Download pdf - DY FJALË

Transcript
Page 1: DY FJALË

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS

DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE

KUKËS

STUDIM

“BRAKTISJA E SHKOLLËS NË QARKUN E KUKËSIT,

SHKAQET, REKOMANDIME”

UNICEF

Tiranë, 2008

Page 2: DY FJALË

2

Ky studim i mbështetur nga UNICEF-i (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët)

është përgatitur në kuadrin e programit të Arsimit Bazë 2007 dhe është zbatuar nga

Drejtoria Rajonale Arsimore e Kukësit me ekspertizë të Stavri Llambirit.

Koordinator i projektit Mexhit Hajdari (DAR, Kukës)

Drejtues i projektit Ibsen Elezi (Drejtor, DAR Kukës)

Grupi i mbledhjes dhe Farie Zeneli, Nazif Dokle, Myzejen Aliaj,

i përpunimit të të dhënave Agim Demushi, Ylli Metaliaj (DAR, Kukës)

Hartoi rekomandimet

dhe shkroi studimin Mexhit Hajdari

Përgjegjëse e programit

të Arsimit Bazë, UNICEF Aurora K. Bushati

Drejtoria Arsimore Rajonale, Kukës

Tel: (00355-2) 422 215

Mbështetur nga UNICEF (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët)

Rruga Skënderbej, Godina Volkswagen, Kati i 3-të.

Tiranë, Shqipëri,

Tel: (+335-4) 273335

Fax: (+335-4) 243775

http://www.unicef.org/albania

Copyright © 2008 nga UNICEF

Page 3: DY FJALË

3

PËRMBAJTJA

HYRJE

DAR Kukës dhe misioni i saj

Projekti “Braktisja e shkollës, shkaqet, rekomandime”

Metodologjia

Ekipi i studimit

Falenderime

Qarku i Kukësit

PJESA E PARË: GJENDJA E BRAKTISJES SË SHKOLLËS

Metodologjia

Kufizimet

Numri i nxënësve braktisës gjithësej

Numri i nxënësve braktisës për secilin vit shkollor

Përqindja e nxënësve braktisës

Sa nga fëmijët që duhet të jenë në shkollë në një vit të caktuar shkollor nuk ndjekin shkollën?

Sa nxënës rikthehen në shkollë?

PJESA E DYTË: SHKAQET E BRAKTISJES SË SHKOLLËS

Faktori Ekonomik

Faktori Emigracion

Faktori Edukim shkollor

Faktori Kulturor (Familja)

Faktorë të tjerë

Të rriturat

Infrastruktura shkollore

Shkaqe shëndetësore

Familje me probleme

Faktori Rend

Analiza të tjera

Faktori Gjini

Faktori Klasë

Përsëritësit

Muaji i braktisjes

Përmbledhje

Shkaqet kryesore

Pakësimi i braktisjeve

Përjetimi i braktisjes së shkollës

PJESA E TRETË: KATEGORITË E FËMIJËVE NË NEVOJË

Fëmijët egjyptianë

Page 4: DY FJALË

4

Fëmijët e ngujuar

PJESA E KATËRT: PLOTËSIMI I SECILIT CIKËL TE SHKOLLËS SË DETYRUAR

Cikli i ulët

Cikli i lartë

PJESA E PESTË: ROLI I AKTORËVE TË INTERESUAR PËR PAKËSIMIN E

BRAKTISJES SË SHKOLLËS

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës

Qeverisja vendore

Drejtoria Arsimore Rajonale

Drejtoria e shkollës

Mësuesi kujdestar

Komuniteti shkollor

Organizatat jofitimprurëse

PJESA E GJASHTË: REKOMANDIME

Hyrje

Rekomandime të përgjithshme

Rekomandime të veçanta

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës

Qeverisja vendore

Shkolla

Grupet në nevojë

Biznesi vendor

Media

Aneks

Page 5: DY FJALË

5

HYRJE

A. DAR KUKËS NË PËRMBUSHJE TË MISIONIT TË SAJ PËR PËRMIRËSIMIN E

CILËSISË SË ARSIMIT PËR TË GJITHË NXËNËSIT

Sipas Dispozitave Normative për arsimin parauniversitar të MASH, Kreu XIV, Neni 64, pikat 2

dhe 7/c,d, Drejtoria Arsimore Rajonale drejton, organizon dhe përgjigjet për fuksionimin e tërë

punës së institucioneve arsimore dhe cilësinë e arsimit në juridiksionin e saj.

DAR ka të drejtë dhe detyrë të bëjë studime për prognozën e zhvillimeve arsimore, në

bashkëpunim me organet e pushtetit vendor.

Në këtë udhë, për të plotësuar misionin e arsimit “emancipimin shpirtëror, progresin material dhe

zhvillimin social të individit”(Ligji “Për sistemin arsimor parauniversitar”) dhe për të siguruar

plotësimin e së drejtës për arsimim bazë të çdo fëmije, DAR Kukës, në bashkëpunim me

Shoqatën “Zhvillimi i Edukimit”dhe me mbështetjen e UNICEF ka hartuar Strategjinë e Arsimit

Për Të gjithë (APT) të qarkut Kukës. Ky dokument parashikon ndryshime të rëndësishme dhe

rritjen e cilësisë së shërbimit arsimor në qarkun e Kukësit deri në vitin 2015.

Në zbatim të Strategjisë së zhvillimit të arsimit kanë filluar të realizohen hapat e parashikuar,

midis të cilëve mund të përmendim:

Zbatimin e projektit “Arsim cilësor për të gjithë”, pjesë themelore e të cilit është Plani

vjetor i shkollës, i fokusuar në arritjet e nxënësve dhe Objektivat minimalë të

domosdoshëm të të nxënit (OMDN), plotësimi i të cilave ka për qëllim reduktimin e

braktisjes së fshehtë,

Zbatimin e projektit “EMIS”, krijimin e sistemit elektronik të ndërtimit dhe menaxhimit

të informacionit në arsim.

Një nga hapat e planifikuar në dokumentin e lartpërmendur është studimi për braktisjen e shkollës

në qarkun e Kukësit, një dukuri kjo karakteristike për këtë rajon dhe me pasoja të rënda për

emancipimin shpirtëror dhe zhvillimin social të fëmijëve.

Page 6: DY FJALË

6

B. PROJEKTI “BRAKTISJA E SHKOLLËS”, SHKAQET, REKOMANDIME”

Ky projekt është fryt i bashkëpunimit të Drejtorisë Arsimore Rajonale Kukës me zyrën e

UNICEF-it në Tiranë, me Zyrat Arsimore Has e Tropojë, me përfaqësues të qeverisjes vendore e

drejtuesit e shkollave të qarkut të Kukësit.

Projekti është fokusuar në studimin e braktisjes së shkollës në arsimin e detyruar.

Braktisja e shkollës në qarkun e Kukësit është ndër më të lartat në vend, duke ndikuar në krijimin

e një kategorie fëmijësh e familjesh në nevojë, për të cilët, shoqëria, përmes institucioneve të saj,

ka për detyrë të ndërhyjë në mënyrë efikase.

Pasojat e braktisjes së shkollës janë disa:

Analfabetizmi. Në Shqipëri analfabetizmi është bërë një fakt që pranohet nga të gjithë. Në

Strategjinë e zhvillimit të arsimit parauniversitar (dokument i MASH-it 2004), një nga objektivat

kryesore specifike është krijimi i një sistemi arsimor kombëtar të detyruar e gjithëpërfshirës,

nëpërmjet përqendrimit të shkollave e pakësimit të klasave kolektive, përfshirjes në shkollë të

fëmijëve me dhe në nevojë, uljes së analfabetizmit, uljes së braktisjes së shkollës, përfshirjes së

kontigjenteve që nuk kanë mbaruar arsimin e detyruar në shkolla me kohë të shkurtuar. Në

Strategjinë e zhvillimit të qarkut Kukës mbështetur në OZHM-të, lidhur me analfabetizmin, nuk

ka të dhëna për popullsinë shkollore, ndonëse pranohet si një dukuri e rëndë që shpreh varfërinë e

rajonit. Ndërkaq, Drejtoria Rajonale Arsimore e qarkut Kukës, për sa i përket analfabetizmit

klasik (nxënësit nuk dinë të shkruajnë e të lexojnë), ka një diagnostikim të vitit 1999, sipas të cilit

mbi 500 nxënës të rrethit Kukës, ose 5 % e numrit të përgjithshëm të nxënësve që vijonin

shkollën ishin analfabetë. Në vitin shkollor 2006-2007, po në këtë rreth, 200 nxënës që vijojnë

shkollën paraqesin vështirësi në shkrim dhe lexim. Nuk ka të dhëna për analfabetizmin në

popullatën joshkollore, e cila mendohet të jetë në shifra të larta. Ka një lidhje të drejtpërdrejtë

midis braktisjes së shkollës dhe analfabetizmit.

Në një vështrim të përgjithshëm, braktisja e shkollës është faktor pengues vendimtar për

emancipimin e personalitetit të fëmijëve, për përgatitjen e tyre për jetën dhe për profesionin.

Kjo dukuri u mbyll, që në krye të herës, rrugën e suksesit fëmijëve, u heq shanset për të

konkuruar e vazhduar më tej nivelet e shkollimit, për të qenë njerëz dinjitozë në shoqëri, për të

qenë të aftë për të dhënë kontribut në zhvillimin e shoqërisë. Ky aspekt merr një theks të veçantë,

në se marrim në konsideratë se qarku i Kukësit ka mungesa të theksuara në sasinë dhe cilësinë e

burimeve njerëzore për të realizuar reformën dhe zhvillimin në të gjitha fushat e jetës.

Në një kuptim më të drejtpërdrejtë, fëmijët që kanë braktisur shkollën dhe që janë analfabetë,

shumica e të cilëve janë vajza, nuk kanë shanse për të ndërtuar një familje të shëndoshë dhe

për të edukuar fëmijët e tyre në nivelin e kërkesave të kohës.

Fëmijët analfabetë janë pre e shfrytëzimit të krahut të punës nën moshë në familjet e tyre,

janë fëmijë të ekspozuar ndaj abuzimit e keqtrajtimit në mjediset familjare e sociale, janë

kontigjent për t`u përfshirë në sjellje të papranueshme dhe në rrugën e kriminalitetit, janë të

ekspozuar kundrejt trafikimit.

Fëmijët braktisës janë dëshmi e mosrespektimit dhe mosplotësimit të të drejtave themelore të

tyre, të sanksionuara në legjislacionin shqiptar dhe në konventat ndërkombëtare.

Objektivi i MASH për ta çuar braktisjen e shkollës në nivele të papërfillshme, është i

konkretizuar në strategjinë e zhvillimit të qarkut të Kukësit dhe në Strategjinë e APT (Arsimit Për

Të gjithë) të qarkut Kukës.

Sipas këtij dokumenti, objektivat deri në vitin 2015 do të jenë:

Braktisja fizike e shkollës të ulet në më pak se 0,5 %.

Braktisja fizike e shkollës nga vajzat të ulet në më pak se 1 %.

Page 7: DY FJALË

7

Pakësimi dhe parandalimi i braktisjes së shkollës nuk mund të bëhet me efektivitet pa ndriçuar

këtë dukuri në mënyrë të plotë e në thellësinë e duhur.

Së pari, evidentimi i nxënësve që braktisin shkollën nuk është i saktë dhe shterues.

Drejtuesit e shkollave dhe mësuesit kujdestarë kanë prirje për ta ulur këtë numër, për

efekt të ruajtjes së numrit të punonjësve mësimorë si dhe për të mos dëmtuar imazhin e

shkollës.

Së dyti, mungon baza e të dhënave për çdo nxënës braktisës, gjë që nuk lejon projektimin

e veprimeve të nevojshme, sipas rastit, për të ndërhyrë në mënyrë efektive. Dukuria e

braktisjes së shkollës trajtohet nga institucionet arsimore dhe qeverisja vendore në

mënyrë globale dhe jo individuale.

Së treti, opinioni publik dhe komuniteti i shkollës nuk janë të informuar në mënyrë të

mjaftueshme për shtrirjen e dukurisë dhe për shkaqet e pasojat e saj.

Së katërti, aktorët e interesuar për parandalimin e braktisjes së shkollës nuk njohin

përvojat e mira në rajone e vende të tjera lidhur me këtë aspekt.

Projekti merr përsipër, pikërisht, evidentimin e plotë të nxënësve që braktisin shkollën në qarkun

e Kukësit, njohjen e thelluar të shkaqeve të dukurisë për çdo rast si dhe ndërgjegjësimin e

përgatitjen e komunitetit të shkollës, të institucioneve arsimore e qeverisjes vendore për ndërhyrje

efektive që do të rezultojnë me parandalimin e braktisjes së shkollës.

Qëllimi i projektit është realizimi i së drejtës së çdo fëmije për mbarimin e arsimit të detyrueshëm,

në zbatim të objektivit të mijëvjeçarit, nëpërmjet një studimi mbi dukurinë e braktisjes së shkollës,

i cili synon:

Përmirësimin e sasisë dhe cilësisë së informacionit rreth fëmijëve të moshës shkollore;

Zhvillimin e kapaciteteve lokale në grumbullimin dhe analizën e të dhënave rreth

situatave të fëmijëve të moshës shkollore;

Sensibilizimin e opinionit publik rreth dukurisë;

Lehtësimin e politikabërësve dhe vendimmarrësve në mbështetje të zbatimit të strategjisë

rajonale APTGJ me rekomandime konkrete mbi mënyrat efikase të zbutjes së braktisjeve.

Në zbatim të strategjisë rajonale të APTGJ për zbutjen e fenomenit të margjinalizimit në arsim,

objektivat e projektit janë:

Të përftohet, përmes një studimi vëzhgimor, një informacion i plotë dhe i mjaftueshëm

rreth gamës së problemeve që lidhen me braktisjen e shkollës së detyruar;

Të hartohen rekomandime për ndërhyrjet e nevojshme për parandalimin e braktisjes së

shkollës drejtuar DAR-së, autoriteteve lokale, drejtorëve të shkollave, mësuesve,

prindërve, etj.

Projekti u realizua në periudhën kohore maj-shtator 2007.

C. METODOLOGJIA

Studimi i braktisjes së shkollës në qarkun e Kukësit është kryer duke u mbështetur në shqyrtimin

e dokumentacionit zyrtar, në plotësimin e pyetësorëve, zhvillimin e intervistave dhe të tavolinave

të rrumbullakta.

Grupi i dokumentacionit zyrtar, i përbërë nga inspektorë e specialistë të DAR Kukës dhe ZA

Has e Tropojë, i mbështetur nga grupe të posaçme, të përbërë nga drejtorë shkollash e mësues,

shqyrtoi me hollësi regjistrat e klasave të tri viteve të fundit, amzën e shkollës dhe planin vjetor të

shkollës në të 104 shkollat e qarkut.

Page 8: DY FJALË

8

Ky grup hartoi Formularin e braktisjes së nxënësve për çdo shkollë, duke klasifikuar nxënësit

braktisës sipas tipit të braktisjes. (Formulari ndodhet në aneksin e studimit).

Grupi i dokumentacionit zyrtar plotësoi për çdo nxënës braktisës një skedë, me të gjitha të dhënat

që mund të përftoheshin nga dokumentacioni shkollor. Përveç të dhënave personale për nxënësit,

në këtë skedë u bë e mundur të shënohen të dhëna për gjendjen ekonomike e sociale, për

strukturën e për nivelin kulturor të familjes, për ecurinë e nxënësit në shkollë para braktisjes, për

shkaqet e braktisjes etj.(Skeda e nxënësit braktisës ndodhet në Aneksin e studimit).

Ky grup plotësoi skedën e drejtorit të shkollës, ku u shënuan të dhëna për veprimtarinë e shkollës

për reduktimin e braktisjes, infrastrukturën e shkollës dhe personelin mësimdhënës, në funksion

të ndikimit në braktisjen e shkollës. (Skeda e drejtorit të shkollës ndodhet në aneksin e studimit).

Grupi në fjalë plotësoi Listën e nxënësve të emigruar brenda e jashtë vendit, duke u kujdesur të

shënojë adresat e reja të fëmijëve dhe të saktësojë nëse vazhdojnë apo jo shkollën.

Një grup tjetër, i quajtur “grupi i kohortës”, i përbërë nga inspektorë e specialistë të DAR dhe

ZA-ve dhe drejtorë shkollash e mësues, hetoi në 20 shkollat e kampionit dokumentacionin zyrtar

për plotësimin e ciklit të ulët dhe ciklit të lartë nga grupe të caktuara nxënësish. Ky grup plotësoi

nga një skedë për secilin nxënës të marrë në shqyrtim. (Skeda e nxënësve për plotësimin e ciklit

të shkollimit ndodhet në aneksin e studimit).

Një grup i posaçëm, grupi i fëmijëve të paregjistruar, i përbërë nga mësues aktivë e pensionistë,

bëri sondazhe në 100 familje të 20 shkollave të kampionit dhe hetoi kategoritë e nxënësve që

vijojnë shkollën, që e kanë braktisur atë, që nuk kanë mundur të regjistrohen në shkollë apo që

nuk kanë dashur të regjistrohen nga prindërit e tyre. (Skedat përkatëse për këta nxënës ndodhen

në Aneksin e studimit).

Një grup tjetër, grupi i fatit të fëmijëve braktisës, i përbërë nga specialistë të DAR e ZA-ve dhe

drejtorë shkollash e mësues, përmes bisedave me nxënës braktisës, prindër e të afërm të tyre, u

interesua të marrë informacion për jetën e veprimtarinë, suksesin/mossuksesin e fëmijëve që janë

braktisës aktualisht, apo që e kanë braktisur prej kohësh shkollën. Gjithashtu, grupi mori

informacion për nxënësit e emigruar brenda e jashtë vendit, për gjendjen e tyre, për vijimin e

shkollës dhe veprimtarinë që kryejnë.

Grupi për etnitë, i përbërë nga specialistë të arsimit dhe përfaqësues të komunitetit egjyptian,

mori të dhëna të plota për të gjithë fëmijët e këtij komuniteti që jetojnë në qarkun e Kukësit, duke

shënuar ecurinë në mësime, vijueshmërinë e shkollës, problemet ekonomike, sociale e familjare si

dhe aspektin e shkollimit, nivelin e braktisjes etj. (Skedat për nxënësit egjyptianë ndodhen në

Aneksin e studimit).

Një grup, i përbërë nga mësues, nxënës e aktivistë të arsimit, zhvilloi intervista me nxënës

braktisës dhe prindërit e tyre, për të hetuar shkaqet e braktisjes, aktivitetin aktual të fëmijëve dhe

perspektivën e shkollimit të tyre. (Formatet e intervistave ndodhen në Aneksin e studimit).

Një grup tjetër mori takime me përfaqësues të qeverisjes vendore dhe të OJF-ve që veprojnë në

fushën e edukimit në qarkun e Kukësit. Nëpërmjet intervistave të zhvilluara dhe tavolinave të

rrumbullakta, grupi synoi të zbulojë interesimin e këtyre aktorëve për problemet e arsimimit të

fëmijëve, veprimtarinë e tyre për reduktimin e braktisjes së shkollës dhe sugjerimet që kanë për

bashkëpunimin me institucionet arsimore për këtë qëllim. (Formatet e intervistave ndodhen në

Aneksin e studimit).

Page 9: DY FJALË

9

D. EKIPI I STUDIMIT

Koordinatori projektit

Dr. Mexhit Hajdari

Drejtori i projektit

Ibsen Elezi

Konsulent

Dr. Stavri Llambiri

Grupi qendror

Farie Zeneli

Nazif Dokle

Myzejen Aliaj

Agim Demushi

Grupi qendror:

Hartoi formatet për grumbullimin e të dhënave, formularët, skedat për nxënësit, skedën

për drejtorin e shkollës;

Hartoi skemat e intervistave gjysëm të strukturuara për nxënësit braktisës, për prindërit e

tyre, për drejtorët e shkollave, përfaqësuesit e qeverisjes vendore dhe OJF-të;

Shkroi udhëzimet e nevojshme për plotësuesit e skedave dhe për intervistuesit;

Zhvilloi seancat trajnuese me të gjitha grupet e përfshira në mbledhjen e të dhënavë dhe

marrjen e intervistave.

Grupi i përpunimit statistikor të të dhënave

Ibsen Elezi

Ylli Metaliaj

Ky grup përpunoi të dhënat e shumta sasiore dhe cilësore që u grumbulluan.

Grupi i interpretimit të të dhënave

Mexhit Hajdari

Ibsen Elezi

Grupi analizoi dhe interpretoi të dhënat e përpunuara dhe hartoi rekomandimet për pakësimin e

braktisjes së shkollës.

Page 10: DY FJALË

10

E. FALENDERIME

Falenderimi kryesor i takon Zyrës së UNICEF-it në Tiranë, e cila, që në fillim dhe gjatë zhvillimit

të projektit, e mbështeti atë me profesionalizëm të lartë. Drejtoria Arsimore Rajonale Kukës ka

ndjerë nga afër dy vitet e fundit inkurajimin dhe mbështetjen për të përmirësuar shërbimin

arsimor për fëmijët në këtë rajon problematik. Ne dëshirojmë të shprehim me forcë mirënjohjen

tonë për UNICEF-in (znj. Aurora. K. Bushatin).

Një falenderim i veçantë u adresohet Zyrave Arsimore Has e Tropojë, të cilat, me përkushtim e

cilësi, përmbushën detyrimet e tyre në projekt. Po kështu, meritojnë të falenderohen edhe

inspektorët e specialistët e DAR Kukës dhe ZA-ve Has e Tropojë, që i kryen në kohë e me cilësi

punët e marra përsipër në projekt.

Gjithashtu, ne falenderojmë anëtarët e grupeve të punës, drejtorë shkollash e mësues, të cilët

mblodhën me rigorizitet të dhënat e shumta nga të gjitha shkollat e qarkut për braktisjen e

shkollës.

Ne na vjen keq që nuk mund të përmendim emrat e të gjithë nxënësve braktisës, të prindërve të

tyre, përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe të OJF-ve, të cilët pranuan me dëshirë të japin

intervistat e tyre, duke u bërë kështu kontribues të pazëvendësueshëm në realizimin e këtij

studimi.

Page 11: DY FJALË

11

F. QARKU I KUKËSIT

Qarku i Kukësit shtrihet në pjesën verilindore të Shqipërisë dhe përgjatë kufirit me Kosovën e

pjesërisht me Maqedoninë. Sipërfaqja e qarkut është 2 374 km2. Terreni është malor e kodrinor

dhe shumica e tij ndodhet në lartësitë 300 deri në 600 m mbi nivelin e detit. Një pjesë e mirë e

rajonit shtrihet në lartësi mbi 1000 m mbi nivelin e detit, ku lartësohen Alpet e Shqipërisë (rrethi i

Tropojës) si dhe malet Gjallica e Koritniku (rrethi i Kukësit). Përgjatë kufirit me Kosovën

funksionojnë 5 pika kufitare (Qafa e Morinës, Tropojë; Qafa e Prushit, Has; Morini, Orgjosti e

Shishtaveci, Kukës). Pika kufitare me aktivitet më të madh e kalimit në Kosovë e me rëndësi

kombëtare është Morini.

Klima e rajonit karakterizohet nga influenca mesdhetare malore, me dimër të ftohtë e me reshje

dëbore, me verë të thatë e me temperatura të larta, për shkak të pozicionit të tij në brendësi të

territorit.

Qarku i Kukësit përfshin tre rrethe: Kukës, Has dhe Tropojë. Niveli i parë i qeverisjes vendore

përbëhet nga 24 komuna dhe tri bashki: Kukës, Krumë dhe Bajram Curri.

Sipas regjistrimit të popullsisë nga INSTAT (2001), popullsia e qarkut është 111 393 banorë, me

një dendësi 47 banorë për km2. Popullsia në zonat urbane është 24.5 % (1)

Krahasuar me rajonet në zonat më të ulëta të vendit dhe me vendet fqinje, mundësitë e jetesës për

banorët e qarkut të Kukësit janë në nivel të ulët, për shkak të kushteve jo të favorshme bujqësore.

Kështu, nuk mund të mendohet se bujqësia është burimi kryesor i të ardhurave ose është e

mjaftueshme për të siguruar mjetet e jetesës së banorëve. Në zonat rurale, banorët merren, më së

shumti, me blegtori, duke krijuar mundësi për rritjen e bagëtive për të shitur mishin dhe produktet

e tjera blegtorale, për shkak të kushteve të favorshme për këtë veprimtari. Por mungesa e

infrastrukturës rrugore, largësia nga tregu, mungesa e organizimit në bashkësi prodhuese,

përpunuese e tregtuese si dhe mungesa e masave favorizuese për përkrahjen e prodhimit vendas,

bëjnë që edhe këto prodhime të shiten lirë, duke rënduar bilancin ekonomik të banorëve të qarkut.

Gjithashtu, hapësirat urbane vuajnë nga mungesa e zhvillimit ekonomik, nga që sektorët e

punësimit privat jobujqësor janë të pakta. Aktiviteti kryesor në këtë vështrim përbëhet nga

tregëtia dhe shërbimet. Veprimtaritë prodhuese të biznesit janë tepër të kufizuara. Në qark

veprojnë 1131 subjekte private, prej të cilave 992 në Kukës, 59 në Has dhe 80 në Tropojë. Për

këto arsye, niveli i papunësisë dhe i trajtimit të banorëve me asistencë sociale janë më të lartat në

vend. 30 % e banorëve të aftë për punë në qark janë të papunë. (3). Ndërkaq, trajtohen me ndihmë

ekonomike 39.8% e familjeve të qarkut, në Kukës 48.7%, ne Has 38.8% dhe në Tropojë 26.8% e

familjeve.

