15
08/12/13 Vende per tu vizituar www.orikum.gov.al/index.php/al/turizmi/vende-per-tu-vizituar 1/15 VENDE PER TU VIZITUAR QYTETI ANTIK I ORIKUT. Qyteti antik i Orikut shtrihet në bregun jugperëndimor të Gjirit me të njëjtin emër, në këmbët e gadishullit të Karaburunit. Qendra arkeologjike ndodhet në një kodër të ulët shkëmbore gëlqerore në fundin e një skele druri që ndan një lagunë të vogël nga gjiri (PashaLiman). Një kanal, tani i shndërruar në një kënetë lidhte lagunën me detin. Autori antik Apollonius i Rodosit e lidh themelimin e qytetit me Eubeanët dhe rikthimin e tyre në Trojë. Livi përmend sesi qyteti luajti një rol të rëndësishëm, në betejën e Romakëve kundër Filipit të Vtë të Maqedonisë si dhe në betejat e Çezarit kundër Pompeit në Oricum që janë dokumentuar në luftrat civile të Çezarit. Në veprat e mëvonshme jepen detaje në lidhje me qytetin, për muret mbrojtës, portat dhe limanin. Pjesë të murit të qytetit dhe një mol (1, 8 m i gjerë) është parë nga historianët dhe arkeologët klasikë si Heuzey, Patsch dhe Hammond gjatë vizitave të tyre në fund të shekullit 19të dhe fillim të shekullit të 20të. Hammond gjithashtu dokumenton dhe përshkruan një shteg të përdorur nga barinjtë vendas që të çonte në kishën e Marmiroit në jugperëndim të Orikumit, si dhe prezencën e disa objekteve arkeologjike përgjatë bregut të lagunës. Kërkimet arkeologjike kanë qenë të kufizuara në Orikum përshkak të rëndësisë strategjike që paraqet kjo qendër arkeologjike, që në të njëjtën kohë është përdorur (vazhdon të pëdoret edhe në ditët e sotme) si bazë ushtarake detare. Gjetje të rastësishme përreth kësaj zone pëfshijnë objekte arti të ruajtura në muzeun e Vlorës. Ato përfshijnë një triprosopos bronzi të Hekatit me dy koka që dalin prej shpatullave të tij. Disa arkeologë mendojnë se kjo skultpurë bronzi ka lidhje me kultin e Hecatës, perëndeshës Cithonian me origjinë të dyshimtë. Shkrimet epigrafike të studjuara nga La Bas, përforcojnë idenë e origjinës së Orikumit. Arkeologu italain Domenico Mustilli ka regjistruar objekte stralli litike Kontakt FAQs Sign In Fillimi FILLIMI BASHKIA KESHILLI BASHKIAK TURIZMI PROJEKTE GALERI SPORTI KONTAKT Kerko / Search...

Vende turistike per tu vizituar ne orikum,Albania

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Vende turistike per tu vizituar ne orikum,Albania

08/12/13 Vende per tu vizituar

www.orikum.gov.al/index.php/al/turizmi/vende-per-tu-vizituar 1/15

VENDE PER TU VIZITUAR

QYTETI ANTIK I ORIKUT.

Qyteti antik i Orikut shtrihet në bregun jugperëndimor të Gjirit me të njëjtin emër, në këmbët e gadishullit të Karaburunit. Qendra arkeologjike ndodhet në një kodër tëulët shkëmbore gëlqerore në fundin e një skele druri që ndan një lagunë të vogël nga gjiri (Pasha­Liman). Një kanal, tani i shndërruar në një kënetë lidhte lagunën medetin.

