31
REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT INFORMATË Për vizitat në institucionet e specializuara psikiatrike në Shkup, Negorci dhe Demir Hisar me qëllim të monitorimit të gjendjeve lidhur me realizimin e të drejtave të personave me sëmundje mendore, konform Ligjit për shëndet mendor Shkup, dhjetor viti 2016

REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT INFORMATË …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Informacija-Psihijatriski... · REPUBLIKA E MAQEDONISË . AVOKATI I POPULLIT . INFORMATË

  • Upload
    others

  • View
    10

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT INFORMATË …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Informacija-Psihijatriski... · REPUBLIKA E MAQEDONISË . AVOKATI I POPULLIT . INFORMATË

REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT

INFORMATË Për vizitat në institucionet e specializuara psikiatrike në Shkup,

Negorci dhe Demir Hisar me qëllim të monitorimit të gjendjeve lidhur me realizimin e të drejtave të personave me sëmundje mendore,

konform Ligjit për shëndet mendor

Shkup, dhjetor viti 2016

Page 2: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT INFORMATË …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Informacija-Psihijatriski... · REPUBLIKA E MAQEDONISË . AVOKATI I POPULLIT . INFORMATË

2

HYRJE Në çdo shoqëri është e pamohueshme nevoja për t’u ofruar mbrojtje përkatëse

shëndetësore pacientëve me kujdes të duhur në drejtim të respektimit të të drejtave të

tyre, sidomos ndaj personave me sëmundje mendore të cilët janë të vendosur në

institucionet e specializuara shëndetësore.

Hospitalizimi dhe trajtimi mjeksor i pacientëve me sëmundje mendore, ndërmjet

tjerash kërkon edhe respektimin konsekuent të të drejtave të tyre të përcaktuara me

Ligjin për shëndet mendor (,,Gazeta zyrtare e RM-së’’ nr. 71/2006 dhe 150/2015).

Gjegjësisht, në dispozitën e nenit 14 të këtij Ligji është përcaktuar se pacientët e

vendosur në institucionet e specializuara shëndetësore, përveç kushteve për vendosje

kanë të drejtë për angazhim me punë, vendosje sipas strukturës gjinore, kontakte

personale me familjarë dhe miq, pranim dhe dërgim të postës dhe shfrytëzim të

telefonit, ndjekje të programeve të radios dhe televizionit, posedim të sendeve për

higjienë personale, mungesë gjatë fundjavës, gëzim të lirive fetare etj.

Për shkak të nevojës për monitorimin e gjendjeve lidhur me realizimin dhe

respektimin e të drejtave të lartpërmendura të personave me sëmundje mendore,

Avokati i Popullit konform Programit të përcaktuar për punë për vitin 2016 realizoi vizita

dhe bëri inspektim të drejtpërdrejtë në institucionet e specializuara shëndetësore në

Shkup, Demir Hisar dhe Negorci.

а психијатриските болници во Демир Хис Негорц- Гевгелија

Page 3: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT INFORMATË …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Informacija-Psihijatriski... · REPUBLIKA E MAQEDONISË . AVOKATI I POPULLIT . INFORMATË

3

1.GJENDJE E KONSTATUAR NGA INSPEKTIMI I KRYER NË SPITALIN PSIKIATRIK-SHKUP

1.1. TË DHËNA TË PËRGJITHSHME PËR INSTITUCIONIN

Institucioni publik shëndetësor Spitali psikiatrik-Shkup është formuar në vitin

1954, ndërkaq me punë ka filluar në vitin 1955. Në këtë spital, i cili nga ana e ekipit të

institucionit të Avokatit të Popullit është vizituar më datë 24 dhe 27 qershor të vitit 2016,

shërohen dhe mbahen në përkujdesje persona me sëmundje mendore, njëherazi edhe

rehabilitohen, risocializohen dhe riintegrohen. Spitali psikiatrik-Shkup financohet me

mjete të buxhetit përmes programeve të Ministrisë për shëndetësi dhe përmes Buxhetit

të Fondit për sigurim shëndetësor. Ky spital ka karakter rajonal dhe përfshin kryesisht

pjesën qëndrore dhe verilindore të Republikës së Maqedonisë.

Organizata publike shëndetësore Spitali psikiatrik-Shkup veprimtarinë

shëndetësore e realizon përmes 9 reparteve në të cilat janë vendosur persona me

çrregullime mendore dhe emocionale, ndërkaq në përbërjen e tij janë edhe spitalet

ditore, në lagjet Prolet dhe Vllae.

Në IPSH Spitalin psikiatrik-Shkup konform disozitave pozitive pacientët

hospitalizohen në mënyrë vullnetare dhe të detyrueshme. Sipas rregullave pranimi i

pacientëve bëhet në bazë të udhëzimit mjeksor të dhënë nga mjeku për t’u trajtuar të

sëmurit nga ana e specialistit, përkatësisht për t’u ofruar mbrojtje sekondare dhe

terciare psikiatrike personave të sëmurë. Nga inspektimi në disa dosje është konstatuar

se pas pranimit në institucionin shëndetësor nga ana e pacientit nënshkruhet deklaratë-

pëlqim për hospitalizim në mënyrë vullnetare.

Në anën tjetër, hospitalizimi i detyrueshëm edhe mëtej paraqet problem, edhepse

Spitali psikiatrik me kohë e njofton gjykatën, prej nga konstatohet se është pranuar

rekomandimi i Avokatit të Popullit i dhënë gjatë vizitave të mëparshme, por sipas fjalëve

të personave udhëheqës mungon reagimi me kohë nga ana e gjykatës, përkatësisht

pas ndërmarrjes së veprimeve plotësuese, pranojnë dokumentet e nevojshme për

mbajtjen e pacientëve në institucionin shëndetësor.

Page 4: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT INFORMATË …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Informacija-Psihijatriski... · REPUBLIKA E MAQEDONISË . AVOKATI I POPULLIT . INFORMATË

4

Në IPSH Spitalin psikiatrik Shkup janë sistemuar 577 vende të punës prej të

cilave janë plotësuar 343 vende të punës. Numri më i madh i të punësuarve janë

persona profesionist nga sfera e shëndetësisë dhe psikiatrisë, dhe kështu sipas

strukturës janë plotësuar vendet e punës në vijim: drejtor, udhëheqës i njësisë së punës të Spitalit, 38 mjekë specialistë, 12 psikologë, 8 punonjës social, 120 infermiere, 35 ndihmës dhe ndihmëse të infermiereve, 4 laborantë, 22 mirëmbajtës të higjienës, 1 defektolog dhe 101 personel teknik dhe administrativ.

PASQYRË për të punësuarit në ISHP Spitalin psikiatrik-Shkup

Drejtor 1

Udhëheqës i njësisë së punës të Spitalit 1

Mjekë specialistë 38

Punonjës social 8

Psikologë 12

Infermiere 120

Ndihmës të infermiereve dhe përkujdesës për të sëmurët 35

Defektologë 1

Laborantë 4

Mirëmbajtës të higjienës 22

Personel administrativ dhe teknik 101

GJITHSEJ 343

ISHP Spitali psikiatrik-Shkup disponon me gjithsej 1053 shtretër. Gjatë ditës së

vizitës janë evidentuar gjithsej 1004 pacientë, prej të cilëve 813 pacientë (649 burra dhe

164 gra) janë të vendosur në Spital, ndërsa 189 (130 burra dhe 59 gra) në qendrat

ditore. Gjatë kohës së vizitës nga gjithsej numri i pacientëve të vendosur në spital 65

(14 burra dhe 51 grua) janë lëshuar për testim në trajtim shtëpiak.

Numri më i madh i pacientëve të hospitalizuar janë me diagnozë të sëmundjes skizofreni-219, mëtej, retardim-55, alkoolizëm-35, çrregullime të disponimit-18,

Page 5: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT INFORMATË …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Informacija-Psihijatriski... · REPUBLIKA E MAQEDONISË . AVOKATI I POPULLIT . INFORMATË

5

demencione-6, të varur nga drogat-5, epilepsi-4, varësi nga më shum supstanca-2 etj.

Sëmundje më të shpeshta të pacientëve

Duke pasur parasysh të dhënat e prezantuara për numrin e të punësuarve dhe

kapacitetin e plotësuar, si i pakontestueshëm imponohet konkluzioni se numri i të

punësuarve është i pamjaftueshëm. Gjegjësisht, prej vitit 2009 më shum se 100 vende

të lira të punës nuk janë plotësuar.

64%

16%

10%

5% 2%

1% 1% 1%

skizofrenia retardimi

alkoolizmi çrregullime të disponimit

demencionet të varur nga drogat

epilepsia varësi nga supstanca të shumta

Page 6: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT INFORMATË …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Informacija-Psihijatriski... · REPUBLIKA E MAQEDONISË . AVOKATI I POPULLIT . INFORMATË

6

2.REALIZIMI I TË DREJTAVE TË PACIENTËVE

2.1.Kushte hapsinore dhe kushtet për vendosje

Institucioni shëndetësor publik-Spitali psikiatrik-Shkup funksionon në objekte të

ndërtuara prej kohësh, me përjashtim të objektit të ri të repartit të grave. Sa i përket

kushteve në të cilat janë vendosur pacientët në Spitalin psikiatrik-Shkup, janë vizituar

rreth e përqark repartet e spitalit, me ç’rast konstatim i përgjithshëm është se, kushtet

për vendosje nuk janë të përshtatshme, sidomos në objektet e vjetra ku të njëjtat janë

në nivel shum të ulët. Në veçanti brengos situata në objektin në të cilin janë vendosur

pacientët e gjinisë mashkullore dhe kushtet në repartin gjyqësor.

