24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: [email protected] E Premte 10 Korrik 2020 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Raporti/ Vetingu në polici dështim, vonesa të shumta me seancat dëgjimore, futja në lojë e SHÇBA nuk siguron objektivitet Parlamenti miraton ligjin, shtyhet për në fund të vitit afati për rivlerësimin e pasurive, ja detajet Kuvendi ka miratuar dje projektligjin e hartuar nga Ministria e Finan- cave për shtyrjen e afatit të procesit te rivlerësimit të pasurive. Izolimin i vendit për dy muaj dha efektin e tij stopues edhe në punë e sporteleve të Kadastrës Shtetërore, duke bërë që aplikimet nga qytetarët të jenë të pakta. Për këtë arsye, duke marrë parasysh numrin e ulët të aplikimeve... Vetingu në polici mund të cilësohet me plot gojën dështim. Se- ancat e fundit dëgjimore janë mbajtur që në shkurt ndërsa tani nuk ka asnjë sinjal për të kaluar në skaner efektivët e rendit... Faqe 11 Faqe 10 Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të hapë vakanca të reja në Gjykatën e Lartë, në kuadër dhe të kërkesave nga Kuvendi. Gazeta e tha pak ditë më parë se SHBA dhe BE ndërhynë në këtë mes.Por pas konsultave me ta, dje është vendosur që të hapen 5 vende vakante. Plotësimi i Gjykatës së Lartë do të mundësojë më pas dhe ngritjen... Ish-ministri i Financave,Arben Malaj ka komen- tuar projektligjin e hartuar nga qeveria shqiptare “Për amnistinë fiskale dhe penale për subjektet që bëjnë deklarim vullnetar të pasurive”, i cili së shpejti do të shkojë në Kuvend për miratim. Ku projektligj ka afat një vjeçar dhe mundëson amnistinë fiskale dhe penale për ata që e deklarojnë... Kushtetuesja, KLGJ hap 5 vende të lira në Gjykatën e Lartë, ndërkombëtarët shtojnë presionet ndaj Vitore Tushës ARBEN MALAJ: Në kulmin e pandemisë qeveria ka në fokus monedhën dixhitale dhe amnistinë fiskale, sistemi i të ardhurave do dëmtohet rëndë Meta sulmon PD dhe PS për nisjen e fushatës: Nuk ka ende datë zgjedhjesh, po krijohet tension artificial në horizont, boll me verbëri për pushtet Partia Socialiste duket se është tërhequr nga pazaret me opozitën paralementare sa i takon reformës zgjedhore. Opozita e re ka kushtëzuar votën e saj për marrëveshjen e dakordësuar mes mazhorancës dhe opozitës jo parlamentare mbrëm- jen e 5 qershorit me justifikimin... Pas ultimatumit amerikan, PS tërhiqet nga pazaret me opozitën parlamentare, pakti i 5 qershorit hidhet në votim më 23 korrik Zbardhet pasuria e politikanëve, Meta e Kryemadhi marrin140 mijë euro nga shitja e apartamenteve, Zonja e Parë llogari bankare me vlerë 60 mijë paund Faqe 10 Yuri Kim mesazh politikës shqiptare: Çdo rotacion politik i shërben demokracisë, drafti i 5 qershorit s’duhet prekur, Ardian Dvorani meriton respekt Edi Rama përfiton 46 mln lekë nga shitja e pikturave, Ruçi të ardhura vetëm nga paga, Avokatja e Popullit llogari me mijëra euro Faqe 2-3 Faqe 9 Faqe 5 Nga Fatos ÇOÇOLI Amnistia që duam Ambasadorja amerikane ka lëshuar dje një sërë deklaratash të fortë në drejtim të politikës shqiptare. Në një intervistë ndryshe për Sokol Ballën nga qyteti i Vlorës, ambasadorja foli për shumë çështje. Për reformën zgjedhore ajo u shpreh e qartë se drafti i 5 qershorit është i pa- negociueshëm. Po ashtu foli dhe për rotacionet politike duke deklaruar se një gjë e tillë i shërben demokracisë. Ambasadorja dërgoi dhe... PS siguron mbi 84 vota për reformën zgjedhore, përçahet opozita, disa deputetë deklarojnë votën pro draftit të 5 qershorit Faqe 7 Presidenti Ilir Meta ka sulmuar dje Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste sa i takon nisjes së fushatës. PS dhe PD po përgatiten për zg- jedhjet parlamentare që do të mbahen në pranverë të vitit 2021. Por presidenti Meta ka deklaruar dje, se nuk ka ende një datë zgjedhjesh... Faqe 4 Nga Bardhyl BEJKO Kërcënime në pandemi, Tiranën do e bëjmë shkrumb e hi! Kur demokracia erdhi si “mall me shumicë”, me çmim “të lirë”! Nga Pandeli BARDHI Faqe 8

Zbardhet pasuria e politikanëve, Meta e Kryemadhi ... · llogari bankare me vlerë 60 mijë paund Yuri Kim mesazh politikës shqiptare: Çdo rotacion Faqe 10 politik i shërben demokracisë,

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Zbardhet pasuria e politikanëve, Meta e Kryemadhi ... · llogari bankare me vlerë 60 mijë paund Yuri Kim mesazh politikës shqiptare: Çdo rotacion Faqe 10 politik i shërben demokracisë,

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: [email protected]

E Premte 10 Korrik 2020

Çmimi 20 lekë

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Raporti/ Vetingu në polici dështim, vonesa të shumta me seancat dëgjimore, futja në lojë

e SHÇBA nuk siguron objektivitet

Parlamenti miraton ligjin, shtyhet për në fund të vitit afati për

rivlerësimin e pasurive, ja detajetKuvendi ka miratuar dje projektligjin e hartuar nga Ministria e Finan-

cave për shtyrjen e afatit të procesit te rivlerësimit të pasurive. Izolimin i vendit për dy muaj dha efektin e tij stopues edhe në punë e sporteleve të Kadastrës Shtetërore, duke bërë që aplikimet nga qytetarët të jenë të pakta. Për këtë arsye, duke marrë parasysh numrin e ulët të aplikimeve...

Vetingu në polici mund të cilësohet me plot gojën dështim. Se-ancat e fundit dëgjimore janë mbajtur që në shkurt ndërsa tani nuk ka asnjë sinjal për të kaluar në skaner efektivët e rendit... Faqe 11Faqe 10

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të hapë vakanca të reja në Gjykatën e Lartë, në kuadër dhe të kërkesave nga Kuvendi. Gazeta e tha pak ditë më parë se SHBA dhe BE ndërhynë në këtë mes. Por pas konsultave me ta, dje është vendosur që të hapen 5 vende vakante. Plotësimi i Gjykatës së Lartë do të mundësojë më pas dhe ngritjen...

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka komen-tuar projektligjin e hartuar nga qeveria shqiptare “Për amnistinë fiskale dhe penale për subjektet që bëjnë deklarim vullnetar të pasurive”, i cili së shpejti do të shkojë në Kuvend për miratim. Ku projektligj ka afat një vjeçar dhe mundëson amnistinë fiskale dhe penale për ata që e deklarojnë...

Kushtetuesja, KLGJ hap 5 vende të lira në Gjykatën e

Lartë, ndërkombëtarët shtojnë presionet ndaj Vitore Tushës

ARBEN MALAJ: Në kulmin e pandemisë qeveria ka në fokus monedhën dixhitale dhe amnistinë fiskale, sistemi i të ardhurave do dëmtohet rëndë

Meta sulmon PD dhe PS për nisjen e fushatës: Nuk ka ende datë zgjedhjesh, po krijohet tension artificial në horizont, boll me verbëri për pushtet

Partia Socialiste duket se është tërhequr nga pazaret me opozitën paralementare sa i takon reformës zgjedhore. Opozita e re ka kushtëzuar votën e saj për marrëveshjen e dakordësuar mes mazhorancës dhe opozitës jo parlamentare mbrëm-jen e 5 qershorit me justifikimin...

Pas ultimatumit amerikan, PS tërhiqet nga pazaret me

opozitën parlamentare, pakti i 5 qershorit hidhet

në votim më 23 korrik

Zbardhet pasuria e politikanëve, Meta e Kryemadhi marrin140 mijë euro nga shitja e apartamenteve, Zonja e Parë

llogari bankare me vlerë 60 mijë paund

Faqe 10

Yuri Kim mesazh politikës shqiptare: Çdo rotacion politik i shërben demokracisë, drafti i 5 qershorit s’duhet prekur, Ardian Dvorani meriton respekt

Edi Rama përfiton 46 mln lekë nga shitja e pikturave, Ruçi të ardhura vetëm nga paga, Avokatja e Popullit llogari me mijëra euro

Faqe 2-3

Faqe 9

Faqe 5

Nga Fatos ÇOÇOLI

Amnistia që duam

Ambasadorja amerikane ka lëshuar dje një sërë deklaratash të fortë në drejtim të politikës shqiptare. Në një intervistë ndryshe për Sokol

Ballën nga qyteti i Vlorës, ambasadorja foli për shumë çështje. Për reformën zgjedhore ajo u shpreh e qartë se drafti i 5 qershorit është i pa-

negociueshëm. Po ashtu foli dhe për rotacionet politike duke deklaruar se një gjë e tillë i shërben demokracisë. Ambasadorja dërgoi dhe...

PS siguron mbi 84 vota për reformën zgjedhore, përçahet opozita, disa deputetë deklarojnë votën pro draftit të 5 qershorit

Faqe 7

Presidenti Ilir Meta ka sulmuar dje Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste sa i takon nisjes së fushatës. PS dhe PD po përgatiten për zg-jedhjet parlamentare që do të mbahen në pranverë të vitit 2021. Por presidenti Meta ka deklaruar dje, se nuk ka ende një datë zgjedhjesh... Faqe 4

Nga Bardhyl BEJKO

Kërcënime në pandemi, Tiranën do e bëjmë

shkrumb e hi!

Kur demokracia erdhi si “mall me shumicë”,

me çmim “të lirë”!

Nga Pandeli BARDHI

Faqe 8

Page 2: Zbardhet pasuria e politikanëve, Meta e Kryemadhi ... · llogari bankare me vlerë 60 mijë paund Yuri Kim mesazh politikës shqiptare: Çdo rotacion Faqe 10 politik i shërben demokracisë,

GAZETA SOT2 E Premte 10 Korrik 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Vitin e ardhshëm deklarimi i pasurisë pritet të jetë online, SPAK më shumë lehtësira për të shkuar te pronat korruptive

Viti 2020 duket se do të jetë i fundit sa i takon lirshmërisë së pushtetarëve. Edhe pse janë të shumtë ata që deklarojnë çdo vit pasuri miliona euro, askush nuk ka përfunduar në bankën e të akuzuarve. Shumë shpëtojnë për shkak të anonim-itetit, pasi me ligjet e reja ILDKP nuk i publikon emra e atyre që fshehin pasuritë. Por SHBA duket se do i japë fund pandëshkueshmërisë vitin që vjen. Kreu i ILDKP, Shkëlqim Ganaj ishte pak javë

më parë para Komisionit parlamentar të Ligjeve ku u pyet mbi ngritjen e sistemit elektronik për deklarimin e pasurive. Ai u shpreh se plani ishte të mbyllej në vjeshtën e këtij viti, por për shkak të situatës do të jetë gati në fillim të 2021. Por çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se të gjitha deklarimet e pasurive do të jenë online dhe kjo falë mbështetjes së SHBA. Projekti është mbështetur nga USAID dhe duket se gjithçka është gati, pasi janë trajnuar

dhe stafet. “Një tjetër aktivitet i ndërmarrë nga kompania zbatuese e software në bashkëpunim me ILDKPKI dhe mbështetjen e USAID, ka qenë organizimi i trajnimeve, gjatë periudhës prill - maj 2019, për Autoritetet Përgjegjëse, mbi funksion-imin e Sistemit Elektronik, ku morën pjesë 366 përfaqësues. Skenarët përfundimtarë të testimeve nga përdoruesit dhe pranimit të funksionaliteteve të sistemit u kryen gjatë dy javëve të para të muajit

qershor 2019”, thuhet në raportin vjetor të ILDKP. Pra amerikanët duket se nuk do të lejojnë më që shumë deklarime pasurie të kalojnë në hije. Sipas ligjit, SPAK do ketë akses të drejtpërdrejtë aty dhe çdo media e qytetar. Sot marrja e të dhënave pasu-rore është me kërkesë, por tani të gjithë pushtetarët do jenë të ekspozuar dhe mjafton një denoncim në media që prokuroria të nisë hetimet. Vitin që vjen pritet të shihen dhe efektet e para të këtij projekti.

Arbjona ÇIBUKU

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar pranë ILDKP të ardhurat e tij, ku vihet re se të ardhurat më të shumta

i ka nga shitja e pikturave. Gazeta ka siguruar deklarimet e pasurisë nga politikanët për vitin 2019 dhe në deklarimin pranë ILDKP, Rama ka bërë të ditur se për vitin 2019 ka përfituar 4.633.760 lekë nga shitja e pikturave. Po ashtu 2.024.485 lekë i ka nga paga e tij si kryeministër. Sakaq bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, znj. Lindita Rama ka deklaruar pranë ILDKP se të ardhurat personale i shkojnë në 6.866.126 lekë. Sakaq gjendja e saj e pasurisë në cash është, -86.000 lekë. Në deklarimin e pasurisë së bashkëshortes së kryeministrit, vihet re dhe blerja e një toke truall, 80 m2, vlera e së cilës shkon në 3.000.000 lekë. Ndërsa të ardhurat nga paga i shkojnë në 2.380.000 lekë. Ndërkaq Lindita Rama për vitin 2019 ka siguruar të ardhura nga konsu-lenca dhe ekspertiza të ndryshme, në shumën 1.876.793 lekë. Bashkëshortja e kryeministrit ka përfituar të ardhura edhe nga një apartament me qira, të cilat kapin shifrën e 2.717.178 lekëve. Në deklarimin e pasurisë së Lindita Ramës rezultojnë nga interesa banka-re, 2.782 lekë. Sakaq Lindita Rama ka marrë një kredi, nga e cila ka shlyer

Rama përfiton 46 mln lekë nga shitja e pikturave, Ruçi të ardhura vetëm nga paga, Avokatja e Popullit llogari me mijëra euro

Avokatja e Popullit vilë miliona euro në Rolling Hills

PASURIA E KRYETARIT TË KUVENDIT◼ Pasuria Gramoz RuçiLlogari page në bankë, +213.326 lekëLikuiditete në cash, nga të ardhurat nga paga,

+700.000 lekë◼ Pasuria Ridvana Ruçi, vajza e kryetarit të

KuvenditDepozita në bankë, ku kalojnë të ardhura nga

interesat bankare, burimi i krijimit nga interesat bankare, +922.351 lekë

Llogaria rrjedhëse në bankë pakësuar në vitin 2018, -168.164 lekë

Obligacione në bankë, shtuar nga interesat për vitin 2019, 261.630 lekë

Pakësuar depozita në bankë e deklaruar më parë, -501.250 lekë

Llogaria rrjedhëse në bankë shtuar në vitin 2-19, +229.547 lekë

Të ardhura nga noteria, 31.470.946 lekë◼ Pasuria e Ledian Ruçit, djali i kryetarit të

KuvenditLlogaria rrjedhëse në bankë, ku derdhen të

ardhurat nga qiraja, +24.000 euro

Llogari page, -15.784 lekëTë ardhura nga paga në Albkontroll, 1.755.250

lekëTë ardhura nga kontrata e qirasë, 24.000 euroTë ardhura nga kontrata e qirasë, 900.000 lekë

PASURIA E KRYEMINISTRIT◼ Pasuria Edi RamaTë ardhura personale, gjendje në llogari

bankare, +428.348 lekTë ardhura nga paga për vitin 2019, 2.024,485

lekTë ardhura nga krijimtaria artistike- shitja e

punëve artistike, 4.633.760 lek◼ Pasuria e Lindita Ramës, bashkëshortja e

kryeministritTë ardhura personale, gjendje në llogari

bankare, +6.866.126 lekGjendje cash, -86,000 lekBlerje tokë truall, 80 m2, +3.000.000 lekTë ardhura nga paga, 2.380.000 lekTë ardhura nga konsulenca dhe ekspertiza të

ndryshme, 1.876.793 lek

Qira, Apartament, 2.717.178 lekInteresa bankare, 2.782 lekDetyrim për kredinë e marrë, shuma e shlyer

4.380 Euro, gjendja e detyrimit 17.807 euro◼ Pasuria e Gregor Ramës, djali i kryemi-

nistritLlogari bankare në lekë, +13.788 lekëLlogari bankare në lekë, +42.961 euroShitur automjet tip Audi -12.000 euroBlerë automjet tip BMW +15.000 euroTë ardhura neto pas pagimit të tatimit në

burim nga shitja e veprave të artit 27.150 euroTë ardhura nga likuidimi 36.481 euroKontratë qeraje, shuma e shlyer 360.000 lekëKontratë qeraje, shuma e shlyer 150.000 lekë

PASURIA E AVOKATES SË POPULLITLlogari bankare në... bank, 14.274.73 EuroLlogari bankare në...bank, 3.707.03 USDLlogari bankare në...bank, 900.69 EuroLlogari bankare në...bank, 348.655.77 lekëLlogari bankare në...bank, 102.80 EuroLlogari bankare në...bank, 3.614.82 Euro

Likuiditete Cash në banesë, 280.000 Lekë Paga neto si Avokate e Popullit, 3.681.418

lekëTë ardhura nga dietat në Institucionin e

Avokatit të Popullit, për shërbimet e kryera gjatë vitit 2019, 4.040 Lekë, 480 dollarë

Të ardhura nga dietat për shërbimet e kryera brenda vendit gjatë vitit 2019, 3.500 lekë

Të ardhura nga qiraja sipas kontratës së qerasë, 8.760 Euro

Të ardhura nga E 4 Legal Shpk, 20.000 EuroTë ardhura nga E 4 Legal Shpk, 19.137 EuroKredi bankare e marrë pranë bankës..., shu-

ma e shlyer 4.074.09 Euro, gjendja e detyrimit 170.891.86 Euro

Mbyllja e kredisë bankare, shuma e shlyer 5.515.64 Euro këste, 79.088.44 Euro Kredia

Detyrim për blerjen e shtëpisë së rezidencën Rolling Hills, shuma e shlyer 110.000 Euro, pa shlyer 120.000 Euro

Detyrim i mbetur shoqërisë...shpk për blerjen e sipërfaqes prej 125m2 dhe një garazhi, për të shlyer 5.000 Euro

JA PASURIA E RAMËS, RUÇIT DHE BALLANCËS

4.380 Euro, ndërsa gjendja e detyr-imit për t’u paguar është 17.807 Euro. Sakaq pranë ILDKP ka deklaruar pasurinë edhe djali i kryeministrit Edi Rama, Gregor Rama. Në llogarinë e tij bankare, rezultojnë 13.788 lekë, ndërsa në një tjetër llogari bankare të tij rezultojnë 42.961 euro. Sakaq djali i kryeministrit ka shitur një automjet të tipit Audi dhe ka blerë një BMW 15.000 euro. Ndërkohë të ardhurat neto pas pagimit të tatimit në burim nga shitja e veprave të artit i shkojnë në 27.150 euro, ndërsa të ardhurat nga likuidimi

shkojnë në 36.481 euro. Gregor Rama ka një kontratë qeraje, ku shuma e shlyer është 360.000 lekë. Dhe po ashtu një tjetër kontratë qeraje, ku shuma e shlyer është 150.000 lekë.

Pasuria e RuçitKryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi

po ashtu ka deklaruar pasurinë pranë ILDKP, dokument të cilin gazeta e ka siguruar. Sipas këtij dokumenti Ruçi ka në llogari të ardhura që i vijnë nga paga që shkojnë në 213.326 lekë. Sakaq likuiditete në cash, nga të ardhurat nga paga, shkojnë në 700.000 lekë. Ndërkohë

shuma të mëdha parash vihen re tek dy fëmijët e tij. Vajza e kryetarit të Kuvendit, Ridvana Ruçi ka deklaruar se depozita në bank, ku kalojnë të ardhura nga interesat bankare, burimi i krijimit nga interesat bankare shkon në 922.351 lekë. “Llogaria rrjedhëse në bankë pakësuar në vitin 2018, -168.164 lekë. Obligacione në bankë, shtuar nga interesat për vitin 2019, 261.630 lekë. Pakësuar depozita në bankë e deklaruar më parë, -501.250 lekë. Llogaria rrjedhëse në bankë shtuar në vitin 2-19, +229.547 lekë. Të ardhura nga noteria, 31.470.946 lekë”, thuhet në dokumentin e ILDKP. Ndërkohë edhe djali i kryetarit të Kuvendit, Ledian Ruçi ka një pasuri prej mbi 1 milion lekësh. Nga llogaria rrjedhëse në bankë, ku

derdhen të ardhurat nga qiraja, ka 24.000 euro. Nga paga ka 15.784 lekë. Sakaq të ardhurat më të mëdha i ka nga paga që merr në Albkontroll, shifër e cila arrin në 1.755.250 lekë. Ndërsa të ardhurat nga kontrata e qirasë, 24.000 euro dhe të ardhura nga një tjetër kon-trata qiraje, ka 900.000 lekë.

Pasuria e Avokates së PopullitNdërsa në deklarimin e pasurisë

së Avokates së Popullit, Erinda Ballan-ca ka shifra tepër të larta të pasurisë. Avokatja e Popullit zotëron një shtëpi në rezidencën Rolling Hills për të cilën deri më tani ka shlyer 110.000 Euro dhe ka për të shlyer 120.000 Euro. Sakaq të ardhura nga paga si Avokate e Popullit, Ballanca ka 3.681.418 lekë.

a) Presidenti i Republikës, de-putetët e Kuvendit, Kryeministri, Zëvendëskryeministri, ministrat e zëvendësministrat;

b) gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prokurori i Përgjithshëm, Avokati i Popullit, anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe inspektorët e Inspek-toratit të Lartë të Drejtësisë, Inspektori

i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit;

c) zyrtarët e nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues, sipas legjislacionit në fuqi për nëpunësin civil, me përjashtim të organeve të vetëqeverisjes vendore;

ç) prefektët, kryetarët e këshillave të qarqeve dhe kryetarët e bashkive;

d) drejtorët e drejtorive dhe ko-mandantët e Forcave të Armatosura në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shër-bimin Informativ Shtetëror;

Disa nga subjektet që duhet të deklarojnë pasuritë

Page 3: Zbardhet pasuria e politikanëve, Meta e Kryemadhi ... · llogari bankare me vlerë 60 mijë paund Yuri Kim mesazh politikës shqiptare: Çdo rotacion Faqe 10 politik i shërben demokracisë,

.............GAZETA SOT E Premte 10 Korrik 2020 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Zbardhet pasuria, Meta-Kryemadhi notojnë mbi para, përfitojnë 140 mijë euro nga shitja e apartamenteve, 60 mijë paund llogari bankare

Bora Metaj, 2480 GBP përfituar nga kthimi mbrapsht i një pagese në Universitetin e Strathclyde

Spartak Ngjela: Korrupsionit po i vjen kërcënimi nga reforma në drejtësi, listat e hapura do rrënojnë pushtetarët

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar dje se reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore do t’i japin fund korrupsionit. “Janë tre kërcënime që po i vijnë ndërkohë korrupsionit të lartë shtetëror: nga reforma në drejtësi, nga refor-ma antikorrupsion dhe nga reforma e sistemit zgjedhor me lista të hapura. Me lista të hapura, Sokol Olldashi e rrëzon sërish Lulzim Bashën në Partinë Demokratike”, ka deklaruar Ngjela. Me anë të një postimi në Facebook, Ngjela ka deklaruar se duhet theksuar që likuidimi i klasës së lartë politike si goditje kryesore do të

vijë nga funksionimi i SPAK- ut. Sipas Ngjelës, fillimi i hetimit gjyqësor kundër pushtetarëve të lartë do t’i japë fund korrupsionit në politikë. “Duhet të theksojmë se likuidimi i klasës së lartë politike si goditje kryesore do të vijë nga funksionimi i SPAK- ut, domethënë nga fillimi i hetimit gjyqësor kundër pushtetarëve të lartë: përkatësisht nga Byroja Kombëtare e Hetimit, nga Prokuroria e Posaçme dhe nga Gjykata e Posaçme. Këtyre tani po iu shtohet edhe refor-ma e sistemit zgjedhor me lista të hapura, dhe prandaj çështja e likuidimit të tyre bëhet edhe më

e plotë”, është shprehur në reagimin e tij Spar-tak Ngjela. Më tej avokati ka nënvizuar se nëse opozita parlamentare qëndron për listat e hapura, atëherë SPAK- ut i shtohet edhe sistemi zgjedhor me lista të hapura. Sipas avokatit të korruptuarit e lartë që mund të shpëtojnë nga SPAK-u, do të rrë-zohen me anë të listave të hapura. “Prandaj, nëse opozita parlamentare qëndron për listat e hapura, atëherë SPAK- ut, që tani është kërcënimi i tyre antikorrupsion, i shtohet edhe sistemi zgjedhor me lista të hapura. Kjo na jep të kuptuar se, ata të korruptuar të lartë që mund të shpëtojnë nga

SPAK-u, do të rrëzohen me anë të listave të hapu-ra. Por, a e dinë ekspertët ndërkombëtarë këtë fakt? Sigurisht që ata janë të qartë dhe mendohet se, pikërisht për këtë, do ta përkrahin iniciativën e opozitës parlamentare, të cilën ata vetë e kanë inkurajuar për të mos e prishur Parlamentin me shpërndarje të tij”, ka deklaruar avokati Spartak Ngjela. Ai ka theksuar se as Rama dhe as Basha nuk dalin dot deputetë nëse vendoset sistemi me lista të hapura. Si rrjedhojë, ka nënvizuar avokati, Rama dhe Basha do të rrëzoheshin edhe si krye-tarë të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Arbjona ÇIBUKU

Presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi vijojnë të renditen mes politikanëve më të pasur në vend. Gazeta “SOT” ka siguruar deklarimet

e pasurisë nga çifti Meta-Kryemadhi për vitin 2019, ku vihet re se të ardhurat e tyre janë në rritje. Monika Kryemadhi ka deklaruar disa herë se zotëron një pallat “të falur” nga babai dhe 13 apartamentet e përfituara nga ky ndërtim, duket se vijojnë t’i japin ende shumë të ardhu-ra. Kryemadhi ka deklaruar pranë ILDKP se ka përfituar rreth 140 mijë Euro nga kontratat premtim-shitje të apartamenteve.

Pasuria e presidentitNë deklarimin e pasurisë që presidenti Ilir

Meta ka bërë pranë ILDKP për vitin 2019, rezul-ton se ai ka 2.264.128 lekë të ardhura nga paga si president. 6420 Euro i ka nga të ardhurat e dietave jashtë vendit. Po nga dietat jashtë vendit ka 2.220 Dollarë. “Pakësim në llogarinë në Lek, 1 250 800 lekë. Shtim në llogarinë e përbashkët Besar Metaj dhe Ilir Metaj në lek komisione, 1 244 lekë. Të ar-dhura neto nga paga si President, 2 264 128 lekë. Të ardhurat nga dietat jashtë vendit, 6420 Euro. Të ardhurat nda dietat jashtë vendit, 2220 Dollarë. Over draft në bank likuiduar nga paga, 135 845 lekë”, ka deklaruar Meta pranë ILDKP.

Pasuria e Monika KryemadhitBashkëshortja e presidentit Ilir Meta, Monika

Kryemadhi është ajo që ka korrur më shumë para për vitin 2019. Në deklarimin e saj të pasurisë pranë ILDKP rezultojnë të ardhura rreth 140 mil-ionë euro. “Arkëtim nga kontrata NR... 8 061 Euro (shitje apartamenti) Arkëtim nga kontrata Nr... 5 267 Euro. Arkëtim nga kontrata Nr... 12 176 Euro. Arkëtim nga kontrata Nr... 18 212 Euro. Arkëtim nga kontrata Nr...93 404 Euro. Pakësim i llogarisë bankare në euro, 80 314 Euro. Llogari të hapur në Paund nga konvertimi i eurove nga llogaria në euro, 60 001 GBP. Pakësim i llogarisë në lekë, 785 589 lekë. Interesa të përfituara nga Banka... 2300 GBP”, ka deklaruar Kryemadhi pranë ILDKP. Më tej ka deklaruar 1.393.475 lekë të ardhura nga paga si deputete.

Pasuria e vajzës dhe djalitSakaq në deklarimin e pasurisë është edhe

pasuria e vajzës së presidentit Bora Meta. Në deklarimin e saj të pasurisë rezulton 158.357 lekë pakësim i debitit në kartën Visa në bank. Një llog-ari bankare dyemërore Bora Metaj dhe Monika Kryemadhi, 9 521 lekë. 2480 GBP përfituar nga kthimi mbrapsht i një pagese në Universitetin e Strathclyde. Rezulton po ashtu një overdraft në kartën Visa në Bank, 571 724 lekë. Sakaq tek dekla-rimi i pasurisë së djalit të presidentit rezulton një debit në Visa Card në emrin e tij në bank depozituar nga mamaja e tij Monika Kryemadhi, me shumë prej 575 047 lekë. Po ashtu ai ka deklaruar një

Po ashtu Meta e Kryemadhi kanë deklaruar një banesë në kryeqytet me sipër-faqe 200 metër katror me vlerë 400 mijë euro. Pjesë e deklarimit është dhe 500 m2 tokë+200m2 truall me vlerë 5 milionë lekë. Gazeta ka bërë një përmbledhje të vlerës totale të të gjitha apartamenteve të shitura e blera dhe rezulton se kapin një kosto prej afro 900 mijë eurosh. Por në këtë llogaritje

nuk përfshihet shtëpia në Gjirin e Lalzit, pasi nuk dihet vlera e saj. Kjo do të thotë se fitimi arrin në mbi 1 milionë euro. Në deklarimin që Meta e Kryemadhi kanë bërë pranë ILDKP, bie në sy se kanë disa llogari edhe fëmijët e tyre, shumica të hapura për qëllime studimi. Vetëm në vitet e fundit është deklaruar se janë shpenzuar 140 mijë paund për shkollimin e tyre në Londër.

PASURITË E MËPARSHME TË METËS DHE KRYEMADHIT

Vilë në Qerret, shitur 300 mijë euro, deklaru-ar 60 mijë USD/ Shitje apartamenti 200 m2, në vlerën 345 mijë euro/ Shitje apartamenti 166.2 m2, në vlerën 85 088 euro/ Shitje apartamenti 76.88 m2, 42 284 euro/ Shitje apartamenti 101 m2 në vlerën 55 550 euro/ Shitje apartamenti 166.2 m2 në vlerën 58 806 euro/ Shitje apartamenti 133,7 m2, 64 103 euro/ Shitje apartamenti 108.5 m2, në vlerën 57 885 euro/ Shitje apartamenti 104.74 m2, në vlerën 60 958 euro/ Shitje apar-tamenti banimi 57 798 euro/ Shitje apartament banimi 64 020 euro.

PASURITË E SHITURA NDËR VITE

NGA KRYEMADHI

JA PASURIA E DEKLARUAR NGA

ÇIFTI PRESIDENCIAL

◼ Pasuria e Ilir MetësPakësim në llogarinë në Lek, 1 250 800

lekëShtim në llogarinë e përbashkët Besar

Metaj dhe Ilir Metaj në lek komisione, 1 244 lekë

Të ardhura neto nga paga si President, 2 264 128 lekë

Të ardhurat nga dietat jashtë vendit, 6420 Euro

Të ardhurat nda dietat jashtë vendit, 2220 Dollarë

Over draft në bank likuiduar nga paga, 135 845 lekë

◼ Pasuria e Monika KryemadhitArkëtim nga kontrata NR... 8 061 Euro

(shitje apartamenti)Arkëtim nga kontrata Nr... 5 267 EuroArkëtim nga kontrata Nr... 12 176 EuroArkëtim nga kontrata Nr... 18 212 EuroArkëtim nga kontrata Nr...93 404 EuroPakësim i llogarisë bankare në euro, 80

314 EuroLlogari të hapur në Paund nga konvertimi

i eurove nga llogaria në euro, 60 001 GBPPakësim i llogarisë në lekë, 785 589 lekëInteresa të përfituara nga Banka... 2300

GBPTë ardhura nga paga si deputete dhe me

pas si issh, 1 393 475 lekëOver draft Master Cart banka likuiduar

nga paga, 761 euroPakësuar vlera e Over Draftit në Vis Cart

në bank, shuma e shlyer 109 953 lekë gjendja e detyrimit mbetur e pa shlyer, 2 231 174 lekë

◼ Pasuria Bora Metaj, vajza e presidentit Llogari bankare dyemërore Bora Metaj

dhe Monika Kryemadhi përfitime komisione shtuar, 9 521 lekë

Pakësim i debitit në kartën Visa në bank, 158 357 lekë

Përfituar nga kthimi mbrapsht i një pagese në Universitetin e Strathclyde, 2480 GBP

Over draft në kartën Visa në Bank, 571 724 lekë

◼ Pasuria Besar Metaj, djali i presidentitDebit në Visa Card në emrin e tij në

bank depozituar nga mamaja e tij Monika Kryemadhi, 575 047 lekë

Likuidim i overdraftit në Visa Card nga mamaja Monika Kryemadhi, 306 001 lekë

likuidim të overdraftit në Visa Card nga mamaja Monika Kryemadhi, më shumën prej 306 001 lekë.

Historia e pasurisë së familjes Meta

Në vitin 2003, Meta ka deklaruar një banesë të përfituar nga privatizimi si dhe një banesë me verandë+lulishte në Golem, 327 m2. Por ajo që u ka

dhënë më shumë të ardhura janë 13 apartamente të përfituara nga Monika Kryemadhi. Ajo ka mar-rë 13 apartamente në kuadër të një marrëveshje me një firmë ndërtimi. Edhe pse në deklaratën e mëparshme pranë ILDKP nuk jepen shumë qartë të dhënat, Kryemadhi rezulton pronare e truallit ku është ndërtuar pallati dhe në këmbim ka marrë 13 apartamente me vlerë totale 1444.8 m2. Shumica e tyre janë shitur nga viti në vit.

Bashkëshortja e presi-dentit Ilir Meta, Monika

Kryemadhi është ajo që ka korrur më shumë para për vitin 2019. Në deklarimin e saj të pasurisë pranë IL-DKP rezultojnë të ardhura rreth 140 milionë euro...

Page 4: Zbardhet pasuria e politikanëve, Meta e Kryemadhi ... · llogari bankare me vlerë 60 mijë paund Yuri Kim mesazh politikës shqiptare: Çdo rotacion Faqe 10 politik i shërben demokracisë,

GAZETA SOT4 E Premte 10 Korrik 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ambasadori gjerman: Reforma zgjedhore përcakton rrugën drejt BE, duhet të plotësohet sa më shpejt Gjykata Kushtetuese

Ambasadori gjerman Peter Zingraf ka deklaruar dje në një intervistë për “DW” se dakordësia e Këshillit Politik për reformën zg-jedhore ishte një shenjë nxitjeje dhe inkurajimi në rrugën e Shqipërisë drejt BE. Ai ka deklaruar se debatet vijojnë, por e rëndësishëm është që të zbatohen rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Po ashtu ai nënvizoi se i rëndësishëm është edhe sqarimi në lidhje me akuzat e ngritura për shit-blerje votash. “Dakordësia e Këshillit Politik për elemente të reformës zgjedhore ishte një shenjë nxitjeje dhe inkurajimi në rrugën

e Shqipërisë drejt BE. Zbatimi i dakordësisë dhe debatet për ndryshime të mëtejshme në fakt nuk janë përmbyllur, ato vijojnë ende. E rëndësishme këtu është që rekomandimet e OSBE/ODIHR të shihen si linja orientuese. Në të njëjtën kohë rëndësi ka edhe progresi që do të bëhet në sqarimin e akuzave për mashtrim zgjedhor dhe blerje votash në zgjedhjet e kalu-ara”, ka deklaruar ambasadori gjerman. Sakaq sa u takon përplasjeve të qeverisë dhe presidentit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, Zingraf u shpreh se procesi i përzgjedhjes është kom-

pleks. Ai nuk e ka komentuar përplasjen, por nënvizoi se përzgjedhja është e rëndësishme, pasi Gjykata Kushtetuese do të vendosë në të ardhmen për çështje tepër të rëndësishme të drejtësisë. “Procesi i përzgjedhjes dhe emërimit të gjykatësve kushtetues, në fakt është kompl-eks. Por ai është një proces i rëndësishëm dhe i duhuri, pasi Gjykata e ardhshme Kushtetuese do të duhet të vendosë për çështje të rëndësishme dhe autoritetin për këtë mund ta ketë vetëm një trupë e pavarur vendimmarrëse. Rrugën e tregon opinioni i Komisionit të Venecias: Institucionet

e drejtësisë dhe ato kushtetuese të përfshira në këtë proces duhet të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive në mënyrë që së shpejti të shënohet progres”, është shprehur Zingraf gjatë intervistës. Më tej ai u pyet nëse ndan mendimin se Shqipëria do të përmbush në kohë reformat që ka nisur. Ambasadori gjerman u shpreh se, është pozitiv konsensusi që palët politike kanë gjetur për Kodin Zgjedhor. Ai u shpreh se tani duhet të përparohet me zbatimin e masave të dakordësuara. Zingraf deklaroi se topi është në fushën e Shqipërisë.

