237
I REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE Adresa: Rruga e Elbasanit, Fakulteti “Histori – Filologji, Tiranë. Tel./Faks +35542378 DISERTACION Në kërkim të gradës shkencore “Doktor i shkencavePolitikë dhe qeverisje në BE” E DREJTA E POPUJVE PËR SHTETFORMIM RASTI I GJEORGJISË Kandidati Udhëheqës shkencor Msc. Abla Xhaferi Prof. Asoc.Dr. Ervin Demo Tiranë, 2018

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS … · II REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE Adresa: Rruga e Elbasanit, Fakulteti “Histori

  • Upload
    ngodang

  • View
    248

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

I

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS

INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE

Adresa: Rruga e Elbasanit, Fakulteti “Histori – Filologji, Tiranë. Tel./Faks +35542378

DISERTACION

Në kërkim të gradës shkencore “Doktor i shkencave” në “Politikë dhe qeverisje në BE”

E DREJTA E POPUJVE PËR SHTETFORMIM – RASTI I GJEORGJISË

Kandidati Udhëheqës shkencor

Msc. Abla Xhaferi Prof. Asoc.Dr. Ervin Demo

Tiranë, 2018

II

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS

INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE

Adresa: Rruga e Elbasanit, Fakulteti “Histori – Filologji, Tiranë. Tel./Faks +35542378

Temë disertacioni e paraqitur nga:

Msc. Abla Xhaferi

Në kërkim të gradës shkencore

“DOKTOR”

në “Politikë dhe qeverisje në BE”

E DREJTA E POPUJVE PËR SHTETFORMIM – RASTI I GJEORGJISË

Udhëheqës shkencor

Prof. Asoc.Dr. Ervin Demo

Mbrohet më datë ____,_____,_____ para juries e përbërë nga:

1______________________________Kryetar

2______________________________(Anëtar) Oponent

3______________________________(Anëtar) Oponent

4______________________________(Anëtar)

5______________________________(Anëtar)

Tiranë, 2019

III

PASQYRA E PЁRMBAJTJES

LISTA E SHKURTIMEVE………………………...………………………………..IV

LISTA E FIGURAVE………………………………..……………...………………VI

PARATHENIE……………………………………………………………………..VII

HYRJE………………………………...………………..………….………………XIX

KAPITULLI I PARË

ORIGJINA E SHTETIT GJEORGJIAN DERI NË MESJETËN E VONË

1. Shtrirja gjeografike e Gjeorgjisë ............................................................................ 1

2. Gjeorgjia dhe zhvillimi historik i saj deri nё Mesjetёn e vonё ............................. 12

3. Gjeorgjia dhe Perandoria Osmane........................................................................ 24

KAPITULLI I DYTË

GJEORGJIA NË EPOKËN MODERNE (1555-1897)

2.1 Konfliktet osmano - persiane për zotërimin e Gjeorgjisë .................................. 32

2.2 Konfliktet ruso – turke dhe fati i Gjeorgjisë pas zgjidhjes së tyre ..................... 40

2.3 Kriza lindore dhe Gjeorgjia ................................................................................ 55

KAPITULLI I TRETË

E DREJTA PËR VETËVENDOSJE DHE NJOHJA E SHTETIT TË RI TË

GJEORGJISË

1. Gjeorgjia gjatё Luftës së Parë Botërore dhe Federata Transkaukaziane .............. 62

2. Republika Demokratike e Gjeorgjisë dhe pushtimi i saj nga Ushtria e Kuqe ...... 78

3. Gjeorgjia gjatё Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Ftohtë .......................... .103

4. Shpёrbёrja e Federatёs Sovjetike dhe kёrkesa pёr pavarёsi ............................... 112

5. Parimi i vetëvendosjes dhe njohja e shtetit të ri të Gjeorgjisë ........................... 125

PERFUNDIME……………………………………………………………………..153

BIBLIOGRAFIA……..…………………………………………………………..…177

IV

LISTA E SHKURTIMEVE

AO Oblastet Autonome (Rajon Autonom);

BRSS Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike;

BS Bashkimi Sovjetik;

BTC Baku – Tbilisi - Ceyhan (linja e gazit);

CIS The Commonëealth of Independent States, (Komonuelthi i Shteteve

Sovrane);

FCO Foreign and Commonëealth Office, (Zyra e Jashtme e Komonuelthit);

GJND Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë;

KE Komuniteti Evropian;

KMJ Këshilli i Ministrave të Jashtëm;

KQ Komiteti Qendror;

KKPGJ Komiteti Kombëtar për Pavarësinë e Gjeorgjisë;

KS Këshilli i Sigurimit;

LK Lidhja e Kombeve;

NATO North Atlantic Treaty Organization, (Organizata e Traktatit të

Atlantikut të Veriut);

OECD Organisation for Economic Co-operation and Development, (Organizata

për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim);

OKB Organizata e Kombve të Bashkuara;

OZAKOM Osobyi Zakavkazskij Komitet, (Komiteti Special i Transkaukazisё);

PDGJ Partia Demokratike e Gjeorgjisë;

PDKGJ Partia Demokratike Kombëtare e Gjeorgjisë;

PFP Partia Federale e Punës;

PK Partia Komuniste;

PKGJ Partia Komuniste Gjeorgjisё;

PSDGJ Partia Social-Demokratike e Gjeorgjisё;

PSDPR Partia Social-Demokratike e Punës Ruse;

PSDR Partia Social-Demokratike e Rusisё;

PSF Partia Socialiste Federaliste;

PRS Partia Revolucionare Socialiste;

RDA Republika Demokratike e Azerbajxhanit;

V

RDGJ Republika Demokratike e Gjeorgjisё;

RDS Republika Demokratike Sovjetike;

RFD Republikё Federative Demokratike;

RGJ Republika e Gjeorgjisë;

RSFSR Russian Soviet Federative Socialist Republic (Republika Socialiste

Federative Sovjetike Ruse);

RSS Republikë Socialiste Sovjetike;

RSSA Republika Socialiste Sovjetike e Abkhazisë;

RSSGJ Republika Socialiste Sovjetike e Gjeorgjisё;

RSSU Republika Socialiste Sovjetike e Ukrainës;

SCP South Caucasus Pipeline, (Gazsjellësi i Kaukazit Jugor);

SR Sovjeti Rajonal;

SSGJ Sovjeti Suprem i Gjeorgjisë;

TRACECA Transport Corridor Europe – Caucasus - Asia, (Korridori i Transortit

Evropë – Kaukaz – Azi);

TSFSR Transcaucasian Socialist Federative Soviet Republic, (Republika

Socialiste e Federatës Sovjetike Transkaukaziane);

UK Ushtria e Kuqe;

UKGJ Ushtria Kombёtare Gjeorgjiane;

UKR Ushtria Kaukaziane Ruse.

UMC United Military Center (Qendra e Përbashkët Ushtarake).

VI

LISTA E FIGURAVE

Figura 1. Shtetet e hershme gjeorgjiane tё Klokhis dhe Iberias. ... Error! Bookmark not

defined.

Figura 2. Gjeorgjia gjatё Perandorisё Bizantine (1045). ............................................. 13

Figura 3. Mbretëria e Gjeorgjisë (1073-1125), periudha e Davidit IV, Ndërtuesit.

......................................................................................... Error! Bookmark not defined.

Figura 4. Mbretёria e Gjeorgjisё (1184-1230) nё kulmin e fuqisё sё saj. ............. Error!

Bookmark not defined.

Figura 5. Mbretёria e Gjeorgjisё, gjatё sundimit tё Xhorxhit V. (1314-1346) ........... 26

Figura 6. Mbretёria e Gjeorgjisё para fragmentimit (1450). ....................................... 28

Figura 7. Gjeorgjia pas shpёrbёrjes sё shtetit tё unifikuar (1490). .............................. 30

Figura 8. Stema e mbretërisë së Kartli-Kakhetit (1762-1801). .................................... 43

Figura 9. Harta e Kaukazit (1799). .............................................................................. 45

Figura 10. Lufta Kaukaziane (1817-1864)................................................................... 54

Figura 11. Akti i Pavarësisë së Gjeorgjisë (26.05.1918). ............................................ 81

Figura 12. Takimi historik i Këshillit Kombëtar të Gjeorgjisë (26.05.1918). ............. 82

Figura 13. Harta e Transkaukazisë në vitet 1919-1920. .............................................. 82

Figura 14. Harta e RDGJ-së me kufijtë e ratifikuar nga LK-ja. .................................. 86

Figura 15. Invazioni Sovjetik në Gjeorgji (1921). ....................................................... 95

Figura 16. Letër dërguar LK-së, për agresionin e Rusisë ndaj Gjeorgjisë (13.06.1921).

...................................................................................................................................... 98

Figura 17. Traktati i Karsit (13.10.1921). .................................................................. 101

Figura 18. Republika Socialiste e Federatës Sovjetike Transkaukaziane. ................ 103

Figura 19. Harta administrative e Kaukazit, në BRSS (1957-1991).......................... 110

VII

PARATHËNIE

Punimi “E drejta e popujve për shtetformim – rasti i Gjeorgjisë” është sinteza

e një studimi të plotë mbi procesin e shtetësisë së Gjeorgjisë, si një e drejtë e popujve

për shtetformim.

Qëllimi i këtij punimi është rindërtimi i historisë së shkuar dhe të tashme të

Gjeorgjisë për të hetuar dhe analizuar procesin e shtetformimit në përputhje me të

drejtën ndërkombëtare dhe praktikën e OKB-së që zbatohet në praktikat e shtetësisë.

Hipoteza që do të përpiqemi të argumentojmë në këtë punim, është se në

procesin e shtetësisë së Gjeorgjisë është zbatuar praktika e vetëvendosjes së jashtme,

bazuar në parimin e “uti possidetis”, parim që u zbatua gjatë shpërbërjes së BRSS-

së. Sipas këtij parimi, kufijtë e brendshëm administrativë të entiteteve kushtetuese që

dolën pas shpërbërjes së BRSS-së, u shndërruan në kufij ndërkombëtarë të

republikave respektive.

Ky parim (uti possidetis) u konsultua nga anëtarët e bashkësisë

ndërkombëtare në procesin njohjes së Gjeorgjisë dhe u konfirmua nga dokumentet

themeluese të CIS-it. Bazuar në rekomandimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, më

31 korrik 1992 Asambleja e Përgjithshme e pranoi Gjeorgjinë si një anëtare e KB-së

brenda kufijve të ish-BS-së. Në funksion të argumentimit të hipotezës janë ngritur

pyetjet:

- A është legjitim pretendimi i Gjeorgjisë për shtetësi?

- A janë përmbushur kriteret e shtetësisë nga Gjeorgjia?

- A është pavarësia e Gjeorgjisë në përputhje me kriteret normative të së drejtës

ndërkombëtare?

- Cila është praktika e shtetësisë që u zbatua nga OKB-ja në rastin e

Gjeorgjisë?

Struktura e punimit përbëhet nga parathënia, hyrja, tre kapituj me çёshtjet

përkatëse, përfundimet dhe bibliografia.

Në hyrje do të trajtojmë koncpetualizimin e nocionit të shtetit përmes

paraqitjes, analizës dhe krahasimit të teorive më të njohura mbi origjinën e tij, i cili,

përveçse do të jetë një instrument për njohjen e evolucionit të konceptit të shtetit dhe

llojeve të tij, bashkë me kriteret e shtetësisë, njohjen dhe llojet e saj, do të përbëjë

edhe bazën teorike të punimit.

Synimi ynë në këtë pjesë të punimit është të bëjmë një klasifikim të teorive

kryesore mbi shtetin, duke filluar që nga teoria e së drejtës hyjnore, teoria më e

hershme që i referohet autoritetit politik të themeluar nga Perëndia, e cila u mbështet

nga mbretërit dhe mori formën e së drejtës hyjnore të Mbretit; teoria patriarkale, e

cila e trajtonte shtetin një zgjerim të familjes; teoria e shtetit ideal me përfaqësues

Platonin dhe Aristotelin; teoria e Aristotelit, për të cilin çdo shtet është një komunitet

VIII

i krijuar për t’u siguruar disa të mira njerëzve dhe gjithmonë vepron për të arritur atë

që e mendon si të mirë; teoria e Makiavelit, i cili është i pari që flet për shtetin si

formë organizimi të një komuniteti politik, si dhe për lindjen dhe vdekjen e shteteve;

teoria e kontratës, e cila shfaqet në formën e kontratës sociale (themeluar nga Tomas

Hobsi) dhe kontratës politike (themeluar nga Xhon Loku); teoria e ndarjes së

pushteteve, e përfaqësuar nga Monteskie, i cili formuloi ndarjen trishe të funksioneve

të qeverisë, të cilat shterojnë “fuqinë e qeverisë” dhe mund të dallohen nga njëri -

tjetri.

Nё kapitullin e parё “Gjeorgjia nga gjeneza shtetformuese deri në Mesjetë”

do të përqëndrojmë vëmendjen tonë në tri çështje. Në të parën, “Shtrirja gjeografike e

Gjeorgjisë”, përmes qasjes diakronike, do të zhytemi thellë, deri në parahistorinë e

popullsisë që formësoi kombin gjeorgjian, për të ndriçuar gjenezën e tij. Analiza në

këtë pjesë të punimit do të na njohë me pozicionin gjeografik, popullsinë, gjuhën, si

dhe format e para të organizimit të saj politik. Ky seksion do të përfshijë një periudhë

relativisht të gjatë hulumtimi, deri në fund të mijëvjeçarit të parë të erës sonë, por

analiza do ndalet në ngjarjet më thelbësore që lanë gjurmë në historinë dhe zhvillimin

e popullit gjeorgjian, si: organizimi i parë shtetёror i popullit gjeorgjian nё fillim tё

epokёs sё vjetёr, me mbretёrinё e Kartlit apo ndryshe Iberisё (nё shekullin IV ose në

fillim të shekullit III para erёs sonё) nga Pharnavazi, i cili, sipas traditёs kombёtare

gjeorgjiane, konsiderohet tё jetё mbreti i parё gjeorgjian, qё mbretёroi nё periudhёn

312-301 para erёs sonё; periudha e hershme kristiane, e cila konsiderohet si shekulli

formativ për qytetёrimin e Kaukazit (konvertimi i gjeorgjianëve në krishtërim nga

Shën Ninoja, roli i krishtёrimit në transformin e madh kulturor që çoi nё zhvillimin e

arteve, letёrsisё, ndёrtimin e kishave, si dhe kontributi i shkrimit nё formёsimin e

kombit); konfliktet persiano - bizantine për dominimin e territorit të Gjeorgjisë; lindja

e shteteve tё para feudale midis shekujve VIII - XIX, siç ishte principata e Kakhetit;

kontaktet e para midis GJP-së dhe GJL-së; shpallja nga Leoni II e pavarësisë së

GJP-së nga Bizanti dhe emërimin e tij “Mbret i Abkhazёve”; dalja nё skenёn

ndёrkombёtare e njё fuqie tё re, arabёve, me Arab rule of Georgia (periudhën e

quajtur Araboba, midis sundimit të arabëve myslimanë nga mesi i shekullit VII deri në

rënien e Emiratit të Tbilisit nën sundimin e Davidit IV, në vitin 1122), me krijimin e

Emiratit Aarb të Tbilisit dhe me periodizimin e sundimit arab në tri periudha: vitet

645 - 736 (periudha kur arabët u shfaqën për herë të parë dhe themeluan Emiratin e

Tbilisit), vitet 736 - 853 (periudha kur Tbilisi shkatërrohet nga Kalifati abasid i

Bagdadit, periudhё që përkon me fundin e dominimit të GJL-së nga Emiratet) dhe

vitet 853 deri në gjysmën e dytë të shekullit XI (periudhë kur Perandoria Selxhuke

zëvendësoi arabët dhe kur fuqia e emirit të Tbilisit ishte reduktuar në favor të shteteve

të pavarura gjeorgjiane, edhe pse Tbilisi mbeti nën zotërimin arab deri në vitin 1122).

“Gjeorgjia dhe zhvillimi historik i saj deri nё Mesjetёn e vonё” përbën

çështjen e dytë të këtij kapitulli, e cila do të përqëndrohet në një periudhë të shkurtër

historike, krahasuar me seksionin e parë të tij, për shkak të shumësisë së ngjarjeve të

zhvilluara në këtë periudhë. Kjo është një periudhë shumë e rëndësishme në historinë

e popullit gjeorgjian, kohë kur dinastia Bagratid konsolidoi pushtetin e saj. Duke

qenë se formimi i Gjeorgjisë sё bashkuar lidhet me këtë dinasti, do të analizojmë rolin

IX

e Bagratid III në bashkimin e krahinave të Gjeorgjisë, në zhvillimin ekonomik dhe

kulturor të vendit, karakteristikat e mbretërimit të tij, politikat e jashtme dhe të

brendshme që zbatoi gjatë ushtrimit të funksionit të tij si mbreti i Abkhazёve,

Kartvelit, Hersit dhe Kakhsit.

Periudha në fjalë shënon epokën e artë të Gjeorgjisë, ku protagonistë kryesorë

janë dy mbretër të saj: David Ndërtuesi dhe Tamara. Për këtë arsye, në analizën tonë

do të ndalemi pak më gjatë në veprimtarinë e këtyre dy mbretërve, veçanërisht në

politikat agresive të Davidit për të zmbrapsur sulmet e sulltanatit turk dhe për të

çliruar pjesë të Gjeorgjisë; masat që mori për reformimin e kishёs ortodokse tё

Gjeorgjisё; shtrirjen e autoritetit të tij në territore të tjera; nismën e tij për

ripopullimin e fushave që kishin pësuar një rënie të konsiderueshme demografike pas

bastisjeve nga selxhukët, si dhe fitoren në betejën e Didgorit, e cila hyri në vetëdijen

kombëtare gjeorgjiane si “fitorja e mrekullueshme”, duke e shndërruar atë në një nga

apogjetë e historisë gjeorgjiane. Në veprimtarinë e Tamarës do të ndalemi në

angazhimet e saj në fushatat ushtarake, në ndikimin e Gjeorgjisë në Perandorinë e

Trebizontit, në angazhimet për çështjen e fesë, në ndihmën për komunitetet e

krishtera, por edhe në kompleksitetin e konsiderueshëm që kishte organzimimi politik

i saj.

Në pjesën e fundit të këtij seksioni do të ndalemi në pushtimet mongole, në

politikën e tyre në Kaukaz dhe Gjeorgji, në fragmentimin e kësaj të fundit në

principata gjysmautonome dhe në rolin e elementit mongol në fuqizimin e fisnikëve të

mëdhenj, në mënyrë të veçantë të princit të Samtskhes, Sargis Jaqeli, i cili në vitin

1266 siguroi mbrojtjen dhe patronazhin e Khanit mongol.

“Gjeorgjia dhe Perandoria Osmane” përbën çështjen e fundit të kapitullit të

parë. Edhe në Mesjetën e vonë ka një periudhë lavdie dhe zhvillimi për Gjeorgjinë,

një periudhë e shkёlqyer (ku mbizotёrojnё pushtimet), e cila përkon me mbretërimin e

Xhorxhit V, “të shkёlqyerit” dhe me kohёn e rёnies sё plotё tё mongolёve tё Persisё.

Pikërisht Gjeorgjia nën sundimin e Xhorxhit V është problematika e parë që trajton

ky seksion, ku do të ndalemi në mënyrë të veçantë në përpjekjet e tij për të bashkuar

territoret e Gjeorgjisë së fragmentuar dhe për t’i vendosur nën autoritetin e tij; në

politikën që ndoqi pёr të rivendosur mbretërinë gjeorgjiane, si dhe në marrëdhëniet e

ngushta qё krijoi me Khanin mongol dhe shfrytёzimin e fuqisë mongole në favorin e

tij. Aktiviteti i tij në pothuajse tridhjetë vjet mbretërim është i madh, prandaj interes

për punimin përbën edhe organizimi social i Gjeorgjisё nёn sundimin e tij, kodi i

ligjeve tё mbretit, i hatuar posaçёrisht pёr tё vёnё rregullin dhe rendin gjatё trazirave

nё malёsi, por edhe pёr tё organizuar jetёn shoqёrore nё tё gjithё vendin, si dhe

“Institucioni i Gjykatёs Mbretёrore”.

Sundimi i Gjeorgjisë nga mongolët përbënte një periudhë shumë të rëndë për

Gjeorgjinë dhe Krishtërimin, por edhe një periudhë lufte dhe përpjekjesh të mbretërve

gjeorgjianë për të mbajtur të bashkuara territoret e Gjeorgjisë dhe për rindërtimin e

saj nga pasojat e luftërave shkatërruese të Timurit. Në këtë kuadër do të analizohet

kontributi dhe veprimtaria politike e Aleksandër Ndërtuesit, përpjekjet e tij për

rindёrtimin dhe forcimin e mbretёrisё, ripërtëritjen e kishёs ortodokse gjeorgjiane,

invenstimet nё manastiret gjeorgjiane nё Tokёn e Shenjtё; kontributi dhe veprimtaria

X

politike e Xhorxhit VIII, sundimtarit të fundit të Gjeorgjisë sё bashkuar; e

Konstandinit III, mbret i njё Gjeorgjie tё reduktuar, sundimi i të cilit shënohet nga

fatkeqësi, brenda dhe jashtë, dhe pamundësia e tij për ta çliruar kryeqytetin nga

Yakoubi; e Davidit VIII, pёrballja e tij me pasojat e sulmeve tё Timurit si dhe e

Xhorxhit të Madh dhe e ekspeditave të tij në Jeruzalem. Analiza në këtë kapitull

përfundon me Traktatin e Amasias, i cili vendosi përfundimin e konfliktit persiano -

otoman dhe përcaktoi edhe zonat e tyre të ndikimit: për osmanët zonat perëndimore të

Gjeorgjisë, ndërsa për persianët zonat lindore. Traktati zgjidhte në këtë mënyrë

mosmarrëveshjet midis dy perandorive, por pengonte procesin e unifikimit të territorit

gjeorgjian dhe lehtësonte ndarjen e tij, sepse legjitimonte zotërimin e vendeve të

pushtuara prej tyre.

Kapitullin e dytё “Gjeorgjia në shekujt XVI-XIX”, e kemi konceptuar në tre

nënkapituj, në të cilët analizohen tri çështje: konfliktet brenda Perandorisё Osmane,

konflikti ruso - turk dhe kriza lindore dhe Gjeorgjia. Nënkapitulli i parë i këtij

kapitulli i referohet një periudhe kur dy perandoritë (osmane dhe persiane) luftonin

për dominimin e Kaukazit, edhe pse në Amasia kishin rënë dakort për territoret që do

të vinin nën sundimin e tyre. Ndërsa secila prej tyre përpiqej të shfrytëzonte dobësinë

e tjetrës, princat gjeorgjianë u pёrfshinё nё njё sёrё grindjesh pёr pushtet, pasi,

pёrmes lidhjeve martesore, ishin krijuar aleanca tё ndryshme qё i kundёrviheshin

njёra - tjetrёs.

Lidhur me këto situata, do të përqëndrohemi në politikat e osmanëve për të

ruajtur pushtetin e tyre me sa mё pak probleme, midis të cilave, lёnia e ish-familjeve

princërore gjeorgjiane nё krye tё sanxhakёve apo provincave të sapokrijuara

gjeorgjiane dhe nё disa raste lënia e territoreve të familjeve tё krishtera si pasuri

familjare, me synimin që kthimi i tyre nё myslimanё do tё bёhej mё vonё; në politikën

e moderuar që lejonte sundimin e princave gjeorgjianё vasalё që njihnin autoritetin e

Turqisё dhe paguanin detyrimin simbolik; në prishjen e unitetit nё Gjeorgji, situatë që

i nxiti princat dhe fisnikёt vendas tё hiqnin dorё nga pretendimet feudale tё zotёrve

dhe mbretёrve tё tyre dhe territori filloi tё qeverisej si tё ishte njё pronё private

(satavado); në vendimet e Traktatit të Kostandinopojёs (i ashtuquajturi Traktati i

Ferhat Pashёs); në konfliktin osmano - safavid (1603 - 1612) dhe në ndikimin që

patën këto ngjarje mbi fatin e Gjeorgjisë. Pjesë e analizës do të jenë edhe

marrëdhëniet e para midis Perandorisë Ruse dhe princave gjeorgjianë, si dhe zgjimi i

interesave ruse për Kaukazin.

Një çështje tjetër që ka nxitur interesin tonë, është edhe konflikti ruso - turk, që

në realitet shёnon konfliktin mё tё gjatё nё Evropё. Ky konflit do të jetë edhe

argumenti për diskutim në seksionin e dytë të këtij kapitulli, sepse, përveçse në

marrëdhënien e ndërsjelltë, ka pasur ndikim edhe në fatin e Gjeorgjisë. Në këtë kohë

hetohet interesi rus për Gjeorgjinë, por edhe nevoja e kësaj të fundit për një

mbështetje ndaj pushtimeve osmane.

Në këtë nënkapitull do të hetojmë sërish kontributin e pinjollëve të dinastisë

Bagratid: të Irakliut II (1762-1798) në bashkimin e Gjeorgjisë (më lart kemi

lajmëruar kontributin e kësaj familjeje gjeorgjiane në procesin shumëshekullor të

formimit të shtetit gjeorgjian) dhe në zhvillimin ekonomik e kulturor të vendit, në

XI

politikën e brendshme centralizuese të administratës qeveritare, në politikën e

jashtme, ku kultivoi marrëdhëniet me Evropën, sepse e shikonte atë si një model

prosperiteti dhe progresi dhe me projektet e tij të reformës ekonomike dhe sociale dhe

me objektivin e tij afatgjatë - evropianizimin e Gjeorgjisë; të Xhorxhit, djalit të

Irakliut, i cili lidhi marrёveshje me Persinё, por, duke qenё se car Pali i ofroi kushte

mё tё favorshme, nёnshkroi njё traktat qё konfirmonte fronin pёr dinastinё Bagratid,

si dhe ndihmёn ushtarake ruse sa herё tё paraqitej nevoja. Vend të posaçëm në këtë

kapitull do të zërë edhe Traktati i Gjeorgjevskit, i cili krijoi njё protektorat mbi

mbretёrinё e krishterё tё Gjeorgjisё dhe ringjalli politikёn ekspanioniste tё Pjetrit tё

Madh, duke e bёrë Rusinё njё faktor tё fuqishёm, qё shqetёsoi jo vetёm Portёn e

Lartё, por edhe kancelaritё evropiane.

Qasja panoramike në hyrje të nënkapitullit të tretë do të na njohë me origjinën

e çështjes Lindore, evoluimin e saj përgjatë historisë, luftën e interesave të Fuqive të

Mëdha për të dominuar rajonin, për të vijuar më pas me shkaqet që e bënë Gjeorgjinë

pjesë të axhendave të diplomacisë dhe ndërmjetësimeve për arritjen e paqes.

Studiuesit e kanë identifikuar Çështjen Lindore me marrёdhёnien e Rusisё me

Turqinё, e cila përgjatë gjithë shtrirjes së saj kohore karakterizohet nga lufta. Por, në

të vërtetë kemi të bëjmë me disa luftëra: lufta ruso - turke 1768 - 1774, përfunduar me

Traktatin e Kajnarxhasë së Vogël; lufta ruso - turke 1787-1792, e pёrfunduar me

Traktatin e Jashit; lufta në vitet 1828 - 1829, e pёrfunduar me Traktatin e Edirnesë

apo ndryshe Adrianopolit; lufta në vitet 1877 - 1878, e përfunduar me Traktatin e

Shën Stefanit. Duke qenë se nga këto traktate, veç fatit të luftërave, varej edhe fati i

Gjeorgjisë, edhe ato do të jenë objekt analize bashkë me marrëveshjet, kushtet dhe

pasojat e tyre, në mënyrë të veçantë mbi Gjeorgjinë.

Kapitulli i tretё “Gjeorgjia prej shekullit XIX deri në shpërbërjen e Federatës

Ruse” përbën thelbin e të gjithë punimit, prandaj edhe çështjet që ngrihen për

diskutim, janë më të shumta. Ky kapitull do të përbëhet nga katër nënkapituj.

Në nënkapitullin e parë “Gjeorgjia gjatё LPB-sё dhe Federata

Transkaukaziane” do të analizojmë kontributin e Gjeorgjisë në këtë luftë. Nё funksion

tё analizёs, por edhe pёr tё patur njё panoramё mё tё plotё tё zhvillimeve tё jetёs

politike gjeorgjiane nё kёtё kohё, jemi ndalur pak nё kontekstin politik dhe në

veprimtaritё politike qё parapёrgatitёn kёtё kontekst, siç ёshtё organizimi i

gjeorgjianёve nё organizma politikë dhe veprimtaria e tyre brenda dhe jashtё

territorit gjeorgjian; kemi trajuar rolin e emigrantëve në rritjen e ndёrgjegjёsimit të

shoqёrisё pёr pavarёsinё e Gjeorgjisё, në sensibilizimin e opinionit evropian pёr këtë

çёshtje dhe, në funksion të tyre, në krijimin e formacioneve të ndryshme politike, por

edhe ushtarake, si: “Lidhja pёr tё Drejtat e Gjeorgjisё”, “Grupi Çlirimtar i

Gjeorgjisë”, “Komiteti Kombëtar i Pavarësisë së Gjeorgjisë”, “Legjioni

Gjeorgjian”, “Komiteti Kaukazian” dhe “Komiteti i Qeverisë së Pavarur të

Gjeorgjisë”.

Vitet 1918 - 1919 përbëjnë një periudhë shumë të rëndësishme për Gjeorgjinë,

por edhe një periudhë me ngjarje dhe aktivitet të dendur politik, siç ishte edhe krijimi

i njё qeverie tё re tё pёrkohshme, nёn emrin “Komisariati Transkaukazian”, mё 28

nёntor 1917; krijimi i organit legjislativ të saj, Seimit, më 23 janar 1918; formimi i

XII

trupave kombёtare dhe shpёrbёrja e ushtrisё kaukaziane ruse, si dhe krijimi i Kёshillit

Ushtarak tё Nacionaliteteve, tё pёrbёrё nga gjeorgjianё, armenё dhe azerbajxhanas,

çështje që do të jenë pjesë e analizës. Gjithashtu, në këtë nënkapitull janë marrë në

shqyrtim Traktati i Brest - Litovskit, Traktati i Batumit, kushtet e tyre, pretendimet e

palëve, pozicioni i Gjeorgjisë në këto ngjarje, si dhe përfitimet apo dëmi që ajo

pësonte nga nënshkrimi i tyre.

Në nënkapitullin e dytë “Republika Demokratike e Gjeorgjisë dhe pushtimi i

saj nga Ushtria e Kuqe”, përmes analizës kritike, do përpiqemi t’u kthejmë përgjigje

këtyre pyetjeve: Si u realizua procesi i njohjes së RDGJ-së? Cilat ishin kriteret që M.

Viviani, kreu i delegacionit francez në Lidhje, kishte hartuar në pyetësorin lidhur me

pranimin e anëtarëve të rinj në Lidhje, mbi bazën e të cilit do të shqyrtohej edhe

kandidatura e Gjeorgjisë? Cilat ishin pretendimet e Gjeorgjisë në Konferencën e

Paqes? Si u bë aplikimi i kërkesës së Gjeorgjisë për njohje? Cilat ishin vendet e para

që e njohën atë? Kur u miratua njohja e Gjeorgjisë nga LK-ja?

Duke qenë se kjo fazë përbën periudhën më të rëndësishme për popullin

gjeorgjian, pasi për herë të parë në historinë e saj Gjeorgjia u bë një entitet politik

me një qeveri demokratike dhe, për më tepër, e njohur edhe nga LK-ja, do tё ndalemi

pak mё gjatё nё analizёn tonё në përballjen e elitës gjeorgjiane me detyrën e vështirë

të ndërtimit të kombit dhe shtetit, me natyrёn e shtetit gjeorgjian, qeverinё e tij,

parlamentin, por dhe me kushtetutёn e vitit 1921, pasi ky dokument, i miratuar nga

ligjvënësit gjeorgjianë në vitin 1921, mund të konsiderohet pa dyshim një nga aktet

legjislative më të përparuara dhe më të përsosura për kohën në fjalë, të orientuara te

të drejtat e njeriut në botë.

Siç kemi përmendur në krye të paragrafit, ky nënkapitull trajton dy çështje. E

dyta merr në shqyrtim pushtimin e Gjeorgjisë nga Ushtria e Kuqe, një moment tragjik

ky për popullin gjeorgjian, sepse do ta shkelte sovranitetin e saj (Gjeorgjia kishte

fituar njohjen nga LK-ja), por edhe do të përcaktonte fatin e Gjeorgjisë për disa

dekada.

Gjeorgjia u privua nga pavarësia e saj dhe, ç’është më e keqja, populli

gjeorgjian u detyrua të pranonte një regjim politik që nuk e kishte zgjedhur me

dëshirën dhe vullnetin e tij. Prandaj interesi ynë në këtë pjesë do të përqëndrohet në

ngjarjet që ndikuan fatin e Gjeorgjisë në atë kohë, por edhe për shumë dekada më

vonë, si: “revolta popullore” kundër qeverisë së Gjeorgjisë në Borkalo mё 11 shkurt

1921, si dhe një sërë përleshjesh të dhunshme kufitare pranë qytetit Zakatala, që

pretendohej nga Azerbajxhani Sovjetik, ngjarje kjo që i parapriu sulmit masiv të UK-

së në Gjeorgji; lufta për kapjen e Tbilisit; përpjekjet e Gjeorgjisë për të siguruar

mbrojtjen e Turqisë, në këmbim të së cilës ishte e gatshme t’i bёnte edhe lëshime

territoriale kësaj të fundit; aleanca e Rusisë me qeverinë e Turqisë (shkurt 1920) pёr

tё krijuar njё urё lidhёse të qëndrueshme tokash ndërmjet dy vendeve, për realizimin e

të cilit duhej qё tri shtetet e pavarura të Kaukazit të Jugut (Gjeorgjia, Azerbajxhani

dhe Armenia) të ndaheshin midis Rusisë Sovjetike dhe Turqisë; pamundësia e

bashkëpunimit me Azerbajxhanin dhe Armeninë dhe lidhja me Gjermaninё, prej së

cilës pranuan sugjerimin pёr t’u bёrё protektorat i saj, si zgjidhja mё e mirё pёr

momentin, pёr t’u mbrojtur nga Turqia dhe Rusia; rënia e Tbilisit më 25 shkurt 1921

XIII

dhe largimi i qeverisë menshevike në Batum; Traktati i Moskës (16 mars 1921), që në

nenin 2 të tij pёrcaktonte territorin qё Turqia do t’i lёshonte Gjeorgjisë, sipas nenit 1,

si dhe qytetin dhe portin e Batumit, me kushtin qё popullata tё gёzonte njё sasi tё

konsiderueshme tё autonomisё pёr kombёsi tё ndryshme dhe tё krijonte ligje nё

pёrputhje me kushtet e saj (gjithsesi, traktati nuk u prit mirë nё Gjeorgji, pasi u

gjykua si nёnshtrim i fshehtё i Gjerogjisё ndaj Rusisё); kryengritja e përgjithshme që

kundërshtonte pushtimin rus, e cila filloi më 28 gusht nё fshatin e vogël Chiatura në

Gjeorgji, por, duke qenë se nuk pёrfshiu qendra të mëdha si Tbilisi dhe Batumi apo

rajonet e pakicave kombëtare, u shtyp me dhunë dhe ekzekutime masive të rebelëve, si

dhe përfshirja e Gjerogjisë bashkë me Armeninë dhe Azerbajxhanin në TSFSR, e cila,

në vitin 1936 u shpërbë në RSS-në e Gjeorgjisë, në RSS-në e Armenisë dhe në RSS-në

e Azerbajxhanit.

Edhe nënkapitullin e tretë të këtij kapitulli, “Gjeorgjia gjatё Luftës së Dytë

Botërore dhe Luftës së Ftohtë” e kemi konceptuar në dy pjesë. Ashtu siç paralajmëron

edhe titulli, në pjesën e parë të tij do të ndalemi në situatën e Gjeorgjisë gjatë

periudhës së LDB-së, por edhe në ngjarjet më të rëndësishme, në të cilat ajo

përfshihet gjatë zhvillimit të saj. Në këtë periudhë Gjeorgja ishte pjesë e BRSS-së dhe

fati i saj ishte lidhur ngushtë me fatin e BRSS-së Në këtë kuadër, do të marrim në

shqyrtim kontributin e Gjeorgjisё nё mbrojtjen e BRSS-sё gjatё LDB-sё, sidomos nё

parandalimin e trupave gjermane, për të mos hyrë nё Gjeorgji nga bazat e tyre tё

Kaukazit tё Veriut, kur parashutistё gjermanё u hodhёn nё pika tё ndryshme tё

Gjeorgjisё; bashkëpunimin me gjermanët të një pjese të elitës gjeorgjiane, për shkak

se Gjermania u shfaq për ta si shpresa e vetme për realizimin e ëndrrës së tyre për një

Kaukaz të lirë.

“Gjeorgjia gjatë Luftës së ftohtё” është çështja e dytë të këtij nënkapitulli, në

krye të të cilit do japim një panoramë përmbledhëse të situatës pas LDB-së, për të

kuptuar kontekstin politik evropian ku u zhvilluan ngjarjet që përgatitën ndarjen

përfundimtare të Evropës në dy kampe, si: eleminimin e gjithё opozitës në Ballkan

dhe në EL; pёrmbysjen e regjimit demokratik në Çekosllovaki; refuzimin nga Rusia

dhe vendet e EL-së (nën presionin e BS-së) të Programit Marshall të ndihmёs për

rimëkëmbjen e Evropës së pasluftës; politikat agresive të Stalinit pas LDB-së, që

sollën konsolidimin e autoritetit sovjetik në EL, pjesa më e madhe e së cilës ishte

pushtuar nga UK-ja gjatë LDB-së; ndarjen e Gjermanisë (Konferenca e Postdamit

1945) dhe të qytetit të Berlinit në zona të okupimit, ku sovjetikët do të administronin

pjesën lindore deri në momentin kur aleatët do të lejonin Gjermaninë të krijonte një

qeveri qendrore; bllokadën e BS-së në Gjermani (në korrikun e vitit 1948), që pengoi

futjen nga toka në sektorët e Berlinit të kontrolluar nga amerikanët, britanikët apo

francezët, të cilët si kundërpërgjigje ndërtuan një linjë ajrore për të furnizuar këto

zona, derisa BS-ja të hiqte bllokadën në maj të vitit 1949, gjë që në fund rezultoi me

ndarjen e Gjermanisë në dy pjesë, një të orientuar nga Lindja dhe tjetra nga

Perëndimi; shpёrthimin nga BS-ja të bombёs së saj tё parё bёrthamore; frikën e një

lufte të tretë dhe reagimin e SHBA-ve përmes politikës së frenimit nё Evropё, që u bë

politika zyrtare e SHBA-ve, tё cilat filluan riarmatosjen nё shkallё tё gjerё, pasi

XIV

Uashingtoni nuk do tё lejonte ndryshime nё status kuonё e Evropёs, ndaj kishte

vendosur t’i bёnte presion Stalinit.

Në nënkapitullin e katërt do të analizojmë shpёrbёrjen e Federatёs Sovjetike,

kёrkesën pёr pavarёsi të Gjeorgjisë dhe kriteret e shtetёsisё. Viti 1991 ishte vendimtar

për Gjeorgjinë, pasi bashkë me katërmbëdhjetë republikat e tjera, pjesë të BRSS-së,

shpallën sovranitetin e tyre, duke shënuar edhe shpërbërjen e këtij organizimi federal.

Gjatë analizës në këtë pjesë do bëjmë një digresion kohor, pasi do të kthehemi në vitin

1989, për të hulumtuar dhe njohur ngjarjet që përgatitën këtë fenomen, njëra prej të

cilave ishte edhe qasja nacionaliste e qeverisё gjeorgjiane në vitet 1989 - 1992. Çfarë

e nxiti këtë sjellje të elitës vendase? Pse u promovuan mungesa e fleksibilitetit dhe

politikat represive dhe nacionaliste ndaj opozitës? Këto janë pyetje që do të gjejnë

përgjigje në pjesën e parë të këtij nënkapitulli.

Gjithashtu, objekt i analizës do të jetë edhe procesi i shpërbërjes së ish-

republikave përbërëse të BRSS-së, zbatimi i parimit të uti possidetis në lidhje me

kufijtë dhe territoret e tyre, instrumentet e tjera ndërkombëtare dhe rajonale, aktet që

u nënshkruan në formatin e CIS-it, si dhe konfirmimin e njohjes së forcës

mbizotëruese të parimeve të integritetit territorial dhe paprekshmërinë e kufijve mbi

vetëvendosjen e jashtme, e cila synonte bashkimin territorial të shteteve sovrane. Po

në këtë pjesë të punimit do të argumentojmë: pse u krijua CIS-i? Cilat ishin shtetet që

e themeluan atë? Pse refuzoi Gjeorgjia aderimin në Komonuelthin e ri?

Një vend i rëndësishëm në këtë kapitull i dedikohet nocionit të shtetësisë, ku

përfshihen koncepte të tilla si: shtetësi, person juridik ndërkombëtar, kritere të

shtetësisë, kritere shtesë, njohje, vetëvendosje, të cilat do të na ndihmojnë për t’u

dhënë përgjigje pyetjeve: Çfarë nënkupton koncepti i shtetit si person juridik

ndërkombëtar? Çfarë është shtetësia? Cilat janë kriteret e shtetësisë? Cila është

lidhja midis shtetësisë dhe së drejtës për vetëvendosje? Cili është roli i vetëvendosjes

gjatë praktikave të formimit të shtetit, në të drejtën ndërkombëtare?

Për të marrë përgjigje për të gjitha këto pyetje, në analizën tonë i jemi

referuar përcaktimit të shtetësisë sipas Konventës së Montevideos, e cila ka

klasifikuar katër kritere bazë që një njësi ekonomike të quhet shtet: popullsinë,

territorin, një qeveri efektive dhe kapacitetin për të hyrë në marrëdhënie me shtete të

tjera. Por praktika ndërkombëtare e shtetësisë e KB-ve, veç kritereve tradicionale, në

varësi të konteksteve kur janë zhvilluar, ka përdorur edhe kritere të tjera shtesë. Kjo

nuk nënkupton një braktisje të kritereve tradicionale të shtetësisë, por një qëndrim

fleksibël në interpretimin e tyre lidhur me kërkesat që janë bërë nga shtete përkatëse.

Por cilat janë këto kritere shtesë? Cila është pesha e tyre në procesin e shtetësisë? Të

gjitha këto do t’i zbulojmë gjatë analizës në këtë kapitull.

Një vend të rëndësishëm në analizë ka zënë edhe procesi i njohjes, bashkë me

teroitë e tij (konstituitive dhe deklarative), si dhe format e njohjes (njohja e

nënkuptuar, njohja e kushtëzuar dhe njohja kolektive). Në lidhje me pretendimet për

shtetësinë ka edhe një situatë të mosnjohjes në kushte të caktuara të një ekzistence

faktike, kur shteti nuk njihet për shkak të rezervave të forta në lidhje me moralin apo

me ligjshmërinë e veprimeve që janë miratuar për të ardhur në këtë situatë faktike.

Edhe kjo situatë do t’i nënshtrohet analizës në kapitullin e tretë. Në disa raste procesi

XV

i njohjes është konsideruar si një kriter shtesë në praktikën e shtetësisë. Marrëdhënia

e ngushtë midis shtetësisë dhe së drejtës së vetëvendosjes, në bartësit e së drejtës për

vetëvendosje, si dhe rastet e zbatimit të saj pas periudhës së dekolonializimit përbëjnë

problematika të tjera që trajton analiza në këtë kapitull. Qasja perëndimore e

Gjeorgjisë, rëndësia gjeostrategjike e saj, si dhe mbështetja e SHBA-ve janë

problematikat që do të mbyllin analizën në këtë nënkapitull.

Lidhja midis shtetësisë dhe vetëvendosjes është shumë e ngushtë, prandaj vend

të posaçëm të këtë kapitull do të ketë edhe nocioni i vetëvendosjes. Duke qenë se

punimi synon të argumentojë se praktika e shtetësisë e OKB-së, që është aplikuar në

rastin e Gjeorgjisë, është zbatim i parimit të vetëvendosjes së jashtme, do të ndalemi

gjatë në analizën e këtij nocioni. Do të hetojmë se cila është origjina e tij, si ka

evoluar ky parim, si është shndërruar në një të drejtë ndërkombëtare. Megjithëse

parimi i vetëvendosjes është përdorur vetëm në kontekstin e dekolonializimit, ai

konsiderohet si parimi më i rëndësishëm që rregullon formimin e shtetësisë. Qasja

diakronike e zhvillimit të këtij parimi do të na ndihmojë të zbulojmë dokumentet dhe

aktet themelore që e kanë sanksionuar si të drejtë ndërkombëtare, si: neni 55 i Kartës

së Kombeve të Bashkuara i 26 qershorit 1945, që i dha këtij parimi një dimension

normativ si një kontekst i zhvillimit të marrëdhënieve miqësore midis kombeve.

Megjithatë, më pas, e drejta për vetëvendosje ka qenë objekt trajtimi i disa

deklaratave dhe konventave ndërkombëtare, midis të cilave mund të përmendim:

Rezoluta 1514 e Ansamblesë së Përgjithshme mbi pavarësinë e popujve kolonialë e

vitit 1960; Deklarata e OKB-së e vitit 1966; Marrëdhëniet Miqësore midis Shteteve e

vitit 1978; Rezoluta 183 e Këshillit të Përgjithshëm e vitit 1963; Rezoluta e Asamblesë

së Përgjithshme 2131. Interpretimi i kritereve të Montevideos, i kritereve shtesë, i

modeleve të njohjes së shtetësisë do të gërshetohet me analizën e praktikës së

shtetësisë së OKB-së në rastin e Gjeorgjisë. Analiza do të jetë krahasimtare, sepse do

të përqasen normat ndërkombëtare (kriteret Montevideos, Udhëzuesi i KMJ-së së KE-

së i 16 dhjetorit 1991, për “Njohjen e Shteteve të Reja në EL dhe BS”, me kriteret e

plotësuara nga Gjeorgjia.

Pjesë shumë e rëndësishme e punimit do të jenë edhe përfundimet, të cilat do

të përbëjnë një sintezë të të gjitha rezultateve të kërkimit në secilin kapitull, sipas

çështjeve të ngritura për shqyrtim. Kjo pjesë e punimit do të na mundësojë të

rindërtojmë edhe një herë rrugëtimin historik të popullit gjeorgjian përmes ngjarjeve

dhe fenomeneve më të rëndësishme që kanë lënë gjurmë apo kanë ndikuar në

përpjekjet shumëshekullore edhe në procesin e gjatë të shtetformimit të Gjeorgjisë,

për të nxjerrë në fund një kronologji të ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e

shtetformimit dhe të zhvillimit të kombit gjeorgjian.

Punimi do të mbyllet me bibliografinë, e cila do të pasqyrojë të gjithë lëndën

burimore të shfrytëzuar në funksion të temës.

Gjatë zhvillimit të këtij punimi kemi hasur në disa vështirësi, të cilat besojmë

t’i kemi përballuar me sukses: së pari, procesi i shtetformimit të Gjeorgjisë është

zhvilluar për shekuj të tërë, kjo na ka kushtëzuar t’i shtrijmë kërkimet tona në një

hapësirë të madhe kohore, përgjatë së cilës janë zhvilluar ngjarje dhe fenomene të

shumta dhe të natyrave të ndryshme, përfshirja dhe analiza e të cilave jo vetëm që i

XVI

tejkalon mundësitë e këtij punimi, por edhe e zgjeron tematikën dhe fushën

problemore, duke na larguar nga objekti i studimit; së dyti, mungesa e literaturës në

Shqipëri për studime të kësaj natyre dhe, në mënyrë të veçantë, për Gjeorgjinë; së

treti, tematika e përzgjedhur prek shumë disiplina, çka kërkonte njohuri të

qëndrueshme, por edhe informacion të domosdoshëm prej këtyre fushave, pa të cilat

do të ishte e vështirë përmbushja e një analize të shëndoshë shkencore të temës dhe,

së fundi, mosnjohja e gjuhës gjeorgjiane, që na ka kufizuar nga konsultimi i një pjese

të informacionit në këtë gjuhë. Për të pasur një panoramë të qartë dhe prezantim sa

më objektiv të ngjarjeve dhe fenomeneve, punimi është shoqëruar nga harta, faksimile

të dokumeneteve të natyrave të ndryshme (historike, legjislative, sociologjike,

gjuhësore, administrative), për të cilat jemi kujdesur të përzgjedhim në mënyrë kritike

dhe shkencore versionin më korrekt, por edhe më të përditësuar.

Gjithë punimi është konceptuar nën një perspektivë historike, prandaj parim

ndёrtues i tij ёshtё parimi kronologjik; ёshtё studiuar dhe analizuar gjithё historia e

zhvillimit tё kombit gjoergjian, qё nga antikiteti deri nё ditёt tona (sigurisht, sa na ka

mundësuar lënda burimore që kemi pasur në dispozicion, madje informacioni në këtë

punim prezantohet në mënyrë eliptike, për shkak të volumit të tij, duke përfshirë

ngjarjet dhe fenomenet më thelbësore) dhe, brendashkruar saj, gjithё pёrpjekjet e tij

pёr shtetformim. Në mënyrë që të realizojë kriterin shkencor, punimi është bazuar në

studimin kritik të literaturës ekzistuese historiografike për Gjeorgjinë, por edhe për

popujt e tjerë me të cilët ka qenë në kontakt gjatë historisë së zhvillimit të saj; të

legjislacionit që rregullon proceset e marra në shqyrtim (kornizën ligjore të OKB-së

për procesin e shtetësisë, kushtetutat sovjetike dhe gjeorgjiane); është bazuar në

studime të ndryshme që interpretojnë të drejtën ndërkombëtare dhe proceset e

shtetësisë të zbatuara nga OKB-ja dhe, në anën tjetër, në një analizë gjithashtu kritike

të brumeve të dobishme që mbështesin dhe vërtetojnë analizën tonë.

Nё përmbushje tё qëllimit tonë në lidhje me punimin, kemi shfrytёzuar disa

metoda kёrkimore:

- metodën historike, e cila mbizotёron pjesёn mё tё madhe tё punimit, pasi është

përdorur nё tё tre kapitujt pёrbёrёs. Qasja diakronike na ka shёrbyer pёr tё

gjurmuar origjinёn e popullit gjeorgjian, për të zbuluar llojet dhe mënyrat e

organizimit tё tij, si dhe tё gjitha paradigmat qё ky organizim ka marrё pёrgjatё

gjithё historisё sё tij;

- metodën përshkruese, e cila na mundëson një panoramë objektive të

zhvillimeve nga fusha të ndryshme të jetës në Gjeorgji, por edhe të

marrëdhënieve me popuj të ndryshëm, me të cilët ka rënë në kontakt përgjatë

gjithë ekzistencës së tij;

- metodën analitike, që gjithashtu zë vend tё konsiderueshёm nё punim, pasi edhe

kjo ёshtё pёrdorur pothuajse në të gjithë kapitujt: në hyrje të punimit, në

analizën e teorive mbi origjinën e shtetit; përgjatë kapitujve, në analizën e

kritereve për shtetësinë (tradicionale, apo kritere shtesë) në përputhje me të

drejtën ndërkombëtare, në analizën e praktikve të KB-ve gjatë proceseve të

shtetësisë, në analizën e kritereve të shtetësisë të përmbushura nga Gjeorgjia, si

XVII

dhe në analizën e ngjarjeve apo fenomeneve thelbësore për ekzistencën dhe

zhvillimin e popullit gjeorgjian;

- metodën komparative, ndonёse nё masё mё tё vogёl se tё tjerat, pёr nevojat e

punimit e kemi funksionalizuar kryesisht në kapitullin e tretë. Kjo metodë na ka

shërbyer për përqasjen e kritereve tradicionale të shtetësisë në përputhje me të

drejtën ndërkombëtare, me kriteret që janë marrë për bazë në praktikën e

shtetësisë së Gjeorgjisë. Përmes përqasjes kemi mundur të zbulojmë veçantitë e

këtij procesi, referuar praktikave që OKB-ja ka zbatuar me ish-republikat e tjera

sovjetike.

Për realizimin e këtij punimi kemi përdorur një literaturë të pasur, e cila

përbëhet nga burime të niveleve të ndryshme. Si burime parësore janë shfrytëzuar

dokumente, rregullore nga traktate, marrëveshje që kanë rregulluar kuadrin ligjor në

procese dhe situata të ndryshme në praktikën e shtetësisë apo kanë përcaktuar sjellje

dhe qëndrime në ngjarje vendimtare për popullin gjeorgjian, ndërsa si burime

dytësore janë shfrytëzuar tekste të ndryshme historiografike për Gjeorgjinë, por edhe

për popuj të tjerë me të cilët ajo ka qenë në kontakt (arab, turk, mongol, rus). Në

tërësi punimi ka pasur si burim refereues kryesor, lidhur me fakte dhe ngjarje

historike, tekste historiografike, si: “Georgia in the reign of Giorgi the Brilliant:

1314-1346” dhe “A modern history of soviet Georgia” nga David Marshall Lang;

“La Géorgie” nga Paul de Villeneuve; “The Making of the Georgian Nation” nga

Ronald Grigor Suny; “Georgia before the Mongols” nga Stefan Rapp; “Kartlis

Tskhvreba. A history of Georgia” nga Georgian National Academy of Sciences;

“Chronique géorgienne” dhe “Histoire de la Géorgie depuis l'antiquité jusqu'au

XIX” përkthyer nga M. Brosset; “Identity Studies” nga Gigi Tevzadze, Sergo Ratiani,

Oliver Reisner, George Anchabadze, David Aprasidze, Giga Zedania, Ghia Nodia,

David Darchiashvili; “Histoire de Géorgie” nga Soulkhan Baratoff; “Armenia,

Azerbaijan, and Georgia: country studies” nga Glenn E. Curtis; “The Russian

Empire” nga John Geddie; “Georgia and the Georgian race: restoration of

independent Georgian state after 117 years' domination by Russia” nga Georgian

National Committée; “Assays from the History of Georgia- Abkhazia” nga Institute of

History and Ethnology of Iv. Javakhishvili; “The Kartvels. The Georgian” nga Tariel

Putkaradze; “Circassian History” nga Kadir Natho; “The Democratic Republic of

Georgia: Struggle for Independence 1918 – 1921” nga Andro Kacharava, Alexander

Daushvili; “La Georgia (una vera democrazia)” nga Wladimir S. Woytinsky;

“Georgia Country Study Guide, Volume 1, Strategic Information and Developments”

nga International Business Publicaions USA; “Mission scientifique au Caucase;

études archéologiques & historiques” nga Tome Premieu; “Histori of Persia, from

the beginning of the ninetheenth century to the year 1858” nga Robert Grant Watson;

“New Perspectives on Safavid Iran: Empire and Society” nga Colin P. Mitchell;

“Conflict and Conquest in the Islamic World: A Historical Encyclopedia, Volume 1”

nga Alexander Mikaberidze; “Dal Caucaso al Mar d’Azov: Impatto dell’invazione

mongola in Caucasia fra nomadismo e società sedentaria, 1204-1295” nga Lorenzo

Pubblici etj.

XVIII

Burim shumë i rëndësishëm informacioni kanë qenë edhe tekste dhe studime

për proceset e shtetësisë, për parimin e vetëvendosjes apo legjislacionin

ndërkombëtar, mbi të cilat janë mbështetur praktikat e shtetësisë të zbatuara nga

OKB-ja, si: “The Creation of States in International Law” dhe “The Rights of

Peoples” nga James Crawford; “The Transformation of the Soviet Union: From a

Socialist Federation to a Commonwealth of Independent States” nga Urs W. Saxer;

“The League of Nations and the recognition of states” nga Malbone Watson Graham;

“Self-Determination of Peoples, A Legal Reappraisal” Antonio Cassese; “Statehood

and Self-Determination: Reconciling Tradition and Modernity” nga Duncan French;

“Statehood and the Law of Self-Determination” nga David Raič; “Self-

Determination in Law & Practice, the New Doctrine in the United Nations” nga

Michla Pomerance; “Interantional Law” nga Malcolm. N. Show; “Peoples and

International Law: How Nationalism and Self-Determination Shape a Contemporary

Law of Nations” nga James Summer; “State Building and Conflict Resolution in the

Caucasus” nga Charlotte Hille; “The Evolution of the Right of Self-Determination, A

Study of United Nations Practice” nga A. Rigo Sureda;“Modern Law of Self-

Determination” nga Christian Tomuschat; “The Formation of National States in

Western Europe” nga Charles Tilly; “International Law. A Treatise” Vol. I dhe Vol.

II nga Lassa Oppenheim etj.

Një burim tjetër shumë i vlefshëm informacioni kanë qenë edhe tekstet e

traktateve, deklaratave dhe akteve të ndryshme, të cilat na kanë ardhur në ndihmë për

të kuptuar kuadrin ligjor mbi të cilën janë interpretuar dhe zhvilluar ngjarje dhe

fenomene të ndryshme, që kanë formësuar sjellje dhe qëndrime të palëve të përfshira.

Për të zgjeruar bazën e informacionit, por edhe për të mbështetur analizën tonë me

fakte dhe dokumente ligjore, kemi shfrytëzuar edhe adresat online të institucioneve

ndërkombëtare, të cilat kanë qenë një ndihmë e madhe në sigurimin e kuadrit ligjor të

rregulloreve, akteve, marrëveshjeve:

- KB-të, http://www.un.org/documents/;

- BE-ja,https://europa.eu/;

- OHCHR-ja, https://www.ohchr.org/;

- OSBE-ja, https://www.osce.org/ .

Mbylljen e kësaj parathënieje e kemi rezervuar për të shpjeguar përzgjedhjen

e temës, si një përpjekje për të përligjur nevojën për të kryer këtë studim dhe, në një

farë mënyre, edhe për të justifikuar kohën relativisht të gjatë dhe punën e

mundimshme që shpenzojnë nisma të tilla (teza doktorale). Mund të themi se tema

ishte e përgjithshme dhe na jepte dorë të lirë për të përzgjedhur cilindo vend që kishte

fituar statusin e shtetësisë në fund të shekullit XX, rastet ishin të shumta me

shpërbërjen e BRSS-së dhe ish-Jugosllavisë. Po pse zgjodhëm Gjeorgjinë?

Shkëndija nismëtare ishte pragmatike. Ajo na ndriçoi një ngjashmëri të fatit të

Gjeorgjisë me atë të Shqipërisë, sepse teksa përpiqeshim ta përkufizonim si areal

gjeografik objektin tonë të studimit (Gjeorgjinë), në mendje na erdhi eseja e profesor

Çabejit, “Shqipëria mes Perëndimit dhe Lindjes”. Përfundimi i punimit vërtetoi si të

drejtë intuitën tonë pragmatike, sepse përvojat e përbashkëta që të dy vendet kishin

XIX

përjetuar nga qënia e tyre në mes të forcave centrifugale dhe interesave të Fuqive të

Mëdha dhe dikotomisë Lindje - Perëndim, por edhe fati i përbashkët nën një regjim të

njëjtë politik, rezultuan një ndihmesë e madhe për të kuptuar dhe interpretuar në

mënyrë objektive fenomene dhe procese vendimtare në formësimin e kombit

gjeorgjian dhe në organizimin e tij politik.

HYRJE

Edhe shekulli XXI, ashtu si pararendësi i tij, nuk duket se është në gjendje të

thyejë paradigmën e kompleksitetit dhe të pasigurisë. Rikthimi i pretendimeve për

shtetësi dhe vetëvendosje tregon se bota ende nuk është bërë dhe se liria dhe të drejtat

ngelen domosdoshmëri në çdo epokë.

Vetëvendosja është një nga parimet më të rëndësishme të së drejtës

ndërkombëtare, që ka shërbyer si një justifikim për lëvizjet për pavarësi. Ajo ka qenë

një nga forcat lëvizëse më të fuqishme që ka ristrukturuar dhe ripërcaktuar “rregullat e

lojës” së komunitetit të ri ndërkombëtar. Përfshirja e këtij parimi në Kartën e KB-ve

në Konferencën e San Franciskos (1945) e futi atë në korniza ligjore.1 KB-të kanë

nxjerrë disa rezoluta për të, nga tërësia e të cilave del kuptimi dhe përmbajtja e tij.

Çështja është se cilat janë rrethanat dhe rastet kur ajo duhet të zbatohet.

Ky parim është përdorur në rastet e dekolonializmit, pra, për ata popuj që

jetonin në territore koloniale dhe kërkonin vetëqeverisje ose pavarësi. Në thelb

vetëvendosja është një parim që lidhet me të drejtën për të qenë një shtet.2 Edhe e

drejta ndërkombëtare e shtetësisë, edhe parimi i vetëvendosjes ofrojnë një kornizë

normative që mbështet konceptin klasik të rendit juridik ndërkombëtar, të formësuar

nga shtetet.3 Megjithëse Deklarata e Montevideos i referohet dekolonializimit, e drejta

për vetëvendosje nuk mund të konsiderohet një e drejtë ekskluzive vetëm e popujve

kolonialë. Rezoluta 1514 e OKB - së përcakton se vetëvendosja është një e drejtë e të

gjithë popujve. Në të është shkruar se “të gjithë popujt kanë të drejtën e

vetëvendosjes; në bazë të kësaj të drejte ata përcaktojnë lirisht statusin e tyre politik

dhe ndjekin lirisht zhvillimin e tyre ekonomik, shoqëror dhe kulturor.”4

Parimi i vetëvendosjes dhe shtetësia janë të lidhur pandashmërisht në mënyra

të ndryshme me njëri-tjetrin. Kështu, e drejta e vetëvendosjes së jashtme e legjitimon

shtetësinë dhe krijimin e shteteve në ligjin ndërkombëtar bashkëkohor, ndërsa e drejta

e vetëvendosjes së brendshme i detyron shtetet të kenë një qeveri përfaqësuese dhe

jodiskriminuese, duke ndikuar në këtë mënyrë në strukturën e brendshme politike të

shteteve. Por, nëse një shtet nuk zbaton detyrimin për të respektuar dhe promovuar të

1 Antonio Cassese, Self-Determination of Peoples: A Legal Reappraisal, Cambridge University Press,

London, 1995, f. 1. 2 James Crawford, The Creation of States in International Law, 2nd ed, Oxford University Press, 2006,

f.107. 3 Duncan French, Statehood and Self-Determination: Reconciling Tradition and Modernity, Cambridge

University Press, 2013, f. XV. 4 Declaration on the Granting of Independence to Colonial Countries and Peoples, Adopted by

General Assembly resolution 1514 (XV) of 14 December 1960

XX

drejtën e vetëvendosjes së brendshme të një populli, ky i fundit ka të drejtën që, si

mjet përfundimtar, të ushtrojë të drejtën e vetëvendosjes së jashtme nëpërmjet

shkëputjes së njëanshme. Në këtë rast populli ka të drejtën e krijimit të shtetit të vet.

Në ditët e sotme grupe të ndryshme popullsish po kërkojnë të krijojnë shtetet e

tyre të pavarura (kurdët, somalezët e tani së fundi katalanasit). Pavarësisht se situatat

e brendshme i kanë të ndryshme, ata kanë qëllime të përbashkëta politike, që

derivojnë drejt pavarësisë apo drejt ndarjes. Realisht, këto zhvillime dëshmojnë për

një përkeqësim të lëvizjeve për shkëputje, tё cilat kanё gjeneruar situata tё ndryshme.

Disa prej tyre kanë qenë të suksesshme, të tjera jo; disa kanë qenë të dhunshme,

madje deri edhe në spastrim etnik, të tjera kanë qenë më paqësore. Ka patur edhe

lëvizje të grupeve të caktuara shoqërore brenda shteteve ekzistuese që nuk

pretendonin sovranitet të plotë, por autonomi më të madhe nëpërmjet arritjes së të

drejtave të kufizuara të vetëqeverisjes, si subjekte të ndryshme në brendësi të shtetit.5

Referuar këtij konteksti, statistikat tregojnë se numri i shteteve që nga

themelimi i OKB-së është shumëfishuar. Në “Internationals Studie Revieë”, Vol 16,

1/3/2014 thuhet se: “Një nga tendencat e habitshme të epokës pas Luftës së Dytë

Botёrore -së ka qenë përhapja e shteteve në sistemin ndërkombëtar. Në vitin 1945

kishte 64 shtete. Në vitin 2014 ka pothuajse 200 shtete”.6 Kjo dinamikë e vrullshme e

krijimit të shteteve të reja tregon se procesi i shtetësisë është aktiv, dhe se çdo shtet i

ri që lind, nxit lëvizje të reja të shkëputjes, të cilat krijojnë premisa për konflikte të

reja ndërkombëtare. Historia flet për kombet që kanë arritur të shkëputen në pavarësi

vetëm nëpërmjet forcës ushtarake dhe nuk njeh ndonjë precedent që shtetet të mos

kenë dalë nga luftërat e brendshme apo nga ndërhyrjet e jashtme ushtarake. Nga sa

shihet, vetëvendosja përbën një element shqetësues në skenën e pushtetit politik,

sepse ajo jo vetëm që nuk është shuar, por këmbëngul se duhet të merret parasysh në

të gjitha përpjekjet serioze që trajtojnë problemet e rendit ndërkombëtar.

Shfaqja e shteteve të reja shihet jo vetëm si një fenomen i rëndësishëm që pas

LF-së, por edhe si një faktor që ka ndikuar në karakterin e së drejtës ndërkombëtare.

Në përpjekje për të ruajtur ekulibrin botëror, bashkësia ndërkombëtare gjithmonё e

mё shumё po tregon gatishmërinë për të njohur shtetet e reja që respektojnë të drejtat

e njeriut, qё qeverisin në mënyrë demokratike dhe qё promovojnë paqen dhe sigurinë

në botë. Veç kritereve tradicionale, në praktikat e shtetësisë së KB-ve është vërejtur

aktivizimi i kritereve shtesë, siç janë respektimi i të drejtave të njeriut, demokracia, e

drejta për vetëvendosje, ndalimi i dhunës, njohja.7

Ekzistenca e shtetit është shumë e rëndësishme për shoqërinë, rendi i prodhuar

prej tij është thelbësor, sepse mungesa e tij do ta çonte shoqërinë në kaos, ndërsa e

kundërta do t’i merrte frymën. Studimi i çdo objekti apo fenomeni kёrkon, sё pari,

5 Robert E. Goodin, Philip Pettit and Thomas Pogge, A Companion to Contemporary Political

Philosophy 2 and Edition, Blackwell, Massachusttes, 2007, f. 755 6 Tanisha M. Fazal, Ryan D. Griffiths, Membership Has Its Privileges: The Changing Benefits of

Statehood, International Studies Review (2014) 16, 79–106

https://academic.oup.com/isr/article/16/1/79/1790899 7 James Crawford, The Creation of States in International Law,2nd ed, Oxford University Press, 2006,

f. 4.

XXI

pёrkufizimin e tij, ndaj nё kёtё kontekst nё studimin e procesit të shtetformimit (në

rastin tonë të Gjeorgjisë) ёshtё i nevojshёm përkufizimi i konceptit tё shtetit dhe

teorive mbi tё, sepse është e pamundur të kuptosh shtetin e së sotmes dhe

problematikat e tij, pa pasur një njohje të thellë të historisë së tij dhe parahistorisë.

Materiali nё vijim do tё na njohё me disa nga teoritё mbi shtetin, qё kanё pasur

ndikimin mё tё madh nё mendimin politik.

Përgjatë historisë së zhvillimit tё tij njeriu është organizuar në sisteme të

ndryshme shoqërore dhe organizime shtetërore, një prej të cilave është edhe shteti dhe

në lidhje me këtë fenomen, mund tё lindin disa pyetje: Çfarë është shteti? Cila është

origjina e tij? Cili është dallimi midis tij dhe shoqërisë? A është i nevojshëm shteti në

lidhje me këtë shoqëri?

Përkufizimi i nocionit të shtetit është i vështirë për shkak të kompleksitetit të

tij. Ai është zhvilluar përgjatë kohërave dhe ka marrë përmbajtje të ndryshme për

shkak të ndikimit të fuqishëm të faktorëve historikë, siç janë: kalimi nga feudalizmi

në kapitalizëm, luftërat dhe revolucionet, fenomene të tilla si nacionalizmi,

demokracia liberale e deri te përvojat e fashizmit dhe të komunizmit. Termi “shtet”8, i

përdorur për të shënuar statusin ligjor të grupeve të ndryshme sociale, me kalimin e

kohës, në epokën bashkëkohore, mori kuptimin e rendit publik, për të shënuar formën

e re të organizimit të pushtetit, që po lindte brenda një territori të caktuar.

Megjithë numrin e madh të teorive mbi origjinën e shtetit, studiuesit e

historisë dhe të mendimit politik nuk kanë arritur të përcaktojnë se cila prej tyre ishte

origjina e vërtetë e shtetit.

Teoria mbi origjinën hyjnore të shtetit besojmë se është, padyshim, një nga më

të vjetrat. Kjo është një nga teoritë më të hershme dhe i referohet autoritetit politik të

themeluar nga Perëndia, i cili qeveriset nga zëvendësi i tij.

Teoria mbi orgjinën hyjnore është ndërtuar mbi bazën fetare dhe ka gjetur

zbatim të gjerë në kohën e monarkive të lashta, por përhapjen më të madhe e ka pasur

në shoqëritë feudale të Mesjetës, në shekujt XVI - XVII. Sipas kësaj teorie, ishte

dëshira e Zotit që njerëzit të jetonin në një shtet të shoqërisë politike dhe për këtë ai

kishte dërguar zëvendësin e tij për t’i qeverisur.

Një nga përdorimet më të njohura të kësaj teorie ishte justifikimi i

absolutizmit, sepse nuk ka vend për vullnetin e popullit në një teori që e konsideron

mbretin si zёvendёs tё Perëndisë,9 ndërsa zotin si babanë e njerëzve dhe, si i tillë,

kishte pushtet absolut.

Sundimtari më i hershëm ishte një kombinim midis priftit dhe mbretit,

veprimet e tij ishin gjithmonë të drejta dhe fjala e tij ishte ligj, ndaj askush nuk mund

të ankohej kundër tij, sepse kjo do të përbënte një mëkat që meritonte një ndëshkim

hyjnor.

8 “Përdorimi i plotë i termit “shtet” filloi në shekullin XVII, pas daljes së botimit të Boteros “Region di

Stato”, në 1589-ën. Fjala nisi të qarkullojë si term politik, duke bashkëjetuar gjithmonë e më pak me

termin “res publica” (me shoqërinë e organizuar politikisht si një e tërë e vetme), që i venë kufizime

shoqërisë nëpërmjet një autoriteti publik final për çdo territor të dhënë”. Llambro Filo, Historia e

sitemeve të qeverisjes, shblu, Tiranë, 2000, f. 17. 9 Robert, N. Gilchrist, Principles of Political Science, Longmans, Green & CO, Bombay, 1921, f. 87.

XXII

Origjina hyjnore e shtetit u mbështet nga mbretërit, prej nga mori dhe formën

e së drejtës hyjnore të mbretit.10 Të gjitha ligjet bëheshin nga mbreti dhe popullit nuk i

ngelej vetëm të bindej ose të kalonte në anarki. Mbreti nuk mbante përgjegjësi për

veprimet e tij, veçse përpara Zotit. Në këtë mënyrë monarkia shugurohet hyjnisht dhe

mbreti e merr autorizimin nga perëndia dhe përgjigjet vetëm para tij. Monarkia ishte e

trashëgueshme, prandaj e drejta hyjnore e mbretit duhej të kalonte nga babai tek i biri.

Ndarja e kishës nga shteti, rritja e demokracisë dhe dalja e teorisë së kontratës,

bazuar mbi pëlqimin, ishin disa nga shkaqet e rënies së kësaj teorie, që mbijetoi për aq

kohë sa feja u konsiderua si forca kryesore motivuese e të gjitha veprimtarive

njerëzore. Kjo teori përfaqëson rezistencën e ofruar nga qeveritë monarkike ndaj

ideve në rritje të sovranitetit popullor.11

Një teori tjetër është ajo patriarkale, e cila sugjeron se shteti është një zgjerim

i familjes. Kjo teori zë fill me Aristotelin, me idenë e tij të shndërrimit nga familja në

fshat dhe me kalimin e këtij të fundit në një bashkësi më të gjerë rreth një qyteti. Sipas

tij, “Shteti është bashkim i familjeve dhe i fshatrave në një jetë të përsosur dhe të

vetëmjaftueshme, me të cilën ne kuptojmë një jetë të lumtur dhe të ndershme”.12

Shteti lind nga familja e madhe patriarkale, ndërsa pushteti i monarkut e ka

prejardhjen te pushteti i babait mbi pjesëtarët e familjes së tij. Mbështetësi më i

shquar i saj ishte Henri Mein (Henry Maine). Doktrina është mbështetur nga Filmeri

(një ideolog i absolutizmit) si një orvatje për të argumentuar nevojën e pushtetit

absolut të monarkut, i cili qëndron në krye të shtetit, sikurse babi në krye të familjes

dhe kështu bëhej analogji midis pushtetit mbretëror dhe atij atëror.

Familja e përbërë fillimisht nga burri, gruaja dhe fëmijët zgjerohet me

martesën e fëmijëve, të cilët themelojnë familjet e tyre. Të gjithë pranojnë autoritetin

e babait të familjes së origjinës, për sa kohë jeton me gjithë pasardhësit e tij. Me

kalimin e kohës, këto familje krijojnë fisin dhe largimi në territore të tjera çon në

krijimin e fiseve të reja, bashkimi i të cilave nëpërmjet gjakut i bën të veprojnë për

interesa të përbashkëta. Më pas këto fise krijojnë shtetin, sigurisht në fillim në formën

e tij të thjeshtë.

Ithtarët e kësaj teorie marrin shembull kombin e lashtë ebre,13 që u themelua

nga bashkimi i dymbëdhjetë fiseve, pasardhës të Jakobit, i cili ishte babai i origjinës.

Në familjen patriarkale autoriteti i babait është element kryesor, gjithashtu edhe lidhja

përmes gjakut, mbi bazën e së cilës njihet farefisnia.

Teoria që për më tepër shpjegon gjenezën e kombeve, ishte një teori e thjeshtë,

e pranuar nga paragjykimet e kohës dhe askush nuk kishte menduar ta provonte, por

me kalimin e kohës pati edhe ajo kundërshtarët e saj, të cilët e shihnin si të

pamjaftueshme origjinën e familjes brenda fiseve. Më vonë kjo teori është modifikuar

dhe nuk bëhet më fjalë për atin e parë, por për një grup personash që jetojnë nën

autoritetin e një patriarku me fuqi despotike. Edhe kjo teori ka prejardhjen e gjakut,

10 James Wilford Ganrer, Introduction to political science, a treatise on the origin, nature, functions,

and organization of the state, American Book Company, Chicago, 1910, f. 88. 11 Stephen Leacock, Elements of political science, 1906, Mifflin CO, Boston, f. 31. 12 Samuel Enoch Stumpf, Filozofia. Historia & Problemet, Toena, Tiranë, 200, f.102. 13 Donald McLennan, The patriarchal theory, MacMillan & CO, London, 1885, f. 2 - 3

XXIII

por çdo i huaj që adoptohet aty, trajtohet si një bir. Fuqitë e ushtruara nga patriarku

ishin të shumëllojshme dhe quheshin patria potestas. Në lidhje me sistemin e

marrëdhënieve, ato janë konceptuar në formën e thjeshtë të tyre. 14

Paradigma e parë e shtetit vjen nga Platoni (shteti ideal). Në librin e tij

Republika, ai tentoi të zhvillonte konceptin filozofik të drejtësisë dhe në këtë mënyrë

paraqiti konceptin për një shtet ideal, në të cilin mbizotëron drejtësia. Këndvështrimi i

parë është kryesisht etik dhe idealist.15 Platoni prezantoi konceptet e tij politike gjatë

një darke nëpërmjet dialogjeve të Sokratit me Glaukon dhe Adeimantusin, duke

shpalosur teorinë e tij politike për shtetin ideal. Dialogu fillon me pyetjen se çfarë

është drejtësia,16 duke bërë analogji midis drejtësisë te njeriu dhe drejtësisë te shteti,

prej nga merr pikënisje edhe koncepti i shtetit, origjina e tij me karakter ekonomik,

bazuar mbi domosdoshmërinë e plotësimit të nevojave natyrale të njeriut dhe

shoqërisë. Sipas Platonit, shteti është një institucion natyor që reflekton strukturën

njerëzore dhe është themeluar nga pamjaftueshmëria e njeriut për të përmbushur

nevojat e tij. Platoni e përshkruan shtetin si pasojë të nevojave të njerëzve. Rritja e

nevojave natyrore të tyre (ushqimi, veshja, strehimi) kushtëzon nevojën për të ndarë

punën në mënyrë shoqërore, projektohet kështu një qytet-shtet i përbërë dhe kompleks

në marrëdhëniet e tij ekonomike dhe politike. Pra, marrëdhëniet ekonomike rrjedhin

në mënyrë të drejtpërdrejtë nga nevojat natyrore.

Ai deklaron se natyra e vërtetë e drejtësisë mund të gjendet e ilustruar më mirë

në çështjet e shtetit, sesa në shqetësimet e njeriut individual.17 Në shtetin ideal

drejtësia arrihet kur secila klasë përmbush funksionin e saj: urtësinë, qëndresën dhe

përmbajtjen. Gjithashtu, drejtësia nuk korrespondon me ndonjë autoritet të veçantë të

shpirtit, ajo nuk është as virtyt i tij, por virtyt i të gjithëve, ndaj konsiderohet parim

imanent që harmonizon të gjitha klasat e shtetit në veprimtaritë e tyre.18 Për këtë është

e nevojshme vetëdija e lartë e interesit vetjak dhe atij të shtetit, gjë që e kanë vetëm

filozofët. Përsosmëria e shtetit arrihet nëpërmjet përsosmërisë filozofike dhe etike. Të

dyja gjejnë mishërim në klasën e filozofëve. Për Platonin drejtësia në një shtet varet

nga mbizotërimi i elementit filozofik. Në të vërtetë, shteti është i nevojshëm vetëm

për shkak se masa e njerëzve nuk mundet të arrijë harmoninë e brendshme, pasi do të

zhdukej, po të mos ishte për harmoninë e jashtme të imponuar nga filozofët.19

Sipas Platonit, shteti i vetëm ishte aristokracia, një qeveri me virtyte dhe e

ushtruar nga një ose pak individë. Filozofi grek e shikon politikën nga këndvështrimi

etik, pra si një praktikë e së mirës së atyre që duan ta përhapin virtytin në të gjithë

qytetin. Kërkesa e njësisë dominon konceptin politik të Platonit. Njësia e shtetit, sipas

tij, kompromentohet nga mbizotërimi në jetë i instikteve dhe interesave private. Ndaj,

14 Po aty, f. 2 15 Raymond G. Gettell, History of Political Thought, George Allen & UNWIN Ltd, London, 1923, f.44. 16 G. M. Chiodi, R. Gatti, La filosofia politica di Platone, Franco Agneli, Milano, 2008, f. 20. 17 Westel Woodbury Willoughby, The political theories of the ancient world, Longmans Green and

CO, 1908, f. 93. 18 Gioele Solari, La formazione storica e filosofica dello stato moderno, Guida, Napoli, 1990, f. 15. 19 Thomas Davdidson, Aristotle and the Ancient Educational Ideals, 1092, Charles Scribner’s Sons,

New York, 1902, f.143.

XXIV

sipas tij, për ta bërë funksionale jetën politike ishte e rëndësishme jo vetëm eleminimi

i çdo elementi përçarës i shtetit, por edhe edukimi20 i qytetarëve për t’i përshatur me

shtetin. Edukimi ishte detyra e shtetit dhe kjo do të bëhej sipas klasave që u përkisnin

qytetarët.21

Platoni sygjeron një shtet ideal të qeverisur nga një individ i arsimuar, që ka

pasion të vërtetën dhe ka arritur mençurinë më të madhe të njohjes së të mirës dhe

quhet mbret filozof. Ai e gjen origjinën e shtetit në shumëllojshmërinë e nevojave dhe

dëshirat e njerëzve, si dhe në domosdoshmërinë e bashkëpunimit në përmbushjen e

tyre. Me anë të një analogjie fiziologjike dhe etike në mes të natyrës së njeriut dhe të

shtetit, bazuar në konceptimin e tri cilësive të dallueshme (arsyes, guximit dhe

dëshirës), ai arrin në përfundimin se shteti duhet të përfshijë tri klasa: punëtorët, për të

furnizuar dëshirat fizike të njeriut; luftëtarët për të mbrojtur punëtorët dhe për të

mbrojtur territorin e shtetit dhe magjistratët, për të rregulluar komunitetin për qëllime

të mirëqenies së përgjithshme.22

Sipas Platonit, çdo njeri arrin të mirën e vet kur ndjek atë që është më i aftë të

bëjë dhe në këtë mënyrë ndjek përsosmërinë e tij personale. "Sipas kësaj, gjithçka

funksionon më mirë, më shpesh dhe më lehtë kur ushtron një aktivitet të vetëm, prirjet

e veta në kohën e duhur, të lirë nga profesionet e tjera.”23 Në këtë formë që shfaqet,

shteti duket autoritar, sepse në dialog Sokrati sugjeron ligje represive dhe qytetarët

lejohen të kenë vetëm një profesion, atë për të cilin janë më të përshtatshëm nga

natyra. Pjesët e shpirtit të tij duhet të jenë në ekuilibër perfekt, duke renditur tri

aspektet kryesore të shpirtit: arsyen (kujdestarët, që janë filozofët dhe qeverisin

qytetin); shpirtin (ndihmësit, ushtarët që e ruajnë qytetin) dhe dëshirat (prodhuesit,

klasa e ulët, artizanët, fermerët). Nuk duhet harruar se për Platonin vetëm ideja është e

vërtetë dhe reale dhe se vetëm shteti i bazuar mbi idenë e drejtësisë së përjetshme

mund të realizohet.

Shteti empirik ka vlerë vetëm brenda kufijve në të cilët realizohet shteti ideal, i

cili është paraqitur si një model i institucioneve politike dhe si një kriter për

vlerësimin e tyre.24 Format e shtetit, sipas Platonit, janë: aristokracia, timokracia,

plutokracia, demokracia dhe despotizmi.

Në librin “Republika” Platoni përzien dy koncepte në një, sepse, nga njëra

anë, drejtësia është rendi i shtetit dhe, nga ana tjetër, shteti është mishërim i drejtësisë

në kushtet e shoqërisë njerëzore, pra, shpirti dhe trupi, siç ishte njeriu ideal grek.

Shteti ideal, që Platoni ka shprehur në librin “Republika”, është ai që mishëron idenë

e përjetshme të së drejtës.25 Parimet e Platonit rezultojnë në teorinë se masa e

20 “Platoni e konceptoi drejtësinë si formën e vërtetë të shtetit dhe drejtësia, sipas tij, konsiston në

pajtimin dhe harmoninë e qytetarëve. Ai pohoi se forca e shtetit është virtyti dhe baza e virtytit është

edukimi.” Raymond G. Gettell, History..., vep. e cituar, f. 44. 21 G. M. Chiodi, R. Gatti, La filosofia…, vep. e cituar, f. 15-16. 22 Raymond G. Gettell, History..., vep. e cituar, f. 44. 23 Plato, The Republic, Vol. I: Books 1-5, Loeb Classical Library No. 237, 1937, f. 371. 24 Gioele Solari, La formazione…, vep. e cituar, f.15 25 Po aty, f.15.

XXV

individëve duhet t'i nënshtrohet udhëzimit të disa të zgjedhurve,26 megjithatë, në

“Republika” duket se Platoni është preokupuar më shumë për njeriun ideal, sesa për

luftën midis së mirës dhe së keqes, që zhvillohet në brendësi të qenies njerëzore

reale, e cila nuk është perfekte. Ligji shihet si mjeti i promovimit të së mirës në

shoqëri.

Konceptin e tij mbi shtetin Aristoteli e shprehu në librin “Politika”, ku,

ndryshe nga Platoni, gjykimet e tij i ndërtoi mbi analizën e realitetit konkret.27

“Çfarë, pra, është qëllimi përfundimtar ose e mira kryesore, ndjekja e së

cilës është një pjesë e përbashkët në të cilën është thelbi i shtetit? Çfarë lidhje

do ta bënte politike këtë shoqëri imagjinare? Kjo shoqëri është një komunitet

me një “jetë” të thjeshtë dhe një shtet është një komunitet në “jetë të mirë”.

Këto asocime nuk shqetësohen për karakterin e tyre moral ose për mirëqenien e

tyre dhe shteti nuk synon asgjë më pak se kjo. Ligji për to është një kontratë që

mbron personat dhe pronat e tyre, por ligj i vërtetë, ligj që ka synim t’i bëjë

qytetarët të mirë dhe të drejtë.”28

Me thënien e tij “shteti është përpara njeriut” Aristoteli nënkupton që natyra

politike e njeriut e bën atë një individ dhe, në të njëtën kohë, i mundëson atij

vetërealizimin në shtet. Prej këtej Aristoteli arriti në konceptin mbi shtetin, i cili duhet

konsideruar para teorisë së edukimit, sepse, për të, si për të gjithë botën antike,

edukimi është një funksion i shtetit që kryhet për qëllimet e shtetit. Përmes mjeteve të

një induksioni të gjerë, filozofi grek mundi të zbulonte idenë e shtetit (vetërealizimin

e formës), duke dalë në përfundimin se shteti është institucioni social më i lartë që

siguron të mirën më të lartë apo lumturinë e njeriut, dhe, ndërsa është arsyeja ajo që e

dallon njeriun, shteti është institucioni që i garanton njeriut ushtrimin më të plotë dhe

të lirë të kësaj arsyeje.29

Për Aristotelin, shteti më i mirë është ai ku të gjithë qytetarët janë në gjendje

të bëjnë një jetë politike sa më të plotë. Ai nuk i iku kurrë idesë së politikës si një

shkencë abstrakte, e interesuar për të mirën absolute të njeriut, megjithatë, e kishte

kuptuar kompleksitetin e forcave që ndikojnë në jetën publike dhe bëri një analizë të

kujdesshme të mekanizmave të qeverisjes, funksioneve të tyre aktuale, si edhe të

mënyrës në të cilën ato mund të përshtaten me ndryshimin e kushteve dhe interesave

në konflikt. Aristoteli mohoi se ligjet e shteti në thelb janë arbitrare dhe se njerëzit

duhet t'u binden atyre vetëm kur lëvizen nga interesi vetjak. Ai mësoi se qenia e

natyrshme e njeriut e destinonte atë për një jetë politike dhe se shteti ishte një

institucion i natyrshëm dhe i domosdoshëm për zhvillimin e forcës dhe për plotësimin

e nevojave dhe dëshirave me të cilat njerëzit janë pajisur nga natyra.30

26 Raymond G. Gettell, History..., vep. e cituar, f.44

27 Gioele Solari, La formazione…, vep. e cituar, f.16

28 Evelyn Abbott, Hellenica; a collection of essays on Greek poetry, philosophy, history, and religion,

Port Washington, N.Y., Kennikat Press, 1971, f.194 29 Thomas Davdidson, Aristotle and the Ancient Educational Ideals, 1092, Charles Scribner’s Sons,

New York, 1902, 168 30 Raymond G. Gettell, History..., vep. e cituar, f. 49

XXVI

Sipas Aristotelit, çdo qeverisje ka dy forma, të vërteta dhe të shtrembra, të

cilat dallohen nga njëra - tjetra, sepse drejtuesit e mirë kërkojnë të arrijnë të mirën e të

gjithëve, ndërsa drejtuesit e korruptuar kërkojnë fitimet e tyre private. Çfarëdo forme

që të ketë një qeveri, ajo duhet të mbështetet në disa koncepte të drejtësisë dhe

proporcionalisht të barazisë.31 Format e vërteta të çdo tipi qeverisjeje, sipas

Aristotelit, ishin monarkia, aristokracia dhe politi, ndërsa format e shtrembra ishin

tirania, oligarkia dhe demokracia. Për Arsitotelin, tirania ishte forma më e keqe e

qeverisjes, sepse i shndërronte qytetarët në skllevër; monarkia dhe aristokracia nuk

ishin praktike, sepse bazoheshin në një vullnet që u kërkonte qytetarëve të vinin të

mirën e komunitetit mbi interesin vetjak, ndërsa politika u provua si forma më e

pranueshme. Por, gjithsesi, Aristoteli e kritikoi qeverisjen popullore, pasi masa do ta

pranonte faktin që një politikë të ishte më e pasur dhe do të binte pre e ndonjë

demogogu.32 Prandaj ai përkrahte një formë mikse, që kombinonte elementet e

demokracisë dhe të aristokracisë, duke e lënë qeverisjen në dorë të klasave të mesme,

që nuk janë as të pasura, as të varfra. Në rendin logjik shteti i paraprin individit dhe

familjes, por në rendin e vërtetë dhe të përkohshëm pjesa, përkatësisht individët dhe

familjet i paraprijnë shtetit. Cili është fundi që u jep përsosmërinë palëve që e

përbëjnë atë dhe i bën të jenë në përputhje me konceptin e tyre?

Aristoteli pohon që njeriu për nga natyra e tij është qenie politike, jo sepse nuk

mund të jetojë jashtë shtetit, por sepse vetëm në shtetin mund të arrijë plotësinë dhe

perfeksionin e natyrës së tij. Prandaj shteti është një organizim i njerëzve dhe është

forma më e lartë e organizimit të tyre.33 Shteti klasik nuk është një produkt i njeriut,

nuk është historik, ai ekziston për vete në natyrë si shprehje e një rregulli natyror të

pandryshueshëm.34 Ai, pra, ekziston për të kënaqur moralin e lartë dhe nevojat

intelektuale të njeriut, të familjes brenda shtetit, për të siguruar nevojat fizike të jetës.

Prandaj shteti mund të justifikohet edhe në baza utilitare dhe mbi këtë bazë

respektohet skllavëria si e drejtë dhe e natyrshme. Aristoteli e përkufizoi shtetin si

trup kolektiv të qytetarëve dhe e përcaktoi një qytetar “si atë që ka të drejtën të marrë

pjesë në qeverisje”. Bazuar në idetë e tij mbi faktet e jetës helene, ai besonte se

nënshtetësia nënkuptonte pjesëmarrjen në asambletë dhe në juritë, në ushtrimin aktiv

të të drejtave politike. Kualifikimi për shtetësinë konsiderohet si aftësia për të sunduar

dhe për t'u sunduar.35

Për Aristotelin, virtytet janë pjesë e njeriut dhe për t’i kuptuar ato, duhet, së

pari, të kuptohet se çfarë është njeriu, i cili në thelb është një kafshë racionale, që

vepron përmes arsyes dhe vullnetit. Arsyeja është aftësia për të kuptuar botën përmes

koncepteve, ndërsa virtytet janë gjendje karakteresh, të fituara përmes trajnimit, që i

bëjnë njeriut të mundur të kryejë veprimet që kontriubojnë në fundin e tij.36 Ai besoi

31 Samuel Enoch Stumpf: Filozofia…, vep. e cituar, f.103 32 Andrew Heywood: Politika, Dudaj, Tiranw, 2008, f. 48 33 Gioele Solari, La formazione…, vep. e cituar, f.17 34 Po aty, f.23. 35 Raymond G. Gettell, History..., vep. e cituar, f. 50-51. 36 James Gordley, The Philosophical Origins of Modern Contract Doctrine, Oxford University, New

York, 1991, f. 20.

XXVII

se “qëllimi i shtetit nuk ishte të zgjeronte sundimin e tij ose pasurimin e njerëzve të tij,

por të zgjeronte njohuritë, të promovonte virtytin dhe të siguronte drejtësinë për të

gjithë.”37

Aristoteli bën një ndarje e qartë midis shtetit dhe qeverisë. Shteti përbëhet nga

trupi i qytetarëve, ndërsa qeveria nga ata që drejtojnë dhe rregullojnë shtetin, kanë

zyra dhe zotërojnë pushtetin sovran. Prandaj në debatin mbi formën më të mirë të

qeverisjes ai ishte i preokupuar në shpërndarjen e duhur të pushtetit politik midis

organeve administrative të shtetit. Parimi i ndarjes së pushtetit shihet në organizimin e

drejtë dhe detyrat e ekzekutivit, të legjislativit dhe të gjyqësorit.

Klasikifikimi i tij ishte si më poshtë: një shtet i qeverisur në interes të të

gjithëve është monarki. Nëse monarku qeveris arbitrarisht në favor të tij, ky tip

degjeneron në një tirani. Një shtet i qeverisur për të mirën e përbashkët nga pak njerëz

është aristokraci. Nëse pak nga këta përdorin pushtetin e tyre në mënyrë egoiste dhe

vënë pasurinë mbi inteligjencën dhe patriotizmin, aristokracia bëhet një oligarki. Një

shtet i qeverisur nga i gjithë populli për të mirën e përgjithshme është një politi. Nëse,

megjithatë, shumica e njerëzve, duke kuptuar dallimet e tyre, qeverisin në interes të të

varfërve, politika në formën e saj të komplikuar bëhet një demokraci. Format më të

pastra ideale të dëshirueshme do të realizoheshin nëse do të ekzistonin njerëzit

perfektë, por në lehtësinë e monarkisë dhe aristokracisë praktikisht është i pamundur

realizimi. Format e korruptuara bien në fushën e politikës praktike. Nga këto forma,

tirania dhe demokracia ekstreme janë më të këqijat. Vetëm në rastin e politit është

ideal në lidhje të ngushtë me qeverinë.38 Shteti ideal është i mundshëm vetëm në

kushte ideale. Aristoteli besonte se monarkia dhe demokracia janë format më të mira

të qeverisjes.39

Sipas Aristotelit, parimet themelore të së drejtës gjenden në natyrë dhe

zbulohen përmes natyrës njerëzore dhe se është detyra e shtetit të përshtaste natyrën e

tyre me nevojat e veçanta të qytetarëve, duke modifikuar normat e përgjithshme, për

të parandaluar rastet e padrejtësisë. Pasi bëri një studim të detajuar të disa qeverive të

kohës së tij, doli në përfundimin se origjina e shtetit është në përpjekjet e njerëzve për

të plotësuar nevojat e tyre individuale. Ai ishte i pari që i kushtoi vëmendje bazës

ekonomike të institucioneve politike dhe përpunoi parimin themelor se karakteri i

pasurisë dhe shpërndarja e saj janë faktorë përcaktues në rregullimin e formës së

qeverisjes dhe se profesionet ndikojnë në qëndrimin dhe aftësinë politike të njerëzve,

të cilët janë në garë, midis atyre që kanë shumë dhe atyre që kanë pak pasuri. Sipas

Aristotelit, uniteti i shtetit duhej të realizohej jo duke shtypur dallimet midis

individëve përmes diskriminimit të rreptë, por përmes organizimit të duhur të tyre.

Një teori tjetër mbi shtetin është ajo e forcës, sipas së cilës shteti është produkt

i ushtrimit të forcës superiore fizike, është nënshtrimi i individit më të dobët nga

individi më i fortë. Mbështetësit e saj argumentin e gjejnë në supozimin se ndoshta në

kohën e njeriut primitiv individi më i fuqishëm ushtronte autoritetin mbi individin më

37 Raymond G. Gettell, History..., vep. e cituar, f. 54.

38 Po aty, f. 52. 39 Po aty, f. 52-53.

XXVIII

të dobët, kështu edhe fiset apo klanet më të fuqishme mbi fiset më të dobëta dhe me

radhë, deri në pretendimin se shtetet kanë ardhur në ekzistencë përmes shtrëngimit

fizik ose detyrimit.40

Jenksi është mbështetësi më i madh i kësaj teorie, 41 sipas të cilit, nuk ka asnjë

vështirësi për të treguar se të gjitha bashkësitë politike të tipit modern ia detyrojnë

ekzistencën e tyre një lufte të suksesshme. Pra, sipas kësaj teorie, është lufta që krijon

shtetin.

Kjo teori është interpretuar në mënyra të ndryshme: kisha përballë fuqisë

brutale të shtetit vendos kishën e themeluar nga perëndia; individualistët

argumentojnë se, ashtu si shteti është rezultat i forcës superiore, edhe brenda vetë

shoqërisë raca duhet të jetë më e shpejtë, kjo do të thotë konkurrencë e pakufizuar dhe

hapësirë e pakufizuar për përpjekjet individuale;42 marksistët mendonin se në kohën

primitive njerëzit nuk kishin pasuri të tepërt, dhe kjo nuk shkaktonte grindje, por me

kalimin e kohës, me fuqizimin e bujqësisë, teprica e ushqimeve krijoi pasuri private, e

cila u bë burim konfliktesh.

Teoria e forcës ka brenda vetes një sasi të konsiderueshme të së vërtetës, pasi

forca është një element thelbësor i shtetit, është kriticizmi i domosdoshëm si brenda,

ashtu edhe jashtë. Forca e brendshme e shtetit kërkon forcë për shtetin, fuqi për

ruajtjen e unitetit të tij kundër elementit shkatërrues. Marrëdhënia midis komandës

dhe bindjes së nevojshme ndaj qeverisë nënkupton ekzistencën e forcës. Nga jashtë

një shtet kërkon fuqi për të zmbrapsur sulmet. Megjithatë, vendosja e forcës si një

shpjegim i origjinës së shtetit dhe si një justifikim i veprimit të saj është e gabuar.43

Shpjegimi se origjina e shtetit është forca, sot nuk gjen shumë mbështetës, por si një

shpjegim i bazës së autoritetit shtetëror është korrekt. Forca dhe fuqia janë

karakteristika më dalluese të shtetit, me pak fjalë, se shteti, ndryshe nga të gjitha

organizimet e tjera të shoqërisë njerëzore, zotëron fuqinë për të detyruar anëtarët e saj

të binden dhe kjo nuk mund të kundërshtohet. 44

Një nga teoritë me ndikim më të madh është teoria e kontratës, e cila

zëvendësoi marrëdhëniet natyrore me ato civile. Ajo u bë një doktrinë përgjithësisht e

pranuar nga udhëheqësit e mendimit gjatë fundit të shekullit XVII dhe pjesës më të

madhe të shekullit XVIII45 dhe dukej si arsyeja e vetme alternative e së drejtës

hyjnore. Kjo teori pati një ndikim të madh në Evropë dhe Amerikë.46 “Barazia e të

drejtave natyrore të njerëzve e bën gjendjen e natyrës një luftë, ligjet natyrore i bëjnë

njerëzit t’i iknin kësaj gjendjeje, duke themeluar shtetin dhe sovranin. Pasi u bë kjo,

vullneti i sovranit u bë i vetmi ligj i vërtetë. Kontrata e themeluar nuk mund të thyhej

40 Robert, N. Gilchrist, Principales…, vep. e cituar, f. 92. 41 B. M. Sharma, Political Theory And Modern Governments, part.1, Shukla Printing Press, Lacknow,

1935, f. 66. 42 Po aty, f. 68. 43 Robert, N. Gilchrist, Principales…, vep. e cituar, f. 92 44James Wilford Ganrer, Introduction to political science, a treatise on the origin, nature, functions,

and organization of the state, American Book Company, Chicago, 1910, f. 119. 45 Raymond G. Gettell, History..., vep. e cituar, f. 217. 46 James Wilford Ganrer, Introduction…, vep. e cituar, f. 93.

XXIX

nga momenti që kushdo refuzonte t’i bindej, rikthehej në gjendjen origjinale të luftës

dhe mund të shkatërrohej”.47

Kontratualizmi modern paraqet një pikë të vërtetë kthese në historinë e

mendimit politik të dominuar nga organizimi, sepse përmbysi raportin midis njeriut

dhe shoqërisë, e bëri shoqërinë jo më një fakt natyror, që ekziston pavarësisht nga

vullneti i individëve, por një trup artificial, të krijuar nga individët në imazhin dhe

ngjashmërinë e tyre, për të kënaqur interesat dhe nevojat e tyre dhe për ushtrimin më

të gjerë të të drejtave të tyre.48

Kjo teori e shikon shtetin si një trup politik të themeluar në bazë të një

kontrate ndërmjet popullit dhe mbretit, nga e cila varet autoriteti i sovranit dhe

garanton ushtrimin e të drejtave natyrore të njeriut. Me teorinë kontratuale Hobsi,

Loku dhe Rusoi sollën një konceptim politik modern të shtetit, me një formë

sistematike dhe komplekse. Teorinë e kontratës e hasim në dy forma: teoria e

kontratës sociale e themeluar nga Hobsi me “Leviatanon”, ide që më vonë e rimori

Rusoi dhe teoria e kontratës politike e themeluar nga Xhon Loku.

Hobsi (shteti absolut) është një nga përfaqësuesit e teorisё sё kontratёs. Ai i

përshkruante njerëzit në gjendjen e tyre natyrore, siç ishin para se të krijohej shoqëria,

kur ata ishin të barabartë dhe me të drejta të barabarta mbi gjërat që ishin të

nevojshme për të jetuar. Njerëzit janë më shumë të ngjashëm se të ndryshëm, ata janë

mosbesues ndaj njëri - tjetrit, dhe kjo i çon në grindje. Sipas Hobsit, tri janë shkaqet

që çojnë në grindje: konkurrenca, mosbesimi dhe dëshira për triumf.49 Drejtësia lidhej

me kuptimin e lirisë së njeriut “për të bërë atë çfarë mundej, ndaj atyre që mundej,

duke zotëruar përdorur dhe gëzuar të gjitha ato që merrte”.50 Dëshira për mbijetesë e

njeriut në gjendjen e tij natyrore e lejonte të mbrohej me çfarëdolloj veprimesh,“lufta

e të gjithëve kundër të gjithëve” dhe e çlironte atë nga detyrimet.51 Hobsi mohon të

drejtën mbi pronën, sepse nuk ka prona, autoritet suprem apo dallim midis “times”

dhe “tëndes”. Gjithkush që ka forcën, mund t’i marrë dhe t’i mbajë për aq kohë sa

është i aftë t’i mbajë.52 Pra, gjendja e natyrës nënkupton më shumë dëme sesa

përparësi, sepse njeriu jeton gjithmonë në gjendje lufte, gjithmonë nën një rrezik të

vazhdueshëm për të humbur të mirat thelbësore, d.m.th., paqen dhe jetën.

Megjithëse njeriu është vendosur në kushte të ashpra,53 ai nuk ka mundësi të

dalë nga gjendja e natyrës duke përdorur pjesërisht pasionet dhe pjesërisht arsyen.

Pasionet që e udhëheqin njeriun drejt paqes, janë frika nga vdekja, dëshira për të

siguruar ato gjëra që janë të domosdoshme për të jetuar në mënyrë komode, si dhe

shpresa për t’i siguruar ato prej industrive. Kështu arsyeja na sugjeron marrëveshje të

47 Raymond G. Gettell, History..., vep. e cituar,

f.219 48 Norberto Bobbio, Liberalismo e democrazia, Simonelli, Milano, 2007, f. 33-34. 49 Tomas Hobs, Leviatani, IPLS & DITA 2000, Tiranë, f. 78. 50 Po aty, f.79. 51 Samuel Enoch Stumpf: Filozofia…, vep. e cituar, f. 224. 52 William Archibald Dunning, A History of Political Theories from Luther to Montesquieu,

MACMILLAN & CO, London, 1916, f. 270. 53 Po aty, f. 269.

XXX

favorshme, mbi të cilat mund të bazohen njerëzit për të arritur paqen. Këto

marrëveshje janë ato që quhen ligje të natyrës.

Me arsyen natyrore Hobsi kupton aftësinë për të siguruar nevojat e tij dhe për

të krijuar mjetet për ta arritur këtë, të njohura si tri ligjet themelore të natyrës: ligji i

parë pohon se njeriu duhet të kërkojë paqen për të siguruar ekzistencën e vet, për të

shmangur luftën, për rrjedhojë, është një normë apo rregull i përgjithshëm i arsyes që

“secili duhet të përpiqet për paqe sa kohë ka shpresë për ta arritur atë dhe, kur nuk e

arrin dot, të kërkojë e të përdorë të gjitha përfitimet e të mirat e luftës;"54 ligji i dytë

konfirmon që njeriu duhet të heqë dorë nga e drejta mbi gjithçka në bazë të arsyes

natyrore, këshillon njerëzit të bëjnë marrëveshje ose kontrata për krijimin e një

komuniteti, duke i dhënë vetes një sovran: secili, nëse edhe të tjerë janë për këtë, të

jetë i gatshëm të heqë dorë nga e drejta për të bërë çdo gjë, në atë masë që kjo është e

nevojshme për paqen e vetëmbrojtjen, dhe të kënaqet me liri ndaj të tjerëve sa ai do

t’u lejonte të tjerëve ndaj vetes së tij;55 ligji i tretë pohon se njerëzit duhet të ruajnë

marrëveshjen, gjë që do të ishte kontraditore, sepse duhej që njeriu të dorëzonte të

drejtat e tij dhe në të njëjtën kohë të donte t’i mbante. Të braktisësh të drejtën që ke

për të bërë diçka, do të thotë ta zhveshësh veten nga liria për të penguar tjetrin të

përfitojë nga e drejta e tij në të njëjtën gjë.56 Megjithatë, për Hobsin, ligjet natyrore

janë të përjetshme, sepse padrejtësia, mosmirënjohja, arroganca, krenaria, favorizimi i

personave e të tjera si këto nuk mund të bëhen të ligjshme. Kurrë nuk mund të ndodhë

që lufta të ruajë jetën dhe paqja ta asgjesojë atë.

Dhe shoqëria lind pikërisht nga këto kushte, sepse njeriu nga frika se humbet

jetën dhe të mirat e tij materiale, bie dakort me të tjerët (bën marrëveshje) për të gjetur

qetësinë. Kjo është një shoqëri politike ose thënë ndryshe shtet, dhe individët që e

përbëjnë, duke hequr dorë nga të drejtat natyrore, shndërrohen në subjekte të saj,

ndërsa personi apo asambleja që e ruan atë, merr funksionin e sovranit. Ky i fundit

zotëron një formë të parezistueshme, që me superioritetin e vet dominon gjithë të

tjerët, duke e bërë të pamundur luftën natyrore dhe vendos për të gjithë çfarë është “e

drejtë ose e gabuar”. Për Hobsin qëllimi i shtetit është siguria e të gjithëve, siguri të

cilën njeriut nuk mund t’ia japin ligjet e natyrës. 57

As njeriu i vetëm, as bashkimi i një numri të vogël njerëzish apo edhe një masë

më e madhe njerëzish nuk janë të aftë të garantojnë sigurinë e tyre përballë sulmeve të

një armiku të përbashkët apo kundrejt njëri - tjetrit.

E vetmja mënyrë për të vendosur një fuqi të përbashkët, të aftë që t’i mbrojë

njerëzit nga pushtimet e huaja e që të mos dëmtojnë njëri - tjetrin, që t’u garantojë që

me frytet e punës së tyre e të tokës të mbajnë vetveten e të bëjnë një jetë të

kënaqshme, është t’ia kalojnë tërë pushtetin e forcës së tyre një njeriu ose një kuvendi,

që me shumicë votash t’i përqëndrojnë të gjitha vullnetet në një vullnet të vetëm.58

54 Tomas Hobs, Leviatani,…, vep. e cituar, f.81 55 Po aty, f.81. 56 Po aty, f. 81-82. 57 Massimo Mori, Storia della filosofia moderna, Laterza & Figli, Bari, 2005, cap.7. 58 Tomas Hobs, Leviatani ...,, vep. e cituar, f.109.

XXXI

Kalimin nga gjendja primitive në atë shoqërore e bënte nënshkrimi i marrëveshjes

midis individëve, “i tillë sikur çdo njeri t’i thoshte çdo njeriu tjetër: unë e autorizoj

këtë njeri ose këtë kuvend njerëzish dhe i jap të drejtën të më qeverisë, me kusht që

edhe ti t’i japësh atij po këtë të drejtë e po kështu t’i autorizosh të gjitha veprimet e

tij”.59 Dy janë pikat kryesore në përcaktimin e Hobsit për marrëveshjen: e para, ajo

kryhet midis individësh, pra, jo midis sovranëve dhe shtetasve dhe e dyta, ky sovran

mund të jetë një individ ose një asamble individësh.

Nё teorinё e Hobsit shteti është produkt i një kontrate, përmes së cilës qytetarët

i japin fund gjendjes së luftës “të gjithë kundër të gjithëve”60 (karakteristikë e gjendjes

natyrore), duke i dhënë lirinë e tyre shtetit në këmbim të paqes dhe sigurisë së tyre.

Individët bien dakort t’ja dorëzojnë të drejtën e qeverisjes një sovrani të vetëm,

vullneti i të cilit përfaqëson vullnetin dhe gjykimin e të gjithë individëve. Sipas tij,

sovraniteti i shtetit duhet të bazohet në bindjen e padiskutueshme.61 Prej këtej del se

nuk mund të ketë një rezistencë kundër sovranit, sepse kjo do të thoshte rezistencë

kundër vetes dhe se, gjithashtu, rezistenca do t’i çonte në primitivizëm apo anarki. Në

fund të fundit, sipas Hobsit, fuqia e sovranit duhet të jetë absolute që të garantojë

rregullin, paqen dhe ligjin; nga themelimi i shtetit rrjedhin të drejtat dhe fuqitë e tij.62

Hobsi pёrcakton vetëm tri modele shtetesh: monarkinë, kur përfaqësimi është

një njeri i vetëm; demokracinë, kur është kuvend i të gjithë atyre që duan të mblidhen

së bashku, apo shtet popullor; aristokracinë, kur është kuvend vetëm i një pjese të

njerëzve. Nuk mund të ketë asnjë lloj tjetër shteti, sepse pushtetin sovran në tërësinë e

tij (dhe ai, siç e kemi treguar, është i pandashëm) mund ta kenë ose një person, ose më

shumë, ose të gjithë. Dallimi midis shteteve të Hobsit nuk qëndron në pushtetin, por

në volinë për t’i dhënë popullit paqen dhe sigurinë, pra, çka ato janë ngritur, dhe fuqia

e shtetit varet nga fuqia e tij materiale dhe nga aftësia e tij për të ruajtur paqen e

brendshme.

Parimet themelore të Hobsit janë uniteti i shtetit dhe detyrimi i bindjes ndaj

ligjeve të ushtruara nga sovrani. Të dyja bashkë, edhe pushteti i sovranit, edhe bindja

politike duhet të dalin nga vullneti i individëve përmes paktit të tyre, që çon në

formën e politikës shtetërore. Pra, ai e sheh shtetin si një institucion të themeluar mbi

pëlqimin e individëve, i cili duhet të jetë absolut për të ruajtur paqen midis njerzëve,

që nga natyra janë të prirur të jenë gjithmonë në gjendje lufte. Hobsi nuk e

konsideronte shtetin si promotor të mirëqenies, ai e përcaktonte ligjin si komandën

formale të sovranit, duke dalluar qartë moralin dhe politikën. Sovrani kishte fuqinë

për të hartuar ligje dhe për t’i shfuqizuar ato, por vetë ishte mbi ligjet dhe jo subjekt i

tyre.63

59 Po aty, f.109. 60 “Teoricienët politikë, veçanërisht ata që dëshironin të zmadhonin fuqinë e mbretit, e konsideronin

gjendjen natyrore si një barbarizëm dhe konsideronin një shoqëri politike të rregulluar dhe të qeverisur

mirë si veprën më fisnike të njerëzimit. Kjo ishte pikëpamja e Hobsit”. Raymond G. Gettell, History...,

vep. e cituar, f. 216. 61 Po aty, f. 218. 62 Samuel Enoch Stumpf: Filozofia…, vep. e cituar, f. 225. 63 Stephen Leacock, Elements of political science, 1906, Mifflin CO, Boston, f. 28-29.

XXXII

Edhe Loku (njё tjetёr pёrfaqёsues i teorisё sё kontratёs), i ngjashëm me

Hobsin, e kupton pushtetin politik si produkt të kontratës, por u njeh individëve “të

drejtat natyrore”, si liria dhe e drejta e pronës, të drejta që duhet t’i sigurojë shteti. Në

shoqërinë e kontratës, sipas Lokut, individi përjeton tri gjendje: si “qytetar”, si

“anëtar” dhe si “subjekt” dhe, duke iu nënshtruar vullnetarisht paktit, u nënshtrohet

edhe ligjeve të tij. Pjesëmarrja në pakt përcakton një detyrim për bindje, duke i

shndërruar “subjektet” që nënshkruajnë kontratën në individë “subjekt” të ligjeve që

lindin nga kontrata. Pra, të gjithë “anëtarët” e trupit politik kanë dhënë pëlqimin e tyre

për kontratën.

Duke qenë se të gjithë njerëzit në gjendjen e natyrës janë të lirë, të barabartë

dhe të pavarur,64 askush nuk mund t’ua heq këtë kushtëzim dhe t’i nënshtrojë ata ndaj

ndonjë pushteti politik pa miratimin e tyre. Të gjithë individët, kur pranojnë të

themelojnë shoqërinë, zhvishen nga të drejtat natyrore, dhe në këtë mënyrë ua

nënshtrojnë veten kufizimeve të ligjeve të shoqërisë që themeluan. Thënë shkurt, ky

akt, pra arritja e paktit, u siguron atyre jetën, paqen reciproke dhe pronën. Situata

është e vlefshme vetëm për ata individë që nënshkruajnë paktin dhe jo për të tjerë që

ngelen jashtë këtij pakti, të cilët mbeten sërish të pavarur në gjendjen e tyre të natyrës.

Duke nënshkruar paktin, individët bëhen anëtarë të trupit politik, ku shumica ka të

drejtë të vendosë për pjesën tjetër. Komuniteti i themeluar nga pakti ka të drejtë të

mendojë si një trup i vetëm, vetëm bazuar në vullnetin dhe vendimin e shumicës.

Nëse vendimet nuk kanë mirëkuptimin e individëve, trupi politik vendos në bazë të

forcës së shumicës.

Loku me veprën e vet i dha jetë teorisë kontratualiste, sipas së cilës vetëm

ushtrimi vullnetar i pëlqimit të një individi mund ta lidhë atë me një organizëm

politik, duke iu kundërvënë absolutizmit, se ëshë më mirë një pushtet i bazuar mbi

mirëkuptimin e lirë dhe vendimet e shumicës së atyre që kanë nënshkruar paktin,

përkundrejt pushtetit absolutist. Prandaj individët me anë të një kontrate shoqërore

formuan një trup politik,65 duke hequr dorë nga e drejta e tyre personale për të

interpretuar dhe administruar ligjin e natyrës, në këmbim të një garancie të ruajtjes së

të drejtës natyrore të jetës, lirisë dhe pasurisë. Në këtë mënyrë, kontrata e Lokut ishte

specifike dhe e kufizuar dhe jo e përgjithshme si te Hobsi, për më tepër, fuqia nuk i

ishte veshur vetëm një njeriu, por tёrё bashkësisë.

Edhe sovraniteti i bashkësisë politike apo i shtetit nuk ishte absolut, kishte

vetëm pushtetin për të mbrojtur ligjet natyrore. Fjala “sovranitet”, në fakt, nuk shihet

në traktatin e Lokut.66 Kjo lloj kontrate nënkuptonte sundimin e shumicës. Derisa

individi i dorëzohet komunitetit, pakica duhet t’i nënshtrohet vullnetit të shumicës.67

Loku nuk bëri ndonjë dallim të veçantë midis shtetit dhe qeverisë, ai nuk zhvilloi

teorinë e ndarjes së pushteteve, por konsideroi një demokraci në duart e delegatëve, të

64 Norberto Bobbio, Liberalismo…, vep. e cituar, f. 31. 65 Xhon Loku, Traktati i dytë për qeverisjen dhe shkrime të tjera, IPLS & DITA 2000, Tiranë, f.140. 66 Raymond G. Gettell, History..., vep. e cituar, f. 225. 67 William Archibald Dunning, A History…, vep. e cituar, f. 350.

