!”3Ndërsa gazeta Djumhouriet e datës 7 shtator, e gjykonte kështu shpalljen e

mbretërisë në Shqipëri: “Shpallja e Monarkisë dhe preferenca e Ahmet Zogut për të lënë

Presidencën dСe për t’u sСpallur Mbret, ka sСkaktuar një keqardСje të tСellë kudo. ReaРimi i

vërejtur në Shqipëri, në një kohë kur sovraniteti kombëtar qendron i patundur në vendin tonë [e

ka fjalën për Republikën tuke – B.K.], tregon se shpallja e Monarkisë nuk është vetëm një

shtangie për të gjithë opinionin e gjerë, por dhe një ngjarje që ngjall neveri e përbuzje kudo.

Punët e brendshme në vendet e tjera nuk na interesojnë aspak, por ne besojmë se ngjarjet në

1 AСmet OгРiraв, “Turco-Albanian Political Relations (1912-1938)”, Perspectives on Ottoman Studies. Berlin: (CIEPO), LIT, 2010, f. 502. 2 Bilal N. Shimshir, Atatürk ve Yabancı..., f. 292-293. 3 “MonarcСie albanaise et revendications turques”, Bulletin Periodique de la Presse Turque. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 63, 1 Septembre – 5 Octobre, 1928, f. 10.

Page 138: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

95

Shqipëri do të krijojnë të njëjtën përshtypje në të gjitha qarqet qeveritare. Sipas informatave që

kemi, Turqia ende nuk e ka njohur këtë situatë të krijuar në Shqipëri. Ne kërkojmë që qeveria

jonë ta shtyjë këtë çështje për më vonë. Së dyti, ne bësojmë se ka ardhur momenti që

përfaqësuesi i shtetit tonë në Tiranë duhet të largohet. Është e drejta jonë për të vepruar kështu,

gjer sa forma e re e regjimit të miratohet nga Tirana.”1

Në monografitë, artikujt e ndryshëm dhe studimet që janë bërë mbi periudhën e sundimit të

mbretit Zog, mbi faktin se mosnjohja e monarkisë shqiptare ishte një vepër e drejtë apo e gabuar

nga ana e Mustafa Qemal Ataturkut, janë dhënë mendime të ndryshme. Këtu po citoj dy ndër

mendimet kryesore dhe diametralisht të kundërt mbi këtë çështje delikate në fushën diplomatike

ndërmjet dy shteteve. Kështu veprimi i tërheqjes së ambasadorit (ministrit) turk prej Tiranës i

duket i drejtë Z. Gazmend Shpuza, i cili në librin “Ataturku dhe Shqiptarët” deklaron se:

“Mustafa Qemali mbajti një qëndrim të drejtë, që përputhej si me parimet e tij republikane ashtu

dhe me interesin e të dyja palëve për ruajtjen e për forcimin e marrëdhënieve shqiptare-turke”2.

Megjithatë kjo deklaratë duket e njëanshme dhe aspak e favorshme pasi dihet shumë mirë se kjo

gjendje nuk ishte e përhershme, por e përkohshme. Mendim tjetër shfaq studiuesi i mirënjohur

Ilir Ushtelenca në librin me titull “Diplomacia e Mbretit Zogu I-rë”, në kreun Lajthitja e

Mustafa Qemal Ataturkut, në të cilin ai thotë: “Ndërsa brenda një kohe të shkurtër Mbretërinë

Shqiptare e njohën mbi njëzet e pesë shtete nga të katër anët e botës, madje dhe vende të largëta

sТ ato t’AmerТkës latТne e derТ tek JaponТa, atë s’po e njТСte qeverТa e një sСtetТ ballkanТk, TurqТa.

Mustafa Qemal Ataturku, Т cТlТ në 5 sСtator deklaroТ se aТ s’do t’a njТСte kurrë regjТmТn

mbretëror në Shqipëri... Fatkeqësisht ky president i parë i kësaj republike, në dejet e të cilit

rridhte gjak shqiptari, me që Shqipëria ish një shtet i vogël mendoi ta shfrytëzonte mos njohjen e

mbretërТsë të saj për ambТcТet polТtТke personale, për t’Т treguar opТnТonТt ndërkombëtar,

sidomos atij turk se ai do të mbetej deri në fund partizan i sistemit republikan, në një kohë që

Turqia njihte dhe mbante marrëdhënie miqësore me të gjitha mbretëritë e Evropës, ato të Azisë

së largët deri me Perandorinë japoneze...”.3

Kur gazetari francez M. Henry Berraux pyeti M. Q. Ataturkun lidhur me shpalljen e

mbretërisë zogiste, Mustafa Qemali tha: “- Si?! Aprovim i mbretërisë shqiptare?... Jo? Nuk është

e mundur. Ju lutem mos më bëni fjalë për atë “person”... Unë nuk e njoС Zogun! S’dua ta njoС 1 “MonarcСie albanaise et revendications…”, f. 10. SСkrimi i pjerrët (italic) është i gazetës. 2 Gazmend Shpuza, Ataturku..., f. 70. 3 Ilir Ushtelenca, Diplomacia e Mbretit Zogu I-rë. Tiranë: Ermir, 1997, f. 203.

Page 139: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

96

fare!...” (Le Petit Parisien, 11 tetor 1928). 1 Ndërsa një telegram i agjensisë së lajmeve

“Fournier” në Francë, i botuar nga gazeta Le Matin e shtatorit të atij viti, citon se shpallja e

monarkisë në Shqipëri krijoi një prirje në favor të zëvendësimit të republikës me monarkinë në

Turqi, gjë e cila shkatoi shumë indinjatë në qarqet politike turke. Sipas gazetës L’Тkdam të datës

6 shtator 1928, lajmi u prit me përbuzje nga Mustafa Qemal Ataturku i cili, duke pasur frikë se

mos kjo ngjarje shkaktonte trazira në vend, menjëherë shpalosi qartazi dhe hapur para popullit se

ideali i tij ishte zhvillimi i vendit dhe aspak vendosja e monarkisë.2 Gjithashtu ai nxiti gazetat pro

qeveritare në vend, që të mbështesnin hapur idenë e republikës dhe të rrëzonin me argumente

thashethemet e përhapura, se edhe ai – Ataturku, – mund të përfitonte që në një të ardhme të afërt

të shpallte veten monark të Turqisë. Për të mbështetur këtë linjë politike qeveritare, gazeta Vakit

e datës 6 shtator, në faqet e saj shkruante: Le të mësojnë “agjensitë e lajmeve italiane” se kombi

turk në këto ditë, nuk është prej atyre që bërtasin “Rroftë mbreti! Rroftë perandori!” Ky komb

nuk mund të jetë i ngjashëm me këto vende [Italinë dhe Shqipërinë – B.K.]. Sot Turqia ka një

emër që e mban lart dhe një formë qeverisje, dhe ai është Mustafa Qemali, Presidenti i

Republikës”.3

Lajmi se Ataturku nuk e kishte njohur monarkinë shqiptare kishte sjellë një habi të madhe

edhe në qarqet diplomatike të akredituara në Turqi. Në letrat që Asaf Xhaxhuli i drejtonte Iliaz

Vrionit gjatë tetor-nëntorit 1928, jepej një panoramë e përshtypjeve që i kishte lënë ky akt

ambasadorëve të vendeve evropiane si p.sh atyre të Britanisë dhe Gjermanisë. Të dy këto vende,

të ndikuara edhe prej politikës së jashtme italiane, e kishin parë këtë ndryshim regjimi si një

çështje të brendshme të politikës shqiptare dhe aspak të lidhur me interesat turke.4 Pas largimit të

Rauf Ficos nga Ankaraja si rezultat i shkëputjes së marrëdhënieve diplomatike, filloi një

periudhë e “luftës së ftohtë” midis Turqisë dhe Shqipërisë.5 Qeveria e Tiranës pak muaj më pas,

duke nxjerrë pretekste financiare, e mbylli ambasadën shqiptare në Ankara, ndërsa ambasada

1 NeбСip P. Alpan dСe Nesip Kaçi, “FtoСja e “babait” të Tuqisë me Mbretin e sСqiptarëve”, (material i përktСвer prej Рaгetës “Baris” - sСq. “Paqja”, - të datave 15, 16, 17 korrik 1981), Gazeta Dita. 5 shtator 2004, f. 12-13. 2 “MonarcСie albanaise et revendications turques”, Bulletin Periodique de la Presse Turque. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 63, 1 Septembre – 5 Octobre, 1928, f. 10. 3 Po aty, f. 10. Gazeta tjetër turke Djumhouriet e datës 21 shtator 1928, ishte edhe më e prerë dhe më e ashpër në deklaratat e saj. Ajo i kujtonte qeverisë shqiptare borxhet që kjo e fundit kishte ndaj Perandorisë Osmane si dhe 18 milion frangat e arit që Shqipëria i detyrohej asaj. 4 AMPJSH. V. 1928, D. 66, Fl. 31-32. Telegraf i A. Xhashuli drejtuar MPJ. 5 “Le Mouvment Diplomatique”, Bulletin Periodique de la Presse Turque. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 62, 26 Juillet – 31 Aout, 1928, f. 12. Këtu cilësohet qartë se Rauf Fico është larguar nga Ankaraja në muajin gusht 1928 dhe jo pas shpalljes së monarkisë. Kjo tregon se ftohja e marrëdhënieve mund të ketë ndodhur më parë, pra Ataturku ka reaguar që kur është njoftuar se Ahmet Zogu do të shpallet mbret e jo pasi ai është shpallur.

Page 140: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

97

turke në Tiranë nuk u mbyll. Zyrtarisht Ankaraja vazhdoi të përfaqësohej përmes “të ngarkuarit

me punë”. Fuat Beu dhe pas tij diplomatë të tjerë turq të ngarkuar me punë, qëndruan në Tiranë

jo si diplomatë, por si shtetas turq që përfaqësonin Turqinë në nivelet më të ulta diplomatike në

Shqipëri.1

Shtypi turk botoi artikuj të ashpër kundër mbretërisë së sapo shpallur, ndërsa qeveria

shqiptare ndaloi futjen e shtypit turk brenda vendit. Monarkistët shqiptarë u rreshtuan hapur në

frontin kundër Ataturkut, ndërsa shqiptarët republikanë e mbanin Ataturkun si flamurtar të tyre.

Disa nga mbështetësit e republikanizmit (jashtë vendit) si Nikolla Ivanaj, Rexhep Shala e Jusuf

Lohja i dërguan Ataturkut një telegram, në të cilin thuhej: “Për arsye se nuk e njohët Ahmet

Zogun si Mbret të Shqipërisë dhe e cilësuat tradhtar të Republikës, në emër të popullit shqiptar

që ka vendosur ta zhduk këtë shtypës, ju shprehim falënderimet dhe mirënjohjen që ndjejmë në

zemrat tona dhe protestojmë kundër ndërhyrjeve të disa shteteve në punët e brendshme të

Shqipërisë”. 2 Gjatë tetorit 1928, ambasadori shqiptar në Ankara Asaf Xhaxhuli, ende pa u

larguar, njoftonte ministrinë e Punëve të Jashtme se ai ishte takuar me Tahir Lutfi beun dhe gjatë

bisedimeve, ky i fundit kishte kritikuar ashpër ndalimin e futjes së gazetave turke në Shqipëri,

por nëse kjo gjë do të ndryshonte, ai deklaronte se do bënte çmos që Ataturku të njihte

monarkinë shqiptare. 3 Prej këndej, kuptohej qartë se çështja e gazetave turke shikohej nga

Ankaraja si një mundësi e mirë politike për të ndikuar në çështjet e brendshme të Shqipërisë.

Ahmet Zogu e kishte të qartë këtë gjë, për këtë arsye ai nuk pranoi që gazetat turke të vazhdonin

e të shiteshin në qytetet kryesore, duke i lënë pak hapësirë diplomacisë turke për të ndikuar

mjedisin e brendshëm ose për të mbështetur e përkrahur elementët antizogistë.

Pranë Mustafa Qemalit u bënë përpjekje të ndryshme për njohjen e Mbretërisë shqiptare dhe

ndërhyrjet më të mëdha i bëri qeveria e Romës me në krye Musolinin. Pak kohë më vonë ministri

i jashtëm turk Tefik Ruzhdi beu, gjatë një vizite në Romë, i zënë ngushtë nga gazetarët u detyrua

të deklaronte për çështjen në fjalë se marrëdhëniet turko-shqiptare karakterizoheshin nga një

“miqësi e ngushtë” dhe se ekzistenca e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve vërtetonte

se midis tyre “nuk ekzistonte asnjë lloj mosmarrëveshje”. Por theksonte ai, qeveria e Ankarasë

1 Shyqyri Hysi, Rauf Fico Shtetar dhe Diplomat..., f. 84. Pjesa ku citohet nga referimi që i bëhet gazetës Rimëkëmbja, të datës 8 tetor 2002. 2 Po aty, f. 84-85. 3 AMPJSH. V. 1928, D. 66, Fl. 28. Letër e Asaf Xhaxhulit drejtuar Iliaz Vrionit, kryeministër i Shqipërisë në atë kohë.

Page 141: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

98

s’mund ta njiСte Mbretërinë SСqiptare për sСkak të “disa çështjeve të saj të brendshme”.1

Përpjekje të mëdha për të normalizuar gjendjen dhe marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve bëri edhe

Rauf Fico i cili në janar të 1929 u emërua ministër i Punëve të Jashtme. Duke qenë se ai kishte

qenë shok shkolle me kryeministrin e Turqisë, Ismet Inonynë, i kërkoi këtij të fundit ngrohtësisht

që miqësia midis dy vendeve të mbetej gjallë ashtu si në kohërat e vjetra. Por edhe ndërhyrjet e

Ismet Inonysë për ta bindur Ataturkun që të njihte Mbretërinë shqiptare ishin të pashpresa.

Fillimi i vitit 1929, përkon rishtazi me rifillimin e përpjekjeve turko-jugosllave për

“riatdhesimin” e popullsisë turke që jetonte në Jugosllavi. Por, kjo popullsi qe pretendohej se

ishte turke në Jugosllavi, nuk ishte gjë tjetër vetëm se popullsia myslimane shqiptare që banonte

në Kosovë e Maqedoni. Gazeta Aksham e datës 5 shkurt 1929 shkruante atë ditë, se brenda

muajit shkurt do të fillonte riatdhesimi i të gjithë turqve që jetonin jashtë atdheut e kryesisht në

Jugosllavi. Mbi 200.000 turq do të futeshin në vendin e tyre të origjinës dhe do të popullonin

hapësira të pabanuara, duke i dhënë një kontribut të madh zhvillimit dhe përparimit të shtetit

turk.2

Gjatë vitit 1929 nuk pati asnjë përmirësim të marrëdhënieve shqiptaro-turke, të cilat ishin

shkëputur një vit më parë pasi Ahmet Zogu e kishte shpallur veten mbret. Të dy vendet vazhduan

të prezantoheshin në kryeqytetet përkatëse përmes “të ngarkuarve me punë”, situatë e cila

tregonte dhe nivelin e ulët të marrëdhënieve dhe kontakteve, si diplomatike ashtu dhe atyre

politike. Gazeta Aksham e datës 6 tetor 1929 shkruante, se problemet ekonomike e kishin

detyruar shtetin shqiptar që të mbyllte legatën e vet në Bukuresht si dhe atë të Ankarasë.3 Kjo

ishte dhe pika më e ulët e marrëdhënieve që kur ato u konfirmuan në fillim të viteve njëzetë. Në

atë kohë Nezir Leskoviku deklaronte për gazetat turke se mbyllja e ambasadës shqiptare në

Ankara nuk mund të konsiderohej kurrsesi si një fund i marrëdhënieve mes dy vendeve.

Përkundrazi mes tyre do të vazhdonte të ekzistonte si kurdoherë miqësia dhe bashkëpunimi.4

1 Ilir Ushtelenca, Diplomacia..., f. 204-205. Këto të dhëna janë marrë nga një bashkëbisedim që kam pasur me Bardhyl Ficon, djalin e Rauf Ficos, i cili më përcolli kujtimet dhe bashkëbisedimet që ai kishte pasur me të atin mbi këtë çështje. 2 “Les Balkans et la politique italienne”, Bulletin Periodique de la Presse Turque. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 66, 1 Janvier – 29 Fevrier, 1929, f. 12. 3 AСmet OгРiraв, “Turco-Albanian Political Relations (1912-1938)”, Perspectives on Ottoman Studies. Berlin: (CIEPO), LIT, 2010, f. 503. SСiko dСe “Traits Generauб”, Bulletin Periodique de la Presse Turque. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 72, 19 Septembre – 25 Octobre, 1929, f. 2, 13. SСpreСimisСt tСuСet se “Së fundi, tСeksoСet se SСqipëria për arsвe financiare kisСte mbвllur leРatën e saj në Ankara”. 4 AQSH. F. 251, V. 1929, D. 151, Fl. 76. N. Leskoviku mbi artikujt e shtypit turk.

Page 142: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

99

Mbyllja e përfaqësisë shqiptare i linte përkohësisht të drejtat e popullsisë shqiptare në Turqi të

pambuluara, për këtë arsye mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve i kaloi konsullatës italiane.1

Sipas studiuesve dhe historianëve turq, kriza ekonomike e fundit të viteve ‘20 dСe fillimit të

viteve ’30, stimuloi një vullnet dСe dësСirë për një basСkëpunim më të nРusСtë mes vendeve

ballkanike. Në krye të përpjekjeve për të rritur bashkëpunimin ishte Turqia, synimit të së cilës iu

bashkëngjit dhe Greqia. Në këtë opus, Turqia nënshkroi me Greqinë më 10 qershor 1930

“Traktatin e Ankarasë”, sipas të cilit të dy vendet u munduan të rregullojnë përfundimisht të

gjitha marrëdhëniet që kishin të bënin me shkëmbimin e popullsive. Për të treguar përmirësimin

e marrëdhënive ndërmjet dy vendeve, Venizellosi vizitoi Tuqinë gjatë datave 27-31 të po të

njëjtit muaj. Sipas nenit 10 të traktatit, tashmë nuk kishte më rëndësi se nga vinin e ku ishin

lindur emigrantët, ata do të futeshin nën termin “etabli” (të shkëmbyeshëm në tavolinë). Në të

njëjtën kohë marrëveshja stabilizonte edhe çështjen e pasurive të emigrantëve. Kjo marrëveshje i

dha fund njëherë e mirë të gjitha problemeve të hapura ndërmjet dy shteteve që me Traktatin e

Lozanës.2 Marrëveshja e nënshkruar më 10 qershor të vitit 1930 ndërmjet Greqisë dhe Turqisë,

me synim zgjidhjen e problemeve mes tyre, do të ishte dhe pararendësja e Traktatit të Miqësisë,

Neutralitetit, Pajtimit dhe Arbitrimit që do të nënshkruhej më pas.3

Duke ndjekur politikën e bashkëpunimit në rajon, me rastin e mbajtjes së Kongresit

Ndërkombëtar të Paqes, që me mbështetjen e Britanisë u mbajt në Athinë, lideri republikan i

Greqisë Alexander P. Papanastassiou me aprovimin e Venizellosit u shpreh në favor të një

Konference Ballkanike, e cila do të ishte periodike dhe e hapur për të tëra vendet e Ballkanit.

Sipas tij, realizimi i disa konferencave në fillim dhe më pas arritja e krijimit të një Unioni ose

Federate Ballkanie do ndihmonte këto vende që të shmangnin politikën dhe ndërhyrjen e

drejtpërdrejtë të Fuqive të Mëdha në politikën e gadishullit (dhe për këtë më shumë i referohej

Italisë). Sipas këtij propozimi, Konferenca e Parë u mbajt në Athinë gjatë periudhës 5-12 tetor

1930. Në të morën pjesë gjashtë vende ballkanike, ndërmjet të cilave dhe Shqipëria.4 Gazeta

1 AMPJSH. V. 1929, D. 463, Fl. 77. N. Leskoviku i drejtohej në këtë kohë Rauf Ficos që ishte vendosur në postin e ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë duke i sqaruar situatën politike dhe atë brenda kolonisë shqiptare në Stamboll. Shiko dСe BCA. (Basbakanlık CumСuriвet Arsivi), TariС: 14/11/1929, Dosвa: 421A12, Fon Kodu: 30..10.0.0, Вer No: 233.570..13. “Tiran MaslaСatРüгarımıгın Arnavutluk Dışişleri Bakanıвla вaptığı Рörüşme ve Ankara Sefaretinin tasarruf amacıвla kapatıldığı ve вakında bir maslaСatРüгarlık açılacağı.” 2 Esra S. DeРerli, “Balkan Pact and Turkeв”, TСe Journal of International Social ResearcС. Ordu: Turkeв, Volume 2/6, 2009, f. 139. 3 Dilek Barlas, Etatism & Diplomacy in Turkey..., f. 138. 4 Esra S. DeРerli, “Balkan Pact...”, f. 140.

Page 143: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

100

Milet e datës 18 tetor 1930, shkruante disa ditë pas përfundimit të konferencës së parë, se A.

Papanastassiou në një takim me delegacionin turk kishte deklaruar se ndërmjet Greqisë dhe

Turqisë ekzistonin marrëdhënie shumë të mira dhe vllazërore. Ky bashkëpunim do të shërbente

shumë shpejt në zgjedhjen e problemeve të ndryshme që të dy vendet kishin si me njëri-tjetrin

ashtu dhe me shtetet e tjera ballkanike.1

Një ngjarje e cila nuk është komentuar aspak dhe që nuk ka lënë gjurmë në ngjarjet politike

ose shtypin shqiptar është edhe “Komploti i Menemenit” në Turqi. Ky komplot kishte për synim

rrëzimin e qeverisë turke si dhe vrasjen e Mustafa Qemal Ataturkut. Gjithsej fillimisht ishin 14 të

akuzuar, në mes të të cilëve kishe 2 gazetarë, 3 juristë, një ish-ministër – Vehbi Bej; një ish-

deputet – Abdul Gafur Bej dhe një shqiptar i quajtur Xhemal. Pikërisht rrëfimet e të arrestuarve,

kishin çuar edhe në ndjekjen e më pas ndalimin e tij bashkë me të tjerët. Procesi gjyqëson nisi në

12 shkurt të vitit 1931 dhe të gjithë të akuzuarit u shpallën të fajshëm dhe morën dënime të

ndryshme, nga ato (më të voglat) me punë të detyruar, e deri tek dënimet kapitale. Se çfarë roli

kishte shqiptari i përfshirë nuk sqarohet më tej, por thuhet se ky komplot kishte pasur një

mbështetje të madhe prej disa gazetave si ajo “Istikbal” e “Behzad”.2 Kuptohet se komploti

kishte përmasa të mëdha dhe se numri i të përfshirëve në të nuk ishte vetëm 14, por u zgjerua

edhe me personalitete të tjera, të cilat dolën nga hetimet e kryera. Sipas të dhënave të

përmendura ky numër kalonte në mbi 20 persona. Njëherazi ky është dhe një ndër komplotet e

para ndaj Mustafa Qemalit në të cilin mori pjes dСe një sСqiptar. Prej studiuesve mbetet për t’u

marrë vesh, nëse roli i shqiptarit të përfshirë në proces ishte dytësor ose parësor dhe cila ishte

origjina e tij. Një pyetje që shtrohet menjëherë është: A kishte të bënte shteti shqiptar me

personin e përmendur, apo ishte thjesht një pjesmarrje aktive personale e tij?

Pavarësisht marrëdhënieve të tendosura ndërmjet Tiranës dhe Ankarasë, shtypi turk nuk

rreshti së ndjekur zhvillimet politike në Shqipëri dhe duke i përcjellë ato në Turqi. Një nga

ngjarjet që shkaktoi interes në shtypin turk ishte dhe ajo mbi shëndetin e mbretit Zogu I pas

atentatit të 20 shkurtit 1931 në Vjenë. Kuptohet që tashmë në një rajon si Ballkani ku interesat e

Italisë po përplaseshin çdo ditë e më hapur me ato të Jugosllavisë, ishte e vështirë të kuptoje se si

do të rridhnin ngjarjet. Për këtë arsye, një pjesë e politikanëve në turqi, gjithashtu dhe shtypi

1 The Turkish Press 1925-1932. (Articles Translated and Arranged Under Direction of Lutfy Levonian). Athens: School of Religions, 1932, f. 197. 2 “Les accuses de Menemen”, Bulletin Periodique de la Presse Turque. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 83, 13 Fevrier – 13 Mars, 1931, f. 5.

Page 144: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

101

turk, shikonte tek mbreti Zogu I, luftën për mbijetesë që po bënte një vend ndaj një Fuqie si

Italia, e cila ishte e angazhuar tërësisht që të dominonte jo vetëm jetën politike por dhe ta kthente

atë në një koloni të saj në Adriatik. Gazeta Djumhouriet e datës 5 korrik 1931, publikonte një

letër që i ishte drejtuar asaj prej një gazetari shqiptar në Vjenë, në të cilën thuhej se të gjitha

lajmet në lidhje me shëndetin e keq të mbretit ishin të pabaza. Mbreti ishte mirë dhe si çdo vit ai

po kalon pushimet me familjen e tij në Grac. Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë i

kishte shkruar atij (gazetarit), se shëndeti i mbretit ishte përmirësuar dhe ai kishte filluar të

merrej me punët e shtetit. Në fund të artikullit përmendej, se informacionet që vinin nga

Beogradi tregonin se Italia po përpiqej që të tansferonte kryeqytetin shqiptar nga Tirana drejt

Shkodrës dСe t’ja dСuronte kurorën e SСqipërisë mbretit të Malit të Гi, për t’i basСkuar të dв

vendet në një, nën dirigjimin e saj.1 Kuptohet që këto informacione (sado të vërteta ose jo)

ngjallnin kureshtje për mënyrën se si do të evoluonin ngjarjet në prag të vet ndryshimeve

diplomatike e strategjike që Turqia kishte projektuar të zhvillonte në Ballkan gjatë atij viti.

Bashkëpunimi i ngushtë mes Greqisë dhe Turqisë, më pas dhe Jugosllavisë fqinje, e bëri

mbretin Zogu I të besonte se armiqësitë e vjetra mund të anashkaloheshin edhe për Shqipërinë

dhe se mund ta përdorte Konferencën Ballkanike si mjet presioni ndaj Italisë, që në atë kohë

kishte filluar të shtonte kërkesat e saj ndaj monarkisë shqiptare. Krijimi i lidhjeve me vendet e

Ballkanit do t’i jepe Zogut një pavarësi më të madhe nga ndikimi italian si dhe mundësinë për të

luajtur një politikë të jashtme aktive. Gazeta Milet e datës 2 tetor 1931 në faqet e saj, përmes një

analize të gjatë sillte në syrin e lexuesit avantazhet që do të kishin vendet që do të nënshkruanin

bashkëpunimin për themelimin e Unionit Ballkanik. Sipas analizës së kësaj gazete, një nga

sektorët që do të përfitonte prej bashkëpunimit mes shteteve ballkanike do të ishte industria. Prej

57 milion banorësh që kishte Ballkani (bashkë me Turqinë), industria do të ndjente ndikimin e

zhvillimit dhe progresit të përbashkët të gjashtë vendeve. Po ashtu një fushë tjetër që do të

përfitonte prej këtij bashkëpunimi do të ishte edhe agrikultura.2 Konferenca e dytë ballkanike do

t’i fillonte punimet më datë 20 tetor të vitit 1931 në Stamboll të Turqisë. Në të do të merrnin

1 “Albanie”, Bulletin Periodique de la Presse Turque. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 86, 21 Juin – 1 Aout, 1931, f. 18. 2 “Les Balkans – La Conference Balkanique”, Bulletin Periodique de la Presse Turque. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 88, 27 Septembre – 6 Novembre, 1931, f. 14.

Page 145: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

102

pjesë gjashtë shtete ballkanike, secili me përfaqësuesit e tij.1 Që në ditën e parë të arritjes së tij në

Stamboll, delegati grek M. Papanastasiou deklaroi se “Federata Ballkanike do të jetë një lloj

shtetesh të bashkuara të cilat do të shtrihen nga Kreta gjer në Karpate”. Kjo linte të kuptohej se

edhe Shqipëria do të ishte pjesë e kësaj federate (unioni). Nisur nga kjo premisë, në bisedimet

turko-greke, pjesëmarrja e Shqipërisë nuk përbënte asnjë problem dhe nuk haste asnjë pengesë të

dukshme. Delegacioni shqiptar arriti në Stamboll më 17 tetor, tre ditë përpara fillimit të

Konferencës. Ai kryesohej nga Mehmet Konica, ambasador i Shqipërisë në Londër dhe ish-

ministër i Punëve të Jashtme. Në ditët e para ai dha një deklaratë për gazetën Djoumhouriet, ku

shprehej se “Shqipëria megjithëse ishte një vend i vogël, ishte një ndër përkrahësit më të fortë të

Unionit Ballkanik.” 2

Një takim parapërgatitor u zhvillua në datën 19 tetor. Ndërsa ceremonia solemne e hapjes u

bë më 20 tetor dhe u drejtua nga Hasan Beu, i cili mbajti dhe fjalën e rastit, duke kujtuar peshën

që kishte secili prej të gjashtë vendeve në këtë union. Ismet Pasha që ishte dhe kryetari i

Këshillit, në fjalën e tij dha një panoramë të gjerë e të qartë të politikës së jashtme turke duke

theksuar se Turqia synonte të jetonte në paqe me të gjithë vendet fqinje. Kushti kryesor për ta

arritur këtë gjë ishte bashkëpunimi me vendet ballkanike, të cilat kishin dhe interesa reciproke.

Sipas tij, të gjitha shtetet në konferencë duhet të gëzonin të njëjtën shkallë barazie e zhvillimi.3

Ndërsa Mehmet Konica, në fjalën e tij theksoi se ndjente keqardhje që shtypi, kaq i fuqishëm,

nuk e kishte kryer detyrën e tij për të mbështetur këto inisiativa kaq të mëdha e me rëndësi për

këto vende. Popujt e ballkanit sipas tij, ishin të pafuqishëm për të ushtruar presion ndaj qeverive

të tyre për të ndikuar në rrugën e zhvillimit dhe bashkëpunimit reciprok të vendeve ballkanike.

Ushtrimi i presionit për të arritur këtë synim të përbashkët duhet të ishte një detyrë e shtypit, gjë

të cilën ai nuk e kishte kryer.4

Pavarësisht pjësëmarrjes së Shqipërisë në Konferencën e parë e të dytë, sërish marrëdhëniet

politike që ajo kishte me Turqinë vijonin të mbeteshin në nivele shumë të ulta, ose pothuajse

inekzistente. I dërguari ad interim i Turqisë në Tiranë, në vjeshtën e vitit 1931 deklaronte, se me

qeverinë shqiptare nuk kishte as dhe një kontakt. Për këtë arsye priste udhëzime të reja nga 1 Historia e Popullit Shqiptar. Vëll. III, Tiranë: Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Instituti i Historisë, Toena, 2007, f. 308. Delegacioni shqiptar drejtohej nga Mehmet Konica. Bëhet fjalë për Konferencën e dytë Ballkanike. 2 “Les Balkans – La Conference Balkanique…”, Bulletin Periodique de la Presse Turque. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 88, 27 Septembre – 6 Novembre, 1931, f. 14-15. 3 Po aty, f. 15. 4 Ibid.

Page 146: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

103

Ankaraja. Kjo e fundit i përgjigjej se me qeverinë shqiptare nuk duhej të mbante asnjë kontakt

dhe duhej të shmangte çdo lloj ballafaqimi.1 Këto udhëzime vinin në kohën kur delegacioni

shqiptar gjendej në Turqi për të marrë pjesë në Konferencën Ballkanike, për këtë arsye qeveria

turke synonte të diskutonte drejtpërdrejt me delegacionin shqiptar çështjen e njohjes së regjimit

monarkist të Ahmet Zogut. Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve do shikonin një dritë jeshile, kur

delegacioni shqiptar që shkoi (gjatë muajit tetor) 1931 në Stamboll për të marrë pjesë në

Konferencën Ballkanike, u prit nga pala turke dhe gjatë bisedimeve që u zhvilluan u diskutua

edhe për mundësitë e rregullimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. 2 Sipas raportit që

Mehmet Konica i drejtonte ministrisë së Punëve të Jashtme, delegacioni shqiptar nuk kishte

hasur në probleme diplomatike por ishte pritur mirë prej autoriteteve turke. Ministri i Punëve të

Jashtme të Turqisë (po sipas raportit), i kishte deklaruar M. Konicës se së shpejti vendi i tij do ta

njihte monarkinë shqiptare. Mosnjohja që kishte zgjatur disa vite nuk kishte pasur të bënte me

Shqipërinë, por me probleme të brendshme të Turqisë.3 Ky ishte një sinjal i mirë për monarkinë

shqiptare, sipas këtij raporti njoСja do të krвСej në një koСë të sСkurtër. Kjo njoСje do t’i rriste

edhe më shumë prestigjin monarkisë zogiste në Ballkan, sidomos pas problemeve që ajo po haste

në fillim të viteve ‘30 me Italinë.

Pas përfundimit të Konferencës, Mustafa Qemali u dërgoi nga një telegram urimi të gjithë

shteteve që morën pjesë në këtë takim të radhës, ndër ta ai i dërgoi edhe një telegram monarkut

shqiptar. Mehmet Konica që kishte qenë dërguar si kryetar i delegacionit shqiptar në Turqi i lutej

ГoРut me nРulm që t’i përРjiРjej nРroСtësisСt teleРramit. Në të njëjtën koСë, përfaqësuesi turk në

Tiranë Zeki Hakiu, shkoi në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe deklaroi se ishte udhëzuar nga

qeveria e tij që të hynte në marrëdhënie zyrtare me mbretërinë shqiptare.4 Njohjes së Z. Hakiut,

Zogu iu përgjigj me emërimin në dhjetor të vitit 1931 të Asaf Xhaxhulit (për herë të dytë), si

Konsull i përgjithshëm i Shqipërisë në Turqi5, gjë e cila solli dhe vet rihapjen e legatës shqiptare

në Ankara, urdhrin e secilës ai e lëshoi më 28 janar 1932. Si faktor tregues i stabilizimit të

1 Kopi Kвçвku, “AСmet ГoРu dСe Turqia...”, f. 32. 2 Atatürk'ün Söylev ve Demeçleri. (“Fjalime dСe deklarata nРa Ataturku”) Vol. II, Türkiвe Büвük Millet Meclisi’nde ve C. H. P Kurultaвlarında (1906 – 1938), Atatürk Arastirma Merkeгi Baskanliği, Ankara оniversitesi, 2006, f. 305. “Balkan konferansi üвeleriвle konuşma – 25.Б.1931”. 3 AMPJSH. V. 1931, D. 90, Fl. 20. Konica drejtuar MPJ. 4 Gazmend Shpuza, Ataturku..., f. 77-78. M. 5 “Le Mouvement Diplomatique”, Bulletin Periodique de la Presse Turque. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 89, 7 Novembre – 19 Decembre, 1931, f. 19. Asaf Xhaxhuli do të qendronte shumë pak në këtë post, shkaqet apo arsyet nuk dihen, por ai do të zëvendësohej shumë shpejt (pas një muaji) nga Nezir Leskoviku.

Page 147: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

104

marrëdhënieve mes dy vendeve ishte dhe hyrja në fuqi e Konventës konsullore e cila vendoste

heqjen e regjimit të vizave për disa kategori të veçanta të popullsisë shqiptare. Kjo konvente

ishte nënshkruar që më 11 korrik 1927 mes qeverisë shqiptare dhe ambasadës së Republikës së

Turqisë në Tiranë. Konventa gjatë vitit 1928 u miratua dhe në Asamblenë e Madhe të Turqisë,

por me shpalljen e Shqipërisë monarki, ajo mbeti e pazbatueshme. Pala shqiptare e nënshkroi

konventën më 14 maj të vitit 1932, duke e bërë atë të vlefshme pas pesë vjetësh.1

Në 24 janar të vitit 1932, në Stamboll u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të

Konfenrencës Ballkanike. Shteti shqiptar në këtë takim përfaqësohej prej Mehmet Konicës dhe

Leonidha Naçit. Në takimet e zhvilluara të Këshillit të Konfenrencës u diskutua edhe njëherë

çështja e minoriteteve e cila edhe në bisedimet e mëparshme kishte qenë një pikë kyçe, ku

Shqipëria dhe Jugosllavia nuk kishin gjetur dot një gjuhë të përbashkët. Kjo pasi delegacioni

shqiptar kishte ngritur për diskutim çështjen e popullsisë shqiptare në Jugosllavi, gjendjen e

mjerueshme të tyre si dhe shkëmbimin e kësaj popullsie disa herë si popullsi turke.2 Ndërsa nga

ana tjetër përfaqësia jugosllave kishte deklaruar se kjo ishte një çështje e brendshme e shtetit

JuРosllav dСe SСqipëria s’kisСte pse të ndërСвnte në këto punë. Kjo kisСte çuar drejt diskutimeve

të gjata duke mos prodhuar asnjë lloj kompromisi në Komisionin e minoriteteve të Konferencës

Ballkanike.

Pothuajse pas dhjetë vjetësh, Nezir Leskoviku në shkurt të vitit 1932 i paraqiti ministrit të

Punëve të Jashtme të Turqisë letër kredencialet e tij. Sipas tij, tashmë në Turqi, vërehej një

situatë tjetër nga ajo çfarë ai kishte gjetur dhjetë vjet më parë, diplomacia turke shfaqte shenja

miqësie për rilidhjen e marrëdhënieve diplomatike dhe çdo gjë shkonte në mënyrë të

pëlqyeshme.3 Nezir Leskoviku raportonte gjatë kësaj kohe se disa herë ishte takuar me ministrin

e Punëve të Jashtme z. Tefik Rushdiun, me të cilin kishin biseduar mbi problemet ekonomike si

dСe situatën që po kalonin të dв vendet Рjatë kriгës së fundit të viteve ’20 dСe fillimit të viteve

’30.4 Nga këto bisedime mund të dilet dhe në konkluzionin se një ndër arsyet që e shtynë Turqinë

1 AMPJSH. V. 1926, D. 122, Fl. 23. Në këto kategori përfshiheshin studentët, ushtarakët, të vobektit etj. Asambleja e Madhe e Turqisë e miratoi më datë 12 prill 1926 dhe më 6 maj ajo hyri në fuqi. Konventa kishte karakter reciprok. 2 “Balkans – Le Conference Balkanique”, Bulletin Periodique de la Presse Turque. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 90, 20 Decembre 1931 – 8 Fevrier, 1932, f. 12. 3 AMPJSH. V. 1932, D. 132, Fl. 3. Shiko dhe Le Mouvement Diplomatique, Bulletin Periodique de la Presse Turque. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 90, 20 Decembre 1931 – 8 Fevrier, 1932, f. 16. Më datë 31 janar 1932, Nezir Leskoviku dha një intervistë në Ankara për gazetën e përditshme Aksham, mbi detyrën e re që kishte marrë prej shtetit shqiptar. 4 AMPJSH. V. 1932, D. 135, Fl. 7. Telegram i N. Leskovikut për MPJ.

Page 148: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

105

për të rilidhur marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë ishte dhe vitalizmi i marrëdhënieve

ekonomike mes dy shteteve, në një kohë kur kriza ekonomike kishte mbërthyer të gjithë botën.

Kjo nënkuptohet prej raporteve që dërgonte N. Leskoviku në lidhje me bisedimet që ai kishte

pasur me përfaqësuesin e politikës së jashtme turke.

Rilidhja e marrëdhënieve ekonomike do të ishte vetëm hapi i parë i Turqisë për të ndryshuar

kursin politik ndaj Shqipërisë e për ta shndërruar këtë vende në aleatin e tij në Ballkan. Kështu

interesat e politikës turke gjatë kësaj kohe, dukej sikur do të përputheshin tërësisht me ato të

monarkisë shqiptare. Kjo e fundit prej dy vitesh gjendej në një situatë shumë të vështirë

marrëdhëniesh politike dhe ekonomike me Italinë. Krisja e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe

Italisë kishte filluar në nëntor të vitit 1931, kur Ahmet Zogu nuk kishte pranuar që të rinovonte

traktatin e Miqësisë dhe Sigurimit të firmosur pesë vjet më parë me Italinë (nëntor 1926).1

Fuqizimi i marrëdhënieve me Turqinë dhe më pas me vendet e tjera të Ballkanit u pa prej

AСmet ГoРut si një alternativë e fuqisСme për t’i bërë ballë presioneve që vinin nРa Roma.

Pikërisht një vit më pas, kur marrëdhëniet mes dy vendeve kishin arritur pothuajse në një pikë

“të pëlqyeshme” dСe karakteriгoСesСin nРa mirëkuptimi dСe dësСira për t’i çuar ato më tej,

qeveria turke nisi përpjekjet e saj gjatë muajve qershor-korrik për lidhjen e një pakti Aleance dhe

Sigurimi me Shqipërinë.2 Mes dy vendeve synohej të nënshkruhej një marrëveshje shumë e

rëndësishme e cila nuk mund të mendohej se do të arrihej dhjetë ose pesë vjet më parë. Nxitur

nga suksesi që kishte pasur në Konferencën Ballkanike, Turqia tashmë synonte të lidhte me

Shqipërinë një aleancë të qëndrueshme dhe ta shkëpuste atë përfundimisht nga Italia. 3 Pala

1 Historia e Shqipërisë dhe Shqiptarëve, (grup autorësh). Prizren: Siprint, 2001, f. 262. Që në janar të vitit 1931 kryeministri Pandeli Evangjeli kishte informuar ministrin anglez në Tiranë se marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë do të bazoheshin tashmë vetëm mbi Traktatin e Aleancës të vitit 1927 (njohur ndryshe si Pakti i II i Tiranës). Pakti i dytë i Tiranës vlente për një periudhë 20 vjeçare, ndryshe nga Pakti i Parë i cili përfundoi në nëntor të vitit 1931. Roma ndaj këtij ndryshimi të kursit politik të Ahmet Zogut reagoi duke ndërprerë ndihmën ekonomike dhe huatë që i jepte qeverisë shqiptare. Në dhjetor 1932, A. Zogu refuzoi përsëri kërkesën e përsëritur të Musolinit për një bashkim doganor mes Italisë dhe Shqipërisë. Ai deklaroi se nuk do ta pranonte kurrë marrëveshjen e bashkimit doganor. 2 AMPJSH, V. 1933, D. 240, Fl. 9. Sipas dokumenteve turke më 11 janar 1933, në kulmin e krizës me Italinë, Ahmet Zogu i dha sërish besim Pandeli Evangjelit në postin e kryeministrit. Ky i fundit shihej nga shteti turk, si një njeri shumë i besuar i mbretit. Gjatë kësaj kohe një sërë telegramesh e raportesh dërgoheshin nga përfaqësia turke në Tiranë drejt Ankarasë ku analizohej si gjendja financiare ashtu dhe ajo politike në shqipëri. Për më tepër mbi këtë sСiko BCA. (Basbakanlık CumСuriвet Arsivi), TariС: 25/1/1933, Dosвa: 421A21, Fon Kodu: 30..10.0.0, Вer No: 233.570..24. “Arnavutluk'ta Pandeli EvanРeli kabinesinin istifasına dair.”; BCA. (Basbakanlık CumСuriвet Arsivi), Tarih: 14/2/1933, Dosya: 421A25-M, Fon Kodu: 30..10.0.0, Yer No: 233.571..3. 3 BCA. (Basbakanlık CumСuriвet Arsivi), TariС: 15/7/1933, Dosвa: 421A34, Fon Kodu: 30..10.0.0, Вer No: 233.571..14. “Arnavutluk'un mali ve ekonomik meseleleri ve İtalвa ile olan ilişkileri Сakkında Tiran Elçiliğimiгden alınan вaгı.” Informata e të dСëna të sСumta mbërrinin në Ankara në lidСje me Рjendjen financiare në vend si dСe situatën politike që po kalonte shteti shqiptar.

Page 149: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

106

shqiptare iu përgjigj propozimit të ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, se ishte e gatshme të

nënshkruante me Turqinë një pakt të tillë. 1 Por, frika se mos ky pak do përkeqësonte

marrëdhëniet me Italinë, e detyroi Ankaranë që të tërhiqej nga propozimi për lidhjen e aleancës

dhe gjatë muajit shtator 1933, të lidhte me Greqinë një pakt mbrojtjeje. Ndërsa më 9 shkurt 1934

u firmos prej Turqisë, Greqisë, Jugosllavisë dhe Rumanisë, Pakti Ballkanik.2

Përveç synimeve që kishte Ahmet Zogu, brenda vendit kishte kohë që ekzistonte një klimë e

favorshme e cila përkrahte modelin turk të quajtur “qemalizëm”. Shumë autorë të shtypit përmes

penës së tyre kishin krijuar prej disa vitesh ambientin e favorshëm për ta parë Turiqinë qemaliste

jo më si një vend të prapambetur, por si një vend liridashës e përparimtar, që përmes reformave

të Ataturkut nuk ngjasonte më me Perandorinë Osmane. Revista “Minerva” ishte një nga ato

podiume gazetareske që nxiste këtë spektër mendimi dhe cilësonte përmes një analize të hollë

krahasuese të përbashkëtat dhe dallimet mes qemalizmit dhe fashizmit. Fashizmi shihej si një

kundërrevolucion i madh i stilit kapitalist evropian, ndërsa qemalizmi si një lëvizje nacionalisite

çlirimtare, që më pas u kthye në një formë qeverisëse për të përmbushur premtimet dhënë ndaj

popullit për përparim e zhvillim.3 Pothujase gjatë gjithë vitit 1933-35, në pjesën më të madhe të

numrave të saj, revista “Minerva” publikoj një sërë artikujsh të cilët në qendër kishin reformat e

ndërmarra nga Zogu, të krahasuara me ato të vendeve fqinje, si Turqia, Greqia apo dhe Serbia, si

dhe më gjerë. Përmes këtyre artikujve dilte qartë se opozitarizmi brenda dhe jashtë vendit kishte

zënë rrënjë dhe si model tashmë kishte marrë reformat e thella të Ataturkut, të cilat “ja plaste

ndër sy” A. ГoРut, për t’i bërë të ditur se vetëm kësСtu mund të ecej përpara në rruРën e

prosperitetit të kombeve të zhvilluara.4 Ato vinin si një revoltë popullore për t’i treРuar mbretit,

se nuk duhej ta shpinte vendin drejt varfërisë ekonomike e si rrjedhojë asaj politike, por duhet të

shikonte përtej saj, në rilidhjen e marrëdhënieve reale politike dhe ekonomike me vendet fqinje.5

Kjo periudhë përkon njëkohësisht me atë të një politike të jashtme aktive të Ankarasë, e cila në

fillim të viteve ’30 u përpoq që të ndiqte parimin qemalist “Paqe në vend, paqe në botë”. Sipas

1 AMPJSH. V. 1933, D. 240, Fl. 9. Përgjigja pozitive e qeverisë shqiptare për marrëveshjen e propozuar. 2 Kopi Kвçвku, “AСmet ГoРu dСe Turqia...”, f. 34. 3 Revista “Minerva”, Nr. 32, datë 10.07.1935, f. 2. 4 Shtypi shqiptar e quajti një arritje të madhe të popullit turk pranimin në e tij në Lidhjen e Kombeve më 18 korrik 1932. SСiko BCA. TariС: 10/9/1932, Dosвa: 40126, Fon Kodu: 30..10.0.0, Вer No: 222.498..7. “Türkiвe'nin Cemiyet-i Akvam'a girmesinin Arnavutluk'ta Türk diplomasisinin zaferi olarak nitelendiği, Arnavutluk'un Türkiвe ile deniг ulaşımını Рeliştirmek istediğine dair Near Esat derРisinde çıkan вaгı.” 5 Shiko, numrat: 7 (10.02.1933, f. 8), 8 (10.03.1933, f. 1), 9 (15.04.1933, f. 21-22), 15 (20.10.1933, f. 5), 32 (10.07.1935, f. 2.) të revistës “Minerva”.

Page 150: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

107

këtij parimi Turqia gjatë këtyre viteve nënshkroi një sërë marrëveshjesh me Greqinë (më 30 tetor

1930, “Pakti i Miqësisë”), Bullgarinë (më 1933, “Traktatin e Asnjëanësisë dhe Arbitrazhit”), si

dhe përmirësoi marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik duke filluar që nga viti 1933. Ndërsa në

vitin 1934 (9 shkurt), Turqia nënshkroi Paktin Ballkanik me tre vende Rumaninë, Greqinë dhe

Jugosllavinë.1

Nisur nga kjo politikë e jashtme aktive dhe paqësore, pak kohë pas nënshkrimit të Paktit,

Ataturku emëroi në Tiranë si ambasador fuqiplotë të Turqisë, sekretarin e tij Ryshen Eshref

Ynajdenin. Duke dërguar në kryeqytetin shqiptar bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë, Ataturku

tregonte se ai asnjëherë nuk do ta hiqte vëmendjen e tij nga Shqipëria, e cila edhe pse mori pjesë

në Konferencë, nuk pranoi të firmoste bashkë me shtetet e tjera paktin. Mehmet Konica refuzoi

ftesën e z. Papanastassiu për të qenë pjesë e Këshillit të Konferencës Ballkanike dhe deklaroi se

Shqipëria nuk do ta firmoste atë. Kjo erdhi dhe për faktin se Ahmet Zogu duke parë vështirësinë

e shkëputjes prej Italisë, si dhe se vendet pjesëmarrëse në konferencë asnjëherë nuk do e

pranonin SСqipërinë si anëtare të saj, u përpoq që t’i dilte para situatës dСe të tërСiqej prej

marrjes pjesë në Pakt. Nga ana tjetër asnjë nga shtetet që e firmosën nuk dëshironte që të prishte

marrëdhëniet me Italinë. Edhe Turqia që gjatë kësaj kohe ishte munduar të përmirësonte

marrëdhëniet me Shqipërinë u tërhoq dhe la të kuptohej se Shqipëria ishte zonë e influencës

italiane.2

Ardhja në Shqipëri e Ryshen E. Ynajdenit përkoi me ndryshime të rëndësishme ballkanike,

ndër të cilat ishte dhe firmosja e Paktit Ballkanik. Një ndër arsyet që i bashkonte katër shtetet

ballkanike në nënshkrimin e këtij pakti ishte dhe ndalimi i rritjes së ndikimit italian më në

thellësi të Ballkanit. Mbështetur mbi faktin se Shqipëria ishte fqinja e bregut lindor të Italisë si

dhe kishte nënshkruar me Romën traktate të rëndësishme, Ataturku përpara se të dërgonte në

Shqipëri Ryshen E. Ynajdenin, gjatë një bisede i dha këtij të fundit disa këshilla mbi

mbarëvajtjen e punëve në ambasadë. Në thelb ato shprehnin politikën që Turqia synonte të luante

në Shqipëri dhe më gjerë.3 Kështu ai e këshillonte ambasadorin e ardhshëm, se mosfutja e

Shqipërisë në Paktin Ballkanik lidhej me interesat e veçanta që shfaqte ajo në krahasim me

1 Menter Sahinler, OrТgjТna, ndТkТmТ…, f. 126-127. 2 Ndërkohë qeveria shqiptare gjatë muajit maj 1933, caktoi si të dërguar të saj në Ankara Xhavit Beun. Shiko Atatürk'ün Söylev ve Demeçleri. (“Fjalime dСe deklarata nРa Ataturku”) Vol. II, Türkiвe Büвük Millet Meclisi’nde ve C. H. P Kurultaвlarında (1906 – 1938), Atatürk Arastirma Merkeгi Baskanliği, Ankara оniversitesi, 2006, f. 310. “Arnavut Elçisi‘nin Söвlevine Cevap – 14 maвis 1933”. 3 Kopi Kвçвku, “AСmet ГoРu dСe Turqia...”, f. 35.

Page 151: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

108

vendet e tjera. Por, Ataturku donte që dhe Shqipëria të ishte pjesëtare e natyrshme dhe e

përhershme e këtij pakti. Megjithatë, sipas këshillave që ai jepte, Shqipëria duhej të priste

momentin e përsСtatsСëm për t’u bërë pjesë me të drejta të plota, asСtu si dСe sСtetet e tjera që

kishin nënshkruar Paktin.1 Në direktivat e tij, Ataturku e përmblidhte në këtë formë politikën e

Turqisë në Ballkan: “[Turqia B.K.] ...punon për miqësi të vërtetë, serioze, në të gjithë Ballkanin

e në garanci e çiltërsi të ndërsjellë për çdo çështje. Ndërkaq, edhe për bullgarët ushqejmë të

njëjtat ndjenja... Të punosС me besnikëri e dasСuri me përfaqësuesit e sСteteve ballkanike dСe t’i

nбitësС ata t’u bëjnë tСirrje sСteteve e qeverive të tвre për të punuar në këtë drejtim”. Ai

vazhdonte duke theksuar se ish-sekretari i tij, në misionin e ri duhej të kishte kujdes nga

agjenturat e shteteve të huaja, një pjesë e të cilave ishin kundër zgjerimit të politikës turke në

Ballkan, ashtu siç kishte dhe shqiptar që shfaqnin miqësi dhe dashamirësi ndaj kombit dhe shtetit

turk.2 Gjatë muajve që pasuan marrëdhëniet mes dy vendeve do përjetonin një “ftohje” të dytë e

cila erdhi si pasojë e mbylljes së përfaqësisë shqiptare në Ankara më 17 tetor 1934, me

arsyetimin e mungesës së fondeve dhe krizës që po kalonte ekonomia shqiptare. 3 Sipas

dokumenteve turke një deklaratë për tërheqjen e ambasadës shqiptare prej Turqisë ishte bërë që

në muajin mars 1934, një muaj pas firmosjes së Paktit Ballkanik.4 Megjithatë qeveria turke

vazhdoi të ishte e pranishme në Shqipëri me përfaqësues të rregullt gjer në vitin 1936. Në këtë

vit, një nРjarje e paгakonte do t’i përkeqësonte këto marrëdСënie përfundimisСt, kjo nРjarje

kishte të bënte me fejesën e motrës së Zogut, Sanijes, me djalin e sulltanit të ndjerë

Abdylhamidit II, princin Abidin.5

Edhe pse marrëdhëniet mes dy vendeve kaluan në një fazë stabilizimi gjatë fillimit të viteve

’30, ato përjetuan një krisje serioгe përfundimtare në vitin 1936, e cila do të vaгСdonte deri në 1 Kopi Kвçвku, “AСmet ГoРu dСe Turqia...”, f. 35. 2 Po aty, f. 35-37. Ryshen E. Ynajdeni mbërriti më 8 prill në Durrës dhe më 15 prill i paraqiti Ahmet Zogut letër-kredencialet e tij. Ai zëvendësoi Tahir Lutfi Beun. 3 BCA. (Basbakanlık CumСuriвet Arsivi), Tarih: 17/10/1934, Dosya: 421A51, Fon Kodu: 30..10.0.0, Yer No: 233.572..11. “Arnavutluk'un Atina ve Ankara Elçisi Cavit'in, Рeçici olarak sefaretten aвrıldığı için, вeniden itimatname sunulmasına Рerek olmadığı.” SСiko edСe AMPJSH, V. 1934, D. 1, Fl. 19-22. (Konferenca e tretë Ballkanike i zhvilloi punimet nga tetori 1932 – deri në mars 1933. Ndërsa Konferenca e katërt Ballkanike i zhvilloi punimet nga nëntori 1933 – deri në shkurt të vitit 1934). Në fakt gjatë kësaj kohe Mustafa Qemal Ataturku do të sillte si përfaqësues në Shqipëri një prej njerëzve të tij më të afërt Ryshen Eshref Ynajden, por pavarësisht kësaj, asgjë nuk u përmirësua në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Pas tij, si përfaqësues i shtetit turk do të vinte Jakup Kadri Karasmanogluja, një ndër përfaqësuesit më të shquar të letërsisë turke të kohës. 4 BCA. Tarih: 24/3/1934, Dosya: 421A45, Fon Kodu: 30..10.0.0, Yer No: 233.572..5. “Balkan Paktı ve Arnavutluk dış siвaseti ve memleketimiгdeki Arnavutluksefaretinin kaldırılması Сakkında Dışişleri Bakanının beвanatı.” 5 BCA. (Basbakanlık CumСuriвet Arsivi), TariС: 14/2/1936, Dosвa: 244232, Fon Kodu: 30..10.0.0, Вer No: 203.387..13. “Arnavutluk Kralı ГaРo'nun kıгkardeşiвle II. AbdülСamit'in oğlu Abidin'in düğünleri ile ilРili Tiran Рaгetesinde çıkan вaгılar.”

Page 152: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

109

fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Tashmë, gjatë këtyre viteve marrëdhëniet diplomatike të

Turqisë deri në 1938, do të vazhdonin të rregulloheshin sërish me “CСarge d’affaТres”.1 Prej

pothuajse dy vitesh, si në qarqet politike e diplomatike ashtu dhe në popull kishin dalë informata

se mes Jugosllavisë dhe Turqisë diskutohej për një marrëveshje mbi shkëmbimin e 50.000

shqiptarëve kosovarë drejt hapësirave të pabanuara turke. Por në pamjen e parë kjo marrëveshje

dukej sСumë e vësСtirë për t’u realiгuar. MeРjitСatë sipas njoftimeve numri i të sСpërnРulurve

mund të shkonte gjer në 300.000, për të cilët diplomati turk në Beograd thoshte se pjesa më e

madhe e atyre që do shpërnguleshin do ishin turq, por numri i këtyre të fundit ishte shumë më i

pakët në krahasim me numrin e deklaruar për shkëmbim. Përpjekjet e para reale për

konkretizimin e kësaj marrëveshje nisën në Konferencën e Antantës Ballkanike të mbajtur gjatë

25-27 shkurtit 1938 në Ankara. 2 Këto përpjeke u konkretizuan më pas dhe me vizitën e

delegacionit turk në Beograd (9-12 maj) të përbërë nga Xhelal Bajar, President i Këshillit të

ministrave dhe Rustu Aras, ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë, ku çështja e shkëmbimit të

popullsive u diskutua më me hollësi.3

Gjatë këtyre bisedimeve, qeveria e Stojadinoviçit i ofroi Turqisë që të paguante 15 mijë

dinarë për çdo familje kosovare që do largohej nga Serbia. Pas një sërë diskutimesh u hartua dhe

një marrëveshje qeveritare.4 Bisedimet mes dy vendeve rifilluan në Stamboll më 9 qershor nën

drejtimin e delegatit turk Hasan Saka. Nga pala jugosllave merrnin pjesë M. Ristiqi, shefi i

Seksionit Ballkanik pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, si dhe J. Magovçeviç, inspektor i

Ministrisë së Bujqësisë. Në mbledhje ishin të pranishëm dhe delegati rumun e ai grek në Turqi

(M. R. Rafael), me cilësi vëzhguesi. Bisedimet u mbajtën me dyer të mbyllura dhe vazhduan gjer

në fillim të muajit korrik.5

Më 11 korrik 1938 mes Jugosllavisë dhe Turqisë (përkatësisht mes Ataturkut dhe

Stojadinoviçit) u nënshkrua Konventa mbi shpërnguljen e popullsisë myslimane, e njohur

1 Si përfaqësues i sСtetit sСqiptar në këtë koСë isСte Asaf БСaбСuli. SСiko BCA. (Basbakanlık CumСuriвet Arsivi), TariС: 6/6/1938, Dosвa: 11457, Fon Kodu: 30..10.0.0, Вer No: 131.938..14. “Arnavutluk devletinin, Ankara Elçiliği'ne taвini düşünülen Asaf Caculiiçin, CumСurbaşkanlığı'ndan iгin isteği.” 2 “La Conference de l’Entente balkanique a Ankara”, Bulletin Periodique de la Presse Yougoslavie. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 123, 11 Fevrier – 24 Avril, 1938, f. 9. Në fund të Konferencës u mbajt dhe një Komunikatë zyrtare për qëndrimet e përbashkëta që do mbanin shtetet anëtare të Paktit (f. 10-11). 3 “Les relations avec la Turquie”, Bulletin Periodique de la Presse Yougoslavie. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 124, 25 Avril – 17 Juin, 1938, f. 6-8. 4 Noel Malcolm, Kosova një histori e shkurtër. Prishtinë: Koha, 2011, f. 366. 5 Hakif Bajrami, “Konventa JuРosllavo-Turke e vitit 1938 për sСpërnРuljen e sСqiptarëve”, E vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi. Akademia e SСkencave e RPS të SСqipërisë, Instituti i Historisë, Tiranë: “8 Nëntori”, 1990, f. 336.

Page 153: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

110

ndryshe edhe si “Konventa për shpërnguljen e popullsisë turke”, por që në fakt nuk ishte vetëm

se popullsi myslimane shqiptare.1 Sipas marrëveshjes, Turqia do të pranonte 40 mijë familje

kosovare myslimane me një çmim prej 500 funtesh turke për familje. Në bazë të traktatit një

Komision i qeverisë jugosllave do të përgatiste listën e emigrantëve, ndërsa toka e tyre

menjëherë do të bëhej pronë e shtetit jugosllav.2 Për fat të mirë, kjo konventë nuk arriti të hynte

asnjëherë në fuqi dhe të zbatohej sepse pak kohë më pas qeveria e Stojadinoviçit ra, ndërsa

Ataturku vdiq.3 Sipas nenit 1 të Konventës, Turqia dhe Jugosllavia duke konstatuar prirjen për

emiРrim të sСfaqur nРa popullsia turke mвslimane në Serbinë e JuРut, vendosën që t’i krijojnë

kësaj popullsie mundësinë për t’u larРuar në mënвrë të liРjsСme e për t’u basСkuar me trunРun e

saj etnik natyror.4 Shtetasit jugosllavë me fe, kulturë dhe përkatësi myslimane, gjithsej 40.000

familje, detyroheshin të linin trojet e tyre në rajone të tilla si Banovina e Vardarit, Banovina e

Zetës, si dhe ajo e Moravës, e të emigronin detyrimisht në Turqi (neni 3). Ky emigrim do të

kryhej në një periudhë kohore gjashtë vjeçare, çdo vit nga 1 maji deri në 15 tetor do të

shpërngulej një numër familjesh i përcaktuar sipas krahinave të mësipërme (neni 4). E gjithë

pasuria që do të linin pas këto familje, duke përfshirë pasuritë e tundshme dhe ato të patundshme,

do të mbeteshin pas largimit pronë e qeverisë jugosllave (neni 6). Ndërsa sipas nenit 17, të rinjtë

që ishin futur në listat e shpërnguljes dhe që ishin mobilizuar në ushtrinë jugosllave, menjëherë

do të liroheshin nga shërbimi ushtarak. Në zonën e lirë të Selanikut do të ngrihej një komision

nga nëpunës të të dyja qeverive për të marrë masat e nevojshme për rrethanat e pritjes, kalimit të

kufirit dhe transportimin e tyre (neni 20).5

Gjatë kësaj kohe reagime pati edhe prej shtypit evropian, sidomos prej shtypit që përcillte

ngjarjet në Oksident dhe Gadishullin e Ballkanit. Një ndër reagimet më të spikatura ndaj

marrëveshjes famëkeqe turko-serbe ishte ai i revistës mujore “La Nation Arabe” e cila botohej në

Gjenevë. Në faqet e kësaj reviste vihej theksi se kjo marrëveshje prek vetëm shqiptarët e

Kosovës, Metohisë dhe Maqedonisë, sidomos pjesën myslimane të kësaj popullsie. Një theks i

veçantë vihej tek roli i Turqisë në këtë marrëveshje, e cila synonte të popullonte hapësirat e saj të

pabanueshme me të ardhurit nga Ballkani e kryesisht nga ata që jetonin në krahinat e mësipërme.

1 Marenglen Verli, Reforma agrare kolonizuese në Kosovë (1918-1941). Tiranë: Iliria, 1992, f. 78. 2 Noel Malcolm, Kosova..., f. 366. 3 Dushan T. Batakoviç, Kosovo and Metohija Living in Enclave. Belgrade: Institute for Balkan Studies, Serbian Academy of Science and Arts, 2007, f. 54-55. 4 Hakif Bajrami, “Konventa JuРosllavo...”, f. 336. 5 Po aty, f. 336-340.

Page 154: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

111

Ndërsa për Beogradin kjo marrëveshje synonte që të shpronësonte e zhvendoste atë pjesë të

popullsisë shqiptare që banonte në vijën kufitare me shtetin shqiptar, për të krijuar një rrip

popullsie me serbë e malazezë që do vendoseshin në zonat e banuara më parë nga kosovarët.

Vetëm kështu do të minimizohej rreziku i ndikimit të popullsisë së mbetur shqiptare nga shteti

amë i cili herë pas here interesohej dhe kritikonte Beogradin për gjendjen e kësaj etnie. Artikulli

ishte një kritikë e vërtetë si ndaj Beogradit dhe Ankarasë ashtu dhe ndaj Fuqive të Mëdha dhe

atyre që e mbajnë veten të qytetëruar (shtetet e qytetëruara).1 Në artikull cilësohej qartë se: “Në

krahinat e Kosovës, Metohisë dhe Maqedonisë shpronësimi arbitrar vazhdon në mënyrë

metodike pa as më të voglin hezitim... Për realizimin e këtij projekti ata [turqit - B.K.]

mbështeteshin në emigrimin e myslimanëve të Ballkanit dhe në vendosjen e tyre në Anatoli

[Anadoll - B.K.]”.2

Përpjekjet për ta parë Turqinë si një model zhvillimi dhe për ta krahasuar atë me rrugën që po

ndiqte shteti shqiptar, nuk munguan as në vitet e monarkisë. Një pjesë e intelektualëve që ishin

larguar gjatë kohës kur Ahmet Zogu u rikthye në Tiranë më 1924, ishin vendosur në Turqi dhe

prej andej vazhdonin aktivitetin e tyre politik kundër tij. Ndërsa një pjesë tjetër, të cilët nuk

kishin qenë kundërshtarë të hapur të regjimit të tij, u rikthyen në vend dhe vijuan të ruanin

qendrimin e tyre të mëparshëm politik, por duke e shfaqur në rrethe të ngushta. Vetëm pak prej

tyre patën kurajon që këtë gjë ta shfaqnin hapur dhe ta kritikonin monarkinë si një shtojcë të

Italisë në Ballkan. Një ndër zërat dhe mbështetësit më të mëdhënj të reformave qemaliste në

Turqi, ishte dhe Branko Merxhani. Ai mendonte se rruga e ndjekur prej Ankarasë mund të ishte

dhe një model politik e zhvillimi ekonomik edhe për shtetin e vogël shqiptar. Gjatë veprimtarisë

së tij Рaгetareske në SСqipëri në fund të viteve ’30, krвesisСt si botues i revistës së përmuajsСme

“Përpjekja Shqiptare”, ai përkrahu hapur mendimin qemalist dhe reformat e ndërmarra prej

Ataturkut. Pikërisht në numrat 18-24 të kësaj reviste, ai boton një artikull të gjatë mbi Ataturkun

dhe kujtimet e tij gjatë kohës që studionte e jetonte në Turqi.3 Kuptohet që shkrimi është një

përpjekje për të vlerësuar pozitën e Turqisë ndaj asaj të Shqipërisë në dekadën e fundit. Ai

mundohet që duke vlerësuar figurën e Ataturkut, të nxjerrë në pah të metat dhe problemet e

1 E vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë, “8 Nëntori”, 1990, f. 307-309. Artikulli është pjesë e dokumenteve të botuara në këtë botim. Bëhet fjalë për nr. 18-19 të kësaj reviste, maj-qershor dhe korrik-gusht të vitit 1938. 2 Po aty, f. 307-308. 3 Branko MerбСani, “Ataturk – Disa kujtime të miat të vjetra dhe të reja”, Përpjekja Shqiptare. Tiranë: Nr. 18-24, Viti II, Dhjetor 1938, f. 314-319.

Page 155: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

112

monarkisë shqiptare. Gjithashtu shkrimi është një nekrologji për humbjen e një figure të madhe

si ajo e Babait të Kombit turk, Mustafa Qemalit.1 Branko Merxhani u përpoq, që në fillim të

botimit të kësaj reviste, që të sillte artikuj kritik mbi regjimin monarkik në Shqipëri dhe kryesisht

mbi mënyrën se si po e qeveriste vendin Ahmet Zogu. Kritika të ashpra i adresoheshin atij në

lidhje me varësinë ekonomike që vendi kishte marrë ndaj Italisë. B. Merxhani sugjeronte si

alternativë hapjen e vendit me fqinjët e kryesisht Turqinë e largët, e cila po përjetonte një epokë

ndryshimeshe e reformash. Këto ai i shpreh që në numrin e dytë të revistës ku hedh një sërë

kritikash mbi ekonominë dhe drejtimin politik të vendit.2

II.4. Bashkësia Islame Shqiptare dhe marrëdhëniet ndërshtetërore 1920-1939

Pas shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor 1912, pavarësisht se shumica e popullsisë shqiptare

ishte e besimit mysliman, populli shqiptar përmes përfaqësuesve të tij, vendosi për një shtet laik

dhe jo një shtet që do kishte një fe zyrtare. Për më tepër, as besimtarëve myslimanë që ishin

shumicë nuk i njohu ndonjë pozitë të privilegjuar. Të gjitha qeveritë që erdhën pas vitit 1920,

synuan që të zvogëlonin ndjeshëm ndikimin e shteteve fqinje në çështjet fetare brenda vendit dhe

si rrjedhojë dhe ndikimin e tyre në politikat e shtetit shqiptar. Feja u pa prej tyre si një mjet ose

mënвrë që mund t’i sСërbente këtвre vendeve për të rritur ndikimin ndaj një pjese të popullsisë

shqiptare, apo për të frymëzuar revolta e kryengritje. Në vitin 1921, “Një Aleancë kombëtare

myslimane” shqiptare shpalli mëvetësimin nga Shejhul Islami i Stambollit.3 Ky ishte kongresi i

parë kombëtar fetar mysliman me natyrë dhe ide patriotike që zhvillohej në shekullin e XX, në

trojet shqiptare. Qëllimi i këtij kongresi ishte i qartë, ai nuk përbënte një “skizmë fetare”, por një

shkëputje administrative prej kryesuesit të fesë islame që ishte në Stamboll. Kjo iniciativë ishte

një peshë e rëndë për udhëheqësit fetarë myslimanë si Hafiz Vebi Dibra, Hafiz Ali Korça, Hafiz

Ismet Dibra, Hafiz Ibrahim Tirana etj., të cilët mbartnin një barrë që askush para tyre jo vetëm në

trojet shqiptare, por edhe në kombësitë e tjera të Perandorisë Osmane nuk kishte marrë ende

guximin ta kryente. Ata jo vetëm e kryen detyrën e tyre, por dy vjet më pas në shkurt-mars të

vitit 1923 nëpërmjet një Kongresi të Myslimanëve të Shqipërisë, ata e shpallën zyrtarisht

1 Branko MerбСani, “Ataturk – Disa kujtime…”, f. 317, 319. 2 Branko MerбСani, “Politika dСe Kultura”, Përpjekja Shqiptare. Tiranë: Nr. 2, Viti I, Nëndor 1936, f.3. 3 Roberto Moroco dela Roka, Kombësia dhe feja në Shqipëri 1920-1944. Tiranë: “Elena Gjika”, 1994, f. 28.

Page 156: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

113

vendimin e marrë në vitin 1921. Si udhëheqës të komunitetit fetar, delegatët e ardhur nga e gjithë

Shqipëria zgjodhën Hafiz Vehbi Dibrën (Agollin).1

Duhet të theksojmë se procesi i mëvetësisë prej Shejhul-Islamit nuk filloi mirëfilli në vitin

1921, por ai kishte filluar që në vitin 1912, kur Qeveria e Vlorës e kishte shpallur Vehbi Agollin

Kryemyfti të Shqipërisë pa pyetur dhe pa marrë miratim nga Stambolli.2 Në Kongresin e Parë

Mysliman morën pjesë 36 delegatë, ndër të cilët 7 prej tyre ishin deputetë. Statuti i Komunitetit

Mysliman doli po atë vit, aty vihet në dukje se Këshilli i Naltë i Sheriatit duhet të ishte me

anëtarë prej racës shqiptare. Kongresi i Parë Mysliman Shqiptar përfaqëson organizimin fetar

mbi baza kombëtare të shumicës së popullsisë shqiptare. Një organizim i këtij lloji ishte i pari –

gjatë fillimit të shek. XX – në të gjithë botën islame, si dhe një rast unik në historinë e Islamit.

Një rol kryesor luajti edhe Ahmet Zogu, i cili lejoi mbajtjen e këtij kongresi, prandaj në fjalën e

hapjes së kongresit Vebi Agolli nuk harroi të falënderonte Ahmet Zogun, i cili kishte ndihmuar

dhe lehtësuar mbledhjen dhe organizimin e kuvendit.3

Në parantezë këtu duhet të ndalemi pak, pasi duhet të shpjegojmë se pse A. Zogu ofroi

ndihmën e tij në pavarësimin dhe emancipimin e komunitetit mysliman prej Shejhul-Islamit.

Politika zogiste ishte e tillë që ruante një linjë mendimi për një periudhë të gjatë kohore, rrallë

herë është parë që A. Zogu të ndryshojë shpesh apo shumë shpejt një mendim për një çështje të

caktuar, përkundrazi ai mendimin e tij e mbështeste dhe e mbronte në të gjitha mënyrat e

mundshme, në këtë opus bën pjesë edhe mendimi i tij për komunitetet fetare. Ai i mendonte

komunitetet fetare si entitete të pavarura dhe të pandikuara prej politikave rajonale, pasi nëse do

të ndodhte kjo gjë, – mpleksia e politikës me fenë ose ndikimi i të parës tek e dyta, – atëherë

pasojat e saj për shtetin e brishtë shqiptar do të ishin të mëdha. Duke qenë se vizioni i tij për

komunitetet fetare ishte i qartë, atëherë ai u mundua ta zbatonte atë që në momentin e parë që do

t’i jepej mundësia dСe mundësitë atij nuk i munРuan. Kur flasim për viгionin e A. ГoРut dСe

patriotëve shqiptarë për komunitetet fetare, në të njëjtën kohë flasim edhe për vizionin e tyre për

politikën njëkohësisht, pasi të gjithë ata mendonin se stabiliteti politik shqiptar do të vinte si

1 Qarkore drejtuar Prefekturave, Nr. 4859, Tiranë: MPB, 12-III-1923. Shiko edhe Roberto Moroco dela Roka. Kombësia..., f. 28. 2 Prof. Dr. Qaгim БСelili dСe Prof. As. Dr. Arian Kadiu, “VeСbi Dibra – Figurë komplekse e personalitetit të shquar mвsliman dСe lëviгjes kombëtare”, Perla. Revistë Shkencore-Kulturore, Tiranë: 2003 / 3-4 , f. 48-49. 3 Gaгmend SСpuгa, “Rëndësia dСe mesaгСi i KonРresit Mвsliman”, Korrieri. Tiranë: 19 maj, 2006, f. 16.

Page 157: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

114

pasojë e mos ndikimit të komuniteteve fetare prej politikave të shteteve fqinje.1 Duke dashur të

ulë ndikimin grek ose sllav që vinte nëpërmjet patrikanës ose kishës ortodokse, atë italian që

vinte nëpërmjet kishës katolike dhe atë turk që vinte përmes komunitetit mysliman, A. Zogu dhe

klasa politike shqiptare, projektoi një ide të qartë, e cila kishte të bënte me pavarësinë e këtyre

komuniteteve prej qendrave të tyre, përkatësisht atij Islam prej Stambollit, atij Ortodoks prej

Patrikanës ose Beogradit dhe atij Katolik prej Vatikanit. Në dy rastet e para suksesi ishte i plotë,

ndërsa në të tretin, dështoi. Ekziston edhe një mendim i përfaqësuar prej studiuesit Alexander

Popoviç, se Kongresin e myslimanëve të Shqipërisë mund ta ketë mbështetur që në fillim të tij

edhe Shejh-ul-Islami i Stambollit, por ky mendim duhet të analizohet saktë dhe të mbështetet në

të dhëna të qarta që e vërtetojnë atë. Pikërisht për këtë gjë, A. Popoviç nuk ka arritur të japë asnjë

të dhënë të saktë.2

Nisur nga kjo premisë, “ku shteti synon të mbaj nën kontroll klerin”, vlen të analizohen edhe

dokumentet zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, post të cilin Zogu e mbante gjatë asaj

kohe bashkë me atë të kryeministrit. Kështu sipas dokumentacionit vërehet se ai u përpoq që

fillimisСt komunitetet fetare t’i kalonte në varësi të Ministrisë që ai drejtonte. Kjo çësСtje u

diskutua dhe në Këshillin e Ministrave, në të cilin përmes vendimit Nr. 159 të 29 marsit 1923 u

vendos që kleri Katolik, Orthodoks dhe ai Muhamedan [cituar sipas emërtimit të përdorur në

dokumentacion - B.K.], të kalonin në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme deri sa të

hartohej një ligj i posaçëm për marrëdhëniet që do të kishte shteti me klerin në Shqipëri. 3

Njëherazi duke e vendosur klerin nën patronazhin e vet, Ahmet Zogu arriti të siguronte të paktën

se prej tyre nuk do të kishte ndonjë të keqe, si personalisht ashtu dhe krahu politik që ai

përfaqësonte. GjitСsesi çësСtja e klerit nuk isСte e tСjesСtë për t’u administruar. Faktorë të

shumtë ndikonin dhe e shtynin shtetin e brishtë shqiptar që të ruante një kontroll të kufizuar mbi

çështjet e klerit e sidomos atij mysliman që zinte dhe numrin më të madh të popullsisë. I

favorizuar dhe nga marrëdhëniet e pastabilizuara me Turqinë Qemaliste, Ahmet Zogu shfrytëzoi

momentin për të shkëputur njëher e mirë edhe marrëdhëniet fetare prej Stambollit.4 Armë kjo, që

1 Qarkore drejtuar Prefekturave, Nr. 6683. Tiranë: MPB, 11-IV-1923. Sipas qarkores të gjithë komunitetet fetare do të vareshin drejtpërdrejtë prej Ministrisë së Punëve të Brendshme. 2 Alexander Popoviç. Islamizmi Ballkanik – Myslimanët e Evropës Juglindore gjatë periudhës pasosmane. Tiranë: Dituria, 2006, f. 34. 3 Qarkore drejtuar Prefekturave, Nr. 6683. Tiranë: MPB, 11-IV-1923. 4 Qarkore drejtuar Prefekturave, Nr. 5456. Tiranë: MPB, 11-IV-1923. Qarkorja tregon pamundësinë e shtetasve shqiptarë për të udhëtuar e qendruar në Turqi.

Page 158: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

115

në një të ardСme të afërt nuk do t’i jepte mundësinë Mustafa Qemalit apo kujtdo tjetër për të

ndikuar në Shqipëri.

Pjesë e këtij plani, siç u pa më sipër, ishte edhe mëvetësia e myslimanëve shqiptarë prej Shejh-

ul-islamit të Stambollit, për këtë arsye Ahmet Zogu u bë ndër iniciatorët dhe mbështetësit në

fillim të Aleancës kombëtare islame (1921) dhe më pas të Kongresit Islam Shqiptar (1923). Kjo

Рjë i sСkoi për sСtat’ edСe teoloРëve e udСëСeqësve fetarë mвslimanë sСqiptarë – me ndonjë

përjashtim, – të cilët u bashkuan dhe treguan një shembull të lartë patriotizmi dhe besimi. Shtypi

shqiptar, duke e vlerësuar këtë forum jo vetëm si një ngjarje thjesht fetare apo shpirtërore,

përcolli që në fillim hap pas hapi, projektimin dhe realizimin e idesë së mbajtjes së kongresit

mysliman. E gjithë kjo, ndodhte për shkak se një tubim i këtij lloji i kapërcente interesat e fushës

për të cilën mbahej; ai nuk kishte thjesht karakter fetar. I tërë shtypi atdhetar brenda dhe jashtë

vendit, uronin udhëheqësit e kongresit për nismën e ndërmarrë dhe shprehnin besimin se kjo

nismë do të kishte sukses të gjatë. Në gazetën “Populli”, nr 5, 16.02.1923 dhe gazetën

“Elbasani”, nr 9, 19.02.1923, shprehej një përgëzim i hapur për iniciatorët e kongresit dhe

dëshira e artikullshkruesve, se përfundimet dhe vendimet që do të merreshin aty do të ishin baza

të përparimit dСe do t’i përРjiРjesСin plotësisСt interesave të shtetit dhe kombit shqiptar.1

Nga ana tjetër pas shfuqizimit të sulltanatit më 1 nëntor 1922 dhe pas shpalljes së Turqisë

republikë më 29 tetor 1923, kleri turk i cili e gjeti veten një vit më pas edhe pa Shejh-ul-Islam,

nuk pati mundësi që të merrej me çështjen e shkëputjes së klerit mysliman shqiptar prej tij.

Problemet e shumta përbrenda dhe lufta kundër “prapambetjes” së fesë që filloi në Turqinë e

atyre viteve, i detyruan klerikët mysliman turq që të anashkalojnë problemet e jashtme të

shkëputjeve administrativo-fetare dhe të merren me problemet e tyre të brendshme. Duke qenë se

ra institucioni i Shejh-ul-Islamit që përfaqësonte myslimanët e tërë botës, i cili e kishte qendrën

në Stamboll, atëherë klerikët turq humbën mundësinë e vetme për të ruajtur ndikimin e tyre mbi

komunitetet fetare myslimane në Ballkan dhe në Azi. Qeveria e re me në krye Mustafa Qemalin

synoi, që brenda viteve të para të ardhjes në pushtet të ndërmerrte një sërë reformash civilizuese,

sociale, administrative, politike, ekonomike e fetare. Ndër këto reforma ishte edhe ajo e

kombëtariгimit të çësСtjes fetare, duke kërkuar që fesë t’i vesСin petkun kombëtar, për ta ktСвer

fenë islame në një pasuri kombëtare, që asnjë turku të mos i dukej e huaj apo e trashëguar nga

1 Ali M. Basha, Islami në Shqipëri gjatë shekujve. Tiranë: 2000 – Hixhri 1421, f. 122

Page 159: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

116

një komb tjetër – reminishencat e këtyre reformave do të ndjeheshin në Shqipëri disa vite më

pas.1

Megjithatë duhet thënë se shteti shqiptar ishte i pafuqishëm që të zotëronte dhe drejtonte të

gjitha çështjet me impakt civil dhe publik në jetën e popullit shqiptar. Pavarësisht faktit se me

reformat e ndërmarra synohej oksidentalizimi i Shqipërisë, sërish duhet cilësuar se kjo nuk mund

të arrihej menjëherë dhe që në vitet e para të ndërtimit të administratës shtetërore. Siç dhe është

përmendur në fillim të këtij kapitulli, shteti shqiptar trashëgonte prej Perandorisë Osmane një

infrastrukturë të tërë ligjesh, organizimesh administrative, traditash etj. Të gjitha këto nuk mund

të ndërroСesСin brenda një dite dСe as nuk mund të imaРjinoСej që t’i imponoСej një populli që

kishte jetuar për pesë shekuj nën drejtimin osman, një kulturë civile dhe ligjore oksidentale e

panjohur për të. Prej këtij qerthulli, nuk shpëtonte as bashkësia e besimtarëve muslimanë të

Shqipërisë. Prandaj, qeveritë e asaj kohe u përpoqën që t’i njoСin kësaj basСkësie (si dСe

bashkësive të tjera) disa të drejta apriori, ashtu si dhe organizimin e Gjyqeve të Sheriatit (të

njohura ndryshe si gjyqet klerikale). Këto gjyqe kryenin disa nga funksionet kryesore civile dhe

me rëndësi në jetën sociale. Kështu përmes këtyre gjyqeve sanksionoheshin aktivitete të tilla si

kurorëzimet dhe çkurorëzimet, si dhe aktivitetet të tjera “qi lejnë prej tyne”.2 Vetëm se duhet

theksuar, se neni 13 i “Ligjit të Organizimit të Gjykatave”, sipas vendimit të Këshillit të

Ministrave, caktonte që të gjitha këto funksione civile që i ishin lënë në gjykim klerit, duhet të

kryheshin në gjuhën shqipe dhe jo në gjuhë të huaj, ndryshe ato nuk do të njiheshin prej

Prefektuarave.3 Se sa ndikonte Ministria e Punëve të Brendshme në mbarëvajtjen e veprimtarisë

fetare prej komuniteteve të besimtarëve myslimanë, mund ta verifikojmë dhe prej dokumenteve

të lëshuara prej saj. Kështu më 7 shkurt të vitit 1923, ministri i Punëve të Brendshme A. Zogu

përmes njëqarkoreje që i referohej vendimit të Këshillit të Ministrave (Nr. 57, dt. 29-I.1923)

lejonte “”Gjyqin e Nalt të Sheriatit të zhvillonte mbledhjen e tij të përgjithshme më datë 20

shkurt 1923, për formimin e Këshillitë të Myslimanizmës (Xhemijeti Islamije), i kërkuar shumë

herë prej popullit besimtar mysliman.4

1 Haki Sharofi dhe vepra e tij, Tiranë: AIITC, 2000, f. 229. 2 Kryesia e Këshillit të Ministrave, drejtuar MPB, Nr. 1598. Tiranë: MPB, 30-VI-1922. Sipas këtij dokumenti, i njihej e drejta komuniteteve fetare që të kishin gjyqet klerikale, në funksion të përcaktimeve ligjore, sipas nenit 13-14 të Ligjit të Organizimit të Gjykatave. 3 Po aty, nenet 13-14. 4 Qarkore drejtuar Prefekturave, Nr. 2368. Tiranë: MPB, 07-II-1923.

Page 160: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

117

Kjo marrëdhënie “e ngushtë” ndërmjet Kryeministrisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme

dhe Bashkësisë Islame të sapo formuar shfaqet në trajtën e një simbioze ku herë njëra palë

kërkon të kontrollojë tjetrën dhe herë pala tjetër kërkon që të përfitojë prej pushtetit për të shtrirë

ndikimin e saj në të gjithë territorin shqiptar. Pikërisht prej kësaj marrëdhënie lindin dhe

bashkëpunimet e para me interes kombëtar të shfaqura në formë kërkesash prej Kryesisë së

Këshillit të Nalt të Sheriatit adresuar ndaj Ahmet Zogut, në cilësinë e Kryeministrit dhe ministrit

të Punëve të Brendshme, për ta ndihmuar të parën që të “ndëshkojë” hoxhallarët e pabindur dhe

që jepnin fetva të pa miratuara nga Myftinitë përkatëse. Simbioza e bashkëpunimit dhe përfitimit

të përbashkët që vërehet në radhët e drejtuesve të Bashkësisë Islame të këtyre viteve është e

rrallë dhe tregon brishtësinë e ekuilibrave në Shqipëri, ku komunitetet fetare të pa konsoliduar

synonin rritjen e ndikimit të tyre dhe shtrirjen e këtij ndikimi duke përdorur administratën

shtetërore si katapultim për realizimin e këtij synimi. Në një nga kërkesat e përmendura më sipër

thuhet se: “...i lutemi asaj të ndershmes Ministri [Ministrisë së Punëve të Brendshme – B.K.] me

pas mirësinë me dhanë urdhër zyrave që mvaren në atë Ministri të cilat të lajmërojnë popullin e

qarqevet për ndalТmТn e marrjes së fetvanave nga СoбСet e tjerë qТ s’e kanë për kompetuncë...dСe

fetvanat e tyne të mos përdoren në gjyqet e Drejtësisë dhe në asnji zyrë tjetër të shtetit.”1

Në 14 qershor të vitit 1923 Këshilli i Nalt aprovoi “Statutin Legal të Komuniteteve Fetare”, i cili

dhjetë ditë më pas ju përcoll prefekturave dhe vet komuniteteve. Sipas këtij ligji secili prej

komuniteteve fetare mund të ketë lidhje spirituale dogmatike me qendrat e mëdha fetare

përjashtë Shqipërisë, por kuptohej përveç këtyre marrëdhënieve asnjë mënyrë tjetër relatash nuk

lejohej. Në të përcaktohej qartë se parija fetare e shkallës së lartë duhet të kishte këto cilësi:

a. Nënshtetësi shqiptare

b. Të dijë gjuhën shqipe

c. Të gëzojë të drejtat civile dhe politike

d. Të jetë prej racës shqiptare ose prej fëmije që prej tre brezash në Shqipëri.2

Statuti ishte shumë përparimtar për kohën pasi ai sanksiononte qartë në nenin 2 të tij se çdo degë

e Myslimanizmës (Islamit) si Synizma, Bektashizma, Rufaizma, Halvetizma, Kadirizma,

Sadizma dhe të tjerat, ashtu dhe çdo degë e Krishtërimit, si Katolicizmi, Ortodoksia,

Protestantizimi si dhe të gjitha degët e çdo feje tjetër, mund të organizoheshin dhe të njiheshin

1 Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm të Sheriatit i drejtohet MPB, Nr.13. Tiranë: MPB, 02-IV-1923. 2 Statuti Legal i Komuniteteve Fetare, Tiranë: Aprovuar nga Këshilli i Nalt, (miratuar më 14 qershor 1923). Neni 3, f. 1.

Page 161: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

118

më vetë prej shtetit shqiptar, duke ruajtur pavarësinë prej njëra-tjetrës. Pikërisht kjo gjë, tregonte

për faktin se ligjet e reja të miratuara në këto vite synuan të fusnin një frymë oksidentalizmi dhe

lirie në principet e hartimit të tyre, por gjithnjë duke mos rënë ndesh me parimet themelore të

shtetit shqiptar, – pra të mos cënimit të integritetit dhe sovranitetit të tij.1

Në pranverën e vitit 1924 Ahmet Zogu nxori një dekret qeveritar në të cilin sanksiononte

qartësisht ekzistencën në Shqipëri të bashkësive të ndryshme fetare, të cilat brenda një afati të

shkurtër duhet të pajiseshin me statute të veçanta. Sipas këtij dekreti bashkësitë fetare duhet të

njiheshin nga shteti, i cili kujdesej që të kontrollonte heqjen dorë nga çdo veprimtari politike nga

ana e tyre, si dhe emërimin dhe shkarkimin e drejtuesit më të lartë të këtyre bashkësive.

Bashkësitë fetare nuk duhet të kishin juridiksion e vet në suazën shtetërore, nuk duhet të merrnin

subvencione nga jashtë dhe as të kishin marrëdhënie me persona apo institucione të huaja që nuk

janë thjesht shpirtërore ose kulturore.2 Por, këtu duhet të saktësojmë se dekreti duhet të ketë dalë

përpara 16 korrikut 1924, aty nga fillimi i vitit, kohë në të cilën Zogu ndodhej ende në Shqipëri

dhe nuk ishte larguar ende drejt Beogradit, mbështetja e datës së mësipërme është një lapsus i

studiuesit R. M. Dela Roka, i cili nuk citon burimin. Në të njëjtin gabim ka rënë edhe studiuesi

Ali M. Basha, që për referencë ka marrë autorin e mësipërm.3

Në tetor të vitit 1923 filloi botimin revista “Zani i Nalt” si organ zyrtar i Komunitetit

Mysliman Shqiptar, ajo ishte rrjedhojë e vendimeve që u morën në kongresin e parë mysliman.

Revista kishte tone të spikatura patriotike dhe atdhetare dhe radhitej përkrah idesë për një

reformë të islamit shqiptar në drejtim modernizues. Më 1924 në faqet e kësaj reviste hapet një

debat ndërmjet përkrahësve dhe kundërshtarëve të heqjes së perçes së grave. Ky debat vinte si

rrjedhojë e një diskutimi tjetër të zhvilluar pak kohë më parë gjatë muajit mars 1923 në

parlamentin shqiptar në lidhje me heqjen e mbulesës (perçes) që mbanin gratë myslimane.4 Në

fakt edhe pse perçja nuk u hoq në atë vit, ajo do të hiqej një dekadë më pas në vitin 1937.5

1 Statuti Legal i Komuniteteve Fetare, Tiranë: Aprovuar nga Këshilli i Nalt, (miratuar më 14 qershor 1923). Neni 2, f. 1. 2 Roberto Moroco dela Roka, Kombësia dhe feja..., f. 31. 3 Për më shumë shiko veprën e Ali Bashës, Islami në Shqipëri gjatë shekujve. Tiranë: 2000 – Hixhri 1421, f. 145, në të cilën autori i referohet Roberto Moroco dela Rokës, duke cituar se dekreti ka dalë në 16 korrik të 1924, kohë në të cilën Zogu ndodhej në Beograd si rezultat i marrjes së pushtetit nga Fan Noli me shokë. 4 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, Viti i 3 i botimit, 1923, Nr. 4, f. 54. Në këtë seksion parlamentar Noli shprehu mendimin e tij se problemi nuk qendronte tek mbulesa e gruas, por tek gjendja e mjeruar në të cilën ajo ndodhej. 5 Roberto Moroco dela Roka, Kombësia dhe feja..., f. 30. SСiko dСe Revistën “Frвma”, e përmuajsСme letrare dСe kulturore e cila botohej në Shkodër prej Av. Muzafer Pipa. Në numrin gjashtë të kësaj reviste, autori që shkruan me inicialet R. A. bënë një analizë të hollësishme në lidhje me çështjen e mbulesës së femrës myslimane shqiptare. R.

Page 162: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

119

Revista do të vazhdonte botimin e saj deri në vitin 1939, vit në të cilin ajo nuk u botua më, por

do t’i linte vendin një reviste të re si “Kultura Islame”, e cila do ta përmbushte plotësisht vendin

dhe rolin që kish luajtur përmbi një dekadë e gjysmë “Zani i Nalt”. Ndërsa në janar të vitit 1922

u mbajt kongresi i Komunitetit Bektashian, Statuti i Komunitetit Bektashian shqiptar u botua në

Vlorë më 1924, në një fashikull prej 20 faqesh.1 Pas Statutit të vitit 1923, një tjetër dokument që

merr rëndësi në ngritjen dhe formimin e KMSH është ai i vitit 1925, i quajtur “Statuti i Trupit

(Xhema-tit) Mysliman Shqipëtar”, në të cilësohet saktë se cili dhe cilat duhen të jenë veçoritë që

duhet të ketë kryetari i KMSH. Ai përbën një shkëputje de jure, – pasi de facto ajo kishte

ndodhur me kohë – prej Sheh-Ul-Islamit të Stambollit. Duke e analizuar me saktësi këtë statut,

kuptojmë se ai nuk krijonte asnjë mundësi që në krye të KMSH të vendosej ose emërohej ndonjë

klerik i huaj, e aq më tepër ndonjë klerik turk. Në nenin nr. 5 thuhet: “Kryetari i Këshillit Nalt të

Sheriatit përfaqëson trupin Mysliman në Shqipënië me titullin Myfti i Përgjithshëm”.2 Pak më

poshtë në nenin nr. 6, thuhet: “Myftiu i përgjithshëm do të ketë marrë Ishazet ose të ketë mbarue

shkollën e Nyv-vatit, do të ketë zotsië të plotë në dijenië fetare e morale kombëtare, do të dijë me

shkrue e me këndue shqip e do të ketë mbush 25 vjetë e të mos jetë i dënuem prej asndonjë gjyqi

ordiner”. 3 Ndërsa për anëtarët e Këshillit të Naltë (të KMSH-së) në nenin nr. 8 thuhet se duhet

të jenë “të gjithë prej racës shqiptare njeni prej tre antarvet preferohet e dekretohet nga

Kryetari i Republikës Shqiptare për Kryemyfti e dy të tjerët mbeten për antarë”.4

Në 1 prill të vitit 1928, në Shqipëri hyri në fuqi Kodi Civil (i pari i këtij lloji i aplikuar në

historinë e popullit shqiptar), hartuesit e të cilit për bazë kishin marrë modelet perëndimore të

kodeve franceze, italian, zviceran, gjerman dhe ndonjë normë nga zakonet tradicionale shqiptare.

Po ashtu disa norma ligjore ishin marrë edhe nga kodi civil egjiptian, sidomos ato që kishin të

bënin me menaxhimin e tokave fetare (vakëfeve) të komunitetit mysliman.5 Reformat juridike

me prirje perëndimore u kurorëzuan me Kushtetutën e re të vitit 1928. Në kushtetutë cilësohej

qartë, se shteti shqiptar nuk kishte fe zyrtare, por respektonte të gjitha besimet dhe garantonte

lirinë e ushtrimit të riteve, të gjitha fetë ishin të barabarta mes tyre në këndvështrimin shtetëror

A., “Problemet t’ona sСoqnore – Mbulesa e Рrues”, “Fryma”. E përmuajsСme letrare kulturore, Shkodër: Viti I, Nr. 6, Qershor, 1944, f. 251-253. 1 Alexander Popoviç, Islamizmi Ballkanik..., f. 36. KMSH – duke iu referuar “Komunitetit Mвsliman SСqiptar”. 2 Statuti i Trupit (Xhema-atit) Mysliman Shqipëtar, Tiranë: Mbrothësija, Kristo P. Luarasi, 1925. 3 Po aty, f. 4, neni nr. 5. 4 Po aty, f. 4, neni nr. 8. 5 Roberto Moroco dela Roka, Kombësia dhe feja..., f. 31.

