14
Plani Strategjik i Zhvillimit Plani Strategjik i Zhvillimit Plani Strategjik i Zhvillimit Plani Strategjik i Zhvillimit Plani Strategjik i Zhvillimit Përgatitur nga: Financuar nga: KOMUN KOMUN KOMUN KOMUN KOMUNA XIBËR A XIBËR A XIBËR A XIBËR A XIBËR

xiber - plan strategjik 2009-shqip - qarkudiber.gov.al · trimërinë dhe si një popull arsimdashës. Shumë figura të shquara kanë dalë nga kjo trevë që kanë luajtur një

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: xiber - plan strategjik 2009-shqip - qarkudiber.gov.al · trimërinë dhe si një popull arsimdashës. Shumë figura të shquara kanë dalë nga kjo trevë që kanë luajtur një

Plani Strategjik i ZhvillimitPlani Strategjik i ZhvillimitPlani Strategjik i ZhvillimitPlani Strategjik i ZhvillimitPlani Strategjik i Zhvillimit

Përgatitur nga: Financuar nga:

K O M U NK O M U NK O M U NK O M U NK O M U N A X I B Ë RA X I B Ë RA X I B Ë RA X I B Ë RA X I B Ë R

Page 2: xiber - plan strategjik 2009-shqip - qarkudiber.gov.al · trimërinë dhe si një popull arsimdashës. Shumë figura të shquara kanë dalë nga kjo trevë që kanë luajtur një

2 KOMUNA XIBËR

Përmbajtja

1. Nevoja dhe rëndësiae Hartimit të PlanitStrategjik të Zhvillimit.

2. Profili i komunës2.1. Pozita gjeografike2.2. Pak histori2.3. Popullsia2.4. Punësimi2.5. Arsimi2.6. Shëndetësia2.7. Ekonomia lokale

2.7.a. Burimet natyrore2.7.b. Bujqësia2.7.c. Blegtoria

2.8. Infrastruktura dhe shërbimet publike

Rrugët Energjia Uji i pijshëm Kanalet e ujërave

të Zeza Shërbimi postar Telekomunikacioni

2.9. Qeverisja vendore

3. Analiza e situatës

4. Vizioni dhe strategjitësektoriale

5. Procesi i vendosjessë prioriteteve

6. Realizueshmëria

Plani strategjik i zhvillimit të Komunës Xibër për vitet 2009-2014, ështëdokumenti më i rëndësishëm dhe themelor në fushën e zhvillimit të

komunës dhe në hartimin e planeve me aktivitete specifike zhvillimi.Si një dokument i tillë, ai identifikon drejtimet strategjike optimale e

sasiore dhe cilësore brenda kuadrit të zhvillimit të komunës, duke marrënë konsideratë hapësirat e mundësive ekonomike që janë tësegmentuara. Gjatëprocesit të përgatitjessë Planit Strategjik jemimbështetur për tëintegruar në të dhedokumentet eStrategjisë së ZhvillimitRajonal të Qarkut tëDibrës hartuar ngaUNDP në 2005 dhestrategjinë kombëtaretë Zhvill imit Rural,Strategjinë e Zhvillimit tëTurizmit dhe Strategjinëe Reduktimit tëVarfërisë në Republikëne Shqipërisë.

Plani Strategjik ikomunës së Xibritkonsiston në një listëme objektiva kyçeprioritare që janë karakteristike për zonën, duke u përpjekur të zgjidhinproblematikën aktuale, të parashtrojnë drejtimet dhe tendencat kryesorepër të ardhmen e komunës në harmoni me perspektivën e zhvillimit tëtë gjithë vendit.

Anëtarët e Grupeve të Punës kanë marrë pjesë aktive në procesin ehartimit të Planit Strategjik. Grupi qendror ka qenë i përbërë ngapërfaqësues të Administratës dhe të institucioneve të komunës, ngapërfaqësues të biznesit dhe sektorëve të tjerë, si dhe nga përfaqësuestë OJF dhe të komunitetit, të cilët punuan sipas principeve dhe normavetë metodologjisë së hartimit të planit Strategjik.

Në hartimin e Planit Strategjik të komunës u asistuam nga skuadra eekspertëve të ALPIN (Qendra për Zhvillime rajonale dhe Ekonomike), ecila u financua nga Këshilli i Qarkut të Dibrës. Kjo ishte pjesë e financimitqë Qarku i Dibrës ka marrë nga Ambasada Holandeze në kuadrin eprogramit për Forcimin e Qeverisjes së mirë në Rajonin e Dibrës.

Pas diskutimeve me publikun, plani strategjik u diskutua dhe u adaptuasipas rekomandimeve të anëtarëve të Këshillit të Komunës, duke marrëkështu dhe aprovim ligjor si plani final i zhvillimit të komunës.

Plani Strategjik i Zhvillimit të komunës së Xibrit do të zbatohet përgjatërealizimit e planit të aktiviteteve. Kjo nënkupton që në planet vjetore qëprërgatiten nga kryetari i komunës dhe miratohen nga këshilli i komunësdo të jenë sipas drejtimeve dhe gjurmëve të planit strategjik, i cili ështëi hapur dhe për rekomandime dhe shtesa të reja sipas nevojës dherasteve të krijuara.