Emigrimi i popullsisë brenda vendit dhe jashtë tij është konsideruar si një burim i rëndësishëm

për mbijetesë. Kjo ka sjellë uljen e numrit të popullsisë në qark me 23.75 % brenda 15-vjeçarit të

fundit (Tropoja 37.59 %, Hasi 10.1 % dhe Kukësi 19.69 %). (4)

Për këto arsye studimet e organizmave ndërkombëtare (PNUD), nëpërmjet Treguesit të Zhvillimit

Njerëzor, e klasifikojnë qarkun e Kukësit si më të varfërin në vend, mbështetur në treguesit e

jetëgjatësisë, arsimit dhe PBB-së. Në vitin 2001 ky tregues i zhvillimit njerëzor ishte 0.726 (në

vend të parë Tirana me 0.822 dhe në vend të parafundit Dibra me tregues të zhvillimit njerëzor

0.734). (5)

Page 12: DY FJALË

12

Gjendja e vështirë sociale dhe ekonomike e qarkut pasqyrohet në tregues të ulët të sektorit të

shëndetësisë. Qarku i Kukësit bie në sy për tregues të lartë të vdekshmërisë foshnjore, 16.3 për

mijë (6).

Papunësia e grave në zonat urbane është dukshëm më e lartë se te burrat.

Pavarësisht kësaj tabloje të zymtë, studimet e fundit kanë nxjerrë në pah disa faktorë që mund të

ndikojnë cilësisht në zhvillimin e gjithanshëm të qarkut të Kukësit.

Qarku i Kukësit zotëron potenciale të shumta. Burimi më i rëndësishëm janë banorët e tij, të cilët

janë të përkushtuar ndaj traditës, por edhe karakterizohen nga dëshira për të prekur të ardhmen.

Kukësi është bërë i njohur në të gjithë botën në pranverën e vitit 1999. Kuksianët pritën nbi 500

mijë vëllezër kosovarë të dëbuar me forcë nga trojet e tyre nga regjimi i atëhershëm serb, duke

shmangur një situatë të rëndë në rajon dhe duke u bërë partner i faktorit ndërkombëtar pë

zgjidhjen e krizës.

Historikisht, gjatë kohës së Perandorisë Romake, qarku i Kukësit ka qenë pjesë kyçe e rrugës së

famshme Apia; gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, vazhdonte të luante një rol kryesor si

qendër për rrugët e komunikacionit e të transportit midis Kosovës dhe bregdetit. Pas një pauze të

gjatë, ky rol pritet të fuqizohet dhe tçi shërbejë zhvillimit të qarkut. Rruga Durrës-Kukës-Morinë,

e cila ka filluar nga ndërtimi, ka marrë përsipër, pikërisht, këtë rol.

Natyra e jashtëzakonshme (Valbona në Tropojë, Pllaja e Shishtavecit në Kukës) është e

përshtatshmë për zhvillimin e turizmit malor veror e dimëror.

Traditat për zhvillimin e bujqësisë (patatja) e të blegtorisë (delja rudë); burimet për zhvillimin e

peshkimit dhe ato minerare krijojnë optimizmin që qarku i Kukësit të njohë një zhvillim të

vrullshëm ekonomik e social për të përmirësuar jetesën e banorëve dhe për t’u integruar në

zhvillimet brenda vendit dhe në ato rajonale.

______________________ (1). INSTAT, Popullsia, Kukësi, 2001

(2). UNDP, Këshilli i qarkut Kukës - Strategjia e Zhvillimit të Qarkut të Kukësit, 2004, faqe 22.

(3). Po aty, faqe 27.

(4). N. Meçaj, M. Dida – Qarku i Kukësit, 2004, faqe 10.

(5). Strategjia, faqe 19.

(6). Po aty, faqe 28.

(7). Materiale të DAR-it Kukës, 2005.

(8). Materiale të DAR-it Kukës, 2005.

Page 13: DY FJALË

13

PJESA E PARË

GJENDJA E BRAKTISJES SË SHKOLLËS

METODOLOGJIA

Lista e nxënësve të qarkut Kukës që kanë braktisur shkollën është ndërtuar në këtë mënyrë:

Në të 104 shkollat e qarkut u dërguan grupe për të shqyrtuar dokumentacionin shkollor lidhur me

braktisjen e shkollës. U shqyrtuan imtësisht regjistrat e tri viteve të fundit shkollore dhe, mbi

bazën e të dhënave të grumbulluara, u hartua Formulari i nxënësve braktisës për çdo shkollë,

duke specifikuar tipin e braktisjes.

Për çdo nxënës të formularit u plotësua një skedë personale me të dhëna që tregojnë edhe nivelin

ekonomik, social e kulturor të familjes si dhe vijimin e përparimin e nxënësit në vitin paraardhës

shkollor.

Në përfundim, u hartua një listë prej 523 nxënësish braktisës të të gjitha shkollave të qarkut

Kukës.

Për të 104 shkollat e qarkut u hartua lista e nxënësve që kanë ndërprerë vijimin në tri vitet

shkollore për arsye të emigrimit të familjeve të tyre brenda ose jashtë vendit.

Sipas Dispozitave Normative, këta nxënës konsiderohen braktisës, nëse nuk paraqesin pranë

shkollës ku kanë vijuar më parë dokumentin e regjistrimit në një shkollë tjetër.

Pjesa më e madhe e nxënësve të emigruar nuk e kanë paraqitur një dokument të tillë, ndonëse

mund të vijojnë shkollën në vendet ku kanë rezidencën e re. Këta nxënës nuk janë braktisës, por

zyrtarisht konsiderohen të tillë.

Për të saktësuar sado pak këtë dukuri, u ngritën grupe pune për të testuar një kampion të caktuar

në varësi të numrit të nxënësve emigrantë. Kështu, për nxënësit e emigruar jashtë shtetit u sigurua

informacion për 20 nxënës, ose 27 % të tyre dhe për nxënësit e emigruar brenda vendit u sigurua

informacion për 100 nxënës, ose 20 % të tyre.

Sipas përllogaritjeve të përafërta del se nga nxënësit e emigruar jashtë vendit rezultojnë braktisës

5 nxënës (këta nxënës ndodhen në Kosovë e Greqi) dhe nga nxënësit e emigruar brenda vendit

rezultojnë braktisës 45 nxënës.

Shuma përfundimtare e nxënësve braktisës për tri vitet e fundit shkollore në qarkun e Kukësit

është 573 nxënës.

KUFIZIMET

Në plotësimin e dokumentacionit zyrtar shkollor, si regjistra e amza, u gjetën parregullsi, të cilat e

bënë të vështirë, në disa raste, identifikimin e nxënësve braktisës. Disa prej këtyre parregullsive

ishin:

Mungesa e shënimit të gjeneraliteteve për disa nxënës;

Për mjaft nxënës braktisës nuk ishin shënuar mungesat në regjistra;

Për nxënësit e larguar në shkolla të tjera nuk disponohej dokumenti i vijimit të shkollës

në shkollën tjetër;

Page 14: DY FJALË

14

Për nxënësit braktisës kishte mënyra të ndryshme, jostandarde, të klasifikimit të tyre. Për

pjesën më të madhe të nxënësve klasifikimi ishte bërë me vizë ose bosh, ndonëse

nxënësit ishin braktisës dhe rezidentë në fshatin e tyre.

Mangësitë për nxënësit braktisës të pasigurt u plotësuan përmes bisedave me drejtorinë e

shkollës, mësuesit dhe, në disa raste, me vetë nxënësit braktisës.

Për disa familje që kanë emigruar nuk qe e mundur të merrej informacion i saktë për fatin e

nxënësve të këtyre familjeve. Shumë adresa nuk diheshin, për mjaft nxënës të afërmit nuk kishin

dijeni për vazhdimin e shkollës prej tyre dhe për disa familje nuk u sigurua informacion për

numrat e telefonit.

A. NUMRI I NXËNËSVE BRAKTISËS GJITHËSEJ

Braktisës emigrantë

Emigrantë të jashtëm

Për tri vitet shkollore janë larguar në emigracion të jashtëm 74 nxënës.

Në kampionin prej 20 nxënësish del se 6.8 % e tyre nuk vijojnë shkollën. Sipas përllogaritjeve,

del se, afërsisht 5 nxënës emigrantë të jashtëm nuk ndjekin shkollën.

Emigrantë të brendshëm

Ky kontigjent nxënësish ndahet në dy kategori:

Të larguar brenda qarkut nga një shkollë në një tjetër, 134 nxënës. Këta nxënës ndjekin shkollën,

ose janë përfshirë në listat e braktisësve në se nuk e ndjekin atë.

Të larguar jashtë qarkut në zonat e tjera të vendit, gjithësej 571 nxënës. Në kampionin prej 100

nxënësish del se 9 prej tyre nuk ndjekin shkollën. Sipas përllogaritjeve, del se, ndër nxënësit e

larguar brenda vendit, 45 prej tyre kanë braktisur shkollën.

Braktisës joemigrantë

Kjo kategori nxënësish është investiguar në të gjitha shkollat e qarkut të Kukësit, në mënyrë të

drejtpërdrejtë. Rezultojnë të jenë braktisës për tri vitet shkollore në studim 523 nxënës.

Kështu, numri i nxënësve që kanë braktisur shkollën në qarkun e Kukësit për periudhën 2004-

2007 është:

Braktisës joemigrantë 523

Braktisës emigrantë të jashtëm 5

Braktisës emigrantë të brendshëm 45

Gjithësej 573

Në vijim, studimi do të merret vetëm me nxënësit braktisës joemigrantë.

Tabela 1

Braktisës gjithësej

Ndarja administrative Nxënës gjithësej Braktisës Përqindja

Qarku Kukës 19288 523 2.7

Page 15: DY FJALË

15

Nënqarku Kukës 10943 366 3.3

Nënqarku Has 3760 98 2.6

Nënqarku Tropojë 4585 59 1.3

Grafiku

2.7 3.3 2.6 1.3

0%

20%

40%

60%

80%

100%

Qarku

Kukës

Nënqarku

Kukës

Nënqarku

Has

Nënqarku

Tropojë

Përqindja

Braktisës

Nxënës gjithësej

Nga tabela del se përqindja e braktisjes për tri vitet e fundit në nivel qarku është 2.7. më e lartë

është braktisja në nënqarkun e Kukësit 3.3 dhe më e ulët në nënqarkun e Tropojës 1.3.

Tabela 2

Braktisës sipas komunave dhe sipas gjinisë

Bashkia/Komuna Braktisës gjithësej Përqindja Vajza Përqindja

Nënqarku Kukës

366

3.3

258

4.9

Arrën 8 7.1 8 16.7

Bicaj 30 2.5 14 2.5

Bushtricë 19 4.6 19 9.9

Grykë-Çajë 22 5.7 18 9.6

Kalis 12 3.9 11 7.3

Kolsh 11 4.1 8 6.8

Kukës 21 0.6 7 0.4

Malzi 11 1.3 9 2.4

Shishtavec 21 2.4 15 3.3

Shtiqën 7 1.1 3 1.0

Surroj 35 11.4 23 15.6

Tërthore 52 7.4 32 8.4

Topojan 50 9.8 42 17.1

Ujmisht 33 6.9 28 13.0

Zapod 34 6.6 21 8.5

Nënqarku Has

98

2.6

45

2.4

Fajza 31 3.8 23 5.8

Gjinaj 8 2.9 2 1.6

Page 16: DY FJALË

16

Golaj 23 1.6 6 0.9

Krumë 36 2.8 14 2.2

Nënqarku Tropojë

59

1.3

29

1.4

B.Curri 6 0.4 2 0.3

Bujan 6 1.7 5 3.5

Bytyç 5 1.5 3 1.9

Fierzë 4 1.0 3 1.5

Lekbibaj 1 0.3 1 0.6

Llugaj 21 5.2 7 3.8

Margegaj 3 0.8 2 1.2

Tropojë 13 1.4 6 1.5

Sipas komunave kanë braktisje më të madhe se mesatarja e qarkut komunat: Surroj, Topojan,

Tërthore, Arrën, Ujmisht, Zapod, Grykë-Çajë, Bushtricë, Kolsh e Kalis të nënqarkut Kukës; Fajza

e nënqarkut Has dhe Llugaj e nënqarkut Tropojë.

Përsa i përket braktisjes së vajzave janë mbi mesataren e qarkut komunat: Topojan, Arrën, Surroj,

Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Çajë, Zapod, Tërthore, Kalis e Kolsh të nënqarkut Kukës dhe Fajza e

nënqarkut Has.

Tabela 3

Sipas gjinisë

Gjinia Vajza Djem

Braktisës 332 191

Përqindja 3.6 1.9

Nëse llogaritim raportin e braktisjes djem-vajza, ky raport është më i madh rreth dy herë për

vajzat (3.6) se për djemtë (1.9).

Tabela 4

Sipas cikleve të shkollimit

Ciklet Cikli i ulët Cikli i lartë

Braktisës 123 400

Përqindja 1.3 4

Në ciklin e lartë numri i braktisësve dhe përqindja përkatëse janë dukshëm më të larta se në ciklin

e ulët, rreth 3.5 herë.

Tabela 5

Sipas klasave

Klasa 1 2 3 4 5 6 7 8

Braktisës 49 18 21 35 115 75 123 87

Përqindja 2.1 0.8 0.9 1.4 4.4 2.9 4.9 3.8

Page 17: DY FJALË

17

Grafiku

Braktisës

49

18 21

35

115

75

123

87

0

20

40

60

80

100

120

140

1 2 3 4 5 6 7 8

Braktisës

Braktisja sipas klasave ka ndryshime të theksuara. Nxënësit braktisin më shumë klasën e shtatë.

Braktisje të ndjeshme kanë edhe klasa e pestë dhe klasa e tetë. Në ciklin e ulët dallohet për

braktisje klasa e parë.

B. NUMRI I NXËNËSVE BRAKTISËS PËR SECILIN VIT SHKOLLOR

Tabela 6

Sipas viteve shkollore

Viti shkollor Numri i nxënësve Braktisës Përqindja

2004-2005 21288 210 1

2005-2006 19499 159 0.8

2006-2007 19288 154 0.8

Grafiku

Braktisës

210

159 154

0

50

100

150

200

250

2004-2005 2005-2006 2006-2007

Braktisës

Page 18: DY FJALË

18

Tabela tregon se numri i braktisjeve ka ardhur duke u ulur përgjatë tri viteve shkollore. Diferenca

më e madhe është midis vitit të parë dhe atij të dytë 24.3%, ndërsa ajo midis vitit të dytë e të tretë

është 3.2%.

Tabela 7

Sipas gjinisë

Viti shkollor Vajza Përqindja Djem Përqindja

2004-2005 135 1.3 75 0.7

2005-2006 106 1.1 53 0.5

2006-2007 91 1.0 63 0.6

Grafiku

135

75

106

53

91

63

0

20

40

60

80

100

120

140

2004-2005 2005-2006 2006-2007

Vajza

Djem

Gjatë të tri viteve shkollore numri i vajzave braktisëse është rreth 2 herë më i madh se numri i

djemve braktisës.

Gjatë tri viteve shkollore numri i vajzave braktisëse ka ardhur duke u ulur. Ulja ka ritëm më të

madh midis vitit të parë dhe vitit të dytë shkollor, 21.5 %, krahasuar me 14.5% midis viti të dytë

dhe të tretë..

Gjatë tri viteve shkollore numri i djemve braktisës nuk ka të njejtën rrjedhë uljeje. Ndërsa ka ulje

të djemve braktisës nga viti i parë në të dytin me 29.3%, në vitin e tretë ka ulje me vitin e parë

vetëm 16%, po ka një ngritje, me të njejtin ritëm, në vitin e tretë, krahasuar me vitin e dytë.

Ritmi i uljes së vajzave braktisëse është më i lartë se ai i djemve braktisës.

Përgjatë tri viteve shkollore numri i vajzave braktisëse është ulur me 32.6%, ndërsa i djemve me

16%.

Tabela 8

Sipas ciklit të shkollimit

Viti shkollor Cikli i ulët Përqindja Cikli i lartë Përqindja

2004-2005 41 0.4 169 1.6

2005-2006 41 0.4 118 1.1

2006-2007 41 0.4 113 1.1

Page 19: DY FJALË

19

Grafiku

41

169

41

118

41

113

0

50

100

150

200

2004-2005 2005-2006 2006-2007

Cikli i ulët

Cikli i lartë

Në ciklin e ulët numri i nxënësve braktisës është i njejti për të tri vitet shkollore.

Në ciklin e lartë numri i nxënësve braktisës është ulur me 33.3%.

C. PËRQINDJA E NXËNËSVE BRAKTISËS

Përqindja e nxënësve braktisës u llogarit mbi bazën e numrit të fëmijëve që regjistrohen për herë

të parë në secilën klasë e në secilin vit shkollor.

Përqindja mesatare gjatë tri viteve shkollore ka qenë 0.87.

Tabela 9

Përqindja e nxënësve braktisës në secilin vit shkollor gjithësej dhe sipas cikleve:

Viti shkollor Përqindja

2004-2005 1

2005-2006 0.8

2006-2007 0.8

Grafiku

Përqindja

1

0.8 0.8

0

0.2

0.4

0.6

0.8

1

1.2

2004-2005 2005-2006 2006-2007

Përqindja

Page 20: DY FJALË

20

Tabela 10

Sipas cikleve të shkollimit

Viti shkollor Cikli i ulët Cikli i lartë

2004-2005 0.4 1.7

2005-2006 0.4 1.2

2006-2007 0.4 1.2

Grafiku

0.4

1.7

0.4

1.2

0.4

1.2

0

0.5

1

1.5

2

2004-2005 2005-2006 2006-2007

Cikli i ulët

Cikli i lartë

D. SA NGA FËMIJËT QË DUHET TË JENË NË SHKOLLË NË NJË VIT TË CAKTUAR

SHKOLLOR NUK NDJEKIN SHKOLLËN?

Në 20 shkolla të kampionit u bënë vizita në rreth 100 familje dhe u morën të dhëna për

regjistrimin ose jo të fëmijëve të tyre në shkollë.

Dolën këto rezultate:

Fëmijë të regjistruar dhe që vijojnë shkollën 280

Fëmijë që kanë braktisur shkollën 14, prej të cilëve vajza 9.

Fëmijë të paregjistruar

Fëmijë, familjet e të cilëve nuk kanë mundur t`i regjistrojnë në shkollë për arsye paragjykimi

racor (egjyptianë) 4, prej të cilëve vajza 2.

Fëmijë, familjet e të cilëve nuk kanë dashur t`i regjistrojnë në shkollë 13, prej të cilëve vajza 5.

Arsyet e mosdashjes janë:

Arsye ekonomike: 2 nxënës

Arsye familjare: 1 nxënës

Arsye shëndetësore: 7 nxënës

Largësia nga shkolla: 1 nxënës

Gjakmarrja: 2 nxënës

Braktisës të mbartur.

Në shkollat e qarkut të Kukësit janë një kategori nxënësish që kanë braktisur shkollën para vitit

2004-2005, ku fillon studimi dhe nuk kanë mbushur moshën 16 vjeç. Këta janë braktisës të

mbartur.

Nga raportimet e shkollave numri i tyre është 159.

Nënqarku Kukës: 140

Nënqarku Has: 12

Nënqarku Tropojë: 7

Page 21: DY FJALË

21

Këta nxënës presin të mbushin moshën 16 vjeç për të dalë nga detyrimi shkollor.

Kështu, përqindja e braktisjes së shkollës është më e madhe 0.8, duke e çuar në 3.5 përqindjen e

braktisjes së shkollës në qarkun e Kukësit.

Fëmijët e regjistruar mbi moshën e duhur

Kjo dukuri ndodh, zakonisht, në klasën e parë. Prindërit shtyjnë fillimin e shkollimit të fëmijës

një vit më vonë për arsye të problemeve në zhvillimin fizik të fëmijës, të largësisë nga shkolla si

dhe të një ndjenje atësore për të mos e lodhur fëmijën herët. Numri i nxënësve të tillë që nuk janë

në shkollë në klasën e parë dhe që konsiderohen “braktisës”është i konsiderueshwm. Në nivel

qarku 466 fëmijë, ose 19.9 % e nxënësve të klasës së parë regjistrohen një vit me vonesë në

shkollë. Për Kukësin kjo përqindje është 21.1, për Hasin 18.7 dhe për Tropojën 2.3.

Këta nxënës vijojnë më pas shkollën dhe dalin nga kategoria e nxënësve braktisës.

E. SA NXËNËS RIKTHEHEN NË SHKOLLË?

Nxënësit që rikthehen në shkollë

Tabela 11

Braktisës Numri Përqindja

Cikli i ulët 13 10.6

Cikli i lartë 4 1

Gjithësej 17 3.2

Klasa e parë 11 22.4

Nga nxënësit braktisës të marrë në studim janë kthyer në shkollë, pasi e kanë lënë atë 3.2% e tyre.

Shumica e tyre i përkasin ciklit të ulët, rreth tre të katërtat e nxënësve të rikthyer.

Këtu nuk janë llogaritur nxënësit e paregjistruar në klasën e parë, të cilët regjistrohen mbi moshën

e detyruar.

Page 22: DY FJALË

22

PJESA E DYTË

SHKAQET E BRAKTISJES SË SHKOLLËS

METODOLOGJIA

Shkaqet e braktisjes së shkollës në qarkun e Kukësit janë hetuar duke u bazuar në skedat e

nxënësve braktisës. Për të 523 nxënësit braktisës rezidentë në qarkun e Kukësit është plotësuar

nga një skedë, ku janë shënuar të dhëna që hedhin dritë mbi shkaqet e braktisjes. Mangësitë e

ndeshura në dokumentacionin zyrtar për mbledhjen e të dhënave janë plotësuar me informacionet

nga intervistat e marra nga nxënësit braktisës, prindërit e tyre, drejtorët e shkollave dhe mësuesit

kujdestarë.

Intervistat e zhvilluara me nxënës braktisës dhe prindërit e tyre hedhin dritë mbi disa aspekte të

rëndësishme të braktisjes së shkollës, që duhen marrë në konsideratë në përpjekjet për reduktimin

e saj.

Vendimin për shkëputjen e nxënësit nga shkolla e kanë marrë, kryesisht, prindi(babai) dhe vetë

nxënësi. Sipas deklarimeve të nxënësve braktisës, prindërit kanë vendosur në 71.8% të rasteve,

ndërsa vetë nxënësit në 25.9% të rasteve.

Nga nxënësit e intervistuar, 83.5% e tyre mendojnë se nuk kanë vepruar mirë dhe 9.4% mendojnë

se kanë bërë zgjedhjen e duhur që kanë braktisur shkollën. 77.6% e nxënësve braktisës janë

penduar që janë larguar nga shkolla dhe 16.5% e tyre nuk ndjejnë keqardhje për këtë veprim. Nga

nxënësit braktisës të intervistuar 87.1% e tyre nuk mendojnë se mund të rikthehen në shkollë dhe

vetëm 11.8% e tyre shpresojnë, kanë dëshirë ose kanë vendosur të rifillojnë shkollën.

Nga prindërit e nxënësve braktisës të intervistuar 81.8% e tyre mendojnë se nuk kanë vepruar

mirë dhe 16.4% mendojnë se kanë të drejtë të heqin fëmijët nga shkolla.

Grupi i interpretimit të të dhënave analizoi arsyet e braktisjes që dalin nga burime të ndryshme

dhe i klasifikoi ato sipas peshës së ndikimit.

Shkaqet kryesore të braktisjes:

Faktori ekonomik

Faktori familjar

Faktori shkollor

Të tjerë

Page 23: DY FJALË

23

I. FAKTORI EKONOMIK

KUFIZIME

Është e vështirë të vlerësohet saktë niveli ekonomik i familjeve të nxënësve të braktisur, sepse

mungojnë deklarime zyrtare të të ardhurave të tyre familjare.

Prindërit fuqizojnë si shkak të braktisjes më së shumti faktorin ekonomik, duke e paraqitur më të

rëndë gjendjen e tyre ekonomike nga sa është ajo në të vërtetë dhe duke mbuluar shkaqe të tjera,

që mund të jenë përcaktuese. Në këtë përfundim arrihet edhe duke arsyetuar se mbi 85 % e

familjeve në fshat jetojnë me përkrahje ekonomike, por braktisja e shkollës është në masën 2.7 %.

Drejtorët e shkollave dhe mësuesit, gjithashtu, renditin të parin shkakun ekonomik në braktisjen e

shkollës, duke anashkaluar përgjegjësitë e shkollës për këtë dukuri.

METODOLOGJIA

Për të zbuluar ndikimin e faktorit ekonomik në dukurinë e braktisjes së shkollës, përveç

intervistave me personelin e shkollës, prindërit e nxënësit, në skedën e nxënësit janë përfshirë

treguesit për punësimin e secilit prind, për numrin e fëmijëve në familje dhe për përkrahjen

sociale.

A. SA NXËNËS BRAKTISIN SHKOLLËN PËR ARSYE EKONOMIKE?

Flora, 17 vjeçe

Jemi me halle e kemi pak të ardhuna. Jam e detyruar të mos shkoj në shkollë. Bëj punët e shtëpisë,

mjel lopën e dhitë dhe ndihmoj në punët e tjera të shtëpisë.

Dalin gjithësej 185 nxënës, ose 35.4% të të gjithë braktisësve që kanë shkak themelor të

ndërprerjes së shkollës gjendjen e rënduar ekonomike të familjes.

Nënndarjet e faktorit ekonomik

Shkëputja e nxënësve nga shkolla për përballimin e punëve bujqësore e blegtorale të ekonomisë

familjare, shumica e nxënësve braktisës.

Shkëputja e nxënësve nga shkolla për të sjellë të ardhura në familje, nëpërmjet punësimit në

aktivitete private, 4 nxënës braktisës.

