54
UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU FAKILTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE DEPARTAMENTI ADMINISTRIM PUBLIK MASTER SHKENCOR ADMINISTRIM FINANCIAR INVESTIMET E HUAJA DIREKTE DHE SHQIPËRIA Rëndësia dhe efektet, politikat për nxitjen e tyre Udhëheqës Punoi Phd. Candidate Marsida ISMAILI Valbona SAKOLLARI Durrës, 2013

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU FAKILTETI I …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/INVESTIMET-E-HUAJA-DIREKTE... · Ato krijojnë efekte si në vendet pritëse ashtu dhe në

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU

FAKILTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE

DEPARTAMENTI ADMINISTRIM PUBLIK

MASTER SHKENCOR

ADMINISTRIM FINANCIAR

INVESTIMET E HUAJA DIREKTE DHE

SHQIPËRIA

Rëndësia dhe efektet, politikat për nxitjen e tyre

Udhëheqës Punoi

Phd. Candidate Marsida ISMAILI Valbona SAKOLLARI

Durrës, 2013

kopje

- 1 -

Abstrakt

Investimet e Huaja Direkte janë një fenomen relativisht i ri, i cili ka patur një zhvillim të

hovshëm në rritje në vitet në vazhdim. Nxitur nga ndryshimi teknologjik, konkurrenca globale dhe

liberalizimi i tregjeve, investimet e huaja direkte luajnë një rol kyç në procesin e integrimit global

ekonomik. Ato krijojnë efekte si në vendet pritëse ashtu dhe në ato investuese. Efektet në vendet

pritëse janë të rëndësishme si për nga shumllojshmëria e tyre ashtu dhe për nga rëndësia ekonomike,

politike dhe sociale që ato gjenerojnë. Përfitimi i këtyre efekteve nuk vjen automatikisht por ndikohet

nga realizimi i disa kushteve specifike. IHD-të sjellin kapitalin e nevojshëm, rritin produktivitetin e

ekonomisë nëpërmjet transferimit të njohurive dhe teknologjisë, ndikojnë në hapjen e tregjeve të reja

për tregti, rritin konkurrueshmërinë e ekonomisë, ndikojnë në reduktimin e deficitit të llogarive

korente, rritin punësimin dhe mbi të gjitha ndikojnë në mirëqenien e popullsisë. Rritja e investimeve të

huaja është objektiv kyç për zhvillimin ekonomik të një vendi dhe prioritet strategjik i qeverive.

Përthithja e këtyre investimeve kërkon politika dhe strategji të mirëpërcaktuara, përmirësime të

vazhdueshme në kuadrin ligjor dhe institucional, stabilitet dhe rritje ekonomike të qëndrueshme,

përmirësim dhe modernizim të infrastrukturës si dhe përmirësime në klimën për mjedisin e biznesit dhe

investimeve.

Abstract

Foreing Direct Investment is a new ecomic concept, and had a rapid increasing development

during the time. Driven by technological change, global competition and market liberalization, foreign

direct investment can play a key role in the process of global economic integration. They create effects

in the host countries as well as in the investing economies. Effects on host countries are important for

the diversity and for the economic, political and social importance that they generate. The benefit of

these effects does not come automatically but is affected by the implementation of some specific

conditions. FDI bring the necessary capital, increase the productivity of the economy through the

transfer of knowledge and technology, affect the opening of new markets for trade, increase the

competitiveness of the economy, reducing the impact on the current account deficit, increase

employment and above all affect the welfare of the population. Increase of foreign investment is a key

objective for the economic development of a country and the strategic priorities of governments.

Collecting these investments requires policies and strategies well defined continuous improvements in

the legal and institutional framework, economic stability and sustainable growth, improvement and

modernization of infrastructure and improvement in the climate for business and investment

environment.

Fjalët kyçe

IHD, Investime të Huaja Direkte, Investimet e Huaja në Shqipëri, përcaktuesit e IHD,

avantazhet e IHD, zhvillimi institucional, integrimi global ekonomik,

kopje

- 2 -

Mirënjohje

Mirënjohja shkon për stafin akademik profesional që ka ndihmuar në forcimin

e njohurive të mia si dhe ka kontribuar me shtimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të tyre.

Një falenderim i veçantë për udhëheqësen e temës Phd. Canditate Marsida ISMAILI,

e cila ka qënë gjithnjë e pranishme dhe e gatshme për të ndihmuar me shumë

profesionalitet, shumë orientuese e stimuluese gjatë punës sime për këtë Mikrotezë.

kopje

- 3 -

TABELA E PËRMBAJTJES

1. HYRJE

2. IHD në këndvështrimin teorik

2.1. Si përkufizohen IHD

2.2. Klasifikimi i Investimeve të Huaja Direkte

2.3. Faktorët që përcaktojnë IHD

2.4. Modeli OLI

3. Investimet e huaja Direkte në konteksin shqiptar

3.1. Politikat për Investimet dhe hapat për nxitjen e tyre

3.2. Avantazhet dhe disavantazhet e të investuarit në Shqipëri

3.2.1. Avantazhet dhe disavantazhet e IHD-ve

3.2.2. Avantazhet dhe disavantazhet e të investuarit në

Shqipëri

4. Analizë krahasimore e Shqipërisë me vendet e tjera të rajonit

Evropa Juglindore

5. Efektet e IHD në Shqipëri

5.1 Ecuria e IHD, vështrim i përgjithshëm

5.2 Origjina e IHD, shpërndarja sipas sektorëve

5.3 Efektet e IHD në ekonominë shqiptare

5.3.1 Efekte të përgjithshme të IHD

5.3.2 Efektet e IHD në ekonominë shqiptare

6. KONKLUZIONE

7. REKOMANDIME

8. BIBLIOGRAFIA

SHKURTESAT E PËRDORURA

kopje

- 4 -

AIDA Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve

ANI Agjencia e Nxitjes së Investimeve

BE Bashkimi Europian

BB Banka Botërore

CEFTA Marrëvëshje e Tregtisë së Lirë midis Vendeve të Europës-Juglindore

EBRD European Bank for Reconstruction and Development

EFTA Marrëveshja e Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë

EJL6 Grupi i Vendeve të Evropës Juglindore

FMN Fondi Monetar Ndërkombëtar

IHD Investimet e Huaja Direkte

INSTAT Instituti i Statistikave

ICSID Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të

Investimeve

METE Ministria e Ekonomisë , Tregtisë dhe Energjitikës

MSA Marrëvëshja e Stabilizim Asociimit

MNC Multinational Coorporation

MTL Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë

NMV Ndërrmarrje të Vogla të Mesme

OBT Organizata Botërore e Tregtisë

OECD Organization for Economic Co-Operation and Development

QKR Qendra Kombëtare e Rregjistrimit

QKL Qendra Kombëtare e Liçencimit

TVSH Tatimi mbi Vleren e Shtuar

UNCTAD United Nation Conference on Trade and Development

kopje

- 5 -

I. Hyrje

Investimet e Huaja Direkte janë një fenomen relativisht i ri, i cili është i

dukshëm që në shekullin e XIX në formën e kreditimit që ekonomia angleze bën për

të financuar zhvillimin ekonomik në vendet të ndryshme si dhe në formën e pronësisë

mbi aktivet financiare. Në periudhën midis dy luftrave në shekullin e XX investimet e

huaja patën një rënie të konsiderueshme. Mbarimi i luftës së Dytë Botërore shënoi dhe

lulëzimin e fenomenit te IHD-ve për dy arsye themelore. Së pari, zhvillimi i

teknologjisë favorizoi transportin dhe komunikacionin gjë që krijoi mundësinë e

kontrollit në distancë si kusht për zhvillimin e IHD-ve. Së dyti, vendet e Evropës dhe

Japonia kishin nevojë për kapitalin e SHBA për rikonstruksion. Në këtë periudhë

SHBA miratoi një sistem taksimi që favorizoi investimet jashtë. Nxitur nga ndryshimi

teknologjik, konkurrenca globale dhe liberalizimi i tregjeve, investimet e huaja direkte

luajnë një rol kyç në proçesin e integrimit global ekonomik. Ato konsiderohen si një

faktor përcaktues i rritjes (zhvillimit) ekonomike, vecanërisht për vendet në zhvillim,

ku bën pjesë dhe Shqipëria .

Rëndësia e studimit të IHD-ve dhe e të dhënave mbi ecurinë e tyre në mbarë

botën qëndron në faktin që të mund të sigurohen informacione ndërkombëtarisht të

krahasueshme mbi shkalllën e integrimit ekonomik dhe të konkurrencës së tregjeve,

ndjekjen e tendencave të investimeve, me qëllim hartimin e politikave të

mirinformuara për përqasjen ndaj këtyre investimeve.

Qëllimi i këtij studimi është të tregojë në aspektin teorik lidhjen e IHD me

rritjen ekonomike të një vendi, përqasjen e Shqipërisë ndaj IHD-vë, parë kjo në

aspektin ekonomik, ligjor e social, të shpjegojë faktorët e ndryshëm që përcaktojnë

“sjelljen” ë IHD-vë si dhe efektet pozitive dhe negative të tyre për Shqipërinë.

Studimi është menduar që ti japë përgjigje disa pyetjeve studimore, sic janë: cilat janë

efektet ë IHD në ekonominë shqiptare?, si ndikon klima e biznesit në vend në

përthithjen e IHD?, etj.

Objektivat e këtij studimi kanë të bëjnë me analizën e IHD-ve si një faktor i

rëndësishëm për vendet në zhvillim në kushtet e globalitetit si dhe impakti direkt apo

indirekt që ato kanë në ekonominë shqiptare, si një ekonomi në zhvillim, të analizojë

rolin e përcaktuesve të investimeve të huaja direkte, duke përfshirë studimin e lidhjes

ndërmjet klimës së investimeve dhe IHD-ve, dhe analizën e impaktit të IHD-ve në

ekonominë e vendit si nga pikëpamja makroekonomike (rritja ekonomike dhe

mbarëvajtja e tregtisë) ashtu edhe nga ajo mikroekonomike (ristrukturimi dhe ecuria e

ndërmarrjes), të tregojë rolin e qeverive në vendet pritëse, rëndësinë e stabilitetit

ekonomik të këtyre vendeve.

Studimi është strukturuar në kapituj. Fillimisht jepet një prezantim i

Investimeve të Huaja Direkte në aspektin teorik. Niset me përkufizimet e ndryshme

që i bëhen IHD-ve, jepet një klasifikim i IHD-vë sipas vecorive dhe vazhdohet me

listimin e faktorëve që i përcaktojnë. Kapitulli tjetër bën një paraqitje të IHD-ve në

konteksin shqiptar, politikat e ndjekura për investimet e huaja, fushat konkrete ku janë

ndërrmarrë. Vazhdohet me karakteristikat dhe vecoritë e ambjentit shqiptar,

avantazhet dhe disavantazhet e IHD-ve në përgjithësi dhe më konkretisht në Shqipëri.

Në këtë aspekt studiohet dhe analizohet fakti: pse të investohet në Shqipëri për të bërë

biznes, duke listuar lehtësirat dhe pengesat që shfaq vendi ynë, hapat që janë bërë dhe

masat që janë marrë për stimulimin e përthithjes së Investimeve të Huaja, politikat që

kopje

- 6 -

po aplikohen në këtë drejtim si dhe nismat e ndryshme të ndërrmarra nga qeveria. Në

kapitullin e mëpasshëm, bëhet një analizë krahasimore e Shqipërisë me vende të tjera

të rajonit në përqasjen ndaj IHD-ve, duke e krahasuar më vendet e grupit të Evropës

Juglindore (EJL6), si vende me tipare relativisht të afërta me ne. Kapitulli i fundit,

është një analizë e ndikimit të IHD-ve në ekonominë shqiptare. Fillimisht, nëpërmjet

një vështrimi të përgjithshëm bëhet një paraqitje e ecurisë së IHD-ve në tërësi. Më pas

jepet shpërndarja e tyre sipas vecorive të stokut, sipas sektorëve të ndryshëm të

ekonomisë dhe analizohen karakteristikat e secilit sektor, efektet pozitive dhe

negative që kanë sjellë këto investime në secilin prej tyre, risitë që ato sollën,

problematikat që shfaqën, si dhe efektet e drejtëpërdrejta apo të tërthorta që vihen re.

Së fundi, renditen konkluzionet dhe rekomandimet që dalin si rrjedhim i kësaj analize.

Metodologjia Qëndrimi i përgjithshëm i mbajtur në këtë material për të adresuar objektivat e

tij kryesorë, është i orientuar më shumë nga një kërkim cilësor. Kërkimi fillon me

vëzhgime mbi fenomenin e IHD-së, bazuar në kërkime e materiale ekzistuese, dhe

vijon më shpjegimin e modelit të sjelljes së tij. Gjithsesi, përgjatë tij, ky studim

përfshin edhe elementë kërkimi sasiorë, si analiza e të dhënave statistikore dhe

përpjekje për të shpjeguar ecuritë e për të dhënë strategji të mundshme.

Për të përmbushur objektivat, është ndërmarrë rishikimi i një literature të gjërë

që fokusohet në shpjegimin e IHD-ve dhe karakteristikave kryesore të tyre. Ndërkohë,

të dhënat dytësore të mbledhura kanë ndihmuar për të njohur e kuptuar çështjet

kryesore dhe elementët-kyç të lidhuar me IHD. Burime të të dhenave dytësore

përfshijnë: studime të mëparshmë e raste studimi në këtë fushë, artikuj gazetash,

raporte, tabela statistikore, baza të dhënash në internet etj..

Të dhënat mbi flukset dhe stoqet e IHD-së janë marrë nga botime të ndryshme

të Librit Vjetor të Statistikave të Investimit Ndërkombëtar të OECD-së dhe materiale

e raporte të botuara nga Banka Botërore. Ndarja sipas vendeve të origjinës e sipas

industrisë së investimeve, shpesh është bazuar në burimë të ndryshme e mund të këtë

një stok të ndryshëm IHD-je për bazë. Kryesisht është shfrytëzuar materiali i marrë

nga Raporti i Investimeve të Huaja Direkte në Shqipëri 2010 dhe 2011. Të dhenat për

PBB, PBB për frymë, popullsinë ë zhvillimin ekonomik, janë marrë nga baza e të

dhenave statistikore e UNCTAD.

Të dhënat lidhur me Shqipërinë janë marrë nga institucione shqiptare si:

Agjencia Shqiptare për Zhvillimin Ekonomik, Banka e Shqipërisë, Ministria e

Ekonomisë dhe Instituti i Statistikave (INSTAT).

Përgjithësisht është punuar për të gjetur informacionin më të përditësuar të

mundshëm, dhe të dhënat e disponueshmë datojnë deri në vitin 2013. Është ndjekur

metoda e kërkimit e bazuar në kërkim dytësor në vend të ndërmarrjes së pyetësorëve

apo vrojtimeve, kur flitet për rastin e Shqipërisë për arësye objektive.

Objektivat e studimit fokusohen më shumë në ecurinë, përcaktuesit, efektet dhe

strategjitë e IHD-ve në Shqipëri në përgjithësi, më tëpër sesa në ndonjë fushë në

veçanti. Për të arritur këta objektiva, të dhenat e siguruara nga burimet e përmendura

më sipër janë më të sakta e më të kujdesshme sesa ato që mund të mblidheshin me

ndonjë mënyrë tjetër në Shqipëri.

kopje

- 7 -

2. IHD në këndvështrimin teorik

Investimet e Huaja Direkte (IHD) janë një element kyç në integrimin ekonomik

ndërkombëtar. Ato krijojnë lidhje të drejtëpërdrejta, të qëndrueshme dhe afatgjata

ndërmjet ekonomive, dhe lejojnë ekonomitë të promovojnë produktet e tyre në tregjet

ndërkombëtare. IHD janë gjithashtu një burim shtesë financimi për investime, të cilat

të ndihmuara nga politikat e duhura mund të jenë një mjet i rëndësishëm për zhvillim.

Si pjesë e GDP (PBB) në llogaritë kombëtare të një vendi, dhe në lidhje me

ekuacionin e të ardhurave kombëtare:

Y=C+I+G+(X-M), ku I është Investime plus Investime të Huaja.

IHD përcaktohet si rrjedhja neto e investimeve (rrjedhja e brëndshme minus

rrjedhje e jashtme) për të blerë një interes menaxhues afatgjatë (10% apo më shumë të

stokut votues), në një entitet (ndërrmarrje) që vepron në një vend të ndryshëm nga ai e

investuesit.

IHD është shuma e kapitalit të vet, të tjera kapitale afatgjatë, të tjera kapitale

afatshkurtër, siç paraqiten në bilancin e pagesave. Zakonisht IHD përfshijnë

pjesmarrjen në menaxhim, joint-venture, transferim të teknologjisë dhe të mjeshtërive

(njohurive eksperte).

2.1 Si përkufizohen IHD

IHD përkufizohen si një investim nga një njësi ekonomike (entitet) rezidentë

(investitor direkt), me objektivin e sigurimit të një interesi të qëndrueshëm, në një

njësi ekonomike rezidente në një vend tjetër (njësia e investimit direkt). Interesi i

qëndrueshëm kupton ekzistencën e një lidhjeje afatgjatë ndërmjet investitorit direkt

dhe njësisë ku investohet (njësisë së investimit direkt) si dhe një shkallë influence

domëthënësë nga investitori direkt në menaxhimin e njësisë. Kriteri kryesor i përdorur

është pronësia e të paktën 10% të fuqisë votuese.1

Një tjetër mënyrë për t’i përkufizuar është konsiderimi i tyre si hyrje neto e

investimeve për të siguruar interes të qëndrueshëm të menaxhimit (të paktën 10% të

aksioneve votuese – Aksione të Zakonshme) në një njësi ekonomike që vepron në një

vend të ndryshëm nga ai i investitorit. Ajo është shuma e kapitalit të vet, ri-investimit

të fitimeve, kapitale të tjera afatgjatë apo kapitale afatshkurtër, siç tregohet në bilancin

e pagesave. Me hyrje neto do të kuptojmë hyrjet e investimeve të reja minus

disinvestimet (disinvestment)2 nga investitorët e huaj në ekonomitë raportuese.

1 (OECD) http://www.oecd-ilibrary.org/content/book/factbook-2013-e

2 Disinvestim-veprim i nje kompanie apo qeverie duke shitur apo likujduar nje aktiv apo nje filial. 2.

Reduktim në shpenzimet kapitale, apo vendimi i një kompanie për të mos plotësuar makinerite apo

pajisjet qe konsumohen (shterohen). Investopedia - Educating the world about finance

kopje

- 8 -

Në parim, një investim direkt i lejon tregjet e jashtme të kenë një lulëzim në

shumë forma. Zakonisht IHD përfshijnë pjesmarrjen në menaxhim, joint-venture,

transferim të teknologjisë dhe të mjeshtërive (njohurive eksperte). Më gjërësisht, IHD

përfshijnë “bashkim apo blerje, ndërtimin e ndërtesave të reja, riinvestimin e fitimeve

të fituara nga veprime jashtë vendi dhe nga huadhënie brenda kompanisë. Në një

kuptim të ngushtë, IHD i referohen vetëm ndërtimit të ndërtesave të reja. Shifrat

numerikë të IHD, bazuar në përkufizime të ndryshme nuk janë lehtësisht të

krahasueshme.

Investimet direkte nuk përfshijnë investimet për blerjen e aksioneve. Pra,

Investimi i Huaj Direkt është i ndryshëm nga investimi në portofol.1 Investimi në

portofol është një investim që nuk kërkon kontroll apo nuk ka një interes afatgjatë,

ndërsa IHD përfshijnë të drejta përkatëse në politikën e menaxhimit dhe në

vendimarrje.2

2.2 Klasifikimi i Investimeve të Huaja Direkte

Ashtu si përkufizimi i tyre, edhe klasifikimi i IHD varet nga këndvështrimi

nga të cilat ato studiohen. Dy janë këndvështrimet kryesore të shikimit të IHD-vë:

- Nga këndvështrimi i investitorit

- Nga kënvështrimi i vendit pritës

Nga këndvështrimi i investitorit, IHD-të klasifikohen në horizontale, vertikale

dhe konglomerat. (Caves 1971)3.