Page 163: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

120

dhe asnjëra nuk favorizohej. Asnjëra prej tyre nuk duhej të bëhej vegël e ndonjë shteti të huaj ose

të ndiqte politika të veçanta që ishin në interes të shteteve të ndryshme. Feja dhe besimi nuk

mund të përdorej për qëllime politike. Një vit më pas në korrik të vitit 1929, u mblodh një

kongres i Komunitet Mysliman, i cili vazhdoi në frymën e reformave të mëparshme. Duhet të

theksojmë, se këtu nuk bëhet fjalë për reforma dogmatike ose teologjike, por në kongres u morën

vendime që kishin të bënin më shumë me reformat e tipit organizativ dhe administrativ. Për këtë

gjë në shtypin e kohës u bë një debat i gjatë, sidomos interesant ishte debati ndërmjet teologut të

shquar Hafiz Ismet Dibrës (drejtor i Medresesë së Tiranës në vitet 1930) dhe Mehdi Frashërit

(kryeministër në vitet 1935-1936), i cili kishte shkruar disa artikuj në “Gazetën e Re” (artikulli i

parë ishte ai i datës 20-XI-1928), ku replikonte duke thënë se reformat e ndërmarra në Kongres

nuk kanë të bëjnë me çështjet themelore të fesë, ndërsa Mehdi Frashëri insistonte se edhe në këtë

fushë (në fushën e dogmave fetare) duheshin bërë reforma.1

Ajo që është më kryesorja qëndron në faktin se KMSH mori përsipër që në gjirin e saj të

përfshinte të gjitha sektet e tjera dhe këtë gjë e shohim që në faqet e para të Statutit të

Komunitetit Mysliman Shqiptar të vitit 1929, në art. 1. thuhet: “Komuniteti Mysliman përbahet

prej MвslТmanvet SСqТptar të ç’do sektТ qТ të jenë”, ndërsa në art. 4. thuhet: “Gjuha zyrtare e

Komunitetit asht Shqipja”2 Kjo është faza e parë pas Kongresit të vitit 1923, në të cilën shikohet

qartë ndërhyrja e pushtetit shtetëror në jetën e bashkësive fetare, madje edhe statuti i vitit 1929

isСte tСjesСt një sСtjellim i asaj ç’ka përcaktonte “Statuti Themeltar i Mbretërisë” për

komunitetet. Mëvetësia dhe më pas sanksionimi i saj përmes kongreseve dhe statuteve (1923,

1925) i hapi rrugën ri-konceptimit dhe riorganizimit të shumë fushave. U bë shkëputja e lidhjeve

të mbetura me Stambollin, u mbyllën ato medrese që nuk frekuentoheshin, nisi përkthimi i

Kur’anit në РjuСën sСqipe, filloi botimi i literaturës së nevojshme në gjuhën shqipe, u ngrit në

Tiranë Medreseja e kryeqytetit si një institucion “i nalt” për kohën, u mbyllën gjykatat fetare apo

të sheriatit, siç quheshin ndryshe dhe u inkurajua përkrahja e modernizmit dhe prosperitetit

social.3 Përgjatë kësaj kohe mori udhë ai që fare mirë mund të quhet “çosmanizimi” i popullsisë

shqiptare dhe klerit islam. Gjatë viteve 1920-30 kleri islam luajti një rol të madh në

1 Zani i Nalt, Nr. 10-11, Gusht-SСtatuer, Viti V, 1928, SСtвpsСkrojna “Ora e SСkodrës”, f. 678-690. Hafiz Ismet Dibra në këto faqe replikon kundër mendimit të Z. Mehdi Frashëri të shfaqur në Gazetën e Re, të datës 20-XI-1928. Në argumentim e sipër Ismet Dibra tregon se KMSH nuk ka nevojë për reforma teologjike ose me karakter dogmatik, por reformat e ndërrmara janë organizative. 2 Statuti i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Tiranë: SСtвpsСkronja “Tirana”, 1929, f. 3. 3 Roberto Moroco dela Roka, Kombësia dhe feja..., f. 33.

Page 164: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

121

kundërshtimin që i bëri haptazi ideve bolshevike-komuniste, një pjesë e të cilave vinin nga

Jugosllavia. I pari – prej klerit mysliman – që e denoncoi haptazi ideologjinë bolshevike ishte

Hafiz Ali Korça, patrioti dhe teologu i shquar. Në 1925 del në botim vepra e tij: “Bolshevizma a

çkatërimi i njerëzimit”1, që në kopertinën e saj vepra hapet me një poezi të Hafiz Aliut, në të

cilën thuhet:

BolsСevТгma s’pajton kurrë

Me dinin e Muhammedit

Çelët do ta kenë luftën

Gjer ditën e Kijametit

Hafiz Ali Korça përveç se një atdhetar dhe veprimtar i shquar, ishte dhe një publicist që me

shkrimet e tij u mundua të ndiСmojë çësСtjen sСqiptare. Në vitet ‘30 vëreСet një aktiviteti dendur

shkrimesh të cilat ai i botonte në gazetat më të shquara të orientit. Në këto shkrime ai denonconte

hapur dhunën dhe persekutimet që i bëheshin popullsisë shqiptare në Ballkan. Një pjesë të këtyre

shkrimeve ai i botoi në të përditshmet më me emër të Iranit dhe Egjiptit. Ai u mundua ta

shmangte shtypin turk, duke dënuar kështu në heshtje politikën e ndjekur prej Ankarasë dhe

Mustafa Qemalit ndaj popullit shqiptar.2 Një aktivitet të rëndësishëm publicistik brenda vendit

zhvilluan dhe Salih Vuçiterni, Mehdi Frashëri, Lumo Skëndo, Ferit Vokopola, Shevqet Muka,

Ihsan Qereshnikasi e shumë të tjerë që përmes shkrimeve të tyre të botuara në revistën “Zani i

Nalt” (organ i KMSH), përgjatë dy dekadave goditën prapambetjen e paditurinë e përhapur në

radhët e popullit shqiptar dhe klerit në përgjithësi. Ata me shkrimet e tyre godisnin jo vetëm

prapambetjen, por i sillnin në vëmendje publikut reformat që po zhvillonte Ataturku në Turqi,

duke i konsideruar ato si emancipuese dhe zhvilluese.3 Pikërisht një ndër këto reforma e cila

shtriu ndikimin e saj dhe në Shqipëri, kishte të bënte me ndalimin e të mbajturit të fytyrës

mbuluar përmes miratimit të ligjit me të njejtin emërtim në parlament, më 8 mars 1937.4

1 Hafiz Ali Korça, Bolshevizma a çkatërimi i njerëzimit. Tiranë: Jehona, 2006. Poezia është marrë nga kopertina e librit. 2 Dr. Ismail Ahmeti, Hafiz Ali Korça jeta dhe vepra. Shkup: Logos-A, 1999, f. 47-49. 3 Faik Luli, Islam Diгdari, “75-vjetori i botimit të revistës “Гani i Nalt”, Zani i Naltë. Shkodër: Shtypur në sСtвpsСkronjën “Roгafat”, 1999, f. 14-15. 4 “LiРji mbi ndalimin e mbulimit të fвtвrës”, Fletorja Zyrtare. Tiranë: Nr. 15, 10 mars 1937, SСtвpsСkronja “Nikaj” (Botim i Ministrisë së Punëve të MbrndsСme), f. 1. SСiko dСe “Гbulimi i Рrues mвslimane”, Zani i Naltë. Tiranë: viti 11 i botimit, Nr. 5, maj 1936, f. 142-144.

Page 165: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

122

Reforma (ligji) që kishte të bënte me heqjen e mbulesës (perçes) për gratë muslimane, u pa si

një reformë e kryer për ta drejtuar Shqipërinë nga vendet e zhvilluara, si një reformë

përparimtare e cila ndikonte në emancipimin e gruas dhe vet shoqërisë. Mbulesa (perçja) kishte

qenë një pengesë për femrën. Ky trajtim shihet në një spektër të gjerë gazetash e rivistash të

kohës. Ato qëmtojnë faktin se pavarësisht ndryshimeve politike dhe ekonomike, mbulesa e kishte

kryer rolin e saj, por tashmë ishte njëkohë tjetër dhe plot pas 25 vitesh pavarësi të shtetit

shqiptar, lipsej që kjo gjë të ndryshonte, ndaj ligji u mirëprit pothuajse nga të gjitha qarqet në

vend.1 Gjithashtu ajo shikohej edhe si një shënjë e zgjedhës turke, shenjë e rajas, e të shtypurit.2

Këtyre mendimeve, të cilat mbështeteshin dhe nga disa gazeta e revista në shtypin e shkruar, ju

kundërvunë me plotë argumente fillimisht Hoxhë Kadri Prishtina e më pas Hafiz Ismet Dibra,

Ali Korça etj.

1 “Bisedime të sСkurtra”, Cirka. SСkodër: SСtëpia Botuese “Ora”, E PërkoСsСme, Kulturale, Popullore, Viti II, Nr. 25, 4 korrik 1937, f. 153. 2 Po aty, f. 153.

Page 166: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

123

KREU III

SHQIPËRIA DHE JUGOSLLAVIA NË VITET ‘20-30

III.1. Situata politike dhe diplomatike mes dy vendeve, 1920-1924

Që prej vitit 1912, midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë nuk ishin pjekur asnjëherë kushtet për

krijimin e marrëdhënieve diplomatike. Qeveria e Beogradit kishte refuzuar të njihte qeverinë e

Durrësit, por ndërkohë nuk kishte pranuar të njihte as qeverinë e dalë prej Kongresit të Lushnjes.

Kontakte zyrtare midis dy palëve nuk kishte pasur asnjëherë, ndërsa kontakte jozyrtare kishte

pasur disa herë midis dy delegacioneve në Konferencën e Parisit. Në këto takime ishte rrahur

shpesh ideja e një marrëveshje dypalëshe anti-italiane. Por duhet thënë e duhet përmendur fakti,

se Shqipëria në perceptimin e diplomacisë italiane, kishte qenë gjithnjë si Belgjika për Britaninë,

një shteti vogël, por me rëndësi të madhe strategjike. 1 Fakti që Jugosllavia kërkonte një

marrëveshje bashkëpunimi me delegatët shqiptarë në Paris, tregonte se Beogradi e ndjente veten

të pafuqisСëm për t’u përballuar me Italinë për supremaci në Shqipëri. Përveç dëmit, asnjë dobi

nuk do t’i dilte SСqipërisë prej basСkëpunimit të sСqiptarëve me juРosllavët, edСe sikur një

bashkëpunim i tillë të ishte i mundshëm, Beogradi do të mundohej ta fuste Shqipërinë nën

zgjedhën e vet. Atëherë edhe Greqia e Italia do të kërkonin pjesën e tyre, e kështu i gjithë vendi

do të pushtohej prej këtyre tri shteteve.2

E sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, situata kishte vijuar të përkeqësohej në terren sidomos

gjatë pranverës së vitit 1920 kur ushtria jugosllave e shoqëruar prej artilerisë dhe aviacionit

pushtoi territoret shqiptare të Arazit, Lurës, Oroshit, Shëngjinit dhe Lezhës, teksa po përgatitej të

futej edhe në qytetin e Tiranës. 3 Në këtë aspekt, kishte një ndryshim madhor ndërmjet

1 Jovan Гametica, “Sir Austen CСamberlain and tСe Italв-ВuРoslav Crisis over Albania”, Februarв-May 1927, Balcanica. Belgrade: Annual of the Institute for Balkan Studies, Serbian Academy of Sciencies and Arts, XXXVI, 2006, f. 209. 2 AQSH. F. 251. V. 1919. D. 17. Fl. 194-218. Për më Рjerë sСiko brenda raportit “MarrëvesСja me JuРosllavinë”. Kв raport apo kjo letër i është dërguar grupit të mësipërm prej delegacionit shqiptar të përfaqësuar prej Luigj Bumçit, Luigj Gurakuqit, Mehdi Frashërit dhe Lef Nosit, të cilët njoftojnë grupin shqiptar të vendosur në Lozanë mbi ecurinë e çështjes shqiptare në Konferencë, si dhe mbi përpjekjet jugosllave për të joshur delegacionin shqiptar me premtime të ndryshme. Dokumenti është një pasqyrë e saktë e asaj çfarë kishte ndodhur në Konferencën e Paqes prej fillimit e deri në muajin tetor. 3 I Documenti Diplomatici Italiani, 6a Serie: 1918-1922, Vol. 1 (4 novembre 1918 - 17 gennaio 1919). f. 304. Dokumenti nr. 555, “Il Comandante superiore delle Forгe Italiane nei Balcani, Piacentini, al Comandante Supremo delle Forгe Armate, Diaг”. Trupat e fundit serbe isСin larРuar nРa SСkodra më datë 12 dhjetor 1918.

Page 167: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

124

diplomacisë jugosllave dhe veprimeve ushtarake. Në qoftë se në aspektin diplomatik Beogradi

ndjehej i kushtëzuar dhe e kishte të vështirë të rivalizonte Italinë, në aspektin ushtarak ai e

ndjente veten më të përgatitur, pasi Italinë prej Shqipërisë e ndante një det, ndërsa ushtria

jugosllave gjendej e dislokuar e tëra në brendësi të territorit shqiptar. Për këtë arsye Beogradi u

përpoq që përgjatë bisedimeve në Paris, të shfrytëzonte avantazhin e tij në terren dhe përmes tij

të usСtronte presion ndaj Fuqive të MëdСa dСe Italisë për t’i vënë ata para një fakti të kryer, atij

të aneksimit të territoreve shqiptare.1 Popullsia e këtyre krahinave, e vënë përballë dhunës dhe

plaçkitjeve u detвrua të sСpërnРulej ose t’i përРjiРjej me armë me aq sa mundësi kisСte usСtrive

jugosllave. Përveç luftës me armë, përfaqësuesit e këtyre krahinave u ankuan përmes peticioneve

të ndrвsСme pranë qeverisë së TurСan PasСës, në mënвrë që ajo t’i paraqiste Konferencës së

Paqes vuajtjet e kësaj popullsie dhe të reagonte ndaj akteve të tilla të terrorizmit dhe

persekutimeve që ushtroheshin mbi popullsinë shqiptare.2

E ndërsa çështja shqiptare vijonte të ishte objekt i diskutimeve të Fuqive të Mëdha, Ahmet

Zogu në cilësinë e ministrit të Brendshëm të qeverisë së Sulejman Delvinës, organizoi një grup

malësorësh të armatosur dhe arriti ta bllokonte ushtrinë jugosllave duke mos e lënë atë të

përparonte më tej për në brendësi të vendit.3

Situata vazhdoi të ishte e tensionuar për muaj të tërë duke shqetësuar edhe qeverinë italiane e

cila përmes të ngarkuarit me punë në Beograd Vincenzo Galanti, i kërkonte qeverisë serbe

(ministrit të Punëve të Jashtme), që të tërhiqte trupat ushtarake prej territoreve të pushtuara

shqiptare.4 Mirëpo, Beogradi shpresonte në arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve sipas

zonave ekskluzive që ato pretendonin.5 Paralelisht me situatën në vend dhe me diskutimet e

diplomacisë evropiane për zgjidhjen e çështjes shqiptare, qeveria e dalë pas Kongresit të

Lushnjes u përpoq herë pas here për të normalizuar marrëdhëniet me shtetet fqinje, duke dërguar

delegacione si në Beograd ashtu dhe në Athinë. Megjithatë asnjëri prej dy fqinjëve nuk pranoi ta

njiСte qeverinë sСqiptare pasi usСqenin interesa dСe sвnime për t’i sСkëputur asaj territore të

1 Jovan Гametica, “Sir Austen CСamberlain...”, f. 210. 2 ASHSH, Lufta e popullit shqiptar..., f. 109. 3 Ilir Ushtelenca, Diplomacia..., f. 37-38. 4 I Documenti Diplomatici Italiani, Sesta Serie: 1919-1922, Vol. 3, (24 marzo – 22 giugno 1919), Roma: Ministero Degli Affari Esteri, Instituto Poligrafico e Zecca Dello Stato, MMVII (2007), f. 6-7, Dokumenti nr. 5, “L’incaricato D’affari a BelРrado, Galanti, al ministro deРli Esteri, Sonnino”, BelРrado, 24 marгo 1919. 5 I Documenti Diplomatici Italiani, Sesta Serie: 1919-1922, Vol. 3, (24 marzo – 22 giugno 1919), Dokumenti nr. 7, “Il ministro a Berna, Paulucci, al ministro deРli Esteri, Sonnino”, Berna, 24 marгo 1919.

Page 168: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

125

reja.1 Gjer në këtë moment, shpresat për një marrëveshje dypalëshe mes Tiranës dhe Beogradit

ishin shuar plotësisht.

Një situatë e paqartë dhe aspak e favorshme do të ndiqte marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave

përgjatë muajve mars-prill 1920. Premtimi i Beogradit për të mos u përzierë drejtpërdrejt në

luftën e Vlorës, i dha zemër dhe hov kryengritjes shqiptare, e cila po përgatitej dhe ishte gati të

fillonte. Edhe pse për Beogradin kjo ishte një shenjë e mirë, ai nuk pranoi të ndihmonte me

armatime qeverinë e Sulejman Delvinës, duke menduar se ato armatime mund të përdoreshin më

pas kundër vet Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene.

Por ndryshe prej anëtarëve të tjerë të qeverisë Delvina mendonte ministri shqiptar i Drejtësisë

Hoxhë Kadriu. Ai në në momentin kur vendi po përgatitej për një luftë frontale me Italinë, në

mars të vitit 1920, deklaronte se qeveria shqiptare ishte e gatshme të hynte në bisedime të fshehta

me qeverinë serbo-kroato-sllovene në Beograd, ose në ndonjë vend tjetër që do të shihej i

përshtatshëm. Arsyeja kryesore e kësaj deklarate ishte rënia dakord ndërmjet dy qeverive që të

bashkëpunonin për të nxjerrë italianët jashtë Shqipërie e sidomos jashtë Vlorës. 2 Sidoqoftë

brenda qeverisë së dalë nga Kongresi i Lushnjes kishte mendime të ndryshme në lidhje me

bashkëpunimin ose jo me Jugosllavinë. Pavarësisht rrymave dhe mendimeve që qarkullonin në

vend, në 20 shtator të vitit 1920 mes Tiranës dhe Beogradit u arrit një marrëveshje për tërheqjen

e trupave jugosllave brena “vijës strategjike”.3 Beogradi nuk pranoi asnjëherë gjatë kësaj kohe që

të tërhiqte trupat ushtarake tërësisht nga Shqipëria. Sipas udhëheqësve në Beograd, Tirana duhet

të bënte më shumë, duke larguar jashtë vendi liderët e lëvizjes kaçake si dhe ata të Komitetit

Mbrojtja Kombëtare e Kosovës. Megjithatë qeveria e Sulejman Delvinës (në fund të muajit

tetor), disa ditë para se ai të jepte dorëheqjen (më 20 nëntor), kishte shpallur se zyrtarisht kishte

ndalur zhvillimin e veprimtarisë së Komitetit MKK në Shkodër dhe qytetet e tjera.4

Këtë linjë mendimi, për të përmirësuar marrëdhëniet e vështira dhe të tendosura me

Beogradin, e ndoqi edhe Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare, e cila më 20 nëntor të vitit

1920, nëpërmjet një telegrami urdhëroi Prefekturën e Shkodrës që përmes kanaleve të ndryshme

të kontaktojë me përfaqësuesin serb në SСkodër dСe t’i komunikojë atij, se sСteti sСqiptar dСe

1 Arben Puto, “Problemi i statusit të SСqipërisë në LidСjen e Kombeve dhe në Konferencën e Ambasadorëve në vitet 1920-1921”, Studime Historike. Tiranë: nr. 3, Viti XIX, 1965, f. 19. 2 Paskal Milo, Shqipëria dhe Jugosllavia..., f. 106. 3 БС. RepisСti, “Lufta kundër intervencionit usСtarak juРosllav në SСkodër në 1920 – Lufta e Koplikut”. Studime Historike. Tiranë: Nr. 2, 1972, f. 57-58. 4 AMPJSH. V. 1920, D. 39, Fl. 118. Përgjigja e qeverisë së S. Delvinës për propozimet jugosllave.

Page 169: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

126

qeveria shqiptare ishte e gatshme që “të hapte një fazë të re në politikën ndërmjet dy mbretnive”.

Kjo “fazë e re”, nënkuptonte përfundimin e sulmeve ushtarake serbe në brendësi të territoreve

shqiptare dhe mosmbështetjen e përkrahësve të Esat Pashë Toptanit që vepronin kundër qeverisë

së Tiranës. Në të njëjtën kohë ajo do të thoshte edhe një njohje e shtetit shqiptar prej Beogradit.1

Për herë të parë me mision zyrtar në Beograd, qeveria e Tiranës dërgoi Sejfi Vllamasin.

Detyra e tij ishte të siguronte armatime dhe municione të ndryshme të cilat i nevojiteshin

qeverisë dhe popullit të Vlorës për të dëbuar italianët. S. Vllamasi pasi u pajis me një letër

akreditimi të firmosur prej anëtarit të Regjencës Aqif Pashës, u nis drejt Beogradit ku takoi

Nexhip Dragën dhe më pas u takua me këshilltarin e ministrisë së Jashtme jugosllave, të cilit i

shfaqi kërkesën për armatime. Përgjigja ishte pozitive, por premtimi mbeti në fjalë pasi Beogradi

nuk dëshironte të forconte krahun nacionalist shqiptar dhe të dobësonte lëvizjen esatiste. 2

Misioni i Sejfi Vllamasit dështoi pasi Jugosllavia nuk donte të ngatërrohej hapur me Italinë,

teksa në Paris vazhdonin bisedimet mbi zgjidhjen e “Çështjes së Adriatikut”.

Në fakt “Çështja e Adriatikut” do të merrte rrugën e zgjidhjes vetëm pak muaj më pas, kur më

12 nëntor 1920, u arrit një mirëkuptim mes Italisë dhe Jugosllavisë në Paris, i cili solli

nënshkrimin e Traktatit të Rapallos, që sanksionoi përfundimisht kufirin mes dy shteteve. Arritja

e një marrëveshje kaq të madhe solli uljen e tensioneve edhe mes Fuqive të Mëdha, të cilat gjer

në atë kohë e kishin pasur të vështirë të gjenin gjuhën e përbashkët mes dy palëve.3 Po ashtu kjo

çështje kishte mbajtur peng për një kohë të gjatë dhe njohjen e shtetit shqiptar, që jo pak herë

ishte përdorur si aneks për të kënaqur orekset, herë të Italisë e herë të Jugosllavisë.

Pas luftës së organizuar në Vlorë dhe largimit të ushtrisë italiane nga territoret e pushtuara,

qeveria shqiptare në rrugë jozyrtare, përmes kryetarit të delegacionit të saj në Paris Mithat

Frashërit, i drejtoi një thirrje Britanisë dhe Francës më 29 prill 1921, që të rivendosnin

marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë. Vetëm në këtë mënyrë, nëse Britania dhe Franca do

1 AMPJSH. V. 1920, D. 65, Fl. 2. MPJ telegram Prefekturës së Shkodrës, 20 nëntor 1920. 2 Sejfi Vllamasi, Ballafaqime politike ne Shqipëri (1897-1942). Tiranë: Neraida, Botimi i dytë me ilustrime, 2000, f. 203-204. Sipas dokumenteve italiane që nga prilli i vitit 1919, Roma ishte e informuar dhe e dinte se pas kryengritjeve të Esat Pashë Toptanit qëndronte Beogradi. Për më tepër shiko edhe I Documenti Diplomatici Italiani. Sesta Serie: 1919-1922, Vol. 3, (24 marzo – 22 giugno 1919), Roma: Ministero Degli Affari Esteri, Instituto Poligrafico e Zecca Dello Stato, MMVII (2007), f. 159. Dokumenti nr. 150, “L’incaricato D’affari a BelРrado, Galanti, al Ministro deРli Esteri”, BelРrado, 8 aprile 1919. (Raport i të ngarkuarit me punë në Beograd, Vicenzo Galanti për ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë.) 3 Jovan Гametica, “Sir Austen CСamberlain...”, f. 204. Problemi i Fiumes do të vaгСdonte të isСte një problem ekzistues ende mes dy shteteve, ai do të zgjidhej përfundimisht në janar 1924 me Paktin e Romës, që u nënshkrua mes kryeministrit Nikoliç dhe Musolinit dhe që sanksionoi dhënien përfundimisht të Fiumes, Italisë.

Page 170: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

127

pranonin, atëherë Greqia dhe Jugosllavia do detyroheshin që ta njihnin shtetin shqiptar dhe të

lidhnin marrëdhënie diplomatike me të.1 Të dyja vendet nuk pranuan të prononcoheshin dhe të

ndërhynin në një çështje kaq delikate teksa ende pritej verdikti final prej Fuqive të mëdha në

Paris. Në këto kushte pas rrefuzimeve të njëpasnjëshme nga ana e Begradit për njohjen e shtetit

shqiptar, kryetari i delegacionit shqiptar në Paris Mithat Frashëri, në fjalën e mbajtur gjatë

punimeve të konferencës më 26 prill 1921, paraqiti një pro-memorie reale mbi marrëdhëniet

shqiptaro-serbe, në të cilën jepte një ekspoze të gjendjes aktuale mes dy shteteve. Në të ai

theksonte rolin e shteti dhe qeverisë shqiptare, që dëshironte të kishte marrëdhënie të mira me

fqinjët e vet, por në këtë rrugë ekzistonin shumë probleme që vështirësonin përmirësimin e

këtyre marrëdhënieve. Kështu serbët vazhdonin të mbanin ende të pushtuar të ashtuquajturën

“vijë strategjike” që prej fund-vitit 1918.2 Ai vijonte të se theksonte se qindra fshatra ishin djegur

dhe mijëra familje kishin braktisur shtëpitë e tyre. Refugjatët ishin drejtuar brenda kufirit

sСqiptar, për t’u streСuar në Tiranë, Elbasan, SСkodër etj. Më pas ai vazhdonte dhe argumentonte

se çdo konflikt ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë do të gjeneronte në mënyrë të pandalshme

konflikte të tjera të cilat mund të ktheheshin në vatra të rrezikshme për marrëdhëniet mes dy

shteteve. Qeveria shqiptare deklaronte më tej ai, nuk do mbante asnjë përgjegjësi për pasojat që

mund të vinin në raste konfliktesh apo situatash të turbullta. Mbi të gjitha sipas tij “Ekzistenca e

marrëdhënieve të mira mes Shqipërisë dhe Serbisë është një faktor për ruajtjen e paqes në

Ballkan”.3

Në fillim të muajit maj (1921), qeveria shqiptare përmes konsullit jugosllav në Korçë, i kërkoi

qeverisë jugosllave që të pranonte për bisedime në Beograd një përfaqësi të saj. Në këtë kuadër,

për të realizuar bisedimet u dërgua një delegacion i përbërë prej gjeneral Ali Riza Kolonjës dhe

Anton Blinishtit. Misioni i tyre ishte zhvillimi i bisedimeve me qeverinë jugosllave mbi të gjitha

çështjet shqetësuese si dhe ato të diskutueshme midis dy vendeve.4 Në bisedimet e zhvilluar

ndërmjet përfaqësuesve, pala shqiptare kërkoi largimin e trupave jugosllave nga territoret e

pushtuara, por Nikolla Pashiçi nuk pranoi të diskutonte mbi këtë çështje. Më 11 maj delegacioni

i paraqiti qeverisë jugosllave një notë të plotë që përmbante propozimet e qeverisë shqiptare për 1 AMPJSH. V. 1921, D. 54. Fl. 36. Letër e M. Frashërit drejtuar Britanisë dhe Francës pë të ndërhyrë pranë Jugosllavisë. 2 Në fakt pala shqiptare argumentonte se çdo konflikt ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë do gjeneronte nje zinxhir konfliktesh që do cënonin rëndë paqen në Ballkan. Shiko AMPJSH. V. 1921, D. 90, Fl. 73. Revista e Lidhjes së Kombeve e datës 14 maj 1921, Gjenevë. 3 AMPJSH. V. 1921, D. 90, Fl. 73. Revista e Lidhjes së Kombeve e datës 14 maj 1921, Gjenevë. 4 Joseph Swire, Shqipëria..., f. 276.

Page 171: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

128

një zgjidhje paqësore dhe një marrëveshje midis dy vendeve. Këto propozime kanë një rëndësi

shumë të madhe sepse provojnë jashtë çdo dyshimi se Jugosllavia i kishte të gjitha mundësitë për

të arritur një zgjidhje të kënaqshme me Shqipërinë.1 Marrëveshja e propozuar ishte si më poshtë:

1. Qeveria jugosllave të njihte pavarësinë e Shqipërisë me kufijtë e saj siç ishin

vendosur në Konferencën e Londrës më 1913, si dhe të zbrazte të gjithë territorin

shqiptar të pushtuar nga trupat jugosllave.

2. Qeveria shqiptare i premtonte qeverisë jugosllave se do ruante asnjanësinë e saj dhe

nuk do nënshkruante traktate mbrojtëse ose mësymje me asnjë shtet.

3. Sapo ndërmjet dy vendeve të rivendoseshin marrëdhëniet diplomatike, qeveria

shqiptare do angazhohej se do të përfundonte me qeverinë jugosllave një traktat

tregtar dhe një marrëveshje doganore mbi bazën e reciprocitetit.2

Natyrisht rrethanat e krijuara dhe të nxitura prej Beogradit nuk lejonin ekzistencën e një klime

pozitive për të lidhur marrëdhënie të qëndrueshme mes dy vendeve. Kjo çoi dhe në rrëzimin e

marrëveshjes së propozuar, pasi udhëheqësit politik në Beograd prisnin me vëmendje të madhe

atë së çfarë do të vendosnin udhëheqësit e Fuqive të Mëdha në Paris mbi Shqipërinë. Për këtë

arsye ata nuk mund të shpreheshin ndaj asnjë kërkesë që vinte prej shtetit shqiptar. Hyrja në

diskutime me Tiranën do të minonte të gjithë procesin që Beogradi kishte ndjekur ushtarakisht

dhe diplomatikisht nga fillimi i Konferencës së Paqes dhe gjer në momentin e paraqitjes së

kërkesës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Problemi kryesor gjatë periudhës verë-vjeshtë 1921 do të mbetej ai i vijës kufitare në veri dhe

veri-lindje të Shqipërisë. Kjo gjendje e shqetësonte tej mase qeverinë shqiptare dhe kjo shihet

dhe në diskutimet e shumta të mbajtura mbi këtë temë në Këshillin Kombëtar gjatë muajve maj-

korrik 1921.3 Gjatë këtyre diskutimeve u vu theksi tek masakrat që po kryente ushtria serbe mbi

popullsinë shqiptare si dhe masat që duheshin marrë prej Parlamentit shqiptar për mbrojtjen e

tyre. Ndaj këtyre diskutimeve reagoi kryetari i Parlamentit jugosllav përmes një telegrami, në të

cilin ai shfaqte indinjatën e tij, se Parlamenti shqiptar nuk kishte aspak të drejtë që të përfshihej

në punët e brendshme të shtetit serb. Këtij telegrami ju përgjigj me diskutimet e tij në parlament 1 Joseph Swire, Shqipëria..., f. 276-277. 2 Po aty, f. 277. 3 AQSH. F. 246, V. 1921. D. 81, Fl. 22. SСiko dСe “Miгorinat Serbe në Kosovë”, Agimi. E përkohshme letrare – politike, SСkodër: SСtвpsСkronja “Nikaj” Nr. 3, Vjeti III, Korrik 1921, f. 58. Hasan Prishtina (mbështetur dhe nga Luigj Gurakuqi, At Gjergj Fishta, Hoxhë Kadria, Mustafa Kruja, Stavri Vinjahu etj.) hodhi idenë në Parlamet, që një grup deputetësh të shkonte pranë qeverive të Fuqive të mëdha për të demanskuar politikën jugosllave, por kjo gjë u hodh poshtë me shumë votash.

Page 172: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

129

Hasan Prishtina. Sipas tij, kryetari i parlamentit serb kishte të drejtë të ankohej, mirëpo edhe

shqiptarët kishin të drejtë të ankoheshin për masakrat serbe që kryheshin ndaj popullsisë

shqiptare në Kosovë, ku mbyteshin e vriteshin pa asnjë arsye gratë, fëmijët, të moshuarit, të

rinjtë dhe kushdo që mbante emrin shqiptar. Ushtritë serbe në kundërshtim me të drejtën

ndërkombëtare si dhe ato çfarë kishin vendosur Fuqitë e Mëdha, ende vazhdonin të mbanin të

pushtuara territoret në veri dhe veri-lindje të Shqipërisë duke dhunuar popullsinë vendase e duke

kryer masakra të ndryshme.1 Mbi këtë bazë dhe mbi këto fakte të ditura botërisht, lindte dhe e

drejta e qeverisë shqiptare që të diskutonte për kufijtë e saj si dhe fatin e popullsisë shqiptare

kudo që ndodhej.

Kjo linjë politike e ndjekur nga Hasan Prishtina dhe një grup deputetësh (të ashtuquajturit

“deputetët e Drinit”), kërkonte që ta përfshinin shtetin shqiptar, në një mënyrë a një tjetër, me

veprime konkrete në përkujdesjen dhe ndihmën që i duhej dhënë shqiptarëve të mbetur jashtë

territoreve të shtetit amë.2 Por situata ishte e pafavorshme, Fuqitë e Mëdha ende nuk kishin

dhënë verdiktin e tyre përfundimtar mbi statusin e shtetit shqiptar. Gjithashtu grupimi shfaqte

hapur prirjen e tij kundër Ahmet Zogut dhe atyre që e mbështesnin atë si Shefqet bej Vërlaci, apo

bejlerë të tjerë.

Gjatë kësaj kohe, transferimi i diskutimit mbi kufijtë në Konferencën e Ambasadorëve u

kundërshtua hapur prej përfaqësuesit shqiptar në Lidhjen e Kombeve, pasi kjo do të cenonte

vendimet që ishin marrë në Konferencën e Londrës më 1913. Përfaqësuesi shqiptar kërkoi që jo

vetëm të mos diskutohej çështja e kufijve, por ai bëri apel që territoret e mbajtura të pushtuara

prej ushtrive të huaja duhet të zbrazeshin menjëherë.3 Pala jugosllave ju përgjigj protestës së

përfaqësuesit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, se kufijtë e Shqipërisë nuk ishin caktuar ende

përfundimisht dhe se përcaktimi i tyre ishte kompetencë e Konferencës së Ambasadorëve si

përfaqësuese e Këshillit të Lartë të Fuqive Aleate. Të gjitha këto diskutime do të përbënin atë që

do të quhej “çështja e debatit të kompetencave”, i cili nxitej prej Beogradit në mënyrë që të mos

1 AQSH. F. 246, V. 1921, D. 81, Fl. 55-57. Përgjigja e Hasan Prishtinës ndaj telegramit të Kryeparlamentarit të Jugosllavisë. 2 AQSH. F. 246, V. 1921. D. 81, Fl. 22. Politika e “deputetëve të Drinit” fokusoСej krвesisСt mbi mbësСtetjen e shqiptarëve të mbetur jashtë kufijëve me veprime konkrete dhe jo përmes diplomacisë. Për më tepër shiko edhe

J ћ (Vladan Jovanoviç), “ Ј ј К К 1918–1934” (Humbjet e бСandarmërisë serbe në lufitimet me kaçakët, gjatë viteve 1918-1934), И ј . (Revista “Rrвmat e Historisë”) Nr.1-2, : Ч ј ј ј (Revistë e “Institutit të Studimeve BasСkëkoСore të Serbisë”), 2007, f. 10. 3 AMPJSH. V. 1921, D. 44, Fl. 121. Notë e përfaqësuesit shqiptar drejtuar Lidhjes së Kombeve.

Page 173: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

130

lejonte shtetin shqiptar të kishte një stabilitet politik, si dhe të ishte nën presionin e ushtrive serbe

që ndodheshin në veri të vendit.1

Ndërkohë qeveria e Beogradit, duke mos u mjaftuar me sabotimin e çdo veprimi të qeverisë

shqiptare në Lidhjen e Kombeve dhe Konferencën e Ambasadorëve, vazhdonte të nxiste

ngatërresa dhe probleme brenda vendit. Në Mirditë, Prenk Bibë Doda kishte vdekur pa lënë

trashëgimtar direkt dhe Marka Gjoni kishte zënë vendin e tij. Derisa ishte gjallë Prenk Pasha,

Marka Gjoni i cili nuk gëzonte simpati në popull, jetonte si i arratisur në Prizren. Qeveria e

Beogradit vendosi që ta përdorte këtë rast për të mos e lënë qeverinë shqiptare të mëkëmbet e të

ndjekë një politikë aktive të jashtme. Marka Gjoni e shpalli Republikën e Mirditës në Prizren më

17 korrik 1921, ndërsa ushtria jugosllave përdori trupat dСe artiljerin për t’i sСesСuar atij rruРën e

kthimit.2 Gjatë atij muaji, qeveria e Tiranës nРriti гërin për t’u ankuar tek Fuqitë e MëdСa ndaj

mizorive që kishin kryer ushtritë serbe mbi popullsinë shqiptare. Në muajin korrik, qeveria

shqiptare iu drejtua Lidhjes së Kombeve duke akuzuar Greqinë dhe Jugosllavinë, se kishin

shkaktuar çrregullime në territorin e shtetit shqiptar. Ajo kërkonte prej Lidhjes që të ndalonte

Greqinë dhe Jugosllavinë, që të mos shkelnin territorin shqiptar dhe të mos nxisnin revolta apo

dhunonin popullsinë shqiptare.3 Jugosllavia u përpoq që kryengritjen e Marka Gjonit në zonën e

Mirditës, ta shfaqte si një kryengritje të fiseve katolike kundër qeverisë myslimane të Tiranës

dhe shpalljen e republikës si një akt rebelimi ndaj një qeverie myslimane të padëshiruar nga

populli. Beogradi u mundua që të nxirrte Italinë si nxitëse të kësaj kryengritje, por nuk harronte

të cilësonte se populli ishte i pakënaqur nga gjendja e krijuar dhe se burgjet ishin mbushur

përplot me përkrahës të Esat Pashës. Beogradi gjithashtu theksonte se Jugosllavia donte paqe me

1 Joseph Swire, Shqipëria..., f. 278. кësСtja e “debatit mbi kompetencat” lindi Рjatë muajit qersСor të vitit 1921. Ajo ngriti për diskutim faktin nëse LidСja e Kombeve do t’ja kalonte çësСtjen e njoСjes së SСqipërisë si dСe kufijve të saj Konferencës së Ambasadorëve, apo do të isСte ajo që do jepte një verdikt përpara se t’i deklaronte të mbвllura punimet e saj. Përfaqësuesit e shtetit shqiptar nuk pranuan asnjëСerë që kjo çësСtje t’i liСej në kompetencë Konferencës së Ambasadorëve, por ata synuan që njohja e shtetit shqiptar të mos vihej asnjëherë në diskutim pasi cenonte vendimin e marrë në Londër më 1913. Shteti shqiptar nuk ishte palë në luftë, por ai mbeti neutral, kjo gjë vërtetonte faktin se njohja e Shqipërisë nuk ishte vënë asnjëherë në dyshim, madje nuk mund të trajtohej as si palë e humbur në luftë. Por interesat e Beogradit dhe Athinës ishin që përmes Konferencës së Ambasadorëve jo vetëm të vinin në dyshim ekzistencën e shtetit shqiptar por të mbanin dhe zgjeronin territoret që kishin uzurpuar me ushtritë e tyre gjatë luftës. 2 Tajar Zavalani, Histori e Shqipnis..., f. 264. 3 “La ВouРoslavie et L’Albanie”, Bulletin Periodique de la Presse Yougoslavie. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 24, 11 Juin – 15 Juillet, 1921, f. 3.

Page 174: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

131

Shqipërinë dhe një fqinjësi të mirë, por ajo ishte e shqetësuar për kufijtë e saj dhe dëshironte

garanci që bandat e armatosura shqiptare të mos kalonin kufirin.1

Ankesës së bërë në muajin korrik nga shteti shqiptar, Lidhja e Kombeve iu përgjigj se ajo

ishte e paaftë për të ndërhyrë në këtë situatë dhe ja adresoi çështjen Konferencës së

Ambasadorëve. Nga ana e saj Jugosllavia i kundërshtoi akuzat e shtetit shqiptar dhe nuk pranoi

se kishte nxitur kryengritje apo kishte shkelur kufirin shqiptar. Të njëjtin argument shprehte edhe

shtypi i përditshëm jugosllav duke u ndalur në arsyetimin se Jugosllavia nuk kishte qenë

asnjëherë kundër të drejtës së popullit shqiptar për të pasur një shtet të vetin e të pavarur, por

sipas tyre shtrohej pyetja: Kë qeveri duhet të njihte Beogradi, atë katolike të Mirditës apo atë

myslimane të Tiranës? Një reagim më ekstrem ndaj situatës në Shqipëri, mbajti gazeta e pavarur

e Beogradit “Politika”, sipas të cilës Jugosllavia nuk mund të binte asnjëherë dakord me kufijtë e

vitit 1913, të cilët ajo i kishte pranuar nën kërcënimin dhe imponimin e Gjermanisë dhe Austro-

Hungarisë, ndërkohë që situata kishte ndryshuar tërësisht pas Luftës së Parë Botërore.2

Në të njëjtën linjë, duke mbështetur qëndrimin e qeverisë shqiptare e cila kritikonte ndërhyrjet

ushtarake serbe në territorin shqiptar ose mbështjetjen e elementeve destabilizues prej Beogradit,

u hodh në veprim edhe “Shoqëria e Miqve të Shqipërisë” që vepronte në Londër dhe që drejtohej

nga Koloneli Aubrey Herbert.3 Orvatjet e shoqërisë u kurorëzuan me sukses kur kryeministri

britanik Lloyd Xheorxh i drejtoi një telegram Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve,

Sër Eric Drummond, ku thoshte se ndërhyrja e ushtrisë jugosllave në Shqipëri ishte duke vënë në

rrezik paqen e botës. Për këtë arsye qeveria britanike kërkonte që të mblidhej menjëherë Këshilli

i Lidhjes së Kombeve, për të vepruar siç dhe përcaktohej në nenin 16 të statutit.4

Në bazë të përpjekjeve të qeverisë shqiptare dhe të “Shoqërisë së Miqve të Shqipërisë”, si dhe

me kërkesën e qeverisë britanike, Lidhja e Kombeve vendosi që një anëtar i delegacionit britanik

të bënte një raport të detajuar nga terreni për atë që kishte ndodhur në Shqipëri. Lord Fisheri u

ngarkua të bënte raportin. Ai pasi e përfundoi atë, theksonte se të gjitha provat që kishte

mbledhur, i jepnin arsye qeverisë britanike për të besuar se ekziston një plan jugosllav për të

shkëputur Shqipërinë e veriut dСe për t’ia nРjitur Jugosllavisë, duke mbështetur disa krerë lokal 1 “Les desordres en Albanie”, Bulletin Periodique de la Presse Yougoslavie. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 25, 16 Juillet – 15 Aout, 1921, f. 2. 2 “L’Albanie devant la Societe des Nations”, Bulletin Periodique de la Presse Yougoslavie. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 26, 16 Aout – 27 Septembre, 1921, f. 2. 3 Fatmira Rama, “Aubreв Herbert – Mik i vвer i sСqipërisë”, Studime Albanologjike. UT, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Tiranë: Viti VII, Nr. 1, 2002, f. 105. 4 Tajar Zavalani, Historia e Shqipërisë..., f. 264.

Page 175: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

132

që të rebelohen dhe të shpallin “Republikën e pavarur të Mirditës”. Mbas këtij raporti, Këshilli i

Lidhjes së Kombeve votoi një rezolutë që e obligonte Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene për të

tërhequr menjëherë trupat e saj nga tokat shqiptare.1 Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme

diplomatike ndaj Jugosllavisë, pasi për herë të parë Lidhja e Kombeve reagonte përmes një

rezolute në favor të shtetit shqiptar. Në rrafshin diplomatik kjo arritje kontribuonte në

konsolidimin e përpjekjeve për një politikë të jashtme më aktive, duke e kombinuar me

mbështetjen e faktorëve jo shtetëror (siç ishte “Shoqëria Miqtë e Shqipërisë”); ndërsa në rrafshin

politik, konsolidonte pozicionin e shtetit shqiptar si një entitet i cili kishte politikën e tij të

brendshme e të jashtme, që duhej respektuar prej shteteve fqinje dhe prej të cilëve nuk pritej

ndonjë ndërhyrje apo ndikim destabilizues.

Pavarësisht pretendimeve të qeverisë dhe shtypit jugosllav, situata do të ndryshonte tërësisht

gjatë muajit nëntor. Pikërisht më 9 nëntor 1921 Britania, Franca, Italia dhe Japonia vendosën të

rikonfirmojnë edhe një herë vijën kufitare të Shqipërisë të vendosur që në Konferencën e

Ambasadorëve në Londër. Kjo ishte një fitore shumë e madhe në arenën ndërkombëtare e

diplomacisë shqiptare. Si rezultat i kësaj fitoreje të paçmueshme, shteti shqiptar arriti edhe një

Сerë t’i mbijetonte intriРave dСe sвnimeve dasСakeqe të sСteteve fqinje.2 Vendimi mbajti në fuqi

Protokollin e Firences të 17 dhjetorit 1913 për kufirin jugor, ndërsa për kufirin verior vendosi

përmes katër pikave që ai të mbetej siç ishte përcaktuar më parë. Por, duke qenë se komisioni i

përcaktuar në Konferencën e Ambasadorëve në Londër nuk arriti dot ta vazhdonte punën në

terren për shkak të fillimit të Luftës së Parë Botërore, atëherë mbetej që të ngrihej një komision i

ri për ta përcaktuar atë në terren sipas orientimit veri dhe veri-lindje.3 Ndërsa më 18 nëntor 1921,

Konferenca e Ambasadorëve vendosi krijimin e një zone të lirë përgjatë kufirit serbo-shqiptar, në

të cilën nuk do të lejohej futja e trupave ushtarake serbe dhe shqiptare, deri sa Komisioni i

vendosjes së kufirit ta inspektonte zonën dhe të merrte një vendim përfundimtar. Konferenca e

Ambasadorëve i kërkoi të dв sСteteve që t’i krijonin leСtësi Komisionit të përcaktimit të kufijve

në punën e tij. Të shmangeshin konfliktet e mundshme mes serbëve dhe shqiptarëve në zonat e

1 Tajar Zavalani, Historia e Shqipërisë..., f. 264-265. 2 AMPJSH. V. 1924, D. 131, Fl. 264. Vendimi i katër Fuqive të Mëdha (Britanisë, Francës, Italisë dhe Japonisë) për caktimin e kufijëve të SСqipërisë. SСiko edСe Hil Mosi. “кasСtja e kufinit veruer”, Agimi. Viti III, Nr. 10, Shkodër: E përkohshme letrare – politike, SСtвpsСkronja “Nikaj”, Nr. 10, Vjeti III, Fruer 1922, f. 192 3 AMPJSH. V. 1921, D. 38 Fl. 364-365. Sipas katër pikave jepeshin orientime të qarta në orientimin veri dhe veri-verilindje se cilën linjë duhet të ndiqte komisioni, po ashtu përcaktoheshin dhe zonat e kalimit të lirë siç ishte rasti i qytetit të Dibrës me fshatrat përreth.

Page 176: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

133

lira, apo të demarkacionit. Rendi dhe qetësia në këto zona duhej të sigurohej nga autoritetet

vendore.1

E gjithë çfarë u përmend më sipër do bëhej edhe më e vështirë nëse marrim parasysh se në

vitin 1921, në Jugosllavi, u hodh për diskutim “Ligji për mbrojtjen e shtetit”, adaptimi i të cilit

shkaktoi diskutime të shumta dhe sigurisht një absetenim masiv nga ana e parlamentarëve. Kjo

përpjekje ishte një dëshmi e qartë e dhunës së shtetëzuar që kërkonte të aplikonte Beogradi

kryesisht ndaj popullsisë shqiptare.2 Sipas këtij ligji, kushdo që shkruante apo përhapte ide që

ishin kundër politikës zyrtare të shtetit jugosllav, do të ndiqej, arrestohej dhe vepra e tij do të

shpallej si atentat kundër shtetit. Fuqi të mëdСa kв liРj sвnonte t’i jepte prefektëve në dorë të të

cilëve lihej një pushtet aq i madh sa ata mund të arrestonin, ekzekutonin si dhe të urdhëronin

shkatërrimin e fshatërave të tërë. Po ashtu ata mund të urdhëronin edhe shpërngulje popullsie në

zona të përcaktuara si hapësira për t’u koloniгuar me popullsi serbe. Kjo përpjekje ligjore, për të

zhdukur popullsi të tëra brenda Jugosllavisë, mbeti një tentativë e turpshme përballë Evropës së

civilizuar, si dhe ndaj popujve që synonte të aplikohej.3

Tek sa qeveria shqiptare mundohej të vazhdonte përpjekjet për ruajtjen e tërësisë territoriale

të Shqipërisë dhe denoncimin e agresionit serb ndaj popullsisë shqiptare, më 7 dhjetor 1921,

Kabineti i ministrave në Tiranë jep dorëheqjen dhe Këshilli i Lartë duke mos u konsultuar me

parlamentin, në vend që të caktonte kryeministrin, i cili më pas do të formonte kabinetin

qeveritar, e formoi vetë qeverinë e cila zgjodhi si kryeministër deputetin kosovar Hasan

Prishtina.4 Vendosja e tij në postin e kryeministrit pa marrë pëlqimin e parlamentit, shkaktoi

indinjatë në popull si dhe në disa rrethe patriotike. Kabineti i Hasan Prishtinës përfshinte brenda

tij figura të njohura dhe më kontribut të madh për vendin, si Luigj Gurakuqi – ministër i

Brendshëm, Fan Noli – ministër i Jashtëm, Zija Dibra – ministër i Luftës, Hoxhë Kadriu –

ministër i Drejtësisë etj. Hasan Prishtina propagandonte vazhdimin e luftës për bashkimin e

1 AMPJSH. V. 1921, D. 58, Fl. 82. Shiko gjithashtu edhe: J ћ (Vladan Jovanoviç), “ Ј ј К К 1918–1934” (Humbjet e бСandarmërisë serbe në lufitimet me kaçakët, gjatë viteve 1918-1934), И ј . (Revista “Rrвmat e Historisë”) Nr.1-2,

: Ч ј ј ј (Revistë e “Institutit të Studimeve BasСkëkoСore të Serbisë”), 2007, f. 11-12. Sipas autorit, lëvizja kaçake po i krijonte shumë shqetësime shtetit serb dhe Beogradi mendonte se ajo mbështetej hapur prej shtetit shqiptar. Një ndër figurat kryesore të lëvizjes ishte Azem Bejtja. Gjithashtu autori jep të dhëna se Beogradi kishte mobilizuar afro 25000 njerëz për të ruajtur vijën kufitare e për të luftuar lëvizjen kaçake. 2 Mirko Grmek, Marc Gjidara, Neven Simac, Spastrimi etnik – Dokumente historike mbi një ideologji serbe. Tiranë: SСtëpia Botuese “55”, 2002, f. 120 3 Po aty, f. 121. 4 Bernd J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri. Tiranë: Çabej, 2004, f. 42-43.

Page 177: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

134

Kosovës me Shqipërinë, në një kohë kur shumica e popullit shqiptar e shikonte të pamundur

realizimin e këtij kursi.1 Kjo gjë do ta çonte Shqipërinë në një luftë të hapur me Jugosllavinë që

gjer në atë kohë kishte proklamuar në shtypin e saj zyrtar disa herë, se irredentistët politik

kosovar strehoheshin në Shqipëri dhe se ishin pjesë e qeverisë shqiptare. Ahmet Zogu i cili ishte

urdСëruar prej krвeministrit të ri që t’i dorëzonte qeverisë komandën e ushtrisë që luftonte me

trupat serbe në veri-lindje, pasi pa indinjatën e shkaktuar në popull dhe shkeljen e “Statutit të

Lushnjes” (kushtetutës) prej Këshillit të Lartë, marshoi me trupat e tij drejt Tiranës dhe më 14

dhjetor hyri në kryeqytet. Parlamenti që u mblodh më 21 dhjetor, rrëzoi Këshillin e Lartë dhe

zgjodhi Xhafer Ypin si kryeministër, ndërsa Ahmet Zogu u caktua në postin e ministrit të

Brendshëm.2 Pas dy muajsh do të ishte Bajram Curri i cili do të mësynte Tiranën, duke i kërkuar

Ahmet Zogut dorëheqjen, por pasi ky nuk pranoi, përleshjet mes mbështetësve të dy palëve nisën

të zhvilloheshin në rrugët e Tiranës. Ndërhyrja e të dërguarit britanik Sër Heri Aires bindi B.

Currin që të tërhiqej dhe të linte situatën që të normalizohej, por ndërkohë që situata qetësohej në

kryeqytet, ajo do të ishte fatale për interesat afatgjata të lëvizjes kaçake në Kosovë.3

Me qenë se vendosja e marrëdhënieve zyrtare me shtetet fqinje ishte në dobi të Shqipërisë,

kjo do të thoshte që një fqinjësi e mirë me Jugosllavinë do të mund të krijonte kushte të

favorshme ndërkombëtare për njohjen dhe zhvillimin e shtetit shqiptar. Në fillim të vitit 1922,

qeveria shqiptare iu drejtua Lidhjes së Kombeve për të ndërmjetësuar që mes Shqipërisë dhe

Jugosllavisë, si vende anëtare të kësaj Lige, të vendoseshin marrëdhëniet diplomatike, por edhe

ky hap ashtu si hapa të tjerë përpara tij, rezultoi i pasuksesshëm.4 Atëherë më 7 janar 1922,

përmes konsullit francez në Shkodër, z. Bijkok (Jean Beugin Billecoca), iu kërkua qeverisë

franceze që të ndërhynte në Beograd, me qëllimin që ndërmjet dy vendeve të vendoseshin

marrëdhëniet zyrtare dhe qeveria e Beogradit të njihte qeverinë shqiptare. Qeveria e Xhafer Ypit

premtoi se pas vendosjes së këtyre marrëdhënieve, ajo do të dërgonte menjëherë në Beograd një

mision ekonomik, për të lidhur marrëveshje tregtare. Pas përpjekjeve të shumta, më 25 mars

1922, mes dy vendeve u vendosën marrëdhëniet zyrtare, diplomatike. I dërguari jugosllav në

Shkodër njoftoi për njohjen de jure të qeverisë shqiptare nga ana e Beogradit, si dhe për

dërgimin së shpejti të përfaqësuesit të Mbretërisë SKS në Tiranë. Më 12 prill, kryeministri

1 Bernd J. Fischer, Mbreti Zog..., f. 43. 2 Historia e Shqipërisë..., f. 214-215. 3 Noel Malcolm, Kosova..., f. 356. 4 Paskal Milo, Shqipëria dhe Jugosllavia..., f. 147.

Page 178: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

135

jugosllav N. Pashiç, i bëri të njohur kryetarit të qeverisë shqiptare Xh. Ypit, emërimin e Nastas

Iliçit si i ngarkuar me punë në Tiranë.1

Qeveritë shqiptare disa herë në vitet 1920-1922, u kishin propozuar qeverive jugosllave se

ishin gati që pas normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, – si dhe pas tërheqjes së

trupave jugosllave nga territoret shqiptare, – të nënshkruanin marrëveshje të ndryshme me

interes reciprok.2 Politikanët radikalë jugosllavë (të të djathtës radikale), nuk hoqën kurrë dorë

nga planet e tyre për aneksimin e tokave të tjera shqiptare, pavarësisht se në deklaratat e tyre

shpreheshin se ishin për pavarësinë e shtetit shqiptar. M. Ninçiç, ministri i ri i jashtëm jugosllav,

në gjysmën e parë të vitit 1922, hartoi një plan afatgjatë në adresë të Shqipërisë, për ta kthyer atë

në një apendiks të Jugosllavisë, dhe mënyra më e përshtatshme sipas tij ishte ajo e kombinimit të

veprimeve diplomatike me ato ekonomike. Ai shkoi deri aty sa i propozoi Ahmet Zogut në

mënyrë të fshehtë, nënshkrimin e një marrëveshje sekrete në të cilën parashikohej që qeveria

shqiptare të mos u lëshonte asnjë koncesion ekonomik shteteve të huaja pa pëlqimin dhe

miratimin e Beogradit.3 Por pavarësisht këtyre propozimeve, Ahmet Zogu e dinte shumë mirë se

një marrëveshje e fshehtë me Beogradin do shkaktonte një tërmet të madhë në Romë ndaj tij,

prandaj ai u tregua i kujdesshëm dhe i pamanipulueshëm. Në një bisedë të tij me përfaqësuesin

italian Durazzo më 7 nëntor 1922, ai i kishte shprehur këtij të fundit, se Shqipëria ashtu si dhe

Italia karshi Jugosllavisë (që nuk mund të harronte humbjen e Dalmacisë dhe Fiumes), nuk mund

të harronte asnjëherë shqiptarët që jetonin nën pushtimin serb në Kosovë.4

Pasi erdhi në pushtet gjatë dhjetorit 1922, Ahmet Zogu u mundua të stabilizonte marrëdhëniet

diplomatike me shtetet fqinje, sidomos me Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene, si dhe të zgjidhte

problemet që kishin mbetur pezull mes këtyre dy vendeve. Dy muaj më pas, në janar të vitit

1923, ai ridërgoi edhe një herë në Beograd si përfaqësues të shtetit shqiptar gjeneralin Ali Riza

Kolonja, me detyrë krijimin e urave lidhëse ndërmjet dy shteteve. Ndërsa në mars të vitit 1923,

kur Pashiçi fitoi në zgjedhjet e zhvilluara në mbretëri, Zogu e uroi atë për fitoren e tij politike.5

1 Paskal Milo, Shqipëria dhe Jugosllavia..., f. 149. 2 Paskal Milo, “Sвnimet e kapitalit juРosllav për të depërtuar në ekonominë e SСqipërisë (1922-1924)”, Studime Historike. Tiranë: Nr. 4, Viti XLIV, 1990, f. 92. 3 Po aty, f. 92-93. 4 I Documenti Diplomatici Italiani, 7a Serie: 1922-1935, Vol. 1 (31 ottobre 1922 – 26 aprile 1923). Roma: Ministero Degli Affari Esteri, Instituto Poligrafico e Zecca Dello Stato, 1953. f. 42-43. Dokumenti nr. 78, “Il Ministro a Durazzo, Durazzo, al Presidente del Consiglio e Ministro deРll Esteri, Mussolini”, 7 novembre 1922. 5 AQSH. Fondi 251. D. 181. V. 1923 Fl. 1 (20 mars). Në këtë dosje është përfshirë një letër (telegram) të cilën vetë Ahmet Zogu ia dërgon Nikolla Pashiçit si kryesues të Partisë Radikale, duke e uruar atë për fitoren që kishte arritur në zgjedhjet e zhvilluara.

Page 179: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

136

Kjo gjë tregonte se Ahmet Zogu kërkonte të arrinte një qëndrueshmëri në kufirin verilindor dhe

lindor, si dhe të eliminonte përpjekjet e Beogradit për të ndërhyrë në çështjet e brendshme, për

këtë ai zgjodhi rrugën e dialogut të drejtpërdrejtë me Beogradin.1 Për atë se si i konceptonin

politikanët jugosllavë marrëdhëniet me shtetin e ri shqiptar, më 9 qershor të vitit 1923, Pandeli

Evangjelit i erdhi një raport prej Legatës shqiptare në Beograd, në të cilin raportohej fjala e

ministrit të Jashtëm jugosllav Ninçiç në parlament. Në raport citohet se Ninçiç, në fjalën e

mbajtur shfaqi simpati për qeverinë e re shqiptare dhe deklaroi se: “...qeveria e Shqipërisë ka

treguar bonne volonte për zgjidhjen e çështjeve në harmoni me qeverinë jugosllave”. Pasi u ndal

në veprimtarinë e elementëve irredentistë, që sipas tij jo vetëm strehoheshin në Shqipëri por

kishin hipur edhe në poste zyrtare, ai në fjalimin e tij tha se qeveria jugosllave ishte duke u

përpjekur edhe për një traktat tregtar ndërmjet dy vendeve, e deri sa ai të arrihet, është pranuar

një regjim i përkohshëm që i jep të drejtën popullsive të kufirit që të bëjnë tregti në të dy vendet.2

Përveç vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, një problem i mprehtë që vijonte të mbetej

ende i pavendosur mes dy vendeve, ishte dhe ai i vijës kufitare (përcaktimi në terren i saj). Më 9

nëntor 1921 Anglia, Franca, Italia dhe Japonia kishin nënshkruar në Paris caktimin e kufijve të

Shqipërisë, duke rinjohur edhe njëherë vendimin e Konferencës së Ambasadorëve në Londër

(1913) për kufijtë e shtetit shqiptar. Në të njëjtën kohë ato vendosën, që sa më shpejtë të jetë e

mundur, të përcaktohet në terren vija kufitare e shtetit shqiptar me Jugosllavinë. Për këtë u

vendos të ngrihej një komision, në të cilin do të merrnin pjesë edhe përfaqësues të të dy

vendeve.3 Vendimi i 9 nëntorit, do t’i jepte fund njëСerë e mirë pretendimeve jugosllave mbi

territoret shqiptare si dhe atyre mbi “vijën strategjike”. Me të mbërritur në terren, në gusht 1922,

“Komisioni i Caktimit të Kufijve” (ose siç njihet ndryshe “Komisioni Teknik Ndërkombëtar”) i

kërkoi qeverive të të dy vendeve që të krijonin një zonë asnjanëse, e cila do të fillonte nga Shën

1 Pak kohë më parë, gjatë vitit 1921-1922 kishte shpërthyer kryengritja e Gjon Marka Gjonit, këtë kryengritje Ahmet Zogu arriti ta shtypte, por Gjon Marka Gjoni u strehua në Jugosllavi, për këtë arsye Zogu i trembej një mbështetjeje të mundshme të Beogradit për të përdorur këto elemente në mënyrë që të fillonte një kryengritje të re në veri. Ministër i Punëve të Jashtme në atë kohë. 2 AMPJSH. V. 1923, D. 181, Fl. 13-15. Raport i Legatës shqiptare në Beograd, mbi fjalimin e Ninçiç mbajtur në Parlamentin jugosllav. 3 AMPJSH. V. 1924, D. 131, Fl. 264. Vendimi i Anglisë, Francës, Italisë dhe Japonisë për njohjen e shtetit shqiptar dhe vijës kufitare siç ishte vendosur më 1913. Një kopje e vendimit është edhe në AQSH. F. 251, V. 1921, D. 44, Fl. 358. Në dokument theksohet qartë se për sa i përket vijës kufitare me Greqinë ajo ishte caktuar në terren që me Protokollin e Firences të 17 dhjetorit 1913, ndërsa komisioni për pjesën veriore dhe veri-lindore nuk kishte mundur t’i vaгСdonte punimet si sСkak i fillimit të Luftës së Parë Botërore.

Page 180: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

137

Naumi dhe do të përfundonte në Urën e Maliqit.1 Ju kërkua gjithashtu qeverisë Jugosllave që të

evakuonte trupat e saj ushtarake nga zona neutrale. Ndërkohë, Komisioni i kërkoi qeverisë

shqiptare që të vendoste postat e saj ushtarake pranë zonës neutrale.2 Një ndër çështjet më të

rëndësishme përgjatë punës së Komisionit Ndërkombëtar për caktimin e kufijve, ishte ajo në

lidhje me Shën Naumin. Anëtarët e Komisionit kishin shprehur që më parë opinionet e tyre për

sa i përket vijës së kufirit dhe interpretimit të Protokollit të Londrës të 11 gushtit 1913, në të cilin

përcaktohej vija kufitare e shtetit shqiptar. Ambasada Britanike në Paris përmes një letre i

drejtohej më 27 shtator 1922 Konferencës së Ambasadorëve ku theksonte se anëtari britanik në

notën e tij të gushtit 1922, ishte shprehur se “Protokolli i Londrës i 1913, në bazë të përshkrimit

që i bënte vijës së kufirit veri-lindor, linte hapur të kuptohej se Shën Naumi mbetej jashtë shtetit

shqiptar”. Nisur nga kjo si dhe nga interpretimet e ndryshme të bëra prej përfaqësuesve të tjerë

në komision, ajo propoгonte që çësСtja t’i parasСtroСej menjëСerë për sСqвrtim Komisionit

Teknik Gjeografik (Comite Technique Geopraphique) dhe çështja e Shën Naumit të shtyhej gjer

në marrjen e një vendimi përfunimtar.3

Duke qenë se Komisioni nuk kisСte arritur të përcaktonte se kujt duСej t’i përkiste manastiri i

Shën Naumit, atëherë Konferenca e Ambasadorëve i kërkoi Komisionit teknik që ta shtynte

caktimin e kufirit shqiptaro – jugosllav, deri sa Konferenca të merrte një vendim mbi çështjen e

manastirit të Shën Naumit. Në 6 dhjetor 1922, përmes një rezolute Konferenca e Ambasadorëve

njoftonte Komisionin e Kufijve, se kishte vendosur t’ja kalonte SСën Naumin SСqipërisë. 4

Ndërkaq prej Legatës shqiptare në Beograd vinin lajme, se Jugosllavia nuk do ta pranonte

asnjëherë vendimin e 6 dhjetorit, si dhe krijimin e zonës neutrale dhe largimin e trupave

ushtarake nga zona në fjalë. Beogradi e konsideronte çështjen e manastirit, si shumë të

rëndësishme për historinë kishtare ortodokse dhe kjo ishte një arsye që qeveria jugosllave nuk do

pajtohej me asnjë vendim që do e trajtonte këtë çështje në disfavor të saj.5

Po në linjën e përcaktimit të vijës kufitare ndërmjet dy vendeve, një vend të rëndësishëm

zinin dhe pikat A, B, C dhe D, ose siç quheshin ndryshe pikat sektoriale kufitare. Dy pikat e para

ishin: ajo A, nga Liqeni i Shkodrës tek mali Vila, ndërsa ajo B, nga mali Vila gjer tek mali 1 AMPJSH. V. 1922, D. 43, Fl. 9. Raport i delegatit shqiptar (Ali Kolonja) në Komisionin e Caktimit të Kufijve, drejtuar MPJ. Komisioni mbërriti fillimisСt në Korçë në muajin РusСt, prej nРa do të fillonte dСe punën për t’u ngjitur më pas drejt veriut të Shqipërisë. 2 Po aty, f. 10. 3 Kaliopi Naska, Shën Naumi dhe Diplomacia e Kohës, Tiranë: Kristalina-KH, 2012, f. 61. 4 AMPJSH. V. 1922, D. 43, Fl. 85. Rezoluta për dhënien e Shën Naumit shtetit shqiptar. 5 AMPJSH. V. 1922, D. 43, Fl. 22. Legata shqiptare në Beograd, i drejtohet MPJ në Tiranë.

Page 181: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

138

Gjaravica.1 Përkatësisht pika C kishte të bëntë me vijën kufitare Gjaravicë-Qafa e Prushit, ndërsa

pika D me Qafa e Prushit-Vad. Për të dyja këto pika Ahmet Zogu, në cilësinë e ministrit të

brendshëm përmes një qarkoreje, njoftonte më 21 maj 1923 se Konferenca e Ambasadorëve

kishte marr vendimin për caktimin e kufirit sipas pikave më sipër, duke njoftuar kështu për këtë

vendim shtetin shqiptar.2 Ndërsa një muaj më parë, në 20 prill, shteti shqiptar kishte njohur dhe

simbolet e anijeve tregtare jugosllave përmes të cilave ato do të lundronin në territorin shqiptar

ose do të ankoroheshin në portet e vendit. Njoftimi përfshinte simbolet e anijeve tregtare dhe po

ashtu atyre ushtarake.3

Si Nikolla Pashiçi edhe ministri i Punëve të Jashtme Ninçiç, gjatë viteve 1923-1924 i

kërkonin Zogut me ngulm që të mos strehonte irredentistët kosovarë të cilët kalonin kufirin dhe

futeshin në Shqipëri fshehtas. Në të njëjtën kohë edhe Zogu nuk ndenji mënjanë, ai i kërkoi me

të njëjtën medalje Pashiçit që të mos strehonte kundërshtarët politik të shtetit Shqiptar në

Jugosllavi. Përgjigja mbeti pezull, asnjë prej të dy shteteve nuk u angazhua për të bërë ndonjë

lëvizje në drejtim të këtyre kërkesave. Jugosllavia në këtë periudhë synonte të qetësonte me çdo

mënyrë kryengritjet e popullsisë kosovare, si dhe të krijonte marrëdhënie të qëndrueshme me

Ahmet Zogun i cili në këtë kohë dukej se ishte i vetmi politikan që kishte prirje për të bërë

diplomaci, por mënyra që përdori në këtë kohë Beogradi, për ta detyruar Zogun të hynte në

marrëdhënie të ngushta, ishte e gabuar. Historiani i njohur Vuk Vinaver jep një pasqyrë të saktë

të pozitës ndërkombëtare të Jugosllavisë pas Luftës së Parë Botërore. Jugosllavia sipas tij, në

vitet 1918-1939 ishte anëtare e paktit të sigurimit francez në Evropë, por politika e saj e jashtme

ishte e kushtëzuar prej Italisë. Frika prej Italisë, për Beogradin ishte alfa dhe omega e çdo

politike të jashtme që ndërmerrej. Politika e jashtme jugosllave lëvizte brenda kuadrit të

mendimit francez, por kishte në Ballkan dhe sidomos në Evropën Qendrore interesat e saj që

kondicionoheshin nga Italia. Ky pozicionim mes Italisë dhe Francës do të influenconte fort

politikën jugosllave ashtu si dhe atë shqiptare.4 Sipas kësaj analize çdo presion i palës serbe ndaj

Ahmet Zogut do ta shpinte atë në duart e Italisë.

Roma dhe Beogradi kishin nënshkruar në 27 janar 1924, një pakt miqësie dhe bashkëpunimi

për të ruajtur stabilitetin dhe qetësinë në “Çështjen e Adriatikut” dhe kishin deklaruar se

1 Qarkore drejtuar Prefekturave, Nr. 20628. Tiranë: MPB, Dt. 07-XI-1922. 2 Qarkore drejtuar Prefekturave, Nr. 3819. Tiranë: MPB, Dt. 21-V-1923. 3 Qarkore drejtuar Prefekturave, Nr. 7554. Tiranë: MPB, Dt. 20-IV-1923. 4 Paskal Milo, Shqipëria dhe Jugosllavia..., f. 254.

Page 182: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

139

pavarësia e Shqipërisë ishte një çështje interesi e përbashkët e politikës së tyre të jashtme. Ndërsa

në 9 qershor 1924, në deklaratën e tyre të përbashkët Italia dhe Jugosllavia theksonin se: “Me

rastin e ngjarjeve në Shqipëri, qeveritë e Romës dhe Beogradit kanë pasur një shkëmbim

pikëpamjesh mbi bazën e paktit të tyre të miqësisë e të bashkëpunimit. Të dy qeveritë kanë rënë

dakord se qëllimi i politikës së tyre është që të mos bëjnë asgjë që të ndalojë ose thjesht të

pengojë zhvillimin e një Shqipërie të pavarur. Për këtë arsye, ata e konsiderojnë këtë luftë të

brendshme në Shqipëri, si një çështje të brendshme të shqiptarëve”.1 Kjo ishte marrëveshja e

parë direkte midis tyre në lidhje me Shqipërinë, e cila u siguronte privilegje të dy shteteve.

Nëpërmjet nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Italia sigurohej të neutralizonte çdo lloj nisme të

rrezikshme që Jugosllavia mund të ndërmerrte ndaj Shqipërisë, kurese Jugosllavia merrte nga

Italia garancinë se nuk do të përkrahte irredentizmin shqiptar në Kosovë.2

Nga fundi i muajit maj 1920 situata në Shqipëri do të përkeqësohej (sidomos pas vrasjes së

Avni Rustemit dhe zhvillimit të ceremonisë mortore më 24 qershor në Vlorë). Ahmet Zogut i

vinin të dhëna se ndaj tij dhe qeverisë që kryesonte po përgatiteshin protesta dhe grupe të

armatosura që do të mësynin kryeqytetin. Prandaj, i vënë në situatë alarmi ai njoftonte gjatë kësaj

kohe një pjesë të prefekturave, që figurat politike si F. Noli, L. Gurakuqi e sidomos Bajram

Curri, të mbaheshin nën vëzhgim.3 Por pavarësisht masave të ndërmarra prej qeverisë, në fillim

trupat kryengritëse morën prefekturat më të rëndësishmet në vend4, e më pas në fillim të muajit

qershor do të thyenin forcat qeveritare në Shqipërinë e Mesme5 (Elbasan e Kavajë) dhe do

marshonin drejt Tiranës.

Në 10 qershor 19246, qeveria e drejtuar prej Ahmet Zogu u rrëzua nga një revoltë apo grusht

shteti – siç argumentohet prej disa studiuesve7 – që drejtohej prej dy kundërshtarëve të përbetuar

të tij si Fan Noli dhe Luigj Gurakuqi.8 Në rrafshin ndërkombëtar, Franca dhe Britania e Madhe

1 Paskal Milo, Shqipëria dhe Jugosllavia..., f. 243. 2 Arben Cici, Marrëdhëniet shqiptaro – italiane..., f. 52-53. 3 AQSH. Fondi Ahmet Zogu, V. 1924, D. 1, Fl. 154. Telegram i A. Zogut i dates 31 maj, drejtuar prefektures së Shkodrës, për mbajtjen nën kontroll të veprimtarisë së B. Currit. 4 AQSH. Fondi A. Zogu, V. 1924, D. 1, Fl. 40. Telegram i Ahmet Zogut, i dates 1 qershor, që njoftonte forcat qeveritare në LeгСë që t’u sСkonin në ndiСmë atвre në SСkodër për të ndalur trupat e udСëСequra nРa ReбСep SСala. 5 AQSH. Fondi A. Zogu, V. 1924, D. 1, Fl. 14, 108. Telegrame të datave 7-8 qershor, ku A. Zogu kërkonte shpalljen e shtetrrethimit dhe mbajtjen e Elbasanit dhe Kavajës me çdo kusht prej trupave qeveritare. 6 “Hвrja në Tiranë e usСtrisë kombëtare, qetësia e disiplina mbretnojnë”, Tirana. Nr. 8, 16 qershor 1924. 7 Ilir Ushtelenca, Diplomacia..., f. 46. Shiko edhe Joseph Swire. Shqipëria..., f. 342. Swire citon mendimin e Konicës mbi çështjen e të qenurit revolucion apo revoltë. 8 Në 16 qersСor u sСpall rrëгimi i “sundimit ГoРist”, ndërsa më 19 qersСor në Gaгetën “Dita”, u botua proРrami me 20 pika i qeverisë së Fan Nolit.

Page 183: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

140

përkrahën qëndrimin jugosllav ndaj strehimit të Ahmet Zogut, ndërsa Italia në aparencë, zgjodhi

rrugën e mos përzierjes duke e gjykuar çështjen një punë krejtësisht të brendshme të politikës

shqiptare. Sipas historianit italian Antonello Biagini, Musolini që ndodhej në pushtet prej tetorit

të vitit 1922, ndoqi ndaj kësaj çështje “...vijën e ndjekur prej qeverisë së Xholitit dhe për të

shmangur çdo përzierje nuk i përgjigjet asnjërës prej kërkesave për ndihmë që bëjnë palët

kundërshtare. Dhe e përsos, në se mund të shprehemi kështu, këtë qëndrim duke kërkuar

zyrtarisht një qëndrim të ngjashëm nga ana e Beogradit; ministri i jashtëm jugosllav Momçillo

Ninçiç e pranoi propozimin nga frika se Italia mund të mbështesë rivendikimet e nacionalistëve

në Kosovë”.1

Në të vërtetë Beogradi nuk ndoqi këtë linjë, por atë të intervencionit të hapur. Edhe pse më 9

qershor 1924, Beogradi dhe Roma kishin shpallur sipas një deklarate të përbashkët mosndërhyrje

në punët e brendshme të Shqipërisë, qëllimi i Pashiçit ishte i qartë, të rikthente Zogun në pushtet

duke i dhënë ndihmë financiare dhe “vullnetarë rusë”, që më pas ta përdorte atë si vegël të tij.2

Kjo shihet dhe nga teksti i marrëveshjes që nënshkroi A. Zogu në gusht të vitit 1924 me N.

PasСiçin. Sipas marrëvesСjes (me 16 pika), SСqipëria anРaгСoСej që t’i basСkoСej JuРosllavisë

(neni 1), por kryetar do të vazhdonte të mbetej Ahmet Zogu (neni 2); Ministria e Luftës do të

mbyllej dhe Shqipëria nuk do të kishte më ushtri kombëtare, me përjashtim të një xhandarmërie

që do të shërbente për ruajtjen e rendit (neni 4-5); mes dy vendeve do vendosej regjimi i

bashkimit doganor dhe lëvizja e lirë e shtetasve (neni 8); Qeveria shqiptare do të tërhiqte

pretendimet e saj mbi VermosСin dСe SСën Naumin (neni 10). KisСa ortodokse sСqiptare do t’i

bashkohej asaj serbe, ndërsa shteti shqiptar do hiqte dore nga interesimi për shqiptarët që kishin

mbetur jashtë tij (neni 11-12). Në këtë marrëveshje nenet më të rëndësishme ishin ato 14-15 të

cilat e lidhnin Shqipërinë në rast lufte përfundimisht me Jugosllavinë. Nëse Jugosllavia do të

sulmohej (nga Greqia e Bullgaria) atëherë shteti shqiptar do kontribuonte me një numër

ushtarësh të rregullt (25.000). Nëse Jugosllavia hynte në luftë me Italinë, atëherë shteti shqiptar

do mbante anën e Beogradit. Në përfundim të këtyre dy neneve thuhej se Jugosllavia kishte të

drejtë të pushtonte të gjithë Shqipërinë, në rast se kjo kërcënohej prej Greqisë dhe Italisë.3 Sipas

kësaj marrëvesСje politika e jasСtme e sСtetit sСqiptar do t’i liСej në dorë BeoРradit dСe po asСtu, 1 Antonello Biagini, Historia e Shqipërisë..., f. 152. 2 Ali Hadri, Marrëdhëniet Shqiptaro-Jugosllave. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, “DukaРjini”, 2003, f. 129. 3 AQSH. F. 251, V. 1924, D. 105, Fl. 4-6. Teksti i marrëveshjes së nënshkruar mes N. Pashicit dhe A. Zogut sipas P. Pastorelit, dokumenti është në gjuhën italiane. Megjithatë dokumenti origjinal nuk është gjetur deri më sot.

Page 184: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

141

po ky, do të përcaktonte gjeopolitikisht dhe marrëdhëniet që shteti shqiptar duhet të mbante me

vendet e tjera.1

Qeveria e Fan Nolit, duke parë rrezikun që i kanosej nga ndonjë implikim i trupave jugosllave

në mbështetje të Ahmet Zogut, për ta rrikthyer atë sërish në pushtet, më 18 tetor 1924 iu drejtua

me një kërkesë të veçantë Gjyqit politik, që përmes dosjeve të paraqitura prej Prokurorisë, të

merrte në hetim e të shpallte më pas të gjithë bashkëpunëtorët e Ahmet Zogut, si dhe vet atë si

armiq dhe shkaktarë të vëllavrasjes në vend dhe për secilin prej tyre të shpallte publikisht

dënimet në mungesë. 2 Në listën me emra të shpallur prej prokurorisë, krahas A. Zogut

renditeshin dhe emrat e Myfit Libohovës, Ilias Vrionit, Mustafa Aranitasit, Abdurrahman Dibrës,

Ceno Beut, Shefqet Vërlaci, Kostaq Kotës, komandantit të xhandarmërisë Banush Hamdiut, etj.3

Por pavarësisht këtyre masave, përpjekjet e A. Zogut nuk rreshtën dhe me ndihmën e Beogradit,

në dhjetor të po atij viti do projektohej kthimi i tij në pushtet. Në 24 dhjetor të vitit 1924, Ahmet

Zogu u rikthye në pushtet nëpërmjet ndihmës që i dha Jugosllavia, ndërsa Noli me shokë u

larguan jashtë territorit shqiptar.4

Sipas studiuesit Robert Austin: “Noli e kuptonte se Shqipëria duhet të ruante marrëdhëniet të

mira veçanërisht me Jugosllavinë në mënyrë që eksperimenti i tij të mbijetonte. Gjatë viteve

pararendëse, para se Noli të vinte në pushtet, marrëdhëniet mes dy vendeve ishin pothuajse të

varfra, por jo të paarritshme... Me të ardhur në pushtet Noli i dërgoi N. Pashiçit një telegram

përmes të cilit shprehte dëshirën për ekzistencën e marrëdhënieve të mira... Përgjigja e Pashiçit

ishte shumë e vagët dhe e paqartë nëse Jugosllavia do ta njihte apo jo qeverinë e re.”5 Në këtë

situatë Beogradi e pa Nolin si një njeri të Italisë, i cili kishte ardhur në pushtet me ndihmën e

Romës. Për Beogradin më rëndësi kishte që “fryma revolucionare” të mos përhapej përtej kufirit

dСe të ndikonte mbi popullsinë sСqiptare në Kosovë, Рjë e cila do t’i Сapte punë politikës serbe

dhe do krijonte situata të pafavorshme. Sipas R. Austinit: “Noli i cili nuk kërkonte rishikimin e

çështjes së kufijve, besonte se populli kosovar do ta gjente gjuhën e mirëkuptimit brenda shtetit

1 AQSH. F. 251, V. 1924, D. 105, Fl. 5. Neni 9 thoshte se shteti shqiptar do të hiqte dore nga zyrat diplomatike dhe përfaqësimi do të kryhej përmes Beogradit. 2 AQSH. Fondi A. Zogu, V. 1924, D. 1, Fl. 13. Kërkesa e prokurorisë, drejtuar Gjyqit politik, kundër A. Zogut dhe bashkëpunëtorëve të tij. 3 AQSH. Fondi A. Zogu, V. 1924, D. 1, Fl. 37. Shpallja e vendimit të Gjyqit politik u bë më 25 tetor 1924. 4 Joseph Swire, Shqipëria..., f. 350-351. Autori përkrah mendimin se deklarata e përbashkët italo-jugosllave i përket datës nëntë dhe jo datës shtatë qershor. Ndërkohë që A. Cici dhe A. Puto përkrahin mendimin përmes dokumenteve se deklarata është e datës shtatë qershor. 5 Robert C. Austin, FoundТng a Balkan State, AlbanТa’s EбperТment аСТtС Democracв 1920-1925. Toronto: Kanada, University of Toronto Press, 2012, f. 76.

Page 185: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

142

jugosllav”.1 Noli e dinte shumë mirë që Zogu kishte marrëdhënie të qëndrueshme me Beogradin

dhe se këta të fundit mund të preferonin që ta ndiСmonin atë për t’u riktСвer në pusСtet, në

mënyrë që ta përdornin atë më pas.2

Nga ana tjetër Roma, duke parë këtë lëkundje të Nolit, nuk e la çështjen mënjanë. Ajo nuk e

humbi interesin për të ndërtuar një raport të ri e të privilegjuar për atë. Kjo e shtyu që të

ndërmerrte disa iniciativa mbështetëse ndaj qeverisë së re, si për t’i treРuar asaj se mbështetja

nuk do mungonte nëse dhe Noli do shfaqte interes për të zgjeruar gamën e bashkëpunimit.3 Duke

parë këtë lëvizje, kuptohet disi indirekt edhe neglizhenca e Zogut për çështjen e Kosovës, gjë e

cila nuk ishte e rastësishme, por ajo bazohej mbi një realpolitikë të vërtetë, që llogariste të gjitha

interesat dhe mbi të gjitha ato Jugosllave që synonin ruajtjen e stabilitetit në Shqipëri dhe mos

përhapjen e frymës noliste përtej kufirit.4

Italia dhe Jugosllavia kishin marrë kështu në Ballkan rolin e Austro-Hungarisë dhe të Rusisë

cariste. Rrëzimi i Qeverisë së Nolit u interpretua me të drejtë si sukses i diplomacisë jugosllave

dhe dështim i asaj italiane, gjë e cila i jepte përparësi interesave jugosllave në Adriatik në dëm të

interesave italiane. Suksesi i Pashiçit ishte i qartë.5 Momçillo Ninçiç për të qetësuar Italinë,

mëngjesin e 24 dhjetorit i shpërndau shtypit një deklaratë, sipas së cilës shprehej se Pakti i

Miqësisë do vazhdonte të përbënte bazën e shëndoshë të marrëdhënieve mes dy vendeve duke

krijuar mundësinë, që çështjet që mund të shkaktonin ndërlikime serioze, tashmë të zgjidheshin

pa vështirësi dhe në marrëveshje. Qeveria e Beogradit, kishte arsye tani që të ndjehej e

privilegjuar në supremacinë që kishte arritur mbi çështjen shqiptare ndaj Italisë.6 Por, realiteti

1 Robert C. Austin, Founding a Balkan State..., f. 77. 2 Joseph Swire, Shqipëria..., f. 351. Shiko dhe Bisedimet e Këshillit Kombëtar. Viti i 3 i botimit, 1923, Nr. 94, f. 1571-1573. 3 I Documenti Diplomatici Italiani, 7a Serie, 1922-1935, Vol. 3, f. 188. Dokumenti nr. 322, “L'Ambasciatore a Londra, Della Torretta, al presidente del ConsiРlio e ministro deРli Esteri, Mussolini”, Londra, 23 РiuРnio 1924. Përpjekjet e Romës u shtuan në rrafshin diplomatik duke e shtrirë interesimin e saj gjer në Londër. 4 Robert C. Austin, Shtegu i pashkelur i Fan Nolit. Albin, Tiranë 2000, f. 61-63, 166. Autori shprehet se një faktor vendimtar në mosnjohjen ndërkombëtare që ju bë qeverisë së Nolit ishte diplomacia britanike. Kjo e fundit nuk shfaqte asnjë simpati për peshkopin idealist, përkundrazi simpatia e saj shkonte për Ahmet Zogun të cilin e identifikonte me një burrë shteti të vërtetë. Shiko dhe Robert C. Austin. Founding a Balkan State..., f. 77. 5 I Documenti Diplomatici Italiani, 7a Serie, 1922-1935, Vol. 3, f. 179. Dokumenti nr. 306, “Il presidente del ConsiРlio e ministro deРli Esteri, Mussolini, al presidente del ConsiРlio albanese, Fan Noli”, Roma, 21 РiuРnio 1924. Në të vërtet Duraco ishte i bindur për tendencat pro italiane të qeverisë së Fan Nolit dhe këtë informacion ai ja përcillte edhe Musolinit më 19 qershor. Pra në një mënyrë a një tjetër mund të thuhet se rrëzimi i qeverisë së F. Nolit ishte dhe një humbje për Romën. Shiko edhe Arben Cici. Marrëdhëniet shqiptaro – italiane..., f. 59. Shiko gjithashtu Bisedimet e Këshillit Kombëtar, Viti i 4 i botimit, 1924, Nr. 5, f. 69-73. 6 I Documenti Diplomatici Italiani, 7a Serie, 1922-1935, Vol. 3, f. 243-246. Dukumenti nr. 421, “Il reРРente la legazione a Durazzo, marchetti, al presidente del ConsiРlio e ministro deРli Esteri, Mussolini”, Duraггo, 1 AРosto 1924.

Page 186: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

143

provoi të kundërtën. A. Zogu do ta përdorte për shumë kohë në favor të tij rivalitetin mes Italisë

dhe Jugosllavisë, për të përforcuar pozitat dhe për të ruajtur pushtetin.

Situatat nuk ishin gjithnjë të favorshme për Beogradin, përdorimi i herëpashershëm i

elementëve antizogistë si mjet presioni, jo vetëm nuk do e afronte Zogun drejt Beogradit, por do

e shtynte atë drejt një qëndrimi mosbesues ndaj kësaj të fundit. Po në të njëjtën mënyrë, rivalja e

njohur prej vitesh në çështjen ballkanike kundrejt Jugosllavisë siç ishte Italia, synimet e të cilës

ishin të qarta mbi atë që quhej “çështja shqiptare”, filloi të përfitonte nga kjo situatë mosbesimi.

Nisur nga perspektiva dhe ngjarjet e viteve 1922-1924, ecuria e marrëdhënieve shqiptaro-

jugosllave ishte e lidhur ngushtë dhe ndërvarej në këtë kohë nga zhvillimet politike dhe

diplomatike në marrëdhëniet italo-jugosllave. Baticat dhe zbaticat e tyre në politikë do

influenconin tek këto marrëdhënie përmes evoluimit të situatave dhe ngjarjeve brenda vendit.

Angazhimi i Jugosllavisë synonte dobësimin e ndikimit italian, pikërisht këtë situatë u munduan

ta shfrytëzojnë si Ahmet Zogu në rrugën drejt pushtetit, ashtu dhe Noli për të njohur qeverinë e

tij.1 E ndërsa Zogu ishte më fleksibël në marrëdhëniet me të dy fqinjët, Noli nuk arriti dot të

krijonte ura komunikimi me Romën dhe Beogradin.

Rrëzimi i qeverisë së Nolit ishte një fitore e Jugosllavisë, ndërsa për Musolinin ishte e

papranueshme që Shqipëria të drejtohej nga një njeri i jugosllavëve i cili do ta orientonte

politikën shqiptare tërësisht drejt Beogradit dhe një aleancë e tillë do të ishte fatale për interesat

italiane në Ballkan. Fakt është, që kthesa e politikës shqiptare drejt lidhjeve më të ngushta me

Italinë nuk erdhi vetëm si rezultat i presionit të Romës, por ajo u nxit në mënyrë direkte ose

indirekte nga politika jo realiste jugosllave ndaj Shqipërisë. Në këtë moment, rivaliteti italo-

jugosllav në Shqipëri rrezikohej të kthehej në një konflikt të hapur. 2 KONARE (Komiteti

Nacional Revolucionar), që e shikonte ndryshe politikën e brendshme dhe të jashtme të shtetit

shqiptar. Një vit më pas nëpërmjet një deklarate të datës 14 gusht 1925, pasi dënonte tradhtinë e

“klikës zogiste”, e cila sipas tyre i cedoi Jugosllavisë si shpërblim për ndihmën e madhe që i dha

gjatë kundërrevolucionit tokat e Vermoshit dhe të Shën Naumit, shtonte se: “Ahmet Zogolli ka

nisur që tasСti të pres copa prej trupit të Рjallë të atdСeut, për t’u sСpërblвer të mirën гotërinjve

që e prunë në fuqi”.3 Noli nga ana tjetër e stigmatizonte ashpër Ninçiçin, ministrin e jashtëm

1 Robert C. Austin, Founding a Balkan State..., f. 74. 2 Arben Cici, Marrëdhëniet shqiptaro – italiane..., f. 226-227. 3 Viron Koka, Rrymat e mendimit politiko-shoqëror në Shqipëri në vitet 30 të shekullit XX. Tiranë: Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë, Shtypshkronja e re, 1985, f. 177.

Page 187: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

144

jugosllav, që sipas tij donte të mashtronte opinionin publik dhe të maskonte politikën

antishqiptare duke thënë se me politikën e tij ndaj Shqipërisë dhe me ndihmën që i dha A. Zogut,

nuk kishte qëllim tjetër veçse të luftonte bolshevizmin në Ballkan, e në Evropë.1

Për të mos t’i dСënë mundësi sСtetit të ri sСqiptar që të interesohej por dhe të ndikonte në

popullsinë shqiptare në Kosovë gjatë viteve 1920-1924, Mbretëria Serbe-Korato-Sllovene

miratoi dhe ndërmori aprovimin e një sërë ligjesh, që jo vetëm e diskriminonin këtë popullsi, por

synonin që ta shpronësonin dhe më pas ta shpërngulnin prej trojeve të tyre. Reforma Agrare si

dhe dekretligji i 24 shtatorit 1920, mbi “Kolonizimin e territoreve jugore” (Kosovë-Maqedoni),

ishin mjeti më efikas për ta shpronësuar popullsinë shqiptare dhe për të vendosur kolonë serb në

tokat e tyre. Politika dhe nacionalizmi serb kishte si objektiv që brenda një kohe shumë të

sСkurtër, territoret e banuara prej popullsisë sСqiptare t’i ktСeСenin në territore të pastra serbe.2

Argumenti se Mbretëria Serbe-Kroato-Sllovene synonte të shkëpuste kryesisht lidhjet e

popullsisë shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni prej interesimit dhe ndikimit të politikës së

jashtme të shtetit shqiptar, shpjegohet me faktin se3:

1. Zonat më të goditura prej shpërnguljes së popullsisë shqiptare ishin ato që ndodheshin në

kufi me shtetin shqiptar dhe ato të cilat formonin një kompaktësi mes popullsisë shqiptare

të mbetur nën Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene dhe territoreve që ishin shpallur të

pavarura në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Pavarësisht përpjekjeve me armë

për të ndalur shpërnguljet, grabitja dhe dhunimi i popullsisë shqiptare vazhdoi me të

njëjtin ritëm.4

2. Shpërngulja me dhunë dhe kolonizimi arritën kulmin e tyre gjatë kryengritjes kaçake të

viteve 1919-1924.

3. Rruga kryesore për shpërnguljen e kësaj popullsie ishte ajo përmes hekurudhës Shkup-

Selanik dhe më pas Stamboll. Ky fakt tregon se në dobësimin e politikës së jashtme të

shtetit shqiptar, Beogradi gjeti gjuhën e përbashkët herë me Athinën dhe më pas me

1 Viron Koka, Rrymat e mendimit..., f. 178. 2 Marenglen Verli, Reforma agrare..., f. 96-97. 3 Гamir SСtвlla, “TСe forced deportations of albanians from Kosova and otСer territories betаeen tСe tаo World Wars (1918-1941)”, The Kosova Issue a Historic and Current Problem. Tiranë: Eurorilindja, 1996, f. 97. 4 AQSH. F. 251, V. 1922, D. 93, Fl. 182-183. Pasqyrim i situatës prej gazetave serbe, për kryengritjen e shqiptarëve kundër shpronësimit dhe shpërnguljes së tyre.

Page 188: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

145

Ankaranë, për të lejuar kalimin e popullsisë shqiptare drejt Turqisë, në mënyrë që ajo të

mos vendosej më në ndonjë territor tjetër brenda Gadishullit Ballkanik.1

4. Me rritjen e represionit serb ndaj lëvizjes kaçake, një pjesë e madhe e udhëheqësve që

mbetën gjallë, sidomos pas vitit 1924 u hodhën drejt territorit të shtetit shqiptar, në

mënyrë që të vazhdonin aktivitetin e tyre në Shqipëri. Në atë kohë Zogu i kishte

marrëdhëniet e mira më Beogradin, por duke menduar që ato mund edhe të

përkeqësoheshin në atë ardhmen ai i priti dhe nuk i krijoi probleme të ardhurve.

5. Gjatë viteve 1924-1925, Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës dhe Xhemijeti2 (që

kishte kaluar në vitin 1925 jashtë Jugosllavisë dhe e vazhdonte aktivitetin në mënyrë

klandestine), përveç demanskimit publik të dhunës serbe3, bashkëpunuan dhe me figura

të shquara politike si Fan Noli, Gjon Bisaku, Shtjefen Kurti, Luigj Gashi etj., për ta bërë

sa më publike në Evropë shpërnguljen masive të popullsisë shqiptare nga Jugosllavia.4.

