PUNIME TË KUVENDIT Seancat plenare

Preview:

Citation preview

Punime të KuvenditLegjislatura e 9-të

Viti 2019, nr. 2

Përgatiti për botimDrejtoria e Shërbimit të Botimeve Parlamentare

PUNIME TË KUVENDIT

Seancat plenare

Viti 2019

2

Botim i KuvenditTiranë, 2020

Viti 2019

4

Legjislatura e 9-të

5

Legjislatura e 9-të Viti 2019

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

Punime të KuvenditSeancat plenare

LEGJISLATURA E 9-tëSesioni katërt

Drejton seancën Kryetari i Kuvendit,z. Gramoz Ruçi

E enjte, 21.03.2019Seanca e paradites, ora 10:00

Rendi i ditës:1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare

të datës 13.03.2019 (neni 44 i Rregullores)2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në

Kuvend (neni 44, pika 3, i Rregullores)3. Raporti i veprimtarisë vjetore të Entit

Rregullator të Ujit për vitin 2018 (neni 103 iRregullores, votim me shumicë të thjeshtë)

Shprehet titullari i institucionit- jo më shumë se60 minuta.

Shprehet Komisioni përgjegjës për VeprimtaritëProdhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.

PyetjeDiskutime (nëse kërkohet me shkrim nga një

komision i përhershëm, një kryetar grupiparlamentar ose të paktën 10 deputetë)

(Shprehen grupet parlamentare.)Koha e votimit4. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes

ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës sëShqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federaletë Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2016

për projektin “Programi i investimeve përshpërndarjen e energjisë elektrike I”” (nenet 73-77 të Rregullores, votim me shumicë absolute)

PyetjeShprehet nismëtari.Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë

dhe Financat.Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për

Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe tëDrejtat e Njeriut.

Shprehet për dhënie mendimi Komisioni përVeprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.

Shprehet për dhënie mendimi Komisioni përPolitikën e Jashtme.

Diskutime(Shprehen grupet parlamentare.)Koha e votimit (në parim, nen për nen dhe në

tërësi)5. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes

ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës sëShqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federaletë Gjermanisë për bashkëpunimin teknik 2017 për

Viti 2019

6

Legjislatura e 9-të

projektin “Zhvillim i qëndrueshëm i zonave rurale”(nenet 73-77 të Rregullores, votim me shumicë ab-solute)

PyetjeShprehet nismëtari.Shprehet Komisioni përgjegjës për Veprimtaritë

Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për

Ekonominë dhe Financat.Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për

Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe tëDrejtat e Njeriut.

Shprehet për dhënie mendimi Komisioni përPolitikën e Jashtme.

Diskutime(Shprehen grupet parlamentare.)Koha e votimit (në parim, nen për nen dhe në

tërësi)6. Projektvendimi “Për shqyrtimin me procedurë

të përshpejtuar të projektligjit “Për disa ndryshimedhe shtesa në ligjin nr.12/2018 “Për vlerësiminkalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë sëShtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit përÇështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinëe Brendshme”” (nenet 28, 73-77 të Rregullores,votim me shumicë të thjeshtë)

Koha e votimit7. Projektvendimi “Për një ndryshim në

vendimin “Për caktimin e anëtarëve zëvendësuesnë komisionet e përhershme” (nenet 22 dhe 55 tëRregullores, votim me shumicë të thjeshtë)

Koha e votimit8. Bartur për votim: Projektvendimi “Për

emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit tëMbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionine Nëndrejtorit Ekzekutiv” (nenet 55 dhe 111 tëRregullores, votim i fshehtë me shumicë tëthjeshtë)

Koha e votimit9. Njoftimi/miratimi i kalendarit 3 -javor të

punimeve të Kuvendit për periudhën 24 mars – 12prill 2019 (neni 27, pikat 3, 4, i Rregullores, votimme shumicë të thjeshtë).

10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës(neni 45 i Rregullores).

Koha e diskutimeve deri në 60 minuta.

Gramoz Ruçi – Të nderuar kolegë deputetë,uluni!

Të futet media brenda.Seancën e ditës së sotme e deklaroj të hapur.

(Pasi lexon rendin e ditës.)Për procesverbalin e seancës së kaluar a ka

vërejtje? Nuk ka.Miratohet.Nga Këshilli i Ministrave është depozituar një

projektligj, i cili është kërkuar me procedurë tëpërshpejtuar. Projektvendimi do të votohet në fundtë seancës.

Nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimiështë propozuar ndryshimi për strukturën dheorganikën e institucionit.

Nga Ministria e Financave është tërhequrpropozimi i kandidaturës për nëndrejtorin ekzekutivtë AMF-së.

Materialet, si gjithmonë, do t’i gjeni në faqenzyrtare të Kuvendit, në internet.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janëdepozituar në Kuvend 3 vendime: nr. 86, 87 dhe88, datë 20.03.2019, për dhënien e mandatit tëdeputetit, sipas listës shumemërore të PartisëLëvizja Socialiste për Integrim në qarqet: Tiranë,Fier dhe Vlorë.

Njoftoj Kuvendin se sot është mbledhur Këshillipër Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për tëverifikuar mandatet e tre deputetëve të zgjedhurnga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përkatësishtzotërinjtë: Ralf Gjoni, Nimet Musaj dhe EnadaKapllani. Raportin për seancën plenare do taparaqesë zonja Klotilda Bushka.

Fjala për ju, zonja Bushka.Klotilda Bushka – Të nderuar kolegë,Po ju njoh me raportin e Këshill it për

Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin përverifikimin e mandatit të deputetëve Ralf Gjoni,Nimet Musaj dhe Enada Kapllani.

Kuvendi i Shqipërisë, në vijim të vakancave tëkrijuara, si pasojë e heqjes dorë nga mandati ideputetit, në mbështetje të Kodit Zgjedhor tëRepublikës së Shqipërisë, ka njoftuar KomisioninQendror të Zgjedhjeve për krijimin e vakancave.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me vendimet nr.86, nr. 87 dhe nr. 88, datë 19 mars 2019, kavendosur t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendittë Shqipërisë respektivisht:

Zotit Ralf Gjoni, nga lista shumemërore ePartisë Lëvizja Socialiste për Integrim, qarkuTiranë.

Zotit Nimet Musaj, nga lista shumemërore ePartisë Lëvizja Socialiste për Integrim, qarku Fier.

Zonjës Enada Kapllani, nga lista shumemëroree Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, qarku

7

Legjislatura e 9-të Viti 2019

Vlorë.Pas verifikimit që iu bë mandateve të fituara

dhe krahasimit me legjislacionin e aplikueshëm,rezulton se në vendimet e Komisionit Qendror tëZgjedhjeve janë respektuar kërkesat eparashikuara nga nenet 69, 70 dhe 71 tëKushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Për sa i përket procedurës së dhënies sëmandatit, është respektuar neni 164, pika 2, i KoditZgjedhor të Republikës së Shqipërisë, sipas të cilit:“Mandati i ndërprerë i kalon kandidatit vijues tëlistës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhorepërkatëse. Në përjashtim nga ky rregull, kurvakanca i përket një mandati të fituar sipas pikës6 të nenit 67, ajo plotësohet nga kandidati i parënë listë i gjinisë përkatëse, pavarësisht renditjesnë listë”.

Në përfundim u arrit në konkluzionin se përdeputetët nuk rezultoi asnjë paligjshmëri nëzgjedhje, që t’i pengojë ata të bëjnë betimin nëseancë plenare. Për pasojë: zoti Ralf Gjoni, zotiNimet Musaj dhe zonja Enada Kapllani, që kanëfituar mandatin e deputetit, në mbështetje të nenit72 të Kushtetutës dhe nenit 4, pika 1, tëRregullores së Kuvendit, ftohen në seancënplenare të Kuvendit për të bërë betimin, si kushtpër të filluar ushtrimin e mandatit të deputetit.

Faleminderit! Gramoz Ruçi – Faleminderit, zonja Bushka!Atëherë ftoj deputetët të votojnë për raportin e

paraqitur nga zonja Bushka. Kush është dakord?Ju lutem, shprehuni me kartonë!

Faleminderit!Para se të vazhdoj me çështjet e tjera, në

mbështetje të nenit 72 të Kushtetutës dhe nenit 4,pika 1, të Rregullores së Kuvendit, ftoj deputetëte rinj për të bërë betimin, si kusht për të filluarushtrimin e mandatit të deputetit.

Në mbështetje të nenit 4, pika 3, të Rregullores,unë do të lexoj tekstin e betimit, ndërsa zotërinjtë,një nga një, do të ngrihen në këmbë dhe do tëdeklarojnë: “Betohem”.

Teksti i betimit është: “Betohem me nderin timse do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputet ipopullit në Kuvend. Do të përfaqësoj denjësishtpopullin, do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve,do të mbroj lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë,do të respektoj dhe do të mbroj të drejtat dhe liritëe shtetasve dhe do të punoj me të gjitha fuqitë emia për përparimin e Atdheut dhe mirëqenien epopullit tim.”

Deputeti Ralf Gjoni.Ralf Gjoni – Betohem!Gramoz Ruçi – Urime!Deputeti Nimet Musaj.Nimet Musaj – Betohem! Gramoz Ruçi – Deputetja Enada Kapllani.Enada Kapllani – Betohem!Gramoz Ruçi – Urime deputetëve të rinj!Vazhdojmë me çështjet e tjera të rendit të ditës.Fillojmë me raportin e veprimtarisë vjetore të

Entit Rregullator të Ujit për vitin 2018.Sipas nenit 103, pika 2, të Rregullores,

shprehet titullari, zoti Ndriçim Shani.Fjala për ju, zoti Shani.Ndriçim Shani – Mirëdita të gjithëve!Përshëndetje, zoti Kryetar!Përshëndetje, të nderuar deputetë!Si kryetar i Entit Rregullator të Ujit, sot, duke

përmbushur detyrimin ligjor për të raportuar paraparlamentit për aktivitetin e vitit të kaluar, jam përtë parashtruar të gjitha gjetjet dhe problemet qëka sektori i ujit në përgjithësi dhe ne si EntRregullator në veçanti.

Në lidhje me pozicionin dhe funksionin sirregullator në sektor, më pëlqen një përkufizimshumë i thjeshtë dhe i shkurtër: “Rregullatori ështënjë formë moderne e ndërhyrjes së qeverisëqendrore për të menaxhuar shërbimet e furnizimitme ujë dhe të kanalizimit në një sektor monopol,siç është sektori i furnizimit me ujë dhe ikanalizimeve”.

Misioni ynë është të sigurojmë të gjithëkonsumatorët në Shqipëri që shoqëritë eujësjellës-kanalizimit të ofrojnë shërbime nëfurnizimin me ujë dhe në kanalizime me cilësinëmë të mirë të mundshme dhe me çmim tëarsyeshëm, që këto shoqëri, nga ana tjetër, të jenëedhe financiarisht të qëndrueshme.

Ne jemi një institucion i pavarur, i krijuar meligj që si autoritet kryesor kemi vendosjen e tarifavepër konsumatorët për të gjitha kategoritë,licencimin e tyre, që të sigurojmë profesionalizmine atyre që ofrojnë shërbimet, por të gjitha të nisuranga mbrojtja e interesave të publikut përmosabuzime, ashtu siç e thashë, në këtë sektormonopol.

Qëllimi i raportimit sot në Kuvend ngainstitucioni ynë është informimi dhe transparencandaj Kuvendit dhe të gjithë aktorëve të tjerë përaktivitetin e ERRU-së në përmbushje të misionittë saj.

Viti 2019

8

Legjislatura e 9-të

Gjithashtu, në raport përcaktohen objektivat epunës në të ardhmen dhe jepet vlerësimi në lidhjeme performancën e sektorit për vitin e kaluar.Gjithashtu, në lidhje me sektorin jepen edherekomandime, që ne i shikojmë të arsyeshme t’isugjerojmë, për rritjen e performancës së tij.

Detyra jonë kryesore është licencimi ishoqërive. Qëllimi kryesor, në përmbushje të kësajdetyre, është që të garantohet profesionalizmi ngaana e operatorëve, si dhe integriteti i tyre moralo-ligjor për dhënien e shërbimeve të ujësjellës-kanalizimeve.

Nga ana tjetër, si kërkesë të licencimit kemi qëtë gjithë komponentët e sistemit të furnizimit meujë dhe të kanalizimit duhet të garantojnë anënhigjieno-sanitare dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Gjatë vitit 2018 kanë aplikuar për licencë tekEnti Rregullator apo për rinovim të saj 35 shoqëriujësjellës-kanalizimi, nga të cilat kemi licencuar 24shoqëri dhe 11 janë ende në proces për shkak tëmospërmbushjes së kushteve, sepse kërkohet mëshumë kohë për plotësimin e tyre. Për plotësimine kushteve të plota, ashtu siç e parashikon ligji,dhe për të garantuar një lloj profesionalizmi, kapasur disa vështirësi. Përgjithësisht mbas reformësterritoriale, e cila ka presupozuar që një shoqëri tëketë territorin administrativ të një bashkie, ka pasurprobleme në ndarjen e aksioneve, në regjistrimine aseteve në Qendrën Kombëtare të Biznesit, nëmarrjen e aktmiratimit higjieno-sanitar dhe sidomospër shoqëritë, që janë në zona të thella dhe medimension të vogël mbetet problem gjithnjë gjetjae personave të kualifikuar, ashtu siç e parashikonligji, të cilët do të jenë personat kyç për menaxhimine këtyre shoqërive.

Nga 57 shoqëri që ka sektori i ujësjellës-kanalizimit, sot gjendja aktuale është: 15 shoqëritë ujësjellës-kanalizimit janë ende pa licencë tëvlefshme, 10 prej tyre janë në proces, duke filluarqë nga Tirana, Elbasani, Bulqiza, Pusteci, Këlcyra,Mallakastra, Fushë Arrëzi, Përmeti dhe Selenica,3 shoqëri janë me licenca të pavlefshme, por qënuk kanë aplikuar ende në ERRU, sepse kanëvështirësi për vlerësim asetesh, ndarje aksionesh,në marrjen e aktmiratimit të lejes higjieno-sanitare.Këtu futen: Puka, Divjaka dhe Peqini, ndërsa dyshoqëri janë të reja dhe nuk kanë aplikuarasnjëherë për licencë. Këtu futen Klosi dhe Kamza.

Arritjet e objektivit.Në përmbushje të kërkesave ligjore, çdo

shoqëri që zhvillon aktivitetin në ofrimin e

shërbimeve të ujësjellës-kanalizimeve në vendintonë duhet të jetë e licencuar në përputhje me ligjin.Për vështirësitë që përmendëm më sipër kërkohetnjë angazhim shumë më i madh i bashkive, që janëpronarë të këtyre shoqërive, për vlerësimin easeteve. Një problem, të cilin e kemi ngritur dhemund ta diskutojmë edhe më në detaje, është ai imarrjes së aktmiratimit higjieno-sanitar, për të cilinka shumë konfuzion, ndonjëherë edhe keqkuptime.Nuk ekziston infrastruktura institucionale ligjore eplotë dhe e qartë, në mënyrë që të mënjanohenproblemet, së pari, të konceptit se çfarë ështëaktmiratimi higjieno-sanitar dhe, së dyti, të hapëdritën jeshile për ERRU-në që të japë licencën.

Ka një vendim nr. 63 të vitit 2016 për kërkesatligjore për kualifikimin e stafit, që merret memenaxhimin e shërbimeve, i cili në aplikimin e tijpraktik ka shumë probleme dhe kërkesa, të cilatnë mjaft raste janë të parealizueshme, sidomospër zonat e thella dhe për bashkitë me dimensionetë vogla.

Detyrë tjetër kryesore e ERRU-së ështëmiratimi i tarifave. Gjatë vitit 2018 ERRU-ja kamiratuar tarifa për 8 shoqëri ujësjellës-kanalizimi,përkatësisht të qyteteve: Maliq, Gramsh, Skrapar,Vau i Dejës, Poliçan, Gjirokastër, Malësi e Madhe,Librazhd dhe Përrenjas. Janë ende në procesvlerësimi 11 aplikime të qyteteve: Lushnjë, Vlorë,Roskovec, Delvinë, Krujë, Berat, Kuçovë, Bulqizë,Pustec, Vorë, Tropojë dhe Himarë. Të gjitha këtopropozime nisen nga rritja e zonës së shërbimit, ecila ka kërkesa të tjera të të ardhurave, që kërkonndërmarrja për përmbushjen e detyrimeve të tyrepër ofrimin e shërbimeve, kryesisht për zonën eshërbimit. Duke qenë se sektori vuan shumë nëkuptimin e performancës financiare, po përmendnjë shifër jo shumë të pëlqyeshme, ku nga 57ndërmarrje, 42 prej tyre nuk arrijnë të mbulojnëdot kostot e operim-mirëmbajtjes, domethënëkostot direkte, të mos flasim për kostot totale, qëfuten edhe komponentë të tjerë, si: amortizimi,nevoja për zëvendësimin e aseteve, si dhe nevojapër investime për zgjerim të rrjeteve. Pra, ka edheraste të tilla, ku tejkalohet kërkesa për mbulimin enevojave për kosto direkte, por pjesërisht edhe përato totale.

Çfarë kriteresh përdorim ne për këtë autoritetmjaft të rëndësishëm në lidhje me tarifat, për tëcilat kemi të drejtën ekskluzive, si institucion, t’imiratojmë?! Në analizën që u bëjmë propozimevetë ndërmarrjeve, pasi ato aplikojnë, marrim në

9

Legjislatura e 9-të Viti 2019

konsideratë vetëm kostot e arsyeshme dhe ato tëjustifikuara. Gjithashtu, kemi parasysh edheelementet e përmirësimit të nevojshëm nëmenaxhimin e ndërmarrjeve, të cilat lidhen mecilësinë e shërbimeve dhe me performancënfinanciare të shoqërisë. Pasi kemi bërë këtë llojanalize dhe kemi dalë në konkluzion se cilat janëkostot e justifikuara e të arsyeshme, cila ështëperformanca drejt se cilës duhet të shkojëkompania, ne bëjmë edhe një lloj verifikimi në lidhjeme përballueshmërinë e çmimit që kemi si kriter,atë që na jep INSTAT-i, i cili është i mundshëm, jotë ardhurat për familje mesatare, por shpenzimet,që është 5 %-shi, për të cilin bëhet një lloj verifikiminëse cenohet apo jo. I gjithë ky proces është nëpërputhje me një metodologji të caktuar, që ne kemimiratuar si ent rregullator. Natyrisht, nisur ngakërkesat e momentit, ne ndiejmë përgjegjësinë përrritjen e performancës së sektorit dhe, në kuadërtë reformës, që tashmë e njohim të gjithë,metodologjinë e vendosjes së tarifave ne jemi dukee rishikuar në funksion të këtij realiteti, të forcimittë përgjegjësisë dhe të bashkëpunimit meshoqërinë, në mënyrë që kjo metodologji të jetësa më konkrete, sa më e saktë dhe t’i shërbejëpikërisht këtij qëllimi.

Orientimin kryesor në rishikimin emetodologjisë, pavarësisht se nuk kemi endeprerogativë ligjore, ne e kemi te mënyra sesi bëjmëanalizën dhe bashkëpunimin gjatë kohës së “ping-pongut” lidhur me informacionin e plotë që kërkohetgjatë analizës për tarifat. Ne mendojmë se nëkuadrin e një logjike të një plani biznesi që duhettë ofrojnë shoqëritë, të këtë një plan biznesi 5-vjeçar. Këtë, në fakt, e kemi si kërkesë përshoqëritë e mesme dhe të mëdha, ku, patjetër, nëkuptimin e realizimit të këtij bashkëpunimi, logjikatë mbetet e njëjtë edhe për propozimet që na vijnënga ndërmarrjet me dimension më të vogël.

Gjithashtu, ne jemi anëtarë të WAREG-ut,Shoqata Europiane e Rregullatorëve Ekonomikë,siç është natyra e rregullatorit tonë. Në axhendëne këtij viti është futur edhe rishikimi i çështjes sëmetodologjisë, e cila do të trajtohet nga të gjithashoqatat, përkatësisht nga 26 vendet që janëanëtare dhe nga 4 që janë observer, ku ne jemime të drejta të plota, në mënyrë që të marrim edheelementet pikante të metodologjisë që përdorin atapër realitete të ngjashme dhe të aplikueshme përvendin tonë. Ne e kemi draftin e metodologjisë tërishikuar, por dinamika e përshtatjes së

metodologjisë me kërkesat duhet t’i përputhet samë shumë realitetit.

Në detyrën tonë si institucion, i cili lidhet direktme mbrojtjen e interesave të konsumatorit, ne keminjë seksion të veçantë për ankesat ekonsumatorëve ndaj shoqërive që ofrojnëshërbime të ujësjellës-kanalizimeve. Qëllimi ështëqë ne të garantojmë që shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve të veprojnë në përputhje merregulloren e furnizimit me ujë dhe të kanalizimit,në përputhje me licencën e tyre dhe kushtet epërgjithshme të kontratës që ato kanë mekonsumatorët.

Gjatë vitit 2018 vëmë re një rritje të besimit tëkonsumatorëve në institucionin tonë në mbështetjetë interesave të tyre. Gjatë këtij viti kemi pasur 39kërkesa, të natyrave të ndryshme, duke filluar qënga faturimi aforfe dhe zëvendësimi i shpeshtë iujëmatësit, që në dukje në disa raste edhe nukjustifikohet, të paktën këto janë pretendimet ekonsumatorit, mosnjohjen e detyrimeve nga anae konsumatorëve, si dhe problemet me kontratat.Predominon faturimi aforfe dhe ndërrimi i shpeshtëi ujëmatësit si problematikë. Në fakt, deri tani janëzgjidhur 10 ankesa në favor të konsumatorëve,pjesa tjetër është ende në proces, sepse sqarimi itë gjithë problematikës kërkon kohë dhe nuk mundtë zgjidhet menjëherë. Një pjesë e madhe e këtyreankesave janë zgjidhur me mirëkuptim.

Statusi ndaj ankimeve gjyqësore.Ne kemi pasur një ankim për çmimin në lidhje

me Tiranën, nga “Res Publica”, ku i kemi kaluar tëdyja shkallët e gjyqësorit me sukses, sepseekzistonin të gjitha argumentet e duhura përanalizën dhe për vendimin që ERRU-ja ka dhënënë lidhje me tarifat për Tiranën.

Njëkohësisht, në lidhje me mosrregullsinë përpagesat rregullatore, ne kemi bërë inspektime dhekemi vendosur gjoba për ndërmarrjet: Kukës,Rrogozhinë, Krujë dhe Peqin. Kemi përmirësuarrregulloren për seancat dëgjimore me publikun, qëe shohim si një element jashtëzakonisht tërëndësishëm të transparencës, i cili zhdukproblematikat, bën më të ndërgjegjshëmkonsumatorët dhe, nga ana tjetër, edhendërmarrjet për përgjegjësitë dypalëshe që kanëlidhje me këtë. Nga ky përmirësim ne shohim njërritje të kualitetit si prerogativë të të gjithë procesittë tarifave, qoftë të seriozitetit të pjesëmarrjes, qëmarrin pjesë 200 vetë, ndërkohë që më parëmerrnin pjesë vetëm ata të ujësjellësit, ku shohim

Viti 2019

10

Legjislatura e 9-të

me të vërtetë rritjen e përgjegjësisë dhe të trajtimittë problemeve gjatë këtyre seancave dëgjimore.Pa hyrë shumë në detaje, kërkesat që kemi pasurne si ERRU ndaj ndërmarrjeve për organizimin etyre, kanë ndikuar në rritjen e efikasitetit dhe tërezultateve të tyre.

Në lidhje me të ardhurat dhe shpenzimet, vitinqë kaloi ne kemi planifikuar 48 milionë lekë përaktivitetin e ERRU-së. Ju bëj me dije se ne kemipersonel rreth 25 vetë, nga të cilët 5 janëkomisionerë, përfshirë edhe kryetarin, ndërsapjesa tjetër janë staf dhe staf ndihmës.