Shkëputja e nxënësve nga shkolla për shkak të mospërballimit të kostos së shkollimit, kryesisht

në familjet me shumë fëmijë: ushqim, veshje, materiale shkollore. (Kjo nuk deklarohet hapur nga

prindërit dhe nxënësit, por të dhëna të tjera të çojnë në këtë përfundim. Kështu, ndër arsyet e uljes

së braktisjes në shkollat e qarkut Kukës, vitet e fundit, mund të konsiderohen pajisja e nxësve me

libra falas dhe zbatimi i programeve të organizatave të ndryshme për trajtimin me ushqim të

nxënësve).

Grupimi i nxënësve që braktisin shkollën për shkak të faktorit ekonomik analizohet në dy

pikëvështrime:

Sipas punësimit të prindërve dhe numrit të fëmijëve në familje.

Sipas gjinisë, ciklit të shkollimit të fëmijës, klasave të ciklit të lartë dhe sipas

vendbanimit qytet-fshat.

Për të dalë më qartë pesha e faktorit ekonomik, në të njëjtën tabelë janë parqitur rreshti i

braktisësve në tërësi dhe rreshti i braktisësve për shkak të faktorit ekonomik.

Page 24: DY FJALË

24

Sipas punësimit të prindërve

Punësimi i babait

Tabela 1

Puna e babait Pa punë Punë e rastit Pension Punë shteti Punë private Vdekur

Në tërësi 70.9% 8% 11.1% 3.3% 6.1% 0.6%

Për shkaqe

ekonomike

78.4% 1.6% 14.1% 2.7% 2.2% 1%

Nga tabela del se nga 523 nxënës braktisës rreth 90% e tyre e kanë babain të papunë, me punë të

rastit ose në pension.

Në grupimin “Për shkaqe ekonomike” kjo përqindje shkon deri në 94%.

Tabela 2

Punësimi i nënës

Puna e nënës Pa punë Punë e rastit Pension Punë shteti Punë private Vdekur

Në tërësi 94.5% 0.6% 1.9% 2.3% 0.4% 0.3%

Për shkaqe

ekonomike

93.6% 0.5% 2.1% 1.1% 0.6% 2.1%

Nga tabela del se nga të gjithë nxënësit braktisës mbi 95% e tyre e kanë nënën të papunë, me

punë të rasit apo në pension.

Në grupimin “Për shkaqe ekonomike” kjo pëqindje arrin, gjithashtu, deri në 95%.

Baballarët dhe nënat që merren me punë në ekonominë e tyre familjare janë llogaritur të papunë.

Veprimtaria e tyre kryesore është bujqësia e blegtoria.

Të punësuarit në punë shteti janë shumë pak dhe kryesisht janë policë, roje, por ka edhe ndonjë

mësuese ndër nënat. Në këto raste, braktisja ka ardhur për arsye të gjakmarrjes.

Tabela 3

Sipas numrit të fëmijëve në familje

Fëmijë 1 2 3 4 5 6 7 Mbi 7

Numri i familjeve 3 10 56 112 126 102 59 55

Në tërësi % 0.6 1.9 10.3 21.8 24.1 19.5 11.3 10.5

Për shkaqe ekonomike % 0.5 0 9.2 20 22.1 21.1 14.1 13

Numri mesatar i fëmijëve në familjet me braktisës është mbi 5.2. Ky është një tregues mjaft i lartë.

Në familjet që kanë shtrënguar fëmijën të largohet nga shkolla për shkak të gjendjes ekonomike

ky tregues është në të njëjtin nivel.

Sipas përkrahjes sociale

Nga 523 braktisës, 462 prej tyre, ose 88.3% janë në familje me përkrahje sociale.

Page 25: DY FJALË

25

Në nëngrupin e fëmijëve që kanë braktisur shkollën për shkaqe ekonomike kjo përqindje është

88.1%.

Sipas gjinisë

Tabela 4

Braktisës Vajza % Djem %

Në tërësi 332 63.5 191 36.5

Për shkaqe ekonomike 104 56.2 81 43.8

Vajzat braktisëse janë pak më pak se dyfishi i djemve braktisës, ndërsa braktisësit djem për

shkaqe ekonomike janë 42.4%, përkundrejt 31.3% të vajzave.

Nga shifrat duket se prindërit sakrifikojnë për arsye ekonomike më shumë shkollimin e djemve se

të vajzave.

Tabela 5

Sipas ciklit të shkollimit

Braktisës Cikli i ulët % Cikli i lartë %

Në tërësi 123 23.5 400 76.5

Për shkaqe ekonomike 37 20 148 80

Braktisësit e ciklit të lartë janë rreth 3.2 herë më shumë se ata të ciklit të ulët. Braktisësit për

arsye ekonomike në ciklin e lartë janë 4 fishi i atyre të ciklit të ulët. Kryesisht, për mbulimin e

punëve në familje dhe për sigurimin e të ardhurave për mbijetesë, prindërit janë të shtrënguar të

largojnë nga shkolla nxënësit e ciklit të lartë.

Tabela 6

Sipas klasave të ciklit të lartë

Klasa 5 6 7 8

Braktisës për shkaqe ekonomike 55 20 50 23

Përqindja 29.7 10.8 27 23

Në ciklin e ulët shpërndarja e nxënësve braktisës për shkaqe ekonomike nuk ka shumë luhatje.

Ndërsa në ciklin e lartë ka diferencime të dukshme midis klasave. Kështu, në klasën e pestë dhe

në klasën e shtatë braktisësit për shkaqe ekonomike janë sa dyfishi i atyre të klasave të gjashtë e

të tetë.

Tabela 7

Faktori fshat

Braktisës Numri %

Në tërësi 185 35.4

Në fshat 164 35.1

Page 26: DY FJALË

26

Në këtë tabelë jepet përqindja e braktisësve për shkaqe ekonomike kundrejt të gjithë braktisësve

të shqyrtuar dhe përqindja e braktisësve për shkaqe ekonomike në fshat kundrejt të gjithë

braktisësve të fshatit.

Krahasimi midis këtyre dy treguesve tregon se 35.4% e nxënësve janë braktisës në tërësi për

shkakun ekonomik dhe po kaq, 35.1% e nxënësve braktisës të fshatit largohen nga shkolla për

shkakun ekonomik.

Duket se nuk ka ndryshim të konsiderueshëm në gjendjen ekonomike midis fshatit e qytetit në

qarkun e Kukësit me ndikim në braktisjen e shkollës.

B. BRAKTISJA PËR ARSYE EKONOMIKE PËRGJATË TRI VITEVE SHKOLLORE

Tabela 8

Gjithësej sipas viteve shkollore

Viti shkollor 2004-2005 2005-2006 2006-2007

Në tërësi 210 159 154

Për shkaqe ekonomike 72 61 52

% 38.9 33 28.1

Grafiku

210

72

159

61

154

52

0

50

100

150

200

250

2004-2005 2005-2006 2006-2007

Në tërësi

Për shkaqe ekonomike

Nga tabela del se numri i nxënësve braktisës për shkaqe ekonomike ka ardhur duke rënë përgjatë

tri viteve shkollore në shqyrtim, me një ritëm gati të njëjtë nga viti i parë në të dytin dhe nga viti i

dytë në të tretin.

Ndër 100 nxënës braktisës, kanë arsye ekonomike 39 në vitin shkollor 2004-2005, 33 nxënës në

vitin shkollor 2005-2006 dhe 28 nxënës në vitin shkollor 2006-2007.

C. KOSTOJA E SHKOLLIMIT

Vendimi i prindit për të tërhequr fëmijën nga shkolla për arsye ekonomike motivohet nga kostoja

e drejtpërdrejtë e shkollimit dhe kostoja e tërthortë e shkollimit.

Page 27: DY FJALË

27

Kostoja e drejtpërdrejtë

Sipas përkufizimit, kostoja e drejtpërdrejtë e shkollimit të nxënësit përbëhet nga taksa e shkollës,

shpenzimet për librat dhe pajisjet e tjera të domosdoshme shkollore, shpenzimet për transportin

dhe për uniformën shkollore.

Ligji nr. 7952, datë 21.06.1995 “Për sistemin arsimor parauniversitar” në Nenin 9 sanksionon:

“Në institucionet arsimore publike shteti u siguron nxënësve falas mjediset mësimore, bazën

materiale të tyre dhe personelin mësimdhënës”.

Në arsimin e detyruar, në shkollat tona nuk paguhet taksë për regjistrimin. Uniforma shkollore

nuk është e detyruar. Në qarkun e Kukësit nxënësit nuk paguajnë transport për të shkuar në

shkollë.

Sipas studimeve të bëra, llogaritet se në një familje tipike me nxënës braktisës, me mbi 5 fëmijë,

3 prej të cilëve duhet të jenë në shkollë, kostoja e drejtpërdrejtë e shkollimit përbën rreth 10% të

buxhetit të familjes. (Shih S. Llambiri, po aty).

Shkëputja e nxënësve nga shkolla për shkak të mospërballimit të kostos së drejtpërdrejtë të

shkollimit, kryesisht në familjet me shumë fëmijë: ushqim, veshje, materiale shkollore nuk

deklarohet hapur nga prindërit dhe nxënësit, por të dhëna të tjera të çojnë në këtë përfundim.

Kështu, ndër arsyet e uljes së braktisjes në shkollat e qarkut Kukës, vitet e fundit, mund të

konsiderohen pajisja e nxësve me libra falas (dy vitet e fundit subvencionimi nga shteti i tyre) si

dhe zbatimi i programeve të organizatave të ndryshme për trajtimin me ushqim të nxënësve.

Sidoqoftë, mbështetur në analizën e të dhënave dhe në intervistat, mund të konkludohet se janë

fëmijët e ciklit të ulët që e braktisin shkollën për shkak të mospërballimit të kostos së

drejtpërdrejtë të shkollimit.

Në ciklin e ulët braktisin shkollën 123 nxënës dhe prej tyre 37 ose 30% janë braktisës për arsye

ekonomike.

Në tërësi, braktisin shkollën për arsye të mospërballimit të shpenzimeve për shkollimin e fëmijës

7% e nxënësve braktisës.

Kostoja e tërthortë e shkollimit

Silvana, 14 vjeçe

Nëna është e sëmurë, prindërit janë pa punë, jemi 4 fëmijë. Këto kushte na detyruan që unë të lë

shkollën dhe të ndihmoj për rritjen e fëmijëve dhe të bëj punët e shtëpisë.

Kjo kosto mpërfshin të ardhurat që do t`i kishte siguruar familja po qe se fëmija, në vend të

shkollimit, do të punonte me pagë, ose do të përkujdesej për ekonominë private familjare si

kullotja e bagëtive, ose do të përkujdesej për fëmijët më të vegjël të shtëpisë, duke bërë të mundur

që nëna të merret me veprimtari tjetër, kryesisht në punët bujqësore.

Kostoja e tërthortë është një faktor me peshë në marrjen e vendimit të familjes për të shkëputur

nga shkolla, kryesisht, nxënësit e ciklit të lartë. Kjo edhe sepse familjet e varfëra mbështeten tek

secili anëtar i familjes për të siguruar mbijetesën ekonomike.

Nga skeda e nxënësit braktisës dhe nga intervistat e zhvilluara me prindërit e tyre mund të

konkludohet se shumica e braktisjeve për shkaqe ekonomike në ciklin e lartë bëhen për shkak të

kostos së tërthortë të shkollimit.

Nga 400 nxënës që braktisin shkollën në ciklin e lartë, 148 prej tyre, ose 37% kanë shkaqe

ekonomike. Kjo mund të konsiderohet si braktisje për shkak të peshës së kostos të tërthortë të

shkollimit.

Ndër të gjithë nxënësit braktisës të marrë në shqyrtim, 523, janë rreth 28.3% e tyre që braktisin

shkollën për shkak të kostos së tërthortë të shkollimit.

Page 28: DY FJALË

28

Këto dy kosto bëhen më rënduese për vazhdimin e shkollës nga fëmija në kushtet e uljes së të

ardhurave familjare.

D. PUNËSIMI I FËMIJËVE QË BRAKTISIN SHKOLLËN

Tabela 9

Sipas punëve që bëjnë fëmijët braktisës

Cikli i ulët

Puna Asgjë Blegtori Bujqësi Punë

shtëpie

Probleme

shëndeti

Jashtë shtetit Rikthyer

Numri 26 8 3 77 1 1 7

% 21.1 6.5 2.4 62.6 0.8 0.8 6.7

Djem 13 6 2 36 0 0 4

% 21.3 9.8 3.3 59 0 0 6.6

Vajza 13 2 1 41 1 1 3

% 21 3.2 1.6 66.1 1.6 1.6 14.8

Cikli i lartë

Puna Asgjë Blegtori Bujqësi Punë

shtëpie

Punë

private

Jashtë

shtetit

Rikthyer Martuar

Numri 27 41 25 295 5 2 4 1

% 6.8 10.3 6.3 73.8 1.3 0.5 1.1 0.3

Djem 17 36 7 62 5 1 3 0

% 13 27.5 5.3 47.3 3.7 0.8 2.3 0

Vajza 10 5 18 233 0 1 1 1

% 3.7 1.9 6.7 86.6 0 0.4 0.4 0.4

Fëmijët e ciklit të ulët

Nga 123 braktisës në ciklin e ulët mbi 80% e tyre qendrojnë në shtëpi dhe merren me ndonjë punë

shtëpiake, në përshtatje me moshën. Nuk ka ndonjë dallim midis djemve e vajzave. (Krahaso:

80.3% djemtë, 87.1% vajzat)

Me blegtori e bujqësi merren gjithësej 8.9% e fëmijëve të ciklit të ulët. Djemtë aktivizohen më

shumë me këto punë 13.1%, ndërsa vajzat vetëm 4.8%. Bie në sy fakti se blegtoria është

veprimtaria e zakonshme për djemtë e ciklit të ulët që kanë braktisur shkollën. 9.8% e tyre,

kundrejt 3.2% të vajzave braktisëse kullotin bagëtinë.

Në ciklin e lartë ka dallime midis djemve e vajzave.

Vajzat e ciklit të lartë

Qendrojnë në shtëpi, ndihmojnë nënën, kujdesen për fëmijët e vegjël dhe merren me punë

shtëpiake mbi 90% e vajzave. Vetëm 8.6% e vajzave braktisëse të ciklit të lartë merren me punë

bujqësore e blegtorale. Në numrin e braktisjeve të vajzave në ciklin e lartë nuk ndikon vetëm

kostoja e shkollimit, por edhe fakti se ato konsiderohen “të rritura”.

Djemtë e ciklit të lartë

Page 29: DY FJALË

29

Në dallim nga braktisësit e ciklit të ulët dhe vajzat braktisëse të ciklit të lartë, djemtë e kësaj

moshe merren me punë shtëpie vetëm 60%, punojnë në bujqësi e blegtori 32.8%. Një pjesë e

vogël, 3.7%, kanë filluar ndonjë punë private në zanate apo në tregti.

Nga intervistat e zhvilluara me prindër dhe nxënës braktisës situata e nxënësve të tillë nuk është e

pëlqyeshme për të dy palët. Ata janë të ndërgjegjshëm se këta fëmijë kanë perspektivë të zymtë

ose janë pa perspektivë, duke punuar në një ekonomi të vogël fshatare, e cila shpesh del me

humbje nga pikëpamja financiare. Vështrimi i fëmijëve është punësimi privat dhe emigracioni, ku

mendojnë të fitojnë më shumë të ardhura për familjen. Por ligjet e vendit dhe vështirësitë e

emigrimit jashtë vendit nuk premtojnë realizimin e ëndrrës për punësim të nxënësve që braktisin

shkollën. Në këto kushte, emigrimi drejt vendeve fushore e qendrave urbane shihet si një

rrugëdalje më e mundshme. Kjo mund të shpjegojë edhe shpërnguljen massive të popullatës së

këtij rajoni drejt Tiranës dhe rajoneve të tjera me mundësi më të mëdha jetese.

Fatjoni, 14 vjeç

Çfarë të tregoj? Ju nuk merrni vesh nga hekurat e makinat. Edhe sikur të dini, këtu bëheni me

vajra e graso. Ky është zanati im.

Zamira 17 vjeçe

Prindërit më banë me lanë shkollën, ma shumë baba. Kena shumë bagëti: lopë, dhen. Duhet me u

marrë me to, janë edhe punët e shtëpisë.

II. FAKTORI EMIGRACION

Gjatë tri viteve shkollore që janë në shqyrtim janë larguar me banim jashtë vendit dhe jashtë

shtetit 645 nxënës, së bashku me familjet e tyre.

Jashtë shtetit janë larguar 74 nxënës dhe në qarqet e tjera të vendit tonë janë larguar 571 nxënës.

Largimet jashtë shtetit, përgjatë tri viteve shkollore janë gati në të njëjtat kuota, ndërsa emigrimi

brenda vendit ka pësuar rritje të ndjeshme nga viti në vit. Rritja e emigrimit në vitin e dytë

krahasuar me vitin e parë është 10%, ndërsa ajo e vitit të tretë krahasuar me vitin e dytë është

30%.

Në kërkim të një jete më të mirë, të shtyrë nga vështirësitë e mbijetesës në këtë rajon problematik,

familje të tëra vazhdojnë të dynden drejt fushës.

Gati të gjithë fëmijët e emigruar janë larguar me familjet e tyre. Ka 3 nxënës braktisës që janë

larguar si emigrantë ekonomikë, së bashku me vëllezërit apo të afërmit e tyre.

Hajdari, 15 vjeç

E lashë shkollën. Me do shokë ikëm malit e shkuam në Maqedoni. Gjej ndonjë punë të rastit.

Lodhem shumë, mërzitem se jam larg shokëve, fshatit dhe familjes.

Arbri, 16 vjeç

Në Gjakovë gjithë ditën rri e kullos lopët. Kjo punë nuk më pëlqen, por kushtet në shtëpi i kam të

dobëta.

Page 30: DY FJALË

30

Tabela 1

Gjithësej të larguar sipas viteve shkollore

Viti shkollor 2004-2005 2005-2006 2006-2007

Të larguar 232 239 312

Brenda qarkut 52 45 37

Jashtë qarkut 155 172 244

Jashtë shtetit 25 22 27

Tabela 2

Vendet ku janë larguar nxënësit

Vendi Numri i nxënësve të larguar

Angli 22

Greqi 14

Irlandë 3

Itali 12

Kanada 1

Kosovë 15

Maqedoni 1

ShBA 5

Suedi 1

Tabela 3

Emigracioni i jashtëm

Viti shkollor Braktisës % kundrejt të larguarve

2004-2005 3 12

2005-2006 1 4.5

2006-2007 1 3.7

Nga sondazhet e bëra për fëmijët e larguar jashtë shtetit rezulton se 5 fëmijë nuk vazhdojnë

shkollën. Sipas përllogaritjes i bie që % e braktisjes së shkollës për fëmijët e larguar jashtë shtetit

të jetë 6.8.

Blerimi, 14 vjeç

U larguam familjarisht se fituam llotarinë amerikane. Bashkë me motrën, Adelën, u regjistruam

në shkollë. Na pranuan menjëherë në bazë të klasës që kishim mbaruar dhe të dokumentave që

morëm me vete. Problem për ne ishte anglishtja. Kemi bërë orë shtesë edhe pas mësimit, na

ndihmuan edhe të afërmit që kemi këtu.

Page 31: DY FJALË

31

Tabela 3

Emigracioni i brendshëm

Viti shkollor Braktisës % kundrejt të larguarve

2004-2005 20 12.9

2005-2006 13 7.6

2006-2007 12 4.9

Nga sondazhet e bëra për fëmijët e emigruar brenda vendit rezulton se 45 fëmijë nuk vazhdojnë

shkollën. Sipas përllogaritjeve i bie që % e braktisjes së shkollës për fëmijët e larguar brenda

vendit të jetë 7.9.

III. FAKTORI EDUKIM SHKOLLOR

Gjithësej 72 nxënës braktisës, ose 13.8 %

Mungesë e dëshirës për shkollë 23, ose 32.0 %

Përparim i dobët 25, ose 34.8 %

Përsëritës 9 ose 12.4 %

Nuk u pëlqen mësuesi 4 ose 5.5 %

Frekuentimi i dobët 8 ose 11.1 %

Kushtet e godinës së shkollës 3 ose 4.2 %

Nga të dhënat dhe intervistat faktori shkollor identifikohet si një shkak i konsiderueshëm për

braktisjen e shkollës.

Përbërësit kryesorë të këtij faktori janë:

Zverdhja e fëmijës nga shkolla, mungesa e dëshirës për të shkuar në shkollë,

Prapambetja në mësime, përsëritja disa herë e klasës dhe humbja e besimit në suksesin

shkollor,

Frekuentimi i dobët, që gradualisht përfundon në braktisjen e shkollës,

Kushtet e papërshtatshme të të nxënit: godina shkollore, mungesa e banjove, mësuesit e

papërshtatshëm.

Braktisja e fshehtë, lënia pas dore e nxënësve me vështirësi në të nxënit.

Alltania, 15 vjeçe

U largova nga shkolla jo vetëm se më tha babai. Largësia nga shkolla, mësimi jo i rregullt,

disiplina jo e mirë, mësuesit pa arsim më detyruan të braktis shkollën.

Denisi, 13 vjeç

Nuk më pëlqen me shkue në shkollë. Nuk mundem me mësue. Tash rri në shpi e kënaqem se nuk

më bërtet mësuesi.

Braktisësit që i përkasin faktorit “edukim shkollor” mund të grupohen në tri kategori:

Karakterizohen nga mungesa e dëshirës për shkollë, zverdhen nga shkolla (jo shkollë).

Page 32: DY FJALË

32

Shpesh, kjo zverdhje kombinohet me përçmimin e prindërve për rëndësinë e shkollës (jo

shkollë + familje).

Në disa raste të tjera, nevojat ekonomike të familjes kombinohen me përparimin e ulët të

nxënësit në mësime, me humbjen e besimit të tyre për sukses shkollor. Perspektiva shihet

në shkëputjen e nxënësit nga shkolla dhe në angazhiminin e tij në punët e familjes. Ku

është grupimi “jo shkollë + ekonomi).

Kufizime

Prindërit dhe stafi i shkollës përpiqen të shmangin përgjegjësinë e tyre për braktisjen e shkollës,

duke i mëshuar më shumë faktit se “nuk do vetë nxënësi të vijojë shkollën”.

Fëmijët, edhe pse me probleme në të nxënit, kur vjen puna të shpjegojnë arsyet e braktisjes, më së

shumti, deklarojnë se vendimi për largim nga shkolla është marrë nga prindërit.

Metodologjia

Për të ndriçuar ndikimin e edukimit shkollor në dukurinë e braktisjes së shkollës, përveç

intervistave me drejtorë shkollash, mësues, nxënës e prindër, në skedën personale të nxënësit janë

përfshirë tre tregues:

Përqindja e orëve mësimore të ndjekura nga nxënësi në vitin paraardhës shkollor;

Përqindja e notave negative që ka marrë nxënësi në vitin paraardhës shkollor në lëndët

gjuhë shqipe dhe matematikë;

Vlerësimi nga shkolla i sjelljes së nxënësit

A. SA NXËNËS BRAKTISIN SHKOLLËN PËR SHKAK TË FAKTORIT “EDUKIM

SHKOLLOR”?

Tabela 1

Nxënës gjithësej braktisës për shkak të faktorit “edukim shkollor”

Faktori Jo shkollë Jo shkollë+familja Jo shkollë+ekonomia Gjithësej

Braktisës 23 63 34 120

Janë 13.8% e nxënësve që kanë braktisur shkollën për shkak të faktorit “edukim shkollor”

Janë 22.9% e nxënësve që kanë braktisur shkollën si rezultat i përzierjes së ndikimit të faktorit

“edukim shkollor” me familjen dhe ekonominë.

Janë 31.9% e nxënësve që braktisin shkollën për shkak të zverdhjes nga shkolla, kundrejt

braktisësve për shkak të faktorit “edukim shkollor”.

Tabela 2

Sipas përparimit në vitin paraardhës

0-10 10-20 20-30 30-40 40-50 50-60 60-70 70-80 80-90 90-100

Braktisës 384 23 22 8 11 19 2 5 2 2

% 80.3 4.9 4.6 1.7 2.3 4 0.4 1.1 0.4 0.4

Nga tabela del se 10.8% e notave të nxënësit mesatar braktisës janë negative.

Nxënësi mesatar ka marrë 1 notë negative në 10 nota të marra gjithësej.

Page 33: DY FJALË

33

Duke llogaritur se nga nxënësit e skeduar 16.1% e tyre janë përsëritës, duket se përparimi i dobët

në mësime, dështimi në arritjen e suksesit mësimor është shkaku kryesor për braktisjen e shkollës

në kuadër të faktorit “edukim shkollor”.

Tabela 3

Sipas vijimit të vitit paraardhës

0-10 10-20 20-30 30-40 40-50 50-60 50-70 70-80 80-90 90-100

Braktisës 250 2 0 0 4 14 21 33 72 78

% 52.7 0.4 0 0 0.8 3 4.4 7 15.2 16.5

Nga tabela del se përqindja e orëve të ndjekura nga nxënësit braktisës një vit më parë nga nxënësi

mesatar është 41.4%. Mbi 43% e nxënësve braktisës kanë munguar mbi 50% të orëve të planit

mësimor. Kështu, akti i braktisjes së shkollës është përgatitur në vitin paraardhës.

Tabela 4

Sipas sjelljes

Sjellja Shumë e mirë E mire Jo e mirë

Braktisës 439 63 21

% 83.9 12.1 4

Një shumicë e ndjeshme e nxënësve braktisës kanë patur sjellje shumë të mirë në shkollë. Vetëm

4% e tyre kanë qenë problematikë dhe janë vlerësuar negativisht për sjelljen.

Tabela 5

Sipas gjinisë

Braktisës Vajza % Djem %

Në tërësi 332 63.5 191 36.5

Për shkak të edukimit shkollor 27 37.5 45 62.5

Ndërsa, në tërësi, vajzat braktisëse janë gati sa dyfishi i djemve braktisës, për shkak të faktorit

shkollor janë djemtë që kanë braktisur shkollën 2 herë më shumë se vajzat. Djemtë që nuk

pëlqejnë shkollën mbizotërojnë.