Gjegjësisht, në repatin e meshkujve qëndrojnë 649 persona, prej të cilëve me

sëmundje akute (115), varësi (396) dhe sëmundje kronike (138), ndërkaq, pacientët

janë vendosur në gjashtë dhoma. Pasqyra e përgjithshme për këtë objekt është e

pakënaqshme dhe ndikon negativisht, mbi të gjitha për shkak të vjetërimit. Ambientet

dhe nyja sanitarike janë në gjendje të keqe, ndërkaq për shkaqe sigurie në dritare

vendoseshin grila. Higjiena nëpër dhoma është në nivel të kënaqshëm, shtroja dhe

mbuloja edhepse e vjetër megjithatë e pastër dhe e vendosur në mënyrë të duhur mbi

krevatet, mirëpo është e padiskutueshme se dhomat duhet rinovuar, ndërkaq e njëjta

vlen edhe për koridoret.

Pacientët në këtë repart janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga personat

profesionist medicinal dhe për secilin pacient udhëhiqet evidencë e veçantë,

përkatësisht dosje. Gjatë kontrollit në dosjet sipas zgjedhjes së rastësishme është

konstatuar se të njëjtat përmbajnë: listën për pranim, planin për veprime me pacientët,

listën e mentorit, listën të cilën e udhëheq punonjësi social, listën intensive, listën e

veçantë ( në raste kur në kushte të jashtëzakonshme ka reaguar mjeku kujdestar),

listën për monitorim të vazhdueshëm të gjendjes së pacientit me datë dhe orë.

Gjatë inspektimit në repatin për meshkuj janë vërejtur rripa për lidhjen e

pacientëve, e cila kryhet sipas Protokollit të miratuar për fiksim. Në fakt, sipas këtij akti

në Spitalin psikiatrik fiksimi aplikohet me shirita ose rripa të cilët vendosen në duart e

pacientëve ose me vendosjen e rripit të gjërë rreth gjoksit. Për përdorimin e këtyre

Page 7: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT INFORMATË …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Informacija-Psihijatriski... · REPUBLIKA E MAQEDONISË . AVOKATI I POPULLIT . INFORMATË

7

mjeteve është miratuar Protokolli për fiksim nr.02-79/2 më datën 27.01.2010 dhe sipas

këtij dokumenti fiksimi nuk duhet të parashikohet si ndëshkim ose si masë për modifikim

të sjelljes, dhe gjithashtu nuk guxon të shkaktojë dhimbje të çfarë do lloji e cila

shkaktohet qëllimisht.

Gjatë vizitës është konstatuar se procedura e realizuar ndaj personave të

hospitalizuar në bazë të vendimit penal me masë të shqiptuar të sigurisë shërim të

detyrueshëm dhe mbajtje në institucion shëndetësor sipas dokumenteve është në

rregull. Kjo kategori e pacientëve pranohen në spital në bazë të vendimit gjyqësor dhe

vendosen në repartin gjyqësor. Gjatë kohës së vizitës në repartin gjyqësor ishin

vendosur gjithsej 36 persona, prej të cilëve 30 burra, ndërkaq 6 gra ishin vendosur në

repartin e grave.

Mirëpo edhe në repartin gjyqësor është i pranishëm inventari i vjetëruar,

gjithashtu problem të veçantë paraqet situata me sanitaret të cilat janë në gjendje të

keqe. Inventari edhe në tualetët është i vjetëruar, lavamanët janë të vjetër, disa edhe të

thyerr dhe nuk janë në funksion të plotë. Higjiena në tualetët, shpeshherë, është në

nivel të ulët.

Pacientët janë vendosur në 8 dhoma me nga katër shtretër, dhe të njëjtat janë të

ndriçuara me grila në dritare. Ekziston dhoma, përkatësisht ambienti për qëndrim ditor

në të cilin, ka televizion, tavolina dhe karrige për t’u ulur, ndërsa higjiena edhe përskaj

vjetërimit të objektit, është në nivel të kënaqshëm.

Për fat të keq edhe gjatë kësaj vizite sërish u konstatua se akoma nuk ka filluar

realizimi i projektit për funksionimin e Qendrës për psikiatri forenzike.

Gjegjësisht, formimi i kësaj Qendre është i pranishëm si ide gjatë një periudhe të

gjatë kohore dhe e njëjta do të mundeshte të themelohet si subjekt i veçantë juridik ose

si repart i veçantë i Spitalit psikiatrik-Shkup ku do të vendoseshin të gjithë pacientët nga

tre institucionet e specializuara shëndetësore ndaj të cilëve sipas vendimit të sjellur

gjyqësor zbatohet masa për siguri shërim i detyrueshëm dhe mbajtje në institucion

shëndetësor dhe shërim i detyrueshëm i alkoolikëve dhe narkomanëve, si dhe qëndrim i

pacientëve për të cilët nevoitet ekspertizë për vepër të kryer penale derisa zgjatë

procedura gjyqësore.

Page 8: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT INFORMATË …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Informacija-Psihijatriski... · REPUBLIKA E MAQEDONISË . AVOKATI I POPULLIT . INFORMATË

8

Për dallim të kushteve të këqija në repartet e lartpërmendura, pacientët e gjinisë

femërore janë vendosur në ambientet e reja dhe të rinovuara. Në këtë repart në të cilin

qëndrojnë 164 pacientë kushtet për vendosje janë vërtetë të mira. Me të drejtë mund të

konkludohet se gjatë dy viteve të mëparshme, sa ka zgjatur ndërtimi dhe rinovimi i

ambienteve janë bërë hapa të vërtetë për përmirësimin e kushteve për qëndrim, aktivitet

i cili do të duheshte të vazhdojë për të gjitha kapacitetet për vendosje në ISHP Spitalin

psikiatrik-Shkup.

Është konstatuar gjendje e mirë në lidhje me kushtet për qëndrim në repartin e

quajtur si HOSTEL, në të cilin pacientët vendosen në suaza të programit për rehabilitim,

ku pacientët kujdesen vetë, si për mirëmbajtjen e higjienës, ashtu edhe për përgatitjen e

ushqimit dhe në përgjithsi për tërë qëndrimin dhe jetesën në këtë repart.

Në kontekst të nevojës për përmirësimin e kushteve për vendosje duhet të

theksohet se për momentin punohet për rikonstruim të plotë të objektit, të repartit të

meshkujve dhe të kuzhinës, ndërsa sipas fjalëve të drejtorit, punët ndërtuese do të

duheshte së shpejti të përfundojnë.

2.2. Angazhimi me punë i pacientëve

Angazhimi me punë i pacientëve në suaza të aktiviteteve okupative-terapeutike

bëhet në bashkëpunim ndërmjet mjekut, terapistit të punësuar dhe pacientit. Pacientët

angazhohen konform aftësive të cilat i posedojnë. Angazhimi bëhet sipas përcaktimit të

mjekut në listën individuale për terapi - okupative, ndërsa për punën e kryer pacientët

për një muaj fitojnë shpërblim stimulues, sipas evidencës së përpiluar nga Reparti për

terapi pune.

Si pjesë e angazhimit me punë e pacientëve kuptohet se është edhe terapia -

okupative me punë.

Terapia - okupative me punë është segment i rëndësishëm në epilogun terapeutik

të shërimit. Organizohet sipas programeve terapeutike të Repartit për terapi pune, sipas

vlerësimit të mjekut për aftësitë kreative të pacientit. Për secilin pacient mjeku përcakton

terapinë - okupative në Listën individuale për terapi - okupative, dhe mëpas vëzhgohen

rezultatet e pritura nga terapia.

Terapia- okupative me punë në Spital përbëhet nga:

Page 9: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT INFORMATË …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Informacija-Psihijatriski... · REPUBLIKA E MAQEDONISË . AVOKATI I POPULLIT . INFORMATË

9

1. Terapi gjimnastikore, e cila zbatohet në ambientin e dedikuar për këtë, e pajisur me

pajisje gjimnastikore dhe sportive.

2. Aktivitete kreative: punë dore ( thurrje, qëndisje, qepje), pikturim, shkruarje.

3. Angazhim me punë: angazhim për mirëmbajtjen e parkut të spitalit.

Për çdo ditë, gjatë ditëve të punës sipas Orarit të aktiviteteve të Repartit për terapi

pune, pacientët e përcaktuar për terapi pune udhëzohen të shoqëruar nga anëtari i

ekipit terapeutik të repartit dhe pas mbarimit të aktivitetit terapeutik kthehen në repart,

gjithashtu të shoqëruar.

2.3. Realizimi i mungesave terapeutike në fundjavë

Mungesat terapeutike të fundjavës janë pjesë të qasjes terapeutike në trajtim dhe

realizohen në mënyrë të rregullt, kur gjendja shëndetësore e pacientit e lejon këtë.

Vikendi terapeutik realizohet sipas vlerësimit të gjendjes shëndetësore nga ana e

mjekut, në marrëveshje me pacientin dhe anëtarët e familjes së tij. Për mungesë gjatë

fundjavës pacienti merr Leje për dalje në të cilën theksohet kohëzgjatja e përcaktuar e

vikendit dhe data kur pacienti duhet të kthehet në Spital.

