16
FILIP VTORI . SËMUNDJA VALVULARE E ZEMRËS Termi sëmundje valvulare e zemrës i përfshin të gjitha sëmundjet që i prekin valvulat e zemrës. Cilat janë arsyet? • Stenozë valvulare ngushtim • Regurgitim valvular valvula inkompetente Si zbulohet së - mundja valvulare e zemrës? www. filipvtori. com; 02/ 3091- 484 SPITALI I SPECIALIZUAR

SËMUNDJA VALVULARE E ZEMRËS

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Termi sëmundje valvulare e zemrës i përfshin të gjitha sëmundjet që i prekin valvulat e zemrës.

Citation preview

FILIP VTORI

.

SËMUNDJA VALVULARE E ZEMRËSTermi sëmundje valvulare e zemrës i përfshin të gjitha sëmundjet që i prekin valvulat e zemrës.

Cilat janë

arsyet?

• Stenozëvalvulare ngushtim

•Regurgitimvalvular valvulainkompetente

Sizbulohetsë-mundja valvulare e zemrës?

www. filipvtori. com; 02/ 3091- 484

SPITALI I SPECIALIZUAR

2 Sëmundja valvulare e zemrës

Termi sëmundje valvulare e zemrës i përfshin Të gjiTha sëmund-jeT që i prekin valvulaT e zemrës.

valvulaT e zemrës janë sTruk-Tura indore Të buTa Të lokalizuara midis Të kaTër zbrazëTirave Të zem-rës, dy në anën e majTë (valuvla miTrale dhe aorTale) dhe në anën e djaThTë (valvula Trikuspidale dhe pulmonare). roli i Tyre ëshTë Të parandalojnë kThim Të gjakuT në zbrazëTirën nga e cila vjen.

ndonjëherë, një ose më shumë nga këTo valvula nuk funksiono-jnë rregullishT, për shkak Të dy llojeve Të çrregullimeve:

• Stenozë valvulare (ngushtim) që nuk lejon hapje të plotë të val-vulës, me çka e pengon rrjed-hjen e gjakut

• Regurgitim valvular (valvu-la inkompetente), kur valvula nuk mbyllet në mënyrë të rreg-ullt, dhe mundëson që gjaku të kthehet mbrapa në zbrazëtirë

Një valvulë e njëjtë mund të jetë e prekur nga këto dy çregullime në të njëjtën kohë.

Format më të shpeshta të sëmundjes valvulare të zemrës

Çrregullimet më të shpeshta val-vulare tek të moshuarit janë stenoza e aortës dhe insufiçienca mitrale.

Çrregullimet e tjera i përfshijnë in-sufiçiencën e aortës, insufiçiencën tri-kuspidale dhe stenozën mitrale. Së-mundjet e valvulës pulmonare janë të rralla.

Cilat janë arsyet?

Arsyet për lindjen e këtyre çrregul-limeve variojnë në varësi të valvulës që preket: Degjenerimi i valvulave, të lidhur me moshën (stenoza aortale, insufiçienca mitrale dhe i n -sufiçienca aortale)

Ethet akute reumatike (steno-za mitrale dhe trikuspidale), anoma-li kongjenitale

Infeksion, psh. endokarditis (që i prek të gjitha valvulat)

Sëmundje që e prekin musku-lin e zemrës (dobësi zemre, infarkt të miokardit) mund të jenë arsye për funksionim të parregullt të val-vulave

Si zbulohet sëmundja valvulare e zemrës

• Simptoma: frymëmarrje të vështirësuar gjatë mundim-it, dhe në fazë më të përparuar dhe gjatë gjendjes së qetë, angi-

na pectoris, humbje të vetëdijes (stenozë aortale), palpitacime, edemë pulmonare, dobësi zemre

• Auskultacion: zhurmë (stenoza ose regurgitante) punë e parreg-ullt e zemrës

Ndonjëherë, mungesa e simptomave nuk është në kontradiktë me rëndës-inë e sëmundjes.Diagnoza e sigurtë vendoset me ndi-hmë të ekokardiografisë, me për-dorim të sondës që vendoset ose në gjoks (ultrasonografinë tran-storakale) ose nëpërmjet ezofagut (ultrasonografi transezofageale me anestezi lokale)Me Ekokardiografinë:• konfirmohet diagnoza e së-

mundjes valvulare e zemrës, nëse është stenozë ose insufiçen-ca

• matet sipërfaqja e valvulës• përcaktohet rëndësia e proble-

mit• matet gradienti i presionit nëpër

gjatësinë e valvulës• përcaktohet impakti i sëmudjes

valvulare gjatë dilatimit të zbrazëtirave dhe aftësinë e muskulit të zemrës për tkurrje.

