26
UNIVERSITETI I GJAKOVËS FAKULTETI I FILOLOGJISË Departamenti i Gjuhës Shqipe PUNIM DIPLOME Tema: Fjalitë e varura kushtore te romani “Darka e gabuar” e Ismail Kadaresë Mentori: Kandidatja: Prof. asc. dr. Xheladin Zymberaj Albulena Kabashi Gjakovë, 2017

UNIVERSITETI I GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org« Shqipe... · Fjalia e varur me fjalinë drejtuese mund të bashkohen edhe pa u prirë nga një lidhëz a fjalë lidhëse, kur

  • Upload
    others

  • View
    9

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org« Shqipe... · Fjalia e varur me fjalinë drejtuese mund të bashkohen edhe pa u prirë nga një lidhëz a fjalë lidhëse, kur

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

FAKULTETI I FILOLOGJISË

Departamenti i Gjuhës Shqipe

PUNIM DIPLOME

Tema: Fjalitë e varura kushtore te romani

“Darka e gabuar” e Ismail Kadaresë

Mentori: Kandidatja:

Prof. asc. dr. Xheladin Zymberaj Albulena Kabashi

Gjakovë, 2017

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org« Shqipe... · Fjalia e varur me fjalinë drejtuese mund të bashkohen edhe pa u prirë nga një lidhëz a fjalë lidhëse, kur

2

Përmbajtja

Hyrje………………………………………………………………………………………..……..3

Periudha………………………………………………………………………………..………….4

Periudha me fjali të bashkërenditura………………………………………………………...…….4

Periudha me fjali të nënrenditura………………………………………………………..………..8

Lidhëzat si mjet i lidhjes së fjalive në periudhë..............................…………………..…………10

Fjalitë e varura…………………………………………………………..…….…………………14

Periudha me fjali të varura kushtore………………………………….………....……………….18

Ismail Kadare- Biografia………………………………………....…………..…………….…….23

Përfundim…………………………………………………………………………….……….….24

Literatura…………………………………………………………………………………………25

Jetëshkrimi...……………………………………………….………………………………….…26

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org« Shqipe... · Fjalia e varur me fjalinë drejtuese mund të bashkohen edhe pa u prirë nga një lidhëz a fjalë lidhëse, kur

3

Hyrje

Punimi në vazhdim paraqet në mënyrë të detajuar fjalitë e varura kushtore, ndarjen e tyre si dhe

përdorimin e gjerë në gjuhën shqipe.

Do të përshkruhet periudha me fjali të bashkërenditura, periudha me fjali të nënrenditura si dhe

lidhëzat si mjet i lidhjes së fjalive në periudhë.

Kujdes mjaft i veçantë u është kushtuar edhe fjalive të varura, ndarjes dhe klasifikimit të tyre.

Si shembull mjaft I mire I përdorimit të këtyre fjalive është romani “Darka e Gabuar” e Ismail

Kadaresë.

Romani “Darka e Gabuar” është shkruar me shijen e pagabueshme të kryeveprës. Vështirë të

sjellësh ndër mend ndonjë roman me vëllim kaq imcak, ku epika lokale historike dhe ajo mitike,

në një rrethim që estetizohet në nivelin më mjeshtërorë të fitojë kaq vlera ë përbotshme. Nuk po

shprehem me klishetë se është roman që lexohet me një frymë, që ta mban frymën pezull apo të

lë pa frymë. Them vetëm se është nga ata libra që, në të gjitha kohrat, njeriu I qytetëruar ndihet

me fat kur I lëxon ende sa ka frymë. 1

Siç e dime periudha përbëhet prej dy ose më shumë njesish kallëzuesore dhe formon një njesi

kumtuese, intonacionare dhe gramatikore. Midis fjalisë dhe periudhës ka pika të përbashkëta,

mirëpo ka edhe disa ndryshime.

Tiparet strukturore të periudhave të tipave të ndryshëm janë të lidhura me ndryshime të caktuara

semantike andaj këto përbëjnë themelin e klasifikimit të periudhave.

Nga karakteri I mjeteve të lidhjes sintaksore, periudha ndahet në dy grupe të mëdha: në

periudhën lidhëzore dhe në periudhën jo lidhëzore.

Periudhat lidhëzore sipas karakterit të lidhjes sintaksore ndahen në: periudha me bashkërenditje

dhe në periudha me nënrenditje.

Këto dy periudha do të trajtohen në vazhdim.

1 Kadare- Darka e gabuar, parathënie Zija Çela

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org« Shqipe... · Fjalia e varur me fjalinë drejtuese mund të bashkohen edhe pa u prirë nga një lidhëz a fjalë lidhëse, kur

4

Periudha

Periudha përbëhet prej dy ose më shumë njesish kallëzuesore qe formon një njësi kumtuese. Për

nga karakteri I mjeteve të lidhjes sintaksore, periudha ndahet në dy grupe të mëdha: në periudhën

lidhëzore dhe në periudha jolidhëzore.

Sipas karakterit të lidhjes sintaksore periudhat lidhëzore ndahen në periudha me

bashkërenditje dhe në periudha me nënrenditje.

Periudha me fjali të bashkërenditura

Periudha me fjali të bashkërenditura përbëhet prej dy a më shumë fjalish homogjene, të

bashkuara me anën e lidhëzave bashkërenditëse.

Lidhja kuptimore midis fjalive të periudhës shprehet jo vetëm me anë të lidhëzave

bashkërenditëse, por edhe me mjete të tjera gramatikore, si: bashkëlidhje e trajtave dhe

kuptimeve kohore të foljeve – kallëzues, bashkëlidhje e trajtave të natyrës, paralelizmi I

strukturës sintaksore si edhe përdorimi I fjalëve dëftore përemërore. Gjithë këto mjete nuk

përdoren në çdo tip periudhe me fjali të bashkërenditura në të njëjtën masë: disa mjete janë

specifike për tipa me marrëdhënie të caktuara dhe kushtëzohen nga këto marrëdhënie. 2

Fjalitë e bashkërenditura nuk mund të hyjnë në indin e njëra-tjetrës, pasiqë ato radhiten njëra pas

tjetrës, fjalia e dytë pas fjalisë se parë, fjalia e tretë pas se dytës.

Disa periudha me fjali të bashkërenditura mund të përbehen prej dy e më shumë fjalish kanë

strukturë të hapur dhe mund të shtojnë fjalitë-gjymtyrë. Këto periudha quhen periudha

shumëgjymtyrëshe. Ndërsa periudhat te cilat janë me strukturë te mbyllur janë periudha

dygjymtyrëshe.

