28
19 Produkti turistik ne Rajonin e Korces Rajoni ka nje shumellojshmeri produktesh bazuar ne historine e tij, kulturen dhe traditat, fshatrat, liqenet dhe malet e tij. Fshatrat e rajonit te Korces Fshatrat perbejne pjesen me te madhe te aseteve turistike te rajonit. Ata jane te shperndara ne te gjithe rajonin. Shumica e fshatrave jane te pozicionuar prane qytetit te Korces, si: Boboshtica, Voskopoja, Dardha, Vithkuq etj. Voskopoja është një fshat i mirënjohur në këtë Rajon. Voskopoja përfshihet në shumicën e tureve të cilat kalojnë nëpërmjet rajonit juglindor të Shqipërisë. U themelua në shek e 16-te dhe në shek e 18-të ajo shndërrohet në një vendbanim urban të rëndësishëm. Jeta kulturore dhe arsimore përfaqësohej nga akademia e cila ishte një qendër kushtuar zhvillimit të kulturës dhe edukimit. Voskopoja njihet edhe për numrin e madh të kishave dhe manastireve të ndërtuara gjatë periudhës Bizantine të cila dëshmojnë për rëndësinë e saj në këtë periudhë të historisë. Në ditët e sotme pesë kisha Bizantine dhe një manastir kanë arritur te mbijetojnë nga 22 të tilla, të ndërtuara në ate periudhë. Kisha e Shën Nikolasit është më e mirëruajtura dhe përmban vepra arti të pacmuara. Gjithashtu prane fshatit ndodhet nje pyll i cili është mjaft i vizituar nga vendasit. Në Voskopojë ndodhen disa hotele të vegjël, si dhe guesthouses te cilat mundësojnë akomodimin e turistëve të mundshëm në fshat. Gjithashtu në qendër te fshatit është ndërtuar një hotel i ri relativisht i madh , i cili do të shërbejë gjithashtu për pritjen e turistëve. Për akomodimin e turistëve shërben edhe Hotel “Akademia” me 50 dhoma dhe 11 vila. Ai frekuentohet kryesisht nga grupe studentësh por edhe për konferenca dhe takime biznesi si dhe, për akomodimin e turistëve të cilët tërhiqen prej ajrit të pastër e të freskët dhe natyrës që e rrethon. Ky hotel është i përshtatshëm për tu bërë një qendër për zhvillimin e konferencave. Aty mund te organizohen edhe aktivitete të tjera për vizitorët ku përfshihen edhe shëtitjet me kalë. Fshati ështeë shumë tërheqës dhe e meriton reputacionin qe gëzon në këtë zonë. Hoteli i cili ndodhet në qendër të fshatit ofron një eksperiencë kulinare të paharrueshme të lidhur me ushqimet tradicionale të përgatitura me përbërës të rritur në zonë. Megjithëatë në fshat ka nevojë për organizimin e më shumë aktiviteteve lidhur me tërheqjen e turistëve dhe vizitorëve si: ture me ecje, ciklizëm, shëtitje me kalë, si dhe aktiviteteve kulturore. Boboshtica eshte nje fshat historik i pozicionuar ne fushën afër qytetit te Korcës. Shumë shtëpi të vjetra dhe kisha akoma ekzistojnë në fshat. Fshati është i njohur tashmë për manat. Manat përdoren nga vendasit për të prodhuar raki, e cila ka një shije karakteristike dhe preferohet nga vizitorët. Restorantet e fshatit janë të njohura vecanërisht për korcarët por gjithashtu edhe për vizitorët të cilët kanë shijuar gatimet e shkëlqyera. Këto restorante janë destinacion primar i cdo turi të organizuar në rajonin e Korcës. Universiteti "Aleksander Moisiu"

VLERESIMI I POTENCIALEVE TURISTIKE KORCA, Albania :POZITA GJEOGRAFIKE Turizmi ne Rajonin e Korcës

Embed Size (px)

DESCRIPTION

mare nga linku; http://www.uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/VLERESIMI-TURISTIK-I-POTENCIALIT-NATYROR-DHE-KULTUROR-TE-RAJONIT-T%C3%8B-KORC%C3%8BS.pdf

Citation preview

Page 1: VLERESIMI I POTENCIALEVE TURISTIKE  KORCA, Albania :POZITA GJEOGRAFIKE  Turizmi ne Rajonin e Korcës

19

Produkti turistik ne Rajonin e Korces

Rajoni ka nje shumellojshmeri produktesh bazuar ne historine e tij, kulturen dhe traditat, fshatrat, liqenet

dhe malet e tij.

Fshatrat e rajonit te Korces

Fshatrat perbejne pjesen me te madhe te aseteve turistike te rajonit. Ata jane te shperndara ne te gjithe

rajonin. Shumica e fshatrave jane te pozicionuar prane qytetit te Korces, si: Boboshtica, Voskopoja,

Dardha, Vithkuq etj.

Voskopoja është një fshat i mirënjohur në këtë Rajon. Voskopoja përfshihet në shumicën e tureve të cilat

kalojnë nëpërmjet rajonit juglindor të Shqipërisë. U themelua në shek e 16-te dhe në shek e 18-të ajo

shndërrohet në një vendbanim urban të rëndësishëm. Jeta kulturore dhe arsimore përfaqësohej nga

akademia e cila ishte një qendër kushtuar zhvillimit të kulturës dhe edukimit. Voskopoja njihet edhe për

numrin e madh të kishave dhe manastireve të ndërtuara gjatë periudhës Bizantine të cila dëshmojnë për

rëndësinë e saj në këtë periudhë të historisë. Në ditët e sotme pesë kisha Bizantine dhe një manastir kanë

arritur te mbijetojnë nga 22 të tilla, të ndërtuara në ate periudhë. Kisha e Shën Nikolasit është më e

mirëruajtura dhe përmban vepra arti të pacmuara. Gjithashtu prane fshatit ndodhet nje pyll i cili është mjaft

i vizituar nga vendasit. Në Voskopojë ndodhen disa hotele të vegjël, si dhe guesthouses te cilat

mundësojnë akomodimin e turistëve të mundshëm në fshat. Gjithashtu në qendër te fshatit është ndërtuar

një hotel i ri relativisht i madh , i cili do të shërbejë gjithashtu për pritjen e turistëve.

Për akomodimin e turistëve shërben edhe Hotel “Akademia” me 50 dhoma dhe 11 vila. Ai frekuentohet

kryesisht nga grupe studentësh por edhe për konferenca dhe takime biznesi si dhe, për akomodimin e

turistëve të cilët tërhiqen prej ajrit të pastër e të freskët dhe natyrës që e rrethon. Ky hotel është i

përshtatshëm për tu bërë një qendër për zhvillimin e konferencave. Aty mund te organizohen edhe

aktivitete të tjera për vizitorët ku përfshihen edhe shëtitjet me kalë.

Fshati ështeë shumë tërheqës dhe e meriton reputacionin qe gëzon në këtë zonë. Hoteli i cili ndodhet në

qendër të fshatit ofron një eksperiencë kulinare të paharrueshme të lidhur me ushqimet tradicionale të

përgatitura me përbërës të rritur në zonë. Megjithëatë në fshat ka nevojë për organizimin e më shumë

aktiviteteve lidhur me tërheqjen e turistëve dhe vizitorëve si: ture me ecje, ciklizëm, shëtitje me kalë, si dhe

aktiviteteve kulturore.

Boboshtica eshte nje fshat historik i pozicionuar ne fushën afër qytetit te Korcës. Shumë shtëpi të vjetra dhe

kisha akoma ekzistojnë në fshat. Fshati është i njohur tashmë për manat. Manat përdoren nga vendasit për

të prodhuar raki, e cila ka një shije karakteristike dhe preferohet nga vizitorët. Restorantet e fshatit janë të

njohura vecanërisht për korcarët por gjithashtu edhe për vizitorët të cilët kanë shijuar gatimet e

shkëlqyera. Këto restorante janë destinacion primar i cdo turi të organizuar në rajonin e Korcës.

Universiteti "Aleksander Moisiu"

Page 2: VLERESIMI I POTENCIALEVE TURISTIKE  KORCA, Albania :POZITA GJEOGRAFIKE  Turizmi ne Rajonin e Korcës

20

Dardha

Rajoni i Korcës njihet për potencialet e tij turistike, por Dardha mbetet ndër më të preferuarat dhe me joshëset

për pushuesit, për vetë bukuritë dhe prehjen që ofron natyra.

Tashmë ardhja e vizitorëve në Korcë nuk ka dhe aq kuptim nëse nuk viziton këtë pike turistike.

Të panumërta janë burimet me ujë të akullt që konsiderohen si kurative, shtëpitë që janë ndërtuar më gurë

karakteristikë të zonës, cka i shton bukuritë natyrës tërheqëse. Vlen të

përmendet dhe gatimi i byrekut me petë, ose ndryshe i njohur me emrin

Lakrori, që është dhe një ndër specialitetet karakteristike që ofron

Dardha. Turistët e parë, disa prej tyre dhe të huaj shprehen se janë duke

shijuar bukuritë, klimën malore dhe gatimet tradicionale të saj.

Zona e Dardhës është një prej zonave më të vështira në stinën e dimrit

për shkak të reshjeve të dendura të borës, por gjithashtu magjepëse sa

edhe në verë. Njihet gjithashtu dhe si zonat ku ku mikëpritja njihet sapo shkel pragun e një porte.

Bukuritë e Dardhës vizitohen cdo vit nga mijëra vizitorë. Dikush e do Dardhën sidomos në dimër, të

apasionuarit e skive dhe dëbores, që akoma nuk është shkrirë në malin Gramoz.

Me hotelin e ri për turistet, dardharët thonë se janë rreth 40 shtëpi të reja apo të rindërtuara që synojnë

turizmin familjar.

Dardha ndodhet 20 km në jug-lindje të Korçës, në një lartësi prej 1334 metrash mbi nivelin e detit.

Prej kohësh fshati i Dardhës ben pjese në listën e gjatë të destinacioneve turistike të Shqipërise.

Emri Dardhë (nga fruti dardhë) vjen nga nje legjendë, sipas të cilës thuhet se të ikurit qëndronin në një fushë

rreth një peme dardhe dhe e quanin si fusha poshtë dardhës.

Vithkuqi shtrihet në një kodër me pamje shumë të bukur, 26 km nga Korca. Ka një florë dhe faunë të pasur,

vecanërisht me lloje të ndryshme bimësh mjekësore si: caji I malit, trëndafili I egër, bli e shumë të tjera.

Fshati perbehet nga tre pjesë dhe ka një numër të madh monumentesh culture. Kisha e parë është ndërtuar

në shekullin e 12-te dhe në shekullin e 16 fshati kishte 343 familje. Deri në shekullin e 19-te fshati është

shkatërua tre herë. Një e katërta e banorëve te fshatit kanë emigruar gjatë viteve. Ka kisha të tjara

tradicionale, tetë nga të cilat janë rikonstruktuar ose rindërtuar. Kishat kanë pasuri të veprave të hershme

fetare si afreske , disa prej tyre gjenden ne kishën e Manastirit të Shën Pjetrit.