Autori antik Apollonius i Rodosit e lidh themelimin e qytetit me Eubeanët dhe rikthimin e tyre në Trojë. Livi përmendsesi qyteti luajti një rol të rëndësishëm, në betejën e Romakëve kundër Filipit të V­të të Maqedonisë si dhe në betejat eÇezarit kundër Pompeit në Oricum që janë dokumentuar në luftrat civile të Çezarit. Në veprat e mëvonshme jependetaje në lidhje me qytetin, për muret mbrojtës, portat dhe limanin. Pjesë të murit të qytetit dhe një mol (1, 8 m i gjerë)është parë nga historianët dhe arkeologët klasikë si Heuzey, Patsch dhe Hammond gjatë vizitave të tyre në fund tëshekullit 19­të dhe fillim të shekullit të 20­të. Hammond gjithashtu dokumenton dhe përshkruan një shteg të përdorurnga barinjtë vendas që të çonte në kishën e Marmiroit në jugperëndim të Orikumit, si dhe prezencën e disa objektevearkeologjike përgjatë bregut të lagunës. Kërkimet arkeologjike kanë qenë të kufizuara në Orikum përshkak tërëndësisë strategjike që paraqet kjo qendër arkeologjike, që në të njëjtën kohë është përdorur (vazhdon të pëdoretedhe në ditët e sotme) si bazë ushtarake detare. Gjetje të rastësishme përreth kësaj zone pëfshijnë objekte arti tëruajtura në muzeun e Vlorës. Ato përfshijnë një triprosopos bronzi të Hekatit me dy koka që dalin prej shpatullave të tij.Disa arkeologë mendojnë se kjo skultpurë bronzi ka lidhje me kultin e Hecatës, perëndeshës Cithonian me origjinë të

dyshimtë. Shkrimet epigrafike të studjuara nga La Bas, përforcojnë idenë e origjinës së Orikumit. Arkeologu italain Domenico Mustilli ka regjistruar objekte stralli litike

KontaktFAQsSign InFillimi

FILLIMI BASHKIA KESHILLI BASHKIAK TURIZMI PROJEKTE GALERI SPORTI KONTAKT

Kerko / Search... 

Page 2: Vende turistike per tu vizituar ne orikum,Albania

08/12/13 Vende per tu vizituar

www.orikum.gov.al/index.php/al/turizmi/vende-per-tu-vizituar 2/15

prehistorike pranë vendbanimit dhe hinterlandit të tij, ndërsa një gur kelt ka dalë në dritë nga gërmimet e vitit 1950. Gërmimet e viteve 1950 u kryen në një teatër tëvogël ose odeon që pret faqen juglindore të kodrës. Kavea ka një formë pak a shumë gjysmërrethore me një orkestër që ka diametër 9, 55 m. Janë katër rradhë përkarriget ku rradha e dytë dhe e tretë kanë karrige guri dhe disa prej tyre kanë dopio karrige. Odeioni ishte ndërtuar me spolia, përfshirë edhe me blloqe me mbishkrime.Mbishkrimi më i vonë daton në shekullin e 2­të m.Kr., çfare na mundëson një terminus post quem për ndërtimin e odeionit. Në 1989 gërmimet nxorën në dritë njëvarrezë e cila mendohet të jetë Helenistike.

Teatri i gurte

     Teatri i gurte i ndertuar ne shek. I p.e.s me kapacitet 600 spektato­     re,dhe mendohet se ne kohen e lulezimit te qytetit perdorej per      shfaqje teatrale e ndeshje gladiatoresh.Egzistenca e ketij teatri      mbart jo vetem vlera historike dhe arkeologjike, por edhe kulturore.     Teatri i Orikut eshte monumenti kryesor i zbuluar ne kodren e      Paleokastres. Aty bien ne sy shkallet antike te gdhendura ne      shkemb qe te cojne ne Akropol,pjese rrugesh te qytetit qe futen      brenda ne liqen muri rrethues 950 metra i gjate,pusi i ujit etj.     Nen uje gjendet nje strukture guri 1,80 m e gjere, çka konsideroh­     et si bankina per akostimin e anijeve antike.Ne qytetin antik te     Orikut eshte zbuluar gjithashtu pjese e nje orkestre ne formen

e nje gjysem rrethi qe ka diameter 9, 55 m. Jane kater rradhe per karriget ku rradha e dyte dhe e trete kane karrige guri dhe disa prej tyre kane dopio karrige. Odeioniishte ndertuar me spolia, perfshire edhe me blloqe me mbishkrime.Te gjitha keto deshmojne qarte punen e bukur dhe te sakte te ndertuesve te asaj kohe. Ne qytetinantik te Orikut eshte zbuluar gjithashtu pjese e nje orkestre ne formen e  nje gjysem rrethi qe ka diameter 9, 55 m. Jane kater rradhe per karriget ku rradha e dyte dhe etrete kane karrige guri dhe disa prej tyre kane dopio karrige. Odeioni ishte ndertuar me spolia, perfshire edhe me blloqe me mbishkrime..Te gjitha keto deshmojne qarte punen e bukur dhe te sakte te ndertuesve te asaj kohe.