1. NEVOJA DHE RËNDËSIA E HARTIMITTË PLANIT STRATEGJIK TË ZHVILLIMIT

Petrit Hoxha, Kryetar i Komunës Xibër

Fotot: Viron Kona

Page 3: xiber - plan strategjik 2009-shqip - qarkudiber.gov.al · trimërinë dhe si një popull arsimdashës. Shumë figura të shquara kanë dalë nga kjo trevë që kanë luajtur një

3Plani strategjik i zhvillimitPlani strategjik i zhvillimitPlani strategjik i zhvillimitPlani strategjik i zhvillimitPlani strategjik i zhvillimit

2. PROFILI I KOMUNËS

2.1) POZITA GJEOGRAFIKE

Komuna e Xibrit është një nga 35 njësitë vendoretë qarkut të Dibrës. Ajo është pjesë e rrethit të

Matit. Komuna ka një sipërfaqe prej 80 km2 ha, menjë terren kodrinoro - malor të thyer me pak tokë dheme shumë pyje të ulëta dhe të larta. Xibri ka 6 fshatra,që fillojnë në një reliev kodrinor 400-600 m mbi niveline detit dhe pjesa malore rreth 1000 m mbi nivelin edetit.

Qendra e komunës është Xibër-Murrizë rreth 40km larg qytetit të Burrelit, me rrugë të paasfaltuaradhe në gjendje jo të mirë, 40 km nga Tirana dhe 65km nga Peshkopia. Komuna ndodhet në aksin errugës së Arbërit, rruga e vjetër e Dibrës, e cila elidhte atë me Tiranën. Komuna e Xibrit kufizohet mekomunën e Gurrës, komunën e Martaneshit,bashkinë e Klosit, komunën e Zall-Bastar të rrethit tëTiranës.

Komuna përbëhet nga 6 fshatra me një popullsi4350 banorë dhe 923 familje. Fshatrat janë: Xibër-Murrizë, Xibër-Hanë, Ketë, Shkallë, Guri i Bardhë,Petralbë.

Klima është mesdhetare, ku temperaturat minimalearrijnë në -5C në dimër dhe në verë arrin nëtemperaturë maksimale 32C. Klima është me dimërtë lagësht, me reshje dëbore në disa raste dhe veraështë e nxehtë dhe e thatë.

2.2) PAK HIST2.2) PAK HIST2.2) PAK HIST2.2) PAK HIST2.2) PAK HISTORIORIORIORIORI

Xibri ka qenë një qendër e rëndësishme, mehershmëri historike, tregtare, luftarake dhe

politike që në kohërat antike dhe mesjetare. Këtë etregojnë zbulimet arkeologjike rreth kalasë së

Petralbës dhe Xibrit mbi malin e Darsit. Në këto rrënojajanë gjetur monedha bronzi, enë prej qeramike dhesimbole të tjera Ilire. Këto tregojnë që Xibri ka qenënjë qendër e rëndësishme në periudhën Ilire.

Shkëlqim ka pasur dhe periudhën e Mesjetës.Kalaja e Petralbës, Kalaja e Gurit të Bardhë dhe kalajae Xibrit në malin e Darsit, mendohet se kanë qenëqendra e fisit të Arbërit, sipas profesor DhimitërShuteriqi, si dhe në kalanë e Gurit të Bardhë në kohëne Skënderbeut, familja e tij dhe sidomos gruaja e tijkalonte kohën e lirë mes miqve të familjes së tyre(sipas Barletit).

Populli i Xibrit shquhet për mençurinë, mikpritjen,trimërinë dhe si një popull arsimdashës. Shumë figuratë shquara kanë dalë nga kjo trevë që kanë luajtur njërol të rëndësishëm në politikën, studimet dhe kulturënshqiptare, si Pjetër Budi, Hafuz Ibrahim Dalliu, AbdiBaleta etj.

Page 4: xiber - plan strategjik 2009-shqip - qarkudiber.gov.al · trimërinë dhe si një popull arsimdashës. Shumë figura të shquara kanë dalë nga kjo trevë që kanë luajtur një

4 KOMUNA XIBËR

2.3) POPULLSIA2.3) POPULLSIA2.3) POPULLSIA2.3) POPULLSIA2.3) POPULLSIA

Xibri ka një popullsi prej 4350 banorësh epërqendruar në 6 fshatrat e komunës. Lëvizjet

demografike të cilat janë karakteristike për rajonin eDibrës, e kanë prekur ndoshta dhe komunën e Xibrit.Kryesisht lëvizja ka pasur tendencën drejt qendrësmetropolitane në Tiranë e Durrës.

KARAKTERISTIKAT BAZË TË KOMUNITETITNR FSHATRAT POPULLSIA FAMILJET

1 XIBËR-MURRIZË 1138 2212 XIBËR-HANË 927 181

3 KETE 613 103

4 SHKALLË 584 1475 PETRALBË 413 119

6 GURI I BARDHË 675 152

KOMUNA 4350 923

2.4) PUNËSIMI2.4) PUNËSIMI2.4) PUNËSIMI2.4) PUNËSIMI2.4) PUNËSIMI

Nga 923 familje 420 prej tyre trajtohen me përkrahjesociale me një buxhet vjetor 138- lekë dhe rreth

69 persona janë me aftësi të kufizuar. Popullsia merretkryesisht me blegtori, bujqësi, bimë aromatike dhemedicinale, si dhe shërbime të tjera për komunitetin.Në këtë kontekst në komunë funksionojnë 6 subjekteprivate kryesisht në dyqane dhe shërbime të tjera sibarre dhe lokale dhe janë në qendër të komunës dhedisa fshatra të tjerë dhe mjete transporti. Një numëri caktuar është i punësuar në sektorin publik si arsimi,shëndetësi, administrata e komunë, shërbim postardhe një pjesë e popullsisë përfiton nga pensionet.