Realizimi i vikendëve terapeutik për pacientët me masë të shqiptuar gjyqësore

bëhet vetëm sipas pëlqimit paraprak me shkrim të Gjykatës kompetente.

Gjatë periudhës prej muajit janar-qershor të vitit 2016 janë realizuar gjithsej 1.171

vikend mungesa terapeutike, sipas tabelës së mëposhtme. Këto mungesa në Spitalin

psikiatrik-Shkup realizohen në pajtueshmëri me Ligjin për shëndet mendor dhe në

pajtueshmëri me gjendjen shëndetësore të pacientëve.

Mungesa të realizuara terapeutike gjatë vikendeve

për periudhën prej muajit janar-qershor

Pacientë të reparteve akute 1.017

Sëmundje kronike 154

GJITHSEJ 1.171

Page 10: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT INFORMATË …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Informacija-Psihijatriski... · REPUBLIKA E MAQEDONISË . AVOKATI I POPULLIT . INFORMATË

10

Gjatë periudhës së njëjtë janë realizuar edhe 3 mungesa të pacientëve gjatë

vikendeve sipas Vendimit të pranuar nga gjykata kompetente, ndërsa gjatë periudhës

prej fillimit të vitit deri në ditën e vizitës janë realizuar edhe 42 vizita të pacientëve në

bazë të vendimit gjyqësor.

2.4.Vizita nga familjarë dhe miq në institucionin shëndetësor Në Spitalin psikiatrik –Shkup vizitat nga familjarët dhe miqtë janë të mundshme

për çdo ditë. Vizituesit evidentohen në ambientin për pranim në hyrje të Spitalit edhe në

repartin ku shërohet pacienti.

Gjatë periudhës prej muajit janar-qershor të vitit 2016 në Spitalin janë realizuar

gjithsej 1784 vizita.

Vizita të realizuara të pacientëve gjatë periudhës prej muajit janar-qershor

Pacientë të reparteve akute 1.230

Sëmundje kronike 554

GJITHSEJ 1.784

2.5.Pranimi i dërgesave (postës)

Të gjitha dërgesat e dedikuara për pacientët arrijnë në arkivin e Spitalit, të cilat

më pas u dorëzohen pacientëve në Repartin ku shërohen.

Pacientëve u është mundësuar, gjithashtu edhe nga ana e tyre të dërgojnë

dërgesa. Në qoftë se u nevojitet ndihmë gjatë paketimit u ndihmojnë anëtarët e stafit

terapeutik (mjeku, psikologu, punonjësi social, infermierja). Gjithashtu çdo repart ka në

dispozicion telefon, përmes të cilit pacientët mund të kontaktojnë me farefisin dhe miqtë.

Pacientët shfrytëzojnë telefonin zyrtar gjatë periudhës prej orës 09-17.

Page 11: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT INFORMATË …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Informacija-Psihijatriski... · REPUBLIKA E MAQEDONISË . AVOKATI I POPULLIT . INFORMATË

11

2.6. Ndjekja e TV-së

Në të gjitha repartet në Spitalin psikiatrik-Shkup, në ambientet për qëndrim ditor

ka Televizion dhe pacientëve u është mundësuar ndjekja e programit konform Rendit

shtëpiak të repartit. Për realizimin e ndjekjes së emisioneve televizive kujdeset

personeli.

2.7. Liri fetare Pacientëve konform dispozitave u janë garantuar liritë fetare. Sipas kërkesës së

tyre dhe vlerësimit të mjekut se bëhet fjalë për nevojë personale të pacientit dhe nuk

është në lidhje me ide paranoike, u mundësohet vizita e objekteve fetare të shoqëruar

nga anëtari i stafit terapeutik.

Gjatë qëndrimit u informuam se në rrjedhë është realizimi i iniciativës për

përshtatjen e një ambienti në Spital për rituale fetare, ndërkaq janë realizuar edhe

kontakte me bashkësitë fetare. Njëherazi ndërmerren aktivitete për realizimin e vizitave

periodike nga ana e personave fetarë.

Gjatë bisedës me pacientët u njoftuam se në Spital shënohen festat më të mëdha

fetare (,,Krishtlindjet’’, ,,Pashkët’’, ,,Kurban Bajrami’’, ,,Fitër Bajrami’’ etj.), ndërkaq

respektohen edhe parimet fetare lidhur me ushqimin.

2.8.Veshmbathja

Pacientëve gjatë qëndrimit në Spitalin psikiatrik-Shkup u është mundësuar të

mbajnë veshmbathje spitali dhe veshmbathje civile-spitali si veshmbathje personale. Të

njëjtën, në qoftë se u është mundësuar ta mirëmbajnë personalisht në repart, ekziston

mundësia t’i lajnë vet dhe me makina larëse, lavatriçe, të cilat i posedojnë repartet.

Për dallim të veshmbathjes personale, veshmbathja spitalore mirëmbahet përmes

lavanderisë së spitalit e cila gjendet në rrethin e Spitalit dhe sipas të thënave të

personelit dhe pacientëve, rrobat dërgohet për larje një herë në javë.

Page 12: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT INFORMATË …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Informacija-Psihijatriski... · REPUBLIKA E MAQEDONISË . AVOKATI I POPULLIT . INFORMATË

12

2.9. Ushqimi

Ushqimi për pacientët është organizuar nga spitali në 3 vakte. I njëjti për

momentin, duke pasur parasysh se rinovohet kuzhina e spitalit, përgatitet në kuzhinën e

IPSH Spitalit të përgjithshëm 8 Shtatori prej nga në mënyrë të organizuar dërgohet.

Ushqimi përgatitet sipas planit mujor për ushqim të hartuar paraprakisht dhe bëhen

përpjekje që të sigurohet ushqim i llojllojshëm. Mirëpo, gjatë qëndrimit në reaptin

gjyqësor dhe gjatë bisedës me pacientët nga ana e tyre ishte shprehur pakënaqësi lidhur me cilësinë dhe sasinë e ushqimit. Cilësia e dobët e ushqimit mesiguri ka të bëjë me faktin se i njëjti përgatitet në institucion tjetër shëndetësor, për shkak se për momentin rinovohet kuzhina e IPSH Spitalit psikiatrik-Shkup.

2.10. Qasje pranë sendeve për nevoja personale

Në Spitalin psikiatrik –Shkup nuk ka shitore për furnizim me prodhime për nevoja

personale të pacientëve. Edhepse në objektet e rinovuara është parashikuar hapsirë

për byfe spitali, përkatësisht kantinë, por për shkaqe administrative siç u njoftuam nga

drejtori, e njëjta akoma nuk është lëshuar në punë.

Për këto arsye pacientët nevojat personale për produkte i plotësojnë përmes

shitores më të afërt jashtë Spitalit, te e cila shkojnë të shoqëruar nga një person i

personelit të repartit.

Në qoftë se bëhet fjalë për prodhime të cilat mungojnë në shitoren më të afërt,

organizohet furnizim në shitore më të largët ose në treg, përmes planit të hartuar

paraprakisht dhe listës së pacientëve, ndërkaq, për këtë organizohet edhe transporti

nga spitali. 2.11. Mbrojtja e të drejtave të pacientëve Procedura për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve në këtë institucion

shëndetësor realizohet konform Ligjit për të drejtat e pacientëve. Nga inspektimi në

dokumentet për të drejtën e paraqitjes së ankesës për vitin 2016 nuk është evidentuar

ankesë nga ndonjë pacient, ndërsa në vitin 2015 janë evidentuar dy ankesa, si vijon: një

Page 13: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT INFORMATË …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Informacija-Psihijatriski... · REPUBLIKA E MAQEDONISË . AVOKATI I POPULLIT . INFORMATË

13

ankesë nga nëna e një pacienti e cila është ankuar lidhur me djalin i cili ishte trajtuar në

Institucion, me diagnozë skizofreni, duke kërkuar që fillimisht të shërohet, e mëpas të

lëshohet për mungesë gjatë fundjavës dhe rasti i dytë- ankesë nga pacienti i trajtuar për

shkak të përdorimit të alkoolit, për shkak të mendimit të dhënë për gjendjen e tij

shëndetësore sipas kërkesës së qendrës për punë sociale. Sipas fjalëve të personelit

procedurën sipas ankesës së paraqitur e realizon mjeku i autorizuar nga drejtori së

bashku me psikologun dhe nëpunësit administrativ.

3.GJENDJE E KONSTATUAR NGA INSPEKTIMI I KRYER NË SPITALIN PSIKIATRIK-NEGORCI

3.1. TË DHËNA TË PËRGJITHSHME PËR INSTITUCIONIN

Spitali psikiatrik Negorci gjendet në hyrje të fshatit Negorci, Gjevgjeli dhe ka në

dispozicion 220 shtretër të vendosur në 6 reparte të spitalit, si vijon: reparti për pranim,

reparti për gjendje akute me 35 shtretër, reparti për gjendje kronike me 44 shtretër,

reparti për psikogjeriatri me 44 shtretër, reparti për pacientë me masë të shqiptuar të

sigurisë me 40 shtretër, reparti për shërim nga alkooli dhe sëmundje tjera të varësisë

me 40 shtretër, dhe reparti kronik për femra me 17 shtretër, i cili gjatë kohës së vizitës

ishte i zbrazët, për shkak se ishte duke u rinovuar.