Fshati ka tradita, zakone, folklor dallues nga fshatrat e tjerë. Nga ky fshat kanë dalë figura të njohura, si

piktori i madh Vangjush Mio, i cili njihet si piktori i “njerëzve” i frymëzuar nga peisazhet e Korcës.

Akomodimi në fshat ofrohet nga guesthouse me pak dhoma shtepite e banorëve të zonës. Për tu marketuar

më shumë në sektorin e turizmit, duhet një përkushtim më i madh, kyesisht për në pastrimin e ambjentit për

Universiteti "Aleksander Moisiu"

Page 3: VLERESIMI I POTENCIALEVE TURISTIKE  KORCA, Albania :POZITA GJEOGRAFIKE  Turizmi ne Rajonin e Korcës

21

ta paraqitur atë më mirë.

Fshatrat përreth Liqenit të Prespës u ofrojnë vizitorëve eksperienca të ndryshme turistike të rajonit të

Korcës. Komuna e Prespës e përbërë nga nëntë fshatra gjithsej, shtatë nga të cilat pranë brigjeve të liqeneve

dhe dy në zonat malore. Fshatrat janë kryesishtë të populluara nga minoritetet maqedonase e cila përbën

një vlerë të shtuar për të tërhequr , e cila ka një trashëgimi kulturore të një komuniteti ndryshe nga ai qe

popullon pjesën tjetër të rajonit të Korçës.

Turizmi po fillon të zhvillohet vitet e fundit dhe po ndërtohen disa hotle të vegjël dhe guesthouse për

akomodimin e vizitorëve. Ka pasur edhe emisione televizive në të cilat është folur për këtë zonë dhe kanë

ndikuar në rritjen e numrit të turistëve.

Kjo zonë krenohet me 10 km brigje, pjesërisht shkëmbore dhe pjesërisht ranore të cilat akoma nuk janë

zbuluar dhe përbëjnë një pasuri të madhe turistike.Projekti Italian ka ndikuar në përshtatjen e brigjeve për

turizëm. Zona është shpallur park kombëtar qe në 1994 dhe nuk kanë lejuar të ndërtohen ndërtesa të reja në

gjatësinë prej 200 m nga bregu I liqenit. Interes për të ngritur bizneset e tyre ka pasur edhe nga investitorë

të Shteteve te Bashkuara te Amerikës.

Fshatrat ofrojnë kulturë të vecantë, peisazh të mrekullueshëm, mundësi për tiu gëzuar natyrës përreth dhe

një traditë të mrekullueshme në gatim, të gjitha këto shumë tërheqëse për turistët.Trashëgimia kulturore e

zonës përfshin tetë kisha të ndërtuara në brendësi të shpellave, ndër më të rendësishmet mund të

përmendim Kishën Shën Marisë, e vendosur në ishullin e malit Grad,e cila i përket shekullit të XIV. Pasuri

të tjera me origjinë fetare mund të përmenden kishat Bizantine, rrugët romake, dhe urat. Me mbështetjen e

UNDP-se u planifikua të ndërtohet një museum për periudhën para-historike që nga vitet 7000 BC.

Vizitorët mund të marin varka me qera për të bërë shëtitje, për të peshkuar në liqe por është e nevojshme të

ndihmohen nga ndonjë qe e njeh zonën. Vështirë të gjenden pajisje peshkimi, kështu që ky aspect i turizmit

nuk është i zhvilluar. Zona lidhet lehtësisht me Maqedoninë nga rruga e ndërtuar së fundmi mes dy

vendeve. Ekziston një marëveshje me autoritetet Greke dhe Maqedonase për hapjen e kufijve për të lëvizur

lehtësisht Brenda Parkut të Prespës. Komiteti i angazhuar për këtë gjë mblidhet cdo muaj, për të analizuar

cështje të ndryshme që lidhen me përmirësimin e kushteve në këtë park.

Lini është një fshat tjetër pranë brigjeve të liqenit të Ohrit. Shtëpitë e këtij fshati janë karakteristike. Gjetjet

arkeologjike si mozaikët , dëshmojnë të jenë krijuar që nga shekulli 6-te – 7 –te gjatë sundimit të

perandorit bizantin Justinianit. Për ti mbrojtuar ata, mbahen të mbuluara. Problem mbetet furnizimi me ujë

të pijshëm , gjë e cila ndikon në vizitimin e fshatit nga turistët.

Lini dhe Tushemishti lidhen nga 25 km breg liqenor pasi lë pas Pogradecin.

Vetëm 5 km nga kufiri Maqedonas ndodhet fshati Tushemisht, i përbërë nga 300 shtëpi dhe një kishë e

shekullit të 19-të. Janë ndërtuar disa hotele dhe guesthouse pranë liqenit. Pranë Tushemishtit ndodhet

Universiteti "Aleksander Moisiu"

Page 4: VLERESIMI I POTENCIALEVE TURISTIKE  KORCA, Albania :POZITA GJEOGRAFIKE  Turizmi ne Rajonin e Korcës

22

Driloni i njohur deri në 1990, si vendi ku kalonte pushimet Enver Hoxha . Ndërtesa e përdorur për këtë

qëllim tani është kthyer në hotel. Zona një natyrë shumë të bukur me bimësi dhe burime.

Fshatrat e Kolonjës përfshijnë Rehovën pranë Ersekës dhe Boroës. Rehova është një nga fshatrat

tradicional të Kolonjës prane Malit të Gramozit me shtëpi dhe rrugë të ndërtuara me gurë si dhe një kishe,

që i përket shekullit të 17. Fshati përbëhet nga 120 shtëpi dhe 300 banorë. Fhsati dallohet për traditat në

muzikë dhe zejtari. Kërkohet shumë punë për të ngritur dhe përmirësuar shërbimet, që në këtë fshat të

zhvillohet turizmi vlerësim ky i bërë edhe nga ekspertët.

Borova është fshat tërheqës 10 min në jug të Ersekës. Ndodhet një lapidar për të përkujtuar veteranët e

luftës së dytë botërore. Një urë guri e ndërtuar në fillim të shekullit të 19-te në një kanion është akoma e

ruajtur mirë.

Oferta Kulturore dhe Historike

Rajoni I Korcës njihet në gjithë vendin përtrashëgiminë kulturore dhe historike.

Kishat dhe xhamitë

Ka disa kasha dhe xhami në këtë rajon. Ketu janë të listuara disa prej këtyre ndërtesave të cilat mund të

vizitohen nga turistët.

Katedralja e qytetit te Korcës, kasha Ortodokse më e madhe ne Shqipëri.

Kishat e Voskopojës n( Shën Maria shekulli 18, Shën Nikollit shekulli 18, Manastiri I Shën Johanit shekulli

17)

Manastiret e Vithkuqit dhe Voskopojës

Kisha e Shën Mërise në ishullin e malit të Grandit, Liqeni I Prespës

Xhamia në qytetin e Korcës – ndërtesa më e vjetër në qytetin e Korcës

Kisha e Shën Petërit dhe kasha e Shën Thanasit në Dardhë

Poetët, shkrimtarët dhe piktorët

Trashëgimia artistike, letrare dhe intelektuale e rajonit të Korcës është e mirënjohur edhe jashtë kufijve.

Shkrimtarët dhe poetët më të njohur janë:

Theofan Noli (Fan), me origjinë nga Erseka,një nga poetët Shqipëtar më të njohur , ka shërbyer si

kryeministër i Shqipërisë dhe si regjent në 1920. Ishte një ndër themeluesit e kishës Ortodokse.

Qendra kulturore Fan Stilian Noli e qytetit të Korcës paraqet programe artistike dhe kulturore, ajo ka një

kapacitet prej 400 vendesh.

Sterio Spase ishte një poet nga Prespa, shkrimtar me origjinë maqedonase.Ilindeni , I biri është gjithashtu

Universiteti "Aleksander Moisiu"

Page 5: VLERESIMI I POTENCIALEVE TURISTIKE  KORCA, Albania :POZITA GJEOGRAFIKE  Turizmi ne Rajonin e Korcës

23

një shkrimtar I njohur në Shqipëri dhe Maqedoni.

Pogradeci ka shkrimtarë të njohurdhe njihet si “Qyteti I Poetëve”

Këtu përfshihen poeti Lasgush Poradeci dhe shkrimtari Mitrush Kuteli

Piktori I njohur per peisazhet e bukura te Pogradecit Vangjush Mio ka lindur në Vithkuq më 1891. Ai

njihet edhe si “Artist I Popullit”

Muzeumet

Korca ka pesë muzeume: Muzeu I mesjetar I Artit me 7000 ikona, muzeu më I madh I ikonave në Ballkan,

muzeu arkeologjik (jeta parahistorike e rajonit); Muzeu I Arsimit I vendosur në katin e dytë të shkollës së

parë Shqipe; Shtëpia e piktorit natyralist Vangjush Mio dhe muzeu I Artit Oriental “Bratko”. Muzeu

etnografik I Ersekës, paraqet historinë e zonës. Pranë Kamenicës, ndhodhet një muze interesant ku

paraqiten gjetje të ndryshme të periudhës Ilire.

Qendrat arkeologjike dhe kështjellat

Zona ka disa vende arkeologjikesi:

Varrezat e Kamenicës, me zbulime të bëra së fundmi ku paraqiten strukturat e varrimit të ilirëve. Ritual dhe

jeta e një komuniteti që ka jetuar mes shekullit 13 dhe 6 BC.

Vendbanimet Neolitike që I përkasin shekullit (6 BC)

Varrezat e Selcës shekulli I 4C

Ruga romake 'Egnatia'

Ura e Golikut - Apostulli Paul paraqitet duke ecur mbi një urë në rrugën për

Konstandinopojë

Gërmimet arkeologjike të zbuluara në qytetin e Pogradecit I përkasin shekullit të 5 C dëshmojnë për një

vendbanim të hershëm ilir

Mozaiku në Lin, shekulli 5 të - 6 te para krishtit

Mbetet e një kështjellë e ndërtuar mure e paraqë nga shekulli i 5-të dhe shekullit 11-të,

e vendosur në kodrën sipër Pogradecit.

Festivalet dhe aktivitetet kulturore

Rajoni njihet për zhvillimin e festivaleve dhe aktiviteteve kulturore- vecanërisht qyteti I Korcës që ndryshe

e quajnë si “Qyteti I Festave”. Në pjesën tjetër të rajonit zhvillohen panaire dhe aktivitete të tjera.