XXXIII

kontrolluar përmes zgjedhjeve, si forma më e mirë e qeverisë. Fuqia e legjislaturës, si

organ suprem i qeverisë, nuk është absolute, qeveria duhej të bazohej mbi pëlqimin. 68

Një nga qëllimet e Lokut në librin “Dy traktatet” mbi qeverinë është të provojë

se pushteti civil i lindur për të garantuar lirinë dhe pronën e individëve, që bashkohen

për t’u vetëqeverisur, është i dallueshёm nga qeverisja paternaliste.69 Idetë e tij të

shprehura në librat “Dy traktatet” dhe “Esse” kishin ndikim të fuqishëm në mendimet

e asaj epoke. Për shkak të shprehjeve që përmbanin, disa nga ato gjetën mbështetje

shumë të fuqishme te brezat në vazhdim, si për shembull, që njerëzit janë “të gjithë të

barabartë dhe të pavarur”dhe zotërojnë të drejtat natyrore të “jetës, shëndetit, lirisë

dhe pasurisë”; disa u përdorën në Deklaratën e Pavarësisë dhe ndikuan në formulimin

e Kushtetutës Amerikane.

Loku e zhvilloi teorinë e tij politike në traktatin e dytë për qeverinë dhe

pikërisht me primitivizmin. Sipas tij, “njerëzit jetojnë së bashku, mbështeten tek

arsyeja e tyre, pa asnjë sundimtar të përbashkët dhe të drejtën e gjykimit dhe të

autoritetit mbi ta e ka vetëm natyra”.70 Ai besoi në një gjendje të natyrës dhe për këtë

arsye ligji i natyrës ishte i detyrueshëm dhe në të njëjtën kohë ishte fara e grindjeve

dhe konflikteve të panumërta në karakterin e papërkryer të natyrës njerëzore.71 Edhe

në gjendjen primitive njerëzit janë të aftë të njohin ligjin moral. Ai pohon se,

“Arsyeja, e cila është vetë ky ligj, mëson mbarë njerëzimin se të qenët i barabartë

dhe i pavarur do të thotë që askush nuk duhet ta prekë tjetrin në jetën, shëndetin,

lirinë dhe pronën” (Xh. Loku, Traktati i dytë për qeverisjen). përfshin të drejtat

natyrore së bashku me të drejtat reciproke dhe, ndërmjet këtyre të drejtave, Loku

thekson veçanërisht të drejtën e pronës private.72 Për tё qeveria duhet të bazohet mbi

kontratën e individëve të shtetit natyror (mbështetur mbi pëlqimin e njerëzve), që në

një bashkësi politike krijojnë qeverinë, përfaqësimi i së cilës përbëhet nga dy organe:

një organ përfaqësues që diskuton dhe një person fizik ose një kolegj që ushtron

pushtetin ekzekutiv. Të dyja këto organe, si legjislativi, edhe ekzekutivi janë të

rrezikshëm, nëse përdoren kundër bashkësive politike dhe individëve që e krijojnë atë.

Loku e pranon rëndësinë e ndarjes së pushteteve, 73 sidomos për të bërë të

qartë se ata që administrojnë ligjet, nuk janë krijuesit e tyre, pasi ata mund të

përjashtojnë veten nga bindja për ligjin dhe e përshtasin në mënyrë të tillë, që e

kthejnë zbatimin e tij sipas interesave të tyre private. “Por, - shkruan ai, - meqë ligjet,

që bëhen një herë dhe në një kohë të shkurtër, kanë fuqi të njëjtë e të përhershme dhe

duhet të zbatohen vazhdimisht ose të mbikëqyren gjatë këtij zbatimi, lind nevoja të

ketë një pushtet të gatshëm gjithë kohën, i cili ndjek zbatimin e ligjeve në fuqi.

Prandaj pushteti legjislativ dhe pushteti ekzekutiv shpesh ndahen”.74 Duke qenë se

68 Xhon Loku, Traktati i dytë…, vep. e cituar, f. 142. 69 Norberto Bobbio, Liberalismo…, vep. e cituar, f. 40. 70 Xhon Loku, Xhon Loku, Traktati i dytë…, vep. e cituar, f. 151. 71 Sterling Power Lamprecht, The moral and political philosophy of John Locke, New York, Russell &

Russell, New York, 1962, f.130. 72 Samuel Enoch Stumpf, Filozofia…, vep. e cituar, f. 256-263. 73 Po aty, f. 174. 74 Po aty, f. 174.

XXXIV

fuqia legjislative është mbështetur te besimi, ajo nuk është absolute, prandaj fuqia

supreme mbetet prapë në duart e popullit, i cili ndryshon ligjin, kur shikon se aktet

legjislative janë në kundërshtim me besimin që kanë brenda tyre. Kontrata e Lokut e

paraqitur në këtë formë nuk korrespondon me paktin qeverisës, pasi ajo jo vetëm që

krijon autoritetin e monarkut, por e bashkon edhe me anëtarët e bashkësisë së

ndërsjelltë në një trup politik. Nga ana tjetër, diferencohet nga kontratat e Hobsit në

atë që monarku është pjesë e saj dhe mban zyrën e tij vetëm për shkak të

pajtueshmërisë së tij me termat e kontratës. Nëse mbreti i thyen ato, kontrata

shpërbëhet.75

Loku nuk e pranoi që njerëzit i kishin kaluar njëherë e përgjithmonë të drejtat

e tyre te sovrani, por e justifikon këtë kalim vetëm kur qeveria nuk funksionon (nuk

zbaton legjislaturën e saj). Për Lokun ishte “populli” që gjykon. “Me shtet gjithmonë

kuptoj jo demokracinë apo ndonjë formë tjetë qeverisjeje, por çdo komunitet të

pavarur, të cilin latinët e tregonin me fjalën “civitas”. Këtij termi në gjuhën tonë i

përgjigjet më mirë termi commonwealth (shtet).”76

Këta janë kufijtë që i kanë vënë besimi i shoqërisë, e drejta hyjnore dhe e

drejta natyrore pushtetit legjislativ të çdo shteti, në të gjitha format e qeverisjes:

qeverisje nëpërmjet ligjeve të shpallura e të qëndrueshme, që nuk duhet të ndryshojnë

për çdo rast të veçantë, përkundrazi, duhet të jetë veç një ligj për të pasurin e për të

varfrin, për favoritin e oborrit dhe për fshatarin që punon me parmendë; ligjet nuk

duhet të jenë të paracaktuara për asnjë qëllim tjetër, në fund të fundit, përveç së mirës

së popullit; nuk duhet të ketё tatime për pronat pa pëlqimin e popullit, dhënë prej atij

vetë ose deputetëve të tij; legjislativi nuk duhet dhe nuk mund t’ia kalojë pushtetin për

të bërë ligje ndonjë tjetri ose të vendosë atë diku tjetër, veç atij ku e ka vënë populli.

Pushteti legjislativ është ai pushtet që ka të drejtë të përcaktojë se si duhet përdorur

forca e shtetit për mbrojtjen e komunitetit dhe anëtarëve të tij. Salus Populi Suprema

Lex (E mira e popullit është ligji më i lartë) është pa dyshim një rregullë kaq e drejtë

dhe themelore, saqë ai që e ndjek sinqerisht nuk mund të bjerë në ndonjë gabim të

rrezikshëm.77

Loku e njihte rrezikun e një pushteti absolut dhe mendonte se pushteti

qeveritar kufizohej më mirë duke e ndarë në degë të qeverisjes. Sipas tij, trupi i

qeverisjes duhet të largohet nëse e shkel ligjin e natyrës. Kjo ishte edhe baza teorike e

revolucionit amerikan. Por si mund ta justifikojmë shtetin?

Sipas Lokut, pushteti politik konsiston në të drejtën për të vendsour ligje dhe

për të ndëshkuar ata që nuk u binden atyre.78 Prandaj çdo njeri, për hir të së drejtës që

ka për mbrojtjen e gjendjes natyrore në përgjithësi, mund të ndalojë ose, në qoftë e

nevojshme, të shkatërrojë sendet e dëmshme për njerëzit. Në këtë mënyrë mund t’i

shkaktojë të keqe cilitdo që e ka shkelur këtë të drejtë në atë masë sa ta detyrojë atë të

pendohet për ç’ka bërë e ta frikësojë dhe me shembullin e tij të bindë edhe të tjerët që

75 Stephen Leacock, Elements…, vep. e cituar, f.29. 76 Xhon Loku, Traktati i dytë…, vep. e cituar, f.164. 77 Po aty, f.172-182. 78 Michael Rosen & Jonathan Wolff, Mendimi Politik, UFO Press, Tiranw, 2007, f.55.

XXXV

të mos kryejnë prapësi të ngjashme. Mbi këtë bazë çdo njeri ka të drejtë të ndëshkojë

kriminelin dhe të jetë ushtrues i së drejtës natyrore. 79

Shteti i natyrës te Loku përfshin disa koncepte: lirinë brenda kufijve të ligjit të

natyrës; barazinë, gjendjen e natyrës, të rregulluar nga ligji i natyrës, i cili është i

barabartë me arsyen që kërkon paqen dhe mbrojtjen e të gjithëve, sepse njerëzit janë

krijuar nga Perëndia të gjithë të barabartë. Në shtetin e natyrës çdo individ është

zbatues i ligjit të natyrës dhe gjyqtar i shkeljve që lidhen me këtë. Shteti i natyrës

është shteti i luftës, prandaj shoqëria është krijuar për të shmangur gjendjen e luftës.

Shoqëria politike nënkupton se njerëzit japin fuqinë e natyrshme80 që ata

gëzojnë në gjendjen e natyrës, për të bërë drejtësi, Sipas Lokut, “Për t’i detyruar

njerëzit që të mos shkelin të drejtat e të tjerëve, që të mos i bëjnë dëm njëri - tjetrit

dhe të respektojnë të drejtën natyrore, e cila kërkon paqe dhe ruajtjen e gjithë

gjindjes njerëzore, në gjendjen e natyrës është në duart e çdo njeriu të verë në jetë të

drejtën natyrore”.81 Loku i përkufizon kështu format e shtetit: kur pushtetin e ka

shumica, forma e qeverisjes është një demokraci e plotë; kur pushteti legjislativ kalon

në duart e disa njerëzve të zgjedhur dhe trashëgimtarëve ose pasardhësve të tyre,

forma e qevrisjes është oligarki; kur pushteti kalon në duart e një njeriu të vetëm, ajo

është monarki. Në qoftë se pushteti është në duart e një njeriu dhe të trashëgimtarëve

të vet, kjo është një monarki e trashëgueshme, por, në qoftë se pushteti i kalon atij

vetëm sa është gjallë, kurse pas vdekjes së tij e drejta e caktuar për pasardhësin i

rikthehet shumicës, atëherë kjo është një monarki me zgjedhje.

Sipas Lokut, forma e qeverisjes varet se kush e ka pushtetin suprem. Pushteti

legjislativ është e pamundur të konceptohet një pushtet suprem më i ulët, që mund të

urdhërojë një pushtet më të lartë apo që ndonjë pushtet, përveç pushtetit suprem, të

bëjë ligje. Në pajtim me këtë, forma e shtetit përcaktohet nga fakti se kush ka pushtet

për të bërë ligje.82 Njerëzit u organizuan në shoqëri për të gëzuar në paqe dhe të

sigurtë pronat e tyre.83 Instrumenti për të arritur këtë ishin ligjet e vendosura në

shoqëri.

Ligji i parë dhe themelor pozitiv i të gjitha shteteve është ngritja e pushtetit

legjislativ, sikundër e drejta natyrore e parë dhe themelore, së cilës duhet t’i

nështrohet legjislativi vetë, është mbrojtja e shoqërisë (në atë masë sa kjo do të

përputhet me të mirën publike) dhe e çdo anëtari të saj. Ky pushtet ishte suprem, i

shenjtë dhe i patjetërsueshëm dhe asnjë vendim i pamiratuar prej tij nuk ka forcën e

ligjit. Megjithëse ai është pushteti suprem në çdo shtet, gjithsesi, nuk është dhe nuk

mund të jetë krejtësisht arbitrar ndaj jetës dhe pasurive të njerëzve, nuk mund të marrë

mbi vete të drejtën për të qeverisur nëpërmjet vendimesh të improvizuara arbitrare.84

79 Xhon Loku, Traktati i dytë…, vep. e cituar, f. 82. 80 William Archibald Dunning, A History…, vep. e cituar, f. 350. 81 Xhon Loku, Traktati i dytë…, vep. e cituar, f.81. 82 Po aty, f.163. 83 “Thelbi i doktrinës së tij është se, ndërsa kryesisht të gjitha gjërat janë të përbashkëta për të gjithë

njerëzit, sa më shpejt që çdo individ përfshin punën e tij në çdo objekt të veçantë e bën atë pronën e tij

të veçantë”. William Archibald Dunning, A History…, vep. e cituar, f. 347. 84 Xhon Loku, Traktati i dytë…, vep. e cituar, f. 165.

XXXVI

Shteti i Lokut bazohet në mirëkuptimin e individëve, pushteti sovran nuk mund të

qeverisë në mënyrë arbitrare, por nëpërmjet ligjeve.

Për Lokun, individi është i lirë si në shtetin e natyrës, ashtu edhe në shtetin e së

drejtës. Ai hedh poshtë konceptin e Hobsit për luftën e të gjithëve ndaj të gjithëve,

megjithatë, në fund ai pranon se, për shkak të dobësisë dhe viciozitetit të shumicës së

njerëzve, gjendja e natyrshme është e patolerueshme. Kështu ai arrin në procesin ku të

këqijat zhduken nga zëvendësimi i shoqërisë natyrale me atë civile.85 Loku modifikon

në kuptimin liberal raportin midis individit dhe shtetit, sepse sovraniteti nuk është

eskluzivitet vetëm i shtetit, por, së pari, i individëve, duke qenë se është një kontratë e

bërë nga njerëzit. Jashtë kësaj marrëveshjeje, individi është në gjendjen e natyrës, ku

njerëzit janë të barabartë. Në shtetin ligjor konflikti natyror rregullohet nga normat

juridike. Teoria e Lokut bënte fjalë për dy kontrata: e para ishte ajo e individëve me

njëri - tjetrin, që çoi në kontratën sociale dhe tjetra ishte me personin e mbretit, që çoi

në formimin e qeverisë, të cilin mund ta rrëzonin, nëse ai nuk zbatonte kontratën.

Kontrata sociale e Rusoit është një traktat ligjor. Edhe Rusoi i referohet

gjendjes natyrore të njeriut, ku ai është i lumtur, sepse zotëron një pavarësi absolute

dhe jeton vetëm për veten e vet. Ai pohon se njeriu në gjendjen natyrore shtyhet në

vetëmbrojtje, nuk mund të jetojë vetëm, sepse shumimi i tij e bën të domosdoshëm të

jetuarit së bashku, pra, në një shoqëri. Por kjo krijon një problem, sepse njeriu ka

lindur i pavarur. Atëherë si mund të rregullohet kjo pavarësi e lindur në një shoqëri?

Mundësia do të ishte “inkuadrimi i plotë i secilit, së bashku me të gjithë idetë e tij,

brenda një komuniteti të përbashkët”86 dhe kjo, sipas bindjes së Rusoit, ishte rruga

drejt lirisë.

Kontrata sociale, e parë si një realitet jetësor, është parimi bazë i bashkimit

politik, ku individi në përpjekje për të përshtatur sjelljen e tij me lirinë legjitime të të

tjerëve, mposht paligjshmërinë e vendimeve absolute dhe siguron lirinë. Me këtë

kontratë sociale individi humbet lirinë natyrore dhe të drejtën e pakufizuar mbi

gjithçka, në këmbim të lirisë civile dhe të së drejtës mbi pronën që zotëron. Qëllimi i

Rusoit në kontratën sociale është të gjejë zgjidhjen e këtij paradoksi, ku “njeriu lind i

lirë, por kudo ai është nën zinxhirë”. 87

Kontrata sociale bazohet mbi dy pika kryesore: tjetërsimi i vullneteve

individuale drejt një organi politik (vullneti i përgjithshëm) dhe përcaktimi i

privilegjeve të një sovraniteti të tillë, duke specifikuar rastet kur ai reduktohet në

subjekt të fuqive të natyrës private. Kjo kontratë prodhon një subjekt të ri politik,

duke i dhënë një vullnet të orientuar nga e mira e përbashkët dhe duke e ligjëruar e

duke i dhënë të drejta të reja përmes ligjeve. “Vullneti i përgjithshëm është gjithmonë

i drejtë dhe ka tendecë gjithmonë në dobi publike …”.88

Pëmes kontratës sociale individi tjetërson lirinë e tij, autoritetin e tij të

përgjithshëm, në përpjekje për të përshatur sjelljen e tij me lirinë e të tjerëve. Në

85 William Archibald Dunning, A History…, vep. e cituar, f. 349. 86 Samuel Enoch Stumpf: Filozofia…, vep. e cituar, f. 286. 87 Po aty, f. 285- 286. 88 Jean Jacques Rousseau, Du contrat social, ou principes du droit politique, de l’Imprimiere de C.

Glisau & J. Pierret, Paris, M. DCC.XCI, f. 25.

XXXVII

themel të kontratës qëndron tjetërsimi i pushtetit, i cili bëhet nën garancinë që të

gjithë të heqin dorë nga liria e tyre në të njëjtën kohë, bashkimi i tyre në marrëveshje

krijon shoqërinë. Pra, barazia e të gjithëve para ligjit është garancia e lirisë civile. Në

këtë kuptim, sipas Rusoit, liria është shndërruar në një barazi të dyfishtë: barazi

politike dhe barazi civile.89 “Por rendi shoqëror është një e drejtë e shenjtë, e cila

shërben si bazë për të gjithë të tjerët. Megjithatë, kjo e drejtë nuk vjen nga natyra;

prandaj është e bazuar në konventën”.90 Bashkimi arrihet nëpërmjet autoritetit dhe

lirisë së secilit. Ky bashkim do të mbronte të mirat e secilit individ. Pra, duke

bashkuar lirinë e tij me atë të të tjerëve, ai sërish mbetet i lirë. Kjo është edhe zgjedhja

që jep kontrata sociale. Në këtë bashkim të gjithë i nënshtrohen “vullnetit të

përgjithshëm”. Pasoja e parë e këtij bashkimi është se vetëm “vullneti i përgjithshëm”

mund të drejtojë të mirën e përgjithshme dhe për këtë arsye ai është i patjetërsueshëm

dhe i pandashëm. Problemi themelor që duhet të zgjidhë kontrata është “Të gjesh një

formë shoqate që mbron dhe favorizon me të gjithë forcën e përbashkët personin dhe

pasurinë e secilit partner, dhe me anë të të cilit secili bashkohet me të gjithë, i bindet

vetëm vetes dhe mbetet aq i lirë sa më parë”.91

Të qenët pjesë e kësaj kontrate përbën një angazhim reciprok të publikes dhe të

së veçantës dhe çdo individ kontraktues është i angazhuar në një marrëdhënie të

dyfishtë: si anëtar i sovranit drejt së veçantës ose si një anëtar i shtetit të sovranit.

Kalimi nga gjendja natyrore në një bashkësi kontratuale, pra, në një shtet, zëvendëson

sjelljet e tij me drejtësinë, duke e pajisur individin me moralin që nuk e ka pasur më

parë.92 Por këtu, sipas Rusoit, duhet bërë dallimi midis lirisë natyrore, e cila nuk i

kufizon forcat e individit, me lirinë civile, e cila vetë kufizohet nga vullneti i

përgjithshëm. Marrja e lirisë morale të shtetit e bën individin vërtet zot të vetes, sepse

bindja e tij ndaj ligjit është liri. Sipas konceptit të lirisë morale të Rusoit, shteti u

konsiderua në lidhje me këtë liri, e cila nënkuptonte të drejtën e çdo individi ndaj

vullnetit dhe detyrën e domosdoshme për të bërë një detyrë të vetëvendosur.93 Po si

mund të ushtrohet vullneti i përgjithshëm? Së pari, ai duhet të jetë vullneti i të gjithë

qytetarëve, të cilët duhet të konsultohen në mënyrë të barabartë dhe të drejtpërdrejtë,

pikërisht për këtë arsye, është sovran, i pandashëm, i pakufizuar dhe i pagabueshëm.

Pra, vetëm vullneti i përgjithshëm mund të drejtojë forcat e shtetit për të mirën e

përbashkët, sepse është kontrata që e siguron këtë. E përbashkëta e këyre interesave të

ndryshme krijon lidhjen sociale, sepse duhet që të gjithë interesat të mirëkuptohen që

një shoqëri të ekzistojë vetëm mbi këto interesa të përbashkëta për të mbrojtur lirinë

dhe sigurinë e të gjithëve94. Kontrata sociale e Rusoit është një traktat ligjor dhe

89 Georges Beaulavo, Introdusion në Du contrat social, Société Nouvelle de Librarie et’Édition, Paris,

1903, f. 45. 90 Jean Jacques Rousseau, Du contrat …, vep. e cituar, f.3. 91 Po aty, f.22 92 Kapur, A C, Principles of Political Science, S. Chand & Company LTD, New Delhi, 1997, f. 126. 93 Raymond G. Gettell, vep. e cituar, f.313. 94 Kapur, A C, Principles…, vep. e cituar, f. 127.

XXXVIII

politik. Qëllimi i saj është të përcaktojë a priori kushtet ekzistencës së çdo shoqërie të

organizuar në mënyrë racionale, sipas së drejtës natyrore.95

Postulati i të gjitha veprave të Rusoit është: Nëse dikush dëshiron të njohë

njeriun e vërtetë, duhet ta konsiderojë atë në gjendjen e natyrës. Po cili është shteti i

natyrës dhe cilat janë instrumentet për ta rindërtuar atë?

Në gjendjen e natyrës njeriu udhëhiqet nga instiktet natyrore ose nga ndjenjat

që janë “gdhendur në zemrën e njeriut në shkronja të pashlyeshme”. “Ligji i parë i

njeriut është të sigurojë veten e tij dhe kujdesi i parë i dedikohet vetes”.96. Ndërsa

instiktet vijnë nga natyra dhe e marrin fuqinë prej saj, ai njeh domosdoshmërisht

nevojën dhe për pasojë legjitimitetin, duke i ngritur në ligjin natyror. Rregullat e ligjit

natyror justifikojnë të drejtën themelore të njeriut për liri. Ai ka të drejtën e jetës dhe

është “gjykatës i mjeteve të duhura për ta ruajtur atë”. Megjithatë, kjo liri nuk është pa

kufi dhe Rusoi bën dallimin midis lirisë dhe pavarësisë. “Ka dy lloje varësish: nga

gjërat dhe nga njeriu. Varësia nga gjërat pa moral nuk prek lirinë dhe nuk shkakton

vese, varësia nga njeriu, duke qenë e çrregullt, i prodhon të gjitha”.97 Vullneti

njerëzor, i udhëhequr nga arsyeja dhe i nënshtruar ndaj rendit universal, është liria

natyrore. Shoqëria ka çuar në shkatërrimin e gjendjes natyrore të njeriut të privuar nga

të drejtat e tij natyrore. Por a ishte e nevojshme kjo? A mund të kemi një organizim

shoqëror që nuk bazohet mbi dhunën dhe presionin, për të rregulluar arsyen dhe për të

siguruar realizimin e skajeve të shtetit natyror? Vazhdimisht forca e gjërave tenton ta

shkatërrojë barazinë, ndërsa mbrojtjen e saj duhet ta bëjë forca e legjislacionit. 98

Atëherë, në cilat kushte ekziston një shoqëri njerëzore, pa shkatërruar lirinë dhe

barazinë natyrore? Rusoi për këtë sygjeron gjetjen e një forme shoqërimi që mbron

dhe ruan. Liria dhe barazia duhet të ngjajnë me lirinë dhe barazinë natyrore dhe,

ndërsa liria civile do të jetë fuqia që do të bëjë gjithçka që ligji civil e lejon, barazia

do t’i vendosë të gjithë njerëzit në pozitë të barabartë për të ushtruar të drejtat që

njihen me ligj. Prandaj është e nevojshme të imagjinohet një shoqëri ku “ligji të jetë

mbi njeriun”, ku njerëzit t’i binden absolutisht vetëm atij, duke kaluar nga gjendja

natyrore në shtetin social, “i barazvlefshëm me të gjitha ato që humbim dhe me shumë

forcë për të mbajtur ato që kemi”. Po si mund ta ruajmë lirinë e individit? Përgjigja e

kësaj pyetjeje është pakti social.99 Rusoi është kundër shtetit të organizuar si një

familje, sepse familja është e organizuar sipas një skeme hierarkike, e ruajtur në

mënyrë vullnetare nga pjesëtarët e vet, ndërsa sistemi i propozuar nga Rusoi bazohet

në barazinë midis individëve.100

Liria natyrore ndryshon nga liria civile, nga pavarësia e plotë, sepse e liria

natyrore është e kufizuar nga arsyeja, ndërsa liria civile nga ligji. Kështu, ligji nuk e

shkatërron lirinë e individit, kur bazohet në vullnetin e tij individual dhe, duke iu

bindur ligjit, ai i bindet vetes. Nëse veshja e autoritetit shoqëror është ligji dhe, nëse

95 Georges Beaulavo, Introdusion …, vep. e cituar, f. 12. 96 Jean Jacques Rousseau, Du contrat …, vep. e cituar, f.4. 97 Georges Beaulavo, Introdusion …, vep. e cituar, f.15. 98 Po aty, f.16. 99 Po aty, f. 18-19. 100 Po aty, f. 18-19.

XXXIX

ky ligj ka gjithë fuqinë e vet, mirëkuptimi ose pëlqimi i lirë i individit do të jetë

vartësia dhe nënshtrimi për liri. Prandaj është e nevojshme që shteti të krijohet

nëpërmjet një pakti të lirë, si vullneti i lirë i qytetarëve, vetëm kështu kjo mund të jetë

e ligjshme. Parimet e ligjit natyror domosdoshmërisht çojnë në teorinë e kontratave.

Po cilat do të jenë përcaktimet e këtij pakti themelor?101

Sipas tij, kontrata sociale është një realitet jetësor, i cili është prezent kudo që

ekziston një qeveri e ligjshme.102 Vullneti i përgjithshëm shprehet përmes sovranitetit,

i cili, nga ana e vet, shprehet përmes shpalljes së ligjeve. Secili vë personin dhe fuqinë

e tij në një vullnet të përgjithshëm që buron nga një trupë morale dhe kolektive, që

është krijuar nga bashkimi i të gjithëve, prej nga merr unitetin e tij, identitetin i tij të

zakonshëm, jetën e tij dhe vullnetin i tij. Ky mekanizëm i ri shoqëror do të ishte

burimi i të gjithë pushtetit politik. Për Rusoin, përmes kontratës sociale individët japin

të drejtën e pakufizuar për gjithçka dëshirojnë dhe në vend të saj jetojnë lirinë civile,

që i bën ata pronarë të vetes dhe i garanton kundër çdo varësie personale. Kjo krijon

një person kolektiv, sovranitetin popullor, i cili është i pazëvendësueshëm, është

themeli, organizimi dhe funksionimi i njohur i çdo shteti më parë quhej qytet, tani

republikë apo organ politik, dhe, nga anëtarët e tij quhet Shtet kur është pasiv, Sovran

kur është aktiv, Fuqia kur krahasohet me të ngjashmit e tij.103 Pra, për Rusoin një rend

shoqëror legjitim nuk mund të bazohet në forcë, por në një pakt të përbashkët, në një

pakt social që të bën qytetar dhe pjesë të të njëjtit trup, ku çdo qytetar bëhet pjesë në

marrjen e ligjeve, i ndjek ato, duke u bërë në të njëtën kohë edhe sovran, edhe vartës.

Shteti i krijuar nga pakti është shprehje e vullnetit të përgjithshëm dhe si

qëllim të tij parësor ka të mirën e përbashkët. Nëse qytetarët i respektojnë detyrat e

tyre publike shteti është i suksesshëm, por, nëse qytetarët vënë interesat e tyre private

mbi ato kolektive, shteti do të kalbet. Thelbësore për shëndetin e shtetit është që të

gjithë respektojnë shenjtërinë e kontratës sociale (l’obéissance à la loi qu’on s’est

prescrite est liberté. Pra ,bindja ndaj ligjit është liri). Në shoqërinë e kontratës,

vullnetet e të gjithë individëve janë të njëjta dhe, derisa ekziston vetëm një vullnet, ai

i përgjithshëm, ligjet janë produkt i tij dhe, meqenëse çdo individ është autor i këtyre

ligjeve, kur ai i bindet ligjit, i bindet vetëvetes. Rusoi bën dallimin midis vullnetit të

përgjithshëm dhe vullnetit të të gjithëve, i cili qëndron te qëllimi që arrin secili.104

Problemi që trajton kontrata sociale është se në cilat kushte një shoqëri mund

të ekzistojë në mënyrë legjitime, pra, bazuar në ligjet natyrore dhe në arsyen. Rusoi,

duke pranuar të këqijat në jetën shoqërore,105synon të gjejë nëse këto të këqija janë të

nevojshme apo mund të ekzistojë një orgnanizëm politik në përputhje me të drejtën

dhe arsyen. Rusoi besonte se kontrata sociale ishte e zbatueshme në shtete të vogla,

me kusht që të bazoheshin në fakte dhe në një kombinim të favorshëm të rrethanave.

Në përcaktimin e kushteve universale dhe të domosdoshme të një shteti të bazuar në

ligjin e natyrës, Rusoi tregoi se cilat parime duhej të frymëzoheshin për të futur

101 Po aty,f. 20. 102 Samuel Enoch Stumpf: Filozofia…, vep. e cituar, f. 286. 103 Jean Jacques Rousseau, Du contrat …, vep. e cituar, f. 24-25. 104 Samuel Enoch Stumpf: Filozofia…, vep. e cituar, f. 287. 105 Stephen Leacock, Elements…, vep. e cituar, f.30.

XL

drejtësinë dhe lirinë në shtet. Objekt i kontratës është përcaktimi a priori i kushteve të

ekzistencës së çdo shoqërie të organizuar në mënyrë racionale, sipas parimeve të së

drejtës natyrore.106

Teoria e Shtetit e Rusoit është ngritur mbi parimet e ligjeve natyrore. Që ligji

të mos shkatërrojë lirinë e individit duhet të bazohet mbi vullnetin e tij, në këtë

mënyrë liria civile bashkohet me lirinë natyrore. Njeriu vërtet i lirë, sipas Rusoit,

kërkon atë që mund dhe bën atë që pëlqen. Ky është parimi themelor i Rusoit, prej

nga tërheq nga kontrata sociale pasojën kategorike “bindja ndaj ligjit është liri”. Pra,

nëse autoriteti shoqëror është ligji, i cili merr të gjithë fuqinë e tij nga vullneti i lirë i

vetë individit, bindja ndaj tij nuk është as varësi e as nënshtrim, por liri. Prandaj shteti

duhet të krijohet vetëm bashkimi i lirë dhe nga vullneti i lirë i individëve. Në këtë

mënyrë ai është i ligjshëm. Po cilat do të jenë përcaktimet e kontratës?

Baza e kontratës sociale të Rusoit është vullneti i lirë i individëve “që secili

prej nesh vendos vullnetin dhe gjithë fuqinë e tij nën drejtimin suprem të vullnetit të

përgjithshëm dhe, në këtë bashkim, ne e shikojmë çdo anëtar si pjesë të së tërës”; ajo

është dëshira e tyre dhe si parim ka lirinë, e cila do të thotë “tjetërsim i plotë i secilit

me të gjitha të drejtat e tij për komunitetin”. Dorëzimi me vullnet i të drejtave të tij te

komuniteti e zhvesh individin nga të drejat natyrore. Marrëveshja nënkupton se ai që

refuzon t’i bindet vullnetit të përgjithshëm, do të detyrohet ta bëjë këtë pikërisht nga

kjo lidhje e bashkuar, pra, me pak fjalë, do të detyrohet të jetë i lirë. Kjo sakrificë e tij

është e favorshme edhe nga pikëpamja e lirisë, sepse, duke e dhënë atë (lirinë)

tërësisht, do të ishte “po aq i lirë sa më parë”.

Sistemi i kontratës përbëhet nga dy pjesë kryesore: nga njëra anë, teoria e

përgjithshme e themeleve të shoqërisë, pra, doktrina e kontratës, e sovranitetit

popullor, vullnetit të përgjithshëm dhe e ligjit dhe, nga ana tjetër, nga shumë teori të

veçanta politike në lidhje me institucionin dhe organizimin e qeverive, të cilat janë të

përcaktuara, veçanërisht në dy librat e fundit të kontratës si mjet për të siguruar

realizimin e parimeve. 107 E përmendëm më lart që përcaktimet e Rusoit janë a priori,

pra, përmes arsyetimeve ai pretendon që nga parimet të nxjerrë mënyrat për t’i zbatuar

ato. Gjithsesi, vlerat praktike të kontratës nuk janë objekt i këtij punimi, ndaj nuk do

të zhvillohen më tej. Rusoi e ka çuar parimin e vullnetit të përgjithshëm deri në pikën

që të mohojë nevojën e kufijve të pushtetit shtetëror: atributi është autorësia e

“demokracisë totalitare”108

Makiaveli paraqiti i pari idenë moderne të pavarësisë së politikës nga

veprimtaritë e tjera të njeriut, veçanërisht moralit, duke zhvilluar koncpetin e arsyes së

shtetit. Në vitin 1513 ai publikoi traktatin politik “Princi”, në të cilin shpalosi teorinë

e tij politike, duke u bërë kështu themeluesi i parë i shtetit modern109 dhe duke u

106 Georges Beaulavo, Introdusion …, vep. e cituar, f. 11-12. 107 Georges Beaulavo, Introdusion …, vep. e cituar, f. 38-39. 108 Norberto Bobbio, Liberalismo…, vep. e cituar, f. 28. 109 “Shqetësimi i tij ishin më shumë politikat praktike, sesa filozofia politike, makineria e qeverisë dhe

forcat që e punojnë atë, sesa natyra themelore e shtetit. Ai ishte realisti i parë në politikë; ai besoi se

shteti duhet të ekzistojë për hir të vet, duhet të synojë vetëruajtjen dhe avantazhin dhe nuk duhet të jetë

XLI

distancuar shumë nga mendimi etiko-politik mesjetar, sepse ishte i pari që përshkroi

termin e shtetit me një domethënie të ndryshme nga ajo e Mesjetës. Makiaveli e shihte

shtetin si një institucion qartësisht njerëzor. Siguria dhe suksesi i shtetit ishte

thelbësor, të gjitha të tjerat konsideroheshin si dytësore. Doktrina e tij ishte më shumë

një teori e ruajtjes së shtetit, sesa një teori e vetë shtetit.110 Sipas tij, të gjitha shtetet që

kanë pushtet mbi njerëzit, kanë qenë dhe janë republika ose principata. Në kapitujt X -

XI të “Princit”, analizon principatat dhe llojet e ndryshme të saj, të cilat, sipas tij,

janë: të trashëgueshme e të reja. Tё trashëgueshmet janë më të sigurta, mjaft që princi

të mos kapërcejë kufijtë e vendosur nga paraardhësit e tij, si edhe të dijë të luajë me

ngjarjet. Ka pak gjasa që populli të mos e dojë princin trashëgimtar, madje, nëse nuk

ka vese të urryera, mund ta dojë deri në adhurim. Makiaveli i ndan qeverisjet në

princiata civile dhe principata fetare. Pushteti në principatat fetare fitohet në dy

mënyra: ose me ndihmën e fatit, ose me ndihmën e virtytit, por për ta ruajtur këtë

pushtet nuk nevojitet as fati, dhe as virtyti.111

Shtyllën e politikës së Makiavelit e përbën virtyti i princit. “E mira e të mirave

do të kishte qenë në rast se princi do t’i gëzonte në realitet të gjitha këto cilësi, me

kusht që të dinte e të mundej, sipas nevojës, të shfaqte cilësitë e kundërta me to”.112

Për Makiavelin origjina e shtetit është në principatën e themeluar falë një personaliteti

të fortë dhe të virtytshëm politik, që pajton realitetin me aksidentalitetin e ngjarjeve

njerëzore dhe është i aftë të zgjedhë instrumentet me të cilat të themelojë principatën.

Ai e zhvesh figurën e princit nga çdo cilësi morale dhe, sipas tij, ligjet e politikës

duhet të jenë të ndara nga jeta morale. Qëllimi parësor i princit është të mbrojë shtetin

dhe pushtetin e vet dhe për këtë ai nuk duhet të jetë i mirë, por i aftë të zgjojë

respektin dhe frikën, ndaj duhet të marrë edhe vendime të këqia kur ia kërkojnë

rrethanat. “Pra, princi duhet të mendojë të ruajë vetë jetën dhe shtetin e tij. Në rast se

ai do të ketë sukses në këtë çështje, të gjitha mjetet e përdorura për të arritur këtë, do

të gjykohen të ndershme e do të lavdërohen prej të gjithëve”.113 Themelimi dhe ruajtja

e shtetit bazohet në forcën apo marrëdhëniet politike midis princit dhe subjekteve,

kontrolluar nga i pari, falë aftësisë së tij dominuese, pavarësisht kostos. Makiaveli

parapëlqente një sundimtar të fortë dhe të efektshëm dhe përçmonte një politikë të

lëkundur ose të ndershme, që do të vinte në rrezik vetë shtetin apo drejtuesin e tij114

dhe, sikundër hetohet nga studiuesit, kishte edhe një parapëlqim për regjimin

republikan “sepse një republikë ka jetë më të gjatë dhe fat të mirë”.115

Në principatën civile sovrani zgjidhet në bazë të votës dhe pëlqimit të qytetarit.

Por, sipas Makiavelit, ka edhe një mënyrë tjetër për të hipur në pushtet, falë

mbështetjes së të mëdhenjve. Në rastin kur të mëdhenjtë e humbasin besueshmërinë e

i detyruar nga detyrimet që përcaktojnë veprimet e individëve private”. Raymond G. Gettell, History...,

vep. e cituar, f. 140.

110 Po aty, f. 140. 111 Makiaveli, Princi, SHTËPIA BOTUESE ENCIKLOPEDIKE, Tiranë, 1992, f. 55. 112 Po aty, f. 87. 113 Po aty, f. 88. 114 Raymond G. Gettell, History..., vep. e cituar, f. 140. 115 G. M. Chiodi, R. Gatti, La filosofia…, vep. e cituar, f. 20.

XLII

tyre në popull, zgjedhin dikë nga gjiri i tyre që ende ruan respektin dhe besimin e

popullit, për ta përdorur më pas si vegël për të kënaqur dëshirat e veta. Kjo mënyrë të

zgjedhuri do të rrezikonte pushtetin e tij, sepse do të gjendej në mes intrigash e

përpjekjesh nga rivalët. Princi i zgjedhur nga populli nuk ka rivalë dhe nuk ndihet i

rrezikuar. Por edhe mbështetja e madhe nga populli mbart rrezikun që princi të

rrëzohet më shpejt nga pushteti, në rast se nxit zemërimin apo pakënaqësinë e

popullit. E rëndësishme për Makiavelin është se, “për princin është një

domosdoshmëri absolute që të gëzojë miqësinë e popullit të vet; në mungesë të saj, ai

do të mbetet krejtësisht pa përkrahje që në çastin e parë të vështirë, me të cilin do të

ballafaqohet”.116

Te “Princi” ai mori në konsideratë teorinë dhe praktikën e zgjerimit të

pushtetit monarkik. Në metodat e tij, ku autoriteti zgjerohej dhe ruhej në zona të

mëdha, ai i kushtoi vëmendje kushteve aktuale politike dhe tregoi indiferencë ndaj

parimeve morale. Parimet e politikës praktike gjetën shprehje në politikat monarkike

evropiane dhe praktikat e diplomacisë. Baza e metodës së Makiavelit qëndron në

bashkimin e teorisë politike me praktikën, braktisjen e idesë së pranuar përgjithësisht

të së drejtës natyrore dhe në konceptimin e ligjeve si një rregull pozitiv, të krijuar nga

sovrani në shtet dhe të ruajtur me forcën fizike. 117

Mbështetjen nga populli Makiaveli e quan pushtet civil. Në rastin kur princi do

ta drejtojë vetë apo nëpërmjet një organi magjistratësh, pushteti është absolut. Në këtë

rast pushteti do të ishte i rrezikuar. Princi duhet të mendojë për sovranitetin e tij jo kur

mbretëron qetësia, sepse atëherë të gjithë do t’i premtonin mbështetje, por në rast

vështirësie. Ai duhet ta bëjë veten të aftë për të ushtruar objektivat dhe pushtetin

nëpërmjet disa praktikave. Princi, para së gjithash, duhet të jetë virtuoz, por edhe të

jetë në gjendje të mos jetë i mirë (“pra, duhet që princi, i cili kërkon të ruajë

pushtetin, të mësojë të mos jetë kurdoherë i mirë dhe të veprojë mirë ose keq sipas

nevojës që do t’i paraqitet”)118. Në veçanti, princi duhet të jetë në gjendje të ushtrojë

teknologji të caktuara të opinionit. Princi për këtë arsye duhet të krijojë një rreth

virtuoz të autoritetit / bindjes që përfshin njerëzit, d.m.th., organe që menaxhojnë

interesat më të mëdha të qytetit, me objektiv kryesor krijimit e një konsensusi pozitiv

nga ana e popullit.119

Sipas Makiavelit, pushteti nuk rrjedh as nga Zoti, dhe as del nga imperativi

abstrakt i moralit, ai krijohet nga lufta praktike e interesit, që e fitojnë më të aftët.

Asnjë traditë antike apo mesjetare nuk mbështetej në etikë. Kjo e fundit e kishte

lidhur politikën me teologjinë. Për Makiavelin, shteti vetvetiu është qëllim, ai është

racionalist, sepse është krijesë e arsyes dhe vullnetit të sundimtarit. I rëndësishëm

është efikasiteti i zbatimit e jo morali i realizimit. Sundimtari, ekskluzivisht, është

vetë përgjegjës për suksesin apo mossuksesin e ndërmarrjeve politike120.

116 Makiaveli, Princi, SHTËPIA BOTUESE ENCIKLOPEDIKE, Tiranë, 1992, f. 50. 117 Raymond G. Gettell, History..., vep. e cituar, f.141-142. 118 Makiaveli, Princi, SHTËPIA BOTUESE ENCIKLOPEDIKE, Tiranë, 1992, f. 74. 119 Chiodi, Giulio. M; R. Gatti, La filosofia politica di Machiavelli, Franco Agneli, Milano, 2014,f. 50. 120 Zenaid Xhelmo, Hyrje në drejtësi, Sarajevë, 2006, f. 12.

XLIII

Ideja e shtetit të natyrës, ku njerëzit jetonin vetëm në ligjin natyror dhe

zotëronin të drejta natyrore, para krijimit të shoqërisë politike, u bë e dukshme vetëm

në fund të shekullit XVII dhe fillim të shekullit XVIII. Megjithatë, ideja e shtetit të

themeluar nga një marrëveshje midis individësh nuk ishte e re, atë e kemi ndeshur që

me Platonin dhe Aristotelin. Dy ishin idetë kryesore mbi shtetin e natyrës: njëra, që e

konsideronte një kushtëzim idilik të thjeshtësisë dhe virtyt, që vendosja e autoritetit

civil e shkatërroi dhe njerëzit duhet të synojnë për ta rivendosur dhe tjetra, që e shihte

si gjendje konflikti dhe dhune, që institucioni i shtetit e korrigjonte, në të cilin njerëzit

ishin të prirur të riktheheshin, nëse nuk ishin politikisht të mençur dhe energjikë.121

Ideja e ndarjes së pushteteve është e vjetër. Atë e kemi hasur edhe te

Aristoteli, i cili bëri klasifikimin e pushtetit të qeverisë, së pari, në aktivitetin

legjislativ, ata që merren me çështjet e mëdha të politikës praktike, përfshirë vendimet

për luftën dhe paqen, negocimet e traktateve, elaborimin e ligjeve; së dyti, magjistratët

ose ata që përkojnë afërsisht me funksionet ekzektutive në një shtet modern dhe, së

treti, gjyqësorin.

Në antikitet ndarja e pushteteve ishte e ngjashme me klasifikimin modern, por

në praktikë ky dallim nuk u vëzhgua gjithmonë. Ndarja e pushtetit gjyqësor nga

pushteti ekzekutiv ishte një risi dhe një zhvillim shumë i rëndësishëm. Në shekullin

XVI Bodini ishte i pari që paralajmëroi rrezikun e administrimit të drejtësisë nga vetë

princi dhe theksoi përparësinë e pavarësisë së gjyqësorit, duke ia dhënë atë

magjistratëve të pavarur. Më pas, Xhon Loku në Traktatet e qeverisë bënte ndarjen e

pushteteve midis parlamentit dhe sovranit, ku parlamentit i linte pushtetin legjislativ

(të drejtën për të hartuar ligje), ndërsa shtetit i linte pushtetin ekzekutiv (zbatimin e

ligjeve) dhe pushtetin federal (politikën e jashtme në mbrojtje të shtetit).122

Ai që njihet si autori i parë politik modern që e trajtoi gjerësisht problemin e

ndarjes së pushteteve në nivelin e një parimi themelor të shkencës politike, ishte

Monteskieja. Libri “Mbi frymën e ligjeve”, publikuar në vitin 1748, konsiderohet si

traktati i parë sistematik për politikën, pas Aristotelit.123 Në këtë libër Monteskieja

shpalosi teorinë e tij të tri pushteteve. Sipas tij, pushtetet nuk duhet të përqëndrohen

vetëm në një njeri apo grup individësh, sepse kjo nuk do të sillte liri për qytetarët. Që

pushteti të mos dalë nga kufijtë e tij, ai duhet mbajtur në limite nga një pushtet tjetër

që i kundërvihet. Despotizmi ndodh kur hartimi i ligjeve, ekzekutimi dhe gjykimi i

tyre përqëndrohet në një organ të vetëm. Vetë Monteskieja ishte mbështetës i

monarkisë kushtetuese. Ai u përpoq të tregonte mënyrën se si ligjet e shtetit lidhen124

me parimet dhe me formën e qeverisjes. Ligjet duhet të përshtaten me popujt për të

cilët krijohen, të përputhen me karakteristikat fizike të vendeve dhe llojin e jetesës së

popujve. Edhe në demokraci, që sipas Monteskiesë është e përshtatshme për shoqëritë

121 Raymond G. Gettell, History..., vep. e cituar, f. f.216. 122 James Wilford Ganrer: Introduction to political science, a treatise on the origin, nature, functions,

and organization of the state, American Book Company, Chicago, 1910, f. 411-412. 123 M.J.C. Vile, Constitutionalism and the separation of powers, Liberty funds, Inianapolic, 1998, f.99. 124 “Do të filloj duke shqyrtuar marrëdhëniet e ligjeve me natyrën dhe parimin e secilës qeveri dhe,

meqë ky parim ka një ndikim suprem mbi ligjet, do të përkushtohem ta njoh atë tërësisht.” De

Montesquieu, Lo spirit delle leggi, Vol.1, Rizzoli, Milano, 1967, f. 32.

XLIV

e vogla, ekziston mundësia e ndarjes së pushteteve. Megjithatë, ai nuk e zhvilloi këtë

ide. 125 Për të krijuar një qeveri të moderuar (sipas tij kjo përfshin monarkinë) është e

domosdoshme të kombinohen disa (qeveri mikse). Monarkia qeveriset nga ligjet

përmes kanaleve të njohura, nëpër të cilat duhet të rrjedhë fuqia mbretërore. Ndarja e

organizmave dhe funksioneve, të paktën pjesërisht shihet edhe në trajtimin e

monarkisë.126 Në librin “Mbi frymën e ligjeve” Monteskieja përcjell një pamje të plotë

të mendimit politik të kohës dhe bën fjalë për klasifikimin e funksioneve të shtetit, që

mundësojnë funksionimin e çdo shteti. Bazën e këtij klasifikimi127 ai e gjen, së pari,

në natyrën e sistemeve, që është në strukturën e qeverive. 128

Çështja më e rëndësishme në trajtimin e funksioneve të qeverisë është kalimi

nga përdorimi i vjetër i “ekzekutivit” në fuqinë e gjykimit, i dallueshëm nga vendosja

e ligjit në fuqi, i cili bëhet kështu një funksion i ri ekzekutiv. Monteskieja e trajton

“fuqinë për të gjykuar” si të barabartë me dy funksionet e tjera të qeverisë. Këtu

qëndron edhe moderniteti i gjykimeve të tij. Ai formuloi ndarjen treshe129 të

funksioneve të qeverisë, të cilat shterojnë “fuqinë e qeverisë” dhe mund të jenë të

dallueshme nga njëra – tjetra.

“Në çdo shtet ka tre lloj pushtetesh: pushteti legjislativ, pushteti ekzekutiv i

gjërave që varen nga e drejta e njerëzve dhe pushteti ekzekutiv i atyre që varen

nga e drejta civile. Për shkak të së parës, princi ose magjistrati bën ligje për një

farë kohe ose për gjithmonë, korrigjon ose abrogon ato që janë bërë; për shkak

të të dytit, bën paqe në luftë, dërgon ambasada, stabilizon sigurinë, parashikon

pushtimet; për shkak të të tretit, ndëshkon ligjet ose gjykon kundravajtjet

private. Qartësisht kjo e fundit, pushteti gjyqësor, është thjesht pushteti

ekzekutiv i shtetit”. 130

Monteskieja ideoi tri pjesët e qeverisë: legjislativin, ekzekutivin dhe

gjyqësorin, me sugjerimin që secili prej funksioneve të saj të ushtrohej nga një

institucion i posaçëm. Teoria e ndarjes së pushteteve u bë një kriter universal i një

qeverisjeje kushtetuese.

Funksioni juridik i barabartë me funksionet e tjera të qeverisë është i një

rëndësie të veçantë. Për Monteskienë, çdo lloj qeverisjeje bazohet në një parim që

përcakton veprimin e tij dhe siguron mbrojtjen e tij. P.sh., qeverisja republikane, duke

qenë se qytetarët janë garantues të ligjit, bazohet në parimin e virtytit; qeverisja

monarkike bazohet në parimin e nderit, ndërsa qeverisja despotike bazohet mbi frikën,

sepse virtyti nuk është i nevojshëm dhe nderi do të ishte i rrezikshëm.

125 M.J.C. Vile, Constitutionalism …, vep. e cituar, f. 84-87.

126 Po aty, f.89- 90. 127 William Archibald Dunning, A History…, vep. e cituar, f. 399. 128 De Montesquieu, Lo spirit delle leggi, Vol.1, Rizzoli, Milano, 1967, f.33. 129 “Këto ligje bien në tri klasa, që korespondojnë me tri marëdhënie: në marrëdhëniet midis popujve të

ndryshëm, që rrjedhin në mënyrë të veçantë nga gjendja e luftës që mbizotëron normalisht midis tyre,

është baza e ligjit të kombeve; në marrëdhëiet midis qeveritarëve dhe të qeverisurve të çdo shoqërie të

veçantë, është baza e ligjeve politike; në marrëdhëniet e qytetarëve individualë me njëri - tjetrin është

burimi i ligjit civil”. William Archibald Dunning, A History…, vep. e cituar, f. 397. 130 De Montesquieu, Lo spirit …, vep. e cituar, f. 207.

XLV

Raporti i ligjeve me parimin tenton të gjitha burimet e qeverisë dhe parimi

merr, nga ana tjetër, një forcë të re.131 Monteskieja sugjeron tri nivele të pushtetit:

pushtetin ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor. “Monarku nuk duhet të jetë gjykatës,

sepse pushtetet e tjera të varura nga ai…; ministrat e mbretit nuk duhet të jenë

gjykatës…”132

Ideja kryesore është se njerëzit dhe shoqëria, si të gjitha qeniet e gjalla,

ndjekin ligje të caktuara që rregullojnë zhvillimin. Në këtë kuptim, edhe popujt që i

kanë dhënë jetë shoqërive të ndryshme civile, ndjekin ligje të caktuara, nëse duan të

shmangin rrënimin. Sipas tij, forma e monarkisë angleze është forma më e mirë e

qeverisjes, pasi është midis despotizmit, ku një person i vetëm qeveris përmes

kapriçove të veta dhe republikës, ku qeverisja i është besuar popullit.133 “Liria

politike, sipas Monteskiesë, nuk konsiston në të bërit e asaj që do. Në një shtet,

d.m.th., ku ka ligje, liria dhe e drejta për të bërë atë që ligjet e lejojnë, nuk është liri,

sepse të gjithë të tjerët do të kishin këtë fuqi. Demokracia dhe aristokracia nuk janë

shtete të lira për nga natyra e tyre. 134

As ai nuk e mohon faktin e luftës, pra, që shteti i paraprin shtetit politik dhe

civil, është një shtet lufte, por në teorinë e tij, lidhur me shtetin e natyrës, Monteskieja

bën fjalë për dy tipe të shtetit të luftës: a) lufta midis kombeve (ose lufta e jashtme);

b) lufta midis individëve brenda të njëjtit komunitet kombëtar (ose lufta civile).135

Sipas tij, të dy tipet “përcaktojnë institucionet” e “ligjeve pozitive” (shprehje të

racionalitetit njerëzor). Ai synonte të ndërtonte një teori krahasuese të së drejtës dhe

politikës, që bazohej mbi një studim të sistemeve aktuale në toka dhe mosha të

ndryshme, si dhe teorinë krahasuese të legjislacionit, të përshtatur sipas nevojave me

format e qeverisjes. Por thelbi i punës së tij kishte bënte me lirinë dhe me vlerën e

ndarjes së pushteteve, si një mbrojtje e nevojshme e lirisë.136 Monteskieja klasifikon

format e qeverisjes,137por asnjëra prej tyre nuk ishte e mirë në vetvete. Vlera e saj

ishte relative. Demokracia si formë ishte e pamundur, sepse virtyti politik dhe shpirti i

barazisë u zhdukën. Aristokracia nuk mund të jetonte, sepse pushoi moderimi midis

klasave sunduese. Monarkia ishte e pamundur, sepse u dobësua nderi midis

qeveritarëve, ndërsa despotizmi, për nga natyra, ishte i paqëndrueshëm.138

131 M.J.C. Vile, Constitutionalism …, vep. e cituar, f.99-106. 132 De Montesquieu, Lo spirit …, vep. e cituar, f. 119.

133 M.J.C. Vile, Constitutionalism …, vep. e cituar,f. 86. 134 “Demokracia dhe aristokracia për nga natyra nuk janë shtete të lira. Liria politike nuk gjendet në

qeveritë e moderuara. Gjithsesi, jo gjithmonë është në shtetet e moderuara, është vetëm kur nuk

abuzohet me pushtetin, por është një eksperiencë e përjetshme që çdo njeri që ka një pushtet, të abuzojë

dhe shkon përpara derisa të arrijë limitet. Kjo do të thotë se edhe virtyti ka nevojë për liritë, sepse nuk

mund të abuzosh me pushtetin, duhet që për rregullimin e gjërave pushteti të ndalojë pushtetin. Një

kushtetutë mund të jetë e tillë që, askush të mos jetë i detyruar të bëjë gjëra që ligji nuk e detyron dhe të

mos bëjë ato që ligji ia lejon”. Po aty, f. 206. 135 Domenico Felice, Introduzione a Montesquieu, CLUEB, Bologna, 2013, f. 100. 136 Raymond G. Gettell, History..., vep. e cituar, f.253. 137 William Archibald Dunning, A History…, vep. e cituar, f. 400. 138 Raymond G. Gettell, History..., vep. e cituar, f. 253.

XLVI

Çështje shumë e rëndësishme për Monteskienë ishte natyra e lirisë. Ai dallonte

lirinë politike, që shënonte marrëdhënien e njeriut me shtetin, e cila sigurohej sipas

ligjit për të vepruar sipas dëshirës, në përputhje me ligjin, si dhe lirinë civile, që

shënonte marrëdhënien e njeriut me njeriun. Gjithashtu, dallon ligjet që përcaktojnë

lirinë politike në raportin e saj me kushtetutën, nga ato që përcaktojnë raportin e saj

me qytetarët.139 “Duhet fiksuar mirë në mendje se çfarë është pavarësia dhe çfarë

është liria. Liria është e drejta të bësh gjithçka që ligji e lejon. Nëse një qytetar mund

të bëjë atë që ato e ndalojnë, nuk ka më liri, sepse të gjithë të tjerët do të kishin të

barabartë këtë pushtet”.140

Monteskieja i kushtoi vëmendje të veçantë përcaktimit të organizimit më të

mirë qeveritar, që do të ruante lirinë politike në mënyrën më të mirë, gjë që

nënkuptonte nënshtrimin ndaj ligjit dhe jo ndaj vullnetit të një njeriu të vetëm. Ai

besonte se garancia më e madhe ndaj tiranisë dhe siguria e lirisë vinte nga ndarja e

kompetencave legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore e qeverisë dhe, në mënyrë të

veçantë, ndarja e legjislativit nga ekzekutivi. “Nuk ka liri, nëse pushteti gjyqësor nuk

është ndarë nga pushteti legjislativ. Nëse i bashkohet pushtetit legjislativ, pushteti mbi

jetën dhe lirinë e qytetarëve do të ishte arbitrar dhe, në fakt, gjyqtari do të ishte

ligjvënës. Nëse do t’i ishte bashkuar pushtetit ekzekutiv, gjykatësi mund të kishte

forcën e një shtypësi”.141 Sipas tij, çdo pushtet duhej ushtruar nga një organ i veçantë

dhe një sistem kontrolli dhe ekuilibrimi,142 sepse nëse tri pushtetet do të ishin në të

njëjtin trup shumice, çdo gjë do të ishte e humbur. Synimi i tij ishte liria politike në

kuptimin e sigurisë së qytetarit ndaj qytetarëve të tjerë, duke përfshirë këtu edhe

mbrojtësit e pushtetit shtetëror.

139 Po aty, f. 254. 140 De Montesquieu, Lo spirit …, vep. e cituar, f. 205. 141 Po aty f. 207. 142 Raymond G. Gettell, History..., vep. e cituar, f. 255.

1

KAPITULLI I PARË

ORIGJINA E SHTETIT GJEORGJIAN DERI NË MESJETËN E VONË

1. Shtrirja gjeografike e Gjeorgjisë

Njё histori e vjetёr gjeorgjiane thotё se Perëndia erdhi mbi gjeorgjianёt vetëm

pasi e kishte ndarë të gjithë territorin e botës në nacionalitete të tjera, sepse ata, tё

zёnё me festime dhe pije, ishin vonuar nё takimin me tё. Kur Perёndia u tha se nuk

kishte mё toka, gjeorgjianёt e kishin ftuar tё mos mёrzitej, por tё bashkohej me ta nё

kёngё dhe pije. Perёndia u kёnaq kaq shumё, saqё vendosi t’u jepte atyre pjesёn e

tokёs qё kishte ruajtur pёr vete. Ky është nderimi që gjeorgjianët kanë për vendin e

tyre, por, tej këtij dimensioni sacral, nё atё profan, historia e Gjeorgjisë është krijuar

përgjatë shekujve nga ngjarje shumë të rëndësishme, “është një montazh i monarkive,

aleancave, pushtimeve dhe rebelimeve që zhvendosen me shpejtësi.”143

Dëshmitë arkeologjike tregojnë pёr ekzistencёn e një kulture neolitike në

zonёn e Gjeorgjisë moderne që në fillim të mijëvjeçarit të pestë para Krishtit. Midis

asaj kohe dhe epokës moderne një numër grupesh etnike pushtuan apo erdhёn në

rajon dhe, bashkё me fise të shumta indigjene, formuan bazën etnike të popullit

modern gjeorgjian. Gjatë gjithë historisë territori që përbënte shtetin gjeorgjian, ka

ndryshuar në masë të konsiderueshme.144

“Kombi gjeorgjian, si njё superorganizёm historik, u zhvillua nga disa fise tё

ngjashme. Tё gjitha shoqёritё qё flasin dialektin kartvelian, tё gjithё gjeorgjianёt e

Gjeorgjisё historike dhe moderne kanё kontribuar nё formimin e identitetit tё vetё

Kartvelit, kulturёs gjeorgjiane dhe gjuhёs letrare. Pra, kur flasim pёr strukturёn

etnike dhe kulturёn e kombit tё sotёm gjeorgjian, nёnkuptohet fenomeni i pёrbashkёt i

Kartvelianit, i cili, pas formimit tё gjuhёs letrare dhe njё autonomie tё vetme, ende

duhet tё konsiderohet si njё ethnos i vetёm”.145

Origjina e popullit gjeorgjian gjurmohet 1000 vjet para Krishtit, kur ai

përbënte racën dominante nё Azinё e Vogёl, pёr tё emigruar mё nё Kaukaz, ku dhe u

vendos pёr rreth dy mijё vjetёt e fundit. Studiuesit mendojnё se antropologjikisht raca

gjeorgjiane ёshtё brachyvephalous, siç ёshtё provuar nga matjet e kokёs qё janё gjetur

gjatё gёrmimeve nё Kaukaz. Si njё urё lidhёse midis Evropёs dhe Azisё, ka qenё edhe

njё nga arenat mё tё fuqishme tё luftërave, ku fuqi tё ndryshme, si: romakёt,

bizantinёt, persёt, arabёt, mongolёt dhe turqit janё pёrpjekur tё dominojnё vendin.146

Emri i saj daton vetёm qё nga Mesjeta. Turqit dhe arabёt e quanin Gurdijstan

143 Ronald Grigor Suny, The Making of the Georgian Nation, Indiana University, Bloomington,1994, f.

XIV. 144 Glenn E. Curtis, Armenia, Azerbaijan, and Georgia: country studies, Claitors Pub Div, 1995, f. 157. 145 Tariel Putkaradze, The Kartvels. The Georgian, Kutaisi University Press, Kutaisi, 2005, f. 406. 146 Georgian National Committee, Georgia and the Georgian race: restoration of independent

Georgian state after 117 years' domination by Russia, London, 1919, f. 8.

2

(vendi i skllevёrve) apo qё aludon pёr vegla tё ndryshme; grekёt e quanin Djanjian;

rusёt e quanin Gruzia, ndёrsa vetё gjeorgjianёt e quanin Sakartvelo.147

Gjeorgjia (Sakartvelo) ndodhet në pjesën qendrore dhe perëndimore të Kukazit

Jugor me një sipërfaqe rreth 69700 km². Ajo është formuar nga vargjet malore të

quajtur Kaukazi i Madh (pika më e lartë ёshtё Shkhara 5068 m), Kaukazi i Vogël

(Caracaia 2850 m) dhe nga lartësitë vullkanike të Gjeorgjisë jugore. Në perëndim

laget nga Deti i Zi. Shtrirja e përgjithshme e kufijve të Gjeorgjisë është rreth 1916 km.

Ajo përshkohet nga lumenjtë Mtkvari (Kura), Rioni, Ingun Kodori, Alamani, Iori dhe

Khrami-Mashavera, ndërsa liqenet janë: Paravani, Tabatckuri, Mada-tapa, Paliatomi,

Keli Sagamo dhe Ritsa.148 Historia e këtij areali gjeografik është krijuar për shekuj me

radhë nga ngjarje të shumta luftërash dhe pushtimesh, për shkak të të cilave territori

dhe popullsia e Gjeorgjisë kanё pësuar modifikime të shumta.149

Në territorin e Gjeorgjisë, shumicën e popullsisë e përbëjnë gjeorgjianët, një

pjesë të konsideureshme abkhazët, osetët, rusët, turqit, armenët, hebrenjtë, persët,

kurdët dhe grekët. Sipas studiuesve, populli gjeorgjian pёrbёn njё degё të racёs sё

lashtё tё Japetidёve, qё pёr nga karakteristikat e gjuhёs i dallon ata nga Arii dhe nga

semitёt. Përveç gjeorgianёve, edhe një pjesë e malёsorёve të Kaukazit Verior i takon

këtij grupi. Pas kufijve të Kaukazit nuk ka më shumë popuj që i përkasin familjes së

Japetids.150

Në kohët e lashta (fig. 1), Gjeorgjia ishte e ndarë në dy pjesë kryesore151: pjesa

perëndimore përgjatë lumit Rioni (Phasis) e njohur si Kolkhis dhe më pas Imeria dhe

pjesa lindore përgjatë lumit Mtkvari (Kura) e quajtur Iberia dhe nga gjeorgjianët

Kartli. Pjesë e Gjeorgjisë konsiderohej edhe një zonё në luginat e Khorokhit dhe Kura

e sipërme, e quajtur Zemo Kartli apo Iberia e sipërme. Gjuha e kёtyre popujve, e

njohur si Kartvelian, nuk është as indoevropiane, as turke dhe as semite, por i pёrket

kaukazishtes jugore (e ardhur nga gjuha protogjeorgjiane), qё e identifikon kёtё

popullsi nё tri degё: Karts, Megrelo - Khans dhe Svans, gjuhёt datojnё nga mesi deri

147 “Karthwel, Karthli, Sakarthwélo janё emrat kombёtarё tё GJQ-së apo siç duhen quajtur. Ne njohim

me emrin χágnos tё pёrmendur nga Straboni njerёzit qё banojnё nё veri tё Persisё dhe Iberisё, me

origjinё nga Kordjistani, emri turk dhe persian pёr Gjeorgjinё duhet tё jetё Kour ose Kora, ose emri i

vjetёr i Mktwarit”. Chronique géorgienne, përkthyer nga M. Brosset, Paris, Imperimerie Royale, 1830,

f. 1 148 Igor V. Bondyrev, Zurab V. Davitashvili,Vijay P. Singh, The Geography of Georgia: Problems and

Perspectives, Springer, 2015, f. 1. 149 “Natyrisht, nё epokёn parahistorike, si edhe nё fazat e hershme tё historisё sё shkruar nuk ekzistonte

populli gjeorgjian dhe nuk kishte asnjё ndjenjё tё unitetit etnik jo vetёm midis grupeve fisnore tё

Gjeorgjisё, por, me sa duket, edhe mes feve tё veçanta që përfshihen në këto grupe. Kuptimi i unitetit

vjen si rezultat i zhvillimit etno-politik, kur shfaqen bashkimet e para tё hershme shtetёrore, qё

kushtёzojnё konsolidimin politik dhe etno-kulturor tё grupeve etnike, tё lidhura apo tё palidhura rreth

njё qendre.” George Anchabadze, Principal Stages of the Ethnical Development of the Georgian

Nation from Ancient Times to the Phase of Nation Formation, Identity Studies in the Caucasus and the

Black Sea Region, Vol 1, Ilia Shavshavadze State Univeristy, 2009, f. 52.

http://ojs.iliauni.edu.ge/index.php/identitystudies/article/view/7/4 150 Wladimir S. Woytinsky, La Georgia (una vera democrazia), “La voce”, Roma, 1920, f. 82. 151 Ronald Grigor Suny,, The Making …, vep. e cituar, f. 4.

3

nё fund tё mijёvjeçarit tё tretё para erёs sё re.152 Rajonet kryesore të Gjeorgjisë

dallohen nga njëri-tjetri nga dallime të ndryshme gjuhësore apo dialektore dhe gjuha

letrare standarde përkon pak a shumë me idiomën e Kartlit, rreth Tbilisit, ndërsa

rajonet e Gurias, Ratshas, Khevsureti dhe Pshaveti kanë dialekte të përcaktuara

mirë.153

Figura 1. Shtetet e hershme gjeorgjiane tё Klokhis dhe Iberias.154

Gjeorgjia e arriti formёn mё tё lartё tё organizimit tё saj shtetёror nё fillim tё

epokёs sё vjetёr me Mbretёrinё e Kartlit (Iberisё), formimi i sё cilёs daton qysh nё

152 “Nga mesi i mijëvjeçarit të 4-të p.e.s, Kura-Araxes e quajtur edhe kultura e hershme

transkaukasiane, u përhap në të gjithë Kaukazinë, megjithëse jo në buzë të Detit të Zi. Në kulmin e saj,

kjo kulturë e Epokës së Bronzit arriti në Anadoll dhe në jug të Iranit, Sirisë dhe Palestinës. […] Ashtu

si Shulaveri-Shomutepe para saj, kultura Kura-Araxes tregon një ndryshim të konsiderueshëm, por

edhe një kohezion të jashtëzakonshëm në të gjithë hapësirën. Origjina e supozuar e kulturës Kura-

Araxes në Gjeorgjinë Lindore ka çuar në sugjerimin se një nga gjuhët kryesore të saj ishte një

paraardhës i gjuhës bashkëkohore gjeorgjiane. Më pak i diskutueshёm është shtresimi i gjuhëve të

ndryshme gjeorgjiane, sidomos asaj standarde gjeorgjiane / K'art'velian (k'art'uli ena), Svan dhe Zan, e

fundit prej të cilave ka evoluar në Mingrelian dhe Laz, në Kura Araxes, nga mesi deri në fund të

mijëvjeçarit të 3-të p.e.s. Ky zhvillim gjuhësor vazhdoi gjatë kulturës së ardhshme të Trialetit.

Kolektivisht, këto gjuhët përbëjnë familjen linguistike "K'art'veluri" ("gjeorgjiane")”. Stephen H. Rapp

Jr, Georgia before the Mongols, Oxford Research Encyclopedia of Asian History, 2017, f. 4. 153 David Marshall Lang: A modern history of soviet Georgia, Grove Press, Neë York, 1962, f. 18. 154https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/4/4d/Georgian_States_Colchis_and_Iberia_%286

00-150BC%29-en.svg

4

shekullin IV155 ose në fillim të shekullit III para erёs sonё, (sipas traditёs kombёtare,

supozohet se mbreti Pharnavaz 156 ka qenë mbreti i parё gjeorgjian, qё sundoi nё

periudhёn 312-301 para erёs sonё.)157 Qendra mё e rёndёsishme ekonomike dhe fetare

e GJL-së u bё qyteti i Mtskhetёs. Ajo u bё kryeqytet dhe, me sa duket, edhe njёsia

pёrfaqёsuese e organizimit mё tё fuqishёm nё tё gjithё zonёn etnokulturore

gjoergjiane. Madje në

Kornikat gjeorgjiane thuhet se krerët dhe patriarkët e fiseve lidhur me kontrollin e saj

pohonin se kush zotëronte Mtskhetёn, qëndronte mbi të gjithë të tjerët, sepse ai ishte

qyteti më i madh nga gjithë të tjerët dhe quhej qyteti - nënë.158 Ndёrsa nё pjesёn

perёndimore tё Gjeorgjisё nё erёn tonё, ngjashёm me Mtskhetёn, forcohet mbretёria e

Egrisit (Lazia), qё arriti kulmin e lulёzimit tё saj nё gjysmёn e dytё tё shekullit IV dhe

gjysmёn e parё tё shekullit V.

“Parnavaz erdhi në Mtskheta dhe mori në posedim të katër kështjellat. Në të

njëjtin vit ai kapi të gjithë Kartlin, me përjashtim të K'larjetit. Pastaj Parnavazi

çoi te mbreti Antiok i Asurastanit një të dërguar me shumë dhurata dhe me

premtimin për t'i shërbyer atij. Në këmbim, ai kërkoi ndihmën e Antiokit kundër

grekëve. Antioki pranoi dhuratat e tij në mënyrë të favorshme, e emёroi

Parnavazin djalin e tij, i dërgoi atij një kurorë dhe urdhëroi sunduesit armenë

qё të ndihmonin Parnavazin. Në vitin e dytë pas kësaj, disa trupa nga Greqia u

bashkuan me Azonin, duke rritur forcat e tij në mënyrë të konsiderueshme. Ai u

nis kundër Parnavazit. Parnavazi e kishte rritur ushtrinë e tij gjeorgjiane. Duke

e thirrur së bashku, ai u bёri apel Kujit dhe ovsetёve. Të gjithë u mblodhën.

Udhëheqësit e Antiokit nga Armenia, gjithashtu, u bashkuan me Parnavazin.

Parnavazi mblodhi të gjitha këto trupa dhe u takua me armikun e tij nё qytetin e

Art’aanit, i cili më pas u quajt Kajtakalaki, dmth. Khuri, dhe bёri betejë atje.

Ishte një betejë e madhe, njerëz pa numër vdiqën nga të dy anët. Por grekët u

mposhtën dhe u vranë. Azoni u vra, ushtria e tij e panumërt u shkatërrua dhe u

morën shumë robër. Parnavazi shkoi përpara, shkatërroi armikun dhe mori

robër në kufijtë e Greqisë në Andziandzor dhe pastaj nga Ek'letsi ai u kthye dhe

hyri në K'larjet. Ai mori në zotërim mbretërinë dhe u kthye në Mtskheta, duke

ndier gëzim të madh. Të gjitha zotërimet e Azonit ishin të tijat, që do të thoshte

pasuri të panumërta.159

Sipas kronikave gjeorgjiane, Pharnavazi bashkoi gjeorgjianët e lindjes me ata

të Klokhis-Ergisit për të përzënë grekët nga Mtskheta. Kjo e bëri atë sundimtarin më

155 Stephen H. Rapp Jr, Georgia before the Mongols, Oxford Research Encyclopedia of Asian History,

2017, f. 1. 156 “Tre shekuj para Krishtit, Pharnavazi, guvernator i qytetit, themeloi mbretërinë gjeorgjiane, hartoi

alfabetin gjeorgjian - i ndihmuar, pa dyshim, kuptohet nga fqinjët e tij armenë - dhe vendosi fillimin e

literaturës gjeorgjiane; dhe rreth vitit 325 para Krishtit”. John Geddie, The Russian Empire, Nelson &

Sons, London, 1882, f. 392. 157 George Anchabadze, Principal Stages of the Ethnical Development of the Georgian Nation from

Ancient Times to the Phase of Nation Formation, nё Identity Studies in the Caucasus and the Black Sea

Region, Vol 1, Ilia Shavshavadze State Univeristy, 2009, f. 52.

http://ojs.iliauni.edu.ge/index.php/identitystudies/article/view/7/4 158 David Marshall Lang, A modern history of soviet Georgia, Grove Press, New York, 1962, f. 23-24. 159 Georgian National Academy of Sciences, Kartlis Tskhvreba. A history of Georgia, ARTANUJI

Publishing, Tbilisi, 2014, f. 23-24.

5

të fuqishëm të Transkaukazisë dhe sundimin e GJP-së. Superioriteti i Kartli-Iberisë

mbi Klokhis-Egrisin tregon se fiset gjeorgjiane u konsoliduan rreth GJL-së. Shumë

shpejt shteti i ri i Pharnavasit demonstroi pavarësi dhe Kartli u zgjerua jo vetëm në

GJP (me përjashtim të zonave malore), por mbajti edhe Zemo Kartlin (Mtskheta),

Kvemo Kartlin, Shida Kartlin dhe Kakhetin.160

“Parnavazi ndihej i mbrojtur mirë nga çdo armik: ai u bë mbret mbi të gjitha

mbretëritë e Kartlit dhe Engurit; ai e rriti numrin e ushtarëve nga Kartlosids

dhe caktoi tetë eristava dhe një kryeushtarak në mbretërinë e tij. Një prej tyre e

dërgoi në Margvi si eristavё dhe i dha atij territorin nga mali i vogël, që është

Likhi, deri në kufirin e Egrisit, mbi Rion. I njëjti Parnavaz ndërtoi dy fortesa -

Shorap'ani dhe Dimna. Eristavёn e dytё e caktoi në K'akheti dhe i dha atij

territorin nga Aragvi në Hereti, që janë K'akheti dhe K'ukheti. Eristavё tё tretë

caktoi Khuanin i dha territorin nga lumi Berduji në Tbilisi dhe Gachiani, dmth

Gardabani. Eristavё tё katërt caktoi Samshvilden dhe i dha territorin nga lumi

Sk'vireti në malet T'ashiri dhe Abotsi. Për eristavё tё pestë ai caktoi Tsundёn

dhe i dha atij territorin nga Panavara në majat e sipërme të Mt'k'vari,

përkatësisht Javakheti, K'ola dhe Art'aani. Eristavё tё gjashtë ai caktoi

Odzkhren dhe i dha atij territorin nga T'asis-k'ari në malin Arsiani, që nga

fillimi i Nost'es në det, dmth. Samtskhen dhe Achararёn. Për eristavё tё shtatë ai

caktoi K'larjetin dhe i dha atij territorin nga Arsiani në det. Dhe i teti, Kuji,

ishte eristav në Egrisi.”161

Themelimi i shtetit gjeorgjian lindor nuk krijoi vetëm bazat e shoqërisë

gjeorgjiane, por nxiti edhe qëndrueshmërinë e fisve të veçanata në një përbërje më të

madhe etnike dhe eleminoi pengesat midis fiseve për shkak të organizimit politik të

themeluar nga Kartveli, duke shënuar një nga fazat më të rëndësishme në historinë e

konsolidimit etnik të fiseve gjeorgjiane.162 Pharnavazi i kishte ndarë shtetet e tij në

tetë apo nëntë provinca (eristava), drejtuesit (eristavët) e të cilave ishin zbatues të

urdhërave të sovranit, por ata, gjithashtu, përfaqësonin personin mbretëror (për

provincat e tyre), funksionet e të cilit mund t’i trashëgonin tek pasardhësit e tyre.

Trashëgimi tek pasardhësit çoi në lindjen e së drejtës së pronësisë territoriale si pronë

e trashëguar, si dhe në futjen e idesë së katër klasave shoqërore që kishin kohëzgjatje

përgjatë mbretërisë gjeorgjiane.

Pas vdekjes së mbretit Pharnavaz fronin e Gjeorgjisë e zë i biri, Saourmagu,

por, duke qenë se procesi i trashëgimisë ende nuk ishte i konsoliduar në idetë dhe

zakonet kombëtare, ai u bë pre e rebelimit dhe e konspiracionit të Véristhavit të

Kartalinies, i cili tentoi të zëvendësonte pushtetin mbretëror me pavarësinë e plotë të

provincave. Saourmagu detyrohet të largohet në zonat malore veriore për shkak të

rebelimit dhe rikthehet në fron vetëm me ndihmën e hallave të veta, të cilat ishin

martuar me të parët e Osetisë dhe Mingrelias për të krijuar aleanca. Ashtu si

paraardhësit e tij, që ishin nën kontrollin selxhuk, edhe Saourmagu u detyrua të merrte

pjesë në ekspeditat e Antiokut të Madh në Azi. Por kjo nxiti një sulm të armenëve

kundër Gjeorgjisë, përmes të cilit, sipas të dhënave armene, thuhet se vunë nën

160 Ronald Grigor Suny, The Making …, vep. e cituar, f.11-12. 161 Georgian National Committee: Georgia and …, vep. e cituar, f. 24. 162 George Anchabadze, Principal …, vep. e cituar, f. 53.

6

kontroll gjithë Gjeorgjinë.163 Pas vdekjes së Saourmagut vendin e tij e zuri djali i tij i

adoptuar Mirvani164 (162 para Krishtit), i cili gjithashtu u përball me kundërshtimin e

éristavit të Mingrelias (si pretendent i fronit me të drejta të njëjta), por edhe me

invazionin e barbarëve të rinj Balkars.

Nëse kombi gjeorgjian nuk do tё ishte bashkuar mjaft fort në periudhën antike,

në gjysmën e dytë të shekullit II p.k. dhe, nёse nuk do tё kishte vetëdijesimin e

përbashkët kombëtar, gjuhën, kulturën e përbashkët, shtetësinё në të ardhmen ndarja e

tij në etni tё ndryshme, do të ishte e pashmangshme. Kushtet për konsolidimin e

fiseve përkatëse gjeorgjiane dhe formimi i ethnosit integral në të gjithë territorin e

Gjeorgjisë historike deri në epokën e hershme feudale kishte karakter episodik. Në

periudhën antike faktorët e çintegrimit ishin mbizotërues, sepse kombi integral i

Gjeorgjisë u nda në degë të ndryshme. Gjithsesi, procesi i ndarjes nuk ka shkuar

shumë larg dhe nuk rezulton në zhdukjen e ndërgjegjes së përbashkët gjeorgjiane dhe

gjuhës kulturore.165

Si kufi i historisë së lashtë të Gjeorgjisë merret periudha e futjes së

krishtërimit. Deri në këtë kohë Gjeorgjia nuk kishte ndonjë fe të vetën, por elementë

fetarë, dogma të ndryshme arabe, greke etj., të futura në mënyra të ndryshme, të cilat

janë përplasur me njëra - tjetrën për të zotëruar jetën shpirtërore, imagjinatën dhe

dimensionin sakral të gjeorgjianëve. Madje as romakët, të cilët kishin lidhje të shumta

me gjeorgjianët, nuk mundën dot t’u impononin një sistem besimi, megjithëse

referencat romake në gjuhën (prania e fjalëve të shumta me rrënjë latine), shkencën,

artin dhe legjislacionin gjeorgjian janë të mëdha. Periudha e hershme kristiane jo

vetёm qё mund tё konsiderohet shekulli formativ166 pёr qytetёrimin e Kaukazit, por

krishtërimi nxiti njё transformin tё madh kulturor, i cili çoi nё zhvillimin e arteve,

letёrsisё, ndёrtimin e kishave; nxiti, gjithashtu, pёrmirёsime edhe nё arkitekturё,

Konvertimi i gjeorgjianëve në krishtërim i atribuohet Shën Ninos, që i referohet një

gruaje të shenjtë, e cila ka jetuar në vitet 330 pas Krishtit, në kohën e Konstandinit të

Madh. Kjo grua zotëronte aftësi të mrekullueshme shëruese, falë të cilave shëroi një

fëmijë të vogël nga një sëmundje e rëndë. Edhe mbretëreshë Nana, që eksperimentoi

fuqitë shëruese të Shën Ninos, u konvertua në fenë e kristiane. Pas saj edhe mbret

Miriami, por edhe gjeorgjianët përqafuan krishtërimin dhe nisën ndërtimin e një kishe

në Mtskheta. Që prej kohës së Ninos dhe më pas, Kisha e Gjeorgjiane u rrit dhe

zhvillua pavarësisht persekutimeve të pushtuesve arabë, persianë dhe turq, duke

luajtur një rol të jashtëzakonshëm në historinë dhe ndërgjegjen kombëtare.

Gjeorgjianët zgjodhën katolicizmin me qendër në Mtskheta.167 Veç rolit tё

krishtёrimit, nuk duhet mohuar kontributi i shkrimit nё formёsimin e kombit. Gjuha

163 Soulkhan Baratoff, Histoire de Géorgie, Imprimerie Mélikoff, Tbilis, 1886, f. 62. 164 Histoire de la Géorgie depuis l'antiquité jusqu'au XIX, pёrkthyer nga M. Brosset, St.Petersbourg,

1858, f. 45. 165 Institute of History and Ethnology of Iv. Javakhishvili, Assays from the History of Georgia-

Abkhazia, Tbilisi, 2011, f. 52. 166 Ronald Grigor Suny,, The Making …, vep. e cituar, f. 21. 167 David Marshall Lang, A modern history of soviet Georgia, Grove Press, New York, 1962, f. 11-12.

7

gjeorgjiane ishte e pёrhapur nё Egris-Abkhazi edhe nga prania e popullsisё

gjeorgjianfolёse nё rajon. Pёrhapje tё madhe asaj i dha, nё mёnyrë të veçantë,

zgjerimi i zonёs sё liturgjisё, e cila shkruhej nё gjeorgjisht. Nё Abkhazi-Kutaisi flitej

gjuha gjeorgjiane, prandaj thuhet se dinastia abkhaze udhёhoqi ndёrtimin e shoqёrisё

feudale dhe të kulturёs gjeorgjiane.168

Pёrgjatё shekujve V - VI, Iberia ra nёn sundimin e Persisё, periudhё nё tё cilёn

spikati mbreti Vakhtang Gorgasali (452-502), njё figurё e njohur nё historinё e

Gjorgjisё. Ai e zgjeroi autoritetin e tij mbi Ergizin (Lazia) dhe Abkhazinё, nёnshtroi

fiset e Alansit (Osetët) dhe siguroi statusin autoqefal tё kishёs ortodokse gjeorgjiane.

“Gjatë tri viteve Vakhtangu mori të gjitha fortesat e Abkhazisë deri në Tsikhe-

goji. Së fundi, ai u kthye në qytetin e tij mbretëror të Mtskheta. Ai u prit nga

nëna e tij dhe motra dhe shumë subjekte, burra dhe gra, u përkulёn para tij, dhe

shtruan tapet nën këmbët e tij, dhe i hidhnin drahmas dhe drahk'ans mbi kokën

e tij, dhe e përlëvduan me zë të lartë, sepse asnjë mbret nuk kishte luftuar një

betejë të tillë, të ashpër. Dhe Mbreti Vakht'ang e falënderoi Perëndinë në shumë

lutje, gjatë vigjiljeve të natës, dhe u dha lëmoshë të varfërve. Ai shpërndau

dhuratat në mesin e popullit të tij dhe u dha status fisnikë kalorësve me përvojë

që kishin luftuar me guxim kundër oksetianëve. I dërgoi dhurata nga preja e tij

tё vëllait të nënës së tij, Varaz-Bakar, duke përfshirë një mijë skllevër, një mijë

kuaj dhe një mijë pela. Pastaj për mbretin persian ai dërgoi dhjetë mijë

skllevër, dhjetë mijë kuaj dhe dhjetë mijë pela. E gjithë kjo iu prezantua mbretit

të Persisë nga peshkopi Binkaran, dhe i kёrkoi mbretit tё Persisë të martohet me

vajzën e tij, me emër Balendukht. Mbreti i Persisë i dha si prikë Somkhitin dhe

të gjitha mbretëritё e Kaukazit, dhe i dërgoi atij një mesazh, i cili filloi me këto

fjalë: "Vakht'angut, Varang-Khuasro-Tang, Mbretit të madh tё dhjetë

mbretërive, nga Ormisdi, Mbreti i të gjithë mbretërve". Atëherë ai e pyeti

Vakht'angun për ndihmë në luftën e tij kundër Cezarit grek, sepse Cezari kishte

nisur një fushate kundër Persisë. Vakht'angu thirri ushtrinë e tij dhe ushtritë e

të gjithë mbretërve të Kaukazit. Rreth dyqind mijë burra u mblodhën në të dy

anët e lumit Mt'k'vari. Me urdhër të mbretit të Persisë. Ata u bashkuan nga

xhaxhai i tij nga ana e nënës së tij, Varaz-Bakar, në eristavin e Ranit, me trupa

nga Adarbadagani, Rani dhe Movak'anI, të gjithё rreth dyqind mijë kalorës.

Vakht'angu në atë kohë ishte njëzet e dy vjeç. Ai ishte mё i gjatë se çdo njeri

tjetër i kohës së tij, i bukur nga pamja dhe kështu i fortë i armatosur dhe në

këmbë ai mund të arrinte një dre dhe ta kapte atë nga brirёt e tij ose ai mund të

ngrinte mbi supet e tij një kalë me shalë dhe ta çonte atë nga Mtskheta deri në

fortesën Armazi.”169

Pёr shkak tё martesёs me princeshёn persiane, krijoi lidhje tё mira me

Perandorinё Perse dhe mori pjesё nё disa prej fushatave tё saj kundёr Perandorisё

Binzantine nё periudhёn 455 - 458. Nё vitin 472 ai iu bashkua sёrish mbretit tё madh

iranian nё njё tjetёr fushatё kundёr Bizantit nё Gjeorgjinë Perëndimore, por mё pas,

nё vitin 482, iu kundёrvu Iranit pas njё aleance me armenёt. Vakhtangu e transferoi

168 George Anchabadze, Principal …, vep. e cituar, f.58.

http://ojs.iliauni.edu.ge/index.php/identitystudies/article/view/7/4 169 Georgian National Committee: Georgia and …, vep. e cituar, f.85.

8

kryeqytetin nga Mtskheta në kështjellën e vogël pranë Tbilisit.170 Gjatё sundimit tё tij

pёsoi disa herё fitore, por edhe humbje. Gjeorgjia u shkatёrrua dy herё nga ekspeditat

persiane, nё vitet 483 dhe 484, ndёrsa vdekja e tij e shfaqi hapur vendin ndaj sulmeve

perse. Gorgasali rimori tokёn gjeorgjiane nё jugperёndim dhe nё lindje (Hereti), por

suksesi i arritur kundёr Persisё u venit nga rezistenca e fisnikёve feudalë dhe aleanca

e tyre me iranianёt.171 Ai vdiq nё vitin 502 nё betejё, tё cilёn gjeorgjianёt e humbёn.

Pas vdekjes sё Gorgasalit nё fron vjen djali i tij Daki (502-514), por Gjeorgjia bёhet

sёrish provincё e thjeshtё e Persisё. Nё periudhёn 514-528, nё historinё bizantine

pёrmendet mbreti i Iberisё, Gougeni, i cili u largua nё Konstandinopojё nё vitin 523,

pasi kishte parё pushtimin e shteteve tё tij nga persёt, teksa marshonin kundёr

Lazias.172

Me nёnshtrimin e Kartlit nё vitin 523, persianёt shpёrngulen nё perёndim tё

Gjeorgjisё, nё mbretёrinё e Egrisit, e cila ende ishte e varur nga Bizanti. Sundimtarёt

e Egrisit u pёrpoqёn tё shfrytёzojnё nё favor tё tyre situatёn qё prodhoi rivaliteti midis

Bizantit dhe Iranit, por lufta pёrfundoi me njё traktat paqeje 50-vjeçare.173 Ndikimi

politik i mbretërve të Egrisit u përhap në të gjithë Kolkhidën, edhe pse grupet etno-

territoriale lokale kishin statuse të ndryshme në shtetin e tyre. Kështu, popullsia në

rrafshinat e Gjeorgjisë Perëndimore, më së shumti ata që përdornin gjuhën Zan,

vareshin drejtpërdrejt nga administrata mbretërore dhe këtu procesi i konsolidimit

etnik ishte më i shpejtë.. Në shkrimet e shekujve të parë pas Krishtit përmenden

Lazes, Egrisi, Sedoxezesi, Zidritsi, por edhe fise të tjera që jetonin në këtë territor,

ndërsa në shekullin V këtu vetëm një grup njerëzish është i përfaqësuar dhe në

burimet bizantine quhej Lazes, ndërsa në ato gjeorgjiane Megrs. Supozohet,

gjithashtu, që veç fiseve Zan, Svans edhe një pjesë e Apsilsit të ishin të përziera. Fiset

malore që banonin në veri të fushës Kolkhidës (Apsils, Misimians, Skvims, Svans),

kishin autonomi të caktuar në mbretërinë e Egrisit. Burime me shkrim përmendin

princat dhe fisnikët lokalë që kontrollonin territoret e tyre fisnore përmes fortesave të

vendosura në atë zonë, të miratuar nga mbretërit e Egrisit. Niveli më i lartë i

pavarësisë së brendshme në sistemin politik të Egrisit ishte në pronësi të abkhazëve,

që jetonin në pjesën perëndimore të Abkhazisë së tanishme. Megjithatë, procesi i

formimit të Egrisit nuk u zhvillua përmes perspektivës historike, por vetëm në një

pjesë të popullsisë së saj për dy arsye: rënies së mbretërisë së Egrisit dhe krijimit të

shtetit feudal gjeorgjian, që filloi me Iberinë për t’u shpërndarë në Gjeorgjinë

Perëndimore. 174

170 “Vakhtang Gorgasali themeloi qytetin e Tbilisit, i cili shpejt u bё rivali i Mtzkhethit. Ai u martua me

Helenёn, vajzёn e perandorit tё Lindjes, Leo i Madh (499). Artchil, djali dhe pasuesi i Vaktangut,

transportoi selinё e mbretёrisё nё Tbilis. Me këtë besëlidhje ai e konsolidoi dhe zgjeroi fenë e

krishterë.” Paul de Villeneuve, La Géorgie, FILS TE Cie, Paris, 1870, f. 109. 171 IBP, Inc, Georgia Country Study Guide Volume 1 Strategic Information and Developments, IBP,

inc, 2013. f. 41. 172 Histoire de la Géorgie depuis l'antiquité jusqu'au XIX, pёrkthyer nga M. Brosset, St.Petersbourg,

1858, f. XLII. 173 IBP, Inc, Georgia …, vep. e cituar, f. 41. 174 George Anchabadze, Principal …, vep. e cituar, f.53-54.

9

Deri nё vitin 562 territori i Gjeorgjisё ishte arenё pёrleshjesh midis

Perandorisë Perse dhe Bizantine pёr ta dominuar. Disa herё gjeorgjianёt u rebeluan

ndaj Persisё, por shfaqёn parapёlqimin e tyre pёr Bizantin, pёr shkak tё afёrisё

religjioze dhe kulturore, derisa nё vitin 562 Persia u dёbua nga Gjeorgjia dhe Lazia u

bё njё provincё bizantine. Lufta iraniano-bizantine pati ndikim shumё tё keq mbi

GJP-në, sepse u shndёrrua nё njё shesh beteje, ku dy perandoritё pёrballnin forcat.

Bizantinёt shfrytёzuan situatёn, shfuqizuan pushtetin vendor mbretёror dhe emёruan

nё krye tё vendit ambasadorin e tyre, me tё drejta autonome tё reduktuara (shekulli

VII).175

Historia e Gjeorgjisё midis shekujve VIII - XIX shёnon lindjen e shteteve tё

para feudale. Nё Gjeorgjinë Lindore u themelua principata e parё, Kakheti (pjesa e

Iberisё sё lashtё), por ndryshime tё mёdha ndodhën edhe nё rajonin tej malit Likh,

vend qё ende ishte nёn protektoratin bizantin dhe ku ushtronte autoritetin e tij deri nё

bregun verilindor tё Detit tё Zi princi i Abkhazit (Abazg). Konsolidimi etnik i kombit

abkhaz ndodhi midis shkujve VII - VIII, proces ku abazgёt dhe apsilёt luajtёn rol

kryesor dhe pёrbёnin bёrthamёn e kombit tё bashkuar, bashkё me pёrbёrёs tё tjerё

etnikё qё jetojnё nё arealin gjoegrafik tё Abkhazisё historike (apsilёt, sanigёt,

misimianёt, brukёt). Bashkimi i fiseve shavsh-klari-javakh-meskh nё kuptimin e

gjuhёs, fesё dhe kulturёs i shndёrroi kёta nё gjeorgjianё tё vёrtetё. Nё fillim tё

shekullit VIII princat abkhazianё vendosin kontaktet me forcat politike tё GJL-së dhe

sё bashku mundёn tё zmbrapsin sulmin arab nё 736-ën, pranё Anakopisё. Rreth vitit

797 princi Leon II vendosi autoritetin e tij mbi gjithё GJP-në dhe, duke shfrytёzuar

gjendjen kaotike nё Bizant, shpalli pavarёsinё dhe mori titullim “Mbret i

Abkhazёve”.176

Vitet 730-740 tё erёs sonё shёnojnё daljen nё skenёn ndёrkombёtare tё njё

fuqie tё re, arabёt. Arab rule of Georgia është periudha (e quajtur Araboba) midis

sundimit të arabëve myslimanë në mesin e shekullit VII deri në rënien e Emiratit të

Tbilisit, nën sundimin e Davidit IV, në vitin 1122. Me mposhtjen e persianёve

pushteti i tyre u shtri edhe nё Kaukazi, ndёrsa kapja e Tbilisit, nё vitin 645 tё erёs

sonё solli krijimin e njё Emiri arab, por, megjithatё, arabёt nuk mundёn tё pushtonin

Gjeorgjinë Perëndimore, sepse prania e tyre deri nё atё moment ishte

sporadike dhe nuk u shtri deri nё zonat malore, por zotёroi vetёm pjesёn qendrore tё

Kartlit. Falё tregtisё arabe, Tbilisi u bё njё qendёr ndёrkombёtare dhe njё udhёkryq

ku takoheshin shumё rrugё tё rёndёsishme.177

Duhet thënë se gjatë kësaj periudhe sundimi arab nuk ushtroi ndonjë presion

shumë të madh mbi kulturën dhe strukturën politike gjeorgjiane, krahasuar me vendet

e tjera që kishte vënë nën zotërim, madje popullsia e Gjeorgjisë mund të ushtronte

besimin e vet. Sundimi arab mbi Gjeorgjinë mund të ndahet në tri periudha.

http://ojs.iliauni.edu.ge/index.php/identitystudies/article/view/7/4 175 Po aty, f. 55. 176 Prandaj kreu i familjes mbretёrore Bagrationi mori titullin “Mbret i gjerogjianёve” nё 888-ёn. Po

aty, f. 56-58. 177 IBP, Inc, Georgia Country Study Guide Volume 1 Strategic Information and Developments, 2013,

f.39-42.

10

Periudha e parë përfshin vitet 645 – 736, kur arabët u shfaqën për herë të parë

dhe themeluan Emiratin e Tbilisit dhe princi i asaj kohe i Kartli-Iberias, Stefani II, u

detyrua tё njihte kontrollin politik të Kalifat Umajadit mbi tokat gjeorgjiane. Arabёt e

trajtuan Armeninё dhe Gjeorgjinё si njё krahinё tё vetme kufitare, Arminija ishte e

drejtuar nga garnizone tё vendosura nё mёnyrё strategjike, ndёrsa mёkёmbёsi i mbreti

tё Dvinit ishte subjekt i tributeve tё rёnda. Megjithatё, arabёt nuk u pёrpoqёn tё

kolonizonin Armininё, sepse princat vendorё kishin njё farё autonomie nёn sundimin

e kalifatit. Gjithsesi, kjo nuk i pengoi tё ngriheshin herё pas here nё revolta, siç ishte

ajo e vitit 681-682.

Pavarёsisht kontrollit qё kishte nё territorin e Gjeorgjisё, sundimi arab ishte i

kёrcёnuar jo vetёm nga revoltat e princёrve vendas, por edhe nga mospёlqimi i

Bizantit, i cili nuk donte tё hiqte dorё nga pretendimet e veta si ndaj Armenisё, ashtu

edhe ndaj Kartli-Iberisё. Duke kёmbёngulur nё pretendimet e veta, Justiniani II arriti

t’i shkёpuste kalifatit Kaukazinё rreth vitit 689 dhe nё Armeni bёri presion mbi kishёn

pёr tё pranuar Kёshillin e Kalcedonit. Por nё 693 - shin Kartli-Iberia ra sёrish nё duart

e arabёve, duke vendosur sundimin e tyre me ndihmёn e mёkёmbёsit tё Dvinit.178 Nё

kёtё kohё kryeqyteti gjeorgjian ishte bёrё qendra e qeverisё arabe dhe konvertimet në

ligjin e ri fetar ishin në masë. Pёr kёtё princat armenë dhe gjeorgjianë dhanë

shembullin e tyre, por, pavarësisht nga intrigat e politikës bizantine, krishterimi

pothuajse u zhduk për rreth katër shekuj nga Transkaukazia, kishat u shkatërruan,

popujt u konvertuan me forcë dhe shumё shpejt u ngritën xhami në të gjitha qytetet e

ish-Azisë, ndёrsa gjeorgjianët që mbetën besnikë ndaj krishterimit, shkuan në male

dhe u tёrhoqёn në Mingrelia.179

Periudha e dytë përfshin vitet 736 - 853, kur ndodhi shkatërrimi i Tbilisit nga

Kalifati abasid i Bagdadit, për shkak të rebelimit të emirit lokal. Nё kёtё periudhё

pёrfundon edhe dominimi i Gjeorgjisë Lindore -së nga Emiratet. Kjo periudhё

karakterizohet nga sulmet Khazar, fushatat dhe kundёrfushatat e bizantinёve dhe

arabёve, si dhe nga rezistenca e kristianёve ndaj sundimit mysliman. Stefani, djali i

Adarnazit, u tёrhoq para arabёve dhe u strehua nё Mingrelia; djemtё e tij, Mili dhe

Artkili, qёndruan pёr tё mbrojtur mbretёrinё..180 Viti 736 shёnon invazionin arab tё

Marvan ibn Muhamad (i quajtur nga gjeorgjianёt si Mirvani i shurdhёt, pёr shkak tё

mizorisё sё tij) pёr tё marrё GJP-në, viti 740 shënon rikthimin e ndikimit të Bizantit

nё Kaukaz megjithëse arabёt vazhdonin tё sundonin dhe viti 748 shënon rrёzimin e

Ashotit III (Bagratid) proarab nё Armeni nga mamikonianёt armenё.181 Gjithashtu nё

kёtё periudhё shёnohet edhe rebelimi i fisnikёve armenё dhe gjeorgjianё kundёr

sundimit dhe taksave tё rёnda arabe. Si kundёrpёrgjigje ndaj revoltёs, shumё prej tyre

u shfarosёn nё Bagrevand, gjё qё çoi nё forcimin e pozitave tё Bagratidёve. Ishte viti

178 Ronald Grigor Suny,, The Making …, vep. e cituar, f. 27-28. 179 Tome Premieu, Mission scientifique au Caucase; études archéologiques & historiques, Ernest

Leroux, Paris, 1889, f. 238. 180 Paul de Villeneuve, La Géorgie, FILS TE Cie, Paris, 1870, f. 123. 181 Ronald Grigor Suny,, The Making …, vep. e cituar, f. 28.

11

786 qё e rivendosi pёrfundimisht nё fron dinastinё Bagratid me Ashotin,182 sunduesin

e Kardgetit, i cili gjatё sundimit tё tij tridhjetёvjeçar u mbёshtet nga grekёt, por

arabёt e ndoqën dhe e vranë nё njё fortesё. Viti 736 shёnon invazionin arab tё Marvan

ibn Muhamad (i quajtur nga gjeorgjianёt si Mirvani i shurdhёt, pёr shkak tё mizorisё

sё tij) pёr tё marrё GJP-në, viti 740 shënon rikthimin e ndikimit të Bizantit nё Kaukaz

megjithëse arabёt vazhdonin tё sundonin dhe viti 748 shënon rrёzimin e Ashotit III

(Bagratid) proarab nё Armeni nga mamikonianёt armenё.183 Gjithashtu nё kёtё

periudhё shёnohet edhe rebelimi i fisnikёve armenё dhe gjeorgjianё kundёr sundimit

dhe taksave tё rёnda arabe. Si kundёrpёrgjigje ndaj revoltёs, shumё prej tyre u

shfarosёn nё Bagrevand, gjё qё çoi nё forcimin e pozitave tё Bagratidёve. Ishte viti

786 qё e rivendosi pёrfundimisht nё fron dinastinё Bagratid me Ashotin,184 sunduesin

e Kardgetit, i cili gjatё sundimit tё tij tridhjetёvjeçar u mbёshtet nga grekёt, por

arabёt e ndoqën dhe e vranë nё njё fortesё.185

182 “Perëndia i dha atij fitore dhe e bëri atë mbret të Shavshetit dhe Klarjetit. Ashot kuropalates bleu

disa nga fshatrat, restauroi dhe rindërtoi ato të shkatërruarat. Ai u forcua nga hiri i Perëndisë dhe me

bekimin e mbretit të grekëve. I njёjti Ashot kuropalates zbuloi një shkëmb në pyjet e K'larjeti, ku

Vakht'ang Gorgasali kishte ngritur kështjellën e Art'anujit dhe të “Shurdhërve nga Bagdadi", qё ishte e

shkatërruar. Ashoti restauroi dhe rindërtoi atë fortesë dhe nën kështjellë ngriti një qytet. Ashoti ndërtoi

kishën e Apostujve të Shenjtë, Pjetrit dhe Pavlir, brenda kështjellës, përgatiti varrin e tij dhe u vendos

në atë fortesë. Menjëherë pas kësaj, Ashoti kapi tokat deri në portën e qytetit të Bardavit. Dhe shumë

herë Perëndia i dha fitoren dhe lavdinë e madhe Ashotit në beteja. Në këtë kohë, Ashoti 'u nis për të

mbledhur një ushtri për të luftuar saracenët. Ai erdhi në një vend të caktuar, vendosi dhe dërgoi njerëz

për të mbledhur një ushtri. Ushtria e tij nuk ishte ende e plotë, kur ai u sulmua papritmas nga saracenët.

Kështu që ai u nis dhe erdhi në rajonin e Nigalit dhe filloi të mblidhte forca dhe të rriste madhësinë e

ushtrisë së tij. Dhe ata që ai kishte urdhëruar të vinin, erdhën për ta vrarë. Sidoqoftë, Ashoti nuk dinte

asgjë për qëllimin e tyre para ardhjes së tyre në gjykatën e tij. Dhe kur erdhën në oborrin e tij, ai e

kuptoi planin e tyre. Megjithatë, ushtria e tij nuk ishte me të, përveç një force të vogël. Ai nuk mund t'u

rezistonte atyre, kështu që u strehua në kishë. Por ai (Ashoti) u ther me shpatë mbi altar”. Georgian

National Academy of Sciences, Kartlis Tskhvreba. A history of Georgia, ARTANUJI Publishing,

Tbilisi, 2014, f. 213-214. 183 Ronald Grigor Suny,, The Making …, vep. e cituar, f. 28. 184 “Perëndia i dha atij fitore dhe e bëri atë mbret të Shavshetit dhe Klarjetit. Ashot kuropalates bleu

disa nga fshatrat, restauroi dhe rindërtoi ato të shkatërruarat. Ai u forcua nga hiri i Perëndisë dhe me

bekimin e mbretit të grekëve. I njёjti Ashot kuropalates zbuloi një shkëmb në pyjet e K'larjeti, ku

Vakht'ang Gorgasali kishte ngritur kështjellën e Art'anujit dhe të “Shurdhërve nga Bagdadi", qё ishte e

shkatërruar. Ashoti restauroi dhe rindërtoi atë fortesë dhe nën kështjellë ngriti një qytet. Ashoti ndërtoi

kishën e Apostujve të Shenjtë, Pjetrit dhe Pavlir, brenda kështjellës, përgatiti varrin e tij dhe u vendos

në atë fortesë. Menjëherë pas kësaj, Ashoti kapi tokat deri në portën e qytetit të Bardavit. Dhe shumë

herë Perëndia i dha fitoren dhe lavdinë e madhe Ashotit në beteja. Në këtë kohë, Ashoti 'u nis për të

mbledhur një ushtri për të luftuar saracenët. Ai erdhi në një vend të caktuar, vendosi dhe dërgoi njerëz

për të mbledhur një ushtri. Ushtria e tij nuk ishte ende e plotë, kur ai u sulmua papritmas nga saracenët.

Kështu që ai u nis dhe erdhi në rajonin e Nigalit dhe filloi të mblidhte forca dhe të rriste madhësinë e

ushtrisë së tij. Dhe ata që ai kishte urdhëruar të vinin, erdhën për ta vrarë. Sidoqoftë, Ashoti nuk dinte

asgjë për qëllimin e tyre para ardhjes së tyre në gjykatën e tij. Dhe kur erdhën në oborrin e tij, ai e

kuptoi planin e tyre. Megjithatë, ushtria e tij nuk ishte me të, përveç një force të vogël. Ai nuk mund t'u

rezistonte atyre, kështu që u strehua në kishë. Por ai (Ashoti) u ther me shpatë mbi altar”. Georgian

National Academy of Sciences, Kartlis Tskhvreba. A history of Georgia, ARTANUJI Publishing,

Tbilisi, 2014, f. 213-214. 185 Paul de Villeneuve, La Géorgie, FILS TE Cie, Paris, 1870, f. 127.

12

Periudha e tretë përfshin vitet 853 deri në gjysmën e dytë të shekullit XI, kohë

kur Perandoria Selxhuk zëvendësoi arabët dhe kur fuqia e emirit të Tbilisit tashmë

kishte rënë në favor të shteteve të pavarura gjeorgjiane, por, megjithatë, Tbilisi mbeti

nën zotërimin arab deri në vitin 1122. Kjo ishte periudha kur arabët, të ndjerë të

kërcënuar nga Perandoria Bizantine, e cila e kishte shtrirë autoritetin e vet deri në

Eurfrat, tentuan të forcojnë lidhjet me dinastitë gjeorgjiane dhe armene që ishin në

fron. Në funksion të forcimit të lidhjeve, në vitin 862, i dhanë Ashot Bagratit të

Armenisë titullin “Princ i princave” dhe në 886-n kalifi e lejoi të kurorëzohej si mbret

i Armenisë, duke rikthyer, në këtë mënyrë, monarkinë pas 458 vjetësh.186 Kalifatit

arab iu bashkua edhe Adarnasi V, i cili në vitin 888 u kurorëzua nga mbreti i

Armenisë, si mbret i Kartli-Iberisë, duke shënuar edhe mbretin e parë në Gjeorgjinë

Lindore. Por kjo lëvizje u vlerësua nga perandori Bazilius II, i cili i ofroi Ashotit një

kurorë dhe “një pjesë të kryqit të vërtetë”, si dhe Adarnasit titullin e curopalates. Në

890-n Simbadi I zëvendësoi të atin e tij Ashotin dhe vazhdoi, sikurse ai, aleancën me

kushëririn e vet, Adarnasin i cili e mbështeti në disa beteja, edhe kur guvernatori i

Azerbajxhanit tentoi të merrte GJL-në në vitin 904. Kjo periudhë karakterizohet nga

krijimi i aleancave dhe bashkëpunimeve të ndryshme midis princërve armenë dhe

gjeorgjianë. Dallohen, gjithashtu, përpjekjet e Simbadit për të balacuar fuqinë e

bagratidëve gjeorgjianë, por edhe përpjekjet këmbëngulëse të arabëve për të siguruar

mbështetje nga prijësit vendës, siç ishte rasti i aleancës së Jusufit, emirit arab të

Azerbajxhanit, me Artsrunisin e Vaspurakanit. Simbadi u kap nga arabët dhe u

ekzekutua, vendin e tij e zuri i biri, Ashoti II, qё u zgjodh si mbret i mbretërve në

Kaukazi, i cili jo vetëm tentoi të rifuksionalizojë aleancat e krijuara nga i ati, por

shkoi edhe në Konstandinopojë për të lidhur aleancë me Bizantin. Sidoqoftë, ish-

krahina arabe Arminija u copëzua në mbretëri dhe principata të vogla, por në këtë

gjeopolitikë të re ajo që spikati, ishte GJL-ja.187

2. Gjeorgjia dhe zhvillimi historik i saj deri nё Mesjetёn e vonё

Gjeorgjia ka pёrjetuar njё periudhё madhёshtie nёn dinastinё Bagrat (të

pinjollёve tё saj), qё sundoi pёr dy shekuj. Formimi i Gjeorgjisё sё bashkuar lidhet me

emrin e Bagratit III, i cili ishte pёrfaqёsues i familjes Bagrat, zotёruese e Tao –

Klarjetit nga i ati, ndёrsa nga e ёma ishte pasardhёs i mbretёrve abkhazё tё rinj. 188

Bagrati III u shpall mbret gjatë jetës së Davidit III189, i cili hoqi djalin e tij Gourjiu

nga froni për nipin e tij. Gjithsesi të dy princat mbretëruan së bashku.

Në vitin 1008, pas vdekjes së Davidit dhe Gourjiut, bashkoi krahinat e

Gjeorgjisë, për të cilën prej këtej filloi një periudhë lavdie. Ai u bё mbreti i parё i njё

entiteti gjeorgjian tё unifikuar, Abkhazetit. Bagrati shtoi Tao-Klarjetin nё Kartli,

186 Ronald Grigor Suny,, The Making …, vep. e cituar, f.31. 187 Po aty, f. 31. 188 George Anchabadze, Principal …, vep. e cituar, f.59.

http://ojs.iliauni.edu.ge/index.php/identitystudies/article/view/7/4 189 Paul de Villeneuve, La Géorgie, FILS TE Cie, Paris, 1870, f. 129.

13

trashёgoi titullin e mbretit tё Kartvels dhe nё 1110-ën shtoi Kakhetin dhe Heretin nё

mbretёrinё e tij, duke pёrfunduar, në këtë mënyrë, unifikimin e territoreve gjeorgjiane

nё njё shtet, me pёrjashtim tё Emiratit tё Tbilisit. Mbreti i parё i Gjeorgjisё sё

bashkuar mbante titullin “Mbreti i Abkhazёve, Kartvels, Hers dhe Kakhs”. Mbetërimi

i tij karakterizohet nga nënshtrimi i fqinjve,190 si obrelianët, që iu kundërvunë, por

edhe të disa të afërmve të tij bagratë, që kishin probleme me grumbullimin e pushtetit

në duart e tij. Ai themeloi kryeqytetin në Kutais, ku ngriti edhe një katedrale. Nё

veçanti, nё shekullin VIII, kryeqyteti i mbretёrisё sё Abkhazisё - Kutaisi duhet tё ketё

qenё njё qytet ku flitej gjuha gjeorgjiane, ku kultura kombёtare gjeorgjiane, e cila nё

atё kohё ishte kryesisht religjioze dhe e gjeneruar nga Kartli, u zhvillua mё herёt se nё

çdo qytet tjetёr tё Gjeorgjisë Perëndimore. Kёshtu, nuk ёshtё e çuditshme qё “dinastia

Abkhaz udhёhoqi ndёrtimin e shoqёrisё feudale dhe kulturёn gjeorgjiane”.191

Figura 2. Gjeorgjia gjatё Perandorisё Bizantine (1045).192

Bagrati III vijoi me politikёn e paraardhёsve tё vet dhe ndoqi njё politikё tё

brendshme qё konsistonte nё kufizimin e arbitraritetit tё feudalёve kartlianë dhe nё

aneksimin e Kartlit dhe Khakhetit, qё kishin qenё objekt lufte i mbretёrve abkhazianё,

Xhorxhi II dhe Leoni II. Gjithashtu, vazhdoi politikёn eklesiastike tё mbretёrve

abkhazianё, e cila, para sё gjithash, u reflektua nё heqjen e qendrave kishtare greke

190 IBP, Inc, Georgia Country Study Guide Volume 1 Strategic Information and Developments,

Uashington, 2013, f. 42. 191 George Anchabadze, Principal …, vep. e cituar, f. 58.

http://ojs.iliauni.edu.ge/index.php/identitystudies/article/view/7/4 192 https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/f/fa/Map_Byzantine_Empire_1045.svg

14

dhe vendosjen e vendeve tё reja gjeorgjiane. Ai ndёrtoi katedralen e Bedias dhe

themeloi episkopatёn, duke zёvendёsuar episkopatёn e Gudavёs.193

Bagrati III u dha ndihmё perandorёve bizantinё, Bazilit dhe Konstandinit, nё

mbytjen e rebelimit tё Bardas Sklerus nё 979-ën, duke marrё nё shёrbim tё tij njё

numёr provincash deri nё liqenin Van. Pushtetin e Bagratit III e trashëgoi i biri,

Xhorxhi (1014) dhe më pas Bagrati IV194 (1027-1072), i cili sundoi për pothuajse

pesëdhjetë vjet dhe u përball me revoltën në Kakhét dhe pushtimin e arabёve qё ende

zotёronin Tbilisin. Nёn Bagratin IV, Gjeorgjia u shfaq si njё nga fuqitё kryesore nё

Kaukazi.195 Pushtimet e mёdha turke mbi territorin e Gjerogjisё filluan nё 1080-ën,

kur selxhukёt nomadё i shndёrruan tokat qё kapёn, nё kullota, duke privuar

ekonominё feudale tё saj dhe duke rrezikuar edhe vetё ekzistencёn e Gjeorgjisё.