Meta sulmon PD dhe PS për nisjen e fushatës: Nuk ka ende datë zgjedhjesh, po krijohet tension artificial në horizont, boll me verbëri për pushtet

Presidenti: S'duhet humbur kohë në përmbushjen e kushteve për çeljen e negociatave

Arbjona ÇIBUKU

Presidenti Ilir Meta ka sulmuar dje Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste sa i takon nisjes së fushatës. PS dhe PD po

përgatiten për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në pranverë të vitit 2021. Por presidenti Meta ka deklaruar dje, se nuk ka ende një datë zgjedhjesh dhe se po krijohet një tension artificial në horizont, duke iu referuar kësisoj nisjes së fushatës nga ana e dy partive më të mëdha në vend. Ndërkohë që LSI ende nuk e ka nisur fushatën për zgjedhjet. Me anë të një postimi në rrje-tin social Facebook, presidenti Meta ka apeluar se duhet të ndalohet ajo që ai e cilëson si “verbëri për pushtet”. “Edhe pse zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Maqedoninë e Veriut do mbahen vetëm pas pak ditësh, një atmosferë sigurie dhe demokracie mbizotëron falë pjekurisë të lidershipit politik në tërësi, por edhe funksionimit normal të institucioneve. Ndërsa fatkeqësisht te ne edhe pse nuk ka as datë zgjedh-jesh ende në horizont kemi një tension artificial sikur zgjedhjet do jenë nesër. Ndërkohë që edhe pandemia është në rritje sëbashku edhe me deficitin dhe borxhin publik. Verbëria për mbajtjen apo marrjen me çdo çmim të pushtetit na ka bërë që të dukemi me fqinjin tonë lindor sikur u përkasim dy kontinenteve të largëta”, ka deklaruar presidenti Ilir Meta. Sakaq presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje që të mos humbet më kohë sa i takon përmbushjes së kushteve për hapjen e negociatave. Ai ka theksuar se kushtet duhen përmbushur sa më shpejt në mënyrë që të ecet drejt BE. Sipas presidentit vendi tani nuk duhet të mer-ret me zgjedhjet, por të fokusohet në dy prioritete kryesore që sipas tij janë, kus-htet e BE dhe përballimi i pandemisë. “Ndaj s'duhet humbur më asnjë minutë në përmbushjen e kushteve thelbësore për çeljen e negociatave në mënyrë që të ecim së bashku me fqinjët tanë drejt Bashkimit Europian. Përballimi i pandemisë dhe plotësimi i kushteve duhet të jenë dy objektivat madhore për të gjithë. E para mbron shëndetin dhe jetën e çdo qytetari, ndërsa e dyta shpëton të ardhmen europiane të vendit për të cilën të gjithë përbetohen me fjalë dhe programe. Koha për vepra të mira është tani”, ka shkruar ndër të tjera presidenti Ilir Meta.

Shezai Rrokaj largohet nga LSI, fokusohet

te universitetiIsh-deputeti i LSI, Shezai Rrokaj

mësohet se ka dhënë dorëheqjen nga LSI, për t’iu përkushtuar plotësisht botës akademike. Dorëheqja e tij vjen në një kohë kur partitë politikë kanë nisur punën me fushatat zgjedhore. Profesor Rrokaj, aktualisht është kan-didat për anëtar të senatit akademik në Fakultetin Histori-Filologji dhe kjo mund të jetë një nga arsyet që ka çuar në dorëheqjen e tij. Lajmin e ka bërë me dije Monika Kryemadhi. Ajo deklaroi se të gjithë deputetët që dogjën mandatet do të rikandidohen sërish në zgjedhjet e ardhshme. “17 kandidatët që dogjën mandatet do jenë të gjithë kandidatë, me përjash-tim të profesor Shezai Rrokaj, i cili kandidon në universitet dhe është dis-tancuar nga jeta politike. Është humb-je sepse është një nga akademikët më të mirë që ka Shqipëria përsa i përket Gjuhës dhe Letërsisë shqipe, përveç kësaj është profesor i nderuar dhe ka pasur edhe një intuitë politike të jashtëzakonshme”, tha Kryemadhi.

Vota e diasporës, Majko: Duhet gjetur zgjidhjeMinistri i Diasporës, Pandeli

Majko ka deklaruar dje se vota e diasporës në zgjedhje është një ballafaqim me realitetin, nëse vendi e meriton atë apo jo. “Janë kohë të zg-jedhjeve për të gjetur zgjidhje. Dias-pora shqiptare mbetet burimi kryesor i stabilitetit ekonomik të Shqipërisë dhe ajo do të jetë së shpejti pjesë e votës politike në vend. “Ndryshimi po vjen si një provë ballafaqimi që do të tregojë nëse shteti ynë e miraton diasporën që ka. Shqipëria ka mbi gjysmë milioni shtetas me pasaportë të BE-së, kjo matematikë që është shprehje e faktit se Bashkimi Euro-pian nuk është vetëm çështje politike, por interes kombëtar”, ka deklaruar Majko. Ministri i Diasporës tha se përfshirja e diasporës në zgjedhje do të shoqërohet edhe me struktura të veçanta administrative. “Në çdo bash-ki të vendit pas ndryshimeve ligjore do të fillojë ngritja e strukturave ad-ministrative të veçanta për diasporën dhe migracionin”, deklaroi Majko.

Luan Baçi, Andrea Mano edhe Xhelal Mziu kanë hequr dorë nga dre-jtimi i degës së Partisë Demokratike, pasi kanë vendosur që të kandidojnë si deputetë. PD ka udhëzuar që kushdo që do të kandidojë për deputet duhet të heqë dorë nga drejtim i degës. Mziu ka drejtuar degën e PD Kamzë, ndër-sa tani Mziu e ka marrë këtë vendim për të hequr dorë nga drejtimi i selisë

blu në Kamëz, pasi ky ishte një nga kriteret që vendosi Partia Demokra-tike, për të gjithë ata që do të zgjidhnin të kandidonin si deputet. Tashmë, emri i Mziut do të futet në lista dhe sipas nismës së kryedemokratit Lulzim Basha, ku të gjithë kandidatët për deputetë dhe për kryetar bashkie do të zgjidhen nga anëtarësia, në bazë të parimit një anëtar, një votë.

PD NIS FUSHATËN, KRERËT E DEGËVE JAPIN DORËHEQJEN

Partia Socialiste ka ndezur mo-torët elektoralë për zgjedhjet e ard-hshme parlamentare në realizimin e objektivit të mbledhjes së 800.000 votave. Për t’ia arritur këtij objektivi kryeministri Edi Rama ka nisur një seri takimesh me kryebashkiakët socialistë. Kryeministri Rama u ka thënë kryebashkiakëve se duhet fokus në zgjedhjet e përgjithshme pasi nuk

ka zgjedhje të parakohshme lokale. “Në fushatën elektorale peshën më të madhe do ta kenë deputetët dhe kryetarët e partisë. Ju si kryebashki-akë duhet të ndihmoni këtë proces, por pa neglizhuar në asnjë moment shërbimet ndaj qytetarëve. Punonjësit e bashkive të përfshihen në fushatë vetëm pas orarit zyrtar të punës”, ka thënë kryeministri.

PS NIS FUSHATËN, RAMA KËRKON SA MË SHUMË VOTA

PD dhe PS nisin fushatënNdërkohë që presidenti Meta

mendon se nuk është koha për fushatë, PD dhe PS kanë nisur punën për në pranverë. Kryeministri Rama dhe de-putetë të PS kanë nisur takimet nëpër qytete ku po takohen me kryebashki-akët dhe po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Ndërkohë edhe Partia Demokratike ka nisur

punën, e cila ka nisur të udhëzojë ba-zat. Në degët e PD në rrethe ka nisur riorganizimi dhe procesi zgjedhor, ku do zgjidhen emrat e rinj për deputetë dhe kryetarë bashkie, ndërkohë që kryedemokrati Lulzim Basha ka krijuar dhe rrjetin e të deleguarve, të cilët do të drejtojnë fushatën. Por në zonat kryesore në vend vihet re një dominim emrash i atyre që kanë qenë

pjesë e qeverisjes “Berisha”, të cilët kanë mbajtur poste të rëndësishme si ministra apo drejtorë të përgjithshëm. Në krye të punëve janë Genc Pollo, Florion Mima, Flamur Noka, Aldo Bumçi, Alfred Rushaj, Jorida Tabaku, Avenir Peka, Bardh Spahia, Sait Dolla-pi, Arben Ibro, Ervin Minarolli e emra të tjerë që sërish në kohën e qeverisjes “Berisha” kanë pasur role kyçe.

Ndërkohë që edhe pandemia është në

rritje së bashku edhe me deficitin dhe borx-

hin publik. Verbëria për mbajtjen apo mar-

rjen me çdo çmim të pushtetit na ka bërë

që të dukemi me fqin-jin tonë lindor sikur

u përkasim dy konti-nenteve të largëta...

Page 5: Zbardhet pasuria e politikanëve, Meta e Kryemadhi ... · llogari bankare me vlerë 60 mijë paund Yuri Kim mesazh politikës shqiptare: Çdo rotacion Faqe 10 politik i shërben demokracisë,

.............GAZETA SOT E Premte 10 Korrik 2020 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Reforma në drejtësi duhet të japë rezultate, ja pse reagova më 2 mars”

Yuri Kim mesazh politikës shqiptare: Çdo rotacion politik i shërben demokracisë, drafti i 5 qershorit

nuk preket, Ardian Dvorani meriton respektAmbasadorja amerikane

ka lëshuar dje një sërë deklaratash të fortë në dre-jtim të politikës shqiptare.

Në një intervistë ndryshe për Sokol Ballën nga qyteti i Vlorës, ambasadorja foli për shumë çështje. Për reformën zgjedhore ajo u shpreh e qartë se drafti i 5 qershorit është i panegociueshëm. Po ashtu foli dhe për rotacionet poli-tike, duke deklaruar se një gjë e tillë i shërben demokracisë. Ambasadorja dërgoi dhe një mesazh në Presidencë, ku u shpreh se Ardian Dvorani gëzon respektin e saj.

-Shumë njerëz mendojnë se është koha për ndryshim. Edhe pse, ndrys-himi këtu interpretohet thjesht si rota-cion normal i pushtetit. Ndonjëherë edhe unë dyshoj për këtë- a është rotacioni ndryshim apo është ndrys-himi rotacion?

Varet nga ju që ta vendosni.- Si e shihni ju?Mendoj se rotacioni i pushtetit,

nëse kjo është ajo që duan njerëzit, nëse kjo është ajo që njerëzit vendosin, është gjithmonë diçka e mirë në një demokraci. Është si qarkullimi i gjakut. Por është patjetër një nga ato gjërat ku, e dini, edhe në vendin tim, në fare pak muaj do të ketë zgjedhje. Dhe në pak muaj në këtë vend, do të ketë zgjedhje, shpresoj, dhe do të shohim çfarë do të vendosin njerëzit.

-Çfarë mendoni se do të ndodhë me reformën zgjedhore? Duket shumë e ndërlikuar kur vjen tek votat. Sepse, ironikisht, kemi shumicën që thotë i pëlqejnë ndryshimet por nuk ka votat. Keni opozitën jashtë parlamentit që thotë i pëlqejnë ndryshimet por nuk i ka votat. Kemi dhe ata që kanë votat por nuk janë dakord. Opozita parlam-entare. Si do shkojë mendoni?

Është e ndërlikuar sepse, men-doj, opozita që është jashtë Parla-mentit bëri një gabim. Nuk duhet të kishin ikur. Thënë kjo, ata fituan shumë vota në zgjedhjet e fundit pra qartësisht përfaqësojnë një pjesë domethënëse të popullsisë. Pra duhet të jenë pjesë e diskutimit, ndaj men-doj se ishte diçka shumë e mirë që u kthyen në tryezë për të negociuar çështjen e reformës zgjedhore. Në të njëjtën kohë, opozita që qëndroi në parlament bëri saktësisht gjënë e duhur. Në një kuptim, ata shpëtuan demokracinë shqiptare. Dhe sigur-isht, shumica është shumica. Ajo që di është se më 5 qershor, palët ranë dakord dhe, me sa di, kanë hartuar ligjet që kodifikojnë marrëveshjen që arritën dhe kjo është diçka e mirë. Pritshmëria ime është që do ta ruajnë atë. Është e patjetërsueshme.

-Ajo që është arritur, doni të thoni marrëveshja?

5 qershori duhet të kalojë siç është. Nuk mund të hapet përsëri. Nuk mund ta bësh sepse do të ishte shkelje e shumë besimi të vënë. Dhe mendoj që nëse jep fjalën, si politikan, si diplomat, nëse nuk e mban fjalën, nuk ke asgjë. Ndaj pritshmëria ime është që udhëheqësit këtu do të bëjnë pikërisht atë që më thanë se do

të bënin, që është miratimi i 5 qershorit. Tani, e di po ashtu që për shumë njerëz, 5 qershori nuk mjafton.

-Po...Sepse kur njerëzit flasin për ndry-

shim dhe reformën zgjedhore, duan sistemin e hapur. Dhe unë e kuptoj këtë, por siç e kam thënë më parë, e dini, synimi ynë i menjëhershëm është shumë specifik. Është që të sigurohet që Shqipëria të hyjë në BE. Pjesa tjetër, nëse mund të arrihet një marrëveshje, mrekulli. Të bëhet. Por ajo që nuk duam është një situatë pengmarrjeje kur diç-ka që është ekstra mban peng diçka që është e nevojshme.

-E kuptoj.Nuk mund të jetë dhe nuk mund

ta mbështes këtë.-Pra, është një lloj mesazhi që

shkon kryesisht për qeverinë sepse ata kanë votat, ata kanë aftësinë të luajnë me votat në parlament. Por ju thoni që tek marrëveshja nuk ndërhyhet, po?

Po them që marrëveshja e 5 qer-shorit është mbyllur dhe nuk mund ta hapim përsëri.

-Por e dini, kur flasim për rotacion dhe ndryshim, njerëzit duan ndryshim dhe i shohin listat e hapura si shenjë e marrjes së pushtetit nga politikanët tek vetja e tyre?

Po.-Dhe ky është çasti më i trishtë i

situatës, sepse politikanët e arrijnë atë që duan të arrijnë, ndërsa atë që duan njerëzit, nuk e arrijnë dot. Prandaj ndihen të trishtuar.

Të shohim çfarë do të ndodhë.-OK, meqenëse po arrijmë një des-

tinacion të caktuar, si e shihni procesin e integrimit evropian?

Mendoj se është një projekt his-torik dhe përgëzoj popullin shqiptar dhe qeverinë shqiptare që kanë arritur në këtë pikë në histori. Do të ndryshojë të ardhmen e Shqipërisë dhe po i thoja Luigi Soreca-s, Ambasadorit të BE-së, se ne jemi miqtë e Shqipërisë për 100 vitet e fundit dhe duhet të shtoni BE-në si një tjetër mik për 100 vitet e ar-dhshme.

E di që flasim për atë që mund të fitohet nga procesi. Nuk është vetëm çfarë fito-het, por në fakt, ajo që duhet bërë. Dhe kjo do të kërkojë që qeveria shqiptare dhe populli shqiptar dhe udhëheqësit politikë shqiptarë, avokatë, gjyqtarë, prokurorë të bashkojnë forcat për ta bërë reformën në drejtësi realitet. Është e vështirë. E di që jo të gjithë e duan. Jo të gjithë duan të gjitha pjesët e saj, por është vërtet e nevojshme dhe shumica dërrmuese e popullit shqiptar e do dëshpërimisht. Tjetra që di është që biznesi amerikan me të cilët flas e do dëshpërimisht. Askush nuk do të investojë në Shqipëri nëse nuk kanë ndjesinë se kontratat do të zbatohen, që nëse ka një mosmarrëveshje dhe nëse shkojnë në gjykatë, do të marrin një gjykim transparent dhe të ndershëm. Po ju jap një shembull: situata me duty free në aeroport. Çfarë turpi! Kur mendoj këtë, më vjen turp për të gjithë njerëzit e përfshirë në atë rast. Ishte një mundësi e madhe dhe përkundrazi, mendoj se mënyra se si situata shkoi ku një kontratë nuk u zbatua si duhej, jep pikërisht mesazhin e gabuar. Shpresoj që kjo të ndryshojë.

-Si mund të ndryshojë? Sepse shembulli…

Reforma në drejtësi. Reforma në drejtësi. Vetingu. Gjyqtarët që janë qa-rtësisht të korruptuar duhet të dalin që aty. Nuk duhet të ulen në ato salla gjyqi. Nuk duhet të marrin vendime për asgjë. Duhet të jenë jashtë që aty.

-Në fakt duhen futur në burg. E them unë këtë. Por gjithsesi, kur sheh ç’po ndodh me Gjykatën Kushtetuese, të gjithë njerëzit rreth saj në konflikt interesi me të, njerëzit humbin jo vetëm durimin, por edhe besimin.

Po.-Sepse përpara se të përfshihej

Dvorani, gjërat shkonin keq. Tani që Dvorani nuk është aty, gjërat shkojnë mirë. Pra duket sikur në momentin që institucionet e drejtësisë arrijnë bal-ancën politike, politikanët janë OK me të. Në momentin që duhet ndryshuar, luftojnë. Dhe ky është momenti kur ne themi, okay, Shtetet e Bashkuara u përfshinë, pse pranojnë kompromise në fund?

Mendoj duhet të shohësh se si…-Se unë nuk mendoj që për këtë

reformë na duhen kompromise.Mendoj duhet parë se u mbar-

on historia dhe jemi larg fundit të historisë. Do t’ju them se unë e marr procesin e vetingut shumë seriozisht.

Dhe mendoj gjyqtari Dvorani është një nga gjyqtarët që e

kaloi qartësisht këtë pro-ces shumë të vështirë. Kam besim tek procesi dhe kam respekt për gjyqtarin. Se çfarë ndodh nga tani dhe kush e di se kur, të shohim. Do të shohim se çfarë do të ndodhë, por mendoj se pika kyçe tani, në këtë çast, është që kemi opinionin e Komisionit të

Venecias dhe mendoj se është një mundësi dhe duhet t’i mbajmë sytë tek rezultati pozitiv fundor dhe të kërkojmë mënyra se si mund të ecim përpara. Nuk më pëlqen të ngec në py-etje teologjike. Nuk më pëlqen të ngec në çështje filozofike. Siç e kam thënë më parë, nuk jam prift që të gjykoj kush është i përlyer e kush i papërlyer, nuk jam polic që të vendos kush duhet të jetë në burg dhe kush jo. Jam vetëm një diplomate amerikane dhe jam këtu për të përfaqësuar interesat e vendit tim, të cilat ka qëlluar të përfshijnë një të ardhme për Shqipërinë si një vend i forte, sovran dhe demokratik. Prandaj jam këtu dhe ky është misioni im.

-Mendoni se nga mënyra si po shkon do të kemi një Gjykatë Kus-htetuese të pavarur?

Mendoj që nëse e doni dhe luftoni për të, dhe i kushtoni pak kohë dhe përpjekje, po, e besoj. Mendoj që ajo që nuk ka për të ndodhur është një proces i menjëhershëm. Nuk ndodh. Nuk është që papritur, do keni një sistem gjykatash 100% të përsosur. Nëse prisni këtë, do të zhgënjeheni. Ajo që do të ndodhë është që do të shihni përparim, pastaj do të shihni diçka të tmerrshme, pastaj përparim përsëri. Siç e thashë, është si të shohësh baticën dhe zbaticën. Nuk është një proces i thjeshtë, i qartë linear.

-Teksa jemi në ujëra, le të flasim për peshqit, peshqit e mëdhenj. Po presim që të kapen, por ju sugjeroni që të presim? E dini për çfarë e kam fjalën, apo jo? Peshqit e mëdhenj?

E dini, sapo kam arritur gjashtë muaj më parë dhe e di cila është puna ime. Dhe siç ju kam thënë, dhe mendoj se populli shqiptar e di këtë, unë jam njeri shumë praktik. Dhe ajo që kam thënë është që reforma në drejtësi du-het të vazhdojë, duhet të këmbëngulim, dhe reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate. Nuk jam sistemi gjyqësor.

-Epo…Shtetet e Bashkuara nuk janë sis-

temi gjyqësor. Dhe nëse këmbëngulni se jemi, e keni keqkuptuar projektin.

-Jo, absolutisht jo. Por e dimë që pa ju, as nuk do kishim ardhur deri në këtë pikë. Dhe ndoshta prandaj pritshmëritë tona janë pak më të larta kur vjen fjala këtu…

Ne do t’ju mbështesim gjithmonë me gjithçka kemi. Por në fund të ditës, është vendi juaj.

-Po, po.Nuk është vendi im.-Thjesht po. Nuk po sugjeroj që

keni ju përgjegjësi, por pastaj sheh që SPAK e ka marrë punën kaq ngadalë. Dua të them, nuk ka rezultate. Pastaj sheh që Byroja Kombëtare e Hetimit nuk po…

Në fakt pamë javën e kaluar që bënë përparim me çështjet ku përfshi-hej krimi i organizuar Italian dhe krimi i organizuar shqiptar. Pra, po ndodh. Dhe mendoj se duhet të vazhdojmë të këmbëngulim me projektin sepse ky është momenti kur ata që nuk e duan do të përpiqen të bindin botën se nuk po funksionon dhe prandaj duhet ta hedhim të gjithë tutje dhe të shpallim se humbëm. Epo, unë nuk jam gati të deklaroj se u mundëm dhe nuk mendoj

që populli shqiptar duhet të jetë gati të shpallë humbjen. Jemi në mes të bete-jës. Është koha për të qenë trima, është koha për të luftuar. Nuk është koha për të hequr dorë.

-Po, mos kini merak. Unë nuk do hidhem në ujë ende.

Ndjej se është aty, e dini, kur takoj shqiptarë, sidomos të rinjtë dhe kur shkoj në vende si Kruja, kur shkoj në vende si shtëpia ku sapo ishim, në Vlorë, më jep shpresë dhe më bën të besoj se ka shumë kurajë dhe shumë këmbën-gulje tek populli shqiptar. Dhe mendoj se iu është thënë të heqin dorë shumë herë dhe ata kanë vendosur edhe më shumë herë se aq që të mos dorëzohen. Ky është një tjetër nga ato çaste. Duhet thjesht të vazhdoni.

-Pra, duhet të kenë një të ardhme këtu. Por nuk mund të kesh një të ar-dhme ku krimineli ulet me mua në të njëjtën tavolinë, zgjidhet në parlament, ose sponsorizon gjyqtarë apo proku-rorë të caktuar. Kjo duhet të marrë fund. A mendoni se reforma në drejtësi do ta arrijë atë pikë kritike?

Mendoj se reforma në drejtësi është thelbësore për të arritur ndrys-himet për të cilat flisni. Dhe e thashë në fjalimin tim më të parë kur arrita këtu në Shqipëri se është e tmerrshme të shohësh gjithë ata të rinj që kërkojnë një të ardhme jashtë Shqipërisë. Men-doj se është përgjegjësi e udhëheqësve politikë; mendoj se është përgjegjësi e gjyqtarëve, avokatëve, gazetarëve, kus-hdo që ka qoftë edhe një gram pushtet në Shqipëri për ta bërë më të mirë. Ne do të mbështesim, por në themel, është puna juaj ndaj do t’ju pyes, çfarë do të bëni për ta bërë Shqipërinë më të mirë në mënyrë që të rinjtë të qëndrojnë këtu. Çfarë do të bëni? Jua kam thënë çfarë do të bëj unë. Dua të di çfarë do të bëni ju.

-Nuk e di, duket sikur që nga 2019 me krizën politike, Z. Basha ka bërë le të themi disa gabime, që janë konsideruar gabime nga SHBA, por ju prapë e falni.

Nuk jam e sigurt çfarë nënk-uptoni me këtë, por detyra ime nuk është të vendos kush është drejtuesi i secilës parti. Këtë e vendosin partitë. Detyra ime nuk është të vendos kush e udhëheq vendin. Këtë e vendos pop-ulli shqiptar. Dhe, si diplomate, unë an-gazhohem me këdo që është në pushtet, në mënyrë legjitime, dhe angazhohem me këdo është në gjendje të ndikojë ngjarjet në mënyrën e duhur.

-Thoni se nuk është detyra juaj se kush e udhëheq vendin. Pastaj, pse ishte ai reagimi i fortë më 2 mars? Ishte vetëm për të mbrojtur flamurin amerikan?

Mendoj se është shumë e rëndë-sishme që njerëzit të jenë të qartë se cili është pozicioni i SHBA. Nuk për-faqësoj askënd tjetër përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk flas në emër të askujt tjetër përveç Pres-identit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe kur mendoj se mund të ketë ndonjë keqkuptim se ku qën-drojnë Shtetet e Bashkuara ose ku qëndron Presidenti, atëherë është detyra ime të sigurohem që shprehet perceptimi korrekt.

Page 6: Zbardhet pasuria e politikanëve, Meta e Kryemadhi ... · llogari bankare me vlerë 60 mijë paund Yuri Kim mesazh politikës shqiptare: Çdo rotacion Faqe 10 politik i shërben demokracisë,

GAZETA SOT6 E Premte 10 Korrik 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Debate në Parlament, opozita braktis sallën si shenjë proteste për “zgjedhoren”:

Hapni listat, jepuni fund pazareve

Opozita bojkoton Kuvendin, por 2 deputetët Dhimitri dhe Papa nuk i binden Murrizit

Mazhoranca rrëzon dekretin e Metës “Për tregjet e kapitalit” dhe emëron kreun e ri të Prokurimeve PublikeKuvendi i Shqipërisë u mblodh dje në seancë

plenare, e cila nisi me një interpelancë me minis-tren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, të kërkuar nga deputeti i opozitës parlamentare, Artur Roshi. Më pas punimet e seancës plenare vijuan me shqyrtimin e raporteve të veprimtarisë të tre institucioneve të pavarura në vend përgjatë vitit 2019, diskutimet e deputetëve për rendin e ditës, ndërsa në përfundim u votuan disa projek-tligje e akte normative të rëndësishme. Kështu, fillimisht u votua kundër Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11.510, datë 15.06.2020, “Për

kthimin e ligjit nr. 62/2020, “Për tregjet e kapitalit” , i cili u rrëzua me 84 vota kundër, 17 pro dhe 8 abstenim. Më tej u shqyrtuan 3 projektligje, ku i pari ishte projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002 “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë” të ndryshuar”, për të cilin ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u shpreh se ka për qëllim lehtësimin e shërbimeve për per-sonat mbi 75 vjeç. Projektligji në fjalë u miratua me 95 vota pro, 12 kundër dhe 4 abstenim, ndërsa mësohet se nga ky ndryshim ligjor parashikohet të përfitojnë rreth 148 484 shtetas mbi moshën

75 vjeç. Më pas u shqyrtua projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 46/2018 “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”. Ky projektligj u miratua me 82 vota pro, 19 kundër dhe 9 abstenim. Ndërsa projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 90/2019 “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme””, u miratua me 85 vota pro, 16 kundër dhe 9 abstenim. Ndërkohë u votua dhe për 3 projektvendime të tjera, teksa projektvendimi “Për deklarimin e për-fundimit të veprimtarisë së Komisionit të Pavarur të

Koordinimit, Monitorimit dhe Ndjekjes së Zbatimit të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, u miratua me 84 vota pro, 16 kundër dhe 11 abstenim; Projektvendimi “Për një shtesë në vendimin nr. 100/2017 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme” të ndryshuar” u miratua me 97 vota pro, 10 kundër dhe 4 abstenim. Ndërsa në përfun-dim, me 94 vota pro Jonaid Myzyri është zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë në postin e kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik në vendin e Evis Shurdhës që dha dorëheqjen.

Rigels SELIMAN

Reforma zgjedhore vijon të jetë “mollë sherri” mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare, të cilat janë

përplasur sërish dje me njëra-tjetrën. Dje Parlamenti u mblodh në seancë plenare, ndërkohë opozita parlamen-tare e ka bojkotuar për herë të dytë radhazi Kuvendin e Shqipërisë në shenjë proteste duke u larguar nga salla, me përjashtim të dy deputetëve Kostaq Papa dhe Fatjona Dhimitri që s’ju bashkuan vendimit, pas debatit për “zgjedhoren”. Kryetari i grupit demokrat, Myslim Murrizi shprehu bindjen se ai dhe kolegët e tij opozitarë nuk do të votojnë Kodin Zgjedhor pa u plotësuar kërkesat e tyre, ndërsa iu bëri thirrje kolegëve që të lënë sallën e Parlamentit. Sipas tij, bojkotoi është një provë që opozita është e bashkuar nuk do të votojë reformën zgjedhore pa hapur listat. “Ne kemi kërkuar lista të hapura kombëtare dhe votim 100% të rekomandimeve të OSBE-së, kemi kërkuar që të ketë prag zgjed-hor që askush të mos hipë në kurriz të kurrkujt, kemi kërkuar që votat të numërohen jo nga militantë, se ju jeni tre subjekte, por 74 parti të tjera pse duhet të kenë besim te ju, tre hajdutë. Nëse ju si shumicë keni hapur ankand, ju jepni fjalën atyre që janë jashtë sallës dhe individëve të tjerë që takoni brenda apo jashtë sallës se do të bëni 84 vota, harrojeni. Ju keni 74 mandate, me trasta, presione, joshje të cilët kjo sallë i ka provuar, ju nuk do i bëni ato vota për të votuar një pazar të pistë që nuk është as më shumë e as më pak lënia në fuqi e kësaj paçavureje. Para faktit të kryer, vota e tyre do të dijë se kë të zgjedhë në 2021, hapni listat nëse doni konsensusin tonë. Ne do të bëjmë një provë që sot, unë të ftoj Balla ngri ofertën dhe merri 84 deputetë nga këtej, ftoj kolegët të dalim nga kjo seancë dhe Balla të vijojë merkaton”, deklaroi ai.

Murrizi: Jepuni fund pazareveMë tej deputeti demokrat, Myslim

Murrizi i konsideroi pazare marrëve-shjet e arritura mes mazhorancës dhe qeverisë, sidomos atë të 5 qershorit për reformën zgjedhore. Në fjalën e tij në Parlament, Murrizi u shpreh i bindur se nuk do të votojë Kodin Zgjedhor, ndërsa akuzoi qeverinë se po tenton të

Gjuzi akuza Ballës: Po iu ofron para deputetëve

për “zgjedhoren”Deputeti Kujtim Gjuzi ka bërë

dje akuza të forta se deputetët e opozitës po intimidohen dhe po tentohen të blihen. Nga foltorja e Kuvendit, Gjuzi u shpreh me tone të larta se askush nuk mund t’i blejë deputetët e opozitës së re, ndërsa shtoi se nuk do të ketë mar-rëveshje për reformën zgjedhore, nëse nuk merren parasysh kërk-esat e tyre. “Unë akuzoj Taulant Ballën, në momente të caktuara bën aq presion ndaj deputetëve sa një ditë në katin e dytë, ne sa kishim mbaruar takimin, men-jëherë kërkoi të tërhiqeshin de-putetët. Ne nuk na blejnë dot edhe pse kanë ofruar edhe para, por intimidimi në familje është shumë i rrezikshëm. Ka disa deputetë të PS që intimidojnë. Një deputet më tha: “z. Gjuzi me keqardhje se t’i do lësh disa lekë”. Unë i buzëqesha dhe i thashë rri mënjanë se të ka zënë “Rama-Covid-19”, mua nuk më zë kollaj. Brenda opozitës nuk ka përçarje”, deklaroi de-puteti i opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi.

Përmeti: Qytetarët shqiptarë po vidhen, koha të hapim listatDeputeti i opozitës së re,

Andi Përmeti ka bërë sërish dje thirrje nga foltorja e Kuvendit për hapjen e listave të hapura dhe ndryshimin e listave. Edhe pse në rend ishte raporti vjetor i Avokatit të Popullit, Përmeti e shfrytëzoi për të bërë thirrje për çështjen e opozitës parlamenta-re, ndërsa theksoi se në Parla-mentin aktual ka deputetë me 7-8 mijë vota që është një vjedhje për shqiptarët. “Sot shqiptarët po vidhen. Këtu ka deputetë që kanë ardhur me 19 mijë vota, por dhe me 7-8 mijë vota. Kemi një mazhorancë që ka 74 man-date, pro s’ka 50% të votave të shqiptarëve. Ka ardhur koha dhe momenti të ndryshojmë këtë ligj. Të hapim listat, dhe të ndrysho-jmë sistemin”, deklaroi Përmeti.

blejë deputetë të opozitës parlamenta-re për të kaluar paktin e dakordësuar mes PS, PD dhe LSI. “Nuk ka pse ikën Taulanti, duhet të vijë këtu të diskutojë me 42 deputetët e opozitës. Ju 74 keni. Hajde filloni hapni ankandin, tenderin me xhake dhe trastë në dorë si ata të tjerët. Do merrni deputetë për të bërë një ligj që të ndalohet trafikimi i votës së trafikimit do të bëhet me vota të trafikuara në Parlament. Ku ka moral, ku ligj. Ju doni ta shisni te shqiptarët se po bëni një Kod Zgjedhor për të mos

vjedhur votat, por t’i vidhni në Parla-ment. Ça keni bërë, opingat e Sheros keni bërë. OSBE ka thënë se militantët e partive vjedhin votat. Unë jam vik-timë e dy mandateve të vjedhura. Pse një marrëveshje të sinqertë mes nesh doni ta quani pazar dhe 5 pazare të pista me ata i quani marrëveshje? Ky Parlament ka parë pazar të pistë në ‘91, ka bërë pazar nga halli në ‘97. Ka bërë pazar të pistë në prill 2008 dhe në 2017”, nënvizoi Murrizi. Ndërsa deputeti i opozitës së re, Halil Jakimi i

bëri thirrje kryedemokratit Basha që të ulet me opozitën në Kuvend duke e njohur, për të votuar më pas reformën zgjedhore dhe listat e hapura. “Lulzim Basha duhet të ulet dhe të na njohë edhe ne, të na kërkojë ndihmë për të votuar sistemin me lista të hapura dhe jo të na akuzojë dhe shantazhojë. Se kur isha në parti isha djalë i mirë, dhe tani jam kthyer djalë i keq për atë. Për një produkt duhet të ulen të tre palët. Nuk është personale, kurrë mos u bëf-sha deputet”, deklaroi Jakimi.

Për herë të dytë opozita parlamentare bojkotoi ditën e djeshme seancën plenare të Kuvendit, pas de-batit për reformën zgjedhore. Kështu, deputetja Fatjona Dhimitri nga grupi demokrat dhe deputeti Kostaq Papa ishin dy ligjvënësit që nuk u larguan me pjesën tjetër të kolegëve të opozitës parlamentare duke mos e thyer

bojkotin e seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Dhimitri dhe Papa mbajtën fjalën e tyre pas largimit të pjesës tjetër të opozitarëve. Nga ana tjetër, kryetari i grupit demokrat, Myslim Murrizi tha se bojkotoi është një provë, që opozita është e bashkuar dhe nuk do të votojë reformën zgjedhore pa hapur listat.

DHIMITRI DHE PAPA “INJOROJNË” MURRIZIN

Në seancën e djeshme plena-re, Vasilika Hysi i ndërpreu fjalën Rudina Hajdarit, duke mos e lejuar që të replikojë nga foltorja e Kuvendit me ministren Balluku, që i përmendi emrin teksa po fliste për rrugën Milot-Fier. Hajdari e kërkoi fjalën për procedurë, ndër-sa tentoi që t’i përgjigjej Ballukut, por zonja Hysi i ndërpreu fjalën, duke mos lejuar replikën. “Kam

një përgjigje për zonjën Balluku, e cila erdhi këtu dhe kishte marrë një zell të jashtëzakonshëm për të. Dy minuta, se e kisha kohën për replikë se më përmendi em-rin, më lejoni dy minuta se më përmendi emrin dhe nuk isha në sallë”, deklaroi Hajdari. Por nënk-ryetarja Hysi ia ndërpreu fjalën. “Ndërpritjani fjalën të mësoheni të mësojmë rregulloren”, tha Hysi.

DEPUTETJA HAJDARI “PËRPLASET” ME VASILIKA HYSIN

Page 7: Zbardhet pasuria e politikanëve, Meta e Kryemadhi ... · llogari bankare me vlerë 60 mijë paund Yuri Kim mesazh politikës shqiptare: Çdo rotacion Faqe 10 politik i shërben demokracisë,

.............GAZETA SOT E Premte 10 Korrik 2020 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Qeveria sfidon PD-LSI: PS është gati për listat e hapura, koha të flasin Basha e Kryemadhi se a e duan ndryshimin e sistemit

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur dje opozitës brenda e jashtë Parlamentit, lidhur me debatin për paktin e reformës zgjedhore dhe listat e hapura. Nga foltorja e Kuvendit e teksa iu përgjigj deputetit Murrizi, zonja Spiropali sfidoi dy opozitat, kur theksoi se Partia Socialiste është e hapur për diskutime për listat e hapura. Madje, deputetja Spiropali i kërkoi Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit që të flasin hapur nëse i duan listat e hapura, pasi sipas saj, PS-ja është gati. “Nëse do të kishte një konkurs të kapacitetit

për të duruar, kjo shumica do të dilte kampione botërore, ne do të fitonim medalje në vendin e parë se na ne kërkohet jo vetëm, “ç’ujë i dhe gomarit dhe a e piu gomari”. Nuk e thash më kot, se dje po dëgjoja disa nga reagimet e tyre që më shumë pëllasin sesa flasin. Një ishte, një lider i një partie të vogël, që pretendonte se ajo marrëveshje nuk votohej këtu ashtu, do të dilnin nga zgjedhjet dhe do të bojkotonin procesin dhe do të shpallin revolucionin. Një lider i një partie të vogël që është kontrabanduar në listën e PD-së duke deformuar verdiktin e zgjedhësve.