PASQYRË për repartet me numër të shtretërve

Reparte Numri i

shtretërve

Reparti për pranim dhe reparti për gjendje akute 35

Reparti për gjendje kronike 44

Reaparti për psikogjeriatri 44

Reparti për pacientë me masë të shqiptuar të sigurisë 40

Reparti për shërim nga alkoolizmi dhe sëmundje tjera të varësisë 40

Reparti kronik për femra 17

GJITHSEJ 220

Page 14: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT INFORMATË …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Informacija-Psihijatriski... · REPUBLIKA E MAQEDONISË . AVOKATI I POPULLIT . INFORMATË

14

Gjatë kohës së vizitës, më datën 05.08.2016 në institucionin shëndetësor ishin të

vendosur 216 pacientë, prej të cilëve 151 burr dhe 55 gra, prej të cilëve në bazë të

hospitalizimit vullnetar 174 pacientë, ndërsa 42 pacientë ishin me masë të shqiptuar të

sigurisë.

Në IPSH Negorci ka gjithsej 92 të punësuar, si vijon: 5 mjekë specialistë (3

psikiatër dhe 2 neuropsikiatër), 3 punonjës social, 2 psikologë, 34 infermiere, 26

ndihmës të infermiereve, 10 të punësuar në kuzhinë, 5 personel teknik, 7 të punësuar

në administratë prej të cilëve një jurist, ekonomist dhe kontabilist.

PASQYRË për të punësuarit në IPSH Negorci

Mjekë specialistë 5

Punonjës social 3

Psikologë 2

Infermiere 34

Ndihmës të infermiereve 26

Të punësuar në kuzhinë 10

Personel teknik 5

Administratë 7

GJITHSEJ 92

Spitali psikiatrik-Negorci finansohet me mjete nga buxheti përmes programit të

Ministrisë për shëndetësi dhe përmes Buxhetit të Fondit për sigurim shëndetësor. Ky

spital ka karakter rajonal dhe përfshin kryesisht pjesën jugore dhe juglindore të

Republikës së Maqedonis.

4. REALIZIMI I TË DREJTAVE TË PACIENTËVE

Në Spitalin psikiatrik-Negorci kushtet për vendosje dhe trajtim janë në nivel të

kënaqshëm. Çdo repart në këtë institucion shëndetësor disponon me krevatë, dollapë,

tualetë dhe pajisje tjera të nevojshme për funksionim të papenguar. Gjatë vizitës rreth e

Page 15: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT INFORMATË …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Informacija-Psihijatriski... · REPUBLIKA E MAQEDONISË . AVOKATI I POPULLIT . INFORMATË

15

përqark ambienteve, nga ana e stafit udhëheqës u njoftuam se braktiset praktika e

vendosjes në dhoma me gjashtë dhe katër krevate dhe se do të formohen dhoma me

nga tre krevate. Ka ambiente për sport, rekreim, ambiente për aktivitete të ndryshme

me televizion dhe për qëndrim ditor, qasje pranë gazetave, ndërkaq spitali disponon me

oborr të gjërë të rregulluar mirë për shetitje. Institucioni disponon me vetura: furgon Fiat

Dukato, pik-ap Pezho, veturë terreni Llada Niva dhe Shkoda Oktavia.

Në këtë institucion shëndetësor sipas inspektimit në dokumente shërohen pacientë të cilët janë të varur nga alkooli, drogat dhe opiatet , skizofreni, çrregullime

afektive, paranoja etj., vetëm persona të rritur. Sipas sqarimit të stafit profesional

edhepse bëhen përpjekje që trajtimi të realizohet për një kohë sa më të shkurtë, te një

numër më i madh pacientësh gjendja shëndetësore nuk përmirësohet edhe përskaj

terapisë përkatëse, për çka të njëjtit mbahen në spital disa vite për shërim. Të gjithë

pacientët pranojnë terapi dhe medikamente pa marr parasysh se a janë të siguruar në

Fondin për shëndetësi. Gjatë periudhës së kaluar në spital kanë vdekur 4 pacientë nga

sëmundje natyrore.

Gjatë inspektimit është konstauar se Spitali disponon me medikamentet e

nevojshme për shërim të pacientëve. Deri tani, sipas fjalëve të stafit profesional nuk ka

raste të mungesës, blerjes ose refundimit të mjeteve për barëra nga Fondi për sigurim

shëndetësor.

Lidhur me kushtet për qëndrim dhe vendosje dhe kushtet për punë të

personelit, është konstatuar se janë të kënaqshme. Pacientët meshkuj vendosen

ndaras nga pacientët femra në reparte të veçanta dhe nuk përzihen sipas gjinisë. Në të

gjitha repartet ka ambient për aktivitete të ndryshme, ambiente për qëndrim ditor,

Televizion, gazeta ditore, ambiente për sport dhe rekreim dhe ambient të madh të

rregulluar për shtetitje dhe relaksim.

Gjatë pranimit të pacientëve në institucion, fillimisht plotësohet formulari dhe

pëlqimi i cili bashkangjitet, në këtë rast shënohet numri i telefonit dhe adresa për

kontakt me familjen e pacientit. Më së shpeshti komunikimi me familjen realizohet

përmes telefonit, për çka në spital ka 10 numra të telefonave zyrtar për kontakte

ndërmjet pacientit-anëtarit të familjes.

Page 16: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT INFORMATË …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Informacija-Psihijatriski... · REPUBLIKA E MAQEDONISË . AVOKATI I POPULLIT . INFORMATË

16

Pas pranimit, për çdo pacient stafi profesional harton planin për punë (formular)

ku shënohet diagnoza, mënyra e shërimit dhe terapia, të cilin e nënshkruajnë mjeku,

punonjësi social dhe psikologu.

Sa i përket higjienës, veshmbathjes, ambienteve, sanitareve, dhe ngj., është

konstatuar se gjendja është në nivel të kënaqshëm. Në banjo pacientët lahen veç e veç

dhe nuk ekziston larje në grupe. Ka numër të madh tualetësh dhe WC-shë krahas

numrit të pacientëve.

Ushqimi sipas fjalëve të pacientëve është i mirë, me tre vakte në ditë sipas

menysë e cila publikohet në tabelën për shpallje në trapezari. Mirëpo, është i

pakontestueshëm konkluzioni se ushqimi çdo herë mund të përmirësohet si në aspekt

të sasisë, ashtu edhe në aspekt të cilësisë, me llojllojshmëri dhe kaloritet më të madh të

shujtave.

Vizita të pacientëve janë lejuar për çdo ditë nën kontrollin e të punësuarve,

varësisht nga natyra e sëmundjes së pacientit. Ndonjëherë në institucion përballen me

probleme sepse disa pacientë kanë vizita të rralla, sidomos për shkak se disa familjarë i

kanë jashtë vendi dhe rrallë herë i viziton dikush.

Gjithashtu, gjatë vizitës së institucinit shëndetësor është konstatuar se çdo

pacient mundet rregullisht të pranojë edhe pako me ushqim, veshmbathje dhe sende

tjera të nevojshme.

Në spitalin psikiatrik Negorci vazhdimisht të angazhuar me punë janë 5-6

pacientë lidhur me ekonominë e spitalit, për mirëmbajtjen e higjienës së rrethit, për çka

marrin kompensim në të holla.

Në këtë institucion shëndetësor juristi u ofron ndihmë juridike pacientëve,

ndërkaq ka raste edhe kur thiren avokatë sipas nevojës. Gjithashtu, në institucion ka

kuti për ankesa dhe lavdërata. Ka formularë për ankesa të cilat dërgohen pranë arkivit

të spitalit. Ankesat e paraqitura shqyrtohen nga kolegjiumi profesional i cili vendos për

veprime të mëtutjeshme dhe ndërmarrje të masave. Gjatë 3 viteve të fundit nuk kanë

dërguar ankesë pranë Ministrisë për shëndetësi lidhur me kushtet dhe sjelljen e të

punësuarve ndaj pacientit.

Në Repartin për gjendje akute, në ambiente të veçanta për qëndrim të

pacientëve sipas strukturës gjinore ka nga një krevat për fiksim. Urdhërin për fiksim të

Page 17: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT INFORMATË …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Informacija-Psihijatriski... · REPUBLIKA E MAQEDONISË . AVOKATI I POPULLIT . INFORMATË

17

pacientit me shkrim e jep mjeku, ndërsa të njëjtin e zbaton ndihmësi i infermieres. Nga

inspektimi i kryer në librin për fiksim është konstatuar se përdorimi i fundit i trajtimit të

sigurisë-fiksim është në muajin prill të vitit 2016, i cili ka zgjatur prej orës 22 deri në orën

23. Nga inspektimi, gjithashtu është konstatuar se fiksimi është i kufizuar për maksimum

dy orë. Me ç’rast është konstatur se respektohen rregullat për ndalesë të veprimeve

çnjerëzore, mundim ose torturë ndaj pacientëve.

Gjatë vizitës së këtij institucioni shëndetësor është realizuar bisedë me të

punësuarit dhe me pacientët. Udhëheqësi i Repartit për shërim nga alkoolizmi dhe

sëmundje tjera të varësisë, gjatë bisedës theksoi se kushtet në spital për qëndrim,

trajtim dhe shërim të pacientëve janë optimale dhe se nuk ka dukuri negative në

funksionimin e institucionit. Me qëndrim të njëjtë u deklarua edhe infermierja e cila tha

se kushtet për punë në institucion janë në nivel të kënaqshëm se ndaj pacientëve

veprohet konform procedurave dhe se nuk ka kurrfarë probleme.