Nr Sektorët Nr. i të

1 Biznese 18- 7 dyqane- 7 mjete transporti- 2 bar kafe- 1 restorant- 1 punime duralumini

2 Në arsim 553 Në shëndetësi 104 Në elektrik 25 Në administratën e komunës 166 Në ndërmarrjen pyjore 37 Në ndërmarrjen e rrugëve 18 Shërbimi postar 19 Pensionistë 350

punësuarve

Page 5: xiber - plan strategjik 2009-shqip - qarkudiber.gov.al · trimërinë dhe si një popull arsimdashës. Shumë figura të shquara kanë dalë nga kjo trevë që kanë luajtur një

5Plani strategjik i zhvillimitPlani strategjik i zhvillimitPlani strategjik i zhvillimitPlani strategjik i zhvillimitPlani strategjik i zhvillimit

2.5) ARSIMI2.5) ARSIMI2.5) ARSIMI2.5) ARSIMI2.5) ARSIMINë komunën e Xibrit arsimimi realizohet nëpërmjet:

arsimit të ciklit të ulët, arsimi nëntëvjeçar, dhe arsimin e mesëm.

Megjithëse një popull arsimdashës, kushtet earsimit dhe cilësia e tij nuk është e kënaqshme. Xibrika 1 shkollë të mesme, 3 shkolla 9-vjeçare dhe 7shkolla fillore.

Cilësia e mësimit lë për të dëshiruar kjo për njësërë faktorësh, si për mësimdhënien ku mësuesit nukjanë të motivuar dhe pa kualifikimin e duhur, komunitetinuk është shumë i interesuar dhe kontribues përarsimin dhe njohuritë pak i përshtaten kërkesave tëtregut. Kushtet e vështira ekonomike kanë bërë qëdhe shkolla e mesme pak të frekuentohet, pasi shumëtë rinj emigrojnë.

Më poshtë jepet një tablo e qartë statistikore.

2.6) SHERBIMI SHENDETSOR2.6) SHERBIMI SHENDETSOR2.6) SHERBIMI SHENDETSOR2.6) SHERBIMI SHENDETSOR2.6) SHERBIMI SHENDETSOR

Në qendrën e komunës funksionon QendraShëndetësore, me shtretër që ka pamjen e një

spitali të vogël, me shërbim 24 orë. Aty shërbejnë 1mjek dhe 10 mami - infermiere, të ndara sipasfshatrave. Qendra ka dhe një makinë ambulance qëështë e vjetër dhe në gjendje jo të mirë. Gjithashtu,ka dhe një qendër ambulatore mjekësore në çdofshat. Në komunë mungojnë shërbimi farmaceutikdhe stomatologjik.

CU 258 29 11 17/1 20/1 154 149-vjeçar 282 20 16 17/1 20/1 164 12Mesëm 63 6 4 17/1 20/1 38 4Komuna 603 55 31 17/1 20/1 356 30

Arsimi Nr.nxënësve

Nr.mësuesve

Nr.klasave

RaportiNx/

Mësues

RaportiNxënës/

Klasë

Nr.Nxënësve

femra

Nr.mësuesve

femra

Nr Fshatrat Personeli AmbjentetMjek Infermiere

1 Xiber-Murrizë 1 42 Xiber-Hane 1 Ambulance3 Kete 1 -ii-4 Shkallë 1 -ii-5 Petralbë 1 -ii-6 Guri i Bardhë 2 -ii-

Komuna 1 10

Q.shëndetësore

2.7) BURIMET N2.7) BURIMET N2.7) BURIMET N2.7) BURIMET N2.7) BURIMET NAAAAATYRTYRTYRTYRTYROREOREOREOREORE

Xibri ka një peizazh natyror fantastik me natyrëne larmishme nga fusha deri te kodrat, me pyjet e

shumëllojshme dushku, gështenje, arre etj. Shumëtë bukur peizazhin e komunës e bëjnë burimet ujoretë shumta.

Pyjet janë kryesisht pyje komunale të ulëta joshumë të larta, por që kanë një rëndësi të madhe përbanorët e zonës. Ata zënë një sipërfaqe prej 1253.70 ha dhe nga këto 913 ha janë me dushk. Atapërdoren për lëndë djegëse, ushqim për bagëtinë dhepër mbledhjen e bimëve medicinale.

Xibri është shumë i pasur dhe me burime ujore.Përmendim, Gurra e Gurit të Bardhë, Gurra e Dishajt,Gurra e Llapushit, Përroi i Lezedrës.

Fauna e Xibrit është shumë e pasur, me lloje tëndryshme gjallesash dhe kafshësh e shpendësh.Përmendim ujkun, ariun, dhelprën, lepurin, thëllëza,pëllumbat e egër etj.

Page 6: xiber - plan strategjik 2009-shqip - qarkudiber.gov.al · trimërinë dhe si një popull arsimdashës. Shumë figura të shquara kanë dalë nga kjo trevë që kanë luajtur një

6 KOMUNA XIBËR

2.9) BLEGT2.9) BLEGT2.9) BLEGT2.9) BLEGT2.9) BLEGTORIAORIAORIAORIAORIA

Blegtoria është më e zhvilluar sebujqësia. Mund të themi se bujqësia

është në shërbim të blegtorisë, pasi sasiae tokës së mbjellë më shumë shkon përushqim për blegtorinë. Në zonën fushoremë shumë mbarështrohen gjedhët dhenjëdhundërakët, ndërsa në zonën maloremë shumë të imtat që janë dele dhe dhi.Shumë banorë të Xibrit kanë shtuar këto vitenumrin e krerëve dhe shtimin e prodhimittë mishit dhe të qumështit. Kjo kërkon që tëstimulohet investimi në përpunim dhesubvencionimi i fermerëve për të formuarprofilizimin.

2.8) BUJQËSIA2.8) BUJQËSIA2.8) BUJQËSIA2.8) BUJQËSIA2.8) BUJQËSIA

Bujqësia megjithëse është dega kryesore eekonomisë ajo është e prapambetur, kjo dhe për

faktin e mungesës së tokës, e cila është e pakët dhekodrinore. Bujqësia ashtu si në të gjithë rajonin kaprobleme të shumta në copëtimin e tokës në ngastratë vogla, probleme me vaditjen në një pjesë të saj,probleme me mekanizimin, mungesë të profilizimittë fermave, mosinvestim në përpunim etj. Më poshtëjepet tabela me prodhimet kryesore bujqësore.

