29
PLANI I P Ë RGJITHSH Ë M VENDOR P Ë R PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT DREJTORIA E PLANIFIKIMIT TE TERRITORIT BASHKIA BERAT

Prezantimi i Keshillit te Rregullimit te Territorit

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Prezantimi, i Keshillit, te Rregullimit, te ,Territorit,

Citation preview

Page 1: Prezantimi i Keshillit te Rregullimit te Territorit

PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

DREJTORIA E PLANIFIKIMIT TE TERRITORIT

BASHKIA BERAT

Page 2: Prezantimi i Keshillit te Rregullimit te Territorit

PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

• Hyrje. • Hartimi i Planit të Përgjithshëm Vendor për Planifikimin e Territorit

është dokumenti më i rëndësishëm mbi të cilin mbështetet planifikimi për zhvillimin e territorit brenda njësisë vendore të Bashkisë Berat.

• Ligji Nr. 10 119 ,datë 23/04/2009 “ PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT “ ka në thelb sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm të territorit dhe për njësinë vendore të Bashkisë Berat kjo përbën një nga sfidat më të rëndësishme, sepse përkundrejt zhvillimeve të shpejta urbane duhet ti kundërpërgjigjemi me strategji të qartë dhe me plane zbatimi të cilët duhet të kenë objektiv kryesor krijimin e kushteve bashkohore për një zhvillim të qëndrueshëm dhe rritjen e cilësisë së jetës në komunitet.

Page 3: Prezantimi i Keshillit te Rregullimit te Territorit

PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

Hartimi i PPV –së lidhet ngushtë me kontekstin specifik lokal, ndaj në rastin e njësisë vendore të Bashkisë Berat janë marë në konsideratë të gjitha të dhënat e disponueshme dhe në bazë të analizave të hollësishme janë përcaktuar premisat bazë ,qëllimi dhe objektivat e planifikimit dhe të zhvillimit të territorit.

Page 4: Prezantimi i Keshillit te Rregullimit te Territorit

Disa të dhëna të rëndësishme për Bashkinë e Beratit. Berati është qendër rajoni dhe qyteti më i madh i cili ndodhet në rang qarku. Në vitin1961

Berati është shpallur “Qytet Muze”,ndërsa në datë 08/07/2008 qyteti i Beratit me vendim të Komitetit të Trashëgimisë pranë UNESCO nominohet në listën e Trashëgimisë Botërore. - Berati (zanafilla). Qyteti i Beratit është ndër qytetet më të lashtë të vendit tonë. Ai

shquhet për arkitekturën, vlerat historike, kulturore, artistike dhe fetare. Historia 2400 vjeçare e bën atë ndër qytetet më të vjetër të vendit tonë. (dëshmitë arkeologjike të dy çekanëve të gurtë).- Topografia. Qyteti ka një reliev malor dhe kodrinor me majat më të larta Malin e Tomorrit ( 2.416 m ) dhe Malin e Shpiragut ( 1.218 m).Ai gjendet 58 m mbi nivelin e detit.

- Sipërfaqja. Berat i ka një sipërfaqe prej 2667 ha.Qëndra historike e Beratit zë një sipërfaqe prej rreth 57 ha nga të cilat 9.6 ha i zë Kalaja e Beratit.Qendra historike e qytetit rrethohet nga një zonë tampon me sipërfaqe rreth 116 ha

.

PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

Page 5: Prezantimi i Keshillit te Rregullimit te Territorit

• Disa të dhëna të rëndësishme për Bashkinë e Beratit

Popullsia.Popullsia zyrtare e rajonit të Beratit është 172.953 banorë,ndërsa popullsia brenda njësisë vendore është rretj 64 000 banorë. 

• Klima. Qyteti i Beratit karakterizohet nga një klimë mesdhetare fushore me dimër të butë e të lagësht dhe verë të nxehtë e të thatë. Pozita e favorshme gjeografike e tij bën që qyteti të ketë mesatarisht 300 ditë me diell në vit. Temperatura mesatare vjetore është 15.9ºC.