IHD horizontale

Prodhohet jashtë (ne vendin pritës) ajo që prodhohet dhe në kompaninë mëmë. Pra, i

njëjti standart prodhimi duplikohet dhe jashtë vendit. Ky lloj Investimi i Huaj, paraqet

tipologjinë më të përhapur të IHD-ve.

IHD vertikale

Transferohet jashtë një nga fazat e procesit prodhues. Ky lloj Investimi është më i

përhapur në sektorët dytësor dhe tretësor, siç janë industritë përpunuese.

Njihen dhe IHD-të konglomerat, që janë një përzierje e investimeve horizontale dhe

vertikale, të cilat përfshijnë edhe investimin në një industri të një natyre tjetër në

vendin pritës.

1 "China Edges Out U.S. as Top Foreign-Investment Draw Amid World Decline". Wall Street Journal

2 Moosa Imaad A. “FDI, Theory, evidence and practice”, Palgrave 2002 pg. 1

3 Pitelis, Christos; Roger Sugden (2000). The nature of the transnational firm. Caves (1971).

Routledge. p. 74.

kopje

- 9 -

Nga këndvështrimi i vendit pritës ato ndahen në:

IHD zëvendësuese të importit. Këto përfshijnë prodhimin e mallrave që

fillimisht janë importuar në vendin pritës. Kjo lloj IHD-je influencohet nga tregu,

kostot e transportit dhe barrierat e tregut.

IHD rritëse të eksportit. Lidhen kryesisht me kërkimin e lëndëvë të para apo

edhe mallrave të ndërmjetëm.

IHD të iniciuara nga qeveritë. Kjo ka të bëjë me politika qeveritare që ofrojnë

stimuj për investimet e huaja dhe bëhet me qëllim që të eleminohet deficiti në bilancin

e pagesave.

Nisur nga drejtimi i investimit, IHD ndahën në 2 tipe: të brendshme dhe të jashtme.

- Investime të brendshme quhen investimet e kryera nga një sipërmarrës i

huaj në ekonominë raportuese, pra stoku hyrës në një moment të dhënë

kohe i referohet të gjitha investimeve direkte nga jo-rezidentët në

ekonominë raportuese.

- Investime të jashtme quhen investimet e kryera nga një sipërmarrës vendas

në një vend tjetër, i ndryshëm nga ai i rezidencës. Stok dalës janë

investimet e ekonomisë raportuese jashtë vendit .

Fluksi neto i IHD-ve lidhet me investimet gjatë një periudhe kohe dhe është

kumulativ. Ky fluks (pozitiv apo negativ) është rezultat i investimeve të jashtme dhe

të brendshme, i quajtur ndryshe edhe “stoku i investimeve direkte”. Fluksi negativ

zakonisht tregon Disinvestimet apo ndikimin e rimbursimeve të rëndësishme të huave

brenda kompanisë.

Fluksi neto i IHD-ve influencohet nga elementët e mëposhtëm:

Kapitali aksioner, që është blerja në aksione e investitorit të huaj në një

entitet në vendin pritës.

Kapitali ri-investues, i cili përfaqëson atë pjesë të fitimit që nuk ndahet si

divident apo kthehet në vendin e investuesit, por përdoret për t’u

riinvestuar në ekonominë pritëse.

Huatë brenda kompanive, që përfaqësohen nga huatë afatshkurtra apo

afatgjata midis kompanisë mëmë dhe filialeve të saj.1

Nisur nga arësyet apo qëllimet që ndikojnë një investitor të investojë jashtë

vendit, në vend që të eksportojë, sipas një studimi të tre autorëve: Chryssochoidis,

Millar & Clegg, në 1997, IHD ndahen në 5 tipe kryesore:

1 Moosa Imaad A. “FDI, Theory, evidence and practice”, Palgrave 2002 p. 5

kopje

- 10 -

Tipi i parë i IHD-ve janë ato që përdorën për të fituar akses në faktorët specifikë të

prodhimit, të tilla resurset, njohuritë teknologjike, patentat ose emri i mirë që

zotërohet nga një kompani në vendin pritës. Nëse këta faktor prodhimi nuk gjënden

në vendin e origjinës apo nuk janë lehtësisht të transferueshëm, atëherë kompania e

huaj duhet të investojë lokalisht për të siguruar aksesin. Në Shqipëri kjo mund të

ilustrohet me shembullin e kompanisë turke “Kurum”, e cila merret me prodhimin dhe

eksportimin e produkteve të çelikut shqiptar. (faqja zyrtare e Kurum International)1.

Tipi i dytë është zhvilluar nga Raymond Vernon2, në hipotezën e tij të ciklit të

produktit. Sipas këtij modeli kompania investon me qëllim aksesi në faktorë më të lirë

prodhimi. Qeveritë e vendeve pritëse inkurajojnë këtë tip investimi nëpërmjet

zhvillimit të një strategjie të orientuar drejt eksportit. Në këtë rast kompanitë

investuese (investitori direkt) favorizohet me anë të subvencioneve, koncesioneve ose

granteve të ndryshme. Rasti i fasoneve gjërësisht i përhapur tek ne.

Tipi i tretë i IHD-ve lidhet me firmat që konkurojnë në rang ndërkombëtar duke

ndërmarrë një sërë investimesh në vendet që i konkurojnë. Këtë e realizojnë përmes

formës së organizimit të Joint Venture në mënyrë që të fitojnë akses në rangjet e

produkteve të njëra-tjetrës. Ky tip IHD-je është përhapur shumë si pasojë e rritjes së

konkurencës mes produkteve të ngjashme dhe arritjeve në kërkim-zhvillim.

Tipi i katërt lidhet me ato IHD që sigurojnë akses tek konsumatorët e vendeve

pritëse. Kompanitë vendase e kanë gati të pamundur eksportin e një lloj shërbimi.

Tregtimi i limituar i disa lloj shërbimesh ka kontribuar në rritjen e IHD-ve të këtij tipi.

AMC COSMOTE dhe VODAFONE Albania, janë shembuj tipik të investimeve në

vendin tonë.

Tipi i pestë i IHD-ve lidhet më aspektin e tregtimit të diversifikuar të integrimit

rajonal. Ky lloj shfaqet kur vendi pritës paraqet avantazhe lokale për kompanitë e

huaja që duan të investojnë për të fituar akses në tregun e pritësit. Por barrierat e

taksimit dhe të tregtimit, pengojnë këto kompani të eksportojnë të mira e shërbime në

këto vende. Kur e konsiderojnë të arsyeshme, kompanitë e huaja kapërcejnë këto

barriera duke themeluar praninë e tyre në vendin pritës më qëllim që të fitojnë pjesë

në treg.

Pra, nga sa është listuar me sipër, IHD-të si zë i ri i ekonomisë së shek. XX, kanë

tendencën të ndërkombëtarizojnë biznesin dhe tregtinë, duke sjellë përfitime të

dyanëshme, si për investuesin ashtu dhe për pritësin. Teoria njeh disa forma të IHD-

ve të cilat janë:

1. Marrja (përfitimi) ose shkrirja me një ndërrmarrje në një vend tjetër

2. Krijimi i një ndërrmarrjeje të përbashkët me një ndërrmarrje në një vend tjetër

3. Krijimi i një ndërrmarrje të re ( investim në fushë të gjelbër, green-field)

1 KURUMI http://www.kurumdemir.com.tr/al/kurumdemir.htm

2 Vernon, Raymond (1966). International Investment and International Trade in the Product Cycle. in:

Quarterly Journal of Economics.. Cambridge. p. 191.

kopje

- 11 -

4. Investim shtesë ose ri-investim në një projekt ekzistues.

Përveç formave të mësipërme ka aktivitete të tjera të tilla si: teknologjitë e

liçensuara, operatorët e nënkontraktuar, ose formimi i aleancave të biznesit që mund

të klasifikohen ose jo si IHD, por që sigurisht mund të konsiderohen si të lidhura më

IHD–të.

2.3 Faktorët që përcaktojnë IHD

IHD kanë një rëndësi që po shkon drejt rritjes, në rritjen ekonomike globale. Ato

kanë një rëndësi të madhe në vendet në zhvillim. Kështu, furnizimi me fonde dhe

asistencë për të ndihmuar kompanitë e vogla në zonat në zhvillim të Bashkimit

Europian dhe Shteteve të Bashkuara, për rritjen dhe zgjerimin e shitjeve po thith

investime të mëdha. Gjatë 2012, këto tregje në zgjerim u bënë përfituesit më të

mëdhenj të IHD-ve. Hyrjet tejkaluan ato të vendeve të zhvilluara me $ 130 bilion $.1

Bota e zhvilluar gjithashtu ka përfitimet e saj nga këto investime jashtë vendi, por

në një mënyrë të ndryshme nga ajo e vendeve pritëse. Këto përfitime kryesisht kanë të

bëjnë me zgjerimin dhe blerjet e kompanive të maturuara. Këto korporata tashmë

globale janë angazhuar në ristrukturimin apo rifikusimin në bizneset kryesore. Ky tip

investimi lidhet më shumë me mirëmbajtjen dhe më pak me bërjen e hapave të mëdha

në rritjen ekonomike.

Faktorët përcaktues të IHD-ve ndryshojnë në varësi të sektorit nga i cili ato

përthithen, si dhe nga fakti nëse tregu që i përthith është treg i një vendi në zhvillim

apo treg i një vendi me ekonomi të zhvilluar.

Nga pikëpamja sektoriale, fluksi i IHD-ve në sektorin primar është në varësi të

faktorëve makroekonomik, faktorëve të zhvillimit, faktorëve institucional dhe cilësor.

Përsa i përkët sektorëvë të dytë dhe të tretë, në mënyra të ndryshme ato ndikohen nga

niveli i të ardhurave kombëtare, nga ndryshimi i kursit të këmbimit si dhe nga tregues

të zhvillimit të tillë si thellësia financiare (financial depth) dhe regjistrimi në shkollë,

apo dhe nga faktorë institucionalë të tillë si pavarësia e gjyqësorit dhe fleksibiliteti i

tregut të punës. Efekti i secilit prej këtyre faktorëve është i ndryshëm në varësi të

ekonomive ku ndodhin, ekonomi në zhvillim apo ekonomi të zhvilluara.2

Në përgjithësi, faktorët përcaktues që ndikojnë në zgjedhjen e vendit ku

ndërmarrjet shumëkombëshe vendosin të investojnë, mund të klasifikohen në dy

kategori:

-të lidhur me vendin e origjinës

-të lidhur më vendin pritës.

1 UNCTAD, Annual FDI Report 2012

2 (FMN, James P. Walsh and Jiangyan Yu, 2010)

kopje

- 12 -

Variablat e lidhur me vendin e origjinës janë faktorë që e bëjnë investimin jashtë më

tërheqës se sa ai në vend, për shkak të kushteve aktuale të vendit. Faktorët e lidhur me

vendin pritës e bëjnë investimin në atë vend në veçanti më tërheqës sesa mundësia e

investimit në çdo vend tjetër. Në literaturë, faktorët e lidhur më vendin pritës janë ata

të cilët kanë tërhequr më shumë vëmendjen.

Po cilat janë kushtet që duhet të përmbushë një vend që të jetë tërheqës ndaj

investitorëve? Karakteristikat që duhet të ketë vendi pritës për të gjeneruar fitime më

të larta për firmën dhe që përcaktojnë vendimin e saj për të investuar jashtë, janë të

shumtë dhe të ndryshme, si dhe janë analizuar gjerësisht në literaturë.

Një kontribut të rëndësishëm teorik për këtë çështje ka dhënë “teoria e

diamantit” (diamond theory) e Porter (1990)1, e cila bazohet në katër faktorë që

përkufizohen si përcaktuesit e vendit:

• Kushtet e faktorëve – faktorët e prodhimit përfshijnë rezervat natyrore si dhe ato të

krijuarat si fuqia punetore e kualifikuar apo infrastruktura;

• Kushtet e kërkesës – natyra e kërkesës së vendit për të mira e shërbime si dhe niveli

i blerësve;

• Industritë e lidhura mbështetëse – ekzistenca në treg e furnizuesve të tjerë apo e

industrive të afërta me atë të investimit;

• Strategjia, struktura dhe rivaliteti i firmës – konkurrenca e firmave vendase dhe

kushtet e krijimit, organizimit dhe administrimit të kompanisë.

Këta katër faktorë “diamant”, së bashku me rolin e qeverisë në ekonomi dhe

rolin e ngjarjeve të rastësishme, promovojnë ose ndalojnë krijimin e kushteve

konkurruese për ndërrmarrjet.

Dunning (1993) argumenton se motivet dhe faktorët përcaktues të IHD-ve

kanë ndryshuar në kohë. IHD drejt vendeve në zhvillim janë zhvendosur nga kërkues

tregu drejt IHD kërkues të burimeve e të rendimentit (vertikal). Vendet në zhvillim

duhet t’i tërheqin IHD-të duke shfrytëzuar:

- Përmasat e tregut dhe rritjen potenciale

Vendet me tregje të mëdha mund të shoqërohën me rritje të IHD për shkak të

kërkesës potenciale dhe kostove më të ulëta që lidhen me ekonomitë e shkallës.

Studimet e bëra nga Resmini (2000)2, duke analizuar IHD në sektorët përpunues

arrijnë në përfundimin se vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore më popullsi të

madhe, tentojnë të jenë më tërheqëse për IHD. Në një përfundim të ngjashëm arrin

dhe Bevan dhe Eastrin (2000)3; ekonomitë (e mëdha) në tranzicion kanë tendencë të

tërheqin më shumë IHD.

1 Twomey, Michael J. (2000). A Century of Foreign Investment in the Third World (Book). Routledge.

p. 8.

2 Laura Resmini, The European Bank for Reconstruction and Development 2000. Volume 8, Issue 3,

pages 665–689, November 2000

3 Alan A. Bevan & Saul Estrin, 2000. "The Determinants of Foreign Direct Investment in

Transition Economies," William Davidson Institute Working Papers Series 342,

kopje

- 13 -

Duhet theksuar se përmasa e tregut të një vendi pritës nuk mund të matet

vetëm nga popullsia e tij. Mund të ketë edhe faktorë të tjerë domëthënës, sidomos

faktorë të tillë si fuqia blerëse e popullsisë vendase, afërsia dhe lidhjet më vende të

tjera të lidhura më të, konkurrenca ekzistuese në vendin pritës, e të tjera.

- Hapja e vendit

Nga njëra anë, prirja më e vogël në hapje mund të shoqërohet më një rritje të

IHD horizontale, sepse firma investuese përfiton nga shmangia e barrierave

investuese duke ngritur filiale prodhuese jashtë.

Ndërsa tendenca e rritjes së hapjes ndikon në rritjen e fluksit të IHD-ve vertikale siç

mund të pritej në një sektor për të cilin flukset ndërkombëtare të tregtisë në mallra të

ndërmjetëm dhe kapitale janë të rëndësishme (Resmin 2000). Edhe orientimi drejt

eksportit duket si shumë tërheqës ndaj IHD-ve dhe kjo lidhet me rritjen e tregëtisë dhe

të fluksit të IHD-ve.

- Vlerësimi i kursit të këmbimit

Një kurs i dobët këmbimi tenton të rrisë IHD vertikale, pasi firma ka avantazhin e

cmimeve relative më të ulëta në vendet pritëse për të blerë objekte, apo në rast ri-

eksportimi të produktit, të rrisë përfitimet në vend (home-country) për mallrat që

dërgon në tregjet e treta.

Ndërsa, një kurs i fortë këmbimi, pritet të rrisë stimujt (incentivat) ndaj kompanive

të huaja për të prodhuar në vend. Kursi i këmbimit është në një farë mënyre një

barrierë për të hyrë në treg dhe që drejton më shumë drejt IHD horizontale.

- Efekti “Clustering”

Studimet kanë identifikuar “efektin Clustering” apo “efektin mbledhës”. Firmat e

huaja duket se organizohen me njëra-tjëtrën, nëpërmjet kanaleve të ndryshme.

Projektet apo dërgesat e ndryshme shihen si një sinjal i një klime të mirë biznesi për

investitorët e huaj. Kështu, investitorët imitojnë vendimet e investitorëvë të tjerë duke

zgjedhur të investojnë në të njëjtin drejtim apo sektor. Ky efekt është pozitiv për

investitorët e rinj, të cilët përfitojnë nga përhapja pozitive e investitorëve ekzistues në

ekonominë pritëse. Ky fenomen është bërë i njohur nëpërmjet Wheeler and Mody

(1992), nga studimi i rastit të kompanisë amerikane Barrell and Pain (1999)1 në

Europën Perëndimore. Në Shqipëri mund të përmendim rastin e fabrikave të çimentos

(Fushë-Kruja Cement dhe Antea Cement).

1 Barrell, Ray & Pain, Nigel, 1999. "Domestic institutions, agglomerations and foreign direct

investment in Europe," European Economic Review, Elsevier, vol. 43(4-6), pages 925-934, April.

kopje

- 14 -

- Stabiliteti politik

Stabiliteti politik dhe ai makroekonomik është një nga çështjet kyç përsa i përket

vendimit lidhur me investimet e huaja potenciale. Mospatja e një stabiliteti politik e

bën një vend shumë pak tërheqës ndaj investitorëve të huaj, pavarësisht avantazheve

të tjera që mund të ofrojë ai. (Schneider and Frey, 1985)1

- Institucionet

Cilësia e institucioneve është një faktor përcaktues i pëlqyeshëm i investitorëve të

huaj, veçanërisht në vendet më pak të zhvilluara. Kjo për disa arsye.

Së pari, një qeverisje e mirë është e shoqëruar me rritje ekonomike, e cila

është tërheqëse për fluksin hyrës të IHD-ve.

Së dyti, institucionet e varfëra tentojnë të jenë lehtësisht të korruptueshëm,

duke rritur kështu kostot e investimit dhe uljen e fitimeve.

Së treti, kostoja e lartë e fillimit e IHD-ve, i bën investitorët shumë të

ndjeshëm ndaj pasigurive, duke përfshirë këtu dhe pasiguritë që rrjedhin nga

institucione të brishta.

Wheeler and Mody (1992) shohin dhe argumentojnë se lidhja e IHD-ve me

cilësinë e institucioneve është e ndryshme nga fakti nëse vendi pritës është një vend i

zhvilluar apo një vend në zhvillim.

2.4 Modeli OLI

Modeli apo paradigma OLI ( O-ownership, L-location, I-internalization) u

zhvillua nga ekonomisti John Dunning në Teorinë Eklektike2 të tij dhe është një

përzierje e tre teorive të ndryshme të investimeve të huaja direkte, që përqendrohen në

çështje të ndryshme. Sipas ketij modeli

FDI (IHD)= O + L + I,

ku O - ownership advantages

L- location advantages

1 Schneider, F. and Frey, B. (1985) “Economic and Political Determinants of Foreign Direct

Investment,” World Development, vol. 13, pp. 161-175

2 Twomey, Michael J. (2000). A Century of Foreign Investment in the Third World (Book). Routledge.

p. 8.

kopje

- 15 -

I - internalization advantages

Dunning argumenton se një entitet mund të gëzojë avantazhe të veçanta nga

pronësia apo hapja e një filiali jashtë (ownership advantages); Këto avantazhe janë të

lidhura ngushtë me territorin, pra shumë të vështira për t’u transferuar (location

advantages) dhe entiteti ka fitim më të lartë nga përdorimi i drejtëpërdrejtë i këtyre

avantazheve sesa nga lënia e tyre në duar të të tretëve, pra entiteteve të tjera

(internalization advantages).

"O"- Avantazhet e Pronësisë.