Një problem delikat, i cili lidhej drejtpërdrejt me mbajtjen e disa territoreve të pushtuara prej

ushtrisë serbe gjatë periudhës 1919-1922, ka qenë dhe ai i përfshirjes së këtyre territoreve si

pjesë e drejtimit dhe menaxhimit administrativ të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene. Shteti

shqiptar u mundua gjatë këtyre viteve, që këto territore jo vetëm të mos shfaqeshin si pjesë e

administruar prej Mbretërisë SKS, por bazuar mbi të gjitha vendimet ndërkombëtare të marra

nga Konferenca e Londrës dhe deri tek ajo e Paqes në Paris, mbi të cilat njihej integriteti

territorial i sСtetit sСqiptar, këto territore t’i ktСeСesСin atij dСe usСtritë serbe të larРoСesСin prej

zonave të pushtuara. 5 NjëkoСësisСt u bënë përpjekje që këto territore t’i СiqesСin Сartës

administrative të Mbretërisë SKS nga ku figuronin që prej fillimit të Luftës së Parë Botërore.

Që nga fundi i vitit 1913 dhe fillimi i vitit 1914, territoret e Lumës dhe Hasit shfaqen si njësi

të administruara prej Serbisë dhe pas Luftës së Parë Botërore si pjesë e ndarjes territoriale të

Mbretërisë SKS. Nëse në vitin 1913 territori i Kosovës ndahej në pesë qarqe, 18 rrethe dhe 180

komuna, në këtë ndarje përfshiheshin dhe rrethi i Hasit dhe ai i Lumës. Kjo ndarje mbeti e

1 Гamir SСtвlla, “TСe forced deportations of albanians...”, f. 97-98. Një rrugë tjetër gjatë viteve 1918-1928 për largimin e popullsisë shqiptare drejt Turqisë ishte dhe ajo përmes hekurudhës Nish-Sofje-Stamboll. 2 Dushan T. Batakoviç, Histoire du people serbe. Paris: L’AРe D’Homme, 2005, f. 281. Autori tСekson se БСemijeti nuk ishte parti vetëm e popullsisë shqiptare në Jugosllavi, por ajo ishte parti që brenda saj mblidhte edhe elemente të popullsisë turke. 3 AQSH. F. 251, V. 1924, D. 101, Fl. 51. Fjalimi i mbajtur prej Ferhat Dragës më 20 mars 1924 në Parlamentin jugosllav, ku haptazi demnaskon politikën e ndjekur prej Beogradit kundër popullsisë shqiptare. 4 Гamir SСtвlla, “TСe forced deportations of albanians...”, f. 99-100. 5 Jusuf Buxhovi, Kosova, nga Konferenca e Londrës..., f. 126-128.

Page 189: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

146

vlefshme gjer në vitin 1922. Në bazë të Kushtetutës së re të Vidovdanit, të 18 qershorit 1921, u

përcaktuan dhe ndarjet e reja të Mbretërisë SKS. Kështu territori i Kosovës u nda në pesë

krahina, në atë të Shkupit, Zetës, Rashës, Vranjës dhe Kosovës, ku në këtë të fundit me qendër

Prishtinën, nuk figuronin më rrethi i Lumës dhe Hasit. 1 Kjo tregonte se Beogradi krahas

tërheqjes së trupave ushtarake nga këto territore nuk do ngrinte pretendime të reja për përfshirjen

e Lumës dhe Hasit brenda ndarjes administrative të Mbretërisë SKS.

Një nga rrugët e mundshme për krijimin e varësisë politike të shtetit shqiptar ndaj Beogradit

ishte edhe depërtimi i kapitalit jugosllav në të gjitha sektorët e ekonomisë shqiptare. Përmes

varësisë ekonomike, Jugosllavia synonte që të frenonte ndikimin e politikës shqiptare në Kosovë.

Ajo gjithashtu kërkonte, që përmes kapitalit jugosllav të frenonte zhvillimin ekonomik shqiptar

dhe ta kthente shtetin shqiptar në një model të dështuar. Në vitet 1922-1923, kapitali jugosllav

bëri përpjekje të konsiderueshme për të marrë koncesione në fushën e bankës e të financës, në

industri dhe komunikacione, si dhe në fusha e sektorë të tjerë të ekonomisë. Çështja kyç pas së

cilës u kap kapitali i huaj dhe sidomos ai jugosllav dhe nga ku mund të komandonte gjithë

ekonominë shqiptare, ishte sfera bankare dhe e financës. Nga dhjetori i vitit 1922 deri në janar të

vitit 1923, dy banka të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene (“Banka e Bashkuar Serbe” dhe një

bankë nga Cetinja) bënë kërkesë për të hapur filialet e tyre në Shqipëri. Qeveria shqiptare refuzoi

që t’u jepte të drejtën sСoqërive bankare juРosllave që të Сapnin filialet e tвre në SСqipëri me

argumentin, se vetë shteti shqiptar po bënte përpjekje për krijimin e Bankës Kombëtare.2 Po

kështu në vazhdim të tentativave, “Banka Serbo-Shqiptare” e vëllezërve Zuberi bëri përpjekje që

të merrte koncesionin e minierave të bakrit në Pukë. Por edhe ky grup bankar edhe kur e mori më

pas koncesionin (pas vitit 1925), nuk e mbajti gjatë për mungesë të mjeteve dhe fondeve, duke e

lëshuar kështu koncesionin në duar e një shoqërie italiane. Zhvillimi i shkëmbimeve tregtare

ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë ishte i lidhur në një masë të konsiderueshme edhe me

gjendjen e rrugëve tokësore dhe atyre ujore. Ndonjëherë vëllimi i tregtisë ndërmjet dy vendeve

1 Jusuf Buxhovi, Kosova..., f. 128. 2 Paskal Milo, “Sвnimet e kapitalit juРosllav për të depërtuar në ekonominë e Shqipërisë (1922-1924)”, Studime Historike. Tiranë: Nr. 4, Viti XLIV, 1990, f. 93-94. Ndërsa sipas botimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë “HТstorТa e Bankës Qendrore në SСqТpërТ”. (Tiranë: Shtypur në Shtypshkronjën e Bankës së Shqipërisë, 2003, f. 22), thuhet se përpjekjet e dy bankave të përmendura më sipër për të hapur filialet e tyre, u bënë gjatë periudhës mars-prill 1925 dhe jo sipas datave që jep studiuesi Paskal Milo.

Page 190: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

147

varej edhe prej situatës politike në të dy anët e kufirit. 1 Në janar të vitit 1922 konsulli jugosllav

në Korçë, kërkoi që për shkëmbimet tregtare ndërmjet dy vendeve të hapej rruga Korçë-

Manastir, kërkesa gjeti mbështetje në parim nga pala shqiptare. Po në këtë kohë, anijet jugosllave

filluan të lundrojnë edhe në liqenin e Shkodrës e në lumin Buna.2

Çështja e lundrimit në liqenin e Shkodrës dhe në lumin Buna u diskutua gjerësisht midis dy

qeverive si në Beograd ashtu edhe në Tiranë Ajo u bë objekt bisedimesh edhe në Konferencën e

Parisit, e cila në 13 korrik 1922, miratoi një rezolutë që do të shërbente si bazë për hartimin e një

protokolli midis Shqipërisë dhe shtetit serbo-kroato-slloven mbi lundrimin në liqenin e Shkodrës

dhe lumin Buna. Projekt-protokolli mbi çështjen e lundrimit iu shtrua për shqyrtim qeverive

shqiptare dhe jugosllave. Pala shqiptare pasi e pranoi në parim, bëri disa vërejtje me karakter

sigurie në të cilat parashtroi nevojën e saj për sigurimin e tërësisë territoriale të vendit.3

Po t’i СedСim një vësСtrim marrëdСënieve ekonomiko-tregtare midis këtyre dy shteteve,

tregtia sipas import-eksportit vjen gjithnjë e në rritje gjatë viteve 1921-1923. Për vitin 1921 ajo

arrin në shifrat e 423 mijë fr. ar (2.1 % të vëllimit të përgjithshëm), ndërsa për vitin 1922 në 697

mijë fr. ari (4.6 %) dhe arrin kulmin në vitin 1923, me 1990 mijë fr. ar (6.3 %). Si pasojë e

destabilitetit politik, që ndikoi me luhatjet e tij në fushën ekonomike dhe tregtare, marrëdhëniet

import-eksport midis këtyre dy shteteve për vitin 1924 u ulën në shifrat e 861 mijë fr. ar (2.6% të

vëllimit të përgjithshëm).4

Marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë ishin në

përgjithësi refleks i marrëdhënieve politike midis dy vendeve.5 Sipas raportit të Albert Calmes, si

në vitin 1920 ashtu dhe në vitin 1921, në krahasim me Italinë dhe Greqinë, Mbretëria Serbo-

Kroato-Sllovene zinte vendin e fundit për shkëmbime tregtare me Shqipërinë.6 Kjo tregonte se

interesat politike, ato strategjike dhe ekonomike të shtetit shqiptar, orientoheshin më kollaj drejt

Italisë, e cila nuk kishte trupa ushtarake të dislokuara në afërisi të territorit shqiptar se sa drejt

1 AQSH. Fondi MPB, V. 1922, D. 86, Fl. 1-2. Pas protestave të organizuara gjatë tetorit 1922 prej popullsisë shqiptare në qytetin e Dibrës, ushtria serbe filloi të ushtronte kontrolle të imtësishme në vijën kufitare, për të mos lejuar ndikimin e kësaj popullsie prej elementëve dhe propagandës nacionaliste që vinte nga Shqipëria. 2 Paskal Milo, “Sвnimet e kapitalit juРosllav...”, f. 97. 3 Po aty, f. 102. 4 Veniamin Toçi, Ndërhyrja e kapitalit të huaj në Shqipëri dhe qëndrimi i qarqeve demokratike (1921-1925). Tiranë, 1974, f. 151. 5 AQSH. Fondi MPB, V. 1922, D. 86, Fl. 1-2. Zhvillimi i protestave pertej kufirit shqiptar, ndikonte ndjeshëm në vëllimin tregtar mes dy vendeve. 6 Albert Calmes, “Aneks-Raporti i Komitetit Financiar për Këshillin në Sesionin e VIII-të të Komitetit të Përkohshëm Ekonomiko-Financiar të Lidhjes së Kombeve, mbajtur në Gjenevë në SСtator 1922”, Revista Shqiptare Social Ekonomike. Tiranë: Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike, 2012, f. 9-36.

Page 191: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

148

Beogradit, që vazhdonte të përbënte rrezikun kryesor për politikën e brendshme dhe jashtme të

Tiranës.

III.2. Vermoshi, Shën Naumi dhe Gjykata e Hagës

Një ndër çështjet më të rëndësishme për shtetin shqiptar gjatë periudhës 1922-1925 ka qenë

ajo e kufirit verior dhe veri-lindor me Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene. Kjo çështje për vet

faktin se u shtri në një periudhë disa vjeçare si dhe për rëndësinë që kishte, mori fillimisht prej

politikës shqiptare trajtat e një misioni kombëtar për të ruajtur kufijtë e vendosur më 1913 në

Konferencën e Londrës, si dhe për të mos i krijuar shteteve fqinje mundësinë që të shtrinin dorën

e tyre për të shkëputur nga “Shqipëria londineze”, qoftë dhe një pëllëmbë tokë të vetme. Ngjarjet

do të merrnin ngjyrime të ndryshme sepse ato u zhvilluan në vite të vështira e trazirash për

Shqipërinë dhe do të fillonin të merrnin zgjidhje vetëm pasi Ahmet Zogu të rikthehej në pushtet

dhe shpallej president.

Për sa i përket çështjes së Vermoshit, kur Komisioni Ndërkombëtar i kufirit verior filloi

punën e tij gjatë muajit gusht 1922, pasi e vizitoi zonën e Vermoshit, më 11 tetor të atij viti

vendosi që kjo гonë t’i mbeste sСtetit sСqiptar. Të njëjtin vendim, bazuar mbi atë të Komisionit,

dha dhe Konferenca e Ambasadorëve më 10 nëntor 1922. Ndërsa në janar të vitit 1923 ajo

shpalli zyrtarisht, se zonën e Vermoshit ja kishte njohur shtetit shqiptar dhe jo Beogradit.1

Jugosllavia u shpreh kundër vendimit të dhënë nga Konferenca dhe kërkoi rishqyrtim të çështjes

nga e para, pasi kjo zonë ishte shumë e rëndësishme për mbretërinë jugosllave, për vet faktin se

ajo siguronte mbrojtjen e qytetit të Podgoricës dhe zonave rreth tij. Gjithashtu pylli i Vermoshit

ishte një ndër pyjet më të mirë në Jugosllavi për sigurimin e lëndëve drusore cilësore.2 Kjo

ngjarje do të mbetej pezull përkohësisht, duke lënë në fuqi vendimin e Konferencës, pasi

vëmendja e qeverive të të dy vendeve do të fokusohej tek lëvizja kaçake dhe udhëheqësit e saj,

që ishin kthyer në një rrezik serioz si për Beogradin ashtu dhe për Tiranën. Mbyllja e zonave

neutrale dhe lufitimi i elementëve kaçak që vepronin brenda tyre, do shkëpuste vëmendjen nga

çështja e Vermoshit, për t’iu riktСвer asaj një vit më pas, më 1924, kur dhe numri i incidenteve

1 Paskal Milo, Politika e jashtme e Shqipërisë. Tiranë: Toena, 2013, f. 552. 2 Arben Puto, Demokraci e Rrethuar. Tiranë: “8 Nëntori”, 1990, f. 124.

Page 192: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

149

kufitare në këtë zonë do të rritej së tepërmi.1 Pas këtyre ngjarjeve, zgjidhja e kësaj çështje do të

ecte paralel me atë të Shën Naumit, për të gjetur zgjidhje të dyja njëkohësisht.

Më 5 qershor 1924, nga Parisi, Puankareja në emër të Konferencës së Ambasadorëve i

drejtohej Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve duke theksuar se në mbështetje të

Rezolutës së adaptuar prej Konferencës së Ambasadorëve në 4 qershor 1924, kërkonte prej

Lidhjes që në takimin e ardhshëm të merrte në shqyrtim çështjen e parashtruar si më poshtë:

“Nisur nga fakti që vendimi i Konferencës së Ambasadorëve mbi çështjen e kufirit në Shën

Naum mes Shqipërisë e Serbisë, ka ngritur shqetësimet e prishjes së paqes në rajon, Konferenca

përpara se të marr një vendim të mëtejshëm, ka nderin që mbi këtë precedent, çështjen ta

parashtrojë në Këshillin e Lidhjes së Kombeve për një opinion, që ka në themel pyetjet: A kanë

arritur Fuqitë Kryesore Aleate përmes vendimit të Konferencës së Ambasadorëve të 6 dhjetorit

1922 të shterojnë plotësisht çështjen e kufirit të Shën Naumit mes Serbisë dhe Shqipërisë, mision

i cili, siç ishte vendosur dhe në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve në 3 tetor 1921, i takonte

Konferencës që të thoshte fjalën e fundit? A duhet konsideruar prej Lidhjes së Kombeve që

Konferenca e Ambasadorëve nuk ka arritur ta përmbushë misionin e saj përfundimisht? Çfarë

zgjidhjeje duhet adaptuar në lidhje me çështjen e kufirit shqiptaro-serb në Shën Naum?2

Një javë më pas, më 12 qershor 1924, Lidhja e Kombeve nxorri një deklaratë përmes së cilës

sqaronte diskutimet e bëra mbi Çështjen e Shën Naumit në Konferencën e Ambasadorëve. Sipas

deklaratës (notës), vendimi i Konferencës së Ambasadorëve i datës 9 nëntor 1921, pasi

konfirmonte vendosjen e vijës kufitare të Shqipërisë bazuar në vendimin e Konferencës së

Ambasadorëve të 1913 në Londër, theksonte se Komisioni (Teknik)* i vendosjes së Kufijëve që

do shkonte në terren, ishte instruktuar që të merrte parasysh gjatë punës së tij dhe interesat

gjeografike dhe ekonomike të të dy vendeve. Detyra e Komisionit ishte që të përcaktonte

1 Arben Puto, Demokraci…, f. 125. Pas ankesave të sСumta të qeverisë sСqiptare (Рjatë muajve РusСt-shtator 1924) në Lidhjen e Kombeve, mbi agresionet e ndryshme të trupave serbo-malazeze në zonën e Vermoshit, Këshilli i Lidhjes vendosi ta shqyrtoj rastin, vetëm në 3 tetor 1924. Po atë ditë i pari që e mori fjalën ishte Fan Noli i cili i kërkoi KësСillit që t’i jepte drejtim гРjidСjes së çësСtjes së VermosСit pasi trupat sebo-malazeze kishin provokuar disa here trupat ushtarake shqiptare, dhe mes tyre kishte pasur shkëmbim zjarri. Provokimet ishin bërë të përditshme dСe nРa të dвja palët kisСte pasur të lënduar. Mos гРjidСja e çësСtjes do provokonte incidente të tjera që nuk do t’i shërbenin asnjërës prej palëve. 2 Acts and Documents Relating to Judgments and Advisory Opinions Given by the Court, Question of the Monastery of Saint-Naoum (Albanian Frontier). Leyden: Series C, Documents relating to advisory opinion No. 9, Part III – Other Documents, Publications of the Permanent Court of International Justice, f. 70. Document: “TСe Conference of Ambassadors to tСe Secretarв General of tСe LeaРue of Nations”.

Page 193: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

150

saktësisht kufirin ndërmjet dy shteteve duke vizituar vijën e përcaktuar nga Konferenca në hartë

dhe që përbëhej nga katër zona ose krahina:

- Krahina në veri-lindje të Shkodrës;

- Krahina në perëndim dhe jug të Prizrenit;

- Krahina në perëndim dhe jug-lindje të Dibrës;

- Zona e Linit (Pogradec).1

Bazuar mbi këtë vizitë, ishte vendosur që гona e Linit t’i kalonte SСqipërisë, për të lehtësuar

komunikimin ndërmjet qyteteve, e më konkretisht ndërmjet Elbasanit dhe Korçës përgjatë bregut

të Liqenit të Ohrit. Nisur nga kjo, asnjë përcaktim konkret nuk ishte bërë për manastirin e Shën

Naumit, vendndodhja e të cilit ishte në zonën më të largët të Liqenit të Ohrit, në bregun e tij

jugor. Konferenca besonte se përcaktimi i kësaj krahine jugore ishte vendosur që në Konferencën

e Londrës më 1913, kjo ishte dhe arsyeja që Shën Naumi nuk ishte diskutuar asnjëherë dhe ishte

marrë i mirëqenë fakti se ai i përkiste Shqipërisë. Për të mos u mjaftuar me kaq, më 1 shkurt

1922 duke u bazuar mbi komunikimin mes Lidhjes së Kombeve dhe Komisionit të kufirit,

Konferenca kishte vendosur:

Pika 3: Që të instruktojë Komisionin e Përcaktimit të kufijëve për të përcaktuar në terren

vijën kufitare serbo-shqiptare dhe greko-shqiptare, të vendosur në Londër 1913, deri në

pikën aktuale në të cilën kishte filluar puna e “mishëruar” në Protokollin e Firences;

Pika 4: Të udhëzojë Komisionin Tekniko-Gjeografik që të përcaktojë një zonë neutrale

nga Lini gjer në pikën 3, të referuar si më sipër.2

Për më tepër që, sipas Protokollit të Londrës të vitit 1913, vendimi mbi vijën kufitare të

Shqipërisë përcaktohej terminologjikisht si më poshtë:

Nga veriu në jug

“...Prej andej do të ndjekë kurrizin e malit Korab, duke e lënë në Shqipëri rrethin e Dibrës së

Poshtme dhe jashtë Shqipërisë rrethin e Rekës. Vijon duke lënë këtë kurriz e shtrirë drejt e në

veri të luginës së Dibrës, e cila do të mbetet jashtë Shqipërisë, më pas kufiri do të ndjek Drinin e

Zi, rrjedha e të cilit shkon sipas drejtimit për në fshatin Lukov, duke kaluar nëpër kreshtat

* Komisionit Teknik, i jemi referuar për leСtësi edСe me emërtimin “Komisioni Ndërkombëtar i Përcaktimit të Kufirit Verior”, ose tСjesСtë “Komisioni i Përcaktimit të Kufirit”. 1 Acts and Documents RelatТng to Judgments and AdvТsorв OpТnТons…, Part III, f. 70-71. Document: “TСe Conference of Ambassadors to tСe Secretarв General of tСe LeaРue of Nations”. 2 Acts and Documents RelatТng…, Part III, f. 71. Document: “LeaРue of Nations: Note on tСe Deliberations of tСe Conference of Ambassadors ConcerninР tСe Allocation of tСe Monasterв of Saint Naoum”.

Page 194: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

151

kryesore që ndajnë pellgun e lumit Drina nga ajo e Ghkoumbi dhe duke lënë Strugën jashtë

Shqipërisë, do të arrijë në brigjet e Liqenit Ohër në zonën e fshatit Lim [Lin – B.K.].”1

Nga jugu në veri

“Brigjet deri në Phtelia [Ftelia - B.K.], përfshirë ishullin e Saseno [Sazanit - B.K.], rajoni në

veri të vijës greke dhe ish-Kazaja e Korçës, së bashku me brigjet perëndimore dhe jugore të

Liqenit të Ohrit, që shtrihen nga fshati Lim [Lin - B.K.] deri në Manastirin e Shën Naumit, do të

jenë pjesë e Shqipërisë.”2

Duke i’u referuar fakteve historike, zona e Shën Naumit ishte pushtuar prej trupave serbe

gjatë vitit 1913. Përgjatë Luftës së Parë Botërore ata ishin detyruar që të largohen prej aty (më

1917) dhe në kohën që po merrej në shqyrtim çështja, sidomos gjatë periudhës kur Komisioni i

Përcaktimit të Kufijëve kishte vizituar manastirin, në të gjendeshin vetëm dy priftërinjë, nga të

cilët njëri fliste shqip, ndërsa tjetri serbo-kroatisht. Nga pikëpamja gjeografike manastiri nuk

kishte ndonjë vlerë të veçantë, ndërkohë që për sa i përket anës fetare ai kishte një rëndësi shumë

të madhe për të gjitha krahinat përreth duke përbërë për ato një vend pelegrinazhi fetar. Problemi

që kishte lindur gjatë punës në terren të Komisionit, qendronte në faktin, se në Protokollin e

Londrës të vitit 1913 shprehimisht thuhej “deri në Manastirin e Shën Naumit”, pra duke lënë të

paqartë të kuptohej, nëse fjala “deri në” e përfshinte apo e linte jashtë Shqipërisë atë.

Ky problem u soll në vëmendje të Konferencës me anë të një note të 27 shtatorit 1922 prej

Ambasadës Britanike, përmes së cilës i kërkohej Komisionit të Përcaktimit të vijës kufitare që të

furnizonte më të gjithë informacionin e mundshëm Konferencën, që kjo e fundit të mbërrinte në

një vendim përfundimtar mbi këtë çështje. Informacioni dhe opinionet e kërkuara ju dërguan

Konferencës përmes një letre që mban datën 5 nëntor 1922. Ndërsa një opinion më i detajuar i

përfaqësuesit shqiptar në komision mban datën 30 nëntor 1922, shumë kohë pasi Konferenca e

kishte marrë vendimin e saj.3

Komisioneri britanik, pas një hezitimi, e interpretoi Protokollin e Londrës se ai ja kishte

caktuar Shën Naumin shtetit serb; por parë nga ana etnike, gjeografike dhe strategjike nga ana e

tij u konsiderua fakti, se SСën Naumi duСet t’i liСej SСqipërisë në kushtet kur këtij shteti i ishin

hequr shumë territore të rëndësishme. Komisionerët francez dhe italian ishin në favor të caktimit

1 Acts and Documents RelatТng…, Part III, f. 72. (“LeaРue of Nations: Note on the Deliberations of the Conference of Ambassadors ConcerninР tСe Allocation of tСe Monasterв of Saint Naoum”) 2 Po aty, f. 72. 3 Ibid.

Page 195: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

152

të manastirin në anën e kufirit shqiptar. Komisionerët e vendeve të interesuara drejtpërsëdrejti

ndanin mendime të ndryshme në lidhje me çështjen dhe kjo ishte e kuptueshme. Me përjashtim të

mendimit të komisionerit shqiptar, asnjëri nga dokumentet e përcaktuara para Konferencës nuk

tërhoqi vëmendjen për interesat morale dhe fetare të cilat do të prekeshin nga vendimi që do të

merrte Konferenca.1

Çështja ngrinte problematika të shuma e për më tepër që ishte shumë e vështirë të

nënkuptoheshin qëllimet e autorëve të vitit 1913. Nuk mund të interpretoheshin vendimet e tyre

kur gjatë mbledhjeve në Londër nuk ishin mbajtur as procesverbale mbledhjesh, as shënime dhe

as hartat zyrtare të asaj kohë nuk ishin ruajtur. Shqyrtimi i dokumenteve në lidhje me

Konferencën e vitit 1913 nuk i krijonte asnjë lloj mundësie Konferencës së Ambasadorëve që të

merrte një vendim të sigurtë e të saktë. Në këto rrethana, ajo, duke konsideruar se Protokolli i

Londrës mund të interpretohej në mënyra të ndryshme sa i përket posedimin përfundimtar të

Shën Naumit dhe duke qenë të mendimit, se konsideratat etnike dhe ekonomike të ngritura nga

anëtarët e Komisionit të Kufijëve ishin shumë të favorshme për dhënien e këtij manastiri

Shqipërisë, vendosën më 6 dhjetor 1922, që kв manastir t’i kalonte përfundimisСt sСtetit

shqiptar.2 Ky vendim iu komunikuar zyrtarisht të dy qeverive gjatë 23 dhjetor 1923. Ai i’u

komunikua dhe Komisionit të Delimitimit (përcaktimit të Kufijëve) që ta zbatonte atë në terren.3

Në letrën e 23 dhjetorit 1923 që i drejtohej prej Puankaresë qeverisë shqiptare, thuhej se:

“Përmes letrës së 25 nëntorit 1922, JU jeni njoftuar se Konferenca e Ambasadorëve ishte

shprehur në favor të Shqipërisë për përcaktimin e kufirit në Shën Naum, i cili gjendet në bregun

juРor të Liqenit të OСrit. Kam nderin që t’ju njoftojë se Konferenca e Ambasadorëve ka

vendosur që Manastrin e SСën Naumit t’ia lë përfundimisСt sСtetit sСqiptar. Kв vendim do të

realizohet që në momentin kur kufiri mes Shqipërisë e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllove do të

vendoset në terren nga Komisioni i Delimitimit...”.4 Ndërsa letra e dytë i drejtohej ministrit serb

në Paris, Spalaikoviç, në të cilën Puankareja shkruante se: “Protokolli i Londrës i vitit 1913

1 Acts and Documents RelatТng…, Part III. Document: “LeaРue of Nations: Note on tСe Deliberations of tСe Conference of Ambassadors ConcerninР tСe Allocation of tСe Monasterв of Saint Naoum”. f. 73. 2 AMPJSH. V. 1922, D. 43, Fl. 85. Rezoluta për dhënien e Shën Naumit shtetit shqiptar. Sipas saj thuhej se do të njoftoheshin qeveritë e të dy vendeve se Konferenca e Ambasadorëve do tja kalonte manastiri i Shën Naumit shtetit shqiptar. 3 Acts and Documents RelatТng…, Part III, Document: “LeaРue of Nations: Note on tСe Deliberations of tСe Conference of Ambassadors Concerning the Allocation of the Monastery of Saint Naoum”. f. 73. 4 Acts and Documents Relating…, Part III, Document: “Le Prцsident de la Confцrence des Ambassadeurs au Prцsident: de la DelцРation Albanaise a Paris”. f. 101.

Page 196: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

153

specifikon se ‘bregu perëndimor dhe jugor i Liqenit të Ohrit, zona që shtrihet nga fshati Lin në

Manastirin e Shën Naumit do të jetë pjesë e shtetit shqiptar’. Ky tekst nuk tregon qartë nëse

manastiri do të jetë pjesë e njërit apo tjetrit shtet. Për këtë arsye kjo detyrë ju la Konferencës së

Ambasadorëve. Kam nderin që t’ju informojë se Konferenca duke marrë parasвsС dСe mendimin

e Komisionit të Përcaktimit të Kufirit në terren, vendosi t’ia kalojë Manastirin e Shën Naumit

shtetit shqiptar.”1

Por pavarësisht njoftimit, asnjë vendim zyrtar nuk u mor nga Konferenca e Ambasadorëve për

të konfirmuar propozimin përfundimtar të dhënë nga anëtarët e Komisionit të Përcaktimit të

Kufirit. Në këtë situatë, kur mungonte një vendim zyrtar, Beogradi përmes një note që mban

datën 6 prill 1923, parashtroi përpara Konferencës një seri argumentesh në lidhje me çështjen e

kufirit serbo-shqiptar. Disa prej fakteve të dhëna kishin lidhje të drejtpërdrejtë me çështjen e

kufirit ndërmjet dy vendve në Shën Naum dhe bazuar mbi argumente etnike dhe morale,

kërkohej rishikimi i vendimit të 6 dhjetorit 1922.2 Beogradi gjatë kësaj periudhe u mundua që të

artifikonte fakte dhe materiale të ndryshme, për të argumentuar se Shën Naumi asnjëherë nuk

isСte diskutuar prej Konferencës së Londrës që t’i jepej SСqipërisë, por përkundrazi qëllimi i

komisionit të asaj kohe kishte qenë që ai të mbetej pjesë e Serbisë. Në këtë frymë u parashtrura

dhe nota e 28 qershorit 1923, drejtuar Konferencës prej Beogradit.3 Qeveria shqiptare ju përgjigj

përpjekjeve të fundit të Beogradit nëpërmjet dy letrave drejtuar Konferencës, e para mban datën

20 qershor 1923, ndërsa e dyta është e datës 25 mars 1924.4

Sipas letrës së parë të 28 qershorit, ajo mban firmën e Xh. Dinos i ngarkuar me punë në Paris

dhe parashtron përpara Konferencës së Ambasadorëve fakte dhe argumente të shumta se

ndryshimi i kufijëve edhe pse mbetet një dëshirë e kahershme e Beogradit ajo nuk mund të bjerë

ndesh me vendimin e 9 nëntorit 1921 dhe atë të dhjetorit 1922. Të dy këto vendime edhe pse

kanë sanksionuar për shtetin shqiptar një cungim territorial, sërish asnjëherë ky i fundit nuk ka

kërkuar që гвrtarisСt t’i ktСeСen territoret sСqiptare të mbetura nën Mbretërinë Serbo-Kroato-

Sllovene. Kështu edhe pse qyteti i Dibrës një nyje vitale e popullsisë shqiptare mbeti jashtë

Shqipërisë, duke shkëputur të gjitha lidhjet e kësaj krahine me ato përreth saj, kjo nuk e nxiti

1 AMPJSH. V. 1924, D. 131, Fl. 270. Presidenti i Konferencës së Ambasadorëve, Puankare, njofton qeverinë shqiptare për vendimin e marrë. 2 Kalipi Naska, SСën NaumТ…, f. 134-138. 3 Acts and Documents RelatТng…, Part III, Document: “LeaРue of Nations: Note on tСe Deliberations of tСe Conference of Ambassadors Concerning the Allocation of tСe Monasterв of Saint Naoum”, f. 73. 4 Po aty. f. 73-74.

Page 197: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

154

qeverinë e Tiranës që të parasСtrojë arРumenta e të kërkojë nРa instancat ndërkombëtare që t’i

bashkohet asaj, pavarësisht se dëshira për bashkim ishte shumë e madhe. Gjithashtu ai shprehej

se: “Në këtë drejtim, kam nderin të paraqesë në vëmendjen tuaj, që qeveria ime nuk mund të

besoj se Konferenca e Ambasadorëve është e gatshme për të rënë dakord për të shqyrtuar akuzat

e reja (të Beogradit)... dhe të anullojë një vendim që ka marrë tashmë në lidhje me kufijtë”.1

Ndërkohë po Xh. Dino në letrën e dytë të datës 25 mars 1924, duke iu drejtuar po Presidentit

të Konferencës shkruante se prej disa ditësh, që kur ishin marrë vesh kërkesat e reja të Beogradit,

në të gjitha qytetet kryesore të vendit kishin filluar protesta dhe populli kërkonte që asnjë pjesë e

territorit sСqiptar të mos sСkëputej dСe t’i kalonte Serbisë. SСqipëria e sotme shkruante ai, nuk

ishte Shqipëria etnike dhe për këtë arsye kuptohet që këto ndjenja që ngjallen në popull, tregonin

se ai akoma nuk kishte harruar copëtimin e territoreve me popullsi shqiptare të cilat i ishin dhënë

vendeve fqinje.2

Në këtë rrethana Konferenca kuptoi se çështja nuk ishte dhe aq e thjeshtë, se kërkoheshin

hetime të mëtejshme, por Komisioni të cilit i ishte ngarkuar çështja nuk ishte dakord nëse një

hetim do arrinte të sillte një përfundim unanim për të gjitha palët. E duke qenë se këto diskutime

e bënin edhe më të vështirë zgjidhjen e problemit, atëherë Konferenca e Ambasadorëve ja

adresoi çështjen Komisionit të saj Ligjor, duke shtruar pyetjen: “кfarë interpretimi mund t’i jepet

vendimit të Konferencës së Ambasadorëve të mbajtur në Londër 1913, si dhe vendimit të 9

nëntorit 1921 të marrë në Konferencën e mbajtur në Paris në lidhje me çështjen e kufirit në Shën

Naum?”3

Më 27 mars 1924 Komisioni Ligjor u shpreh mbi çështjen në fjalë. Sipas opinionit të tij, ishte

e qartë se ekzistonin disa fakte të cilat duhet të merreshin parasysh, një ndër këto fakte ishte

propozimi italian i marsit 1913, i dale prej një marrëveshje italo – habsburgase (22 prill 1913),

ku kërkohej që Shën Naumi të mos i jepej Shqipërisë, por Serbisë. Gjithashtu protokolli

përfundimtar i muajit gusht 1913 shprehej, se Komisioni i përcaktimit të Kufijëve që do shkonte

në terren duhet të merrte parasysh të gjitha propozimet e arritura ndërmjet Italisë dhe Austro-

Hungarisë në lidhje me vijën kufitare në Shqipëri. Kjo gjë sipas Komisionit Ligjor i jepte vlerë 1 Acts and Documents RelatТng…, Part III, Document: “Le CСarРe d'Affaires d'Albanie a Paris au President de la Confцrence des Ambassadeurs”, 20 juin 1923, f. 112. 2 AMPJSH. V. 1924, D. 64, Fl. 31. Xh. Dino, ambassador në Paris, i drejtohet Puankares. Shiko edhe Acts and Documents RelatТng…, Document: “Le CСarРe d'Affaires d'Albanie a Paris au President de la Confцrence des Ambassadeurs”, 20 juin 1923, Part III, f. 113-114. 3 Acts and Documents RelatТng…, Part III, Document: “LeaРue of Nations: Note on tСe Deliberations of tСe Conference of Ambassadors ConcerninР tСe Allocation of tСe Monasterв of Saint Naoum”. f. 74.

Page 198: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

155

marrëveshjes ndërmjet dy vendeve (Italisë dhe Austro-Hungarisë) që Shën Naumi të mos ishte

pjesë e shtetit shqiptar.1 Menjëherë pas këtyre fakteve të dala rishtazi, më 14 prill 1924 qeveria

britanike përmes një memorandum shprehej se Londra nuk dyshonte aspak në vullnetin e

pjesëmarrësve në Konferencën e vitit 1913, dhe as në vendimin e vitit 1922 që Shën Naumi

duСej t’i kalonte SСqipërisë. GjitСasСtu në memorandum sСtoСej se si SСqipëria asСtu dСe

Jugosllavia nuk ishin në gjendje që të rrefuzonin vendimin e marrë në 6 dhjetor 1922, sepse pak

kohë më parë, në vitin 1921, Asambleja e Lidhjes së Kombeve kishte pranuar rezolutën në lidhje

me përcaktimin e vijës kufitare ndërmjet dy vendeve. Londra e vinte theksin edhe tek fakti se

vendimi i 6 dhjetorit i ishte komunikuar të dy qeverive dhe asnjëra prej tyre nuk e kishte

rrefuzuar. Megjithatë Parisi përmes delegatëve të tij në Komision, vazhdoi të mbështeste idenë se

çështja duhej ritrajtuar sërish dhe për këtë gjë nevojitej impenjimi i institucioneve të tjera

ndërkombëtare si Gjykata Ndërkombëtare e Hagës. Në këtë linjë, Londra reagoi menjëherë (më

19 maj 1924), duke mbështetur idenë se do ishte mirë që për këtë çështje të angazhohej Gjykata

Ndërkombëtare e Hagës, të cilës i duhej adresuar çështja për një mendim konsultativ.2

Më 17 qershor 1924, Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve, Eric Drummond, ju

drejtua për një Mendim Konsultativ (Advisory Opinion) Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë.3

Sipas kërkesës: “Gjykata, nisur nga Rezoluta e Këshillit, e datës 17 qershor 1924, si dhe

mbështetur mbi autorizimin e dhënë nga Këshilli, ka nderin t’i dorëгojë Gjвkatës Ndërkombëtare

të Drejtësisë një kërkesë në përputhje me Artikullin 14 të Konventës, për një mendim këshillues

për Këshillin, në lidhje me çështjen e parashtruar më 17 qershor (që i është bashkëngjitur

kërkesës)… Sekretari i përgjithsëm është i РatsСëm që t’i vë në dispoгicion dСe t’i japë çdo

ndihmë të mundshme Gjykatës nëse kjo shihet e nevojshme prej kësaj të fundit.”4

Çështja e kufirit ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë u trajtua nga Gjykata e Hagës pikërisht

në kohën kur në Shqipëri kishte ardhur në pushtet Fan Noli dhe Ahmet Zogu ishte larguar jashtë

vendit. Gjatë muajve qershor-dhjetor 1924, qeveria e Fan Nolit u përpoq ta trajtonte me shumë

vendosmëri këtë çësСtje në arenën ndërkombëtare. Noli u mundua që t’i jap fund kësaj çësСtje

dhe të gjente një zgjidhje të përshtatshme me Jugosllavinë. Qeveria e re, pavarësisht problemeve 1 Acts and Documents RelatТng…, Part III, Document: “LeaРue of Nations: Note on tСe Deliberations of the Conference of Ambassadors ConcerninР tСe Allocation of tСe Monasterв of Saint Naoum”. f. 75. 2 Po aty, f. 75-76. 3 Arben Puto, Historia diplomatike..., f. 339. Shiko edhe Acts and Documents RelatТng…, Part III, “Request for Advisory Opinion”. From LeaРue of Nations to tСe Permanent Court of International Justice. f. 67. 4 Acts and Documents RelatТng…, Part III, Document: “Request for Advisorв Opinion” – From League of Nations to tСe Permanent Court of International Justice”. f. 67.

Page 199: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

156

të shumta me të cilat po përballej, në fund të qershorit u përpoq që të angazhohej maksimalisht

përmes përfaqësuesve të saj në Francë dhe Angli, në mënyrë që të përgatiteshin për trajtimin e

kësaj çështje juridikisht.1 Kuptohet që shteti shqiptar nuk kishte kapacitete juridike (njerëzore) që

ta trajtonte çështjen nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare. Për këtë arsye nevojitej

angazhimi i një specialisti me përvojë.

Ministria e Punëve të Jashtme në këtë situatë të re, ju drejtua përfaqësive shqiptare në Londër

e Gjeneve, ku caktonte z. Benoit Blinishti dhe Mehmet Konicën që të gjenin një përfaqësues

ligjor (avokat) për të mbrojtur çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.2

Më 9 korrik, profesori dhe juristi i të drejtës ndërkombëtare, Gilber Gidel, i angazhuar prej

shtetit shqiptar për ta përfaqësuar atë, i prezantoi Dhomës së Drejtësisë një memorandum të

gjatë, në të cilin parashtrohej e tërë çështja e Shën Naumit.3 Pala serbe opinionin e saj, e kishte

parashtruar me shkrim para Dhomës së Drejtësisë që më 3 korrik, përmes një memorandumi në

të cilin edhe ajo jepte sqarime të hollësishme dhe përpiqej të argumentonte se Shën Numi nuk i

përkiste shtetit shqiptar, por Jugosllavisë.4

Më 23 korrik 1924, në Pallatin e Paqes në Hagë u zhvillua takimi i katërt publik (pjesë e

seksionit të pestë) në lidhje me Çështjen e Shën Naumit. Takimi kryesohej prej Presidentit

Loder, ndërsa pjesëmarrës të tjerë ishin zv. Presidenti Weiss, Lord Finlay, zotërinjtë Nyholm,

Moore, De Bustamante, Altamira, Oda, Anzilotti, Huber dhe Pessoa. Ndërsa sekretar i trupës

gjykuese ishte z. Ake Hammarskjold.5 Më pas seanca vijoi me leximin e çështjes së Shën Naumit

prej sekretarit. Ai filloi duke dhënë një panoramë historike të çështjes, e cila niste që me

vendimin e datës 6 dhjetor 1922 të Konferencës së Ambasadorëve, që kishte vendosur që

Manastiri i SСën Numit t’i mbetej sСtetit sСqiptar. Pas leбimit të çësСtjes nРa sekretari, Presidenti

Loder theksoi se më 19 qershor 1924 ai kishte marrë një kërkesë nga Lidhja e Kombeve, përmes

të cilës i kërkohej Gjykatës që të shprehte mendimin e saj mbi çështjen në fjalë. Gjithashtu ai

1 AMPJSH. V. 1924, D. 131, Fl. 202. Telegram i MPJ, drejtuar Përfaqësisë shqiptare në Paris. 2 AMPJSH. V. 1924, D. 131, Fl. 202. Në këtë fletë janë dy telegrame, njëra drejtuar përfaqësisë shqiptare në Londër dhe tjetra asaj në Gjeneve, përkatësisht Mehmet Konicës dhe Benoit Blinishtit. Telegramet mbajnë datën 19 qershor. 3 Arben Puto, Demokraci e Rrethuar. Tiranë: “8 Nëntori”, 1990, f. 135. 4 AMPJSH. V. 1924, D. 131, Fl. 113-114. Memorandum për çështjen e Shën Naumit, prezantuar para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë prej mbretërisë SKS. 5 Acts and Documents Relating to Judgments and Advisory Opinions Given by the Court, Question of the Monastery of Saint-Naoum (Albanian Frontier). Leyden: Series C, Documents relating to advisory opinion No. 9, Public Sittings, Part I, Publications of the Permanent Court of International Justice, f. 8.

Page 200: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

157

kishte tërhequr dhe të gjithë dokumentacionin, që nga kërkesat e të dy vendeve dhe deri tek

prezantimet ose parashtrimet e tyre mbi çështjen në Lidhjen e Kombeve.

Qeveria jugosllave në ekspozenë e saj mbi situatën, e trajtoi problemin nga “pozita e forcës”,

duke paralajmëruar se nuk do të njiСte asnjë vendim tjetër, veç atij që do t’i konfirmonte SСën

Naumin Jugosllavisë. Kësisoj mendimi i Dhomës së Drejtësisë kthehej në një akt formal,

përderisa njëra nga palët deklaronte se nuk do të njihte zgjidhje tjetër veç asaj në favor të vet.1

Qeveria shqiptare u përfaqësua në këto takime prej Mehmet Konicës, B. Blinishtit dhe profesorit

të së drejtës ndërkombëtare Gilbert Gidel. Ndërsa pala jugosllave u përfaqësua në Gjykatë prej

ambasadorit të saj në Paris z. H. E. Spalaikovitch. 2 Pas ekspozesë së shkurtër mbi shtetin

shqiptar, M. Konica dhe B. Blinishti theksuan se “...duke mos i tërhequr trupat e saj nga zona

asnjanëse e krijuar, Qeveria Serbo-Kroato-Sllove nuk e respektoi këtë vendim; kështu është krejt

i pavend fakti se ajo e sheh në favor të saj situatën e krijuar nga pushtimi i Shën Naumit nga

trupat e saj; sepse ky pushtim ka vazhduar në kundërshtim me vendimin e marrë në 6 dhjetor

1922 nga Konferenca e Ambasadorëve, pa përmendur dhe vendimin e marrë nga i njëjti autoritet,

i cili ia dha përfundimisht Shqipërisë manastirin e Shën Naumit”.3 Diskutimet ishin të gjata mes

të dy përfaqësive dhe sigurisht të mbushura me argumente e kundëragrumente prej secilës palë.

Më 4 shtator Dhoma u shpreh duke dhënë mendimin e saj konsultativ se Konferenca e

Ambasadorëve, përmes vendimit të 6 dhjetorit kishte pasur të drejtë që u’a kishte lënë Shën

Naumin sСtetit sСqiptar dСe se nuk kisСte vend për t’iu ktСвer sërisС këtij vendimi.4 Më 3 tetor

1924, Këshilli i Lidhjes së Kombeve në prani të përfaqësuesve nga Shqipëria dhe atyre nga

Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, vendosi që t’i komunikonte Konferencës së Ambasadorëve

mendimin e dhënë prej Gjykatës në 4 shtator 1924, ku ajo e quante çështjen të mbyllur me

vendimin e 6 dhjetorit 1922, duke ia njohur Shën Naumin shtetit shqiptar.5 Më 6 tetor Këshilli ja

përcolli me shkrim vendimin Konferencës.

1 Arben Puto, Historia diplomatike..., f. 344. 2 Acts and Documents RelatТng…, Part I, f. 9. 3 AMPJSH. V. 1924, D. 131, Fl. 135-137. Ekspoze e prezantuar nga B. Blinishti dhe M. Konica përpara Gjykatës së Hagës. 4 Kalipi Naska, SСën NaumТ…, f. 474-506. 5 AMPJSH. V. 1924, D. 131, Fl. 452-453. Lidhja e Kombeve, Sesioni i 30-të i Këshillit, Kufiri shqiptar në zonën e Shën Naumit (League of Nations, Thirtieth Session of the Council, Albanian Frontier in the Region of Saint Naoum), 3 tetor, 1924. Në 10 shtator 1924 F. Noli mbajti fjalën e tij para Lidhjes së Kombeve, në të cilën ai mbrojti fuqishëm çështjen e kufijëve dhe integritetit territorial të shtetit shqiptar.

Page 201: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

158

Gjatë vitit 1925, pasi Ahmet Zogu ishte shpallur President i Shqipërisë (më 31 janar), ai

kërkoi që ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë të lidhej një marrëveshje për hua dhe për

armatime të lehta, me anë të kësaj marrëveshje ai do të balanconte buxhetin e shtetit dhe

nëpërmjet armatimeve do të ruante vijën kufitare. Qeveria jugosllave dhe ministria e Punëve të

Jashtme nga frika se mos Zogu e përdorte huan dhe armatimet kundër Jugosllavisë, nuk i

akorduan atij asgjë.1 Përveç faktit se nuk i akorduan asgjë, ato i kërkuan atij shpërblime të

konsiderueshme bazuar mbi ngjarjet që rrodhën gjatë dhjetorit 1924 me kthimin e tij në pushtet.

Kështu, duke qenë se Beogradi luajti rolin kryesor dhe mbajti pjesën më të madhe të peshës për

rikthimin e A. Zogut në pushtet, qeveria jugosllave në mënyrë të natyrshme priste shpërblimin.

Dhe shpërblimi më i kënaqshëm për Jugosllavinë, si fazë e parë do të ishte marrja e Shën Naumit

dhe Vermoshit, çështje që kish ngelur pezull prej disa vitesh. Më pas Beogradi priste koncesione

të tjera ekonomike, ushtarake dhe territoriale.

Gjatë dy muajve të parë të vitit 1925, shypi jugosllav i kushtoi një interes shumë të madh

fitores dhe rikthimit në pushtet të Ahmet Zogut. Ai i bëntë jehonë fitores së kundërrevolucionit si

dhe shkatërrimit të qeverisë së Nolit, e cila ishte detyruar të largohej jashtë vendit. Një hapësirë e

konsiderueshme në shtypin jugosllav e kryesisht në gazetën Politika (të datës 2 shkurt), i’u dha

dhe çështjes së kufijëve mes dy vendeve duke theksuar se çështja e Shën Naumit ishte bërë

subjekt edhe i Konferencës së Ambasadorëve më 31 janar, ku ishte hedhur ideja, që situata e

krijuar mes dy vendeve të zgjidhej përmes një marrëveshjeje Tiranë-Beograd.2 Për të fituar terren

dhe për të treguar se çështja e Shën Naumit nuk mund të ndahej prej asaj të Vermoshit, Ahmet

Zogu e shtroi për diskutim këtë çështje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të datës 8 shkurt.

Këshilli i Ministrave doli në përfundimin, se të dy çështjet do të trajtoheshin njëkohësisht, por

për këtë gjë fillimisht duhej përcaktuar një komision i cili duhet të shkonte në terren, Vermosh e

Shën Naum, për të hartuar një raport mbi situatën dhe gjendjen në këto krahina të pretenduara

prej palës jugosllave.3 Njëkohësisht kjo do të shërbente edhe si fitim kohe prej palës shqiptare.

Fakti që Ahmet Zogu kërkonte të fitonte kohë, shihet dhe tek fakti se nga mesi i muajit maj 1925,

ai tërhoqi përfaqësuesin e shtetit shqiptar në Komisionin e Kufijëve z. Mehdi Frashëri, duke mos

i dhënë mundësi Konferencës së Ambasadorëve dhe Komisionit në fjalë që të merrte një vendim

1 Ilir Ushtelenca, Diplomacia..., f. 65. 2 “Les rapports avec L’Albanie”, Bulletin Periodique de la Presse Yougoslavie. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 58, 1 Janvier – 28 Fevrier, 1925, f. 11. 3 AQSH. F. 251, D. 107, V. 1925. Ngritja e një Komisioni prej Këshillit të Ministrave për të vizituar Vermoshin dhe Shën Naumin. Po aty shiko dhe letrën e MPJSH dërguar ambasadorit shqiptar në Beograd.

Page 202: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

159

mbi propozimet e hedhura prej palës jugosllave.1 Por Beogradi nuk ndenji duar kryq, ai vazhdoi

të përdorte kartën e tij të vjetër, atë të ushtrimit të presionit brenda e jashtë vendit përmes

elementëve antizogistë. Kjo gjë nxiti edhe më shumë reagimin e A. Zogut, sidomos pas

zgjedhjeve të prillit 1925 në Shqipëri, zgjedhje të cilat legjitimuan kthimin e tij në pushtet. Më 1

qershor, në mbledhjen e parë të senatit dhe dhomës së deputetëve, Ahmet Zogu mbajti një fjalim

i cili u drejtua tërësisht kundër Jugosllavisë dhe kërkoi largimin e trupave ushtarake jugosllave

prej Shën Naumit.2 Këto deklarata nuk kaluan pa u përcjellë në Beograd dhe pa u reflektuar edhe

në shtypin e përditshëm atje.

Duke parë se A. Zogu po largohej dita-ditës prej synimeve jugosllave, atëherë mbreti

Aleksandër gjatë pranverës së vitit 1925 vendosi që të ndërmerrte një tur politik në Francë. Në

Paris ai u takua me ambasadorin italian të akredituar aty, R. Avecana, të cilit pasi i deklaroi se

Shqipëria ishte e paaftë për të ndërtuar një shtet, i shtroi idenë e një ndarje të saj midis Italisë dhe

Jugosllavisë ose të paktën të ndaheshin zonat e influencës. Të njëjtën ide ai ja serviri disa ditë më

pas në Venecia edhe ministrit italian në Jugosllavi, gjeneralit Bodrero.3 Përpara këtyre kërkesave

të përsëritura të Beogradit, Italia i dha të kuptojë se nuk ishte për ndarjen e Shqipërisë. Madje

edhe mbështetësja kryesore e politikës jugosllave, Franca, nuk e përkrahu këtë ide të mbretit

Aleksandër, por edhe të atyre që e këshillonin atë, siç ishte ministri i Punëve të Jashtme M.

Ninçiç. Pas këtyre përpjekjeve diplomatike, Beogradi u mundua të kalonte në veprime konkrete,

duke i’u rikthyer skemave të nxitjes së elementëve filo-jugosllavë në kufirin shqiptar, por edhe

mbështetjes ekonomike të elementëve politik antizogistë që ndodheshin jashtë Shqipërisë.

Qeveria jugosllave me grumbullimin e emigracionit antizogist në Bari, krijoi një konsullatë në

këtë qytet, ku si konsull emëroi Vaso Stërkiçin, me origjinë shqiptare, i cili me të ardhur në Bari,

hyri në kontakt me anëtarët e vjetër të Krahut Kombëtar si dhe me Xhemal Bushatin e Angjelin

Sumën.4

Ish-anëtarët e Krahut Kombëtar gjatë bisedimeve me konsullin e ri jugosllav u shprehën të

РatsСëm për t’u vënë në sСërbim të BeoРradit. Sвnimi i tвre do të ishte organizimi i një

kryengritje për rrëzimin e sa mëparshëm të Zogu. Për ta realizuar këtë qëllim u formua

1 AQSH. F. 251, D. 107, V. 1925, Fl. 167. Kërkesë e Konferencës së Ambasadorëve për përfaqësimin e Shqipërisë me delegatin e saj në Paris. 2 “La situation en Albanie”, Bulletin Periodique de la Presse Yougoslavie. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 60, 1 Mai – 28 Juin, 1925, f. 10. 3 Paskal Milo, Shqipëria dhe Jugosllavia..., f. 334. 4 Sejfi Vllamasi, Ballafaqime politike..., f. 438-439.

Page 203: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

160

organizata “Bashkimi Kombëtar” me një komitet të përkohshëm, të përbërë prej Sotir Pecit,

Xhemal Bushatit, Angjelin Sumës dhe sekretar Ali Këlcyrës. Anëtarë të tjerë ishin Rexhep

Mitrovica, Bahri Omari, Ismail Tatzati, Sheh Karbunara, Spiro Koleka, Stavro Vinjahu, Sejfi

Vllamasi etj. Një pjesë e komitetit dhe e anëtareve më pas u vendosën në Jugosllavi, e më pas

vendosën që qendra e tyre të ishte në Vjenë.1 Duke parë rrezikun e këtyre ndërhyrjeve Zogu u

mundu t’i jepte sa më sСpejt гРjidСje çësСtjes së VermosСit dСe SСën Naumit.

Në verën e vitit 1925 Ahmet Zogu dërgoi në Beograd Ceno bej Kryeziun, detyra e të cilit

ishte arritja e një kompromisi për të ndalur aksionet e emigrantëve, që mbështeteshin nga

Jugosllavia në kufi. Ndërsa shteti shqiptar, do të angazhohej që të ndalonte të gjithë emigrantët

kosovar dhe irredentistët që vepronin ilegalisht në Shqipëri që të kalonin kufirin për në

Jugosllavi. Por, Beogradi duke mos pasur besim në figurën e Ahmet Zogut, nuk pranoi të futej në

bisedime. 2 Në plan të dytë, nëse do të nënshkruhej një marrëveshje politiko-ushtarake ose

aleancë mbrojtëse ndërmjet dy vendeve, kjo do të thoshte se Jugosllavia nuk mund të ushtronte

më pretendimet e saj territoriale kundrejt Shqipërisë dhe në të njëjtën kohë një shtet shqiptar i

forcuar do të ndikonte në rritjen e nacionaliгmit dСe luftës së popullit kosovar për t’u basСkuar

me shtetin amë. Pra, një angazhim i Jugosllavisë në një pakt me Tiranën do të thoshte humbje e

të drejtës nga ana e saj në arenën ndërkombëtare për të kërkuar një copëtim apo uzurpim të

tokave shqiptare.3

MeРjitСatë ГoРu nuk pranoi që t’i sСkëpuste përfundimisСt marrëdСëniet me JuРosllavinë. Në

korrik të vitit 1925 bisedimet rifilluan edhe njëherë, të dyja palët u takuan për të diskutuar mbi

çështjen e kufijëve. Më 27 prill 1925, Konferenca e Ambasadorëve bazuar dhe në vendimin e

Dhomës së Drejtësisë së Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, kishte deklaruar se do të mbante në

fuqi vendimin e saj të 6 dhjetorit 1922, përmes të cilit manastiri i Shën Naumit i kishte kaluar

shtetit shqiptar. Por, që nga ajo kohë, dhe ashtu si rrodhën ngjarjet e qershorit 1924, Manastiri

kishte mbetur ende në duart e ushtrisë serbe.4 Më 28 korrik 1925, palët në bisedim arritën të

gjenin gjuhën e përbashkët dhe të arrinin një konsensus sipas të cilit qeveria e Tiranës do të

pranonte të risСikonte vijën e saj kufitare me JuРosllavinë në mënвrë që SСën Naumi t’i kalonte 1 Sejfi Vllamasi, Ballafaqime politike..., f. 441-442. 2 Ilir Ushtelenca, Diplomacia..., f. 113-114. 3 Joseph Swire, Shqipëria..., f. 370; Edhe pse Jugosllavia nuk pranonte të nënshkruante traktate të veçantë me Shqipërinë, në fillim të vitit 1926 (prill), ajo nënshkroi disa marrëveshje me shtetin shqiptar, siç ishin ato për çështjet konsullore, lundrimin dhe ajo për ekstradimin. 4 Arben Puto, Historia diplomatike..., f. 344-345. Më 19 korrik 1924, B. Blinishti dhe M. Konica i paraqitën Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës pikëpamjen e tyre për sa i përket çështjes së Shën Naumit.

Page 204: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

161

kësaj të fundit. Më 6 gusht 1925, kryetari i Konferencës së Ambasadorëve A. Briand, ju drejtua

të dy palëve me një deklaratë ku anullonte vendimin e mëparshëm të Konferencës dhe pranonte

ndryshimin e propozuar nga të dy vendet mbi vijën kufitare. Por, përpara se Ahmet Zogu ta

kalonte për miratim në parlament marrëveshjen, z. Bilekok (Jean Beguin Billecocq), i dërguari

me punë i Francës në Shqipëri, iu drejtua përmes një letre Ministrit të Punëve të Jashtme të

Shqipërisë z. Myfit Libohova ku e njoftonte, se Konferenca e Ambasadorëve i akordonte një afat

të ri Qeverisë sСqiptare për t’u menduar dСe për të dСënë përРjiРjen e saj definitive mbi çësСtjen

e vijës kufitare shqiptaro-serbe. Por tashmë qeveria shqiptare e kishte marrë vendimin e saj për të

pranuar propozimin e shkëmbimit dhënë nga pala jugosllave.1

Më 7 gusht 1925, shtypi serb botonte lajmin e dhënë prej legatës jugosllave në Paris, sipas së

cilit manastiri i Shën Naumit dhe Vermoshi i kishin kaluar përfundimisht Jugosllavisë. Ndërsa

vizitën e Ceno Beut, shtypi serb e cilësonte si vizitën e një miku të vërtet të Jugosllavisë. Në

raportin e Gjergj Pekmezit, të ngarkuarit me punë të Shqipërisë në Legatën e Beogradit, të datës

10 gusht, thuhej se gazeta “Politika” në kryeartikullin e saj të datës 7 gusht, nuk ishte kursyer së

derdhuri helm ndaj shtetit shqiptar. Ajo kritikonte politikën e qeverisë së Tiranës dhe vinte në

dyshim deklaratat e ministrit të Brendshëm mbi gjendjen e mirë të Shqipërisë dhe qetësinë e

rregullin që mbretëronte në vend. Megjithatë gazeta nuk i përmbahej një linje radikale të

momentit, po sipas raportit, Gazeta “Politika” shkruante se: “Sa na intereson Shqipnija e a jemi

miqtë e saj, shifet edhe prej pritjes që i kemi ba Ceno Bej Kryeziut prej Sushakut në Belgrad.

Kojo nuk asht vetëm një kujdes ndaj njТ mТku t’onë, një vendasТ t’onë Т cТlТ asСt mТnТstër sСqТptar.

Përkundrazi kjo asht në vend të parë një ndjenjë e jonë asht e dijtun shtetnore ndaj Shqipnisë. Të

flasim çiltas. Cashtja e këtij vendit mbështjellun në cashtjen me rëndësТ të problemТt t’AdrТatТkut.

Dhe në kët problem vendin ma me rëndësie ka Shqipnija. Kjo ka rëndësinë e klasës së pare për

sТgurТmТn t’onë të jasСtëm. Prandaj kujdesТ Т jonë më Т madСТ asСtë që SСqТpnТja të mbetet e

shqiptarëvet.”2 Ndërsa një gazetë tjetër e njohur jugosllave Obzor, e datës 6 gusht, shkruante se

raportet ndërmjet dy vendeve ishin përmirësuar ndjeshëm dhe tashmë mund të quheshin të mira.

Qeveria aktuale kishte krijuar marrëdhënie miqësore dhe të sinqerta me Jugosllavinë. Konflikti

mbi çështjen e kufijëve, që kishte vazhduar për një periudhë të gjatë, nuk ekzistonte më.

1 AMPJSH. V. 1926, D. 88, Fl. 35-36. J. B. Billecocq drejtuar MPJ të Shqipërisë. 2 AQSH. F. 149, V. 1925, D. I-728, Fl. 32. Raporti i të ngarkuarit me punë në Legatën e Beogradit z. Gjergj Pekmezi. Materiali është shkëputur nga përkthimi që ai i ka bërë kryeartikullit Gr. Bozhoviq, të botuar në gazetën “Politika” të datës 7 РusСt 1925.

Page 205: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

162

Parlamenti shqiptar i kishte akorduar qeverisë liri të plotë - vijonte të shprehej gazeta, – për

гРjidСjen e kësaj çësСjte sa më sСpejtë me JuРosllavinë. Prandaj për t’i dСënë zgjidhje asaj, një

delegacion shqiptar i kryesuar prej Mehdi Frashërit kishte mbërritur në Beograd me qëllimin e

vetëm që t’i jap fund problemit të VermosСit dСe SСën Naumit, i diskutuar asСpër prej sСumë

vitesh mes Shqipërisë e Jugosllavisë.1

Reagime mbi mënyrën e zgjidhjes së çështjes së Shën Naumit dhe Vermoshit nga Jugosllavia

e Shqipëria, pati edhe në shtypin grek. Gazeta Eleftheria shkruante më 29 gusht 1925, se

pavarësisht se kjo ngjarje kaloi në heshtje në shtypin grek, kjo çështje themelore për dy shtetet

fqinje nuk mund të mos ngjallte interesin e Greqisë. Çështja sipas gazetës në fjalë kishte ndodhur

kësСtu. AСmet ГoРu pasi u larРua nРa SСqipëria drejt JuРosllavisë, për t’u riktСвer sërisС në

pushtet i premtoi Beogradit përmes një marrëveshje, dhënien e Shën Naumit e Vermoshit.

Megjithatë citon gazeta, ai gjeti që opinioni i përgjithshëm i brendshëm i bashkë-atdhetarëve të

tij, ishe shumë i prekshëm për këtë pozicion aq me rëndësi nga pikëpamja strategjike.2 Përveç

protestave që përmend gazeta brenda vendit, protesta të tjera do vinin dhe nga jashtë, nga radhët

e kundërshtarëve politik të Ahmet Zogut. Peshën më të madhe në këtë përpjekje do ta mbante

Fan Noli dhe Hasan Prishtina, të cilët mendonin se kjo ishte jo vetëm një humbje politike për

shtetin shqiptar, por dhe një humbje strategjike në luftën për të mbrojtur interesat e shtetit

shqiptar kundër atyre të vendeve fqinje, e në rastin konkret Jugosllavisë. Ata ju drejtuan Lidhjes

së Kombeve përmes një letre ku i kërkonin asaj që të mos njihte marrëveshjen e nënshkruar për

dhënien e Shën Naumit dhe Vermoshit Jugosllavisë nga ana e qeverisë shqiptare.3

Në nëntor të vitit 1925, A. Zogu dërgoi përsëri një delegacion në Beograd me qëllim fillimin

e bisedimeve për nënshkrimin e një marrëveshje ekonomike dhe një traktati tregtie. Në fund të

nëntorit 1925, pasi u shqyrtua si çështje prej palës jugosllave, filluan bisedimet dypalëshe dhe u

ngritën komisionet për përgatitjen e Traktatit Tregtar. Bisedimet dështuan brenda një kohe të

shkurtër, pasi të dy palët nuk gjetën një gjuhë të përbashkët, por u përpoqën që të negocionin

duke kushtëzuar njëri-tjetrin. Delegacioni shqiptar kërkoi që në të njëjtën kohë, bashkë me

Traktatin e Tregtisë të nënshkruhej edhe një marrëveshje “Konsullore”, ndërsa pala jugosllave si

kundërpërgjigje kërkoi që ndërmjet dy shteteve të nënshkruhej një marrëveshje “Ekstradimi”.

1 “La situation en Albanie”, Bulletin Periodique de la Presse Yougoslavie. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 61, 26 Juin – 15 Aout, 1925, f. 9. 2 AMPJSH. V. 1925, D. 107, Fl. 482. Material i përkthyer nga gazeta Eletheria, e 29 gushtit 1925. 3 AQSH. F. 149, V. 1925, D. I-728, Fl. 37. MPJ informon Ahmet Zogut në cilësinë e kryetarit të Republikës mbi veprimtarinë e Fan Nolit dhe Hasan Prishtinës në Itali.

Page 206: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

163

Duke qenë se asnjëri prej delegacioneve nuk ishte i përgatitur për një hap të tillë, tërheqja që ata

bënë, çoi në mbylljen e bisedimeve. Ato u rihapën pas një periudhe afro gjashtë mujore, në fillim

të qershorit 1926 dhe përfunduan në 22 qershor, me nënshkrimin e “Marrëveshjes së Tregtisë

dhe Lundrimit”, “Konventës Konsullore” dhe “Konventës së Ekstradimit”.1

Marrëveshjet u nënshkruan për palën jugosllave prej ministrit të Punëve të Jashtme Momtçillo

Ninçiç dhe për palën shqiptare prej Milto Tutulanit (ish-ministër i Drejtësisë) dhe Xhafer Vilës,

sekretar i përgjithshëm në ministrinë e Punëve të Jashtme. Sipas Konventës Konsullore pranohej

dhe njihej nënshtetësia e të dy shteteve, funksionarëve konsullorë, kryekonsujve, nënkonsujve

etj., fuqitë e të cilëve do të bazoheshin mbi këtë konventë. Në të njëjtën kohë pranohej hapja e

konsullatave dhe nënkonsullatave të cilat do të merreshin me problemet që do të kishin qytetarët

përkatës të të dy shteteve. Qytetarëve të të dy vendeve u njihej gjithashtu e drejta për hyrje dhe

dalje ndërmjet tyre pasi të ishin pajisur me leje kalimi ose viza, blerja dhe shitja e pronave,

aktiviteti tregtar etj.2 Sipas Konventës së Ekstradimit të dy shtetet binin dakord për të ekstraduar

të gjithë keqbërësit dhe kriminelët që ishin dënuar prej organeve gjyqësore në shtetet përkatëse.

Ndalohej ekstradimi i personave politikë kur këta dënoheshin në shtetet përkatëse në situata

lufte. 3 Konventat do të hynin në fuqi në momentin kur të dy shtetet do të shkëmbenin

instrumentet e nevojsСme dСe do t’i ratifikonin ato në parlamentet e tyre.

Ndërsa në 26 korrik të vitit 1926, në Firence u arrit të nënshkruhej protokolli final mbi kufirin

shqiptaro-jugosllav. Disa ditë më pas, më 30 korrik, Konferenca e Ambasadorëve bëri të njëjtën

gjë në prani të të dy palëve (si dhe Greqisë), duke firmosur protokollin final të kufijve shqiptaro-

jugosllav. Në këmbim të Shën Naumit shteti shqiptar mori fshatin Peshkopi nga ana e

Pogradecit, rrëzën e Malit të Thatë si dhe tokat e tri katundeve. Ndërsa në këmbim të Vermoshit

shteti shqiptar mori fushën e Velipojës dhe kullotat e Libohovës.4 Mehdi Frashëri në kujtimet e

tij, argumenton se kjo marrëveshje e arritur mes Tiranës e Beogradit, ishte më shumë në favor të

Shqipërisë se Jugoslavisë. Kjo për faktin se strategjikisht shteti shqiptar, përveç se forconte

1 AMPJSH. V. 1926. D. 102. Fl. 24. Marrëveshja e Tregtisë dhe Lundrimit, Konventës Konsullore dhe Konventës së Ekstradimit u nënsСkrua më 22 qersСor 1926. SСiko edСe “Albania and ВouРoslavia – Protocol regarding the Application of Annex C (Provisions concerning Frontier Traffic) of the Treaty of Commerce and Navigation of June 22nd, 1926, between the Two Countries...”, League of Nations – Treaty Series, No. 3649, 1935, f. 11-85. 2 AMPJSH. V. 1926. D. 102. Fl. 24-25. Marrëveshja u nënshkrua për palën shqiptare prej Xhafer Vilës dhe Milto Tutulanit, ndërsa për palën jugosllave firmosi M. Ninçiç. 3 AMPJSH. V. 1926. D. 102. Fl. 26. Ndalohej ekstradimi i personave politikë kur këta dënoheshin në shtetet përkatëse në situata lufte etj. 4 Mehdi Frashëri, Kujtime..., f. 202-205. Duhet theksuar se Mehdi Frashëri ishte anëtar i komisionit duke përfaqësuar palën shqiptare në terren për vendosjen e kufirit midis shtetit shqiptar dhe atij jugosllav.

Page 207: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

164

pozitat e tij mbrojtëse në kufirin veri-lindor (në rrëzë të Malit të Thatë), ai shtonte dhe numrin e

popullsisë përmes katundeve të marra, ndërkohë që i jepte Jugosllavisë një terren të pabanuar

dhe pa përfitime ekonomike.1

Së bashku me protokollin e 26 korrikut 1926, u nënshkruan edhe tre protokolle të tjerë si dhe

një konventë. I pari i njihte të drejtën banorëve të Plavës, Gucisë dhe Podgoricës për të kaluar në

territorin shqiptar në raste vizitash ose aktiviteti tregtar dhe i njihte të drejtën banorëve të

Kelmendit për të kaluar në territorin jugosllav po për të njëjtat veprime.2 I dyti lejonte besimtarët

ortodoks shqiptarë për të kaluar në territorin jugosllav deri në tre ditë për të vizituar kishën e

Shën Naumit. Ata nuk mund të largoheshin prej Shën Naumit e as të merreshin me aktivitete

jofetare. Për kalimin, besimtarët shqiptarë duhet të pajiseshin me letra në dy gjuhë, shqip dhe

serbo-kroatisht.3 I treti, jepte liri të plotë lundrimi në lumin Buna për të gjitha mjetet lundruese të

të dy shteteve, përjashtim bënin vetëm mjetet lundruese luftarake. Ndalimi i lundrimit të mjeteve

lundruese luftarake sipas protokollit vlente edhe për liqenin e Shkodrës (përjashtoheshin mjetet

lundruese që ruanin vijën ujore).4 Konventa e nënshkruar kishte të bënte me kalimin e kufirit prej

popullsisë shqiptare në të dy anën e kufirit për çështje tregtare, vizitash familjare etj., gjithnjë të

pajisur me mjete identifikimi për lëvizje tranziti. Dënohej rreptësisht kalimi i kufirit për personat

e armatosur, me përjashtim të atyre që kishin autorizim për mbajtjen e armës5

III. 3. Uljet dhe ngritjet e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave në periudhën e Republikës

Shqiptare

Edhe pas nënshkrimit të marrëveshjeve që kishin të bënin me Shën Naumin dhe Vermoshin,

BeoРradi ndiСej i dobët përpara rritjes së ndikimit italian në SСqipëri. AnРaгСimi për t’i qenë

besnik idesë se vetëm me kërcënime mund ta detyronte Zogun që të lëshonte Romën dhe të

lidhej përfundimisht me Beogradin, e bëri Pashiçin që të mbështeste kryengritjen e Dom Loro

1 Mehdi Frashëri, Kujtime..., f. 202-205. 2 AMPJSH. V. 1926. D. 65. Fl. 146. Protokolli final i kufijve shqiptaro-jugosllav. 3 AMPJSH. V. 1926. D. 65. Fl. 149. Për kalimin e besimtarëve shqiptarë në Jugosllavi. 4 AMPJSH. V. 1926. D. 65. Fl. 135-136. Protokolli final i kufijve shqiptaro-jugosllav. 5 AMPJSH. V. 1926. D. 65. Fl. 139. Popullsia gjithnjë duhet të merrte leje tranziti dhe të identifikohej pavarësisht nëse kalonte për tregti apo për vizita familjare. Ndalohej rreptësisht kalimi i kufirit prej personave të armatosur.

Page 208: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

165

Cakës që shpërtheu në 20 nëntor 1926, disa ditë para se të nënshkruhej “Pakti i Miqësisë dhe

Sigurimit” me Italinë (më 27 nëntor).1

Qeveria jugosllave ia hodhi fajin e shpërthimit të kryengritjes Romës, duke argumentuar se

Italia po e përdorte kryengritjen si mjet presioni për të detyruar Zogun që të nënshkruante

marrëveshjen, por Ahmet Zogu e kuptoi se pas saj qëndronte Beogradi. Për Zogun kishte ardhur

momenti kur ai duhej të zgjidhte, duke lënë mënjanë “flirtet” e tij diplomatike. Ai kishte kuptuar

se në politikën e jashtme duhej të kishte patjetër një aleancë të qëndrueshme. Zogu duhej të

zgjidhte midis Italisë dhe Jugosllavisë, të dyja me të njëjtat qëllime ndaj Shqipërisë, por me

mënyra të ndryshme realizimi. Në pamundësi për të llogaritur se kush prej tyre do ishte aleati i

ardhshëm strategjik, kryengritja e Dom Loro Cakës i shërbeu si orientim për të zgjedhur Romën.

Disa ditë më pas, nënshkroi paktin me Italinë. Pa kuptuar, politika e jashtme e Beogradit e çoi

Ahmet Zogun drejt finalizimit të parakohshëm të marrëveshjes me Musolinin.2

Shtypi serb, si reflektim i politikave të Beogradit, shprehu një indinjatë të madhe lidhur me

nënshkrimin e paktit. Gazeta Vreme e 3 dhjetorit 1926, pas publikimit të lajmit për nënshkrimin e

paktit italo-shqiptar, shpërthente në akuza të drejtpërdrejtë ndaj ministrit të punëve të Jashtme,

Ninçiç. Opozita në parlamentin jugosllav shikonte tek kjo marrëveshje rrëzimin e politikës së

jashtme dhe dështimin e qeverisë. Po ashtu përfaqësuesi jugosllav në Tiranë, u thirr në Beograd

për të dhënë sqarime të mëtejshme mbi nënshkrimin e paktit dhe mungesën e informacionit deri

në momentin e marrjes vesh të lajmit.3 Më 6 dhjetor 1926 M. Ninçiç dha dorëheqjen si ministër i

Punëve të Jashtme, duke u zëvendësuar prej Vojislav Marinkoviç.

Gazeta franceze L’HumanТte e datës 25.04.1927 nën titullin “Konflikti Italo-Jogosllav”,

citonte se Beogradi nuk ndenji, por reagoi menjëherë duke nxitur deputetin dalmat Dudan, që të

depozitonte në Parlamentin italian kërkesën për një interpelancë qeveritare mbi marrëveshjen e

1 AMPJSH. V. 1927, D. 117, Fl. 39. Mbështetja e Beogradit për kryengritjen e Dom Loro Cakës kishte për synim që ajo të dilte sikur atë (kryengritjen) e kishte organizuar Italia, por kjo gjë dështoi dhe u morr vesh që pas saj qendronte Beogradi. Shiko edhe I Documenti Diplomatici Italiani, 7a Serie, 1922-1935, Vol. 4, (15 maggio 1925 – 6 febbraio 1927), Roma: Ministero Degli Affari Esteri, Instituto Poligrafico e Zecca Dello Stato, 1962. f. 386-387. Dokumenti nr. 498, “Il Capo del Governo e Ministro degli Esteri, Mussolini, al Ministro a Belgrado, Bodrero”, 25 novembre 1926. Telegram i Musolinit ku i kërkonte përfaqësuesit italian në Beograd, Bodrero, që të takonte ministrin e Punëve të JasСtme Ninçiç dСe t’i sСpreСte sСqetësimin e Romës për incidentin e ndodСur në kufirin mes SСqipërisë e JuРosllavisë (për krвenРritjen e Dom Loro Cakës). Po atв, f. 391, Dokumenti nr. 502, “Il Capo del Governo e Ministro degli Esteri, Mussolini, al Ministro a Durazzo, Aloisi”, 27 novembre 1926. 2 Fatmira Rama, “Aspekte të luftës politike në diasporë në vitet e monarkisë”, Studime Historike, Nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 258. Shiko dhe Arben Cici, Marrëdhëniet shqiptaro – italiane..., f. 112-113. 3 I Documenti Diplomatici Italiani, 7a Serie, 1922-1935, Vol. 4, f. 404-405. Dokumenti nr. 517, “Il Ministro a Belgrado, Bodrero, al Capo del Governo e Ministro degli Esteri, Mussolini”, 3 dicembre 1926.

Page 209: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

166

lidhur mes Italisë e Shqipërisë. Po ashtu Beogradi bëri përpjekje të mëdha që të nxiste qeverinë

angleze e atë franceze që të ndërmerrnin demarshet e tyre pranë Romës. Rezultat i këtyre

demarsheve ishte përpjekja e M. Briand, i cili i shkroi Chamberlain-it dhe Stresemann-it se ndaj

Romës duhej një reagim i përbashkët për të ulur tensionin konfliktual italo-jugosllav.1 Po e njëjta

gazetë e të njëjtës datë, në një artikull të dytë “Një deklaratë e M. Marinkovitch”, thotë se ky i

fundit në mbledhjen e Antantës së Vogël më 15 maj në Pragë, në një deklaratë për mediat kishte

theksuar se Antanta e Vogël e shikonte kombinacionin e fundit diplomatik italo-shqiptar, si një

kërcënim të hapur për vendet anëtare të saj si dhe për vetë paqen në Evropë.2 Kështu për të

balancuar rritjen e ndikimit italian në Ballkan dhe sidomos në Shqipëri (pas nënshkrimit të Paktit

të Parë të Tiranës 27 nëntor 1926), ministri i Punëve të Jashtme të Jugosllavisë M. Ninçiç, u

mundua gjatë vitit 1926 që të nënshkruante një traktat të njëjtë me Francën, i cili u arrit një vit

më pas, më 11 nëntor 1927.3

E shqetësuar nga situata e krijuar mes Italisë dhe Jugosllavisë, përveç Francës, ishte dhe

Anglia. Londrës nuk i interesonte rritja e ndikimit të Parisit në Ballkan, për këtë arsye ajo në maj

të vitit 1927 ju drejtua Romës duke e këshilluar që të moderonte pretendimet e saj kundrejt

Ballkanit. Për ta joshur Italinë që të moderonte qëndrimin e saj, Londra deklaroi se nëse Roma

do bënte një ri-interpretim të Traktatit të Tiranës, atëherë ajo do të nxiste Beogradin që të

ratifikonte Paktin e Nettunos, i cili edhe pse ishte nënshkruar prej Italisë e Jugosllavisë më 20

korrik, kishte mbetur i paratifikuat prej kësaj të fundit.4 Por duke qenë se Musolini ishte në

pozita më të mira diplomatike se Marinkoviçi në Shqipëri, nuk pranoi të hynte në bisedime për të

riparë Paktin e Parë të Tiranës, përkundrazi ai synonte që marrëdhënien me A. Zogun ta thellonte

edhe më tej përmes një traktati të dytë.

Foreing Office në fillim të vitit 1927, kishte marrë sinjale se marrëdhëniet mes Italisë dhe

Jugosllavisë ishin përkeqësuar. Houard Kenardi, i dërguari britanik në Beograd i kishte dërguar

Londrës telegrame të herëpashershme mbi këto ndryshime politike mes dy vendeve. Kenardi

njëkohësisht supozonte se ushtria jugosllave po përgatitej të kryente një grusht shteti në Shqipëri,

1 “Le conflit Italo-ВouРoslave”, L’HumanТte. Paris: Nr. 10362, 25.04.1927, f. 3. 2 “Une declaration de M. MarinkovitcС”, L’HumanТte. Paris: Nr. 10362, 25.04.1927, f. 3. 3 Ilir Ushtelenca, Diplomacia..., f. 180. 4 “Londres counseille au Duce de ‘moderer’ ses pretentations balkaniques”, L’HumanТte. Paris: Nr. 10360, 23.04.1927, f. 3. Pakti i Nettunos u ratifikua prej Jugosllavisë pas një viti më 13 gusht 1928 nga qeveria e Anton Korosecit.

Page 210: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

167

për sa kohë që ushtarakëve i ishte lënë liri veprimi.1 Megjithatë ai nuk parashtronte asnjë fakt

konkret por vetëm supozime. Një pjesë e këtyre supozimeve sipas tij vinin dhe nga Legata

italiane në Beograd, ku gjenerali Bodrero (sipas informatave) kishte nisur të dërgonte në Romë

telegrame mbi kujdesin që kjo e fundit duhet të tregonte ndaj aktivitetit të Beogradit në Tiranë.2

Prej kohësh në zyrat e ministrisë së Punëve të Jashtme dhe asaj të Brendshme kishin nisur një

hetim sekret mbi figurën e një nënshtetasi shqiptar por me origjinë malazeze, të quajtur Vuk

Gjurashkoviç i cili jetonte në Durrës. Ai hiqej si përkthyes në legatën jugosllave, por si ministria

e Brendshme ashtu dhe ajo e Jashtme e shtetit shqiptar nuk zotëronin asnjë dokument nga legata

jugosllave që të vërtetonte këtë gjë. Nga hetimet e kryera, u pa se ai zhvillonte një aktivitet sekret

letërkëmbimesh.3 Prandaj në 27 maj 1927, xhandarmëria e arrestoi atë dhe ushtroi kontroll në

shtëpinë e tij në Durrës, në të cilën gjeti një numër të madh letërkëmbimesh komprometuese.4

Menjëherë legata jugosllave reagoi me një ton të ashpër diplomatik dhe kërkoi lirimin pa kushte

të Gjurashkoviçit si dhe falje publike për aktin e kryer nga qeveria shqiptare.5 Marinkoviç,

ministri i Punëve të Jashtme të Jugosllavisë në atë kohë, i komunikonte Ceno bej Kryeziut

(ministër i Shqipërisë në Beograd), se nëse Gjurashkoviçi nuk lirohej, ai do të tërhiqte nga Tirana

trupin diplomatik duke e kthyer çështjen në një krizë të vërtetë diplomatike.6 Ndërsa Ministria e

Punëve të Jashtme shqiptare i drejtohej legatës jugosllave në Tiranë, duke sqaruar se ajo nuk

zotëronte asnjë dokument që e cilësonte Gjurashkoviçin si përkthyes të legatës në fjalë dhe të

emëruar prej Beogradit. 7 Pasi u pa se qeveria shqiptare nuk tërhiqej nga qëndrimi i saj,

Marinkoviçi më 4 qershor, urdhëroi ministrin e ngarkuar me punë në Tiranë, Sakoviçin, për

tërheqjen e trupit diplomatik. Çështja u ngrit deri në Lidhjen e Kombeve, por edhe kjo nuk ofroi

një zgjidhje të menjëhershme. Më 15 qershor të vitit 1927 u larguan edhe konsujt jugosllav të

1 Jovan Гametica, “Sir Austen CСamberlain...”, f. 214. SСiko edСe I Documenti Diplomatici Italiani. 7a Serie, 1922-1935, Vol. 5, (7 febbraio – 31 dicembre 1927), Roma: Ministero Degli Affari Esteri, Instituto Poligrafico e Zecca Dello Stato, 1967. f. 86. Dokumenti nr. 77, “Il Reggente la Legazione a Durazzo, Sola, al Capo del Governo e Ministro degli Esteri, Mussolini”, 17 marгo 1927. 2 Jovan Гametica, “Sir Austen CСamberlain...”, f. 214. 3 AQSH. F. 251, D. 116, V. 1927. Fl. 4. Letërkëmbim midis prefekturës së Durrësit dhe MPJ datë 19 maj 1927. 4 AQSH. F. 152 (MPB), D. 80, V. 1927. Fl. 28. Letërkëmbim i datës 5 qershor 1927 midis MPB dhe Prokurorisë. 5 AQSH. F. 251, D. 116, V. 1927. Fl. 2. Dokument i legatës jugosllave dërguar MPJ. Dokumenti mban datën 30 maj 1927. 6 AQSH. F. 251, D. 116, V. 1927. Letërkëmbim i datës 1 qershor 1927 midis Ceno bej Kryeziut dhe MPJ. 7 AQSH. F. 251, D. 116, V. 1927. Letërkëmbim midis MPJ së Shqipërisë dhe legatës jugosllave në Tiranë. Datë 1 qershor 1927

Page 211: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

168

Vlorës, Korçës dhe Shkodrës, por kufiri nuk u mbyll. Interesat jugosllave në Shqipëri iu besuan

ministrit francez në Tiranë, baronit Dë Vo.1

Fuqitë e Mëdha për të zgjidhur sa më shpejtë çështjen, kërkuan më 25 qershor 1927, që si

masë paraprake ndërmjet dy qeverive të vendoseshin kontaktet dhe Beogradi të ndryshonte notën

e Sakoviçit, në këmbim autoritetet shqiptare të lironin Gjurashkoviçin. Më 3 korrik 1927,

ministri francez në Tiranë, tërhoqi notën e Sakoviçit në shkëmbim të një tjetre (me tone më

diplomatike), ndërsa qeveria shqiptare liroi Gjurashkoviçin.2 Zogu pasi pa lojën e dyfishtë të

Ceno beut, vendosi që në vend të tij të caktonte Tahir Shtyllën. Të njëjtën gjë bëri edhe pala

Jugosllave, e cila në vend të Sakoviçit caktoi si ministër të saj konsullin e Shkodrës Miltiç.3 Nga

sa u tha dhe më sipër, në këto rrethana Jugosllavia nënshkroi në 11 nëntor 1927 në Paris, një pakt

aleance me Francën me afat pesë vjeçar, i cili përmbante Traktatin e Miqësisë dhe

Bashkëpunimit, Konventën e arbitrazhit dhe një marrëveshje të fshehtë ushtarake. Në 22 nëntor

të vitit 1927, midis Shqipërisë dhe Italisë u nënshkrua Pakti i dytë i Tiranës si kundërpërgjigje

ndaj veprimeve të diplomacisë jugosllave. Pas nënshkrimit të paktit të dytë, i vënë nën presionin

e publikut dhe opozitës, kryeministrit Pashiç i ra infarkt dhe në 10 dhjetor 1927, vdiq.

Largimi nga jeta politike e Nikola Pashiçit që njihej si një ekuilibrist ndërmjet republikave

jugosllave, bëri që gjithë qeveritarët të jepnin dorëheqjen. Në 28 dhjetor, mandatin e

kryeministrit e mori Uzunoviçi. Gazeta Le Temps e asaj kohe shkruante se sipas përfaqësuesit

jugosllav në Shoqërinë e Kombeve, të dy shtetet, si Shqipëria dhe Jugosllavia, u panë të

shtrënguara që të lidhin aleanca me shtete më të fuqishme, të cilët i garantonin atyre plotësimin e

një sigurie që i mungonte.4

Nisur prej incidentit të ndodhur, një vit më pas në Kodin Penal të botuar më 1928, Ahmet

Zogu do të sanksiononte qartë se të gjithë ata që do të kryenin delikte kundër sigurisë së shtetit

do të dënoheshin shumë ashpër.5 Ndaj në Librin e dytë të Kodit Penal, në kapitullin “Delikte

1 J. Swire, Shqipëria..., f. 392. 2 I Documenti Diplomatici Italiani, 7a Serie, 1922-1935, Vol. 5, (7 febbraio – 31 dicembre 1927), f. 305. Dokumenti nr. 314, “Il Ministro a Durazzo, Sola, al Capo del Governo e Ministro degli Esteri, Mussolini”, 3 luРlio 1927. 3 Bernd J. Fischer. Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri. Tiranë: Çabej, 2004, botimi i tretë, f. 135-136. Shiko dhe J. Swire, Shqipëria..., f. 392. Gazeta franceze L’HumanТte. Paris: Nr. 10422, 25.06.1927 f. 3. (në dy artikuj të sСkurtër “Le teбte de la note des puissances” dСe “L’acceptation A’AСmet ГoРСou)”, publikon notën e Fuqive të Mëdha drejtuar qeverisë shqiptare për të zbutur situatën me Jugosllavinë, si dhe pranimin e saj prej Ahmet Zogut. 4 AMPJSH. V. 1927, D. 74, Fl. 195-196. 5 “Kodi Penal”, Fletorja Zyrtare. Tiranë: SСtвpsСkronja “Nikaj” (Botim i Ministrisë së Punëve të MbrendsСme), Nr. 1, E Diele, 1 Kallnuer, 1928, f. 15. SСiko dСe Fatmira Rama. “Aspekte të luftës politike në diasporë në vitet e

Page 212: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

169

kundra sigurimit Shtetnuer”, neni 111 shprehej qartë se: “Kushdo që ban një vepër të drejtueme

për me nënvumun SСtetin ose një pjesë të këtij në sundim të Сuj, ose, për m’i paksue

indipendencën ose për m’i nda një pjes, ndësСkoСet me vdekje.” Edhe neni 112 vijonte sipas të

njëjtës logjikë: “Nënshtetasi Shqiptar që vjen me armë kundra Republikës, ndëshkohet me

burgim të përjetshëm; ky ndëshkim aplikohet dhe në rastin që fajtori ka humbë nënshtetësinë

Shqiptare për shkak se ka hye në shërbimin ushtarak të një Shteti të huej.”1 Pavarësisht kësaj,

nuk ishte vetëm Ahmet Zogu që po përpiqej që të përforconte pozitat e tij brenda vendit, në

krahun tjetër në Jugosllavi, mbreti Aleksandër më 1929, vendosi të shpërndaj parlamentin dhe ta

fusi vendin në tmerrin e diktaturës së Zivkoviçit e më pas Stojadinoviçit. Prej kësaj politike ata

që e pësuan më shumë ishin shqiptarët që jetonin në Kosovë.2

Përveç tensioneve të krijuara dhe ndikimit që Italia dhe Jugosllavia synonin të kishin në

politikën e brendshme shqiptare, marrëdhëniet e Jugosllavisë me Italinë vijuan të ishin shumë të

këqija edhe në arenën ndërkombëtare. Gjatë fillimit të muajit mars, informacionet që i

dërgoheshin Chamberlenit mbi situatën mes dy shteteve ishte tërësisht negative. Për këtë arsye ai

kërkoi sqarime më të hollësishme prej ambasadorit italian në Londër Markezit della Torretta.3

Por edhe ky nuk dha sqarime të detajuara mbi atë që po ndodhte. Megjithatë të dy diskutuan mbi

ftesën që presidenti i SHBA Kelvin KuliбС kisСte dërРuar për një konferencë të re, e cila do t’i

shpinte më tej diskutimet mbi një traktat të ri në lidhje me kufizimin e fuqisë dhe flotës detare të

Fuqive të Mëdha. Ky traktat do të ishte vazhdim i atij të Uashingtonit të vitit 1922.

Musolini nëpërmjet ambasadorit Torretta, kërkonte që Italia të trajtohej e barabartë me

Francën për sa i përket kufizimeve, gjë e cila sipas Chamberlenit ishte e pamundur. Po ashtu

Italia ishte kundër përpjekjeve që kishte nisur Beogradi për të pasur një flotë të vetën në detin

monarkisë”, Studime Historike. Nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 258. Duhet theksuar se gjatë kësaj dekade një pjesë e madhe e kundërshtarëve të Ahmet Zogut gjetën strehim dhe mbështetje në Jugosllavi, sidomos ata që u larguan pas rikthimit të tij në dhjetor 1924. Beogradi u mundua të afronte pikërisht këto elemente të cilët ushqenin një urrejtje për figurën e Ahmet Zogut, si në rrafshin personal, ashtu dhe në atë politik, krahinor e fetar. Në Jugosllavi zhvilluan aktivitetin e tyre jo vetëm individë antizogistë, por dhe organizata antiqeveritare. Një ndër ato ishte edhe Lidhja e Emigrantëve, e drejtuar prej Koço Tasit dhe Dom Loro Cakës. Të dy këto figura janë të njohura si për kryengritjet e organizuara kundër Zogut, ashtu dhe për frymën ekstreme në raport me prishjen e harmonisë fetare në vend. Koço Tasi kishte botuar një sërë artikujsh ku sulmonte besimtarët myslimanë si dhe i quante shkaktarë të prapambetjes, si: “TradСëtia dСe pabesia e dвtë e mвslimanëve”; “SСqiptarëve të krisСterë, basСkëpunëtorëve të muСamedanëve”; “KusС e ka fajin”, etj. Ndërsa disa prej artikujve të botuar nРa Dom Loro Caka mbanin këto tituj: “к’janë muСamedanët”; “KusС e fiku SСqipërinë”; “KusС janë tradСëtarët”, etj. 1 “Kodi Penal”, Fletorja Zyrtare. Nr. 1, 1928, f. 15. 2 SelaСвdin Toto, “Fati i Monarqive”, Bota e Re. E Përmuajshme, Kulturore, Nr. 1, Korrik, 1945, Viti I, Tiranë: Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërisë, f. 29. 3 Jovan Гametica, “Sir Austen CСamberlain...”, f. 214.

Page 213: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

170

Adriatik. Për sa i përket kësaj të fundit, Chamberleni anonte më shumë nga Italia. Britania

sвnonte të ruante më sСumë ekuilibrat sesa t’i sСkatërronte ato. Ndërsa Italia sвnonte që të

kufizonte rritjen e ndikimit jugosllav në Adriatik, përmes një politike aktive parandaluese.1 Në

18 mars 1928, Torretta telefonoi Chamberlenin për ta lajmëruar mbi një memorandum që Italia

do t’i paraqiste Britanisë, Francës dСe Gjermanisë mbi situatën në kufirin juРosllav. Sipas

memorandumit, Jugosllavia kishte shtuar masat në zonat kufitare duke rritur ndjeshëm numrin e

forcave ushtarake si në kufi me Shqipërinë, ashtu dhe në kufi me Slloveninë. Sipas Torretës i tërë

pushteti në Beograd kishte kaluar në duart e ushtrisë dhe mbretit. Por, informacionet që Legata

Britanike i dërgonte Chamberlenit ishin tërësisht të kundërta me situatën që paraqiste ambasadori

italian në Londër.2

Zogu i gjendur tashmë përball një presioni në rritje të Jugosllavisë, si dhe i shtyrë nga Italia

për angazhime të mëtejshme, kuptoi se duhet të hidhte hapin e radhës. Rruga drejt monarkisë

ishte e hapur, qëndrimet italiane në lidhje me këtë çështje kishin qenë jo vetëm pozitive por e

kishin shtyrë atë të kalonte në veprime konkrete. Më 1 shtator 1928, Ahmet Zogu u shpall

“Mbret i Shqiptarëve” me titullin Zogu I dhe Shqipëria “Mbretëri Demokratike Parlamentare e

Trashëgueshme”.3 Të gjithë vendet evropiane, por edhe më gjerë, filluan të njohin Mbretërinë

shqiptare. Zgjedhja e këtij titulli mbretëror prej A. Zogut, mbartte në vetvete një synim të madh

strategjik, atë të përfaqësimit të të gjithë shqiptarëve kudo ndodheshin. Kontestime të shumta

pati prej Jugosllavisë dhe Turqisë. Jugosllavia nuk pranoi që ta njihte Zogun si “Mbret i

shqiptarëve”, por ngulmoi që ai të quhej “Mbret i Shqipërisë” dhe kjo për arsyen se titulli “Mbret

i shqiptarëve” i jepte atij më pas të drejtën që të quhej mbret i të gjithë shqiptarëve, duke

përfshirë këtu edhe shqiptarët që jetonin në Kosovë por edhe në rajone të tjera të Jugosllavisë.4

Beogradi bëri përpjekje të shumta për të ndaluar mbajtjen e këtij titulli prej Ahmet Zogut, duke u

ankuar tek të gjitha fuqitë e mëdha. Si rezultat kjo përpjekje dështoi dhe Beogradi për të mos

komplikuar marrëdhëniet politike me Italinë, u detyrua të ulte presionin diplomatik, por jo të

hiqte dorë nga kërkesa e tij.

1 Jovan Гametica, “Sir Austen CСamberlain...”, f. 214 2 Po aty, f. 215, 234-235. 3 Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Historia e Shqipërisë. vëll. II, Tiranë: 1965, f. 589. 4 J. Swire, Shqipëria..., f. 408.