Tabela 6

Sipas ciklit të shkollimit

Braktisës Cikli i ulët % Cikli i lartë %

Në tërësi 123 23.5 400 64.2

Për shkak të edukimit shkollor 24 33.3 48 66.7

Braktisësit në tërësi në ciklin e lartë janë 3.3 herë më shumë se braktisësit e ciklit të ulët.

Braktisësit e ciklit të lartë për shkak të faktorit “edukim shkollor” janë sa dyfishi i atyre të ciklit të

ulët.

Page 34: DY FJALË

34

Tabela 7

Sipas klasave të ciklit të lartë

Klasa 5 6 7 8

Braktisës 10 8 17 13

% 13.8 11.1 23.6 18.0

Bie në sy se numri i nxënësve braktisës për arsye të faktorit “edukim shkollor” është më i lartë në

klasën e shtatë e të tetë.

Tabela 8

Faktori fshat

Braktisës Numri %

Në tërësi 72 13.8

Në fshat 52 11.1

Ndër 100 nxënës braktisës, largohen nga shkolla për shkak të faktorit shkollor 14 fëmijë. Për

fshatin ky numër është më i ulët, 11 fëmijë.

Tabela 9

Braktisja për shkak të edukimit shkollor përgjatë tri viteve shkollore

Viti shkollor 2004-2005 2005-2006 2006-2007

Në tërësi 210 159 154

Për shkak të edukimit shkollor 30 23 19

% përkatëse 14.3 14.5 12.3

Grafiku

210

30

159

23

154

19

0

50

100

150

200

250

2004-2005 2005-2006 2006-2007

Në tërësi

Për shkak të edukimit shkollor

Numri i braktisjeve për shkak të faktorit “edukim shkollor” ka ardhur duke u ulur. Ulja është e

dukshme midis vitit të dytë dhe të tretë, të marrë në shqyrtim, rreth 2 %.

Page 35: DY FJALË

35

IV. FAKTORI KULTUROR (Familja)

Me “faktor kulturor” ne nënkuptojmë nivelin arsimor të prindërve, mendësinë e tyre dhe

qëndrimin që mbajnë ndaj shkollimit të fëmijëve të vet.

Gjithësej 163, ose 31.2%

Nënndarjet e faktorit “kulturor”

Familjet që i përkasin faktorit kulturor mund t`i ndajmë në disa kategori:

Familje të painteresuara për shkollimin e fëmijëve, 63. Këto janë familje që nuk shohin

lidhje të qenësishme midis përfundimit të shkollimit bazë dhe të ardhmes së fëmijës. Ata

marrin vendimin për të shkëputur fëmijën nga shkolla, pa dëshirën e fëmijës. Këtë

grupim po e quajmë shkurt “Familja”.

Më parë kemi përmendur grupimin e rasteve kur mosinteresimi i prindërve për arsimimin

bazë të fëmijës kombinohet me zverdhjen e fëmijës nga shkolla. Vendimi për shkëputjen

e fëmijës nga shkolla merret nga prindi, por me të është dakord edhe fëmija. Ky grupim

është quajtur “Jo shkollë + familja”.

Një grup i tretë i familjeve të nxënësve braktisës për shkak të faktorit kulturor është ai i

familjeve me probleme. Janë 10 të tilla, të cilave mund t`u shtohen 4 familje me prindër

të burgosur dhe 6 familje të tjera të ngujuara për arsye të gjakmarrjes. Ky grupim do të

quhet “Familje me probleme”.

Grupi më i madh i familjeve që i shkëpusin fëmijët nga shkolla për arsye të faktorit

kulturor, sidomos vajzat e rritura, janë ato me mendësi patriarkale, 87

Tabela 1

Nxënës braktisës gjithësej për shkak të faktorit “kulturor”

Familja Jo shkollë+familja Familje me

probleme

Mendësi

patriarkale

Gjithësej

Braktisës 63 18 20 87 188

Mund të thuhet se në 100 braktisës, 36 prej tyre e braktisin shkollën për arsye të faktorit kulturor.

Tabela 2

Sipas nivelit arsimor të prindërve

Pa

shkollë

% Cikli i

ulët

% Cikli i

lartë

% I mesëm % I lartë %

Qarku 19080 20 17872 18.7 39349 41.2 16458 17.2 2749 2.9

Nëna 20 3.8 102 19.6 374 71.7 26 4.9 0 0

Babai 14 2.7 106 20.3 358 68.4 42 7.8 2 0.4

Nga tabela del se 23% e baballarëve janë me arsim deri te cikli fillor, po kaq është edhe përqindja

e nënëave që arrijnë deri te arsimi fillor.

Vetëm 8% e baballarëve kanë arsim të mesëm e të lartë, ndërsa tek nënat kjo përqindje është më e

ulët, 4.9%.

Page 36: DY FJALË

36

Nënfaktori “Familja”

Janë 87 fëmijë braktisës, ose 16.6% e të gjithë braktisësve të shkëputur nga shkolla për shkak të

mendësisë së familjes.

Tabela 3

Sipas gjinisë

Braktisësit Vajza % Djem %

Në tërësi 332 63.5 191 36.5

Për shkak të familjes 133 81.6 30 18.4

Mendësia 77 88.5 10 11.5

Ndërsa vajzat braktisëse janë 1.7 herë më shumë se djemtë braktisës, për arsye të faktorit familjar

vajzat që braktisin shkollën janë 4.4 herë më shumë se djemtë. Për shkak të mendësisë vajzat

braktisin shkollën 7.7 herë më shumë se djemtë. Është e dukshme se ekziston një diskriminim i

qartë gjinor në ndjekjen e shkollës.

Tabela 4

Sipas ciklit të shkollimit

Braktisësit Cikli i ulët % Cikli i lartë %

Në tërësi 123 23.5 400 76.5

Për shkak të familjes 18 11 145 89

Mendësia 7 8 80 92

Ndërsa braktisësit e ciklit të lartë janë 3.3 herë më shumë se ata të ciklit të ulët, për arsye të

faktorit familjar braktisin shkollën 8 herë më shumë nxënësit e ciklit të lartë se ata të ciklit të ulët.

Për arsye të mendësisë, braktisësit e ciklit të lartë janë 11 herë më shumë se ata të ciklit të ulët.

Prindërit mendojnë se për fëmijët e tyre është i mjaftueshëm një shkollim në katër klasat e fillores.

Tabela 5

Faktori fshat

Në këtë tabelë jepet përqindja e braktisjes për shkak të faktorit familjar dhe të mendësisë kundrejt

të gjithë braktisësve dhe përqindja e braktisjes për këto shkaqe në fshat kundrejt të gjithë

braktisësve në fshat.

Braktisës Për shkaqe familjare % Mendësia %

Në tërësi 163 31.2 87 16.6

Në fshat 152 32.5 81 17.3

Nga tabela del se përqindja e braktisjes së shkollës për arsye të faktorit familjar dhe të mendësisë

janë 1.3 % më të larta në fshat se në zonat urbane.

Page 37: DY FJALË

37

Tabela 6

Braktisja për shkak të nënfaktorit “Familje” përgjatë tri viteve shkollore

Viti shkollor 2004-2005 2005-2006 2006-2007

Në tërësi 210 159 154

Për shkaqe familjare 70 39 54

% 33 24.5 35.5

Mendësia 30 21 36

% 14.3 13.2 23.4

Grafiku

210

70

159

39

154

54

0

50

100

150

200

250

2004-2005 2005-2006 2006-2007

Në tërësi

Për shkaqe familjare

Përgjatë tri viteve shkollore që janë marrë në shqyrtim braktisja e nxënësve për arsye familjare

dhe të mendësisë ka ulje nga viti i parë në të dytin (përkatësisht 8.5% dhe 1.1%), por ka ngritje në

vitin e tretë krahasuar me të dy vitet e mëparshme (përkatësisht 2,5 % e 11% dhe 9.1% e 10.2%).

V. FAKTORË TË TJERË

A. TË RRITURAT

Të rriturat janë grupi i vajzave që prindërit i shkëpusin nga shkolla, duke menduar se vendi i tyre,

tashmë, nuk është në shkollë, por për t`u fejuar e martuar. Janë të tilla 61 vajza, të gjitha në ciklin

e lartë.

Vajzat braktisëse të moshës 14-16 vjeç janë më të shumta në numër, ato përbëjnë 63.3% të

vajzave të rritura të ciklit të lartë.

Braktisin shkollën se janë të rritura më shumë vajzat e klasës së shtatë dhe të tetë (përkatësisht

32.8% dhe 45.9%).

Në vendimin për të shkëputur nga shkolla vajzat e rritura ndikimin kryesor e ka babai, por ka

raste kur vëllezërit më të mëdhenj e marrin një vendim të tillë.

Fatbardha, 15 vjeçe

Shkollën e kam patue gjithmonë ëndërr. Kur isha e vogël, babai më thoshte: “Vetëm mëso, unë do

bëj të pamundurën dhe do të të dërgoj në shkollë. Po kjo ëndërr nuk u realizua, pasi babai është

shumë fanatik.”

Page 38: DY FJALË

38

Zoja, 17 vjeçe

Unë u shkëputa nga shkolla se më detyroi vëllai më i madh. Babai mori kontakt edhe me

drejtoreshën që unë të rikthehesha përsëri në shkollë. Por vëllai këmbënguli që unë të mos e

vazhdoja shkollën se, sipas, tij, nuk isha për shkollë.

Ariana, 16 vjeçe

Unë jam e fejuar e do të martohem, por shkolla më pëlqen. Prindërit më shkëputën nga shkolla

më shumë nga mentaliteti, por edhe se ishim dobët ekonomikisht dhe se unë nuk isha qa mirë me

mësime.

Numrin më të madh të vajzave braktisëse për shkak se janë të rritura e ka fshati

Tabela 1

Sipas klasave të ciklit të lartë

Largohen nga shkolla sepse prindërit mendojnë se janë të rritura.

Klasa 5 6 7 8

Vajza braktisëse 5 8 20 28

B. INFRASTRUKTURA SHKOLLORE

Metodologjia

Për të analizuar ndikimin e faktorit “Infrastrukturë shkollore” në braktisjen e shkollës në skedën e

drejtorit të shkollës janë shënuar disa tregues:

Sasia e dhomave mësimore në krahasim me ofertën për regjistrim;

Sasia e bankave në krahasim me ofertën për regjistrim;

Sasia e klasave me numër nxënësish më të madh se kufiri i përcaktuar nga Dispozitat

Normative;

Largësia e nxënësve nga shkolla.

Nga të dhënat e skedës dalin këto përfundime:

Nuk ka asnjë rast që shkolla të ketë refuzuar kërkesat për regjistrim për shkak të mungesës së

dhomave mësimore në shkollë.

Nuk ka asnjë rast që drejtoria e shkollës të ketë refuzuar kërkesa për regjistrim për shkak të

mungesës së bankave për nxënësit.

Është vetëm një rast kur klasa ka më shumë nxënës se kufiri i përcaktuar në Dispozitat Normative.

Kjo ndodhet në shkollën 9-vjeçare “Niman Ferizi”, Krumë, Has.

Tabela 2

Sipas largësisë nga shkolla

Nënqarku Numri i fëmijëve që ecin mbi 5 km

Kukës 300

Has 629

Page 39: DY FJALË

39

Tropojë 9

Janë 938 nxënës, ose 4.9% e numrit të përgjithshëm të nxënësve që e kanë shkollënn larg mbi 5

km. Shumica e tyre janë në nënqarkun e Kukësit dhe të Hasit.

Ndërkaq, në skedën e nxënësit braktisës evidentohen 41 raste të braktisjes pëe rasye të largësisë

nga shkolla. Këto përbëjnë 7.8% të të gjithë nxënësve braktisës.

Faktori “Godina shkollore”

Në skedën e nxënësit braktisës janë shënuar 3 raste të braktisjes për shkak të papërshtamërisë së

godinës shkollore. Kjo ka të bëjë me mungesën e banjove për vajzat në shkollë.

C. SHKAQE SHËNDETËSORE

Për shkak të faktorit shëndetësor rezultojnë 54 braktisës, ose 10.3% e të gjithë braktisëve.

Këto raste mund të ndahen:

Zhvillim i vrullshëm fizik i vajzës, 9 braktisëse.

Kjo arsye lidhet kryesisht me mendësinë për vajzat e rritura. Por, në këtë mes ka ndikuar në

mënyrë përcaktuese fakti se këto vajza kanë zhvillim më të vrullshëm fizik të tyre, krahasuar me

bashkëmoshataret dhe kjo bëhet një arsye për të rënë në sy dhe për t`u bërë pre e provokimeve të

djemve.

Zhvillim i dobët fizik, 7 braktisës

Prindërit mendojnë se fëmijët me zhvillim të dobët fizik, kryesisht në klasën e parë, mund të

zhvillohen më shumë në shtëpi dhe, më vonë, mund të vazhdojnë shkollën.

Të sëmurë, 38 braktisës

Këta janë nxënës që prindërit i kanë shkëputur nga shkolla për arsye të anomalive të ndryshme në

shëndetin e tyre, si zhvillim i vonuar mendor, të meta fizike etj. Duhet shënuar se këta nxënës nuk

kanë dokument zyrtar që vërteton sëmundjen e tyre. Drejtoria e shkollës nuk është marrë me këta

nxënës, në përputhje me Dispozitat Normative, për të zhvilluar mësim të diferencuar në shtëpi.

Gjithashtu, mungojnë kushtet në shkolla dhe përgatitja e mësuesve për t`i integruar fëmijë të tillë

në mësimin e përbashkët në klasë.

D. FAMILJE ME PROBLEME

Janë 57 nxënës të braktisur që jetojnë në familje më probleme. Këta përbëjnë 10.9% të të gjithë

braktisësve. 1 në 10 nxënës braktisës përballet me trauma të rënda familjare. Është një përqindje e

lartë.

Kategoritë e fëmijëve me probleme në familje

Jetimë nga babai 27

Jetimë nga nëna 15

Jetimë nga të dy prindërit 3

Me baba në burg 4

Të ngujuar 8

Page 40: DY FJALË

40

E. FAKTORI REND

Megjithëse nuk deklarohet as nga nxënësi as nga prindi dhe as nga autoritetet e shkollës, ndikimi

i faktorit rend është prezent në braktisjen e shkollës në këtë rajon.

Ky ndikim mund të analizohet në dy aspekte:

Aspekti i mungesës së zbatimit të ligjshmërisë

Aspekti i pasigurisë publike

Mungesa e zbatimit të ligjshmërisë

Këtu mund të evidentojmë ndikimin e konsiderueshëm të moszbatimit të ligjit për arsimin e

detyruar shkollor në braktisjet e shumta të shkollës në qarkun e Kukësit.

Siç do të trajtohet më vonë, drejtoritë e shkollave dhe organet e qeverisjes vendore nuk kanë

kryer detyrimin ligjor për gjobitjen e prindërve, fëmijët e të cilëve kanë braktisur shkollën.

Pasiguria publike

Janë 7.8% e nxënësve braktisës që nuk vijojnë shkollën për arsye të largësisë nga shkolla. Një nga

motivet e kësaj dukurie nuk është thjesht lodhja e fëmijëve, por frika se mos rrugës u ndodh diçka

e papëlqyer. Kjo vlen për vajzat e rritura. Në rajonin tonë është e fortë ndjenja për t`u ruajtur nga

ngjarjet dhe fjalët për vajzat e rritura, sepse u del nami dhe mbeten të pamartuara, sepse preket

“nderi” i familjes.

Bajrami, prind

Si ta dërgoj vajzën në shkollë? Bën një orë me shkue te shkolla. Është e rritun. Më i sigurtë jam

kur e kam në shtëpi dhe nuk e mbaj mendjen gjithë ditën tek ajo deri sa të vijë nga shkolla.

Janë 6 nxënës të braktisur për arsye të gjakmarrjes dhe 2 të tjerë që nuk janë regjistruar në shkollë

për këtë arsye. Këto raste përbëjnë 1.5% të të gjithë braktisësve.

Nga intervistat me prindër, me drejtorët e shkollave dhe mësuesit, prindërit kanë frikë t`i

dërgojnë fëmijët në shkollë nga ndonjë hakmarrje e mundshme e hasmit.

VI. ANALIZA TE TJERA

A. FAKTORI GJINI

Ky faktor do të analizohet në dy aspekte:

Aspekti i braktisjes së shkollës

Aspekti i kalueshmërisë dhe diplomimit deri në arsimin e mesëm

Page 41: DY FJALË

41

Braktisja vajza-djem

Tabela 1

Braktisës sipas klasave

Klasa 1 2 3 4 5 6 7 8

Vajza 19 10 14 20 66 48 85 70

Djem 30 8 7 15 49 27 38 17

Gjithësej 49 18 21 35 115 75 123 87

Grafiku

0

10

20

30

40

50

60

70

80

90

1 2 3 4 5 6 7 8

Vajza

Djem

Në tërësi vajzat braktisin shkollën 1.7 herë më shumë se djemtë. Prindërit janë të prirur për të

shkëputur nga shkolla më shumë vajzat se djemtë. Nga intervistat del se prindërit mendojnë se

vajzës nuk i duhet shumë shkollë, ajo duhet të përgatitet për të mbajtur shtëpinë dhe për të shkuar

te burri.

Veçanërisht në ciklin e lartë rritet numri i vajzave braktisëse në krahasim me djemtë. Në këtë

cikël braktisjet e vajzave janë 2.1 herë më të shumta se te djemtë.

Në klasën e shtatë dhe të tetë braktisjet e vajzave rriten akoma më shumë krahasuar me djemtë.

Në klasën e shtatë ato janë respektivisht 2.2 herë dhe 4.1 herë më të larta se te djemtë.

Tabela 2

Braktisës sipas viteve shkollore në ciklin e lartë

Viti shkollor 2004-2005 2005-2006 2006-2007

Vajza 113 80 76

Djem 56 38 37

Gjithësej 169 118 113

Page 42: DY FJALË

42

Grafiku

113

56

80

38

76

37

0

20

40

60

80

100

120

2004-2005 2005-2006 2006-2007

Vajza

Djem

Gjatë tri viteve shkollore sit e vajzat, ashtu edhe te djemtë braktisja e shkollës ka ardhur duke u

ulur.

Bie në sy se te djemtë kjo ulje është më e vogël se te vajzat.

Në krahasim me vitin e parë, në vitin e dytë braktisja e vajzave është ulur 30.1% dhe ajo e djemve

32.2%.

Në krahasim me vitin e dytë, në vitin e tretë braktisja e vajzave është ulur me 5%, ndërsa ajo e

djemve me 2.7%.

Tabela 3

Kalueshmëria dhe diplomimi i vajzave në shkollë

Viti shkollor 2006-2007

Klasa

Qarku Fshati

Të regjistruar Kalojnë Të regjistruar Kalojnë

Gjithësej Vajza Gjithësej Vajza Gjithësej Vajza Gjithësej Vajza

I 2245 1027 2153 991 1532 690 1453 658

II 2192 1043 2146 1014 1461 676 1432 658

III 2222 1049 2201 1043 1467 693 1452 689

IV 2413 1167 2361 1124 1630 786 1587 744

V 2447 1164 2305 1131 1638 796 1537 767

VI 2462 1181 2377 1143 1677 809 1621 776

VII 2376 1127 2260 1086 1597 761 1511 724

VIII 2189 1038 2126 1001 1432 673 1405 658

Totali 18546 8796 17929 8533 12434 5884 11998 5674

Morën

Dëftesën

e Lirimit

2189

1038

1951

926

1432

673

1342

630

Morën

Maturën

Shtetërore

824

432

228

93

Kalueshmëria, vajza-djem

Në qarkun e Kukësit për vitin shkollor 2006-2007 kalueshmëria në total është 96.7%, ndërsa

vajzat kanë kaluar në masën 97%. Në fshat kalueshmëria në total është 96.5%, ndërsa vajzat kanë

kaluar në masën 96%.

Page 43: DY FJALË

43

Në ciklin e ulët kalueshmëria në total është 97.7%, ndërsa për vajzat 97%. Në fshat kalueshmëria

në tërësi është 97.2%, ndërsa për vajzat është 97%.

Në ciklin e lartë kalueshmëria në tërësi është 95.7%, ndërsa për vajzat është 97%. Në fshat

kalueshmëria në tërësi është 95.7%, ndërsa për vajzat është 96%.

Nuk ka diferenca të ndjeshme midis djemve dhe vajzave përsa i përket kalueshmërisë në arsimin

e detyruar. Në ciklin e ulët kalueshmëria e djemve është pakëz më e lartë, ndërsa në ciklin e lartë

vajzat marrin revanshin me të njëjtën masë.

Në nivel qarku morën Dëftesë Lirimi 89% e nxënësve në tërësi, edhe për vajzat kjo përqindje

është 89. Në fshat morën Dëftesë Lirimi 94% e nxënësve në tërësi, edhe për vajzat kjo përqindje

është 94. Bie në sy se përqindja e vajzave që morën Dëftesë Lirimi është e barabartë me atë të

djemve si në tërësi, ashtu edhe në fshat.

Janë më shumë vajza ato që morën Dëftesë të Maturës Shtetërore në tërësi: 52% e maturantëve,

ndërsa në fshat janë djemtë që mbizotërojnë: 59.2% e maturantëve.

Kalueshmëria - Treguesi i barazisë gjinore (TBGJ)

Treguesi i Barazisë Gjinore (TBGJ) është raporti midis treguesit të kalueshmërisë për vajzat dhe

treguesit të kalueshmërisë për djemtë, të shprehura në përqindje. Sipas objektivit të mijëvjeçarit,

në vitin 2015 të gjithë nxënësit duhet të përfundojnë arsimin bazë, pra edhe vajzat. Të shohim si

paraqitet TBGJ për kalueshmërinë në qarkun e Kukësit për vitin shkollor 2006-2007.

Tabela 4

Sipas gjinisë

Klasa % e kalueshmërisë Djem % e kalueshmërisë Vajza TBGJ

I 0,95 0,96 1,01

II 0,99 0,97 0,98

III 0,99 0,99 1,00

IV 0,99 0,96 0,97

CU 0,98 0,97 0,99

V 0,92 0,97 1,05

VI 0,96 0,97 1,01

VII 0,94 0,96 1,02

VIII 0,98 0,96 0,98

CL 0,95 0,97 1,02

Arsimi bazë 0,96 0,97 1,01

Morën

Dëftesë

Lirimi

0,89 0,89 1,00

Nga tabela del se në tërësi nuk ka dallime të theksuara midis vajzave dhe djemve në aspektin e

kalueshmërisë në arsimin bazë. Në ciklin e ulët ky tregues është 0,99, ndërsa në ciklin e lartë

është 1,02. Në nivelin e arsimit bazë treguesi i barazisë gjinore është 1,01. Kjo tregon se në këtë

nivel arsimi vajzat janë më mirë se djemtë për kalueshmërinë. Përqindja e djemve dhe e vajzave

që morën Dëftesë Lirimi është e barabartë.

Page 44: DY FJALË

44

Tabela 5

Sipas rezidencës / Fshat

Klasa % e kalueshmërisë Djem % e kalueshmërisë Vajza TBGJ

I 0,94 0,95 1,01

II 0,99 0,97 0,98

III 0,99 0,99 1,00

IV 0,99 0,95 0,96

CU 0,98 0,97 0,99

V 0,91 0,96 1,05

VI 0,97 0,96 0,99

VII 0,94 0,95 1,01

VIII 0,98 0,98 1,00

CL 0,95 0,96 1,01

Arsimi bazë 0,97 0,96 0,99

Morën

Dëftesë

Lirimi

0,94 0,94 1,00

Treguesi i barazisë gjinore për kalueshmërinë, i parë sipas rezidencës (qytet-fshat), është,

pothuajse i njejtë. Edhe në fshat në ciklin e ulët ky tregues është 0,99 dhe në ciklin e lartë 1,01.

Ndërsa në në nivelin e arsimit bazë TBGJ është 0,99, që tregon një epërsi të lehtë të djemve në

kalueshmëri. Dëftesë Lirimi kanë marrë në mënyrë të barabartë si djemtë, ashtu edhe vajzat.

Tabela 6

Sipas etnisë / egjyptianët

Klasa % e kalueshmërisë Djem % e kalueshmërisë Vajza TBGJ

I 1,00 1,00 1,00

II 1,00 1,00 1.00

III 0,60 1,00 1,67

IV 1,00 1,00 1,00

CU 0,86 1,00 1,16

V 0,67 1,00 1,49

VI 0,50 0,33 0,66

VII 0,50 0,67 1,34

VIII 0,67 1,00 1,49

CL 0,57 0,73 1,28

Arsimi bazë 0,71 0,84 1,18

Treguesi i barazisë gjinore në komunitetin e nxënësve egjyptianë, në aspektin e kalueshmërisë,

është dukshëm në favor të vajzave. Në ciklin e ulët ky tregues është 1,16, në ciklin e lartë 1,28

dhe në nivelin e arsimit bazë treguesi i barazisë gjinore për kalueshmërinë është 1,18. Vetëm në

klasën e gjashtë vajzat egjyptiane rezultojnë dukshëm inferiore 0,66.

Page 45: DY FJALË

45

B. FAKTORI KLASË

Tabela 7

Braktisës sipas klasave

Klasa 1 2 3 4 5 6 7 8

Vajza 19 10 14 20 66 48 85 70

Djem 30 8 7 15 49 27 38 17

Gjithësej 49 18 21 35 115 75 123 87

Klasa e parë

Braktisësit e klasës së parë janë 49, prej të cilëve 19 vajza dhe 30 djem.

Ato përbëjnë 39.8% të braktisjeve në ciklin e ulët dhe 9.4% të të gjithë braktisësve.

