11
Mount Tamalpais State Park Mount Tamalpais State Park 801 Panoramic Highway Mill Valley, CA 94941 (415) 388-2070 California State Parks supports equal access. Prior to arrival, visitors with disabilities who need assistance should contact the park at (415) 388-2070. This publication is available in alternate formats by contacting: Our Mission The mission of California State Parks is to provide for the health, inspiration and education of the people of California by helping to preserve the state’s extraordinary biological diversity, protecting its most valued natural and cultural resources, and creating opportunities for high-quality outdoor recreation. © 2007 California State Parks (Rev. 2010) CALIFORNIA STATE PARKS P.O. Box 942896 Sacramento, CA 94296-0001 For information call: (800) 777-0369. (916) 653-6995, outside the U.S. 711, TTY relay service www.parks.ca.gov Discover the many states of California.® SaveTheRedwoods.org/csp T he panorama from the 2,571-foot peak is breathtaking. On a clear day, view the Farallon Islands out to sea, the Marin County hills, Mount Diablo, San Francisco, and the hills and cities of the bay. VETEDIJA KREATIVE UDHERREFYES PER NJE JETE ME QELLIM

Vetedija Kreative

  • Upload
    pllumbi

  • View
    531

  • Download
    10

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Vetedija Kreative

MountTamalpais

State Park

Mount Tamalpais State Park801 Panoramic Highway

Mill Valley, CA 94941(415) 388-2070

California State Parks supports equal access. Prior to arrival, visitors with disabilities who need assistance should contact the park at (415) 388-2070. This publication is available in alternate formats by contacting:

Our MissionThe mission of California State Parks is to provide for the health, inspiration and education of the people of California by helping to preserve the state’s extraordinary biological diversity, protecting its most valued natural and cultural resources, and creating opportunities for high-quality outdoor recreation.

© 2007 California State Parks (Rev. 2010)

CALIFORNIA STATE PARKSP.O. Box 942896

Sacramento, CA 94296-0001For information call: (800) 777-0369.

(916) 653-6995, outside the U.S. 711, TTY relay service

www.parks.ca.gov

Discover the many states of California.™

®

SaveTheRedwoods.org/csp

The panorama from

the 2,571-foot peak

is breathtaking.

On a clear day, view the

Farallon Islands out to

sea, the Marin County

hills, Mount Diablo, San

Francisco, and the hills

and cities of the bay.

VETEDIJA KREATIVEUDHERREFYES PER NJE JETE ME QELLIM

Page 2: Vetedija Kreative

Sugjestioni dhe Autosugjestioni .......................................................................................................4

Ligji i Tërheqjes .........................................................................................................................................5

Manifestimi i Lutjes .................................................................................................................................6

Ndërtuesi i Imazheve .............................................................................................................................7

Udhëto me fantazinë tënde ................................................................................................................8

Sekreti i Lumturisë ................................................................................................................................10

Autodidaktika Psikologjike ...................................................................................................................3

Permbajtja

Page 3: Vetedija Kreative

Ndërdija është tokë e pëlleshme, ndërsa vetëdija - bimësia frytdhënëse e saj.

Kujdes: Sugjestionet dhe autosugjestionet bëhen pjesë përbërëse të ndërdijes, respektivisht ato krijojnë shprehitë.

I pastër të jesh, do të thotë -të keqen ta kuptosh dhe të mos merresh me të.

Ndërdija, telepatia, përgjithësisht fenomenet e ashtuquajtura “parapsikologjike”, janë fenomene natyrore që, kohë të gjatë, ndoshta gjithnjë kanë, do t’i përjetojmë, por vetëm pjesë-pjesë do t’i kuptojmë

duhet menduar në çdo kohë dhe në çdo moment. Atë që e dimë, ta korrigjojmë e ta pëmirësojmë, të dimë dita-ditës më shumë e më mirë. Fjalëve të pamatura, të tepërta, nervozitetit, si dhe shprehive të këqija, tu vëmë kufij. Kurse mendimi, ideja, fantazia - nuk kanë kufij. Njeriu që jep mendime, të mos u vë kufij atyre, se përfundimtare nuk është asgjë. Fshehtësitë dhe gjërat e panjohura janë më të mëdha se sa ato që i kemi të njohura. Ne jetojmë në kopshtin e mistereve nga të cilat varet shumë jeta jonë.

-Vetëdija është udhëheqëse e jetës. Shprehia është ushqim frymëzues i çdo veprimi dhe ekzekutimi. Shprehitë kultivohen, dhe punët dhe veprimet që bëjmë, janë zakonisht rezultat i shprehive të caktuara, qofshin ato të orientuara pozitivisht apo negativisht.Ai që nuk di ta shfrytëzoj rastin që i është dhënë, nuk është duke ditur fatin ta shfrytëzoj. Fajin e ka në vetën e tij.Njeriu që ka harmoni me shokë dhe hap biseda frytdhënëse për ardhmërinë, vendin, është krijues dhe ndriçues. Ai krijon dhe ndriçon.

Autodidaktika Psikologjike

Njeriu që i do gjërat e natyrshme - atë që është e bukur, e mirë, që e do shëndetin, ajrin e pastër, që e do fitimin, shkencën, autoritetin, humanitetin dhe dashurinë - ai do t’i gjej ato. I interesuari për gjëra të mira, do t’i gjejë ato (ashtu siç di t’i gjejë dhe anët negative, nëse i kërkon). Njeriu që ka ide dhe dëshirë të fortë për një qëllim, ai do ta realizojë atë domosdo.Qëndrimi pasiv dhe sugjerimet negative njeriu i sjellin dëm për aq sa ai i ushtron ndaj vetvetes.