Fshati Gjedh Dele Dhi Njëthundrak ShpendëXibër-Murrizë 250 300 350 60 1200Xiber - Hane 220 250 320 50 1000Kete 90 260 290 40 800Shkalle 120 210 250 55 900Guri i Bardhe 180 280 210 60 950Petralbe 100 190 220 35 700Komuna 970 1490 1640 300 5550

NUMRI I KRERËVE:

Prodhimi grurë misër patate perime tagjira bostane faragj fasuleSasia kv/ha 45 50 350 566 25 355 339 10Sipërfaq.Ha 50 25 10 21 10 6 285 5

Nr Lloji i burimit Sasia I shfrytëzuar I pa shfrytëzuar

1 Kullota 340 ha po

2 Pyje 913 ha Pjesërisht

3 Tokë

4 Përrenj për hidrocentrale 4 2 HC leje Leje koncesioni

6 Burime ujore 5 1 linje për treg Kërkesë

7 Minerale - -

Page 7: xiber - plan strategjik 2009-shqip - qarkudiber.gov.al · trimërinë dhe si një popull arsimdashës. Shumë figura të shquara kanë dalë nga kjo trevë që kanë luajtur një

7Plani strategjik i zhvillimitPlani strategjik i zhvillimitPlani strategjik i zhvillimitPlani strategjik i zhvillimitPlani strategjik i zhvillimit

2.10) INFRASTRUKTURA DHE SHËRBIMET2.10) INFRASTRUKTURA DHE SHËRBIMET2.10) INFRASTRUKTURA DHE SHËRBIMET2.10) INFRASTRUKTURA DHE SHËRBIMET2.10) INFRASTRUKTURA DHE SHËRBIMET

Nr Lloji shërbimit Përshkrimi Gjendja aktuale

1 Infastrukturërrugore

Rrugët janë problemi kryesor i komunës.Komuna ka 16 km rrugë rurale të brendshmedhe 22 km rruge, e cila lidh komunën merrugën nacionale. Rrugët janë ose tëdëmtuara ose nuk ekzistojnë fare.

- e keqe,- e keqe,

2 Ujësjellës Mungesa e ujit të pijshëm vazhdon të jetëproblem për komunitetin e komunës. Nuk kapërfunduar ujësjellësi kryesor, i cili do tëzgjidhë problemin e ujit. Disa ujësjellës nukfunksionojnë, pasi janë me sistem pompimidhe kostoja e nxjerrjes së ujit është e lartëdhe e papërballueshme nga komuna.

- e keqe

3 Kanalizimet e zeza Mungojnë fare. Përdoren gropa septike. - Shumë e keqe

4 Telekomunikacioni Nuk ka sistem fiks, por mbulohet me sistemine lëvizshëm GSM. Territori mbulohet nga AMCdhe Vodafone,

- Normal

5 Furnizimi meenergji

Rrjeti dhe kabinat elektrike shume teamortizuara. Komuna ka 8 kabina elektrike.Orari I dritave është i kufizuar, natën nuk ka faredhe ditën me orar.

- E keqe

6 Shërbimi postar Ka një qendër postare dhe një postier, qëplotëson nevojat e popullatës.

- Normal

Infastruktura dhe shërbimet janë pika më e dobët ekomunës. Më poshtë do të jepet përshkrimi i tyre,

por mund të themi se mungon fare ose është në cilësishumë të dobët shërbimi që u ofrohet komunitetit.Kjo për disa arsye: njeh, pasi zona është parë si zonë

e thellë, nuk janë investuar fonde në këtë drejtim, kanëmunguar projektet dhe programet cilësore si dheterreni është i vështirë dhe fshatrat janë larg nga njeri-tjetri.Këto janë disa nga faktorët.

Page 8: xiber - plan strategjik 2009-shqip - qarkudiber.gov.al · trimërinë dhe si një popull arsimdashës. Shumë figura të shquara kanë dalë nga kjo trevë që kanë luajtur një

8 KOMUNA XIBËR

3. ANALIZA E SITUATËS

B .B .B .B .B .DISADISADISADISADISAVVVVVAAAAATTTTTAZHETAZHETAZHETAZHETAZHETInfrastruktura rrugore e keqeMungesa e ujit të pijshëmMungesa e energjisë elektrike dhe shërbimeve tëtjera bazë për komunitetin.Mungesa e planeve dhe strategjive efektive.Strukturat e dobëta lokale, kapacitetet jo tëmjaftueshme lokale për menaxhimin modern dheefektiv të burimeve natyrore dhe zonës.Mungesa e investimeve në Xibër nga qeveria dhedonatorët e fuqishëm.Lëvizjet e mëdha demografike.Mungesa e planeve dhe masave konkrete përzhvillimin e Xibrit.Mungesa e kanaleve vaditëse.Erozioni në disa zona dhe fshatra.

A .A .A .A .A . AVAVAVAVAVANTANTANTANTANTAZHET POZITIVEAZHET POZITIVEAZHET POZITIVEAZHET POZITIVEAZHET POZITIVETË XIBRITTË XIBRITTË XIBRITTË XIBRITTË XIBRIT

Ndërtimi i rrugës së Arbërit e bën Xibrin afërTiranës, afër Dibrës dhe afër Maqedonisë. Do tërriten investimet dhe çmimi i pasurive tëpatundshme.Pasuritë e shumta natyrore pyjore dhe ujore.Peizazhi piktoresk.Pasuritë hidrike për hidrocentrale të vegjël.Karakteri i fortë, të zgjuar dhe punëtor i banorëvetë Xibrit.Zhvillimi i sektorit privat.Emigrimi i madh, i cili sjell të ardhura financiare.Produktet blegtorale dhe bujqësore BIO.Politikat favorizuese të qeverisë për zonat e epafavorizuara.Zhvillimi rajonal dhe rural në fokus të donatorëve.Programi i Qarkut.