Universiteti "Aleksander Moisiu"

Page 6: VLERESIMI I POTENCIALEVE TURISTIKE  KORCA, Albania :POZITA GJEOGRAFIKE  Turizmi ne Rajonin e Korcës

24

Festat Popullore

Voskopoja (24 Qershor Shën Prodhom)

Dita e festës në Kishën e Mborjes (40 ditë pas Pashkëve)

Vithkuq Shën Peter. Panair (29 Qershor)

Dardha Shën Maria (16 Gusht)

Prespa (Krishtlindje, Janar 7-9) Viti I Ri (14 Janar)

Prespa Festivali Folklorik (11 Tetor)

Prespa, Java kulturore e verës (2-10 Gusht)

Prespa, Dita e verës, Dhjetor

Pogradec European Festival of Marionettes “Xinxifilo” (17-25 Janar)

Pogradec, Dita e Liqenit të Ohrit (21 Qershor)

Pogradec, Nata Poetike (21 Qershor)

Pogradec, Nata Poetike e Vjeshtës:Tetor

Pogradec, Festivali I Verës(Dhjetor 11 – 12)

Pogradec, Njerëzit më të suksesshëm të vitit (Dhjetor 29)

Pogradec, Hapja e sezonit turistik (Qershor 20)

Kolonja, Festivali I Shën Nikollës dhe fshatit Vodica. 6 Dhjetor 20 Maj

Kolonja Festivali I Shën Pjetritnë fshatin Rehovë. 29 Qershor

Dita e Kolonjës së nderimit të dëshmorëve të Borovës. 6 Korrik

Diplomimi në shkollën e lartë të Kolonjës. Korrik, ndryshon data

Disa aktivitete të qytetit të Korcës

Maj

17 Maj “Zëra Serenatash"- Koncert me këngëtarë profesionistë Qendra Kulturore

Vangjush Mio

20 Maj "Pranvera" - ekspozitë pikture - Qendra Kulturore Vangjush Mio

30 Maj "Protagonistët 2008", - Teatri A. Z. Çajupi

Qershor

1 Qershor Të festojmë së bashku; Parku Rinia

7, 8, 9 Qershor Panairi i librit, “Korca 2009” Biblioteka Thimi Mitko

21 Qershor Karnavalet e Korcës, ne qendër të qytetit

25 Qershor – 6 Korrik Simpoziumi “Skulptura e parkut”, Parku Rinia

Qershor-Korrik Fundjava e muzikës, cdo fundjavë Qershor-Korrik

Universiteti "Aleksander Moisiu"

Page 7: VLERESIMI I POTENCIALEVE TURISTIKE  KORCA, Albania :POZITA GJEOGRAFIKE  Turizmi ne Rajonin e Korcës

25

Korrik

21-25 Korrik Java e kinemasë

Gusht

Gusht Festivali I Birrës

Gusht Festivali Rokut

Shtator

7 Shtator Festa e byrekut, Kodrat e qytetit

22- 29 Shtator Java kulturore

23 Shtator Ekspozita e pikturës, Qendra kulturore “Vangjush Mio”

29 Shtator Dita e trashëgimisë kulturore- Hyrje e lirë për vizitorët në muze dhe

galerinë e arteve

Tetor

25-28 Tetor Grupi ndërkombëtar i artistëve figurative, Qendra kulturore Vangjush Mio

Nëntor

28 Nëntor Dita e pavarësisë

29 Nëntor Dita e Clirimit

Dhjetor

1 Dhjetor Fundi i vitit/ Festat e Krishtlindjeve

20 Dhjetor Konkursi kombëtar i artistëve figurative, qendra kulturore “Vangjush Mio”

30 Dhjetor Ekspozita e piktorit të vogël, qendra kulturore “Vangjush Mio”

Kuzhina

Gatimet Korcare njihen për cilësinë e lartë. Fshatrat përgjatë bregut të liqenit ofrojnë gatimet e peshkut si:

trofta Koran, Belushkën e argjendtë, Krap dhe Marenë, të cilat gjenden vetëm në liqenin e Prespës.

Gatimet e tjera bazohen në prodhimet bujqesore dhe blegtorale të vendit.

Disa nga gatimet kryesore: Byrek i pjekur në zjarr, Lakrori (byrek me miell misri),

Byrek; makarona dimri; Dromka (makakrona të përgatitura në shtëpi), Petka, pastërma, kërmij të skuqur,

kërpurdha, tërhana, fruta të thata, mjalt, recelëra, kulec etj.

Rajoni njihet për prodhimin e verës dhe rakisë, vecanërisht vreshtaria e Leskovikut.

Muzika, Vallet dhe Folklori

Universiteti "Aleksander Moisiu"

Page 8: VLERESIMI I POTENCIALEVE TURISTIKE  KORCA, Albania :POZITA GJEOGRAFIKE  Turizmi ne Rajonin e Korcës

26

Rajoni i Korcës, qyteti i Korcës në vecanti, lidhet me Serenatat e famshme që njerëzit shkojnë edhe nga

vendet e tjera për ti dëgjuar- vecanërisht të luajtura në skenën e klubit të parkut. Muzakantët me mandolin

janë një tjetër arsye që e vecon këtë rajon nga të tjerët. Ata mund ti gjesh duke u rënë mandolinave ditët e

festave në sheshet e qytetit. Çdo zonë ka muzikën dhe folklorin e vet, valle me kostume dalluese. Ka zejtarë

të shkëlqyer dhe specialitete vendore si qilima të punuar me dorë dhe batanije, thurje dhe qëndisjet që vihen

re në kostumet popullore të Pogradecit dhe kostumet popullore të Dardhës, pelhura për mbulesat e

tavolinave, enët prej argjile.

Turizmi i bazuar në aktivitete ( festa lokale dhe aktivitete )

1.Festa e verës. Qyteti i Pogradecit historikisht ka pasur një jetë aktive dhe dinamike për pasojë është

edhe qyteti që ka dhe mbart tradita të shumta me vete. Në shekullin e XIX qyteti i

Pogradecit quhej, “Qyteti i 11 Mullinjve” sepse përgjatë “Lumit të madh të qytetit”, siç e quante

Lasgush Poradeci, dhe deri në luginën e Katielit, shtriheshin 11 mullinj. Qyteti është shquar për

teknikën e lartë të punimit të varkave, në peshkim, në gëdhendjen e gurit

dhe në ndërtimtari, në pemtari (ku një pjesën të madhe e ka zënë kultivimi i gështenjave ).

Pogradeci historikisht është marrë me kultivimin e vreshtave dhe varietete të ndryshme të rrushit

dhe kanë prodhuar me një teknologji të lartë rakinë dhe verën. Qytetarët e tij kanë prodhuar me

mjeshtëri të rrallë dhe në mënyrë artizanale shumëllojshmëri verërash në bodrumet e shtëpive të

tyre, duke i kthyer në kantina. Butet e verës në kantinat e tyre arrinin deri në 50kv dhe me

lartësinë e tyre arrinin deri në tavanin e kantinës. Ato ishin prej druri dhe punoheshin me dru

Robulli ose Dushku. Familjet që janë marrë me prodhimin e verërave janë të shumta. Këto

familje kanë prodhuar edhe shumëllojshmëri pijesh të tjera, ku dallon pija e rakisë, e cila

prodhohej nga rrushi, mani, kumbulla etj.

Qyteti sot ka si prioritet zhvillimin e turizmit dhe njohjen e vlerave turistike të qytetit edhe në

sezonin dimëror, peisazhet e mrekullueshme me dëborë, liqenin e “egërsuar” nga dallgët dhe

njohjen e vlerave tradicionale pogradecare. Bashkia e qytetit Pogradec, në vazhdimësi të traditës

pogradecare të prodhimit të verërave, organizon atmosferën festive në qytet për konkursin dhe

promovimin e verës më të mirë pogradecare në “Festën e Verërave ”. Prodhimi i verës së bashku

me vreshtarinë janë disa nga traditat dhe zakonet e shumta të jetës së përditëshme të qytetit të

Pogradecit, nga kohët më të hershme (diçka që tregohet edhe në mozaikun e Linit) dhe deri në

ditët e sotme.

Bashkia e qytetit Pogradec në kuadër të ruajtjes dhe zhvillimit të vlerave kulturore,

traditave dhe zakoneve pogradecare dëshiron që festa e verës pogradecare të ketë një shtrirje më

tepër se lokale duke u përpjekur që përveç traditës së prodhimit të verërave të bëjë të njohur edhe

ngrohtësinë e mikpritjes, dashamirësinë dhe pjesazhet e bukura natyrore të Pogradecit në stinën e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

Page 9: VLERESIMI I POTENCIALEVE TURISTIKE  KORCA, Albania :POZITA GJEOGRAFIKE  Turizmi ne Rajonin e Korcës

27

dimrit. Kjo festë në këtë qytete bën të mundur:

1. Promovimin dhe zhvillimin e turizmit në të katër stinët e vitit nëpërmjet promovimit të vlerave qytetare.

2. Ruajtja dhe forcimi i traditës përmes organizimit të festës së verërave si një festë tradicionale e

qytetit.

Përfituesit e këtij evenimenti janë:

1.Banorët e qytetit të Pogradecit, të rajonit dhe mbarë vendit.

2.Institucione dhe biznese të ndryshme lokale, rajonale dhe kombëtare.

Kjo festë ka për qëllim: Promovimin dhe zhvillimni i turizmit në të katër stinët e vitit nëpërmjet

promovimit të vlerave qytetare. Zhvillimi i bisnesit vendas dhe rajonal. Inkurajimi për ruajtjen e traditave

dhe vlerave të qytetit të Pogradecit edhe nga brezat pasardhës e pritshme janë : Promovimi më i gjerë i

turizmit të Pogradecit edhe në stinën e dimrit.Njohja e traditave nga brezat pasardhes. Rritja e të ardhurave

për prodhuesit e vegjël artizanalë të verërave përmes promovimit të produkteve të tyre dhe gastronomise

vendase të traditës.Më shumë vizitorë në qytet. Por e gjitha kjo festë tradicionale tashmë kërkon edhe një

buxhet të posacëm nga ana e pushteti lokal

Bukuritë natyrore

Rajoni i Korcës ka një pasuri të madhe me bukuri natyrore, ku përfshihen liqenet e famshme dhe malet e

larta.

Liqenet

Liqeni I Ohrit një nga më të vjetrit në Europë sëbashku me atë Baikalit në Siberi, ka ekosistem të vecantë,

në të rriten rreth 200 specie endemike.Është liqeni më I thellë në Europë me 288 m thellësi. Ka hyrë në

hartën e trashëgimisë natyrore botërore të UNESCO që në 1979. Sipërfaqja e saj është358 km², dhe me një

bregliqenor prej 87,53 km, nga të cilat 31,54 km janë në Shqipëri dhe pjesa tjetër I përket Maqedonisë.

Pogradeci dhe rrethinat e tij është një ndër destinacionet kryesore turistike për rajonin e Korcës, I cili ka

tërhequr që më herët vizitorët e kohës së lirë. Fatkeqësisht kohët e fundit kjo zonë ka pësuar dëmtime, për

të cilat duhet në ndërhyhet.