Shkaqet kryesore të braktisjeve në klasën e parë janë:

Largësia nga shkolla

Zhvillimi i dobët fizik

Mospërballimi i kostos së drejtpërdrejtë të shkollimit

Stresi i hyrjes në shkollë dhe mospërballimi i tij nga fëmija.

Për një pjesë të braktisësve të klasës sëparë shkëputja nga shkolla është e përkohshmë. 22.3% e

tyre rikthehen në shkollë.

Nuk janë përfshirë në studim rastet e mosregjistrimit të fëmijëve në klasën e parë sapo mbushin

moshën 6 vjeç, të cilat konsiderohen zyrtarisht braktisje e shkollës.

Klasa e pestë

Kjo klasë ka braktisje të konsiderueshme, 115, ose 28 % të braktisësve të ciklit të lartë. Në këtë

klasë ka më shumë vajza braktisëse se djem 25.8%.

Po të krahasohen braktisjet në klasën e pestë me ato të klasës së katërt, del se në klasën e pestë

braktisësit janë 70% më shumë se në klasën e katërt.

Ky është një hendek i madh.

Arsyet kryesore të kësaj dukurie janë:

Arsye shkollore

Arsye familjare

Arsyet shkollore

Ndryshimi i sistemit mësimor nga cikli fillor në ciklin e lartë. Nga praktika me një mmësues,

kalohet në atë me mësues të ndryshëm, përshtaja ndaj të cilëve është e vështirë.

Vështirësohen mësimet dhe dobësitë e trashëguara trashen, duke krijuar prapambetje më të madhe,

humbjen e besimit në suksesin shkollor dhe zverdhjen nga shkolla.

Përgatitja pedagogjike dhe përgjegjësia e mësuesit të ciklit të lartë për ecurinë e nxënësve janë më

të ulëta se në ciklin e ulët, gjë që krijon probleme në marrëdhëniet midis nxënësve e mësuesve.

Mungojnë masat e drejtorisë së shkollës dhe të mësuesve për të krijuar kushte për një kalim të

butë nga cikli i ulët në ciklin e lartë të shkollës 9-vjeçare.

Arsyet familjare

Angazhimi i fëmijëve me punë në familjet e varfëra e me probleme

Diskriminimi gjinor, vajzat ndalohen nga shkolla nën ndikimin e mendësisë patriarkale.

Page 46: DY FJALË

46

Klasa e shtatë

Klasa e shtatë është klasa që ka braktisjet më të shumta. Braktisjet në kata klasë përbëjnë 30.7% e

braktisjeve në ciklin e lartë dhe 23.5% të të gjitha braktisjeve.

Vajzat janë më të shumta. Vajzat braktisëse të klasës së shtatë janë 55.3% më shum se djemtë

braktisës në këtë klasë.

Krahasuar me klasën e gjashtë, në klasën e shtatë braktisjet janë 1.6 herë më të larta; për vajzat

1.8 herë dhe për djemtë 1.4 herë më të larta.

Shkaqet

Pas klasës së pestë, në klasën e shtatë ndodh fluksi i dytë i braktisjeve të nxënësve. Klasa e

gjashtë është një stacion pushimi.

Për djemtë, nevojat ekonomike rishfaqen dhe ndikojnë më fort për braktisjen e shkollës.

Gjithashtu, zverdhja nga shkolla e mungesa e suksesit mësimor duket se ushtrojnë ndikimin e tyre.

Shembujt e nxënësve që kanë braktisur më parë shkollën e u ka ecur mirë bëjnë që vështrimi i

nxënësve të klasës së shtatë të drejtohet gjetiu, larg shkollës.

Vajzat e ndjejnë më fort peshën e vendimit të familjeve për të braktisur shkollën. Janë më të

rritura, më të zhvilluara dhe familja ka më shumë nevojë për to, mendësia e prindërve për t`i

orientuar drejt fejesës e martesës është më vepruese.

Ndërkaq, shkolla dhe mësuesit nuk e kanë në shqyrtim këtë dukuri dhe mungojnë masat që mund

të ndikonin në uljen e braktisjes në klasën e shtatë.

C. PËRSËRITËSIT

Tabela 8

Përsëritës

Klasa 1 2 3 4 5 6 7 8

Përsëritës 7 6 4 5 29 10 15 8

Nga nxënësit braktisës 16.6% e tyre përsëritin një apo dy herë klasën.

Përsëritja e klasës është një arsye për zverdhjen e fëmijëve nga shkolla. Ata, sipas intervistave, e

kanë të vështirë të rrinë në një klasë me nxënës më të vegjël.

D. MUAJI I BRAKTISJES

Tabela 9

Muaji i braktisjes

Muaji 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12

Braktisës 13 50 15 10 0 1 0 0 324 68 20 22

Nga tabela duket se muaji me dendurinë më të madhe të braktisjes është shtatori. Në këtë muaj

braktisin shkollën 62% e nxënësve braktisës. Vendimi për braktisjen e shkollës në këtë muaj

lidhet me fillimin e vitit të ri shkollor. Si duket, për inerci vazhdojnë braktisjet edhe në tetor. Në

këtë muaj braktisin shkollën 13% e nxënësve braktisës.

Me fillimin e semestrit të dytë, fillon një fluks i ri braktisjesh, në muajin shkurt. Në këtë muaj

braktisin shkollën 9.6% e nxënësve.

Page 47: DY FJALË

47

PËRMBLEDHJE

A. SHKAQET KRYESORE

Braktisja e shkollës është një dukuri ku ndërthuren njëherësh shumë shkaqe si historike, politike,

kulturore, shkollore, ekonomike, psikologjike.

Duke bërë një thjeshtëzim të shkaqeve dhe duke nënvizuar arsyen kryesore, për qarkun e Kukësit

do të kishim këtë renditje të shkaqeve të braktisjes së shkollës, sipas peshës sasiore:

Për shkaqe ekonomike

185 nxënës braktisës

35.4%

Për shkaqe familjare

163 nxënës braktisës

31.2%

Për shkaqe shkollore

72 nxënës

13.8%

Për shkaqe të tjera

103 nxënës braktisës

19.6%

Diagrama

Për

shkaqe

familjare,

31.20%

Për

shkaqe

ekonomik

e, 35.40%

Për

shkaqe

shkollore,

13.80%

Për

shkaqe të

tjera,

19.60%

Page 48: DY FJALË

48

B. PAKËSIMI I BRAKTISJEVE

Gjatë tri viteve shkollore numri i nxënësve braktisës ka ardhur duke u ulur.

Në tërësi, nga viti i parë në të dutin ulja është 24.3%, ndërsa nga viti i dytë në të tretin ulja është

3.2%.

Për vajzat nga viti i parë në të dytin ulja është 21.5%, ndërsa nga viti i dytë në të tretin ulja është

14.5%

Për djemtë, nga viti i parë në të dytin ulja është 29.3%. Në vitin e tretë ka një rritje në krahasim

me vitin e dytë për 16%.

Tabela 10

Ulja e braktisjes sipas shkaqeve

Viti shkollor 2004-2005 2005-2006 2006-2007

Faktori ekonomik 34.3% 38.4% 33.8%

Faktori familjar 33.3% 24.5% 35.1%

Faktori shkollor 14.3% 14.5% 12.3%

Të tjera 18.1% 22.6% 18.8%

Përllogaritjet janë bërë mbi bazën e numrit të braktisësve për çdo vit shkollor.

Ndërsa në vlerë absolute ka rënie të numrit të braktisësve sipas shkaqeve të braktisjes, në

përqindje kemi këto rezultate:

Për faktorin ekonomik nga viti i parë në të dytin ka rritje me 4%, ndërsa nga viti i dytë në të tretin

ka rënie 4.6%.

Për faktorin familjar nga viti i parë në të dytin ka ulje me 8.8%, ndërsa nga viti i dytë në të tretin

ka rritje me 10.6%.

Për faktorin shkollor nga viti i parë në të dytin ka rritje me 0.2%, ndërsa nga viti i dytë në të tretin

ka rënie me 6.2%.

Për faktorin “Të tjera” nga viti i parë në të dytin ka rritje me 4.5%, ndërsa nga viti i dytë në të

tretin ka rënie me 3.8%.

PËRJETIMI I BRAKTISJES SË SHKOLLËS

Sula, 14 vjeç

Nuk dua të rikthehem në shkollë. Më vjen turp.

Baria, 16 vjeçe

Mendoj, ah, sikur të isha edhe një herë e vogël!

Kadimja, 18 vjeçe

Nuk kam asnjë kënaqësi që e lashë shkollën. Nuk dua të rri pa shkollë. Do ta vazhdoj, ndoshta me

korespondencë.

Marimja, 15 vjeçe

Më ka pëlqyer të jem në shkollë. Për shumë arsye nuk m`u dha mundësia. Do të doja shumë që ta

kisha dëftesën e klasës së tetë. Jam e mendimit që të ndihmohemi me ndonjë kurs për të dhënë

provimet.

Page 49: DY FJALË

49

Hatixhja, 13 vjeçe

Ruaj lopët dhe përsëris vjershat që kam mësuar. Të tjerët qeshin me mua.

Nazmiu, 15 vjeç

Kur lodhem në punë, i them vetes “sikur të kisha vazhduar shkollën!”

Rukia, 15 vjeçe

Mërzitem kur i shoh shoqet të shkojnë në shkollë.

Irena, 14 vjeçe

Ditën e Shën Gjergjit shkuam me shoqet për të mbledhur lule. Ishte data 5 maj, pasdite. I gjithë

fshati kishte dalë në livadhet sipër. Erdhi edhe shkolla dhe dha një koncert. Mua më vinte për të

qarë që nuk isha në shkollë.

Iliriana, 14 vjeçe

Pas lënies së shkollës, çdo gjë ka qenë më e keqe për mua. Në kujtesë i ruaj fort ngjarjet e

shkollës me shokë e me shoqe. Një ditë, po kaloja me prindërit afër shkollës. U shkëputa prej tyre

dhe u nisa me vrap për të hyrë në shkollë, por babi nuk më la. Më mori me forcë e më çoi në

shtëpi. Atë ditë jam mërzitur shumë.

Page 50: DY FJALË

50

PJESA E TRETË

KATEGORITË E FËMIJËVE NË NEVOJË

A. FËMIJËT EGJYPTIANË

Maksimi, 26 vjeç

Ka braktisur shkollën në klasën e pestë

-Pse e braktisët shkollën?

-Shkollën e braktisa për shumë arsye. Së pari, kushtet ekonomike i kemi pasur të vështira. Në

familjen time kam edhe një vëlla binjak dhe prindërit e mi janë divorcuar. Nëna na ka rritur me

shumë mundime. U detyrova të punoja për të fituar bukën e gojës.

-Sikur thatë se ishin shumë arsye...

-Po. Ne të racës sonë mësuesit kurrë nuk na kanë trajtuar si të tjerët. Na linin në fund të bankave

vetëm, na ofendonin me fjalë fyese, na nxirrnin nga mësimi dhe nuk na pyesnin në mësim. Me

shokët kalonim mirë.

-Me se merreni tani?

-Me punë të ndryshme. Kam shkuar dy herë në Greqi, por nuk më ka ecur. Tani jam martuar dhe

vështirësitë ekonomike janë shtuar. Punoj si ndihmëskovaç me kushërinjtë e mi. Jeta është bërë

shumë e vështirë për ne.

Të dhëna të shkurtra

Pjesë e strukturës etnike të popullsisë së qarkut të Kukësit janë edhe egjyptianët. Këtu emërtohen

“magjypë, gjypë, ciganë”. Zënë më pak se 1% të popullsisë së qarkut. Shumica janë të

përqëndruar në qytetin e Kukësit, një pjesë në qytetet Bajram Curri e Krumë dhe pjesa e mbetur

në fshatrat Dukagjin (komuna Malzi), Krenzë (komuna Shtiqën), Kolesjan (komuna Bicaj) dhe

Brekinjë (komuna Topojan) të rrethit të Kukësit.

Kryesisht ushtrojnë zejen e kovaçit, atë të instrumentistit popullor (lodër dhe curle) dhe pjesa e

mbetur përballon punët fizike e ato më të rëndomtat të sektorit shtetëror e privat.

Historia e tyre në malësitë e Kukësit nuk dihet mirë. Megjithatë, mund të themi se ata kanë

ardhur dhe janë vendosur këtu me dy valë. Vala e pare i takon shekullit XVIII, kur familje të

veçuara u vendosën në fshatrat Kukës, Shtiqën, Surroj, Dukagjin, Topojan, Vilë, Bushtricë,

Lojme, Shishtavec, Novosej, Kolesjan, Krenzë, Gostil, Shkinak, Lusën si hekurpunues, zeje me të

cilën plotësonin nevojat për vegla bujqësore, mirëmbajtjen dhe rigjenerimin e tyre. Veç kësaj, me

prirjen e tyre muzikore, plotësonin edhe nevojat muzikore me raste festash popullore dhe

komunitare. Vala e dytë u takon viteve ’20 të shekullit XX dhe lidhet me vendosjen e kufijve të

sotëm politikë të Shqipërisë, formimin e Prefekturës së Kosovës, territor i sotëm i qarkut të

Kukësit dhe fillimin e jetës qytetare të qendrave, deri atëherë, të panjohura si Kukësi në Lumë,

Kolgecajt në Tropojë dhe Kruma në Has. Ardhësit e kësaj vale u takonin qyteteve Gjakovë,

Prizren dhe të gjithë, thuajse, me profesionin e kovaçit. Në vitin 1996 ato zinin mbi 1% të

popullsisë së qarkut të Kukësit. Pas kësaj kohe kemi ulje të ndjeshme të pranisë së tyre në këtë

qark, si pasojë e largimit drejt zonave fushore.

Ata përbëjnë një bashkësi me tipare të veçanta (përjashtuar gjuhën) psiko-fizike, shpirtërore,

kulturore e antropolgjike që i bëjnë të dallohen nga shumica shqiptare apo bashkësi të tjera etnike

si torbeshët e Gorës etj. Kjo si pasojë e një jete të mbyllur konservatore kulturore, shpirtërore e

Page 51: DY FJALË

51

shoqërore, moshapjes ndaj bashkësive të tjera etnike, por edhe për shkak të qendrimit përbuzës e

përjashtues racor të grupeve të tjera ndaj tyre. Janë njerëz punëtorë, tolerantë, paqësorë dhe

muzikorë. Të gjithë i takojnë fesë muslimane. Një pjesë e tyre, sidomos ata që janë vendosur

fshatrave, për të gjetur mbështetje dhe siguri, kanë braktisur patronimet e tyre të origjinës dhe

kanë adoptuar mbiemra të familjeve të njohura ku ata janë vendosur si Bulica, Toçilla, Muja,

Lusha etj

Historikisht, edhe tani, magjypët brenda hierarkisë sociale kanë përfaqësuar pjesën më të

përbuzur e më të pakonsideruar të shoqërisë kuksiane, më të larguarit e pistave vendimmarrëse.

Kjo ka ardhur për shkak të mentaliteteve raciste dhe të injektimit të këtyre mentaliteteve në

politikat e shtetit shqiptar.

Ata kanë përballuar dhe përballojnë punët e rënda dhe më të rëndomta të shoqërisë, ndërkohë

kanë përfituar dhe përfitojnë më pak nga fondet dhe shërbimet publike. Janë më të paarsimuarit e

qarkut. Kanë përqindje më të lartë papunësie në krahasim me të tjerët e janë më të

pakonsideruarit nga politika dhe shteti. Në mesin e kësaj bashkësie gjenden familje me probleme

të mprehta sociale dhe me jetesë në kufijtë e varfërisë dhe urisë. Edhe sot e kësaj dite opinioni

nuk pranon martesat e ndërsjellta me grupet tjera dhe janë aktive thëniet, ku magjypët merren si

pika referimi të së ultës, përbuzurës e të papranueshmes. “Më mirë marr një magjyp se ty!” “A

vihet magjypi në sexhade?” “Ku vihet magjypi në sofër të parë?!”

Me gjithë këto, prej kësaj bashkësie kanë dalë njerëz të shquar, që me talentin dhe punën e tyre i

janë imponuar shoqërisë kuksiane si lodraxhiu Xhemali Toçilla, curlexhinjtë Mahmut Çeliku dhe

Isa Lapallari, mjeshtrri i metalit Daut Ademi, këngëtarët Ali Tahiri, Iliaz Ademi e Liri Meka,

vallëtari Tahir Muja, futbollistët Qazim Hasani e Isamil Ademi etj., që kanë përfaqësuar Kukësin

në veprimtari lokale, kombëtare e ndërkombëtare, duke ndikuar në integrimin e këtij komuniteti

brenda shoqërisë së këtij qarku.

Shkollimi

Për vitin shkollor 2006 – 2007, në shkollë duhet të ishin 75 nxënës në ciklin e ulët dhe të lartë të

shkollës 9-vjeçare. Prej tyre 59 nxënës vijojnë rregullisht, 12 ose rreth 17 %, kanë braktisur

shkollën dhe 4 nuk kanë mundur të regjistrohen.

Sipas rretheve rezulton:

Shumica nxënësve të kësaj bashkësie etnike janë të përqendruar në rrethin e Kukësit. Në rrethet

Tropojë dhe Has ata janë të vendosur vetëm në qytete, ndërsa në atë të Kukësit, edhe pse pak, një

pjesë e tyre vazhdon të jetojë në fshat në komunat Shtiqën, Topojan dhe Malzi.

Prej numrit të përgjithshëm që duhet të vijonin shkollën brenda sistemit të arsimit të detyruar 9-

vjeçar, rrethit të Kukësit i takojnë 62 nxënës, prej të cilëve 46 vijojnë rregullisht, 12 e kanë

braktisur atë dhe 4 nuk kanë mundur të regjistrohen.

Pas Kukësit vjen rrethi i Tropojës me 10 nxënës që vijojnë rregullisht shkollën e asnjë braktisës

Rrethi i Hasit ka 3 nxënës që vijojnë rregullisht shkollën e asnjë braktisës.

Vijueshmëria dhe përparimi

Vijueshmëria e nxënësve të kësaj bashkësie që nuk e kanë braktisur shkollën, krahasuar me atë të

nxënësve të komuniteve të tjera, matur me mesataren e mungesave në shkollat ku ata mësojnë,

është normale dhe pa probleme shqetësuese.

Page 52: DY FJALË

52

Tabela 1

Kalueshmëria e nxënësve egjyptianë

Klasa Regjistruar Gj. Vajza Kalojnë Gj. Vajza % Gj % Vajza

I 1 0 1 0 100 0

II 6 3 6 3 100 100

III 9 2 7 2 78 100

IV 8 3 8 3 100 100

CU 24 8 22 8 92 100

V 6 2 5 2 83 100

VI 11 5 7 3 64 60

VII 10 4 7 3 70 75

VIII 7 3 6 3 86 100

CL 34 14 25 11 74 79

Arsimi

bazë

58 22 47 19 81 86

Prej 58 nxënësve që kanë vijuar rregullisht mësimet, 9 prej tyre ose rreth 17 % e tyre janë mbetës,

përqindje shumë më e lartë se mesatarja e kalueshmërisë në shkallë qarku.

Nota mesatare vjetore e këtyre fëmijëve rezulton rrreth 5. 9, edhe kjo shumë më e ulët se nota

mesatare vjetore e këtyre shkollave, rrethit apo e gjithë qarkut.

Të gjithë fëmijët mbetës i takojnë rrethit të Kukësit. Prej tyre 4 u takojnë shkollave të qytetit dhe

5 atyre të fshatit.

Prej 47 nxënësve kalues njeri rezulton cilësor, 9 të nivelit të mirë dhe të tjerët të nivelit

mjaftueshëm.

Braktisja e shkollës.

Tabela 2

Nxënës egjyptianë braktisës

Klasa Regjistruar Gj. Vajza Braktisës Gj. Vajza % Gj % Vajza

I 1 0 1 0 100 0

II 6 3 0 0 0 0

III 9 2 2 1 22 50

IV 8 3 3 2 37 67

CU 24 8 6 3 33 50

V 6 2 0 0 0 0

VI 11 5 4 2 36 40

VII 10 4 3 1 30 25

VIII 7 3 0 0 0 0

CL 34 14 7 3 21 21

Page 53: DY FJALË

53

Arsim

i bazë

58 22 13 6 22 27

Duke krahasuar të dhënat del:

Niveli i braktisjes së shkollës nga ana e nxënësve të kësaj bashkësie është prej rreth 22 % të

fëmijëve. Ky nivel është shumë më i lartë, madje sa disafish i nxënësve të komuniteteve të tjera

që kanë braktisur shkollën në nivel qarku.

100 % të fëmijëve të këtij kontigjenti i takojnë rrethit të Kukësit, prej të cilëve 2 fshatit dhe 10

qytetit, ku kushtet për të vazhduar shkollën janë shumë më optimale krahasuar me fshatin.

6 nxënës braktisës, ose 50% e tyre i takojnë një familjeje të qytetit të Kukësit.

4 nxënës egjyptianë në nënqarkun e Kukësit nuk kanë mundur të regjistrohen, për arsye të

diskriminimit racial.

Në në 11 raste si shkak i braktisjes së shkollës identifikohet gjendja e vështirë ekonomike dhe

vetëm në një rast ajo shëndetësore.

Të gjithë prindërit e këtyre fëmijëve janë të papunë dhe familjet e tyre jetojnë me ndihmë

ekonomike nga shteti. Të gjitha familjet kanë numër të madh fëmijësh, të cilëve nuk mund t’ua

plotësojnë as nevojat minimale jetësore. P.sh. familja e Hasan Lushës në Kukës përbëhet prej 14

frymësh, prej të cilëve 12 janë fëmijë.

Si shkaqe tjera që mund ta ndihmojnë këtë dukuri janë niveli i ulët arsimor i prindërve ( 10

prindër janë me arsim fillor), indiferenca e shoqërisë, e qeverisjes vendore, e intitucioneve

arsimore përgjegjëse dhe e shoqatave që kanë objekt të veprimtarisë së tyre fëmijët dhe shtresat e

pamundura të shoqërisë.

Në analizat vjetore, ku kemi asistuar dhe në raportet e analizave vjetore të shkollave ku vijojnë

nxënësit egjyptianë, nuk ceket ky problem shqetësues.

B. FËMIJËT E NGUJUAR

Në qarkun e Kukësit janë 8 nxënës që janë në moshën e detyrimit shkollor por nuk e vijojnë

shkollën për arsye të gjakmarrjes. Familjet e tyre janë të ngujuara.

Sipas nënqarqeve, 4 nxënës i takojnë Tropojës, 2 nxënës Hasit dhe 2 nxënës Kukësit.

Sipas tipit të mosvijimit, 2 nxënës nuk kanë dashur të regjistrohen nga frika e hakmarrjes. Njeri

nga këta fëmijë është në fshatin Mejdan të komunës Tropojë dhe tjetri në Fshatin Tpla të

komunës Fierzë në nënqarkun e Tropojës.

Me gjithë ndërhyrjet, nuk ka qenë e mundur të arrihet pajtimi dhe fëmijët qendrojnë larg shkollës

të ngujuar. Të dy janë djem.

Ndërsa 6 nxënës, pasi kanë filluar shkollën, kanë qenë të detyruar ta ndërpresin atë, nga frika e

hakmarrjes.

Dy prej tyre janë fëmijë të dy vëllezërve në fshatin Cërrnicë të komunës Llugaj në nënqarkun e

Tropojës. Të dy janë djem, njeri në klasën e dytë dhe tjetri në klasën e pestë. Njeri nga prindërit e

tyre ka vrarë një punonjës policie dhe të dy djemtë janë detyruar të lënë shkollën, ndërsa vajzat e

Page 54: DY FJALË

54

vijojnë atë. U interesuam për adresën e djemve të braktisur, por familjet e tyre nuk na e dhanë për

arsye sigurie.

Dy nxënës janë nga fshati Kosturr në komunën Golaj të nënqarkut Has. Një vajzë e një djalë të të

njëjtit fis kanë braktisur shkollën për arsye të gjakmarrjes. Vajza është në klasën e pestë, ndërsa

djali në klasën e tetë. Prindërit e tyre janë me arsim fillor dhe të papunë.

Dy nxënës që kanë braktisur shkollën për arsye të gjakmarrjes janë në fshatin Tejdrine të

komunës Ujmisht në nënqarkun e Kukësit, zonë e njohur për egërsinë e gjakmarrjes. Janë të dyja

vajza, njera në klasën e pestë dhe tjetra në klasën e gjashtë. Prindërit e tyre janë me arsim fillor

dhe të papunë.

Fëmijët e ngujuar përjetojnë trefish tragjedinë.

Nga njera anë, të afërmit e tyre vuajnë dënimin për krimin që kanë kryer, duke sjellë privacione

në jetën ekonomike e sociale të familjes.

Nga ana tjetër, fëmijët janë të shtrënguar të lënë shkollën dhe të humbasin perspektivën e jetës

normale të tyre.

Së fundi, këta fëmijë bëjnë një jetë nën stres, të kërcënuar çdo ditë nga rreziku i hakmarrjes së

hasmit.

PJESA E KATËRT

PLOTËSIMI I SECILIT CIKËL TË SHKOLLËS SË DETYRUAR

Studimi ka për qëllim edhe përllogaritjen e raportit ndërmjet:

Numrit të nxënësve të regjistruar për herë të parë në klasën e parë dhe numrit të po atyre

nxënësve që përfunduan klasën e katërt pas katër vitesh të njëpasnjëshme.

Numrit të nxënësve të regjistruar për herë të parë në klasën e pestë dhe numrit të po atyre

nxënësve që përfunduan klasën e tetë pas katër vitesh të njëpasnjëshme.

Metodologjia

Si vit shkollor i fillimit u vendos viti 2003-2004. Ndërmjet nxënësve që u regjistruan gjithësej në

qarkun e Kukësit në fillim të këtij viti shkollor, u përzgjodh një kampion përfaqësues nxënësish të

klasës së parë dhe të klasës së pestë.