Page 214: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

171

Pikërisht në këto momente të vështira të marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave, Ahmet Zogu

emëroi Rauf Ficon më 25 nëntor 1928, ambasador fuqiplotë në Beograd.1 Momenti i emërimit të

tij ishte shumë delikat për mbretërinë e re. Lidhja e dy traktateve me Italinë, thellimi i krizës

ekonomike dhe vendosja e monarkisë, kishin vënë në dyshim marrëdhëniet e qeverisë shqiptare

me Jugosllavinë. Emërimi i një diplomati të klasit të parë siç ishte Rauf Fico, u konsiderua si një

përpjekje për forcim të marrëdhënieve miqësore mes dy shteteve.2 Shtypi jugosllav nëpërmjet

fletores Politika, i mori një intervistë ministrit shqiptar, në të cilën Fico e vuri theksin tek

objektivat që kishte Legata Shqiptare në Beograd. Sipas tij “Qëllimi i vetëm është të forcojë

relacionet miqësore ndërmjet dy shteteve fqinje”. Si shenjë për të treguar se marrëdhëniet mes dy

vendeve ishin të mira, do të shërbente pak kohë më pas dhe marrëveshja e nënshkruar më 11

gusht të vitit 1929, mbi mirëmbajtjen dhe rindërtimin e piramidave dhe shenjave të ndryshme të

kufirit.3

Kjo konventë u nënshkrua në Tiranë dhe hyri në fuqi më 7 maj 1930. Nënshkrimi i kësaj

marrëveshje parashihej në paragrafin 3 të Deklaratave të bëra respektivisht prej delegatëve

shqiptarë dhe jugosllavë pranë Komisionit të Kufijve. Deklaratat ishin pjesë e aneksit dhjetë të

Protokollit Final të përcaktimit të vijës kufitare. Nënshkrimi i Konventës tregonte njëherazi

interesin që kishte shteti shqiptar për të mos prishur marrëdhëniet me Jugosllavinë, por dhe për të

mos i dhënë shkas Beogradit që të vinte në dyshim autoritetin e Ahmet Zogut brenda vendit.

Përmbushja e detyrimeve që parashiheshin në deklaratën e Komisionit të Kufijve, i jepte fund

njëherë e mirë çështjeve de jure të mbetura pezull mes dy vendeve dhe konsolidonte të drejtën e

shtetit shqiptar për të kontrolluar vijën kufitare mes tij dhe Jugosllavisë. Rauf Fico do të rikthehej

sërish ambasador në Beograd në janar të vitit 1932, pasi dha dorëheqjen nga posti i ministrit të

Punëve të Jashtme.4

Kryesisht, nëse do të studiojmë linjën politike të ndjekur prej shtetit shqiptar përgjatë këtyre

viteve (1920-1928), vërehet qartë se ndaj dy çështjeve themelore të politikës shqiptare, asaj se a

duhej vazhduar pa ndërprerje përpjekja qoftë dhe me luftë të armatosur për bashkimin kombëtar,

dhe çështjes se a mundet Shqipëria të zhvillohet ekonomikisht e të ndërtojë një sistem politik të

qëndrueshëm brenda kufijve politikë, Ahmet Zogu ndoqi një sistem pikëpamjesh që shkonin

1 Shyqyri Hysi, Rauf Fico Shtetar dhe Diplomat..., f. 136. 2 Po aty, f. 137. 3 Shqipëria me 1937. vep. e cit., f. 117-118. Konventa u regjistrua në Sekretariatin e Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve më 3 qershor 1930. 4 Shyqyri Hysi, vep. e cit., f. 137-138.

Page 215: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

172

ndesh me nacionalizmin. Politika e tij nuk kuptohet dhe shpjegohet përmes parimit të

nacionalizmit, por ajo përputhet qartë me vijën pragmatiste të Realpolitikës, për marrjen,

mbajtjen dhe ruajtjen e pushtetit. Zogu i besonte mendimit se lufta për bashkim kombëtar nuk

duhej të vazhdonte si në aspektin politik ashtu dhe në atë ushtarak. Ndryshe nga irredentistët ai i

përmbahej idesë për marrëdhënie të mira me fqinjët serbë si dhe me ata grekë. Këtë politikë të

qartë, të cilën ai e ndoqi në mënyrë konsistente, ai e shprehu hapur për herë të parë gjatë kohës

që ishte kryeministër, kur në vitin 1922 deklaroi në Parlament se: “Shteti shqiptar është i vogël

dhe politika jonë duhet të jetë e qartë, e sinqertë dhe pa iluzione të cilat mund të na dëmtojnë

shumë”.1 Pra A. Zogu mendonte se shteti shqiptar brenda kufijve të tij mund të zhvillohej dhe të

ndërtonte një sistem të qëndrueshëm politik dhe vlerash si dhe mund të zhvillohej ekonomikisht.

Pavarësisht rrethanave që erdhën dhe situatave politike të brendshme, Zogu ruajti të njëjtën

politikë edhe në vitet në vazhdim ndaj Jugosllavisë. Edhe në vitin 1925, kur ai u rizgjodh

kryeministër, deklaroi sërish se: “Deri sa vendi ynë është i vogël dhe shteti ende i paorganizuar

duСet të qëndrojmë neutral dСe të ndjekim një politikë miqësore me të РjitСa sСtetet. Ne s’duam

të jemi çerdhe e ideve aventureske të cilat pengojnë rendin e mirë të vendit tonë si dhe atë të

shteteve fqinjë”.2 Prej kësaj deklarate kuptohet qartë se politika e jashtme e Ahmet Zogut ndaj

fqinjëve të tij e sidomos JuРosllavisë do isСte paqësore dСe nuk do t’i jepej mbësСtetje

irredentizmit politik.

III.4. Shqipëria dhe Jugosllavia në fokusin e Konferencave Ballkanike, situata politike pas

tyre

Një politikë të uljes së tensioneve dhe sidomos krijimit të urave të komunikimit dhe

bashkëpunimit me shtetet ballkanike, A. Zogu vijoi ta ndiqte edСe në fillim të viteve ’30.

Fillimisht kjo nisi me rritjen e interesit për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Konferencat Ballkanike

dhe më pas në mbështetjen që ai dha për krijimin e Konfederatës Ballkanike (Paktit Ballkanik).

Ajo çfarë duhet theksuar, është se ai pjesëmarrjen në Paktin Ballkanik asnjëherë nuk e pa të

kushtëzuar me interesat personale apo ato politike të momentit, përkundrazi përmes udhëzimeve

që ai i jepte përfaqësuesve shqiptarë në konferenca, ai mbrojti të drejtat e popullsive shqiptare që

1 Hysamedin Feraj, Skicë e mendimit politik..., f. 162-163. 2 Po aty, f. 163.

Page 216: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

173

kishin mbetur padrejtësisht në vendet fqinje, dhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në këto zhvillime

ballkanike, e kushtëzoi drejtpërdrejt me realizimin e disa prej të drejtave të pjesëve të kombit

shqiptar, të cilat pas vendimeve të marra gjatë 1912-1913 kishin mbetur jashtë kufijve politik të

tij.

Pasi kishte konsoliduar pushtetin e tij brenda vendit duke u shpallur mbret, ai u mundua që

përveç ekzistencës së marrëdhënieve “të mira e të përzemërta” me Italinë, të hapte një

perspektivë të re në marrëdhëniet e shtetit shqiptar me Jugosllavinë, Turqinë dhe Greqinë.

Sinjalet e para ishin dhënë prej Turqisë e Greqisë. Të ngacmuara prej ideve federaliste që

qarkullonin në atë kohë në Evropë, Greqia dhe Turqia hodhën hapin e parë gjatë qershorit 1930,

drejt nënshkrimit të një traktati bashkëpunimi dhe një marrëveshje miqësie (më 10 qershor) mes

tyre. Brenda pesë viteve në vazhdim, një numër i madh marrëveshjesh tregtare dhe kulturore u

nënshkruan ndërmjet shteteve ballkanike. Kjo klimë pozitive u bë shkas për lindjen e idesë së

Konferencave Ballkanike, të cilat filluan me iniciativën e shtetarit dhe kryeministrit grek të asaj

kohe, Aleksandër Papanastassios. Iniciativa u përkrah prej të gjashtë shteteve ballkanike, të cilat

dërguan delegacionet e tyre me në krye figura të njohura e drejtues shteti, si dhe diplomatë e

akademikë.1 Në tetor të vitit 1930, këto shtete vendosën që të vazhdonin mbledhjen dhe takimet

e tyre në mënyrë periodike me qëllimin e promovimit të bashkëpunimit ballkanik në sektorët

ekonomik, politik, kulturor dhe social. Konferencat Ballkanike vazhduan të mbahen periodikisht

në kryeqytetet e vendeve pjesëmarrëse gjer në vitin 1934.

Gjithsej u zhvilluan katër konferenca:

1. Konferenca e Parë u mbajt më 31 tetor 1931 në Athinë. Në të merrnin pjesë gjashtë

shtete ballkanike: Jugosllavia, Turqia, Greqia, Rumania, Bullgaria dhe Shqipëria.

Konfenrenca i zhvilloi punimet në një klimë të qetë dhe mirëkuptimi, por nuk ishin të

pakta rastet e përplasjes dhe debateve ndërmjet shteteve. Një ndër problemet që u

diskutua më gjatë ishte ai i kufijëve ndërmjet Jugosllavisë dhe Bullgarisë, si dhe çështja e

Maqedonisë. Kjo e fundit gjendej nën Mbretërinë Jugosllave, por popullsia që jetonte

atje, pretendohej se ishte popullsi bullgare. Kjo konferencë u bë e njohur për formulën

jugosllave “Ballkani i ballkanasve”.2

1 Loukanios Hassiotis, “TСe Ideal of Balkan Unitв from a European Prespective (1789-1945)”, Balcanica. Belgrade: Annual of the Institute for Balkan Studies, Serbian Academy of Sciencies and Arts, XLI, 2011, f. 222. 2 Esra S. DeРerli, “Balkan Pact and Turkeв”, The Journal of International Social Research. Ordu: Turkey, Volume 2/6, 2009, f. 140.

Page 217: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

174

2. Konfenrenca e dytë u mbajt gjatë datave 20-26 tetor 1931 në Stamboll. Në këtë

konferencë për herë të parë dolën hapur divergjencat ndërmjet shteteve, kryesisht

Jugosllavisë dhe Bullgarisë si dhe Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Delegacioni shqiptar arriti

në Stamboll më 17 tetor, tre ditë përpara fillimit të Konferencës. Ai kryesohej nga

Mehmet Konica, ambasador i Shqipërisë në Londër dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme.

Në ditët e para ai dha një deklaratë për gazetën Djoumhouriet (Xhumhurijet), ku shprehej

se “Shqipëria megjithëse ishte një vend i vogël, ishte një ndër përkrahësit më të fortë të

Unionit Ballkanik.” Përfaqësuesi shqiptar në këtë konferencë, kërkoi disa herë nga pala

jugosllave që të respektoheshin të drejtat e minoritetit shqiptar në Jugosllavi.1 Ndërsa

Bullgaria u tërhoq nga statusi i saj si pjesëmarrëse dhe mbeti vetëm vëzhguese e

konferencës. Mustafa Qemali u angazhua personalisht që Bullgaria të mos shkëputej nga

marrja pjesë në konferencë, pavarësisht faktit se mes saj dhe Jugosllavisë ishte shumë e

veshtirë të gjehej një gjuhë mirëkuptimi.2

3. Konferenca e tretë u mbajt gjatë datave 23-26 tetor 1932 në Bukuresht të Rumanisë.

Bullgaria deklaroi që në fillim të konferencës, se ajo nuk e shikonte më veten të

përfaqësuar në këtë organizim dhe për këtë arsye u tërhoq zyrtarisht prej saj. Shkaku

kryesor mbeteshin marrëdhëniet e tendosura me Jugosllavinë mbi “Çështjen

maqedonase”. Menjëherë pas Bullgarisë, shteti i dytë që u tërhoq nga konferenca ishte

Shqipëria. Përfaqësuesi i saj deklaroi, se mes vendit të tij dhe Jugosllavisë ishte shumë e

vështirë të gjehej mirëkuptimi dhe se popullsia shqiptare në jugosllavi keqtrajtohej dhe

nuk kishte as të drejtat më minimale krahasuar me minoritetet e tjera. 3 Pavarësisht

largimit të Bullgarisë dhe Shqipërisë, katër shtetet e mbetura vendosën që në konferencën

e ardhshme të trajtonin idenë e një Paktin Ballkanik.

4. Konferenca e katërt u zhvillua në Athinë gjatë periudhës 4-10 nëntor 1933. Edhe pse

Bullgaria ishte tërhequr përfundimisht prej konferencës, një delegacion i kryesuar prej

kryeministrit turk Ismet Inony në 4 nëntor shkoi në Sofie, ku u mbajt një takim mes

mbretit jugosllav Aleksandër dhe atij bullgar Boris. Në takim u diskutua përfshirja e

Bullgarisë në Paktin Ballkanik. Megjithë faktin se Greqia e Turqia kërkonin ta shikonin

1 “Les Balkans – La Conference Balkanique…”, f. 15. 2 Dilek BarlasС, Вonca Koksal, “Turkeв’s foreiРn policв toаards BulРaria and tСe TurkisС minoritв (1923-1934)”, South European and Black Sea Studies. Rotledge, London: Vol. 14, No. 2, 2014, f. 185. 3 Esra S. DeРerli, “Balkan Pact...”, f. 142.

Page 218: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

175

Bullgarinë brenda paktit, përfundimisht ajo nuk pranoi të ishte pjesë e tij.1 Ndërsa për sa i

përket Shqipërisë, prej shteteve anëtare të konferencës nuk u bë asnjë përpjekje për ta

përfshirë dhe atë në Paktin Ballkanik.

Pavarësisht arritjeve që u kryen gjatë këtyre katër viteve, konferencat treguan dhe një anë

tjetër të historisë ballkanike. Shtetet pjesëmarrëse ende nuk e kishin kapërcyer problemin e

pakicave etnike të mbetura jashtë territoreve të tyre, si dhe çështjet që lidheshin me vijën kufitare

që ndante njërin shtet nga tjetri. Në këtë situatë u dalluan dy grupe brenda Konferencës,

revizionistët, që ishin për kalimin në një fazë tjetër më të avancuar, në atë të krijimit të një Pakti

Ballkanik dhe status quo-istët, që përballë problematikave të pazgjidhura mes shteteve

ballkanike, preferonin të mos hidheshin në një fazë më të avancuar për momentin.2 Bullgaria dhe

Shqipëria e ndikuar prej Italisë, nuk pranuan të bëheshin pjesë e Paktit, ndërsa Rumania, Greqia,

Turqia dhe Jugosllavia nënsСkruan më 9 sСkurt 1934 tСemelimin e Paktit Ballkanik, për t’ju

kundërvënë si tendencave ekspansioniste të Bullgarisë, ashtu dhe atyre fashiste të Musolinit që

fshiheshin deri-diku pas Shqipërisë.

Nga ana e saj Shqipëria duke qenë se i kishte ndërprerë marrëdhëniet e saj me Italinë, gjatë

kësaj periudhe u përpoq të përfitonte prej lidhjeve të reja siç ishin ato me Turqinë dhe

Jugosllavinë. Për sa i përket të parës, ajo ishte shumë largë dhe e dobët ekonomikisht për ta

ndihmuar shtetin shqiptar, ndërsa me Jugosllavinë A. Zogu u përpoq të ndiqte një politikë të

kujdesСme ekonomike. Në fillim ai i anРaгСoi Rauf Ficon që t’i kërkonte mbretit Aleksandër një

hua prej 3 milion frangsh ari, gjë të cilën Beogradin nuk e mori përsipër.3 Por, gjatë mesit të vitit

1933 ambasadori jugosllav në Tiranë, Jovan Gjonoviç, deklaroi se Beogradi ishte i gatshëm të

nënshkruante me Tiranën një marrëveshje tregtie. Më 20 dhjetor 1933 mes dy vendeve u

nënshkrua “Marrëveshja shtojcë e Traktatit të Tregtisë dhe Lundrimit”. Marrëveshja nxiste

tregtinë mes dy vendeve dhe përmes një protokolli të fshehtë, palët binin dakord dhe për hapjen e

një banke jugosllave në Tiranë. Në maj të vitit 1934 në kryeqytet u hap “Izvona Banka” (Banka e

Eksportit e Beogradit). Po gjatë muajit maj, u nënshkruan edhe dy marrëveshje të tjera, njëra për

1 Esra S. DeРerli, “Balkan Pact...”, f. 142-143. 2 Loukanios Hassiotis, “TСe Ideal of Balkan..”, f. 222-223. 3 Paskal Milo, Politika e jashtme e Shqipërisë. Vol. I. Tiranë: Toena, 2013, f. 821.

Page 219: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

176

importin e peshkut shqiptar në Jugosllavi dhe tjetra për rregullimin e trafikut në zonat kufitare

mes dy vendeve.1

Pavarësisht këtyre përpjekjeve të Tiranës, përvijimi i krijimit të grupeve dhe aleancave në

Ballkan gjatë fillim-viteve ’30, do çonte drejt lindje së dy fronteve të para ideologjike. Në njërin

krah do të rreshtohej Pakti Ballkanik (Antanta Ballkanike), i cili mbështetej fshehurazi prej

Britanisë, Francës dhe Bashkimit Sovjetik dhe në krahun tjetër Bullgaria dhe Shqipëria. E para

(Bullgaria) mbështetej prej Gjermanisë ndërsa tjetra (Shqipëria) prej Italisë. 2 Ndaj këtyre

ndryshimeve gjeopolitike në Ballkan do të reagonte dhe një pjesë e nacionalistëve shqiptare.

Duke shfrytëzuar organet e shtypit të shkruar shqiptar dhe sidomos ato qeveritare, siç ishte

gazeta “Besa”, ata do të paralajmëronin ndryshimin e kursit të Fuqive të Mëdha në Ballkan, si

dhe rrezikun që i kanosej shtetit shqiptar prej këtyre ndryshimeve. Përball këtyre artikujve të

botuar në gazetën Besa, e sidomos ndaj atij të botuar prej N. Bushatit, ku thuhej se Greqia i

kishte lënë dorë të lirë Jugosllavisë në Shqipëri, për të shmangur rrezikun që i kanosej qytetit të

Selanikut prej sllavëve, reagoi dhe gazeta Politika e Beogradit. Në numrin e saj të 2 prillit 1934,

ajo theksonte se këto deklarata bëheshin jashtë kontekstit real, pasi Jugosllavia nuk kërkonte të

ndërhynte aspak në punët e brendshme të Shqipërisë, duke lënë të nënkuptohej se ajo nuk donte

të prishte marrëdhëniet që kishte me Italinë.3

PolitikisСt në vitet ’30, kв rresСtim i SСqipërisë nuk do të përbënte ndonjë problem real, por

me kalimin e kohës ai do tregonte se sa i rrezikshëm ishte për shtetin shqiptar fuqizimi i krahut

fashist brenda vendit. Turqia edhe pse synonte të kthehej në një fuqi ballkanike dhe të luante

rolin krвesore në Ballkan, Рjatë viteve ’30 qëndroi mënjanë dСe u mundua që të ndiqte rruРën e

mospërfshirjes në aleanca me Fuqitë e Mëdha. Mirëpo gjatë viteve 1933-1934, ajo morri pjesë

intensivisht në bisedime diplomatike, edhe pse jo hapur me Beogradin, për shkëmbimin e

popullsisë shqiptare që jetonte në Kosovë e Maqedoni, duke e konsideruar atë popullsi turke e

cila mund të shpërngulej dhe të popullonte hapësirat e Anadollit. Diskutimet diplomatike mes

1 Paskal Milo, Politika e jashtme e Shqipërisë. Vol. I. Tiranë: Toena, 2013, f. 828-829. Gjatë muaji maj por dhe më pas R. Fico me porosi të AСmet ГoРut, sСtoi përpjekjet e tij që SСqipëria t’i basСkoСej Antantës së VoРël. NdërkoСë u fol dhe për një marrëveshje të fshehte politike mes dy vendeve. 2 Oral Sander, “TСe Balkan Cooperation in Perspective”, The Turkish Yearbook of International Relations. Ankara: Ankara University, Faculty of Political Sciences, Vol. VII, 1966, f. 107. (Revista është botuar për herë të parë në vitin 1960). 3 “Etat d’esprit en Albanie”, Bulletin Periodique de la Presse Yougoslavie. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 112, 16 Fevrier – 20 Avril, 1934, f. 9.

Page 220: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

177

Ankarasë dhe Beogradit u bën edhe më intensive nga vitet 1935-1937.1 Me formimin e qeverisë

së Milan Stojadinoviçit, ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë Jugosllave filloi konsultimet

intensive lidhur me shpërnguljen e popullsisë shqiptare të Serbisë Jugore drejt Turqisë. Për këtë

synim, prej korrikut të vitit 1935, ishte ngritur dhe një Komitet i ngushtë i cili përveç

diskutimeve që duhej të bënte në Srpski Kulturni Klub (“Klubi Kulturor Serb”), duhej të

përgatiste dhe një projekt për shpërnguljen e shqiptarëve. Pas hartoi një projekti model, ai ja

kaloi atë për diskutim Komitetit dhe më pas Konferencës ndërministrore që u mbajt në 1 tetor

1935 në Beograd, nën kryesinë e përfaqësuesit të ministrisë së Punëve të Jashtme Ilija Milikiçit.

Konferenca në përfundim të saj doli në dy përfundime kryesore: 1. Shpërngulja e popullsisë

shqiptare drejt Turqisë duhej bërë në bazë të një konvente ndërshtetërore. 2. Pjesa tjetër e kësaj

popullsie që mbetej duhej zhvendosur në brendi të vendit dhe më pas duhej asimiluar.

Konferenca mori vendimin që të urdhëroheshin të gjitha institucionet shtetërore, që të luftonin

propagandën shqiptare, e cila në masën më të madhe vinte përtej kufirit nën ndikimin indirekt të

shtetit shqiptar, si dhe atë që zhvillohej brenda vendit nga elemente dhe organizata nacionaliste.2

Akademikët serbë të entuziazmuar nga ideja e shpronësimit dhe më pas shpërnguljes së

shqiptarëve që jetonin në Kosovë e Maqedoni, hartuan memorandume dhe programe se si duhej

të kryhej i gjithë ky akt. Kështu Vaso Çubriloviçi më 1937, tek “Shpërngulja e arnautëve”

shkruante, se Turqia moderne kishte hapësira me sipërfaqe të mëdha në Azinë e Vogël e

Kurdistan, të cilat ishin të pabanuara, ku dhe mund të sistemoheshin të shpërngulurit.3 Për të

arritur këtë synim diplomacia serbe nuk duhej, sipas tij, që të kufizohej vetëm në përçapjet për të

bindur përfundimisht Turqinë për leverdinë e kësaj marrëveshje, por duhej të përpiqej të bindte

dhe Tiranën që të pranonte një pjesë të të shpërngulurve. Gjatë bisedimeve rreth kësaj çështjeje

me qeverinë sСqiptare nuk duСej pasur frikë t’i bëСej asaj me dije se Beogradi nuk ngurronte

aspak që ta zgjidhte këtë çështje përfundimisht. Qeverisë shqiptare i duhej paraqitur mundësia e

subvencionit për kolonizimin, gjithashtu përmes kanaleve të fshehta mund të angazhoheshin

njerëz të shquar në Tiranë që të bindin opinionin por dhe politikën zyrtare që të mos e

1 Hakif Bajrami, “Konventa JuРosllavo-Turke e vitit 1938 për sСpërnРuljen e sСqiptarëve”, E vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi. Tiranë: Akademia e SСkencave e RPS të SСqipërisë, Instituti i Historisë, “8 Nëntori”, 1990, f. 334-335. 2 Po aty, f. 335. 3 “SСpërnРulja e Arnautëve”, E vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi. Tiranë: Akademia e Shkencave e RP të SСqipërisë, Instituti i Historisë, “8 Nëntori”, 1990, f. 321.

Page 221: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

178

kundërshtonin këtë punë.1 Por qeveria shqiptare, jo vetëm që e kundërshtoi nënshkrimin e kësaj

marrëveshje, por ajo bëri apel pranë të gjitha institucioneve ndërkombëtare që kjo marrëveshje të

mos hynte në fuqi. Edhe përfaqësitë diplomatike shqiptare në Ankara dhe Beograd reaguan ndaj

nënshkrimit të kësaj marrëveshje. Legata shqiptare në Beograd sillte pothuajse informacione dhe

lajme të përditshme mbi gjendjen e popullsisë shqiptare dhe mbi aktivitetin më të fundit politik

të Beogradit. Qeveria shqiptare kërkonte të ishte e informuar mbi çdo gjë që ndodhte dhe që

përbënte shqetësim, si për shtetin shqiptar, ashtu dhe për popullsinë shqiptare në Jugosllavi.2

Për të qenë të përgatitur ndaj çdo ndryshimi të mundshëm në kursin e politikës mes Ankarasë

e Beogradit, në lidhje me fatet e popullsisë shqiptare në Kosovë e Maqedoni, Qeveria shqiptare

kishte ngritur një komision ad hoc që në fillim të vitit 1937, i cili përbëhej nga Rauf Fico

ministër fuqiplotë në Beograd, Eqerem bej Libohova ministër i jashtëm, Eqerem bej Vlora

sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe zyrtarë të tjerë të lartë të

administratës shtetërore. Puna e këtij komisioni do të konsistonte në hartimin e një plani për

mbrojtjen e popullsisë shqiptare që jetonte në Jugosllavi nga synimet serbe për ta shpërngulur atë

drejt Turqisë.3 Plani i hartuar përbëhej nga katër pika. Ai parashtronte të gjitha mundësitë që

kisСte sСteti sСqiptar për të reaРuar e për t’u përballur me një nënshkrim të mundshëm të një

marrëveshje mes Turqisë dhe Serbisë për shpërnguljen e popullsisë shqiptare, lëvizjet

diplomatike që duheshin kryer, ankesa në Lidhjen e Kombeve, shpenzimet e mundshme,

përfshirja e diplomacisë italiane për të ndërhyrë në favor të shtetit shqiptar dhe bashkëpunimi me

patriotë e atdhetarë që jetonin në Kosovë e Maqedoni. Gjithashtu parashikohej edhe aktivizimi i

rinisë shqiptare dhe mbështetja e saj financiarisht nëse do të ishte nevoja e ngritjes së një

lëvizjeje popullore për t’i bërë ballë presionit të BeoРradit ndaj procesit të sСpërnРuljes. Në

përfundim parashikohej edhe pritja e një pjese të kësaj popullsie si alternativë e fundit, nëse të

gjitha mjetet e mësipërme nuk do jepnin efekt për të ndalur nënshkrimin dhe zbatimin e

mundshëm të një marrëveshje mes Beogradit e Ankarasë. Siç u tha më sipër, plani bazohej mbi

katër pika kryesore, të cilat njëkohësisht shprehnin dhe hapat që duhet të ndërmerrte qeveria

1 “SСpërnРulja e Arnautëve”, E vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi. Tiranë: Akademia e Shkencave e RP të SСqipërisë, Instituti i Historisë, “8 Nëntori”, 1990, f. 321-322. 2 Arkivi Qendror i Shtetit e ka të evidentuar plotësisht aktivitetin e Legatës shqiptare në Beograd mbi informacionet që ajo sillte për atë çfarë ndodСte në JuРosllavi në lidСje me popullsie kosovare në fund të viteve ‘30. KësСtu një pjesë e madhe e këtyre dokumenteve si dhe shumë të tjera janë përfshirë në Fondin 251, viti 1938, dosja 107-1 dhe 107-2. 3 AQSH. F. 251, V. 1937, D. 126, Fl. 6. Plani me katër pika i Komisionit ad hoc, i kryesuar nga Ministri i Punëve të Jashtme.

Page 222: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

179

shqiptare ndaj një situate de jure dhe de facto të një marrëveshje turko-serbe në lidhje me

popullsinë shqiptare. Në pikën e parë, plani parashikonte (1.) mbrojtjen e popullsisë shqiptare në

Jugosllavi përmes organizimit të të gjithë elementëve nacionalistë, organizatave nacionaliste dhe

rinisë intelektuale për të kundërshtuar shpërnguljen e popullsisë shqiptare. Të pasqyrohej situata

në Kosovë përmes botimeve të ndrвsСme të Рaгetave dСe revistave, nРa ku t’i bëСej me dije

Lidhjes së Kombeve se shqiptarët nuk ishin turq dhe se ata nuk donin të shpërnguleshin. (2.) Të

kërkohej ndihma e Italisë për të ndërhyrë pranë qeverisë jugosllave për të penguar nënshkrimin e

marrëveshjes që pritej të nënshkruhej mes Turqisë dhe Jugosllavisë. E njëjta gjë të bëhej dhe

pranë Lidhjes së Kombeve. Të përdoreshin të gjitha mjetet e mundshme diplomatike për

pengimin e nënshkrimit të marrëveshjes. (3.) Nëse dy pikat e para do të dështonin atëherë duhej

të ndërhyhej pranë qeverisë jugosllave mbi mundësinë e krijimit të një zone kufitare mes dy

vendeve ku të vendosej kjo popullsi dhe asaj t’i jepesСin të РjitСa të drejtat e minoriteteve.

Gjithashtu të pranohej përqendrimi i popullsisë shqiptare vetëm në këtë zonë, njësoj siç kishte

ndodhur në rastin e minoritetit gjerman në Jugosllavi. Por ky qëndrim duhej të ishte caku i fundit

i pranimit të mundësisë për të diskutuar me qeverinë jugosllave për çështjen e popullsisë

shqiptare në Kosovë. (4.) Në rastin më të keq, nëse dhe pika e mësipërme nuk gjente mirëkuptim,

atëherë nuk mbetej tjetër veç se të pranohej shpërngulja e një pjese të popullsisë kosovare në

Shqipëri, sipas konditave të përcaktuara për shpërnguljen e tyre.1

Pavarësisht përpjekjeve të shtetit shqiptar, marrëveshja u nënshkrua më 11 korrik 1938.

Atdhetarët e patriotët shqiptarë që jetonin në brenda vendit dhe në emigrim reaguan ashpër për

firmosjen e saj, ata gjetën mbështetje të hapur nga qeveria shqiptare për të ngritur zërin dhe për

të protestuar të indinjuar se kjo marrëveshje cenonte të drejtën e popullit kosovar për të jetuar i

lirë në tokat e paraardhësve të tyre. Ndaj kësaj marrëveshje reaguan edhe figura më të njohura

shqiptare që jetonin në Jugosllavi, një ndër të cilët ishte dhe Ferhat Draga. Ai ndërhyri pranë

Ataturkut përmes Sekretarit të tij të përgjithshëm, që të mos e mbështeste ratifikimin e

marrëveshjes.2 Edhe pse garancitë ishin që ajo të mos ratifikohej, ai mori garanci se çështja e

popullsisë shqiptare do të trajtohej me kujdes të veçantë gjatë bisedimeve mes Beogradit e

Ankarasë. Gjatë fundit të viteve ’30, ndikimi i SСqipërisë në forcimin e vetëdijes dСe qëndresës

1 AQSH. F. 251, V. 1937, D. 126, Fl. 6-11. Katër pikat e Planit të hartuar nga Komisioni i ngritur ad hoc. 2 AQSH. F. 251, V. 1938, D. 107-1, Fl. 234. Ndërhyrja e Ferhat Dragës pranë Ataturkut u bë përmes sekretarit personal të këtij të fundit i cili ishte dhe një mbështetës i çështjes shqiptare, mirëpo dhe kjo ndërhyrje nuk pati sukses.

Page 223: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

180

së popullsisë shqiptare në Jugosllavi pati një rritje të ndjeshme. Këtë ndikim e kanë pranuar edhe

zyrtarë të lartë jugosllavë. Pakti i 25 marsit 1937 i Miqësisë mes Italisë dhe Jugosllavisë e

frikësoi Zogun mbi një ndarje të mundshme të Shqipërisë.1 Për këtë arsye ai u mundua të

influencojë dhe ndikojë mbi qëndresën e popullsisë shqiptare në Jugosllavi si një balancë dhe

mundësi për të fituar koСën e mundsСme që do t’i duСej atij, për ta mbajtur në kraСun tjetër

Romën të shpërqendruar nga arritja e një marrëveshjeje të dytë në dëm të vet pushtetit të tij. Kjo

frikë e Zogut do të bëhej reale në janar të vitit 1939, kur konti Galeazzo Ciano vizitoi Beogradin

dhe gjatë bisedave që ai pati me Stojadinoviçin, ky i fundit e paralajmëroi Cianon për dy zgjidhje

të mundshme që ai i ofronte mbi Shqipërinë: 1. Që mbreti Zog të zëvendësohej me një person më

të denjë në fronin shqiptar; 2. Që Shqipëria të ndahej mes Italisë dhe Jugosllavisë. Megjithatë,

ndërsa Stojadinoviçi fliste për ndarjen e Shqipërisë, Ciano mbante qëndrimin se Italia ishte më

shumë për një korrigjim të mundshëm të kufirit ndaj Jugosllavisë dhe jo një ndarje të saj mes dy

vendeve.2 Përmirësimi i marrëdhënieve italo-jugosllave gjatë viteve 1937-1939 i dedikohet më

shumë interesave diplomatike të Gjermanisë naziste për ta përfshirë Jugosllavinë përkrah boshtit

qendror. Kjo del nga të gjitha raportet që Legata shqiptare në Beograd dërgonte për Ministrinë e

Punëve të Jashtme.3 Në këtë pikë, Shqipërisë nuk i mbetej vetëm se të përpiqej me të gjitha

forcat e saj për të ndaluar tashme jo vetëm shkëmbimin e popullsisë shqiptare në Jugosllavi, por

dhe pasojat që mund të vinin nga aleanca e re mes Romës e Beogradit. Për fatin e keq të shtetit

shqiptar, edhe pse vitet 1937-1939 janë preludi i përpjekjeve dhe angazhimeve të mëdha politike

dhe diplomatike, në rrafshin politik ato mbesin të gozhduara dhe në një pjesë të konsiderueshme

peng i situatës ndërkombëtare në prag të Luftës së Dytë Botërore.

Ndryshe nga ecejaket politike, që mund të karakterizohen si të paqëndrueshme mes

Shqipërisë dhe Jugosllavisë, marrëdhëniet ekonomike janë më të qeta, më të qëndrueshme dhe

nuk shfaqin shenja agresiviteti të theksuar. Marrëdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe

Jugosllavisë gjatë fundit të viteve njëzetë dhe fillimit të viteve tridhjetë, shënuan në ndryshim

nga ato të viteve 1920-1924 një zhvillim të ulët. Kjo sepse në radhë të parë, të dy shtetet i dhanë

rëndësi më shumë marrëdhënieve politike sesa atyre ekonomike dhe në radhë të dytë, zhvillimet 1 “Le premier anniversaire du pact Italo-ВouРoslave”, Bulletin Periodique de la Presse Yougoslavie. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 123, 11 Fevrier – 24 Avril, 1938, f. 8-9. 2 BoРdan Kriгman, “Raport i Dr. Ivo Andriçit mbi SСqipërinë, i vitit 1939”, E vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi. Tiranë: Akademia e SСkencave e Republikës së SСqipërisë, Instituti i Historisë, “8 Nëntori”, 1990, f. 343-344. 3 AQSH. F. 251, V. 1938, D. 107-1, Fl. 374-375. Raport i legatës shqiptare mbi përmirësimin e marrëdhënieve italo-jugosllave.

Page 224: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

181

ekonomike u bënë pasojë e ngjarjeve politike që ndodhën gjatë atyre viteve. Ndryshe nga qeveria

e Fan Nolit, A. Zogu kur erdhi në fuqi, ndoqi politikën e dyerve të hapura me kapitalin e huaj.

Ndërhyrja e kapitalit të huaj në Shqipëri eci në dy rrugë; në formën e investimit dhe në atë të

huas.1 Dukë qenë se gjatë këtyre viteve ekonomia jugosllave shfaqi simptoma dobësie dhe nuk

ishte e aftë as të investonte dhe as të jepte hua, atëherë A. Zogu i dha përparësi kapitalit të

fuqishëm italian në krahasim me atë jugosllav.

Në krahasim me Jugosllavinë, Italia ishte më e zhvilluar ekonomikisht e më e fuqishme dhe

kishte mundësi më të mëdha për të mbështetur politikisht, ushtarakisht dhe ekonomikisht

regjimin e vendosur prej Ahmet Zogut. Megjithatë edhe pse të dobëta, përpjekjet e kapitalit

jugosllav për të depërtuar në Shqipëri gjatë kësaj periudhe nuk munguan.2 Në muajin shkurt

1925, Ninçiç i kishte propozuar gjeneralit Bodrero, që Italia të bashkohej në projektin për

krijimin e bankës serbo-sСqiptare dСe që të dв vendet t’i akordonin SСqipërisë një Сua për të

shmangur çdo ndikim tjetër të huaj në vend. Duke shpresuar se qeveria italiane do merrte pjesë

në këtë projekt, Beogradi synonte që nëpërmjet këtij institucioni të rëndësishëm financiar të

arrinte në kontrollin e buxhetit, të sistemit monetar e të kreditit dhe nëpërmjet tyre të të gjithë

jetës së brendshme të Shqipërisë. Po ashtu, të siguronte praninë e saj për të penguar forcimin e

ndikimit italian mbi financat dhe ekonominë e Shqipërisë. Por kjo përpjekje e Beogradit do të

dështonte, pasi Roma zgjodhi rrugën e pavarur për të shtrirë ndikimin e saj mbi Shqipërinë.

Më 2 shtator 1925, kur në Romë u zhvillua ceremonia e themelimit të Bankës Kombëtare të

Shqipërisë u bë edhe shpërndarja e aksioneve të saj. Grupi i bankave jugosllave siguroi në

mënyrë të pavarur 10% të kapitalit aksionar të Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Sigurisht këto

aksione u blenë me mjete të financuara prej qeverisë jugosllave. Koncesioni i bankës dhe huaja e

SVEA-s, si dhe koncesionet e tjera që ju dhanë Italisë në Shqipëri, shënuan keqësimin e

marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave. Beogradi e ndjeu veten të “tradhtuar” nga Ahmet Zogu dhe

nuk mund të mos shprehte pakënaqësinë e thellë që provoi në këtë rast.3 Në këto rrethana,

Beogradi intensifikoi propagandën kundër koncesionit të bankës, për të ndaluar që ajo të mos

ratifikohej në Parlamentin shqiptar, por këto përpjekje dështuan. Më 22 qershor 1926, Ministri i

Jashtëm jugosllav Ninçiç dhe përfaqësuesit shqiptarë, M. Tutulani dhe Xh. Vila nënshkruan

1 Arben Cici, Marrëdhëniet shqiptaro – italiane..., f. 224. 2 Po aty, f. 224-225. 3 Paskal Milo, Shqipëria dhe Jugosllavia..., f. 382.

Page 225: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

182

traktatin e Tregtisëdhe Lundrimit, së bashku me konventat konsullore dhe të Ekstradimit. 1

Parlamenti shqiptar i ratifikoi konventat më 30 tetor 1926 dhe traktatin Tregtar më 18 nëntor

1926. Për palën shqiptare ato hynë në fuqi në dhjetor të vitit 1926. Parlamenti jugosllav nuk

pranoi t’i ratifikonte marrëvesСjet e nënsСkruara si masë ndaj Paktit të parë të Tiranës, ato

mbetën pezull edhe gjatë viteve 1927-1928. Vetëm më 17 maj të vitit 1929, në Beograd, midis

ambasadorit shqiptar dhe zv. ministrit të jashtëm jugosllav do të shkëmbeheshin instrumentet e

ratifikimit për marrëveshjen për “Tregti dhe lundrim” dhe atë të “Ekstradimit”.2 Bazuar mbi

nenin 30 të Traktatit të Tregtisë dhe Lundrimit, të nënshkruar në Beograd më 22 qershor 1926,

midis Shqipërisë dhe Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, u përfundua po në Beograd më 20

dhjetor 1933 një Akord-SСtesë i Traktatit në fjalë, me qëllim që t’i jepej një Сov i ri treРtisë mes

dy vendeve. Përfaqësues i shtetit shqiptar në këto bisedime ishte Mehmet Konica, i cili më 29

nëntor 1933 udhëtoi drejt Beogradit, për të hyrë në bisedime mbi mundësinë e ratifikimit të

traktateve të mësipërme. Por, shtypi serb u tregua skeptik në lidhje me këtë marrëvshje, pasi

shkëmbimet ekonomike mes dy vendeve pothuajse, sipas gazetës Echo de Belgrade, kishin

prekur nivelet zero.3 Ndërsa në lidhje me Aneksin C të Traktatit të Tregtisë dhe Lundrimit, që

rregullonte trafikun në kufirin shqiptaro-jugosllav, më 5 maj 1934 u nënshkrua në Beograd një

Akord-Plotësues i Aneksit C 4 , si dhe më 8 maj u nënshkrua në Beograd një Akord tjetër

suplementar mbi importimin në Jugosllavi të peshkut nga pjesa shqiptare e Liqenit të Shkodrës.5

Të gjitha këto ndryshime u sanksionuan po më 8 maj me nënshkrimin e Protokollit mbi zbatimin

e Aneksit C të Traktatit të Tregtisë dhe Lundrimit mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë.6

1 “Albania and ВouРoslavia Protocol reРardinР tСe Application of Anneб C (Provisions concerninР Frontier Traffic) of the Treaty of Commerce and Navigation of June 22nd, 1926, between Two Countries, with Annexes and Protocol of Signiture of the Maps and Plans, signed at Belgrade, May 8th 1934, and Exchange of Notes relating thereto of the same Date”. League of Nations – Treaty Series. No. 3649, 1935, f. 11-85. SСiko edСe “La situation en Albanie – Pouparlers commerciauб avec l’Albanie”, Bulletin Periodique de la Presse Yougoslavie. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 110, 01 Octobre – 15 Decembre, 1933, f. 9. 2 Shqipenia me 1937. vep. e cit., f. 115. 3 “La situation en Albanie...”, f. 9. Sipas Рaгetës Echo de Belgrade, eksportet serbe nuk i kalonin shifrat 0.5 %, ndërsa importet 0.03 %. 4 “Albania and ВouРoslavia AРreement supplementinР Anneб C (“Provisions concerninР Frontier Traffic”) of tСe Treaty of Comerce and Navigation of June 22nd, 1926, between the Two Countries. Signed at Belgrade, May 5th, 1934”. League of Nations –Treaty Series. No. 4337, f. 181-183. Për palën shqiptare firmosën R. Fico dhe D. Berati, ndërsa për palën jugosllave, Juraj Demetrovic dhe B.D. Jevtic. 5 “Albania and ВouРoslavia Protocol reРardinР tСe Application of Anneб C...”, League of Nations – Treaty Series. No. 3649, 1935. Për palën shqiptare nënshkroi Rauf Fico, ndërsa për atë jugosllave, ministri i Punëve të Jashtme Bogoljub Jevetitc. 6 Shqipenia me 1937. vepër e cituar, f. 121-122.

Page 226: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

183

III.5. Çështja e Kosovës në marrëdhëniet ndërshtetërore shqiptaro-jugosllave

Në prag të përfundimit të Luftës së Parë Botëror, gjatë tetorit të vitit 1918, forcat

paraushtarake dhe ato ushtarake serbe të shoqëruara prej trupave franceze pushtuan edhe një herë

territoret shqiptare të Kosovës. Ushtria serbe pasi vendosi administratën pushtuese, me anë të një

regjimi të ashpër, ushtroi terror e gjenocid të paparë mbi popullsinë shqiptare, për ta frikësuar

atë, për ta detyruar të gjunjëzohej, ose në rast të kundërt të shpërngulej. Pas vendimit që mori

Mali i Гi për t’u basСkuar me Serbinë më 26 nëntor të vitit 1918, si dhe krijimit të Mbretërisë

Serbo-Kroato-Sllovene në 1 dhjetor të po të njëjtit vit, Kosova ashtu si dhe Rrafshi i Dukagjinit u

gjendën plotësisht nën pushtimin serb.1

Për sa i përket çështjes nëse ky pushtim është ligjëruar ndonjëherë përmes akteve

ndërkombëtare apo jo, mund të thuhet se kur u pushtua Kosova gjatë viteve 1912-1913, në Serbi

ishte ende në fuqi Kushtetuta e vitit 1903, ku neni 4 i saj, shprehej qartë se asnjë ndryshim

kufijsh të Serbisë nuk mund të jetë i vlefshëm, në qoftë se nuk merrë pëlqimin e Kuvendit të

Madh Kombëtar (pra Asamblesë Kombëtare dhe jo parlamentit). Një kuvend i tillë i madh nuk u

mblodh asnjëherë për të shqyrtuar zgjerimin e kufijve të Serbisë si dhe për të përfshirë Kosovën

dhe Maqedoninë në të.2 Serbia në të njëjtën kohë nuk pranoi të firmoste as Traktatin e Londrës të

vitit 1913 që u lidh mes aleatëve ballkanikë dhe Perandorisë Osmane, gjë e cila nuk i jep asnjë

vlerë ligjore territoreve të pushtuara serbe.3 Kjo gjendje vazhdoi në këtë formë, gjer sa ushtritë

serbe pushtuan sërish territoret shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni në fund të Luftës së Parë

Botërore. Prej kësaj mund të arrihet në përfundimin se territoret e banuara me popullsi shqiptare

në Kosovë e Maqedoni, të cilat u pushtuan prej ushtrive serbe, asnjëherë nuk patën njohjen e

plotë liРjore për t’i kaluar de jure Serbisë.

Më 1 maj 1918, u themelua në ilegalitet Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” 4

(KMKK) me kryetar Hoxhë Kadri Prishtinën, sekretar Bedri Pejanin dhe anëtarë atdhetarët e

1 Dushan T. Batakoviç, Kosovo and Metohija..., f. 49. 2 Noel Malcolm, Kosova..., f. 342. 3 Po aty, f. 343. Ndërmjet Serbisë dhe Portës së Lartë u nënshkrua një traktat tjetër gjatë vitit 1913, ai i Bukureshtit, por ai mbeti i pa ratifikuar prej Perandorisë Osmane. E njëjta gjë ndodhi dhe me Traktatin e Stambollit të marsit 1914, i cili mbeti i pa ratifikuar për shkak të fillimit të Luftës së Parë Botërore. 4 Sejfi Vllamasi në kujtimet e veta e quante Komitetin Mbrojtja Kombëtare e Kosovës si “drejtuesja dСe autoriteti më i lartë i politikës kombëtare sСqiptare”. SСiko Sejfi Vllamasi, Ballafaqime Politike në Shqipëri. Tiranë: 1995, f. 11. Ndërkohë që studiuesi Muin Çami ka hedhur dhe një tezë të tij se KMKK nuk është themeluar më 1 maj, por më 7 nëntor 1918. Për më tepër shiko Muni Çami, “Mbi themelimin e Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës dhe

Page 227: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

184

njohur si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Sali Nivica, Hysni Curri, Elez Isufi etj. 1 Përveç

anëtarëve që ishin nga Kosova edhe figura të tjera nga qytetet e Shqipërisë i’u bashkuan

Komitetit, si Koço Kota, Muço Qulli, Aqif Pashë Elbasani etj. Kjo tregonte dhe për gjithë

përfaqësimin që Komiteti arriti të kishte që në themelim të tij. Njëkohësisht, pas themelimit,

Komiteti filloi dhe organizimin e degëve në të gjitha qytetet e Shqipërisë.2

Komiteti shpaloste si synim në programin e tij, çlirimin e Kosovës dhe viseve të tjera të

banuara prej popullsisë shqiptare. Ai veproi në ilegalitet deri në nëntor të vitit 1918, kohë në të

cilën Komiteti u vendos në qytetin e Shkodrës dhe ngriti legalisht degët e tij në të gjitha qytetet e

tjera shqiptare. Sipas studiuesve serbë, Komiteti është financuar në mënyrë të vazhdueshme prej

qeverive të ndryshme italiane.3 Nga kjo nënkuptohet se serbët gjithnjë e kanë parë Komitetin si

një lëvizje të financuar, jo për të përfaqësuar atë se çfarë po ndodhte me popullsinë shqiptare në

Kosovë, por si një marionetë të drejtuar nРa Roma për t’i sСkaktuar BeoРradit kokëçarje dСe

probleme të brendshme, në mënyrë që ta pengonin atë të zhvillonte një politikë të jashtme aktive

në Ballkan, sidomos kundrejt shtetit shqiptar ndaj të cilit Italia kishte interesa parësore.4

Mund të thuhet se Komiteti e bazoi aktivitetin e tij në përputhje me ndryshimet e rrethanave,

kur pas luftës, në Konferencën e Paqes në Paris, Britania dhe Franca mbështetën hapur projektet

greke dhe serbe në kurriz të zgjerimit mbi territoret shqiptarëve. Atëherë ishte e pritshme që

Komiteti të kërkonte mbështetje te Italia, që shfaqej si frenuesja kryesore kundër pretendimeve

hegjemoniste të Beogradit dhe Athinës. Komiteti fillimisht shpresonte se Italia do të shprehej

për bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm dhe për këtë arsye në krahasim me

alternativat që shpalosnin Jugosllavia e Greqia, e para mbetej gjithnjë më e pranueshme. Ndaj, në

janar të vitit 1919, duke pasur parasysh rolin e Italisë në Konferencën e Paqes, por dhe duke mos

harruar synimet e kësaj të fundit ndaj Shqipërisë, Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës

(KMKK) shpalli pikëpamjet e veta. Ndër të tjera thuhej se qëllimi kryesor i Komitetit ishte

ekzistenca e një Shqipërie indipendente dhe e përjashtuar nga çdo lloj protektorati. 5 Duke

orientimin politik të tij”, Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, (përmbledhje kumtesash), Akademia e Shkencave, Tiranë: 2004, f. 42. 1 Muin кami, “Mbi krijimin e Komitetit të “Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës”, Studime Historike. Tiranë: Nr. 2, Viti XLV, 1991, f. 129-133. 2 AQSH. F. 446 (KMKK), D. 9, V. 1918, Fl. 1. KMKK dhe organizimi i tij përmes degëve në të gjithë vendin. 3 DusСan T. Batakoviç, “Kosovo and MetoСija: Serbia’s Troublesome Province”, Balcanica. Belgrade: Annual of the Institute for Balkan Studies, Serbian Academy of Sciencies and Arts, XXXIX, 2009, f. 250. 4 Jusuf Buxhovi, Kosova, nga Konferenca e Londrës..., f. 148-149. 5 Po aty, f. 148.

Page 228: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

185

vaгСduar t’i referoСemi tezave të hedhura prej studiuesve serb, nën mbështetje të Musolinit, për

të kryer veprimtari subversive ndaj Beogradit nuk ishte vetëm Komiteti, por edhe lëvizja pro-

bullgare IMRO që vepronte në Maqedoni, si dhe lëvizja fashiste e Ustashëve në Kroaci. 1

Mbështetja e këtyre forcave bëhej me qëllimin e vetëm të krijimit të një situate vulnerabël në

Jugosllavi, prej të cilës fuqizoheshin elementët anti-unionist brenda mbretërisë dhe të përfitonte

Roma për të konsoliduar pozitat e saj gjeopolitike dhe strategjike. Pavarësisht kësaj, shteti

shqiptar i mbështetur prej emigracionit ashtu si dhe prej organizatave të tjera, mbeti solid në

kërkesat që ai i drejtonte herë Lidhjes së Kombeve, e herë Fuqive të mëdha dhe Beogradit, që

popullsia kosovare të mos shpronësohej dhe mos-shpërngulej jashtë territorit të saj në fillimit të

viteve ’20.

Fillimisht Komiteti MKK mbështeti qeverinë e dalë prej Kongresit të Durrësit, mbajtur më 25

dhjetor 1918. Ai ndërmori Сapa konkretë për t’i bërë me dije Konferencës së Paqes në Paris

kërkesat e shqiptarëve të Kosovës. Komiteti vendosi që në mbrojtje të këtyre interesave të çonte

në Paris gjatë muajit dhjetor 1918 si përfaqësues të tij Hasan Prishtinën, por ky i fundit nuk

mundi të shkonte dhe Komiteti vendosi që si përfaqësues të tij të ishin At Gjergj Fishta dhe

Mithat Frashëri. Këta të dy njëkohësisht ishin edhe anëtarë të delegacionit zyrtar të qeverisë së

Durrësit. Hasan Prishtina arriti të shkojë në Paris vetëm në fund të tetorit 1919.2 Komiteti kërkoi

me gjithë fuqinë e tij, përmes memorandumeve dhe letrave dërguar kryesisë së konferencës, që të

gjitha trojet e banuara nga shqiptarë në Serbi dhe Mal të Zi të bashkoheshin me pjesën tjetër të

vendit dhe për këtë ata paraqitën të dhëna dhe statistika të shumta për të faktikuar se popullsia e

Kosovës, pjesa më e madhe e asaj të Malit të Zi dhe trojeve të tjera që Serbia kishte pushtuar me

pa të drejtë nga trungu etnik shqiptar para dhe pas Luftës së Parë Botërore, ishte popullsi

shqipfolëse, kryesisht myslimane dhe etnikisht e pastër shqiptare.3

Siç dhe u theksua më sipër, Komiteti mbështeti hapur në fillim qeverinë e Durrësit, por më

pas, kur pa se ajo filloi të dilte në mbështetje dhe pa rrezerva përkrah pretendimeve të Romës

ndaj Shqipërinë, shpalli qendrimin e vet kundër saj dhe kur patriotë të shumtë shqiptarë u

mblodhën në Lushnje gjatë janarit 1920, edhe Komiteti dha kontributin e vet duke e cilësuar

1 DusСan T. Batakoviç, “Kosovo and MetoСija...”, f. 250-251. 2 AQSH. F. 446 (KMKK), V. 1919, D. 22, Fl. 30-31. Mbërritja me vonesë e Hasan Prishtinës në Paris (tetor 1919). 3 AQSH. F. 446 (KMKK), V. 1919, D. 56, Fl. 40. Bashkimi i Hasan Prishtinës me delegacionin dhe prezantimi i të dhënave përmes të cilave faktikohet përbërja e popullsisë shqiptare në Kosovë.

Page 229: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

186

kongresin si të vetmen rrugë për shpëtimin e atdheut.1 Gjithashtu përmes delegatëve të tij,

Komiteti u shpreh për një Shqipëri indipendente e cila do të bashkonte të gjithë shqiptarët dhe se

kjo gjë duhej kërkuar zyrtarisht edhe në Konferencën e Paqes që po mbahej në Paris.2 Dy prej

anëtarëve të Komitetit, si Hoxhë Kadriu dhe Bajram Curri, u zgjodhën anëtarë të qeverisë së re të

Sulejman Delvinës.3

Një rol shumë të madh në hartimin e peticioneve, memorandumeve dhe letrave dërguar

Konferencës së Paqes dhe Lidhjes së Kombeve gjatë periudhës 1919-1922 ka luajtur Hoxhë

Kadri Prishtina që ishte edhe lideri i organizatës. Përmes një angazhimi serioz si dhe me

mbështetjen e shtetit shqiptar, Komiteti arriti të imponohet si autoritet i padiskutueshëm dhe i

pakontestueshëm në komunikim me strukturat politike zyrtare amerikane dhe evropiane.4

Komiteti kishte edhe organin e vet, gazetën “Populli”, e cila u bë arenë e shpalosjes së ideve

të anëtarëve të këtij grupimi. Ajo kundërshtoi hapur politikën e gjenocidit serb dhe shfaqi qartë

aspiratën për çlirim dhe bashkim kombëtar. Komiteti MKK së bashku me lëvizjen kaçake gjatë

viteve 1918-1924, udhëhoqën Lëvizjen Kombëtare në Kosovë dhe viset e pushtuara shqiptare, si

në rrafshin diplomatik ashtu edhe në atë të armatosur kundër regjimit serb.5 Rol të rëndësishëm

luajtën udhëheqësit e çetave të armatosura nga krahina të ndryshme të Kosovës dhe të

Maqedonisë, siç ishin patriotët Azem dhe Shote Galica, Mehmet Konjuhi, Ramë Bllaca, Mulla

Agan Koja, Adem Merxhan Bulka, Riza Bilali etj.6 Një vend të rëndësishëm në këtë qëndresë zë

kryengritja e prillit 1919, që përfshiu Rrafshin e Dukagjinit, në të cilën morën pjesë rreth 10 000

kryengritës. Kryengritja shpërtheu në Drenicë e Prokupë dhe u përhap në pjesën më të madhe të

Rrafshit të Dukagjinit, mirëpo kryengritësit nuk arritën që të bashkërendojnë veprimet duke i

dhënë mundësi forcave ushtarake serbe që të vepronin me dhunë dhe të shtypnin kryengritjen. Po

atë vit kryengritja shpërtheu edhe në Kërçovë e Gostivar nën udhëheqjen e Kalosh Danit-Zajzit.7

1 AQSH. F. 446 (KMKK), V. 1920, D. 16, Fl. 10. Vlerësim i H. Kadri Prishtinës për Kongresin e mbledhur në Lushnje. 2 AQSH. F. 464 (KMKK), V. 1920, D. 19, Fl. 9. Udhëzim i kryesisë për delegatët e Komitetit që do merrnin pjesë në Kongresin e Lushnjes. 3 Muni Çami, “Mbi tСemelimin e Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës…”, f. 50. 4 Emine Arif Bakalli, “Përpjekjet e Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës për denoncimin e dСunës dСe mbrojtjen e të drejtave kombëtare e demokratike të sСqiptarëve në JuРosllavi”, Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës. Akademia e Shkencave, Tiranë: 2004, f. 34-35. 5 AQSH. F. 251, V. 1922, D. 86, Fl. 1-2. Organizimi i popullsisë së Dibrës kundër dhunës së ushtruar prej forcave serbe. SСiko edСe Fatmira Rama, “Komiteti i Kosovës në basСkëpunim me orРaniгatat e tjera politike (1925 - 1939)”, f. 131-132. 6 AQSH. F. 251, V. 1922, D. 93, Fl. 182. Shtypi serb paraqet luftën e çetave kaçake kundër xhandarmërisë serbe. 7 Hysni Myzyri, Historia e Shqipërisë..., f. 204.

Page 230: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

187

Gjatë viteve 1920-1921 krahinat e Llapit, Gollakut, Anamoravës dhe Karadakut u bënë arenë

e luftimeve të përgjakshme ndërmjet çetave kaçake shqiptare dhe forcave serbe. Si rezultat i

këtyre luftimeve u krijuan disa zona të lira në periudhën 1921-1923, si ajo e Junikut, Drenicës

dhe Dumnicë-Zagorthit. Qeveria e Beogradit për të ndalur kryengritjet, ushtroi një dhunë të

pashembullt duke larguar nga vatrat e tyre mijëra shqiptarë. Pjesa më e madhe e tyre kaloi në

rrethin e Peshkopisë e Kukësit, duke гbritur më pas në qвtetet e tjera të SСqipërisë. Për t’u

solidarizuar me dhimbjet e popullit shqiptar të Kosovës, Luigj Gurakuqi i kërkoi qeverisë

shqiptare të asaj kohe që nëpërmjet një delegacioni parlamentar të përbërë prej deputetëve të

pozitës dhe opozitës, t’i kërkonin BeoРradit që të ndalte dСunën dСe presionin ndaj popullsisë

shqiptare.1

Gjatë viteve 1918-1924, Lëvizja Kombëtare, duke pasur një platformë të qartë dhe një

program të detajuar veprimi, përfshiu pothuajse të gjitha viset shqiptare që ishin okupuar prej

trupave ushtarake serbe. Çetat kaçake shqiptare me aksione të guximshme e mbajtën në panik të

vazhdueshëm pushtuesin serb dhe i shkaktuan atij dëme të konsiderueshme. 2 Në Kongresin

ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të popujve që u mblodh më 1-10 shtator të vitit 1921 në

Gjenevë, Bedri Pejani si përfaqësues i Komiteteve të Bashkuara të shqiptarëve irredentistë,

paraqiti një promemorie në frëngjisht. Promemoria është një dokument i rëndësishëm që më pas

ndikoi në disa vendime të Kongresit për mbrojtjen e të drejtave të popujve dhe në miratimin prej

këtij Kongresi të një rezolute në mbrojtje të “Shqipërisë irredentiste”, e cila iu dërgua telegrafisht

edhe Lidhjes së Kombeve. Në këtë kohë Bedri Pejani dhe Hoxhë Kadriu, bënë një punë të madhe

për hartimin e promemorieve, deklaratave dhe dokumenteve të tjerë të ngjashme, që iu dërguan

forumeve dhe kancelarive ndërkombëtare si dhe personaliteteve më në zë të shteteve evropiane

dhe SHBA-ve. B. Pejani paraqiti në mënyrë të shkëlqyer e të mirë argumentuar gjendjen e

shqiptarëve të robëruar, mbështetur në kartat ndërkombëtare. Nëpërmjet “Promemories” ai

kërkoi me mjaft guxim e brenda normave të etikës diplomatike, të drejtat që u takonin

shqiptarëve, duke ja bërë të qartë shteteve fqinje dhe Fuqive të Mëdha se çështja shqiptare duhej

zgjidhur përfundimisht.3

1 Ndriçim Kulla, Antologji e mendimit shqiptar 1870-1945. Tiranë: Plejad, 2003, f. 88. Marrë prej “Bisedimet e KësСillit kombëtar”, Viti i I i botimit, 1921, Nr. 12, f. 178-179. 2 Hysni Myzyri, Historia e Shqipërisë..., f. 205. 3 MarenРlen Verli, “Pikëpamjet dСe kërkesat e atdСetarëve kosovarë, dibranë e çamë rretС çësСtjes kombëtare sСqiptare, të paraqitura në vitin 1921 në Gjenevë nРa Bedri Pejani”, Studime Historike. Tiranë: Nr. 1-2, Viti LII, 1998, f. 221.

Page 231: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

188

Përpjekjet e Komitetit për ta ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës nuk rreshtën asnjëherë.

Një vend të veçantë në këto përpjekje zë dhe memorandumi i 26 shtatorit 1924, i komiteteve të

bashkuara të shqiptarëve që kishin mbetur jashtë territorit të Shqipërisë, drejtuar kryesisë së

këshillit të Lidhjes së Kombeve mbi masakrat serbe ndaj shqiptarëve. Në memorandumin e

shkruar dhe firmosur prej Hasan Prishtinës dhe Bajram Currit shpalosej qartë synimi i Beogradit,

që përmes ushtrisë dhe bandave të armatosura, që të nesërmen e rivendosjes së pushtimit serb në

Kosovë (tetor 1918), të niste kolonizimin e fshatrave të shkatërruar dhe të godiste edhe banorët e

tjerë për t’i detвruar ata të largoheshin. Në përfundim memorandumi theksonte se të gjitha këto

akte e barbari të ushtrive serbe ishin në kundërshtim me nenet 1-8 të kreut të parë të traktatit për

të drejtat e pakicave kombëtare, që ishte nënshkruar në Sen-Zhermen më 10 shtator 1919 nga

fuqitë kryesore aleate dhe shtetit serbo-kroato-slloven.1

Në rrethanat kur pushteti serb nuk lejonte krijimin e partive kombëtare legale shqiptare, disa

patriotë shqiptarë, me Nexhip Dragën në krye, formuan në Shkup më 18 dhjetor 1919, “Partinë

Politike të Myslimanëve” ose të quajtur ndryshe “Xhemijetin”2, e cila e shtriu veprimtarinë e saj

në Kosovë, Maqedoni dhe Sanxhak. Partia kishte organin e vet, gazetën Hak (“E drejta”), që

dilte në gjuhën serbe e turke në Shkup, ku ishte dhe selia e partisë. Xhemijeti mori pjesë në

zgjedhjet parlamentare të viteve 1920-1924, duke siguruar 12 vende në Parlamentin e Mbretërisë

Serbe-Kroate-Sllovene.3 Suksesin më të madh kjo parti e pati në zgjedhjet e 18 marsit 1923, ku

arriti të fuste në parlament 17 deputetë. Ndër deputetët që e mbrojtën me forcë çështjen shqiptare

në parlamentin serbo-kroato-slloven mund të përmendim Aqif Blutuan, Qenan Zijahin, Halil bej

Derallën, Jusuf Beun, Reshat Beun etj. Pas vdekjes së Nexhip Dragës në krye të Xhemijetit erdhi

Ferhat Draga, i cili së bashku me deputetët e partisë së vet kërkoi autonominë e Kosovës dhe

kundërshtoi me këmbëngulje procesin e shpronësimit të fshatarësisë shqiptare dhe kolonizimin e

tokave të tyre nga elementi sllav.4 Xhemijeti bashkëpunoi edhe me Komitetin e Kosovës me të

cilin bashkërendoi veprimet, por në të njëjtën kohë ai bashkëpunoi edhe me çetat e kaçakëve të

cilët vepruan si krahu i armatosur i dy organizatave deri në vitin 1927-1928, kohë kur u shua si

lufta e armatosur kaçake ashtu edhe lëvizja politike e Xhemijetit. 1 AQSH. F. 251, V. 1924, D. 208, Fl. 1-4. Memorandum i komiteteve të bashkuara shqiptare, drejtuar këshillit të Lidhjes së Kombeve mbi masakrat serbe kundër shqiptarëve në Kosovë (26 shtator 1924). 2 Dushan T. Batakoviç, Kosovo and Metohija..., f. 50. 3 Dushan T. Batakoviç, Histoire du people serbe. Paris: L’AРe D’Homme, 2005, f. 281. SСiko dСe veprën tjetër të Dushan T. Batakoviç. Kosovo and Metohija..., f. 50. 4 Ramiг Abdвli, “TСe eбpropriation of tСe Albanian population and attempts for coloniгation of Albanian territories (1918-1941)”, The Kosova Issue a Historic and Current Problem. Tiranë: Eurorilindja, 1996, f. 92.

Page 232: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

189

Në vitet 1924-1925 pushteti serb, pasi pushtoi zonat e lira të Kosovës, vrau Azem Galicën

(korrik 1924) si dhe një pjesë të udhëheqësve kryesorë të çetave kryengritëse dhe ndërmori ndaj

shqiptarëve, në prag të zgjedhjeve parlamentare, masa të jashtëzakonshme represive. Kryetari i

Xhemijetit, Ferhat Draga, u arrestua (para zgjedhjeve të 8 shkurtit 1925) dhe u dënua me 100 vjet

burg, bashkë me të u dënuan edhe shumë aktivistë të partisë shqiptare, si dhe u ndalua botimi i

gazetës Hak. Pas kësaj dhune sistematike, Xhemijeti pushoi së ekzistuari si parti legale.1 Lëvizja

Kombëtare në Kosovë vazhdoi edhe pas vitit 1925, kryesisht përmes luftës së armatosur me anë

të çetave kaçake dhe formave të tjera të qëndresës. Pas vitit 1928 ra intensiteti i luftës guerrile

dhe një pjesë e luftëtarëve gjetën strehë në Shqipëri. Në këtë etapë u bë një përpjekje për të

organizuar dhe bashkërenduar lëvizjen ndërmjet ish-anëtarëve të Komitetit “Mbrojtja e Kosovës”

dhe atyre që kishin mbetur ende gjallë nga Xhemijeti, si dhe emigracionit politik. Të parët

zhvilluan propagandë dhe veprimtari ilegale e legale nëpërmjet memorandumeve e protestave.

Të dвtët me Hasan PrisСtinën në krвe, u anРaгСuan për t’ia dërРuar memorandumet LidСjes së

Kombeve dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë.2 Nga fundi i viteve ’30, u paraqitën kërkesa

për të zgjidhur krahas çështjes kroate edhe çështjen shqiptare, të paktën në kuadrin e një

autonomie.3 Po gjatë kësaj periudhe në shërbim të çështjes kombëtare u krijuan edhe organizatat

ilegale të tjera si “Besa” e “Kosmet”.4

Nga ana e saj qeveria shqiptare, duke qenë se në këtë periudhë po përpiqej që të përmirësonte

marrëdhëniet e saj me Jugosllavinë, u mundua që ta ndiqte nga afër të gjithë aktivitetin politik të

Hasan Prishtinës. Në rafshin politik, pavarësisht urrejtjes që ekzistonte ndërmjet A. Prishtinës

dhe A. Zogut, ky i fundit nuk bëri asnjë përpjekje për ta ndalur aktivitetin e udhëheqësit kosovar

sidomos kur bëhej fjalë për çështjen kombëtare. Ai u kujdes që konsullatat shqiptare në Vjenë,

1 ASHSH. Historia e Shqipërisë..., f. 205-206. Ferhat Draga zuri vendin e Nexhip Dragës, pas vdekjes së këtij të fundit në Vjenë. 2 AQSH. F. 251, V. 1927, D. 115, Fl. 4. Deklaratë e Hasan Prishtinës në mbrojtje të të drejtave të popullsisë sСqiptare, dСënë Рaгetës vjeneгe “Neues Vienes TaРblatt” (7 prill 1927). H. PrisСtina e гСvillonte aktivitetin e tij në emigracion pasi brenda vendit që pas dështimit të qeverisë së Nolit, Ahmet Zogu kishte paguar disa here vrasës për ta ndjekur dhe eleminuar atë. Gjithashtu më 4 qershor 1928 gjykata e kryeqytetit kishte shpallur një urdhër për ndalimin dhe arrestimin e tij. Ndërsa në korrik të vitit 1928 përmes një procesi pa praninë e tij, Gjykata e Tiranës kishte shpallur ndaj H. Prishtinës, dënimin me vdekje. 3 AQSH. F. 251, V. 1930, D. 194, Fl. 234. Memorandum i Hasan Prishtinës, si përfaqësues i popullit kosovar, drejtuar Lidhjes së Kombeve, ku kërkon dërgimin e një komisioni hetimor në Kosovës. 4 ASHSH. Historia e Shqipërisë..., f. 206.

Page 233: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

190

Romë e Beograd të ishin të informuara për çdo veprim të tij dhe emigrantëve të tjerë politik, por

në kuadrin e ngritjes së problemit të Kosovës të mos ndërhynin e mos shfaqnin asnjë pengesë. 1

Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene gjatë sundimit të saj u përpoq të ndërronte masivisht

strukturën etnike të popullsisë shqiptare në trojet e pushtuara. Ndryshimi etnik i strukturës

sociale, do të sСërbente sipas ideoloРëve të nacionaliгmit serb, për t’i prerë hovin shtetit shqiptar

që në të ardhmen të kërkonte apo nxiste ide dhe veprime në lidhje me një bashkim të mundshëm

me Kosovën. Për të arritur këto qëllime dСe për t’u justifikuar përpara opinionit ndërkombëtar,

Beogradi nxori legjislacionin agraro-kolonizues, i cili filloi me ligjin e 25 shkurt të vitit 1919 (të

quajtur “Dispozita paraprake për zbatimin e reformës agrare”) dhe vazhdoi të nxirrte ligje të tjera

në mbështetje të këtij synimi deri në vitin 1933. Për t’u realiгuar sa më mirë “Reforma Agrare”

dhe kolonizimi, u pa e arsyeshme të krijohej për menaxhimin e situatës, Ministria e “Reformës

Agrare”, ndërkohë që shpronësimet ndaj popullsisë shqiptare që në fillim ishin të shumta.2

Tokat e pjesëmarrësve të lëvizjes kaçake do përbënin dhuratën e parë që do t’i jepej kolonëve,

nëpunësve, ushtarakëve, çetnikëve sllavë etj. Shpronësimet u intensifikuan pas vitit 1923, kur

komisioneve agrare iu lejua që të sekuestronin sipas nevojës edhe toka që nuk ishin paraparë në

legjislacion. Duhet theksuar se shpronësimeve nuk i shpëtuan dot as tokat e institucioneve fetare

myslimane dhe katolike. Në shërbim të kësaj politike u vunë edhe institucionet shtetërore e

kulturore si dhe intelektualë të ndryshëm serb, duke hartuar projekte të hollësishme për mënyrat

dhe format se si duhej të kryhej spastrimi etnik i shqiptarëve.3

Ndër projektet më të njohura, siç është theksuar edhe më parë, ishte ai i Vaso Çubriloviçit, i

referuar në Klubin Serb të Kulturës më 7 mars 1937. Në konkluzionet që Çubriloviçi nxirrte pas

një analize të gjatë, se pse duheshin shpërngulur shqiptarët e Serbisë Jugore, dilte se

nacionalizmi shqiptar kishte fituar terren jo vetëm brenda Shqipërisë por edhe në Jugosllavi.

Sipas tij, nëse ky nacionalizëm do të lihej edhe më tej të ndikonte tek popullsia shqiptare, atëherë

në rastin e një konflikti botëror ose ndonjë revolucioni social, shqiptarët e ndihmuar nga njëri-

tjetri dhe në një situatë të paqëndrueshme, mund të vinin në pikëpyetje të gjitha zotërimet serbe

në jug, për këtë arsye thoshte ai, programi i tij duhej zbatuar me përpikëri.4

1 AQSH. F. 251, V. 1930, D. 194, Fl. 233-234. Njoftim i Konsullatës shqiptare në Vjenë për aktivitetin e H. Prishtinës. 2 Marenglen Verli, Reforma agrare..., f. 30. 3 Hysni Myzyri, Historia e Shqipërisë..., f. 283-285. 4 E vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi, Tiranë: Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Instituti i Historisë, “8 Nëntori”, 1990, f. 331. Pjesë e dokumenteve të botuara në këtë botim është dhe përkthimi i

Page 234: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

191

Për dëmtimin e popullsisë shqiptare, të vetmet që mund të flasin qartë gjatë këtyre viteve, janë

vetëm shifrat. Kështu sipas regjistrimit osman të vitit 1908, Kosova kishte gjithsej 506.862

banorë. Raportet mes popullsisë shqiptare dhe asaj jo shqiptare ishin në favor të të parës, e cila

zinte pothuajse 82% të numrit të përgjithshëm të popullsisë.1 Ndërsa sipas regjistrimit serb

(censusit) të bërë gjatë vitit 1921, numri i popullsisë kishte rënë ndjeshëm në 436.010 banorë;

njëri faktor kishte qenë lufta, ndërsa faktori determinant në këtë ulje drastike kishin qenë

shpërnguljet dhe dhuna e ushtruar nga shteti serb. Popullsia shqiptare sipas këtij regjistrimi ishte

280.440 dhe zinte pothuajse 68 % të numrit të përgjithshëm të popullsisë. 73 % e kësaj popullsie

ishin myslimanë, 26 % kristian ortodoks dhe vetëm dy përqind katolikë.

Dhjetë vjet më pas, sipas regjistrimit të bërë në vitin 1931, popullsia e përgjithshme në

Kosovë ishte rritur me rreth 100.000 banorë, nga të cilët 347 mijë ishin shqiptarë (63 %) dhe

pjesa tjetër kryesisht serbë, turq etj.2 72 % e kësaj popullsie i përkiste besimi mysliman, 26

përqind atij ortodoks dhe vetëm dy përqind ishin të besimit katolik.3

Siç shihet edhe pse numri i përgjithshëm i popullsisë ka ardhur në rritje, numri i popullsisë

shqiptare ka ardhur në ulje, përkatësisht me 5 % për një periudhë dhjetëvjeçare. Ndërsa për sa i

përket besimit fetar ai mbeti në përqindje i pandryshuar gjatë dy regjistrimeve. Përkatësia e

besimit islam, sСpesС Рjatë viteve ’20-30 të shekullit të njëzetë, ndikoi që shqiptarët muslimanë

të quheshin turq e të shkëmbeheshin si popullsi turke. Pothuajse të gjithë autorët serb e jo vetëm

ata, gjatë kësaj kohe, kësaj popullsie i janë drejtuar me emërtimin “popullsi turke”, duke vijuar të

shtrembërojnë e ngatërrojnë qëllimisht çështjen e besimit me atë të kombësisë.4

Në anën tjetër popullsia serbe kishte pësuar një rritje të ndjeshme sipas regjistrimeve të

mësipërme. Sipas regjistrimit të vitit 1921, ajo zinte 21 % (92.490 banorë) të popullsisë së

përgjithshme të Kosovës. Në censusin e vitit 1931, ajo ishte rritur me 5.9 %, duke shkuar në 26.9

referatit të mbajtur nРa Vaso кubriloviçi me titullin “SСpërnРulja e arnautëve”. (f. 318-331). Shiko edhe Mirko Grmek, Marc Gjidara, Neven Simac, Spastrimi etnik – Dokumente historike mbi një ideologji serbe. Tiranë: Shtëpia Botuese “55”, 2002, f. 127-157. 1 Kosova në vështrim enciklopedik. Tiranë: Toena, 1999, f. 47. 2 Po aty, f. 47. 3 Dushan T. Batakoviç, Kosovo and Metohija..., f. 52. Shiko dhe Ali Hadri, Marrëdhëniet Shqiptaro-Jugosllave. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, “DukaРjini”, 2003, f. 284. Ai jep këto të dСëna: në vitin 1921 Kosova kishte 461,970 banorë, më 1931 – 552.000, dhe më 1941 – 660.276 banorë dhe 70% e tyre ishin shqiptarë. 4 Severin K. Turosienski, Education in Jugoslavia. Washington: USA Department of Interior, Government Printing Office, 1939, f. 4. Sipas të dhënave që jep autori, në Jugosllavi popullsia e besimit ortodoks zinte 48.7% të popullsisë, ajo katolike 37.45%, ndërsa ajo e besimit islam, 11.2%.

Page 235: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

192

% (148.809 banorë), ndërsa pak vite më pas, në regjistrimin e vitit 1939 kishte arritur në 31.1%

(213.746 banorë).1

Shpërndarja e popullsisë serbe në Kosovë dhe Rrafshin e Dukagjinit u bë në atë mënyrë që

shtrirja të ishte në të gjithë territorin me popullsi shqiptare dhe shpeshherë duke u ndërfutur dhe

mes tyre në enklava të vogla për të shkëputur lidhjet e një krahine me një tjetër. Kjo shpërndarje

u krye sipas arsyetimit të dobësimit të lidhjeve mes krahinave dhe të lidhjeve historike që

ekzistonin ndërmjet popullsive shqiptare të mbetura në të dy anët e kufirit.

Tabela më poshtë ilustron ato çfarë u thanë më sipër si dhe jep numrin real të popullsisë serbe

sipas qyteteve në Kosovë, sipas të dhënave të vitit 1938.2

Nr. Distrikti Familjet serbe 1920-1930

1. Vitina 480 2. Viçitërn 700 3. Glogovac 407 4. Gjilan 304 5. Deçan 938 6. Gjakovë 2079 7. Istog 1000 8. Kaçanik 86 9. Klinë 652 10. Kosovo Polje 384 11. Kos. Kamenica 212 12. Lipjan 555 13. Malishevë 380 14. Obiliq 319 15. Rahovec 310 16. Podujevë 1566 17. Pejë 1441 18. Prishtinë 336 19. Serbica 531 20. Suharekë 173 21. Kos. Mitrovioca 171 22. Uroshevac 633 23. Shtimje 69 24. Prizren 266 Totali 14,045 Tab. 2. Shpërndarja dhe numri i popullsisë serbe në Kosovë sipas të dhënave të vitit 1938.

1 “La population de la ВouРoslavie”, Bulletin Periodique de la Presse Yougoslavie. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 123, 11 Fevrier – 24 Avril, 1938, f. 15. Siç shihet prej të dhënave në tabelë popullsia serbe në Kosovë jo vetëm që zinte një numër shumë të vogël në fillim të viteve ’20, por ajo isСte e papërfisСme në kraСasim me popullsi/në shqiptare. Të dhënat tregojnë qartë se përveç Podujevës në asnjë zonë tjetër popullsia serbe nuk e kalonte numrin e mbi njëmijë familjeve. 2 “La population de la ВouРoslavie”, f. 18. Tabela është përkthyer në gjuhën shqipe.

Page 236: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

193

Rolin kryesor në të gjitha formulimet ideologjike dhe ndryshimet e kryera në dëm të

popullsisë sСqiptare Рjatë viteve ‘20-30 e mbajti Akademia e Beogradit dhe “Klubi Kulturor

Serb”, ndërsa prej intelektualëve, u shquan në këtë kuadër figurat si Vaso Çubrilloviç, Ivo

Andriç, Jovan Cvijiç, Gjeorgje Kërstiq, Dimitrije Tuçoviç, Nikola Stojanoviç, Stevan Moljeviç,

Dobisha Kosiç etj.1 Në disa marrëveshje ndërshtetërore e diplomatike, formuluar nga qeveritarë

serbë të asaj kohe, shkruhet sikur gjoja këto dyndje apo migrime të popullsisë shqiptare janë bërë

me pëlqimin e tyre e në mirëkuptim. Këtë e kanë theksuar edhe disa autorë jugosllav në veprat e

tyre, si J. Cvijiç N. Rakoviç, Gj. Pejoviç, etj.2

Milan Vuçkoviç dhe Goran Nikoliç duke folur në lidhje me statistikat e censuseve të bëra

përpara Luftës së Dytë Botërore, bëjnë të ditur, se përpjekjet e Mbretërisë Jugosllave për të

asimiluar popullsinë kosovare u përqendruan dhe në organizimin administrativ, duke e ndarë

Kosovën në distrikte, që në atë kohë quheshin oblaste dhe pas vitit 1929 u quajtën banovina.3

Popullsia shqiptare jetonte dhe banonte në tre banovina, prej nëntë që kishte Mbretëria serbe.

Shpërndarja e popullsisë shqiptare sipas këtyre banovinave ishte:

- Banovina e Zetska (Zetës) 150,062 banorë

- Banovina e Moravës 48, 300 banorë

- Banovina e Vardarit 302,901 banorë4

Sipas përllogaritjeve të kryera prej dy studiuesve të mësipërm për vitet 1921, 1931, 1939,

trendi i popullsisë në Krahinën e Kosovës ishte në rritje për serbët dhe malazezët (1921: 92,490

ose 21.1% e popullsisë së Krahinës së Kosovës; 1931: 148,809 ose 26.9%; 1939: 213,746 ose

33.1%) dhe në zbritje për shqiptarët. Rritja e popullsisë serbe dhe malazeze sipas studiuesve,

vjen si rezultat i shpërnguljes së popullsisë kosovare dhe vendosjes së serbëve e malazezëve në

shtëpitë dhe hapësirat e të shpërngulurve. Sipas statistikave të Byrosë Kombëtare të Statistikave

1 Nexhmedin Spahiu, Serbian Tendencies..., f. 32-65. 2 Mark Tirta, “MiРrime politike të sСqiptarëve nРa trojet e tвre në isС-Jugosllavi e shpërngulje në Shqipëri – Në mes dв luftërave botërore”, Studime Historike. Tiranë: Nr. 3-4, 1994, f. 135-137. Ky është numri i parë i revistës që del që pas mbylljes së saj në vitin 1991. 3 Д ј ј - ч . (“Dв SСekuj të ГСvillimeve në Serbi”). C ј , P C (Republika e Serbisë, Zyra e Statistikave e Republikës së Serbisë), Beograd: 2008, f. 21. 4 Mile Bjelajaç, “MiРrations of EtСnic Albanians in Kosovo 1938-1950”, Balcanica. Belgrade: Annual of the Institute for Balkan Studies, Serbian Academy of Sciencies and Arts, XXXVIII, 2008, f. 221.

Page 237: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

194

të Mbretërisë Jugosllave, gjatë viteve 1927-1939, rezulton se 19,279 persona kishin emigruar në

Turqi dhe 4,322 në Shqipëri.1

Në realitet statistikat e fundit nuk ishin gjë tjetër vetëm se mashtrim, pasi mjafton të shikohet

përqindja e rënies së popullsisë shqiptare nga njëri census në tjetrin për të kuptuar, se numri i të

shpërngulurve ishte shumë herë më i madh se ai që jepte Byroja Kombëtare e Statistikave të

Mbretërisë Jugosllave. Studiuesi i mirënjohur kosovar Muhamed Pirraku mendonte, se

përgjithësisht numri i popullsisë shqiptare gjatë censusit të parë është ulur me 50% të saj. Në

bazë të të dhënave të tij, besohej se popullsia shqiptare e deklaruar rreth 439 mijë banorë në vitin

1921, ishte vetëm gjysma e statistikave reale prej 800,000-1,000,000 kosovarëve.2 Autorë dhe

studiues të ndryshëm përafrojnë plotësisht me të dhënat e M. Pirrakut, duke theksuar se ulja e

numrit të popullsisë shqiptare bëhej me qëllim, që ajo të mos kishte pozitën e “pakicës

kombëtare” apo “minoritetit” brenda Serbisë dhe më pas Jugosllavisë.

Një dokument me rëndësi në këtë kohë, që na tregon se jo vetëm popullsia myslimane në

Kosovë (e sidomos kleri mysliman) po keqtrajtohej barbarisht, por edhe ajo katolike e cila edhe

pse në minorancë dhe e mbështetur nga Vatikani, ndjente goditjet e herëpashershme të ushtrisë

dhe milicisë serbe. Ky dokument mban datën 5 maj 1930 dhe i është dorëzuar Sekretarit të

Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve prej tre priftërinjve shqiptarë Dom Gjon Bisakut, Dom

Shtjefën Kurtit dhe Dom Luigj Gashit. Ata janë përpjekur që të tërheqin vëmendjen e Vatikanit

duke sСpresuar në një ndiСmë ose ndërСвrje të mundsСme në BeoРrad prej sСtetit papal, që t’i

ulë barrën e dhimbjeve dhe përndjekjeve popullsisë katolike shqiptare në Kosovë. Në këtë

dokument është përshkruar me hollësi e gjithë dhuna që është ushtruar prej qeverisë jugosllave

nga viti 1919 e deri në vitin 1929, kohë kur u vra pabesisht At Shtjefen Gjeçovi. Sipas tyre shteti

jugosllav ka shkelur hapur traktatin e Saint Germain-en-Laye (Sen Zhermen-en-Lej) mbi të

drejtat e minoriteteve nënshkruar më 10 shtator 1919.3 Sipas këtij traktati (Traktati për Mbrojtjen

e Pakicave), i cili u nënshkrua kundër vullnetit të Beogradit, Jugosllavia premtonte që të

siguronte shkollimin fillor në gjuhët vendase, si dhe pakicat etnike që jetonin brenda shtetit të

gëzonin liritë e tyre fetare. Jugosllavia po ashtu mori përsipër të siguronte: “Mbrojtjen e plotë

1 Д ј ј - ч . (“Dв SСekuj të ГСvillimeve në Serbi”). f. 52-57. Shiko edhe Mile Bjelajaç, “MiРrations of EtСnic Albanians...”, f. 222. 2 Po aty, f. 224-225. 3 AQSH. F. 251, V. 1930, D. 194, Fl. 324-338. Dokument i klerikëve katolikë mbi dhunën serbe në Kosovë.

Page 238: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

195

dhe të tërësishme të jetës dhe të lirisë së të gjithë banorëve të mbretërisë, pa dallim lindjeje,

kombësie, gjuhe, race dhe feje”.1

Gjitashtu qëndrimit të shtetit shqiptar në Lidhjen e Kombeve se Beogradi po i shmangej

obligimeve të përgjithshme të Traktatit të Mbrojtjes së Pakicave, i’u përgjigj delegacioni

jugosllav në Lidhjen e Kombeve nga fund-viti 1929, sipas të cilit në rajonet jugore të

Jugosllavisë nuk ka pakica kombëtare shqiptare, qëndrim i cili nuk pranonte të njihte aspak

ekzistencën e popullsisë shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni.2 Këtë qëndrim Beogradi e përforcoi

dhe më tej kur gjatë muajit maj 1930, ministria e Punëve të Brendshme e Jugosllavisë nxori një

vendim sipas të cilit ndalonte futjen dhe shpërndarjen e revistës “Hylli i Dritës” brenda vendit.

Sipas këtij vendimi, kjo revistë ndalohej, se dilte hapur kundër shtetit jugosllav në mbrojtje të At

Shtjefen Gjeçovit dhe akuzonte Beogradin për vrasjen e tij. Ndërkohë që përgjigja e “Hyllit të

Dritës” ishte se kjo revistë nuk merrej me politikë, e si e përkohshme thjeshtë letrare e diturore

ka pranuar me gëzim edhe bashkëpunëtorë të huaj, e ndonjë ndër këta ka qenë dhe jugosllav.3

Një vend të rëndësishëm në lidhje me popullsinë shqiptare në Kosovë, zinte dhe jeta

shpirtërore e komunitetit mysliman atje. Në aspektin organizativ në krye të këtij komuniteti pas

vitit 1913 vazhdoi të zgjidhej një Kryemyfti. Të gjitha çështjen lidhur me komunitetin e

besimtarëve myslimanë dhe funksionimin e kësaj bashkësie (Islamska Zajednica-s), kanë qenë

rregulluar përmes Marrëveshjes së Stambollit të 14 marsit 1914. Marrëveshja parashikonte që

mbreti të emëronte udhëheqësin fetar, që do të përzgjidhej prej tri kandidatëve të paraqitur para

tij. Por marrëveshja mbeti e pa nënshkruar prej palëve, pasi nisi Lufta e Parë Botërore. 4

Dekretligji për rregullimin e territoreve të çliruara sanksiononte dhe të drejtën e besimit si për

qytetarët e besimit kristian ashtu dhe për ata të besimit mysliman. Mbikëqyrja e mbarëvajtjes së

1 Noel Malcolm, Kosova..., f. 345. 2 Po aty, f. 346. 3 “‘Hвlli i Dritës’ i ndaluem në JuРosllavi”, Hylli i Dritës. Viti 4, Qershor 1930, Nr. 6, Shtypshkronja Françeskane, Shkodër, f. 347-348. Në fakt Hylli i Dritës pati botuar në dy numra të saj të mëparshëm disa artikuj në lidhje me veprimtarinë dhe më pas vrasjen e At Shtjefen Gjeçovit. Këto artikuj revista i botoi pas fillimit të ribotimit të saj më 1930 (në numrat 1 [f. 54-59], 4 [f. 227-231Ж). SСiko dСe Hamit Kokalari “Berceau du Peuple Albanais et Foвer de sa Renaissance Nationale”, Kossovo. Tirana: SСtвpsСkronja “AtdСeu”, 1943, ff. 187-192. Autori boton dokumentin drejtuar Shoqërisë së Kombeve prej At Gjon Bisakut, Don Etien Kurtit dСe Don LuiРj GasСit, me titull “La situation de la minorite Albaniaise en ВouРoslavie”. 4 MarenРlen Verli, “Orientimi i reformës aРrare të Mbretërisë juРosllave mbi fsСatarësinë mвslimane dСe pasojat e saj”, Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët. Prishtinë: Boton Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, 1995, f. 465-467.

Page 239: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

196

çështjeve që kishin të bënin me besimin jo kristian do të bëhej prej ministrisë së Arsimit dhe

Çështjeve Fetare.1

Dhuna e ushtruar ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, vazhdoi edhe

në vitet 30, por me një intensitet më të ulët se gjatë dy dekadave të para të shekullit XX-të. E një

rëndësie shumë të madhe në preludin e viteve ’30 vijon të mbetet veprimtaria politike e Hasan

Prishtinës. Gjatë viteve 1929-1931 ai zhvilloi një aktivitet të dendur politik përmes peticioneve

dhe memorandumeve që i dërgonte Lidhjes së Kombeve. Në fund të vitit 1931 ai i drejtohet

Lidhjes së Kombeve, përmes një letre që i dërgonte Sekretarit të Përgjithshëm, në të cilën

tregonte se si populli shqiptar që jetonte në Kosovë kishte mbetur i paarsimuar, pasi atyre u ishte

ndaluar që të kishin shkollat e tyre në gjuhën amtare. Ky memorandum ishte në vazhdim të atyre

dërguar më parë, si ai i marsit 1930 dhe peticionit të prillit 1929.2 Ai mendonte se duke ju

drejtuar organizatës, të paktën shtetet anëtare do ndërgjegjësoheshin dhe do nxisnin presidencën

që të reagonte. Këto përpjekje për vet intensitetin e tyre krijuan përshtypjen e munguar duke

sjellë atë informacion të cilin diplomacia jugosllave ishte munduar ta fshinte ose mos ta linte të

bëhej publik përpara shteteve anëtare të organizatës. Në shërbim të ndërgjegjësimit të opinionit

publik u vunë të gjithë atdhetarët, grupet e emigrantëve, shoqëritë dhe intelektualët shqiptarë

kudo që jetonin; një ndihmë të madhe dha dhe diplomacia shqiptare me përfaqësuesit e saj në

kryeqytetet kryesore evropiane. E gjithë veprimtaria e tyre shërbeu për të nxitur shqiptarët e

Kosovës që t’i bënin ballë presionit juРosllav dСe të mos përkulesСin ndaj mjeteve të ndryshme

që përdorte Beogradi për ta nënçmuar, përulur dhe përzënë popullsinë kosovare. Si rezultat

popullsia shqiptare në Kosovë u ndje më e fortë dhe më e gatshme për të sakrifikuar. Prej

sakrificave të kësaj popullsie për të ruajtur identitetin e saj, në mesin e viteve ’30 (1934-1935)

ishte dhe mësimi ilegalisht i gjuhës shqipe, duke dërguar fëmijët e tyre për të mësuar gjuhën

amtare përtej kufirit në qytetet e mëdha shqiptare të veriut dhe verilindjes. Këto sakrifica

kryheshin me vetëmohimin më të madh, për të ruajtur gjuhën, traditën dhe kulturën shqiptare.

Ndonjëherë këto sakrifica përfundonin dhe dhimbshëm.3

Heshtja e monarkisë shqiptare ndaj këtij fenomeni si dhe përkrahja e familjeve kosovare për

t’i dërРuar fëmijët e tвre në SСqipëri, tregonte se shteti shqiptar ishte i gatshëm të kontribuonte

1 MarenРlen Verli, “Orientimi i reformës aРrare të Mbretërisë juРosllave...”, f. 465-471. 2 Izber Hoti, Në udhëkryqet e historisë dhe historiografisë shqiptare. Prishtinë: Instituti i Historisë, Gme, 2003, f. 19 3 AQSH. F. 251, V. 1934, D. 142, Fl. 129-133. Raport mbi përhapjen e mësimit ilegalisht të gjuhës shqipe ndër popullsinë kosovare. Një ndër mënyrat e mësimit të gjuhës shqipe ishte dhe ajo e përmendur mësipër duke i dërguar fëmijët në qytetet e mëdha shqiptare përtej kufirit.

Page 240: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

197

në rritjen dhe edukimin e brezit të ri kosovar me ndjenjat më të larta për gjuhën dhe prejardhjen e

tyre.1 Në interesin e shtetit shqiptar ishte ruajtja e paprekur e trungut etnik, kulturor e gjuhësor

kosovar, përmes konsolidimit të vetëdijes së shqiptarizmës. Një rol kyç luajti dhe ministria e

Arsimit e cila përmes botimeve të ndryshme ndihmoi në arsimimin dhe edukimin e qindra e

mijëra kosovarëve në ato vite. Raportet zyrtare të fillimit dhe mesit të viteve ’30 që vinin nРa

Konsullata shqiptare në Beograd, tregojnë se Tirana zyrtare i ishte qasur çështjes së ndihmës

ndaj kësaj popullsie me të gjitha mundësitë që ajo kishte, madje edhe duke vepruar në territorin

jugosllav. Kjo politikë vërtetohet më së miri përmes raporteve të Dr. Fuat Asllanit, i cili përgjatë

tri viteve që drejtoi konsullatën shqiptare në Beograd, u mundua që të rriste dhe tërhiqte

interesimin e popullsisë shqiptare në Kosovë për gjuhën shqipe. Librat shpërndaheshin prej

personave besnikë në vise të ndryshme të Kosovës, sidomos shpërndarja e abetareve zinte pjesën

më të rëndësishme dhe numëronte në mijëra copë të shpërndara në të gjitha drejtimet.2

Ligji Agrar i 5 dhjetorit 1931 hapi një kapitull të ri në përpjekjet e intelektualëve,

atdhedashësve dhe popullit kosovar në përpjekje për të kundërshtuar politikën çnjerëzore të

shtetit jugosllav, i cili pasi ja grabiste tokën shqiptarëve, ja ndante atë kolonëve serbë e malazezë

që ishin vendosur në Kosovë. Për zbatimin e reformës agrare u ngritën dhe institucionet

përkatëse. Këto institucione kishin të gjithë autoritetin e nevojshëm për të zbatuar ligjin në bazë

të rrethanave që përcaktonin sasinë e tokës që duhej shpronësuar dhe mënyrës sesi duhej

shpërndarë. Në mbështetje të këtyre institucioneve u vu dhe policia e ushtria serbe, si dhe

gjykatat speciale që u krijuan nga fundi i vitit 1933 dhe fillimi i vitit 1934. Situata vazhdoi të

ishte e njëjtë për disa vite rresht. Gjer në vitin 1938 toka e popullsisë shqiptare u grabit nën

emrin e reformës agrare dhe ata që nuk ishin dakord, arrestoheshin dhe burgoseshin prej policisë

serbe.