Liqeni I Prespës ka një sipërfaqe prej 285 km² nga 49,5 km² në Shqipëri. Faktikish janë dy liqene në zonën

e Prespës (Prespa e vogël dhe Prespa e madhe) të cilat ndahen me Greqinë dhe Maqedoninë. Është liqeni

më I madh në Ballkan, në lartësinë 853 m. Ai ka disa ishuj, duke përfishrë edhe malin e Gradit, I cili

ndodhet përballë fshatit Liqenas. Janë rreth 39 specie endemike që lidhen me liqenin e Prespës. Liqeni I

Prespës së vogël në veçanti ka qenë më I favorshëm përmbarështimin e ekosistemeve ligatinore dhe të

Universiteti "Aleksander Moisiu"

Page 10: VLERESIMI I POTENCIALEVE TURISTIKE  KORCA, Albania :POZITA GJEOGRAFIKE  Turizmi ne Rajonin e Korcës

28

rezarvave ushqimore për llojet e rralla të shpendëve të ujit. Flora në rajon është e bollshme me më shumë se

1500 specie bimore.

Egzistojnë dëmtime dhe reziqe të ndryshme nga derdhja dhe grumbullimi i mbeturinave pranë brigjeve të

liqenit nga dy fshatra, të cilat vënë në rrezik mbijetesën e kësaj flore dhe faune kaq të pasur. Po punohet për

të përmirësuar gjendjen, si dhe për të përshtatur ambjentet për pushuesit. Ka mundësi për peshkim,

megjithëse është e vështirë të gjenden mjete peshkimi. Vështirësi për të peshkuar ka jashtë sezonit Maj-

Korrik.

Parqet Kombëtare

Parku kombëtar i Gërmenjit dhe pasuritë natyrore me sipërfaqen prej 7 300 ha kanë faunë të pasur me arinj,

ujqër dhe drerë. Ky park ndodhet në rrethin e Kolonjës, në jug të rajonit të Korcës. Në planin e menaxhimit

të turizmit të hartuar më parë për këtë park, është propozuar organizimi I pikniqeve dhe ecjeve në natyrë

për turistët.

Parku Kombëtar i Prespës i krijuar në 1999 për rehabilitimin, mbrojtjen dhe të qëndrueshmërinë e

ekosistemeve ujore dhe tokësore të Liqeneve të Prespës. Ajo ka një sipërfaqe

prej 27.750 ha dhe është parku më i madh në vend.Fshati i Goricës është qendra ku jetojnë edhe punonjësit

e parkut.Në këtë park gjenden disa ekosisteme. Parku ndodhet në një

zonë malore me shpella dhe pyje ku mund të zbulohet një florë shumë e pasur me 1.500 lloje bimësh të

cilat shfrytëzohen për një shumëllojshmëri përdorimi (mjekësi, aromatik, si për ngjyrosje pëlhurash ...).

Pelikani dalmat është një nga speciet e rralla që jeton në këtë park. Megjithatë, nga pakujdesia, disa lloje

kafshësh janë zhdukur - arinjtë, ujqërit (nga gjuetia), dhe derrat e egër. Ka disa shpella interesante për të

eksploruar,si shpella Zavër e cila përshkohet nga një rrjet ujrash nëntokësore dhe shpella të Trenit e cila ka

qenë e banuar në kohët neolitike.

Parku Kombëtar i Drenovës ka faunë të pasur me: arinj fazane etj. Njihet edhe për lajthitë, pemët e selvive,

ahut dhe pishave të egra.

Malet, lumenjt, shëtitjet dhe pikniqet

Mali I Gramozit për nga lartësia në vendin tonë e përfshin rrethi I Kolonjës në jug të Rajonit të Korcës. Pasi

një udhëtimi prej katër orësh nga Erseka deri në maje të malit mund të shijohen pamje të mrekullueshme të

dy liqeneve akullnajorë dhe rrugës mund të vizitohet edhe një ujvarë spektakolare.Lumi I Osumit ofron

aktivitete si: not, peshkim, shijimin e ushqimeve dhe gatimeve tradicionale të shërbyera në restorantet e

zonës.

Pranë qytetit të Korcës ndodhet mali i Moravës ku mund të bëhet ski. Zona e skiimit ndodhet pranë hotel

academia të Voskopojës, një hoteli në Dardhë dhe hotelit Kristal në Korcë.

Universiteti "Aleksander Moisiu"

Page 11: VLERESIMI I POTENCIALEVE TURISTIKE  KORCA, Albania :POZITA GJEOGRAFIKE  Turizmi ne Rajonin e Korcës

29

Disa ofrues shërbimesh organizojnë aktivitete në natyrë për klientët e tyre. Hotel Akademia ofron për

grupet e studenteve aktivitete si kalërim dhe ski.

Ndërkohë kampet dhe qendrat e konferencave ofrojnë kampingje verore për të rinjtë. Aktivitete të tjera që

mund të zhvillohen: ngjitje në shkëmbinj, kanoe, gjuajtje me hark, prodhime artizanale. Taverna e peshkut

e cila ndodhet në mes të Ersekës dhe Leskovikut ofron shëtitje e udhetim me kuaj për të eksploruar natyrën

e Parkut kombëtar të Gërmenjit të ndihmuar nga një udhërëfyes (shoqërues).

Turizmi Qytetar

Qyteti I Korcës

Ndërtuar mbi renoja Ilire,qyteti I Korcës ndodhet në ultësirën e maleve të Moravës në lartësinë 896 m. Ka

një popullsi prej……….. (60 000) banore. Qyteti shtrihet në një fushë pjëllore, e cila luan rol të

rëndësishëm ne ekonominë e zonës, njihet si zonë me rendiment të lartë në prodhimin e grurit.

Përvec kësaj është e specializuar në përpunimin e tekstileve, prodhimin e birës me të famshmen bira Korca

si dhe perpunimin e sheqerit. Malet përreth kanë pasuri minerale të konsiderueshme.

Pushtimet e hershme kanë lënë gjurmët e tyre në qytet. Arkitektura e qytetit reflekton periudha të ndryshme

të së shkuarës. Periusha e pushtimit Osman deri në shekullin e 19-të karakterizohen tek arkitekturat me

ballkon të qytetit, qyteti ishte qendër e rëndësishme tregtie me system urban të zhvilluar si dhe me Pazar të

ndërtuar.

Periudha e mëvonshme sollën dyqane, ndërtesa administrative, oborre dhe parqe, kangjella hekuri

dhe ndërtime me pjesë mermeri në qytet. Në fillim të shekullit të 20-qyteti ishte pushtuar

nga grekët, si dhe francezëtt.Pushtimi katër vjeçare të qytetit nga Franca në mes të 1916 dhe 1920 gjatë

Luftës së Parë Botërore ndikoi në arkitekturën e ndërtesave. Në ditët e sotme një shkollë Franceze po

operon në qytet realizohen shkëmbime kulturore me institucionet Franceze. Në fakt qyteti njihet si 'Parisi I

vogël'. Korça Qyteti është i lidhur me historinë, sofistikimit dhe kultura të cilat janë të përfaqësuara mirë

nga muzetë e saj pesë, duke përfshirë kishat katedrale e madhe në Shqipëri dhe ndërtesa më e vjetër

kulturore në qytet, Mirahori Qyteti I Korcës lidhet me historinë dhe kulturën të cilat vihen re të mirë

prezantuara nga pesë muzeumet e tij, ku përfshihen kishat, katedralen më të madhe në Shqipëri , ndërtesa

kulturore më e vjetër në qytet por edhe xhamia e Mahorit. Qyteti të fal një ndjesi të vecantë, e cila lidhet me

bulevardet kozmopolitane në qendër e vecanërisht Bulevardi Republika me rrugica me kalldrëm me gurë.

Korça njihet si qyteti i cili ka mbrojtur karakteristikat e tij pavarësisht nga dëmet e shkaktuara

Universiteti "Aleksander Moisiu"

Page 12: VLERESIMI I POTENCIALEVE TURISTIKE  KORCA, Albania :POZITA GJEOGRAFIKE  Turizmi ne Rajonin e Korcës

30

gjatë periudhës komuniste dhe ndërtimitet e kohëve të fundit, të cilat nuk përshtaten pjesën arkitetkturën e

mëparshme.

Megjithëse qyteti ka potencial të madh për turizëm, nuk ofron rehati të mjaftueshme për turistët. Mungon

promocioni I produkteve turistike, ambjentet e vizitueshme janë të vizitueshme vetëm gjatë orarit zyrtar,

restorante nuk gjenden lehtësisht dhe menutë nuk ofrohen në një gjuhë tjetër përveç shqipes.

Pogradeci

Qyteti I Pogradecit është i dytë më i madh në rajon, pranë brigjeve të liqenit të Ohrit. Për shkak të mjedis

të bukur, çdo vit ajo merr numrin më të madh të turistëve në rajon. Është qytet I vjetër historia shkon pas

në vitet 6000 para Krishtit, I banuar nga fise të ndryshme të cilat kanë gjurmët e tyre. Në qytet gjendet një

kështjellë e shekullit të pestë. Qyteti njihet për traditat kulturore dhe artin e vecantë ndryshe njihet si

'Qyteti i Poetëve'.

Një rrugë këmbësorësh i është shtruar qytetit , ndërtuar pranë brigjeve të liqenit , brigjet e liqenit po

pastrohen nga mbeturinat për të ofruar ambjente shplodhëse përgjatë plazhit me rërë.Qyteti ka numrin më të

madh të hoteleve për këtë rajon ku turistët mund t`iu gëzohen restoranteve dhe bare. Kuzhina e zonë është

veçanërisht mire njohur, sidomos trafta e Koranit.

Tabela Të dhëna statistikore për numrin e turistëve në Pogradec

Viti Nr I turistëve gjatë gjith vitit

2007 50.200

2008 60.130

2009 70.200

2010 100.000

2011 102.000

2012 150.000

Për fat tëkeq këto të gdhëna nuk janë të sakta pasi metoda e mbledhjes së tyre le për të dëshiruar.

Dy janë metodat kryesore për mbledhjen e këtyre tëdhënave : 1.Numurimi i hyrjeve në doganën

kufitare të këtij vëndi ( dogana e fshatit Tushemisht) 2.Numurimi i bërë mbi

bazë të qëndrimeve në hotele.

