35
UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR PUNIM DIPLOME EDUKIMI I FËMIJËVE NË INSTITUCIONET PARASHKOLLORE ME METODA NOVATIVE Mentori: Kanditati: Prof.Ass.Dr.Shefqet Mulliqi Fitim Nimanaj GJAKOVË, 2019

UNIVERSITETI I GJAKOVWS...është një nga përpjekjet për secilin nga ne. E një rëndësie të veçantë është t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, kreativë, të vetëdijshëm,

  • Upload
    others

  • View
    45

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVWS...është një nga përpjekjet për secilin nga ne. E një rëndësie të veçantë është t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, kreativë, të vetëdijshëm,

UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI: FILLOR

PUNIM DIPLOME EDUKIMI I FËMIJËVE NË INSTITUCIONET

PARASHKOLLORE ME METODA NOVATIVE

Mentori: Kanditati:

Prof.Ass.Dr.Shefqet Mulliqi Fitim Nimanaj

GJAKOVË, 2019

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVWS...është një nga përpjekjet për secilin nga ne. E një rëndësie të veçantë është t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, kreativë, të vetëdijshëm,

2

Ky punim diplome u mbrojt me____/____/________para komisionit vlerësues në

përbërje.

1.___________________________Udhëheqësi shkencor

2.___________________________Kryetar

3.___________________________Anëtar

Nënshkrimet e anëtarëve të Komisionit Vlerësues:

1.________________

2.________________

3.________________

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën:____________(____)

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVWS...është një nga përpjekjet për secilin nga ne. E një rëndësie të veçantë është t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, kreativë, të vetëdijshëm,

3

Përmbajtja:

Mirënjohje…………………………………………………………………………………5

Lekturimi……………………………………………………………………......................6

Abstrakt……………………………………………………………………………………7

.Hyrje……………………………………………………………………………………...8

Kapitulli 1.Nocionet themelore metodologji, strategji, metoda, teknika…........................9

Çasjet pedagogjike………………………………………………………………………...9

Kapitulli 2.Metodologjitë e mësimdhënies……………………………………………...10

2.1 Metodologjia Hap pas Hapi…………………………………………….....................10

2.2 Metodologjia Reggio Emilia…………………………………………........................13

2.3 Metodologjia Montensori…………………………………………………………….14

2.4 Edukimi Walford…………………………………………………………………….16

2.5 Edukimi i Qëndrueshëm……………………………………………………………..18

2.6 Programi HighScope…………………………………………………………………20

2.7 Metodologjia fëmiu në qendër……………………………………………………….22

2.8 Metodologjia Mësuesi në qendër………………………………….............................23

Kapitulli 3. Mësimdhënia……………………………………………….........................24

3.1 Mësimdhënia tradicionale……………………………………………………………24

3.2 Mësimdhënia aktive………………………………………………………………….24

3.3 Mësimdhënia e diferencuar…………………………………………..........................25

3.4 Mësimdhënia efektive………………………………………………..........................27

3.5 Mësimdhënia elektronike…………………………………………………………….29

3.6 Struktura për mësimdhënien dhe të nxënit efektiv…………………………………..30

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVWS...është një nga përpjekjet për secilin nga ne. E një rëndësie të veçantë është t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, kreativë, të vetëdijshëm,

4

Kapitulli 4. Teknikat e zhvillimit të fëmijërisë së herëshmë ………...............................32

dhe mjedisi i të nxënit........................................................................................................33

Përfundim………………………………………………………………………………...34

Literatura…………………………………………………………………………………35

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVWS...është një nga përpjekjet për secilin nga ne. E një rëndësie të veçantë është t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, kreativë, të vetëdijshëm,

5

MIRËNJOHJE

Fillimisht dua të shpreh mirënjohje dhe të falënderoj udhëheqësin shkencor prof.ass.dr.

Shefqet Mulliqin, për ndihmën e dhënë, jo vetëm në realizimin e këtij punimi të diplomës,

por edhe për këshillat e vlefshme për gjatë katër viteve.

Falënderime edhe për të gjithë profesorët e Universitetit “Fehmi Agani”, kun ë saje të

profesionalizmit të tyre mundëson finalizimin e studimeve tona.

Shoqëri faleminderit për këshillat dhe përkrahjen e vazhdueshme. Mirënjohës për çdo

ditë të kaluar së bashku.

Falënderimi më i madh shkon për më të shtrnjtën familje, ata që ishin forca dhe

mbështetja ime, më e madhe që unë të arrij deri këtu. Ju jam mirënjohës gjithë jetën.

Pafundësisht mirënjohës.

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVWS...është një nga përpjekjet për secilin nga ne. E një rëndësie të veçantë është t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, kreativë, të vetëdijshëm,

6

LEKTURIMI

Unë,Hazir Nimanaj, dëshmoj që e kam bërë lekturimin e punimit të diplomës me

temë:”Edukimi i fëmijëve në institucionet parashkollore me metoda novative”. Të punuar

nga Fitim Nimanaj, student në Fakultetin e Edukimit- Program Fillor në Universitetin e

Gjakovës “Fehmi Agani”.

Ky punim u realizua nën monitorimin e prof.ass.dr. Shefqet Mulliqi.

Tema është shikuar në përpikmëri në aspektin gjuhësor dhe drejtshkrimor.

Lekturoi: Datë: Nënshkrimi:

Hazir Nimanaj 21.10.2019 _____________

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVWS...është një nga përpjekjet për secilin nga ne. E një rëndësie të veçantë është t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, kreativë, të vetëdijshëm,

7

Abstrakt

Rritja e fëmijës nuk është një punë edhe aq e lehtë. Të ndihmohet fëmija në zhvillim

është një nga përpjekjet për secilin nga ne.

E një rëndësie të veçantë është t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, kreativë, të vetëdijshëm,

tolerantë, intelegjentë, të ndjeshëm, të kujdesshëm, të bëesuar dhe produktivë. Fëmijëve

tanë mbi të gjitha iu nevojitet që ne si të rritur që t’iu ofrojmë kushtet përmbajtësore të

jetesës, të cilat janë: siguria, dashuria, pranimi, inkurajimi e sidomos motivimi.Duke

pasur parasysh se do të jemi pjesëmarrës në edukimin dhe ngritjen intelektuale të tyre, një

pjesë të përgjegjësisë do ta mbajmë edhe ne si mësues-edukatorë.

Metodologjia e punës është ndër komponentët më të rëndësishme në zhvillimin dhe

edukimin e fëmijëve sidomos kur bëhet fjalë për edukimin gjatë fëmijërisë së herëshme

që është shumë i rëndësishëm.

Fjalët kyçe: metodologjia, edukim, fëmijëri e hershme.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVWS...është një nga përpjekjet për secilin nga ne. E një rëndësie të veçantë është t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, kreativë, të vetëdijshëm,

8

1. Hyrje

Mësimdhënia dhe të nxënit janë procese mjaft komplekse, mirëpo për të realizuar në

mënyrë sa më të suksesëshme të dy këto komponentë duhet që të zbatohen një varg

faktorësh të cilët janë të një rëndësie të veçantë dhe janë çelës i suksesit.

Në mesin e këtyre faktorëve vend me rëndësi zënë parimet, metodologjitë, mjetet,

teknikat e posaqërisht format e punës në grupe e cila është rruga përmes së cilës arrijmë

qëllimet tona në procesin e të nxënit.

Edukimi parashkollor paraqet nivelin e parë arsimor, gjatë të cilit fëmijët (mosha 3-6

vjeç) edukohen në institucionet parashkollore.Duke pasur parasysh rëndësinëe e kësaj

periudhe, ekspozimi i fëmijëve ndaj proceseve elementare të të nxënit përqendrohet në

nxitjen e kërshërisë për veten, shoqërinë, natyrën, kulturën dhe teknologjitë e reja. Synim

i punës edukative gjatë kësaj periudhe është nxitja e krijimtarisë dhe e entuziazmit për

përvojat e reja dhe situatat jetësore. Gjatë këtij niveli të arsimit, fëmijët ndihmohen për

zhvillimin e aftësive dhe shkathtësive të komunikimit në gjuhën amtare, në situata të

thjeshta të përditshme, për zhvillimin e aftësive të përqendrimit dhe për zhvillimin e

aftësive shoqërore bazë.

Edukimi i fëmijëve të grupmoshës deri në tri vjeç dhe i grupmoshës deri në gjashtë vjeç

konsiston në zhvillimin e aspketit shëndetësor e fizik, emocional-ndjenjorë, mendor e

social të tij. Nga se aspektet e personalitetit fillojnë të zhvillohen që në fëmijëri të

hershme e vazhdojnë të zhvillohen në periodat pasuese jetësore, mu për këtë nuk

arsyetohet tendenca e anashkalimit të procesit edukativ në grupmoshën deri në tri vjeç

dhe identifikimit të këtij procesi me kujdesin shëndetësor dhe mirërritjen e fëmijës.Kjo

tendencë, nuk ka mbështetje shkencore andaj, si e dëmshme për fëmijën parashkollor,

nuk bënë të jetësohet në praktikën edukative në Kosovë.

Edukimi parashkollor synon inkurajimin e zhvillimit tërësorë të personalitetit të fëmijës,

të nevojshëm për fëmijën që të sfidohet dhe t’i sfidojë ndryshimet të cilat sot zhvillohen

me shpejtësi.

Studimet më të përparuara pasikologjike e padegogjike vërtetojnë se gjashtë vitet e para

të jetës së fëmijës kanë ndikim të madh në formësimin e personalitetit të njeriut.

Me synimin që zhvillimi i fëmijës deri në gjashtë vjeç të jetë sa më i suksesshëm, njerëzit

e profesionit e të shkencës bëjnë përpjekje ta ndërgjegjësojnë shoqërinë për edukimin

cilësor të fëmijëve parashkollorë. Mirëpo, shkencat e ndryshme që studiojnë zhvillimin

dhe edukimin e fëmijëve nuk ofrojnë një të vetmen përgjigje universale në pyetjen se

çfarë duhet të jetë edukimi parashkollor cilësor.