1 Sot në kohët moderne në shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare, ndikimi i një shteti tek një shtet fqinj përmes kulturës, artit, edukimit, gjuhës etj., quhet Soft Power. Monarkia shqiptare në vitet tridhjetë, nën interesin e mbështetjes së popullsisë kosovare, kreu një aktivitet të gjerë përmes të gjitha mundësive që ajo kishte, për të përСapur kulturën dСe arsimin sСqip në Kosovë. Mjafton t’i СidСet një sв botimeve që u bënë me rastin e 25 vjetorit të shtetit shqiptar dhe kuptohet se çfarë rëndësie kishte dhe zinte Kosova për Shqipërinë. Duke vështruar botimet disa vëllimore të quajtura “VТsaret e KombТt”, një pjesë e të cilëve u botuan prej ministrisë së Arsimit në ato vite, vërehet një interesim i madh prej botuesve të saj, për të ruajtur e përcjell këngët, gjuhën, traditën dhe historinë e popullit të Kosovës. Që në numrin e parë të Visareve (sСtвpur në “SСtвpsСkronjën Nikaj”), i cili i dedikoСet këngëve të trimërisë së kreshnikëve, autorët (Karl Gurakuqi dhe Filip Fishta) botojnë një numër të madh këngësh trimërie nga zonat e Gjakovës, Pejës, Shalës etj. Ndërsa botimi i numrit të dhjetë të Visareve të Kombit i dedikohet tërësisht Lahutës së Kosovës, mbledhur prej Myrteza Rokës. 2 Hasan Bello, “Mbreti ГoР dСe sСpërnРuljet drejt Turqisë”, Shenja. Nr. 5, Shkup, 2013, f. 66-67.

Page 241: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

198

Paria shqiptare në Kosovë gjatë vitit 1938 u mundua të organizohet dhe përmes

memorandumeve t’i drejtoСej BeoРradit për të sСmanРur гbatimin e reformës aРrare dhe

shpronësimet në Kosovë e Maqedoni, sipas tвre reforma isСte një mënвrë e padrejtë për t’i

rrëmbвer tokën popullsisë sСqiptare dСe për t’ja sСpërndarë atë serbëve që ishin vendosur në

Kosovë. Memorandumi i parë cili i drejtohej Beogradit u dërgua më 20 janar të vitit 1938.1 Në të

vërehet kërkesa që kishin përfaqësuesit e Sanxhakut për të diferencuar kërkesat e tyre nga ato të

bujqve, pra për ta diferencuar çështjen e tyre ndaj kërkesave që kishin bujqit e fshatarët (këta të

fundit pretendonin se ishin më të prekur nga reforma agrare se borgjezia).2 Në fakt për një

sСkëputje të СersСme sociale mes bejlerëve dСe fsСatarëve, që në fillim të viteve ’20, flasin dСe

studiuesit serbë, të cilët pretendojnë se bejlerët i kishin kërkuar disa herë Beogradit që të njihte

dhe ruante privilegjet e tyre sociale, ekonomike si dhe ato fetare. Madje studiuesit serb shkojnë

gjer në atë pikë, sa mundohen ta shfrytëzojnë këtë fakt, për të artikuluar pretendimin tjetër, se

bejlerët kosovarë shqetësoheshin më shumë për privilegjet e tyre sesa për të drejtat e tyre etnike

në Jugosllavi.3 Edhe pse del qartë se Beogradi është përpjekur gjithnjë për të krijuar një tis

injorimi dhe talljeje mbi lëvizjen kombëtare shqiptare në Kosovë, gjithsesi mund të pohohet se

nuk kanë munguar dhe elementët e diferencimit social dhe ekonomik ndërmjet popullsisë së

pasur kosovare dhe asaj të varfër e të pambrojtur. Ndërsa memorandumi tjetër i atij viti u

dorëzua pak ditë më pas, më datë 24 janar 1938. Përfaqësuesit kësaj Сere u munduan që t’i

parashtrojnë kërkesat e tyre bashkë me popullsinë fshatare për të krijuar një qëndrim solid ndaj

kësaj reforme që dëmtonte të gjithë shqiptarët që jetonin në Kosovë e Maqedoni.4

Ndjekja e një politike largpamëse dhe pragmatiste prej shtetit shqiptar të drejtuar prej Ahmet

Zogut, në thelb përfaqëson një sistem të tërë pikëpamjesh që influencuan mbi drejtimin e

politikës së jashtme sСqiptare Рjatë viteve ’20 dСe ’30, me synimin për të ndërtuar ura

komunikimi me vendet fqinje dhe për të mos pasur probleme me ato. Ky sistem pikëpamjesh

shkoi paralelisht dhe në përputhje me interesin për stabilizimin e jetës politike dhe zhvillimin

ekonomik brenda vendit.

Për sa i përket politikave që Ahmet Zogu ndoqi ekzistojnë mendime dhe vlerësime të

ndryshme, ku një pjesë e bashkëkohësve të tij, në lidhje me politikën e jashtme e sidomos atë të

1 AQSH. F. 251, V. 1938, D. 107, Fl. 84-85. Memorandum i datës 20 janar 1938. 2 AQSH. F. 251, V. 1938, D. 107, Fl. 85. Memorandum i datës 20 janar 1938. 3 DusСan T. Batakoviç, “Kosovo and MetoСija...”, f. 250. 4 AQSH. F. 151, V. 1939, D. 107, Fl. 39. Memorandum i datës 24 janar 1938 i popullsisë shqiptare në Kosovë kundër zbatimit të reformës agrare.

Page 242: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

199

ndjekur ndaj Jugosllavisë, janë munduar ta kritikojnë atë, si gjatë kohës kur ai drejtonte vendin

ashtu dhe pas Luftës së Dytë Botërore, kur ai së bashku me familjen e tij ishte në mërgim. Sipas

masës së kritikuesve dhe studiuesve, ekziston një listë e gjatë që tregon për veprime apo sjellje

politike që binin ndesh me frymën dhe parimet e nacionalizmit shqiptar. Gjithashtu edhe një

pjesë e studiuesve të zhvillimeve politike të kohës kanë nxjerrë disa konkluzione në lidhje me

politikën e jashtme të Ahmet Zogut. Një pjesë e këtyre konkluzioneve konvergojnë me ato të

kritikuesve të tij sidomos në lidhje me politikën e ndjekur ndaj Jugosllavisë në vitet ’20-30.

Veprimet që janë kritikuar prej kundërshtarëve të tij politikë, janë grupuar dhe sjellë të

përmbledhura prej studiuesit H. Ferraj si më poshtë: “...ngritja kundër dhe më pas rrëzimi i

qeverisë së Hasan Prishtinës, si e vetmja qeveri e asaj kohe që ishte për vazhdimin e luftës për

bashkimin e Kosovës me Shqipërinë (1921); braktisja e çështjes së Kosovës për hir të

marrëdhënieve të mira me Jugosllavinë (1922); shkarkimi i nëpunësve kosovarë nga administrata

shtetërore sipas kërkesës së Serbisë (1923); mbyllja e zonës neutrale të Junikut (1921-1923);

kthimi me ndihmën e Beogradit në pushtet (1924); dekorimi nga Serbia me dekoratën e lartë

“Ylli i Karagjorgjit” i klasit I (1926); kërkesa për anëtarësim në Antantën e Vogël (1926);

kërkesa për t’u futur në fillim të viteve ’30 në Traktatin Ballkanik etj.”1

Megjithatë pavarësisht këtyre që u thanë më sipër dhe që paraqet rrymën kritikuese, ekziston

edhe mendimi ose rryma tjetër e cila në kundërshtim me të parën përpiqet që të argumentojë dhe

të sjellë fakte të njëpasnjëshme që vërtetojnë se shteti shqiptar gjatë drejtimit të Ahmet Zogut në

aspektin politik, diplomatik, ekonomik e gjeopolitik është munduar të mbështes nacionalizmin

shqiptar, por gjithnjë brenda mundësive dhe hapësirave që krijoheshin, pasi Shqipëria ishte ende

një vend i brishtë dhe i dobët ekonomikisht për të ndjekur një politikë aktive jashtë vendit si dhe

e pafuqishme për t’iu kundërvënë sСteteve fqinje që Рëгonin mbështetjen e përhershme të Fuqive

të Mëdha.2

1 Hysamedin Feraj, Skicë e mendimit politik..., f. 170-171. Autori përmend dhe kërkesën për heqjen e mandatit të deputetëve të Kosovës më 1921. 2 Po aty, f. 169-170, 171-175.

Page 243: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

200

KREU IV

MARRËDHËNIET E SHTETIT SHQIPTAR ME GREQINË

NË VITET ‘20-30

IV.1. Marrëdhëniet politike mes dy vendeve, 1920-1924

Marrëveshja e parë ndërmjet dy shteteve është ajo e nënshkruar në Kapshticë më 15 maj

1920, që në historiografinë shqiptare njihet si Protokolli i Kapshticës. Ajo u nënshkrua ndërmjet

shtetit shqiptar dhe atij grek në një klimë të përgjithshme tensioni, si për Greqinë që po pësonte

humbje të njëpasnjëshme në frontin turk, ashtu edhe për Shqipërinë që po vlonte nga dëshira për

të bashkuar territoret e mbajtura nën pushtimin italian me pjesën tjetër të vendit. Pika bazë e këtij

Protokolli ishte ajo që theksonte ruajtjen e status quo-së ndërmjet dy vendeve, sidomos të

SСqipërisë së JuРut, deri në një përcaktim përfundimtar që do t’i jepej kësaj çësСtje prej Fuqive

të Mëdha që merrnin pjesë në Konferencën e Paqes në Paris.1 Në protokoll cilësohej gjithashtu se

kishat dhe shkollat greke nuk do të prekeshin apo cenoheshin dhe do të funksiononin lirisht në

këtë territor. Gjithashtu ushtritë greke, sipas marrëveshjes do të mbanin të pushtuara 26 fshatrat

kufitarë shqiptarë, të cilët i kishin pushtuar gjatë marshimit të tyre. Kjo marrëveshje njëherazi

shënon njohjen e parë de facto që i bën qeveria greke shtetit shqiptar, pasi deri në atë kohë shteti

grek duke mos pranuar të njihte asnjë prej qeverive që kishin dalë prej kongreseve kombëtare

shqiptare, nuk kishte pranuar gjithashtu të hynte as në marrëdhënie politike e diplomatike me

ato.2

Fakti që qeveria e Athinës u detyrua të nënshkruaj një marrëveshje status quo-je, sado të

pjesshme me qeverinë e dalë prej Kongresit të Lushnjes, do të thoshte që ajo indirekt e pranonte

dhe e njihte këtë autoritet, por legalisht dhe publikisht ajo asnjëherë nuk do të angazhohej që të

përcaktonte hapur pozitën e saj në favor të njohjes së Shqipërisë. 3 Nënshkrimi i kësaj

marrëveshje më shumë kishte të bënte me frikën se mos ushtria greke gjendej mes dy fronteve,

1 Muin Çami, Shqipëria në rrjedhat..., f. 210-211. 2 Po aty, f. 211. 3 “Gjendja jonë, e përjasСtmja”, Agimi. E përkohshme letrare – politike, SСkodër: SСtвpsСkronja “Nikaj”, Nr. 3, Vjeti II, Korrik 1920, f. 44. Sipas gazetës, marrëdhëniet e shtetit shqiptar me Greqinë gjatë periudhës maj-korrik kishin qenë shumë të qeta dhe kishte shpresa se ajo do të tërhiqej nga politika e saj imperialiste mbi tokat shqiptare. Gaгeta sСpreС bindjen se një mëkëmbje e sСtetit sСqiptar do t’i sillte vetëm të mira marrëdСënieve me Greqinë, duke i kujtuar se për themelimin e saj ishte derdhur gjaku i shumë shqiptarëve si Boçarët, Zavellat (Xhavellat) etj.

Page 244: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

201

atij turk në Aгi të VoРël dСe atij sСqiptar në Ballkan, sesa me dësСirën për t’u ulur ballë përballë

me qeverinë shqiptare. Kjo vërtetohet dhe prej faktit se shtypi grek (gazetat Kathimerini dhe Nea

Himera), gjatë gjithë muajit maj 1920, publikonte lajme të ndryshme në lidhje me incidente të

shkaktuara prej komitëve shqiptarë në zonat kufitare me Greqinë. Frika se mos këto sulme apo

incidente shtoheshin dhe mund të vinin në rrezik sigurinë e shtetit grek, shërbeu si një shtysë që

ta shpinte qeverinë greke drejt nënshkrimit të Protokollit të Kapshticës. Po ashtu fakti, që trupat

ushtarake turke të mbetura në Bullgari, ashtu si dhe popullsia turke që jetonte atje, u bënë një

mbështetje shumë e madhe për ushtrinë qemaliste në Turqi, shërbente si një analogji reale për

AtСinën për të kuptuar se edСe SСqipëria mund t’i sСërbente fare mirë interesave turke përmes

oficverëve e ushtarakëve të kthyer në vendlindje pas Luftës së Parë Botërore.1

Pavarësisht nënshkrimit të marrëveshjes, teza greke gjithnjë do të mbetej ajo e aneksimit të

Vorio-Epirit, kjo gjë e obligonte diplomacinë greke që të mos pozicionohej (de jure) në asnjë

drejtim favorizues ose pozitiv në njohjen e shtetit shqiptar, derisa të dilte vendimi përfundimtar i

Konferencës së Ambasadorëve në Paris. Por, nga ana tjetër edhe qeverisë së Tiranës nuk i

interesonte, që ndërkoСë që isСte e anРaгСuar në luftë me trupat italianë në Vlorë, t’i Сapte vetes

një konflikt të dytë me trupat greke në jug të vendit.2 Strategjia e përcaktuar prej qeverisë së

Sulejman Delvinës, në bashkëpunim me Komitetin e Mbrojtjes Kombëtare kishte si synim që për

një periudhë të shkurtër, për sa kohë qevera e Tiranës ishte e zënë me përpjekjet për të bashkuar

territoret shqiptare, të ulte tensionet me Greqinë dhe Jugosllavinë dhe të përqendrohej me tërë

forcën e saj në Vlorë. Fitorja në Vlorë më pas do të sСërbente si mbësСtetje strateРjike për t’i

treguar si Athinës ashtu dhe Beogradit, se shteti shqiptar do bënte ç’të mundte për të ruajtur

tërësinë territoriale të vendosur në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913.

Disa muaj më pas, më 10 gusht 1920 u nënshkrua mes Fuqive Aleate dhe Turqisë Traktati i

Sevrës. Shteti grek u përfaqësua në bisedime nëpërmjet E. Venizellosit. Sipas Traktatit Greqia

angazhohej të siguronte mbrojtjen e plotë të jetës dhe lirive të të gjithë banorëve të saj, pa dallim

të vendlindjes, kombësisë, gjuhës, racës apo fesë. Të gjithë banorët e Greqisë do të lejoheshin të

ushtronin lirisht, publikisht e privatisht fenë e besimin.3 Në këtë traktat marrin rëndësi shumë të

madhe, për mënyrën se si do të rrjedhin ngjarjet gjatë viteve më pas, dy artikuj të tij, artikulli 3

1 “Les incidents albanais”, Bulletin Periodique de la Presse Grecque. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 63, 13Avril – 20 Mai, 1921, f. 2. Shiko edhe ASHSH. Historia e Shqipërisë. vepër e cituar, f. 486. 2 Le Trupe Italiane in Albania..., f. 365. 3 Beqir Meta, Tragjedia Çame. Tiranë: Klean, 2010, f. 32.

Page 245: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

202

dhe 8. Në artikullin tre thuhej se të gjithë bullgarët, turqit dhe shqiptarët që gjendeshin të

vendosur me vendbanim në Greqi, në momentin që traktati hyn në fuqi janë nënshtetas grekë.

Ndërsa në artikullin 8 thuhej se, të gjithë qytetarët që jetojnë në Greqi e që janë pjesë e

minoriteteve të ndryshme, që kanë fe apo gjuhë tjetër nga ajo greke, duhet të trajtohen njësojë si

qytetarët helenë, me të gjitha të drejtat për të pasur bizneset e tyre, shoqëritë e tyre, objektet e

tyre të kultit, shkollat dhe institutet e tjera të edukimit, me të drejtë për të mësuar dhe përdorur

gjuhën e tyre.1 Ky traktat ka një rëndësi të madhe për vetë arsyen, se shteti grek gjatë viteve

1920-1928, jo vetëm e keqtrajtoi dhe shpërnguli popullsinë shqiptare që jetonte në Greqi, por

nuk i siguroi asaj asnjë prej këtyre të drejtave që u zotua dhe i pranoi duke nënshkruar traktatin e

Sevrës. Kjo gjë indinjoi jo vetëm shtetin shqiptar, por edhe ata intelektualë e patriotë të njohur, të

cilët mendonin se interesi i vendit të tyre nuk duhet të mungonte asnjëherë për këtë pjesë të

popullsisë shqiptare të mbetur me pa të drejtë jashtë kufirit të saj. Një ndër këta intelektualë që

mendonte kështu ishte dhe Lumo Skëndo, i cili në botimin e tij periodik të quajtur “Diturija”, në

artikullin me titull “Shqiptarët në Greqi”, shkruante se: “Për ne duhet të jetë një e vërtetë e

kthjellët që, edhe një shqiptar i vetëm, kudo që të jetë dhe sido që të ndodhet, ka rëndësinë më të

madhe, nga shkaku se jemi një komb i vogël, i pakët nga numri.”2

Me pranimin e Shqipërisë në 17 dhjetor të vitit 1920 në Lidhjen e Kombeve (me propozim të

dy përfaqësuesve të zotrimeve angleze, Kanadasë dhe Afrikës së Jugut), tensioni midis dy

vendeve do të rritej edhe më shumë. Aderimi i Shqipërisë në këtë organizëm ndërkombëtar ishte

një hap pas për diplomacinë greke në kërkesat e saj për aneksimin e Shqipërisë së Jugut.3

Pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve do të thoshte se ajo kishte aderuar në këtë organizëm

ndërkombëtar si një shtet me të drejta të plota dhe me vijë kufitare të përcaktuar qartë, që

bazohej mbi vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër të vitit 1913.4 Dy ditë më

parë, në 15 dhjetor, Asambleja e Lidhjes së Kombeve ishte shprehur se me rastin që shtetet

baltike, shtetet e Kaukazit dhe Shqipëria po pranoheshin në Lidhjen e Kombeve, Asambleja u

rekomandonte atyre që të merrnin masat e duhura për sigurimin dhe zbatimin e parimeve të

1 AMPJSH. V. 1920, D. 73, Fl .2-3. Artikujt 3 dhe 8 të traktatit. 2 Lumo Skëndo, “SСqipëtarët në Greqi”, Diturija. Tiranë: Nr. 1, Vol. 2, 1 nëntor 1926 (E Përkohshme Shqipëtare; Del një herë në muaj), f. 6. 3 Valentina Duka, Histori..., f. 124. 4 Beqir Meta, Tensioni greko-shqiptar (1939-1949). Tiranë: Geer, 2002, f. 26-29.

Page 246: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

203

përgjithshme të përfshira në traktatet për minoritetet.1 Rëndësi të madhe gjatë kësaj kohe për

politikën shqiptare pati trajtimi i popullsisë greke në Shqipëri si minoritet dhe jo si Vorio-Epir.

Pak kohë pas pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, në fillim të muajit mars 1921,

kryetari i delegacionit shqiptar Mithat Frashëri iu drejtua Sekretarit të përgjithshëm të Lidhjes

me një letër. Përmes saj ai kërkonte të informonte të gjithë burrat e shteteve të Fuqive të Mëdha,

për situatën diplomatike që po kalonte shteti shqiptar. Në këtë letër ai theksonte faktin, se shteti

shqiptar po haste në pengesa të serioze në lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me vendet fqinje.

Këto vende, me qenë se njohja e shtetit shqiptar kishte vonuar nga ana e Lidhjes, i kishin krijuar

pengesa jo vetëm qeverisë shqiptare për të hapur përfaqësi pranë tyre, por ato i kishin krijuar

probleme edhe popullsisë shqiptare për të lëvizur nga njëri shtet në tjetrin. Një vështirësi të

madhe e cila vinte si rrjedhojë e faktorëve të përmendur më sipër, Shqipëria, sipas Mithat

Frashërit, haste dhe në lidhjen e marrëveshjeve ekonomike, aq të nevojshme për shtetin shqiptar

me këto vende. Gjithashtu kjo situatë amullie, i kishte dhënë mundësi shteteve si Greqia e

Jugosllavia që të mbanin ende ushtritë e tyre në territorin e shtetit shqiptar.2

Një çështje shumë e rëndësishme e cila u cek shkurtazi më sipër, por që shkon paralelisht me

atë të shkëmbimit të popullsisë shqiptare të mbetur jashtë kufijve si popullsi turke, është edhe ajo

që lidhet me minoritetin grek në Shqipëri dhe shkollimin e këtij minoriteti në gjuhën amtare.3

Evoluimi i kësaj çështjeje solli një sërë diskutimesh, kritikash e konfrontimesh mes Shqipërisë e

Greqisë, si në përballjet pranë institucioneve ndërkombëtare, ashtu dhe atyre në politikën e

jashtme. Karakteri i angazhimeve të marra prej shtetit shqiptar në lidhje me çështjen e

minoriteteve brenda vendit, si dhe të drejtat e minoritetit shqiptar në vendet fqinje, nga periudha

pas Luftës së Parë Botërore dhe gjer në pranimin në Lidhjen e Kombeve, abrogohet tërësisht prej

firmosjes së deklaratës për njohjen e statusit të minoriteteve (2 tetor 1921).4 Por firmosja e këtij

dokumenti nuk tregon në anën tjetër se shteti shqiptar do ta harronte popullsinë shqiptare në jug

të vendit, që mbeti jashtë tij dhe që u uzurpua prej ushtrive greke dhe u sanksionua prej Fuqive të

1 Filip Lico, Probleme të marrëdhënieve..., f. 113-114. Për herë të parë kryeministri i Shqipërisë, me anë të një letre të datës 9 shkurt 1921 dhe një telegrami të datës 13 shkurt, i transmetonte Lidhjes së Kombeve disa informacione lidhur me gjendjen e minoriteteve në Shqipëri. 2 AMPJSH. V. 1921, D. 87, Fl. 13-16. Letra e Mithat Frashërit drejtuar Eric Drumondit dhe përgjigja e këtij të fundit lidhur me çështjen e minoritetit grek në Shqipëri. 3 Nuri Dragoj, Shqiptarët dhe grekët - realitete historike. Tiranë: Wesso, 2009, f. 103. 4 “Albania – Declaration concerninР tСe Protection of Minorities in Albania”, October 2, 1921. League of Nations – Treaty Series. No. 249, 1922, f. 175-179. Deklarata u regjistrua në Sekretariatin e Lidhjes së Kombeve më 22 mars 1922, ditën kur u dorëzua e ratifikuar.

Page 247: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

204

Mëdha në Londër 1913. Në mbledhjen (legjislaturën) e parë të parlamentit shqiptar më 21 prill

1921, do të deklarohej në emër të të gjithë deputetëve të pranishëm se shteti shqiptar nuk do e

harronte popullsinë shqiptare të mbetur jashtë tij, sidomos atë të aneksuar me dhunë nga shteti

grek.1

Në këtë periudhë, Greqia e cila pretendonte se kishte interesa të drejtpërdrejta në Shqipëri, u

mundua të tregojë përmes të gjitha mënyrave të mundshme se minoriteti grek i mbetur përtej

kufirit të saj, kërkonte që të bashkohej me atë dhe jo të qendronte brenda territorit shqiptar. Për

t’i ardСur në ndiСmë këtij qëllimi ajo aktiviгoi brenda popullsisë Сimariote Рrupe të veçanta

filogreke të cilat duke përfituar dhe nga gjendja jo e stabilizuar politike në vend, synuan

fillimisht që të kërkonin shkëputjen prej Shqipërisë ose në rastin më të keq një autonomi

himariote, e cila në fakt nuk do të ishte gjë tjetër vetëm se një vegël e Greqisë. Por këto sjellje të

himariotëve bënë një përshtypje shumë të keqe në rrethet patriotike në Vlorë, të cilët morën

menjëСerë armët dСe përkraСën iniciativën që edСe Himara t’i basСkoСej sСtetit sСqiptar. Më 2

prill 1921, trupat vullnetare të nisura nga Vlora u futën në Himarë. Marrëveshja e nënshkruar

mes dy palëve i njohu himariotëve disa të drejta, por jo autonominë ose shkëputjen e tyre nganga

trojet e tjera.2

Shtetet fqinje, më shumë kërkonin prej shtetit shqiptar kur vinte puna tek çështja e

minoriteteve, sesa ishin të pritura të bashkëpunonin ose të krijonin lehtësira. Drejtori i

Sekretarisë së përhershme greke në Lidhjen e Kombeve më 17 maj 1921, i dërgoi Sekretarit të

Përgjithshëm të Lidhjes një memorandum me anën e të cilit ai i kërkonte që Shqipëria të merrte

përgjegjësitë e veta mbi zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për regjimin e minoriteteve.

Këtij memorandumi iu përgjigj Ministri i Jashtëm i Shqipërisë në datën 21 qershor 1921, ku

theksonte se pranonte kërkesat e përfaqësisë greke në Lidhjen e Kombeve dhe se Shqipëria ishte

e gatshme të merrte përsipër përgjegjësitë që rridhnin nga traktatet ndërkombëtare. Në 27 qershor

u ngrit një Komision nga Lidhja e Kombeve për shqyrtimin e minoriteteve në Shqipëri.3 Sipas

kryetarit të Komisionit z. Fisher (britanik), në një letër që daton pak më herët se ngritja e

komisionit (shkurt 1921), qeveria shqiptare kishte delaruar zyrtarisht se do respektonte “tërësisht

lirinë kulturore” të minoritetit grek (dhe sllav) brenda territorit të vet. “duke lejuar hapjen e

1 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, Tiranë: Viti I, Nr. 1, 21 prill 1921, f. 1. 2 “Himara”, Agimi. E përkohshme letrare – politike, SСkodër: SСtвpsСkronja “Nikaj”, Nr. 2, Vjeti III, QersСor 1921, f. 33. 3 Advisory Opinion of April 6th, 1935, Permanent Court of Internationa Justice, Judgments, Orders and Advisory Opinions, Fascicule nr. 64. Leвden: A. W. SijtСoff’s PublisСinР Companв, 1935, f. 10.

Page 248: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

205

shkollave greke dhe duke paguar mësuesit në këtë institucione edukative”. Letra vazhdonte duke

theksuar se “E njëjta liri ishte akorduar edhe për hapjen e shkollave private në gjuhën greke”.1

Kjo letër u fut më pas edhe në dosjen e deklaratës që do nënshkruante shteti shqiptar me Greqinë

për minoritetet.

Në 2 tetor pala shqiptare që merrte pjesë në komision nënshkroi deklaratën që garantonte të

drejtat e minoriteteve. Në këtë memorandum interes të veçantë përbën neni 5. Sipas tij:

“Nënshtetasit grekë që bëjnë pjesë në minoritetin e racës, fesë dhe të gjuhës, të kenë të gjitha të

drejtat dhe sigurimin që kanë nënshtetasit shqiptarë.” 2 Brenda gjashtë muajve nga data e

nënsСkrimit të kësaj deklarate, sСteti sСqiptar do t’i paraqiste KësСillit të LidСjes së Kombeve

shpjegime të plota për sa i përket statusit legal të komuniteteve fetare, kishave, manastireve,

shkollave dhe shoqëritë e bamirësisë. 3 Qeveria greke nga ana e saj kërkoi, që e drejta e

informimit të KësСillit nРa ato që u përmendën më sipër në nenin pesë, të mos t’i reгervoСej

vetëm anëtarëve të KësСillit, siç parasСiСej në traktatet e tjera të minoriteteve, por kjo e drejtë t’i

jepej në të njëjtën kohë edhe Greqisë, që interesohej posaçërisht për të drejtat e grekëve në

Shqipëri.4 Kërkesa u hodh poshtë nga qeveria shqiptare duke u quajtur si ndërhyrje në punët e

brendshme të Shqipërisë nga ana e shtetit grek. Ratifikimi i deklaratës u bë më 17 shkurt të vitit

1922.5

Përfaqësuesi grek në Lidhjen e Kombeve gjatë kësaj kohe kishte kërkuar disa herë që

minoritetit grek në Shqipëri duhet të gëzonte të gjitha “venomet fetare” dhe ato arsimore që

kishte pasur kombi grek prej shekujsh në Perandorinë Osmane.6 Ai ishte ankuar disa herë në

Lidhjen e Kombeve, që nga vjeshta e vitit 1921, se Shqipëria jo vetëm që kishte shfaqur dëshirën

për të prishur status quon, duke ndërhyrë në punët e brendshme të Greqisë, por ajo kishte shkelur

hapur Protokollin e Kapshticës të majit 1920, kur kishte ushtruar presion ndaj grekëve që jetonin

1 Advisory Opinion of April 6th, 1935, Permanent Court of Internationa Justice, Judgments, Orders and Advisory Opinions, Fascicule nr. 64. Leвden: A. W. SijtСoff’s PublisСinР Companв, 1935, f. 10-11. 2 “Albania – Declaration concerninР tСe Protection of Minorities in Albania, October 2, 1921”. League of Nations – Treaty Series. No. 249, 1922, f. 177. (Artikulli 5). Sipas deklaratës të gjitha minoriteteve në Shqipëri i garantoheshin të drejtat politike, ekonomike, sociale, fetare, etnike e kulturore. Deklarata në bazë të parimit, që ligjet ndërkombëtare të firmosura nga shteti shqiptar marrin vlerë të menjëhershme ligjore brenda vendit, duhej të zbatohej me rigorozitet dhe të garantonte të drejtën e këtyre pakicave për të pasur gjithashtu shkollat e tyre ku të mësonin gjuhën dhe kulturën e kombësisë që kishin. Shiko edhe Filip Lico. Probleme të marrëdhënieve..., f. 114-115. 3 Thoma Jani Karamelo, Marrëdhëniet..., f. 107 4 Po aty, f. 108. 5 Advisory Opinion of April 6th, 1935. Permanent Court of Internationa Justice, Fascicule nr. 64. f. 9. 6 Po aty, f. 10.

Page 249: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

206

në Korçë e Gjirokastër, për të mos deklaruar kombësinë e vërtet të tyre, por të deklaroheshin

shqiptarë.1 Këto pretendime pala greke i ngrinte, kur pritej që komisioni i vendosur për caktimin

e vijës kufitare në terren të niste punën.

Që nga fillimi i muajit qershor 1921, Athina ndërmori një ofensivë diplomatike në Lidhjen e

Kombeve ndaj Shqipërisë. Ajo për të arritur synime e saj, në kundërpërgjigje ndaj qeverisë

shqiptare që kishte kërkuar zbatimin e neneve 11 dhe 13 të Statutit të Lidhjes, për zbrazjen e

territorit shqiptar të okupuar nga trupat greke (dhe ato serbe), ngriti për diskutim atë që ajo e

quajti “konflikti i kompetencave”. Sipas Greqisë, caktimi i kufijve të shtetit shqiptar ishte

kompetencë ekskluzive e Konferencës së Paqes (dhe jo e Lidhjes së Kombeve), e organit të saj,

Këshillit të Lartë të Fuqive aleate, pra e “Konferencës së Ambasadorëve si përfaqësuese e

Këshillit”.2 Athina pretendonte të rikthente edhe njëherë për diskutim çështjen e kufijve të shtetit

shqiptar, duke menduar se tashmë, me mbështetjen e Francës dhe Anglisë dhe kur trupat e saj

gjendeshin brenda territorit shqiptar, ajo mund të favorizohej për të pushtuar Epirin e Veriut. Në

përgjigjen e tij të datës 25 qershor 1921, F. Noli hodhi poshtë kërkesën e përfaqësuesit grek në

Lidhjen e Kombeve dhe theksoi se Konferenca e Ambasadorëve kishte si detyrë të merrej me

rregullimin e problemeve midis fitimtarëve dhe të mundurve në luftë, si dhe të problemeve që

dilnin nga traktatet e paqes të përfunduara pas lufte. Kurse Shqipëria nuk ishte shtet ndërluftues,

ajo isСte neutrale, Рjë e cila nuk mund t’i jepte kompetencë Konferencës së Ambasadorëve për

kufijtë e saj, pasi ato ishin caktuar që para se të fillonte lufta. 3 Debati rreth “konfliktit të

kompetencave” u mbyll me rezolutën që miratoi Asambleja II e Lidhjes më 2 tetor 1921. Me anë

të kësaj rezolute, i rekomandohej Shqipërisë që të pranonte vendimin e Fuqive aleate dhe atyre

Shoqe për caktimin përfundimtar të kufijve. Po ashtu u miratua dhe një rezolutë e dytë, sipas së

cilës parashikohej krijimi i një komisioni “prej tre anëtarësh të paanshëm”, të cilët do ndiqnin në

terren (Shqipëri), zbatimin e vendimit të Fuqive.4 Nisur nga raporti i Komisionit të ekspertëve,

Konferenca e Ambasadorëve vendosi që kufiri jugor i Shqipërisë të ishte ai i vitit 1913, ndikuar

kjo dhe prej kërkesës së Italisë, e cila tek shihte që Fuqitë e Mëdha nuk po i akordonin asaj

1 AMPJSH. V. 1921, D. 41, Fl. 285. Pala greke e akuzonte qeverinë shqiptare edhe për organizimin e zgjedhjeve në Korçe e Gjirokastër, ndërkohë që Greqia kishte shfaqur hapur pretendimet e saj ndaj këtyre territoreve dhe popullsia greke ishte lajmëruar nga Athina që të mos merrte pjesë në votime. Por sipas përfaqësuesit grek në Lidhjen e Kombeve, ndaj popullsisë greke ishte ushtruar dhunë për të marrë pjesë në procesin zgjedhor. 2 Arben Puto, Historia diplomatike..., f. 325. 3 Arben Puto, Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së Parë Botërore. Vëll. III, Tiranë, Albin, 2001, f. 291. 4 Arben Puto, Historia diplomatike..., f.. 326.

Page 250: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

207

marrjen e ishullit të Sazanit, atëherë kërkoi që edhe në vijën kufitare mes Greqisë e Shqipërisë të

mos kishte ndryshime ose rishikime. Një ndihmesë të madhe dha edhe Foreign Office britanik, i

cili u deklarua hapur për mos ndryshimin e kufijve jugor të Shqipërisë. 1 Diskutimet në

Konferencën e Ambasadorëve morën fund më 9 nëntor 1921, me rikonfirmimin edhe njëherë të

kufijve të shtetit shqiptar, bazuar në ato të vendosura që në vitin 1913.

Për sa i përket politikës së brendshme në Greqi gjatë viteve 1920-1921, ajo përfaqëson një

kaos të vërtet. Në tetor të vitit 1920, Greqia hyri në një krizë kushtetuese kur mbreti Aleksandër

vdiq. Kurora iu ofrua vëllait të tij, princit Paul, i cili refuzoi duke thënë se i ati i tij, ish-mbreti

Konstantin nuk kishte abdikuar zyrtarisht. Rrjedhimisht, zgjedhjet parlamentare të mbajtura në

dhjetor 1920 u bënë në fakt një plebishit mbi kthimin e Konstantinit, kundërshtarit të

Venizellosit. Mbështetësit e ish-mbretit zhvilluan një fushatë të matur, duke i shkaktuar një

humbje tronditëse Venizellosit. Ai humbi vendin e tij në Asamble dhe Partia Liberale pati vetëm

120 vende nga 370 në total. Ndonëse përkrahësit e tij fituan 52 për qind të votave totale,

Venizellosi që u poshtërua thellë, e la Greqinë tre ditë pas zgjedhjeve. Një muaj më vonë,

Konstantini u kthye me triumf në Athinë. 2 Ndryshimet në qeveri nuk do të thoshin aspak

ndryshime të kursit politik ndaj Shqipërisë. Edhe pas vendimit të Konferencës së Ambasadorëve

të 9 nëntorit 1921, shteti grek vazhdoi të ushtronte presion mbi shtetin shqiptar, duke e akuzuar

për keqtrajtim ndaj minoritetit ortodoks grek. Për të hedhur poshtë këto akuza që kishin filluar që

në vitin 1919 dhe për të treguar se nuk ishte shteti shqiptar ai që ushtronte dhunë, por ishte shteti

grek – dhe ai serb, – që terrorizonte dhe dhunonte sistematikisht popullsinë shqiptare, shkuan për

të marrë pjesë në Kongresin Ndërkombëtar për të Drejtat e Popujve mbajtur në Gjenevë, Bedri

Pejani, Hoxhë Kadriu dhe shumë patriotë të tjerë. Në fjalën e tij përpara delegatëve nga e gjithë

bota, Bedri Pejani deklaronte: “Këtu, kam misionin e shenjtë të mbrojë këtë Shqipëri të parë

fatkeqe kundër zgjedhës serbo-greke që, për poshtërsinë e vet të pabesueshme, përbën sot një

kryevepër turpi dhe shpifjesh për shekullin e Tolstojve dhe të Markonëve”.3

Gjatë viteve 1920-1921, shteti shqiptar duke qenë se nuk kishte marrëdhënie diplomatike me

Greqinë dhe nuk mund të ankohej drejtpërdrejtë në Athinë, përdori me sa fuqi kishte

1 AMPJSH. V. 1921, D. 48, Fl. 79. Letër mirënjohjeje dhe falënderimi përfaqësuesve të Italisë dhe Anglisë në Shqipëri, për qëndrimet e tyre të mbajtura në favor të Shqipërisë. 2 Charles dhe Barbara Jelavich. Themelimi i shteteve kombëtare..., f. 288. 3 “Memorie e paraqitur nРa deleРacioni i sСqiptarëve irredentistë në KonРresin Ndërkombëtar për të Drejtat e Popujve, SСqipëria e Pavarur dСe SСqipëria Irredentiste”, – Përgatiti si dokument Marenglen Verli, Studime Historike. Nr. 1-2, Viti LII, Tiranë 1998, f. 223.

Page 251: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

208

kompetencat dhe të drejtat që i jepte atij qenia anëtar në Lidhjen e Kombeve, për të protestuar

ndaj aktivitetit ushtarak dhe paramilitar grek në kufij me Shqipërinë dhe ndaj ndërhyrjeve të

Athinës në politikën e brendshme. Meqë Shqipëria ashtu si Greqia ishte anëtare e Lidhjes së

Kombeve, ajo u përpoq që të ngrinte zërin në mbrojtje të popullsisë shqiptare, duke u mbështetur

në parimin për të qenë në marrëveshje të plotë me shtetet fqinje dhe duke ruajtur lidhjet

miqësore. Si garanci shërbenin traktatet e firmosura ndërkombëtare.

Statusi politik si dhe çështja e kufirit jugor ende të pacaktuar në terren, i dhanë mundësi

Greqisë që të poziciononte trupa të shumta ushtarake në rrethinat e qytetit të Korçës. Ndërsa

ngjarjet brenda Shqipërisë evoluonin me po të njëjtat përmasa që ndryshonte dhe politika e

jashtme. Në 20 nëntor 1920, kabineti i Iljas bej Vrionit zëvendësoi atë të Sulejman Delvinës, i

cili u pa si i papërshtatshëm në kushtet dhe rrethanat e reja që ishin krijuar pas përfundimit të

luftës me Italinë. Në 10 dhjetor u prezantua kabineti i ri. Iljas bej Vrioni do të mbante dy poste

atë të Kryeministrit dhe atë të ministrit të Punëve të Jashtme. Problemi i parë ku e drejtoi

vëmendjen e vet kabineti i ri ishin marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë.1 Fill pas Luftës së Parë

Botërore, Athina ndoqi ndaj Shqipërisë pikërisht të njëjtën politikë si dhe Jugosllavia. Ajo ishte e

etur të merrte Shqipërinë e jugut dhe i trembej shndërrimit të Shqipërisë në një shtet të fuqishëm,

si dhe rritjes së ndikimit italian brenda vendit. Por për fatin e mirë, Greqia u përfshi në një luftë

me Turqinë qemaliste, e cila thithi fuqinë dhe burimet e saj. Në këto rrethana Greqia u përmbajt

prej veprimeve armiqësore ndaj Shqipërisë, e trembur se në një luftë të re dhe të paleverdishme,

ajo do të humbte përfundimisht prestigjin e saj në rrafshin ndërkombëtar. Frika e një aleance të

mundshme mes Shqipërisë dhe Turqisë, e bënte Athinën të insistonte më shumë në arritjen e

kërkesave të saj në rrugë diplomatike, por po të ishte e nevojshme do të përdorej dhe ndërhyrja

ushtarake. Në të vërtetë, gjatë vitit 1921 Turqia kishte bërë përpjekje të ndryshme për të siguruar

bashkëpunimin e Shqipërisë kundër Greqisë dhe oficerë turq kishin ardhur në Shqipëri për të

negociuar një aleancë të mundshme mes dy vendeve, por propozimet e tyre u hodhën poshtë dhe

ata u larguan.2 Në këtë prizëm politik, Ali Riza Kolonja, një ish-ushtarak turk, por që tashmë

kishte marrë përsipër lidhjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë e disa vendeve

ballkanike, ishte parë gjithnjë prej Athinës si një misionar turk që vepronte në Shqipëri.3

1 ASHSH, Historia e Shqipërisë. Vëll. II, f. 499. 2 Nexhip P. Alpan & Nesip Kaçi, Shqiptarët në..., f. 18. 3 J. Swire, Shqipëria..., f. 275-276.

Page 252: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

209

Ajo që i jepte shkas më shumë Greqisë për të ndërhyrë apo ndikuar në politikën e brendshme

të vendit, ishte çështja e vijës kufitare.1 Sidoqoftë edhe brenda vendit, në Korçë e Gjirokastër

ishin krijuar dy fraksione të mëdha; një grup nacionalist i cili mbështeste veprimet e qeverisë

shqiptare dhe një grup tjetër që cilësohej si lokalist dhe synonte krijimin e një administrate të

veçantë me parlament e legjislacion të vetin dhe me qendër Korçën. Ky grup kryesohej nga Koço

Kota dhe Thoma Orollogaj, të dy këta iu drejtuan qeverisë më 13 shkurt 1921 me një

memorandum, në themel të të cilit ishin kërkesat e mësipërme.2 Pavarësisht diskutimit se nga

ishin ndikuar këto përpjekje dhe se a mund të kishte dorë Athina në këtë memorandum, duhet

thënë se intelektualën e Korçës e patën shumë të vështirë të ruanin një linjë kombëtare

nacionaliste, pasi realisht ata e ndjenin shumë pranë rrezikun grek. Për këtë arsye ata u përpoqën

të tregoheshin më të moderuar në zhvillimet politike kombëtare e sidomos ato rajonale.

FillimisСt për ata, duСej që Korça t’i sСpëtonte pusСtimit usСtarak Рrek dСe për këtë kërkoСej një

nivel autonomie Рraduale dСe më pas asСtu si dСe të РjitСa kraСinat e tjera ajo t’i basСkoСej

shtetit shqiptar.3 Edhe pse intelektualët korçarë u treguan të matur në veprimtarinë e tyre, në

mënyrë që të mos krijonin pështjellime apo të nxisnin Athinën që të ndërmerrte masa të ashpra

në këtë krahinë, shtypi grek fajsonte qeverinë se kishte dështuar në marrjen e Vorio-Epirit.

Gazeta Patris e 10 janarit 1922 citonte fjalët e deputetit grek të Janinës z. Simos, i cili shkruante

se e konsideronte detyrë të tijën që të protestonte ndaj Fuqive të Mëdha, të cilat pak kohë më

parë kishin njohur Shqipërinë. Ai gjithashtu fajsonte qeverinë greke se ishte treguar e paaftë për

të mbrojtur interesat e vendit duke çuar trupat e saj ushtarake drejt Ankarasë, ndërkohë që ato

duhet të çoheshin drejt Vorio-Epirit.4

Në bazë të vendimit të 9 nëntorit 1921 të Konferencës së Ambasadorëve, në Shqipëri u

vendos të dërgohej një Komision i Posaçëm për përcaktimin e vijës kufitare në terren. Komisioni

1 AQSH. Fondi 152 (MPB), V. 1921, D. 60, Fl. 9. Incidenti i KisСës së “SСën GjerРjit” (mesСes sСqip) i jepte sСkasë Greqisë që përmes priftërinjëve si Jakovi të ndërhynin në politikën e brendshme të shtetit shqiptar me arsyetimin se po dhunohej popullsia greke. 2 ASHSH. Historia e Shqipërisë, Vëll. II, f. 501. 3 AQSH. Fondi 152 (MPB), V. 1921, D. 60, Fl. 4-9. Incidenti i KisСës së “SСën GjerРjit”, ku u mbajt mesСa e parë në gjuhën shqipe shqetësoi palën greke e cila gjatë muajve prill-maj 1921 reagoi menjëherë duke mos lejuar shtetasit shqiptarë të kalonin kufirin për në Greqi. Qeveria e Tiranës për të balancuar situatën dhe për ta zbutur atë, udhëzonte më 12 qershor 1921 Prefekturën e Korcës, që të hartonte një shkresë e cila të firmosej prej popullsisë ortodokse sСqiptare, në të cilën të kërkonin mbajtjen e mesСes në РjuСën sСqipe. Kjo do t’i treРonte faktorin ndërkombëtare se bëhej fjalë për popullsi shqiptare ortodokse dhe jo greke. Shiko dhe AQSH, Fondi 152 (MPB), V. 1921, D. 111, Fl. 28-29. (12 qershor 1921) 4 “La perte de la Haute-Epire”, Bulletin Periodique de la Presse Grecque. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 66, 6 Aout – 10 Decembre, 1921, f. 4.

Page 253: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

210

Ndërkombëtar i caktimit të kufirit kryesohej nga gjenerali italian Enrico Tellini, një sekretar dhe

dy anëtarë. Për shtetin grek përfaqësues ishte Neokli Boçari dhe prefekti i qytetit të Follorinës.

Ndërsa shteti shqiptar përfaqësohej në këtë komision nga majori Bajram Fevziu dhe prefekti i

qytetit të Korçës Dhimitër Berati.1 Përpara se të mbërrinte në Shqipëri gjeneral Telini, trupat

ushtarake dhe paraushtarake greke kishin sulmuar rrethinat e qytetit të Korçës dhe kishin

pushtuar 26 fshatra, me pretendimin se popullsia e atyre fshatrave ishte minoritare dhe se duhet

të bashkoheshin me shtetin grek. Gjeneral Telini gjatë gjithë muajit gusht 1922, pasi udhëtoi

përgjatë vijës kufitare dhe bisedoi me shumë banorë, pa qartë se ajo pjesë e popullsisë që Greqia

e quante popullsi të saj, fliste gjuhën shqipe dhe nuk pranoi të identifikohej si popullsi greke.

Pavarësisht presionit dhe dhunës së ushtruar nga qeveria greke, popullsia shqiptare tregoi se nuk

kishte të bënte aspak me popullsinë greke përkundër besimit të njëjtë, por ajo që i ndante ishte

kombësia dhe gjuha. Përfaqësuesi grek i cili merrte pjesë në komision, pjesëmarrjen e tij e

kushtëzoi me njohjen nga ana e qeverisë shqiptare të Protokollit të Korfuzit të majit 1914.2 Ai

kërkoi nga Konferenca e Ambasadorëve që ky protokoll të vihej në zbatim. Qeveria shqiptare

dhe Komisioni ndërkombëtar e hodhën poshtë këtë kërkesë, ata protestuan në Lidhjen e

Kombeve dhe në Konferencën e Ambasadorëve, të cilat e konsideruan pa fuqi marrëveshjen e

Korfuzit dhe meqë delegati grek ishte larguar, kërkuan nga qeveria e Athinës që të dërgonte sa

më parë një përfaqësues të vetin pranë komisionit.3 Nisur nga protestat dhe letrat që delegacioni

shqiptar i kishte dërguar Konferencës së Ambasadorëve në Paris, për zbrazjen e 26 fshatrave që

mbante pushtuar Greqia dhe kthimin e tyre shtetit shqiptar4, Komisioni vendosi që 14 nga 26

fshatrat e ish-kazasë së Korçës, t’i ktСeСesСin sСtetit sСqiptar, ndërsa pjesa tjetër t’i mbeste

Greqisë. Por ky vendim i Komisionit nuk kaloi pa u kundërshtuar prej Athinës e cila u ankua

pranë Konferencës së Ambasadorëve dhe pranë Këshillit të Lidhjes së Kombeve. Ajo nuk pranoi

të largonte trupat e saj ushtarake prej fshatrave të pushtuar.5

E gjendur përballë kësaj situate qeveria shqiptare i kërkoi Lidhjes së Kombeve të dërgonte një

komision hetimor. Ky arriti në Shqipëri në fillim të vitit 1922 dhe kryesohej prej profesorit

1 Ibrahim Hoxha, Viset kombëtare shqiptare në shtetin grek. Tiranë: Hasan Tahsini, 2000, f. 56-57. 2 Qarkore drejtuar Prefekturave, Nr. 15541. Tiranë: MPB, 29-VIII-1922. 3 Qarkore drejtuar Prefekturave, Nr. 14473. Tiranë: MPB, 17-VIII-1922. Po ashtu dhe, Qarkore drejtuar Prefekturave Nr. 15541. Tiranë: MPB, 29-VIII-1922. Aty thuhet gjithashtu, se demarshe kundër pretendimeve të pabaza të qeverisë greke, u bënë edhe nga përfaqësuesi anglez, italian e francez. 4 AMPJSH. V. 1922, D. 52, Fl. 26. Letër e dates 2 janar, e delegacionit shqiptar në Paris drejtuar kryetarit të Konferencës së Ambasadorëve, Jules Cambon. 5 Arben Puto, Demokraci e Rrethuar. Tiranë: “8 Nëntori”, 1990, f. 120-121.

Page 254: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

211

suedez Senderholm. Në përfundim të punës së tij, komisioni arriti në përcaktimin se padyshim

shumica e popullsisë së krishterë ishte në favor të regjimit politik në Shqipëri dhe se ajo përbënte

një faktor me rëndësi në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare.1 Duke qenë se përball presionit dhe

trysnisë greke qeveria shqiptare ishte e paaftë për të mbrojtur popullsinë shqiptare, që i ishte

atashuar padrejtësisht Greqisë, ajo me një vendim të Këshillit të Ministrave më 24 nëntor 1922,

vendosi të autorizojë ministrinë e Punëve të Jashtme: “Me bamë demarshet e duhuna pranë

Qeveris Italjane për të marrë nën mprojtjen e saj gjithë nënshtetasit Shqiptar qi ndodhen nër

vise të ndryshme të Greqis deri sa të hapen relacionet diplomatike në mest të Shqipnis e

Greqis”. 2 Bazuar mbi kërkesën e qeverisë shqiptare më 12 dhjetor 1922, Roma lëvizi

diplomatikisht duke i kërkuar përfaqësuesve të saj diplomatikë që të ishin të kujdesshëm dhe të

ushtronin presion ndaj Athinës që ajo të ndërpriste aktet e palejueshme ndaj popullsisë shqiptare

çame.3 E pavarësisht këtyre përpjekjeve, Athina nuk pranoi të tërhiqej, madje një valë presioni

shpërtheu në shtypin grek, kur në Itali u botuan prej disa të përditshmeve një sërë artikujsh në

lidhje me politikën greke. Shtypi, ashtu si dhe qeveria helene, e quajtën të papranueshme

propagandën antigreke që bënin këto gazeta të përditshme italiane. Kuptohet që ky presion,

synonte të balanconte ndërhyrjet e Romës në punët e brendshme të Greqisë, e sidomos në

fushatën që ajo po ndiqte ndaj popullsisë çame.4

Për të dëshmuar politikën e egër dhe antishqiptare greke, një memorandum i drejtpërdrejtë i’u

dërgua qeverisë shqiptare më 6 dhjetor 1922 edhe nga Haki Musa dhe Asaf Çami, i pari

përfaqësues i popullsisë çame dhe i dyti i shoqërisë “Vllazëria çame”. Aty jepej alarmi se në prag

të nënshkrimit të Traktatit të Lozanës, nga autoritetet lokale greke në bashkëpunim edhe me

institucionet fetare ortodokse në Janinë, ishin marrë vendime shumë të rënda mbi shpërnguljen e

popullsisë shqiptare dhe kolonizimin e tyre me refugjatë grekë. 5 Por situata nuk do të

përfundonte me kaq, ajo do të ishte vetëm fillimi i një politike të gjatë shkëmbimi dhe

shpronësimi të popullsisë myslimane çame, si popullsi turke, me popullsinë greke në Turqi.

1 Beqir Meta, Tragjedia Çame..., f. 30. 2 AQSH. F. 249, V. 1922, D. I-490, Fl. 7. Autorizimi i MPJ për të bërë demarshet e duhura pranë qeverisë italiane, për të mbrojtur popullsinë shqiptare në Greqi. 3 I Documenti Diplomatici Italiani. 7a Serie: 1922-1935, Vol. 1 (31 ottobre 1922 – 26 aprile 1923). f. 152. Dokumenti nr. 226, “L'ambasciatore a Londra, Della Torretta, al SottoseРretario aРli Esteri, Vassallo”, 12 dicembre 1922. 4 I Documenti Diplomatici Italiani. 7a Serie: 1922-1935, Vol. 1, f. 152, Dokumenti nr. 227, “Il SottoseРretario aРli Esteri, Vassallo, all'Incaricato d'Affari ad Atene, De Facendis”, 12 dicembre 1922. 5 Fatmira Rama, “Çamëria në vitet 1912-1940”. Epiri i Jugut, Çamëria. Tiranë: UETPRESS, 2014, f. 275.

Page 255: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

212

Ndërkohë në politikën e brendshme greke, pas disfatës së Greqisë në Azinë e Vogël, u krijua

një situatë tepër e ndërlikuar. Një grup gjeneralësh, si N. Pllastrias, S. Gonata, A. Haxhiqirjaku,

ngritën krye dhe e detyruan mbretin Kostandin të largohej nga Greqia më 22 shtator 1922.

Greqia karakterizohej nga kaosi dhe nga një gjendje e rëndë ekonomike, mijëra refugjatë

endeshin rrugëve të Greqisë pa asnjë mjet jetese. Në këto rrethana krerët puçist, pas marrëveshjes

së Mudanes, një vit më vonë në 30 janar të vitit 1923, nënshkruan në Lozanë konventën për

shkëmbimin e popullsisë greke e turke.1 Qeveria dërgoi në cilësinë e Përfaqësuesit të shtetit

shqiptar në Lozanë, Mehdi Frashërin. Ajo u ndje e shqetësuar për nënshkrimin e këtij traktati,

pasi qeveria greke mund të përfshinte në shkëmbim edhe popullsinë myslimane shqiptare. 2

Çështja çame që u trajtua gjerësisht në Lozanë, në fillimet e saj kish dalë si pasojë e përcaktimit

të kufirit ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë në fund të Luftërave Ballkanike.3 Dy javë përpara se

të nënshkruhej traktati, më 19 janar 1923, Greqia dhe Turqia kishin bërë një deklaratë të

përbashkët sipas së cilës, popullsia myslimane shqiptare do të përjashtohej nga shkëmbimi i

popullsive mes dy vendeve.4

E detyruar prej një sërë rrethanash ndërkombëtare që shkonin në disfavor të saj, në korrik të

vitit 1922 Greqia vendosi të njohë shtetin shqiptar. Në një Qarkore të ministrisë së Punëve të

Brendshme të datës 10 korrik, Athina shprehej qartë se qeveria greke e kishte njohur de jure dhe

de facto qeverinë shqiptare dhe se së shpejti pritej që në Shqipëri të mbërrinte një Charge

d’AffaТres (i Ngarkuar me Punë) grek.5 Por, siç dihet njohja zyrtare ndërmjet dy qeverive është

bërë vetëm më 9 janar 1923, datë në të cilën Qeveria shqiptare me një vendim të Këshillit të

Ministrave caktoi Mithat Frashërin si ministër Fuqiplotë në Athinë.6 Pak kohë më vonë, në mars

të vitit 1923, në ministrinë e Punëve të Jashtme shqiptare u paraqit Z. Panurjas me kredencialet si

ministër Fuqiplotë i Greqisë në Shqipëri. 7 Qeveria shqiptare nuk paraqiti asnjë ankesë ndaj

1 Hajredin Isufi, “Politika e sСtetit Рrek për dëbimin e popullsisë çame në vitet 1914-1928 dСe qëndresa sСqiptare”, Studime Historike. Nr. 1-4, Viti XLVIII, Tiranë: 1997, f. 62. 2 AQSH. F. 251, V. 1923, D. 203, Fl. 6. 3 Miranda Vickers, The Cham issue – Albanian national and propriety claims in Greece. Prishtinë: Era, 2002, f. 14-15, 58-59. 4 Fatmira Rama, “кamëria në vitet...”, f. 283. 5 Qarkore drejtuar Prefekturave, Nr. 11028, Tiranë: MPB, 10-VII-1922. Shiko edhe Beqir Meta, Tragjedia Çame..., f. 28. 6 AQSH. F. 251. V. 1923. D. 138. Fl. 10. Mund të theksojmë se para se të merrte këtë detyrë Mithat Frashëri ishte Ministër Fuqiplotë në Uashington. 7 AQSH. F. 251. V. 1923. D. 142. Fl. 14-16. Vendim i KM për caktimin e M. Frashërit, ministër Fiqiplotë në Athinë.

Page 256: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

213

figurës (personit) së tij, kështu me këtë akt filluan marrëdhëniet e para diplomatike ndërmjet dy

shteteve.

Fillimi i marrëdhënieve greko-shqiptare nuk nisi mbarë për Greqinë, e cila në gusht të vitit

1923 u përfshi në një incident të rëndë diplomatik me Italinë dhe Shqipërinë, në të cilin humbi

jetën më 27 gusht 1923, përfaqësuesi italian në Komisionin e Kufijve, gjenerali Telini.1 Ngjarja u

përjetua shumë keq në Greqi, shtypi grek i atyre ditëve deklaronte se nuk ishte e mundur që

vrasësit e kryetarit të komisionit të ishin grekë, por ata ishin shqiptare dhe kjo për disa asye: a)

sepse kishte kohë që puna e këtij komisioni pengohej prej personave të panjohur; b) kishte disa

ditë që banda të ndryshme shqiptare kishin depërtuar në kufirin me Greqinë dhe nuk kishin kryer

asnjë veprimtari banditeske, gjë që tregonte se synimi i tyre ishte pikërisht ky krim politik; c)

vrasësi zgjodhi një vend në kufi mes dв vendeve ku ai t’i sСpëtonte arrestimit dСe të larРoСej nРa

kufiri shqiptar. Ndërkaq në Romë informacionet tregonin se Greqia nga njëra anë po fajsonte

palën shqiptare për vrasjene gjeneralit italian, ndërsa nga ana tjetër po kërkonte që të forconte

lidhjet e saj me Anglinë dhe Francën për të marrë mbështetjen e tyre si kundërpeshë ndaj Italisë.2

Lidhja e Kombeve vendosi të dërgonte një komision hetimor ndërkombëtar për vrasjen e

gjeneral Telinit. Nga ana e saj qeveria greke vazhdonte të fajësonte palën shqiptare për

incidentin, gjë të cilën qeveria shqiptare nuk e pranoi. I njëjti qëndrim u mbajt dhe nga Italia, që

nuk shikonte palën shqiptare si fajtore, por atë greke. Italia që nuk mund të lejonte Greqinë ta

fyente kaq rëndë, pas demarsheve të shumta pa rezultat në Athinë, vendosi që ta ndëshkonte

Greqinë duke sjellë flotën e saj pranë Korfuzit.3 Ishulli i vogël ndjeu presionin e flotës ushtarake

1 Robert Lee Wolff, The Balkans in Our Time. Massachusetts: Harvard University Press, Cambridge, 1974, f. 149. Gjeneral Telini kishte mbërritur gjatë nëtorit 1922 në Shqipëri, si kryetar i Komisionit Ndërkombëtar për përcaktimin e kufirit shqiptaro-grek, sipas caktimit të Konferencës së Ambasadorëve. Shiko edhe I Documenti Diplomatici Italiani. 7a Serie: 1922-1935, Vol. 2 (27 aprile 1923 – 22 febbraio 1924). Roma: Ministero Degli Affari Esteri, Instituto Poligrafico e Zecca Dello Stato, 1955. f. 125, 126. Dokumenti nr. 183, “Il Console ReРРente a Janina, Liverani, al Presidente del ConsiРlio e Ministro deРli Esteri, Mussolini”, 27 aРosto 1923. Dokumenti nr. 184 “Il Ministro ad Atene, MontaРna, al Presidente del ConsiРlio e Ministro deРli Esteri, Mussolini”, 27 aРosto 1923. Në të dy dokumentet përcillet telegrami në Romë për humbjen e jetës së gjeneral Telinit. 2 I Documenti Diplomatici Italiani. 7a Serie: 1922-1935, Vol. 2 (27 aprile 1923 – 22 febbraio 1924). f. 137-138. Dokumenti nr. 204, “Il Ministro ad Atene, MontaРna, al Presidente del ConsiРlio e Ministro deРli Esteri, Mussolini”. 3 Po atв, f. 128. Dokumenti nr. 188 “Appunto del Presidente del ConsiРlio e Ministro deРli Esteri, Mussolini”, 28 agosto 1923. Dokumenti me 5 pika i Musolinit, ku jepeshin kushtet që ai i vinte Athinës, një ndër të cilat ishte dhe pushtimi ishullit të Korfuzit si kundërpërgjigje që Athina të kërkonte falje dhe të dëmshpërblente gabimin e kryer.

Page 257: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

214

italiane e cila u tregua e pamëshirshme kur e bombardoi atë si shenjë “ndëshkimi”, për të bindur

Athinën që të kërkonte falje dhe të dëmshpërblente humbjen e jetëve të ushtarëve italianë.1

Gazeta Eleftheron Vima e datës 31 gushtit 1923, shkruante se qeveria italiane po e përdorte

këtë rast për të ushtruar preson nga Athinës duke ulur apo fyer prestigjin e saj si dhe duke

shkelur rëndë sovranitetin grek.2 E megjithatë, pavarësisht asaj se çfarë shkruante shtypi grek,

AtСina гвrtare më 29 РusСt 1923 Рjeti rastin që në Konferencën e Ambasadorëve t’i kërkonte

falje Romës për ngjarjen e rëndë që i kishte ndodhur një përfaqësuesi të saj në Shqipëri.3 Nga ana

tjetër në Greqi, pushtimi i ishullit të Korfuzit dhe goditja e tij më parë me artiljeri ngjalli urrejtje

për aktin. Gazeta Kathimerini e 9 shtatorit 1923 shkruante se ushtria italiane kishte shkaktuar

dëme të mëdha në Korfuz, duke vrarë njerëz të pafajshëm e duke goditur si nga toka dhe nga ajri

ishullin, për një krim, për të cilin ende nuk dihet nëse autori ishte grek apo shqiptar.4

Mesazhi i Musolinit ishte i qartë, Italia nuk mund të ishte asnjëherë aktor i dorës së dytë sa

herë që bëhej fjalë për cenimin e interesave të saj në Shqipëri. Njëherazi ky ishte një

paralajmërim për Greqinë, se Italia nuk do të lejonte asnjë tolerim nëse bëhej fjalë për shtetin

shqiptar. Konferenca e Ambasadorëve në fund të muajit gusht vendosi të ndërmjetësonte mes

palëve për të parandaluar përshkallëzimin e krizës dhe kthimin e saj në një luftë më të gjerë se

ç’dukej. Konferenca e cilësoi Greqinë fajtore, jo vetëm ndaj Italisë por dСe ndaj institucionit të

saj, pasi komisioni ndërkombëtar i kufijve që zhvillonte punën në Shqipëri ishte një organ i

Konferencës, për këtë arsye ajo deklaroi se ndaj Greqisë duheshin marrë masa ndëshkuese.5

Greqia u mundua të vërtetonte pafajësinë e vet dhe fajësinë e shqiptarëve duke botuar

njoftime për atentate kundër jetës së oficerëve italian. Si përfundim, qeveria shqiptare e udhëzoi

zyrën e shtypit në Tiranë të hidhte poshtë disa akuza që kishte bërë shtypi grek kundër Shqipërisë

mbi këtë çështje. Kështu, zyra botoi një pamflet që shkaktoi zemërim të madh në Greqi, pasi siç

duket drejtori i zyrës në akuzat e tij kishte sСkuar më larР nРa ç’kisСte pasur për qëllim qeveria.

Për këtë arsye qeveria greke e akuzoi Shqipërinë se kishte fyer hapur popullin grek dhe ushtrinë

1 Jovan Гametica, “Sir Austen CСamberlain...”, f. 203. Roma i kërkoi AtСinës një reparacion prej 50 milion liretasС si dëmshpërblim, arrestimin e kriminelëve dhe dënimin e tyre dhe që Athina të kërkonte falje publike. 2 “L’incident Italo-Grec”, Bulletin Periodique de la Presse Grecque. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 79, 1 Juillet – 20 Septembre, 1923, f. 3. 3 I Documenti Diplomatici Italiani. 7a Serie: 1922-1935, Vol. 2 (27 aprile 1923 – 22 febbraio 1924). f. 136-137. Dokumenti nr. 201, “L'incaricato d'Affari a PariРi, Vannutelli, al Presidente del ConsiРlio e Ministro DeРli Esteri, Mussolini”, 29 aРosto 1923, 4 “L’incident Italo-Grec”, Bulletin Periodique de la Presse Grecque. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 79, 1 Juillet – 20 Septembre, 1923, f. 3. 5 Joseph Swire, Shqipëria..., f. 333-334.

Page 258: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

215

greke kur i kishte quajtur ata si fajtorët dhe përgjegjësit kryesorë për vrasjet e ushtarëve italianë.

Qeveria greke i kërkoi Tiranës që të kërkonte ndjesë për akuzat e bëra, por qeveria shqiptare nuk

pranoi ta bënte këtë. Atëherë në dhjetor të po atij viti (1923), Athina tërhoqi përkohësisht

ministrin e saj në Tiranë, z. Panjuras, duke lënë në krye të legatës vetëm sekretarin. Incidenti

ndikoi ndjeshëm në përkeqësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.1 Shteti shqiptar u mundua

që përball presioneve greke dhe atyre italiane të mos mbështeste asnjërën nga palët në konflikt.

Përkundrazi në interes të shtetit shqiptar ishte vazhdimi i punës së Komisionit ndërkombëtar të

kufijve dhe zgjidhja e çështjes së 14 fshatrave të ish-kazasë së Korçës, të mbajtur pushtuar prej

ushtrive greke, që përmes një vendimi të Komisionit të kufijëve gjatë muajit gusht, i kishin

kaluar shtetit shqiptar.

Në kundërshtim me konsideratat, vendimet e forumeve dhe institucioneve ndërkombëtare,

gjatë vitit 1922, për t’iu kundërvënë politikës mbësСtetëse që po ndiqte sСteti sСqiptar ndaj

çështjes çame, në Athinë u formua “Shoqata e Vorio-Epirit”. Brenda kësaj shoqate, e cila

mbështetej hapur prej shtetit grek, ekzistonin tri rryma të mëdha:

- Rryma e parë, pretendonte se “Vorio-Epiri” përfshinte të gjitha territoret prej Preveze e

deri në Tepelenë. Përfaqësuesit e kësaj rryme mbështeteshin tek autorët antikë grekë

lidhur me Epirin dhe kufijtë e tij.

- Rryma e dytë kërkonte shtrirjen e Vorio-Epirit deri në Korçë. Pasuesit e kësaj rryme u

mbështetën në funksionimin e shkollave greke në shekullin XIX dhe fillimin e shekullit

XX, në marrëdhëniet tregtare të krahinave shqiptare, kryesisht Përmetit dhe Leskovikut

me Janinën dhe të Korçës me Selanikun, në formimin e një grupi grekomanësh dhe

pushtimin e këtyre krahinave. Epiqendra e kësaj rryme ka qenë Korça. Mundet që një

pjesë e kësaj rryme të jetë mbështetur mbi marrëveshjen Tittoni-Venizellos të qershorit

1919, sipas të cilës Italia njihte të drejtat greke mbi Vorio-Epirin, duke përfshirë dhe

Korçën.

- Rryma e tretë e shtrinte Vorio-Epirin deri në lumin Shkumbin (greqisht: Jenusos).

Propaganduesit e kësaj rryme mbështeteshin në ndarjen historike romake, sipas së cilës,

prej lumit Vjosa e deri në lumin Shkumbin ky territor quhej Epiri i Ri. Dhe meqë quhej

Epir, ai i takonte Greqisë.2 Një pjesë e tyre gëzonin dhe mbështetje brenda territorit

1 Joseph Swire, Shqipëria..., f. 334. 2 Filip Lico, Probleme të marrëdhënieve..., f. 118-119.

Page 259: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

216

shqiptar përmes shkollave të Mitropolisë dhe disa priftërinjëve si Jakovi që qarkullonin

në jug.1

Të tri këto rryma ndikuan fuqishëm në çështjet politike dhe ato diplomatike mes Shqipërisë

dhe Greqisë të viteve 1919-1939. Ato në një masë të konsiderueshme ndikuan dhe në çështjen

çame, duke e zbehur disi jehonën e saj ndërkombëtare dhe duke u munduar që të provonin se kjo

çështje nuk ekzistonte dhe se popullsia çame ishte popullsi greke e jo shqiptare. Ato u ndikuan

prej planeve të qeverisë greke si dhe prej planeve të grupimeve të ndryshme të djathta në Greqi,

për ta ndarë Shqipërinë si me Serbinë ashtu dhe me Italinë. Qëllimi i këtyre grupeve ishte

ekspansionizmi, ai u bë më i fuqishëm drejt veriut të Greqisë, sidomos pas thyerjes që pësoi

Greqia në luftën greko-turke të viteve 1919-1922. Thyerja dhe shkatërrimi i “Megali Idheas” në

Turqi, ndikoi që vëmendja e politikës së Athinës të drejtohej në kufirin e saj verior dhe

konkretisht mbi Shqipërinë.2

Duke qenë se problemi i popullsisë shqiptare që jetonte në Greqi dhe shpërngulja që ajo pësoi

gjatë viteve njëzetë e më pas, u kthye në një problem serioz midis dy shteteve, atëherë edhe

marrëdhëniet politike, ato diplomatike si dhe ekonomike shqiptaro-greke të këtyre viteve, u

fokusuan kryesisht në këtë çështje duke mos pasur mundësi për të gjetur një zgjidhje të

pëlqyeshme mes dy vendeve. Qeveria shqiptare siç u theksua pak më lart, në fillim të vitit 1923

kishte dërguar pranë Konferencës së Lozanës si të deleguar të saj Mehdi Frashërin. Ai bëri

përpjekjet e tij maksimale që popullsia çame e mbetur në territorin grek padrejtësisht që prej vitit

1913, të mos shkëmbehej si popullsi turke. Prandaj në 11 janar 1923, ai i’u drejtua nëpërmjet një

letre kryetarit të Komisionit të Pakicave në Lozanë, Z. Montagna, të cilit i kërkonte që popullsia

myslimane e Çamërisë të mos përfshihej në bisedimet greko-turke për shkëmbimin e popullsisë,

pasi ajo ishte popullsi shqiptare dhe jo turke.3 Nga ana tjetër përfaqësuesit e Greqisë dhe Turqisë

në këtë konferencë, Kaklamanos dhe Riza Nuri beu, pranuan që popullsia çame duhej të

përjashtohej prej shkëmbimit të popullsive, pasi edhe pse ishin myslimanë, ata nuk i përkisnin

popullsisë turke, por asaj shqiptare. Ndikuar prej kësaj deklarate, edhe konsulli i Përgjithshëm i

Shqipërisë në Gjenevë Benoit Blinishti, në një raport të tij drejtuar ministrit të Punëve të Jashtme

në Tiranë, theksonte se të dy vendet kishin shprehur vullnetin për të mos e përshfirë popullsinë

1 AQSH. Fondi 152 (MPB), V. 1921, D. 111, Fl. 88. Përmes një letre Jakovi i drejtohet qeverisë shqiptare që të mos pengohej të futej në Shqipëri, Anagnostopulos, drejtori i gjimnazit grek në Korçë. 2 Filip Lico, Probleme të marrëdhënieve..., f. 119. 3 AQSH. F. 251. V. 1923. D. 203. Fl. 14. Deklarata e delegatit grek dhe atij turk në Konferencë.

Page 260: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

217

çame si pjesë të marrëveshjes ndërmjet tyre.1 Madje delegati grek Kaklamanos në një deklaratë

zyrtare ishte shprehur se qeveria greke “‘isСte e frвmëгuar nРa një ndjenjë e madСe pajtimi’, se

ajo ‘nuk pretendon aspak t’i detвrojë mвslimanët me prejardСje sСqiptare të larРoСen nРa

Greqia’”. Por ai këmbëngulte se kishte një vështirësi shumë të madhe në dallimin ndërmjet

myslimanëve me prejardhje shqiptare dhe atyre turq, por këtë punë do ta bënte më së miri

Komisioni Mikst që do të merrej me çështjen në fjalë.2

Më 30 janar 1923, në Lozanë u nënshkrua marrëveshja greko-turke mbi shkëmbimin e

popullsive. Kjo marrëveshje do të legjitimonte frikën që kishte pasur qeveria shqiptare se pjesë e

këtij shkëmbimi do të bëhej dhe popullsia shqiptare e besimit mysliman në Greqi, e cila do të

shkëmbehej si popullsi turke.3

Në 25 korrik 1923 ndërmjet Greqisë dhe Turqisë u nënshkrua traktati i paqes. Po atë ditë

Venizellosi i dërgoi një letër qeverisë në të cilën shkruante: “Unë shpall me kënaqësi se traktati i

paqes me të gjitha anekset e tij, u nënshkrua sot pasdite. Ky traktat, përfundoi pas katastrofës në

Azinë e Vogël, e cila për fat të keq nuk shënoni triumfin e helenizmit... Në qoftë se pas zgjedhjeve

të ardhshme të bëra lirisht, luftërat e brendshme ndërpriten, sistemi politik fillon të veprojë

rregullisht dhe nëse problemi i refugjatëve është zgjidhur dhe ata janë vendosur përfundimisht

në vendet e përcaktuara, atëСerë mund t’a tСem Сapur se GreqТa do të ketë një të ardСme të

ndritur dhe me besim për të ardhmen. Personalisht, unë mendojnë se e kreva detyrën time,

prandaj falenderoj Qeverinë Mbretërore dhe revolucionin, që më dhanë mua besimin e tyre të

plotë, për të krвer detвrën e vësСtТrë që m’u besua.”4

Koha vërtetoi se deklaratat e bëra prej diplomatëve grekë ishin të pavërteta, shteti grek me

qëllim që të konfiskonte pasuritë e popullsisë çame filloi t’i sСkëmbente ata si popullsi turke. Për

të kundërshtuar këto akte, në shtator të vitit 1923, Mithat Frashëri mori pjesë në mbledhjen e

Asamblesë së Përgjithshme të Lidhjes së Kombeve, në të cilën më 24 shtator ai mbajti një fjalim

ku denoncoi hapur përpjekjen e shtetit grek për shpërnguljen e popullsisë shqiptare dhe

konfiskimin e pasurive të saj. Në fjalën e tij, ai argumentoi se veprimet e shtetit grek janë “... në

kundërshtim me zotimet që Greqia ka marrë më 1913 në lidhje me pronat e myslimanëve. Ky

1 AQSH. F. 251. V. 1923. D. 203. Fl. 100. Raport i B. Blinishtit dërguar MPJ. 2 Fatmira Rama, “кamëria në vitet...”, f. 285-286. 3 Kristo Frashëri, Historia e Çamërisë, Vështrim Historik, Tiranë: UETPRESS, 2015, f. 242. 4 “L’accord Рreco-turc, Lettere de M. Veniгelos au Рuvernement”, Bulletin Periodique de la Presse Grecque. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 79, 1 Juillet – 20 Septembre, 1923, f. 1.

Page 261: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

218

zotim është ripohuar në deklaratën lidhur me pasuritë myslimane në Greqi, nënshkruar në

Lozanë, nga zotërinjtë E.K. Venizellos dhe D. Caclamanos, më 24 korrik 1923”.1

Edhe pas këtyre demarsheve qeveria greke nuk hoqi dorë nga presionet dhe dhuna e ushtruar

ndaj popullsisë çame, për ta detyruar atë që të pranonte se ishte popullsi me kombësi turke dhe të

pranonte të deportohej për në Turqi. Që në seancën e 10 të Sesionit të 27 të Lidhjes së Kombeve,

qeveria shqiptare kërkoi nga pala greke që të respektonte angazhimet e marra në Lozanë dhe të

sqaronte se çfarë nënkuptonte me “popullsi shqiptare” dhe “popullsi turke”. Pra që ajo të

tregonte mënyrën se si i diferenconte popullsitë e përmendura më sipër.2 Përpjekjeve të shpeshta

të shtetit shqiptar, për të bërë të mundur mos shkëmbimin e popullsisë shqiptare në Greqi si

popullsi turke, kjo e fundit iu përgjigj duke e akuzuar shtetin shqiptar se po ndërhynte në punët e

brendshme të Greqisë. Në mbështetje të palës greke u vu edhe Komisioni Mikst i cili pranoi

tezën greke se popullsia shqiptare duhet të paraqiste dokumentacionin e nevojshëm për të

vërtetuar se ishte me origjinë shqiptare në mënyrë që të mos këmbehej si popullsi turke.3

Sipas shtypit shqiptar të kohës, qeveria qendrore e Tiranës po kryente një punë shumë të mirë

duke ndjekur një taktikë diplomatike të lëvdueshme përball shteteve fqinje e sidomos ndaj

Greqisë, duke mos i dhënë asaj asnjë shkas, sado të vogël, për të dëshmuar ndonjë politikë të

egër, siç bënin ato ndaj popullsisë shqiptare të mbetur jashtë kufirit të shtetit shqiptar. Madje

shteti shqiptar “ka ul kryet e ka hesht” para sa e sa intrigave që shtetet fqinje kanë kryer mbi

Shqipërinë dhe popullin shqiptar (bëhet fjalë gjithnjë për Greqinë). Sipas shtypit të kohës,

populli shqiptar kishte pasur gjithnjë dëshirën e mirë që të kishte marrëdhënie miqësore e

treРtare me popujt fqinjë, por për t’i përmirësuar këto marrëdСënie duСej që dСe popullsia

shqiptare që gjendej nën sundimin e vendeve fqinje, Greqisë e Serbisë, të mos merrej

nëpërkëmbë dhe të mos trajtohej si mall i shkëmbyeshëm.4

Ndaj këtyre përpjekjeve reagoi edhe përfaqësuesi italian në Lidhjen e Kombeve, Garoni, i cili

nuk nguroi të shprehë angazhimin si të Montagnas ashtu dhe të delegacionit italian që ai

përfaqësonte, në mbrojtje të pakicave shqiptare. Jo vetëm diplomacia italiane, por edhe publicistë

të njohur italian dhanë ndihmesën e tyre në këtë kohë të vështirë për çështjen shqiptare. Kështu

Francesko Argondizza, gazetar i njohur italian i viteve 1920-1924, në një artikull të gjatë nga

1 AQSH. F. 251. V. 1923. D. 201. Fl. 204-206. Fjala e mbajtur në Lidhjen e Kombeve prej M. Frashërit më 24 shtator 1923. 2 Fatmira Rama, “кamëria në vitet...”, f. 285. 3 Po aty, f. 288. 4 “Greqia i kërcënoСet SСqвptarëvet të кamërisë”, të Рaгetës “Ora e Maleve”, SСkodër 1923, Nr. 17. f. 1.

Page 262: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

219

Roma për gazetën “Bota e Re” të datës 11 janar 1923, që dilte në Boston, Massachussets,

denonconte ashpër grabitjet dhe mizoritë e autoriteteve shtetërore greke ndaj popullsisë

myslimane shqiptare të Çamërisë. Një artikull për problemin çam u botua edhe prej Aubrey

Herbert, Euard Gleichen dhe E. N. Benett, në gazetën londineze “Near East”. Sipas

artikullshkruesve, si myslimanët shqiptarë në Çamëri, ashtu dhe refugjatët grek, ishin viktima të

politikës greke.1

Paralelisht me intensifikimin e dhunës dhe terrorit mbi popullsinë shqiptare autoktone,

qeveria greke filloi edhe vendosjen e kolonëve grek të ardhur nga Azia e Vogël. Kontingjentet e

para të kolonëve grek filluan të dukeshin në fshatrat shqiptare qysh nga vjeshta e vitit 1923.

Sipas parashikimeve të zyrtarëve të Athinës, në të gjithë Çamërinë do të vendoseshin afërsisht

18000 refugjatë. Shteti shqiptar u angazhua tërësisht për të penguar zhvendosjen dhe

shkëmbimin e popullsisë myslimane shqiptare që jetonte në Greqi drejt Turqisë, me

argumentimin se ajo nuk ishte popullsi turke. Benoit Blinishti, konsulli i përgjithshëm i

Shqipërisë në Gjenevë, i drejtohej më 27 korrik 1923 Erik Drummondit, sekretarit të

Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve (po në Gjenevë), se nga të dhënat që atij i vinin nga Tirana,

edhe myslimanët shqiptarë që jetonin në Greqi, e sidomos popullsia çame, po shkëmbehej dhe

zhvendosej në Azinë e Vogël.2 Sipas tij, qeveria greke i kishte dhënë “fuqi diktatoriale” për të

përmbushur detyrën dy ish deputetëve të Thrakës, tashmë kryetarë të Komisionit, z. Bakalbashi

dhe z. Fillandros. Në fund ai e përfundonte letrën e tij duke cilësuar, se i deleguari i qeverisë

greke në Konferencën e Lozanës kishte deklaruar solemnisht se popullsia myslimane shqiptare

nuk do të përfshihej aspak me Turqinë në këmbimin e popullsive.3 Ndërkohë që koha po tregonte

të kundërtën, të njëjtin lajmërim mbi vendosjen e dy personave më sipër nga qeveria e Athinës

me autoritet diktatorial, e përcillte edhe Mithat Frashëri për kryeministrin (dhe ministrinë e

Punëve të Jashtme të Shqipërisë) Ahmet Zogun. Në një letër që Ahmet Zogu i drejtonte Mithat

Frashërit, theksonte se konsulli grek në Shqipëri, z. Panurjas, i ishte ankuar atij se shtypi shqiptar

kishte reaguar përmes një gjuhe e cila komprometonte marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve.

Por A. Zogu i ishte përgjigjur se ai nuk mund ta ndalonte shtypin shqiptar nga reagimet e tilla,

1 Hajredin Isufi, “Politika e sСtetit Рrek...”, f. 64. 2 AQSH. F. 251, V. 1923, D. 203, Fl. 76. Letra e B. Blinishtit drejtuar Erik Drummondit. 3 Po aty, f. 76.

Page 263: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

220

nëse Greqia nuk ndalonte shtrëngimin që i bëСej popullsisë çame për t’u larРuar nРa sСtëpitë e

tyre drejt Turqisë.1

Qeveria sСqiptare për t’i ardСur në ndiСmë të РjitСë emiРrantëve sСqiptarë që futesСin nРa

Greqia në territorin e saj, për të kërkuar strehim dhe mbështetje, më 6 qershor 1923 në mbledhjen

e Këshillit Kombëtar, miratoi “Ligjën mbi të vendosunit e emigrantvet dhe bujqve në tokat e

shtetit”.2 Sipas nenit 1 të ligjit, të gjitha familjet e emigrantëve që gjendeshin në territorin e

SСqipërisë do të fitonin nënsСtetësinë sСqiptare dСe do t’u jepej një vendbanim defnitiv. Qeveria

do jepte për çdo familje prej tyre, ½ hektarë tokë prej pasurive të shtetit (neni 2). Ligji

angazhonte ministrinë e Punëve të Brendshme, atë të Punëve Botore, të Financës si dhe atë të

Bujqësisë, për të vendosur emigrantët që gjendeshin në tokat e pasura në zotërim prej shtetit

shqiptar. Pasi një komision (nРa prefektura e гonës) të bënte verifikimin, do t’i kalonin në

zotërim këtyre familjeve:

1. Troje apo shtëpi të trashëgueshme por jo të transferueshme;

2. Tokë, fillimisht ½ hektar për familje, e cila nëse nuk do të punohej për tri vjet do t’i

rikthehej shtetit;

3. Zyrat e kadastrës do të ngarkoheshin për regjistrimin e këtyre pronave;

4. Familjet që do të futeshin në këto prona, do të kishin të drejtën e parablerjes nëse në të

ardСmen sСteti do të vendoste t’i sСiste ato;

5. Familjet e vendosura do të kishin të njëjtat të drejta si vendasit ndaj pasurive publike në

prefekturat ku ato vendoseshin.3

Ndërkohë gjatë muajit shtator 1923, ministria e Punëve të Jashtme i drejtohej ministrisë së

Punëve të Brendshme dhe Kryeministrisë për organizimin e një propagande të dobishme jashtë

vendit, për bindjen e çamëve që të mos lëviznin nga shtëpitë e tyre. Në rast të kundërt, të

informohej kjo popullsi, se shteti shqiptar do hiqte çfarëdolloj takse doganore për popullsinë

çame, në mënyrë që ata të merrnin me vete dhe të mos i linin në Greqi, bagëtitë, gjënë e gjallë

apo plaçkat e pasuritë e tyre.4

1 AQSH. F. 251, V. 1923, D. 203, Fl. 110. Ahmet Zogu shtonte gjithashtu, se ai i kishte dorëzuar përfaqësuesit grek edhe një kopje të deklaratës që kishte bërë komisioni në Lozanë për përjashtimin e shqiptarëve nga shkëmbimi. 2 Qarkore drejtuar Prefekturave, Nr. 12397. Tiranë: MPB, 24-VI-1923. Qarkorja shpërndante Ligjin dhe detyronte të gjitha prefekturat që të merrnin masat e nevojshme për strehimin e emigrantëve. 3 Qarkore drejtuar Prefekturave, Nr. 12397. Tiranë: MPB, 24-VI-1923. 4 AQSH. F. 251, V. 1923, D. 203, Fl. 190. MPB i drejtohet Kryeministrisë në lidhje me propagandën që duhej të bëhej në mesin e popullsisë çame.

Page 264: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

221

Në terrenin diplomatik Greqia vazhdonte të shpikte arsye të paqena për ta përfshirë popullsinë

shqiptare në listat e shkëmbimit. Për ditë e më shumë bëhej e qartë mospërfillja e premtimeve që

kishte dhënë Athina dhe demagogjia e deklaratave të Kakllamanosit në Konferencën e Lozanës

si dhe garancive të Venizellosit. Shtypi i kohës dhe qarqet zyrtare shqiptare shqetësimin e vet për

fatin e popullsisë çame, që kërcënohej nga shpërngulja, e shprehu me një solidaritet të thellë,

duke bërë thirrje që të merrej çdo masë për t’i pritur e sistemuar në SСqipëri, të РjitСë ata që nuk

donin të shkonin në Anadoll.1 Kështu gazeta e E Drejta e datës 17 janar 1924, jep një panoramë

të gjerë të aktivitetit politik dhe diplomatik që ndërmori shteti shqiptar për ngjarjet në Greqi.

Informacionin e parë ajo e merrte nga Zyra e shtypit e Shtetit, ku sipas të cilës gjendja e

popullsisë çame në Greqi ishte shumë e keqe.2 Po ashtu vet Ahmet Zogu disa ditë më parë i

kishte kërkuar përfaqësuesit shqiptar në Athinë, M. Frashëri që t’i drejtoСej qeverisë Рreke

përmes një note proteste që ajo të ndalte shpërnguljen e popullsisë shqiptare nga Çamëria.3 Po

për këtë arsye shteti shqiptar kishte reaguar hapur edhe në Lidhjen e Kombeve përmes z. Benoit

Blinishti në mënyrë që të mbronte të drejtat e bashkatdhetarëve që jetonin përtej kufirit. Sipas

komunikatës që gazeta referon prej Zyrës së Shtypit, nga ndërhyrja e përfaqësuesit shqiptar në

Gjenevë, politikisht u arritën këto rezultate:

1. Komisioni Mikst për shkëmbimin e popullsive u ftua të kujdesej për ekzekutimin e

zotimeve të marra nga Greqia. Metoda që do ndiqte Komisioni mikst, për të siguruar

гbatimin e гotimeve të qeverisë Рreke mbetej për t’u caktuar dСe qeveria sСqiptare kisСte

të drejtë t’i sСfaqte lirisСt Komisionit pikëpamjet e veta.

2. Qeveria sСqiptare mund t’i komunikonte Komisionit mikst të РjitСa vërejtjet që kisСte për

sa i përket myslimanëve shqiptarë që jetonin në Greqi. Komisioni, nga ana tjetër, ishte i

lutur të merrte parasysh të gjitha çështjet që do shtroheshin për diskutim prej qeverisë

shqiptare.

3. Këshilli i Lidhjes së Kombeve nuk e liroi veten nga shqyrtimi i kësaj çështjeje duke u

tërhequr nga mospasja kompetencë, gjë e cila ndodhte shpeshherë në çështje që janë

shumë delikate. Përkundrazi Këshilli u interesua për kërkesat e shtetit shqiptar. Veç kësaj

1 AQSH. F. 251, V. 1923, D. 303, Fl. 404-405. Vendim i Këshillit të Ministrave për marrjen e masave dhe sistemimin e popullsisë çame, datë 29 nëntor 1923. 2 Albert Kotini, Tre gurët e zes..., f. 471-472. Referuar artikullit “SСqiptarët në Greqi”, të Рaгetës “E Drejta”, 17 janar, 1924. 3 AMPJSH. V. 1924, D. 203, Fl. 363. Telegram i A. Zogut për M. Frashërin në Athinë më 2 janar 1924.

Page 265: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

222

Këshilli kishte kërkuar që të merreshin të gjitha masat që Komisioni mikst do gjykonte të

mundura për t’u marrë me këtë rast.

4. Pasi të njihej me të gjitha detajet dhe një raport të qartë prej Komisionit, atëherë Këshilli

do të mund të bënte një Сap të ri, duke ekгaminuar masat që do isСin të nevojsСme për t’u

ndërmarrë.1

Në vijim të veprimtarisë së tij, shteti shqiptar përmes lëvizjeve diplomatike, në ruajtje të

interesave kombëtare si dhe të bashkatdhetarëve që kishin mbetur e jetonin në Greqi, shpresonte

se AtСina do t’i vinte në гbatim гotimet që kisСte dСënë përpara Lidhjes së Kombeve për

çështjen e minoriteteve. Dëshira e shtetit shqiptar, siç ishte shprehur edhe në raste të tjera, ishte

ajo e të jetuarit në harmoni me vendet fqinje, e në rastin konkret me fqinjin e saj jugor Greqinë.

Reagime ndaj përfshirjes së popullsisë çame në procesin e shpërnguljes, nën petkun e

“popullsisë turke”, pati edhe prej figurave të shquara të Çamërisë. Një ndër këta ishte dhe Ferit

Ypi, ish deputet i Follorinës. Ai ju drejtuar Eleftherios Venizellosit përmes një letre të hapur e

cila u botua në të përditshmen Eleftheros Logos të datës 19 janar 1924. Në këtë letër ai i bënte

thirrje Venizellosit që të respektonte të drejtat e minoritetit shqiptar në Greqi, duke theksuar se të

qenurit “myslimanë” nuk do të thoshte se ata ishin turq, dhe se Traktati i Lozanës duhej vendosur

mbi baza zbatimi parimesh kombëtare dhe jo fetare.2 Gjatë kësaj kohe në shtypin shqiptar nuk

mungonin dhe informacionet mbi gjendjen dhe situatën politike që po kalonte Greqia në fillim të

vitit 1924. Shtypi shqiptar tregonte një interes të veçantë ndaj ngjarjeve në Greqi, për vet faktin

se me fatet e ndryshimeve politike, lidheshin dhe ato të popullsisë çame, që pas Traktatit të

Lozanës ishte përfshirë në planet e qeverisë venizelliste për t’u sСkëmbвer e dërРuar në Turqi.3

Me fillimin e vitit 1924, qeveria shqiptare ndërmori një sërë hapash diplomatikë në Paris, për

të negociuar me qeverinë franceze, për të mos lejuar shtetin grek që të dëbonte popullsinë

myslimane shqiptare drejt Turqisë. Parisi duke ditur që Londra nuk do pranonte të ndërhynte

asnjëherë në çështjet që i përkisnin Lidhjes së Kombeve, duke pasur parasysh dhe simpatinë që

kishte FO kundrejt Athinës, nuk pranoi të ndërmerrte ndonjë aksion të veçantë për të mbështetur

shtetin shqiptar.4 E gjetur e vetme përball situatës së krijuar, qeveria e Tiranës u tërhoq nga

masat e paramenduar për të ndërmarrë edhe ajo njësoj ndaj minoritetit grek. Ajo në mars të vitit

1 Albert Kotini, Tre gurët e zes..., f. 472. 2 AQSH. F. 251, V. 1924, D. 87, Fl. 8. Referuar artikullit të Рaгetës “EleftСeros LoРos” të datës 19.1.1924. 3 A. Kotini, vep. e cit., f. 473-475. Referuar artikullit “NРa Greqia”, të Рaгetës “E Drejta”, 20 mars, 1924. 4 AQSH. F. 251, V. 1924, D. 81, Fl. 137. Ambasada shqiptare në Paris i drejtohet MPJ.

Page 266: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

223

1924, përmes ministrit të Punëve të Jashtme (Ilias Vrionit) njoftonte Mehmet Konicën në

Londër, se sido që të vepronte Greqia kundrejt popullsisë çame, qeveria shqiptare nuk do të

ndërmerrte asnjë masë ekuivalente ndaj minoritetit grek në Shqipëri.1

Po ashtu B. Blinishti si një ndër veprimtarët më të palodhur të shtetit shqiptar, në maj të vitit

1924 i paraqiti një raport të gjatë ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë Iljas Vrionit, në të

cilin ai prezantoi (nisur nga eksperienca e tij në Lidhjen e Kombeve), një analizë të gjerë se si

duhet të reagojë qeveria shqiptare në Gjenevë. Ai theksonte se çështja e popullsisë çame në

Greqi, nuk mund të trajtohej nga shteti shqiptar sipas Traktatit të Pakicave, sepse ky traktat ende

nuk kishte hyrë në fuqi dhe qeveria greke mund ta deklaronte Këshillin e Lidhjes së Kombeve të

paaftë për ta trajtuar këtë problem. Nga kjo pikëpamje, humbja diplomatike do të ishte e

pasСmanРsСme dСe do t’i jepte sСkas Greqisë që të intensifikonte dСe më tej veprimtarinë e saj

antishqiptare.2 Në vijim ai rendiste rrezikshmërinë që do kishte çështja, nëse ajo do trajtohej nën

këndvështrimin e pakicave (edhe nëse traktati hynte në fuqi), si dhe shprehte alternativën e tij për

shqyrtimin e kësaj çështje në Lidhjen e Kombeve. Sipas tij:

a) Shqipëria do humbiste të drejtën për ankim.

b) Kjo do përbënte një precedent të keq për SСqipërinë, pasi do t’i jepte të drejtë Greqisë që

të ndërhynte vazhdimisht në punët e brendshme të shtetit shqiptar, duke ngritur në

Këshill, për arsye të kota, çështjen e pakicave greke në Shqipëri.

c) Alternativa më e mirë sipas tij, për të mos rrezikuar më tej çështjen e trajtimit të

minoritetit shqiptar në Greqi, ishte shqyrtimi i çështjes nga pikëpamja politike, si një

vazhdim i debateve të herëpashershme për mos shkëmbimin e popullsisë çame si popullsi

turke.3

Sipas tij, shteti shqiptar duhet të vazhdonte dhe ta trajtonte politikisht çështjen e pakicës

etnike shqiptare në Greqi, në mënyrë që çështja të mos humbiste, por dhe të mbetej prezente në

Lidhjen e Kombeve për aq kohë sa Athina shkëmbente popullsinë shqiptare si popullsi turke.