Inkursioni i parë turk mbi Gjeorgjinë u realizua në vitin1064 në rajonet jugore të saj,

ku u kap edhe fortesa e Akhalkalakit. Më pas, në 1068-ën, sulltani Al Arslani, gjatë

një fushte gjashtë javore, kapi një sërë fortesash të tjera në GJQ dhe GJP. Mbreti

Bagrat i Gjeorgjisё, i cili nuk kishte pranuar t’i paguante haraçin sulltanit, me t’u

larguar ky i fundit nga Gjeorgjia, sulmoi Ganjёn (1068), sundimtari i tё cilit ishte vёnё

nёn sovranitetin selxhuk dhe rifitoi disa territore nё Al Arslan. Fitorja e selxhukëve e

vitit 1071 në betejën e Manzikerit u mundësoi atyre pushtimin sitematik të Kaukazisë

Jugore. Ndërsa Xhorxhi II (1072-1089) nё 1074-ën mori fortesёn strategjike tё Karsit.

Në 1080-ën filloi i ashtuquajturi “sulmi i madh i Turqisë” në Gjeorgji, kur fiset

selxhuke pushtuan tokat e Gjeorgjisë dhe i kthyen në kullota, gjë që e detyroi mbret

Xhorxhin të njihte pushtetin turk dhe haraçin ndaj sulltanit.196

Fig. 3 tregon hapësirën që Gjeorgjia zotëronte në shekujt XII - XIII. Bëhet

fjalë për një segment kohor në historinë e saj që njihet si periudha e artë, nën

mbretërimin e mbret David Ndërtuesit dhe mbretëreshë Tamarës. Davidi IV u

kurorёzua nё moshё shumё tё re dhe u detyrua tё pёrballet me sfida shumё tё vёshtira,

siç ishin sprapsja e armikut dhe rindёrtimi i vendit.

“Kur Davidi u ngjit në fron, Kartli ishte në gërmadha; nuk kishte asnjë njeri nё

asnjё vend, vetëm në disa fortesa dhe nuk kishte mbetur asnjë ndërtesë e plotë.

193 Institute of History and Ethnology of Iv. Javakhishvili, Assays from the History of Georgia-

Abkhazia, Tbilisi, 2011, f. 140-141. 194 “Xhorxhi u ngjit në fron në moshën 18-vjeçare. Sapo Xhorxhi u ngjit në fron, K'akheti dhe Hereti u

ndanë prej tij; eristavi u pushtua nga tradhtia e aznaurёve dhe tokat e mbretërisë u morën nga pronarët e

tyre origjinalë. Në vitin e shtatë të mbretërimit të Xhorxhit, Basili, mbreti i grekëve, marshoi kundër

mbretit Xhorxh, i cili doli me një ushtri të madhe dhe u vendos në vendin e Bazianit. Ata nuk u

angazhuan për betejë për disa ditë. Xhorxhi shmangu një angazhim, duke ardhur në qytetin e Oltisit, tё

cilin e dogji dhe prej andej shkoi në K'ola. Mbreti i Greqisë e ndoqi dhe e kapi. Dhe, kur prapavija e

forcave të Xhorxhit u takua me pararojën e Bazilit, u bë një betejë e madhe në fshatin Shirimta. Shumë

ushtarё u vranë në të dy anët. Eristavi i Madh, Rat'i, biri i Lip'arit dhe Khursi u vranë. Sapo mbreti,

Xhorxhi, mori erën e betejës, ai u zemërua, marshoi dhe mbërriti në fushën e betejës. Mbreti Basil

erdhi atje me trupat e tij. Ata iu afruan njëri - tjetrit nga anët e kundërta, u bё një betejë e madhe dhe

një numër i madh grekësh u vranë. Luftëtarët e Xhorxhit morën plaçkën e tyre”. Georgian National

Committee: Georgia and …, vep. e cituar, f. 217. 195 Ronald Grigor Suny,, The Making …, vep. e cituar, f. 33-34. 196 Alexander Mikaberidze, Conflict and Conquest in the Islamic World. A Historical Encyclopedia,

Volume 1, ABC-CLIO, Santa Barbara, 2011, f. 333-334.

15

Në ato kohë Trialeti dhe K'lde-Kari me tokat e afërta ishin në zotërim të Liparit,

të cilët pretendonin se ishin besnikë ndaj mbretit David, ashtu si edhe Niania,

bir i K'akhaberit. Aznauris të tjerë, që kishin mbetur, filluan të tubonin, duke

zbritur pak nga pak nga malet dhe duke u vendosur në fshatra. Dhe kufiri i

mbretërisë ishte mali më i vogël i liqenit dhe banesa e mbretit ishte në

Tsagulistavi.”197

Në 1089-ën, pasi mori pushtetin, pas abdekimit të të atit, filloi një fushatë

aktive ndaj selxhukëve, por, së pari, pushoi së paguari haraçin për selxhukët. Duke

përfituar nga dobësia e Perandorisë Selxhuke, dinastia Bagratid kishte zbatuar një

politikë shumë agresive dhe kishte arritur të zmbrapste sulmet e sulltanatit turk.198

Nga viti 1092 kishte arritur nё mёnyrё graduale tё çlironte njё pjesё tё madhe

tё Gjeorgjisё, tё pushtonte pjesё tё Transkaukazisё Jugore dhe tё pёrballonte sulmet e

selxhukёve nё vitet 1105, 1110 dhe 1116.

Figura 3. Mbretëria e Gjeorgjisë (1073-1125), periudha e Davidit IV, Ndërtuesit.199

197 Georgian National Academy of Sciences, Kartlis Tskhovreba. A history of Georgia, Tbilisi, 2014,

f.173. 198 “Davidi fillimisht mbёshteti njё luftё kundёr sulltan Melekut, i cili nё krye tё njё ushtrie tё

tmerrshme po pёrgatitej tё dobёsonte parinё e krishterё iberike. Mbreti i Gjeorgjisё shtyu hordhitё turke

dhe e tregoi veten kudo. Mbretёrimi i tij nuk ёshtё veçse njё betejё e gjatё; ndonjёherё e sheh qё lufton

nё male kundёr fiseve tё padisiplinuara, nganjёherё duke refuzuar armiqtё nga jashtё, nganjёherё duke

shtypur revoltat e brendshme. […] Tё gjitha rrugёt e Kaukazit janё tё hapura pёr tё, nё anёn e Abazisё

dhe Darielit. Nё Debrent, ai pёrmbysi portat e hekurta, tё ngritura nё kohёn e kalifёve. Nga Deti i Zi

deri nё Detin Kaspik çdo gjё i nёshtrohet atij. Me lutjen e armenёve, ai dorёzoi kryeqytetin e tyre,

Anin, qё ishte nёn zgjedhёn saraçene dhe i shpёtoi tё krishterёt e shtypur. Zgjati krahun e tij deri nё

Ararat.” Paul de Villeneuve, La Géorgie …, vep. e cituar, f. 135. 199 http://mapas.owje.com/img/Reino-de-Georgia-1073-1125-5222.jpg

16

Po nё kёtё periudhё bёri reformimin e Kishёs Ortodokse tё Gjeorgjisё dhe në

këtë kontekst fuqia e përtërirë ushtarake dhe kulturore e mbretërisë së Gjeorgjisë u

shfaq fuqishëm. I përqëndruar në politikën e jashtme, Davidi duhej t'i kushtonte një

vëmendje të madhe çështjeve të brendshme, pasi tashmё aristokracia e pallatit, shumë

e fuqizuar, kundërshtonte projektin e një shteti të centralizuar monarkik të sovranit

dhe, për këtë arsye, por edhe për të fuqizuar pozitёn ushtarake, Davidi thirri më 1118

cumansët qё të vendoseshin në tokat përreth mbretërisë gjeorgjiane, për të ripopulluar

fushat që, pas bastisjeve nga selxhukët, kishin pësuar një rënie të konsiderueshme

demografike. Pas vitit 1120 dёshmohen kontakte me kryqtarët në Tokën e Shenjtë dhe

veprime nё bashkёpunim kundër myslimanëve..200 Apogjeun e vet Davidi e arriti në

vitin 1121, me fitoren në luginën Didgori, pranë Tbilisit.

“Megjithëse numrat janë të ekzagjeruar, të gjitha burimet tregojnë që

myslimanët kryenin përgatitje masive dhe shumë më tepër se gjeorgjianët. Në

verën e vitit 1121 trupat myslimane përparuan përgjatë rrugëve të ndryshme

drejt Gjeorgjisë dhe u vendosën në një fushë pranë Didgorit, një ditë larg nga

Tbilisi. Gjeorgjianët grumbulluan rreth 56000 njerëz, duke përfshirë 500 alanas

dhe 200 frankë nga Toka e Shenjtë. Më 11 gusht 1121 mbret Davidi i ndau

trupat në dy divizione: një forcë më të madhe nën komandën e tij personale dhe

një tjetër më të vogël nën komandën e djalit të tij Demetre, i fshehur pas

lartësive të afërta, me urdhër për të goditur armikun nga krahët pas sinjalit të

dhënë. […] Trupat gjeorgjiane i ndoqën për tri ditë. Pas triumfit të tyre ushtritë

gjeorgjiane arritën fitore në territoret fqinje të Armenisë, Shirvanit dhe

Kaukazit Verior, duke zgjeruar në një masë të madhe sferën e ndikimit të

Gjeorgjisë. Beteja e Didgorit hyri në vetëdijen kombëtare gjeorgjiane si “fitorja

e mrekullueshme dhe është një nga apogjetë e historisë gjeorgjiane”.201

Në vitin 1122 shpalli Tbilisin kryeqytet të Gjeorgjisë, pas pothuaj katër

shekujsh dhe në vitet 1123 - 1124202 shtriu zotёrimin e tij nё Shirvan, Kaukazin

Verior, zonën e Anit (e cila u humb dhe u rifitua shumё herё në vitet në vijim) dhe

ishte në gjendje të hynte në Armeninë e Madhe për të rimarrë zotërimet e humbura

antike.203

“Dhe kështu trupat e mbretërisë së tij ishin të zgjedhur dhe të armatosur mirë,

me kuaj të shkëlqyeshëm, njerëz që nuk njihnin tërheqje. Davidi ishte një komandant

dhe luftëtar i pashoq, i ngjashëm me heroin e përrallës së vjetër të Kaikhosros. Ai

filloi të bastiste Persinë, Shirvanin dhe Somkhitin e Madh. I palodhshëm, duke mos e

konsideruar kurrë një barrë, ai mbajti gjithçka në rregull, duke bërë gjithçka në kohë

200 Alexander Mikaberidze, Conflict and Conquest in the Islamic World. A Historical Encyclopedia,

Volume 1, ABC-CLIO, Santa Barbara, 2011, f. 334. 201 Po aty, f. 276. 202 Nё vitin 1124 David Ndёrtuesi me kёrkesё tё qytetarёve çliroi Anin, duke zgjeruar kufijtё jugorё tё

mbretёrisё deri nё lumin Araks. Davidi IV vdiq nё 24 janar 1125. Gjatё mbretёrimit tё tij u zgjeruan

kufijtё e mbretёrisё sё Gjeorgjisё, nё Nicopsia deri nё Derbent IBP, Inc, Georgia Country Study Guide

Volume 1 Strategic Information and Developments, Washington, 2012, f. 43. 203 Lorenzo Pubblici, Dal Caucaso al Mar d’Azov: Impatto dell’invazione mongola in Caucasia fra

nomadismo e società sedentaria, 1204-1295, Firenze University Press, 2007, f. 13.

17

dhe arriti gjithçka kështu sipas kuptimit të tij. Kush mund ta përballojë ose të bëjë

luftë kundër tij, ose të marrë armët kundër tij?204

Nё vitet e fundit tё mbretёrimit tё tij David Ndёrtuesi sundoi mbi njё perandori

shumёkombёshe tё abkhazёve, gjeorgjianёve, armenёve dhe popujve tё tjerё

myslimanё qё shtriheshin nga Deti i Zi dhe Kaukazi, nё jug tё Armenisё sё Madhe

dhe nё lindje tё Kaspikut. Por, siç thekson Speros Vryonis, ky shtet i ri i krijuar nga

vitet e luftimeve, ishte larg njё rendi ekonomik tё begatё.205 Në kohën e vdekjes së tij,

Gjeorgjia ishte bërë një nga shtetet më të fuqishme të LA-së, ndërsa me Xhorxhin III i

kishte zgjeruar kufijtë e saj edhe më shumë, duke u shtrirë edhe në Armeni.206 Pas

vdekjes së mbretit David, në pushtet erdhёn me radhё Demetri (1125-1156), me tё

cilin vijon dominimi gjeorgjian nё Kaukazin Jugor dhe marrёdhёniet miqёsore me

vendet fqinje, tё nxitura nga martesat dinastike; Xhorxhi III (1156-1184), qё rifilloi

fushatat kundër selxhukëve, tё cilat sollёn pushtimet në Armeni, veçanërisht në veri,

ku u morёn Gandzaku, Dvini, Karsi dhe Ani, e cila mori formë të prerë në vitin 1199.

Pas mbretёrimit tё Xhorxhit III, fronin e mori vajza e tij Tamara (1184-1213).

Nё kёtё periudhё (figura 4) Gjeorgjia arriti tё nёnshtronte Azerbjaxhanin, i cili

banohej nga popullsi iraniane pёr njё periudhё tё gjatё kohe, deri nё tёrheqjen tё

nomadёve turkofonё që, nё fillim me Guzin (shekulli XII) dhe mё pas me sulltan

Figura 4. Mbretёria e Gjeorgjisё (1184-1230) nё kulmin e fuqisё sё saj.207

204 Georgian National Academy of Sciences, Kartlis Tskhvreba…, vep. e cituar, f.179. 205 Ronald Grigor Suny,, The Making …, vep. e cituar, f. 37. 206 Alexander Mikaberidze, Conflict …, vep. e cituar, f. 333-334. 207https://en.wikipedia.org/wiki/History_of_Georgia_(country)#/media/File:Caucasus_1490_map_de_a

lt.svg e aksesueshme, mё, 21.04.2018.

18

Korazmia Xhelal-ad-Din, ndikuan thellësisht gjuhën dhe kulturën.208

Mbretëria e Gjeorgjisë, në prag të kurorëzimit të Tamarës së Madhe, ishte kryesisht

fryt i kryqëzatave. Megjithse ishte rrethuar nga këshilltarë të mençur dhe gjeneralë të

guximshëm, suksesi i saj i dedikohet kryesisht virtyteve, kulturës së madhe dhe

aftësive të saj politike. Ngjarjet ushtarake në të cilat ajo u angazhua, përhapën famën e

saj në të gjithë Azinë. Erzerumi, Dovini, Trebizondi, Sinopi, Samsuni, Karsi dhe Ani

e panë triumfin e armëve gjeorgjiane, Rokn Eddini i njohur u mposht dhe persët u

goditën nga ekspedita e saj në Khorassan.209 Autoriteti i Gjeorgjisë ndihet edhe në

bregdetin jugor të Detit të Zi, kur në vitin 1204 u themelua Perandoria e Trebizondit,

e cila u bë vasale e Gjeorgjisë.210 Veç angazhimeve në fushën ushtarake, mbretëreshë

Tamara nuk la pas dore çështjet e brendshme, si edhe fenё, qё ishte një anagazhim

tjetër serioz i saj. Gjatё mbretёrimit tё saj kishat u përhapën shumë shpejt në çdo

fshat, 211 madje thuhet se, vetë ajo, bëri me duart e saj rroba për të varfërit.

“Tamara u bë më e madhja ndër mbretërit, me fat dhe me frikë nga Perëndia, e

bukur dhe e dashur (baza e të gjithë virtytit është që i frikësohet Perëndisë dhe i

përulet), një dashnore e kishave, murgjve dhe murgeshave; ajo u dha lëmoshë

lypësve dhe ndihmoi ata që kërkonin drejtësi. Restauroi kishat e shkatërruara

në malin e shenjtë në Greqi, në Jeruzalem, dhe në Malin e Zi, dhe i liroi disa

nga pagimi i haraçit për të huajt. Ajo u rrotulloi dhe i dorëzoi pëlhurat për

endësit që t'i dhurojnë Perëndisë për shërbimin e shenjtë si jashtë dhe këtu në

lindje. Ajo e donte lutjen si një murgeshë, duke u lutur dhe duke lexuar psalme

para se të shkonte në gjumë. Ajo kurrë nuk ngriti zërin e saj në vezirët dhe

trupat e saj. Subjektet e denjë shpërbleheshin me dashuri prindërore, dhe ajo

nuk ndëshkoi asnjë nga shërbëtorët e saj, me përjashtim të Guzan T'aosk'arelit,

47 vjeç, i cili kishte ikur përtej kufirit në Persi. Ai u kap nga Zakaria

Asp'anisdze, u dorëzua në darbazi212 dhe sytë e tij u nxorën jashtë. Gjatë

mbretërimit të Tamarёs, sulltanët u vranë dhe qytetet dhe kështjellat u kapën;

atabegu e Gandzës u vra. Ajo ishte në 408 të koronik'onit (1188Ad). Mbretëria

u mbush me robër dhe pre. Në vitin e nëntë të sundimit të saj kreu i kancelarisё

mbetёrore Zakaria Mkhargrdzeli dhe vëllai i tij atabeg Ivani morën Dvinin.

Ishte në 413 të koronik'onit (1193 Ad). Ata morën gjithashtu Gelakunin,

208 Lorenzo Pubblici, Dal Caucaso al Mar d’Azov: Impatto dell’invazione mongola in Caucasia fra

nomadismo e società sedentaria, 1204-1295, Firenze University Press, 2007, f. 13-14. 209 Wardrop, Oliver, The kingdom of Georgia; notes of travel in a land of woman, wine and song, to

which are appended historical, literary, and political sketches, specimens of the national music, and a

compendious bibliography, Gilbert and Rivington, London, 1888, f.114. 210 Alexander Mikaberidze, Conflict …, vep. e cituar, f. 334. 211 “… dhe epokën e shkëlqyer të mbretëreshë Tamarës (1184-1212), që është epoka e artë e Gjeorgjisë

njësoj si në letërsi, dhe në bëmat e armëve. Kishat e lashta, mbetjet e të cilave janë të shpërndara mbi

Transkaukazi, kryesisht i atribuohen legjendës, zellit të devotshëm të kësaj zonje mbretërore, si

kështjellat e rrënuara, që i ngjajnё kufirit mbajtёs skocez. Shkëmbinjtë nё formё kurore qё gjenden në

të gjitha drejtimet e kësaj toke malore, duhet të jenë ndërtuar nga heroi kombëtar Black Oghlu. John

Geddie, The Russian Empire, Nelson & Sons, 1882, f. 391. 212 darbazi - një pallat apo sallë, që shpesh përdoret nga këshilli suprem mbretëror i përfaqësuesve nga

aristokracia gjeorgjiane dhe hierarkia e kishës.

19

Bijnisin, Amberin dhe Bargushatin dhe të gjitha qytetet mbi qytetin e Aniut deri

në urën e Kufrapit.”213

Ajo dërgoi ambasadorët e saj për t'u ofruar ndihmë komuniteteve tё krishtera

në Greqi, Rumani, Aleksandri, Libi, Malin Sinai, Jeruzalem, Qipro, por bëri edhe

shumë përpjekje për të siguruar ortodoksinë214 në teologjinë e popullit të saj.215

Mbretёrimi i Tamrёs e bёri Gjeorgjinё tё njohur në Perëndimin e krishterë, tej kufijve

tё saj disa krahina ishin të varura në një farë mase nga fuqia gjeorgjiane, si: në jug,

Perandoria Trebizond nё bregun jugor tё Detit të Zi, rajonet në veri dhe në lindje tё

Kaukazit, si edhe në jug të Azerbajxhanit.216 Nёn kёtё mbretёrim Gjeorgjia

kontrollonte pjesёn mё tё madhe tё Kaukazit dhe po zgjerohej nё jug. Nё vitin 1209

forcat gjeorgjiane kapёn Karsin, madje nuk dukej e pamundur ideja se gjeorgjianёt

mund tё nisnin njё sulm ndaj Aiyubid Irak, fuqia e tё cilit do tё kёrcёnohej seriozisht,

nёse ky sulm do tё koordinohej me njё sulm ndaj Egjiptit nga kryqёzata e re e

planifikuar nga Papa.217

Në kohën e Tamarës, monarkia sundohej nga doktrina e së drejtës hyjnore (e

kemi trajtuar si teori në hyrje të punimit) dhe kishte një kompleksitet të

konsiderueshëm të organzimimit politik të saj. Ekzistenca e institucioneve tё

fuqishme feudale pengonte pushtetin mbretëror qё tё degjeneronte në despotizëm dhe

krijimi i Dhomёs sё Lordëve, e cila kishte pushtet të barabartë me sovranin, ishte një

lёvizje për të kufizuar privilegjin mbretëror. Megjithёse kjo lёvizje kushtetuese e

gjeorgjianёve nuk funksionoi, fuqia e fisnikëve dhe klerikëve të mëdhenj, që rrinin

mbi këshillin mbretëror, duhej tё merrej parasysh, sikur të ishte ajo e kryetarëve të

fiseve provincialё. Nё sturkturёn e vet administrata qendrore pёrfshinte pesё vezirё

apo ministra: Kancelari i Lartё, ministri i Luftёs, lordi Shamberlan, kancelari i

Thesarit dhe kёshilltari i Lartё, tё gjithё me organikёn e vet. Sovrani emёronte

eristavёt apo dukёt dhe, nёse kёta i drejtonin njёsitё e tyre pёr breza tё tёrё, ishte e

vёshtirё t’i zёvendёsoje pa shkaktuar trazira218

Autoriteti i kishёs orthodokse tё Gjeorgjisё ishte shumё i fuqishёm dhe

ushtronte ndikim tё madh nё jetёn e vendit dhe, veç kompetencave nё moralin dhe

sjelljen private, kisha gёzonte monopolin nё arsim, privilegje dhe pёrfitime

ekonomike, por edhe imunitet, madje edhe mbretёrit mund t’i nёnshtroheshin

kritikave tё kishёs. Mbretёrit gjeorgjianё arritёn tё krijonin njё ndarje racionale tё

213 Georgian National Academy of Sciences, Kartlis Tskhovreba. A history of Georgia, Tbilisi, 2014, f.

202-203. 214 “Mbretёresha mbrojti fenё dhe emrin e saj, njё numёr i madh fisesh myslimane pёrqafuan

krishtёrimin. Vdekja e burrit tё saj David Soslan errёsoi vitet e fundit tё Tamarёs; ajo kishte nga

martesa e saj dy fёmijё, Xhorxhin e bukur dhe njё vajzё Rasudanin. Ajo shoqёroi djalin e saj shumё tё

ri. Kryqtarёt i ofruan ndihmё atij kundёr Saladinit, kur ajo vdiq, nё vitin 1201, ditё qё ne e festojmё nё

Gjeorgji, gratё e shenjta varrosin trupin e Zotit tonё”. Paul de Villeneuve, La Géorgie …, vep. e cituar,

f.141-142. 215 Wardrop, Oliver: The kingdom …, vep. e cituar, f. 116. 216 Glenn E. Curtis, Armenia, Azerbaijan, and Georgia: country studies, Claitors Pub Div, 1995, f.158. 217 Nikolas G. Chrissis & Mike Carr, Contact and Conflict in Frankish Greece and the Aegean, 1204-

1453: Crusade, Religion between Latins, Greeks and Turks, Routledge, London, 2014, f. 44. 218 David Marshall Lang, A modern history of soviet Georgia, Grove Press, New York, 1962, f. 29.

20

autoritetit midis kishёs dhe shtetit, duke shmangur kёsisoj sistemin bizantin dhe

moskovit, qё shpeshherё ishte burim konfliktesh tё pazgjidhshme. Nё kohёn e

Tamarёs kombi gjeorgjian krijoi shtresёzimin e shoqёrisё sё tij nё patroni apo lordё

dhe qma apo bujk/vassal. Kjo varej nga konteksti dhe pozicioni social, pasi njё fisnik

mund tё ishte patroni kundrejt fshatarit, dhe qma, kundrejt mbretit.219 Lavdia e

Gjeorgjisë shuhet bashkë me Tamarën, pasi bijtë e saj nuk ishin në gjendje të ruanin

shkëlqimin e së ëmës.

“Pas kalimit të mbretit, të gjithë njerëzit e shquar të mbretërisë së tij u

mblodhën, Imiersi dhe Amiers, katolikë dhe peshkopë, nga Nik'opsia dhe deri në

Daruband; të gjitha subjektet kanё njohur Rusudanin si mbretëreshё; ata e

kurorёzuan atë dhe e përgëzuan pёr ngjitjen e saj në fron. Dhe Rusudani ishte mirë në

dukje, si nëna e saj e bekuar, e butë, bujare dhe e dashur për njerëzit e drejtë dhe të

sjellshëm. Ajo zgjodhi në mënyrë paqësore çdo gjë që i ishte nënshtruar administrimit

të saj dhe e mbushi mbretërinë e saj të plotë me të gjitha llojet e mallrave. Por pastaj

njerëzit filluan të shfaqnin pangopësinë dhe paaftësinë, dhe të gjithë u kthyen nga e

keqja. Dhe për shkak se e kishin harruar Perëndinë, Zoti i nënshtroi ata në

poshtёrime dhe masakra të turpshme nga duart e paganëve. Mbretëresha Rusudan

miratoi zakonet e vëllait të saj dhe u kënaq me përtacinë dhe zbavitjen, nga e cila

filloi e keqja e madhe.”220.

Pas vdekjes së saj fronin e trashëgoi i biri, Xhorxh Lasha, që në atë kohë ishte

tetëmbëdhjetë vjeç.

Mbreti i ri nuk ndoqi rrugёn e sё ёmёs, por njё stil tё egёr jetese221. Ai filloi tё

bёnte ndryshime rrёnjёsore, pastroi aparatin shtetёror, hoqi veteranёt e luftërave

persiane nga pozicionet e tyre, shpёrndau klerikёt nga manastiret dhe u rrethua nga

njerёz tё rinj.222 Xhorxh Lasha u përball me pushtimin mongol të Xhengiz Khanit, dhe

nё njё rebelim tё nxituar në krye të një ushtrie prej nëntëdhjetë mijë trupash pësoi

humbje.223 Pas vdekjes së të vëllait pushtetin e mori e motra, Rasudani (1211), e cila u

martua me një selxhuk që kishte pranuar krishtërimin, me të cilin kishte dy fëmijë,

Davidin dhe Tamarën.224

Nga tё gjitha pushtimet qё ka pёsuar Gjeorgjia, pushtimi turk ёshtё mё i

rёndёsishmi, pёr pasojat qё la si nё historinё, ashtu edhe nё etnografinё dhe kulturёn

gjeorgjiane. Ky pushtim ndahet nё dy periudha: e para, kur turqit e udhёhequr nga

selxhukёt zbritёn nga Transoksiana për të pushtuar Persinë, Armeninë, Kaukazin,

Azinë e Vogël dhe më tej Konstandinopojёn; e dyta, kur popujt turq qё mbetën në

Azi, u mundën nga khanët e Xhengizit, të cilët u regjistruan nё ushtrinё mongole dhe,

tё udhëhequr nga tatarët, pushtuan Azinё Veriore dhe Rusinё.

219 Po aty, f. 30. 220 Georgian National Academy of Sciences, Kartlis Tskhovreba. A history of Georgia, Tbilisi, 2014, f.

322- 323. 221 Po aty, f. 316-317. 222 Kadir I. Natho, Circassian History, Xlibris, Bloomington IN, 2009, f. 73. 223 Wardrop, Oliver: The kingdom …, vep. e cituar, f.118-119. 224 Paul de Villeneuve, La Géorgie …, vep. e cituar, f. 144.

21

Tё dyja ndodhёn pothuajse në të njëjtën kohë. Pushtimi i parё, ai i selxhukёve,

përfundoi i fundit, me kapjen e Konstandinopojës në vitin 1453, shumë kohë pasi

fuqia e mongolëve ishte zhdukur krejtësisht.225 Qysh prej vitit 1088, kur Tbilisi u

pushtua nga Meliç Xhan dhe mbretёrit gjeorgjianë u detyruan tё zhvendosen nё

Abkhazi dhe deri nё mbretёrimin e David Ndёrtuesit, Transkaukazia nuk reshti sё

drejtuari nga emirёt turq apo kurdё. Ky territor u pushtua dhe nga arabёt, prandaj, pas

marrёveshjes midis kёtyre dy perandorive, Gjeorgjia ra sa nga njёri zotёrim nё tjetrin.

Fuqia e Xhengiz Khanit u ndje qysh mё 1206, kur filloi pushtimin e Azisё, pasi

nёnshtroi perandorinё myslimane tё Kharizmit (1217). Gjeneralët e tij, Soubada-

Behadour dhe Tshepeh-Nouvian, hynё në Gjeorgji dhe, pas mposhtjes së ushtrive të

Xhorxhit, kaluan Kaukazin pёr tё hyrё në jug të Rusisё, qё nё atё kohё popullohej nga

fise tё racës turke. Xhengiz Khani themeloi një perandori, atё tё Kaptshakut, qё

shtrihej nga Dnisteri pёr tё përfunduar në Lindje, në stepat e Kirghizit. Princat e kësaj

perandorie ishin tatarё ose mongolё, por më së shumti ishin turq, nga mbetjet e fiseve

tё lashta komans dhe peshenegs.226

Nё vitin 1229 Xhenghiz Khani, i dёbuar nga shtetet e tij, sulmoi Gjeorgjinё

dhe mori Tbilisin, por fitorja zgjati pak, sepse nё 1230-ën u ndoq nga gjeorgjianёt dhe

u vra mё pas nga tartarёt nё Basian, nё vitin 1231. Pas ikjes sё Xhenghiz Khanit, nё

Gjeorgji zbarkuan tartarёt, tё cilёt shumё shpejt u bёnë sovranёt e tyre dhe, megjithëse

mbretёrit vendës ruajtёn nё dukje autoritetin e tyre, ishin mongolёt ata qё drejtonin.

Kёshtu, qё nga fillimi i shekullit XII Gjeorgjia do tё bёhej pjesё e provincave

të Perandorisë së madhe Mongole, duke u nënshtruar edhe institucioneve që ajo

ndërtoi, darughachis ose basqaqs, të cilat e ushtruan autoritetin e vet në Gjeorgji dhe

Armeni bazuar në përvojën e mëparshme të mongolëve në Kinë. Këto filluan

regjistrimin e popullsisë, territorit, gjësë së gjallë, si dhe pasurisë, për të mundësuar

një përfitimin sa më të madh nga këto territore. Gjatë sundimit mongolian u kryen

disa regjistrime, nё tё cilat mbledhja e të dhënave bazohej në familjen. Më i

rëndësishmi prej tyre ishte regjistrimi i vitit 1254, për realizimin e të cilit ishte

ngarkuar Arghun Aga. Sipas kёtij regjistrimi, në kohën e mbretërimit të David Ulusë

(1247-1260), djali i Xhorxh Lashës, numri i fshatarsisë ishte rreth një milion, ndërsa e

gjithë popullsia e Gjeorgjisë bashkë me Armeninë ishte katër deri pesë milionë.227

Nё vitin 1225 Xhala al-Dini theu ushtrinё armeno-gjeorgjiane tё udhёhequr

nga Ivane Mkhargrdzeli në Garhni dhe mё pas kapi Tbilisin, ngjarje qё u shoqёrua

nga masakra e tё krishterёve. Terrori i Xhala al-Dinit vijoi deri nё disfatёn e tij me

mongolёt, hegjemonia e tё cilёve nё shekullin XIII shёnoi njё kthesё tё rёndёsishme

nё historinё gjeorgjiane, sepse pushtimi mongol (1236)228 do të shënonte fundin e

periudhёs sё artё për Gjeorgjinë. Mbretёresha Rasudan u detyrua të lër Tbilisin dhe të

strehoet në Kutaisi.

225 Tome Premieu, Mission scientifique au Caucase; études archéologiques & historiques, Ernest

Leroux, Paris, 1889, f. 257. 226 Po aty, f. 260. 227 Bayarsaikhan D., The Mongols and the Armenians (1220-1335), Brill, Boston, 2011, f. 107-108. 228 Nikolas G. Chrissis & Mike Carr, Contact and Conflict in Frankish Greece and the Aegean, 1204-

1453: Crusade, Religion between Latins, Greeks and Turks, Routledge, London, 2014, f. 44.

22

“Dhe kështu tokat e Kartlit u shkatërruan tërësisht. Me të mësuar që tatarët po

afroheshin, mbretёreshë Rasudani u largua nga Tbilisi dhe u tërhoq në Kutaisi, duke

ngarkuar djalin e mukhait me detyrën e mbrojtjes së Tbilisit, dhe duke urdhëruar atë

që, nëse arrinin tatarët, të digjnin qytetin, përfshirë Pallatin dhe Isanin, në këtë

mënyrë, ata parandalonin okupimin e tyre nga ana e tatarëve, qё do ta përdornin atë

për banimin e tyre, ashtu si kishin bёrё Khoresmijtë.”229

Aristokracia gjeorgjiane u vu nën mbrojtjen e mongolëve dhe u detyrua të

huazonte shërbime ushtarake në këmbim të jetës.230 Mongolët sulmuan edhe

selxhukët, mbrojtësit e Rasudanit, të cilët u fshehën në malet e Imeretit. Pa mbrojtje,

ajo u detyrua t’i kërkojë paqe udhёheqёsit mongol, Xhengiz Khanit, duke dhënë një

haraç, nëse ai do të pranonte si mbret djalin e saj në vend të Davidit,231 djalit të

Xhorxh Lashës, i cili ishte i burgosur nga selxhukët. Ajo dёrgoi Davidin nё emrin e

saj pёr t’iu nёnshtruar Batu Khanit (1227-1255), i cili nё atё kohё ishte nё krye tё

trupave mongole nё Rusi dhe nё veri tё Kaukazit.

Negociatat qё Papa hapi nё vitin 1211 nё gjykatёn gjeorgjiane pёr njё aleancё

ushtarake kundёr Egjiptit, u vazhduan edhe nga Rasudani, por ato nuk u shndёrruan

nё veprim ushtarak, sepse vetё Gjeorgjia u bё pre e njё seri sulmesh nga mongolёt dhe

nga Shah Khuarazmi. Ajo i kёrkoi ndihmё Grigorit IX, ndihmë e cila nuk i erdhi pёr

shkak tё anagazhimeve tё tij nё kryqёzatё.232 Me mbretёrimin e Rasudanit merr fund

pavarёsia e Gjeorgjisё, e cila kishte zgjatur pёrreth dy shekuj dhe ishte e mbushur me

pёrpjekje tё pandёrprera pёr tё pёrballuar pushtimet dhe fatkeqёsitё. Qysh atёherё

pellgu i Kurit u bё zotërim i mongolёve dhe vetёm vendet fqinje nё kufi tё Pontit

ruajtën njё farё lirie nё dukje.233

Nё 1246 mongolёt sollёn nga Caesrea nё fronin e Tbilisit Bagratid David

Ulunё, djalin e paligjshёm tё mbretit gjeorgjian Lasha. Mongolёt futёn nё Gjeorgji

dhe Armeni njё taksё tё quajtur qubchur, njё barrё e rёndё kjo pёr fisnikёt

kaukazianё, e cila i çoi nё rebelim (1259-1261), sepse njё pjese të saj iu desh tё

hipotekonte pasurinё pёr ta paguar. Pёr tё shtypur rebelimin u dёrgua Amir Arghun, i

cili tentoi tё arrestonte edhe mbretin David Narin, por ky i fundit u arratis nё Abkhazi,

bashkё me princa tё tjerё, tё rrёnuar tashmё. Aghuni qё nuk arriti tё kapte mbretin,

shkatёrroi provinca tё tёra gjeorgjiane, tё cilat ekonomikisht kishin kohё qё ishin

shkatёrruar. Ky rebelim qё nisi kundёr mongolёve, pak nga pak u shndёrrua nё

konflikt lokal midis fisnikёve dhe pёrfundoi nё favor tё orbelianёve, tё cilёt ishin

mbёshtetur nga guvernatorёt mongolё. 234

Ndërsa pjesa perëndimore e Gjeorgjsë kishte fituar një autonomi të dobët nga

mongolët, pjesa lindore e saj ishte nën sundimin e plotë mongol; ishin ata që ngrinin

229 Wardrop, Oliver: The kingdom …, vep. e cituar, f. 330. 230 Lorenzo Pubblici, Dal Caucaso …, vep. e cituar, f. 132. 231 Paul de Villeneuve, La Géorgie …, vep. e cituar, f. 146-147. 232 Nikolas G. Chrissis & Mike Carr, Contact and Conflict in Frankish Greece and the Aegean, 1204-

1453: Crusade, Religion between Latins, Greeks and Turks, Routledge, London, 2014, f. 44. 233 Tome Premieu, Mission scientifique au Caucase; études archéologiques & historiques, Ernest

Leroux, Paris, 1889, f. 254. 234 Bayarsaikhan Dashdondog, The Mongols and the Armenians (1220-1335), Brill, Boston, 2011, f. 92.

23

dhe rrëzonin mbretёrit gjeorgjianё nga froni.235 si Vakhtangu II (1289-1292), i cili

hipi nё fron nga mbёshtetja mongole, gjithashtu, Davidi VII dhe VIII (1292-1310),

Xhorxhi V dhe VI (1299-1314), Vakhtangu III (1301-1307), si dhe Xhorxhi V “i

vogli”(1304-1314).236

"Mbretërit e bagratëve dhe me vullnetin e Perëndisë David dhe Davidi, të

nënshkruar nga të dy, dhe të sanksionuar nga unë, Davidi dhe nga unë, Davidi,

gjithashtu u sanksionuan. Të dy u ulën fort në fron, siç e kam thënë tashmë. Kjo e bën

dyshuese historinë e dashurisë sё Shanshes për djalin e Lashës dhe aderimin e Avagut

pёr Davidin, djalin e Rasudanit, i dyshimtë. Por ata nuk e thoshin hapur këtë, sepse

marrëdhëniet e Davidit me Davidin ishin të besimit të dashurisë dhe nuk u kaluan në

konfrontime. Dhe ata ishin të bindur ndaj Khan Ulos dhe e paguanin kharajin. Dhe

përparësia në nder dhe superioritet ishte për djalin e Lashës, për shkak të të qenit i

biri i Lashës, si dhe vjetërsia e tij. Tatarët nuk e braktisën shkatërrimin e popujve të

tjerë, por gjeorgjianët u mbajtën si aleatë në fushatat e tyre, për shkak të guximit të

tyre dhe për këtë arsye mbretërit dhe mtavarët ishin nën stres të madh. Duke mos

njohur pushim, tatarët luftuan me kombet e pabindura dhe sidomos me qytetarët e

Almutit. Dhe për shkak se kjo luftë vazhdoi për shtatë vjet, Uloja gjithashtu dërgoi

dhe mbretin David, birin e Xhorxhit, dhe ushtrinë gjeorgjiane për të luftuar kundër

Almutit.”237,

Mongolёt ruajtёn monarkinё gjeorgjiane dhe administratёn lokale, por

imponuan taksa dhe detyrёn ushtarake. Ishin kёta qё, pas vdekjes sё Rasudanit, ribёnё

ndarjen administrative tё Gjeorgjisё. Nën pushtimin mongol, Gjeorgjia u fragmentua

në principata gjysmautonome (samtavro), por u fuqizuan nё mёnyrё tё vazhdueshme

fisnikët e mëdhenj, veçanërisht ata qё favorizoheshin nga mongolët, si princi i

Samtskhes, Sargis Jaqeli, i cili në vitin 1266 siguroi mbrojtjen dhe patronazhin e

Mongo Khanit. Kështu, në periudhën mongole u zhvillua një subjekt i tretë politik,

veç Kartlit dhe Imeretit , i cili u bë edhe më i begatë nga tokat e Gjeorgjisë.238

Mongolët, në jug dhe në veri të Kaukazit, në Gjeorgji kishin një politikë rivale

me mbretëreshën e saj, Rasudanin, në ditët e Batusё, 239, por shkaqet e grindjes ishin

tani shumë më të fuqishme.240 Themelimi i shtetit mongol, Mongol Il-Khanit (1256),

imponoi rregulla tё ashpra pёr Gjeorgjinё, si: taksat e rёnda dhe shёrbimi ushtarak,

sigurimi i njё numri tё caktuar i trupave ushtarake, tё cilёt morёn pjesё nё luftime nёn

flamurin mongol nё betejat e Sirisё, Irakut apo Palestinёs. Tё gjitha kёto shkaktuan

pakёnaqёsi dhe rebelime nga ana e gjeorgjianёve, pasojё e tё cilave ёshtё edhe largimi

235 “Pushtimi mongol i dha fund zgjerimit tё Gjeorgjisё dhe nxiti shpёrbёrjen e vendit. Pёrveç pagimit

tё haraçit tё madh dhe pjesёmarrjes nё fushatat ushtarake mongole, nё vitin 1250 në Gjeorgji mbretёrit

u lanё nё fron nga mongolёt, dy kushёrinjtё nga gjaku bagration”. Revaz Gachechiladze, The New

Georgia: Space, Society, Politics, Routledge, London, 1995, f. 22. 236 Ronald Grigor Suny,, The Making …, vep. e cituar, f. 41. 237 Georgian National Academy of Sciences, Kartlis Tskhovreba. A history of Georgia, Tbilisi, 2014, f.

346-347. 238 Po aty, f. 41. 239 Khan mongol, nipi i Xhengis khanit. 240 Henry, H. Howorth, History of the Mongols, from the 9th to the 19th century, Longmans, Green &

Co, London, 1880, f. 113.

24

i mbret David Narit, i cili themeloi njё mbretёri tё pavarur dhe ndau territorin e

Gjeorgjisё nё gjysmё. (Imeretin nga Gjeorgjia Lindore).241 Pёrveçse nёn shtypjen e

mongolёve dhe peshёs sё taksve, Gjeorgjia u shndёrrua nё njё arenё luftimi midis

rivalёve mongolё, pasi nё skenё kishte dalё njё tjetёr shtet mongol, Horda e Artё, i cili

mё 1265 pushtoi Gjeorgjinё dhe shkatёrroi Iorin dhe Mtkvarin.

Pas vdekjes sё Batusё drejtimin e Khanates e mori nё dorё Sertaku, pёr tё cilin

tё dhёnat thonё se u tregua tolerant ndaj krishtёrimit dhe nuk lejoi qё kishat tё

tatoheshin dhe se, nёn influencёn e tij dhe tё atit tё tij, armenёt dhe gjeorgjianёt u

trajtuan mirё.242

Mbreti Demetre II (1269-1289) mbretëroi në pjesën lindore të Gjeorgjisë dhe

mori pjesë aktive në fushatën e Abaqas kundër mamlukëve, midis viteve 1277-1281.

Ai ishte një vasal i vërtetë i Il-Khanit dhe luajti rol të madh në nënshtrimin e rebelëve

në Derbent. Vetë Demtre u vra në luftën Unuylyulit (Mughan) në bregun e lumit Kur

në vitin 1289.243 Me vdekjen e tij, filloi njё luftё e ashpёr pёr fronin, e cila u bё edhe

mё e ashpёr pas vdekjes sё Khan Argunit nё vitin 1291, ku mbёshtetёsit osetianё tё

Davidit luajtёn njё rol tё rёndёsishёm dhe fituan superioritet. Aktivizimi i

ekspansionit tё Osetisё nё Kartli nё fund tё shekullit XIII dhe fillim tё shekullit XIV u

favorizua edhe nga dobёsimi i Gjeorgjisё pёr shkak tё luftërave.

3. Gjeorgjia dhe Perandoria Osmane

Xhorxhi V, “i shkёlqyeri”, erdhi nё pushtet kur mongolёt e Persisё, nёn

mbretёrimin e Ghazan Mahmud Khanit, ishin nё lulёzimin e tyre dhe i kishin shtrirё

kufijtё e vet nga India nё Detin e zi, nga Anadolli (pёrfshirё sulltanatin selxhuk tё

Rumit) deri nё Mbretёrinё kristiane tё Armenisё sё Vogёl, duke u shndёrruar nё

kёrcёnim edhe pёr mamlukёt e Egjiptit edhe Khanin e Hordёs sё Artë. Ata nё 1300-ёn

mbajtёn tё sekuestruar pёr njё periudhё tё shkurtёr edhe Damaskun. 244 Dominimi i

Gjeorgjisё prej mongolёve solli fragmentimin dhe rёnien graduale tё saj, prej taksve

qё i ishin imponuar. Lehtёsimi prej mongolёve erdhi nё shekullin XIV, kur Xhorxhi V

(1314-1346) ndaloi likujdimin e haraçit pёr mongolёt.

Në gjysmën e parë të shekullit XIV (fig. 10), mbreti Xhorxhi V, “i shkёlqyeri”,

sikurse David Ndёrtuesi, filloi tё pastrojё mbretёrinё nga armiqtё, tё nёnshtrojё

rebelёt dhe tё pohojё pёr tё gjithё kombin se do tё ketё vetёm njё mbretёri dhe njё

mbret. Dhe, pёr tё eleminuar armiqtё e brendshёm mblodhi tё gjithё burrat e shtetit nё

Kakétia dhe urdhёroi masakrёn e atyre qё mendonte se i kishte kundёr, gjithashtu,

dёboi njё grup fisesh tё lartёsive kaukaziane, tё cilёt kishin pushtuar K'art'lin dhe

241 Ronald Grigor Suny,, The Making …, vep. e cituar, f. 41. 242 Henry, H. Howorth, History…, vep. e cituar, f.92. 243 Bayarsaikhan Dashdondog, The Mongols and…, vep. e cituar, f.180. 244 D. M. Lang, Georgia in the reign of Giorgi the Brilliant: 1314-1346, Bulletin of the School of

Oriental and African Studies, University of London, Vol. 17, No. 1.(1955), f. 74.

25

kishin vёnё nёn zotёrim qytetin e Gorit.245 Nё 1330 u shpёrngul nga Tbilisi nё

K'ut'ais, ku mori tё burgosur mbret Bagratin e Vogёl dhe filloi tё nёnshtronte princat

feudalё nё Gjeorgjinë Perëndimore, duke bashkuar territoret e tyre nёn autoritetin e

tij. Ndoqi njё politikë tё lakmueshme pёr të rivendosur mbretërinë gjeorgjiane.

Pёrmes marrëdhënieve të ngushta qё krijoi me Khanin mongol (arriti tё siguronte

autoritetin për të mbledhur taksa në emër të tyre) dhe shfrytёzimit tё forcës mongole

në favorin e tij (shfrytёzoi rivalitetet qё kishin lindur nё Perandorinё Mongole, e cila

ishte dobёsuar shumё, madje khani i fundit u vra nga gjeneralёt e tij), ai mbrojti

feudalët dhe rivendosi autoritetin mbretëror në Gjeorgjinë Perëndimore në vitin 1329

dhe në Samtskhe nё vitin 1334 dëboi trupat e fundit mongolë që kishin mbetur nё

Gjeorgji..246 Sundimi i tij ndahet nё dy faza: e para (1314-1327), koha kur

mbretёronte nё Tbilisi si vali dhe aletat i Il-Khan Abu Saidit dhe ministrit tё tij

Shupan dhe faza e dytё (1327-1346), kur e humbi kontrollin e Tbilisit dhe pjesёs mё

tё madhe tё Gjeorgjisë Lindore, por, gjithsesi, ribashkoi Gjeorgjinë Perëndimore nёn

autoritetin e tij. Tё dhёnat flasin pёr marrёdhёnie tё mira tё tij me mongolёt nё fillim

tё sundimit tё tij, madje flitet edhe pёr njё vizitё tё tij nё Persi nё vitin 1316, pёr nder

tё Il-Khan Abu Saidit, ku u prit me nderime. Për të çimentuar marrëdhëniet e mira,

Shupani rivendosi kontrollin gjeorgjian në provincën e Meskhet'i, ose Samtskhe-

Satabago në Gjeorgjinё Jugperëndimore,247 tё cilёn Il-Khan Abagha e kishte bërë një

krahinë autonome të varur drejtpërdrejt nga qeveria persiane.

“Kujtojmё gjithashtu se al-Umar thotë se Shupani e llogariti mbretin Xhorxh si

'mbartës të çdo pakënaqёsie'. Si shembull i kësaj mund të përmendim rolin aktiv

të Xhorxhit në shtypjen e revoltës së Amir Qurmishit, i cili ishte guvernator

ushtarak në Gjeorgji. Në vitin 1319 ky personazh u përpoq të përfitonte nga

angazhimet e shumta të Shupanit për t'u ndarë nga Perandoria Il-Khanian.

Mbreti Giorgi, megjithatë, nuk e pranoi këtë dhe ndihmoi për të shtypur

Qurmishin. Situata u soll nën kontroll. Nuk mund të ketë dyshime se shërbimet e

shquara të Xhorxh Brilliantit për Abu Sa'idin dhe Shupanin ndihmuan në

nxjerrjen e dekretit të famshëm, substanca e të cilit është gdhendur në gur në

xhaminë Manushehr në Ani, kryeqytetin e lashtë armen. (Ani në këtë periudhë

erdhi në të njëjtin distrikt administrativ si Gjeorgjia.) Ky dekret, siç tregohet

nga Barthold, mund të datojë midis viteve 1319 dhe 1335. Ai flet për taksat e

tepërta të vëna në vitet e mëparshme për 'qytetin Ani dhe provincat e tjera tё

Gjeorgjisë'. Si rezultat i dhunës dhe abuzimeve, prosperiteti i tokës kishte rënë.

Dekreti vazhdoi të specifikonte format e taksave nga të cilat Ani dhe rrethinat

fqinje të Gjeorgjisë qё prej kёtej e mё pas do të përjashtohen dhe dëshmon për

pozitën e privilegjuar të fituar nga Xhorxhit V dhe subjektet e tij gjatë sundimit

të Ebu Saidit.”248

Periudha e mbretёrimit tё tij mbahet si e shkёlqyer (ku mbizotёrojnё pushtimet), por

pёrkon edhe me kohёn e rёnies sё plotё tё mongolёve tё Persisё, pushtimi i tё cilёve

245 Paul de Villeneuve, La Géorgie …, vep. e cituar, f.152-153. 246 Ronald Grigor Suny,, The Making …, vep. e cituar, f. 44. 247 D. M. Lang: Georgia in the reign of Giorgi the Brilliant: 1314-1346, Bulletin of the School of

Oriental and African Studies, University of London, Vol. 17, No. 1.(1955), f. 74-87. 248 Po aty, f. 80.

26

mori fund me ardhjen Abu Saidit.249 Pёrveçse shfrytёzoi marrëdhёnien me mongolёt

pёr rritjen e autoritetit tё tij, tё dhёnat (letёrkёmbimet) tregojnё pёr marrёdhёnie edhe

me Papatin. Mё 1321 ai mori njё letёr nga Papa Gjoni XXII, ku i kёrkonte tё pranonte

sovranitetin shpirtёror tё Romёs dhe tё sillte kishën autoqefale ortodokse të Gjeorgjisё

nё kishёn katolike romake, i bënte njё ftesё pёr ribashkimin me Romёn, madje dhe një

propozim për thirrjen e Këshillit të Përgjithshëm për të diskutuar me përfaqësuesit e

kishës gjeorgjiane çështjen e ribashkimit. Tё dhёna pёr organizimin social tё

Gjeorgjisё nёn sundimin e Xhorxhit V vijnё edhe nga kodi i ligjeve tё mbretit, i hatuar

posaçёrisht pёr tё vёnё rregullin dhe rendin gjatё trazirave nё malёsi, por edhe pёr tё

organizuar jetёn shoqёrore nё tё gjithё vendin.250 Interes tё veçantё paraqet tabela e

pёrpunuar e pagesave tё parave tё gjakut, e zbatueshme pёr tё gjitha klasat e

shoqёrisё, rrregullat pёr shёrbimin ushtarak etj. Ka edhe njё dokument tjetёr, edhe pse

i ruajtur pjesёrisht, qё flet pёr strukturёn mejsteare tё Mbretёrisё Gjeorgjiane nё

periudhёn e Xhorxhit V apo rreth kёsaj periudhe (fundi i shekullit XIII dhe fillimi i

Figura 5. Mbretёria e Gjeorgjisё, gjatё sundimit tё Xhorxhit V. (1314-1346) 251

shekullit XIV). Bёhet fjalё pёr “Institucionin e Gjykatёs Mbretёrore”. 252

249 Histoire de la Géorgie depuis l'antiquité jusqu'au XIX, pёrkthyer nga M. Brosset, St.Petersbourg,

1858, f. LXXVI. 250 D. M. Lang: Georgia in the reign of Giorgi the Brilliant: 1314-1346, Bulletin of the School of

Oriental and African Studies, University of London, Vol. 17, No. 1.(1955), f. 81-82. 251https://commons.wikimedia.org/wiki/Atlas_of_Georgia#/media/File:Georgia_during_the_reign_of_

King_George_V.jpg 252 “Ndër kapitujt më të rëndësishëm të “Institucionit” janë ato që kanë të bëjnë me etiketën gjyqësore,

duke përfshirë ceremoni tё tilla si: veshja dhe rrobaqepja e mbretit, shërbimi i darkës mbretërore,

shikuesve, si dhe festimin e Vitit të Ri dhe të ditëve të festave fetare. Shumë tipare të ceremonisë

27

Sipas dorёshkrimeve kishtare armene, gjatё kohёs sё Amirit Shupan, thuhet se

nё vitin 1330 Gjeorgjia i paguante ende haraç Ilkhanit, megjithëse nё masё tё

reduktuar, por bёhet fjalё pёr njё haraç mё tё vogёl se nё kohёn e mbretёreshё

Rasudanit apo nё periudhёn 1299-1304. Gjithsesi, kjo ёshtё njё periudhё kur autoriteti

i Xhorxhit V, “tё shkёlqyerit”, ёshtё reduktuar edhe pse ai nuk njihej vetёm si mbret i

gjeorgjianёve, por edhe i Armenisё sё Madhe. Deri nё mesin e shekullit XIV, Tbilisi

dhe pjesa qendrore e Gjeorgjisё, mbetёn nёn ndikimin e mongolёve tё Persisё dhe, me

vdekjen e Shupanit, mbrojtёsit mongol tё Xhorxhit, ky i fundit u drejtua territoreve qё

ishin jashtё ndikimit të mongolëve.253

Shkёlqimi i Xhorxhit V zgjati shumё pak, sepse Gjeorgjia iu nёnshtrua pushtimeve

tё shumta mongole tё udhёhequra nga kryekomandanti mongol Timur254, kur gjatё

pushtimit tё parё (1386-1387) mori Tbilisin dhe kapi mbret Bagratin V. Deri nё vitin

1403, kur u nёnshkrua paqja midis Timurit dhe Xhorxhit VII, ushtria mongole, me nё

krye Timurin, ishte rikthyer disa herё nё Gjeorgji pёr tё pёrhapur vdekjen dhe

shkatёrrimin. Shumё njerёz ishin masakruar dhe fshatra tё tёra ishin kthyer nё

gёrmadha, ekonomia ishte rrёnuar dhe autoriteti mbretëror ishte dobësuar mjaft. Kjo

ishte njё periudhё e rёndё pёr krishtёrimin, pasi Timuri kishte krijuar fise tё

myslimane nё Kaukaz. Nё vitin 1366 Gjeorgjia u pllakos nga murtaja, kohё qё pasoi

edhe me pushtimin e parё (nga tetё gjithsej) tё Tamerlanit, i cili mbylli shpresat pёr

njё periudhё tё dytё tё artё tё Xhorxhit V.255 Sulmet e tij sollёn njё shkatёrrim fatal

pёr Gjeorgjinё, sepse nuk rrënuan jetёn ekonomike, por edhe atë kulturore, nga e cila

mbretёria nuk u shёrua kurrё. “Fshatrat u mbushёn me rrёnojat e kishave, kёshtjellave

dhe qyteteve, njerёzit iknin nё kodra dhe rrugёt ishin tё mbushura me barёra dhe

shkurre”.256

kujtojnë atë që Saint-Simon ka regjistruar se mbizotëron në Versajё nën Luisin XIV. Urdhri për

Shërbimin e Kurorëzimit është hedhur poshtë. Janë përcaktuar me kujdes detyrat dhe prerogativat e

ministrave të shtetit, si dhe protokolli për seancat e Këshillit. Privi. Një aluzion për faktin se peshkopi i

Tbet'i ishte edhe Duka i Shavshetit, është i rëndësishëm si konfirmim i asaj në Gjeorgji, ashtu si në

Perëndim të krishterët, guvernatorë të caktuar provincialë u mbajtën nga princat e kishёs”.D. M. Lang:

Georgia in the reign of Giorgi the Brilliant: 1314-1346, Bulletin of the School of Oriental and African

Studies, University of London, Vol. 17, No. 1.(1955), f. 82-83. 253 D. M. Lang: Georgia in the reign of Giorgi the Brilliant: 1314-1346, Bulletin of the School of

Oriental and African Studies, University of London, Vol. 17, No. 1.(1955), f. 83-84. 254 “Lindur në Bokhara, në 1336, Timur 'Tartari' e bëri veten zot të një territori të gjerë që shtrihej midis

Indit dhe Azisë së Vogël, në gjysmёn e dytë e shekullit të katërmbëdhjetë. Nga Samarkanda në

Khorassan, nga Khorassani në Kaspik; në veri, nga Volga në Don dhe Dnieper; në jug të Persisë,

Mesopotamisë, Armenisë dhe Gjeorgjisë - të gjithë e pranuan atë si zot. Në 1398 ai pushtoi Indinё, dhe

u shpall perandor i Hindustanit; pastaj nё Perëndim përsëri ai e bëri veten zot të Bagdadit, Aleppos, dhe

Sirisë. Më në fund, në 1402, ai sfidoi sulltanin otoman në Anadoll”. J. A. R, Marriott, The Eastern

question: an historical study in European diplomacy, Oxford at the Calderon Press, 1917, f. 60. 255 IBP, Inc, Georgia Country Study Guide Volume 1 Strategic Information and Developments, 2013,

f.44. 256 David Marshall Lang, A modern history of soviet Georgia, Grove Press, New York, 1962, f. 31.

28

Figura 6. Mbretёria e Gjeorgjisё para fragmentimit (1450).257

Detyra e rёndё e rindёrtimit dhe forcimit tё mbretёrisё i ra Aleksandrit tё

Madh (edhe ky mori titullin “Ndёrtuesi”, si paraardhёsi i tij Davidi). Ai ngriti qytetet

e shkatёrruara, por pati pengesa tё mёdha pёr tё sunduar dhe vendosur paqen rreth tij;

ripёrtёriu kishёn ortodokse gjeorgjiane, investoi nё manastiret gjeorgjiane nё Tokёn e

Shenjtё, vuri taksa, por inkurajoi edhe migrimin e armenёve, tё cilёt gёzonin

privilegje tregtare nё Gjeorgji.

Edhe mbretёrimi i Aleksandrit shёnon njё periudhё lavdie, por ai abdikoi pёr

tё birin, Vaktangun IV, i cili sundoi pёr tre vjet dhe gjatё kёsaj periudhe shёnoi edhe

njё fitore mbi Shahun e Persisё (1445).258

Gabimi i Aleksandrit259 qe emërimi i djemve tё tij në pozitat kryesore në

mbretëri, sepse pushteti qё fituan, bёri tё rrethoheshin nga fraksionet e fisnikëve, tё

cilёt bёnё pazare për çmimin përfundimtar, pёr vendosjen e kandidatit të tyre në fron.

Sundimtari i fundit i Gjeorgjisë sё bashkuar ishte Xhorxhi VIII (1446-1466), i cili u

konsolidua në Kakhetiku dhe krijoi një mbretëri të pavarur. Por as ky nuk e pati tё

lehtё mbretёrimin. Ai u përball nё Shikhori (1463), pranë Kutaisit, me rebelimet e

Atabeg Kvarkvares, zot i Samtskhes dhe Bagratit të Gjeorgjisë Perëndimore.260

227https://en.wikipedia.org/wiki/File:Caucasus_1450_map_de.png#/media/File:Caucasus_1450_map_d

e_alt.svg e aksesueshme, mё, 21.04.2018. 258 Paul de Villeneuve, La Géorgie …, vep. e cituar, f.158. 259 Wardrop, Oliver: The kingdom …, vep. e cituar, f. 119. 260 Institute of History and Ethnology of Iv. Javakhishvili, Assays from the History of Georgia-

Abkhazia, Tbilisi, 2011, f. 159-160.

29

Fundi i shekullit XV e la Gjeorgjinё tё ndarё sërish në tri mbretëri: të Kartlit,

Imeretit dhe Kakhetit dhe ende njiheshin si provinca të pavarura Abazia, Migrelia,

Gourieli, Svaneti. 261

Bagrati i Imeretit, duke përfituar nga kaosi në GJL, pushtoi Kartlin dhe sundoi

si Bagrati VI, mbret i Gjeorgjisë (1465-1478). Bagrati u zёvendёsua nga Konstandini

III (1475-1505), i cili dёboi djalin e Bagratit, Aleksandrin II, duke u bёrё mbret i njё

Gjeorgjie tё reduktuar. Mbretërimi i tij u shënua nga fatkqësi, brenda dhe jashtë dhe,

megjithëse e mposhti ushtrinë persiane, ai nuk mundi ta çlironte kryeqytetin e tij nga

Yakoubi.

Ndërkohë në krye të Perandorisë Perse vihet Shah Ismaili nga sekti i shiitëve,

armiq të sunitëve, ndaj shumë shpejt do të shpërthente konflikti turko-pers.262 Ndërsa

djali i Xhorxhit VIII u bё princ i Kakhetit dhe sundoi si Aleksandri I (1476 - 1511),

djali i Bagratit VI, Aleksandri II (1491 – 1510) u bё princ i Imeretit. Brenda njё viti

(1490-1491), Konstandini I i Kartlit u detyrua tё pranojё kёta monarkё rivalё, si dhe

autonominё e Qvarqvare III, nё Samtskhe saatabgo. Që prej këtij momenti,

Gjeorgjia nuk u bashkua më deri në aneksimin nga Rusia, në shekullin XIX.263

Me shpёrbёrjen e Mbretёrisё sё bashkuar Gjeorgjiane u zhduk edhe

konotacioni politik i termit “Gjeorgji”, duke u shndёrruar nё njё nocion etno-

gjeografik, por, megjithatё, ky bashkim pesёshekullor nuk e humbi efektin e vet,

sepse termi shfaqet nё shumёs (gjeorgjianë) dhe tregon pёr njё ndёrgjegje

mbarёkombёtare tё formёsuar. Kjo shpjegon edhe arsyen pse koncepti i Gjeorgjisё me

kompleksitetin e vet, si vend i lindjes, nuk u zhduk gjatё fragmentimit feudal264 apo

luftёrave tё vazhdueshme civile.265

Davidit VIII, që mbretёroi pёrreth 20 vjet (1505-1526), iu desh tё pёrballej me

pasojat e sulmeve tё Tamerlanit. Ai ende mundi tё bashkonte Kakhetin dhe Kartlin,

kur Aleksandri u vra, por i pёrqёndroi forcat kundёr shah Ismailit, i cili nga ana e vet

reagoi duke marrё Kakhetin dhe duke mos njohur Leon, pretendentin e ri tё fronit.

261 Paul de Villeneuve, La Géorgie …, vep. e cituar, f. 162. 262 Po aty, f. 162. 263 Ronald Grigor Suny,, The Making …, vep. e cituar, f.42. 264 David Marshall Lang, A modern history of soviet Georgia, Grove Press, New York, 1962, f. 32. 265 George Anchabadze, Principal …, vep. e cituar, f. 62.

30

Figura 7. Gjeorgjia pas shpёrbёrjes sё shtetit tё unifikuar (1490).266

Nё 1518 shah Ismaili mori edhe Tbilisin, ku dhe ndёrtoi xhaminё e parё.

Gjithashtu, ai vendosi edhe njё forcё ushtarake nё kala. Shah Ismaili i Persisë e

detyroi mbretin e Gjeorgjisë qё t'i paguante atij haraç dhe t'i dërgonte pengje, detyrim

qё vazhdoi t’i kёrkohej edhe djalit tё tij, Tahmaspit. Pas vdekjes së shahut

gjeorgjianët hodhën poshtë zgjedhën persiane, e cila u rivendos shpejt dhe u

konfirmua nga Abasi i Madh, që marshoi drejt Tbilisit dhe dërgoi mbretin e

Gjeorgjisë si të burgosur në Mazenderan.

Gjeorgjianët nuk i ndalën rebelimet e tyre as pas vdekjes sё shah Abasit, por

pёrpjekjet e tyre u mposhtën nga gjenerali i shah Sefit, i cili rifitoi zotërimet e

mëparshme dhe ndërtoi kështjellën e Gorit. Autoriteti persian nuk i mundёsoi qeverisё

njё veprimtari tё pavarur nga dëshirat e gjeorgjianëve. Nën sundimin persian vera dhe

mishi i kafshës së ndaluar shiteshin hapur në rrugë dhe në qytetin e Tbilisit nuk kishte

asnjë xhami. Brenda kalasë pushtuesit ngritën një vend të vogël adhurimi, ku

muslimanët mund të kryenin rritet e tyre fetare. Por, kur muezini u përpoq të kryente

lutjen e parë, kristianёt u indinjuan dhe e qëlluan me gurë.267

Davidi u tёrhoq, duke ia lёnё fronin vёllait tё vet, Xhorxhit, aleat i mbretit tё

Kakhetit, Leonit, i cili kishte marrё titullin “i Madhi”, si meritё pёr pjesёmarrjen nё

266https://en.wikipedia.org/wiki/History_of_Georgia_(country)#/media/File:Caucasus_1490_map_de_a

lt.svg e aksesueshme, mё, 21.04.2018. 267 Robert Grant Watson, Histori of Persia, from the beginning of the ninetheenth century to the year

1858, Smith, Elder and CO, London, 1866, f. 88.

31

ekspeditёn e Jeruzalemit. Edhe Xhorxhi ndoqi shembullin e tё vёllait. Pas dhjetё vjet

mbretёrimi edhe ai u tёrhoq nё njё manasitir pёr t’ia dorёzuar vendin Loursabit, djalit

tё Davidit, i cili pёr njёzet e katёr vjet luftoi kundёr persёve dhe turqve, duke

nёnshtruar Kakhetin pёr njё farё kohe.268 Loursabi kishte dy djem, Simonin dhe

Davidin, qё u bёnё kundёrshtarё tё njёri - tjetrit. Simoni mbretёroi pёr dyzet vjet dhe

luftoi kundёr persёve, ndёrsa i vёllai, qё kishte pranuar islamin dhe quhej Daut Khan,

mbretёroi nё Tbilisi nёn mbrojtjen e persёve. Ndёrkaq, nё Kakhet mbreti Aleksandёr

bёri aleancё me Rusinё pёr t’u mbrojtur nga persёt.

Në fundin e shekullit XV ndodhën ngjarje dramatike: më 1453 marrja e

Kostandinopojës dhe shkatërrimi i Perandorisë Bizantine nxorri në skenë shtetin e ri

otoman; më 1461 ra Perandoria e Trebizondit dhe më 1475 u themelua Khanati i

Krimesë, Të gjitha këto ngjarje ndikuan edhe mbi Gjeorgjinë, e cila u gjend e rrethuar

nga fuqi armiqësore dhe e izoluar nga kontaktet e drejtpërdrejta tregtare dhe kulturore

me Evropën..269

Në shekullin XVI Kaukazi u përfshi njëkohësisht në pretendimet e dy

perandorive: Otomane dhe Persiane të Safavidëve. Në harkun kohor 1530 - 1550 disa

fushata njëra pas tjetrës shkatërruan ultësirën e Kaukazit Jugor, por konflikti persian-

otoman u ndërpre me traktatin e Paqes sё Amasias nё vitin 1555, ku të dyja palët

pёrcaktuan zonat e tyre të ndikimit: osmanët do tё kontrollin zonat perëndimore, qё

përfshinin Mbretërinë gjeorgjiane të Imeretit, si dhe tokat bregdetare të Detit të Zi,

ndërsa persët do të kontrollonin lindjen, që përfshinte Mbretërinë gjeorgjiane të

Kartlit dhe Kakhetit, Khanatet myslimane të Jerevanit dhe Nakhishevanit, si dhe

myslimanët e ndryshëm në tokat që shtrihen nga malet deri në Detin Kaspik. E njëjta

ndarje do të bëhej edhe në veri të maleve, që kënaqte pretendimet e osmanëve për

bregdetin e Detit të Zi të Kirkasisё dhe tokat në brendësi të Kabardës, dhe të persëve

për Dagestanin.270

Paqja e Amasias vërtet zgjidhi mosmarrëveshjet midis dy perandorive, por

pengoi procesin e unifikimit të territorit gjeorgjian dhe lehtësoi ndarjen e tij, sepse

legjitimoi zotërimin e vendeve të pushtuara prej tyre. Formula kryesore diplomatike e

marrëveshjes së nënshkruar në vitin 1555 ishte si më poshtë: Irani njohu fuqinë e

osmanëve mbi GJP-në dhe Perandoria Osmane njohu të drejtat e Iranit në GJL, si dhe

Meskheti u nda në dy sfera të ndikimit. Secili nga pushtuesit duhej të pranonte

suksesin e arritur nga pala tjetër luftuese në Transkaukazinë Lindore dhe në pjesën

perëndimore të Meskhetit. Në fakt, ata ndanë midis tyre jo vetëm territoret e

pushtuara, por edhe ato që nuk ishin pushtuar ende ose nuk ishin marrë prej tyre.271

268 Paul de Villeneuve, La Géorgie …, vep. e cituar, f. 163. 269 Ronald Grigor Suny,, The Making …, vep. e cituar, f. 46. 270 Charles King, The ghost of freedom. A history of the Caucasus, Oxford University, 2008, f. 22-23. 271 Mikheil Svanidze, The Amasya Peace Treaty between the Ottoman Empire and Iran (June 1, 1555)

and Georgia, Bulletin of the Gerogian National Academy of Sciences ,vol. 3, no. 1, 2009, f. 195.

32

KAPITULLI I DYTË

GJEORGJIA NË EPOKËN MODERNE (1555-1897)

1. Konfliktet osmano - persiane për zotërimin e Gjeorgjisë

Dy perandoritё e LM-sё i rikonfirmuan, nё mёnyrё periodike, kufijtё e

Amasias dhe ndarja e Gjeorgjisё nё disa shtete, si dhe shumё fatkeqёsi qё e ndoqёn

mё pas e sabotuan ribashkimin e saj, duke e lënё tё vetme pёrballё islamizmit dhe

duke e izoluar nga politika dhe kultura evropiane. Nё kёto kushte, marrёdhёniet

tregtare dhe kulturore shumё tё rёndёsishme me Francёn dhe shtetet italiane, nuk

mund tё ruheshin mё.272 Nga ana tjetёr, nёnshkrimi i paqes sё Amasias tregonte se

osmanёt njohёn Iranin si njё entitet tё ligjshёm. Traktati nёnkuptonte qё secila palё

njihte zotёrimet e tjetrёs, ndёrsa jetёgjatёsia e tij shkoi deri dy dekada,273 derisa

ofensiva osmane e vitit 1578 tentoi tё shfrytёzonte dobёsinё e Iranit, qё nё atё kohё

ishte nёn drejtimin e shah Muhamad Kuhdabandёs. Nё 1578-n Mustafa Pasha (i

njohur si Lala Pasha) mundi forcat iraniane nё liqenin Kildir dhe pushtoi Gjeorgjinё

dhe Shirvanin. 274

Nё vitin 1576 (fundi i mbretёrimit tё shah Tahmaspit), Gjeorgjia ishte ndarё nё

tri mbretёri dhe në disa principata tё vogla. Kartli dhe Kakheti qeveriseshin nga linja

bagrat, Imereti qeverisej nga njё linjё ilegale, ilegjitime. Loursabi i Kartlit fronin e tij

ua kishte lёnё tё bijve, Davidit dhe Simonit. Ky i fundit u burgos nga shah Tahmsapi,

pasi nuk pranoi konvertimin nё islam, ndёrsa Davidi, pasi u konvertua nё njё

mysliman shiit, mori nё dorё kontrollin e Kartlit dhe Kakhetit, por edhe marrёdhёniet

e tij me safavidёt u pёrkeqёsuan, kur ky lejoi njё garnizon otoman nё Tbilisi (1578).

Levani II i Kakhetit (1520-1574) nuk zgjodhi konfrontimin as me osmanёt, as

me safavidёt, por shmangu konfliktin me tё dy. Tё njёjtёn politikё tё zbutur ndoqi

edhe djali i tij, Aleksandri (1574-1605). Ndёrsa Xhorxhi i Imeretit (1548-1585)

kontrollonte pjesёn mё tё madhe tё GJP-së, bashkё me

vasalёt e tij, Gurian dhe Mingrelian.275 Nёn presionin e rrezikut qё i kanosej

nga pёrhapja e osmanёve, shah Muhamadi u detyrua tё lironte Simonin I tё Kartlit

272 “Pёr shekuj me radhё Gjeorgjia kishte marrёdhёnie tё rёndёsishme tregtare dhe kulturore me

Evropёn, veçanёrisht me Italinё. Nuk ёshtё e rastёsishme qё ka pasur shumё dokumente nё lidhje me

Kaukazin nё shkrimet e Kseofanit, Tacitit, Herodotit, dhe shumё tё tjerёve.” Nodar Gabashvili, The

Geopolitical Curse of the Caucasus, Kap.II, Narcissus, 2013.

https://books.google.al/books?id=vW3jAgAAQBAJ&printsec=frontcover&hl=it&source=gbs_ge_sum

mary_r&cad=0#v=onepage&q=Herodotus&f=false 273 Sabri Ateş, Ottoman-Iranian Borderlands: Making a Boundary, 1843–1914, Cambridge University

Press, 2013, New York, f. 20. 274 Ronald Grigor Suny,, The Making …, vep. e cituar, f. 48-49. 275 Colin P. Mitchell, New Perspectives on Safavid Iran: Empire and Society, Routledge, New York,

2011, f. 65-66.

33

(GJL-ja) pёr ta pasur si aleat kundёr osmanёve, i cili pati sukses dhe rifitoi kёshtjellat

kryesore nё Lori dhe Gori dhe nё 1579-ën arriti tё rrethonte Tbilisin. Po nё kёtё vit ai

iu kundёrvu edhe Aleksandrit tё Kakhetit (1574-1605), tё cilin e mposhti nё

pёrballjen nё Jotori, por shumё shpejt iu desh tё pёrballej me njё pushtim turk. Ai

rimori kёshtjellёn e Tbilisit nё 1582-in dhe kishte pushtuar gati gjithё Imeretin.

Simoni I u kap nga turqit nё 1599-ën dhe vitet e fundit tё jetёs sё tij i jetoi si i

burgosur nё Stamboll.276

Pёr tё ruajtur pushtetin e tyre me sa mё pak probleme osmanёt bёnё

kompromise me vendet nё lindje tё Detit tё Zi (territoret e Gjeorgjisё sё sotme), duke

i lёnё ish-familjet (princat) gjeorgjiane nё krye tё sanxhakёve apo provincat e

sapokrijuara gjeorgjiane dhe, nё raste tё tjera, familjeve tё krishtera iu lanë territoret si

pasuri familjare. Kthimi i tyre nё myslimanё do tё bёhej mё vonё, me synimin e

ruajtjes sё tokave pёr brezat e ardhshёm. Siç pohuam mё lart, osmanёt krijuan disa

provinca tё reja (1578). Nё krye tё njёrёs prej tyre vunё princin gjeorgjian,

Minuchirin, i cili, me konvertimin nё mysliman, u quajt Mustafa, duke u bёrё

guvernatori apo bejlerbeu i parё i saj. Vёllait tё tij iu dha pёr administrim provinca e

Oltusё. Por qё tё dyja provincat, me pak pёrjashtime, u drejtuan nga princat

gjeorgjianё tё Samtkhses, si trashёgimtarё tё guvernatorёve apo tё bejlerёve deri nё

mes tё shekullit XVIII, ndёrsa nё zonat malore, tё cilat ishin mё tё vёshtira pёr t’u

pushtuar (Guria, Imereti, Mingrelia, Svaneti, Abkhazia), osmanët ndoqёn njё politikё

mё tё moderuar, duke lejuar sundimin e princave gjeorgjianё vasalё, tё cilёt njihnin

autoritetin e Turqisё dhe paguanin detyrimin simbolik, ndonёse shumё herё nё

mёnyrё tё parregullt.277

Nё kёtё periudhё familjet aristokrate gjeorgjiane u pёrfshinё nё njё sёrё

grindjesh pёr pushtet, pasi pёrmes lidhjeve martesore ishin krijuar aleanca tё

ndryshme qё i kundёrviheshin njёra - tjetrёs. Ajo qё konfirmohet, ёshtё ndikimi i

madh i osmanёve nё çёshtjet e Abkhazisё, Mingrelias, Imeretit dhe Gurias pёrmes

kontrollit tё Detit tё Zi, si dhe kontrolli mё i vёshtirё i GJQ-sё dhe Shirvanit, pasi

gjeorgjianёt dhe elementёt lokalё tё iranizuar mund tё ngacmonin linjat furnizuese

osmane.278 Nё kёtё kohё prishja e unitetit nё Gjeorgji i nxiti princat dhe fisnikёt

vendës tё hiqnin dorё nga pretendimet feudale tё zotёrve dhe mbretёrve tё tyre dhe

territori filloi tё qeverisej si tё ishte njё pronё private (satavado). Nё Samegrelo

(Mingrelia), nё atё kohё shquhej familja Dadiani, e cila sundoi edhe mbi Abkhazetin.

Ajo refuzoi tё paguante taksat apo tё furnizonte me ushtarё mbretin e Imeretit, duke

fituar nё kёtё mёnyrё pavarёsi. Nga rivaliteti pёr hegjemoni midis princave tё GJP-së,

u vendos autoriteti i familjes Dadiani tё Samegrelos, Manuchar Dadiani (1590-1611)

mposhti Simon Gurielin.279

276 Ronald Grigor Suny,, The Making …, vep. e cituar, f.49. 277 Gabor A ́goston, Bruce Alan Masters: Encyclopedia of the Ottoman Empire, Facts On File, New

York, 2009, f. 141. 278 Colin P. Mitchell, New Perspectives …, vep. e cituar,f. 67. 279 Ronald Grigor Suny,, The Making …, vep. e cituar, f. 47.

34

Pas shumё pёrballjesh me osmanёt, shah Abasi (i cili zёvendёsoi shah

Muhamedin) vendosi tё hyjё nё bisedimet e paqes dhe nё maj tё vitit 1590 u

nёnshkrua paqja me Traktatin e Kostandinopojёs280 (i ashtuquajturi

Traktati i Ferhat Pashёs), qё urdhёroi ndalimin e luftimeve dhe vendosi t’u

jepte osmanёve kontrollin e Azerbajxhanit, Gjeorgjisё, Armenisё, pjesёn mё tё madhe

tё Karabhagut, pjesёn mё tё madhe tё Kurdistanit iranian, Luristanin dhe Dagestanin.

Perandoria Osmane mbeti burimi kryesor i fuqisë politike dhe ushtarake në

Kaukaz në fundshekullin XVI me pushtimin e Gjeorgjisë, Dagestanit dhe

Azerbajxhanit në Luftën Otomano-Safavide të vitit 1578-1590. Ndёrsa sulmi i carit

Fedoroviç nё fortesёn e Tarkut (Dagestan) nё vitin 1592 dёshtoi, anarkia qё kishte

pushtuar Persinё, u dha mundёsi turqve tё kalonin Transkaukazinё dhe Azerbajxhanin

Persian. Megjithatё, suksesi turk nuk e kishte jetёn të gjatё, pasi persianёt e morёn

shpejt veten me shah Abasin, i cili ishte i suksesshёm nё sulmet e tij. Ai i dёboi turqit

nga GJL-ja dhe synonte tё eleminomte princat gjeorgjianё, pёr ta kthyer Gjeorgjinё nё

njё tokё persiane. Njё masё e madhe gjeorgjianёsh tё krishterё u deportuan nё rajonet

e largёta tё Iranit, kurse mbretёresha e Khakhetit u detyrua tё linte besimin e krishterё

dhe, midis haremit tё shahut dhe martirizimit, zgjodhi tё dytёn, duke u shndёrruar nё

kёtё mёnyrё nё njё shenjtore e kishёs gjeorgjiane.281

Safavidët nuk e pranuan humbjen e territoreve të Kaukazit dhe përfituan nga

problemet e Perandorisë Osmane

me Hungarinë për të hapur një konflik tjetër osmano-safavid (1603-1612).

Sulmi i papritur i ushtrisë safavide rezultoi me marrjen e Tabrizit në fund të 1603-it,

por edhe më 1606 fitoi betejën e radhës në liqenin e Urimës kundër ushtrisë së sulltan

Ahmedit. Gjithsesi, Traktati i Kostandinopojës (1612) konfirmoi kufirin otomano-

safavid, të përcaktuar nga sulltan Selimi dhe shah Ismaili 100 vite më parё. Në

këmbim, shahu u zotua të dorëzonte një sasi mëndafshi, pagesë që ishte preteksti për

rifillimin e haraçit në 1616-ën.282

Me t’u vënë në krye të Perandorisё Perse, Aga Mohamed Khani urdhёroi

rivendosjen e marrёdhёnieve mes shahёve tё Persisё dhe mbretit tё Gjeorgjisё, tё cilёt,

kur ishin tё fuqishёm, kёrkonin haraç nga Gjeorgjia dhe Abasi i madh e mori kёtё

kontribut, nё mёnyrё tё pёrpiktё, gjatё gjithё mbretёrimit tё tij. Gjeorgjianёt

detyroheshin tё jepnin njё numёr tё caktuar fёmijёsh tё tё dy gjinive, tё cilёt

pёrfundonin si skllevёr shtёpiakë. Pas vdekjes sё Shah Nadirit, gjatё periudhёs qё

Persia u copёtua nga luftërat e brendshme, mbreti i Gjeorgjisё nuk u thirr tё pranonte

sovranitetin e ndonjё prej kryetarёve dhe fqinjёve tё tij mohamedanё, ndёrsa vendet

qё shtrihen midis Kaukazisё dhe Persisё ishin duke rёnё shpejt nёn sundimin e njё

qeverie tjetёr, nga zotёrimi i tё cilёs e kishin tё pamundur tё shkёputeshin.283 Pasojat e

sundimit të shah Abasit u ndien edhe pas vdekjes së tij, siç ishin rënia e ekonomisë

280 Alexander Mikaberidze, Conflict …, vep. e cituar, f. 698. 281 David Marshall Lang, A modern history of soviet Georgia, Grove Press, New York, 1962, f. 33. 282 Alexander Mikaberidze, Conflict …, vep. e cituar, f. 699. 283 Robert Grant Watson, Histori of Persia, from the beginning of the ninetheenth century to the year

1858, Smith, Elder and CO, London, 1866, f. 77.

35

(në zonën e Samgrelios dhe Abkhazetit, në masën më të madhe, ishte një ekonomi

jomonetare dhe natyrore, ku sfera më fitimprurëse ishte tregtia dhe kultivimi i misrit,

qё ishte bërë një kulturë që kultivohej masivisht në Gjeorgji) dhe shkatërrimi i jetës

urbane. Në vitin 1670 në Kutaisi numri i banorëve ishte rreth një mijë. Lufta dhe

tregtia e skllevërve, të kombinuara së bashku, kishin reduktuar shumë numrin e

banorëve në GJL. Princi i Samgrelios, që nuk kishte një vendbanim të përhershëm,

nuk zotëronte veçse dy vendbanime, të cilat as qytete nuk mund të quheshin, ishin

vetëm dy fshatra detarë, ku klerikët ishin injorantë dhe, padyshim, nuk mund të

lexonin as shkrimet e shenjta.284

Ndikimi osman u ndie shumë në perëndim të maleve Suram, dhe nё vitin

1628285 Perandoria Osmane e hoqi postin e atabegut dhe pёrvetёsoi tёrёsisht

principatёn e Samtskhe-Satabagos, qё u quajt Pashallёku i Akhaltsikhes, ku njё

familje princёrore e islamizuar gjeorgjiane u bё trashёguesja, ndёrsa pjesa mё e

madhe e popullsisё u islamizua (Tamil Jageli, i cili u konvertua në Islam pasha286)

Kjo ishte një periudhë e ngarkuar, pasi Evropa po përballej me Luftën

Tridhjetëvjeçare (1618-1648), ndёrsa osmanët me rebelimet e brendshme të quajtura

revolucionet CELALI në Anadoll. Irani dhe Rusia i shfrytëzuan këto situata: i pari

rebelimet CELALI dhe rimori Bagdatin dhe Jerevanin, kontrollin e të cilave e ruajti

deri në vitin 1635; e dyta me Pjetrin I, aktivizoi një politikë agresive për të siguruar

një dalje në Detin e Zi, rezultati i parë i të cilës ishte kapja e Azaksit në vitin 1696,

dhe prej këndej i hodhi sytë nga Kaukazi, i cili vetë ishte përfshirë nga trazira

politike.287

Në fillim të shekullit XVII, Gjeorgjia si shumë herë gjatë historisë së saj

rrezikonte të zhdukej, pasi kryengritja e princave pengoi çdo

rezistencë që mund të bëhej kundër sulmeve osmane apo kërcënimeve

iraniane. Ndërsa princat e GJP-së u zotuan për besnikëri ndaj osmanëve, në Kartli

princat e Bagratidit u vendosën në maturinë e shahut. Gjithsesi, Gjeorgjia i mbijetoi

edhe kësaj situate dhe shenjat e para të ringjalljes filluan të shfaqeshin në pjesën e

dytë të shekullit me mbret Rostomin,288 i cili, me sundimin e tij në vitet 1648-1656,

solli paqe dhe prosperitet relativ në Kartli. Besnik i safavidëve, Rustomi e lidhi fatin e

Kartli-Kakhetit edhe më shumë me atë të Perandorisë Safavide, por gjithashtu e

zgjeroi autonominë e Gjeorgjisë

brenda saj. Ai nxiti ringjalljen e tregtisë dhe rritjen e qyteteve dhe la si

trashëgimi bashkëpunimin me iranianët dhe përfitimet që rrjedhin nga pranimi i status

kuosë. Gjithsesi, shembulli i tij nuk u ndoq nga pasuesit, sepse gjeorgjianët u

284 Ronald Grigor Suny,, The Making …, vep. e cituar, f.52. 285 Revaz Gachechiladze, The New Georgia: Space, Society, Politics, Routledge, New York, 1995, f.25. 286 Ronald Grigor Suny,, The Making …, vep. e cituar, f.52. 287 Gabor Agoston, Bruce Alan Masters, Encyclopedia of…, vep. e cituar, f. 124 288 “Megjithatë, shenjat e para të ringjalljes, që çuan në mënyrë të kujdesshme në të ashtuquajturën

“Epokë e Argjendtë”, filluan në pjesën e dytë të shekullit, nën një administrator të vjetër në Kartli.

Khusrau Mina, biri musliman i Daud Khanit, kishte qenë qeveritar i Isfahanit kur ndihmoi Sam Mirzën,

nipin e shah Abasit, për të fituar fronin iranian si shah Safit. Në vlerësim për shërbimin e tij, shahu i ri i

dha gjeorgjianit besnik titullin “Rustam Khan” dhe e vendosi si vali (viceroi) të Tbilisit, qyteti nga i cili

ishte dëbuar Taimurazi.” Po aty, f. 53.

36

përpoqën të ndryshonin status kuonë për të bashkuar mbretëritë e ndara. Rostomi

kishte njohuri të shkëlqyera në diplomaci dhe pati ndikim të konsiderueshëm në

gjykatën persiane, por ai është parë nga patriotët ekstremistë si një tradhtar dhe u

kritikua për modelin e jetesës persiane, që futi në Gjeorgji luksin, stilin e lartë,

pandershmërinë, kënaqësitë dhe veshjet e pahijshme etj. Gjithsesi, gjykohet se

Rostomi nxiti politikën e pajtimit.289

Ndërsa safavidët në bashkëpunim me princat dhe fisnikët gjeorgjianë të

myslimanizuar ushtronin autoritetin e tyre në Gjeorgjinë Lindore, osmanët kishin

arritur të dominonin Imeretin dhe një pjesë të vogël të Gjeorgjisë Perëndimore, pa i

aneksuar ende.

Kur ishte në postin e valiut, Shahnavazi I 1658-1676 (Vakhtangu V), tentoi të

sillte në fron djalin e tij, Arkilin, në fillim në Imereti (1661) dhe më pas në Kakheti

(1664-1675), por princi përfundoi në mërgim në Rusi. Sukses patën vetëm princat dhe

fisnikët e Kartli-Kakhetit, të cilët u futën në shërbimin civil dhe ushtarak safavid,

megjithëse perandoria kërcënohej prej sulmeve nga lindja. Xhorxhi XI i Kartlit (1676-

1688, 1703-1709) gëzonte një karrierë të shkëlqyer si komandant iranian në krye të

frontit afgan. I njohur si Gurjin Khan, ai udhëhoqi një ushtri iraniano-gjeorgjiane

kundër rebelit Mir Vaisi.290

Nuk ka të dhëna që tregojnë për veprime ushtarake ruse gjatë mbretërimit të

Rostomit, pasi car Aleksi ishte i shqetësuar të administronte trazirat që shkaktonin

ndarjet fetare dhe luftërat me fqinjët evropianë. Gjithashtu, kjo ishte një periudhë kur

Rusia kishte marrëdhënie të mira tregtare me Persinë përmes Detit Kaspik, të cilat nuk

donte t’i prishte. Megjithatë, studiuesit pohojnë një hyrje paqësore edhe brenda zonës

së influencës turke me princ Dadianin e Mingrelias dhe mbretin e Imeretit, të cilët u

vendosën në vasalitetin rus. Po në këtë kohë ka pasur shkëmbime ambasadorësh me

Teimurazin I të Khakhetit, i cili vizitoi Moskën për të kërkuar vetë ndihmën ruse

kundër Perandorisë Persiane. Komuniteti fetar i drejtonte rusët si një fuqi e madhe e

krishterë drejt Lindjes, ndërsa i jepnin mbështetje kërkesave gjeorgjiane, të cilët nga

ana e tyre e konsideronin kristianizmin moskovit si shpëtim nga myslimanët.

Pasojat e gabuara të perceptimit gjeorgjian u vunë re gjatë mbretërimit të

Vakhtangut VI, mbretit të Kartlit, i cili qeverisi Tbilisin për periudhën 1703 - 1711,

por edhe në vitin 1723 me disa ndërprerje, kontributi i të cilit, si një mecenat i artit

dhe shkencës, mund të krahasohet me atë të princave të Rilindjes italiane. Në

fillimshekullin XVIII Gjeorgjia Lindore shёnoi njё rilindje kulturore nёn sundimin e

Vakhtangut VI tё Kartlit, u hap njё shtёpi botuese, e cila botoi libra nё gjuhёn

gjeorgjiane, u kodifikuan ligjet, u ngrit një komision për redaktimin nё gjeorgjisht të

tekstit të kronikёs gjeorgjiane, u restauruan kishat, u ngritën ndërtesa dhe në tёrsi u vu

re një përmirësim ekonomik dhe social i Gjeorgjisë.291

289 David Marshall Lang, A modern history of soviet Georgia, Grove Press, New York, 1962, f. 33. 290 Ronald Grigor Suny,, The Making …, vep. e cituar, f. 53 291 Po aty, f. 34.

37

Marrëdhëniet me Rusinë janë më të hershme292 se aleancat e para që shfaqen

nё fillim tё shekullit XVII, tё cilat konsolidohen pёrmes lidhjeve martesore. Nё vitin

1480 delegacioni i parё gjeorgjian (delegacioni i mbret Aleksandrit I tё Kakhetit) doli

para princit tё Moskёs, Joanit III, i cili shfaqte misionin e pёrhershёm “Ne jemi ata qё

mbrojnё popullatat e krishtera tё Lindjes” dhe atёherё u shpall formula qё do tё

pёrsёritej kaq shumё: “Ra Bizanti, qё ishte Roma e dytё, Moska ёshtё Roma e tretё,

Romё tё katёrt nuk do tё ketё”. Qё pas asaj kohe, marrёdhёniet me Moskёn nuk do tё

shkёputen mё.

Nga fundi i shekullit XVI njё delegacion gjeorgjian i kёrkoi Carit tё Rusisё,

Feodor Joanoviçit, tё dёrgonte nё Gjeorgji specialistё pёr ndёrtimin e topave.

Gjeorgjianёt synonin tё shfrytёzonin lidhjen me Moskёn pёr tё arritur kulturёn dhe

teknikёn evropiane, por Cari, nё vend tё specialistёve tё mbrojtjes, dёrgoi piktorё dhe

dizenjatorё tё imazheve tё shenjta, kopjues tё cilёt lanё gjurmёt e tyre nё tempujt e

Gjeorgjisё.

Nё vitin 1604 Boris Godunovi dёrgoi njё forcё ushtarake nё ndihmё tё mbretit

tё Kakhetit, Aleksandrit II, i cili luftonte kundёr persianёve, por ata u sulmuan nga

malёsorёt e Kaukazit Verior dhe turqit, kёshtu që mbreti i Gjeorgjisё nuk e mori

ndihmёn e shumёpritur. Aleanca e car Feodorovit, Boris Godunovit dhe Aleksandrit II

u tradhtua nga Murvari i Madh (ministri i parё i mbretit tё Kakhetit, Xhorxh

Saakadze) te shah Abasi, i cili nuk e kurseu hakmarrjen e tij. Ky moment shёnon edhe

pushtimin e dytё tё Gjeorgjisё nga Tamerlani, që shkatёrroi GJL-në e, bashkё me tё,

edhe Tbilisin. Gjithashtu, dёrgoi si tё burgosur nё Persi rreth 250 mijё burra dhe gra

gjeorgjiane, qё u konvertuan forcёrisht nё myslimanё. Kjo pjesё e popullsisё e ruan

ende, edhe nё ditёt e sotme, gjuhёn amёtare.293

Siç e pёrmendёm mё lart, pёrmes martesave janё konsoliduar shumё aleanca

ndërmjet shteteve, midis tё cilave mund tё pёrmendim rastin e Xhorxhit XI, qё kёrkoi

dorёn e princeshёs ruse Ksenia, vajza e Boris Godonovit, por vdekja e këtij të fundit e

rrezikoi kёtё martesё. Ndёrsa Louarsabi ndoqi suksesin e tё atit nё 1605-ёn dhe

mposhti Khanin e Krimesё, i cili nё atё kohё po shkatёrronte Rusinё Jugore, vёllai i

tij, Teimurazi i Khaketit, iu kundёrvu shah Abasit, por qё tё dy u braktisёn nga

ndjekёsit e tyre dhe u tёrhoqёn te Xhorxhi i Imeretit. Mbreti Lourasab, i cili shkoi tё

takonte Shah Abasin, u tradhtua dhe u çua nё Persi, ku edhe u vra, sepse nuk pranoi tё

pёrqafonte islamin.294

292 “Katër vjet më parë një i dërguar erdhi në Moskë nga Hussein Mirza, Kani i largët Khorassan,

ndërsa në anën tjetër ne gjejmë shtetin e krishterë me jetë të gjatë tё Iberisë apo Gjeorgjisë, viktimë e

shumë pushtuesve myslimanë, që kishin dërguar një përfaqësues për të kërkuar mbrojtjen e Rusisë.

Është princi, që në letrёn e tij stilon veten si shërbëtor të Ivanit, ndërsa e quan këtë të fundit (bëhet fjalë

për Ivanin III të Rusisë, 1440-1505 - shënimi ynë) “cari i madh”, “drita e qiellit të kaltёr”, “ylli i

besimtarëve”, “shpresa e të krishterëve”, “streha e të varfërve”, “ligjvënësi dhe arbitri i vërtetë i të

gjithë monarkëve të botës”, “paqeruajtësi i university”, dhe “shërbëtori i zellshëm i shën Nikollës”.

Henry, H. Howorth, History of the Mongols, from the 9th to the 19th century, Longmans, Green & Co,

London, 1880, f. 336. 293 Wladimir S. Woytinsky , L. Schreider, La Georgia (una vera democrazia), “La voce”, Roma, 1920,

f. 73-75. 294 Paul de Villeneuve, La Géorgie …, vep. e cituar, f. 167.

38

Në vitin 1721 Kaukazi u përfshi nga një krizë ndërkombëtare që kishte

përfshirë të tri perandoritë (ruse, osmane dhe perse): persianët me revoltën në

Kandahar, sulltan Huseini me marshimet në lindje, Isfahan dhe rusët me synimet në

Kaspik. Situata në Kaukaz i mundësoi Rusisë një fushatë ushtarake, përmes të cilës

pushtoi Kaukazin Lindor, Derbendin dhe Bakun. Në kundërpërgjigje, osmanët

sulmuan disa qytete iraniane në kufirin osman dhe në tetor 1722 morën Tbilisin,

ndёrsa në 1724 Nakhishevanin dhe Jerevanin. Sulmi i parë rus në Transkaukazi u

konsiderua si fatkeqësi për elementët prorusë midis të krishterëve lokalë, pasi rezultati

i menjëhershëm i tij ishte krijimi i autoritetit turk në të gjithë Kaukazinë, i njohur në

Gjeorgji si osmanloba (1723-1735).295 Ndikimi osman në Kaukazin Jugor zgjati deri

në vitin 1760. Më 24 qershor 1724 midis osmanëve dhe rusëve u nënshkrua Traktati i

Stambollit, i cili i ndau zotёrimet iraniane në dy pjesё: lumi Kura dhe Aras në veri iu

dhanë Rusisё, ndërsa toka perëndimore iraniane dhe tokat e Azerbajxhanit ua lanë

osmanёve. Me nënshkrimin e kёtij traktati, rusët kishin shtrirë praninë e tyre në

Kaukazin Jugor. Pushtimet e osmanëve në Kaukaz u plotësuan me marrjen e Lorit, në

verilindje të Tbilisit, në gusht të vitit 1725, me Gyanzhdën një qytet i madh i

Azerbajxhanit të sotëm, në shtator të vitit 1725.296

Tё frikёsuar nga fuqizimi i osmanёve, gjeorgjianёt e shihnin me interes njё

aleancё me iranianёt, tё cilёn e arritёn nё disa raste nё shekujt XVII - XVIII, madje

marrёveshjet midis mbretёrve gjeorgjianё dhe Iranit ndikuan nё zvogёlimin e

presionit osman nё Evropё. Ka pasur njё periudhё, kur pёr interest e veta politike Irani

u dha mbrojtje dhe i lejoi aktivitetet e misionarёve katolikё, duke ndikuar kёshtu

pozitivisht nё kishёn ortodokse gjeorgjiane.297 Kjo periudhë shënon rritjen e

rezistencës së gjeorgjianëve ndaj pushtimit turk. Konstandini i Khaketit, në përpjekje

për t’u ndarë nga turqit, u vra në vitin 1732, fronin e trashëgoi i vëllai, Teimurazi II

(1734-1744), duke hedhur kështu themelet për ribashkimin e mundshёm të Kartlit dhe

Kakhetit.

Shfaqja e shah Nadirit (1736-47) e faktorizoi sёrish fuqinё e Perandorisё

Iraniane, e cila i detyroi osmanёt që, veç Rusisё, të merrnin në konsideratë edhe

Iranin, pasi ky i fundit i dha fund pushtimit rus nё Kaukaz, duke e lidhur Dagestanin

me Iranin, gjithashtu, rimori Tbilisin, Jerevanin dhe Giandzhёn. Ardhja e tij nё krye tё

Persisё, nё 1736-ёn çliroi Kartlin dhe Kakhetin nga zgjedha turke. Ai ndoqi njё

politikё bashkёpunimi me fisnikёt gjeorgjianё dhe nё fushatat e tij fitimtare, ku edhe

gjeorgjianёt ishin pjesё, nuk ngurroi t’i vlerёsonte me tituj dhe ndere, si në rastin e

Teimurazit, të cilin e caktoi si mbret të Kartlit (1744-1762). Gati tё gjithё udhёheqёsit

gjeorgjianё e ndoqёn atё nё fushatat tё tij ndaj Indisё, por bashkёpunimin mё tё madh

do ta kishte me Irakliun, djalin e Teimuarzit.

Megjithatë, me tё realizuar pushtimin e Indisё, Nadiri e la Irakliun dhe iu

drejtua AQ-së, prej nga vuri nё zotёrim Bolkharёn, Samarkandёn, Balkhun, pёr t’u

295 Ronald Grigor Suny, The Making …, vep. e cituar, f. 54. 296 Gabor Agoston, Bruce Alan Masters, Encyclopedia of…, vep. e cituar, , f. 124. 297 Nodar Gabashvil, The Geopolitical Curse of the Caucasus, Kap.II, Narcissus, 2013.

https://books.google.al/books?id=vW3jAgAAQBAJ&printsec=frontcover&hl=it&source=gbs_ge_sum

mary_r&cad=0#v=onepage&q=Herodotus&f=false

39

rikthyer sёrish nё Kaukaz kundёr lesgianёve dhe nё 1744 i dha Irakliut mbretёrinё e

Kakhetit.298 Shah Nadiri bëri dy fushata në Transkakukazi, të cilave iu bashkangjit

edhe Teimurazi dhe së bashku, në gusht të vitit 1734, morën Tbilisin, duke

zëvendësuar osmanlobën me kizilbashovën (rregullat e safavidëve kizilbashë, emri i

të cilëve vinte nga kapelet e kuqe). Gjatë sundimit të Shah Nadirit iranianët ruajtën

ndikimin e tyre në Gjeorgjinë Lindore, Armeni dhe nё Azrebajxhan; rusët mё vonë

(pas Pjetrit të Madh) nuk kishin as fuqinë dhe as interesin të ruanin zotërimet e tyre

dhe nënshkruan një traktat, me të cilin u zotuan të braktisnin territoret e pushtuara nga

Pjetri i Madh në jug të lumit Sulak. Kjo ishte koha kur GJL-ja sundohej nga

Bagratidët (babë e bir) nën mbrojtjen iraniane, të cilët vazhdonin të vendosnin taksa

mbi gjeorgjianët (tre mijë tumanebi).

Një vit më vonë shah Nadiri u vra dhe Irani u përfshi nga lufta civile, ndërsa

mbretërit bagratid të Kartli - Khakhetit u gjendën arbitër të politikës së

Transkaukazisë. Në boshllëkun e lënë nga problemet e Iranit dhe tërheqja e Rusisë,

Taimurazi II dhe djali i tij u nis për të rindërtuar Gjeorgjinë dhe për të krijuar një

stacion shumëkombësh kaukazian. Problemet që dolёn me vdekjen e shah Nadirit i

dhanë Gjeorgjisë mundësinë për t'u çliruar nga zgjedha persiane (Erivani 1748), dhe

madje të blinte një pjesë të territorit të Persisë. Por, duke qenё se mbret

Irakliu i frikёsohej njё hakmarrjeje tё mundshme persiane nё kohёn e

ribashkimit tё Persisё nën një sundimtar të vetëm, në përputhje me rrethanat, ai u

përgatit kundër një ngjarjeje të tillë, duke hyrë në një aleancë të ngushtë, sulmuese

dhe mbrojtëse, me Perandorinё e Rusisё.

Pas vdekjes së të atit, Irakliu mori edhe fronin e Kartlit, duke u bërë kështu

mbret i krahinës së bashkuar Kartli – Khakheti (1762-1798).299

Pushtimet perse dhe osmane, si dhe rivaliteti i krerёve e kishte dёmtuar aq

shumё Gjeorgjinё, saqё e kishte bёrё t’i dorёzohej Rusisё. Shembulli i dhёnё nё vitin

1605 nga Xhorxhi, i biri i Simonit, mbreti i Kartlit, ndiqet nё vitin 1638 nga Leon

Dadini i Migrelias, i cili i nёnshtrohet car Mikhail Fedorovichit. Teimurazi,300 mbreti i

gjithё Gjeorgjisё, nё vitin 1639, Aleksandri, mbreti i Imeretit nё vitin 1651, ia

dorёzojnё mbretёrinё Aleksei Mikhailovichit.

“Duket e çuditshme kёmbёngulja, me tё cilёn, duke ndjekur qёllimin e tyre,

gjeorgjianët e pёrqafojnё gjithnjё e mё shumё Rusinё nё njё rrjet detyrimesh

298 Oliver Wardrop, The kingdom of Georgia; notes of travel in a land of woman, wine and song, to

which are appended historical, literary, and political sketches, specimens of the national music, and a

compendious bibliography, Gilbert and Rivington, London, 1888, f. 123. 299 Ronald Grigor Suny, The Making …, vep. e cituar, f. 55-56. 300 “Mbreti Teimuraz i Kakhetit, nipi i Aleksandrit, në vitin 1619, nga një vend i fshehtë në male,

dërgoi një ambasadë te Mikhail Feodoroviçi, duke e lutur që të ketë mëshirë për të bashkëkrishterët e

tij gjeorgjianë. Cari i kërkoi Shah Abbasit të pushojë persekutimin e gjeorgjianëve dhe dëshira e tij u

plotësua në mënyrën më miqësore të mundshme. Jo vetëm që Teimurazi lejohej të kthehej në Kakheti,

por Kartli iu dha atij dhe mbeti pjesë e mbretërisë së tij deri në vitin 1634, kur iu mor nga ai dhe iu dha

Rostomit, një muhamedan. Në vitin 1653 Rostomi e mori edhe Kakhetin dhe Teimurazi ishte i detyruar

të kërkonte strehim në Imereti, prej nga ai vazhdoi në Moskë për të kërkuar ndihmë, por, për shkak të

luftës që po bëhej kundër Polonisë, Cari nuk mund të kursente asnjë trup. Teimurazi u kthye në

Gjeorgji dhe u burgos nga Shahu”. Oliver Wardrop, The kingdom …, vep. e cituar, f.121.

40

diplomatike dhe nё fund e detyrojnё atё t’i japё mbёshtetjen e saj. Fillimisht

cari u mori titullin zotёrve tё Imerit dhe mbretit tё Kartalinёs dhe Gjeorgjisё.

Zhytur nё riorganizimin e shtetit tё tyre, Mikaili dhe Aleksis Fedororvitch janё

tё detyruar tё ndёrmjetёsojnё me sundimtarёt turq dhe persё. Kur shfaqet Pieri i

Madh, çdo gjё ndryshon pamje.301

Në mesin e shekullit të tetëmbëdhjetë, Transkaucisa ishte një mbretëri e

copëtuar në khanatet dhe principatat, nën sovranitetin turk apo iranian, që kishin

shkallë të ndryshme të autonomisë apo pavarësisë. Osmanët vazhduan me pushtimet e

tyre, dhe deri në vitin 1730 ata kontrolluan Gjeorgjinë, Armeninë, Azerbajxhanin,

Kermanshahun, Hamadanin dhe pjesët e Dagestanit.302 Mbretërit e Kartlit dhe

Khakhetit (Taimurazi dhe Irakliu), gjatë përpjekjeve për të zgjeruar autoritetin e tyre,

u përballën me tri burime kundërshtimi: rivalët gjeorgjianë, veçanërisht bagratidët

mukhranianë në mërgim; khanët ambiciozë myslimanë të Transkaukazisë lindore dhe

malësorët nga Kaukazi i Veriut, që bastisnin zonat gjeorgjiane.

2. Konfliktet ruso - turke dhe fati i Gjeorgjisë pas zgjidhjes së tyre

Dёshirёn pёr tё zotёruar Transkaukazinё, veç dy perandorive (Osmane dhe

Iraniane), filloi ta shfaqte edhe Rusia, madje qё nё fundshekullin XVI, nё 1554-ёn,

kur Moskovi kishte kapur Astrakhanin nё Vollgё, nё orbitёn kaspike dhe kaukaziane.

“Ndërkohë Gjeorgjia, vendi i atij kombi luftarak, që ishte çerdhe e

Mammalucchit, tërhoqi vëmendjen e Katerinës II. Gjeorgjianët, banorë të

brigjeve lindore të Detit të Zi dhe zotër e ruajtës të gjirit të Kaukazit, duket se

kanë kohë që meritojnë të jenë në ligë dhe të jenë të dobishëm për nënshtrimin e

otomanëve. Kur shah Nadiri, d.m.th., Tamas Kuli-Kani pushtoi këtë pjesë, i

kërkoi princ Irakliut ta qeverisë. Vdekja e këtij pushtuesi dhe turbullirat që u

shkaktuan, e vunë Gjeorgjinë nën bindjen e Portës. Irakliu, megjithatё, e kishte

gjetur mirëkuptimin me sulltanët, se kishin një vasal dhe jo një aleat tjetër. Por

dhuratat dhe të mirat që premtuan rusët, e tërhoqën Irakliun të merrte pjesë me

ta dhe, mbi të gjitha, e bëri atë të afërt me perandoreshёn, e cila përkëdheli

krenarinë e vjetër të princit, duke i dërguar një kurorë dhe një spektër.”303

Po nё kёtё kohё nё Rusi ishte pёrhapur njё histori mitike pёr mbretёreshё

Tamarёn e Gjeorgjisё, “Historia e mbretёreshё Dinarës”, e cila rriti interesin pёr

mbretёritё e krishtera tё izoluara nga bota myslimane. Kontaktet e para ruse u bёnё

me mbret Levanin I të Khaketit, ndёrsa ambasadorёt (1586-1587) u shkёmbyen gjatё

301 Feliks Petrovich Fonton, Borbone di Napoli, "La Russie dans l'Asie-Mineure, ou, Campagnes du

Maréchal Paskévitch en 1828 et 1829", Chez les Principaux Libraires, Paris, 1840, f. 79-80. 302 Gabor Agoston, Bruce Alan Masters, Encyclopedia of…, vep. e cituar, f. 281. 303 Salaberry, d’Irumberry, Storia Dell'Impero Ottomano Dalla Sua Fondazione Sino Alla Pace.

Volume Terzo, N. Bettoni, Milano, 1821, f. 245.

41

mbretёrimit tё djalit tё tij, Aleksandrit II304, i cili shpresonte që Rusia të ndihmonte

Kakhetin në konfliktet e saj me Persinë.305

Pas vdekjes sё shah Nadirit (1747), kohё kur Irani po pёrjetonte njё kaos

politik, Rusia shfaqi interes pёr Gjeorgjinё dhe mbreti i GJL-sё, Irakliu, i kёrkoi

ndihmё Rusisё ndaj osmanёve dhe iranianёve. Kaosi që kishte përfshirë Iranin, u

mundësoi rusëve lëvizjen nëpër Kaukaz dhe në rajonin e Kaspikut. Për të lehtësuar

pushtimin e krahinave veriore të Iranit, më 1781 kont Voinovici, në krye të një trupe,

u vendos në Astrabad, me qëllim që të krijonte një bazë të fortifikuar, por ky mision

dështoi, pasi Agha Muhamed Khani e zbuloi qëllimin, i arrestoi dhe, më pas, i dëboi

pjesëtarët e ekspeditës. Ky dhe incidente të tjera i përkeqësuan marrëdhëniet me

Rusinë, e cila mbështeste kundërshtarët e Agha Muhamed Khanit dhe vendoste tarifa

për produktet ruse. 306

Nё shekullin XVIII, nёn sundimin Persian, dinastia Bagratid zotёronte njё

pavarёsi tё konsiderueshme, Xhorxhi kёrcёnohej mё shumё nga rebelёt gjeorgjianё

dhe fisnikёt persianё, sesa nga fuqitё kryesore qё rrethonin vendin. Nё vitin 1762

Irakliu arriti tё bashkonte GJL-në dhe rajonet e Kartlit dhe Kakhetit nën pavarësinë e

tij, ndёrsa nё 1773-in, nё pёrpjekje pёr t’u mbrojtur nga turqit, filloi tё kёrkonte

ndihmё nga Rusia. Nёn protektoriatin rus, Gjeorgjia filloi tё pёrjetonte njё fazё tё re

nё historinё e saj, marrёdhёnie qё do tё zgjaste pёrreth dy shekuj.307

Mbretёrimi i Herakliut II (1762-1798) ishte i frytshёm pёr Gjeorgjinё, sepse ai

unifikoi territorin, nёn sundimin e tij. Jerevani, Karabaku, Gandja dhe Nakhichevani u

futёn nё sistemin e sigurisё sё rajonit.308 Kёrcёnim pёr Gjeorgjinё nuk pёrbёnin vetёm

fuqitë kryesore që rrethonin vendin (persёt dhe osmanёt), por edhe rebelimi i

brendshёm i fisnikëve gjeorgjianë. Gjithsesi, Irakliu II arriti t’i bashkonte nё

Gjeorgjinë Lindore rajonet e Kartlit dhe Kakhetit nën pavarësinë e tij dhe të vendoste

rregull. Irakliu II është një nga figurat e sundimtarëve gjeorgjianë që lanë shenjë në

historinë e Gjeorgjisë jo vetëm për bashkimin e Kartlit me Kakhetin, por edhe për

ndikimin e tij në zhvillimin ekonomik dhe kulturor të vendit. Ai përqendroi në duart e

veta pushtetin ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor; kontrolloi nga afër aktivitetet e

funksionarëve të qeverisë; u përpoq të kufizonte autoritetin e fisnikëve provincialë

dhe ta bënte pushtetin politik dhe ekonomik iniciativë prerogative mbretërore.

Në politikën e brendshme Irakliu nxiti centralizimin e administratës qeveritare

në kurriz të autonomive lokale, pasi i zëvendësoi fisnikët lokalë me agjentët e tij dhe u

mbështet te ushtria për të siguruar përkrahjen e duhur, për të përballuar kundërshtimin

304 “Në 1586-ёn mbret Aleksandri II i Kakhetit u dërgoi ambasadorëve tё car Feodor Ivanovicit njё

kërkesё pёr ndihmë dhe nënshkroi një traktat, nё të cilin monarku rus ra dakord të mbrojë Kakhetin

kundër turqve dhe për këtë qëllim të dërgonte trupa në Kaukaz. Shah Abasi i Madh nuk bëri asnjë

kundërshtim ndaj këtij traktati, sepse ai vetë ishte në ankth për të fituar aleancën e moskovitёve kundër

Turqisë”. Oliver Wardrop, The kingdom …, vep. e cituar, f. 120. 305 Ronald Grigor Suny, The Making …, vep. e cituar, f.49. 306 Alexander Mikaberidze, Conflict …, vep. e cituar, f. 763. 307 Glenn E. Curtis, Armenia, Azerbaijan, and Georgia: country studies, Claitors Pub Div, 1995, f. 159. 308 Nodar Gabashvili, The Geopolitical Curse of the Caucasus, Kap.II, Narcissus, 2013.

https://books.google.al/books?id=vW3jAgAAQBAJ&printsec=frontcover&hl=it&source=gbs_ge_sum

mary_r&cad=0#v=onepage&q=Herodotus&f=false

42

e aristokratëve, të cilët iu kundërvunë gjatë mbretërimit të tij. Në fushën ekonomike ai

u përpoq të zgjeronte kapacitetin e prodhimit të fabrikave të shkrirjes së metaleve dhe

municioneve, si dhe të inkurajonte artizanatin. Gjithashtu, promovoi ringjalljen e jetës

kulturore dhe intelektuale në Gjeorgji dhe, në bashkëpunim me Antonin, një

përfaqësues i kishës ortodokse të Gjeorgjisë, si dhe një nga gjeorgjianët më të mësuar

të kohës, ndërmori masa për të përmirësuar arsimimin e klerit dhe të laikëve dhe u

përpoq të krijonte një korpus dijetarësh dhe shkencëtarësh të rinj.309

Në politikën e jashtme, Irakliu II kultivoi marrëdhëniet me Europën, pasi e

shikonte atë si një model prosperiteti dhe progresi dhe, me projektet e tij të reformës

ekonomike dhe sociale, kishte si objektiv të tij afatgjatë evropianizimin e Gjeorgjisë.