2.11) QEVERISJA VENDORE2.11) QEVERISJA VENDORE2.11) QEVERISJA VENDORE2.11) QEVERISJA VENDORE2.11) QEVERISJA VENDORE

Struktura e Komunës

Që me 1991 me ndarjen e pushteteve, Xibri ështëpjesë e nivelit të parë të qeverisjes vendore si

komunë. Ajo ka administratën, e cila emërohet ngakryetari i komunës, i cili zgjidhet me votim tëdrejtpërdrejtë nga populli si dhe organin vendimmarrësKëshillin Komunal që zgjidhet nga lista emërore ekëshilltarëve mbi bazën e përqindjeve që forcatpolitike që i përfaqësojnë kanë marrë në votimet përzgjedhjet lokale.

Gjithashtu, çdo fshat ka dhe kryetarin e fshatit qëzgjidhet nga përfaqësuesit e çdo lagjeje.

Në vitet e fundit janë krijuar dhe disa shoqata qëmerren me çështje të caktuara si ajo e pyjeve, ujit tëpijshëm apo vaditës etj., si dhe ekzistojnë dhekomisione të ndryshme që merren me një problemtë caktuar si i zgjidhjes së konflikteve, i pronave etj.

Komuna ka një administratë me 16 punonjës.Kryetari, Zyra e Shërbimeve, Zyra e Financës, Zyrae Bujqësisë, Zyra e Tatim Taksave, Zyra e NdihmësEkonomike, Zyra e Administratë -Arkivit, si dhe PoliciaKomunale.

Këshilli i Komunës përbëhet nga 13 këshilltarë.

Page 9: xiber - plan strategjik 2009-shqip - qarkudiber.gov.al · trimërinë dhe si një popull arsimdashës. Shumë figura të shquara kanë dalë nga kjo trevë që kanë luajtur një

9Plani strategjik i zhvillimitPlani strategjik i zhvillimitPlani strategjik i zhvillimitPlani strategjik i zhvillimitPlani strategjik i zhvillimit

4. VIZIONI DHE STRATEGJITË SEKTORIALE

VIZIONI:VIZIONI:VIZIONI:VIZIONI:VIZIONI:Komuna e Xibrit në 2014 do të jetë:

një zonë me rrugë të rregulluara dhe tëasfaltuara, ujësjellësa, energji elektrike,me shkolla dhe shërbim shëndetësor qëplotëson kërkesat e banorëve të Xibrit,Me një njësi administrative e qeverisur mirë,Një krahinë ku njerëzit krenohen me historinë,traditën dhe ku mund të jetojnë me ajrin epastër buzë pyjeve, me bukuritë e saj nëmirëqenie me të ardhurat që do të vijnë ngablegtoria dhe bujqësia, menaxhimi i resursevenatyrore dhe turistike.

OBJEKTIVOBJEKTIVOBJEKTIVOBJEKTIVOBJEKTIVAAAAATTTTT:::::

1. Sigurimi i zhvillimit ekonomik lokalpërmes zhvillimit të blegtorisë dhebujqësisë, si dhe menaxhimit të mirë tëburimeve natyrore, hidrike dhe turistike.

2. Përmirësimi dhe ngritja e njëinfrastrukture të përshtatshme dhefunksionale.

3. Sigurimi i një zhvillimi të kënaqshëmsocial, me kushte të mira për arsimin,shëndetësinë dhe kulturën.

4. Fuqizimi i qeverisjes së mirë lokale, eaftë që t’u përgjigjet kërkesave tëzhvillimit dhe të komunitetit me cilësi,profesionalizëm dhe transparencë. OBJEKTIVI 1:OBJEKTIVI 1:OBJEKTIVI 1:OBJEKTIVI 1:OBJEKTIVI 1:

Përmirësimi dhe rehabilitimi i shërbimevepublike dhe infrastrukturës rrugore nëkomunën e Xibrit për komunitetin dhe përkrijimin e kushteve optimale për zhvillimine turizmit.

Masat:Përgatitja e projekteve teknike sipasstandardeveRehabilitimi i rrugës që lidh komunën meTiranën.Përmirësimi i infrastrukturës rrugore që lidhfshatrat me rrugën nacionaleShtimi dhe sigurimi i investimeve për ujin epijshëm.Projekte dhe investime për sistemin e ujëravetë zeza për disa nga fshatrat më të mëdhenjtë komunës.Përmirësimi i furnizimit me energji ipopullatës, duke investuar në kabinat dheburimet e tjera hidrike.Shtimi i fondeve për mirëmbajtjen einfrastrukturës.

4.1.4.1.4.1.4.1.4.1. INFRASTRUKTURA DHEINFRASTRUKTURA DHEINFRASTRUKTURA DHEINFRASTRUKTURA DHEINFRASTRUKTURA DHESHËRBIMET PUBLIKESHËRBIMET PUBLIKESHËRBIMET PUBLIKESHËRBIMET PUBLIKESHËRBIMET PUBLIKE

STRASTRASTRASTRASTRATEGJIA SEKTTEGJIA SEKTTEGJIA SEKTTEGJIA SEKTTEGJIA SEKTORIALEORIALEORIALEORIALEORIALE

Page 10: xiber - plan strategjik 2009-shqip - qarkudiber.gov.al · trimërinë dhe si një popull arsimdashës. Shumë figura të shquara kanë dalë nga kjo trevë që kanë luajtur një

10 KOMUNA XIBËR

OBJEKTIVI 2.1:OBJEKTIVI 2.1:OBJEKTIVI 2.1:OBJEKTIVI 2.1:OBJEKTIVI 2.1:Rritja në masën 20% e prodhimeveblegtorale dhe bujqësore BIO në komunëne Xibrit.