Si te shkojme ne Orikun e lashte?

Per te shkuar ne parkun arkeologjik te Orikut ndiqet rruga qe te con per ne bazen ushtarake detare te Pashalimanit rreth 1 km mbas postobllokut .Ne krahun e majtendodhet tabela orientuese e cila te tregon drejtimin per te shkuar ne kete destinacion arkeologjik .Mund te shkohet lehtesisht me makine.

LAGUNA.

Page 3: Vende turistike per tu vizituar ne orikum,Albania

08/12/13 Vende per tu vizituar

www.orikum.gov.al/index.php/al/turizmi/vende-per-tu-vizituar 3/15

 Kjo lagune ndodhet ne brigjet e Gjirit te Vlores dhe Detit Adriatik.Siperfaqja ujore e kesaj lagune eshte 1.5 km2,ndersa gjeresia 1.1 km.Ne periferi dhe nen ujrat elagunes Orikum gjenden germadhat e qytetit te vjeter te Orikumit.Kjo lagune vec vlerave historike eshte e pasur dhe me specie te ndryshme te flores e faunes.

KISHA E MARMIROIT.

Kisha e Marmiroit Ne fund te gadishullit te Karaburunit, aty ku ai bashkohet me luginen e Dukatit gjendet nje objekt kulti i vetmuar, i ndertuar mbi nje koder fare pranebregut te detit. Eshte nje kishe bizantine me kupole, ndertimi i se ciles datohet diku ne shek. XII. Kisha e Marmiroit, siç e quajne banoret e zones, ka narteksin si dhe trihyrje, nga veriu, perendimi dhe jugu. Ne pjesen lindore te saj gjendet absida e cila merr drite nga nje dritare e vogel. Kishat me kupole ne forme kryqi jane tipike perkomplekset manastirore.Dhe ne fakt, rrenojat e nje oxhaku, nje dritareje dhe disa kamare lene te kuptohet se aty dikur mund te kete qene nje manastir.

                 

Si te shkojme ne Kisha e Marmiroit?

Page 4: Vende turistike per tu vizituar ne orikum,Albania

08/12/13 Vende per tu vizituar

www.orikum.gov.al/index.php/al/turizmi/vende-per-tu-vizituar 4/15

Per te vizituar Kishen e Marmiroit ndiqet rruga qe pershkon qytetin e Orikumit. deri tek pompat e ujesjellesit dhe prej andej ndiqet rruga qe te con ne rreze te kanalit .Deri ketu shkohet me makine dhe me tej ecet per rreth 700 m ne kembe.

UJESJELLESI I FERRUNIT.

     Ujesjellesi i Ferrunit Prane Kishes se Marmiroit ne rreze te Malit te Karaburunit jane identifikuar gjurme te     nje ujesjellesi karakteristik me bazament guri te ndertuar nga mjeshtrat e fshatit Dukat ne shekullin XIX      rreth vitit 1888. Ky ujesjelles ka nje gjatesi prej 2 km dhe gjeresi 0.5 m.Eshte i tipit me trase te hapur qe     mbeshtetet mbi tri harqe gjysmerrethore.Harqet e ketij ujesjellesi jane te punuar me gure te lemuar ne      forme pllake.Ne saje te vlerave te tij ndertimore e kulturore eshte shpallur monument kulture ne vitin 1977.

    Si te shkojme tek Ujesjellesin e Ferrunit?

   Per te vizituar Ujesjellesin e Ferrunit ndiqet rruga automobilistike Orikum­Dukat .Kthehesh ne te djathte ne   rrugen “Ferrun” e cila te con ne vendin e quajtur Perroi i Gjimares.Mbasi mberrin aty merr ne te majte rrugen   qe pershkron paralel me perroin.Rreth 500 metra ndodhet Ujesjellesi i Ferrunit.

GRAMATA.