Revolucionin le ta bëjë, por mirë do të ishte të futej në ato listat e partisë së tij duke respektuar pragun duke parë sa i vlen lëkura. Këta dre-jtuesit e partive që na kërcënojnë me fjalorin që e kanë zakon, pretendon t’u japim çfarë duan dhe ne të mos kemi interesa. Pretendojnë të jemi ushtarë të bindur të një çete të shpartalluar që janë jashtë. Edhe me ju kemi disa rezerva, se na drejtoheni me terma “diktator apo sulltan” dhe t’u thotë po ju si e doni, të pjekur apo gjysmë të pjekur. Tani të përgjigjet Lulzim Basha, i do ai listat e hapura siç ka deklaruar me Monika

Kryemadhin, apo jo, pasi ne jemi të hapur. Ne do të votojmë një marrëveshje të negociuar patjetër, por të votuar në Kuvend, jo në rrugë”,deklaroi ajo. Ndërkohë, sa i takon listave të hapura, zonja Spiropali një adresim e pati edhe për shoqërinë civile. “Po Shoqëria Civile, ku është që doli i tha, lista të hapura nuk i duan rilindasit, ja ku e kanë, po themi i votojmë, këta pse janë fshehur këta, e kishin seriozisht këta që donin t’i jepnin popullit të drejtën për të zgjedhur, apo ishin ca masha të masha Bashës që për vete është mashë”, nënvizoi ministrja Spiropali.

Rigels SELIMAN

Partia Socialiste duket se është tërhequr nga pazaret me opozitën paralementare sa i takon reformës zgjedhore.

Opozita e re ka kushtëzuar votën e saj për marrëveshjen e dakordësuar mes mazhorancës dhe opozitës jo parlamentare mbrëmjen e 5 qershorit me justifikimin se ajo nuk do të ka-lojë në Kuvend pa u plotësuar më parë kërkesat e artikuluara prej saj, sikundër është ndryshimi i sistemit zgjedhor në lista të hapura. Për këtë arsye kryeministri Edi Rama dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kanë pas-ur disa takime me përfaqësues të opozitës paralementare, me qëllim gjetjen e gjuhës së përbashkët për të votuar draftin e 5 qershorit. Por deri më tani takimet mes palëve nuk kanë prodhuar asgjë, ndërkohë që koha po ikën, pasi po afron 30 qershori, kohë kur skadon edhe afati që kjo marrëveshje e dakordësuar mes PS, PD dhe LSI të votohet ose rrëzohet në Kuvend. Për këtë arsye, dje në zyrën e Taulant Ballës ka trokitur ambasa-dorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, “në tokën” e së cilës, u firmos marrëveshja në 5 qershor dhe që nuk përfshin askund ndryshimet kushtetuese të propozuara nga një tjetër palë, si-kundër është opozita parlamentare.

Pas ultimatumit amerikan, PS tërhiqet nga pazaret

Gazeta ka mësuar se takimi i zhvilluar në kryesinë e Kuvendit kishte si qëllim ruajtjen e marrëve-shjes së firmosur nën bekimin e ndërkombëtarëve, duke shmangur në këtë mënyrë debatin e dytë që po ndodh në Kuvend, ajo për ndryshimet kushtetuese që do duhet të ketë një konsultim shumë të gjerë sesa një grup deputetësh që politikisht nuk përfaqësojnë më as opozitën në Ku-vend. Përpjekja e ndërkombëtarëve për të qëndruar tek pakti i parë, pa u fokusuar tek një tjetër debat që në thelb do të trazonte ekuilibrat politikë në vend, është një sinjal i qartë për vetë mazhorancën, se Kushtetuta nuk duhet të preket. Madje, sikundër thek-suan burime nga ky takim, zonja Kim ia ka bërë të qartë zotit Balla, ndërsa i ka vendosur si ultimatum që të voto-jnë marrëveshjen e dakordësuar mes

Valteri thumbon Spiropalin: 15 deputetë

të PS duan listat e hapuraDeputeti i opozitës së re, Halit

Valeri ka zbuluar ditën e djeshme se përveç 39 deputetëve të opozitës parlamentare që duan listat e hapu-ra, janë dhe 10-15 nga mazhoranca. Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Valteri i është drejtuar ministres së Shtetit, Elisa Spiropali, ndërsa i ka kërkuar që të mos e hedhë topin sa nga Presidenca tek PD, pasi për opozitën parlamentare, pa lista të hapura nuk kalon asnjë ligj tjetër në Kuvend. “Ne jemi opozita parlamen-tare që prej 1 viti ju kemi depozituar 39 firma për ndryshim sistemi. Jemi po ata 29 deputetë që duam sot lista të hapura, madje edhe 10-15 kolegë të mazhorancës i duan dhe e kërkojnë me insistim. Hidheni topin sa nga Presidenca tek SHQUP-i, nuk na shërben aspak. E keni dashamirësinë e propozimin e keni në tavolinë. Merreni seriozisht, pasi asnjë ligj tjetër nuk do kalojë pa dakordësinë e ndryshimit të sistemit në lista të hapura”, deklaroi Valteri.

Malo: Tavo, një mjeran që shkeli mbi betimin

e HipokratitDeputetja e Partisë Socialiste,

Artemis Malo i është përgjigjur sërish dje ish-deputetit të LSI, Vangjel Tavo, i cili pak ditë më parë akuzoi qeverinë “Rama” se dështoi me menaxhimin e situatës së pandemisë së Covid-19. Nga foltorja e Kuvendit, zonja Malo edhe pse nuk e ka përmendur me emër, i kujtoi ditën e djeshme ish-de-putetit Tavo se është një mjeran që shkeli mbi betimin e Hipokratit. “Me dëshpërim, sërish përballemi më me shumë njëri-tjetrin, sesa me hallet që na kanë zënë! Frymë negative dhe ten-denca kritikuese, vend e pa vend, për më tepër, nga ish-kolegët tanë! Duhet të ishit këtu, të nderuar kolegë, me ne, me shqiptarët, sepse braktisët anijen dhe bërtisni nga bregu! Ajo që di me siguri është se, kushdo që iu betua Hipokratit, dje, sot dhe nesër, duhet ta kishte prioritet, qofshin mjekë- politikanë, a politikanë-mjekë, mbeten mjekë gjithsesi”, deklaroi deputetja e PS, Artemis Malo.

Pas ultimatumit amerikan, PS tërhiqet nga pazaret me opozitën parlamentare, pakti i 5 qershorit hidhet në votim më 23 korrik

Mazhoranca qetëson Bashën: I qëndrojmë marrëveshjes, Kodin e ri Zgjedhor do e votojmë

palëve në 5 qershor dhe se sipas saj, ky pakt duhet të kalojë në Kuvend ashtu siç 4 përfaqësuesit e Këshillit Politik ranë dakord.

Pakti i 5 qershorit më 23 korrik hidhet në votim

Por pas ultimatumit amerikan, Partia Socialiste duket se është tërhequr nga pazaret me opozitën parlamentare, me të cilën po bën lojën “tërhiq e mos e këput”. Sinjalet i ka dhënë dje vetë Taulant Balla, njeriu i cili ka marrë përsipër që në emër të Edi Ramës të negociojë me opozitën e re parlamentare. Nga foltorja e Kuvendit, por më pas edhe gjatë një mbledhje që zhvilloi me grupin parlamentar socialist, zoti Balla u ka bërë të qartë vartësve të tij se PS i qëndron vendimit për të zbatuar marrëveshjen me opozitën, të nënshkruar në rezidencën e amba-sadores amerikane. Po kështu, sipas burimeve nga mbledhja e grupit, Balla ka dhënë edhe një datë për

Kryetari i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh dje në Kuvend se PS-ja ndodhet mes opozitës parlamentare dhe asaj joparlamentare që vendosin kushte, por shtoi se duhet ta harrojnë faktin se u bëjnë dot presion socialistëve. “Nuk e kuptoj çfarë kërkojnë, këta bëjnë pre-sion duke ikur, Luli bën presion të votohet marrëveshja. Po kjo partia që unë përfaqësoj ka të drejtë që të kërkojë?

Jemi dakord nëse hapen listat, por ka disa rregulla, pasi nëse hapen listat, fleta e votimit bëhet një libër me 100 faqe. Prandaj janë të lidhura me njëra-tjetrën. Por ju lutem, kjo histori që ju vini kushte duke ikur, ata duke bërtitur. Kush mendon se mund të na bëjë presion, opozita brenda apo jashtë Parlamentit, për marrëveshje ta harroni, nga bojkoti nuk jemi suprizuar”, deklaroi Balla.

BOJKOTI DHE SULMET E 2 OPOZITAVE, BALLA: HARROJINI KËRCËNIMET

votimin e Kodit të ri Zgjedhor, që sipas tij do të jetë 23 qershori. “Me plotësimin e afateve sipas procedurës parlamentare do prezantohet në kohë në Komisionin e Ligjeve. Në dt 23 Korrik ne do të kemi vullnetin për të votuar Kodin Zgjedhor të ri sipas marrëveshjes. Ndërkohë, respektojmë vendimin e opozitës

parlamentare në kërkesat e saj për përmirësimin e reformës zgjedhore në Shqipëri”, mësohet të jetë shpre-hur Balla. Ndërkohë, mësohet se kreu i grupit socialist, Taulant Balla ka zbuluar gjithashtu se votimin e re-formës zgjedhore ia ka kërkuar edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim gjatë takimit që zhvilloi me të.

Kryetari i grupit të Partisë Social-iste, Taulant Balla mori dje fjalën në Kuvend pas largimit të opozitës nga seanca plenare duke i bërë thirrje që të rikthehet dhe se për PS hapja e listave nuk është tabu. “Ne do të vijo-jmë komunikimin te “Ligjet” për një hapje të listave, jo të plotë si një hap të parë. Për mua është e rëndësishme që Kuvendi i ardhshëm të ketë sa më shumë barazi gjinore. Prandaj temat

tuaja që nuk prekin marrëveshjen jemi gati t’i diskutojmë dhe ndërkohë, për çështjet e tjera puna e Kuvendit duhet të vijojë. Thirrja ime është që opozita parlamentare të rikthehet, e mirëkuptoj arsyen si një presion që shumica nuk i ka mundësitë ta kalojë e vetme marrëveshjen. Për ne listat nuk janë tabu, por të gjejmë të gjitha modalitetet, të shkojë në dobi të pro-cesit transparent”, deklaroi dje Balla.

PS: HAPJA E LISTAVE NUK ËSHTË TABU PËR NE

Me plotësimin e afateve sipas pro-

cedurës parlam-entare do prezan-tohet në kohë në Komisionin e Lig-

jeve. Në dt 23 Ko-rrik ne do të kemi

vullnetin për të votuar Kodin Zg-jedhor të ri sipas

marrëveshjes...

Page 8: Zbardhet pasuria e politikanëve, Meta e Kryemadhi ... · llogari bankare me vlerë 60 mijë paund Yuri Kim mesazh politikës shqiptare: Çdo rotacion Faqe 10 politik i shërben demokracisë,

GAZETA SOT8 E Premte 10 Korrik 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

PS siguron mbi 84 vota për reformën zgjedhore, përçahet opozita parlamentare, disa deputetë

deklarojnë votën pro draftit të 5 qershorit

Murrizi: Ata që votojnë pro draftit janë tradhtarë dhe të pamoralshëm

PD kundër ndryshimit të sistemit: S’mund të shkohet përtej paktit të 5 qershorit, nuk është momenti tani për hapje listash

Partia Demokratike ka dalë kundër negoci-atave me opozitën parlamentare për reformën zgjedhore. Partia Socialiste ka intensifikuar lëvizjet për të shkuar tek heqja e koalicioneve apo listat e hapura. Por, PD dje ka reaguar zyrtarisht për këtë çështje. Përmes një njoftimi për shtyp PD kërkon të hiqet dorë nga çdo lloj propozimi që zhbën faktin e 5 qershorit. Sipas PD nuk janë të nevojshme diskutimet e kota për një çështje që përfshihet tek 15 kushtet e BE. “Palët në Këshillin Politik kanë firmosur marrëveshjen për reformën zgjedhore më 5

Qershor, me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e SHBA dhe BE. Partia Demokratike nuk është kundër diskutimit për rishikimin e sistemit zgjedhor, por kjo kërkon një reformim të plotë të sistemit kushtetues për të cilën PD ka një propozim konkret. Ndaj, hapja në këtë moment, e diskutimit për sistemin zgjedhor është vetëm alibi e Edi Ramës për të vonuar kodifikimin në Parlament të dakordësisë së 5 Qershorit, që është një kërkesë e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, si dhe 1 nga 15 kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit me

BE. Çdo veprim i njëanshëm në këtë drejtim do të përbënte prishje të marrëveshjes konsen-suale të 5 qershorit, me pasoja për vendin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë”, deklaron PD. Sipas PD hapja e bisedimeve nuk mund të ndodhë me qeverinë që vjedh votën dhe kërkon të bëjë pazare, por është koha që të veprohet me transparencë dhe qytetarëve t’u jepet mundësia të zgjedhin përmes votës së tyre dhe jo thjesht të votojnë. Ndërsa shtoi se nuk është momenti për të hapur lista sepse ashtu siç rekomandon dhe OSBE/ODIHR është e palejueshme të bëhen

ndryshime 1 vit para zgjedhjeve. “Kjo nuk mund të ndodhë në kushtet e kriminalizimit të Parla-mentit dhe të qeverisjes, në kushtet e blerjes së votës nga pushteti dhe mosndëshkimit të këtij krimi nga drejtësia. Reforma kushtetuese, ku përfshihet edhe çdo ndryshim i mundshëm i sis-temit zgjedhor nuk mund të jetë një pazar i fundit të korrikut. Ky proces duhet të jetë transparent dhe vendimmarrja duhet t’u përkasë qytetarëve, përmes referendumit popullor. OSBE/ODIHR ka konfirmuar se ndryshime të tilla nuk mund të ndodhin një vit para zgjedhjeve”, thekson PD

Esmeralda HIDA

Mazhoranca duket se ka siguruar votat e nevojshme për të miratuar draftin e 5 qershorit për reformën

zgjedhore. Ditën e djeshme 5 deputetë të opozitës parlamentare dhe i përjashtuari nga Partia Socialiste, Gjetan Gjetani, deklaruan se do të votojnë marrëveshjen PS-PD. Sipas përllogaritjeve duket se PS ka siguruar votat për të kaluar në draft. Grupi socialist ka 74 deputetë. Nëse shtojmë 3 deputetë të PDIU dhe Robert Bitrin shkohet në 78 vota. 6 deputetë kanë deklaruar votën pro, pra janë fiks 84 votat e nevojshme për miratim të marrëveshjes.

Përçahet opozitaSakaq i pari deputet që u shpreh pro

marrëveshjes dhe deklaroi publikisht se do të votojë pro draftit ishte Artur Roshi. Në një deklaratë për shtyp ai tha se bashkë me disa deputetë, ata do japin votën pro marrëveshjes, pasi është dhe një nga kushtet e Bundestagut gjerman për çeljen e negociatave me BE. “Është një marrëveshje e mbështetur nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë. Për sa i përket prekjes së Kushtetutës, ajo përm-bledh të drejtat natyrore të qytetarëve. Ajo është simbol i unitetit dhe emocion-eve ndërkombëtare dhe ndërhyrja nuk duhet bërë në mënyrë të njëanshme. Partia Balli Kombëtar është një parti e hapur dhe ne kemi dalë gjithmonë mbi veten. Ne do të jemi pro kësaj marrëve-shje, ne nuk morëm atë që deshëm, por është ajo që i duhet vendit. Ne para integrimit nuk mund të zgjedhim një rrugë tjetër, pasi ajo është kusht për hapjen e negociatave”, tha ai. Nga ana tjetër për t’ju përgjigjur dhe akuzave të PD, se po përdoren nga kryeministri ka reaguar në një prononcim për mediat, deputeti Lefter Maliqi pohoi se votat për të miratuar këtë reformë janë plotësuar, duke treguar këtu se opozita në Kuvend nuk është e blerë nga kryeministri Edi Rama. “I mbyturi i thotë popullit u mbyt. U bëj thirrje edhe të tjerëve që të mos përdoren. Të dëgjojmë ndërkombëtarët dhe vendi të shkojë në zgjedhje. Të vijmë sa më shpejt dhe votat janë. 11 deputetë të tjerë do votojnë. Vendi është në krizë dhe me këto pagat e listës është akoma më në krizë. Reforma zgjedhore është një nga kushtet dhe duhet realizuar. Rama të votojë hapur, nuk ka nevojë për fshehtësi. Ai nuk e përçau dot opozitën

Bundestagu gjerman: Votoni marrëveshjen

e 5 qershoritBundestagu gjerman hedh posh-

të mundësinë për ndryshime në mar-rëveshjen e 5 qershorit. Konkretisht një nga drejtuesit kryesorë të CDU\CSU në Bundestagun gjerman, Jo-hann Wadephul përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka që kërkuar palët shqiptare të miratojnë draftin për zgjedhoren pa bërë ndryshime në të. Ndërsa theksoi këtu se kjo është një nga 15 kushtet e vendosura nga BE për Shqipërinë, ai shprehu keqardhjen që ky vendim nuk është miratuar më parë. “Shpreh keqardh-jen që marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar akoma. Aprovimi me konsensusin e partive politike i reformës zgjedhore, pa asnjë ndrys-him, si dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Nxis të gjitha palët, e në veçanti deputetët, ta finalizojnë këtë kriter të rëndësishëm. Forca Shqipëri”, shkruan në Twitter Wadephul.

Nënkryetari i KQZ: Jam kundër listave të hapura

Kundër listave të hapura është shprehur edhe zëvendëskryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba. Gjatë një interviste tel-evizive ai tha se listat e hapura nuk do të jenë në të mirë të popullit, përkun-drazi do të sjellin degradim të zg-jedhjeve dhe deputetëve. Prandaj ai vetë u shpreh pro mbajtjes së listave të mbyllura.“Mendon që me gjithë këtë insistim që po bën opozita sot në Parlament, sot deputetët e saj ishin në Parlament, por jo brenda sallës, shkuan thjesht për votim. Sistemi që do të prodhohet duke insistuar ata që të ndryshojnë, do të prodhojë një kualitet më të mirë parlamentar. Është ngritur një tymnajë dhe më vjen keq, njerëzit kanë një perceptim sa më shumë dy forcat më të mëdha politike, PD-PS, tek PS-ja janë diçka më liberal, po tentojnë të mbajnë listat e mbyllura, aq më shumë njerëzit mendojnë që listat e hapura do të sjellin begatinë. Në fakt listat e hapura e sigurt që begatinë nuk do ta sjellin në këtë vend, por druaj se mund të sjellin dhe cënim, degradim të cilësisë së deputetëve”, tha ai.

reale”, tha ai. Votën pro deklaruan edhe Fatjona Dhimitri me Gjetan Gjetanin.

Ja reagimi i Myslim MurrizitDeklaratat e 5 deputetëve për votën

pro të marrëveshjes ka revoltuar tepër deputetin e opozitës së re, Myslim Mur-rizi. Ky i fundit përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar me ironi veprimin e deputetëve, duke thënë se ata janë tradhtarë dhe hajdutë si palët e marrëveshjes. “Hajdutët e politikës shqiptare dhe spurdhjakët politikë që harxhojnë paratë e vjedhura për të gjetur suflerë nga jashtë për të ruajtur karriget e pushtetit nuk mund të mba-jnë peng 5 milionë shqiptarë. Koha kur një Gjerman i jepte urdhër Europës ka perënduar më datë 9 maj 1945. Deklara-tat e sotme të 6 deputetëve legjitimon kthimin zyrtar të PD dhe LSI në Kuvend.

Tashmë “kauza” e 20 shkurtit 2019 kur PD dhe LSI dogji mandatet, paska qenë hakmarrje ndaj deputetëve që ishin në Kuvend deri në atë kohë. I uroj suksese rikthimit të PD dhe LSI në Parlament, por duhet të rihapin tenderin për të gjetur edhe 1 deputet tjetër që të arrijnë formimin e një grupi parlamentar miks me emrin PISDAL”, shkruan Murrizi. Ndërkohë Murrizi deklaroi se ata nuk kanë për të arritur të mbledhin të 84 votat e nevojshme, pasi qytetarët duan lista të hapura dhe ashtu do të veprohet. “Shqipëria dhe shqiptaret nuk hyjnë në BE nga firma e asnjë hajduti që kanë mbajtur Shqipërinë jashtë Europës prej 30 vitesh. Sado të përpiqen trastaxhin-jtë për të arritur numrin 84 me vemje pa pigment, pa këllqe dhe pa moral në kundërshtim me atë që vetë kanë deklaruar prej 13 muajsh. Kurrë nuk

Pro marrëveshjes PS-PD është shprehur edhe deputetja Suzana Topi, e cila kërkoi miratimin sa më parë në Ku-vend të draftit. “Konfirmoj qëndrimin tim në mbështetje të 5 qershorit. Konfirmoj votën pro për ketë dakordësi, pa asnjë ndryshim tjetër. Tashmë Parlamenti e ka shumicën e nevojshme për të votuar një orë e më parë dakordësinë e 5 qershorit dhe për t’i qëndruar korrekt konsensusit, duke mos ndërmarrë asnjë ndryshim të njëanshëm që cenon konsensusin e

arritur mes forcave politike. Shqipëria e ka vendin vetëm në Europën e Bashkuar. Qëndrimi dhe vota ime është dhe do të mbetet në funksion të integrimit sa me të shpejtë në Europë. Kësaj i shërben dhe votimi i Kodit Zgjedhor, pa asnjë ndryshim tjetër të njëanshëm. Ky është plotësimi i një nga 15 kushtet për hapjen e negociatave. Ftoj mazhorancën që t’i qëndrojë zotimit dhe të sjellë në Kuvend Kodin Zgjedhor sa më parë për t’u votu-ar" shkruan Topi.

SUZANA TOPI: MBËSHTES MARRËVESHJEN E 5 QERSHORIT

Si 5 deputetët e opozitës parlam-entare edhe deputeti Gjetan Gjetani mbajti të njëjtin qëndrim pro mar-rëveshjes së 5 qershorit. Përmes një deklarate për mediat ai tha se opozita është pro kësaj marrëveshje, duke shtuar këtu se draftin e mbështet edhe SHBA. “Jemi pro marrëveshjes. E siguroj Ramën dhe mazhorancën që janë votat. Marrëveshja ka marrë pëlqimin e BE dhe SHBA. Marrëve-shja është arritur në ambasadën e SHBA-ve. Pra të gjithë janë pro mar-rëveshjes. Ndaj i bëj thirrje PS që të kalojë marrëveshjen në Komisionin e Ligjeve”, theksoi ai.

GJETAN GJETANI: JAM PRO

MARRËVESHJES SË 5 QERSHORIT

1. Artur Roshi2. Besnik Troplini3. Fatjona Dhimitri4. Lefter Maliqi5. Suzana Topi 6. Gjetan Gjetani

emrat që deklaruan votën pro

6

do ja arrijnë dot. Shqiptarët duan lista të hapura dhe nuk mund t’i ndalojnë dot një grusht individësh që janë sot në Parlament, por prej 25 vitesh kanë kandiduar për drejtor”, shkruan ai.

Page 9: Zbardhet pasuria e politikanëve, Meta e Kryemadhi ... · llogari bankare me vlerë 60 mijë paund Yuri Kim mesazh politikës shqiptare: Çdo rotacion Faqe 10 politik i shërben demokracisë,

.............GAZETA SOT E Premte 10 Korrik 2020 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Raporti/ Vetingu në polici dështim, vonesa të shumta me seancat dëgjimore, futja

në lojë e SHÇBA nuk siguron objektivitet

IDM raport mbi procesin e vetingut në polici

Kushtetuesja, KLGJ hap 5 vende të lira në Gjykatën e Lartë, ndërkombëtarët shtojnë presionet ndaj Tushës

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të hapë vakanca të reja në Gjykatën e Lartë, në kuadër dhe të kërkesave nga Kuvendi. Gazeta e tha pak ditë më parë se SHBA dhe BE ndërhynë në këtë mes. Por pas konsultave me ta, dje është vendosur që të hapen 5 vende vakante. Plotësimi i Gjykatës së Lartë do të mundësojë më pas dhe ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. “Duke mbajtur në konsid-eratë, plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, Këshilli vendosi hapjen e procedurës së ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqtarëve, për 5 (pesë) pozicione të lira, 4 në fushën e të drejtës penale dhe 1 administrative dhe fillimin e proce-

durës së përshpejtuar të vlerësimit etik dhe profe-sional viti kalendarik 2019, për gjyqtarët që kanë plotësuar deri tani 3 kushtet ligjore të kandidimit për ngritje në detyrë në këtë gjykatë”, thuhet në deklaratë. Më tej Këshilli, vendosi rihapjen e pro-cedurës së komandimit për inspektor nga radhët e gjyqtarëve në zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë si dhe rihapjen e procedurës së koman-dimit për dy pozicione të shërbimit civil nga radhët e gjyqtarëve, në Ministrinë e Drejtësisë. Më tej Këshilli vendosi verifikimin e tre kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, të kandidatit z. Enton Dhimitri

si dhe vijimin e verifikimit për kriteret e tjera të kandidimit. Në kuadër të ngritjes së Gjykatës Kus-htetuese kanë shtuar lëvizjet dhe ndërkombëtarët. Dje ambasadori britanik ka takuar nënkryetaren e KED, Vitore Tusha. “Zj. Tusha e njohu ambasadorin Norman me problematikat dhe vështirësitë që ka hasur gjatë këtyre viteve të krijimit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe theksoi angazhimin maksimal të anëtarëve të tij, si gjatë vitit 2019, kur ky këshill vendosi themelet e një procesi shumë të rëndësishëm kushtetues, atë të përzgjedhjes së anëtarëve të parë në Gjykatën Kushtetuese. Procesi për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese

është me rëndësi të veçantë për funksionimin e shtetit ligjor dhe për këtë arsye, bazuar edhe në rekomandimet e Komisionit të Venecias, KED 2020 ka marrë të gjitha masat për përfshirjen e tyre në aktet rregullatore të KED. Gjatë takimit ambasadori Norman u shpreh se reforma në drejtësi është një moment shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, proces i cili duhet të çohet deri në fund. Ambasadori britanik theksoi se KED për nga natyra e vet ka pasur gjithmonë vëmendjen e ndërkombëtarëve, duke shprehur me këtë rast mbështetjen e tij publike dhe personale në ndihmë të këtij këshilli”, njoftoi KED.

Vetingu në polici mund të cilësohet me plot gojën dësh-tim. Seancat e fundit dëg-jimore janë mbajtur që në

shkurt ndërsa tani nuk ka asnjë sinjal për të kaluar në skaner efektivët e ren-dit. Gazeta ka thënë disa herë se nëse vetingu bëhet si duhet, policia mund të boshatiset pasi pjesa më e madhe e policëve dhe e drejtorëve janë me pasuri sheikësh. Shumica kanë disa apartamente dhe biznese të siguruar nga krimi e korrupsioni. SHÇBA duket se i ka të dhënat dhe po shtyhet sa më shumë procesi. Në të njëjtën linjë është dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, i cili ka prezantuar dje raportin e monitorimit të vetingut në polici për periudhën 1 mars 2018-1 maj 2020. “Procesi i vlerësimit kalimtar të punonjësve të policisë ka ecur me ritme të ngadalta, duke filluar me rreth 9 muaj vonesë nga afati i parashikuar fillimisht. Aktualisht janë shortlistuar për vlerësim vetëm 23% e subjekteve të fazës së parë, ndërkohë që gjatë periudhës nëntor 2019–mars 2020 janë vlerësuar vetëm 16% e subjekteve të shortlistuara. Vone-sat lidhen kryesisht me konstituimin e organeve të vlerësimit, nxjerrjen e akteve nënligjore për mbarëvajtjen e gjithë procesit, ngritjen e kapaciteteve të anëtarëve të KJV-së dhe sekretariatit teknik, si dhe infrastrukturën financiare dhe logjistike të nevojshme në funksion të procesit. Në intervistat e thelluara me përfaqësues të autoriteteve e grupeve të interesit është theksuar se shkak i vonesave është edhe pamjaftueshmëria e burimeve njerëzore të KJV-së dhe vonesa në marrjen e informacionit të duhur për vlerësimin e subjekteve bren-da afatit 15 ditor nga dërgesa e kërkesës për informacion, siç përcaktohet në ligj”, thuhet në raport.

Futja në lojë e SHÇBAPasi në krye të Ministrisë së

Brendshme u vendos Sandër Lleshaj u bënë ndryshime në ligj, ku u vendos që për nivelin e ulët të jetë Shërbimi për Çështjet e Brendshme ai që do të kryejë verifikimet. Por për IDM, futja në lojë e SHÇBA rrit dyshimet ndaj procesit, pasi nuk ka shumë objektivitet. “Modeli i zgjedhur për zbatim me dy faza dhe me përfshirjen e SHÇBA-së do të mund të përmirësojë kostot e kësaj reforme, por ka nevojë të sigurojë publikun me instru-mente që garantojnë paanshmërinë dhe

Ja gjetjet e IDM në procesin e vetingut në polici∎ Procesi ka ecur me ritme të

ngadalta si në aspektin ngritjes së strukturave të vetingut ashtu edhe në vlerësimin e subjekteve. Aktualisht janë vlerësuar rreth 16% të subjekteve të shortlistuara.

∎ Mbështetja institucionale për funksionimin e KJV është e pam-jaftueshme për të siguruar mbarëva-jtjen efektive të procesit.

∎ Interesi i ulët i publikut dhe i grupeve të interesit për të mbikëqyrur këtë proces ka luhatur besimin e pub-likut ndaj tij.

∎ Transferimi i vetingut drejt një strukture të qëndrueshme in-stitucionale si ajo e SHCBA-së, nuk ofron garanci të mjaftueshme për të siguruar objektivitetin dhe pavarësinë e procesit.

∎ Institucionet e angazhuara në procesin e vetingut dhe strukturat zbatuese të tij nuk sigurojnë trans-parencë të lartë dhe gjithëpërfshirje të plotë të publikut dhe grupeve të interesit në këtë proces.

∎ Vonesat e procesit lidhen fil-limisht me konstituimin e vonë të vet BP-së, 20 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit, ndërkohë që vetë ligji detyron publikimin e thirrjes për kandidatët anëtarë të KJV-së brenda 10 ditëve pas hyrjes në fuqi të tij, sipas nenit 11, pika 1.

∎ Më tej, arsyeja vendimtare e vonesës u shkaktua nga procedura ndërinstitucionale për vendosjen dhe përllogaritjen e pagave të organeve të vetingut, që u përfundua me nxjerrjen e VKM-së nr. 14, datë 16.1.2019, për trajtimin financiar të punonjësve në organet e vlerësimit kalimtar, afro 8 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit, nga 1 muaj që ishte afati ligjor.

∎ Mospërcaktimi në kohë i kriter-it të pagës shkaktoi paqëndrueshmëri të listës së aplikuesve fitues, të cilët nuk qenë të gatshëm të ndryshojnë punëdhënësit e tyre, pa ditur efek-tin financiar të vendimit. Çështja u problematizua nga përfaqësuesja e Bordit Përzgjedhës gjatë 2 seancave të nënkomisionit parlamentar përkatës, e cila theksoi se shqetësimi ndahej edhe nga partnerët.

“Nga të dhënat e mbledhura gjatë intervistimit raportohet se aktualisht SHÇBA-ja ka ngritur një struk-turë të brendshme me 45 persona, të cilët janë duke u trajnuar në lidhje me procedurat e vetingut. SHÇBA-ja do të kryejë procesin e vlerësimit të komponentëve të pastërtisë së figurës, vlerësimin e aftësive profesionale dhe atë të pasurisë. SHÇBA-ja ka përvojë në kryerjen e vlerësimit për të dy kriteret e para. Përfaqësues të saj raportojnë se disponojnë të gjithë informacionin e duhur

për vlerësimin e pastërtisë së figurës dhe aftësive profe-sionale në databazën e tyre të informacionit. Vështirësia më e madhe për këtë strukturë mbetet vlerësimi dhe ver-ifikimi i pasurisë, të cilat edhe pse janë pjesë e objektit të veprimtarisë së Shërbimit sipas nenit 5, pika ç e ligjit nr. 70/2014, nuk janë veprimtari të lëvruara gjatë punës së tij. Megjithatë, për t’i paraprirë vështirësive, SHÇBA-ja është duke i trajnuar punonjësit në lidhje me vlerësimin financiar”, thuhet në raport.

VËSHTIRËSITË QË PO HAS SHÇBA

të para, por mungesa e efektivitetit në kohë e procesit po e dëmton seriozisht besueshmërinë e tij dhe pritshmërinë se, ndryshe nga ç’ka ndodhur në përp-jekjet e mëparshme, këtë herë procesi do të përfundojë me sukses dhe do ta forcojë integritetin e Policisë së Shtetit. Institucionet e angazhuara me hartimin e politikave, kuadrit ligjor dhe zbatimin e procesit të vlerësimit kalimtar dhe peri-

odik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së RSH-së dhe SHÇBA-së duhet të rivendosin dhe të thellojnë bashkëren-dimin dhe konsultimin e ndryshimeve ligjore dhe rregullative me grupet e interesit, partnerët ndërkombëtarë dhe publikun”, thuhet aty. Sipas IDM, procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës për shkak të masivitetit që ka, impaktit dhe përfi-timeve të publikut.

“Formulari i deklaratës së pas-urisë është perceptuar nga të in-tervistuarit si më i vështiri për t’u plotësuar, pasi kërkonte saktësi në llogaritje dhe mbështetje në doku-mentacion. Ndërkohë, dokument-acioni nga institucionet herë nuk gjendej dhe herë jepej me vonesë. Sipas të dhënave të sindikatës

së punonjësve të PSH-së, rreth 20% e punonjësve kanë raportuar vështirësi gjatë plotësimit të këtij formulari. Informaliteti i aktivitetit ekonomik apo qiradhënies si dhe problemet me pronësinë e pasurive të paluajtshme ndikuan aftësinë e subjekteve për ta plotësuar doku-mentacionin”, thuhet në raport

PROBLEME ME DEKLARIMET

pavarësinë e reformës. Ndryshimet e fundit ligjore, ecuria e ngadaltë e procesit dhe rezultatet të cilat nuk janë ende të prekshme nga publiku e kanë zbehur besimin në arritjen e objektivave të reformës. Për këtë qëllim, nevojitet një rikthim serioz i vëmendjes së institucion-eve drejt këtij procesi, duke siguruar mbështetje politike dhe institucionale, kapacitete të nevojshme financiare, log-jistike, burime njerëzore dhe asistencë teknike për të mundësuar efektivitetin e procesit, korrigjuar ngadalësinë dhe zvarritjet e deritanishme, si dhe për të ng-jallur besimin e publikut dhe grupeve të interesit në këtë reformë”, thuhet më tej.

Braktisja e procesit Në raportin e IDM theksohet se

institucionet përgjegjëse nuk po e mbështesin procesin. Sipas tij, nëse vi-johet në këtë mënyrë, vetingu në radhët e uniformave blu rrezikon dyshimin. “Mbështetja politike dhe institucionale për prioritarizimin e reformës do të siguronte konsolidimin e praktikave të komunikimit ndërinstitucional, si dhe mbledhjen e përpunimin e informacionit në kohë. Ky proces është konsoliduar ndjeshëm pas përfundimit të 15 rasteve

Page 10: Zbardhet pasuria e politikanëve, Meta e Kryemadhi ... · llogari bankare me vlerë 60 mijë paund Yuri Kim mesazh politikës shqiptare: Çdo rotacion Faqe 10 politik i shërben demokracisë,

GAZETA SOT10 E Premte 10 Korrik 2020

.............

p o l i t k e www.sot.com.al

Rruga Milot-Fier, Balluku i përgjigjet opozitës, PD akuza qeverisë se do vjedhë për 35 vite shqiptarët, ja replikatMinistrja e Infrastrukturës dhe Energjisë,

Belinda Balluku i ka kthyer ditën e djeshme përgjigje opozitës, për akuzat për projektin e rrugës Milot-Fier. Referuar 4 pyetjeve të bëra publike nga Partia Demokratike, se pse nuk u bë transparenca në Agjencinë e Prokuror-imeve Publike, Balluku deklaroi nga foltorja e Kuvendit se kërkoi mendimin e ekspertëve qeveritarë, për të cilët theksoi se janë “Hill International, Dellotite”, të financuar nga Bashkimi Europian. “Javën e fundit, 7 ditë të tëra kam dëgjuar me shumë vëmendje vrerin e hedhur në media për projektin më të madh, të korridorit blu, Milot-Fier, kam pritur 7 ditë për të ardhur në këtë foltore.