Ne jemi institucion që nuk varemi nga buxheti ishtetit, në kuptimin e financimit të aktivitetit tonë,por nga pagesat rregullatore dhe ato të licencimit,por kryesisht ato rregullatore. Pra, buxheti për tëgjithë aktivitetin tonë dhe asaj të cilës u jepet nëngarkim ndërmarrjeve si pagesë rregullatore, bëhetnë funksion të buxhetit, i cili miratohet nga Ministriae Financave dhe nga parlamenti, për konsistencë,duke marrë parasysh që ato janë me të vërtetë tënevojshme dhe kosto të justifikuara për zhvillimine aktivitetit tonë.

Vitin që kaloi kemi qenë të suksesshëm dhekemi realizuar plus 31 milionë të ardhura, pra nëtotal 80, nga 48 që kishim parashikuar, që kryesishkanë rrjedhur nga detyrimet e prapambetura tëshoqërive. Kjo nuk është thjesht një rritje shifre,por tregon seriozitetin, rritjen e përgjegjësisë dhetë bashkëpunimit që ne kemi me ndërmarrjet përdetyrimin që ato kanë në këto lloj veprimtarie.

Realisht shpenzimet i kemi pasur më të voglasesa të planifikuara, rreth 80% e fondit tëplanifikuar, e cila ka ardhur nga ulja e zërave tëshpenzimeve me energji elektrike, si dheshpenzimeve për aktivitete dhe mjete transporti.

Për këtë vit është i garantuar buxheti përaktivitetin e ERRU-së, ku mendojmë të avancojmënë ato që janë të mundshme, në mbledhjen edetyrimeve të prapambetura që shoqëritë kanëbërë ndaj ERRU-së.

Siç e thashë, kapitull shumë i veçantë, osepjesa e dytë e raportit, është pjesa që lidhet meperformancën e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve.Në fakt, ne performancën e sektorit e bëjmë dukepasur parasysh që kemi qenë të kufizuar në kohënga detyrimi ligjor që raporti duhet dorëzuar nëmuajin janar, ne u referohemi të dhënave të 9-mujorit dhe japim një tendencë të përgjithshme tëproblematikës, të performancës së sektorit dherekomandimeve për të ardhmen, por një raport të

plotë lidhur me performancën e sektorit ne edorëzojmë pasi kemi marrë edhe bilancet, të cilatjepen në fund të marsit, i trajtojmë shoqëri përshoqëri në veçanti dhe bëjmë një raport të plotë tëperformancës së sektorit, të cilin e dorëzojmë jomë vone se sa fundi i muajit qershor.

Në qoftë se shohim treguesit e performancës,në vija të përgjithshme kemi një përmirësim të lehtëtë performancës, duke filluar nga burimi i kostovetë operim-mirëmbajtjes, të ujit pa të ardhura dhetë eficiencës së stafit. Natyrisht që përmirësimiështë i lehtë, ku më i rëndësishmi është ai imbulimit të kostove të operim-mirëmbajtjes, i cilika pasur një përmirësim relativisht të madh, porqë nuk është ai i pritshmi.

Në lidhje me reformën, ne shohim që ajo nuk ika realizuar pritshmëritë për performancën esektorit. Rekomandimi ynë kryesor për reformën,pavarësisht qasjeve që janë në diskutim, është tëvazhdohet me analizën e kontrolleve dhe perfor-mances, që bëhet nga ministria dhe bashkitë, porkëtu duhet përfshirë patjetër edhe ERRU-ja. Kyështë një defekt shumë i madh, që nuk është marrëparasysh nga ministria, jo thjesht si arbitri, por aiështë njohësi dhe ka përgjegjësinë për monitorimine sektorit dhe njohjes së gjendjes së secilëskompani.

Nga ana tjetër, duhet patjetër të shkojmë nëdrejtim të agregimit të shoqërive, për të cilënERRU-ja propozon një strategji praktike, qëmendon se është e suksesshme dhe duhet ndjekurhap pas hapi dhe rast pas rasti, duke analizuarpjesën ku është e mundur të realizojmë dy-triagregime të suksesshme, që të shërbejnë pastajpër strategjinë e gjithë sektorit.

Objektivat janë: përmirësimi i ligjit, që e kemigati; rishikimi i Kodit të Ujit, që në vetvete ështëmarrëdhënia shoqëri-konsumator, e cila duhet tëjetë edhe më e plotë dhe më në funksion tëprakticitetit të këtyre marrëdhënieve dhe, natyrisht,përmirësimet, të cilat ne i propozojmë për ligjin nr.8102 për ERRU-në, do të jenë në funksion të rritjessë përgjegjësisë dhe të pavarësisë së institucionittonë, si një organ kyç promotor për përmirësimine reformës në sektor.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Shani!A ka pyetje direkte, sepse nuk ka të

depozituara? Nuk ka.Zoti Pëllumbi, a keni ndonjë gjë për rezolutën?

Nuk keni.

11

Legjislatura e 9-të Viti 2019

Diskutime të regjistruara nuk ka. Mbyllet kjoçështje. Rezoluta mbetet për t’u votuar në fund tëseancës.

Kalojmë te projektligji “Për ratifikimin emarrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave tëRepublikës së Shqipërisë dhe qeverisë sëRepublikës Federale të Gjermanisë përbashkëpunim financiar 2016 për projektin“Programi i investimeve për shpërndarjen eenergjisë elektrike I””.

Sipas pikës 2 të nenit 73 të Rregullores, a kapyetje për projektligjin? Nuk ka. Sipas nenit 74 tëRregullores, nismëtarja, ministrja e Infrastrukturësdhe Energjisë, a dëshiron ta paraqesë?

Fjalën e ka zonja Balluku, ministre eInfrastrukturës dhe Energjisë.

Belinda Balluku – I nderuar Kryetar i seancës,Të nderuar deputetë,Të nderuar anëtarë të Këshillit të Ministrave,Në kuadër të përmirësimit të cilësisë së

shërbimeve të ofruara për qytetarët shqiptarë, tërritjes së eficiencës dhe të konsolidimit të sektorittë energjisë, qeveria shqiptare propozonprojektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjesndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës sëShqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federaletë Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2016 përprojektin “Programi i investimeve për shpërndarjene energjisë elektrike I””. Ky projektligj synonratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimitfinanciar të vitit 2016 nëpërmjet Republikës sëShqipërisë, së cilës i krijohet mundësia për tëmarrë nga KfW-ja, në kuadër të bashkëpunimitpublik për projektin “Programi i investimeve përshpërndarjen e energjisë elektrike I”, një kredi tëbutë me vlerë të përgjithshme deri në 30 milionëeuro, si dhe një shumë financimi me vlerë 2 milionëeuro për masat e nevojshme për zbatimin dhembikëqyrjen e projektit. Marrja e kësaj huaje ështënë përputhje me Strategjinë Kombëtare tëEnergjisë 2018-2030, me qëllim kryesor realizimine objektivave të parashikuar në planin erimbëkembjes së sektorit energjetik, ku humbjettotale parashikohet të jenë në nivelin 16% deri nëvitin 2022. Theksoj se kjo kredi do të shërbejë sinjë investim i mirëfilltë për përmirësimin e rrjetit tëshpërndarjes së energjisë elektrike, në ndryshimnga e kaluara, kur kreditë janë përdorur në pjesënmë të madhe për shlyerjen e detyrimeve tëprapambetura.

Programi i investimeve për shpërndarjen e

energjisë elektrike I, i cili do të financohet nëpërmjetkësaj kredie, është përzgjedhur pas një vlerësimishterues të listës së projekteve potenciale dhe tëkomponentëve të tyre, të kryera nga ekspertët eKfW-së në bashkëpunim me ekspertët e OSHEE-së. Programi ka si objektiv të përgjithshëmkontributin në kuadër të mbrojtjes globale të klimësnëpërmjet reduktimit të emetimit të COD-it, si dhezhvillimin e qëndrueshëm social dhe ekonomik tëShqipërisë.

Objektiva specifikë të rëndësishëm janë: ngritjae kapacitetit të sistemit të shpërndarjes sëenergjisë elektrike në Shqipëri; reduktimi iemetimeve të COD-it nëpërmjet reduktimit tëhumbjeve teknike, si dhe ngritja e sigurisë dhe ecilësisë së furnizimit nëpërmjet efikasitetit dhebesueshmërisë së shtuar të sistemit tëshpërndarjes në Shqipëri.

Realizimi i objektivave të programit do të matetkundrejt treguesve të mëposhtëm: humbjet nënënstacione dhe në rrjetin e tyre përkatës, tëpërzgjedhura brenda fushës së veprimit tëprogramit, të cilat synohet të reduktohen të paktënnë 20%; indekset e performancës për energjinë epashërbyer në rrjetin e lidhur me nënstacionet epërzgjedhura brenda fushës së veprimit tëprogramit janë ulur së paku me 10%; arritja eobjektivave të programit përkthehet në një shërbimmë të mirë për qytetarët shqiptarë; shmangia endërprerjes së energjisë; reduktimi i kostove; rritjae eficiencës së sektorit dhe konsolidimi i tregut.

Programi parashikon financimin e trekomponentëve bazë, të cilët janë: zbatimi i njëqendre të kontrollit dhe shpërndarjes, dukepërfshirë sistemin e kontrollit të mbikëqyrjes dheblerjes së të dhënave skarda; rehabilitimi osendërtimi i nënstacioneve të përzgjedhura 110 kilo-volt dhe 20 kilovolt; përmirësimi i rrjetit me voltazhtë mesëm deri në nivelin 20 kilovolt në zonat ezgjedhura. Krahas financimit të komponentëvebazë, kjo hua shoqërohet edhe me një grant prej2 milionë eurosh, i cili do të shërbejë për trajnimine stafit shqiptar, me qëllim rritjen e kapacitetevedhe përmirësimin e mirëmbajtjes së rrjetit.

Financimi i këtij programi është mundësuar sirezultat i krijimit të hapësirave fiskale në buxhetine shtetit në përgjithësi dhe të sektorit energjetiknë veçanti, pasi projektet në këtë sektor janërealizuar në kohë dhe me eficiencë.

Programi do të zbatohet për një periudhë 4-vjeçare, duke filluar nga viti 2019 deri në vitin 2023.

Viti 2019

12

Legjislatura e 9-të

Realizimi i investimit parashikohet të jetë intensiv,si rrjedhojë e impaktit të kthimit të lartë të investimit,i cili mund të konsiderohet i menjëhershëm.OSHEE-ja ngarkohet si agjencia përgjegjëse përzbatimin e këtij programi, për menaxhimin teknikdhe financiar, si dhe për administrimin epërgjithshëm të këtij projekti. Ky investim jo vetëmqë ndikon pozitivisht në rentabilitetin e shoqërisëOSHEE në terma ekonomikë, por i kursenekonomisë shqiptare miliona euro të munguaraçdo vit.

Ndërkohë, theksoj edhe një herë se, ndonëseprojekti i propozuar nuk ka efekte financiare shtesë,implementimi i projektit të parashikuar nëmarrëveshje do të sjellë efekte financiare qëpërfaqësohen nga normat minimale të interesit tëaplikueshëm nga huamarrësi, i cili do të distribuojëshumat e projektit pas nënshkrimit të marrëveshjessë huas.

Gjithashtu, ju sjell në vëmendje se kjomarrëveshje do të garantohet me garancishtetërore nga Këshilli i Ministrave të Republikëssë Shqipërisë, në rast se Këshilli i Ministrave nukështë huamarrësi. Vlen të përmendim se, krahaskushteve të favorshme, kjo marrëveshje ofron edhebesueshmërinë e lartë që KfW-ja gëzon si kreditori rëndësishëm për rimëkëmbjen e sektorit tëenergjisë.

Ftoj deputetët të votojnë për miratimin e këtijprojektligji, pasi zbatimi i programit të investimevepër shpërndarjen e energjisë elektrike I, i financuarnëpërmjet kësaj kredie, është një hap drejtpërmbushjes së angazhimeve të ndërmarra nëkuadër të reformës së sektorit energjetik, dukemundësuar reduktimin e nivelit të humbjeve tëenergjisë elektrike në rrjetin shpërndarës,përmirësimin e rrjetit shpërndarës, si dhe rritjen ecilësisë, eficiencës dhe sigurisë së furnizimit meenergji elektrike për konsumatorin shqiptar.

Ju falënderoj!Gramoz Ruçi – Ju faleminderit, zonja Ministre!Për këtë marrëveshje janë regjistruar për

diskutim deputetët: Arben Ahmetaj, Pjerin Ndreu,Antoneta Dhima, Ilir Beqaj, Taulant Balla, EvisKushi, Ilir Xhakolli, Besnik Baraj, Vullnet Sinaj,Klodiana Spahiu dhe në emër të grupit ErvinBushati, nga Lëvizja Socialiste për Integrim, EnverRoshi, kurse nga PD-ja Myslim Murrizi.

Fjalën e ka zoti Arben Ahmetaj.Të përgatitet zoti Enver Roshi.Arben Ahmetaj – Dua të përshëndes deputetët

e rinj, të cilëve u uroj suksese për detyrën dhepërgjegjësinë shumë të rëndësishme që kanëmarrë përpara qytetarëve shqiptarë. Madje, duatë përshëndes edhe qytetarët që nuk na kanëvotuar ne, por opozitën. I them Ralf Gjonit: mos umërzit nga boja e kuqe, sepse, siç duket, boja ekuqe është ndarë nga boja e zezë. Ralfi mori tëkuqen. Ata që i hodhën bojën, morën bojën e zezë.I uroj suksese në këtë mandat!

Ndërkohë, dua të falënderoj ministren eInfrastrukturës për ekspozenë që bëri për sa ipërket ratifikimit të marrëveshjes me KfW-në, prame qeverinë gjermane, e cila e ka mbështetur nëvazhdimësi sektorin energjetik dhe jo vetëm, portë gjithë infrastrukturën në tërësi, duke futursektorin energjetik, furnizimin me ujë të pijshëm,së fundi, edhe projektin, për të cilin folëm herën ekaluar, për rehabilitimin e konvikteve të QytetitStudenti.

Ndërkohë, nga e gjithë ajo ekspoze që bëriministrja, dua t’i referohem një elementi tejet tërëndësishëm, që besoj se ka nevojë të madhe përvëmendje nga ana e qeverisë dhe e administratësspecifike. Jam duke folur për një projekt me shumëdonatorë për sektorin e energjisë elektrike, i cili kanevojë për një koordinim më të thellë të dyelementeve kryesore, që sot janë sfida përsistemin, edhe për shkak të varësisë nga situataqë fluktuon vit pas viti: së pari, është modeli i tregut.

Zonja Ministre, besoj se modeli i tregut nukduhet të vonohet, por duhet të shkojë në atë drejtimqë është vendosur edhe me Bankën Botërore dheme donatorët e tjerë.

Së dyti, ajo që është diskutuar në vazhdimësi,është prioritizimi i investimeve në sektorin eenergjisë, pra ajo që vjen e para, duhet të jetë epara, në mënyrë që të vazhdojmë me ata objektivapër sa i përket uljes së humbjeve teknike dhejoteknike dhe garantimit të furnizimit me cilësi 24orë me energji elektrike të të gjithë qytetarëve.

Ndërkohë, përfitoj nga rasti të përmend njëraport shumë të rëndësishëm që ka dalë dje, qëështë raporti i tretë i Bankës Botërore për sa ipërket tregut të punës dhe lëvizjeve në punësimdhe në papunësi në Ballkanin Perëndimor. Patjetërqë të dhënat janë të detajuara, të rëndësishme dhepozitive, por, praktikisht, kanë lëshuar një alert tërëndësishëm për të gjithë politikëbërësit në qeveridhe në parlamente, por jo vetëm, për sa i përkettë ardhmes së tregut të punës në BallkaninPerëndimor. Përpara se të kaloj tek alerti, dua t’u

13

Legjislatura e 9-të Viti 2019

referohem të dhënave për Shqipërinë. Shqipëriashënohet si vendi i parë me rritjen e pjesëmarrjesnë forcën e punës me 60%. Mos harroni që ështëfilluar me 50% dhe 52% pjesëmarrja në forcat epunës në vitet 2012-2013. Sot papunësia nëShqipëri është 12,3%, është shifra historike më eulët. Sigurisht, në terrenin ekonomik, siç ka vendepune të paplotësuara, ka edhe qytetarë që kanënevojë për vende pune dhe do të vij pak më vonëtek alerti. Ndërkohë, po t’i shohim kostot e krahuttë punës në Ballkanin Perëndimor, ato janë shumëtë ulëta dhe Shqipëria i ka nga më të ulëtat, megjithë rritjen më të madhe të pagës realekrahasimisht me vendet e tjera të Ballkanit, 6,6%.

Ajo që sot duhet të bjerë si kambanë përpolitikëbërësit është produktiviteti në BallkaninPerëndimor, por ne po flasim për Shqipërinë, kuvazhdon të mbetet tejet i ulët. Kjo është arsyejapse praktikisht një pjesë e ekonomisë shqiptareende nuk ka arritur të tërheqë investime me vlerëtë shtuar në ata sektorë ku vlera e shtuar, qëmbetet në vend apo vlera e shtuar që krijohet ështëmë e madhe krahasimisht. Kjo është edhe një ngasfidat e ekonomisë. Ka një shifër interesante, porsërish është alert, krahasimisht me vitet 2016-2017, kur në Ballkanin Perëndimor janë krijuar 231mijë vende pune, në periudhën në observim janëkrijuar vetëm 68 mijë vende pune, 63% e vendevetë punës të krijuara në Ballkanin Perëndimor janëkrijuar në Shqipëri.

Situata nuk është rozë. Ajo që dua të thempërpara se ta mbyll është se sot aty jashtë ka njëprotestë dhe qytetarët janë në të drejtën e tyre,por instrumenti, mënyra, ekstremiteti dëmtonimazhin e Shqipërisë, dëmton aspiratën europiane,largon investimet, dëmton ekonominë dhekonsumin.

Sërish e falënderoj ministren për punën e bërë!Kërkoj që ato dy pika të rëndësishme të vihen

në axhendën e administratës së saj në mënyrëqë çdo krizë e mundshme energjetike për shkaktë situatës hidrike të ketë menjëherë përgjigjen eadministratës së qeverisë dhe të buxhetit të shtetit.

Faleminderit!Gramoz Ruçi - Faleminderit, zoti Ahmetaj!Fjalën e ka zoti Enver Roshi.Përgatitet zoti Balla.Enver Rroshi – I nderuar zoti Kryetar,Të nderuar deputetë,E kërkova fjalën për të shprehur mbështetjen

ndaj deputetëve Ligoraq Karamelo dhe Ralf Gjoni.

Ajo që dua të theksoj është se këtë liri që e kemifituar me kaq mund, djersë, gjak dhe jetë të dhëna,sot kemi fatin e madh ta shijojmë në një shoqëridemokratike.

Janë dhjetëra marrëveshje të firmosura ngaparlamentarët e këtij parlamenti në vite, që ngaKarta e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut nga ju dhekolegët e mëparshëm, prandaj sot ndihemi të lirënë vendimmarrjen tonë. Vullneti ynë për të hyrënë këtë parlament ka qenë i lirë, sovran dhe ështëbazuar në lirinë tonë të fituar me mundin dhegjakun e atyre mijëra njerëzve që sot nuk jetojnëmë, që kanë dhënë jetën për këtë ditë që jetojmësot. U kërkoj edhe grupeve të tjera parlamentare,Kryesisë së Kuvendit që të shprehen nëmbështetje dhe të solidarizohen, por edhe tëkërkojnë që ata njerëz që dolën dje atje, të marrinatë që u takon. Ne jo vetëm për rastin e deputetit,por për çdo qytetar të Shqipërisë, të cilit i prekentë drejtat dhe i cënohet siguria, do të shprehemigjithmonë në mbrojtje të lirisë , të pronës aposigurisë së tij.

U bëj thirrje Ministrisë së Arsimit, Ministrisë sëShëndetësisë, drejtorive të shëndetit publik dhedrejtorive arsimore të Bulqizës që për rastin edjeshëm të shkollës së mesme në Bulqizë tënxjerrin sa më shpejt arsyet pse pati një ngjarje tëtillë. Të mos u lihet dorë e lirë manipulimeve,zhgënjimeve dhe pasigurisë, por së shpejti njerëzitduhet ta dinë në mënyrë të saktë pse ndodhi kyproblem. Të merren masat që jeta e nxënësve tësigurohet ashtu siç e garanton një shtet demokratiksiç jemi ne!

Njëkohësisht, meqenëse m’u dha fjala, jam promiratimit të marrëveshjes midis qeverisë gjermanedhe qeverisë shqiptare, e cila do t’u japë një impulsjo vetëm zhvillimeve urbane të Shqipërisë, poredhe atyre rurale, aty ku drita elektrike mungon,aty ku nuk shkon media, aty ku informacioni nukshkon, pra për të pasur një afinitet dhe një adresimmë të mirë të problematikave të zonave më tëthella të Shqipërisë për t’i afruar ato, aq samundemi, duke zbutur në minimum varfërinë ekëtyre njerëzve, të cilët edhe sot kanë vështirësitëe tyre në çdo pjesë të Shqipërisë.

Kërkoj nga ju që t’i mbështesni të gjithëdeputetët tanë, por edhe çdo person tjetër qëndihet sot i kërcënuar apo i rrezikuar ngapresionet. Jemi qytetarë të lirë, kemi të drejtë tëshprehemi. Vendimi ynë për të ardhur nëparlament nuk është aspekti personal, ne kemi

Viti 2019

14

Legjislatura e 9-të

një thirrje tjetër nga shpirti, nga zemra që Shqipëriatë shkojë në Europë. Ky është misioni ynë, prandajjemi sot këtu. Këtë mision do ta kryejmë deri nëfund përderisa e kërkon ligji dhe Kushtetuta evendit tonë. Ne duhet të shkojmë në Europë,populli do të shkojë në Europë. Ne politikanëtduhet të punojmë që ta çojmë Shqipërinë nëEuropë. Kjo është thirrja pse ne kemi ardhur sotkëtu, por besoj edhe kolegët e tjerë deputetë.

Faleminderit!Gramoz Ruçi - Faleminderit, zoti Roshi! Në mbështetje të nenit 11, pika 2, të Kodit të

Sjelljes, kur deputeti i ri diskuton për herë të parë,sigurisht përshëndetet nga drejtuesi i seancës.Ftoj kolegët deputetë ta përshëndesim meduartrokitje diskutantin Roshi, që mbajti fjalën eparë në parlament.

Fjalën e ka zoti Balla.Përgatitet zoti Murrizi.Taulant Balla - Së pari, dua të rishpreh

vlerësimin tonë dhe falënderimet për qeverinëgjermane! Në këto seanca të para të këtij sesioni,pothuajse në të gjitha, ka pasur një marrëveshjeme Gjermaninë. Kjo është një marrëveshje tjetërqë tregon qartë nivelin shumë të mirë dhe të lartëtë bashkëpunimit ndërmjet dy qeverive.Marrëveshja për energjinë vjen pas miratimit tëdy marrëveshjeve të tjera, njëra ndër to për tërritur investimet në konvikte, sepse angazhimiynë në “Paktin për universitetin” është njëangazhim themelor.

Dua t’i garantoj sot të gjithë studentët se jovetëm do t’i qëndrojmë fjalë për fjalë angazhimit,por do ta shtojmë vëmendjen tonë për ta.

Gjej rastin të falënderoj edhe ambasadëngjermane këtu në Tiranë për një deklaratë shumëtë qartë për ato që kanë ndodhur në Shqipëri gjatëditëve apo javëve të fundit, ku ndër to më irëndësishëm është angazhimi i qeverisë federalegjermane për të vazhduar bashkëpunimin meqeverinë aktuale, e cila është legjitimuar nëmënyrë demokratike dhe mbajtëse e mandatevenë Kuvend! Kur flas për mbajtësit e mandateve nëKuvend, kolegu parafolës është një koleg i opozitësdhe kritikat që ngriti ndaj qeverisë për çështjen eadministrimit të situatës me nxënësit në Bulqizëmeritojnë, zonja Ministre, një vëmendje të veçantë.Jam shumë i sigurt se dhe deputetët e tjerë tëopozitës do të vijojnë të luajnë këtë rol shumë tërëndësishëm që ka një opozitë në Kuvendin eShqipërisë. Opozita ka plot instrumente në

Kushtetutë dhe në Rregullore, të cilat duhet tëpërdoren, sepse opozita në demokraci ështëkontrollori i qeverisë.