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVWS...është një nga përpjekjet për secilin nga ne. E një rëndësie të veçantë është t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, kreativë, të vetëdijshëm,

9

KAPITULLI I

1. Nocionet themelore metodologji, strategji, metoda, teknika

Qasjet pedagogjike

Nocioni ‘Çasjet pedagogjike’ ka të bëjë me filozofitë e përgjithshme të mësimdhënies

dhe të nxënit1. Paraqesin një grup të parimeve, qëndrimeve/besimeve dhe ideve në lidhje

me natyrën e të nxënit dhe e cila përdoret në klasë (psh. biheviorizmi, konstruktivizimi,

pragmatizmi etj.)

Metodologjitë pedagogjike: një grup i metodave, parimeve, dhe rregullave sipas të

cilave rregullohet mbarëvajtja e mësimdhënies dhe të nxënit.

Metodat e mësimdhënies : Rruga sistematike të cilën ka zgjedhur mësimdhënësi për të

arritur qëllimin e caktuar edukativ-arsimor. Paraqet një rend logjik të hapave të cilët

ndërmerren hap pas hapi në mësim. Ka karakter më tepër procedural.

Teknikat mësimore: Veprime specifike të cilat i ndërmerr mësimdhënësi për të realizuar

një aktivitet edukativ-arsimor.

Stratëgjitë pedagogjike: Stratëgjitë pedagogjike kanë të bëjnë me një plan afatgjatë

veprimi për realizimin e një qëllimi. Përfshinë metodat dhe parimet e përdoruar në

mësimdhënie dhe të nxënë (shpesh në literaturën në gjuhën angleze mund të barazohet

edhe me termin metodologji).

Si mësues që jemi nuk mund të themi se vërtet kemi dhënë mësim, nëse dikush s’ka

mësuar diçka prej nesh. Atëherë, për të qenë mësues vertetë të mirë, duhet të mendojmë

posaçërisht për procesin e edukimit dhe të nxënit sidomos për:

- si mendojnë fëmijët;

- si mësojnë ata;

- si mendojnë të rriturit;

- stilet e të mësuarit të fëmijëve;

- stilet e ndryshme të mësimdhënies së mësuesve.

1 Nocioni ‘Çasjet pedagogjike’ ka të bëjë me filozofitë e përgjithshme të mësimdhënies dhe të nxënit, faqe

12

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVWS...është një nga përpjekjet për secilin nga ne. E një rëndësie të veçantë është t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, kreativë, të vetëdijshëm,

10

KAPITULLI II

2. Metodologjitë e mësimdhënjes

2.1. Metodologjia Hap pas Hapi (H-p-H)

Hap pas Hapi është një program që promovon mësimin modern dhe qasje të

përshtatshme për zhvillim në fëmijërinë e hershme. Fillet e këtij programi janë nga

viti 1994 dhe kjo metodologji ofron shanse që fëmija të vihet në qendër2. Fëmiu në

qendër do të thotë vënia e nxënësit në pozitën e subjektit aktiv dhe kreativ në mësim.

Programi ka për qëllim të ofrojë mundësi për zhvillim profesional për edukatorët dhe

mësuesit, për të siguruar qasje më të lehtë në metoda të reja të punës në klasë dhe në

bashkëpunim me familjet dhe komunitetin, në mënyrë që të ofrojë informacion të rim bi

arsimin në fëmijërinë e hershme dhe për të mundësuar ata që të shkëmbejnë përvojat me

kolegët e tyre sin ë shtëpi ashtu edhe jashtë vendit.

Në këtë program, fëmijët përfitojnë nga qasja e re afirmative në klasë, ata janë aktivë,

gëzojnë lirinë e shprehjes dhe interesat e dëshirat e tyre respektohen plotesisht.

Programi ka nëntë variacione të ndryshme. Programi u ofrohet mësimdhënësve që

punojnë me fëmijët e moshës 0-3 në formë të dy moduleve – trajnimi bazik dhe trajnimi i

avancuar. Qdo modul përfshinë 40 orë e kontaktit dhe monotorimin në klasë dhe e njëjta

vlen edhe për mësuesit që punojnë me fëmijët e moshës 3-6 si dhe për mësuesit e klasëve

të para.

Synimet e programit Hap pas Hapi janë: të krijojë fëmijë/nxënës që mësojnë gjatë gjithë

jetës, të krijojë një mjedis mësimor i bazuar në respektimin reciprok dhe parimet

demokratike, të siguroj vazhdimësinë dhe praktikat zhvillimore, të sigurojë që të gjithë

fëmijët të përfitojnë aftësi akademike , artistike, etike dhe praktike dhe të marrin pjesë me

sukses në një shoqëri demokraktike

Elementet e metodologjisë Hap pas Hapi:

- Integrimi ndërlëndor;

- Mësimi tematik;

- Vlerësimi i vazhdueshëm dhe autentik;

- Të mësuarit me objekte konkrete;

2 Fillet e këtij programi janë nga viti 1994 dhe kjo metodologji ofron shanse që fëmija të vihet në qendër,

faqe 24

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVWS...është një nga përpjekjet për secilin nga ne. E një rëndësie të veçantë është t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, kreativë, të vetëdijshëm,

11

- Puna me grupe;

- Organizimi i klasës në qendra aktiviteti (në kopshte);

- Të nxënit me bashkëpunim;

- Intelegjencat e shumëfishta;

- Vëzhgimi dhe dokumentimi i fëmijëve;

- Bashkëpunimi me prindërit;

- Pasurimi i klasës me mjete mësimore.

Karakteristikat e metodologjisë Hap pas Hapi: ekperienca e të mësuarit individual, vënia

e theksit në të mësuarit përmes lojës dhe përzgjedhjeve, pjesëmarrja e familjes, mjedisi

që ka fëmijën në qendër, rutina ditore.

- Rutina ditore

- Pranimi i fëmijëve

- Mëngjesi

- Takimi i mëngjesit

- Loja/puna në qendra të aktivitetit

- Loja në oborr

- Dreka

- Gjumi

- Puna/loja në qendra të aktivitetit

- Takimi përmbyllës

Kjo metodologji ‘imponon’ nevojat per krijimin e parteritetit mësues-nxënës. Familja

luan rol të pazëvendësuëshëm në realizimin e kësaj metodologjie.

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVWS...është një nga përpjekjet për secilin nga ne. E një rëndësie të veçantë është t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, kreativë, të vetëdijshëm,

12

Organizimi i klasës bëhet në qendrat e aktivitetit. Planifikimi i punës bëhet duke u

mbështetur në integrimin e përmbajtjeve programore.

Qëllimi përfundimtar i metodologjisë H-p-H të punës me fëmijë të moshës 5-6 vjeç është

përgatitja e fëmiut për klasë të parë3. Në zbatimin e metodologjisë H-p-H obligimet e

planit dhe programit mësimorë realizohen në qendra të aktivitetit ku secila qendër paraqet

një hapësirë në klasë ku kryhen aktivitetet e lëndëve ose gruplëndëve të ndryshme.

Ekzistojnë këto qendra:

- Qendra e leximit dhe shkrimit;

- Qendra e matematikës;

- Qendra e rërës dhe ujit;

- Qendra e shkencës;

- Qendra e blloqeve;

- Qendra e artit dhe dramës;

Qendrat e aktivitetit mund të jenë:

Të zhurmëshme që janë: qendra e blloqeve, familjes, e artit, rëres dhe ujit.

Të qeta që janë: qendra e leximit dhe shkrimit, matematikës dhe shkencës.

Qendrat e ndriquara që janë: leximi dhe shkrimi, matematikës dhe qendra e artit

figurative.

Qendrat që ndotin hapsirën: qendra e rëres dhe ujit, artit figurative dhe e familjes.

Vëzhgimi i punës në qendra ndihmon në vlerësimin për të ditur se çka mësojnë fëmijët, si

mësojnë, sa angazhohen, sa janë bashkëpunues, për çfarë tregojnë interes të veçantë, sa i

shfrytëzojnë materialet etj. Vëzhgimi duhet të jetë sistematikë, objektiv, përzgjedhes, i

regjistruar me kujdes, ku përmes vëzhgimit mesimdhënësi formon gjykim për fëmiun.

Qëllimi i takimit me nxënës është harmonizimi, formimi i grupeve, pranimi dhe shprehja

e emocioneve, krijimi i vetinciatives positive, planifikimit.

3 Qëllimi përfundimtar i metodologjisë H-p-H të punës me fëmijë të moshës 5-6 vjeç është përgatitja e

fëmiut për klasë të pare, faqe 36

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVWS...është një nga përpjekjet për secilin nga ne. E një rëndësie të veçantë është t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, kreativë, të vetëdijshëm,

13

2.2 Metodologjia Reggio Emilia

Metodologjia Reggio Emilia ka filluar të zbatohet pas luftës së II botërore, për tridhjet

vite ka investuar në arsimin parashkollor dhe u ndërtua nga mbeturinat e gjetura4. Për

ndryshim nga metodologjia H-p-H edukatoret e kopshtit rexhian nuk planifikojnë që në

fillim të vitit se me cilat projekte dhe me miniprojekte do të punojnë gjatë gjithë vitit.

Temat e tyre nuk zgjidhen nga mësuesja, por nga fëmijët. Nëpërmjet pyetjeve dhe

diskutimeve, edukatoret nxisin fëmijët të shprehin ide, të fantazojnë dhe ta imagjinojnë

veten ne vended he situate të ndryshme. Nga diskutimet që burojnë temat të cilat mund të

jenë afatshkurtëra dhe afatgjata. Pasi edukatorja zgjedh temën, fëmijëve ju drejton pytje

dhe parashikon veprimatarinë, siguron bashkëpunimin me prindërit për mjetet dhe

materialet e nevojshme, ideon punimin përfundimtarë që do ta bëjnë fëmijët. Veprimet

janë në përshtatje me fushën sociale, fizike, emocionale, intelektuale dhe gjuhësore të

zhvillimit të fëmijëve.