Për secilin nxënës të kampionit u plotësua një skedë, me anën e së cilës mund të gjurmohej ecuria

e ndjekjes së ciklit përkatës të shkollës së detyruar.

Ecuria e shkollimit të këtyre nxënësve gjatë katër viteve u identifikua përmes amzës së shkollës,

regjistrave për të dhënat që mungojnë në amzë dhe nëpërmjet intervistave me drejtorin e shkollës

për gjërat e paqarta.

Kufizime

Për nxënësit e emigruar nuk qe e mundur të saktësohet për të gjithë fëmijët fakti në se kanë

vazhduar apo jo shkollën.

Page 55: DY FJALË

55

A. CIKLI I ULËT

Kampioni përbëhej nga 420 nxënës, ose 16 % e nxënsve të qarkut Kukës që kanë filluar klasën e

parë në vitin shkollor 2003-2004.

Nga këta, 363 fëmijë, ose 86.4% e përfundojnë ciklin e ulët pas katër vjetësh.

Ndërsa, 57, ose 13.6% nuk arritën në klasën e katërt në vitin shkollor 2006-2007.

Prej tyre:

1 nxënës (1.8 %) ka braktisur shkollën.

8 nxënës (14%) janë përsëritës, 6 në klasën e parë dhe 2 në klasën e tretë.

7 nxënës (12.3%) janë larguar në shkollat e tjera brenda rrethit, prej të cilëve vetëm 3 kanë

dokument që konfirmon se vazhdojnë shkollën.

37 nxënës (64.9%) janë larguar jashtë rrethit, prej të cilëve vetëm 16 kanë dokument që

konfirmon se vazhdojnë shkollën.

4 nxënës (7%) janë larguar jashtë shtetit dhe nuk disponohet dokument për vazhdimin e shkollës

prej tyre.

Nga bisedat me të afërmit e të larguarve jashtë shtetit, konfirmohet se fëmijët vijojnë shkollën në

shtetet ku kanë emigruar.

B. CIKLI I LARTË

Kampioni 388 nxënës, ose 15.5% e nxënsve të qarkut Kukës që kanë filluar klasën e katërt në

vitin shkollor 2003-2004.

Nga këta, 319 fëmijë, ose 82.2% e përfundojnë ciklin e lartë pas katër vjetësh.

Ndërsa, 69, ose 17.8% nuk arritën në klasën e tetë në vitin shkollor 2006-2007.

Prej tyre:

10 nxënës (14.5 %) kanë braktisur shkollën.

5 nxënës (7.2%) janë përsëritës, 3 në klasën e shtatë dhe 2 në klasën e tetë.

13 nxënës (18%) janë larguar në shkollat e tjera brenda rrethit, prej të cilëve vetëm 5 kanë

dokument që konfirmon se vazhdojnë shkollën.

36 nxënës (529%) janë larguar jashtë rrethit, prej të cilëve vetëm 14 kanë dokument që konfirmon

se vazhdojnë shkollën.

3 nxënës (4.3%) janë larguar jashtë shtetit dhe nuk disponohet dokument për vazhdimin e

shkollës prej tyre.

Page 56: DY FJALË

56

PJESA E PESTË

ROLI I AKTORËVE TË INTERESUAR NË PAKËSIMIN E BRAKTISJES SË

SHKOLLËS

A. MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS

MASH ka qenë e interesuar në vijimësi për të ndërtuar politika e për të ndërmarrë nisma konkrete

për pakësimin e braktisjes së shkollës.

Në qershor të vitit 1995 Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligjin nr.7952 “Për sistemin arsimor

parauniversitar”. Në nenet 59 dhe 60 të këtij Ligji vendosen sanksionet me gjoba për prindërit e

fëmijëve që braktisin shkollën dhe për punëdhënësit shtetërorë e privatë që punësojnë fëmijët e

moshës 6-16 vjeç.

Në aspektin administrativ, shqetësimi i MASH-së ka qenë konstant për uljen e braktisjes së

shkollës.

Nëpërmjet akteve administrative, ajo ka kërkuar nga Drejtoritë Arsimore informacion vjetor dhe

dymujor për nxënësit që braktisin shkollën, ka dërguar udhëzime për të përmirësuar punën

edukative me nxënësit, ka shpërndarë informacion e ka tërhequr vëmendjen për dukuritë e dhunës

në shkollë e për zhvillimin e kurseve me nxënësit në kundërshtim me Dispozitat Normative.

Në vitin shkollor 2004-2005, MASH shpalli projektin “Shansi i dytë” dhe vuri në dispozicion të

DAR-ve e ZA-ve një numër punonjesish mësimorë për t`u dhënë mësim nxënësve që kishin

braktisur shkollën më një program të reduktuar.

Me gjithë përmirësimet, duket se këto masa kanë qenë të pamjaftueshme për të parandaluar

braktisjen e shkollës, së paku duke e parë këtë çeshtje në qarkun e Kukësit.

Nuk është bërë asnjë analizë publike në nivel të MASH për dukurinë e braktisjes së shkollës dhe

për ndërhyrjet që duhen bërë në zbatim të Ligjit.

MASH nuk është interesuar që organet e qeverisjes vendore të zbatojnë Ligjin për sistemin

arsimor parauniversitar.

Dy vitet e fundit nuk kërkohet më vijueshmëria dymujore e fëmijëve në shkollë.

Mund të thuhet se zgjidhja e problemit të braktisjes së shkollës i është lënë spontaneitetit.

Në Strategjinë Kombëtare të zhvillimit të arsimit deri në vitin 2015, MASH ka përcaktuar

objektivin që braktisja e shkollës të ulet në nivele të papërfillshme në rrafshin kombëtar.

MASH ka filluar të zbatojë një projekt për një arsim gjithëpërfshirës e të barabartë për të gjithë

nxënësit, ka udhëzuar shkollat të punojnë me objektiva lëndore për kapituj, ku ka vënë theksin në

hartimin e plotësimin e objektivave minimalë të domosdoshëm të të nxënit.

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka hartuar dhe dhënë shkollave për zbatim një sërë

dokumentash të tjerë të rëndësishëm strategjikë me ndikim pozitiv në reduktimin e braktisjes së

shkollës:

Strategjia rome

Strategjia e Personave me Aftësi të Kufizuar

Shansi i dytë

Strategjia Kombëtare e Fëmijëve

Udhëzimi Nr. 09, datë 11.04.2007 “Për arsimimin e fëmijëve të ngujuar për shkak të

gjakmarrjes”

Page 57: DY FJALË

57

Në DAR/ZA është caktuar një inspektor për ndjekjen e mbarëvajtjes së qeverive të

nxënësve

Këto masa do të përmirësojnë shërbimin arsimor dhe do të rritin cilësinë e tij për të gjithë

nxënësit, do të reduktojnë braktisjen e fshehtë, duke e bërë shkollën më tërheqëse për fëmijët,

duke ndikuar kështu në uljen e braktisjes së saj.

Por, ende nuk ka një program specifik për pakësimin dhe parandalimin e braktisjes në shkollë.

Duke qenë se braktisja e shkollës është një problem jo thjesht arsimor, MASH duhet të kishte

bashkëpunuar me ministritë e tjera që kanë lidhje me problemin për të hartuar e zbatuar programe

të integruara që do të kishin si rezultat uljen e braktisjes së shkollës. Ky bashkëpunim ka munguar.

Vendosja e Shërbimit Psikologjik në shkollat e qyteteve dhe emërimi i specialistëve të këtij

shërbimi është një mundësi më shumë për t`u përballur me problemin e braktisjes së shkollës. Por

ky shërbim, për qarkun e Kukësit, ka mbetur jashtë vëmendjes së strukturave që drejton MASH.

Ka munguar mbështetja dhe trajnimi i specialistëve për të krijuar e rritur aftësitë e tyre për të

përmirësuar shëndetin mendor të fëmijëve dhe sjelljen e tyre ndaj shkollës. Shtrirja e këtij

shërbimi është e kufizuar dhe kanë mbetur jashtë tij zonat ku braktisja e shkollës është në shifra të

larta.

Një masë pozitive për uljen e braktisjes për nxënësit që kanë larg shkollën do të ishte tërheqja e

tyre në konviktet ekzistuese në Kukës dhe Has.

B. QEVERISJA VENDORE

Qarku

Qarku i Kukësit është ndër qarqet e pakta të vendit që ka hartuar një Strategji të zhvillimit të tij,

me mbështetjen teknike e financiare të UNDP-së.

Një vend me rëndësi në këtë strategji zë zhvillimi i arsimit, plotësimi i objektivit të mijëvjeçarit

për përfundimin e arsimit të detyruar nga të gjithë nxënësit.

Braktisja e shkollës konsiderohet një shqetësim serioz dhe është përcaktuar objektivi i reduktimit

të saj. Objektivi është i përgjithshëm.

Por mungojnë masat e detajuara për plotësimin e objektivit. Qarku, si institucion nuk merr

informacion nga njësitë e qeverisjes vendore të nivelit më të ulët dhe nga DAR e ZA-të për

braktisjen e shkollës dhe nuk ka zhvilluar ndonjë veprimtari për pakësimin e saj.

Bashkitë dhe komunat

Njësitë e qeverisjes vendore ende nuk janë konsoliduar për të hartuar e zbatuar strategji zhvillimi,

jo vetëm në fushën e arsimit, por edhe në fusha të tjera jetike për komunitetin.

Bashkitë dhe komunat, sipas Ligjit për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore janë të

ngarkuara zyrtarisht të krijojnë kushte të përshtashme për zhvillimin normal të mësimit. Ato kanë

fonde të caktuara të deleguara e të padeleguara për t`i vënë në funksion të zhvillimit të arsimit.

Krahas përmirësimeve në rikonstruksionin e shkollave e në pajisjen e tyre me bazë materiale,

njësitë e qeverisjes vendore nuk kanë mundur të krijojnë të gjitha kushtet e nevojshme për një

shkollë normale. Në shumicën e shkollave mungon uji pijshëm, mungojnë banjot, sidomos për

vajzat, mungojnë bibliotekat, terrenet sportive etj., të cilat nuk e bëjnë shkollën tërheqëse,

përkundrazi e bëjnë të vështirë e të mërzitshme për fëmijët, duke i bërë ata ta braktisin shkollën.

Page 58: DY FJALË

58

Sipas Ligjit për sistemin arsimor parauniversitar, bashkitë dhe komunat janë të ngarkuara

zyrtarisht me përgjegjësi për uljen e braktisjes së shkollës, nëpërmjet zbatimit të sanksioneve me

gjoba për prindërit e fëmijëve braktisës. Në asnjë rast ligji nuk është zbatuar, me justifikimin se

familjet janë të varfëra dhe nuk kanë mundësi të përballojnë gjobën e lartë.

C. DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE

Si institucion kryesor i arsimit në qark, në linjën e MASH-së, DAR është përgjegjëse për

plotësimin e objektivave të shërbimit arsimor ndaj komunitetit.

Braktisja e shkollës, duke qenë në shifrat më të larta, krahasuar me rajonet e tjera të vendit, ka

qenë shqetësim i përhershëm i punës së DAR Kukës. Në vitin 1998 është zhvilluar një tavolinë e

rrumbullakët me përfaësues të komunave më braktisje të lartë të shkollës. Në vitin 2000 është

zhvilluar një debat me të gjithë faktorët e interesuar për zhvillimet arsimore në rajon, ku braktisja

e shkollës ka qenë pika më e nxehtë e këtij debati.

Në vitin 2006, DAR, me asistencën e Shoqatës “Zhvillimi i Edukimit” dhe me mbështetjen e

UNICEF, hartoi një Strategji të arsimit për të gjithë fëmijët. Në procesin e diskutimit e hartimit të

këtij dokumenti, në të gjitha shkollat u debatuan problemet më të mprehta të arsimit, midis të

cilave braktisja e shkollës zuri një vend të rëndësishëm.

Në vijim të këtij bashkëpunimi, DAR Kukës po zbaton një projekt për përmirësimin e cilësisë së

arsimit për të gjithë fëmijët. Në qendër të këtij projekti është funksionimi i drejtorisë së shkollës

dhe stafit të mësuesve mbi bazën e një plani zhvillimor e vjetor me fokus arritjet e nxënësve,

komponent i të cilave është edhe vijueshmëria e shkollës prej tyre. Mësuesit po hartojnë e po

zbatojnë objektivat minimalë të domosdoshëm të të nxënit në të gjitha lëndët për të mënjanuar

braktisjen e fshehtë dhe për të siguruar kushte që çdo nxënës të prekë suksesin mësimor. Këto

masa do të bëjnë që braktisja e shkollës të ulet më tej në shkollat e rajonit.

Strategjia e Arsimit Për të gjithë e qarkut të Kukësit, midis të tjerave, analizon në detaje dukurinë

e braktisjes së shkollës dhe përcakton objektiva konkrete për reduktimin e saj. Një nga hapat

seriozë të zbatimit të këtyre objektivave është, pikërisht, studimi që po paraqitet për shkaqet e

braktisjes së shkollës dhe rekomandimet për pakësimin e saj.

D. DREJTORIA E SHKOLLES

Përgjegjësia

Drejtori i shkollës është përgjegjës për realizimin e detyrimit shkollor. Vetë ai, ose një nga

zëvendësdrejtorët ndjekin çdo ditë vijueshmërinë e nxënësve në shkollë, duke e dokumentuar në

një fletore të veçantë.

Në përgjithësi, drejtorët e shkollave e njohin gjendjen e braktisjes së shkollës nga nxënësit e tyre.

Gjatë intervistave, 10 % e drejtorëve nuk kanë qenë të gatshëm të raportojnë saktë numrin e

nxënësve braktisës sipas viteve e cikleve, për arsye se nuk mbajnë kopje të statistikave që

dërgojnë në DAR e ZA për braktisjen e shkollës.

Drejtori i shkollës ka për detyrë të dërgojë në komunë/bashki një herë në dy muaj masën e gjobës

për fëmijët që nuk vijojnë rregullisht shkollën. Nga 104 drejtorët e shkollave vetëm 9 prej tyre e

kanë kryer këtë detyrë, ndërsa 95 të tjerë jo. Justifikimi ka qenë: “U lodhëm duke dërguar masën

e gjobës te qeverisja vendore, po ajo nuk ekzekuton asnjë. Prandaj edhe ne nuk i dërgojmë më”.

Planet vjetore

Në kuadrin e studimit u vëzhguan planet vjetore të shkollave. Tema e braktisjes së shkollës

përmendet në planet vjetore: për vitin shkollor 2004-2005 në 48 shkolla dhe nuk përmendet në 56

Page 59: DY FJALË

59

shkolla, për vitin shkollor 2005-2006 përmendet në 58 shkolla dhe nuk përmendet në 46 shkolla

dhe për vitin shkollor 2006-2007 përmendet në 64 shkolla dhe nuk përmendet në 40 shkolla.

Shqetësimi i drejtorive të shkollave për t`u përballur me problemin e braktisjes së shkollës është

rritur nga viti në vit. Në vitin e fundit shkollor ky problem është i pranishëm në planet vjetore të

61% të shkollave, krahasuar me 46% që janë marrë dy vjet më parë.

Në planet vjetore mungon analiza e veçantë e arsyeve të braktisjes, që mundëson piketimin e

veprimtarive të efektshme për uljen e braktisjes së shkollës. Nuk ka ndonjë mbledhje të këshillit

të mësuesve që të marrë në analizë posaçërisht braktisjen e shkollës.

Për uljen e braktisjes, në planet e vëzhguara ka vetëm synime. Mungojnë objektivat konkrete, të

matshme e të mundshme për reduktimin e braktisjes.

Edhe veprimtaritë e planifikuara janë të përgjithshme: Takime me prindër, Ndërgjegjësim i

komunitetit, Punë me familjet etj.

Në planet e shkollave mungojnë masat për parandalimin e braktisjes ndër nxënësit që vijojnë. Ato

fokusohen më shumë në rikthimin e të braktisurve në shkollë. Për më tepër, mungojnë masat e

posaçme që mund të marrë shkolla në punën me nxënësit e rikthyer.

Drejtorët e shkollave dhe mësuesit e shohin të vështirë ndikimin e tyre në reduktimin e braktisjes.

Ata besojnë se nuk kanë në dorë shumë për këtë problem, përderisa përgjegjësinë për braktisjen e

shkarkojnë më së shumti te shteti dhe te prindërit.

Raportimi i braktisjeve

Drejtorët e shkollave raportojnë, aktualisht, në fund të semestrit dhe të vitit shkollor për braktisjen

e shkollës.

Nga intervistat e zhvilluara me ta del se për 309 nxënës ata kanë raportuar braktisjen e shkollës,

për 17 nxënës nuk kanë raportuar dhe për 109 nuk kanë qenë të sigurtë.

Ata janë justifikuar me mungesën e kopjeve të statistikave që kanë dërguar në DAR e ZA.

Ka një prirje të drejtorëve të shkollave për të mos raportuar nxënësit braktisës, për arsye të

shmangies së bashkimit të klasave dhe shkurtimit të mësuesve.

E. MËSUESI KUJDESTAR

Mësuesi kujdestar është mësuesi më i rëndësishëm i shkollës që duhet të përballet me braktisjen e

shkollës. Ai është i ngarkuar të kujdeset për nxënësit e klasës së tij, t`i ndihmojë ata në punën

mësimore edukative, të njohë psikologjinë, veçoritë, interesat e prirjet e tyre dhe të krijojë një

klimë marrëdhëniesh të ngrohta e mirëkuptim, frymë bashkëpunimi midis tij e nxënësve e midis

nxënësve.

Mësuesi kujdestar duhet të njohë kushtet ekonomike e sociale të familjeve të nxënësve të klasës

së tij, për të ndërtuar një punë edukative efektive.

Ky mësues përfiton një orë mësimore në ngarkesën e tij për punën me klasën në kujdestari.

Në planet edukative të mësuesve kujdestarë shënohen mjaft tregues të personalitetit të nxënësit

dhe të gjendjes ekonomike e sociale të familjes së tij. Evidentohen edhe nxënësit që vijojnë me

probleme dhe që kanë braktisur shkollën. Por mungojnë objektivat dhe veprimtaritë konkrete që

do të bënin të mundur reduktimin e braktisjes së shkollës.

Mësuesit kujdestarë i njohin shkaqet e braktisjes së shkollës nga nxënësit e tyre, sepse

komunitetet ku ata veprojnë janë homogjene. Por efektiviteti i punës së tyre është i ulët. Kjo ka

disa arsye.

Në shkollat e fshatit mbi 50% e mësuesve janë pa arsim përkatës. Mungesa e kualifikimit dhe e

profesionalizmit i bën ata që t`i kushtojnë më shumë kohë përgatitjes për mësim se sa punës

edukative me nxënësit e klasës.

Page 60: DY FJALË

60

Autoriteti i mësuesit ka rënë ndjeshëm vitet e fundit. Mungesa e kualifikimit profesional dhe

mungesa e përkushtimit për punë kanë rënë në sy për keq te prindërit e nxënësit. Nga nxënësit

braktisës, 4 prej tyre e kanë braktisur shkollën, sepse nuk e duan mësuesin. Ndikimi i mësuesve te

prindërit për të parandaluar braktisjen ose për të kthyer nxënësit braktisës në shkollë nuk ka

fuqinë e duhur.

Në shkolla shpesh përdoret dhunë fizike e psikologjike ndaj nxënësve. Shumë prindër, për arsye

të mendësive patriarkale, janë dakord me këtë dukuri. Nga një sondazh i bërë në me 212 nxënës

të disa shkollave të Kukësit e të Hasit për dhunën në shkollë, dalin disa tregues shqetësues që

ndikojnë në dukurinë e braktisjes së shkollës.

Kështu, 33.2 e nxënësve ankohen se mësuesit u shkulin veshët e flokët, 32.3% deklarojnë se ndaj

tyre përdoret shuplaka, 31.3% kërcënohen dhe 19.8% fyhen e shahen nga mësuesit. Për shkollat e

fshatit këta tregues janë edhe më të lartë, përkatësisht 38.2, 37,5, 33.8, 17,5. Dhunën në shkollë e

provojnë edhe vajzat (13.7%, 19.6%, 19.6%, 19.6%), madje edhe nxënësit e klasës së parë dhe të

dytë.

Mësuesi kujdestar është i ngarkuar të plotësojë për çdo nxënës karakteristikën vjetore të tij. Kjo

detyrë bëhet sa për sy e faqe, me fjalë të përgjithshme, duke mos evidentuar veçoritë pozitive ose

negative të secilit nxënës.

Ndërkaq, mësuesit kujdestarë kanë qenë të privuar nga marrja e trajnimeve me tematikë punën

edukative dhe, posaçërisht, reduktimin e braktisjes në shkollë.

F. KOMUNITETI SHKOLLOR

Këshillat e prindërve

Këshillat e prindërve dhe qeveritë e nxësve në shkolla kanë aktivitet të zbehtë dhe jondikues në

pakësimin e braktisjes së shkollës.

Këshillat e prindërve zgjidhen formalisht, pa analizë të punës e të kontributit të prindërve dhe nuk

funksionojnë rregullisht gjatë vitit shkollor. Shpesh, ata janë nën kontrollin e mësuesit kujdestar e

të drejtorit të shkollës dhe aktivizohen vetëm kur duhet të paguajnë para në shkollë.

Këshillat e prindërve kanë shumë në dorë për të ndikuar në uljen e braktisjes së shkollës.

Përfaqësuesit e tyre me autoritet në fshat dhe te bashkëprindërit mund të ndikojnë pozitivisht në

këtë proces.

Qeveritë e nxënësve

Ky organizëm komunitar është ngritur dhe funksionon vetëm në shkollat e qytetit. Nga takimet

me ta, del se ato nuk janë marrë me problemet e braktisjes së shkollës. Vetëm kohët e fundit, të

mbështetura nga OJF të caktuara, vetë nxënësit po shqetësohen për bashkëmoshatarët e tyre që

kanë braktisur shkollën dhe u bëjnë thirrje instancave të shtetit për të marrë masat e nevojshme.

Vetë ato nuk janë ende të përgatitura për të ndërmarrë nisma e për të bërë ndërhyrje për

reduktimin e braktisjes së shkollës, megjithëse forca e ndikimit të tyre te fëmijët mund të

konsiderohet e fortë.

Në disa shkolla të fshatit ka filluar një projekt i VMA-së për ngritjen dhe funksionimin e qeverisë

së nxënësve. Një gazetë mujore që nxënësit botojnë “Jemi edhe ne...” , në numrin 6 të saj, korrik

2007, bën apel për të frenuar dukurinë e braktisjes së shkollës. Një nxënëse shkruan: “Do të doja

që të merreshin masa për ta ndaluar këtë fenomen që të mos marrë përmasa më të mëdha. Po të

bëhej më tepër për ndërgjegjësimin e prindërve dhe të vetë fëmijëve do të bëhej e mundur që të

ndalohet përhapja e analfabetizmit... Na takon edhe neve që të japim ndihmën tonë në këtë

drejtim.”

Page 61: DY FJALË

61

G. ORGANIZATAT JOFITIMPRURESE (OJF)

Pas vitit 2000 në qarkun e Kukësit kanë ushtruar veprimtari një sërë shoqatash dhe organizatash

të vendit e të huaja, të cilat janë përballur, në një mënyrë ose në një tjetër, me problemin e

braktisjes së shkollës.

Organizata të huaja

Care International në periudhën 2002-2004 zbatoi projektin “Inisiativa Globale Ushqim për

Edukim”. Veç të tjerash, ky projekt bëri të mundur dhënien e një vakti ushqim për 17 000 nxënës

të arsimit parauniversitar, duke ndikuar pozitivisht në rritjen e frekuentimit të nxënësve, në uljen

e braktisjes së shkollës dhe në rritjen e mësimdhënies e mësimnxënies në shkollë. Fatkeqësisht,

projekti u ndërpre pa arritur objektivat e tij dhe pa siguruar qendrueshmërinë e nevojshme.

Fondi Kristian për Fëmijët (CCF Albania) ka zbatuar dy projekte në ndihmë të nxënësve që

kanë braktisur shkollën.

Me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, gjatë vitit 2006, zbatoi projektin me titull:

“Nxitja e lexim-shkrimit në familje dhe përfshirja e komunitetit në zonat rurale të Verilindjes së

Shqipërisë”. Grupet e synuara dhe përfituesit ishin fëmijët analfabetë e gjysëmanalfabetë, fëmijë

që kishin braktisur shkollën si dhe fëmijët me vështirësi në shkrim dhe lexim të moshave 7-16

vjeç. Në procesin e zbatimit të projektit u përfshinë 238 fëmijë të nënqarqeve Kukës e Has, të

cilët përmirësuan aftësitë e leximit e të shkrimit, në një përpjekje të përbashkët me prindërit e tyre.

Në periudhën 2003-2005, me mbështetjen e Unicef e të Bankës Botërore, në të gjithë qarkun e

Kukësit, kjo organizatë zbatoi projektin për ngritjen e qendrave komunitare “Oborri i Nënës dhe i

Fëmijës”, ku u përfshinë 2784 fëmijë të moshës 0-6 vjeç, të cilët përfituan shërbim shëndetësor e

edukativ, së bashku me nënat e tyre.

Partner për Fëmijët po zbaton në qarkun e Kukësit projektin “Integrimi i të rinjve të

minoriteteve në Veri”. Me interes është përpjekja e organizatës për të ndihmuar fëmijët e

paregjistruar të këtyre komuniteteve të regjistrohen në zyrat e gjendjes civile dhe hapja e kurseve

për nxënësit analfabetë e gjysëmanalfabetë.

Shoqata vendore

Viktimat e Minave dhe të Armëve (VMA) Kukës po zbaton një projekt në disa shkolla të

Kukësit për ngritjen dhe fuqizimin e qeverive të nxënësve, ku po përballet edhe me braktisjen e

shkollës. Nëpërmjet ndërgjegjësimit të prindërve për rëndësinë e shkollës dhe veprimtarisë së

vetë nxënësve me bashkëmoshatarët e tyre, shoqata synon të pakësojë braktisjen e shkollës në

shkollat ku vepron.

