16
Nr. 5 4 - 10 mars 2009 botimet/publishing ELTA BS “Solistët e Filharmonisë së Kosovës” prezantohen për herë të parë Shani Syla ekspozon në GMK PREKJA E ËNDRRËS PREKJA E ËNDRRËS Eliza Hoxha Aktori në kuti Premierë në Dodona Aktori në kuti Premierë në Dodona SHTATË JETËT Rreth filmit “Seven Pounds”

Plus Kult Nr.5

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Ciceron Kulturor për Prishtinën

Citation preview

Page 1: Plus Kult Nr.5

Nr. 54 - 10 mars 2009

botimet/publishing

ELTA BS

“Solistët e Filharmonisë së Kosovës” prezantohen për herë të parë

Shani Syla ekspozon në GMK

PREKJA E ËNDRRËSPREKJA E ËNDRRËSEliza Hoxha

Aktori në kutiPremierë në Dodona

”Aktori në kutiPremierë në Dodona

SHTATË JETËTRreth filmit “Seven Pounds”

Page 2: Plus Kult Nr.5

4-10 mars 20092

044/049 411-117

www.blueskycaffe.com

pallati i rinisë prishinë

“Stupcat” me projekt të riSë shpejti do të dal në shitje video projekti më i ri i Stup-cave i titulluar “Familja Kung fu”. Tre aktorët e njohur qëpërbëjnë Stupcat: Mensur Safqiu, Vedat Bajrami dheOsman Azemi edhe këtë herë befasojnë për të mirë melojën e tyre si dhe me skenarin i cili gjithmonë është ak-tual dhe pëlqehet nga publiku.

www.restaurantbaron.comaddress: Pallati i Rinisë, 10000 Prishtinë

mob: +377 44 122 229, +386 49 122 229

tel: +381 38 720 074

[email protected]

Page 3: Plus Kult Nr.5

“Solistët e Filharmonisë së Kosovës” prezantohen për herë të parë

Filharmonia - Opera e Kosovës, të dielën, më 6 mars, në Sallën e kuqe të pallatit tërinisë do të mbajë një koncert. Ky koncert paraqet risi në aktivitetin e Filharmonisëmeqë për herë të parë do të prezantohet Ansambli Kamertal “Solistët e Filharmonisë sëKosovës”. Në program janë veprat e kompozitorëve: J.S.Bach, A.Vivaldi, W.A.Mozartdhe B.Bartok, ndërsa solistë janë: Sihana Badivuku-violinë, Venera Kajtazi dhe Enkele-jda Gorani- flautë dhe Naim Gashi-obo.

34-10 mars 2009

Çdo të diel, në AvenueBar, muzikë live - Nata ePianos. Mbrëmje mekëngët e vjetra qytetare.Rezervimi është i obliguar.Ky bar do të fillojë edheme organizimin e mbrëm-jeve me etno muzikë.

The Mix, te Stadiumi i qytetit tëPrishtinës, çdo të diel, prej orës20:00, organizon mbrëmjemuzikore me Edona Reshitajn.

Nëse organizoni një ngjarje kulturore nëPrishtinë e mendoni se duhet t'i lajmëroni

të tjerët atëherë "Plus Kult" është vendiideal. Pavarësisht nëse jeni insitucion privat

apo publik apo thjeshtë keni ndërrmarrënjë iniciativë për të organizuar një ngjarjekulturore na lajmëroni për aktivitetin tuaj

përmes e-mail adresë[email protected], ose në numrin e tele-

fonit 044/049-399-207.

Editor: Agron KrasniqiKoordinator: Artan Krasniqi

Tel: 044/049-399-207Email: [email protected]

Realizimi kompjuterik dhe dizajni: Albedo - www.albedo.info

Siha

na B

adiv

uku

Page 4: Plus Kult Nr.5

Të mërkurën, më 4 mars, prej orës 20:00 Jepet shfaqja “Tartufi”, nga Molieri.