Unë i përgjigjem Murrizit, Rudina Hajdarit dhe të tjerëve këtu, jo atyre që nuk i zë gjumi natën, pra nuk i përgjigjem lukunisë, apo zëdhënësve të qametit. Do ta nis nga e para. E kam ndaluar unë hedhjen e dokumenteve në APP, sepse pak minuta pas lançimit të këtij projekti ju u turrët për të hedhur zift. U kërkova ekspertëve të ndalonin, kërkova mirëkuptimin e kryeministrit dhe dëgjuam me vëmendje deklaratat tuaja dhe morëm dhe analizuam se mos ndoshta kishit ndonjë fije të vërtetë, apo ndonjë numër që na paska shpëtuar ne apo ekspertëve ndërkombëtarë. Hill International, Dellotite, këta janë ek-spertët tanë që po punojnë për ne, po kush

janë ekspertët e qametit që thonë se projekti është i fryrë? Kjo rrugë kushton 1 miliard e 118 milionë euro, do të vijë nga investitori privat përmes një gare ndërkombëtare për të ardhur me investimin më të madh dhe çmimin pagesën e rrugës më të ulët. Ua thashë përgjigjen edhe pse ju nuk meritoni asnjë përgjigje. Kush jeni ju që abuzoni me çmimet, gjithçka në këtë republikë duhet ta zgjidhim në gjykatë? 17.5 euro udhëtimi? Kush jeni ju që e nxirrni këtë çmim”, deklaroi ministrja Balluku. Ndërkohë nga ana tjetër, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku theksoi dje se rruga Milot-Fier është me koncesion të paracaktuar. Përmes një

postimi në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se fituese është kompania greke GEK Terna. Si-pas saj, gjithçka tjetër është gënjeshtër për të mbuluar vjedhjet me PPP. “Rruga 1.2 miliardë euro, Milot-Fier, e gjatë 115 km, ku 62 km janë të përfunduara, është koncesion me fitues të paracaktuar. Ajo është kompania greke GEK Terna. Gjithçka tjetër është gënjeshtër për të mbuluar hajdutin, siç ka ndodhur këto 7 vjet me çdo projekt PPP, të ideuar dhe zbatuar nga Rama. Një tjetër histori vjedhje me një barrë në kurrizin e shqiptarëve të varfëruar që do të paguhet për 35 vjet me radhë si PPP. Fakte të reja pse fituesi është paracaktuar”, deklaroi ish-deputetja Tabaku.

ARBEN MALAJ:

Amnistitë fiskale kanë efekte buxhetore simbolike në rritjen e të ardhurave gati 5-10 % të shumave të pretenduara, por ato japin efekte negative afatgjata në administrimin e tatimeve, por edhe të shtetit në tërësi. Efekti më i madh negativ dhe më afatgjatë është dëmtimi në moralitetin e taksave që nënkupton rënien e vullnetshmërisë së pagimit të tak-save nga taksapaguesit. Amnistitë penalizojnë padrejtësisht taksapaguesit e ndershëm...

Ish-ministri i Financave: Paraja kriminale synon përherë e më shumë pushtet ekonomik

Në kulmin e pandemisë qeveria ka në fokusmonedhën dixhitale dhe amnistinë fiskale, sistemi i të ardhurave do dëmtohet rëndë

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka komentu-ar projektligjin e hartuar nga qeveria shqiptare “Për

amnistinë fiskale dhe penale për subjektet që bëjnë deklarim vull-netar të pasurive”, i cili së shpej-ti do të shkojë në Kuvend për mi-ratim. Ku projektligj ka afat një vjeçar dhe mundëson amnistinë fiskale dhe penale për ata që e deklarojnë vullnetarisht pasuritë e tyre. Por gjatë një interviste për gazetën “SOT”, profesori i ekonomisë zoti Malaj theksoi se amnistia fiskale do të sjellë më shumë humbje se sa përfitime, si për buxhetin e shtetit ashtu edhe për qytetarët. Ish-ministri i Financave shpjegon se efektet e nismave të tilla janë afatshkurt-ra dhe rreziqet që i shoqërojnë janë serioze për ekonominë, ndërsa e quan absurde që në kulimin e pandemisë së Covid-19 qeveria ka në fokus monedhën dixhitale dhe amnistinë fiskale. Sipas tij, paraja kriminale synon përherë e më shumë pushtet ekonomik dhe politik.

-Profesor Malaj, qeveria ka publikuar ligjin për amnistinë fiskale, si e shihni nismën në fjalë?

Përballë fokusit dhe përg-jegjësisë që kërkon menaxhimi i pandemisë, ku numri i viktimave po rritet dhe kur për shkak të dështimit të menaxhimit të saj na janë mbyllur dyert e shumë vendeve/tregjeve dhe po na pengohet ristartimi i turizmit e ekonomisë, përballë ndalimit të përkeqësimit të ekonomisë dhe vështirësitë e rritura për ringrit-jen e ekonomisë shqiptare sepse vetë qeveria me aktin normativ

të ndryshimit të buxhetit 2020 parashikon ulje 10% të PBB-së, iniciativa të tilla ligjore si monedhat digjitale BITCOIN dhe amnistia fiskale tregojnë minimalisht se Rama ka hum-bur përgjegjësinë e fokusit të qeverisjes së vendit bazuar në prioritetet e tij dhe maksimal-isht ka simptoma të qarta për korrupsion kanceroz dhe kapjen e shtetit, pasi prioriteti i ligjeve dhe angazhimeve nuk po për-caktohet nga prioriteti i vendit, por nga prioriteti i përfituesve abuzivë.

-A është ky ligj një strategji që politika të justifikojë pasuritë korruptive gjatë gjithë këtyre viteve?

Zakonisht amnistitë fiskale i promovojnë dhe aplikojnë politikanë të dështuar dhe qeveri të dobëta në momentet më të vështira të dështimeve të tyre. Në vendet ku qeveria dështon të funksionojë në bazë të respekti-mit të shtetit ligjor, kur korrup-sioni bëhet masiv dhe kapja e shtetit vrastare, në vendet ku të gjitha indekset ndërkombëtare ngrenë alarmin për trendet përkeqësuese të lirisë ekono-mike, të besimit dhe ambientit të biznesit dhe të qeverisjes së vendit në tërësi, çdo iniciativë ligjore sado e mirë të duket në sipërfaqe, është e dështuar në thelbin e saj.

-Pse FMN dhe organizatat e tjera e kundërshtojë këtë nismë?

Amnistitë fiskale kanë efekte buxhetore simbolike në rritjen e të ardhurave gati 5-10 % të shumave të pretenduara, por ato japin efekte negative afatgjata në administrimin e tatimeve, por edhe të shtetit në tërësi. Efekti

më i madh negativ dhe më afatg-jatë është dëmtimi në moralitetin e taksave që nënkupton rënien e vullnetshmërisë së pagimit të taksave nga taksapaguesit. Amnistitë penalizojnë padrejtë-sisht taksapaguesit e ndershëm dhe favorizohen abuzuesit, ata që nuk paguajnë taksat. Efekti i dytë negativ është se pas ekspe-riencës së parë të amnistive rrit-en presionet për amnisti të tjera. Sot diferenca e fitoreve politike është shumë e ngushtë, prandaj grupe të ndryshme interesi për pastrim parash rrisin presionet mbi mazhorancat e reja, që të ndjekin rrugën e vjetër të amnistive. Pra nga një përjashtim amnistitë kthehen në një rregull, i cili dëmton vullnetshmërinë e pagimit të taksave, dëmton të ardhurat buxhetore, por edhe qeveris-jen e vendit në tërësi. Periudha midis një amnistie të re, pas asaj pasardhës mund të jetë disa vjeçare. Gjatë gjithë kësaj periudhe deri edhe 10 apo 20 vjeçare gjithmonë mbetet risku për efektet negative të amnistive fiskale, sepse kjo është një periudhë, ku tak-sapaguesit do të ulin vullnetshmërinë e pagimit të taksave, ç’ka dëmton stabi-litetin e financave publike dhe për shkak të rritjes së borxheve dëmton edhe cilësinë e rritjes ekono-mike, pasi rritjet me borxhe janë rritje ekonomike

varfëruese, ku më shumë goditen shtresat sociale me të ardhura më të ulta.

-Çfarë dëmesh apo elementë pozitivë mund të sjellë ligji në ekonomi?

Përfitimet dhe dëmet teorike dihen nga studimet e thelluara të historisë së amnistive fiskale. Ndërkohë n.q.s pyetja juaj është pikërisht për këtë amnisti, përfi-timet mund të jenë simbolike dhe jo të përhershme, ndërsa efektet negative nqs miratohet do të jenë

të thella dhe afat-gjata. Prandaj

duhet të mos votohet kjo amnisti. Rama nuk mund të këtë sjellje fodulle dhe

arrogante

me FMN, me institucionet finan-ciare ndërkombëtare me komu-nitetet e biznesit dhe as me disa studiues dhe gazetarë shqiptarë që janë kritike për këtë politikë spontane. Përvoja negative e skemave piramidale, ku qeveria e PD-së ngriu bashkëpunimin me FMN dhe BB, pasojat e rënda që prodhoi ndërprerja e bash-këpunimit e dëmtuan aq rëndë Shqipërinë se vendi u përfshi në një konflikt civil, pasojat e të cilit dhembin edhe sot. Shqipërinë nuk do ta ndihmojnë në krizë paratë informale dhe kriminale. Historia disa qindra vjeçare e zhvillimit ekonomik ka treguar se asnjë in-divid, asnjë biznes dhe asnjë vend nuk është zhvilluar mbështetur në burime kriminale. Aktivitetet dhe paratë kriminale nuk janë burimeve zhvillimi, por janë një mallkim, sepse ato nuk amnisto-hen “falas” dhe as për patriotizëm, por synojnë degët dhe aktivitetet e partneriteteve publike private

preferenciale dhe tenderat publik me fitim-prurës në ekonomi. Paraja kriminale kërkon pushtet ekonomik dhe politik kriminal. Ai zgjerohet vetëm duke blerë pushtetin politik. Shqipëria po vuan akoma kriminal-izimin që Rama i bëri poli-tikës shqiptare me dhënien pushtet politik në Kuvend dhe bashki individëve me CV kriminale. Ndërgjegjësi-mi ynë për risqet e parasë kriminale duhet të jetë mak-simal, paraja kriminale nuk na vret ballë për ballë, por

na vret përditë e më shumë kur ajo rrit influencën e saj në

politikë.Intervistoi: Rigels SELIMAN

Page 11: Zbardhet pasuria e politikanëve, Meta e Kryemadhi ... · llogari bankare me vlerë 60 mijë paund Yuri Kim mesazh politikës shqiptare: Çdo rotacion Faqe 10 politik i shërben demokracisë,

.............GAZETA SOT E Premte 10 Korrik 2020 11

e k o n o m i www.sot.com.al

Arben Ahmetaj: Do ndërtohen mbi 1000 banesa deri në fund të vitit, gati 3 mijë grantet e dyta për Durrësin

Qeveria vazhdon me procesin e rindërtimit, me qëllim ngritjen e mbi 1000 shtëpive deri në fund të 2020. Kështu ka premtuar dje ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, i cili gjatë fjalës së tij në seancën e djeshme plenare tha se, pavarësisht goditjeve që mori vendi nga fatkeqësitë natyrore qeveria nuk u ndal me procesin e rindërtimit, pasi vetëm në këta muaj ka arritur të strehojë 13 familje, duke u siguruar bonusin e qirasë, fond i cili pritet të shkojë 34 miliardë lekë. “Programi i Rindërtimit, as për shkak të COVID, as për shkak të klimës politike, nuk ka ngelur në mes të rrugës. Jemi në fazë të avancuar e 3 nga 4 programe të

menduara. Pavarësisht situatës së COVID-19, ne nuk hoqëm dorë nga rindërtimi. Në fillim të vitit kishim 10 mijë familje në çadra. Sa herë e përmendja këtë fjalë, kisha dhimbje se mendoja që një numër i madh familjesh ishin në të ftohtë apo dhe në të nxehtë. Nuk e kemi shëruar këtë plagë. Por sot 13 mijë familje janë me qira, që qeveria u ka akorduar bonusit e qirasë, i cili shkon në 2 miliardë dhe deri në fund të vitit shkon në 2.9 miliardë. Deri në fund të vitit 2020, për ta do të shkojnë në total 34 miliardë lekë”, deklaroi ai. Më tej ai bëri me dije se janë investuar gati 18 miliardë lekë. Pra 17.5 nga buxheti, dhe 500

milionë dollarë nga donatorët privatë brenda vendit, janë akoma edhe 25 miliardë lekë vitin tjetër, nga donatorët privatë. Sipas tij afati kohor i ndërtimit shkon nga 4 muaj- 5.5 muaj. Janë mbi 1000 banesa që do të presin qytetarët para 31 dhjetorit. Nga ana tjetër Ahmetaj tregoi se sot do të marrin paratë në dorë 3 mijë familje në Durrës të prekura nga tërmeti. Gjithashtu lajm i rëndësishëm është se deri në muajin nëntor të 2020 do të ndërtohen 40 shkolla, ndërsa në total do të ndërtohen 140 shkolla. “Dikush nga deputetët e Durrësit rrudhi buzët, mendon se aq para janë pak. Më thoni kur një qeveri i është

përgjigjur një nevoje kaq të madhe. Aty ka njerëz që presin të kthehen në shtëpi. Nesër në Durrës do të merren grantet e rindërtimit. 54 objekte do të trajtohen nga Kombet e Bashkuara. Para se ta mbyll një fjali që ka të bëjë me qëndrimin politik do ta them. Dikush mund të thotë që nuk keni bërë gjë veçse detyrën. Po patjetër, aty ku mund të përmirësohemi iu lutem na ndihmoni. Askush nuk iu është përgjigjur qytetarëve si ne. Nesër qytetarët e Durrësit do të marrin grantin e rindërtimit 24 milionë dollarë. 140 shkolla do të bëhen, 40 të tilla janë gati brenda 26 nëntorit të këtij viti”, u shpreh ai.

Esmeralda HIDA

Kuvendi ka miratuar dje projektligjin e hartuar nga Ministria e Financave për shtyrjen e afatit të

procesit te rivlerësimit të pasurive. Izolimin i vendit për dy muaj dha efektin e tij stopues edhe në punë e sporteleve të Kadastrës Shtetërore, duke bërë që aplikimet nga qytetarët të jenë të pakta. Për këtë arsye, duke marrë parasysh numrin e ulët të aplikimeve, Ministria e Financave i ka kërkuar Kuvendit të shtyjë sërish datën e mbylljes së procesit. Pas shqyrtimit të ligjit në Komisionin e Ekonomisë dhe përcaktimi i deta-jeve të projektligjit, dje Parlamenti miratoi vendimin përfundimtar të qeverisë për shtyrje të procesit të rivlerësimit të pronave deri në 31 dhjetor, nga 30 shtatori që ishte vendosur më parë. “Projektligji parashikon shtyrjen e afatit për riv-lerësimin e pasurisë së paluajtshme nga data 30 shtator 2020, në datën 31 dhjetor 2020. Ligji nr. 90/2019, i hartuar edhe mbi përvojën ndër vite, synoi rritjen e numrit të per-sonave që kryejnë rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, shoqëru-ar edhe me regjistrime të shumë transaksioneve pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Shtyrja me 3 muaj e afatit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme synon t’i japë kohën e mjaftueshme të gjithë individëve apo subjekteve tatimore, që janë të interesuar, që të kenë mundësi të aplikojnë dhe ta kryejnë këtë proces”, përcakton ligji. Deri më tani sipas ministres në bux-het janë arkëtuar nga rivlerësimi vetëm 100 milionë lekë, nga 4 mil-iardë lekë që pritet të mblidhen në fund të procesit, pasi pritshmëritë janë për një rivlerësim prej 50 mijë pronash. “Të ardhurat e realizuara deri në këto momente janë diku tek 100 milionë lekë dhe presim që të kemi më shumë aplikime dhe arkë-time në periudhën në vazhdim. Ne vazhdojmë të kemi të njëjtën pritshmëri që të ardhurat që do të realizohen do të jenë 3.5 ose 4 miliardë lekë deri në fund të këtij procesi”, konfirmojnë të dhënat nga Ministria e Financave.

Pandemia uli aplikimetDeputetja e Partisë Socialiste,

Evis Kushi u shpreh në mbështetje të projektligjit për shtyrjen e afatit

OECD: Qeveria shqiptare të rishikojë risqet që shkaktojnë PPP-të

Organizata për Zhvillimi dhe Bashkëpunim Ekonomik i ka kërkua qeverisë shqiptare të shikojë më seri-ozisht risqet që i shkaktohen vendit nga koncesionet. Përmes raportit më të fundit të OECD tregohet se në anketën e zhvilluar në vendin tonë përgjatë vitit 2019 ka rezultuar se janë të identifikuara katër risqe të lidhura me aktivitetin e qeverisë, sidomos projekteve PPP, ku së pari shoku makro-ekonomik çka nuk mund të vlerësohet apo llogaritet, kri-zat e sektorit financiar të llogaritura, ndryshimet demografike vetëm të identifikuara si risk, por jo të lloga-ritura në efekt. “Risqet fiskale janë të pasigurta nëse vijnë apo jo. Gjithsesi vigjilenca dhe kuptueshmëria e tyre i mundëson politikëbërësve që të rrisin kapacitetin e qeverisë për t’u adop-tuar ose tërhequr prej tyre. Në 2015, OECD rekomandoi që qeveritë të identifikonin, vlerësonin dhe menax-honin me kujdes qëndrueshmërinë afatgjatë dhe risqet e tjera fiskale”, thuhet në raport.

DPT ka paguar 4,2 mld lekë për 3 muaj për rimbursim të TVSH

Rimbursimi i TVSH ndaj bizne-seve i ka kushtuar Administratës Tatimore rreth 4.2 miliardë lekë apo 33.5 milionë euro përgjatë periudhës prill-qershor 2020. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, gjatë këtij tremujori, rreth 2,1 miliardë lekë e vlerës së rimbursuar shkoi për pagesën e kësteve për tatimpaguesit e mëdhenj në listën e tatimpaguesve me këste. Ndërsa numri i kërkesave FIFO të miratuara dhe rimbursuar gjatë kësaj periudhe ka qenë në total 258 me vlerë rreth 2.1 miliardë lekë. Po të vëmë re të dhënat e DPT, gjatë kësaj periudhe ka një rritje të lehtë të pagesave në raport me Janar-Mars 2020, ku u rimbursuan 3.1 miliardë lekë, por sërish janë paguar më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-ës, si dhe të dy tremujorëve të tjerë pasues. Sipas tatimeve nga 421 kërkesa për rimbursim, janë pranuar 300 prej tyre, ndërsa 121 janë shkualifikuar për mosplotësim të kritereve ligjore.

Parlamenti miraton ligjin, shtyhet për në fund të vitit afati për rivlerësimin e pasurive, ja detajet

Kushi: Aplikimet për rivlerësim u ulën me 68% gjatë pandemisë

deri në fund të këtij vitit, për riv-lerësimin e pasurive të patundshme dhe ftoi qytetarët të përfitojnë nga ky afat i ri. Gjatë fjalës së saj në Kuvend ajo tha se, në kushtet e situatës së krijuar nga Covid -19, qeveria vendosi të shtyjë afatin për procesin e rivlerësimit të pasurive të patundshme nga data 30 shtator 2020, (e parashikuar më parë) deri në datën 31 dhjetor 2020. “Situata e pandemisë uli ndjeshëm numrin e aplikimeve në këtë proces. Rreth 68% më pak është numri i apliki-meve në krahasim me pritshmëritë tona të parashikuar në fund të vitit të kaluar. Ndaj propozohet shtyrja e këtij afati me tre muaj, duke i dhënë mundësi të gjithë qytetarëve të in-teresuar të realizojnë këtë proces. Nga periudha 17 janar 2020, kur lig-ji hyri në fuqi, deri në 17 mars 2020, kur nisi marrja e masave të veçanta,

Referuar vendimit pagesa e tatimit do të bëhet në bankat e nivelit të dytë, ku klientëve u vihet në dispozi-cion formulari “Fatura për Arkëtim”. Pasi janë hedhur të gjitha të dhënat e klientit dhe shoqërisë, banka pranon të kryejë arkëtimin duke evidentuar llojin e të ardhurës. Më pas zyrat e AKSH do të operojnë si agjentë tatimorë

për arkëtimin në buxhetin e shtetit të këtyre të ard-hurave. Kontabilizimi i tatimit nga rivlerësimi i pasurisë së personave juridikë 5% do të bëhet në llogarinë ekono-mike të të ardhurave 7020400, ndërsa kontabilizimi i tatimit nga rivlerësimi i pasurisë së individëve 3% do të bëhet në llogarinë ekonomike të të ardhurave 7020800.

PAGESA E TË ARDHURAVE

për të kufizuar përhapjen e infek-sionit të shkaktuar nga COVID-19, numri i aplikimeve për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme është 15, 071. Ndërkohë, për periudhën 18 mars - 22 maj numri i aplikimeve është 4,835”, tha ajo. Sakaq ajo shtoi se, nga ky proces si për individët dhe për bizneset, si edhe për buxhetin e shtetit, të ardhurat që garantohen nga procesi i rivlerësimit të pasurive, janë më të mëdha se sa reduktimi i të ardhurave që vijnë nga ulja e barrës tatimore, që në këtë rast është nga 15% që parashikohet në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, në 3% siç e parashikon ligji.

Efekti financiarGjatë shqyrtimit të ligjit u

parashikua që procesit të riv-lerësimit t’i nënshtrohen rreth 50 mijë banesa dhe të ardhurat nga tatimi mbi rivlerësimin e pasurive

të paluajtshme të jenë plus 6 mil-iard lekë bruto, me normë tatimi 3 për qind. Gjithashtu, u parashikua reduktimi me 2 miliardë lekë i të ardhurave nga tatimi mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për peri-udhën e rivlerësimit. Efekti neto në të ardhurat e buxhetit të shtetit u parashikua 6 – 2 = 4 miliardë lekë. Procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme është kryer edhe në vitet 2013 dhe 2016. Rezultatet dhe parashikimet për këtë proces, në 2020 janë konkretisht; numri i pasurive të rivlerësuara pritet në 50,000 dhe të ardhurat nga rivlerësi-mi në 4 mld lekë. Ndërsa vazhdon të qëndrojë fakti se ky rivlerësim u parashikua të kryhet me tarifa të reduktuara: 3 për qind e bazës së tatueshme për individët; 5 për qind për pasuritë e paluajtshme të personave juridikë.

Aplikimi për shërbimet bëhet përmes faqes e-Albania dhe më pas i drejtohet drejtorisë apo zyrës vendore të ASHK-së, e cila shqyrton aplikimin, duke veri-fikuar: identifikimin e pasurisë sipas përcaktimeve, legjitimimin e individit aplikues. Ndërsa në ato raste kur aplikimi për rivlerësimin nuk mund të bëhet on-line, pronari është i detyruar të paraqitet pranë sporteleve të drejtorisë vendore kompetente, duke paraqitur “Kërk-esën për rivlerësim”; dokumentet që vërtetojnë dhe identifikojnë të dhënat e banesës, identifikojnë aplikantin si pronar si dhe regjis-trimin apo jo të banesës. Ndër të tjera në udhëzim sqarohet se, në rast se individi ka në pronësi më shumë se një pasuri të paluajtshme dhe do të bëjë rivlerësimin e secilës prej tyre, procedura e rivlerësimit është individuale për secilën prej këtyre pasurive.

APLIKIMI DHE DOKUMENTET

Page 12: Zbardhet pasuria e politikanëve, Meta e Kryemadhi ... · llogari bankare me vlerë 60 mijë paund Yuri Kim mesazh politikës shqiptare: Çdo rotacion Faqe 10 politik i shërben demokracisë,

GAZETA SOT12 E Premte 10 Korrik 2020

.............

r a j o n www.sot.com.al

Vjosa Osmani përplaset me Hotin për dialogun Kosovë-Serbi, kërkon

platformë të qartë nga qeveria

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraDebate në seancën parlamentare në Kosovë

Sonila ELEZI

Seanca e ditës së djeshme në Ku-vendin e Kosovës ka pasur tone të ashpra dhe retorika të forta mes Kryeparlamentares Vjosa

Osmani me Kryeministrin Avdullah Hoti dhe deputetin e Listës Serbe, Igor Simiç. Kryeministri Hoti tha se në seancën e kaluar, në fjalimin e tij ka prezantuar platformën e Qeverisë për procesin e dialogut dhe se kishte kërkuar që të formohet një Komision i veçantë par-lamentar, por kryeparlamentarja Vjosa Osmani e ka quajtur këtë pohim si të pavërtetë. “Unë e kam prezantuar para jush platformën e qeverisë për procesin e dialogut, duke përfshirë edhe parimet dhe vijat e kuqe. Unë kam kërkuar që të formohet një komision parlamentar për dialog, në përputhje me procedurat parlamentare për të mbikëqyrur nga afër procesin. Shihet që disponimi është që mos formohet komisioni. Por unë po raportoj rregullisht, para dhe pas çdo raundi të dialogut drejt në Kuvend”, ka deklaruar ai. Osmani u shpreh se seanca e kaluar parlamentare, ajo kur Hoti pretendoi se ka prezantuar plat-formën, ishte debat dhe jo prezantim i platformës, pasi platforma për dialogun duhet t’i paraqitet Parlamentit në formë të shkruar. “Në Kuvend nuk ka ardhur asnjë platformë për dialogun. Në Ku-vend ka pasur debat, nuk ka ardhur deri në këto momente ndonjë platformë. Krijimi i komisioneve të tjera ad-hoc mund të bëhet vetëm me propozim të deputetëve të Kuvendi. Proceduralisht në qoftë se deputetët kanë vullnetin e

Zaev: Për gjashtë vite mbyllim procesin negociues dhe bëhemi anëtarë të BE-së

Kosovë/ Kuvendi nuk ratifikikon marrëveshjet ndërkombëtare

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp në Tetovë, në të cilën i theksuan propozimet në lidhje me integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian. Lideri i LSDM-së, theksoi se me politi-kat e tij i kanë hapur dyert për në NATO dhe BE vetëm për tri vjet në vend të 11 vjet që parashiko-hej në pushtetin paraprak. “Dy miliard e gjysmë para evropiane na qëndrojnë në dispozicion në periudhën në vijim. Paratë evro-

piane për standarde evropiane në vend por edhe për ballafaqim me pasojat e koronavirusit. Jemi të gatshëm dhe e dimë që mund të plotësojmë 80% të kapitujve deri në vitin 2024, ndërsa për gjashtë vjet prej tani ta mbyllim gjithë procesin negociues me BE-në dhe të bëhemi anëtare me të drejtë të plotë e BE-së. Kjo është oferta jonë për katër vitet e ardhshme. E dimë mirë se ç’farë shteti duam të jetë Maqedonia e Veriut në vitin 2024, e lirë, demokratike, evropiane dhe e integruar”, theksoi Zaev.

Në seancën e djeshme par-lamentare, Kuvendi i Kosovës ka dështuar në ratifikimin e disa marrëveshje ndërkombëtare fi-nanciare, për shkak të mungesës së kuorumit. Të pesë marrëveshjet morën vetëm 75 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Por, për ratifikimin e marrëvesh-jeve ndërkombëtare, është e nevojshme mbështetja e 2/3 të deputetëve të kuvendit që i kor-respondon konkretisht 80 vota. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, pesë marrëveshjet ndërkombëtare janë në vlerë

prej 253 milionë eurosh dhe do të ndihmonin Kosovën në për-ballimin e situatës shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se për të njëjtat marrëveshje do të votohet një ditë tjetër. Ajo madje përmendi edhe ndryshimet në Rregulloren e Punës së kuvendit, ku përmes miratimit të një amendamenti, do t’u lejohej që deputetët të votonin online. Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami mbështeti këtë ide të kryeparlamentares Osmani.

Liderët politikë të Luginës kërkojnë përfshirje në bisedimet Kosovë-Serbi

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Ar-ifi ka kërkuar nga liderët kosovarë përfshirjen e Lug-inës së Preshevës në bisedimet Kosovë-Serbi. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një takimi që pati dje me delegacionin e Kosovës në Preshevë, me ministren e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj- Stublla dhe minis-trin e Drejtësisë, Selim Selimi. Arifi theksoi se përfshirja e Luginës në këto bisedime është e domosdoshme. Ai tha se Lugina e Preshevës

duhet të jetë edhe pjesë e mar-rëveshjeve Kosovë-Serbi, në rast të kundërt siç u shpreh Arifi marrëveshjet nëse do të arrihen mes dy shteteve nuk do të ishin të qëndrueshme. “Biseduam rreth mundësisë së sinkronizimit dhe bashkëren-dimit të mundësive tona të për-bashkëta. Lugina të përshihet në dialog dhe të jemi prezent ku përfshihen marrëveshjet e dy shteteve. Marrëveshjet që nuk e përfshijnë Preshevën nuk ka mundësi të jetë të qën-drueshme”, ka thënë Arifi.

Qeveria Hoti miraton planin për rritjen e

testimeve për COVID-19

Haxhiu: Dorëheqja e ekspertëve për

vettingun, lajm jo i mirë

50% e qytetarëve në Maqedoni nuk i besojnë

asnjë politikani“Brima Gallup” ka realizuar an-

ketë sa i përket vlerësimit të partive politike dhe politikanëve në Maqe-doninë e Veriut. Sipas rezultateve, gati gjysma e të anketuarve, 48.9% nuk i besojnë asnjë politikani në vend. Kurse 9.4% i besojnë Zoran Zaevit, 4.2% Hristijan Mickoskit, 3.8% Ven-ko Filipçes, 3.5% Stevo Pendarovskit, 2.9% Ziadin Selës dhe 2.8% Ali Ah-metit. Ndërsa në lidhje me zgjedhjet e 15 korrikut, 18.7% e të anketuarve do të votonin për LSDM.

Protesta në Kosovë pas akuzave ndaj Hashim Thaçit Protestuesit mposhtin qeverinë, Vuçiç heq dorë nga ora policore

tillë, e mirëpresim”, ka deklaruar ajo. Deklarimi i bërë nga Osmani është mbështetur edhe nga shefi i Grupit Parlamentar të LVV, Rexhep Selimi, i cili është shprehur se nuk ka një platformë të shkruar që i është paraqitur Kuvendit. Një tjetër përplasje mes të dyve ka qenë momenti kur Kryeministri ka pretendu-ar se nëse do ti kërkohet nga Ministria e Shëndetësisë, nuk do të ngurojë që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Osmani, i ka bërë me dije se kjo nuk është kompetencë e tij. “Po detyrohem sërish të jap një sqarim. Propozimin për gjendje të jashtëzakonshme në përputhje me Kushtetutën tonë nuk ka të drejtë ta japë Kryeministri, por vetëm Presidenti. Shikoni nenin 131, 84 të Kushtetutës. Shikoni kompetencat e Qeverisë. Presidenti vërtet konsultohet me Kryeministrin para se ta lëshojë

dekretin. Por në Kuvend mund të vijë propozim, ose akt i qeverisë për gjendje të jashtëzakonshme, vetëm nga Pres-identi. Pra është mirë t’i keni të qarta kompetencat që kemi”, tha Osmani.

Hoti mbi “kufijtë” e dialogutKreu i qeverisë së Kosovës ka thënë

se territori i Kosovës është i pandashëm dhe i panegociushëm. Hoti deklaroi se janë të përkushtuar që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, por që ndërhyrja në territor as nuk do të jetë temë diskutimi pasi është një temë kategorish e pa pranuar nga pala kosovare. “Për Qeverinë e Kosovës të cilën unë e udhëheq, territori i Kosovës është i pandashëm dhe i panegoci-ueshëm. Në asnjë rast dhe nga askush nuk na është kërku të sjellim në tryezë të bisedimeve integritetin territorial. Jemi të përkushtuar që të arrihet një marrëve-

shje gjithëpërfshirëse me Serbinë e cila duhet të kulmojë me njohjen reciproke mes dy vendeve”, është shprehur Hoti në fjalimin e tij në foltoren e Kuvend. Ky reagim i Hotit erdhi pas deklaratës së deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fi-tore Pacolli, e cila pohoi se Qeveria është e projektuar nga presidenti, Hashim Thaçi, dhe se ai ka përkrahur idenë për shkëmbimin e territoreve.

Osmani replika me Igor SimiçSimiç akuzoi Osmanin se ka nd-

jekur deputetët serbë, korridoreve të Kuvendit për të siguruar votat që të zgjidhej Kryeparlamentare. Simiç është shprehur kundër projekt-rezolutës së propozuar nga kryetarja Osmani, duke thënë se ajo është e papranueshme dhe shkelet e drejta e deputetëve të Listës Serbe për të vepruar në pajtim me inte-resat për qytetarët serb.

Qeveria e Kosovës ka miratu-ar dje planin e veprimit për rritje të mbulueshmërisë së testimit të qytetarëve për COVID-19. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se numri në rritje i të infe-ktuarve me koronavirus dhe i të vdekurve ka nxitur MSH-në që në zbatim të programit qeverisës të përgatis planin e veprimit për tes-time të COVID-19 do të merrte në konsideratë edhe strategji të reja të reja bazuar në rekomandimet e OBSH-së.

Ish ministrja e Drejtësisë, Albu-lena Haxhiu ka folur për dorëheqjen e shtatë anëtarëve të Grupit punues për procesin e vettingut për shkak të vendimit të ri të ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, i cili pritet të themelojë një grup të ri punues lidhur me hartimin e modaliteteve dhe skenarëve për çështje të re-formës në sistemin e drejtësisë, duke mos përjashtuar edhe procesin e vettingut. Haxhiu e ka konsideruar dorëheqjen si lajm jo të mirë.

Organizata e Veteranëve të Luftës ka organizuar dje protesta në të gjitha qytetet, në kundërshtim të akuzës së Gjykatës Speciale ndaj Presidentit Thaçi dhe liderit të PDK, Kadri Veseli. Gjatë protestës janë respektuar rekomandimet e IKSHPK dhe ka pasur një sinkronizim midis tubimeve në çdo qytet. Krye-tari i Organizatës se Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, gjatë protestës së veteranëve ka thënë se ka thënë se Gjykata Speciale është e papranueshme e njëanshme dhe e dyshimtë. “Veprimi i prokurorit është i pa drejtë, kjo Gjykatë është e pa pranueshme e një anshme dhe e dyshimtë. Ashtu siç dolëm fitimtarë në Hagë e në shumë procese, do të triumfojmë edhe në këto gjyq. Luftën e UÇK-së nuk mund ta cenojë askush”, tha ai.

Shtabi i krizës së koronavirusit në Serbi ka deklaruar ditën e djeshme se do të ndërmarrë masa të reja në përpjekje për të penguar një përhapje më të madhe të infektimeve nga Covid-19, por që ora policore e cila paralajmëruar, nuk do të jetë pjesë e masave. Vendimi vjen pas dy netësh trazira në Be-ograd, të cilat u nxitën nga zemërimi i publikut për reagimin e qeverisë ndaj pandemisë. Kryeministrja Ana Bërnabiç tha se tubimi i më shumë se dhjetë njerëzve në publik, do të ndalohet në Beograd, si në ambiente të mbyllura, ashtu edhe të jashtme. Masat e tjera përfshijnë ruajtjen e distancës fizike dhe ndal-imin e punës në objekte të mbyllura nga ora 21:00 deri në orën 06:00. Ambientet e hapura, si parqet, do të mbyllen nga ora 23:00 deri në orën 06:00.

Kryeministri Hoti tha se në seancën e kaluar, në fjalimin e tij ka prezantuar platformën e Qeverisë për procesin e dialogut dhe se kishte kërkuar që të formohet një Komision i veçantë parlamentar, por kryeparlamentarja Vjosa Osmani e ka quajtur këtë pohim si të pavërtetë...

Page 13: Zbardhet pasuria e politikanëve, Meta e Kryemadhi ... · llogari bankare me vlerë 60 mijë paund Yuri Kim mesazh politikës shqiptare: Çdo rotacion Faqe 10 politik i shërben demokracisë,

.............GAZETA SOT E Premte 10 Korrik 2020 13

b o t e www.sot.com.al

Gjykata e Lartë merr vendimin, rrëzon planet e demokratëve për të marrë të dhënat financiare të Trump

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraNjë prokuror do të shohë deklarimet pasurore të presidentit

Sonila ELEZI

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka dhënë ditën e djeshme vendimin për çështjen e shumëdiskutuar

të bërjes ose jo publike të të dhënave financiare të Presidentit Donald Trump. Vëmendja gjatë seancës ka qenë e përqendruar në tre çështje të cilat lidhen me kërkesat e disa komisioneve të Kon-gresit dhe të një prokurori të Nju Jorkut që presidenti Donald Trump të publikojë taksat dhe dokumente të tjera finan-ciare. Presidenti Trump, ndryshe nga paraardhësit e tij në Shtëpinë e Bardhë apo edhe kandidatët e tjerë për president I SHBA-ve, ka refuzuar të bëjë publike dokumentet tatimore gjatë fushatës së vitit 2016, dhe është përpjekur të bllokojë publikimin e dokumenteve të tij financiare. Disa komisione të Dhomës së Përfaqësuesve kanë kërkuar të dhë-na për këto dokumente nga dy banka, Capital One dhe Deutsche Bank, si dhe nga firma e kontabilitetit Mazars USA. Çështja kryesore që shqyrtuan gjyqtarët kishte të bënte me ndarjen e pushteteve midis degëve të qeverisë federale dhe kompetencave të kongresit për të hetuar një president. VOA raporton se Gjykata e Lartë bëri me dije se një prokuror i qytetit të Nju Jorkut ka të drejtë të shi-kojë të dhënat financiare të Presidentit, por vendosi të mos lejojë, të paktën tani për tani, që Dhoma e Përfaqësuesve e drejtuar nga demokratët, të marrë të dhëna të ngjashme financiare. Të dyja vendimet, të marra me shtatë vota pro dhe dy kundër, ishin hartuar nga kreu i Gjykatës së Lartë John Roberts. Njëri

Turqia kritikon SHBA-në për Qipron Veriore

Harvard dhe MIT, për të bllokuar urdhrin për studentët ndërkombëtarë

Qeveria turke ka kritikuar Shtetet e Bashkuara për përf-shirjen e Qipros greke në Pro-gramin e saj Ndërkombëtar të Edukimit dhe Trajnimit Ushtarak. “Iniciativat që nuk respektojnë ekuilibrin midis palëve nuk do të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi të sigurt në ishull, as nuk do të ndihmojnë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Mesd-heun Lindor”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hami Aksoy në një deklaratë. Turqia lidhur me këtë çështje mbështet qasjen e Republikës Turke të

Qipros Veriore. “Siç kemi thek-suar shumë herë më parë, këto hapa nuk do të kontribuojnë në gjetjen e një zgjidhje për çështjen e Qipros, por përkundrazi forco-jnë qasjen e pakompromistë të palës greke”. Më herët, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo njoftoi se SHBA-ja ka përfshirë Qipron greke në Programin e saj Ndërkombëtar të Edukimit dhe Trajnimit Ushtarak për vitin 2020. “Departamenti i Shtetit synon të sigurojë fonde për Edukimin Ush-tarak Ndërkombëtar dhe Trajnim për atë vend”, theksoi Pompeo.