Koha e realizimit të projekteve dhe miniprojekteve mund të ndryshojë të zgjatet më tej

ose të ndërprehet para afatit, në varësi të ecurisë, ideve dhe prirjeve të fëmijëve.

Veçori tjetër e planifikimit vjetor të punës në kopshtin rexhian është zhvillimi i një ose

disa projekteve në nivel kopshti, pra në të tria grupet, të cilat në fund kurorzohen me

afreske, statuja.

Edukatoret krijojnë marrëdhënje të ngushta me prinder për planifikimin e veprimtarive.

Edukatoret, gjatë zhvillimit të projekteve, mbajnë parasysh karakteristikat e fëmijëve

sipas fushave të zhvillimit të tyre, mbi të cilat përshtasin dhe kryejnë veprimtari, fokus të

veçantë ka në zhvillimin e aftësive krijuese të fëmijëve nëpërmjet artit.

Moto e metodologjisë rexhiane është të mësojmë duke bërë.

Karakteristikë është fryma e lartë e kolegialitetit që sundon në identifikimin dhe

realizimin e aktiviteteve. Karakteristikë tjetër është përdorimi i pasqyrës , arsyeja e

përdorimit të pasqyrës është se fëmiu shikon lëvizjet e tij dhe reflekton punimin mbi

pasqyrë ku atij i nxit kureshtjën. Pasqyra ofron dritë në hapësirë ku përdoret si sfond në

këndin e natyrës. Pasqyra është mjet i mrekullueshëm për eksplorim.

4 Metodologjia Reggio Emilia ka filluar të zbatohet pas luftës së II botërore, për tridhjet vite ka investuar në

arsimin parashkollor dhe u ndërtua nga mbeturinat e gjetura, faqe 46

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVWS...është një nga përpjekjet për secilin nga ne. E një rëndësie të veçantë është t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, kreativë, të vetëdijshëm,

14

2.3 Metodologjia Montesori

Maria Montesori- ishte gruaja e parë që diplomoi në shkollën e parë në Itali.

Ajo ishte fiziologe dhe për një kohë punoi në një qendër rehabilituese ku ajo zhvilloi

teorinë e saj për zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve.

Në vitin 1907 Maria Montesori hapi kopshtin e parë, me rreth 60 fëmijë të moshës 3-6

vjeç5, nënat e të cilëve ishin në punë dhe nuk mund tu kushtonin shumë vëmendje.

Thelbi i teorisë së Montesorit janë marrëdhëniet ndërmjet shqisave dhe intelektit.

Procesi i të mësuarit të fëmijës në kopshtin e Montesorit kalon në pjesë fazë:

- Të dëgjuarit;

- Vrojtimi;

- Zbulimi;

-Praktika;

-Përgjegjësia për të kryer një veprimtari.

Mjedisi në kopshtin montesorian:

-Plotëson nevojat e veçanta të çdo fëmijë;

-Një mjedis që nxit të menduarit e fëmijës;

5 Në vitin 1907 Maria Montesori hapi kopshtin e pare, me rreth 60 fëmijë të moshës 3-6 vjeç

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVWS...është një nga përpjekjet për secilin nga ne. E një rëndësie të veçantë është t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, kreativë, të vetëdijshëm,

15

-Duhet të jetë i rehatshëm, i ngjajshëm me atë të shtëpisë…

Në kopshtin e Montesorit objektet dhe materialet përdoren për qëllime edukative6.

Ato shpërndahen në të gjithë mjedisin. Materiali i zhvillimit ndijor përbëhet nga një

sistem objektesh të cilat janë grupuar sipas një cilësie të caktuar fizike të trupave si:

ngjyra, forma, përmasa, tingulli, gjendja e ashpërsisë, pasha, temperature etj.

(Montessori, 2009).

Duke i prekur, fëmijët vënë në punë të gjitha shqisat.

Nëpërmjet përdorimit të shqisave, fëmijët reagojnë ndaj mjedisit rrethues, interpretojnë

atë që shohin, dëgjojnë, niejnë dhe mësojnë në mënyrë të drejpërdrejtë.

Parimi i kopshtit montesorian është: fëmijët mësojnë më mirë duke bërë, duke u nisur nga

objektet e përditshme, duke i prekur, duke i parë, duke nuhatur, duke shijuar dhe duke

eksploruar se sa duke dëgjuar të flitet rreth tyre.

Klasat që punojnë me këtë metodë, kanë fëmijë të moshave të ndryshme, duke iu japur

atyre mundësinë të mësojnë nga njeri-tjetri.

Në këtë metodologji rëndësi të veçantë ka edhe lidhja e familjes me kopshtin.

Gjithë edukimi i fëmijërsë së herëshme duhet të formohet me këtë parim: të ndihmojë

zhvillimin e natyrshëm të fëmijës.

6 Në kopshtin e Montesorit objektet dhe materialet përdoren për qëllime edukative, faqe 64

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVWS...është një nga përpjekjet për secilin nga ne. E një rëndësie të veçantë është t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, kreativë, të vetëdijshëm,

16

Sipas metodologjisë montesoriane qëllimi i punës me fëmijë nuk është t’i jepet fëmiut

njohuri mbi cilësin e gjërave as të bëjë fëmiun ta përdor pa gabuar materialin që i jepet.

Rëmdësi kanë objektet sepse ato i përdor vet fëmiu.

‘Dhe shtëpia e së ardhmes, e gjallë, e matur, e ëmblël, edukuese dhe ngushëlluese, ështëx

çerdhja e vërtet dhe e denjë e çifteve njerëzore, që në të duam të përmirsojnë sojin dhe ta

hedhin atë ngadhënjimtar në krahët e përjetshëm të jetës’.

2.4 Edukimi Waldorf

Edukimi “Waldorf” është themeluar nga Rudolf Steiner (1861-!925), shkencëtar,

mendimtar e filozof austriak7. Në vitin 1919, me shkatërrimet e Luftës së Parë Botërore,

u ftua nga Emil Mott për të hapur një shkollë për punonjësit e fabrikës së cigareve

Waldorf-Astoria në Shtutgart, Gjaermani. Vizioni ishte që ky lloj i ri i shkollës do të

edukojë njeriun të aftë për të krijuar një shoqëri të drejtës dhe paqësore. Shtajner në

filozofinë e tij integroi të kuptuarit dhe përvojën si forma të njohjes. Rudolf Steiner

besonte në një unitet të frymës, shpirtit dhe trupit dhe se edukimi i mirë rikthen ekuilibrin

në mes të mënduarit, gadishmërisë dhe ndjenjës. Teoria e tij e zhvillimit të fëmijës

përbëhet nga tre cikle.

- Cikli i I-rë-para moshës 7 vjeçare

- Cikli i II-të 7-14 vjeç

- Cikli i III-të 14-18 vjeç

Cikli i I-rë: Para moshës 7 vjeçare, fëmijët shkojnë në çerdhe dhe kopshte, ku mësojnë

nëpërmjet imitimit dhe eksperiencave të drejtpërdrejta (duke bërë). Loja imagjinare është

konsideruar më e rëndësishmja “punë” e fëmijës. Veprimtari kjo nëpërmjet së cilës

fëmija rritet fizikisht, intelektualisht dhe emocionalisht.

Secili cikël ka nevojat e veta dalluese sa i përket procesit të të mësuarit, ajo i ngjason një

spirale e cila vazhdimisht është në ngritje. Zhvillimi i ardhshëm i çdo fëmije individual

dhe të njerëzimit në tërësi varet nga përvojat shëndetësore në shtatë vitet e para të jetës.

Një atmosferë ngrohtësie dhe udhëzimi që nxit gëzimin, çudinë dhe nderimin e mbështet

një zhvillim të tillë të shendetshëm. Aspekti më thelbësor i punës me fëmijën e vogël

7 Edukimi “Waldorf” është themeluar nga Rudolf Steiner (1861-!925), shkencëtar, mendimtar e filozof

austriak, faqe 72

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVWS...është një nga përpjekjet për secilin nga ne. E një rëndësie të veçantë është t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, kreativë, të vetëdijshëm,

17

është qëndrimi i brendshëm i edukatorit, i cili jep shembullin e imitimit të fëmijës.

Prandaj puna e edukatorit Waldorf kërkon një process të vazhdueshëm kërkimi dhe vetë-

edukimi duke përfshirë studimin antropozofik, praktikën meditative, veprimtarinë

artistike dhe praktike.

Fokusi është në eksplorimin përmes trupit, lojës konstruktive dhe kreative.

Në një mëngjes të caktuar, fëmijët mund të bëjnë gjëra të tilla si:

- këndojnë këngë;

- ngjyrosin me ngjyra uji;

- ngjyrosin me ngjyra dylli;

- gatuajnë;

- të dëgjoni një histori thënë me kukulla;

- të shkojnë në një shëtitje në natyrë;

- puna në kopsht;

- të ndërtojnë me blloqe druri, ose

- përdorinë shtëpitë ku qëndrojnë rrobat dhe luajnë.

Përmes këtyre aktiviteteve , ata bëhen të angazhuar thellësisht dhe zhvillojnë

kompetencat e përqendrimit dhe motivimit.

Roli i mësuesit: Mësuesi Waldorf luan një rol të rëndësishëm në klasë si ai ose ajo drejton

apo moderon tërë grupin. Aktivitetet përfshijnë integrimin akademik dhe artistic me një

spiritualitet të qartë. Mësuesi është gjithashtu një udhëheqës moral didaktik, duke kërkuar

për të siguaruar një atmosferë intime në klasë karakterizuar me një ndjenjë të harmonisë

dhe të plotë të temave rreth kujdesit për komunitetin dhe për botën natyrore dhe e gjallë.