Regjia: Rahim Burhan. Luajnë: Bajrush Mjaku, Çun Lajçi,Igballe Qena, Mentor Zymberaj, Blerta Syla, Asllan Hasaj,Shengyl Ismajli, Bekim Guri, Florentina Ademi, Besnik Krapidhe Ramadan Mala-Badi. Dramarurg: Ilir Gjocaj. Muzika: Trimor Dhomi. Skenografia:Nurullah Tuncer. Kostumografia: Blagoj Micevski. Menaxheri shfaqjes: Avni Abazi.

“Ne nuk mund të themi se në botën islame nuk kemi njerëz siTartufi, të cilët e shfrytëzojnë religjionin e vet për përfitime per-sonale”.

Rahim Burhan

E enjte, 5 Mars, prej orës 20:00 shfaqet “Pranverë shqiptare”. Këtu përfshihen filmadokumentarë e kronikalë me temë marrëdhëniet kulturore mes Shqipërisë dhe Kosovësnë vitet 70`. Ky projekt realizohet në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetërortë Filmit (AQSHF), në kuadër të muajit të kulturës Shqipëri – Kosovë.Programi:Ansambli “24 tetori” i Korçës jep shfaqje në Kosovë (1975), 20 minuta.Ansambli Rugova i Pejës jep shfaqje nëpër Shqipëri (1972), 15minuta. Ansambli shtetëror në Kosovë (1972), 28 minuta.Teatri Krahinor në Shqipëri (1972), Shfaqje e Teatrit të Prishtinës nëpër Shqipëri, 8 minuta.Festivali Krahinor Folklorik i Kosovës (1979), 24 minuta.Vizita e Bekim Fehmiut në Shqiperi, 9 minuta.Pishtarë të dritës në Kosovë (1983), Mbi mësuesit e parë të gjuhës shqipe në Kosovë eMaqedoni, 21 minuta.Shqiptarët e Zvicrës (1994), 38 minuta

Të premten, më 6 mars, prëj orës 20:00Jepet shfaqja “Çifti Martin”, nga Eugene Ionesco. Regjia: Bekim Lumi. Luajnë: Astrit Kabashi, Gresa Pallaska. Harmonikist: Agon Xharra. Skenografia: Mentor Berisha. Kostumografia: Samka Ferri.Koreografia: Sinan Kajtazi. Mjeshtër i këndimit: Riad Ymeri.

4-10 mars 20094

Çun Lajçi

Page 5: Plus Kult Nr.5

...shfaqja “çifti martin”, është një përrallë e përbotshme njerë-zore, e cila, në formën e një mjuzikli-burleske teatrore, me ek-spresivitetin e saj skenik, motiv dhe artistik, ka forcë ta rrëmbejëdhe ta fisnikërojë publikun, ta mallëngjejë, ta gëzojë, ta bëj atëtë qeshë dhe njëkohësisht, të qajë me lotë ironie, pikëllimi, dësh-përimi e gëzimi...

Të shtunën, më 7 mars, prej orës 11:00

Projeksioni vjetor i filmave të shkurtër të Fakultetit të Arteve-Regjia e Filmit(Program mysafir i Fakultetit të Arteve të Univeritetit të Pr-ishtinës)

Të shtunën, më 7 mars, prej orës 20:00Jepet repriza e komedisë “Dejzilend”, e autorit amerikanKristofer Durang. Regjinë e kësaj komedie e ka bërë AgonMyftari, regjisor i ri kosovar. Ekipi i shfaqjes përfshinë ak-torët: Ilire Vinca, Yllka Gashi, Ernest Malazogu, AdrianaMatoshi dhe Ylber Bardhi.

“Dejzilend” është një komedi e dramaturgut amerikanKristofer Durang, e cila merret me jetën e një djali të ri nëkërkim të identitetit, me përpjekjet e tij të mëdha për të mbi-jetuar dhe mbi të gjitha për t'i zgjidhur misteret dhe problemete jetës, probleme këto të cilat vijnë si rrjedhojë e ndikimit tëmbrapsht dhe e papërgjegjësisë së prindërve të tij.