SËMUNDJA

VALVULARE E ZEMRËS

Sëmundja valvulare e zemrësт 3

•Angiografiakoronare

pacientët do të duhet të jenë të infor-muar për të njëjtat:

• Reaksionialergjik• Komplikime në vendin e in-

jektimit të arteries• Komplikime kardiake dhe

vaskulare

Komplikimet serioze janë shumëtë rralla. Sipas referencave, rezultatet nga studimi i bërë në numër të madh të pacientëve, të publikuar në revistë mjekësore, rreziku i vdekshmërisë është 0,8/1000, rreziku për çrregul-lime neurologjike është 0,6/1000 dhe rreziku për infarkt të miokardit është 0,3/1000.Komplikimetetjeramëpaktë vështira janë me incidencë nën 1%.

Si pjesë nga ekzaminimet paraop-erative, angiografia koronare është metodë invasive që mundëson tregim të arterieve koronare dhe identifikim të pllakave eventuale ateromatoze që shkakëtojnë ngushtim të enëve ko-ronare të gjakut. Nëse është e domo-sdoshme, rezultati do të përcaktojë nëse është i nevojshëm trajtim i enëve koronare të gjakut.

Ekzaminimi kryhet në departa-ment radiologjik të pajisur në mënyrë speciale. Gjatë këtij ekzaminimi injek-tohet kontrast. Ai mundëson tregim të arterieve koronare.

Si edhe të gjitha procedurat inva-sive, angiografia koronare ka rreziqe. Ato janë rreziqe të vogla, megjithatë

Kriteret që përdoren për përcaKtimin e nevojës për trajtim KirurgjiKal janë

shumë preçize dhe janë të bazuara në matje të definuara mirë.

Kur do të merret vendimi për trajtim KirurgjiKal,

4 Sëmundja valvulare e zemrës

Tek pacienTë Të rinj, Tek Të cilëT me këTë ekzaminim ëshTë Treguar se arTerieT koronare janë normale, angiografia koronare mund Të jeTë e anashkaluar si meTodë diagnosTike. me Tomografinë kompjuTerike, gjiThashTu, mund Të fiTo-heT informacion për mad-hësinë dhe formën e aorTës kur ekzisTon çrregullim i valvulës aorTale.

nga viTi 2002, kjo me-Todë përdoreT në qendrën kardio-Torakale monako, për shqyrTim Të muskuliT Të zemrës dhe deTekTim Të fibrozës ose dëshmi për in-farkTin e kaluar.

•Tomografikompjuterike

•Rezonancamagnetike

Sëmundja valvulare e zemrësт 5

Sitrajtohetsotsëmundjavalvulare e zemrës?

RIKONSTRUKSION TË VALVULAVE

Rikonstruksioni është trajtim për zgjidhjen e insufiçiencës mitrale, që përdoret gjithmonë kur është e mundshme:

Komisurotomi (prerja e komisureve të verbëra) kryhet vetëm tek ste-noza mitrale të lindur si pasojë e etheve reumatike, përderisa valvu-la është ende fleksibile dhe ritmi i zemrës është ende i rregullt (ritëm sinus), më shpesh tek fëmijë dhe gra të reja.

Rikonstruksioni me plastikë të val-vulës mitrale, mund të jetë e indi-kuar për insufiçencë mitrale. Tek ky lloj i procedurave, anormaliteti i muskujve papilarë, valvula ose anulusi rikonstruohen, por valvula origjinale ruhet (kirurgjia plastike në brendësinë e zemrës). Gjithmo-në implantohet anulus prostetik që

të korrigjohet deformimi i valvulës mitrale.

Rikonstruksioni i valvulës trikus-pidale për insufiçiencë funksionale trikuspide si pasojë e dilatacionit në barkushen e djathtë

Tek disa raste të insufiçencës së thjeshtë trikuspide, me kirurgji origjinale plastike mund të rreg-ullohet valvula me zmadhimin e saj.

Përderisa ekziston aneurizëm e aortës ascendente, valvula aortale ndonjëherë mund të jetë e rikon-struar.