• Bukuritë natyrore. Parku Natyror i Malit të Tomorrit është zona më e madhe natyrore e mbrojtur dhe një vend për aktivitete rekreative. Për shkak të natyrës së virgjër e thyerjeve të menjëhershme të terrenit këto pasuri janë shfrytëzuar për të siguruar shërbimet e turizmit aventurë të tilla si trekking dhe rafting në pyjet e vjetër. Lumi Osum ,Kanionet e Çorovodës dhe Parku Kombëtar i Tomorrit përbëjnë pasuri që dallohen për diversitetin e jetës së tyre ujore,bimore dhe shtazore .

.

PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

Page 6: Prezantimi i Keshillit te Rregullimit te Territorit

PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

  - Analizë e shkurtër e situatës ekzistuese social – ekonomike dhe hapësinore mjedisore në territorin e qytetit të Beratit.

Analiza social – demografike• Popullsia zyrtare e Rajonit të Beratit ështe 172.953 banore, 60% e të cileve banojnë në zonat rurale. Pjesa më

e madhe e rajoneve te brendshme mbetet me zhvillim te kufizuar. Shifra vjetore te migrimit që nga viti 1996 tregojnë emigracion pozitiv neto në rajon ne rreth 1.000 njerëz në vit, por ky trend ka ardhur duke u zvogëluar vitet e fundit.

Përbërja e moshës së popullsisë është si më poshtë:

• Fëmijë dhe të rinjtë nga mosha 18 e poshtë …………......34 %• Të rritur nga 18 – 65 vjeç………………………………….59 %• Të moshuar mbi 65 vjeç……………………………….…...7 % 

Page 7: Prezantimi i Keshillit te Rregullimit te Territorit

PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

  - Analiza ekonomike & punësimi Qyteti i Beratit duke pasur një klimë mesdhetare veriore dhe duke shfrytëzuar fertilitetin e tokave bujqësore në rajon dallohet

për një ekonomi të mbështetur kryesisht në veprimtari bujqësore, ku përafërsisht 30% e tokës është përdorur për këtë qëllim. Rajoni është një nga fushat kryesore në Shqipëri për kultivimin e kulturave dhe të agrobiznesit, i cili është dhe aktiviteti kryesor ekonomik. Psh. nga të dhënat per vitin 2006-2009, ky sektor agrobiznesi llogarit afersisht ne 80% të fuqisë punëtore në rajon.

Katër orientime të mëdha tregtare dhe industriale percaktojnë ekonominë e Beratit dhe përfshijnë agrobiznesin, prodhimin artizanal, turizmin dhe ndërtimin.

Agrobiznesi është sektori më i madh primar ekonomik i Beratit. Ai kap gati gjysmën e bizneseve që operojnë dhe që punësojnë në qytet. Aktualisht, Berati është një qendër rajonale e përpunimit të produkteve si ullinj,fiq,rrush etj. Punësimi për llogari të agrobiznesit kap pothuajse 43% të punësimit total në qytet .Industria e përpunimit te ushqimit është aktiviteti i dyte mbizotërues.

Veprimtaritë prodhuese në Berat përfshijnë nxjerrjen e gurit të Beratit, i cili po shfaqet si një aktivitet i ri në sektor ku një numër objektesh gurgdhendës janë zhvilluar në zonat e braktisura industriale në veri. Përpunimi i duraluminit, letres, zdrukthtarise dhe të materialeve të ndërtimit përbëjnë rreth 11% të punësimit.

Page 8: Prezantimi i Keshillit te Rregullimit te Territorit

PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

  - Analiza ekonomike & punësimi - Industria e turizmit është e bazuar në vizitat në vendet unike historike dhe peisazhet natyrore. Ajoka mungëse te infrastrukturës dhe biznesit të nevojshëm për të siguruar pajisje themelore të nevojshme për të

mbështetur industrinë e një turizmi të suksesshëm. Qyteti ka 129 dhoma me rreth 250 shtretër dhoma në hotele të vogla.Ato sigurojnë një jetesë për rreth 300-500 familje.

Përveç kësaj disa biznese të mallrave turistike janë zhvilluar dhe një numër restorantesh turistike të orientuar në të dy anët e lumit. Mund të theksohet se turizmi konsiderohet si një industri e mundshme per tu zhvilluar akoma më shumë në të ardhmen.

- Afër pesëdhjetë ndërmarrje janë të angazhuara në aktivitetet ndërtimore në rrethin e Beratit. Ndërtimi intensiv është stimuluar financiarisht nga paratë e dërguara nga shtetasit shqiptarë me banim jashtë vendit, kryesisht nga Italia dhe Greqia por kriza ekonomike e viteve të fundit ka prekur ndjeshëm këtë sektor.