Gjiri i Gramates (ose siç thirret nga vendasit, Gjiri i Grames) ndodhet rreze shpatit perendimor te Gadishullit te Karaburunit. Ne nje zone te pabanuar ku mund te arrihetkryesisht nga deti (rruga tokesore eshte shume e veshtire per shkak te terrenit malor dhe reduktohet ne nje shteg te ngushte kalimi mushkash) gjendet nje plazh i vogelnatyror me gjeresi rreth 50 m.Ne antikitet qe nga shek. VI p.e.r. shkembinjte masive qe gjenden ne kete Gji kane sherbyer sigurore per ndertimin e qyteteve.Ne muret etij te gurta, gjenden shkrime te marinarve qe i shprehin falenderimin perendise Poseidon. Aty gjenden emra perandoresh dhe personalitetesh, midis te cileve dhe emri imbretit ilir Gent. Sot perben nje vlere unikale per detin e Mesdheut. Ne kete zone ndodhet gjithashtu edhe shpella e Grames, muret e gurta te se ciles permbajnevizatime dhe shkrime shumica e te cilave i referohen mikpritjes se vendasve.

Page 5: Vende turistike per tu vizituar ne orikum,Albania

08/12/13 Vende per tu vizituar

www.orikum.gov.al/index.php/al/turizmi/vende-per-tu-vizituar 5/15

         

Si te shkojme ne Gjirin e Gramates?

Per te shkuar ne gjirin e Grames mund te ndiqet rruga nacionale Vlore­Sarande, pasi le mbas Parkun e Llogarase merr ne te djathte per ne plazhin e Perivollos qendodhet rrreth 2 km larg rruges kryesore por i vizitueshem me automjet.Mbasi arrin ne plazhin e Perivollos merr rrugen kembesore buzes se detit qe te con ne Gjirin eGrames .Rruga me e thjeshte eshte ajo me mjete lundrimi.

KALAJA E GJON BOÇARIT.

   Kalaja e Gjon Boçarit Kjo eshte nje kala mesjetare, e lokalizuar prane  fshatit Tragjas.   Ndertimi i saj filloi ne shekullin e XV. Keshtjella ka forme drejtkendore dhe perbehet    nga dy kulla gjashtekendore ne skajet veriperendimore dhe juglindore. Kalaja ka nje   gjatesi prej rreth 50 metra, me mure 5 meter te larta dhe 1.25 meter te gjera. Mure te   fortifikuara rrethojne pjesen e siperme te kalase, ndersa shkallet ne pjesen e poshtme   u sherbenin luftetareve gjate luftimeve.Ne kete kala Princesha e Kanines dhe e   Vlores,Rugjina e Balshajve,pati rezistencen e fundit ndaj pushtueseve Osman ne vitin 1417.   Per vlerat kulturore e ndertimore eshte shpallur monument kulture ne vitin1966 

    Si te shkojme tek Kalaja e Gjon Bocarit?

   Per te vizituar kete monument kulture ndiqet rruga qe te con ne fshatin Tragjas.Rreth 1km   nga qendra e fshatit merr rrugen djathtas dhe kjo rruge te con ne destinacion.   Shkohet lehtesisht me automjet.

Page 6: Vende turistike per tu vizituar ne orikum,Albania

08/12/13 Vende per tu vizituar

www.orikum.gov.al/index.php/al/turizmi/vende-per-tu-vizituar 6/15

KULLAT E DERVISH ALIUT.

  Kullat eDervish AliutNe afersi tefshatit Dukatndodhet njekompleksndertimor  me vlerahistorike. Indertuar nefillim te shek.XIX kykompleksmban emrin  e DervishAliut,personazh injohur siorganizator i

revoltave fshtare kunder  reformave te Tanzimatit ne Shqiperi gjate viteve 1847­1848.Banesa eshte  ndertuar ne token e tij nga mjeshtrat vendas.Ajo perfaqeson banese te tipit  Kulle me tipare mbrojtese nga me te arrirat ne te gjithe  Shqiperine e Jugut.  Si pjese me te rendesishme te ketij ndertimi permendim kullen e vrojtimit,  kullen mbrojtese,divani me kollona guri e harqe,shtepine e bukes,oden e miqve  e banesa te tjera ndihmese.Ne banesen e ngritur mbi nje truall kulmor jane  hapur frengji (vende ku gjuanin luftetaret) nga ku kontrollohet i gjithe territori  perreth.Kjo e shnderron kete ndertim ne nje keshtjellez te fortifikuar.  Kompleksi eshte shpallur monument kulture ne vitin 1979.

   Si te shkojme tek Kullat e Dervish Aliut?