Të dyja këto metoda kanë mjaft anë nëgativë duke filluar me metodën e pare, llogaritjet e bëra

me këtë metodë nuk janë domosdoshërisht të sakta sepse kalimi ne një kufi doganor nuk do të

thotë se të gjithe këtë kalimtar janë të destinuar për të bërë pushime në qytetin e Pogradecit, ata

Universiteti "Aleksander Moisiu"

Page 13: VLERESIMI I POTENCIALEVE TURISTIKE  KORCA, Albania :POZITA GJEOGRAFIKE  Turizmi ne Rajonin e Korcës

31

mund të shpërndahen në qytete të ndryshme në Shqipëri, dhe ana tjetër negative është së një

individ mund të kalojë disa herë në muaj në këtë pikë kufitare dhe kjo numurohet sërisht. Metoda

e dyte gjithashtu ka mjaft anë nëgative sepse: 1. Jo të gjithë turistët mund të qëndrojnë në

Pogradect ata mundt të jënë thjesht ekskursjonist dhe matja e këtyre të fundit nuk mund të bëhet

me netëqëndrimi 2.Jo të gjitha hotelet dhe njësitë e tjera akomoduese mbajnë një rregjistër të të netë

qëndrimeve të klientëve. 3Turistët të cilët akomodohen në shtëpi të cilat lëshohen

me qera nuk figurojnë të rregjistruar.Për të ndryshuar këtë situatë duhet që një grup i posacëm dhe i

specjalizuar në këtë fushë të kryejë një studim të mirfilltë. Kjo do të silltëjo vetëm shifra të sakta për

turistët të cilët frekuentojnë këtë destinacjon për pushimet e tyre por gjithashtu do të ndihmonte mjaft në

hartimin e politikave të posacme për këtë zonë.

Erseka

Erseka qyteti i tretë i rajonit të Korcës, si dhe qyteti i rrethit të kolonjës. Ndodhet pranë malit të Gramozit

në lartësinë mbi 1000 m gjë e cila e bën qytetin me lartësinë më të madhe mbi nivelin e detit ne vend.

Zhvillimi ekonomik bazohet kryesisht tek agrokultura dhe njihet vecanërisht për mollët dhe mjaltin. Erseka

ka një histori me të cilën ajo krenohet, shumë patriotë dhe intelektualë e kanë origjinën nga ky qytet. Mes të

tjerëve shquhen Fan Noli dhe Jani Vreto. Qyteti ka muzikë, valle dhe veshje karakteristike të cilat dallohen

lehtësisht nga pjesa tjetër. Qendra kulturore Fan Noli shfaq aktivitete artistike dhe kulturore përgjatë vitit.

Është një qytet i qetë me njerëz miqësor dhe shërben për të vizituar rrethin e bukur të Kolonjës.

Mundesitë akomoduese turistike që ofron Rajoni i Korcës

Deri më sot turizmi është industria e dytë në këtë rajon, përvec pogradecit. Nuk ka ndonjë studim të

mirefilltë për këtë sektor. Megjithatë në zonë gjenden këto mundësi për tu shfrytëzuar nga turistët:

Qyteti i Korcës 9 hotele, 600 shtretër

Pogradeci 27 hotele, 900 shtretër, 10 guesthouse dhe apartamente me qera

Erseka 3 hotele, 57 shtretër, 7 guesthouse

Zona e Prespës 2 hotele, 25-30 shtretër, 30 guesthouse

Voskopoja 2 hotele, 300 shtretër, 15 guesthouse

Dardha 2 hotel, 100 shtretër, 10 guesthouse

Vithkuq 5 guesthouse

Universiteti "Aleksander Moisiu"

Page 14: VLERESIMI I POTENCIALEVE TURISTIKE  KORCA, Albania :POZITA GJEOGRAFIKE  Turizmi ne Rajonin e Korcës

32

Rajoni ka restorante të shkëlqyer dhe disa fshatra të ofrojë kuzhinë unike. Ka pak agjent udhëtimi në

qytetin e Korçës dhe Pogradecit. Agjensi udhëtimi ka në qytetin e Korcës dhe të Pogradecit.

TURIZMI AKTUAL NË RAJONIN E KORCËS

Tregu turistik actual në rajonin e Korcës

Pak të dhëna ka mbi të dhënat e tregut turistik që vizitojnë rajonin e Korcës. Disa të dhëna janë siguruar

nga strategjitë e mbështetura nga GTZ-ja por megjithatë edhe këto të dhëna nuk reflektojnë realitetin.

Gjithësesi madhësia e tregut turistik që viziton rajoni e Korcës mund të v;lerësohet duke tërhequr

informacion nga operatorët turistik, hotelierët dhe agjentët turistik, të cilët mund të japin edhe pikëpamjet e

tyre për të arritur një segmentim real. Eshtë e nevojshme që në rajon të funksionojë një system statistikor

solid për të kuptuar ku shkojnë dhe nga vijnë turistët , profilin dhe sjelljen e tyre.

Tregu I brendshëm(që përfshin Kosovën, Maqedoninë dhe shqipëtarët që jetojnë në Greqi)

Ky është sigurisht segmenti më I madh turistik I rajonit të Korcës, I cili tërhiqet nga motive të ndryshme.

Turizmi I kohës së lirë I fokusuar rreth liqenit të Ohrit dhe Pogradecit është një destinacion sidomos gjatë

stinës së verës. Në rritje ky treg po vjen edhe për shkak të zbulimit të potecialeve turistike që kanë fshatrat

rreth liqenit të Prespës, gjithashtu edhe shijimit dhe kënaqësisë që të ofron kulinaria vendase, klima e mirë

dhe ajri I pastër si dhe zhvillimit të aktiviteteve në natyrë. Gjithajshtu arsye për tërheqjen e turistëve dhe

vizitorëve vendas janë edhe festivalet dhe panairet të zhvilluara vecanërisht në qytetin e Korcës dhe

Pogradecit këto vitet e fundit.

Këto festival dhe panaire po fitojnë një reputacion të madh në të gjithë vendin, vlen të përmendim: festën e

birrës Korca e cila këtë vit tërhoqi një numër të madh vizitorësh .

Nje numer I konsiderueshëm vizitorësh përbëjnë të rinjtë, grupet e nxënësve, mosha e mesme dhe

pensionistët, të cilët vijne për të takuar të afermit ose shokët, biznesmenët nga vende të tjera si Tiaran,

gjithashtu kalojnë fundjavat në eksursione duke shijuar natyrën e bukur të rajonit të Korcës. Pra sic shiheht

janë disa lloj tregjesh të cilët shijojnë kombinime të ndryshme të aseteve turistike te këtij rajoni.

Në të njëjtën kohë janë disa tregje , të cilët nuk bejnë pjesë tek tregu I brendshëm por që përdorin të njëjtat

mundësi. Këtu përfshihen shqipëtarët e Kosovës dhe Maqedonisë si dhe shqipëtarët që jetojnë në Greqi ku

kanë lëvizur për të punuar dhe disa prej tyre kanë blerë një shtëpi tjetër në Shqipëri. Sipas të dhënave janë

rreth 600 000 Shqipëtarë të emigruar në Greqi. Të dhënat tregojne se Maqedonia është gjeneruese e një

tregu të madh turistët e cila pasohet nga Kosova. Pas luftës së Kosovës shumë prej tyre I mbajnë lidhjet me

mikëpritësit, ku ata u strehuan gjatë luftës. Mundësitë që ofron Rajoni I Korcësa dhe cmimet e favorshme e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

Page 15: VLERESIMI I POTENCIALEVE TURISTIKE  KORCA, Albania :POZITA GJEOGRAFIKE  Turizmi ne Rajonin e Korcës

33

kanë rritur numrin e turistëve të këtyre tregjeve. Ka turistë të komuniteteve Shqipëtare qe jetojnë në viset e

Ballkanit, nga 7 milion Shqipëtar që jetojnë në Ballkan vetëm gjysma e tyre jetojnë në shqipëri.

Disa nga arsyet që emigrantët kthehen në Shqipëri, sipas intervistave të bëra, janë:

Vizita tek miqtë dhe të afërmit,

Motive personale- për të mbajtur lidhjet, ndjehen pjesë e një komuniteti

Vetëvlerësim- për tëverifikuarr pozitën shoqërore të cilës I përkasin

Arsye shëndetësorë- përkujdesje shëndetësore më pak të kushtueshme

Kombinimi I pushimeve me vizitën e miqve dhe të afërmve.

Ka rendësi fakti se këto janë verifikuar tashmë si tregje potencial të ditëve të sotme por edhe për të

ardhmen.

Shqipëtarët që jetojnë në vende të tjera

Këtu përfshihen shoqëritë shqiptare të SHBA-së, Kanadasë, Gjermanisë, Anglisë, Italisë, Australisë dhe

Lindjes së Mesme. Mendohet që rreth 1,8 milion shqipëtar jetojnë jashtë. Ky komunitet i përket

emigrantëve të periudhës së viteve 1930 dhe 1940 të cilët e kanë të trashëguar informacionin për Shqipërinë

brez pas brezi. Ky grup nuk flet shqip ose flsin shumë pak dhe e njohin Shqipërinë vetëm nga kujtimet e të

afërmve. Grupi tjetër janë emigrantëve e viteve 1990 e deri sot. Një pjsë e tyre i kanë akoma të afërmit dhe

miqtë në Shqipëri, motiv i cili i shtyn ata kryesisht për tu kthyer në atdhe. Pikërisht, kjo pjesë gjenë

mundësinë për të blerë një shtëpi të dytë në Shqipëri, kryesisht në zonën nga kanë origjinën. Emigruar për

arsye ekonomike, ata vijnë nga fusha të ndryshme të jetës ku paguhen pak dhe nuk punojnë në fushën për të

cilën janë kualifikuar dhe aftësuar por përpiqen të mundësojnë një jetesë më të mirë për vete dhe familjet e

tyre.

Shqipëtarët e Amerikës dhe Kanadasë

Ky është edhe tregu më i madh, i cili vjen nëpërmjet:

lidhjeve me shoqatat dhe organizatat( këshilli Amerikano- Shqipëtar, organizatave (dmth. Këshilli

Kombëtar Shqiptaro Amerikan,Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Rrjeti i Informacionit shqipëtar

Frosina, Organizata e Grave Amerikane,Shoqëria Shqipëtare- Amerikane në Massachusetts ...

Një listë e organizatave shqiptare amerikane mund të gjenden në ëeb në vijim

http://ëëë.naac.org/partner.php faqe),

media ndërkombëtare në gjuhën shqipe (dmth. TV - TV Shqiptare Kultura -, gazetat,

Universiteti "Aleksander Moisiu"

Page 16: VLERESIMI I POTENCIALEVE TURISTIKE  KORCA, Albania :POZITA GJEOGRAFIKE  Turizmi ne Rajonin e Korcës

34

radio - Radio Shqip - dhe Internet),

Shkollat në gjuhën shqipe si ajo e Bostonit dhe specialistët e operatorëve turistikë.

Madhësia e tregut është e vështirë të vlerësohet pasi ka pak informacion në lidhje me këtë.

Përqendrimi më i madh i amerikanëve shqiptar është në zonat e Neë York dhe Boston në

SHBA. Është vlerësuar se ka 200,000 amerikanë shqiptarë në zonën e Nju Jorkut 12

dhe shqiptare Massachusetts Shoqëria Amerikane shpjegon se momentalisht janë përafërsisht 30 000

Shqipëtarë të vendosur në Masacuset. Pjesa më e madhe shqipëtarëve në Kanada gjenden në Toronto ose

Montreal.