Biznesi i vogel llogaritet për një të tretën e të gjithë bizneseve në qytet. Shërbimet janë grupi i dytë më i madh, i ndjekur nga bizneset e transporti të pasagjerëve dhe ai i import -eksportit, një fakt që pasqyron rëndësinë e agrobiznesit , të ushqimit dhe aktivitetet e prodhimit të pijeve në Berat.

Page 9: Prezantimi i Keshillit te Rregullimit te Territorit

PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

•   Analiza e komponentëve urbanë dhe historikë. • Përmbledhja e zhvillimit urban dhe historik të qytetit paraqet një panoramë intriguese. Berati është një qytet që

ka evoluar nga një bazë e thjeshtë historike, drejt një qyteti modern me një morfologji të veçantë për shkak të kufizimeve topografike dhe pasojave të një historie të trazuar të qytetit.

• Periudha të ndryshme ka ndikuar ne morfologjinë urbane, strukturen dhe formën e tij, e duke përfshirë kohen romake,bizantine,sllave,osmane, pushtimin italian, regjimin komunist, dhe epoken e fundit post komuniste.

• Zhvillimi i qytetit të Beratit rrjedh nga kodra strategjike e Kalase qe kontrollon luginat veriore dhe jugore të lumit Osum. Qendra historike e qytetit përbëhet nga Fortesat e Kalasë, Lagja Mangalem dhe Lagja Goricë. Me pas u krijuan dy qendrat e banuara, të vendosura në shpatet jug - lindore të Kalase dhe në tokat fushore perballe lumit Osum.Këto pjesë të qytetit historik përbëhen nga rrugët e ngushta të shtruara me gure natyrale dhe ndërtesa të vogla me karakteristika unike arkitektonike, duke përfshirë punime guri, dritaret prej druri përgjatë fasadës në katin e dytë dhe kulmet e çative të pjerrëta (Gorica,Kalaja dhe Mangalemi ).Këto ndërtesa janë të banuara dhe kanë vlera të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe historike.

Page 10: Prezantimi i Keshillit te Rregullimit te Territorit

PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

•   Analiza e komponentëve urbanë dhe historikë. • Zonat e reja të qytetit që janë zhvilluar përtej zonave historike, janë ndërtuar nga fillimi deri në mesin shekullit XX. Ato

shtrihen drejt veriut përgjatë rrugës Antipatrea, dhe në drejtim të lindjes përgjatë fushes në bregun verior të lumit Osum.

• Nga fundi i regjimit Komunist, zhvillime te dukshme te paplanifikuara dhe të parregulluara u shfaqen. Strukturave të lartë moderne me shtatë deri në dhjetë kate janë të përqendruara në pjesen lindore. Blloqet e banesave ish shtetërore te zhvilluara gjate komunizmit, janë amortizuar dhe janë sot në gjendje jo të mirë, ndërsa ato që ndodhen në rrugët kryesore kane transformuar katet perdhese për të ofruar mjedise tregtare dhe të shitjes me pakicë. Në përgjithësi, zhvillimi informal ka marre jete pa ndonjë plan logjik ose kontroll në të gjithë zonat urbane dhe periferike dhe në mes të blloqeve të ish-komunizmit. Këto zona përfshijnë pjesën veri-lindore të qytetit pranë zonës industriale, zona në jug të rrugës qendrore që te çon në stadiumin ‘’ Jani Kosta ‘’ te qytetit dhe disa zhvillime të vendosura në kodrat në veri të qendrës së qytetit, nën Kala.

Page 11: Prezantimi i Keshillit te Rregullimit te Territorit

PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

•   PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT

• Proçesi i bashkëpunimit, ndërmjetësimit dhe koordinimit.• Një nga kushtet themelore por edhe detyrim ligjor është bashkëpunimi,ndërmjetësimi dhe koordinimi në pjesëmarrjen e gjithë

aktorëve dhe faktorëve në hartimin e këtij dokumenti shumë të rëndësishëm për zhvillimin e qytetit.• Metodologjia e zbatuar për punën. • Për hartimin e këtij dokumenti janë marë në konsideratë të gjitha elementët të cilat i përmendëm shkurtimisht më lart.