  Per te vizituar kete monument kulture ndiqet rruga qe te con ne qender te  Dukatit te Vjeter.Pasi arrihet ne qender te fshatit merr rrugen qe te con ne

Page 7: Vende turistike per tu vizituar ne orikum,Albania

08/12/13 Vende per tu vizituar

www.orikum.gov.al/index.php/al/turizmi/vende-per-tu-vizituar 7/15

  lagjen “Mazo”.Rruga qe te con deri ne qender te fshatit pershkruhet nga makina,  me tej rreth 1 km ecet ne kembe.

PARKU KOMBETAR I LLOGARASE.

Parku kombetar i Llogarase gjendet ne juglindje te qytetit te Orikumit dhe 37 km larg qytetit te Vlores. Ai permbledh nje siperfaqe prej 1,010 ha.Ajri i fresket e ishendetshem,pamja e mrekullueshme e drureve halore,fshati turistik dhe ujet e ftohte qe burojne nga brendesia e maleve i japin ketij parku vlera turistike ekombetare.Nga te huaj e vendas cilesohet si nje nga vendet me te bukura te Rivieres Shqiptare.Parku i Llogarase perbehet nga dru halore,pisha e zeze,bredhi,lisi,dellenje e bute e robulli.Eshte shpallur monument natyror dhe kulturor ne vitin 1966,po ne ate vit ka marre dhe statusin e parkut kombetar. Prej disa vitesh ne parkfunksionojne nje sere objektesh turistike si hotele te vegjel, restorante, bare te hapura ne natyre, etj.,te cilet kenaqin kerkesat e turisteve.

       

Si te shkojme ne Parkun Kombetar te Llogarase?

Gjendet ne rrugen nacionale qe lidh Vloren me Saranden ne Km 31.Kjo rruge pershkon mes per mes Parkun dhe e ndan ate ne dy pjese.

KALAJA E SOFES.

  Kalaja e Sofes eshte ndertuar ne nje lartesi dominuese midis lumit te Tragjasit  dhe atij te Dukatit.Gjatesia e mureve rrethuese eshte 110 metra dhe gjeresia e  tyre 140 cm.Kjo kala mendohet se i perket periudhes se sundimit Romak.  Gjetjet arkeologjike si dhe rrenojat e ndertimeve e percaktojne si nje  vendbanim qysh ne periudhen e hekurit.Ne jug te Kalase,  ndodhen rrenojat

Page 8: Vende turistike per tu vizituar ne orikum,Albania

08/12/13 Vende per tu vizituar

www.orikum.gov.al/index.php/al/turizmi/vende-per-tu-vizituar 8/15

  e nje kishe qe i takon mesjetes se hershme.Teknika e ndertimit,format dhe  permasat,e datojne kalane e Sofes ne shekullin V p.e.s.

  Si te shkojme tek Kalaja e Sofes?

   Per te shkuar ne Kalane e Sofes kalohet nepermjet rruges qe te con ne fshatin  Tragjas dhe me pas ndjek rrugen automobilistike qe te con ne Tragjas te vjeter.  Nga Tragjasi i vjeter merr nje rruge kembesoresh e cila mbas 5 km te con ne  Kalane e Sofes.

SHPELLA E HAXHI ALISE.

Shpella e Haxhi Alise eshte quajtur ndryshe shpella ilirike.Ka formen e nje kubeje megjatesi 30 m , lartesi maksimale 18 m , gjeresi 12 m dhe arrin ne 10 m thellesi.Nga

fundi i shpelles burojne ujra te embel.Thuhet se nje luftetar dhe detar i shquar Ulqinas i quajtur Haxhi Ali u strehua bashke me te birin ne kete shpelle.Prej aty atasulmonin piratet e detit dhe duke bashkepunuar me barinjte,mbronin tregtaret dhe udhetaret qe kalonin nga ato ane.Populli Shqiptar i ka dedikuar edhe nje kenge ketijdetari te famshem edhe sot anijet qe kalojne prane shpelles i bien sirenes ne nder te tij.Ne kete shpelle jane gjetur edhe shume objekte arkeologjike qe vertetojne sekjo shpelle eshte perdorur nga tregtare e kalimtare qe ne lashtesi.

Page 9: Vende turistike per tu vizituar ne orikum,Albania

08/12/13 Vende per tu vizituar

www.orikum.gov.al/index.php/al/turizmi/vende-per-tu-vizituar 9/15

       

Si te shkojme ne Shpellen e Haxhi Alise?