54-10 mars 2009

Versioni elektronik i Plus Kult-it mund të shkarkohet në:

Page 6: Plus Kult Nr.5

4-10 mars 20096

Teatri i kukullave

E shtunë, 7 mars, Ora 12:00

“Borëbardha dhe shtatë shkurtabiqët”Sipas vëllezërve GrimdDramatizimi dhe regjia: Melihate QenaKukullat dhe skena: Valdet RamaKukullat princi dhe princesha: Vlora HajdiniMuzika: Trimor Dhomi

E hënë, 9 mars Ora 19:30

“Sonte jam vetëm”, Prodhim i Teatrit të BabësRegjia: Enver PetrovciLuajnë: Ilir Tafa dhe Niada Saliasi

E martë, 10 mars, Ora 19:30

“Fluturimi”Autor: Doru MotocRegjia: Sabri PajazitiLuajnë: Gëzim Bucolli dhe Enis Kastrati

E diel, 8 mars Ora 19:30Repriza e parë:“Aktori në kuti”Autor, aktor rdhe regjisor Mentor Zymberaj

E shtunë, 7 mars, Ora 19:30

“Aktori ne kuti” Autor, aktor dhe regjisor Mentor Zymberaj

PREMIERË

Page 7: Plus Kult Nr.5

74-10 mars 2009

TEATRI I BABËS

Jepet shfaqja: “Sonte jam vetëm”Autor: Andre Paul Antoine; Regjia: Enver Petrovci; Luajnë: IlirTafa dhe Niada Saliasi; Skenografia: Blendina Xhema, Kostumet:Nora Qerreti; Muzika: Hekuran Krasniqi; Mjeshtër skene dhendriçimi: Amir Petrovci; Menaxher i shfaqjes: Virusi

Shfaqja “Droga vret” është në repertorë që nga themelimi iteatrit. Kjo shfaqje ka në fokus luftën kundër dukurive tëdëmshme shoqërore si: droga, sida, prostitucioni, mosvijimi irregullt i mësimit etj. Autor dhe Regjisor: Sokol PlakolliLuajnë: Enver Hyseni, Pranvera Uka, Shpresa Sekiraça, DardanDreshaj, Lura Rexhepi, Liridona Sekiraça, Anita Ahmeti, Gëz-ime Uka, Durim Gashi. Realizuar nga Studio e aktrimit “Filizat”

Të mërkurën, më 4 mars dhe të premten, më 6 mars, ora 20:00

Të enjte, më 5 mars, ora 18:30 jepet shfaqja “Droga vret”

pizza & caffe

“Melos”Abdyl Zhdrella

pronar

Rr. Mulla Idriz Gjilani,

Kurriz, Prishtinë

044/ 510-910

044/308-952

Page 8: Plus Kult Nr.5

Filmi “Seven Pounds” i cili ribashkoi WillSmith me Gabriele Muccino (regjisori ifilmit “The Pursuit of Happyness), fillonme një sërë gjëegjëzash, me disa skena tëpwrziera në mënyrë kronologjike. Një njeri thërret ndihmën e shpejtë për tëraportuar vetëvrasjen e vet?!!!Gjatë filmit Ben (Will Smith) bezdis njëpunëtor të verbër të call center, i aktruarnga Woody Harrelson, dhe këtë ai e bënme qëllimin që të sigurohet se këta kandi-datë të përzgjedhur me të vërtetë janënjerëz të mirë në mënyrë që të sigurohetse a janë të denjë për dhuratën që Ben dotua jap?!!!Ben në film shoqërohet edhe me një femërqë ka probleme me zemër, ndërkaq ai, ia

dhuron një gruas shtëpinë e tij pranëplazhit e cila ka probleme mebashkëshortin e saj, i cili e keqtrajton fizik-isht atë dhe fëmijët.Në mes tjerash Ben shoqërohet edhe menjë trajner sporti i cili ka probleme shën-detësore.Mirëpo pse Ben vendos që të shoqërohetvetëm me njerëz që kanë probleme të cak-tuara shëndetësore dhe familjare?!!! Po ashtu gjatë filmit ka shumë skena tëpashpjeguara ku me kalimin e kohës dheme bashkimin e pjesëzave të misterit filmimerr një kuriozitet shumë të madh. Tregimi i filmit “Seven Pounds” për asnjëmoment nuk mund të ju duket i mërzit-shëm apo i bezdisshëm e as Will Smith, i