Universiteti i Harvardit dhe Instituti i Teknologjisë në Masaçusets kanë ngritur padi kundër qeverisë amerikane lid-hur me ndryshimin e politikës së bërë publike nga presidenti Trump, që u kërkon studentëve ndërkombëtarë që në momen-tin që nuk u kërkohet që të jenë të pranishëm fizikisht në kam-puset e shkollave për kurset që fillojnë këtë vjeshtë,por ndër-kohë vazhdohet me leksionet online, do të humbasin statusin e tyre të emigracionit. Çështja gjyqësore kërkon një urdhër

të përkohshëm kufizues dhe vendim gjykate për të paranda-luar Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Agjencinë për Emigracionin dhe Doganat që të ndryshojnë statusin e vizave për studentët ndërkombëtarë që studiojnë vetëm përmes internetit gjatë semestrit të vjeshtës. “Për shumë studentë, rikthimi në vendet e tyre për të ndjekur mësimet online përmes internetit është i pa-mundur, jopraktik, me kosto të lartë dhe i rrezikshëm”,thuhet në padinë e Harvard dhe MIT.

Brexit afron Britaninë me SHBA, Londra në dyshim për Huawei

Pas vendimit të marrë nga Shtetet e Bashkuara për të nda-luar shitjen e mikroproçesorëve të kompanisë Huawei në Amer-ikë, janë shtuar zërat se kjo gjë mund të ketë ndikuar Londrën deri në atë pikë sa të ndryshojë vendimin në lidhje me firmën kineze Huawei dhe të ndalojë planet e saj për prezantimin e te-knologjisë së rrjetit të celular 5G në vend. Pekini ka paralajmëruar Britaninë kundër asaj që e quan shndërrim të Kinës në një armik. Kryeministri Boris Johnson po përpiqet të ndërtojë një Britani

globale pas Brexitit, duke vënë në shënjestër nënshkrimin e marrëveshjeve të reja tregtare me ekonomitë më të mëdha të botës, Shtetet e Bashkuara dhe Kinën. Por Britania e gjen veten gjith-një e më shumë të ngecur mes këtyre dy fuqive rivale. Në janar Kryeministri Johnson miratoi një vendim për të lejuar firmën kin-eze Huawei të ndërtojë elemente jo thelbësore të rrjetit 5G në Britani. SHBA kritikuan ashpër këtë vendim, duke paralajmëruar se Huawei është e lidhur ngushtë me qeverinë kineze.

OXFAM: Masa urgjente ose 121 milion njerëz do

të jenë në varfëri ekstreme

Pompeo: Të dhënat e amerikanëve nuk duhet të

jenë në duart e Kinës

Kinë, shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh

Një fabrikë kineze e fishek-zjarrëve është shndërruar në rrënoja pas një seri shpërthimesh shkatërruese që ndodhën brenda kompleksit natën e kaluar. Pamjet e tmerrshme të publikuara nga televizioni shtetëror kinez tregojnë se shpërthime të mëdha po dër-gojnë re tymi në ajër në qytetin e vogël Guanghan. Autoritetet lokale pretenduan se gjashtë persona u plagosën në incident, përfshirë dy që u plagosën rëndë. Asnjë vdekje nuk është njoftuar.

Biden propozon 700 miliardë dollarë për “Bleni produkte Amerikane” OBSH, krijohet komision për vlerësimin e përgjigjes ndaj pandemisë

vendim nënkupton se kërkesa e bërë në adresë të firmës së kontabilitetit Mazars LLP, e përdorur nga Presidenti Trump, që ajo t’i dorëzojë një jurie të madhe dokumentet e ndryshme financiare të Presidentit, si pjesë e një hetimi kriminal, duhet të zbatohet. Por Gjykata e Lartë la mënjanë vendimin e rëndësishëm nëse tre komisione të Dhomës së Për-faqësuesve mund të marrin gjithashtu, kundrejt kërkesës zyrtare, dokumentet financiare të Presidentit Trump. Ajo praktikisht rrëzoi vendimet e gjykat-ave më të ulëta që përcaktonin se disa komisione të kongresit të drejtuara nga demokratët kanë të drejtë të marrin dokumentet financiare të presidentit. Gjykata e Lartë ua ktheu këtë çështje gjykatave më të ulëta për rishqyrtim, gjë që shënon një fitore të përkohshme për Presidentin Trump.

Reagimi i Trump për vendimet e GJLMenjëherë pas shpalljes së vendi-

meve nga Gjykata e Lartë, ka reaguar presidenti Trump me anë të një postimi në Twitter. “Gjykatat në të kaluarën kanë dhënë vendime që respektonin gjerësisht pozitën e presidentit. Por për mua jo! "Gjykata e Lartë e rikthen çështjen në Gjykatën e Ulët, argumen-timet do të vazhdojnë. E gjitha kjo është një përndjekje politike. Fitova ndaj Gjuetisë së Shtrigave të Muellerit dhe të tjerëve, dhe tani më duhet të vazhdoj të luftoj në një New York të korruptuar politikisht. E padrejtë ndaj kësaj Presidence ose kësaj Adminis-trate!”. Pas reagimit të presidentit ka reaguar edhe prokurori i distriktit të Manhatanit në New York, Cy Vance, Jr. “Kjo është një fitore e jashtëzakonshme për sistemin e drejtësisë të vendit tonë

dhe për parimin mbi të cilin ajo bazohet që, askush, madje as presidenti, nuk është mbi ligjin. Hetimi ynë, i cili u vonua për gati një vit për shkak të këtij procesi gjyqësor, do të rifillojë, i orien-tuar si gjithmonë nga detyrimi solemn i jurisë së madhe për të ndjekur ligjin dhe faktet, kudo ku ato mund të çojnë”. Gjykata e Larta e ka trajtuar edhe në të kaluarën çështjen nëse një president në detyrë duhet të përmbushë një kërkesë ligjore për dokumente. Në vitin 1973, gjykata vendosi unanimisht kundër presidentit Richard Nixon në çështjen që lidhej me dorëzimin e regjistrimeve audio të Shtëpisë së Bardhë tek një prokuror special.

Organizata globale kundër varfërisë i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, që të ndërmarrë urgjentisht masa, për t'i dhënë fund një krize të urisë, e shkaktuar nga ndikimi i pandemisë së koronavirusit, duke paralajmëruar se ajo mund të çojë në vdekjen e deri në 12.000 njerëzve çdo ditë. Oxfam thotë se deri në 121 milionë njerëz mund të shtyhen në prag të urisë këtë vit, pasi pandemia shkakton papunësi masive, çrregullime në prodhimin e ushqimit dhe të furnizimeve.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka bërë me dije se ad-ministrata e presidentit Trump do të ndërmarrë hapa për të garantuar që qeveria kineze të mos ketë qasje në informacionin privat të qytetarëve amerikanë përmes telekomunika-cionit dhe medias sociale. Sekretari Pompeo i bëri komentet dy ditë pas njoftimit të tij se Uashingtoni po shikon mundësinë e ndalimit të aplikacioneve kineze të mediave sociale, duke përfshirë TikTok.

Ndërkohë kandidatët amerikanë për zg-jedhjet e ardhshme presidenciale, janë në një3 fushatë e cila më shumë është duke u zhvilluar online si pasojë e situatës së pandemisë, kandi-dati i demokratëve për President, Joe Biden ka njoftuar një propozim ekonomik për ndryshimet e rregullave të shpenzimeve të qeverisë federale për të forcuar industrinë amerikane të prodhimit dhe firmat e teknologjisë. Ky pritet të jetë një nga objektivat që ai do të promovojë në fushatën presidenciale këtë vjeshtë. Biden bëri thirrje për 400 miliardë dollarë në blerjen nga qeveria të mallrave dhe shërbimeve amerikane, plus 300 miliardë dollarë për hulumtime dhe zhvillime të reja në sektorin amerikan të teknologjisë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë duket se ka hedhur sytë pas dhe po përpiqet të bëjë një vlerësim të gjithçkaje që është bërë dhe thënën deri tani në kuadër ta pandemisë. Ditën e djeshme OBSH ka emëruar ish-kryeministren e Zelandës së Re Helen Clark dhe ish Presidenten e Liberisë Ellen Johnson Sirleaf për të udhëhequr një komision të pavarur për të vlerësuar përgjigjen e agjencisë ndaj pandemisë. Duke folur në një konferencë të shteteve anëtare në selinë e OBSH-së në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus prezantoi të dy udhëheqësit, duke thënë se është një kohë për reflektim. “Shkalla e kësaj pandemie, e cila ka prekur pothuajse të gjithë në botë, meriton qartë një vlerësim të adekuar dhe të sinqertë”, tha Tedros.

Gjykata e Lartë bëri me dije se një proku-ror i qytetit të Nju Jorkut ka të drejtë të shikojë të dhënat fi-nanciare të Presiden-tit, por vendosi të mos lejojë, të paktën tani për tani, që Dhoma e Përfaqësuesve e dre-jtuar nga demokratët, të marrë të dhëna të ngjashme financiare...

Page 14: Zbardhet pasuria e politikanëve, Meta e Kryemadhi ... · llogari bankare me vlerë 60 mijë paund Yuri Kim mesazh politikës shqiptare: Çdo rotacion Faqe 10 politik i shërben demokracisë,

GAZETA SOT14 E Premte 10 Korrik 2020

.............

k r o n i k e www.sot.com.al

Kishin kthyer lokalin në bazë për shpërndarjen e drogës, policia vë në pranga dy vëllezërit

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “SHOCK”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore e Policisë Tiranë, falë të cilit u arrestuan dy vëllezër, që e kishin kthyer lokalin e tyre në bazë të shpërndarjes së drogës. “Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informa-cioneve të marra në rrugë operative për shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, finalizoi me sukses operacionin e koduar “SHOCK”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: D. K., 33 vjeç dhe D. K. 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë”, tha policia. Sipas saj, bazuar në informacionet e

marra në rrugë operative se shtetasit D. K. dhe D. K. merreshin me shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, në rrugën “Ibrahim Brahja”, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke ushtruar kontroll në lokalin në pronësi të këtyre shtetasve, në banesat e tyre dhe në automjetin që përdorej nga shtetasi D. K., 33 vjeç. Si rezultat i këtyre kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, një sasi kokaine dhe një peshore elektronike. Materialet procedur-ale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. Dje policia e kryeqytetit ka

zhvilluar disa operacione. Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 7 persona, 1 prej tyre i shpallur në kërkim. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u ndalua me iniciativë shtetasi R. S., 28 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, të cilës iu plotësua kërkesë-pa-dia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit Sh. T., 23 vjeç, pasi dy-shohet se ka ngacmuar seksualisht kushërirën e tij. Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. A., 24 vjeç dhe A. M., 52 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar motoçikletat pa lejet

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraSeanca e radhës ndaj ish-Kryeprokurorit shtyhet për në nëntor

Dosja ndaj ish-Proku-rorit të Përgjith-shëm, Adriat ik Llalla rrezikon të

shkojë drejt kalendave greke. Edhe pse janë bërë më shumë se dy vite hetime, sërish dosja duket se nuk është e plotë për gjykatën. Dje Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krim-in e Organizuar vendosi të rikthejë dosjen për kryerje hetimesh të reja. Ka qenë përfaqësuesi ligjor i Llallës, avokati Sokol Hazizaj ai i cili i kërkoi gjyqtares së seancës paraprake Irena Gjoka, që të rikthejë dosjen për rihetim. “Avokati kërkoi kryerjen e disa hetimeve të tjera dhe gjykata vendosi plotësimin e hetimeve”, njoftoi koor-dinatorja për të drejtën e informimit pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë. Gjykata ka vendosur që seanca e radhës të mbahet në nëntor. Sipas informacioneve, avokati i Llallës ka kërkuar që të kryhet verifikimi i të gji-tha transaksioneve të pronave të Llallës që janë hetuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, për të konkluduar nëse ka fsheh-je ose fiktivitet. Gjithashtu, është kërkuar edhe thirrja e një dëshmitari që ka kryer një dhurim parash CASH me rastin e lindjes së fëmijës së Llallës. Gjykate ka pran-uar kërkesën dhe mbetet të shihet tani se cili do të jetë fati i ish-Kryeprokurorit, por sinjalet janë se Llalla mund t’ia hedhë paq.

Dosja ndaj LlallësMë 5 mars të këtij viti,

Prokuroria e Posaçme dër-goi dosjen në gjykatë në ngarkim të ish-Kryeproku-rorit Llalla duke e akuzuar atë për fshehje të pasurisë,

ndërsa rrëzoi 3 akuza të tjera. Ndaj tij nisi një hetim nga Prokuroria e Durrësit (më pas dosja kaloi te Krimet e Rënda) për 4 vepra penale: pastrim parash, fshehje pas-urie, shpërdorim detyre dhe mosdeklarim të parave në kufi. Por SPAK ka gjetur ele-mente të veprës penale vetëm për fshehje pasurie, ndërsa 3 akuzat e tjera kanë rënë. Llalla akuzohet për veprën penale të parashikuar nga neni 257/a, i cili parashikon: “Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zg-jedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklar-im, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”.

Sekuestrimi i pasuriveMë 20 korr ik 2018

prokurori vendosi në se-kuestro preventive pasurinë e ish-kryeprokurorit Adri-atik Llalla. Prokuroria në atë kohë bëri me dije se u bë sekuestrimi i një aparta-

menti banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës. Po ashtu në sekuestro janë vënë: tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë; tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë; tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë; tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë. Proku-roria ka dyshime se përmes këtyre pronave ka pasur pastrim parash. Në bazë të deklarimeve të pasurisë që ka bërë Llalla pranë ILDKP, ai çdo vit ka bërë rivlerësim të tokave. Ajo që bie në sy është se Llalla ka blerë toka shumë lirë fillimisht dhe më pas ka deklaruar se i ka shi-tur shumë shtrenjtë.

Rivlerësimi i pronave Ajo që bie në sy është se

Llalla ka blerë toka shumë lirë fillimisht dhe më pas ka deklaruar se i ka shitur shumë shtrenjtë. Për shem-bull, në vitin 2007 Llalla ka deklaruar një ullishte në Bathore, blerë 1.5 milionë

Çështja e Llallës drejt kalendave greke, gjykata e kthen për rihetim dosjen, kërkohen

verifikime shtesë për transfertat bankare

lekë. Në vitin 2011 ai e riv-lerëson pronën në vlerë 21 milionë lekë të reja. Ndërsa po e njëjta pronë në vitin 2016 është shitur 249 mijë euro. Po ashtu ndryshime në vlerë ka pasur dhe për apartamentin në Durrës, tani i sekuestruar. Ai është blerë në mars të vitit 2012 në vlerën 2.2 milionë lekë të reja, ndërsa në prill po 2012, ai e ka rivlerësuar në rreth 5 milionë lekë të reja. E njëjta gjë ka ndodhur me një tokë në Qeha Shytaj në Tiranë. Ai e ka blerë në dhjetor të vitit 2016 në vlerën 4.5 milionë lekë të reja. Por në maj të 2017 është rivlerësuar në 36 milionë lekë të reja, ose 360 milionë lekë të vjetra. ILDKP ka zbuluar se e njëjta gjë ka ndodhur dhe me prona të tjera, kryesisht toka, të cilave u është ndryshuar vlera në periudha shumë të shkurtra kohore. Këto lëvizje të tij kanë bërë që të ketë dyshime për pastrim parash dhe pro-nat janë vënë në sekuestro.

Fshehu të ardhurat, procedohet penalisht administratori i një shoqërie ndërtimi

Procedohet nga policia administratori i një shoqërie ndër-timi, për veprat penale "Shpërdorimi i tokës" dhe "Fshehja e të ardhurave". Gjithashtu gjobitet nga IKMT-ja, me masën admin-istrative 1.000.000 lekë. Procedimi ndaj K. K., 48 vjeç, banues në Mallakastër, filloi pasi ky shtetas, me detyrë administrator në një shoqëri ndërtimi, ka shfrytëzuar në mënyrë jo të ligjshme, me mjetet e shoqërisë së tij, shtratin e lumit Vjosë, duke nxjerrë sasi të mëdha inertesh në shtratin e këtij lumi. Gjithashtu, IKMT e ka ndëshkuar këtë subjekt me masë administrative 1.000.000 lekë, për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. “Policia e Shtetit dhe IKMT ftojnë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje apo dëmtim të mjedisit, në numrin falas 112 ose në Komisariatin Dixhital”, tha policia. Duhet thekuar se kohët e fundit ka pasur mjaft përplasje sa u takon aksioneve të IKMT në vend.

Transportonin emigrantë, arrestohen dy persona në Korçë

Vijon operacioni i koduar "Perimetri", për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Strukturat për Hetimin e Krimeve në Dre-jtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë arrestuar shtetasit: A. H., 37 vjeç, banues në Tiranë dhe R. E., 18 vjeç, banues në Krujë, pasi këta shtetas në bashkëpunim mes tyre u kapën nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Malavec, duke transportuar me një mjet furgon tip "Benz" 12 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së; R. V., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm.

përkatëse; B. D., 43 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar motorin në gjendje të dehur, në masën 1.14 mg/l; Sh. K., 27 vjeç, pasi në Mullet, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

104 persona procedohen nga policia gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 104 shtetas, konkretisht: 21 janë arrestuar, 7 janë ndaluar dhe 76 po procedohen në gjendje të lirë. Janë ndaluar 4 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale. Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, me 6 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë. Në fushën e krimeve ndaj personit janë evi-dentuar 10 raste: 4 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë, 1 në Vlorë, 1 në Gjirokastër dhe 1 në Lezhë; 4 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë, 2 në Fier dhe 1 në Dibër; 2 raste të “Dëm-time të tjera me dashje”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Janë evidentuar 10 raste të dhunës në familje, 2 në Tiranë, me 1 autor të ndaluar dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 në Korçë, ku autori është arrestuar në fla-grancë; 3 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Page 15: Zbardhet pasuria e politikanëve, Meta e Kryemadhi ... · llogari bankare me vlerë 60 mijë paund Yuri Kim mesazh politikës shqiptare: Çdo rotacion Faqe 10 politik i shërben demokracisë,

.............GAZETA SOT E Premte 10 Korrik 2020 15

k r o n i k e www.sot.com.alk r o n i k e www.sot.com.al

Nga dënimi për vjedhje, në shfrytëzim prostitucioni, ja kush janë emrat që duhet të deklarojnë pasurinë para OFL

Operacioni Forca e Ligjit këtë herë ka shënjestruar 3 raste të reja të personave që kanë shkelur ligjin, të identifikuara në qytetin e Tiranës. Sipas njoftimit zyrtar të OFL, bëhet me dije se i është kërkuar plotësimi i formularit tre personave banues në qytetin e Tiranës. OFL deri më tani ka bërë publike vetëm inicialet e personave që u është kërkuar formulari. Sipas njoftimit ata janë, Ç. M., O. M., dhe S. M., banues në qytetin e Tiranës. “Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Ak-tin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special

për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organ-izuar apo krime të rënda, Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Ç. M., banues në Tiranë, i dënuar konkretisht për veprën penale "Shfrytëzim prostitucioni"; O. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me dhunë"; S. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Shfrytëzim prostitucioni"”, thuhet në njoftimin e Operacionit Forca e Ligjit. Më tej Operacioni Forca e Ligjit thekson në deklaratën për shtyp se këta individë

duhet të përgjigjen me shkrim brenda 48 orësh. Në njoftim thuhet po ashtu se përg-jigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për verime të mëtejshme. “Operacioni Forca e Ligjit është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të in-formojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekze-kutive që do të kryejë”, mbyllet njoftimi i Operacionit Forca e Ligjit.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraJa skema që përdorte grupi kriminal për trafikimin e drogës

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ-izuar, ka dorëzuar

dje dosjen në gjykatë për 21 persona, të akuzuar për trafik droge drejt shtetit grek. Në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka përfunduar he-timet paraprake për pro-cedimin penal nr.102 të vitit 2019. Teksa janë marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim shtetasit: Aleks Nanaj, Petrit Nanaj, Kejdi Sadushi, Armand Zholi, Florenc Lla-naj, Kujtim Zmalaj, Emiljant Lamkollari, Adrian Xhibro, Edvin Xhibro, Mikel Jorgji, Jonida Jorgji, Sara Hatia, Odise Ymeri, Ervin Hysaj, Trimosh Leskaj, Elton Lla-naj, Aleks Likaj, Donaldo Nela, Artan Hoxha, Andrea Caca dhe Pashk Syla. Sipas informacioneve të siguruara nga SPAK, këta emra lidhen me një sërë veprash penale të kryera në formë bashkëpuni-mi. Konkretisht bëhet fjalë për veprat penale “Trafikim-it të Narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kry-erja e veprave penale nga or-ganizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” si dhe “Prodhimi dhe shitja e narko-tikëve” të parashikuara nga nenet 283/a, 283,333/a dhe 334 të Kodit Penal. Burimet nga SPAK bëjnë me dije se lënda narkotike, fillimisht trafikohej nga Saranda, përmes kufirit të gjelbër për në territorin e shtetit grek, nga ku më pas shpërndahej në drejtim të qyteteve të ndryshme të Gre-qisë. Gjithashtu sipas njoftimit thuhet se falë bashkëpunimit nga ana e autoriteteve greke me grupin hetimor, është bërë i mundur që në territor-in grek të sekuestrohen në total një sasi prej mbi 400 kg lëndë narkotike “Cannabis

Sativa”. Në kuadër të këtij bashkëpunimi po ashtu janë arrestuar dhe proceduar të paktën 14 persona, mes të cilëve janë shtetas shqiptarë dhe shtetas grekë. Ndërsa në Shqipëri, gjatë hetimeve është bërë e mundur që të sekuestrohet në 4 raste lëndë narkotike me peshë në total 280 kg “Cannabis sativa”. Për t’u theksuar është fakti se krahas personave të dërguar për gjykim nga Prokuroria e Posaçme, gjatë hetimeve është bërë e mundur që të arresto-hen dhe procedohen penalisht nga prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Durrës, Sarandë,

Fier dhe Elbasan edhe 12 persona të tjerë. Ndërkohë grupet hetimore janë duke vijuar punën për evidentimin e personave të tjerë që janë pjesë e këtij grupi kriminal.

Përgjimet e prokurorisëNga ana tjetër në dosjen

e Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë zbardhur dhjetëra orë përgjime mes trafikantëve dhe korrierëve që bënin transportin e drogës. Sipas informacioneve të siguruara nga grupet hetimore, gjatë zbardhjes së bisedës anëtarët e grupit flasin për vendet e takimit, rrugën që do ndjekin, madje edhe për veshmbathjet

Trafik droge nga Shqipëria drejt Greqisë, SPAK mbyll hetimet për 21 persona, dorëzon dosjen në gjykatë, ja detajet

që do marrin me vete. Ndërsa në raste të tjera, pas sekues-trimit të sasive të drogës nga ana e policisë greke, ata shfaqen të shqetësuar dhe ko-munikojnë me kode me njëri-tjetrin. Gjatë bisedës është zb-uluar gjithashtu se ata flasin për lajmet që publikohen në mediat greke, kryesisht ato në Igumenicë, që kanë sinjal edhe në Sarandë, duke thënë se lajmet duhet t’ia dërgojnë dikujt tjetër, duke nënkuptuar personin për të cilin punojnë. Biseda fillon më datë 26 shta-tor 2018, ora 08:45, Mikel Jor-gji i dërgon mesazh Besmir Ymerit me këtë përmbajtje: “Fole gjë mo, se i kam thënë tjetrit dhe po bëhem hasëm, ça do bëjmë”. Në orën 19:24, shtetasi Besmir Ymeri i përg-jigjet Mikelit: “Më thuaj që t’i them tjetrit”. Më datë 4 tetor 2018, ora 22:37, Mikel Jorgji komunikon me përdoruesin e një numri grek, ku ky i fundit i shkruan këtë mesazh: “Merr pak tel gr Kel”. Më datë 6 tetor, ora 12:09, Mikeli ko-munikon me bashkëshorten e tij dhe flasin për arrestimin e shtetasve të mësipërm, po atë ditë në Igumenicë.

U kapën me kanabis, dy persona të arrestuar në Fier

Prishin qetësinë publike, procedohen penalisht dy administratorë lokalesh

Gjatë 24 orëve të fundit Shërbimet e Komisariatit të Pol-icisë Nr.2 kanë konstatuar dy subjekte (lokale) për veprën penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”. Sipas infor-macioneve thuhet se qytetarët D. S., 25 vjeç dhe A. P., 20 vjeç. banues në Tiranë u proceduan penalisht, pasi nuk zbatonin protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COV-ID-19 dhe vijonin aktivitetin duke prishur rendin dhe qetësinë publike, si dhe kanë organizuar punën dhe gjatë inspektimit në zonën e ish-Bllokut. Burime nga policia bëjnë me dije se për subjektin në administrim të shtetasit D. S. u vendos masë administrative 1.000.000 lekë. Më tej në njoftim theksohet gjithashtu se shërbimet e policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientet e këtyre lokaleve. reNdërkohë për veprime të mëtejshme materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen lëndë narkotike, vi-hen në pranga 2 shtetas. “Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe pas informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me special-istët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, gjatë kon-trollit të ushtruar në fshatin Cakran, në vendin e quajtur "Xhamia e vjetër", gjetën dhe sekuestruan 3.5 kg cannabis sativa. Në vijim të veprimeve hetimore u bë arrestimi i 2 shtetasve, posedues të lëndës narkotike: I. H., 46 vjeç dhe N. Sh., 39 vjeç, banues në Cakran. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e kryer në bashkëpunim”, njoftoi policia.

Ushtruan dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre, arrestohen në flagrancë 2 shtetas

Dy persona janë vënë në prangat e Specialistëve për He-timin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, pasi kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshorteve të tyre. Burime nga policia bëjnë me dije se personat XH. A., 35 vjeç, banues në Shupenzë dhe M. GJ., 51 vjeç, banues në Bulqizë, u arrestuan në flagrancë nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë pasi kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshorteve të tyre. Gjithashtu sipas njoftimit thuhet se është arrestuar shtetasi i identifikuar me iniciale D.R., 48 vjec, banues në Shupenzë, pasi ka goditur e kanosur, për motive pronësie, duke i penguar për të mos kaluar rrugën, shtetasit A. D dhe SH. D. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur do t’i referohen Proku-rorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

“Në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së

Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.102 të vitit 2019. Teksa janë marrë të pande-hur dhe dërguar për gjykim...

Page 16: Zbardhet pasuria e politikanëve, Meta e Kryemadhi ... · llogari bankare me vlerë 60 mijë paund Yuri Kim mesazh politikës shqiptare: Çdo rotacion Faqe 10 politik i shërben demokracisë,

GAZETA SOT16 E Premte 10 Korrik 2020

.............

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga Besi BEKTESHI

Fjalimi i një minis-treshe tipikisht bren-da sistemit "shit mendës" për të mos

thënë diçka më banale, apo brenda sistemit urdhër dhe presion, ishte kapaku i një administrimi që pikon si një "kullesë makaronash" në foltoren e Kuvendit. Teatral-izëm mbushur me tërheqje vëmendjeje dhe kërcënim, por dhe me "bëma" të mëdha që doli në konkluzion që këto shtatë vite kishte sistem shëndetësor. Ne sipas kësaj ministreshe të biokimisë, nuk paskemi pasur kurrë sistem dhe spitale e tani kur paska ardhur kjo që i ulëret nga foltorja e Kuvendit popullit që du-het ta kuronte, fajin e paska shoqëria që nuk vendos maskën. Harron (sepse disa gjëra nuk i di ngaqë nuk ka moshën) se ka dekada që Shqipëria ka pasur shëndetësi dhe sistem, ka pasur dhe universitete të mirë që prodhuan mjekë të talentuar. Ka pasur spitale sigurisht të varfër, por që shërbenin dhe nuk korrup-toheshin si në kohën e saj dhe pak para saj. Që kur shkoje, të dilnin zot dhe nuk të linin barkas në korridore, apo të thonin shko bli ilaçet te farmacia përballë spitalit, ose të shi-konin xhepat në kishin gjë. Mendjemadhësia dhe arroganca idiote të çojnë deri në pikën

kur i hakërrehesh popullit tënd dhe kjo ndodh me të gjithë soj sorollopin e pasuesve të atyre që "popullit dikur" i thoshin - u çuan kafshët. Harron për PPP-të e sajuara për fitim dhe jo për shërbim dhe për aferat që sigurisht nuk kanë filluar me rilindjen, por që kanë një qëllim - atë të krijimit të "tarikatit" të grabitjes në sistemin shëndetësor. Por nuk e kam fjalën këtu, sepse ju përgjigja vetëm atyre ngërdheshjeve në fy-tyrën e denatyralizuar nga "po..ët" e pushtetit, i cili shet mend dhe nuk bën punë ose e bën keq atë! Në fakt që në fillim dhe maskën të tilla "këshille ndrikullash" në shëndetësi (nuk e kam fjalën për mjekët dhe infermierët e vijës së frontit kundër koronës), të cilët janë "çalamanë politikë" ose të anësuar forcërisht politikisht - e dyshuan dhe shpeshherë binin në kontradiktë për të. Por nuk është kjo. Në fakt, po përsëritet marrëzia e përdorimit të urdhërit dhe jo zbatimit të ligjit. Zonja në fjalë, ju bind dhe dha edhe ajo urdhëra, e nuk ktheu asgjë në ligj real. Po njësoj si në një shtet që vepron me urdhër dhe jo me ligj. Po pra në tiranokraci kovidiane. E sa urdhëra jepeshin kur shqiptarët u dhunuan në dy muaj e gjysmë pandemi të forcuar me largim të demokracisë dhe deri në nxjerrje me urdhër të blindave. U frikësuan pra, u futën brenda, duruan të cenohej liria e tyre, u kërcënuan natë për natë me vdekjen dhe me kthimin e të sëmurit si armik publik ose armik i popullit. Nuk mbeti natë që të mos dilte një urdhër, apo VKM - urdhëra administrative dhe

ligj me burg që ishte më shumë urdhër se sa logjikë e ligjit. Po pra dhe shqiptarët zbatuan sa mundën. Tani mbasi ulëritën dhe trembën dhe mbasi mbyllën për muaj familjet, të rinj, pleq, shoqërinë me një orë dalje të një personi dhe kërcënimet me burg dhe gjoba - vjen puna dhe na qenka maska problem, që i paska ngritur nervat në foltore biokimistes së Rilindjes. Po mirë, si ka mundësi që nuk e bindën popullin e tyre për maskën "tash katër muaj"? Pse nuk ja bëjnë pyetjen vetes? Pastaj cilën maskë? Atë që përdorin përditë (ditë për ditë) shumica e atyre që e përdorin? Atë maskën që është bërë "zhul" me koronë dhe pluhur korone? Apo atë maskën 100 lekëshe që nuk ruan asgjë, por që dhe prej saj duhen tre në ditë? Ku ka 300 lekë të reja (9000 lekë të reja në muaj) një pensionist apo kaq di nga shkollimi biokimik ministresha jonë! Kujt po i bërtet nga foltorja trimëresha e shëndetësisë këto shtatë vite? Atyre që i mbajti tre muaj izolim dhe pastaj mbasi mbaruan urdhërat i la të lirë (shpërndarë si ju desh qejfi) sepse ishte bërë "mullar" puna si politikisht dhe ekonomikisht dhe kishin mbaruar rrëzimet e disa gjërave dhe tenderave të hedhur. Kujt i ulurin nga foltorja një person i tillë me mungesë të madhe edukate normale? Njerëzve që janë mësuar të pësojnë urdhëra?! Sa herë ju është thënë të tillë kacabun-jve të pushtetit se urdhri asnjëherë nuk drejton apo shpëton shoqërinë! Ai vetëm e ndrydh dhe e bën që kur të vijë dita e "lirisë" nuk pyet më as për ligjin dhe jo më urdhërin kot dhe bosh që ka

bërë me dhjetra ministresha këto "shtatë vite të lumtura" para pandemike dhe gjatë pandemisë. Të tillë rrufjanë pushteti nuk kanë për të ndërtu-ar kurrë shtet. Asnjëherë sa t’i bjerë drita diellit tokës. Ato nuk njohin ligjin, nuk bëjnë dot shtet ligjor, ato trembin me urdhëra përkohësisht dhe kujtojnë se bëjnë ligjin. Janë delirantë pushteti dhe tani po bëhen dhe delirantë foltoreje duke shitur mend për sukseset dhe i ulëritur shoqërisë në akuzën si e papërgjegjshme. Nëqoftëse ka të papërgjegjshëm janë pikërisht komitetet ndrikulla si këshill që kanë mbajtur një popull nën urdhëra dhe tani janë kaq të pabesueshëm sa askush nuk i dëgjon më dhe as që ka për t’i dëgjuar kurrë më. Pavarësisht nga e gjitha kjo, maska në mjediset e mbyllura duhet. Ky rregull normal epidemiologjik duhet zbatuar dhe jo mbaj copat kot në hundë që kanë mundësi shqiptarët, por me maska profilaktike të një sistemi të certifikuar dhe që qeveria duhet t’iu ia japi falas shumicës së popullsisë. Kurse fjalimet arrogante dhe patetike të urdhërdhënësve rilindistë me "çezme të prishur" nuk i vlejnë askujt. Njerëzit duhet të mbrojnë veten, sepse këtu ka mbetur dhe fundi i ndrikullave të shëndetësisë. Po pra te maska që "shqiptarët kanë inat" dhe që ndrikullat e mjekësisë tani kanë për "urdhër mbajtje" ose në vend të shërbimit që nuk bëjnë dot kaq shumë, popullit nga i cili fatkeqësisht janë edhe ata pjesë. Po sigurisht maskën me bindje dhe aspak me urdhër në mjediset e mbyllura sepse askush deri tani nuk ka gjetur një shpëtim tjetër.

Shoqërisë dhunuar me urdhrat "kovidiane", nuk ia "mblidhni" dot për një maskë!