Në funksion të qëllimit të tij evropianizues nxiti kontaktet me Perëndimin, duke ftuar

shkencëtarë dhe dijetarë të huaj, por edhe duke dërguar gjeorgjianë të rinj premtues

për studim në Perëndim. Ai gjithashtu inkurajonte qeveritë evropiane, veçanërisht

Francën dhe Monarkinë e Habsburgëve, që të kishin marrëdhënie më të ngushta

politike me Gjeorgjinë, por, për shkak se në nxitjen e marrëdhënieve me Gjeorgjinë e

largët këto fuqi nuk shikonin përparësi politike apo ekonomike për veten e tyre, nuk i

zhvilluan më shumë ato. Në këtë situatë, ai u kthye raporteve me Rusinë, pothuajse si

zëvendësuese e Perëndimit apo si ndërmjetëse midis Gjeorgjisë dhe Perëndimit. Një

qasje e tillë ndaj Rusisë nuk ishte aspak e jashtëzakonshme, duke qenë se Gjeorgjia,

tashmë po zhvillonte tregti me EP-nё nëpërmjet Rusisë.

Në këtë periudhë të ripërtëritjes sё unitetit tregtia u rrit dhe institucionet

feudale humbën ndikimin në Gjeorgji. Në 1773-in ai tentoi tё fitonte mbrojtjen ruse

nga turqit, të cilët po kërcënonin të rimerrnin mbretërinë e tij. Trupat ruse ndanë me

ndërprerje disa pjesë të Gjeorgjisё, duke e bërë vendin një peng të rivalitetit ruso –

turk, pёr tri dekadat e fundit të shekullit të tetëmbëdhjetë. Pasi persianët e shkatërruan

Tbilisin më 1795, Irakliu përsëri kërkoi mbrojtjen e Rusisë ortodokse.310

“Në 1795 ndodhi katastrofa e tmerrshme, që do të shkaktonte shkatërrimin e

Gjeorgjisë, shkatërrimin e Tbilisit nga shah Aga Mahmadi. Persët marshuan

përmes Armenisë me një forcë të madhe dhe arritën në brigjet e lumit Kura pa

ndeshur asnjë kundёrshtim serioz. Pararoja e tyre u sulmua nga gjeorgjianët

jashtë qytetit dhe u mund më 10 shtator. Duke folur për këtë betejë, vetë shahu

tha: “Nuk e pashë aq shumë.” Mbret Irakliu u trondit kaq shumё nga dhembja,

sa ai do të kishte rënë në duart e armikut, nёse disa fisnikё besnikё nuk do ta

kishin hequr me forcё nga qyteti dhe ta kishin pёrcjellё nё Mtiuleti, në Aragva.

Pothuajse e gjithё artileria gjeorgjiane, tridhjetë e pesë topa, u morën dhe

qyteti dhe rrethinat e tij u dogjën. Për gjashtë ditë puna e shkatërrimit vazhdoi;

gratë dhe fëmijët e vegjël u vranë barbarisht dhe era e trupave të kalbur e bëri

vendin të pabanueshëm. Një historian persian thotë: “Ushtria trime persiane u

tregoi jobesimtarëve gjeorgjianë atë që është ruajtur pёr ta në ditën e gjykimit.”

E gjithë kjo kërdi mund tё ishte parandaluar, nëse Rusia do tё dёrgonte trupat

qё ajo kishte premtuar solemnisht nё traktatet e saj me Herakliun, sepse shahu

309 Ivan Biliarsky, Ovidiu Cristea, Anca Oroveanu, The Balkans and Caucasus: Parallel Processes on

the Opposite Sides of the Black Sea, Cambridge Scholars Publishing, 2012, f. 17. 310 Glenn E. Curtis …, vep. e cituar, f. 159.

43

kishte bërë përgatitjet për pushtimin katёr muaj para se tё ndodhte dhe tё dyja

(Rusia dhe Gjeorgjia), ishin të vetëdijshme për këtë.”311

Pati pёrpjekje nga shah Mahmadi pёr tё detyruar Irakliun tё prishte

marrёdhёniet me Rusinё, madje ai i orfroi lirimin e tё burgosurve dhe kёshtjellёn e

Tbilisit, nёse do tё rishihte traktatin me Rusinё dhe tё bёhej sёrish kontribues nё Persi,

por Irakliu e rifitoi Tbilisin, pasi i mposhti persianёt mё 6 tetor, nё betejёn midis

Kodjorit dhe Krtsanit. Edhe ndihma ruse, falё sё cilёs u çliruan Derbenti, Shemakha,

Bakhu dhe disa kёshtjella nё Daghestan u ndёrpre, pasi car Pali i tёrhoqi trupat nga

Kaukazi pas vdekjes së mbretёreshё Katerinёs, nё 1796-ën. “Ai ishte kundёr

politikave tё sё ёmёs dhe urdhёroi një tërheqje të përgjithshme të linjës Kaukaziane,

megjithatё sulmet e pёrsёritura mbi Kakhetin nga Dagestani diktuan aneksimin e

Gjeorgjisё nga Rusia mё 1801-shin.”312

Figura 8. Stema e mbretërisë së Kartli-Kakhetit (1762-1801).

Pas vdekjes sё Irakliut nё fron erdhi Xhorxhi, i cili lidhi marrёveshje me

Persinё, por, duke qenё se car Pali i ofroi kushte mё tё favorshme, nёnshkroi njё

311 Oliver Wardrop, The kingdom …, vep. e cituar, f. 127. 312 William Edward David Allen, Paul Muratoff: Caucasian Battlefields: A History of the Wars on the

Turco-Caucasian Border, Cambridge University Press, 1953, f. 19.

44

traktat qё konfirmonte fronin pёr dinastinё Bagratid, si dhe ndihmёn ushtarake sa herё

tё paraqitej nevoja.313 I biri i Irakliut i kishte shkruar shah Fetteh Aliut qё të pranonte

nёnshtrimin ndaj tij, ndёrsa nga ana e tij shahu e pranoi kёtё aleancё të kërkuar nga

princat iberianё.

“Në këtë kohë shahu nënshtroi kryetarёt e Genjёs, Derbendit, dhe Koobehit dhe

gjithashtu edhe Gorgen Khanin, djalin e carit të fundit të Gjeorgjisë, i cili

drejtoi një kërkesë, duke deklaruar se babai i tij, Heracusi, edhe pse nё vitet e

tij ai mund të ishte njohur më mirë, ishte rebeluar shumё kundër shahut të

Persisë, e kishte marrë shpërblimin e duhur për krimin e tij duke parë qytetin e

tij tё plaçkitur dhe njëzet mijë banorë të tij tё vdekur apo skllevër. Nё peticion

vazhdoi të thoshte se, megjithëse babai i tij kishte qenë një gur, djali ishte një

xhevahir dhe se, në përputhje me mësimet e historisё dhe traditat e sefaveanёve,

ai, Gorgeni, e konsideroi Gjeorgjinë si pjesë të zotëruesit të kurorës së Persisë

dhe vetë, si një nga oficerët e shahut, nën të cilin ai e mbajti qeverinë e tij dhe

urdhërave tё tё cilit ai ishte i gatshëm t'u bindej. Si përgjigje Gorgeni mori një

firman mbretëror qё shprehte kënaqësinë e mbretit.”314

Shekulli XVIII shënon një periudhë kur Rusia po bëhej një autoritet i

fuqishëm në rajonin e Kaukazit, i cili po pёsonte sulme të shumta ushtarake, sepse

ndodhej nën vorbullën që shkaktonte përplasja e interesave dhe ambicjeve të tri

perandorive (Ruse, Osmane dhe Persiane) dhe, për të mbijetuar, do t’i duhej të vihej

nën mbrojtjen e ndonjërës prej tyre. Duke qenë se Rusia ishte perandori në rritje,315

vendosja nën mbrojtjen e saj do të ishte zgjidhja më e përshtatshme, pasi edhe

probleme fetare nuk mendohej të kishte, sepse Gjeorgjia dhe Armenia kishin pranuar

ortodoksinë lindore.

Në këto kushte, më 24 korrik 1783316 u nënshkrua Traktati i Gjeorgjevskit

midis Rusisё dhe Mbretёrisё sё Kartli-Kakhetit, me të cilin Rusia pranonte integritetin

territorial të kësaj pjese të Gjeorgjisë dhe vijueshmërinë e dinastisë Bagratid në

këmbim të privilegjeve në kryerjen e punëve të jashtme gjeorgjiane. Në këtë traktat

Rusia i premtonte mbrojtje Gjeorgjisë, armiqtë e saj do të trajtoheshin si ata të Rusisë,

Rusia nuk do ndërhynte në punët e brendshme të Gjeorgjisë, fisnikët gjeorgjianë do të

kishin privilegje të njëjta me ata rusë, traktati garantonte gjithashtu qasje të ndërsjelltë

të tregtarëve të të dyja palëve; ndërsa Irakliu II i Kartli-Kakhetit premtonte se do të

hiqte dorë nga varësia ndaj Perandorisë Iraniane apo nga ndonjë formë tjetër varësie,

dhe se në marrëdhëniet me jashtë do të merrte konfirmimin e Rusisë.

313 Oliver Wardrop, The kingdom …, vep. e cituar, f. 130. 314 Robert Grant Watson: Histori of Persia, from the beginning of the ninetheenth century to the year

1858, Smith, Elder and CO, London, 1866, f. 116. 315 Feliks Petrovich Fonton, Borbone di Napoli, La Russie dans l'Asie-Mineure ou Campagnes du

Maréchal Paskévitch en 1828 et 1829", Chez les Principaux Libraires, Paris, 1840, f. 72. 316 “Pas negociatave midis qeverisё sё Rusisё dhe pёrfaqёsuesve tё sundimtarit tё Kartli - Kakhetit,

Herakliut II, mё 24 korrik 1783 u nёnshkrua i Traktati i Gjeorgjevskit. Sipas kushteve tё traktatit,

Mbretёria e Kartli - Kakhetit pranoi protektoratin rus, i cili i garantoi asaj paprekshmёrinё territoriale.

Nё pёrputhje me dispozitat sekrete tё traktatit, dy batalione tё trupave ruse u vendosёn nё Tbilis.”

Aleksandr B. Kamenskii, The Russian Empire in the Eighteenth Century: Searching for a Place in the

World, M. E. Sharpe, New York, 1997, f. 255.

45

Nënshkrimi i Traktatit të Gjeorgjevskit e shqetësoi Agha Muhamed Khanin,

pasi ai e konsideronte Gjeorgjinë pjesë të zotërimeve të tij dhe, duke përfituar nga

largimi i vëmendjes së Katerinës prej Kaukazit, për shkak të konfliktit të ri që ajo hapi

me Turqinë, tentoi të rivendoste autoritetin iranian në Gjeorgji. Ai udhëhoqi vetë

sulmin për rimarrjen e Gjeorgjisë në 1795-ën, duke e shkarkuar zemërimin e tij (për

sfidën që i kishte bërë Gjeorgjia me nënshkrimin e Traktatit Gjeorgjevski), mbi

Tbilisin, të cilin e shkatërroi plotësisht. 317

Supozohej që traktati të kishte vlefshmëri të përhershme, por Rusia nuk dha

asnjë ndihmë318 kur turqit dhe persët e pushtuan Tbilisin në vitet 1785 dhe 1795, e

shkatërruan plotësisht dhe masakruan banorët e saj. Gjithashtu, mё 18 dhjetor 1800

car Pavli I i Rusisë e shkeli traktatin në mënyrë të njëanshme, duke shpallur

aneksimin e Kartali-Kakhetit nga Rusia, veprim që u miratua edhe nga pasardhësi i tij,

Aleksandri I, më 12 shtator 1801.

Figura 9. Harta e Kaukazit (1799).319

Nё kёto kushte, aneksimi nuk u realizua me pushtim, por pёrmes njё traktati,

me marrëveshjen e të dyja palëve, ku iniciativa nuk erdhi nga Rusia e fuqishme, por

317 David Lang Marshall, A modern history of Soviet Georgia, Grove Press, New York, 1962, f. 37-38. 318 “Ushtria gjeorgjiano-armene, e cila u mblodh nën udhëheqjen e Vakhtangut VI në Ganja, u braktis

nga Rusia për t’u përballur e vetme me ndëshkimin iranian. Edhe pse car Pjetri e humbi shpejt interesin

për rajonin e Kaspikut, forcat e tij vazhduan fushatën dhe kapën Reshtin në fund të vitit 1722”.

Alexander Mikaberidze, Conflict …, vep. e cituar, f. 762.

319 https://commons.wikimedia.org/wki/File:Caucasus_map_1799.png

46

nga Gjeorgjia e vogël, e cila duke pranuar kёtё aneksim, kishte rënë dakord për

paprekshmërinë e politikës së saj të brendshme. Por, kjo pjesë e traktatit nuk u

respektua nga qeveria ruse edhe në vitet e para.320

Fisnikëria gjeorgjiane deri më 12 prill 1802, kur gjenerali Knorring botoi

dekretin e 1801-shit, që shpallte se Kartli-Kakheti bëhej pjesë e zotërimeve ruse, nuk

e kishte pranuar dekretin e Aleksandrit, por gjenerali i detyroi ata të betoheshin në

kurorën perandorake të Rusisë. Kёto rrethana shёnuan aneksimin e Gjeorgjinë

Lindore, shfuqizimin e dinastisë mbretërore tё Bagrationit dhe autoqefalisё së kishës

ortodokse gjeorgjiane.321 Njё pёrpjekje ruse pёr t’u hakmarrё ndaj maskrave tё Agha

Mohamed Khanit nё Tbilisi e nxiti perandoreshёn ruse dhe Kёshillin e Shtetit tё

vepronte kundёr iranianёve dhe kjo nuk mbeti me kaq, por u zgjerua nё njё pёrpjekje

tё pёrbashkёt pёr tё kapur Azerbajxhanin dhe provincat iraniane gjatё Detit Kaspik,

pёr tё hapur rrugёn tregtare nё Indi dhe Lindjen e Mesme. Gjatё pёrparimit rus u

kapёn Baku dhe Ganja,322 por vdekja e Katerinёs e detyroi car Palin tё tёrhiqte trupat

ruse nё 1797-ën. Vetë Irakliu i madh vdiq në janar të vitit 1798, në moshën 80-

vjeçare, pas një karriere pothuajse të pashembullt në histori, për të cilin Frederiku i

Prusisë ka thёnё: “Unё nё Evropё dhe nё Azi, Herakliu i pathyeshёm, mbreti i

Gjeorgjisё.”323

Në dhjetor tё 1800-ёs car Pali I i Rusisë nënshkroi shpalljen për pёrfshirjen e

Gjeorgjisë (Kartli-Kakheti) brenda Perandorisë Ruse. Në verën e vitit 1805 trupat ruse

mundën ushtrinë persiane në lumin Askerani pranë Zagamit dhe shpëtuan Tbilisin nga

pushtimi, kur ai ishte zyrtarisht pjesë e territoreve perandorake.

Gjatё sundimit tё Irakliut gjeorgjianёt u bёnё pre e sulmeve tё shumta nga fiset

myslimane tё Daghestanit dhe Lesghisit, dhe pёr shkak tё kёtyre sulmeve nuk mund tё

punonin larg shtёpive tё tyre. Sulmet e kёtyre malёsorёve e dёmtuan shumё

popullsinё vendase, pasi rrёmbenin punёtorё nga arat apo edhe nga shtёpitё e tyre pёr

t’ua shitur turqve dhe persianёve si skllevёr. Sipas llogaritjeve, vitkimat e kёyre

sulmeve bashkё me ato tё luftërave lokale qё u zhvilluan nё Gjeorgji gjatё shekullit

XVIII, e reduktuan deri nё gjysmё popullsinё, e cila në Gjeorgjinë Lindore dhe

Gjeorgjinë Perëndimore, deri nё vitin 1800 llogaritej nё mё pak se gjysmё milioni, njё

situatё qё shkaktoi edhe mungesё tё krahut tё punёs sidomos nё industrinё

minerare.324

Gjeorgjia, e quajtur Gruzij në rusisht, u bё pjesë e perandorisë ruse që nga

fillimi i shekullit XIX, kur pjesa më e madhe e rajoneve që përbëjnë Gjeorgjinë

moderne, e pranuan aneksimin e Rusisë për t’u mbrojtur nga Persia, por për shkak të

dobësisë së tyre nuk mund të diktonin kushtet për mbrojtjen nga Rusia. Në 1801 car

320 Wladimir S.Woytinsky, L. Schreider: La Georgia (una vera democrazia),“La voce”,

Roma,1920,f.76. 321 David Marshall Lang: A modern history of soviet Georgia, Grove Press, New York, 1962, f. 43. 322 Ivan Biliarsky, Ovidiu Cristea, Anca Oroveanu, The Balkans and Caucasus: Parallel Processes on

the Opposite Sides of the Black Sea, Cambridge Scholars Publishing, 2012, f. 23. 323 Wardrop, Oliver: The kingdom …, vep. e cituar, f. 129.

324 David Marshall Lang: A modern history of soviet Georgia, Grove Press, New York, 1962, f. 36

47

Aleksandri shfuqizoi menjёherё mbretërinë e Kartli-Kakhetit, dhe trashëgimtari i

fronit Bagratid u detyrua të abdikonte.325

“Kur perandor Aleksandri me manifestin e tij të 12 shtatorit 1801 pranoi

fronin e trashëguar nga mbretërit e Gjeorgjisë, ai iu bind një impulsi bujar. “Kjo nuk

është”, tha ai, duke iu drejtuar kombit gjeorgjian “për të rritur forcën tonë, në

pikëpamje tё interesit ose për të shtrirë kufijtë e një perandorie, tashmë kaq të madhe,

ne kemi pranuar barrën e fronit të Gjeorgjisë; ndjenja e dinjitetit, nderi ynë, vetëm

njerëzimi na ka imponuar detyrën e shenjtë të mosrezistimit ndaj thirrjeve të vuajtjeve

nga gjiri juaj, tё shmangim nga kokat tuaja të këqijat që ju godasin dhe të fusim në

Gjeorgji një qeveri të fortë, të aftë për të administruar drejtësinë me barazi, mbrojtjen

e jetës dhe të pronës së secilit dhe mbrojtjen e ligjit". Këto takime nuk ishin

deklamime boshe; çdo njeri i çuditshëm nuk mund t’i fshehtё vetes se ky pushtim, aq

paqësor në origjinën e tij, do të bëhej shkak i luftës së pandërprerë.” 326

Në historinë gjeorgjiane siguria u arrit duke u lidhur më afër se kurrë me

Rusinë. Kjo ishte një marrëdhënie varësie, e cila do të zgjaste gati dy shekuj, por nё tё

shumtёn e rasteve aktivizohej vetёm njёri krah i saj, ai i gjeorgjianёve. Këta, tё

gjendur nё rrezik, i faleshin ndihmёs sё Moskёs, e cila, e zёnё me problemet e veta,

nuk e mbajti angazhimin e saj pёr mbrojtjen e popullsisё gjeorgjiane dhe nuk i kushtoi

vёmendje thirrjes sё tyre pёr ndihmё. 327

Deri para se tё sundohej nga Rusia, Gjeorgjia bёnte pёrpjekjet e saj pёr

ribashkim, por nё shekullin XIX edhe Rusia pёrpiqej pёr njё ribashkim tё Gjeorgjisё,

nё mёnyrё qё ta shtrinte autoritetin e saj sa mё gjerё tё ishte e mundur. Mё 1801 mori

Khaketin, nё dhjetor 1803 mori Migrelian. Marrja e Sangrelios nёn protektoratin rus

nё 1803-in dhe e Imerertit nё 1804 - ën u pasua nё 1809-ën edhe me dorёzimin e

Safari Be Sharvashidzes tё Abkhazetit nёn mbrojtjen ruse dhe dy vjet mё vonё kёtё

shembull e ndoqi edhe Mamia Guria, duke e shndёrruar Gurinё nё pjesё tё

Perandorisё Ruse.328

Para aneksimit rus princat gjeorgjianё, bashkё me pushtetin e pakufizuar mbi

pasuritё e tyre dhe fshatarёt e pasur, ushtronin edhe pushtetin policor dhe gjyqёsor.

Zyrtari mё i lartё ishte nё çdo rast njё nga fisnikёt e lartё dhe pozicioni i tij

shpeshherё ishte njё privilegj i trashёgueshёm. Me shfuqizimin e mbretёrisё

gjeorgjiane, car Pali vendosi qё Gjeorgjia tё ndahej nё dy provinca: Kartli dhe

325 Glenn E. Curtis, Armenia, Azerbaijan...,vep. e cituar, f. 159. 326 Feliks Petrovich Fonton, Borbone di Napoli, "La Russie dans l'Asie-Mineure, ou, Campagnes du

Maréchal Paskévitch en 1828 et 1829", Chez les Principaux Libraires, Paris, 1840, f. 94. 327 “Ndërsa Rusia u bë më e fortë në veri dhe jug, njerëzit e vegjël të Gjeorgjisë i rraskapitën forcat e

fundit; marrëdhëniet ndërmjet Gjeorgjisë dhe qeverisë së Rusisë morën një formë tjetër. Gjeorgjianët

vazhdimisht kërkuan ndihmën që ishte për ta spiranca e vetme e shpëtimit. por qeveria ruse, e zhytur në

punët e veta, nuk u kushtoi më vëmendje lutjeve të tyre të forta, duke u liruar, nё rastin më të mirë, me

fjalë të paqarta. Kështu, situata në Gjeorgji përfundoi duke u bërë e padurueshme. Nga popullsia e saj,

e cila dikur numëronte deri në 7 000 000 banorë, nuk mbeti më shumë se një milion e gjysmë. Dhe

madje kjo mbetje ishte e kërcënuar me një "fund të plotë”, në qoftë se inkursionet e fqinjëve të egër do

të vazhdonin.” Wladimir S. Woytinsky, La Georgia (una vera democrazia), “La voce”, Roma, 1920,

f.75. 328 Ronald Grigor Suny, The Making …, vep. e cituar, f.64.

48

Kakheti dhe tё administrohej nga njё administrator i pёrgjithshёm. Por i biri,

Aleksandri, me ardhjen nё pushtet, bёri njё rioragnizim tё administratёs gjeorgjiane.

Nё vend tё ndarjes nё dy principata, Gjeorgjia u nda nё pesё uezdy (rrethe) dhe,

ndonёse fisnikёve gjeorgjianё iu jepej njё pozicion nё çdo nivel tё administratёs,

sёrish vendimmarrja e vёrtetё mbetej nё autoritetin rus glavnokomanduiushchii

(komandanti i pёrgjithshёm) dhe pravitel (guvernatori).329 Fisnikёrisё gjeorgjiane iu

bёnё disa lёshime pёr tё mos shkaktuar zemёrimin e saj ndaj qeverisё sё re,

megjithatё, qёllimi kryesor i rusёve ishte qё ajo tё merrte veçoritё e fisnikёrisё ruse.

Qё prej kohёs kur Katerina e Rusisё pushtoi Kaukazin, konflikti ruso - persian

ishte i vazhdueshёm, shahu i Persisё pёrpiqej tё pёrfitonte nga pёrparimet e

Napoleonit. Gjatё vitit 1806 nё Teheran u dёrguan tre agjentё francezё.

“Persia, - shkruante perandori Sebastian, - duhet ngjallur, dhe forcat e saj

duhet tё drejtohen kundёr Gjeorgjisё. Nxiti Portёn të urdhërojë pashain e

Erzeroumit të marshojë kundër kësaj krahine me të gjitha trupat e tij”. Nё prill

1807, njё i dёrguar persian takoi perandorin nё Poloni, ku nёnshruan Traktatin

e Finkenshteinit. Napoleoni premtoi tё furnizonte shahun me armё dhe gjuajtёs

dhe ta detyronte Rusinё tё evakuonte Gjeorgjinё.”330

Por mё 1806 interesi osman pёr Kaukazin u shtua dhe kjo aktivizoi njё tjetёr

konflikt midis Rusisё dhe Turqisё, i cili çoi nё njё tjetёr luftё mes tyre, luftёn ruso -

turke (1806 -1812), gjatё sё cilёs Rusia mori Potin, Sukhumkalenё, Akhalkalakin; nё

1809-ën Abkhazetin dhe nё 1811-ën edhe Gurinё.331 Aneksimin rus e kundёrshtoi

vetёm mbreti Solomon, i cili tentoi qё nё çёshtjen e tij tё pёrfshinte edhe fuqitё e

mёdha si Francёn, Perandorinё Osmane apo atё Persiane, por pa rezultat, sepse

Traktati i Bukureshtit qё vendosi fundin e luftёs ruso – turke (1806-1812) i dha

Turqisё Potin dhe Akhalkalakin, tё cilat Rusia i rimori nё luftёn pasuese.

Traktati i Bukureshtit u nënshkrua më 12 maj 1812 në Vallakian të Bukureshtit

dhe u miratua më 5 korrik 1812. Rezistenca e fortë e ushtrisë otomane përgjatë linjës

jugore të lumit të Danubit, bashkë me kërcënimin e një pushtimi francez të Rusisë qё

prej vitit 1806 dhe më pas, i lejoi të diktojnë kushtet e bisedimeve diplomatike. Në

vitin 1812, përballë pushtimit të afërt francez, rusët pranuan një pjesë toke midis

lumenjve Dniester dhe Prut, në lindje të Moldavisë, si kompesim për humbjet ruse në

luftë. Besarabia (ky territor u emërua më pas), përbënte të vetmen pjesë toke që

ndryshoi rezultatin e luftës ruso - turke (1806 - 1812). Marrja e Besarabisë,

megjithatë, i mundësoi Perandorisë Ruse të hyjë në grykëderdhjen e Danubit

nëpërmjet Kanalit të Kilias, duke fituar nё kёtё mёnyrё kontrollin nё Detin e Zi dhe

Danubin. Ky traktat, gjithashtu, zyrtarizoi kontrollin rus mbi GJP-nё. Sulltani i ri

osman, Mahmudi II, nuk ishte i kënqur me rezultatet e traktatit dhe, pas ardhjes në

Stamboll, negociatorëve osmanë iu prenë kokat.332

329Po aty, f. 65-66. 330 J. A. R, Marriott, The Eastern question: an historical study in European diplomacy, Oxford at the

Calderon Press, f. 177. 331 Ronald Grigor Suny, The Making …, vep. e cituar, f.64.

332 Gabor Agoston, Bruce Alan Masters, Encyclopedia of…, vep. e cituar, f. 94.

49

Administrata ruse pati mbështetjen e gjeorgjianëve dhe armenëve të krishterë,

të cilët i frikësoheshin mundësisë së një sulmi turk dhe myslimanëve, megjithatë,

rusët nuk kishin pasur shumë probleme me gjeorgjianët që prej revoltës së vitit 1812,

ndërsa me armenët nuk kishin probleme. Disa oficerë gjeorgjianë në Guria, të ndikuar

nga lëvizja dekabriste, kishin bërë disa rebelime, të cilat kishin natyrë agrare.

Megjithatë, gjatë çerekut të fundit të shekullit XIX ndikimi rus në jetesën e

gjeorgjanëve ishte i konsiderueshëm, veçanërisht në jetën ushtarake, ku shumë oficerë

gjeorgjianë ishin komandantë në trupat imperiale, si: Andronikovi, Bebutovi,

Orbeliani, Bagrationi, Shavshavadze dhe Eristovi. Në këtë kohë në Gjeorgji ende nuk

ishte formësuar njё ndjenjё serioze antiruse as midis fshatarësisë. Princ Vorostovi

arriti të rekrutonte katër formacione ushtarake në Imereti, ndërsa në Kakheti dhe

Kartli u krijuan disa formacione të tipit komando, me rreth 1000 trupa secila. Ndërsa

grupime të ngjashme u krijuan edhe në Imereti, Guria, Mingrelia, krerët e Abkhazisë

ishin ndarë, të krishterët mbështesnin lidhjet ruse, kurse princi Aleksandër, i

konvertuar në Iskander, përkrahte lidhjen me turqit, njohjen e pavarësisë së tij si princ

në pushtet dhe përfshirjen brenda territorit të tij edhe të Mingrelias, pretendime që

vëshitrësuan bisedimet me familjen Dadiasni të Mingrelias, e cila ishte ndër familjet e

fundit që kishte ruajtur një farë pavarësie gjatë sundimit rus.333

Njё vit mё vonë, pas shkatёrrimit tё ushtrisё iraniane, Gjeorgjia u bё edhe njё

herё pjesё e traktateve dhe marrёveshjeve qё pёrcaktuan fatin e saj. Lufta e parё ruso-

persiane (1804 - 1813) pёrfundoi me Traktatin e Gulistanit (Azerbajxhan). Më 24

tetor 1813 traktati i paqes u përmbyll në mes të gjeneralit Rtischefif dhe Abaz Mirzёs,

me të cilin Persia i dorëzoi Rusisë krahinat e Gjeorgjisë, Derbendit, Bakojit,

Sheervanit, Shekit, Genjanit, Karabaghut, Moghanit, pjesë të Talishit dhe ra dakord që

tё mos mbajë asnjë flotё në detin Kaspik, ndërsa Rusia u detyrua të ndihmonte princin

e kurorës qё në kohën e duhur të siguronte zotёrimin e fronit tё Persisë.334 Traktati i

Gulistanit,335 konfirmonte, gjithashtu, zotёrimet e Rusisё mbi Abkhazinë, Gjeorgjinë,

Mingrelian, Imeretin, Gurinë, Dagestanin dhe pjesën veriore të Azerbajxhanit, si dhe

khanatet qё pёrmendёm mё lart. Edhe Rusia nga ana e vet zotohej t’i ofronte ndihmë

princit të kurorёs në rast të një ndërhyrjeje të mundshme. Gjithashtu, traktati

sanskiononte qё Rusia tё kishte të drejtën ekskluzive për të pasur flotёn e vet në detin

Kaspik. Edhe tregtarët rusë fituan tё drejtёn për të tregtuar lirshëm në Persi dhe, e

anasjellta, tregtarët persianë në Rusi.

333 William Edward David Allen, Paul Muratoff, Caucasian Battlefieldsf. …, vep. e cituar, f.67-68. 334 Robert Grant Watson, Histori of Persia, from the beginning of the ninetheenth century to the year

1858, Smith, Elder and CO, London, 1866, f. 169. 335 “Traktati i Paqes i Gulistanit (1813) vendosi paqen midis Perandorisë Ruse dhe asaj Perse, duke i

dhënë kështu fund luftës ruso – persiane (1804-1813). Paqja e Gulistanit përfshinte 11 artikuj publikë

dhe një të veçantë (sekret). Persia njihte (Art.3), hyrjen e Rusisë në Karabagh, Gandzha, Shekin,

Shirvan, Derbent, Kubin, Baku, Khanatet Talishit, Daghestan, Gjeorgji në provincën e Shuragelit,

Imeretit, Gurias, Mengrelias dhe Abkhazisë. Rusia i garanton vetëm një të drejtë, mbajtjen e një flote

në detin Kaspik (Art.5). Tregtarët rusë dhe persë u lejuan të tregtonin lirisht në territorin e dy shteteve.

Subjektet e dy vendeve kishin të drejtën e tregtisë në territorin e tjetrit në bazë të barazisë dhe interesit

të përbashkët; u shpall liria e anijeve në Detin Kaspik.” Igor S. Zonn, Aleksey N Kosarev, Michael

Glantz, Andrey G. Kostianoy, The Caspian Sea Encyclopedia, Springer, Heidelbreg, 2010, f. 205.

50

Nga viti 1816 deri nё vitin 1827 administrator i Kaukazit ishte gjenrali Aleksei

Retrovich Ermoloy, i cili i zgjeroi territoret e Rusisё kundёr iranianёve, mori pjesёn

mё tё madhe tё Dagestanit, Shirvanit, Karabaghut, por, kur hezitoi tё merrte Erevanin,

u zёvendёsua nga Ivan Fedorovich Paskevici. Pёr tё realizuar lidhjen me subjektet e

tij gjeorgjiane Ermoloy urdhёroi pёrkthimin nё rusisht tё Kodit Ligjor tё Vakhtangut

VI, megjithёse pasuesit e tij i injoruan zakonet dhe ligjet gjeorgjiane. Qeveria

ushtarake ruse karakterizohej nga arbitrariteti dhe pandershmёria, edhe pse pёrpiqej tё

reflektonte se pёrhapte qytetёrim gjatё misionit nё Kaukaz, çka i bёri gjeorgjianёt tё

kujtonin me venerim pavarёsinё qё gёzonin mё 1801 dhe ta konsideronin tё kaluarёn

si njё epokё tё artё. Kishte shumё fisnikё gjeorgjianё qё u pёrshtatёn me regjimin e ri

politik tё vendosur nga rusёt, qё iu kushtuan karrierёs shtetёrore, por kishte edhe

shumё tё tjerё qё nuk e pranuan kёtё regjim dhe shpeshherё shaktuan rebelime kundёr

pushtimit rus, si: komploti i princave kakhetianë i vitit 1802, kryengritja e Mtiuletit nё

vitin 1804, kryengritja e Khaketit nё vitin 1812-1813 apo edhe rebelimi i Imeretit nё

vitin 1820. 336

I pakёnaqur me humbjen e zotёrimeve tё veta, nё vitin 1826 Irani iu kundёrvu

sёrish Rusisё, bashkё me Dagestanin, por sёrish u mposht dhe kjo e detyroi tё

nёnshkruante nё vitin 1828 Traktatin e Turkmenshait, sipas tё cilit Khanatet e

Erevanit, Nakhishevanit bashkё me brigjet e lumit Aras iu dhanё Rusisё. Kapja e

kёshtjellёs iraniane tё Erevanit (1828) konsolidoi praninё ruse nё Kaukaz. 337 Kёshtu

Armenia Lindore dhe pjesa mё e madhe e Gjeorgjisё historike u sollёn nёn sundimin

Romanov dhe trupat ruse qёndronin midis tё krishterёve tё Kaukazit dhe

myslimanёve nё jug.338

Traktati i paqes së Turkmenshait (10 shkurt 1828) bën fjalë për arritjen e

marrëveshjes midis Rusisë dhe Persisë (në Turkmenshan, fshat i Persisë), e cila

vendosi përfundimin e luftës ruso - persiane 1826 - 1828. Sipas këtij traktati, Erivani

dhe Nakhishevani u bënë pjesë e Rusisë. Traktati konfirmoi termat e traktatit të

Gulistanit, i vitit 1813, mbi të drejtën e Rusisë për të patur flotë në Detin Kaspik dhe

deri në vitin 1917 ishte baza e marrëdhënieve ruso-persiane.339

Mё 1828 shёnohet njё sulm tjetёr i osmanёve kundёr Rusisё, qё synonte tё

ndryshonte kufirin Kaukaz - Anadoll, por, megjithatё, Rusia arriti tё merrte Karsin,

Akhaltsikhen, provincat e Bajazidit, si dhe nëntë fortesat. Me Traktatin e

Adrianopojës (14 shtator 1829340), Rusia aneksoi bregun e Danubit dhe të Detit të Zi

të Kaukazit, gjithashtu, mori edhe një dëmshpërblim. Osmanët njohën të ardhurat ruse

nga Persia dhe sovranitetin rus mbi Gjeorgjinë, pranuan të drejtën e kalimit të lirë të

anijeve tregtare ruse përmes Straitit dhe i dhanё autonominë Serbisë. Si pasojё e kёtij

traktati, Perandoria Osmane hoqi dorё nga tё gjitha tё drejtat mbi Kaukazin, duke

336 Ronald Grigor Suny, The Making …, vep. e cituar, f. 69. 337 Gabor Agoston, Bruce Alan Masters, Encyclopedia of…, vep. e cituar, f. 125. 338 Ronald Grigor Suny, The Making …, vep. e cituar, f.64. 339 Igor S. Zonn, Aleksey N Kosarev, Michael Glantz, Andrey G. Kostianoy, The Caspian Sea

Encyclopedia, Springer, Heidelbreg, 2010, f. 409. 340 Erik Goldstein, Wars and Peace Treaties: 1816 to 1991, Routledge, London, 1992, f. 23.

51

shёnuar edhe njё pikё kthese nё raportet e forcave nё Kaukaz, pasi Rusia u bё fuqia e

vetme ushtarake dhe politike.

Ky fuqizim i Rusisё shqetёsoi jo vetёm interesat e Britanisё, veçanёrisht pёr

tregtinё midis Turkistanit dhe Indisё, por edhe Francёn, e cila e shihte me shqetёsim

“çështjen e ngushticave turke”. Megjithё hegjemoninё e saj nё Kaukaz, Rusia u sfidua

sёrish nga persianёt, që bashkuan pёrpjekjet e tyre nёn udhёheqjen e shah Shamilit, i

cili kёrkoi pavarёsinё e Kaukazit. Perandoria Osmane e aprovoi kёtё provokim tё

shahut persian kundrejt Rusisё, por nuk e mbёshteti materialisht. Gjithsesi, me

ndihmёn e osmanёve shahu arriti tё ndalonte shtrirjen e Rusisё nё jug.341

Nё 1829-ën nё Tbilis u krijua njё shoqёri e fshehtё (me nё krye princin 23-

vjeçar Elizabar Eristavi, officer nё ushtrinё ruse), qё kishte si qёllim kthimin e

bagratidёve nё fronin e Gjeorgjisё, por anëtarët e saj u tradhtuan para se tё mund tё

vinin nё zbatim planin e tyre dhe u arestuan.

Pas kёsaj ngjarjeje administrata ruse u pёrpoq tё bёnte disa lёshime tё vogla,

madje kishte edhe nga ata administratorё rusё qё ishin relativisht tё ndjeshёm ndaj

zakoneve lokale gjeorgjiane, si Ermolovi, por pati edhe nga ata qё punonin pёr njё

integrim tё shpejtё tё Kaukazit nё administratёn ruse, si baron Pavёl Vasilevic Hani.

Ai synonte futjen e menjёhershme dhe tё plotё tё Transkaukazisё nё sistemin

administrativ rus, si dhe futjen e ligjit dhe gjuhёs ruse nё qeverisje, megjithёse, pjesa

mё e madhe e popullsisё nuk e njihte rusishten. Kodi Ligjor i Vakhtangut VI u

shfuqizua dhe Transkaukazia u nda nё dy njёsi administrative: rajoni i Kaspikut dhe

provinca gjeorgjiane e Imeretit, qё pёrfshinte Gjeorgjinё, Armeninё dhe Khanatin e

Ganёs. Duke qenё se ky sistem injoronte si historinё, ashtu edhe praktikёn lokale u

rrёzua nёn presionin e fisnikёrisё vendase dhe kundёrshtimin e fshatarёve, tё cilat

çuan nё revoltёn e Gurias nё vitin 1841.

Ky rebelim nxiti rishikimin e qёndrimit nga administrata ruse, e cila riktheu

disa ligje tё Kodit tё Vakhtangut VI dhe emёroi Mikail Semenovic Voronstovin

(1845-1854) si viceroy (mёkёmbёs) tё carit nё Kaukaz. Voronstovi ishte familjarizuar

me Kaukazin dhe njihej si mik i popujve kaukazianё.342 Gjatё ushtrimit tё funksionit

tё tij pati mbёshtetjen e fisnikёrisё gjeorgjiane dhe me politikat qё zbatoi, synonte tё

eleminonte kundёrshtimin ndaj sundimit rus nё Kaukaz.

Nё 1848-ёn fisnikёt e provincёs sё Tbilisit i shprehёn besnikёrinё carit, duke i

premtuar shёrbimin e tyre, nёse Perandoria Ruse do tё kёrcёnohej nga tensionet nё EP

dhe nё tё vёrtetё kёshtu ndodhi, pasi nё Luftёn e Krimesё gjeorgjianёt e tё gjitha

klasave u bashkuan nёn flamurin rus dhe, nёn udhёheqjen e Ivan Andronikovit, njёsitё

ruso - gjeorgjiane mposhtёn turqit nё afёrsi tё Akhaltsikhes nё nёntor tё vitit 1853.343

341 Gabor Agoston, Bruce Alan Masters, Encyclopedia of…, vep. e cituar, f. 197.

342 “Vorontsovi ishte një administrator dinak. Nga viti 1844 e tutje në luftën e tij kundër imam Shamilit

ai kishte ndjekur një politikë delikate për të fituar mbështetjen e klasës feudale lokale, duke futur elitat

kaukaziane në shërbim tё carit, duke i kushtuar vëmendje traditave indigjene, duke mbështetur rritjen e

arsimit, letërsisë dhe gazetarisë në gjuhët amtare”. Candan Badem, The Ottoman Crimean War (1853-

1856), The Ottoman Empire and its Heritage Politics, Society and Economy, Brill, Leiden, 2010, f.

148. 343 Ronald Grigor Suny, The Making …, vep. e cituar, f. 75.

52

Dominimi rus i shёrbeu Gjeorgjisё si njё mburojё nga kёrcёnimet pёr shpёrbёrjen e

saj, duke e pёrfshirё atё nё jetёn e pёrbashkёt tё popujve tё perandorisё, nё zhvillimin

ekonomik me ndёrtimin e hekurudhave, porteve, shkollave, tё gjitha kёto pasuri e

shekullit XIX. “Gjeorgjia e shoqëruar, së bashku me të gjithë Rusinё, në qytetërimin

evropian vuajti, së bashku me të gjithë popujt e perandorisё, nën zgjedhën e

absolutizmit; populli gjeorgjian u pajtua me të gjithë popujt e perandorisë për të

luftuar kundër kësaj zgjedhjeje dhe për prishjen e carizmit.”344

Me nisjen e Luftës së Krimesë (1853-56) u rritën edhe shpresat e Kaukazit për

pavarësi, por ngjarja tërhoqi edhe një herë vëmendjen e Perandorisë Osmane mbi

rajonin. Në këtë kontekst, sulltan Abdulmekid ftoi në xhihad më 9 tetor 1853 sheik

Shamilin, i cili iu përgjigj me sugjerimin se, nëse trupat ushtarake do të përparonin në

Tbilisi, rusët mund të dëboheshin nga Kaukazi.

Plani strategjik i Shamilit u hodh poshtë nga osmanët, gjithsesi, ai hyri në

rajonin e Kakhetit për një operacion të përbashkët me osmanët në korrik 1854,345duke

qenë se një ushtri otomane ndodhej një rajonin e Ozurgetit, në Gjeorgji. Në përpjekje

për t’u takuar me ushtrinë osmane, Shamili i sulmoi pozicionet ruse në Gjeorgji, me

një formacion tё pёrbёrё nga 15000 kalorës dhe këmbësorë, duke iu afruar Tblisit

rreth 60 kilometra nga verilindja. Ngriti kampin e tij në malin Pakhalis - Tavi dhe

dёrgoi një forcë prej 10 000 këmbësorësh dhe kalorësish, nën komandën e djalit të tij,

Gazi Muhammed, në luginën Alazan. Pas tri ditë luftimesh në luginën e Alazanit, më

22 korrik 1854 Shamili u tërhoq pёr në Dagestan, pasi popullsia gjeorgjiane i

pёrballoi me sukses persianёt, e ndihmuar edhe nga përforcimet ruse, nën komandën

e princ David Shavshavadzes.346

Por Lufta e Krimesё pёrfundoi me Traktatin e Parisit, mё 30 mars 1856, i cili u

nёnshkrua nga Franca, Britania, Perandoria Osmane dhe Rusia. Kjo e fundit, nёn

kёrcёnimin e njё lufte tjetёr, intensifikoi sulmet ndaj shah Shamilit, i cili mё 1859 u

dorёzua. Kjo shkaktoi emigrimin e shumё kaukazianёve drejt Perandorisё Osmane.347

Gjatё kapjes sё fortesёs sё Batumit mё 25 tetor 1853 forcat turke, tё drejtuara

nga Selim Pasha, masakruan popullsinё vendase. Princ Menshikovi nё raportin qё i

çoi carit, deklaroi se bashıbozukёt kishin kryer mizori, vrasjen dhe torturimin e

civilëve, grave dhe fëmijëve, gjithashtu, morën në skllavëri edhe shumë djem dhe

vajza nga fshatrat fqinje gjeorgjiane, veprime qё e kthyen popullsinë gjeorgjiane

kundër Portёs sё Lartё, duke përfshirë kёtu edhe ata gjeorgjianë myslimanë qё

fillimisht ishin të vendosur. Dhe kur Selim Pasha thirri të gjithë figurat e njohura

gjeorgjiane që t'i nënshtroheshin pushtetit osman, vetëm njëri prej tyre erdhi në selinë

e tij. Ky ishte Demetriusi, i cili deklaroi ndjenjat e vërteta të gjeorgjianëve, por Selim

Pasha e akuzoi atë pёr tradhti dhe e vrau. Kur Porta, rreth një vit më vonë, e nxitur

nga aleatët, u përpoq të rifitonte simpatinë e gjeorgjianëve, duke u kthyer djemtё dhe

344 Wladimir S. Woytinsky , La Georgia (una vera democrazia), “La voce”, Roma, 1920, f. 77. 345 Gabor Agoston, Bruce Alan Masters, Encyclopedia of…, vep. e cituar, f. 126.

346 Candan Badem, The Ottoman Crimean War (1853-1856), Brill, Leiden, 2010, f. 202. 347 Gabor Agoston, Bruce Alan Masters, Encyclopedia of…, vep. e cituar, f. 126.

53

vajzat e skllavëruara, ishte tepër vonë, pasi gjeorgjianët ishin bërë aleatë të vendosur

të Rusisë.348

Në harkun kohor 1803 - 1878 Rusia rimori disa nga territoret e Gjeorgjisë tё

humbura më parë, si Adjara, Guria, Mingrelias dhe Svaneti, që u aneksua gradualisht

në vitet 1857-59. Prej këtej filloi rusizimi i rajonit të Gjeorgjisë, ku modeli rus filloi të

zbatohej nga guvernatorët rusë përmes modelit të arsimit ndër fisnikët dhe përmes

riorganizimit të shoqërisë feudale,349 por edhe kisha ortodokse gjeorgjiane në 1811-ën

humbi statusin e saj autoqefal. Nё kёtё mёnyrё kisha e Gjeorgjisё humbi pavarёsinё e

saj, tё cilёn e kishte ruajtur qё nga viti 542, Rusia e shkatёrroi atё dhe vendosi

eksarkun e Gjeorgjisё tё emёruar nga Sinodi i Shenjtё rus. Ky proces rusizmi dhe

përkeqësimi i situatës sociale dhe politike të fisnikërisë gjeorgjiane shkaktoi

pakënaqësi ndër gjeorgjianёt, tё cilёt filluan tё rebeloheshin, sepse Rusia shfuqizoi

gradualisht tё gjitha privilegjet e siguruara tё Gjeorgjisё, si: gjykatat, administratёn,

sistemin monetar dhe i zёvendёsoi me njё administrim tё ashpёr. Istitucionet

kombёtare u shfuqizuan dhe gjuha e shtypur nё shkolla dhe çdo mundёsi pёr zhvillim

individual u shkatёrrua.350 Me dobёsimin e Perandorisё Persiane, otomanёt nuk ishin

tё gatshёm tё ndanin zotёrimet e tyre me ndonjё fuqi tjetёr, aq mё pak me Rusinё, e

cila po shfaqte haptazi interesa pёr Kaukazin.

Përgjithësisht mbretërit e Kartlit dhe Khaketit (GJL-ja) ishin në varësi të

persëve, ndërsa princat gjeorgjianë të Imeretit, Migrelisa, Gurias vareshin nga

otomanët. Princat myslimanë gjeorgjianë ishin, në të vërtetë, midis kundërshtarëve më

të vendosur të rusëve, gjatë luftërave të hershme të shekullit XIX.351 Nga të dhënat e

mareshalit Paskévitch gjatë fushatës së tij në Azinë e vogël, del se në Gjeorgji dhe

Imereti ishte futur administrata kolegjiale e perandorisë, Tbilisi kishte një gjykatë

territoriale dhe një gjykatë të qarkut…, provincat ishin ndarë në Magals dhe fshatrat

që e përbëjnë.352

Fillimi i shekullit XIX e gjeti Gjeorgjinë në kushte të reja, pas aneksimit nga

Rusia, sepse luftërat ruso-turke që u zhvilluan në periudhën 1806 - 1878 nxitën

rimëkëmbjen e shumë provincave gjeorgjiane, të cilat për një kohë të gjatë ishin nën

kontrollin osman. Këta të fundit bënë të gjitha përpjekjet e mundshme për të rimarrë

348 Candan Badem, The Ottoman …, vep. e cituar, f. 154-155. 349 “Tbilisi, pika qendrore e tё gjitha inkursioneve, ka mbajtur vulёn e ndikimit tё huaj nё tё gjithё

vendin. Ishte fizikisht njё masё ndёrtimesh tё Kartlit, armenёve, turqve, persianёve, grumbulluar dhe

pёrzier, duke paraqitur imazhin e anarkisё morale qё sundonte atje. Administrata ruse mund ta

pёrmirёsonte kёtё situatё vetёm me reforma graduale. Por, ashtu si pjesa e qytetit tashmё ka marrё njё

pamje tё rregullt dhe evropiane, edhe natyra e mirё e njerёzve ka filluar tё dalё nga mikrobet ekzotike

qё kanё hyrё nё tё. Klasat e larta vlerёsojnё, veçanёrisht, pёrfitimet e arsimit. Gjimnazi dhe bordi qё

janё ngritur atje, po fillojnё tё jenё shumё tё zёnё. Gjenerali Paskevitch ka bёrё njё shёrbim tё madh nё

krijimin e njё institucioni pёr tё rinjtё fisnikё dhe ёshtё padyshim se fillimi i tyre nё zakonet evropiane

do t’i ndihmojё gjithashtu nё zbutjen e vrazhdёsisё sё lindur tё njerёzve.” Feliks Petrovich Fonton,

Borbone di Napoli: "La Russie dans …, vep. e cituar, f.168.

350 Georgian National Committee, Georgia and the Georgian race: restoration of independent

Georgian state after 117 years' domination by Russia, London, 1919, f. 11. 351 William Edward David Allen, Paul Muratoff, Caucasian Battlefieldsf. …, vep. e cituar, f. 10.

352 Feliks Petrovich Fonton, Borbone di Napoli: "La Russie dans …, vep. e cituar, f. 155.

54

territoret e humbura në pjesën lindore të Gjeorgjisë. Mundësia iu dha me Luftën e

Parё Botёrore, në 1917-ën, kur nënshkruan Traktatin e Brest-Litovit353 me Rusinë, e

cila ra dakort të dorëzonte disa rajone, si: Karsin, Batumin, Ardahan, por gjeorgjianët

e refuzuan354 dhe tentuan një traktat të ri paqeje me osmanët.

Gjatë periudhës sё aneksimit rus Tbilisi u bë kryeqyteti informal i Kaukazit,

ndërsa fisnikëria gjeorgjiane u ngrit në status të barabartë me fisnikërinë ruse. Rreth

viteve 1870 lindja e inteligjencës gjeorgjiane nxiti zgjimin kombëtar. Por si ёshtё parё

historikisht aneksimi rus i Gjeorgjisë?

Nga ana e rusëve është parё si një “mision humanitar”, në ndihmë të një

kombi të lashtë të krishterë, që kërcënohej nga fqinjёt islamikë. Ndërsa historianët

gjeorgjianë postsovjetikë, nga njëra anë, identifikojnë pasojat negative të aneksimit:

heqjen e autoqefalisë së kishёs gjeorgjiane (1811) dhe vënien e saj nën vartësinё e

kishës ortodokse ruse, denacionalizimin dhe rusifikimin dhe, nga ana tjetër, shohin si

përparësi mbrojtjen ruse nga fuqitë myslimane, përfshirjen e të gjitha territoreve

gjeorgjiane brenda një entiteti shtetëror, si dhe progresin social (reforma në arsim). Të

dy qasjet shpesh ndërvareshin nga njëra - tjetra. P. sh., rusifikimi shkaktoi një

ringjallje kombëtare gjeorgjiane deri në atë masë sa gjeorgjianët ishin njё komb i

privilegjuar brenda Perandorisë Ruse. Megjithatë, historia gjeorgjiane,355

përgjithësisht, e trajton Rusinë si një kërcënim për vetë ekzistencën e kombit

gjeorgjian.

353 “Njё konferencё paqeje u hap nё 14 mars 1918 nё Trebizond midis pёrfaqёsuesve tё Turqisё dhe

Transkaukazisё. Vehip Pasha kёrkoi menjёherё evakuimin e gjitha rretheve tё braktisura nga Rusia nё

Brest – Litovsk. Delegatёt e Transkaukazisё, tё udhёhequr nga politikani gjeorgjian Akaki Shkhenkeli,

protestuan se nuk e njihnin Brets – Litovskin dhe nuk ishin tё detyruar nga kushtet e tij”. David

Marshall Lang, A modern history of soviet Georgia, Grove Press, New York, 1962, f. 202. 354 Carl Eric Bechhofer, In Denikin's Russia and the Caucasus, 1919-1920, Arno Press & New York

Times, New York, 1971, f.10 355 Council of the European Union, Report: Independent International Fact-Finding Mission on the

Conflict in Georgia. Vol II, 2009, f. 3.

55

Figura 10. Lufta Kaukaziane (1817-1864). 356

Nё fund tё shekullit XIX nё Gjeorgji u pёrhap njё doktrinё evropiane që u

përqëndrua mё shumё mbi problemet sociale se ato kombёtare dhe, nё vend tё

pavarёsisё kombёtare, u promovua lufta e klasave dhe zhvillimi revolucionar i

shoqёrisё. Bëhet fjalë për doktrinën marksiste socialdemokrate që u pёrhap nga

figura, si: Filip Makharadze, Noe Zhordania, Mikhail Davitashvili, Alexandёr

Tsulukidze, Irakli Tsereteli, Mikha Tskhakaia, Ioseb Jughashvili etj., tё cilёt u bёnё

anëtarë aktivё të PSDPR-sё dhe ishin kundër copëtimit të Perandorisё Ruse, madje iu

kundёrvunё fuqishёm lёvizjes kombёtare, sepse kёrkuan bashkimin ndёrkombёtar tё

proletariatit, pavarёsisht identitetit kombёtar.357

3. Kriza lindore dhe Gjeorgjia

Evropa ёshtё pёrballur me “Çёshtjen Lindore” qё nё kohёt e lashta,

megjithёse, thelbi i saj nuk ka ndryshuar, dhe, kohё pas kohe, ka fituar aspekte tё

ndryshme. Nё themel tё saj qёndron pёrplasja nё territoret e Evropës Juglindore midis

zakoneve, ideve dhe paragjykimeve tё Lindjes dhe Perёndimit. Studiuesit gjejnё

gjurmё tё saj qё nё konfliktin greko-persian, shёnjuar nga betejat e Maratonёs,

Termopileve apo Salamias. Nё periudhёn e romake kjo çёshtje ёshtё pёrfaqёsuar nga

konflikti i monarkive helenike, nё Mesjetё nga lufta midis islamizmit dhe krishtёrimit,

kulmi i sё cilёs ishte beteja e Tursit (tetor 732) apo ndryshe beteja e Puatierit

(Poitiers), e cila e ruajti Evropën Perëndimore nga pushtimi dhe islamizimi. Çёshtja 356 http://www.conflicts.rem33.com/images/The%20Caucasus/nor-kaukas%20wars.jpg 357 Andro Kacharava, Alexander Daushvili: The Democratic Republic of Georgia: Struggle for

Independence 1918 – 1921, f. 9.

56

rinovohet me kryqёzatat e Perёndimit, tё cilat manifestojnё rivalitetin midis Kryqit

dhe Gjysmёhёnёs dhe, nё shekullin XIX, thelbi i saj bёhet prania e njё faktori shumё

tё rёndёsishёm nё Evropё, e fuqisë osmane, e cila u imponua nё disa problematika:

- sё pari, kalimi prej saj i Hellespontit (Dardaneleve) nё mesin e shekullit XIV;

- sё dyti, pozicioni i shteteve tё Ballkanit, si: Greqia, Serbia, Bullgaria dhe

Rumania (të cilat u shfaqёn gradualisht, ndёrsa vёrshimi osman u ngadalësua), Mali i

Zi apo Bosnja, Hercegovina, Transilvania dhe Bukovina, qё ishin aneksuar nga

Habsburgët;

- së treti, problemi i Detit të Zi, hyrje - dalja prej tij, komanda e Bosforit dhe e

Dardaneleve, dhe, mbi të gjitha, problemi kryesor ai i zotёrimit tё Konstandinopojës;

- së katërti, pozita e Rusisë në Evropë, impulsi saj i natyrshëm ndaj Mesdheut,

përpjekjet e saj të përsëritura për të siguruar qasje të përhershme në atë det nga

ngushticat, lidhja e saj me bashkëfetarët e saj nën ndikimin e sulltanit, nё veçanti me

ata me kombёsi sllave;

- së pesti, pozita e Perandorisë Habsburge, në mёnyrё tё veçantё, ankthi i saj

për qasjen në Egje dhe marrëdhëniet e saj, nga njëra anë, me sllavët jugorë në krahinat

e Dalmacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe me mbretëritë e afërta të Serbisë dhe

Malit të Zi dhe, nga ana tjetër, me rumunёt e Transilvanisë dhe Bukovinёn;

- së fundmi, qëndrimi i fuqive evropiane në përgjithësi dhe i Anglisë në

veçanti, ndaj të gjitha ose ndonjë prej çёshtjeve tё renditura më sipër.358

Shfaqja e Gjermanisё perandorake nё LA dhe LM e acaroi edhe mё shumё

rivalitetin e fuqive tё mёdha pёr atё rajon. Nga ana tjetёr Rajhu gjerman i

sapoformuar po bёnte pёrpjekje tё pёrfshihej nё “Çёshtjen Lindore”, industria e

armatimit kishte konkuruar me sukses furnizuesit tradicionalё tё sulltanit dhe ishte

bёrё furnizues i rёndёsishёm nё Konstandinopojё, nga ana tjetёr konsorciume

industriale dhe financiare kishin siguruar tregje apo koncesione dhe sfera ndikimi nё

territorin e Perandorisë, madje vetё Kaiseri, Vilhelmi II, kishte udhёtuar dy herё nё

Perandorinё Osmane. Kёto zhvillime kishin nxitur dёshirёn pёr rritjen e ndikimit

gjerman, veçanёrisht Lidhja Pangjermane fliste hapur pёr nevojёn pёr zgjerimin e

ndikimit gjerman nё Perandorinё Osmane.

Tё gjitha kёto kishin ngritur dyshimet e Francёs, Britanisё dhe Rusisё, tё cilave

kjo marrёdhёnie e frytshme osmano-gjermane u kёrcёnonte interesat qё kishin nё

rajon. Ky protagonizёm i Gjermanisё nё LA dhe Lindjen e Mesme kishte rritur

mjaftueshёm fёrkimet nё marrёdhёniet e Rusisё me Britaninё dhe mё pak me

Francёn.359 Gjermania hyri nё marrёveshje me Austro-Hungarinё dhe Italinё, sё cilёs,

mё pas, i u bashkёngjit edhe Turqia. Franca e kundёrshtoi aleancёn pёr shkak tё

çёshtjes sё Alsasё - Lorenёs, dhe si kundёrpёrgjigje u lidh nё aleancё me Anglinё,

Rusinё dhe SHBA-tё. Rusia, ende e dobёt, shpresonte ta shfrytёzonte aleancёn ku

bёnte pjesё, pёr tё arritur Kostandinopojёn dhe kontrollin e Dardaneleve.

358 J.A.R Mariott, The Eastern question; an historical study in European diplomacy, Clarendon Press,

Oxford, 1917, f. 2-3. 359 Ulrich Trumpener, Germany and the Ottoman Empire, 1914-1918, Princeton, New Jersey, 1968, f.5.

57

Fati i Gjeorgjisё u lidh me tё ashtuquajturёn “Çёshtja lindore” nga mesi i

viteve 1760-1802. Ky term nga kancelaritё evropiane360 i referohet dobёsimit tё

Perandorisё Osmane dhe shqetёsimit tё fuqive tё mёdha tё Evropёs pёr tё ruajtur

stabilitetin ndёrkombёtar, interesat e tyre nё rajon, si dhe pёr tё gjetur njё pasuese tё

denjё tё kёsaj perandorie. Trashёguesi mё i pёrshtatshёm do tё ishte Perandoria Ruse,

e cila synonte tё hapej nё Detin e Zi dhe tё dominonte rrugёt tregtare tё tij,

Perёndimin, tё shtrinte ndikimin e saj deri nё Evropën Jugore, si dhe tё krijonte njё

bazё nё jug tё maleve tё Kaukazit, pёr tё mundёsuar njё pёrparim tё mёtejshёm nё

Lindjen e Afërme.361 Por dёshira e Rusisё për zgjerim kishte shqetёsuar Britaninё dhe

Francёn, tё cilat preferuan të ndihmonin në ruajtjen e status kuosë së Perandorisë

Osmane. Pra, veç dëshirave të Rusisë edhe Perandoria Osmane, ende e fuqishme,

kishte pretendimet e veta mbi Gjeorgjinë, Irani gjithashtu, ndaj fati i Gjeorgjisë do të

varej nga mënyra se si do të zhvillohej “Çёshtja lindore”.

Nё shekullin XIX Gjeorgjia u bё shesh luftimesh pasi, veç pretendimeve të

vjetra të Perandorisё Osmane, Perandorisё Ruse, Perandorisё Persiane, pёrplaseshin

edhe interesat e shumё fuqive të tjera të mëdha, si tё Britanisё dhe Francёs, tё cilat e

shikonin tё rrezikshme pёrpjekjen e Rusisё pёr tё kontrolluar ujёrat e Detit tё Zi dhe

pёr kёtё shkak mbёshtesnin stabilizimin e pozitёs sё Perandorisё Osmane nё Ballkan

dhe Lindjen e Afërme dhe Detin e Veriut 362

“Vendi që shtrihet nga bregu lindor i Detit të Zi deri në kufijtë e Persisë, nga

njëra anë, dhe nga kufiri i Turqisë deri në këmbët e maleve të Cirkalisë, nga

ana tjetër, është një nga pjesët më të bukura të tokës. Ai përmban mbretëritë e

famshme të Eas dhe Fasit klasik, nga të cilat kemi lexuar mё herët në udhëtimin

e Argove tё çuditshёm, i cili me erën e fortë, së pari përmes deteve Euxine,

mbante gjithë rrjedhën e Greqisë. Ajo u nda në disa principata, tri nga më të

rëndësishmet mbanin respektivisht emrat e Mingrelisë, Imeretisë dhe

Gjeorgjisë. Këto vende ishin të banuara nga njerëz, bukuria e rrallë e tё cilёve

është proverbiale në mbarë botën. Fëmijët e tyre, të cilët prej kohësh janë sjellë

në numër të madh në Persi dhe në Turqi me anë të marrëdhënieve të tyre me

njerëzit e këtyre tokave, ishin mjetet për të ndryshuar fiset, fillimisht të shquar

për shëmtimin e tyre, në njerëz të bukur dhe të kënaqshëm, dhe në ditët e sotme

gjeorgjianët dhe Mingrelianët në një masë të madhe po bëjnë për kombin rus

atë që paraardhësit e tyre bënë për ndjekësit e AlpAlsranit dhe të Timurit. Ky

360 “Çёshtja e parё Lindore u shpik në Kongresin e Vjenës (1815), nga ana e delegatëve rusë për të

përshkruar tensionet në rritje midis sulltanit osman dhe subjekteve tё tij greke, kjo frazë fitoi

popullaritet gjatë shekullit të 19, ndërsa diplomatët debatuan për fatin e rënies sё Perandorisё Osmane.

Me pak fjalё, “Çёshtja Lindore” vёrtitet rreth çështjes se si të eliminohet vakumi në EL, në Ballkan dhe

në EJ dhe LM modern, që u krijua me rënien e Perandorisё Osmane dhe ndarjen e Polonisë, pa dëmtuar

ekuilibrin delikat të pushtetit në Evropë. Nuk ka njё konsensus midis historianëve se kur u shfaq

“Çёshtja Lindore”, ose kur - ose edhe nëse - ajo u zgjidh. Qarqet diplomatike të shekullit të 19 e

kuptuan atë si një çështje të politikës bashkëkohore dhe u përpoqën të gjejnë zgjidhjen më të mirё”.

Gabor Agoston, Bruce Alan Masters, Encyclopedia of…, vep. e cituar, f. 190.

361 Ivan Biliarsky, Ovidiu Cristea, Anca Oroveanu, The Balkans and Caucasus: Parallel Processes on

the Opposite Sides of the Black Sea, Cambridge Scholars Publishing, 2012, f. 12-13. 362 William Edward David Allen, Paul Muratoff, Caucasian Battlefieldsf. …, vep. e cituar, f.57.

58

vend i drejtë dhe banorët e saj më të drejtë ishin për qindra vite një pre e të

gjitha të këqijave që vijnë nga një sistem i qeverisjes së dobët dhe barbare.”363

Perandoria Osmane, e bindur pёr mbёshtetjen e fuqive perёndimore, i shpalli

luftё Rusisё, hyri nё Vllahi dhe mё 1 nёntor 1853 fitoi betejёn nё Oltensёs. Ushtria

osmane nuk ishte mё ajo ushtria aziatike e shekullit XVIII, por ishte reformuar dhe

modernizuar nёn kujdesin dhe konsulencёn e oficerёve perёndimorё, tё cilёt ishin

angazhuar nё trajnimin e kuadrove, por edhe nё riorganizimin e marinёs osmane dhe

në këtë kuptim përbënte një kundërshtar të denjë.364

Pra, në një farë mënyre, Çështja Lindore mund tё pёrcaktohet me marrёdhёniet

e Rusisё me Turqinё. Rusia kishte filluar ta shfaqte protagonizmin e saj politik nё

Evropё dhe, pasi siguroi fuqinё mbi Detin e Zi, ishte nё kёrkim tё mundёsisё pёr dalje

nё Detin Mesdhe. Harku kohor që nga fillimi i Luftës Ruso -Turke deri në aneksimin

e plotë të Gjeorgjisë nga Rusia përbën një periudhë lufte, sepse të gjitha fuqitë në

rajon ishin të preokupuara për vetëzgjerim dhe, në rastet kur diplomacia dështonte,

lufta ishte alternativa e vetme. Lufta ruso - turke shёnon konfliktin mё tё gjatё nё

Evropё. Në këtë kohë Gjeorgjia u gjend në axhendat e diplomacisë dhe të

ndërmjetësimeve për arritjen e paqes, madje shpeshherë nën protektoratin e ndonjërës

prej fuqive, kur marrëveshjet ishin të pamunduara të realizoheshin.365

Kështu, në vitin 1760 Timurazi shkoi nё Rusi, ku u prit me plotё nderime nga

mbretёreshë Elisabeta, por premtimi i saj pёr tё dёrguar trupa ruse nё Gjeorgji nuk u

mbajt, pasi ajo vdiq mё 1761 dhe Teimurazi mundi tё mbijetonte vetёm pёr dy javё.

Në vitin 1783 u nënshkrua një traktat, me të cilin prinici gjeorgjian hoqi dorë nga

lidhja me Persinë dhe u deklarua vasal i perandoreshë Katerinёs, e cila, nga ana e vet,

e lidhi veten dhe pasuesit e saj për të mbrojtur Irakliun, birin e Timurasit dhe për të

garantuar jo vetëm të gjitha zotёrimet aktuale të mbretit të Gjeorgjisë, por edhe të të

gjitha tokave që mund të fitoheshin prej tij në të ardhmen.

Disa studiues mendojnё se zanafilla e “Çёshtjes lindore” mund tё gjurmohet nё

vitin 1774, kur lufta ruso-turke (1768-74) pёrfundoi me humbjen e Perandorisё

Osmane, fati i tё cilёs u vendos me Traktatin e Kajnarxhasë së Vogël, në 1774-ën.366

Lufta Ruso - Otomane (1768-1774) i dha Perandorisë Ruse të Katerinës II mundësinë

e një ekspedite ushtarake në Kaukaz dhe Krime, me qëllim që t’u jepte fund

pretendimeve ligjore osmane në Kaukaz. Khanati i Krimesë ishte vasal i Perandorisë

Osmane dhe me Traktatin e Kajnarxhasë së Vogël, në vitin 1774 u bë i pavarur.

Traktati përcaktonte lumin Kuban si kufirin e ri ndarës osmano - rus.

Traktati i Kajnarxhasё ёshtё njё nga traktatet mё tё rёndёsishme tё

diplomacisё evropiane, pasi pёrmes tij Perandoria Osmane detyrohej tё lёshonte njё

pjesё tё zotёrimeve tё saj. Veç zonёs sё Kubanit, lёshonte edhe Terekun, qё deri nё

atё kohё ishte khanat vasal i Krimesё nёn sundimin osman. Turqia lёshoi, gjithashtu,

portin e Azovit nё grykёn e Donit bashkё me fortesat e Kerçit dhe Yenikalës, të cilat 363 Robert Grant Watson, Histori of Persia, from the beginning of the ninetheenth century to the year

1858, Smith, Elder and CO, London, 1866, f. 82. 364 William Edward David Allen, Paul Muratoff, Caucasian Battlefieldsf. …, vep. e cituar, f.58. 365 J. A. R. Marriott, The Eastern question …, vep. e cituar, f.5. 366 Gabor Agoston, Bruce Alan Masters, Encyclopedia of…, vep. e cituar, f. 125.

59

kontrollonin ngushticat që bashkoheshin me detin Azov dhe Detin e Zi. Fitore e

rëndësishme pёr Rusinё ishte një zonë e vogël midis lumenjve Bug dhe Dnieper,

bashkё me grykёn e këtij të fundit.

Pra, Rusia me kёtё traktat fitoi për herë të parë një terren, edhe pse i vogёl, qё

i siguronte dalje në Detin e Zi. Këto ishin përfitime territoriale shumё domethёnёse

pёr Rusinё, por jo arritja më e rëndësishme nga traktati, pasi ajo synonte të kishte

lirinë e lundrimit për anijet e saj në Detin e Zi, qё deri atёherё kish qenё mbyllur për

anijet joturke që prej fundshekullit XVI, si dhe tё drejtёn qё anijet e saj tregtare të

mund të lundronin lirisht përmes ngushticave tё Bosforit dhe Dardaneleve. Nё traktat

pёrcaktohej e drejta e Rusisё për të ndërtuar një kishë ortodokse në Konstandinopojë,

gjithashtu, një nen i fshehtë i tij detyronte qeverinё turke të paguante një

dëmshpërblim prej katër milionë e gjysmё rublash.367

Kushtet e kёtij traktati ishin poshtëruese dhe katastrofike pёr turqit. Përfitimet

territoriale ruse, dëmshpërblimi i luftёs, ndёrtimi i kishës ortodokse në

Konstandinopojë, lundrimi i lirshëm i tregtarëve rusë në Detin e Zi mund tё sillnin

implikime më serioze, pasi godisnin rёndё nderin turk dhe, padyshim, qё do të

provokonin kërkesa për lëshime të ngjashme nga shtetet e Evropës Perëndimore. Tё

gjitha kёto do tё çonin pashmangshmёrisht nё fuqizimin e madh tё Rusisё. Megjithse

kishte arritur ta zgjeronte territorin ku do tё ushtronte autoritetin e vet, Rusia, e

pakënaqur me këtë kufi (lumin Kuban), në 1783-in aneksoi Krimenë. Ky vendim nuk

ishte njё surprizё, por dёshtimi i Portёs sё Lartё pёr tё reaguar menjёherё.

Me shkeljen e Traktatit tё Kajnarxhasё sё Vogёl, Rusia u bё kёrcёnim real pёr

osmanёt pёr shkak tё fuqizimit dhe daljes sё Flotёs sё saj nё Detin e Zi. Pushtimi i

Krimesё, Traktati i Gjeorgjevskit, pёrmes tё cilit krijoi njё protektorat mbi mbretёrinё

e krishterё tё Gjeorgjisё dhe ringjalli politikёn ekspanioniste tё Pjetrit tё Madh,368 e

bёri Rusinё njё faktor tё fuqishёm qё shqetёsoi jo vetёm Portёn e Lartё, por edhe

kancelaritё evropiane. Kjo lëvizje, bashkë me marrëveshjen qё Irakliu i Gjeorgjisë

bёri me Katerinën II, rinxiti interesin osman për Kaukazin, të cilin ky i fundit e kishte

zotëruar që nga 1475-a.369

Më pas kishte edhe marrëveshje të tjera, që rregullonin situatat midis tyre dhe

përcaktonin rezultatin e luftërave: Konventa e Ainali Kavakut midis Rusisë dhe

Perandorisë Osmane në 1779-n, sendein e Sulltanit të vitit 1783 dhe hatti-şerifin e

vitit 1802, të cilat konfirmuan dhe plotësuan dispozitat e Kajnarxhasë së Vogël.

Përfundimisht, kishte disa marrëveshje që u arritën midis fuqive të mëdha, duke

përfshirë edhe kompensimin territorial në kurriz të të tjerëve, veçanërisht Polonisë më

1772, 1793 dhe 1795 ose, si në rastin e Vllahisë, në disa raste thjesht të

parashikuara.370

367 J. A. R. Marriott, The Eastern question …, vep. e cituar, f. 135-136. 368 Paul W. Schroeder, The Transformation of European Politics, 1763-1848, Calderon Press, Oxford,

1996, f. 24. 369 Gabor Agoston, Bruce Alan Masters, Encyclopedia of…, vep. e cituar, f. 125. 370 Ivan Biliarsky, Ovidiu Cristea, Anca Oroveanu: The Balkans and Caucasus: Parallel Processes on

the Opposite Sides of the Black Sea, Cambridge Scholars Publishing, 2012, f. 14.

60

Vëmendja e Rusisë mbi Kaukazin jugor u shfaq gjatë Luftës ruso - turke

(1768-1774), kur Katerina II e Rusisë e shfrytëzoi fuqinë ushtarake të Gjeorgjsë, e

ndihmuar vetëm nga një forcë e vogël usharake ruse, për të devijuar trupat osmane

nga Evropa. Irakliu kishte premtuar pjesëmarrje në operacionet luftarake kundër

Turqisë, me kushtin që Gjeorgjia të vihej nën mbrojtjen ruse, por angazhimi i rusëve

nuk ishte ai që u premtua dhe një pjesë e trupave osmane, që u devijua nga Danubi

vetëm prej protagonizmit shumë të madh të forcave gjeorgjiane. Edhe gjatё luftёs ruso

- turke tё viteve 1787-1792 Rusia sёrish nuk u angazhua nё Kaukaz, duke e lёnё

Irakliun tё pёrballet i vetёm me osmanёt. Kjo luftё pёrfundoi me Traktatin e Jashit, nё

fund tё vitit 1792. Aga Mahomedit iu dha mundёsia të ndëshkonte rebelёt e

Gjeorgjisë, kur Lutfali Khani, rivali i tij i fuqishёm, nuk ishte mё dhe kur shefi i

Kajarit kishte pranuar nënshtrimin e provincave jugore të Persisë. Para se të vendoste

për atë vend, ai thirri Irakliun që të kthehej në detyrën e tij, të paguante haraçin e

zakonshëm dhe të paraqitej në gjykatën e tij për të bërë homazhe dhe për të marrё

betimin e besimit. Përgjigja e Irakliut ishte se ai nuk pranonte asnjë pretendim.371

Deri nё kёtё kohё interesi i Rusisë për Gjeorgjinë nuk ishte shumë i madh, për

shkak edhe të problemeve që vetё Rusia kishte (ngjarjet në Evropë dhe rebelimi i

Pugashevit). Interesi u rrit me Grigori Potemkinin (1739-1791), i cili ishte një avokat

i zgjerimit të Rusisë dhe ndoqi një politikë aktive në Gjeorgji, me mendimin për ta

pasur si front efektiv të dytë jo vetëm në marrëdhënien midis Rusisë dhe Perandorisë

Osmane, por edhe në tregtinë me Iranin dhe Lindjen e Mesme, pasi vetë Rusia nuk

dëshironte të hapte një front të ri lufte me Iranin. Edhe pas Traktatit Gjeorgjevski (qё

e bёri Gjeorgjinё protektorat formal tё Rusisё), angazhimi ushtrak në Gjeorgji nuk

ishte shumë i madh dhe Rusia nuk i përmbushi premtimet e saj pёr ta mbrojtur

Gjeorgjinë nga sulmet.372

Aga Mahomedi nuk ishte i gatshëm të hiqte dorë nga të drejtat e vendit të tij

mbi Gjeorgjinë, prandaj, nё kёto kushte, mblodhi një forcë të madhe dhe në pranverën

e vitit 1795 u nis nga Teherani për Ardebeel, në krye të gjashtëdhjetë mijë burrave.

Në Ardebeel ai e ndau forcën e tij në tri trupa. Një nga këto e dërgoi nё rrafshinën e

Moghanit, në drejtim të Dagestanit, për të saktësuar betimin e duhur të besnikërisë

nga shefat e tij dhe për të vendosur prapambetjet e haraçit. Kjo forcë nuk hasi me

asnjë rezistencё dhe i ekzekutoi tё gjitha shërbimet e kërkuara prej tij. Korpusi i dytë

marshoi mbi Erivan, vend qё kishte pranuar autoritetin e carit të Gjeorgjisë dhe qё e

organizoi mbrojtjen e tij me pesëmbëdhjetë mijë gjeorgjianë, nën komandën e djalit

të Herakliut. Trupёn e tretë Aga Mahomedi e udhёhoqi vetë. Me të ai marshoi për të

marrë rrethimin e Sheeshahut, një fortesë pranë Arakseve në krahinën e Karabagut,

vend ku ai u pёrball me një rezistencë tё fortë dhe të papritur. Duke dështuar në

përpjekjet e tij për të reduktuar këtë fortesë dhe për të korruptuar besnikërinë e

guvernatorit Ibraheem Khaleel Khanit, ai u mjaftua vetёm me lёnien e një force aty,

ndërkohë që vetë u largua pёr t’u bashkuar me korpusin e dytë të armëve nё Erivanin.

Rusёt u pёrpoqёn tё ndikonin mbi Bagratidin e fundit. Kjo pёrpjekje rezultoi

371 Po aty, f.21-22. 372 Po aty, f. 22.

61

nё dokumentin e 28 shtatorit 1800 tё Xhorxhit III, dokument qё shkaktoi urrejtje dhe

mallkimin e fisnikёve vendës, sepse, nё emrin e tij dhe tё pasardhёsve tё tij, hoqi dorё

nga kurora nё favor tё perandorit tё Rusisё.373

“Mbretёresha e tij ishte e indinjuar me dobёsinё e burrit tё saj tё ndershёm dhe

e kishte nxitur tё pёrmbushte kёrkesat e fshehta tё agjentёve rusё dhe, kur u

desh ta arestonin personin e saj me qёllim qё ta çonin nё Moskё, princesha e

indinjuar kishte plagosur oficerin rus qё kishte tentuar ta kapte atё. Princ

Aleksandri, vёllai i vogёl i Xhorxhit, nuk ishte i gatshёm tё shihte kurorёn tё

largohej nga familja e tё atit pa bёrё pёrpjekje pёr ta siguruar pёr vete. Ai bёri

pёrpjekje pёr tё ngritur njё revolucion, por kryetarёt e vendit nuk kishin shpresё

tё hidhnin jashtё zgjedhёn ruse pa mbёshtetjen e Persisё ose të Turqisё.”374

Por, pёr momentin, asnjёra nga kёto dy fuqi nuk ishte e interesuar pёr tё

mbёshtetur Gjeorgjinё, Persia nuk donte tё bёnte kundёrshtar Rusinё, ndёrsa Turqia

shihte e shqetësuar pёrparimin e Napoleonit. Pёrpjekja qё bёri nё bashkёpunim me

Khanin e Kharabagut pёr tё pёrzёnё Rusinё nga Gjeorgjia, u zbulua nё kohё nga

Tbilisi. Pёr ndёshkim, trupat ruse nё Kaukaz masakruan qytetin e Ganjёs,

Elisabetpolin modern..375 Mbreti Solomon vdiq në Trebizond në vitin 1815 dhe

bashkё me të përfundoi ekzistenca e trazuar e Imeretit si një mbretëri e pavarur. Në

rreth tre vjet e gjysmë tridhjetë mbretër ishin ulur në fronin e Imeretit, njëzet e dy prej

tyre u rrëzuan (një prej tyre, Bagrati i verbër, tetë herë), shtatë vdiqën në vdekje të

dhunshme, tre u verbuan.376

Aneksimi i Gjeorgjisё nga Rusia tensioni marrёdhёniet ruso-persiane, kjo e

fundit nё pamundёsi pёr tё rimarrё vetё provincat e humbura, u fut nё marrёveshje me

Francёn. Ambasdori francez i kishte premtuar shahut tё Persisё se, çfarёdo traktati qё

do tё arrihej midis Napoleonit dhe carit tё Rusisё, do tё pёrcaktohej qё ky i fundit

duhet t’i kthente Persisё Gjeorgjinё dhe Kharabagun. Por ndёr kohё nё Teheran u

pёrhap lajmi pёr traktatin e paqes midis dy perandorёve (Napoleonit dhe carit tё

Rusisё), nё tё cilin nuk parashikohej qё Persisё t’i kthehej Gjeorgjia dhe Kharabagu.

Megjithë pretendimet e kufizuara territoriale që pati në Traktatin e Edirnesë,

në përfundim të Luftës ruso - otomane të viteve 1829-1829, Rusia zotёronte gjithё

bregdetin e Detit tё Zi, nga Danubi deri nё Poti tё Gjeorgjisё. Pёrfshirja e Ajdarёs dhe

zonёs bregdetare nё veri tё Batumit (Kobuleti) nё Perandorinё Osmane nё shekullin

XVII çoi nё islamizimin e popullsisё lokale, duke u bёrё paraardhёs tё komunitetit tё

sotёm islam nё Gjeorgji, por ndryshe nga Meskhetia, Adjara dhe Kobuleti nuk e

braktisёn kurrё gjuhёn gjeorgjiane, duke shmangur nё kёtё mёnyrё ndikimin e

drejtpёrdrejtë demografik. Megjithatё, pas Luftёs turko-ruse (1877-1878) njё pjesё e

kёsaj popullsie u bind pёr tё emigruar nё Perandorinё Osmane.377

373 Robert Grant Watson, Histori of Persia, …, vep. e cituar, f.91.

374 Po aty, f. 142-143. 375 Po aty. 376 Oliver Wardrop, The kingdom …, vep. e cituar, f. 132.

377 Revaz Gachechiladze, The New Georgia: Space, Society, Politics, Routledge, New York, 1995,

f.25

62

KAPITULLI I TRETË

E DREJTA PËR VETËVENDOSJE DHE NJOHJA E SHTETIT TË RI TË

GJEORGJISË

1. Gjeorgjia gjatё Luftës së Parë Botërore dhe Federata Transkaukaziane

LPB-ja pёrfshiu katёr perandori nё EQ dhe EL: Perandorinё Ruse, Otomane,

Gjermane dhe Habsburge, të cilat nё pёrfundim tё saj u shpёrbёnё, duke i hapur

rrugën lindjes së shteteve tё reja. Vetëm nё Kaukaz u krijuan katër shtete të reja:

Armenia, Gjeorgjia, Azerbajxhani dhe Republika e Malore e Kaukazit Verior, tё cilat

pas pushtimit nga UK-ja pёrfunduan në BRSS (1922).378

Gjeorgjia ishte pёrfshirё nё mёnyrё aktive nё pёrgatitjet e LPB-së, pasi ishte

integruar brenda Perandorisё Ruse, por kishte edhe gjeorgjianё qё tensionet globale që

ishin shfaqur, i shikonin si mundёsi pёr tё filluar pёrpjekjet pёr pavarёsi. Njё grup

emigrantësh gjeorgjianë filloi njё fushatё aktive jashtё vendit dhe nё koferencat e

ndryshme ndёrkombёtare pёrpiqej tё sensibilizonte opinionin evropian pёr çёshtjen e

pavarёsisё sё Gjeorgjisё. Nё vitin 1903 u themelua gazeta “Sakartvelo” (Gjeorgjia),

që synonte ndёrgjegjёsimin e shoqёrisё pёr pavarёsinё e Gjeorgjisё; njё delegacion

gjeorgjian mori pjesё nё “Kongresin e Kombeve tё Shtypura” nё vitet 1910 dhe 1913;

nё Paris, emigrantёt gjeorgjianë themeluan “ Lidhjen pёr tё Drejtat e Gjeorgjisё”; po

nё vitin 1910 u themelua “Grupi Çlirimitar i Gjeorgjisë”, nën udhëheqjen e Peter

Surguladzes.

Veç elitёs gjeorgjiane nё Francё, pёrpjekje pёr pavarёsinё e Gjeorgjisё bёnte

edhe njё grup tjetёr, qё shpresonte nё mbёshtetjen e shtetit gjerman, por, ndryshe nga

ai, pas pavarёsimit tё Gjeorgjisё, nuk synonte të vendoste njё regjim demokratik, por

monarkinё. Nё funksion tё kёtij qёllimi, ky grup u bashkua me aleancёn treshe

(Gjemani, Austro-Hungari, Itali) dhe, gjatё bisedimeve me autoritetet gjermane dhe

otomane, premtoi mbёshtetjen e Gjeorgjisё kundёr Rusisё nё kёmbim tё pavarёsisё sё

Gjeorgjisё. Mё ndihmёn e shërbimeve speciale gjermane u krijua KKPGJ-ja, por ky

organizëm nuk zhvilloi njё aktivitet tё hapur, pёr shkak tё frikёs se nuk do të merrte

përkrahjen nga shumica e gjeorgjianёve.

Gjithsesi, nё Gjeorgji, para dhe gjatё Revolucionit Rus tё vitit 1905, ishin

shfaqur edhe parti tё tjera politike, tё cilat, veç çёshtjeve shoqёrore, ndoqën edhe

çёshtjen kombёtare. Mё 1904 ishte themeluar PSF-ja, e cila kishte pёrcaktuar si

qёllim tё saj pёrpjekjet pёr tranformimin e Perandorisё Ruse nё njё federatё ku

Gjeorgjia tё kishte njё status autonomie. Gazeta e saj e krijuar nё Paris u shfaq edhe

nё gjeorgjisht nё vitin 1905.379 Ndërsa forcat politike tё Kaukazisё kundërshtonin

378 Hiroaki Kuromiya, Georges Mamoulia, The Eurasian Triangle Russia, The Caucasus and Japan,

1904-1945, De Gruyter Open LTD, Berlin, 2016, f. 73. 379 George Mamoulia: Les combats indépendantistes des caucasiens entre URSS et puissances

occidentales: Le cas de la Géorgie (1921-1945), L'Harmattan, Paris, 2009, f. 10.

63

dominimin rus, Konti Vorontsov shkruante: “Në Rusinё qendrore policia rrallë

detyrohet të veprojë kundër një mase të armatosur, në Kaukaz, vazhdimisht”. 380

Politika e Stolipinit381 në Kaukaz ishte fuqizuar shumë, kjo nuk kishte tё bёnte

vetëm me rusifikimin, por edhe me përhapjen e hegjemonisë ruse në provincat joruse.

Ky proces duhej të kryhej nga rusët etnikë, ndaj dhe kjo shtresë e popullsisë (fshatarët

rusë) u nxit të “kolonizonte” Kaukazin, duke blerë tokën e pronarëve tё varfër. Gjatё

kёtij procesi vetëm në Gjeorgji, por edhe në zonat bregdetare të Detit të Zi, si dhe në

pjesën jugore të Azerbajxhanit u vendosën dhjetëra mijëra fshatarë rusë, numri i të

cilëve, deri në vitin 1910, në Kaukaz arriti rreth 100 mijë. Për të ruajtur tokën

gjeorgjiane nga blerja e fshatarëve rusë, federalistët socialistë gjeorgjianë, që

kёmbёngulnin pёr autonominё kombёtare, krijuan një fond të fshehtë kombëtar.382

Në vitin 1911 në Gjenevë u themelua Komiteti i Jashtëm i Partisë së

Separatistëve Gjeorgjianë, dhe, në 1913-ën komiteti filloi të botonte gazetёn

“Gjeorgjia e lirё” (Free Georgia). Gjatë Luftës së Parё Botёrore, me mbështetjen e

Gjermanisë, ky komitet u transformua në Komitetin për Çlirimin e Gjeorgjisë.

Federalistët socialistë, që mbronin pavarësinë e plotë nga Rusia, e vazhduan luftёn

politike dhe i ashpёrsuan veprimet e tyre, megjithë ushtrimin e dhunës dhe

represionit. Kёshtu, Princ Varlam Gelovani (anëtar i PSF-së) nё fjalimin e tij në

Duma kërkoi autonominë e Gjeorgjisë brenda Perandorisë Ruse.383

Partitë politike, nën dhunën dhe presionin e Stolipinit, kishin prirje të

fragmentarizoheshin; disa socialistë federalistë zgjodhën metodat ligjore të punës,

disa u përmbajtёn metodave të paligjshme, një grup i vogël bolshevik ndërmori akte

terroriste (bastisja e Bankës së Shtetit, në Tbilisi, në vitin 1907), ndёrsa të djathtёt, i

braktisën idetë e tyre socialiste, për t’u përqëndruar në çështjen nacionaliste.384

Ndërsa çështja kombëtare kishte mbështetës të fortë Ilia Shavshavadzen,385 i

cili u vra nga marksistët lokalë, për shkak të frikës që mund të shkaktonin idetë e tij

380 Hiroaki Kuromiya, Georges Mamoulia, The Eurasian Triangle Russia, The Caucasus and Japan,

1904-1945, De Gruyter Open LTD, Berlin, 2016, f. 68. 381 “Petr A. Stolipin (kryeministër 1906-1911): Zyrtar i qeverisë cariste. Pasi shërbeu si guvernator i

Grodnos dhe provincave Saratov, ai u emërua ministër i brendshëm dhe kryeministër në vitin 1906, në

një kohë kritike pas revolucionit të vitit 1905. Ideologjikisht konservator, por pragmatik, Stolipini

kombinoi reforma të gjera agrare për të përmirësuar statusin ligjor dhe ekonomik të fshatarësisë (dhe

reduktoi pakënaqësinë) me politikat shtypëse politike që synonin të siguronin stabilitetin politik. Ai

hodhi poshtë opozitën e parë dhe të dytë Dumas dhe, duke sfiduar kushtetutën, rishkroi ligjin zgjedhor

për të kufizuar në Parlamenti rolin e liberalëve dhe socialistëve. Ai arrestoi, burgosi, ekziloi dhe

ekzekutoi një numër të madh revolucionarësh. Por ai gjithashtu paraqiti një numër reformash të

rëndësishme për të përmirësuar kushtet sociale, veçanërisht për fshatarësinë. […] Në vitin 1911,

Stolipin u vra nga një revolucionar.” Mark Steinberg, A History of Russia: From Peter the Great to

Gorbachev, The Teaching Company, Virginia, 2003, f. 202. 382 Hiroaki Kuromiya, Georges Mamoulia, The Eurasian Triangle Russia, The Caucasus and Japan,

1904-1945, De Gruyter Open LTD, Berlin, 2016, f. 69. 383 Po aty, f. 69-70. 384 Po aty, f. 56. 385 “Koha moderne pёr Gjeorgjinё fillon nё shekullin XVIII, nё mёnyrё tё veçantё gjatё aktivitetit tё

Ilia Shavshavadzes. Ishte ai qё themeloi mundёsinё pёr emancipimin dhe sekuralizmin nё Gjeorgji.

Emancipimi fillon me idenё e tij se gjeorgjianёt kanё trashёguar tri thesare hyjnore: tokёn, gjuhёn dhe

fenё dhe pёrpiqej tё tregonte trashёgiminё e gjoergjianёve nё jetёn sekulare, duke themeluar tri shenja

tё identitetit gjeorgjian: atdheun, gjuhёn amёtare dhe fenё, tё cilat kanё dёshmitё e tyre tё vjetra. Nё

epokёn e Ilia Shevshavadzes gjuha letrare dhe e pastёrzuar u bё simboli dhe baza e unitetit tё

64

mbi popullin gjeorgjian. Megjithatë, Partia Nacionaldemokrate mundi të organizohej

vetëm në qershor 1917, kur të gjitha grupet ekzistuese të nacionalistëve gjeorgjianë u

bashkuan për të formuar PDKGJ-nё, me Spiridon Kedian si udhëheqës të saj, i cili

kërkoi rivendosjen e sovranitetit kombëtar të Gjeorgjisë dhe një organ demokratik në

Gjeorgji. Demokratёt kishin miratuar programin e tyre nё qendёr tё tё cilit ishin:

- rivendosja e statusit politik tё Gjeorgjisё nё pёrputhje me Traktatin ruso-

gjeorgjian tё vitit 1783, i cili parashikonte ekzistencёn e njё shteti gjeorgjian

sovran, edhe pse nёn mbrojtjen politike tё Rusisё;

- njё shtet demokratik i Gjeorgjisё;

- garantimi i tё drejtave kushtetuese tё qytetarёve;

- paprekshёmria e pronёs private.386

Për shumë emigrantë dhe studentë LPB-ja ishte një mundësi e mirë për të

goditur regjimin carist, prandaj filluan tё krijonin organizata qё kundёrshtonin

sundimin rus. Në vitin 1914, nën kujdesin e qeverisë gjermane, u themelua Komiteti i

Qeverisë së Pavarur të Gjeorgjisë, me kryetar Peter Surguladze, i cili hapi degët e tij

edhe në Turqi dhe Austro-Hungari. Nё gusht të vitit 1914, nën mbulesën e njё misioni

mjekësor turk, u themelua një komitet kaukazian me përfaqësues nga Gjeorgjia,

Azerbajxhani, Kherkezia, Dagestani. Komiteti u shpёrbё pёr shkak tё

mosmarrёveshjeve tё brendshme, por pas tij u krijua Komiteti për Mbrojtjen e të

Drejtave të popujve myslimanë turko-tatarë të Rusisë, me përfaqësuesit e tartarëve të

Vollgës, Azerit, Krimesë dhe "Bukharanëve". 387

Edhe gjeorgjianët u organizuan kundër Rusisë gjatë Luftës së Parё Botёrore.

Në gusht 1914 u themelua një organizatë nacionaliste në Trebizond dhe në shtator

1914, nё Berlin, u themelua KKGJ-ja e cila e zgjeroi bashkёpunim me organizata

ukrainase dhe finlandeze. Ata besonin nё revoltёn e Kaukazit kundёr Rusisё dhe nё

shtator 1914 i kёrkuan ndihmё Gjermanisё.

Më 27 shtator 1914 një artikull me titull "Projekti për neutralizimin e Kaukazit

dhe strukturën e tij të ardhshme politike" i Komitetit gjeorgjian që vepronte në Berlin,

i bënte me dije Oto Gynter fon Visendonkut (Otto Günther von Wesendonk), konsull i

përgjithshëm në Konsullatën e Rajhut Gjerman në Tbilisi, krijimin e sindikatave

Gjeorgjisё. Sa i pёrket besimit, ai ka njё kuptim tjetёr, veç atij fetar dhe ёshtё i lidhur me fenomenin

shumё tё rёndёsishёm tё kohёve moderne, siç ёshtё e kaluara, historia. Kombi lind pas njohjes sё

historisё sё vet. Hisoria nёnkupton analizat e sё kaluarёs, por nuk qёndron nё tё kaluarёn. Krishtёrimi

ёshtё pёrcaktori mё i rёndёsishёm i sё kaluarёs sё popullit gjeorgjian. Sekularizimi i gjeorgjianёve lindi

nocionin e “popullit” gjeorgjian. Lidhur me myslimanёt gjeorgjianё Ilia Shavshavdze thekson si vijon:

‘As gjuha dhe klanet, as feja nuk mund tё bashkojnё njerёzit me pёrjashtim tё unitetit tё historisё’.”

Sergo Ratiani, The modern age, Identity Studies in the Caucasus and the Black Sea Region, Vol 1, Ilia

Shavshavadze State Univeristy, 2009, f. 31-32. http://ojs.iliauni.edu.ge/index.php/identitystudies 386George Mamoulia, Les combats indépendantistes des caucasiens entre URSS et puissances

occidentales: Le cas de la Géorgie (1921-1945), L'Harmattan, Paris, 2009, f. 11. 387 Hiroaki Kuromiya, Georges Mamoulia, The Eurasian Triangle Russia, The Caucasus and Japan,

1904-1945, De Gruyter Open LTD, Berlin, 2016, f. 75.

65

shtetërore neutrale të Kaukazit – ‘Mbretëria e Gjeorgjisë’, ‘Kantoni Armeni – Tatar’

(Azerbajxhani) dhe ‘Bashkimi i Malësorëve’.388

Vrasja e trashёgimtarit tё fronit austro-hungarez nё Sarajevё nё vitin 1914

është konsideruar si shkëndija që ndezi edhe LPB-nё, ku Rusia i shpalli luftё

Gjermanisё, Austro-Hungarisё dhe Turqisё. Nё mbrojtje tё interesave tё shtetit rus,

rreth 200 000 mijё gjeorgjianё u bёnё pjesё e Ushtrisё Mbretёrore Ruse, prej tё cilёve

7000 oficerё gjeorgjianë dhe, pёr shkak tё fushatёs sё Kaukazit nё Frontin Jugor tё

Luftёs, qё pёrfshinte luftime midis trupave ruse dhe otomane, Gjeorgjia u shndёrrua

nё njё front lufte.389

Një vit më vonë Kaukazia do të bëhej një front dytësor në strategjinë e Luftës

së Parё Botёrore dhe në prill të vitit 1915 turqit, me ndihmën e myslimanëve

gjeorgjianё të Lazit dhe Atkharit, u përpoqën të merrnin portin e Batumit, por pa

rezultat. Në jug rusët pushtuan qytetin e Vanit, ndërsa Turqit reaguan me hakmarrje

mbi armenët që ndodheshin brenda kufirit turk, ngjarje që nxiti kundërpërgjigjen e

gjeneralit Lykhov, i cili shkatërroi dhe shpopulloi të gjithë luginën e Khorokhit deri

në Artvin, nga ku u lanё të gjallë vetëm 7000 lazianë nga 52000 që ishin. Konti

Vorostov u zëvendësua nga duka i madh Nikola, i cili arriti rezultate të mira, sepse në

vitin 1916 rusët kapën Eruzumin, qё konsiderohej si një pikё e fortё dhe bazë e

rëndësishme furnizimi. Pas dy muajsh rusët morën portin e Trebizondit, dhe, pasi

shkatërruan edhe armatën e tretë turke, në korrik 1916, morën edhe Erzinjanin, i cili

shënonte pikën më të largët që ushtria ruse kishte kapur ndonjëherë brenda zotërimeve

turke në Anadoll.390 Më parë, Mikhako Tsereteli kishte ardhur në Gjerogji me një

nëndetëse gjermane për të vendosur kontakte me lëvizjen socialdemokrate të

Gjeorgjisë, për të nxitur trazira dhe rebelime brenda vendit, por Noe Zhordania kishte

refuzuar të bashkëpunonte me këtë lëvizje në aktivitete të tilla, që mund të ishin

katastrofike për popullin gjeorgjian.391

Me futjen e Gjermanisë perandorake në luftё me Rusinё, popujt e Kaukazit

besuan se edhe Turqia do tё pёrfshihej nё luftё, ndaj e mirëpritën lajmin. Myslimanёt,

që nuk merrnin pjesë në shёrbimin ushtarak, shpresonin nё humbjen e Rusisё dhe

aleatёve tё saj; armenёt, dёshironin humbjen e turqve, qё tё krijonin njё Armeni tё

pavarur jashtё ndikimit tё Perandorisё Osmane dhe Transkaukazisё Ruse, synim qё u

inkurajua shumë nga qeveria sovjetike; reagimi i gjeorgjianёve ishte i pёrzier: njё

pjesё e tyre, ajo qё udhёhiqej nga vokacioni i krishterё, besonte në dёshtimin e turqve

dhe mbёshteste luftën ruse; ndërsa pjesa tjetёr edhe mbёshtetёsit e lёvizjes kombëtare,

edhe ekstremistët revolucionarë shpresonin nё humbjen e Rusisё dhe rivendosjen e

një rendi të ri.392

388 Ali Abasov, Zhanna Krikorova, The Experience of Federalization of the South Caucasus states: The

Past and the Present, Caucasus Edition, Journal of Conflict Transformation, 22 December 2016, f. 7.

http://caucasusedition.net/wp-content/uploads/2010/04/Federalization.pdf 389 Andro Kacharava, Alexander Daushvili, The Democratic Republic of Georgia: Struggle for

Independence 1918 - 1921, f. 11. http://geoëebi.com/The_Democratic_Republic_of_Georgia.pdf 390 David Marshall Lang, A modern history of soviet Georgia, Grove Press, Neë York, 1962, f. 185. 391 Po aty, f. 183 392 Po aty, f. 181.

66

Ndërsa në Evropën e kësaj kohe nuk kishte ndonjë parapëlqim për një qasje

republikane si ajo e Francës, në Gjeorgji kishte edhe socialistë që parapëlqenin

Gjermaninë për shkak të “progresit”, organizimit sindikalist apo edhe fuqizimit të

PSD-së gjermane. Partia bolshevike ruse kundërshtonte fuqimisht luftën dhe, e

mbёshtetur nga një grup i vogël bolshevik gjeorgjian, organizoi propagandën dhe

sabotazhin në Kaukaz, ndërsa bolshevikët e tjerë gjeorgjianë vijuan luftën, duke

nxitur armiqësi midis trupave ruse në Kaukaz dhe duke goditur fabrika dhe

hekurudha.393

Në vitin 1915 u formua një ekspeditë gjermane në Kaukaz, një trupë me

vullnetarë gjeorgjianë, e njohur si Legjioni Gjeorgjian pёr Pavarёsinё, i cili u financua

nga gjermanёt dhe truqit (tё dyja kёto fuqi kishin premtuar pravarёsinё e Gjeorgjisё

nё kёmbim tё shёrbimit tё gjeorgjianёve). Ky formacion ushtarak, qё pёrbёhej nga

vullnetarё tё krishterё dhe refugjatё muslimanё, “muhaxhirёt”, luftoi nёn flamurin

gjeorgjian, por, duke qenё se ishte i vogёl nё numёr dhe me armatim tё paktё,

kontributi ushtarak i tij nuk ishte shumё i konsiderueshёm. 394 Legjioni u përfshi nё

luftime gjatë fushatës ruso-turke të viteve 1916 - 17. Ai u vendos në malet në lindje të

Tirebolutit, por u shpërnda zyrtarisht në prill të viti 1917, për shkak të acarimit të

marrëdhënieve midis Komitetit gjeorgjian dhe qeverisë turke.395 Nё vitin 1915 brenda

territorit tё Kaukazit rus ishte krijuar nё ilegalitet dega e KKPGJ-sё.

Nё tetor tё vitit 1915, nёpёrmjet ministrit të Jashtëm gjerman Gotlib fon Jagoë

(Gottlieb von Jagoë), Komiteti kaukazian, i kërkoi mbështetje Gjermanisë për krijimin

e një Konfederate të Shteteve të Kaukazit, ndёrsa nё vitin 1916, në Lozanё tё Zvicrёs,

pёrfaqёsues të popujve jorusë të Perandorisё Ruse (bashkë me ta edhe popujt e

Kaukazit) morёn pjesë në Kongresin e Bashkimit tё Nacionaliteteve (themeluar në

Bruksel më 1911) për të njohur botën me gjendjen e vështirë të pakicave kombëtare

në Rusi. Deri nё pranverёn vitit 1916 nё Kaukaz Rusia kishte kapur Trebizondin,

Erzurumin dhe kishin pёrparuar nё Anadollin Lindor.396

Krijimi i Qeverisë së Përkohshme ruse më 14 mars 1917 solli abdikimin pa

luftë të Nikollës II, lajm që shkaktoi ndryshime rrënjësore në Gjeorgji. Në Tbilisi dhe

në vende të tjera policia la pozicionet dhe zyrat u mbyllën, në qytetet kryesore u

mbajtën mbledhje masive, ku punëtorë dhe malësorë përgëzonin njëri-tjetrin për lirinë

e fituar, ndërsa duka i madh Nikola Nikolaeviçi (përfaqësuesi i carit në Tbilisi) shpalli

para përfaqësuesve lokalë të shtypit britanik se njihte rendin e ri në Rusi dhe e

konsideronte atë si mjetin e vetëm për shpëtimin e atdheut.397 Nikolaeviçi u dëbua

nga qyteti më 19 mars 1917 dhe në vend të tij, qeveria e re ruse emëroi në postin e

Komisionerit të Lartë të Transkaukazisë një gjeorgjian socialdemokrat. Ky

393 Po aty, f. 182. 394 Hiroaki Kuromiya, Georges Mamoulia, The Eurasian Triangle Russia, The Caucasus and Japan,

1904-1945, De Gruyter Open LTD, Berlin, 2016, f. 77. 395 David Marshall Lang, A modern history of soviet Georgia, Grove Press, New York, 1962, f. 183. 396 Hiroaki Kuromiya, Georges Mamoulia, The Eurasian Triangle Russia, The Caucasus and Japan,

1904-1945, De Gruyter Open LTD, Berlin, 2016, f. 74-75. 397 David Marshall Lang, A modern history of soviet Georgia, Grove Press, New York, 1962, f. 192-

193.

67

zëvendësim krijonte shpresa për një marrëdhënie miqësore me Rusinë, por kёto

shpresa nuk u konfirmuan, sepse në nëntor të vitit 1917 bolshevikët përmbysën

qeverinë e përkohëshme. Pasojë e kësaj ishte shpërbërja UKR-sё, që kërcënonte

kolapsin e frontit dhe zëvendësimin e shpejtë të trupave të rregullta ruse me trupat

vendëse, tё cilat u përplasën së bashku, për të parandaluar turqit të përfshinin rajonin.

Meqenёse nё kёtё situatё asnjё organ lokal nuk kishte autoritet nё

Transkaukazi, lindi debati pёr njё qeveri rajonale, e cila u krijua si njё autoritet politik

rajonal mё 28 nёntor 1917, nёn emrin Komisariati Transkaukazian, i pёrbёrё nga tre

gjeorgjianё, tre armenё, tre azerbajxhanas, dy rusё dhe kryetar Evgjeni Gegechkorini.

Pёr shkak tё rrjedhёs sё ngjarjeve, njerёzit nё Transkaukazi vepronin nё mёnyrё tё

pavarur nga qeveria qendrore, autoritetin e sё cilёs as qё e njihnin, prandaj veprimi i

Komisariatit tё Transkaukazisё pёr t’u futur nё bisedime me turqit mё 4 dhjetor 1917,

pёr tё pёrfunduar njё armёpushim nё frontin e Kaukazit, mund tё konsiderohej si akti

i njё qeverie sovrane.398

Pёrfaqёsuesit e Komisariatit, të pranishëm nё bisedime, e pranuan propozimin

e Vehib Pashёs, me kusht qё tё mos kishte asnjё riorganizim strategjik, si njё masё

pёr tё mbrojtur ushtrinё britanike nё Mesopotami. Pas arritjes së marrёveshjes

komandanti i pёrgjithshёm i ushtrisё Kaukaziane informoi pёrfaqёsuesit e ushtrisё

britanike dhe franceze pёr rezultatet e takimit, pёr ofertёn e Vehib Pashёs, por edhe

pёr faktin se ai e pranoi këtë propozim me kushtin qё tё sigurohej ushtria britanike nё

Mesopotami. Mё 18 dhjetor 1917 u mbyll marrёveshja e pёrkohshme apo ndryshe

Armistikën e Erzinjanit e cila pёrcaktoi:

- ndёrprerjen e menjёherёshme tё aktiviteteve ushtarake;

- vendosjen e njё vije demarkacioni midis dy ushtrive, bazuar nё pozicionet e

tyre ditёn e nёnshkrimit tё marrёveshjes;

- ndalimin e çfarëdo riorganizimi strategjik, me pёrcaktimin e veçantё se turqit

nuk mund tё transferonin asnjё formacion ushtarak nga Kaukazi nё

Mesopotami.

Marrёveshja parashikonte edhe njё njoftim paraprak prej dy javёsh, nёse njёra

prej palёve do tё thyente armistikёn, nё tё kundёrt, armistika do tё vazhdonte deri nё

nёnshkrimin e njё paqeje tё pёrgjithshme. 399

Fundi i vitit 1917 dhe fillimi i vitit 1918 shёnoi zhvillimin e dy proceseve

njёkohёsisht: formimin e trupave kombёtare dhe shpёrbёrjen e ushtrisё kaukaziane

ruse. Procesi i parë filloi me krijimin e tri divizioneve tё kёmbёsorisё, njё brigade të

kalorёsisë dhe disa regjimenteve territoriale, tё gjitha kёto forca që pёrbёnin trupin

ushtarak tё Armenisё. Kjo ishte strategjia pёr zёvendёsimin e forcave ushtarake pas

shpёrbёrjes sё ushtrisё ruse. Forcat e reja do tё ishin tё gatshme pёr t’u pёrballur nё

frontin turk.400

Deri nё pranverën e 1918-ës situata nё Transkaukazi kishte ndyshuar nё

mёnyrё rrënjësore. Fundi i revolucionit të vitit 1917 shёnoi edhe fundin e ushtrisё ruse 398 Firuz Kazemzadeh, The struggle for Transcaucasia, 1917-1921, Hyperion Press, New York, 1951,

f.81. 399 Po aty, f. 81- 82. 400 Po aty, f. 82.

68

si forcё efektive ushtarake. Nё kёto kushte u krijua njё Kёshill Ushtarak i

Nacionaliteteve, i pёrbёrё nga gjeorgjianё, armenё dhe azerbajxhanas. Ai ishte i vetmi

autoritet qё do tё kishte nё dispozicion trupa ushtarake pёr tё mbrojtur

Transkaukazinё nga kёrcёnimi i ri. Ushtria ruse, qё po e linte kёtё rajon, gjatё

tёrheqjes po shkaktonte incidente, madje njё njёsi ushtarake ruse qё kalonte pranё

fshatit Shamkhor, u ndalua dhe u urdhёrua tё çarmatosej. Duke qenё se ushtarёt

refuzuan tё dorёzonin armёt, u sulmuan nga grupet armene me urdhёr tё Kёshillit

Ushtarak. Pёrplasja me armё shkaktoi shumё tё vdekur.401

Mё 23 shkurt 1918 u krijua edhe legjislativi, Seimi, pёr tё pёrballuar çёshtjet e

shumta qё dilnin nga statusi i ri i vendit. Pёr zgjedhjen e tij nuk u mbajtёn zgjedhje tё

veçanta, por u shfrytёzuan listat gjithёpёrfshirёse tё Asamblesё Kushtetuese Ruse, ku

votat e marra nga secila parti nё votimin pёr Asamblenё, u njohёn si vota tё marra nё

Seim. Pёr tё rritur numrin e presonave tё zgjedhur, u vendos qё numri minimal i

votave qё i nevojitej njё kandidati pёr t’u zgjedhur, tё ishte tri herё mё i vogёl se

numri i votave pёr Asamblenё Kushtetuese. Megjithёse nё Seim merrnin pjesё dhjetё

parti politike, realisht ai pёrbёhej nga pёrfaqёsuesit e tri grupeve etnike tё

transkaukazisё, ku mё tё fuqishmit ishin menshevikёt dhe musavatёt. Seimi u

kundёrshtua nga bolshevikёt.402

Reduktimi i elementit nacional rus nxiti pёrpjekjet pёr tё punuar pёr çёshtjen

kombёtare dhe ndarjen nga Rusia. Nё kёtё situatё problematika kryesore politike u bё

vetёmbrojtja, e cila, nё kushtet e tёrheqjes sё ushtrisё ruse dhe pёrparimit tё asaj

turke, mori natyrё etnike. Kryengritja bolshevike ishte njё mundёsi e artё pёr Turqinё

pёr tё rifituar territoret e Kaukazit, të cilat Rusia i kishte marrё shekullin e kaluar.403

Me njё ushtri ruse tё shpёrbёrё dhe forca tё demoralizuara vendëse, Trebizondi dhe

Erzinjani mё 12 shkurt 1918 ranё sërish nё duart e turqve. Ndёrkohё, bolshevikёt

pёrpiqeshin tё arrinin njё paqe me gjermanёt dhe austro-hungarezёt nё Brest -

Litovsk, ku kaukazianёt nuk kishin pёrfaqёsues tё drejtpёrdrejtё. Mё 1 mars, nё njё

sesion tё pёrbashkёt tё Seimit dhe Komisariatit Transkaukazian,404 u miratua paqja me

turqit, ndërkohë që Trocki nёnshkroi marrёveshjen e Brest – Litovskit, në të cilën

bolshevikёt zotoheshin tё lёshonin Batumin, Karsin dhe Ardahan.

Mё 10 prill 1918 Shkhenkeli deklaroi se ishte i gatshёm tё pranonte

marrёveshjen e Brest - Litovskit dhe tё zhvillonte bisedime tё mёtejshme rreth saj, por

njё deklaratё e Irakli Tseretelit mё 13 prill 1918, ku deklarohej se Brest - Litovski

401 Ronald Grigor Suny, The Making …, vep. e cituar, f. 191 402 Firuz Kazemzadeh, The struggle for …, vep. e cituar, f. f. 87. 403 Ronald Grigor Suny, The Making …, vep. e cituar, f. 191. 404 “Nё tё njёjtёn ditё, më 1 mars, nё njё sesion tё pёrbashkёt tё Seimit dhe Komisariatit

Transkaukazian u miratuan nё mёnyrё unanime propozimet e mёposhtme pёr çёshtjen e paqes me

Turqinё:

1. Seimi ёshtё kompetent pёr tё bёrё paqe.

2. Seimi konsideron se detyra e tij ёshtё tё bёjё njё paqe pёrfundimtare me Turqinё.

3. marrёveshja e paqes me Turqinё duhet tё bazohet nё rivendosjen e kufijve tё vitit 1914.

4. Delegacioni transkaukazian do pёrpiqet tё sigurojё vetёpёrcatimin pёr Andollin Lindor dhe

nё veçanti pёr tё siguruar autonominё e Armenisё Turke, nё kuadrin e shtetit turk.” Firuz Kazemzadeh,

The struggle for f…, vep. e cituar, f. 90.

69

ishte dёnim me vdekje pёr Gjeorgjinё, ndaj dhe nuk do tё nёnshkruhej kurrё, bёri qё

Kryeministri i Transkkishraukazisё (Evgeni Gegechkori) t’i dёrgonte telegram

Shkhenkelit, pёrmes tё cilit e udhёzonte tё ndёrpriste bisedimet dhe tё largohej nga

Trebizondi. Nё kёto kushte Transkaukazia i shpalli luftё Turqisё, njё zgjidhje nё

dukje e çuditshme, nёse kemi parasysh se ajo nuk kishte mjetet e nevojshme, madje

duhet tё llogariste edhe elementin mysliman, qё kundёrshtonte, ngaqë ishte pёr

bashkёpunim me Portёn e Lartё.405

Nё fund tё marsit 1918 Seimi kundёrshtoi kategorikisht shpalljen e pavarёsisё,

me bindjen se Rusia do tё largonte bolshevikёt dhe do tё rivendoste demokracinё dhe

çёshtja transkaukaziane do tё zgjidhej. Mё 15 prill 1918 ushtria turke kishte kapur

Batumin, qytetin, portin, si dhe disa fortesa që ishin marrё pa rezistencё; gjeorgjianёt

myslimanё nё Lazistan dhe Atkhara ndihmonin turqit dhe shkatёrronin linjat

hekurudhore dhe qё nga ky moment turqit u vunë në pritje të ofertave pёr paqe. Nisur

nga situata, mё 22 prill 1918, Vehip Pasha i dёrgoi njё telegram Shkhenkelit, me tё

cilin e pyeste nёse kishin filluar pёrgatitjet pёr tё rifilluar bisedimet e paqes.406 Nё

mungesё tё zgjidhjeve tё tjera, Seimi transkaukazian pranoi ofertёn dhe nё debatin e

22 prillit 1918407 shumica e asamblesё miratoi mocionin qё Seimi transkaukazian

vendosi pёr shpalljen e Transkaukazisё njё RFD.