4-10 mars 20098

SHTATË JETËT

Në Kinemanë ABC vazhdon të shfaqet filmi“SEVEN POUNDS”

Dramë / Romansë

Beni, një nëpunës i Zyrës së Taksave, ka një sekret, për të ndihmuar shtatë veta menevoja të mëdha. Dikur, Timi ishte një inxhinier i famshëm i raketave. Ai kishte gruatë bukur dhe një shtëpi luksoze në plazh. Në një moment, gjërsa po ngiste makinën,pengohet duke folur me celular dhe shkakton aksident ku vdesin shtatë veta, përfshiedhe gruan e tij. Kështu, ai vendos që të bekojë shtatë njerëz dhe të bëjë vetëvrasje përtë paguar për mëkatin e tij. Ai vjedh bexhin e të vëllait, që punonte në zyrën e taksave,për të gjetur shtatë veta që e meritojnë bekimin e tij. Ai është gati t’u japë njerëzve or-

ganet e tij dhe të mirat materiale që ai ka. Planii tij vihet ne rrezik, kur Beni dashurohet nënjërën grua, të cilën ai dëshiron ta ndihmoj.Rolet: Will Smith, Rosario Dawson, WoodyHarrelson, Michael Ealy, Robinne Lee. Regjia:Gabriele Muccino. Producentë: David Crock-ett, Ken Stovitz, Domenico Procacci.

Filmi Seven Pounds shfaqet në tre termine:

17:00, 19:30 dhe 22.00.Bileta: 3 euro

Te: 038 222 086, 038 243 117

Rreth Filmit ‘Seven Pounds’

Page 9: Plus Kult Nr.5

cili me sa duket ka dëshirë të luaj rolet“mistike”, me sharmin e tij rrëqeth pub-likun nga ky skenar filmi.Muzika e filmit nga Angelo Millit e kom-binuar me kinematografinë e fuqishme tëPhilippe Le Sourd thirr në një intensitet

emocional që ende nuk është arritur nganarracioni.Seven Pounds është në skenar të GrantNierporte dhe në regji të Gabriel Muc-cino.

Muamer Hasani

94-10 mars 2009

Fast&FouriusData e shfaqjes – 3 Prill. 2009 Rolet: Vin Diesel, Paul Walker,Michelle Rodriguez, Jordana Brew-ster, John OrtizRegjia: Chris Morgan &

Justin Lin

Dragonball EvolutionData e shfaqjes – 8. Prill.2009 Rolet: Justin Chatwin, JamesMarsters, Jamie Chung, EmmyRossum, Eriko Tamura

Regjia: James Wong

Crank 2: High VoltageData e shfaqjes – 17 Prill. 2009 Rolet: Jason Statham, Amy Smart,Corey Haim, Glenn Howerton,

Bai LingRegjia: Brian Taylor & MarkNeveldine

ObsessedData e shfaqjes - 24, Prill. 2009 Rolet: Beyonce Knowles, Ali Larter,Idris Elba, Christine LahtiRegjia: Steve Shill

Skenë nga filmi “Seven Pounds”

Page 10: Plus Kult Nr.5

Thirrje për aplikim

Laboratori i historisë së Kosovës

Hulumtoje historinë e vendit tënd! Një projekt kushtuar viteve të 60-ta dhe të 70-tanë Kosovë, për të rinjtë nga mosha 18 – 35.Qendra Multimedia prezanton një formë të re të hulumtimit të historisë: Metoda eOral History (Historisë Gojore). Në kuadër të projektit‚ “Laboratori i Historisë sëKosovës” synon ti shtyj të rinjtë që ta zbulojnë historinë e vendit tyre, duke u përqen-druar në atë të viteve 60-ta dhe 70-ta, përmes intervistave të cilat ata do t`i bëjn vetë.