Gjendjes së tashme, pavarësisht në është e kënaqshme apo e pakënaqshme, duhet t’i jepet rëndësi. Asaj duhet t’i kushtohet kujdes i veçantë, me përpjekjen permanente për ecje përpara, duke i projektuar qartë qëllimet.

Vetëdija është udhëheqëse e jetës. Shprehia është ushqim frymëzues i çdo veprimi dhe ekzekutimi. Shprehitë kultivohen, dhe punët dhe veprimet që bëjmë, janë zakonisht rezultat i shprehive të caktuara, qofshin ato të orientuara pozitivisht apo negativisht.

Page 4: Vetedija Kreative

Eksperimenti tjetër u zhvillua në një kinema amerikane gjatë projektimit të një filmi. Pas përfundimit të filmit, gati të gjithë të pranishmit nxituan në bifenë e kinemasë me nevojë të papërballueshme për Coca-Cola, e që nuk ishin në gjendje të sqaronin se pse e bënin këtë. Pra, për çfarë është fjala? Në të dy rastet u zbatua sugjestioni me ndihmën e stimulimit sublim. Disa herë gjatë emetimit të emisionit televiziv ose filmit në kinema u ekspozuan sekuenca me mesazhe nga rekordi i Pirit ose me thirrje që të pihet Coca-Cola, me zgjatje prej një të qindtat e sekondës ose edhe më shkurt, të cilat syri i njeriut, për shkak të shpejtësisë, nuk mund t’i vërejë, por ato valë të dritës, të shndërruara në impulse nervore, përcillen nëpërmjet nervit optik deri në tru, ku, siç thamë, interpretohen dhe varësisht prej mesazhit reagohet. Pasojat nga aplikimi i një sugjestioni me ndihmën e stimulimit sublim nëpërmjet medias masovike, siç është televizioni, me qëllim ndikimi në ndryshimin e qëndrimeve të njerëzve, mund t’i merrni me mend!...

Por edhe diçka duhet ta kemi të qartë: sugjestioni ndikon vetëm atëherë, kur me ndihmën e autosugjestionit pranohet si i vërtetë. Pra, që të pranohet sugjestioni, duhet atë ta pranojmë, dhe në imagjinatën tonë, ta transformojmë në autosugjestion. Kështu që, çdo sugjestion, i cili vie nga jashtë, në fakt është autosugjestion, dhe të gjitha paraqitjet hipnotike janë pasojë e sugjestioneve, gjegjësisht, autosugjestioneveSugjestioni dhe autosugjestioni paraqesin forcën, e cila me veprimin e vetë shumë herë tejkalon të gjitha parashikimet tona. Por nuk duhet harruar se kjo forcë mund të jetë e drejtuar si në kuptimin pozitiv ashtu edhe në atë negativ. Kërkimet eksperimentale në kohët e fundit kanë rezultuar se gjurmët e kujtesës në tru krijohen dhe nga përshtypjet e pranuara nën nivelin e vëmendjes sonë, dhe se ato, edhe pse në gjendje të zgjuar nuk jemi të vetëdijshëm, kanë ndikim në veprimet tona. Si ilustrim po i paraqesim dy shembuj: Shikuesve të BBC (bi-bi-sisë) një mbrëmje iu paraqit spikerja me fjalë se ata mund të marrin pjesë në një eksperiment, kuptohet në qoftë se dëshirojnë, e për të cilin do të marrin sqarime në fund të emisionit. Kërkesa e vetme ishte që të shikohet me kujdes emisioni njëorësh televiziv. Në fund të emisionit u paraqit prapë spikerja dhe i luti teleshikuesit që t’i lajmërohen redaksisë me anë të një letre, në qoftë se kanë vërejtur diçka të pazakonshme gjatë emisionit. Habia ishte e madhe kur u vërtetua se një numër i madh teleshikuesish i kishin dërguar letrat e tyre, në të cilat shkruanin se gjatë emisionit u ishte imponuar mendimi: “Piri e theu rekordin botëror“!

SUGJESTIONI DHE AUTOSUGJESTIONI

Gjithçka që në ne ndikon shpirtërisht, është sugjestion, sepse në momentin kur i nënshtrohemi ndikimit shpirtëror lind besimi që i përgjigjet atij ndikimi“Me sugjestion ,kryesisht dhe më së shpeshti, nënkuptohet pranimi i një idejeapo mendimi të huaj. Sipas fjalorit, fjala sugjestion, që rrjedh nga latinishtja, do to të thotë frymëzim, zgjuarje e mendimeve të caktuara në mendjen e dikujt, gjegjësisht, pranim neprocesin mendor, në kuadër të së cilit ndonjë mendim pranohet, adaptohet a jetësohet.shembull klasik nga libri i Xh. Marfit „Forca e ndërdijes“: „Merreni me mend sikur i afroheni ndonjë udhëtari të zbehtë në anije dhe i thoni: -Dukeni shumë keq. Sa i zbehtë që jeni?! Sigurisht vuani nga sëmundja e detit. Më lejoni t’ju përcjell deri në kabinën tuaj... Udhëtari me siguri edhe më shumë do të zbehet. Sugjestioni juaj është bashkuar me frikën e tij. Por, po nëse i drejtoheni p.sh. marinarit me të njëjtat fjalë, varësisht nga temperamenti, marinari do t’ju buzëqesh ose do t’ju fyej. Në këtë rast, sugjestioni ka hasur në rezistencë, sepse në mendjen e marinarit bashkohet bindja e tij e fortë se nuk mund të sëmurët nga sëmundja e detit. Në këtë rast, marinari nuk i frikohet sëmundjes së detit; ai është i bindur se kurrë nuk mund të mposhtet, prandaj, sugjestioni negativ tek ai nuk ka mundur të ngjallë frikë. Ndërsa, tek udhëtari i parë, sugjestioni në plan të parë e vë frikësimin e tij të fshehur nga të menduarit, dhe mu kjo forcë e brendshme e drejton jetën e secilit prej nesh.