Duke u bazuar në marrëdhënie të përgjithme i dallojmë pesë lloje apo pesë tipa periudhash me

fjali të bashkërenditura:

1.Fjalitë e bashkërenditura me marrëdhënie këpujore,

2.Fjalitë e bashkërenditura me marrëdhënie përqasore-kundërshtore,

3.Fjalitë e bashkërenditura me marrëdhënie veçuese,

4.Fjalitë e bashkërenditura me marrëdhënie përmbyllëse,

5Fjalitë e bashkërenditura me marrëdhënie shkakore-motivuese.

2Akademia e shkencave e shqipërisë instituti I gjuhësisë dhe I letersisë, grup autorësh,Gramatika e gjuhës shqipe2.

Tiranë 2002. fq.463.

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org« Shqipe... · Fjalia e varur me fjalinë drejtuese mund të bashkohen edhe pa u prirë nga një lidhëz a fjalë lidhëse, kur

5

Periudha me fjali të bashkërenditura me marrëdhënie këpujore.

Periudhat me fjali këpujore nga pikëpamja strukturore kanë larmi shumë të madhe. Nga

pikëpamja semantike janë të nderlikuara dhe përmbajne kuptime dhe ngjyrime kuptimesh shumë

të larmishme, kurse nga të gjithë tipat e periudhave me fjali të bashkërenditura periudha me

marrëdhenie këpujore perdoret më së shpeshti.

Nga pikëpamja formale-gramatikore ideja e bashkimit shprehet në mënyrë të përgjithshme dhe

shumë të padallueshme me lidhëzat këpujore dhe, e, edhe, si edhe me lidhëzën e thjeshtë as e me

lidhëzën e përsëritur “as, as” te fjalitë mohore. Këto janë ndër lidhëzat më abstrakte të shqipes.

Prandaj merr një rëndësi shumë të madhe brendia leksikore e fjalive të periudhës: ideja e

përgjithshme e bashkimit që shprehet nga këto lidhëza, konkretizohet me elemente leksikore, nga

te cilat një pjesë marrin vlerë strukturore dhe dallojnë nëntipat e ndryshëm.

Te disa periudha këpujore shprehen ngjyrime numërimi, renditjeje dukurish a faktesh që janë

homogjene, të një fare nga pikëpamja logjike. Gjithë periudha paraqit ose përshkrimin e një

tabloje ose një mendim kompleks në arsyetimet. Kur janë tri ose më shumë fjali, ato shqiptohen

me intonacionin e numërimit.3

Ligështimi e kishte kapluar qytetin, kur ndodhi diçka e papritur, që u dha fund mëdyshjeve. Një

mëngjes, dy avionë të panjohur lëshuan mijëra fletushka mbi qytet. Ato ishin dygjuhëshe,

gjermanisht dhe shqip, dhe në to sqarohej gjithçka.4

Në shembullin e lartëpërmendur marrë nga romani Darka e gabuar nga shkrimtari Ismail Kadare

është paraqitur shumë qartë periudha me fjali të bashkërenditura me marrëdhënie këpujore.

Periudha me fjali të bashkërenditura me marrëdhënie përqasore-kundërshtore.

Periudhën me fjali të bashkërenditura me marrëdhenie përqasore-kundërshtore e karakterizon

struktura dygjymtyrëshe: çdo gjymtyrë e saj mund të jetë fjali, ose tog fjalish me fjali të

bashkërenditura, ose tog fjalish të varura.

Në shqipen e sotme letrare përdoren lidhëzat përqasore-kundërshtore po, por, mirëpo, porse,

kurse: pa pjesëzat-lidhëza vetëm, veç: lidhëzat veçse, vetëm se.5

3Akademia e shkencave e shqipërisë instituti I gjuhësisë dhe I letersisë, grup autorësh,Gramatika e gjuhës shqipe2.

Tiranë 2002. fq.464. 4 Kadare- Darka e gabuar,fq.12.

5Akademia e shkencave e shqipërisë instituti I gjuhësisë dhe I letersisë, grup autorësh,Gramatika e gjuhës shqipe2.

Tiranë 2002. fq.469.

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org« Shqipe... · Fjalia e varur me fjalinë drejtuese mund të bashkohen edhe pa u prirë nga një lidhëz a fjalë lidhëse, kur

6

Të gjithë po bëheshin mosbesues, por kjo nuk I pengonte që të binin në mendime.

Me sa dukej, Shqipëria kishte dy qëndrime,por kjo s’i bënte ndonjë përshtypje

Gjirokastrës. 6

Më lartë janë paraqitur dy shmbuj nga romani Darka e gabuar nga Kadare, të periudhës me fjali

të bashkërenditura me marrëdhënie përqasore-kundërshtore.

Periudha me fjali të bashkërenditura me marrëdhënie veçuese.

Fjalitë e bashkërenditura me marrëdhenie veçuese japin dy a me shume fakte, dukuri, ngjarje, që

përjashtojnë njëri-tjetrin, pra realizimi i njërit përjashton ose veçon tjetrin.

Periudha me fjali të bashkërenditura me marrëdhënie veçuese shprehet me anë të lidhëzave

veçuese të thjeshta siç janë: o, a, ose, ase dhe apo.

Ose: të thirra si mik, nderomë, siç të nderoj.7

Periudha me fjali të bashkërenditura me marrëdhënie përmbyllëse.

Periudha me fjali të bashkërenditura me marrëdhenie përmbyllëse ka strukturë dygjymtyrëshe të

domosdoshme, fjalia e dytë shpreh diçka që del si rrjedhim, përfundim apo përmbyllje e brendisë

së fjalisë së pare.

Andaj, ndaj, pra, pa: janë lidhëza të specializuara për shprehjen e marrëdhënieve përmbyllëse.

Ndërkaq, kjo nuk pengonte që, në çdo ngjarje, të dy mjekët ose, më saktë, varësia qe krijohej

midis ngjarjes dhe atyre vetë, të zinte një vend të ndjeshëm. Kjo vinte, ndoshta, ngaqë në

profesione të tilla njerëzit e duronin me vështirësi barazinë e vlerave, ndaj mezi ç’prisnin

ditën qe ajo të prishej. Gjer tani, në të gjitha rrethanat kishte qenë doctor Gurametoja I madh që

kishte dale, si të thuash, I fituar, ndonsë kjo fjalë, për këtë rast, mund të dukej tepër e forte, ashtu

siç ngjante e tepruar fjala “humbje” për tjetrin.8

6 Kadare- Darka e gabuar,fq.14.

7 Kadare- Darka e gabuar,fq.48.

8 Kadare- Darka e gabuar,fq.8.

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org« Shqipe... · Fjalia e varur me fjalinë drejtuese mund të bashkohen edhe pa u prirë nga një lidhëz a fjalë lidhëse, kur

7

Periudha me fjali të bashkërenditura me marrëdhenie shkakore-motivuese.