Fillimisht është marë në konsideratë dokumenti i Politikës i cili në thelb ka pasur qëllimin kryesor,përcaktimin e një strategjie të qartë në aspektin e zhvillimit dhe planifikimit urban në qytet. Pas tryezave të rrumbullakëta dhe takimet me komunitetin dhe grupet e interesit është hartuar analiza SWOT e cila ka evidentuar anët e forta,anët e dobëta,mundësitë dhe rreziqet.

Pas hartimit të dokumentit të Politikës dhe përcaktimin e vizionit janë përcaktuar komponentet tematikë kryesorë dhe janë përcaktuar polet kryesore të zhvillimit ekonomik dhe urban.

 

Page 12: Prezantimi i Keshillit te Rregullimit te Territorit

PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

  Vizioni i Qytetit të Beratit

Berati i lashtë, qytet i Trashëgimisë Kulturore Botërore, me një komunitet që i gëzohet zhvillimeve harmonike dhe mundësive të barabarta, një qendër e turizmit ndërkombëtar, me ekonomi dinamike të mbështetur në agrobiznes  dhe artizanat të konsoliduar.

 

Page 13: Prezantimi i Keshillit te Rregullimit te Territorit

PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

•   Polet kryesore të qytetit. • Plani synon konceptimin e ri të qytetit me tre pole kryesore te

zhvillimit urban dhe tre pole te zhvillimit ekonomik . 

• Polet e zhvillimit urban : 

• Qendra e qytetit(poli kryesor) –Berthama Historike .Ajo i referohet zonave me rëndësi të veçantë kombëtare,ku konservimi,restaurimi dhe rifreskimi i funksionit te saj primar , do të lejojë një zhvillim duke respektuar në mënyrë rigoroze ,çdo kriter të përcaktuar për zonën historike dhe zonën tampon. Çdo ndërhyrje në këtë zonë duhet të marë miratimin nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve.

 

Page 14: Prezantimi i Keshillit te Rregullimit te Territorit

PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

•   Polet kryesore të qytetit. • Nënqendrat (poli i dytë) i referohen perkatesisht zonave të ndodhura

përreth parkut të qendrës në pjesën perendimore te qytetit dhe zona në afërsi të saj.Plani i Pergjithshëm Vendor percakton për këtë zonë zhvillimin e organizuar permes Planeve të Detajuara Vendore,për të perforcuar më shumë lidhjen midis dy pjeseve kryesore te qytetit.

• Nënqendra (poli i tretë) i referohet zonës së pjeshkores dhe zonës së ish repartit ushtarak.

Kjo zonë do ti nënshtrohet PDV –ve dhe do të kenë prioritet ndërtimet rezidenciale.

 

Page 15: Prezantimi i Keshillit te Rregullimit te Territorit

PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

Polet e zhvillimit ekonomik :

Tre polet kryesore te zhvillimit ekonomikë janë:• Zona ekonomike me impakt te mesem e te larte (Poli kryesor i zhvillimit ekonomik).

Këto zona janë të vendosura ne hyje të qytetit pergjatë rrugës ‘’Antipatrea “. Meqenese kjo zone eshte e strukturuar tashme dhe ekziston infrastruktura baze

plani lejon mundesine e zhvillimit te objekteve industriale nepermjet lejeve për punime.

• Zona ekonomike me impakt te ulet .(Poli i dyte i zhvillimit ekonomik) Keto zona jane te vendosura ne jug te qytetit ,duke perfshirë ish fabriken e baterive qe duhet te trajtohet siç duhet.Organizimi funksional hapësinor ne këtë zonë do të arrihet nëpërmjet realizimit të ndërtimeve të shkëputura.

• Zona ekonomike me impakt te ulet. ( Poli i trete0 i zhvillimit ekonomik.Zona eshte vendosur ne skajin veriuor te qytetit midis parkut te lumit dhe qendrave te reja arsimore.Plani i Pergjithshem Vendor lejon zhvillimin e organizuar

 

Page 16: Prezantimi i Keshillit te Rregullimit te Territorit

PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

• Rrjeti kryesor i infrastrukturës.• PPV parashikon një rrjet rrugor funksional duke siguruar masa të zhvillimit

të transportit që përpiqen të integrojnë pjesë të ndryshme të qytetit dhe hapesirat e shpërndara të tij.