Ky avantazh specifik i firmës është zakonisht i paprekshëm dhe mund të

transferohet brenda ndërrmarrjes shumëkombëshe me kosto të ulët (p.sh., teknologjia,

emri i degës, përfitimet nga ekonomitë e shkallës). Ky avantazh jep ose rritje të të

ardhurave dhe /ose kosto të ulëta, ose mund të kompensojë kostot e operimit në një

distancë jashtë vendit, apo ato që ndryshe quhen ”kostot e të qënit të huaj".

Një ndërmarje shumëkombëshe (MNC) që hap një veprimtari në një vend të huaj

përballet me kosto shtesë në krahasim me një konkurent vendas. Këto kosto shtesë

lidhen kryesisht me:

a. Mosnjohjen e kushteve të tregut vendas

b. Ndryshimet ligjore, institucionale, kulturore dhe gjuhësore

c. Kosto të tjera nga komunikimi apo operimi në distancë

Rrjedhimisht, nëse një firmë e huaj është e suksesshme në një vend tjetër, duhet të

ketë një avantazh që arrin të mposhtë këto kosto të operimit në një treg jashtë vendit.

Avantazhet duhet të jenë të veçanta për firmën dhe të jenë lehtësisht të tranferueshme

ndërmjet vendeve dhe brenda formës. Këto avantazhe quhen pronësi, kompetenca

bazë, ose avantazhe specifike të firmës (FSA). Ekzistojnë tre tipe bazë të avantazheve

të pronësisë që mund të ketë një ndërrmarrje shumëkombëshë. Ato janë:

a. avantazhet monopolistike të cilat MNC i përdor në formën e një mundësie për

të hyrë dhe për të dalë në tregje përmes pronësisë së burimeve të pakta

natyrore, të drejta të liçencave e të tjera të ngjashme,

b. teknologji, njohuri të përcaktuara gjerësisht në mënyrë që të përmbajnë të

gjitha format e aktiviteteve të inovacionit,

c. ekonomi me përmasa të mëdha (avantazhe të qeverisjes së përbashkët)

ekonomi të tilla si ekonomitë e mësimit, ekonomitë e shkallës, akses më i

gjerë ndaj kapitaleve financiare në të gjitha organizimet e kompanisë

shumëkombëshe, dhe avantazhe nga diversifikimi ndërkombëtar i aseteve dhe

rreziqeve.

"L"- Avantazhet Lokale

Përsa i përket “location advantages” ekzistojnë dy kategori avantazhesh në varësi të

faktit që prodhimi është orientuar nga tregu apo i orientuar nga kostot;

Në rastin kur prodhimi është orientuar nga tregu, krijimi i një filiali jashtë

mund të jetë i dobishëm për të hyrë në treg dhe për të njohur më mirë karakteristikat e

kopje

- 16 -

tij, ndërsa në rastin kur prodhimi është orientuar nga kostot, faktori më i rëndësishëm

që dikton zgjedhjen e vendit është kosto e punës.

Është e qartë se tërheqja relative e vendeve të ndryshme mund të ndryshojë me

kalimin e kohës, kështu që një vend pritës mund të planifikojë deri në një farë mase

avantazhin e saj konkurrues, si një vend për investime të huaja direkte. Avantazhet

Specifike të Vendit mund të ndahen në tre klasa:

a. E – Ekonomike – këto avantazhe konsistojnë në sasitë dhe cilësitë e faktorëve

të prodhimit, transportit dhe telekomunikacionit, kapacitetin dhe madhesinë e

tregut, etj.

b. P – Politike – këto avantazhe përfshijnë politikat specifike dhe të përbashkëta

të qeverisë që influencojnë rrjedhen e Investimeve të Huaja Direkte, biznesin

ndërmjet firmave dhe prodhimin ndërkombëtar.

c. S – Social-kulturore – këto avantazhe përfshijnë distancën fizike midis vendit

të kompanisë dhe vendit pritës, ndryshimet kulturore dhe gjuhësore, qëndrimin

e përgjithshëm ndaj të huajve dhe pozicionin e përgjithshëm ndaj

ndërmarrjeve të lira.

"I"- Avantazhet e Ndërkombëtarizimit

Përsa i përket “internalization advantages”, përfitimet i atribuohen kostove të

transaksioneve për sa kohë përdorimi direkt jep mundësi të kontrollohet më mirë

prodhimi duke limituar pasiguritë si dhe kur nuk ka ndonjë përpjekje shumë të madhe

organizative dhe financiare apo dhe në rast të inovacioneve ku është më e lehtë ti

mbrosh nga kopjimi.

Ndërmarrjet shumëkombëshë kanë shumë zgjedhje në mënyrën e hyrjes, duke

u renditur nga tregu (transaksionet në gjatësinë e krahut), nga hierarkia (degë tërësisht

në pronësi), etj. MNC-të zgjedhin ndërkombëtarizimin aty ku tregu nuk ekziston ose

funksionon dobët, gjë që i bën shpenzimet e rrugës të larta. Ekzistenca e njohurive ose

një aftësie thelbësore është një aktiv që mund të rrisë të drejtat ekonomike për firmën.

Këto të drejta mund të fitohen duke licensuar Avantazhet Specifike të Firmës (FSA)

tek një firmë tjetër që eskporton produktet duke përdorur Avantazhet Specifike të

kësaj firme si një kontribut apo rregullim i vartësve jashtë vendit.

3. Investimet e huaja Direkte në konteksin shqiptar

Në botën e sotme të globalizuar, rritja ekonomike dhe hapja e vendeve të reja

të punës në ekonomitë në zhvillim dhe në tranzicion, varen nga dy faktorë kryesorë:

nga Investimet e Huaja Direkte dhe nga zhvillimi i Ndërrmarrjeve të Vogla të

Mesme (NVM).

IHD është burimi kryesor i financimeve të jashtme në vendet në zhvillim.

Investimet e huaja direkte mund të rrisin formacionin e kapitalit fiks dhe ndihmojnë

kopje

- 17 -

në bilancin e pagesave. Në pikëpamjen e UNCTAD-it, IHD ka potencialin për të

gjeneruar punësim, rritje të prodhueshmërisë, aftësi transferuese dhe teknologji të re,

rritjen e eksporteve, si dhe kontribuon në zhvillimin afatgjatë ekonomik të vendeve në

zhvillim. Sipas të dhenave të UNCATD-it, filialet e huaja të 64 000 koorporatave

ndërkombetare gjenerojnë 53 milion vende pune1.

3.1. Politikat për investimet dhe hapat për nxitjen e tyre

Rritja e investimeve të huaja është objektiv kyç për zhvillimin ekonomik të një

vendi dhe prioritet strategjik i qeverive. Rëndësia e investimeve të huaja është e

shumëfishtë si dhe përformanca e investimeve ndikon në progresin ekonomik dhe

social të vendit. IHD-të sjellin kapitalin e nevojshëm, rritin produktivitetin e

ekonomisë, dhe ndërmjet të tjerave nëpërmjet transferimit të njohurive dhe

teknologjisë, ndikojnë në hapjen e tregjeve të reja për tregti, rritin konkurrueshmërinë

e ekonomisë, ndikojnë në reduktimin e deficitit të llogarive korente, rritin punësimin

dhe mbi të gjitha ndikojnë në mirëqënien e popullsisë. Arritja e këtyre qëllimeve

kërkon përmirësime të vazhdueshme në kuadrin ligjor dhe institucional, stabilitet dhe

rritje ekonomike të qëndrueshme, përmirësim dhe modernizim të infrastrukturës si

dhe përmirësime në klimën për mjedisin e biznesit dhe investimeve. Një politikë e

përgjithshme që më tëpër nxit konkurrencën mes aktorëve privatë sesa vë qeverinë në

rolin drejtuesit imponues të ekonomisë, është një hap thelbësor në drejtimin e duhur.

Shqipëria po ndjek përgjithësisht politika2 që kanë stimuluar investimet duke u krijuar

një sërë lëhtësirash. Në këtë kuadër, mund të rendisim:

Reforma e procesit të regjistrimit të biznesit

Qysh nga viti 2007, regjistrimi i një biznesi bëhet brenda një dite në Qendrën

Kombëtare të Regjistrimit (QKR) për më pak se 1 euro (100 Lek). Gjithashtu, numri i

hapave për fillimin e një biznesi të ri është ulur nga 10 në 5. Brenda një dite, me anë

të një aplikimi të vetëm, bizneset e reja mund të regjistrohen online për të plotësuar

kërkesat në lidhje me taksat, sigurimin shëndetësor dhe krahun e punës.

Lëshimi i liçencave

Janë thjeshtuar procedurat e licencimit në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Gjatë periudhes 2007-2008, reformat cuan ne eleminimin e një numri të madh

liçencash dhe lejesh dhe rrjedhimisht nga 170 kërkesa për liçenca që kërkoheshin më

parë, tani 104 janë hequr. Bazuar në ligjin Nr.10081 të datës 23.02.2009 "Për liçencat,

autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë", në qershor të vitit 2009 nisi nga

puna Qëndra Kombëtare e Liçencimit (QKL), me qendër në Tiranë dhe degë në

qytetet e Korçës, Shkodrës dhe Vlorës.

1 UNCTAD, Raporti Botëror i Investimeve 2005,

<http://www.unctad.org/Templates/Page.asp?intItemID=1465&lang=1>

2 METE http://www.mete.gov.al/index.php?idr=19&idm=989&lang=1&mod=1, politikat, mbeshtetja e

konkurrueshmerise, politikat e nderrmarra

kopje

- 18 -

Liçencat nevojiten në fushat e mëposhtme: siguri kombëtare, rend publik dhe

mbrojtje civile, ushqim dhe shëndetësi, mjedis dhe burimet bazë të mjedisit, burime

minerare, hidrokarburë, energjetikë, territor dhe ndërtim, trashëgimi kulturore,

transport, prodhim, depozitim, përdorim dhe/ose tregëtim i produkteve dhe/ose

substancave apo pajisjeve të tjera që përbëjnë rrezik, arsim dhe shkencë, shërbime

noterië, shërbimet e përmbarimit, financa publike. Aktivitetet që kërkojnë liçencë janë

të ndara në tri grupe: (për grupet I dhe II ato lëshohen nga QKL-ja brenda dy apo

katër ditëve, ndërsa për grupin III, liçencat referohen tek ministritë e linjës dhe koha

për lëshimin ë një liçence është 10-30 ditë).1

Politikat tatimore nëse janë transparente, të thjeshta dhe jodiskriminuese, janë

tërheqëse për investuesit, sepse u mundësojnë sipërmarrësve të llogarisin kostot dhe

fitimet e mundshme më lehtë sesa në një terren me tatime të ulëta, por të ndërlikuara.

Hapat e reformës fiskale të ndërmarra gjatë viteve 2007-2008 dhe politika

ekspansioniste fiskale e ndjekur gjatë gjysmës së parë të vitit 2009 e bënë sistemin

tatimor shqiptar më të lehtë dhe më inkurajues për zhvillimin e biznesit. Paralelisht,

shpërndarja e barrës tatimore është bërë më e barabartë dhe më pak çorientuese.

Reforma e politikës tatimore është bazuar mbi idenë e uljës së përqindjes tatimore dhe

në të njëjtën kohë zgjerimin e gamës së tatimpaguesëve. Përsa i përket stimujve të

veçantë tatimorë për investuesit e huaj, ato rrezikojnë të shtrembërojnë konkurrencën

dhe minojnë ecurinë e kompanivë vendase. Legjislacioni shqiptar nuk përcakton

stimuj specifikë për investitorët e huaj. Kompanitë e huaja si edhe ato vendase

përfitojnë njësoj nga stimujt e ofruar në ligje të ndryshme. Stimujt rregullohen përmes

ligjit nr. 9374 i datës 21 prill 2005, “Për asistencën shtetërore”, të ndryshuar me anë të

ligjit nr. 10183, të datës 20 tetor 2009 “Për zbatimin e projekteve me rëndësi

prioritare”. Tjetër aspekt i politikave tatimore është dhe efikasiteti në rimbursimin e

vlerës së shtuar për importet, i cili ndihmon bizneset të shmangin problemet me

fluksin e cash-it. Praktika shqiptare akoma lë për të dëshiruar dhe ka problematika të

forta lidhur me rimbursimin e TVSH-së.

Politikat e punësimit mund të stimulojnë fleksibilitetin e tregut të punës dhe

mbështetin zhvillimin e biznesit duke iu dhënë pronarëve kompetencën që lehtësisht

të punësojnë apo të largojnë punëtorët. Qeveritë duhet të garantojnë që kushtet e

vendosura mbi punëdhenësit për pagimin e taksave shoqërore dhe për trajnimin e

punëtorëve, të jenë të arsyeshme dhe jo mbirënduese. Shqipëria ofron jo vetëm një

krah punë shumë të aftë, por edhe koston më të ulët të saj në rajon. Paga minimale

është 22.000 lekë (VKM Nr 573, dt. 03/07/2013). Në Shqipëri, marrëdheniet e punës

mes punëdhenësit dhe punëmarrësit janë të rregulluara nga kontrata pune individuale,

në bazë të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë dhe Ligjit nr. 8549, datë

11.11.1999 “Për statusin e nënpunësit civil”. Shqipëria ka aderuar në të gjitha

organizatat themelore të punës dhe konventat ndërkombëtare të mbrojtjes së të

drejtave të punëtorëve.2

Politikat rajonale tregtare Shqipëria aplikon një regjim liberal tregu. Tregtia e

jashtme është liberalizuar që në vitin 1990 dhe ndjek standartet e vendosura nga

1 http://www.qkl.gov.al/History.aspx

2 http://www.mpcs.gov.al/politikat-dhe-legjislacioni

kopje

- 19 -

Bashkimi Evropian (BE) dhe Organizata Botërorë e Tregtisë. Shqipëria është anëtarë

e OBT që prej vitit 2000 dhe aplikon regjimin e saj mbi proçedurën e liçencimit të

importit. Si rezultat i liberalizimit të tregut dhe proçesit të vazhdueshem të përafrimit

të kuadrit rregullator doganor me standartet e sistemit të BE, importi dhe eksporti i

mallarve, si rregull i përgjithshëm, nuk varen nga ndonjë autorizim i veçantë.

Marrëveshjet bilaterale ose multiraterale në të cilat Shqipëria është palë, mund të

vendosin kuota ose kërkesa kontrollesh.

Shqipëria ka në fuqi 37 marrëveshje dypalëshe për mbrojtjen dhe nxitjen

reciproke të investimeve. Marrëveshje të rëndësishme në të cilat aderon janë:

Marrëveshjet e Tregëtisë së Lirë, Marrëveshja e Stabilizim Asocimit (MSA),

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë së Evropës Qëndrore (CEFTA), Marrëveshja me

shtetet e Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA), Marrëvëshja e Tregtisë së

Lirë me Turqinë, Akumulimi diagonal1, Shqipëria dhe Programi i Sistemit të

Gjeneralizuar të Preferencave (GSP) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zonat e lira & Parqet industriale: Qeveria shqiptare ka miratuar akte ligjore

dhe nën-ligjore, dhe më konkretisht ligjin nr. 9789, të datës 19 korrik 2007 ”Mbi

krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike” dhe VKM nr. 860, të datës 10 tetor

2007, "Mbi miratimin e rregulloreve në lidhje me krijimin dhe funksionimin e zonave

ekonomike”, më qëllim sigurimin e bazës ligjore dhe institucionale për krijimin e

zonave të lira ekonomike dhe parqeve industrialë për krjimin e aktiviteteve nga

sipërmarrjet. Qysh nga viti 2010, qeveria ka miratur nëntë zona ekonomike. Tetë prej

tyre kanë statusin e parqeve industriale, ndërsa njëra statusin e zonës së lirë.

Investimet në infrastrukturë – rrugë, rrjete transporti, rrjetet e shpërndarjes së

shërbimeve, ujësjellës, rrjete telekomunikacioni, vepra dhe shërbime publike dhe

sistemet doganore – u lejojnë kompanive të huaja dhe vendase që të përfitojnë

plotësisht nga tregjet rajonalë dhe globalë. Vetë vendndodhja e Shqipërisë në qendër

të një udhekryqi natyror të korridorevë të mëdha tranziti në Evropë, e vendos atë në

një pozicion gjeografikisht strategjik. Shqipëria lidh vendet perëndimore mesdhetare

më vendet e Ballkanit dhe të Azisë. Ky pozicion gjeostrategjik në Ballkan dhe Evropë

konsiderohet si një portë-lidhese ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit. Investimet në

infrastrukturë kanë përfshirë nje rrjet të gjerë në mbarë vendin duke prekur pothuajse

të gjithë sektorët.

Transporti rrugor - Shqipëria ka afërsisht 20,000 km rrugë dhe ndërtimi i rrugëve

është në rritje të shpejtë. Në lidhje më infrastukturën, një nga projektet më të mëdha

ishtë përfundimi i autostradës Durrës-Kukës-Morinë. Autostrada në fjalë, me një

gjatësi prej 170 kilometra, ka sjellë një impakt pozitiv në shkëmbimet tregtare mes

Shqipërisë dhe Kosovës. Korridori VIII, i cili është në ndërtim, do të lidhë portin

shqiptar të Durrësit më atë të Varnës (Bullgari). Ky korridor do të jëtë lidhja kryesore

lindje-perëndim përmes Shqipërisë dhe do të bëhet një lidhje e rëndësishme për

transport mes vendeve të Ballkanit dhe Mesdheut. Në vitin 2008, vëmendje e veçantë

iu kushtua bashkëpunimit rajonal në kuadrin e transportit rrugor me vendet fqinjë si

Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Greqia. Gjatë 2011 janë rindërtuar në të gjithë

1 Akumulimi diagonal -parim në bazë të së cilit ju mundësohet vendeve importuese, që pas një shkalle

të caktuar përpunimi, t`i origjinojnë mallrat si të tyret. Është parashikuar në Marrëveshjen e Tregtisë

së Lirë që Shqipëria, Kroacia, Maqedonia dhe Serbia kanë nënshkruar me Shtetet e EFTA-s.-

Marreveshjet Tregtare-AIDA

kopje

- 20 -

vendin 452 km rrugë, nga të cilat 132 km kanë përfunduar dhe 320 janë në proçes

përfundimi. Gjatë 2011 ka filluar rindërtimi i shumë rrugëve kryesore, duke përfshirë:

Autostradën Elbasan-Tiranë, segmenti Librazhd-Qafë Stud, segmenti Lin-Pogradec,

etj.

Tranporti ajror - Shqipëria ka një aeroport ndërkombëtar civil, aeroporti “Nënë

Tereza”, i cili ndodhet pranë kryeqytetit, Tiranës, në Rinas (16 kilometra) i cili është

projekti më i madh dhe investimi më i rëndësishëm zbatuar në këtë sektor.

Transporti detar-Transporti detar në Shqipëri kryhet nëpërmjët 4 porteve: Durrësi,

Vlora, Saranda dhe Shëngjinit. Porti më i madh dhe më i rëndësishëm është ai i

Durrësit, i cili realizon 81,8% të transportit detar të gjithë vendit.

Telekomunikacioni dhe interneti - kanë patur një zhvillim të vrullshëm duke bërë të

mundur ofrimin e shërbimeve në të njëjtin nivel si dhe vendet në rajon. Në vazhdim

dhe në përputhje me “Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-2013“1

si dhe në përputhje me traktatin dhe marrëdhëniet politike të Shqipërisë me BE-në, ky

sektor operon në bazë të “Dokumentit të Politikave për Komunikimet Elektronike”, i

cili synon integrimin në tregun e përbashkët të komunikimeve elektronike të BE-së.

Shërbimet e energjisë, ujit - Projekte konçensionare në sektorin e energjetikës

synojnë një prodhim sa dyfishi i prodhimit aktual të energjisë elektrike, si edhe

diversifikimin e burimeve energjetike me përdorimin e energjisë së rinovueshme.