Nga Bardhyl BEJKO

Politika dhe analistët rreshtuar rreth saj, gjithnjë e më shumë, po marrin formën e

kamxhikut që fshikullon, sa majtas djathtas, tërë ata që u zënë rrugën ose i pengojnë në ëndrrat për pushtet. Percepti-mi, se fitues ose humbës, për-caktohet nga deklaratat e forta dhe kërcënimet, prej gangsterësh, po zënë ngadalë bashin e vendit dhe bien si rrebesh mbi kokat e shqiptarëve në këtë kohë pandemie globale e kombëtare. Në realitet, kërcënimeve të tilla, populli ua ka pirë lëngun. Nuk merren seri-ozisht. Përbuz njëlloj, si kërcënimet dhe kërcënuesit. Bile, këta të fundit, qesëndisen e përqeshen, iu përgjigjen me të njëjtën monedhë, kuptohet, jo me tërsëllima, fjalor banal dhe fyer-je, si ustallarët e politikës edhe analistikës, po me sarkazëm që shqiptarët dinë të përdorin në kohën dhe vendin e duhur. Dëgjon, lexon, shikon në ekranet e televizioneve apo podiumet e selive të partive, zërat e çjerrë që frynë, si bori për kushtrim, si të na bënin thirrje për luftë dhe të rënqethet trupi, të hyjnë mornica edhe pas tri dekadave jetë në demokraci në kërkim të Shqipërisë, si gjithë Europa. Debati më i zjarrtë që shoqërohet me kërcënime hiperbolike, anatemime, akuza, mllefe, fyerje e sharje, këto ditë është, si do zhvillohen zgjedhjet e radhës? Me lista të mbyllura, si deri sot apo do bëhet re-fresh, si vite më parë në duele dyshe, tango klasike, mes të fortëve, të mençurve, profesorëve, biznesmenëve, xhepgrisurve e milionerëve që mund të bëjnë namin me pasuritë që zotërojnë?! Nëse kthehemi pas në vite të shkuara, të gjithë kemi memorizuar histori të trishta kur mes skuadrave dhe mbështetësve, pretendentëve për një vend të sigurtë në Kuvendin e Shqipërisë, zhvilloheshin duele dhe grindje, të cilat ta shpif-

Kërcënime në pandemi, Tiranën do e bëjmë shkrumb e hi!

nin dhe të bënin ta urreje me shpirt diktat-uro-demokracinë. Me sa duket duelet dyshe do jenë si ato që shfaqeshin gjatë fushatës elektorale, ku ballë përball vendoseshin gladiatorët në arenën e njëzetë e tetë mijë kilometra katror. Nëse po, në dreq të venë listat e hapur. Debatet e sotme, u ngjajnë më së shumti betejave, ku shumë herë nuk ka munguar as gjaku, krismat, pa përmendur rrahjet, thyerjet e kafkave, brinjëve, zhdukjet pa nishan, djegiet e redaksive, nxirjen e jetës së atyre që zbrisnin në fushë betejë. Vetëm një shembull. Kandidati i socialistëve në Shijak në vitin 2005, sot agrarist në krah të Bashës, Agron Duka edhe pse ishte fitues i sigurtë, ngeli në pritat e atyre që shoqëronin kundërshtarin politik që kishte për-ballë. Ishte maturia e Dukës që sherret u shuan dhe gjakderdhja u mënjanua aq të forta ishin përplasjet mes palëve. Shembuj të tillë, i gjen në çdo zonë, ku përballeshin kandidatët për deputë, të cilët grumbullojnë rreth vetes të fortët, të shkathëtit, qëndrestarët, të pamposhturit, trimat që të marrin gjak në vetull. Le pastaj nëse kujto-jmë zgjedhjet e 1996-ës, ku kutitë u mbushën të automatizuara dhe drejtuara nga një dorë e vetme në majë të piramidës së Presidencës. So-cialistët me kryetarin, banor në Bënçë, i njohin shumë mirë tërë peripecitë që hoqën deri sa të arrinin në takime me elektoratin e tyre. Sa vezë, patate, domate, shishe e gurë, u hodhën mbi kokat e tyre nëpër takimet e spostuara larg qendrave të qyteteve, të cilat u shpallën për opozitën e kohës, zona të ndaluara, ekskluzivitet, vetëm për liderët politikë të pushtetit, të cilët i noterizuan sheshet qëndrore, si oborret e shtëpive të tyre, tokë e xanun. Po ajo periudhë u përket njëzetë viteve të shkuara. Mbi Shqipëri, kanë rrjedhur shumë ujëra. Shqiptarët kanë kaluar nëpër labir-intet e demokracisë, duke u ushtruar në këtë shkollë të madhe përmes së cilës janë sot të vetëdijshëm për mënyrën si bëhet fushata, si votohet e numërohet, shpallen rezultatet dhe kur shkelen të drejtat e tyre në thyerje të ligjit dhe rregullave zgjedhore. Pikërisht, sot në kulmin e

debatit për ndryshimin e sistemit zgjedhor, e cila në realitet është një teke e opozitës zyrtare në Parlament, duke pasur në dorë çelësin e votimit ose jo-në për ligjin dhe reformën zgjedhore në tërësi, tundin kopaçen mbi të gjithë dhe ata kërcënojnë se nuk do japin votën për këtë re-formë, do bojkotojnë, të bindur se listat e hapura u krijojnë shansin të kenë përfaqësues në Ku-vendin e Shqipërisë. Ende të paprovuar, pa ua njohur fuqinë, deputetët parlamentarë në opozitë, duan të tregojnë se kanë mekanizmin e artë të miratimit ose jo të reformës edhe pse përfaqësues-ja e tyre në katërshen politike e ka dhënë ok-in dhe ka votuar pa kundërshtime. Po sot, situata është ndryshe. Duket se opozitarët zyrtarë, janë lëkundur, duken si të zgjuar pas një nate plot ën-drra me fitore, në ballafaqime të hapura. Ndoshta gjykojnë që janë të pandotur nga e kaluara. Nuk mbajnë kusure mbi shpinë. Janë të virgjër nga mëkatet e pushtetit, vjedhjet e korrupsioni apo më shumë se kaq. Forca që e gjykojnë veten, si pro-gresiste, misionarë të ndryshimit. Në kushtet kur kryeministri, me përgjegjësinë si drejtues i ekze-kutivit, rrufepritësi i tërë anatemimeve, problem-atikave që krijohen për gjithçka,veçanërisht në prag zgjedhjesh aq më tepër kur opozita ka shpallur triumfin, u takua me opozitarët me man-dat deputeti të opozitës zyrtare. Kundërshtia e tyre për mosdhënie konsensusi edhe pse këtë e kanë bërë më parë me gojë e shkrim në ambasadën amerikane, u shoqërua me kërkesa taksative për lista të hapura dhe heqjen e koalicioneve. Ndrys-he nuk ka votë pro reformës, kërcënojnë ata. Krahas zhurmës, se kjo është një manovër e kryeministrit Rama, lojë e tij e pandershme që ka kurdisur kukullat opozitare për të vënë në jetë interesat dhe strategjinë e tij. E thonë këtë në një kohë kur përmes zotit Çela, shpallën fundin e Ramës. Këtë e përforcoi edhe zoti Paloka! Në këto kushte, politika tredimensionale, ka ngritur tensionet edhe pse Rama deklaroi se asgjë nuk del përtej kornizës së marrëveshjes së shkruar në tokën amerikane dhe gjithçka do bëhet nëse

arrihet dakordësi treshe, mes PD-së, koalicionit në opozitë dhe deputetëve të tyre në Kuvend. Rama deklaroi se nuk i cedon marrëveshjes me Bashën. I qëndron besnik dhe i palëkundur. Po nuk duhet harruar, se opozita e ikanakëve, ka vetëm fjalën. Votën e kanë ardhacakët e papran-uar prej tyre. Ky është realiteti edhe pse i hidhur. Demokracia, është numra. Pikërisht në këtë situ-atë, janë ngritur zërat e analistëve që e gjykojnë veten, korife të së vërtetës, mjeshtra që i vënë vulën vendimmarrjes. Në emër të shefave të plotfu-qishëm, me logjikën e tyre në mendje dhe shpirt, kërcënojnë për vënie zjarri dhe ndezjen e Tiranës flakë, në të cilën do të ngrohin duart ëndërrimtarët, ata që presin copa nga pasuria kombëtare dhe torta qeveritare. Tiranën e barazojnë me Beogra-din. Shkojnë më tej. Tirana do ndizet më keq se vet kryeqyteti i Serbisë. Beogradi nuk është zgjed-hur rastësisht. Atje pa praninë e opozitës, u zhvil-luan zgjedhjet. U konsideruan të drejta, demokra-tike nga faktori ndërkombëtar. Paralelizmi Tiranë –Beograd nuk bie erë të mirë. Është paralelizëm i rrezikshëm pasi vendin tonë, përveç mar-rëdhënieve sipas konventave ndërkombëtare dhe marrëveshjeve bilaterale nuk e lidh as konstitucio-ni shpirtëror, asgjë tjetër. Analisto-politikët, zërat e çjerrë të atyre që kërcënojnë, duke menduar se kështu trembin shqiptarët, frikësojnë qeveritarët. Zëdhënësit mediatiko-politikë bëjnë tellallin, trumbetojnë zjarrin si zgjidhja më e mirë për t i dhënë fund qeverisjes, zgjedhur me votën e pop-ullit. Analisto-politikët që bëjnë parashikime ogurzeza, besoj se e kanë të freskët vitin e dhunës në Tiranë. U bënë përpjekje për ta bërë tym e flakë, shkrumb e hi. Nuk ia mbërritën. Në fund, të gjithë u ulën në tavolinë. Ndaj kërcënimet nuk kanë vlerë. As për atë që e thotë edhe ata që e nxisin në prapaskenë. Frika, është e panjohur për shqiptarët, jo tani në demokraci, po edhe në diktaturë. Kërcënimet për zjarrvënie, për shkrumb e hi, për rrafshimin e Tiranës dhe tërë Shqipërisë për të shndërruar atdheun tonë në tokë të djegur, si të ishin Neronët e shekullit njëzetë e një, më shumë kërkojnë t`i japin zemër zjarrvënësve, ëndër-rimtarëve të pushtetit, se të realizojnë këtë mak-abritet. Shqiptarët nuk iu trembën tankeve të nazistë-fashistëve, atyre të diktaturës në vitin 1990 dhe sigurisht nuk i marrin seriozisht, zjar-rvënien e zjarrvënësit që thërrasin për ndezje zjarresh. Kujtimet me zjarrvënie, ndezje, flakë, shkrumb e hi nuk frikësojnë asnjë. Aq me pak nuk trimërojnë kërcënuesin e ri!

Page 17: Zbardhet pasuria e politikanëve, Meta e Kryemadhi ... · llogari bankare me vlerë 60 mijë paund Yuri Kim mesazh politikës shqiptare: Çdo rotacion Faqe 10 politik i shërben demokracisë,

.............GAZETA SOT E Premte 10 Korrik 2020 17

www.sot.com.alk o m e n t e & a n a l i z eNga Fatos ÇOÇOLI

Pardje qeveria reflektoi dhe ndryshoi projek-tligjin per amnistinë fiskale, që do të mira-

tohet në Kuvend këtë muaj, duke mos lejuar amnistinë e pasurisë dhe pronave të padeklaruara për zyrtarët dhe politikanët që kanë qenë në detyrë tre vjet para hyrjes në fuqi të këtij ligji. Neni 6 i ndryshuar i projektligjit përcakton se nga amnistia nuk përfiton asnjë ish-zyrtar dhe familjar i tij, që sipas ligjit ka pasur detyrimin ligjor të bëjë deklaratë të të ardhurave dhe pasurisë. Ndryshe nga falja e përgjithshme e prillit të vitit 2011, kjo amnisti do të përmbajë edhe ndërhyrje në Kodin Penal, me një shtojcë ligjore të miratuar me 84 vota. Amnistia do të jetë e ndarë në tri faza, me nga katër muaj secila, për të nxitur biznesmenët dhe qytetarët që kanë para të padeklaruara t’i depozitojnë ato në banka sa më parë. Në fazën e parë, detyrimi për të de-pozituar paratë do të jetë 5 për qind. Pra nëse një sipërmarrës ka një magazinë të padeklaruar me vlerë 200 mijë euro, do të paguajë 10 mijë euro për të ligjëruar si pronë të tij. Në katër muajt e dytë, ose në fazën e dytë, detyrimi rritet në 7 për qind dhe në katër muajt e fundit, ose në fazën e tretë,

Amnistia që duam

Nga Pandeli BARDHI

Them “erdhi” sepse edhe ne, e kërkuam si gjithë të tjerët. Na erdhi “me shumicë” me “çmim të

lirë” nga kërkesat e shumta, e përzier me shumë “mallra skar-co”. Të gjithë ata që bëjnë “ak-sham pazar” siç thotë turku e dinë që në përfundim të ditës. Ulet edhe pazari nga “tregtarët” që shpejtojnë të mbyllin dyqanet. “Blerësi” merr perime të mira dhe bashkë me ato “tregtari” të jep edhe shumë mallra “skarco”. “Merri thotë, janë ca si të prishura, por pa para i keni”. Dhe fukarait, duket sikur i “ngopet syri”, duke mos e kuptuar që tregtari mjeshtër edhe ato, i fut në çmim. Kishim kohë edhe neve që kërkonim “perimet” demokra-ci, por mënyra se si e kërkonim, vështirë se do t’i merrnim një ditë. Duhej të vinte momenti... “Liri Demokraci” kemi bërtitur gjatë tërë periudhës së diktaturës, por jo me “zë të lartë”, “me zë ulët” aq sa për të mos na dëgjuar askush, bile duke vësh-truar më parë majtas e djathtas se mos pranë kishim ndonjë “spiun” të padukshëm, ndonjë sig-urims dhe llafi shkonte sakaq lart. Në fundin e vitit 1989 u shemb Muri i Berlinit, filloi çarja e madhe në sistemin komunist në Europën Lindore. “Muret” ndarës filluan të shembeshin njëri pas tjetrit. Atëherë, u “trimëruam” edhe ne dhe filluam të bërtisnim me zë të lartë: “Liri demokraci”, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”! Vrapuam edhe ne të shihnim se si do të shembej “muri” jonë i “Berlinit” e për të parë “mallin” e ri që prisnim. Do të shihnim të shembej “muri”, por edhe me frikë se mos na “zinte poshtë” dhe pastaj, nga “shiu” binim në “breshër”. Vrapuam, por nuk ishim në një mendje, si gjithmonë me dyshim, sepse kësh-tu, gjithmonë me hile na e ka pasur Europa. Disa vrapuan si kuriozë se ç’do të bëhej, të tjerë për t’i vënë “kurrizin” murit që të mos shembej e të tjerë të pajisur me “kazma” që i mbanin fshehur e për të mos u ekspozuar para ndonjë sigurimsi. Kësh-tu kemi vrapuar gjatë rrjedhave të historisë, në pritje se ç’do të bëjnë të tjerët dhe “me të parë me të bërë”. Prandaj edhe kthesat e historisë, gjith-monë i kemi marrë në fund, mbrapa të gjithë të tjerëve. Kështu edhe fitoren e pavarësisë, kështu edhe vendosjen e komunizmit, kështu edhe këtë të shkretë demokraci aq të pritur. Kështu është kur gjithmonë pret nga të tjerët. Gjithmonë me sytë nga të tjerët, nga të “mëdhenjtë” që na kanë përçarë, na kanë sakatuar, na kanë “carfalitrur” e na kanë shpërfytyruar si komb. Edhe sot, “avazi” vazhdon, pra duke pritur nga të tjerët të na bëjnë drejtësinë, të bëjmë “hajër”, të na radhisin midis shteteve të tjera të Europës, por më kot, na kanë lënë “prapa derës”. Edhe fajtorë nuk janë sa jemi vetë ne dhe kur gjejnë, mirë bëjnë, sepse më shumë nga të huajt, fajtorë jemi vetë. Na vendosin kushte pas kushtesh, na ndërsejnë njërin kundër tjetrit e

Kur demokracia erdhi si “mall me shumicë”, me çmim “të lirë”!megjithatë, disa nga ne i “falënderojmë” për vështirësitë që na shtojnë, disa të tjerë i “mallko-jmë”. Nejse! Të vijmë si na erdhi demokracia, atë ç’ka kërkuam, por si na erdhi? Na erdhi si “mall me shumicë”, as më shumë e as më pak, si puna e karotave kur i blejmë në pazar. Fjala vjen, nëqoftëse marrim 2 kg karota, 1 kg e gjashtëqind gram janë bishtra, dhe 400 gram janë karotë e pastër. Kishim dëgjuar, por kush i kishte provuar? Kishim dëgjuar për liri e për demokraci, por kush i kishte provuar “bishtrat” e saj? E morëm ashtu, si “derr në thes” pa e parë se ç’kishte brenda. Kush kishte parë apo kishte menduar ndonjëherë për “plagët” e shumta të demokracisë në vendet perën-dimore? Përveçse disa “leshterikëve” me mjekra e mustaqe apo femra me minifunde, pak dinim për “bishtrat” e demokracisë, korrupsionin, krimin, drogën, trafikimin e qenieve njerëzore, pros-titucionin, paranë që në kapitalizëm është gjithç-ka. Partia e parë e krijuar pas shembjes së komu-nizmit, na e paraqiti demokracinë si atë pastën e madhe që na bëri me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. Të gjithë e shihnin nga larg atë “mrekulli” që historia e deriatëhershme nuk e kishte parë. Të gjithë u grumbulluan rreth e qark dhe prisnin rastin se do të rrëmbenin pak pastë, (demokraci). “Hyxhym”, bërtiti dikush dhe të gjithë filluan të rrëmbejnë me ç’ti ndodhej për të rrëmbyer pak nga ajo e paprovuar deri atëherë, ajo “mrekulli” që kishte “për të gjithë”! Dikush mbushte grushtet, dikush xhepat, ndonjë qese plastmasi kujt i ndodhej, apo duke mbushur edhe këpucët... Eh, o popull i vuajtur që asnjëherë nuk bëre “prokopi”. Kemi tridhjetë vite që mezi dolëm nga ajo gjendje ku na futi “dallga” që vetëm u “ndotëm”, por asgjë nuk mundëm të marrim. Edhe atë ç’ka morëm, e lamë rrugës, askush nuk e shijoi për vetë mënyrën se si u rrëmbye mes tur-mës. “Fituam” vetëm atë që siç shkruante shtypi i huaj: “Shqiptarët, sot, më të uritur nga njëqind vite më patë”. Ja, kështu e morëm edhe demokracinë, që edhe atë pak që fituam, jo vetëm nuk na “ngopi”, por na bëri edhe më të uritur. “Kuzhinierët” e pastës, jo vetëm ata që e gatuan këtë “pastë” demokraci, por edhe të tjerët që kanë ardhur e kanë ikur, na kanë ngopur me “lugë bosh”. Edhe diktatura edhe e quajtura demokraci mbi të gjitha, shpërfytyruan qytetarin. Diktatura e ktheu atë në një “robot” që të fliste, të mendonte, të vepronte, të sakrifikonte e deri të diskutonte ashtu si mendonte partia, për të mos dalë asnjë grimë nga korniza e saj. Nga ana tjetër, krahasuar me njeriun në demokraci, njeriu i këtyre viteve të gjoja demokracisë, është

edhe shumë herë më keq akoma. Vërtet njeriu në diktaturë ecte në një linjë me partinë, por nuk dilte kurrë nga linja e cilësive të mira ajo e përkushti-mit për detyrën, ajo e cilësive më të mira të moralit njerëzor, e dinjitetit të gjithësecilit e figurës morale si e kërkonte një shoqëri e kohës. Po këto vitet e fundit që jetojmë në demokraci, çfarë të themi? Kemi shumë për të thënë, por edhe nuk kemi as-gjë për të thënë. “Ndërtesa” demokraci është anu-ar si ndërtesat e ngritura mbi rërë, nga tërmeti i vitit të kaluar. Dihet që ndërtesa “demokraci” mbahet në dy “kolona” kryesore, shteti ligjor dhe prona private..Gjithçka bëhet është në mbështet-je të këtyre “kolonave”! Sot, nuk kemi një shtet ligjor, por një shtet që funksionon mbrapsht. Sot, prona private, nuk ka shkuar tek i zoti. Diktatura ua mohoi çifligarëve pronën e tyre, kurse kjo “demokraci” krijoi shtresën e re të oligarkëve me pronat e vjedhura atyre që i takonte. Kush qëndron më lart nga këta? Diktatura ato që u rrëmbeu çi-fligarëve, ua shpërndau fukarenjve, “demokracia” në këta tridhjetë vite, hajdutët, i morën të gjitha për vete. Po qytetari që kërkoi me aq ngulm liri dhe të drejta themelore që burojnë nga demokra-cia? Qytetari sot, është pa personalitet, pa dinjitet. Qytetari sot, konsiderohet si një “mall” fare pa vlerë, një “makinë” që ecën dhe “zhurmon”, por nuk e di se ku shkon. Të mos na dëgjojë askush, për këtë luftuam? Ne “llomotisim”, shajmë e akuzojmë, politikanët qeshin. “Vazhdoni “bjerini” na thonë, se këtë ua jep demokracia, fjala e lirë. Tre “shtyllat” kryesore që e mbajnë në këmbë një njeri me të gjitha atributet e tij, detyrat dhe të drejtat që i takojnë, detyrimet që ka për veten e vet, për shte-tin dhe shoqërinë, janë “rrëzuar”. Këto “shtylla”, janë familja, shkolla dhe shoqëria. Që të treja këto “shtylla”, nuk funksionojnë. I ka përjetuar me kohë këto “plagë” shoqëria kapitaliste edhe në ato vende me demokraci qindravjeçare, kurse ne, nuk i kishin provuar. Ja tek na erdhi radha dhe nuk duhet të çuditemi, askush nuk na i imponon, vetë i zgjedhim. Nuk zgjodhëm punën me djersën e ballit, zgjodhëm drogën, trafikimin, vjedhjen, mashtrimin, korrupsionin, sepse këto nuk duan shumë mundim, veçse pak mjeshtëri, marifet. Kanë të ardhura të shumta edhe pa punuar fare. Të tjerë punojnë, të shumtët fitojnë. Edhe kultura edhe edukata qytetare po “shuhen” dhe po hiqen si fjalë edhe nga fjalori. Po hiqen edhe fjalët “dashuri”, “të lutem”, “më falni”, “ndjesë” etj. etj. Familja, që Papa Vojtila e quan “qeliza bazë”, po shkatërrohet qysh në embrion. Shtatë çifte mar-tohen, katërmbëdhjetë divorcohen. Divorcohen

edhe me fëmijë dhe ata, mbeten në mëshirë të fatit. Në çfarë kontingjentesh do të futen këta fëmijë kur u mungon dashuria e nënës, përkëdhelja e saj, kur u mungon këshilla e babait, kur u mungon pra ngrohtësia familjare? Këto duken në jetën e përditshme. Në vitin 1990 u ndërrua sistemi. Bukur! Edhe ata që lindën në atë periudhë edhe ata që ishin minorenë, në pamundësi për të mësu-ar në shkollë, të cilat u fshinë nga “defteri” këta fëmijë mësuan fjalët “grusht shteti”, “antitanke”, “tanke”, “kriminelë”, “kallashë”, “bastardë”, “ha-jdutë”, “drogaxhinj”, “firma piramidale”, “komu-nistë” etj. etj. Të tjerët, ja mbathën bashkë me prindërit nëpër Europë e ku të mundnin. Atje u ndeshën me të tjera kushte, me një tjetër jetë ndryshe, të panjohur. Por formimin arsimor, as fillestar, as të mesën, nuk e morën. Këta të rinj e të reja sot janë në moshën tridhjetë vjeçare e më shumë kanë mangësi të theksuara, në formimin kulturor, në edukatën qytetare. Përjashtim bëjnë ato familje që u kujdesën për mirërritjen e fëmijëve të tyre. Por këta, janë të paktë. Shumica, përveç mangësive në formimin qytetar, kanë edhe “agre-sivitetin”, inatin edhe ndaj prindërve dhe të afërmve. Kështu i formoi kjo situatë agresiviteti në ndarjen e pronave dhe pasurive edhe midis vetë familjes, prindërve dhe fëmijëve. Sa tradita të shkëlqyera ka patur familja jonë ndër shekuj përfshi edhe kohën e diktaturës. Por kjo familje, sot jo vetëm që ka humbur funksionin kryesor, por janë futur të gjithë, prindër e fëmijë në grind-je të vazhdueshme për pasuritë dhe pronat. Të gjitha këto, edhe me “bekimin e (pa) drejtësisë “demokratike” e me vendime gjykatash. Të plek-sura të gjitha, o burra të rrëmbejmë. Po shoqëria? Ja këta të rinj e të reja që shohim përditë, e kanë shumë më të lehtë t’u futen “kalbësirave” të demokracisë, sepse “fitojnë” pa derdhur djersë dhe megjithëse është një pakicë, tërheqin me vete edhe shumë të tjerë ku edhe me këtë rrugë, do të thel-lohet konflikti prindër-fëmijë. A po i gëzojmë sot ato “fryte” të pastra demokratike? Ato po na duken edhe më të “hidhura” nga vetë “zeheri”?! Ka një shprehje populli: “Kush i ha kumbullat e tharta dhe kujt i mpihen dhëmbët”! Gjithmonë “dhëmbët i mpihen” atij që nuk e meriton. Të tjerët i bëjnë prapësitë, të tjerët i pësojnë. Edhe kjo si puna e hajdutëve. Hajdut, nuk është ai që zihet, është ai që vjedh. Ata që vjedhin e vjedhin pa “doganë” janë të lirë, ata që zihen, ata vuajnë edhe pasojat e atyre që vjedhin. Kjo është demokracia sot që zhgënjen, që kur e krahasojnë me diktaturën, thonë: “Nuk është kjo liria dhe demokracia që kërkuam”.

në 10 për qind. Thirrja e qeverisë është për emi-grantët që të depozitojnë paratë e tyre në banka. Duke qenë se shumica prej tyre kanë punuar në të zezë, paratë e sjella në Shqipëri nuk kanë një burim legal, pra, nuk janë taksuar. Mirëpo nga ana tjetër, thirrja dhe pritshmëria më e madhe e qeverisë është për paratë e ekonomisë informale në vend. Ato janë në nivele qindra milionë euro dhe nëse futen në qarkullimin ekonomik ligjor, përfitojmë të gjithë. Kjo është ajo amnisti që do të donim, në kushtet kur ekonomisë pritet t’i mungojnë të paktën 1.5 miliardë euro nga pan-demia Covid-19. Nga amnistia do të përfitojnë edhe të gjitha ato sipërmarrje që kanë punuar me dy bilance, duke ju fshehur detyrimit ndaj shtetit. Nuk mund të ketë falje më të gjerë se kaq. Gjendja e jashtëzakonshme e ekonomisë sonë, gjysmë të gjunjëzuar nga pandemia, e detyron këtë shtrirje të pazakontë të faljes. Ky është de-tyrimi, por edhe morali i kësaj amnistie të plotë, që duhet të shërbejë për të ringritur ekonominë tonë. Opozita duhet të jetë aleat i natyrshëm i saj i amnistisë që duam ne qytetarët dhe të vigjilojë që të bëhet me transparencë të plotë, pa e mbytur në djep. Nga ana tjetër, amnistia duhet të jetë konfi-

denciale. Asnjë emër i atij që deklaron pará dhe ndërtesa të padeklaruara më parë nuk duhet të bëhet publik. Kushti i të mos bërit i njohur është themelor për suksesin e një amnistie. Italia mund të kishte ligjëruar dhe kthyer në atdhe edhe 500 miliardë euro të italianëve të pasur nga Zvicra në vitet 2009-2010, por disa emra sipërmarrjesh dhe pasunarësh italianë dolën në media dhe me mi-jëra deklarues potencialë u tërhoqën dhe morën përsipër rrezikun dhe kostot e kalimit të parave dhe bizhuterive e veprave të artit nga Zvicra në parajsa të tjera fiskale si Lihtenshtejni, Singapori, Ishujt Kajman, etj. Amnistia jonë duhet të synojë dakordësimin me opozitën reale të vendit, përtej votave nga opozita surrogate në Kuvend, që duhen për të bërë numrin 84 të votimit të ndrys-himeve në Kodin Penal. Opozita reale është ajo që nuk ka folur ende shkoqur për këtë amnisti të re të propozuar nga qeveria. Opozita duhet të shprehet si e mendon. Nëntë vite më parë, një nga shkaqet themelore që dështoi amnistia e parë e përgjithshme fiskale ishte mohimi i saj nga opozita e atëhershme, sot në pushtet. Mohimi solli mos arritjen e kuorumit të 84 votave dhe biz-nesi e qytetarët nuk i besuan asaj amnistie. Nuk

mund të mbartim sërish rrezikun që qytetarët dhe sipërmarrësit të mos i besojnë kësaj amnistie të re dhe shpresojmë të fundit. Në lojë janë me qindra milionë euro, ndoshta dhe më shumë, në duart e fermerëve tanë (shumë syresh sigurojnë të ardhura mbi 5 milionë lekë të reja në vit nga prodhimet në sera dhe nuk i deklarojnë, për të mos paguar tatimin), emigrantëve dhe bizneseve. Amnistia do të kërkojë edhe paratë e shqiptarëve në parajsat fiskale, duke filluar nga ajo e Qipros. Destinacion shumë i përfolur deri tani, që men-dohet se ka shërbyer si epiqendra e parave të politikanëve dhe shtetarëve tanë të korruptuar. Sigurisht që këto para nuk do të amnistohen, por në shtator të këtij viti vjen një zhvillim interesant. Shqipëria bëhet pjesë e 102 vendeve të botës që kanë vendosur të bëjnë publike llogaritë bankare të qytetarëve të huaj. Pra, edhe autoritetet tona tatimore do të marrin nga 101 vendet e tjera të dhëna për qytetarët tanë që kanë depozita bankare jashtë. Dhe kjo i ekspozon ata përpara detyrimit për të justifikuar burimin e këtyre kapitaleve që kanë jashtë. Për të shmangur probleme, të gjithë ata që këto para nuk i kanë nga korrupsioni apo trafiqet e paligjshme, mund t’i amnistojnë. Por që ta bëjnë, duhet të jenë të mirinformuar që tani. Transparenca dhe infor-macioni i plotë për mënyrën se si do të zhvillohet kjo amnisti është një kusht tjetër themelor që ajo të realizohet si duhet tek ne.

Page 18: Zbardhet pasuria e politikanëve, Meta e Kryemadhi ... · llogari bankare me vlerë 60 mijë paund Yuri Kim mesazh politikës shqiptare: Çdo rotacion Faqe 10 politik i shërben demokracisë,

GAZETA SOT18 E Premte 10 Korrik 2020

.............

Elmazi kishte bërë emër! Se nuk është emri që e bën nje-riun, por është njeriu që bën emër. Ai vërtet që emrin e

kishte “Elmaz”, por kur u quajt kështu në lindjen e tij, ndosh-ta nuk dihej se ç’domethënie kishte ky emër. Elmaz i thonë

atij instrumenti të vogël që pret xhamin dhe nuk thyhet. Po edhe Elmazi, u plagos në luftë dhe nuk u thye! Qëndroi siç ka emrin: Diamant! Dja-

losh, por burrë. Edhe mbiemrin e ka “Bilbili”, që te ai ka dy kuptime: i këndonte si bilbil pushka në luftë, i këndonte

dhe gjuha si bilbili.

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga Sevo TARIFA

E kush nuk e njihte në Tepelenë dhe më gjerë këtë invalid të luftës, njeri të thjeshtë, fjalëpakë, atdhetar? E njoha në vitet e parë të pasçlirimit,

atëherë kur ai pas gjakut të kuq do të derd-hte dhe djersën e bardhë. Sa herë shkoja në Tepelenë me punë për rininë. Si më erdhi kur e pashë pa një krah! Po edhe pse i mungonte krahu, atij i ndriste trupi. Dhe më dukej sikur i kishte të dy krahët. Se njëri krah ishte sa për dy! Ndaj kur bëje toka, me dorën e majtë të shtrëngonte fort.

1E di që për këtë shok të luftës e të punës

kanë shkruar të tjerë më parë. Po si mund të rri pa shkruar edhe unë, për këtë njeri me emër, që më hyri shpejt në zemër? Fliste zemra e tij e bardhë, ajo zemër, që nuk pushoi kur predha e armikut i mori krahun! Nuk pushoi se ishte e fortë. Si “Shkëmbi i Prerë” i fshat-lindjes së tij, në Dukaj. Elmazi kishte bërë emër! Se nuk është emri që e bën nje-riun, por është njeriu që bën emër. Ai vërtet që emrin e kishte “Elmaz”, por kur u quajt kështu në lindjen e tij, ndoshta nuk dihej se ç’domethënie kishte ky emër. Elmaz i thonë atij instrumenti të vogël që pret xhamin dhe nuk thyhet. Po edhe Elmazi, u plagos në luftë dhe nuk u thye! Qëndroi siç ka emrin: Dia-mant! Djalosh, por burrë. Edhe mbiemrin e ka “Bilbili”, që te ai ka dy kuptime: i këndonte si bilbil pushka në luftë, i këndonte dhe gjuha si bilbili. Zogu “bilbil” hipën në lis e këndon aq bukur, por edhe Elmazi qëndroi si lis në tokë dhe gjakun e derdhi me okë për këtë tokë! Por një ditë armiku e vuri në shenjë dhe e qëlloi Elmazin. Një copë mortaje e goditi në krahun e djathtë. Ku e gjeti ajo predhë e mallkuar këtë luftëtar të lirisë! Ndonjëri nga shokët bashkëluftëtarë, duke shprehur dhimbjen dhe keqardhjen e tij, mendonte: “Po tani si do luftonte ai me një dorë? Po të shpëtonte nga lufta, si do punonte”. Përgjigjen e jepte dora e majtë: “Më ka mua. Jam unë dhe e djathtë, dhe e majtë”! Dhe vërtet, dora e majtë u bë dhe e djathtë. Dhe vazhduan “të jenë” të dyja bashkë, siç kanë qenë që nga vogëlia e tij. Dhe akoma më bukur iu bë bukuria e brendshme e shpirtit, me trimërinë në zjarrin e luftës, me durimin, me optimizmin që tregoi se edhe me një krah do vazhdojë të luftojë.

2Tani që po shkruaj, portretin e tij e përfy-

tyroj siç e mbaj mend. Bisedonim bashkë për punën me rininë. Ai më flisje për rininë e Tepe-lenës e unë për të Gjirokastrës. Sa kujtime po më zgjohen/ Për shokët e mi të vjetër/Çaste, që kurrë s’harrohen/ Si koha e rinisë s’ka tjetër! Janë ato vite të bukura të rinisë së bukur. Ndër të tjera Elmazin e kujtoj në Dukaj te “Shkëmbi i Prerë”, në atë panoramë të bukur, te ai shkëmb-kala i gjakosur atë ditë korriku 1944 kur u çlirua nga partizanët e Brigadës VI Sulmuese. Dhe më mbulojnë emocionet, por dhe krenohem për qëndrimin trimëror që mbajti ai kur u plagos rëndë. Ai kalonte nga beteja në betejë. Luftoi dhe në “Qafën e Gjar-prit”, në Skrapar. Kështu e ka emrin kjo qafë, ndoshta se atje ka pasur shumë gjarpërinj, por në atë betejë gjarpërinj-nepërka ishin nazistët gjermanë e bashkëpunëtorët e tyre, tradhtarë vendës, kurse partizanët ishin shqiponja në fluturim. Ishte beteja e ashpër e 6 qershorit 1944. Luftë e pabarabartë me hitlerianët më të shumtë në numër, në armatime, në teknikë, por jo më trima e me moral të lartë se parti-zanët shqiptarë. Elmazi model për trima të tjerë partizanë. Vapa e asaj fundpranvere, uria, vështirësitë ishin edhe këta “armiq”, por kryearmiq ishin nazistët hitlerianë kryqthyer. Ra Elmazi. Humbi ndjenjat. Gjaku s’mbahej.

Elmaz Teme krahun e la në Skrapar, trupin në Tepelenë!

Mbeti në atë pyll të dendur. E kërkonin shokët dhe s’e gjenin. E kërkonin fshatarët e s’dukej kurrkund. Nuk dihej ku ishte. Mendohej se është vrarë. Situatë e vështirë. Mërzitje. Ankth. Siç u mësua më vonë, vetë Elmazit i duhej të zvarritej për disa ditë e netë i plago-sur, i uritur dhe i etur, me krahun e copëtuar. I është dashur të hajë edhe gjethe e bar që të mbijetonte. Por erdhi ora që rrezet e diellit Elmazin ta ndriçojnë: rastësisht e gjeti fshatari Iliaz Musabelliu nga Ujaniku i Skraparit. Ky njeri shpirtmirë, që kishte përpara një njeri të panjohur, mjafton që ishte partizan, e pa në gjendjen e terrorizuar që ishte dhe i doli për zot. Se edhe Elmazi, kur mori armën dhe u ngjit malit partizan kishte thënë: “Jam parti-zan me yll në ballë, për ty, o popull, zot të kam dalë”! Si puqen karakteret! E mori skraparlliu patriot dhe e hipi mbi kalë. E çoi në shtëpinë e vet dhe bashkë me nënë Fatimen i qëndruan te koka sikur të ishte djali i tyre. E shikonin me sy dhe u pikonte në zemër. Dhe ja, Elmazi dha shenja jete. Fytyrat e tij dhe e familjarëve filluan të ndryshojnë. Buzëqeshja që u kishte ngrirë, shkriu. Dhe ata po i shërbenin me barna popullore. E ushqenin me kafshatën e tyre. Njerëz të mrekullueshëm. Komanda partizane, që i kishte hequr shpresat për jetën e Elmazit, sa e mori vesh, e tërhoqën dhe e shpunë në shtëpinë e Niazi e Bukuri Çepanit, që shërbente si spital partizan. Edhe këta njerëz të mrekullueshëm!

3 Elmazi ra në duar të mjekëve. Doktori

italian D’Alesio, antifashist në shërbim të LANÇ, që ra dëshmor për çlirimin e Shqipërisë, bashkë me mjekë shqiptarë e morën në dorëzim të plagosurin rëndë. Mjekët u çuditën kur i panë krahun, me plagë e dhim-bje të thellë, që kishte filluar të zinte krimba dhe rrezikohej të gangrenizohej. Elmazi ishte kacafytur me gjermanët, tani kacafytej me vdekjen. Këtu u duk edhe një cilësi tjetër e tij: optimizmi! “Optimistët jetojnë shtatë vjet më shumë”, thotë mençuria popullore. Nuk e humbi toruan. Nuk u bë pesimist. Nuk iu tremb vdekjes. Shtrëngonte dhëmbët. Sytë e tij filluan të vezullojnë dritë. “Doktorët do gdhendin jetë. Vdekje Elmaz Temja nuk do të ketë! Këngë do të ketë”! Dhe kënga gjëmoi. Ia mori vetë Elmazi! Kënga e gjallëronte. Të tjerët i kurajonte. Dhe u sajua “grupi lab”! Doktori italian thoshte: “Jam mjek kirurg i vjetër në profesion dhe me duart e mia kam operuar shumë njerëz, por pacient si ky, që të këndojë para vdekjes nuk kam parë e nuk kam dëgjuar ndonjëherë”! Çfarë trimi! Çfarë

zemre! Zemër e fortë. Që këndon. Që beson. Zemër që ka bërë të mira dhe më e mira do bëhet. Dhe mirësia është fisnikëri. Fisnik Elmazi. Fisnikë skraparlinjtë që e bënë mik shtëpie dhe i shërbyen. Fisnikë dhe mjekët që tani e kishin në duar! Si shpjegohet që jeta po triumfonte edhe mbi vdekjen? Forcën ai e gjente tek idealet e shenjta të tij që luftonte me parullën “Vdekje fashizmit-liri popullit”; te vendosmëria për të luftuar e për të çliruar vendin; te fuqia shpirtërore e morale e lartë; te traditat dhe virtytet luftarake të familjes; te karakteri i fortë lab, pse jo dhe te vetë emri i tij Elmaz! Me këto cilësi ai do të përbal-lonte edhe operimin e krahut, duke e hequr fare nga trupi. Dhe ky çast erdhi. Krahu do operohej. Po me se dhe si? Ia prenë krahun me sharrë druri, pa mjetet e nevojshme që i duhen kirurgut. Pa narkozë. Pa bisturi. I mblodhi copërat e krahut të operuar infer-mierja Bukuri Çepani dhe i mbështolli në shaminë e bukur të kokës të nusërisë së saj.