Page 5: Vetedija Kreative

"Çfarëdo ideje që mbahet në mendje, të cilës ose i frikësohemi ose e nderojmë, do të fillojë menjëherë ta veshë veten në format fizike më të volitshme dhe më të përshtatshme të mundshme." Andrew Carnegie

"Ligji i Tërheqjes" është principi thelbësor që e qeveris nivelin e mirëqenies tënde personale. Mirëpo, për të të ndihmuar ta arrish një zotërim solid të këtij koncepti, do të nevojitet të përqendrohemi shkurtimisht në një ligj tjetër, domethënë "Ligjin e lëkundjes".

Gjithçka është Energji, Gjithçka LëkundetQë ti ta kesh një vetëdije më të mirë se si do ta marrësh kontrollin ndaj rezultateve tua (d.m.th. ta kuptosh më mirë se si dhe pse mendimet dhe gjërat vijnë në jetën tënde ashtu si vijnë), duhet të kthehesh te premisa: gjithçka lëkundet dhe asgjë nuk rri e qetë. Mirëpoduke u mbështetur në Vullnetin tonë Të Lirë dhe shumë faktorë tjerë mendorë në mendjen tënde të mahnitshme, e ke aftësinë Bashkë-Krijuese që t'i shkaktosh ndryshimet lëkundëse të ndodhin sipas kërkesës tënde në jetën tënde. Shkaku për mungesën tonë të aftësisë për ta ushtruar këtë fuqi të mahnitshme për të mirë nuk është asgjë tjetër pos injoranca jonë për Ligjin e Lëkundjes.

Dy objekte mund të jenë të lëndëve dhe formave krejtësisht të ndryshme, dhe prapë të jenë në Rezonancë. Kjo është për shkak të faktit se fushat e tyre magnetike thelbësore janë të njëjta, sepse janë brenda sferës së njëjtë të lëvizjes relative. (Mbaje në mend se rezonanca është faktor që e qeveris shndërrimin e vibrimeve.) Kur e mban imazhin e qëllimit tënd në ekranin e mendjes tënde, në kohën e tashme, ti po lëkundesh në harmoni (në rezonancë)me çdo grimcë të energjisë të nevojshme për manifestimin e imazhit tënd në planin fizik.Duke e mbajtur atë imazh, ato grimca të energjisë po lëvizin kah ti (tërheqja) dhe ti po lëviz kah to - sepse ky është ligji.

gjithçka tjetër në tërë këtë univers, përmes Ligjit të Lëkundjes. Ashtu sikur ngjyrat në ylber janë të lidhura ashtu që nuk mund të thuash se ku ndalet një ngjyrë dhe fillon tjetra, ashtu nuk mund ta dallosh se ku fillon një "gjë" dhe ku ndalet tjetra.

Gjithçka në këtë univers është e lidhur me gjithçka tjetër në këtë univers, ashtu sikurse uji që vlon që është i lidhur me avullin në të cilin shndërrohet, dhe avulli lidhet me eterin apo ajrin në të cilin ndryshohet. Edhe ti je i lidhur me gjithçka në univers. A mund ta shohësh me sy të lirë apo jo është e parëndësishme.

Dije se ti je ai që po i nis këto valë elektrike dhe dije se po e përcakton edhe dendësinë e tyre përmes vullnetit tënd të lirë. Duhet edhe ta dish se meqë je duke i nisur këto valë elektrike, e tërë qenia jote po vendoset në atë lëkundje të caktuar.

Mendimet janë gjëraE di vërtet se mendimet janë gjëra; Ato janë të pajisura me trupadhe frymëmarrje dhe krahë;Dhe se i dërgojmë ato tutje për ta mbushur botën me rezultate të mira, apo të liga.Ajo që e quajmë mendimi ynë sekret Nxiton deri te pika më e largët e tokës, Duke i lënë bekimet apo mjerimet e veta Si gjurmë prapa teksa shkon.Ne e ndërtojmë të ardhmen tonë, mendim pas mendimi. Për të mirë apo për të lig, edhe pse s'e dimë.Se kështu universi është kurdisur. Mendimi është emër tjetër për kësmetin; Zgjedhe pra fatin tënd dhe prit,Sepse dashuria sjell dashuri dhe urrejtja sjell urrejtje. (Henry Van Dyke)

LIGJI I TËRHEQJES Gjithçka është shprehje e gjësë së njëjtëgjithçka në tërë këtë univers është e lidhur me

Dallimi i vetëm fizik që ekziston ndërmjet një gjëje dhe një tjetre, lidhet me dendësinë apo amplitudën (gjerësinë) e lëkundjes së tyre. Prandaj, posa të zgjedhni mendime të caktuara, qelizat e tua të trurit ndikohen. Këto qeliza lëkunden dhe dërgojnë valë elektromagnetike. Kur përqendroheshnë këto mendime, ti e rrit amplitudën e lëkundjes së këtyre qelizave, dhe valët elektrike, si efekt, bëhen shumë më të fuqishme.