Pjesa e parë:Nga data 26 e deri më 29 mars në Qendrën Multimedia do të mbahet punëtoria për tëgjithë ata të cilët janë të interesuar në histori, me Barbara Thimm (Eksperte për OralHistory, Minhen), Shemsi Krasniqin (Profesor në Universitetin e Prishtinës) dhe TimonPerabo (Qendra Multimedia, Prishtinë). Mosha e preferuar për aplikuesit është 18–35vjet. Gjatë punëtorisë do të bëhen xhirime dhe intervista me njerëz që i kanë perjetuarvitet e 60-ta dhe 70-ta në Kosovë. Pjesëmarrësit e punëtorisë do mësojnë se si duhetpërgatitur intervistat. Do të diskutohet për vitet e 60-ta dhe 70-ta dhe do të përpilohenpyetjet lidhur me atë kohë. Pas intervistave do analizohen tregimet e njerëzve dhe doshikohet çfarë zbulimesh janë bërë nga ajo kohë. Punëtoria mbahet nga ora 10:00-13:00dhe 15:00-18:00. Ajo zhvillohet në anglisht dhe shqip.

Pjesa e dytë:Pas mbajtjes së punëtorisë (Pjesa e parë), pjesëmarrësit e saj mund të aplikojnë që tëpërfshihen në fazën e dytë (Krijimi i platformës në internet). Tre veta do të përzgjedhenqë të vazhdojnë edhe për dy muaj intervistimet për vitet e 60-ta dhe 70-ta. Të përzg-jedhurit fitojnë një honorar prej 200 eurosh në muaj. Pjesët më interesante nga inter-vistat e marrura do të postohen në vebfaqe. Kështu, të gjithë, do ta kenë mundësinë,që në këtë vebfaqe, përmes filmave të shkurtër, të mësojnë më shumë për historinë eKosovës të asaj periudhe.

Pjesëmarrja:Të interesuarit për të marrë pjesë në këtë projekt, duhet të dërgojnë një CV dhe njëtekst të shkurtër (max. 5 fjali) ku shpjegojnë pse janë të interesuar të marrin pjesë. Atoduhet dërguar në: [email protected] deri më 11 mars. Për informata mund të kon-taktohen Timon Perabo ose Fatime Kosumi në 038 722 463.Projekti përkrahet nga Instituti Goethe, Fondacioni Robert Bosch dhe Departamenti iSociologjisë i Universitetit të Prishtinës.

4-10 mars 200910

Page 11: Plus Kult Nr.5

Eliza Hoxha ka qenë në klasën e parë nëvitin 1981. Që nga ajo kohë, e gjithë situ-ata politike ka ndryshuar. Jo vetëmkryengritjet që kanë shënuar atë vit, poredhe më vonë, të gjitha gjërat janë përke-qësuar. Ajo i takon një gjenerate që kaëndërruar të valojnë flamurin kuq e zi, sinjë shenj e identifikimit të tyre si shqip-tarë, në kohën kur shkollimin e mesëm ekanë mbaruar në shtëpi private. Pavarësisht kësaj, gjenerata e saj kanë qenëvizionar. “Kemi shpresuar dhe kemi qenëvizionar. Të gjithë gjenerata jonë jemi tëshkolluar, pavarësisht vështirësive në tëcilat jemi rritur, apo frikës me të cilënkemi jetuar”, thotë ajo. Bërja e shtetit të Kosovës është prekja e ën-drrës edhe për këtë gjeneratë. Kjo ka bërëqë Eliza të shkruajë tekstin e këngës“Himni im”, kompozimin e së cilës e kabërë Ilir Osmani. Përveç kësaj, ajo kadashur që edhe të vizuelizojë këtë këngë,duke i besuar për këtë gjë kompanisë“Puntort social”. Ajo që e bënë të veçantë videoklipin ështëideja e kalimit prej flamurit kombëtar tekflamuri shtetëror. “Ne kemi qenë të lidhur