Bashkë me Këze Zeqon dhe personelin e spi-talit, me pëlqimin dhe praninë e vet Elmazit, i “varrosën” në një gropë pranë një lisi të madh që është edhe sot. Ky lis mori emrin “Lisi i Elmazit”. Dhe vetë Elmazi ishte si një lis, që u këput, por nuk ra. Çaste prekëse. Gjendje kritike. Qerpikë të lagur. Emocione. Elmazi shihte në heshtje krahun e tij që po pritej, me të cilin u nda përfundimisht. Nuk do ta ketë më në trupin e tij. Nuk është pak të lësh një krah larg vendlindjes. Si Ali Pasha, me trup në Tepelenë e koka në Stamboll. Si Vangjel Zhapa trupin në Labovën e Zhapës e kokën në Athinë. Sado i fortë që ishte Elmazi, dy pika loti iu varën në faqet e tij të zverdhura. Por ai veten nuk e jepte. Selfo Allka do të shkruante: “Sot në Tepelenë dy burra gjen me dy varre: Ali Pashë Tepelenën, me kokën në Stamboll e trupin në Janinë dhe Elmaz Temen, dukjotin, me krahun të varrosur në Skrapar dhe trupin pas vdekjes në Tepelenë”.

4Elmaz Teme Bilbili është rritur në varfëri

e në vështirësi. Babai i tij e la 4 vjeç. Mbeti jetim. Por farën e patriotizmit ai e hodhi dhe në atë moshë të njomë, fara u zhvillua e ai u bë patriot dhe kur u rrit e mësoi se babai kishte marrë pjesë në 1914 dhe 1920, kundër pushtuesve grekë e italianë, duke luftuar për çlirimin e Vlorës e të Sazanit. E rritën Elmaz-in xha Bajrami dhe nënë Zenepja në Dukaj, që ai përjetë u ishte mirënjohës. Në luftën italo-greke Elmazin e mobilizuan forcërisht ushtar për në frontin italo-grek. Por ai dhe shokë të tjerë shqiptarë, që e kuptonin se kjo luftë zhvillohej për llogari të fashizmit italian, dezertuan. Elmazi shkoi në fshatlindje. Për të mos e gjetur, se “u arratis” nga ushtria, humbi gjurmët, shkoi në Vlorë. Këtu u përfshi në veprimtari të rinisë komuniste e antifashiste dhe doli partizan në çetën “Halim Xhelo”. Me krijimin e Brigadës V Sulmuese, u bë luftëtar i saj. Ka qenë në ballë të luftimeve të kësaj bri-gade. Pas çlirimit ka kryer detyra të rëndë-sishme. U dërgua në ish-Bashkimin Sovjetik dhe kreu studimet e larta për ekonomi politike. Ka patur funksione të ndryshme në Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Ballsh, Berat, Kuçovë, Skrapar dhe në Tepelenë, deri sekretar parë i partisë të rrethit Tepelenë. Edhe pse ishte me një dorë, ka qenë i gatshëm të shkonte atje ku i thoshte partia, deri dhe kryetar i kooperativës bujqësore në Dukaj. Ishte një kuadër i njohur dhe i nderuar në Tepelenë dhe kudo që ka pun-uar e jetuar. Një rrugë e qytetit të Tepelenës mban emrin e tij “Elmaz Teme Bilbili”. I është dhënë titulli “Nder i Qarkut të Gjirokastrës”. Në rrugën e Elmazit ecin edhe pasardhësit e tij. I rriti nënë Margarita. Janë dy djem dhe një vajzë: Vladimiri mjek okulist, që ka dy djem, njëri nga të cilët mbaroi gjithashtu për okulist jashtë shtetit, është bërë gjysh. Aljosha, djali tjetër i Elmazit, me tri vajza; Donika, me 4 vajza.

*** Sa do të gëzonte sot Elmazi po të jetonte,

do përkëdhelte nipër e mbesa, do të ishte dhe stërgjysh! Është lumturi për njerëz të brezit të vjetër, kur fëmijët e tij dhe fëmijët e fëmijëve, që quhen mjaltë i mjaltit, rriten të ndershëm, të drejtë, atdhetarë, duke mbajtur lart emrin e gjyshërve dhe të gjysheve, të babait e të nënës. Kjo ndodh edhe me familjen “Bilbili”, nga Dukajt e Tepelenës. Kishte të drejtë Ferit Lila gjithashtu nga Dukajt, kur shkruante për fëmijët e vet në një nga librat e tij: “Jeni trëndafila/ spërkatur nga vesa/ me fëmijë të mirë/ me nipër e mbesa”. Invalidi Elmaz Teme e shkroi me gjak biografinë e tij. Kur u plagos mbeti “dëshmor i gjallë”. “E njoha menjëherë që prej së largu Elmaz Temen/ me një krah të prerë/ nëpër udhë pikonin pika gjaku/ plaga hapej si flamur në erë”. (Hysni Milloshi)

Page 19: Zbardhet pasuria e politikanëve, Meta e Kryemadhi ... · llogari bankare me vlerë 60 mijë paund Yuri Kim mesazh politikës shqiptare: Çdo rotacion Faqe 10 politik i shërben demokracisë,

.............GAZETA SOT E Premte 10 Korrik 2020 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Akademia e Shkencave vlerëson se ky debat nuk ka të bëjë me vlerat dhe kontributet letrare

dhe shkencore të personaliteteve për të cilët diskutohet. Krijimtaria, kontributet dhe vlerat e trashëgimisë letrare, kulturore e shkencore janë për Akademinë e Shkencave kriter themelor...

Në Qendrën për Hapje edhe Dialog në Kryeministri, janë ek-spozuar 4 fotografi të dixhitalizuar të Ismail Qemalit. Nga e para foto e shkrepur në Athinë, si djalosh 23-vjeçar në vitin 1867 e deri tek portreti zyrtar, që njihet nga të gjithë, realizuar rreth një shekull më parë. Fotoeditori Edvin Çelo ka dhënë detaje nga foto në fjalë. “Puna ka filluar që nga skanerizimi i imazhit me rezolucion të lartë dhe me parametrat e duhur, që të kemi një imazh mbinatyral. Sfida e madhe tek këto fotografi ka qenë pjesa e toneve të dritës dhe të kontrastit, për të arritur një imazh sa më të vërtetë të figurës”, shprehet Çelo. Sig-urisht që meritë ka Drejtori e Arkivave. Fotografitë e përzg-jedhura nga 30 gjurmë në dosjen 4547 në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, janë të vetmet, që na ilus-trojnë portretin, qëndrimin dhe shi-jen e tij në vite të ndryshme të jetës. “Ky nuk është nder për Ismail Qemalin, por një nder i vonuar që ja bëjmë vetes. Një shtet që nuk mobilizon energjitë për të fuqizuar imazhin e themeluesve të saj, nuk është gjë e mirë. Por më mirë vonë se kurrë, që këto figura atë vend historik që kanë, ta kenë edhe në imazhe. Të mos mbesim me një variant që shpesh në zyrat e shtetit që për shkak të keqprintimit duket më shumë se i një varrosh i Ismail Qemalit, sesa imazhi i një burri shteti”, thotë drejtori i DPA-së. Studiuesi Bido e vë thekësin tek mosfolklorizmi i figurave që kanë një kontribut në historinë e kombit. “Duke i parë fotot, miniaturat që ne kemi, pa arritur në këtë digjitalizim që është bërë. Ti sheh energjinë e një njeriu në rritje, djaloshin Ismail Qemali, vetëm 23 vjeç. Sheh vështrimin edhe qëndrimin e tij, që tregojnë dinamizmin e një njeriu të pjekur, edhe dy fotot e tjera, që ai është burrë shteti, themeluesi i një shteti të ri, figura e babait të kombit, që ta japin këto fotografi. Ndoshta jemi mësuar me plakun e thinjur të Vlorës, por këto foto të tij, janë foto që tregojnë një person dinamik dhe me shumë energji, që në imazh dhe në histori se kemi këtë. E rëndësishme është fakti që ne si komb, edhe si shoqëri, të mos i folklorizojmë, por t’i japim në madhështinë e tyre reale. Pa përralla që ne i kemi qejf, kjo bëhet duke i dhënë peshë imazhit të tij, fjalës të tij”, përfundon Bido.

Vijojnë reagimet pas deklaratave të Auron Tares

raportet njerëzore brenda familjes së shkrimtarëve. Këto të fundit, për fat të keq, vazhdojnë të jenë kaq munguese në jetën tonë", shkruan Akademia e Shkencave.

Debati për Camajn e KoliqinIshte Auron Tare, që përmes një

shkrimi pak ditë më parë ka hapur mjaft debate. Në shkrim, Tare pre-tendon se ndaj Camajat ka pasur një dosje ku hidheshin dyshime se ai bashkëpunonte me të arratisurit nga regjimi. “Megjithëse në atë kohë nuk kishte shumë informacion mbi këtë arratisje, në dosjen e zbulimit politik shqiptar në vitin 1959 ka një detaj interesant për daljen e Camajt drejt Jugosllavisë. Vendoset në Tuz (Mal i Zi) si mësues. Çuditërisht në datën 21 shtator 1950, emri i tij përmendet në një dokument të shërbimit amerikan të zbulimit që mbante në vëzhgim aktivitetin inteligjent jugosllav, UDB. Po kështu në një tjetër raport të CIA-s, kësaj radhe mjaft të gjatë, emri i Martin Camajt konfirmohet përsëri si

student, por këtë radhë i Universitetit të Beogradit. Nuk ka asnjë të dhënë nga burimet arkivore në dispozicion, nëse Camaj ka treguar për autorite-tet jugosllave rekrutimin e tij nga shërbimi shqiptar. Megjithatë, me të drejtë lind pyetja se përse nga rreth 25 studentë shqiptarë në Universitetet jugosllave (dokumenti i mëposhtëm) amerikanët kanë përmendur Martin Camajn?”, ka thënë Tare. Ndërsa sa i takon Koliqit, Auron Tare shprehet se ky i fundit ishte mbështetës i madh i Camajt, apsi e ka marr në Romë. “Në këtë kontekst, bashkëpunimi i Martin Camajt me Koliqin nuk do të ketë qenë krejt i rastësishëm. Bashkëpunimi i tyre, i nxitur edhe nga interesimi për letërsinë, duhet të kenë pasur në sfond edhe një bashkëpunim në fushën e inteligjencës. Më shumë interes është pyetja nëse vendosja e Camajt në Romë ishte një mision për të depërtuar BKI-në në dobi të jugosllavëve? Apo “Brezi i Kuq” kishte mision diasporën shqiptare në Itali?”, ka thënë Tare.

Katër foto të rralla të Ismail Qemalit ekspozohen në Kryeministri, nga djalosh

në “plakun e thinjur”

Përplasjet për Camajn dhe Koliqin, reagon Akademia e Shkencave: Më të mirët e kombit,

debati nuk ka të bëjë me vlerat kulturoreAkademia e Shkencave ka

reaguar dje pas shtimit të debateve sa i takon të kalu-arës së Martin Camajt dhe

Ernest Koliqit. Ishte Auron Tare ai i cili përmes një shkrimi deklaroi se dy em-rat njohur të letërsisë shqipe kane qenë agjentë të huaj duke ngritur dyshime për bashkëpunim me UDB. Deklarata e tij është nisur nga disa dokumente të CIA dhe Sigurimit, ndërsa në vendin tonë kanë plasur debate e shumta. por dje ka qenë Akademia e Shken-cave ajo që ka reaguar. “Akademia e Shkencave ka ndjekur debatin e ditëve të fundme për disa personalitete të rëndësishëm të letërsisë, shkencës dhe kulturës kombëtare. Akademia e Shkencave vlerëson se ky debat nuk ka të bëjë me vlerat dhe kontributet le-trare dhe shkencore të personaliteteve për të cilët diskutohet. Krijimtaria, kontributet dhe vlerat e trashëgimisë letrare, kulturore e shkencore janë për Akademinë e Shkencave kriter theme-lor për vlerësimin e personaliteteve të botës shqiptare. Ne do të mirëprisnim çdo debat për një problematikë të tillë me objekt të mirëfilltë shkencor”, shprehet akademia. Sipas saj, ata kanë një vend shumë të rëndësishëm në letërsinë shqiptare dhe se debati nuk ka të bëjë fare me vlerat e tyre në këtë aspekt. “Në këtë optikë përgjegjësie institucionale, Akademia e Shkencave e ka shprehur qëndrimin e vet ndaj vendit që kanë në historinë e letërsisë këta personalitete përmes kërkimeve cilësore në formën e monografive, artikujve shkencorë dhe botimeve enciklopedike të shumë anëtarëve të saj, që qëndrojnë mbi përditshmërinë e debateve mediatike”, thuhet më tej. Akademia e Shkencave ka vendosur që përgjigjen finale ta japë përmes një deklarate të Kadares sa i takon vlerave të Camajt. “Akademia rikonfirmon vlerën e këtyre kontributeve dhe në mënyrë të përmbledhur zgjedh të shqiptohet me fjalët e akademikut Is-mail Kadare për Martin Camajn: Eshtë një nga shkrimtarët më të mirë të kom-bit shqiptar, me po atë vlerë në prozë sikurse në poezi, dy hapësira të mëdha, me të cilat ai u përpoq të zëvendësonte atdheun e munguar. Ishte po aq i fisëm në veprën e tij, sa edhe në vizionin për

Holokausti, Kim përshëndet veprimet e popullit shqiptar

Rama: Marrëdhënia e shqiptarëve me hebrenjtë, e veçantë

Në përurimin e Memorialit të Holokaustit në Tiranë, am-basadorja e Shteteve të Bash-kuara të Amerikës, Yuri Kim, ka falënderuar popullin shqiptarë për veprimet e tyre humane që bënë në mbrojtjen e popullit he-bre nga përndjekja e nazistëve. “Nuk ka shumë popuj në botë që mund të ngrenë një memo-rial të tillë, Në fakt është ajo që mendoj për terminologjinë për ata që njihen si të drejtë, kanë treguar mirësi dhe guxim. Pas ngjitjes në pushtet të Hitleri familjet shqiptare shpëtuan qin-dra familje hebreje nga vdekja

e sigurt. Sikur u përmend ku pushtuesit nazistë kërkuan një listë të herbenjve, qeveria refuzoi. Shqiptarët nga të gjithë sferat e jetës, elita, fshatarë, klerikë, shpëtuan hebrenjtë, miqtë e tyre. Është një histori kurajoze dhe frymëzuese dhe e nderit. E besës shqiptare. Jam shumë krenarë që qeveria e SHBA për trashgiminë jashtë vendit të vlerësoj me anë të këtij memoriali. Do doja të falën-deroja kryeministrin dhe kreun e bashkisë së Tiranës që e bënë këtë memorial. Por më së shumti dua të falënderoj popullin shqiptarë për këtë që ka bërë”, tha Yuri Kim.

Në përurimin e Memori-alit të Holokaustit në Tiranë kryeministri Edi Rama tha se marrëdhënia e shqiptarëve me hebrenjtë është e veçantë. “Sot ky memorial është gati pjesë e një hapësirë te bukur publike ku dhjetëra familje kalojnë gjatë muajit dhe do të mund tu trego-jnë fëmijëve kuptimin e fjalëve të shkruara në këta tre gurë që jo rastësisht kanë tre gjuhë, shqipe hebre dhe atë të atyre që me forcën e fuqisë së madhe në kërkim për një botë më të mirë bën të mundur çlirimin e mbarë botës nga mallkimi nazist“,

tha Rama. Kryeministri duke u kthyer pas në kohë kujtoi disa nga rastet kur jo pak familje në Shqipëri ndihmuan hebrenjtë. “Përpara luftës së dytë botërore përpara së sa kjo marrëdhënie të shpërfaqej në formën më fisnike Shqipëria ishte e vetmja që në legjisla-cion kishte te miratuar shaba-tin, që dmth se të gjithë qytet-arët që jetonin dhe i përkisnin popullit hebre të mos punonin ditën e premte, dhe askush nuk kishte te drejtë që për këtë tu ndërpriste shpërblimin për punën”, tha ai.

Rikthimi në shtëpi i Sandër Ruçit, mjeshtri i madh vjen nga AmerikaAs pandemia nuk e pen-

goi të udhëtojë nga Amerika e largët, drejt Shkodrës, lidhjen me të cilën e ka të veçantë. Aktori Sandër Ruçi ka kryer një itinerar ndryshe këtë herë për të prekur tokën shqiptare për shkak të pandemisë së koronavirusit. “Bëra një itin-erar nga Miami-Nju Jork, Nju Jork-Serbia, Serbi-Shqipëri”, tha ai. Si çdo vit ardhjet i ka jo vetëm për pushime, për të takuar miqtë e për t’u ç’mallur me Shkodrën, por edhe për t’i dhuruar notat e humorit për të cilat të gjithë

kemi nevojë, e aq më shumë për kohët që po jetojmë. “Nuk është vendim, është rit. Më është kthyer sistem për çdo vit”, tha ai. Të vish në shtëpi për shumëkënd është diçka e zakontë, ashtu si edhe për Aktorin. Por të vish përpa-ra publikut që për vite me radhë të ka duartrokitur dhe mbështetur, duhet përherë të jesh i kujdesshëm në mate-rialet që i servir. Kështu ka bërë edhe këtë herë. “Kam gati premierën e re është e plotë. Kam dhe një projekt tjetër”, tha ai.

Page 20: Zbardhet pasuria e politikanëve, Meta e Kryemadhi ... · llogari bankare me vlerë 60 mijë paund Yuri Kim mesazh politikës shqiptare: Çdo rotacion Faqe 10 politik i shërben demokracisë,

GAZETA SOT20 E Premte 10 Korrik 2020

.............

SOTSOT sport www.sot.com.al

Këtë fundjavë Teuta do të presë Kukësin, ndeshje që do të luhet në “Elbasan Arena”, një takim shumë i vlefshëm për të dyja skuadrat. Du-het thënë se së bashku ndajnë edhe gjysmëfinalen e Kupës (ndeshja e parë 0-0), por këtë herë kanë duel dhe në kampionat, ku lufta bëhet për vendin e dytë. Teuta po marshon gjatë javëve të fundit dhe synimin madhor ka pjesëmarrjen në Ligën e Europës. e do këtë nëpërmjet kampionatit (si vend i dytë ose i tretë), ose nëpërmjet Kupës, por duke e fituar atë. Trajneri Edi Martini po lufton në të dy frontet, në mënyrë që të fitojë trofe (me anë të Kupës), por edhe një vend nderi në kampionat.

JUSTIFIKIMIKlubi kosovar mbajti këtë qëndrim, të përsëritur, pas ndeshjes me incidente ndaj Gjilanit

Adriatik BALLA

Pas ngjarjeve të pazakonta që ndodhën të mërkurën në kampionatin kosovar, ku pas përplasjeve në fushë midis

lojtarëve dhe stafeve të Prishtinës dhe Gjilanit, ndërhynë me forcë trupat policore dhe zbrazën fushën, kanë reaguar dje krerët e klubit të Prishtinës, që të indinjuar nga goditja e pjesëtarëve të stafit të tyre, kërkojnë që në vazhdim klubi i tyre të tërhiqet nga kampionati kosovar dhe t’i bashkohet Kategorisë Superiore të Shqipërisë. Në fakt, nuk është hera e parë që klubi bardheblu i Prisht-inës kërkon të luajë në kampionatin shqiptar, pasi edhe në të shkuarën, zyrtarët më të lartë të këtij klubi kanë bërë thirrje për gjetjen e një formule që do tu mundësonte të luanin në kampionatin e Shqipërisë. Dhe këtë herë nismës së tyre i janë bashkuar edhe tifozët dhe segmente të caktuara të futbollit kosovar.

Qëndrimi i PrishtinësPrishtina mund të shkojë edhe

në një vendim ekstrem mbi atë që i ndodhi në ndeshjen e djeshme të kampionatit ndaj Gjilanit. Kryeqytet-asit u mposhtën me rezultatin 1-2, por nuk ishin aspak dakord me vendimet që u morën nga gjyqtarët brenda 90 minutave. Kështu, menjëherë pas për-fundimit të ndeshjes, stafi dhe lojtarë të Prishtinës kontestuan vendimet,

mirëpo u përballjen me ndërhyrjen e policisë e cila nuk nguroi të spërkaste me sprajt lotsjellës. Si pasojë e kësaj, disa futbollistë u lënduan, ndërsa trajneri Armend Dallku përfundoi në qendrën shëndetësore për të marrë ndihmë. Në këtë formë, klubi ka çuar në mendje edhe tërheqjen nga gara, një ide që përkrahet edhe nga Labinot Ibrahimi. Ish-futbollisti i Partizanit është shprehur së fundmi se për të do ishte dakord nëse do tërhiqeshin nga gara, të cilën mund ta vazhdonin në Shqipëri. “Nuk mund të flas nëse Prishtina do të largohet apo jo. Por rikthimi në Shqipëri dhe të përfaqëso-

jmë aty Prishtinën, do të ishte një ide shumë e bukur për futbollin shqiptar. Gjendja ime shëndetësore është tani e mirë, stabël, por në ato momente isha në gjendje shumë të keqe. Nuk mund të shikoja dhe t’i hapja sytë nga sprajti që përdori Policia e Kosovës, që u sollën në mënyrën më të keqe. Në vend që të na mbrojnë, ata na sulmojnë ne. Në fund e ndeshjes, kur mbaroj gjithçka, ne lojtarët me stafin teknik shkuam për t’i kërkuar llogari arbitrit kryesor Kreshnik Vula se përse e bëri gjithë këtë pisllëk, vetëm e vetëm që të largohet Prishtina nga gara”, u shpreh Ibrahimi.

Problemet e shumta që e kanë shoqëruar Vllazninë gjatë viteve të fundit lidhen me dësh-timin e bashkisë për të admin-istruar klubin. Për këtë arsye doli domosdoshmëri gjetja e sponsorëve dhe dje kjo ndodhi edhe zyrtarisht. Kështu, pas dy vitesh si president i klubit të basketbollit “Vllaznia”, kompania “AlbaPhoto Shpk”, me drejtues Alban Xhaferrin, është gati të financojë për të rikthyer te rezu-ltatet e duhura klubin e futbollit të Vllaznisë. Zyrtarisht drejtuesit e kësaj kompanie kanë më tepër

se dy muaj që kanë shfaqur interesin për të marrë drejtimin e klubit të futbollit, madje duke i dërguar edhe një letër publike bashkisë Shkodër, në të cilën ndër të tjera premtonte se do të bënte Vllazninë konkurruese për titull brenda një periudhe 3-vjeçare. Megjithatë, pas një heshtjeje të zgjatur, më në fund bashkia e Shkodrës, në cilësinë e pronares së klubit të futbollit Vl-laznia, ka arritur të nënshkruajë një marrëveshje me kompaninë “Albaphoto”, nën administrimin e zotit Xhaferri. Bëhet fjalë për

një marrëveshje bashkëpunimi, sponsorizimi dhe partneriteti mes palëve, me synimin për të rikthy-er skuadrën e futbollit Vllaznia në nivele konkurruese në Superligë dhe për të konsoliduar rezultatet dhe administrimin e ekipeve të Akademisë Vllaznia. Tashmë firmat mbi kontratë janë hedhur si nga kryebashkiakja e Shkod-rës Voltana Ademi, në cilësinë e drejtueses së institucionit që ka pronësinë e Vllaznisë, ashtu edhe nga Xhaferri, që mund të nisë menjëherë angazhimin e tij në klubin e futbollit.

Vllaznia gjen sponsor, në Shkodër premtohet titulli brenda tre vjetësh

Teuta, shansi i madh për Europën kalon nga Kukësi

Tirana s’shkon në Etikë, i kishte skaduar ... emaili

Edi Reja po krijon database për të rinjtë

që luajnë jashtë

SUPERIORE

TEKNIKU

Sektori i Garave thirrje për vetëpërmbajtje

Gjilani mundi 2-1 Prishtinën. Tra-jneri i Prishtinës Armend Dallku dhe stafi i tij nuk u përmbajtën dhe u futën në fushë pas përfundimit të ndeshjes për t’i kërkuar llogari gjyqtarëve, me ankesa të ashpra dhe zëshme për shkak se bardhekaltrit e luajtën tërë pjesën e dytë me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit me të kuq të portierit Visar Bekaj. Policia reagoi dhe e largoi Dallkun me stafin e tij duke për-dorur sprajt lotsjellës ndaj tyre. Dallku përfundoi në qendrën spitalore për të kërkuar ndihmë mjekësore. Incidente pati edhe jashtë stadiumit, mes një zyr-tari të Prishtinës dhe një të Dritës, me këtë të parin që u arrestua dhe u lirua. Për më tepër, Drita e akuzoi Prishtinën se e ka dëmtuar rëndë zhveshtoren e stadiumit. Në një reagim për media, Komisioni i Garave u ka bërë thirrje klubeve të vetëpërmbahen dhe mos ta prishin, siç e ka quajtur, kampionatin më interesant në futbollin kosovar që prej përfundimit të luftës. “Komisioni i Garave vlerëson se ky kampionat është njëri nga më interesantët që nga paslufta, ku si gara për titull ashtu edhe ajo për mbijetesë është masive dhe e paqartë. Një gjë e tillë pa dyshim ka ndikuar edhe në rritjen e rivalitetit dhe të cilësisë së futbollit, por natyrshëm e ka rritur edhe presionin tek klubet dhe tek zyrtarët e ndeshjeve”, thuhet në reagimin e Komisionit të Garave.

Kampionati ka elementë cilësorë, por trajnerët e Kombëtares nuk e kanë bazuar punën e tyre tek kontigjent, përkundrazi, ata i kanë mëshuar faktit se lojtarët më të mirë luajnë jashtë dhe të gjithë elementët e përzgjedhur për formacionin kanë qenë në pjesën dërrmuese nga kampionatet e huaja. Vetëm Alban Hoxha dhe Lorenc Trashi janë lojtarë të ftuar nga kampionati shqiptar. Së fundmi trajneri Edi Reja mësohet se po krijon një database për lojtarët e rinj shqiptarë që luajnë në Itali dhe vende të tjera europiane, kryesisht nga ekipet kombëtare të moshave, ku synohet një listë me emrat e së ardhmes që vlejnë për Euro-2024.

Teksa Bylis është paraqitur në Komisionin e Etikës, e të njëjtën gjë duhet të bënte dhe Tirana, kjo e fundit nuk është paraqitur dhe justifikimi ka qenë qesharak. Në fakt duket tragjikomike, po të mendosh se Tirana është klubi më i madh i vendit dhe njoftimi i saj mund të bëhet edhe me mënyra të tjera përveç e-mailit. Kjo pasi justifikimi i klubit për mosprani në Etikë lidhet me e-mailin e vjetër që nuk është më funksional. Kjo e bën hetimin e ndeshjes Bylis-Tirana, e dy-shuar si e trukuar, jo vetëm qesharak, por mungon krejtësisht serioziteti nga të gjitha palët. Natyrisht, askush nuk e merr seriozisht e-mailin e “skaduar” të Tiranës, për një ngjarje kaq të rëndë.

E pakënaqur me trajtimin në Kosovë, klubi i Prishtinës kërkon t’i bashkohet Superiores së Shqipërisë

Komisioni i Etikës në FSHF që ka mar-rë në hetim ndeshjen e Kupës mes Bylisit dhe Tiranës, thirri dje palën mallakastriote për të dhënë dëshminë. Prezentë ishin presidenti, Besnik Kapllanaj, futbollisti Jurgen Goxhaj, kapiteni Murataj si dhe trajneri Dovedan. Pasi mbaroi dëshminë e tij, presidenti Kapllanaj për mediat është shprehur se klubi i tij nuk ka se për çfarë të mbrohet pasi është i pastër dhe nuk mund të baltosen. Ndër të tjera, Kapllanaj shtoi me bindje se ekipi i tij do të shkojë në finale. “Për çfarë të mbroheshim?! Nuk mendoj se kishim ndonjë gjë për tu mbroj-tur. U pyetëm dhe dhamë shpjegimin tonë.

Shpjegimi ishte atje dhe mund t’i merrni atje. Ne gjithmonë kemi nga 10 persona në tribunë në për çdo ndeshje të Bylisit. Pastaj se cilët persona vijnë me Tiranën dhe e duan apo jo këtë skuadër, duhet ti zgjidhin ata. Ne jemi të pastër, të hapur jo sot por gjithmonë. Nga fillimi i kampion-atit dhe deri tani nuk mund të baltosemi, pasi kemi bërë një kampionat dinjitoz dhe nuk duhet të hidhet baltë mbi ne”, tha ai. Më pas presidenti i skuadrës ballshi-otë iu kundërpërgjigj akuzave të Licit të Vllaznisë. “Është me dy fytyra, pasi para ndeshjes atë ditë më ftoi për drekë. Më pas kur kishte një debat në studio, kishte thënë

gjëra të turpshme në drejtimin tim. Shyqyr që nuk tha që e vendosa unë bombën. Ai të shikojë punën e tij, Bylisi ka lënë 9 pikë me Flamurtarin, ato që ata i morën. Kemi luajtur futboll dhe do e bëjmë deri në fund. Bylisi nuk është Reali Madridit dhe mund ta kontrollojë një ndeshje si të dojë. Kemi vetëm një ëndërr siç është fitimi i Kupës dhe mendoj se do e arrijmë. Ju e dini shumë mirë që kjo skuadër kam luftuar shumë për atë. Me Tiranën kemi fituar me meritë dhe do shkojmë në finale po me meritë. Unë jam presidenti dhe mbaj përgjegjësi për klubin dhe e di se çfarë ndodh këtu. Ne kemi qenë dinjitoz në fushë dhe në sjellje. Mjafton të

shikoni Goxhajn që e dënuam. Njëjtë kemi vepruar edhe me të tjerë, ku është thyere rregullorja e klubit. Në vitet e ardhshme do jemi shumë kompetentë. Nuk kam çfarë të flas, për ato që janë thënë, jemi të pastër për gjithçka. Do jemi një ekip model. Nuk merrem me ekipin tjetër. Me Kukësin kemi bërë një ndeshje katastrofë në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë e mbyllëm Kukësin në zonën e tyre. Rastet e humbura me Tiranën janë të pafalshme. Jam shumë i dëshpëruar që nuk e fituam ndeshjen me Tiranën 4-0 ose 5-0, pasi i dominuam dhe ta kishim të sigurt kualifikimin”, nënvizoi më tej presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj.

Kapllani jep dëshmi në Komisionin e Etikës, për të Bylisi është “qelibar”

Page 21: Zbardhet pasuria e politikanëve, Meta e Kryemadhi ... · llogari bankare me vlerë 60 mijë paund Yuri Kim mesazh politikës shqiptare: Çdo rotacion Faqe 10 politik i shërben demokracisë,

.............GAZETA SOT E Premte 10 Korrik 2020 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Milani do të ndryshojë trajnerin në fund të sezonit dhe ka projektuar për sezonin e ri ardhjen e teknikut gjerman Ralf Ragnik. Ky i fundit ka surprizuar së fundmi, ku ka apeluar tek kuqezinjtë e Milanos që të blejnë në gusht mesfushorin me tipare ofen-sive të Verder Bremenit, kosovarin Milot Rashica. Rangnik aktualisht është kreu për zhvillim sportiv në Leipzig, por ai pritet ta shkëmbejë këtë post për atë të trajnerit të Milan-it. Sipas mediumit “SID” ra, Rangnik tashmë e ka kontaktuar Rashicën dhe ia ka bërë atij të qartë se e do në skuadrën e Milanit, kur ta marrë vetë drejtimin e kuqezinjve. Problem është kartoni i shtrenjtë i lojtarit (33 mln euro).

MBROJTËSIMbrojtësi ka shkëlqyer këtë sezon në Serie A. Në Angli zbulohet një talent shqiptar, Bajrami

Adriatik BALLA

Lojtarët e Kombëtares po kalojnë momente të mira me skuadrat e tyre dhe kjo reflektohet mjaft mirë në ecurinë e futbollistëve

kuqezi që aktivizohen me klubet itali-ane, sidomos tao të Serisë A. Pjesa më e madhe e tyre luajnë titullarë dhe janë në pozita të mira, pjesë të formacionit dhe me kontribut në ekipet e tyre. Dy portierët, Berisha dhe Strakosha, janë lider me ekipet e tyre të Spalit dhe Laci-os, kurse mbrojtësit Gjimshiti, Dermaku, Hysaj e ndonjë tjetër kanë performancë të mirë dhe janë të vlerësuar. Edhe lo-jtarët e tjerë në S3erie A dhe B, por edhe në kampionatet e tjera elitare europiane po kalojnë moment të mirë. Së fundmi, në fokus të medieve italiane është mbro-jtësi Berat Gjimshiti, i cili, edhe një herë tjetër, tregoi karakter të fortë, pozicionim taktik dhe padyshim rol lideri në fitoren e Atalantës, duke ndihmuar skuadrën të merrte tri pikë dhe të ngjitej edhe më shumë në tabelën e renditjes, tashmë në vend të tretë dhe e sigurt në zonën e Champions League. Këtë edicion Gjim-shiti ka luajtur shumicën e ndeshjeve titullar dhe në shumicën e tyre është vlerësuar me notë maksimale. Nuk është vetëm Gjimshiti, që konfirmo-het tashmë si lojtar cilësor në Serie A e nga më të mirët, por edhe një tjetër talent shqiptar që lind në Premier League angleze dhe bëhet fjalë për

futbollistin e kombëtares U-21, Ba-jrami, që ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të FSHF-së.

“Eurosport” e çmon Gjimshitin të dalluar tek Atalanta

Berat Gjimishiti ishte një nga titul-larët e formacionit të trajnerit Gasperini në mbrëmjen e djeshme teksa Atalanta mori fitoren e radhës në shtëpi ndaj Sampdorias. Bergamaskët iu imponu-an kundërshtarëve me rezultatin dhe përkohësisht janë ngjitur në vend të tretë, duke zbritur nga podium Interin që gjithsesi ka një ndeshje më pak. Ndër-kohë, mbrojtësi i kombëtares, Gjimshiti u aktivizua për 52 minuta. Minuta të mjaftueshme këto për të marrë notën 6, nga vlerësimet e zakonshme të “Euros-port”. “U ndëshkua me karton të verdhë

nga gjyqtari, edhe pse ishte vetëm ndë-rhyrja e tij e parë gjatë lojës. Por, gjithsesi deri në minutën e 52 ia doli sërish të zh-villonte një ndeshje mjaft impenjative”, shkruhej në vlerësimin e “Eurosport” për performancën e Gjimshitit.

Talenti shqiptar/ Bajrami ka idhull Lorik Canën

Rival me Gjimshitin në qendër të mbrojtjes brenda pak kohe do të jetë një tjetër lojtar i talentuar dhe është fjala për Geraldo Bajramin, 190 cm i gjatë, që është pjesë e Birmingamit në kampionatin anglez. Në faqen e FSHF-së ai jep përshtypjet nga karriera e tij. “Aktualisht synimi im më i afërt është të arrij të luaj si titullar te klubi im, Birming-ham, që militon në Championship. Më duhet të punoj shumë, por kam besim

Tirana mban kryesimin e Superiores me 6 pikë më shumë se Kukësi i vendit të dytë, por në gjirin e verilindorëve ka një grup shumë teknik e cilësor që mund të kishte dhënë më shumë në fushë. këtë e pranojnë dhe vetë futbollistët e Kukësit. Kështu, Valon Et’hemi ishte një nga më të mirët në fushë në ndeshjen e fundit me Tiranën, teksa perfor-mancën e tij e konkludoi edhe me një gol. Realizim që vulosi tre pikët për ekipin e tij pasi ishte goli i 2-0. Së fundmi, Et’hemi ka folur për “Fjala.al”, duke thek-

suar se Kukësi është ekipi më i mirë, por gabimet kanë bërë që ata të mos jenë në krye të kampionatit. Ndërkohë, i pyetur për cilën kombëtare do luaj, sul-muesi shprehet se do të vendosë me kokë të qetë dhe se do të shoh edhe se kush do të besojë dhe vlerësojë më shumë. “Vendos-mëria për t’u karikuar dhe për të treguar cilësinë e vërtetë, pady-shim na bën ekipin më të mirë në Shqipëri, por e përsëris, se nuk jemi liderë,nga shkaku i gabi-meve në disa ndeshje që s’duhej të kishim ecur fals. Kombëtarja?

Unë jam shqiptar dhe nuk besoj të ketë shqiptar në botë që nuk krenohet me kombin e tij dhe nuk dëshiron të përfaqësojë kombin në rrafsh ndërkombëtar. Por jam edhe profesionist që jetoj nga futbolli dhe, duke qenë i lindur në Maqedoninë e Veriut, kam të drejtën të luaj edhe për përfaqësuesen e vendit të lindjes. Në këtë drejtim do të vendos me kokë të qetë dhe kryekëput për motive profesionale, duke pritur të shikoj se kush do të më besojë dhe vlerësojë si futbollist dhe si profesionist”, u shpreh Et’hemi.