Veprimi i seimit u miratua nga Qendra Rajonale e Sovjetёve dhe u justifikua si

e vetmja rrugёdalje nga gjendja politike dhe ushtarake e krijuar. Ndёrsa Stalini nё njё

shkrim nё “Pravda”, lidhur me shpalljen e pavarёsisё sё Trankaukazisё nga Seimi,

shpjegonte se ky veprim, nё vend qё tё ishte zgjidhje pёr qeverinё e Tbilisit, aktualisht

e futi atё nё kurthin e ndёrkombёtarёve, gjithashtu, parashikoi se pavarёsia do tё çonte

nё bashkimin me imperialistёt turko-gjermanë kundёr revolucionit rus dhe se

popullsia e Transkaukazisё nuk dёshironte ndarjen nga Rusia. Seimi caktoi

Shkhenkelin tё formonte qeverinё, por, gjithashtu, u kujdes tё njoftonte Vehib Pashёn

se Republika e Pavarur e Transkaukazisё i pranonte kushtet e marrёveshjes sё Brest -

Litovskit dhe se do tё dёrgonte nё qytetin e Batumit njё delgacion pёr bisedimet pёr

paqen, nё pritje tё sё cilёs kёrkoi pezullimin e operacioneve ushtarake.

405 David Marshall Lang, A modern history of soviet Georgia, Grove Press, New York, 1962, f. 203. 406 Po aty, f. 204. 407 Ronald Grigor Suny, The Making …, vep. e cituar, f.192.

70

Me miratimin e marrёveshjes sё Brest - Litovskit Transkaukazia duhej tё

evakuonte trupat e saj nga Karsi, detyrё pёr tё cilën do tё kujdesej gjenerali

Nazaebekov, por, duke qenё se operacioni kёrkonte tё paktёn dy javё kohё dhe turqit

e kishin me nxitim, nuk pritёn kohёn e nevojshme dhe pas nёnshkrimit tё armistikёs

zhvilloheshin ende beteja tё vogla. Nga ana tjetёr, lajmi i dorёzimit tё Karsit shkaktoi

njё eksod tё madh tё popullatёs sё krishterё.408

Gjeorgjia u tёrhoq nga TSFSR-ja dhe më 4 qershor 1918 u nënshkrua Traktati i

Batumit409 midis RDGj-së, Armenisë, Azerbajxhanit dhe Turqisë, i paraprirë nga

marrëveshja e Brest-Livstokut (mars 1918) midis Rusisë dhe Perandorisë Otomane,

që i dorëzonte kësaj të fundit territore të mëdha të Gjeorgjisë dhe Armenisë. Nё

Konferencёn e Batumit, Transkaukazia u pёrfaqёsua nga Kryeministri dhe ministri i

Punëve tё Jashtme, Shkhenkeli, si dhe pёrfaqёsues nga tё gjitha partitё dhe

franksionet e Transkaukazisё. Pёrfaqёsuesit turq shprehёn pakёnaqёsinё e Portёs sё

Lartё për pёrfitimet qё kishin arritur nё Brest – Litovsk dhe, duke qenё se

Transkaukazia kishte thyer marrёveshjen nё Trebizond, turqit meritonin territor

shtesё, ndaj, me kёtё rast, kishin pёrgatitur edhe njё traktat, qё Transkaukazia duhej ta

nёnshkruante.410

Teksti i Traktatit tё Paqes dhe Miqёsisё midis Perandorisё Osmane dhe

Republikёs sё Transkaukazisё pёrbёhej nga dymbëdhjetë nene dhe tri shtojca.

Gjithashtu ai shoqërohej nga njё traktat plotёsues, qё trajtonte çёshtjet ushtarake.

Traktati pёrmbante pretendimet territoriale turke, ku kёrkohej: Akhalkalaki,

Akhaltsikhi, rrethinat e Tbilisit, pjesa mё e madhe e qarkut tё Aleksandropolit, pjesa

mё e madhe tё Ekmaidznit, hekurudha Kars-Aleksandropol - Julfa. Kёto kёrkesa

krijuan jo vetëm ndarjen e delegacionit të Transkaukazisё, por edhe tё vetё shtetit. Si

reagim delegacioni transkaukazian doli me katёr sygjerime:

1. Traktati tё mos pёrfundonte vetёm midis Turqisё dhe Transkaukazisё, por

midis aleancёs sё katёrshes dhe Transkaukazisё.

2. Tё gjitha marrёveshjet qё kishin të bёnin me luftёn aktuale, duhet tё ishin

objekt i njё konvente të veçantё.

3. Vendosja e marrёdhёnieve midis Turqisё dhe Transkaukazisë tё rregullohej

me njё marrëveshje tё veçantë dypalёshe;

408 Firuz Kazemzadeh, The struggle for f…, vep. e cituar, f.105-106. 409 “Traktati suplemetar përfshinte klauzolat vijuese: meqenëse madhësia e ushtrisë gjeorgjiane do të

përcaktohej nga një marrëveshje me Turqinë, Gjeorgjia ishte pjesërisht e çarmatosur (Neni 1);

Gjeorgjia u zotua të dëbonte nga territori i saj të gjithë oficerët, qoftë ushtarakë apo civilë, të vendeve

në luftë me Turqinë (Neni 2); hekurudhat gjeorgjiane, të cilat tashmë i ishin dhënë Gjermanisë nga

marrëveshja e Potit, do të përdoreshin edhe nga turqit (Neni 3). Kjo e fundit rezervoi të drejtën për të

mbrojtur hekurudhat me trupat e saj, nëse Gjeorgjia do të provonte se ishte e paaftë për të ruajtur rendin

dhe ligjin përgjatë vijave”. Charlotte Mathilde, State Building and Conflict Resolution in the Caucasus,

BRILL, Leiden, Boston, 2010, f. 81. 410 Firuz Kazemzadeh, The struggle for…, vep. e cituar, f. 109 - 110.

71

4. Mungesa e pёrfaqёsuesve tё Bullgarisё dhe Austrisё tё mos bёhej pengesё

pёr pёrfundimin e Traktatit, pasi ato mund t’i bashkoheshin mё vonё atij.411

Kёto kёrkesa nuk u morёn parasysh nga pala turke. Megjithёse Traktati

synonte tё zgjidhte konfliktin, me tёrheqjen e trupave gjermane nga Transkaukazia,

gjёrat shkuan edhe mё keq, sepse nё tё gjithё rajonin shpёrthyen kryengritje qё

rrezikuan situatёn nё Gjeorgji. Gjermania dhe Turqia e njohën menjëherë pavarësinë

e Gjeorgjisë, me idenë se kjo dobësonte edhe më shumë Rusinë, ndërsa kjo e fundit

e kundërshtoi shpalljen e pavarësisë së Gjeorgjisë.

“Nё pёrputhje me udhёzimet e Kancelarit Hertling, Bernstorfi kishte paraqitur

njё protestё formale diplomatike me Portёn, lidhur me veprimet e tij nё

Transkaukazi. Ambasadori theksoi se, ndёr tё tjera, pёr shkak tё detyrimeve

ekzistuese tё traktatit ndaj qeverisё sovjetike nё Moskё, Rajhu nuk mund “as tё

miratojё, as tё mbёshtesё njё përparim tё mёtejshёm tё trupave turke nё Kaukaz

apo ndonjё propagandё turke jashtё rretheve” të Ardahanit, Karsit dhe

Batumit. Ai, gjithashtu, njoftoi Portёn se Berlini ishte pёrgatitur tё njihte

pavarёsinё e Gjeorgjisё sapo tё merrte pёlqimin sovjetik dhe ftoi “Qeverinё

Perandorake Osmane tё vazhdonte nё mёnyrё tё ngjashme tё respektonte kufijtё

e Gjeorgjisё”.412

Megjithëse ishte kundër pavarësisë së Gjeorgjisë, Rusia (për shkak të

problemeve të veta të brendshme), nuk mund të mos pranonte ndërmjetësimin

gjerman. Duke qenë se ajo nuk u ftua në Batum, gjeneralët e ushtrisë perandorake

ruse u kërkuan udhëheqësve të aleancës treshe të mbanin angazhimet që kishin marrë

kundrejt Rusisë dhe të mos njohin strukturat e reja shtetërore, që u krijuan si pasojë e

këtij grushti shteti bolshevik. Ndërsa bolshevikët rusë i akuzuan socialemokratët

gjeorgjianë për tradhti ndaj parimeve revolucionare, “të bardhët” e akuzuan

Gjeorgjinë se po përpiqej me shumё dëshirë për shpërbërjen e Perandorisë Ruse, e cila

“ishte e bashkuar dhe e pandashme”. Në këtë situatë nuk munguan këshillat e SHBA-

ve për Britaninë dhe Francën (të cilat ishin në aleancë me shtetin rus), që të

përmbaheshin në njohjen e pavarësisë së kombeve, që më parë ishin pjesë e

Perandorisë Ruse. 413

Sipas Traktatit të Batumit, Turqisë iu dorëzuan territore gjeorgjiane dhe

armene, duke përfshirë rrethinat e Batumit, Karsit, Akhalkalakit, Akhaltsikhes,

Alexandropolit, Echmiadzinit dhe të tjera.

“Me shfaqjen e bolshevikёve dhe rёnien e sundimit qendror, gjeorgjianёt, sё

bashku me tatarёt dhe armenёt, formuan Republikёn e pavarur

Transkaukaziane dhe refuzuan tё njihnin bolshevikёt. Bolshevikёt i dorёzuan me

tradhti krahinat e lashta tё Gjeorgjisё (Batumin dhe Ardahan) Turqisë dhe kjo e

fundit menjёherё mori pёrparёsi pёr okupimin. Por ushtria kombёtare e

411 Po aty, f. 110-111. 412 Ulrich Trumpener, Germany and the Ottoman Empire, 1914-1918, Princeton, New Jersey, 1968, f.

180. 413 Andro Kacharava, Alexander Daushvili, The Democratic Republic of Georgia: Struggle for

Independence 1918 – 1921, f. 15.

72

Gjeorgjisё u dha vetёm forcё brutale turqve, ashtu e izoluar siç ishte nga

ndihma e aleatёve dhe e mbetur pa municione.” 414

Duke qenë se Federata e Transkaukazisë kishte refuzuar kushtet e

marrëveshjes së Brest-Livstokut, otomanët rifilluan sulmet e tyre ndaj Batumit dhe

Erzurumit. Federata Transkaukaziane u shpërbë dhe ky proces u shoqërua me

nënshkrimin e tri marrëveshjeve: midis Perandorisë Osmane dhe Gjeorgjisë, që

rikonfirmoi Traktatin e Brest-Livstokut; midis Perandorisë Osmane dhe Armenisë, që

reduktoi territorin e Armenisë dhe shpërndau ushtrinë armene si njё masë sigurie që

garantonte paqen, si dhe liritë fetare dhe kulturore të myslimanëve dhe marrëveshja e

tretë që vendosi kontrollin osman mbi hekurudhën gjeorgjiane. Në çdo aspekt kjo

marrëveshje ishte në dëm të Gjeorgjisë dhe Armenisë, gjithsesi, detyrimet për

respektimin e saj ranë poshtë me përfundimin e LPB-sё, kur Turqia u mposht nga

aleatët.415

Nё funksion tё analizёs, por edhe pёr tё pasur njё panoramё mё tё plotё tё

zhvillimeve tё jetёs politike gjeorgjiane nё kёtё kohё, ёshtё e nevojshme tё ndalemi

pak nё kontekstin politik dhe veprimtaritё politike qё parapёrgatitёn kёtё kontekst, siç

ёshtё organizimi i gjeorgjianёve nё organizma politikë dhe veprimtaria e tyre brenda

dhe jashtё territorit gjeorgjian. Në fund të shekullit XIX emigracioni kaukazian, siç

kemi pohuar më lart, luajti një rol të rëndësishëm në ekzistencën e republikave të

pavarura të Kaukazit. Jehona e lëvizjeve revolucionare në Perandorinë Ruse, ku

filluan të themeloheshin partitë e para politike, që e shndërruan rajonin në një qendër

të lëvizjes revolucionare të Perandorisë, u ndie edhe në rajon. Aktiviteti politik në

Gjeorgji kishte filluar të zgjerohej qysh në vitin 1880, ku, sipas G. Sunit, kishte tri

tendenca të mëdha politike që zotëruan jetën politike gjeorgjiane deri në fund të

shekullit:

- djathtas, nacionalizmi i fisnikërisë i udhëhequr nga Ilia Shavshavadze;

- në qendër, liberalizmi reformist i udhëhequr nga Niko Nikoladze dhe Xhiorxhi

Tsereteli;

- majtas, lëvizja revolucionare në zhvillim, që ishte e ndikuar nga marksizmi. 416

Socialistët e rinj gjeorgjianë, prej viteve 1890, filluan të merrnin përparësi dhe

u shndërruan në trashëgimtarë të denjë të traditës intelektuale të vendosur tashmë në

Gjeorgji. Socialdemokratët nuk kishin liri të plotë veprimi vetëm në vend, por edhe në

Kaukaz, siç ishte rasti me Komitetin Social Demokrat, të cilin e kishin nën zotërim.

Gazeta “Kvali” e socialdemokratëve u bë e përditshmja e parë ligjore marksiste

(1898-1903), që u botua në Perandorinë Ruse. Rreth vitit 1894 PSDR-ja kishte krijuar

degën e saj në Gjeorgji. Udhëheqësit e saj (Irakli Tsereteli, Noe Zhordania, Akaki

Shkhenkeli, Evgjeni Gegechkori) kishin luajtur një rol të rëndësishëm në lëvizjen

414 Georgian National Committee, Georgia and the Georgian race: restoration of independent

Georgian state after 117 years' domination by Russia, London, 1919, f. 13. 415 Alexander Mikaberidze, Conflict …, vep. e cituar, f. 201.

416 Natalie Sabanadze, Globalization and Nationalism: The Cases of Georgia and the Basque Country,

CEU PRESS, Budapest, 2010, f. 71.

73

socialdemokrate ruse. Synimi i PSDGJ-së ishte reduktimi i autokracisë ruse, krijimi i

një republike demokratike ruse dhe zbatimi i reformës agrare.417

Sipsa G. Mamoulias, mbizotёrimi i ideve socialiste nё Gjeorgji shpjegohet

pjesёrisht me rёnien e fisnikёrisё gjeorgjiane dhe me mungesёn pothuajse tё plotё tё

njё borgjezie kombёtare, pasi nё Tbilisi tregtarët dhe huadhënësit ishin armenё, të

cilët konsideroheshin si njerёzit mё tё besueshёm tё Perandorisё kundrejt popullsive

tё tjera kaukaziane dhe për këtë arsye privilegjoheshin nga administrata ruse. Ky

diferencim shkaktoi edhe armiqёsinё e gjeorgjianёve, duke i afruar kёta tё fundit mё

shumё ndaj ideve socialiste.

Një argument tjetër që Mamouliasi i shton shpjegimit të tij është edhe se, njё

masё e madhe e fshatarёve ende ishte e varur (robëria nuk ishte hequr ende) nga

pronarёt e mёdhenj tё tokave, kurse njё pjesё tjetër u shndёrrua nё punёtorё sezonalё

nё qytetet dhe portet e Batumit, Potit apo Sukhumit, të cilët u kthyhen nё vendbanimet

e tyre me ide revolucionare. Deri nё vitin 1918, socialdemokratёt gjeorgjianё ishin

integruar plotёsisht nё PSDR dhe nuk kishin pretendime për pavarёsinё e Gjeorgjisë,

pasi besonin se kjo do tё arrihej pёrmes demokratizimit gradual tё Rusisё418 dhe, nё

vend tё fatit tё vendit, kishin zgjedhur t’u vinin nё ndihmё tё punёtorёve dhe

fshatarёve tё tё gjithё Perandorisё Ruse, madje i kishin luftuar ata qё mendonin se

shpёtimi kombёtar i Gjeorgjisё do tё vinte nga pavarёsia dhe ndarja prej Rusisë.

Politikanёt kaukazianё nuk e shpallёn menjёherё pavarёsinё e Transkaukazisё

dhe tё lidheshin me fuqitё perёndimore, por vendosёn tё luanin me kohёn dhe, mё 24

nёntor 1917 mblodhёn nё Tbilisi Konferencёn e Qendrёs Rajonale të Sovjeteve

Rajonale tё Ushtrisё Kaukaziane, Këshillit Bashkiak tё Tbilisit, Ozakomit, sindikatave

tё tregtarёve dhe organeve tё tjera pёrfaqёsuese, ku vendosёn se Transkaukazia nuk

mund ta njihte uzurpimin bolshevik nё Petrograd. 419

Fuqizimi i pozitave tё PSDPR-sё gjatё revolucionit tё 1917-ës u shёrbeu edhe

disa personazheve gjeorgjiane, tё cilat u vendosёn nё poste tё larta nё qeverinё e re,

midis tё cilёve Karlo Chkheidze apo Irakli Tsereteli, qё u bë funksionar nё qeverinё e

përkohshme. Gjithashtu, lёvizja pёr autoqefalinё e kishёs gjeorgjiane u favorizua nga

Revolucioni i shkurtit dhe mё 19 mars 1917 u mblodh në Svetitskhoveli njё mbledhje

e kishёs, e cila zgjodhi Kyrionin II si patriarkun e ri tё Gjeorgjisё.

Nga sa pamë, deri në vitin 1917 gjeorgjianёt kishin zhvilluar udhёheqjen e tyre

kombёtare me socialdemokratё, tё cilёt ishin intelektualё marksistё qё gёzonin

mbёshtetjen e fshatarёve dhe punёtorёve, ndaj mundёn tё dominonin pa vёshtirёsi nё

politikёn gjeorgjiane deri nё vitin 1917, prandaj nuk nxitonin pёr autonominё politike.

Shpallja e pavarёsisё nuk ishte produkt i pёrpjekjeve tё tyre, madje as i nacionalistёve

gjeorgjianё, sesa ishte ndarja fizike dhe politike nga Rusia dhe frika e njё pushtimi tё

ri turk, megjithatё, pavarёsia i jepte popullit mundёsinё politike pёr tё ndёrtuar njё

shtet tё ri sovran.420

417 George Mamoulia, Les combats indépendantistes des caucasiens entre URSS et puissances

occidentales: Le cas de la Géorgie (1921-1945), L'Harmattan, Paris, 2009, f. 9. 418 Po aty, f. 10. 419 David Marshall Lang, A modern history of soviet Georgia, Grove Press, New York, 1962, f. 200. 420 Ronald Grigor Suny, The Making …, vep. e cituar, f. 193.

74

Megjithё bashkёjetesёn e socialdemokratëve ruso-gjeorgjianë, përparësitë e

ndryshme të secilës palë, si dhe metodat e ndryshme që secila prej tyre ndiqte, krijuan

mosmarrёveshje të mëdha, një masë e madhe e socialdemokratёve gjeorgjianё

kundёrshtonin vazhdimin e luftёs me Gjermaninё dhe Turqinё, e cila, nga sa dukej, i

tejkalonte burimet fizike tё Rusisё dhe pёrbёnte kёrcёnim serioz pёr tё ardhmen e

revolucionit. Shumica prej tyre ishin nё favor tё armёpushimit nё frontin e Kaukazit,

ku ushtria ruse kishte nёn kontrollin e vet zona tё tёra tё Armenisё Turke dhe

Anadollit.

Lidhur me këtë Zhordania kujtonte:

“Të shqetësuar për këto çështje, morëm kontakt të drejtpërdrejtë me I.

Tseretelin dhe K. Shkheidzen në Petrograd. Kemi diskutuar me ta dhe i kemi njohur

me pikëpamjet e partisë sonë dhe sovjeteve tona. Ne kërkuam reforma, hapa

vendimtarë drejt përfundimit të paqes dhe kështu me radhë. Asnjë përgjigje nuk

morëm, përveç rasteve të paqarta të apeleve për qetësi: Ne po bëjmë përgatitje,

gjithçka do të shkojë mirё.” 421

Ndërsa në Rusi shënoheshin përpjekje për të marrë drejtimin e së majtës dhe

këmbëngulej me kërkesat për paqe me çdo çmim, bolshevikët u bënin thirrje

fshatarëve që të zaptoin pronat e pronarëve pa pritur vendimet e paqarta të Asamblesë

Kushtetuese. Çështja e paqes dhe reforma e tokës ishin dy debatet kryesore në këtë

kontekst.

Mё 17 maj 1917 nё Tbilisi, në Kongresin e Parё të delegatёve tё ushtrisё

kaukaziane, të dominuar nga menshevikёt dhe socialrevolucionarёt, vetёm pak

bolshevikё kёrkonin paqen me çdo kusht, ndёrsa socialrevolucionarёt dhe

menshevikёt shpallёn publikisht domosdoshmёrinё pёr vazhdimin e luftёs deri nё

fitore. Edhe armenёt tё inkurajuar nga presidenti Uillson422 se njё fitore e Aleatёve do

tё ndiqej nga krijimi i njё Armenie tё madhe qё shtrihej nga Mesdheu deri nё Detin

Kaspik, ishin pёr vazhdimin e luftёs deri nё vdekje dhe mbёshtetjen e qeverisё sё

Petrogradit.

Kjo situatё nё frontin e Kaukazit kishte vёnё nё vёshtirёsi tё skajshme rreth

gjysmё milionё turpa tё pёrbёrё nga gjeorgjianё, armenё, por edhe fshatarё rusë nga

provincat evropiane. Gjithsesi, situata nuk u pёrmirёsua as me ndryshimin e

komandantёve rusë; mungesa e ushqimit nё Gjeorgji dhe Trankaukazi nё vjeshtёn e

vitit 1917 u bё kritike, incidentet u shtuan, çmobilizimi u bё spontan dhe i

papёrmbajtshёm edhe para nisjes së bisedimeve zyrtare tё Traktatit tё Brest –

Litovskit. Në këto kushte u bё e domosdoshme mbledhja e njё konference pёr

furnizimin me ushqime, e cila u thirr nё Tbilisi mё 15 tetor. Prokurimi i sasisё sё

nevojshme tё pёrllogaritur aty ishte i pamundur, madje edhe anija me misёr nga Rusia

qё mbёrriti nё Batumi, u komandua nga ushtarё tё çmobilizuar, tё cilёt nuk e

shkarkuan ngarkesёn, por lundruan sёrish pёr nё Rusi. Nё një situatë të tillë të rënduar

u morёn masa pёr evakuimin e banorёve dhe u mbyllёn shkollat e Tbilisit.423

Revolucioni nё Rusi nxiti shpresat e gjeorgjianёve pёr liri, por qeveria e re e

Rusisё shumё shpejt dha tё kuptonte se me nacionalitetet qё banonin nё ish-

421 David Marshall Lang, A modern history of soviet Georgia, Grove Press, New York, 1962, f. 196.

75

Perandorinё Ruse do tё ndiqte sistemin qendror carist. Çdo pёrpjekje për tё organizuar

jetёn gjeorgjiane pёrgjatё dimensionit kombёtar u pengua nga qeveria e Kerenskit.424

Njё rol tё rёndёsishёm nё pavarёsinё e Gjeorgjisё pati edhe ndihma dhe

bashkёpunimi me Gjermaninё, ndaj e shikojmё tё nevojshme qё nё analizёn tonё tё

ndalemi edhe nё kёtё fakt, pёr tё hedhur dritё mbi kёtё bashkёpunim, natyrёn dhe

pёrfitimet e secilёs palё prej tij.

Pёr tё shtuar presionin ndaj pёrfaqёsuesit e Transkaukazisё nё takimin e

Trebizontit, pala turke lёshoi njё ultimatum prej 72 orёsh pёr evakuimin e qyteteve tё

Gjeorgjisё, Akhaltsikhes dhe Akhalkalakit, si pjesё e “Trakatatit tё Paqes dhe

Miqёsisё”, megjithёse kёto territore ishin tё zёna, tashmё nga trupat turke. Me

mbarimin e afatit tё ultimatumit, Gjeorgjia u pёrpoq tё fitonte kohё, duke pohuar se

mund tё nёnshkruanin pjesёn mbi fqinjёsinё miqёsore dhe se pёr çёshtjet ushtarake

midis Turqisё dhe Gjeorgjisё duhej tё diskutohej edhe me aleatёt e Turqisё. Ndёrkohё

gjeorgjianёt ishin nё tratativa me gjermanёt, me tё cilёt pёrfunduan marrёveshjen e

nёnshkruar nga gjeneral Losovi, qё e bёri Gjeorgjinё protektorat tё Gjermanisё dhe,

nё kёmbim tё mbrojtjes nga turqit dhe njohjes diplomatike, i dha Gjermanisё tri

marrёveshje plotёsuese nё lidhje me:

- pёrdorimin e hekurudhave gjeorgjiane;

- qarkullimin e lirё tё parave gjermane nё Gjeorgji;

- praninë e anijeve gjermane nё portet Gjeorgjiane;

- monopolin mbi minierat;

- kontrollin mbi eksportin e lёndёve tё para.425

Tё gjitha kёto, bashkё me shpalljen e pavarёsisё sё Gjeorgjisё, ishin kёrkesat e

Gjermanisё, nё kёmbim tё tё cilave, siç pohuam mё lart, ajo dha protektoratin,

njohjen diplomatike dhe disa njёsi ushtarake pёr tё ndalur trupat turke, tё cilat arritёn

nё Gjeorgji mё 10 qershor 1918. Nё kёto kushte Gjeorgjia, nё tё njёtёn kohё, u kishte

premtuar pёrdorimin e hekurudhave tё saj dy fuqive, Turqisё dhe Gjermanisё, duke

kufizuar kёsisoj sovranitetin e vet.

Politika gjeorgjiane ishte bërë progjermane, madje filloi edhe bashkëpunimi

dhe këmbimi i misioneve në vendet respektive, pasi një mision gjerman u shfaq në

422 “Traktati i Sevres arriti në zbërthimin e Perandorisë Osmane: territori i saj u reduktua me gati tri të

katërtat, forcat e saj ushtarake u kufizuan në mënyrë drastike, financat e saj kontrolloheshin nga fuqitë

aleate dhe Stambolli, Trebizondi, Batumi dhe disa qytete të tjera të bëheshin porte tё lira. Traktati

gjithashtu njohu Armeninë si një shtet të pavarur, ku kufijtë e saktë me Turqinë do të vendoseshin nga

SHBA-tё. (Edhe pse SHBA-tё refuzuan të përfshiheshin në çështjen e armenëve, ato u caktuan për këtë

detyrë.) Në fund, në nëntor të vitit 1920, Presidenti Uillson i dha Armenisë një pjesë të madhe të

Anadollit Lindor të Turqisë (duke përfshirë portin e Trebizondit në Detin e Zi).” Hiroaki Kuromiya,

Georges Mamoulia, The Eurasian Triangle Russia, The Caucasus and Japan, 1904-1945, De Gruyter

Open LTD, Berlin, 2016, f. 96. 423 David Marshall Lang, A modern history of soviet Georgia, Grove Press, New York, 1962, f. 197-

198. 424 Georgian National Committee, Georgia and the Georgian race: restoration of independent

Georgian state after 117 years' domination by Russia, London, 1919, f. 13. 425 Charlotte Hille, State Building and …, vep. e cituar, f. 78.

76

Tbilisi dhe një gjeorgjian shkoi në Berlin.426 Por ratifikimi i Traktatit të Batumit nuk u

realizua në datën 4 qershor, pasi duhej të pritej përpunimi i klauzolave që do të bëhej

në Konferencën e Kostandinopojës. Megjithëse kufijtë nuk ishin përcaktuar

përfundimisht, Gjeorgjia nga ana e saj pretendonte një territor që të përfshinte të

gjitha mbretëritë dhe principatat gjeorgjiane të vendosura nën protektoratin rus qysh

në 1801-in, si edhe të gjitha ato territore gjeorgjiane që Perandoria Osmane i dha

Rusisë e detyruar nga Traktetet e Adrianopojës dhe Berlinit (rrethinat e Tbilisit,

Batumin, Sukhumin, Zakatalin dhe Kutaisin).427

Siç pohuam në paragrafin më lart, në kuadër të bashkёpunimit428 të Gjeorgjisё

me Gjermaninё, mё 12 korrik njё delegacion gjeorgjian shkoi nё Berlin me gjeneral

Losovin, ku nёnshkroi njё sёrё marrёveshjesh, qё forcuan edhe mё shumё lidhjen

gjermano-gjeorgjiane: njё marrёveshje me njё konsorcium financiar gjerman pёr tё

ndihmuar qeverinё gjeorgjiane nё çёshtjen e njё monedhe tё re; njё konsorcium i

firmave industriale, pёrfshirё kёtu edhe kompaninё Krupp, e cila kontribuoi me 50%

tё kapitalit pёr themelimin e njё korporate qё do tё merrte eskluzivitetin e kontrollit tё

eksporteve tё mineralit tё manganit gjeorgjian. “Mbrojtja” e RDGJ-sё dhe shfrytëzimi

i burimeve tё saj ekonomike u konsideruan nga Berlini si njё zgjidhje e pёrkohshme

dhe u reflektuan nё disa dokumente tё qeverisё gjermane. Mё 28 korrik Vilhelmstrase

kёshilloi Bernstorfin nё Kostandinopojё se nё njё periudhё afatgjatë do tё ishte e

nevojshme restaurimi i njё shteti mё tё gjerё transkaukazian, pasi vetёm atёherё

Gjermania mund tё kapte burimet ekonomike tё tё gjithё rajonit. Mё 1 gusht

Ludnedorfi theksoi nё njё konferencё me pёrfaqёsues tё Zyrёs sё Jashtme GHQ se

Gjermania kishte nevojё pёr tё dyja: pёr personelin ushtarak nga Gjeorgjia dhe pёr

burimet e naftёs sё Bakut.429

Mё 27 gusht 1918 u nёnshkrua nё Berlin Traktati midis Gjermanisё dhe

Rusisё, i cili ishte njё plotёsim i Traktatit tё Brest – Litovskut. Ky traktat u ratifikua

mё 6 shtator 1918 dhe nё nenin XII tё tij i jepte Gjermanisё tё drejtёn tё evakuonte

trupat ruse pёrgjatё bregut tё Detit tё Zi, duke pёrjashtuar Kaukazin. Neni 13 i tij

nёnkuptonte nё njё farё mёnyre njohjen e pavarёsisё sё Gjeorgjisё, pasi nё seksionin

VI tё shtojcёs thuhej se Rusia nuk do tё kundёrshtonte njohjen e Gjerogjisё nga

Gjermania dhe se kjo e fundit refuzonte tё ndihmonte operacionet ushtarake tё

426 Bechhofer, C. E., In Denikin's Russia and the Caucasus, 1919-1920, Arno Press & New York

Times, New York, 1971, f. 10. 427 Charlotte Hille, State Building and …, vep. e cituar, f. 81. 428 “Në vitet 1916 - 1917 Gjermania ndihmoi gjeorgjianët nё transportimin e armëve, municioneve dhe

aktivistëve politikë në Kaukaz, duke përdorur nëndetëse, ndërmarrje këto të ndikuara qartësisht nga

ekspedita e Siriusit. Tё fshehura nga demokratët vendës në dyqanet sekrete në Gjeorgji, armët dhe

municionet e dorëzuara nga anijet gjermane luajtën një rol të rëndësishëm në armatimin e njësive

ushtarake të nacionaldemokratëve dhe federalistëve socialistë. Duke përdorur kёto armë, më pas kanё

kryer operacione sekrete dhe kundёr autoriteteve dhe trupave ruse në vitin 1917 dhe në pranverën e

vitit 1918 pёr rezistencёn ndaj trupave osmane gjatё pushtimit tё Kaukazit”. Hiroaki Kuromiya,

Georges Mamoulia, The Eurasian Triangle Russia, The Caucasus and Japan, 1904-1945, De Gruyter

Open LTD, Berlin, 2016, f. 77. 429 Ulrich Trumpener, Germany and the Ottoman Empire, 1914-1918, Princeton, New Jersey, 1968,

f.186.

77

Turqisё nё zonat tej kufijve tё Gjeorgjisё, se Gjermania do tё ndihmonte ushtarakisht

Gjerogjinё dhe Batumin, Karsin dhe Ardahan, nёse do tё nevojitej, por nuk do tё

ndihmonte Turqinё. Turqia nuk lejohej tё kalonte vijёn rreth Bakut, ndёrsa Rusia u

zotua tё mos pengonte prodhimin e naftёs dhe i dha Gjermanisё 25% tё tё ardhurave

nga nafta.430

Siç kemi pohuar më lart, për shkak të Traktatit të Brest-Litovsk forcat turke

kishin të drejtën të depërtonin në republikat e sapokrijuara Transkaukasiane, pasi

Turqia ishte e autorizuar që të zinte tri zona që më parë ishin ruse (Karsin, Ardahanë

dhe Batumin), por tashmë ishin pjesë e Republikës së re të Gjeorgjisë. Por lëvizja e

turqve drejt Karsit, Ardahanit dhe Batumit u pengua nga një division gjerman.

Gjermanët nuk zunë vetëm Tbilisin, por e ndihmuan shtetin e ri gjeorgjian të

zgjeronte njohjen diplomatike. Gjeorgjianët, që i frikësoheshin një pushtimi të ri turk,

i mirëprisnin këto lëvizje të gjermanëve dhe i shihnin në kuadër të mbrojtjes kundër

kërcënimit turk dhe bolshevik. Sigurisht, sjellja gjermane nuk motivohej nga simpatia

ndaj Gjeorgjisë, por nga dëshira për të kapur fushat e naftës në Baku.431

Kjo periudhё ishte e mbarsur plot me zhvillime diplomatike pёr shkak tё

dinamikёs sё madhe me tё cilёn ndryshonin situatat qё, me raste, zёvendёsonin apo

pёrmbysnin njёra-tjetrёn. Kёshtu, Rusia, Turqia dhe aleatёt nёnshkruan sё bashku

Traktatin e Mudros mё 30 tetor 1918 dhe Armistikёn e Retondes mё 11 nёntor 1918.

Mё 13 nёntor tё po kёtij viti u anulua Traktati i Brest-Litovskit, bashkё me tё gjitha

marrёveshjet qё rridhnin prej tij. Kjo nёnkuptonte se Karsi, Ardahani dhe Batumi nuk

ishin mё pjesё e Turqisё dhe se mund tё kёrkoheshin nga Armenia apo Gjeorgjia.

Gjithsesi, mё e pёrshtatshme ishte marrja e stastus kuosё si situatё ligjore.

Mospranimi nga ana e Rusisё i Traktatit tё Brest-Litovskit nёnkuptonte tёrheqjen nga

njohja e Gjeorgjisё, nga Traktati plotёsues i Berlinit dhe, duke qenё se në këtë kohë

Gjeorgjia nuk njihej si shtet i pavarur nga qeveria sovjetike e TSFSR-sё, ajo shpalli se

tё gjithё personat qё e konsideronin veten qytetarё gjeorgjianё, njihen si qytetarё rusё

dhe, si tё tillё, do t’u nёnshtroheshin tё gjitha akteve dhe dekreteve tё autoritetit

sovjetik tё TSPSR-sё.

Orientimit gjerman tё Gjeorgjisё i erdhi fundi dhe Shkhenkheli, i cili kishte

shpenzuar nё Berlin gati tё gjithё mandatin e tij tё ministrit tё Jashtёm, dha

dorёheqjen, ndërsa trupat gjermane, qё e kishin humbur luftёn, u zёvendёsuan nga

trupat britanike432 tё major-gjenral Uilliam M. Tomsonit. Gjithsesi britanikёt ishin tё

ftohtё ndaj gjeorgjianёve dhe kishin dyshime pёr njё qeveri që ishte e gatshme tё

bashkёpunonte me Gjermaninё.433

Situata u bë akoma dhe më e ngurtë, pasi edhe idealet nacionaliste të kombeve

të Transkaukazisë nuk gjetën mbështetje tё madhe në Perëndim dhe diplomatët e

Rusisë cariste i shfrytëzuan tё gjitha lidhjet e fuqishme që kishin me qarqet zyrtare për

të diskretituar separatizmin kaukazian në sytë e Evropës. Megjithatë, në Angli ende

430 Charlotte Hille, State Building and …, vep. e cituar, f. 82. 431 George Lenczowski, Russia And The West In Iran 1918-1948, Cornell University, New York, 1949,

f. 14-15. 432 Po aty, f. 12. 433 Ronald Grigor Suny, The Making …, vep. e cituar, f.193.

78

qёndronte dyshimi për ekspansionin rus në LA, madje kishte disa zëra që mbështesnin

mundësinë pёr tё krijuar një pengesё për zgjerimin rus.

Përfaqësuesit gjeorgjianë në Angli, Gambashidze dhe Avalovi, në fund të

dhjetorit morën miratimin e qeverisë Britanike për njohjen e Gjeorgjisë në

Konferencën e Paqes dhe ndihmën434 që do të ofronte ajo në këtë proces. Por ndryshe

qëndronin gjërat në terren, pasi në Kaukaz gjeneral Tomsoni nuk ofronte një qasje aq

dashamirëse sa Londra.

Nё nёntor 1918 Armistika e Murdos përcaktonte qё Batumi tё zihej nga

aleatёt, nё 30 nёntor Britania dhe Turqia nёnshkruan njё konventё, nё tё cilёn nuk

pёrmendej pavarёsia e Transkaukazisё, por gjendja faktike u mor si njё pikё e

diskutimit; hekurudhat gjeorgjiane nga zotёrimi turk do tё kalonin nёn pёrgjegjёsinё

angleze dhe gjeorgjiane, britanikёt, gjithashtu, vendosёn qё Akhalkalakin do ta merrte

Gjeorgjia, ndёrsa Borkalo u caktua si një zonё neutrale dhe Gjeorgjia do tё pёrfshinte

Tbilisin, Kutaisin, Sukhumin, qarkun e Zakatalit dhe pjesё tё Distriktit tё Detit tё Zi,

por jo Batumin.435

2. Republika Demokratike e Gjeorgjisë dhe pushtimi i saj nga Ushtria e

Kuqe

2. 1. Shkёputja nga Federata Transkaukaziane dhe shpallja e RDGJ-së

Fillimi i nёntorit 1917 solli lajmin e rёnies sё qeverisё sё pёrkohshme tё

Kerenskit pas suksesit të bolshevikёve nё Petrograd, por dhe reagimin e

menjёhershёm dhe armiqёsor tё sovjetikёve dhe komiteteve ekzekutive tё Gjeorgjisё,

Armenisё dhe Azerbajxhanit. Nё takimin e Qendrёs Rajonale të sovjetёve tё

punёtorёve, ushtarёve dhe deputetёve të fshatarёve me komitetet ekzekutive tё partive

socialrevolucionare dhe socialdemokrate menshevike mё 8 nёntor 1917 nё Tbilisi, u

vendos se interesi i revolucionit kёrkonte likuidimin e kryengritjes së bolshevikёve, si

dhe mbledhjen e Asamblesё Kushtetuese tё tё gjithё Rusisё, ndërsa disa ditё mё vonё

u deklarua vazhdimi i luftёs me Turqinё dhe Gjermaninё.436

Siç kemi pohuar në paragrafët më lart, nёn presionin turk pёr ndarjen e

Transkaukazisё nga Rusia, mё 22 prill 1918 Seimi kishte votuar pёr shpalljen e

pavarёsisё.437 Mundësia e shpёrbёrjes sё afёrt tё federatёs, e nxiti kryeministrin

gjeorgjian Akaki Shkhenkeli të fillonte menjёherё negociatat me gjeneralin gjerman

Losovin (i pranishёm nё konferencё pёr tё mbrojtur interesat e vendit tё tij) dhe mё 15

maj i kёrkoi gjeneralit gjerman tё ushtronte presion mbi Portёn e Lartё, por nё tё

njёjtёn kohё linte të nënkuptohej se, nёse turqit vijonin rrugёn e tyre pёr nё

Transkaukazi, Gjeorgjia mund tё aplikonte pёr lidhje me Rajhun gjerman. Megjithё

pёrpjekjet e Losovit, ndёrmjetёsimi gjerman shkoi dёm, sepse myslimanёt e

Azebajxhanit nuk pranuan tё pёrfshiheshin nё njё zgjidhje gjermane.

434 Firuz Kazemzadeh, The struggle for …, vep. e cituar, f.169. 435 Charlotte Hille, State Building and . …, vep. e cituar, f.84. 436 David Marshall Lang, A modern history of soviet Georgia, Grove Press, New York, 1962, f. 199. 437 Ronald Grigor Suny, The Making …, vep. e cituar, f.191.

79

Mё 22 maj 1918 mosmarrёveshjet midis Azerbajxhanit dhe qeverive tё tjera

transkaukaziane u pёrkeqёsuan kaq shumё, saqё gjeorgjianёt vendosёn pёr njё

zgjidhje radikale, shkёputjen e Gjeorgjisё nga Federata Transkaukaziane dhe

aplikimin formal pёr mbrojtjen gjermane. Mё 24 maj u arrit njё marrёveshje mes von

Losovit dhe gjeorgjianёve, nё mёnyrё qё Gjermania tё kundёrshtonte pushtimin turk

tё Gjeorgjisё sё pavarur. Dy ditё mё vonё osmanёt lёshuan njё ultimatum pёr

udhёheqёsit e Transkaukazisё, kёtё herё duke kёrkuar mё shumё territor.

Po atё ditё, mё 26 maj 1918, Kёshilli Kombёtar i Gjeorgjisё u tёrhoq nga

Federata dhe shpalli pavarёsinё e saj sovrane:

“Këshilli Kombëtar i Gjeorgjisë, gjatë seancës plenare të 26 majit 1918

deklaroi si vijon: “Për disa shekuj Gjeorgjia ka ekzistuar si shtet i lirë dhe i

pavarur. Në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë, Gjeorgjia u bashkua

vullnetarisht me Rusinë, me kushtin që kjo e fundit ta mbronte atë nga armiqtë.

Në rrjedhën e revolucionit të madh rus u ngritën kushtet që çuan në

çorganizimin e të gjithë frontit ushtarak dhe braktisjen e Transkaukazisë nga

ushtria ruse. Kështu, e lënë në fatin e vet, Gjeorgjia dhe e gjithë Transkaukazia

morën në duart e veta drejtimin e punëve të tyre, duke krijuar organet e

nevojshme për këtë qëllim, por nën presionin e forcave të jashtme u prishën

lidhjet që bashkuan kombësitë transkaukaziane dhe u shpërbë uniteti politik i

Transkaukazisë. Pozicioni i tanishëm i popullit gjeorgjian e bën të

domosdoshme që Gjeorgjia të krijojë një organizatë politike të saj, në mënyrë

që ajo të mund të shpëtojë nga zgjedha e armiqve të saj dhe të krijojë një themel

të fortë për zhvillimin e saj të lirë. Prandaj Këshilli Kombëtar i Gjeorgjisë, i

zgjedhur nga Asambleja Kombëtare e Gjeorgjisë më 22 nëntor (5 dhjetor),

1917, deklaron:

“1. Në të ardhmen njerëzit e Gjeorgjisë do të mbajnë pushtet sovran dhe

Gjeorgjia do të jetë një shtet që gëzon të gjitha të drejtat e një shteti të lirë dhe

të pavarur.

2. Forma e pavarur e organizimit politik të Gjeorgjisë do të jetë Republika

Demokratike.

3. Në rast të konfliktit ndërkombëtar, Gjeorgjia gjithmonë do të mbetet neutrale.

4. Republika Demokratike e Gjeorgjisë do të vendosë marrëdhënie miqësore me

të gjitha kombet dhe veçanërisht me kombësitë dhe shtetet fqinje.

5. Republika Demokratike e Gjeorgjisë u ofron të gjithë banorëve të territorit të

saj një fushë të gjerë për zhvillim të lirë.

6. Republika Demokratike e Gjeorgjisë garanton për të gjithë qytetarët brenda

territorit të saj të gjitha të drejtat civile dhe politike, pa dallim kombësie,

besimi, pozite shoqërore ose seksi.

7. Deri në mbledhjen e Asamblesë Themelore, Këshilli Kombëtar, me shtimin e

përfaqësuesve të pakicave dhe Qeverisë së Përkohshme përgjegjëse për

Këshillin Kombëtar, është në krye të të gjithë administratës gjeorgjiane. ” 438

Akti i pavarёsisё së Gjeorgjisë (fig.11), i cili përshkruante parimet e reja të

shtetit demokratik, u lexua me zë të lartë para publikut entuziast, shoqëruar nga

ngritja e flamurit tringjyrësh që përfaqësonte Gjeorgjinë e sapopavarësuar, nga

këmbanat e kishës së Sionit dhe thirrjeve entuziaste të njerëzve.439

438 Georgia's Declaration of Independence - 1918.

80

Kёshilli Kombёtar u zgjodh nga njё Kongres Kombёtar, i cili pёrfaqёsonte tё

gjitha partitё politike gjeorgjiane, sovjetёt, ushtrinё, kooperativat, sindikatat, grupet

minoritare (myslimanёt, hebrenjtё), dhe organizata tё ndryshme. Kongresi zgjodhi

Noi Zhordanian si kryetar tё Kёshilli Kombёtar, i cili hapi edhe sesionin e parë. 440

Arsyetimi pёr largimin e Gjeorgjisё nga Federata u deklarua nё Aktin e Pavarёsisё:

“Pozita e tanishme e popullit gjeorgjian dikton domosdoshmёrisht Gjeorgjinё

pёr krijimin e organizatёs sё saj shtetёrore pёr tё shpёtuar nga skllavёria dhe

nga forcat armiqёsore dhe pёr tё hedhur njё themel tё fortё pёr zhillimin e

lirё”.441

439 Andro Kacharava, Alexander Daushvili, The Democratic Republic of Georgia: Struggle for

Independence 1918 – 1921, f. 15. http://geowebi.com/The_Democratic_Republic_of_Georgia.pdf 440Charlotte Hille, State Building and …, vep. e cituar, 71.

441 Martin Sicker, The Middle East in the Twentieth Century, Praeger, Westport, 2001, f. 116.

81

Figura 11. Akti i Pavarësisë së Gjeorgjisë (26.05.1918).442

Më 12 mars 1919 Asambleja përbërëse e Gjeorgjisë konfirmoi aktin e

mëparshëm në termat e mëposhtëm:

“Në seancën e parë të 12 marsit 1919 asambleja përbërëse e Gjeorgjisë, e

zgjedhur nga qytetarët e të dy sekseve sipas sistemit të drejtpërdrejtë, të

barabartë, universal, sekret dhe proporcional, shpall para botës dhe historisë

që ajo konfirmon dhe miraton plotësisht Aktin e Pavarësisë së Gjeorgjisë,

deklaruar në Tbilis nga Këshilli Kombëtar i Gjeorgjisë mё 26 maj 1918”.443

442 Act of Independence of Georgia. May 26, 1918. http://archives.gov.ge/ge/page/saqartvelos-

damoukideblobis-aqti 443 http://www.ericlee.info/theexperiment/declaration.php

82

Figura 12. Takimi historik i Këshillit Kombëtar të Gjeorgjisë (26.05.1918). 444

Megjithёse shpallja e pavarёsisё nuk bёnte pjesё nё planet politike tё qeverisё

socialdemokrate gjeorgjiane, sepse ajo e konsideronte kombin gjeorgjian pjesё

integrale tё shtetit rus, koha dhe historia e bёri atë protagoniste kryesore tё kёtij akti,

duke shmangur në këtë mënyrë pushtimin turk. Aktin e saj e shpjegonte në këtë

mënyrë:

“... Demokracia jonë, e cila gjithmonë ka luftuar përkrah demokracisë ruse,

dëshironte të vazhdonte rrugën e vjetër, të provuar, por mjerisht ne u detyruam

të largohemi nga ky drejtim dhe tё kufizojmё hapësirën e misionit tonë vetëm në

Gjeorgji. Nga njëra anë, rrethanat ndërkombëtare, kërcënimi nga pushtimi i

jashtëm dhe, në anën tjetër, shpërbërja e Transkaukazisё së bashkuar, i kërkoi

demokracisё gjeorgjiane të shpallte pavarësinë”.445

Më 3 nëntor 1919, Gjeorgjia bashkë me Armeninë nënshkruan një tratktat

lidhur me arbitrimin në rast mosmarrëveshjeje, ku Gjeorgjia ofronte ndërmjetësimin e

saj. Propozimi u pranua nga Armenia dhe Azerbajxhani, përfaqësuesit e të cilëve u

mblodhën nën kujdesin e ministrit gjeorgjian të Punëve të Jashtme, Gegeshkori, në

Tbilis më 23 nëntor 1919. Në këtë takim u vendos thirrja e një konference armene-

azere për të realizuar një paqe të qëndrueshme.446 Sipas marrëveshjes së ndërsjelltë të

444https://en.wikipedia.org/wiki/Democratic_Republic_of_Georgia#/media/File:Georgien_Parlament_U

nabh%C3%A4ngigkeit.jpg 445 Andro Kacharava, Alexander Daushvili: The Democratic Republic of Georgia: Struggle for

Independence 1918 – 1921, f. 14. 446 Charlotte Hille, State Building and …, vep. e cituar, f. 88-89.

83

vitit 1919 (neni 1), shtetet detyroheshin të ndihmonin njëri - tjetrin në rast sulmi, por,

Gjeorgjia, nga frika e ndonjë sulmi rus në territorin gjeorgjian, nuk i dha ndihmë

Azerbajxhanit,447 kur ky më 27 prill 1920 e informonte se ishte sulmuar nga Federata

Ruse. Ndikimi i bolshevikëve në jetën politike gjeorgjiane ishte ende prezent,

megjithë ndarjen ideologjike të RDGJ-së, madje për ta ruajtur këtë ndikim, qeveria e

Leninit dërgoi një funksionar të sajin në postin e Komisarit të Kaukazit Jugor, i cili

nuk u prit mirë në Gjeorgji dhe e transferoi selinë e tij në Baku. Kjo, në një farë

mënyre, i zbehu shpresat e bolshevikëve për epërsi në rajon, megjithatë, ekzistonte

mundësia për një grusht shteti bolshevik për shkakt të afërsisë së trupave ruse në

frontin e Kaukazit.448

Të mbështetur nga Kremlini dhe me shpresën se do të mbështeteshin nga UK-

ja, në tetor të vitit 1919, bolshevikët gjeorgjianë hartuan një plan për grusht shteti. Ata

ngritën një kamp rebel në Poti, me synimin që të shtinin në dorë këtë portë shumë të

rëndësishme ekonomike, ushtarake dhe politike. Megjithëse vunë nën kontroll anijen

“Shorokhi”, qeveria e Tbilisit e zbuloi planin dhe arrestoi rebelët. Më 1920 u

themelua PKGJ-ja dhe filloi botimin e organit të saj të shtypit “Komunistët”, përmes

të cilit përhapi propagandën e saj në të gjithë Gjeorgjinë.

Mbështetja nga Internacionalja e Dytë, arriti të ngrejë moralin e Gjeorgjisë

dhe, duke qenë se shteti socialdemokratik i Gjeorgjisë ishte qeveria e parë socialiste

në botë, vizita e udhëheqësve të Internacionales i dha shpresën qeverisë gjeorgjiane se

kjo do të ndikonte pozitivisht në opinionin publik në Evropë. Udhëheqësit e

Internacionales së Dytë që vizituan Tbilisin në 1920-ën ishin R. MacDonald, K.

Kautsky, E. Snoëden, të cilët, ndonëse prireshin të shikonin shumë probleme dhe

vështirësi të qeverisë gjeorgjiane, ende kishin shpresë për të ardhmen e vendit, siç

tregohet në pohimin e tyre:

“Demokracia gjeorgjiane, e cila shpalli luftë kundër të gjithë imperialistëve,

madje edhe ata që maskojnë ngjyrat e tyre të vërteta me maskën revolucionare,

arriti të mbajë lirinë me një dorë të fortë, ndërsa qëndronte në ballë të

internacionalizmit. Në këtë luftë për liri dhe pavarësi Gjeorgjia mund të

mbështetet në mirëkuptimin dhe mbështetjen e plotë të proletariatit

ndërkombëtar”. 449

Konteksti politk ndërkombëtar nuk ishte në favor të socialdemokratëve, ata

nuk kishin as peshë të madhe në skenën politike, as mbështetje të vërtetë në Evropë,

dhe për këtë shkak, megjithë përpjekjet e tyre, ishin të pafuqishëm të ndikonin në

ngjarjet dramatike që ndodhën në kufijtë e Gjeorgjisë në fillim të vitit 1921.

Pa mbështetjen dhe mbrojtjen e bashkësisë ndërkombëtare Gjeorgjia e kishte

të pamundur të ruante ekzistencën e vet të pavarur në një pozicion kaq të ndërlikuar

gjeostrategjik. Konferenca e Paqes e Parisit (18 janar 1919), ku udhëheqësit më të

fuqishëm të botës po përcaktonin projeksionin e ardhshëm të politikës në botë, ishte

shpresa e madhe e Gjeorgjisë. Në Konferencë delegacioni i shtetit të Gjeorgjisë 447 Ronald Grigor Suny, The Making …, vep. e cituar, f. 205. 448 Andro Kacharava, Alexander Daushvili, The Democratic Republic..., vep. e cituar, f. 20.

http://geowebi.com/The_Democratic_Republic_of_Georgia.pdf 449 Po aty, f. 86.

84

paraqiti një memorandum, ku përcaktohej nevoja e vendit për pavarësi dhe kërkohej

njohja zyrtare e saj:

“Gjeorgjia po kёmbёngul nё pavarёsinё e saj nёpёrmjet delegacionit tё saj nё

Konferencёn e Paqes dhe nuk mund ta besonte fatin e saj nё duart e Rusisё. Ajo

do tё jetonte nё miqёsi paqёsore me fqinjёn e saj Armeninё dhe pararoja pёr

mbrojtjen e idealeve perёndimore nё LM, po aq sa ajo ka qenё apostull i

civilizimit bizantin nga shekulli i tretё deri nё kohёn e rёnies sё Bizantit nё vitin

1453. Rusia nuk ka qenё pёr tё asgjё tjetёr veçse shtypёse dhe do tё jetё njё

padrejtёsi e qartё, nёse ajo do tё rikthehet pёrsёri kundёr vullnetit tё saj nё atё

kolos qё ka qenё shtypёsi mё mizor i kombeve joruse. Çlirimi i kombёsive tё

vogla duhet tё jetё i plotё dhe pёrfundimtar, pasi Evropa do tё tronditet pёrsёri

nga konfliktet mё tё dhunshme se kurrё dhe ёshtё detyrё morale e fuqive tё

qytetёruara tё Evropёs tё shohin se njё luftёtar i lashtё i krishterё si Gjeorgjia

ёshtё lёnё vetёm, kur fati i kombёsive tё vogla duhet tё ketё vёmendjen e

kujdesshme tё tё gjitha Fuqive tё Mёdha, tё cilat janё tё shqetёsuara pёr

krijimin e LK-sё.” 450

Gjeorgjia shprehu pretendimet territoriale që u bazuan në llogaritë metodike të

Ivan Javakhishvilit për tokat historike të Gjeorgjisë. Kërkesa për pranimin e saj ishte

lënë pa përgjigje, kjo sepse treshja e madhe (Klemenceau, Uillsoni dhe Xhorxh Lojdi)

ende kishte shpresë për një “Rusi të bashkuar dhe të pandashme”. Gjithashtu, nuk

duhet të harrojmë se pas LPB-së kolonializmi ishte ende një karakteristikë e

brendshme e shteteve “demokratike” evropiane. Në këtë kuptim, kur bëhej fjalë për

çështjen e njohjes prej tyre të pavarësisë së kolonive të shteteve të tjera, fuqitë

evropiane kolonialiste tregonin një kujdes shumë të madh, që rasti të mos shërbente si

një precedent për kolonitë e tyre.451

Çështja e njohjes së shtetit gjeorgjian kishte veçantinë e saj, pasi kërkesa për

njohje është bërë dy herë. Në mars 1919, në përmbushje të kërkesës për njohje nga

LK-ja, Gjeorgjia paraqiti në Konferencën e Paqes memorandumin me kufijtë e saj, i

cili u ndoq nga aplikimi zyrtar i 21 majit 1919. Kërkesa për njohje u përsërit edhe një

herë tjetrër më 1 shtator 1920. Ripërsëritjen e kërkesës për njohje nga ana e Gjeorgjisë

Zurab Avalishvili452 e shpjegon për shkak të bllokimit të bisedimeve që po

zhvilloheshin në Paris me Armeninë dhe Azerbajxhanin, me ndërmjetësimin e

parlamentarit britanik Vansittart, i cili, në këtë situatë e kishte këshilluar delegacionin

gjeorgjian se njohja nga LK-ja duhej kërkuar sa më shpejt, pasi interesi i Fuqive tё

Mёdha për Kaukazin kishte filluar të binte. 453

450 Georgian National Committee, Georgia and the Georgian race: restoration of independent

Georgian state after 117 years' domination by Russia, London, 1919, f. 14. 451 Andro Kacharava, Alexander Daushvili, The Democratic Republic..., vep. e cituar, f. 85. 452 Zurab Avalishvili (1876 - 1944) ishte një historian gjeorgjian, jurist dhe diplomat në shërbim të

RDGJ-së (1918-1921). 453 Charlotte Hille, State Building and …, vep. e cituar, f. 90.

85

Figura 13. Harta e Transkaukazisë në vitet 1919-1920. 454

Më 1 shtator 1920 delegacioni gjeorgjian i kërkoi Këshillit bashkëpunimin e tij

në vendosjen e kërkesës së Gjeorgjisë për pranim para Asamblesë. M. Viviani, kreu i

delegacionit francez në LK, kishte propozuar një pyetësor në lidhje me pranimin e

anëtarëve të rinj në Lidhje dhe kandidatura e Gjeorgjisë do të shqyrtohej sipas

kërkesave të mëposhtme:

“a) A ishte plotësuar kërkesa për pranim në Lidhje?

b) A ishte qeveria ajo që aplikonte për pranim de jure apo de facto dhe nga

cilat shtete?

c) A ishte aplikanti një komb me një qeveri të qëndrueshme dhe kufij të

përcaktuar? Cila ishte madhësia dhe popullsia e saj?

d) A ishte plotësisht vetëqeverisëse?

e) Cila ka qenë sjellja e saj, duke përfshirë aktet dhe garancitë në lidhje me (I)

detyrimet ndërkombëtare; (II) specifikimet e Lidhjes lidhur me armatimin.455

Sipas dokumenteve, LK-ja, 456 me një deklaratë me shkrim, në 11 janar 1920 e

ka njoftuar Gjeorgjinë për njohjen de facto të shtetit gjeorgjian nga Franca, Britania

454http://www.conflicts.rem33.com/images/Armenia/restoration%20and%20terr%20issue/KARTEN/M

AP_5_transcaucasus_1919_B.JPG 455 Malbone W. Graham, The League of Nations and the recognition of states, University of California

Press Berkeley, California, 1933, f. 62. 456 “Gjeorgjia, - deklaroi Dr. Nansen, - ishte de facto e njohur nga Franca, Anglia dhe Italia dhe de jure

nga Republika e Argjentinës, nga qeveria sovjetike ruse dhe nga Gjermania. Për atë u shtua një

historik: Gjeorgjia ishte një shtet i lashtë inkorporuar relativisht i fundit në Rusi. Duket qartë se u

kërkua të apelohej në doktrinën e personalitetit të vazhdueshëm, ngjashëm me rastin e Finlandës dhe

86

dhe Italia. Gjeorgjia më pas u njoh edhe nga disa shtete të tjera (më 7 shkurt 1920 nga

Japonia, më 26 gusht 1920 nga Belgjika, më 13 shtator 1919 de juro nga Argjentina,

më 7 maj 1920 nga RSFSR-ja dhe më 24 shtator 1920 nga Gjermania). Lidhur me

çështjen 4, Gjergjia nuk kishte kufij të përcaktuar.

Figura 14. Harta e RDGJ-së me kufijtë e ratifikuar nga LK-ja. 457

Mё 12 janar 1920, Kёshilli i Lartё i forcave aleate, i dorёzoi Tseretelit,

Shkheidzes dhe anёtarёve tё tjerё tё delegacionit gjeorgjian nё Paris, njohjen de facto

tё qeverisё sё tyre. Kёshilli informoi gjithashtu se forcat aleate nuk do tё dёrgonin

trupa ushtarake nё Kaukaz pёr tё parandaluar ndonjё pushtim tё mundshёm bolshevik,

por vetёm armё, municione dhe ushqim. Por, kur trupat britanike u tёrhoqёn nga

Batumi, mё 9 korrik 1920, UK-ja kishte zёnё Azerbajxhanin dhe forcat aleate tashmë

mund t’i shihnin qartë premisat e njё tё ardhmeje sovjetike tё Gjeorgjisё dhe

Armenisё. 458

Më 13 janar 1920 Këshilli i Lartë i njohu de facto republikat e Azerbajxhanit,

Gjeorgjisë dhe Armenisë, por shtyu deri më 27 janar 1921 njohjen de jure të

Gjeorgjisë, Estonisë dhe Letonisë, duke vendosur në atë kohë që ta trajtonte në

mënyrë të ngjashme me Lituaninë, pasi u zgjidh çështja e Vilnusit dhe Lituania pranoi

Polonisë. Argumenti përfundimtar ishte politik: njohja e Gjeorgjisë do të ishte një ndihmë e madhe për

Armeninë.” Malbone W. Graham, The League of …, vep. e cituar, f. 67. 457https://commons.wikimedia.org/wiki/Atlas_of_Georgia#/media/File:Democratic_Republic_of_Geor

gia_(en).svg 458 Ronald Grigor Suny, The Making …, vep. e cituar, f. 204.

87

ndërkombëtarizimin e Niemenit.459 Gjeorgjia u njoh nga LK-ja, më 27 janar 1921, në

Konferencën e San Remos.

Deri në përfundimin e Konferencës së Versajës statusi i Gjeorgjisë nuk kishte

ndryshuar, zhvillimi i vetëm pozitiv për të ishte njohja de facto nga disa vende, që

gjithsesi nuk ishte i mjaftueshëm për të mbrojtur pavarësinë e Gjeorgjisë, sikurse edhe

themelimi i LK-së, që megjithë qëllimin e saj për vendosjen e paqes globale, nuk

mundi të zgjidhte problematikat në çështjen e Gjeorgjisë.460

Edhe Gjeorgjia, edhe Armenia shfaqën pretendimet për Batumin, ndërkohë që

të dyja ishin njohur de facto nga LK-ja. Për Armeninë, Batumi do të ishte dalja e

vetme në det, prandaj dhe kërkoi pjesë të portit dhe hekurudhën që të çonte deri atje, e

cila do të ishte nën kontrollin e saj dhe do të gëzonte të drejta jashtë territoriale.

Armenia gjithashtu propozonte që kufiri gjeorgjiano-armen të vijonte përgjatë lumit

Khorokh dhe Gjeorgjia të mbante të dyja brigjet e lumit. Gjithsesi u tërhoq kërkesa

për kufirin, por jo nga porti dhe kontrolli total i hekurudhës. Kështu, të dy këto shtete,

ndryshe nga këshillat që morën për sheshimin e mosmarrëveshjeve, para se të

paraqiteshin në Këshillin Suprem të LK-së, shkuan atje secila me pretendimet e veta

dhe në këtë situatë asnjëra prej tyre nuk u nderua.461

Gjatё periudhёs 1918-1920 Rusia nё jo pak raste kishte tentuar tё krijonte

destabilitet (“Pasi e pushtoi Armeninë, Moska tani i vuri sytë fort mbi Gjeorgjinë.

Njohja e Rusisë nuk bëri asgjë për të ndihmuar Gjeorgjinë. Bolshevikët në Gjeorgji,

duke fituar lirinë e tyre, pas traktatit të majit 1920, bënë çdo përpjekje për të nxitur

kryengritjet popullore kundër qeverisë së menshevikëve.”462) nё Gjeorgji, madje nё

kufi u shёnuan disa pёrplasje midis Gardёs Popullore dhe UK-sё, por, pёrballë

rrezikut të njё pushtimi polak tё Ukrainёs dhe pasigurisё pёr reagimin popullor ndaj

UK-sё nё Gjeorgji, Moska kundёrshtoi njё sulm aty dhe mё 7 maj 1920 nënshkroi një

marrëveshje me Gjeorgjinë, duke njohur pavarësinë dhe integritetin e saj territorial.463

Traktati nuk u prit mirё nё Gjeorgji, pasi u gjykua si nёnshtrim i fshehtё i

Gjerogjisё ndaj Rusisё. Edhe Komisioneri britanik në Tbilisi kishte dyshimet e veta

për marrëveshjen, të cilat i kishte shkruar në ditarin e tij. Sipas tij, teksti i Traktatit të

Gjeorgjisë me Rusinë përmbante klauzola të paqarta, të cilat mund të interpretoheshin

si detyrim i Gjeorgjisë për të dëbuar aleatët. Sipas David M. Langut, edhe dispozitat,

edhe pasojat e marrёveshjes ruso - gjeorgjiane nё Traktatin e Moskёs, kishin

ngjashmëri tё habitshme me Traktatin midis Katerinёs sё Madhe tё Rusisё dhe mbretit

Irakliu II tё Gjeorgjisё, tё vitit 1783, i cili dёshmoi se ishte preludi i aneksimit tё plotё

tё Rusisё. Megjithatё, nuk mund tё parashikohej se edhe marrёveshja e Moskёs

(1920) do tё dilte nё tё njёjtёn mёnyrё.464 Marrёveshja pёrfshinte edhe njё shtojcё,465

459 Malbone W. Graham, The League of …, vep. e cituar, f. 4. 460 Andro Kacharava, Alexander Daushvili, The Democratic Republic of Georgia: Struggle for

Independence 1918 - 1921, f. 86. 461 Charlotte Hille, State Building and …, vep. e cituar, f. 93. 462 Hiroaki Kuromiya, Georges Mamoulia, The Eurasian Triangle Russia, The Caucasus and Japan,

1904-1945, De Gruyter Open LTD, Berlin, 2016, f. 97. 463 Ronald Grigor Suny, The Making …, vep. e cituar, f. 206. 464 David Marshall Lang, A modern history of soviet Georgia, Grove Press, New York, 1962, f. 226.

88

e cila nuk shafqej në tekstin e botuar (qershor 1920), por qё pёrbёnte njё kusht pёr

Gjeorgjinё, i cili cёnonte sovranitetin e saj. Shtojca, gjithashtu, bënte anulimin e

klauzolёs nё tё cilёn Rusia premtonte tё mos ndёrhynte nё punёt e brendshme tё

Gjeorgjisё.

Megjithatë, nё prill tё vitit 1920 Rusia Sovjetike arriti të zërë Azerbajxhanin

dhe nё nëntor edhe Armeninë. Kjo situatë shqetёsoi Gjeorgjinё, e cila besonte se,

pavarësisht marrëveshjes së paqes sё nënshkruar, shumё shpejt Rusia do të sulmonte

edhe RDGJ-nё. Shpresa mbetej vetёm ngurimi i Rusisë pёr shkak tё bashkësisё

ndërkombëtare. Por në dhjetor 1920 në Gjenevë, në takimin e LK-sё, Gjeorgjisë iu

mohua anëtarësimi në Lidhje (nga dy të tretat e votave të nevojshme për pranim,

dhjetë ishin në mbështetje të Gjeorgjisë, trembëdhjetë kundër dhe shtatëmbëdhjetë

abstenuan).

Më vonë, në janar, Lidhja dhe shtetet udhëheqëse të Perëndimit e njohën de

jure pavarësinë e Gjeorgjisë.

Gjithsesi, nё fund, kёto republika dhe vetё Kaukazi u rikthyhen te bolshevikёt.

Shkaqet e rikthimit, sipas historianëve Hiroaki Kuromia dhe Xhorxh Mamoulia, duhet

tё kenё qenё disa. Pjesёrisht besohet tё ketё qenё dёshtimi nё reformat e brendshme,

siç mund tё ishte ajo e tokёs, e cila ishte njё çёshtje shqetёsuese. Qeveria e

menshevikёve në Gjeorgji miratoi reformën e tokës, duke ua marrë tokat pronarëve

dhe duke ua rishpërndarë ato fshatarëve më të varfër, por, gjithashtu, i shpëtoi

pronarët e tokave nga konfiskimi me shumicë i tokave të tyre. Në mёnyrё tё veçantё

nё GJP, ku toka bujqësore ishte e pamjaftueshme dhe shumica e fisnikëve i punonin

vetë tokat e tyre, toka në dispozicion të fshatarëve ishte e paktë, prandaj reformat nuk

kёnaqёn as të varfërit, as të pasurit.

Faktor tjetёr mund tё jenё mosmarrёveshjet e republikave pёr pretendimet

territoriale, pasi secila prej tyre ishte e pёrbёrё etnikisht. P. sh., Baku dhe Azeri ishin

dominuar nga rusёt dhe armenёt etnikё, krerёt e Tbilisit ishin kryesisht armenё etnikё.

Si shkak tjetёr mund tё marrim nё konsideratё edhe faktorin bolshevik, p. sh., luftën

pёr pushtet nё komunёn e Bakut midis bolshevikёve dhe Dashnaktsutiunit, nga njëra

anë dhe Musavatit, nga ana tjetër, e cila çoi në masakrën e ndërsjellë të myslimanëve

dhe armenëve, ku numri i të vdekurve shkonte nga dhjetë mijë deri në tridhjetë mijë.

Më pas RDA-ja e zhvendosi kryeqytetin e saj nga Ganja në Baku. Në fund të fundit,

mosmarrëveshja e brendshme dhe politika ndërkombëtare u kombinuan për të

shkaktuar rrënimin eventual të republikave të reja të pavarura të Kaukazit.466

Njё letёrkёmbim i datёs 22 dhjetor 1918, midis ministrit tё Punёve tё Jashtme

të Gjeorgjisë, Gegeshkorit, dhe Shefit tё Misionit Britanik nё Tbilisi, kolonel

Xhordanit, tregon për kundёrshtimin që i bëri i pari ndihmёs së huaj (britanike), me

justifikimin se qeveria e Gjeorgjisё ishte krejtёsisht e aftё ta ruante vetё rendin dhe se

askush nuk do tё lejohej të kalonte kufirin gjeorgjian pa lejën e qeverisё. Koloneli

465 “Gjeorgjia zotohet të njohë të drejtën e ekzistencës së lirë dhe veprimtarinë e Partisë Komuniste…

dhe në veçanti të drejtën e saj për takime dhe botime të lira (duke përfshirë edhe organet e shtypit).”

Firuz Kazemzadeh, The struggle for…, vepër e cituar, f. 299. 466 Hiroaki Kuromiya, Georges Mamoulia, The Eurasian Triangle Russia, The Caucasus and Japan,

1904-1945, De Gruyter Open LTD, Berlin, 2016, f. 87-88.

89

anglez e qetёsoi Gegeshkorin, duke i shpjeguar se ardhja e trupave britanike nuk

synonte ndёrhyrjen nё punёt e brendshme tё Gjeorgjisё, por sigurinё dhe paqen

botёrore nё pёrputhje me skemёn e aleatёve dhe nuk do tё kishte shkelje të lirisё sё

popullit gjeorgjian.467

Por midis Gjeorgjisё dhe Armenisё, pёr shkak tё pretendimeve territoriale,

shpёrtheu njё luftё dhe, megjithёse me ndёrhyrjen britanike deri mё 31 dhjetor 1918

konflikti u ndal, ai i shkaktoi shumё dёme çёshtjes sё pavarёsisё sё kёtyre

republikave, tё cilat nuk ofruan njё qasje tё koordinuar nё Konferencёn e Paqes, qё po

vendoste pёr fatin e tyre. Incidentet kishin nisur qё kur nё Gjeorgji ishin tё pranishёm

gjermanёt dhe, për sheshimin e tyre, mё 27 tetor 1918 Gjeorgjia ftoi Armeninё,

Azerbajxhanin dhe Republikёn Malore tё Kaukazit Verior nё njё konferencё nё

Tbilis. Thirrja e saj ishte domosdoshmёri nё kushtet e pёrfundimit tё luftёs, pёr tё

bashkёrenduar strategjinё e ardhshme tё republikave pёr Konferencёn e Paqes. Nё

lidhje me konferencёn, Gjeorgjia propozoi tё trajtoheshin kёto çёshtje:

“- njohja e pavarёsisё sё njёri-tjetrit;

- zgjidhja pёrmes arbitrazhit e tё gjitha mosmarrёveshjeve, duke pёrfshirё ato

mbi kufijtё;

- detyrimi i ndёrsjellё pёr tё mos hyrё nё marrёveshje tё dёmshme pёr interesin

e njёrёs prej republikave tё Transkaukazisё ose Bashkimit tё Malёsorёve;

- mbёshtetja e ndёrsjellё dhe solidariteti nё konferencёn e ardhshme tё paqes

nё mbrojtje tё interesave tё republikave tё Kaukazit.”468

PSDGJ-ja u zotua të mbajë centralizmin demokratik si parim organizativ, por

pas themelimit formal lëvizja socialdemokrate gjeorgjiane pësoi ndryshime të mëdha,

pasi nga një zgjatim i partisë ruse u shndërua në një entitet patriotik, duke intesifikuar

devotshmërinë ndaj atdheut dhe shmangur besimet ideologjike. Pas pavarësisë

PSDGJ-ja arriti të mbajë pushtetin politik me gjithë pakënaqësinë e popullit dhe

rënien e mbështetjes, ajo kishte organet e saj në çdo rajon të vendit dhe mbeti forca

politike kryesore në Gjeorgji. Kjo u arrit edhe sepse nё vitet 1917-1918, veç saj, nё

Gjeorgji nuk kishte asnjё parti tё aftё pёr tё qeverisur vendin, por edhe sepse

menshevikёt e Gjeorgjisё ndryshuan pozicionin e tyre fillestar jo vetёm duke marrё

pjesё nё njё qeveri borgjeze, por edhe duke e drejtuar atё, madje, pёr tё ruajtur pozitat

e tyre dhe pavarësinё kombёtare, nuk kërkuan ndihmё vetëm nga Gjermania dhe

Britania, por nё mёnyrё graduale u tёrhoqёn nga pozicionet e tyre ideologjike. Nё

kёtё mёnyrё, menshevikёt e Gjeorgjisё hynë nё konflikt me menshevikёt rusё, pasi tё

parёt ishin futur nё aleanca me “imperialistёt” dhe nё rezolutёn e 27 dhjetorit 1918 tё

konferencёs sё menshevikёve rusё kundёr menshevikёve gjeorgjianё thuhej:

“Konferenca pohon se politika e socialdemokratёve tё Gjeorgjisё, e cila ёshtё

pёrpjekur tё shpёtojё regjimin demokratik dhe autonominё e Gjeorgjisё me

çmimin e orientimit pёr ndihmёn e huaj dhe pёr ndarjen nga Rusia, e ka

467 Firuz Kazemzadeh, The struggle for…, vepër e cituar, f. 171 468 Po aty, f. 174-175.

90

vendosur atё nё njё pozitё qё bie ndesh me detyrat qё partia po ndjek nё

tёrёsi”.469

Deri në vitin 1919 Gjeorgjia u përfshi nga një sërë konfliktesh kombëtare me

osetianët e Shida Kartlit, abkhazianët, si dhe me një pjesë të myslimanëve gjeorgjianë

të rajonit jugperëndimor. Situata e krijuar dhe nevoja për garantimin e sigurisë së

Gjeorgjisë diktonin kërkesën për një paqe të qëndrueshme kombëtare, që nënkuptonte

shmangien nga internacionalizmi proletar, por kjo nuk përputhej me këndvështrimin e

organit qeverisës, i cili ruajti qëndrimin e tij politik, duke kundërvënë dilemat

nacionaliste me idetë ndërkombëtare. Kjo qasje dikotomike e qeverisë e dëmtoi

zhvillimin e Gjeorgjisë.

PSF-ja gjeorgjiane në fillimshekullin XX arriti të ndërthurte parimet socialiste

me ideologjinë nacionaliste - patriotike, nën argumentin se të dy këto filozofi

(nacionalizmi dhe socializmi) nuk e përjashtonin njëri - tjetrin dhe mbështeti

legjitimitetin e të drejtave kombëtare të Gjeorgjisë nën një spektër të gjerë socialist.

Përpjekja për një bashkëjetesë të parimeve socialiste me ato nacionaliste i dha

përparësi PSF-së, e cila u përfshi në mënyrë aktive në Këshillin Kombëtar, në

Parlamentin e Gjeorgjisë dhe në Asamblenë Themelore. Gjithsesi, edhe me këto

arritje, falë protagonizmit të saj politik, PSF-ja nuk mund të shmangte luftën

ideologjike që e përcaktoi atë në dy entitete të ndryshme, në PFP dhe PRS. Ndërsa

PDGJ-ja,470 ndryshe nga këto parti, ndoqi një platformë nacionaliste, duke mbështetur

çështjet kombëtare; në gjirin e saj kishte anëtarë që kishin qenë shumë aktivë gjatë

procesit të pavarësisë së Gjeorgjisë, ende pa u krijuar kjo parti. Programi i saj ishte

radikal dhe ishte hartuar nga princi Ilia Shavshavadze në 1906-ën. Por, megjithëse

ishte një parti e vogël krahasuar me partitë e tjera që aktivizoheshin në jetën politike

gjeorgjiane, PDGJ-ja, arriti të bëhej një opozitë reale e PSD-së për shkak të

qëndrueshmërisë së saj në çështjen kombëtare, por dhe për shkak të përfaqësimit, pasi

në gjirin e vet kishte intelektualë të shquar gjoergjianë. Ajo i bëri opozitë të fortë

politikës ekonomike të qeverisë, që, e mbushur me shtrëngime marksiste, po

shmangte aspekte të rëndësishme të zhvillimit shoqëror..471

Por, nёse nё Baku bolshevikёt mbajtёn njё qёndrim agresiv dhe zotëruan

sovjetin, nga fundi i marsit deri nё fund tё korrikut, nё Gjeorgji pushteti që

menshevikёt kishin mbi masёn mё tё madhe tё punёtorёve dhe fshatarёve, si dhe

sekuestrimi i armёve nё nёntor 1917 ndikoi nё qёndrimin e kujdesshёm dhe paqёsor

tё bolshevikёve lokalё. Megjithatё, ata u pёrpoqёn tё organizonin nё fshehtёsi njё

rebelim tё armatosur tё fshatarёve, por, duke qenё se menshevikёt i pengonin kёto

469 Po aty, f. 185. 470 “Në vitin 1917 nga Kote Abkhazi, Spiridon Kedia, Lason Javakhishvili, Vasil Tsereteli, Giorgi

Gvazava, Parten Gotua, Ekvtime Takaishvili, Dadiani dhe patriotë të tjerë gjeorgjianë u themelua

Partia Kombëtare Demokratike e Gjeorgjisë (Autori i programit të kësaj partie ishte Ilia

Chavchavadze)”. Levan Z. Urushadze, Kartili Idea – The Georgian Idea, The Museum of the Soviet

Occupation of the Georgian National Museum, Tbilisi, 2005.

http://www.geocities.ws/levan_urushadze_98/Georgia.html 471 Andro Kacharava, Alexander Daushvili: The Democratic Republic of Georgia: Struggle for

Independence 1918 – 1921, f. 12.

91

veprimtari, nё fund tё majit 1918 Komiteti Rajonal Bolshevik i Kaukazit u detyrua tё

largohej nga Gjeorgjia pёr nё Kaukazin e Veriut.472

Vitet 1918-1921 pёrbёjnё njё periudhё shumё të rёndёsishme nё historinё e

shtetformimit tё kombit gjeorgjian, ndaj e shohim nё interes tё punimit qё tё ndalemi

pak mё gjatё nё analizёn tonё nё natyrёn e shtetit gjeorgjian, qeverinё dhe politikat e

saj, Parlamentin dhe Kushtetutёn qё hartoi.

Në themel të problemeve të shtetit të ri gjeorgjian ishin politikat ekonomike të

qeverisë, të formuara pjesërisht nga orientimi i saj socialdemokrat, të cilat dëshmuan

vështirësitë dhe kufizimet e modelit ekonomik të tranzicionit, i cili u karakterizua nga

institucione të dobëta, trazira rajonale, si dhe nga mungesa e parave dhe e

investimeve. Modeli i socializmit që u zbatua në Gjeorgji në periudhën 1918 - 1921,

ishte shumë i ndryshëm nga ai bolshevik. Qeveritarët gjeorgjianё besonin se, para se

të zbatonin socializmin, duhej të ndiqnin një model të modifikuar të kapitalizmit

evropian dhe në vitin 1918 krerët socialdemokratë të Gjeorgjisë eksperimentuan

federalizmin transkaukasian, bashkë me Armeninë dhe Azerbajxhanin.473

Pas shpalljes së pavarësisë më 26 maj 1918, Gjeorgjia u përball me detyrën e

vështirë të ndërtimit të kombit dhe shtetit, pa pasur në dispozicion burime financiare,

përvojë apo mbështetje nga jashtë, në një vend të varfër dhe me shtetas kryesisht

analfabetë. Ajo ende nuk kishte kufij të përcaktuar dhe kjo situatë e përballi me

pretendimet territoriale të fqinjëve, me rebelimet e brendshme dhe me

paqëndrueshmërinë ndërkombëtare. Përpos këtyre, edhe Azerbajxhani pretendonte

territorin gjeorgjian. Në Konferencën e Paqes në Paris Azerbajxhani shfaqi

pretendimet për Batumin dhe Karsin, pasi nuk kishte asnjë dalje në det. Edhe

Gjeorgjia, gjithashtu, kishte pretendimet e veta për Batumin dhe rrethinat e afërta të

Ardanit dhe Oltit, ndaj kishte formuluar përcaktimin e mëposhtëm:

“Kufiri duhet të rrjedhë nga gryka e lumit Mekhadir, duke ndjekur Detin e Zi,

përgjatë këtij lumi deri në burimin e tij dhe më tej përgjatë pellgjeve deri në

distancën kryesore të Kaukazit” […] “Më tej kufiri duhet të kalojë në juglindje

përgjatë vargut kryesor të Kaukazit në malin Adai-khokh” […] “Nga mali

Adai-Khokh kufiri duhet të kalojë përgjatë degëzimit më të afërt drejt malit

Arkhonit dhe më tej përgjatë zonës kryesore kaukaziane në malin Kazbek.” […]

Armenia bëri gjithashtu një pretendim lidhur me Batumin, duke pretenduar se

kishte nevojë për atë si një dalje në Detin e Zi, përndryshe Armenia do të ishte e

mbyllur në tokë”.474

Veç copëtimit territorial, stabiliteti dhe siguria e shtetit të ri rrezikohej nga

ekonomia dhe dështimi i qeverisë gjeorgjiane për të vendosur stabilitetin ekonomik

nuk ishte i papritur, sepse pas vitit 1918 edhe qeveritë evropiane po përballeshin me

një krizë financiare, papunësi dhe greva që çonin deri në rebelim apo revolucion.475

472 Ronald Grigor Suny, The Making …, vep. e cituar, f. 205.

473 Stephen Jones, Between ideology and pragmatism: social democracy and the economic transitionin

Georgia 1918 - 21, Caucasus Survey, Vol.1, No.2, April 2014, 63 - 81 474 Charlotte Hille, State Building and …, vep. e cituar, f. 88-89.

475 Stephen Jones, Between ideology and,…, vep. e cituar, f. 63 – 81.

http://georgica.tsu.edu.ge/files/06-History/Jones-2014.pdf

92

Kongresi III i sovjetëve rusë në janar 1918, përveçse miratoi “Deklaratën e të

Drejtave të masave punonjëse dhe të shfrytëzuara, shpalli edhe ekzistencën e

Kushtetutës së parë të RSFSR-së, e cila përbëhej nga nëntëdhjetë nene, që mishëronin

parimet revolucionare. Kongresi, gjithashtu, krijoi organet e qeverisjes ruse.

Pёr tё kuptuar mё mirё natyrёn e shtetit demokratik qё u themelua nё

Gjeorgjinё e viteve 1918-1921, le tё ndalemi edhe nё Kushtetutёn e vitit 1921, pasi

ky dokument, i miratuar nga ligjvënësit gjeorgjianë në vitin 1921, mund të

konsiderohet pa dyshim një nga aktet legjislative më të përparuara dhe më të

përsosura për kohën e tij, të orientuara te të drejtat e njeriut në botë. Ajo pasqyron

ligjin dhe politikat më të përparuara të diskursit dhe tendencave në Evropën

Perëndimore apo SHBA, në atë kohë.476 Parlamenti gjeorgjian u zgjodh në vitin 1919,

duke ushtruar votën më demokratike për periudhën, e shënuar nga votimi i barabartë,

nga pjesëmarrja e grave në zgjedhje, si dhe nga elemente të tjera demokratike.

Shumicën e vendeve parlamentare e fitoi PSDGJ-ja, (109 vende nga 130), pak vende

fituan nacionaldemokratët, socialfederalistët dhe socialrevolucionarët, ndёrsa votat e

bolshevikëve ishin kaq tё pakta, sa nuk morën një vend të vetëm. Asambleja

Kushtetuese e sapozgjedhur ngriti një Komision Kushtetues, të përbërë nga

pesëmbëdhjetë anëtarë, shumica e të cilëve ishin socialdemokratë.477

Parlamenti miratoi më shumë se 100 ligje që rregullonin sfera të ndryshme tё

aktivitetit shtetёror, disa nga tё cilёt përfshinin praktika tё tilla, si: njohja e pronës

private, krijimi i një mjedisi pozitiv për investitorët e huaj, udhёzime pёr reformën

gjyqësore, vendosjen e gjykimeve dhe sigurimin e zgjedhjes së gjyqtarëve më të ulët

nga qeveritë lokale. Socialdemokratët përbёnin një shumicë absolute në Këshillin

Kombëtar dhe nё kёto kushte qeveria gjeorgjiane e viteve 1918-1921 ishte e përbërë

nga socialdemokratë, ndaj mund të konsiderohet qeveria e parë me orientim

socialdemokrat në Evropë, por edhe nё botё dhe kishte si objektiv kryesor krijimin e

një shteti demokratik. Gjatë tri viteve para të pushtimit rus Gjeorgjia shpejtoi të

miratonte reforma demokratike dhe për të filluar punën pёr hartimin e një projekt-

kushtetute të re të bazuar në parimet demokratike, me qëllim modernizimin e

brendësisë ligjore dhe politike, por edhe përfaqësimin e Gjeorgjisë në arenёn

ndërkombëtare si vendi më demokratik jo vetëm në rajon, por në të gjithë Evropën.478

Në korrik 1920 u publikua për shqyrtim draft-kushtetuta dhe në nëntor tё po

atij viti Parlamenti filloi procedurat e rishikimit dhe miratimit të saj. Por pushtimi i

vendit dhe aneksimi nga UK-ja në shkurt të vitit 1921 nxorri si nevojё urgjente

miratimin e draft-kushtetutёs, me ndryshime të caktuara më 21 shkurt 1921.

Megjithëse të gjithё kapitujt e Kushtetutës ishin rishikuar dhe miratuar nga

Parlamenti dhe kishte filluar procesi i shqyrtimit, situata e krijuar bëri të

domosdoshme përshpejtimin e miratimit me të drejta të plota tё Kushtetutёs, që

Gjeorgjia të përfaqësohej si një vend sovran përpara botёs. Pas pushtimit tё Tbilisit

476 George Papuashvili, A Retrospective on the 1921 Constitution of the Democratic Republic of

Georgia, Engage, Volume 13, Issue 1, March 2012, f. 99.

https://fedsoc.org/commentary/publications/engage-volume-13-issue-1-march-2012. 477 Po aty, f. 101. 478 Po aty, f, 100.

93

mё 25 shkurt 1921 dhe shpalljes sё pushtetit sovjetik nё Gjeorgji, qeveria e Gjeorgjisë

së pavarur u transferua në Batumi, ku dhe botoi tekstin zyrtar tё Kushtetutës së RGJ-

së që përbëhej nga 17 kapituj dhe 149 artikuj.479

Si arritja më e madhe e Parlamentit shënohet miratimi i Kushtetutës së parë të

Gjeorgjisë, por ratifikimi i saj më 21 shkurt 1921 bëri që drafti të mos provohej në

praktikë.480 Megjithёse kjo Kushtetutё nuk u vu kurrë nё zbatim dhe është e vështirë

të thuash nëse do të kishte funksionuar apo jo, studimi i neneve dhe i përmbajtjes së

saj ka rёndёsi jo vetёm nga pikёpamja historike, por edhe ligjore. Ajo i pёrket valës së

parë të kushtetutave që u realizuan për shkak të zhvillimit historik të drejtësisë.

Miratimi i saj përkon me fundin e Luftës së Parё Botёrore dhe me shfaqjen e shteteve

të reja qё dolёn pas shpёrbёrjes sё Perandorisë Ruse, Otomane dhe Austro-Hungareze,

tё cilat miratuan Kushtetuta të reja (Austria, Gjermania, Republika e Vaimarit,

Çekosllovakia, Finlanda dhe Republikat Balltike). Hartuesit e Kushtetutёs u përpoqën

të krijonin një sistem ku të drejtat janë bazuar në parimin tradicional tё lirisë

individuale. Si shumё kushtetuta të tjera demokratike të asaj periudhe, edhe

Kushtetuta gjeorgjiane e 1921 - it mbështeste lirinë e besimit dhe të ndërgjegjes (neni

31); ndante kishën nga shteti, mbulonte gjerësisht të drejtat politike të qytetarëve,

krijonte vetёqeverisjen lokale, njihte lirinё e fjalës dhe tё mediave tё shkruara (neni

32); ndalonte censurën dhe lejonte lirinë e mbledhjes (neni 33); garantonte lirinë e

sindikatave (neni 36) dhe tё drejtat e punëtorëve për grevё (neni 38); shfuqizonte

dënimin me vdekje etj. 481

Kemi pohuar më parë se qeveria gjeorgjiane ishte me shumicë

socialdemokrate, të cilët edhe në kushtetutë reflektuan qëndrimin e tyre ateist ndaj

kishës dhe fesë. Në Kushtetutë zë vend parësor ndarja e kishës nga shteti “Kisha dhe

shteti janë të ndara dhe të pavarura; Asnjë fe nuk është e privilegjuar; Shpenzimet e

fondeve lokale dhe shtetërore për qëllime fetare janë të ndaluara”.482

2. 2. Pushtimi rus nga UK-ja

E bindur se pёrmbysja e brendshme nё Gjeorgji nuk ishte e mundur, Rusia iu

kthye versionit tё pushtimit dhe në shkurt tё vitit 1921, duke ndjekur udhëzimet e

Moskёs, UK-ja pushtoi Gjeorgjinë, 483 duke shkelur në mënyrë flagrante sovranitetin e

saj. Ky veprim ishte nё shkelje tё marrëveshjes sё paqes midis sovjetikëve dhe

gjeorgjianёve, tё 7 marsit 1920, e cila, siç do tё shpjegohej mё vonё, ishte si një

përgjigje ndaj mbështetjes së pretenduar të Gjeorgjisë për lëvizjen guerile

479 Po aty, f, 101. 480 Andro Kacharava, Alexander Daushvili, The Democratic Republic of Georgia: Struggle for

Independence 1918 - 1921. f. 23. 481 George Papuashvili, A Retrospective on the 1921 Constitution of the Democratic Republic of

Georgia Engage Volume 13, Issue 1, March 2012, f. 105.

https://fedsoc.org/commentary/publications/engage-volume-13-issue-1-march-2012

482 Andro Kacharava, Alexander Daushvili, The Democratic Republic of Georgia: Struggle for

Independence 1918 – 1921, f. 23.

483 Hiroaki Kuromiya, Georges Mamoulia, The Eurasian Triangle Russia, The Caucasus and Japan,

1904-1945, De Gruyter Open LTD, Berlin, 2016, f. 98.

94

antisovjetike në Dagestan, represionet kundër bolshevikëve lokalë dhe bllokadën

ekonomike të Armenisë, tashmë sovjetike. Sulmi në Gjeorgji vinte pas "revoltës

popullore", që u organizua nga sovjetët kundër qeverisë së Gjeorgjisë, në Borkalo, mё

11 shkurt 1921, e cila banohej nga armenё, si dhe nga disa përleshje të dhunshme që u

zhvilluan pranë qytetit Zakatal, që pretendohej nga Azerbajxhani Sovjetik. 484

Më 16 shkurt 1921, bolshvikёt gjeorgjianё,485 nё Shulaveri, rreth 25 km në

veriperëndim të kufirit armen, kishin ngritur njё komitet revolucionar (Revcom), i cili

shumё shpejt mori funksionet e njё qeverie. Revcomi i krijuar nga bolshevikёt, si:

Mamia Orakhelashvili, P. Makharadze, S. Eliava etj., shpalli se ishte e vetmja qeveri e

ligjshme nё Gjeorgji dhe, duke u bёrё thirrje pёr ndihmё masave, deklaroi se

menshevikёt qёndronin nё pushtet vetёm pёr shkak tё mbёshtetjes sё huaj. Po nё

datёn 16 shkurt 1921, UK-ja, u fut në Gjeorgji nga kufiri me Azebajxhanin

Sovjetik.486

Vetёm pak orё mё vonё Brigada e 54 - t dhe e 58 e njёsisё sё 11 tё UK-sё

sulmuan territorin gjeorgjian nëpër Urën e Kuqe, ndërsa formacione tё tjera tё UK-sё

vepronin përgjatë lumit Kura, pranë urës hekurudhore Poylu, e cila u hodh në erë nga

rojet kufitare gjeorgjiane në një përpjekje të suksesshme për të bllokuar përparimin e

trenave dhe tankeve të blinduara sovjetike. Njё front tjetёr sulmi ishte nёpёrmjet

qytetit kufitar Zakatal, teksa njё urdhёr nga Moska kёrkonte qё Tbilisi tё kapej brenda

datёs 19 shkurt. Pёrballë njё force numerikisht superiore dhe njё sulmi tё pёrgatitur

me detaje, forcat gjeorgjiane, përveçse tё luftoin trimёrisht, nuk mund tё ndryshonin

fatin e luftimeve, i cili do tё pёrcaktonte edhe fatin e Gjeorgjisё pёr shumё dekada.

Nё orët e ardhshme, megjithё rezistencën e fuqishme të gjeorgjianëve, forcat e

ruse morën lartësitë strategjike tё Yaghlujas, morёn qytetet Ekaterinenfeld dhe

Elisavetpol, zmbrapsёn gjeorgjianët në Kodjori-Manglisi dhe hynё nё territorin

gjeorgjian deri në fshatin Beyuk-Kyasik. Forcat gjeorgjiane rezistonin ende me shumё

vёshtirёsi përgjatë bregut të majtë të lumit Khrami, teksa rusёt i sulmonin nga Ura e

Kuqe. Kjo dobësi pёrfundoi me humbjen e tyre tё plotё deri në fund të 16 shkurtit, njё

moment ideal ky pёr UK-nё qё të sulmonte Tbilisin, duke pasur parasysh se deri në

mëngjesin e 17 shkurtit forcat mbrojtëse të tij ishin të kufizuar në 400 ushtarë të luftës

dhe 150 kadetë të shkollës ushtarake. Ndërkohë, nё datat 17 - 18 shkurt filloi njё

mёsymje nga Zakatala, e cila u përball me betejat e ashpra për qytetin Dedoplis-

Tskaro, betejё qё shёnoi njё numёr tё konsiderueshёm viktimash nga tё dy palёt.

Gjatë ditëve të para të luftës qeveria gjeorgjiane i kёrkonte Moskës të ndalonte

luftimet, por përgjigja e saj ishte se nuk bёhej fjalё pёr luftë, por pёr “disa përleshje

kufitare lokale”. Ndërkohë, në Armeninë e sovjetizuar filloi kryengritja kombëtare

484 Andrew Andersen and George Partskhaladze, “La guerre soviéto-géorgienne et la soviétisation de

la Géorgie (février-mars 1921)”, nё Les conséquences militaires des traités de paix,

Revue historique des Armées, Numéro 254, 1/2009, f. 2. 485 Ronald Grigor Suny, The Making …, vep. e cituar, f. 207.

486 David M. Lang, A modern history of soviet Georgia, Grove Press, New York, 1962, f. 234.

95

dhe ndërmjet datave 16 dhe 18 shkurt rebelët nacionalistë armenë filluan sulmin e tyre

në Jerevan.487

Figura 15. Invazioni Sovjetik në Gjeorgji (1921).488

Në mëngjesin e 18 shkurtit Komandanti i Përgjithshëm i forcave sovjetike në

Kaukaz, Vladimir Gitisi, lëshoi urdhërin pёr kapjen e menjëhershme të Tbilisit,

Suramisë dhe Borjomit, si dhe për forcimin e garnizonit i Elisavetpolit (Gianja) dhe

Shushas, nё mёnyrё që të parandaloheshin kryengritjet e mundshme antisovjetike në

zonën përreth dhe përhapja e kryengritjes kombëtare armene në Kazakh dhe

Naksivan, si dhe të nisin veprime më aktive kundër gueriljeve antisovjetike në

Lenkoran. Ndёrsa bёheshin pёrpjekje pёr tё mbyllur kufirin e Gjeorgjisë me

Dagestanin, ku lufta kundër guerileve ishte ende në vazhdim, në të njëjtën kohë UK-ja

ishte vendosur në Soçi.

Kapja e Kojorit i mundёsoi UK-sё qё tё vinte Tbilisin nёn zjarr nga lart. Pёr

katёr ditё tё tjera gjeorgjianёt rezistuan nё pozicionet e tyre midis Lilit dhe bregut

lindor të Kurёs, me synimin që t'i sprapsin sovjetikët sa më shumë që të ishte e

mundur nga Tbilisi, por mё 24 dhe 25 shkurt kalorësia sovjetike arriti Digomin.

Qëndresa e gjeorgjianëve për mbrojtjen e Tbilisit ishte e fortë dhe zgjati për disa javë,

por UK-ja hyri në Tbilisi më 25 shkurt 1921 dhe qyteti iu nënshtrua dhunës,

shkatërrimit, plaçkitjes dhe përdhunimit, madje u rrëmbyen deri te pajisjet e 487 Andrew Andersen and George Partskhaladze, La guerre soviet - géorgienne et la soviétisation de

la Géorgie (février - mars 1921), nё Les conséquences militaires des traités de paix,

Revue historique des Armées, Numéro 254, 1/2009. https://journals.openedition.org/rha/6463 488 http://www.conflicts.rem33.com/images/Georgia/Lang_9a.htm

96

dentistëve. Më pas, Revcomi u fut në qytet dhe deklaroi përmbysjen e regjimit

menshevik, shpërbërjen e UKGJ-së dhe të gardës popullore, si dhe formimin e një

republike gjeorgjiane.489

Po më 25 shkurt qeveria e RDGJ-së u detyrua të linte Tbilisin dhe të shkonte

në Batumi. Kjo do tё lejonte vazhdimin e rezistencës së Gjeorgjisë, ndërsa Revcomi, i

cili e kishte vendosur kryeqytetin nё Shoulaveri, e shpalli përsëri legjitime qeverinë e

luftës sё Gjeorgjisё. Mё 4 mars ra Sukhumi dhe Okamkira, në Sukhumi sovjetikёt

krijuan një komitet të veçantë revolucionar, pavarësisht nga ai që tashmë ishte krijuar

në Tbilisi. Komiteti shpalli krijimin e RSSA-sё, duke filluar copëtimin e Georgjisё.

Qendra kryesore e rezistencёs u bё provinca e Kartlit. Nё fillim tё marsit ra gjithashtu

edhe Mtskheta, edhe Gori. Gjeorgjianët filluan tё tërhiqeshin në qytetin Mikhailovo

(Kashuri) për të mbyllur kalimin nё Sourami, nё pёrpjekje pёr të bllokuar përparimin

e UK-sё në Gjeorgjinë Perëndimore. Më 6 mars sovjetikёt kapën Souramin dhe

tunelin e tij strategjik, po atë ditë ra qyteti i Borjomit dhe Akhaltsikhes, çka shёnoi

edhe fundin e rezistencёs sё organizuar dhe pёrparimin drejt Gjeorgjinë Perëndimore.

Kjo ishte njё situatё mjaft e favorshme pёr Turqinё, sё cilёs, me rёnien e

shteteve tё pavarura kaukaziane, i jepej mundёsia të kapte territoret e kontestuara.

Gjithsesi, nё kёto kushte, e braktisur nga Perëndimi, Gjeorgjia ishte e gatshme tё

bёnte edhe lëshime territoriale, mjaft qё tё fitonte mbështetjen turke. Pas shpёrthimit

tё betejёs nё Tbilisi, diplomatët gjeorgjianë i premtuan Turqisë rajonet e Ardahanit

dhe Artvinit në këmbim të mbёshtetjes turke ose të paktën tё neutralitetit tё saj. Oferta

u pranua nga Turqia, trupat e tё cilёs mё 23 shkurt, nёn drejtimin e Kazim Karabekir

Pashait, kaluan kufirin gjeorgjian dhe pushtuan rajonet e Ardahanit, Artvinit,

Ardanuçit dhe Okamit. Rënia e Tbilisit e rriti oreksin e truqve, tё cilёt nuk u mjaftuan

me kaq, por kërkuan të arrinin kufijtë e tyre tё vitit 1828 dhe më 7 mars, nё mungesё

tё rezistencёs, ata morёn Akhaltsikhen dhe Akhalkalakin. 490

Menshevikët ende po rezisonin, të nxitur edhe nga ndihma e njё skuadre detare

franceze që ishte në ujrat e Detit të Zi, jashtë brigjeve gjeorgjiane, e cila bombardoi

disa pozicione bolshevike, por u zmbraps sapo u shfaq një avion rus. Më 8 mars

Revkomi i bëri thirrje menshevikëve të njihnin regjimin e ri të Gjeorgjisë dhe të

pranonin koalicionin për qeverinë e re, por Zhordania, duke mos pasur shumë besim

tek ata, në datën 17 mars 1921 u largua për në Stamboll.491 Pёrparimi i ushtrisё turke

u kundёrshtua nga UK-ja, e cila i detyroi forcat turke tё tёrhiqeshin nga Ardahani dhe

Akhalkalaki, duke u lejuar kёtyre tё fundit tё zinin vetёm kufijtё e vitit 1877.

Mё 17 mars trupat turke hynё nё Batumi dhe, po atё ditё, nё takimin e fundit tё

Asamblesë Kushtetuese të RGJ-së së pavarur Kuvendi miratoi një dekret pёr

pezullimin e përkohshёm tё funksionimit të Kushtetutës së Gjeorgjisë. Qeveria dhe

komanda e lartë e Gjeorgjisë, si dhe disa mijëra ushtarë dhe civilë u larguan me anije,

ndёrsa Batumi u vu nёn zotёrimin turk, me guvrenator tё pёrgjithshёm Kazim Beun,

489 David Lang Marshall, A modern history of Soviet Georgia, Grove Press, New York, 1962, f. 235. 490 Andrew Andersen and George Partskhaladze La guerre soviet - géorgienne …, vep. e cituar, f. 5-6.

https://journals.openedition.org/rha/6463 491 David Lang Marshall, A modern history of Soviet Georgia, Grove Press, New York, 1962, f. 235.

97

post tё cilin nuk e mbajti mё shumё se tri ditё, sepse pas luftimesh shumё tё ashpra

me trupat e Mazniashvilit, turqit e braktisёn Batumin dhe Ajarinë Veriore. Të

nesërmen në mëngjes, UK-ja hyri në Guria dhe Ajaria.492

Pushtimi rus i Gjeorgjisё, pavarёsisht justifikimit, ishte e pjesё e njё plani tё

pёrgatitur mirё, pasi Moska kishte kohё qё informohej pёr fuqinё ushtarake

gjeorgjiane.493 Deri në fund të shkurtit 1920 qeveria sovjetike e Rusisë kishte lidhur

një aleancë me qeverinë e Turqisë dhe, pёr tё krijuar njё urё lidhёse të qëndrueshme

tokash ndërmjet dy vendeve, duhej qё tri shtetet e pavarura të Kaukazit të Jugut

(Gjeorgjia, Azerbajxhani dhe Armenia) të ndaheshin midis Rusisë Sovjetike dhe

Turqisë. Qё më 31 maj 1920 Azerbajxhani ishte pushtuar nga UK-ja, katër muaj më

pas Armenia u nda midis Turqisё (qё mori më shumë se gjysmën e territorit të saj)

dhe Rusisё (qё mori pjesёn e mbetur) deri në fund të vitit 1920, copёza e fundit e

pazёllit qё plotёsonte konfigurimin e planit ruso-turk, pёr Kaukazin ishte Gjeorgjia e

pavarur.494

Nё prill, Zhordania dhe qeveria e tij u larguan nё mёrgim, por kontributi dhe

dominimi politik i tyre nё Gjeorgji zgjati pёr tri dekada. Pёrpjekjet dhe arritjet e tyre

nё ndёrtimin e kombit politik gjeorgjian ishin tё jashtёzakonshme, ashtu siç ishte edhe

mbёshtetja e tyre nga populli. Strategjitë politike të menshevikёve gjeorgjianё ishin të

ndryshme pёr shkak tё presioneve dhe dinamikёs sё situatave. Fillimisht provuan tё

mbanin tё lidhur aleancat revolucionare tё punёtorёve dhe ushtarёve, tё cilёt ishin

bёrё de facto mbizotёrues tё sovjeteve vendëse, por konfliktet për çёshtjet kombёtare

dhe marrёdhёniet me Rusinё i prishёn kёto aleanca. Më pas filluan bashkёpunimin me

armenёt dhe azerbajxhanasit pёr tё ruajtur unitetin e Transkaukazisё nga tensionet

etnike apo pushtimi turk, por edhe kjo lidhje nuk funksionoi dhe gjeorgjianёt iu

kthyen bashkёpunimit me Gjermaninё, duke pranuar sugjerimin pёr t’u bёrё

protektorat i saj. Kjo ishte, sё paku, zgjidhja mё e mirё pёr momentin, pёr t’u

mbrojtur nga Turqia dhe Rusia, por edhe për t’u fuqizuar ekonomikisht. Edhe kjo

strategji nuk ishte jetëgjatë, pasi Gjermania e humbi luftёn dhe nё rajon kishte dalё

njё tjetёr forcё e fuqishme, Britania.495 Nga sa shihet, vokacioni kombëtar i

menshevikëve i udhëhoqi në funksionalizimin e të gjitha mundësive dialoguese

politike të brendshme (me aleancat revolucionare tё punёtorёve dhe ushtarёve),

rajonale (me armenёt dhe azerbajxhanasit), të jashtme (me Gjermaninë), por, Kaukazi,

brenda tij edhe Gjeorgjia, ishin përfshirë në interesa gjoepolitike shumë të fuqishme,

sa çështja e Gjeorgjisë nuk mund të zgjidhej as në atë moment dhe as vetëm me

kontributin menshevik.

Gjeorgjia ishte rasti më i vështirë dhe mё i pavolitshëm për Moskën gjatë

aneksimit të Transkaukazisё. Pavarësisht se më 7 maj 1920, Moska kishte dhënë

njohjen de juro të Gjeorgjisë si një vend i pavarur, më pas e pushtoi forcërisht atё. Kjo

492 Andrew Andersen and George Partskhaladze La guerre soviet - géorgienne…, vep. e cituar, f.7.

https://journals.openedition.org/rha/6463 493 David Marshall Lang, A modern history of soviet Georgia, Grove Press, New York, 1962, f. 232. 494 Andrew Andersen and George Partskhaladze La guerre soviet - géorgienne …, vep. e cituar, f.1. 495 Ronald Grigor Suny, The Making …, vep. e cituar, f. 207.

98

tregon që njohja ka qenë thjesht një veprim taktik i saj. Lenini ishte për një strategji

më të moderuar të aneksimit të Gjeorgjisë (ndryshe nga Stalini, që ishte për një

strategji radikale, madje të tilla ishin edhe udhëzimet që i jepte bashkëpunëtorit të tij

gjeorgjian, Ordzhonikidës), për shkak opinionit që mund të krijohej te socialistët

ndërkombëtarë, kur të mësonin se komunistët rusë kishin rrëzuar me forcën e armëve

një qeveri të pavarur socialiste (menshevike). Edhe pse vazhdimisht i kërkoi Stalinit

dhe bolshevikëve gjeorgjianë që të tregoheshin “shumë të kujdesshëm” gjatë

pushtimit të Gjeorgjisë, në fund u bashkua me radikalët brenda partisë së tij.

Nёse fuqitë aleate pranuan pushtimin sovjetik të Gjeorgjisë, Franca e

mbёshteti mё shumё Gjeorgjinë sesa Britania. Kryeministri francez dhe Kryetari i

Këshillit të Lartë të Aleancës, Aristide Briand, luajti një rol vendimtar në njohjen de

jure të Këshillit të Gjeorgjisë, në vitin 1921. Gjithashtu, Franca ishte vendi i vetёm që

i vinte nё ndihmё Gjeorgjisë me mjete ushtarake për të luftuar UK-nё. Gjithsesi,

Franca nuk dёshironte tё hapte luftё me Rusinë Sovjetike për shkak të Gjeorgjisë,

prandaj ndihma e saj ushtarake ishte e kufizuar.496 Megjithёse Gjeorgjia u bë një nga

republikat sovjetike e nënshtruar politikisht nga Moska, arriti tё mbajnë një status

thuajse shtetëror.497

Figura 16. Letër dërguar LK-së, për agresionin e Rusisë ndaj Gjeorgjisë

(13.06.1921).498

496 Hiroaki Kuromiya, Georges Mamoulia, The Eurasian Triangle Russia, The Caucasus and Japan,

1904-1945, De Gruyter Open LTD, Berlin, 2016, f. 98 497 Andrew Andersen and George Partskhaladze La guerre soviet - géorgienne …, vep. e cituar, f.8. 498 https://premiererepubliquedegeorgie.wordpress.com/category/documents-societe-des-nations-sdn/

99

Qeveria e Gjeorgjisё në mërgim bёri pёrpjekje për të ndaluar pushtimin rus tё

Gjeorgjisë. Noe Zhordania, nё njё botim tё gazetës britanike The Times, mё 21 mars

1922, iu drejtua komunitetit ndërkombëtar pёr sulmin rus, pasi mё parё, mё 13

qershor 1921, i dёrguari me çёshtjet e Gjeorgjisё i kishte dёrguar letёr (fig. 16)

Kёshillit tё LK-sё pёr agresionin nё Gjeorgji tё Rusisё Sovjetike, por situata

ndërkombëtare e asaj periudhe nuk mundi të ndalonte agresionin rus.

Fuqitë e mëdha perëndimore dhe LK-ja kishin shprehur vetëm “shqetësimin” e

tyre për veprimet e Rusisë, ndёrkohё qё revoltat kundër regjimit komunist u shtypёn

nga forca ushtarake.499 Por, kur pёrfaqёsuesit gjeorgjianё arritёn tё bindnin FCO-nё

qё tё tregonte mirёkuptim pёr pavarёsinё e Gjeorgjisё dhe ta njihte atё nё

Konferencёn e Paqes nё Paris, ishte gjenerali Tomson500 qё kundёrshtoi, duke i bёrё

tё qartё kryeministrit Noe Zhordania se fuqitё aleate nuk do tё njihnin ndonjё subjekt

politik tё pavarur nё territorin rus, pasi misioni i tyre nё rajon ishte rivendosja e ish-

sovranitetit tё Transkaukazisё ruse tek autoriteti rus.501

Programi i aleatёve, sipas Tomsonit, ishte:

499 Hiroaki Kuromiya, Georges Mamoulia, The Eurasian Triangle Russia, The Caucasus and Japan,

1904-1945, De Gruyter Open LTD, Berlin, 2016, f. 98 500 Firuz Kazemzadeh, The struggle for…, vep. e cituar, f. 169. 501 Martin Sicker, The Middle East in the Twentieth Century, Praeger, Westport, 2001, f. 119.

100

- tё vendoste e pushtetin nё Kaukaz nё emёr tё autoritetit rus;

- tё çlironte Kaukazain nga gjermanёt dhe bolshevikёt;

- tё rivendoste rendin pa ndёrhyrё nё punёt e brendshme tё vendit;

- tё rivendoste tregtinё me portet e Persisё dhe zonat qё nuk kishin zёnё

bolshevikёt; tё siguronte lёvizjen e lirё tё personelit ushtarak tё Aleatёve nё

hekurudhat e Transkaukzaisё;

- tё ndihmonte trupat armene tё ktheheshin nё shtёpi.502

Nga pikat e Tomsonit dukej qartё qё Aleatёt ishin kundёr bolshevizmit. Kjo u

shpreh edhe nё bisedёn e pёrfaqёsuesit tё tyre nё Batum, Uebsterit dhe pёrfaqёsuesit

tё qeverisё gjeorgjiane, Diomid Topuridze, ku ky i fundit, nё kёmbim tё njohjes sё

pavarёsisё sё Gjeorgjisё, u zotua se vendi me tё gjitha burimet e tij (porte dhe

hekurudha) do tё mbёshteste aleatёt nё luftёn kundёr bolshevikёve nё Kaukaz.

Mё 15 shkurt 1921, Turqia sulmoi Gjeorgjinё qё, sipas marrёveshjes sekrete

me Rusinё, tё merrte Ardahan dhe Artavin. Mё 25 shkurt ra edhe kryeqendra e

Gjeorgjisë (Tbilisi) dhe qeveria menshevike u transferua nё Batum. Turqit ofruan

ndihmën e tyre për t’i mbrojtur gjeorgjanët nga UK-ja dhe, mё 16 mars trupat turke

hynё nё Batum. Po atë ditë, më 16 mars 1921, midis Turqisё dhe Rusisё ishte

nёnshkruar Traktati i Moskёs, pёr tё siguruar marrёdhёnie miqёsore dhe vёllazёrore

midis dy vendeve. Mё 17 mars, të ndihmuar nga trupat turke, gjeorgjanët mundёn tё

rimerrnin Batumin. Edhe Turqia, edhe Rusia kishin pretendime pёr Batumin dhe

territorin nё Armeni, por marrёveshja njohu kufijtё e vendosur nё Paktin Kombёtar tё

Turqisё (28 janar 1920) dhe Batumi mbeti nёn sovranitetin e RSSGj-sё bashkё me

territorin nё veri tё kufirit turk. Gjeorgjisё iu njoh gjithashtu protektorati mbi Ajarёn,

e cila do tё gёzonte njё masё tё madhe autonomie nёn kёtё protektorat.