Zoti Kryetar,Kolegë deputetë, do të doja që nga kjo foltore

t’i drejtohesha personalisht Lulzim Bashës, sinxitësi dhe orkestruesi kryesor i dhunës opozitaresot në Kuvend. Kushdo që e mbështet, thjeshtvetëm sa e largon Shqipërinë nga Europa dhe nxitdestabilitetin në vend. Edhe sot, deputetë, qytetarë,punonjës të Policisë së Shtetit u goditën ngaurdhrat qorrë të Lulzim Bashës. Shqiptarët nukkanë parë kurrë një lider opozite të bëjë thirrje tëhapur për të goditur forcat e rendit dheinstitucionet. Shqiptarët nuk kanë parë kurrë qëme urdhra politikë të goditen deputetët. Asnjëherëmë parë në të gjitha këto vite nuk janë goditurdeputetët me urdhër të kryetarëve të partive.

Ajo që dua të ndaj me ju dhe me të gjithëshqiptarët është se sot Lulzim Basha po sillettipikisht si një huligan në një ndeshje futbolli. Parënga ky këndvështrim, djegia e mandatit, po ia them,nuk është fare një humbje për demokracinë, pasipolitikanë të papërgjegjshëm si puna e LulzimBashës, nuk e meritojnë as besimin e shqiptarëvedhe as të jenë në parlament. Por, sigurisht,Shqipëria nuk e meriton një kryetar të PD-së nëdetyrë si Lulzim Basha, as edhe jashtë Kuvendittë Shqipërisë në rolin e huliganit, pasi Shqipërisëi duhet të ecë përpara, ndërsa dhuna na kthenshumë pas në kohë.

Mjaft kohë kemi humbur deri tani. Tashmë tëgjitha maskat kanë rënë. Ata që vranë protestuesitpara 8 vjetësh tani duan të vijnë përsëri në pushtetpërmes forcës dhe dhunës. Politikanët e vjetër,të frikësuar nga drejtësia e re që po vjen, janëbërë të gjithë bashkë: Luli, Saliu, Monika, për tëmbrojtur interesat e tyre personale, si gjithmonëveçse në kurriz të shqiptarëve dhe të interesavetë shqiptarëve. Akte të tilla dhune nuk kanë asgjëtë përbashkët me aspiratën europiane tëqytetarëve shqiptarë.

Për këtë arsye, në prag të protestës së tështunës së kaluar, partnerët tanë amerikanë dheata europianë e dekurajuan qartësishtpjesëmarrjen jo vetëm duke u bërë thirrjeqytetarëve për të mos qenë pjesë e protestës,por edhe duke nënvizuar edhe një herë faktin seShqipëria ka një parlament dhe një qeverilegjitime të dalë nga zgjedhjet e vitit 2017, tënjohura ndërkombëtarisht dhe të certifikuara si

15

Legjislatura e 9-të Viti 2019

zgjedhjet më të mira të zhvilluara në Shqipëri në27 vjetët e fundit. Aleatët kryesorë të Shqipërisëjo vetëm që dënojnë djegien e mandateve dhebraktisjen e institucioneve nga opozita, porinkurajojnë fort deputetët e rinj të opozitës, që kanëzgjedhur të jenë të përgjegjshëm duke pranuarmandatet dhe përfaqësimin e qytetarëve që kanëvotuar për forcën e tyre politike.

Akuzat e Lulzim Bashës sot nuk i besonaskush, por ato së bashku me aktet e dhunëssynojnë të nxijnë fytyrën e Shqipërisë dhe të tëgjithë shqiptarëve. Sot paguajmë të gjithë sëbashku një kosto në raport me imazhin e vendittonë, si dhe rrezikojmë integrimin europian dhengadalësimin e rritjes ekonomike, që është shumëe rëndësishme, uljen e numrit të turistëve qëvizitojnë Shqipërinë dhe sipërmarrësve të huaj qëzgjedhin të investojnë këtu te ne, vetëm e vetëmse Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanëkuptuar se janë humbës që nuk mund t’i fitojnëzgjedhjet, pasi askush nuk i beson më.

Në vitin 2017 kontrolluan dhe morën përmesnjë marrëveshjeje gjysmën e qeverisë:zëvendëskryeministrin, 6 ministra, drejtorin ePërgjithshëm të ALUIZNI-t, drejtorin e Përgjithshëmtë OSHEE-së, një Zot e di pse i duhej LulzimitOSHEE-ja për të hyrë në zgjedhje, si edhe plotinstitucione të tjera, përfshirë këtu edhe kryetarine KQZ-së. Sot jemi dëshmitarë të sulmit më tëmadh që i është bërë ndonjëherë të ardhmes sëShqipërisë, sulmit më të furishëm kundër reformësnë drejtësi dhe ëndrrës sonë të përbashkët nëkëtë pjesë të sallës dhe në këtë krah të djathtëtë sallës së Kuvendit. Nëse do të fitonte rruga edhunës e zgjedhur nga Basha, Berisha dheKryemadhi, është e sigurt që Shqipëria vetëm dotë humbte.

Nga ana tjetër, javën e kaluar, e them me plotkrenari këtë, ne në vijim të asaj që thashë për“Paktin për universitetin”, në administratë janëpunësuar 373 studentë ekselentë. Ata nuk janëas të FRESSH-it, as të FRPD-së, as të LRI-së,por janë thjesht vajza dhe djem të shkëlqyer tëShqipërisë, të cilët, nëpërmjet programit tonë“Punë të mbarë.al”, janë pjesë e një dialogugjithëpërfshirës ndërmjet studentëve dhe qeverisë.Kjo është prova më e mirë se çfarë mund të arrihetnëpërmjet dialogut, dialogut dhe vetëm dialogut.

Në këtë kontekst, është gjithnjë e vlefshme dorajonë e shtrirë për dialog me opozitën. Asnjëherënë historinë e saj Partia Socialiste nuk ka qenë

kundër dialogut, por, siç e kemi thënë edhe në këtësallë, dialog do të ketë, ndërsa negociata në kurriztë demokracisë dhe të parimeve kushtetuese tëvendit nuk do të ketë. Në këtë kuptim, dua që medeputetët e rinj të opozitës le ta vijojmë këtë dia-log shumë të rëndësishëm për punët që duhet tëkryejë Shqipëria deri në qershor të vitit 2019 përsa i përket procesit të rëndësishëm të hapjes sënegociatave, por edhe të një ndër detyrave tështëpisë që kemi, miratimit të Kodit Zgjedhor.

Të nderuar deputetë të opozitës, ne duhet tamiratojmë Kodin Zgjedhor, ndaj duhet tëdialogojmë me Partinë Demokratike, me LëvizjenSocialiste për Integrim dhe me çdo parti tjetër. Nëkëtë kontekst, së shpejti ju ftoj në një tryezë tërëndësishme për sa i përket Kodit Zgjedhor.

Të nderuar kolegë, sot opinioni publik ështënjohur me refuzimin e kryetarit të PartisëDemokratike për t’u paraqitur në institucionin eprokurorisë. Kur para tri javësh ne thoshim këtu,në Kuvend: “E kanë hallin te reforma në drejtësi,prandaj po i lënë mandatet”, shumëkush, madjeedhe një pjesë e atyre që paguhen për të dhënëopinione, se, në fakt, opinionet duhen dhënë falas,pyeste: çfarë lidhjeje ka reforma në drejtësi melënien e mandateve?! Sot shqiptarët e morënpërgjigjen. Sot Lulzim Basha ka refuzuar tëparaqitet para prokurorëve në një hetim. Ky ështërasti i parë se si kryetari i opozitës, pasi paska lënëmandatin për hir të interesave të vendit dhe jo përtë bllokuar reformën në drejtësi, tregon qartë qënuk respekton detyrimin që ka çdo shtetas, dukefilluar nga Presidenti i Republikës (Kryetari i Shtetit)deri tek ai më i thjeshti, që në rast se thirret ngainstitucioni i prokurorisë, nuk mund të bëjë dëngla.

Ky arsyetim i bërë sot publik nga PartiaDemokratike, të cilin e kam këtu, nuk mund të jetëarsyetim për t’u fshehur nga një hetim, i cili nuk pokryhet vetëm nga prokuroria e Shqipërisë, pornjëkohësisht edhe nga Departamenti i Drejtësisësë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe ngaAutoriteti i Drejtësisë së Skocisë.

Si mund të guxojë dhe të pretendojë ta besojnëshqiptarët Lulzim Bashën kur prokuroria e njoftonpër ta marrë në pyetje për një çështje, që i ka lënëtë paktën gojëhapur miqtë tanë Perëndimorë, përtë mos thënë të shqetësuar se si “kryeministri nëhije” (sepse kryetari i opozitës është kryeministërnë hije në çdo vend demokratik) paskësh qenë dyvjet më parë i sponsorizuar me para, që nga hetimii medieve më prestigjioze investigative amerikane,

Viti 2019

16

Legjislatura e 9-të

si: “Mother Jones” dhe “New York Times”?! Ju edini se çfarë vlerësimi kishte Saliu për “New YorkTimes”-in teksa unë dhe Erion Braçe citonimshkrimet e “New York Times-it” për historitë e vjetratë tij, ndërkohë që ky hetim sot po kryhet ngainstitucionet e drejtësisë së Shteteve të Bashkuaratë Amerikës.

Janë plot 950 mijë dollarë, nga të cilat LulzimBasha nuk ka arritur të justifikojë as 10% të tyre,pasi 90% e kësaj shume janë të pajustifikuara,sepse nuk kanë dalë nga Shqipëria; nuk kanë dalënga financat e Partisë Demokratike.

Jo më larg se dje një televizion kombëtar këtunë Shqipëri ka vijuar investigimet dhe ka treguarqë janë edhe dy shtetase ruse të tjera të përfshiranë pronësinë e këtyre kompanive “guaskë”, që,nga dashuria e madhe për Lulzimin, nga shprehjae gatishmërisë për ta mbështetur, paskanpërzgjedhur ta mbështetkan Lulzim Bashën për tëfinancuar fushatat për t’i nxirë faqen Shqipërisënë medie të ndryshme amerikane apo edhefushatën e promovimit të liderit në zbritje të PartisëDemokratike.

Sot, teksa të gjithë shqiptarët presin që drejtësiae re të japë rezultatet e para, kemi shprehjen mëkuptimplotë të refuzimit të Lulzim Bashës, i cili, nërefuzim dhe në shmangie nuk është i ri, por ështëpërsëritës: iu shmang hetimit dhe më pas gjykimitnë aferën e Rrugës së Kombit, duke çuar përditëvetëm recetën e mjekut ose lejen nga mjeku, seishte shumë sëmurë dhe nuk mund të shkonte,apo edhe udhëtimet jashtë shtetit si ministër iJashtëm!

Një ndër arsyet pse u katapultua në Ministrinëe Jashtme në vitin 2007 ishte pikërisht për tësiguruar sa më shumë rrugë jashtë shtetit për t’iushmangur drejtësisë. Edhe sot, që duhet të ishtepara prokurorisë, shpiku një udhëtim jashtë shtetit,ku, në fakt, ishte njoftuar se do të ishte zoti GertiBogdani, pra nuk do të shkonte fare Lulzim Basha.Kjo është shprehja më kuptimplotë.

Kush ka pasur dyshime se Lulzim Basha, SaliBerisha dhe Monika Kryemadhi i lanë mandatetpër hallet e shqiptarëve, sot ka marrë përgjigjen: ilanë mandatet veçse për hallin e tyre! Ata i lanëmandatet, sepse kanë frikë nga reforma në drejtësi!Ata kanë frikë nga drejtësia e re që po lind!

Ju jeni kundërshtarët tanë dhe këtë nuk e luanas topi, por si kryetar i grupit të shumicësparlamentare dua t’ju them se ne jemi të gatshëmtë dialogojmë me ju, të punojmë së bashku në

interes të vendit, sikurse jam shumë i sigurt që judo t’i përdorni të gjithë mekanizmat parlamentarëpër të kontrolluar shumicën dhe qeverinë.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Balla!Fjalën e ka zoti Murrizi.Të përgatitja deputetja Antoneta Dhima.Më fal, Antoneta, sepse e paska radhën

deputeti Pjerin Ndreu.Myslym Murrizi – Të nderuar deputetë,Së pari, dua të theksoj se jam pro ratifikimit të

marrëveshjes midis Këshillit të Ministrave tëRepublikës së Shqipërisë dhe RepublikësFederale të Gjermanisë për bashkëpunimin nëfushën e shpërndarjes së energjisë elektrike,sikurse do të jem pro për aq kohë sa do të jem nëkëtë Kuvend, ratifikimit të çdo marrëveshjeje midisRepublikës së Shqipërisë dhe çdo republike tjetërtë Bashkimit Europian, por edhe jashtë tij, qëndihmon qytetarët shqiptarë.

Sipas traditës, duke dëgjuar edhe parafolësin,por edhe sipas rregullit për të folur për çështje tërendit të ditës, edhe unë do të përpiqem të jem poaq brenda rendit të ditës sa kanë qenë të gjithëkolegët e mi dhe të maxhorancës në këta 16 muajparlament.

Sot është data 21 mars, një ditë larg 22 marsit,kur 27 vjet më parë qytetarët shqiptarë, për herëtë parë pas 45 vjetësh komunizëm, me votën dhevullnetin e tyre të lirë larguan nga pushteti Partinëe Punës së Shqipërisë. E theksoj, Partinë e Punëssë Shqipërisë, sepse komunistët nuk i hoqën dotnga pushteti. Të shpërndarë gjithandej nëpër forcatë ndryshme politike, ata e kanë qeverisurShqipërinë edhe në 29 vjet post-komunizëm ngadhjetori i vitit ‘90 deri sot që flasim, paçka se herëndërrojnë xhaketat dhe herë kapërcejnë ylberin.

Ku jemi sot pas 29 vjetëve pluralizëm dhe 27vjet pas zgjedhjeve të para të pranuara nga të gjithëaktorët dhe faktorët politikë, të rrëzimit të PPSH-së nga pushteti, 22 marsit të vitit 1992? Njëri krahpolitik është në sallë, nga krahu tjetër politik ështëgjysma, para Kuvendit ka protestues, me të cilëtsot bashkohem edhe unë për të protestuar kundërqeverisë suaj dhe nesër kundër çdo lloj qeverieqë, pasi ia merr votën me mashtrime, tallet mepopullin, e përbuz dhe i kthen kurrizin. Sot 27 vjetpas zgjedhjeve të para, të cilat bënë përmbysjene madhe, jemi pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatëtë Lartë, një drejtësi që disa thonë se do ta bëjnëtë mirë dhe disa të tjerë thonë që nuk i besojnë.

17

Legjislatura e 9-të Viti 2019

Jemi me një sistem politik të kapur prej fyti, tëvotuar me bilbil nga këta që ishin në këtë sallë nëvitin 2008, për t’iu shmangur ballafaqimit direkt qënë këtë sallë të vijnë ata që e meritojnë votën eqytetarëve shqiptarë.

Kryetari i grupit të maxhorancës foli për KodinZgjedhor. Për mendimin tim, duhet prishur sistemipolitik, i cili në prill të vitit 2008 largoi të zgjedhuritnga zgjedhësit. Përjashta flasin në emër të popullit,këtu brenda flasin në emër të popullit. Pse e kenikaq frikë popullin? Keni tri palë zgjedhje që ifshiheni votës së popullit. Hyjnë në lista si strucidhe rrisin servilizmin edhe kur janë në pushtet,edhe kur janë në opozitë. A kemi me të vërtetëvullnet për t’i çuar të zgjedhurit te zgjedhësit?Thirrja ime është për ta ndryshuar këtë sistemzgjedhor. Boll jeni tallur me shqiptarët dukendërruar qarqet si endacakë, 4 vjet mashtroni nënjë qark, 4 vjet mashtroni në një qark tjetër. Nësenë këtë sallë ka vend vetëm për ata që votojnëqytetarët, atëherë qytetarëve duhet tua japim këtëmundësi që ua kemi mohuar me ndryshimet dheligjin më bastard që ka pasur ky vend në 29 vjetpost- komunizëm.

E ndryshuam për hesapin tonë, por edhe përju, që jeni sot në maxhorancë. Ju kanë vënë nërresht për të pranuar ministra njerëz që nuk kanëqenë në fushatë me ju, ju kanë vënë në rresht,sepse ju trembin me emrin “listë”. Nëse je i treti, tëçon të trembëdhjetin. Kështu që, këtu vijnë njerëzqë nuk kanë asnjë përgjegjësi politike edhe ndajsocialistëve që u kanë dhënë votën për të qenësot në maxhorancë.

Për një vit e gjysmë kam kërkuar ngabashkëkryetari të më thotë se çfarë bëhet mereformën zgjedhore. Belbëzonte nën tavolinë,sepse ka hall se nuk dalin deputetë një grushtservilësh që jargaviten si kërmij para panoramëssë kryetarit të partisë. Nëse doni ta ktheni këtë sallënë të atyre që realisht janë me dinjitet, kanë pig-ment politik, kanë kurajë dhe moral që ta kritikojnëqeverinë edhe kur janë në maxhorancë, takritikojnë edhe liderin e opozitës kur nuk sillet siçduhet ndaj interesit të qytetarëve, le të ndryshojmëligjin. Ky është momenti. Këtë gjë presin qytetarëtatje.

Në emër të cilëve votues flasin sot? Cilit qytetarii ka dhënë dorën 80 % e kësaj salle? Kam 16 muajnë këtë Kuvend. M’u duk vetja jashtë mode kurfola në një seancë 5 minuta jashtë rendit të ditëspër dy probleme lokale, djegien e mbeturinave në

mes të Lushnjës dhe të Grabianit dhe përtransferimin e spitalit të Lushnjës, që sot ështëshndërruar në një poliklinikë të një qyteti me 220mijë banorë, 160 mijë votues, rrethi i gjashtë nëShqipëri. Qeshën të gjithë, sepse thanë: Çne ky iprapambetur që flet për hallet e atyre nga kaardhur? Ne këtu bëjmë politikë të madhe, flasimpër NATO-n, atomin, armë bërthamore e të tjera”.Jo, nuk na ka zgjedhur njeri për atë punë. Ka qenëndryshe deri në vitin 2005. E kam theksuar edhemë 23 dhjetor në këtë foltore, që deri në vitin 2005deputetët nuk linin rast pa shkuar në zonë, sepsekishin hallin e zgjedhjeve të tjera. Për tri palëzgjedhje i keni bërë deputetët të mendojnë sikurkëto karrige këtu u përkasin vetëm atyre. Kush ebëri këtë ligj? Kastriot Islami juaj që erdhi te nedhe Ilir Rusmali ynë, që sot ka ardhur te ju. Pse ebënë? Disa kishin dëshirë të forconin pashallëkunbrenda subjekteve politike, të tjerë menduan qëky pashallëk brenda forcave politike do t’u shkontepër shtat kur të vinin në qeveri, që 1 kilometër rrugëta bëjmë 20 milionë euro dhe askush të mos guxojëtë flasë, sepse unë e di që as ju dhe as ne nukjemi njëlloj!

Unë nuk marr asgjë përsipër, pasi në pluralizëmpërgjegjësia është individuale. Mund të flasësh përBashën, mund të flasësh për Berishën, mund tëflasësh për kë të duash, mua nuk më impresiononabsolutisht as SPAK-u, as BKH-ja, as prokuroriasot dhe sa të jem gjallë.

Shqiptarët me të vërtetë duan ta çlirojnë vendinnga kjo kapje prej fyti, që këtu të mos ketë mëbutakë, të mos ketë më manekinë, që e ngrenëdorën si kauçuk. Kjo është edhe arsyeja pseMyslim Murrizi nuk u vu në rresht. Unë për të mosqenë ushtar kam shkuar në shkollë të lartë. Unënuk vihem në rresht. Arsyeja pse nuk e dorëzovamandatin tim është mllefi ndaj atyre që hartuansistemin në vitin 2008, por edhe për t’u thyerhundën. Unë jam këtu për të përfaqësuar ata 17mijë votues, që nuk votuan për ju, edhe pse ishin28 ditë fushatë, edhe pse ishin në kushte jo tëbarabarta, edhe pse janë hedhur para për t’i blerëato vota.

18 palë zgjedhje ka kaluar ky vend, 9 palëzgjedhje të përgjithshme, 2 referendume dhe 7palë zgjedhje lokale. Përveç zgjedhjeve të vitit1992, vetëm 2 palë zgjedhje janë pranuar nga tëgjithë ata që kanë marrë pjesë. Cilat? Zgjedhjet evitit 2005 dhe zgjedhjet e vitit 2013. Pse? Sepsehumbësit e pushtetit kanë ikur të ngopur. Më gjeni

Viti 2019

18

Legjislatura e 9-të

një palë zgjedhje të tjera që nuk janë ankimuarapo anatemuar në këtë vend?!

Unë nuk po them që të ikni ju, të ndërrohenkëta, 10 apo 15 sa janë këtu, apo ata që ishin dhetë vijnë disa të tjerë, që u përzunë me votë në vitin2013, jo. Të hapim listat, t’ua çojmë të zgjedhurittanë zgjedhësve dhe qytetarët të votojnë ata qëduan si përfaqësuesin në këtë sallë, pastaj hajdenitë bëjmë politikë. Edhe kryetarët e partive do tëbien rehat, sepse do t’u shuhet numri i servilëveqë i rrethojnë. Ata do të bien rehat edhe për vetene tyre, sepse do të qeverisin me dinjitet. Ndoshtanuk do të rrinë 8 vjet në pushtet, mund të rrinë 4vjet, por populli thotë: “Më mirë të jesh gjel për 5ditë, se sa gjithë jetën i nënshtruar”. Ndaj unë, porbesoj edhe kolegët e tjerë të Partisë Demokratikedhe të LSI-së do ta japin votën për ta çrrënjosurkëtë sistem nga pashallëku i sekretarëve të parë.Deri në vitin 1990 kemi pasur vetëm një sekretartë parë, pas vitit 2008 u bënë 3 ose 4.

Nëse listat do të jenë të hapura do t’i shikoniata që ngrihen dhe flasin në emër të popullit, tëcilët kurrë nuk kanë takuar popull në jetën e tyre;kurrë nuk i kanë hapur telefonin një qytetari.

Premtuat se do ta ulnit me 20% TVSH-në eenergjisë elektrike. Uleni! Unë jam dakord me ataqytetarë, edhe me Partinë Demokratike apo meçdo subjekt tjetër politik që është sot në protestë,por jo që ju të lironi karriget dhe në vendin tuaj tëvijnë ata që ishin.

Qytetarët duhet të dalin në protestë, sepse sotpo e paguajnë 20 lekë më shumë energjinëelektrike; duhet të dalin në protestë, sepse sot eblejnë naftën për traktorin 1900 lekë litrin, aq sa eblen ai që e ka blerë Benzin 100 mijë euro; duhettë dalin në protestë që të mos derdhet qumështinë rrethrrotullimin e Lushnjës. Anulojeni atë ligj. Ae dini ju se fermeri lushnjar sot i shet katër litraqumësht më pak se një litër ujë, që mbushet nëkanalet e pista të këtij vendi dhe shitet me markat:“Ujë mbretëror”, “Ujë përrallor” apo ku e di unë?!280 lekë shitet një litër qumësht dhe 1000 lekë njëlitër ujë.

Pse vetëm këta qenkan hajdutë?! Unë e kamthënë edhe herë tjetër, edhe në këtë sallë, edhekur u bë ligji i dekriminalizimit, se kriminelë ka ngatë gjitha anët, hajdutë ka nga të gjitha anët. Le qëdo ta shikojnë SPAK-n dhe BKH-në, sepse do t’udridhen leqet e këmbëve edhe ish-pushtetarëvetuaj. Unë kam pritur ta bënit këtë punë, në qoftëse do të kishte drejtësi, edhe për ish-pushtetarët

që keni akuzuar kur ishit në opozitë, ndoshta njëpjesë prej tyre edhe me të drejtë. Çfarë ndodhi? Ipunësuat një nga një dalëngadalë, vetëm dy vetëkeni lënë pa futur në punë nga i gjithë kabineti eviteve 2005-2013. Pse ndodh kjo lloj hipokrizie,që kur jemi në opozitë themi: ruspa, traktori, hajduti,pranga, dhe sa vijmë në pushtet bëjmë flirte?!