• Meqenese qyteti është i ndarë në dy seksione kryesore, rrjeti i transportit luan një rol të veçantë ne integrimin e dy zonave në veri dhe në jug të qytetit.

• - Unaza e re – Unaza e re e paraqitur në Planin e Përgjithshëm Vendor, do të sigurojë lehtësimin e trafikut në ngushticen e qytetit në mes të pjesëve lindore dhe perëndimore të tij.Ndërtimi i saj do ti japë fund trafikut të rëndë brenda qytetit.

• - By passi i qytetit – By passi në jug të qytetit i paraqitur në Planin e Pergjithshem Vendor, do të jetë një alternativë per lehtësimin e trafikut në ngushticen e qytetit në mes të pjesëve lindore dhe perëndimore.Zhvillimi i kësaj rruge duke perjashtuar pjesen e tunelit do të ruajë karakterin e zonave të hapura në jug duke krijuar mundesi vizuale të qytetit historik.

 

Page 17: Prezantimi i Keshillit te Rregullimit te Territorit

PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

• Funksionet dhe aktivitetet e propozuara te strukturave dhe parcelave.• Ndarja e njësive dhe nën-njësive. 

 

Page 18: Prezantimi i Keshillit te Rregullimit te Territorit

PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

• Funksionet dhe aktivitetet e propozuara te strukturave dhe parcelave.

• Ndarja e njësive dhe nën-njësive. • Një përdorim më i detajuar i zbatimit të dispozitave të Kodit të Zonimit në

Planin e Përgjitshëm Vendor të Beratit paraqitet si më poshtë :

• Qendra e Qytetit dhe Zonat Qendrore te Aktivitetit (C) - Qendra Historike

• Qendra e Qytetit – Berthama Historike (C.H.1): I referohet zonave brenda zonës tampon tashmë e afirmuar si qendër e qytetit, rregullimi, konsolidimi dhe rifreskimi i funksionit te saj primar urban, lejon zhvillimin në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara nga ligji për zonat e mbrojtura e si rrjedhim duhet të merret miratim nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.

 

Page 19: Prezantimi i Keshillit te Rregullimit te Territorit

PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

• Funksionet dhe aktivitetet e propozuara te strukturave dhe parcelave.

• Ndarja e njësive dhe nën-njësive. - Nën-Qendrat (C.2) Nën-Qendrat Kryesore (Banim +sherbim) (C.2.1): I referohet një zone të

ndodhur rreth parkut qendror në pjesën perëndimore të qytetit. Plani i Pergjithshëm Vendor përcakton për këtë zonë zhvillimin përmes Lejeve për punime. Një morfologji me fasade te vazhduesheme dhe një sistem të dendur urban që do të reflektojnë berthamen e afërt historike, duke krijuar një vazhdimësi që lidh dy pjesët e qytetit.

• -Nën-Qendra Dytësore e Zones se Pjeshkores (Banim (C.2.2a): (C.2.2a/1,) (C.2.2a/2) (C.2.2a/3) (C.2.2a/4) Zonat aktualisht të hapura/lira do të zhvillohen përmes një Plani të detajuar Vendor me kërkesë për caktimin e 30% të tokës për përdorim publik. Kjo zonë do të përfshijë një Plan të Detajuar Vendor te Pjeshkores, rrjetin rrugor dhe rishpërndarjen e parcelave.Kjo zonë është kryesisht me ndërtime të larta (8 kate).

 

Page 20: Prezantimi i Keshillit te Rregullimit te Territorit

PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

• Funksionet dhe aktivitetet e propozuara te strukturave dhe parcelave.

• Ndarja e njësive dhe nën-njësive.

• - Zonat me Ndërtime të Ulëta (Banim ) R.1.1 (R.1.1 R1.2) Zona me ndërtime te ulëta- Ndodhen ne pjesen juglindore te qytetit Afërsia e tij me qytetin e bën atë të përshtatshëme për aktivitete per zyra,sherbime private (si pjese e banimeve)dhe aktivitete te vogla tregetare (per nevoja tregetare) . Zona do të rigjenerohet me anë të Planeve te Detajuara Vendore me ndarjen me 30% për përdorim publik .

• Lartësia e ndërtimit do të jetë e 9 m (2 kate+ nencati).