Kontratat konçensionare për ndërtimin e hidrocentraleve të nënshkruara nga qeveria

gjatë viteve 2007-2009 me kompani të huaja për afërsisht 1.3 miliardë euro të

investimeve shtrihen përgjatë pesë viteve në vijim. Në vitet e fundit është zbatuar një

proçes i ristrukturimit përmes privatizimit të kompanisë së shpërndarjes dhe zbatimit

të projekteve PPP (Partneriteti Privat Publik) për të rritur prodhimin e energjisë dhe

për të lehtësuar investimet në sistemin e transmetimit. Kontratat e nënshkruara të

koncensioneve përcaktojnë ndërtimin e 264 centralëve me kapacitet total të instaluar

prej afërsisht 1055 ME dhe prodhim mesatar vjetor të energjisë elektrike prej 4.5

miliardë këh. Gjithashtu janë edhe dy projekte të zbatuara për ndërtimin e linjavë të

intërkonjeksionit dhe një për një linjë të re transmetimi me kapacitet të lartë. Një

projekt tjetër i suksesshëm koncensioni është terminali i naftës, një investim

shqiptaro-italian Petrolifera me vlerë prëj 57 milionë eurosh, që u inagurua në qershor

të vitit 2009 në Vlorë.

Privatizimi i ndërrmarrjeve shtetërore dhe trajtimi i barabartë i kompanive të

sapoprivatizuara, tregojnë një qëndrim korrekt të shtetit për të lejuar konkurrencën që

të vendosë vetë për suksesin apo dështimin e këtyre kompanivë dhe për të garantuar

një fushë loje të njëjtë për të gjithë nga e cila të përfitojnë konsumatorët. Procesi i

privatizimit është një element kyç në progresin e Shqipërisë drejt një ekonomie tregu

të zhvilluar. Procesi i privatizimit në vetvete ka si qëllim:

-të stimuloj ekonominë shqiptare nëpërmjet një përdorimi efiçent të burimeve

natyrore dhe njerëzore;

- të tërheqë investitorët strategjik dhe financiar;

-të krijojë kushte për një treg kapitali të qëndrueshëm;

-te sigurojë pregatitjen dhe shpërndarjen e shpejtë të një procesi privarizimi efiçent

dhe të besueshëm që përfshin të gjithë sektorët.

1 Strategjia Kombëtare pë Zhvillim dhe Integrim,

http://www.keshilliministrave.al/?fq=brenda&r=&gj=gj1&kid=71

kopje

- 21 -

Sektorët e ekonomisë ku akoma shohim mundësi të privatizimit në Shqipëri

shtrihen në:

Telekomunikacion- privatizimi i aksionevë shtetërore të 16.75% të

Albtelekomit

Furnizimi më ujë dhe transporti

Koncesioni i terminalit të trageteve të Portit të Durrësit;

Sistemi i furnizimit me ujë në Berat dhe Kuçovë

Sektori i sigurimeve

INSIG sh.a-kompania e vetme me pjesmarrje shtetërore në sektor që operon në

Shqipëri, Kosovë dhe Maqëdoni.

Në hidrocentrale

Shqipëria renditet si vendi më dinamik në Evropë përsa i përket energjisë së

rinovueshme. Është liberalizuar plotësisht tregtia dhe investimet në sektor dhe është

krijuar një strukturë rregullatore dhe ligjore e favorshme. Si rezultat i një politikë të

tillë në 5 vjetët e fundit janë dhenë më shumë se 100 koncesione për ndërtimin e rreth

300 hidrocentraleve, dhe konçesione të ndryshme për eksplorimin e rinovimit të

energjisë diellore dhe asaj të erës.

Qeveritë duhet të krijojnë mundësitë për zhvillimin e ifrastrukturave moderne

për transportin, komunikimin, etj. Duke bërë këto, ato duhet të kenë parasysh nëse

partneriteti publik-privat mund të arrijë apo jo qëllimet e politikave të infrastrukturës.

Koncepti i Partneritetit Publik-Privat (PPP) u fut nga qeveria shqiptare nëpërmjet

Ligjit të Konçesioneve që garanton më tepër transparencë dhe konkurrueshmëri.

Koncepti i PPP është implementuar kryesisht nëpërmjet dhënies me koncesion të

hidrocentraleve dhe të sektorëve operacional. Aprovimi i shitjes apo i kontratës së

konçesionit është hapi i fundit i proçesit të privatizimit dhe jepet nga Këshilli i

Ministrave dhe duhet të ratifikohet nga Parlamenti, në varësi të kontratës.

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë Sektorin e Privatizimit të Aseteve

janë: Ligji nr. 9967, datë 24.07.2008 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e

ligjit nr. 4, datë 09.07.2008 të Këshillit të Ministrave “Për privatizimin dhe dhenien në

përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërorë të ndërrmarrjeve apo

objekteve të veçanta, mjeteve kryesorë dhe mjeteve të xhiros së këtyre

ndërrmarrjeve”; Ligji nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për shoqëritë tregtare dhe tregtarët”;

VKM nr. 428, datë 9.06.2010 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që

privatizohet apo transformohet dhe për procedurën e shitjes”;

VKM nr. 819, datë 29.11.2007 “Për privatizimin e pasurive të ndërrmarrjeve apo të

institucioneve shtetërore”; VKM nr.. 408, datë 31.08.1999 “Për privatizimin me

tender të ndërrmarrjeve shtetërore”; Udhezim Nr. 1 datë 22.11.2010 “Për zbatimin e

Vendimit të Këshillit të Ministravë nr. 428, datë 9.06.2010 “Për kriteret e Vlerësimit

të Pronës Shtetërore që Privatizohet apo Transformohet dhe për procedurën e

Shitjes”, etj.

Në ndjekjen e politikave të privatizimit të ndërrmarrjeve shtetërore qeveritë

duhet:

- të transferojnë kontrollin e plotë dhe efikas të kompanisë së privatizuar te

pronarët e saj privatë;

- të mos mbajnë të drejta speciale të aksioneve me anë të të cilave qeveria

mund të bllokojë apo orientojë vendime të caktuara të kompanisë së

privatizuar;

- të lejojnë të huajt të konkurrojnë për pronësinë e kompanisë (përveç

rasteve të “sektorëve strategjikë” si industria e mbrojtjes);

kopje

- 22 -

- të mos japin preferenca dhe as të vendosin kushte rënduese mbi pronarët e

kompanive të sapoprivatizuara, por të lejojnë forcat e tregut dhe aftësitë

administruese të përcaktojnë suksesin apo dështimin e kompanisë.

Investimet në kapital njerëzor – përmirësimi i arsimimit, formimit profesional dhe

trajnimet, e bëjnë një shtet më konkurrues në arenën ndërkombëtare. Mësimet e

integrimit ekonomik rajonal, zonave të tregtisë së lirë dhe efektit të investimeve,

vërtetojnë që bashkëpunimi midis partnerëve tregtarë ka më shumë mundësira sesa

izolimi apo proteksionizmi, për të prodhuar përfitime ekonomike për të gjitha palët.

Shqipëria është një vend me një popullsi të re ku mbi 57% e popullsisë është nën

moshën 35 vjeçare. Politikat arsimore janë shumë domethënëse ne formimin e forcës

aktive për punë profesionale. Në këtë kuadër dhe në shërbim të këtij qëllimi, gjuha

angleze, italiane, franceze dhe gjermane janë të përfshira në sistemin e arsimit.

Politika arsimore në këtë drejtim përfshin: Strategjinë Kombëtar të Arsimit

parauniversitar 2009-2013; Plani i Integruar i Ministrisë 2010; Strategjia Kombëtare e

Arsimit 2004-2015, të cilat synojnë garantimin e një sistemi arsimor kombëtar

modern, i cili nxit zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, rrit konkurueshmërinë në

rajon e më gjërë.1

3.2. Avantazhet dhe disavantazhet e IHD-ve si dhe të investuarit në

Shqipëri

3.2.1 Avantazhet e IHD-ve

IHD kanë shumë avantazhe si për investitorët ashtu edhe për pritësit.

Një ndër përfitimet më të dukshme është që lejon që paraja të qarkullojë lirisht

për të mundësuar që biznesi të operojë atje ku është prespektiva më e mirë për

rritje, kudo në botë. Ekonomistët tentojnë të favorizojnë qarkullimin e lirë

përtej kufijve sepse lejohet që kapitali të kërkojë kthim më të lartë. Kjo sepse

investitorët kërkojnë gati në mënyrë agresive kthimin më të mirë për paratë e

tyre me rrezikun më të ulët të mundshëm. Për përmbushjen e këtij qëllimi, nuk

merret parasysh asgjë, as feja dhe as forma e qeverisjes. Kjo u krijon

bizneseve një ecuri të mirë, që përkthehet në një avantazh krahasues.

Paratë lëvizin në të gjithë botën drejt përdorimit më të mirë të tyre duke sjellë

mallra dhe shërbime në treg më shpejt sesa po të mos ekzistonin IHD.

Fluksi ndërkombëtar i kapitalit ul riskun më të cilin ballafaqohen pronarët e

kapitalit duke i lejuar ata të diversifikojnë huadhëniet dhe investimet ë tyre.

Ata ulin riskun nëpërmjet diversifikimit jashtë në një vend specifik, në një

1 Ministria e Arsimit-Politikat

kopje

- 23 -

industri specifike apo në një sistem politik specifik. Diversifikimi rrit gjithnjë

kthimet pa rritur riskun.

Pritësit përfitojnë duke marrë eksperiencë në menaxhim, kontabilitet apo

praktika ligjore nga praktikat më të mira që u mundësohen nga huadhenësit e

tyre.

Ata gjithashtu mund të inkorporojnë teknologji të reja, inovacione në praktikat

operacionale si dhe mjete të reja financimi.

IHD-të ulin, sigurisht pa mundur të eleminojnë, efektet e politikës, nepotizmit

dhe ryshfeteve.

Përmirësohet stili i jetës së punonjësve në ndërrmarrjet e investimeve të huaja,

duke i ndihmuar ata të sigurojnë një standart më të mirë jete në vendet ë tyre.

Përgjithësisht pagat dhe shpërblimet në kompanitë e huaja janë më të larta se

në ato vendase.

Detyrojnë në një farë masë qeveritë lokale (që nuk kanë shumë influencë në

politikat e brendshme të aplikuara nga ndërrmarrjet e huaja) të mos zbatojnë

politika “të varfra”, por të ndjekin trendin.

Standarti i jetës në vendet pritëse përmirësohet gjithashtu nga shtimi i taksave

që vjelin qeveritë nga investimet e huaja direkte. Por disa herë ky efekt edhe

mund të neutralizohet nëpërmjet stimujvë që qeveritë ofrojnë për tërheqjën e

IHD-ve.

Një tjetër avantazh i IHD-ve është fakti se ato mund të kompesojnë

paqëndrueshmërinë e krijuar nga “paratë e nxehta”. Huadhënësit afatshkurtër

dhe tregtarët e valutës mund të krijojnë një “flluskë aktivesh” në një vend,

duke investuar shumë para për një periudhë të shkurtër kohe dhe pastaj i

shesin investimet e tyre. Kjo mund të krijojë një cikël që mund të dobësojë

regjimin politik dhe ekonomik të vendit. Investimet afatshkurtra janë

gjithashtu më të ndjeshme ndaj ndryshimeve politike apo të cfarëdo lloji tjetër

duke u larguar më lehtësisht nga vendet ku është investuar. IHD-ve për vetë

natyrën e tyre u duhet më shumë kohë për t’u vendosur dhe janë më të

qëndrueshëm. Ato lënë gjurmë në një vend.

Disavantazhet e IHD-ve.

Kompanitë me pjesmarrje të huaja mund të përqëndrohen në sektorë strategjik

të rëndësishëm dhe mund të krijojnë çrregullime si në nivel sektorial ashtu dhe

atë gjeografik.

Mund të ndodhë që investitorë të sofistikuar të përdorin njohuritë dhe

mjeshtritë që gjejnë në kompani pa u shtuar vlerë atyre. Në një aspekt më të

kopje

- 24 -

gjerë investitorët e huaj specializojnë krahun e punës duke e përshtatur me

nevojat e tyre dhe duke krijuar një nivel afësimi më të ulët sesa po të

punësoheshin në sipërmarrje vendase me programe premtuese të menaxhimit

të burimeve njerëzore.

Ata mund t’u shesin investitorëve vendas më pak të sofistikuar një pjesë të

kompanisë që nuk sjell përfitime.

Investitorët mund t’u japin hua kompanive lokalë kundrejt kolateraleve dhe të

drejtojnë fondet tek kompania mëmë jashtë.

Riatdhesimi i fitimeve të gjeneruara tek kompanitë mëmë krijojnë vështirësi

në bilancin e pagesave të vendit pritës.

Ekonomitë e vendeve në zhvillim, gjithmonë e më shumë të varura nga IHD-të

(që në më të shumtën e rasteve shkojnë drejt vendeve që ofrojnë kosto të ulët),

janë edhe gjithmonë e më shumë të ndjeshme ndaj mbylljes së fabrikave, nëse

monedha vendase pëson një mbivlerësim të shpejtë ose pagat vendase rriten

ndjeshëm.

Investimet e huaja përbëjnë një kapital që shfrytëzohet nga vendet pritëse.

Duhet patur kujdes që raporti “kapital i huaj/kapital vendas” të mos jetë shumë

i madh sepse në rast të kundërt kjo krijon varësi të vendit pritës nga investimi i

huaj. Veçanërisht kur burimi i investimit vjen nga i njëjti vend, atëherë rreziku

që këto investitorë të ndikojnë në politika apo vendimarrje të qeverisë pritëse

është akoma më i dukshëm.

Transferimi i teknologjive më të vjetra apo i proceseve më të dëmshme në

vendet ku investohet ka ndikuar në ndotjen e mjedisit në ato vende që nuk

kanë politika të mirëpërcaktuara për mbrojtjen e mjedisit apo ku aplikimi i

ligjit lë akoma për të dëshiruar për shkak të brishtësisë së institucioneve.

3.2.2 Avantazhet e të investuarit në Shqipëri

Analizimi i avantazheve dhe disavantazheve është themelor për ndërtimin e

një strategjie pozicionimi në tregun global. Pozicioni i tanishëm i Shqipërisë, është ai

i një ekonomie më kosto të ulët dhe diferencim të dobët. Duke pasur avantazhin ë

kostos së ulët, Shqipëria ka të gjitha mundësitë të lëvizë drejt një “strategjie

diferencimi”. Për të implementuar këtë strategji, nevojiten mjetet e duhura dhe

politikat e nevojshme. Këto mjete mund të jenë IHD-të, e zgjedhura me kujdes dhe të

fokusuara në industri specifike, me qëllim krijimin e “clusters” dhe prezantimin e

njohurive dhe teknologjive të reja. Shqipëria mund të krijojë edhe programe të shpejta

dhe efektive për përmirësimin e burimeve njerëzore. Por, shumë pak mund të arrihet

pa krijimin e një klime miqësore ndaj investimeve dhe një rendi ekonomik efiçent.

Shqipëria në kuadrin e realizimit të qëllimit të saj për t’ju bashkuar familjes

europiane karakterizohet si një vend ku marrin jetë reforma të shpejta, dhe që

kopje

- 25 -

fokusohet në lehtësimin e të bërit biznes, një vendodhje strategjike, aksesi në tregun e

lirë , taksat e ulëta dhe stimujt ekonomik, si dhe një forcë punë të motivuar, të

edukuar dhe konkurruese.1 Disa nga avantazhet më të dukshme dhe më tërhëqëse ndaj

IHD-ve janë:

Performanca ekonomike

Rritja pozitive ekonomike e regjistruar sipas treguesve të Prodhimit të

Brendshëm Bruto në vitin 2010 u rrit me 3.9% dhe në 2011 me 3%, në 2012 me 0,6%,

tregon që Shqipëria ka një ecuri të qëndrueshme.

Pozicioni gjeografik strategjik

Vendndodhja e saj në qendër të një udhekryqi natyror midis korridoreve më të

mëdha të tranzitit si edhe lidhja me rrjetin Evropian të Transportit, i jep Shqipërisë

një pozicion strategjik të favorshëm për shkëmbimet tregtare.

Hyrje e lirë në treg

Shqipëria është anëtarë e Organizatës Botërorë të Tregtisë dhe zbaton

rregullat e saj mbi liçencimin e importit. Ajo ka nënshkruar marrëveshje të tregtisë së

lirë me Bashkimin Evropian përmes Paktit të Stabilizim Asocimit, si edhe me vendet

pjesmarrëse në CEFTA dhe vendet e EFTA. Një marrëveshje e tillë është nënshkruar

edhe me Turqinë.

Potencial të lartë për investime

Ekonomia shqiptare ka potencial të pashfrytëzuar si në aspektin e energjisë së

rinovueshme, turizmit, agrobiznesit, infrastrukturës dhe shërbimeve. Burimet natyrore

përfshijnë ato hidrike, diellore, erës, tokë bujqësore dhe mbi 400 km bregdet. Vendi

është i pasur me naftë dhe gaz dhe depozita të vlefshme minerale të tilla si bakër,

hekur krom dhe xeheror.

Taksa të ulëta

Regjimi fiskal në Shqipëri imponon një taksim më liberal së shumë vende në

rajon. Legjislacioni tatimor shqiptar parashikon për biznesin një taksë të sheshte prej

10%. Tatimi mbi të ardhurat personale është po në masën 10%.

Forca e punës konkuruese

Në Shqipëri numërohen mbi 1.071.948 të rinj. Mbi 57% e popullsisë është nën

moshën 35 vjeçare. Gjuha angleze, italiane, franceze dhe gjermane janë të përfshira

në sistemin e arsimit. Gjuhë të tjera rajonale përdorën gjerësisht (greqishtja, etj.).

1 Faqja zyrtare AIDA: http://aida.gov.al/?page_id=299

kopje

- 26 -

Fluke investimesh të huaja neto në rritje

Në dhjetëvjeçarin e fundit është regjistruar një tërheqje e investimeve të huaja

në rritje progresive. Kuadri ligjor liberal që rregullon investimet e huaja garanton

trajtim të barabartë dhe të paanshëm për investitorët e huaj. Nuk ka kufizim në pjesën

e përqindjes së pjesëmarrjes së huaj në kompani – 100% pronësi e huaj është e

mundur. Investitorët e huaj kanë të drejtë të largojnë të gjitha fondet dhe kontributet e

tyre. Nuk aplikohet asnjë kontroll mbi këmbimin valutor. Qeveria shqiptare ka

miratuar dhe aplikon mbrojtje të veçantë për investitorët e huaj në rast çështjeje

gjyqësore ku ata janë palë.

Përmirësimi i infrastrukturës

Përmirësimi i infrastrukturës ka qenë një prioritet dhe është konkretizuar

përmes realizimit të veprave infrastrukturore kryesisht në rrjetin rrugor, me qëllim

shfrytëzimin maksimal të potencialit të plotë të pozicionimit strategjik të Shqipërisë.

Cilësia e jetës

Shqipëria ofron një mjedis të sigurt për të jetuar, me mundësi zbavitëse dhe

argëtuese. Tirana, ka disa nga shkollat dhe universitete të mira ndërkombëtare duke e

bërë atë kështu të lehtë për të gjithë familjen për t’u adaptuar.

Një hapësirë ligjore miqësore për biznesin

Regjistrimi i bizneseve të reja bëhet në 24 orë më një shumë prej 100 lekë.

Liçencimi i biznesit bëhet përmes një proçedure të thjeshtë dhe transparente nga

Qendra Kombëtare e Liçencimit, dhe verifikohet lëhtë nëpërmjët intërnetit, më një

shumë prej 100 lekë. Sistemi i taksave online për dokumentimin dhe pagesat. Kuadri

ligjor i biznesit është në përputhje me legjislacionin e BE-së.

Duke u thelluar në pikën e fundit, hapësirën ligjore miqësore për biznes, duhet

theksuar që klima e biznesit dhe e investimeve shërben si bazë që u mundëson

kompanive të huaja dhe vendase, që të kryejnë biznes dhe të kërkojnë fitime në një

vend të caktuar. Qeveritë shpesh e shpërfillin rëndësinë e klimës së biznesit kur ftojnë

investimet e huaja të drejtpërdrejta. Ato priren të përqëndrohen në përmasat e tregut,

niveli i burimeve natyrore dhe kostot. Edhe pse këta faktorë janë të rëndësishëm,

klima e investimeve është një faktor vendimtar dhe nuk duhet nënvlerësuar.