Nuk është e nevojshme të lexojmë asnjë llojraporti lidhur me ekonominë e vendit, sepse mëmirë se kushdo tjetër këtë e tregon eksodi ishqiptarëve, të cilët çdo ditë po e braktisin këtëvend, pasi e shikojnë të pashpresë. Premtuat 300mijë vende pune, por për 5 vjet kanë ikur 360 mijëshqiptarë. Gjithashtu, premtuat se do t’ua hiqniTVSH-në tek ushqimet bazë, por kjo nuk ndodhi.

Unë sot midis jush shikoj njerëz kurajozë, qëduan ta çrrënjosin këtë pllakosje, këtë heshtje qëka kapur politikën shqiptare, që realisht për muaështë nëna e të gjitha të këqijave. Të gjithainstitucionet në një republikë parlamentare e kanënënën në këtë sallë, por, kur kjo nënë është einfektuar, sepse nga këtu dalin të gjitha, absolutishtpak infeksion do ta ketë çdo lloj prodhimi që delnga këtu.

Falë këtij ligji erdhën në këtë Kuvend edhekriminelët ordinerë me kollare. Unë kam qenëdeputet edhe në vitet 1997-2001, kur nuk kishtezgjedhje, kur nga Ura e Rrogozhinës deri nëKonispol Partia Demokratike nuk vendoste dotasnjë kandidatë, sepse bandat bënin ligjin dhe imbushnin kutitë me 110%. Këtu ka pasurkomunistë, enveristë, ithtarë të Stalinit, të Mao CeDunit, të Millosheviçit, por kurrë hajdutë batanijesh,kurrë trafikantë, kurrë tutorë. Ju na i sollët këtume këtë ligjin e famshëm, për të cilin, që kur ebëtë në vitin 2008, në këtë sallë keni thënë se dotë sillnit intelektualë. Ku i keni?! 19 veta kanë lënësallën, disa kanë ardhur për të votuar këtu edheme pranga në duar, ndërkohë çifti i ambasadorëvenë lozhë rrokeshin për qafe.

Ndaj, unë mendoj se për ligjin zgjedhor duhett’i çojmë të zgjedhurit tanë te zgjedhësit. Hajdeni,ngrihemi mbi karriget tona dhe pastaj do të kenëtë drejtën morale, njerëzore, ligjore dhe politike ataqë do të ulen në këtë sallë të flasin realisht nëemër të qytetarëve, të votuesve të tyre, jo në emërtë popullit. Sa herë i dëgjoj njerëzit e krahut timapo të krahut tuaj që flasin në emër të popullit,sinqerisht ndihem keq, sepse më kujtohen gjyqete ’48-ës deri në ’90-ën, monizmi flet në emër tëpopullit.

19

Legjislatura e 9-të Viti 2019

Dua të them dy fjalë për hajdutllëqet që janëbërë në këtë sallë. Unë nuk besoj se ekonominë ekëtij vendi dhe milionat e taksapaguesve shqiptarëi kanë bërë militantët tuaj apo militantët tanë. Egjithë e keqja, grabitja e miliarda eurove, që ngaviti 1991 deri më sot, ka ardhur nga kjo sallë.Drejtësisë së re, që do të krijohet, dua t’i them tëmos harxhojë paratë për burgje, sepse i kanë bërëvetë dy burgje, me dy kampuse, me supervila, tëlënë 10 OPGJ në fshatin pas TEG-ut dhe 10 OPGJnë fshatin që është në Lalëz. Përveçbiznesmenëve, që i kanë me djersë dhe t’i gëzojnë,pjesës tjetër, e cila ka dalë nga kjo sallë e nuk i kathënë njëri “punë e mbarë”, që në 29 vjet pluralizëmnuk kanë pasur licencë as për kioska, nuk kanëpaguar asnjë lek në tatime dhe kanë 11 hale, kanëedhe hale për macet, lërini afat 6 muaj dhe thojini:“Ejani, ja ku e keni burgun privat”. Nëse çojmëhajdutët në burg, të jeni të bindur se ata harxhojnëedhe 200 euro në ditë, sepse janë mësuar tëjetojnë mirë.

I kanë bërë burgjet vetë, njërin e kemi nga TEG-u me dy kapanone dhe tjetrin në gjirin e Lalëzit. Tarrethojë drejtësia dhe t’i thotë: “Zotëri, ti që po del,ku punon? Jam deputet. Sa vjet ke që je deputet?Kam 25 vjet. Në vitin 1992 e ke pasur rrogën 84mijë lekë të vjetër, ndërsa tani e ke 800 euro. Tazëmë se ke jetuar me oksigjen, si i justifikon 3milionë eurot, një vilë këtu dhe 3 të tjera nga anatjetër? Rri në burg në shtëpinë tënde”. T’i lëmëatje, sepse i kanë bërë vetë burgjet.

Dëgjoj disa, nuk dua t’i them kazan, që janë sizetorë, shpërndajnë plehra si në kohët efarogjerës, janë këta facebook-shkruesit, qënxjerrin foto të Kim Kardashian me emrin e qenitdhe foto të qenit me emrin e Kim Kardashianit, janëkëto kokëçorapet që fshihen pas facebook-ut, qëduan të bëjnë militantin, duan të bëjnë Mesin dhebëjnë sikur i dinë të gjitha, të cilët thonë: “MyslimMurrizi e ka një hall që e ka mbajtur mandatin”.

Mandatin nuk ma ka bërë peshqesh asnjeri,sepse jam marrë me politikë që në dhjetor të vitit1990 dhe në këtë sallë, aq herë sa kam qenë, kamardhur me votat e atyre njerëzve. Nuk jam endacakqë të bredh nga një qark në tjetrin dhe as nuk ekam ëndërruar të merrem me politikë në ndonjëvend tjetër, përveçse në atë zonë ku e kam filluaraktivitetin tim që në dhjetor të vitit 1990.

Unë nuk bëj liderin, por jam këtu të flas në emërtë atyre që më kanë besuar me votë.

Kam guxuar edhe në vitin 2005 dhe, kur pashë

se servilizmi brenda llojit do të më nxirrte jashtë,kam dalë i pavarur. 100 herë po të kthehem nëkohë, 100 herë të njëjtin veprim do të bëja. Unënuk e duroj dot rreshtin, prandaj kam ardhur tePartia Demokratike. Të ishte puna për rresht nëvitet 1989 – 1990, do të merrja teserën e partisë,sepse Ramiz Alia i shpërndante si tallonat e djathit.

Ju bëj thirrje të mos e shikoni bardh e zi situatëndhe të mos mendoni që jeni sot në pushtet e jenitë gjithë si engjëj. Jo, jo, zotëri. Dy ministrat tuaj tëBrendshëm, të cilët kanë ikur, janë të implikuar medrogë. Për njërin na thatë që ishte kampion, ndërsatjetri përpara nesh, në seancën e parë, kur bëribetimin tha: “Nëse del edhe një copë letër për mua,unë jap dorëheqjen”.

Përpara se njerëz “të mëdhenj” të këtij kombitë na flijohen dhe të shkojnë drejt litarit apo plumbit,ejani të bëjmë një gjë të mirë që t’i shpëtojmë ata,të shpëtojmë veten dhe shqiptarët, të cilët politikakërkon t’i trajtojë çdo ditë si argatë, si hyzmeqardhe si mbrojtës të interesave të tyre vetëm përkarriget e tyre.

Nëse ne si opozitë do t’i kishim thirrur në kohë,do të kishte shumë më shumë qytetarë që do tëprotestonin, për të gjitha gabimet që keni bërë, qënga dita e parë që keni vendosur këmbën këtu, simazhorancë. Por mjerë ai që mendon se ua hedhqytetarëve dhe i shikon ata vetëm për të marrëkarrigen e më pas u kthen kurrizin!

Qytetarë të nderuar që na ndiqni, unë, MyslimMurrizi, nuk kam asnjë hall nga ato çfarë thuhetnëpër qebaptoret e facebook-ut dhe nuk kam asnjëinteres timin. Kam 29 vjet që nuk kam marrë asnjëlek nga tenderat dhe paratë publike. Unë kamaktivitet privat, por kam 29 vjet që nuk i kam asnjëlek borxh në tatime, këtij vendi. Më gjeni njëkoncesion, një leje, një firmë dhe një abuzim mepushtetin që kur kam filluar e deri më sot që flasnë këtë foltore! Mua ma mbyllën universitetin qëkisha, pikërisht këta që flasin në emër të popullitdhe më 15 nëntor të vitit 2017 ua dhashë licencën.Të dalë cilido nga ju këtu, cilido nga facebook–shkruesit dhe nga ata që mbajnë gjuhën përjashtae të gjejnë një lek nga paratë publike që ka marrëMyslim Murrizi. Unë do ta djeg mandatin në këtësallë, në këtë foltore.

Prandaj të ngrihemi mbi interesin tonë personaldhe mbi karriget, nuk është qameti nëse nuk vijnëtë gjithë sa jemi sot këtu, ata që duan të vijnë nëemër të qytetarëve.

Zoti Balla, ky është konsensusi për Kodin

Viti 2019

20

Legjislatura e 9-të

Zgjedhor dhe për çdo artificë tjetër. Komisionerëtduhet t’i kenë flokët kaçurrela apo t’i lyejnë të zeza,këto janë artifica që janë bërë për të ruajtur karrigettuaja. Hapini listat në Kodin Zgjedhor që qytetarëttë zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe në këtë sallëtë vijnë ata që zgjidhen nga votat e qytetarëve.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Murrizi!Fjala për zotin Ndreu. Të përgatitet zonja

Dhima.Pjerin Ndreu – I nderuar zoti drejtues i seancës,Të nderuar kolegë,E kam të vështirë të flas për energjinë pas

energjisë që transmetoi miku dhe kolegu imMurrizi, për të cilin kam respekt dhe e konfirmojqë shumë nga ato që tha janë edhe mendimet emia.

Gjej rastin të shpreh indinjatën time si deputetdhe si ish-drejtues policie për dy ngjarje të rëndandaj dy kolegëve deputetë të opozitës, rasti i zotitKaramelo dhe i zotit Gjoni. Ky është një demaskimi dy forcave politike që sot dhe prej shumë ditëshjanë në shesh gjoja për të predikuar demokracidhe një politikë ndryshe, por, në fakt, me ndërsiminqë u bëjnë njerëzve të vet, karshi fjalës së lirë dhepranimit të mandatit, tregojnë se janë po ato partitë vjetra, ku goditeshin me levë intelektualë, janëpo ato parti që në forume partiake, sapo dilje nëtualet, fillonte druri ose i çonin në Dajt apo ku diunë.

Kjo është e shkuara e politikës shqiptare dhene nuk kemi se çfarë të bëjmë tjetër vetëm tëhedhim sytë nga e ardhmja.

Të kthehemi te çështja në fjalë. Problemetenergjetike janë probleme sensitive që, në fakt,duhet thënë se na kanë ngarkuar edhe ne me njëproblematikë presioni shumë të madh përballëopinionit publik, përballë biznesit, të cilëtshpeshherë në pamundësi për të pasur trajtiminose investimet e duhura kanë kontraktuar dhe kanëkërkuar me padurim që sistemi i shpërndarjes sëenergjisë të jetë në nivele më të larta.

Marrëveshja në fjalë, natyrisht na bën optimistëdhe është një hap cilësor përpara, aq më tepër qëështë një marrëveshje me qeverinë gjermane, çkatregon edhe një besim tek e gjithë filozofia qëqeveria shqiptare dhe Operatori i Shpërndarjes sëEnergjisë Elektrike ka treguar gjithë këto vite. Nukduhet të harrojmë që kemi marrë një sistem tëdegraduar, të vjedhur, të masakruar nga njerëz meçanta në duar, të cilët kanë marrë lekët e CEZ-it të

asaj kohe me ato xhonglimet e ndërmjetësimevee të problematikave, të cilat ne i kemi trajtuar nënjë komision parlamentar dhe sot janë në prokurori,pra një sistem që ka qenë në kolaps total. Në fakt,është e çuditshme se si zëdhënësit e asaj forcepolitike, që i futi duart te ky sistem, të cilin jo vetëme shkatërroi dhe e masakroi, që jo vetëm nuk idha asnjë investim askund, u bënë bashkë me njëgrup të huaj, duke vjedhur dhe u bënë zëdhënësite një problematike që ne e kemi trashëguar dhenatyrshëm do të përballemi me të.

Lezha, ku unë jam deputet, është një vend meprobleme serioze sa i takon energjisë elektrike.Këtë shqetësim e kam ngritur dhe po e ngre prapë,pasi investimet por energjinë elektrike në Lezhëprej vitesh kanë qenë pothuajse zero. Gjatë 8vjetëve që ka qeverisur Partia Demokratike kanëqenë inekzistente. Këta zëdhënësit që bërtasin sotjanë njerëzit që nuk kanë thënë asnjë fjalë, nukjanë interesuar asnjëherë, pavarësisht nga pozitatpolitike dhe qejfi i tyre i madh për të shprehurshqetësimet e komunitetit.

Natyrshëm, me këtë situatë jemi përballur edhene, një situatë, ku çuditërisht, nuk e di pse Lezhanjë vend turistik me resurse të jashtëzakonshmeshumë afër Tiranës, me plazhe të mrekullueshmeqë nga Rëra e Hedhur në Shëngjin dhe në Tale,shpeshherë gjendet në vështirësi. Si ka mundësiqë zonat e Zadrimës, të Kallmetit, të Zejmenit, tëShën Kollit, të Rrilës apo të qytetit, sapo fryn njëerë, sapo bie shi, menjëherë kalojnë në kolaps?Kjo është trashëgimia që na ka lënë partia qëproteston sot në shesh, partia që pretendon se dotë sjellë begati dhe një zhvillim ekonomik tëjashtëzakonshëm në Shqipëri. Ne nuk kemiqëndruar në vend, por jemi përballur dhe kemidebatuar dhe vazhdojmë të debatojmë, ndonjëherëedhe me tone të ashpra, por në asnjë çast nukkemi bërë kompromis me situatën.

Sot që jemi duke folur Lezha është në projektine një investimi prej 4 miliardësh në sistemin eenergjisë elektrike. Asnjëherë nuk është dhënë njëshumë e tillë për përmirësimin e sistemit tëshpërndarjes së energjisë elektrike në Lezhë. Këtugjej rastin të falënderoj ministren dhe Operatorine Shpërndarjes për vëmendjen e kthyer nga Lezha.Unë mendoj se ky është rasti për të thënë se,madje për ta duartrokitur, ka shpresë.

Kredia që do të miratojmë mendoj se do t’ishtrijë efektet edhe në Lezhë. Po jua ripërsëris seLezha është një vend me resurse turistike të

21

Legjislatura e 9-të Viti 2019

jashtëzakonshme. Ne vërtet po përballemi me njësituatë menaxheriale katastrofike të pushtetit lokal,por për sa na takon duhet të vazhdojmë tathellojmë strategjinë tonë të zhvillimit dhe tëpërmirësimit të aspekteve të ndryshme të jetësekonomike të Lezhës, ku sistemi energjetik ka njërol shumë të madh.

Dua të evidentoj edhe një problem,përmirësimin e sistemit të menaxhimit, sepse nukmjaftojnë vetëm paratë. Nëse kemi kredi, nësekemi stabilitet ekonomik të operatorit, duhetmenaxhim, pasi menaxhimi në terren shpeshherënuk është ai që duhet. Njerëzit që punojnë atjenuk janë ata që duhet, sepse mënyra se si shkojnëdhe lexojnë sahatet, ose nuk i lexojnë fare, nukështë ajo që duhet. Sistemi duhet përmirësuar dheky është një problem me të cilin përballemi të gjithë.

Edhe nga diskutimet që kam pasur me kolegëtdeputetë del se ky problem është shumë i madh,sepse atje ka njerëz të papërgjegjshëm që nuk dinëta kryejnë detyrën ose me dashje krijojnëprobleme, të cilat nuk duhet të krijohen. Njëmbifaturim duhet të jetë një ngjarje, sepse askushnuk e ka për borxh të mbifaturohet, as njëpensionist, por as edhe një biznesmen, askush.Prandaj unë po e ngre këtë problem dhe i kërkojministres që ta rishohë skemën e menaxhimit tëoperatorit, që paratë të mos shkojnë dëm, që punaqë bëhet për investime dhe përmirësimi radikal qëi është bërë kësaj situate në të gjithë vendin tëmos shpërdorohet nga keqmaxhimi dhe nganjerëzit që nuk kanë asnjë lidhje me sistemin, porvijnë shohin, nuk bëjnë asgjë dhe ikin.

Unë, duke u nisur nga problemet që ka pasurLezha, gjithmonë e kam ngritur zërin dhe do tëvazhdoj ta ngre, por kurrsesi nuk mendoj se ajoçfarë po bëjmë ne është ekuivalente me atë qëkanë bërë ata para nesh, sepse nuk ka asnjëmundësi krahasimi, është si nata me ditën. Kur tëdoni dhe si të duan, gjithmonë flas për banorët eqytetit të Lezhës, do të bëjmë publike gjithçka ështëinvestuar gjatë 8 vjetëve të qeverisjes së PartisëDemokratike në sistemin energjetik, sa ështëinvestuar dhe sa po investohet sot.

Sot, për qytetin e Lezhës ka një investim prej1,3 miliardësh, ku 1,2 miliardë janë për Zejmenin,i cili është në proces dhe po përmirësohet. Poashtu ka ndërhyrje për investime në Zadrimë, nëDajç, në Gramsh, në Blinisht, në Kallmet dheinvestimet vazhdojnë në Tale dhe në Rrilë. Ne dotë vazhdojmë të jemi kërkues dhe të tërheqim më

shumë projekte, si dhe të punojmë pa u lodhur përpërmirësimin e sistemit të shpërndarjes sëenergjisë elektrike në Lezhë.

Së fundi, unë jam pro çdo lloj marrëveshjeje tëtillë, madje jam partizan që këto lloj kredish tënegociohen dhe të kemi sa më shumë të tilla. Tëgjithë kolegët, me të cilët kam folur, e kanëshqetësim problemin e energjisë elektrike, por nee kemi të gjitha mundësitë që kjo situatë tëpërmirësohet dhe të jetë shumë herë më mirë sesaka qenë.

Duke ju falënderuar, deklaroj se vota ime ështëpro, ndaj ju ftoj edhe ju të votoni pro.

(Drejtimin e seancës e merr zonja Hysi.) Vasilika Hysi –Faleminderit, zoti Ndreu! Fjalën e ka deputetja Antoneta Dhima. Antoneta Dhima- Faleminderit! E nderuara zonja drejtuese e seancës, Të nderuar kolegë, Të dashur qytetarë, Marrëveshja që propozohet të ratifikohet me

këtë projektligj synon sigurimin e financimit përprojektin “Programi i investimeve për shpërndarjene energjisë elektrike I” dhe ka si qëllimpërmirësimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisëelektrike, reduktimin e humbjeve në rrjet, si dherritjen e cilësisë në fuqizimin e energjisë elektrikepër konsumatorët.

Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje qeveria eRepublikës Federale të Gjermanisë i jep mundësiKëshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisëtë përfitojë një kredi të butë nga KfW- ja me vlerëne përgjithshme 30 milionë euro, si edhe një shumëfinancimi në vlerën e përgjithshme 2 milionë euro,për zbatimin dhe mbikëqyrjen e projektit. Huajamund t’i jepet drejtpërsëdrejti Këshillit të Ministravetë Republikës së Shqipërisë ose u jepethuamarrësve të tjerë dhe në këtë rast Këshilli IMinistrave është në rolin e garantuesit.

Marrëveshja mund të zbatohet edhe nëperiudhat mëvonshme nëse KfW-ja bie dakord tëjapë hua ose shuma të tjera financimi për këtëprojekt. Kredia do të jepet në kuadër tëbashkëpunimit publik për zhvillimin dhe do tësigurohet nëpërmjet një kredie me terma të butëderi në fund të vitit 2022, duke mos rënduarbuxhetin e shtetit.

Projekti për kredinë e butë nuk mund tëzëvendësohet me projekte të tjera, ndërsa shumae financimit mund të përdoret për projekte të tjeranëse palët bien bashkërisht dakord.

Viti 2019

22

Legjislatura e 9-të

Projektligji nuk ka efekte financiare shtesë nëbuxhet deri sa buxheti i shtetit është në rolin egarantuesit të kësaj kredie.

Procesi përgatitor për këtë marrëveshje ka nisurprej kohësh dhe synimi e palës shqiptare ka qenëplotësimi i kushteve dhe objektivave të rëna dakordnga palët. Duke parë që performanca e Operatorittë Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe esektorit elektroenergjetik në përgjithësi ështëpërmirësuar ndjeshëm, theksoj se ekzistojnë tëgjitha mundësitë për të thithur këtë kredi, e cila dotë luajë një rol të rëndësishëm në mbështetjen esektorit energjetik të vendit.

Që prej vitit 2014 performaca financiare eOSHEE-së dhe situata energjetike në vend ështëpërmirësuar ndjeshëm, si dhe janë reduktuarndjeshëm humbjet në rrjet.

Mbështetja buxhetore për sektorin energjetikështë rritur me gjithë thellimin e konsolidimit fiskalnë vend. Sot sektori energjetik karakterizohet ngarritja e investimeve, si edhe përmirësimi iinfrastrukturës. Nëse do t’i referohem qarkut tëFierit për vitet 2014-2018, nga OSHEE-ja janëinvestuar pothuajse 1,4 miliardë lekë të ndarë në20 kontrata të ndryshme dhe, si pasojë e këtyrendërhyrjeve, rrjeti ka pësuar ndryshime tëdukshme. Ndërhyrjet kanë konsistuar në shtimindhe rikonstruksionin e linjave ajrore dhe kabllore,shtimin e kabinave të reja, ndërtimin dherikonstruksionin e kabinave shtyllore,rikonstruksionin e kabinave murale, ndërtimin elinjave të reja të tensionit të ulët me kabllo e tëtjera.

Të gjitha këto investime të kryera në këto vitekanë bërë të mundur uljen e humbjeve në rrjetnga 30,5%, që ishin në vitin 2014, në 18,26% nëvitin 2018 dhe për vitin 2019 parashikohet një niveli humbjeve në rrjet, në 16,27%.

Pas 6 vjetëve të qeverisjes sonë Shqipëria kanjë rritje ekonomike më të shpejtë dhe më tëqëndrueshme prej së cilës po përfitojnë gjithnjë emë shumë familje dhe qytetarët shqiptarë. Rritjaekonomike sot është 3,5 herë më e lartë se nëvitin 2013, duke e renditur Shqipërinë ndër vendetme ritme më të larta të rritjes në Europë. Raporti iBankës Botërore për trendin e punësimit nëBallkanin Perëndimor konfirmon sërish efektivitetine politikave të ndërmarra për nxitjen dhepunësimin në Shqipëri.

Gjithashtu, ky raport vlerëson me nota pozitivesistemin progresiv të taksimit në Shqipëri si një

sistem që nxit formalitetin në tregun e punës dhetë ardhurat neto nga puna, duke favorizuarveçanërisht nivelet e pagave të ulëta.

Sipas raportit, përgjatë gjysmës së dytë të vitit2017 dhe gjysmës së dytë të vitit 2018, nëBallkanin Perëndimor janë krijuar 68 mijë vendetë reja pune, nga të cilat më shumë se gjysma,ose 38 700 vende të reja pune, janë krijuar vetëmnë Shqipëri. Rritja e punësimit në Shqipëri prej3,3% është tri herë më e lartë se e rajonit, që është1,1%. Papunësia ra në 12,4% në vitin 2018, qëpërbën normën më të ulët të papunësisë në rajon.

Në 6 vjet nga ana e qeverisë shqiptare janëmarrë masa të rëndësishme dhe efikase për tërivendosur stabilitetin makro-ekonomik pasfalimentimit që trashëguam, duke ia dalë të ulimndjeshëm riskun fiskal në ekonomi dhe të rikthejmëparametrat ekonomikë në nivele të qëndrueshme.