Ndodhet ne gadishullin e Karaburunit ne afersi te kepit te Gjuhezes .Menyra me efikase per te vizituar kete vend jane mjetet detare .Mund te vizitohet edhe duke kaluarne rrugen e vjeter nepermjet bazes Ushtarake te Pashalimanit e cila te con ne ish repartin ushtarak te kepit te Gjuhezes .Kjo rruge eshte pjeserisht e kalueshme me mjet“ Fuoristrade “.

RREPET E IZVORIT.

Para 200 vjetesh fshati i Tragjasit ka qene i ndare ne disa mehalla.Njera prej tyre ka qene e vendosur aty ku sot eshte fshati i ri i Tragjasit.Ne fund te kesaj lagjejekalonte rruga e shtruar me kalldrem per ne Tragjasin e Vjeter. Kalimtaret kalonin prane burimeve te Izvorit dhe freskoheshin me ujin e ftohte.Per te pushuar ata mbollen7 Rrepet e Izvorit para 250 vjetesh.Permasat e rrapit me te madh jane :lartesia 60 m , diametri maksimal 2 m ,perimetri i trungut 10m dhe kurora e rrapit ka nje diameterpre 40 m.Ne rrepet e Izvorit organizoheshin takime dhe kuvendet e popullit.

Page 10: Vende turistike per tu vizituar ne orikum,Albania

08/12/13 Vende per tu vizituar

www.orikum.gov.al/index.php/al/turizmi/vende-per-tu-vizituar 10/15

                                                     

Si mund te shkojme tek Rrepet e Izvorit?

Ne qender te fshatit Tragjas, ne krahun e djathe te tij,buze lumit te Izvorit gjenden Rrepet e Izvorit ,lehtesisht te dallueshme nga rruga kryesore.

SHPELLA E DUK GJONIT.

Kjo shpelle ndodhet ne faqen jugore te Gadishullit te Karaburunit ne vendin e quajtur Petrune 400 m mbi nivelin e detit.Shpella ka origjine karstike dhe eshte e pasurme forma nga me te cuditshmet si kolona,kalema,qiri,figura ankropomorfe nga bota e flores e faunes.Ate e ndajne ne disa salla e kate Stalaktidet e Stalagmitet.Nesallen e pare ndodhet nje burim i vogel qe ka uje gjate gjithe vitit.Kjo shpelle ka bukuri te rralla,vlera shkencore,kulturore e turistike.

Page 11: Vende turistike per tu vizituar ne orikum,Albania

08/12/13 Vende per tu vizituar

www.orikum.gov.al/index.php/al/turizmi/vende-per-tu-vizituar 11/15

                   

Si te shkojme ne shpellen e Duk Gjonit?

Per te shkuar ne shpellen e Duk Gjonit ndiqet rruga kembesore qe te con ne vendin e quajtur Petrune.

PISHA FLAMUR.

Page 12: Vende turistike per tu vizituar ne orikum,Albania

08/12/13 Vende per tu vizituar

www.orikum.gov.al/index.php/al/turizmi/vende-per-tu-vizituar 12/15

  

  Pisha flamur ndodhet prane qafes se Llogarise 910m mbi nivelin e detit.ka nje moshe prej 100  vjetesh.Kjo pishe mbart vlera unikale dhe eshte veper e ererave te Jugut.Eshte e gjate  17 m,ka perimeter 3.30 m,diametri maksimal 75m.Pisha flamur vazhdimisht ka terhequr vemendjen  e vizitoreve vendas e te huaj dhe eshte botuar ne guida te ndryshme turistike dhe botime shkencore.

   Si te shkojme tek Pisha Flamur?

  Per te shkuar tek Pisha Flamur ndiqet rruga nacionale Vlore­Sarande (Km 31). Ne dalje te Parkut   te Llogarase dhe ne te djathte te rruges kryesore, ndodhet Pisha Flamur,lehtesisht e dallueshme.

RRAPI I BURRAVE TRAGJAS.

Rrapi i Tragjasit te Vjeter ndodhet ne qender te fshatit Tragjas.Sipas mendimeve te specialisteve dhe rrefimeve te fshatareve mendohet se eshte mbjelle 170 vjet mepare.Diametri maksimal i tij eshte 1.5 m .lartesia 27 m dhe kurora ka diametrin 24 m.Nen hijen e ketij rrapi beheshin mbledhjet dhe kuvendet e burrave te fshatit.Praneketij rrapi ndodhet edhe cezma e vetme e fshatit.Eshte shpallur monument kulture per vlerat e tij historike ,biologjike dhe didaktike.