Një çështje e cila kishte mbetur pezull dhe që do gjente zgjidhje mes dy vendeve ishte edhe

ajo e 26 fsСatrave të Korçës, 14 nРa të cilët Komisioni i kufirit kisСte vendosur t’ja kalonte

1 AQSH. F. 251, V. 1924, D. 81, Fl. 38-39. Letërkëmbim mes Mehmet Konicës, Ministër Fuqiplotë në Londër dhe MPJ në Tiranë. 2 AQSH. F. 251, V. 1924, D. 81, Fl. 174-175. B. Blinisht nën detyrën e konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Zvicër, i raporton Iljas Vrionit. 3 AQSH. F. 251, V. 1924, D. 81, Fl. 175-176. B. Blinisht nën detyrën e konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Zvicër, i raporton Iljas Vrionit.

Page 267: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

224

shtetit shqiptar që kur ai filloi punën e tij në vitin 1922.1 Fatkeqësisht, Athina nuk e kishte

pranuar asnjëherë këtë vendim dhe kishte shprehur kundërshtinë e saj edhe në Lidhjen e

Kombeve. Po asСtu trupat usСtarake Рreke vaгСdonin t’i mbanin fsСatrat të pusСtuar duke mos

lejuar marrjen e tyre në dorëzim prej shtetit shqiptar.2 Çështja mbeti pezull deri nga prilli i vitit

1924, kur Konferenca e Ambasadorëve, pasi dërgoi një komision të dytë verifikimi, vendosi që

t’ja kalojë përfundimisСt 14 nРa 26 fsСatrat, SСqipërisë. Duke qenë se qeveria greke nuk

pranonte t’i lësСonte, atëСerë më 27 sСtator 1924, Noli i dërgoi një letër Sekretarit të

përgjithshëm të Lidhjes, ku i kërkonte atij që Greqia të zbatonte vendimin e marrë prej

Konferencës së Ambasadorëve, për kalimin e 14 fshatrave të Korçës shtetit shqiptar. Pas shumë

hezitimeve dhe polemikave, Athina deklaroi pranë Komisionit të kufirit se ajo do lironte 14

fshatrat më 23 tetor të atij viti. Pak ditë më pas, më 30 tetor 1924, forcat shqiptare morën në

dorëzim pothuajse të 14 fshatrat që Greqia mbante pushtuar prej disa vitesh.3

Pavarësisht raporteve që vinin nga Gjeneva dhe planeve që hartonte ministria e Punëve të

Jashtme në Tiranë, rrëzimi i qeverisë venizelliste dhe ardhja në pushtet e republikanëve, ndryshoi

situatën politike në Greqi. Me këtë rast, Admiral Konduriotis u ngarkua prej kryetarit të Partisë

Republikane që të formonte qeverinë e re greke, në të cilën ai përfshiu dhe tre ushtarakë të tjerë

të lartë, si Pangalosin (në postin e Ministrisë së Komunikacioneve), Kondilin (në atë të Ushtrisë)

dhe Haxhi Qirjakosin (në atë të Flotës). Qeveria e re republikaniste mori fuqinë që përmes

programit të saj të ndryshojë regjimin mbretëror dhe të rrëzojë dinastinë pa kaluar në Asamblenë

Kombëtare.4

Nga mesi i vitit 1924, gjendja e popullsisë çame u rëndua së tepërmi, dëbimi i saj prej vatrave

shekullore po ushtrohej hapur dhe në mënyrë masive. Kësaj gjendje ju shtua dhe lufta politike

brenda vendit, e cila kulmoi gjatë muajit qershor. Qeveria shqiptare ankesat e veta ia transmetoi

edhe qeverisë greke edhe Komisionit Mikst greko-turk. Komisioni Mikst jo vetëm nuk i pranoi

këto vërejtje, por e akuzoi qeverinë shqiptare se po e pengonte në realizimin e detyrës që ai

kishte ndërmarrë. Sidoqoftë nga ana e qeverisë shqiptare, përpjekjet nuk munguan asnjëherë në

Lidhjen e Kombeve që çështja e shkëmbimit në mënyrë të padrejtë të popullsisë çame të gjente 1 AMPJSH. V. 1922, D. 52, Fl. 26. Letër e dates 2 janar, e delegacionit shqiptar në Paris drejtuar kryetarit të Konferencës së Ambasadorëve, Jules Cambon. Në këtë letër delegacioni i kërkonte Konferencës së Ambasadorëve që shteti grek të tërhiqte trupat e tij nga 26 fshatrat që mbante të pushtuar. 2 Arben Puto, Demokraci e Rrethuar. Tiranë: “8 Nëtori”, 1990, f. 120-121. 3 Po aty, f. 122-123. 4 Paskal Milo, Politika e jashtme e Shqipërisë, Vëll. I. Tiranë: Toena, 2013, f. 744. Shiko edhe Albert Kotini. Tre gurët e zes..., f. 474. Referuar artikullit “NРa Greqia”, të Рaгetës “E Drejta”, 20 mars, 1924.

Page 268: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

225

një zgjidhje. Siç vërehet dhe nga dokumentet e kohës, edhe nga ana e Lidhjes së Kombeve nuk

mungonte dëshira për ta zgjidhur këtë çështje. Është për t’u sСënuar në mënвrë të veçantë një

telegram i datës 26 korrik 1924, i Sekretarit të Lidhjes së Kombeve që i drejtohej Ministrisë së

Punëve të Jashtme, për dërgimin e dokumenteve ku përcaktoheshin kriteret që do të ndiqeshin

për vendosjen e prejardhjes (kombësisë) shqiptare.1

Shtypi i shkruar shqiptar i cili ndiqte në çdo hap politikën e ndjekur prej shtetit shqiptar në

lidhje me çështjen çame, gjatë korrikut të vitit 1924 raportonte në faqet e tij, se Greqia jo vetëm

që nuk tërhiqej pas në lidhje me çështjen çame, por ajo ishte prononcuar hapur pro Beogradit për

çështjen e Shën Naumit, se ai i përkiste Serbisë dhe jo Shqipërisë. Kështu sipas gazetës Bashkimi

të datës 30 korrik 1924, Greqia i kërkonte Gjykatës së Lartë Ndërkombëtar, të shprehej përmes

vendimit të tij në favor të Beogradit. Kjo sjellje e Greqisë, siç citohet në shtypin shqiptar, ishte e

habitshme, pasi kryeministri grek kishte dhënë sigurime të plota se Greqia do të ndiqte një

politikë miqësore kundrejt Shqipërisë. 2 Ndërsa tashmë siç shihej, ajo po ndiqte një kurs të

pafavorshëm për krijimin e këtyre lidhjeve miqësore, duke krijuar një koalicion diplomatik me

Jugosllavinë kundër interesave jetike shqiptare.3 Gazeta “Bashkimi”, vijon të citoj se kjo aleancë

diplomatike mes Greqisë e Serbisë ka synime të qarta. Greqia e mbështet Serbinë në lidhje me

Shën Naumin, ndërsa kërkon prej saj që ta mbështesë atë në lidhje me çështjen e 14 fshatrave të

Korçës, një pretendim sa ilegal aq dhe i padrejtë sa dhe kërkimi i Shën Naumit nga ana e Serbisë.

Në fund të artikullit thuhej se shteti shqiptar ka mbështetjen e tërë popullit dhe se “Ose do të

rrojmë sТ sСtet me prestТgj duke mbrojtur të drejtat tona jetТke, ose do të ulemТ përpara ç’do

padrejtësie”.4

Në këto momente të vështira, ndaj aleancës diplomatike greko-serbe, shteti shqiptar e pa të

arsyeshme të bashkëpunonte në rrafshin diplomatik e strategjik me Romën. Italia që në 7 qershor

1924, kishte nënshkruar me Jugosllavinë një marrëveshje, sipas së cilës të dyja deklaronin se nuk

do të ndërhynin në punët e brendshme të shtetit shqiptar. 5 Por, përball një aleance greko-

1 AQSH. F. 251, V. 1924, D. 80, Fl. 82. Sekretari i Përgjithshëm i LK i drejtohet qeverisë shqiptare, konkretisht MPJ. 2 Këtë politikë Greqia e ndoqi veçanërisht gjatë viteve 1924-1925. Për më tepër shiko AMPJSH. V. 1925, D. 107, Fl. 482. Material i përkthyer nga gazeta Eleftheria, e 29 gushtit 1925. 3 “Greqia për SСën Naumin”, Bashkimi, Nr. 4, 30 korrik, 1924, f. 1-2. 4 Po aty, f. 482. Çështja e kufirit mes Greqisë e Shqipërisë do të zgjidhej përfundimisht me Protokollin e Firences të 27 janarit 1926. 5 Arben Cici, Marrëdhëniet shqiptaro-italiane..., f. 55. Në fakt, Italia edhe pse u rreshtua përkrah shtetit shqiptar, asnjëherë nuk e njohu zyrtarisht qeverinë e Nolit.

Page 269: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

226

shqiptare, Roma e kishte të pamundur të mos mbështeste Tiranën, pasi një neglizhencë e vogël e

saj karshi Beogradit e Athinës, do t’i jepte atвre mundësinë që duke shtuar edhe më tej presionin

ndaj shtetit shqiptar, të rrisnin në maksimum përfitimet dhe ndikimin e tyre. Për më tepër në

Romë po shtoheshin zërat se Ahmet Zogu mund të kthehej në Tiranë me ndihmën dhe financimet

e Beogradit.1 Siç shihet dhe nga pasqyra që i bën shtypi i kohës kësaj ngjarje, “Giornale d’Italia”

dilte hapur kundër projekteve greke e atyre serbe, për një ndarje të Shqipërisë mes tyre apo një

kantonizimi të kësaj të fundit sipas modelit zviceran. Këto ide ishin hapur kohët e fundit në

shtypin perëndimor e sidomos në atë francez (më e flaktë në këtë drejtim ishte treguar gazeta “Le

Temps”).2 Kjo gjë tregonte se Italia pavarësisht marrëveshjes së firmosur me Beogradin, apo

marrëdhënieve të “përzemërta” që kishte me Athinën, nuk do lejonte që aleanca diplomatike

greko-serbe të kërcënonte ekzistencën e shtetit shqiptar.

Përballë kësaj gjendje edhe qeveria e Nolit (qershor 1924 - dhjetor 1924), e cila kishte ardhur

në pushtet pas rrëzimit të Ahmet Zogut, ndërmori një varg hapash për të sensibilizuar opinionin

ndërkombëtar. Po ashtu delegacioni shqiptar që shkoi në Asamblenë e pestë të Lidhjes së

Kombeve, e bëri çështjen e mbrojtjes së të drejtave të popullsisë shqiptare të Çamërisë një nga

objektivat kryesore të veprimtarisë së tij në Gjenevë. Delegacioni kryesohej nga kryetari i

Qeverisë shqiptare Fan Noli, i cili e mori fjalën në seancën e Këshillit të Lidhjes më 29 shtator

1924, për të denoncuar më forcë veprimet e paligjshme të Greqisë.3 Disa ditë përpara se të merrte

fjalën para Këshillit të Lidhjes, Noli i dha një intervistë gazetarit A. Monastiriotis të gazetës

greke “Politia” (Politika). Pyetjes së gazetarit se: Si shpjegohet ftohtësia që ekziston sot

ndërmjet dy vendeve? Noli si kryetar i shtetit shqiptar iu përgjigj duke i thënë se: “Kjo ftohtësi

është pasojë e çështjes së kufijve, e cila tani u zgjidh. Zgjidhja nuk i la të kënaqur as grekët, as

shqiptarët dhe është e natyrshme: disa mijëra albanofonë mbetën brenda kufijve grekë, disa

mijëra grekofonë mbetën brenda kufijve shqiptarë. Duhet të pranojmë se albanofonët janë më të

shumë se grekofonët. Por edhe të shtojmë se sakrifica ka qenë shumë më e vështirë për

Shqipërinë e vogël se për Greqinë, që është tetë herë më e madhe dhe njëzetë herë më e pasur se

Shqipëria”.4

1 Arben Cici, Marrëdhëniet shqiptaro-italiane..., f. 56-57. 2 “SСqipëria copa-copa”, Bashkimi, 30 korrik, 1924, Nr. 4. f.1. 3 Arben Puto, Demokracia e Rrethuar. Tiranë: SСtëpia Botuese “8 Nëntori”, 1990, f. 154. 4 Po atв, f. 273. Referuar intervistës në Рaгetën Рreke “Politia” të datës 09.09.1924.

Page 270: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

227

Ndërsa pyetjes se si e shikonte kryeministri shqiptar afrimin mes dy vendeve, Noli i’u përgjigj

duke thënë se ai e shikonte afrimin nëpërmjet: “Përfundim marrëveshjesh tregtare, konsullore,

marrëveshje botimesh etj., do të përbënin bazën e afrimit tonë dhe do të përforconin punën e

paqësimit”.1 E ndërsa Noli synonte të qartësonte se cila do ishte politika e jashtme që do ndiqte

shteti shqiptar ndaj Athinës, popullsia çame vazhdonte të shpërngulej, ndërsa një pjesë e saj për

t’i ikur sСkëmbimit i’u drejtuar kufirit shqiptar. Gjatë muajit shtator 1924, ministri i Jashtëm

Sulejman Delvina, i drejtohej ministrit të Punëve të Brendshme duke i shkruar: “Lutemi të keni

mТrësТnë t’u jepnТ urdСër autorТteteve kufТtare të Jugut, që varen nga ajo MТnТstrТ, që të mos

pengojnë hyrjen dhe instalimin në Shqipëri të atyre shqiptarëve, që ikën prej Greqisë për të

shpëtuar nga shkëmbimi i popullsive”.2

Më 29 shtator, F. Noli e mori fjalën përpara Këshillit të Lidhjes dhe filloi duke lexuar një

pjesë të raportit Mikst të qershorit 1924, në të cilin vihej në dukje puna e njëanshme dhe

jokorrekte e Komisionit të Lidhjes së Kombeve. Për ta bërë të ndërgjegjshëm Këshillin e Lidhjes

lidhur me komplikimet që do të lindnin nëse i lihej rrugë qeverisë greke për shpërnguljen e

popullsisë çame, Noli kujtoi se Turqia nuk kisСte mundësi ekonomike për t’i sistemuar këta

emigrantë, aq më pak e kishte këtë mundësi Shqipëria e varfër. Atëherë ku detyrimisht do të

përfundonin çamët e shpërngulur? Nëse do ndodhte kështu, SСqipëria do të detвroСej t’i

vendoste ata në tokat e minoritetit grek në Shqipëri.3 Kjo deklaratë e Nolit, për ndjekjen e një

politike reciprociteti ndaj minoritetit grek në Shqipëri, do të ngjallte reaksione të shumta në

Athinë. Por nuk ishte hera e parë që nga Tirana në Athinë shkonin mesazhe të tilla. Një mesazh

të fortë qeveria e Nolit e dha edhe nëpërmjet programit të saj. Në themel të programit të qeverisë

Noli, theksohej qartë, se shteti shqiptar do angazhohej për bashkimin e kombit në një republikë

përbrenda kufijve etnikë. Kjo gjë kishte ndezur me kohë sinjalet e alarmit në Greqi, se ndryshe

nga Zogu, qeveria e Nolit do ndiqte një politikë agresive.4

Në takimin e radhës së Lidhjes së Kombeve që u mbajt në Firence më 8 dhjetor 1924, si

përfaqësues i Shqipërisë merrte pjesë Mehdi Frashëri. Më 11 dhjetor në seancën e radhës u

prezantua “Raporti Colban” i hartuar nga Eric Colban që ishte drejtori i seksionit të minoriteteve

në Lidhjen e Kombeve. Sipas raportit, pohohej se çështja e minoritetit shqiptar në Greqi do të

1 Arben Puto, Demokracia e Rrethuar, f. 274-275. 2 Hajredin Isufi, “Politika e sСtetit Рrek...”, f. 69. 3 Po aty, f. 71. 4 Arben Puto, vep. e cit., f. 292.

Page 271: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

228

bisedohej (meqenëse Greqia nuk pranonte se ata ishin shqiptarë por turq) vetëm mes Lidhjes së

Kombeve dhe Greqisë, kurse delegati shqiptar nuk do të merrte pjesë në këtë takim. Raporti u

miratua pa vërejtje. Ai trajtonte tri çështje: 1. Shqiptarëve që do të përjashtoheshin nga

sСkëmbimi, do t’u ktСeСesСin pronat; 2. Veprimet e Komisionit Mikst do të mbikëqyreshin nga

tetë anëtarë neutralë; 3. Do të merrej një përkthyes shqiptar ose nënshtetas grek ose i një

kombësie tjetër në ndihmë të komisionit.1

Pak ditë (10 dhjetor 1924) para se të rrëzohej prej trupave të drejtuara nga Ahmet Zogu, F.

Noli i drejtoi një letër Fehti Beut, Kryetarit të Këshillit (Parlamentit) të Republikës Turke në

Ankara, që të këshillonte delegacionin turk që ndodhej në Romë, për të bërë një deklaratë zyrtare

pranë Lidhjes së Kombeve, në të cilën të theksonte se e tërë Çamëria është e banuar vetëm prej

popullsisë shqiptare dhe që kjo popullsi nuk duhej të këmbehej me atë turke. Por, duke qenë se

shteti turk ishte përzierë vet në bisedime me Greqinë, nuk u bë asnjë lëvizje zyrtare për të

plotësuar këtë kërkesë të qeverisë shqiptare. Pas përpjekjeve të njëpasnjëshme pranë

organizatave ndërkombëtare dhe Lidhjes së Kombeve për të ndaluar dhunën greke, më në fund

qeveria shqiptare u bind se e kishte të pamundur për të arritur një rezultat pozitiv për të ruajtur të

paprekur gjendjen e popullsisë shqiptare në Çamëri. Megjithatë ekziston edhe një qëndrim tjetër

ndaj periudhës së qeverisjes së Nolit, e cila e vë Nolin në pozitat e politikanit që shprehet hapur

kundër lëvizjes për bashkimin e territoreve dhe pjesëve të kombit që mbetën jashtë kufijve të

shtetit shqiptar, duke e quajtur këtë gjë një luks për shqiptarët. Gjatë qeverisjes së tij, pjesët e

kombit të mbetura jashtë kufijve politik të Shqipërisë u trajtuan vetëm si minoritete dhe në rastin

konkret si problem i brendshme i Greqisë (dhe Serbisë).2 Duke folur në lidhje me çështjen çame,

në intervistën e tij të botuar në gazetën “Skrip” të datës 17.8.1924, Noli deklaronte se: “Ne nuk

duam të ndërhyjmë në punët e brendshme të Greqisë, se çështja është e brendshme greke, por do

ishte mirë të rregullohet miqësisht që të mos bëhet shkak rreziqesh për marrëdhëniet e të dy

vendeve”.3 Duke e parë qeverinë e Nolit si të rrezikshme, aq më tepër që ajo drejtohej prej një

figure poliedrike e cila në planin ndërkomëtar i kishte shërbyer shumë shtetit shqiptar, Greqia

gjatë muajit dhjetor edhe pse nuk e përqafoi menjëherë kursin e ndërhyrjes për rrëzimin e Nolit,

nuk e pa veten të përjasСtuar nРa një ndërСвrje e mundsСme. Kjo ndërСвrje mund t’i sСërbente

Athinës për të rivendosur edhe njëherë ndikimin e saj brenda territorit shqiptar. Tendencat

1 Kristo Frashëri, Historia e Çamërisë, Vështrim Historik. Tiranë: UETPRESS, 2015, f. 256. 2 Hysamedin Feraj, Skicë e mendimit politik...,f. 176-177. 3 Po aty, f. 176.

Page 272: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

229

intervencioniste erdhën duke u shtuar kur qeveria e Nolit filloi të shfaqte dobësi dhe jo

vijueshmëri në politikën e saj të jashtme. Në këto çaste, banda emigrantësh apo “vorio-

epiriotësh” të nisur nga territori grek ose ishulli i Korfuzit, filluan të futeshin në zonat jugore të

Shqipërisë.1

Sipas të dhënave, qeveria greke kishte filluar ta trajtonte si një opsion rrëzimin e qeverisë së

Nolit, që nga tetori i vitit 1924. Bazë e operacioneve u bë qyteti i Janinës, këtu u mblodhën forcat

kryesore prozogiste. Në krye të tyre qëndronte Myfit Libohova dhe Koço Kota. Nga ana tjetër

zëvendës prefekti i qytetit të Korçës Hilë Mosi, i telegrafonte Ministrisë së Brendshme në Tiranë

më 17 dhjetor, se “lëvizjet” prozogiste në Kakavijë bëheshin sheshit dhe me përkrahjen morale e

materiale të qeverisë greke. Kjo provohej me faktin se bandat liheshin të lëviznin lirisht në zonën

kufitare. Ndaj këtyre lëvizjeve, qeveria e Tiranës u mundua të bënte përçapje të menjëhershme

pranë qeverisë Рreke në mënвrë që të ndalonte këto nisma, si dСe t’i kujtonte AtСinës premtimet

e saj të përsëritura për të mos ndërhyrë në punët e brendshme të shtetit shqiptar. Gjatë atyre

ditëve, konsulli italian në Janinë lajmëronte Romën se, autoritetet ushtarake greke bashkë me

trupat prozogiste, të cilat ishin furnizuar me të gjitha mjetet e nevojshme luftarake si pushkë,

bomba dore e automjete, ishin bërë gati për të ndërhyrë.2 Më 24 dhjetor Tirana ra në duart e

Zogut.

Dy sfera të veçanta që marrin një rëndësi shumë të madhe gjatë viteve 1920-1924, përveç

ngjarjeve politike dhe atyre diplomatike, janë dhe zhvillimet ekonomike dhe ato arsimore mes dy

vendeve. Duke qenë se gjatë viteve të para të dekatës së dytë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve

kishin qenë gjithnjë në gjendje tensioni, për shkak të pretendimeve greke ndaj Vorio-Epirit dhe

dhunës që ushtronte shteti grek ndaj popullsisë shqiptare në Çamëri, ky i fundit nuk pati mundësi

të përfitonte prej koncesioneve ekonomike që shteti shqiptar filloi të lëshonte në ato vite të

turbullta politike. Ndikimi i ekonomisë greke në atë shqiptare ishte shumë më i papërfillshëm se

ndikimi i ekonomisë italiane. Ndryshe prej Italisë që u mundua të përfitonte koncesione të

ndrysСme ekonomike, për t’i përdorur ato më vonë si mjete presioni ndaj qeverisë sСqiptare,

Greqia jo vetëm nuk ndërhyri në këtë fushë, por i la dorë plotësisht të lirë si Italisë ashtu dhe

Jugosllavisë. Shteti grek e pa të arsyeshme që më shumë të rriste vëllimin e tregtisë me shtetin

shqiptar se sa të ndërhynte në të drejtat e kocesioneve, të cilat duke i shtuar dhe rivalitetin e dy

1 Arben Puto, Demokracia..., f. 233. 2 Po aty, f. 236-237.

Page 273: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

230

vendeve të tjera, dukesСin të pamundura për t’u fituar. Në vëllimin e importeve dСe eksporteve

me Shqipërinë, gjatë viteve 1920-1924, Greqia pësoi një ngritje nga 13.3 % në vitin 1920, në

14.5 % në vitin 1923 dhe 22.3 % në vitin 1924. Ajo linte pas për nga vëllimi – përveç Italisë, – të

gjitha shtetet e tjera duke përfshirë edhe Jugosllavinë.1

Më poshtë, si shembull, jepet tabela e importeve dhe eksporteve të shtetit shqiptar gjatë viteve

1920-1921, ku shihet se Greqia zë vendin e dytë pas Italisë. Të ardhurat janë llogaritur në franga

ari.2

Vendet Importet Eksportet Balanca 1920 1921 1920 1921 1920 1921

Italia 11,086 12,732 1,426 1,614 9,660 11,117 Greqia 3,978 2,124 43 488 3,935 1,637 Turqia 782 665 - - 782 665 Britania 734 1,135 - - 733 1,135 Austria 724 669 - - 724 669 USA 123 - - - 123 - Jugosllavia 106 335 53 88 54 246 Totali 17,533 17,659 1,522 2,190 16,011 15,460 Tab. 3. Importet dhe eksportet e Shqipërisë gjatë viteve 1920-1921 me disa shtete, llogaritur në franga ari.

Ndërkohë që sipas të dhënave të tjera për import-eksportet e shtetit shqiptar gjatë viteve 1921-

1925, pozita e investimeve greke në Shqipëri sidomos në fushën e stimulimit të tregtisë mes dy

vendeve, dukshëm ka njohur një rritje shumë të madhe. Me rëndësi është fakti, se nga viti në vit

eksportet kanë ardhur duke u rritur. Kjo tregon se, pavarësisht mungesës së të dhënave të sakta,

kuptohet që një vend të rëndësishëm (duke i’u referuar dhe të dhënave në përqindje pak më

sipër) në eksportin e produkteve, lëndëve të para apo atyre të përpunura, ka zënë dhe Greqia, si

vend fqinj me Shqipërinë.

Përveç aspektit ekonomik një çështje shumë e rëndësishme në marrëdhëniet ndërmjet dy

shteteve ishte dhe ajo që kishte të bëntë me arsimin. Gjatë këtyre viteve shteti shqiptar u mundua

që të organizojë dhe ndërmarrë një reformë të plotë arsimore. Reforma synonte që të evidentote

problemet e arsimit shqiptar, kryesisht atij fillor si dhe ndikimet e shteteve fqinje, sidomos

Greqisë në çështjet e edukimit. Një numër i madh shkollash greke qendronin të hapura në

Shqipëri dhe për aktivitetin e tyre tashmë ishin marrë informata të shumta se nuk përputhej me

1 Veniamin Toçi, Ndërhyrja e kapitalit të huaj në Shqipëri dhe qëndrimi i qarqeve demokratike 1921-1925. Tiranë: “MiСal Duri”, 1973, f. 151. 2 Alessandro Roselli, Italy and Albania..., f. 17. Tabela është marrë gjithashtu nga të dhënat që jep autori në studimin e tij.

Page 274: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

231

interesat kombëtare.1 Po ashtu Shqipëria trashëgonte prej Perandorisë Osmane shkolla me kushte

të pafavorshme, me infrastrukturë të dobët e shumë të keqe mësimore si dhe me mësues të

pakualifukuar sipas rasteve, qeveria i kërkoi ministrisë së Arsimit, që drejtohej prej Rexhep

Mitrovicës, që të analizonte dhe hartonte një plan mbi shkollat që duhet të mbaheshin hapur dhe

ato që duhet të mbylleshin për mos plotësim kushtesh. Kuptohet që ministria e Arsimit e kishte

shumë të vështirë që të financonte një pjesë të shkollave fillore në të cilat numri i nxënësve ishte

i ulët dСe nuk justifikonte sСpenгimet qeveritare për t’i mbajtur ato Сapur. 2 Nisur nga kjo

prerogativë zë fill dhe ndikimi që kishin shkollat fillore private, të cilat financoheshin fuqishëm

prej vendeve fqinje, dhe që ndikonin me tekste të pakontrolluara në formimin e fëmijëve që

mësonin pranë tyre. Prandaj më 4 korrik 1922, qeveria shqiptare urdhëroi mbylljen e të gjitha

shkollave private në territorin e saj. Sipas vendimit, mbylleshin të gjitha shkollatve të cilat luanin

një rol propagandues dhe dobësonin sigurinë e shtetit dhe që përdornin tekste të pakontrolluara

prej ministrisë së arsimit. 3 Në të thuhej gjithashtu se, ky vendim nuk cënon të drejtat e

minoriteteve (bëhej fjalë për minoritetin grek), pasi shteti shqiptar ishte i gatshëm që “të hapi e të

paguajë shkollat e secilit minoritet”.4

Pas këtij vendimi, pranë qeverisë sСqiptare u bënë sСumë përpjekje që të mos t’i mbвllte këto

shkolla gjer në një vendim të dytë të saj. Qeveria greke u mundua që ta quante këtë akt një

shkelje të të drejtës së minoritetit grek për të pasur shkollat e veta. Ajo e ngriti çështjen gjer në

Lidhjen e Kombeve, ku u ankua se shteti shqiptar po cënonte rëndë të drejtat e minoritetit grek

për t’u arsimuar në РjuСën Рreke dСe për të pasur të drejtën që të ketë sСkollat e veta fillore në

gjuhën greke. Nga ana e saj, Lidhja e Kombeve kërkoi sqarime prej qeverisë shqiptare. Qeveria

shqiptare e gjendur nën presion u detyrua që ta shtyj zbatimin e vendimit. Më 14 tetor 1922

qeveria shqiptare njoftoi prefekturat se vendoste të ruante status quon e shkollave dhe të mos

mbyllte ato private, gjer në aprovimin e një ligji prej parlamentit shqiptar që do vendoste

përfundimisСt se ç’do të bëСej mbi këtë çësСtje.5

1 Raport i Prefeturës së Gjirokastrës drejtuar Ministrisë së Arsimit, Nr. 257. Tiranë: MPB, 30-IX-1920. Bëhet fjalë se vetëm në këtë prefekturë numëroheshin mbi 30 shkolla greke me mbi 40 mësues. Ndërsa shkolla shqipe nuk ishin më shumë se 94 me 123 mësues. 2 Qarkore drejtuar Prefekturave, Nr. 4683. Tiranë: MPB, 09-III-1923. Në qarkore thuhet se qeveria e kishte të vësСtirë të mbante mësuesit e sСkollave të mbвllura, por nëse banorët kisСin dësСirë t’i siРuronin atвre streСim dСe pagesë, atëherë qeveria do e merrte në konsideratë rihapjen e disave prej tyre. 3 Qarkore drejtuar Prefekturave, Nr. 11063. Tiranë: MPB, 09-VII-1922. 4 Qarkore drejtuar Prefekturave, Nr. 11063. Tiranë: MPB, 09-VII-1922. 5 Qarkore drejtuar Prefekturave, Nr. 16661. Tiranë: MPB, 14-IX-1922.

Page 275: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

232

Sipas një dokumenti, ku ministri i arsimit të asaj kohe R. Mitrovica i drejtohej ministrisë së

Punëve të Jashtme, i kërkonte kësaj të fundit që të reagonte pranë Lidhjes së Kombeve dhe të

sqaronte faktin se shteti shqiptar nuk ka pasur për synim mbylljen e shkollave të minoritetit grek,

pasi ekzistonin 37 shkolla të tilla që qeveria shqiptare po i mbante me fondet e veta. Por në ato

raste kur ka pasur mbyllje, ka ndodhur për shkak të mungesës së fondeve. Sidoqoftë ai shpreh

mendimin e tij se qeveria shqiptare duhet të ndiqte hapat e duhur që edhe ajo të kërkonte shkolla

për minoritetin shqiptar në Greqi.1

IV. 2. Çështja e minoriteteve dhe emigrantëve shqiptarë mes dy vendeve, 1925-1939

ГСvillimet politike në Greqinë e vitit 1924, e detвruan AtСinën që t’i jap një гРjidСje të

shpejtë çështjes së shpërnguljes së popullsisë shqiptare të Çamërisë duke rënë në ujdi me palën

turke. Ankaraja e cila një vit më parë ishte deklaruar kundër vendosjes së çamëve në Turqi, nën

presionin e AtСinës ajo u tСвe dСe më 6 korrik 1925, i deklaroi qeverisë Рreke se pranonte t’i

vendoste shqiptarët e Çamërisë në Turqi. Presidenti A. Zogu, i cili kishte ardhur në fuqi pak kohë

më parë, nuk neglizhoi të përmirësonte marrëdhëniet me Greqinë. Kur në janarin e vitit 1925 ai

erdhi në fuqi, Republika Shqiptare jo vetëm rikonfirmoi deklaratën zyrtare që kish bërë në vitin

1921 para Lidhjes së Kombeve, se njihte minoritetin grek në Shqipëri, por dhe se angazhohej që

të zbatonte të gjitha normat juridike ndërkombëtare.2 Kështu minoriteti grek në Shqipëri fitoi të

drejtën të zgjidhte deputetët e tij në parlamentin shqiptar, të hapte shkolla në gjuhën greke,

mësuesit e të cilave paguheshin nga qeveria shqiptare, të ushtronte lirisht fenë etj.3

Në qershor të vitit 1925, një Komision Mandator i Lidhjes së Kombeve, ndërmori një tur

kryesisht në Epir, në qytetet e Janinës, Konicës dhe Gumenicës. Qëllimi i komisionit ishte të

hetonte nëse popullsia shqiptare shkëmbehej ose jo si popullsi turke, për këtë arsye kontakte të

shumta u zhvilluan dhe me popullsinë vendase. Komisioni vërejti se popullsia çame dëbohej ose

sСkëmbeСej për popullsi turke dСe pasuritë e paluajtsСme i konfiskoСesСin për t’iu dСënë më pas

grekëve që vinin nga Turqia.4 Mithat Frashëri, në cilësinë e ministrit Fuqiplotë në Athinë, i

drejtohej ministrit të Punëve të Jashtme ato ditë, se inspektimi i kryer prej komisionit ishte

1 Kaliopi Naska, Dokumente për Çamërinë 1912-1939. Tiranë, Dituria, 1999, f. 94. Autorja përmend dokumentin e AQSH, F. 251, V. 1923, D. 87, Fl. 83. 2 Kristo Frashëri, Historia e Çamërisë, Vështrim Historik, Tiranë: UETPRESS, 2015, f. 257-258. 3 Ilir Ushtelenca, Diplomacia..., f. 114. 4 AQSH. F. 251, V. 1925, D. 131, Fl. 333-334. Mithat Frashëri i drejtohet Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Page 276: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

233

shumë pozitiv për shtetin shqiptar, me këtë rast duhej reaguar me të gjitha mënyrat për të

mbrojtur pronat dhe pasuritë e popullsisë shqiptare. Edhe popullsia çame reagoi disa herë përmes

letrave, telegrameve dhe memorandumeve si pranë institucioneve ndërkombëtare ashtu dhe

pranë qeverisë shqiptare, që pronat e tyre të paguheshin nga qeveria greke me vlerën e tyre të

vërtetë e jo me vlera të papërfillshme.1 Ndërkaq interesi i qeverisë së Tiranës, ishte që pronat e

popullsisë shqiptare në Greqi të bliheshin prej qeverisë greke me vlerën e tyre të vërtetë. Për këtë

arsye ajo mbështeti kërkesat e herëpashershme që i drejtoheshin dhe për këtë çështje u ankua si

pranë Komisionit Mikst ashtu dhe pranë Lidhjes së Kombeve. Përmes memorandumeve,

popullsia çame kërkonte që: 1. T’u paРuСej në dorë pronarëve nРa ana e Bankës Kombëtare të

Greqisë çmimi i vërtet i çifligjeve të tyre sipas një vlere të vendosur prej një komisioni mikst të

formuar prej deleРatëve të të dв sСteteve; 2. Të гotërve të këtвre çifliРjeve sСteti sСqiptar t’i

siguronte mundësinë për të blerë çifligjet e veta që ai ka në Myzeqe, sipas vlerës së tyre reale; 3.

Për këtë kërkohej një marrëveshje mes dy vendeve dhe në rastin se qeveria greke nuk do

pranonte, atëherë të bëheshin demarshet e duhura në Lidhjen e Kombeve dhe Lozanë.2

Nga ana e qeverisë shqiptare vullneti dhe dëshira ishte shprehur hapur, ndërsa nga ana e

qeverisë greke nuk pati asnjë reagim. Madje përkundrazi, siç cilëson Mithat Frashëri në raportin

e tij, se qeveria greke po ato ditë emëroi si prefekt të Korfuzit dhe nënprefekt të Janinës zotin

Pali, një mashtrues dhe gënjeshtar të njohur si për shtetin shqiptar ashtu dhe për Komisionin

mikst.3 Për të ndihmuar popullsinë e shpërngulur, e cila ishte vendosur brenda kufirit shqiptar, në

dhjetor të vitit 1925, Ministria e Punëve të Jashtme i drejtohej Këshillit të Ministrave nëpërmjet

një telegrami në të cilin i kërkonte qeverisë që t’i drejtoСej Sekretarit të PërРjitСsСëm të LidСjes

për një hua prej tre milionë franga ari, që do të shërbente për të strehuar popullsinë çame në

zonat e jugut të vendit.4 Presidenti Ahmet Zogu dhe qeveria e drejtuar prej tij morën të gjitha

masat për pritjen e muhaxhirëve shqiptarë që vazhdonin të vinin prej zonave të Filatit,

Margëlliçit, Ajdonatit, Gumenicës Follorinës etj. Një pjesë e madhe e tyre u strehuan në jug të

Shqipërisë, ndërsa një pjesë tjetër u zhvendos drejt Shqipërisë së Mesme, vetëm një pakicë e

popullsisë çame u vendos në zonën veriore sidomos në qytetin e Shkodrës. 1 AQSH. F. 251, V. 1925, D. 32, Fl. 144. Letër e dërguar nga pronarët shqiptarë që banojnë në Korçë, drejtuar kryeministrit. 2 Po aty, f. 145-146. 3 AQSH. F. 251, V. 1925, D. 131, Fl. 335. Z. Pali siç cilësohet në dokument kishte qenë delegati grek në Komisionin mikst, ai zëvendësoi z. Petihaqi. 4 AQSH. F. 251, V. 1925, D. 131/2, Fl. 1-2. Telegram i MPJ drejtuar Këshillit të Ministrave, për t’iu drejtuar Lidhjes së Kombeve për marrjen e një huaje prej 3 milion fr. ari.

Page 277: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

234

Për të demaskuar premtimet e qeverisë greke dhe zyrtarëve të saj, më 10 dhjetor 1925, Mehdi

Frashëri gjatë fjalës së tij në Lidhjen e Kombeve bëri një ekspoze të qartë të asaj se çfarë kishte

ndodhur dhe vazhdonte të ndodhte me popullsinë shqiptare në Greqi. Sipas tij e gjithë kjo

padrejtësi ndaj popullsisë shqiptare rridhte sepse elementi shqiptar përfaqësonte një sasi të

papërfillshme në interesat e mëdha që janë në lojë ndërmjet Turqisë dhe Greqisë dhe se ky

element, i mbajtur si reгervë, sСërbente fare mirë si monedСë sСkëmbimi për t’i rrafsСuar

vështirësitë e mundshme që mund të lindnin ndërmjet dy shteteve kryesore të interesuara. 1

Gjithashtu ai akuzoi Greqinë se po shpërdoronte huan që i kishte dhënë Lidhja e Kombeve si

ndihmë humanitare për të plotësuar nevojat e refugjatëve dhe se huaja po përdorej kundër

popullsisë çame. Sipas tij, në shtëpitë e çamëve, vendoseshin refugjatë grekë të mbështetur

financiarisht me fondet e Lidhjes së Kombeve. E ndërsa refugjatët grekë mbështeteshin

financiarisht, ata shqiptarë liheshin në mëshirë të fatit të vdisnin rrugëve, pasi ishin përzënë prej

shtëpive të tyre.2

Në anën tjetër ministri shqiptar në Athinë, Mithat Frashëri duke parë kahun negativ që mori

zgjidhja e krizës çame, me gjithë përpjekjet e shumta të tij pranë organizatave ndërkombëtare, në

21 nëntor të 1925, akuzoi hapur për mefshtësi Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shtetit Shqiptar

për të përballuar problemin e dëbimit të popullsisë shqiptare (çame). 3 Në 25 nëntor 1925,

Ministria e Punëve të Jashtme i përgjigjet, duke i kërkuar dorëheqjen nëse ai nuk zbatonte

direktivat e kësaj qeverie.4

Në fillim të vitit 1926, Mithat Frashëri njeriu i cili mbrojti me shumë atdhetari, patriotizëm

dhe pasion çështjen çame, dha dorëheqjen. E ndërkohë që ai jepte dorëheqjen një marrëveshje

shumë e rëndësishme do të nënshkruhej mes shtetit shqiptar dhe Athinës në 27 janar 1926, e

quajtur ndryshe dhe “Protokolli i Firences”. Përmes këtij protokolli, mes dy vendeve u mbyll

përfundimish çështja e vijës kufitare tokësore, duke ripohuar edhe njëherë qenësinë e Korçës

brenda shtetit shqiptar bashkë me 14 fshatrat e kazasë së saj. Ndërkohë që me anë të Shtojcës V,

1 Nestor NepravisСta, “Ekspoгeja e MeСdi FrasСërit për çësСtjen e кamërisë (Në LidСjen e Kombeve)”, Studime Historike. Tiranë: Nr. 1-4, Viti XLVIII, 1997, f. 202. Përkthyesi i këtij dokumenti, sqaron se fjala e Mehdi Frashërit në Lidhjen e Kombeve nuk është mbajtur gjatë muajit qershor, por ajo është mbajtur në 10 dhjetor të vitit 1925. 2 Po aty, f. 203. 3 AQSH. F. 251, V. 1925, D. 131/2, Fl. 303-304. Në këtë telegram Mithat Frashëri akuzon hapur Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë për mefshtësinë e saj, si dhe për lënien pas dore të çështjes çame. Po ashtu ai i tërheq vërejtje për mos përgjigjen dhe mos leximin e telegrameve të tij, duke mos i dhënë zgjidhje problemeve që ai ngrinte, apo kërkesave në lidhje me atë se çfarë ndodhte në Greqi. 4 AQSH. F. 251, V. 1925, D. 131/2, Fl. 234. MPJ i drejtohet Mithat Frashërit me kërkesë për dorëheqje.

Page 278: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

235

jepeshin dhe konsideratat dhe deklaratat e delegatëve të të dy shteteve. Delegati shqiptar në

delegacion Mehdi Frashëri, nuk shprehu asnjë konsideratë duke lënë të nënkuptohej se shteti

shqiptar ishte plotësisht dakord me arritjen e protokollit. Ndërkohë që delegati grek Avramides, u

shpreh përmes objeksioneve të tij duke rikujtuar se Athina nuk kishte qenë dakord që në

Konferencën e Ambasadorëve me përcaktimin e vijës kufitare që i ishte bërë dy vendeve edhe

pse në fund ajo ju nënshtrua vendimit të Konferencës. 1 Protokolli u nënshkrua në prani të

anëtarëve britanik, francez e italian, të Komisionit të caktimit të kufirit mes dy vendeve.

Gjithashtu në të merrnin pjesë edhe delegatët shqiptarë.2

A. Zogu për të mbushur boshllëkun e krijuar nga largimi i Mithat Frashërit, dërgoi në Athinë

në mesin e muajit shkurt 1926 Xhemil Dinon që të bisedonte me përfaqësuesit e qeverisë greke,

mbi gjetjen e rrugëve për zgjidhjen e problemit të Çamërisë dhe përmirësimit të marrëdhënieve

dypalëshe. Greqia nga ana e saj vuri disa kushte si: ratifikimin e kufijve të Shqipërisë, me të

cilën synonte aneksimin e trojeve të banuara nga minoriteti grek; marrjen e angazhimeve nga

qeveria shqiptare që të mos bënte modifikime territoriale pa marrëveshje paraprake me Greqinë;

dhënien e koncesioneve Greqisë dhe njohjen e pasaportave greke për minoritarët që jetojnë në

Shqipëri. Por, asnjë prej këtyre kushteve nuk u pranua prej Ahmet Zogut dhe Xhemil Dino u

largua nga Athina.3 Në muajt në vazhdim, vendin e tij e zuri Stavro Stavri. Në mes të muajit

mars 1926, qeveria greke deklaroi zyrtarisht se shkëmbimi i popullsisë myslimane kishte

përfunduar dhe nënkomisioni i Epirit do të shpërndahej. Këto deklarata të qeverisë greke,

tregonin se ajo e kisСte mbвllur çësСtjen çame për momentin dСe se do t’i trajtonte këtej e tutje

shqiptarët që jetonin në Greqi, si minoritet me të drejtat e tyre.

Ndërkohë në skenën politike greke kishin ndodhur ndryshime të rëndësishme. Më 25 qershor

1925, pas një grushti ushtarak, erdhi në fuqi gjenerali Pangallos që formoi qeverinë e re. Vendi u

qeveris nga një diktaturë ushtarake gjer në vitin 1926. Ndryshe nga paraardhësi i tij, Th.

Pangallosi që ishte arbëror nga Kulluri, ishte për normalizimin e marrëdhënieve me Shqipërinë.

1 Arben Puto, HТstorТa…, f. 346-347. 2 “Description Рenerale de la liРne-frontiere”, Acord de Londres, 1913, Frontere Greco-Albanaise, Protocol de Delimitation avec 5 Annexes, Florence, 1925, Commision Internationale de Delimitation des Frontieres de l’Albanie, 1925, f. 10-13. Duhet theksuar se për herë të pare Komisioni shprehet edhe për pjesën detare duke ja lënë ishullin e Tongos shtetit shqiptar. 3 Ilir Ushtelenca, Diplomacia..., f. 116.

Page 279: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

236

Në takimet që ministri Fuqiplotë i Shqipërisë në Athinë kishte bërë me Pangallosin, ky i fundit

kishte shprehur mirëkuptim në lidhje me çështjet e diskutuara.1

Gjatë periudhës së qeversisjes së gjerneral Pangallosit, nën presionin edhe të faktorit

ndërkombëtar, u bënë përpjekje për stabilizimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke. Në këtë

drejtim filluan të hidhen hapa konkretë. Qeveria greke premtoi se do mbyllte klubet Vorio-

epiriote dhe do shpallte një amnisti të përgjithshme për të gjithë shqiptarët e burgosur dhe të

internuar. Pangallosi deklaroi se do të rishikonte problemin e shkëmbimit të popullsisë çame.2

Ministri i sapo emëruar, (ambasadori) i Greqisë në Shqipëri Kondulis, më 13 janar 1926, në

letër-kredencialet e tij të përfaqësimit në Tiranë, u shpreh në emër të kryetarit të Republikës

Helenike, se në marrëdhëniet greko-shqiptare do të fillonte era e fqinjësisë së mirë.3 Një javë më

pas, në pritjen që Ministri i Jashtëm i Greqisë dha për nder të një delegacioni shqiptar, që

kryesohej nga Mithat Frashëri, ministri i Shqipërisë mori nga qeveria greke premtimin se

problemi i shkëmbimit të popullsisë shqiptare do të shikohej edhe nga vetë kryeministri

Pangallos.4 Gazeta greke Eleftheron Vima e atyre ditëve, duke mbështetur qëndrimin e qeverisë

së Pangallosit ndaj Shqipërisë, shkruante në faqet e saj se: “Të dy kombet nuk i lidh vetëm afria e

racës dhe e kaluara e përbashkët. Kryesisht i lidhin interesa të përbashkëta dhe armiq të

përbasСkët....GreqТa let’a vërë re më sСumë SСqТpërТnë”.5

Megjithatë, duke qëndruar në terrenin praktik që e karakterizonte dhe duke hetuar faktet,

qeveria e Ahmet Zogut nuk u kënaq vetëm me deklaratat e Th. Pangallosit, aq më shumë, duke

pasur parasysh se vetëm pak ditë pas ardhjes në fuqi të Pangallosit, pala greke kishte rënë në ujdi

me qeverinë turke (më 6 korrik 1925) për shpërnguljen në Turqi të 5000 çamëve myslimanë.6

Pala turke dhe ajo greke ishin marrë vesh me kohë për shkëmbimin e një numri tjetër të

konsiderueshëm shqiptarësh myslimanë, por për shkak të protestave të shumta të qeverisë

shqiptare në Lidhjen e Kombeve, Komisioni mikst dhe ai i mandateve nuk dhanë miratimin e

tyre. Një ndër çështjet më të rëndësishme për qeverinë shqiptare, të cilën ajo po e ndiqte me

shumë kujdes gjatë kësaj kohe, ishte dhënia e nënshtetësisë greke popullsisë çame. Kjo çështje

kishte marrë një rëndësi shumë të madhe për Athinën, pasi vetëm përmes saj ajo do mundej të 1 AQSH. F. 251, V. 1925, D. 131-1, Fl. 45. Mithat Frashëri, relacion për ministrinë e Punëve të Jashtme, për takimin që pati me Pangallosin. 2 Hajredin Isufi, “Politika e sСtetit Рrek...”, f. 73. 3 AMPJSH. V. 1926, D. 69, Fl. 1-2. M. Frashëri njofton A. Zogun për deklaratat që i kishte bërë Kondulisi atij. 4 Hajredin Isufi, “Politika e sСtetit Рrek...”, f. 73. 5 AMPJSH. V. 1926, D. 81, Fl. 16-17. Artikulli i përkthyer i gazetës greke Eleftheron Vima. 6 Hajredin Isufi, vep. e cit., f. 73.

Page 280: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

237

pengonte shtetin shqiptar që të ndërhynte në punët e brendshme të Greqisë. Çështjen e

nënshtetësisë, Greqia synonte ta bazonte mbi Traktatin e Sevrës. Duke u bazuar mbi këtë traktat,

ajo automatikisСt do t’i quante të РjitСë sСqiptarët çamë si Рrekë dСe do të çelte rruРën për t’i

dhënë nënshtetësinë greke të gjithë shqiptarëve ortodoksë që jetonin në Turqi, Egjipt, Rumani,

Bullgari etj.1 Për këtë arsye përmes ministrit Fuqiplotë të Shqipërisë në Athinë, shteti shqiptar

kërkoi që kjo çështje të mos diskutohej pa u studiuar mirë dhe pa u trajtuar ligjërisht nga të dy

vendet. Shteti shqiptar si kundërpeshë i kërkoi Greqisë një marrëveshje rregulluese mes Tiranës e

Athinës, që kjo çështje të zgjidhej sipas traktateve ndërkombëtare dhe jo sipas marrëveshjeve që

Greqia kishte me shtetet e tjera, si psh ai i Sevrës.2 Ndaj kësaj kërkese shteti grek pranoi që

brenda një afati prej tre muajsh, të dy shtetet të diskutonin dhe të shikonin mundësitë juridike që

i ofroheshin.3

Me ardhjen e gjeneralit Th. Pangallos në pushtet, siç u theksua dhe më sipër, mes dy vendeve

kishte filluar të ndjehej një përmirësim i dukshëm në qëndrimet që mbante Athina ndaj çështjes

së shkëmbimit të popullsisë shqiptare. Në disa qarqe të Athinës kishte filluar të ndjehej rreziku i

sllavizmit të Ballkanit dhe mendoСej se kв rreгik isСte po aq kërcënues për Greqinë sa ç’isСte

dhe për integritetin e Shqipërisë. Kjo situatë ishte dhe në favor të qeverisë shqiptare e cila

kuptonte ndërkohë, se Greqia kishte probleme në disa fronte: me Italinë, pas vrasjes së gjeneral

Telinit dhe pushtimit italian të Korfuzit marrëdhëniet kishin qenë gjithnjë të tensionuara; me

Bullgarinë vijonin ende incidentet në kufi dhe me Jugosllavinë mbetej gjithnjë diskutimi dhe

pretendimet jugosllave për një dalje drejt portit të Selanikut.4 Përmbysja e situatës së rënduar, e

cila prej 13 vjetësh kërcënonte me shpërngulje popullsinë çame, erdhi në pranverën e vitit 1926.

Më 16 mars 1926 presidenti i Këshillit të Lidhjes së Kombeve Kukujiro Ishii (japonez) deklaroi

zyrtarisht, se Ministria e Jashtme greke pranonte se shkëmbimi i popullsive në Epir kishte

përfunduar dhe asnjë mysliman i Epirit nuk do të shpërngulej më në Turqi. Ministri i Jashtëm i

Greqisë J. Kanakaris i komunikoi të ngarkuarit me punë të Shqipërisë në Athinë se Nën-

komisioni Mikst i shkëmbimit të popullsisë u shpërnda dhe se qeveria greke, çamët myslimanë të

1 AQSH. F. 251, V. 1925, D. 131/1, Fl. 69. Lidhur me traktatet ndërkombëtare për çështjen e nënshtetësisë. 2 Po aty, f. 69. Greqia kishte kërkuar fillimisht që çështjen e nënshtetësisë ta bazonte mbi Traktatin e Athinës të nënshkruar më 1913 pas Luftërave Ballkanike. Mirëpo më pas u pa me vend që si referim të shërbente Traktati i Severes, pasi ai i Athinës garantonte në nenet 5 dhe 6 të drejta të plota për popullsitë jo greke që përfshiheshin pas luftërave në shtetin grek. 3 AQSH. F. 251, V. 1925, D. 131/1, Fl. 69. Bëhet fjalë për tremujorin korrik-tetor 1925. 4 Arben Puto, Shqipëria politike..., f. 511.

Page 281: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

238

Greqisë do t’i konsiderojë si sСqiptarë.1 Teksa Th. Pangallosi e konsideronte Shqipërinë një

barrierë dhe një aleate të mundshme ndaj rrezikut sllav, ai ndërmori dhe hapa të tjerë në drejtim

të normalizimit të marrëdhënieve me vendin fqinj. Prej vendimeve të tij ndër më të rëndësishmit

ishin ato të përmendura më sipër si: ai i shpërndarjes së sillogjeve vorio-epiriote që vepronin

kundër Shqipërisë, ndalimi i vendosjes së mëtejshme i refugjatëve grek në tokat çame, shpallja e

një amnistie për të gjithë shqiptarët e burgosur dhe të internuar si dhe vendimi i qeverisë greke

për të lënë të lirë hapjen e shkollave shqipe në fshatrat e Çamërisë.2

Gjatë një interviste për shtypin grek, gjenerali hodhi poshtë idenë se të gjithë shqiptarët

ortodoksë janë grekë dhe e cilësoi këtë ide si të gabuar. “Kushdo i njeh – tha ai, – shërbimet që

vorioepiriotët i kanë bërë hipotezës greke, por superpatriotizmi është po aq i rrezikshëm sa

ç’ësСtë me dobi patriotizmi”. Po aq befasuese ishte dhe deklarata që bëri ministri i Jashtëm,

Rufos, më 9 mars përpara Këshillit të Lidhjes së Kombeve. Ai pranoi ndër të tjera, se ankesat e

Shqipërisë për trajtimin e pakicës shqiptare ishin të arsyeshme dhe mori përsipër zgjidhjen e

kësaj gjendje në një frymë të përbashkët e pozitive.3 Por pavarësisht premtimeve, dukej që asgjë

konkrete nuk po bëhej për popullsinë çame. Më 22 mars 1926, Mithat Frashëri i cili vazhdonte ta

ndiqte nga afër çështjen çame, njoftonte Tiranën se gjendja në Çamëri kishte mbetur njësoj,

gjyqet e tyre nuk aktivizoheshin më, as të hollat që kishin për të marrë nga financat nuk u ishin

dhënë, madje as të drejtën për të zgjedhur deputet të tyrin nuk e kishin. Kështu, premtimet e

dhëna siduket nuk po ktheheshin në realitet.4 Më 12 tetor të atij viti, Ministri i Punëve të Jashtme

të Greqisë M. Argiropulos, në një letër drejtuar delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve,

shprehej se: “Unë ju lutem, Shkëlqesia Juaj, të besoni, se çështjet do të shqyrtohen me

dashamirësinë më të madhe të mundshme. Me këtë frymë, unë do të lidhem me legatën shqiptare

në Athinë, për të arritur në një rregullim të çështjes”.5

Për këtë arsye ndërmjet dy palëve u ra dakord që së afërmi mes tyre të nënshkruheshin disa

marrëveshje. Nga fundi i vitit 1926 me iniciativën e Greqisë – me synimin për të balancuar

influencën politike të Italisë – në Shqipëri, midis Tiranës dhe Athinës u nënshkruan disa traktate

1 Hajredin Isufi, “Politika e sСtetit Рrek për dëbimin e popullsisë çame në vitet 1914-1928 dСe qëndresa sСqiptare”, Studime Historike. Tiranë: Nr. 1-4, Viti XLVIII, 1997, f. 74. 2 Filip Lico, Probleme të marrëdhënieve..., f. 139; 146-147. Shiko dhe Hajredin Isufi, “Politika e sСtetit Рrek...”, f. 74. 3 Arben Puto, Shqipëria politike..., f. 512. 4 Kristo Frashëri, Historia e Çamërisë..., f. 258. 5 Nuri Dragoj, Shqiptarët dhe grekët..., f. 317.

Page 282: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

239

si ai i Tregtisë dhe Lundrimit1 (31 tetor 1926, Athinë), Konventa e Ekstradimit2 (25 qershor

1926, Tiranë), ajo e Stabilitetit si dhe Traktatin e Nënshtetësisë 3 (13 tetor, 1926, Athinë).

Traktatet u aprovuan menjëherë prej parlamentit shqiptar, ndërsa ai grek i ratifikoi me shumë

vonesë marrëveshjet për shkak të luftës civile që po zhvillohej në atë kohë në Greqi (midis

monarkistëve kostandinistë dhe gjeneralëve).4

Kjo erë pozitive në marrëdhëniet greko-shqiptare nuk zgjati shumë. Rrëzimi i Pangallosit në

fund të vitit 1926, e prishi klimën e re në marrëdhëniet shqiptaro-greke. Hapi i parë, që shënoi

ardhjen në fuqi të gjeneral Kondilit, ishte jo rastësisht rihapja e sillogjeve vorio-epiriote.

Kuptohet që çështja çame do të ishte një tjetër problem kryesor i qeverisë së re greke. Ashtu siç

parashikohej qeveria e re greke e rihapi edhe një herë çështjen çame, por tani me një

“motivim”tjetër. Duke nxjerrë nga sirtarët tezën e “sigurimit të kufijve veriorë”, ministria e

Jashtme greke i drejtohej në tetor të vitit 1927 Lidhjes së Kombeve, duke i shprehur shqetësimin,

se mos një fuqi e huaj – d.m.th. Italia, – mund ta përdorte minoritetin çam, qoftë për planet e veta

ekspansioniste, qoftë si kartë kundërpeshe ndaj orvatjeve të qeverisë greke. Në të vërtetë

“...nënshkrimi i paktit italo-shqiptar në nëntor 1926, shkaktoi pak ankth në Athinë dhe e

përqendroi vëmendjen greke në çështjen ende të pazgjidhur të çamëve, e cila po shkaktonte

tendosje në rritje mes Greqisë dhe Shqipërisë. Ministria greke e Punëve të Jashtme kishte

qefmbetje serioze rreth paktit sepse friksohej që interesat e shqiptarëve për vëllezërit e tyre në

Epir tani kishin mbështetjen e një fuqie të rëndësishme, synimet territoriale të të cilës në Ballkan

mund të përfitonin nga qënia e pakicës çame që pëlqente Italinë dhe ishte armike e shtetit grek.

Italia mundej gjТtСasСtu t’Т përdorte çamët sТ një kundërpesСë ndaj sвnТmeve greke në SСqТpërТnë

e Jugut”.5

1 “Albania and Greece Treatв of Commerce and NaviРation аitС Annexes A and B, Additional Protocol, Final Protocol and Anneб. SiРned at AtСens, October 13, 1926.”, League of Nations – Treaty Series, No. 1899, 1928, f. 327-359. Për palën shqiptare protokollin e firmosën Mehdi Frashëri, Xh. Ypi, M. Tutulani dhe N. Thaçi. Ndërsa për palën greke firmosi P. A. Agyropulos. 2 “Albania and Greece Eбtradition Tratв and Additional Protocol. SiРned a Tirana, June 25, 1926”, League of Nations – Treaty Series, No. 1898, 1928, f. 307-323. Për shtetin shqiptar firmosën Mehmet Konica dhe Mehdi Frashëri, ndërsa për shtetin grek A. Condulis. Më 10 nëntor 1928 u firmos dhe Protokolli shtesë. Për palën shqiptare protokollin shtesë e firmosi Lec Kurti, ndërsa për palën greke A. Karapanos. 3 “Albania and Greece Convention reРardinР Nationalitв, with Protocol of Signature and Additional Protocol. SiРned at AtСens, October 13, 1926.”, League of Nations – Treaty Series, No. 1900, 1928, f. 363-369. Për palën shqiptare protokollin e firmosën Mehdi Frashëri, Xh. Ypi, M. Tutulani dhe N. Thaçi. Ndërsa për palën greke firmosi P. A. Agyropulos. Ndërsa protokolli shtesë u firmos në Athinë më 10 nëntor 1928 për pale shqiptare prej Lec Kurtit, ndërsa për atë greke prej A. Karapanos. 4 Mehdi Frashëri, Kujtime..., f. 212-218. 5 Miranda Vickers, The Cham issue..., f. 20-21, 63-64.

Page 283: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

240

Të gjitha këto pretendime u shtuan edhe më tepër prej faktit se tashmë Italia, brenda një viti

prej ardhjes së Ahmet Zogut në pushtet, kishte nënshkruar Paktin e parë me Shqipërinë dhe

kishte nisur përpjekjet për ta forcuar atë me një të dytë. Që në muajin prill 1927, kur Greqia po

ndjente se SСqipëria po sСkonte drejt një pakti të dвtë me Italinë, ajo do t’i СidСte sвtë nРa një

aleancë e mundshme me Jugosllavinë. Në prill të po atij viti, ministri i Punëve të Jashtme greke,

z. Mihallopoullos, do nënvizonte bashkësinë e interesave të Greqisë me Jugosllavinë mbi një

aleancë të mundshme ndaj fuqizimit të asaj italo-shqiptare. Ai do deklaronte se Greqia e

dëshironte sinqerisht integritetin e plotë të Shqipërisë, por Greqia nuk mund të ishte indiferente

ndaj politikës së jashtme shqiptare.1 Me pretekstin se shteti shqiptar në aleancë me Italinë mund

të ndërhynte në punët e brendshme të Greqisë dhe si mjet mund të përdornin popullsinë shqiptare

që jetonte atje, qeveria greke në fakt synonte të niste një fushatë të re shpërnguljesh dhe

shkëmbimi popullsie me Turqinë. Nisur nga këto rrethana mes Turqisë e Greqisë nisën bisedimet

për një valë të re shkëmbimi popullsie. Sipas të dhënave që vinin nga ministri Fuqiplotë i

Shqipërisë në Ankara, lajmërohej se shteti turk gjatë bisedimeve nuk kishte pranuar që mes

Greqisë e Turqisë të vazhdonte shkëmbimi i popullsisë shqiptare myslimane. Rruf Fico, në

cilësinë e të dërguarit të shtetit shqiptar në Ankara, cilësonte se nga bisedimet që ai kishte pasur

me ministrin e Punëve të Jashtme turke z. Tefik Rushdi, kishte marrë garancinë se për Turqinë

kjo çështje ishte mbyllur që në Lidhjen e Kombeve, gjë të cilën ai ja kishte thënë edhe ministrit

grek në Ankara.2

Ideja e një Italie që gjendej tashmë (pas Paktit të Tiranës) në kufi tokësor me Greqinë, si dhe

mos pranimi i Turqisë për të nisur një cikël të ri shkëmbimesh, e paralajmëronte qeverinë greke

se tani ajo duhej të ishte edhe më e kujdesshme ndaj shtetit shqiptar dhe popullsisë shqiptare. Për

këtë arsye ajo i’u drejtua më sipër (tetor 1927) Lidhjes së Kombeve, për ta paralajmëruar atë mbi

ndërhyrjet eventuale që shteti grek mund të kishte prej Romës. Gjatë atyre ditëve, Sola e kishte

këshilluar Ilias Vrionin disa herë, që Shqipëria të mos e ngrinte me forcë problemin e Çamërisë

në Gjenevë, pasi një veprim i tillë mund ta detyronte Greqinë të hidhej përfundimisht në krahët e

Jugosllavisë, por qeveria shqiptare veproi ndryshe. Në takimin që Ilias Vrioni pati me ministrin e

jashtëm të Greqisë, Mihallopullos, protestoi ashpër duke i bërë të njohur se Shqipëria

konstatonte, se minoriteti i saj në shtetin fqinj trajtohej keq nga autoritet zyrtare greke dhe se ai

1 Thoma Jani Karamelo, Marrëdhëniet..., f. 26. 2 AQSH. F. 251, V. 1927, D. 130, Fl. 15. Rauf Fico i drejtohet ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Page 284: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

241

nuk gëzonte asnjë të drejtë nga ato që njiheshin në traktatet ndërkombëtare.1 Ankesat e qeverisë

shqiptare do ndikonin që mes Athinës dhe Beogradit të forcohej boshti i bashkëpunimit dhe në

politikën e tyre të jashtme Shqipëria të shikohej si një shtojcë e Italisë në Ballkan.

Në shtypin shqiptar të kohës, sidomos pas përmbysjes së qeverisë së Pangallosit, vazhdoi të

ndiqej me kujdes të veçantë fati i popullsisë shqiptare dhe të denoncoheshin aktet e dhunës të

qeveritarëve grekë ndaj popullsisë myslimane çame. Ndërkohë edhe në Greqi nuk mungonin

kritikat për politikën e ndjekur prej shtetit grek ndaj myslimanëve çamë. Kështu duke polemizuar

me bashkatdhetarët e tij, që e justifikonin shtypjen e çamëve, me gjoja “keqtrajtimin e minoritetit

grek në Shqipëri”, deputeti i Janinës Kristo Vasili, shkruante se anomalitë në qeverisjen e

Çamërisë vinin nga nëpunësit e paditur të Athinës dhe se nëse shtetit grek propagandon

negativisht kundër popullsisë myslimane çame, kjo gjë nuk ndodhte me shtetin shqiptar.2

Regjistrimi i popullsisë i vitit 1928 në Greqi, tregonte se zona të tëra që më parë kishin qenë

të banuara me popullsisë shqiptare ishin shpërngulur dhe në vend të tyre ishin vendosur refugjatë

grekë, duke e kthyer shtetin grek në një shtet homogjen, ku minoriteti shqiptar zinte një vend

shumë të vogël e të papërfillshëm. Çështja e pakicave kombëtare e sidomos e minoritetit shqiptar

do të mbetej për shumë kohë një ndër çështjet më të mprehta mes dy vendeve.3

Nga viti 1922 dhe deri në vitin 1926, duke iu referuar ekspozesë së referuar prej Mehdi

Frashërit për çështjen e Çamërisë në Lidhjen e Kombeve, qeveria greke urdhëroi dhe shpërnguli

75 % të popullsisë së mbetur shqiptare në Çamëri.4 Historiografia greke pothuajse e ka mohuar

tërësisht problemin çam duke e quajtur atë “çështje të brendshme të shtetit grek”. Edhe në ato

raste kur ajo është përmendur, asnjëherë nuk është theksuar se kjo popullsi është shpërngulur me

dhunë, por se ajo është larguar sepse shqiptarët kërkonin trajtime të privilegjuara për pronat e

tyre, se nuk pranonin reformën agrare dhe se u larguan me dëshirë në Turqi.5

Duke parë se shteti grek nuk e ndali politikën e tij të shkëmbimit të popullsisë myslimane

çame, atëherë shteti shqiptar në 31 tetor 1927, i paraqiti shtetit grek një memorandum në të cilin

parashtronte kërkesat e tij në lidhje me pasurinë e shqiptarëve në Greqi. Propozimet e shtetit

shqiptar mbi këtë çështje ishin si më poshtë: 1 Ilir Ushtelenca, Diplomacia..., f. 177. 2 Hajredin Isufi, “Politika e sСtetit Рrek...”, f. 75. 3 Richard Clogg, Histori e përmbledhur..., f. 105. 4 Nestor NepravisСta, “Ekspoгeja e MeСdi FrasСërit për çësСtjen e кamërisë (Në LidСjen e Kombeve)”, Studime Historike. Tiranë: Nr. 1-4, Viti XLVIII, 1997, f. 199. 5 Filip Lico, Probleme të marrëdhënieve..., f. 127-168. Autori jep një parashtrim të gjatë të çështjes së si është trajtuar Epiri në historiografinë greke dhe konkretisht nga akademikët dhe historianët e Universitetit të Athinës.

Page 285: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

242

1. T’i ktСeСesСin pronarëve shqiptarë pasuritë e patundshme që ata i zotëronin rregullisht

me tapi, të cilat i ishin marrë arbitrarisht prej fshatarëve ose personave të tjerë.

2. Mes pronarëve shqiptarë gjendeshin shumë, të cilët duke mos pasur mjetet e nevojshme

për të qëndruar në Greqi dhe për të administruar pasuritë e tyre, u shtrënguan të ikin prej

andej dhe të vinin në Shqipëri duke lënë në Greqi pasuritë e tyre, të cilat u sekuestruan

prej qeverisë greke, si pasuri të lëna pa-zot dhe si të tilla ju dorëzuan Bankës Kombëtare

të Greqisë. Pasuritë e kësaj kategorie duСet t’i ktСeСesСin të zotëve me gjithë të ardhurat

e munguara që prej zaptimit të tyre prej Bankës Kombëtare për hesap të Qeverisë greke.

3. Ligji agrar i Greqisë përjashtonte nga eksportimi sendet e patundshme që gjendeshin

brenda në kufijtë e çifligjeve si p.sh., shtëpia, mullinj, hane, sharra, kulla, etj., si dhe

kopshte, pyje e kullota. Me qenë se këto sende ishin zaptuar në kundërshtim me

dispozitat e dala prej ligjit, ato duСet t’i ktСeСesСin pronarëve sСqiptarë për t’i disponuar

lirisht.

4. Në fillim të procedurës së këmbimit reciprok të popullsive greko-turke, Qeveria

Helenike, pa dallim dhe përjashtim nacionaliteti, sekuestroi dhe ndaloi nga shitja të gjitha

pasuritë e shqiptarëve myslimanë, duke i konfonduar me ato turke. Kjo sekuestro

vazhdonte akoma; dhe me qenë se, si shqiptarët që banonin në Shqipëri ashtu dhe ata që

banonin në Greqi, ishin përjashtuar prej çdo shkëmbimi; kjo sekuestro duhej ngritur sa

më parë.

5. Shumë nga pasuritë e shqiptarëve ishin rekuizuar në favorin e emigrantëve grekë dhe

zotëve të vet nuk u ishte paguar asnjë shpërblim. Duke qenë se Qeveria greke prej

Lidhjes së Kombeve kishte kontraktuar një hua për vendosjen e emigrantëve, këto pasuri

duhet të paguheshin në vlerën e tyre të vërtetë dhe në dorë nga Arka e shërbimit të

vendosjes së refugjatëve.

6. Sa për tokat bujqësore të shqiptarëve që ishin shpronësuar ose që i ishin nënshtruar ligjit

të reformës agrare, Qeveria shqiptare, bënëte këtë propozim zgjidhje:

a. Të caktohej vlera e çdo prone duke marrë për bazë vlerën e vërtet në franga ar për çdo

streme; nga ana tjetër, për të ditur, hapësirën ekzakte në strema të çdo pronari, ishte e

nevojshme që ato të mateshin, pasi titujt e zotërimeve sipas ligjit Otoman, tregonin

vetëm kufijtë dhe jo numrin e stremave.

Page 286: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

243

b. Për sa i përkiste mënyrës së pagesës së vlerës së çdo pasurie, ajo duhej t’i paРuСej të

гotëve në dorë ose t’u siРuroСej pagimi rregullisht me garancinë e një Banke brenda

një periudhe jo më tepër se 5 vjet.

c. Për aplikimin e masave të lartpërmendura shihej e nevojshme të formohej një

Komision Mikst prej dy Delegatësh një grek dhe një shqiptar. Çdo konflikt ose

kontestim që mund të ndodhte mes delegatëve do të rregullohej prej dy qeverive me

anën e udhës diplomatike.1

Qeveria shqiptare thuhej po aty, ishte e bindur se Qeveria Helenike do të kishte mirësinë, që

në interes të përbashkët të dy shteteve fqinje dhe mike, të pres me mirëdashje këto propozime

dСe t’i studiojë me një frвmë të tСjesСtë miqësie dСe drejtësie, që më tepër se, sikundër që

rezultonte prej elementeve që ka në dorë, këto pasuri nuk përfshinin më tepër se 500.000 stremë.2

Nga diskutimet me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, përfaqësuesi shqiptar mori

përgjithësisht përgjigje negative dhe pa një mosinteresim prej shtetit grek për zgjidhjen e çështjes

së pasurive dhe shkëmbimit të popullsisë myslimane çame. Për sa i përket çështjes së traktateve,

z. Mihallopullos akuzoi shtetin shqiptar se po dëmtonte tregtarët grek në Shqipëri dhe duke qenë

se dëmi kishte qenë serioz, atëherë Athina kishte kërkuar arbitrazhin ndërkombëtar, gjë të cilën

Tirana nuk e kishte pranuar. E duke qenë se shteti shqiptar ishte sjellë sipas ministrit të jashtëm

grek, shumë keq me tregtarët grek dhe nuk kishte pranuar që çështja të trajtohej me arbitrazh,

atëherë Greqia nuk mund të nënshkruante traktatin e tregtisë me Shqipërinë.3

Rëndësia që i’u dha marrëdhënieve me Greqinë shihet dhe në Programin e Qeverisë shqiptare,

të miratuar gjatë tetorit të vitit 1927. Në program thuhej se politika e jashtme do të mbetej e do të

vazhdonte që në mënyrën më të përshtatshme të forconte lidhjet e saj me Italinë dhe do të

mundoСej РjitСasСtu që këto marrëdСënie t’i përmirësonte edСe me sСtetet e tjera. Qeveria

shpresonte në miqësinë që ushqehej ndërmjet saj dhe Greqisë dhe shpresonte që problemet e

mbetura pezull, të zgjidheshin në një kohë sa më të shpejtë, sidomos ato që kishin të bënin me

1 AQSH. F. 251, V. 1927, D. 44, Fl. 156-158. Dokumenti mban datën 31 tetor 1927. (MPJ e Shqipërisë i drejtohet Legatës greke në Tiranë). 2 AQSH. F. 251, V. 1927, D. 44, Fl. 158. MPJ e Shqipërisë i drejtohet Legatës greke në Tiranë. 3 AQSH. F. 251, V. 1927, D. 130, Fl. 136. Ministri Fuqiplotë i Shqipërisë në Athinë, i drejtohet MPJ në Tiranë (ministrit Iljas Vrioni). Akuzat që ngrinte ministri i jashtëm i Greqisë kishin të bënin me disa tregtarë grekë, ndër të cilët spikaste çështja e z. Mollas. Duke qenë se kjo çështje nuk kishte gjetur zgjidhje, shteti grek nuk pranonte të firmoste marrëveshjen e tregtisë me Shqipërinë.

Page 287: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

244

minoritetet dhe çështjet e pasurisë.1 Për këto dy çështje Eshref Frashëri në mbledhjen e Senatit që

u mbajt për të njëjtin qellim më 7 janar 1928, u shpreh se: “me zgjidhjen e këtyre dy çështjeve,

Qeverija Shqiptare do të marrë lavditë ma të mëdha...”, pasi popullsia shqiptarë në Greqi realisht

vuante dhunën e ushtruar prej Athinës. Sipas tij Greqia kishte dhënë shumë herë premtimin se do

t’i rreРullonte këto çësСtje, basСkë me firmosjen e traktateve, por ajo asnjëherë nuk e kishte

mbajtur premtimin e saj. Si гРjidСje ai suРjeronte që sСteti sСqiptar, t’i drejtoСej sa më sСpejtë

Lidhjes së Kombeve në mbledhjen e saj më të afërt.2

Meqë në muajin nëntor 1927 edhe Pakti i dytë i Tiranës me Italinë pothuajse mund të quhej i

nënshkruar, shteti shqiptar ndërmori një fushatë të gjerë diplomatike në mbrojtje të popullsisë

myslimane çame. Përveç memorandumit të mësipërm (të 31 tetorit 1927), përmes të cilit Tirana

гвrtare kërkoi që popullsisë çame t’i ktСeСeshin pronat e tyre të konfiskuara prej Bankës

Kombëtare të Greqisë, ose t’i paРuСesСin me çmimin real të koСës, sСteti sСqiptar ndërmori edСe

disa hapa të mëtejshme si në Lidhjen e Kombeve ashtu dhe pranë qeverisë greke. Më 17 nëntor

1927, ministri Fuqiplotë i shtetit shqiptar në Athinë Stavro Stavri, pati një takim me ministrin e

Punëve të Jashtme të Greqisë z. Mihallopullos, me të cilin bisedoi mbi disa çështje shumë të

rëndësishme. Ndër çështjet që ai shtroi për diskutim ishin: ajo e dy fshatrave të Çamërisë,

Gardhiq dhe Dragumi, popullsinë e të cilëve shteti grek kishte kërkuar ta shpërngulte; ratifikimin

e traktateve, të cilat shteti shqiptar i kishte kaluar në parlament dhe tashmë priste që dhe pala

greke të bënte të njëjtën gjë; diskutimin e memorandumit të datës 31 tetor, paraqitur prej shtetit

shqiptar në lidhje me pasurinë e shqiptarëve në Greqi; kthimin e pasurive të konfiskuara në

mënyrë të paligjshme në duart e pronarëve të tyre dhe në fund diskutimin mbi botimin në shtypin

e përditshëm grek të akuzave se gjoja shteti shqiptar sillet keq ndaj minoritetit grek në Shqipëri,

duke u mbyllur shkollat dhe duke mos i siguruar të drejtën e mësimit të gjuhës greke në këto

shkolla.3

Në fillim të vitit 1928, Rauf Fico i propozonte Ahmet Zogut që të përpiqej të lidhte një

marrëveshje të drejtpërdrejtë me qeverinë greke ku të trajtohej çështja e pronave të popullsisë

çame, problemet e kufirit shqiptaro-grek si dhe mos dëbimi me dhunë i shqiptarëve myslimanë

që jetonin në Greqi. Nëse arritja e kësaj marrëveshje nuk do të bëhej e mundur gjer nga muaji

1 “Bisedimet e Senatit, Sesioni i vjesСtës i vjetit 1927 (MbledСja 11)”, Fletorja Zyrtare. Tiranë: Nr. 4, E Shtunde, 7 Kallnuer 1928, SСtвpsСkronja “Nikaj” (Botim i Ministrisë së Punëve të MbrndsСme), f. 2. 2 Po aty, f. 5. 3 AQSH. F. 251, V. 1927, D. 130, Fl. 136. Ministri Fuqiplotë i Shqipërisë në Athinë, i drejtohet MPJ në Tiranë (ministrit Iljas Vrioni).

Page 288: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

245

prill i atij viti, atëherë, vijonte propozimi i tij, në muajin qershor të ndërmerreshin të gjithë hapat

e mëtejshëm dhe problemi të shtrohej në Lidhjen e Kombeve.1 Pikërisht këto propozime të

këshilluara prej R. Ficos do të përbënin strategjinë politike që do të ndiqte shteti shqiptar gjatë

atij viti. Për ta pasur situatën sa më të qartë, në shkurt të vitit 1928, Qeveria shqiptare dërgoi me

mision të posaçëm në Greqi Xhafer Vilën dhe Milto Tutulanin, të cilët do të inspektonin nëse

zbatoheshin dhe respektoheshin apo jo të drejtat e minoritetit shqiptar në Greqinë Veriore. Pasi

vëzhguan situatën, ata raportuan se gjendja e kësaj popullsie ishte shumë e keqe dhe se një pjesë

e madhe e saj jetonte çdo ditë me frikën e shpronësimit dhe shpërnguljes. Konstatimi

përfundimtar ishte se Greqia nuk zbatonte asnjë nga angazhimet e marra (në konventa dhe

traktate) dhe e thellonte më tej politikën shkombëtarizuese ndaj popullsisë shqiptare.2 Më 1 mars

të atij viti, pala greke ju përgjigj negativisht propozimeve të qeverisë shqiptare për një

marrëveshje të drejtpërdrejtë mes dy vendeve. Në këto kushte, Ministria e Punëve të Jashtme i’u

drejtuar Këshillit të Ministrave përmes një shkrese në të cilën parashtronte nevojën e

domosdosСme, që menjëСerë t’i drejtoСesСin Sekretarit të PërРjitСsСëm të LidСjes mbi atë çfarë

po ndodhte me popullsinë shqiptare në vendin fqinj.3 Po atë ditë ministri shqiptar i Punëve të

Jashtme Iliaz Vrioni, ju drejtua Sekretarit të përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve në Gjenevë,

Erik Drumond, nëpërmjet një relacioni në të cilin pasi i shpjegonte gjendjen e popullsisë çame,

kërkonte që Lidhja të ushtronte gjithë autoritetin e saj ndaj Greqisë, për ta detyruar atë që të

dëmshpërblente të gjithë shqiptarët e shpronësuar si dhe të respektonte të drejtat e minoriteteve.4

Akuгat e Tiranës ndaj AtСinës në këtë koСë, mund t’i përmbledСim rretС tri pikave kвçe: së

pari se Greqia vazhdonte ta merrte me avash çështjen e ratifikimit të konventave në parlamentin

e saj, por edhe pas ratifikimit prej Dhomave Legjislative të dy shteteve ajo nuk pranonte të

shkëmbente instrumentet e ratifikimit; së dyti, se shteti grek nuk kishte paguar asnjë prej

shqiptarëve të shpronësuar në Çamëri; së treti, minoriteti shqiptar në Greqi nuk kishte asnjë të

drejtë madje as atë për shkollim në gjuhën e tij (shqipe). Pas një qasje të tillë analizuese, Qeveria

shqiptare kishte pasur shrpesën se Greqia do t’i merrte parasвsС këto kërkesa të drejta. Por në

Tiranë, sidomos në ministrinë e Punëve të Jashtme mendohej, se nëse deri në fund të muajit prill

1 AQSH. F. 149, V. 1928, D. I-997, Fl. 2. R. Fico i drejtohet Ahmet Zogut në lidhje me popullsinë shqiptare në Greqi. 2 Ilir Ushtelenca, Diplomacia..., f. 191. 3 AQSH. F. 149, V. 1928, D. I-997, Fl. 1. MPJ për Këshillin e Ministrave. 4 AQSH. F. 251. V. 1928. D. 40. Fl. 112-113. Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme Iliaz Vrioni, i drejtohet sekretarit të përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, Erik Drumond

Page 289: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

246

1928 nuk arrihej një marrëveshje direkt për rregullimin e çështjeve të lartpërmendura, atëherë

qeveria shqiptare duhet ta shtronte çështjen për zgjidhje në sesionin e qershorit të Këshillit të

Lidhjes së Kombeve.1 Qeveria greke nuk i mori parasysh kërkesat e Shqipërisë duke lënë në

heshtje çdo propozim të saj. Në mbledhjen e parlamentit grek në 29 maj, deputeti i Pireut,

Speciotis e pyeti ministrin e Jashtëm të Greqisë, Mihallopullos, se për cilat arsye konventat e

nënshkruara me Shqipërinë kishin dy vjet që kishin mbetur në pezull. Ai u përgjigj se ato ishin

miratuar nga parlamenti grek, botuar dhe në shtypin zyrtar, por se ai personalisht nuk kishte qenë

dakord që të bëhej shkëmbimi i instrumenteve të ratifikimit, për arsye të disa mosmarrëveshjeve

tregtare që kishin lindur ndërmjet dy vendeve.2

Këmbëngulja e qeverisë shqiptare nuk rreshti së vazhduari edhe pas këtyre deklaratave të

zyrtarëve të lartë dhe artikujve antishqiptar të botuar në shtypin e shkruar grek. Me kërkesën e

qeverisë shqiptare, problemi çam u bë objekt diskutimi rishtazi në sesionin e 50-të të Këshillit të

Lidhjes së Kombeve që u mbajt më 4-9 qershor 1928. Më 5 qershor përfaqësuesi i qeverisë

shqiptare në fjalën e tij, vuri theksin se: “Autoritetet greke me veprimet e tyre po u’a bënin të

padurueshme jetën çamëve... Ato po i detyronin çamët të braktisin vendin, se jeta e tyre

rrezikohej nga çasti në çast”.3 Përfaqësuesi grek Politis, në fjalën e tij përsëriti edhe një herë se

Shqipëria nuk duhej të ndërhynte në punët e brendshme të Greqisë, se çamët ishin grekë dhe se

pretendimi i qeverisë sСqiptare për t’u Сequr si mbrojtëse e tyre, përbënte një cenim të

sovranitetit grek. Pavarësisht kërkesave të shtetit shqiptar, cilësonte Politis, Greqia ka pasur

РjitСnjë dësСirën t’i dësСmoj SСqipërisë qëllimin e vet sСumë të sinqertë që të ketë marrëdСënie

edhe më të mira miqësie. Qeveria greke sipas tij ka vendosur që të vazhdoj në këtë udhë,

pavarësisht se qeveria shqiptare ka marrë masa provokacioni dhe është sjellë me arrogancë gjatë

kohëve të fundit, duke e sjellë çështjen herë pas here për trajtim në Lidhjen e Kombeve (e duke

i’u referuar faktit se Greqia kishte shkelur artikullin 11, paragrafin 2). 4 Mehdi Frashri, si

përfaqësues i shtetit shqiptar, nga ana e tij theksoi ndër të tjera se qeveria shqiptare qe e bindur se

qeveria greke, nëse do zhdëmtonte pasuritë e konfiskuara që i kishte marrë popullsisë shqiptare,

veprim ky që donte vetëm një vullnet të mirë, mund ta kishte zgjidhur këtë çështje në mënyrë të

pëlqyeshme për të dy vendet. Por ajo zgjodhi mënyrën më të vështirë. Nga ana e tij përfaqësuesi

1 AQSH. F. 251. V. 1928. D. 40. Fl. 114-115. Po aty. 2 Ilir Ushtelenca, Diplomacia..., f. 194. 3 Hajredin Isufi, “Politika e sСtetit Рrek...”, f. 76. 4 Kristo Frashëri, Historia e Çamërisë, Vështrim Historik, Tiranë: UETPRESS, 2015, f. 260.

Page 290: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

247

i grek i quajti këto pretendime si ndërhyrje në punët e brendshme të Greqisë dhe se Shqipëria po

cenonte hapur sovranitetin e një shteti anëtar të Lidhjes së Kombeve. Për të vërtetuar të

kundërtën Mehdi Frashëri paraqiti prova të shumta, se ishte Greqia ajo që ndërhynte në punët e

brendshme të Shqipërisë dhe jo kjo e fundit në ato të Greqisë.1

Problemi i mësipërm u shqyrtua gjerë e gjatë në mbledhjet e Këshillit të Lidhjes së Kombeve,

i cili pas diskutimeve, këshilloi të dy vendet që të gjenin një zgjidhje të përbashkët duke u marr

vesh mes tyre. Këshilli në fund miratoi një rezolutë e cila e parashtronte problemin vetëm nga

aspekti juridik i tij, duke mos marrë parasysh faktet reale dhe ankesat e shumta jo vetëm të shtetit

shqiptar, por dhe të popullsisë myslimane çame që i ishte drejtuar me dhjetëra e qindra herë

Lidhjes së Kombeve. Qeveria shqiptare, krahas kërkesave për mospërfshirjen e popullsisë

shqiptare në procesin e shkëmbimit, ngriti përpara Lidhjes edhe kërkesën e sekuestrimit të

padrejtë të pronave dhe pasurive që i ishte bërë kësaj popullsie.2 Pothuajse të gjitha ankesat që i

drejtoheshin institucioneve ndërkombëtare, por dhe shtetit grek gjatë këtyre viteve, shihnin si

pikë referimi Traktatin e Paqes mes Turqisë e Greqisë të nënshkruar pas Luftërave Ballkanike

më 14 nëntor 1913. Sipas këtij traktati (në nenet 5 dhe 6 të tij), në vendet e pushtuara prej

Greqisë dhe që më parë i përkisnin Perandorisë Osmane, të drejtat e pronësisë mbi pronat e

paluajtshme, të zotëruara nga persona privatë dhe që vërtetoheshin përmes dokumenteve osmane,

njiheshin ligjërisht si të vlefshme prej shtetit grek.3 Në këtë aspekt shteti shqiptar synonte të

përdorte një parim të rëndësishëm juridik, atë të hershmërisë së një traktati, ndaj një tjetri, siç

ishte ai i Loгanës, për t’i treРuar sСtetit Рrek se nuk duСet të cenonte pronat e popullsisë

sСqiptare dСe t’i konfiskonte apo sСiste ato. Për sСqвrtimin e kërkesës sСqiptare, KësСilli nРarkoi

përfaqësuesin e Polonisë, z. Zaleski. Në raportin e paraqitur prej tij, vërehej se ai bëri të vetën

pikëpamjen greke, duke treguar se Lidhja e Kombeve duhet t’i trajtonte ndërСвrjet në mbrojtje të

minoriteteve në mënyrë selektive e të kujdesshme dhe se Greqia e kishte të drejtën të ankohej

ndërsa Shqipëria jo. Në të njëjtën frymë shprehej dhe Sekretari i FO (Foreign Office) A.

CСamberlain. Ai doli me teгën se përderisa minoritetet sСqiptare kisСin të drejtën t’i drejtoСesСin

vetë Lidhjes së Kombeve, kërkesa e qeverisë shqiptare ishte e tepërt dhe duhej hedhur poshtë në

parim. Nëse ajo do të merrej parasysh do të krijonte një precedent të rrezikshëm që, sipas tij, do

1 AQSH. F. 251, V. 1928, D. 40, Fl. 210-222. Dokumenti është në formë broshure, botuar prej MPJ së Shqipërisë në vitin 1928. 2 Arben Puto, Shqipëria politike..., f. 513. 3 Kristo Frashëri, Historia e Çamërisë, Vështrim Historik, Tiranë: UETPRESS, 2015, f. 262-263.

Page 291: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

248

detyronte Lidhjen të merrej me grindje të vogla, të cilat nuk ishin gjë tjetër vetëm se humbje

kohe. Si konkluzion, përçapja e qeverisë shqiptare u zbraps dhe juridikisht institucionet

ndërkombëtare dështuan ta zgjidhin problemin nga pikëpamja e së drejtës.1 Ato u bënë palë dhe

në rastin më të keq, ndihmuan Athinën që të legjitimonte padrejtësisht të gjitha veprimet dhe

aktet e gjeratëhershme ndaj popullsisë çame.

Gjatë viteve 1928-1930 një rol të rëndësishëm në politikën e jashtme të shtetit shqiptar do të

luante Rauf Fico. Në cilësinë e ministrit të Punëve të Jashtme ai do kontribuonte në mbrojtjen e

interesave të popullsisë shqiptare si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Veprimtaria e tij politike dhe

diplomatike, tregon për një angazhim të palodhur në mbrojtje të interesave shqiptare kundrejt

shtetit grek. Telegramet dhe letërkëmbimet e shumta me përfaqësuesit e shtetit shqiptar në

Athinë e Selanik, shfaqin interesin e shtetit shqiptar ndaj politikës antishqiptare që po ndiqte

Greqia kundrejt popullsisë myslimane çame. Ai u bë mbështetës i të gjitha përpjekjeve të

minoritetit shqiptar në Greqi, duke i përkrahur ato si politikisht ashtu dhe ekonomikisht. Kjo

duket dhe në letrën që Lec Kurti, i ngarkuari me punë i Legatës shqiptare në Athinë i dërgonte

Ministrisë së punëve të Jashtme në Tiranë, në të cilën i kërkonte të mbështeste financiarisht

delegacionin e përfaqësuesve të zgjedhur nga krahinat e Çamërisë që do shkonte në Lidhjen e

Kombeve, për t’i Сequr sСpenгimet e udСëtimit nРa Qeveria sСqiptare.2 Këto përpjekje të tij,

vijuan të ishin konstante edhe me përfaqësuesit e tjerë që zëvendësuan Lec Kurtin gjatë viteve

1929-1930, si Eqerem Vlora dhe Ali Asllani.

Në muajin shkurt 1930, gjendja e shqiptarëve të Çamërisë ishte shumë e vështirë. Kjo situatë

raportohej herë pas here prej Legatës shqiptare në Athinë.3 Për këtë arsye R. Fico i kërkoi

Mbretit mbledhjen urgjente të Këshillit të Ministrave për të vendosur mbi masat që duheshin

marrë dСe për t’i komunikuar përfaqësisë sСqiptare në AtСinë, demarsСet e duСura që duСet të

bënte në Ministrinë e Punëve të Jashtme greke.4 Ai në cilësinë e ministrit të Punëve të Jashtme,

në nëntor të vitit 1930 dërgoi në Lidhjen e Kombeve një kërkesë në emër të minoritetit shqiptar

në Greqi, ku paraqiteshin jo vetëm kërkesat e popullsisë shqiptare në Greqi, por jepej dhe një

ekspoze e gjerë e gjendjes së mjeruar, diskriminimit dhe asimilimit të shqiptarëve atje.5

1 Arben Puto, Shqipëria politike..., f. 514. 2 AQSH. F. 251, V. 1929, D. 366, Fl. 124. I ngarkuari me punë i Legatës shqiptare në Athinë i drejtohet MPJ në Tiranë. 3 AQSH. F. 251, V. 1930, D. 192, Fl. 4-5. Legata shqiptare në Athinë për MPJ. 4 AQSH. F. 251, V. 1930, D. 192, Fl. 3. R. Fico i drejtohet Këshillit të Ministrave. 5 AMPJSH. V. 1930, D. 192, Fl. 56-57. R. Fico drejtuar Lidhje së Kombeve.

Page 292: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

249

Shteti shqiptar në fillim të viteve ’30 u vu përball sfidave të sСumta në politikën e tij të

jashtme. Qeveria shqiptare duke mos pasur alternativa të shumta diplomatike për të ndihmuar

popullsinë shqiptare që kishte mbetur jashtë Shqipërisë së pavarur, pa si rrugëzgjidhje të vetme,

pranimin dhe sistemimin e tyre brenda territorit shqiptar, duke i garantuar fillimisht heqjen e

shpenzimeve të ushqimit deri sa të arrinin në vendin e destinuar ku do vendoseshin, si dhe

pagesën e shpenzimeve të udhëtimit. Dekretligji i 2 shtatorit 1931 “Mbi vendosjen e

Emigrantëve” ishte më i rëndësishmi i nxjerrë për kohën (lidhur me këtë çështje) dhe i miratuar

nga Mbreti Zogu I. Që në artikullin e tij të parë cilësohej qartë se ky dekretligj nuk i drejtohej

vetëm shqiptarëve që kërkonin të largoheshin nga Greqia, por ai e linte të hapur mundësinë për të

gjithë ata që “...janë shqiptarë prej gjaku dhe gjuhe, pa ndryshim feje e seksi, të cilët tue u

shpërngul nga vendet e origjinës tyne vijnë në Shqipnin e lirë me qëllim vendosje dhe mos

ktСвerje përsëri në vendet e tвre, kan të drejtë m’u instalue si emiРrand në SСqipni...”.1 Përmes

këtij dekretligji shteti shqiptar në mënyrë strategjike synonte të afronte pranë tij emigrantët

shqiptarë të cilët duke mos i rezistuar dhunës dhe persekutimeve që pësonin në shtetet fqinje e

sidomos në Greqi, të vendoseshin në tokat e vëna në dispozicion prej qeverisë shqiptare.

Njëherazi përmes këtij dekretligji qeveria shqiptare, përveç ndihmës që i ofronte emigrantëve

duke i pranuar, sistemuar dhe duke i hequr shpenzimet e udhëtimit, synonte dhe popullimin e

atyre zonave ku toka kishte mbetur djerrë dhe ku përmes popullimit mund të arrihej gjallërimi i

ekonomisë dhe bujqësisë.

Përveç ndihmës që ofronte për ata që emigronin në Shqipëri, monarkia shqiptare u fokusua

gjithashtu dhe në shtrirjen dhe zgjerimin e bashkëpunimit dhe ndihmës konkrete ndaj asaj

popullsie shqiptare që kishte vendosur të qëndronte dhe të mos largohej prej Greqisë. Mos

asimilimi, ruajtja e identitetit, gjuhës, kulturës dhe edukimi shkollor i kësaj popullsie do kthehej

në një ndër prioritetet strategjike të politikës së jashtme të shtetit shqiptar gjatë fillimit të

viteve ’30. SСqiptarët e кamërisë së aneksuar prej grekëve, kishin kërkuar vazhdimisht hapjen e

shkollave shqipe në këtë trevë të pastër etnike shqiptare. Ata e kërkonin këtë gjë, në kuadër të

1 AQSH. F. 251, V. 1931, D. 232, Fl. 16. DekretliРji “Mbi vendosjen e emiРrantëve”. Në dekretliРj përcaktoСej qartë toka që do t’u akordoСej emiРrantëve, e cila do të isСte:

1. Livadhet që janë pasuri e shtetit; 2. Tokat që janë pasuri e bashkive dhe katundeve; 3. Tokë e vënë në përdorim prej Reformës Agrare (nga Zyra Agrare).