Klima e investimeve mund të përkufizohet nga tre variabla komplekse:

Politikat makroekonomike si ato fiskale, monetare dhe politikat tregtare;

Qeverisja dhe institucionet

Infrastruktura

Klima e biznesit dhe e investimeve përbëhet jo vetëm nga niveli i taksave dhe

stimujve fiskale të disponueshme për bizneset. Komponentë të tjerë vendimtare janë

edhe stabiliteti politik, shteti i së drejtës, kushtet makroekonomike, perceptimet e

kopje

- 27 -

qeverisë dhe mjedisi rregullator. Lidhur me aspektin rregullator, Shqipëria ofron një

sërë lehtësirash dhe mbrojtje për investitorët. Kështu:

-Në vitin 1993, Shqipëria miratoi një kuadër ligjor në favor të investimeve të

huaja direkte, të cilat rrjedhimisht u përmirësuan.

- Ekonomia shqiptare është e hapur për të gjithë investitorët. Nuk kërkohet

autorizim paraprak për investimet. Si rregull, të gjithë sektorët janë të hapur për

investime të huaja. Ligji garanton trajtim të barabartë dhe të paanshëm. Investimet

nga investitorët e huaj dhe ata vendas lejohen sipas të njëjtave kushte.

-Nuk kërkohet autorizim paraprak për investitorët e huaj që duan të krijojnë

një kompani. Kuadri ligjor për investimet e huaja direkte në përgjithësi respekton

parimin e trajtimit kombëtar. Kufizimet për trajtimin kombëtar lindin për sektorë që

mbulohen nga kuadro të veçanta legjislative si p.sh.: prodhimi i armëve, transport i

brendshëm detar, peshkimi dhe shërbimet e noterisë dhe përmbarimit.

-Në Ligjin për Investimet e Huaja theksohet se investimet e huaja nuk mund të

nacionalizohen apo shpronësohen, me përjashtim të rasteve të përcaktuara nga ligji, si

edhe në ato raste kur e kërkon interesi publik. Në këto raste, proçedurat mund të

zhvillohen pa diskriminim dhe me një kompensim të barabartë me vlerën realë të

tregut.

- Investitorët në Shqipëri gëzojnë të drejtën e mbrojtjes gjyqësore të të drejtave

që lidhen me investimet e tyre. Palët në një mosmarrëveshje mund të bien dakord ta

paraqesin mosmarrëveshjen për t’u marrë në konsideratë nga një institucion

arbitrazhi. Në rast dështimi, investitorët e huaj gëzojnë të drejtën ta paraqesin çështjen

në një gjykatë shqiptare apo në Gjykatën e Arbitrazhit në Tiranë. Në rastin e një

mosmarrëveshjeje për shkak diskriminimi, transferimi të aktiveve apo shpronësimi

indirekt të një investimi të huaj nga qeveria, investitori mund ta dërgojë çështjen në

Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID).

Marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare kanë epërsi juridike mbi legjislacionin

vendas.

- Sipërmarrjeve me shumicë aksionerësh të huaj, që janë të regjistruara në

Shqipëri si persona juridik u lejohet të kenë në pronësi cdo lloj tokë/trualli, kështu që

shtetasit e huaj mund të blejnë tokë pa asnjë kufizim përmes kompanive që ata

krijojnë juridikisht në Shqipëri. Problemet mbetën me sistemin e kadastrës dhe atë të

pronësisë së titujve.

- Kompanitë që investojnë në Shqipëri gëzojnë të drejtën të punësojnë shtetas

të huaj. Fondet që lidhen me investimet mund të transferohen jashtë shtetit në një

monedhë të konvertueshme, të llogaritur sipas kursit të këmbimit në datën e

transfertës. Mund të këtë kufizim transfertash për mospagesë taksash apo për

mospërmbushje të detyrimeve dhe për vendime gjykate.

- Ndër vite në Shqipëri ka patur problem pronësie për shkak të disa palëve që

pretendonin pronësi për të njëjtin truall. Kjo është pranuar si një pengesë për

investimet e huaja direkte. Zgjidhja e ofruar është hartimi i një projekt-ligj të ri që

mbron dhe garanton investimet e investitorëve të huaj.

- Shqipëria ka në fuqi 37 marrëveshje dypalëshe për mbrojtjen dhe nxitjen reciproke

të investimeve.

Çfarë duhet thënë është se sigurimi i përmirësimeve të qëndrueshme në

mjedisin e biznesit është thelbësor jo vetëm për rritjen e konkurrueshmërisë së

Shqipërisë, por edhe për të arritur progres në axhendën e integrimit në BE. Shqipëria

ka ndërmarrë një program të gjerë reformash rregullatore, por implementimi vazhdon

të mbetet pas. Këto vonesa kontribuojnë në një nivel të lartë pasigurie në mjedisin e

kopje

- 28 -

biznesit (ndoshta të përkeqesuar edhe nga polarizimi i vazhdueshem politik) gjë e cila

në mënyrë domethënëse ul të ardhurat e investimeve private në Shqipëri.

Për të garantuar konkurueshmërinë maksimale të vendit dhe për ta bërë atë më

tërheqës për investitorët e huaj, janë parashikuar reforma të mëtejshme administrative,

fiskale dhe gjyqësore. Mjedisi në përgjithësi dhe politikat gjithëpërfshirëse duket se i

mbështesin këto objektiva. Ajo çfare duhet bërë nga qeveria është të hartohet dhe

zbatohet një program me instrumente specifike për të mbështetur një zhvillim të

bashkërenduar siç duhet të industrisë dhe eksporteve. Instrumentet që do të bëjnë të

mundur arritjen e objektivave mund të jenë:

• krjimi i lehtësive specifike të infrastrukturës si p.sh.: ngritja e parqeve industriale

apo inkubatorëve të biznesit;

• kombinim i parqeve industriale më lehtësi fiskale të ngjashme me ato të zonave të

lira;

• përdorimi i subvencioneve nga fondet publike për investime në teknologji novatore,

fonde mbështetëse për SME-të etj.;

• krjimin dhe/ose fuqizimin e rrjeteve konsultative/këshillimore apo informacionit

promocional bazuar mbi modele që janë provuar së janë të suksesshme për rritjen e

konkurueshmërisë dhe nxitjen e investimeve të huaja.

4. Analizë krahasimore e Shqipërisë me vendet e tjera të

rajonit (Evropa Juglindore)

Zeljko Bogetic, kryeekonomist dhe koordinator për politikat ekonomike për

Ballkanin Perëndimor, i Bankës Botërore, në Raportin e Rregullt Ekonomik 2013 për

gjashtë vendet e Europës Juglindore, nënvizon se: ”IHD në rajon janë tejet të

rëndësishme nga këndvështrimi i rritjes, vendeve të punës, aftësive teknike dhe rritjes

së nivelit teknologjik, pra është shumë mirë që vemë re një rikthim në shkallë të

madhe të IHD-ve në rajon. E thënë thjesht, vendet duhet të bëhen më produktivë, të

orientohen nga eksportet dhe të rrisin aftësinë konkurruese dhe një mënyrë për ta

arritur këtë është thithja e shoqërive tejet produktive, të orientuara nga eksportet dhe

kompetitive nga jashtë vendit.”

Fenomeni i IHD-ve është shumë i luhatshëm në vite. Gjatë viteve të fundit si

pasojë dhe e krizës globale, shumë nga vendet e Evropës Lindore, të cilat deri më tani

konsideroheshin si shumë tërheqëse ndaj investitorëve të huaj, kanë patur rënie

drastike të fluksit të IHD-ve. Shqipëria pavarësisht presionit të krizës së përgjithshme

ekonomiko – financiare që përfshiu tregjet ndërkombëtare, ka patur një rritje

progresive. Kështu pas 717 milion euro në vitin 2009, flukset e IHD-ve në 2010

shkuan në 793 milion euro, ndërsa në vitin 2011 u tërhoqën investime të huaja direkte

për 742 milion euro.

kopje

- 29 -

Tabela 4.1: Prurjet e IHD-ve: Bota, Evropa Juglindore dhe Shqipëria, 2005-2011 (në milionë

Euro)

Ekonomia

pritëse 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011

Bota 782,673 1,164,682 1,534,682 1,208,931 802,041 936,640 1,085,242

Europa

Juglindore 3,870 7,885 9,384 8,663 5,446 3,109 4,745

Shqipëria 213 259 481 665 717 793 742

Burimi: UNCTAD, WIR11 dhe Global Investment Trends Monitor No.8 dhe Banka e

Shqipërisë. *UNCTAD-i.

Në një raport më të fundit të Kombeve të Bashkuara, “Raporti Botëror i

Investimeve 2013”1, Shqipëria renditet bashkë me Kroacinë si vendet e rajonit që

kanë thithur më shumë investime të huaja. Para krizës ekonomike dhe financiare

vendet e Evropës Juglindore bënë një progres domethënës në tërheqjen e investimeve

të huaja, duke rezultuar me një rritje nga 2.1 miliardë dollarë në vitin 2002, në 13.3

miliardë në vitin 2008. “Kostoja e ulët e krahut të punës, aksesi i lehtë në tregjet

europiane dhe privatizimi i një sërë ndërrmarrjeve shtetërore u dhanë një rritje të lartë

investimeve të huaja direkte. Kroacia dhe Shqipëria ishin dy vendet që morën edhe

investimet më të mëdha në rajon”- thuhet në raportin e Kombeve të Bashkuara.

Në ndryshim nga shumë vende të rajonit, të cilat si pasojë e krizës pësuan

tkurrje të dukshme të investimeve, në Shqipëri nuk pati luhatje të mëdha dhe trendi

vazhdoi të ndiqej. Argumenti kyç që sjell raporti i Kombeve të Bashkuara për këtë

mbajtje të trendit është klima e biznesit dhe privatizimet. Ajo ç’ka e favorizoi

Shqipërinë në mbajtjen e ritmit është klima miqësore me biznesin dhe mundësitë që u

hapën nga privatizimi i ndërrmarrjeve të tjera shtetërore.

Gjithsesi nga një analizë krahasimore me vendet e Evropës Juglindore,

shohim se Shqipëria ka stokun relativ më të ulët të IHD-ve që nga viti 2008. Kjo

shpjegohet me faktin se investimet e huaja direkte në Shqipëri janë një fenomen i

kohëve të fundit dhe shumica e stokut është akumuluar vetëm në këto vite, krahasuar

me vendet e tjera që kanë pritur IHD për një periudhe më të gjatë kohe. Shqipëria ka

pasur gjithashtu një rritje ekonomike më të shpejtë se sa vendet e rajonit, gjë që ka

ulur magnitudën e indikatorëve të IHD-ve kundrejt PBB-s. Rrjedhimisht stoku relativ,

i cili matet në raport me PBB është më i ulët se ai i vendeve të Evropës Juglindore.

Tabela 4.2 Investimet e Huaja Direkte ndaj PBB (në %) në Shqipëri dhe Vendet e Rajonit

Rajoni/Vendi 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010

Shqipëri 11 12 15 23 22 29 37

Bosnjë dhe

Hercegovinë 28 28 33 44 39 45 43

Kroaci 31 33 56 77 45 57 57

Maqedoni 41 36 42 46 42 48 48

Mali i Zi - - - - 74 124 138

Serbi - - - - 35 44 47 Burimi Banka e Shqipërisë

1 http://www.unctad.org/ World Investment Report 2013 UNCTAD

kopje

- 30 -

Figure 1: Investimet e Huaja Direkte ndaj PBB (në %) në Shqipëri dhe Vendet e Rajonit

IHD ndaj PBB (%) ne Shqiperi dhe Vendet e Rajonit 2010

0

20

40

60

80

100

120

140

160

Shqiperi Bosnje dhe

Hercegovine

Kroaci Maqedoni Mali I Zi Serbi

Burimi Banka e Shqipërisë

Trendi pozitiv që kanë ndjekur investimet e huaja në Shqipëri është favorizuar

edhe nga hapat e ndërrmarra për të lehtësuar bizneset e reja. Procedurat e fillimit të

një biznesi në Shqipëri kanë patur një progres rritës në vite. E vendosur në një shkallë

krahasimore nga 1 tek 100, në renditjen e Të Bërit Biznes1, të Bankës Botërore, për

vitin 2013, ku 100 është pikëzimi maksimal për lehtësirat në të bërit biznes, në tabelën

e mëposhtme jepet ecuria e Shqipërisë në vite, krahasuar me vendet e rajonit.

Aktualisht Shqipëria renditet e dyta në rajon më 91.4 pikë, pas Maqedonisë më 97.8

pikë, duke lënë pas Malin e Zi, Serbinë, Kosovën dhe Bosnjë&Hercegovina.

Tabela 4.3:Renditja e vendeve të rajonit sipas DB 2004-2013

Ekonomia DB

2004

DB

2005

DB

2006

DB

2007

DB

2008

DB

2009

DB

2010

DB

2011

DB

2012

DB

2013

Shqipëria 64.9 68 68.2 69.7 69.5 82.8 88.3 88.4 88.6 91.4

Bosnia and

Herzegovina 44.6 58.9 59.8 60.5 61.7 60.6 62.7 63.5 68.7 71.4

Kosova .. .. .. .. .. .. 66.9 63.2 63.8 72.2

Maqedonia 63.5 63.7 60.4 74.2 82 87.1 93.7 95.7 95.7 97.8

Mali i Zi .. .. .. 72.9 73 73.8 79.5 87.2 89 89

Serbia 61.5 62.1 75.7 75.9 76.1 76.3 85.6 85.5 85.6 87.8 Burimi Banka Botërore

1 Banka Botërore dhe IFC, Raporti të bësh biznes, viti 2013,Profili Ekonomik i Shqipërisë (Uashington

D.C.: Banka Botërore, 2013

kopje

- 31 -

Sipas treguesve të të njejtit raport, i cili bën një klasifikim të 185 ekonomive

në mbarë botën, problemet më të cilat ndeshet Shqipëria në procesin e fillimit të një

biznesi vazhdojnë të mbeten ende të pazgjidhura në disa çështje. Kështu duke

krahasasuar problematikat që shfaqen gjatë vitit 2013 (Doing Business 2013) me ato

të vitit 2012 (Doing Business 2012), situata nuk ka patur ndryshime dhe për më tepër

përmirësime, madje në disa zëra siç janë pagimi i taksave, furnizimi me elektricitet,

regjistrimi i pronës kanë humbur nga pozicioni i një viti më parë. Përsa i përket

çështjes lidhur me Lejet e Ndërtimit, Shqipëria renditet e fundit në listë duke qenë

kështu dhe e fundit në rajon lidhur me të.

Tabela 4.4: Shqipëria sipas treguesve te DB 2012 dhe 2013

Çështjet DB 2013 DB 2012 Ndryshimi në renditje

Fillimi i Biznesit 62 60 -2

Çështje lidhur me Lejet e

Ndërtimit 185 185 s'ka ndryshim

Furnizimi me elektricitet 154 151 -3

Regjistrimi i pronave 121 119 -2

Marrja e kredive 23 23 s'ka ndryshim

Mbrojtja e investitorëve 17 16 -1

Pagimi i taksave 160 155 -5

Tregtia me Jashtë 79 78 -1

Zbatimi i Kontratave 85 85 s'ka ndryshim

Zgjidhja e Paaftësisë paguese 66 65 -1 Burimi Banka Botërore

Figurë 2: Shqipëria sipas treguesve të “Të Bërit Biznes 2013”

Burimi Banka Botërore

kopje

- 32 -

Sipas analizës së bërë nga Banka Botërore në një raport1, ajo çfarë vihet re për

të gjashta vendet e rajonit: Shqipëria, Bosnja& Hercegovina, Kosova, Maqedonia,

Mali i Zi dhe Serbia (EJL6), është që reçesioni nëpërmjet të cilit po kalon Eurozona

ka patur një ndikim negativ si në kërkesën e jashtme ashtu dhe në investimet e huaja

direkte në të gjitha këto vende. Sipas parashikimeve të ekspertëve, megjithëse kushtet

globale ekonomike dhe financiare kanë vazhduar të përmirësohen, Eurozona pritet të

mbetet në reçesion në 2013 (me –0.6 për qind rritje). PBB globale tani parashikohet të

zgjerohet më 2.2 për qind në 2013, 3.0 për qind në 2014 dhe 3.3 për qind në 2015.

Rritja ekonomike në 2013, mendohet të variojë nga 1.2 për qind (për vendet më të

ardhura të larta) në 5.1 për qind ( për vendet më të ardhura të ulëta dhe të mesme).

Brenda këtij konteksti, rajoni i EJL6 parashikohet të rritet më 1.7 për qind në

2013, duke sinjalizuar fundin e reçesionit të dyfishtë të vitit 2012. Megjithëse rritja në

përgjithësi do të jëtë e brishtë, ajo do të jetë pozitive në të gjashtë vendet. Shqipëria

pritet të rritet me rreth 1.8 për qind, e mbështetur nga një performancë e qëndrueshme

e eksporteve. Kosova pritet të ketë rritjen më të lartë (3.1 për qind), falë investimeve

të mëdha publike dhe një fluksi të konsiderueshëm remitancash. E dyta vjen Serbia,

me rritjen e parashikuar në 2 për qind, pjesërisht prej efektit bazë nga reçesioni i vitit

të kaluar. Meqenëse përbën 45 për qind të ekonomisë së rajonit, rritja në Serbi është

thelbësore për performancën e rajonit. Serbia pritet të përfitojë nga rritja e IHD,

performanca e qendrueshme e FIAT-it, dhe normalizimi i prodhimit bujqësor, i cili ra

pothuajse 20 për qind në 2012; gjithashtu edhe më shumë IHD mund të priten me

rritjen e besimit të investitorëve bazuar në mundësinë e hapjes së negociatave për

hyrjen në BE gjatë këtij viti. Rritja ekonomike e Maqedonisë pritet të jetë e moderuar

dhe do të vijë kryesisht prej IHD-ve, eksporteve dhe investimeve publike. Rritje

modeste pritet në Malin e Zi, pjesërisht për shkak të rimëkëmbjës së energjisë

elektrike dhe bujqësisë por kryesisht e diktuar nga turizmi. Në Bosnjë dhe

Hercegovinë rritja ka të ngjarë të jetë e vakët këtë vit; parashikimi është vetëm 0.5

për qind. Shumë çështje të lidhura më mjedisin e biznesit në këtë vend do të

vazhdojnë të kufizojnë flukset e IHD, si dhe perspektivat për zgjerim të bizneseve

vendase.

Raporti I BB argumenton se kundrejt kësaj rritjeje të brishtë, përpjekjet e EJL6

për të reformuar fushat strukturore duhet të intensifikohen. Problemet më të cilat

përballen ekonomitë e këtyre vendeve përgjithësisht janë të ngjashme dhe kanë të

bëjnë kryesisht me:

- Konsolidimin fiskal, që duhet të jetë më i lehtë tani që perspektiva e

prodhimit dhe të ardhurave po përmirësohet.

- Klima e investimeve duhet të përmirësohet në mënyrë të

konsiderueshme,veçanërisht në fushat kryesore ku ka dobësi: lejet e

ndërtimit, liçencat, barrierat ndaj sipërmarrjes, aftësive dhe mjeshtrive,

infrastruktura.

Në drejtim të klimës së biznesit një hap të konsiderueshëm përpara ka bërë

Maqedonia e cila sipas treguesve të Të Bërit Biznes vazhdon të këtë klimën më të

favorshme të investimeve në rajon.