Nga biseda me pacientët është prezente përshtypja se të drejtat dhe dinjiteti i

pacientëve respektohen konfor normave dhe standardeve dhe se me ta veprohet në

mënyrë humane dhe në interes më të mirë të tyre. Nuk është konstatuar diskriminimi

ndërmjet pacientëve në çfarë do baze.

Pacientët me të cilët u bisedua u shprehën të kënaqshëm lidhur me sjelljen e

mjekëve, ndihmësve të infermiereve dhe të punësuarve në spital, dhe se në mënyrë të

rregullt pranojnë terapi. Vendosja dhe ushqimi, sipas fjalëve të tij janë të mira, shikon

televizion dhe shfrytëzon shetitje të rregullta në rrethin e spitalit. Pacienti deklaroi se ka

pasur vizita të kohë pas kohshme nga familja, mund të shfrytëzojë dhe të qëndrojë gjatë

fundjavës pranë familjes.

Gjatë bisedës me pacientin i cili shërohet me masë të shqiptuar-shërim të

domosdoshëm për shkak të varësisë nga mjete narkotike me aktgjykim të Gjykatës

Themelore-Strumicë, deklaroi se kushtet në Spital janë të mira, personeli është korrekt,

por për shkak se ka aktgjykim me masë të shqiptuar, nuk i takon mungesë-provë për

fundjavë. Terapinë me metadon e pranon në mënyrë të rregullt, me ç’rast potencoi që,

në qoftë se trajtimi dhe shërimi janë me sukses ekziston mundësia për paraqitjen e

propozimit për abrogimin e parakohshëm të masës së shqiptuar.

Page 18: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT INFORMATË …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Informacija-Psihijatriski... · REPUBLIKA E MAQEDONISË . AVOKATI I POPULLIT . INFORMATË

18

Mendim të njëjtë dha edhe një pacient tjetër i cili vuan masën e sigurisë-shërim

të domosdoshëm të alkoolikëve dhe narkomanëve në bazë të aktgjykimit. Është i

kënaqur nga kushtet në spital, ushqimi, vendosja dhe nga sjellja e punonjësve ndaj tij.

5.GJENDJE E KONSTATUAR NGA INSPEKTIMI I REALIZUAR NË SPITALIN

PSIKIATRIK-DEMIR HISAR

5.1. TË DHËNA TË PËRGJITHSHME PËR INSTITUCIONIN Institucioni publik shëndetësor Spitali psikiatrik Demir Hisar është formuar në

vitin 1956. Veprimtaria themelore e Spitalit është mbrojtja shëndetësore spitalore dhe

jashtspitalore psikiatrike dhe specialistike konsultative, ndëkaq në suaza të veprimtarive

të tjera kryhet edhe veprimtaria diagnostike-laboratorike, sigurimi i medikamenteve dhe

materialeve sanitare, vendosja dhe ushqimi i pacientëve dhe përpunimi shëndetësor-

statistikor.

Në Spitalin psikiatrik, pacientët hospitalizohen në bazë të vendosjes vullnetare

dhe të detyrueshme, me ç’rast është konstatuar se vërehet përparim sa i përket

rregullimit të procedurës juridike për vendosje të personave në spital në dy baza, me

miratimin e protokollit të veçantë për pranim dhe trajtim të pacientëve, si dhe protokollit

për pranim, trajtim të pacientëve në repartin gjyqësor. Procedura udhëhiqet nga

procedurat e miratuara gjatë vitit 2015.

Gjatë inspektimit në dosjet e pacientëve sipas zgjedhjes së rastësishme, është

konstatuar se procedurat zbatohen. Saktësisht, në dosjet e pacientëve të cilët janë

vendosur vullnetarisht në spital, ka listë të plotësuar për pranim nga mjeku kujdestar, i

cili pas diagnostifikimit jep terapinë e ordinuar, lista e plotësuar për pranim dhe trajtimi

mëtutjeshëm janë vërtetuar me nënshkrimin dhe vulën e tij, gjithashtu edhe pëlqimi për

shërim vullnetar. Në qoftë se pacienti është sjellur nga ana e mjekëve të ndihmës së

shpejtë ose policisë përpilohet edhe vërtetimi për personin zyrtar.

Page 19: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT INFORMATË …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Informacija-Psihijatriski... · REPUBLIKA E MAQEDONISË . AVOKATI I POPULLIT . INFORMATË

19

Në dosjet e pacientëve të cilët janë hospitalizuar në mënyrë të detyrueshme, në

mesin e dokumenteve të tjera të parashikuara sipas procedurës ka edhe fletparaqitje

për hospitalizim të detyrueshëm, e cila përpilohet në tre kopje, prej të cilave njëra

dërgohet pranë Gjykatës duke respektuar afatin ligjor prej 48 orësh pas pranimit.

Gjatë inspektimit në dosjet, te disa kishte Aktvendime nga Gjykata për mbajtje të

personit për shërim, por në disa nuk kishte për shkak të zvarritjes së sjelljes të së njëjtit

nga ana e Gjykatës, praktikë negative e cila vazhdon me kontinuitet. Joazhuriteti i

Gjykatës sjell deri në probleme edhe në raste kur skadon afati për mbajtjen e pacientit

për shërim, i cekur në Aktevendim, ndërkaq personat profesionist konsiderojnë se

trajtimi i pacientit duhet të vazhdojë, dhe pas kësaj njoftojnë Gjykatën. Por, Gjykata në

shumicën e rasteve sërish zvarrit procedurën për sjelljen e aktvendimit, gjë që si pasojë

juridike sjell deri te ajo që në mënyrë formale-juridike disa nga pacientët të mbahen në

spitalin pa bazë juridike.

Fiksimi i pacientëve zbatohet në raste ekstreme dhe deri në ditën e vizitës në

vitin 2016 ka pasur vetëm 24 pacientë, numër i cili në mënyrë të konsiderueshme është

zvogëluar krahas vitit 2006, kur është evidentuar numri 100 i pacientëve ndaj të cilëve

është zbatuar fiksimi. Njëra nga arsyet për numrin e zvogëluar të pacientëve ndaj të

cilëve zbatohet fiksimi është trajnimi i vazhdueshëm i personelit medicinal për

hospitalizim të detyrueshëm, fiksim dhe për dokumentacion medicinal i cili udhëhiqet në

spitalin dhe repartin e veçantë gjyqësor.

Përndryshe, fiksimi zbatohet në krevat ,,special’’ të përforcuar për dysheme, i

mbrojtur nga rënia dhe i njëjti zbatohet në ,,4 pika’’, me shirita ose rripa për fiksim të

duarve ose këmbëve. Gjatë fiksimit parashikohet që pacienti të jet vet, përkatësish pa

praninë e personave të cilët nuk janë persona medicinal dhe se i njëjti realizohet në

hapsirë me video mbikëqyrje të zmadhuar. Kur pacienti është i fiksuar, përskaj tij

vazhdimisht është prezent anëtari i personelit (ndihmës i infermieres ose infermierja)

dhe mirëmbahet raporti terapeutik. Procedura dhe evidenca është parashikuar sipas

Protokollit për fiksim të pacientëve të miratuar në vitin 2010.

Struktura organizative e Institucionit është përmes punës së 7 reparteve sipalore,

dhe reparteve për: punë kontabiliteti-finansiare, për punë të përgjithshme dhe teknike.

Reparti i parë spitalor është dedikuar për mbrojtje jashtspitalore dhe përparim të

Page 20: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT INFORMATË …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Informacija-Psihijatriski... · REPUBLIKA E MAQEDONISË . AVOKATI I POPULLIT . INFORMATË

20

shëndetit mendor. I njëjti përfshin Qendrën për shëndet mendor në Prilep dhe Spitalin

ditor për psikoza në Demir Hisar. Në këtë repart trajtohen 130-150 pacientë në ditë.

Reparti i dytë është dedikuar për parandalim dhe trajtim të varësisë nga alkooli dhe

varësive të tjera, ndërkaq në këtë repart funksionon edhe Spitali ditor për alkoolizëm.

Reparti i tretë është për pranim dhe diagnostifikim të personave me çrregullime

mendore dhe i përfshin edhe shërbimet e përbashkëta në shëndetësi. Reparti i katërt

është për gjendje akute dhe gjendje urgjente në psikiatri. Në këtë repart bëjnë pjesë

reparti I, II dhe i III spitalor. Reparti i pestë për shërim të vazhdueshëm, rehabilitim dhe

risocializim përfshin repartin e V dhe të VII spitalor dhe Qendrën për rehabilitim. Reparti

i gjashtë është për psikiatri gjyqësore dhe ekspertizë. Reparti i shtatë për psikogjeriatri

përfshin repartin e IV dhe të VIII.

Çdo repart funksionon me ekip profesional prej: psikiatër, psikolog, punëtor

social dhe teknik medicinal.

Në këtë institucion psikiatrik numri i përgjithshëm i të punësuarve është 247

persona, prej të cilëve: 13 mjekë, 100 infermiere, 5 punonjës social, 6 psikologë, 6

terapistë profesional, 2 fizioterapistë, 1 farmacist, 3 laborantë, 1 biokimist, 23 ndihmës

të infermiereve, 54 në shërbime teknike, 20 në shërbimin administrativ.