Masat:Rritja e rendimentit të prodhimit të qumështite mishit nëpërmjet përmirësimit racor tëgjedhit dhe të imtave.Shtimi i sipërfaqes së mbjellë me pemëtari.Rehabilitimi i infrastrukturës bujqësore mekanale vaditëse, mekanike, farëra dhe mjetetë tjera mbështetëse.Ofrimi i asistencës së nevojshme teknike nëkomune.Nxitja e profilizimit të fermerëve dhembështetja institucionale nga komuna për tëpërfituar nga skema e subvencionit dheprojektet e tjera nga Ministria e Bujqësisë dhedonatore të ndryshëm.Nxitja e përpunuesve të qumështit dhe frutavenë komunë dhe mbështetja e tyre për të dalenë treg me emrin e tyre dhe ngritja e njëbaxhoje.Rritja e lobimit dhe promocionit përpozicionimin dhe mbrojtjen e prodhimit lokalsi prodhime BIO.

OBJEKTIVI 2.2:OBJEKTIVI 2.2:OBJEKTIVI 2.2:OBJEKTIVI 2.2:OBJEKTIVI 2.2:Rritja e të ardhurave nëpërmjet menaxhimitefektiv të burimeve natyrore

Masat:Kalimi në pronësi të komunës e pyjeve dhekullotave që janë në territorin e komunësMbështetja e e Shoqatës së Pyjeve dheKullotave Komunale për zbatimin e planit tëmenaxhimitNxitja e banorëve të komunës për mbledhjendhe grumbullimin e prodhimeve të dyta të pyllitsi bimë medicinale etj.Regjistrimi dhe një plan menaxhimi i pasurivedhe pronave që kalojnë në pronësi të komunësShtimi i investimeve në zonat e dëmtuara ngaerozioni.

4.2.4.2.4.2.4.2.4.2. ZHVILLIMI EKZHVILLIMI EKZHVILLIMI EKZHVILLIMI EKZHVILLIMI EKONOMIKONOMIKONOMIKONOMIKONOMIKZhvillimi ekonomik shihet në 3 aspekte kryesore:

zhvillimi i blegtorisë dhe bujqësisëzhvillimi i turizmitmenaxhimi i mirë i burimeve natyrore.

OBJEKTIVI 2.3:OBJEKTIVI 2.3:OBJEKTIVI 2.3:OBJEKTIVI 2.3:OBJEKTIVI 2.3:Shtimi i përpjekjeve të institucionalizuarapër zhvillimin e turizmit në komunë.

Masat:Hartimi i një plani për zhvillimin e turizmit;Shtimi i përpjekjeve për promovimin e turizmitnë Xibër;Rritja e kapaciteteve dhe ndërgjegjësimit tëbanorëve të Xibrit dhe biznesmenëve që dotë merren me turizëm;Futja e turizmit si prioritet i kërkesave dhepunës së administratës së komunës dheaktorëve të tjerë mbështetës;Rritja e bashkëpunimit me agjenci dheorganizata që merren me zhvillimin dhebiznesin turistik;Krijimi dhe investimi në modele pilote qëzhvillojnë turizmin;Nxjerrja e rregullave dhe politikave qëfavorizojnë turizmin nga organetvendimmarrëse të komunës.

Page 11: xiber - plan strategjik 2009-shqip - qarkudiber.gov.al · trimërinë dhe si një popull arsimdashës. Shumë figura të shquara kanë dalë nga kjo trevë që kanë luajtur një

11Plani strategjik i zhvillimitPlani strategjik i zhvillimitPlani strategjik i zhvillimitPlani strategjik i zhvillimitPlani strategjik i zhvillimit

4.3 ZHVILLIMI SOCIAL4.3 ZHVILLIMI SOCIAL4.3 ZHVILLIMI SOCIAL4.3 ZHVILLIMI SOCIAL4.3 ZHVILLIMI SOCIAL

ARSIMI

OBJEKTIVI:OBJEKTIVI:OBJEKTIVI:OBJEKTIVI:OBJEKTIVI:Rritja e cilësisë së shërbimit arsimor përkomunitetin e Xibrit

Masat:Rritja e investimeve për godinat shkollore dhepajisjet.Shtimi i përpjekjeve për profesionalizimin emësuesve.Bashkëpunim i mirë me Drejtorinë arsimorepër zbatimin sa më të mirë të politikavearsimore në komune.Nxitja e komunikimit me komunitetin për tëkontribuar në rritjen e cilësisë së shkollimit.

SHENDETSIA

OBJEKTIVI:OBJEKTIVI:OBJEKTIVI:OBJEKTIVI:OBJEKTIVI:Rritja e cilësisë së shërbimitshëndetësor.

Si do të arrihet:Rritja e investimeve për godinat dheinfrastrukturën shëndetësore në komunëOfrimi i shërbimit shëndetësor me cilësi dhenë kohë për çdo fshat të komunësRritja e fondeve dhe kujdesit të komunës përshërbimin në Qendrën shëndetësore tëkomunësPërmirësimi i kujdesit ndaj nënës dhefëmijëveNgritja e konsultoreve në ato fshatra qëmungojnëBashkëpunim i mirë me drejtuesit e shëndetitpublik në komunë dhe në rajon.