Me lidhëzën pa me foljen- kallëzues në kohën e tashme të dëftores me kuptimin e së ardhmës,

motivon kërkesën e parashtruar në fjalinë e parë, që ka një folje- kallëzues në trajtën e mënyrës

urdhërore.

Me lidhëzen bashkërenditëse pa mund të bashkohet një fjali që motivon dëshirën e shprehur në

fjalinë e pare. Fjalia e pare ka modalitetin e dëshirës, shprehur me mënyrat përkatëse, kurse fjalia

e dytë ka modalitetin e dëftores dhe kuptimin e së ardhmes:

Qoftë kryet shëndoshë, pa kësula gjen sa të duash.9

9 Akademia e shkencave e shqipërisë instituti I gjuhësisë dhe I letersisë, grup autorësh,Gramatika e gjuhës shqipe2.

Tiranë 2002. fq.477.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org« Shqipe... · Fjalia e varur me fjalinë drejtuese mund të bashkohen edhe pa u prirë nga një lidhëz a fjalë lidhëse, kur

8

Periudha me nënrenditje

Periudhë me nënrenditje është tërësia sintaksore e ndërlidhur organikisht për nga ana kuptimore

a gramatikore, e përbërë së paku prej dy njësish kallëzusore në formë fjalie, me raporte

nënrenditjeje vartësie, midis tyre. Njësia që shërben si bazë organizuese e periudhës, është

quajtur fjali kryesore, ndërsa ajo që e plotëson, e sqaron atë që është e varur gramatikisht prej saj,

quhet fjali e nënrenditur ose fjali e varur.10

Në disa raste fjalia kryesore mund të ketë dy a më shumë fjali të varura, këtë më se miri mund ta

shprehim me një shembull të marrë nga romani Darka e gabuar nga Ismail Kadare.

-Në ndenjsh këtu sonte, thuaju, se je mysafir te Jani Duma.

Por fjalia e varur mund të varet edhe prej një fjalie që është vet e varur:

-Kur u kujtua sa larg qenë flakët, që dukeshin aq afër, pati bërë një cope rrugë.

Fjalia prej së cilës varet një fjali tjetë, qoftë kryesore, qoft e varur, quhet fjali drejtuese. Kjo

mund të dale kështu gramatikisht e pavarur ose e varur11

.

Periudha me nënrenditje karakterizohet nga një vijë intonacioni e vetme, ndahet prej njesive të

tjera nga një pause relativisht e gjatë dhe ka një intonacion të mbaruar.

Përmbajta e fjalive kryesore (a drejtuese) zberthehet apo shtjellohet nga fjalia e nënrenditur, ato

ngërthejnë here-herë në përbërjen e tyre fjalë të përdorura paralelisht, në bashkëlidhje me

lidhëzat e fjalët lidhëse të fjalisë së varur.

Struktura apo përberja e fjalisë kryesore (drejtuese), mund të shprehë ndërvarjen e njësive

kallëzuesore të periudhës me nënrenditje, në mungesën e një gjymtyre të domosdoshme ose me

nevojën e konkretizimit të përmbajtjes së një gjymtyre të saj.

Fjalia e varur me fjalinë drejtuese mund të bashkohen edhe pa u prirë nga një lidhëz a fjalë

lidhëse, kur e ka foljen- kallëzues në mënyrën lidhore, në ndonjë rast edhe në deshirore.

Ndonjëherë vendosjen në kohë të faktit të dhënë prej fjalisë së varur e shpreh fjalia drejtuese.

10

Akademia e shkencave e shqipërisë instituti I gjuhësisë dhe I letersisë, grup autorësh,Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. fq.479. 11

Akademia e shkencave e shqipërisë instituti I gjuhësisë dhe I letersisë, grup autorësh,Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. Fq.479

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org« Shqipe... · Fjalia e varur me fjalinë drejtuese mund të bashkohen edhe pa u prirë nga një lidhëz a fjalë lidhëse, kur

9

Fjalitë kryesore, po ashtu si fjalitë e mëvetësishme, nga funksioni në ligjerim mund të jenë:

dëftore, pyetëse, nxitëse e dëshirore, si edhe dëftore-thirrmore, pyetëse-thirrmore, dëshirore-

thirrmore, nxitëse-thirrmore.

Fjalitë e varura janë zakonisht dëftore. Po mund të jenë edhe pyetëse të zhdrejta dhe fjali të

ndryshme thirrmore të zhdrejta, ndonjëherë edhe nxitëse të zhdrejta, ose edhe fjali dëshirore.12

12

Akademia e shkencave e shqipërisë instituti I gjuhësisë dhe I letersisë, grup autorësh,Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. Fq.485.

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org« Shqipe... · Fjalia e varur me fjalinë drejtuese mund të bashkohen edhe pa u prirë nga një lidhëz a fjalë lidhëse, kur

10

Lidhëzat si mjet i lidhjës së fjalive në periudhë

Lidhëza është pjesë e pandryshueshme e ligjeratës, që sherben për të lidhur dy gjymtyrë fjalie

ose dy fjali e cila shpreh marrëdhënie të ndryshme sintaksore ndërmjet tyre.

Lidhëzat nuk mund të jenë gjymtyrë fjalie, pasiqë nuk kanë kuptim leksikor të pavarur.

Për nga kuptimi lidhëzat ndahen në: lidhëza semantike dhe në lidhëza josemantike.

Lidhëzat semantike , shprehin marrëdhënie të caktuara kuptimore ndërmjet fjalive ose

gjymtyrëve qe lidhin, gjithashtu shprehin marrëdhënie sintaksore të bashkërenditjes dhe të

nënrenditjes. Lidhëzat josemantike nuk shoqërohen me ndonjë kuptimin te caktuar, ato shprehin

vetëm marrëdhënie sintaksore varësie.

Nga prejardhja lidhëzat ndahen në: lidhëza të parme dhe lidhëza jo të parme.

Sipas strukturës morfologjike lidhëzat mund të jenë: fjalë të thjeshta, të përngjitura ose

lokucione.

Lidhëzat sipas funksionit sintaksor ndahen në dy grupe: në lidhëza bashkërenditëse dhe në

lidhëza nënrenditëse.

Lidhëzat bashkërenditëse ndahen në:

1.Lidhëza këpujore,

2.Lidhëza veçuese,

3.Lidhëza kundërshtore,

4.Lidhëza përmbyllëse, dhe

5.Lidhëza të shkallëzimit.

Lidhëza këpujore janë- as, e, dhe, edhe, si dhe, si..si, si ashtu dhe, hem..hem. Disa nga këto

lidhëza mund te përseriten, ndërsa lidhëzat qe përdoren vetëm të përseritura janë: hem dhe si.

Lidhëzat këpujore shprehin një bashkim të thjeshtë gjymtyrësh ose fjalish të një fare dhe janë

lidhëza tipike bashkërenditëse.