• Rikonstruksion kirurgjikaltë valvulave ose zëvendësimit të tyre

Në gjendje të caktuara, procedura perkutane (valvuloplastika e valvulës mitrale ose

implantim transkatetër në val-vulën aortale - TAVI)

Rikonstruksioni kirurgjikal ose zëvendësimi, megjithatë, mbetet trajtim referent për sëmundje valvu-lare të zemrës.

KIRURgjIA

• Pas marrjes së vendimit për op-eracion, ndërhyrjet e mund-shme kirurgjikale janë:

• Rikonstruksioni i valvulës (val-vulës mitrale, trikuspidale ose në disa raste aortale)

• Zëvendësim të valvulës me pro-tezë mekanike ose me protezë biologjike

SipaStRajtimitmediKamentoz,mundtëjetë

ReKomanduaRteRapiinvaSive,nëvaRëSitë

gjendjeSSëvalvulave,impaKtiimuSKulittë

zemRëSdheSimptomave:

6 Sëmundja valvulare e zemrës

Sitrajtohetsotsëmundjavalvulare e zemrës?

Sëmundja valvulare e zemrësт 7

Zëvendësim të valvulës

Dy, deri edhe tre valvula të zem-rës mund të zëvendësohen. A do të kryhet zëvendësim i zgjedhjes së protezës (mekanike ose biologjike), vendoset (në kontratë me pacientin), në bazë të serisë së kritereve të ndry-shme:

Mosha e pacientit Prania ose mungesa e ritmit

të parregullt të zemrës që kërkon tra-jtim me terapi antikoagulante

Vlerësim të përparësive dhe rreziqeve të terapisë afatgjate antiko-agulante (anti-vitaminë K)

Gjendja e muskulit të zemrësStili i jetës së pacientitValvulat mekanike përbëhen nga

kafaz, të bërë nga matal-karbon me bazë që mund të fiksohet në anulu-sin e valvulës, së bashku me sistemin

e lëvizshëm, diskun ose ......Përparësia e tyre është në kompa-

ktësinë strukturore. (Valvulat Starr të implantuara para 30 viteve ende funksionojnë në mënyrë perfekte).

Mangësia e tyre është nevoja për përdorim të përjetshëm të medika-menteve antikoagulante; nëse këto medikamente janë shumë të forta, mund të shkakëtojnë gjakderdhje, nëse nuk janë mjaft të forta ekzis-ton rreziku për trombozë dhe embo-lizëm (formim të trombeve).

Valvulat biologjike ose biopro-tezat janë të bëra nga korniza të ve-shura metalike - Dacron që mbajnë tre inde biologjike, ose nga derri, ose të bëra nga perikardiumi i viçit.

Bioprotezat kanë unazë metalike, të veshur me jastëk të vogël silikoni, që mund të jetë e inkorporuar në an-ulusin e valvulës.

Bioprotezat e reja “Stentless” nuk kanë unazë të ngurtë dhe fiksohen me indin fleksibil në Dacron, dhe me atë e zmadhojnë jetëgjatësinë e pro-tezës.

Përparësia e madhe e bioprotezave është që tek to nuk ekziston nevojë për përdorim të përjetshëm të medi-kamenteve antikoagulate kur nuk ka prani të aritmisë komplete.

Sidoqoftë , ekziston mundësi që të njëjtat të përkeqësohen pas 15-të viteve, ku ekziston nevojë për inter-venim të ri.

PRoteza mund të jetë e imPlantuaR në oRifisin e aoRtës ose valvulës mitRale dhe më RRallë, valvulën tRikusPide.

8 валвуларна срцева болест

Zëvendësim të valvulës

Bioprotezat preferohen tek pa-cientët më të moshur, tek gratë që dëshirojnë të ngjizin foshnjë dhe veçanërisht tek ata persona tek të cilët terapia antikoagulante është e kon-traindikuar.

Ato mund të përdoren dhe të jenë të inkorporuara tek pacientë nën moshë 50-vjeçare, zemra e të cilëve është në kondicion të mirë, ata që nuk dëshirojnë të jenë në terapi të përjet-shme me medikamente antikoagu-lante dhe që e pranojnë idenë se in-tervenim i ri do të mund të ishte i nevojshëm pas 15-të vitesh.

Sa më i moshuar të jetë pacienti, aq më i ngadalshëm është përkeqësimi i bioprotezës.