Shqipëtarët e SHBA-së dhe Kanadasë janë pozicionuar mirë në shoqëri. Amerikano Shqipëtarët e famshëm

duke përfshirë vëllezërit Belushi, Xhimi dhe Xhoni , me origjinë shqipëtare , pikërisht nga rajoni i Korcës

(Xhim Belushi po investon në rajon); Joseph Dio Guardi- ish kongresmen amerikan etj.

Një listë me shqipëtar0 Amerikan të famshëm, mund të gjenden në këtë adresë ëeb:

Shqipëtarët e vendosur në shtete të tjera të botës

Gjatë valëve të emigrimit para dhe pas rregjimit komunist shqipëtarët janë shpërndarë nëpër botës. Në

përgjithësi ata I mbajnë lidhjet me njëri –tjetrin, por në të njëjtën kohë ato bashkëpunojnë me shoqatat dhe

oragnizatat e shumë vendeve ku ka komunitete shqipëtare.

Mendohet se janë 1 milion shqipëtarë që jetojnë në vende të ndryshme të Europës si: Anglia, Zvicër, Suedi,

Itali, Austri dhe Francë. Ashtu si shqipëtarët e Greqisë e dhe këto kthehen në shtëpi për të vizituar miqtë

dhe tyë afërmit për pushime.

Lindja e Mesme ka një numër të konsiderueshëm shqipëtarësh që kanë lëvizur për të jetuar atje dhe mbajnë

lidhje me shoqatën shqipëtare të vendosur në Dubaj.

Ky treg është një burim i rëndësishëm për vizitorët e ardhshëm të rajonit të Korcës.

Tregu u drupeve turistike të huaj

Sipas informacioneve të marra nga studimet dhe intervistat, jane përafërsisht 50 000 turistë të huaj që

vizitojnë shqipërinë duke shfrytëzuar agjencite turistike , nga të cilët 5%- 10% përfshijnë Korcën në

udhëtimin e tyre. Numri më i mad i turistëve vijnë nga Europa Lindore, në vecanti nga Polonia, Republika

Ceke dhe Hungaria, Europa perendimore, Germania, Skandinavia dhe Izraeli Mesdhetar.

Universiteti "Aleksander Moisiu"

Page 17: VLERESIMI I POTENCIALEVE TURISTIKE  KORCA, Albania :POZITA GJEOGRAFIKE  Turizmi ne Rajonin e Korcës

35

Udhëtimet përfshijnë Shqipërinë e madhe të cilat ofrojnë në itineraret e tyre qytetet kryesore të vendit ku

fatkeqësisht nuk përfshihet Korca.

Shqipëria është e përfshirë gjithashtu në paketat turistike ku janë edhe shumë vende të tjera që shtrihen

përgjatë bregdetit Adriatik si: Kroacia, Slovenia, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi. Ato zakonnisht vizitojnë

Tiranën dhe disa vende të tjerë historike të vendit tonë.

Ky është një nga tregje të cilin duhet të arrihet nga operatorët turistik. Ndërkohë, operatorët turistik duhet

të nxiten që të përfshijnërajonin e Korcës në itinerarin e tyre. Kjo do të thotë që produktet turistike duhet të

njihen nga operatorët turistik për të përgatitur paketat me aktivitetet që mund t`iu ofrohen turistëve. Për të

tërhequr interesin për këtë zonë mund të përgatiten materiale nga mediat dhe gazetarët ne të cilat tregohet

për potencialet turistike të saj.

Tregu i udhëtarëve të pavarur

Ato vijnë në Korcë për arsye të ndryshme, për të vizituar miqtë dhe të afërmit, për biznes ose për punë ose

vetëm për pushime. Nuk ka të dhëna të sakta për numrin e tyre por janë një potencial i cili viziton vende

turistike të këtij rajoni gjatë kohës së qëndrimit. Mund të ndikohet më shumë në rritjen e interesit të tyre

nëse u ofrohet më tepër informacion, udhëzime të sakta, harta, nëpërmjet një guide ose në faqet e internetit.

Tregu ndërkufitar

Meqenëse rajoni I Korcës kufizohet me Maqedoninë dhe Greqinë, pashmangshmërisht të lidhura me lëtë

janë edhe lëvizjet ndërkufitare për biznes, shoping apo kalimin e kohës së lirë. Me liberalizimin e vizave

ky lloj tregu është zghjeruar mjaft. Tur operatorët tashmë organizojnë ekskursione në këto vende fqinje

edhe Korca është pjesë e këtyre ekskursioneve ku turistët shijojnë ushqimet e ofruara në lokalet dhe

restorantet e qytetit dhe bëjnë vizita në muze. Me interes do të ishte krijimi I itinerareve ndërmjet tre

vendeve të cilat do të ofronin një rritje më të madhe të tregut.

Tregu I Biznesit

Ky treg zhvillohet në tre qytetet kryesore të qytetit. Konferenca dhe seminare të ndryshme mbahen në

ambjente të shumta të siguruara në këto qytete.

PȄRMIRȄSIMI I PRODUKTEVE TURISTIKE

Tregjet për të cilat folëm më lartëdo të merrnin më të mirën nga asetet që ofron rajoni mi Korcës në qoftëse

produkti turistik do të përmirësohej, zgjerohej ose do të zhvillohej nëse nuk është zbuluar akoma. Cdo

mundësi duhet të shfrytëzohet me kapacitet të plotë në mënyrë që turizmitë jetë pjesë e rëndësishme e

ekonomisë së rajonit. Më poshtë po listojmë disa prej ndërhyrjeve të cilat mund të sjellin përmirësimin apo

zhvillimin e këtij produkti:

Universiteti "Aleksander Moisiu"

Page 18: VLERESIMI I POTENCIALEVE TURISTIKE  KORCA, Albania :POZITA GJEOGRAFIKE  Turizmi ne Rajonin e Korcës

36

1- Turizmi rural

Sic e theksuam më lartë fshatrat janë një pasuri e madhe në rajonin e Korcës dhe një factor tërheqës në

rajon. Megjithatë është e rëndësishme përmirësimi, zgjerimi dhe zhvillimi I këtij produkti potencial.

Veprimet e mëposhtme duhet të ndërmeren për zhvllimin e këtij produkti:

Identifikimi I atraksioneve kryesore për cdo fshat, psh: kishat e Voskopojës, restorantet dhe rakia e

manave në Boboshticë, pamja spektakolare dhe mundësitë për ski të Dardhës etj.

Inkurajimi I fshatarave për të zhvilluar dhe ofruar produkte e vecanta të secilit fshgatduke u siguruar atyre

një identitet më të qartë dhe për të ofruarnjë product turistik rural më të zgjeruar dhe më të pasur.

Krijimi I lidhjeve ndërmjet fshatrave dhe vendosja e tyre në listën e fshatrave turistike të rajonit të Korcës

të lidhura me një DMO rajonale.

Krijimi I një web site për tët gjithë këto fshatra të cilat të jenë të lidhura me portalin e rajonit të Korcës.

Identifikimi I segmenteve të ndryshme të tregutpsh, I atyre që duan vetëm ta vizitojnë fshatin, të atyre që

duan të drekojnë apo darkojnë në fshat e të atyrë që duan të kalojnë dhe natën. Si dhe ofrimi I paketave të

ndryshme në ëeb site dhe në shqip, anglisht por gjithashtu edhe në Maqedonisht dhe Greqisht.

Vendosja e pikave të informacionit në secilin fshat.

Listimi I akomodimit të mundshaëm restoranteve dhe specialiteteve të tyre si dhe aktiviteteve të mundshme

në guidat turistike.

Vendosja e një sinjilastike të qartë dhee një harte e atraksioneve locale në qendër të fshatit.

Krijimi I itenerareve rrethore dhe ofrimi I gatshëm I tyre tek tur operatorët që të përfshinhen në paketat e

tyre.

Ftimi I tur operatorëve dhe gazetarëve për të parë produktin turistik rural.

Organizimi I trajnimeve me pronarë dhe punonjës të guesthouse dhe restorantëve të cilat duhet të njihen me

kërkesat e shërbimit ndaj turistit.

Inkurajimi I restoranteve për të përkthyer menutë të paktën në anglishtë por edhe në gjuhë të tjëra të

mundshme.

Inkurajimi I restoranteve për të ofruar dhe promovuar guzhinën locale të cdo fshati duke u siguruar që ajo

të jetë specifike për zonën duke krijuar një dallim ndërmjet fshatrave.

Për tu siguruar që turistët do të shijojnë vizitën e tyre në këto fshatra të qëndrojnë më gjatë si dhe të

shpqnzojnë para duhet që të zhvillohen aktivitete të ndryshme, si psh;

Universiteti "Aleksander Moisiu"

Page 19: VLERESIMI I POTENCIALEVE TURISTIKE  KORCA, Albania :POZITA GJEOGRAFIKE  Turizmi ne Rajonin e Korcës

37

Inkurajimi I vendasve për të zhvilluar kalërimin, shëtitjet me bicikleta, peshkimin, skitë, dhënien me qera të

pajisjeve të ndryshme etj.

Organizimi dhe promovimi I një shumëllojshmërie aktivitetesh që mund tyë ndiqen në fshat, si psh; vizita

në ferma, mbrëmje folklorike e tj.

Të sigurohet respekti I orareve të hapjes së atraksioneve, në mënyrë që turistët të kenë mundësi ti vizitojnë

ato pa pasur nevojën e dikujt për ti hapur ato.

Inkurajimi dhe organizimi I shitjeve të prodhimeve artizanale të produkteve artizanale.

2- Turizmi Urban

Tre qytetet e rajonit janë pjesa qëndrore ku bëhet përqëndrimi më i madh i turistëve gjatë qëndrimit të tyre

ku njëkohësisht ato edhe shpenzojnë shumicën e kohës.Përmirësimi,zgjerimi dhe zhvillimi i këtij produkti

do të konsistonte në:

Në identifikimin e segmenteve të tregut që duhet të tërhiqen për të vizituar qytetet e rajonit.

Zbulimi i kerkesave të tregut për të përshtatur zhvillimin e produktik turistik.

Promovimi i qyteteteve duke I përfshirë materialet informuese si: fletëpalosje; reklamat nga palët e

interesuara lokale; përditësimin e tyre rregullisht.

Rritja e kapaciteteve të strukturave përgjegjëse në fushën e turizmit.

Inkurajomi, përmirësimi dhe krijimi i kategorive të ndryshme të cilësisë së akomodimit duke rishikuar

buxhetet.

Sigurimi I shenjave të qarta, në mënyrë që turistët mund të gjejnë strehim dhe informacion për

shërbimet që janë në dispozicion.

Organizimi i trajnimeve me pronarët dhe menaxherët e njësive akomodimoduese dhe të restoranteve,

veçanërisht në nivelin e kërkuar të shërbimit për turistët.