Lidhëzat veçuese janë – a, apo, o, ose, daç…daç, qoftë…qoftë, ja…ja, ndo…ndo. Lidhëzat të

cilat mund të përdorën të përseritura janë: o…o, ose…ose. Fjalitë ose gjymtyrët të cilat janë të

lidhura me keto lidhëza përjashtojnë njëra-tjetrën.

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org« Shqipe... · Fjalia e varur me fjalinë drejtuese mund të bashkohen edhe pa u prirë nga një lidhëz a fjalë lidhëse, kur

11

Lidhëzat kundërshtore janë- kurse, mirëpo, ndërsa, teksa, megjithatë, megjithkëtë, porse, veç,

veçqë, veçsë, vetëm, vetëm se..etj. Lidhëzat kundërshtore midis gjymtyrëve a fjalive që lidhin

shprehin marrëdhënie kundërshtore, përqasore-kundërshtore ose kundërshtore-kufizuese.

Lidhëza përmbyllëse janë – andaj, prandaj, ndaj, pa. Fjalia apo gjymtyra është si perfundim kur

para saj ndodhën këto lidhëza,si pasojë e asaj që është thënë në fjalinë apo në gjymtyrët e

mëparme.

Lidhëza të shkallëzimit janë – jo që…po, jo që…por edhe, jo veç…por edhe, le që…por as, le

që…por edhe…etj. Këto lokucione zakonisht përdoren me vlerë këpujore e me pak me vlerë

kundërshtore, te cilat mund të lidhin fjali si edhe gjymtyrë fjalish. Lidhëzat e shkallëzimit

historikisht janë më të reja se lidhëzat bashkërenditëse tjera, por që sot përdoren mjaft dendur.

Lidhëzat nënrenditëse ndahen në:

1.Lidhëza ftilluese,

2.Lidhëza vendore,

3.Lidhëza kohore,

4.Lidhëza shkakore,

5.Lidhëza qëllimore,

6.Lidhëza krahasore- mënyrore,

7.Lidhëza kushtore,

8.Lidhëza rrjedhimore,

9.Lidhëza lejore,

10.Lidhëza kundërshtore.

Lidhëzat ftilluese janë- se, që, nëse, ne. Lidhëzat ftilluese tregojnë vetëm një lidhje sintaksore

varësie midis dy fjalish, ato nuk shprehin marrëdhënie të caktuara, por vetem lidhin një fjali

kryefjalore, kallëzusore, përcaktore ose kundrinore me fjalinë drejtuese.

Lidhëza vendore janë - ku, kudo, ngado, tekdo, tek, nga, deri ku, gjer ku, nga ku, që ku, ngado

që, tekdo që etj. Lidhëzat vendore përdoren për të lidhur fjali që shprehin marrëdhënie vendore.

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org« Shqipe... · Fjalia e varur me fjalinë drejtuese mund të bashkohen edhe pa u prirë nga një lidhëz a fjalë lidhëse, kur

12

Lidhëza kohore janë - kur, si, sa, që, tek, derisa, pasi, ndërsa,sapo, kurdoherë që, që kur, posa,

sa here që etj. Me anë të lidhëzave kohore lidhen fjali që shprehin lloje të ndryshme

marrëdhëniesh kohore.

Lidhëza shkakore janë – se, sepse, pasi, si, derisa, gjersa, sapo, ngase, nga frika se, nga

shkaku që, pë arsye që, posa që, sapo qe etj. Fjalitë që shprehin lloje të ndryshme të

marrëdhenieve shkakore lidhen me anë të lidhëzave shkakore.

Lidhëza qëllimore janë – që, në mënyrë që, me qëllim që. Me anë të këtyre lidhëzave lidhen

fjali që shprehin lloje të ndryshme marrëdhëniesh qëllimore.

Lidhëza krahasore-mënyrore jane- sa, si, se, sesa, sikurse, po si, ashtu si etj. Këto lidhëza

shërbejnë për të lidhur gjymtyrë që tregojnë mënyrë ose krahasim, gjithashtu shërbejnë për të

ndërtuar fjali që shprehin lloje të ndryshme marrëdhëniesh krahasore- mënyrore.

Lidhëza kushtore janë- në, nëse, po, sikur, kur, në qoftë se, në rast se, me kusht që, në është se

etj. Me anë të lidhëzave kushtore lidhen fjali që shprehin lloje të ndryshmë marrëdhëniesh

kushtore.

Lidhëza rrjedhimore janë - sa, që, saqë, keshtu që, aq sa. Lidhëzat rrjedhimore përdoren për të

lidhur fjali që shprehin marrëdhënie rrjedhimore.

Lidhëza lejore janë - ndonëse, megjithëse, sado që, edhe në, edhe po, edhe në qoftë se, edhe

sikur, edhe pse, edhe sepse. Me anë të lidhëzave lejore lidhen fjali që shprehin lloje të ndryshmë

marrëdhëniesh lejore.

Lidhëzat kundërvënëse-kundërshtore janë- në, nëse, ndërsa, në vend që, në qoftë se. Lidhëzat

kundërvenëse shërbejnë për të shprehur një kundërvënie ndërmjet dy gjendjeve, dy veprimeve.

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org« Shqipe... · Fjalia e varur me fjalinë drejtuese mund të bashkohen edhe pa u prirë nga një lidhëz a fjalë lidhëse, kur

13

Një vend të veçantë në klasifikimin e lidhëzave sipas funksionit sintaksor zënë të ashtuquajturat

lidhëza shpjeguese a sqaruese si : domëthënë, bie fjala, për shëmbull, apo, ose (në kuptimin “me

fjalë të tjera”, “ndryshe”), si, siç (në kuptimin për shembull”). Ato shërbejnë për të lidhur fjali a

gjymtyrë fjalie që sqarojnë, saktësojnë, zbërthejnë kuptimin e një fjalie a të një gjymtyre tjetër.

Këto lloj lidhëzash a shprehjesh lidhëzore, nga disa tipare afrohen me bashkërenditëset: fjalia që

lidhin ato nuk mund të rijë në ballë të periudhës, ato shërbejnë për të lidhur jo vetëm fjali, po

edhe gjymtyrë fjalie: nga disa tipare të tjera afrohen me nënrenditëset: ato nuk mund të përseriten

(siç ndodh me një numër lidhëzash bashkërenditëse) dhe gjymtyrët a fjalitë e lidhur ame anë të

tyre nuk janë të një fare. Për këtë arsye ato nuk hyjnë tek asnjëri prej këtyre grupeve, por

trajtohen si një lloj më vete.13

13

Akademia e shkencave e shqipërisë instituti I gjuhësisë dhe I letersisë, grup autorësh,Gramatika e gjuhës shqipe1. Tiranë 2002. fq.410.