4.4 QEVERISJA E MIRË LOKALE:4.4 QEVERISJA E MIRË LOKALE:4.4 QEVERISJA E MIRË LOKALE:4.4 QEVERISJA E MIRË LOKALE:4.4 QEVERISJA E MIRË LOKALE:

OBJEKTIVI:OBJEKTIVI:OBJEKTIVI:OBJEKTIVI:OBJEKTIVI:Rritja e cilësisë së shërbimit ndajqytetarëve me aftësi profesionale, nëkohë, duke menaxhuar me eficencë dhetransparencë fondet publike.

Masat:Krijimi i kushteve të përshtatshme meambiente dhe pajisje për stafin e komunës.Rritja e aftësive të punonjësve tëadministratës së komunës dhevendimmarrësve të këshillit të komunësnëpërmjet trajnimeve nga Njësia e Trajnimitnë Qark dhe Organizata të tjera.Rritja e pjesëmarrjes së komunitetit nëvendimmarrje.Rritja e bashkëpunimit me të gjithë aktorëtmbështetës të qeverisjes në komunë.Rritja e bashkëpunimit me strukturën e Qarkuttë Dibrës.

Page 12: xiber - plan strategjik 2009-shqip - qarkudiber.gov.al · trimërinë dhe si një popull arsimdashës. Shumë figura të shquara kanë dalë nga kjo trevë që kanë luajtur një

12 KOMUNA XIBËR

Grupet e punës të krijuara gjatë procesit të planitstrategjik identifikuan çështjet kritike që lidhen

me zhvillimin lokal. Anëtarët e grupit kryesor të planitstrategjik kanë bërë një pjesëmarrje aktive nëaktivitetet e grupeve të punës në përcaktimin e 24objekteve nga ku janë përcaktuar 10 projektet mëprioritare.

Projektet prioritare janë zgjedhur duke u bazuarnë shtatë kritere:

1. inpakti ne planin operacional dheobjektivat strategjike

2. realizueshmëria3. shtrirja në kohë

5. PROCESI I VENDOSJES SË PRIORITETEVE

4. inpakti në investime e zhvillim dhe nëkrijimin e vendeve të reja të punës

5. pjesëmarrja e sektorit privat6. krahasueshmëria me objektivat dhe

projektet e tjera7. rëndësia specifike e projektit, bazuar në

vlerësimin e grupeve të punës.

Për kriteret 1-6, selektimi është bërë me pikë nga1-4. Grupi i punës paraqiti dhe një kriter shtesë (1-3)për projektin që kontribuon më shumë në arritjen eqëllimit për çështjen kritike konkrete.

Lista e objekteve dhe aktiviteteve prioritare sipasfushave:

Nr Projektet Fusha Përgjegjësit Kostoja Vlerësimi

1 Ndërtimi i rrugës me zhavorQendër Komunë – Tiranë

Infrastrukturë Komuna me FZHSHdhe Qeverinë qendrore

N/A 20

2 Asfaltimi i Rrugës Qaf Shkozë– Qaf Uk.

Infrastrukturë Komuna me FZHSH dheQeverinë qendrore

40 000 000 20

3 Ujësjellësi i Gurit të Bardhë Shërbime Komuna me FZHSHdhe Qeverinëqendrore donator

15 000 000 19

4 Ujësjellësi i fshatit Shkalle. Shërbime Komuna me FZHSH dheQeverinë qendrore

13 000 000 19

5 Ujësjellësi i fshatit Xiber-Murrize.

Shërbime Komuna me FZHSHdhe Qeverinë qendrore

13 000 000 18

6 Ujësjellësi i fshatit Xiber -hane

Shërbime Komuna me FZHSH dheQeverinë qendrore,Qarku

14 000 000 18

7 Ujesjellesi i fshatit Kete Shërbime Komuna me FZHSHdhe Qeverinë qendrore

13 000 000 18

8 Kanalet vaditëse ne:- Guri Bardhe - Xiber-Murrizë-Xibër-hane - Kete

Bujqësi Komuna me Ministrinëe Bujqësisë dhe BankaBotërore

40 000 000 17

9 Ndërtimi i kopshteve perfëmijë në çdo fshat.

Arsim Komuna meMinistrin e Arsimit

12 000 000 17

10 Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare Guri Bardhe

Arsim Komuna meMinistrin e Arsimit

16

11 Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare Kete

Arsim Komuna meMinistrin e Arsimit

16

12 Rikonstruksioni i shkollësFillore Xiber- Murizë

Arsim Komuna meMinistrin e Arsimit

9 600 000 15

13 Qendra shëndetësore nëfshatrat që mungojnë.- Shkallë- Xibër- Murizë- Guri i Bardhë

Shëndetësi Komuna dheMinistria eShëndetësisë 2 000 000

2 000 0002 000 000

15

14 Ndërtimi 2 Hidrocentraleve Ekonomi Biznesi N/A 14

5 000 000

11 000 000

Page 13: xiber - plan strategjik 2009-shqip - qarkudiber.gov.al · trimërinë dhe si një popull arsimdashës. Shumë figura të shquara kanë dalë nga kjo trevë që kanë luajtur një

13Plani strategjik i zhvillimitPlani strategjik i zhvillimitPlani strategjik i zhvillimitPlani strategjik i zhvillimitPlani strategjik i zhvillimit

Shënim: Prioriteti kryesor i komunes dhe komuniteti është Rruga nacionale e Arbërit, e cila e lidhXibrin me Tiranën për 30 minuta.