 

Page 21: Prezantimi i Keshillit te Rregullimit te Territorit

PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

• Funksionet dhe aktivitetet e propozuara te strukturave dhe parcelave.• Ndarja e njësive dhe nën-njësive.

• - Zonat rezidenciale historike • -Zona rezidenciale – hisitorike (Kalaja) R.H.A

• Kjo zone duhet te ruhet ne teresine e saj ,sipas Vendimit 826/2005.• Plani kufizon ndryshimin e perdorimit te tokes per ndertesa te percaktuara si

monument kulture te kategorise se 1 dhe 2 sipas lejeve të veçantë nga Instituti i Monumentevetë Kulturës. Në këtë zonë gjithashtu duhet të respektohen standardet arkitektonike, morfologjike dhe volumetrike, në bazë të Vendimit në fjalë. Zhvillimi do të ndjek strukturën ekzistuese të parcelës dhe do të ruajë formën ekzistuese urbane. Lejet per punime kanë nevoje për miratim nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Studimi i Konservimit Historik nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit qe duhet gjithashtu të mbulojë këtë fushë.

 

Page 22: Prezantimi i Keshillit te Rregullimit te Territorit

PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

• Funksionet dhe aktivitetet e propozuara te strukturave dhe parcelave.

• Ndarja e njësive dhe nën-njësive.

• - Zonat e Integruar te Perdorimit te Perzier-Me Lartësi Mesatare Dhe të larta (Banim + Shërbim) (R.2.2): (R.2.2/1, R.2.2/2, R.2.2/3, R.2.2/4 etj)

• janë zona informale të një karakteri në zhvillim, të vendosura në pjesën perëndimore të Zonës se Pjeshkores. Në përputhje me konceptin e zhvillimi hapësinor që nxit një zhvillim të përzier sherbim dhe banim, përgjatë këtij aksi, zhvillimi e këtyre zonave do të kërkojë dendësimin dhe rigjenerimin nëpërmjet Planeve te Detajuara Vendore.

• Lartësia e ndërtimit do të jetë 20 m (6 kate).

 

Page 23: Prezantimi i Keshillit te Rregullimit te Territorit

PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

• Funksionet dhe aktivitetet e propozuara te strukturave dhe parcelave.

• Ndarja e njësive dhe nën-njësive.

• Zonat e Aktiviteteve.• - Zonat Ekonomike – Me efekt mesatar dhe te larte mjedisor

(A.1 ,A2 ,A3,A 4): Janë të vendosura në hyrje të qytetit ne pjesen veriore përgjatë

rrugës ‘’Antipatrea. Meqënese kjo zonë është e strukturuar tashmë dhe ekziston infrastruktura bazë, Plani krijon mundesine për lejimin e aktiviteteve industriale nëpërmjet Lejeve për punime. Perdorime të lejuara Aktivitete logjistike dhe industriale (me efekt të mesem dhe te larte mjedisor), Magazina, Zyra dhe Shërbime.

Page 24: Prezantimi i Keshillit te Rregullimit te Territorit

PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

• Funksionet dhe aktivitetet e propozuara te strukturave dhe parcelave.

• Ndarja e njësive dhe nën-njësive.

• Sherbimet Publike. • Plani i Përgjithshëm Vendor dallon kategorite e

mëposhtme të zonave të shërbimit publik: • Zonat e Integruara te Arsimit, Kërkimit &

Sporteve, (Sherbim ) (P.1,P.2,P.3, P 4), i referohen zonave me objekte administrative dhe shërbime sociale. Per shkak të shkallës së vogël dhe strukturës tashmë te percaktuar te zonës, plani parashikon dhënien e lejeveper punime , duke marrë në konsideratë nevojat aktuale dhe në të ardhmen për njësinë vendore të bashkisë Berat.

Page 25: Prezantimi i Keshillit te Rregullimit te Territorit

PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

• Funksionet dhe aktivitetet e propozuara te strukturave dhe parcelave.

• Ndarja e njësive dhe nën-njësive.

• Sherbimet Publike. • - Sherbime arsimore dhe sportive (P.2): (P.2/1), (P.2/2): Zonat e

Integruara Arsim, Sport dhe Zbavitje janë vendosur në dy zona strategjike.• Keto zona jane vendosur ne pjesen juglindore te qytetit dhe janë të

destinuara për te Integruar Arsimin, Sportin & Rekreacionin te cilat do te zhvillohen me leje perpunimi. 