Qeveria shqiptare e zhvilloi aktivitetin e saj nërespektim të plotë të angazhimeve të saj politikepër konsolidimin fiskal, duke e mbyllur mandatin eparë me një suficit primar dhe duke vendosur nënkontroll borxhin publik. Kjo ka ndodhur për herëtë parë pas 23 vjetësh, aq më tepër gjatë një vitielektoral.

Në seancën e sotme plenare kemi për diskutimedhe një projektligj shumë të rëndësishëm, i cilika të bëjë me zhvillimin e qëndrueshëm rural, nëbashkëpunim me GIZ-in, që synon të adresojësfidën e konsolidimit, të orientimit të bujqësisë nëShqipëri drejt një bujqësie më konkurruese dhenë të njëjtën kohë do të mundësojë sipërmarrjeaktive në sektorët bujqësorë, si agroturizmi dheturizmi rural.

Në funksion të zhvillimit rural qeveria shqiptareka miratuar dhe është duke zbatuar programin e100 fshatrave, që synon zbatimin e investimevetë përbashkëta strategjike për 4 ministri, kupërfshihen Ministria e Bujqësisë, Ministria eTurizmit, Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria eKulturës, me qëllim zhvillimin e integruar tëhapësirave rurale të vendit, i cili do të programojëndërhyrje me investime të integruara në zonat epërcaktuara të 100 fshatrave, nëpërmjet triobjektivave: përmirësimit të infrastrukturës publike,zhvillimit ekonomik nëpërmjet diversifikimit tëaktiviteteve ekonomike, si dhe zhvillimit të kapitalitsocial dhe njerëzor.

Nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, për vitin 2019,në këtë program është akorduar një fond prej 1miliard lekësh. Po kështu, për vitin 2019, nëpërmjet

23

Legjislatura e 9-të Viti 2019

programit IPARD II, një fond prej 94 milionë eurosh,nga të cilat 71 milionë euro financohen ngaBashkimi Europian dhe 23 milionë euro ngaqeveria shqiptare. Janë hapur thirrjet dhe janëpranuar aplikimet për disa masa mbështetëse, sëpari, për investime në asete fizike në fermatbujqësore, ku aplikantët mund të përfitojnë nga 10mijë deri në 500 mijë euro në formën e grantit. Sëdyti, për investime në aktivitete fizike përpërpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësoredhe të peshkimit, ku aplikantët mund të përfitojnënga 25 mijë euro deri në 2 milionë euro në formëne grantit. Së treti, për diversikimin e fermave dhezhvillimin e biznesit, ku aplikantët mund tëpërfitojnë nga 10 mijë euro deri në 400 mijë euronë formën e grantit.

Fondi Kombëtar i Garancisë për Bujqësinëështë një instrument financiar për nxitjen einvestimeve private në bujqësi, iniciuar nga qeveriashqiptare dhe implementuar në bashkëpunim meBERZH-in dhe 5 institucione financiarepjesëmarrëse, të cilat operojnë në Shqipëri.

Po kështu, edhe gjatë vitit 2018, nëpërmjetskemës kombëtare, me një fond prej 100 milionëlekësh, kanë përfituar 22 subjekte për investimenë agroturizëm dhe ngritjen e inkubatorëve tëprodhimit dhe produktet tradicionale.

Në fakt, kemi shumë për të thënë për punëndhe angazhimin e kësaj qeverie për zhvilliminekonomik, investimet, reformat në shëndetësi,infrastrukturë, ekonomi dhe në arsim.

Ishte vullneti i kësaj qeverie, e cila miratoi njëPakt për Universitetin, duke krijuar lehtësira pafund për më të mirët, por edhe për ata në nevojë,duke përgjysmuar tarifat dhe duke i zeruar ato përshumë kategori, sepse kjo maxhorancë synonzhvill imin e politikave rinore, me qëllimpërmirësimin e cilësisë së jetës së të rinjve përmesrritjes së pjesëmarrjes në jetën publike dhe nëvendimmarrje, rritjen e mundësive për punësimrinor, përmirësimin e legjislacionit dhe tëinfrastrukturës në shërbim të tyre.

Fuqizimi dhe përfshirja e të rinjve në programetkombëtare dhe ndërkombëtare, në rrjetet eshkëmbimit të eksperiencave europiane, iniciativatvullnetare, rajonale dhe botërore, nismat rinore,sociale dhe akademike, është qëllimi kryesor ikësaj qeverie.

Të gjitha këto do të jenë lokomotiva e zhvillimittë rinisë dhe formimit të gjeneratës së re shqiptare,së cilës do t’i ofrohet çdo mundësi për formësim

europian.Projektligji që ne po diskutojmë sot është

bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisëdhe është në përputhje me Strategjinë Kombëtaretë Energjisë 2018-2030, me Planin përRimëkëmbjen e Sektorit Energjetik, të ndryshuar,si dhe me të gjitha dokumentet e tjera përmbështetjen e sektorit energjetik.

Në kushtet kur projektligji do të kontribuojë nëpërmirësimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisëelektrike, reduktimin e humbjeve në rrjet, si dhenë rritjen e cilësisë dhe sigurisë së furnizimit tëpërdoruesve të energjisë elektrike, të nderuarkolegë dhe kolege, ju ftoj ta miratojmë atë.

Deputetëve, të cilët u betuan sot, u uroj suksesenë punën e tyre!

Uroj t’i përfaqësojnë denjësisht votuesit e tyre!Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja Dhima!Fjalën e ka deputeti Ilir Beqaj.Të përgatitet deputetja Evis Kushi.Ilir Beqaj – E nderuar drejtuese e seancës,Zonja dhe zotërinj deputetë,Marrëveshja që duhet të miratojmë sot është

vijim i bashkëpunimit afatgjatë, të qëndrueshëm,të frytshëm, të suksesshëm, me qeverinë gjermanenë fushën e energjisë, por është edhe një shtysëkonkrete për të vazhduar përmirësimin e sektoritelektroenergjetik, nga pikëpamja eqëndrueshmërisë së tij, rritjes së cilësisë sëfurnizimit me energji elektrike, si dhe shëndetitfinanciar të këtij sektori.

Marrëveshja i hap rrugë përmirësimit të sistemittë shpërndarjes së energjisë (ne duhet tëshprehemi në Kuvend për pjesë të caktuara tëzbatimit të saj), por unë besoj se është momenti,që bashkë me mbështetjen që duhet t’i japimqeverisë për të vazhduar reformat në fushën eenergjisë, të bëjmë një bilanc se çfarë ka ndodhurnë këta 5 vjet e gjysmë.

Në vitin 2018 Shqipëria ka prodhuar 8,5 terravatenergji elektrike. Ky është prodhimi më i madhhistorik i Shqipërisë.

Nga ana tjetër, energjia që është vendosur nërrjet ka qenë 7,6 terravat më pak se në 2013-n.Për më tepër, humbjet (edhe pse dikush mund t’iquajë ende të larta) vjet kanë qenë 23,3% apo 1,7terravat. Ndërkohë që në 2013-n Shqipëria kahumbur 3,3 terravat, pra dy herë më shumë, qëdo të thotë se ulja e humbjeve në 5 vjet me 19%përkthehet në vlerë financiare të mirëfilltë 230

Viti 2019

24

Legjislatura e 9-të

milionë euro. Pra, nëse nuk do të kishim vënë dorënë sektorin energjetik,, në vitin 2018 nga buxheti ipërgjithshëm do të kishim shpenzuar 230 milionëeuro për të mbuluar humbjet. Kjo gjë nuk kandodhur, sepse vit pas viti janë ndërmarrë reformanë sektor qoftë për disiplinimin e përdorimit, përmënjanimin e shfrytëzimit të paligjshëm, përvendosjen e ligjshmërisë, por edhe për barazin nëshfrytëzimin e burimit. Është dashur sakrificë efamiljeve shqiptare, një pjesë jo e vogël e tyre ishtemësuar keq, konsumonte por nuk paguante.Sigurisht, ky ndryshim i sjelljes së qytetarëveshqiptarë ka bërë që sektori të ketë më shumë tëardhura. Kjo është parë vit pas viti në furniziminme energji elektrike. Në të gjithë bregdetin eShqipërisë ka ndryshim radikal lidhur me atë çfarëndodhte para 4 vjetëve dhe çfarë ndodh sot.

Një aspekt shumë i rëndësishëm, mendoj unë,është fakti që në vitin 2018 energjia elektrike, epërdorur nga konsumatorët jofamiljarë, pra ngabizneset, është rritur 38 %. Ky është një tregues irëndësishëm, që tregon se si dhe sa po zhvillohetvendi. Sigurisht, edhe familjet konsumojnë mëshumë. Në 5 vjet konsumi i tyre është rritur 18%,një rritje 2 deri 3 % në vit, por fakti që konsumi ibizneseve është rritur me 38 % do të thotë seekonomia po zhvillohet.

Nga bizneset është konsumuar më shumë,sepse edhe ndërprerjet janë ulur ndjeshëm. Edhekoha që duhet për të lidhur një kontratë energjieështë reduktuar ndjeshëm dhe ka sjellë një situatëqë sot kompania e shpërndarjes është në gjendjetë bëjë investime me të ardhurat e veta. Kjo nukdo të thotë se kemi arritur gjithçka, sepse fakti qëne kemi ulur humbjet në 5 vjet me 90% por prapëjemi mbi 20 %, do të thotë se ende, po tëkrahasohemi me një vend të zhvilluar, duhet tëvazhdojmë reformat.

Unë besoj se edhe marrëveshja që do tëmiratojmë sot, e cila bëhet efektive tani që sektorika rritur treguesit e vetë të performancës, ështëdëshmi që edhe donatorët e huaj kanë besim tëjapin hua në këtë sektor, sepse kanë parë jo vetëmvendosmërinë politike të qeverisë, por edhemenaxhimin e suksesshëm dhe ndjekjen etreguesve kryesorë.

Para 5 vjetësh shumë familje faturoheshinaforfe, sot nuk faturohen më dhe kjo ka bërë që,nëse faturimi ishte 400, mesatarja e atyre që dikurishin aforfe, të kishin 340 mega konsum në muaj.Ky është konsumi real dhe vetë familjet shpenzojnë

më pak.Nga ana tjetër, buxhetit të shtetit nuk i duhet të

mbulojë humbjet e sektorit dhe ato para, që dikurshkonin për të mbuluar humbjet e sektorit, sotinvestohen në energji, në infrastrukturë rrugore dhenë ujësjellës-kanalizime.

Unë besoj se edhe nxitja që po i bën qeveriashfrytëzimit të burimeve të tjera të rinovueshme tëenergjisë, ato çfarë pritet të hyjnë këtë vit nëshfrytëzim apo vitin e ardhshëm, do të bëjnë që tëkemi një shpërndarje më të mirë të burimeve tëenergjisë, por edhe të hartës se ku prodhohetenergjia, për të krijuar një lloj balancimi jo vetëmstinor, por edhe në territor.

Besoj se të gjithë bashkë jo vetëm do tambështesim këtë marrëveshje, duke i kërkuarqeverisë që të vazhdojë me hapa konkretë për tëbërë efektive pjesën e saj, por mirëpresim çdo llojndërhyrjeje tjetër efektive që duhet në sektor.

Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Beqaj!Fjalën e ka deputetja Evis Kushi. Të përgatitet

deputeti Ilir Xhakolli.Evis Kushi – E nderuara drejtuese e seancës,Të nderuar kolegë,Një nga sektorët prioritarë, që ndikon në mënyrë

të konsiderueshme në zhvillimin e ekonomisë,është pa dyshim energjia, një sektor, i cili në vitete fundit ka pasur shumë suksese, rezultatepozitive, projekte dhe arritje, por ne jemi tëndërgjegjshëm që ka ende probleme dhe shumëpunë për të bërë.

Konkretisht, më lejoni t’ju jap vetëm disastatistika të shkurtra, të ofruara nga Operatori iShpërndarjes së Energjisë Elektrike, për të parësituatën ku ishim, ku jemi dhe ku do të shkojmë.

Së pari, sa i takon nivelit të humbjeve në rrjet,në vitin 2013 ky nivel ishte 44,1%, ndërkohë që nëvitin 2018 është 23,6%. Kjo do të thotë se,krahasuar me vitin 2013, diferenca është 20,5%.Ndërsa po të krahasojmë vitin 2018 me një vit mëparë, përsëri ka një ndryshim të konsiderueshëm,2,7%.

Për sa i takon nivelit të arkëtimeve, në vitin 2013janë arkëtuar 34,96 miliardë lekë, ndërkohë që nëvitin 2018 janë arkëtuar 59,78 miliardë lekë, që dotë thotë se, krahasuar me vitin 2013, janë argëtuar24,82 miliardë lekë më shumë ose 70 % mëshumë. Edhe po ta krahasojmë me një vit më parë,përsëri kemi rritje me 2,9% më shumë arkëtime.

Për sa u përket ankesave dhe zgjidhshmërisë

25

Legjislatura e 9-të Viti 2019

së tyre, përsëri situata është optimiste, sepse nëvitin 2017 (po e krahasoj vetëm me një vit më parë)kishim 58 mijë e 112 ankesa, ndërsa në vitin 2018kemi 37 mijë e 635 ankesa, pra 35% më pak. Kjodo të thotë se sistemi funksionon më mirë.

Për sa i përket zgjedhshmërisë, në vitin 2017janë zgjidhur 78,9% e ankesa, ndërsa në vitin 2018janë zgjidhur 104% e ankesave. Nga këto të dhënakuptojmë se kemi një ulje rekord të humbjeve nërrjet, çka është shumë e rëndësishme, sepse nëvitin 2013 gjetëm një sistem, ku pothuajse gjysmae energjisë që prodhohej humbte në rrjet.

Gjithashtu, kemi një rritje të konsiderueshmetë të ardhurave të arkëtuara, që është shumë enevojshme dhe shumë e rëndësishme përinvestimet, që përmirësojnë cilësinë e furnizimit meenergji elektrike jo vetëm për konsumatorëtfamiljarë, por edhe për bizneset dhe industrinë.

Pavarësisht këtyre statistikave, ne jemi tëndërgjegjshëm, e thashë edhe pak më parë, qëkemi ende shumë punë për të bërë, kemi endeprobleme që duhen zgjidhur. Pikërisht në këtëkontekst dhe për këtë qëllim vjen edhe projektligjii sotëm, i cili ratifikon një marrëveshje huaje tëlidhur midis Republikës së Shqipërisë dheRepublikës Federale të Gjermanisë përmbështetjen e sektorit elektro-energjitik.

Projektligji është në përputhje me politikat eqeverisë në 3 drejtime;

së pari, në përmirësimin e rrjetit të shpërndarjessë energjisë elektrike;

së dyti, në reduktimin e mëtejshëm të humbjevenë rrjetin e shpërndarjes.

së treti, në rritjen e cilësisë dhe sigurisë nëfurnizimin me energji elektrike për klientët nëShqipëri.

Konkretisht, projektligji mundëson marrjen e njëhuaje të butë, pra me kushte të favorshme, ngabanka gjermane, KfW, me vlerë prej 30 milionëeurosh, në kuadër të bashkëpunimit publik përzhvillim, si dhe marrjen e një shume financimi prej2 milionë eurosh për masat e nevojshmeshoqëruese për zbatimin dhe mbikëqyrjen eprojektit.

Unë uroj dhe shpresoj që ky projekt të jetë isuksesshëm dhe objektivat e vendosura si në këtëprojekt, ashtu edhe objektivat e vendosura nëprogramin e qeverisë, do të përmbushen nëmënyrë eficiente.

Së fundi, dua të them dy fjalë në lidhje mesituatën aktuale politike.

Fillimisht, dua të shpreh keqardhjen për dhunëne vazhdueshme të opozitës dhe të mbështetësvetë saj jo vetëm gjatë protestave, por edhe përtejtyre; jo vetëm ndaj institucioneve, por madje edhendaj deputetëve, që, natyrisht, dëmton reformat,ngadalëson, madje mund të pengojë dhe tërrezikojë procesin e integrimit në Bashkimin eEuropian, sepse e dimë shumë mirë se kjo lloj situ-ate rrit skepticizmin e vendeve anëtare për hapjene negociatave të Shqipërisë me Bashkimin eEuropian.

Megjithatë dua t’u drejtohem qytetarëve, të cilëtduhet të ndërgjegjësohen se dhuna dëmtonekonominë, dhuna dëmton konsumin, dhunadëmton biznesin e vogël, të cilin opozita pretendonse e ka prioritet. Është e rëndësishme qe ata qëprotestojnë dhunshëm të kuptojnë se këto veprimendikojnë drejtpërsëdrejti jo vetëm në ekonominë epërbashkët, në ekonominë e vendit, por ndikojnëdrejtpërsëdrejti edhe në ekonominë e tyrepersonale apo familjare. Të gjithë kanë të drejtë tëprotestojnë, kjo nuk diskutohet, por aktet e dhunësbien mbi kurrizin e vetë qytetarëve, përfshirë edheata që protestojnë dhunshëm. Të gjithë ata që kanëbiznes të vogël duhet ta dinë se protesta edhunshme ngadalëson ekonominë, duke ndikuardrejtpërsëdrejti në të ardhurat e tyre familjarevetëm për shkak të etjes për pushtet dhe tëpadurimit për pushtet të opozitës. Edhe ata që janëtë punësuar, por që protestojnë dhunshëm, duhetta kuptojmë se dhuna largon investitorët e huajdhe dëmton turizmin, duke vënë në rrezik vendine tyre të punës, nëse e kanë, apo vendin e punëssë familjarëve të të afërmeve të tyre, kjo vetëmpër hir të etjes për pushtet dhe të padurimit përpushtet të opozitës, të Partisë Demokratike dhePartisë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Të dashur qytetarë, dua t’ju them se ndërkohëqë Partia Demokratike dhe opozita në përgjithësindjekin axhendën e tyre politike, ju vetëm humbisnipo të ndiqni axhendën e tyre. Axhenda juaj duhettë jetë stabiliteti, ekonomia, ligjshmëria, drejtësiadhe integrimi në Bashkimin Europian, por këto nukvijnë as me protesta të dhunshme, as me djegiene mandateve dhe as duke shkuar në rrugën pakrye të opozitës.

Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja Kushi!Fjalën e ka zoti Xhakolli.Të përgatitet deputeti Besnik Baraj.Ilir Xhakolli – Të nderuar kolegë,

Viti 2019

26

Legjislatura e 9-të

Të nderuar qytetarë,E kërkova fjalën për këtë projektligj, pasi

marrëveshje të tilla janë të mirëpritura, sepse vënëgishtin mbi plagën e problemeve.

Projektligji është pjesë e një pakete ligjoremarrëveshjesh të bashkëpunimit financiar të vendittonë me shtetin gjerman. Paketa siguronmbështetje direkte për buxhetin e shtetit. Kjombështetje buxhetore do të ndihmojë nëpërmirësimin e furnizimit të energjisë elektrike, nëpërmirësimin e kushteve të jetës së qytetarëve dheveprimtarisë së biznesit, në zhvillimin dhemodernizimin e shumë sektorëve të ekonomisë.

Marrëveshja që propozohet të ratifikohet mekëtë projektligj synon sigurimin e financimit përprojektin “Programi i investimeve për shpërndarjene energjisë elektrike 1”. Ky projekt ka si qëllimpërmirësimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisëelektrike, reduktimin e humbjeve në rrjet, si dherritjen e cilësisë dhe sigurisë së furnizimit meenergji elektrike për konsumatorët.

Kredia do të luajë rol të rëndësishëm nëmbështetjen e sektorit energjetik të vendit. Kjoështë një marrëveshje kuadër dhe financimi do tëjepet për çdo projekt që do të mbështetet nga palëtderi në fund të vitit 2022. Huaja do t’i jepetdrejtpërdrejt Këshillit të Ministrave të Republikëssë Shqipërisë dhe huamarrësve të tjerë dhe nëkëtë rast Këshilli i Ministrave është në rolin egarantuesit. Marrëveshja mund të zbatohet edhenë periudha të mëvonshme nëse KfW-ja bie dakordtë japë hua apo shuma të tjera financiare për këtëprojekt.

Si konkluzion, marrëveshja është në përputhjeme Strategjinë Kombëtare të Energjisë 2018-2030,e cila ka në plan rimëkëmbjen e sektorit energjetiktë rishikuar dhe të gjitha dokumentet e tjera nëmbështetje të sektorit energjetik. Ajo ka një rëndësitë veçantë, pasi do të kontribuojë në përmirësimine shpërndarjes së energjisë elektrike, nëreduktimin e humbjeve në rrjet, si dhe në rritjen ecilësisë dhe sigurisë së furnizimit të përdoruesvetë energjisë elektrike. Për këtë arsye, ky projektligjduhet të miratohet sa më parë në Kuvend.

Ju kërkoj ndjesë që më duhet të dal ngadiskutimi për këtë marrëveshje dhe të flas përzonën që unë përfaqësoj!

Edhe qyteti i Pogradecit ka shqetësime tëmëdha me furnizimin dhe shpërndarjen e energjisëelektrike. Në këtë qytet nuk ishte vënë dorë nërrjet që nga vitet ’70, me përfundimin e elektrifikimit

të vendit. Kjo sillte vështirësi të mëdha, sidomosnë zonat malore, ku rrjeti shpërndarës ështëtërësisht i amortizuar. Duke u nisur ngamarrëveshje të tilla, dua të falënderoj qeverinë dheOSHEE-në, të cilat morën në konsideratëshqetësimin e banorëve të Pogradecit dhe pozhvillojnë një projekt, gati 10 milionë dollarë, medy faza. Ka nisur faza e parë e zbatimin të këtijprojekti, i cili do të sigurojë kalimin e rrjetit nga 10kilovoltë në 20 kilovoltë, duke ndërtuar njënënstacion të ri dhe një rrjet të ri shpërndarjejepër qytetin dhe zonat malore, ku do t’u jepet fundshqetësimeve në atë zonë.

Gjatë qeverisjes sonë në qytetin e Pogradecitjanë bërë shumë investime, si: rruga emrekullueshme Lin-Pogradec, Unaza ePogradecit, rruga përmes qytetit deri në Qafë-Plloçë dhe ka përfunduar tenderi për rrugën që tëçon në Drilon.

Në kuadër të programit “100 fshatrat”,Pogradeci ka të përfshirë në këtë program 3fshatra, në 2 prej të cilëve do të zhvillohet njëprojekt rreth 5 milionë dollarë, që përfshinTushemishtin dhe Gurrasin.

Gjatë prezantimit që Kryeministri i bëri këtijprojekti, ai premtoi ndërtimin e një pedonaleje, osesiç e quajti ai “lungo gjoli”. Këto investime do tëbëjnë një ndryshim rrënjësor të këtij qyteti, por nukmund të themi të njëjtën gjë për investimet në zonatrurale. Në zonat rurale mungon uji i pijshëm dhekanalet vaditëse, që me ndarjen e re territorialejanë kompetencë e bashkisë dhe është për tëardhur keq që as në kohën e ish-komunave, poredhe tani, ky problem nuk është zgjidhur pothuajsenë 70% të fshatrave. Kjo është një gjë e pafalshme,por që do të marrë fund pas 30 qershorit.

Siç mund ta dini, rruga tregtare e vjetër ka qenëGreqi-Dardhë-Voskopojë-Niçë-Llëngë dhevazhdon më tej. Fatmirësisht, dy fshatrat e parë,Dardha dhe Voskopoja, janë lidhur me rrugëkryesore dhe e kemi parë se çfarë zhvillimi fantastikkanë marrë. Ndërkohë, dy fshatrat e tjerë, Niçadhe Llënga, që janë në zonën time elektorale, kanëpasur të njëjtin qytetërim me dy fshatrat e tjerë,por, në mungesë të infrastrukturës, nuk njihen sot.Fshatrat që dikur kanë pasur nga 5-6 kisha, sotkanë 5-6 shtëpi dhe kjo në mungesë tëinfrastrukturës. Prandaj është shumë erëndësishme të ndërhyhet në këto zona, të paktënnë katër rrugë fshati, që janë premtuar nga unënë fushatën e vitit 2017, ku pikërisht nga kjo foltore

27

Legjislatura e 9-të Viti 2019

në buxhetin e vitit 2017 unë i kam kërkuar qeverisëtë financojë këto projekte. Edhe sot nga kjo foltoredua të sjell në vëmendje të institucionevepërkatëse konkretisht këto katër rrugë: rrugënQukës- Qafë Plloçë, fshatrat Rodokal Poshtë,Rodokal Sipër, Homezh, rrugën Qukës-Proptisht,Slatinjë, Velçan, Dishnicë, rrugën Qukës, e ciladuhet të lidhet me rrugën Kalivaç, Dunicë, Çezmë,Hondisht, Llëngë, Shën Marenjë, Osnat, Niçë,Stërkanjë. Jam i bindur se shqetësimet e këtyrebanorëve do të merren në konsideratë nga qeveria,pasi ato janë jetike për ta, por edhe për të gjithëBashkinë e Pogradecit.

Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Xhakolli!Fjalën e ka zoti Baraj. Të përgatitet deputeti

Vullnet Sinaj.Besnik Baraj – Faleminderit!Sektori i energjisë elektrike në 5 vjetët e fundit

ka pësuar një ndryshim dhe zhvillim dramatik. Nganjë sektor abuziv dhe problematik, ku humbjetarrinin rreth vlerës 50%, kohët e fundit humbjetkanë arritur në vlerën rreth 24%. Ecuria e këtijsektori, duke nisur nga viti 2013, ka qenëprogresivisht në rritje. Edhe në vlerësimet eSekretariatit të Energjisë këto ndryshime kanëqenë model se si një ndërmarrje në falimentim ukthye në një model suksesi. Objektivi ka qenëreduktimi i humbjeve, por edhe rritja e cilësisë sëshërbimit dhe furnizimit me energji përkonsumatorin. Kjo është realizuar falë menaxhimittë mirë, por edhe falë investimeve të mëdha qëkjo ndërmarrje ka realizuar në përmirësimin e rrjetitdhe sistemit të transmetimit në përgjithësi.

Në këtë kuadër, janë përdorur fondet egjeneruara nga vetë kjo ndërmarrje, sigurisht endihmuar edhe nga pushteti qendror, por edhe atotë marra nga institucione ndërkombëtare, ku padyshim Gjermania zë një vend të veçantë nësektorë të tillë me rëndësi strategjikë, sikurse ështëai i energjisë, furnizimit me ujë, apo trajtimit tëujërave të ndotura.

Edhe ky projektligj lidhet me kontributin eGjermanisë, ku synohet ratifikimi i marrëveshjessë bashkëpunimit financiar të realizuar në vitin2016 për projektin “Programi i investimeve përshpërndarjen e energjisë elektrike”. Nëpërmjet këtijprogrami qeveria e Republikës Federale tëGjermanisë i jep mundësi Këshillit të Ministrave tëRepublikës së Shqipërisë të marrë një kredi të butëdhe një shumë financimi nga KfW-ja. Vlera e

kredisë së butë është rreth 30 milionë euro, plusnjë shumë financimi prej 2 milionë eurosh përmasat e nevojshme shoqëruese për zbatimin dhembikëqyrjen e projektit. Pa dyshim sfida e këtijsektori është ulja e mëtejshme e humbjeve për tëarritur vlera të krahasueshme me vendet ezhvilluara. Në këtë kuadër, me rëndësi ështëvazhdimi i investimeve në përmirësimin e rrjetit,por, njëkohësisht, edhe diversifikimi i burimeveenergjetike, kërkesë e shtruar në strategjinë esektorit që në fillim të viteve 2000. Në këtë kuadër,përdorimi i burimeve të rinovueshme, si ato solaredhe eolike, ka qenë një hap i suksesshëm, projekttashmë i tenderuar për panelet diellore, ku vlera ekapur ka qenë më e ulëta si çmim në rajon.Sidoqoftë, mendoj se zhvill imi gjithashtu itermocentraleve me gaz në vendet epërshtatshme, duke respektuar standardetmjedisore, është një mundësi tjetër shtesë për tëbërë të mundur diversifikimin e mëtejshëm të këtijsektori. Dihet se problemet e ndotjes në raport meTEC-et me naftë dhe me qymyr janë minore kurpërdoret gaz. Kjo gjë favorizohet edhe nga burimete reja të gazit, të cilat i ofrohen Shqipërisënëpërmjet TAP-it apo edhe nga kërkimet e reja qëpo bëhen në zonën e Beratit.

Ju ftoj ta votoni këtë projektligj, duke falënderuaredhe qeverinë gjermane për rolin e rëndësishëmnë zhvillimin qoftë të demokracisë, por edheekonomik të Shqipërisë!

Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Baraj!Fjalën e ka deputeti Vullnet Sinaj.Të përgatitet deputetja Klodiana Spahiu.Vullnet Sinaj – Zona ku jam deputet është tepër

malore. Bëhet fjalë për Bashkinë e Selenicës dhenjë pjesë të Bashkisë së Himarës. Duke qenë zonatë tilla të hapura, ato gjithmonë kanë probleme meenergjinë elektrike. Madje, kur shkojmë në atozona, dëgjojmë të njëjtin refren: era fryn në bregdet,ndërkohë që energjia pritet në zonën e Lumit tëVlorës dhe në Bashkinë e Selenicës.

Duhet ta tregojmë situatën ashtu siç është, dukee krahasuar me situatën e mëparshme. Po t’idëgjosh banorët e zonës, të thonë sederi në vitin2012 nuk ishte bërë asnjë investim në ato zona,pra ishin të njëjtat shtylla, të njëjtët transmetues,të njëjtët izolatorë që në vitet ’70. Ka 5 vjet që ështëndërhyrë në sistemin e transmetimit të energjisëelektrike në ato zona, duke e përmirësuar atë, dukepërmirësuar kabina elektrike, duke ndryshuar

Viti 2019

28

Legjislatura e 9-të

përcjellësit, duke ndryshuar izolatorët, pra duke epërmirësuar situatën e energjisë elektrike.

Por a ka përsëri vërejtje nga banorët?! Themse ka ende. Edhe pse kemi bërë, ka ende shumëpër të bërë për të arritur atje ku duhet. Nga ratifikimii marrëveshjes së Këshillit të Ministrave tëRepublikës së Shqipërisë me Republikën Federaletë Gjermanisë parashikohet për programin epërmirësimit të rrjetit të shpërndarjes së energjisëelektrike një kredi prej 30 milionë eurosh, që i ështëdhënë qeverisë shqiptare nga KfW-ja, si dhe njëndihmë tjetër rreth 2 milionë euro nga qeveriagjermane për zbatimin e këtij projekti, të cilat janënë formën e një ndihme apo të një granti që i jepetqeverisë shqiptare, për të cilën duhet tapërgëzojmë qeverinë gjermane, sepse nuk ështëi vetmi sektor ku ajo ka investuar, si në industri,ujësjellës, energji elektrike, në sistemin dherinovimin e konvikteve të studentëve, për të cilënfolëm herën e kaluar. Pra, kemi një dashamirësitë kësaj qeverie për të mbështetur zhvillimin eShqipërisë.

Mbështetja me financime e qeverisë gjermaneka edhe një arsye të madhe, pra sigurinë që ajoka te qeveria shqiptare, tek ekonomia shqiptare, ecila është në gjendje për t’ua rikthyer këto kredibankave gjermane, të cilat investojnë në vendintonë. Mirëpo nga ana tjetër, dua t’u them qytetarëvedhe banorëve të zonave ku jam deputet se nukmjaftojnë vetëm investimet nga qeveria, siçkërkojmë ne, por duhet bërë diçka edhe ngapushteti lokal. Për shembull, Bashkia e Selenicësnuk paguan ndërmarrjen e ujësjellës-kanalizimeve,e cila i ka një borxh OSHEE-së rreth 850 milionëlekë të vjetër, nga të cilat rreth 600 milionë janëdetyrime dhe rreth 250 milionë të tjerë janëkamatëvonesa të pagesave. Rreth 200 milionëjanë të trashëguara nga e kaluara, por rreth 600milionë të tjerë janë krijuar gjatë këtyre 4 vjetvekur Bashkia e Selenicës drejtohet nga e djathta,duke lenë pa paguar OSHEE-në. Atëherë, si kamundësi të investojë OSHEE-ja apo Ministria eEnergjisë në atë zonë, kur ne nuk i kthejmë këtolekë?!

Më ka rastisur të jem deputet në dy zona, tëcilat përfshijnë dy bashki të ndryshme, Bashkinëe Himarës, e cila drejtohet nga Partia Socialistedhe Bashkinë e Selenicës, e cila drejtohet ngaPartia Demokratike. Ka një ndryshim të madh midiskëtyre dy bashkive. Bashkia e Himarës nuk i kaOSHEE-së pothuajse asnjë lek borxh, kurse

Bashkia e Selenicës i ka OSHEE-së 850 milionëlekë borxh nëpërmjet ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve. Kjo tregon për një mosadministrimtë mirë nga ana e Bashkisë së Selenicës në atëzonë. Gjithashtu, kemi edhe punonjësit eujësjellës-kanalizimeve të kësaj bashkie tëpapaguar prej 8 muajsh, kurse në Bashkinë eHimarës nuk ka asnjë punonjës të papaguar.

Në udhëzimet e Ministrisë së Energjetikës përvitin 2017 parashikohej që 80% e subvencionevepër bashkinë të shkonte për pagat e punonjësvedhe 20% për investime. Në vitin 2018 këtoudhëzime kanë ndryshuar dhe kanë kaluar në:40% për investime për përmirësimin e rrjetit tëujësjellësve dhe 60% për rritjen e performancës.

Dua t’u them punonjësve të ujësjellësve atjese pagat e tyre dhe rrjeti i ujësjellësit nuk ështëdetyrë e qeverisë, por është detyrë e pushtetitlokal. Këtë gjë e tregon më së miri ligji për pushtetinvendor, pra që bashkia e ka detyrë të sigurojëshërbimin e ujësjellës-kanalizimeve për banorët esaj. Kështu që këtë gjë duhet t’ia kërkojnë mëkëmbëngulje Bashkisë së Selenicës.

Njëkohësisht, dua të them se ka një kontratëtë Bashkisë së Selenicës me Agjencinë Kombëtaretë Ujësjellës-Kanalizimeve për rritjen eperformancës. Kjo marrëveshje performance ështëe firmosur edhe nga kryetari i Bashkisë sëSelenicës. Sipas kësaj marrëveshjeje perfor-mance, subvencionet që mund të japë shteti apondihma që mund t’i japë shteti bashkisë përujësjellësit varet nga performanca e bashkisë nëkëtë sektor.

Në fund fare dua të them se rezultati iperformancës e rendit Bashkinë e Selenicës nëfund të listës që kam. Bashkia e Selenicës, sipasperformancës reale, nga 1000 pikë, ka marrë 352pikë. Nuk ka se si të paguhet nga qeveria njëbashki, e cila nuk paguan energjinë elektrike, nukpaguan punonjësit e saj dhe nuk mendon për tëinvestuar për zonën. Po të krahasojmë Bashkinëe Selenicës me Bashkinë e Himarës, Bashkia eHimarës ka zënë vendin e 28 në listën eperformancës, pra ka performuar më mirë.

Dua t’u them qytetarëve të zonës sime tëshikojnë me kujdes, sepse jemi para zgjedhjevetë qershorit. Mendoj se është e sigurt që atë bashkido ta marrë maxhoranca, Partia Socialiste.Problemi i madh është i të gjitha borxheve që atapo lënë pas, por edhe numri i punonjësve. Sipasnormave, duhet të kemi për 1 mijë abonentë 4

29

Legjislatura e 9-të Viti 2019

punonjës. Bashkia e Selenicës, Ndërmarrja eUjësjellësit ka rreth 4200 abonentë, pra i bie tëketë 16-17 punonjës. Në fakt janë 47 punonjës.Duke shtuar numrin e punonjëseve për t’i paguarpër fushatë elektorale i kërkojnë lekë qeverisë përt’i paguar ata, pra trefishin e punonjësve. Ky ështënjë keqmenaxhim i kësaj bashkie në atë zonë përsektorin e ujësjellësit dhe sektorin energjetik.

Le të kthehemi te situata politike. Ndërsa këtubrenda zhvillohet seanca parlamentare në qetësinëmë të madhe, diskutohet për ratifikimemarrëveshjesh si kjo që fola më sipër ndërmjetRepublikës Federale Gjermane dhe qeverisëshqiptare për investime në sektorin e energjetikës,zona që unë mbuloj është tejet në vështirësi, kaprobleme të mëdha. Flasim për një marrëveshje,e cila parashikon 30 milionë euro, sikur të paktën10% e këtyre parave të investohen në Bashkinëe Selenicës, do të bënin punë të madhe, duke iubashkëngjitur investimit të rrugës së Lumit tëVlorës, për të cilin së shpejti presim fillimin e lotittë dytë të punimeve nga Gjormi drejt Kuçit, duke ibashkëngjitur edhe investime të tjera në energji.Kjo do të thotë që atje në atë zonë do të rikthehetedhe njëherë jeta.

Po të pyesni një banor të asaj zone apo njëqytetar që është larguar nga ajo zonë jashtështetit: “ Pse je larguar, çfarë problemi ke”, ai dotë ngrejë 3 shqetësime: rrugën, ujin dhe dritat.Duke qenë problemi i energjisë elektrike te kjomarrëveshje që po diskutojmë si ka mundësi qëopozita del jashtë dhe rrethon këtë parlament?Për çfarë e bën këtë gjë? E bën për të penguarratifikimin e kësaj marrëveshje, e cila u vjen direktnë ndihmë zonave rurale dhe ekonomisë sëvendit? Çfarë kuptimi ka kjo gjë?! Apo në mënyrëmë të drejtpërdrejtë po pengojnë rrugën eShqipërisë për në BE, në familjen e madheeuropiane?

Megjithatë, dua të përgëzoj të gjithë ataqytetarë shqiptarë që janë distancuar nga këtapolitikanë, të cilët sot janë rebeluar. Kjo nuk ështërevoltë popullore, por është rebelim i atyrepolitikanëve të cilët janë të pazotë për t’upërballuar në mënyrën më demokratike nëzgjedhjet për pushtetin lokal dhe kanë zgjedhurnjë rrugë të tillë për të bërë show, për të imponuarrregulla që nuk janë rregulla të një demokracie tëvërtetë.

Edhe një herë dua të them se kjo marrëveshjeështë për t’u falënderuar, sidomos Republika

Federale e Gjermanisë për mbështetjen që i jepKëshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.Ju ftoj ta votojmë atë.

Faleminderit!Vasilika Hysi - Faleminderit, zoti Sinaj!Fjalën e ka zonja Spahiu.Klodiana Spahiu - Të nderuar deputetë,Të nderuar qytetarë,Sa herë diskutojmë për marrëveshje të

rëndësishme gjithmonë na bie ndër mend se re-format i kemi kaluar bashkë. Në sajë tëbashkëpunimit ne kemi arritur të ndryshojmësektorë shumë të rëndësishëm. Njëri prej tyreështë edhe ai i energjisë elektrike, i cili në këta 4vjet ka qenë një nga sfidat më të vështira jo vetëmpër qeverinë, por edhe për parlamentin, edhe përqytetarët. Bashkëpunimi i shkëlqyer dhe mbi tëgjitha mbështetja e vendeve me ekonomi tëzhvilluar dhe të konsoliduar si Republika Federalee Gjermanisë kanë qenë baza e të gjitha arritjevenë këtë sektor. Pa mirëkuptimin dhe besimin midisofruesve dhe konsumatorëve nuk do të arrihejpërmirësimi i rrjetit të shpërndarjes së energjisëelektrike, nuk do të arrihej rritja e cilësisë dhe esigurisë në furnizimin e përdoruesve të energjisëelektrike, nuk do të bëhej i mundur rikthimi iligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike.Pas 25 vjetësh anarki dhe kaos ia dolëm tërrëzojmë mitin e energjisë si mall pa zot. Nuk dotë arrihej ulja e humbjeve nga 45% në 23 % pamirëkuptimin e konsumatorëve, nuk do të arrihejmbledhja e mbi 250 milionë eurove nga borxhet eprapambetura. Janë 4006 mijë familje dhe biznesedebitorë që firmosën një aktmarrëveshje dukeshlyer me këste borxhet e akumuluara tëenergjisë.

Jo vetëm kaq, por ne kemi mundur tëmbështesim edhe shtresat në nevojë. Janë grupetnë nevojë si: pensionistët e vetëm që rrojnë pafëmijët e tyre, janë familjet me ndihmë ekonomike,janë kategoria e personave me aftësi ndrysheparaplegjikët, tetraplegjikët, personat shoqëruestë tyre, të verbërit, punonjësit e administratëspublike me pagë nën 300 mijë lekë që bëjnëgjithsej 123 familje, që u subvencionohet diferencae çmimit nga 9,5 në 7,7 lekë për fashën 300 kilovat.Subvencionimi i gjithë kësaj shume është rreth1,8 miliardë lekë nga buxheti i shtetit, ndërkohëqë konsumatorët e këtyre grupeve shlyejnëdetyrimet e prapambetura, nëse kanë një skemëmbështetëse me pagesë mujore jo më të lartë se

Viti 2019

30

Legjislatura e 9-të

1 mijë lekë në muaj. Zbatimi i StrategjisëKombëtare të Energjisë 2018-2030, plani përrimëkëmbjen e sektorit të energjisë kërkojnë vullnetdhe besim të plotë te puna e qindra mijërapunonjësve, të cilët sot është dita t’i falënderojmëdhe të meritojnë respektin tonë maksimal. Në mottë keq dhe ekstremisht të keq, në shi, në borë,në zonat më të vështira janë ata punonjës qëndodhen në terren për riparimin e defekteve. Atanuk kanë kursyer, kanë sakrifikuar edhe jetët e tyre,për të mos pasur mungesa të energjisë elektrikedhe për të bërë riparimin e fiderave që furnizojnëspitalet, hidrovorët, subjektet e pushtet qendrordhe vendor, konsumatorët e rëndësisë sëveçantë. Sakrifica e tyre e përditshme edhe në ditëfestash, gëzimesh, meriton respektin maksimal tëkujtdo konsumatori. Nuk kanë qenë të pakta rastetabuzive, ku ata kanë pësuar dhe goditje në kryetë detyrës ose janë fyer padrejtësisht. Kemi pasuredhe raste kriminale të vendosjes së tritolit nëstacione të rëndësishme dhe duke lënë mijëraqytetarë pa energji elektrike, mijëra biznese tëmbyllura dhe pa punë. Megjithatë unë jam ebindur se të gjitha reformat që kemi kaluar dhe dotë vazhdojmë t’i kalojmë, kërkojnë vullnet dhesakrificë të përbashkët.

Në këtë ditë që ne po kalojmë këtëmarrëveshje me qeverinë gjermane, jam e bindurse asnjë kredi e butë nuk mund të firmoset dhenuk mund të kalojë pa qenë besimi nga pala qëjep këtë kredi, që kjo kredi do të mund të shlyhet.Ndaj, sot është momenti të falënderojmë këdo qëpunon në këtë sektor, por mbi të gjitha ata qëinvestojnë në të gjitha qarqet e Shqipërisë.

Në Qarkun e Durrësit në 4 vjet janë investuar5,6 miliardë lekë për ndërtimin e linjës 35 kilovolt;janë ndërtuar rreth 750 kilometra linjë dhe janërikonstruktuar rreth 400 kabina elektrike. Deri nëvitin 2021 është programuar të investohen nëqarkun e Durrësit rreth 3 miliardë lekë të tjera.Brenda në qytet janë ndërtuar stacione të reja.Janë ndërtuar 7 fidera, të cilët kanë përmirësuarfurnizimin me energji elektrike në qytetin e Durrësit,por edhe në zonat përreth. Janë menduarinvestime kryesisht në zonat turistike, në sektorin“Rinia”.

Në Gjirin e Lalëzit është bërë një investim mevlerë 458 milionë lekë. Pra, investimet po bëhenparalel jo vetëm në qytet, por në të gjitha njësitëvendore, për të siguruar një furnizim sa më të mirëme energji elektrike, edhe në zonat turistike përreth

qytetit të Durrësit.Të nderuar kolegë të maxhorancës dhe të

opozitës,Mendoj se çdo diskutim që ne u bëjmë

marrëveshjeve të caktuara, duhet të shërbejnëedhe si një moment për të debatuar bashkë, përtë arritur në një konkluzion të përbashkët që tëgjitha reformat që kemi kaluar dhe do të kalojmë,padyshim, nuk janë të lehta dhe pa pasoja përqytetarët e thjeshtë, sidomos për ata në nevojë.Në takimet e vazhdueshme dhe nëbashkëbisedimet me ta, gjithmonë kemi marrëankesat e tyre për një pjesë të kamatëvonesave,të cilat ata nuk kanë pasur mundësi t’i paguajnënë kohë, edhe për shkak të një mosligjshmërie nëvitet e mëparshme, por secili prej tyre duhet të ketëmirëkuptimin tonë. Nëse ne nuk arrijmë tëinvestojmë në këtë sektor, nuk do të arrijmë tapërmirësojmë asnjëherë atë. Padyshim, që të ketëinvestime, duhet paguar ajo që konsumohet.Megjithatë, qeveria në bashkëpunim meparlamentin, në mënyrë të vazhdueshme ka marrëmasa për të mbrojtur shtresat në nevojë. Unë besojse edhe në të ardhmen ne do të gjejmë një zgjidhjepër t’ i ndarë në pjesë më të vogla këtokamatëvonesa, që janë grumbulluar në vite përshtresat në nevojë.

Shpresoj edhe në mirëkuptimin e kolegëve tëopozitës që ta miratojmë këtë aktmarrëveshje,sepse është me shumë rëndësi për të gjithëqytetarët shqiptarë. Në fakt kjo duhet të jetë frymae diskutimit të çështjeve të ndryshme që uinteresojnë qytetarëve shqiptarë. Insistoj se debatikonstruktiv mbetet e vetmja rrugë për ta çuarvendin përpara.

Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja Spahiu!Në përfundim të diskutimeve, në bazë të nenit

74, pika 2 të Rregullores, në përfundim tëdiskutimeve kalojmë në shprehjen në emër tëgrupeve parlamentare. Në emër të GrupitParlamentar të PS-së, e ka fjalën deputeti ErvinBushati!

Kolegë të nderuar, të respektojmë folësit!Ju lutem, mbani qetësi!Ervin Bushati - Faleminderit!E nderuar drejtuese e seancës,Të nderuar qytetarë që na ndiqni,Gjermania dhe KfW-ja kanë investuar në

Shqipëri gjatë këtyre viteve mbi 1 miliard euro dhekanë qenë partnerë të Shqipërisë në rrugëtimin e

31

Legjislatura e 9-të Viti 2019

saj drejt Europës. Një pjesë e madhe (qindramilionë euro) janë investuar në sistemin eenergjisë, duke e stabilizuar atë dhe duke e kthyernë një motor rritjeje për ekonominë dhe në njëgaranci për rritjen e mirëqenies së qytetarëve tëShqipërisë. Ky sektor i ekonomisë, që ka qenë njëpeshë e varur në qafën e shoqërisë dhe tëekonomisë shqiptare, më në fund ka dalë ngagjendja problematike dhe po kthehet në një kapitalzhvillimi. Qytetarët shqiptarë nuk kanë mëprobleme me energjinë në shtëpitë e tyre.Energjia nuk është më problem për bizneset e,gjithashtu, po fillon të kthehet në një burim tëardhurash. Mirëmbajtja e këtij sistemi patjetër qëndikon në zhvillimin e ekonomisë shqiptare.

Një ndihmë shumë të madhe strategjike kadhënë qeveria gjermane dhe ne duhet t’i jemimirënjohës për këtë, jo thjesht për fondet që sjell,por edhe për teknologjinë e përparuar, duke qenëedhe lider global në këtë pikë, në sistemetelektrike, në ato të përpunimit të ujërave të zeza,të ujërave të pijshme, në të gjithë ngritjen estrukturave të sipërmarrjeve në zonat rurale. Tëgjitha këto investime kanë sjellë në vend njëteknologji që do ta ndihmojë ekonominë shqiptaretë ecë përpara. Investitorët nuk janë vetëmpjesëmarrës me paratë që kanë vënë nëekonominë shqiptare. Gjermania është investitorinumër 1 në Shqipëri me fondet e sjella në mënyrëtë vazhdueshme. Në radhë të parë, ajo sjell njëteknologji që sot është më e përparuara në botë.Gjermania është vendi që eksporton më shumësot në botë teknologjitë më të mira, prandajimplementimi i tyre që në fillim në ekonominëshqiptare, është një bazë, është një kapital, ështënjë investim i vërtetë, sepse do të vazhdojë të ketëteknologjitë më të mira. Kjo kërkon edhe ngainstitucionet, edhe nga ministritë e linjës, edhenga maxhoranca, edhe nga të gjithë,ndërgjegjësim si aktorë në ekonominë eShqipërisë, që të vazhdojmë të marrim teknologjitëmë të mira, ato që vijnë nga Perëndimi dhe ngaGjermania, në këtë fushë.