PARA INTERVENIMIT

Me pajtueshmërinë tuaj, do të duhej tu a jepni për evidentim të gjithë dokumentacionin tuaj mjekësor që posedoni doktorëve dhe infermier-eve, duke përfshirë edhe filmimet ra-diologjike nga stres testi dhe testet laboratorike.

Do të kryhen seri kontrollesh dhe do të shpjegohet nga a perso-nave mjekësorë se si të përgatiteni për operacion (dush dhe higjienë të zbrazëtirës së gojës) që të parandalo-het infeksion. Rajoni i prerjes do të jetë i depiluar dhe i dezifenktuar.

SI ËSHTË RRjEDHA E OPERACIONIT?

Pacienti është nën anestezi të plotë, zakonisht kryhet prerje (sternoto-mi) në mesin e kockës së kraharorit, ose kryhet mini prerje (tek valvula e aortës).

zemër -gjoks makineria baj paspërdoret për qarkullim të gjakut dhe mundëson që punohet në zemër “të thatë”. Gjatë rrjedhës së intervenim-it, muskuli i zemrës është i mbrojtur me hipotermi të plotë dhe lokale dhe puna e saj është e ndërprerë me kar-dioplegji.

Procedura kirurgjikale zgjat tre - katër orë (në varësi nga kompleksiteti i rastit).

Sëmundja valvulare e zemrësт 9

KUJDESI INTENSIV

lëshim nGa kujdesi intensivPas 48 orë, shumicës së pacientëve u është lejuar të çohen dhe të lëvizin. Sesionet e rregullta të terapisë fizikale ndihmo-

jnëpërpavarësifunksionaletëpacientitdhefrymëmarrjesnormale.pacientiështënënmonitorimpermanenteKg.

Pas intervenimit, pacientët kalojnë rreth 48 orë në departamentin për kujdes intensiv.Pacientët janë të vendosur në makineri për ventilim të asistuar, në disa orët e para, ku

gradualisht shkyçen nga makineria për frymëmarrje.

Administrohen medikamente kundër dhimbjes dhe lëngje në mënyrë intravenoze, që të parandalohet dehidratimi. Kullime (drenazhe) të përkohshme torakale, qendrojnë disa ditë tek pacienti që të kullohet serumi dhe gjaku nga zona e operacionit. Përqindje e vogël e pacientëve kanë nevojë për transfuzion të gjakut.

Ushqimi nëpërmjet gojësfillonditënpasoperacionit

10 Sëmundja valvulare e zemrës

Si edhe çdo lloj kirurgjie, kirurgjiavalvulare është e asocuar menivel të caktuar të morbiditetitdhe mortalitetit. Rreziku ështëi vlerësuar nga ana e ekipit mjekësor (kardiologut, kirurgutdhe anesteziologut), mbi bazë tëgjendjes së zemrës së pacientitdhe gjendjes së tij të përgjithshme shëndetësore.

Komplikimet mund të lindin gjatëoperacionitosemenjëherëpastij.

Disa nga komplikimet janë tëshpeshta si frekuencë anormaletë zemrës (aritmi, bradikardi) dhemund të kërkojnë inkorporim tëpejsmejkerit.Tëtjeratjanëmëtërralla,si infeksionepostoperative (mëpakse2%)osekomplikimeneurologjike(mëpakse1,5%).Këtorreziqedotëvaren nga karakteristikat specifiketëpacientitdhesëmundjes,poratojanë shumë më të ulta se rreziku që ështëiasocuarmeprogresspontantë sëmundjes. Pikërisht për shkak të kësaj është propozuar trajtimkirurgjikal.

CILAT JANË

RREZIQET NGA

KIRURGJIA

VALVULARE?

Do të lëshoheni ose në shtëpinë tuaj ose shumë më shpesh, në institu-cion të specializuar për rehabilitim (në varësi të gjendjes së pacientit dhe dëshirave të tij).

Sipas rregullave, shërimi fizik është i shpejtë. Drejtimi i automjetit dhe ektivitetet seksuale mund të parakti-kohen menjëherë pas konsolidimit të kockës së kraharorit.

Kufizimi kryesor është shërimi ikockës së kraharorit. Si edhe tek çdo kockë e thyer, mund të zgjasë 6-12 javë, që të arrihet konsolidim i plotë (shërim) dhe gjatë rrjedhës së kësaj periudhe çdo aktivitet që e mbin-garkon kraharorin duhet të anashka-lohet.