1 Banka Botërore,”Raporti i Rregullt Ekonomik per Evropen Juglindore” 2013

kopje

- 33 -

5. Efektet e IHD-ve në Shqipëri

5.1 Ecuria e IHD-ve, vështrim i përgjithshëm

Në vitin 2012, Shqipëria u ri-klasifikua nga një vend me të ardhura të larta- të

mesme, në një vend më të ardhura të ulëta- të mesme.1. Shqipëria ka një ekonomi të

vogël në të cilin GNI për frymë ishtë 3,980 USD në vitin 2011. Popullsia totale është

3.21 milion, 46.6% e së cilës përbëhet nga popullsia rurale. Rritja vjetore e popullsisë

është 0.36%.

Sipas raportit të EBRD, Shqipëria është një nga ekonomitë e pakëta në

tranzicion që e kanë përballuar krizën mirë dhe arsyeshëm deri tani, dhe kjo

pjesërisht sepse ekonomia është më pak e integruar me tregjet globale sesa ekonomitë

e tjera. Rritja e GDP (PBB) në vitet 2004 – 2008 ishte rreth 6%, në vitin 2009 arriti në

3.3% dhe në 2011 pati një ulje të mëtejshme duke arritur në 3%. Sektori prodhues

(manufacturing) zë rreth 19% të GDP dhe ka ruajtur të njëjtat pozita.2

Shqipëria është një vend interesant për thithjen e IHD-ve në Ballkanin

Perëndimor. Përmirësimi i dukshëm i infrastrukturës së rrugëve, elektricitetit dhe

furnizimit me ujë, përmirësime e mëdha në shërbimet publike si dhe iniciativat e mire

të markëtingut kanë tërhequr investitorë kryesisht në fushat e energjisë,

hidrokarbureve, në infrastrukturë si edhe në fushën e shitjeve me pakicë dhe në

industrinë financiare. Sektorët që kanë përthithur më shumë IHD janë edhe ata më

rëndësishmit si psh:

Në sektorin e energjisë; Nëpërmjet projekteve konçesionare që kanë si qëllim

rritjen e prodhimit të energjisë elektrike si dhe diversifikimin e burimeve energjetike

për energjitë e rinovueshme. Gjithashtu, Shqipëria po lëviz drejt tregut rajonal të

energjisë dhe në linjat rajonale të interkoneksionit (linja Tiranë-Prishtinë apo shtrimi i

kabllove nënujore me Italinë).

Në sektorin minerar; janë disa kompani të huaja që operojnë në nxjerrjen e

mineralit të kromit dhe të përpunimit industrial të tij. Gjithashtu në nxjerrjen e

mineralit të bakrit dhe të përpunimit industrial. (Kurum Holding)

Në industrinë e naftës; janë nënshkruar marrëveshje për zbulimin dhe

prodhimin e naftës dhe gazit me disa kompani ndërkombëtare. (Bankers Petrolium

Ltd). Gjithashtu investime të mëdha janë realizuar në industrinë e çimentos me

prezencën e kompanive të huaja (Titan, Colacem).

Edhe zhvillimi i infrastrukturës së vendit ka tërhequr investitorë të huaj, të

shumtë. Aeroporti "Nënë Tereza", Rruga e Kombit, plani i rregullimit të Portit Durrës,

etj., janë projekte të rëndësishme të realizuara e që vazhdojnë të realizohen nëpërmjet

konçensioneve të dhëna kompanive të huaja.

Telekomunikacioni është zhvilluar kryesisht nëpërmjet privatizimit,

investimeve pasuese të bëra nga investitorët e huaj dhe në një farë mase edhe nga

investimet vendase. Prezenca e kompanive të huaja (operatoret Vofafon dhe AMC) ka

1 World Bank countries classification list 2012, http://www.gfmag.com/tools/global-

database/economic-data/12066-countries-by-income-group.html#axzz2eZYkIi7Y

2 Stepjan Tanic,FAO Regional Offi ce for Europe and Central Asia Eastern Europe and Central Asia

Agroindustry Development Country Brief, ALBANIA, pg.7, 2012

kopje

- 34 -

bërë që të rritet konkurrenca në treg, duke ofruar shërbime cilësore më të mira, me

kosto të ulët dhe të krahasueshme me rajonin.

Industria e shërbimeve financiare ka bërë ndryshime rrënjësore në sajë të

zhvillimit të IHD-ve. Ky sektor mund të konsiderohët lider në tërheqjen e tyre.

Privatizimi, pothuajse i të gjithë industrisë bankare nga bankat e huaja dhe investitorët

e huaj ka rezultuar në një fluks të madh kapitali.

IHD-të në shifra

Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri janë një fenomen i kohëvë të fundit

krahasuar kjo më vendet e tjera të rajonit. Megjithatë, ato kanë patur një ecuri rritëse

të qëndrueshme. Në vitin 2007, investimet e huaja direkte në Shqipëri ishin 659

milionë dollarë dhe trendi rritës ka vazhduar edhe në vitin 2008, kur investimet arritën

në 974 milionë dollarë, dhe në vitin 2009 me 996 milionë dollarë. Viti më i mirë për

investimet e huaja ishtë viti 2010, kur ato arritën plot 1.05 miliardë dollarë, ndërsa viti

2011 do të shënonte një rënie të lehtë në 1.03 miliardë dollarë dhe në fund viti 2012,

me një nivel investimesh 957 milionë dollarë.1

Figurë 3:: Investimet e Huaja Direkte 2007-2012 (milion $)

Burimi BSH

Në vitin 2009, stoku i IHD-ve hyrëse në Shqipëri arriti në afërsisht 2.7

miliardë euro, ndërsa stoku i IHD-ve dalëse vetëm në 131 milion euro. Ndërsa në fund

të vitit 2011, stoku i investimeve të huaja direkte u vlerësua në rreth 3,036.6 milionë

euro, rreth 13.9% më i lartë krahasuar më nivelin e regjistruar në vitin 2010.

Ecuria pozitive në stokun e IHD-ve në vend pasqyron preferencën e

investitorëve të huaj për vendin tonë në kushtet e kostove të prodhimit më të ulëta dhe

1http://www.unctad.org/ World Investment Report 2013 UNCTAD

kopje

- 35 -

marzheve të fitimit potencialisht më të larta. Në dy vitet e fundit, privatizimet kanë

luajtur një rol modest në rritjen e IHD-ve duke qenë tregues i një interesi të

investitorëve të huaj për vendin tonë.

Sektorët më të rëndësishëm që kontribuan në vlerën e IHD-ve, janë sektori i

industrisë, ai i energjisë, sektori financiar dhe telekomunikacioni.1 Sektori industrial

(duke përfshirë prodhimin dhe minierat) vlerëson pothuaj 50% të fluksit të IHD për

vitin 2010 dhe 2011, së bashku me minierat dhe industrinë mekanike, që

konsiderohen sektorët kryesor në thithjen e investimeve. Disa industri me intensitet

punësimi, siç janë industria e veshjeve dhe këpucëve kanë tërhequr një numër të madh

projektesh por më sasi modeste kapitali.

Sipas Raportit të Zhvillimit Industrial të UNIDO2, Shqipëria konsiderohet si

vend me rëndësi të ulët prodhuese dhe një rëndësi të mesme bujqësore.

Raporti i fluksit të IHD kundrejt PBB-s është rritur në mënyrë të

konsiderueshme. Në vitin 2011 ai arriti në 8,1% kundrejt 3,6% që ishte në vitin 2006.

5.2 Origjina e IHD-ve, shpërndarja sipas sektorëve

1. Stoku i IHD-ve në Shqipëri sipas formës

Të dhënat për stokun e IHD-ve regjistrohen në dy forma:

- kapital aksioner dhe fitime të ri-investuara (të kombinuara)

- kapital tjetër (kryesisht huatë brenda kompanisë).

Zëri “kapital aksioner dhe fitime të ri-investuara” përbën edhe pjesën më të

madhe të stokut të IHD-ve në Shqipëri – 97% në fund të vitit 2009, nga këto fluksi i

IHD-ve në formën e kapitalit aksioner përbën afërsisht 70% të totalit. Stoku i

investimeve direkte dalëse gjithashtu përbëhej kryesisht nga “kapital aksioner dhe

fitime të ri-investuara”. Fitimet e ri-investuara përbëjnë një përqindje më të vogël,

ndonëse në rritje, ndërsa pjesa e ”kapitalit tjetër” (që kryesisht janë huatë brenda

kompanive) është pothuajse e papërfillshme.

Fitimet e ri-investuara përfaqësojnë një komponent që po rritet, me rritjen nga viti

në vit të IHD-ve në Shqipëri. Për vitin 2009, ato u vlerësuan të ishin 222 milion euro,

pra 50 milion euro më shumë nga viti 2008.

Tendenca pozitive flet për produktivitetin e investimeve të huaja direkte dhe

vendimin e investitorëve për t’u sjellë fitime sipërmarrjeve të tyre në vend. Kjo është

një përqindje shumë e lartë sipas krahasimeve ndërkombëtare dhe përbën një tjetër

karakteristike të sjelljes së investitorëve në fazat fillestare të projekteve të

investimeve.

1 Albania 2011 Progress Report, European Commission

http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2011/package/al_rapport_2011_en.pdf

2 http://www.unctad.org/ World Investment Report 2009 UNCTAD

kopje

- 36 -

Kapitali tjetër - Huatë brenda kompanive në përgjithësi demonstrojnë luhatje të

mëdha nga viti në vit dhe kjo jo vetëm në Shqipëri. Fluksi i kredive për filialet e huaja

në Shqipëri për herë të parë ishte negativ në vitin 2009, deri në masën prej afërsisht

40 milion euro. Arësyet për këtë nuk janë të qarta, por përvoja është e ngjashme me

atë të disa vendeve të tjera të rajonit në kuadrin e krizës financiare. Një nga

shpjëgimet mund të jetë që bankat e huaja dhe investitorë të tjerë tërhoqën disa prej

kredive që kishin ofruar më herët. Në disa rastë filialet (në gjendjë) në vendin pritës

ka ndodhur që u kanë dhënë kredi kompanive mëma, të cilat mund të jenë prekur

rëndë nga kriza financiare. Këtu mund të përmendim rastin e ndërrmarrjeve të

investimeve të huaja në sektorin e telekomunikacionit që ishin aktivë në dhenien e

huave direkte investitorëve të tyre (si p.sh.: AMC-ja i dha kredi kompanisë mëmë).

Kjo përbërje e IHD-ve është një karakteristikë për vendet në fazat e para të

përfitimit të investimeve të huaja direkte; në vende ku kjo pjesë është më e maturuar

rëndësia e kapitalit tjetër është zakonisht më e madhe. Duke mbajtur në konsideratë së

shumica e projekteve të investimeve në Shqipëri janë të reja, një numër investitorësh

po sjellin kapitale të reja në vend.

Tabelë 5.1: Shqipëria: përbërja e prurjeve të IHD-se, sipas formës, 2006–2011 (milionë euro)

Komponentët 2006 2007 2008 2009 2010 2011

IHD –Total 259 481 665 717 793 742

Kapital aksioner 199 487 420 516 600 755

Fitime te ri-

investuara 0 0 182 229 186 64

Kapital tjeter 60 -6 63 -27 7 -77

Burimi BSH

Figurë 4 :Shqipëria: përbërja e prurjeve të IHD-se, sipas formës, 2006 – 2011 (milionë

euro)

Burimi BSH

-200

-100

0

100

200

300

400

500

600

700

800

900

2006 2007 2008 2009 2010 2011

IHD-Total Kapital aksioner Fitime te ri-investuara Kapital tjetër

kopje

- 37 -

2. Stoku i IHD-ve në Shqipëri sipas aktiviteteve kryesore ekonomike

Numri i kompanive të huaja dhe atyre joint-venture sipas INSTAT, në fund të vitit

2011, numëron deri në 3572 ndërrmarrje, që përfaqësojnë 3,2% të numrit total të

ndërrmarrjeve aktive në vend.

Një ndarje e këtyre ndërrmarrjeve të huaja sipas sektorëve ekonomik është; 32%

në sektorin e tregtisë, 25% në shërbime, 23% në industri, 11% në ndërtim, 6% në

transport dhe komunikacion, 3% në hotele, kafe dhe restorante dhe 1% në bujqësi dhe

peshkim.

Në disa aktivitete, degët e kompanive të huaja përbëjnë pjesën më të madhe të

këtyre kompanive, p.sh. më shumë se gjysma e tyre operon në nxjerrjen e naftës, më

shumë se një e treta e tyre në sektor ndihmës për prodhimin e pajisjeve të transportit,

produkte elektrike dhe makineri, për naftën, gazin dhe energjinë. Këto janë aktivitete

me investime të larta kapitale, ku SME-t me pronësi lokale janë të rralla. Ndërsa në

aktivitete të tjera, siç është tregtia me pakicë, hotele dhe restorante, prania e SME-ve

lokale është mbizoteruese në numër.1(METE)

Në ndarjen e IHD-e sipas aktivitetit ekonomik, vihet re një përqëndrim i lartë i

investimeve në sektorin e shërbimeve. Ato zënë përqindjen më të madhe të stokut të

IHD-ve. Ky fakt vlerësohet të jëtë i lidhur dhe me privatizimet që kanë karakterizuar

këtë sektor përgjatë viteve.2 Privatizimi, pothuajse i të gjithë industrisë bankare nga

bankat dhe investitorët e huaj ka rezultuar në një fluks të madh kapitali përmes të cilit

bankat janë ristrukturuar dhe kanë zgjeruar aktivitetin e kredisë .

Të dhënat më të fundit për vitin 2011 tregojnë së sektorët më tërheqës dhe që kanë

thithur pjesën më të madhe të IHD-vë janë: “Ndërmjetësimi monetar dhe financiar”

dhe “Industria nxjerresë” më përkatësisht 23.1% dhe 20.8% ndaj totalit të stokut.

Gjatë vitit 2011 vihet re një rishpërndarje e IHD-ve sipas sektorëve të ekonomisë, një

diversifikim më i madh i portofolit të IHD-ve dhe orientim multidimensional i tyre.

Ndër vite, ”Ndërmjetësimi monetar dhe financiar” ka përfaqësuar sektorin me peshën

më të madhe në stokun ë IHD-vë deri në vitin 2011. Mëgjithatë, vihet rë një rënie

progresive e peshës së këtij sektori në favor të sektorëvë të tjerë të ekonomisë, nga

32.1% në vitin 2007 në rreth 23.1% në vitin 2011.

Ndryshimi më i qënësishëm vihet re në rritjen e peshës së sektorit të “Industrisë

nxjerrëse” nga 12.2% në vitin 2010 në 20.8% në vitin 2011. Peshën kryesore në këtë

sektor e luajti industria nxjerrëse e mineraleve energjetikë (88.6%) dhe atyre

joenergjetikë (11.4%). Orientimi i investimeve të huaja direkte drejt burimeve

natyrore mbështeti zgjerimin e eksporteve të vendit tonë për këto produkte duke

kontribuar pozitivisht në përmirësimin e pozicionit të jashtëm të ekonomisë.

Një ndarje e detajuar e stokut të IHD-ve në sektorin e prodhimit, nxjerr në

evidencë dominimin në kapital të industrive. Dega prodhuese me stokun më të lartë të

IHD-ve, është prodhimi i produkteve minerarë jo-metalikë (materialet e ndërtimit).

Ajo pasohet nga produktet e naftës, të bazuara në burimet lokale natyrore. Objektiv i

rëndësishëm investimi është prodhimi i metaleve bazike të fabrikuara, duke

1 METE –Draft Strategy BI 2013

2 METE http://www.mete.gov.al/index.php?idr=19&idm=989&lang=1&mod=1, politikat, mbeshtetja e

konkurrueshmerise, politikat e nderrmarra

kopje

- 38 -

shfrytëzuar mineralin e vendit. Shumica e investimeve të huaja direkte është në

industrinë e rëndë bazë (materiale ndërtimi, metale), ndërsa pjesa më e sofistikuar e

prodhimit mungon jo vetëm në sektorin e ndërrmarrjeve të huaja, por edhe në atë

vendas. Përqindjet e ulëta të kapitalit të huaj në vlerën e shtuar, si edhe në stokun e

investimeve të huaja direkte në sektorët më të sofistikuar flasin për të njëjtën

tendencë, pra, nevojën për tërheqjën e investitorëve të huaj. Aktualisht ekzistojnë dy

aktivitete të tilla me një prani të rëndësishme të investimeve të huaja: prodhimi i

makinerive elektrike dhe i mjeteve të transportit, të ndryshme nga automjetet.

Industritë “high-tech”, si prodhimi i makinerive elektronike, apo automjete pothuaj

mungojnë jo vetëm si objektiva investimi, por gjithashtu në tërë ekonominë e vendit.

Sektori i ndërtimit, me 15% të stokut të IHD-ve hyrëse në 2008 ishtë pothuajse po aq i

rëndësishëm sa manifaktura. Lulëzimi i ndërtimit i financuar kryesisht nga të ardhurat

e emigracionit (remitancat) çoi në një lulëzim të ndërtimeve rezidenciale (të

banesave) gjatë periudhës midis viteve 2004-2008.1

Tjetër industri me investime relativisht të larta është prodhimi i ushqimeve dhe

pijeve. Ajo bazohet si në importin ashtu dhe sigurimin e lëndëvë të para në vend. 16%

e stokut të IHD-ve në sektorin prodhues është investuar në tekstile dhe lëkurë, të cilat

janë aktivitete intensive nga pikëpamja e punësimit dhe më potëncialet për eksport.

Industria përpunuese vlerësohet të mos këtë thithur investime të huaja për vitin

2011. Pesha e saj në stokun ë IHD-ve mbeti pothuajse ë pandryshuar krahasuar më një

vit më parë (15.6%). “Prodhimi dhe shpërndarja e energjisë elektrike, e gazit, e avullit

dhe e ujit të ngrohtë” dhe “Pasuritë e patundshme, dhënia me qira, informatika, puna

kërkimore shkencore, të tjera aktivitete profesionale” gjithashtu kanë rritur peshën e

tyre në stokun total të IHD-ve gjatë vitit 2011.

Potencialet turistike të vendit tonë ende nuk janë eksploruar nga investitorët e

huaj. “Hoteleri dhe turizëm” përveçse zë një peshë të ulët në stokun e investimeve, ka

ndjekur dhe një trajektore rënëse në tre vitet e fundit. Pavarësisht potencialit të mirë

natyror për tërheqjën e turizimit, industria e hotelerisë dhe restoranteve zë vetëm 1%

të stokut të IHD-ve.

Dhënia me qera e pronavë të paluajtshme dhe shërbime të tjera biznesi janë

gjithashtu të nën-përfaqësuara në kuadrin e stokut të IHD-ve të vendit, në krahasim

me vende më të zhvilluara, por gjithësesi zënë një përqindje më të lartë sesa në disa

vende të tjera të rajonit. Për më tëpër, shumë pak investime ka në shërbimet juridike

dhe të konsulencës, prania e të cilave do të ishte e nevojshme për investitorët.

Investimet e huaja direkte në këto shërbime mund të zgjerohen teksa rritet edhe

kërkesa për to.

Sektori i bujqësisë mbetet shumë i rëndësishëm dhe dominohet nga ferma të vogla

dhe toka shumë të fragmentuara. Bujqësia ka kontribuar më 19.4 përqind të vlerës së

shtuar të GDP (PBB) dhe ka punësuar 41 përqind të fuqisë punëtore në vitin 2011.