Më lejoni ta falënderoj Gjermaninë edhe për njëarsye tjetër. Pata një ftesë nga qeveria gjermanedhe nga Kongresi Amerikan për të qenë nëqendrën “Marshall” në Gjermani. Kjo ngjarje përkonedhe me 70-vjetorin e NATO-s, një ngjarje shumëe rëndësishme, e cila në javën që vjen së bashkume Shqipërinë, që mbushi 10 vjet në NATO, duhejtë ishte kryefjala, një sinjal dhe një mbështetje

për Shqipërinë drejt Europës, për integrimin e sajnë të.

Në fakt NATO është siguria më e madhe që kapasur historia e njerëzimit, është marrëveshjamë afatgjatë për të garantuar paqen dheprosperitetin në botë në 70 vjet. Asnjëherë nukka pasur një periudhë kaq të gjatë paqeje në botëdhe në Perëndim, të garantuar nga njëmarrëveshje kaq e madhe politike dhe ushtarake.Na vjen mirë që jemi një nga 30 vendet (së bashkume Maqedoninë, që është shtuar së fundi), qëkontribuojmë për paqen në botë për aq sa na takon.Shqiptarët në të gjithë rajonin, në masën më tëmadhe (95%), janë mbështetësit kryesorë tëNATO-s.

Në fakt edhe në vendet e tjera të botës po rritetmbështetja për NATO-n, sepse ajo shikohet sigarantuesi kryesor i paqes dhe i prosperitetit. Neduhet të kemi parasysh se sfidat që na vijnë ngaata që nuk janë në NATO ndryshojnë dhegjithmonë, duke mos u krahasuar në mënyrëushtarake, përpiqen të hyjnë edhe në forma tëtjera hibride. Ky është një kërcënim i ri, që ka tëbëjë edhe me Shqipërinë, edhe me Ballkanin, nëforma të tjera që nuk janë tërësisht ushtarake. Nekemi parë që forma të luftimit hibrid kanë ndërhyrënë shumë demokraci perëndimore, në vendetbaltike, në Ukrainë, në shumë vende në kufi meRusinë dhe këtë realitet po e shohim edhe sotnë Ballkan.

Po të lexojmë raportin e BB-së, që ka dalë këtëjavë, shohim se vendet që kanë ecur më mirë nëekonomi në Ballkan, si Shqipëria Mali i Zi,Maqedonia e Veriut dhe Serbia, të cilat e kanëulur papunësinë, janë po të njëjtat vende, ku pondodh i njëjti skenar nga opozita apo jo, nga forcaparlamentare ose jo, duke pasur trazira, të cilatkanë të njëjtën tematikë, të njëjtën skemë, tënjëjtin skenar për të destabilizuar demokracinë.

Nëse ne do të vazhdojmë të mendojmë se çdopërballje ndërmjet vendeve të NATO-s ,demokracive liberale, do të jetë thjesht ushtarake,ky është gabim. Sot po shikojmë që gjithmonë emë shumë fronti i përballjes nuk është vetëmushtarak. Kemi një luftë hibride, kemi një përplasjehibride dhe roli i parlamentit në këtë pikë,mbikëqyrja e demokracisë, kontrolli jo vetëm mbiforcat e armatosura, por në radhë të parë kontrollipër të ruajtur vlerat tona kryesore si demokraciliberale, nuk mund të vihen nën kërcënimin eforcave të pamaturuara, të cilat mezi presin të

Viti 2019

32

Legjislatura e 9-të

marrin pushtetin, por edhe të atyre që nuk janëpartnerët tanë strategjikë.

Në këtë pikë unë i bëj thirrje PD-së, si një ngapartitë kryesore në vend, që ka një histori të gjatënë demokracinë shqiptare, për aq sa ne mund tëthemi se ne kemi një histori demokratike, sepsee kemi relativisht të shkurtër, ta kuptojë, të mosbjerë pre e këtyre skenarëve.

Unë nuk po them se Lulzim Basha është ndonjëagjent rus, se ndoshta agjentët mund të kenëndonjë kualifikim inteligjence dhe ndoshta atënuk e marrin, por ai po bie pre e skenarëve, tëcilët nuk janë skenarë të partneritetit tonë meNATO-n dhe po destabilizon Shqipërinë meskenarë të tillë. Është momenti që forcatprogresive, forcat properëndimore, pro NATO-s,proeuropiane në Partinë Demokratike, të ndahennga këto sjellje, të cilat destabilizojnë në mënyrëtërësisht të pandërgjegjshme dhe tërësisht tëpamenduar, ndërkohë që Shqipëria është një vendnë NATO, i cili ka një parlament legjitim, të njohurnga SHBA, nga BE-ja, ndërkohë që zgjedhjet kanëqenë para 2 vjetësh dhe që të gjithë partnerët tanëstrategjikë i bëjnë thirrje PD-së, lidershipit të marrëpeng të PD-së, të dëgjojë partnerët strategjikë dhet’i bindet sistemit të demokracisë liberale sipas tëcilit funksionon i gjithë Perëndimi.

Në qoftë se zoti Basha nuk dëgjon SHBA-në,Gjermaninë, BE-në, OSBE-ODIHR-in, atëherë këdëgjon ai, kur përpiqet të destabilizojë njëdemokraci dhe një vend në NATO? Kush i flet nëvesh zotit Basha? Cila nga ambasadat në Shqipërii ka folur në vesh zotit Basha dhe i kërkon tëluajë një skenar të tillë, i cili nuk është as proNATO-s, as pro BE-së, as proeuropian?Cili ngavendet që nuk është në NATO, po e instruktonapo e ka vënë në lojë zotin Basha?

Të gjitha dokumentet që janë sot edhe nëprokurorinë e Shqipërisë, edhe në atë amerikane,thonë se mund të ketë një keqpërdorim apo njëmanipulim të zotit Basha.

Unë do t’i bëja thirrje zotit Basha që tëdistancohet në radhë të parë nga dhuna, të mostrondisë themelet e një demokracie të stabilizuar,siç është Shqipëria, të mos godasë institucionet,si parlamentin dhe të mos vihet në lojë si një kukullruse, siç po bën, duke e kthyer Shqipërinë në njëlajm, ndërkohë që nuk ka lajm.

Në Francë, ku po protestohet prej 3 muajsh dhepo dalin mbi 60-70 mijë njerëz çdo të shtunë nëParis, nuk përbën lajm, sepse Franca si demokraci

e stabilizuar dhe si vend anëtar i NATO-s, nukështë në mikroskop.

Në qoftë se në Athinë po protestohet te dera eparlamentit dhe po dalin 60 mijë protestues dheka akte dhune shumë të dënueshme, Greqia nukështë në mikroskop. Edhe aty protestohetgjithmonë.

Në Shqipëri dalin 200 petritë të zotit Basha dhedjegin 2 goma, të cilat më vjen keq ta them, janë 2gomat më të shtrenjta, që ka për të paguarndonjëherë historia e Shqipërisë, të cilat ndoshtae kanë vlerën e tregut zero, por me tymin e tyrepërcjellin një imazh, i cili nuk duhet të ishte imazhii Shqipërisë në Europë, aq më shumë, kur jemikaq pranë një ftese të mundshme nga BE-ja dhevetëm imazhe të tilla, të cilat kuptohet që nuk dotë bënin lajm as në Francë, as në Greqi, as nëItali, që janë vende që i njohin protestat, bëjnëlajm në Shqipëri pikërisht, sepse ne jemi më tëvëzhguar në këtë pikë, si një demokraci e re, ecila mund të jetë nën ndikime të tilla, mund të jetëpjesë e skenarëve dhe e një lufte hibride. Prandaj,është shumë e rëndësishme që politikanëtshqiptarët të kuptojnë se nuk duhet të bien pre ekëtyre skenarëve.

Ajo që po ndodh sot në të gjithë botën, që kandodhur edhe në vendet e BE-së, që ka ndodhuredhe në Amerikë, është patjetër përdorimi imedieve sociale, i mjeteve të komunikimit edhepër arsye politike. Ka shumë portale, të cilatsponsorizohen nga shtete që bëjnë luftën e tyreme demokracitë liberale dhe me vendet e NATO-s, duke e ndjekur këtë luftë me çdo mjet. Ka ikurkoha kur dy ushtri viheshin përballë dhepërplaseshin vetëm ushtarakisht.

Sot shumë vende po përpiqen të destabilizojnëvendet e NATO-s, duke goditur premisënkryesore të një demokracie liberale dhe të njëvendi në NATO, që është pikërisht demokracia.Ne e kemi parë këtë sulm edhe në vende të tjera,në vende shumë më të stabilizuara se Shqipëria,me një demokraci shumë më të stabilizuar dhe menjë eksperiencë më të gjatë.

Të mos kemi dyshime, të mos jemi shumë tëhabitur që kjo mund të ndodhë edhe në Shqipëri.Ka ndodhur në Maqedoni, po ndodh edhe në Maline Zi, po ndodh edhe në Serbi, pra janë të provuara,por ka filluar të ndodhë edhe në Shqipëri. Pra, jogjithmonë çdo përplasje për të mbrojtur vendintonë, demokracinë tonë, integritetin tonë, do të vijëpatjetër nga sulme të jashtme klasike ushtarake.

33

Legjislatura e 9-të Viti 2019

Ajo që po ndodh, që është një përplasje e tillëhibride, duhet patjetër të shmanget, nuk duhet tëndodhë në Shqipëri. Pra, nuk duhet të ndodhë nënjë vend, i cili mbështet NATO-n dhe BashkiminEuropian në masën 95%, për të mbajtur peng tëardhmen e shqiptarëve, të cilët mezi presin tëanëtarësohen në Bashkimin Europian për të pasurjo thjesht shanse të barabarta me europianët etjerë, por që t’i tregojnë Europës që janë europianë,kanë qenë gjithmonë në qendër të Europës, kanëjetuar gjithmonë në zemër të saj dhe e meritojnëtë jenë sot europianë. Ndërkohë, ata që nuk emeritojnë të jenë as europianë, as në NATO, asnë pjesën e demokracive liberale të kësaj bote,mund të jenë si ato kukullat e kuqe, që janë njësojsi Juri Basha që, po t’i hapësh thellë-thellë, brendatyre del Sali Berisha, ndërkohë që brenda këtij tëfundit nuk e di se kush del. Pra, tamam si një kukullruse: po ta hapësh të parën, del Juri Basha, tek etreta ose e tek e katërta del Sali Berisha dhe pastij nuk e di se kush del, por kjo nuk është punaime.

Ndaj edhe një herë dua të them se protestat letë vazhdojnë, pasi janë baza e demokracisë, por,në radhë të parë, të jenë të qeta dhe të paqta,ndërkohë që, në radhë të dytë, ata që i kanë hyrëkësaj rruge të mos bien pre e skenarëve që nukjanë as europianë, as amerikanë, as të NATO-sdhe nuk kanë të bëjnë fare me interesat e të gjithëshqiptarëve kudo që janë në Europë.

Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Bushati!Mbyllim këtu diskutimin në parim për këtë

projektligj.Kalojmë në çështjen tjetër të rendit të ditës,

projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjetKëshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisëdhe qeverisë së Republikës Federale tëGjermanisë për bashkëpunimin teknik 2017 përprojektin “Zhvillim i qëndrueshëm i zonave rurale””.Në lidhje me këtë projektligj janë regjistruar për tëdiskutuar nga Grupi Parlamentar i PartisëSocialiste deputetët: Alket Hyseni, Senida Mesi,Taulant Balla, Milva Ekonomi, Lindita Nikolla, MusaUlqini, Dritan Bici, Ismet Beqiraj, Sadi Vorpsi,Flamur Golemi, Xhemal Qefalia, Adelina Rista,Tatjana Nurçe, Fadil Nasufi, Robert Bitri, KlotildaBushka, Jurgis Çyrbja, Bujar Çela, Roland Xhelilaj,Sadri Abazi, Xhevit Bushaj, Fate Velaj dhe në emërtë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste do tëflasë deputetja Eglantina Gjermeni.

Në emër të opozitës ka regjistruar emrin përdiskutim deputetja Rudina Hajdari.

Diskutantë të tjerë të regjistruar nuk ka.Në bazë të pikës 2 të nenit 73 të Rregullores, a

ka pyetje për projektligjin?(Ndërhyrje pa mikrofon)Të nderuar kolegë, nismëtare është Ministria e

Bujqësisë.(Ndërhyrje pa mikrofon)Zoti Çuçi, do ta prezantoni nismën?(Ndërhyrje pa mikrofon)Atëherë, fjalën e ka ministri i Bujqësisë dhe

Zhvillimit Rural, zoti Çuçi.Bledar Çuçi – Faleminderit, e nderuar zonja

drejtuese e seancës!Të nderuar kolegë,Gjermania mbetet një nga partnerët tanë më të

rëndësishëm në fushën e shkëmbimit tregtar,sidomos në zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhezonave rurale.

Marrëveshja që po miratojmë sot për grantin,prej 2 milionë eurosh, me GIZ-in synon të adresojësiç duhet sfidën e konsolidimit dhe orientimit tëbujqësisë në Shqipëri drejt një bujqësiekonkurruese.

Katër janë shtyllat kryesore ku do të fokusohetky bashkëpunim.

E para, jetësimi i strategjisë dhe politikave përzhvillim rural, pra mbështetje për zhvillimin estrategjive dhe politikave në përputhje me kërkesate BE-së, duke rritur dhe synuar përthithjen efondeve të BE-së, pra të programit të IPARD-it.

E dyta, promovimi i zinxhirit të vlerës sëprodukteve tipike në zona të caktuara. Zgjedhja eprodukteve do të ketë orientim drejt tregut, drejtprodukteve tradicionale dhe produkteve të turizmitrural.

E treta, përmirësimi i edukimit dhe forcimi idijeve në bujqësi dhe në turizmin rural.

E katërta, rritja e kapaciteteve dhe njohurivenë bujqësi dhe në zhvillimin rural; mbështetje ndajshërbimit këshill imor, shoqërisë civile dheorganizmave të tjerë, me një fokus të veçantë tekinovacioni në bujqësi.

Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është njëvendim i rëndësishëm që ne e marrim për ata qëjetojnë në zonat rurale dhe për gjithë ekonominëtonë kombëtare, pasi krijon një perspektivë të repër zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

Të nderuar kolegë deputetë,Bujqësia ka qenë, është dhe do të mbetet një

Viti 2019

34

Legjislatura e 9-të

nga sektorët më të rëndësishëm për ekonominëtonë, duke kontribuar me rreth 18,5% të GDP-së,ndërkohë që 40% e popullsisë është e punësuarnë këtë sektor.

Shqipëria është një vend pazgjidhshmërisht ilidhur me bujqësinë dhe zhvillimin rural, ndaj kysektor duhet të jetë prioritet i të gjitha prioriteteve.

Të mos harrojmë se sot në fshat jeton rreth 55%e popullsisë, ndërsa 30% deri në 40% e tokëscertifikohet si tokë bujqësore. Klima dhe pozita jonëgjeografike janë të favorshme për tregtinë ebujqësisë me jashtë, ndaj edhe tregtia me jashtëështë absolutisht avantazh konkurrues përzhvillimin e sektorit të bujqësisë.

Rezultatet e arritura flasin për vëmendjen emadhe që ne i kemi kushtuar sektorit të bujqësisëgjatë viteve të fundit. Rritja e prodhimit bujqësorvendas dhe përmirësimi i raportit import-eksportnga 1 me 6, që e kemi pasur në vitin 2013, në 1me 3,3, që ishte në vitin 2018, janë treguesit mëdomethënës të vëmendjes që ka marrë bujqësianën qeverisjen tonë. Aktiviteti bujqësor ështëorientuar drejt prodhimeve me avantazhekonkurruese për plotësimin e nevojave tëbrendshme dhe për eksportet. Eksportet bujqësorenë total në vitin 2018 kanë pasur një rritje me vlerëprej 7,4%. Impresionues është edhe fakti tjetër,që ndoshta jo të gjithë e dinë, se disa nga produktetbujqësore në vend janë lider për sa u përket nivelitdhe volumit të eksporteve sot në rang botëror.

Po ju kujtoj këtu vetëm domaten, për të cilën,pa diskutim, Shqipëria është e para në volum dhenë raport me tokën bujqësore që mbjell në rajon,por është e njëzeta në volum në botë dhe ndërvendet e para në Europë për përqindjen e tokësbujqësore të mbjellë në vend për sa i përketeksportit të domates. Nga ana tjetër, eksporti ifrutave është rritur me 7,6% vetëm në vitin 2018.Falë investimeve, strategjisë dhe orientimit që ukemi bërë investimeve në këtë sektor, si dhepolitikave subvencionuese, kemi arritur qësipërfaqja e serrave të rritet me 125 hektarë nëvit. Nga ana tjetër, eksporti i bimëve medicinalenë sasi është rritur 16%, kurse në vlerë është rritur17%, kryesisht duke kapur tregjet perëndimore, si:Gjermaninë, SHBA-të ose Francën.

Por e gjithë kjo panoramë nuk mund të vintepa një politikë të orientuar qoftë drejtsubvencioneve të mbështetjes në sektorin ebujqësisë, qoftë drejt lehtësirave fiskale që kemikrijuar për këtë sektor. Ndaj, për të mbështetur

zhvillimin në sektorin e bujqësisë, dy janë burimetkryesore të mbështetjes: mbështetja nga skemakombëtare dhe mbështetja, që ka filluar në vitin2019, nga programi i IPARD-it, pra nga fondet eBashkimit Europian.

Këtu të bëj një lloj polemike me të gjithë ata qëmendojnë se nga skema kombëtare është ulurvëmendja për mbështetjen e sektorit të bujqësisë,sepse, pavarësisht se në pamje të parë mund tëduket sikur paketa e mbështetjes direkte ka njëlloj rënieje, ne kemi alokuar një pjesë të mirë tëfondeve, që i dedikohen mbështetjes në bujqësi,në atë program që ne e quajmë “100 fshatrat”, që,në fund të fundit, është një program që konsistonnë rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonësrurale në Shqipëri.

Përveç kësaj, pra përveç mbështetjes direkteqë i kemi dhënë sektorit, në bashkëpunim meBERZH-in dhe KfW-në kemi krijuar dy instrumentefinanciare (fonde garancie) për nxitjen einvestimeve private në bujqësi nëpërmjet kreditimittë sektorit. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi nesynojmë të mbulojmë një pjesë të riskut për bankatdhe të lehtësojmë kriteret për huamarrjen. Pra, tëgjitha këto masa synojnë krijimin e një sektorigjithnjë e më konkurrues nëpërmjet shtimit të vlerëssë produkteve të eksportuara dhe uljes së kostovetë prodhimit.

Për sa u përket lehtësirave fiskale për sektorin,dua të përmend këtu, në radhë të parë, vendiminhistorik që morëm me miratimin e paketës fiskalepër vitin 2019: heqjen e TVSH-së ndaj të gjithainputeve bujqësore për plehrat kimike, pesticidet,farërat dhe fidanët. Nga ana tjetër, një hap tejetpozitiv është heqja e TVSH-së për makinat dhemakineritë bujqësore si në import, ashtu edhe nëqarkullimin brenda vendit. Gjithashtu, kemi ulurtatimin e fit imit në 5% për shoqëritë ebashkëpunimit bujqësor dhe kemi hequr pragun exhiros për efekt të rimbursimit të TVSH-së për këtoshoqëri.

Për të mbështetur agroturizmin kemi bërë njëpaketë më vete, e cila përfshin 6% TVSH-në, 5%tatimfitimin dhe zero për qind taksë të ndikimit nëinfrastrukturë për këdo që dëshiron të investojënë sektorin e agroturizmit.

Sigurisht, këto janë shumë, rezultatet janë tëdukshme dhe statistikat flasin vetë, por përsërimbetet ende shumë për t’u bërë, sepse vetë sektoriështë një nga sektorët më delikatë të ekonomisë.

Të mos harrojmë se sot kemi ende një

35

Legjislatura e 9-të Viti 2019

fragmentim të madh të tokës bujqësore dhesipërfaqja e fermave është mesatarisht 1,2 hektarë,çka, sigurisht, është një pengesë për zhvillimin eqëndrueshëm të sektorit. Prandaj kemi stimuluarvazhdimisht bashkimin e fermerëve në kooperativatë përbashkëta për të zgjeruar sipërfaqet.

Po kështu, formalizimi i pronësisë mbi tokënmbetet ende një kufizim për të rritur investimet nëzonat rurale. Me ndryshimet ligjore dhe ritmin qëkemi nisur jemi të vendosur t’i japim zgjidhjenjëherë e mirë këtij fenomeni. Pikërisht për t’idhënë fund kësaj periudhe të tejzgjatur tëtranzicionit sapo kemi miratuar një nga ligjet mëtë rëndësishme.

Sigurisht, programi “100 fshatrat” është njëmbështetje e një lloji tjetër në sektor, për të rriturgjithnjë e më tepër atë që ne e quajmë zhvillimin eqëndrueshëm rural brenda në fshat. Ne synojmëtë krijojmë qendrat model të turizmit rural nëShqipëri nëpërmjet investimeve të integruara nëpërmirësimin e infrastrukturës, nxjerrjen në pah tëvlerave historike dhe kulturore të këtyre zonave,promovimin e produkteve karakteristike të territoritdhe krijimin e strukturave për turistët vendas dhetë huaj.

Për të ndihmuar fermerët e vegjël dhe banorëtnë zonat e thella malore, që nuk arrijnë dot tëpërmbushin kriteret minimale për aplikimin nëfondet e skemës kombëtare ose të programit tëIPARD-it, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ru-ral ka nisur edhe një bashkëpunim dyvjeçar tashmëme FAO-n. Shpresoj shumë që në këtë mënyrë tëzgjerojmë rrethin e përfituesve nga subvencionetqë ne japim për sektorin e bujqësisë.

Sigurisht, dua të ndalem pak këtu, meqenëseështë momenti i duhur dhe të jap edhe disashpjegime për të gjithë ata fermerë të sektorit tëqumështit, që po kalojnë një lloj destabilizimi përsa i përket marrëdhënies që ata kanë megrumbulluesit dhe fabrikat.

Dua t’i qetësoj të gjithë (edhe fermerët, edhegrumbulluesit, edhe fabrikat) se nuk do të ndodhëasgjë dhe nuk do të çekuilibrohet ky sektor kaq irëndësishëm, sepse ne kemi vendosur që të gjithëhumbjen që mund të krijohet nga ndryshimi ipaketës fiskale në lidhje me kompensimin eprodukteve bujqësore, t’ua kompensojmë deri mënjë të gjithë fermerëve, që e dorëzojnë qumështinnë pikat e grumbullimit dhe në fabrikat epërpunimit.

Kemi një skemë gati dhe është gati dhe besoj

se brenda pak ditësh do të jetë në dispozicion përtë gjithë fermerët, të cilët mendojnë se do të humbinnga ndryshimi i paketës fiskale. Kështu që u bëjthirrje, sepse zgjidhja në këtë rast nuk është “rrugae qumështit”, por është rruga e dialogut dhe rrugae politikave që ne, si qeveri, kemi ndërmarrë nëgjithë këta vjet, duke e rritur prodhimin bujqësornë ato nivele, që nuk ka qenë asnjëherë më parënë Shqipëri.

Në përfundim të fjalës sime, i ftoj të gjithëkolegët, edhe ata të opozitës, që të votojnë proratifikimit të kësaj marrëveshjeje. Është normaleqë të mos biem dakord për shumë çështje të tjera,por, kur vjen puna te fshati dhe zhvillimi i bujqësisë,duhet të bëhemi të gjithë bashkë.