KTHIMI NË PUNË

Kurpacientidotëmundtëkthehetnë punë, varet nga kapaciteti i tij / i saj për mbingarkesë të nivelit të stresit dhe aktivtietit fizik të asocuar me pu-nën e tij / të saj.

A KAM NEVOjË PËR TERAPI FIZIKALE?

Progrmi për rehabilitim kar-diokirurgjikal mund ta përshpejtojë shërimin dhe tju ndihmojë të ktheheni në aktivitetet e përdithshme më herët. Në mënyrë plotësuese, do tu jepen këshilla dhe rekomandime për ndry-shim të stilit tuaj të jetës, dietë, humbje të peshës trupore, ushtrime dhe aktiv-itete sportive.

ÇfaRë Pas lëshimit tuaj nGa QendRa kaRdiokiRuRGjikale?Gjatë kësaj periudhe, do të infor-

moheni për terapinë antikoagulante dhe çfarë do të thotë inkorporim i im-plantit.

Kardiologu dhe kardiokirurgu, dotju ndihmojnë ta zgjidhni programin e duhur për rehabilitim, në pajtuesh-mëri me gjendjen e zemrës suaj dhe gjendjen e përgjithshme shëndetësore.

Sëmundja valvulare e zemrësт 11

Në shumicën e rasteve, zëvendësi-mi i valvulës me defekt do të rezultojë me përmirësim të konsiderueshëm të gjendjes, veçanërisht nuk do ekzistojë humbje e frymës dhe ajrit gjatë ushtrimit dhe aktivitet-it fizik.

Mbikëqyrja e rregullt është esenciale nga ana e?

• mjekuttuajfamiljar• Kardiologuttuaj• Stomtologuttuaj

Do të duhej ta vizitoni mjekun tuaj famil-jar, një herë në tre muaj që të provoni:

• protezënmedëgjim• aneminë• infeksionin• efikasitetinetrajtimitantikoagulant.

Do të duhet ta vizitoni kardiologun tuaj, një herë në gjashtë muaj për elektrokardio-grafi dhe ekokardiografi. Nëse ekziston dy-shim se proteza nuk funksionon në mënyrë të rregullt, mund të jenë të nevojshme ekzaminime të mëtejshme.

Do të duhej ta vizitoni stomatologun tuaj, në çdo gjashtë muaj pa lëshim dhe terapi profilaktike antibiotike duhet të merret pas çdo procedure dentare. Mbani mend këtë tja tregoni stomatologut tuaj.

MBIJETESË AFATGJATE TË PACIENTËVE ME VALVULË TË ZËVENDËSUAR

12 Sëmundja valvulare e zemrës

TERAPIA ANTIKOAGULANTE

Terapia antikoagulante që është e administruar është anti-vitaminë K(Sintrom; Previscan; Coumadine...):

• pacientët me valvulë të im-plantuar mekanike duhet ta marrin vezhdimisht të gjithë jetën

• paskirurgjisëplastike tëval-vulës mitrale dhe implantimit të pro-tezës biologjike, duhet të merret në tre muajt e ardhshëm

• përderisa pacienti ka aritmi,terapia antikoagulante do të duhej të vazhdohet derisa ndërpritet aritmia.

Përderisa inkorporohet valvulë mekanike, terapia antikoagulante nuk duhet të ndërpritet për shkak të çfarë-do lloj arsyeje.

Efikasiteti i terapisë antikoagu-lante monitorohet nëpërmjet para-metrave International Normalised Ratio (INR):

• midis 2 dhe 3 përderisaekziston aritimi dhe pas proce-durës plastike ose implantimit të protezës biologjike

• midis3dhe4përvalvulëmitrale mekanike

Në fillim INR matet në çdo 8 orë, pastaj çdo 15 ditë, pastaj çdo muaj, derisa vërtetohet se është stabile.

Nëqoftëse nuk është stabile, duhet të kontrollohet më shpesh,

dhe gjithashtu, duhet të kontrollohet disa ditë pas ndryshimit të dozës së anti-vitaminëK.

Dozat dhe rezultatet laboratorike duhet të shkruhen në librezë për tra-jtim antikoagulant.

Mbidozimi me terapi antikoagu-lante mund të shkakëtojë, p.sh. gjak-derdhje të tejzgjatur të prerjes nga rrojjtja ose pas larjes së dhëmbëve. INR duhet të kontrollohet me qëllim që të zvogëlohet doza.