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org« Shqipe... · Fjalia e varur me fjalinë drejtuese mund të bashkohen edhe pa u prirë nga një lidhëz a fjalë lidhëse, kur

14

Fjalitë e varura

Përpara se të bëjmë ndarjen e fjalive të varura duhet të dijmë që fjalitë e varura bashkohen me

fjalitë kryesore me anë të lidhëzave, në mënyrë që të arrihet kuptimi i fjalisë.

Fjalitë e varura ndahen në:

Fjali të varura kryefjalore,

Fjali të varura kallëzusore,

Fjali të varura kundrinore,

Fjali të varura përcaktore,

Fjalitë e varura rrethanore

Fjali të varura vendore,

Fjali të varura kohore,

Fjali të varura mënyrore,

Fjali të varura qëllimore,

Fjali të varura shkakore,

Fjali të varura rrjedhimore,

Fjali të varura kushtore,

Fjali të varura lejore.

Fjali të varura krahasore.

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org« Shqipe... · Fjalia e varur me fjalinë drejtuese mund të bashkohen edhe pa u prirë nga një lidhëz a fjalë lidhëse, kur

15

Periudha me fjali të varur kryefjalore – ështe ajo periudhë e cila me një fjali të varur kryen nje

funksion të ngjashem ndaj fjalisë kryesore me atë të një fjalie dykryegjymtyrëshe. Fjalia

kryefjalore sipas mjetit të lidhjes ngërthen dy nëntipa strukturorë:

-Fjalinë kryrfjalore lidhëzore me lidhëzat ftilluese se, e, që, me lidhëzat kushtore sikur, në, nëse,

po: me lidhëzen kohore kur e me lidhëzen si(të gjitha lidhëzat funksionalisht ftilluese): me

pjesëzat e pyetjes a, mos (funksionalisht lidhëza ftilluese).

-Fjalinë kryefjalore përemërore me përemra e ndajfolje pyetëse dhe përemra të pacaktuar lidhorë,

si: kush,ç, çfarë, se (me se, nga se) sa, I sati, ku, nga, që ku, gjer ku, si (qysh), përse, (pse), gjithë

sa, gjithë sa, gjithë ç’, gjithë çka , tërë sa.14

Periudha me fjali të varur kallëzuesore – është ajo periudhë e cila me një fjali të varur kryen

funksionin e pjesës emërore të kallëzuesit emëror ose funksionin e përcaktorit kallëzuesor.

Fjalia e varur kallëzuesore bashkohet me lidhëzat se, që, sikur, kur, tek, ose drejtpërdrejtë kur

kallëzuesin e ka në mënyren lidhore, me përemra të pacaktuar, me përemra lidhorë dhe me

ndajfolje lidhore. 15

Periudha me fjali të varur kundrinore – është ajo periudhë e cila në një fjali të varur kryen një

funksion të ngjashëm në mënyrë të drejtpërdrejt ose tërthorazi me atë të një kundrine (të drejtë, të

zhdrejtë pa parafjalë ose të zhdrejtë me parafjalë).

Periudha me fjali të varur përcaktore – është ajo periudhë e cila në fjalinë e varur tregon në

përgjithësi një karakteristikë të një sendi të shprehur prej një gjymtyre emërore, e shprehur

rëndom me emër ose me përemër, zakonisht vetor, i cili është paraprijës i saj.

Periudha me fjali të varur vendore – është ajo periudhë ku midis fjalisë së varur dhe fjalisë

kryesore janë shprehur marrëdhenie vendore e hapësinore. Fjalia e varur me marrëdhenie

vendore mund të tregojë ngjyrime të ndryshme si:

-Vendin ku ndodh një veprim, një ngjarje, një dukuri apo vendin ku ndodhet një send a një njeri,

-Drejtimin e lëvizjes,

-Pikënisjen e lëvizjes,

14

Akademia e shkencave e shqipërisë instituti I gjuhësisë dhe I letersisë, grup autorësh,Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. fq.503. 15

Akademia e shkencave e shqipërisë instituti I gjuhësisë dhe I letersisë, grup autorësh,Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. fq.511.

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org« Shqipe... · Fjalia e varur me fjalinë drejtuese mund të bashkohen edhe pa u prirë nga një lidhëz a fjalë lidhëse, kur

16

-Vendin ku përfundon lëvizja e shprehur nga kallëzuesi i fjalisë kryesore,

-Vendin nëpër të cilin ndodh lëvizja,

-Pikën më të largët gjer ku shtrihet një lëvizje a një veprim.

Periudha me fjali të varur kohore – është ajo periudhë në të cilën fjalia e varur tregon kohën

kur ndodh veprimi, ngjarja e fjalisë kryesore. Periudhat me fjali të varur kohore dallohen për

larmi të madhe të marrëdhënieve kohore si dhe për mjete shprehjeje.

Periudhë me fjali të varur mënyrore - quhet ajo periudhë në të cilën fjalia e varur tregon

mënyren e paraqitjes së një fakti të shprehur në fjalinë nga e cila varet apo mënyrën e kryerjes së

një veprimi.

Periudhë me fjali të varur qëllimore – është ajo periudhë e cila në fjalinë e varur tregon

qëllimin për të cilin kryhet veprimi I shprehur në fjalinë drejtuese, atë që synohet të arrihet

nëpërmjet këtij veprimi.

Periudhë me fjali të varur shkakore- është ajo periudhë e cila tregon shkakun ose arsyen e asaj

që thuhet në fjalinë drejtuese domëthënë vë në dukje lidhjen shkakore midis fjalive. Fjalitë e

varura shkakore nga vlera e përgjithshme mund të ndahen në tri grupe:

-Lidhëza e lokucioneve lidhëzore konstatuese të shkakut,

-Lidhëza e lokucione lidhëzore motivuese, arsyetuese,

-Lidhëza e lokucione kohore.

Periudhë me fjali të varur rrjedhimore- quhet ajo periudhë në të cilën shprehen ose

marrëdhënie në mes faktit a ngjarjes së shprehur nga fjalia kryesore dhe përfundimit logjik të tij,

të shprehur në fjalinë rrjedhimore, ose marrëdhënie në mes një sasie, shkallës a intensitetit të

madh të parashtruar në fjalinë kryesore si shakak dhe pasojës a rrjedhimit që vjen prej saj, të

shprehur në fjalinë e varur.

Periudhë me fjali të varur lejore- është ajo periudhë në të cilën shprehet një veprim a gjendje

ne fjalinë e varur që pritet të pengojë realizimin e veprimit të fjalisë drejtuese, por që nuk arrin ta

ndalojë atë. Brendia e fjalisë drejtuese është një pasojë e kundërt me atë që pritej të ndodhte, dhe

nuk është pasojë logjike e brendisë së fjalisë së varur.