Si te shkojme te Rrapi i Burrave Tragjas?

Per te shkuar tek Rrapi I Burrave Tragjas ndiqet rruga automobilisike qe lidh fshatin Tragjas me rrugen nacionale Vlore­ Sarande .

DUKATI.

Tuma ndodhet në rrëzë të shpatit lindor të Malit Memuç në gjirin e gadishullit Karaburun. Varret datohen në shekullin e 11­10­të p.Kr. bazuar mbi fibulat e zbukuruaraduke e cilësuar atë si një nga varrezat më të hershme tumulare të identifikuara. Objektet e importuara prej metali tregojnë për marrëdhëniet tregtare me Italinë.LuigiCardini gjeti shtresa Neolitike në një shtrat përroi në fushën e Dukatit, në afërsi të fshatit. Shih vendbanimet fqinjë të Tragjasit për vendbanimin shpellor midis dyfshatrave.

Page 13: Vende turistike per tu vizituar ne orikum,Albania

08/12/13 Vende per tu vizituar

www.orikum.gov.al/index.php/al/turizmi/vende-per-tu-vizituar 13/15

MUZEUMET.

Muzeumet ne kete zone, kane qene kryesisht me karakter politik dhe nuk mund t`i rezistonin kohes . Ndertese historike e cila ka qene dhe eshte muze historik eshtekulla e Dervish Aliut ne Dukat. Objekte kulti ne kete zone, jane : Kisha Ortodokse ne Lagjen e Thilpat (Dukat), Kisha Ortodokse ne Orikum, Xhamia e Thilpatit ne Dukat ecila sot eshte pa minare, Xhamia e Mazos e cila sot eshte krejt e shkaterruar, Xhamia e Gjon Bitit e shkaterruar, Teqeja e Sheheve qe eshte nje Teqe familjare dhe soteshte jashte funksionit ne lagjen Karroll, Vendi i quajtur bregu i Xhamise ne Rradhime, Xhamia e Tragjasit te vjeter.

Page 14: Vende turistike per tu vizituar ne orikum,Albania

08/12/13 Vende per tu vizituar

www.orikum.gov.al/index.php/al/turizmi/vende-per-tu-vizituar 14/15

SITE ARKEOLOGJIKE.

Site arkeologjike ne zonen tone jane: Qyteza Arkeologjike e Orikumit, Qyteza e Sofes dhe Tumat Ilire te Hani te cilat jane eksploruar ne vitin 1970 nga arkeologu NeritanCeka, ne keto tuma u gjeten shume materiale arkeologjike.Kisha e Marmiroit e cila daton rreth shekullit te Vll dhe ka vlera te medha historike dhe arkeologjike .Radhima ka nje pozicion gjeografik te favorshem per sa i takon asaj se çfare mund te ofroje per nje turizem kulturor dhe historik. Duke qendruar ne nje pozicion tendermjetem ne rrugen e vetme nacionale qe lidh Vloren me Orikumin, Himaren e me tej deri ne Sarande, ajo ka favorin te ofroje pika me interes historik si Vlora,Kanina, Amantia, Mavrova, Orikumi, Himara etj. Te dhenat historike, shume gjetje arkeologjike dhe 19 monumente kulture, evidentojne se rajoni ka qene nder me tezhvilluarit dhe te civilizuarit ne Shqiperine e Jugut. Kjo vertetohet me gjetjet ne shtate qytete antike mjaft te pasura me vepra arti, arena, objekte kulti, varremonumentale, etj. Vlen te permendet qe shteti nuk i ka lene asnjehere jashte vemendjes keto vlera te medha shpirterore e materiale te popullit tone ne shekuj. Kjoshfaqet qarte nepermjet rregullores se parqeve arkeologjike dhe vendimit te miratimit te parkut arkeologjik te Orikumit, per ruajtjen dhe administrimin e tyre. 

Fillimi Kontakt Bashkia Orikum © 2012      Privacy Policy

Page 15: Vende turistike per tu vizituar ne orikum,Albania

08/12/13 Vende per tu vizituar

www.orikum.gov.al/index.php/al/turizmi/vende-per-tu-vizituar 15/15