Page 293: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

250

marrëveshjes së nënshkruar prej shtetit shqiptar në Lidhjen e Kombeve më 1921, për respektimin

e të drejtave të minoriteteve.1

Me këtë rast, Musa Demi, hartoi në vitin 1930 një platformë e cila kishte si prioritet hapjen e

shkollave shqipe në Çamëri, si brenda qyteteve ashtu dhe në katunde. Por qeveria e Athinës nuk

pranoi asnjëherë që të plotësonte kërkesat e popullsisë shqiptare, duke u shfaqur arrogante në

mosplotësimin e të drejtave që ajo kishte, në respektim të marrëveshjes për minoritetet. Kjo

situatë në Greqi, përkon në anën tjetër, me ardhjen në krye të Ministrisë së Arsimit në Shqipëri të

Hilë Mosit, një intelektuali të brumosur me idealin kombëtar e atë patriotik. Meqë “Statuti

Themeltar” lejonte hapjen e shkollave të huaja qofshin ato fetare apo laike, në të gjitha nivelet,

kjo përbente një pengesë shumë të madhe për zhvillimin e arsimit kombëtar shqiptar, gjithnjë

duke mbajtur parasysh dhe faktin se ato e ushtronin veprimtarinë e tyre të financuara nga jashtë

dhe me programe të pakontrolluara.2 Në prioritetet e punës së tij ishte vënia e arsimit shqiptar

mbi baza kombëtare dhe të kontrollueshme, pasi gjendja ku ndodhej arsimi shqiptar i kishte

krijuar mundësinë të huajve, kryesisht fqinjëve grekë dhe italianë, që duke përdorur pozitën e

tyre, të shtrinin ndikimin kulturor dhe politik përmes shkollave që ata financonin.3 Dekretligji i

14 shtatorit 1932, i cilësuar si një ligj “drakonian”, parashikonte deri dënim me burg për ata që

ndiqnin arsimin e huaj në Shqipëri. Ai u ndikua kryesisht prej rrethanave politike në të cilat

gjendej qeveria shqiptare.4

Përkeqësimi i marrëdhënieve me Italinë, e detyroi Mbretin Zogu I, që të ndërmerrte një sërë

nismash për të kufizuar ndikimin italian brenda vendit. Këtyre nismave nuk i shpëtoi as mbyllja e

shumë shkollave greke. Përmes miratimit të Kushtetutës së re në fillim të vitit 1933, nenet 206-

207 shpreheshin se: “Mësimi dhe edukimi në shkollat shqiptare i rezervohet vetëm shtetit dhe do

jepet vetëm në shkolla publike. Arsimi fillor është i detyrueshëm për shtetast shqiptarë dhe do

jepet falas, pa pagesë. Shkollat private të të gjitha kategorive që veprojnë brenda vendit, do

mbyllen.”5 Në prill të vitit 1933, pothuajse të gjitha shkollat private do të mbylleshin. Kjo gjë do

1 AQSH. F. 251, V. 1930, D. 192, Fl. 56. R. Fico drejtuar Lidhje së Kombeve. 2 Historia e arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar. Tiranë: v. 1, Botim i Institutit të Studimeve Pedagogjike, 2003, f. 438. 3 Po aty, 429. 4 Fletore Zyrtare, Tiranë: Nr. 21, V. 1932, f. 1. Dekret Ligji për shkollat e huaja në Shqipëri. 5 “MТnorТtв ScСools Тn AlbanТa”, Permanent Court of Internationa Justice, Judgments, Orders and Advisory Opinions, Fascicule nr. 64. Advisory Opinion of April 6th, 1935. Leвden: A. W. SijtСoff’s PublisСinР Companв, 1935, f. 5. Nenet 206-207 ishin e kundërta e neneve po 206-207 të Kushtetutës së vitit 1928.

Page 294: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

251

të influenconte ndjeshëm në përkeqësimin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. 1

Ndryshimet në Kushtetutën e re të shtetit shqiptar, ndalonin funksionimin e shkollave private, gjë

e cila binte ndesh me nenin 5 të deklaratës shqiptare për minoritetet të 2 tetorit 1921.2 Si pasojë e

zbatimit të dispozitave të reja, u mbyllën 48 shkolla private. Këto shkolla ndaheshin në: 21

shkolla laike, 14 shkolla myslimane, 7 shkolla katolike dhe 6 shkolla ortodokse.3 Ndërsa sipas të

dhënave që jep D. Mihalloupullos, numri i shkollave greke ishte më i madh se gjashtë. Sipas tij,

në vitin 1914 kishin qenë gjithsej 160 shkolla, në vitin 1927 ato ishin pakësuar dhe kishin mbetur

70, për të arritur në vitin 1931 në rreth 40 të tilla, dhe për të mbërritur në vetëm 10 shkolla greke

në vitin 1933.4 Për mbylljen e shkollave greke ortodokse, qarqet greke u ankuan në Lidhjen e

Kombeve. Me fillimin e vitit 1934, problemi i shkollave filloi të bëhej edhe më i mprehtë.

Promotor i kësaj lëvizje ishte si gjithnjë konsullata greke në Gjirokastër. Prefektura e

Gjirokastrës njoftonte se konsulli grek i atjeshëm, kishte udhëzuar pleqësinë e disa katundeve

Рrekofone që të përРatisnin ankesa drejtuar LidСjes së Kombeve, së cilës do t’i kërkonin sСkolla

private greke dhe jo shkolla me mësues zyrtarë, që jepnin mësim vetëm 4 orë greqisht në javë.

Këtyre nismave Ministria e Brendshme ju përgjigj, duke u përpjekur të marrë masa efikase dhe të

parandalonte çdo lloj proteste që mund të bënin grekofonët për çështjen e shkollave.5

Protesta të organizuara prej qeverisë greke pati edhe në Lidhjen e Kombeve. Kështu

“Shoqëria Helenike”, në maj të vitit 1934, protestoi në Lidhjen e Kombeve duke kërkuar

miratimin e rezolutës “Folkestone”, me të cilën përmes statistikave të trilluara kërkonte hapjen e

shkollave greke në të gjithë Shqipërinë. Më 21 nëntor 1934, Asambleja e XVIII e Lidhjes së

Kombeve u hap me një peticion të “Shoqërisë Helenike” që kërkonte ndryshimet e nenit 206 dhe

207 të Kushtetutës Shqiptare.6 KësСilli i LidСjes vendosi që çësСtjen t’ja nРarkonte për sСqyrtim

një komiteti ekspertësh (anglez, meksikan dhe portugez). Në 14 janar 1935, Mehdi Frashëri

deklaroi në emër të qeverisë shqiptare në Lidhjen e Kombeve se Shqipëria kishte qenë dhe

mbetej gjithnjë në favor të mbrojtjes së pakicave, pasi pakicat prej race dhe gjuhe në Shqipëri

1 Thoma Jani Karamelo, Marrëdhëniet..., f. 108. Ndryshimet më kryesore në Statutin Themeltar të Mbretërisë ndodhën në nenet 206-207. 2 “MТnorТtв ScСools Тn AlbanТa”, nr. 64, 1935, f. 5. 3 Nuri Dragoj, Shqiptarët dhe grekët..., f. 103. 4 Theofanis Malqidhis, Minoriteti Etnik Grek..., f. 34. Shik edhe Kristo Frashëri, Historia e Çamërisë, Vështrim Historik, Tiranë: UETPRESS, 2015, f. 268-269. 5 Nuri Dragoj, vep. e cit. f. 105. 6 Thoma Jani Karamelo, vep. e cit. f. 111.

Page 295: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

252

ishin të pakta, kurse pakicat shqiptare në shtetet fqinje ishin me qindra. 1 Ai u përpoq të

argumentonte se shteti shqiptar gjithnjë kishte respektuar të drejtat e pakicave, ndryshe nga

shtetet fqinje, siç ishte rasti i Greqisë, që nuk i kishte respektuar asnjëherë këto të drejta, duke

mos hapur asnjë shkollë për minoritetin shqiptar në Greqi.

Më 21 janar 1935, qeveria greke ja përcolli kërkesën e saj Lidhjes së Kombeve e cila po më

21 janar i’u drejtua Gjвkatës Ndërkombëtare për një “advisory opinion” (mendim këshillues).2

Në muajin mars (11 mars), Gjykata nisi një proces ku palët u ftuan të prezantonin pikëpamjet e

tyre.3 Mbrojtjen e palës shqiptare e mori përsipër profesori francez i së drejtës ndërkombëtare, G.

Gidel, ndërsa në mbrojtje të palës greke doli diplomati N. Politis. U dëgjua gjithashtu dhe

përfaqësuesi i qeverisë shqiptare Mehdi Frashëri.4 Në fjalën e tij ai theksoi edhe njëherë se

ndryshe nga Shqipëria që firmosi më 2 tetor 1921 deklaratën për minoritetet, Greqia refuzoi të

bënte një deklaratë të tillë analoge dhe për pasojë minoriteti shqiptar në Greqi nuk gëzonte asnjë

të drejtë.5 Statistikat e kohës i japin të drejtë shtetit shqiptar, kur shihet se në atë kohë në të gjithë

Shqipërinë ndiqnin shkollën vetëm 4.8 për qind e popullsisë shqiptare. Ndërsa për pakicën greke

në Shqipëri, shkonin në shkollë 9.9 për qind e popullsisë, në një kohë që për pakicat kombëtare

shqiptare në Greqi nuk kishte asnjë shkollë. Me financat e shtetit shqiptar, ndiqnin rregullisht

shkollën 79 për qind e fëmijëve minoritarë.6

Gjykata Ndërkombëtare mori vendim përfundimtar në lidhje me çështjen në fillim të muajit

prill 1935. Ajo me 8 vota pro dhe 3 kundër i dha të drejtë palës greke. Shteti shqiptar mori

përsipër të “korrigjonte gabimin”, ndërsa ministri i Arsimit në atë kohë, Mirash Ivanaj, një figurë

e shquar atdhetare, dha dorëheqjen.7

Gjatë tetorit të vitit 1935 në një vizitë zyrtare të ministrit grek Diamantopulos u deklarua prej

tij se nëse qeveria shqiptare do të hapte shkolla greke në Himarë, atëherë edhe Athina do të çelte

shkolla shqipe me mësues shqiptarë.8 Kjo kërkesë u ripërsërit edhe një herë gjatë takimit që pati

1 Nuri Dragoi, Shqiptarët dhe grekët..., f. 103. 2 “MТnorТtв ScСools Тn AlbanТa”, Permanent Court of Internationa Justice, Judgments, Orders and Advisory Opinions, Series A/B, Fascicule nr. 64. Advisory Opinion of April 6th, 1935. Leвden: A. W. SijtСoff’s PublisСinР Company, 1935, f. 6. 3 Po aty, f. 7. 4 Ibid. 5 Arben Puto, Shqipëria politike, vepër e cituar, f. 504. 6 Nuri Dragoi, vep. e cit.. f. 103. 7 Arben Puto, vep. e cit. f. 504-505. Shiko edhe “MТnorТtв ScСools Тn AlbanТa”, f. 20-23. Në fund vendimin e firmoste Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare Cecil Hurst. 8 AQSH. F. 251, V. 1936. D. 164, F. 113. Konsulli shqiptar i Legatës në Athinë i drejtohet MPJ, Tiranë. 28.09.1936.

Page 296: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

253

një vit më pas në 28 shtator 1936, Xhafer Vila, konsull i Legatës shqiptare në Athinë me

Drejtorin politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë. Por edhe ky i deklaroi se shteti

shqiptar duhet të hapte sikur dhe një shkollë të vetme greke në Himarë, që Athina zyrtare të

emëronte pesë muhamedanë çamë për të dhënë mësimin e gjuhës shqipe në Çamëri. 1 Por

pavarësisht deklaratave agjë reale nuk u realizua nga të dy palët.

Gjatë viteve 1936-1937 shteti shqiptar vijoi të ruante në politikën e tij të jashtme një vijë

konstante interesimi në lidhje me gjendjen e popullsisë shqiptare në Greqi. Ky interesim erdhi

gjithnjë e në rritje, sidomos kur në gusht të vitit 1936 në Greqi triumfoi fashizmi dhe në pushtet

erdhi Joan Metaksai, i cili vendosi diktaturën fashiste. Vendosja e kësaj diktature erdhi si

rrjedhojë e rritjes së ndikimit komunist brenda Greqisë si dhe rritjes së numrit të grevave e

protestave të organizuara nga këta të fundit për të rrëzuar mbretin Gjergj. Por, me të kuptuar

situatën brenda vendit mbreti shpalli “ligjin ushtarak”, shpërndau Parlamentin dhe i kaloi fuqi të

plotë gjeneralit Metaksa për të përballur rrezikun që kanoste vendin. Kjo solli një mbyllje të

menjëhëhershme të kufijve, gjë e cila ndikoi në përkeqësimin e marrëdhënieve të shqiptarëve që

jetonin në Greqi, me ata matanë kufirit.2

Vendosja e diktaturës ushtarake në Greqi, solli menjëherë për popullsinë shqiptare dhe

fillimin e përndjekjeve dhe goditjeve sistematike. 3 Qeveria greke bëri çmos që të përçante

popullsinë shqiptare të Çamërisë, duke kundërvënë të krishterët ndaj myslimanëve. Gjithashtu

shqiptarëve të Greqisë iu ndalua të flisnin gjuhën shqipe në ambiente publike.4 Me ardhjen e J.

Metaksait edhe ato pak arritje që ishin realizuar ndërmjet dy vendeve në fushën e të drejtave të

minoriteteve, sidomos në atë të arsimimit në gjuhën amtare, do të ktheheshin sërish në nivelin

zero. Ndaj popullsisë çame që kërkonte hapjen e shkollave shqipe, filloi një dhunë e paparë dhe

një keqtrajtim që është evidentuar edhe në letërkëmbimet mes përfaqësuesve shqiptar në Greqi

dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë. Ndër këto raste mund të përmendim raportin që

konsulli shqiptar në Janinë, Xhemal Frashëri, i dërgonte më 20 maj 1936 ministrit të Punëve të

Jashtme Fuad Asllanit, ku përshkruante keqtrajtimin e popullsisë së Filatit, vetëm se ata ishim

1 AQSH. F. 251, V. 1936. D. 164, F. 113. Konsulli shqiptar i Legatës në Athinë i drejtohet MPJ, Tiranë. 28 shtator 1936. 2 “Në përsСkrim të dв javëve”, Cirka. SСkodër: SСtëpia Botuese “Ora”, E PërkoСsСme, Kulturale, Popullore, Viti I, Nr. 7, 16 gusht 1936, f. 110. 3 SelaСвdin Toto, “Fati i Monarqive”, Bota e Re. E Përmuajshme, Kulturore, Nr. 1, Korrik, 1945, Viti I, Tiranë: Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërisë, f. 30. 4 AQSH. F. 251, V. 1936, D. 164, Fl. 309-312. Vendosja e diktaturës ushtarake e përkeqësoi edhe më shumë gjendjen e popullsisë shqiptare në Greqi.

Page 297: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

254

“muhamedanë” dhe se paria e saj kishte kërkuar për shkollimin e fëmijëve, hapjen e një shkolle

në gjuhën shqipe dhe dërgimin e mësuesve nga Shqipëria.1

Për të ndalur rritjen e ndikimit që kishte shteti shqiptar mbi popullsinë shqiptare në Çamëri,

qeveria e Athinës përmes shtypit grek përhapi lajmin, se gjoja, shqiptarë e Çamërisë po

përgatisnin një kryengritje duke u armatosur (me ndiСmën e sСtetit sСqiptar), për t’u sСkëputur e

për t’u basСkuar me SСqipërinë. Ndaj këtij lajmi reaРoi qeveria sСqiptare e cila më 13 qersСor

1936, përmes një deklarate, sqaroi se këto nuk ishin gjë tjetër vetëm se shpifje të shtypit grek, që

kërkonin të anashkalonin dhunën që po ushtrohej ndaj popullsisë shqiptare në Çamëri.2 Këto

akuza të qeverisë greke vihen re edhe në motivacionet që ajo ngrinte dhe jepte për shtyp me

rastin e arrestimit të figurave të shquara shqiptare të Çamërisë. Kështu ajo i cilësonte këta të

ndaluar, si “arrestime të propagandistëve shqiptarë”, që nuk lejonin vendosjen e pushtetit grek në

krahinën e Çamërisë. Indirekt me këtë rast akuzohej dhe shteti shqiptar për nxitjen e këtyre

elementëve, që kërkonin destabilitetin e gjendjes brenda Greqisë.3

Mbretëria shqiptare më 12 prill të vitit 1937, dekretoi si ministër fuqiplotë në Athinë Rauf

Ficon, i cili ishte dhe ministër i klasit të parë me një karrierë 12 vjeçare në diplomaci. Caktimi i

tij në këtë detyrë bëhej në një moment shumë delikat për vendin që ishte në krizë ekonomike.

Opinioni shqiptar dhe grek e mirëpriti emërimin e R. Ficos në detyrën e ministrit fuqiplotë në

Athinë. Shtypi shqiptar ato ditë shkruante se akreditimi i R. Ficos pranë oborrit mbretëror

Helenik, ka prodhuar një kënaqësi të thellë në qarqet e larta shqiptare. Edhe shtypi grek (gazeta

Eleftheron Vima) i kushtoi disa shkrime emërimit të R. Ficos në Greqi, duke theksuar se ky

emërim rrëfente ndjenjat e mira të mbretërisë fqinje kundrejt Greqisë, si dhe vendimin për një

bashkëpunim më të ngushtë.4

Deri në vitin 1937, në Çamëri funksiononin formalisht vetëm shkollat greke dhe nuk u hap

asnjë shkollë shqipe. Të gjithë nëpunësit vendorë emëroheshin prej pushtetit qendror dhe në

shumicën dërrmuese të rasteve ishin grekë. Literatura shqiptare nuk lejohej dhe po ashtu atyre

nuk i lejohej të dispononin pasuri të patundshme. Ata u përjashtuan tërësisht nga jeta publike.5

Popullsia çame u ngarkua me taksa të rënda, të cilat nuk kishin vetëm natyrë fiskale por synonin 1 AQSH. F. 251, V. 1936, D. 164, Fl. 82-85. Raport i Xh. Frashërit për MPJ, Tiranë (20 maj 1936). 2 AQSH. F. 251, V. 1936, D. 164, Fl. 198. Drejtoria e Shtypit në Tiranë, jep sqarim për shtypin shqiptar mbi situatën dhe akuzat e pabaza të shtypit grek. 3 Shyqyri Hysi, Rauf Fico, shtetar dhe diplomat..., f. 225-226. 4 Po aty, f. 148. 5 AQSH. F. 251, V. 1934, D. 143, Fl. 107-114. Protestë e shqiptarëve të Filatit, drejtuar LK, e cila mban datën 10 dhjetor 1934.

Page 298: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

255

që ta detyronin atë të emigronte ose të nënshtrohej ndaj veprimeve shkombëtarizuese e

demoralizuese të administratës greke.1

Me gjithë fushatën e ashpër e të gjatë të spastrimit të Çamërisë, elementi çam në Greqi mbeti i

fuqishëm si në numër ashtu dhe në bindjen e tij se nuk kishte asgjë të përbashkët me popullsinë

greke. Të dhënat e marra nga regjistrimi i kësaj popullsie më 1936 tregonin, se numri i

shqiptarëve myslimanë që banonin në Çamëri varionte nga 25000-28000 frymë. Prej tyre 6000

frymë jetonin vetëm në Nënprefekturën e Filatit.2 Pothuajse po kaq ishte në total edhe numri i

popullsisë ortodokse shqiptare. Në total mund të thuhet se krahina e Çamërisë kishte një popullsi

shqiptare prej 70000-80000 banorësh. Gjatë gushtit të vitit 1937, si rezultat i këmbënguljes së

qeverisë greke për hapjen e shkollave greke në zonën e Himarës, Shqipëria dhe Greqia

nënshkruan një marrëveshje të ndërsjellë, e cila kishte për synim që shteti grek të hapte 3 shkolla

private në Himarë, ndërsa shteti shqiptar do kishte mundësinë që të jepte mësimin e gjuhës

shqipe në 10 shkolla fillore të Çamërisë3. R. Fico si përfaqësues diplomatik i Shqipërisë në

Athinë, pasi ishte takuar me kryeministrin Metaksa dhe figura të tjera të kabinetit qeveritar, i

shkruante ministrit të Punëve të Jashtme në Tiranë Ekrem Libohovës, se i kishte deklaruar

kryeministrit Metaksa dëshirën e mirë të qeverisë shqiptare për të çelur tri shkolla greke në

Himarë, duke i hapur rrugën zbatimit të marrëveshjes.4 Sidoqoftë, edhe pse nga marrëveshja

përfitonte popullsia shqiptare në Çamëri, sërish kjo marrëveshje ishte më shumë në favor të

shtetit grek se sa atij shqiptar. Ndërsa shteti grek gjatë muajit maj kërkonte hapjen e shkollave

greke, duke e shtuar ndjeshëm numrin e tyre në Shqipëri, kjo e fundit nuk kërkonte zbatimin e

një reciprociteti në kushte të barabarta, por mjaftohej vetëm me lëshime të përkohshme të

qeverisë greke (siç ishte mësimi i gjuhës shqipe në shkolla).5

Gjatë vizitës që Kryeministri Metaksa kreu në Janinë gjatë muajit maj 1937, delegacione të

shumta të popullsisë çame nРa kraСina të ndrвsСme erdСën për ta takuar atë dСe për t’iu ankuar

mbi gjendjen e krijuar në qytetet apo fshatrat ku ata jetonin. Këto delegacione parashtruan rishtas

ankimet e tyre, ndër të cilat mund të përmenden:

1 AQSH. F. 251, V. 1936, D. 164, Fl. 310-316. 2 AQSH. F. 251, V. 1937, D. 108, Fl. 1-6. Raport i Xhemal Frashërit, konsull në Janinë, për MPJ në Tiranë. 3 AQSH. F. 251, V. 1937, D. 108, Fl. 302. Sipas dokumentit, del se mbeti e paqartë nëse bëhej fjalë për dhjetë orë në dhjetë shkolla apo për dhjetë orë në secilën nga dhjetë shkollat. 4 Shyqyri Hysi, Rauf Fico, shtetar dhe diplomat..., f. 151. 5 Po aty, f. 154-161. Në fakt marrëveshja nuk do arrinte të zbatohej pas shkollat greke në Himarë nuk do të hapeshin asnjëherë.

Page 299: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

256

- Shpronësimet që preknin veç pasurive të mëdha edhe kopshtet e oborret; si dhe

mospagesa e shumës së caktuar prej qeverisë greke në rastin kur kishte shpronësime.

- Marrja e tokave të punueshme, duke i lënë shumë familje pa mjet jetese.

- Zaptimi i tokave të shqiptarëve prej emigrantëve greke me dhunë, ndihmuar dhe nga

administrata lokale greke.

- Zaptimi i rrënjëve të ullinjve.

- Marrja e tokave me status “vakëfi”, të destinuara për objektet e kultit Islam.

- Shpërngulja e popullsisë çame pa paralajmërim.

- Nxënësve të popullsisë çame që ndiqnin shkollat greke, nuk i mundësohej mësim-besimi

në gjuhën amtare.

- Në komisionet që vendosnin taksat lokale nuk merrnin pjesë anëtarë myslimanë edhe pse

pjesa më e madhe e popullsisë ishte shqiptare myslimane, etj.

- Ndër ankesat zinin vend dhe një sërë kërkesash të tjera me specifikë islame në lidhje me

objektet e kultit dhe klerikët që shërbenin në to.1

Megjithatë qeveria greke nuk plotësoi asnjë nga kërkesat e popullsisë çame të parashtruara më

sipër. Kjo gjendje mes dy vendeve ishte rezultat i marrëdhënieve të pabarabarta si dhe mungesës

së reciprocitetit prej shtetit grek në lidhje me minoritetin shqiptar në Greqi. E ndërsa shteti

shqiptar e kishte nënshkruar marrëveshjen e tij për të drejtat e minoriteteve (2 tetor 1921),

qeveritë Рreke të viteve ’20-30 nuk do pranonin të nënshkruanin asnjëherë një marrëveshje të

tillë.2 ËsСtë për t’u tСeksuar se sСteti Рrek Рjatë viteve 1936-1938, por dhe më pas, u krijoi

mundësinë shtetasve grekë që të merrnin kredi pranë Bankës Bujqësore në vlera të

konsiderueshme, në mënyrë që të blinin pasuritë e patundshme të popullsisë shqiptare.3 Për këtë

arsye Musa Juka, ministër i Punëve të Brendshme, gjatë muajt prill 1938 i drejtohej Ministrisë së

Punëve të Jashtme që të ndërhynte pranë Legatës greke, për të bërë demarshet e duhura, që të

ndaloheshin këto veprime të papajtueshme me relatat e mira që po mundoheshin të ndërtonin dy

1 AQSH. F. 251, V. 1937, D. 108, Fl. 357-358. Konsulli i Shqipërisë në Janinë, Maksut Hulusi, informonte MPJ në Tiranë, mbi vizitën e Metaksait në Janinë. Shiko dhe Shyqyri Hysi, Rauf Fico, shtetar dhe diplomat..., f. 229. 2 Filip Lico, Probleme të marrëdhënieve..., f. 162. Vetëm në vitin shkollor 1936-1937, në minoritetin grek në Shqipëri kanë frekuentuar shkollën 4.700 nxënës me 126 mësues. Ndërsa minoriteti shqiptar në Greqi kishte vetëm 8 shkolla me një numër shumë të vogël nxënësish. 3 AQSH. F. 251, V. 1938, D. 106, Fl. 43. Musa Juka ministër i Punëve të Brendshme informon MPJ për gjendjen e popullsisë çame në Greqi dhe veprimet e qeverisë greke (prill 1938). Në dokument bëhet fjalë për shtetasit e krishterë grekë.

Page 300: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

257

shtetet.1 Ndërsa nga ana e shtetit shqiptar mbështetja apo ndihma ekonomike për popullsinë

shqiptare në Çamëri gjatë këtyre viteve rezulton të ketë qenë inekzistente. Kjo dhe për faktin se

shteti shqiptar kryesisht ishte vënë nën kontrollin dhe administrimin e Italisë, e cila kontrollonte

gjithashtu dhe financat e qeverisë shqiptare. Me fillimin e muajit prill 1938, përfaqësia shqiptare

në Greqi njoftonte, se qeveria greke përmes propagandës intensive dhe përdorimit të dhunës

kishte nisur të merrte masa për shpërnguljen e popullsisë çame drejt Turqisë. Qeveria shqiptare

bëri disa herë përpjekje pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, që të ndalte

shpërnguljen e popullsisë shqiptare, por kjo e fundit edhe pse verbalisht premtonte se nuk do t’i

shpërngulte, faktikisСt përdori të РjitСa mjetet e mundsСme për t’i detвruar ata që të larРoСen nРa

Greqia.2 Kjo përpjekje e Greqisë ishte në të njëjtën linjë me atë të marrëveshjes që po përpiqej të

arrinte Jugosllavia me Turqinë gjatë po të njëjtës periudhë, për të shpërngulur qindra e mijëra

shqiptarë të Kosovës e Maqedonisë drejt Turqisë.

MarrëdСëniet e SСqipërisë me Greqinë Рjatë viteve ’20-30, përveç interesave politike do të

гСvilloСesСin edСe në një tjetër priгëm, në atë të interesave ekonomike. Nëse do t’i referoСemi

interesit të kreditit që aplikonin bankat kombëtare të të dy vendeve do vërejmë se të dy bankat

kanë aplikuar gjatë viteve 1929-1938 interesa të larta krediti. Është i kuptueshëm fakti, se të dy

vendet janë përpjekur që përmes interesave të larta të ndjekin një politikë “proteksioniste”, duke

shmangur ndërhyrjen dhe kërkesën për kredi nga sipërmarrës “të padëshiruar”.

Shtetet Niveli i interesit, shprehur në % 1929 1932 1938

Shqipëria 9 8 6 Italia 7 5 4, 1/2 Franca 3, 1/2 2, 1/2 2, 1/2 Anglia 5 2 2 Austria 7, 1/2 6 4 Greqia 9 9 6 Tab. 4 Niveli i interesit të BKSH në krahasim me shtete të tjera.3

1 AQSH. F. 251, V. 1938, D. 106, Fl. 43. Musa Juka ministër i Punëve të Brendshme informon MPJ për gjendjen e popullsisë çame në Greqi 2 AQSH. F. 251, V. 1938, D. 106, Fl. 23, 28, 34. Dokumente të ndryshme që tregojnë për propagandën e ndërmarrë prej qeverisë greke për shpërnguljen dhe largimin e popullsisë çame drejt Turqisë. 3 Ilias Fishta, Sistemi monetar dhe i kreditit në Shqipëri 1925-1944, Tiranë: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, 1971, f. 170. Tabela me të dhënat përkatëse është nga po i njëjti studim.

Page 301: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

258

Sikurse shihet nga të dhënat e mësipërme, Banka Kombëtare Shqiptare ka zbatuar interesa

shumë herë më të larta se ato të ndjekura prej vendeve të zhvilluara si Franca e Anglia apo dhe

Austria. Të njëjtën politikë ka ndjekur edСe Greqia për potСuajse një dekadë. Nëse do t’i

referohemi shkëmbimeve tregtare (import-eksportit) mes Shqipërisë dhe Greqisë gjatë viteve

1938-1939 do të vëmë re, se raporti mes dy vendeve është gjithnjë në favor të Greqisë. Në vitin

1938 vlera e eksportit të Greqisë drejt Shqipërisë kapte shumën e 1.434 fr. ar, thënë ndryshe

14.7 %, ndërsa importonte në vlerë 737 fr. ar, që zinte 3.2 % të vlerës totale.1 Ndërsa për vitin

1939 të dhënat ndryshojnë tërësisht, kjo dhe për faktin se Shqipëria u pushtua nga Italia, gjë e

cila ndikoi në nivelin e marrëdhënieve tregtare të shtetit shqiptar me vendet e tjera. Kështu vlera

e eksportit të Greqisë në Shqipëri nga 14.7 % ra në 3 % (499 fr. ar), ndërsa vlera e importit shkoi

pothuajse në zero; 0.7 % ose 413 fr. ar.2

Vitet tridhjetë, ishin disi vite më të qeta për pakicat shqiptare që jetonin në Greqi ndryshe nga

ç’kisСin qenë vitet njëгetë. Në ndryshim nga marrëdhëniet që Ahmet Zogu krijoi me Beogradin

Рjatë viteve ’20, në rastin e Greqisë marrëdСëniet mes Tiranës dСe AtСinës gjatë këtyre viteve

ishin të tensionuara dhe në aspektin politik shteti shqiptar gjatë drejtimit të tij prej Zogut nuk e

pa asnjëherë Athinën si aleate të mundshme në rrugën e bashkëpunimit dhe zhvillimit. 3

Përkundraгi në vitet ’30, protestat në LidСjen e Kombeve ndaj dСunës që i bëСej popullsisë çame

si dhe ndaj shpërnguljes së tyre me dhunë u bënë të shpeshta. Po ashtu shteti shqiptar protestoi

edhe ndaj shkëmbimit të kësaj popullsie me atë greke që jetonte në Turqi. Ndërkohë, largimi i

elementeve të dyshimtë për veprimtari antikombëtare si dhe atyre që i shërbenin politikës greke

brenda vendit, apo mosdhënia përparësi ndaj marrëdhënieve ekonomike me Greqinë

(mosnënshkrimi i marrëveshjeve me interes të përbashkët ekonomik), e zvogëluan rolin e

Greqisë jo vetëm në raportet diplomatike por dhe në ato ekonomike. Ndërsa në rafshin social e

kulturor pothuajse marrëdhëniet mes dy shteteve shkonin drejt inekzistencës totale. Nga ana

tjetër ndërkombëtarizimi i çështjes çame, dorëzimi i memorandumeve në Lidhjen e Kombeve si

dhe në Athinë, ndikuan drejtpërdrejt dhe në ftohjen e marrëdhënieve diplomatike. Një ngjarje

tjetër si krijimi i Kishës së pavarur Ortodokse Shqiptare dhe njohja e saj prej Patrikanës në fund

të viteve ’30, do përbënte një fitore të madhe si për arritjen se këtij synimi madhor të

ortodoksëve shqiptarë, ashtu dhe për politikën e brendshme që arriti të eleminojë disi ndikimet e

1 Ilias Fishta, Sistemi monetar..., f. 194. 2 Po aty, f. 194-195. 3 Hysamedin Feraj, Skicë e mendimit politik...,f. 165.

Page 302: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

259

Greqisë përmes klerit ortodoks në vend. Kushtëzimi i pjesëmarrjes në Traktatin Ballkanik (1930-

1934) me çështjen e të drejtave të popullsive shqiptare në Jugosllavi e Greqi, si dhe masat e

marra ndaj greqizmit të shkollave në Shqipëri (1932-1935), ishin të gjitha tregues për një politikë

të jashtme aspak favorizuese të shtetit shqiptar ndaj Athinës.1

IV. 3. Pakti Ballkanik, Shqipëria dhe qendrimi i Greqisë

Që nga viti 1931 Shqipëria ishte shprehur se mbështeste një politikë paqësore në Ballkan dhe

kishte marrë pjesë pothuajse në të gjitha takimet e Konferencave Ballkanike. Shteti shqiptar

kishte kohë që e kishte hedhur vështrimin drejt Ballkanit, kjo dhe për faktin se marrëdhëniet me

Italinë ishin përkeqësuar ndjeshëm. Prej vitit 1931 dhe në vazhdim, këto marrëdhënie ishin

ftohur dhe kishin arritur kulmin kur gjatë vitit 1933, Ahmet Zogu shpalli shtetëzimin e të gjitha

shkollave private në Shqipëri, ndër të cilat ishin dhe ato italiane dhe greke.2 Gazeta Kathimerini

e 31 janarit 1933, shkruante në faqet e saj, se Shqipëria po kalonte momente të vështira politike,

ajo kishte hequr dorë së dhëni koncesione Italisë, pasi ato i kishin dëmtuar imazhin vendit në

arenën ndërkombëtare. Shqipëria gjer në atë kohë ishte mbajtur prej subvencioneve italiane, por

tashmë ajo i ishte drejtuar Lidhjes së Kombeve për një hua, të cilën ajo nuk ja kishte miratuar.3

Më 24 qershor të vitit 1933 ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë u nënshkrua “Marrëveshja e

tregtisë”. Pala greke u përfaqësua në bisedimet që u mbajtën në Athinë nga Ministri i Ekonomisë

Kombëtare z. Pesmazaglou, ndërsa delegacioni shqiptar u kryesua nga Mehdi Frashëri.

Marrëveshja kishte për bazë zhvillimin e marrëdhënieve tregtare ndërmjet dy shteteve si dhe

rritjen e shkëmbimeve të ndërsjellta. Një artikull i marrëveshjes trajtonte dhe krijimin e

Dhomave të përbashkëta të tregtisë në Selanik, Janinë, Korfuz për Greqinë, ndërsa për

Shqipërinë në Korçë, Durrës dhe Tiranë.4 Kjo marrëveshje tregoi se në politikën e jashtme

marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve mund të përmirësoheshin edhe më tej dhe se ky rast mund të

sСfrвtëгoСej prej AСmet ГoРut për t’i bërë presion Italisë.

1 Hysamedin Feraj, Skicë e mendimit politik...,f. 169-170. 2 Valentina Duka, HТstorТ e SСqТpërТsë…, f. 180. 3 “La situation interieure des paвs balqaniques: crise politique et sociale en Roumanie; la BulРarie et les comitadjis; la situation en ВouРoslavie; les difficultes financieres de l’Albanie”, Bulletin Periodique de la Presse Grecque, Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 143, 13 Janvier – 20 Fevrier, 1933, f. 6. 4 “La Grece et ses voisins: l’amitie Рreco-turque; accord commercial avec l’Albanie”, Bulletin Periodique de la Presse Grecque. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 146, 27 Mai – 19 Juillet, 1933, f. 10.

Page 303: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

260

Në rrethet politike zyrtare të Greqisë, në fillim ishte i pranishëm mendimi dhe ideja që në

Pakt të ftohej edhe Shqipëria. Ata tregonin një interesim të veçantë për qëndrimin e Shqipërisë,

në një kohë që marrëdhëniet e saj me Italinë vlerësoheshin si jo dhe aq të përzemërta. Në fund të

vitit 1933 ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Maksimos, mori përsipër detyrën për të

arritur një marrëveshje mbarëballkanike sa më natyrshëm dhe pa shqetësuar Fuqitë e Mëdha.

Gjatë vizitës në Londër, ministri i Jashtëm grek Maksimos u takua dy herë me të ngarkuarin me

punë të Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Fuad Asllanin. Duke sqaruar ecurinë e bisedimeve mes

shteteve ballkanike për Paktin, ai i tha diplomatit shqiptar se projekti i Paktit Ballkanik ishte

pritur mirë edhe nga qeveritë e Fuqive të Mëdha. Sipas tij, në rast se realizohej, çdo shtet

ballkanik do të ftohej të merrte pjesë në të.1 Për sa i përket Shqipërisë, – i deklaronte diplomatit

shqiptar ministri i Jashtëm grek, – duke qenë se Greqia e Turqia dëshironin të mbeteshin në

miqësi të mirë me Italinë, do konsultoheshin edhe me atë. Nga ana tjetër, vazhdonte ai, Greqia

gjithnjë do ishte e lumtur ta shikonte Shqipërinë anëtare të Paktit.2

Në tetor të vitit 1933 udhëheqësit më të lartë të Jugosllavisë, Greqisë e Turqisë u takuan në

Stamboll. Jugosllavia u përfaqësua nga mbreti Aleksandër, Greqia nga M. Venizellosi ndërsa

Turqia nga Mustafa Qemali. Në përfundim të takimit, përfaqësuesi grek, më 7 tetor deklaroi se,

biseda mes tyre ishte në shërbimtë konsolidimit të paqes në Ballkan dhe se të tri vendet ishin

shumë afër një marrëveshje të përbashkët ballkanike në të cilën ishte e lirë të merrte pjesë edhe

Bullgaria. 3 Ndërkaq për pjesëmarrjen e Shqipërisë nuk u tha asgjë. Ndërsa Rumania kishte

konfirmua me kohë se do të ishte pjesë e këtij pakti ballkanik. Përveç takimit të liderve të

vendeve ballkanike, po gjatë atyre ditëve të muajit tetor, në Ankara u zhvillua dhe një takim i

ministrave të Jashtëm të Greqisë, Turqisë, Rumanisë dhe Jugosllavisë, në takimin e të cilëve u

diskutua dhe u përgatit drafti i një pakti të ri ballkanik.4 Gazetat greke si Eleftheron Vima dhe

Messager d'Athènes për të qenë në të njëjtën valë ngjarjesh me politikën greke, gjatë muajve

janar-shkurt 1934 i kushtuan disa shkrime borxheve që shteti shqiptar i kishte Italisë. Nga njëra

1 Gaгmend SСpuгa, “SСqipëria dСe Pakti Ballkanik i vitit 1934”, Studime Historike. Tiranë: Nr. (1-4), Viti (XXXIII), 1997, f. 41, 48. 2 Po aty, f. 48. 3 “Rapports interbalkaniques: visite des ministres turcs en Bulgarie; le roi de Yougoslavie a Sinaia avec le roi de Roumanie; rencontre des rois de Bulgarie et de Yougoslavie; rencontre du roi de Yougoslavie et du president de la Republique turque; voyage de M. Titulesco en BulРarie et en Turquie”, Bulletin Periodique de la Presse Grecque, Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 148, 5 Septembre – 20 Octobre, 1933, f. 11. 4 Valentina Duka, HТstorТ e SСqТpërТsë…, f. 181.

Page 304: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

261

anë ato mundoheshin të tregonin se sa e dobët ishte Shqipëria e cila nuk mbahej dot e vetme në

këmbë ekonomikisht, e nga ana tjetër lëvdonin sukseset ekonomike e financiare të Romës.1

Ideja e realizimit të Paktit Ballkanik ishte shtruar përfundimisht për diskutim në Konferencën

e tretë Ballkanike, e mbajtur gjatë datave 23-26 tetor 1932 në Bukuresht të Rumanisë. Për faktin

se gjatë konferencës nuk u arrit asnjë marrëveshje në lidhje me çështjen e minoriteteve ndërmjet

vendeve, Bullgaria u detyrua të tërhiqet nga konferenca dhe bashkë me të për të njëjtën arsye u

tërhoq dhe Shqipëria. Shtetet e mbetura vijuan diskutimet e tyre dhe ranë dakord për

nënshkrimin e Paktit Ballkanik. Gjithashtu ato disuktuan dhe për një marrëveshje e cila do të

sillte për këto shtete heqjen e tarifave doganore ndërmjet tyre.2 Bullgaria dhe Shqipëria u panë

prej shteteve të mbetura, si vende që kërkonin destabilizimin e klimës në Ballkan dhe sidomos

ndryshimin e kufijëve. Franca dhe Britania të cilat qëndronin pas këtyre shteteve, jo vetëm që

nuk do të pranonin asnjëherë ndryshime të reja kufijsh në Ballkan, por ato ishin të interesuara për

të ruajtur status quon territoriale dhe politike në gadishull. Oral Sander, një ndër studiuesit më të

njohur të çështjes, jep tri arsye kryesore pse Bullgaria dhe Shqipëria nuk e panë veten pjesë të

Paktit Ballkanik:

- Së pari: Pakti Ballkanik ishte një kombinim i disa shteteve ballkanike që kishin si synim

ruajtjen e kufijëve të tвre, përmes realiгimit të një marrëvesСje usСtarake, që do t’i

garantonte se shtetet pjesëmarrëse së paku nuk do ishin armike të njëra-tjetrës. Gjithashtu

kjo marrëveshje ushtarake do të ishte dhe një garanci kundër Fuqive të Mëdha,

veçanërisht Gjermanisë dhe Italisë, që prej disa kohësh e kishin parë Ballkanin si një

zonë ku ato mund të shtrinin ndikimin. Shqipëria dhe Bullgaria ishin parë si mbështetëse

ose të ndikuara nga ideologjia totalitare e Romës dhe Berlinit. Shqipëria nën influencën e

Italisë kërkonte ta shtrinte ndikimin e saj në dy shtetet fqinje si Greqia e Jugosllavia, ku

pakica etnike shqiptare kishin mbetur që pas caktimit të kufijëve në Londër. Ndërsa

Bullgaria nën influencën gjermane, synonte të shtrihej drej Thrakës Greke dhe Turqisë.

- Së dyti: Gjendja e paraluftës (Luftës së Dytë Botërore) kishte krijuar premisa që dhe në

Ballkan të përhapeshin ideologjitë totalitare të ndikuara nga sukseset që ato kishin pasur

në Gjermani dhe Itali. Kjo shpuri në ndarjen e Ballkanit në dy grupime kryesore; në

shtete mbështetëse të Boshtit dhe shtete që ju kundërvunë kësaj politike nën ndikimin e

1 “Les inquietudes britanniques et la politique italienne”, Bulletin Periodique de la Presse Grecque. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 150, 23Decembre 1933 – 17Fevrier, 1934, f. 11. 2 Esra S. DeРerli, “Balkan Pact...”, f. 142.

Page 305: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

262

Francës dhe Britanisë. Është e qartë se aleatët historik greko-britanik ose franko-jugosllav,

do të mbeteshin sërish në të njëjtin krah politik.

- Së treti: Pakti, shfaqi që në fillim se interesi kryesor ishte realizimi i një bashkimi

ushtarak mes këtyre vendeve. Kur ky interes u shua, shpejt dhe mes tyre do të fillonin

divergjencat dhe Pakti do të kthehej në një bashkim pa kuptim shtetesh.1 Për këtë arsye të

paktën Shqipëria, do të ndjehej më shumë e kërcënuar nga një Pakt i till Ballkanik, shtetet

anëtare të të cilit ishin fqinjë territorial (si Greqia e Jugosllavia), se sa nga Italia që

gjendej përtej detit.

Në Konferencën e katërt Ballkanike të mbajtur në Athinë gjatë 4-10 nëntorit 1933, në

përfundim të saj u miratuan dy dokumente kryesore “Marrëveshja Ballkanike”, me fokus në

çështjet ekonomike, si dhe “Projekti i Paktit Ballkanik”. Dy marrëveshjet e nënshkruara ishin

preludi i një pune të gjatë e me shumë diskutime, i shteteve anëtare që morën pjesë në

konferenca, nga fillimi e gjer në momentin e nënshkrimit të dokumenteve.

Pakti Ballkanik i 9 shkurtit të vitit 1934 përfaqëson një moment jo pa rëndësi në marrëdhëniet

ndërshtetërore dhe në historinë diplomatike të Shqipërisë dhe Greqisë si dy vende ballkanike. Ia

vlen të ritheksohet se bisedimet për realizimin e këtij pakti u bënë në kushtet e acarimit të

marrëdhënieve shqiptaro-italiane. 2 Kur u ratifikua Pakti Ballkanik, kryeministri i Greqisë,

Caldaris (Tsaldaris), u detyrua të pranonte se është një gjë e hidhur që në Paktin Ballkanik, nuk

mori pjesë Shqipëria dhe Bullgaria. Për sa i përket Shqipërisë theksonte ai, për të gjithë ata që

ndjekin me interes politikën në Ballkan, pozita e saj është e veçantë, pasi ajo është e lidhur

ngushtë me Italinë. Kjo gjë e vështirësonte edhe më shumë pranimin e Shqipërisë prej shteteve

firmëtare në Paktin Ballkanik.3 Qëndrimi i shtetit shqiptar ndaj Paktit tregohet dhe në shkresën

që Ministria e Punëve të Jashtme në Tiranë i dërgonte ministrave të jashtëm të Greqisë dhe

Turqisë në 20 shkurt 1934. Shkresa i drejtohej gjithashtu edhe ministrit shqiptar në Ankara,

Xhavit Leskovikut. Në shkresë thuhej se në një kohë kur shteti shqiptar po ndiqte një politikë

sovraniteti dhe solidariteti ndaj shteteve ballkanike, konform interesave të përbashkëta, ai priste

një përkrahje prej këtyre vendeve për ta larguar atë nga ndikimi italian. Sjellja e Greqisë dhe

1 Oral Sander, “TСe Balkan Cooperation...”, f. 107. 2 AQSH. F. 152 (MPB), V. 1934, D. 55, Fl. 145. Lajmet që vinin nga Beogradi, sidomos nga gazeta e njohur juРosllave “Politika” (12 prill 1934), analiгonin situatën politike mes SСqipërisë dСe Italisë. 3 AQSH. F. 152 (MPB), V. 1934, D. 54, Fl. 78. Kjo deklaratë mban datën 25 mars 1934.

Page 306: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

263

Turqisë, nuk shpjegohet ndryshe vetëm si një shenjë dashamirësie ndaj Italisë dhe dashakeqësie

ndaj Shqipërisë.1

Përkundrejt dëshirës së shtetit shqiptar për të rritur bashkëpunimin me shtetet ballkanike dhe

për të provuar se i përket Ballkanit, qarqet shtetërore greke, kërkonin të provonin të kundërtën.

Qeveria shqiptare sipas burimeve britanike, kishte bërë përçapje në Athinë për të diskutuar

çështjen e pjesëmarrjes së Shqipërisë në Pakt. Por, përfaqësuesi i shtetit shqiptar, ishte pritur me

një “nuk mundemi”, me pretendimin se Shqipëria “nuk ishte një shtet i pavarur”.2 Ndërkohë që

duhet thënë që edhe Roma u tregua shumë aktive gjatë kësaj periudhe, duke ndërhyrë pranë të

gjitha shteteve ballkanike për mospërfshirjen e Shqipërisë në një pakt zyrtar ballkanik, sepse ky

veprim prekte interesat italiane në rajon. Sipas një bisede të ambasadorit shqiptar në Ankara, me

ministrin e Jashtëm turk, u theksua se Shqipëria mbeti jashtë Paktit, për arsye se përfshirja e saj

pengohej nga neni 5 i traktati të bashkëpunimit me Italinë.3

Në 16 mars të vitit 1934 ndërmjet Greqisë dhe Francës u nënshkrua një marrëveshje tregtie e

cila i siguronte Greqisë rritjen e kapaciteteve eksportuese në Francë disa herë më shumë se më

parë. Po gjatë këtyre ditëve, sipas gazetës greke Eleftheron Vima, shtypi shqiptar në Tiranë

kishte aluduar se një marrëveshje tjetër e fshehtë ishte nënshkruar mes Athinës e Romës në dëm

të Shqipërisë. Por sipas gazetës, kjo nuk ishte asgjë tjetër vetëm se një informacion i pavërtetë i

cili amplifikohej prej qarqeve të ndryshme në Beograd. Zhurma mbi marrëveshjen, përveç

mbështetjes së dhënë nga Beogradi, ishte ngritur për diskutim prej përfaqësuesit jugosllav (z.

Jovano) edhe në takimin e gjashtë të Këshillit të Konferencës Ballkanike. 4 Kjo tregonte se

Beogradi i frikësohej një marrëveshje të fshehtë ndërmjet Greqisë e Italisë, aq më tepër nëse në

këtë marrëveshje do të flitej për një ndarje të Shqipërisë mes dy vendeve.

Mos futja e Shqipërisë në Paktin Ballkanik, ngjalli zëra që dilnin kundër këtij veprimi edhe

brenda Greqisë. Një ndër këto figura ishte kryetari i Partisë Agrare dhe të Punëtorëve të Greqisë,

Papanastassiu. Që para nënshkrimit të Paktit, ai iu drejtuar katër ministrave të Punëve të Jashtme

të mbledhur në Beograd, ku u bëri thirrje qeverive të tyre të përfundonin një pakt të shumanshëm

të të gjashtëve (bashkë me Shqipërinë dhe Bullgarinë), në bazë të parimeve të mirëpranuara që

1 AQSH. F. 152 (MPB), V. 1934, D. 54, Fl. 50. Shkresa mban datën 20 shkurt 1934. Dokumenti edhe pse u hartua, nuk u dërgua asnjëherë. 2 Gaгmend SСpuгa, “SСqipëria dСe Pakti Ballkanik...”, f. 45. 3 Valentina Duka, Histori e SСqТpërТsë…, f. 181. 4 “La Politique Grecque”, Bulletin Periodique de la Presse Grecque. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 151, 18 Fevrier – 23 Avril, 1934, f. 8.

Page 307: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

264

në projektin e paktit gjatë Konferencës së tretë ballkanike. Ai i dërgoi Këshillit të Antantës

Ballkanike me qendër në Athinë, rezolutat e të katër konferencave ballkanike, parimet e të cilave

mungonin në marrëveshjen e të katërve.1 Pavarësisht këtyre përpjekjeve, sërish Shqipëria mbeti

jasСtë Paktit Ballkanik, pa përkraСje dСe duke Сumbur një mundësi strateРjike për t’i sСpëtuar

ndikimit italian, i cili do të rezultonte fatal në vitet më pas. Njëherazi dështimi i këtij synimi, nuk

mund të thuhet se ishte dështim i shtetit shqiptar, por ai ishte dështim i politikave të shteteve

fqinje, si Greqia e Jugosllavia e Turqia, të cilat e shikonin Shqipërinë jo si pjesë të Gadishullit të

Ballkanit, por si pjesë të ndikimit italian. Nga një perspektivë tjetër edhe shteti shqiptar nuk e

shikonte pranimin në Pakt pa kushtet e tij. Përmirësimi i gjendjes së minoritetit shqiptar në Greqi,

ishte një ndër kushtet që qeveria e Tiranës vendoste për t’u pranuar në këtë aleancë.2 E duke qenë

se Greqisë nuk i interesonte kjo Рjë, atëСerë SСqipëria do të mbetej jasСtë Paktit, për t’u СedСur

përfundimisht nën ndikimin italian.

Ndaj ndryshimeve të fundit politike në Ballkan do të reagonte dhe shtypi shqiptar brenda

vendit. Përmes të përditshmeve që botoheshin në Tiranë dhe qytetet e tjera kryesore,

nacionalistët shqiptarë do paralajmëronin bashkëkombasit e tyre për ndryshimin e kursit të

Fuqive të Mëdha në Ballkan, si dhe rrezikun që i kanosej shtetit shqiptar prej këtyre

ndryshimeve. Ndaj këtyre artikujve të botuar në gazetën Besa, e sidomos ndaj atij të botuar prej

N. Bushatit, ku thuhej se Greqia i kishte lënë dorë të lirë Jugosllavisë në Shqipëri, për të

shmangur rrezikun që i kanosej qytetit të Selanikut prej sllavëve, reagoi dhe gazeta Politika e

Beogradit. Në numrin e saj të 2 prillit 1934, ajo theksonte se këto deklarata bëheshin jashtë

kontekstit real, pasi Jugosllavia nuk kërkonte të ndërhynte aspak në punët e brendshme të

Shqipërisë, duke lënë të nënkuptohej se ajo nuk donte të prishte marrëdhëniet që kishte me

Italinë.3 Në një artikull të Panagis Tsaldaris, kryetar i Partisë Popullore të Greqisë dhe Kryetar i

Parlamentit, publikuar 26 prill 1934 në gazetën Messager d’AtСenes, shkruhej se marrëveshja e

vendeve të Ballkanit, shprehte një manifestim të ri të vetëdijes ekzistuese midis këtyre popujve,

dhe se nevoja për të krijuar një themel të fortë në përpjekjet e tyre do të shërbejë si shërim për

plagët e vjetra. Ai theksonte se ndjente keqardhje që çështja e minoriteteve u kthye në një pikë të

pa ndreqshme që çoi drejt largimit të Bullgarisë dhe Shqipërisë nga Pakti. Megjithatë thkesonte

1 Gaгmend SСpuгa, “SСqipëria dСe Pakti Ballkanik...”, f. 46. 2 Hysamedin Feraj, Skicë e mendimit politik...,f. 169-170. 3 “Etat d’esprit en Albanie”, Bulletin Periodique de la Presse Yougoslavie.Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 112, 16 Fevrier – 20 Avril, 1934, f. 9.

Page 308: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

265

ai, “Pakti ka lënë edhe një derë hapur për aderimin e mëvonshëm të Bullgarisë... E njëjta gjë

është bërë dhe për Shqipërinë.”1 Kjo ishte hera e parë që një zyrtar grek shprehej qartë se

SСqipëria isСte e lirë që t’i basСkoСej paktit, por në të njëjtën kohë, për Tiranën zyrtare ishte e

qartë se pjesëmarrja në Pakt do të thoshte mospasje më të drejtë për të ngritur zërin për pakicat

shqiptare në Greqi.

Në fund të muajit maj, të gjitha shtetet nënshkruese të Paktit u takuan në Gjenevë, dhe pas

konferencës të mbajtur më 30 maj, lëshuan një deklaratë për shtypin ku thuhej se: "Këshilli i

Antantës Ballkanike sot mbajti takimin e dytë nën drejtimin e z Maximos. Të gjitha çështjet e

rendit të ditës janë shqyrtuar dhe katër ministrat ishin në gjendje për të parë një identitet dhe

unitet të përsosur të pikëpamjeve ndërmjet tyre. Përveç kësaj, katër ministrat morën vendimin

për regjistrimin e Paktit në Lidhjen e Kombeve. Në fund, u vendos që Këshilli i Antantës

Ballkanike do të ketë dy takime në vit. Takimi i ardhshëm do të mbahej në Ankara më 27 tetor,

1934."2

Më 11 qershor 1934, gazeta greke Kathimerini shkruante se kishte marrë informacione të

rëndësishme nga qeveria greke, se kjo e fundit së bashku me Italinë, Jugosllavinë e Turqinë po

përgatiteshin të nënshkruanin një tjetër marrëveshje bashkëpunimi në vijim të paktit të parë, që

do të quhej “Pakti i Mesdheut”.3 Disa ditë më pas, më 17 qershor, gazeta Hestia shkruante se

pjesë e këtij pakti të ri pritej të ishte dhe Bashkimi Sovjetik. Sipas saj: “Ky Pakt mund të ishte

gati për takimin e Këshillit të Lidhjes së Kombeve në shtatorin e ardhshëm. Ai do ishte modeluar

sipas Paktit Kellogg-Briand. Nënshkruese të tij do të ishin: Franca, Italia, Jugosllavia, Greqia,

Turqia dhe ndoshta Bashkimi Sovjetik. Shtetet firmëtare do të marrnin angazhimin për të

ndihmuar njëri-tjetrin nëse njëri prej tyre do të sulmohet nga një agresion i jashtëm.4 Fakti që

Shqipëria nuk përfshihej në këtë marrëveshje, ndërsa Jugosllavia po, ndërkohë që të dyja kishin

dalje në detin Adriatik, tregonte qartazi politikën seleksionuese të Greqisë e Turqisë, si nismëtare

edhe të paktit të parë edhe të projekt idesë së një Pakti Mesdhetar. Greqia tashmë e kishte të

qartë se për të mbajtur shtetin shqiptar të qetë, që ai të mos ankohej për popullsinë çame në Greqi,

duhej të mbante marrëdhënie të mira me Italinë dhe sigurisht edhe me Turqinë. Ndërkaq frika se 1 “Le pacte balkanique: son interpretation; voвaРe de M. Yevtitch à Sofia; la réunion des gouvernements de l'Entente”, Bulletin Periodique de la Presse Grecque. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 152, 24 Avril – 10 Juillet, 1934, f. 4-5. 2 Po aty, f. 5. 3 “L'idцe d'un pacte mцditerranцen”, Bulletin Periodique de la Presse Grecque. Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 152, 24 Avril – 10 Juillet, 1934, f. 6. 4 Po aty, f. 6.

Page 309: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

266

mos Jugosllavia kërkonte të pushtonte Selanikun, e detyronte Greqinë që të ruante marrëdhënie

miqësore e të nënshkruante pakte sigurie edhe më këtë të fundit.

Qeveria e Ahmet Zogut gjatë viteve 1931-1934 duke hasur në vështirësi të shumta në

marrëdhëniet e saj me fqinjin e përtej Adriatikut, kishte kohë që po përpiqej të shkëputej nga

tutela e Italisë për të ndjekur një politikë të pavarur. E gjithë kjo situatë nisi kur A. Zogu nuk

pranoi të zgjaste afatin e Paktit të parë të Tiranës. Si alternativë shteti shqiptar hodhi sytë nga

shtetet ballkanike.1 Qeveria dhe diplomacia shqiptare, fillimisht bënë çfarë ishte e mundur që

shteti shqiptar të merrte pjesë në Paktin Ballkanik. Ajo ishte e interesuar që përmes afrimit me

Greqinë, si dСe JuРosllavinë e Turqinë, t’i treРonte Italisë se SСqipëria isСte një vend ballkanik

dhe nuk i përkiste Italisë apo interesave të saj në Ballkan. Por, politikisht, ushtarakisht dhe

diplomatikisht, Roma kishte instrumente më të fuqishëm se shteti shqiptar. Ndërkaq, asnjërit prej

vendeve ballkanike nuk i interesonte që për hir të “kapriçove” të A. Zogut të prishte

marrëdhëniet e veta me Romën, interesat e të cilës shtriheshin nga Afrika Veriore, në Alpet

Evropiane e gjer në Dodekanez e Anadoll. Përçapjet ballkanike të A. Zogut (më shumë se të

sСtetit sСqiptar) përfunduan në verën e vitit 1934, kur i pafuqisСëm për t’u pranuar si i barabartë

mes vendeve ballkanike, si dhe i trembur nga luftanijet italiane që në mëngjesin e 23 qershorit u

shfaqën në Durrës, u detyrua të pranonte ndihmën financiare italiane dhe të rikthehej

përfundimisht i nënshtruar drejt Romës.

Sakaq, Greqia humbi një mundësi të mirë për të përmirësuar marrëdhëniet me fqinjin e saj

verior si dhe për të përfituar nga dobësia disa vjeçare e Romës kundrejt Tiranës. Athina e cila

zyrtarisht përkrahte hapur interesat e Italisë në Shqipëri, diplomatikisht u përpoq disa herë që ta

mbante një derë hapur për Tiranën, në mënyrë që duke e përfshirë atë në Paktin Ballkanik, të

rriste influencën e saj kundrejt shtetit të vogël verior. Prej përmirësimit të marrëdhënieve me

Greqinë, së pari përfitonin shqiptarët e Çamërisë, të cilët nga klima pozitive politike ndërmjet dy

vendeve ndjeheshin më pak të cënuar. Kjo mund të vërehet shumë thjesht, pasi në morinë e

kërkesave dhe ankesave të tyre për të mos u shpërngulur e shpronësuar prej tokave të tyre, shihet

ulje e intensitetit të këtyre peticioneve apo telegrameve gjatë viteve 1933-1934 në krahasim me

vitet e mëparshme.2 Së dyti prej kësaj klime politike përfitonte dhe Ahmet Zogu, i cili ndjehej

1 Gaгmend SСpuгa, “SСqipëria dСe Pakti Ballkanik...”, f. 37-38, 40. 2 Kaliopi Naska, Dokumente për Çamërinë 1912-1939, Tiranë: Dituria, 1999, f. XLIV-XLV. Nga nëntori 1933 deri në nëtor 1934 ka një vakuum ose mungesë peticionesh e kërkesash të popullsisë çame ndaj Lidhjes së Kombeve ose dСe ndaj sСtetit sСqiptar, për t’u ankuar mbi dСunën apo padrejtësitë që usСtronte AtСina ndaj tyre. Kjo shpjegohet

Page 310: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

267

më i lirë për të ndjekur një politikë të pavarur dhe jashtë orbitës italiane. Sigurisht mund të thuhet

se përmirësimi i marrëdhënieve dhe përafrimi i interesave që kishin të dy vendet çoi në këtë

“detantë”, që sigurisht nuk do të zgjaste shumë, pasi orientimi i Shqipërisë do kthehej në kursin e

vjetër dhe kjo do të përbënte për Athinën një rikthim në politikat dhe makinacionet e vjetra të

përdorura dhe më parë ndaj shtetit shqiptar.

IV. 4. Autoqefalia e Kishës Ortodokse Shqiptare dhe qendrimi grek

Me krijimin e shtetit të pavarur shqiptar dhe me njohjen e tij në arenën ndërkombëtare, u

krijuan të gjitha kushtet e nevojshme për krijimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Rezultat i cili do të shpinte në shkëputjen e ortodoksëve shqiptarë prej Patrikanës Ekumenike të

Stambollit që ishte vënë tërësisht nën kontrollin politik të Athinës. E drejta për të formuar një

kishë të pavarur rridhte nga parimi i pranuar prej kohësh nga Sinodi i Kishës Ortodokse, sipas të

cilit çdo shtet i pavarur kishte të drejtën të ngrinte kishën e tij nëse plotësonte kushtet e

përcaktuara. Ky parim ishte zbatuar për disa shtete ballkanike si Greqia, Bullgaria, Serbia etj.1

Vangjel Koça do t’i përcaktonte kështu përpjekjet e palodhura të themeluesve dhe atyre që hapën

rrugën për pavarësinë e Kishës ortodokse: “Pas Lidhjes së Prizrenit nisi dalëngadalë të formohet

edhe Kisha Ortodokse Shqiptare, për të dhënë edhe ajo kontributin e saj në çështjen e madhe

shqiptare. Mirëpo në udhë të saj gjeti Kishën Greke, Kishën e madhe të Fanarit. Kjo duke harruar

rolin e saj panortodoks dhe përmbi kombëtar, u bë vegël e politikës nacionaliste greke kundër

kombeve të tjerë në Ballkan.... Me gjithë këtë luftë e me të gjitha pengimet greke, Kisha

Shqiptare vate përpara dhe hodhi themelet e saja të patronditura mbi veprën e pareshtur të Fan

Nolit me shokë dhe mbi gjakun e martirëve si Papa Kristo Negovani, Papa Vasil Negovani, At

Stath Melani etj.”2

Pavarësisht faktit se pothuajse sot kudo njihet merita që ka pasur Fan Noli në themelimin e

Kishës Ortodokse Shqiptare, (ashtu si dhe atë të Amerikës në Boston më 22 maj 1908 pasi ishte

me faktin se marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë përjetuan disa momente qetësie dhe përafrimi. Kjo klimë nuk do të zgjaste shumë, por do të rikthehej në gjendjen e mëparshme kur kjo popullsi në nëntor të vitit 1934 rifillon peticionet dhe letrat e saj drejtuar organeve ndërkombëtare si dhe Tiranës zyrtare. 1 Fletorja Zyrtare, Vitit 1, nr. 49, 26 tetor 1922, f. 2. 2 Vangjel Koça, Në udhën e shqiptarizmës – Mendimi shqiptar. përgatitur nga Ndriçim Kulla, Tiranë: Phoenix, 1999, f. 20.

Page 311: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

268

shuguruar prift1), një kontribut shumë të madh në ndërgjegjësimin e të krishterëve ortodoksë, se

janë shqiptarë e jo grekë, ka luajtur shumë kohë përpara se të vinte F. Noli në Shqipëri, Visarion

Xhuvani.2 Është e vërtet se Fan Noli mori përsipër rolin e madh të krijimit të një Kishe shqiptare

ortodokse, por ai gjeti një terren të përgatitur shumë kohë më parë nga puna e palodhur e V.

Xhuvanit. Në një letër drejtuar këtij të fundit nga vet Noli, kur ky ishte ende në Boston, ai

shprehej se ndjehej i gëzuar që V. Xhuvani kishte fituar simpatinë dhe përkrahjen e popullit me

vepra fisnike, duke i mësuar atyre shqip dhe ta çlironte kishën nga zgjedha e huaj. Ai shprehej

gjithashtu se ishte njohur me punën e madhe të V. Xhuvanit prej Kristo Luarasit, i cili kishte

shkruar dhe një artikull për këtë vepër të madhe në dobi të kombit në gazetën “Dielli”.3

Pra vepra e tij, tashmë ishte bërë e njohur kudo. Ajo ishte prezantuar jo vetëm në popull por

dhe jashtë kufijëve të vendit duke pasur një jehonë të gjerë. Përpjekjet e tij, ashtu si dhe të Fan

Nolit konvergonin në një pikë të përbashkët, atë të çlirimit të kishës shqiptare dhe ortodoksëve

nga zgjedha e huaj dhe sidomos ajo e Patrikanës greke.4 Megjithatë F. Noli e dinte se pavarësisht

se Shqipëria mund të shpallte autoqefalinë e saj prej Patrikanës, rruga për njohjen e saj do të

ishte e gjatë dhe me peripeci, për vet faktin se çështja do shtrohej përpara Sinodit Ekumenik në

Stamboll, i cili me siguri nën ndikimin grek nuk do e pranonte asnjëherë njohjen e saj.5 Për këtë

arsye ai kërkoi edhe mbështetjen e priftërinjëve të tjerë brenda dhe jashtë vendit dhe synonte që

t’i basСkonte në Shqipëri, në mënyrë që bashkërisht të merrnin pjesë në këtë ngjarje të madhe.6

Edhe pse ai e kuptonte se për shtetin e vogël shqiptar nuk do ishte e thjeshtë rruga e ndarjes

prej Patrikanës, sërish bashkë me patriotë të tjerë morën përsipër shpalljen e saj mëvete. F. Noli

1 Dhimitër Beduli, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë gjer në vitin 1944. Tiranë: Kisha Ortodokse Shqiptare 1992, f. 18. Ndërsa gjatë muajit shkurt 1919 Noli u shpall peshkop prej episkopit rus Aleksandrit. Shiko edhe Valentina Duka, “KisСa ortodokse sСqiptare e Amerikës në vitet 1912–1920”, Çështje të historisë bashkëkohore të shqiptarëve. Tiranë: ShBLU, 2008, f. 138 2 AQSH. Fondi 152 (MPB), V. 1920, D. 69, Fl. 1. Telegram i datës 27 gusht 1920 i Prefekturës Berat, drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme. 3 Episkop Vissarion Xhuvanni, Kujtim vepre dhe intrige. Tiranë: ShtypsСkronja “Tirana”, 1926, f. 3. 4 Giovani Cimbalo, Pluralizmi i besimit dhe komunitetet fetare në Shqipëri. Tiranë: Naimi, 2013, f. 39. 5 Po aty, f. 39-40. SСiko edСe NasСo JorРaqi, “KtСimi i Fitimtarit”, Gazeta Shekulli. Tiranë: E mërkurë 15 mars, 2006, f. 19. Artikull me rastin e përvjetorit të vdekjes së Fan Nolit. Ja si e pëshkruan ai ardhjen e Fan Nolit, duke dСënë dСe një detaj sСumë të rëndësisСëm për basСkëjetesën dСe Сarmoninë fetare në vend: “Pas sСumë peripecisС, më 8 prill të vitit 1921 Fan Noli kthehet në Shqipëri. Ai zbret në qytetin e Vlorës nga kishte zbritur edhe herët e tjera, por me ndryshimin se këtë radhë nuk pati telashe nga autoritetet. I veshur në të zezë, me mjekër të zezë dhe me jakën e klerikut ai u mirëprit prej bashkatdhetarëve të tij, që nuk e harronin personin që bëri të mundur futjen e Shqipërisë ne Lidhjen e Kombeve. Pas një meshe në kishën e Shën Vlashit, ai u nis drejt kryeqytetit. Për akomodimin e tij në Tiranë dhe pajisjen e tij me orenditë e domosdoshme për të qëndruar në të, e ndihmoi Ahmet bej Zogu. Për ndihmës të tij mori një djalë hoxhe – edhe pse vetë ishte peshkop –, të birin e СoбСë Kanarit.” 6 AQSH. Fondi 152 (MPB), V. 1920, D. 69, Fl. 1. Telegram i datës 27 gusht 1920 i Prefekturës Berat, drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Page 312: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

269

ishte ndër të parët që kuptoi se avantazhi i autoqefalisë së kishës ortodokse shqiptare do të ishte

pakësimi i ndërhyrjeve të mundshme greke në politikën shqiptare si dhe eliminimi i rrezikut dhe

preteksteve për një pushtim grek të territoreve të Shqipërisë Jugore. Me këtë synim të madh, si

dhe pas shpalljes së tij prej Kryepeshkopti të Mitropolisë ruse të Nju Jorkut, episkop, dëshira e

vetme që ai kishte e mbetej për t’u realizuar, ishte kthimi në Shqipëri dhe dhënia e kontributit për

shpalljen e Kishës Ortodokse shqiptare të pavarur (Autoqefale) prej Stambollit.1

Pas kthimit të tij, në bashkëpunim me priftërinjtë e tjerë si At Vasil Marko dhe At Vangjel

Çamçe, organizuan në Korçë mbajtjen e një meshe në gjuhën shqipe. Kjo do të shërbente si sinjal

dhe tregues për klerin e gjeratëhershëm ortodoks grek në Shqipëri si dhe për politikën e Athinës,

se shumë shpejt gjërat do ndryshonin në favor të elementit shqiptar.2 Mesha e mbajtur prej At V.

Çamçes në Kishën e Shën Gjergjit u mirëprit prej mijëra pjesëmarrësve, të cilët jo vetëm

mbushën kishën por edhe ambientet jashtë saj. Mbajtja e saj pa lejen e autoriteteve kishtare

ortodokse të qytetit si dhe pa miratimin e administratës lokale, do shkaktonte diskutime të

shumta si në qarqet intelektuale në Korçë ashtu dhe në Tiranë.3

Më 28 nëntor të vitit 1921, me rastin e festës kombëtare, në Kishën e Tiranës u mbajt një

meshë ku u mor dhe vendimi në pjesëmarrjen e gjithë klerit të shenjtë ortodoks. Po ashtu morën

pjesë pleqësitë e ndershme dhe populli besimtar.4 Në mesin e këtyre besimtarëve të zgjedhur, u

deklarua se: “...Shofim nevojën e madhe të plotë të Krishterëvet Orthodhoksë të gjith Shqipnis.

Marrim parasysh edhe kuptojmë interesat e vërteta për jetën, mirsin, përparimin dhe nderin fetar

të popullit... Kështu kemi plotësisht dëshirë të madhe të ruajmë dhe gjith nomet e Orthodhoksisë

dhe ata ma të vegjlit. Po dhe duam të jemi gjith motin të bashkuem me Patriarqin Ikumenik të

shenjt si janë të bashkuem gjith miliunët e Orthodhoksëvet... Nga gjithë këto punë me rëndësi të

madhe u mblodhëm, biseduam, pëlqyem dhe vendosëm premas si mbas propozimit të Hirësisë së

Tij Arqimandrit tonë theollogut z. Visar Xhuvanit Elbasanasit këto që pasojnë:

1. Pranojmë dhe shpallim prej ditës së soçme vet-qeverimin Kombëtar të Kishës shenjt

Orthodhokse të Shtetit Shqiptar.

1 Valentina Duka, “Veprimtaria e KisСës Ortodokose SСqiptare të Amerikës (1912-1920)”, 70 vjet të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Tiranë: Instituti i Historisë, 1993, f. 36-38. 2 AQSH. Fondi 152 (MPB), V. 1920, D. 111, Fl. 12-13. Lajmërim i Prefekturës së Korçës për MPB mbi meshën e mbajtur në shqip. 3 Po aty, f. 12. 4 Dhimitër Beduli, Kishë dhe Kulturë. Tiranë: Instituti i dialogut dhe Komunikimit, 2006, f. 46-47.

Page 313: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

270

2. Pranojmë sa më shpejtë të mbajmë një mbledhje të përgjithshme pan-Orthodhokse Kishtare

m’atë qвtet më të cilin ka me e pamën t’arsвesСme Ministria e nderçëme e Punëvet të

Mbrendëshme.

3. Ndë këtë mbledhje të përgjithshme të përfaqësohet gjith Kleri dhe populli Orthodhoks...

4. Këta përfaqësonjës të kenë të drejtë për me bisedue e me vendue e për me përfundue vendime

Kishtare të pa tundme fuqi plotë dhe vepruëse.”1

Nisur nga kjo ngjarje, ortodoksët shqiptarë, të udhëhequr nga parimi kryesor Elefthera

Ekklisia en Elefthero Krati që d.m.th. "Kishë e lirë në shtet të lirë", kërkuan që të gjitha ritualet

fetare tashmë e tutje të bëheshin në gjuhën shqipe. Nismën për realizimin e kësaj gjëje ashtu si

dhe të kongresit, e mori përsipër Kostë Paftali, prefekti i Durrësit. 2 Ai njoftoi telegrafisht

prefekturat në verën e vitin 1922, për domosdoshmërinë e organizimit të një tubimi ose kongresi

për këtë qëllim të rëndësishëm. Çdo prefekturë u përcaktua që të zgjidhte nga dy delegatë, midis

tyre kishte edhe klerikë shumë të njohur si Visarion Xhuvani, Agathangjel Çamçja, Vasil Marku,

etj.3 Pas shumë vitesh punë të lodhshme ngjarja më e rëndësishme ishte mbledhja e kongresit

gjithëshqiptar më 12 shtator të vitit 1922 në qytetin e Beratit.4 Në kongres u morën disa vendime

siç ishte shpallja e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë (ku askush prej delegatëve që

morën pjesë nuk votoi kundra dСe asnjë qвtet nuk munРoi për t’u përfaqësuar), sСpallja e Korçës

si qendër e Kishës Autoqefale, e drejta për të emëruar vet peshkopët, dhe gjuha shqipe u vendos

që të ishte gjuha e liturgjisë. U formua edhe “Këshilli i Nalt i Kishës Shqipnis për Qeverimin e

saj”, si dhe u votua statuti provizor i kishës. Statuti definitiv iu la për detyrë një kongresi tjetër

kishtar që do të mbahej pas dy vjetësh.5

Kongresi i Beratit e mbylli aktivitetin e tij më 19 Shtator të vitit 1922. Ashtu siç pritej,

vendimet e Kongresit të Beratit ndeshën në reagimet e forta të Kishës Greke dhe njerëzve të saj.6

Nga ana e vet Patrikana e Stambollit nuk u treРua e РatsСme t’i miratonte këto vendime, sikurse

e kërkonin rregullat kanonike të kishës dhe sikurse iu kërkua Patrikanës nga kryetari i Këshillit të

1 Episkop Vissarion Xhuvanni, KujtТm vepre…, f. 9. 2 AMPJSH. V. 1922, D. 102, f. 38. Qarkore e Ahmet Zogut, dërguar me telegram Ministrisë së Punëve të Jashtme, për paanshmërinë e qeverisë në tubimin e kongresit. 3 Kaliopi Naska, “KonРresi TСemeltar i KisСës Ortodokse Autoqefale në Berat”, 70 vjet…, f. 11. 4 “KonРresi KisСëtar: Prokllamimi i KisСës Autoqefale”, Posta e Korçës. Nr. 140, 23 shtator 1922, f. 1. 5 Episkop Vissarion Xhuvanni, Çështje politiko-religjioze - Kostandinopoli-Tiranë. Tiranë: Botohet në dy pjesë, Pjesa e Parë, SСtвpsСkronja “Tirana”, 15 Maj, 1926, f 3. Po asСtu sСiko edСe “Statuti i KisСës OrtСodСokse Autoqefale Kombëtare të SСqipërisë”, Korçë: SСtвp. & Libraria DСori Koti, 1923, f. 3-7, nga Nyja I në Nyjen VIII. 6 Kaliopi Naska, “KonРresi TСemeltar i KisСës Ortodokse…”, f. 18.

Page 314: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

271

Lartë të Kishës Autoqefale, at Vasil Marko. Gjithashtu u vu në pikëpyetje nëse Shqipëria kishte

të drejtën e ngritjes së një kishte të pavarur, kur popullsia ortodokse në këtë vend nuk kalonte as

20 % të saj.1

Një vit më pas, më 21 nëntor 1923, Sinodi i Parë i mbledhur në Berat shpalli F. Nolin si

kryepeshkop të kishës ortodokse shqiptare. Ceremonia e drejtuar nga dy priftërinj grekë, Jerotheu

dhe Kristofor Kisi u bë në kishën e Shën Gjergjit në Korçë, ku më 24 nëntor Fan Noli u shpall

episkop në mënyrë solemne e kanonike.2 Telegramet e urimit që Noli mori ato ditë, flisnin për

një solidaritet të përgjithshëm të shqiptarëve ortodoksë. Sipas projektit fillestar, peshkopi do të

vizitonte besimtarët ortodoks në të gjithë Shqipërinë dhe pikërisht pas tri javë qëndrimi në

Korçë, Noli nisi turneun e tij kishtar i shoqëruar prej At Vasil Markut. Këshilli i Ministrave bëri

njohjen zyrtare shtetërore të vendimeve të Kongresit të Beratit dhe i miratoi ato plotësisht duke u

mbështetur në parimin e sipërpërmendur “kishë e lirë në shtet të lirë”.3

Të nxitur nga Athina, peshkopët grekë e filogrekë, në fillim të atij viti reaguan në mënyrë të

ashpër ndaj kongresit dhe ndaj vendimit të qeverisë shqiptare.4 Kështu peshkopi Vasilios (dëbuar

në 1921 nga Gjirokastra) i telegrafonte Lidhjes së Kombeve duke thënë se “kryetarë të bashkive

myslimane” të shtyrë nga qeveria shqiptare kishin organizuar në qytetin e Beratit një “kongres

laikësh” që shpallte autoqefalin e kishës ortodokse shqiptare, në mënyrë që ajo të kontrollohej sa

më lehtë prej “Shtetit mysliman shqiptar”.5 Sigurisht të gjitha përpjekjet e tyre dështuan përpara

vendosmërisë dhe përkushtimit të patriotëve dhe klerikëve shqiptarë.

Këshilli i Lartë Ekumenik (ose sinodi) që ishte zgjedhur në Kongres, kërkoi miratimin e

Patrikanës së Stambollit, kjo e fundit jo vetëm nuk e pranoi miratimin e autoqefalisë por vuri

edhe kushte të vështira, në të cilat theksohej se Patrikana mund të njihte autonominë e Kishës

1 Muin Çami, Shqipëria në rrjedhat..., f. 285. 2 Episkop Vissarion Xhuvanni, Çështje politiko-religjioze..., f. 9. 3 AQSH. F. 251, V. 1922, D. 125, Fl. 18. Vendimi Nr. 807 i datës 18 shtator 1922. 4 Sherif Delvina, Pa pavarësi fetare nuk ka pavarësi kombëtare. Tiranë: Eurorilindja, 1998, f. 3. Patrikana dërgoi në Shqipëri me mision, dy priftërinj at Jerotheun dhe Kristofor Kisin. Ata do të vëzhgonin nga afër atë se çfarë po ndodhte dhe do të raportonin për çdo gjë. 5 Roberto Moroco dela Roka, Kombësia dhe feja..., f. 53. Po ashtu shiko edhe veprën Çështje politiko-religjioze..., të At Vissarion Xhuvannit, f. 11. Ortodoksët shqiptarë kanë pasur të gjitha të drejtat njësoj si shqiptarët që i përkisnin besimeve të tjera. Ata nuk janë dhunuar ose cënuar asnjëherë as prej shtetit shqiptar e as prej besimeve të tjera. E duke qenë se kjo pjesë e popullsisë që afronte nga besimi me grekët, nuk pranoi asnjëherë se ishte greke por shqiptare, edhe ajo u dhunua e persekutua njësoj me besimtarët mysliman shqiptarë të Shqipërisë së Jugut e asaj të Çamërisë. Edith Pierpont Stickney, Shqipëria Jugore ose Epiri i Veriut në Çështjet Europiane Ndërkombëtare 1912-1923. Koha, Tiranë, 1998, f. 7-15. Në Sinod bënin pjesë si të zgjedhur nga Kongresi, Jerotheu si mitropolit i Korçës, Noli si mitropolit i Durrësit dhe Kristofor Kisi si mitropolit i Beratit.

Page 315: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

272

shqiptare, por jo autoqefalin e saj. E gjithë kjo vinte pasi vetëm një Sinod peshkopësh mund të

shpallte autoqefalin e një Kishe dhe të kërkonte më pas nga patrikana miratimin e tomosit

(njohjes). Ndër kushtet e përmendura gjatë takimeve të bëra ishin këto: të njihej vetëm

autonomia e kishës, gjuha liturgjike duhej të ishte greqishtja, peshkopët dhe kryepeshkopi duhet

të merrnin miratimin e saj (patrikanës) para së të caktoheshin në postet e tyre.

Për të diskutuar me Patrikanën në Stamboll shkuan dy delegacione në përbërje të të cilëve

ishin At Vasil Marko, Vasil Avrami, Simon Shuteriqi, At Harallamb Torka, etj. Fakti që

përfaqësuesit e patrikanës i vunë këto kushte delegacioneve që shkuan në Stamboll, tregonte se

vendimi i marrë në Kongresin e Beratit për autoqefalin e Kishës Ortodokse Shqiptare nuk njihej

prej Patrikanës Ekumenike. Kjo do të thoshte, që gjersa të zgjidhej çështja e statusit të kishës

shqiptare, nga ana e Patrikanës nuk do të vinte asnjë ndihmë ekonomike, prandaj për t’i dalë

situatës përpara At Visarion Xhuvani (deputet në parlamentin e asaj kohe) i kërkoi ndihmë

qeverisë, nga ana e së cilës ndihma ekonomike nuk mungoi edhe pse nevojat në krahasim me

ndihmën ishin shumë herë më të mëdha.

Ngjarjet e vitit 1924 dhe arratisja e Nolit nga Shqipëria çuan në një çrregullim dhe në një

klimë të tensionuar brenda ortodoksëve të cilët ishin ndarë në dy grupe, një grup mbështeste

autoqefalin dhe grupi tjetër autonominë.1 Më 28 mars 1925, Këshilli i Nalt i Kishës Ortodokse

Autoqefale Shqiptare, ngarkoi Visarion Xhuvanin që të drejtonte Mitropolinë e Durrësit në

postin e Zv. Përgjithshëm të kësaj mitropolie.2 Plotësimi i kësaj detyre kërkonte që Mitropoliti i

Durrësit të kishte gradë episkopale. At Visarioni e dinte që Patrikana e Stambollit nuk do ta

dorëzonte kurrë atë në gradën Peshkop (Episkop). Ai ishte i bindur se Patrikana dëshironte që

kisha shqiptare të mbetej e varur përgjithmonë prej saj. Pa mbështetjen e Këshillit të Naltë,

Visarion Xhuvani shkoi në Mal të Zi dhe në maj të vitit 1925 u dorëzua në gradën Peshkop.3

Disa anëtarë të Këshillit të Lartë kishin kohë që propagandonin kundër vendosjes së tij në krye të

KOASH, madje ata nuk pranonin që ai të mbante as meshë, ky debat shterpë që lëkundej midis

njohjes dhe mosnjohjes së Visarion Xhuvanit si peshkop, u zgjidh prej ministrit të Punëve të

Brendshme në atë kohë Abdurahman Dibrës, i cili me anë të një shkrese njohu përpjekjen e At

Visarionit për ngritjen e një Sinodi të ri, si dhe problemet e dala të zgjidheshin brenda këtij

1 Giovani Cimbalo, Pluralizmi i besimit..., f. 52. 2 Visarion Xhuvani, në Kishë, në Parlament dhe në burg. Përmbledhje dokumentesh, përgatitur nga Nos Xhuvani dhe Pavli Haxhillazi, Tiranë: SСtëpia Botuese “55”, 2007, f. 15. 3 Episkop Vissarion Xhuvanni, KujtТm vepre…, f. 22-27, 31.

Page 316: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

273

sinodi. Kjo tregonte se At Visarion Xhuvani kishte mbështetjen e plotë prej shtetit shqiptar për të

vazhduar rrugën e nisur nga Fan Noli, rrugën drejt njohjes së autoqefalisë dhe tomosit fetar.1

Me nismën dhe me kompetencat e tij, Këshilli i Lartë Kishtar në Shqipëri formuloi Statutin

përfundimtar të Kishës Autoqefale Shqiptare pa kontaktuar me Patrikanën, në të njëjtën kohë At

Visarioni forcoi dhe krijoi episkopata në Berat, Tiranë, Durrës, Korçë, Shkodër, Gjirokastër.

Përveç fushës fetare, At Visarioni shkëlqeu edhe në atë politike dhe intelektuale të viteve 1920-

1924, ku shpalosi synimet nacionaliste, patriotike dhe kulturoro-fetare. Duke qenë edhe deputet

në parlament, kontributi i tij u bë edhe më i madh, sidomos në përcaktimin e lidhjeve që duhej të

kishte kisha ortodokse me shtetin. Lidhur me interesat e kombit ai gjithnjë do shprehej se synimi

i parlamentit ishte që të japë shembullin e drejtësisë, Рjë që më pas do t’i shërbejë edukimit të

popullit në të mirën e tij. Kurse kleri duhet të ishte pasqyra ku duhet të shihej paanësia dhe e

drejta.2

E gjithë përpjekja e At Visarion Xhuvanit ishte fryt i kërkesave të shqiptarëve ortodoksë dhe

intelektualëve të kohës për të patur një kishë të pavarur nga kleri i huaj, në këtë kohë, të gjitha

kishat e vendeve lindore e kishin fituar këtë status. Ai i përmbahej gjithnjë parimit “Eteras

Vasilias Ekklisia mi dhiatatestho ta eteras” që d.m.th. “Një kishë e një shteti nuk mund të

urdhërojë kishën e një shteti tjetër”.3 Por përkundër këtij parimi në maj të vitit 1926, Patrikana e

Stambollit ndërmori një veprim tjetër diplomatik për të mposhtur qëndresën e atdhetarëve dhe

ortodoksëve shqiptarë. Ajo dërgoi në Shqipëri Eksarkun Krysanthos, Mitropolit i Trapezundës.

Misionari grek në takim me personalitete të njohura si Z. Koço Kota dhe Pandeli Vangjeli, nguli

këmbë për ruajtjen e privilegjeve të Patrikanës së Stambollit dhe nuk pranoi kërkesën shqiptare

për njohjen e tomosit.4 Ky veprim rriti edhe më shumë trysninë e brendshme tek ortodoksët

shqiptarë se kishte ardhur koha që njëherë e mirë shkëputja të ishte përfundimtare. Detyrë

vendimtare doli formimi i një Sinodi të shenjtë dhe caktimi i një Kryepeshkopi, që do ta çonin

Kishën ortodokse shqiptare drejt autoqefalisë së dëshiruar. Pengesë kryesore për të arritur këtë

1 AQSH. F. 152 (MPB), V. 1927, D. 20, Fl. 2. Letra e ministrit të Punëve të Brendshme A. Dibra, drejtuar sinodit të kishës ortodokse për problemet e shfaqura. 2 Episkop Vissarion Xhuvanni, Çështje politiko-religjioze - Kostandinopoli-Tiranë. Tiranë: Botohet në dy pjesë, Pjesa e Parë, SСtвpsСkronja “Tirana”,15 Maj, 1926, f. 6-7. 3 Po aty, f. 7. 4 Vangjel Koça, Në udhën e shqiptarizmës..., f. 30-31.

Page 317: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

274

objektiv dolën mitropolitët Kisi dhe Jerotheu, të cilët nuk pranuan të dorëzonin asnjërin prej dy

kandidaturave (Çamçe ose Ambrozi) si peshkopë.1

Në shkurt të vitit 1929, Këshilli i Naltë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë i

mbështetur prej Qeverisë shqiptare i ngarkon At Visarion Xhuvanit detyrën për të zgjidhur dy

episkopë kanonikë të huaj, të cilët do të dorëzonin kandidatët shqiptarë. Afati ishte nga 11

shkurti deri më 17 shkurt të vitit 1929, brenda këtij afati duhet të bëheshin dorëzimet e

episkopëve dhe më 18 shkurt do të formohej Sinodi.2 Duke qenë se ishte e vështirë për të gjetur

peshkopë të huaj që të dorëzonin kandidatët shqiptarë, detyra iu ngarkua At Visarionit bashkë me

peshkopin serb të Shkodrës, Viktorin. Të dy bashkë hirësuan tre peshkopë shqiptarë dhe formuan

kështu Sinodin e dytë ortodoks shqiptar.3 Jerotheu (Jeroteu) dhe Kristofor Kisi që nuk morën

pjesë në rishpalljen e Kishës autoqefale shqiptare, u zëvendësuan prej dy nga tre peshkopët e

hirësuar, i treti mori në dorëzim dioqezën e Gjirokastrës.

Reagimi i fanarit ishte shkishërimi i peshkopëve shqiptarë dhe kërkesa drejtuar Kishës

Ortodokse Serbe që t’i vendoste sanksione (sСkisСërimin e) pesСkopit të SСkodrës, Viktorit. At

Visarioni nxitoi të konsolidonte strukturat e Kishës së re autoqefale, ai thirri menjëherë një

kongres të ri, i cili do të vendoste përkthimin e shpejt në shqip të të gjitha veprave liturgjike të

cilat kishin mbetur pa u përkthyer prej Nolit4, gjithashtu ai vendosi edhe ndarjen kishtare në katër

dioqeza që do të ishin Korçë, Durrës, Gjirokastër dhe Berat. Në të njëjtën kohë ai u mundua të

krijonte edhe një këshill administrativ për menaxhimin e pasurive të kishës si dhe të ruante

marrëdhëniet normale me shtetin shqiptar. Në 16 qershor 1929 u mblodh Kongresi i II

gjithëortodoks në Korçë.5 Ky kongres vazhdoi gjurmët e kongresit të parë dhe përcaktoi në

mënyrë të qartë se: “Kryepishkopi, Peshkopët, Zavendësit e tyre llokalë, Ikonomi i Math

1 Viron Koka, “Përpjekjet për njoСjen e KisСës Ortodokse SСqiptare nРa Patriku (vitet 1920-1930)”, 70 vjet…, f. 71. 2 Fatmira Rama, “Sinodi i Parë sСqiptar dСe KonРrsi i Dвtë Panortodoks i KisСës Autoqefale Kombëtare”, 70 vjet…, f. 64. 3 Dhimitër Beduli, Kishë dhe Kulturë, Tiranë: Instituti i Dialogut dhe Komunikimit, 2006, f. 49. 4 Noli gjatë periudhës 1908-1914, kisСte përktСвer një sër veprasС liturРjike të cilat do t’i vinin në ndiСmë ritualeve fetare ortodokse gjatë mbajtjes së meshes. Veprat e përkthyera prej tij ishin: - “SСërbes' e Javës së MadСe”, 1908 - “Librë e Shërbesave të Shënta të Kishës OrtСodoбe”, 1909 - “Libre e të Kremteve të MëdСa të KisСës OrtСodoбe”, 1911 - “Triodi i VoРël”, 1913 - “PesëdСjetore e VoРël”, 1914 - “Lutjesorja”, 1914 Numri i përgjithshëm i veprave liturgjike që ai përktheu deri në momentet e fundit arrin në 18 dhe zgjat në një periudhë kohore për më shumë se 45 vjet. 5 Aurela Anastasi, “Statuti i KisСës Ortodokse Autoqefale SСqiptare dСe evoluimi i tij”, 70 vjet…, f. 55.

Page 318: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

275

Mitrofor, Sekretari i Përgjithshëm i Sinodhit, si edhe ndihmësit e Zavendësit Klerikë të

Kryepishkopit dhe të Peshkopëve, duhet të jenë prej gjaku, gjuhe Shqipëtarë si dhe të kenë

nënshtetësinë Shqiptare”, gjithashtu u vendos që “Qendra e Kishës Autoqefale caktohet me

dekret mbretnor”.1 Sinodi II (i shenjtë) i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, i panjohur

nga Patrikana Ekumenike e Stambollit u përbë nga: Kryepeshkopi dhe peshkop i Tiranës dhe i

Durrësit At V. Xhuvani, imzot Çamçe, imzot Ambrozi dhe imzot Eugjeni. Më pas sinodi u

plotësua dhe me Ikonomin e Madh, Mitrofor, At Vasil Markun. Pjesa më e rëndësishme e

vendimeve të marra në Sinod, ishte dhe ajo që shpjegonte marrëdhëniet mes Kishës dhe Mbretit.

Sipas nenin 54 të statutit, Kisha Ortodokse Autoqefal e Shqipërisë, detyrohej që të lexonte në

çdo meshë, lutje për mbretin, për vendin dhe për ushtrinë. Ndërkaq neni 55, e detyronte Kishën

që të mos pranonte subvencione prej asnjë vendi tjetër, në të kundërt sanksionet shtetërore do të

ishin të ashpra, sipas parashikimeve që jepeshin në Kodin Penal.2 Statuti vendosi që nenet 1, 2, 3,

10, 24, 25, 40, 48, 49, 52 dhe 60 të ishin të pandryshueshme duke qenë se ato përcaktonin

identifikimin e komunitetit fetar, emërtimin si dhe pavarësinë e tij, ndërsa pjesa tjetër mund të

ndryshohej përmes kongreseve fetare.3

Fillimi i viteve 1930 e gjeti kishën ortodokse në një rrugë ende pa krye për sa i përket njohjes

së saj nga Patrikana Ekumenike, At V. Xhuvani gjatë viteve 1931-1932 u mundua që të siguronte

të paktën njohjen e autoqefalisë së kishës shqiptare (ortodokse) prej kishave fqinje si asaj Serbe

(jugosllave) dhe asaj bullgare, por si njëra ashtu edhe tjetra nuk pranuan ta njihnin autoqefalin e

kishës shqiptare.4 Patrikana Ekumenike vazhdonte të pretendonte autonominë dhe jo pavarësinë

e kishës shqiptare, por duke parë që gjërat kishin marrë një rrugë pa krye dhe se mbreti Zogu I

kishte treguar shpesh herë moskokëçarje për vendimet e Patrikanës, kjo e fundit çeli shtegun për

një kompromis të hapur që do ta çonte kishën shqiptare drejt tomosit, sigurisht kompromisi do të

kishte disa kushte. Kushti kryesor ishte largimi i At V. Xhuvanit nga kreu i kishës ortodokse dhe

1 Statuti i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipris. Korçë: (pa shtëpi botuese), 29 qershor 1929, Artik. 14 dhe 16, f. 9. 2 Statuti i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipris. Korçë: (pa shtëpi botuese), 29 qershor 1929, Artik. 14 dhe 16, Kaptina e VIII, nenet 54 dhe 55, f. 26. 3 Giovani Cimbalo, Pluralizmi i besimit..., f. 66-67. 4 Dhimitër Beduli, Kisha Ortodokse…, f. 50. KisСa Ortodokse Autoqefale SСqiptare vaгСdonte rruРën e saj, ndërsa themeluesi dhe mbështetësi më i madh i kësaj çështje F. Noli ndodhej në Amerikë dhe prej andej ndiqte situatën brenda vendit. Me interes është një telegram i dërguar më 3 dhjetor 1933 Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Shqiptare prej F. Nolit, në të cilën ai i kërkonte ndihmë ekonomike atij sepse gjendej ngushtë dhe i ligështuar në shtrat prej tri javësh i sëmurë me pneumoni. Për më tepër shiko Nasho Jorgaqi, Letërkëmbim i Fan Nolit, Tiranë: SСtëpia Botuese “Erik”, 2012, Letërkëmbini nr. 184 dСe 185, f. 154-155.