Page 6: Vetedija Kreative

Qëllimi justifikon mjetin.(Niccolò Machiavelli)Sekreti i suksesit është këmbëngulja për arritjen e qëllimit. (Benjamin Disraeli)Shumë nga dështakë njerëz të kësaj bote janë njerëz të cilët nuk e morën vesh kurrë sa afërishin suksesit kur hoqën dorë prej tij.(Thomas Edison)

"Lëshoje dëshirën dhe lejoje Zotin" - Zhvillo besim të fuqishëm të bazuar në kuptim të thellë. Lëshoje lirshëm imazhin tënd, lërja fuqisë brenda teje, ashtu që fuqia vetë të mund të shkojë të punojë dhe të fillojë t'i materializojë rezultatet fizike, si kopje e saktë e imazhit tënd mendor.Shekuj me radhë ka qenë një grup i zgjedhur i njerëzve që janë mendues të vërtetë. Këta individë gjithmonë e kanë ditur se është një fuqi që përhapet, depërton dhe i mbush ndërhapësirat e universit, dhe se gjithçka që e sheh përreth teje është shprehje e asaj fuqie. Fuqia operon në mënyrë shumë precize, që përgjithësisht quhet ligj. Me fjalë tjera, gjithçka vjen nga një burim, dhe ajo fuqi burimore gjithmonë rrjedh dhe punon me dhe përmes individit - ky je ti. E formuluar pak më ndryshe, imazhi që e ke formuar mund të vijë te ti në rrafshin fizik të jetës (rezultatet e tua) vetëm në një mënyrë, dhe ajo mënyrë është Sipas Ligjit dhe përmes Besimit.Çkado që e arrin në jetën tënde , do të jetë në proporcion të drejtë me:1) intensitetin, dhe2) këmbënguljen e besimit tënd.Për ta përmbledhur - hapi i parë në procesin krijues është të relaksohesh dhe ta shohësh veten tashmë në posedim të të mirës që e do. (Ndërtoje imazhin.) Hapi i dytë është ta Lëshosh Dëshirën dhe ta Lejosh Zotin.Poenta që dua të ta ngulis në kokë tash, është se megjithëse Shpirti është pikërisht esenca e qenies tënde, ai kurrë nuk do të lëvizë në formë apo në imazh, pa ndihmën tënde. Pra ata njerëz që ulen dhe s'bëjnë asgjë, duke thënë, "Zoti do të kujdeset për mua", vetëm sa po e mashtrojnë veten. Meqë është e vërtetë se Zoti iu ndihmon vetëm ata që së pari ndihmojnë veten, rrjedh se gjithmonë duhet ta bësh pjesën tënde për ta vënë në lëvizje procesin krijues. Gjithmonë duhet ta ndërtosh imazhin dhe ta dish në zemër se imazhi do të materializohet. Duhet ta shikosh Zotin si furnizues të madh të padukshëm që e përshkon çdo fije të qenies tënde dhe duhet ta kuptosh edhe këtë se posa ta formosh imazhin në mendjen tënde, Zoti do të niset të punojë në Mënyrën e Përsosur të Zotit dhe do të tëlëvizë në një vibracion krejtësisht të ri (d.m.th. do të fillosh të ndihesh ndryshe). Pragjithmonë kujtoje, ndjenja e re që të përshkon është në të vërtetë Zoti duke punuar, dhe edhe pse ndonjëherë mund ta shprehësh ngazëllimin tënd duke thënë se ndihesh entuziast, kujtoje se fjala Entuziazëm është thjesht me prejardhje nga greqishtja e hershme - "en theos" - që dmth në Zot.

(Muhammed a.s) ka thënë: "Duaja është adhurim" "Veprat shperblehen sipas qellimit""Duaja është arma e besimtarit dhe shtylla e fesë dhe drita e qiejve dhe tokës"."Lutjuni Allahut duke qenë të bindur se Ai do t'ju përgjigjet. Dhe ta dini se Allahu nuk i përgjigjet lutjes që i bëhet nga një zemër e hutuar".

Zoti juaj ka thënë: "Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem! Gafir 60."Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se)Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Bekare 186a

Prej nesh varet se si do ta kemi jeten.Nese deshirojm ta ndryshojme ,duhet te ndryshojme frekuencen vibruse te fushes elektromagnetike qe e emeton zemra dhe trupi yne.Fillimisht duhet te ndryshojm vetveten, e pastaj pulsimin elektromagnetik te zemres,e ne kete menyre edhe jeta e njerezve ne rrethin tone do te ndryshoje ne pajtim me frekuencen.Ne kete parim vepron edhe lutja.Lutja qe e ndjej ne zemer ka fuqi te jashtzakonshme ne manifestimin e asaj qe kerkojme kur lutemi.Prej ketu vjen edhe fjala e urte "ndryshoje veten dhe bota do te ndryshoje".

Manifestimi i Lutjes

Page 7: Vetedija Kreative

Jack Nicklaus, golfisti i famshëm botëror, e shpjegon se kurrë nuk e merr shkopin derisa ta ketë një imazh të qartë në ekranin e mendjes së tij, që e tregon saktësisht se si do të fluturojë topi nëpër ajër, si do ta godasë tokën dhe ku do të rrotullohet pas kësaj.