Periudhë me fjali të varur krahasore – është ajo periudhë në të cilën me anë të një krahasimi

me një veprim a gjendje të shprehur në fjalinë e varur karakterizohet veprimi a gjendja për të

cilën bëhet fjalë në fjalinë drejtuese.

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org« Shqipe... · Fjalia e varur me fjalinë drejtuese mund të bashkohen edhe pa u prirë nga një lidhëz a fjalë lidhëse, kur

17

Përveç fjalive të varura që kemi trajtuar, ka edhe fjali që tregojnë raporte të tjera: shtim,

shkallëzues, përjashtim etj. Këto fjali janë të afërta me fjalitë e bashkërenditura, shprehin raporte

kuptimore të ngjashme me ato të barazisë, por dallohen se këto raporte shfaqen në formë

nënrenditjeje. Janë, në njëfarë mënyre, një rast anësor, i ndërmjetëm midis fjalive të

bashkërenditura dhe fjalive të nënrenditura, prandaj zënë vend të veçantë midis fjalive të varura.

Mund të futen vetëm në mënyrë konvencionale në fjalitë e varura rrethanore. Më drejt është të

quhen vetëm fjali të varura të shtimit shkallëzues, të përjashtimit, të kundërisë etj. 16

16

Akademia e shkencave e shqipërisë instituti I gjuhësisë dhe I letersisë, grup autorësh,Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. fq. 617.

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org« Shqipe... · Fjalia e varur me fjalinë drejtuese mund të bashkohen edhe pa u prirë nga një lidhëz a fjalë lidhëse, kur

18

Periudha me fjali të varur kushtore

Periudha me fjali të varur kushtore shpreh marrëdhënie kusht-pasojë. Ajo paraqet dy veprime

a gjendje të ndërvarura midis tyre në mënyrë të tillë realizimi ose mosrealizimi i asaj që thuhet

në fjalinë e varur, bën të pashmangshme, të mundur ose të pamundur atë për të cilën bëhet fjalë

në fjalinë drejtuese.17

-Në qoftë se toka varfërohet e çahet për një pike ujë, edhe pema që është mbjellë ndën të, do

të vyshket, do të thahet.

Periudha në fjali të varur kushtore, ndahet në dy grupe kryesore për nga kuptimi i tyre modal:

Periudha në të cilën kushti dhe pasoja janë të realizueshëm, si dhe periudha në të cilin kushti

dhe pasoja janë aktualisht të parealizuëshme.

-Po të jemi të bashkuar, do t’i kapërcejmë të gjitha pengesat.

-Sikur të mos ishe shoku im i shkollës, ai i “Tavernës”, i Europës së shkretuar… etj.,etj.,

këtu do të bëhej hataja.18

Ndërsa nga pikëpamja e lidhjes kuptimore dallojmë dy nentipa periudhash kushtore: periudha në

të cilat përmbajtja e fjalisë drejtuese është rezultat i pashmangshëm i kushtit që shprehet në

fjalinë e varur:

-Në qoftë se puna e forcave të jashtme është pozitive, atëherë energjia e sistemit rritet.

Si dhe përiudha në të cilat pasoja mund të jetë: arsyetim, vlersim, pyetje, urdhër, këshillë apo

dëshirë:

-Në qoftë se sje më ai që ke qenë, unë këtë e kuptoj si një dyshim ndaj tjetrit, që po tërhiqet

nga një detyrim, nga një pakt.19

Periudhat me fjali fjali të varur kushtore në gjuhën shqipe janë shumë të larmishme nga ana

strukturore dhe kuptimore. Mjetet kryesore për shprehjen e marrëdhënieve kushtore janë lidhëzat

e lokucionet lidhëzore kushtore, trajtat mënyrore e kohore të foljeve-kallëzues të fjalisë së varur

e të fjalisë drejtuese dhe bashkëlidhja e tyre. Veçoritë semantiko-strukturore të lidhëzave e të

lokucioneve lidhëzore u japin periudhave struktura të caktuara dhe kuptime e ngjyrime

kuptimore të shumta, që duhen marrë parasysh për të bërë një klasifikim sa më të plotë e të

kënaqshëm të këtyre periudhave. Në bazë të mjeteve të lidhjes dhe të trajtave foljore të fjalisë së

17

Akademia e shkencave e shqipërisë instituti I gjuhësisë dhe I letersisë, grup autorësh,Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. Fq.581. 18

Kadare- Darka e Gabuar, fq. 51. 19

Kadare- Darka e Gabuar, fq. 161.

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org« Shqipe... · Fjalia e varur me fjalinë drejtuese mund të bashkohen edhe pa u prirë nga një lidhëz a fjalë lidhëse, kur

19

varur, dallojmë:

-periudhat kushtore lidhëzore dhe,

-periudhat me fjali kushtore të ndërtuara me mënyrën lidhore e lidhore-habitore pa lidhëz. 20

Periudha kushtore lidhëzore- këtu përfshihen të gjitha periudhat në të cilat fjalia e varur

kushtore lidhet me një nga lidhëzat a lokucionet lidhëzore me fjalinë drejtuese nga e cila varet:

në, në qoftë se, në se, në rast se, në është se, po, po qe që, po që se, po të jetë që, pot ë jetë se, me

kusht që, mjafton që, kur. Forma kryesore më e zakonshme e shprehjes së marrëdhënieve të këtij

lloji janë periudhat kushtore lidhëzore.

Fjalitë kushtore të cilat kanë lidhëzen në shprehin një kusht të mundshëm, të dëshirueshëm, ose

thjesht një supozim.

-Në këtë qytet, në ardhsha prapë, mbi asfaltin e kujtimeve do eci ndanë orësh…

Veçanti strukturore e fjalive me lidhëzen në eshtë rendi i ngulitur i kallëzuesit dhe kryefjalës.

Nga pikëpamja e rëndit të fjalëve kallëzuesi vjen menjeherë pas lidhëzes ndërsa kryefjala vjen

pas kallëzuesit.

Pjesëza mohuese mos përdoret në fjalitë kushtore me lidhëzen në kur ndërtohen në mënyrën

dëshirore.

-Në mos e marrshin Petrelën, asnjë nga ne s’duhet të kthehet prapë i gjallë.

Fjalitë kushtore me lidhëzen në foljen kallëzues e kanë në mënyrën dëshirore në kohen e tashme

mirëpo në disa raste ëdhë pse të rralla e gjejmë në mënyrën deftore të çdo kohe.

Ndërtimet e tilla me dëshirore shprehin qëndrime të spikatura emocionale, jo vetëm në fjalinë

kushtore por ëdhë në fjalinë drejtuese.

Fjalitë kushtore me lidhëzen në në mënyrën deftore janë më të rralla se sa ato të ndërtuara me

dëshiroren. Ato më së shpeshti i gjejmë në gjuhen e folur dhe në letërsinë artistike.