Mëgjithatë, ekonomia mbetet mjaft e varur nga importi përsa i përket ushqimit dhe

përpunimit bujqësor për shkak të produktivitetit të ulët bujqësor. Kontributi publik në

bujqësi dhe në industrinë bujqësore ka qenë vazhdimisht mjaft i kufizuar, rreth 1-1.5

përqind e buxhetit ose edhe më pak në lidhje me GDP (PBB). Në përgjithësi,

investimet në bujqësi janë financuar nëpërmjet huave dhe granteve të huaja. Është

vlërësuar së një pjesë e madhe e investimeve në shkallë të gjerë në bujqësi dhe në

sektorin e përpunimit bujqësor nuk janë marrë në konsideratë nga investuesit e huaj

1 UNCTAD, PNUD Raporti i Investimeve te Huaja Direkte ne Shqiperi 2010

kopje

- 39 -

apo edhe ata vendas, kryesisht për shkak të mungesës së infrastrukturës.1 Një nga

pikat e forta të këtij sektori e ku duhet punuar për tërheqjen e IHD-ve është fakti se

shumica e produkteve bujqësore nuk kanë shtesa artificial dhe pesticide, gjë që e

vendos vendin në një pozitë premtuese për t’u bërë një prodhues i rëndësishëm dhe

eksportues i ushqimeve organike cilësore. Disa nën-sektorë bujqësor me një potencial

të lartë eksporti dhe mundësi të mëdha investimi janë: Bimët mjekësore dhe barërat,

perimet, prodhimet e konservuara si ullinjtë dhe vaji i ullirit, peshku i freskët dhe i

përpunuar.

Tabelë 5.2 : Investimet e Huaja Direkte Sipas Sektorëve (milionë euro)

Sektori 2006 2007 2008 2009 2010 2011

Agrikulturë, gjueti dhe peshkim 2 2 -54 -9 0 0

Ndërtim 8 51 147 19 44 0

Industri 69 56 369 300 394 351

Energji elektrike dhe gaz 0 4 2 143 88 103

Telekomunikim 62 196 -61 84 97 67

Ndërmjetësim financiar 30 136 167 120 138 110

Shpërndarje dhe shërbime të tjera 88 25 95 59 33 111

Totali 259 470 665 716 794 742 Burimi: Banka e Shqipërisë

Tabelë 5.3: Investimet e Huaja Direkte Sipas Sektorëve (në %)

Sektori 2006 2007 2008 2009 2010 2011

Agrikulturë, gjueti dhe peshkim 1% 0% -8% -1% 0% 0%

Ndërtim 3% 11% 22% 3% 6% 0%

Industri 27% 12% 55% 42% 50% 47%

Energji elektrike dhe gaz 0% 1% 0% 20% 11% 14%

Telekomunikim 24% 42% -9% 12% 12% 9%

Ndërmjetesim financiar 12% 29% 25% 17% 17% 15%

Shpërndarje dhe shërbime të tjera 34% 5% 14% 8% 4% 15%

Totali 100% 100% 100% 100% 100% 100% Burimi: Banka e Shqipërisë

1 KPMG (2011) Invest in Albania. Albania Sh.p.k.

kopje

- 40 -

Figurë 5 : Stoku i IHD sipas sektorëve ekonomikë

Burimi: Banka e Shqipërisë

3. Stoku i IHD-ve në Shqipëri, sipas vendit investues

Struktura e stokut të IHD-ve sipas vendeve të origjinës gjatë përiudhes 2007 –

2011 paraqet ndryshimë të ndjeshmë nga viti në vit. Siç ndodh zakonisht me vendet e

vogla, Shqipëria merr një pjesë jashtëzakonisht të lartë të investimeve të saj të huaja

direkte nga vendet fqinjë.

Kështu në 2010 Greqia rënditet e para më 27%, Italia në vendin e dytë me

15%, e treta Austria me 14%, e pasuar nga Kanada dhe Turqia me 11% (grafiku).

Në vitin 2007, investimet e huaja direkte me origjinë greke përfaqësonin rreth 28.5%

të stokut total të IHD-ve në vend. Vendin e dytë për nga pesha e zinin investimet me

origjinë italiane, me rreth 12.0% në të njëjtën periudhe. Më fillimin e krizës

ekonomike dhe financiare dhe intensifikimin e krizës së borxhit në Greqi, vihet re një

renie progresive e peshës së këtij vendi në stokun total të investimeve të huaja. Nga

viti 2007 deri në vitin 2011, pesha e IHD-vë nga Greqia shënoi rënie me rreth 11.2

përqind, duke përfaqësuar në vitin 2011 rreth 17.3% ndaj stokut total të IHD-ve. Kjo

shpjegohet dhe me faktin që investimet greke janë të fokusuara në telekomunikacion

dhe ndërmjetesim financiar, ku stoku i kapitalit ka pësuar rënië.

Vendi i dytë, si burim IHD është Italia me 15% të stokut të IHD për vitin

2010, duke shtuar me 3% pozicionin e saj në tre vite. Investimet me origjinë italiane,

Investimet e Huaja Direkte Sipas Sektoreve 2011

Ndertim 0%

Industri 47%

Energji elektrike dhe gaz 14%

Telekomunikim 9%

Ndermjetesim financiar

15%

Shperndarje dhe sherbime te tjera

15%

Agrikulture, gjueti dhe peshkim 0%

kopje

- 41 -

pas një rritjeje të peshës së tyre më rreth 3.6 përqind gjatë vitit 2008, kanë ruajtur

pothuajse të njëjtën peshë në vitin 2009 (mesatarisht 15.5% në periudhën 2008 -

2009). Gjatë viteve 2010 dhe 2011 vihet re një rënie e stokut të investimeve me

origjinë italiane në nivelet e parakrizës ekonomiko – financiare. Për vitin 2011,

investimet me origjinë italiane përfaqësuan vetëm 12.3% të stokut total të IHD-ve.

Investimet me origjinë italiane janë të fokusuara kryesisht në sektorët prodhues dhe

ndërtim. Gjithashtu ato janë të pranishme në sektorin e shërbimeve, kryesisht në

sektorin financiar. Një dukuri e veçantë ë investimeve italiane është se ato

përfaqësohen me ndërrmarrje të vogla dhe të mesme.

Austria është vendi i tretë si burim investimesh me 14% në vitin 2010, duke u

rritur me 6 përqind që nga vitit 2007. Pothuaj të gjithë investimet austriake janë në

sektorin bankar (kryesisht si rezultat i blerjes së Bankës Shqiptare të Kursimeve nga

Banka Raiffeisen International) si dhe në industrinë e hidrocentraleve elektrike.

Kanadaja renditet në vendin e katërt si investitor për vitin 2010, pjesërisht me

Bankers Petroleum Ltd, një kompani kanadeze në fushën e eksplorimit të naftës dhe

gazit.

Turqia mban rreth 11 përqind të totalit të kapitalit të huaj, ku pjesën më të

rëndësishme e luan privatizimi i një sektori të rëndësishëm në ekonominë shqiptare,

atij të telekomunikacionit (privatizimi i Albtelekom-it), pasuar më vonë me

telekomunikacionin privat të kompanisë celulare.

Tabelë 5.4: Investimet e Huaja Direkte Sipas Origjinës (në %)

Rajoni/Vendi 2005 2006 2007 2008 2009 2010

Austri 5 9 8 9 10 14

Gjermani 3 3 3 3 3 3

Greqi 55 53 42 34 30 27

Itali 12 11 12 16 16 15

SHBA 4 4 4 4 2 1

Liban 3 2 2 2 2 1

Turqi 6 6 8 9 10 11

Të tjera 12 12 21 23 27 28 Burimi; Banka e Shqipërisë, 2010

kopje

- 42 -

Figurë 6: Investimet e Huaja Direkte Sipas Origjinës (në %)

IHD sipas origjinës 2010

Austri

14%

Gjermani

3%

Greqi

27%

Itali

15%

Turqi

11%

Të tjera

28%

SHBA

1%

Liban

1%

Austri

Gjermani

Greqi

Itali

SHBA

Liban

Turqi

Të tjera

Burimi; Banka e Shqipërisë, 2010

5.3 Efektet e IHD në ekonominë shqiptarë

5.3.1 Efekte të përgjithshme të IHD-ve

IHD-të krijojnë efekte si në vendet pritëse ashtu dhe në ato investuese. Në

teori më gjerësisht studiohen efektet në vendet pritëse si për nga shumëllojshmëria

ashtu dhe për nga rëndësia që kanë në ekonominë e këtyre vendeve. Efektet pozitive

të IHD-ve në vendet pritëse janë përgjithësisht të larta, por përfitimi real prej tyre nuk

realizohet automatikisht. Duhet të plotësohen disa kushte që një efekt pozitiv të

materializohet. Duket se këto kushte plotësohen më lehtë në një vend të zhvilluar

kundrejt një vendi në zhvillim.1 Nisur dhe nga fakti që Shqipëria është kryesisht një

vend thithës i investimeve të huaja, më poshtë do të analizohen efektet që ato sjellin

në ekonomitë pritëse dhe më pas më konkretisht në ekonominë shqiptare.

“Kur analizohen efektet e IHD-së në ekonomitë pritëse, ndodh shpesh të bëhet

dallimi mes dy grupeve të gjera efektesh, konkretisht efektet direkte dhe efekte

indirekte” (Blomstrom, 1989). Efektet direkte, sipas Blomström mund të ndikojnë:

1. në fuqinë punetore vendase, duke shtuar më shumë mundësi punësimi

dhe pagesa më të larta;

2. mbi konsumatorët në formën e çmimeve më të ulëta;

1 Moosa Imaad A. “FDI, Theory, evidence and practice”, pg. 5, Palgrave, 2002

kopje

- 43 -

3. mbi qeveritë nëpërmjet të ardhurave më të larta nga taksat.

Brenda një vendi pritës, firmat me pronësi të huaj zakonisht paguajnë rroga më

të larta se ato vendase. Nuk ndodh gjithmonë që ato të shkaktojnë rritjen e rrogave

edhe në firmat vendase, por prania e tyre përgjithësisht e rrit nivelin e pagave në

vendin pritës.

Efektet indirekte janë efektet e jashtme që ndryshe janë quajtur “rrjedhje”

(spillovers). Termi “rrjedhje” përkufizon efektet indirekte, të gjeneruara nga prania e

kompanive të huaja, në strukturën industriale të vendit pritës dhe në ecurinë e firmave

vendase.

Këto u shtjelluan më tej e u grupuan në “rrjedhje të produktivitetit” dhe

“rrjedhje të hyrjes në treg”, nga Blomström dhe Kokko (1998).

Sipas kësaj ndarjeje “rrjedhje të produktivitetit” krijohet kur:

një firmë vendase përmirëson produktivitetin e vet duke kopjuar disa

teknologji të përdorura nga dega e ndërrmarrjes shumëkombëshe që

operon në tregun vendas;

hyrja e një filiali të ri çon në rritje të kokurrëncës në ekonominë

pritëse dhe i detyron firmat vendase të përdorin më me efikasitet

burimet dhe teknologjinë e tyre ekzistuese;

vetë firmat vendase, të detyruara nga rritja e konkurrencës, fillojnë të

kërkojnë për teknologji të reja më efikase.

“Rrjedhje të hyrjes në treg”, ka në rastet kur:

firmat vendase bëhen më të afta të administrojnë vetë të gjitha aspektet

komplekse të trupëzimit të kostove (marketingun, shpërndarjen dhe

mirëmbajtjen), të detyruara nga prania e ndërrmarrjes shumëkombëshë.

Kjo mund të ndodhë sepse firmat vendase mund të jenë nënkontraktorë

ose furnizuese të ndërrmarrjes shumëkombëshe, dhe mësohen të bëjnë

punën e tyre ose thjesht sepse kopjojnë atë çka bën kompania e huaj.

“IHD është shumë i dëshiruar nga vendet, veçanërisht për “rrjedhjet” që

gjenëron, si administrim e tëknologji më e mirë. Përfitimet janë të prekshme. Siç është

e vertetë për firmat që bëjnë tregti dhe firmat e sektorët ku IHD është më i theksuar,

kanë mesatare më të lartë të produktivitetit të fuqisë punëtore dhe paguajnë paga më

të larta. Investimet jashtë stimulojnë eksportet e makinerive e pajisjeve dhe rrisin

kërkesën për produkte ndërmjetese, ekspertizë e shërbime të specializuara.” (OECD,

1998.)

Hood dhe Young (1979) analizuan dy qëndrime të ndryshme ndaj efekteve të

IHD-së në vendet pritëse.

Së pari, teoria neo-klasike shpjegon se përfitimet më të rëndësishme të

drejtpërdrejta të vendit pritës nga IHD-të rritëse, vijnë nga të ardhurat më të larta nga

taksat, ekonomitë e shkallës dhe ekonomia me jashtë, në përgjithësi. Efektet në

bilancin e pagesave në fakt mund të jenë edhe negative, dhe mungesa e konkurrencës

perfekte mund të jetë arsye që përparësitë e kostos së ndërrmarrjes shumëkombëshë të

jenë më të larta në një vend të ndryshëm nga vendi pritës.

Duke konsideruar që modeli neo-klasik mund të jetë tepër i thjeshtë e me vlerë

të kufizuar, qëndrimi alternativ që Hood dhe Young (1979) ofrojnë është, të

rishikohen katër drejtime nga të cilat burojnë përfitimet apo humbjet:

kopje

- 44 -

• Efekti i transferimit të burimeve: firma e huaj mund të kontribuojë pozitivisht

nëpërmjet ofrimit të kapitalit, teknologjisë e administrimit. Sidomos është i

rëndësishëm sigurimi i kapitalit, përveç rasteve kur ky kapital sigurohet në vendin

pritës, me disavantazhin që kursimet e brëndshme mund të ishin përdorur më me

produktivitet, diku tjetër në ekonomi. Edhe përfitimet nga teknologjia varen shumë

nga kushtet nën të cilat është transferuar e nga përshtatshmëria e saj.

• Efekte në tregti dhe bilancin e pagesave: Bilanci i pagesave përfiton

fillimisht nga çdo fluks hyrës kapitali. Këtij përfitimi i kundërvihet fluksi i

vazhdueshëm dalës i dividentëve, interesave e pagesave administrative bërë

kompanisë - mëmë. Një tjetër çështje e rëndësishme është ajo e çmimit të transferimit

(çmimi më të cilin bëhet shitja e mallrave brenda firmës, pavarësisht nëse firma ka

shtrirje në disa shtete). Edhe ndikimi që ka investimi i huaj në nivelet e importeve e

eksporteve është i rëndësishëm, si në lidhje me bilancin e pagesave ashtu edhe me

rritjen ekonomike.

• Efektet konkurruese e jokonkurruese: Duke iu referuar IHD-së në vendet në

zhvillim, ndërrmarrjet shumëkombëshë mund të zotërojnë fuqi më të madhe

ekonomike sesa konkurruesit vendas, por efektet e tyre në ecurinë e ekonomisë do të

varen nga forma e investimit, situata e konkurrencës në vend dhe shkalla e zhvillimit

ekonomik të vendit pritës.

• Efektet në pavarësi e vetëqeverisje: IHD, në mënyrë të pashmangshme

përfshin edhe pak humbje të pavarësisë për vendet pritëse, duke qënë se

vendimmarrja përfundimtare i takon kompanisë-mëmë jashtë vendit. Si rrjedhim,

zvogëlohët disi mundësia e qeverisë pritëse (sidomos në vendet në zhvillim) të ndjekë

politikat e dëshiruara prej saj në fusha si taksimi, tregtia etj.

Megjithëse përfitimet nga IHD-të në vendet pritëse janë pranuar gjerësisht,

Brewer (1993) argumenton se ekziston një konflikt mes interesave të ndërrmarrjeve

shumëkombëshë dhe atyre të vendeve pritëse. MNC kërkojnë tre kushte kryesore:

mundësitë ku kostot e prodhimit janë më të ulëta; shitje ku çmimet janë më të larta;

dhe riatdhesim të fitimeve në vendin e origjinës. Nga ana tjetër, vendi pritës kërkon të

maksimizojë përfitimet për ekonominë e tij, çka kërkon mundësisht akoma më shumë

investim e mbajtje të fitimit të ndërrmarrjeve të huaja brenda vendit. Gjithësesi vendi

pritës humbet në mënyrë të pashmangshmë pak nga pavarësia e tij kur një segment i

gjerë i industrisë vendase kontrollohet nga kompani të huaja.

Efektet e IHD në vendet pritëse mund t’i klasifikojmë në efekte ekonomike,

politike dhe sociale1. Opinioni i përgjithshëm është që IHD rrisin të ardhurat dhe

mirëqënien sociale të vendeve pritëse për sa kohë kushtet optimale nuk janë të

influencuara negativisht fort nga proteksionizmi, monopoli dhe eksternalitetet. Moosa

i lidh efektet e IHD-ve me një sërë variablash të rëndësishëm, ku mund të përmendim:

outputin dhe rritjen, provisionin e kapitalit, punësimin dhe pagat, efektin në bilancin e

pagesave, flukset tregtare, efektet në produktivitet, në teknologji, në trajnimet ndaj

punonjësve, në strukturën e tregut, në lidhjet ndërmjet industrive si dhe në mjedis.

Efektet ekonomike mund të ndahen në mikro dhe makro. Zakonisht në

analizën e efekteve makroekonomike, trajtohet efekti i IHD si një rritës i borxhit të

huaj. Nëse ka papunësi dhe mungesë kapitali (siç është rasti i vendeve në zhvillim),

një borxh i tillë çon drejt rritjes së outputit dhe të ardhurave në vendin pritës. Në këto

1 Moosa Imaad A. “FDI, Theory, evidence and practice”, pg. .69, Palgrave,2002

kopje

- 45 -

kushte, bilanci i pagesave do të ketë përfitime, por do të kemi një efekt të

papërcaktuar në termat e tregtisë (varet nëse impakti i rritjes së outputit do të ulë

importet zëvendësuese apo eksportet). Koncepti neo-klasik shpjegon se përfitimet më

të rëndësishme të drejtpërdrejta të vendit pritës nga IHD-të rritëse, vijnë nga të

ardhurat më të larta nga taksat, ekonomitë e shkallës dhe ekonomia me jashtë, në

përgjithësi. Pagat reale, gjithashtu do të rriten për shkak të rënies së produktivitetit

marxhinal të kapitalit. Efektet mikroekonomike kanë të bëjnë më ndryshimet

strukturale në organizimin ekonomik dhe industrial. P.sh një çështje e rëndësishme

është nëse IHD ndihmojnë në krijimin e një mjedisi konkurrues apo në të kundërt, në

keqësimin e elementeve monopolistik apo/dhe oligopolistik në vendet pritëse.

Përgjithësisht efektet mikro lidhen me firma apo industri individuale, veçanërisht me

ato që janë më afër apo më të ekspozuara ndaj IHD-ve.

Efektet politike përfshijnë çështje që kanë të bëjnë me sovranitetin e vendeve

pasi përmasat absolute të investimit të MNC mund të venë në rrezik pavarësinë e

vendit. IHD mund të ndikojnë në pavarësinë e një vendi, veçanërisht në vende me një

ekuilibër të brishtë të strukturave administrative. Lobimi i MNC për miratimin e

ligjeve në favor të tyre, ndikimi mjaft i madh që ato kanë në përcaktimin e politikave

që do të ndiqen, shpeshherë shtron edhe pyetjen se cili drejton realisht një vend,

kryeministri apo CEO i MNC?

Çështjet sociale kanë të bëjnë si me krijimin e një enklave (territori të

mbyllur) dhe të elitave të huaja në vendin pritës, ashtu dhe me efektet kulturale në

popullsinë lokale (p.sh. shijet dhe zakonet). Zakonisht, çështjet sociale ngrihen kur ka

ndryshime të rëndësishme ekonomike, kulturore e sociale midis vendit pritës dhe atij

investues.

5.3.2 Efektet e IHD-ve në ekonominë shqiptare

Kjo nënçështje merr në konsideratë disa karakteristika të rëndësishme të

filialeve të huaja, me së paku dhjetë përqind pronësi të huaj, të ashtu-quajtura

ndërmarrje të investimeve të huaja (Kutia I.1), për të kuptuar kontributin e tyre në

ekonominë shqiptare. Nga viti 2007 deri në vitin 2010 u shënua një rritje e ndjeshme

në përqindjen e ndërrmarrjeve të investimeve të huaja në ekonominë shqiptare1. Kjo

rritje i reflektoi efektet e saj më shumë në lidhje me investimet dhe xhiron, ndërsa

përsa i përket punësimit rritja ishte e vogël. Përjashtim bën sektori i manifakturës ku

edhe pse nuk pati rritje të ndërrmarrjeve të huaja pati një rritje në aspektin e xhiros.