Ti je duke i përdorur aftësitë mendore që i ka secili. Ato janë të njëjtat aftësi mendore të përdorura nga Koperniku, Buddha dhe Morzeu. Mund ta kesh formuar shprehinë e të menduarit se njerëzit si këta janë të ndryshëm nga ti e unë. Por dua ta dish se dallimi i vetëm ndërmjet teje dhe tyre, apo kujtdo tjetër, është vetëm në pamje dhe në arritje. Të gjithë jetojmë në trupa të ndryshëm fizikë dhe të gjithë i përdorim aftësitë tona të qenësishme në mënyrë tjetër; por struktura jonë themelore është rrënjësisht e njëjtë.

Paratë janë shpërblim për

të pamasë për miliona individë dhe shpërblimi i

min e ofruar. Pra ndërtoje imazhin tënd të mi

materi

Pra bëhu i vetëdijshëm për këtë të vërtetë dhe depërto në të tash. Përdore për ta formuar një imazh në ekranin e mendjes tënde; shihe veten tashmë në posedim të sasisë së parave që i do, për të t'i ofruar gjërat që të nevojiten, për të jetuar në stilin që e zgjedh për të jetuar.

depërtojmë me mendjen tonë në këtë materie që mendon dhe ta formojmë çfarëdo imazhi që e zgjedhim.

Në librin e mrekullueshëm, "Shkenca e të pasuruarit" (The Science of Getting Rich), autori, Wallace D. Wattles, i referohet "një gjëje që mendon e cila përhapet, depërton dhe i mbush ndërhapësirat e universit." Është e vërtetë se mendimet janë kudo dhe se mund të

.Napoleon Hill, në librin "Mendo dhe pasurohu" thekson se gjëja e vetme

që e dallon Tomas Edisonin apo Henri Fordin nga njerëzit tjerë

është këmbëngulja. Të dy këta njerëz të mëdhenj e kishin një imazh dhe

nuk do ta lejonin askënd apo asgjë t'i zhbindte - ata ishin këmbëngulës. Njëri e ndriçoi botën, tjetri e vuri botën në rrota. Të dy, natyrisht, u

shpërblyen me pasuri.shërbimin

e dhënë. Këta njerëz ofruan shërbim

rëqenies dhe ji këmbëngulës. Mënyra se si do të

alizohet imazhi yt do të të tregohet.

tyre ishte në proporcion të drejtë me shërbi

NDËRTUESI I IMAZHEVE

Njohuria për Ndërtimin e Imazheve e eliminon garën nga jeta jote, duke të lëvizur nga rrafshi garues në rrafshin krijues.

Secili është duke e përdorur konceptin e Ndërtimit të Imazheve dhe secili e ka përdorur gjithmonë. Në fakt, gjithçka që ka ardhur në jetën tënde ka ardhur si rezultat direkt i procesit të Ndërtimit të Imazheve.

Ti je Ndërtues i Imazheve shumica e religjioneve predikojnë se Zoti është përgjegjës për gjithçka të bërë në këtë botë dhe do të pajtohesha plotësisht me këtë pohim. Mirëpo, si bashkë-krijues, qeniet njerëzore duhet të bartin përgjegjësi për atë se ÇKA bën Zoti në jetët e tyre.

"O njeri i mirë, Zoti të paska bekuar vërtet me një fermë të bukur", i tha një klerik fetar një bujku tepër të vyeshëm.

"Po i Nderuar, ke të drejtë. Zoti më ka bekuar me fermë të bukur, por do të doja ta kishe parë kur e kishte të tërën të veten!"

Çdo gjë që e bëjmë paraprihet nga një imazh. Së pari mendojmë për ta formuar një imazh, pastaj e bëjmë punën.

Page 8: Vetedija Kreative

Jo vetëm kreativëve dhe gjenive u lipset fantazia

Shpikjet dhe zbulimet, fillimisht thureshin në mendjet e shkrimtarëve dhe gjenive, më pas hidheshin në libra dhe kultivoheshin në mendjet e lexuesve, para se të shndërroheshin në realitet të prekshëm.

Aeroplani, telefoni, kompjuteri, televizori, makina etj... kanë ekzistuar vetëm si imazhe të një fantazie të ndezur, para se të ekzistojnë si mjete në duart dhe shtëpitë tona.

Anglezi Herbert George Wells, hodhi në letër pritshmëritë e tij për vitin 2000, ku parashikoi makinat dhe trenat që transportojnë njerëz nga rrethinat në qytete, parashikoi ndryshimin e modeleve të sjelljeve sociale, përhapjen e shfrenimit dhe krijimin e Unionit Evropian.Vështrimi i zogjve teksa fluturojnë dhe ideja e qilimit fluturues, ngacmuan dhe frymëzuan Abas Ibnu Firnas fillimisht dhe më pas dy vëllezërit Right, për të shpikur aeroplanin.

Tomas Edison thoshte shpesh: Që të shpikim, na lipset fantazi pjellore dhe një pirg vogëlsirash!Nuk ishte vetëm shpikja e llambës elektrike, por ishte shpikja e metodave dhe rrugëve të suksesit, gjenealitetit dhe ndryshimit në jetë.Fantazia është minierë e pashtershme, nga e cila njerëzit e ditur nxjerrin lëndën e parë, të cilën me duart e tyre të arta e shndërrojnë në kryevepra të paharrueshme nga historia.