Ethemi bën rolin e liderit tek Kukësi, nuk ngutet as për Kombëtaren

Ragnik këshillon Milanin të blejë Milot Rashicën

Hysaj sërish në dilemë, menaxheri

po punon për zgjidhje

Kukësi ka mungesa të rëndësishme kundër Teutës

SURPRIZA

SUPERIORE

te aftësitë e mia dhe e di që mund t’ia dal mbanë. Gjithashtu, dua të jem gati kur të vijë mundësia për të qenë pjesë e Kombëtares shqiptare. Aktualisht jam pjesë e Kombëtares U-21 dhe jam i kënaqur me arritjet e deritanishme në planin personal. Nuk nxitohem dhe do pres radhën time. E rëndësishme është të jem në formë dhe përqendrohem te puna, pastaj jam i bindur se do të vijë edhe momenti im. Motoja ime është: Duhet vetëm të punosh fort dhe të kesh besim te vetja. Nëse ke dhënë gjithmonë më të mirën tënde në fushë, nuk ke asnjë peng. Unë besoj se çelësi i suksesit në futboll është në mendjen tënde. Duhet të besosh se je më i miri dhe më pas të sigurohesh se je vërtetë i tillë në fushë. Talenti përcakton atë se çfarë mund të bësh. Motivimi përcakton se sa vullnet ke për të arritur te suksesi, ndërsa veprat përcaktojnë se sa mirë mund ta bësh atë. Historitë e legjendave të futbollit gjith-monë më kanë motivuar dhe më kanë ndihmuar që të synoj maksimumin në fushë”, thotë ndër të tjera Bajrami. Në fund ai tregon se kë ka idhull në futboll. “Duke qenë se unë jam një qendërm-brojtës, sigurisht që edhe idhulli im ka luajtur pikërisht në këtë pozicion në të kaluarën. Për mua Lorik Cana është një figurë e padiskutueshme dhe një model që duhet ndjekur për mua. Ka qenë një kapiten dhe lider i shkëlqyeshëm, një futbollist që jepte gjithçka në fushën e lojës.”, nënvizoi më tej Bajrami.

Kukësi do të ketë një provë të fortë në Elbasan përballë Teutës. Me durrsakët u përballen edhe pak ditë më parë në të njëjtin stadium për Kupë, me sfidën që u mbyll 0-0. Por, nëse në Kupë janë dy takime për të luajtur, këtë herë në kampionat fitorja do kërkohet me çdo kusht. Por ka probleme për trajnerin Orges Shehi. Sepse do të mungojë sulmuesi Vasil Shkurtaj dhe mbrojtësi Erhun Obanor, ndërsa do t’i shtohet edhe një tjetër mungesë e rëndësishme në repartin difensiv e bëhet fjalë për Bruno Lulajn, i cili në ndeshjen ndaj Tiranës u ndëshkua me karton të verdhë duke plotësuar numrin katër të tyre dhe si rrjedhojë duhet ta ndjekë ndeshjen nga tribuna.

Menaxheri i Elseid Hysajt, Mario Xhiufredi, është ai që bën lëmsh gjërat me deklaratën e fundit, duke deklaruar se e ardhmja e lojtarit është e paqartë. “Situata është e komplikuar, nuk do të jetë e thjeshtë të gjesh zgjidhjen. Nëse ai do të ketë dëshirë të qëndrojë, do të bëjmë çfarë është e mundur që të gjejmë një zgjidhje”, tha menaxheri për mediat italiane. Kështu, ai la të kuptohet se Hysaj nuk është plotësisht i bindur se duhet të qëndrojë te Napoli, ku mbetet një alternativë për lojën në krahë dhe jo një titullar fiks, siç do të dëshironte të ishte kapiteni i përfaqësueses shqiptare. Mbetet të shihet e ardhmja e mbrojtësit shkodran të Kombëtares kuqezi.

Berat Gjimshiti s’është ushtar i thjeshtë, mediat italiane e

vlerësojnë “gjeneral” të Atalantës

Pandemia Covid-19 duket se është bërë më agresive gjatë ditëve të fundit në Shqipëri, dëshmuar me rritjen e numrit të rasteve të të prekurve, por njëherësh dhe me jetët e humbura. Për të evituar ndonjë të papritur në futbollin shqiptar, FSHF në bashkëpunim me organet e shëndetit publik insistojnë bërjen e tamponeve për lojtarët e skuadrave të ndryshme, një praktikë kjo rutinore e javëve të fundit pas kthimit të futbollit në fushën e lojës. Pas konfirmimit se futbollistët e Partizanit Dejan Boldor dhe Besnik Ferati kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit, klubi kryeqytetas ka marrë menjëherë masat për të futur në karantinë

mbrojtësin rumun dhe mesfushorin shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Ndërkohë kur jemi disa orë para derbit të kryeqytetit, drejtuesit e Partizanit po vijojnë të ndjekin me përpikëri protokollin e dakordësuar nga ISHP dhe FSHF për menaxhimin e situatave të tilla në kampionatin shqiptar. Kështu në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, specialistë të ISHP-së u bënë tamponët të gjithë futbollistëve dhe pjesëtarëve të stafit të skuadrës së Partizanit dhe vetëm ditën e sotme pritet të dalin përg-jigjet. Protokolli parashikon se çdo lojtar që do të rezultojë pozitiv ndaj COVID-19, do të duhet t’i nën shtrohet karantinës, ndërsa pjesa tjetër do të grumbullohen nën masa të

larta higjiene e kujdesi, për të qenë gati për ndeshjen e radhës. Duke u nisur nga prec-edenti i fillimit të qershorit me sulmuesin shkodran të Bylisit, Eridon Qardaku, mund të thuhet me siguri se zhvillimi i derbit të kryeqytetit nuk është aspak në rrezik, ndër-sa trajneri Sormani do të duhet të bëjë pa Boldor, Feratin dhe ndonjë tjetër që mund të rezultojë pozitiv gjatë testit të kryer mbrëmjen e djeshme. Vlen të theksohet se sipas njoftimit të klubit të Partizanit, gjend-ja shëndetësore e mbrojtësit rumun Dejan Boldor dhe mesfushorit 20-vjeçar Besnik Ferati, është mjaft e mirë dhe asnjëri nuk ka shfaqur komplikacione.

Partizani u nënshtrohet tamponëve, nuk ka frikë para derbit me Tiranën

Page 22: Zbardhet pasuria e politikanëve, Meta e Kryemadhi ... · llogari bankare me vlerë 60 mijë paund Yuri Kim mesazh politikës shqiptare: Çdo rotacion Faqe 10 politik i shërben demokracisë,

GAZETA SOT22 E Premte 10 Korrik 2020

.............

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

HORIZONTAL VERTIKAL

Dua Lipa dhe Anwar Hadid kthehen në Amerikë pas katër muajsh izolim

1- Shejtan, djall. 2- Vezë e rrahur dhe e fërguar. 3- Njësoj si dhënie fjale. 4- Një shtet në Lindjen e Mesme, komshi me Irakun. 5- Tip autobuzi gjerman. 6- Edlira Vojsiu. 7- Kundërshtar, sfidant. 8- Vegël. 9- Masë gjatësie sa pjesa e parakrahut deri tek gishtat të shtrirë plotësisht. 10- Ramazoti i këngës italiane në inic. 11- Prodani i skenës. 13- Ish-futbollisti i Partizanit, Berisha. 14- Është drith. 15- I bije fort. 16- Gadishull në Gjirin Persik, në Detin e Kuq. 18- Markë aparati fotografik japonez. 19- ... Peci, botoi gazetën e parë shqip në Boston të Amerikës. 20- Kërcënoj. 22- Pasthirrmë dhimbjeje, dëshpërimi, keqardhjeje. 23- Vepër letrare satirike imituese e shoqëruar me muzikë. 25- Irene ..., aktore amerikane me origjinë greke. 26- Agolli i cirkut. 27- Garë atletike vrapimi në natyrë. 28- Këlysh qeni. 29- Përpjekje për të mashtruar. 30- Namuz, moral. 32- Është figurë gjeometrike. 33- Konstruksion betoni për ndërtim, i pashquar. 34- Durrësi në makina. 35- Babaliu e këngës në inic.

1- Janë si hamendjet. 7- Arma e Djokovic. 12- Mal në Korçë. 13- Predhë luftarake që vepron edhe në ujë. 14- Gaz pa erë që prodhojnë tokat kënetore. 15- Bën pjesë në mjetet e ushtarit në marshim, për të ngrënë. 16- Futbollisti Skela në inic. 17- Lënda e parë për prodhimin e bojërave për lyerje. 19- Vend i rregulluar para portës së shtëpisë për të ndenjur. 20- Delikat, pa anë. 21- Filloj të lëviz, filloj të eci për gjëkundi. 22- Mostër, yrnek. 23- Panajoti i futbollit. 24- I thonë maces anglezët. 25- Ato të byrekut. 26- Një ndër filmat e parë shqiptarë. 27- Grup këngëtarësh. 28- Një qytet bregdetar në jug të Spanjës, pothuajse në brigjet e Gjibraltarit. 29- Është lëndë e fortë narkotike. 31- Rita e këngës në inic. 32- Port slloven në Adriatik. 33- Magazinë e madhe drithi, hangar ose ... 34- Janë kodra prej rërë në shkretëtirë. 35- Vjershë lirike popullore për heronjtë legjendarë. 36- Me kokën lart, pa iu dridhur qerpiku. 37- Përforcues televiziv në krahinat e vendit.

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid, më në fund janë rikthyer në Amerikë pasi kaluan katër muaj larg mes krizës së koronavirusit. Çifti i ri u mirëprit nga nëna e Anwar, Yolanda me një postim të përzemërt të shpërndarë në Instagram. Ajo ndau një foto të Duas, 24-vjeçare, duke u ngjitur në anën e pasme të Anwar ndërsa të dy rrezatuan drejt kamerës. Yolanda, e cila është po ashtu nëna e Bella dhe Gigi Hadid, ndau një imazh vetëm me djalin e saj 21-vjeçar. Pavarësisht se mezi prisnin të ktheheshin, çifti duhej të karantino-heshin në Karaibe për t’u izoluar pasi Dua nuk

është një shtetase e regjistruar në SH.B.A. Dhe ndërsa ata ishin larg, këngëtarja dhe partneri i saj ‘bombarduan’ fansat me imazhe të ndryshme pasi po shijonin ca ditë pushimi në St Lucia. Më herët gjatë javës, 24-vjeçarja dukej e mah-nitshme në bikini të gjelbërta teksa tregoi fig-urën e saj të tonifikuar përkrah Anwar nën një çadër kashte. Dyshja u izoluan së bashku për më shumë se tre muaj për shkak të përhapjes së COVID-19 dhe pandemisë që shkaktoi ajo. Ata fillimisht ishin vendosur në një apartament të rastësishëm në Londër, e më pas u takuan edhe me prindërit e artistes shqiptare.

Provimi Babai: Bir, a i ke ditur pyetjet

në provim?Djali: Po, babi!Babai: E pse ke ngelur në

provim, biri im i dashur?Djali: Nuk i dija përgjigjet,

babi...

Muzeu-Nuk kalojnë as dy ditë pas

punësimit në një muze dhe shefat menjëherë e thërrasin në zyrë punëtorin e ri.

-Nuk je duke punuar mirë! – i thonë.

-Çfarë doni më shumë, nuk ka dy ditë që jam punësuar, e tashmë kam shitur dy piktura të Van Goghut.

Dy shokëtIshin dy shokë dhe po flinin

gjumë. Secili ishte shtrirë në krevatin e tij. Natën, ngrihet njëri dhe i thotë tjetrit:

- Zgjuar je apo po fle?- Pse? - i përgjigjet tjetri.- Sepse më duhen dhjetë mijë

lekë, prandaj.- Aha po fle, po fle.. - ia kthen

shoku.

Më në fund ribashkohen Friends, ja kur del seria e reRibashkimi i gjashtë per-

sonazheve të “Friends” pritej me padurim për vite me radhë, ndërkohë që seriali më i fam-shëm i të gjitha kohërave nisi të ndiqej së fundmi edhe nga të rinjtë falë transmetimit të tij në “Netflix”. Disa muaj më parë Lisa Kudroë, Jennifer Aniston, Kourtney Cox, Met-theë Perry, Matt LeBlanc dhe David Shwimmer ranë dakord dhe konfirmuan ribashkimin me anë të disa postimeve në rrjetet sociale. Ata kanë shtuar kuriozitetin duke mos treguar shumë detaje se ç’do të ndodhë e çfarë duhet të presim. Xhirimet e ribashkimit u anuluan për shkak të pandemisë, por tashmë aktorët janë gati ta rinisin aty ku e lanë. Përfaqësues të “HBO Max” konfirmuan se do të kemi një seri të re të “Friends” nga fundi i verës.

k u l t u r e www.sot.com.al

7 1 2 5

1 8 4

9 6 3

7 6

1 4

5 3

4 5 3

6 3 5

2 1 7 8

8 9

1 4

6 2 4 3

7 4 3

5 3

8 6 2

2 5 1 7

6 7

4 5

6 2

8 6

2 9 5 7

6 1 5 7 8

7 9

7 4 6 3 9

4 5 1 9

5 8

8 3

22 GAZETA SOTE Martë 10 Mars 2020

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Giorgio Armani dhuron 1.25 milionë euro, për të luftuar koronavirusinGiorgio Armani dhuroi një shumë të majme

për të ndihmuar Italinë, për të luftuar korona-virusin. Dizajneri italian Giorgio Armani ka dhuruar 1.25 milion euro për katër spitale dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për të ndihmuar në trajtimin e shpërthimit të korona-virus në Itali. Paratë do të shkojnë për tre spitale me qendër në Milano dhe spitalin “Spallanzani” në Romë, si dhe Agjencinë e Mbrojtjes Civile, tha një zëdhënës i kompanisë së Armanit. Në pak më shumë se dy javë, numri i të infektuarve në Itali është rritur në 7.375 me 366 viktima. Giorgio Arm-

ani më herët lajmëroi se anulloi sfilatën e prezan-timit të koleksionit vjeshtë-dimër 2020, nga frika e koronavirusit. Ndërkohë që stilistë të shumtë kinezë, përfshirë Ricostru, Angel Chen dhe Hui nuk kanë qenë të pranishëm në Javën e Modës në Milano, Armani është stilisti i parë italian që merr këtë vendim për shkak të gjendjes në vend. Marka njoftoi publikun se koleksioni do të prezantohej “me dyer të mbyllura”, në një pasarelë të bos-hatisur dhe të gjithë mund ta ndiqnin live stream në faqen zyrtare të Armanit ose në kanalet e med-iave sociale të brandit.

6 5 4

9 1 5

1 4

1 3 6 7

8 5 1 3

2 1 8 5

3 9

3 8 2

6 7 4

8 5 3 9

7 5 2 4

3 5

7 4

2 4 6 1

5 1

9 1

7 3 5 9

6 2 7 3

9

1 7 6

9 8 4 2 7

9 8 3

5 7

3 4 9

8 6 3 2 4

4 5 6

8

Ndahet nga jeta aktori

Max Von Sydow Aktori i njohur i Hollivudit, Max Von Sydow, i cili u shfaq në filma dhe seriale televizive duke përfshirë “The Exorcist”, “Flash Gordon” dhe “Game of Thrones”, ka vdekur në moshën 90-vjeçare. Familja e tij njoftoi, se aktori me origjinë suedeze ndërroi jetë të dielën. Ai u nominua për dy çmime “Oscars” gjatë karrierës së tij, përfshirë “Aktorin më të mirë” në 1998, për “Pelle The Conquer-or”. Nominimi tjetër i tij për akademinë ishte ai për “Aktorin më të mirë dytësor”, për rolin e tij në “Extreme Loud & Incre-dently Close” të vitit 2011. Max Von Sydoë njihet edhe për role te tjera në filmat, “Hannah and Her Sisters”, “The Seventh Seal” dhe “Star Wars: The Force Awakens”. Ai njihej shpesh në Hollivud për rolet negative.

1- Njeri i zgjuar por dhelparak 2- Njeri që flet me qesëndi, nënqeshje 3- Është brinjë në skuadër 4- Soto, i ngatërruar 5- Bujtinë primitive 6- Ernest Telman 7- Plazh në Lezhë 8- Regjizori Musliu 9- Repoblika Arabe Abisinise 10- Futbollist i Bajernit, Myler në inic 11- Mjet udhëtimi 13- I thonë plëndësit të pulës 14- Qytezë me njësi bashkiake pranë Tiranës 15- Luftëtar që del malit për liri 16- Një fshat i Fierit 18- Është fshat në rrethin e Pogradecit, i thonë edhe guri i mullirit 19- Ish futbollisti gjerman Rudi ... 20- Shkrimtari turk Aziz ... 22- Këngëtari Ruso 23- Një shtet në Gadishul-lin Arabik me kryeqytet Doha 25- Një shtet pothuajse në zemër të europës 26- Plak që e ka lënë mendja 27- Dëshirë e madhe për të arritur diku 28- Gjykatës turk 29- Virna ... aktore italiane 30- Janë ato të kuzhinës 32- Mjet sinjalizues për anijet 33- Legjendë, gojëdhënë 34- Aktori amerikan Eastwood në inic 35- Adelina e shkrimeve në inic...

1- I kushtohet 7- Qytet në juglindje të vendit 12- Ndryshimet që pëson emri gjatë lakimit 13- Akullore e ngrirë 14- Pambuk italian 15- Një shtet në Gadishullin Arabik me kryeqytet Doha 16- Koka e çengelit 17- Porosi e fundit 19- Resmet 20- Çdo ligj e ka një të tillë 21- Luftëtar që del malit për liri 22- Është ndajfolje, gjoja, domethënë, kinse 23- Specialist i Sigurimeve Shoqërore Fadil ... 24- Revani 25- Një metal shumë i fortë që del nga bashkimi i hekurit me karbon 26- Filipe ... i Formulës Uno 27- I vogli i pelës 28- Moçal 29- ata që janë pasardhësit e romakëve 31- Humoristi anglez Atkinson në inic 32- Fukara 33- Lloj jeleku me mëngë dhe me kopsa përpara 34- Një qytet bregdetar në jug të Spanjës, pothuajse në brigjet e Gjibraltarit 35- Tas i thellë për çorbë 36- Kështu quhej vendi ynë përpara 37- Janë makina metalprerëse, shumës...

Burri gënjeshtarTre mikesha po bisedonin

midis tyre për jetën familjare. Njëra prej tyre e cila ankohej po-thuajse çdo herë, flet e para dhe i thotë shoqeve të saj:

- E kam vërtetuar më në fund se bashkëshorti im është gënjesh-tar i madh.

Dy shoqet e tjera mbeten të habitura nga kjo deklaratë dhe e pyesin shoqen e tyre:

- Por si e vërtetove këtë që po thua?

Dhe gruaja tepër e qetë i tre-gon ndodhinë e një dite më parë:

- Kur u kthye dje në shtëpi, e pyeta burrin se ku kishte qenë natën e kaluar kur nuk kishte ardhur në shtëpi. Dhe ai mu përg-jigj se kishte qenë në ditëlindjen e Bob.

Dhe shoqet ndërhyjnë:- Por kjo mund të mos jetë

gënjeshtër, me të vërtetë ai mund të ketë qenë tek ditëlindja e Bobit.

Dhe gruaja tepër e qetë ndërhyn:

- Po si mund të ketë qenë tek ditëlindja e Bobit, unë me mikun e tij Bob isha mbrëmjen e kaluar kur bashkëshorti im nuk erdhi në shtëpi.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11

12 13

14 15 16

17 18 19 20

21 22 23

24 25 26

27 28 29 30

31 32 33

34 35

36 37

Page 23: Zbardhet pasuria e politikanëve, Meta e Kryemadhi ... · llogari bankare me vlerë 60 mijë paund Yuri Kim mesazh politikës shqiptare: Çdo rotacion Faqe 10 politik i shërben demokracisë,

.............GAZETA SOT E Premte 10 Korrik 2020 23

`

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntor Peshorja Akrepi

Kjo ditë do ju ndihmojë që të rigjeni besimin në vete. Në punë doni që të vlerësoheni për punën e bërë këto ditë, por kjo gjë do të ndodhë brenda pak ditësh, ndaj bëni durim.

23 shattor-22 tetor

Është momenti për të men-duar për një jetë të re. Po ashtu do keni mundësi që të merreni me një projekt të madh i cili do të marrë jetë në vjeshtë dhe më konkretisht mes tetorit dhe dhjetorit.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gusht

Luani 22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Qielli i kësaj të premteje par-ashikon tension. Nuk duhet të harroni se Venusi ndodhet në shenjën tuaj dhe kjo do të sjellë njohje të reja dhe miqësi të sinqerta.

Çdo lidhje e re qoftë në dashuri apo miqësi duhet përbal-luar me optimizëm dhe kurajo. Sot, mund të bëni njohje të reja dhe sjellja juaj do të përcaktojë nivelin në të cilin do të kalojnë.

Nuk është e lehtë të mbani nën kontroll emocionet tuaja. Gjatë kësaj periudhe paratë mund të jenë problem. Bëni mirë të shmangni shpenzimet dhe investimet e nxituara.

Dashi Demi

N u k p ë r j a s h t o h e t mundësia që ju të vendosni që të ndërprisni lidhjet me persona që i keni ndjerë të largët. Në këtë formë do të ndiheni më qetë.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

E premtja do të sjellë përmirësim të pjesshëm, pasi nga ana mendore jeni shumë të stresuar dhe të lodhur. Këshil-lohet që të ulni ritmin dhe të mendoni për mirëqenien tuaj.

Prania e Venusit dhe Hënës në shenjën tuaj, ju bënë më të fortë. Kujdes duhet treguar në fundjavë, pasi ardhja e saj do të sjellë edhe ndonjë vuajtje apo lëndim.

VERTIKAL

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 majGjatë kësaj dite do të ndiheni

nën presion dhe disa mund t’iu japin të drejtë vetëm për të shmangur konfrontimet. Fat-mirësisht fundjava sjell emo-cione më shumë.

Galaxy Z Flip ka një rival të ri të

palosshëm nga Huawei

Kjo ditë ju fton që të bëni më shumë dhe të përjetoni emocione të reja. Dallim do të bëjë sjellja që do të manifestoni ndaj atyre që keni përreth dhe që ju duan.

HORIZONTAL

Kjo periudhë përfaqëson për ju një lloj lirie. Shumë prej jush janë përballur me një krizë kohëve të fundit, por fatmirë-sisht situata po kthehet në nor-malitet ndaj merrni frymë lirisht.

Ju pret një ditë nën ritmin e duhur dhe nën presion, për shkak të disa probleme që keni pasur në punë. Prej tyre do të kushtëzohet jeta juaj private dhe sentimentale.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

Astronomët dallojnë objekte të çuditshme në hapësirë

1- Degë e muzikës në Institutin e Lartë të Arteve. 5- Qytet italian ku bëhen garat e Formula 1. 9- I thonë edhe selvi, dru i gjatë dhe i mbledhur. 11- Rudi i futbollit shkodran në inic. 13- Markë cigare italiane. 14- Ndajfolje sasie. 15- Vilhelm ... Heroi Kombëtar i Zvicrës. 17- Dushk, ndryshe. 18- Shkrimtari gjerman Thomas ... 19- lloj vaji vegjetal vendi. 21- Vegël pune e axhustatorit. 22- Koha e faljes e besimtarëve myslimanë. 23- Është lëndë djegëse. 24- Lumë në Rusi, në krahinën e Rostovit. 26- Grup këngëtarësh. 27- Është figurë gjeometrike. 28- Zotëroj. 30- Valone, futbollist, aktor, gazetar italian, ka luajtur me Al Paçinon. 32- Shkrimtari turk Nesin në inic. 33- Vend i rregulluar para portës së shtëpisë për të ndenjur. 36- Pushkë e vjetër e gjatë me pesë fishekë. 38- Ato vërtetojnë identitetin. 40- Det që lag brigjet e Francës dhe Italisë. 41- Aparate zbulimi të objekteve. 43- Goditje e fortë dhe e menjëhershme. 45- Edmondi aktor te “Si gjithë të tjerët”. 46- ... Dukagjini. 47- Njësoj si zakon, tabiat apo huq. 49- Fillon apo ... 50- e ka fundin një oficer. 51- Enë e madhe për ujë dhe larje. 53- Azoti, pa të fortat. 54- Janë figura përrallore gjysma peshk e tjetra femër. 56- Ai i Pojanit. 57- ... Sharon, ish-kryeministër izraelit.

1- Letër e trashë. 2- Nismë Qeveritare. 3- Kompani e telefonave celularë në Itali. 4- Tip automjeti gjerman. 5- Një opera nga kompozitori Pjetër Maskanji. 6- Legjendë, gojëdhënë. 7- Organizatë Sioniste. 8- Porosi e fundit. 10- Ekip futbolli i Selanikut në Greqi. 12- Fraku i priftit. 14- Luftëtar japon-ez. 16- Është agrume. 18- I pamëshirshëm, despot, tiran. 20- Tomas ..., shkrimtar gjer-man. 21- Kular që u vihet në qafë qeve kur janë në qerre. 25- Titull fetar në hierarkinë myslimane. 27- Posedoj. 28- Rripi i fishek-ëve. 29- Akademiku Domi. 31- Lumë në veri, degë e lumit Drin. 33- Çallma e hox-hës. 34- Një gazetë e përditshme, shumës. 36- Sëkëlldi, shqetësim, sevda. 37- Lloj konjak vendi. 38- ... kampari. 39- Është fshat dhe lumë midis Tiranës dhe Krujës. 40- Njeri me virtyte natyrore të veçanta. 42- Dërrasë e prerë ngushtë për ndërtim. 44- Pjesë e trungut të pemës. 47- Njëra anë e horizontit. 48- Lumi që kalon përmes Pa-risit. 51- Dushk apo ... 52- Ndoka i politikës, pa fund. 54- Eksploratori anglez Skot në inic. 55- Përemër vetor.

k u l t u r e www.sot.com.al

Astronomët kanë dalluar ob-jekte të çuditshme rrethore thellë në hapësirë, përmes teleskopëve. Deri tani janë gjetur katër nga objektet, të gjitha ato janë rretho-re dhe të pashpjegueshme. Tre prej tyre kanë skaje të ndezura. Studiuesit spekulojnë se “klasa e papritur e objekteve astronomike” mund të jetë një valë sferike shoku nga një ngjarje dramatike diku tjetër në galaktikë. Kjo mund të përfshijë shpërthimin nga ngjarje të fuqishme, të tilla si shpërthime të shpejta të radios, shpërthime rrezesh gama ose bashkime të yjeve të neutronit, të cilat mbeten misterioze në vetvete.

Gjiganti i teknologjisë kineze dysho-het se po punon në telefonin e vet, i cili do t’i bëjë konkurrencë Z Flip nga Samsung. Ben Geskin, ka postuar në Twitter se smartphoni i ri do të quhet Huawei Mate V dhe do të jetë e ngjashme në dukje me Samsung Galaxy Z Flip, por me më shumë kamera dhe një nivel me njohje 3D të fytyrës. Ky nuk është telefoni i parë i pa-losshëm i kompanisë. Ajo lëshoi Mate X vitin e kaluar edhe pse ky telefon i mençur nuk hyri kurrë në tregjet e Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së. Por Huawei është në disavantazh pasi nuk mund të ofrojë aplikacionet e Google.

Page 24: Zbardhet pasuria e politikanëve, Meta e Kryemadhi ... · llogari bankare me vlerë 60 mijë paund Yuri Kim mesazh politikës shqiptare: Çdo rotacion Faqe 10 politik i shërben demokracisë,

GAZETA SOT24 E Premte 10 Korrik 2020

.............

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTOR/ Kliti TOPALLI; KULTURË/Julia VRAPI; SPORT/Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected] T A F I /

Adriatik BALLA

Roxher Federer thek-soi dje se po mendon tërheqjen përfun-dimtare nga tenisi,

një vendim të cilin mund ta marrë në muajin gusht. 39 vitet që ka mbi supe rëndojnë dhe janë arsye e fortë, por nuk është vetëm mosha, pasi zvi-cerani e ka bërë të qartë dhe e pranon se dyshja Nadal-Gjok-oviç, rivalët e tij më të mëdhenj, kanë më shumë shanse të dominojnë. Veterani zviceran aktualisht pozicionohet në vendin e katërt në klasifikimin e përgjithshëm ATP, në kuotën e 6.630 pikëve, 415 pikë poshtë austriakut Dominik Thiem dhe me 740 pikë më tepër se tenisti moskovit Danil Med-vedev. Mbetet për t’u parë se çfarë pasojash ka lënë virusi COVID-19 për të gjithë, por sidoqoftë deri në momentin e ndërprerjes së aktiviteteve për shkak të pandemisë së koronavirusit mund të thuhet me plot gojën se tenisti më në formë ishte padyshim Novak Gjokoviç. Përveçse numri 1 i botës Nole është edhe tenisti që ka triumfuar në 5 nga 7 turnetë e fundit “Slam”, ndërsa dy tur-

FIORENTINA/ Riberi përgatiti “valixhet” për

largim, por bëhet pishman

DEKLARATA Ish-mbrojtësi i Romës, Daniele De Rosi, i dha fund karrierës si futbol-list disa muaj më parë, pasi vendosi të lërë edhe Boka Zhuniors, që ishte skuadra e tij e dytë dhe e fundit në karrierë, por që nuk ia doli dot të lërë gjurmë. Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, ish kapiteni i Romës pranon se nuk bëri dot më të mirën në kryeqytetin argjentinas, por thekson se dëshiron të rikthehet atje si trajner për t’u shpërblyer të gjithëve besimin. “Transferimi te Boca ishte një risi për

mua, që asnjëherë nuk kisha ndërruar qytet dhe jo më të shkoja në një shtet tjetër. U ndjeva shumë mirë, por më mungonte shumë familja ime, ndaj ndoshta edhe për këtë, nuk arrita të bëj më të mirën. Edhe pse mund të jem i fundit në listë, një ditë dua të kthehem si trajner këtu dhe të shpër-blej të gjithë besimin që klubi pati ndaj meje një vit më parë”, deklaroi De Rosi. Pasi vendosi tërheqjen nga futbolli, ish mesfushori italian e ka të qartë që e ardhmja e tij do të jetë në

botën e trajningut, ndërsa pranon se tashmë ka formuar edhe stafin e tij me të cilin po punon në avancë për të qenë të përgatitur të shfrytëzojnë maksimalisht çdo mundësi që u jepet. “Të ardhmen e shoh si trajner dhe mund të them se që tani kam stafin tim, me të cilët ndjekim ndeshje të ndryshme e përgatitemi. Është një punë e vështirë, ndaj duam të jemi gati të shfrytëzojmë maksimalisht mundësinë e parë që do të na jepet”, deklaroi De Rosi.

MERKATO SULMUESI OBJEKTIVI

Hazard është gati për lojë, e konfirmon Zidane

Juventusi mbetet i përk-ushtuar ta blejë asin e Romës, Nikolo Zaniolo, prandaj ka ofruar 50 mln euro për shër-bimet e tij. Mediat italiane raportojnë se 21-vjeçari mbe-tet prioritet i bardhezinjve, duke e parë se ata e kanë ftohur interesimin për San-dro Tonalin e Breshias në javët e fundit. Prandaj pritet që Juve të bëjë ofertë prej 50 milionë euro plus bonuse, e cila mund të pranohet nga Roma, pavarësisht se ajo i kërkon 60 milionë euro për të. Por Juventusi mund të përballet me konkurrencë për shërbimet e tij, pasi Real

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, tha se Eden Hazard do të jetë në dispo-zicionin e tij për ndeshjen e sotme kundër Alaveshit, ndërsa sulmuesi tjetër Vin-icius Junior është në pritje të rezultatit të testit për ko-ronavirus. Duke folur në një konferencë për media para kësaj ndeshje të enjten, Zidane po ashtu konfirmoi se Marcelo e ka pësuar një lëndim. “Ai është stërvitur me neve normalisht dhe shpresoj se ai do të mundë të luajë në këto katër ndeshjet e mbetura dhe pastaj edhe në Ligën e Kampionëve. Ai dëshiron të

Reali i Madridit ka shfaqur interesim për futbol-listin e Çelsit, N’Golo Kante. “Los Blancos” e kanë bërë gati një ofertë për mesfush-orin francez, shkruan mediu-mi britanik “Express Sport”. “Blues” janë të interesuar për transferimin e yllit të Bayer Leverkusenit, Kai Haverts. Me këtë rast, Kante mund të lar-gohet nga “Stamford Bridge” për t’i bërë vend futbollistit gjerman. Ndërkohë, inter-esim për kampionin e botës me Francën ka shfaqur edhe Interi në Itali. Çelsi i kërkon 70 milionë euro për Kanten. Por Reali synon ta ulë shifrën

Madridi ka shfaqur interesim për të, po ashtu. Mesfushori sulmuesi italian sapo është kthyer nga lëndimi dhe duket plotësisht i riaftësuar.

nëpërmjet bisedimeve, ose nëpërmjet shkëmbimit me ndonjë futbollist. I interesuar për Kante duket veçanërisht trajneri Zinedin Zidane.

netë e tjerë janë fituar sezonin e kaluar nga spanjolli Rafael Nadal, në “Roland Garros” dhe “US Open”. Federeri e pranon se dita për të varur raketën në gozhdë po afrohet me shpejtë-si, megjithatë në krahun tjetër Roxher po punon fort për t’u rikthyer sa më shpejt që të jetë e mundur në fushën e lojës, duke parë që nuk i ka mbetur edhe shumë kohë në dispozi-cion. Ndërkohë, babai i Novak Gjokoviç, Serdjan, deklaroi pak kohë më parë deklaroi se Federeri vazhdon të luajë thjesht nga frika se do të kalo-het një ditë nga djali i tij, madje

Federer trondit fansat dhe paralajmëron “pension”: Shumë shpejt tërhiqem nga tenisi

ai shkoi përtej në komentet e tij duke shtuar se tenisti zviceran ka marrë fund dhe duhet të kujdeset për familjen e tij. Një deklaratë që bëri shumë përshtypje dhe shkak-toi në mënyrë të kuptueshme reagime shumë të ashpra, megjithëse kjo është një gjë që nuk ndodh për herë të parë dhe nga kampi i 33-vjeçarit ka patur gjithmonë komente të tilla plot helm, për rivalët apo kundërshtarët e “Noles”. Pavarësisht moshës, veterani helvet ia ka dalë vazhdimisht për t’u kualifikuar për në fazat gjysmëfinale apo çerekfinale

Tenisti i shquar zviceran paralajmëron tërheqjen nga ky sport, por zyrtarisht vendimin e largimit do ta marrë pas një aktiviteti të rëndësishëm

jetë me neve, nuk ka frikë se do t’i përsëritët lëndimi. Ai dëshiron ta ndihmojë ekipin dhe do të jetë me neve nesër”, nënvizoi Zidane.

Juventusi ofron 50 mln euro për talentin e Romës, Zaniolon

Daniele De Rosi: E kam vendosur, do të bëhem trajner

Frenk Riberisë i vodhën shtëpinë në Firence dhe mediat raportuan dëshirën e tij për t’u larguar nga Fiorentina, por dje lojtari bëri “prapa-kthehu”. “Sensacioni i parë pas një rasti të tillë është të largohesh sa më parë dhe të sigurosh familjen, por kam folur me Riberi dhe jam i sigurt që ai nuk dëshiron të largohet nga Fiore e aq më pak të merret me qytetarët atje. Jam i sigurt që do të zbresë në fushë me të njëjtën grintë e dëshirë si më parë, për të nderu-ar fanellën”, deklaroi shoku i tij, Sebastian Frej. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i vetë Riberi, që konfirmoi besnikërinë ndaj

klubit dhe tha se ka firmosur për skuadrën violë e do të vijojë të bëjë maksimumin në fushë për fanellën e Fiorentinës. “Vël-lai im shumë faleminderit për fjalët. Ti më njeh, e di prej nga vij dhe nuk jam nga ata që bëjnë hapa pas. Kam thënë po dhe atë që them, e bëj. Nuk mund t’u pëlqejë të gjithëve, por kam pas vetes mbështetësit e vërtetë të një klubi dhe një qytet të tërë që beson te unë, ndaj të tjerat nuk kanë rëndësi. Kam firmosur për violën. Violë përgjithmonë”, shkroi Riberi. Tashmë sulmuesi francez do të vijojë misionin e tij në radhët e Fiorentinës, i bindur se ka çfarë të japë akoma.

Reali i ka vënë syrin Kante, francezi pëlqehet në Madrid

të turneve të Grand Slam-it, pa harruar gjithashtu edhe faktin që me 106.3 milionë dollarë Roxher u shpall nga revista prestigjioze amerikane Forbes edhe si sportisti më i paguar në glob, duke lënë prapa emra të tillë si Kristiano Ronaldo, Lionel Mesi, Nejmar apo dhe LeBron Xhejms. Ndeshja e fundit për 38-vjeçarin ishte pikërisht gjysmëfinalja në “Mel-bourne Park” me “Nolen”, ndër-sa më pas Federeri iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për të shmangur problemet në gju. Roxher ka deklaruar se do të rikthehet në muajin janar, gjithsesi një rrugëtim të ngjashëm ai ndoqi edhe në vitin 2016, kur u tërhoq nga gjysma e dytë e sezonit, për t’u kthyer më pas me dy trofe në “Australian Open” dhe “Uimbledon”. Numri 4 i botës deklaroi për gazetën gjermane Zeit se i mungojnë ndeshjet, përpara fansave të tij të shumtë. Federeri e mbylli fjalën e tij duke shpjeguar se do të përpiqet të tregohet i matur dhe tepër i duruar, duke marrë në këtë mënyrë kohën e duhur për t’u riaftësuar plotë-sisht, për të qenë kështu në gjendje për t’u matur me më të mirët e këtij sporti.