Mësuesi ka nevojë për një klasë në fëmijet mund të sjellin së bashku të menduarit e tyre,

ndjenjat dhe të jenë të gatshëm për të nxënë, pa marrë parasysh personalitetin e tyre dhe

temperamentet8. Ngjyra dhe përdorimi i materialeve natyrore të zgjedhura me kujdes( si

ngjyra të hapura, lodra, kukulla të punuara me dorë dhe me detaje minimale për të

inkurajuar imagjinatën) krijojnë një mjedis të ngrohtë, karakteristikë për punën Ëaldorf.

Mësuesit kërkojnë për të inkurajuar ndjenjën natyrore të fëmijës, kureshtjen, besimin në

mirësi dhe dashuri e bukuri. Ata janë më të rezervuar në nivelet e hershme të fëmijërisë

Waldorf. (The Learningden preschool).

8 Mësuesi ka nevojë për një klasë në fëmijet mund të sjellin së bashku të menduarit e tyre, ndjenjat dhe të

jenë të gatshëm për të nxënë, pa marrë parasysh personalitetin e tyre dhe temperamentet

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVWS...është një nga përpjekjet për secilin nga ne. E një rëndësie të veçantë është t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, kreativë, të vetëdijshëm,

18

Ne e pranojmë se zhvillimi i shëndetshëm i fëmijës zhvillohet më plotësisht në kontekstin

e një komuniteti me marrëdhënie të shëndosha shoqërore midis prindërve, mësuesve dhe

fëmijëve.Edukatorët Waldorf përpiqen të krijojnë komunitete të tilla të ndërgjegjshme,

bashkëpunuese rreth fëmijëve në kujdesin e tyre dhe të shohin aktivitetin e tyre si pjesë e

një impulse kulturor mbarëbotëror.

2.5 Edukimi i qëndrueshëm

Për njohjen e rëndësisë së Zhvillimit për Edukim Qëndrueshëm (Education for

Sustainable Development-ESD) Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara

shpalli vitet 2005-2014 Dekadën për Zhvillim të Edukimit të Qëndrueshëm (DESD).

UNESCO është agjencia e specializuar e cila udhëheq këtë program, ku ka zhvilluar edhe

një program-skemë ndërkombëtare për implementimin e saj9. Qëllimet e Dekadës për

Zhvillimin e Edukimit të Qëndrueshëm (DESD)së janë për të siguruar një mundësi për

zhvillim të qëndrueshëm nëpërmjet të gjitha formave të edukimit, ndërgjegjësimit public

dhe trajnimit.(UNESCO).

Po ashtu të japë një profil të zgjeruar për rolin e rëndësishëm të arsimit dhe të mësuarit në

zhvillimin e qëndrueshëm.

Objektivat e edukimit të qëndrueshëm:

Për të lehtësuar lidhjen dhe ndërveprimin ndërmjet rrjetit për zhvillimin e Edukimit të

Qëndrueshëm.

Për të forcuar dhe rritur cilësinë e mësimdhënjes dhe të nxënit për Edukimin e

Qëndrueshëm.

Për të ndihmuar vendet të bëjnë përparim drejt arritjes së Objektivave të Zhvillimit të

Mijëvjeçarit përmes përpjekjeve për Edukim të Qëndrueshëm.

U jep mundësi vendeve të reja për të inkorporuar Edukimin e Qëndrueshëm në përpjekjet

e reformave arsimore.

Vitet e fëmijërisë së hershme janë vendimtare që nesër të kemi qytetarë të ndergjegjshëm

dhe aktiv, që janë në gjendje të marrin përgjegjësi për mjedisin. Mjedisi në Institucionet

Parashkollore pasqyron pikëpamjen se fëmijët janë të aftë dhe ndërtues të dijes së tyre

dhe të rriturit janë udhëheqës dhe bashkë-nxënës me ta.

9 UNESCO është agjencia e specializuar e cila udhëheq këtë program, ku ka zhvilluar edhe një program-

skemë ndërkombëtare për implementimin e saj, faqe 83

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVWS...është një nga përpjekjet për secilin nga ne. E një rëndësie të veçantë është t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, kreativë, të vetëdijshëm,

19

Fëmijët janë të lirë të zgjedhin fushat e interesit në të cilin do të marrin pjesë gjatë gjithë

ditës10

.

Edukatorët së bashku me fëmijët angazhohen në vendim-marrje lidhur me pajisjet të cilat

do të përdoren gjatë aktiviteteve. Puna në institucionet të cilat mbështeten në programin e

edukimit të qëndrueshëm, kryesisht punojnë bazuar në punën me projekte.

Materiali bazë i punës është materiali natyrorë dhe i reciklueshëm përmes të cilit

zhvillohen edhe projektet. Për zhvillimin e aktiviteteve përdoren hapësirat Brenda dhe

jashtë klasës, një përdorim të gjerë në këto programe gjen përdorimi i natyrës për qëllime

mësimore. Përmbajtja e temave që mund të zhvillohen përmes edukimit të qëndrueshëm

janë të llojllojshme.

Ato mund të përmbajnë tema nga fusha e:

- Gjuhës dhe arteve

- Shkencës

- Shëndetit

- Edukimit shoqëror

- Kreativiteti etj.

Disa aktivitete nga fusha e gjuhës mund të jenë: lexim dhe diskutim i librave/tregime të

ndryshme që trajtojnë çështjet mjedisore, punimi i kolazheve të ndryshme që trajtojnë

tema të veçanta mjedisore si: uji, energjia, drunjtë etj.

Disa nga aktivitetet nga fusha e matematikës: reciklimi i letrës, energjia, qarkullimi i ujit

në natyrë, etj.

Fusha e shëndetit: rritja e perimeve në kopsht, mbrojtja e ujit nga ndotja,”Të ecim në

këmbë apo me makinë”.

Fusha e shkencës: ndotja e ajrit(ajo e dukshme dhe e padukshme),kolazhe mjedisore me

tema nga: (ndryshimet klimatike, ekonomia, ekosistemi, energjia, gjelbërimi, ndërtesat e

gjelbëra, uji, ndryshimet racore, etj.)

Edukimi shoqëror: alternativat e shfrytëzimit të energjisë, sfida e qytetit të pastër, të

jetojmë së bashku, etj.)

Kreativiteti: çfarë mund të bëjmë për qytet të pastër, gjetja e shumë zgjidhjeve mjedisore

përmes artit.

Çdo ditë, përvojat e ofruara janë bazuara në interesin e fëmijëve. Këto përfshijnë: artin,

puzzles, blloqe, brumë, lojërat dramatike, këndi i shkrimit, lodra e ndërtimit, revista për

të mësuarit, kompjuter, libra, rërë, lojëra të përfytyruara, të kopshtarisë, po ashtu dëgjojnë

histori të ndryshme dhe muzikë.

10

Fëmijët janë të lirë të zgjedhin fushat e interesit në të cilin do të marrin pjesë gjatë gjithë ditës

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVWS...është një nga përpjekjet për secilin nga ne. E një rëndësie të veçantë është t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, kreativë, të vetëdijshëm,

20

2.6 Programi HighScope

Programi HighScope është themeluar në vitin 1970, i cila merret me hulumtime dhe

trajnime me fushën e edukimit11

. Programi i detajuar i tij është përdorur fillimisht për

mësimin e fëmijëve të moshës parashkollore nga familjet me të ardhura të ulëta, por sot

gjendet në mjedise të tjera. Ajo thekson të mësuarit përmes “përfshirjes aktive me njerëzit,

materialet, ngjarjet dhe idetë”. Ndryshimi i programit high scope nga programet e tjera:

arsimi HighScope në fëmijërinë e hershme paraqet një qasje të re ndaj mësimdhënies dhe

të nxënit. Kurrikulumi HighScope është dizajnuar bazuar në fëmijën në fokus dhe punën

hulumtuese. Po ashtu paraqet një proces të projektuar me kujdes- që quhet “Mësimi

përmes pjesëmarrjes aktive”- për të arritur rezultate të fuqishme pozitive në procesin e

të nxënit. Ashtu siç kanë zbuluar mësuesit, prindërit dhe hulumtuesit arsimor kurrikulumi

parashkollor.

HighScope jo vetëm që ndihmon fëmijët të shkëlqejnë në gjuhë dhe të mësuarit kognitiv,

por edhe promovon pavarësinë, kureshtje, vendim-marrje, bashkëpunimin, krijimtarinë,

këmbëngulje dhe zgjidhjen e problemeve- aftësitë themelore që ndihmojnë të përcaktojë

suksesin në jetën e të rriturve. Kurrikulumi parashkollor HighScope përfshinë praktika

mësimore të përcaktuara që mundësojnë të rriturit për të krijuar programe efektive të

fëmijërisë së hershme.(HighScope) Këto praktika diskutohen në detaje në trajnimet e

HighScope dhe aprovohen në publikime të ndryshme shkencore. Tre tema janë

veçanërisht të rëndësishme për mësuesit të cilët dëshirojnë të forcojnë programet e tyre –

nsërveprimi në mes të të rriturve dhe fëmijëve, ekspozimi dhe eksplorimi i materialeve në

klasë dhe rutina e përditshme.(HighScope)

Ndërveprimi- të rritur- fëmijë: ndërveprimi në mes të të rriturve dhe fëmijëve është

proces i punës së përbashkët me fëmijët. Komunikimi me fëmijët si ai verbal dhe ai jo

verbal duhet të inkurajojnë të mësuarit. Një strategji kyçe për ndërveprimin në mes të

rriturve dhe fëmijëve është “ndarja e kontrollit me fëmijët”.

Stratëgjitë shtesë përfshijnë mbështetjen në lojë për fëmijën, duke përdorur në vend të

lavdërimit inkurajimin dhe duke pasur një qasje problem-zgjidhje të konfliktit.