Kur përhumbet në lutjet dhe përgjerimet e tij plot lot, del nga kjo gjendje plot besim dhe shpresë tek Zoti. Lutja është katalizator i fantazisë. Poeti arab thoshte: Unë e lus Zotin sikurAtë që do bëjë Zoti, e shoh në pikturë

Kur i burgosuri i ndjen me imagjinatë hekurat ti zgjidhen, portat të hapen, familja të mblidhet etj... e kalon ditën gjithë dinamikë, vendosmëri dhe aktivitet, duke u bërë ballë të gjitha sfidave. Ai qëndron mbi çdo poshtërim që i bëhet në burg dhe jeton me besimin e patundur tek Zoti dhe dita e afërt e lirimit.

Për fantazinë dhe imagjinatën, nuk kemi lexuar në shkolla, as kemi dëgjuar në vatrat e edukimit dhe as nuk kemi parë të flitet në familje dhe shoqëri. Si përvojë personale, unë vetëm kohët e fundit e kam zbuluar dhe kuptuar rëndësinë e saj, ndikimin e madh për arritje dhe trajtimin e devijimeveVallë në sa trajnime ke marrë pjesë për aktivizimin e fantazisë? Sa libra ke lexuar rreth kësaj bote magjepsëse?“

Fantazia është më e rëndësishme se informacioni” thoshte Ajnshtajni.

Por, a është e vërtetë kjo

Në shumë raste po. Informacioni që kemi marrë, është i kufizuar në gjithçka që kemi mësuar gjer tani. Sakaq, fantazia e kapërcen të tashmen dhe na sinjalizon për atë që mund të eksplorojmë në të ardhmen. Fantazia sjell në të tashmen përvojat dhe imazhet e të shkuarës, për të ndërtuar dhe strukturuar diçka të re, kreative dhe konstruktive. Fantazia është mekanizmi që e shndërron informacionin në aktualitet dhe në diçka të prekshme.

Një përshkrim historik, i cili shkund fantazinë e kujtdo që e dëgjon dhe e furnizon me energji jetësore. Frymëzimi profetik e fokuson objektivin tek e ardhmja dhe portretizon imazhin e ndryshimit pozitiv, në formën më joshëse dhe magjepsëse. Rendi dhe siguria do të dominonin në rajonin më të destabilizuar dhe të frikshëm të botës. Njerëzit do të ndiheshin të sigurt në liritë dhe të drejtat e tyre, sepse askujt nuk do i shkonte mendja t’ua cenojë, pasi nga qielli furnizoheshin natë e ditë me energji të besimit në Zot. Nuk është rendi që të konfiskon dhe të zhvesh nga të drejtat e tua, me pretekstin për të të mbrojtur, por rendi mbron dinjitetin dhe nderin, edukon dhe kultivon krenarinë njerëzore.

Udhëto me fantazinë tënde

Page 9: Vetedija Kreative

Kur fantazon momente të integrimit tënd me vogëlushët dhe vogëlushet e tu, në një atmosferë të ngrohtë emocionale, përjeton ndjenja sikur ndodhesh realisht mes tyre.Kur fantazon rreth një të keqeje që mund të ndodhë, sheh që fëmijët pas teje vuajnë për kafshatën e gojës, ndërkohë që sa ke qenë gjallë kanë jetuar në mirëqenie falë teje, ndjen që të rrjedhin lot dhe të rreh fort zemra.Fantazia forcon virtytin dhe shton tolerancën. Kur e vë veten në pozicionin e tjetrit, përjeton të njëjtat ndjesi dhe e justifikon, do të thotë se e ke fantazuar këtë më parë.Kur fantazia vihet përballë vullnetit, zakonisht triumfon fantazia. Por nëse është e mundur që fantazinë ta vësh në shërbim të vullnetit, të përgatitesh për testin apo për intervistën, e njëkohësisht të pajisesh me fantazinë pozitive, gjithçka do të flasë vetëm në interesin tënd.

Kur yt shoq vonohet, vallë çfarë imagjinon në ato çaste? Do të imagjinosh që mund ti ketë ndodhur diçka e keqe? Apo do të mendosh se e ka vonuar ndonjë takim i një lidhjeje jashtëmartesore? Sipas asaj që sillet në fantazinë tënde, do ti rezervohet dhe pritja kur të mbërrijë më në fund të pragun e derës.

Shkencëtari gjerman Johan Kepler (1571 – 1630) shkroi një histori fantastiko shkencore, rreth një udhëtimi në hënë. Ai e përshkruante hënën, mënyrën si ishte shkëputur nga toka dhe e kishte thithur hëna etj... Subjekti i tij fliste rreth forcës tërheqëse të tokës.Lojtari që ka një fantazi të gjerë, është ai që thyen rekorde në olimpiada.Ai që ndiqet nga iluzioni i rrëzimit, nuk e shmang dot atë.Kur zhvillon një intervistë apo një test vlerësues, edhe pse je përgatitur paraprakisht por në horizont të është valëvitur flamuri i dështimit, rezultati është fatal. Në këtë rast, fantazinë dhe ligjin e tërheqjes, e ke përdorur si një armë kundër vetes. Fatkeqësia është e lidhur me logjikën. Nëse ëndërron suksesin, duke humbur kohën me videogames, qëndrimit natën vonë me shokë, udhëtimet lart e poshtë etj... ajo që do të arrish, është një falimentim i madh, edhe pse fantazia në këtë rast është e natyrshme. Egjiptianët thonë:”Të uriturit ëndërrojnë furrën e bukës.”