Me Traktatin e Moskёs, që zёvendёsoi tё gjitha traktatet e mёparshme tё

paqes, Turqia siguroi kalim tё lirё nё portin e Batumit. Shumё i rёndёsishёm pёr

Gjeorgjinё ishte neni 2 i traktatit, i cili pёrcaktonte territorin qё Turqia do t’i lёshonte

asaj, tё pёrcaktuar nё nenin 1, si dhe qytetin dhe portin e Batumit, me kusht qё

popullata tё gёzonte njё sasi tё konsiderueshme tё autonomisё pёr kombёsi tё

ndryshme dhe tё krijonte ligje nё pёrputhje me kushtet e saj. Pika 2, neni 1 i jepte

Turqisё tё drejtёn e tranzitit të lirë pёr të gjitha mallrat e saj qoftë në rrugën nëpërmjet

Turqisë, qoftё nëpërmjet portit të Batumit; mallrat do të kalonin pa iu nёnshtruar

detyrimeve doganore, pa vonesa dhe pa vendosjen e ndonjë takse tjetër. Gjithashtu

Turqia fitoi tё drejtёn të përdorte portin e Batumit pa pagesë të veçantë për këtë

përdorim. 503

Në tetor 1921 u nënshkrua një marrëveshje midis Turqisë, Rusisë sovjetike

dhe RSS-ve Transkaukaziane (RSS-së së Gjeorgjisë, Armenisë dhe Azerbajxhanit), që

njihet si Traktati i Karsit. Sipas këtij traktati, Turqisë i dorëzoheshin territore të

konsiderueshme të Gjeorgjisë dhe Armenisë në Turqi. Popullsia lokale e Adjaras

duhej të fitonte një autonomi administrative, ndërsa Turqia duhej të fitonte tranzit

falas përmes Batumit. Preambula përmbyllëse e tij përcaktonte parimin e vëllazërimit

502 Firuz Kazemzadeh, The struggle for…, vep. e cituar, f. 169. 503 Charlotte Hille, State Building and …, vep. e cituar, f. 100.

101

dhe të drejtën e vetëvendosjes për popujt, që marrëdhëniet miqësore të ishin të

qëndrueshme dhe reciproke. Turqia, nga ana e saj, premtonte të mos nënshkruante

asnjë marrëveshje që kishte të bënte me Armeninë, Gjeorgjinë dhe Azerbajzhanin, që

nuk kishte miratimin e qeverive sovjetike respektive.504

Figura 17. Traktati i Karsit (13.10.1921).505

Gjatё kёsaj periudhe edhe Gjeorgjia, si kombet e tjera tё BRSS-sё, ёshtё

pёrballur me procesin e sovjetizimit, i cili, mё shumё se zbatimi i parimeve marksiste,

ishte vlerёsimi i vёrtetё midis kёrkesave strategjike tё Rusisё sovjetike dhe qёllimeve

tё komunistёve lokalё. Për këtë çështje udhëheqësit e Moskës kishin pikëpamje të

ndryshme. Ndërsa Stalini me disa eksponentë bolshevikë ishin për një proces të

shpejtë dhe të ashpër centralizimi, Lenini dhe Trocki, por edhe komunistë të tjerë

gjeorgjianë ishin për një periudhë përgatitore në Gjeorgji.506 Në vitin 1922, në

Gjeorgji dhe njё pjesë të Dagestanit, u përhapën kryengritjet popullore, tё cilat u

shtypёn nga forcat sovjetike, megjithëse rebelët u mbёshtetёn nga Polonia, por jo

materialisht. Po kёtё vit, partitë politike gjeorgjiane krijuan Komitetin për Pavarësinë

e Gjeorgjisë me Qendra Ushtarake e Bashkuar (UMC). Planet për kryengritje, që

Komiteti kishte thurrur, bashkë me forcat antibolshevike të Azerbajxhanit dhe

Kaukazit Verior, nё vitin 1923 u zbuluan nga policia sekrete sovjetike, e cila arriti t’i

parandalonte dhe tё arrestonte udhëheqësit e UMC-së. Njëkohësisht Moska zbatoi

504 Po aty, f. 101. 505 https://commons.wikimedia.org/wiki/Atlas_of_Georgia#/media/File:Tratado_de_Kars_1921_-

_Territorios_disputados.png 506 Ronald Grigor Suny, The Making …, vep. e cituar, f. 209-210.

102

fushata në të gjithë vendin për të likuiduar menshevikët si organizatë, duke i detyruar

ata të shpallin "vetëshpërbërjen" e tyre.

Kryengritja në Gjeorgji filloi nё gusht tё vitit 1924, pas rikonstruktimit tё

KPGJ-së, por gjendja ndërkombëtare ishte e pafavorshme, sepse Britania nё shkurt të

vitit 1924 kishte njohur zyrtarisht BS-nё, ndërsa Franca e njohu de jure gjashtë muaj

më vonë. Për të kundërshtuar këtë lëvizje, por edhe për të tërhequr vëmendjen e botës

pёr pushtimin bolshevik tё Gjeorgjisë, menshevikët gjeorgjianë në mërgim bёnin

përgatitet për kryengritjet e reja popullore, të cilat u zbuluan nga qeveria sovjetike, që

e luftoi realizimin e tyre.507

Pavarësisht situatës ndërkombëtare të krijuar (qeveria sovjetike e kishte

konsoliduar autoritetin e saj dhe e kishte zgjeruar njohjen ndërkombëtare nga:

Gjermaina, Britania, Franca, Italia, Polonia, Finlanda, Turqia, Irani etj., por jo nga

SHBA-të), menshevikët i vijuan veprimtaritë e tyre. Duke qenë se Gjeorgjia ishte

njohur de jure nga aleatët, shpresonin që Franca do ta mbronte Gjeorgjinë si një shtet i

pavarur. Ata u përpoqën shfrytëzonin çdo mundësi që iu jepej dhe i vijuan planet e

tyre, pёr t’i dёshmuar botёs se populli gjeorgjian nuk e pranoi pushtimin sovjetik dhe

kryengritjet ishin tregues që dëshmonin më së miri këtë refuzim. Kryengritja e

përgjithshme nisi njё ditё para planifikimit, më 28 gusht, nё fshatin e vogël Khiatura

(Gjeorgji), por nuk pёrfshiu qendra të mëdha si Tbilisi dhe Batumi apo rajonet e

pakicave kombëtare, megjithёse njё pjesë e abkhazёve u bashkua me rebelët. Pas një

jave luftimesh, rebelimet u shtypën, duke shënuar një bilanc prej 12578 të

burgosurish, që u vranë nga qeveria komuniste, pa llogaritur ata që vdiqën në aksion.

Ekzekutimet e rebelëve dolën jashtë kontrollit, dhe, Moska e shqetësuar nga pasojat

ndërkombëtare udhёzoi ndërprerjen e tyre pa autorizimin e saj. Ordzhonikidze bashkë

me bolshevikë të tjerë kaukazianë nuk i ndalën ekzekutimet. Kjo, sigurisht, dëmtonte

autoritetin e bolshevikëve, por i jepte dorë “sovjetizimit me forcë” të Kakukazit. Në të

vërtetë, në vitin 1922 LK-ja miratoi një rezolutë lidhur me shtypjen e rebelimeve në

atë kohë, duke tërhequr vëmendjen e botës.

Në vitin 1922 tri republikat sovjetike të Kaukazit Jugor u bashkuan në një dhe

pastaj u përfshinë si republikë përbërëse në TSFSR-në e BRSS-së (fig. 18). Ndërsa

më 1936 Republika Transkaukasiane u shpërbë në RSS-në Gjeorgjiane508, RSS-në

Armene dhe në RSS-në e Azerbajxhanit.

Udhëheqësit komunistë e zgjeruan dhe e konsolidonin ndikimin e tyre, duke

krijuar fuqinë më të madhe socialiste, në një strukturë federative ekonomike dhe

ushtarake me qendër Moskën, bazuar në një ideologji të përbashkët, udhëhequr nga

RSFSR-ja dhe PK-ja. Megjithatë, brenda kësaj sturkture, Gjeorgjia, Bjellorusia,

507 Hiroaki Kuromiya, Georges Mamoulia, The Eurasian Triangle Russia, The Caucasus and Japan,

1904-1945, De Gruyter Open LTD, Berlin, 2016, f. 108. 508 “NENI 25. Republika Socialiste Sovjetike e Gjeorgjisë përfshin Republikën Autonome Socialiste

Sovjetike Abkaziane, Republikën Autonome Socialiste Sovjetike Adjar dhe Rajonin Autonom të

Osetisë Jugore.” Constitution (Fundamental law) of the USSR With Ammendments and Additions

adopted by the First, Second, Third, Sixth, Seventh and Eighth Sessions of the Supreme Soviet of the

U.S.S.R. Kremlin, Moscow, December 5, 1936, Red Star Press Ltd., London, 1978.

https://www.marxists.org/reference/archive/stalin/works/1936/12/05.htm

103

Ukraina dhe Azerbajxhani ndonëse vareshin ekonomikisht dhe ideologjikisht nga

RSFSR-ja, kishin një farë pavarësie në politikën e tyre të jashtme, e cila u unifikua me

politikën e jashtme të RSFSR-së në konferencat e Hagës dhe të Gjenevës, me

përfundimin e Traktatit të Rapollos dhe vendosjen e marrëdhënieve miqësore midis

Lindjes dhe Perëndimit. Por, edhe pas traktatit ato vazhduan të lidhnin marrëveshje

me vende të huaja.509 Në dhjetor të vitit 1936 qeveria sovjetike shpërndau federatën

Transkaukaziane në republika të veçanata.510

Figura 18. Republika Socialiste e Federatës Sovjetike Transkaukaziane. 511

3. Gjeorgjia gjatё Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Ftohtë

3. 1. Gjeorgjia gjatё Luftës së Dytë Botërore

Në mars të vitit 1939 Hitleri sfidoi Marrëveshjen e Mynihut dhe pushtoi

Çekosllovakinë, ndërsa në më 7 prill 1939 Italia pushtoi Shqipërinë. Si

kundërpërgjigje, më 6 prill 1939 Franca dhe Britania u zotuan të garantonin

pavarësinë e Polonisë, zgjatën garancinë e mbështetjes për Greqinë dhe Rumaninë dhe

509 Urs W. Saxer, The Transformation of the Soviet Union: From a Socialist Federation to a

Commonwealth of Independent States, 14 Loy. L.A. Int'l & Comp. L. Rev. 581 (1992), f. 612. 510 Raymond E. Zickel, Soviet Union, a country study / Federal Research Division, The Division,

Washington, D.C., 1991, f. 154. 511 http://www.dcstamps.com/transcaucasian-federative-republic/

104

në maj - qershor po të atij viti, nga frika e përparimit të mëtejshëm të Italisë në

Ballkan, secila prej tyre përfundoi një pakt të ndihmës reciproke me Turqinë. Produkt

i këtyre pakteve ishte një marrëveshje më e hollësishme e ndihmës së ndërsjellë të

trefishtë anglo - franko - turke në tetor të vitit 1939. Më 22 maj 1939 Gjermania dhe

Italia nënshkruan Paktin e Çelikut, një pakt miqësie dhe aleance që synonte

kundërshtimin e Francës dhe Britanisë. Japonia nuk iu bashkua paktit, sepse si

armikun e saj kryesor konsideronte BS-në dhe jo Francën apo Britaninë.512

Në këtë periudhë Gjeorgja ishte pjesë e BRSS-së dhe fati i saj ishte lidhur

ngushtë me fatin e BRSS-së. Në këtë kuadër, kontributi i Gjeorgjisё nё mbrojtjen e

BRSS-sё gjatё LDB-sё ishte i madh, sidomos nё parandalimin e trupave gjermane tё

hynin nё Gjeorgji nga bazat e tyre tё Kaukazit tё Veriut, kur parashutistё gjermanё u

hodhёn nё pika tё ndryshme tё Gjeorgjisё, të cilët u kapën menjёherё nga njёsitё

lokale. Megjithёse nё kёtё periudhё Gjeorgjia ishte nën kontrollin e rreptë sovjetik,

lufta ofroi ngjarje tё tё gjitha natyrave, duke filluar qё nga trazirat e diktuara nga

interesa tё ndryshme politike dhe gjeopolitike, kombёtare, rajonale dhe

ndёrkombёtare. Kёshtu, pёrflitet organizimi i njё takimi nё shtёpinё e operas sё

Tbilisit nё vitin 1942, ku u shpёrndanё fletёplosje, pёrmes tё cilave nxiteshin

gjeorgjianёt tё rrёzonin sundimin komunist dhe tё shpallnin pavarёsinё.513

Njё marrёveshje e ndёrsjellё, e pёrfunduar nё fund tё luftёs, rezultoi nё

riatdhesimin e dhunshёm nga Rusia Sovjetike tё mijёra gjeorgjianёve qё kishin

kёrkuar azil nё Perёndim, shumё prej tё cilёve u vranё ose u internuan nё Siberi gjatё

kthimit tё tyre nё shtёpi. Fuqizimi i të djathtëve, veçanërisht grupi i Kaukazit, krijoi

një krizë midis grupeve emigrante të këtij rajoni. Socialdemokratët gjeorgjianë

mbështesnin një ide liberaldemokratike të çlirimit të vendit dhe nuk e mbështetën as

filozofinë e nazizmit, as edhe idenë e ngushtë nacionaliste, por interesat e përbashkëta

rajonale dhe federaliste të Kaukazit.

Deri në vitin 1939 në Gjeorgji ishte vendosur stalinizmi, i cili mbeti pothuajse i

pandryshuar edhe pas traumeve të Luftës së Dytë Botёrore. “Nё Gjeorgji, megjithёse

u ngritën grupe kryengritëse kundër qeverisë sovjetike, raportohej se brezi i ri, i

ngritur nën regjimin sovjetik, ishte identifikuar me të. Midis viktimave në luftën

kundër Gjermanisë u vranë apo u zhdukën në veprim 7.7 herë më shumë gjeorgjianë,

sesa çeçenë ose ingush (bazuar në të dhënat e popullsisë së vitit 1939)”.514

Studiuesit pohojnë se, megjithëse mund të kenë qenë të pakta, gjatë gjithë

luftës janë ruajtur lidhjet e fshehta midis grupeve të emigrantëve të Kaukazit dhe

grupeve ilegale në Kaukaz. Bëhet fjalë për grupet e djathta gjeorgjiane dhe

menshevikët. Gjithashtu, suksesi i operacionit gjeorgjiano-gjerman, i njohur si Aksion

Mainz, në tetor tё vitit 1943, i dedikohet, në mënyrë të veçantë, kontaktit që grupet

gjeorgjiane kishin mbajtur me grupet e tyre ilegale në Batum. Grupet e emigrantëve

512 Hiroaki Kuromiya, Georges Mamoulia, The Eurasian Triangle Russia, The Caucasus and Japan,

1904-1945, De Gruyter Open LTD, Berlin, 2016, f. 169. 513 David Marshall Lang, A modern history of soviet Georgia, Grove Press, New York, 1962, f. 259. 514 Hiroaki Kuromiya, Georges Mamoulia, The Eurasian Triangle Russia, The Caucasus and Japan,

1904-1945, De Gruyter Open LTD, Berlin, 2016, f. 185.

105

gjeorgjianë, të kryesuar nga David Erkomaishvili, kaluan kufirin gjeorgjian, arritën në

Batumi, kontaktuan grupet ilegale dhe u kthyen me shumë informacione politike,

ekonomike dhe ushtarake, të cilat më pas iu dorëzuan gjermanëve. Operacioni u

përsërit në maj dhe qershor 1944. Në atë kohë “një sasi e konsiderueshme e armëve,

materialit sabotues dhe propagandës” u kontrabanduan në drejtimin tjetër për

simpatizantët në Gjeorgji.515

“Kështu, ambasadori i fundit gjerman në Bashkimin Sovjetik para lufte, por

edhe shefi i mëparshëm i misionit gjerman në Kaukaz, Friedrich Werner von

der Schulenburg, ishin përkrahës të ndjenjave kombëtare të Kaukazit, kur

Gjeorgjia shpalli pavarësinë, në maj të vitit 1918. Ndërsa Shulenbergu arriti të

bashkonte grupet politike gjeorgjiane, të cilët si kandidat për fronin zgjodhën

princin gjeorgjian Irakli Bagrationi të Mukhranit (në mërgim në Francë, Itali

dhe pastaj në Spanjë). Në prill 1942 Schulenberg gjithashtu ftoi një numër

udhëheqësish të emigrantëve kaukazianë në një konferencë në Berlin.”516

Të tjerë vazhduan të punonin me gjermanët, ngaqë Gjermania u shfaq si

shpresa e vetme për ta, për ëndrrën e tyre, për një Kaukaz të lirë. Edhe menshevikët e

Gjeorgjisë, që kundërshtonin fort ideologjinë naziste, për shkak të përshtatshmërisë

politike, ishin të gatshëm të punonin në mënyrë indirekte me gjermanët, lidhjet me të

cilët i realizonte Mikheil Kedia, pasi bashkëpunonte ngushtë me inteligjencën

gjermane. Studiues të ndryshëm pohojnë kontributin e tij në mbrojtje të gjeorgjianëve.

P. sh., Kedia ka mbrojtur socialdemokratët gjeorgjianë që ishin kritikë ndaj

Gjermanisë naziste, nga ndjekja në Parisin e pushtuar nga nazistët, ai gjithashtu ka

shfrytëzuar lidhjet e tij me shërbimin sekret gjerman, për të penguar deportimin e

tetëdhjetë herbrenjve gjeorgjianë që jetonin në Parisin e pushtuar.517 Ai e respektoi

qeverinë gjeorgjiane në mërgim të kryesuar nga socialdemokrati Noe Zhordania, si

simbol i kombit gjeorgjian. Sipas Gerhard von Mende, i cili ishte i përfshirë ngushtë

me grupet e emigrantëve kaukazianë, menshevikët e pranuan Kedian si përfaqësues të

të gjitha forcave politike gjeorgjiane në mërgim dhe punuan me të, madje i dhanë atij

informacion mbi organizatat e tyre ilegale në Gjeorgji. Gjeorgjianët miratuan një plan

sekret për të dërguar grupe në Gjeorgji, për të shpallur pavarësinë e saj dhe për ta

paraqitur një fakt të kryer te gjermanët, kur ata të pushtonin Gjeorgjinë sovjetike.

Sigurisht që ky plan nuk u materializua.518

3. 2. Lufta e ftohtё, Bashkimi Sovjetik dhe Gjeorgjia

Evropa e rimori veten nga lufta mё shpejt nga sa mendohej, prodhimi

industrial dhe ai bujqёsor pothuajse kishin arritur normat e paraluftёs, megjithatё, nё

shumicёn e vendeve evropiane situata nuk ishte premtuese: njё vit pas çlirimit tё tyre

industria e Francёs dhe e Belgjikёs funksiononin me 20-25% tё kapacitetit tё

paraluftёs, kishte mungesa tё theksuara ushqimore, rimёkёmbja e industrisё, nga ana

515 Po aty f. 186. 516 Po aty, f. 186. 517 Hiroaki Kuromiya, Georges Mamoulia, The Eurasian Triangle Russia, The Caucasus and Japan,

1904-1945, De Gruyter Open LTD, Berlin, 2016, f 180. 518 Po aty, f. 188.

106

tjetёr, solli dёme klimaterike, tё cilat shkatёrruan pjesёn mё tё madhe tё prodhimeve

bujqёsore, Evropa nё kёtё periudhё varej nga importet.

Njё ndihmё e madhe ishte Plani Marshall, qё u vlerёsua nga UECD-ja nё

“Economic Progress and Problems of Western Europe” (qershor 1951), se “i mbajti

gjallё ekonomitё e dobëta evropiane dhe u dha atyre forcёn pёr tё punuar pёr

rimёkёmbjen e tyre”. Ndihma e këtij programi pёr vendet nё nevojё pёr periudhёn nga

fundi i vitit 1947 deri nё qershor tё vitit 1950 arrinte nё 9.4 miliardë dollarë dhe

rezultatet nё pёrparimin ekonomik ishin mbresёlёnёse. Gjithsesi, rimёkёmbja e

Evropёs, sipas planifikuesve evropianë, u vlerёsua vetёm si hapi i parё drejt njё

qёllimi mё tё madh.

Më 1917, me revolucionin e kuq, sovjetikët kishin kapur kontrollin e BS-sё

dhe imponuan marksizmin. Që nga ky moment dhe për shumë dekada më pas BS-ja

do tё bёhej një vend shumë i industrializuar, por pa asnjë liri dhe në fund të Luftës së

Dytë Botёrore do tё shndёrrohej nё shoqërinё më autoritare në botë. Si njё nga

fitueset e Luftës së Dytë Botёrore, ajo kishte zhvilluar një nga luftërat më të

tmerrshme në të gjithë historinë e saj dhe, veç shumё qyteteve, fshatrave dhe

industrisё së shkatërruar, pati edhe shumë viktima (rreth 27 milionë qytetarë sovjetikë

mendohet tё kenё vdekur, si rezultat i drejtpërdrejtë i luftës, duke shёnuar një numër

90 herë më të madh se numri i amerikanëve që vdiqën pёr shkak tё luftёs). Fitorja i

kishte kushtuar shumё shtrenjtё BS-sё, por me gjithё humbjet e mëdha, ajo zotёronte

pasuri të konsiderueshme. Për shkak se kishte udhëhequr rezistencën kundër

gjermanëve, kontributit tё UK-sё nё luftё, por edhe pёr praninё e madhe tё forcave tё

saj tё armatosura nё Evropё, ideologjia e saj kishte fituar popullaritet aty, duke

formёsuar gradualisht idenё se komunizmi do zgjeronte autoritetin e tij nё botё,

krahas kapitalizmit demokratik.519

Megjithё pёrparimet nё aspektin ekonomik dhe nё dimesionin politik, shija e

keqe e luftёs nuk po largohej, pasi vetёm njё vit pas mbarimit tё saj BS-ja akuzoi ish-

aleatёt e saj pёr agresion fashist, ekspansion imperialist dhe pёr pёrgatitjen e njё lufte

tё re botёrore.520 Nga tё akuzuarit erdhi kundёrpёrgjigja se qeveritё policore tё

krijuara nё EL nuk pёrfaqёsonin Evropёn e çliruar dhe nё njё situatё tё tillё nuk mund

tё garantonin paqen. Nё kёto kushte, mbizotёruar nga mosmarrёveshje midis aleatёve

fitues tё luftёs, vetёm dy vjet pas pёrfundimit tё luftёs, Evropa do tё ndahej nё dy

kampe armiqёsore dhe frika e njё lufte tjetёr botёrore u shndёrrua nё njё ide tё

formёsuar. Nё kёtё kohё nё botёn politike zhvillohej njё qasje dikotomike pёr

qёndrimin kundrejt BS-sё: njё qё e akuzonte Perёndimin pёr njё qёndrim naiv dhe tё

pёrmbajtur mё shumё nga sa duhej kundrejt BS-sё dhe njё tjetёr, qё e vlerёsonte

qёndrimin e tij si tё ashpёr dhe me prirje pёr tё mbivlerёsuar si armiqёsinё, ashtu edhe

forcёn sovjetike. Nё tё vёrtetё, BS-ja kishte qenё njё aleat i madh nё luftё dhe çdo

kritikё ndaj regjimit tё saj tё jashtёm do tё dёmtonte bashkёpunimin.

519 John Lewis Gaddis, The Cold War, A New History, Capter I (The return of the fear), The Penguin

Press, London, 2005.

http://images.pcmac.org/SiSFiles/Schools/AL/SaralandCitySchools/SaralandHigh/Uploads/Forms/The

%20Cold%20War.pdf 520 Walter, Laqueur, Evropa në kohën tonë 1945-1992, Dituria, Tiranë, 1996, f. 99.

107

Nё Ballkan dhe EL u eleminua e gjithё opozita, takimet e ministarve nё vitet

1946 - 47 nuk kishin shёnuar pёrparime pёr njё paqe tё qёndrueshme, PK-tё nё EP,

veçanёrisht tё Francёs dhe Italisё sugjeronin pёrmbysjen me dhunё tё qeverive pas

pretendimit se ishin shitur te kapitalizmi amerikan; nё Çekosllovaki u pёrmbys

regjimi demokratik dhe u vendi bё satelit i BS-sё, e cila, nga ana e vet refuzonte tё

tёrhiqej nga Irani, tentonte me forcё tё impononte sistemin e vet politik nё zonёn e saj

nё Gjermani, gjithashtu, refuzoi Programin e ndihmёs Marshall. Evropa u pёrfshi nga

greva, qё nxitёn turbullira gjithandej. Politika e Stalinit pёr tё diktuar modelin sovjetik

nё Evropën Lindore, padyshim qё ishte njё gabim, por, nga ana tjetёr, forcoi pjesёn

tjetёr tё Evropёs, pasi nё Evropё frika nga Rusia ishte ndoshta shkaku mё i

rёndёsishёm i gjenerimit tё njё dёshire mё tё madhe pёr bashkёpunim.521 Nё

Perёndim kjo situatё e acaruar dhe shpёrthyese krijoi mendimin se kёrcёnimi sovjetik

po rritej dhe se mund tё shmangej vetёm me zbatimin e njё force kundёrvepruese.

Megjithatë, kishte njё tendencё qё lufta tё perceptohej nё dimensionin ushtarak,

ndёrsa në realitet kishte tërësisht natyrё politike.

Politikat agresive të Stalinit pas LDB-së nxitën reagimin e ashpër të

Perëndimit, i cili, megjithë këtë, nuk mundi të ndalte konsolidimin e autoritetit

sovjetik në EL, pjesa më e madhe e të cilës ishte pushtuar nga UK-ja gjatë LDB-së.

Duke përfituar nga prania e madhe ushtarake e UK-së, BS-ja ndihmoi PK-të e këtyre

vendeve të vinin në pushtet dhe, deri në vitin 1948, shtatë vende të EL-së kishin

qeveri komuniste. Përmes forcave ushtarake, policisë, sigurimit, por edhe shërbimit të

saj diplomatik, BS-ja arriti t’i vinte nën kontroll këto vende dhe, bashkë me

marrëveshjet ekonomike të pafavorshme për këto vende, arriti të fitonte qasje të plotë

edhe në burimet e vlerësuara.522

Mbështetja britanike dhe amerikane për Iranin shkaktoi tërheqjen e trupave të

BS-së nga ky vend në vitin 1946. Ndihma ekonomike dhe ushtarake e SHBA-ve

(doktrina Truman, 1947), gjithashtu sabotuan përpjekjet e saj për krijimin e një

qeverie komuniste në Greqi, si dhe marrjen e territoreve nga Turqia.523 Ndërsa BS-ja

si kundërpërgjigje ndaloi vendet e Evropës Lindore që dominonte, të bëheshin pjesë e

Planit Marshall. Por ajo që i rriti edhe më shumë tensionet midis dy fuqive, ishte

çështja e Gjermanisë. Konferenca e Postdamit (1945) vendosi ndarjen e Gjermanisë

dhe qytetin e Berlinit në zona të okupimit, ku sovjetikët do të administronin pjesën

lindore, deri në momentin kur aleatët do të lejonin Gjermaninë të krijonte një qeveri

qendrore, por politkat e punës dhe çështja e reparacioneve të Gjermanisë nxiti

mosmarrëveshjet midis tyre.524 Në korrikun e vitit 1948 BS-ja vuri një bllokadë në

Gjermani, duke penguar futjen nga toka në sektorët e Berlinit të kontrolluar nga

amerikanët, britanikët apo francezët, të cilët, si kundërpërgjigje, ndërtuan një linjë

ajrore për furnizimin e këtyre zonave, derisa BS-ja të hiqte bllokadën në maj të vitit

1949. Bllokada e ndau Gjermaninë në dy pjesë, një të orientuar nga Lindja dhe tjetrën 521 Po aty, f. 9. 522 Raymond E. Zickel, Soviet Union, a country study / Federal Research Division, The Division,

Washington, D.C.,1991, f. 79. 523 Po aty, f. 79-80. 524 Po aty, f. 80.

108

nga Perëndimi. Po këtë vit u themelua NATO-ja, një sistem i sigurisë që kishte si

synim përdorimin e armëve konvencionale dhe armëve bërthamore. Megjithëse fitoi

Gjeorgjinë Perëndimore, BS-ja humbi Jugosllavinë, e cila nuk pranoi të vendosej nën

kontrollin e saj. Bashkë me përjashtimin e Jugosllavisë nga Lëvizja Ndërkombëtare,

Stalini spastroi shumë nga udhëheqësit kryesorë të shteteve të Evropës Lindore.525

Ndёrkohё, Amerika kishte vёshtirёsi pёr t’u pёrballur me luftёn politike, sepse

nuk kishte as pёrvojёn, dhe as strukturat organizative dhe, mbi tё gjitha, Perёndimi

nuk kishte njё filozofi tё pёrbashkёt politike, as dhe njё qёllim tё qartё pёr tё bёrё njё

luftё politike tё vazhdueshme. Ishte Zhanovi i pari, qё bёri publike idenё e ekzistencёs

sё dy kampeve politike kundёrshtare nё Evropё, por, nёse EL-ja ishte e unifikuar nga

regjimi politik komunist dhe mund tё formonte realisht njё kamp, EP-ja nё gjirin e saj

kishte forca tё ndryshme politike (liberale, konservatore, katolike, socialiste etj.).

Dimensioni politik ndёrkombёtar në këtë kohë identifikohej nga njё politikё e mefshtё

perёndimore, pa forcёn e duhur pёr t’u pёrballur me politikёn dinamike tё BS-sё, që

nga ana e vet shquhej pёr agresivitet nё rritje.

Periudha e LF-sё karakterizohet nga njё unitet evropian dhe angazhim i

SHBA-ve nё çёshtjet evropiane, zhvillime qё shiheshin me sy tё keq nga sovjetikёt,

sepse vetё kishin dёshtuar nё politikёn e jashtme, nuk kishte njё rritje tё influencёs sё

tyre nё Evropё, kishin marrёdhёnie tё ngrira me fqinjёt, ndёrsa nё mёrrёdhёniet

ndёrkombёtare mbizotёronte impasi.526

Nё 1949 BS-ja shpёrtheu bombёn e saj tё parё bёrthamore dhe kjo shtoi frikёn

pёr armatimin e kёtij lloji dhe implikimet që mund tё sillte ai. Ndёrkohё pritshmёritё

se pas Luftës së Dytë Botërore Amerika do tё tёrhiqej dhe do tё hiqte dorё nga

angazhimet e saj nё Evropё, nuk kishte gjasa tё realizoheshin, pёr mё tepёr, pas

deklaratёs sё Sekretarit tё Shtetit, Birnesit, nё Shtutgard lidhur me praninë e forcave

amerikane sa kohё do tё ketё njё ushtri pushtuese nё Gjermani. Me gjithё kёto, ende

ekzistonte njё besim naiv se mosmarrёveshjet mund tё zgjidheshin me bisedime tё

drejtpёrdrejta nё nivel tё lartё, pasi kishte personalitete amerikane si: Bedell Smith,

gjenerali Marshall apo Kordell Hall, të cilët sugjeronin pёr njё qasje tё moderuar ndaj

BS-sё. Mendimi i tyre ndryshoi vetёm nё vitin 1947, kur kuptuan se, me gjithё

bisedimet e pafundme me rusёt, nuk mund tё arrihej asnjё marrёveshje pёr

Gjermaninё apo qё, pёr tё propaganduar komunizmin, rusёt ishin mjaft kёmbёngulёs

nё shfrytёzimin e situatёs nё Evropё.527 Refuzimi i ndihmёs ekonomike tё Planit

Marshall nga BS-ja dhe EL-ja nё vitin 1947 i kishte dhёnё goditje bashkёpunimit

Lindje – Perёndim dhe Evropa ishte ndarё pёrfundimisht.

Pёrhapja e propagandёs sovjetike nё tё gjithё El-nё tregonte se qёllimi kryesor

i BS-sё ishte “tё zinte çdo boshllёk qё kishte mbetur nga fuqitё e mёdha”. Kёshtu tё

paktёn besonte diplomati amerikan Kenёn, i cili ishte pёr njё politikё tё frenimit, “të

zbatimit tё zhdёrvjelltё dhe vigjilent tё njё politike kundёrvepruese dhe vazhdimisht

nё ndryshim, pёr njё sёrё çёshtjesh politike e gjeografike, duke iu pёrgjigjur

525 Po aty, f. 81 526 Walter, Laqueur, Evropa në kohën…, vep. e cituar, f. 102. 527 Po aty, f. 102-103.

109

manovrave tё politikёs sovjetike”. Parashikimin e Kenёnit pёr shpёrbёrjen e regjimit

sovjetik koha e dёshmoi, ashtu siç dёshmoi edhe efektet e politikёs sё frenimit, e cila

çoi pёrfundimisht nё tёrheqjen e sovjetikёve nga Evropa Qendrore dhe Evropa

Lindore, sepse pas grushtit tё shtetit nё Pragё dhe bllokadёs sё Berlinit, politika e

frenimit nё Evropё gjeti zbatim, madje u bё politika zyrtare e SHBA-ve, tё cilat

filluan riarmatosjen nё shkallё tё gjerё, pasi Uashingtoni nuk kishte ndёrmend tё

lejonte ndryshime nё status kuonё e Evropёs dhe kishte vendosur t’i bёnte presion

Stalinit, sepse nuk kishte ndёrmend tё lejonte ndryshime nё status kuonё e Evropёs.528

Komunikimi Lindje - Perёndim u ndёrpre, dy pjesёt e Evropёs u mbyllёn hermetikisht

pёr njёra-tjetrёn, shtegu i vetёm mbeti Berlini, ndёrkohё qё turizmi u ndёrpre, nё

Lindje u ndalua çdo gjё perёndimore, radioja dhe shtypi nё tё dyja anёt filluan

propagandёn.

Nё gjysmёn e dytё tё shekullit XX, Kaukazi ishte shndёruar nё njё hapёsirё

ruse. Ai ishte absorbuar nё administratёn dhe strukturat e shtetit shumёkombёsh dhe

multifunksional tё Rusisё, ndërsa qytete si Tbilisi ishin bёrё nyje e zgjeruar e

administratёs perandorake. Dëshirat e Rusisë shkonin ndesh me ato të Britanisë, e

cila në fillim të shekullit XIX kontrollonte Indinë dhe pengonte hyrje-daljet nga toka

dhe deti në Indi, nga Irani dhe nga Gjiri Persik. Ambiciet e ndërsjella sollën rivalitetin

për hegjemoni të dy fuqive në territoret që përfshihen në Oqeanin Indian, Detin

Kaspik, por edhe në Afganistan dhe Azinë Qendrore. Ky rivalitet i quajtur “Loja e

Madhe” vijoi edhe pas Revolucionit të Tetorit, me krijimin e BRSS-së, e cila tashmë

imponohej në rajon si një potencial i fuqishëm. Për këtë arsye fuqitë perëndimore

ishin të vendosura të pengonin zgjerimin rus (BRSS-së) në Jug si nga dimensioni

territorial, ashtu edhe ai ideologjik.

Gjeorgjia u shquajt si një nga vendet më nacionaliste të republikave edhe në

epokën sovjetike. Në Tbilisi u zhvilluan dy prej protestave më të rëndësishme etnike

në epokën poststaliniste të paraperestrojkës. Demonstrata e parë529 është ajo e vitit

1956, kundër procesit të destalinizimit530, e cila u përshkallëzua shumë shpejt në një

përpjekje për pavarësi, por u shtyp nga tanket sovjetike. Ardhja e N. Hrushovit në

krye të BRSS-së solli ndryshime rrënjësore në politikën e brendshme të saj.

Denoncimi prej tij i të gjitha tmerreve dhe spastrimeve të Stalinit “të zellshëm” në

Kongresin XX të PK-së së BRSS-së dhe fillimi i procesit të destalinizimit solli situata

të vështira në Gjeorgji, pasi Stalini ishte “biri i madh i kombit gjeorgjian”.

528 Po aty, f. 105. 529 Darrell Slider, The Politics of Georgia's Independence, Problems of Communism 40, no. 6

(November – December 1991), f. 64. 530 “Më 25 shkurt 1956 Hrushovi tronditi delegatët në Kongresin e 20 - ë të Partisë Komuniste

Sovjetike, duke e kataloguar në mënyrë të sinqertë dhe më pas duke denoncuar krimet e Stalinit. Duke

vepruar kështu, ai hoqi fasadën - produktin e terrorit dhe mohimit - që kishte fshehur natyrën e vërtetë

të regjimit stalinist nga populli sovjetik dhe nga praktikuesit e komunizmit në mbarë botën. Ai e bëri

këtë me synimin për të ruajtur komunizmin. Reforma mund të bëhet vetëm duke pranuar gabime. ‘U

detyrova të tregoja të vërtetën për të kaluarën,’ -kujton më vonë, - ‘pavarësisht nga rreziqet për mua’.”

John Lewis Gaddis, The Cold War: A New History, Capter III (Command versus spontaneity) The

Penguin Press, London, 2005.

http://images.pcmac.org/SiSFiles/Schools/AL/SaralandCitySchools/SaralandHigh/Uploads/Forms/The

%20Cold%20War.pdf

110

Kjo situatë solli trazirat serioze në Tbilisi më 9 mars 1956, në demonstratat që

u thirrën në përkujtim të tre vjetorit të vdekjes së Stalinit, “gjatë të cilave thuhet se u

vranë mbi 106 persona, u plagosën mbi 200, ndërsa disa qindra të tjerë më pas u

deportuan në kampet e punës në Siberi.” 531

Figura 19. Harta administrative e Kaukazit, në BRSS (1957-1991).532

Në vitin 1975 Ministria e Arsimit të BRSS-së kishte kërkuar që disertacionet e

doktorantëve të dorëzoheshin në gjuhën ruse. Kjo shkaktoi pakënaqësinë e

intelektualëve gjeorgjianë, pasi futja e dygjuhësisë do të çonte gradualisht në

dobësimin e gjuhës gjeorgjiane.533 Demonstrata e dytë, që përfshiu mijëra

pjesëmarrës, ishte ajo e 1978-ës. Ajo u thirr në mbështetje të ruajtjes së gjuhës

gjeorgjiane si gjuha zyrtare e republikës. Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore dhe

presioni i saj ndikoi që, së paku në kushtetutë, gjuha gjeorgjiane të mbetej gjuhë e

vetme shtetërore, pasi në praktikë përdorej rusishtja gjerësisht në biznesin zyrtar

brenda republikës.534

Ajo që shënohet pas ngjarjeve të Tbilisit, është një lloj zbutjeje e sjelljes së

qeverisë, kryesisht mbi artin dhe letërsinë e saj. Mund të përmendim këtu festivalin

kulturor të marsit 1958 dhe, më pas, festimet për 1500 vjetorin e Tbilisit. Por ajo që

vlen të theksohet më shumë, është konsolidimi gradual i një autonomie të

531 David Marshall Lang, A modern history of soviet Georgia, Grove Press, New York, 1962, f. 265. 532 https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/0/0b/Soviet_Caucasus_map.svg. 533 Ronald Grigor Suny, The Making …, vep. e cituar, f. 310.

534 Darrell Slider, The Politics of Georgia's Independence, Problems of Communism 40, no. 6

(November – December 1991), 63-79.

111

konsiderueshme të elitës komuniste gjeorgjiane, që solli reduktimin e kontrolleve nga

qendra dhe rritje të ndërgjegjes në nivel lokal. Megjithëse kishte rritur presionin mbi

institucionet politike, ekonomike e kulturore dhe vendoste në emër të Moskës, sërish

rezistenca e saj ndaj politikave të qendrës, ishte në një nivel të ulët.535

Riorganizimet në industri dhe ndërtim që u bënë në BRSS në vitin 1957,

përshpejtuan edhe zhvillimin e ekonomisë gjeorgjiane. Nën drejtimin e Këshillit

Ekonomik, Gjeorgjia u shndërrua në një rajon të vetëm ekonomik, me mbi pesëqind

qendra të mëdha industriale, të cilat më parë kishin qenë në departamente dhe

ministri të ndryshme, shumë prej të cilave vareshin tërësisht nga Moska, e cila merrte

të gjitha vendimet.536

Në fillim të viteve ’60 vihet re shqetësimi i komunistëve për rritjen e

nacionalizmit, prandaj programi partiak i vitit 1961 theksonte si domosdoshmëri

edukimin e njerëzve me frymën e internacionalizmit dhe patriotizmit socialist dhe

kundërshtimin e çdo forme të shovinizmit. Në këtë kontekst, për të bashkërenduar dhe

fuqizuar lidhjen midis tri republikave, u krijua Byroja Transkaukaziane e KQ-së së

PKBS-së. Gjithashtu, PK-ja e Transkaukazisë u kujdes që përzgjedhja e kudrove të

partisë të bëhej në bazë të kombësisë, për të shmangur favorizimet kombëtare në

republikat e bashkimit dhe shpalli si të palejueshme çdo lloj forme të izolimit

kombëtar.537

Vitet ’70 regjistrojnë një zhvillim të madh në fushën e arsimit. Përqindja e

popullsisë gjeorgjiane në institucionert e arsimit të lartë ishte më e madhe se e

kombësive të tjera, pasi arsimi i lartë ishte bërë privilegj i gjeorgjianëve, duke shënuar

shifra të larta, gati 82.6% të të arsimuarve të republikës. Me largimin e Hrushovit, pati

një ndryshim të vogël në zhvillimin kombëtar të Gjeorgjisë, megjithatë, nën drejtimin

e Mzhavanadzes, korrupsioni, mosefektiviteti,538 diskriminimi i pakicave ishte i

pranishëm në jetën gjeorgjiane. Gjithsesi, Rezoluta e KQ-së së PKSH-së, që

kritikonte punën e organizatave politike të Tbilisit, pati ndikim të menjëhershëm në

veprimtarinë e PKGJ-së, e cila nisi një analizë të brendshme dhe një rinovim të

udhëheqjes, si rezultat i të cilave, më 25 korrik Eduard Shevardnadze u bë Sekretar i

Parë i Komitetit të Tbilisit, ndërsa më 29 shtator 1972 u bë Sekretar i Parë i PKGJ-së,

duke zëvendësuar Mzhavanadzen, që largohej për favorizimin e korrupsionit në

administratën publike (shkaktar i rezultateve të dobëta ekonomike) dhe tolerimeve

nacionaliste brenda partisë.539

Shpërbërja e BRSS-së shkaktoi ndryshimin e sistemit ndërkombëtar nga një

sistem bipolar, me SHBA-të dhe BRSS-në, të përfshira në një luftë për kontrollin e

botës, në një sistem unipolar, në të cilin SHBA-të u bënë de facto fuqi globale.

“Referuar teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare, fituesi i Luftës së Ftohtë

ishte realizmi, i cili buron nga paradigma që, në mungesën e një Leviatani hobsian,

535 Ronald Grigor Suny, The Making …, vep. e cituar, f. 304. 536 David Marshall Lang, A modern history of soviet Georgia, Grove Press, New York, 1962, f. 266-67. 537 Ronald Grigor Suny, The Making …, vep. e cituar, f. 305. 538 David Marshall Lang, A modern history of soviet Georgia, Grove Press, Neë York, 1962, f. 266-68. 539 Ronald Grigor Suny, The Making …, vep. e cituar, f. 306.

112

shtetet individuale do të ndjekin sigurinë e tyre, do të përcaktojnë interesat e tyre

kombëtare dhe do të zgjedhin metodat e tyre për të mbrojtur ato interesa. Në nivelin

praktik, fitues të Luftës së Ftohtë, ishin SHBA-të, të cilat ishin të vetmet që mbajtën

statusin ushtarak dhe ekonomik për të dominuar sistemin ndërkombëtar dhe e kishin

mbështetur strategjinë e politikës së jashtme në dy ideale reale kryesore: siguria dhe

prosperiteti”.540

4. Shpёrbёrja e Federatёs Sovjetike dhe kёrkesa pёr pavarёsi

4. 1. Shpërbërja e Federatës Sovjetike

Fundi i komunizmit nënkuptonte çlirimin e shoqërisë nga politika e një regjimi

që u përpoq të kontrollonte domosdoshmërisht të gjitha sferat e jetës. Kjo do të thotë

që shoqëria mund të organizohet lirisht në mënyra të reja, në atë që tani e quajmë

shoqëri civile.541 Vitet e fundit të pushtetit sovjetik shënuan një kundërshtim të

fuqishëm të gjeorgjianëve ndaj tij, por përpjekjet e tyre nuk ishin të unifikuara në një

lëvizje të vetme kombëtare dhe në vend që t’i bashkërendonin veprimtaritë politike në

kontekstin shumetnik të Gjeorgjisë, gjeorgjianët përdorën politika dhe simbole të

fuqishme nacionaliste, që i thelluan edhe më shumë ndarjet shoqërore dhe etnike.

Vendi u përfshi në demostrata tё fuqishme, që degjeneruan në dhunë, për të

përfunduar më pas në luftë etnike dhe civile. Gjatë drejtimit të Gorbaçovit elita

gjeorgjiane zbatoi një qasje etnike kundër rusëve dhe kombësive të tjera (abkazëve,

armenëve, osetëve, azerbajxhanasve etj.). Kjo qasje e fuqishme nacionaliste, që i jepte

përparësi popullit gjeorgjian kundrejt kombësive të tjera, jo vetëm që u rrit shumë, por

u përkrah edhe nga udhëheqja gjeorgjiane. 542

Në periudhën 1989 - 1990, qeveria e Gjeorgjisë e ndryshoi disi qasjen e saj

nacionaliste dhe në pleniumin e KQ-së së Moskës, në shtator të vitit 1989,

Gumbaridze mbrojti të drejtën e republikës gjeorgjiane për t’i zgjidhur vetë çështjet e

saj ndërentike. Në nëntor SSGJ-ja mori të drejtën e vetos ndaj ligjeve të të gjitha

bashkimeve, “nëse binin në kundërshtim me interesat gjeorgjiane”, gjithashtu, afirmoi

të drejtën e republikës për t’u ndarë nga BRSS-ja. Ndërsa në marsin e vitit 1990

SSGJ-ja e shpalli Gjeorgjinë një republikë sovrane dhe, sipas deklaratës së

mëvonshme të Gumbaridzes, qëllimi i partisë kishte qenë “rivendosja e pavarësisë”.543

Këto zhvillime kishin bërë që qeveria e gjeorgjisë të fitonte një farë pavarësie nga

Moska, por, duke qenë se mundësia e shkëputjes u bë më reale, nxiti, në një farë

mënyre, edhe konfliktet e vjetra etnike me:

- Abkhazinë (Në vitet 1921-1931, kjo kishte qenë një RSS në konfederatë me

Gjeorgjinë, derisa në 1931-in u shfuqizua dhe u shndërrua në RSS-në e

540 Eric A. Vanhove,: U.S. foreign policy in the Caucasus and Central Asia: pipeline politics and the

national interest", Dudley Knox Library, Monterey, 1997, f. 9. 541 Konrad – Adenauer - Stiftung, 25 years of independent of Georgia, Ilia State University, Tbilisi,

2016, f. 8. 542 Ronald Grigor Suny, The Making …, vep. e cituar, f. 318.

543 Po aty, f. 324.

113

Abkhazisë brenda RSSGJ-së, status që e mbajti deri në 1991-in.544), kur u

shënua edhe një përplasje e armatosur në Sukhumi, me rastin e themelimit të

degës së Universitetit të Tbilisit. Në një situatë të tillë, Abkhazia, filloi të

kërkonte autonominë e vet.

- Osetinë (Që nga viti 1922 Osetia Jugore ishte një AO e BRSS-së, që u krijua në

RSSGJ, derisa Gjeorgjia revokoi autonominë e saj në dhjetor 1990.545), nxitur

nga të rinj gjeorgjianë që provokonin osetianët me flamuj të trojkës gjoergjiane,

ndërsa shtypi gjeorgjian zbulonte planet për ta shndëruar gjuhën gjeorgjiane në

gjuhë zyrtare në Oseti.

Nga ana tjetër filloi edhe një lëvizje radikale kundër regjimit komunist dhe në

15 qershor 1989 Bashkimi i Shkrimtarëve i dërgoi SSGJ-së një kërkesë që të

pranonte:

“- shkeljen e marrëveshjes së 7 majit 1920 nga BRSS-ja, kur pushtoi dhe

aneksoi në mënyrë të paligjshme Gjeorgjinë në 25 shkurt 1921;

- sovranitetin e vërtetë gjeorgjian;

- shtetësinë gjeorgjiane;

- veton gjeorgjiane mbi ligjet sovjetike;

- formacionet ushtarake kombëtare për të shërbyer në Gjeorgji;

- fundin e emigracionit masiv në republikë;

- korrigjimin e gabimeve të së kaluarës.”546

Me tërheqjen e komunistëve nga pushteti, qeveria e re synonte ta çonte

Gjeorgjinë drejt pavarësisë së plotë nga BS-ja dhe t'i zgjidhte vetë problemet me

minoritetet e saj. Por SR-ja e Osetisë së Jugut e shpalli veten si republikë autonome

dhe Gamsakhurdia deklaroi publikisht se, “nëse osetianët nuk dëshironin të jetonin në

mënyrë paqësore me ne, atëherë le të largohen nga Gjeorgjia”.547

Më 11 dhjetor Osetia e Jugut deklaroi varësinë e drejtpërdrejtë nga BRSS-ja

dhe po atë ditë SSGJ-ja shkriu Rajonin Autonom të Osetisë së Jugut, veprim ky që

shkaktoi regimin e ashpër të qeverisë qendrore sovjetike kundër sjelljes së Georgjisë

ndaj Osetisë. Rusia kërcënoi se do të impononte pushtetin presidencial në qendër, por

Gamsakhurdia, në vend që të tërhiqej, si kundërvënie, mbështeti formimin e një Garde

Kombëtare në republikë.

Me dobësimin e BRSS-së grupe nacionaliste gjeorgjiane, osetiane jugore,

abkhaze shfaqën pretendimet e tyre, duke hapur një cikël reaksioni veprimesh. Si

reagim, Gamsakhurdia mbështeti fushatën elektorale të vitit 1990 mbi “të drejtat e

gjeorgjianëve në Abkhazi dhe Osetinë e Jugut”, lëvizje që rriti tensionet midis

pakicave etnike në Gjeorgji, së cilës Medvedevi i është referuar si fushata “Gjeorgjia

e gjeorgjianëve” e Gamsakhurdisë. Gjithashtu, autoritetet gjeorgjiane nxorrën një ligj

që përjashtoi partitë rajonale nga zgjedhjet shumëpartiake.

544Duncan French, Statehood and Self-Determination: Reconciling Tradition and Modernity,

Cambridge University Press, 2013, f. 123. 545 Po aty, f. 123. 546 Ronald Grigor Suny, The Making …, vep. e cituar, f. 324. 547 Po aty, f. 325.

114

Në këto kushte, më 20 shtator 1990 SR-ja e Osetisë së Jugut shpalli

sovranitetin e Osetisë së Jugut si një RDS brenda BRSS-së. Reagimi i Parlamentit

gjeorgjian ishte heqja e autonomisë së Osetisë së Jugut, më 11 dhjetor 1990, situatë që

degjeneroi në një gjendje lufte, e cila nuk u ndal deri në qershor 1992.548 Më 2 janar

1991 Gjeorgjia u shpall si shtet unik pa kufij të brendshëm, duke hequr në mënyrë

implicite statusin atutonom të tri njësive në vend. Në mars 1991 abkhazët dhe

osetetët e Jugut votuan (respektivisht me 98.6% dhe 99%), pro Traktatit të Bashkimit

të Gorbaçovit dhe kundër pjesëmarrjes në referendumin për pavarësinë e Gjeorgjisë. E

rrezikuar nga riaktivizimi i Kushtetutës së Gjeorgjisë së vitit 1921, SS-ja e Abkhazisë

shpalli sovranitetin si “Republika e Abkhazisë” dhe rivendosi kushtetutën e vitit 1925.

Gjithsesi, kjo deklaratë nuk nënkuptonte shpalljen e pavarësisë, pasi Kushtetuta e

1925-s kishte parashikuar një lidhje federale midis dy republikave të barabarta

(Gjeorgji - Abkhazi).549

Siç kemi pohuar më lart, në fund të viteve 1990 nacionalistët me

Gamsakhurdian në krye erdhën në pushtet, shpallën pavarësinë dhe, bazuar në

referendumin e 31 marsit 1991, Asambleja Kushtetuese e Gjeorgjisë miratoi Aktin

Kushtetues për Rivendosjen e Pavarësisë së shtetit gjeorgjian. Qeveria e Zviad

Gamsakhurdisё ishte votuar në tetor 1990 për të zëvendësuar komunistët (Gjeorgjia

shënoi republikën e parë, ku PK-ja pothuajse u zhduk si organizatë, anëtarësia e të

cilës kishte rënë ndjeshëm gjatë viteve 1989-1990, madje disa prej figurve të shquara

të saj e braktisën atë para zgjedhjeve që u zhvilluan në tetor të vitit 1990.550) dhe pritej

tё përballej me bashkimin e një elite politike jokomuniste të përçarё, me një ekonomi

tё rrёnuar, të varur nga republikat e tjera, si dhe me përkeqësimin e çёshtjeve

ndёretnike, pasi minoritetet kishin frikë prej dominimit gjeorgjian, edhe pse gëzonin

një lloj pavarësie.

Në maj 1991, me 87% të votave, Gamsakhurdia, i cili për tetë muaj kishte qenë

kryetar i SSGJ-së, u zgjodh president i Gjeorgjisё, një sukses i ndihmuar nga frika e

gjeorgjianёve pёr shpërbërjen e Gjeorgjisë, nga potenciali ushtarak rus, por edhe nga

njё perceptim se interesat e tyre ishin neglizhuar. Ndryshe nga viti 1918 (kemi pohuar

më parë që menshevikët besonin në zhvillimin e Gjeorgjisë të integruar brenda

federatës sovjetike), pothuajse çdo parti, që prej vitit 1989 deri në vitin 1990, ishte

shprehur për pavarësinë. Kjo do të përbënte zgjidhjen e madhe pёr çёshtjet

gjeorgjiane, e cila ishte sfiduar nё problemin kombëtar.

Në demonstratën popullore tё 9 prillit të vitit 1989 pati një përballje të

gjeorgjianëve me trupat e brendshme sovjetike jashtë parlamentit, e cila mbështeste

pavarësinë, gjithashtu pati edhe përleshje (15 korrik 1989) me abkhazianët në

Sukhumi. Sipas kёndvёshtrimit tё Gamsakhurdias, gjeorgjianёt po viktimizoheshin në

shtetin e vet. Reagimi i gjeorgjianëve, por edhe i pakicave abkhaziane dhe osetianëve 548 Coppieters, Bruno, Michal Emerson, Michel Hysseune, Tamara Kovziride, Gergana Noutcheva,

Nathalie Tocci, Marius Vahl, Europeanization and Conflict Resolution. Case Studies from the

European Periphery, Academia Ppress, Gand, 2004, f. 198. 549Duncan French, Statehood and Self-Determination: Reconciling Tradition and Modernity,

Cambridge University Press, 2013, f. 124. 550 Darrell Slider: The Politics of Georgia's Independence, Problems of Communism 40, no. 6

(November – December 1991), 63-79.

115

ndaj militantizmit nacionalist të Gamsakhurdisë ishte i kuptueshëm. Kjo ishte një

kohë kur pasiguria fizike dhe ekonomike ishin shfaqur fuqishëm, ndaj solidariteti

kombëtar dhe vetëbesimi ishin përgjigja mё e qartë, megjithatë, mbështetja e gjerë e

ideve militante nacionaliste gjen një farë justifikimi në një kontekst si ai i viteve

1990-1991, kur shteti kërcënohej nga shpërbërja, kur rreziku i kolapsit ekonomik ishte

i dukshëm dhe kur Rusia ende e fuqishme ushtarakisht lëshonte deklarata

armiqësore.551

Zhgënjimi i gjeorgjianëve për mosmbajtjen e premtimeve nga ana e regjimit

nacionalist të Gamsakhurdias kishte arritur kulmin në fund të vitit 1991, vendi

rrezikohej nga secesionizmi (shkëputja), kolapsi ekonomik. Të gjitha këto nxitën

organizimin e protestave të fuqishme, që arritën kulmin me përleshjet e armatosura,

kur një pjesë e ushtrisë gjeorgjiane u bashkua me protestuesit. Gamsakhurdia u largua,

duke lënë Gjeorgjinë të ndarë nga lufta civile, me konflikte etnike të ndezura dhe

mbështetës të armatosur rebelë në Gjeorgjinë Perëndimore. Në këtë situatë, pushtetin

e mori Këshilli Ushtarak, i cili ftoi ish-kreun e PKGJ-së dhe ish-ministrin e Punëve të

Jashtme Sovjetike, Eduard Shevardnadze, të vihej në krye të Gjeorgjisë. Pas ardhjes

së tij në pushtet, bashkësia ndërkombëtare njohu pavarësinë e Gjeorgjisë dhe pranoi

anëtarësimin e saj në OKB dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.552 Misionet

diplomatike dhe ambasadat e huaja, organizatat ndërkombëtare dhe institucionet

financiare filluan të hapnin zyra në Gjeorgji dhe të kontribuonin në çështjet politike

dhe ekonomike të Gjeorgjisë, madje në këtë kohë regjistrohen edhe ndihma të huaja,

që Gjeorgjia t’i mbijetonte kolapsit ekonomik dhe shkatërrimit në fillim të viteve ’90.

Në frontin e brendshëm Shevardnadze u përball me rebelimet e forcave pro

Gamsakhurdisë dhe shpërndau strukturat paraushtarake që e ndihmuan atë të vinte në

pushtet. I shqetësuar më shumë për konsolidimin e shtetit, Shevardnadze arriti një

stabilitet relativ dhe nxiti zhvillimin ekonomik në pjesë të Gjeorgjisë nën kontrollin e

qeverisë qendrore, nënshkroi marrëveshjet e armëpushimit me Abkhazinë dhe Osetinë

e Jugut, që u ndërmjetësuan nga Rusia, të cilat pushuan luftimet, por, në të vërtetë,

rezultuan në shkëputjen de facto të tyre. Konsolidimi dhe stabilizimi i shtetit

gjeorgjian përkonin me rënien e dukshme të nacionalizmit politik.

Një nga arsyet vlerësohet të ketë qenë zhgënjimi i përhapur ndaj qeverisë

nacionaliste, e cila shihej si përgjegjëse për dështimin e shtetit, për humbjen de facto

të territoreve, por edhe për izolimin ndërkombëtar të Gjeorgjisë.553 Përfundimi tragjik

i nacionalizmit gjeorgjian ishte rezultat i mungesës së fleksibilitetit të elitës

gjeorgjiane, i grindjeve ndëretnike, të cilat shkaktuan konflikte përçarëse dhe të

dhunshme, si dhe i qasjeve represive dhe aspak politike të qeverisë nacionaliste ndaj

opozitës. Lufta civile në Gjeorgji konsiderohet si produkt i ekstremizmit të

udhëheqjes nacionaliste.

551 Stephen Jones, Georgia Nationalism from under the Rubble, After Independence: Making and

Protecting the Nation in Postcolonial and Postcolonial and Postcommunist States, Lowell W.

Barrington, Michigan, 2006, f. 257. 552 Natalie Sabanadze, Globalization and Nationalism: The Cases of Georgia and the Basque Country,

CEU Press, Budapest, 2010, f. 98. 553 Po aty, f. 99.

116

Por, në të vërtetë, qasja nacionaliste e qeverisё gjeorgjiane (1989 - 1992) nuk

ishte ringjallje e urrejtjeve tё hershme etnike apo përfaqësim i një kulture politike të

dhunshme, përkundrazi, por ishte një sjellje e kushtëzuar nga pasiguritë e

jashtëzakonshme ekonomike, politike dhe fizike, që shkaktoi reduktimi i fuqisë

sovjetike. “Duhet pёrmendur se udhëheqësit e lëvizjes çlirimtare të Gjeorgjisë nё

periudhёn 1989-1990 u përpoqën të devijonin përqendrimin popullor nga pakicat

kombëtare. Përfaqësuesit e bashkësive kurde dhe armene, ndër të tjera, morën pjesë

në tubimet e hershme për pavarësinë gjeorgjiane dhe radikalët gjeorgjianë, në këto

vitet e para, “etnicitetin” e politikës gjeorgjiane e panë si një provokimin e

qëllimshëm të Kremlinit”.554 Kjo politikë nacionaliste e elitës gjeorgjiane u nxit, në

një farë mënyre, edhe nga epërsia e Rusisë në çështjet ekonomike dhe ushtarake.

Pas deklarimit të pavarësisë, bazuar në referendumin e 31 marsit 1991,

Gjeorgjia u shpall pasuese ligjore e RDGJ-së së vitit 1921. Rivendosja e këtij statusi

ligjor u shoqërua me kundërshtimin e pakicave abkhaze (sepse shkelte statusin e tyre

autonom) dhe shpalljen e njëkohëshme të pavarësisë së Abkhazisë nga Gjeorgjia. Më

parë, më 25 gusht 1990, RSSA-ja kishte adoptuar Deklaratën mbi Sovranitetin

Shtetëror të Abkhazisë dhe Rezolutën për Garancitë Ligjore të Mbrojtjes së

Sovranitetit Shtetëror dhe kishte deklaruar të pavlefshëm dhe të paligjshëm bashkimin

me Gjeorgjinë në vitin 1931. Procesi i pavarësisë së Abkhazisë nxiti veprime të

dhunshme ndaj zyrtarëve dhe civilëve gjeorgjianë, duke shkaktuar eksodin e

gjeorgjianëve etnikë nga Abkhazia, e cila gjithmonë kishte gëzuar një status

administrativ autonom brenda Perandorisë Ruse. Pas grushtit bolshevik të shtetit,

Abkhazia u përfshi brenda kornizave territoriale të Gjeorgjisë dhe, vetëm pas

pushtimit të kësaj të fundit nga UK-ja, ajo u bë RSS.555

Pasi erdhi në pushtet, qeveria e re gjeorgjiane bëri ndryshime të rëndësishme,

duke filluar nga ndryshimi i simboleve shtetërore: u zëvendësua flamuri i RSSGJ-së

me flamurin e RDGJ-së (1918-1921); u ndryshua emri i republikës në RGJ; u hoqën

nga kushtetuta fjalët “sovjetike” dhe “socialiste”; u hoq festimi publik i përvjetorëve

socialistë dhe u la në fuqi vetëm përkujtimi i ngjarjeve kombëtare apo fetare.

Udhëheqja e RGJ-së deklaroi se Gjeorgjia do të refuzonte të nënshkruante çdo traktat

të bashkimit, të çdo forme, nëse palët nënshkruese nuk zotëronin status të barabartë

sipas ligjit ndërkombëtar. “Megjithatë, Gamsakhurdia bëri gjithçka për të theksuar se

fitorja e tryezës së rrumbullakët nuk do të thotë që Gjeorgjia së shpejti do të shkëputej

me BS-në. Fjalët e tij nënkuptonin se Gjeorgjia “nuk është më një koloni, por ende

nuk është një vend i pavarur”.556 Sigurisht, Gamsakhurdia e kuptonte se nuk mund të

kishte pavarësi të menjëhershme për shkak të lidhjeve ekonomike që ekzistonin me

BS-në.

554 Stephen Jones, Georgia Nationalism from under the Rubble, in After Independence: Making and

Protecting the Nation in Postcolonial and Postcolonial and Postcommunist States, Loëell Ë. Barrington,

Michigan, 2006, f. 257. 555 Christian Walter, Antje von Ungern-Sternberg, Kavus Abushov, Self-determination and Secession

in International Law, Oxford University Press, Oxford , 2014, f. 192-193. 556 Darrell Slider, The Politics of Georgia's Independence, Problems of Communism 40, no. 6

(November – December 1991), 63-79.

117

Këtë situatë e kishte pranuar edhe kryeministri, Tengiz Sigua, që në vitin 1991,

pasi në fjalimin e tij të parë, pohoi gatishmërinë e Gjeorgjisë për të vijuar veprimet

brenda sistemit të planifikimit sovjetik. Prodhimi, transporti, por edhe lidhjet tregtare

të Gjeorgjisë me republikat e tjera ishin shumë të integruara, madje varej prej tyre (në

një masë të madhe) për furnizimet e saj ushqimore dhe burimet e energjisë. Në këto

kushte, një bojkot apo bllokadë nga pjesa tjetër e tregut sovjetik do të ishte

shkatërruese në një periudhë afatshkurtër, situatë që, sipas udhëheqësit gjeorgjian,

kishte ndodhur vërtetë në Gjeorgji, në gjysmën e parë të 1991, si ndëshkim për

mosnënshkrimin e traktatit të ri të bashkimit

Në prill tё vitit 1991, Gjeorgjia do të bëhej republika e dytë që do të shpallte

pavarësinë nga BRSS-ja dhe, siç pohuam më art, që pas grushtit tё shtetit në Moskë

mё 19 gusht tё vitit 1991, ka refuzuar me këmbëngulje të bashkohej në ndonjё

bashkim tё rindërtuar.557 Që në gjysmën e dytë të vitit 1991 Gjeorgjia kishte shprehur

qëllimin e saj për të ndërprerë lidhjet me BS-në dhe ishte në pritje të njohjes së

pretendimeve të saj për pavarësinë e plotë. Megjithëse kishte gëzuar sovranitetin e saj

në periudhën 1918-1922, Gjeorgjia asnjëherë nuk kishte qenë plotësisht e pavarur. Në

vitin 1920 ajo u bë pjesë e Federatës së Transkaukazisë.

Në verën e vitit 1991 RSS-të shpallën njëra pas tjetrës sovranitetin e tyre dhe,

megjithë përpjekjet e Gorbaçovit për të parandaluar shpërbërjen e BRSS-së, presidenti

i Rusisë, Bjellorusisë dhe Ukrainës në mbledhjen e Minskut më 8 dhjetor 1991

deklaruan se BS-ja kishte pushuar së ekzistuari si një realitet gjeopolitik dhe si një

subjekt i së drejtës ndërkombëtare dhe, në këto kushte, nënshkruan krijimin e CIS-it, i

hapur për të gjitha shtetet e ish-BS-së. Më 21 dhjetor Komonuelthi u shtua edhe me

tetë republika të tjera, duke e çuar në 11 numrin e pjesëmarrësve (Rusia, Bjellorusia,

Ukraina Armenia, Azerbajxhani, Kirgistani, Moldavia, Uzbekistani, Kazakistani,

Taxhikistani, dhe Turkmenistani). Republika e Estonisё, Lituanisё dhe Letonisё

refuzuan të nënshkruajnë Deklaratën e Alma-Atës, bashkë me ta edhe Gamsakhurdia

refuzoi të bashkohej me njëmbëdhjetë ish-republikat sovjetike, në Komonuelthin e

ri..558

Në 2 shtator 1991 Radio Tbilisi (1300 gtm), dha njoftimin në gjeorgjisht se

ministri rumun i Punëve të Jashtme, Adrian Nastase, i kishte dorëzuar ministrit të

Punëve të Jashtme të Republikës së Gjerogjisë njoftimin se në 27 gusht 1991 qeveria

rumune miratoi vendimin për të njohur rivendosjen e pavarësisë së shtetit

gjeorgjian.559

557 Po aty. 558 Urs W. Saxer, The Transformation …, vep.e cituar, f. 698-700. 559 Daily report, Soviet Union / Foreign Broadcast Information Service, no.170-174, The Service, 1992,

f. 107.

https://babel.hathitrust.org/cgi/pt?id=inu.30000009949656;view=1up;seq=602

118

Rëndësia strategjike gjeopolitike dhe gjeoekonomike e Gjeorgjisë dhe

orientimi i saj perëndimor

Përpara se të vijojmë me analizën e çështjeve të tjera të këtij kapitulli, të cilat i

kemi paralajmëruar në krye të punimit, e kemi parë të nevojshme të ndalemi për pak

edhe në pozicionimin gjeostrategjik të Gjeorgjisë nga pikëpamja politike dhe

ekonomike, për të hedhur më shumë dritë dhe zbuluar të gjitha projeksionet e

mundshme që e kanë përfshirë këtë vend në axhenda politike, ekonomike dhe

ushtarake gjatë gjithë historisë së zhvillimit të saj, të cilat me raste kanë qenë

ndihmuese apo penguese në procesin e saj shtetformues.

Kaukazi Jugor (dhe Gjeorgjia brendashkruar tij), për shkak të poziconit të

favorshëm gjeografik, si urëlidhëse midis Evropës dhe Azisë, ka qenë arenë

përplasjesh e shumë perandorive (romake, persiane), por edhe të kalifateve arabe pas

disfatës së Perandorisë Persiane, në vitin 642 pas Krishtit. Në shekujt e fundit ka qenë

përfshirë në rivalitetin e osmanëve, rusëve, britanikëve, të cilët synonin të

kontrollonin rajonin. Vendodhja gjeografike e Kaukazit Jugor shpjegon, në një farë

mënyre, rëndësinë e tij të qëndrueshme dhe interesin e fuqive të mëdha. Afër Lindjes

së Mesme, Kaukazi Jugor kufizohet me Turqinë dhe Iranin dhe nga dy dete, Deti i Zi

dhe Deti Kaspik. Rajoni lidhet me Gjirin Persik përmes Iranit, i cili ndan kufijtë me

Armeninë dhe Azerbajxhanin.

Dëshira për ta kontrolluar këtë rajon, ka qenë shkaku i shumë luftërave. Në

shekullin IV rajoni u kontrollua nga Perandoria Bizantine; midis shekujve VIII-X

rajoni u qeveris nga Khazarët, që përhapën besimin hebraik; në shekullin XIII ishin

mongolët që dominuan në Kaukaz; në shekullin XVII Perandoria Osmane dhe ajo

Persiane, sfiduan njëra-tjetrën për të arritur hegjemoninë; ndërsa në shekullin XVIII

dhe XIX rivaliteti nuk ndaloi, por ndryshuan aktorët, Perandoria Osmane dhe

Perandoria Ruse dhe në vitin 1864 rusët kishin pushtuar gjithë Kaukazin.560 Ky

pozicionim gjeografik ishte arsyeja kryesore që nxiti interesin rus për rajonin në

fillimshekullin XVIII, pasi e shikonte atë si portë hyrëse në Gjirin Persik dhe, më

gjerë, duke përfshirë edhe Indinë.561

Në harkun kohor 1801 - 1991 (duke përjashtuar periudhën 1918-1921, kohën e

RDGJ-së) Gjeorgjia ka qenë pjesë e Perandorisë Ruse dhe Sovjetike. Gjatë kësaj

periudhe, gati dyqindvjeçare, të dyja vendet kanë zhvilluar një marrëdhënie, të cilën

Sergei Markedonov (një ekspert rus në Kaukaz) e ka vlerësuar si “shumë

paradoksale”. Përpos lidhjeve të shumta tradicionale, kryesisht socio-kulturore,

pikërisht për shkak kësaj bashkëjetese afatgjate, eksperti përmend përfshirjen e klasës

politike gjeorgjiane në konsolidimin e carizmit, por edhe kontributin e Gjeorgjisë në

luftërat e Kaukazit të shekullit të 19-të, që cuan në fuqizimin ushtarak dhe

administrativ të Rusisë në të gjithë rajonin. Sipas tij, historia gjeorgjiane aneksimet e

Rusisë të 1801-it dhe 1921-it i vlerëson si trauma kombëtare.

560 Charlotte Hille, State Building and …, vep. e cituar, f.3.

561 Shireen T. Hunter, The New Geopolitics of the South Caucasus: Prospects for Regional

Cooperation and Conflict Resolution, Lexington Books, Meryland, 2017, f. IX.

119

Kontradiktat e ndërsjellta u trashëguan, më së shumti, nga periudhat sovjetike

dhe postsovjetike. Por, ishin ngjarjet e prillit 1989, kur forcat sovjetike thyen një

demonstratë në Tbilisi, që shënuan një kthesë në kursin e pavarësisë së Gjeorgjisë, i

cili, nën drejtimin e Gamsakhurdias, u shndërrua në një qëndrim etnocentrik me

parrulla nacionaliste dhe ndjenja të fuqishme antiruse. “Largimi nga Perandoria Ruse”

u bë “themeli kryesor i politikës së saj të jashtme”,562 kjo përkon me fazën që Natalie

Sabanadze e quan fundamentalizëm kombëtar.563 Megjithatë, Gjeorgjia gjithmonё e

ka shfaqur nё mёnyrё kёmbёngulёse prirjen e saj perёndimore dhe, që nga

perestrojka, ёshtё pёrpjekur të jetё vendi mё i pavarur në ish-BS-së. Ajo ka zhvilluar

lëvizjen më të fortë tё pavarësisë në fillim të viteve 1990 dhe ka kundërshtuar me

forcё anëtarësimin në CIS, ndёrsa, me futjen brenda saj (e kushtёzuar564 nga Rusia),

mbeti shteti më properëndimor i CIS-it, duke e deklaruar përpara çdo shteti tjetër

postsovjetik ambicien e vet pёr anëtarësimin në NATO.565

Ndërsa Rusia, nga ana e saj, ka kundërshtuar pavarësinë e Gjeorgjisë dhe, në

mёnyrё tё vazhdueshme, ka mbёshtetur lëvizjet separatiste tё pakicave etnike kundër

Gjeorgjisë, nё pёrpjekjet e tyre pёr shkёputje në fillim të viteve 1990, duke i

mbёshtetur herё ushtarakisht, herё politikisht ato. Kjo ka shkaktuar kundёrvёnien dhe

kontraditat me Rusinё, veçanёrisht ndaj anёtarёsimit tё Gjeorgjisë nё NATO. Suksesi

dhe siguria e Gjeorgjisë janё shumë tё rëndësishme për interesat perëndimore në

përgjithësi dhe për ato të SHBA-ve në veçanti, sepse ky është një vend shumё i

rёndёsishёm strategjik për transportimin e burimeve të energjisë së Euroazisë, si dhe

për qasjen perëndimore në AQ dhe Afganistan.

Nё pёrpjekjet e saj për të parandaluar afrimin e Gjeorgjisё me Perёndimin,

Moska ka imponuar në mënyrë këmbëngulëse fuqinë e saj, ajo e kundёrshtoi shumë

gjatë tërheqjen e bazave ushtarake nga territori gjeorgjian. Lidhur me reduktimin e

trupave ushtarake ruse, Gjeorgjia dhe Rusia, në vitin 1993 nënshkruan një

marrëveshje pёr tërheqjen e trupave ruse nga Gjeorgjia deri në vitin 1995.

Marrëveshja jo vetëm që nuk hyri në fuqi, por më vonë u pasua nga marrëveshje tё

tjera dypalëshe mbi vendosjen e bazave ushtarake ruse. Më e rëndësishmja ishte ajo e

562 Council of the European Union, Report, Independent International Fact-Finding Mission on the

Conflict in Georgia. Vol II, 2009, f. 32. 563 Sabanadze, në një analizë të fenomenit të nacionalizmit gjeorgjian (sipas saj kjo qasje nacionaliste u

lehtësua edhe nga glastnosti dhe perestrojka) e klasifikon atë në tri faza: e para, 1988-1992,

fundamentalizmi kombëtar; e dyta, 1992-1991, apatia kombëtare dhe e treta, në vijim, e përbërë nga dy

variante dikotomike, nacionalizmi militant anti-globalist dhe anti-perendimor dhe nacionalizmi pro-

perëndimor dhe globalizues që synon ndërtimin e shtetit. Natalie Sabanadze, Globalization and

Nationalism: The Cases of Georgia and the Basque Country, CEU PRESS, Budapest, 2010, f. 89. 564 “Eduard Shevardnadze i kërkoi Moskës ndihmë për të shtypur një kryengritje të ngritur nga

mbështetësit e Zviad Gamsakhurdia në krahinën perëndimore të Samegrelos. Trupat ruse dhanë këtë

ndihmë, por me çmimin e një riorientimi të politikës së jashtme të Gjeorgjisë. Eduard Shevardnadze

nënshkroi dekretin mbi pranimin e Gjeorgjisë në CIS në tetor 1993. Në vitin 1994 Gjeorgjia iu bashkua

Traktatit të Sigurisë Kolektive të kontrolluar nga Rusia.” Council of the European Union, Report,

Independent International Fact-Finding Mission on the Conflict in Georgia. Vol II, 2009, f. 5. 565 Svante E. Cornell, Georgia After the Rose Revolution - Geopolitical Predicament and Implications

for U.S. Policy (2007), Strategic Studies Institute, Carlisle, 2007, f. 1.

120

15 shtatorit 1995, qё pёrcaktonte vendosjen e katër bazave ruse në Gjeorgji566 (në

Batumi, në Gudauta, në Akhalkalaki, dhe në Vaziani).

“Rusia e bombardoi nё disa raste Gjeorgjinë, bёri akuza tё rreme për

strehimin e terroristëve që synonin Rusinë, përdori masa subversive, duke përfshirë

përpjekjet për të vrarë kreun e shtetit të Gjeorgjisë, imponoi një regjim diskriminues

për vizat në vend, ushtroi presion ekonomik nëpërmjet përdorimit të varësisë

energjetike të Gjeorgjisë ndaj Rusisë, gjithashtu, krijoi bojkotin politik të motivuar të

eksporteve gjeorgjiane në Rusi. Tё gjitha kёto tregojnё qartё se politika e jashtme e

Rusisë ndaj Gjeorgjisë qëndron në krahasim me pothuajse të gjitha pjesët e tjera të

BRSS-së. Nëse pas shpёrbёrjes sё kësaj të fundit Moska është përpjekur gjithmonё tё

rivendosë kontrollin e saj mbi territoret e mëparshme gjeorgjiane, asnjёherё nuk ka

qenë më e gatshme të shpalosё agresivitetin e saj për të arritur këtë qëllim, sesa me

Gjeorgjinё”.567

Sipas Svante Kornellit, politikat e Rusisë ndaj Kaukazit në vitet 1990 janë

shumë të ngjashme me politikat e saj në rajon në fundin e shekullit XIX dhe fillimin e

shekullit XX. Pas shpërbërjes së BS-së, tri shtetet e Kaukazit Jugor: Armenia,

Azerbajxhani dhe Gjeorgjia arritën pavarësinë. Nga një krahasim i situatave të rajonit

në vitet 1918 dhe 1990, ai gjen se çlirimi i shteteve kaukaziane nga kontrolli rus në

1918-ën kishte ndodhur për shkak të problemeve të brendshme që vet Rusia kishte,

por në të dy rastet (edhe në vitin 1918, edhe në vitin 1991) Moska i kishte njohur

shtetet e pavarura transkaukaziane (Armeninë, Azerbajxhanin dhe Gjeorgjinë), madje

për një periudhë të shkurtër nuk kishte ushqyer ndonjë ambicie të drejtpërdrejtë për to.

Megjithatë, edhe në vitin 1920, edhe në 1993-in, pra më pak se 2 vjet pas

shpalljes së pavarësisë së këtyre shteteve, Moska tentoi të rivendoste edhe një herë

kontrollin mbi rajonin. Veç ngjashmërive midis dy periudhave, Kornelli nënvizon

edhe dallimet mes këtyre situatave, që gjithashtu janë të rëndësishme. Një prej të

cilave ishte paaftësia, por edhe pamundësia e Rusisë për t’i ripërfshirë tri republikat e

përmendura brenda hapësirës së bashkimit, sikundër bëri Rusia bolshevike, me

inkorporimin forcërisht të tyre në BS, në vitet 1920-1921. Në vitin 1991 Moska e

humbi kontrollin mbi Kaukazin me pavarësimin e Gjeorgjisë, Armenisë dhe

Azerbajxhanit, këtu mund të shtojmë edhe Çeçeninë, e cila e shpalli pavarësinë. Në

këtë periudhë edhe Çeçenia aspiroi të anëtarësohet në komunitetin e kombeve të

pavarura. Përkundër kësaj sfide të drejtpërdrejtë ndaj shtetësisë ruse, Moska fillimisht

përqendroi përpjekjet e veta në rivendosjen e kontrollit mbi Kaukazin e Jugut, duke

injoruar pavarësinë de facto të çeçenëve për pothuajse tre vjet. Kjo korrespondon

pikërisht me përfshirjen ruse të Kaukazit në shekullin XIX.568

Me nënshkrimin e traktateve të paqes me Iranin në vitet 1813 dhe 1828, Rusia

kishte arritur kontrollin e padiskutueshëm të Kaukazit të Jugut, pasi më parë kishte

siguruar protektoratin ndaj Gjeorgjisë, politikë që e kishte filluar që me Traktatin e

Giorgevskit (1783), pёr tё përfunduar me aneksimin e saj në 1801-in, duke e

566 Council of the European Union, Report, Independent International Fact-Finding Mission on the

Conflict in Georgia. Vol II, 2009, f. 6. 567 Svante E. Cornell, Georgia After…, vep. e cituar, f. 4. 568 Po aty, f. 16 – 23.

121

shndërruar në këtë mënyrë Gjeorgjinë në një pikë të rëndësishme për operacionet

ushtarake ruse në Kaukazin e Veriut. Nga sa duket, para se të vinte nën kontroll

Kaukazin e Veriut, Rusia kishte dominuar Gjeorgjinë për më shumë se gjysmë

shekulli. Rindërtimi i Rusisë bashkëkohore filloi pothuajse menjëherë pas shpërbërjes

së bashkimit dhe, ngjashëm me shekullin XIX, fillimisht Rusia u përpoq të siguronte

kontrollin mbi Kaukazin e Jugut, para se të tentonte të rifillonte kontrollin e Çeçenisë,

edhe pse Çeçenia pjesë e Federatës Ruse. 569

Si kundёrpёrgjigje ndaj kёsaj sjelljeje, tё gjitha qeveritë gjeorgjiane kanë pasur

kryesisht të njëjtin prioritet në politikën e tyre të jashtme: integrimin nё institucionet

euroatlantike dhe lidhjet e drejtpërdrejta të sigurisë me SHBA-tё, pёr të siguruar një

nivel mbrojtjeje nga Moska, në mënyrë të veçantë kur SHBA-tё kanë identifikuar

gjithnjë e më shumë interesat e sigurisë në rritje në Kaukazin e Jugut dhe Gjeorgji.570

Nga ana tjetër, angazhimi i Amerikës ndaj pavarësisë dhe sovranitetit të

Gjeorgjisë është rritur ndjeshëm që nga fillimi i viteve 1990 jo vetёm pёr shkak të

pozicionimit përgjatë korridorit Lindje-Perëndim, që lidh Evropën me Detin Kaspik,

duke e bёrё një shtet tranzitues tё madh për operacionet e SHBA-së në Azinë

Qendrore, por edhe për faktin se Gjeorgjia ёshtё shfaqur një nga vendet më liberale

dhe më të hapura në hapësirën sovjetike. Dhe, nёse Gjeorgjia nuk ёshtё

domosdoshmërisht vendi më i rëndësishëm strategjik në Kaukazin e Jugut, pa dyshim

qё ёshtё vendi mё kritik i tij, dhe nё terma strategjikё kjo lidhet me rolin vendimtar që

Gjeorgjia luan në lidhjen e Detit Kaspik dhe Azerbajxhanit me Perëndimin, ndaj

kontrolli mbi tё mundëson ose pengon zhvillimin e një lidhjeje Lindje-Perëndim, që

lidh Evropën me Kaspikun në aspektin e energjisë, transportit dhe, pёr pasojё, edhe tё

stabilitetit ekonomik dhe politik. 571

Pas shpërbërja së BRSS-së, republikat që dolën prej saj po vuanin pasiguri të

shkaktuara nga konflikte të brendshme, madje pothuajse asnjëra prej tyre nuk u

kursye nga kërcënimet dhe rreziqet që nxitën transformimet e brendshme, të cilat

përveçse ishin potenciale për konflikte civile dhe dhunë rajonale, bënë që bota ta

perceptonte këtë areal gjeografik si të aftë për të gjeneruar çregullime që dëmtonin

stabilitetin apo rrisnin paqëndrueshmërinë e rajoneve fqinje. Pra, asnjё nёnrajon nuk

pёrfshin kёto kёrcёnime apo ilustron mё mirё se Kaukazi dhe asnjё vend nuk ёshtё mё

i prekur nga kёto rreziqe sesa Gjeorgjia. Veç kёsaj, asnjё vend, nё asnjё nga

nёnrajonet, nuk ёshtё mё qendror sesa Gjeorgjia nё pёrcaktimin se kёto kёrcёnime do

tё ndikojnё tek tё tjerёt. Kjo shpjegon edhe arsyen pse pёrgjatё gjithё ekzistencёs sё

569 Po aty. 570 “Zhgënjimi gjeorgjian me Rusinë përkonte me interesin gjithnjë në rritje të Perëndimit në Kaukazin

Jugor që nga mesi i viteve 1990 dhe rëndësia në rritje e rajonit Kaukaz-Kaspik për furnizimin e pavarur

të naftës dhe gazit në tregun global. Gjeorgjia mbështeti projekte të rëndësishme të promovuara nga

Uashingtoni dhe projektet e transportit të nxitura nga BE-ja. Rusia i perceptoi projekte të tilla si një

përpjekje për të minuar pozicionin e vet gjeoekonomik në rajonin më të gjerë Kaspik. Në fund të viteve

1990 Gjeorgjia filloi të forcojë marrëdhëniet e saj me Perëndimin. Në vitin 1999 ajo u bashkua me KE-

në, intensifikoi marrëdhëniet e saj me NATO-n dhe la traktatin e sigurisë kolektive të dominuar nga

Rusia”. Council of the European Union, Report: Independent International Fact-Finding Mission on

the Conflict in Georgia. Vol II, 2009, f. 6. 571 Svante E. Cornell, Georgia After…, vep. e cituar, f. 3-5.

122

saj si njё shtet i pavarur paqja dhe mirёqenia e vendit janё nёn rrethim dhe tё minuara

nga konflikte tё dhunshme separatiste.572

Kjo e bёn Gjeorgjinё veçanёrisht tё rёndёsishme për interesat e sigurisë në

Euroazi dhe pёr energjinë perëndimore, nëse marrim nё konsideratё vёmendjen në

rritje të Perëndimit mbi lirinë dhe demokracinë. Në këtë kuptim, Gjeorgjia është e

rëndësishme në tri variablat e interesave amerikanë, që janë të dukshëm në rajon dhe

përfshijnë sovranitetin, qeverisjen dhe demokracinë. Edhe përpara Revolucionit të

Trëndafilave Gjeorgjia është konsideruar si një nga shtetet më liberale të ish-BS-së

dhe, përveç klimës politike dhe nivelit të lartë të lirisë së shprehjes, ishte një nga

vendet e pakta me kanale televizive të pakontrolluara nga shteti. Karakteri liberal i

Gjeorgjisë në një farë mase varej nga natyra progresive e qeverisë. E varur

ekonomikisht dhe politikisht nga Perëndimi, Gjeorgjia bëhej e ndjeshme ndaj

kërkesave perëndimore për demokratizimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Megjithatë, qasja liberale e saj varej në të njëjtën masë edhe nga dobësia e plotë e

shtetit gjeorgjian. Në të vërtetë, paaftësia e qeverisë Shevardnadze për të kontrolluar

territorin e Gjeorgjisë apo institucionet e veta shtetërore në mënyrë efektive e

përjashtoi atë nga ushtrimi i një shkalle më të madhe kontrolli mbi shoqërinë e

Gjeorgjisë. Gjithashtu pamundësia për të mos lejuar shfaqjen e segmenteve të

pavarura qeveritare, që kishin grumbulluar kapital dhe, për pasojë, edhe fuqi në duart

e tyre, rritën pakënaqësinë në popull dhe tjetërsuan reformat e reja. Rezultat i këtyre

zhvillimeve ishte niveli i lartë i korrupsionit në vend, i cili me natyrën e tij anarkike

dhe të pakontrolluar përbënte një pengesë më të madhe për zhvillimin e vendit dhe

rrezik për sigurinë e Gjeorgjisë.573

Në këto kushte, Gjeorgjia përballet me sfidën e sigurisë, e cila ushqehet nga

faktorë të ndryshëm, të brendshëm dhe të jashtëm, në sferën politike që ndërthuren

dhe ndikojnë mbi njëri-tjetrin. Adresimi i saktë i kësaj sfide fillon me përshkrimin e

integritetit territorial të vendit dhe me shtrirjen e autoritetit të saj në zonat që i janë

marrë. Por problemet e saj të sigurisë nuk vijnë vetëm për shkak të separatizmit.

Burim pasigurie për Gjeorgjinë përbën edhe mungesa e dialogut, jo pak herë edhe

ndёrhyrjet praktike apo ekonomike nё Kaukazin e Jugut, të cilat e kanë lënë pa

pёrkrahje, pёrballё fqinjёve tё saj apo e kanë shmangur vëmendjen e saj nga

problemet e veta. Gjithashtu, pёrshtatja e ngadalshme dhe e dhembshme e Moskёs

nga humbja e kontrollit tё saj mbi njё rajon tё rёndёsishёm strategjik, i cili pёr dy

shekuj është zhvilluar në njё mjedis tё paqëndrueshёm, përbën një burim tjetër të

pasigurisë për Gjeorgjinë.

Gjithsesi, problemi i sigurisë kombëtare për Gjeorgjinë nuk mund të adresohet

drejt pa njohur sinergjinë që krijojnë pasiguria e brendshme e saj me

paqëndrueshmërinë e rajonit. Duke mos e marrë në konsideratë këtë lidhje, drejtuesit

e Gjeorgjisё u lёkundёn nё udhёheqjen e vendit pёrmes kalimit nga e kaluara

572 Bruno Coppieters Robert Legvold, Kees Doets, David Dollar, Statehood and Security: Georgia after

the Rose Revolution, American Academy of Arts and Sciences, Cambridge, 2005, f. 2. 573 Svante E. Cornell, Georgia After…, vep. e cituar, f. 4-6.

123

sovjetike nё njё rend politik dhe ekonomik, duke e lёnё vendin tё pozicionuar dobёt

nё adresimin e sfidave tё sigurisё me tё cilat ajo ballafaqohet.574

Qё pas pavarёsisё sё vitit 1991, studiuesit dhe analistёt e kanë konsideruar

Gjeorgjinë si njё “shtet i dobёt” dhe, nё mёnyrё tё pёrsёritur, kanё vёnё nё pikёpyetje

aftёsinё e saj pёr tё kapёrcyer anarkinё dhe pёr tё krijuar njё shtetёsi sovrane. Nё

gjysmёn e parё tё viteve 1990 Gjeorgjia jo vetëm që është vlerësuar njё “shtet i

dobёt” nё lidhje me kriteret pёr shtetësinë, siç janë: kapaciteti pёr tё ushtruar

funksionet themelore tё shtetit, pёr tё rregulluar marrёdhёniet shoqёrore, pёr tё

pёrdorur në mënyrë të qartë burimet publike dhe pёr tё vendosur rregull ligjor, por nё

momente tё caktuara është zhvendosur nё nёnkategorinё e dobёsisё që njihet si

“shtete qё dёshtojnё”. Me një situatë të tillë ajo është pёrballur gjatë lёvizjeve të

shkёputjes sё Osetisё së Jugut dhe Abkhazisё, por dhe gjatë trazirave civile që

shpёrthyhen nё kohёn e rrёzimit tё Gamsakhurdisё.

Koncepti i njё “shteti dёshtues” i referohet njё profili institucional, ku

institucionet politike kёrcёnojnё tё rrёzohen tёrёsisht. Pra, njё kolpas i plotё e kthen

Gjeorgjinё nё njё “shtet tё dёshtuar”, situatë që sipas Bruno Copieters mund tё ketё

qenё pasojё e njё lufte pёr sukses nё presidencёn e Shevardnadzes, rezultat i luftёs

ruso-çeçene nё Gjeorgji apo i shkatёrrimit tё armёpushimit tё brishtё nё Abkhazi ose

nё Osetinё e Jugut. Pёr mё tepёr, lёvizjet e protestёs kundёr varfёrisё dhe korrupsionit

mund tё kenё çuar nё kryengritje popullore, duke kapur çrregullime publike dhe

dhunё masive.575

Në dimensionin gjeoekonomik, Gjeorgjia, gjithashtu është vendimtare në

projektin më të gjerë të ndërtimit të korridorit të transportit Lindje-Perëndim, qё lidhet

gjerësisht me tubacionet e naftës dhe gazit. Në dekadën e fundit Kaukazi është parë si

një mundësi e madhe për të krijuar një rrugë tranziti që lidh Evropën me AQ-në,

Kinën dhe Indinё përmes Detit të Zi, Gjeorgjisë, Azerbajxhanit dhe Detit Kaspik.

Gjeorgjia bashkë me Azerbajxhanin janë vendet kryesore lidhëse në këtë drejtim, nga

të cilat varet korridori Lindje-Perëndim. Rehabilitimi i rrjetit heukrudhor ekzistues i

Tbilisit, ndërtimi i një segmenti të ri hekurudhor (Akhalkalaki- Gjeorgji dhe Kars -

Turqi) lidhin Stambollin me Detin Kaspik dhe, bashkë me ndërtimin e linjave

hekurudhore që lidhin Kazakistanin me Kinën, krijojnë korridorin hekurudhor

Stamboll - Kinë, i cili bën të mundur transportimin e mallrave shpejt dhe lirë në të

gjithë Azinë. Ky korridor transporti u bë i njohur në mes të viteve 1990, falë

programit të BE-së, TRACECA. 576

Shumë i rëndësishëm ka qenë zhvillimi i korridorit të energjisë në Kaukaz, i

njohur si tubacioni BTC, ndërtimi i të cilit shënoi një moment historik jo vetëm për

zhvillimin e rajonit, por edhe për ekonominë dhe sigurinë e Evropës, pasi ky tubacion

sjell burimet e nevojshme të energjisë në Evropë në një kohë kritike, kur kërkesat për

energji janë rritur dhe ka rënë rritja e prodhimit të naftës. Rëndësia e tubacionit është

e dyanshme, pasi Evropa nuk varet më nga energjia e Rusisë, ndërsa Kaukazi bëhet 574 Bruno Coppieters Robert Legvold, Kees Doets, David Dollar, Statehood and Security: Georgia after

the Rose Revolution, American Academy of Arts and Sciences, Cambridge, 2005, f. 2 - 6. 575 Po aty, f. 339-341. 576 Svante E. Cornell, Georgia After…, vep. e cituar, f. 8.

124

një rajon gjithnjë dhe më i rëndësishëm për sigurinë, ekonominë dhe energjinë

globale, veçanërisht për Europën. BTC-ja u ndoq nga ndërtimi i tubacionit të SCP-së

(lidh fushat e gazit në Detin Kaspik me sistemin energjetik turk), i cili ndryshoi

sistemet e transportit të rajonit, pasi lidh burimet energjetike të Evropës me Azinë

Qendrore. Ai është gjithashtu shumë i rëndësishëm për sigurinë e energjisë së

Gjeorgjisë në të ardhmen, sepse zvogëlon varësinë e kësaj të fundit nga gazi rus dhe e

shndërron Gjeorgjinë në një kanal të naftës dhe të gazit.

Gjeorgjia ёshtё dukshëm një vend me prirje properëndimore në rajon dhe

rёndёsia e madhe për interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-ve duket qartë edhe nga

prania ushtarake e tyre në këtë vend (2002). Vihet re një interes në rritje në politikën e

SHBA-ve ndaj Kaukazit të Jugut, që shënohet nga mbështetja për pavarësinë e

shteteve të rajonit, e cila ka marrë gjithnjë e më shumë vëmendje për shkak të

rëndësisë që ka nafta e Kaspikut, duke e shndërruar në një rajon me interes si

furnizues i naftës, për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe zvogëlimit të rezervave

të saj.577 Interesat amerikane në Kaukazin e Jugut dhe në Gjeorgji, në mënyrë të

veçantë, shënohen në tri grupe të ndërlidhura: “së pari, interesat e saj të energjisë,

konsideroheshin si strategjike; së dyti, interesat tradicionale të sigurisë, të tilla si

luftimi i terrorizmit, parandalimi i konfliktit ushtarak dhe mbrojtja e integritetit

territorial të tri shteteve në rajon dhe, së treti, reformën demokratike dhe ekonomike

të këtyre shteteve, për të siguruar stabilitetin dhe legjitimitetin e tyre”.578

Kombinimi i këtyre faktorëve e bën Gjeorgjinë një vend gjithnjë e më të

rëndësishëm për interesat e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve.

4. 2. Kërkesa për pavarësi

Mё 31 mars 1991 nё njё referendum mbarёkombёtar gjeorgjianёt votuan pёr

pavarёsinё dhe mё 9 prill 1991, me njё shumicё absolute votash, Kёshilli i Lartё i

RSSGJ-sё miratoi Aktin e Rivendosjes sё Pavarёsisё, që rёndёsinё e vet

ndёrkombёtare e fitoi vetёm pas denoncimit zyrtar tё Traktatit tё Bashkimit, që u

mblodh nё Alma - Ata mё 22 dhjetor 1991, kur BRSS-ja u shpёrbё zyrtarisht dhe

njёmbёdhjetё republikat themeluan CIS-in. Qё prej kёtij momenti Gjeorgjia u pёrfshi

nё njё krizё pa kthim. Njё grup nga qeveria shkaktoi njё pёrplasje ushtarake nё qendёr

tё qytetit (lufta e Tbilisit) nga 21 dhjetori i vitit 1991 deri mё 6 janar 1992, nё

rrёzimin e presidentit Zviad Gamsakhurdia. Pas kёtij akti, pushtetin e mori Kёshilli

Ushtarak, ngjarje që fshiu tё gjitha shpresat pёr njohje ndёrkombёtare. Nё kёto

kushte, Kёshilli ftoi Shevardnadzen nё krye tё shtetit dhe mё 11 tetor 1992 populli e

votoi si kryetar tё Parlamentit. Zgjedhja demokratike e tij bёri tё mundur njohjen e

pavarёsisё dhe integritetin territorial tё Gjeorgjisё, por pёrballё qeverisё dilnin detyra

tё vёshtira tё rimёkёmbjes ekonomike, forcimit tё demokracisё dhe shuarjes sё

tensioneve ndёretnike.

Gjeorgjia ishte njё vend i varfёr agrar dhe varej tёrёsisht nga burime

energjitike tё huaja. Industria, transporti dhe bujqёsia ishin nё vёshtirёsi, pёr shkak tё 577 Po aty, f. 9 -14. 578 Council of the European Union, Report, Independent International Fact-Finding Mission on the

Conflict in Georgia. Vol II, 2009, f. 33-34.

125

mungesёs sё karburantit, futja e rublёs gjithashtu e kishte vёshtirёsuar edhe mё tepёr

gjendjen financiare pёrballё monedhës së dobët vendëse. Ndёrsa nё politikёn e

jashtme gjёrat ishin disi mё tё specializuara, kjo falё edhe njohjes, por dhe politikёs

pragmatike tё Shevardnadzes, i cili kishte qenё ministёr i Jashtёm nё qeverinё

sovjetike, qeveria e të cilit arriti tё nёnshkruante traktate nё shkallё tё gjerё.579

Në kuadër të analizës së procesit të pavarësisë së Gjeorgjisë do të ndalemi për

pak në parimin e vetëvendosjes dhe konceptin e së drejtës ndërkombëtare, pasi është

parimi që u zbatua në rastin e procesit të shtetësisë së saj dhe kërkesa për pavarësi e

Gjeorgjisë është bërë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

5. Parimi i vetëvendosjes dhe njohja e shtetit të ri të Gjeorgjisë

Gjenezën e vet koncepti modern i vetëvendosjes e ka në Deklaratën e

Pavarësisë së SHBA-ve,580 të 4 korrikut 1776. Revolucioni Amerikan tërhoqi

vëmendjen edhe në Evropë, veçanërisht në Francë, pasi filozofët politikanë francezë

panë tek ai një zbatim të doktrinave të kohës. Ato ishin shumë të afërta për mendimin

francez dhe u bënë nxitëse për idetë revolucionare franceze. Parimi i vetëvendosjes u

zhvillua më tej gjatë Revolucionit Francez dhe u sanksionua me Deklaratën e të

Drejtave të Njeriut dhe Qytetarëve më 26 gusht 1789, e cila shembi sovranitetin e

monarkisë dhe përcaktoi se “Parimi i çdo sovraniteti qëndron me thelb në komb”.

Në 1790-ën Ansambleja Nacionale Franceze deklaroi solemnisht që kombi

francez hiqte dorë nga luftërat pushtuese dhe nuk do të përdorte më forcën kundër

lirisë së asnjë populli.581 Ky ishte edhe koncepti i kombit, i cili u shfrytëzua më pas

nga lëvizjet nacionaliste të shekullit XIX-XX në kuptimin që çdo komb kishte të

drejtën të formonte një shtet të pavarur, por ishte edhe interpretimi i parimit të

vetëvendosjes, d.m.th., i bazuar mbi parimin e kombësive. Ky parim ndikoi,

gjithashtu, në shpërbërjen e Perandorisë Osmane dhe Austro-hungareze.

Më fuqishëm parimi i vetëvendosjes u shfaq pas LPB-së, megjithatë, ai nuk

ishte ende një parim ligjor dhe nuk ishte përfshirë në LK. Gjithsesi, ai vihet re edhe në

disa traktate të BRSS-së, ndërsa në rastin e ishujve Aland u pranua nga Komiteti i

Raportuesve dhe nga Komisioni Ndërkombëtar i Juristëve se parimi i vetëvendosjes

nuk ishte një ligj i së drejtës ndërkombëtare, por një koncept politik që lidhet me

banorët suedezë të një ishulli të lidhur me Finlandën. Ky rast u zgjidh nga njohja e

Ligës së Sovranitetit finlandez bashkë me garancinë e minoriteteve.

579 Revaz Gachechiladze, The New Georgia: Space, Society, Politics, Routledge, New York, 1995. f.39. 580 “Origjina e parimit të vetëvendosjes mund të gjurmohet në Deklaratën Amerikane të Pavarësisë

(1776) dhe Revolucionin Francez (1789), që shënoi rënien e nocionit të individit dhe popullit si

subjekte të mbretit. Këto subjekte do të transferoheshin, tjetërsoheshin, do të jepeshin ose mbroheshin

në përputhje me monarkun. Thelbi i parimit qëndron në këmbënguljen amerikane dhe franceze që

qeveria të jetë përgjegjëse ndaj njerëzve.” Antonio Cassese, Self-Determination of Peoples: A Legal

Reappraisal, Cambridge University Press, London, 1995, f. 11. 581 Raymond G. Gettell, History..., vep. e cituar, f. 293.

126

Ai që shkaktoi një ndryshim të madh në lidhje me vetëvendosjen, ishte

presidenti Uillson me Katërmbëdhjetë Pikat (1918)582 e tij. Në të vërtetë, Uillsoni nuk

bëri një përcaktim të parimit të vetëvendosjes, por në pikën e pestë (të

Katërmbëdhjetë Pikave) deklaroi se “aspiratat e kombeve duhet të respektohen, popujt

mund të dominohen dhe të qeverisen vetëm me pëlqimin e tyre”. Thelbin e kësaj

deklarate e përbën nocioni i vetëqeverisjes së popujve, i cili përbëhej kryesisht nga e

drejta e popujve për të zgjedhur lirshëm qeverisjen e tyre. Për presidentin Uillson,

vetëvendosja ishte konkluzion i sovranitetit popullor, një sinomin i parimit që qeveritë

duhet të bazohen mbi “pëlqimin e të qeverisurve”. Gjithsesi, me përparimin e LPB-së

vetëvendosja e Uillsonit po merrte “dimensione të jashtme”, sepse popujt duhet të

ishin të lirë të zgjidhnin sovranin e tyre. Në nivel ndërkombëtar Uillsoni propozoi

katër variante të ndryshme për vetëvendosjen:

- së pari, ai mbron të drejtat e çdo populli për të zgjedhur formën e

qeverisjes në të cilën do të jetonte;

- së dyti, vizioni i vetëvendosjes ka të bëjë me ristrukturimin e shteteve të

EQ-së në përputhje me dëshirat kombëtare;

- së treti, Uillsoni përkrahu vetëvendosjen si një kriter që qeveris

ndryshime territoriale;

- së katërti, Uillsoni mori parasysh vetëvendosjen për qëllimin e zgjidhjes

së kërkesave koloniale. 583

Megjithatë, ai nuk e pa vetëvendosjen si një revolucion, si një vendosje të

njëanshme të popujve nën regjimet koloniale, por si një “reformim të rregullt” liberal,

pa dëmtuar thellësisht strukturat ekzistuese të pushtetit.

Parimi i vetëvendosjes zë vend edhe në doktrinat marksiste. Koncepti leninist

ishte i bazuar në filozofinë politike socialiste. 584 Lenini nuk e mori në konsideratë

formulimin e katërt potencial të vetëvendosjes nga presidenti Uillson dhe pikërisht

parimin që kërkonte që popujve të çdo shteti t’u jepej e drejta të zgjidhnin autoritetin

shtetëror dhe liderin politik. Vetëvendosja do të thoshte vetëqeverisje. Lenini e

konsideronte vetëvendosjen si një parim revolucionar, radikal, qoftë edhe nëpërmjet

armëve, për rishpërndarjen e pushtetit brenda shteteve ekzistuese dhe dhënien e

pavarësisë atyre kombeve që shtypeshin nga qeveritë qendrore dhe ato që ishin

subjekt i kolonializimit. Sipas tij, vetëvendosja nënkuptonte në mënyrë eskluzive të

drejtën e kombeve të shtypura për ndarjen politike, shkëputjen dhe formimin e

kombeve të pavarura. Në këtë kuptim, vetëvendosja shfaqej si e drejtë e kolektivitetit

dhe jo e individit.585

582 Woodrow Wilson, Fourteen points speech (1918),

https://usa.usembassy.de/etexts/democrac/51.htm 583 Antonio Cassese, Self-Determination of Peoples: A Legal Reappraisal, Cambridge University Press,

London, 1995, f. 20-21. 584 “Natyra thelbësisht politike e konceptit të vetëvendosjes së Leninit del qartë nga deklarata e tij se

kërkesat e ndryshme të demokracisë, duke përfshirë edhe vetëvendosjen, nuk janë absolute, ato janë një

grimcë e përgjithshme demokratike.” David Raič, Statehood and the Law of Self-Determination,

Martinus Nijhoff, Hague, 2002, f. 186 585 Antonio Cassese, Self-Determination …., vep. e cituar, f. 21.

127

Lufta e Dytë Botёrore ishte një nga periudhat më të errëta të historisë së

Evropës, pasojat e së cilës u ndien edhe shumë kohë pas mbarimit të saj. Por

rimëkëmbja,586 rindërtimi i qyteteve dhe i industrive u bë në një kohë më të shkurtër

nga sa ishte menduar. Megjithatë, Evropa mbeti e ndarë, me forca të fuqishme

konvencionale të vendosura në të dyja anët e perdes së hekurt, edhe kur periudha e

luftës kishte marrë fund. Gjithsesi, përfundimi i luftës nuk tregonte fundin e historisë,

madje as fundin e konflikteve dhe krizave, sepse bota do të përballej me shqetësime të

tjera, shumë të ndryshme nga ato që kishte parë, një prej të cilëve ishte edhe procesi i

dekolonizimit që pati një zhvillim të shpejtë dhe gjatë të cilit Britania, Hollanda dhe

Portugalia humbën perandoritë e tyre koloniale.

Disfata e Japonisë dhe Gjermanisë çoi në fundin e perandorive përkatëse

koloniale, shtete të tjera të nxitura nga përfshirja në Kartën e KB-ve dhe parimi i

vetëvendosjes së kombeve u dhanë pavarësi ish-kolonive të tyre, duke filluar që nga

Britania, me dhënien e pavarësisë së Indisë; humbja e Francës në Indokinë, gjithashtu,

favorizoi dekolonizimin e kësaj pjese të botës, ndërsa shtetet e Afrikës fituan

pavarësinë midis viteve 1957-1963.587

Përfundimi i procesit të dekolonizimit e rriti numrin e shteteve të njohura dhe

të lëvizjeve që pretendonin pavarësi, kështu që historia jo vetëm që nuk erdhi në

fundin e saj,588 por tregoi se bota ishte shumë e vogël për të kënaqur popujt e saj të

shumtë. Pas dekolonizimit kemi edhe një rikonfigurim të ri masiv të hartës me

shpërbërjen e BS-së dhe Republikës Jugosllave, por procesi i krijimit të shteteve nuk

ndal as këtu, pasi lufta civile vijoi në Bosnjë dhe Kosovë, duke çuar në ndërhyrjen e

OKB-së dhe NATO-s, konflikte të reja etnike shpërthyen në Afrikën Perëndimore,

Azi dhe Indi.

Rëndësia e parimit të vetëvendosjes duket në vendin që zë në deklaratat dhe

rezolutat e shumta të OKB-së, si dhe në dimensionet e shumta, në të cilat është

trajtuar. Përfshirja e tij në Kartën e KB-ve në Konferencën e San Franciskos (1945) e

futi atë në korniza ligjore. Karta deklaronte qëllimet e OKB-së, si: zhvillimin e

marrëdhënieve miqësore midis kombeve, bazuar në parimin e barazisë dhe

vetëvendosjes; forcimin e paqes universale; promovimin e aspekteve ekonomike,

arsimit dhe kultrurës, të të drejtave të njeriut; përgjegjësinë që anëtarët e saj kanë për

administrimin e territoreve për popujt që nuk kanë arritur një masë të plotë

qeverisjeje, se ata njohin parimin që interesat e popullsisë së këtyre territoreve janë

më të rëndësishme dhe, se në kuadër të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, e quajnë të

shenjtë detyrimin për të promovuar mirëqenien e tyre. Praktika e qëndrueshme e

586 Walter Laueur, Evropa në kohën tonë 1945-1992, Dituria, Tiranë, 1996, f. 5. 587 Shih, Karen A. Mingst, Bazat e marrëdhënieve ndërkombëtare, AiiS, Tiranë, 2008, f. 65. 588 “Në përgjithësi avokatët ndërkombëtarë niseshin nga supozimi se në fund të procesit të

dekolonializimit sipërfaqja e botës ishte mbuluar nga një numër entitetesh që thuajse kishin

karakteristikat e një shteti sovran. Në lidhje me këtë, me përjashtim të korrigjimeve të vogla aty-këtu,

historia dukej se kishte ardhur në fundin e saj të pakthyeshëm. Shpërndarja e sipërfaqes së tokës jo

vetëm midis çdo shteti, por midis shteteve aktualisht ekzistuese u konsiderua pak a shumë final.

Shpërthimi në BS, shpërbërja e dhunshme e Jugosllavisë tregoi brishtësinë e këtij supozimi themelor.

Historia nuk njeh asnjë pikë ndalimi përfundimtar.” Christian Tomuschat, Modern law and self-

determination, Netherlands, Martinus Nijhoff, 1993, f. 7.

128

shtetit i dha një formë më të prekshme parimit të vetëvendosjes dhe gjeti mishërim në

të drejtën ndëkombëtare.

Në vitin 1960 Asambleja e Përgjithshme e KB-ve adoptoi rezolutën 1514 në

Dhënien e Pavarësisë së Vendeve dhe Popujve Kolonialë. Rezoluta589 shpalli të

drejtën e popujve kolonialë për të themeluar një shtet të pavarur apo shoqërimin ose

integrimin brenda një shteti tjetër. Marrëdhëniet ndërkombëtare u shkundën thellësisht

nga ky akt pothuajse revolucionar, i cili shpalli të drejtat e të gjithë popujve për

vetëvendosje, pavarësisht faktit se anëtarët e Asamblesë kishin veçanërisht në mendje

popujt në një regjim kolonial. Në harkun e më pak se dy dekadave perandoritë më të

mëdha koloniale u zhdukën.590 Vetëvendosja u zbatua në formën e saj të jashtme dhe i

referohej përcaktimit të statusit politik të një populli në raport me subjektet e tjera të

së drejtës ndërkombëtare.

Parimi është trajtuar edhe nga Konventat e të Drejtave të Njeriut (1966). Edhe

ato deklaruan të drejtën e popujve për vetëvendosje, si dhe gatishmërinë e shteteve

pjesëmarrëse për të nxitur respektimin e së drejtës në përputhje me dispozitat e Kartës

së KB-ve. Vetëvendosja gjeti mbështetje në Deklaratën mbi Parimet e Ligjit

Ndërkombëtar, në vitin 1970, e cila jo vetëm që e rikonfirmon, por i detyron shtetet ta

reskpektojnë në përputhje me Kartën dhe në rastet e Namibisë dhe Saharasë, GJND-

ja, pas diskutimit juridik që i bëri parimit të vetëvendosjes, lidhur me këto territore, e

konsideroi atë një parim ligjor. Gjithsesi, që prej formulimit të tij fillestar, parimi i

vetëvendosjes ka marrë kuptime të ndryshme:

1. si një kriter për t’u përdorur në rast të ndryshimeve territoriale të

shteve sovrane;

2. si një parim demokratik që legjitimon qeveritë e shteteve modern;

3. si një postulat antikolonialist;

4. si një parim i lirisë për “kombet” ose grupet etnike apo fetare, që

përbëjnë pakica në shtetet sovrane.591

E drejta për vetëvendosje përbën një nga parimet moderne të ligjit

ndërkombëtar. Vlefshmëria e saj rrjedh nga Karta e KB-ve, të cilat kanë nxjerrë disa

rezoluta për të dhe nga tërësia e tyre duhet nxjerrë kuptimi dhe përmbajtja e saj.

Çështja është cilat janë rrethanat dhe rastet kur ajo duhet të zbatohet. Ky parim deri

tani është përdorur në rastet e dekolonializmit, pra, për popujt që jetonin në territore

koloniale dhe kërkonin vetëqeverisje ose pavarësi. Kjo e drejtë i përket një kolektivi

dhe jo individëve të veçantë, prandaj çështjet rregullohen nga e drejta ndërkombëtare

dhe KB-të. Parimi i vetëvendosjes i takon popullit jo vetëm sepse sanksionohet nga e 589 “Deklarata u përforcua nga themelimi i një Komiteti të Posaçëm për Dekolonizimin, i cili tani

merret me të gjitha territoret e varura dhe ka rezultuar jashtëzakonisht aktiv edhe nga fakti se pothuajse

të gjitha rezolutat e OKB-së që kanë të bëjnë me vetëvendosjen, shprehimisht i referohen asaj. Në të

vërtetë, Gjykata Ndërkombëtare i është referuar në mënyrë të veçantë Deklaratës Koloniale si një 'fazë

e rëndësishme' në zhvillimin e së drejtës ndërkombëtare, në lidhje me territoret jovetëqeverisëse dhe si

'bazë' për procesin e dekolonizimit.” Malcolm N. Show, Interantional Laë, Cambridge University

Press, 2008, f. 253. 590 Christian Tomuschat, Modern law and..., vep. e cituar, f. 7. 591 Antonio Cassese, Self-Determination of Peoples: A Legal Reappraisal, Cambridge University Press,

London, 1995, f. 32.

129

drejta ndërkombëtare, por edhe nga ligji natyror. Ishte Xhon Loku që themeloi

konceptin e të drejtave me qasjen e tij ndaj të drejtave natyrore, si: të drejtën për jetën,

lirinë, pronën, por shprehitë e para mbi të drejtën e popujve për të vendosur vetë për

qeverisjen e tyre sa herë ato shmangeshin nga qëllimi dhe bëheshin shkatërruese, e

gjejmë në Deklaratën e Pavarësisë.