Rregullimi i klasës: klasat HighScope janë të ndarë në fusha të interesit të pajisur me një

gamë stimuluese të materialeve të projektuara për lloje të veçanta të lojës, për shembull,

këndi i shtëpisë, këndi i artit, këndi i bllokeve të ndërtimit, kënde të vogla me lodëra,

kënde kompjuterike, këndi i leximit dhe shkrimit etj. Materialet janë rregulluar në vende

të qëndrueshme dhe raftet janë të etiketuar me etiketa-miqësore në mënyrë që fëmijët

mund t’i marrin jashtë dhe të vënë larg materialeve tjera gjatë punës. Klasë gjithashtu

ndihmon fëmijët të kuptojnë se si bota është organizuar , si dhe ndihmon në mësimin e

11

Programi HighScope është themeluar në vitin 1970, i cila merret me hulumtime dhe trajnime me fushën e

edukimit, faqe 90

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVWS...është një nga përpjekjet për secilin nga ne. E një rëndësie të veçantë është t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, kreativë, të vetëdijshëm,

21

koncepteve si më shumë, më pak, të njejtën, të ndryshme, të mëdha, të vogla, në jashtë,

përballë, përballë saj, etj.

Rutina ditore: programet HighScope ofrojnë një shumëllojshmëri të balancuar të

përvojave dhe mundësive të të nxënit. Fëmijët angazhohen në lojëra individuale dhe

shoqërore, marrin pjesë në aktivitete të vogla dhe të mëdha-grup, ndihmojnë me

pastrimin, bisedojnë gjatë ngrënies, zhvillimin e vetë-kujdesit/aftësitë dhe ushtrojnë

muskujt e tyre të vegjël dhe të medhënjë. Segmenti më i rëndësishëm i rutinës ditore

është sekuenca “shqyrtimi i planit”, në të cilën fëmijët të bëjnë zgjedhje për atë që ata do

të bëjnë, të kryejnë idetë e tyre dhe të reflektojnë mbi aktivitetet e tyre me të rriturit dhe

fëmijët e tjerë.

Në programin parashkollor HighScope fëmijët përfitojnë nga një shumëllojshmëri të

përvojave të grupit12

. Pjesët e planifikuara të ditës, përfshijnë aktivitete në grupe të vogla,

aktivitete në grupin e madh dhe periudhën e kalimit nga njëri aktivitet në tjetrin. Kohët në

grup janë një mundësi për të prezantuar materiale të reja, aktivitetet dhe konceptet e reja

dhe të njohura po ashtu. Koha e grupeve qofshin ato grupe të vogla apo të mëdha për

parashkollorët përgjithësisht mund të zgjasin rreth 15 minuta secili. Gjatë këtyre kohëve,

të rriturit i orientijnë fëmijët në materiale të reja, idetë dhe aktivitetet, të cilat janë fëmijët

pastaj mund të vazhdojnë për të shqyrtuar në kohën e punës. Koha në grup gjithashtu

ofronë mundësi sociale për të gjithë fëmijët. Kohan e grup mund të rritet varësishtë nga

interesat e fëmijëve ashtu siç mund të zgjerohen përmbajtjet mësimore të programit.

Mësuesit në programin HighScope përpiqen dhe planifikojnë dhe kohën në grup.

Ata përdorin të vërejturit e tyre të përditshme për të parë atë që fëmijët janë të interesuar

të bëjnë dhe si ata mund të ndihmojnë fëmijët gjatë eksplorimit të tyre në këto fusha.

Koha në grup janë edhe pjesë të ditës kur të mësuarit duhet të jetë sistematike dhe me

sekuenca- të tilla si aftësitë e veçanta dhe konceptet në shkrim- lexim ose matematikë-

duhet të jenë të garantuara për të gjithë fëmijët. Megjithatë edhe kur një aktivitet në grup

është planifikuar rreth koncepteve të veçanta, mësuesit u japin fëmijëve mundësi për të

marrë inciativën dhe të bëjnë zgjedhje.

2.7 Metodologjia fëmiu në qendër

12

Në programin parashkollor HighScope fëmijët përfitojnë nga një shumëllojshmëri të përvojave të grupit

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVWS...është një nga përpjekjet për secilin nga ne. E një rëndësie të veçantë është t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, kreativë, të vetëdijshëm,

22

Karakteristikat kryesore të metodologjisë me fëmijën në qendër:

- Fëmijët kanë stile të ndryshme të të nxënit;

- Çdo fëmijë ka stilin e vetë të të nxënit;

- Çdo fëmijë ka nevoja dhe interesa individuale;

- Fëmijët kanë nevojë për shprehi dhe koncepte të ndryshme;

- Formimi i shprehive dhe koncepteve të ndryshme gjithmonë kërkon mjedis të

pasur për të nxënë, por jo vetëm kaq;

- Çdo mjedis i pasur duhet të përcjellet me metoda dhe teknika si materiale të

veprimtarisë edukative;

Veprimtaria edukative që realizohet brenda ose jashtë institucionit parashkollor

(kopsht) është proces ndërveprues;13

- Në këtë proces, mësuesja (edukatorja) dhe fëmijët bashkëpunojnë dhe

bashkëveprojnë për një qëllim të caktuar.

Në kuptim më të ngushtë metodologjia me në qendër fëmijën nënkupton:

- Kur edukatorja- mësuesja, krijon mundësi dhe i le fëmijët që shumë natyrshëm të

zbulojnë mjedisin sipas mënyrës së vetë;

- Kur fëmijët zgjedhin vetë veprimtarinë dhe veprimet që duhet t’i kryejnë;

- Kur fëmijët luajn vetëm me një ose më shumë fëmijë, në grupe të vogla dhe

përdorin materiale dhe mjete ne mënyra të ndryshme e sipas dëshirave të tyre.

Vendosja e paisjeve, ngritja e qendrave, zgjedhja e materialeve të shumta didaktike,

tërheqëse dhe interesante për fëmijët, planifikimi i kujdesshëm i veprimtarisë së

përditëshme mësimore- edukative, klima pozitive, sociale, etj, mbështesin dhe realizojnë

të nxënët me fëmijën në qendër. Mësuesit e mirë din t’i motivojnë fëmijët, si t’i orientijnë

dhe t’i drejtojnë në veprimtari praktike dhe si t’u lehtësojnë në të nxënët.

13

Veprimtaria edukative që realizohet brenda ose jashtë institucionit parashkollor (kopsht) është proces

ndërveprues, faqe 98

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVWS...është një nga përpjekjet për secilin nga ne. E një rëndësie të veçantë është t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, kreativë, të vetëdijshëm,

23

2.8 Metodologjia mësuesi në qendër

Metoda me në qendër “eduaktoren-mësuesin”, nënkupton: të nxënit e drejtpërdrejt, sepse

jo të gjitha përvojat e fëmijëve që fitojnë i drejtonë drejt të nxënit e kuptueshëm14

. Kjo

metodë, përfshin atë lloj planifikimi i cili do të mundësoj si do tu mësohet fëmijëve një

concept apo një shprehi të caktuar, të cilat do jenë materialet e nevojshme, çfarë duhet tu

mësohet fëmijëve individualisht, në grupe të vogla ose e gjthë klasa.

Në praktikën e përditëshme, mësuesi luan role të ndryshme pra, mësuesi apo edukatorja

luan rolin e mbështetëses, vëzhguesit, drejtuesit dhe lehtësuesit së procesit të të nxënit.

Ajo planifikon veprimtari duke përdorur një numër të larmishëm materialesh dhe paisjesh

për të rritur e për të zhvilluar të fëmijët ndërthurje të veprimeve të shqisave, shprehi

sociale, aftësi krijuese, shprehjen e mendimeve dhe të ideve të tyre dhe interesin për të

nxënë.

Nxit zhvillimin gjuhësor dhe besimin e fëmijëve të aftësit e tyre nëpërmjet tregimit të

historive, lojës në dramë, muzikës dhe diskutimeve të ndryshme.

Ndihmon fëmijët të organizohen dhe të marrin pjesë në ekskursione dhe veprimtari për të

fituar përvoja të reja të nxënit.

Nxit fëmijët të bëjnë pyetje dhe të eksplorojnë në mjedisin që i rrethon. Vëzhgon fëmijët

për të regjistruar, për të vlerësuar progresin e tyre dhe për t’u dhënë prindërve udhëzime

të përshtatshme për punën e mëtejëshme.

Integron dhe përfshinë fëmijët me aftësi të kufizuara në klasën e saj. Diskuton me prindër

dhe koleg për aspekte të ndryshme të zhvillimit të fëmijës. Ndan me prindërit qëllimet,

objektivat dhe tematikën vjetore të punës me fëmijët dhe bënë përpjekje t’i

ndërgjegjësojë ata për të kontribuar në kopsht. Trajton me fëmijët dhe prindërit çështjet e

mbrojtjes, të sigurisë, shëndetit mendor e fizik dhe të rëndësisë së partneritetit kopsht-

familje. Respekton dhe mbështet çdo fëmijë pavarësisht nga raca, gjinia, përkatësia fetare,

etnike dhe gjendja social- ekonomike e tij. Gjen hapësira për të punuar me fëmijët që

mungojnë për arsye shëndetsore, që kanë nevoja të veçanta dhe kanë diferenca

individuale.

KAPITULLI III

14

Metoda me në qendër “eduaktoren-mësuesin”, nënkupton: të nxënit e drejtpërdrejt, sepse jo të gjitha

përvojat e fëmijëve që fitojnë i drejtonë drejt të nxënit e kuptueshëm, faqe 104

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVWS...është një nga përpjekjet për secilin nga ne. E një rëndësie të veçantë është t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, kreativë, të vetëdijshëm,

24

3. Mësimdhënia

3.1. Mësimdhënia Tradicionale:

Është e qendërzuar të mësuesi dhe kërkon dhënien e leksioneve të mira në mënyrë që të

transferohet një tërësi e përcaktuar e mirë e dijes të nxënësit. Mësimdhënia Tradicionale

bazohet në dogmën që të mësuarit është përvetsim i fakteve që duhet mbajtur mend dhe e

procedurave që duhen bazuar rëndom.