Qendra e këshillimit për gra e vajza Kukës ka drejtuar vëmendjen te shkëputja e vajzave nga

shkolla, duke evidentuar shkaqet dhe duke u përpjekur të ndërgjegjësojë vetë vajzat, familjet e

tyre dhe institucionet për dëmin që i shkaktohet femrës dhe shoqërisë shqiptare dhe duke bërë

apel për zgjidhjen e problemit.

Shoqata e Prindërve Tropojë, nëpërmjet projektit “Kujdesi për fëmijët në nevojë”, po synon

rritjen e përgjegjësisë dhe të kontributit të prindërve për të ndihmuar fëmijët në nevojë,

posaçërisht fëmijët që braktisin shkollën.

Page 62: DY FJALË

62

Shoqata Integrimi në Tropojë po zbaton projektin “Rritja e rolit të komunitetit në arsimimin e

fëmijëve”, nëpërmjet të cilit po përpiqet të përmirësojë kushtet e mësimdhënies me kontributin e

komunitetit, ku përfitojnë edhe nxënësit me tendencë për të braktisur shkollën.

Page 63: DY FJALË

63

PJESA E GJASHTË

REKOMANDIME

A. HYRJE

Siç del nga sa u parashtrua në këtë studim, dukuria e braktisjes së shkollës është

shumëdimensionale. Shkaqet e saj kanë natyrë institucionale e ligjore, ekonomike, sociale,

arsimore, psikologjike, të gjitha me theks të dukshëm rajonal.

Prandaj, çdo nismë për ndërhyrje në reduktimin e braktisjes së shkollës duhet të marrë në

konsideratë shumësinë dhe ndërlikueshmërinë e faktorëve që ushqejnë këtë dukuri.

Braktisja e shkollës do të reduktohet e do të parandalohet hap pas hapi, në varësi të ritmeve të

zhvillimit ekonomik e social, kulturor e arsimor të rajonit.

Nuk mund të pritet që kjo dukuri të mënjanohet menjëherë, ose vetëm me përpjekjet e shkollës.

Është e vështirë të pretendohet reduktimi i braktisjes së shkollës në një vend/rajon, ku zbatimi i

ligjit është gjëja e fundit që u vjen ndëmend njerëzve. Kujtoni, asnjëherë nuk është zbatuar ligji

për detyrimin shkollor.

Është e vështirë të reduktohet braktisja e shkollës në një rajon ku prioritet i familjeve është

ekzistenca, mbijetesa ose, siç thuhet në veri, “copa e bukës”. Kujtoni, qarku i Kukësit është

rajoni më i varfër në shkallë vendi.

Është e vështirë të reduktohet braktisja e shkollës në një rajon ku fëmija i parritur konsiderohet në

funksion të familjes dhe jo familja në funksion të fëmijës.

Po kështu, është e vështirë të reduktohet braktisja e shkollës në një rajon ku vajzat diskriminohen

në shkollim, ku veprojnë ende fort normat e kanunit, pre e të cilave janë edhe fëmijët.

E bën të vështirë reduktimin e braktisjes së shkollës cilësia ende e ulët e shërbimit arsimor, prania

e mësuesve të pakualifikuar, bashkimi i klasave dhe mungesat e theksuara të materialeve

mësimore e kushtet e papërshtatshme jetësore në shkollat tona.

Këkohet një ndërgjegjësim i të gjithë faktorëve si dhe bashkërendimi i veprimit të tyre në mënyrë

të vendosur e të menduar. Emëruesi i përbashkët i këtij ndërgjegjësimi dhe veprimi lipset të jetë

mbrojtja dhe plotësimi i së drejtës së fëmijëve për të marrë arsim, si parakusht për sukses në jetë.

Në këtë rrugë krijohen kushtet që ne të ndërtojmë një shoqëri vepruese demokratike, me qytetarë

të shkolluar e të kulturuar, të denjë për t`u bashkuar me qytetarët e vendeve të zhvilluara në

Evropë e më gjërë.

B. REKOMANDIME TË PËRGJITHSHME

Zhvillimi ekonomik i qarkut dhe ulja e varfërisë

Në Samitin e mijëvjeçarit të Kombeve të Bashkuara të vitit 2000, Shqipëria, së bashku me 190

kombe të tjera, vendosi të përfshijë çeshtjen e zhvillimit në qendër të programit global, duke

miratuar Deklaratën e Mijëvjeçarit. Në Deklaratë edhe kombi ynë merr përsipër të kryejë

përpjekje më të mëdha për të ulur varfërinë, për të përmirësuar shëndetin dhe arsimimin, për të

nxitur paqen dhe të drejtat e njeriut si dhe për të siguruar një qendrueshmëri mjedisore.

Në shkurt të viti 2004 Këshilli i qarkut Kukës miratoi Strategjinë e zhvillimit të qarkut

mbështetur në OZHM (Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit). Objektivi më i rëndësishëm deri

në vitin 2015 është konsideruar zhdukja e varfërisë ekstreme dhe e urisë. Prioritetet kryesore në

zbatim të objektivit janë shpallur: ulja në masën 50% e nivelit të varfërisë dhe eliminimi i

Page 64: DY FJALË

64

varfërisë ekstreme, rritja e zhvillimit industrial tregtar si dhe rritja e mundësive të punësimit të

ekuilibruar gjinor dhe e mundësive të kreditimit.

Plotësimi i këtyre prioriteteve po ecën ngadalë, duke dhënë ndikim negativ në ndjekjen e shkollës

nga fëmijët. Kërkohet një rivlerësim i situatës së financimeve në kuadër të zbatimit të kësaj

strategjie nga vetë qarku, qeveria dhe donatorët për të përshpejtuar ritmet e zhvillimit në funksion

të uljes së varfërisë.

Nga këndvështrimi i uljes së braktisjes së shkollës, kërkohet krijimi i kushteve për një organizim

komunitar të ekonomive bujqësore e blegtorale të copëzuara fshatare, ku të ketë ndarje rolesh e

punësh midis fermerëve dhe ku të mos jetë e nevojshme të angazhohen fëmijët në punët

bujqësore e blegtorale si punëtorë të mirëfilltë. Ata e kanë vendin në shkollë. Sigurisht, fëmijët do

të angazhohen në këtë veprimtari për t`u përgatitur si fermerë të ardhshëm, por kjo duhet të

ndodhë pas plotësimit të detyrimit për të vijuar shkollën e për të mësuar.

Ngritja dhe konsolidimi i sistemit të ndihmës sociale për familjet dhe fëmijët në nevojë

Sido që të jenë ritmet e zhvillimit dhe niveli i tij, do të ketë gjithmonë familje e fëmijë në nevojë.

Një qeverisje serioze merr masa për të ndërtuar e vënë në funksionim një sistem të ndihmës

sociale ndaj kategorive në nevojë.

Kjo praktikë duhet të krijohet e të funksionojë në qarkun e Kukësit.

Fillesa ka.

Në bashkinë e Kukësit, përmes bashkëpunimit me UNICEF, është ngritur Zyra për Mbrojtjen e

Fëmijëve. Kjo zyrë ka një punonjës social, që administrohet nga bashkia dhe interesohet, veç të

tjerash, edhe për shkollimin e fëmijëve në nevojë. Nga investigimet që bën kjo zyrë mbledh

informacion për problemet e shkollimit të fëmijëve dhe bashkëpunon me shkollat e me DAR për

zgjidhjen e tyre. Ajo shkëmben informacion me institucionet arsimore për të lehtësuar gjendjen e

arsimimit të fëmijëve, sidomos të atyre egjyptianë.

Zyra të tilla është e nevojshme të hapen pranë çdo komune, me financimet e qeverisjes vendore.

Ato do të jenë të vlefshme për të siguruar informacionin e nevojshëm dhe për të rekomanduar

ndërhyrjet e duhura për zgjidhjen edhe të problemeve të arsimimit të fëmijëve, duke ndikuar në

parandalimin e braktisjes së shkollës.

Në qarkun e Kukësit, në shkollat e bashkive është ngritur Shërbimi Psikologjik. Megjithëse në

fillesat e tij, ky shërbim po u vjen në ndihmë nxënësve, mësuesve e prindërve për të përballuar

më mirë problemet e edukimit, duke u fokusuar në plotësimin e interesave të fëmijëve dhe në

përmirësimin e shëndetit mendor të tyre. Një nga grupet që ndjen nga afër kujdesin e specialistëve

të këtij shërbimi janë edhe nxënësit me tendencë për t`u shkëputur nga shkolla.

Për kushtet e problemet e edukimit në qarkun e Kukësit lipset që Shërbimi Psikologjik të shtrihet

edhe në qendrat e komunave, ku braktisjet e shkollës janë më të shumta.

Në strukturën e bashkive të dhe komunave veprojnë bërthama e sektorë të ndihmës e përkrahjes

sociale për komunitetin, posaçërisht, për njerëzit në nevojë.

Këto struktura vizitojnë rregullisht familjet e margjinalizuara dhe sigurojnë informacion për

organet vendimmarrëse të qeverisjes vendore për lehtësimin e gjendjes së tyre. Veprimtaria e

këtyre strukturave të rëndësishme ka nevojë të përmirësohet, njerëzit që merren me këtë punë

duhet të rritin kapacitetet e tyre dhe bashkëpunimi me institucionet arsimore mund të fuqizohet

më tej.

Në qark ka mundësi të ngarkohet një specialist që të merret me këtë problem për të siguruar

koordinimin e ndërhyrjeve të qeverisjes vendore dhe të institucioneve arsimore për tejkalimin e

problemeve të edukimit të fëmijëve në nevojë dhe për reduktimin e braktisjes së shkollës.

Page 65: DY FJALË

65

Qeverisja vendore duhet të alokojë më shumë fonde me destinacion zbatimin e projekteve e

programeve që do të sjellin lehtësimin e shkollimit të fëmijëve të familjeve në nevojë.

Reformimi i arsimit

Me gjithë përmirësimet, sistemi arsimor shqiptar ende nuk i është përshtatur ekonomisë së tregut

dhe sistemit politik të hapur. Në qarkun e Kuësit problemet e arsimit janë edhe më të rënda dhe

cilësia e edukimit shkollor është e ulët.

Po thellohen çdo ditë e më shumë diferencat midis qytetit e fshatit, midis shkollave dhe midis

nxënësve të një klase. Po rritet numri i zonave, i familjeve dhe i fëmijëve në nevojë.

Parakusht i reduktimit të braktisjes së shkollës është rritja e cilësisë së shërbimit arsimor ndaj

zonave e shtresave shoqërore të margjinalizuara si dhe ndaj nxënësve me nevoja të veçanta

brenda shkollës e klasës. Kjo mund të realizohet vetëm në kuadrin e rritjes së cilësisë së arsimit

në përgjithësi.

Reformat në arsim synojnë që sistemi arsimor të fokusohet në rezultatet e të nxënit. Drejtimi

themelor i reformave në arsim është zhvendosja nga një sistem i orientuar në atë çfarë futet në

arsim, në një sistem të orientuar në atë çfarë del nga arsimi, pra në produktin arsimor.

Përmirësimi i cilësisë së arsimit për të gjithë fëmijët kërkon reformimin e mëtejshëm të kurrikulës

shkollore, të programeve, teksteve mesimore, të metodave të mësimdhënies e të vlerësimit

korrekt të nxënësve. Një shkollë e reformuar duhet të jetë tërheqëse e miqësore për fëmijët.

Lehtësimi i ngarkesës mësimore, të nxënit e nxënësve përmes aktivitetit të tyre e bashkëpunimit

me nxënësit e tjerë, marrja në konsideratë dhe zhvillimi i interesave të nxënësve e të prindërve në

edukim do të çojnë në një lidhje më të ngushtë të shkollës me komunitetin e prindërve e të

nxënësve dhe do të ngushtojnë rrezen e veprimit të faktorëve të braktisjes së shkollës.

Fokusimi në arritjet e nxënësve realizohet kur shkolla, në bashkëpunim me faktorët e tjerë të

edukimit, harton e zbaton një plan jotradicional, por me objektiva konkrete për suksesin e të

gjithë nxënësve, një plan ku shkolla merr përgjegjësi e jep llogari për edukimin e nxënësve; kur

mësuesit shpallin objektivat e të nxënit për nxënësit e tyre dhe marrin përgjegjësi për plotësimin e

tyre para drejtorisë së shkollës, nxënësve e prindërve të tyre.

Në këtë kuadër, duhen ndërtuar e zbatuar programe konkrete për shkollat lidhur me sigurimin e

mësuesve të kualifikuar, ngritjen e pasurimin e bazës materiale e didaktike, krijimin e kushteve

normale të mësimit si dhe për përmirësimin e administrimit e menaxhimit të shkollës.

Financimi i shkollave është në nivele të ulëta. Ma paratë që marrin nga qeverisja vendore,

shkollat mund të plotësojnë vetëm 40% të veprimtarive që planifikojnë. Edhe fondet që janë në

dispozicion të shkollës nuk janë transparente, shkolla nuk di sa është fondi në dispozicion të saj.

Njësitë e qeverisjes vendore nuk janë në gjendje të raportojnë saktë dhe me transparencë

shpenzimet për arsimin e për çdo shkollë. Decentralizimi i arsimit, rritja e autonomisë së shkollës,

zgjerimi i hapësirave për vendimmarrje në shkollë janë procese që duhen thelluar, sepse, në fund

të fundit, edukimi realizohet në shkollë.

Shkolla ka nevojë të rritë kapacitetet e saj për të mbledhur fonde edhe nga burime të tjera e për t`i

administruar më mirë ato. Programet e shkollave për reduktimin e braktisjes së shkollës kanë

nevojë për financime.

Masa reformuese të sistemit arsimor janë të nevojshme të ndërmerren edhe brenda qarkut. Një

numër i konsiderueshëm i shkollave kanë mbetur me pak nxënës, për arsye të emigrimit të

popullsisë. Janë shtuar shumë klasat e bashkuara, ku japin mësim mësues pa arsim përkatës dhe

ku cilësia e të nxënit është tepër e ulët. Po del gjithnjë e më shumë në rend të ditës nevoja e

përqendrimit të shkollave, pra krijimi i një harte të re të shtrirjes së shkollave në qark.

Page 66: DY FJALË

66

Kjo masë do të sjellë një normalitet në raportin mësues-nxënës, i cili sot është nën mesataren e

vendit, do të sjellë një normalitet në raportin klasë-nxënës, i cili, gjithashtu, është nën mesataren e

vendit, do të krijojë kushte për përzgjedhjen e mësuesve e për rritjen e efikasitetit të investimeve.

Kryesorja, do të rritet cilësia e të nxënit të nxënësve.

Por ky problem ka edhe anën tjetër të tij. Mendësia e sotme e prindërve për t `i patur fëmijët e,

veçanërisht vajzat afër e nën kontroll, përdorimi i fëmijëve në punët e ekonomisë familjare etj.

pritet që të rritin numrin e nxënësve që braktisin shkollën. Prandaj, përqendrimi i shkollave lipset

të bëhet me kujdes, pas një konsultimi të dobishëm me prindërit e me qeverisjen vendore, duke i

ndërgjegjësuar ata në përfitimet e zbatimit të kësaj mase.

Nga ana tjetër, është e nevojshme që qeverisja vendore, në bashkëpunim me MASH, të

planifikojnë fonde për transportin e nxënësve, për rehabilitimin e përmirësimin e infrastrukturës

rrugore midis fshatrave, për përmirësimin e kushteve të godinave shkollore, ndërtimin e banjove

për djemtë e sidomos për vajzat, për sigurimin në shkollë të ujit të pijshëm e të energjisë elektrike.

C. REKOMANDIME TË VEÇANTA

MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS

Përmirësime ligjore

Ligji për sistemin arsimor parauniversitar nuk ka funksionuar, përsa i përket zbatimit të

sanksioneve për detyrimin shkollor. Një analizë e shkaqeve të kësaj dukurie mund të bëhet në

nivel qendror. Nga kjo analizë bëhet e mundur të propozohen përmirësime me qëllim që ligji të

jetë veprues. Niveli i lartë i gjobave për nxënësit që nuk vijojnë, në kushtet e varfërisë së

tejskajshme të familjeve të tyre, ka treguar se ato nuk mund të vilen. Mund të rishikohet masa e

gjobës, e cila duhet të jetë e përballueshme dhe të prekë realisht interesat ekonomike të prindërve.

Kjo mund të frenojë vendimet e prindërve për të shkëputur fëmijët nga shkolla. Organet e

qeverisjes vendore të nivelit të parë e njohin më mirë fuqinë ekonomike të komunitetit dhe

psikologjinë e tij. Prandaj, mund t`u merret mendimi për masën dhe format e sanksioneve që

mund të përdoren për braktisjen e shkollës dhe për efektivitetin e tyre.

Hartimi i programeve të posaçme

Për rajonet ku braktisja e shkollës ka përmasa shqetësuese, siç është qarku i Kukësit, MASH

mund të hartojë programe të veçanta për reduktimin e braktisjes së shkollës.

Një program i tillë mund të përfshijë:

Drejtimet kryesore të përmirësimit rrënjësor të trajtimit pedagogjik të nxënësve në nevojë

brenda klasës, si burim i braktisjes;

Masat për përmirësimin e cilësisë së edukimit shkollor në zonat e largëta e të

prapambetura;

Masat për rikthimin e e të braktisurve në shkollë;

Rehabilitimin kulturor të të braktisurve dhe luftën kundër analfabetizmit.

Pjesë të këtij programi ka nevojë të jenë edhe:

Trajnimi i administratës publike në nivel rajonal për hartimin dhe zbatimin e politikave

rajonale shkollore për zbutjen e braktisjes;

Trajnimi i mësuesve për përmirësimin e mjeshtërisë së edukimit shkollor për të gjithë.

Këto programe ka nevojë të jenë të integruara me linja të tjera të qeverisjes qendrore, që lidhen

me krijimin e kushteve për të pakësuar braktisjen e shkollës.

Page 67: DY FJALË

67

Shkëmbimi i përvojave të suksesshme

Në Shqipëri, por edhe në Kosovë, ka përvoja të suksesshme të reduktimit të braktisjes së shkollës.

Edhe brenda qarkut të Kukësit 10% të shkollave nuk kanë asnjë braktisës. Praktika të mira pune

për reduktimin e braktisjes së shkollës janë evidentuar në veprimtarinë e mjaft shkollave e

komuniteteve, por edhe të OJF-ve vendase e të huaja.

Këto përvoja ka nevojë të mblidhen, të përpunohen e të vihen në dispozicion të shkollës e të

qeverisjes vendore për të përmirësuar efektivitetin e ndërhyrjeve për pakësimin e braktisjes së

shkollës. MASH, nëpërmjet institucioneve të specializuara të saj, mund të ndihmojë aktorët e

interesuar që të jenë të suksesshëm në zbatimin e programeve të tyre kundër braktisjes së shkollës.

Karakteristika e nxënësit

MASH duhet të miratojë një dokumentacion më të plotë për të karakterizuar një nxënës. Formati i

ri i karakteristikës së nxënësit, posaçërisht të nxënësit në nevojë, duhet të përmbajë të dhëna më të

plota jo vetëm për temperamentin, për veçoritë kognitive, interesat dhe sjelljen e fëmijës, por

edhe për nivelin arsimor e punësimin e prindërve, përbërjen familjare, problemet ekonomike e

sociale të familjes.

Karakteristika e nxënësit braktisës, gjithashtu, duhet të pasurohet me tregues të rëndësishëm, që

krijojnë hapësira për ndërhyrje.

Në këtë mënyrë, mësuesi kujdestar dhe drejtoria e shkollës do të kenë të dhëna më të plota për të

gjykuar për fëmijët me probleme dhe do të kenë më shumë mundësi të marrin masat e duhura për

përmirësimin e gjendjes dhe uljen e braktisjes së shkollës.

Regjistrimi i fëmijëve të emigruar në zona të tjera të Shqipërisë

Nga të dhënat që kemi rezulton se fëmijët e qarkut të Kukësit që emigrojnë në zona të tjera të

vendit kanë pengesa për regjistrim. Drejtoritë e shkollave pritëse kanë paragjykime për nxënësit e

ardhur nga veriu, mendojnë se ata janë problematikë, të dobët në mësime dhe mund t`u nxjerrin

telashe në shkollë. Kjo nuk është e vërtetë. Më vonë, shkollat pritëse kanë korigjuar qendrimin e

tyre, por në fillim ato janë bërë pengesë për regjistrim, duke shtuar numrin e nxënësve braktisës.

Rekomandojmë që pengesa të tilla të mos ekzistojnë. Shkolla të jetë e detyruar të regjistrojë

nxënësit e ardhur, sigurisht kundrejt dokumentave zyrtarë shkollorë që vërtetojnë identitetin dhe

klasën që ka mbaruar më parë nxënësi, së bashku me dokumentin e shkëputjes nga shkolla e

mëparshme. Ndërsa, mund të bëhen lëshime përsa i përket dokumentacionit që vërteton

vendbanimin e ri, legalizimin etj., për të cilat nxënësi nuk ka pse të paguajë mosregjistrimin.

QEVERISJA VENDORE

Strategjia vendore

Vetëm qarku i Kukësit dhe bashkia Kukës kanë një Strategji të zhvillimit ekonomik e social, ku

edhe problemet e arsimit janë të pranishme. Por as këto dy institucione të qeverisjes vendore dhe

asnjë bashki e komunë tjetër e qarkut nuk kanë strategji apo programe për reduktimin e braktisjes

së shkollës. Për nivelin e kësaj dukurie në qark, është e nevojshme të hartohet kjo strategji nga

njësitë e qeverisjes vendore të të dy niveleve. Drejtimet e kësaj strategjie do të ishin si ato të

programit të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, që u rekomandua më sipër, por edhe të

pasuruara me veçori e problematika specifike, karakteristike për çdo zonë.

Page 68: DY FJALË

68

Përgjegjësitë

Sipas Ligjit për sistemin arsimor parauniversitar, hapja ose mbyllja e shkollave të arsimit të

detyruar dhe të shkollave të arsimit të mesëm të përgjithshëm bëhet nga bashkitë dhe qarku.

Organet e qeverisjes vendore kanë në pronësi objektet e shkollave të arsimit parauniversitar si

dhe të gjithë inventarin e pajisjeve që u përkasin atyre.

Duke qenë se planifikimi i hapjes së shkollave bëhet nga qeverisja vendore, edhe të gjitha

detyrimet e ndjekjes së shkollës janë përgjegjësi e këtyre organeve.

Është e arsyeshme që të ndahen më qartë përgjegjësitë e DAR-it e të ZA-ve për braktisjen e

shkollës prej atyre të njësive të qeverisjes vendore. Këto të fundit mund të veprojnë në këto

drejtime:

Këshilli i bashkisë/komunës duhet të hartojë rregullat për shpërndarjen e nxënësve në

shkollat e bashkisë/komunës, pra, ndarjen territoriale të tyre si dhe numrin e klasave për

çdo shkollë;

Këshilli i bashkisë/komunës të kërkojë nga shkollat e juridiksionit përkatës statistika për

vijueshmërinë e nxënësve dhe posaçërisht për braktisjen e shkollës, të cilat duhet të vihen

në dispozicion të qeverisjes vendore;

Këshilli i bashkisë/komunës, pasi ka shqyrtuar kërkesën e prindit, duhet të autorizojë që

shkollimi i fëmijës të shtyhet një vit pas detyrimit për të filluar shkollimin.

Njësitë e qeverisjes vendore janë të ngarkuara me ligj për të krijuar kushte normale mësimi në

shkolla si për godinën, materialet e pajisjet, banjot, ujin e pijshëm, energjinë elektrike dhe kushte

të tjera pëe realizimin e interesave kulturore, artistike e sportive të fëmijëve. Siç e kemi

përmendur ka mjaft mangësi në këto aspekte dhe kërkohet një ndërhyrje më e vendosur për të

mundësuar reduktimin e braktisjes së shkollës. Një fushë tjetër veprimtarie e njësive të qeverisjes

vendore është përmirësimi i infrastrukturës rrugore komunale dhe vendosja e transportit për

nxënësit.

SHKOLLA

Programe për reduktimin e braktisjes

Shkollat duhet të hartojnë e të zbatojnë programe afatmesme për parandalimin e braktisjes së

shkollës. Këto programe duhet të gjejnë pasqyrim në planin zhvillimor të shkollës dhe në planin

vjetor të saj.

Plani vjetor i shkollës, ku braktisjet janë shqetësim, duhet të përmbajë një objektiv të matshëm të

reduktimit të braktisjes si dhe veprimtaritë konkrete për plotësimin e objektivit dhe për

monitorimin e vlerësimin e procesit.

Mësuesit e lëndëve duhet të hartojnë e të plotësojnë objektivat minimalë të domosdoshëm të të

nxënit, për t`u ardhur në ndihmë nxënësve në vështirësi e për t`u rritur besimin në suksesin

shkollor, duke parandaluar zverdhjen nga shkolla dhe braktisjen e saj.

Mësuesit kujdestarë, në planet e tyre edukative me klasën, duhet të përcaktojnë objektiva të

matshme dhe veprimtari konkrete për parandalimin dhe pakësimin e braktisjes së shkollës.

Programet dhe planet për uljen e braktisjes në shkollë duhen bërë përmes një bashkëpunimi të

personelit administrativ e mësimdhënës të shkollës me komunitetin shkollor, prindërit dhe

nxënësit.

Dokumentacioni i regjistrimit, vijueshmërisë dhe lëvizjeve të nxënësve

Lista e regjistrimit të nxënësve 6-vjeçarë në shkollë duhet përpiluar me rregulla më të forta se deri

tani.