Disa medikamente duhet të anashkalohen, sepse e theksojnë ak-tivitetin antikogulant (tetraciklinë, aspirinë, medikamente anti-inflama-tore) ose e pengojnë (barbiturate).

Injektimet intramuskulore duhet të anashkalohen tek pacientët me terapi antikoagulante.

lloje të ndryshme të ushqim-it mund ta modulojnë aktivite-tin antikoagulant:Anashkaloni, më shumë se një porcion në ditë me ush-qimtëpasurmevitaminëKp.sh

Domate, patate, sallatë jeshile, spi-naq, lakër dhe brokoli

limitonikonsuminealkoolitnëdynjësi në ditë

Sëmundja valvulare e zemrësт 13

PARANDALIMI I ENDOKARDITISIT INFEKTIV

Pacientët me valvulë prostetike të zemrës mund të jenë të ekspo-zuar në komplikime serioze në të cilat bakteria e kolonizon protezën e implantuar. Ajo është pasojë e endokarditisit infektiv.

Ky komplikim, që gjithmonëështë serioz, manifestohet si kro-nik, me ethe dhe mund të shkakë-tojë dëmtim të protezës. Burimi i bakteries shpesh mund të jetë in-feksion dentar sipas procedurës stomatologjike.

Kështu, rreziku nga endokardi-tis infektiv mund të kontrollohet me:

Ndjekje të vëmendshme të shfaqjes së etheve dhe njoftim të doktorit tuaj për të njëjtën.

Trajtim të vëmendshëm të të gji-tha infeksioneve, deri edhe ato më të parëndësishmet dentare, infek-sione të mushkërive, infeksione të grykës, traktit urinar, lëkurës.

Trajtimi antibiotik profilak-tik, para çdo procedure invasive, si heqje të dhëmbit, operacione dentare (gjithmonë e informoni stoamtologun tuaj për sëmundjen tuaj të zemrës).

higjienë rigoroze të gojës suajdhe mirëmbajtje të dhëmbëve tuaj në gjendje perfekte.

Edhe përkrah faktit, që valvu-lat prostetike nuk janë zgjidhje e përkryer dhe kërkojnë mbikëqyrje të vëmendshme, trajtim të vazh-dueshëm antikoagulant, masa speciale për parandalim nga en-dokarditis infektiv, ato më shpesh i mundësojnë pacientit të jetojë dhe punojë normalisht përderisa janë implantuar në kohë, para se muskuli i zemrës të jetë i dëmtuar në mënyrë pakthyeshme.

14 Sëmundja valvulare e zemrës

Për çdo korigjim të stenozës mi-trale të lindur si pasojë e etheve reumatike tek pacientë të rinj, tek të cilët valvula është fleksibile dhe ritmi i zemrës është i rregullt, tra-jtimi perkutan mund ta shtyjë tra-jtimin kirurgjikal për disa vjet. Rastet e tilla janë të ralla dhe të limituara nga numri.

Kandidatëtpërkëtëllojtrajtimido të fitojnë fletë speciale informa-tive për këtë procedurë.

Kjo teknikë përdoret tek pa-cientët me ngushtim të rëndë aor-tal, që nuk mund të jenë të oepruar ose tek të cilët ndërhyrja kirurgji-kale bart rrezik të madh, më shpesh pacientë më të moshuar ose pacientë me histori për ndë-rhyrje paraprake kirurgjikale.

Kjo metodë alternative e ndë-rhyrjes kirurgjikale, mundëson zëvendësim të valvulës me defekt të aortës me bioprotezë me për-dorim të një nga këto dy metoda:

• Kateterizim të zemrës

RastespecialeTRAJTIM PERKUTAN TË VALVULËS MITRALE

IMPLANTIM PERKUTAN TË VALVULËS ARTIFICIALE TË AORTËS

gjatë së cilës valvula artificiale ud-hëhiqet deri në zemër nëpër arte-rien femorale• implantimi me procedurë

minimalisht invasive, nëpër hapje të vogël në kraharor, mbi majën e zemrës, nën gjoksin e majtë (qasje transapikale)

Kjo teknikë shqyrtohet dhesipas udhëheqësve të tanishëm kardiologjikë, do të duhej të për-doret vetëm tek pacientë për të cilët të paktën dy kirurgë kanë vërtetuar se ndërhyrja kirurgjikale është e kontraindikuar.

Sëmundja valvulare e zemrësт 15

www. filipvtori. com; 02/ 3091- 484