Për të praktikuar Mësimdhënien Tradicionale mësimdhënësi duhet ta njoh përmbajtjen

që shpjegohet në mësim dhe si të jepet ajo të nxënësit. Tek mësimdhënia për të mësuarit

aktiv, të mësuarit shihet si proces i të kuptuarit të gjërave duke u angazhuar në veprimtari

kuptimplotë dhe duke komunikuar me të tjerët. Çdo nxënës hyn në klasë ose fillon një

mësim, me dije personale që ai apo ajo përdor dhe për të kuptuar çfarë jepet mësim. Çfarë

është mësuar, varet jo vetëm nga çfarë ju, mësuesit, thoni dhe bëni, por dhe nga dija

personale që nxënësit sjellin në situatën e të mësuarit.

3.2 Mësimdhënia aktive

Kalimi nga Mësimdhënia Tradicionale në mësimdhënie për të mësuarit aktiv-tek

Mësimdhënia Tradicionale kriteri kryesor është transmetimi i informacionit të përfshirë

në një konspekt, tekst ose në burim tjetër. Nga ana tjetër, tek mësimdhënia për të

mësuarit aktiv kriteri parësor është cilësia e të mësuarit e përjetuar nga ata të cilëve u

jepet mësim. Tek mësimdhënia për të mësuarit aktiv, mësimdhënia dhe të mësuarit shihen

si dy aspekte të të njëjtit process të gërshetuar. Ky proces është i shprehur mirë në termin

“mësimdhënie e të mësuarit me njëren faqe të çiftit që ndikon dhe ndikohet nga tjetri.

Për të praktikuar mësimdhënien për të mësuarit aktiv mësimdhënësi duhet të dijë pos asaj

se çfarë po spjegon, por dhe kujt po i spjegon. Për të kaluar nga Mësimdhënia

Tradicionale në mëdimdhënie aktive, së pari nevojitet të krijohen situata të të mësuarit që

i angazhojnë aktivikisht nxënësit në procesin mësimor, pastaj mësimdhënësi duhet të jëtë

i ndjeshëm për atë së çfarë po bëjnë nxënësit dhe si ato po përgjigjen veprimtarive të të

mësuarit dhe detyrave që u janë caktuar.

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVWS...është një nga përpjekjet për secilin nga ne. E një rëndësie të veçantë është t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, kreativë, të vetëdijshëm,

25

3.3 Mësimdhënia e diferencuar

Thelbi i mësimdhënies së diferencuar është përshtatja e përmbajtjeve, e proceseve,

metodave dhe materialeve me ritmet e nxënësve të ndryshëm, për të arritur të njejtat

qëllime dhe objektiva. Mësimdhënia e diferencuar nuk është një fenomen i ri. Ajo ka në

themel parimin që nxënësit janë të ndryshëm dhe kanë nevoja të ndryshme.

Mësimdhënia e diferencuar është e nevojshme buron nga diversiteti i nxënësve të

ndryshëm, pasi nuk ka nxënës që përparojnë me të njejtën shpejtësi, apo me të njejtat

teknika të studiuari, me sjellje apo me interesa të njejta. Mësuesi e ka të vështirë të gjejë

detyra unike që stimulojnë në mënyrë të njejtë të gjithë nxënësit. Që të realizohet

mësimdhënia e diferencuar, mësuesi duhet të njohë mirë përmbajtjen e mësimit dhe

karakteristikat e nxënësve15

.

.

Kushtet e realizimit të mësimdhënies së diferencuar janë:

- Hartimi i një plani cilësor;

- Zhvillimi i veprimtarive mësimore të përshtatshme;

- Krijimi i grupeve fleksibël;

- Vlerësim i vazhdueshëm i nxënësit;

- Aktivizim i lartë i nxënësit;

- Fokusim i mësimdhënies në koncepte kryesore;

- Puna e diferencuar mund të behët me grupe nxënësish apo me nxënës të veçantë;

- Diferencime pedagogjike mund të behën brenda një klase apo ndërmjet klasave;

- Kur mësuesi bënë grupimet, duhet te ketë të qartë synimet e tij.

15

Që të realizohet mësimdhënia e diferencuar, mësuesi duhet të njohë mirë përmbajtjen e

mësimit dhe karakteristikat e nxënësve, faqe 116

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVWS...është një nga përpjekjet për secilin nga ne. E një rëndësie të veçantë është t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, kreativë, të vetëdijshëm,

26

Nxënësit nuk duhet të ndihen të etiketuar. Grupimet nuk duhet të jenë afatgjatë.

Nxënësve duhet t’u jepet mundësia të punojnë me nxënës të ndryshëm. Grupimet mund të

jenë: grupe heterogjene me detyra të njëjta.

Grupi përbëhet nga 5-6 nxënës. Njëri drejton, 2 nxënës mesatarë, 1-2 nxënës me

vështirësi në të nxënë.

Grupe homogjene me detyra të diferencuara.

Grupet kanë objektiva të ndryshëm dhe të dallueshëm ose objektiva të njejtë me kërkesa

të ndryshme, si dhe rigrupimi ku ndërrohen anëtarët e grupit.

Hapat për organizimin e punës me grupe të vogla

- Përcaktohet lideri i grupit

- Përcaktohet puna që duhet bërë

- Vendos objektivat

- Bëj një plan:

- Detyrat që do bëhen

- Materiali që duhet

- Ndarja e punëve

- Çfarë shënimesh duhen bërë

- Përcaktohet koha limit

- Zbatimi i planit

- Shkëmbim mendimesh

- Raportimi i punës

Një nga qëllimet e shkollës është të aftësojë nxënësit të punojnë në mënyrë të pavarur.

Për këtë arsye ata duhet të praktikohen në mënyrë sistematike dhe të vazhdueshme.

Mësuesi duhet të sigurohet nëse materiali është i përshtatshëm. Të kërkoj nga nxënësi që

të kenë të qartë se çfarë synohet të arrihet me anë të kësaj detyre. Të vëzhgojë në

vazhdimësi progresin e nxënësit. Mësimdhënia për studim individual mund të përdoret

për nxënësit e talentuar dhe nxënës të ngadaltë në të mësuar.

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVWS...është një nga përpjekjet për secilin nga ne. E një rëndësie të veçantë është t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, kreativë, të vetëdijshëm,

27

Rekomandime për punën me nxënës të talentuar:

Stimuloni mendimin kritik të tyre;

Jepini shanse për të eksploruar gjëra të reja;

Lërini të marrin përgjegjësi për gjërat që bëjnë;

Përdorni materiale të nivelit të lartë;

Rekomandime për nxënës që nxënë ngadalë;

Jepuni punë interesante;

Shmangi materialet fëminore; jepni materiale të moshës, por me kërkesa të lehta;

Stimuloni vetëbesimin dhe vetëvlersimin;

Përdorni të njejtat teknika, por me nivel më të thjeshtë.

Çfarë është mësimdhënie e diferencuar dhe çfarë jo ?

Është mësimdhënie e diferencuar kur mësuesi përdor:

Lërmi mënyrash të ndryshme të të mësuarit, larmi aktivitetesh që nxënësi të përvetësojë

informacion, alternative të ndryshme ku nxënësi të demostrojë ato që ka mësuar.

NUK ështe mësimdhënie e diferencuar kur jepen detyra të njëjta për të gjithë nxënësit,

kur nxënësit mbarojnë me shpejtë detyrën dhe bëjnë detyra shtesë apo zbavitëse.

Të punuarit pa mësimdhënie të diferencuar rrezikon në fenomenin “paaftësi për të

mësuar”, “probleme të sjelljes”, “frikë ndaj shkollës”etj.

3.4 Mësimdhënia efektive

Mësimdhënia është një proces shumë i komplikuar. Duhen bërë shumë gjëra njëherësh.

Por, pavarësisht nga kjo, ekzistojnë disa elemente psikologjike, dadaktike, sociale që

ndihmojnë në realizimin e një mësimdhënie efektive. Ç’është mësimdhënia efektive?

Mësimdhënia efektive është bazë për të nxënët e suksesshëm. Kjo identifikohet dhe

ndërtohet mbi njohuritë e mëparshme, bënë lidhje me jetën reale, zhvillon të kuptuarit e

thellë dhe monitoron e reflekton mbi të nxënët. Mësuesit duhet të dinë se nuk ka metoda

teknike të gatshme për një mësimdhënie të tillë. Çdo mësim ka veçoritë e tij, çdo mësues,

nxënës apo situate është gjithnjë e veçantë. Por, nga ana tjetër, në një nivel të

përgjithshëm, është e mundur të merren në kosideratë dhe të zbatohen disa rregulla të

përgjthshme, pasi jo në çdo moment të mësimdhënies mund të kemi mundësi dhe kohë të

reagojmë në çast. Një mësimdhënie efektive nuk lidhet thjesht me informimin e

nxënësve. Kjo do të ishte gjëja më e thjeshtë. Dihet se mësuesi merr shumë vendime gjatë

ditës mësimore, duke nisur që nga vendosja e tavolinave, e mjeteve mësimore, nga

përcaktimi i objektivave dhe i metodave të shpjegimit, kontrollin e detyrave dhe të

njohurive, motivimi i nxënësve, etj. Edhe kur nxënësit janë duke punuar në mënyrë të

pavarur apo në grupe, përsëri janë të ndikuar nga vëndimet që kanë marrë mësuesit për

ndarjen në grupe, për mënyrën e ndërtimit të pyetjeve etj. Por nxënësit nuk janë

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVWS...është një nga përpjekjet për secilin nga ne. E një rëndësie të veçantë është t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, kreativë, të vetëdijshëm,

28

pjesëmarrës pasiv që presin të mbushen me njohuri. Në studimet e tij Josef

Loëman(1996) përshkruan dy dimensione të të mësuarit efektiv16

.

a) Nxitja intelektuale ( njohuritë, entuziazmi, pikëpamjet interesante, qartësia, organizimi,

frymëzimi ). b) Interesi ndërpersonal, motivacioni, interesi, kujdesi, inkurajimi, sfida,

ndihma ). Grasha (6778) nënvizon pesë stilet e të mësuarit efektiv ekspert, ( i lidhur me

transmetimin e informacionit nga një status ekspert, i nxitë nxënësit drejt rritjes së

kompetencave të tyre “autoriteti formal, ( është i lidhur me mënyrat e pranueshme për t’u

siguruar nxënësve rritjes së kompetencave të tyre” modeli personal (beson në të mësuarit

prej shembullit personal, mbikqyrës dhe drejton nxënësit drejt gares” lehtësues ( thekson

natyrën personale të marrëdhënieve mësues-nxënës, drejton nxënësit drejt zhvillimit të

kapacitetit të tyre për veprim të pavarur dhe delegues (është i lidhur me zhvillimin e

kapacitetit të nxënësve për të funksionuar në mënyrë të pavarur, inkurajon projekte të

pavarur).