1 UNCTAD, Raport I IHD 2011, Efektet e IHD, roli I filialeve te huaja, pg 26, 2012

kopje

- 46 -

Kutia I.1

Të dhënat janë grumbulluar nga INSTAT-i, në kuadrin e

Vrojtimit Strukturor për Biznesin. Vrojtimi mbulon

ndërmarrje me 10 përqind ose me shumë pronësi nga një

investitor i huaj. Të dhënat janë grupuar sipas aktiviteteve

ekonomike, sipas klasifikimit të NACE-s (Nomenclature

Générale des Activités Économiques dans les Communautés

Européennes), në nivel dyshifror. Mbulesa sipas aktivitetit

ekonomik është e pjesshme dhe lë jashtë ndërmarrje që janë

aktive në bujqësi, ndërmjetësim financiar, arsim, shëndetësi

dhe aktivitet kulturore.

Burimi: INSTAT

ndjeshme në përqindjen e ndërrmarrjeve të investimeve të huaja në ekonominë

shqiptare. Kjo rritje i reflektoi efektet e saj më shumë në lidhje me investimet dhe

xhiron, ndërsa përsa i përket punësimit rritja ishte e vogël. Përjashtim bën sektori i

manifakturës ku edhe pse nuk pati rritje të ndërrmarrjeve të huaja pati një rritje në

aspektin e xhiros.

Numri i ndërrmarjeve të huaja mbetet margjinal në krahasim me numrin e

përgjithshëm të ndërrmarrjeve: vetëm 2.1 përqind e numrit të përgjithshëm të

ndërrmarrjeve aktive në vitin 2010 kishin investime të huaja . Megjithatë, kjo shifër

është më shumë së dyfishi i shifrës së vitit 2007. Përqindja është më e lartë në

sektorin e manifakturës (5.3 përqind në vitin 2010). Në disa aktivitete, numri i

ndërrmarrjeve është i vogël në terma absolute. Ato përbëjnë një përqindje të madhe të

kompanive të nxjerrjes së naftës (më shumë se gjysma), në prodhimin e pajisjeve të

tjera të transportit, makinerive elektrike dhe produkte të naftës, si edhe në sektorin

energjetik dhe atë të gazit (më shumë se një e treta). Këto janë aktivitete me intensitet

shumë të lartë kapitali, ku SME-të me pronësi vendase, përgjithësisht janë të rralla.

Në aktivitete të tjera, si p.sh. tregëtia me pakicë apo hotelet dhe restorantet,

SME-të vendase janë të shumta në numër dhe dominojnë. Përqindja e ndërrmarrjeve

të huaja në ekonominë shqiptare është shumë më e madhe përsa i përkët të gjithë

treguesve të tjerë, të ndryshëm nga numri i ndërrmarrjeve. Kjo pasqyron faktin që

filialet e huaja janë më të mëdha, si përmasa; kanë më shumë të punësuar dhe një

xhiro më të lartë për ndërrmarrje sesa kompanitë me pronësi vendase. Shkalla më e

madhe dhe me shumë pushtet ekonomik janë elemente pozitivë që i shtohen strukturës

ekonomike vendase, por ato mund të çojnë në një konkurencë të pabarabartë me

firmat vendase, në veçanti me SME-të.

kopje

- 47 -

Figurë 7: Investimet e Huaja Direkte ne Shqipëri 2000-2010

Burimi BSH

Një ndër treguesit më të rëndësishëm të rolit të sektorit të huaj jo-financiar

është pjesa që ai zë në vlerën e shtuar në sektorët ekonomike jo-financiarë të vendit.

Me pothuajse 39% të totalit, sektori i huaj jep një kontribut shumë të rëndësishëm në

vlerën e shtuar. Në prodhim, filialet e huaja kontribuojnë pjesën kryesorë, 52%. Të

dyja përqindjet janë rritur në krahasim me vitin 2007. Pra, Shqipëria po kalon përmes

një procesi ri-industrializimi të bazuar tek investimet e huaja. Aktualisht, i gjithë

sektori i prodhimit është ende shumë i dobët dhe struktura e tij dominohet nga

aktivitete të një teknologjie të ulët.

Nga 22 aktivitete prodhimi, filialet e huaja kanë një pozicion mbizotërues në

prodhimin e vlerës së shtuar në tetë industri . Ato përfshijnë industritë që punësojnë

një numër të lartë të fuqisë punetorë si p.sh. prodhim veshmbathjesh dhe artikuj

lëkure, si dhe industritë që përdorin një sasi të madhe kapitali si: prodhimi i

mineraleve jo metalorë (duke përfshirë materialet e ndërtimit) dhe produkte bazë

metali. Këto katër industri janë aktivitetet prodhuese më të rëndësishme të

investitorëve të huaj, me 80% të vlerës së shtuar të prodhimit nga filialet e huaja. Në

industritë e tjera, filialet e huaja dominojnë vlerën e shtuar vetëm në

telekomunikacion. Ato kanë gjithashtu një rol të rëndësishëm me afërsisht 40% të

vlerës së shtuar në miniera dhe ndërtim. Këto janë gjithashtu aktivitetet që kanë një

përqindje të lartë në stokun e investimeve të huaja direkte. Përbërja sektoriale e

filialeve të huaja ndryshon nga ajo e ndërrmarrjeve shqiptare. Tipari kryesor dallues

është përqindja e lartë e filialeve të huaja në sektorin e manifakturës, pavarësisht nga

përqindja relativisht e vogël që zë sektori i mainfakturës në të gjithë rezervën e

investimeve të huaja direkte.

Përsa i përket punësimit, përqindja e të punësuarvë në filialet e huaja është 18

përqind për të gjithë ekonominë në tërësi, por shumë më e lartë në manifakturë (39

përqind) Përqindja e punësimit është relativisht e vogël në krahasim me përqindjen e

xhiros që është shenjë e prodhimtarisë më të lartë të krahut të punës së sektorit të huaj

(gjithashtu këtu duhet theksuar që të dhenat mbi punësimin janë për tu marrë me

rezervë në kuptimin që bujqësia përfshin rreth 46-50% të të punësuarve në të gjithë

vendin. E gjithë popullata mbi 16 vjeç konsiderohet e punësuar. Kështu që forca e

punës e papërfshirë në sektorë të tjerë, konsiderohet e punësuar në bujqësi). Një

numër më i lartë investimesh të huaja direkte mund të rezultojë në xhiro më të lartë

dhe produktivitet më të lartë të krahut të punës, por jo domosdoshmërisht në nivele

më të larta punësimi. Përsa i përket produktivitetit të krahut të punës, në sektorin e

kopje

- 48 -

huaj në krye qëndrojnë industritë me aktivitete intensive kapitali, si p.sh. mineralet jo-

metalikë, metalet bazë dhe makineritë në përgjithësi. Të gjitha këto tipare pozitive të

sektorit të huaj mbështesin politikat shtetërore të orientuara drejt IHD-ve në

manifakturë. IHD-të në këtë sektor mund të ndikojnë në veçanti në nxitjen e

zhvillimit. Problemi i përthithjes së kompanive vendase nuk ekziston duke qenë se ato

ose mungojnë ose luajnë një rol të kufizuar në disa industri. Por duhet të ketë

rregullore uniforme, për të siguruar konkurrencë të ndershmë dhe njohjen e rregullave

të saj.

Xhiroja e filialeve të huaja përfaqëson 29 përqind të totalit, por në sektorin e

manifakturës kjo shifër është shumë më e lartë, 51 përqind. Të dyja përqindjet janë

me 1-2 pikë përqindjeje më lartë nga dy vite më parë. Pjesa dërrmuese e xhiros së

ndërrmarrjeve të huaja sigurohet nga katër aktivitete kryesorë ekonomike, që janë:

manifaktura, transporti dhe telekomunikacionet, ndërtimi dhe tregëtia. Në sektorin e

manifakturës, ato janë shumë të rëndësishmë në industrinë e duhanit, produkteve të

naftës, metaleve bazë dhe pajisjeve të tjera të transportit dhe përgjigjen për pothuajse

të gjithë produktin e vendit. Në një shkallë të madhe kjo është rezultat i privatizimit

dhe politikave koncensionare të qeverisë. Aktiviteti i investimeve të filialeve të huaja

shkon në gjysmën e vlerës së të gjitha investimeve të kryera në Shqipëri.

Shpenzimet për investime për njësi të xhiros janë më të larta në sektorin e

ndërrmarrjeve të huaja, sesa mesatarja për të gjithë ekonominë shqiptare në tërësi.

Rritja e investimeve si pasojë e një gatishmërie më të madhe nga ana e firmave të

huaja për të investuar është një avantazh i qartë që rrjedh nga Investimet e Huaja

Direkte. Sidomos pas privatizimeve nga kompanitë e huaja, investimet janë rritur

ndjeshëm në fushën e telekomunikacioneve. Përqindja në investime në manifakturë

është më e vogël sesa përqindja e tyre në investime në të gjithë ekonominë si e tërë në

vitin 2010. Gjithashtu, gatishmëria e filialeve të huaja për të investuar në sektorin e

manifakturës është më e ulët sesa i gjithë sektori i huaj i marrë si i tërë. Ky i fundit

mund të përbëjë rrezik për të ardhmen, me rritjen e kostove të prodhimit dhe me

lindjen e nëvojës për zhvillime teknologjike. Politikat e nxitjes së IHD-ve mund t’u

adresohen kompanive të huaja të manifakturës, që janë të stabilizuara mirë në

ekonominë shqiptare, më qëllim modernizimin, rritjen e investimeve dhe kapaciteteve

të kompentencave të filialeve lokale.

Nga sa më sipër, ndërrmarrjet e investimeve të huaja kanë një rëndësi të

madhe për ekonominë shqiptarë përsa i përket prodhimit, punësimit dhe aktiviteteve

të investimit. Ato përmirësojnë produktivitetin e krahut të punës dhe gatishmërinë për

investime, gjë që mund të rrisë konkurrueshmërinë në rang ndërkombëtar.

Shpërndarja e ndërrmarrjeve të investimeve të huaja në Shqipëri sipas sektorëve të

ekonomisë nuk është uniforme. Ka sektore që kanë një pjesmarrje të lartë të

ndërrmarrjeve të huaja duke treguar një dobësi të vendasve dhe varësi të ekonomisë

gjithashtu.

kopje

- 49 -

6. KONKLUZIONE

Nxitur nga ndryshimi teknologjik, konkurrenca globale dhe liberalizimi i

tregjeve, investimet e huaja direkte luajnë një rol kyç në proçesin e integrimit

global ekonomik. Ato konsiderohen si një faktor përcaktues i rritjes

ekonomike, veçanërisht për vendet në zhvillim, fazë në të cilën gjendet edhe

Shqipëria.

IHD është burimi kryesor i financimeve të jashtme në vendet në zhvillim dhe

ne këtë kuadër edhe i Shqipërisë. Investimet e huaja mund të rrisin

formacionin e kapitalit fiks dhe ndihmojnë në bilancin e pagesave. IHD ka

potencialin për të gjeneruar punësim, rritje të prodhueshmërisë, aftësi

transferuese dhe teknologji të re, rritjen e eksporteve, si dhe kontribuon në

zhvillimin afatgjatë ekonomik të vendeve në zhvillim.

Invsestimet e Huaja duke patur efekt të drejtëperdrejtë në fuqinë punetore

vendase (duke shtuar më shumë mundësi punësimi dhe pagesa më të larta);

mbi konsumatorët në formën e çmimeve më të ulëta dhe mbi qeverinë

nëpërmjet të ardhurave më të larta nga taksat, duhet të jenë në qendër të

vëmendjes nga kjo e fundit për hartimin dhe zbatimin e politikave që

stimulojnë tërheqjen e investitorëve.

Për të rritur stokun e IHD, Shqipëria ka nevojë për përmirësime në kuadrin

ligjor dhe institucional. Aktualisht baza ligjore dhe sistemi i taksave është

përafruar shumë me atë të BE. Problematika qëndron në implementimin dhe

funksionimin e tij, me qëllim përmirësimi në klimën për mjedisin e biznesit

dhe investimeve si dhe rritjen e besimit të investitorëve.

Ndër vite në Shqipëri ka patur problem pronësie për shkak të disa palëve që

pretendonin pronësi për të njëjtin truall. Kjo është pranuar si një pengesë për

investimet e huaja direkte. Zgjidhja e ofruar është hartimi i një projekt-ligj të ri

që mbron dhe garanton investimet e investitorëve të huaj.

Analizimi i avantazheve dhe disavantazheve është themelor për ndërtimin e

një strategjie pozicionimi në tregun global. Pozicioni i tanishëm i Shqipërisë,

është ai i një ekonomie me kosto të ulët dhe diferencim të dobët. Duke pasur

avantazhin e kostos së ulët, Shqipëria ka të gjitha mundësitë të lëvizë drejt një

“strategjie diferencimi”. Për të implementuar këtë strategji, nevojiten mjetet e

duhura dhe politikat e nevojshme. Këto mjete mund të jenë IHD-të, e

zgjedhura me kujdes dhe të fokusuara në industri specifike, me qëllim krijimin

e “clusters” dhe prezantimin e njohurive dhe teknologjive të reja si edhe

hartimi i politikave për zhvillimin e kapitalit njerëzor.

kopje

- 50 -

Investimet e Huaja “cënojnë” në një farë mase pavarësinë e vendit pritës

veçanërisht kur burimi i investimit vjen nga i njëjti vend. Prandaj duhet patur

kujdes që raporti “kapital i huaj/kapital vendas” të mos jetë shumë i madh me

qëllim që te mos krijohet varësi nga investimi i huaj.

Zhvillimi i infrastrukturës është një tjetër faktor i rëndësishëm për rritjen e

mëtejshme të IHD-ve, ndaj dhe përmirësimet e kohëve të fundit në rrugë dhe

furnizimin me energji elektrike shënojnë një hap pozitiv në këtë aspekt. Por

infrastruktura lokale ka ende mangësi dhe rrjedhimisht duhet që parqet

industrialë të bëhen funksionale për të garantuar shërbime me standarde të

larta për investitorët e ardhshëm.

Shpërndarja e ndërrmarrjeve të investimeve të huaja në Shqipëri sipas

sektorëve të ekonomisë nuk është uniforme. Edhe pse Shqipëria po kalon në

një proçes ri-industrializimi bazuar tek investimet e huaja, përfshirja e tyre në

aktivitete të teknologjive më të larta është ende në nivele të ulëta. Shtrirja e

investimeve të huaja. Zhvillimi i burimeve njerëzore, drejtimi dhe

profesionalizimi i tyre në sektorë që ende ofrojnë mundësi për përthithjen e

investimeve të huaja është një sfidë me të cilën duhet të përballet Shqipëria.

kopje

- 51 -

7. REKOMANDIME

Shqipëria ka ndërmarrë një program të gjerë reformash rregullatore,

por implementimi i tyre duhet të jetë prioritet kryesor. Mos-

implementimi gjeneron një nivel të lartë pasigurie në mjedisin e

biznesit, gjë e cila në mënyrë domethënëse ul të ardhurat e investimeve

private në Shqipëri. Mjediset e paqëndrueshme politike rrisin riskun, të

cilin investuesit priren ta shmangin. Përveç kësaj, faktorët politikë si

korrupsioni, burokracia dhe mungesa e shtetit të së drejtës, janë jo

vetëm risqe, por ngarkojnë investimet me kosto shtesë të drejtpërdrejta.

Shqipëria konsiderohet si vend me rëndësi të ulët prodhuese dhe një

rëndësi të mesme bujqësore. Për këtë arsye duhen stimuluar ky sektor

nëpërmjet politikave specifike dhe stimuj konkret për të rritur

interesimin e investitorëve për të. Një nga pikat e forta të këtij sektori

e ku duhet punuar për tërheqjen e IHD-ve është fakti se shumica e

produkteve bujqësore akoma nuk kanë shtesa artificial dhe pesticide,

gjë që e vendos vendin në një pozitë të favorshme për t’u bërë

prodhues dhe eksportues i ushqimeve organike cilësore. Duke qenë se

bujqësia konsiderohet sektori i cili regjistron numrin më të madh të të

punësuarve, hartimi i politikave që fokusohen mbi të do të ketë impakt

direkt në punësim.

Sektor tjetër ku duhet të fokusohet vëmendja e politikbërësve është ai i

turizmit. Mundësitë e Shqipërisë për të ofruar turizëm bregdetar, malor,

historik e sportiv ende nuk janë eksploruar nga investitorët e huaj.

Shqipëria ofron mundësi turizmi pothuajse gjatë gjithë vitit. Kryesisht

është zhvilluar turizmi në perëndim, për shkak të infrastrukturës më të

zhvilluar dhe shërbimeve që ofron kundrejt pjesës tjetër të vendit.

Studimi i një strategjie për zhvillimin afatgjatë të turizmit dhe që të

përfshijë të gjithë territorin, është i një rëndësie të veçantë.

kopje

- 52 -

BIBLIOGRAFIA

FDI, Theory, evidence and practise-Imaad A. Mossa 2002

Dunning, John H. (2000-4). "The eclectic paradigm as an envelope for economic and

business theories of MNE activity". Retrieved 2011-10-12.

UNCTAD UNDP Albania- Raporti i Investimeve te Huaja Direkte ne Shqiperi 2010

UNCTAD UNDP Albania- Raporti i Investimeve te Huaja Direkte ne Shqiperi 2011

OECD (2010). "South East Europe - Investment Reform Index 2010: Monitoring

Policies and Institutions for Direct Investment", Paris: OECD

UNCTAD (WIR10). World Investment Report 2010: New York and Geneva: United

Nations.

Banka Botërore, IFC, Të bësh biznes, 2011:Të sjellësh ndryshimin për sipërmarrjet,

botim i përbashkët i Palgrave MacMillan, IFC dhe Bankës Botërore (Uashington

D.C.: Bank

AIDA/ Agjencia Shqiptare e Zhvillimit te Investimeve www.aida

Xhaferaj E. (2005), “Investimi i Huaj Direkt në vendet në zhvillim të Evropës

Lindore: Rasti i Shqipërisë”,

http:// www.bankofalbania.org/web/Investimi_i_huaj_direkt_ne_vendet_ne_

zhvillim_te_Evropes_Lindore_Rast_3127_1.php?kc=0,22,11,7,0

Stjepan Tanic- Eastern Europe and Central Asia Agroindustry Development Country

brief, ALBANIA

FAO Regional Office for Europe and Central Asia

Banka e Shqiperise-Analizë e zhvillimeve në sektorin e jashtëm të ekonomisë-2012,

O. Mitre, M.Boka, Departamenti i Politikës Monetare, Prill 2013

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës

Drejtoria e Pergjithshme e Politikave – Strategjia e Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve

(2013- 2020), Prill 2013.

QKL - http://www.qkl.gov.al/History.aspx

IMF, Finance and Development Magazine, Prakash Loungani and Assaf Razin, How

Beneficial Is Foreign Direct Investment for Developing Countries?, June 2001)

KPMG (2011) Invest in Albania. Albania Sh.p.k.

kopje

- 53 -

OSCE-Udhëzuesi i Praktikave më të Mira për Klimë Pozitive për Biznesin dhe

Investimet Përkthyer nga Qendra për Kërkim dhe Zhvillim © 2006 Organizata për

Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE); www.osce.og

Pitelis,Christos; Roger Sugden (2000). The nature of the transnational firm. Caves (1971).

Routledge

Twomey, Michael J. (2000). A Century of Foreign Investment in the Third World

(Book). Routledge

Laura Resmini, The European Bank for Reconstruction and Development 2000.

November 2000

Alan A. Bevan & Saul Estrin, 2000. "The Determinants of Foreign Direct Investment

in Transition Economies," William Davidson Institute Working Papers Series

Schneider, F. and Frey, B. (1985) “Economic and Political Determinants of Foreign

Direct Investment,” World Development, vol. 13, pp. 161-175

KURUMI http://www.kurumdemir.com.tr/al/kurumdemir.htm