PASQYRË për të punësuarit në IPSH Spitali psikiatrik –Demir Hisar

Mjekë specialist 13

Punonjës social 5

Psikologë 6

Infermiere 100

Ndihmës të infermiereve 23

Terapistë profesional 6

Fizioterapistë 2

Farmacistë 1

Laborantë 3

Biokimistë 1

Page 21: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT INFORMATË …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Informacija-Psihijatriski... · REPUBLIKA E MAQEDONISË . AVOKATI I POPULLIT . INFORMATË

21

Personel teknik 54

Administratë 20

GJITHSEJ 247

Kapaciteti i IPSH Spitalit psikiatrik-Demir Hisar sa i përket krevatëve spitalor

është 375 shtretër, ndërsa gjendja në spital gjatë ditës së vizitës më datën 09.08.2016

është 551 pacientë.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve - 296 janë të hospitalizuar dhe 6 prej tyre

për momentin shfrytëzonin vikend-terapi. Ndërsa jashtë spitalit (ekstrahospitalë),

përkatësisht në spitalin ditor shërohen 254 pacientë..

Deri në ditën e vizitës më datën 09.08.2016 numri i pacientëve të ri është 256,

ndërsa i pacientëve të çrregjistruar është 26. Nga pacientët e ri të hospitalizuar në

mënyrë të detyrueshme janë vendosur 11 persona.

5.2. REALIZIMI I TË DREJTAVE TË PACIENTËVE

Vizita rreth e përçark nëpër të gjitha repartet e spitalit me qëllim që të

monitorohen kapacitetet hapsinore tregoi se higjiena në të njëjtat është në nivel të

duhur, por ndjeheshte era e mjeteve për mirëmbajtjen e higjienës. Pacientët nëpër

reparte ishin të veshur me rroba të pastra (të tyre ose pizhame të spitalit), dhomat ishin

të pastra kryesisht me krevatë të rregulluar dhe me shtretër të pastër (edhe pse shpesh

të vjetëruar), dyshemeja nëpër koridore ishte e pastër, e pastruar pak më parë, tualetët

gjithashtu të pastruar pak më parë. Gjatë vizitës fituam përshtypje se nga ana e të

punësuarve janë ndërmarrë veprime që gjatë vizitës, e cila ishte paralajmëruar para

disa ditëve, të haset një gjendje e kënaqshme sa i përket higjienës, pacientëve dhe

ambienteve, si dhe të nyjave sanitarike.

Lidhur me kushtet hapsinore në repartet është vërejtur se numri i krevatëve

nëpër dhoma varet vetëm nga madhësia e hapsirës ( sa më e madhe –aq është numri

më i madh i krevatëve dhe anasjelltas), duke mos marr parasysh në këtë rast

komoditetin e nevojshëm të pacientëve për lëvizje nëpër dhoma. Gjithashtu, nëpër

Page 22: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT INFORMATË …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Informacija-Psihijatriski... · REPUBLIKA E MAQEDONISË . AVOKATI I POPULLIT . INFORMATË

22

dhoma pothuajse nuk ka kurrfarë dekorimi (me disa përjashtime ku dhomat dekorohen

nga vetë pacientët dhe me sende të tyre), madje s’ka as perde në dritare (përveç në

disa ku pacientët vetë vendosin pëlhura të llojit të ndryshëm për mbrojtje nga dielli). Në

asnjë hapsirë të cilit do repart nuk ka kushte të kënaqshme për ruajtjen e sendeve

personale. Në dhomat ose ka nga disa dollapë (por, gjithmonë më pak se numri i

shtretërve), ose dollapë të vegjël metali, por sërish me numër të pamjaftueshëm.

Shumica e krevatëve janë të vjetër, të hekurt dhe me dyshekë të vjetër, madje në disa

reparte ( kryesisht në repartin e VII të gjeriatrisë për femra) akoma ka krevatë me

dyshekë të improvizuar prej sfungjeri.

Krevatë dhe dyshekë të ri janë vendosur kryesisht në repartin për adoleshentë,

ndërsa në repartet e tjera janë të rrallë.

Shumica e ambienteve janë me dysheme të vjetër dhe të dëmtuar (dëmtime më

të mëdha ka në repartin e gjeriatrisë për meshkuj), përveç në repartin kronik për femra

ku është vendosur dysheme e re prej llaminati.

Muret e ambienteve dhe korridoreve të të gjitha reparteve përveç në repartin për

shërim nga alkooli më shum ose më pak kanë lagështi dhe prej tyre nga shum vende ka

rënë llaçi, ndërsa vendet të cilat janë meremetuar (riparuar) janë mbushur në mënyrë

joadekuate me llaç dhe japin një pamje të shëmtuar. Vetëm korridori në repartin e parë

akut për femra dhe trapezaria në repartin kronik për femra duken me ngjyrë të freskët.

Hapsirat për qëndrim ditor, të cilat në fakt paraqesin trapezari spitalore dhe të

cilat gjatë vizitës në të gjitha repartet ishin bosh ( për çka me bazë mund të konkludohet

se përdoren vetëm si trapezari, ndërkaq jo si ambient për shoqërim të pacientëve)

përmbanin tavolina dhe karrige (të vjetëruara, por, kishte edhe të reja të furnizuara pak

më parë), televizorë, ndërkaq në shumicën prej tyre ishin vendosur edhe kondicionerë.

Gati se në asnjërin prej këtyre ambientëve nuk ka lavamanë me ujë të ngrohtë dhe

sapun për larjen e duarve (përveç në repartin për adoleshentë), për çka higjienën e

duarve para dhe pas ngrënies pacientët e mirëmbajnë në tualetë. Progres më i

rëndësishëm në kushtet hapsinore të Institucionit ishin tualetët e rinovuar. Gjegjësisht,

plotësisht të rinovuar ishin tualetët (të gjitha pjesët për dushë dhe nyjat sanitarike) në

repartin akut dhe kronik për femra, në repartin e gjeriatrisë për femra, repartin për të

varur nga alkooli, në repartin akut dhe kronik për meshkuj dhe repartin gjyqësor, ndërsa

Page 23: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT INFORMATË …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Informacija-Psihijatriski... · REPUBLIKA E MAQEDONISË . AVOKATI I POPULLIT . INFORMATË

23

në repartin për adoleshentë dhe repartin gjeriatrik për meshkuj janë ndëruar vetëm

dyert e tualetëve, ndërsa nyjat sanitarike janë të vjetra, të ndryshkura, pllakat janë të

rënuara, lavamanët janë të vjetër, muret janë me lagështi, të mykur, ndërsa pllakat e

dyshemesë janë të krisura. Madje as rreth dyerve të cilat janë vendosur të reja muret

nuk janë riparuar, lyer me llaç dhe ngjyrosur.

Në gjeriatri reparti për femra, edhepse tualetët e rinovuar, megjithatë për shkak

të instalimit të parregulluar për ujë vërehet lagështi dhe ndryshk nëpër murret dhe

pllakat, në vendet ku janë vendosur gypat. Në asnjë tualet nuk ka sapun apo mjete të

tjera për higjienë personale. Sipas deklaratave të pacientëve, u është lejur larja dy herë

në javë, por edhe më shum herë nëse dikush prej tyre e kërkon këtë.

Janë marë informata se me qëllim të përmirësimit të hapsirave dhe kushteve për

vendosje në Institucion, në rrjedhë janë negociata me Ministrinë për shëndetësi për

ndërtimin e dy objekteve të reja për të cilat tashmë është hartuar projekti (ndërtesa për

burra në të cilën do të vendoseshte edhe reparti gjyqësor dhe do të ishte në 3 kate me

sipërfaqe prej 800 m2 për një kat, si dhe ndërtesa për gra e cila planifikohet të jet 2 kate

me sipërfaqe prej 450 m2 për çdo kat). Këto dy objekte të reja pritet të lëshohen për

përdorim në vitin 2018/2019.

Gjithashtu, janë marë informata për rikonstruimin e objekteve ekzistuese, janë

hartuar projekte me të cilat tashmë është aplikuar për marrjen e mjeteve nga IPA

fondet, ndërkaq në rrjedhë është realizimi i tenderit dhe marrëveshjes së lidhur për

rikonstruimin e rrjetit primar (ujësjellësi, rrjeti i ngrohjes, rrjeti telefonik dhe rrjeti elektrik),

siç është në rrjedhë edhe tenderi për gardh të ri rreth Institucionit. Në rrjedhë është

ndërtimi i objektit i cili është donacion nga Ambasada e SHBA-ve në RM me sipërfaqe

prej 500 m2, në të cilën planifikohet të vendoset reparti gjeriatrik për meshkuj, ndërkaq

po qe se sigurohen mjete financiare, institucioni planifikon që deri në fund të vitit 2016

të realizohet edhe procedura për ripajisjen e reparteve me krevatë të ri, dollapë,

dyshekë, shtrojë dhe mbulojë.

Spitali ka themeluar mekanizmin e vet për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve

dhe për këtë qëllim ka një jurist të punësuar, i cili pranon ankesat e pacientëve dhe u

jep ndihmë juridike. Për momentin, me Marrëveshje në vepër është angazhuar edhe një

jurist për periudhë prej 24 muajve, punësimi i të cilit planifikohet dhe pritet pëlqimi për

Page 24: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT INFORMATË …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Informacija-Psihijatriski... · REPUBLIKA E MAQEDONISË . AVOKATI I POPULLIT . INFORMATË

24

mjete të siguruara financiare nga ana e Ministrisë për financa e RM-së. Kjo për arsye se

tashmë juristi i punësuar për më pak se tri vjet realizon të drejtën për pension.