Deklarata Amerikane e Pavarësisë (1776)

…“…të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se ata janë pajisur nga Krijuesi

i tyre me disa të drejta të caktuara të patjertësueshme dhe ndërmjet tyre janë:

jeta, liria dhe ndjekja e lumturisë. Se pikërisht për të sigruar këto të drejta, janë

krijuar qeveritë midis njerëzve, duke përftuar fuqitë e tyre të drejta me

miratimin e të qeverisurve. Se kurdo dhe sapo që një formë qeverisjeje bëhet

shkatërruese ndaj këtyre qëllimeve, atëherë është e drejta e popullit ta

ndryshojë apo ta heqë atë dhe të formojë një qeveri të re, e cila të bazojë

themelet e saj në të tilla parime dhe të organizojë pushtetet e saj në formë të

atillë, që njerëzve t’u duket më e përshtatshme për të mbrojtur sigurinë dhe

lumturinë e tyre…”592

Deklarata e të Drejtave te Njeriut dhe Qytetareve (1789)

Deklarata e të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit e 26 gushtit 1789 është një nga

dokumentet themelore të Republikës franceze, e cila shënon fundin e monarkisë dhe

startimin e një epoke të re për Francën, atë të Republikës. Ajo mbështet të drejtat e

njeriut dhe lirinë e kombeve:

“Neni 3. Parimi i çdo sovraniteti qëndron kryesisht në komb. Asnjë grupim,

asnjë individ nuk mund të ushtrojë asnjë autoritet që nuk rrjedh drejtpërdrejt

nga kombi.” 593

Karta e Kombeve të bashkuara (1945)

Karta e Kombeve të Bashkuara e 26 qershorit 1945 ishte një dokument shumë

i rëndësishëm për vetëvendosjen, sepse e shndërroi atë nga një parim, në një të drejtë

ligjore ndërkombëtare. Në Nenin 1, paragrafi i dytë thuhet:

“Kreu I. Qëllimi dhe Parimet

Neni 1

Të zhvillojnë marrëdhënie miqësore midis kombeve, bazuar në respektimin e

parimit të të drejtave të barabarta dhe vetëvendosjes së popujve dhe të marrin

masa të tjera të përshtatshme për të forcuar paqen universale.” 594

592 The unanimous Declaration of the thirteen united States of America, IN CONGRESS, July 4, 1776,

f. 1. https://cdn.loc.gov/service/rbc/bdsdcc/02101/02101.pdf 593 Déclaration des Droits de l’Homme et du Citoyen du 26 août 1789. https://www.conseil-

constitutionnel.fr/le-bloc-de-constitutionnalite/declaration-des-droits-de-l-homme-et-du-citoyen-de-

1789

130

Deklarata e Ansamblesë së Përgjithshme mbi pavarësinë e popujve

kolonialë (1960)

Si e drejtë e njeriut parimi i vetëvendosjes sanksionohet në deklaratën e

Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të 14 dhjetorit 1960, me

rezolutën 1514, ku lidhur me dhënien e pavarësisë popuvje të kolonizuar, thuhet:

“[...] Të gjithë popujt kanë të drejtën e vetëvendosjes; në bazë të kësaj të drejte

ata përcaktojnë lirisht statusin e tyre politik dhe ndjekin lirisht zhvillimin e tyre

ekonomik, shoqëror dhe kulturor [...] Të gjitha veprimet e armatosura ose

masat represive të të gjitha llojeve të drejtuara kundër popujve të varur do të

pushojnë [...] Çdo përpjekje që synon pjesërisht ose totalisht përçarjen e unitetit

kombëtar dhe integritetin territorial të një vendi, është e papajtueshme me

qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara [...] Të gjitha shtetet do

të respektojnë të drejtat sovrane të të gjithë popujve dhe integritetin e tyre

territorial ”. 595

Deklarata e OKB-së për të Drejtat e Njeriut (1966)

Parimi i vetëvendosjes gjen sërish rikonfirmin nga OKB-ja në deklaratën e saj

për të Drejtat e Njeriut:

“Të gjithë popujt kanë të drejtën e vetëvendosjes, në bazë të kësaj të drejte, ata

përcaktojnë lirisht statusin e tyre politik dhe ndejkin lirisht zhvillimin e tyre

ekonomik, social dhe kulturor.” 596

Deklarata e parimeve të ligjit ndërkombëtar në lidhje me marëdhëniet

dhe bashkëpunimin e mirë ndërmjet shtetve në kuadër të Kartës së Kombeve të

Bashkuara (1970)

“Parimi i të drejtave të barabarta dhe vetëvendosjes së popujve

1) Në bazë të parimit të të drejtave të barabarta dhe vetëvendosjes së popujve,

të mishëruar në Kartën e Kombeve të Bashkuara, të gjithë popujt kanë të drejtë

për të përcaktuar lirisht, pa ndërhyrje të jashtme, statusin e tyre politik dhe për

594 Charter of The United Nations and Statute of The International Court of Justice, SAN

FRANCISCO, 1945. 595 UN, Declaration on the Granting of Independence to Colonial Countries and Peoples, 1960,

Adopted by General Assembly resolution 1514 (XV) of 14 December 1960.

http://www.un.org/en/decolonization/declaration.shtml 596 UN, International Covenant on Civil and Political Rights, Adopted and opened for signature,

ratification and accession by General Assembly resolution 2200A (XXI) of 16 December 1966 entry

into force 23 March 1976, in accordance with Article 49, OHCHR, 1976, f. 2.

https://www.ohchr.org/Documents/ProfessionalInterest/ccpr.pdf

131

të ndjekur ekonominë e tyre sociale dhe zhvillimi kulturor dhe çdo shtet ka për

detyrë ta respektojë këtë të drejtë në përputhje me dispozitat e Kartës.” 597

Akti Final i Konferencës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

(1975)

(Deklarata e Parimeve që qeverisin Marrëdhëniet ndërmjet Shteteve

Pjesëmarrëse) të paraqitura në pikën VIII.

“Barazia e të Drejtave dhe Vetëvendosja e Popujve

28. Shtetet pjesëmarrëse do të respektojnë të drejtat e barabarta të popujve

dhe të drejtën e tyre për vetëvendosje, duke vepruar në çdo kohë në përputhje

me qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe rregullat

përkatëse të së drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë ato që lidhen me

integritetin territorial të shteteve.” 598

Në nivelin më themelor të saj, vetëvendosja, është një parim që ka të bëjë me

të drejtën për të qenë një shtet Si e drejta ndërkombëtare për shtetësinë, ashtu edhe

parimi i vetëvendosjes ofrojnë një kornizë normative që mbështet konceptin klasik të

rendit juridik ndërkombëtar, të formësuar nga shtetet.599 Megjithëse hartuesit e

Deklaratës së Montevideos në përgatitjen e saj kishin parasysh dekolonializimin, e

drejta për vetëvendosje nuk mund të konsiderohet një e drejtë eskluzive e popujve

kolonialë. Rezoluta 1514 përcakton se vetëvendosja është një e drejtë e të gjithë

popujve “Të gjithë popujt kanë të drejtën e vetëvendosjes; në bazë të kësaj të drejte

ata përcaktojnë lirisht statusin e tyre politik dhe ndjekin lirisht zhvillimin e tyre

ekonomik, shoqëror dhe kulturor.”

Qëllimi kryesor i shtetit është t’u shërbejë qytetarëve të tij dhe, nëse shteti nuk

i përmbush detyrimet e tij kundrejt qytetarëve, humbet legjitimitetin e vet, madje vë

në rrezik edhe ekzistencën e tij. Çdo shtet ka detyrim të ruajë jetën dhe integritetin e

qytetarëve të tij. Dalja e ligjit ndërkombëtar e të drejtave të njeriut solli ndryshime të

mëdha në zhvillimet ndërkombëtare. Shteti detyrohet që të sigurojë të drejta të

barabarta për të gjithë shtetasit e vet dhe, nëse diskriminon një grup të veçantë,

ushtron terror apo gjenocid, nuk mund të presë bindje nga këta të fundit. Në raste të

tilla grupet e prekura nga situata të tilla gjejnë mjete për t’u mbrojtur dhe për të jetuar

me dinjitet, siç mund të jenë praktikat e vetëvendosjes së brendshme apo të jashtme.

Kur shteti keqpërdor kompetencat e tij në dëm të qytetarëve të vet, nuk mund të presë

bindje dhe atyre u lind e drejta e vetëvendosjes, shkëputjes së njëanshme dhe

shkëputja nga shtetet zakonisht shoqërohet me anarki dhe dhunë.600

597 UN, Declaration on Principles of International Law concerning Friendly Relations and

Cooperation among States in accordance with the Charter of the United Nations (Resolution No.

2625), 24 October 1970, f.123.

http://www.un.org/ga/search/view_doc.asp?symbol=A/RES/2625(XXV) 598 Conference on Security ond Co-operation on Europe Final Act, Helsinki, 1975, f. 7.

https://www.osce.org/helsinki-final-act?download=true 599Duncan French, Statehood and Self-Determination: Reconciling Tradition and Modernity,

Cambridge University Press, 2013, f. XV. 600 Christian Tomuschat, Modern Law of …, vep. e cituar, f.9.

132

Shpeshherë vetëvendosja është parë si një koncept i paqartë, sepse subjekti i

saj, “populli”, është një nocion i papërcaktuar. Janë popujt subjektet e vetëvendosjes,

ata vendosin lirisht, megjithatë, popujt nuk përputhen me shtetet. Respektimi i

integritetit territotrial është pasojë e sovranitetit dhe në këtë kuptim shtetet kanë të

drejtën të ruajnë kufijtë e tyre, nëse kërcënohen nga jashtë apo nga brenda, prandaj e

drejta e vetëvendosjes bie në kundërshtim me parimin e sovranitetit të shtetit, sepse

është një koncept që justifikon ndarjen e një pjese të territorit të një shteti ekzistues

për të krijuar një shtet të ri, duke synuar kështu ndryshimin e territorit. E drejta e

vetëvendosjes është parë si burim konfliktesh midis përpjekjeve të komuniteteve

brenda shteteve ekzistuese për krijimin e shtetit të ri, të bazuar në të drejtën e

vetëvendosjes dhe përpjekjes së shteteve ekzistuese për të ruajtur territorin e tyre.601

Ligji i vetëvendosjes dhe shtetësia janë të lidhur në mënyrë të pandashme me

njëri-tjetrin në mënyra të ndryshme:

- e drejta e vetëvendosjes së jashtme ka bërë legjitimitetin legjislativ të

shtetësisë dhe krijimin e shteteve në ligjin ndërkombëtar bashkëkohor;

- e drejta e vetëvendosjes së brendshme detyron shtetet të kenë një qeveri

përfaqëusese dhe jodiskriminuese, dhe kështu ndikon në strukturën e

brendshme politike të shteteve;

- nëse një shtet nuk respekton detyrimin për të respektuar dhe promovuar të

drejtën e vetëvendosjes së brendshme të një populli, ky i fundit ka të drejtën,

si mjet përfundimtar të drejtën e vetëvendosjes së jashtme, që mund të

ushtrohet nëpërmjet shkëputjes së njëanshme (në një rast të tillë një popull ka

të drejtën e krijimit të shtetit të vet);

- e drejta e vetëvendosjes së jashtme kompeson mungesën e qeverisë në dritën e

fitimit të shtetësisë;

- së fundi, disa aspekte të ligjit të vetëvendosjes konsiderohen si kritere

moderne dhe shtesë për shtetësinë. 602

Prandaj çdo pikëpamje që nuk merr parasysh rolin e ligjit të vetëvendosjes në

proçesin e formimit të shteteve, nuk mund të konsiderohet si një reflektim i duhur i

ligjit modern të shtetësisë.

Cilat janë kushtet në të cilat një popull mund të kërkojë të drejtën për

vetëvendosje?

Vetëvendosja mund të kërkohet në rastet e shkeljeve të rënda të të drejtave të

njeriut, kur një grup identitetesh nuk ka qasje në format e përfaqësimit apo

përjashtohet nga proceset e vendimmarrjes brenda shtetit që i përket.603 Në çdo rast

kombet kanë arritur të shkëputen në pavarësi vetëm nëpërmjet forcës ushtarake. Nuk

ka ndonjë precedent që shtetet të mos kenë dalë nga luftërat e brendshme ose nga

ndërhyrjet ushtarake të jashtme.

601 David Raič, Statehood and..., vep. e cituar, f. 2. 602 Po aty, f. 451. 603 Christian Walter, Antje von Ungern-Sternberg, Kavus Abushov: Self-determination and Secession

in International Law, Oxford University Press, Oxford , 2014, f. 197.

133

E drejta ndërkombëtare

Është një ligj për marrëdhëniet e shteteve midis njëri-tjetrit dhe i referohet një

trupi rregullash zakonore dhe konvencionale, që e kanë zanafillën në qytetërimin e

krishterë dhe u zhvilluan në Mesjetën e vonë. Ligji i Kombeve është i lidhur me emrin

e Hugo Grotiusit dhe sistemin e tij të rregullave në "De Jure Belli ac Pacis Libri

III".604

Vetëm subjektet e njohura si shtete dhe të pranuara në shoqërinë

ndërkombëtare detyroheshin nga e drejta ndërkombëtare dhe i nënshtrohen rregullave

të sjelljes ndërkombëtare që ishin në fuqi në kohën e njohjes së tyre. Individët apo

grupet nuk janë subjekte të së drejtës ndërkombëtare dhe nuk kanë të drejta të tilla,

sipas ligjit ndërkombëtar. Meqenëse Ligji i Kombeve bazohet në pëlqimin e

përbashkët të shteteve individuale dhe jo të individëve, shtetet vetëm dhe eskluzivisht

ato janë subjekte të së Drejtës Ndërkombëtare.605

Subjekt i Ligjit të Kombeve janë shtetet dhe jo individët, prandaj ai është një

ligj midis shteteve dhe nuk qëndron mbi ta; grupi i rregullave i këtij ligji që është i

detyrueshëm për të gjitha shtetet, pa përjashtim, quhet Ligj Ndërkombëtar Universal.

Sipas Opennheimit, ligji është një organ i rregullave për sjelljen njerëzore brenda një

komuniteti, i cili, me pëlqimin e përbashkët të këtij komuniteti, do të zbatohet nga

fuqia e jashtme. Prandaj kushtet themelore të ekzistencës së ligjit janë të trefishta:

- së pari, ekzistenca e një komuniteti;

- së dyti, ekzistenca një grupi rregullash për sjelljen njerëzore brenda atij

komuniteti;

- së treti, pëlqimi i përbashkët i atij komuniteti që këto rregulla të zbatohen nga

fuqia e jashtme.

Fiksimi i këtyre rregullave në shkrim, apo prania e një autoriteti ligjor për

administrimin e ligjit brenda bashkësisë, nuk është një kusht thelbësor, por, nëse

përkufizimi i ligjit njihet si i saktë dhe nëse këto tri kushte thelbësore të ligjit

pranohen nga ajo (bashkësia), ekzistenca e ligjit nuk kufizohet vetëm në bashkësinë

shtetërore, por duhet të gjendet kudo ku ekziston një komunitet.606

Shtetet e civilizuara lidhen me njëri-tjetrin nëpërmjet marrëdhënieve të

vazhdueshme për interesat e tyre, duke krijuar një komunitet dhe, meqenëse shtetet

janë sovrane dhe të pavarura nga njëri-tjetri dhe nuk ka një qeveri ndërkombëtare që

të jetë mbi to, elementi që e lidh këtë bashkësi, janë interesat e përbashkëta tyre. Ajo

që i mban këto shtete të bashkuara në një komunitet të pandashëm, janë interesat e

përbashkëta dhe marrëdhëniet e nevojshme që u shërbejnë këtyre interesave. “Pra,

çelësi i kërkimit gjendet në atributet unike të sistemit ndërkombëtar, në kuptimin e

604 “Ligji i Kombeve ose i të Drejtës Ndërkombëtare (Droit des gens, Völkerrecht) është emri për trupin

e rregullave zakonore dhe konvencionale që konsiderohen ligjërisht të detyrueshme nga shtetet e

civilizuara në marrëdhëniet e tyre me njëra-tjetrën”. Lassa Oppenheim, International Law. A Treatise,

Vol.I, Longmans, Green and CO., London, 1912, f. 4. 605 James Crawford, The Creation of States in International Law,2nd ed, Oxford University Press,

2006, f. 15. 606 Po aty, f. 9.

134

rrjetit të marrëdhënieve ekzistuese kryesisht, nëse jo ekskluzivisht, midis shteteve që

njohin parime të caktuara të përbashkëta dhe mënyra për të bërë gjërat”.607

Pas konceptualizimit të parimit të vetëvendosjes, akteve dhe deklaratave të

shumta të institucioneve ndërkombëtare që e mbështesin atë, por edhe të së drejtës

ndërkombëtare, le të kthehemi në rastin tonë të studimit, te Gjeorgjia, sepse ky parim

u mor veçanërisht në konsideratë nga KE-ja608 dhe shtetet anëtare të saj në procesin e

shpërbërjes së BRSS-së, të cilat më 16 dhjetor 1991 miratuan qëndrimin që do të

mbanin në lidhje me shkëputjen e republikave nga BRSS-ja dhe Jugosllavia dhe, në

funksion të këtij qëndrimi, miratuan një sërë udhëzimesh për njohjen e këtyre

republikave.

Udhëzimet e KMJ-së së KE-së të 16 dhjetorit 1991 mbi “Njohjen e Shteteve të

Reja në EL dhe BE”, përbëjnë kriteret e njohjes për subjektet që dolën nga shpërbërja

e BS-së dhe parimi i vetëvendosjes theksohet qysh në fillim të tyre. Politika e

kombёsisё sovjetike ishte mbёshtetur nё parimin e federalizmit, i cili ishte vendosur

me Kushtetutёn e 1918-ёs dhe kishte pёrcaktuar zyrtarisht RSFSR-nё. Grupet e

kombёsive pёrgjatё Vollgёs, tё cilat kishin qenё rrethuar pёr njё kohё tё gjatё nga

shteti rus, por edhe nga grupe tё tjera nё Azinë Qendrore ishin organizuar si republika

apo grupe “autonome” nё Komisariatin e Kombёsive pёr RSFSR-sё. Federata la

jashtё juridiksionit tё saj popujt jorusё, si: gjeorgjianёt, armenёt, ukrainasit,

bjellorusёt, tё cilёt pas Luftёs Civile dolёn si RSS tё pavarura, secila me emёr tё

barabartё me RSFSR-nё. Nё vitin 1922 Gjeorgjia, Armenia dhe Azerbajxhani u

bashkuan nё TSFSR dhe, pas njё viti, bashkё me RSFSR-nё, RSS-nё e Ukrainёs dhe

RSS-nё e Bjellorusisё u organizuan nё BRSS. 609

Në Kushtetutën e 1977-ës shkruhet:

“Neni 70

Bashkimi i RSS-ve është një shtet integral, federal dhe shumëkombësh, i

formuar në parimin e federalizmit socialist si rezultat i vetëvendosjes së lirë të

kombeve dhe shoqatës vullnetare të republikave të barabarta sovjetike socialiste.

BRSS mishëron unitetin e shtetit të popullit sovjetik dhe tërheq të gjitha kombet dhe

kombësitë së bashku për qëllim të bashkimit të përbashkët të komunizmit.

Neni 71

Bashkimi i RSS-ve bashkon:

Republikën Federale Socialiste Sovjetike,

Republikën Socialiste Sovjetike të Ukrainës,

Republikën Socialiste Sovjetike të Bjellorusisë,

Republikën Socialiste Sovjetike të Uzbekistanit,

Republikën Socialiste Sovjetike të Kazakistanit,

607 Malcolm N. Show, Interantional Law…, vep. e cituar, f. 11. 608 Antonio Cassese, Self-Determination of Peoples: A Legal Reappraisal, Cambridge University Press,

London, 1995, f. 266. 609 Samuel N. Harper, Ronald Thomson, The government of the Soviet Union, D. Van Nostrand

Company, New York, 1938, f. 51.

135

Republikën Socialiste Sovjetike të Gjeorgjisë,

Republikën Socialiste Sovjetike të Azerbajxhanit,

Republikën Socialiste Sovjetike të Lituanisë,

Republikën Socialiste Sovjetike të Moldavisë,

Republikën Socialiste Sovjetike të Letonisë,

Republikën Socialiste Sovjetike të Kirghistanit,

Republikën Socialiste Sovjetike të Taxhikistanit,

Republikën Socialiste Sovjetike të Armenisë,

Republikën Socialiste Sovjetike të Turkmenistanit,

Republikën Socialiste Sovjetike të Estonisë.

Neni 72

Çdo Republikë e Bashkimit do të mbajë të drejtën lirisht për t'u ndarë nga

BRSS.” 610

Neni 70 shpreh se organizimi i BRSS-së ishte bazuar në parimin e

vetëvendosjes dhe në nenet 71 dhe 72 përcaktohen në mënyrë eksplicite subjektet që

kishin të drejtën për shkëputje, duke u bërë një bazë solide e parimit të vetëvendosjes

së jashtme në kuadër të RSS-së. Në procesin e shkëputjes Gjeorgjia, ashtu si pjesa më

e madhe e dymbëdhjetë republikave që përbënin BRSS-në, zbatoi praktikën e

referendumit, nëse do të shkëputej ose jo nga BRSS-ja, e cila në të vërtetë përbënte

një formë të legjimitetit të parimit të përgjithshëm ligjor të vetëvendosjes për

shkëputjen e saj. Praktika e referendumit ishte një zbatim i drejtë dhe i përdorur

gjerësisht i këtij parimi611 dhe, për më tepër, legjitimuar edhe nga Ligji për

Shkëputjen nga BRSS-ja, “Ligji mbi Procedurën e Zgjidhjes së Çështjeve në Lidhje

me Shkëputjen e Bashkimit të Republikave nga BRSS-ja”, i miratuar më 3 prill 1990.

“Neni 2

Vendimi për shkëputjen e republikës së Bashkimit nga BS-ja bëhet me një

shprehje të lirë të vullnetit të popullit të republikës së Bashkimit me referendum

(votim popullor). Vendimi për mbajtjen e referendumit është bërë nga BRSS-ja

me iniciativën e vet ose me kërkesën e një peticioni të nënshkruar nga një e

dhjeta e qytetarëve të BS-së, banues të përhershëm në territorin e republikës

dhe që kanë të drejtën e votës sipas legjislacionit të BRSS.

Referendumi mbahet sipas procedurës së përcaktuar nga ligji i BS-së mbi

ligjin e Bashkimit ose republikës autonome për referendum, me kusht që

dispozitat e tyre të mos bien ndesh me këtë ligj.” 612

610 CONSTITUTION (FUNDAMENTAL LAW) OF THE UNION OF SOVIET SOCIALIST

REPUBLICS, Adopted at the Seventh (Special) Session of the Supreme Soviet of the USSR Ninth

Convocation On October 7, 1977.

http://www.departments.bucknell.edu/russian/const/77cons03.html#chap09 611 Antonio Cassese, Self-Determination of..., vep. e cituar, f. 266. 612 Ligji për Shkëputjen nga BRSS-ja, Ligji mbi Procedurën e Zgjidhjes së Çështjeve në Lidhje me

Shkëputjen e Bashkimit të Republikave nga BRSS-ja, miratuar më 3 prill 1990.

http://soviethistory.msu.edu/1991-2/shevarnadze-resigns/shevarnadze-resigns-texts/laë-on-secession-

from-the-ussr/

136

Në këto kushte, edhe referendumi, edhe kërkesa për pavarësi e Gjeorgjisë ishin

brenda kuadrit ligjor të BS-së dhe në përputhje me parimin e vetëvendosjes, të

shprehur në udhëzuesin e KE-së. Me dobësimin e fuqisë së Bashkimit në fund të

viteve’80, jo vetëm republikat e Bashkimit, por edhe nënnjësitë territoriale të

republikave, republikat autonome dhe rajonet autonome, miratuan deklaratat e

sovranitetit apo pavarësisë. Të gjitha ish-republikat sovjetike pranuan paprekshmërinë

e kufijve të tyre në të gjitha traktatet përkatëse të mëvonshme.613

Aneksimi me forcë nga UK-ja nënkuptone përfshirjen e saj në BRSS, por, nga

ana tjetër, nënkuptonte braktisjen e parimit të vetëvendosjes nga ana e sovjetikëve,

një parim i mbrojtur shumë nga Lenini (e kemi përmendur në seksionet më parë) dhe

në këto kushte regjimi sovjetik vendosi të njohë pavarësinë formale të disa qeverive

(ndërkohë Gjeorgjia e kishte fituar njohjen e disa prej vendeve perëndimore) në vitin

1922.614 Ndonëse BRSS-ja kishte nënshkruar Aktin Final të Konferencës mbi

Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, dhe kishte konfirmuar në Kushtetutën e saj

se pranonte që kombësitë e saj mund të thërrisnin parimin e vetëvendosjes, kjo,

sigurisht, nuk nënkuptonte se të gjitha republikat mund ta zbatonin këtë parim si një

çështje të së drejtës ndërkombëtare dhe të kërkonin shkëputjen.

Edhe pse e drejta e popujve për vetëvendosje është shndërruar në një parim

themelor të së drejtës ndërkombëtare, në formën e shkëputjes nga një shtet i pavarur

nuk ka marrë njohjen ndërkombëtare, madje shpërbërja e federatës sovjetike nxorri

në pah statusin e vetëvendosjes në formën e shkëputjes. Gjithsesi, nënshkrimi pa

rezerva nga ana e Rusisë e Kartës së OKB-së, e Marrëveshjes e CIS-it, por edhe e një

numri instrumentesh të tjera të përshtatshme ligjore, nënkupton se ajo e ka njohur

integritetin territorial dhe pacënueshmërinë e kufijve të Republikës së Gjeorgjisë.615

Kriteret e shtetësisë

Ligji ndërkombëtar ka kriteret e veta për shtetësinë dhe kërkesat e republikave

të Bashkimit për shtetësi do të trajtoheshin për çdo entitet më vete, në përputhje me

këto kërkesa. Po cilat janë kriteret që përcaktojnë një entitet si shtet?

Më 26 dhjetor 1933 në Montevideo të Uruguajit, në një takim ndërkombëtar të

shteteve amerikane, u miratua Konventa mbi të Drejtat dhe Detyrat e Shteteve, ku u

përcaktuan kriteret që mund të përdoren për vlerësimin e një entiteti, e nevojshme kjo

për të artikuluar një politikë koherente mbarëbotërore. Sot këto kritere vlerësohen si

tradicionale dhe si një pjesë e së drejtës zakonore ndërkombëtare.616

613 Council of the European Union, Report: Independent International Fact-Finding Mission on the

Conflict in Georgia. Vol II, 2009, f. 142-143 614 Edward W. Walker, Dissolution: Sovereignty and the Breakup of the Soviet Union, Rowman &

Littlefield Publishers, Maryland, 2003, f. 27. 615 Christian Walter, Antje von Ungern-Sternberg, Kavus Abushov, Self-determination and …, vep. e

cituar, f. 202. 616 Charlotte Hille, State Building and …, vep. e cituar, f. 27.

137

Rendi bipolar, që u krijua gjatë LF-së, u dha në një farë mase një stabilitet

artificial disa shteteve në botë, ndёrsa shpёrbёrja e BS-sё dhe konflikti nё ish-

Jugosllavi në fillim të viteve nëntëdhjetë shkaktuan njё fluks kërkesash për

vetëvendosje dhe pavarësi politike, duke i detyruar shtetet e BE të reagojnë. Krijimi i

shteteve të reja nxorri në pah ndërhyrjen e madhe ndërkombëtare, e cila është parë e

nevojshme në disa prej problemeve humanitare të krijuara, si dhe disa ndryshimeve që

lidhen me idenë e globalizimit. Të gjitha këto zhvillime kanë krijuar idenë se shteti në

përgjithësi është në krizë, e cila është më e thellë për disa forma të caktuara të shtetit,

prandaj shihet si më e nevojshme ndërhyrja për t’i ndihmuar ato më shumë se në të

kaluarën.617

Nocioni i shtetësisë zë një vend qendror në strukturën e së drejtës dhe të

marrëdhënieve ndërkombëtare. Kuptimi juridik i shtetit në konstitucionin

ndërkombëtar lidhet me shtetin si një person artificial,618 me të drejta dhe detyra të

përcaktuara, të cilat janë të dallueshme nga natyra e personit ose qytetarit të

zakonshëm.619 Megjithëse nuk ka një përkufizim ligjor për shtetin, formulimi më i

njohur dhe i gjithëpranuar mbetet ai i Konventës së Montevideos e vitit 1993, që

përcakton si kriter të shtetësisë popullsinë, territorin, qeverinë efektive dhe kapacitetin

për të hyrë në marrëdhënie me shtete të tjera.

Në Nenin 1 të Konventës së Montevideos për të Drejtat dhe Detyrat e Shteteve

shkruhet:

“Neni 1.

Shteti është një person i së drejtës ndërkombëtare dhe duhet të zotërojë

kualifikimet e më poshtme:

- popullsi të qëndrueshme;

617 Nëse kriza e shtetit godet një lloj të caktuar shteti, zgjidhje e qartë është ndërtimi i një lloji tjetër

shteti, që është më pak i kërcënuar nga globalizmi dhe më i pёrshtatshёm ndaj kërkesave të tij, pa

marrë parasysh rrethanat, përshtatshmërinë ose praktikën. Aidan Hehir, Neil Robinson, State-Building:

Theory and Practice, Routledge, New York, 2007, f.3. 618 Një nga karakteristikat dalluese të së drejtës ndërkombëtare bashkëkohore ka qenë spektri i gjerë i

pjesëmarrësve. Këto përfshijnë shtetet, organizatat ndërkombëtare, organizatat rajonale, organizatat

joqeveritare, kompanitë publike, kompanitë private dhe individët. Shih, Malcolm N. Show,

Interantional Law, Cambridge University Press, 2008, f. 197. 619 “Vetëm shtetet janë subjekte të së drejtës ndërkombëtare. Ligji i Kombeve bazohet në pëlqimin e

përbashkët të shteteve individuale dhe jo të qenieve njerëzore. Shtetet vetëm dhe eskluzivisht janë

subjekte të së Drejtës Ndërkombëtare. Kjo do të thotë se Ligji i Kombeve është një ligj për sjelljen

ndërkombëtare të shteteve dhe jo të qytetarëve të tyre. Subjekte të të drejtave dhe detyrimeve që

rrjedhin nga Ligji i Kombeve janë vetëm dhe eskluzivisht shtetet. Një qenie njerëzore individuale, një

mbret ose një ambasador, për shembull, nuk është kurrë një subjekt i drejtpërdrejtë i së drejtës

ndërkombëare. Prandaj të gjitha të drejtat, të cilat domosdoshmërisht duhet t’i jepen një qenie njerëzore

individuale, sipas Ligjit të Kombeve, nuk janë të drejta ndërkombëtare, por të drejta të dhëna nga Ligji

Komunal, në pajtim me detyrimin e vendosur ndaj shtetit përkatës nga e drejta ndërkombëtare. Po

kështu, të gjitha detyrat, të cilat domosdoshmërisht duhet të disponohen për qeniet njerëzore, sipas

Ligjit të Kombeve, nuk janë detyra ndërkombëtare, por detyrat e vendosura ndaj shtetit përkatës nga e

drejta ndërkombëtare”. Lassa Oppenheim, International Law. A Treatise, Vol.I, Longmans, Green and

CO., London, 1912, f.20.

138

- territor të përcaktuar;

- qeveri;

- kapacitet për të hyrë në marrëdhënie me shtete të tjera.”

1. Popullsia. Ekzistenca e një popullsie të qëndrueshme është një nga kritetret

e shtetësisë.620 Nuk mund të ketë shtet pa një popullsi, megjithatë, numrat nuk janë

një kriter. Shtetet ndryshojnë nga popullsia. Në mendimin e politikës së antikitetit

qytetet e vogla ishin ideale. Aristoteli, por edhe Rusoi shumë kohë pas tij mendonin

se numrat e vegjël ishin thelbësorë për të qeverisur mirë.

Ndërsa sot në epokën bashkëkohore, kur popullsia e një shteti varion nga disa

mijëra në miliona, nuk ka asnjë limit teorik apo praktik që mund të vihet në lidhje me

këtë.621 Megjithëse numri i popullisë nuk është kriter, ekzistenca e tij është kriter i

domosdoshëm, sepse nuk mund të ketë një shtet pa një popull. Koncepti i popullit nuk

është përcaktuar në të drejtën ndërkombëtare, megjithatë, është vendosur që popujt

janë njësia bazë që ushtron të drejtën e vetëvendosjes. Mund të vërehet se njerëzit e

ushtrojnë këtë të drejtë kolektivisht, si një grup i vetëm. Përgjithësisht, popujt priren

të shihen si grupe kombëtare, posedues të karakteristikave të caktuara kombëtare. Ky

është edhe përdorimi kolegjial dhe në të drejtën ndërkombëtare.

2. Territori. Kufizohet nga kufij, që përbëjnë edhe kufijtë gjeografikë, në të

cilët zbatohen normat ligjore. Dihet se shtetet janë subjekte territoriale dhe mbi këtë

territor të kufizuar ato ushtrojnë pushtetin e tyre, duke bërë të mundur rregullin dhe

duke gëzuar privilegjin për miratimin e rregullave që zbatohen në territorin e tyre,

sepse të qenit shtet lidhet me ushtrimin e pushteteve në një territor të caktuar.

Madhësia e tij nuk ka rëndësi, pasi nuk ka një rregull që përcakton zonën minimale të

atij territori, pastaj ai mund të dominojë edhe një territor të vogël, por me kushtin që

të jetë i pavaruar. Kërkesa e vetme është që shteti duhet të përbëhet nga një territor

koherent i caktuar, i qeverisur në mënyrë efektive.622 Shtetet me territor të vogël

mund të qeverisen më lehtë, por kanë disavantazhe623 me mbrojtjen dhe burimet,

krahasuar me shtetet e mëdha.

Territori ngelet një kriter shumë i rëndësishëm, megjithatë, shtetet mund të

njihen si person juridik edhe kur kanë mosmarrëveshje me fqinjët për kufijtë, derisa

ka një pjesë territori të qëndrueshëm që kontrollohet nga qeveria e dyshuar. Një rast i

620 “Nëse shtetet janë subjekte territoriale, ato janë gjithashtu agregate të individëve. Prandaj, një

popullsi e përhershme është e nevojshme për shtetësinë, siç është rasti i territorit, nuk ka kufizim

minimal. Për shembull, në vitin 1973 popullsia e vlerësuar e Naurusit ishte vetëm 6 500; ajo e San

Marino ishte 20 000”. James Cawford, The Criteria for Statehood in International Law, 1997, f. 114. 621 Robert, N. Gilchrist, Principles Of Political Science, Longmans, Green & CO, Bombay, 1921, f.19. 622 James Cawford, The Criteria for Statehood in International Law, 1997, f.114. 623 “Përveç nëse garantohen nga shtetet më të mëdha, shtetet e vogla janë subjekte për pushtimin dhe

asgjësimin nga shtete më të mëdha dhe më të fuqishme, siç tregohet nga fati e Belgjikës në Luftën e

Madhe. Në shtete shumë të vogla si Monaco dhe Guatemala burimet janë të pamjaftueshme për t'u

dhënë qytetarëve të tyre plotësinë e jetës dhe të zhvillimit, të cilat shtetet e mëdha mund t’i përballojnë.

‘Disavantazhet e tyre janë të ngjashme me ato të shkallës së vogël krahasuar me ato me shkallë të

madhe prodhimi’ ”. Robert, N. Gilchrist, Principles of Political Science, Longmans, Green & CO,

Bombay, 1921, f.19.

139

tillë është ai i Shqipërisë624, e cila para Luftës së Dytë Botёrore ishte e njohur nga

shumë shtete edhe pse kishte mosmarrëveshje me fqinjët për kufijtë.

3. Qeveria. Kërkesa për një qeveri efektive është një kriter qendror për një

vend që ka pretendime për shtetësinë. Në ligjin ndërkombëtar nuk gjendet ndonjë

përcaktim për formën e qeverisë, por David Raik (David Raič) arrin në disa

konkluzione625 lidhur me elementin qeveri në procesin e shtetësisë: 1) Që një entitet të

kualifikohet shtet, e drejta ndërkombëtare kërkon ekzistencën e një qeverie apo të një

sistemi qeverisës; 2) Qeveria duhet të ushtrojë juridiksionin eskluziv mbi territorin; 3)

Mungesa e qeverisë efektive përbën pengesë për marrjen e shtetësisë, me përjashtim

të rastit kur ekziston një e drejtë eskluzive për të qeverisur territorin; 4) Në mungesë

të ushtrimit të së drejtës eskluzive, kriteri për ‘qeverinë’ do të interpretohet rreptësisht

lidhur me efektivitetin e qeverisë (këtu Raik ka parasysh rastin e Finlandës në vitet

1917-1918); dhe 5) Mungesa apo mungesa e vazhdueshme e qeverisë do të çojë

përfundimisht në zhdukjen e shtetit si një person ndërkombëtar. 626 Për më tepër, ligji

ndërkombëtar e përcakton territorin jo duke miratuar të drejtën private si analogji me

pronën e paluajtshme, por duke iu referuar shkallës së qeverisjes, fuqisë që ushtron

ose aftësisë që qeveria ka për ta ushtruar në lidhje me ndonjë territor dhe popullsinë..

Pra, sovratiteti territorial nuk është pronësia, por pushteti qeverisës në lidhje me të,

pra territorin. Prandaj ka një argument të fortë me qeverinë, si kriter qendror i

shtetësisë, pasi të gjitha të tjerat varen prej saj. Kjo është njësoj e barabartë si për

punët e brendshme, ashtu edhe për ato të jashtme.627

Në rastin e BRSS-së, ish-republikat demonstruan shtetësinë sa herë që ishte e

mundur, duke krijuar lidhje ekonomike me njëra-tjetrën dhe me vendet e huaja, duke

lëshuar vulat, duke planifikuar futjen e monedhave dhe shtetësinë republikane, duke

krijuar rojet dhe postat doganore përgjatë kufijve të tyre, por edhe duke miratuar ligje

të reja. Ekzistenca e një qeverie është e domosdoshme që shoqëria politike brenda

këtij territori të përcaktuar të funksionojë në mënyrë efektive, megjithëse ka raste kur

kriteri i qeverisë efektive është anashkaluar (si në rastin e Bangladeshit, Kroacisë,

Gjerogjisë, Moldavisë) dhe është kompesuar me vetëvendosjen e jashtme. Krijimi i

këtyre shteteve nuk ishte rezultat i shkëputjes së njëanshme, por një pasojë e vendimit

të anëtarëve përbërës të BS-së për ta shpërbërë atë në përputhje me të drejtën e

vetëvendosjes së jashtme. Gjithsesi, këto vende nuk zotëronin një qeveri efektive në

datën e shpalljes së pavarësisë (në seksionet më lart kemi sqaruar se qeveria

gjeorgjiane kishte humbur kontrollin e terrritoreve të Osetisë Jugore dhe Abkhazisë).

Për shkak të pranimit të përgjithshëm të zbatueshmërisë së të drejtës së vetëvendosjes

624 Malcolm N. Show, Interantional Law, Cambridge University Press, 2008, f. 199. 625 Raič, David, Statehood and…, vep. e cituar, f. 72-73. 626 “Koncepti i Personave Ndërkombëtarë rrjedh nga koncepti i Ligjit të Kombeve. Meqenëse ky ligj

është trupi i rregullave që shtetet e civilizuara i konsiderojnë ligjërisht të detyrueshme në marrëdhëniet

e tyre, çdo shtet i cili i përket shteteve të civilizuara dhe, rrjedhojë, është një anëtar i familjes së

Kombeve, është një person ndërkombëtar. Shtetet sovrane janë eskzluzivisht persona ndërkombëtarë,

p.sh., Subjektet e së Drejtës Ndërkombëtare”. Lassa Oppenheim, vep. e cituar, f. 108. 627 James Crawford, The Creation of States in International Law,2nd ed, Oxford University Press,

2006, f. 56.

140

së jashtme në këto raste dhe për shkak të karakterit deklarues të njohjes, u argumentua

si i vetmi shpjegim logjik dhe ligjor për pozicionin e pritshëm.628

4. Kapaciteti për të hyrë në marrëdhënie me shtetet e tjera. Ky është kriteri i

katërt i Konventës së Montevideos për të Drejtat dhe Detyrat e Shteteve, pra një

aspekt i ekzistencës së njësisë që është përfshirë në procesin e shtetësisë, si dhe një

tregues i rëndësishëm për njohjen nga vende të tjera. Kapaciti për të hyrë në

marrëdhënie me shtetet e tjera nuk kufizohet vetëm në vendet sovrane, pasi

organizatat ndërkombëtare, shtetet e pavarura dhe organet e tjera mund të hyjnë në

marrëdhënie juridike me entitete të tjera sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare.

Por është shumë e rëndësishme që një shtet sovran të jetë në gjendje të krijojë

marrëdhënie të tilla ligjore me njësitë e tjera ashtu si ai e sheh të arsyeshme. Kur kjo

kompetencë nuk është e pranishme, njësia ekonomike nuk mund të jetë shtet i

pavarur. Në këtë kontekst, shqetësimi është presioni politik nga një vend mbi një vend

tjetër për mungesën e kompetencës për të hyrë në marrëdhënie ligjore. Diferencën e

bën prania apo mungesa e kapacitetit ligjor dhe jo shkalla e ndikimit që mund të

shkaktojë në vendimet. Thelbi i kapacitetit të tillë është pavarësia. Kjo është

vendimtare për shtetësinë dhe përbën një përfundim të ligjit nën dritën e rrethanave të

veçanta.629

Edhe Gjeorgjia kishte qeverinë e saj dhe, për shkak të demokratizimit dhe

liberalizimit të politikës, e përfaqësonte popullin më mirë sesa regjimi i vjetër

komunist. Ajo, gjithashtu, zgjeroi kapacitetin e saj për të lidhur marrëdhëniet formale

me shtetet e tjera, u përpoq të vendoste kontakt të drejtpërdrejtë diplomatik me

qeveritë e huaja dhe kërkoi njohjen diplomatike të statusit të saj të ri. Megjithatë,

sipas Xhejms Kraufordit (James Craëford), kriteret e shtetësisë të Montevideos janë

tri, sepse kriteri i katërt, aftësia për të hyrë në marrëdhënie me shtetet e tjera, është

kriter për shtetet, sepse vetëm shteti mund të hyjë në marrëdhënie me shtete të tjera.

Domenin e marrëdhënieve, por edhe të ushtrimit të pushtetit mbi një territor të caktuar

e ka vetëm shteti. Këto kritere të përcaktuara në Kartën e Montevideos zbatohen

vetëm për shtetet e sapokrijuara dhe jo për shtetet ekzistuese.

Kriteret shtesë të shtetësisë

Në paragrafët më lart morëm në shqyrtim kriteret e shtetësisë, po nëse njësia

ekonomike i plotëson kriteret e Konventës së Montevideos a mjaftojnë ato për të qenë

shtet?

Lindja dhe formimi i një shteti në bazë të ligjit bashkëkohor konsiderohet

çështje faktike dhe e ligjit. Parimi i vetëvendosjes është bërë një element i shtuar në

ligjin e shtetësisë, çfarë ka rezultuar në një rol relativ në parimin e efektivitetit, i cili

historikisht ka diktuar formimin e shteteve në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Në ligjin ndërkombëtar, jo çdo subjekt efektiv që përmbush kriteret faktike

tradicionale për shtetësinë, kualifikohet si shtet, sikundër disa subjekte joefektive

mund të fitojnë shtetësinë, megjithëse në këto raste shteti ekziston në një kuptim më

628 Raič, David, Statehood and …, vep. e cituar, f. 449. 629 Malcolm N. Show, Interantional Law…, vep. e cituar, f. 202.

141

juridik. Pra kemi një pranëvënie të kritereve të krijimit të shteteve me normat që

rregullojnë ekzistencën e vazhdueshme të shtetit. Megjithatë, formimi dhe ekzistenca

e shteteve nuk udhëhiqen vetëm nga parimi i ligjshmërisë dhe ligji i vetëvendosjes, që

gjithsesi janë bërë të rëndësishëm për ligjin modern të shtetësisë, veç parimit të

efektivitetit.

Ligji ndërkombëtar nuk parashikon shpjegim dhe përgjigje për të gjitha

situatat aktuale ose të ardhshme që përfshijnë konflikte etnike ose pretendime të

shtetësisë. E drejta ndërkombëtare është vetëm një disiplinë që mund të përdoret për

këtë qëllim,630 megjithatë, bashkë me ekzistencën e kritereve të Montevideos, gjatë

praktikave të KB-ve për shtetësinë, ka pasur edhe raste tё devijimeve nga norma

tradicionale ligjore, tё cilat nuk janë konsideruar si braktisje e kritereve ligjore

tradicionale, por si qëndrim fleksibël në interpretimin e tyre lidhur me kërkesat që

janë bërë. Gjithsesi, kriteret thelbësore, si: popullsia, territori dhe qeveria ngelen të një

rëndësie të veçantë.

Modifikimi i kriterit të efektivitetit të qeverisë në praktikat e shtetësisë të disa

shteteve nuk është i vetmi. Edhe e drejta e vetëvendosjes shihet si një kriter shtesë. Në

rastet kur hetohen shkelje të rëndave të të drejtave të njeriut, popujve u lind e drejta e

vetëvendosjes apo aktivizimi i agjentit katalitik, 631 siç e quan, në këto raste, David

Raič. Kur një entitet kërkon të bëhet shtet dhe të pranohet nga bashkësia

ndërkombëtare, ai ka të drejtën e ushtrimit të parimit të vetëvendosjes, por mund të

jetë e nevojshme qё ai të demonstrojё që kërkesat e brendshme të parimit nuk janë

shkelur. Në rastin e shpërbërjes së BS-sё shtetet iu referuan parimit të vetëvendosjes,

ndërsa KE-ja miratoi udhëzime për njohjen e këtyre shteteve, siç ishin: respektimi i

ligjit, demokracitë, të drejtat e njeriut, në mënyrë të veçantë të minoriteteve. Këto

kërkesa mund të interpretohen si kritere shtesë për shtetësinë.632

Shtetësia është një koncept qendror i ligjit ndërkombëtar, por edhe një temë e

hapur. Xhejms Kraufordi përcakton karakteristikat633 e mëposhtme ekskluzive dhe të

përgjithshme ligjore të shtetit:

630 David Raič, Raič, David, Statehood and …, vep. e cituar, f.151-158. 631 “Është argumnetuar më lart se në rastet e shkeljeve të rënda të të drejtave themelore të njeriut,

plotësohet kërkesa e dhunimit të së drejtës së vetëvendosjes së brendshme. Por është gjithashtu e

qëndrueshme që në këto kushte kërksesa për shterjen e të gjitha mjeteve efektive dhe reale të paqes

duhet të konsiderohet se është përmbushur gjithashtu. Sepse mizoritë mund të kenë çuar në urrejtje dhe

mosbesim të tillë, që të gjitha mundësitë realiste për ushtrimin e të drejtës për vetëvendosje të

brendshme të bëhen të imagjinuara. Sjellja e shtetit mund të ketë shkaktuar kështu një boshllëk të tillë

të papërshkueshëm për gjetjen e alternatives realiste dhe efektive ndaj shkëputjes, që çdo kërkesë e

mëtejshme për negociata është e paarsyeshme dhe nuk mund të kërkohet më. Në të vërtetë, në një

situatatë të tillë, e vetmja mundësi realiste që mbetet për mbrojtjen e lirisë dhe identitetit kolektiv (dhe

kështu ekzistenca) e njerëzve në fjalë dhe të drejtat themelore të njeriut të anëtarëve të saj, është

shkëputja”. Po aty, f. 372. 632, Malcolm N. Show, Interantional Law…, vep. e cituar, f. 207. 633 James Crawford, The Creation of States in International Law,2nd ed, Oxford University Press,2006,

f. 41.

142

Shtetësia është një koncept qendror i ligjit ndërkombëtar, por edhe një temë e

hapur. Xhejms Kraufordi përcakton karakteristikat e mëposhtme ekskluzive dhe të

përgjithshme ligjore të shtetit:

- në parim shtetet kanë kompetencë plenare për të kryer akte, për të bërë traktate

e kështu me radhë, në sferën ndërkombëtare, ky është një kuptim i termit

“sovranitet” siç zbatohet në shtete;

- në parim shtetet janë eskluzivisht kompetente në lidhje me çështjet e tyre të

brendshme, një parim i reflektuar në nenin 2 (7) të Kartës së KB-ve;

- në parim shtetet nuk janë subjekte në procesin ndërkombëtar, juridiksionin ose

përbërjen e detyrueshme jashtë pëlqimit të tyre të dhënë, në përgjithësi ose në

raste specifike;

- në ligjin ndërkombëtar shtetet konsiderohen si “të barabartë”, parim i njohur

nga Karta, neni 2(1); ky është një rishqyrtim i parimeve të mësipërme, por ka

pasoja të tjera, në realitet është një parim formal dhe jomoral.

Pesë parimet e sugjeruara, sipas Krawfordit, përbëjnë, në pikëpamjen ligjore,

thelbin e konceptit të shtetësisë, thelbin e pozitës së veçantë të shteteve në të drejtën

ndërkombëtare.

Kriteret e reja të shtetformimit imponojnë standardet e të drejtave të njeriut.

Respektimi i të drejtave të njeriut, ushtrimi i së drejtës së vetëvendosjes apo ndalimi i

përdorimit të forcës janë disa kritere të tjera që i janë shtuar ligjit për shtetësinë.

Demokracia si një kusht i vazhdueshëm për shtetësinë, megjithëse është i

vlefshëm për të drejtat e përgjithshme njerëzore, duhet pyetur nëse qeveria

demokratike, e njohur nga instrumentet ndërkombëtare të njeriut, mund të mos zërë

një vend të posaçëm. Sikurse vetëvendosja është në mënyrë specifike për të drejtën

për pjesëmarrje të plotë politike të një komuniteti në nivel ndërkombëtar, edhe parimi

demokratik mund të trajtohet si analog i brendshëm, si kushtëzim634 i së drejtës për

shtetësi. Ka edhe kushte të tjera që shihen si të nevojshme për shtetësinë, si p.sh.:

qëndrueshmëria, gatishmëria dhe aftësia për të respektuar të drejtën ndërkombëtare,

një shkallë e caktuar qytetërimi, njohja, rendi ligjor.635

Njohja e shtetësisë

Shoqëria ndërkombëtare ka pësuar ndryshime të shumta si pasojë e

zhvillimeve të ndryshme politike. Një prej këtyre pasojave është edhe krijimi i

shteteve të reja dhe shpërbërja e shteteve të vjetra. Këto situata krijojnë çështje të reja

që lidhen me njohjen dhe masën e saj, megjithëse shtetet nuk janë të detyruara të

njohin entitetet e reja, pasi nuk ka një detyrim ligjor për ta dhënë njohjen. Njohja

është një deklaratë e një personi juridik ndërkombëtar në lidhje me statusin e ligjit

ndërkombëtar ndaj një personi tjetër në një situatë të veçantë faktike. Sipas

Openheimit, që një shtet të mund të jetë person ndërkombëtar, duhet të njihet. “Për

çdo shtet që nuk është tashmë, por dëshiron të jetë anëtar, është e nevojshme njohja.

634 Po aty, f. 150. 635 Po aty, f. 90-95.

143

Një shtet është dhe bëhet person ndërkombëtar vetëm dhe eskluzivisht nëpërmjet

njohjes.”636

Në nenin 3 të Konventës së Montevideos për të Drejtat dhe Detyrat e Shteteve

shkruhet:

“Ekzistenca politike e shtetit është e pavarur nga njohja nga shtetet e tjera.

Edhe para njohjes, shteti ka të drejtën të dallojë integritetin dhe pavarësinë e

tij, të sigurojë ruajtjen dhe prosperitetin e tij dhe, rrjedhimisht, të organizojë

veten siç e sheh të arsyeshme për të nxjerrë ligje mbi interesat e tij, për të

administruar shërbimet e tij dhe për të përcaktuar juridiksionin dhe

kompetencën e gjykatave të tij. Ushtrimi i këtyre të drejtave nuk ka ndonjë

kufizim tjetër nga ushtrimi i të drejtave të shteteve të tjera sipas ligjit

ndërkombëtar.”637

Nga sa shihet, njohja nuk është kusht për shtetësinë në të drejtën

ndërkombëtare, edhe nëse një njësi ekonomike nuk njihet si shtet, por i plotëson

kriteret e njohjes. Ajo i ka të drejtat e një shteti, sipas ligjit ndërkombëtar, në lidhje

me një shtet që nuk e njeh. Të drejtat sipas ligjit ndërkombëtar nuk janë të

kushtëzuara nga pranimi i së drejtës nga të tjerët. Një njësi ekonomike nuk është një

shtet, sepse njihet; ajo njihet, sepse është një shtet.638

Çështja e njohjes nënkupton pasoja në planin ndërkombëtar dhe atë komunal,

ajo e bën shtetin subjekt të të drejtave dhe detyrimeve kundrejt ligjit ndërkombëtar

dhe shpesh varet nga konsiderata politike, sesa nga faktorë eskluzivisht ligjorë.639

Shteti është një organizim politik dhe social që zotëron personalitet të plotë

ndërkombëtar, për përvetësimin e të cilit (personalitetit juridik) ekzistojnë dy teori:

1. Teoria konstiutive, që është modeli standard i shtetësisë në shekullin XIX.

Sipas saj, një shtet ekziston eskluzivisht nëpërmjet njohjes nga shtetet e tjera

ekzistuese. Kjo njohje ndahet në njohje “diplomatike” ose “njohje e ekzistencës”.

Njohja është e rëndësishme në ligjin ndërkombëtar dhe raportin e një shteti me një

shtet tjetër. Falë saj, një shtet bëhet person ndërkombëtar, bëhet subjekt me të drejta të

plota ndërkombëtare, ashtu sikurse një shtet që nuk fiton njohje, nuk i gëzon këto të

drejta dhe nuk njihet si person ndërkombëtar. Teoria konstitutive ka mangësi,640 sepse

krijon premisa që një shtet që nuk ka fituar statusin e njohjes, të mos respektojë

detyrimet që lindin nga e drejta ndërkombëtare, p.sh., ndalimin e një agresioni, të

drejtën mbi territorrin,641 i cili mund të aneksohej në mënyrë të ligjshme nga çdo shtet

që nuk e ka njohur atë; nuk shpjegon, gjithashtu, se cili është statusi i një shteti, i cili

është njohur nga disa shtete dhe nuk është njohur nga shtete të tjera, se a do të ishte ai

një person i pjesshëm ndërkombëtar.

636 Lassa Oppenheim, International Law…, vep. e cituar, f. 117. 637 Konventa e Montevideos për të Drejtat dhe Detyrat e Shteteve. 638 James Crawford, The Creation of States in International Law,2nd ed, Oxford University Press,

2006, f. 93. 639 Shih, Malcolm N. Show, Interantional Law…, vep. e cituar, f. 445. 640 Po aty, f. 446. 641 David Raič, Statehood and…, vep. e cituar, f. 33.

144

2. Teoria deklarative, që u zhvillua në shekullin XX, sipas së cilës një entitet

bëhet shtet sapo plotëson kriteret minimale të shtetësisë dhe njohja nga shtetet e tjera

është thjesht deklarative. Sipas kësaj teorie, ekzistenca e shtetit si person juridik është

e pavarur nga njohja e shteteve ekzistuese. Pra, një entitet mund të jetë shtet në

kuptimin e së drejtës ndërkombëtare kur plotëson kriteret e shtetësisë. Sipas të drejtës

zakonore ndërkombëtare, shteti bëhet subjekt i ligjit ndërkombëtar, sapo ai ekziston,

kjo pavarësisht njohjes nga shtetet e tjera. Në këtë mënyrë njohja është thjesht një

njohje formale para faktit ekzistues.642 Në teorinë deklarative shteti i ri do të fitojë

aftësinë në të drejtën ndërkombëtare jo nga pëlqimi i shteteve të tjera, por sepse ai

shtet tashmë ekziston, është një situatë faktike. Kjo do të thotë që një shtet i ri do të

fitojë qasjen në të drejtën ndërkombëtare nga një situatë e veçantë dhe nuk do t’i

duhet të presë përfundimin e procedurës së njohjes nga shtetet e tjera. Edhe kjo teori

ka mangësitë e veta, sepse personaliteti ndërkombëtar është rrjedhojë e një rregulli

ligjor ndërkombëar që kërkon ekzistencën e disa fakteve për “atribuimin e

personalitetit ndërkombëar në atë situatë faktike”643 dhe nuk është rrjedhojë thjesht e

faktit të ekzistencës për shkak të përmbushjeve të kritereve tradicionale të shtetësisë.

Gjithashtu, theksimi i efektivitetit si i vetmi koncpetim ligjor në çështjen e krijimit të

shteteve përjashton zbatimin e normave dhe të parimeve ndërkombëtare në këtë

proces, si dhe zhvlerëson rëndësinë e njohjes, e cila ka një rol të rëndësishëm

konsolidues në lidhje me praktikën e shtetësisë, në rastet kur qeveria e shtetit të

njohur nuk është plotësisht efektive.644

Formimi i një shteti në lidhje me statusin e personit ndërkombëtar nuk është

vetëm çështje e faktit, por edhe e ligjit. Të dy teoritë janë kundërvënie e njëra - tjetrës

(megjithëse në çështje të caktuara këto nuk bien ndesh645). E para shikon si thelbësore

të ekzistencës së shtetit njohjen e tij, e dyta (që është edhe më shumë në pajtim me

realitetin praktik) thekson ekzistencën fatike të shteteve dhe minimizon faktorin e

njohjes, që u jep fuqi shteteve për të krijuar personalitetin e tyre ligjor. Si teoria

konstitutive, ashtu edhe teoria deklarative kanë mangësitë e tyre, por, për të dyja, në

parim, ekzistenca e një shteti si person ndërkombëtar nuk varet nga ligjshmëria e

krijuesit të tij.

Ekziston një lidhje midis njohjes dhe kritereve të reja të shtetësisë.646 Shtetet

nuk janë të detyruara t’i binden ligjit ndërkombëtar pa pëlqimin e tyre. Nuk është

njohja që e krijon shtetin, sepse ai duhet të ekzistojë para se të njihet, por njohja krijon

personalitetin ndërkombëtar të shtetit të ri, pra, është njohja që e bën një shtet person

ndërkombëtar. Ky fakt bën dallimin midis një shteti dhe një personi ndërkombëtar,

642 Po aty, f. 32. 643 Po aty, f. 38. 644 Shabtai Rosenne, Recognition of States by The United Nations, BYIL, 1949, f. 437. 645 “Duhet të theksohet, megjithatë, se në lidhje me çështje të caktuara, teoria deklarative dhe teoria

konstitutive nuk bien ndesh. Për shembull, pikëpamja tradicionale deklarative pohon se, në parim,

ekzistenca e një shteti si një person ndërkombëtar është i pavarur nga ligjshmëria e krijimit të tijj dhe se

njohja është e paligjshme “aty ku mungojnë kushtet materiale për shtetësinë".” David Raič, Statehood

and…, vep. e cituar, f. 33. 646 Malcolm N. Show, Interantional Law…, vep. e cituar, f. 208.

145

sepse para njohjes së tij shteti është një fakt, por jo për të drejtën ndërkombëtare

kundrejt shteteve ekzistuese. Sipas teorisë konstitutive, njohja e shtetit duhet të bëhet

vetëm kur ai përmbush kriteret e shtetësisë.647 Njohja është çështje e ligjit, ndërsa

formimi i tij është një fakt.648

Llojet e njohjes

Njohja është një akt, i cili bën të qartë se një shtet i vjetër është gati të merret

me një shtet të ri si një person ndërkombëtar dhe një anëtar i familjes së Kombeve.

Ajo mund të jepet ose shprehimisht, ose në heshtje. 649 Njohja e subjekteve mund të

marrë forma të ndryshme, mund të jetë e nënkuptuar, e kushtëzuar ose kolektive.

1. Njohja e nënkuptuar. Kjo situatë lidhet me rastin kur njohja e shtetësisë nuk

ka nevojë të shprehet në mënyrë të hapur, nëpërmjet një komunikimi të qartë dhe

formal, por në disa rrethana ajo nënkuptohet, sepse njohja bazohet në dëshirën e

shtetit që po zgjeron njohjen. Kjo është një njohje në dispozicion kur shtetet bëjnë një

deklaratë të shprehur që ky veprim i veçantë që përfshin palën tjetër, nuk duhet

interpretuar si njohje.650 Në lidhje me këtë situatë ekzistojnë kushte, në të cilat bëhet i

mundur deklarimi në një mënyrë të caktur që një shtet implikon njohjen e një shteti

tjetër, si p.sh.: një mesazh urimi për një shtet për arritjen e sovranitetit, vendosja e

marrëdhënieve diplomatike, kontaktet zyrtare dhe jo zyrtare. Njohja nga një shtet nuk

është fare e detyrueshme për shtetet e tjera.

2. Njohja e kushtëzuar. Ky rast i referohet praktikës së njohjes së subjektit për

përmbushjen e disa kushteve, siç mund të jetë, p.sh., trajtimi i pakicave fetare, si në

rastin e pavarësisë së disa vendeve të Ballkanit në fund të shekullit XIX.651

Rregullisht njohja jepet pa ndonjë kusht, veç që shteti i ri të vendoset në mënyrë të

sigurtë dhe të përhershme. Megjithatë, meqenëse njohja e shetit është çështje e

politikës dhe jo e ligjit, asgjë nuk e pengon një shtet të vjetër të bëjë njohjen e një

shteti të ri të varur nga ky i fundit, që përmbush kushte të caktuara. Edhe në rastet kur

kushtet nuk plotësohen, njohja nuk tërhiqet, por, nëse ajo pranohet nga shteti i ri, i

imponon atij detyrimin ndërkombëtar për përmbushjen e kushtit, në mungesë të së

cilës, palës tjetër i jepet një e drejtë ndërhyrjeje, me qëllim që shteti i njohur të jetë në

përputhje me kushtin e vënë.. 652

3. Njohja kolektive. Kjo është një njohje e shpejtë nëpërmjet një vendimi

ndërkombëtar, qoftë nga një organizatë ndërkombëtare ose jo. Deklarata nuk është

e detyrueshme për shtetet e tjera që nuk duan ta pranojnë njohjen. Praktika është

647 David Raič, Statehood and …, vep. e cituar, f. 29. 648 Shih po aty, f. 31. 649 “Nëse një shtet i ri kërkon formalisht njohjen dhe e pranon atë në një deklartë formale të çfarëdo

lloji, merr njohje të qartë. Nga ana tjetër, njohja jepet haptas dhe indirekt kur një shtet i vjetër hyn

zyrtarisht në marrëdhënie më të re, qoftë duke dërguar ose marrë një të dërguar diplomatik, qoftë duke

lidhur një traktat, qoftë me ndonjë akt tjetër, nëpërmjet të cilit bëhet i qartë se shteti i ri aktualisht

trajtohet si person ndërkombëtar”. Lassa Oppenheim, International Law. A Treatise, Vol.I, Longmans,

Green and CO., London, 1912, f.118. 650 Malcolm N. Show, Interantional Law…, vep. e cituar, f. 462. 651 Po aty, f. 465. 652 Lassa Oppenheim, International Law…, vep. e cituar, f. 119.

146

diskutuar me themelimin e KB-ve, por është bërë e qartë se shtetet rezervojnë të

drejtën të zgjerojnë njohjen për autoritetet ekzekutive të tyre dhe të mos t’ia

delegojnë atë ndonjë institucioni ndërkombëtar. Qënia anëtar i Kombeve të

Bashkuara është një provë e fuqishme e shtetësisë, por kjo nuk i detyron shtetet të

njohin çfarëdo shteti tjetër anëtar të KB-ve.653

Mosnjohja e shtetësisë

Në lidhje me pretendimet për shtetësinë ka edhe një situatë të mosnjohjes në

kushte të caktuara, të një ekzistence faktike. Shteti nuk njihet për shkak të rezervave

të forta në lidhje me moralin apo me ligjshmërinë e veprimeve që janë miratuar për të

ardhur në këtë situatë faktike. Kjo doktrinë e përforcuar nga parimi se të drejtat ligjore

nuk mund të rrjedhin nga një situatë e paligjshme, është e njohur që nga viti 1930, e

nxitur nga pushtimi i Mançurisë nga Japonia.

Doktrina Stimson (Ishte Sekretari Amerikan i Shtetit, Stimson, që në vitin

1932 deklaroi se pushtimi i Maçurisë ishte i paligjshëm dhe nuk do të njihej, sepse

ishte në kundërshtim me Paktin e Parisit të vitit 1928.) u përforcua edhe nga një

rezolutë e Ansamblesë së Lidhjes së Kombeve, që theksonte se anëtarët e saj nuk

duhet të njihnin asnjë situatë, traktat apo marrëveshje që vinte në kundërshtim me

Konventën e Lidhjes apo me Paktin e Parisit, megjithëse praktikat e mëvonshme të

shtetësisë deri në Luftën e Dytë Botërore nuk dukeshin se e kishin marrë shumë

parasysh. Kjo doktrinë u bë objekt rishikimi edhe i rezolutave të tjera (Karta e KB-ve

(1945)654 ndalon përdorimin e forcës ndaj integritetit territorial të shteteve; Draft

Deklarata për të Drejtat dhe Detyrat e Shteteve (1949)655 pohonte se përvetësimi nga

ana e shteteve i territoreve nën kërcënimin dhe përdorimin e forcës ose me ndonjë

mënyrë tjetër që ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, nuk do të njihej

nga shtetet e tjera; Deklarata mbi Parimet e Ligjit Ndërkombëtar (1970)656 kishte një

dispozitë të saj, e cila e quante të paligjshme marrjen e territorit nëpërmjet kërcënimit

ose përdorimit të forcës; rezoulta e Këshillit të Sigurisë (1967)657 për zgjidhjen e

konfliktit në LM theksoi paligjshmërinë e fitimit të territoreve nëpërmjet luftës.

Mosnjohja si një instrument sanksioni është përdorur në disa raste nga

bashkësia ndërkombëtare (shkëputja e një pjese të Qipros nga Turqia (1974); rasti i

Namibisë (1971); agresioni ndaj Bosnjes etj.).658 Detyra e mosnjohjes tani është

653 David Raič, Statehood and …, vep. e cituar, f. 39-40. 654 Un, Charter of The United Nations and Statute of The International Court of Justice, Sanfrancisco,

1945, https://treaties.un.org/doc/publication/ctc/uncharter.pdf 655 UN, Draft Declaration on Rights and Duties of States with commentaries 1949,

http://legal.un.org/ilc/texts/instruments/english/commentaries/2_1_1949.pdf 656 Declaration on Principles of International Law concerning Friendly Relations and Co-operation

among States in accordance ëith the Charter of the United Nations, 2625 (XXV), http://www.un-

documents.net/a25r2625.htm 657 UN, Resolutions No.240 of the Security Council 25 October 1967,

http://undocs.org/S/RES/242(1967) 658 Malcolm N. Show, Interantional Law…, vep. e cituar, f. 468 - 470

147

vendosur fort si teknikë për trajtimin e regjimeve të paligjshme, për sa kohë nuk është

një përzierje e sanksioneve për zbatimin e ligjit.659

Si bazë e ligjit të kombeve është pëlqimi i përbashkët i shteteve të qytetëruara,

vetëm shtetësia nuk përfshin anëtarësimin e familjes së kombeve. Shtetet janë anëtarë

ose anëtarë origjinalë, sepse Ligji i Kombeve u rrit gradualisht mes tyre përmes

zakonit dhe traktateve ose ata janë anëtarë që janë njohur nga trupi i anëtarëve që

kanë qenë ekzistentë kur kanë lindur. Për çdo shtet që nuk është tashmë, por dëshiron

të jetë një anëtar, njohja për këtë arsye është e nevojshme. Një shtet me anë të njohjes

bëhet vetëm dhe ekskluzivisht një person ndërkombëtar.660

Udhëzuesi i KMJ-së së KE-së i 16 dhjetorit 1991, për “Njohjen e Shteteve të

Reja në EL dhe BS”, përcaktoi këto kritere për njohjen e subjekteve që dolën nga

shpërbërja e BS-së:

“Në përputhje me kërkesën e Këshillit Evropian, ministrat kanë vlerësuar

zhvillimet në Evropën Lindore dhe Bashkimin Sovjetik me qëllim të elaborimit

të një qasjeje në lidhje me marrëdhëniet me shtetet e reja. Në lidhje me këtë, ata

kanë miratuar udhëzimet e mëposhtme për njohjen formale të shteteve të reja në

Evropën Lindore dhe në Bashkimin Sovjetik:

Komuniteti dhe Shtetet Anëtare të tij konfirmojnë lidhjen e tyre me parimet

e Aktit Final të Helsinkit dhe Kartës së Parisit, në veçanti parimin e

vetëvendosjes. Ata afirmojnë gatishmërinë e tyre për njohjen, duke iu

nënshtruar standardeve normale të praktikës ndërkombëtare dhe realiteteve

politike në secilin rast, të atyre shteteve të reja, të cilat, pas ndryshimeve

historike në rajon, janë krijuar në baza demokratike, kanë pranuar obligimet e

duhura ndërkombëtare dhe janë zotuar në mirëbesim për një proces paqësor

dhe negociata.

Prandaj ato miratojnë një qëndrim të përbashkët mbi procesin e njohjes së

këtyre shteteve të reja, i cili kërkon:

- respektimin e dispozitave të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe

angazhimet e nënshkruara në Aktin Përfundimtar të Helsinkit dhe në Kartën e

Parisit, veçanërisht në lidhje me sundimi i ligjit, demokracinë dhe të drejtat e

njeriut;

- garancitë për të drejtat e grupeve etnike dhe kombëtare dhe të minoriteteve,

në pajtim me angazhimet e nënshkruara në kuadër të KSBE-së;

- respektimin e paprekshmërisë së të gjithë kufijve që mund të ndryshohen

vetëm me mjete paqësore dhe me marrëveshje të përbashkët;

- pranimin e të gjitha angazhimeve të përshtatshme në lidhje me çarmatimin

dhe mospërhapjen e armëve bërthamore, si dhe për sigurinë dhe stabilitetin

rajonal;

- angazhimin për të zgjidhur sipas marrëveshjes, duke përfshirë aty ku është e

përshtatshme edhe nëpërmjet rekursit të arbitrazhit, të gjitha pyetjet në lidhje

me trashëgiminë shtetërore dhe mosmarrëveshjet rajonale.

Komuniteti dhe Shtetet e tij Anëtare nuk do të njohin subjektet që janë

rezultat i agresionit. Ata do të marrin parasysh efektet e njohjes në shtetet

659 James Crawford, The Creation of States in International Law,2nd ed, Oxford University Press,

2006, f. 173. 660 Lassa Oppenheim, International Law…, vep. e cituar, f. 117.

148

fqinje. Angazhimi ndaj këtyre parimeve hap rrugën për njohjen nga Komuniteti

dhe shtetet anëtare të tij dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Kjo mund

të përcaktohet në marrëveshje.” 661

Nga sa shihet, pika e parë dhe e dytë e udhëzimeve hyn në kriteret shtesë të

shtetësisë, të cilat i kemi diskutuar në seksionet e mëparshme. Ato i referohen

sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, si dhe garancive për të

respektuar të drejtat e grupeve etnike kombëtare dhe minoriteteve. Pika e tretë i

referohet kriterit të sovranitetit, një kriter që Evropa e kish përqafuar qysh prej

Traktatit të Vestfalisë (1648). Sovraniteti662 ose ndryshe pavarësia është karakteristika

më themelore e një shteti. Kjo është përcaktuar në draftdeklaratën e të Drejtave dhe

Detyrave të shteteve, të përgatitur në vitin 1949 nga Komisioni Ndërkombëtar i ligjit,

si një kapacitet i një shteti, për të siguruar mirëqenien e tij dhe zhvillimin e lirë nga

sundimi i shteteve të tjera, me kusht që kjo të mos dëmtojë ose dhunojë të drejtat e

tyre legjitime. Në këtë rast pavarësia i referohet një koncepti ligjor dhe nuk ka të bëjë

me shmangien nga pavarësia e të qënit subjekt i të drejtës ndërkombëtare. Asnjë

varësi ekonomike ose politike që mund të ekzistojë në realitet, nuk paragjykon

pavarësinë ligjore të shtetit, vetëm në rastet kur shteti është i detyruar formalisht t’i

nënshtrohet kërkesave të një shteti superior.663

Ka shumë rëndësi të dallohet sovraniteti i brendshëm me atë të jashtëm.

Sovraniteti i brendshëm lidhet me epërsinë e shtetit në lidhje me të gjitha çështjet

brenda kufijve të tij, ndërsa sovraniteti i jashtëm është epërsia e shtetit në lidhje me

marrëdhëniet e tij me njësi të tjera politike jashtë kufijve, në veçanti, me të drejtën e

tij të integritetit të territoreve të tij dhe kontrollin e kufijve të tij, si dhe me të drejtën

për të hyrë si pjesë e pavarur në marrëveshje ekonomike apo aleanca e traktate

ushtarake me shtete të tjera.664 Por kjo liri ekziston brenda sistemit ligjor

ndërkombëtar,665 sepse është e drejta ndërkombëtare që përcakton qëllimin dhe

përmbajtjen e pavarësisë së shteteve dhe jo vet shtetet në mënyrë individuale dhe të

njëanshme.

661 Declaration on the “Guidelines on the Recognition of New States in Eastern Europe and in the

Soviet Union” (16 December 1991). 662 “Termi ‘sovranitet’ nganjëherë përdoret në vend të ‘pavarësisë’ si kriter themelor për shtetësinë.

Sidoqoftë, ai ka një kuptim tjetër më të kënaqshëm si një incident apo pasojë e shtetit, d.m.th.,

kompetencat plenare që shtetet kanë në shikim të parë. Duke qenë se dy kuptimet janë të dallueshme,

është më mirë të përdoret termi ‘pavarësi’ për të treguar parakushtin për shtetësinë dhe ‘sovranitetin’,

incidentin ligjor. Termi “sovranitet” gjithashtu përdoret në kuptime të tjera, p.sh., për të treguar

autoritetin plenar në lidhje me punët e brendshme ose të jashtme. Kështu mund të thuhet se, ndërsa

Qiproja nën Kushtetutën e saj të 1960-s ishte një shtet i pavarur, nuk ishte sovran, sepse Kushtetuta

impononte një game të gjerë veprimesh tej pushtetit të saj”. James Crawford: The Creation of States in

International Law,2nd ed, Oxford University Press, 2006, f. 89. 663 Malcolm N. Show, Interantional Law…, vep. e cituar, f. 211. 664 Robert E. Goodin, Philip Pettit and Thomas Pogge, A Companion to Contemporary Political

Philosophy 2 and Edition, Blackwell, Massachusttes, 2007, f. 755. 665 “…sipas së drejtës ndërkombëtare, përmbajtja e termit “sovranitet” “nënkupton atë që i është dhënë

shtetit nga sistemi juridik ndërkombëtar, domethënë statusi i plotë ligjor ndërkombëtar.” David Raič,

Statehood and.., vep. e cituar, f. 25.

149

Në procesin e shpërbërjes së BRSS-së i koncepti i sovranitetit666, i cili, bashkë

me pasojat e tij ligjore, ishte i pranishëm si në Kushtetutën e vitit 1977, ashtu edhe në

kushtetutat e mëparshme. Përmes ndryshimeve të iniciuara fillimisht nga President

Gorbaçovi, republikat ishin në gjendje ta plotësonin këtë nocion me kompetenca

konkrete politike, ligjore dhe ekonomike. Por gjatë këtij procesi dolën dy aktorë

rivalë: qeveria e bashkimit dhe republikat e bashkimit, që pretendonin sovranitetin

dhe epërsinë mbi tjetrin, duke nxjerrë në dritë konceptin e sovranitetit të dyfishtë.

Koncepti i sovranitetit të dyfishtë përfshiu dimensionin e brendshëm të pushtetit, duke

shkaktuar një çekuilibër serioz në BS, pasi në vitin 1944, republikave iu dha fuqi në

marrëdhëniet e jashtme. Tashmë e miratuar në vitin 1944, kur republikave iu dha fuqi

në marrëdhëniet e jashtme, koncepti i sovranitetit të dyfishtë arriti në dimensionin e

brendshëm të pushtetit, duke shkaktuar një çekuilibër serioz në BS. Sovraniteti i

dyfishtë i disa autoriteteve të barabarta me njëri - tjetrin brenda një vendi është, në

fakt, një kontradiktë e kushteve. Sovraniteti nënkupton autoritetin suprem dhe, sipas

përkufizimit, mund të mos u nënshtrohet disa organeve konkuruese brenda një shteti.

Megjithatë, kjo është pikërisht ajo që ndodhi në BS. Pretendimi për sovranitet të

njëkohshëm edhe i Bashkimit, edhe i RS-ve e bëri të paqartë dallimin tradicional

midis federatave dhe konfederatave.

Megjithëse fuqizimi i RS-ve u bë i dukshëm, komuniteti botëror nuk pranoi t'i

njohë ato në periudhën para grushtit të shtetit të viteve 1990 dhe 1991. Pavarësia e

republikave ishte një pengesë për njohjen e tyre, për aq kohë sa lufta për supremaci

brenda Bashkimit ishte e vazhdueshme; Bashkimi ende ishte i aftë të ushtronte fuqi të

mjaftueshme për të parandaluar pavarësinë efektive dhe të plotë e republikave; për

shkak të ndërvarësisë ligjore, politike dhe ekonomike, RS-të nuk mund të

konsideroheshin anëtare të bashkësisë botërore. Duke qenë se kishte një lidhje të

pavullnetshme varësie reciproke midis qeverisë së Bashkimit dhe RSS-ve para

grushtit të shtetit, mendohet se ishte i parakohshëm respektimi i pretendimeve të

republikave për anëtarësim zyrtar në komunitetin ndërkombëtar.667

Më 17 mars 1991, në përpjekje për të ruajtur Bashkimin, SS-ja inicoi mbajtjen

e referendumit të Bashkimit, ku votuesit pyeteshin nëse e konsideronin BRSS-në një

federatë të republikave të barabarta sovrane, që garantonte në mënyrë të plotë të

drejtat dhe liritë e njerëzve të çdo kombësie. Ndërsa shumica e votuesve të

republikave votuan për ruajtjen e Bashkimit, Gjeorgjia bashkë me Moldavinë dhe tri

republikat baltike nuk pranuan të merrnin pjesë në referendum dhe kërkuan

shkëputjen.668

Deklarata e Përbashkët e të Dhjetëve jo vetëm që njohu dhe konfirmoi

kërkesën e republikave për sovranitet, por njohu “të drejtën e Letonisë, Lituanisë,

Estonisë, Moldavisë, Gjeorgjisë dhe Armenisë për të vendosur në mënyrë të pavarur

666 “Shteti konsiderohet, mbi të gjitha, si subjekti kryesor i së drejtës ndërkombëtare, ndërsa institucioni

i sovranitetit është konsideruar si një nga gurët e rendit juridik ndërkombëtar”0.+. Ige. F.Dekker &

Wouter G. Werner, Governance and international legal theory, Springer, Hollandë, 1996, f.124-125. 667 Urs W. Saxer, The Transformation of the Soviet Union: From a Socialist Federation to a

Commonwealth of Independent States, 14 Loy. L.A. Int'l & Comp. L. Rev. 581 (1992), f. 642-643. 668 Po aty, f. 648.

150

mbi çështjen e pranimit në Traktatin e Bashkimit”. Ligjërisht deklarata konfirmoi

vetëm ligjin ekzistues. Sovraniteti, por edhe koncepti i kontratës nënkuptonte lirinë

për të lidhur ose jo marrëveshje dhe, derisa këto republika nuk dëshironin të merrin

pjesë në një kontratë bashkimi, nuk mund të detyroheshin ligjërisht të zbatonin ligjin.

Por u ngritën çështje lidhur me qëndrimin e ardhshëm ligjor të këtyre republikave dhe

bazën ligjore të marrëdhënieve të tyre me anëtarët e bashkimit të ri. Disa deklarata të

përfaqësuesve të sindikatave në vitin 1990 shprehën mendimin se Traktati i Bashkimit

i vitit 1922 do të duhej të vazhdonte të garantonte që republikat të mos firmosnin një

traktat të ri.669

Megjithatë, refuzimi i Gjeorgjisë për pjesëmarrjen në referendumin e

Bashkimit, të 17 marsit 1991, por edhe grushti i shtetit që dështoi, i kishte rritur

mundësinë e pavarësimit, sepse nuk kishte më një pushtet suprem mbi territoret e saj

dhe në këto kushte ajo mund të kërkonte të drejtën e vetëvendosjes, siç u konfirmua

në rezolutën e Kongresit të Deputetëve të Popullit, më 5 shtator 1991, për ndryshimet

në BS. Më tej, draftet para grushtit të shtetit siguruan anëtarësimin e plotë të

republikave në bashkësinë ndërkombëtare dhe Kongresi i Deputetëve të Popullit e

afirmoi më pas këtë parim.670

Duke marrë parasysh historinë e shpërbërjes së BRSS-së dhe gjithë

procedurën e shpërbërjes së ish-republikave përbërëse të saj, ato ranë dakort të

zbatonin parimin uti possidetis në lidhje me kufijtë dhe territoret e tyre. Bashkë me

instrumente të tjera ndërkombëtare dhe rajonale, aktet e nënshkruara në formatin e

CIS-it konfirmuan, gjithashtu, njohjen e forcës mbizotëruese të parimeve të integritetit

territorial dhe paprekshmërinë e kufijve mbi vetëvendosjen e jashtme që synonte

bashkimin territorial të shteteve sovrane.671

Politika e njohjes së BE-së u përqendrua vetëm në shtetet përbërëse të

federatës që po shpërndahej, edhe pse parimi i vetëvendosjes u theksua në mënyrë të

veçantë që në fillim të atij teksti. Nisur nga këto parime, si një shtet i pavarur mund të

njihej vetëm Gjeorgjia dhe jo Abkhazia apo Osetia e Jugut. Vendimi bazohej mbi

ligjin ndërkombëtar uti possidetis,672 që u zbatua së pari në procesin e dekolonizimit

të Amerikës Latine dhe Afrikës (respektivisht në shekullin XIX dhe shekullin XX) për

parandalimin dhe zgjidhjen mosmarrëveshjeve të mundshme të kufirit. Sipas këtij

parimi, kufijtë administrativë që fuqitë e mëparshme koloniale vendosën ndërmjet

kolonive, u përcaktuan si kufijë ndërkombëtarë në atë moment kur zona

administrative përkatëse deklaroi pavarësinë e saj.

669 Po aty, f. 650. 670 Po aty, f. 688. 671 Christian Walter, Antje von Ungern-Sternberg, Kavus Abushov, Self-determination and Secession

in International Law, Oxford University Press, Oxford , 2014, f. 201. 672 “Uti possidetis u përcaktua si më poshtë: Thelbi i parimit qëndron në qëllimin parësor të sigurimit të

respektit për kufijtë territorialë në momentin e arritjes së pavarësisë. Kufijtë e tillë territorialë mund të

jenë jo më shumë se kufizime ndërmjet ndarjeve të ndryshme administrative ose kolonive, të cilat i

nënshtrohen të njëjtit sovran. Në këtë rast zbatimi i parimit të uti possidetis rezultoi që kufijtë

administrativë të transformoheshin në kufij ndërkombëtarë, në kuptimin e plotë të termit”. Malcolm N.

Show, Interantional Law..., vep. e cituar, f. 527.

151

Zbatimi i këtij parimi, përtej kontekstit kolonial, u theksua veçanërisht në

lidhje me ish-BS-në dhe ish-Jugosllavinë.673 Në rastin e zbatimit të këtij parimi në BS,

kufijtë e brendshëm ndërmjet republikave të saj mund të bëhen kufijtë e jashtëm të

shteteve, në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare, por nuk mund të bëhen kufij të

jashtëm midis Bashkimit të republikave autonome apo midis republikave të Bashkimit

dhe rajoneve autonome. Parimi uti possidetis u konsultua nga anëtarët e bashkësisë

ndërkombëtare në procesin njohjes së Gjeorgjisë dhe u konfirmua nga dokumentet

themeluese të CIS-it, që ishin garancia e kufijve ekzistues të vendeve të CIS-it, sepse

respektonte sovranitetin, integritetin territorial dhe paprekshmërinë e kufijve të

tyre.674

Më 23 mars 1991 KE-ja ra dakord të njohë Gjeorgjinë për përmbushjen e të

gjitha kërkesave, duke parë se tani të gjitha republikat kishin siguruar angazhimin e

tyre ndaj udhëzimeve. Ndërsa pjesa më e madhe e shteteve të njohura, si: Armenia,

Azerbajxhani, Kazakhistani, Kyrgyzstani, Moldavia, Taxhikistani, Turkmenistani dhe

Uzbekistani u pranuan në KB, më 22 mars 1992, Gjeorgjia u anëtarësua më 31 korrik

1992. 675 Nga sa shihet, ka një vonesë të anëtarësimit të Gjeorgjisë në KB, krahasuar

me shtetet e tjera. Kjo tregon se, lidhur me procesin e njohjes, hartimi i udhëzimeve

për “Njohjen e Shteteve të Reja” nga KE-ja e ka futur procesin e shtetësisë së këtyre

vendeve në kuadrin e njohjes së kushtëzuar. Pra, njohja do të jepej në varësi të

përmbushjes së këtyre kritereve. Vonesa në rastin e Gjeorgjisë besojmë të ketë ardhur

për disa arsye:

- së pari, Gjeorgjia aplikoi më vonë se shtetet e tjera (6 maj 1922);

- së dyti, vonesa në pranimin e Gjeorgjisë si anëtare e OKB-së mund t’u

atribuohet dyshimeve në lidhje me efektivitetin e qeverisë së saj, ajo e kishte

humbur kontrollin mbi pjesë të territorit kombëtar. Qeveria gjeorgjiane nuk

kishte kontrollin efektiv në krahinat e Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë.676 Për

shkak të dhunës midis fraksioneve konkuruese, pasi situata hedh dyshimin mbi

përgjegjësitë e qeverisë në çështjet e Gjeorgjisë, në përgjithësi. Ligji

ndërkombëtar po zhvillohej drejt verifikimit të rregullave që kishin të bënin

me qeverinë apo demokracinë efektive ose me të dyja së bashku.

- Së treti, pjesëmarrja në kuadrin e Minskut dhe Alma - Atës, të cilat ishin të

domosdoshme për të përmbushur kriterin e shtetësisë së pavarur. Gjeorgjia

nuk kishte hyrë në atë kornizë në dhjetor të vitit 1991 bashkë me ish-

republikat e tjera të BRSS-së.677

673 Po aty, f. 527. 674 Council of the European Union, Independent International Fact-Finding Mission on the Conflict in

Georgia. Vol II, 2009, f.142. 675 Daniel Högger, The Recognition of States: A Study on the Historical Development in Doctrine and

Practice ëith a Special Focus on the Requirements, LIT Verlag, Zürich, 2015, f. 57. 676 Thomas D. Grant: Admission to the United Nations: Charter Article 4 and the Rise of

Universal Organization, Martinius Nijhoff, Leiden, 2009, f. 234. 677 Thomas D. Grant: Admission to the United Nations: Charter Article 4 and the Rise of

Universal Organization, Martinius Nijhoff, Leiden, 2009, f. 234.

152

Të gjitha këto tregojnë se Komiteti për pranimin e Anëtarëve të Rinj e ka

trajtuar aplikimin e Gjeorgjisë si një rast të jashtëzakonshëm dhe pëlqimi i

mundshëm i BRSS-së për ndarjen e këtyre shteteve mund të merret si

përfundimi i procesit të krijimit të shtetit të Gjeorgjisë dhe angazhimi i saj me

organizatën ndërkombëtare.

Më 31 korrik 1992, përmes Rezolutës 46/241, Asambleja e përgjithshme e

KB-ve shpall anëtarësimin e Gjeorgjisë në LK.

A / RES / 46/241

Takimi plenar i 88-të

31 korrik 1992

“Pranimi i Republikës së Gjeorgjisë për anëtarësim në Kombet e Bashkuara

Asambleja e Përgjithshme,

Duke marrë rekomandimin e Këshillit të Sigurimit të 6 korrikut 1992 se

Republika e Gjeorgjisë duhet të pranohet në anëtarësim në LK,

Pas shqyrtimit të kërkesës për anëtarësim të Republikës së Gjeorgjisë,

Vendos të pranojë Republikën e Gjeorgjisë për anëtarësim në LK.”678

678 United Nations, Admission of the Republic of Georgia to membership in the United Nations,

A/RES/46/241, 88th plenary meeting, 31 July 1992.

http://www.un.org/documents/ga/res/46/a46r241.htm

153

PËRFUNDIME

Ky punim nisi me pretendimin të hetonte dhe analizonte procesin e

shtetformimit të Gjeorgjisë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe praktikën e

OKB-së, që është zbatuar në proceset e shtetësisë. Në funksion të këtij qëllimi kemi

kryer disa operacione: hulumtimin dhe mbledhjen e të dhënave nga burime të niveleve

të ndryshme (tekste historiografike për Gjeorgjinë dhe për popujt me të cilët jeta e

vuri në kontakt, si dhe dokumente, rregullore, udhëzime që kanë rregulluar kuadrin

ligjor të praktikave të shtetësisë së OKB-së apo traktate dhe marrëveshje që kanë

përcaktuar fatin e konflikteve midis perandorive të mëdha dhe bashkë me to edhe

fatin e Gjeorgjisë); historizimin e këtyre të dhënave, interpretimin e tyre nën

perspektivën e një analize kritike, duke resprektuar në mënyrë të rreptë dhe koherente

kriterin kronologjik dhe në fund ky prezantim në formatin përfundimtar.

Historia e Gjeorgjisë është krijuar përgjatë shekujve nga ngjarje shumë të

rëndësishme. Dëshmitë arkeologjike tregojnë pёr ekzistencёn e një kulture neolitike

në zonёn e Gjeorgjisë moderne që në fillim të mijëvjeçarit të pestë para Krishtit dhe

që prej asaj kohe dhe gjatë epokës moderne rajoni u zotërua nga një numër grupesh

etnike, të cilat bashkё me fise të shumta indigjene formuan bazën etnike të popullit

modern gjeorgjian. Territori që përbënte shtetin gjeorgjian, gjatë gjithë historisë ka

ndryshuar në masë të konsiderueshme. Kombi gjeorgjian u zhvillua nga disa fise tё

ngjashme, tё gjitha shoqёritё qё flasin dialektin kartvelian. Tё gjithё gjeorgjianёt e

Gjeorgjisё historike dhe moderne kanё kontribuar nё formimin e identitetit tё vetё

Kartvelit, të kulturёs gjeorgjiane dhe gjuhёs letrare. Struktura etnike dhe kultura e

kombit tё sotёm gjeorgjian nёnkupton fenomenin e pёrbashkёt të kartvelianit, i cili

duhet tё konsiderohet si njё ethnos i vetёm pas formimit tё gjuhёs letrare dhe njё

autonomie tё vetme.

Emri i Gjeorgjisë (Sakartvelo) është shfaqur qysh në Mesjetë dhe i referohet

një areali gjeografik të pozicionuar në pjesën qendrore dhe perëndimore të Kukazit

Jugor, Shumicën e popullsisë së Gjeorgjisë e përbëjnë gjeorgjianët, por ka edhe një

pjesë të konsideureshme të popullsisë që përbëhet nga abkhazët, osetët, rusët, turqit,

armenët, hebrenjtë, persët, kurdët dhe grekët. Sipas studiuesve, populli gjeorgjian

pёrbёn njё degё të racёs sё lashtё tё japetidёve.

Në lashtësi Gjeorgjia ka qenë e ndarë në dy pjesë kryesore: pjesa perëndimore,

e njohur si Kholkhis (Imeria) dhe pjesa lindore, e quajtur Iberia (Kartli). Pjesë e saj

konsiderohej edhe një zonё në luginat e Khorokhit dhe Kurës së sipërme, e quajtur

Zemo Kartli apo Iberia e sipërme. Gjuha kartveliane e kёtyre popullsive i pёrket

kaukazishtes jugore (e ardhur nga gjuha protogjeorgjiane), qё e identifikon kёtё

popullsi nё tri degё: Karts, Megrelo - Khans dhe Svans. Gjuhёt datojnё nga mesi deri

nё fund tё mijёvjeçarit tё tretё para erёs sё re.

Mbretёria e Kartlit apo Iberisё nё fillim tё epokёs sё vjetёr (nё shekullin IV)

shënon formёn mё tё lartё tё organizimit shtetёror të Gjeorgjisë. Qendra mё e

rёndёsishme ekonomike dhe fetare u bё qyteti i Mtskhetёs (GJL), kryeqytet edhe

njёsia pёrfaqёsuese e organizimit mё tё fuqishёm nё tё gjithё zonёn etnokulturore

gjoergjiane. Ndёrsa nё GJP, nё erёn tonё, u forcua mbretёria e Egrisit (Lazia), qё arriti

apogjeun e saj nё gjysmёn e dytё tё shekullit IV dhe gjysmёn e parё tё shekullit V.

Sipas Kronikave gjeorgjiane, ishte mbreti Pharnavaz ai që bashkoi

gjeorgjianët e lindjes me ata të Klokhis-Ergisit për të përzënë grekët nga Mtskheta,

duke u bërë sundimtari më i fuqishëm i Transkaukazisë. Gjithashtu, ishte bashkimi

mjaft i fortë i kombit gjeorgjian në periudhën antike, në gjysmën e dytë të shekullit II

154

p.k. dhe vetëdijesimi i përbashkët kombëtar, gjuha, kultura e përbashkët dhe shtetësia

që penguan ndarjen e tij në etni tё ndryshme në të ardhmen.

Si kufi i historisë së lashtë të Gjeorgjisë merret periudha e futjes së

krishtërimit, e cila shquhet si një epokë e rëndësishme për kombin gjeorgjian.

Periudha e hershme kristiane jo vetёm qё mund tё konsiderohet shekull formativ pёr

qytetёrimin e Kaukazit, por ky besim nxiti edhe njё transformin tё madh kulturor.

Ndërsa konvertimi i gjeorgjianëve në krishtërim, i atribuohet shën Ninos, (një grua e

shenjtë, me aftësi të mrekullueshme shëruese, që ka jetuar në vitet 330 pas Krishtit).

Rol shumë të rëndësishëm nё formёsimin e kombit kishte edhe gjuha e shkruar

gjeorgjiane. Pёrhapja e saj ishte rezultat edhe i zgjerimit të zonёs sё liturgjisё, e cila

shkruhej nё gjeorgjisht.

Në shekujt V-VI Iberia ra nёn sundimin e Persisё, periudhё kur shquhet mbreti

Vakhtang Gorgasali (452-502), një nga figurat shumë të rëndësishme të Gjeorgjisë, që

e zgjeroi autoritetin e tij mbi Ergizin (Lazia) dhe Abkhazinё, nёnshtroi fiset e Alansit

(Osetët), gjithashtu siguroi statusin autoqefal tё Kishёs Ortodokse Gjeorgjiane.

Territori i Gjeorgjisё deri nё vitin 562 ishte shndërruar në një arenё

pёrleshjesh midis Perandorisë Persiane dhe asaj Bizantine pёr ta dominuar atë, por pёr

shkak tё afёrisё religjioze dhe kulturore, gjeorgjianët shfaqёn parapёlqimin e tyre pёr

Bizantin, derisa mё 562-in Persia u dёbua nga Gjeorgjia dhe Lazia u bё njё provincё

bizantine. Midis shekujve VIII - XIX shёnohet lindja e shteteve tё para feudale nё

Gjeorgjinë Lindore dhe themelimi i principatës së parё, Kakheti (pjesa e Iberisё sё

lashtё). Midis viteve 730-740 tё erёs sonё nё skenёn ndёrkombёtare u shfaq një fuqi e

re, arabёt. Periudha ndërmjet sundimit të arabëve myslimanë në mesin e shekullit VII

deri në rënien e Emiratit të Tbilisit nën sundimin e Davidit IV në vitin 1122, që është

quajtur Araboba. Arabët e pushtuan Tbilisin, i cili, falё tregtisё arabe, u bё njё qendёr

ndёrkombёtare dhe njё udhёkryq, ku takoheshin shumё rrugё tё rёndёsishme.

Sundimi arab mbi Gjeorgjinë mund të ndahet në tri periudha.

Periudha e parë përkon me shfaqjen e parë të arabëve në vitet 645 – 736 (kur

u themelua Emirati i Tbilisit), dhe karakterizohet nga njё lloj autonomie e princave

vendorё nёn sundimin e kalifatit.

Periudha e dytë përfshin vitet 736 - 853, (shkatërrimi i Tbilisit nga Kalifati

abasid i Bagdadit), kohë kur pёrfundon edhe dominimi i Gjeorgjisë Lindore nga

Emiratet. Karakteristikë e kësaj periudhe janë sulmet Khazar, fushatat dhe

kundёrfushatat e bizantinёve dhe arabёve dhe rezistenca e kristianёve ndaj sundimit

mysliman.

Periudha e tretë, përfshin vitet 853 deri në gjysmën e dytë të shekullit XI (kur

Perandoria Selxhuke zëvendësoi arabët, megjithëse Tbilisi mbeti nën zotërimin arab

deri në vitin 1122) dhe karakterizohet nga krijimi i aleancave dhe bashkëpunimeve të

ndryshme midis princërve armenë dhe gjeorgjianë.

Nёn sundimin e dinastisë Bagrat dhe pinjollёve tё saj, Gjeorgjia ka pёrjetuar

njё periudhё madhёshtie dhe formimi i Gjeorgjisё sё bashkuar lidhet me emrin e

Bagratit III, i cili u shpall mbret gjatë jetës së Davidit III. Në vitin 1008 ai bashkoi

krahinat e Gjeorgjisë, e cila që nga ky moment filloi të përjetojë epokën e artë të saj,

duke u bёrë kështu mbreti i parё i njё entiteti gjeorgjian tё unifikuar, Abkhazetit.

155

Bagrati shtoi Tao-Klarjetin nё Kartli, trashёgoi titullin e mbretit tё Kartvels dhe nё

1110 shtoi Kakhetin dhe Heretin nё mbretёrinё e tij, duke pёrfunduar unifikimin e

territoreve gjeorgjiane nё njё shtet, me pёrjashtim tё Emiratit tё Tbilisit.

Mbreti i parё i Gjeorgjisё sё bashkuar mbante titullin “Mbreti i Abkhazёve,

Kartvels, Hers dhe Kakhs”. Bagrati III ndoqi njё politikё tё brendshme qё konsistonte

nё kufizimin e arbitraritetit tё feudalёve kartlianë dhe nё aneksimin e Kartlit dhe

Khakhetit. Ai, gjithashtu, vazhdoi politikёn eklesiastike tё mbretёrve abkhazianё, e

cila, më së shumti, u reflektua nё heqjen e qendrave kishtare greke dhe vendosjen e

vendeve tё reja gjeorgjiane. Ai ndёrtoi katedralen e Bedias dhe themeloi episkopatёn,

duke zёvendёsuar episkopatёn e Gudavёs. Në politikën e jashtme u lidh me Bizantin

dhe i ndihmoi perandorёt bizantinё, Bazilin dhe Konstandinin, nё mbytjen e rebelimit

tё Bardas Sklerus nё vitin 979, duke marrё nё shёrbim tё tij njё numёr provincash deri

nё Liqenin Van. Pas tij pushtetin e trashëgoi i biri, Xhorxhi (1014) dhe më pas Bagrati

IV (1027-1072), që sundoi dhe e bëri Gjeorgjinë njё nga fuqitё kryesore nё Kaukazi.

Viti 1080 shënoi pushtimet e mёdha turke mbi Gjeorgjinë. I pari u realizua që

më 1064-n në rajonet jugore të saj, ku u kap edhe fortesa e Akhalkalakit dhe, më pas,

më 1068, sulltan Al Arslani kapi një sërë fortesash të tjera në GJQ dhe GJP. Mbreti

Bagrat i Gjeorgjisё, nuk e paguante haraçin e sulltanit, sulmoi Ganjёn (1068) dhe

rifitoi disa territore nё Al Arslan. Në vitin 1071 selxhukët fituan betejën e Manzikerit,

që u mundësoi atyre pushtimin sistematik të Kaukazisë Jugore. Më 1080-ën,

regjistrohet i ashtuquajturi “sulmi i madh i Turqisë” në Gjeorgji. Fiset selxhuke

pushtuan tokat e Gjeorgjisë dhe i kthyen ato në kullota. Kjo e detyroi mbret Xhorxhin

të njihte pushtetin turk dhe haraçin ndaj sulltanit.

Ka një periudhë për të cilën gjoergjianët krenohen shumë. Bëhet fjalë për

periudhën e artë të saj, për shekujt XII-XIII, që Gjeorgjia e ka përjetuar nën

mbretërimin e mbret David Ndërtuesit dhe mbretëreshë Tamarës.

Davidi IV u kurorёzua nё moshё shumё tё re, pushtetin e mori më 1089-n dhe

filloi një fushatë aktive ndaj selxhukëve, duke filluar me ndërprerjen e pagesës së

haraçit për selxhukët. Deri në vitin 1092 kishte arritur tё çlironte njё pjesё tё madhe tё

Gjeorgjisё, tё pushtonte pjesё tё Transkaukazisё Jugore dhe tё pёrballonte sulmet e

selxhukёve nё vitet 1105, 1110 dhe 1116. Ai reformoi kishёn ortodokse tё Gjeorgjisё,

dhe, në këtë kontekst, fuqia e përtërirë ushtarake dhe kulturore e mbretërisë së

Gjeorgjisë u shfaq fuqishëm. Fitorja e Davidit në vitin 1121 në luginën Didgori, pranë

Tbilisit, shënoi apogjeun e tij Një vit më pas e shpalli Tbilisin kryeqytet të Gjeorgjisë,

ndërsa në vitet 1123 – 1124 e shtriu sundimin e tij nё Shirvan, Kaukazin Verior,

zonën e Anit dhe mundi të hynte në Armeninë e Madhe për të rimarrë zotërimet e

humbura antike. Nё fund tё mbretёrimit, autoriteti i David Ndёrtuesit shtrihej nga Deti

i Zi dhe Kaukazi, nё jug tё Armenisё sё Madhe dhe nё lindje tё Kaspikut, duke e bërë

sundimtar të njё perandorie shumёkombёshe tё abkhazёve, gjeorgjianёve, armenёve

dhe popujve tё tjerё myslimanё. Në kohën e vdekjes së tij Gjeorgjia ishte bërë një nga

shtetet më të fuqishme të Lindjes së Afёrme.

Një periudhë tjetër lulëzimi e Gjeorgjisë shënohet gjatë mbretërimit të Tamarës

(1184-1213), kohë kur Gjeorgjia arriti tё nёnshtronte Azerbajxhanin, i cili pёr njё

periudhё tё gjatё kohe banohej nga popullsi iraniane. Në prag të kurorëzimit të

156

Tamarës së madhe, mbretëria e Gjeorgjisë ishte kryesisht fryt i kryqëzatave. Ngjarjet

ushtarake në të cilat ajo u angazhua, e përhapën famën e saj në të gjithë Azinë.

Tamara u kujdes edhe për çështjet e brendshme, edhe për fenё, qё përbënte një

anagazhim tjetër serioz të saj. Mbretёrimi i saj e bёri Gjeorgjinё tё njohur në

Perëndimin e krishterë, pasi nё kёtё kohë ajo kontrollonte pjesёn mё tё madhe tё

Kaukazit dhe po zgjerohej edhe nё jug.

Në kohën e Tamarës monarkia sundohej nga doktrina e së drejtës hyjnore, por

studiuesit pohojnë një kompleksitet të konsiderueshëm të organzimimit politik të saj.

Administrata qendrore e Tamarës në strukturën e vet pёrfshinte pesё vezirё apo

ministra: Kancelarin e Lartё, ministrin e Luftёs, lordin Shamberlan, kancelarin e

Thesarit dhe kёshilltarin e Lartё, secili me organikёn e vet. Sovrani emёronte eristavёt

apo dukёt dhe, nёse kёta i drejtonin njёsitё e trye pёr breza tё tёrё, ishte e vёshtirё t’i

zёvendёsoje pa shkaktuar trazira.

Bashkë me Tamarën u shua edhe lavdia e Gjeorgjisë, pasi fëmijët e saj nuk

ishin në gjendje të ruanin shkëlqimin e së ëmës. Pas vdekjes së Tamarës fronin e

trashëgoi i biri tetëmbëdhjetë vjeçar, Xhorxh Lasha, që nuk ndoqi rrugёn e sё ёmёs,

por njё stil tё egёr jetese, dhe pas vdekjes së tij pushtetin e mori e motra, Rasudani

(1211).

Pushtimi turk ёshtё vlerësuar mё i rёndёsishmi, nga tё gjitha pushtimet qё

Gjeorgjia ka pёsuar, pёr pasojat qё la nё historinё, etnografinё dhe kulturёn

gjeorgjiane. Ai ndahet nё dy periudha: e para, kur turqit zbritёn nga Transoksiana për

të pushtuar Persinë, Armeninë, Kaukazin, Azinë e Vogël dhe më shumë

Konstandinopojёn; e dyta, kur popujt turq qё mbetën në Azi, u mundën nga Khanët e

Xhengizit dhe u regjistruan nё ushtrinё mongole dhe pushtuan Azinё Veriore dhe

Rusinё.

Deri nё mbretёrimin e David Ndёrtuesit Transkaukazia nuk reshti sё drejtuari

nga emirёt turq apo kurdё, territori i saj u pushtua dhe nga arabёt, prandaj pas

marrёveshjes midis kёtyre dy perandorive Gjeorgjia ra nga njёri zotёrim nё tjetrin. Nё

vitin 1229 Xhenghiz Khani sulmoi Gjeorgjinё dhe mori Tbilisin. Fitorja zgjati pak,

sepse mё 1230-ën u ndoq nga gjeorgjianёt dhe u vra mё pas nga tartarёt nё Basian, nё

vitin 1231. Me mbretёrimin e Rasudanit mori fund pavarёsia e Gjeorgjisё, e cila

kishte zgjatur pёrreth dy shekuj. Kjo ishte një periudhë e mbushur me pёrpjekje tё

pandёrprera pёr tё pёrballuar pushtimet dhe fatkeqёsitё. Qysh atёherё pellgu i Kurit

vihet nën zotrimin e mongolёve dhe vetёm vendet fqinje nё kufi tё Pontit ruajtёn njё

farё lirie nё dukje.

Nëse pjesa perëndimore e Gjeorgjsë kishte fituar një autonomi të dobët nga

mongolët, pjesa lindore e saj ishte nën sundimin e plotë mongol. Ishin ata që ngrinin

dhe rrëzonin nga froni mbretёrit gjeorgjianё, si: Vakhtangu II (1289-1292), Davidi

VII dhe VIII (1292-1310), Xhorxhi V dhe VI (1299-1314), Vakhtangu III (1301-

1307), si dhe Xhorxhi V, “i vogli”(1304-1314). Shteti mongol (1256) imponoi

rregulla tё ashpra pёr Gjeorgjinё, si: taksa tё rёnda dhe shёrbim ushtarak, sigurimin e

njё numri tё caktuar të trupave ushtarake, tё cilёt morёn pjesё nё luftime, nёn flamurin

mongol, nё betejat e Sirisё, Irakut apo Palestinёs. Veç shtypjes nga mongolёt dhe

peshёs sё taksve, Gjeorgjia u shndёrrua nё njё arenё luftimi midis rivalёve mongolё.

157

Nё skenё kishte dalё njё tjetёr shtet mongol, Horda e Artё, i cili mё 1265 pushtoi

Gjeorgjinё dhe shkatёrroi Iorin dhe Mtkvarin.

Në Mesjetën e vonë ngjarjet janë të shumta, ku spikasin: pushtimet e shumta

persiane dhe turke, konfliktet midis dy perandorive për dominimin e Kaukazit, por

edhe konsolidimi i dinastisë Bagration. Ardhja në pushtet e Xhorxhit V, “të

shkёlqyerit”, përkoi me kohën lulëzimit të mongolёve të Persisё, të cilët i kishin

shtrirё kufijtё e tyre nga India nё Detin e zi, nga Anadolli nё Armeninё e Vogёl, duke

u shndёrruar nё një kёrcёnim serioz edhe pёr mamlukёt e Egjiptit, edhe për Khanin e

Hordёs sё Artë, pasi mё 1300-ёn mbajtёn tё sekuestruar pёr njё periudhё tё shkurtёr

edhe Damaskun.

Sundimi i Gjeorgjisё prej mongolёve solli fragmentimin dhe rёnien graduale tё

saj. Shkak i kësaj situate ishin taksat e rënda qё i ishin imponuar, por nё shekullin

XIV Xhorxhi V (1314-1346) ndaloi likujdimin e haraçit pёr mongolёt. Në fillim të

shekullit të 14 mbret Xhorxhi V, ngjashëm me David Ndёrtuesin, eleminoi armiqtë e

mbretёrisё, nёnshtroi rebelёt dhe shpalli se, që prej atij momenti, do tё kishte vetёm

njё mbretёri dhe njё mbret. Ai krijoi marrëdhënie të ngushta me Khanin mongol dhe e

shfrytёzoi forcën mongole në favorin e tij, mbrojti feudalët dhe rivendosi autoritetin

mbretëror në vitin 1329 në Gjeorgjinë Perëndimore dhe nё vitin 1334 në Samtskhe.

Gjithashtu, ai dëboi trupat e fundit mongole që kishin mbetur nё Gjeorgji.

Por, veç marrdhёnieve të mira me mongolёt, ka tё dhёna (letёrkёmbime) që

tregojnё pёr marrёdhёnie edhe me Papatin. Nё 1321-in Papa Gjoni XXII, përmes një

letre, i kёrkonte Xhorxhit V tё pranonte sovranitetin shpirtёror tё Romёs dhe tё

afronte kishën autoqefale ortodokse të Gjeorgjisё nё kishёn katolike romake.

Gjithashtu, i bëri edhe njё ftesё pёr ribashkimin me Romёn dhe propozimin për

thirrjen e Këshilli të Përgjithshëm për të diskutuar, me përfaqësuesit e kishës

gjeorgjiane çështjen e ribashkimit. Deri nё mesin e shekullit XIV Tbilisi dhe pjesa

qendrore e Gjeorgjisё mbetёn nёn ndikimin e mongolёve tё Persisё.

Shkёlqimi i Xhorxhit V nuk zgjati shumё, sepse shfaqja e kryekomandantit

mongol Timur shënoi një periudhë pushtimesh, ku në pushtimin e parё (1386-1387)

mori Tbilisin dhe kapi mbretin Bagrat V. Nё vitin 1403 u nёnshkrua paqja midis

Timurit dhe Xhorxhit VII. Por deri në këtë kohë Timuri, në krye të ushtrisë mongole,

ishte rikthyer disa herё nё Gjeorgji pёr ta shkatёrruar atë. Kjo përbënte njё periudhё

shumë të rёndё pёr krishtёrimin, pasi Timuri kishte krijuar fise myslimane nё Kaukaz.

Pas Xhorxhit V shënohet një periudhë tjetër lavdie për Gjeorgjinë, kur në krye

tё mbretёrisё u vu Aleksandri i Madh (edhe ky u quajt “Ndёrtuesi”, si paraardhёsi i tij,

Davidi), i cili gjatë sundimit të tij arriti disa suksese, si: rindërtimi i qyteteve të

shkatёrruara, ripёrtёritja e kishёs ortodokse gjeorgjiane, invenstimi nё manastiret

gjeorgjiane nё Tokёn e Shenjtё, vendosja e taksave, si dhe inkurajimi i migrimit të

armenёve, tё cilёt gёzonin privilegje tregtare nё Gjeorgji. Pas abdikimit të tij, për tre

vjet, në fron qëndroi i biri, Vaktangu IV, i cili gjatё kёsaj periudhe shёnoi edhe njё

fitore mbi shahun e Persisё (1445).

Sundimtari i fundit i Gjeorgjisë sё bashkuar ishte Xhorxhi VIII (1446-1466), i

cili gjatë mbretёrimit nё Khikhori (1463), u përball me rebelimet e Atabeg

Kvarkvares. Ai u kap rob dhe fundshekulli XV e la Gjeorgjinё tё ndarё sërish në tri

158

mbretëri (e Kartlit, Imeretit dhe Kakhetit), ndërsa ende njiheshin si provinca të

pavarura Abkhazia, Migrelia, Gourieli, Swaneti. Gjeorgjia nuk u bashkua më deri në

aneksimin nga Rusia, në shekullin XIX.

Pёrreth 20 vjet (1505-1526) shënohet mbretërimi i Davidit VIII, të cilit iu desh

tё pёrballej me pasojat e sulmeve tё Timurit. Ai i pёrqёndroi forcat kundёr shah

Ismailit, i cili u kundërpërgjigj duke marrё Kakhetitn dhe duke mosnjohur Leon,

pretendentin e ri tё fronit. Nё 1518-ën mori edhe Tbilisin, ku dhe ndёrtoi xhaminё e

parё. Shah Ismaili e detyroi mbretin e Gjeorgjisë qё t'i paguante haraç dhe t'i dërgonte

pengje, detyrim qё vazhdoi t’i kёrkohej edhe djalit tё tij, Tahmaspit. Ardhja e Abasit

të Madh (pas vdekjes së shah Ismailit) rikonfirmoi sundimin persian.

Rënia e Kostandinopojës më 1453 dhe shkatërrimi i Perandorisë Bizantine

nxorri në skenë e fuqinë e re otomane. Në vitin 1461 ra edhe Perandoria e

Trebizondit, ndërsa më 1475 u themelua Khanati i Krimesë, si një vend vasal osman.

Këto ngjarje ndikuan dhe lanë gjurmë mbi Gjeorgjinë, duke e izoluar nga kontaktet e

drejtpërdrejta tregtare dhe kulturore me Evropën. Përfshirja nga mosmarrëveshjet e

brendshme midis feudalëve, por edhe shkatërrimi i ekonomisë lokale dhe tregtisë

përshpejtuan procesin e shërbërjes së Gjeorgjisë. U zhduk mbretëria e Imeretit, u

zhdukën edhe disa qytete, por u shfaqën edhe principata tё reja, si: principata e

Gurias, Svanetit dhe e Abkhazisë.

Periudha 1530 - 1550 shënon shkatërrimin e ultësirës së Kaukazit Jugor nga

disa fushata njëra pas tjetrës, ndërsa Traktati i Paqes së Amasias (1555) i dha fund

konfliktit persiano-otoman dhe pёrcaktoi zonat e tyre të ndikimit: osmanët do tё

kontrollin zonat në perëndim të maleve Suram (Mbretëria gjeorgjiane e Imeretit dhe

tokat bregdetare të Detit të Zi) dhe persët do të kontrollonin lindjen (Mbretërinë

gjeorgjiane të Kartlit dhe Kakhetit, Khanatet myslimane të Jerevanit dhe

Nakhichevanit, si dhe myslimanët e ndryshëm në tokat që shtrihen nga malet deri në

Detin Kaspik); ndërsa në veri të maleve osmanët pretendonin bregdetin e Detit të Zi të

Kirkasisё dhe në brendësi Kabardën dhe persët Dagestanin. Paqja e Amasias ishte

ogurzezë për popullin gjeorgjian, sepse pengoi procesin e bashkimit të territorit

gjeorgjian dhe lehtësoi ndarjen e tij.

Nё vitin 1576 Gjeorgjia ishte ndarё nё tri mbretёri dhe në disa principata tё

vogla. Pas Traktatit të Amasias premisat për bashkimin e saj dukeshin të pamundura,

megjithatë, marrëveshja nuk zgjati më shumë se dy dekada dhe ofensiva osmane e

vitit 1578 tentoi tё shfrytёzonte dobёsinё e Iranit. Mustafa Pasha (i njohur si Lala

Pasha) mundi forcat iraniane dhe pushtoi Gjeorgjinё dhe Shirvanin. Reagimi i

iranianëve ishte aleanca me Simonin I tё Kartlit (në Gjeorgjinë Lindore) pёr ta pasur

si aleat kundёr osmanёve, i cili arriti disa fitore ndaj osmanëve dhe nё 1582-in pushtoi

gati gjithё Imeretin.