shpirtërisht me këtë flamur kombëtar.Pavarësisht kompromisit që si shtet tëidentifikohemi me një flamur të ri, ne dotë mbesim gjithnjë të lidhur me flamurinkombëtar. Ndoshta për fëmijët tanë kjondjenjë do të jetë e largët dhe ndoshta epakuptueshme” ka deklaruar ajo. Edhe teksti është i veçantë. Këngëtarja ecila i takon një gjenerate të diskotekave, kathënë se ka vendosur të bëjë një këngë tëangazhuar, që flet për ndjenjat e saj përvendin ku është rritur, por e cila mund tëkëndohet kudo. Edhe teksti është një tekstqë flet për të ardhmen, duke kërkuar ngatë gjithë që të harrojnë të kaluarën.Kjo është kënga e dytë e angazhuar që kabërë këngëtarja Eliza, pas këngës për të zh-dukur. Ajo thotë se së shpejti do të bëjëedhe dy këngë të tjera të tilla, por që endenuk dëshiron të bëjë të ditur për çfarëbëhet fjalë.Video e këngës “Himni im” ka qenë veprame të cilën Eliza ka marrë pjesë në ekspoz-itën për tridhjetë vjetorin e Galerisë sëArteve të Kosovës, institucion ku ajo kapunuar për një kohë.

114-10 mars 2009

Rreth këngës së Eliza Hoxhës, “Himni im”

PREKJA E ËNDRRËS

Page 12: Plus Kult Nr.5

Diku n’verën e vitit 2005, t’stërinfluencumprej muzikës t’mirë vendoset me u krijuGillespie prej Sexhes edhe Isës. Pas disku-timit t’idesë edhe Guri bashkangjitet. Mëvonë grupit i bashkangjitet edhe Blerta.Ma n’fund krejt puna u kompletu edhe fil-loi finalizimi i kangve. Mas dy paraqitjeveme qëllim t’testimitGillespie vendos meincizu albumin eparë - “Një ditë ezakonshme” (al-bumi ka dal n’vitin2006). Pas shumëpytjeve edhepërgjigjeve u ven-dos që albumi muincizu live me qël-lim që ndjenja edheatmosfera e krijume mrena n’studio gjatëperformimit me qenë sa ma shumë realeedhe e paraqitme tek publiku - kjo me sig-uri me qëllim që edhe publiku me ndiknaqësinë që antarët e bendit e kanë pasmbrenda n’studio. Albumi incizohet teLlampat dhe në incizim ndihmon edheDritëro edhe Visari në kijborda. Gillespiepas incizimit t’albumit edhe t’arrijtjes semarrëveshjes me Gingerin vendosë që al-bumin me e promovu me nikoncert/paraqitje llajv edhe kjo organizo-het në Room Boom Boom. Pas albumitdel video e kanges “Luledielli” (tu ju fal-enderu Visarit, Gencit edhe Gjisit) edhefillon finalizimi i video klipit te kangës “Edi!” (tu ju falenderu Skender Krasniqit).N’fund spoti “E Di” shperblehet prejvideo festit me çmimin për postproduk-sionin ma t’mirë. Bendi mas ksaj vazhdon

edhe me shumë paraqitje tjera llajv. Gille-spie tenton me vazhdu me ni paraqitjetepër energjike, alternative, t’zhurmshme,kanihere edhe t’lehtë (tu mos e prek en-ergjinë) - kjo fillimisht me përjetu knaqësipersonale edhe me shpresë që t’njëjtënknaqësi ka me ju ofru edhe tjerëve që kanë

preferenca t’ngja-jshme muzikore.Së fundmi Gille-spie e ka lansu niEP me emrin‘Femme Fatale’.N’EP osht singlli‘Femme Fatale’me t’cilën Gille-spie ka marr pjesënë Top Fest edhetri verzione un-