Gjatë vizitës kishim mundësi të vërejmë se në çdo repart është vendosur një kuti

për ankesa, në të cilën vehen edhe kërkesa nga ana e pacientëve, ndërsa drejtoresha

sqaroi se të njëjtat i hap Komision i veçantë i përbërë nga kryeinfermierja, mjeku

profesionist dhe një pacient (shpeshherë nga reparti gjyqësor). Deri në ditën e vizitës,

në vitin 2016 nuk ka asnjë ankesë, ndërkaq janë pranuar vetën 4 kërkesa me shkrim

nga pacientët prej të cilave 3 për dalje nga Institucioni dhe 1 për shfrytëzim të vikend-

terapisë, ndërsa ankesa të adresuara pranë Ministrisë për shëndetësi ose institucione

tjera, nuk ka.

Angazhimi me punë i pacientëve është konform gjendjes së tyre psiko-fizike,

sipas vlerësimit të mjekut dhe gjithashtu në marrëveshje me pacientin dhe familjen e tij.

Angazhimi për punë zhvillohet në reparte, por edhe në Qendrën për rehabilitim i cili

është në suaza të Institucionit, ndërkaq për angazhimin pacienti merr kompensim

simbolik në të holla - në formë të shpërblimit i cili është prej 100,00 - 2.000,00 denarë

varësisht nga lloji, volumi dhe shpeshtësia e angazhimit me punë e pacientit.

Lidhur me aktivitetet rehabilituese dhe terapeutike, përveç farmakoterapisë, te

më shum se 70% nga pacientët në mënyrë të rregullt realizohen aktivitetet

socioterapeutike, sipas parimit të bashkësisë terapeutike me efekt informativ, edukativ

dhe terapeutik. Janë përfshirë edhe aktivitete pune-terapeutike, rekreative, rehabilituese

dhe okupative (terapi muzikore, terapi bible, terapi figurative etj.). Bartës i aktiviteteve të

tilla socioterapeutike është Qendra për rehabilitim dhe risocializim, e cila është e pajisur

mirë dhe në të njëjtën ka kabinete për aktivitet figurativ, për edukatë muzikore.

Kabinetet janë të pajisura me inventar të nevojshëm dhe pajisje (materiale për më shum

teknika: për art figurativ, thurrje, gdhendje, instrumente muzikore), në të cilën mënyrë

kontribuohet për të përmbushur plotësisht nevojat e pacientëve. Salla e edukatës fizike

është bërë sipas standardeve të larta dhe pajisur për basketdboll dhe futboll të vogël,

ndërkaq sipas nevojës mundet edhe për hendboll me vendosjen e shtyllave pingule në

mënyrë plotësuese. Në kuadër të Qendrës ka një bibliotekë të pajisur në mënyrë të

shkëlqyer në të cilën librat me përmbajtje të ndryshme janë klasifikuar në mënyrë të

rregullt në dollape të veçanta, ka edhe kolltuqe dhe tavolina ku pacientët në atmosferë

Page 25: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT INFORMATË …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Informacija-Psihijatriski... · REPUBLIKA E MAQEDONISË . AVOKATI I POPULLIT . INFORMATË

25

të këndshme mund të lexojnë libra edhe në bibliotekë. Në bibliotekë gjatë orarit të

punës është angazhuar me punë edhe biblioterapisti. Me secilin kabinet udhëheq

personi profesionist i lëmisë përkatëse i cili pacientëve u ofron edukatë përkatëse.

Realizimi i mungesave terapeutike ( në fundjavë ), parasëgjithash varet nga

vlerësimi paraprak i gjendjes shëndetësore të pacientit, ndërkaq lejohen nga ana e

ekipit të mjekëve, punonjësit social dhe psikologut dhe gjithashtu në marrëveshje

paraprake me familjen e tij. Gjatë realizimit të kësaj të drejte, pacientit i jepet Leje-

dokument për dalje në të cilën shënohet kohëzgjatja e përcaktuar e fundjavës dhe data

se kur pacienti duhet të kthehet në spital.

Gjatë periudhës prej muajit janar-qershor të vitit 2016, janë realizuar gjithsej 220

vikend-mungesa prej të cilave 156 nga ana e pacientëve të reparteve akute, 52 të

reparteve kronike dhe 12 të Repartit për shërim të alkoolikëve.

Mungesa të realizuara gjatë vikendeve për periudhën prej muajit janar-qershor të vitit

2016

Pacientë të reparteve akute 156

Sëmundje kronike 52

Pacientë për shërim nga alkooli 12

GJITHSEJ 220

Shfrytëzimi i kësaj të drejte të pacientëve në repartin gjyqësor-psikiatrik është

regulluar edhe me akte nënligjore dhe atë me Rregullore për mënyrën e pranimit,

trajtimit dhe lëshimit të pacientëve të repartit gjyqësor-psikiatrik, ku në kreun II në

mënyrë të veçantë janë rregulluar kushtet për qëndrim dhe shfrytëzim të vikendit -

terapeutik. Në bazë të kësaj Rregulloreje, nga ana e drejtorit janë sjellur edhe Rregulla

për mënyrën dhe kontrollin e shfrytëzimit të vikendit - terapeutik. Me këto akte nënligjore

procedura është përpunuar në mënyrë detaje dhe sa i përket sigurimit të dokumenteve

të nevojshme (kuptohet se inicues është pëlqimi i gjykatës kompetente), evidenca,

personat përgjegjës për realizimin e të njëjtës.

Page 26: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT INFORMATË …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Informacija-Psihijatriski... · REPUBLIKA E MAQEDONISË . AVOKATI I POPULLIT . INFORMATË

26

Gjatë periudhës prej muajit janar-qershor të vitit 2016, nga ky repart janë

realizuar gjithsej 84 vikend - mungesa.

Vizitat e pacientëve nga ana e anëtarëve të familjeve ose personave të tjerë

zhvillohen për çdo ditë, kuptohet varësisht nga gjendja momentale shëndetësore e

pacientit i cili dëshiron të jet i vizituar. Në Institucion ekziston hapsirë e veçantë për

vizita, por të njëjtat mund të zhvillohen edhe në reparte, ose oborrin e Institucionit.

Gjatë periudhës prej muajit janar-qershor të vitit 2016, janë realizuar gjithsej 646

vizita prej të cilave 291 nga ana e pacientëve nga repartet akute, 301 nga repartet

kronike dhe 54 nga reparti për shërim nga alkooli.

Gjatë periudhës prej muajit janar-qershor të vitit 2016 në repartin gjyqësor-

psikiatrik janë realizuar gjithsej 108 vizita.

Pranimi i dërgesave (postës) pranohen nga porta, ose dërgohen pranë arkivit

të Institucionit dhe mëpas dërgohen pranë reparteve. Letrat gjyqësore kanë trajtim të

veçantë për shkak të specifikës së vet dhe të njëjtat fillimisht i merr tekniku, i evidenton

në libra të veçanta dhe mëpas ua dorëzon shërbimeve përkatëse për dërgim të

mëtutjeshëm.

Kuptohet se edhe pacientët kanë të drejtë të dërgojnë letra, si dhe të kontaktojnë

përmes telefoni me familjarët dhe persona të tjerë.

Komunikim me botën e jashtme u mundësohet edhe përmes ndjekjes së programeve televizive, përmes Televizioneve të cilat i kanë në çdo trapezari të

reparteve të veçanta.

Në spital nuk ka kushte hapsinore dhe të tjera për realizimin e aktiviteteve fetare të pacientëve, por të njëjtat nuk u ndalohen, ose pengohen. Në Institucion

Vizita të realizuara gjatë periudhës prej muajit janar-qershor

Pacientë të reparteve akute 291

Sëmundje kronike 301

Pacientë për shërim nga alkooli 54

GJITHSEJ 646

Page 27: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT INFORMATË …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Informacija-Psihijatriski... · REPUBLIKA E MAQEDONISË . AVOKATI I POPULLIT . INFORMATË

27

merren parasysh traditat fetare dhe organizohen ngjarje të veçanta gjatë festave fetare

verësisht nga përkatësia fetare e pacientëve, ndërkaq organizohen edhe vizita të

objekteve fetare.

Ushqimi i pacientëve përbëhet nga tre vakte, i njëjti përgatitet në kuzhinën me të

cilën disponon Institucioni e cila është e vendosur në rrethin e të njëjtës. Ka filluar

implementimi i NASSR standardeve dhe së shpejti planifikohet që këto standarde të

plotësohen. Cilësia dhe sasia e ushqimit janë në nivel të duhur, por në vazhdimsi

ndërmerren aktivitete për përmirësimin e tyre, që varen nga mjetet financiare me të cilat

disponon Institucioni. Kështu për shembull, dukshëm nga lista për furnizim të pemëve

dhe perimeve, e cila ishte lëndë e inspektimit gjatë vizitës, del se për disa lloje deri në

muajin qershor të vitit 2016 nuk janë parashikuar mjete (p.sh. për speca, domate,

patëllxhan, shalqin, pjepër, pjeshka...). Nevojën për produkte shtesë, ose për furnizim të

prodhimeve për nevoja personale, pacientët e plotësojnë nga shitorja e cila gjendet në

rrethin e Institucionit dhe e cila është furnizuar në mënyrë të volitshme.