Ndërsa familjet aristokrate gjeorgjiane u pёrfshinё nё njё sёrё grindjesh pёr

pushtet, pasi pёrmes lidhjeve martesore ishin krijuar aleanca tё ndryshme qё i

kundёrviheshin njёra-tjetrёs. Ajo qё konfirmohet, ёshtё ndikimi i madh i osmanёve nё

çёshtjet e Abkhazisё, Mingrelias, Imeretit dhe Gurias, pёrmes kontrollit tё Detit tё Zi,

por edhe një kontroll mё i vёshtirё i GJQ-sё dhe Shirvanit, sepse gjeorgjianёt dhe

elementёt lokalё tё iranizuar përbënin kërcënim për linjat furnizuese osmane. Pas

159

pushtimit të Gjeorgjisë, Dagestanit dhe Azerbajxhanit me luftën otomano-safavide të

vitit 1578-1590, Perandoria Osmane mbeti burimi kryesor i fuqisë politike dhe

ushtarake në Kaukaz në fundshekullin XVI, por safavidët nuk e pranuan humbjen e

territoreve të Kaukazit. Ata, duke përfituar nga problemet e Perandorisë Osmane me

Hungarinë, sulmuan papritur dhe morën Tabrizin në fund të 1603-it.

Fillimi i shekullit XVII përbënte një periudhë të ngarkuar me rebelime dhe

konflikte, mund të përmendim luftën tridhjetëvjeçare (1618-1648) në Evropë dhe

rebelimet e brendshme, të quajtura revolucionet CELALI, në Anadoll. Këto situata u

shfrytëzuan nga Irani dhe Rusia. I pari rimori Bagdatin dhe Jerevanin, kontrollin e të

cilëve e ruajti deri në vitin 1635; e dyta, me Pjetrin I, kapi Azaksin në vitin 1696 dhe

prej këndej i hodhi sytë nga Kaukazi, i cili vetë ishte përfshirë nga trazira politike. Në

fillim të shekullit XVII, Gjeorgjia, si shumë herë gjatë historisë së saj rrezikohej nga

zhdukja, por me këmbëngulje i mbijetoi edhe kësaj situate. Shenjat e para të

ringjalljes filluan të shfaqeshin në pjesën e dytë të shekullit me mbretin Rostom, i cili

me sundimin e tij në vitet 1648-1656 solli paqe dhe prosperitet relativ në Kartli.

Rustomi e lidhi fatin e Kartli-Kakhetit edhe më shumë me atë të Perandorisë Safavide,

por gjithashtu e zgjeroi autonominë e Gjeorgjisë brenda saj.

Në vitin 1721 Kaukazi ishte futur në një krizë ndërkombëtare, që kishte

përfshirë Perandorinë Perse (me revoltën në Kandahar, Isfahan), Perandorinë Osmane

(sulltan Huseini me marshimet në Lindje) dhe Perandorinë Ruse (me synimet në

Kaspik). Më 24 qershor 1724 u nënshkrua Traktati i Stambollit, i cili dha Rusisë

lumenjtë Kura dhe Arasi (në veri), ndërsa osmanёve tokat perëndimore iraniane dhe

tokat e Azerbajxhanit. Ky traktat shtriu autoritetin rus në Kaukazin Jugor, ndërsa

pushtimet e osmanëve në Kaukaz u plotësuan me marrjen e Lorit (1725) dhe

Gyanzhdës (1725).

Veç Perandorisë Osmane dhe Iraniane, edhe Rusia filloi ta shfaqte dёshirёn

pёr tё zotёruar Transkaukazinё. Interesi i saj u shtua pas vdekjes sё shah Nadirit

(1747), kohё kur Irani po pёrjetonte njё kaos politik, ndërsa mbreti i GJL-sё, Irakliu, i

kёrkoi ndihmё Rusisё ndaj osmanёve dhe iranianёve. Nёn protektoriatin rus,

Gjeorgjia filloi tё pёrjetonte njё fazё tё re nё historinё e saj, marrёdhёnie qё do tё

zgjaste pёrreth dy shekuj.

Mbretёrimi i Irakliut II (1762-1798) ishte i frytshёm pёr Gjeorgjinё, sepse

unifikoi territorin e saj, megjithatë, rebelimi i brendshёm i fisnikëve gjeorgjianë

përbënte gjithashtu një kёrcёnim. Irakliu II është një nga figurat e sundimtarëve

gjeorgjianë që lanë shenjë në historinë e Gjeorgjisë jo vetëm për bashkimin e Kartlit

me Kakhetin, por edhe për ndikimin e tij në zhvillimin ekonomik dhe kulturor të

vendit. Në politikën e brendshme ai nxiti centralizimin e administratës qeveritare në

kurriz të autonomive lokale, sepse i zëvendësoi fisnikët lokalë me agjentët e tij,

ndërsa në politikën e jashtme kultivoi marrëdhëniet me Europën, pasi e shikonte atë

si një model prosperiteti dhe progresi, duke synuar evropianizimin e Gjeorgjisë.

Në shekullin XVIII Rusia po impononte fuqishëm autoritetin e saj në rajonin e

Kaukazit, i cili vetë ishte bërë objekt sulmesh të shumta ushtarake, pasi ishte një zonë

ku përplaseshin e interesat dhe ambicjet e Perandorisë Ruse, Osmane dhe Persiane.

Për të mbijetuar, do t’i duhej të vihej nën mbrojtjen e ndonjërës prej tyre. Me

160

fuqizimin e Rusisë, vendosja nën mbrojtjen e saj do të ishte zgjidhja më e

përshtatshme, pasi edhe probleme fetare nuk mendohej të kishte, sepse Gjeorgjia dhe

Armenia kishin pranuar ortodoksinë lindore.

Nisur nga këto interesa, më 24 korrik 1783, midis Rusisё dhe mbretёrisё sё

GJL-sё tё Kartli-Kakhetit, u nënshkrua Traktati i Gjeorgievskit, përmes të cilit Rusia

pranoi integritetin territorial të kësaj pjese të Gjeorgjisë dhe vijueshmërinë e dinastisë

Bagratit, në këmbim të privilegjeve në kryerjen e punëve të jashtme gjeorgjiane. Por

traktati u shkel në mënyrë të njëanshme nga car Pavli I i Rusisë mё 18 dhjetor 1800,

kur shpalli aneksimin e Kartali-Kakhetit nga Rusia, veprim që u miratua edhe nga

pasardhësi i tij në 1801-in, car Aleksandri I. Ky e shfuqizoi menjёherё mbretërinë e

Kartli-Kakhetit dhe trashëgimtari i fronit Bagratid u detyrua të abdikonte. Jo vetëm

Gjeorgjia bёnte pёrpjekjet e saj pёr ribashkim, por edhe Rusia nё shekullin XIX

punonte për të njëjtin qëllim, nё mёnyrё qё ta zgjeronte sa më shumë të ishte e

mundur autoritetin e saj. Nё vitin 1801 mori Khaketin, nё dhjetor 1803 mori

Migrelian dhe Sangrelion dhe nё vitin 1804 mori Imeretin. Mё 1809-ёn Safari Be

Sharvashidze i Abkhazetit u dorëzua nёn mbrojtjen ruse, dhe dy vjet mё pas edhe

Mamia Guria e bëri Gurinё pjesё tё Perandorisё Ruse.

Në vitin 1806 interesi osman pёr Kaukazin shkaktoi njё tjetёr konflikt midis

Rusisё dhe Turqisё, i cili çoi nё njё luftё të re ruso - turke, në luftën e viteve 1806 -

1812. Kjo luftë përfundoi më 12 maj 1812 me Traktatin e Bukureshtit. Në vitin 1913

Gjeorgjia u bё edhe njё herё pjesё e traktateve dhe marrёveshjeve qё pёrcaktuan fatin

e saj. Traktati i Gulistanit (24 tetor 1813) vendosi përfundimin luftës së parё ruso-

persiane (1804-1813). Në përputhje me këtë traktat Persia i dorëzoi Rusisë, ndër të

tjera, edhe Gjeorgjinë, ndërsa Rusia, nga ana e vet, zotohej t’i ofronte ndihmë princit

gjeorgjian të kurorёs në rast të një ndërhyrjeje të mundshme.

Më 10 shkurt 1828 shënohet një traktat tjetër paqeje, ai i Turkmenshait (fshat i

Persisë), për arritjen e marrëveshjes midis Rusisë dhe Persisë, i cili vendosi

përfundimin e luftës ruso – persiane (1826-1828). Ky traktat bëri pjesë të Rusisë

Erivanin dhe Nakhishevanin, gjithashtu, konfirmoi termat e Traktatit të Gulistanit

(1813) për të drejtën e saj për të patur flotë në Detin Kaspik.

Për një periudhë pothuaj shtatëdhjetë vjeçare (1803 – 1878), gjatë luftërave

ruso-turke, u rimorёn disa nga territoret e Gjeorgjisë, si: Adjara, principata e Gurias,

principata e Mingrelias, Rajoni i Svanetit. Që këtej dhe më pas filloi procesi i

rusizimit të Gjeorgjisë, përmes modelit të arsimit dhe riorganizimit të shoqërisë

feudale. Gjithashtu, në vitin 1811 kisha ortodokse gjeorgjiane humbi statusin e saj

autoqefal.

“Çёshtja Lindore” e ka zanafillën që në kohët e lashta dhe përfaqëson

pёrplasjen nё territoret e EJL midis zakoneve, ideve dhe paragjykimeve tё Lindjes dhe

Perёndimit. Kohё pas kohe ka përfaqësuar konflikte tё ndryshme: konfliktin greko-

persian, në betejat e Maratonёs, Termopileve apo Salamias. Nё periudhёn e romake

kjo çёshtje ёshtё pёrfaqёsuar nga konflikti i monarkive helenike; nё Mesjetё nga lufta

midis islamit dhe krishtёrimit. Çёshtja u rishfaq me Kryqёzatat e Perёndimit, tё cilat

manifestuan rivalitetin midis kryqit dhe gjysmёhёnёs; ndërsa nё shekullin XIX, thelbi

i saj u bё prania e fuqisë osmane.

161

Shfaqja e Gjermanisё perandorake nё Lindjen e Afёrme dhe Lindjen e Mesme

e acaroi edhe mё shumё rivalitetin e fuqive tё mёdha pёr rajonin. Kjo dëshirë e

Gjermanisë për t’u imponuar binte ndesh me interesat e Francёs, Britanisё dhe Rusisё,

sepse marrёdhёnia e frytshme osmano-gjermane kёrcёnonte synimet e tyre në rajon.

Në këto kushte, Gjermania lidhi marrёveshje me Austro-Hungarinё dhe Italinё, sё

cilёs mё pas iu bashkua edhe Turqia. Pёr shkak tё çёshtjes sё Alsasё - Lorenёs, Franca

ishte kundër kësaj lidhjeje dhe si kundёrpёrgjigje u bashkua në aleancë me Anglinё,

Rusinё dhe SHBA-tё. Rusia, nga ana e saj, shpresonte ta shfrytёzonte këtë aleancё,

pёr tё arritur Kostandinopojёn dhe kontrollin e Dardaneleve.

Gjeorgjia u përfshi në “Çёshtjen lindore” nga mesi i viteve 1760-1802, e cila

në atë kohë i referohet dobёsimit tё Perandorisё Osmane dhe shqetёsimit tё fuqive tё

mёdha evropiane pёr tё ruajtur stabilitetin ndёrkombёtar, interesat e tyre nё rajon, por

edhe pёr tё gjetur njё pasuese tё denjё tё kёsaj perandorie. Me synimin e saj për t’u

zgjeruar në Perёndim deri nё Evropën Juglindore, për të dominuar rrugёt tregtare tё

Detit e Zi dhe për të krijuar njё bazё nё jug tё maleve tё Kaukazit, që do t’i

mundёsonte njё pёrparim tё mёtejshёm nё Lindjen e Afërme, Perandoria Ruse shfaqej

si një kandidate e denjë. Por Britania dhe Franca ishin shqetësuar nga synimet

ekspansioniste të Rusisë dhe preferuan të ndihmonin në ruajtjen e status kuosë së

Perandorisë Osmane. Në këtë përplasje interesash Kaukazi Jugor dhe Gjeorgjia

brenda tij u shndërruan në arenë përleshjesh për shkak të poziconit të favorshëm

gjeografik, si urë lidhëse midis Evropës dhe Azisë.

Megjithëse nuk ishte pjesë e konfliktit, fati i Gjeorgjisë varej nga mënyra se si

zhvillohej konflikti midis Rusisë dhe Turqisë dhe nga vendimet e traktateve që u

miratuan në këtë periudhë, për përfundimin e luftërave ruso-turke, si: Traktati i

Kajnarxhasë së Vogël në 1774-ën, i cili vendosi përfundimin e luftës ruso – otomane

(1768-74). Ky është një nga traktatet mё tё rёndёsishme tё diplomacisё evropiane,

pasi, sipas tij, Perandoria Osmane detyrohej tё lёshonte njё pjesё tё zotёrimeve tё saj:

zonёn e Kubanit, Terekun, portin e Azovit, nё grykёn e Donit, bashkё me fortesat e

Kerçit dhe Yenikalës, zonën midis lumenjve Bug dhe Dnieper, duke i mundësuar

Rusisë në këtë mënyrë daljen e dëshiruar në Detin e Zi.

Deri nё kёtё kohё, për shkak edhe të problemeve të veta që kishte (ngjarjet në

Evropë dhe rebelimi i Pugashevit), Rusisa nuk kishte shfaqur ndonjë interes shumë të

madh për Gjeorgjinë. Ajo e ktheu vëmendjen mbi Kaukazin e Jugut gjatë luftës ruso –

turke të viteve 1768-1774, kur Katerina II e Rusisë e shfrytëzoi fuqinë ushtarake të

Gjeorgjsë, e cila u ndihmua vetëm nga një forcë e vogël usharake ruse për të devijuar

trupat osmane nga Evropa. Angazhimi i Rusisë në Kaukaz mungoi edhe gjatё luftёs

ruso – turke tё viteve 1787-1792. Kjo luftë pёrfundoi nё fund tё vitit 1792, me

Traktatin e Jashit. Megjithatë, rusёt nuk hoqën dorë nga përpjekjet për të ndikuar mbi

Bagratidin e fundit, dhe si rezultat i këtyre përpjekjeve, më 28 shtator 1800 Xhorxhi

III hoqi dorё nga kurora nё favor tё Perandorit tё Rusisё.

Më 14 shtator 1829 u nënshkrua Traktati i Edirnesë apo ndryshe i

Adrianopolit, që i dha fund luftës ruso - otomane të viteve 1829-1829, ku cari nuk

shfaqi pretendime të mëdha territoriale, sepse i frikësohej ndërhyrjes britanike apo

franceze, megjithëse Rusia kishe epërsi. Në këtë traktat Rusia pranoi të tërhiqte trupat

162

e saj nga Vllahia dhe Moldavia, Dobruja, Rumelia Otomane, Erzurumi, Karsi dhe

Bajaziti, ndërsa sulltani pranoi zotërimet ruse në Kaukaz, duke përfshirë protektoratin

e saj mbi gjithë Gjeorgjinë, si dhe zonat e Nakhishevanit dhe Jerevanit, të cilat kohët e

fundit ishin marrë nga Irani.

Gjatë Luftës së Parё Botёrore Gjeorgjia ishte integruar brenda Perandorisё

Ruse dhe merrte pjesë nё mёnyrё aktive nё pёrgatitjet e LPB-së, por kishte edhe

gjeorgjianё qё tensionet globale i shikonin si mundёsi pёr tё filluar pёrpjekjet pёr

pavarёsi. Nё vitin 1903 u themelua gazeta “Sakartvelo” (Gjeorgjia); njё pёrfaqёsi nga

Gjeorgjia mori pjesё nё “Kongresin e Kombeve tё Shtypura” nё vitet 1910 dhe 1913;

emigrantёt gjeorgjianë nё Paris themeluan “ Lidhjen pёr tё Drejtat e Gjeorgjisё” dhe

nё vitin 1910 u themelua “Grupi Çlirimitar i Gjeorgjisë”. Veç elitёs gjeorgjiane nё

Francё, pёrpjekje pёr pavarёsinё e Gjeorgjisё bёnte edhe njё grup tjetёr, qё shpresonte

nё mbёshtetjen e shtetit gjerman, por qё pas pavarёsimit tё Gjeorgjisё, synonte tё

vendoste monarkinё nё vend tё njё demokracie tё re. Për këtë, grupi u bashkua me

aleancёn treshe (Gjemani, Austro-Hungari, Itali) dhe gjatё bisedimeve me autoritetet

gjermane dhe otomane, nё kёmbim tё pavarёsisё sё Gjeorgjisё, premtoi mbёshtetjen e

Gjeorgjisё kundёr Rusisё,

Gjatё LPB-sё emigrantёt filluan tё krijonin organizata qё kundёrshtonin

sundimin rus. Nën kujdesin e qeverisë gjermane, në vitin 1914 u themelua KQPGj-ja

(1914), e cila hapi degët e tij edhe në Turqi, edhe Austro-Hungari. U krijua Komiteti

Kaukazian (gusht 1914) fshehur, si njё mision mjekësor turk me përfaqësues nga

Gjeorgjia, Azerbajxhani, Kirkazia dhe Dagestani, si dhe Komiteti për Mbrojtjen e të

Drejtave të popujve myslimanë turko-tatarë të Rusisë, me përfaqësuesit e tatarëve të

Vollgës, Azerit, Krimesë dhe "Bukharanëve"; në gusht 1914 në Trebizond u themelua

një organizatë nacionaliste; në shtator 1914 u themelua nё Berlin KKGJ-ja; në vitin

1915 u formua një ekspeditë gjermane në Kaukaz, një trupë me vullnetarë gjeorgjianë,

e njohur si Legjioni Gjeorgjian pёr Pavarёsinё, i cili u financua nga gjermanёt dhe

truqit, fuqi që kishin premtuar pravarёsinё e Gjeorgjisё nё kёmbim tё shёrbimit tё

gjeorgjianёve. Nё vitin 1915, brenda territorit tё Kaukazit rus, nё ilegalitet, ishte

krijuar dega e KKGJ-sё.

Nё tetorin e 1915-ës Komiteti Kaukazian i kërkoi mbështetje Gjermanisë për

krijimin e një Konfederate të Shteteve të Kaukazit, ndёrsa nё vitin 1916 pёrfaqёsues

nga popujt jorusë të Perandorisё Ruse, bashkë me ta edhe popujt e Kaukazit, morёn

pjesë në Kongresin e Bashkimit tё Nacionaliteteve, për të njohur botën me gjendjen e

vështirë të pakicave kombëtare në Rusi. Më 14 mars 1917, pas abdikimit të Nikollës

II, u krijua Qeveria e Përkohshme Ruse. Lajmi shkaktoi ndryshime rrënjësore në

Gjeorgji. Më 19 mars 1917, dy ditë pas revolucionit, qeveria e re ruse emëroi në

postin e Komisionerit të Lartë të Transkaukazisë një socialdemokrat gjeorgjian. Mё

28 nёntor 1917 u krijua njё qeverie tё re e pёrkohshme, nёn emrin “Komisariati

Transkaukazian”, i pёrbёrё nga tre gjeorgjianё, tre armenё, tre azerbajxhanas, dy rusё

dhe kryetar Evgjeni Gegechkorini dhe mё pas u krijua legjislativi, Seimi (23 janar

1918).

Mё 4 dhjetor 1917 pёrfaqёsuesit e Komisariatit hynë nё bisedime për

armëpushim dhe pranuan propozimin e Vehib Pashёs, ndërsa mё 18 dhjetor 1917 u

163

nënshkrua Armistika e Erzinjanit, e cila pёrcaktoi ndёrprerjen e menjёherёshme tё

aktiviteteve ushtarake; vendosjen e njё vije demarkacioni midis dy ushtrive, bazuar nё

pozicionet e tyre ditёn e nёnshkrimit tё marrёveshjes; moslejimin e asnjё riorganizimi

strategjik, nën pёrcaktimin e veçantё, se turqit nuk mund tё transferonin asnjё

formacion ushtarak nga Kaukazi nё Mesopotami.

Fundi i vitit 1917 dhe fillimi i vitit 1918 shёnoi zhvillimin e dy proceseve

njёkohёsisht: formimin e trupave kombёtare dhe shpёrbёrjen e ushtrisё kaukaziane

ruse dhe deri nё vitin 1918 situata nё Transkaukazi kishte ndyshuar nё mёnyrё

dramatike, pasi fundi i revolucionit të vitit 1917 shёnoi edhe fundin e ushtrisё ruse si

forcё efektive ushtarake. Nё kёto kushte u krijua njё Kёshill Ushtarak i

Nacionaliteteve i pёrbёrё nga gjeorgjianё, armenё dhe azerbajxhanas, si i vetmi

autoritet qё do tё kishte nё dispozicion trupa ushtarake pёr tё mbrojtur

Transkaukazinё nga kёrcёnimi i ri.

Nё fund tё marsit 1918 Seimi kundёrshtoi nё mёnyrё kategorike shpalljen e

pavarёsisё dhe mё 15 prill 1918 ushtria turke kapi Batumin. Nё debatin e 22 prillit

1918 shumica e asamblesё miratoi mocionin qё Seimi transkaukazian vendosi pёr

shpalljen e Transkaukazisё njё RFD. Më 4 qershor 1918 u nënshkrua Traktati i

Batumit midis RDGj-së, Armenisë, Azerbajxhanit dhe Turqisë, të cilit i kishte

paraprirë marrëveshja e Brest-Livstokut (mars 1918) midis Rusisë dhe Perandorisë

Otomane, që i dorëzonte kësaj të fundit territore të mëdha të Gjeorgjisë dhe Armenisë.

Shpërbërja e Federatës Transkaukaziane u shoqërua me nënshkrimin e tri

marrëveshjeve: midis Perandorisë Osmane dhe Gjeorgjisë (që rikonfirmoi Traktatin e

Brest-Livstokut); midis Perandorisë Osmane dhe Armenisë (që reduktoi territorin e

Armenisë, shkriu ushtrinë armene si njё masë sigurie që garantonte paqen, liritë fetare

dhe kulturore të myslimanëve dhe marrëveshja e tretë, që vendosi kontrollin osman

mbi hekurudhën gjeorgjiane. Edhe pse detyrimet për respektimin e kësaj

marrëveshjeje ranë poshtë me përfundimin e Luftës së Parё Botёrore, kur Turqia u

mposht nga aleatët, në të gjitha këndvështrimet ajo ishte në dëm të Gjeorgjisë dhe

Armenisë. Gjermania dhe Turqia e njohën menjëherë pavarësinë e Gjeorgjisë, ndërsa

Rusia e kundërshtoi atë.

Njё rol tё rёndёsishёm nё pavarёsinё e Gjeorgjisё pati edhe ndihma dhe

bashkёpunimi me Gjermaninё, ndaj në punim u ndalëm edhe në analizën e kёtij

bashkёpunimi, natyrёn dhe pёrfitimet e secilёs palё prej tij. Gjatë kohës së bisedimeve

për traktatin e Batumit gjeorgjianёt ishin nё tratativa me gjermanёt, me tё cilёt

pёrfunduan marrёveshjen me gjeneralin Losov, qё e bёri Gjeorgjinё protektorat tё

Gjermanisё dhe, nё kёmbim tё mbrojtjes nga turqit dhe njohjes diplomatike, e para i

dha Gjermanisё tri marrёveshje plotёsuese nё lidhje me pёrdorimin e hekurudhave

gjeorgjiane, qarkullimin e lirё tё parave gjermane nё Gjeorgji, lejimin tё gjitha anijeve

gjermane nё portet Gjeorgjiane, monopolin mbi minierat, kontrollin mbi eksportin e

lёndёve tё para, nё kёmbim tё të cilave Gjermania dha protektoratin, njohjen

diplomatike dhe disa njёsi ushtarake, pёr tё ndalur trupat turke, tё cilat arritёn nё

Gjeorgji mё 10 qershor 1918.

Në kuadër të bashkёpunimit gjeorgjiano-gjerman, mё 12 korrik njё delegacion

gjeorgjian shkoi nё Berlin me gjenralin Losov, ku nёnshkroi njё sёrё marrёveshjesh.

164

Mё 27 gusht 1918 nё Berlin u nënshkrua Traktati midis Gjermanisё dhe Rusisё,

ratifikimi i të cilit u bë nё 27 gusht 1918. Neni 13 i tij mund të interpretohet si njohje

e pavarёsisё sё Gjeorgjisё, sepse nё seksionin 6 tё shtojcёs Rusia zotohej tё mos

kundёrshtonte njohjen e Gjerogjisё nga Gjermania, ndërsa kjo e fundit zotohej tё mos

ndihmonte operacionet ushtarake tё Turqisё nё zonat tej kufijve tё Gjeorgjisё, por,

nёse do tё nevojitej, do tё ndihmonte ushtarakisht Gjerogjinё dhe Batumin, Karsin dhe

Ardahan, por jo Turqinё.

Armistika e Murdos (nëntor 1918) vendosi qё Batumi tё zihej nga Aleatёt,

ndërsa hekurudhat gjeorgjiane nga zotёrimi turk do tё kalonin nёn pёrgjegjёsinё

angleze dhe gjeorgjiane; Borkhalo u caktua si zonё neutral, ndërsa Gjeorgjia do ta

merrte Akhalkalakin, si dhe do tё pёrfshinte Tbilisin, qarkun e Zakatalit, Kutaisin,

Sukhumin, dhe pjesё tё Distriktit tё Detit tё Zi, por jo Batumin. Më 12 mars 1919

Asambleja Kushtetuese e Gjeorgjisë shpalli para botës dhe historisë që ajo e

konfirmonte dhe e miratonte plotësisht aktin e pavarësisë së Gjeorgjisë, deklaruar në

Tbilis nga Këshilli Kombëtar i Gjeorgjisë mё 26 maj 1918, i cili po atё ditё, u tёrhoq

nga federata dhe shpalli pavarёsinё, duke deklaruar se në të ardhmen njerëzit e

Gjeorgjisë do të kishin një pushtet sovran, Gjeorgjia do të ishte një shtet që do të

gëzonte të gjitha të drejtat e një shteti të lirë e të pavarur dhe se forma e pavarur e

organizimit politik të Gjeorgjisë do të ishte RD-ja.

Në marrëveshjen e 3 nëntorit 1919 midis Gjeorgjisë dhe Armenisë, lidhur me

arbitrimin në rast mosmarrëveshjeje, Gjeorgjia ofronte ndërmjetësimin e saj. Edhe

Armenia me Azerbajxhanin e pranuan propozimin, përfaqësuesit e të cilëve u

mblodhën nën kujdesin e ministrit gjeorgjian të Punëve të Jashtme, Gegeshkori, në

Tbilis më 23 nëntor 1919. Në nenin 1 të marrëveshjes së ndërsjellë të vitit 1919

shtetet premtonin të ndihmonin njira-tjetrin në rast sulmi, por Gjeorgjia, që i

frikësohej ndonjë sulmi rus në territorin gjeorgjian, nuk i dha ndihmë Azerbajxhanit

kur u sulmua nga Federata Ruse më 27 prill 1920.

Në tetor të vitit 1919 bolshevikët gjeorgjianë hartuan planin për një grusht

shteti. Në Poti ngritën kampin e tyre rebel, me synimin që ta shtinin në dorë këtë portë

shumë të rëndësishme ekonomike, ushtarake dhe politike. Qeveria e Tbilisit e zbuloi

planin dhe arrestoi rebelët, të cilë për një farë kohe kishin mundur të vinin nën

kontroll anijen “Shorokhi”. Pas themelimit, më 1920-ën, PKGJ-ja filloi botimin e

organit të saj të shtypit “Komunistët”, për të përhapur propagandën e saj në Gjeorgji.

Kёshilli i Lartё i forcave aleate e dha njohjen de facto tё qeverisё gjeorgjiane

mё 12 janar 1920 dhe informoi gjithashtu se forcat aleate nuk do tё dёrgonin trupa

ushtarake nё Kaukaz pёr tё parandaluar ndonjё pushtim tё mundshёm bolshevik, por

vetёm armё, municione dhe ushqim. Megjithatë, kur trupat britanike u tёrhoqёn nga

Batumi mё 9 korrik 1920, UK-ja kishte zёnё Azerbajxhanin. Kërkesa për njohjen e

shtetit gjeorgjian ishte bërë dy herë.

Në mars 1919, në përmbushje të kërkesës për njohje nga LK-ja, Gjeorgjia

paraqiti në Konferencën e Paqes Memorandumin me kufijtë e saj, që u ndoq nga

aplikimi zyrtar i 21 majit 1919.

Kërkesa për njohje u përsërit edhe më 1 shtator 1920. Ripërsëritja e kërkesës

për njohje shpjegohet si rezlutat i bisedimeve që ishin zhvilluar në Paris me Armeninë

165

dhe Azerbajxhanin, me ndërmjetësimin e parlamentarit britanik Vnsittart, i cili, teksa

bisedimet ishin bllokuar, e kishte këshilluar delegacionin gjeorgjian të kërkonte sa më

shpejt njohjen nga LK-ja, sepse interesi i Fuqive tё Mёdha për Kaukazin kishte filluar

të binte.

Më 6 qershor 1919 Lidhur me kërkesën e 21 majit 1921, që delegacioni i

Gjeorgjisë i drejtoi Komitetit Ekzekutiv dhe Kuvendit të LK-së, Sekretari i

Përgjithshëm sugjeroi që Gjeorgjia të pranohej në Lidhje (Dokumenti nr. 29 i

Asamblesë) dhe se ishte më mirë që aplikimi të prezantohej përmes Sekretarit të

Asamblesë, pasi Pakti të kishte hyrë në fuqi. Më 1 shtator 1920 delegacioni gjeorgjian

i drejtoi Këshillit një thirrje për bashkëpunimin e tij në vendosjen e kërkesës së

Gjeorgjisë për pranim para Asamblesë. Kandidatura e Gjeorgjisë do të shqyrtohej nga

pikëpamja e kërkesave të mëposhtme: nёse ishte plotësuar kërkesa për pranim në

Lidhje; nëse ishte qeveria ajo që aplikonte për pranim de jure apo de facto dhe nga

cilat shtete; nёse aplikanti ishte një komb me një qeveri të qëndrueshme dhe kufij të

përcaktuar; se cila ishte madhësia dhe popullsia e saj; nёse ishte plotësisht

vetëqeverisëse; se cila ka qenë sjellja e saj, duke përfshirë aktet dhe garancitë në

lidhje me detyrimet ndërkombëtare dhe përshkrimet e Lidhjes lidhur me armatimin.

Sipas dokumenteve, LK-ja në një deklaratë me shkrim të 11 janarit 1920 e ka

njoftuar Gjeorgjinë për njohjen de facto të shtetit gjeorgjian nga Franca, Britania dhe

Italia; më 7 shkurt 1920 nga Japonia; më 26 gusht 1920 nga Belgjika dhe de juro më

13 shtator 1919 nga Argjentina; më 7 maj 1920 nga RSFSR-ja dhe më 24 shtator 1920

nga Gjermania. Lidhur me çështjen e katërt, Gjergjia nuk kishte kufij të përcaktuar.

Në 13 janar 1920 Këshilli i Lartë i njohu de facto republikat e Azerbajxhanit,

Gjeorgjisë dhe Armenisë, por shyu njohjen de jure të Gjeorgjisë, Estonisë dhe

Letonisë deri në 27 janar 1921, kur kishin përfunduar armiqësitë midis shteteve

kufitare me Rusinë sovjetike.

Më 27 janar 1921, në Konferencën e San Remos, LK-ja dha njohjen e

Gjeorgjisë, e cila bashkë me Armeninë shfaqën pretendimet për Batumin, ndërkohë që

të dyja ishin njohur de facto nga LK-ja. Mё 7 maj 1920 Moska nënshkroi një

marrëveshje me Gjeorgjinë, me të cilën njohu pavarësinë dhe integritetin e saj

territorial. Megjithatë, nё prill tё vitit 1920 Rusia sovjetike arriti të zërë

Azerbajxhanin dhe, nё nëntor edhe Armeninë.

Këto ngjarje e shqetёsuan Gjeorgjinё, e cila besonte se, pavarësisht

marrëveshjes së paqes sё nënshkruar, shumё shpejt Rusia do të sulmonte edhe RDGJ-

nё. Por në dhjetor 1920, në takimin e LK-sё në Gjenevë, Gjeorgjisë iu mohua

anëtarësimi në Lidhje (në dy të tretat e votave të nevojshme për pranim, dhjetë anëtarë

votuan në mbështetje të Gjeorgjisë, trembëdhjetë votuan kundër Gjeorgjisё dhe

shtatëmbëdhjetë abstenuan.) Më vonë, në janar, Lidhja dhe shtetet udhëheqëse të

Perëndimit dhanë njohjen de jure për pavarësinë e Gjeorgjisë.

Në 25 shkurt tё vitit 1921, duke ndjekur udhëzimet e Moskёs, UK-ja pushtoi

Gjeorgjinë, nё shkelje flagrante tё sovranitetit tё saj, nё shkelje tё marrëveshjes sё

paqes (7 mars 1920) midis sovjetikeve dhe gjeorgjianёve. Sulmi masiv në Gjeorgji u

parapri nga "revolta popullore" nё 11 shkurt 1921, e organizuar nga sovjetët, kundër

qeverisë së Gjeorgjisë në pjesën më të madhe të rrethit Borkalo, të banuar nga

166

armenё, si dhe një sërë përleshjesh të dhunshme kufitare pranë qytetit Zakatala, që

pretendohej nga Azerbajxhani Sovjetik. UK-ja qё ndodhej nё kufi midis Gjeorgjisё

dhe Azebajxhanit sovjetik, hyri në Gjeorgji nё datёn 16 shkurt 1921. Më 25 shkurt

qeveria u detyrua të linte Tbilisin dhe të shkonte në Batumi, kjo do tё lejonte

vazhdimin e rezistencës së Gjeorgjisë, ndërsa Revcomi, i cili e kishte vendosur

kryeqytetin nё Shoulaveri, e shpalli përsëri legjitime qeverinë e luftës sё Gjeorgjisё.

Kjo ishte njё situatё mjaft e favorshme pёr Turqinё, sё cilёs me rёnien e

shteteve tё pavarura kaukaziane, i jepej mundёsia të kapte territoret e kontestuara. Nё

kёto kushte, e braktisur nga Perëndimi, Gjeorgjia ishte e gatshme tё bёnte edhe

lëshime territoriale, mjaft qё tё fitonte mbështetjen turke. Pas shpёrthimit tё betejёs nё

Tbilisi, diplomatët gjeorgjianë i premtuan Turqisë rajonet e Ardahanit dhe Artvinit, në

këmbim të mbёshtetjes turke ose të paktën tё neutralitetit tё saj. Oferta u pranua nga

Turqia, trupat e tё cilёs mё 23 shkurt kaluan kufirin gjeorgjian dhe pushtuan rajonet e

Ardahanit, Artvinit, Ardanuçit dhe Okamit. Pёrparimi i ushtrisё turke u kundёrshtua

nga UK-ja, e cila i detyroi forcat turke tё tёrhiqeshin nga Ardahani dhe Akhalkalaki.

Nё 17 mars trupat turke hynё nё Batumi dhe po atё ditё Kuvendi miratoi një dekret

pёr pezullimin e përkohshёm tё funksionimit të kushtetutës gjeorgjiane.

Në vitin 1922 në Gjeorgji dhe në njё pjesë të Dagestanit u përhapën

kryengritjet popullore, tё cilat u shtypёn nga forcat sovjetike. Po kёtё vit, partitë

politike gjeorgjiane u bashkuan për të krijuar një organizatë klandestine, Komitetin

për Pavarësinë e Gjeorgjisë, me një degë ushtarake (Qendra Ushtarake e Bashkuar).

Ndërsa nё vitin 1923 Komiteti, në bashkëpunim me forcat antibolshevike të

Azerbajxhanit dhe Kaukazit Verior, filluan planifikimin e një kryengritjeje, e cila

filloi nё gusht tё vitit 1924, pas rikonstruktimit tё KPGJ-së. Gjithsesi, gjendja

ndërkombëtare ishte e pafavorshme, sepse nё shkurt 1924 Britanina e njohu BS-nё de

jure dhe Franca vetëm disa muaj më vonë. Gjeorgjia ishte e vetmja republikë e

Kaukazit qё ishte njohur de jure nga aleatët. Socialdemokratët shpresonin që kёto

kryengritje të detyronin Francën të mbronte Gjeorgjinë si një shtet i pavarur. Në vitin

1922 tri republikat sovjetike të Kaukazit Jugor u bashkuan në një, për t’u përfshirë si

republikë përbërëse në TSFSR-në e BRSS-së, ndërsa në dhjetor të vitit 1936 qeveria

sovjetike shpërndau Federatën Transkaukaziane në republika të veçanata (në RSS-në

Gjeorgjiane, RSS-në Armene dhe në RSS-në e Azerbajxhanit).

Pushtimi i Çekosllovakisë në mars të vitit 1939 nga Hitleri dhe pushtimi i

Shqipërisë më 7 prill 1939 nga Italia solli si kundërpërgjigje më 6 prill 1939 garancinë

e Francës dhe Britanisë për pavarësinë e Polonisë, zgjatjen e garancisë dhe

mbështetjes për Greqinë dhe Rumaninë dhe, në maj - qershor po të atij viti, edhe

përfundimin e një pakti të ndihmës reciproke të secilës prej tyre me Turqinë. Produkt i

këtyre pakteve ishte një marrëveshje më e hollësishme e ndihmës së ndërsjellë të

trefishtë anglo - franko - turke në tetor të vitit 1939.

Më 22 maj 1939 Gjermania dhe Italia nënshkruan Paktin e Çelikut, një pakt

miqësie dhe aleance që synonte kundërshtimin e Francës dhe Britanisë. Japonia nuk iu

bashkua paktit, sepse si armikun e saj kryesor konsideronte BS-në dhe jo Francën apo

Britaninë. Në këtë periudhë Gjeorgja ishte pjesë e BRSS-së dhe fati i saj ishte lidhur

ngushtë me fatin e BRSS-së. Në këtë kuadër, kontributi i Gjeorgjisё nё mbrojtjen e

167

BRSS-sё gjatё Luftës së Dytë Botёrore ishte i madh, sidomos nё parandalimin e

trupave gjermane tё hynin nё Gjeorgji nga bazat e tyre tё Kaukazit tё Veriut.

Gjithashtu, nё Shtёpinё e Operas sё Tbilisit nё vitin 1942 u shpёrndanё fletёplosje,

pёrmes tё cilave nxiteshin gjeorgjianёt tё rrёzonin sundimin komunist dhe tё shpallnin

pavarёsinё.

Nё fund tё luftёs u nënshkrua njё marrёveshje e ndёrsjellё. Sipas termave të

saj, mijëra gjeorgjianë, qё kishin kёrkuar azil nё Perёndim, u riatdhesuan dhunshёm

nga Rusia Sovjetike, shumica prej tyre u vranё ose u internuan nё Siberi gjatё kthimit

tё tyre nё shtёpi. Fuqizimi i të djathtëve, veçanërisht grupi i Kaukazit, krijoi një krizë

midis grupeve emigrante të këtij rajoni. Socialdemokratët gjeorgjianë që mbështesnin

një ide liberaldemokratike të çlirimit të vendit, nuk e mbështetën as filozofinë e

nazizmit, as idenë e ngushtë nacionaliste, por interesat e përbashkëta rajonale dhe

federaliste të Kaukazit.

Nё Gjeorgji gjatë gjithë luftës ishin ruajtur lidhjet klandestine midis grupeve të

emigrantëve të Kaukazit dhe grupeve ilegale në Kaukaz (bëhet fjalë për grupet e

djathta gjeorgjiane dhe menshevikët). Operacioni gjeorgjiano-gjerman Aktion Mainz

në tetor tё vitit 1943 ishte shumë i suksesshëm për shkak të kontaktit që grupet

gjeorgjiane kishin mbajtur me grupet e tyre ilegale në Batum. Operacioni u përsërit në

maj dhe qershor 1944. Studiues të ndryshëm e shpjegojnë bashkëpunim gjeorgjiano-

gjerman me faktin se Gjermania u shfaq për ta shpresa e vetme për ëndrrën e tyre, për

një Kaukaz të lirë. Edhe menshevikët e Gjeorgjisë, të cilët kundërshtonin fortë

ideologjinë naziste, ishin të gatshëm të punonin në mënyrë indirekte me gjermanët për

shkak të përshtatshmërisë politike. Grupet e emigrantëve gjeorgjianë miratuan një

plan sekret për të dërguar grupe në Gjeorgji, për të shpallur pavarësinë e saj dhe për ta

paraqitur si një fakt të kryer, kur gjermanët të pushtonin Gjeorgjinë sovjetike.

Sigurisht që plani nuk u materializua.

Rimëkëmbja e Evropës nga lufta u arrit mё shpejt nga sa mendohej, prodhimi

industrial dhe ai bujqёsor pothuajse kishin arritur normat e paraluftёs, edhe pse nё

shumicёn e vendeve evropiane situata nuk ishte premtuese. Për të përballuar këtë

situatë në Evropë u hartua Plani Marshall, qё UECD-ja e vlerёsoi si një ndihmë që i

mbajti gjallё dhe u dha forcёn pёr t’u rimёkёmbur ekonomive të dobëta evropiane.

Ndihma nga ky program pёr vendet nё nevojё pёr periudhёn nga fundi i vitit 1947

deri nё qershor tё vitit 1950 arrinte nё 9.4 miliard dollarё dhe rezultatet nё pёrparimin

ekonomik ishin mbresёlёnёse. Gjithsesi, rimёkёmbja e Evropёs u vlerёsua nga

planifikuesit evropianë vetёm si njё hap i parё drejt njё qёllimi mё tё madh.

Në aspektin politik situata ishte krejt e ndryshme, pasi vetёm njё vit pas

mbarimit tё saj BS-ja akuzoi ish-aleatёt e saj pёr agresion fashist, ekspansion

imperialist dhe pёr pёrgatitjen e njё lufte tё re botёrore, ndërsa tё akuzuarit u

pёrgjigjën se qeveritё policore tё krijuara nё Evropën Lindore nuk pёrfaqёsonin

Evropёn e çliruar, prandaj nuk mund tё garantonin paqen.

E përfshirë nga mosmarrëveshjet, vetёm dy vjet pas pёrfundimit tё luftёs,

Evropa u nda nё dy kampe armiqёsore, teksa frika e njё lufte të tretë botёrore po

fillonte të formësohej. Nё Ballkan dhe Evropën Lindore u eleminua e gjithё opozita;

takimet e ministrave pёr njё paqe tё qёndrueshme nё vitet 1946 - 47 nuk kishin

168

shёnuar pёrparime; PK-tё nё Evropën Perëndimore, veçanёrisht tё Francёs dhe Italisё,

sugjeronin pёrmbysjen me dhunё tё qeverive, pas pretendimit se ishin shitur te

kapitalizmi amerikan; nё Çekosllovaki u pёrmbys regjimi demokratik dhe vendi u bё

satelit i BS-sё, i cili, nga ana e vet, refuzonte tё tёrhiqej nga Irani, tentonte me forcё tё

impononte sistemin e vet politik nё zonёn e tij nё Gjermani dhe, gjithashtu, refuzoi

edhe Programin e ndihmёs Marshall. Evropa u pёrfshi nga greva, qё nxitёn turbullira

gjithandej. Politika e Stalinit pёr tё diktuar modelin sovjetik nё Evropën Lindore

ndikoi në forcimin e pjesёs tjetёr tё Evropёs, ndërsa nё Perёndim situata e acaruar dhe

shpёrthyese formësoi mendimin se kёrcёnimi sovjetik në rritje mund tё shmangej

vetёm me zbatimin e njё force kundёrvepruese.

Nё gjysmёn e dytё tё shekullit XX Kaukazi ishte shndёruar nё njё hapёsirё

ruse, pasi ishte integruar nё administratёn dhe strukturat e shtetit shumёkombёsh,

BRSS-së, ndërsa Tbilisi ishte bёrё nyje e zgjeruar e administratёs perandorake, që po

imponohej në rajon si një potencial i fuqishëm. Për këtë arsye fuqitë perëndimore

ishin të vendosura të pengonin zgjerimin rus (të BRSS-së) në jug si nga dimensioni

territorial, ashtu edhe nga ai ideologjik. Gjeorgjia është cilësuar si një nga vendet më

nacionaliste të republikave sovjetike.

Në Tbilisi u organizuan dy prej protestave më të rëndësishme etnike në epokën

poststaliniste të paraperestrojkës. Demonstrata e parë ishte ajo e vitit 1956, kundër

procesit të destalinizimit, e cila përshkallëzoi në një përpjekje për pavarësi, që u shtyp

nga Hrushovi. Demonstrata e dytë ishte ajo e 1978-ës, e cila u thirr në mbështetje të

ruajtjes së gjuhës gjeorgjiane si gjuha zyrtare e republikës. Shpërbërja e BRSS-së

shkaktoi ndryshimin e sistemit ndërkombëtar nga një sistem bipolar, me SHBA-të dhe

BRSS-në, që u përfshinë në një luftë për kontrollin e botës, në një sistem unipolar, në

të cilin SHBA-të u bënë de facto hegjemoni globale.

Në përfundim të analizës në këtë seksion rezulton se gjeorgjianët e

kundërshtuan fuqishëm pushtetin sovjetik të viteve të fundit, megjithatë, përpjekjet

nuk u unifikuan në një lëvizje të vetme kombëtare, pasi veprimtaritë politike nuk u

bashkërenduan në kontekstin shumetnik të Gjeorgjisë, por gjeorgjianët përdorën

politika dhe simbole të fuqishme nacionaliste që i thelluan edhe më shumë ndarjet

shoqërore dhe etnike, duke e përfshirë vendin në demostrata tё fuqishme, të cilat

përfunduan në dhunë dhe më pas në luftë etnike dhe civile. Vitet 1989-1990 shënojnë

një ndryshim të qasjes nacionaliste të qeverisë së Gjeorgjisë dhe në nëntor SSGJ-ja

mori të drejtën e vetos ndaj ligjeve të të gjitha bashkimeve “nëse kundërshtonin

interesat gjeorgjiane”. Ajo, gjithashtu, afirmoi të drejtën e republikës për t’u ndarë

nga BRSS-ja dhe, në mars 1990 SSGJ-ja e shpalli Gjeorgjinë një republikë sovrane.

Këto zhvillime i mundësuan qeverisë së Gjeorgjisë një farë pavarësie nga

Moska, por nxitën në një farë mënyre edhe konfliktet e vjetra etnike me Abkhazinë

dhe Osetinë Jugore. Largimi i komunistëve nga pushteti e nxiti qeverinë e re ta çonte

Gjeorgjinë drejt pavarësisë së plotë nga BS-ja dhe t'i zgjidhte vetë problemet me

minoritetet e saj. Por SR-ja e Osetisë së Jugut e shpalli veten si republikë autonome

dhe Parlamenti gjeorgjian reagoi me heqjen e autonomisë së Osetisë së Jugut, situatë

që shkaktoi një gjendje lufte. Më 2 janr 1991 Gjeorgjia u shpall si shtet unik pa kufij

të brendshëm, duke hequr në mënyrë implicite statusin atutonom të tri njësive në

169

vend. Votimi i marsit 1991 përfundoi me 98.6% të abkhazëve dhe 99% të osetianëve

jugorë në favor të Traktatit të Bashkimit të Gorbaçovit dhe refuzimin e pjesëmarrjes

së tyre në referendumin për pavarësinë e Gjeorgjisë.

Në referendumin e 31 marsit 1991 Asambleja Kushtetuese e Gjeorgjisë miratoi

Aktin Kushtetues për Rivendosjen e Pavarësisë së shtetit gjeorgjian. Në maj 1991

Gamsakhurdia u zgjodh president i Gjeorgjisё me 87 % të votave. Por gjatë ushtrimit

të funksionit të tij ai nuk arriti të përmbushte të gjitha premtimet e tij, vendi u përball

me konflikte etnike, kolaps ekonomik dhe institucione shtetërore që po zhvilloheshin

keq. Gamsakhurdia u largua dhe pushtetin e mori Këshilli Ushtarak, i cili ftoi Eduard

Shevardnadzen, ish-kreu i PKGJ-së dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme Sovjetike, të

vihej në krye të Gjeorgjisë. Pas ardhjes së tij në pushtet, bashkësia ndërkombëtare

njohu pavarësinë e Gjeorgjisë dhe pranoi anëtarësimin e saj në OKB dhe në

organizata të tjera ndërkombëtare.

Gjeorgjia u shpall pasuese ligjore e RDGJ-së së vitit 1921, vendim që shkaktoi

kundërshtimin e pakicave abkhaze, sepse shkelte statusin autonom të Abkhazisë, e

cila si kundërpërgjigje shpalli njëkohësisht pavarësinë e saj nga Gjeorgjia. Në 25

gusht 1990 RSSA-ja adoptoi Deklaratën mbi Sovranitetin Shtetëror të Abkhazisë dhe

Rezolutën për Garancitë Ligjore të Mbrojtjes së Sovranitetit Shtetëror dhe deklaroi se

bashkimi me Gjeorgjinë në vitin 1931 ishte i pavlefshëm dhe i paligjshëm. Me

ardhjen në fuqi, qeveria e re e Gjeorgjisë bëri ndryshime thelbësore. U ndryshuan

simbolet shtetërore, u vendos flamuri i RDGJ-së (1918-1921); u ndryshua emri i

republikës nga RSSGJ në RGJ, u hoqën nga kushtetuta fjalët “sovjetike” dhe

“socialiste”, u hoq festimi publik i përvjetorëve socialistë dhe në fuqi mbetën vetëm

përkujtimet e ngjarjeve kombëtare apo fetare. Qeveria, gjithashtu, deklaroi se

Gjeorgjia nuk do nënshkruante asnjë traktat të Bashkimit të asnjë forme. Në prill tё

vitit 1991 Gjeorgjia shpalli pavarësinë nga BRSS-ja dhe që pas kësaj ka refuzuar me

këmbëngulje të gjitha përpjekjet pёr rindërtimin e BS-së.

Në verën e vitit 1991 RSS-të shpallën njëra pas tjetrës sovranitetin e tyre dhe

në mbledhjen e Minskut, më 8 dhjetor 1991, presidentët e Rusisë, Bjellorusisë dhe

Ukrainës deklaruan shpërbërjen e BS-së dhe mosekzistencën e saj si një realitet

gjeopolitik dhe si një subjekt i së drejtës ndërkombëtare. Këto republika nënshkruan

krijimin e CIS-it, të cilit më 21 dhjetor iu shtuan edhe tetë republika të tjera: Rusia,

Bjellorusia, Ukraina Armenia, Azerbajxhani, Kirgistani, Kazakistani, Taxhikistani,

Moldavia, Uzbekistani, dhe Turkmenistani. Estonia, Lituania, Letonia bashkë me ta

edhe Gjeorgjia refuzuan të nënshkruajnë Deklaratën e Alma-Atës. Më 25 dhjetor

Gorbaçovi dha dorëheqjen.

Në rastin e procesit të shtetësisë së Gjeorgjisë u zbatua parimi i vetëvendosjes.

Gjenezën e vet koncepti modern i vetëvendosjes e ka në Deklaratën e Pavarësisë së

SHBA-ve të 4 korrikut 1776. Ai u zhvillua më tej gjatë Revolucionit Francez dhe u

sanksionua me Deklaratën e të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarëve të 26 gushtit 1789,

e cila shembi sovranitetin e monarkisë dhe deklaroi se “Parimi i çdo sovraniteti

qëndron me thelb në komb”. Rëndësia e parimit të vetëvendosjes duket në vendin që

ai zë në deklaratat dhe rezolutat e shumta të OKB-së, si dhe në dimensionet e shumta

170

në të cilat është trajtuar. Përfshirja e tij në Kartën e KB-ve, në Konferencën e San

Franciskos (1945), e futi atë në korniza ligjore.

Praktika e qëndrueshme e shtetit i dha një formë më të prekshme parimit të

vetëvendosjes dhe gjeti mishërim në të drejtën ndërkombëtare. Ky parim është i

rëndësishëm, pasi u mor veçanërisht në konsideratë nga KE-ja dhe shtetet anëtare të

saj në procesin e shpërbërjes së BRSS-së, të cilat më 16 dhjetor 1991 miratuan

qëndrimin që do të mbanin në lidhje me shkëputjen e republikave nga BRSS-ja dhe

Jugosllavia, duke miratuar një sërë udhëzimesh për njohjen e këtyre republikave.

Në procesin e shkëputjes Gjeorgjia, ashtu si pjesa më e madhe e dymbëdhjetë

republikave që përbënin BRSS-në, zbatoi praktikën e referendumit, nëse do të

shkëputej ose jo nga BRSS-ja, e cila, në të vërtetë, përbënte një formë të legjimitetit të

parimit të përgjithshëm ligjor të vetëvendosjes për shkëputjen e saj. Praktika e

referendumit përbënte një zbatim të drejtë dhe të përdorur gjerësisht të këtij parimi.

Një ligj për marrëdhëniet e shteteve midis njëra-tjetrës, që i referohet një trupi

rregullash zakonore dhe konvencionale, është e drejta ndërkombëtare. Subjekt i saj

janë shtetet dhe jo individët, prandaj ai është një ligj midis shteteve dhe nuk qëndron

mbi ta. Grupi i rregullave të këtij ligji, që është i detyrueshëm për të gjitha shtetet pa

përjashtim, quhet ligj ndërkombëtar universal dhe përfaqëson një tërësi rregullash për

sjelljen njerëzore brenda një komuniteti, i cili, me pëlqimin e përbashkët të këtij

komuniteti, do të zbatohet nga fuqia e jashtme. Prandaj kushtet themelore të

ekzistencës së ligjit janë të trifishta: ekzistenca e një komuniteti; ekzistenca një grupi

rregullash për sjelljen njerëzore brenda atij komuniteti; pëlqimi i përbashkët i atij

komuniteti që këto rregulla të zbatohen nga fuqia e jashtme.

Gjeorgjia bashkë me Moldavinë dhe tri republikat baltike nuk pranuan të

merrnin pjesë në referendumin e 17 marsit 1991, inicuar nga SS-ja e BS-së, në

përpjekje për të ruajtur bashkimin, por mё 31 mars 1991 nё referendumin

mbarёkombёtar, gjeorgjianёt votuan pёr pavarёsinё dhe mё 9 prill 1991, me njё

shumicё absolute votash, Kёshilli i Lartё i RSSGJ-sё miratoi Aktin e Rivendosjes sё

Pavarёsisё. Politika e kombёsisё sovjetike ishte mbёshtetur nё parimin e federalizmit,

i cili ishte vendosur me Kushtetutёn e 1918-ës dhe kishte pёrcaktuar zyrtarisht

RSFSR-nё. Grupet e kombёsive pёrgjatё Vollgёs, por edhe grupe tё tjera nё Azinё

Qendrore ishin organizuar si republika apo grupe “autonome” nё Komisariatin e

Kombёsive pёr RSFSR-sё. Jashtё juridiksionit tё saj mbetën popujt jorusё, si:

gjeorgjianёt, armenёt, ukrainasit, bjellorusёt, tё cilёt pas Luftёs Civile dolёn si RSS tё

pavarura, secila me emёr tё barabartё me RSFSR-nё, por nё vitin 1922 Gjeorgjia,

Armenia dhe Azerbajxhani u bashkuan nё TSFSR dhe, pas njё viti, bashkё me

RSFSR-nё, RSS-nё e Ukrainёs dhe RSS-nё e Bjellorusisё u përfshinë nё BRSS.

Kërkesa e Gjeorgjisë për pavarësi është ligjore në përputhje me legjislacionin

sovjetik, pasi Kushtetuta e 1977-s e BRSS-së përbën një bazë solide të parimit të

vetëvendosjes së jashtme në kuadër të RSS-së, sepse në nenin 70 të saj shprehet se

organizimi i BRSS-së ishte bazuar në parimin e vetëvendosjes dhe në nenin 71 dhe 72

përcakton, në mënyrë eksplicite, subjektet që kishin të drejtën për shkëputje. Jo vetëm

kushtetuta sovjetike e 1977-s, por edhe Ligji për Shkëputjen nga BRSS-ja, “Ligji mbi

Procedurën e Zgjidhjes së Çështjeve në Lidhje me Shkëputjen e Bashkimit të

171

Republikave nga BRSS-ja”, miratuar më 3 prill 1990, njeh të drejtën e Gjeorgjisë për

shkëputje përmes referndumit. Në këto kushte, edhe referendumi, edhe kërkesa për

pavarësi e Gjeorgjisë ishin brenda kuadrit ligjor të BS-së dhe në përputhje me parimin

e vetëvendosjes.

Duke nënshkruar Aktin Final të Konferencës mbi Sigurinë dhe

Bashkëpunimin në Evropë, BRSS-ja pranonte se kombësitë e saj mund të thërrisnin

parimin e vetëvendosjes. Me nënshkrimin pa rezerva të Kartës së OKB-së, të

Marrëveshjes së CIS-it dhe të një numri të instrumenteve të tjera të përshtatshme

ligjore, Rusia kishte njohur integritetin territorial dhe pacënueshmërinë e kufijve të

Republikës së Gjeorgjisë. Deklarata e Përbashkët e të Dhjetëve nuk njohu dhe

konfirmoi vetëm kërkesën e republikave për sovranitet, por njohu "të drejtën e

Letonisë, Lituanisë, Estonisë, Moldavisë, Gjeorgjisë dhe Armenisë për të vendosur në

mënyrë të pavarur mbi çështjen e pranimit në Traktatin e Bashkimit.

Ligjërisht, kjo deklaratë konfirmoi vetëm ligjin ekzistues. Sovraniteti, si dhe

koncepti i kontratës, nënkuptonte lirinë për të lidhur ose jo marrëveshje, derisa këto

republika nuk dëshironin të merrin pjesë në një kontratë bashkimi, nuk mund të

detyroheshin ligjërisht të zbatonin ligjin. Megjithatë, u ngritën çështje lidhur me

qëndrimin e ardhshëm ligjor të këtyre republikave dhe bazën ligjore të marrëdhënieve

të tyre me anëtarët e bashkimit të ri. Disa deklarata të përfaqësuesve të sindikatave në

vitin 1990 shprehën mendimin se Traktati i Bashkimit i vitit 1922 do të duhej të

vazhdonte të garantonte që republikat të mos firmosnin një traktat të ri.

Në gjysmën e dytë të vitit 1991 Gjeorgjia kërkoi pavarësi të plotë. Ajo

asnjëherë nuk e kishte arritur sovranitetin e plotë në periudhën 1918 - 1922 dhe, për

më tepër, kishte filluar procesin e arritjes së shtetësisë në periudhën para grushtit të

shtetit 1988-1991. Mospjesëmarrja e saj në referendumin e 17 marsit 1991, si edhe

grushti i shtetit që dështoi, i kishin rritur mundësinë e pavarësimit, sepse ajo nuk

kishte më një pushtet suprem mbi territoret e saj, ndaj mund të kërkonte të drejtën e

vetëvendosjes, siç u konfirmua në rezolutën e Kongresit të Deputetëve të Popullit më

5 shtator 1991 për ndryshimet në BS.

Gjeorgjia gjithmonё ka zhvilluar një prirje perёndimore. Në fillim të viteve

1990 ajo ka zhvilluar lëvizjen më të fortë tё pavarësisë dhe ka kundërshtuar me forcё

anëtarësimin në CIS, por edhe me futjen brenda CIS-it, sërish, mbeti shteti më

properëndimor i tij, duke e deklaruar përpara çdo shteti tjetër postsovjetik ambicien

pёr anëtarësimin në NATO. Përpjekjet e saj për pavarësi janë penguar nga Rusia, e

cila ka kundërshtuar pavarësinë e Gjeorgjisë dhe, në mёnyrё tё vazhdueshme, ka

mbёshtetur lëvizjet separatiste tё pakicave etnike kundër Gjeorgjisë, nё pёrpjekjet e

tyre pёr shkёputje në fillim të viteve 1990, duke i mbёshtetur herё ushtarakisht, herё

politikisht ato.

Në kundёrpёrgjigje ndaj kёsaj qasjeje, tё gjitha qeveritë gjeorgjiane kanë pasur

të njëjtin prioritet, integrimin nё institucionet euroatlantike dhe lidhjet e drejtpërdrejta

të sigurisë me SHBA-tё. Nga ana tjetër, angazhimi i Amerikës ndaj pavarësisë dhe

sovranitetit të Gjeorgjisë është rritur ndjeshëm që nga fillimi i viteve 1990 jo vetёm

pёr shkak pozicionimit përgjatë korridorit Lindje-Perëndim që lidh Evropën me Detin

Kaspik, duke e bёrё një shtet tranzitues tё madh për operacionet e SHBA-së në AQ,

172

por edhe për faktin se Gjeorgjia ёshtё shfaqur një nga vendet më liberale dhe më të

hapura në hapësirën sovjetike.

Megjithatë, interesi që nxit Gjeorgjia për pozicionin e saj strategjik nuk mund

të nënvlerësohet, pikërisht roli vendimtar i saj në lidhjen e Detit Kaspik dhe

Azerbajxhanit me Perëndimin. Prandaj pasja e saj në kontroll ishte e rëndësishme,

sepse mundësonte ose pengonte zhvillimin e një lidhjeje Lindje-Perëndim, që lidh

Evropën me Kaspikun në aspektin e energjisë, transportit dhe, pёr pasojё, edhe tё

stabilitetit ekonomik dhe politik. Gjeorgjia është veçanёrisht e rёndёsishme për

interesat e sigurisë në Euroazi dhe pёr energjinë perëndimore, bashkëngjitur kësaj

edhe vёmendjen në rritje të Perëndimit mbi lirinë dhe demokracinë. Ajo është,

gjithashtu, shumë e rëndësishme në tri variablat e interesave amerikanë, që janë të

dukshëm në rajon, të cilët përfshijnë sovranitetin, qeverisjen dhe demokracinë.

Gjeorgjia është konsideruar si një nga shtetet më liberale në ish-BS-në dhe si një nga

vendet e pakta ku liria e medias përfshinte ekzistencën e kanaleve televizive të

pakontrolluara nga shteti.

Parë nën dritën e një prespektive gjeoekonomike, Gjeorgjia është, gjithashtu,

vendimtare në projektin më të madh të ndërtimit të korridorit të transportit Lindje-

Perëndim, qё lidhet me tubacionet e naftës dhe gazit, por jo vetëm. Që nё dekadat e

kaluara Kaukazi është projektuar si një areal tranziti që lidh Evropën me AQ-në,

Kinën dhe Indinё përmes Detit të Zi, Gjeorgjisë, Azerbajxhanit dhe Detit Kaspik, ku

Gjeorgjia bashkë me Azerbajxhan janë vendet kryesore lidhëse në këtë drejtim dhe

prej të cilave varet korridori Lindje-Perëndim. Plotësimi i rrjetit hekurudhor ekzistues

i Tbilisit me një segment të ri hekurudhor (Akhalkalaki- Gjeorgji dhe Kars -Turqi)

lidh Stambollin me Detin Kaspik dhe bashkë me ndërtimin e linjave hekurudhore që

lidhin Kazakistanin me Kinën, krijon korridorin hekurudhor Stamboll - Kinë

(TRACECA), i cili bën të mundur transportimin shpejt dhe lirë të mallrave në të

gjithë Azinë.

Rëndësi shumë të madhe ka edhe zhvillimi i korridorit të energjisë në Kaukaz

(BTC) jo vetëm për zhvillimin e rajonit, por edhe për ekonominë dhe sigurinë e

Evropës, duke i siguruar asaj burimet e nevojshme të energjisë në një kohë kritike,

duke çliruar Evropën nga energjia e Rusisë, por edhe duke e shndërruar Kaukazin në

një rajon gjithnjë dhe më të rëndësishëm për sigurinë, ekonominë dhe energjinë

globale, veçanërisht për Europën. BTC-ja u ndoq nga ndërtimi i tubacionit të SCP-së

(lidh fushat e gazit në Detin Kaspik me sistemin energjetik turk), i cili jo vetëm

ndryshoi sistemet e transportit të rajonit, pasi lidhi burimet energjetike të Evropës me

AQ-në, por zvogëloi varësinë e Gjeorgjisë nga gazi rus, duke e shndërruar në një

kanal të naftës dhe të gazit.

Ligji ndërkombëtar ka kriteret e veta për shtetësinë dhe kërkesat e republikave

të BS-së për shtetësi janë trajtuar për çdo entitet më vete, në përputhje me këto

kërkesa. Takimi i shteteve amerikane në Montevideo më 26 dhjetor 1933 miratoi

Konventën mbi të Drejtat dhe Detyrat e Shteteve, e cila përcaktoi kriteret që mund të

përdoren për vlerësimin e një entiteti, që sot konsiderohen si tradicionale dhe një pjesë

e së drejtës zakonore ndërkombëtare. Sipas nenit 1 të saj, shteti është një person i të

drejtës ndërkombëtare dhe duhet të zotërojë kualifikimet e më poshtme: popullsi të

173

qëndrueshme; territor të përcaktuar; qeveri dhe kapacitet për të hyrë në marrëdhënie

me shtete të tjera.

Koncepti i popullit nuk është përcaktuar në të drejtën ndërkombëtare,

megjithatë, është vendosur që popujt janë njësia bazë që ushtron të drejtën e

vetëvendosjes. Përgjithësisht popujt priren të shihen si grupe kombëtare, zotërues të

karakteristikave të caktuara kombëtare. Ky është përdorimi kolegjial edhe në të

drejtën ndërkombëtare. Kriteri i qeverisë efektive hap një diskutim, pasi ai është një

kriter qëndror për një shtet të supozuar, sepse të gjitha të tjerat varen prej tij.

Ekzistenca e një qeverie është e domosdoshme që shoqëria politike brenda

këtij territori të përcaktuar të funksionojë në mënyrë efektive, megjithëse në rastin e

Gjeorgjisë kriteri i qeverisë efektive është anashkaluar dhe është kompesuar me

vetëvendosjen e jashtme. Gjeorgjia nuk mund të kontrollonte territorin e saj për shkak

të konfliktit dhe pretendimeve për pavarësi të Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë.

Gjeorgjia kishte qeverinë e saj dhe, për shkak të demokratizimit dhe liberalizimit të

politikës, e përfaqësonte më mirë popullin sesa regjimi i vjetër komunist. Ajo,

gjithashtu, zgjeroi kapacitetin e saj për të lidhur marrëdhëniet formale me shtetet e

tjera, u përpoq të vendoste kontakt të drejtpërdrejtë diplomatik me qeveritë e huaja

dhe kërkoi njohjen diplomatike të statusit të saj të ri, por ishte e paaftë të menaxhonte

konfliktet etnike brenda territorit të saj.

Ndërsa kapaciteti për të hyrë në marrëdhënie me shtetet e tjera është një aspekt

i ekzistencës së njësisë në fjalë, por dhe një tregues i rëndësishëm që i është

bashkangjitur njohjes nga vende të tjera, ky është kriter për shtetet, sepse vetëm shteti

mund të hyjë në marrëdhënie me shtete të tjera. Domenin e marrëdhënieve, por edhe

të ushtrimit të pushtetit mbi një territor të caktuar e ka vetëm shteti. Shtetësia nuk

mund të humbasë edhe nëse nuk zbatohen kriteret e përcaktuara, p.sh., kontrolli i

qeverisë mbi territorin.

Edhe kur njësia ekonomike i plotëson kriteret e Konventës së Montevideos, ato

nuk mjaftojnë për të qenë shtet, pasi Ligji Ndërkombëtar nuk parashikon shpjegim

dhe përgjigje për të gjitha situatat aktuale ose të ardhshme që përfshijnë konflikte

etnike apo pretendime të shtetësisë. Në të vërtetë, ky është edhe rasti i Gjeorgjisë, e

cila pas shpalljes së pavarësisë së saj u përfshi nga konflikte etnike.

Më lart pohuam se kriteri i efektivitetit të qeverisë së Gjeorgjisë u zëvendësua

nga vetëvendosja e jashtme, e cila përbën një kriter shtesë. Në këtë kuptim, në

praktikat e shtetësisë së OKB-së këto norma tradicionale ligjore janë konsideruar si

qëndrim fleksibël në interpretimin e tyre lidhur me kërkesat që janë bërë. Gjithsesi,

kriteret thelbësore, si: popullsia, territori dhe qeveria kanë një rëndësi të veçantë.

Modifikimi i kriterit të efektivitetit të qeverisë në praktikat e shtetësisë të disa

shteteve nuk është i vetmi dhe e drejta e vetëvendosjes është parë si një kriter shtesë.

Në rastet kur hetohen shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, popujve iu lind e drejta

e vetëvendosjes dhe, kur një entitet kërkon të bëhet shtet dhe të pranohet nga

bashkësia ndërkombëtare, ai ka të drejtën e ushtrimit të parimit të vetëvendosjes, por

mund të dalë e nevojshme qё ai të demonstrojё që kërkesat e brendshme të parimit

nuk janë shkelur.

174

Në rastin e shpërbërjes së BS-sё shtetet iu referuan parimit të vetëvendosjes,

ndërsa KE-ja miratoi udhëzime për njohjen e këyre shteteve, siç ishin: respektimi i

ligjit, demokracitë, të drejtat e njeriut, në mënyrë të veçantë të minoriteteve, kërkesa

këto që mund të interpretohen si kritere shtesë për shtetësinë. Respektimi i të drejtave

të njeriut, ushtrimi i të drejtës së vetëvendosjes apo ndalimi i përdorimit të forcës janë

disa kritere të tjera që i janë shtuar ligjit për “shtetësinë”. Demokracia dhe shteti ligjor

gjithashtu mund të interpretohen si kritere shtesë për shtetësinë, por edhe

qëndrueshmëria, gatishmëria dhe aftësia për të respektuar të drejtën ndërkombëtare,

një shkallë e caktuar qytetërimi, njohja dhe rendi ligjor.

Anëtarësimi i Gjeorgjisë në OKB u parapri nga Udhëzuesi i KMJ-së së KE-së

i 16 dhjetorit 1991 për “Njohjen e Shteteve të Reja në EL dhe BS”, i cili përcaktoi

kriteret e njohjes për subjektet që dolën nga shpërbërja e BS-së, midis të cilave ishin:

- respektimi i dispozitave të Kartës së KB-ve dhe angazhimet e nënshkruara

në Aktin Përfundimtar të Helsinkit dhe në Kartën e Parisit, veçanërisht në lidhje

me sundimin e ligjit, demokracinë dhe të drejtat e njeriut;

- garancitë për të drejtat e grupeve etnike dhe kombëtare dhe minoriteteve në

pajtim me angazhimet e nënshkruara në kuadër të KSBE-së;

- respektimi i paprekshmërisë së të gjithë kufijve që mund të ndryshohen

vetëm me mjete paqësore dhe me marrëveshje të përbashkët;

- pranimi i të gjitha angazhimeve të përshtatshme në lidhje me çarmatimin dhe

mospërhapjen e armëve bërthamore, si dhe për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Të gjitha këto përbëjnë kritere shtesë për shtetësinë, prej të cilave varej njohja

e shetit gjeorgjian dhe, në thelb, janë shprehje e njohjes së kushtëzuar. Nga sa shihet,

praktika e Gjeorgjisë është komplekse. Është anashkaluar kriteri i qeverisë efektive (i

cili u zëvendësua nga vetëvendosja e jashtme) dhe janë vendosur kritere shtesë

(sundimi i ligjit, demokracia, të drejtat e njeriut apo angazhimet në lidhje me

çarmatimin dhe mospërhapjen e armëve bërthamore, si dhe për sigurinë dhe

stabilitetin rajonal).

Ndërsa pjesa më e madhe e shteteve të njohura, si: Armenia, Azerbajxhani,

Kazakhistani, Kirgizstani, Moldavia, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani u

pranuan në KB më 22 mars 1992, Gjeorgjia u anëtarësua më 31 korrik 1992. Nga sa

shihet, ka një vonesë të anëtarësimit të Gjeorgjisë në KB, krahasuar me shtetet e tjera

dhe kjo besojmë për disa arsye: së pari, Gjeorgjia aplikoi më vonë se shtetet e tjera (6

maj 1922); së dyti, vonesa në pranimin e Gjeorgjisë si anëtare e OKB-së mund t’i

atribuohet dyshimeve në lidhje me efektivitetin e qeverisë së saj, e cila kishte humbur

kontrollin mbi pjesë të territorit kombëtar në krahinat e Osetisë së Jugut dhe

Abkhazisë; një arsye tjetër e vonesës mund të jetë pjesëmarrja në kuadrin e Minskut

dhe Alma - Atës, e cila ishte e domosdoshme për të përmbushur kriterin e shtetësisë

së pavarur, sepse Gjeorgjia nuk kishte hyrë në atë kornizë në dhjetor të vitit 1991,

bashkë me ish-republikat e tjera të BRSS-së. Duket se Komiteti për Pranimin e

Anëtarëve të Rinj e ka trajtuar aplikimin e Gjeorgjisë si një rast të jashtëzakonshëm

dhe pëlqimi i mundshëm i BRSS-së për ndarjen e këtyre shteteve mund të merret si

përfundimi i procesit të krijimit të shtetit të Gjeorgjisë dhe angazhimit të saj me

organizatën ndërkombëtare.

175

Nga të dhënat tona në përfundim të punimit del ky zinxhir hipotetik i ngjarjeve

historike më të rëndësishme të kombit gjeorgjian që nga lashtësia deri në anëtarësimin

e tij në OKB:

- periudha protokartveliane (shekujt V- III p.e.s);

- periudha e kulturës kholkhiane që nga mesi i shekullit II p.e.s deri në

gjysmën e parë të mijëvjeçarit të erës sonë;

- ringjallja e gjithë Gjeorgjisë si Kartli nga Parnavazi (gjysma e dytë e

mijëvjeçarit të parë p.e.s);

- nga përfshirja në krishterim deri në vrasjen e Gorgasalit (shekujt IV-V);

- Gjeorgjia nën sundimin arab (shekulljt VII - IX);

- Epoka e artë e Gjeorgjisë nën sundimin e David Ndërtuesit dhe

mbretëreshë Tamarës (shekujt XI -XIII);

- Gjeorgjia nga mbretërimi i Xhorxh Lashës në të Xhorxhit të ndritshëm

(shekujt XIII -XIV);

- Gjeorgjia në sundimin persian dhe turk, copëtimi i saj midis dy

perandorive (shekujt XV - XVIII);

- Traktari i Amasias (1555);

- ndarja e Gjeorgjisë, Traktati i Kostandinopojёs (maj 1590);

- Traktati i Stambollit (24 qershor 1724);

- Traktati i Kajnarxhasë së Vogël (1774);

- Traktati i Gjeorgjevskit (24 korrik 1783);

- Gjeorgjia nën Perandorinë e Rusisë (1801-1917);

- Traktati i Bukureshtit (12 maj 1812);

- Traktati i Paqes i Gulistanit (1813);

- Traktati i Edirnesë (14 shtator 1829);

- Gjeorgjia nën mbretërinë e Kaukazit (1844-81);

- integrimi i plotë në Perandorinë Ruse, rusifikimi i Gjeorgjisë (1881-1917);

- Traktati i Brest-Litovskit (9 shkurt 1918);

- Traktati i Batumit (4 qershor 1918);

- Republika e parë gjeorgjiane (1918-1921);

- njohja de facto e shtetit gjeorgjian nga Franca, Britania dhe Italia (11 janar

1920);

- njohja de facto e shtetit gjeorgjian nga Japonia (7 shkurt 1920);

- njohja de facto e shtetit gjeorgjian nga Belgjika (26 gusht 1920);

- njohja de juro nga Argjentina (13 shtator 1919),

- njohja de juro nga RSFSR-ja (7 maj 1920);

- njohja de juro nga Gjermania (24 shtator 1920);

- Traktati i Sevres (10 gusht 1920);

- pushtimi nga UK-ja (25 shkurt 1921);

- Traktati i Moskёs (16 mars 1921);

- Traktati i Karsit (tetor 1921);

- Gjeorgjia nën BRSS-në (1921-1990);

- demonstrata kundër procesit të destalinizimit, Tbilis (9 mars 1956);

176

- demonstrata në mbështetje të ruajtjes së gjuhës gjeorgjiane (1978);

- masakra e Tbilisit (9 prill 1989);

- referendumi i pavarësisë (31 mars 1991);

- shpallja e pavarësisë së Gjeorgjisë (9 prill 1991);

- anëtarësimi i Gjeorgjisë në OKB-së (31 korrik 1992).

177

BIBLIOGRAFIA

Abasov, Ali & Zhanna Krikorova, The Experience of Federalization of the

South Caucasus states: The Past and the Present, Caucasus Edition, Journal

of Conflict Transformation, 22 December 2016.

Abbott, Evelyn, Hellenica; a collection of essays on Greek poetry, philosophy,

history, and religion, Longmans, Green & CO, London, 1898.

Agoston Gabor, Bruce Alan Masters, Encyclopedia of the Ottoman Empire,

Facts On File, New York, 2009.

Allen William Edward David, Paul Muratoff, Caucasian Battlefields: A

History of the Wars on the Turco-Caucasian Border, Cambridge University

Press, 1953.

Anastasi, Aurela, Historia e institucioneve, LUARASI, Tiranë, 1995.

Anchabadze, George, Principal Stages of the Ethnical Development of the

Georgian Nation from Ancient Times to the Phase of Nation Formation,

Identity Studies in the Caucasus and the Black Sea Region, Vol 1, Ilia

Shavshavadze State Univeristy, 2009.

Andersen Andrew & George Partskhaladze, La guerre soviéto géorgienne et

la soviétisation de la Géorgie (février-mars 1921), Les conséquences

militaires des traités de paix, Revue historique des Armées, Numéro 254,

1/2009.

Anderson, Benedict, Imagined Communities: Reflections on the Origin and

Spread of Nationalism. London, UK, Verso. 1991.

Arend, H., Origjina e totalitarizmit, Botimet “Dija - Prishtinë” 2002.

Aristotele, Politica, Laterza, Roma-Bari, 1986.

Aristoteli, Etika e Nikomakut”, “Kristalina - KH”, Tiranë, 2011.

Ateş Sabri, Ottoman-Iranian Borderlands: Making a Boundary, 1843–1914,

Cambridge University Press, New York, 2013.

Azizi, A., Bashkimi Evropian. E drejta, institucionet dhe politikat, UEJL,

Tetovë, 2010.

Baça, F., Shqipëria dhe organizatat ndërkombëtare, “Globus R,” Tiranë,

2010.

Badem Candan, The Ottoman Crimean War (1853–1856), Brill, Leiden, 2010.

Baratoff, Soulkhan, Histoire de Géorgie, Imprimerie Mélikoff, Tbilis, 1886.

Barrington, W, After Independence: Making and Protecting the Nation in

Postcolonial and Postcolonial and Postcommunist States, University of

Michigan, 2006.

Basdevant, Jules, Dictionnaire de la terminologie du droit international,

Sirey, Paris, 1960.

Bastide, Charles, John Locke: Ses théories politiques et leur influence en

Angleterre. Les libertés politiques, Ernest Leroux, Paris, 1907.

178

Beaulavo, Georges, Introdusion në Du contrat social, Société Nouvelle de

Librarie et’Édition, Paris, 1903.

Beber, Massimi. M; Luigi Bonante; Bartolome Clavero, Marco Cesa;Vittorio

Emanuele Parisi, Società internazionale, Jaca Book, Milano, 1997.

Benedict, Anderson, Imagined Communities: Reflections on the Origin and

Spread of Nationalism. London, 1991.

Berlin, I., Idetë filozofike të shekullit XX dhe katër ese për lirinë, Onufri,

Elbasan, 1996.

Biliarsky Ivan, Ovidiu Cristea, Anca Oroveanu, The Balkans and Caucasus:

Parallel Processes on the Opposite Sides of the Black Sea, Cambridge

Scholars Publishing, 2012.

Bobbio, Norberto, Liberalismo e democrazia, Simonelli, Milano, 2006.

Bondyrev, Igor V., Zurab V. Davitashvili,Vijay P. Singh, The Geography of

Georgia: Problems and Perspectives, Springer, 2015.

Canivez, P., Të edukohet qytetari, “Dukagjini”, Pejë, 2004.

Cassese, Antonio, Self-Determination of Peoples. A Legal Reappraisal,

Cambridge University Press, 1995.

Charles King, The ghost of freedom. A history of the Caucasus, Oxford

University, 2008.

Chiodi, Giulio. M; Roberto Gatti, La filosofia politica di Locke, Franco

Agneli, Milano, 2005.

Chiodi, Giulio. M; Roberto Gatti, La filosofia politica di Machiavelli, Franco

Agneli, Milano, 2014.

Chiodi, Giulio. M; Roberto Gatti, La filosofia politica di Platone, Franco

Agneli, Milano, 2008.

Chiodi, Giulio. M; Roberto Gatti, La filosofia politica di Rousseau, Franco

Agneli, Milano, 2012.

Chrissis Nikolas G. & Mike Carr, Contact and Conflict in Frankish Greece

and the Aegean, 1204-1453: Crusade, Religion between Latins, Greeks and

Turks, Routledge, London, 2014.

Chronique géorgienne, përkthyer nga M. Brosset, Paris, Imperimerie Royale,

1830.

Clark, Donald; Robert Williamson, Self-Determination: International

Perspectives, Macmillan Press, London,1996.

Constant, B, Principi di politica. Versione del 1806, Rubbettino, Soveria

Mannelli 2007.

Cooper, Robert, The Breaking of Nations: Order and Chaos in the Twenty-

first Centur, Grove Press, New York, 2003.

Coppieters B., Robert Legvold, Kees Doets, David Dollar, Statehood and

Security: Georgia after the Rose Revolution, American Academy of Arts and

Sciences, Cambridge, 2005.

179

Coppieters, Bruno, Michal Emerson, Michel Hysseune, Tamara Kovziride,

Gergana Noutcheva, Nathalie Tocci, Marius Vahl, Europeanization and

Conflict Resolution. Case Studies from the European Periphery, Academia

Ppress, Gand, 2004.

Cornell, Svante E., Georgia After the Rose Revolution - Geopolitical

Predicament and Implications for U.S. Policy (2007), Strategic Studies

Institute, Carlisle, 2007.

Crawford, James, The Creation of States in International Law, Clarendon

Press, Oxford, 1979.

Crawford, James, The Rights of Peoples, Clarendon Press, Oxford, 1988.

Curtis Glenn E., Armenia, Azerbaijan, and Georgia: country studies, Claitors

Pub Div,1995.

Dahrendorf, R., Konflikti shoqëror modern, “Dituria,” Tiranë, 1997.

Dashdondog Bayarsaikhan, The Mongols and the Armenians (1220-1335),

Brill, Boston, 2011.

Davdidson, Thomas, Aristotle and the Ancient Educational Ideals, 1092,

Charles Scribner’s Sons, New York, 1902.

De Montesquieu, Lo spirit delle leggi, Vol.1, Rizzoli, Milano, 1967.

Dunning, William A., A History of Political Theories from Luther to

Mohiesquieu, MACMILLAN & CO, London, 1916.

Erik, J. A., Ersson, S., Comparative Politics, Cambridge, 1994.

Fazal,Tanisha M., Ryan D. Griffiths, Membership Has Its Privileges: The

Changing Benefits of Statehood, International Studies Review (2014) 16, 79–

106.

Felice, Domenico, Introduzione a Montesquieu, CLUEB, Bologna, 2013.

Fenomenologjia e shpirtit, Botimet “Ideart”, Tiranë, 2005.

Ferrari, Leo, The Origin of the State According to Plato, Québec, Presses

universitaires Laval, 1956.

Filo, Llambro, Historia e sistemeve të qeverisjes, shblu, Tiranë, 2000.

Fonton, Feliks Petrovich, Borbone di Napoli: La Russie dans l'Asie-Mineure,

ou, Campagnes du Maréchal Paskévitch en 1828 et 1829, Chez les Principaux

Libraires, Paris, 1840.

Forsthoff, Ernst, Lo stato dellea societa industriale, GIUFFRÈ, Milano, 2011.

François d` A., “Politikat e Bashkimit Evropian”, “Papirus”, Tiranë, 2007,

French, Duncan, Statehood and Self-Determination: Reconciling Tradition

and Modernity, Cambridge University Press, 2013.

Friedrich, C., Constitutional Goverment and Democracy, UEJL, Tetovë, 1995.

Frosini, Tommaso E., Teoremi e problemi di diritto costituzionale, GIUFFRE,

Milano, 2008.

Fuga, A., Majtas jo Djathtas, “ORA,” Tiranë, 2003.

Fukuyama, F., Ndërtimi i shtetit. Qeverisja dhe rendi botëror në shekullin e 21

- të, AIIS, Tiranë, 2010.

180

Fukuyama, Francis, The End of History and the Last Man, Macmillan, Inc.,

New York, 1992.

Gabashvili Nodar, The Geopolitical Curse of the Caucasus, Kap.II, Narcissus,

2013.

Gachechiladze, Revaz, The New Georgia: Space, Society, Politics, Routledge,

New York, 1995.

Gaddis, John Lewis, The Cold War: A New History, The Penguin Press,

London, 2005.

Ganrer J. Wilford, Introduction to political science, a treatise on the origin,

nature, functions, and organization of the state, American Book Company,

Chicago, 1910.

Geddie, John, The Russian Empire, Nelson & Sons, London, 1882.

Gellner, Ernest, Nazioni e nazionalismo, Edittori Riuniti, Roma, 1985.

Gentizon, Paul, La résurrection géorgienne, E. Leroux, Paris, 1921.

Georgian National Academy of Sciences, Kartlis Tskhvreba. A history of

Georgia, ARTANUJI Publishing, Tbilisi, 2014

Georgian National Committee: Georgia and the Georgian race: restoration of

independent Georgian state after 117 years' domination by Russia, London,

1919.

Gettell, Raymond G., History Of Political Thought, George Allen & UNWIN

Ltd, London, 1923.

Gilchrist, Robert, N., Principles Of Political Science, Longmans, Green and

co, Bombay, 1921.

Gill, Graeme, The Nature and Development of the Modern State, Palgrave,

London, 2016.

Goldstein Erik, Wars and Peace Treaties: 1816 to 1991, Routledge, London,

1992.

Goodin, Robert E., Philip Pettit and Thomas Pogge, A Companion to

Contemporary Political Philosophy, Blackwell, Massachusttest, 2007.

Gordley, James, The Philosophical Origins of Modern Contract Doctrine,

Oxford University, New York, 1991.

Gordon, Scott, Controlling the State: Constitutionalism from Ancient Athens

to Today, Harvard University, London, 2002.

Graham, Malbone W., The League of Nations and the recognition of states,

University of California Press Berkeley, California, 1933.

Grant, Thomas D., Admission to the United Nations: Charter Article 4 and

the Rise of Universal Organization, Martinius Nijhoff, Leiden, 2009.

H. Howorth Henry, History of the Mongols, from the 9th to the 19th century,

Longmans, Green & Co, London, 1880.

Hannum, Hurst, Autonomy, Sovereignty, and Self-Determination, the

Accommodation of Conflicting Rights, University of Pensilvania, 1996.

181

Harper, Samuel N., Ronald Thomson, The government of the Soviet Union, D.

Van Nostrand Company, New York, 1949.

Hegel, G.W.F., Fenomenologjia e shpirtit, Botimet “Ideart”, Tiranw, 2005.

Heir, Aida, Neil Robinson, State-Building: Theory and Practice, Routledge,

New York, 2007.

Heywood, A., Politika, “Dudaj”, Tiranë, 2002.

Hille, Charlotte, State Building and Conflict Resolution in the Caucasus,

BRILL, Leiden, 2010.

Histoire de la Géorgie depuis l'antiquité jusqu'au XIX, pёrkthyer nga M.

Brosset, St.Petersbourg, 1858.

Hobbes, Th., Leviatani, “ISP&DITA 2000,” Tiranë, 2000.

Hobsbaum, E. J, Epoka e ekstremeve. I rrëmbyeri shekulli i njezetë 1914-1991,

CFU PRESS, Tiranë, 1997.

Hobsbaum, E. J., Kombet dhe Nacionalizmi që nga 1780 - a. Programi, miti,

realiteti, Botimet “TOENA” & Fondacioni “Soros,” Tiranë, 1996.

Hofbauer Jane A., Sovereignty in the Exercise of the Right to Self-

Determination, Nijhoff, Boston, 2016.

Högger Daniel, The Recognition of States: A Study on the Historical

Development in Doctrine and Practice with a Special Focus on the

Requirements, LIT Verlag, Zürich, 2015

Hugo, G., Deti i lirë dhe prolegomena mbi të drejtën e luftës dhe të paqes,

“Dituria”, Tiranë, 1999.

Hunter Shireen T., The New Geopolitics of the South Caucasus: Prospects for

Regional Cooperation and Conflict Resolution, Lexington Books, Meryland,

2017.

Ian Carter, M. Ricciardi, L'idea di libertà, Feltrinelli, Milano, 1996.

IBP, Inc, Georgia Country Study Guide Volume 1 Strategic Information and

Developments, IBP, inc, 2013.

Institute of History and Ethnology of Iv. Javakhishvili, Assays from the

History of Georgia - Abkhazia, Tbilisi, 2011.

Jeanne, H., Habia filozofike, “Dituria,” Tiranë, 1995.

Jones Stephen, Georgia Nationalism from under the Rubble, After

Independence: Making and Protecting the Nation in Postcolonial and

Postcolonial and Postcommunist States, Lowell W. Barrington, Michigan,

2006.

Jones Stephen, Between ideology and pragmatism: social democracy and the

economic transitionin Georgia 1918 – 21, Caucasus Survey, Vol.1, No.2,

April 2014.

Kacharava, Andro & Alexander Daushvili, The Democratic Republic of

Georgia: Struggle for Independence 1918 – 1921.

Kamenskii, Aleksandr B., The Russian Empire in the Eighteenth Century:

Searching for a Place in the World, M. E. Sharpe, New York, 1997.

182

Kant, I., Drejt paqes së përhershme, “Dritan”, Tiranë, 2004.

Kant, I., Bertelsman Universal Lexikon, Gurtesloch, 1996.

Kant, I., Themelimi i zakoneve shoqërore, “DRITAN,” Tiranë, 2004.

Kapur, A. C., Principles of Political Science, S. Chand & Company LTD,

New Delhi, 1997.

Kardozo, N. B., Natyra e procesit gjyqësor, Shtypur në shtypshkronjën “ISP,”

Tiranë, 1996.

Kazemzadeh, Firuzm, The struggle for Transcaucasia, 1917-1921, Hyperion

Press, New York, 1951.

Kelsen, Hans, Dottrina generale dello Stato, GIUFFRÈ, Milano, 2013.

King Charles, The ghost of freedom. A history of the Caucasus, Oxford

University, 2008.

Kola, Vladimir, Il pensiero politico di Thomas Hobbes fra il contesto politico

e ideologico inglese e la nascita dello stato modern, Roma, 2009.

Konrad – Adenauer – Stiftung, 25 years of independent of Georgia, 2016.

Kuromiya, Hiroaki, Georges Mamoulia: The Eurasian Triangle Russia, The

Caucasus and Japan, 1904-1945, De Gruyter Open LTD, Berlin, 2016.

Lamprecht, Sterling Power, The moral and political philosophy of John Locke,

New York, Russell & Russell, New York,1962.

Lang, David Marshall, A modern history of soviet Georgia, Grove Press, New

York, 1962.

Laqueur Walter, Evropa në kohën tonë 1945-1992, Dituria, Tiranë, 1996.

Leacock, Stephen, Elements of political science, 1906, Mifflin CO, Boston,

1906.

Lenczowski, George: Russia And The West In Iran 1918-1948, Cornell

University, New York, 1949.

Lock, J., Traktati i dytë për qeverisjen, “Dita 2000”, Tiranë, 2005.

Machiavelli, Niccolò, Discorsi sopra la prima Deca di Tito Livio, Einaudi,

Torino,1971.

MacIver, Robert Morrison, The Modern State, Oxford University Press,

London, 1926.

Mamoulia, George, Les combats indépendantistes des caucasiens entre URSS

et puissances occidentales: Le cas de la Géorgie (1921-1945), L'Harmattan,

Paris, 2009.

Mann, Michael, “A Political Theory of Nationalism and its Excesses.” Pp. 44–

64 in Notions of Nationalism, edited by S. Periwal. Budapest: Central

European University, 1995.

Maritain, J., Njeriu dhe Shteti, “ISP & DITA 2000,” Tiranë, 2008.

Marriott J. A. R, The Eastern question: an historical study in European

diplomacy, Oxford at the Calderon Press, 1917.

McDonald, L. C., Teoria politike perëndimore, “Ideart,” Tiranë, 2006.

183

McLennan, Donald, The Patriarchal Theory, MacMillan & CO, London,

1885.

Meidani, R., Politika, morali dhe shteti, “Toena”, Tiranë, 2003.

Mikaberidze, Alexander, Conflict and Conquest in the Islamic World: A

Historical Encyclopedia, Volume 1, ABC-CLIO, Santa Barbara, 2011.

Mill, J. dhe Bentham, J., Utilitarianismi dhe shkrimet e tjera, “ISP&DITA

2000,” Tiranë, 2006.

Mill, J., Mbi lirinë, “Julvin 2,” Tiranë, 2015.

Mill, S. Mill, On liberty, Longmans Green and CO, London, 1867.

Mingst Karen A., Bazat e marrëdhënieve ndërkombëtare, AiiS, Tiranë, 2008.

Mitchell, Colin P., New Perspectives on Safavid Iran: Empire and Society,

Routledge, New York, 2011.

Montesquieu, Ch., Mbi frymën e ligjeve, “LUARASI,” Tiranë, 2000.

Mori, Massimo: Storia della filosofia moderna, Laterza, Bari, 2015.

Natho, Kadir, Circassian History, Xlibris, Bloomington IN, 2009.

Nietzsche, F., Vullneti për pushtet , “Marin Barleti,” Tiranë, 1999.

Nodia, Gia, 25 years of independent of Georgia, Konrad – Adenauer –

Stiftung & Ilia State University, Tbilisi, 2016,

Omari, Luan, Parime dhe institucione të së drejtës publike, Elena Gjika,

Tiranë, 2004.

Oppenheim, Lassa, International Law. A Treatise, Vol.I, Longmans, Green

and CO., London, 1912,

Papuashvili George, A Retrospective on the 1921 Constitution of the

Democratic Republic of Georgia Engage Volume 13, Issue 1, March 2012.

Parrino, Antonio, I diritti umani nel processo della loro determinazione

storico-politica, Gaia s.r.l, Roma, 2007.

Peimani Hooman, Conflict and Security in Central Asia and the Caucasus,

ABC – CLIO LLC, California, 2009.

Pelkmans, Mathijs, Defending the Border: Identity, Religion, and Modernity

in the Republic of Georgia, Cornell University, New York, 2006.

Pëllumbi, S., Etikokracia, Botimet “Morava,” Tiranë, 2013.

Pierson, Christopher, The Modern State, Routledge, New York, 1996.

Platoni, Republika, “CEU dhe Shtëpia e Librit” Tiranë, 1999.

Poggi, Gianfranco & Poggi, Gianfranco, The Development of the Modern

State: A Sociological Introduction, Stanford University Press, Stanford, 1978.

Pomerance, Michla, Self-Determination in Law & Practice, the New Doctrine

in the United Nations, Martinius Nijhoff, Hague, 1982.

Porret, Michel & Catherine Volpilhac-Auger, Le temps de Montesquieu: actes

du colloque international de Genève, DROZ, Genève, 2002.

Premieu Tome, Mission scientifique au Caucase; études archéologiques &

historiques, Ernest Leroux, Paris, 1889.

184

Pubblici Lorenzo, Dal Caucaso al Mar d’Azov: Impatto dell’invazione

mongola in Caucasia fra nomadismo e società sedentaria, 1204-1295, Firenze

University Press, 2007.

Putkaradze, Tariel, The Kartvels. The Georgian, Kutaisi University Press,

Kutaisi, 2005.

Rachels, J dhe Rachels, S., Elementet e filozofisë morale, “ISP & Dita,”

Tiranë, 2000.

Raič, David, Statehood and the Law of Self-Determination, Martinus Nijhoff,

Hague, 2002.

Ramoneda, J., Fundi i pasionit politik , Shtëpia e librit & Komunikimit,

Tiranë, 2005.

Rapp Jr Stephen H., Georgia before the Mongols, Oxford Research

Encyclopedia of Asian History, 2017.

Ratiani, Sergio, The modern age, Identity Studies in the Caucasus and the

Black Sea Region, Vol 1, Ilia Shavshavadze State Univeristy, 2009.

Rauls, J., Drejtësia si paanshmëri: Riformulim, “ISP dhe DITA 2000,”

Tiranë, 2000.

Rehman, Javaid, International Human Rights Law: A Practical Approach,

Pearson Education Limited, Edinburgh, 2003.

Reka, B., Sela, Y., Hyrje në të drejtën e Unionit Evropian. (E drejta

kushtetuese dhe e drejta institucionale e UE - së.), Botues Universiteti i

Evropës Juglindore, Tetovë, 2011.

Riccardi A., De Gaspari dhe Evropa , “55”, Tiranë, 2004.

Roberts, Bechhofer, C. E., In Denikin's Russia and the Caucasus, 1919-1920,

Arno Press & New York Times, New York, 1971.

Rosen, Michael & Jonathan Wolff, Mendimi Politik, UFO Press, Tiranë,

2007.

Rosenne, Shabtai, Recognition of States by The United Nations, BYIL, 1949.

Roskin, M., At-al. Shkenca Politike, vëllimi I 10, “Pearson Prentice Hall,”

USA, 2008.

Rousseau, Jean-Jacques, Discours. Lettre sur les spectacles, Larousse, Paris,

1939.

Rousseau, Jean-Jacques, Du contrat social, Société Nouvelle de Librarie

et’Édition, Paris, 1903.

Rousseau, Jean-Jacques, Émilie, Laorousse, Paris, 1938.

Rousseau, Jean-Jacques, La Nouvelle Héloise, LAROUSSE, Paris, 1937.

Rousseau, Jean-Jacques, Le Réveries du Promeneur Solitare, GARNIER-

FLAMMARION, Paris, 1964.

Rousseau, Jean-Jacques, The Confessions of Jean Jacques Rousseau,

J.M.DENT & SONS LTD, London, 1933.

Rousseau, Jean-Jacques: Discours sur les sciences et les arts. Discours sur

l’origine de l’inégalite, GARNIER-FLAMMARION, Paris, 1971.

185

Ruso, Zh. Zh., Kontrata sociale, “ Luarasi University Press,” Tiranë, 2007.

Ruso, Zh. Zh., Origjina e pabarazisë sociale mes njerëzve, “Almera,” Tiranë,

2008.

Sabanadze Natalie, Globalization and Nationalism: The Cases of Georgia and

the Basque Country, CEU PRESS, Budapest, 2010.

Sala, G., Ll, Filo., I. Gashi, Historia bashkëkohore, ALBATROS, Tiranë

2009.

Salaberry, d’Irumberry, Storia Dell'Impero Ottomano Dalla Sua Fondazione

Sino Alla Pace. Volume Terzo, N. Bettoni, Milano, 1821.

Saxer, Urs W., The Transformation of the Soviet Union: From a Socialist

Federation to a Commonwealth of Independent States, 14 Loy. L.A. Int'l &

Comp. L. Rev. 581, 1992.

Schroeder Paul W., The Transformation of European Politics, 1763-1848,

Clarendon Press, Oxford, 1996.

Sharma, B. M., Political Theory And Modern Governments, part.1, Shukla

Printing Press, Lacknow, 1935.

Shaw, Stanford J. & Ezel Kural Shaw, History of the Ottoman Empire and

Modern Turkey: Volume 2, Cambridge University Press, 1977.

Show, Malcolm. N., Interantional Law, Cambridge University Press, 2008.

Sicker, Martin, The Middle East in the Twentieth Century, Praeger, Westport,

2001.

Slider, Darrell, The Politics of Georgia's Independence, Problems of

Communism 40, no. 6 (November – December 1991.

Slongo, Paolo, Il movimento delle leggi. L’ordine dei costumi in Montesquieu,

Franco Agneli, Milano, 2015.

Smolnik, Franziska, Secessionist Rule: Protracted Conflict and

Configurations of Non-state Authority, Campus Verlag GmbH, Frankfurt-on-

Main, 2016.

Sokoli, L., Demokracia dhe problemet sociale, “Isps & Rinia,” Tiranë, 2002.

Solari Giele, La formazione storica e filosofica dello stato modern, Guida,

Napoli, 1990.

Spinoza, B., Traktati Politik, “Pika pa sipërfaqe,” Tiranë, 2013.

Spruyt, Hendrik, The Sovereign State and Its Competitors: An Analysis of

Systems Change. Princeton University Press, 1996

Steinberg, Mark: A History of Russia From Peter the Great to Gorbachev, The

Teaching Company, Virginia, 2003.

Stuph, S. E., Filozofia: Historia dhe probleme, . “Toena,” Tiranë, 1998.

Summer, James, Peoples and International Law: How Nationalism and Self-

Determination Shape a Contemporary Law of Nations, MARTINUS

NIJHOFF, Boston, 2007.

Suny, Ronald Grigor, The Making of the Georgian Nation, Indiana University,

Bloomington, 1994.

186

Sureda, A. Rigo, The Evolution of the Right of Self-Determination, A Study of

United Nations Practice, Sijthoff, Leiden, 1973.

Svanidze Mikheil, The Amasya Peace Treaty between the Ottoman Empire

and Iran (June 1, 1555) and Georgia, Bulletin of the Gerogian National

Academy of Sciences ,vol. 3, no. 1, 2009.

Tilly, Charles, The Formation of National States in Western Europe. Princeton

University Press, 1975.

Tocqueville, De A., Demokracia në Amerikë, Fondacioni “SOROS &

Kristalina” Tiranë, 2002.

Tomuschat, Christian, Modern Law of Self-Determination, Martinius Nijhoff,

Hague,1993.

Troper , Michel, Per una teoria giuridica dello Stato, GUIDA, Napoli, 1998.

Trumpener, Ulrich: Germany and the Ottoman Empire, 1914-1918, Princeton,

New Jersey, 1968.

Tushi, G., Shoqëria Civile, “Dudaj,” Tiranë, 2007.

Urushadze, Levan Z., Kartili Idea – The Georgian Idea, The Museum of the

Soviet Occupation of the Georgian National Museum, Tbilisi, 2005.

Vanhove, Eric A., U.S. foreign policy in the Caucasus and Central Asia:

pipeline politics and the national interest, Dudley Knox Library, Monterey,

1997.

Veber, M., Ekonomia dhe shoqëria, “FAN NOLI”, Tiranë, 2010.

Vidmar, Jure, Democracy and State Creation in International Law, Hart

Publishing LTD, Oxford, 2013.

Vile, M.J.C., Constitutionalism and the separation of powers, Liberty funds,

Indianapolis, 1998.

Villeneuve, Paul de, La Géorgie, FILS TE Cie, Paris, 1870.

Walker Edward W., Dissolution: Sovereignty and the Breakup of the Soviet

Union, Rowman & Littlefield Publishers, Maryland, 2003.

Walter, Ch., Antje von Ungern-Sternberg, Kavus Abushov, Self-determination

and Secession in International Law, Oxford University Press, Oxford , 2014.

Walter, Laqueur, Evropa në kohën tonë 1945-1992, Dituria, Tiranë, 1996.

Wardrop, Oliver: The kingdom of Georgia; notes of travel in a land of woman,

wine and song, to which are appended historical, literary, and political

sketches, specimens of the national music, and a compendious bibliography,

Gilbert and Rivington, London, 1888.

Watson, Robert Grant, Histori of Persia, from the beginning of the ninetheenth

century to the year 1858, Smith, Elder and CO, London, 1866.

William. Archibald Dunning, A History of Political Theories from Luther to

Mohiesquieu, THE MACMILLAN, London, 1916.

Willoughby Westel Woodbury, The political theories of the ancient world,

Longmans Green and CO, 1908.

Wilson, Woodrow, FOURTEEN POINTS SPEECH, 1918.

187

Woytinsky, Wladimir S, La Georgia (una vera democrazia), “La voce”,

Roma, 1920.

Xhelmo, Zenaid, Hyrje në drejtësi, Sarajevë, 2006.

Zaganjori, Xh., Demokracia dhe shteti i së drejtës, “LUARASI,” Tiranë, 2002.

Zanaj, F., Filozofia e së drejtës, “NAIMI,” Tiranë, 2012.

Zickel, Raymond E., Soviet Union, a country study / Federal Research

Division, The Division, Washington, D.C.,1991.

Zonn Igor S., Aleksey N Kosarev, Michael Glantz, Andrey G. Kostianoy: The

Caspian Sea Encyclopedia, Springer, Heidelbreg, 2010.

Burime dokumentare

Admission of the Republic of Georgia to membership in the United Nations,

A/RES/46/241, 88th plenary meeting,31 July 1992,

http://www.un.org/documents/ga/res/46/a46r241.htm;

Charter of the Uinted Nations and Statute of the International Court of Justice,

Sanfrancisco, 1945,

https://treaties.un.org/doc/publication/ctc/uncharter.pdf;

CONFERENCE ON SECURITY AND CO-OPERATION in Europe Final

Act, Helsinki, 1975,

https://www.osce.org/helsinki-final-act?download=true;

Constitution (Fundamental Law) of the Union of Soviet Socialist Republics,

Adopted at the Seventh (Special) Session of the Supreme Soviet of the USSR

Ninth Convocation On October 7, 1977,

http://www.departments.bucknell.edu/russian/const/77cons03.html#chap09;

Council of the European Union, Report, Independent International Fact-

Finding Mission on the Conflict in Georgia. Vol II, 2009,

http://www.mpil.de/files/pdf4/IIFFMCG_Volume_II1.pdf;

Déclaration des Droits de l’Homme et du Citoyen du 26 août 1789,

https://www.conseil-constitutionnel.fr/le-bloc-de-

constitutionnalite/declaration-des-droits-de-l-homme-et-du-citoyen-de-1789;

Declaration on Principles of International Law concerning Friendly

Relations and Co-operation among States in accordance ëith the Charter of

the United Nations, 2625 (XXV),

http://www.un-documents.net/a25r2625.htm;

Declaration on Principles of International Laë concerning Friendly Relations

and Cooperation among States in accordance ëith the Charter of the United

Nations (Resolution No. 2625), 24 October 1970,

http://www.un.org/ga/search/view_doc.asp?symbol=A/RES/2625(XXV);

188

Declaration on the “Guidelines on the Recognition of Neë States in Eastern

Europe and in the Soviet Union” (16 December 1991,

https://www.dipublico.org/100636/declaration-on-the-guidelines-on-the-

recognition-of-new-states-in-eastern-europe-and-in-the-soviet-union-16-

december-1991/ ;

Declaration on the Granting of Independence to Colonial Countries and

Peoples, 1960, Adopted by General Assembly resolution 1514 (XV) of 14

December 1960,

http://www.un.org/en/decolonization/declaration.shtml;

Draft Declaration on Rights and Duties of States ëith commentaries 1949,

http://legal.un.org/ilc/texts/instruments/english/commentaries/2_1_1949.pdf;

FOURTEEN POINTS SPEECH (1918), Woodroë Wilson,

https://usa.usembassy.de/etexts/democrac/51.htm;

International Covenant on Civil and Political Rights, Adopted and opened for

signature, ratification and accession by General Assembly resolution 2200A

(XXI) of 16 December 1966 entry into force 23 March 1976, in accordance

with Article 49, OHCHR, 1976,

https://www.ohchr.org/Documents/ProfessionalInterest/ccpr.pdf;

Kartili Idea – The Georgian Idea, The Museum of the Soviet Occupation of

the Georgian National Museum, Tbilisi, 2005,

http://www.geocities.ws/levan_urushadze_98/Georgia.html;

Ligji mbi Procedurën e Zgjidhjes së Çështjeve në Lidhje me një Shkëputjen e

Bashkimit të Republikave nga BRSS-ja”, miratuar më 3 prill 1990,

http://soviethistory.msu.edu/1991-2/shevarnadze-resigns/shevarnadze-resigns-

texts/law-on-secession-from-the-ussr/;

Përmbledhje aktesh ndërkombëtare, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Tiranë,

1993;

Resolutions No.240 of the Security Council 25 October 1967,

http://undocs.org/S/RES/242(1967);

Studime juridike 1, Fakulteti i Drejtësisë dhe MASH, qeshor 2005;

The Alma-Ata Declaration,

http://www.operationspaix.net/DATA/DOCUMENT/3825~v~Declaration_

d_Alma-Ata.pdf ;

The Neë Soviet Constitution, June 1936,

https://babel.hathitrust.org/cgi/pt?id=uc1.b3642329;view=1up;seq=3;

The unanimous Declaration of the thirteen united States of America,

IN CONGRESS, July 4, 1776,

https://cdn.loc.gov/service/rbc/bdsdcc/02101/02101.pdf .

189

Revista shkencore

- Bulletin of the Georgian National Academy of Sciences, http://science.org.ge/newsite/bulletin-

georgian-national-academy-sciences/

- Bulletin of the School of Oriental and African Studies, University of London, Vol. 17,

No. 1.(1955), https://wwwcambridge.org/core/journals/bulletin-of-the-school-of-

oriental-and-african-studies

- Caucasus Edition, Journal of Conflict Transgformation,

http://caucasusedition.net/about-us/

- Caucasus Survey Vol.1, No.2, April 2014,

http://georgica.tsu.edu.ge/files/06-History/Jones-2014.pdf

- Daily report, Soviet Union / Foreign Broadcast Information Service, no.170-174, The

Service, 1992,

https://babel.hathitrust.org/cgi/pt?id=inu.30000009949656;view=1up;seq=602

- Engage Volume 13, Issue 1, March 2012,

https://fedsoc.org/commentary/publications/engage-volume-13-issue-1-march-2012

- Identity Studies in the Caucasus and the Black Sea Region, Vol 1, Ilia Shavshavadze

State Univeristy, 2009.

http://ojs.iliauni.edu.ge/index.php/identitystudies/issue/view/1;

International Studies Review (2014) 16, 79 –106,

https://academic.oup.com/isr/article/16/1/79/1790899;

Max Planck Institute for Comparative Public Law and International Law,

http://www.mpil.de/en/pub/institute/the-institute.cfm ; Revue historique des Armées

Numéro 254, 1/2009, https://journals.openedition.org/rha/6463;

- Problems of Communism 40, no. 6 (November – December 1991),

http://georgica.tsu.edu.ge/files/01-Politics/Slider-1991.pdf.

Burime nga interneti:

- KB-të, http://www.un.org/documents

- BE-ja,https://europa.eu/european-union;

- HATHI TRUST, digital library, https://www.hathitrust.org;

- INTERNET ARCHIVE, https://archive.org;

- OHCHR-ja, https://www.ohchr.org/EN/Pages/Home.aspx;

- OSBE-ja, https://www.osce.org/;

190

Abstrakt

Praktikat e shtetformimit vijojnë të jenë të pranishme edhe në shekullin XXI.

Statusi aktiv i tyre edhe pas katërqind vjetësh nga themelimi i sistemit të Uestfalisë

tregon se problemi i lirisë dhe i të drejtave të popujve ende nuk është shterur. Duke u

mbështetur në kontekstin evropian dhe, në veçanti, në Gjeorgjinë si rast studimi, ky

punim do të analizojë procesin e shtetformimit të këtij vendi në praktikën e KB-ve.

Punimi do të argumentojë se praktika e shtetësisë së Gjeorgjisë përbën një rast të

zbatimit të parimit të vetëvendosjes së jashtme. Për të përmbushur qëllimin tonë do të

realizojmë një vështrim diakronik të historisë së formimit të popullit gjeorgjian,

përpjekjeve të tij shumëshekullore për zhvillim, ruajtjen e identitetit kombëtar dhe

prosperitet.

Në hyrje të tezës do të bëjmë konceptualizimin e teorive mbi origjinën e

shtetit, që do të na shërbejë si instrument për të gjurmuar zhvillimin e procesit të

shtetformimit dhe zhvillimin e së drejtës ndërkombëtare në përgjithësi. Këto teori do

të na ndihmojë të kuptojmë si dhe pse u krijuan shtetet, sepse nuk mund të kuptojmë

shtetin e sotëm pa pasur njohuri mbi të shkuarën e tij. Objekt kryesor do të jetë

praktika e shtetësisë së Gjeorgjisë në funksion të së drejtës së popujve për të zgjedhur

vetë formën e tyre të qeverisjes dhe të parimit themelor të së drejtës ndërkombëtare.

Punimi është konceptuar në dy pjesë kryesore: pjesa e parë (dy kapitujt e parë)

është fokusuar në hulumtimin dhe analizën e ngjarjeve themelore që kanë shenjuar

momentet më të rëndësishme të formësimit të kombit gjeorgjian, si dhe të

përpjepkjeve të tij për të ruajtur identitetin kombëtar dhe integritetin territorial, ndërsa

pjesa e dytë (kapitulli i tretë) në analizën e praktikës së shtetësisë së Gjeorgjisë, si një

rast i vetëvendosjes së jashtme si dhe në funksionalizimin e kësaj praktike si nevojë

dhe domosdoshmëri e popujve për liri, drejtësi dhe demokraci.

Parim ndërtues i punimit është parimi kronologjik, përmes zbatimit të të cilit,

por edhe përmes gërshetimit të metodave historike, analitike, dhe komparative

synojmë t’u kthejmë përgjigje pyetjeve: A është legjitim pretendimi i Gjeorgjisë për

shtetësi? A janë përmbushur kriteret e shtetësisë nga Gjeorgjia? A është pavarësia e

Gjeorgjisë në përputhje me standardet normative të së drejtës ndërkombëtare? Cila

është praktika nga OKB-ja në procesin e shtetësisë së Gjeorgjisë?

Fjalët kyç: sovjetizim, vetëvendosje e jashtme, shtetësi, sovranitet, e drejtë

ndërkombëtare.

191

Abstract

State-building practices are also present in the 21st century. Their active status

even four hundred years after the founding of the Westfalen system shows that the

problem of freedom and peoples' rights has not yet been exhausted. Relying on the

European context and in particular in Georgia as a case study, this paper will analyze

the country's state-building process in UN practice. The paper will argue that the

practice of Georgia's statehood is a case of applying the principle of external self-

determination. To accomplish our goal, we will have a diachronic look at the history

of the formation of the Georgian people, its centuries-old efforts for development,

preservation of national identity and prosperity. At the beginning of the thesis, we will

conceptualize the theories on the origin of the state, which will serve as an instrument

to track the development of the process of state formation and the development of

international law in general. These theories will help us understand why and why

states were created because we can not understand today's state without having

knowledge of his past. The main object will be the practice of Georgia's citizenship in

the function of the peoples' right to choose their own form of government and the

fundamental principle of international law.

The work is conceived in two main parts: the first part (the first two chapters)

focused on researching and analyzing the fundamental events that marked the most

important moments of the formation of the Georgian nation, as well as its

contributions to preserving the national identity and territorial integrity, while the

second part (third chapter) in the analysis of Georgia's statehood practice as a case of

external self-determination; as well as the functionalization of this practice as the

necessity and necessity of peoples for freedom, justice and democracy. The

constructor principle of the thesis is the chronological principle through which,

through the interlacing of historical, analytical and comparative methods, we intend to

answer the questions: Is Georgia's legitimacy of citizenship legitimate? Are Georgian

citizenship criteria met? Is Georgia's independence in line with normative standards of

international law? What is UN's UN-implemented practice in Georgia's statehood

process?

Key words: sovietism, foreign self-determination, citizenship, sovereignty,

international law.