plugged të tri kangve t’albumit t’parë (EDi, A ka më të mirë, Ku Je) edhe osht tupunu n’garazh për material t’albumit t’ri icili po vazhdon mu shty për shkakt’kushteve financiare/ ekonomike. Shumëshpejt ka me dal spoti i dytë i animum(spoti i tretë në përgjithësi) i singllit tjetërqë hala s’ka dal e ky osht ‘Për Shkak Teje’(spoti prapë po punohet prej SkenderKrasniqit - Ckenda). Kanga ‘Per ShkakTeje’ si edhe plot kang tjera t’Gillespie pro-movojne mbrojtjen e mjedisit/ambientit.Krejt diskografia jonë mundet mu gjetnë web faqe edhe osht falas:http://www.gillespietheband.com/ osen’www.jamendo.com.

Materiali është marrë nga web faqja egrupit. Për shkak të origjinalitetit nuk kandërhyrje redaktoriale në këtë tekst.

4-10 mars 200912

Si u krijua Gillespie?

Blerta (vokal), Guri (gitare), Isah (bas), Sexha (bateri).

Page 13: Plus Kult Nr.5

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturëspo qëndron e hapur ekspozita indi-viduale e piktorit Shani Syla. Cikli ipikturave të ekspozuara titullohen"Natyra si mikrokosmos kreativ",teknika: akrilik & vaj.

134-10 mars 2009

Shani SylaLindi në Prishtinë më1959. Diplomoi nëpikturë në Fakultetine Arteve në Prishtinë.Magjistroi në temën“Natyra si mikrokos-mos kreativ”

Në Galerinë e Arteve e Kosovës, po qëndron e hapurekspozita e fotografit hungarez Janos Eifert. Janos Eifert, është një nga fotografët më të njohurhungarez. Ai deri tash i ka hapur 160 ekspozita per-sonale dhe 650 kolektive nëpër të gjitha vendet e botës. Është fitues i 168 shpërblimeve,çmimeve dhe mirënjohjeve.

Në Galerinë Expoart.40 po qëndrone hapur ekspozita individuale e artis-tit Agim Krasniqi.

Page 14: Plus Kult Nr.5

Mendime për jetën dhe për vetëdijesimin – Janez Dërnovshek

Njeri nuk lindesh. Njeri krijohesh. I tillë çfarë rrjedhat e këqijanuk mund ta bartin me vete si një trung të rrëmbyer pa rrënjë.Të tillë sa mund t’ua fillosh ndryshimeve me të cilat do të krijoshbotën e re, më të mirë. Botën në të cilën ia vlen të jetosh. Ky libër është i veçantë, për shumë arsye. Lexuesit, autorin ekëtij libri e njohin si njeri i cili kohën më të madhe të jetës sëtij e ka kaluar në politikë. Mirëpo, libri nuk flet asgjë për poli-tikë. Në këtë libër ka përmbledhur “Mendime për jetën dhe përvetëdijesimin.” Shumë kush e ka cilësuar si “njeri i kohës së re”.Sigurisht që bota do të ishte ndryshe sikur shumë burrështetastë silleshin dhe të vepronin si autori i këtij libri. Autori thotë se, “nuk mund ti ndrysho-jmë të tjerët nëse nuk e ndryshojmë vetveten”. Këtë e kanë thënë edhe shumë autorë porkëtë herë këtë mesazh na e jep një president. - Adrian P. Kezele

Babai i pasur, babai i varfër II – Robert T. Kiyosaki me SharonL. Lechter, C.P.A.Udhëzues i babait të pasur drejtë Lirisë Financiare

Katrori hyrje-dalje i babait të pasur do të zbulojë përse disanjerëz punojnë më pak, fitojnë më shumë, paguajnë më paknë taksa dhe ndihen më të sigurt financiarisht se të tjerët.Është thjesht një çështje e njohjes se nga cili katror të punoshdhe kur.A ke vënë re se shumë nga të diplomuarit më të shkëlqyer ngauniversitetet tona duan të punojnë për të përjashtuarit ngashkolla... të përjashtuar si Bill Gates, Richard Branson,

Michael Dell dhe Ted Turner? Të përjashtuar të cilët sot janë super të pasurit e shoqërisë.