Nëse fantazia hyn tek funksionet e hemisferës së djathtë të trurit, perceptimi është funksion i hemisferës tjetër. Injorimi i njërës nga këto të dy hemisfera, është një humbje dhe çuarje dëm e kësaj pasurie të vyer, me duart e tua.

Fantazia zhvillon shkathtësitë e tua gjuhësore, jetësore dhe mendore, ajo përforcon të menduarit dhe kreativitetin Vetëm aktualiteti nuk mjafton, ashtusiç nuk mjafton edhe vetëm fantazia. Fantazia, mund ti thyejë kufijtë e logjikës, duke u shndërruarnë një ëndërr me sy hapur pa asnjë lidhje me realitetin.

PLEASE REMEMBER

Page 10: Vetedija Kreative

Sekreti i Lumturisë

Ndërkaq, sëmundja, varfëria, mërzia dhe mjerimi janë gjendje abnormale, SËMUNDJE MENTALE, që ia shkakton njeriu vetes, me mendime negative. (Humbolti ka thënë: do të vijë dita kur edhe sëmundja do të jetë turp, sepse të gjitha sëmundjet bazën e kanë në mendimet negative).Të gjitha librat e vjetra të besimeve fetare thonë: mos iu friko Zotit, frikoju vetes tënde. Pse? Sepse Zoti - (mençuria universale, fara hyjnore apo fuqia e natyrës – thoni qysh të doni) - njeriut ia ka dhënë TË GJITHA, pra, ia ka dhënë të drejtën të zgjedh e të merr çka të dojë dhe sa të dojë nga jeta e vet! Të gjitha krijesat të tjera në planetin tokë e kanë skicën gjenetike, janë esenca të fikësuara – janë të detyruara ta ndjekin vetëm skicë gjenetike dhe asgjë tjetër nuk mund të ndryshojnë: zogu duhet të jetë vetëm zog; lulja vetëm lule; peshku vetëm peshk; molla vetëm mollë dhe asgjë tjetër. Njeriu e ka LIRINË e madhe – dhuratë hyjnore: prej SHËMTIE deri në SHËNJTRI. Në pëlhurën e bardhë të jetës, me dëshirën tënde, me dorën tënde, mund ta shkruash fjalën MJERIM dhe tërë jetën do ta kesh të mjerë dhe, poashtu, në pëlhurën e bardhë, me dorën tënde, me dëshirën tënde, mund ta shkruash fjalën LUMTURI dhe tërë jetën do ta kesh të lumtur. Kjo është dhurata më e shtrenjtë e hyjnores për njeriun që, njeriu i gjorë, nuk DI ta përdorë.Prandaj nuk ka jetë pa vuajtje, sepse në njeriun gjenden shkaktarët e vuajtjes. E ku gjendet, atëherë, mundësia për tejkalimin e shkaktarëve të vuajtjes?

FAKTORI themelor i jetës është: BESIMI me BINDJE të thellë, që përshkon tërë qenien e njeriut. (Shihni veçantitë e individit. T'i marrim vetëm tri veçanti që i ka pranuar hetuesia botërore: gjurmët e gishtit, nënshkrimin dhe aromën e trupit. Secili njeri që merr letërnjohtim, kudo në botë, duhet t'i le gjurmët e gishtit. Mbi 6 miliardë banorë i ka bota dhe askund nuk mund të gjenden dy njerëz të njëjtë, me veçantitë identike. Të gjithë i takojnë gjinisë njerëzore, por asnjë nuk është i njëjtë. Ky është argumenti i parë se secili njeri ka ardhë në botë – jo të bëhet kopje e dikujt, sepse bota s'ka nevojë për dy njerëz të njëjtë, por të jetë vetë origjinali, ta kryejë një detyrë madhore dhe të shndërrohet në bjeshkë krenare të suksesit e të lumturisë).Trupi i njeriut përbëhet mbi 75% nga uji. Vlera e njeriut varet nga temperatura e brendshme e përbërësit kryesor të trupit të njeriut. Pra: nga temperatura e ujit në njeriun. Kjo është një alkimi e brendshme që, patjetër, duhet ta kuptojmë sa më thellë që të mundemi. GJENDJA E PARË: Kur temperatura e ujit është nën zero, uji shndërrohet në akull, njeriu është i vdekur. Në polin e veriut, në akullnaja, nuk ka jetë ose është një jetë e pavlerë. Kjo është gjendja pa jetë e njeriut me temperaturë nën zero. GJENDJA E DYTË: Kur njeriu gjendet me temperaturë të rëndomtë, pra në gjendjen e ujit të zakonshëm, (e kjo është GJENDJA jonë e përgjithshme), ligji themelor i ujit të zakonshëm është: të rrjedh teposhtë, të mbushë zbazëtësirat dhe t'i nivelizojë ato. Pikë për pikë sipas këtij ligji vepron edhe njeriu që ka temperaturën e ujit të zakonshëm: me shumë dëshirë ecë teposhtë, si uji; me shumë dëshirë bën punë të lehta e të liga; me shumë dëshirë i beson të keqes e të shëmtuarës; madje gëzohet kur të tjerët bëjnë punë të liga dhe, atyre shëmtive, iu beson dhe ato i nderon, sepse ecja teposhtë është shumë e lehtë; nuk BESON ME BINDJE në asgjë, sepse po të besojë do të detyrohet të merr rugën e mundimshme, thikë përpjetë, që, natyrisht, është rrugë që kërkon impenjim.