Page 69: DY FJALË

69

Pas nxjerrjes së të dhënave nga gjendja civile në muajin mars, mësuesit e klasave të para, duhet të

bëjnë një verifikim të listës në muajin qershor.

Në kushtet e mangësive të gjendjes civile për të pasqyruar lëvizjet e regjistrimin e saktë të

popullatës, e cila është në lëvizje të vazhdueshme, mësuesit duhet të bëjnë vizita në familjet e

nxënësve dhe të kompletojnë listën e nxënësve të klasës së parë në terren.

Grupet që kanë shqyrtuar dokumentacionin shkollor në kuadër të këtij studimi kanë vërejtur

parregullsi në plotësimin e dokumentacionit shkollor si regjistra e amza:

Për një pjesë të nxënësve braktisës në regjistra nuk janë shënuar mungesat e nxënësve me

tendencë për të braktisur shkollën. Kështu, raporti i mungesave të bëra nga këta nxënës

kundrejt orëve të planit mësimor ka dalë, fiktivisht, zero. Mungesat nuk janë vënë

qëllimisht, si duket, për të shmangur bashkimin e klasave dhe shkurtimin e mësuesve.

Për një pjesë të nxënësve me tendencë për të braktisur shkollën nuk janë vënë notat

negative. Kështu, raporti i notave negative të këtyre nxënësve kundrejt numrit të

përgjithshëm të notave ka dalë, fiktivisht, zero. Mësuesit e pranojnë këtë fakt dhe

justifikohen se nuk i kanë vënë notat negative për të mos demoralizuar nxënësit me

tendencë për të braktisur shkollën. Në këtë mënyrë këta nxënës janë mbartur kalues, duke

mos qenë realisht të tillë.

Në amzën e shkollës, për shumicën e nxënësve të larguar, nuk disponohet dokument që

vërteton vazhdimin e shkollës në vendin ku nxënësi ka emigruar. Në Dispozitat

Normative përcaktohet procedura, sipas së cilës shkolla nuk duhet të japë dokumentin e

shpërnguljes së nxënësit, pa marrë një konfirmim zyrtar nga shkolla pritëse që është e

gatshme të kryejë regjistrimin e nxënësit të ardhur.

Sektori i inspektimit në DAR duhet të forcojë veprimtarinë kontrolluese për të vënë rregull në

plotësimin e dokumentacionit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë shtetërore për shkeljet.

Trajnimi i mësuesve

Mësuesit e shkollës ka nevojë të pajisen me njohuri e aftësi për një shërbim fillestar psikologjik

ndaj nxënësve në vështirësi, për të qenë më efikas në parandalimin e pakësimin e braktisjes së

shkollës.

Tema për mësuesit e lëndëve;

Vetëvlerësimi i mësuesve;

Hartimi e zbatimi i objektivave minimalë të domosdoshëm të të nxënit

Hartimi e aplikimi i minitesteve

Teknikat e motivimit të nxënësve;

Teknika të rritjes së pjesëmarrjes së nxënësve të lënë pas dore në procesin mësimor;

Takti i mësuesit.

Tema me mësuesit kujdestarë

Njohja e veçorive psikologjike të nxënësve me probleme në arritjet lëndore e në sjellje;

Ndërtimi i informacionit për gjendjen sociale e ekonomike të prindërve të nxënësve me

tëndencë të braktisjes së shkollës dhe vënia e tij në funksion të zgjidhjes së problemeve;

Forma të evidentimit e të parandalimit të dhunës në shkollë;

Forma të bashkëpunimit me prindërit;

Komunikimi në marrëdhëniet mësues-nxënës.

Page 70: DY FJALË

70

GRUPET NË NEVOJË

Dokumentacioni ligjor për detyrimin shkollor përmban masa shtrënguese për shkelësit e ligjit, por

nuk përmban anën tjetër, detyrimin e shtetit ndaj qytetarëve për të mundësuar përmbushjen e

detyrimit shkollor.

Varfëria e skajshme e shumë familjeve dhe mungesa e përkujdesit prindëror për shumë fëmijë

janë momente ku shteti duhet të asistojë në përputhje me ligje të posaçme.

Braktisja e fshehtë

Sipas studimeve e testimeve të bëra në shkollat e qarkut del se mbi 50% e nxënësve nuk

plotësojnë objektivat minimalë të domosdoshëm të të nxënit në lëndët gjuhë shqipe e matematikë.

Këta nxënës janë lënë pas dore në procesin mësimor, duke i dekurajuar. Midis tyre gjendet një

kontigjent i konsiderueshëm i nxënësve që kanë braktisur shkollën.

DAR po vazhdon një punë të planifikuar për reduktimin e braktisjes së fshehtë, e cila do të çojë

edhe në pakësimin e braktisjes fizike të shkollës.

Për t`u ardhur në ndihmë nxënësve me vështirësi në të nxënit, në këtë proces është e nevojshme të

kombinohet tradita e mirë e shkollës sonë me përvojat e suksesshme të shkollave të vendeve të

tjera. Të tilla janë: angazhimi i tutorëve të rritur , mësues pensionistë ose prindër të kualifikuar,

në ndihmë të nxënësve në nevojë; mësuesi i dytë vullnetar në ciklin e ulët; sistemi i patronazhit

midis nxënësve; shpërblimet për nxënësit që përmirësohen etj.

Nxitës ekonomikë për nxënësit e familjeve tejet të varfëra

Është i nevojshëm një evidentim i plotë i familjeve në rrisk si shkak i braktisjes së shkollës në

rajonet e varfëra si Kukësi. Institucionet qendrore e vendore mund të ndërtojë programe të

përbashkëta me Kryqin e Kuq vendas e të huaj si dhe me organizata bamirëse për të lehtësuar

koston e shkollimit të këtyre familjeve, nëpërmjet dhënies falas të materialeve shkollore, rrobave,

ushqimit, transportit etj.

Në qarkun e Kukësit ka përvoja të susksesshme të Kryqit të Kuq për fëmijët jetimë, të UNICEF

për fëmijët egjyptianë. Një përvojë për t`u analizuar është edhe ajo e CARE INTERNATIONAL,

e cila zbatoi programin “Ushqim për edukim” në qarkun e Kukësit, duke dhënë për të gjithë

nxënësit e shkollës një vakt ushqim në shkollë, për 2 vjet rresht. Të gjithë fëmijët erdhën në

shkollë. Por, fatkeqësisht, pas ndërprerjes së programit, gjendja shkoi atje ku ishte. Mendojmë se

një program i përbashkët me organizata të ngjashme, ku edhe shteti të marrë përgjegjësitë e veta

dhe ku ndihma materiale të shërbejë për më shumë ndërgjegjësim, do të krijonte qendrueshmëri të

përmirësimeve dhe do të bënte më efektive përpjekjet për pakësimin e braktisjes së shkollës.

Shkollimi joformal

Për popullatën e paarsimuar në rajon, për nxënësit që braktisin shkollën dhe nuk kthehen më,

shteti, në bashkëpunim me organizata të interesuara, mund të ngrejë e të financojë kurse kundër

abalfabetizmit, kurse për zanate të ndryshme, në përshtatje me veçoritë e zonës, sidomos për

vajza si dhe kurse me natyra të tjera për të fituar shprehi sociale, njohuri të mirërritjes së fëmijëve

dhe të gatimit.

Nxënësit egjyptianë

Bashkitë e komunat ku jetojnë egjyptianët e Kukësit duhet të hartojnë e zbatojnë programe të

posaçme për përmirësimin e shkollimit të fëmijëve të këtij komuniteti.

Page 71: DY FJALË

71

Integrimi normal i komunitetit egjyptian në sistemin arsimor kërkon eliminimin e diskriminimit

racial në regjistrimin dhe në trajtimin shkollor të fëmijëve, mbështetje me punësim e përkrahje

më të madhe ekonomike e sociale për këtë kategori në nevojë.

Nxënësit e ngujuar

Gjakmarrja dhe, për pasojë, ngujimi i familjeve do të vazhdojnë, me sa duket, të jenë pengesë për

vijimin e shkollës nga fëmijët e këtyre familjeve. Përfaqësuesit e qeverisjes vendore, në

bashkëpunim me shoqatat e pajtimit dhe me njerëzit me autoritet në komunitet, nëpërmjet

negocimit e ndërmjetësimit, duhet të arrijnë të vendosin një konsensus komunitar për të mos

penguar fëmijët të ndjekin shkollën.

BIZNESI VENDOR

Biznesi vendor, kryesisht përmes prindërve biznesmenë, ka dhënë një kontribut për t`u marrë në

konsideratë për financimin e veprimtarive jashtëshkollore të nxënësve.

Është e nevojshme që të ndërtohen programe të përbashkëta të shtetit me biznesin vendas për të

bërë të mundur zbutjen e shkaqeve të braktisjes së shkollës.

Drejtimet e programeve të tilla mund të jenë:

Ndihma ndaj familjeve tejet të varfëra për të zbutur varfërinë e për të krijuar mundësi shkollimi

për fëmijët e tyre;

Ndihma ndaj nxënësve në nevojë për materiale e pajisje shkollore;

Mbështetje e programeve të shkollave e të njësive të qeverisjes vendore për grupet e fëmijëve e të

familjeve në nevojë në aspektin e shkollimit.

MEDIA

Media në përgjithësi

Media e shkruar dhe elektronike ka dhënë një kontribut në rritje për pasqyrimin e problemeve të

shkollimit të fëmijëve në nivel vendi, por edhe për qarkun e Kukësit. Ajo ka informuar shpesh për

braktisjen e shkollës dhe ka bërë përpjekje, nëpërmjet shkrimeve e emisioneve të posaçme, për të

ndërtuar një opinion ndërgjegjësues për shkollimin normal të të gjithë fëmijëve dhe për të vënë

publikisht para përgjegjësisë lidhur me dukurinë e braktisjes së shkollës si prindërit, ashtu edhe

institucionet përgjegjëse.

Media mund të ndihmojë më shumë në arsimimin dhe edukimin e fëmijëve, veçanërisht të atyre

në nevojë. Ajo mund të zgjerojë e pasurojë programet shkencore e edukative për fëmijët, për

mësuesit dhe për prindërit, duke patur një platformë të studiuar mirë e funksionale. Nëpërmjet

ytre ajo do të jepte kontribut të pazëvendësueshëm për rritjen e dëshirës për shkollë të fëmijëve

dhe për ndërgjegjësimin e prindërve për rëndësinë e shkollimit të fëmijëve të tyre. Media mund të

investigojë e të denoncojë rastet e mosregjistrimit të fëmijëve në shkollë për arsye diskriminimi

racor e krahinor dhe të kërkojë reflektim nga institucionet përgjegjëse.

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës mund të financojë programe televizive të posaçme për të

kompensuar mungesën e mjeteve audiovizuale didaktike në shkollat tona. Programe të posaçme

kërkohet të emetohen për kualifikimin e mësuesve, për të mësuarit në distancë etj.

Page 72: DY FJALË

72

Media vendore

Në qarkun e Kukësit nuk botohet asnjë gazetë. Shoqata të ndryshme kanë bërë përpjekje për të

hapur ndonjë gazetë, të cilat kanë qenë të përkohshme. Ndërkaq, funksionon Radio-Kukësi, një

radio publike, e cila dëgjohet në një territor tepër të ngushtë si dhe dy kanale televizive private, në

Kukës dhe Bajram Curri.

Midis tyre Kukës-TV është më i rëndësishmi, si për nga gjërësia e territorit që mbulon (shikohet

edhe në Tiranë e Kosovë), por edhe nga vëmendja që i ka kushtuar problemit të arsimimit të

fëmijëve. Ai, rregullisht ka transmetuar emisione të veçanta për fëmijë, të cilat ndiqen me dëshirë

edhe nga të rriturit.

Në aspektin e pakësimit të braktisjes së shkollës në qarkun e Kukësit, media lokale mund të

ndihmojë më tepër. Për këtë kërkohet një bashkëpunim më i mirë i DAR dhe ZA-ve me median,

hartimi i programeve të përbashkëta dhe një kontribut i shtetit dhe i biznesit vendas për

mbështetjen financiare të programeve mediatike për shkollimin e të gjithë fëmijëve për dhe

reduktimin e braktisjes së shkollës.

Page 73: DY FJALË

73

ANEKS

Rrethi________________________________________

Bashkia/Komuna_______________________________

Shkolla_______________________________________

FORMULAR

PËR NXËNËSIT QË KANË BRAKTISUR SHKOLLËN (2004-2007)

Nr Emri e mbiemri Viti

shkollor

Klasa pk Notë 4

vend të

pk

Munguar 2

muajt e

fundit

Vlerësuar me

vizë ose bosh

(Ndodhet në

shtëpi)

Larguar

jashtë

fshatit/rrethit/shtetit

Shëno: Ku?

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

Page 74: DY FJALË

74

Qarku Kukës

Rrethi________________________________________

Bashkia/Komuna_______________________________

Shkolla_______________________________________

FORMULAR

PËR VIJUESHMËRINË NË SHKOLLË TË NXËNËSVE ROMË TË MOSHËS

6-16 VJEÇ

Nr Emri e

mbiemri

Gjinia Klasa Kalues Mbetës Nota

mesatare

Vijon Braktisës

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

Shënim:

Gjinia : M F; Klasa: 1,2,3…, Kalues: x, Mbetës: x; Vijon: x, Braktisës: x. (kryq)

Mbledhësit e informacionit

Page 75: DY FJALË

75

______________________ _______________________

Data _____________________________

PYETËSOR

PËR DREJTORIN SHKOLLËS

1. Bashkia/Komuna _____________________________

2. Qyteti/fshati _________________________________

3. Shkolla _____________________________________

4. Numri i nxënësve që kanë braktisur shkollën sipas dokumentave të drejtorisë së shkollës

Viti shkollor Gjithësej CU CL Vërejtje

2004-2005

2005-2006

2006-2007

5. Numri i nxënësve që kanë braktisur shkollën sipas verifikimit

Viti shkollor Gjithësej CU CL Vërejtje

2004-2005

2005-2006

2006-2007

6. A keni kërkuar rregullisht (çdo dy muaj) zbatimin e ligjit për arsimin e detyruar?

Po Jo

Në se “Jo”, cili është shkaku?

______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

____________________________________________________________

7. Sa nxënës e kanë shtëpinë më larg se 5 km nga shkolla?

______________ nxënës

8. Në planin vjetor të shkollës a zë vend pakësimi i braktisjes së shkollës si një ndër

objektivat e saj?

Viti shkollor 2005-2005 Po Jo

Viti shkollor 2005-2006 Po Jo

Viti shkollor 2006-2007 Po Jo

9. Veprimtaritë specifike të zhvilluara për plotësimin e objektivit për braktisjen

Veprimtaria Viti shkollor

________________________________________________ ___________________

________________________________________________ ___________________

________________________________________________ ___________________

________________________________________________ ___________________

10. Cilat janë shkaqet e braktisjes së shkollës? (shoqëruar me numrin e nxënësve për secilin)

______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

Page 76: DY FJALË

76

______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

________________________________________________

Plotësoi __________________________

Data e plotësimit _______________

INTERVISTË

ME NXËNËS BRAKTISËS

Page 77: DY FJALË

77

Emri e mbiemri ____________________________

Datëlindja _________________________________

Bashkia/Komuna____________________________

Shkolla____________________________________

Klasa që ka braktisur_________________________

1. Çfarë ju ka mbetur në kujtesë nga shkolla?

2. Pse e braktisët shkollën?

3. Prindërit a ishin dakord që ju ta linit shkollën?

4. Kush vendosi që ju të shkëputeshit nga shkolla?

5. Çfarë keni bërë pas braktisjes së shkollës?

6. A keni qenë në shkollë ndonjëherë pas braktisjes

7. Çfarë ju thanë shkokët/shoqet?

8. Çfarë ju thanë mësuesit?

9. A keni bërë mirë që e braktisët shkollën?

10. A jeni penduar që nuk jeni më në shkollë?

11. A ka mundësi të riktheheni në shkollë?

12. Tregoni ndonjë ngjarje nga jeta juaj jashtë shkollës (në familje, në punë, në emigracion).

INTERVISTË

ME PRINDËR TË NXËNËSVE BRAKTISËS

Emri e mbiemri_________________________________

Bashkia/Komuna________________________________

Page 78: DY FJALË

78

Qyteti/fshati____________________________________

Shkolla________________________________________

1. Kur është shkëputur fëmija nga shkolla?

2. Si ndodhi?

3. Me se merret fëmija tani?

4. Si shikoni ju këtë situatë: më e dobishme për familjen tuaj është që nxënësi të jetë në

shkollë apo në familje? Pse?

5. Cila është arsyeja që fëmija juaj është shkëputur nga shkolla?

6. Çfarë ndryshimesh kanë ndodhur tek fëmija pas shkëputjes nga shkolla?

7. Pse nuk e dërgoni fëmijën në shkollë tani e tutje?

INTERVISTË

ME PËRFAQËSUES TË QEVERISJES VENDORE

Emri e mbiemri________________________________

Bashkia/Komuna_______________________________

Funksioni_____________________________________

Qyteti/fshati___________________________________

Shkolla_______________________________________

Page 79: DY FJALË

79

1. Sipas mendimit tuaj, cili është niveli i kulturës së arsimit në fshatin/komunën tuaj?

2. Çfarë mendoni se ka ndikuar në këtë gjendje?

3. Sa nxënës të komunës/fshatit tuaj kanë braktisur shkollën?

4. Cilat janë arsyet kryesore të braktisjes së shkollës në komunën/bashkinë tuaj?

5. Me se merren fëmijët që kanë braktisur shkollën?

6. A kanë dërguar në qeverisjen vendore drejtuesit e shkollave një herë në dy muaj

propozim për masë për nxënësit që kanë braktisur shkollën?

7. A ka marrë vendim komuna/bashkia për masën në zbatim të ligjit për detyrimin shkollor?

8. Çfarë veprimtarish ka zhvilluar qeverisja vendore për uljen e braktisjes së nxënësve?

9. Cili ka qenë dobia e këtyre veprimtarive?

INTERVISTË

ME OJF ME VEPRIMTARI NË EDUKIM NË QARKUN E KUKËSIT

Emri i OJF______________________________________________

Projekti që ka zbatuar_____________________________________

Periudha e zbatimit të projektit______________________________

Zona gjeografike e projektit_________________________________

1. Veprimtaritë e zhvilluara me komunitetin dhe shkollat.

2. Efektiviteti i tyre.

3. Mendimet për kulturën e arsimit në komunitet.

4. Çfarë informacioni ka për braktisjen e shkollës?

5. Çfarë mendimesh ka për shkaqet e kësaj dukurie?

Page 80: DY FJALË

80

6. Rekomandime për uljen e braktisjes së shkollës.

Qarku KUKËS

Nënqarku________________________

Bashkia/Komuna_______________

Qyteti/Fshati____________________

Shkolla_______________________

TË DHËNA PËR FËMIJËT QË KANË BRAKTISUR SHKOLLËN

Viti shkollor (2004-2005, 2005-2006,2006-2007)

Emri, Atësia, Mbiemri:___________________________________________________

Gjinia: Mashkull Femër

Datëlindja: Dita, muaji, viti _____________________

Vendlindja: Rrethi ___________, qyteti/fshati ___________

Ku ndodhet tani fëmija? (adresa): ______________________________

Me se merret tani? ________________________________________________________

Niveli arsimor i prindërve

Niveli arsimor i nënës: Pa Fillor 8-vjeçar I mesëm I lartë

Niveli arsimor i babait: Pa Fillor 8-vjeçar I mesëm I lartë

Page 81: DY FJALË

81

Familja

Numri i fëmijëve:

Përkrahje sociale: PO JO

Punësimi i prindërve

Nëna: Pa punë E rastit Punë shteti (__________) Punë private (________) Pension

Babai: Pa punë E rastit Punë shteti (__________) Punë private (________) Pension

Prindër të divorcuar: PO JO Kush kujdeset ____________

Babai në emigracion: PO JO

Nëna në emigracion: PO JO

Jetim nga nëna: PO JO Kush kujdeset_______________

Jetim nga babai: PO JO Kush kujdeset_______________

Prindër në burg: Nëna Babai Kush kujdeset ________________

Tipi i braktisjes:

Me “pk”

Vlerësuar me “4”

Munguar dy muajt e fundit

III. Arsyet e braktisjes:

1.Sipas drejtorisë________________________________________________________

2.Sipas mësuesit kujdestar_________________________________________________

3.Burime të tjera________________________________________________________

Kur ka braktisur? Muaji viti klasa

A është rikthyer në shkollë? PO JO

Në se PO, kur? Muaji Viti

Gjendja shëndetësore (qarko): Normale Jonormale (saktëso: _______________)

A është përsëritës? PO JO

Në cilën klasë ka qenë përsëritës dhe sa herë?

Klasa Herë

Klasa Herë

Klasa Herë

Sjellja e tij ka qenë: Shumë mirë Mirë Jo mirë

% e mungesave në një vit shkollor __________

% e notave 4 në një vit shkollor _____________

MBLEDHËSIT E INFORMACIONIT

__________________ ____________________

Page 82: DY FJALË

82

Data e plotësimit__________________________

SKEDA Nr ____

Kohorta Klasa 1/5 – 4/8

1. Bashkia/Komuna___________________________

2. Qyteti/Fshati_______________________________

3. Shkolla___________________________________

4. Emri, atësia, mbiemri______________________________

5. Numri i amzës__________

6. Sipas amzës, a e përfundoi klasën e katërt/tetë në vitin shkollor 2006 – 2007?

Po _ Jo _

7. Nëse nuk e ka mbaruar klasën e katërt/tetë në vitin shkollor 2006 – 2007:

a. A është braktisës? Po _ Jo _

b. A është përsëritës? Po _ Jo _

Nëse “Po”, në cilën klasë? ____________

c. A është i larguar brenda rrethit? Po _ Jo _

Nëse “Po”:

Page 83: DY FJALË

83

Në cilin vit shkollor është larguar? ____________

Në cilën shkollë ka shkuar? __________________

A ka dokument që konfirmon vazhdimin e shkollës? Po _ Jo _

d. A është larguar jashtë rrethit? Po _ Jo _

Nëse “Po”:

Viti shkollor kur është larguar____________

Rrethi ku ka shkuar ____________________

Shkolla ku ka shkuar__________________

A ka dokument që konfirmon vazhdimin e shkollës ? Po _ Jo _

e. A është i larguar jashtë shtetit? Po _ Jo _

Nëse “Po”:

Në cilin shtet ka shkuar? _____________________

A ka dokument nga pushteti lokal që konfirmon largimin? Po _ Jo _

A ka dokument që konfirmon vazhdimin e shkollës? Po _ Jo _

Adresa e saktë_________________________________________________________

f. A e ka plotësuar moshën 16 vjeç? Po _ Jo _

g. A është i vdekur? Po _ Jo _

h. A është përjashtuar nga detyrimi për arsye shëndetësore? Po _ Jo _

Nëse “Po”:

j. A ka raport mjeko-ligjor që konfirmon përjashtimin nga detyrimi shkollor?

Po _ Jo _

8. SHËNIME PËRFUNDIMTARE PAS VERIFIKIMIT

________________________________________________________________________

Page 84: DY FJALË

84

PLOTËSUESIT E SKEDËS

Emri, mbiemri dhe firma Emri, mbiemri dhe firma

SKEDË Nr____

Nuk kanë mundur ta regjistrojnë

BASHKIA/KOMUNA_________________

QYTETI/FSHATI_____________________

EMRI, ATËSIA, MBIEMRI i fëmijës ________________________________________

DATELINDJA Muaji Viti

VENDBANIMI (Adresa e plotë)________________________________________________

KLASA (që i takon të jetë)

SA VJET PA SHKOLLË

1. Në cilën shkollë ka kërkuar të regjistrohet?___________________________

2. Pse nuk e kanë

regjistruar?______________________________________________________

3. A jeni ankuar ne DA? Po Jo

- Nëse “Po”, çfarë përgjigje keni marrë?____________________________

______________________________________________________________

MBLEDHËSI I INFORMACIONIT

Page 85: DY FJALË

85

SKEDË Nr____

Nuk kanë dashur ta regjistrojnë

BASHKIA/KOMUNA_________________

QYTETI/FSHATI_____________________

EMRI, ATËSIA, MBIEMRI i fëmijës ________________________________________

DATELINDJA Muaji Viti

VENDBANIMI (Adresa e plotë)________________________________________________

KLASA (që i takon të jetë)

SA VJET PA SHKOLLË

1. PSE NUK KANË DASHUR TA REGJISTROJNË?

____________________________________________________________

___________________________________________________

2. ME SE MERRET TANI?

________________________________________________________

3. NIVELI ARSIMOR I PRINDËRVE

NËNA Pa 1 Fillor 2 Tet 3 Mesme 4 Lart 5

BABAI Pa 1 Fillor 2 Tet 3 Mesme 4 Lart 5

4. FAMILJA Numri i fëmijëve

Përkrahje sociale PO 1 JO 2

Page 86: DY FJALË

86

5. NENA Pa punë 1 E rastit 2 Pension 3 Punë shteti 4 Punë private 5

( ) ( )

BABAI Pa punë 1 E rastit 2 Pension 3 Punë shteti 4 Punë private 5

( )

( )

MBLEDHËSI I INFORMACIONIT

SKEDË Nr____

Braktisës

BASHKIA/KOMUNA_________________

QYTETI/FSHATI_____________________

EMRI, ATËSIA, MBIEMRI i fëmijës ________________________________________

Page 87: DY FJALË

87

DATELINDJA Muaji Viti

VENDBANIMI (Adresa e plotë)________________________________________________

1. Emri i shkollës që ka braktisur _______________________________

2. Klasa që ka braktisur?

3. Viti kur e ka braktisur? _____

MBLEDHESI I INFORMACIONIT

NXËNËS TË REGJISTRUAR

Nr Emri Mbiemri Shkolla Klasa

Page 88: DY FJALË

88

Mbledhësi i informacionit


Recommended