Të organizohen trajnime për personelin e shërbimit me trajnerë nga punonjësit e institucioneve përkatëes.

Zhvillimi i kurseve "Trajnimeve për trajnerë” për të siguruar rritje kapacitetesh të vazhdueshëme.

Lobimi për planifikimin e kontrollit nga njësitë e qeverisjes vendore për të siguruar që baret dhe

Universiteti "Aleksander Moisiu"

Page 20: VLERESIMI I POTENCIALEVE TURISTIKE  KORCA, Albania :POZITA GJEOGRAFIKE  Turizmi ne Rajonin e Korcës

38

restorantet të ofrojnë shërbim me cilësi të përshtatshme për turistët dhe të jenë në dispozicion në zonat ku

mblidhen turistët.

Inkurajoni i krijimit të zonave “ndalohet duhani” në bare dhe restorante dhe nxitja e tyre për zbatimin e

rregullores.

Përfshirja në guidën turistikë për këtë rajon e listës për shërbimet qe disponon si dhe e tregues për cmimet.

Inkurajomi i restoranteve për të përdorur menu të paktën në dy gjuhe shqip dhe anglisht.

Inkurajimi i restoranteve për të përkthyer menutë në gjuhën angleze dhe ti shfaqin këto dukshëm në mënyrë

që turistët mund të shohin se çfarë ofrojnë ato, si dhe çmimin e tyre para se të hyjnë.

Krijimin ose përmirësimin e sinjalistikës së vendeve turistike.

Krijimi i një harte të qytetit dhe të atraksioneve turistike dhe shpërndarja e saj gjerësisht përmes TIK, në

hotele dhe agjensitë e udhëtimit.

Inkurajoni sipërmarrësit lokal për të ofruar shërbime turistike dhe aktivitete të tilla si udhëzues tereni,

aktivitete argëtuese, aktivitete folklorike, shfaqje, ofrimin e makinave me qira, muzeume private etj ...

Të hapen ambjente të shitjes së mallrave me pakicë nga zejtarët ku të ofrojnë specialitete vendore dhe

suvenire që turistët mund ti marrin me vete.

Të sigurohen oraret e hapjes e ambjenteve për të cilat turistët kanë interes, në mënyrë që turistët të jenë në

gjendje ti vizitojnë ato në cdo kohë.

Zhvillimi dhe / ose zbatimi i Planeve të Veprimit për Mjedisin.

Ndërgjegjësimi për sistemimin dhe menaxhimin e mbetjeve të hoteleve, guesthouseve dhe restoranteve.

3- Turizmi historik dhe kulturor

Rajoni i Korcës njihet si për kulturën dhe historinë si dhe për natyrën e shkëlqyer dhe klimën e

përshtatshme. Asetet kulturore dhe historike kanë ngjallur interesin e turistëve që vizitojnë këtë rajon. Për

përmirësimin, zgjerimin dhe zhvillimin e turizmit historik dhe kulturor duhet të merren parasysh

rekomandimet e mëposhtme:

Promovimi i librave udhëzues turistik të historisë dhe kulturës së rajonit të korcës, vënia në dispozicion e

informacionit në faqet e internetit për turistët, hapja e librarive dhe agjencive të udhëtimit.

Sigurimi i guidave turistike dhe sinjaleve turistike të cilat, të paktën të jennë të përkthyera në anglisht por

edhe në gjuhë të tjera.

Universiteti "Aleksander Moisiu"

Page 21: VLERESIMI I POTENCIALEVE TURISTIKE  KORCA, Albania :POZITA GJEOGRAFIKE  Turizmi ne Rajonin e Korcës

39

Promovimi aktiviteteve kulturore si udhëtime në itinerare turistike, shfaqje folklorike, muzikë dhe vallesh

tradicionale, si dhe fletëpalosje dhe internet.

Organizimi i aktiviteteve kulturore, historike dhe festivale në intervale të rregullta, sidomos të fokusuara në

personalitete të shquara të rajonit.

Promovimi i shërbimit të shoqëruesve të tureve turistik.

Organizimi i kurseve dhe trajnimeve për rritjen e kapaciteteve të shoqëruesve të turistëve , mundësisht

certifikimi i tyre.

Targetimi i tregjeve speciale nëpërmjet shoqatave - kulturore, historike, zanateve dhe

artizanateve, folklorit, valleve, muzikës etj ... - dhe faqet speciale të internetit.

Pas përmirësimit të produkteve turistike të ftohen operatorët turistik dhe gazetarët për të parë mundësitë që

disponon rajoni.

Lidhja e operatorëve lokale dhe kombëtare me operatorët turistikë kulturore të turizmit për rezervimin e

vendeve.

Organizimi i panaireve tregtare të specializuara duke u fokusuar në turizmin kulturor dhe historik.

Zhvillimi i një hartë të turizmit kulturor për rajonin, por edhe për çdo qytet dhe fshat

ku ka monumente historike dhe kulturore.

4-Turizmi i plazhit

Liqenet e Rajonit të Korcës njihen në vend dhe jasht tij për bukurinë e tyre dhe për ekosistenmin unik. Ka

disa dëmtime mjedisore që kërkohet të ndërhyhet. Ka pasur projekte dhe ndërhyrje për të pastruar liqenet si

dhe plane mjedisore të hartuara. Për të përmirësuar, zgjeruar dhe zhvilluar turizmin e plazhit dhe të

liqeneve rekomandohet që:

Promovimi i kativiteteve që mund pranë liqeneve dhe zonave përreth nëpërmjet broshurave dhe internetit.

Inkurajimi i ofruesvetë shërbimeve për të promovuar aktivitetet të cilat mundësohen dhe produktet që ato

ofrojnë (shoqërimi, marrja me qera e pajisjeve si varka, pajisje peshkimi etj ), si mundësi këto për të

eksploruar zonën.

Inkurajimi i vizitave të specialistëve të tregjeve për të njohur speciet e ndryshme të zogjve, asetet historike

dhe kulturore të zonës (mozaiku i Linit, arti dhe folklori i komunitetit Maqedonas të Prespës), për ti

përfshirë këto aktivitete në revistat të ndryshme.

Universiteti "Aleksander Moisiu"

Page 22: VLERESIMI I POTENCIALEVE TURISTIKE  KORCA, Albania :POZITA GJEOGRAFIKE  Turizmi ne Rajonin e Korcës

40

Promovimi i aktiviteteve si garat sportive (ski në ujë, noti, gara me varka etj) për ti tërhequr vizitorët në

zonat pranë liqeneve.

Pas zhvillimit të produkteve turistike dhe rikuperimit të dëmeve në mjedisin rreth liqeneve , të ftohen

operatotër turistik të shohin mundësitë që ofron zona nëpërmjet turizmit liqenor.

Organizimi i panaireve të vecantë, duke u përqëndruar në turizmin e kohës së lirë, aventuëst, mjedisit, dhe

sportetve.

Inkurajoni guesthouses për të reklamuar shërbimet e tyre në mënyrë që turistët mund të shohin se çfarë ato

ofrojnë, sidomos nga kuzhina karakteristike e zonës.

Inkurajimi i akomodimoduesve rreth liqeneve për të promovuar mundësitë e ofruara për të shijuar nga

aktivitetet e asaj zone.

Inkurajoni i ofrimit të shërbime udhëzuese (udhëzime peshkimi, shoqërues për të vizituar atraksionet e

zonës dhe udhëzime për gjetjen e pajisjeve me qera ( p.sh. biçikleta, varka, peshkim etj ...).

Zbatimi i rregullores për ndalimin e pirjes se duhanit në restorante dhe hotele.

Organizimi ngritjen e kapaciteteve të guidave turistike dhe udhëzime peshkimi.

Inkurajimi i sipërmarrësve vendas dhe operatorëve për të organizuar ekskursione në zonat turistike(dmth në

Kishën e Shën Marisë në ishullin e Malit të Gradit ose për ngjitje në Parkun Kombëtar të Prespës).

Sigurimi i zhvillimit të vecorive karakteristike pozitive të cilat përfaqësojnë Shqipërinë, si dhe ekspozimi i

dallimeve të zonav të liqenit në Maqedoni dhe në Greqi në mënyrë që produkti turistik të jetë plotësues dhe

më I kompletuar dhe jo konkurrues.

Inkurajimi i sipërmarrësve për të dhënë me qera pajisje të tilla si biçikleta, takëme peshkimi, etj ...

Organizimi i aktiviteteve dhe garave sporteve të ujit.

Zbatimi i Planeve Lokale të Veprimit në Mjedis (ZPLVM) duke përfshirë fushata ndërgjegjësimi me

banorët lokalë në lidhje me nevojën për mbajtjen e mjedisit të pastër për ruajtjen dhe mbrojtjen e tij në të

mirë të turizmit.

Ndalimin e derdhjes së mbeturinave në ujërat e liqeneve dhe të organizojnë fushata për të pastruar plazhet,

duke përfshirë edhe nxënësit e shkollave lokale dhe për të siguruar se plazhet kanë kosha plehrash të

pastruar.

Sigurimi i sinjalistikave, që të jenë të dukshme për turistët.

Prezantimi i mundshëm i nje sistemi gjobash për ato persona që ndotin liqenet dhe zonën përreth tyre.

Universiteti "Aleksander Moisiu"

Page 23: VLERESIMI I POTENCIALEVE TURISTIKE  KORCA, Albania :POZITA GJEOGRAFIKE  Turizmi ne Rajonin e Korcës

41

Organizimi i panaireve për specialitetet e zonëes dhe prodhimet artizanale të saj.

5-Turizmi natyror

Pavarësisht burimeve të mëdha natyrore , turizmi natyror nuk është i mirë zhvilluar në Rajonin e Korçës.

Përmirësimin e produktit , zgjerimi dhe zhvillimi për turizmin e natyrës përfshin rekomandimet në vijim :

Zhvillimi dhe promovimi i aktiviteteve që mund të jenë të gjenden në natyrë përmes broshurave , në TIC,

në broshura dhe në internet.

Inkurajimi i ofruesve të shërbimeve për të siguruar dhe promovuar aktivitetet që janë të disponueshme dhe

produktet që ato ofrojnë ( p.sh. udhëzues; marrja me qera e pajisje të tilla si biçikleta , ski , etj ... , shëtitje

me kalë , peshkim , gjueti , ngjitje në shkëmb dhe

alpinizëm ...) .

Tregjet e vecanta përmes shoqatave të specializuara – bird ëatching , ngjitje në shkëmb, peshkim , gjueti,

zbulimit të shpellave , etj ... – ti përfshijnë në informacionet e faqeve të internetit të specializuara; si dhe në

informacionet e revistave.

Organizimi dhe promovimi i ngjarjeve të tilla si garat sportive për të tërhequr vizitorët në zonat natyrore.

Nxitja e operatorëve turistikë dhe gazetarëve për të parë natyrën si dhe mundësitë turistike që ofron ajo.

Marrë pjesë në panairet tregtare të specializuara që fokusohen turizmin e aventurës, të natyrës dhe të

sportit.