Nëse do të përmbledhim kërkesat që lidhen me mësuesit për një mësimdhënie efektive,

do të rendisim ndër të tjera, këto veçori të tyre:

Fillojmë menjeherë mësimin dhe janë të mirëorganizuar.

Mësojnë me një ritëm të përshtatshëm, por ndalen rregullisht për të kontrolluar të

kuptuarit e fëmijëve dhe përfshirjen e tyre në punë.

Përdorin një shumllojshmëri strategjish, jo vetëm shpjegimin.

- Fokusohen tek tema dhe objektivat e tyre mësimore dhe nuk dalin jashtë tyre.

Shpjegimi është i qartë.

- Përdorin humorin duke ruajtur stilet e tyre individuale.

- Praktikjonë teknika të mira menaxhuese të klasës, duke mbajtur vëmendjen dhe

respektin për grupin.

- Ndërveprojnë me nxënësit duke dhënë përgjigje të menjëhershme për pyetjet apo

komentet si dhe duke dhënë feedback korrigjues kur duhet.

- Çmojnë përgjigjet e nxënësve dhe përdorin pyetjet hetuese për të zgjeruar

përgjigjen.

16

Në studimet e tij Josef Loëman(1996) përshkruan dy dimensione të të mësuarit efektiv,

faqe 124

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVWS...është një nga përpjekjet për secilin nga ne. E një rëndësie të veçantë është t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, kreativë, të vetëdijshëm,

29

- Sigurojnë një klimë të ngrohtë në klasë duke i lejuar nxënësit të flasin lirshëm

duke përdorur humorin personal ose përpjekje të tjera për të treguar lidhje

njerzore me nxënësit.

- Përdorin sjellje jo verbale, si gjeste, ecje, kontaktin me sy, për të përforcuar

komentet që bëjnë etj.

3.5 Mësimnxënia elektronike

E- Learning është përdorimi i teknologjisë për të mundësuar njerëzve për të mësuar në

çdo kohë dhe kudo17

. E- Learning është një formë elektronike e mësimit që bazohet në

një teknologji të avancuar.E- Learning të mundëson të mësoni në klasë, në grupe, dhe

kudo që ka pajisje kompjuterike të konfiguruara. Magjia e E- Learning qëndron në faktin

se softëare i ri të lejon krijimin e një ambienti efektiv të mësimit. E rëndësishme është të

ceket fakti se E- Learning së pari ka funksionuar në SHBA, prej së cilës kanë arritur të

punojnë edhe shumë shtete të tjera. Thënë më ndryshe E- Learning është një qasje e re e

cila përmban në vete të mësuarit në njërën anë dhe teknologjinë informative dhe

kompkuterët në anën tjetër. Është shtrirje e të mësuarit dhe internetit në një vend.

Mësimi elektronik

- Mësim me metoda më bashkohore duke pasur parasysh mundësi të mjaftueshme

për të siguruar një infrastructure të mirë të ores mësimore;

- Qasje të pakufizuar në përmbajtjet mësimore në aspektin kohor dhe hapësinor;

- Koha e pa kufizuar e mësimit;

- Mësimi mund të zhvillohet në vendin e punës, në shtëpi, në shkollë ose kudo;

- Demonstrim i shembujve me teknologjinë më bashkohore etj.

3.6 Struktura për mësimdhënien dhe të nxënit aktiv

17

E- Learning është përdorimi i teknologjisë për të mundësuar njerëzve për të mësuar në çdo kohë dhe

kudo, faqe 132

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVWS...është një nga përpjekjet për secilin nga ne. E një rëndësie të veçantë është t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, kreativë, të vetëdijshëm,

30

Mësimdhënia bashkëkohore e bazuar në filozofinë e zhvillimit të mendimit kritik

bazohet në strukturën: E (evokim), R (realizim i kuptimit) dhe R (reflektimi)18

.

Fazat e strukturës:

I EVOKIMI (diskutim para përmbajtjes)

Cila është tema?

Çfarë dini rreth saj? (radhitni në tabelë);

Çfarë prisni, dëshironi ose keni nevojë të mësoni rreth saj?(radhitni në tabelë)

Çfarë doni të mësoni rreth saj ?

II REALIZIMI I KUPTIMIT.

Arrihet prej nxënësit, në kohën kur kërkon informacion relative për parashikimet.

III REFLEKTIMI (diskutimi pas përmbajtjes).

Çfarë mësuat ?

Bëni pyetje me kundërpërgjigjet për të nxjerrë informacionin e përmendur në fazën e

evokimit;

Pas përgjigjeve të pyetjeve mund të pyesni: “Pse mendoni kështu”

EVOKIMI- Në fazën e evokimit bëhet rikujtimi i njohurive paraprake të nxënësve

rreth një teme të caktuar. Evokimi është faza e diskutimit para dhënies së

përmbajtjes.Edukatorja tregon se cila është tema e mësimit.

Pyet fëmijët çfarë dinë rreth saj (mendimet radhiten në tabelë).

Kërkon të dijë nga fëmijët çfarë presin, çfarë dëshirojnë ose kanë nevojë të mësojnë rreth

saj (idetë radhiten në tabelë). Në fazën e parë zhvillohet diskutimi në grupe duke i

plotësaur idetë me njëri tjetrin. Gjatë kësaj kohe nxirret çka është e rëndësishme rreth

temës. Faza e Evokimit ka qëllim të aktivizojë studentin-nxënësit, sepse të nxënit është

një veprimtari aktive e jo passive !

18

Mësimdhënia bashkëkohore e bazuar në filozofinë e zhvillimit të mendimit kritik

bazohet në strukturën: E (evokim), R (realizim i kuptimit) dhe R (reflektimi)

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVWS...është një nga përpjekjet për secilin nga ne. E një rëndësie të veçantë është t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, kreativë, të vetëdijshëm,

31

REALIZIMI I KUPTIMIT

Realizimi i kuptimit është faza e dytë e strukturës së mësimdhënies. Gjatë kësaj fazë

nxënësi merr informacione të reja. Kjo mund të arrihet duke e shfrytëzuar tekstin shkollor

ose duke bërë një eksperiment demontstrues. Kjo është fazë e të nxënit gjatë së cilës

edukatorja ka ndikim më të vogël të nxënësit. Faza e realizimit të kuptimit është fazë

kryesore në procesin e të nxënit, e cila ka për detyrë që nxënësin ta mbajë të kyçur, të

ruajë interesimin dhe ritmin që e ka vendosur gjatë evokimit. Pasi të përcaktohen

njohuritë nga ana e nxënësve për të cilat kanë qenë të sigurt apo të pasigurt, ata bëhen

gati për realizimin e qëllimit.

Për këtë fazë ekzistojnë disa teknika: procedura e të pyeturit.

REFLEKTIMI

Faza e reflektimit është njëra nga fazat kryesore gjatë të cilës nxënësit përforcojnë të

nxënit e rid he në mënyrë aktive rindërtojnë skemën e tyre.

Gjatë reflektimit arrihen këto qëllime:

Të shprehurit e nxënësve me fjalë vetanake për idetë dhe informacionet që i hasin gjatë

reflektimit.

Arsyetimi do të jetë i qëndrueshëm kur informacioni është i vendosur brenda një

strukture me përmbajtje të kuptueshme.

Paraqitja e shumëfishtë dhe e shumëllojtë e përfshirjes së informacionit, çon drejt

ndërtimeve më të ndryshueshme, të cilat mund të jenë të zbatueshme në praktikë dhe të

qëllimshme në të ardhmen.

Në fazën e reflektimit si teknika më të përshtatshme për tu përdorur janë:

Ditari dypjesësh, shkrimi i lirë, mendo, puno në dyshe, shkëmbe, pesëvargëshi, ese,

organizuesit grafik, diagrami i Venit, rrjeti i diskutimeve, gushëkuqi rrethor, truri i

galerisë, shqyrtimi kategorizues etj.

Në fazën e evokimit si teknika më të përshtatshme mund të përdoren: brainstromingu,

kllasteri, parashikimi me tema paraprake, tryeza rrethore etj. Kurse gjatë realizimit të

kuptimit mund të përdoren këto teknika: di/dua të di/ mësova, tabela e koncepteve,

kubimi, mësimdhënie reciproke, të nxënit në bashkëpunim etj.

Planifikimi i mësimit kushtëzohet nga katër elemente kryesore:

- Përcaktimi i objektivave mësimore

- Zgjedhja e procedurave mësimore

- Përgatitja e të gjitha materialeve bazë dhe mjeteve ndihmëse

- Kontrollimi dhe vlerësimi i përparimit të nxënësve.!!