Nr Projektet Fusha Përgjegjësit Kostoja Vlerësimi

16 Ngritja e nje baxhoje. Industripërpunuese

Biznesi N/A 12

17 Rikonstruksioni I zyrave tekomunës

Qeverisje Komuna 3 000 000 12

18 Ngritja e një zyre përinformimin e komunitetit dhembledhjet e këshillit

Qeverisje Komuna dhekëshili i Qarkut

1 500 000 11

19 Kompjuterizimi i zyrave Qeverisje Komuna dheDonator

1 000 000 11

20 Ngritja e nje Muzeuetnografik

Kulturë Komuna dhe Ministria eKulturës dhe Turizmit,Rinise e Sporteve

3 000 000 11

21 Plani i zhvillimit te Turizmit Turizëm Komuna me SNV N/A 10

22 Guidë turistike për zonën Turizëm Komuna me SNV N/A 10

23 Trajnimi i stafit Qeverisje Komuna me Njësinë eTrajnimit

N/A 10

24 Hartimi i një manuali përetiken dhe rregulloren eadministratës së komunës.

Qeverisje Komuna dhe OJF N/A 9

Totali 200 000 000

15 Ngritja e një qendre përprodhimin e ujit te pijshëmpër treg.

Ekonomi Biznesi N/A 13

Foto: Faruk Kaba

Page 14: xiber - plan strategjik 2009-shqip - qarkudiber.gov.al · trimërinë dhe si një popull arsimdashës. Shumë figura të shquara kanë dalë nga kjo trevë që kanë luajtur një

14 KOMUNA XIBËR

6. REALIZUESHMËRIA

Ky plan është i realizueshëm, pasi mbështetet mbiobjektiva reale dhe mbi gjendjen reale ekzistuese.

Ai bazohet mbi opinionet e të gjithë aktorëve potencialëlokalë si dhe në modele të suksesshme të propozuarprej tyre. Gjithashtu, në konsideratë janë marrë dheopinione të specialistëve, Objektivat e Mijëvjeçarit dheStrategjia Kombëtare e Zhvillimit.Plani synon të realizojë çështjet kritike që lidhen me:

Plani synon të realizoje çështjet kritike që lidhen me:• zgjidhjen e problemeve emergjente

nëpërmjet shtimit të investimeve nëpërmirësimin e infrastrukturës dhe tëshërbimeve bazë për komunitetin. Ndërtimi irrugës së Arbërit është çelësi i vetëm i zgjidhjessë problemeve dhe i zhvillimit të zonës.

• Zhvilimin ekonomik lokal, nëpërmjet nxitjesdhe mbështetjes së fermerëve për rritjen eprodhimit të produkteve BIO dhe Turizmit.

• Zhvillimin e Burimeve Njerëzore, që ka tëbëjë me shtimin e masave dhe kujdesit përarsimin, shëndetësinë, kulturën dhe qeverisjene mirë të komunitetit.

Projektet: Plani parashikon që nëpërmjet 24projekteve në fushat e infrastrukturës, shërbimeve,bujqësisë, turizmit, burimeve natyrore, arsimit,shëndetësisë dhe qeverisjes së mirë të arrihen qëllimetdhe objektivat e vëna. Nga këto projekte 10 janëprojektet më prioritare, të cilat do të kërkohen tërealizohen në vitet e para.

Fondet: Buxheti i kërkuar për realizimi e këtyreprojekteve është afërsisht 142 000 000 lekë. Për 10projektet prioritar nevojitet një buxhet prej 73 000 000.Ky buxhet do të gjendet nga të ardhurat lokale,grandet nga qeveria qendrore dhe investimet ngadonatorë të ndryshëm dhe qeveria qendrore.

Aktorët zbatues: Kryetari i komunës dheadministrata e tij janë përgjegjësit kryesorë përzbatueshmërinë e planit. Ata do të hartojnë dheparaqesin projektet me profesionalizëm para këshillit

të komunës në plan buxhetin vjetor, ku do të merretmiratimi për zbatimin e këtyre projekteve. Administratadhe kryetari do të përpiqen të shtojnë të ardhurat dheinvestimet nga donatorë dhe grandet qeveritare përrealizimin e këtyre projekteve. Këshilli i komunës do tëjetë vendimmarrësi dhe monitoruesi për realizimin etyre sipas kërkesave të komunitetit dhe kuadrit ligjor.

Aktorët mbështetës: Qeveria qendrore, meministritë e linjës si Ministria e Rendit, Ministria e Arsimit,Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punëve Publike,Transportit dhe Komunikacionit, Ministria e Financave,Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Mjedisit medrejtoritë rajonale do të jenë mbështetësit kryesorëfinanciarë me grande dhe me programet e tyre.

Këshilli i Qarkut të Dibrës do të mbështesë nëpërmjetasistencës teknike, nxitjes së bashkëpunimitndërkomunal dhe ndërkufitar, politikave dhestrukturave rajonale zhvilluese dhe mbështetjesfinanciare me fonde të dhëna nga donatorë të huajdhe qeveritarë.

Donatorët: FZHSH (Fondi i Zhvillimit Shqiptar) meinvestimet në infrastrukturë, Banka Botërore meinvestimet dhe programet për bujqësinë, pyjet dhesektorë të tjerë, SNV me asistencën për bujqësinë,pyjet dhe turizmin, WorldVision me investimet nëfushën e arsimit, KE (Këshilli i Europës) me ambasadate vendeve të tyre dhe me programet e veta në fushatë ndryshme ekonomike dhe sociale janë donatorët ehuaj më të rëndësishëm nga të cilët do të priteninvestime dhe mbështetje për realizimin e planit.

Aktorët lokalë: OJF lokale, si ALPIN në fushën ezhvillimit rajonal dhe rural, Federata e Pyjeve në fushëne mjedisit, Agritra-Vizion në fushën sociale dheekonomike me fokus gratë rurale, janë organizatat mëtë konsoliduara që do të ndihmojnë në realizimin meprofesionalizëm të planit.

Fermerët, biznesmenët vendas dhe të huaj dhekomuniteti në tërësi janë investuesit dhe përfituesitkryesorë për realizimin e planit strategjik.

Foto: Faruk Kaba