Me mënyrën dëftore lidhëza në po përdorët më tepër si lidhëz ftilluese në fjalitë kryefjalore e

kundrinore, ndërsa si lidhërsa si lidhëz kushtore po zëvëndësohet nga lidhëza në qoftë se. Folja

kallëzues e fjalive kushtore me lidhëzën në me mënyrën dëftore të shumtën e herës është në të

tashmen. 21

-Në s’të pëlqen kjo mbledhje, thuaje atje, na kritiko. Le t’i thotë vetë, në është burrë.

- Në ke ardhur për t’i qarë hallin asaj ik një orë e më pare që mos ta prishim punën bashkë.

20

Akademia e shkencave e shqipërisë instituti I gjuhësisë dhe I letersisë, grup autorësh,Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. Fq.582. 21

Akademia e shkencave e shqipërisë instituti I gjuhësisë dhe I letersisë, grup autorësh,Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. F.584.

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org« Shqipe... · Fjalia e varur me fjalinë drejtuese mund të bashkohen edhe pa u prirë nga një lidhëz a fjalë lidhëse, kur

20

Fjalitë kushtore me në qoftë se tregojnë kusht të përcaktuar mire, mirëpo pa nuance stilistiko-

emocionale. Janë tipi mbizotërues në stilin publicistiko-shkencor, dhe kanë perdorim të gjerë në

mbarë gjuhën.

Zakonisht fjalitë kushtore kur shprehin një kusht të mundshëm me në qoftë se marrin si kallëzues

një folje që mund të jetë në të ardhmen:

-Dhe kjo e gjitha do të ndodhte, në qoftë se i panjohuri nuk do të ndalonte pikërisht përpara

portës së tyre, por pak më tutje.

Ndërsa kur përmban një kusht të pamundshëm, fjalia e varur kushtore e ka foljen-kallëzues në të

ardhmen dhe në të kryerën e mënyrës kushtore, në fjalinë drejtuese kallëzuesi është rregullisht në

të tashmen, përkatësisht në të kryerën e mënyrës kushtore:

-Në qoftë se kjo gjë do të ndodhte dhjetë vjet më pare, inxhinieri do të dyshonte se këtu kishte

sabotim.

Në fjalitë kushtore me në qoftë se rendi i gjymtyrëve është i lirë. Fjalia e cila fillon me lidhëz,

pas lidhëzes mund të vendoset qoftë kryefjala, qoftë kallëzuesi, sipas peshës kumtuese që mban

secila gjymtyrë në fjali:

-Në qoftë se nuk do të më kujtohet më vonë ajo fytyrë, jeta ima do të jetë fare bosh, e

zhveshur, pa kuptim, pa asnjë qëllim. 22

Lidhëza nëse ne periudhat me fjali kushtore ka përdorim të kufizuar. Ajo po përdoret më shumë

si lidhëz ftilluese në fjalinë kryefjalore e kundrinore. Pothuajse të njëjtin kuptim dhe të njejtën

structure me fjalitë me në qoftë se kanë edhe fjalitë kushtore me nëse.

-Nëse më ke nënë dhe më dëgjon, rrëmbe pushkën dhe lufto armikun,që kërkon të na mmarrë

nderin!

Sikurse fjalitë me në qoftë se të njëjtat karakteristika semantike-strukturore kanë edhe fjalitë me

në është se. Ndërtohen me mënyrën dëftore dhe me mënyrën kushtore:

-Në është se vdiq për nder të mëmëdheut, s’ka gjë. –Në është se duhet vdekur, -tha – le të

zgjedhim vdekjen më të bukur, se jemi nuset e motrat e sokolave të Krujës23

.

22

Akademia e shkencave e shqipërisë instituti I gjuhësisë dhe I letersisë, grup autorësh,Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. Fq. 585. 23

Akademia e shkencave e shqipërisë instituti I gjuhësisë dhe I letersisë, grup autorësh,Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. Fq. 586.

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org« Shqipe... · Fjalia e varur me fjalinë drejtuese mund të bashkohen edhe pa u prirë nga një lidhëz a fjalë lidhëse, kur

21

Fjalitë kushtore ndërtohen edhe me lidhëzën po e lokucionet lidhëzore të formuara me të: po qe

se, po qe që, po të jetë se. po të jetë që. Fjalitë kushtore me lidhëzen po tregojnë kusht në një

trajtë të përgjithshme, pa ngarkesë stilistiko-emocionale, shprehin marrëdhënie kushtore të

mundësisë dhe të pamundësisë. Është tipi më i rëndomtë në gjuhën e folur dhe shumë i përdorur

edhe në gjuhën letrare, sidomos në letërsinë artistike, krahas fjalive me në dhe në qoftë se.24

Fjalitë me lidhëzen po ndërtohen me mënyrën dëftore dhe me lidhorën, rrallëherë, për qëllime

afektive, edhe me lidhore-habitoren.

-E ka zakon ai, po s’vajti njëherë nga spitali e po nuk hyri në klub, s’i shkon buka. Këto të

paçin në qafë, po të ngjau gjësendi. 25

Kur ndërtohen në mënyrën deftore, folja-kallëzues e fjalisë kushtore është zakonisht në të

kryerën e thjeshtë.

Kur ndërtohen në mënyrën lidhore fjalitë kushtore me lidhëzen po mund të kenë foljen-kallëzues

në të gjitha kohët e saj. Kur folja kallëzues e fjalisë kushtore është nëlidhoren e tashme, folja

kallëzues e fjalisë drejtuese është në deftoren e tashme.

Fjalitë kushtore me lidhëzen po mund të kenë foljen kallëzues në formën e lidhore-habitores

mirëpo kjo ndodh në raste të rralla.

-Po të mos paskësh qenë rrota e qerres aty përpara, fjalët e të birit do ta kishin shëmbur për

truall. 26

Në fjalitë me lidhëzen po kallëzuesi vjen domosdo pandërmjetshëm pas lidhëzes. Vetëm trajta e

shkurtra të përemrit vetor mund të hyjnë midis lidhëzes dhe kallëzuesit.

Rendi i fjalive në periudhën me fjali të varur kushtore

Fjalitë kushtore mund t’i ndajmë në dy grupe kryesore varësisht nga vendi që zënë në periudhë:

fjali kushtore me rend të ngulitur dhe fjali kushtore me rend të lire.

Në grupin e parë përfshihen vetëm ato periudha me fjali të varur kushtore që ndërtohen me

lokucione lidhëzore të cilat vëndosen gjithmonë prapa fjalisë drejtuese. Këto lokucione lidhëzore

janë: me kusht që, dhe mjaft që.

24

Akademia e shkencave e shqipërisë instituti I gjuhësisë dhe I letersisë, grup autorësh,Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. Fq. 587. 25

Akademia e shkencave e shqipërisë instituti I gjuhësisë dhe I letersisë, grup autorësh,Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. Fq. 587. 26

Akademia e shkencave e shqipërisë instituti I gjuhësisë dhe I letersisë, grup autorësh,Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. Fq. 588.