KONSTATIME

Është i pakontestueshëm konkluzioni se institucionet e specializuara

shëndetësore funksionojnë konform dispozitave të përgjithshme nga sfera e

shëndetësisë me specifika të veçanta të përcaktuara me Ligjin për shëndetin mendor.

Është e përgjithshme përshtypja se në këto institucione shëndetësore respektohen të

drejtat e përcaktuara të pacientëve me sëmundje mendore, të cilat ishin lëndë e kësaj

Informate, por ka edhe vështirësi të veçanta dhe probleme të cilat janë jashtë

standardeve të përcaktuara.

1. Për momentin në fushën e shëndetit mendor nuk ekziston strategji për shëndetin mendor si dokument strategjik i cili rregullon çështjet jo vetëm të

hospitalizimit dhe trajtimit të kësaj kategorie të pacientëve, por edhe siguron

parakushte për deinstitucionalizim, parandalim si një zgjidhje të sistemit për

kujdes të vazhdueshëm ndaj personave me sëmundje mendore, standarde për

edukim dhe trajnim të vazhdueshëm të personelit, si dhe parakushte për

ngritjen e vetëdijes publike për shëndetin mendor. Dokument i tillë ka ekzistuar

Page 28: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT INFORMATË …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Informacija-Psihijatriski... · REPUBLIKA E MAQEDONISË . AVOKATI I POPULLIT . INFORMATË

28

gjatë periudhës prej vitit 2005-2012 kur edhe u ndërmorrën dhe realizuan risi

të rëndësishme në këtë fushë.

2. Janë vërejtur probleme dhe gjendje të pastandizuara në institucionet e

specializuara shëndetësore për shëndet mendor, parasëgjithash kushte të këqija për qëndrim, mungesë e kuadrit, sidomos të kuadrit profesional-

mjekë, infermiere, ndihmës të infermiereve dhe përkujdesëse. Mungesa e

kuadrit sidomos është e dukshme në IPSH Spitalin psikiatrik në Shkup, ku prej

vitit 2009 janë zbrazur 100 vende pune.

3. Higjiena në ambientet është në nivel të kënaqshëm, edhepse për shkak të

vjetërimit të një pjese të objekteve nga aspekti arkitektonik nuk mund të priten

kushte më përkatëse higjienike.

4. Ushqimi i personave në institucionet e specializuara shëndetësore nuk është

në nivel të duhur. Përgatitja e vakteve ditore realizohet duke u përdorur vetëm

dy – tre produkte kopshti, përkatësisht mungon ushqimi i llojllojshëm. Sidomos

brengos ushqimi i personave me çrregullime mendore të cilët janë të vendosur

në IPSH Spitali psikiatrik–Shkup, në të cilin kuzhina është në fazë të

rikonstruimit dhe ushqimi sigurohet nga jashtë, përkatësisht përgatitet në IPSH

Spitalin e përgjithshëm ,,8 Shtatori’’.

5. Kontaktet me botën e jashtme funksionojnë konform të përcaktuarës me

Ligjin për shëndet mendor. Pacientët kanë vizita, pranojnë dërgesa, ndjekin

Televizonin dhe media të tjera, realizojnë vizita në familje, por përshtypja

është se kontaktet me familjarët janë minimale, familjet refuzojnë për t’i vizituar

të afërmit e tyre, për çka nevojiten aktivitete të vazhdueshme për ngritjen e

vetëdijes për shëndetin mendor.

6. Është vërejtur progres i konsiderueshëm lidhur me trajnimet e realizuara të

punonjësve të të gjitha fushave profesionale, sidomos për të punësuarit në

IPSH Spitali psikiatrik në Demir Hisar. Mjekët në mënyrë aktive marin pjesë në

trajnime edukative dhe simpoziume për kujdes përkatës dhe trajtim në mënyrë

të drejtë të pacientëve. Gjithashtu, është vërejtur progres sa i përket rregullimit të procedurës juridike për vendosje të personave në institucionet

shëndetësore dhe në dy bazat me sjelljen e Protokollit për pranim dhe trajtim

Page 29: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT INFORMATË …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Informacija-Psihijatriski... · REPUBLIKA E MAQEDONISË . AVOKATI I POPULLIT . INFORMATË

29

të pacientëve, si dhe Protokollit për pranim, trajtim të personave në repartin

gjyqësor. Në vitin 2015 janë miratuar edhe Procedura themelore për pranim të

pacientit i cili është me hospitalizim të detyrueshëm dhe për pranim të

pacientëve të cilët vijnë vullnetarisht për shërim, si dhe Procedurë themelore

për veprime me person të vdekur.

7. Fiksimi i pacientëve është i parëndësishëm dhe zbatohet në raste të rralla

nga ana e personelit të trajnuar medicinal për hospitalizim të detyrueshëm dhe

fiksim.

8. Joazhuriteti i gjykatës kompetente për sjelljen e vendimeve lidhur me

vendosjen, kohëzgjatjen dhe vazhdimin e shërimit të pacientëve vazhdon me

kontinuitet. Zvarritja e procedurave për sjelljen e vendimeve nga ana e

Gjykatës çon drejt asaj që disa nga pacientët në mënyrë formale-juridike të

mbahen në spital pa bazë juridike.

REKOMANDIME

Duke marë parasysh se veprimet dhe kujdesi ndaj pacientëve me çrregullime

mendore janë rregulluar me dispozita të shumta, si dhe me standarde ndërkombëtare,

ndërkaq e gjithë kjo me qëllim të përparimit të gjendjes në Institucionet psikiatrike në

Republikën e Maqedonisë, Avokati i Popullit rekomandon:

1. Të miratohet Strategji e re nacionale për shëndet mendor, me të cilën do të

sigurohen parakushte për vazhdimin e procesit të deinstitucionalizimit, përmes

hapjes së qendrave për shëndet mendor. Të përforcohet parandalimi në sferën e

shëndetit mendor me kujdes të theksuar, të vazhdueshëm ndaj personave me

sëmundje mendore, si dhe të themelohen standarde për edukim dhe trajnim të

vazhdueshëm të personelit, si dhe masa për ngritjen e vetëdijes publike për

shëndetin mendor.

Page 30: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT INFORMATË …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Informacija-Psihijatriski... · REPUBLIKA E MAQEDONISË . AVOKATI I POPULLIT . INFORMATË

30

2. Për shkak të kushteve të këqija në disa nga objektet, sidomos në repartin e

meshkujve në Spitalin psikiatrik-Shkup duhet të miratohet programi i veçantë për meremetim dhe rikonstruim të objekteve dhe ambienteve në të

cilat qëndrojnë dhe shërohen pacientët. Këtë program duhet ta miratojë

Qeveria e RM-së duke siguruar mjetet e domosdoshme financiare dhe

dinamikën e saktë të realizimit për përmirësimin e kushteve për qëndrim dhe

punë në tre institucionet e specializuara shëndetësore.

3. Pa vonesë të ndërmerren masa për plotësimin e ekipeve në mënyrë përkatëse me kuadër në institucionet e specializuara shëndetësore, sidomos

në IPSH Spitalin psikiatrik-Shkup.

4. Të përmirësohet ushqimi i pacientëve dhe në këtë rast të realizohen dhe në

përgjithsi të implementohen NASSR standardet, dhe në këtë drejtim ushqim i

llojllojshëm duke respektuar vlerat nutricionale dhe cilësinë e ushqimit.

5. Të ndërmerren aktivitete plotësuese për stimulimin e kontakteve të pacientëve me familjen dhe anasjelltas, përmes bashkëpunimit me qendrat

për punë sociale. Punonjësit social të spitaleve duhet në mënyrë të rregullt të

realizojnë kontakte me familjet e pacientëve dhe sipas nevojës të organizojnë

takime të përbashkëta në spitalet.

6. Të ndërmerren aktivitete përkatëse për trajnim të personelit në spitalet sidomos në pjesën e veprimeve ndaj pacientëve të cilët në sjelljet e tyre

manifestojnë dhunë.

7. Stafi udhëheqës në institucionet e specializuara shëndetësore në mënyrë të rregullt të realizojnë takime me gjykatat kompetente me qëllim të zbatimit

konsekuent të dispozitave të Ligjit për procedurë jashtëkontestimore për

mbajtjen e personave për mjekim në institucion të specializuar shëndetësor,

ndërkaq në rast të hospitalizimit të detyrueshëm.

8. Të përgatitet analizë studimore për nevojën e formimit të Qendrës për psikiatri forenzike, për vendosjen e pacientëve nga tre institucionet e

specializuara shëndetësore ndaj të cilëve pas vendimit të sjellur gjyqësor

ekzekutohet masa e sigurisë ,,Shërim dhe mbajtje e detyrueshme në

institucion shëndetësor’’ dhe ,,Shërim i detyrueshëm i alkoolikëve dhe

Page 31: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT INFORMATË …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Informacija-Psihijatriski... · REPUBLIKA E MAQEDONISË . AVOKATI I POPULLIT . INFORMATË

31

narkomanëve’’, si dhe qëndrim i pacientëve për të cilët nevojitet ekspertizë për

vepër të kryer të dënueshme derisa zgjat procedura gjyqësore.