- Zhvillimi i mendimit kritik bazuar në struktura ERR

KAPITULLI IV

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVWS...është një nga përpjekjet për secilin nga ne. E një rëndësie të veçantë është t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, kreativë, të vetëdijshëm,

32

4. Teknikat e zhvillimit të fëmijërisë së hershme dhe mjedisi i

të nxënit

4.1 Në procesin e të nxënit, mësuesi – eduaktorja vepron me:

Metoda për arritjen e qëllimeve, lehtësimin në përvetësimin e njohurive, fitimin e

shprehive dhe zhvillimin e aftësive – shkathtësive;

Strategji, që paraqet rrugën, drejtimin që edukatori e realizon në procesin e mesimdhënies

dhe nxënies. (qëllimi...struktura…përmbajtja…ecuaria…rezultati)

Teknikat, paraqesin procedurat për të realizuar qëllimet nëpërmjet metodave të

caktuara19

.

4.2 Zbatimi i teknikave dhe strategjive mundësojnë realizimin e këtyre qëllimeve:

Nxitjen e fëmijëve në zhvillimin, e në drejtim gradual të formimit të të menduarit të

mirfillt. Nxitjen për të debatuar për temë të caktuar, e me qëllim të zgjerimit të

njohurive.Nxitjen e fëmijëve për tu aftësuar që në mënyrë të vetëdijshme të

bashkëpunojnë me të tjerët. Nxitjen e fëmijëve për tu aftësuar për të debatuar me të tjerët,

me qëllim që të mbrojnë qëndrimet e tyre.

4.3 Ndër teknikat më të preferuara që mundësojnë zhvillimin e fëmijëve janë:

Stuhia e mendimeve: paraqet një teknikë në mbledhjen e ideve dhe mendimeve rreth një

teme që diskutohet, zakonisht fëmijëve u jepet (drejtohet) një pyetje, ose një fjalë

kryesore, e ata më pastaj japin të dhëna dhe ide si e kuptojnë atë. Gjatë zbatimit të kësaj

teknike, mësuesja nuk preferohet te japë vlerësime për përgjigjet që japin fëmijët, as edhe

kur përgjigjet janë të gabuara.

Pema e mendimeve: paraqet një teknikë më komplekse e cila i nxit fëmijët të japin ide

dhe informacione të lidhura ndërmjet tyre, në veçanti kur bëhet fjalë për tema më të gjëra;

për tema si:”Stinët”,”Atdheu”,”Trupi i njeriut”,”të drejtat e fëmijëve” etj.

Pesëvargëshi: ka për qëllim të përgjithesoj idetë e diskutimeve me fëmijët rreth një

çështje të caktuar, pra pesë vargjet:

- Në vargun e parë shkruhet tema ose një emër

- Në vargun e dytë shkruhen dy mbiemra që tregojnë cilësinë e emrit

- Në rrethin e tretë shkruhen 3 folje

19

Teknikat, paraqesin procedurat për të realizuar qëllimet nëpërmjet metodave të caktuara, faqe 140

Page 33: UNIVERSITETI I GJAKOVWS...është një nga përpjekjet për secilin nga ne. E një rëndësie të veçantë është t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, kreativë, të vetëdijshëm,

33

- Në rrethin e katërt shkruhen një fjali me 3-4 fjalë

- Në rrethin e pestë shkruhet fjala sinonime me emrin e dhënë në rrethin (vargun) e

parë.

Diagrami i VENIT: përdoret si teknikë në rastet kur duhet të krahasohen dy personazhe,

përralla, objekte, lojëra etj. Pra qëllimi është që përmes kësaj teknike të identifikoj anët e

përbashkëta dhe dallimet ndërmjet personazheve, sendeve e objekteve që krahasohen.

Mjedisi i të nxënit paraqet:

Një nga kushtet kryesore për mënyrën e zhvillimit dhe të nxënit të fëmijëve;

Mjedisi për zhvillim dhe nxënie duhet të jetë i qetë, fëmijët të ndjehen rehat, me hapësira

të mjaftueshme, në të cilat fëmijët mund të kërkojnë, të zbulojnë dhe të kijojnë.

Mjedisi i të nxënit dhe zhvillimi i fëmijëve përfshinë:

mjedisin fizik;

regjimin ditor;

atmosferën sociale;

Mjedisi fizik: nënkupton mjediset e brendëshme dhe të jashtme të institucionit

parashkollor (mjedise për fjetjen e fëmijëve, mjediset e toaletit, mjediset për të ngrënë,

për veshje personale, oborr etj.

Mjedisi (regjimi) ditor nënkupton:

prirjen e fëmijëve;

biseda e mëngjesit;

veprimtari të ndryshme të grupeve;

veprimtari në qendra të ndryshme;

kohët e ushqimit;

koha e pushimit (fjetja);

largimi (përcjellja) për në shtëpi;

Page 34: UNIVERSITETI I GJAKOVWS...është një nga përpjekjet për secilin nga ne. E një rëndësie të veçantë është t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, kreativë, të vetëdijshëm,

34

PËRFUNDIMI

Përdorimi i metodologjive është i lidhur ngushtë më profesionalizmin e pedagogëve. Por

që të realizohet kjo kërkohet modelimi dhe zbatimi i krijimtarisë në praktikë, kërkohet një

mësimdhënie krijuese, duke vënë në perdorim metodologji të ndryshme, forma dhe

teknika në punën e përditshme të mësimdhënësve.

Mosha 0-6 vjeç është faza kryesore e zhvillimit të çdo fëmije prandaj edukimi në këtë

fazë të jëtës duhet filluar që nga familja dhe të vazhdoj deri tek edukatoret duke mos e

injoruar asnjë sjellje apo veprim. Fëmija nevojitet të udhëzohet, të orientohet, të

motivohet por në anën tjetër ai duhet edhe të mësohet t’i përmbahet rregullave për

disiplinë të përgjithshme në ambientin ku jeton. Gjithqka që ne mund ti themi fëmia

mund ti harroj, mirëpo përvojat të cilat ai/ajo i merr nga edukatorja ai do ti kujtoj

përgjithmonë.

Programi “Hap pas Hapi” promovon mësimin modern dhe qasje të përshtatshme për

zhvillim në fëmijërinë e hershme. Ky program ka për qëllim të ofrojë mundësi për

zhvillim profesional për edukatorët dhe mësuesit, në mënyrë që të ofrojë informacion të ri

mbi edukimin në fëmijërinë e hershme për të mundësuar ata që të shkëmbejnë përvojat

me koleget e tyre si në shtëpi ashtu edhe jashtë.

Në kuader të programit “Hap pas Hapi” deri me tani janë trajnuar shumë edukatorë të

institucioneve parashkollore, mësimdhënës të shkollave fillore, drejtorë, pedagog në këto

institucione. Pjesa më e madhe e institucioneve parashkollore janë tashmë të përfshira në

rrjetin e intitucioneve që zbatojnë plotësisht metodologjinë Hap pas Hapi.

Për të gjitha edukatoret po e përmbyll këtë punim diplome dhe të gjitha studimet e mia

përgjatë këtyre katër viteve me një thënie:

‘Fillimishtë ki një objektiv të qartë.Së dyti, gjej mjetet për ta arritur. Së treti përshtat

mjetet.’ Aristoteli.

Cikli parashkollor është i orientuar me mësim perms objektivave. Objektivat e

mësimdhënies përcaktohen sipas planprogramit. Në kurrikulë, nuk janë të caktuara

qëllimet e përbashkëta për nivelin e njohurive të të gjithë nxënësve. Mirëpo objektivat

individuale për secilin nxënës veç e veç ndikojnë në mësimnxënien dhe rritjen e fëmijëve,

kështu që mësuesit marrin parasysh secilën nevojë individuale të nxënësve, dëshirat e

tyre dhe objektivat e paracaktuara në bashkëpunim me kujdestarët.

LITERATURA

Page 35: UNIVERSITETI I GJAKOVWS...është një nga përpjekjet për secilin nga ne. E një rëndësie të veçantë është t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, kreativë, të vetëdijshëm,

35

(2016, march 11). Retrieved February 1, 2019, from scribd

Cektani, E. H. (2010). Libri i mësuesit së arsimtarit parashkollor. Tiranë: Polis.

CLIUTHealth. (n.d.). Retrieved January 31, 2019

Highscope. (n.d.). Retrieved January 31, 2019

HighScope. (n.d.). Retrieved January 31,2019

H-p-H, S. n. (2002). Standartet pwr Mësuesit dhe programin Hap pas Hapi. Budapest:

issa.

IASWECE. (n.d.). IASWECE . Retrieved January 30,2019,

Montessori, M. (2009). Zbulimi i Fëmijës. PLEJAD.

Pesikan, A. (2013). Mësimdhënia dhe të mësuarit. In N. Sebek. Beograd: gama digital.

Selmani, L.,& Zisi, A. (2006). Konceptimi dhe organizimi i veprimtarisë edukativ-

arsimore në arsim parashkollor. Tiranë: Geer.

The Learningden preschool. (n.d.). Retrieved January 30, 2019

UNESCO. (n.d.). Retrieved January 31, 2019

Edukimi dhe arsimimi i fëmijëve të verbër në Kosovë, Prishtinë, 2008,

prof.ass.dr.Shefqet Mulliqi

https://www.scribd.com/doc/303932988/Mesimdhenia-Dhe-Mesimnxenia-Efektive

https://www.youtube.com/watch?v=KwfGixTGPeA

https://highscope.org/

https://highscope.org/our-practice/curriculum/

http://www.iaswece.org/waldorf-education/what-is-waldorf-education/

http://www.thelearningden.com/waldorf.htm:http://www.thlearningden.com/waldorf.htm

http://www.unesco.org/new/en/education/leading-the-international-agenda/education-for-

sustainable-development