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org« Shqipe... · Fjalia e varur me fjalinë drejtuese mund të bashkohen edhe pa u prirë nga një lidhëz a fjalë lidhëse, kur

22

Në grupin e dytë përfshihen të gjithë tipat e tjerë të periudhave me fjali të varur kushtore, të cilat

i njohin të tre pozicionet e mundshme: paravendosjen, prapavendosjen dhe ndërvendosjen.

Rendi më i zakonshëm për të gjithë tipat e fjalive kushtore me rend të lirë është paravendosja. 27

Në rastet e rendit në paravendosje, fjalia kushtore mban ngarkesën më të madhë kuptimore të

periudhës, zakonisht ajo shqiptohet me intonacion më të lartë:

-Po të mos kishim qenë të bashkuar, nuk do të kishim dale fitimitarë.

Në rastet kur përmbajtja e fjalisë kushtore është e lidhur ngushtë me periudhën e mëparshme,

fjalia kushtore vëndoset përpara fjalisë drejtuese:

-Kjo është e verteta.Po të mos e ftoja në darken e shtatorit, asgjë nga këto nuk do të kishte

ndodhur.

Ndërsa në rastet kur fjalia kushtore vëndoset pas fjalisë drejtuese ngarkesën kuptimore dhe

emocionale të periudhës e mban fjalia drejtuese, ndërsa fjalia kushtore tregon rrethanat në të cilat

bëhet I mundshëm realizimi I veprimit të së pares:

-Prema kokën, në qoftë se beson se kam ftuar në darkë një të vdekur.

Ndryshe nga dy rastet e para fjalia kushtore vendoset në mes të fjalisë drejtuese mjaft rrallë. Kjo

ndodh kur ndonjë gjymtyrë e fjalisë drejtuese të prapavendosur veçohet dhe nxirrët përpara

fjalisë kushtore, zakonisht fjalia kushtore ndahet me presje në të tri pozicionet e saj:

-Më falni, po fëmijës, po s’qau, nuk i japin të pijë.

27

Akademia e shkencave e shqipërisë instituti I gjuhësisë dhe I letersisë, grup autorësh,Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. Fq. 592.

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org« Shqipe... · Fjalia e varur me fjalinë drejtuese mund të bashkohen edhe pa u prirë nga një lidhëz a fjalë lidhëse, kur

23

Ismail Kadare- Biografia

Ismail Kadare (lindur më 1936) është njëri nga shkrimtarët më të shquar bashkëkohorë, i

nominuar disa herë për çmimin "Nobel" në letërsi. Ai shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar

edhe vëllime me poezi dhe sprova. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat

u bë i njohur, e më pas edhe prozë. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në mbi dyzetepesë

gjuhë të botës.

Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në

Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; më 2005 fitoi Man Booker

International Prize, më 2009 çmimin Princi Asturias për Artet, kurse në vitin 2015 Çmimin

Jeruzalem, e më 2016 presidenti francez ia ndau titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”.[1][2]

Viteve të fundit, ai e ndan kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë. Me pëlqimin e tij, duke filluar

nga viti 2015, fondacioni Mapo filloi të ndajë çmimin "Kadare" për letërsi.

Kadare njihet si shkrimtar i cili në veprat e tij në mënyrë të qëllimshme u shmang nga Realizmi

socialist, dhe si i tillë veprat e tij u përkthyen dhe u lavdëruan nga kritikët dhe lexuesit anembanë

botës. Ai krijoi një vepër me karakter universal por që rrënjët i ka thellë në tokën shqiptare.[3]

Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të shquar evropianë të

shekullit të 20-të, si dhe një zë univerzal kundër totalitarizmit.28

28

https://sq.wikipedia.org/wiki/Ismail_Kadare

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org« Shqipe... · Fjalia e varur me fjalinë drejtuese mund të bashkohen edhe pa u prirë nga një lidhëz a fjalë lidhëse, kur

24

Përfundim

Sistemi i mjeteve të shprehjes së raporteve sintaksore është rezultat i zhvillimit historik të një

gjuhe dhe i natyrës së saj. Ai ndryshon dhe me kohë rindërtohet, mjete të caktuara e humbin

fuqinë e tyre e zëvëndësohen nga të tjera, krijohen vijimisht mjete të reja më të përpikta që vijnë

duke u shtuar.

Periudha me fjali të varur kushtore shpreh marrëdhënie kusht-pasojë. Ajo paraqet dy veprime a

gjendje të ndërvarura midis tyre në mënyrë të tillë realizimi ose mosrealizimi i asaj që thuhet në

fjalinë e varur, bën të pashmangshme, të mundur ose të pamundur atë për të cilën bëhet fjalë në

fjalinë drejtuese.

Mjetet kryesore për shprehjen e marrëdhenieve kushtore janë lidhëzat e lokucionet lidhëzore

kushtore.

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org« Shqipe... · Fjalia e varur me fjalinë drejtuese mund të bashkohen edhe pa u prirë nga një lidhëz a fjalë lidhëse, kur

25

Literatura

Akademia e Shkencave e Shqipërisë Instituti i Gjuhësisë dhe i Letersisë, grup autorësh,

Gramatika e gjuhës shqipe 1. Tiranë, 2002.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë Instituti i Gjuhësisë dhe i Letersisë, grup autorësh,

Gramatika e gjuhës shqipe 2. Tiranë, 2002.

Ismail Kadare- Darka e gabuar. Botimi i tretë i riparë prej autorit, Onufri, 2015.

https://sq.wikipedia.org/wiki/Ismail_Kadare

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org« Shqipe... · Fjalia e varur me fjalinë drejtuese mund të bashkohen edhe pa u prirë nga një lidhëz a fjalë lidhëse, kur

26

Jetëshkrimi

Jam Albulena Kabashi. Kam lindur në Pejë, më 21.9.1994, nga prindërit Zef

dhe Gjyste Kabashi. Filloren e kam kryer në shkollën “Migjeni” në Gllogjan,

ndërsa të mesmen e kam kryer në gjimnazin “Bedri Pejani”, në Pejë.

Familja ime përbëhet prej pesë antarësh: babai i cili quhet Zef, motra Antigona, dhe dy

vëllezërit, Alberti dhe Armëndi.

Gjatë vitit akademik 2012-2013 kam regjistruar Fakultetin e Filologjisë dega Gjuhë shqipe.

Provimet dhe ligjëratat i kam ndjekur si studente e rregullt.

Idetë dhe praktikat e mësimdhënies i kam gërshetuar me mësimnxënien praktike .

Falënderoj familjen dhe mësimdhënësit në mbështetje të pakursyer.