Ky është një libër i shkruar për...• njerëz që janë gati të lëvizin përtej sigurisë së punës dhe janë gati të gjejnë botën etyre të lirisë financiare.• njerëz që janë gati të bëjnë ndryshimetë thella profesionale dhe financiare nëjetën e tyre. • Njerëz që janë gati të kalojnë ngaEpoka industriale në Epokën e infor-macionit.

4-10 mars 200914

Rr. Azem Bejta Nr. 59, PrishtinëTel: + 377 44 195 091, + 355 693 500 703

Email: [email protected], [email protected]

Botimet/Publishing “ELTA BS”

Botimet/Publishing “ELTA BS”

Page 15: Plus Kult Nr.5

154-10 mars 2009

Lakmia – Brundilla Zllami Ja edhe një tjetër roman i Brunilda Zllamit. Linja paralele realitetesh tipike shqiptare.

Mbase është kjo një nga arsyet pe kjo autore, jo më e re, ka rrëmbyer zemrat e lexuesveqë e ndjekin rregullisht. Lakmia e pangopur, korrupsioni,mashtrimi janë disa nga fenomenet që shpërfaqen brenda këtijlibri. Dëshira për të triumfuar, etja për pushtet, grykësia e pafre... Po cili është çmimi i lakmisë? Kjo është pyetja, përgjigjja esë cilës mund të gjendet në këtë libër ... - Dudaj -

Tirazhi i ditës së sotme kishte pasur shitje të menjëher-shme. Lajmi që kishte shkruar Era në lidhje me korrupsioninnë sistemin energjetik kishte bërë bujë të madhe. Ajo kishtemuaj që merrej me këtë shkrim. Kishte gërmuar si urith pa irënë në sy askujt, kishte përdorur çdo mundësi që i qe dhënëpër të shtënë në dorë dokumente të tenderimeve, kishte pyeturpunonjës të thjeshtë dhe drejtorë të rëndësishëm, ishte penguarnga mijëra vogëlsi, por nuk kish hequr dorë. Tani ajo kishte mësuar të bënte pikërishtatë që kishte dashur dikur. Të ishte gazetare serioze, të ballafaqonte fakte dhe t’i mbësht-este mirë këmbët në tokë.

Letër Zotit – Poezi të zgjedhura – Agim VincaSi për nga temat, idetë dhe erudicioni i përmbaj-

tur në të, poezia e AgimVincës është dukshëm e dallueshme në poezinë tonë nëpërgjithësi. Ajo është poezi në të cilën këndohen ide të mëdha siç janë liria,pavarësia, dinjiteti, përkushtimi atdhetar e njerëzor dhekundërshtohen deri në flijim të këqija të mëdha siç janë push-timi, dhuna, shtypja, dhe të këqija të tjera të ndryshme, qësjellin ato. Ajo është poezi në të cilën në rrafsh të simboleve kur e kur ngri-hen fjalët e zakonshme, të përditshme, siç janë jeta, bota,vdekja, gjithësia, njeriu, shtaza, buka, kripa, nata, dita,shkëmbi, ura, muri, thika, masha, kubeti, kështjella, ara, li-

vadhi, lumi, liqeni, e të tjera; por këto fjalë në këtë poezi do të simbolizojnë qëndresëne jokalueshmërisë.Ajo është poezi jo rrallë jetëshkrimore,por ajo është shpesh poezi universale.

Rexhep Qosja

Libraria Universitare “ARTINI”

ParadoksKur fola, më thanë: hesht!Kur heshta, më thanë: fol! Folehesht, heshtefol – jeta ime.

Rr. Eqrem Çabej p.n. Instituti Albanologjik i Prishtinës

Tel&fax: +381 (0) 38 223 196

Libraria Universitare “ARTINI”

Page 16: Plus Kult Nr.5

164-10 mars 2009MARKETING