Pse dikush është i pafat e dikush i lumtur? Pse dikush është gazmor e i pasur, ndërkaq dikush i mjerë dhe i varfër? Pse dikush është frikacak dhe i pasigurt e dikush për- plot besim? Pse dikush trajtohet si gjenial në punën që kryen e dikush, ndonëse me përpjekje mbinjerëzore,nuk mund të arrijë kurrfarë rezultatesh? Pse dikujt i shkon përdore të shërohet nga të ashtuquajturat sëmundje të PASHËSHRUESHME e dikush, pa asnjë sëmundje, është i sëmurë? Pse disa femra jetojnë për mrekulli, kurse motrat e tyre jetojnë në mjerim? Pse...Thuhet: njeriu i ka një milion probleme. Jo. Njeriu është krijuesi i problemeve të veta, prandaj, ndihmoje njeriun të qendërzohet – problemet shuhen e tejkalohen. Moti është thënë se: 1) Nuk ka jetë pa VUAJTJE; 2) Nuk ka vuajtje pa SHKAK; 3) Nuk ka shkak që nuk mund të TEJKALOHET. Pse nuk ka jetë pa vuajtje dhe cilët janë shkaktarët e vuajtjes?Të gjitha ligjet e natyrës punojnë për të mirën e njeriut, vetëm njeriu punon kundër vetvetes. Pse? Njeriu me lindjen e tij e fiton të drejtën të jetojë i shëndetshëm, shumë i pasur, i hareshëm dhe shumë i lumtur. Këto janë gjendje normale.

Page 11: Vetedija Kreative

GJENDJA E TRETË: Kur rritet temperatura e ujit mbi 100 shkallë, uji vlon dhe shndërrohet në AVULL. Avulli nuk e ka rrugën e ujit – teposhtë, por ka drejtim tjetër: me lehtësi shkon thikë përpjetë. Por, kur shtohet temperatura edhe më shumë, uji i shndërruar në avull ka fuqi ta vejë në lëvizje edhe lokomotivën e trenit dhe të tërheq edhe shumë vagona të rëndë. Kjo gjendje arrihet me besim të vërtetë, me BESIM E BINDJE çilen qendrat e energjisë. Këto qendra e shtojnë energjinë, temperaturën e motivimit dhe, nga dy gjendjet e mëparshme krijohet gjendja e tretë, kryesorja, kur thjesht e shkurt: arrihen caqet më të larta të qëllimeve në jetën njerëzore në tërësinë e saj.NË KËTO TRI GJENDJE uji dhe njeriu janë të njëjtë: edhe akull, edhe ujë, edhe avull është e njëjta përbërje: H2O! Por CILËSIA dhe FUQIA e tij ndryshojnë tërësisht:prej gjendjes së ngurtë, të pajetë, deri në gjendjen kur edhe trenin e ve në lëvizje. Përmes kësaj alkimie të brendshme qartësohen gjendjet kur: dikush ecë zbathur nëpër prush me 800 gradë temperaturë dhe nuk digjet; kur dikush (në rast rreziku) këcen murin e lartë dy metra e të nesërmën habitet me vetveten; kur dikush, në aksidente të ndryshme, ka arritur të mbahet vetëm me dy gishta, dhe, ata dy gishta, kanë pasë forcë ta mbajnë tërë trupin; kur dikush i kundërvihet gravitacionit dhe e sfidon (rasti i fundit: para Shtëpisë së Bardhë në Amerikë, njeriu qendronte në meditim me orë – një metër mbi tokë, pa asnjë mbështetje, në ajër). Më këtë alkimi qartësohen edhe sukseset mahnitëse të studentëve,të aktorëve, të sportistëve, të shkenctarëve, të shkrimtarëve, të piktorëve... e, sidomos, fitimet materiale të biznismenëve ose më saktë: të aristokracisë ekonomike,që prekin kufijtë e të pabesueshmës si Rokfeleri, Karnegia, Sorosi e të tjerë. Apo kur sëmundjet e ashtuquajtura të pashërueshme, me një mashtrim të vogël të falltorit -shërohen si në lojë. (Çka përdorë falltori për shërim: dhe të varrit, flokë, thonjë, plumb e hiçgjëra të tjera. Merrni këto heçgjëra që njëmend janë një hiç, dhe dërgoni në laborator: a përmbajnë vitamin C, a janë antibiotikë? Janë ZERO vlerë. E, megjiatë, dikënd e shërojnë. Kush e shëron? Vetëm besimi dhe asgjë tjetër.) Këto tri gjendje, pa asnjë mësues e metodë speciale, në formë të natyrshme krijohen vetvetiu në tri raste dhe, këto raste i keni përjetuar shumica prej jush: tek të DASHURUARIT (a ka pengesë që e ndalë në rrugë të dashuruarin për të arritur tek caku?), në rast rreziku nga VDEKJA (mijëra raste, sidomos gjatë luftës, kur fuqitë e panjohura në njeriun kanë bërë mrekullinë); dhe në rast të FRYMËZIMIT të fuqishëm (te shkrimtarët e mëdhenjë, tek humanistët, luftëtarët dhe sidomos tek shkencëtarët krijues).