• -Zona Spitalore (P.3): referohet zonës se Spitalit ekzistues të Beratit. Plani i Pergjithshëm Vendor ,parashikon leje per punime , për zhvillimin e njësive të reja mjekësore dhe objekteve ndihmëse. 

• (P.4): Rehabilitimi i vendit te grumbullimit te mbetjeve urbane . Plani cakton një zonë për rehabilitimin e vend

grumbullimit te mbetjeve .Zhvillimi i organizuar do të bëhet nëpërmjet një Studimi të Veçantë Mjedisor i cili do të sigurojë zhvillimin e duhur dhe do të marre në konsideratë rreziqet per mjedisin dhe shëndetin.

Page 26: Prezantimi i Keshillit te Rregullimit te Territorit

PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

• Funksionet dhe aktivitetet e propozuara te strukturave dhe parcelave.

• Ndarja e njësive dhe nën-njësive.

• Zonat e Gjelberta & Zonat Sportive. • Zonat e gjelber , park aktivitetesh . (G.1- G 5 dhe GS): janë

parqe në shkallë të vogël të shpërndara në të gjithë qytetin. Plani i Pergjithshem Vendor ndalon çdo veprimtari të ndërtimit në këto zona dhe siguron ruajtjen e tyre si hapësirave të hapura publike.Zona do te zhvillohet me plane te detajuara vendore , 95% hapsira te lira, 5% perdorime te tjera (ndertime te perkohshme) Lartesia do te jete maksimumi 3m , për strukturat e përkohëshme.Ato do të jenë transparente dhe lehtësisht të çmontueshme .

 .

Page 27: Prezantimi i Keshillit te Rregullimit te Territorit

PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

• Funksionet dhe aktivitetet e propozuara te strukturave dhe parcelave.

• Ndarja e njësive dhe nën-njësive.

• Zonat e Gjelberta & Zonat Sportive. • Parku Lumor ( zone e gjelbert dhe park aktivitetesh ) (G.2): i referohet Parkut

të lumit Osum, vendosur përgjatë shtratit. Një studim i veçantë për rehabilitimin e mjedisit dhe zhvillimin e parkut është i nevojshëm të hartohet për këtë pjesë. PDV do të sigurojë hapësira parkimi të autobuzëve dhe do të parashikojë sisteme mbrojtëse nga aluvionet.

• Zonat e Perdorimit te Vecante. Plani mer parasysh edhe zonat me përdorim të veçantë.• - Varrezat (S.1,S2 ): i referohet zones ekzistuese dhe parashikuar te

varrezave, ku Plani imponon kufizime zhvillimi veç atij egzistues.• - Burgu (S.2): përcakton një zonë për paraburgim dhe përdorimin e burgjeve .

Page 28: Prezantimi i Keshillit te Rregullimit te Territorit

PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

• Konkluzion Mund të thuhet se PPV paraqet një strategji të qartë për

zhvillimin e territorit të Bashkisë Berat. Zhvillimi i detajuar i çdo zone në qytet synon të krijojë kushtet më bashkohore duke rritur cilësine dhe nivelin e shërbimeve si në infrastrukturën rrugore,në arsim,në shëndetësi ,në kulturë etj.Gjithashtu nga pikëpamja urbanistike vlen të përmendet se rehabilitimi i shtratit të lumit, parashikimi i by – passit dhe unazes së qytetit do ti japin frymëmarje qendrës historike duke shmangur trafikun në bulevard dhe duke ofruar mundësinë e një zone pedonale . PPV mbështetet në pasurinë e trashëgimisë kulturore të qendrës historike,monumenteve dhe zonave me vlera të ralla ndërkombëtare.Në këtë drejtim,ruajtja,mirëmbajtja dhe restaurimi i qendrës historike do të shërbejë jo vetëm nga pikëpamja e konservimit të këtyre vlerave por edhe të shfrytëzimit të këtij potenciali të madh për zhvillimin ekonomik të qytetit.

 .

Page 29: Prezantimi i Keshillit te Rregullimit te Territorit

PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

FALEMINDERIT .

Bashkia Berat – Drejtoria e Planifikimit Të Territorit