Inkurajimi i banorëve të fshatrave për sigurimin e strehimit mundësi kjo për promovimin e aktivitetet në

natyrën përreth tyre.

Nxitja e tyre për të ofruar udhëzime (në shtëpi ose nga shoqëruesit lokal të turistëve)

Paraqitja e mundësive ekologjike me ndikim në shëndetin e mirë, për të tërhequr specialistët e tregjeve

vendas dhe të huaj .

Lobim me agjencitë e pyjeve për menaxhimin e pyjeve në parkun kombëtar për të hapur shtigje në pyje dhe

male.

Trajnim për shoqëruesit në natyrë.

Zhvillimi dhe / ose zbatuar kur kjo ekziston Planeve Lokale të Veprimit në Mjedis ( PLVM ) duke përfshirë

fushatat ndërgjegjësuese me banorët lokalë në lidhje me nevojën për të mbajtur, ruajtur dhe mbrojtur një

mjedis të pastër për ruajtjen dhe mbrojtjen ,në favor të turizmit.

Universiteti "Aleksander Moisiu"

Page 24: VLERESIMI I POTENCIALEVE TURISTIKE  KORCA, Albania :POZITA GJEOGRAFIKE  Turizmi ne Rajonin e Korcës

42

6-Artizanati dhe specialitetet lokale

Prodhimet e shkëlqyera vendase dhe specialitët vendas nuk janë duke u promovuar ose shitur mjaftueshëm

në tregun turistik. Ka mundësi për ta zhvilluar këtë sektor. Për përmirësimin e produktit turistik, zgjerimin

dhe zhvillimin e zejtarisë dhe specialiteteve lokale vlejnë rekomandimet në vazhdim:

Bashkëpunimi mes fondacioneve, shoqatave dhe organizatave mbështetje teknike dhe financiare.

Formimi i shoqatës së zejtarëve të rajonit të Korçës dheshoqata e specialistëve lokal që lidhet me pika të

tjera të rajonit.

Fuqizimin emarkës së ushqimit të rajonit të Korçës si dhe zhvillimi i markës se produkteve artizanale që

liodhen me rajonin.

Organizimi i trajnimeve; për rritjen e kapaciteteve të fermerëve (frutikulturë);

Trajnimi për standardet e BE-së në lidhje me ushqimin (verë e raki, reçeli, lëng frutash ... etj.); trajnim për

paketimin profesional të produkteve..

Organizimi i panaireve special.

Pjesëmarrja në panairet turistike, panaire artizanale, panaire e gastronomisë etj në nivel kombëtar dhe

ndërkombëtar ku ofrohen produkte të Korçës.

Hapja e dyqaneve special - lobim për të mos i përfshirë në sistëmin e taksave derisa të arrijnë një nivel të

caktuar.

STRATEGJIA E MARKETINGUT

Bashkitë e qyteteve dhe dhe të gjitha njësitë vendore kanë përcaktuar turizmin si mundësi zhvillimi në

strategjitë e tyre.Asnjëra prej tyre nuk e ka parashikuar marketingue e turizmit në këto strategji prandaj

mendoj se një strategji marketingu e mirëstudiuar duhet të hartohet dhe të zbatohet.Një strategji e tillë do të

konsolidojë tregun eksistues dhe do të sigurojë kushtet për të tërhequr turistë të rinj.Dy janë teknikat bazë

në hartimin e saj:

-segmentimi i tregut dhe identifikimi i tregjeve të synuara

-vendndodhja e destinacionit dhe marka

Përcaktimi i tregjeve të synuara dhe zhvillimi i produkteve për një destinacion janë detyra të ndërlidhura

për shkak të natyrës statike të produktit turistik. Për të tërhequr tregun e duhur dhe kombinimin e

produkteve që ofron destinacioni strategjia e marketingut duhet të fokusohet në identifikimin e visitorëve

potencialë me karakteristika të ngjashme dhe në krijimin e aktiviteteve dhe shërbimeve të përshtatshme për

Universiteti "Aleksander Moisiu"

Page 25: VLERESIMI I POTENCIALEVE TURISTIKE  KORCA, Albania :POZITA GJEOGRAFIKE  Turizmi ne Rajonin e Korcës

43

të plotësuar kërkesat dhe nevojat e tyre. Detyra e dytë kryesore e strategjisë është pozicionimi i rrethit të

Dibrës si destinacion dhe gjetja e një identiteti unik dhe lehtësisht i dallueshëm. Si fillim tregjet e

mëposhtme do të ishin tregu i synuar më i përshtatshëm.

DESTINACIONI DHE MARKA

Për të shfrytëzuar sa më mirë ofertën turistike dhe rritjen e turizmit rrethi i Dibrës duhet të pozicionohet në

tregun shqiptar,rajonal dhe global.Ai duhet të pajiset gjithashtu me një markë të përshtatshme.Pozicionimi

dhe marka janë dy koncepte të ndryshme.Marka është imazhi që krijohet kur një person përballet me një

produkt ndërsa pozicionimi tregon se si ky produkt krahasohet me konkurencën dhe ka si objektiv krijimin

e një vendi të vecantë në mendjet e klientëve potencialë.

INSTRUMENTAT DHE TEKNIKAT E MARKETINGUT

Për të aritur një marketing sa më të suksesshëm për të tregtuar dhe promovuar turizmin në rreth mund të

përdoren teknika të ndryshme si:

Reklamimi ne media Reklamimim konsumator dhe tregtar: TV, shtypi

(revistat dhe gazetat),radio.poster,reklamat në

ambient të hapur,pika shitjeje etj

Kolateral për kanalet e identifikuara

të shpërndarjës

Kolataral konsumator dhe tregtar :broshura,

video,CD,DVD

Paketë dhuratë Suvenirë për prezantim te tour operatorët dhe VIP-

at

Pjesemarja në panaire dhe ekspozita

tregtare e konsumatore

Panaire tregtare,konsumatorësh,seminare.

Marketing I drejtpërdrejtë Me postë ose e-mail kontakteve të medias ose

tregtare

Aktivitete të vecanta Organizimi I aktiviteteve të vecanta

Aktivitete PR (mardhënie me

publikun)

Njoftim për shtyp, konferenca fjalime në public,

promovime nga njerëz të famshëm etj

Udhëtimet familjarizuese Organizimi I udhëtimeve në rajon duke ftuar tour

operatorë,gazetarë,media të ndryshme,operatorë

me interesa të vecanta.

Universiteti "Aleksander Moisiu"

Page 26: VLERESIMI I POTENCIALEVE TURISTIKE  KORCA, Albania :POZITA GJEOGRAFIKE  Turizmi ne Rajonin e Korcës

44

Qendrat e informacioneve për

turistë/njësi për ekspozimin e

broshurave

Vendndodhje konvencionale që ofrojnë

informacion për vizitorët duke shpjeguar ose

nëpërmjet hrtave,udhëzuesve, fletushkave

informuese.

Promovimet tregtare dhe

konsumatore

Aktivitete shitjesh dhe promovime në qendra

tregtare.

Website dhe e-marketing Website –I destinacionit pra marketing I

drejtpërdrejtë elektronik

Kërkime dhe vlerësime Kërkim tregu,kërkim produktesh, monitorim dhe

kërkime vlerësuese.

Te gjitha sa thamë më siper do të bëhen më të lehta për tu vënë në praktikë në qofte se në Rajonin e Korcës

do të ngrihej një DMO-të e cila do të ndihmonte koordinimin e strategjive dhe monitorimin e sektorit të

turizmit.

PERFUNDIME

Nga analiza e bërë në këtë punim mund të arrijmë në disa përfundime që janë:

Rajoni i Korcës është një destinacion turistik dhe ka një potencial turistik shumë të favorshëm për

zhvillimin e disa formave të turizmit

Ka potenciale natyrore dhe sociale kulturore e historike të shumëllojshme

Historia e zhvillimit të qarkullimit turistik ka pësuar ndryshime në periudha të ndryshme lidhur

ngushtë me zhvillimet që ka pësuar vendi ynë.

Aktualisht ka një tendencë shumë pozitive të zhvillimi të lëvizjes dhe të qarkullimit turistik

Nga viti në vit po rritet dhe përmirësohet infrastruktura turistike

Po shtohen ndjeshëm të ardhurat nga zhvillimi i turizmit

Universiteti "Aleksander Moisiu"

Page 27: VLERESIMI I POTENCIALEVE TURISTIKE  KORCA, Albania :POZITA GJEOGRAFIKE  Turizmi ne Rajonin e Korcës

45

REKOMANDIME

Në analizën e zhvilluar mbi mundësite që ofron Rajoni i Korcës mendoj se në të ardhmen do të ketë

mundësinë të zhvillojë turizmin në mënyrë të tillë që sjellë të ardhura të konsiderueshme për ekonominë

vendase. Për ta realizuar këtë duhet:

Hartimi i një strategjie më specifike turistike e cila të zbatohet me përpikmëri në mënyrë që të

shmangen masakrat urbane dhe natyrore

Zgjidhja e problemeve të pronësisë në bazë të ligjit 7501 i cili shpesh bëhet pengesë për investime.

Respektimi i planifikimit urban në mënyrë që të mos dëmtohet urbanistika e zonës më tepër

Mbrojtja e zonave me rëndësi të veçantë historike kulturore dhe natyrore

Një bashkëveprim i ngushtë i të gjithë aktorëve të cilët krijojnë kushtet e duhura infrastrukturore

për zhvillimin e turizmit.

Hartimi dhe ndjekja me përpikmëri e planeve dhe strategjive për fushën e turizmit dhe fushave të

tjera të lidhura më të.

Cdo njësi vendore të përpiqet për mbrojtjen e pasurive natyrore dhe kulturore në hapësirën e tyre.

Ngritja e kapaciteteve turistike për cdo njësi vendore duhet bërë për cdo resurs turistik.

Ndërgjegjësimi i komunitet vendas mbi përfitimet që sjell zhvillimi i turizmit në rajon.

Trajnimi i atyre segmenteve të popullsisë që janë të implikuara në pitjen e turistëve

BIBLIOGRAFIA

V . Koja , K. Gorica : Marketingu i turizmit , albPAPER , TIRANE 2007.

Pogradeci celës turistik” Botimet Celësi 2011.

SNV Report, Marketing and Product Development Strategy of Korca Region. 2010.

Statistic data from INSTAT http://ëëë.instat.gov.al/

http://ëëë.mtkrs.gov.al/

Universiteti "Aleksander Moisiu"

Page 28: VLERESIMI I POTENCIALEVE TURISTIKE  KORCA, Albania :POZITA GJEOGRAFIKE  Turizmi ne Rajonin e Korcës

46

Albanian Tourism Travel Blog, Dardha, kjo perle shqiptare, marrë nga:

http://ëëë.turizmi.com/blog/dardha-kjo-perle-shqiptare.html

Universiteti "Aleksander Moisiu"