Page 319: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

276

vendosja në krye të saj të Kristofor Kisit.1 Duke qenë kështu, ndërmjet V. Xhuvanit dhe K. Kisit

shpërtheu një luftë e cila kulmoi më 10 shkurt 1933. Përmes një qarkoreje të brendshme të

KOASH-it, Episkopi i Gjithë Shqipërisë V. Xhuvani i drejtohej të gjitha episkopatave për të

lajmëruar largimin e Kristofor Kisit nga Shqipëria, me arsyetimin se ai “po bahet shkas dami për

mbarëvajtjen e punëve t’Ortodoksisë SСqiptare”. Qarkorja vazhdonte duke shprehur se “Në

kryeqytet Episkopi K. Kisi ka lanë një ndjenjë përbuzje dhe indikacioni në gjithë qarqet

patriotike serioze të kullueme për shkaqet që në raportin tonë relativ do t’jua spjegojmë”. Kështu

sipas tij, përmes kësaj qarkoreje duhej të informohej jo vetëm kleri po dhe mbarë opinioni

publik.2 Pas largimit të K. Kisit, që shihej dhe si mbështetës i politikave greke dhe atyre të

Patrikanës, KOASH-i do kalonte një periudhë të shkurtër qetësie dhe riorganizimi administrativ.

Përpjekjet për njohjen e autoqefalisë vazhduan në mënyrë konsistente edhe në vitet 1933-

1934. Përpjekja e parë u bë në vitin 1934, por dështoi ende pa filluar, pasi mbreti Zog I ishte

ende skeptik për një ndryshim që mbartte mbi vete nuanca politike, por edhe pse nuk pranoi,

shtegun për një ndryshim të tillë e la të hapur. Përpjekja e dytë për një marrëveshje kleriko-

politike u bë gjatë vitit 1936 ndërmjet patrikanës dhe qeverisë shqiptare, edhe këtë herë kushti

kryesor i marrëveshjes ishte largimi i At Visarion Xhuvanit nga posti i Kryepeshkopit të Kishës

Ortodokse Shqiptare. Kësaj here Zogu I, i kishte lënë pas të gjitha mosmarrëveshjet me Italinë

dhe sigurisht ndihej më i lehtësuar për sa i përket politikës së jashtme të monarkisë së tij. Zogu

pranoi largimin e At Visarionit nga posti i Kryepeshkopit dhe zëvendësimin e tij me Kristofor

Kisin.

Më 29 maj 1936 gazeta “Arbënia” botoi të plotë aktin e dorëheqjes së Kryetarit të Kishës

Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, duke informuar se kjo gjë kishte ndodhur gjatë një mbledhje

të jashtëzakonshme të Sinodit të Kishës më datë 27 maj.3 Kështu ai dha dorëheqjen si klerik dhe

si kryepeshkop në të mirë të kishës dhe kombit edhe pse ishte në kulmin e karrierës së tij.

Ngjarja bëri jehonë në popullin shqiptar dhe u cilësua si akt jashtëzakonisht patriotik.4 Ajo i hapi

rrugën emërimit të K. Kisit në vend të tij si dhe njohjes së KOASH-it prej Patrikanës. Më 12 prill

të vitit 1937, patriarku ekumenik Veniamini I dhe dymbëdhjetë mitropolitët e Sinodit të Shenjtë

u mblodhën në Stamboll dhe nënshkruan tomosin e njohjes së autoqefalisë të Kishës Ortodokse

1 Arben Puto, Shqipëria Politike 1912–1939, Tiranë: Toena, 2009, f. 473. 2 Visarion Xhuvani, në Kishë, në Parlament dhe në burg. Përmbledhje dokumentesh, përgatitur nga Nos Xhuvani dСe Pavli HaбСillaгi, Tiranë: SСtëpia Botuese “55”, 2007, f. 230. 3 Po aty, f. 311. 4 Arben Puto, vep. e cit., f. 473-474.

Page 320: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

277

Shqiptare.1 Kjo ishte një marrëveshje e studiuar mirë prej Patrikanës në mënyrë që të shmangej

një skizmë fetare e ortodoksëve shqiptarë. Marrëveshja kishte edhe një kusht të fshehur i cili nuk

doli hapur asnjëherë, sistemi i ri i votimit për patriarkun e madh, që po praktikohej përfshinte

edhe kishat ballkanike, kjo do të thoshte që me njohjen e autoqefalisë së kishës shqiptare, pritej

një mbështetje dhe një votë pro, prej saj, për kandidatin grek për patriark dhe jo për kandidatin

sllav. Mëvetësimi ose njohja e autoqefalisë së kishës shqiptare ishte një arritje historike për

ortodoksinë dhe ortodoksët shqiptarë. Në të njëjtën kohë ajo do të thoshte mënjanim i ndërhyrjes

së shtetit grek nëpërmjet kishës në çështjet e brendshme politike të shtetit shqiptar.

1 Giovani Cimbalo, Pluralizmi i besimit..., f. 67, 84.

Page 321: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

278

PËRFUNDIME

Në përfundim të këtij disertacioni, i cili synon të trajtojë marrëdhëniet politike të shtetit

shqiptar me Turqinë, Jugosllavinë dhe Greqinë në vitet 1920-1939, po paraqesim përfundimet e

arritura si më poshtë:

Shpallja e Pavarësisë së shtetit shqiptar më 28 nëntor 1912, ishte një arritje e madhe për

kombin shqiptar. Vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër një vit më pas, nuk

njohën një Shqipëri etnike por një Shqipëri të vogël e të cunguar, duke ja dhënë pjesën më të

madhe të territoreve të saj vendeve fqinje si Greqisë, Serbisë e Malit të Zi. Lufta e Parë

Botërore e gjeti shtetin shqiptar pa qeveri, pasi princ Vidi ishte larguar në fillim të muajit

shtator 1914. Në këto kushte edhe pse Shqipëria ishte shpallur neutrale dhe nën garancinë e

Fuqive të Mëdha, fillimi i luftës e gjeti të pushtuar dhe të ndarë në disa zona influence. Kjo

situatë do të vazhdonte gjer në përfundim të luftës. Shteti shqiptar i cili nuk arriti dot të kishte

një qeveri në mërgim për të mbrojtur të drejtat e tij, u kthye në arenë lufimesh ndërmjet

forcave të Boshtit dhe atyre të Antantës. Në përfundim të luftës, Austro-Hungaria që kishte

qenë një ndër mbështetëset e autonomisë dhe pavarësisë së shtetit shqiptar nuk do të ishte më.

Kjo Рjë do t’i Сapte rruРë realiгimit të marrëveshjeve të fshehta, të nënshkruara gjatë ose në

përfundim të luftës prej shteteve fqinje, të cilat duke qenë se ishin reshtuar përkrah Antantës,

tashmë kërkonin plotësimin dhe përmbushjen e premtimeve të bëra.

Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, Fuqitë e Mëdha u takuan në Paris për të vendosur

fatin e fuqive humbëse si dhe për të përcaktuar rendin e ri botëror. Patriotë të shumtë, duke

parë që parimi i neutralitetit të shtetit shqiptar nuk ishte njohur prej Fuqive dhe se Shqipëria

vazhdonte të ishte e pushtuar prej trupave italiane, greke, serbe e franceze, në dhjetor të vitit

1918, të mbledhur në Durrës, shpallën një qeveri përfaqësuese e cila do mbronte interesat e

tyre në Konferencën e Paqes në Paris. Në krye të qeverisë u vendos Turhan Pashë Përmeti që

kishte qenë edhe kryeministër në qeverinë e princ Vidit, si për të treguar vijueshmërinë e

qeverisë dhe shtetit shqiptar. Qeveria e Durrësit vendosi të dërgonte një delegacion

përfaqësues në Paris, në krye të të cilit do ishte vet Turhanë Pasha.

Çështja shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris nuk u trajtua si një çështje më vete, por ajo

u pa e lidhur me të ashtuquajturën “Çështje e Adriatikut Lindor”, ku përplaseshin fort interesat

Page 322: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

279

e Italisë dhe Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene. Delegacioni shqiptar në Konferencë u shpreh

hapur për një Shqipëri etnike, e cila do të përfshinte brenda saj edhe territoret e marra

padrejtësisht prej Serbisë e Greqisë. Nga ana tjetër, këto vende kërkonin me insistim

realizimin e synimeve të tyre. Italia e rreshtuar gjatë luftës përkrah Antantës, kërkonte me çdo

kusht zbatimin e Traktatit të fshehtë të Londrës, të prillit 1915. Greqia e përfaqësuar nga

Venizellosi, duke përfituar nga ndjenjat pro helene të përfaqësuesve britanik e francezë,

kërkonte aneksimin e të gjitha territoreve shqiptare që ajo i quante Vorio Epir e që ngjiteshin

gjer në lumin Shkumbin. Ndërsa Mbretëria e re SKS, duke e parë veten të pafuqishme përball

një Italie më të madhe se ajo (si dhe interesave që kishte në Fiume), fillimisht u shpreh për një

Shqipëri të pavarur në kufijtë e vendimeve të marra në Londër (me pak rregullime në favor të

vet), por nëse kjo gjë nuk do të arrihej, ajo ishte e gatshme të kërkonte pjesën e saj. Për sa i

përket Portës së Lartë, Perandoria Osmane ishte larg interesave ballkanike dhe mbarimi i

luftës e Рjeti të pusСtuar prej trupave të sСteteve fituese. Humbja e saj në luftë do t’i linte

vendin një sërë traktatesС, që do t’i sСkëpusnin territore dСe Сapësira të mëdСa.

Delegacioni shqiptar në Paris duke parë situatën e vështirë, si dhe duke kuptuar interesat e

vendeve fqinje, që mbështeteshin hapur prej Fuqive të Mëdha, u nda në dy grupe. Njëri grup

mbështeste pavarësinë e shtetit shqiptar në kufijtë e vendosur në Londër 1913, e brenda tyre

kishte dhe nga ata që kërkonin Shqipërinë etnike. Ndërsa grupi tjetër duke ndjerë trysninë e

Romës u shpreh për një Shqipëri nën protektoratin e një Fuqie të Madhe siç ishte Italia (të

cilës principata e Vidit i ishte lënë në kujdestari bashkë me Austro-Hungarinë, por kjo e fundit

nuk ekzistonte më). Përfaqësuesit shqiptar që vinin nga emigracioni, kryesisht ata nga SHBA,

të kryesuar prej Federatës Panshqiptare “Vatra” dhe “Partisë Shqiptare”, u shprehën për një

Shqipëri të pavarur, por nëse kjo nuk realizohej atëherë ata ishin për një mandat amerikan dy

vjeçar mbi Shqipërinë. Megjithatë, të gjitha planet dhe marrëveshjet e Fuqive evropiane si dhe

atyre ballkanike në kurriz të shtetit shqiptar, do të prisheshin prej ndërhyrjes së SHBA-ve, të

cilat përmes presidentit Uillson, shpallën se nuk do të njihnin asnjë traktat të fshehtë dhe

ndryshe nga Fuqitë evropiane, Uashingtoni u deklarua në favor të vetvendosjes së popujve.

Në këto rrethana, kur një pjesë e delegacionit shqiptar në Paris shprehej se ishte në favor të një

protektorati italian mbi Shqipërinë, sidomos pas nënshkrimit të marrëveshjes së gushtit 1919

të qeverisë së Durrësit me Romën, pakënaqësia në rrethet patriotike brenda dhe jashtë vendit

erdhi në rritje. Kongresi i Lushnjes i mbledhur si reaksion ndaj qeverisë së Durrësit si dhe me

Page 323: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

280

synimin për të realizuar aspiratat kombëtare, në janar të vitit 1920, shpalli mosnjohjen e saj si

dhe formimin e një qeverie të re të kryesuar prej Sulejman Delvinës. Regjenca e krijuar do të

përfaqësonte vijueshmërinë e formës së regjimit deri në një vendim të dytë që do të merrej në

një moment më të favorshëm. Kongresi vendosi që delegacioni shqiptar në Paris të

zëvendësohej me një delegacion të ri. Njëkohësisht kongresi i vuri si detyrë vetes, njohjen e

shtetit shqiptar sipas vendimeve të marra në Londër 1913, ruajtjen e tërësisë territoriale,

largimin e trupave serbe, greke e italiane prej zonave që mbanin pushtuar, si dhe njohjen e

qeverisë në arenën ndërkombëtare. Brenda qeverisë së Sulejman Delvinës ekzistonte dhe një

rrymë e përfaqësuar prej Hoxhë Kadri Prishtinës, që kërkonte bashkimin e trojeve shqiptare

në një shtet të vetëm.

Mbrojtja e çështjes shqiptare në Konferencën e Paqes; pranimi i shtetit shqiptar në Lidhjen e

Kombeve (17 dhjetor 1920), si dhe vendimi i 9 nëntorit 1921 për njohjen e shtetit shqiptar nga

Konferenca e Ambasadorëve në Paris, sipas tërësisë territoriale të shpallur në vendimet e vitit

1913, ishin arritje të mëdha. Ato jo vetëm sanksionuan pavarësinë e shtetit shqiptar, por dhe

ruajtën të paprekur atë çfarë kishte mbetur prej vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve

në Londër. Të gjitha këto arritje, goditën rëndë pretendimet e vendeve fqinje, si dhe i hapën

rrugën krijimit të marrëdhënieve të reja të Shqipërisë me Greqinë, Jugosllavinë e Italinë. Lufta

e Vlorës, marrja e Korçës dhe Gjirokastrës pas largimit të trupave franceze duke mos i’a lënë

trupave greke, bashkë me rezistencën për të mos lejuar trupat serbe të avanconin drejt veriut, u

kthyen në çështjet më kryesore të viteve 1920-1921 për të çmontuar në terren atë që Shqipëria

e kishte fituar diplomatikisht në Paris dhe Gjenevë ndaj Athinës e Beogradit. Për sa i përket

Turqisë së këtyre viteve, ajo ishte e zënë në luftën për çlirimin e vendit si dhe për mbrojtjen e

interesave të saj në arenën ndërkombëtare.

Arritjet e mëdha të viteve 1920-1921, i sСërbвen sСtetit sСqiptar për t’u konsoliduar si në

politikën e brendshme ashtu dhe në atë të jashtme. Por pavarësisht këtyre arritjeve, një sërë

çështjesh vijonin të mbeteshin pezull. Në radhë të parë një çështje shumë e rëndësishme që

priste të merrte drejtim ishte ajo e caktimit në terren të kufirit me Mbretërinë Serbo-Kroato-

Sllovene dhe Greqinë. Gjithashtu, pavarësisht pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve

dhe vendimit të nëntorit 1921, asnjë prej vendeve fqinje nuk e kishte njohur shtetin shqiptar

zyrtarisht. Problemi i realizimit dhe mbrojtjes së të drejtave të popullsive shqiptare që kishin

mbetur jashtë kufirit (si në Kosovë e Çamëri), ashtu si njohja e të drejtave të minoritetit grek

Page 324: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

281

në Shqipëri, ngritur disa herë prej Athinës në Lidhjen e Kombeve, ishin çështje që kërkonin

zgjidhje sa më parë. Bashkë me këto probleme reshtohej edhe ai i largimit përfundimisht të

trupave jugosllave përtej “vijës strategjike” që mbanin nën kontroll.

Për sa i përket çështjes së kufijëve me Jugosllavinë dhe Greqinë, ajo do të vazhdonte të mbetej

e Сapur dСe do të krijonte probleme të sСumta deri nРa mesi i viteve ‘20. Nëse me Serbinë

çështja e kufirit kishte mbetur e pacaktuar sepse kishte filluar Lufta e Parë Botërore, me

Greqinë shteti shqiptar kishte arritur të firmoste tre protokolle në harkun e 7 viteve.

Protokollin e Firences të 17 dhjetorit 1913, i cili ishte pasuar nga një Protokoll i dytë më 17

maj 1914 në Korfuz, për Korçën dhe Gjirokastrën, por që me vendimin e nëntorit 1921 të

Konferencës së Ambasadorëve, ky i fundit ishte rrëzuar tërësisht. Protokolli i fundit ishte ai i

Kapshticës i 15 majit 1920, prej të cilit në aspektin e çështjes së kufijëve, Greqia vazhdonte të

mbante 26 fshatra të ish-Kazasë së Korçës ende të pushtuar me pa të drejtë. Veç zgjidhjes së

problemit të kufijëve që kërkonte kohë dhe angazhim, sa i përket çështjes së minoriteteve,

shteti shqiptar firmosi më 2 tetor 1921, Deklaratën ku njihte të drejtat e minoritetit grek në

Shqipëri, gjë e cila nuk u shoqërua nga një deklaratë reciproke prej palës greke për të njohur të

drejtat e popullsisë shqiptare në Greqi.

Marrëdhëniet politike të shtetit shqiptar me Greqinë, Jugosllavinë dhe Turqinë në fillim të

viteve ’20 kalojnë në dв faгa të rëndësisСme. E para është faza e bisedimeve politike, për të

arritur njohjen de jure dhe de facto të shtetit shqiptar prej tyre, e cila fillon nga viti 1920 e

vazhdon gjer në vitin 1922-1923. Në këtë fazë qeveritë shqiptare si dhe elita politike shqiptare

përpiqen që të krijojnë marrëdhënie të qendrueshme me të gjitha këto shtete. Kryesisht me

Beogradin gjatë vitit 1920 krijohen kontakte të shpeshta jo zyrtare, për të ndihmuar me

armatime qeverinë e Tiranës, për të nxjerrë jashtë Vlorës trupat italiane, por që do rezultonin

të pasuksesshme. Gjatë vitit 1921 këto marrëdhënie intensifikohen për shkak të krijimit të

“zonave të lira” mes dy vendeve (më 18 nëntor 1921), si dhe fillimit të lëvizjes së armatosur

shqiptare në Kosovë (lëvizjes kaçake). Ato arrijnë kulmin e përkeqësimit të tyre, kur Beogradi

mbështeti hapur kryengritjen e Marka Gjonit dhe shpalljen e Republikës së Mirditës prej tij

më 17 korrik 1921. Me Greqinë nga ana tjetër marrëdhëniet politike kulmojnë me Protokollin

e Kapshticës të 15 majit, i cili njohu de facto (por jo de jure) qeverinë e dalë prej Kongresit të

Lushnjes. Gjatë kësaj kohe, kontaktet me Athinën do të jenë të pakta por të qendrueshme, deri

sa mbërrihet në Deklaratën e tetorit 1921 për njohjen e të drejtave të minoritetit grek në

Page 325: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

282

Shqipëri. Pas kësaj periudhe, marrëdhëniet politike do të jenë shumë më të zbehta. Përjashtim

prej këtyre tri shteteve bën Turqia, e cila e angazhuar në luftën për çlirimin e vendit, nuk arriti

të kishte kontakte të drejtpërdrejta me qeverinë shqiptare gjer në fund të vitit 1922. Çështja

më e diskutueshme gjatë kësaj periudhe mes dy vendeve do të ishte ajo e “Borxhit Publik

Otoman” e diskutuar në Lozanë 1922-1923, ku u përfshi dhe shteti shqiptar. Faza e dytë e

marrëdhënieve të shtetit shqiptar me vendet fqinje, është ajo e njohjes së tij prej tyre dhe

krijimit të marrëdhënieve diplomatike.

Vitet 1922-1923 do të shënonin fillimin e më pas kurorëzimin e marrëdhënieve diplomatike

mes shtetit shqiptar dhe Turqisë. Më 15 dhjetor 1923, shteti shqiptar do të nënshkruante me

Turqinë, “Traktatin e Miqësisë”, në nenin dy të të cilit parashikohej dhe lidhja e

marrëdhënieve diplomatike mes tyre. Traktati edhe pse u pa si i suksesshëm prej qeverisë së

Tiranës, në anën tjetër shkaktoi tronditje në Athinë, e cila tek kjo marrëdhënie e re shqiptaro-

turke, shikonte një kërcënim që i shtohej shtetit grek jo vetëm në kufirin jugor me Turqinë,

por tashmë dhe në atë verior me Shqipërinë. Por pavarësisht nënshkrimit të “Traktatit të

Miqësisë” me Turqinë, marrëdhëniet mes dy vendeve do të kushtëzoheshin prej dy ngjarjeve

të mëdha: a) “Traktatit të Lozanës”, ku gjatë janarit 1923, mes Turqisë dhe Greqisë u ra

dakord që popullsia greke e Turqisë të shkëmbehej me atë turko-myslimane që jetonte në

Greqi, gjë e cila do prekte dhe popullsinë shqiptare që jetonte në Çamëri, pavarësisht se të dy

vendet deklaruan se ajo nuk do përfshihej në shkëmbim; b) Mosnjohjes së të drejtës së

zgjedhjes së nënshtetësisë për popullsinë shqiptare që ishte vendosur në Turqi gjatë dekadave

të fundit. Njëherazi dhe mos lejimin e shitjes së pasurive e pronave të tвre për t’u larРuar drejt

Shqipërisë, për ata që donin të shpërnguleshin. Të dy këto ngjarje nuk do të lejonin krijimin e

një klime pozitive në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, situatë e cila do të vazhdonte gjer në

vitin 1926.

Përpjekjet e para të shtetit shqiptar për të krijuar marrëdhënie diplomatike me Jugosllavinë i

përkasin fillimit të vitit 1922. Pavarësisht situatave të krijuara më parë, më 25 mars 1922 me

ndërmjetësimin e konsullit francez në Shkodër, mes dy vendeve u vendosën marrëdhëniet

zyrtare, diplomatike. Nisur nga perspektiva dhe ngjarjet e viteve 1922-1924, ecuria e

marrëdhënieve do ishte e lidhur ngushtë dhe ndërvarej gjithashtu nga zhvillimet politike në

Shqipëri si dhe në Kosovë. Angazhimi i Jugosllavisë gjatë këtyre viteve synonte dobësimin e

ndikimit italian, situatë të cilën u përpoq t’a shfrytëzojë Ahmet Zogu në rrugën e tij drejt

Page 326: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

283

pushtetit. Ardhja e Komisionit të caktimit të kufirit gjatë gushtit 1923, i hapi rrugë zgjidhjes së

një çështje të mbetur pezull mes Tiranës dhe Beogradit, por që në fakt nuk do të mbyllej aq

shpejt sa dukej. Pavarsisht vendimit të 6 dhjetorit 1922 të Konferencës së Ambasadorëve, që

ia njihte këto territore (Shën Naumin dhe Vermoshin) shtetit shqiptar, Beogradi nuk u pajtua

kurrë me këtë vendim dСe situata vijoi të mbetej e nderë Рjer nРa mesi i viteve ’20. Pakti

Romë-Beograd i 27 janarit 1924, shfaqi hapur “pafuqinë” e të dy vendeve për të krijuar

superioritet në ndikimin e tyre tek elita politike shqiptare. Ndaj të dy vendet u deklaruan

zyrtarisht për “ruajtjen e stabilitetit dhe qetësisë” në Shqipëri.

Marrëveshjet e para politike të shtetit shqiptar me Greqinë, siç dhe u përmendën pak më sipër,

i përkasin viteve 1920-1921. Ndërsa në korrik të vitit 1922, ndërmjet dy vendeve do

vendoseshin marrëdhëniet diplomatike. Pavarësisht lidhjes së marrëdhënieve diplomatike, ato

do mbeteshin peng i Traktatit të Lozanës për shkëmbimin e popullsisë mes Greqisë e Turqisë,

si dhe çështjes së kufirit shqiptaro-grek. Vrasja e gjeneral Telinit (përfaqësuesit italian në

Komisionin e Kufijve) nga banditë grekë më 27 gusht 1923, i çoi marrëdhëniet ndërmjet

Italisë e Greqisë gjer në prag lufte. Qeveria greke fajësoi palën shqiptare për incidentin, gjë të

cilën qeveria shqiptare nuk e pranoi. Në këtë pikë Athina vendosi të tërheq ambasadorin e saj

nРa Tirana dСe t’i sСkëpus marrëdСëniet Рjer sa situata të sqaroСej. Pas presioneve të asСpra të

Romës, Konferenca e Ambasadorëve e cilësoi Greqinë fajtore, jo vetëm ndaj Italisë por dhe

ndaj institucionit të saj, pasi komisioni ndërkombëtar i kufijve që zhvillonte punën në Shqipëri

ishte një organ i Konferencës, për këtë arsye ndaj Greqisë u morë masa ndëshkuese). Në 30

tetor 1924, pas protestave të shumta të qeverisë Noli në Lidhjen e Kombeve, Greqia vendosi

t’i lësСojë SСqipërisë 14 nРa 26 fsСatrat, që kësaj të fundit i isСin njoСur me vendim të

Konferencës së Ambasadorëve. Njëherazi ky akt i shërbeu njëkohësisht edhe përmirësimit të

marrëdhënieve mes Tiranës e Athinës.

Viti 1924 përbën një nyje të veçantë në marrëdhëniet e shtetit shqiptar me Jugosllavinë dhe

Greqinë. Rrëzimi i Ahmet Zogut nga pushteti dhe ardhja e qeverisë së Nolit gjatë qershorit

1924, do të shënonte një pikë kthese në mënyrën e trajtimit të marrëdhënieve të këtyre

vendeve me shtetin shqiptar. Si Beogradi ashtu dhe Roma shikonin tek Noli hijen e njëri-

tjetrit. Beogradi mundohej ta mbante mirë me A. Zogun dhe ta rikthente atë sa më parë në

pushtet për të realizuar synimet e veta, por nga ana tjetër përpiqej që të mos e linte Nolin që të

rrëshqiste e kalonte tërësisht nën ndikimin e Romës. Kjo e fundit duke parë strehimin e A.

Page 327: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

284

Zogut në Jugosllavi, mundohej që me qeverinë e re të kishte marrëdhënie normale edhe pse e

ndjente se Noli kurrë nuk do ishte një figurë që do vihej në shërbim të Romës. Përveç shteteve

të përmendura, vendi tjetër fqinj Greqia, trembej se mos fryma e kryengritjes së përcjellë nga

Noli me shokë mund të zgjerohej dhe të përhapej edhe në zonat kufitare mes dy vendeve.

Përhapja e kësaj fryme do rezultonte fatale për Greqinë nëse popullsia çame do t’i

bashkëngjitej asaj, teksa lufta për pushtet në Athinë mes monarkistëve dhe republikanistëve

vijonte të ishte e fortë. Kthimi i Ahmet Zogut në dhjetor 1924 përmes ndihmës së dhënë nga

Beogradi dhe rrëzimi i qeverisë Noli, shënon triumfin e përkohshëm të diplomacisë jugosllave

ndaj interesave italiane në Shqipëri.

SСpallja e Republikës, që përkon me pjesën e dвtë të viteve ’20, përfaqëson përpjekjen e

shtetit shqiptar për uljen e ndikimit grek e serb brenda vendit, ndërsa në politikën e jashtme

fokusi vihet kryesisht në mbrojtjen e të drejtave të popullsive shqiptare në Turqi, Jugosllavi e

Greqi. Pavarësisht lidhjes së marrëdhënieve diplomatike shqiptaro-turke më 1923, gjer në

vitin 1926, as Shqipëria e as Turqia nuk kishin dërguar përfaqësues diplomatik në shtetin

respektin. Të dy vendet vendosën zyrtarisht marrëdhënie diplomatike me përfaqësues, gjatë

marsit 1926. Gjatë kësaj periudСe sСtetit sСqiptar i’u desС të anРaгСoСej serioгisСt pranë

qeverisë turke, për të ndalur shkëmbimin e popullsisë shqiptare në Greqi me atë greke në

Turqi. Në vitet 1926-1928 marrëdhëniet shqiptaro-turke do të konturoheshin vetëm rreth kësaj

çështje pa pasur mundësi të zgjeroheshin në fusha të tjera.

Nga ana tjetër marrëdhëniet e shtetit shqiptar me Greqinë gjatë kësaj periudhe do të

përmirësoheshin me ardhjen e gjeneral Pangallosit më 25 qershor 1925 në pushtet, i cili një vit

më pas do t’i jepte fund гвrtarisСt edСe çësСtjes së sСkëmbimit të popullsisë mвslimane

shqiptare me atë turke. Kësaj periudhe i përket stabilizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve,

mbyllja e çëshjtes së kufirit përmes Protokollit të Firences të janarit 1926, mbyllja e sillogjeve

vorio-epiriote në Greqi, hapjen e disa shkollave shqipe në Çamëri etj. Gjatë verës së vitit 1926

me iniciativën e Greqisë – me synimin për të balancuar influencën politike të Italisë – në

Shqipëri, midis Tiranës dhe Athinës u nënshkruan disa traktate si ai i Tregtisë dhe Lundrimit,

Konventa e Ekstradimit, ajo e Stabilitetit si dhe Traktatin e Nënshtetësisë. Traktatet u

aprovuan menjëherë prej parlamentit shqiptar, ndërsa ai grek i ratifikoi me shumë vonesë

marrëveshjet për shkak të luftës civile që po zhvillohej në atë kohë në Greqi. Periudhës

pozitive të marrëdhënieve greko-sСqiptare do t’i vinte fundi me ardhjen në pushtet në fund të

Page 328: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

285

vitit 1926 të gjeneral Kondilisit, i cili rrëzoi qeverinë Pangallos. Ardhja e tij do simbolizonte

rihapjen e Sillogjeve Voroi-Epiriote dhe marrjen e pronave të popullsisë shqiptare përmes

zbatimit të reformës agrare. Gjatë kësaj kohe përpjekjet e shtetit shqiptar do fokusoheshin

gjerësisht në çështjen e pronave dhe pasurive të popullsisë shqiptare në Greqi.

Në aspektin politik, marrëdhëniet e shtetit shqiptar me Jugosllavinë gjatë viteve 1925-1928,

do të kalonin një periudhë shumë të vështirë. Mbyllja e çështjes së kufirit verior me

Jugosllavinë përmes Protokollit të Firences, më 26 korrik 1926, pavarësisht lëshimeve në

SСën Naum dСe VermosС, do t’i jepte mundësinë A. ГoРut që të ndiqte një politikë të jasСtme

aktive e të pavarur. Pakti i parë i Tiranës i nëntorit 1926, do rezultonte fatal për Nikolla

Pashiçin. Qeveria e tij ra ndërsa ai pësoi infarkt pak kohë më vonë. Pakti i dytë i Tiranës

(nëntor 1927) ishte përgjigje ndaj përpjekjeve të Beogradit për të krijuar aleanca të reja kundër

ndikimit italian në Ballkan e Shqipëri. “Incidenti Gjurashkoviç” i majit 1927, çoi deri në

shkëputjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Ato u rilidhën sërish në fund të vitit

1927 me ndërhyrjen e Fuqive të Mëdha dhe Lidhjes së Kombeve. Ndërsa për sa i përket

popullsisë shqiptare në Jugosllavi, këto do ishin vite të vështira pasi ata do të ngelnin pa

përfaqësi politike, pas mbylljes së Xhemijetit më 1925, si dhe pa lëvizje të armatosur, pas

vrasjes së udhëheqësve të lëvizjes kaçake gjat viteve 1924-1925 (lëvizja do shuhej

përfundimisht në fund të vitit 1927). Komiteti i Kosovës do vazhdonte aktivitetin e tij tashmë

në emigrim dhe një rëndësi të madhe do merrnin memorandumet dhe letrat drejtuar Lidhjes së

Kombeve deri në fund të viteve ‘20.

Shpallja e Ahmet Zogut “Mbret i shqiptarëve” më 1 shtator 1928 me ndihmën e Italisë, do

sillte pështjellime serioze në marrëdhëniet politike dhe diplomatike të Shqipërisë me Turqinë,

Jugosllavinë dhe Greqinë. Në Turqi shpallja e Ahmet Zogut mbret u pa si një tradhëti ndaj

ideve republikaniste, por pavarësisht kësaj, Turqia vijonte të kishte marrëdhënie shumë të

mira me dhjetra mbretëri të tjera në të gjithë botën. M.Q. Ataturku tërhoqi ambasadorin e tij

nga Tirana dhe marrëdhëniet diplomatike arritën pikën më të ulët, atë të përfaqësimit vetëm

me cСarges d’affaТres (“të ngarkuar me punë”) prej të dy vendeve. Situatë që do vazhdonte

deri në fund të viteve ’30. Në AtСinë kв akt u pa si një përpjekje e Italisë për të ndërСвrë në

çështjet e brendshme të Greqisë, e sidomos në atë të popullsisë shqiptare që jetonte në Çamëri.

Nga ana vet, Beogradi e pa si të papranueshëm quajtjen e Ahmet Zogut “mbret i shqiptarëve”,

gjë e cila ngjallte ndjenjat irredentiste tek popullsia kosovare dhe sigurisht legjitimonte

Page 329: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

286

ndërhyrjet e Tiranës e Romës në çështjet e politikës së brendshme jugosllave. Pavarësisht

ankesave të Athinës e Beogradit pranë Britanisë e Francës, këto të fundit dëgjuan me

vëmendjen ankesat e tyre, por sidoqoftë edhe pse pa shumë dëshirë, parapëlqyen që të

favorizonin më shumë politikën e jashtme italiane (kundrejt Shqipërisë), rëndësia e të cilës në

planin diplomatik evropian kishte një impakt më të madh se ajo e vendeve ballkanike.

Fillimi i viteve ‘30 e Рjeti sСtetin sСqiptar në një situatë sСumë të vështirë politike dhe

ekonomike. Kriza politike me Italinë që nisi në fund të vitit 1931, do ta detyronte shtetin

shqiptar të kërkonte mbështetje tek fqinjët e tij ballkanik. I gjendur përballë presionit të

vazhdueshëm të Romës, A. Zogu hodhi vështrimin e tij drejt Konferencave Ballkanike.

Fillimisht Athina dhe Ankaraja u shprehën se e mirëprisnin shtetin shqiptar mes tyre dhe se të

dy vendet ishin gati që të lidhnin me të marrëveshje ekonomike. Po ashtu edhe Jugosllavia u

shpreh e hapur për marrëveshje ekonomike dhe sigurisht ajo e pa largimin e Zogut nga

ndikimi italian, si një ogur të mirë për t’a afruar atë drejt Beogradit. Megjithatë nën ndikimin

e politikës së jashtme italiane si dhe nën presionin e vazhdueshëm të saj, si Athina ashtu dhe

Ankaraja, nuk e panë të arsвesСme t’a ftonin sСtetin sСqiptar në nënsСkrimin e Paktit

Ballkanik. Nënshkrimi i Paktit Ballkanik më 9 shkurt 1934 pa pjesëmarrjen e Shqipërisë, ishte

një sСanc i Сumbur për politikën e jasСtme sСqiptare, për t’iu sСkëputur përfundimisht

ndikimit italian. Ndryshe prej dy vendeve të tjera Jugosllavia u mundua ta shfrytëzojë situatën

ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, për të arritur marrëveshje të ndryshme me shtetin shqiptar

gjatë viteve 1933-1934 si dhe të rris ndikimin e saj brenda vendit.

Gjatë viteve 1930-1935 do shpaloseshin përpara shtetit shqiptar një mori çështjesh që

kërkonin zgjidhje dhe që e implikonin atë në një politikë të jashtë aktive. Një ndër çështjet më

të mprehta mes Greqisë dhe Shqipërisë në fillim të viteve ’30 do të isСte ajo e sСkollave të

minoriteti grek në Shqipëri. Përkeqësimi i marrëdhënieve me Italinë si dhe miratimi i

Kushtetutës së re në fillim të vitit 1933, çoi në mbylljen e të gjitha shkolla private në vend.

Këtyre nismave nuk i shpëtoi as mbyllja e shumë shkollave greke. Ndryshimet kushtetuese që

ndalonin funksionimin e shkollave private, binin ndesh me nenin 5 të deklaratës shqiptare për

minoritetet të 2 tetorit 1921. Kjo gjë do të influenconte ndjeshëm në përkeqësimin e

marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Çështja shkoi gjer në Gjykatën

Ndërkombëtare të Hagës e cila mori vendim në fillim të muajit prill 1935, duke i dhënë të

drejtë palës greke. Nga ana e tij, shteti shqiptar, në kuadër të përmirësimit të marrëdhënieve

Page 330: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

287

mes dy vendeve, pranoi të hiqte kufizimet për shkollat private në Shqipëri, veçanërisht për ato

greke.

Deri në vitin 1937, në Çamëri funksiononin formalisht vetëm shkollat greke dhe nuk u hap

asnjë shkollë shqipe. Edhe ato pak përpjekje të qeverisë shqiptare për të futur mësimin e

РjuСës sСqipe në disa sСkolla të кamërisë kisСin dësСtuar për t’u vënë në гbatim. Përpjekja

më serioze e kësaj kohe është ajo e gushtit 1937, ku mes dy vendeve u ra dakord që shteti

shqiptar do kishte mundësinë e dhënies së mësimit të gjuhës shqipe në dhjetë shkolla në

Çamëri, ndërsa shteti grek do hapte 3 shkolla të reja greke në Himarë. Pavarësisht kësaj

marrëveshje asgjë konkrete nuk u bë nga të dy palët. Përveç çështjes së shkollave, të gjithë

nëpunësit vendorë emëroheshin prej pushtetit qendror dhe në shumicën dërrmuese të rasteve

ishin grekë. Literatura shqiptare nuk lejohej dhe po ashtu atyre nuk i lejohej të dispononin

pasuri të patundshme. Ata u përjashtuan tërësisht nga jeta publike. Popullsia çame u ngarkua

me taksa të rënda, të cilat nuk kishin vetëm natyrë fiskale por synonin që ta detyronin atë të

emigronte ose të nënshtrohej ndaj veprimeve shkombëtarizuese e demoralizuese të

administratës greke. Me gjithë fushatën e ashpër e të gjatë të spastrimit të Çamërisë, elementi

çam në Greqi mbeti i fuqishëm si në numër ashtu dhe në bindjen e tij se nuk kishte asgjë të

përbashkët me popullsinë greke.

Gjatë viteve 1936-1937 Tirana zyrtare, vijoi të ruante në politikën e vet të jashtme një vijë

konstante interesimi në lidhje me gjendjen e popullsisë shqiptare në Greqi. Ky interesim erdhi

gjithnjë e në rritje, sidomos kur në gusht të vitit 1936 në Greqi triumfoi fashizmi dhe në

pushtet erdhi Joan Metaksai, i cili vendosi diktaturën fashiste. Ardhja e tij solli mbylljen e

menjëhëhershme të kufijve, gjë që ndikoi dhe në përkeqësimin e marrëdhënieve të shqiptarëve

në Greqi me ata matanë kufirit. Me ardhjen e J. Metaksait edhe ato pak arritje që ishin

realizuar ndërmjet dy vendeve në fushën e të drejtave të minoriteteve, sidomos në atë të

arsimimit në gjuhën amtare, do të ktheheshin sërish në nivelin zero. Ndaj popullsisë çame që

kërkonte hapjen e shkollave shqipe, filloi një dhunë e paparë dhe një keqtrajtim që

evidentohet në të gjitha dokumentet e kohës. E njëjta situatë do vazhdonte gjer në fillimin e

luftës më 1939 dhe pushtimin e Shqipërisë nga Italia.

NdrвsСe nРa marrëdСëniet me Greqinë, fillimi i viteve ’30 sСënoi një moment të mirë në

marrëdhëniet mes shtetit shqiptar dhe atij turk. Marrëdhëniet e nisura në kuadrin e

Konferencave Ballkanike do shkrinin akujt mes dy vendeve dhe do çtendosnin situatën e

Page 331: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

288

krijuar pas shpalljes së Ahmet Zogut mbret. Mes dy vendeve u bënë përpjekje të vazhdueshme

për të nënshkruar një aleancë ndihme reciproke ose marrëveshje me përfitime të ndërsjella

kryesisht në fushën e ekonomisë dhe lëvizjes së popullsive mes dy vendeve. Por frika e

Ankarasë se nënshkrimi i këtyre marrëveshje do acaronte marrëdhëniet me Italin, e detyroi atë

të tërhiqej prej qëllimeve të mësipërme. Caktimi i sekretarit personal të Ataturkut si

ambasador në Tiranë në fillim të vitit 1934, u komentua pozitivisht nga rrethet politike në

vend. Në fund të vitit 1934 (tetor), mbyllja e ambasadës shqiptare në Ankara për mungesë

fondesh dhe krizës ekonomike që po kalonte Shqipëria, i zbriti marrëdhëniet mes dy vendeve

në një nivel të ulët diplomatik. Shpallja gjat vitit 1936 e martesës së motrës së Ahmet Zogut,

Sanies, me djalin e sulltan Abdul Hamidit, Abidin, shkaktoi acarim në marrëdhëniet

diplomatike dhe Turqia do tërhiqte përfundimisht përfaqësuesin e saj nga Tirana.

Tërheqja e përfaqësuesve diplomatikë të Turqisë dhe Shqipërisë gjatë viteve 1934-1936, do t’i

rikthente marrëdhëniet diplomatike sërish të përfaqësoheshin me “CСarge d’affaТres”.

Kulmin e “ftohtësisë” së tyre, këto marrëdhënie e arritën gjatë nënshkrimit më 11 korrik 1938

të konventës mbi shpërnguljen e popullsisë myslimane, e njohur ndryshe edhe si “Konventa

për shpërnguljen e popullsisë turke “mes Jugosllavisë dhe Turqisë” (përkatësisht mes

Ataturkut dhe Stojadinoviçit). Njëherazi nënshkrimi i kësaj konvente mes dy vendeve do sillte

edhe ftohjen e marrëdhënieve diplomatike të Tiranës me Beogradin. Ky i fundit u pa si nxitësi

kryesor i hartimit dhe nënshkrimit të konventës, por si Turqia edhe Jugosllavia dilnin të

fituara nga kjo marrëveshje, pasi njëra largonte një numër të konsiderueshëm popullsie

shqiptare prej Kosove e Maqedonie dhe mbante pronat dhe pasuritë e tyre, ndërsa Turqia

përveç popullimit të гonave të pabanuara përfitonte edСe paРesën që do t’i jepte BeoРradi për

secilën familje që shpërngulej. E humbur dilte vetëm popullsia shqiptare e cila nuk do pyetej

për asgjë dhe do shpërngulej me dhunë prej trojeve e vendit të tyre. Vdekja e Ataturkut, si dhe

fillimi i Luftës së Dytë Botërore nuk do i jepte mundësi asnjërit vend që të zbatonte

marrëveshjen e arritur.

Në fillim të viteve ‘30, JuРosllavia u përpoq t’a shfrytëzonte në maksimum shkëputjen e

Shqipërisë nga ndikimi italian. Fillimisht Beogradi u përpoq që të lidhte marrëveshje

ekonomike me shtetin shqiptar, i cili në një kohë krize ekonomike botërore si dhe në mungesë

të fondeve që vinin nga Roma, e pa të volitshëm rastin për të rigjallëruar marrëdhëniet me

Jugosllavinë. Pavarësisht përgjigjes negative të kërkesës për një hua nga shtetit shqiptar, një

Page 332: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

289

sërë marrëveshjesh me karakter ekonomik u nënshkruan ndërmjet dy vendeve gjatë viteve

1933-1934. Po ashtu u ra dakord edhe për hapjen e një banke jugosllave në Tiranë. Këto

përpjekje synonin zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me Jugosllavinë si dhe përmirësimin

e marrëdhënieve politike për të zëvendësuar në një mënyrë a një tjetër mungesën e

mbështetjes italiane me atë ballkanike. Sidoqoftë Beogradi u mundua që më shumë të

përfitonte ekonomikisСt se sa t’i jepte përkraСjen e duСur Tiranës për të ndjekur një politikë të

jashtme të pavarur. Kështu tek sa përpiqej të përfitonte ekonomikisht prej shtetit shqiptar,

Beogradi nuk ofroi asnjë mbështetje politike që Shqipëria të bëhej pjesë e Paktit Ballkanik në

shkurt të vitit 1934. Kjo politikë e dyzuar e Beogradit, i tregoi Ahmet Zogut se Jugosllavia

asnjëherë nuk do ishte një mbështetje e plotë për Shqipërinë dhe nuk do mund të zëvendësonte

asnjëherë boshllëkun që kish lënë prej disa vitesh Roma.

Gjatë viteve 1935-1937, Beogradi rinisi përpjekjet qeveritare për të arritur një marrëveshje

zyrtare për shkëmbimin e popullsisë shqiptare që jetonte në Kosovë e Maqedoni, duke e

konsideruar atë popullsi turke e cila mund të shpërngulej dhe të popullonte hapësirat e

Anadollit. Diskutimet diplomatike mes Ankarasë dhe Beogradit që kishin filluar që në fund të

vitit 1933 u bën edhe më intensive nga vitet 1935-1937. Formimi i qeverisë së Milan

Stojadinoviçit, i dha një shtytje të re këtij procesi për ta shtyrë atë drejt realizimit final. Një

mbështetje shumë të madhe ideologjike dha edhe Srpski Kulturni Klub (“Klubi Kulturor

Serb”), i cili përgatiti projekte të shumta mbi mënyrat dhe metodat që duhet të ndiqeshin për

shpërnguljen e shqiptarëve. Nga ana e tij, shteti shqiptar duke u informuar për këto përpjekje

hartoi një plan masash konkrete përmes një komisioni ad hoc. Kjo ishte një ndër pëpjekjet më

serioгe të Tiranës гвrtare për t’iu përРjiРjur planeve të BeoРradit, duke parasСikuar edСe

mbështetjen e elementëve nacionalistë në Kosovë, veç ndërkombëtarizimit të çështjes në

Lidhjen e Kombeve. Pavarësisht këtyre përpjekjeve marrëveshja turko-jugosllave u nënshkrua

më 11 korrik 1938. Ajo nuk do arrinte të realizohej, për vet faktin se situata ndërkombëtare po

shkonte drejt një lufte të madhe mes blloqeve ideologjike të kohës.

Një rol shumë të rëndësishëm në jetën sociale e politike shqiptare kanë luajtur dhe bashkësitë

fetare. Pavarësimi i tyre prej qendrave historike ishte një mision shumë i vështirë jo vetëm për

klerikët e shkolluar atdhetarë e patriot, të cilët kuptonin nevojat e kohës, por dhe për shtetin

shqiptar. Njëherazi shkëputja e komuniteteve fetare prej qendrave të tyre historike, ishte një

arritje e madhe që ndikoi në uljen e ndikimeve të jashtme në politikën e brendshme të shtetit

Page 333: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

290

shqiptar. Por, duhet thënë se kjo gjë nuk u arrit plotësisht. Nëse myslimanët dhe orthodoksët

de facto dhe de jure u shkëputën, njëri prej Shejhul Islamit në vitin 1923 dhe tjetri prej

Patrikanës më 1937, kjo gjë nuk ndodhi për katolikët shqiptarë. Ata vazhduan të mbeten de

jure nën varësinë e Vatikanit. Shkëputja e komuniteteve fetare prej qendrave të tyre, shihej

prej të gjithë patriotëve shqiptarë si dhe klerikëve atdhedashës, si një shërbim madhor ndaj

cështjes kombetare. Triumfi dhe puna e palodhur e këtyre klerikëve u kurorëzua diku me

sukses, e diku me vështirësi të shumta. Figura klerikësh atdhetarë si Fan Noli, Vehbi Dibra,

Afiz Ali Korca, apo Visarion Xhuvani etj. ishin mbështetësit kryesor të fitimit të kësaj

“pavarësie” fetare prej qendrave historike.

Page 334: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

291

BIBLIOGRAFIA

I. BURIME ARKIVORE VENDASE

1. Arkivi Qendror i Shtetit

Fondet:

- 152 (“Ministria e Punëve të Brendshme”)

- 151 (“Ministria e Punëve të Jashtme”)

- 149 (“Kryeministria”)

- 145 (“Qeveria e Përkohshme e Vlorës”)

- 416 (“Ahmet Zogu”)

- 446 (“Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”)

2. Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme

Fondi 251:

- Vitet 1919-1939

3. Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme

- “Libri i Qarkoreve”, vitet 1922-1923

II. BURIME ARKIVORE TË HUAJA

1. BOA - Basbakanlık Osmanlı Arsivi (“Arkivi i Kryeministrisë, Dokumentet Osmane”)

2. BCA - Basbakanlık CumСuriвet Arsivi (“Arkivi i Kryeministrisë, Periudha e

Republikës”).

3. Burime arkivore elektronike:

3.1. Faqja zyrtare e arkivave të “International Court of Justice” (“Gjykatës

Ndërkombëtare të Drejtësisë”) – www.icj-cij.org

- “Annual Report of the Permanent Court of International Justice”, Seritë me dokumente

nga viti 1922-1938.

- “Permanent Court of Internationa Justice”, Judgments, Orders and Advisory Opinions,

Fascicule nr. 64, “Minority Schools in Albania”, Advisory Opinion of April 6th, 1935.

3.2. Faqja zyrtare e United Nations (Kombeve të Bashkuara) – www.treaties.un.org,

dokumentet:

- League of Nations – Treaty Series, vitet 1920-1939.

Page 335: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

292

III. BOTIME DOKUMENTARE

1. Botime dokumentare vendase

- Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912, përgatitur nga Stefanaq Pollo dhe Selami

Pulaha, Tiranë: 1978.

- Bisedimet e Këshillit Kombëtar, Tiranë: 1921-1924.

- Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së Parë Botërore (1919-1926). Vëll. 3,

Tiranë: Albin, 2001.

- Dokumenta e materiale historike nga lufta e popullit shqiptar për liri e demokraci 1917-1941,

Botim i Drejtorisë së Arkivave Shtetërore, Tiranë: “8 Nëntori” 1959.

- Dokumente për Çamërinë 1912-1939, përgatitur nga Kaliopi Naska, botim i Drejtorisë së

Përgjithshme të Arkivave, Tiranë: Dituria, 1999.

- Fletorja Zyrtare, Botim i Ministrisë së Punëve të Mbrendshme, Tiranë: Shtypshkronja “Nikaj”,

(Vitet 1925-1930, 1936-1937).

- Hasan Prishtina - Dokumente, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit, Tiranë: “8

Nëntori”, 1983.

- Kongresi i Lushnjes dhe Lufta e Vlorës, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Instituti i

Historisë, Tiranë: 1974.

- Lufta e popullit shqiptar për çlirimin kombëtar 1918-1920, Përmbledhje dokumentesh,

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të

Shtetit, Tiranë: Shtypshkronja “Mihal Duri”, 1975.

- MТd’Сat FrasСërТ MТnТstër FuqТplotë AtСТnë (1923-1926), përgatitur nga Luan Malltezi dhe

Sherif Delvina, “Lumo Skëndo”, Tiranë, 2002.

- Mirko Grmek, Marc Gjidara, Neven Simac, Spastrimi etnik – Dokumente historike mbi një

ideologji serbe, Tiranë: Shtëpia Botuese “55”, 2002.

- Qeveria e përkohshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj, nëtor 1912 – janar 1914, Tiranë:

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave Shtetërore, 1963.

- Shqipënija më 1937, Vëll. 1, Botimet e Komisjonit të Kremtimeve të 25 Vjetorit të Vet-

Qeverrimit 1912-1937, Tiranë: Shtyp. “Kristo Luarasi”, 1937.

- Shqipëria përpara Konferencës së Paqes, BLE, Dokumentet Zyrtare të Paraqitura nga ana e

Dërgatës Shqiptare – 12 shkurt deri më 5 qershor 1919, Romë: Botim i Qeverisë së Përkohshme,

1919

Page 336: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

293

- Visarion Xhuvani, në Kishë, në Parlament dhe në burg. Përmbledhje dokumentesh, përgatitur

nga Nos Xhuvani dhe Pavli Haxhillazi, Tiranë: Shtëpia Botuese “55”, 2007.

2. Botime dokumentare të huaja

- Albania, Handbooks Prepared Under the Direction of the Historical Section of the Foreign

Office. London: No. 17, Published by H.M. Stationary Office, 1920.

- Atatürk’ün Söвlev ve DemeçlerТ, Vol. I, Türkiвe Büвük Millet Meclisi’nde ve C. H. P

Kurultaвlarında (1919 – 1938), Atatürk Arastirma Merkezi Baskanliği, Ankara оniversitesi,

2006.

- Atatürk’ün Söвlev ve DemeçlerТ, Vol. II (1906– 1938), Atatürk Arastirma Merkeгi Baskanliği,

Ankara Üniversitesi, 2006.

- Austria – Hungary, Foreign Policy of Austria-Hungary, Handbooks Prepared Under The

Direction Of The Historical Section Of The Foreign Office. London: No. 1, Published by H.M.

Stationary Office, 1920.

- British Documents on the Origins of the War 1898-1914, Part I (The Balkan Wars, The

Prelude; the Tripoli War), Vol. IX, Edited by G.P. Gooch, Harold Temperley, Vol. IX, London:

Printed bв Britannic Majestв’s Stationarв Office, 1933.

- British Documents on the Origins of the War 1898-1914, Part II (The Balkan Wars, The League

and Turkey), Vol. IX, Edited by G.P. Gooch, Harold Temperley, Vol. IX, London: Printed by

Britannic Majestв’s Stationarв Office, 1934.

- Critica e Documenti Storici, Giuseppe Galasso, vol. III, Firenze: Il Tripode, 1972.

- Declaration of the Northern Epirotes from the Districts of Korytsa and Kolonia Demanding

Union of their Native Provinces with Greece, Boston Mass: Pan-Epirotic Union in America, May

1919.

- Documents OffТcТels Concernant L’EpТr du Nord 1912-1935, Athenes: Suplement du Buletin de

la Ligue des Epirotes du Nord, 1935.

- Greece with the Cyclades and Northern Sporades, Handbooks Prepared Under The Direction

Of The Historical Section Of The Foreign Office. London: No. 15, Published by H.M. Stationary

Office, 1920.

- I Documenti Diplomatici Italiani, 6a Serie: 1918-1922, Vol. 1 (4 novembre 1918 - 17 gennaio

1919), Roma: Ministero Degli Affari Esteri, Instituto Poligrafico e Zecca Dello Stato, 1955

Page 337: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

294

- I Documenti Diplomatici Italiani, 6a Serie: 1918-1922, Vol. 2 (18 gennaio 1919 – 23 marzo

1919). Roma: Ministero Degli Affari Esteri, Instituto Poligrafico e Zecca Dello Stato, 1980.

- I Documenti Diplomatici Italiani, 6a Serie: 1918-1922, Vol. 3 (24 marzo – 22 giugno 1919).

Roma: Ministero Degli Affari Esteri, Instituto Poligrafico e Zecca Dello Stato, 2008.

- I Documenti Diplomatici Italiani, 7a Serie: 1922-1935, Vol. 1 (31 ottobre 1922 – 26 aprile

1923). Roma: Ministero Degli Affari Esteri, Instituto Poligrafico e Zecca Dello Stato, 1953.

- I Documenti Diplomatici Italiani, 7a Serie: 1922-1935, Vol. 2 (27 aprile 1923 – 22 febbraio

1924), Roma: Ministero Degli Affari Esteri, Instituto Poligrafico e Zecca Dello Stato, 1955.

- I Documenti Diplomatici Italiani, 7a Serie, 1922-1935, Vol. 3 (23 febbraio 1924 - 14 maggio

1925), Roma: Ministero Degli Affari Esteri, Instituto Poligrafico e Zecca Dello Stato, 1959,

- I Documenti Diplomatici Italiani, 7a Serie, 1922-1935, Vol. 4, (15 maggio 1925 – 6 febbraio

1927), Roma: Ministero Degli Affari Esteri, Instituto Poligrafico e Zecca Dello Stato, 1962.

- I Documenti Diplomatici Italiani, 7a Serie, 1922-1935, Vol. 5, (7 febbraio – 31 dicembre 1927),

Roma: Ministero Degli Affari Esteri, Instituto Poligrafico e Zecca Dello Stato, 1967.

- Minorities In Southeast Europe – Catholics of Albania (Center for Documentation and

Information on Minorities in Europe - Southeast Europe (CEDIME-SE)), September, 2000.

- N. Calogeropoulos, N. Stratos, Notes on the Greek Question – adressed to the President

Woodrow Wilson. Geneva: Printing-Office A. Kundig, 1920.

- Osmanli Arsiv Belgelerinde – Arnavutluk, Basbakanlik Devlet Arsivleri Genel Mudurlugu,

Osmanli Arsivi Daire Baskaligi, Yayin No. 97. Istambul: 2008

- Osmanli Arsiv Belgelerinde – Kosova Vilayeti, Basbakanlik Devlet Arsivleri Genel Mudurlugu,

Osmanli Arsivi Daire Baskaligi, Yayin No. 87. Istambul: 2007.

- Osmanli Belgelerinde Birinci Dünya Harbi I, Başbakanlik Devlet Arşivleri Genel Müdürlüğü,

Osmanlı Arşivi Daire Başkanlığı, Вaвın Nu: 130, Istambul: 2013.

- Osmanli Belgelerinde – Millî Mücadele ve Mustafa Kemal Atatürk, (“Dokumentet Osmane –

Mustafa Qemal Ataturku dhe Lufta Kombëtare”) Başbakanlik Devlet Arşivleri Genel

Müdürlüğü, Osmanlı Arşivi Daire Başkanlığı, Вaвın Nu: 88, Ankara, 2007.

- The Greek White Book – Diplomatic Documents 1913-1917, botuar më 1918 prej The

American-Hellenic Society, me dokumente të mbledhura prej Theodore P. Ion.

- Serbia, Handbooks Prepared Under The Direction Of The Historical Section Of The Foreign

Office. London: No. 20, Published by H.M. Stationary Office, 1920.

Page 338: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

295

- Socrates A. Xanthaky, Nicholas G. Sakellarios, Greece in her true light – Her position in the

World-Wide War as expounded by El. K. Venizelos her greatest statesman in a series of official

documents. USA, NY, 1916.

- Türkiye Büyük millet Meclisi, Вasama Вılı Açılıslarında CumСurbaskanlarının, Konusmaları –

1, (1 Mart 1924 - 14 Aralık 1987), Ankara: TBMM Basimevi, 2011.

- Türkiye Büyük millet Meclisi, Вasama Вılı Açılıslarında CumСurbaskanlarının, Konusmaları –

3, (1920 - 2013), Ankara: TBMM Basimevi, 2013.

- Д ј ј - ч N , (“Dy Shekuj të Zhvillimeve në Serbi”),

Zyra Statistikore e Republikës së Serbisë, Beograd: 2008.

3. Statute dhe Rregullore

- Administrata e Xhema-ati Islamijes, Rregulloret, Tiranë: “Mbrothësija”, Kristo P. Luarasi,

1926.

- Statuti i Kishës Orthodhokse Autoqefale Kombëtare të Shqipërisë, Korçë: 1923.

- Statuti i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipris, Korçë: 1929.

- Statuti i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Tiranë: Shtypshkronja “Tirana”, 1929.

- Statuti i Trupit (Xhema-atit) Mysliman Shqipëtar, Tiranë: “Mbrothësija” Kristo P. Luarasi –

1925.

IV. GAZETA DHE REVISTA

- Agimi, Organ i Shoqërisë “Vllaznija”, Shkodër, vitet 1919-1922.

- Atdheu, Kostancë, 1912.

- Bulletin Periodique de la Presse Yougoslavie, Paris, Ministere des Affaires Etrangeres, vitet

1920-1939.

- Bulletin Periodique de la Presse Turque, Paris, Ministere des Affaires Etrangeres, vitet 1920-

1939.

- Bulletin Periodique de la Presse Grecque, Paris, Ministere des Affaires Etrangeres, vitet 1920-

1939.

- Bota e Re, Tiranë, Organ i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë.

- Cirka, Shkodër, E Përkohshme, Kulturale, Popullore, 1936-1939.

- Diturija, Tiranë, E Përkohshme Shqipëtare, boton Lumo Skëndo, vitet 1926-1927.

Page 339: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

296

- Fletorja Zyrtare, Tiranë, Shtypshkronja “Nikaj”, Botim i Ministrisë së Punëve të Mbrndshme

(vitet: 1927-1930).

- “Fryma”, E përmuajshme letrare kulturore (botuar disa numra gjatë vitit 1944).

- Hylli i Dritës, Revistë Kulturore-Fetare; botuar nga Franceskanët në qytetin e Shkodrës (vitet:

1921-1944).

- L’Europe Nouvelle, Paris, vitet 1919-1929.

- L’HumanТte, Paris, vitet 1920-1930.

- Minerva, Tiranë, vitet 1932-1936.

- Përlindja e Shqipëniës, Organ i Qeverisë së Vlorës, vitet 1913-1914.

- Përpjekja Shqiptare, Tiranë, botuar nga Branko Merxhani, vitet 1936-1938.

- Populli, Shkodër, 1920.

- The Turkish Yearbook of International Relations, Ankara, vitet 1960-2000.

- Ushtimi Krujës, Durrës, 1914.

- Visaret e Kombit, “Shtypshkronja Nikaj”, botime të Komisionit të Kremtimeve të 25-vjetorit të

Vet-qeverimit.

- Zani i Nalt, Tiranë, organ i KMSH, vitet 1923-1939.

- Zër’ Т PopullТt, NY, 1912.

V. BOTIME HISTORIOGRAFIKE

- Abdyli, Ramiz, “The expropriation of the Albanian population and attempts for colonization of

Albanian territories (1918-1941)”, The Kosova Issue a Historic and Current Problem, Tiranë:

Eurorilindja, 1996.

- Agnew, John, Geopolitics – Re-visioning world politics, London: Second Edition, Routledge,

2004.

- Ahmeti, Ismail, Hafiz Ali Korça jeta dhe vepra, Shkup: Logos-A, 1999.

- Alpan, Nexhip P., Kaçi, Nesip, Shqiptarët në Perandorinë Osmane, Tiranë: Albini, 1997.

- Alpan, Nexhip P., Kaçi, Nesip, “Ftohja e “babait” të Turqisë me Mbretin e shqiptarëve”,

Gazeta Dita, 5 shtator 2004.

- Armstrong. D. Heaton, Gjashtë muaj mbretëri. Kujtime nga sekretari vetjak i Princ Wilhelm

Vid. Tiranë: Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, 2001.

- Austin, Robert C., Shtegu i pashkelur i Fan Nolit: demokracia shqiptare në vitet 1920-1924,

Tiranë: Albin, 2000.

Page 340: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

297

- Austin, Robert C., Founding a Balkan State, AlbanТa’s EбperТment аСТtС Democracв 1920-

1925, Toronto: Kanada, University of Toronto Press, 2012.

- Bajrami, Hakif, “Konventa Jugosllavo-Turke e vitit 1938 për shpërnguljen e shqiptarëve”, E

vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi, Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë,

Instituti i Historisë, Tiranë: “8 Nëntori”, 1990.

- Bakalli, Emine A., “Përpjekjet e Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës për denoncimin e

dhunës dhe mbrojtjen e të drejtave kombëtare e demokratike të shqiptarëve në Jugosllavi”,

Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës. Akademia e Shkencave, Tiranë: 2004.

- Baldacci, Antonio, Shqipëria e madhe, Tiranë: Uegen, 2006.

- Barlas, Dilek, Etatism & Diplomacy in Turkey – Economic and Foreign Policy Strategies in an

Uncertain World 1929-1939, Leiden: Brill, Netherlands, 1998.

- Basha, Ali M., Islami në Shqipëri gjatë shekujve, Tiranë: 2000 – Hixhri 1421.

- Batakoviç, Dushan T., Kosovo and Metohija Living in Enclave, Belgrade: Institute for Balkan

Studies, Serbian Academy of Science and Arts, 2007.

- Batakoviç, Dushan T., Histoire du people serbe. Paris: L’AРe D’Homme, 2005.

- Batakoviç, Dushan T., “Kosovo and MetoСija: Serbia’s Troublesome Province”, Balcanica,

Belgrade: Annual of the Institute for Balkan Studies, Serbian Academy of Sciencies and Arts,

XXXIX, 2009.

- Beduli, Dhimitër, Kishë dhe Kulturë. Tiranë: Instituti i dialogut dhe Komunikimit, 2006.

- Benjamin, Fortna C., Katsikas, Stefanos, Kamouzis, Dimitris, Konortas, Paraskevas, State-

Nationalisms in the Otoman Empire, Greece and Turkey– Orthodox and Muslims, 1830-1945,

London: Routledge, UK, 2013.

- Biagini, Antonello, Historia e Shqipërisë nga zanafilla deri në ditët tona, Tiranë: SHL&K,

2000.

- Bislimi, Muzafer, “Kryengritja e Dibrës e vitit 1913 në bazë të dokumenteve të Shtabit të

Përgjithshëm të ushtrisë serbe”, 100 Vjet Pavarësi, Tiranë: Botimet Albanologjike, 2014.

- Bjelajaç, Mile, “Migrations of Ethnic Albanians in Kosovo 1938-1950”, Balcanica, Belgrade:

Annual of the Institute for Balkan Studies, Serbian Academy of Sciencies and Arts, XXXVIII,

2008.

Page 341: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

298

- Borgogni, Massimo, Tra continuita e incertezza: Italia e Albania (1914-1939): La strategia

politico-mТlТtare dell’ItalТa Тn AlbanТa fТno all’OperaгТone “Oltre Mare Tirana”, Milano:

FrancoAngeli, 2007.

- Buxhovi, Jusuf, Nga Shqipëria osmane te Shqipëria evropiane, Prishtinë: Faik Konica, 2010.

- Buxhovi, Jusuf, Kosova nga Konferenca e Londrës deri te protektorati ndërkombëtar,

Prishtinë: “Faik Konica”, 2012.

- Cabanes, Pierre., O. Chaline, B. Doumerc, A. Ducellier, M. Sivignon, Historia e Adriatikut,

Tiranë: SHL&K, 2005.

- Calmes, Albert, “Aneks-Raporti i Komitetit Financiar për Këshillin në Sesionin e VIII-të të

Komitetit të Përkohshëm Ekonomiko-Financiar të Lidhjes së Kombeve, mbajtur në Gjenevë në

Shtator 1922”, Revista Shqiptare Social Ekonomike, Tiranë: Qendra Shqiptare për Kërkime

Ekonomike, 2012.

- Calogeropoulos, N., Stratos N., Notes on the Greek Question – adressed to the President

Woodrow Wilson, Geneva: Printing-Office A. Kundig, 1920.

- Carmichael, Cathie, Ethnic Cleansing in the Balkans, Nationalism and the destruction of

tradition, London: UK, Routledge, 2003.

- Cassavetes, Nicholas J., The Question of Northern Epirus at the Peace Conference, Published

for the Pan-Epirotic Union of America – Oxford University Press American Branch, USA, NY,

1919.

- Chekrezi, Kostantine A., Albania Past and Present, NY: The Macmillan Company, 1919.

- Clayer, Nathalie, Në fillimet e nacionalizmit shqiptar, lindja e një kombi me shumicë myslimane

në Evropë, Tiranë: Përpjekja, 2012.

- Clogg, Richard, Histori e përmbledhur e Greqisë, Tiranë: Toena, 2004.

- Cosmin. S., DТplomatТe et Presse dans l’AffaТre Grecque 1914-1916, Paris: Societe Mutuelle

D’Edition, 1921.

- Çami, Muin, Shqipëria në rrjedhat e historisë 19120-1924, Tiranë: Onufri, 2007.

- Çami, Muin, Lufta çlirimtare antiimperialiste e popullit shqiptar në vitet 1918-1920, Tiranë:

Mihal Duri, 1969.

- Çami, Muin, “Kompromisi Nitti i janarit 1920 dhe qëndrimi i Jugosllavisë ndaj problemit

shqiptar”, Studime Historike, Nr 1-4, Viti XLVI, Tiranë 1995.

Page 342: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

299

- Çami, Muin, “Shqipëria në Konferencën e Paqes më 1919 (Sipas një raporti të delegacionit

shqiptar)”, Studime Historike, Nr. 1-4, Viti L (XXXIII), Tiranë 1997.

- Çami, Muin, “Mendimi politik dhe veprimtaria e Nikolla Ivanajt në vitet 1919-1920”, Studime

Historike, Tiranë: 1998, Nr. 1-2.

- Çami, Muin, “Mbi krijimin e Komitetit të ‘Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës’”, Studime

Historike, Tiranë: Nr. 2, Viti XLV, 1991.

- Cici, Arben, Marrëdhëniet shqiptaro – italiane në vitet 1920-1934, Tiranë, Afërdita, 2002.

- Dako, Christo A., AlbanТan’s RТgСts and ClaТms to IndТpendence and Territorial Integrity – Të

drejtat dhe Kërkimet e Shqipërisë për Independecë dhe Tërësinë e Vendit, 1918, Pa shtëpi

botuese (është në dy gjuhë).

- Declaration of the Northern Epirotes from the Districts of Korytsa and Kolonia Demanding

Union of their Native Provinces with Greece, Boston Mass: Pan-Epirotic Union in America, May

1919.

- Della Roka, Roberto M., Kombësia dhe feja në Shqipëri 1920-1944, Tiranë: “Elena Gjika”,

1994.

- Della Rocca, Roberto M., Shqipëria Rrënjët e Krizës, Tiranë: SHL&K, 2000.

- Dijkink, Gertjan, National Identity, Geopolitical Visions, London: UK, Routledge, UK, 2003.

- “DicСiaraгioni dell’ on. Giolitti sulla politica dell’Italia per Albania”, La Stampa, 28 qershor

1920, f. 1.

- Dragoj, Nuri, Shqiptarët dhe grekët – realitete historike, Tiranë: Wesso, 2009.

- Duijzings, Ger, “Qerbelaja e Naim Frashërit: Feja dhe politika në Shqipëri”, Përpjekja, Tiranë:

Nr. 15-16, 1999.

- Duka, Valentina, Histori e Shqipërisë 1912-2000, Tiranë: Botime Universitare Albas, 2014.

- Duka, Valentina, Qytetet e Shqipërisë në vitet 1912-1924, Tiranë: Toena, 1997.

- Durano, Baldo, “La gravita della situazione in Albania”, La Stampa, 13 qershor 1920.

- Elsie, Robert, Historical Dictionary of Albania, London: Secon Edition, The Scarecrow Press,

2010.

- “Etat d’esprit en Albanie”, Bulletin Periodique de la Presse Yougoslavie, Paris: Ministere des

Affaires Etrangeres, Nr. 112, 16 Fevrier – 20 Avril, 1934.

- Feraj, Hysamedin, Skicë e mendimit politik shqiptar, Tiranë: Shtëpia Botuese Koha, 1998.

- Fischer, Bernd, Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, Tiranë: Çabej, 2004.

Page 343: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

300

- Fishta, Ilias, Sistemi monetar dhe i kreditit në Shqipëri 1925-1944, Tiranë: Universiteti i

Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, 1971.

- Frasca, Ugo, I Raporti Italo-BrТtannТcТ e L’esecuгТone del Patto dТ Londra nel MedТterraneo

Orientale, Napoli: Casa Editoriale Scientifica, 1989.

- Frashëri, Mehdi, Kujtime (Vitet 1913-1933), Tiranë: OMSCA-1, 2005.

- Galasso, Giuseppe, Critica e Documenti Storici, vol. III, Firenze: Il Tripode, 1972.

- Glenny, Misha, Histori e Ballkanit, 1804-1999, Instituti i Dialogut dhe Komunikimit, Tiranë:

Toena, 2007.

- Gurakuqi, Romeo, Shqipëria dhe Çështja shqiptare pas Luftës së Parë Botërore (1 nëntor

1918-9 nëntor 1921) – statusi i kufijëve dhe rindërtimi shtetëror, Shkodër: Camaj-Pipa, 2007.

- Hadri, Ali, Marrëdhëniet Shqiptaro-Jugosllave, Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve

e Kosovës, “Dukagjini”, 2003.

- Haki Sharofi dhe vepra e tij, Tiranë: AIITC, 2000.

- Hassiotis, Loukanios, “The Ideal of Balkan Unity from a European Prespective (1789-1945)”,

Balcanica, Belgrade: Annual of the Institute for Balkan Studies, Serbian Academy of Sciencies

and Arts, XLI, 2011.

- Hatzopoulos, Pavlos, The Balkans Beyond Nationalism and Identity, London: UK, I.B.Tauris,

2008.

- Historia e arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar, Tiranë: Vëll. 1, Botim i Institutit të

Studimeve Pedagogjike, 2003.

- Historia e Bankës Qendrore në Shqipëri, Tiranë: Shtypur në Shtypshkronjën e Bankës së

Shqipërisë, 2003.

- Historia e Shtetit, Shoqërisë dhe Qytetërimit Osman, Tiranë: AIITC, Vëll. 1, 2009.

- Historia e Shqipërisë dhe e Shqiptarëve, Prizren: Siprint, 2001.

- Historia e Popullit Shqiptar, v. III, Tiranë: Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë,

Instituti i Historisë, Toena, 2007.

- Historia e Shqipërisë, Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Vëll. II, 1965.

- Hobsbawm, Eric, The Age of Empire 1875-1914, New York: Vintage Books, 1989.

- Hoti, Izber, Në udhëkryqet e historisë dhe historiografisë shqiptare, Prishtinë: Instituti i

Historisë, Gme, 2003.

- Hoxha, Ibrahim, Viset kombëtare shqiptare në shtetin grek, Tiranë: Hasan Tahsini, 2000.

Page 344: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

301

- Hupchick, Denis P., The Balkan from Constantinople to Communism, Palgrave Macmillan,

USA, NY 2002.

- “‘Hylli i Dritës’ i ndaluem në Jugosllavi”, Hylli i Dritës, Viti 4, Qershor 1930, Nr. 6, Shkodër:

Shtypshkronja Françeskane.

- Isufi, Hajredin, “Politika e shtetit grek për dëbimin e popullsisë çame në vitet 1914-1928 dhe

qëndresa e shqiptarëve”, Studime Historike, Nr. 1-4, Viti XLVIII, Tiranë, 1997.

- Jacomoni, Francesco, Gjysma ime Shqiptare, Tiranë: Ora Botime, 2005.

- Jelavich, Charles & Barbara, Themelimi i Shteteve Kombëtare të Ballkanit, 1804-1920, Tiranë:

Dituria 2004.

- Jelaviç, Barbara, History of the Balkans – Twentieth Century, Vol. 2, NY: Cambridge

University Press 2006.

- Jorgaqi, Nasho, “Kthimi i Fitimtarit”, Gazeta Shekulli, e mërkurë 15 mars 2006.

- Jovanovski, Dalibor, “ReРimet Рreke ndaj krijimit të sСtetit sСqiptar: Rasti i Рaгetës ‘Scrip’”,

100 vjet Pavarësi, vëll. 1, Tiranë: Botimet Albanologjike, 2014.

- Karamelo, Thoma J., Marrëdhëniet shqiptaro-greke, Tiranë: Almera, 2008.

- Kinross, Patrik, Ataturku Rilindja e një Kombi, Tiranë: Uegen, 2003.

- Kissinger, Henry, Diplomacia, Tiranë: Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve.

- Koça, Vangjel, Në udhën e shqiptarizmës – Mendimi shqiptar, përgatitur nga Ndriçim Kulla,

Tiranë: Phoenix, 1999.

- Koka, Viron, Rrymat e mendimit politiko-sСoqëror në SСqТpërТ, në vТtet ’30 të sСekullТt XX,

Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë, Tiranë: Shtypshkronja e Re,

1985.

- Kokalari, Hamit, Kossovo – Berceau du Peuple Albanais et Foyer de sa Renaissance

Nationale, Tirana: Shtypshkronja “Atdheu”, 1943.

- Korça, Hafiz Ali., Bolshevizma a çkatërimi i njerëzimit, Tiranë: Jehona, 2006.

- Kosova në vështrim enciklopedik, Tiranë: Toena, 1999.

- Kotini, Albert, Tre gurët e zes në Prevezë, Tiranë: Vëll. 1, Fllad, 2000.

- Krisafi, Krisafi, “Afirmimi i Shtetit Shqiptar me Statusin e Subjektit të së Drejtës

Ndërkombëtare”, 100 Vjet Pavarësi, Tiranë: Botimet Albanologjike, 2014.

Page 345: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

302

- Krizman, Bogdan, “Raport i Dr. Ivo Andriçit mbi Shqipërinë, i vitit 1939”, E vërteta mbi

Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi, Tiranë: Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë,

Instituti i Historisë, “8 Nëntori”, 1990.

- Kruja, Mustafa, Anthologji Historike, Elbasan: Sejko, 2001.

- Kulla, Ndriçim, Antologji e mendimit shqiptar 1870-1945, Tiranë: Plejad, 2003.

- Kyçyku, Kopi, “Ahmet Zogu dhe Turqia”, Revista Haemus, Bukuresht: Shoqëria Kulturore

Haemus, Rumani, 1998.

- “L’Albania ammessa nella LeРa delle Naгioni”, La Stampa, 18 Dicembre 1920.

- “L’Albanie devant la Societe des Nations”, Bulletin Periodique de la Presse Yougoslavie,

Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 26, 16 Aout – 27 Septembre, 1921.

- “La Conference de l’Entente balkanique a Ankara”, Bulletin Periodique de la Presse

Yougoslavie, Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 123, 11 Fevrier – 24 Avril, 1938.

- “La ВouРoslavie et L’Albanie”, Bulletin Periodique de la Presse Yougoslavie, Paris: Ministere

des Affaires Etrangeres, Nr. 24, 11 Juin – 15 Juillet, 1921.

- “La situation en Albanie – Pouparlers commerciauб avec l’Albanie”, Bulletin Periodique de la

Presse Yougoslavie, Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 110, 01 Octobre – 15

Decembre, 1933.

- “La population de la Yougoslavie”, Bulletin Periodique de la Presse Yougoslavie, Paris:

Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 123, 11 Fevrier – 24 Avril, 1938.

- Lasturel, Pierre, L’AffaТre Greco ItalТenne de 1923, Paris: Societe Anonyme D’Editions, 1925

- Le Trupe Italiane in Albania (Anni 1914-20 e 1939), Roma: Stato Maggiore Esercito (SME) –

Ufficio Storico, 1978.

- “Le premier anniversaire du pact Italo-Yougoslave”, Bulletin Periodique de la Presse

Yougoslavie, Paris: Ministere des Affaires Etrangeres, Nr. 123, 11 Fevrier – 24 Avril, 1938.

- Levy, Roger, “Le Plaintes de l’Albanie (‘Ankesat e SСqipërisë’)”, L’Europe Nouvelle, Nr. 40, 1

Octobre 1921, Paris.

- Levy, Roger, “La politique anРlaise et l’Albanie (Politika anРleгe ndaj SСqipërisë)”, L’Europe

Nouvelle, Nr. 47, 19 Novembre 1921, Paris, f. 1487-1488.

- “Les Evenements D’Albanie”, L’Europe Nouvelle, Nr. 24, Paris: Juillet 1920.

- “Les Contre-Propositions Turques: Texte du contre-projet turc”, L’Europe Nouvelle, Nr. 12, 24

Mars 1923, Paris.

Page 346: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

303

- “Les relations avec la Turquie”, Bulletin Periodique de la Presse Yougoslavie, Paris: Ministere

des Affaires Etrangeres, Nr. 124, 25 Avril – 17 Juin, 1938.

- “Les desordres en Albanie”, Bulletin Periodique de la Presse Yougoslavie, Paris: Ministere des

Affaires Etrangeres, Nr. 25, 16 Juillet – 15 Aout, 1921.

- Lico, Filip, Probleme të marrëdhënieve greko-shqiptare, Tiranë: Neraida, 2009.

- Luli, Faik, Disdari Islam, 75-vjetori i botimit të revistës “Zani i Nalt”, Shkodër: Shtypur në

shtypshkronjën “Rozafat”, 1999.

- Macmillan, Margaret, Paris 1919 – Gjashtë muaj që ndryshuan botën, Tiranë: Plejad, 2006.

- Malqidhis, Theofanis, Minoriteti Etnik Grek në Shqipëri, Boton Federata Panepirote e

Amerikës, 2007.

- Malcolm, Noel, Kosova një histori e shkurtër, Prishtinë: Koha, 2011.

- Mazower, Mark, Ballkani – Një histori e shkurtër, Tiranë: Skaderbeg books, 2003.

- Memorandum përmbi Shqypnië, Prej Wilhelmi, Mbret I Shqypniës Princ Wied, përgatitur nga

Hasan Bello, Tiranë: Arbëria, 2008.

- Meta, Beqir, Tragjedia Çame, Tiranë: Klean, 2010.

- Meta, Beqir, Tensioni greko-shqiptar (1939-1949), Tiranë: Geer, 2002.

- Milo, Paskal, Shqipëria dhe Jugosllavia 1918-1927, Tiranë: Shtëpia botuese “Enciklopedike”,

1992.

- Milo, Paskal, Politika e jashtme e Shqipërisë. Vol. I. Tiranë: Toena, 2013.

- Milo, Paskal, “Synimet e kapitalit jugosllav për të depërtuar në ekonominë e Shqipërisë (1922-

1924)”, Studime Historike, Tiranë: Nr. 4, Viti XLIV, 1990.

- Murzaku, Thoma, Politika e Serbisë kundrejt Shqipërisë gjatë Luftës Ballkanike 1912-1913,

Tiranë: Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë, Shtypshkronja e Re,

1987.

- Nepravishta, Nestor, “Ekspozeja e Mehdi Frashërit për çështjen e Çamërisë (Në Lidhjen e

Kombeve)”, Studime Historike, Tiranë: Nr. 1-4, Viti XLVIII, 1997.

- Ozgiray, Ahmet, “Turco-Albanian Political Relations (1912-1938)”, Perspectives on Ottoman

Studies, Berlin: (CIEPO), LIT, 2010.

- Pavarësia e Shqipërisë dhe sfidat e shtetit shqiptar gjatë shekullit XX, (Përmbledhje

studimesh), Universiteti i Tiranës, Instituti i Historisë, Tiranë: Klean, 2007.

Page 347: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

304

- Popoviç, Alexander, Islamizmi Ballkanik – Myslimanët e Evropës Juglindore gjatë periudhës

pasosmane, Tiranë: Dituria, 2006.

- Puto, Arben, Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së Parë Botërore (1919-

1926), Vëll. 3, Tiranë: Albin, 2001.

- Puto, Arben, Demokracia e Rrethuar, Tiranë: “8 Nëntori”, 1990.

- Puto, Arben, Historia diplomatike e çështjes Shqiptare 1878-1926, Tiranë: Botimet Dudaj,

2010.

- Puto, Arben, Pavarësia Shqiptare dhe Diplomacia e Fuqive të Mëdha, 1912-1914, Tiranë:

Toena, 2012.

- Puto, Arben, “Problemi i statusit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve dhe në Konferencën e

Ambasadorëve në vitet 1920-1921”, Studime Historike, Tiranë: nr. 3, Viti XIX, 1965.

- Puto, Arben, Shqipëria Politike – 1912-1939, Tiranë: Toena, 2009.

- R. A., “Problemet t’ona sСoqnore – Mbulesa e grues”, “Fryma”, E përmuajshme letrare

kulturore, Shkodër: Viti I, Nr. 6, Qershor 1944.

- Rama, Fatmira, “Çamëria në vitet 1912-1940”, Epiri i Jugut, Çamëria, Tiranë: UETPRESS,

2014.

- Rama, Fatmira, “Shteti shqiptar dhe “Çështja çame” në vitet ’20-30 të shek. XX, 100 Vjet

Pavarësi, Tiranë: Botimet Albanologjike, 2014.

- Rama, Fatmira, “Traktati i Lozanës, shpërnguljet dhe shpronësimet (1923-1926)”, Çështja

Çame dhe Integrimi Evropian, Tiranë: Arbëria, 2005.

- Ramadani, Fehari, “Qendrimi i Austro-Hungarisë ndaj çështjes shqiptare”, Studime

Albanologjike, Nr. 1, Shkup 2009.

- Ribaj, Pajtim, “Luftërat ballkanike dhe shqiptarët”, Roli i Kosovës në krijimin e shtetit shqiptar,

Tiranë: Konica Color, 2012.

- Rich, Norman, Diplomacia e Fuqive të Mëdha, 1814-1914, Instituti i Dialogut dhe

Komunikimit, Tiranë: Botimet Toena, 2006.

- Rosseli, Alessandro, Italy and Albania, Financial Relations in the Fascist Period, London: I.B.

Tauris, UK, 2006.

- Sahinler, Menter, Origjina, ndikimi dhe aktualiteti i Qmalizmit, Tiranë: Koha, (pa vit botimi).

- Saleo, Ferdinando, Shqipëria: gjashtë muaj mbretëri, Tiranë: SHL&K, 2000.

Page 348: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

305

- Salliu, Fatos, “Visarion Xhuvani – themeluesi i Kishës Ortodokse Shqiptare”, Gazeta Korrieri,

25 shtator 2005.

- Silajxhiç, Haris, Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Uashingtonit, Tiranë: Dituria, 1999.

- Skëndo, Lumo, “Kufini Shqipëtaro-Serb e Shqipëtaro-Grek e dy vepra të z. Baerlein”, Hylli i

Dritës, Viti IV, Shtator 1923, Nr. IX, Shkodër: Shtypshkronja Franceskane.

- Skëndo, Lumo, “Shqipëtarët në Greqi”, Diturija, Tiranë: Nr. 1, Vol. 2, 1 nëntor 1926 (E

Përkohshme Shqipëtare; Del një herë në muaj).

- Skëndo, Lumo, “Problemet e Shqipërisë indipendente”, Diturija, Tiranë: Nr. 7, Vol. 3, Maj

1928 (E Përkohshme Shqipëtare; Del një herë në muaj).

- Skëndo, Lumo, “Problemet e Shqipërisë indipendente”, Diturija, Tiranë: Nr. 8, Vol. 3, Qershor

1928 (E Përkohshme Shqipëtare; Del një herë në muaj).

- Skëndi, Stavro, Zgjimi kombëtar shqiptar (mendimi shqiptar), Tiranë: Phoenix, 2000.

- Smirnova, Nina, Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX, Tiranë: Ideart, 2004.

- Stavrianos, L.S., The World Since 1500 – A Global History, Sixth Edition, New Jersey:

Prentice Hall, Englewood Cliffs, 1991.

- Spahiu, Nexhmedin, Serbian Tendencies for Partitioning of Kosova, Budapest: Central

European University, Hungary, 1999.

- Swire, Joseph, Shqipëria – Ngritja e një monarkie, Tiranë: Dituria, 2005.

- Schevill, Ferdinand, Ballkani, Historia dhe Qytetërimi, Tiranë: Uegen, 2002.

- Shimshir, Bilal N., Atatürk ve Yabancı Devlet Başkanları, Vol. 1, Stamboll: 1993.

- Shllaku, A. Gjon, “Katholicizmi në Shqipni e anmiqt e tij para Gjykatores së historis –

Përgjegje Z. N. Ivanaj”, Hylli i Dritës, Shkodër: Prill 1944 (Vjeti XX), Nr. 4.

- Shpuza, Gazmend, Ataturku dhe Shqiptarët, Tiranë: Dituria, 1994.

- Shpuza, Gazmend, “Rëndësia dhe mesazhi i Kongresit Mysliman”, Korrieri, 19 maj 2006.

- Shpuza, Gazmend, “Shqipëria dhe Pakti Ballkanik i vitit 1934”, Studime Historike, Tiranë: Nr.

(1-4), Viti (XXXIII), 1997.

- Shqipenija me 1937, Vëll. 1, Botimet e Komisjonit të Kremtimeve të 25 Vjetorit të Vet-

Qeverrimit 1912-1937, Tiranë: Shtyp. “Kristo Luarasi”, 1937.

- Shtylla, Zamir, “The forced deportations of albanians from Kosova and other territories

between the two World Wars (1918-1941)”, The Kosova Issue a Historic and Current Problem,

Tiranë:Eurorilindja, 1996.

Page 349: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

306

- Teli, Pranvera, Shqipëria dhe Diplomacia Angleze 1919-1927, Tiranë: Neraida, 2005.

- Tirta, Mark, “Migrime politike të shqiptarëve nga trojet e tyre në ish-Jugosllavi e shpërngulje

në Shqipëri – Në mes dy luftërave botërore”, Studime Historike, Tiranë: Nr. 3-4, 1994.

- Todorova, Maria, Imagining the Balkans, New York: Oxford University Press, 2009.

- Todorova, Maria, Ballkani Imagjinar – Ballkani si alter ego e Europës, Instituti i Dialogut dhe

Komunikimit, Tiranë: 2006.

- Toçi, Veniamin, Ndërhyrja e kapitalit të huaj në Shqipëri dhe qëndrimi i qarqeve demokratike

1921-1925, Tiranë: “Mihal Duri”, 1973.

- The Balkan Wars, Alternative Educational Materials, Center for Democracy and Reconciliation

in Southeast Europe (CDRSEE), Botimi i dytë, Selanik: 2009.

- The Greek White Book – Diplomatic Documents 1913-1917, botuar më 1918 prej “The

American-Hellenic Society”, me dokumente të mbledhura prej Theodore P. Ion.

- Turosienski, Severin K., Education in Jugoslavia, Washington: USA Department of Interior,

Government Printing Office, 1939.

- Uyar, Mesut & J. Erickson, Edward. A Military History of the Ottomans, USA, Greenwood

Publishing Gropu, 2009.

- Ushtelenca, Ilir, Diplomacia e Mbretit Zogu I-rë, Tiranë: Ermir, 1997.

- Verli, Marenglen, Reforma agrare kolonizuese në Kosovë (1918-1941), Tiranë: Iliria, 1992.

- Verli, Marenglen, “Pikëpamjet dhe kërkesat e atdhetarëve kosovarë, dibranë e çamë rreth

çështjes kombëtare shqiptare, të paraqitura në vitin 1921 në Gjenevë nga Bedri Pejani”, Studime

Historike, Tiranë: Nr. 1-2, Viti LII, 1998.

- Verli, Marenglen, “Orientimi i reformës agrare të Mbretërisë jugosllave mbi fshatarësinë

myslimane dhe pasojat e saj”, Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët, Prishtinë: Boton

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, 1995.

- Verli, Marenglen, “Memorie e paraqitur nga delegacioni i shqiptarëve irredentistë në Kongresin

Ndërkombëtar për të Drejtat e Popujve”, (Shqipëria e Pavarur dhe Shqipëria Irredentiste –

Përgatiti si dokument Marenglen Verli), Studime Historike, Nr. 1-2, Viti LII, Tiranë: 1998.

- Vinaver, Vuk, “Anglia dhe pozita ndërkombëtare e Shqipërisë midis dy Luftërave Botërore”,

Gjurmime Albanologjike, Tiranë: Nr. 1, 1968.

- Vickers, Miranda, The Albanians, a Modern History, London: UK, I.B.Tauris Publishers, 2001.

Page 350: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

307

- Vickers, Miranda, The Cham issue – Albanian national and propriety claims in Greece,

Prishtinë: Era, 2002.

- Vlora, Eqerem bej, Kujtime – Vëllimi i dytë 1912-1925, Tiranë: SHL&K, 2001.

- Vllamasi, Sejfi, Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942), Tiranë: Neraida, 2000.

- Xanthaky, Socrates A., Nicholas G. Sakellarios, Greece in her true light – Her position in the

World-Wide War as expounded by El. K. Venizelos her greatest statesman in a series of official

documents, USA, NY 1916.

- Xholi, Zija, Mendimtarë të Rilindjes Kombëtare, Tiranë: “8 Nëntori”, 1987.

- Xhuvanni, Vissarion, Çështje politiko-religjioze - Kostandinopoli-Tiranë, Tiranë: Botohet në

dy pjesë, Pjesa e Parë, Shtypshkronja “Tirana”, 15 Maj 1926.

- Xhuvanni, Vissarion, Kujtim vepre dhe intrigue, Tiranë: Shtypshkronja “Tirana”, 1926.

- Xhelili, Qazim., Kadiu, Arjan, “Vehbi Dibra – Figurë komplekse e personalitetit të shquar

mysliman dhe lëvizjes kombëtare”, Perla – Revistë Shkencore-Kulturore, Tiranë: 2003 / 3-4.

- Zavalani, Tajar, Histori e Shqipnis, Tiranë: Phoenix dhe Shtëpia e Librit, 1998.

- Zametica, Jovan, “Sir Austen Chamberlain and the Italy-Yugoslav Crisis over Albania”,

February-May 1927, Balcanica, Belgrade: Annual of the Institute for Balkan Studies, Serbian

Academy of Sciencies and Arts, XXXVI, 2006.

- Zurcher, Erik J., The Young Turk legacy and nation building – From the Ottoman Empire to

Ataturk’s Turkeв, London: I.B. Tauris, 2010.

- Zurcher, Erik J., Turkey a modern histori, London: I. B. Tauris, Third Edition, UK, 2004.

- Wolff, Robert Lee., The Balkans in Our Time, Massachusetts: Harvard University Press,

Cambridge, 1974.

- Wernicke, Annelise, Shqipëria në fokusin e Perandorisë Austro-Hungareze, Tiranë: Plejad,

2012.

Page 351: ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · politike ´ të shtetit shqiptar në rrafshin diplomatik dhe atë të marrëdhënieve ekonomike e social-kulturore

The years 1920-1939, were the most active years of the political life of the first half of the XX

century for Albania. They were filled with struggles, debates, coup d’états, assassinations, state alliances,

etc. During these years in the course of the efforts, pronounce importance gets the fervent desire of the

Albanian intellectuals and patriots in establishing the foundations of the state and the public

administration. The period after the World War I turned out to be another test for the Albanian cause. The

future of Albania faced serious complications and difficulties that gave the impression that pre-war

decisions were not yet overcome and the Great Powers were returning again to the Albanian cause by

reversing previous solutions. The Albanian cause was handled in the context of the peaceful adjustments

at the end of the war, being examined in the major forums created to establish the new world order.

This study is focused on the historical and political developments between Albania and its

neighbouring Balkan countries. The focus of this study is the importance not only of the political, but also

the diplomatic, economic and socio cultural relations that Albania had mainly with Turkey, Yugoslavia

and Greece, in the years 1920-1939.

The relations of Albania with these countries had its ups and downs, mainly influenced by the

situations of the regional and international politics. The foreign policy of Albania tended towards peaceful

relations with these states, but with the intent that these states will respect the territorial integrity, and

inviolability of the political and economic stability in the country.

Among four countries that had tremendous impact in the foreign and domestic policy of Albania: Italy,

Yugoslavia, Greece and Turkey, three are selected for this study: Turkey, Yugoslavia and Greece. It has

been considered reasonable to leave apart Italy for the fact that for its political and diplomatic

relationships with Albania, recently are translated and published numerous studies.

Vitet 1920-1939, ishin vitet më aktive në jetën politike të gjysmës së parë të shekullit XX për

Shqipërinë. Ato ishin të mbushura me përpjekje, debate, nxitje për grushte shteti (coup d’états), atentate,

aleanca shtetërore, etj. Gjatë këtyre viteve në fluksin e përpjekjeve, një rëndësi të madhe merr dëshira e

zjarrtë e patriotëve dhe intelektualëve shqiptarë për të ngritur dhe vënë themelet e shtetit dhe

administratës shtetërore. Periudha pas Luftës së Parë Botërore u kthye në një provë të re për çështjen

shqiptare. E ardhmja e Shqipërisë u ballafaqua me ndërlikime të rënda dhe vështirësi të mëdha, të cilat

krijuan përshtypjen se vendimet e paraluftës ende nuk ishin kapërcyer dhe se Fuqitë e Mëdha po i

riktheheshin sërish çështjes shqiptare duke përmbysur zgjidhjet e mëparshme. Çështja shqiptare u trajtua

në kuadrin e rregullimit paqësor në mbarim të luftës duke u shqyrtuar në forumet kryesore të ngritura për

të vendosur rendi e ri botëror.

Ky studim ka për objekt trajtimin historik të zhvillimeve politike mes shtetit shqiptar dhe vendeve

fqinje ballkanike. Në fokusin e këtij studimi marrin rëndësi jo vetëm marrëdhëniet politike, por edhe ato

diplomatike, ekonomike dhe ato social-kulturore që Shqipëria ka pasur kryesisht me Turqinë,

Jugosllavinë dhe Greqinë, në vitet 1920-1939.

Marrëdhëniet e shteti shqiptar me këto vende, kanë pasur uljet dhe ngritjet e tyre, ndikuar kryesisht

prej situatave politike ndërkombëtare dhe rajonale. Politika e jashtme e shtetit shqiptar ka qenë e prirur

drejt marrëdhënieve paqësore me këto vende, por me synimin që këto shtete të respektojnë parimin e

integritetit territorial, si dhe mos cënimin e stabilitetit politik dhe ekonomik brenda vendit.

Prej katër shteteve që kanë pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në politikën e jashtme dhe të

brendshme të shtetit shqiptar: Italisë, Jugosllavisë, Greqisë e Turqisë, tri janë shtetet e përzgjedhura në

këtë studim; Turqia, Jugosllavia e Greqia. U pa e arsyeshme që të lihet mënjanë Italia për vetë faktin se

për marrëdhëniet e saj politike dhe diplomatike me Shqipërinë, kohët e fundit janë përkthyer e punuar

studime të shumta.