Fermerët dhe agrobiznesi janë një mekanizëmgjigant, që kontribuojnë jashtëzakonisht shumë nëekonominë tonë, duke krijuar vende të reja punedhe duke shtuar të ardhurat e çdo shqiptari.

Me anë të kësaj ftese, ju falënderoj përvëmendjen!

Vasilika Hysi - Faleminderit, zoti Çuçi!Sipas nenit 74 të Rregullores, ka të drejtë të

shprehet Komisioni përgjegjës për VeprimtaritëProdhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. A dëshiron tëflasë dikush nga anëtarët e këtij komisioni? Nukdëshiron.

Gjithashtu, sipas nenit 74, pika 1, të Rregulloreska të drejtë të shprehet edhe relatori i këtijprojektligji, që është deputeti Robert Bitri. Zoti Bitri,dëshironi të shpreheni? Zoti Bitri nuk dëshiron tëshprehet.

Sipas nenit 74/2 të Rregullores, do të fillojmëme diskutimet e deputetëve të regjistruar më parë,listën e të cilëve e lexova. Meqenëse këtu kadeputetë të rinj, dua t’i informoj se, sipas nenit 46të Rregullores, që bën fjalë për diskutimet nëseancë plenare, drejtuesi i seancës u jep fjalëndiskutantëve sipas regjistrimit paraprak, dukeharmonizuar pjesëmarrjen e deputetëve nga çdogrup parlamentar, pra do të ketë një shpërndarjetë njëjtë.

Nëse dikush nga ju dëshiron të marrë fjalën,mund ta kërkoni duke ngritur dorën ose dukendezur mikrofonin dhe fjala do t’ju jepet para seunë të mbyll diskutimet, sipas listës.

Faleminderit!Fjalën e ka deputeti Alket Hyseni.Të përgatitet deputetja Senida Mesi.Alket Hyseni - Faleminderit, zonja drejtuese e

seancës!

Viti 2019

36

Legjislatura e 9-të

Të nderuar kolegë,Të nderuar kolegë të rinj,Vijmë sot me një marrëveshje ndërmjet

qeverisë gjermane dhe Këshillit të Ministrave tëRepublikës së Shqipërisë, ku nuk mungojnë fjalëte mira për qeverinë gjermane, e cila nuk ka sjellëvetëm këtë marrëveshje. U bënë disa seancarresht që po miratojmë marrëveshje me qeverinëgjermane, të cilat janë financime të kësaj qeveriepër Republikën e Shqipërisë, për shkak se jeminë rrugë të mbarë dhe qeveria punon me seriozitet.E thënë kjo nga një shtet partner, ndoshta ngapartnerët tanë më të rëndësishëm, që është motorii ekonomisë europiane dhe një nga ekonomitë mëtë zhvilluara në botë, si dhe shembulli idemokracisë botërore, neve na bën krenarë përçfarë kemi bërë, por na bën edhe më tëpërgjegjshëm, më kokulur për ato që nuk i kemibërë ende dhe që duhet t’i bëjmë.

Prandaj, e falënderoj edhe një herë qeverinëgjermane dhe Këshillin e Ministrave, në veçantiMinistrinë e Bujqësisë, e cila është përfituesjadirekte, duke i uruar suksese për këtë marrëveshjedhe për tërësinë e marrëveshjeve të tjera që do tëbëjë me qeverinë gjermane apo me fondet ebuxhetit të shtetit!

Procesi i zhvillimit të zonave rurale është njëproces, që vjen me një strategji të qartë, e bërëndër vite dhe jo me një zgjidhje të momentit. Nëfakt, kjo strategji është e ndërtuar mbi bazën e 4shtyllave, 4 reformave kyçe:

Së pari, strategjia për zhvillimin ekonomik dhesocial, si dhe politikat fiskale për nxitjen, mbrojtjendhe zhvillimin e prodhimit.

Së dyti, programi i buxhetimit afatmesëm.Së treti, procesi i decentralizimit.Së katërti, reforma në administratën publike.Tërësia dhe përmbushja me sukses e këtyre

reformave, si dhe një sërë politikash të veçanta,që ministri i Bujqësisë, zoti Çuçi, i paraqiti nëmënyrë shteruese, na krijojnë bindjen se politikatjanë ato të duhurat dhe efektet janë të dukshme.

Unë nuk dua të merrem shumë me politikën emadhe, por dua të jap disa shembuj nga zonat emia elektorale: Saranda, Delvina, Konispoli dheFiniqi. Pra, dua të jap disa shembuj për këto 4bashki, ku unë së bashku me kolegun Marto kemimarrë mandatin e popullit, duke i përfaqësuar atame dinjitet.

Po ndalem vetëm te projektet dhe programet endryshme, të financuara nga marrëveshjet në

bashkëpunim edhe me qeverinë qendrore.Në këto 4 bashki janë bërë me dhjetëra projekte

për rrugët, trotuaret, ndriçimin publik dhegjelbërimin. Po e filloj me rrugën e pestë tëSarandës, e cila ka përfunduar tërësisht; madjeedhe rruga e katërt, që kishte nisur nga qeveria e“qoftë largut” ka përfunduar nga kjo qeveri; meRrugën e Flamurit në Sarandë; me rehabilitiminurban në Konispol; me rrugën dhe urën në Shalës;me rrugën në Delvinë; me rrugën Shkallë – Mursi,si unaza ekonomike e zonës, e cila do t’u sjellëpërfitim të drejtpërdrejtë atyre njerëzve tëmrekullueshëm, që punojnë tokën nga mëngjesinë mbrëmje, me përgjegjshmëri dhe e kanë kthyerzonën e Konispolit në një shembull të fermave tëreja moderne; me rrugën e fermerëve në Metoq,me vlerë një miliard lekë; me rrugën në 3 fshatranë Finiq; me rrugën Kranë – Finiq. Gjithashtu, edherruga e hyrjes në Sarandë, të cilën sarandjotëtkishin 40 vjet që e prisnin, tashmë është bërë njërrugë moderne dhe dinjitoze për një qytet turistik.

Ju ftoj të vini këtë vit në Sarandë dhe të shikonise sa bukur kanë dalë shkallaret, simboli i këtijqyteti, të cilat kanë qenë të amortizuara ndër vite.Gjithashtu, është bërë rehabilitimi i fasadave nëKonispol dhe në Delvinë; është bërë një urë nëfshatin Shalës dhe në Vanë. Së shpejti do të fillojëinvestimi edhe në shëtitoren e bukur të Ksamilit,të kësaj qyteze me të cilën krenohet zona eSarandës, por edhe e gjithë Shqipëria, që ështëkthyer në një nga destinacionet kryesore dhetërheq turistë nga e gjithë bota. Po ashtu, do tëfillojë edhe projekti prej gati 10 milionë dollarëshpër shëtitoren e re të Sarandës. Nuk duhet tëharrojmë edhe projektin e “Rilindjes urbane”, qëka prekur katër qendrat e bashkive të zonës sonë:sheshin qendror të Sarandës, qendrën e Delvinës,qendrën e Konispolit dhe qendrën e Livadhjasë.

Të nderuar kolegë dhe qytetarë,Për sa i përket arsimit, ka filluar investimi prej

3,5 miliardë lekësh për ekokampusin në Sarandë.Gjithashtu, këtë vit do të vazhdojnë investimet nëgjimnazin ikonë të Sarandës “Hoxha Tahsim”, menjë fond prej gati 70 milionë lekësh të rinj; nëshkollën “Bido Sejko” në Konispol; në shkollën“Mehmet Xhaferri” në Xarrë, si dhe në shkollën“Rait Bajo” në Shalës. Këto janë vetëm disa ngaprojektet qendrore, përveç projekteve që bashkitëkanë bërë me fondet e tyre.

Spitalet dhe qendrat shëndetësoreSpitali dhe materniteti i Sarandës janë krenaria

37

Legjislatura e 9-të Viti 2019

e sistemit të ri shëndetësor shqiptar, janë ikonë epolitikave të qeverisë për investimet në fushën eshëndetësisë. Aty është bërë një investim superdinjitoz, shumë më i mirë se spitalet rajonale tëJaninës, por, të jeni të sigurt, edhe më i mirë sespitalet e Tiranës për momentin, ai është modelise si do të jenë të gjitha spitalet në të ardhmen.Në këtë spital janë akorduar mbi 4 milionë europër pajisjet super moderne dhe tashmë ështëplotësuar me 100% të specialiteteve. Vazhdojmëme 8 qendra shëndetësore, por do të jenë edhe 4qendra të reja shëndetësore në këtë vit që jemi.

BujqësiaJanë bërë punime në rrjetin e kanaleve kulluese

edhe vaditëse në fushat e Vurgut, Mursizë, Xarrës,Metoqit, Qukësit, Bajkajt, në argjinaturën e lumitPavllo, në përforcimin e argjinaturës në Çukë dhe,së shpejti, do të kemi punime në argjinaturën elumit të Kalasë.

Dhurimi i ekskavatorëve të rinj për të gjithabashkitë ka sjellë efekte të drejtpërdrejta, pasi uka krijuar mundësinë bashkive që të bëjnë vetëpunime të përditshme në rrjetin e kanaleve kulluesedhe vaditëse.

Sivjet do të kemi një vepër gjigante:rehabilitimin e ujëmbledhësit të Janjarit dhe rrjetittë shpërndarjes, me një vlerë gati 7 milionë dollarë.

Të nderuar kolegë dhe qytetarë,Punimet në ujësjellësin dhe kanalizimet e

Sarandës dhe të Ksamilit, me mbështetjen eprojekteve gjermane, meqenëse jemi në këtëmarrëveshje, me vlerë gati 10 milionë dollarë përtë dyja, kanë sjellë një përmirësim të dukshëm tëçështjes së ujit. Qyteti i Sarandës, në zona tëcaktuara, ka 24 orë ujë, por shumica e zonave tëqytetit kanë 16 orë ujë dhe lagjet, që deri dikurose nuk kishin fare, ose zinin radhën në orën 4 tëmëngjesit për 30 minuta ujë, sot kanë së paku 3orë ujë.

Ksamili, që është ikona jonë turistike, ngagjysmë ore ujë, që ka pasur, tashmë ka së paku 5orë ujë. Nëse depozitat familjare dhe depozitat ebizneseve nuk do të ishin, të jeni të sigurt që egjithë zona do të kishte 24 orë ujë. Megjithatë, unëjam i pakënaqur dhe besoj se në vitin 2019 çështjae ujit në qytetet turistike dhe kudo tjetër nuk duhettë ekzistojë më. Unë ftoj qeverinë dhe të gjithëkolegët që së bashku të punojmë më mirë dhe t’ijapim fund kësaj situate dhe të mos e diskutojmëmë çështjen e ujësjellësve. Këtë vit do të kemifinancime të mëdha, sidomos në Delvinë, ku për

pak javë fillojnë punimet për ujësjellësin e qytetit,sepse është turp që në Delvinë, si qytet, mbushetende ujë nëpër çezmat publike për të plotësuarnevojat. Konispoli sot ka 24 orë ujë falë ujësjellësittë ri të bërë nga qeveria.

Për ta përmbledhur, janë mbi 200 milionë euro,duke përfshirë këtu edhe kryeprojektin, rrugënKardhiq- Delvinë, të qeverisë shqiptare, që popunohet me ritme të shpejta dhe do ta afrojëSarandën dhe të gjithë zonën me Tiranën, metregun ballkanik dhe botëror.

Pavarësisht se unë rendita një sërë projektesh,ne kemi ende shumë për të bërë. Unë mendoj seduhet të ulim kokën dhe të punojmë më shumë,sepse kemi shumë gjëra për të bërë, ndoshtashumë gjëra nuk i kemi bërë ashtu siç duhet dheduhet t’i përmirësojmë. Ne nuk mund të jemikrenarë me rrugët e fshatrave, sepse që të keminë zhvillim të qëndrueshëm të zonave ruralefshatrat duhet të jenë të aksesueshme, të kenëmundësi ta nxjerrin sa më shpejt prodhimin nëtregje, por të bëhen të aksesueshme edhe ngaturistët apo nga njerëzit e tyre, në mënyrë që tëmos braktisen, siç janë braktisur masivisht.

Unë kam folur me mikun tim, zotin Çuçi, përsituatën e subvencioneve, në mënyrë që të gjejmëpolitika më të mira, që të bëhen në kohë, jo tëvonohen, sepse një subvencion i vonuar nuk e jepmë efektin. Në fakt, sivjet jemi të vonuar dhe kambindjen e plotë se ministri i ri dhe stafi i tij do tëgjejnë rrugën e duhur për të kapur kohën ehumbur. Ndoshta mund të gjejmë politika më tëmira për mbrojtjen prodhimit vendas.

Unë nuk ndihem krenar kur sasi të mëdha tëmandarinave nuk gjejnë dot treg për t’u shitur, porkalben në tokë në Konispol dhe në Bajkaj.Ndërkohë që institucione të caktuara shtetërore iblejnë me tendera me çmimin e pakicës dhe mundtë gjejnë modalitete, që këto prodhime t’uambledhin fermerëve në qendra të caktuara dhe t’uajapin institucioneve me çmimin e shumicës, kështundihmojmë edhe fermerët.

Zoti Ministër, jam i hapur që tëbashkëbisedojmë, sepse ky nuk është vetëm prob-lem i zonës sime, as i Konispolit dhe i Bajkajt, porbesoj se është edhe i zonave të tjera për agrumet,por edhe për produktet e tjera bujqësore. Këto dheshumë të tjera duhet të na bëjnë edhe krenarë,por edhe kokulur.

Sot politika e ditës duhej të ishte e fokusuar tedisa ngjarje të rëndësishme, jo thjesht të bazohej

Viti 2019

38

Legjislatura e 9-të

te balta, te shpifjet e opozitës së rrugës, të cilatkur ishin në pushtet paratë e korrupsionit ifinancuan në disa medie për të dëmtuar imazhin eShqipërisë, për të dëmtuar ekonominë kombëtare,në prag të sezonit turistik. Këta njerëz të tmerruarnga reforma e drejtësisë së re, këta njerëz tëtmerruar nga proceset e pandalshme, duhet tëkishin frikë sot. Sot deputetët duhej të kishin nëvëmendjen e tyre tri lajme të mëdha: letërporosinënga SHBA-ja dhe nga Skocia për çështjen efinancimit me fonde ruse të Partisë Demokratike.Siç e shikoni, lideri i tyre i është kthyer rrugësprocedurale për t’iu shmangur drejtësisë, dikur meraporte, tani me vizita dhe largime nga vendi.

Lajmi i dytë duhej të ishte çështja e gërdecit.Vendimi i gjykatës amerikane duhet të jetëshembull për drejtësinë e re që po vjen dhe tmerrpër ata, të cilët duhet të jenë të bindur se çështjaduhet dhe do të rihapet.

Lajmi tjetër duhej të ishte edhe rihapja eçështjes “Hajdari”, e cila do të trembte atë që ështëi trembur dhe besoj se do të dalë në pah e vërteta,se cilët janë ata që të vrasin natën dhe të qajnëditën.

Sot kryefjala dhe mesazhi politik është ai ipartnerëve tanë: “Është gabim, zotërinj, që jeni nërrugë. Jeni gabim nëse mendoni se mund tëndaloni reformat. Ishit gabim dje, por jeni edhe sot.Pra, mos e ktheni gabimin në faj, sepse nuk do t’jugjykojë vetëm historia, nuk do t’ju gjykojë vetëmelektorati juaj, por do t’ju gjykojë edhe drejtësia ere”.

Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Hyseni!Fjalën e ka deputetja Senida Mesi.Të përgatitet Taulant Balla.Senida Mesi – E nderuara drejtuese e seancës,Të nderuar anëtarë të Këshillit të Ministrave,Të nderuar kolegë deputetë,Zhvillimi i qëndrueshëm rajonal është tashmë

prej shumë kohësh një objektiv mbarë botërorë,ku përmes tij synohet një e ardhme më e mirë dhenjë zhvillim nga pikëpamja sociale, ekonomike,kulturore dhe mjedisore. Cili është qëllimi?

Rritje gjithëpërfshirëse nga qendra drejtperiferisë dhe nga zonat urbane drejt atyre rurale.

Mirëqenie të shtuar dhe të rritur jo vetëm për tëpasur shërbimet bazike e të domosdoshme, siedukimi e shërbimi shëndetësor, por për të pasurmundësi të barabarta në ushtrimin e sipërmarrjessë lirë, në linjë me konkurrencën e ndershme dhe

me rregullat e ekonomisë së tregut, duke synuarruajtjen e traditës, kulturës dhe karakteristikat ezonave që mund të sjellin atraksion të shtuarturistik, si turizmi, agroturizmi, peshkimi, kulinariae kështu me radhë.

Kjo qeveri e ka përfaqësuar denjësisht dhe eka përafruar me të gjitha mundësitë, duke emiratuar edhe këtu në Kuvend, axhendën e vitit2030, dhe objektivat e zhvillimit të qëndrueshëmtë Kombeve të Bashkuara, duke bërë lajmmotivdhe pjesë të politikave të saj zhvill imin eqëndrueshëm.

Sot votojmë një marrëveshje që konkretizonkëto nisma. Pra, bëhet fjalë për marrëveshjen midisKëshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisëdhe qeverisë së Republikës Federale tëGjermanisë për projektin “Zhvillim i qëndrueshëmi zonave rurale”.

Ky projekt ka si objektiv të ofrojë shërbimin nëpersonel e materiale dhe kontribute financimi megrante, në vlerën prej 2 milionë eurosh, në kuadërtë zhvillimit të qëndrueshëm të zonave rurale.Projekti, i cili do të realizohet dhe implementohetnga GIZ-i, synon të adresojë sfidën e konsolidimitdhe orientimit të bujqësisë më Shqipëri drejt njëbujqësie konkurruese. Në të njëjtën kohë do tëmarrë përsipër që të zhvillojë sipërmarrje konkreteaktive me sektorë jobujqësorë, por që janëprioritarë, si agroturizmi dhe turizmi rural.

Me një buxhet prej 2 milionë eurosh projekti dotë fokusohet në katër shtylla kryesore:implementimi i strategjisë dhe politikave përzhvillimin rural të qëndrueshëm; promovimi izinxhirit të vlerës së produkteve tipike të zonavetë caktuara për vlerësimin, edukimin, forcimin edijeve në bujqësi e turizëm për rrit jen ekapaciteteve e njohurive në bujqësi e zhvillim ru-ral; mbështetja dhe shërbimi këshillimor përshoqërinë civile dhe organizata, të cilat kanë njëfokus të veçantë me inovacionin në bujqësi.

Ky projekt është në linjë edhe me një sërëpërpjekjesh të tjera të qeverisë në fushën ezhvillimit të turizmit dhe atij rural. Këtu vlen tëpërmendim projektin e “100 fshatrave”, ku tashmëjanë programuar dhe janë identifikuar të gjithandërhyrjet e nevojshme, të cilat do të bëhen, sëpari, në infrastrukturën publike rurale, së dyti, nëzhvillimin ekonomik, nëpërmjet diversifikimit tëaktiviteteve ekonomike dhe, së treti, në zhvillimine kapitalit social dhe njerëzor, që janë shumë tërëndësishëm.

39

Legjislatura e 9-të Viti 2019

Projekti “100 fshatrat” është një model që synonsukses, ku do të punohet me fshatin, pra tëdiversifikohet ekonomia e tij. Kryesisht do tëpunohet për rritjen e kapaciteteve të nevojshmedhe të mjaftueshme, me qëllim që edhe këto zonatë marrin zhvillimin e duhur. Pra, nuk bëhet fjalëvetëm për intensifikimin e sektorëve të bujqësisëdhe blegtorisë, por për një zhvillim rural tërësor sinjë instrument për përmirësimin e jetës dheplotësimin e nevojave të banorëve të atyre zonave.

Programi i integruar për zhvillimit rural, praprogrami “100 fshatrat”, ka një qasjendërsektoriale. Jo më kot në këtë projekt janëangazhuar katër ministri të linjës.

Qeveria ka synim rritjen e mirëqenies në tëgjitha shtresat e shoqërisë. Në këtë kuadër vlentë përmendet e gjithë puna që po bëjmë mefermerët. Gjatë vitit 2018 u financuan nga AZHBR-ja, me skemat kombëtare, rreth 4 mijë e 53 fermerëme një vlerë prej 13 milionë eurosh.

Gjatë viteve 2018 – 2019 nëpërmjet programitIPA-2 u miratua fondi prej 94 milionë eurosh, ku71 milionë euro janë financim nga BashkimiEuropian dhe pjesa tjetër nga qeveria shqiptare.Ky fond do të rimbursohet në formë grantesh përtë gjitha ekonomitë rurale, jo domosdoshmërishblegtorale dhe bujqësore, në zonat rurale.

Të gjitha këto kërkojnë një përfshirje aktive jovetëm të sektorit përgjegjës, jo vetëm të ministrisëpërgjegjëse, por edhe të shoqërisë civile, vetësipërmarrjeve dhe të njësive të qeverisjes vendore.

Për t’u fokusuar pak më shumë në qarkun eShkodrës, Shkodra me blegtorinë zë rreth 8 derinë 9 % të tregut në nivel kombëtar për sa i përketnumrit të krerëve, 8% të prodhimit të qumështitdhe 12% të përpunimit të qumështit.

Bimët medicinale zënë rreth 60% , të cilatkultivohen në qarkun e Malësisë së Madhe.

Në qarkun e Shkodrës janë rreth 15,3 hektarëtë mbjellë me bostanorë dhe 6,3 hektarë me perimetë kultivuara.

Duke e marrë në konsideratë këtë peshëspecifike të blegtorisë dhe bujqësisë në qarkun eShkodrës, por edhe pozicionin gjeografik përmundësinë e zhvillimit të turizmit nga ana tjetër,akademia e “100 fshatrave” ka evidentuar një lotnë veri-perëndim, i cili prek dy pika të rëndësishme,siç janë Alpet e Shqipërisë dhe Liqeni i Shkodrës.Pra, janë pikërisht fshatrat: Drisht, Zogaj dhe Thethnë Bashkinë e Shkodrës dhe Lëpush, Razëm dheVrith në pjesën e Malësisë së Madhe. Këto fshatra

kanë veçori të ndryshme nga njëri-tjetri, por lidhendhe funksionojnë shumë mirë me njëri-tjetrin:Lëpusha në Bjeshkët e Namuna, Thethi mepejsazhin fantastik, Drishti i fshehur dhe i lashtë,me kalanë e Drishtit dhe Urën e Mesit, Razma eVrithi si portat hyrëse në Alpet Shqiptare dhe Zogajme liqenin e Shkodrës, shtëpinë e peshkimit dheme traditën shumëvjeçare të prodhimit të qilimavenë mënyrë artizanale, por edhe të produkteve tëtjera nga duart e mrekullueshme të shumë graveqë punojnë në atë zonë.

Tashmë në këtë lot janë evidentuar të gjithandërhyrjet e domosdoshme, duke filluar ngaqendrat shëndetësore, ku 300 qendrashëndetësore janë bërë pjesë e rikonstruksionitnë katër vjet, rikonstruksioni i shkollavenëntëvjeçare, që janë pjesë e këtyre fshatrave, dheinvestimet në ujësjellës dhe në energjinë elektrike,të cilat janë shumë të rëndësishme, sikurse epërmendi edhe ministrja e Energjisë dheInfrastrukturës.

Në fakt, po flasim për zhvillim rural, edhe nëzonat turistike malore, ku nuk mund të mospërmendim edhe investimet në infrastrukturënrrugore. Çdo gjë bëhet e mundur falë shkurtimit tëdistancave dhe dhënies jetë të këtyre zonave, dukelehtësuar dhe rritur jo vetëm mobilitetin e banorëveqë jetojnë në ato zona, por duke i kthyer këto zona,që ndoshta janë të vështira për t’u arritur, në njëatraksion më të madh për turistët vendas dhe tëhuaj.

Për këtë qëllim javën e kaluar u hap dhe thirrjapër ofertë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit përrikonstruksionin e plotë të rrugës Qafë Thore –Theth, e cila parashikohet të ndërtohet për 10 muaj,me një vlerë prej 15 milionë eurosh dhe me njëgjatësi rreth 16 kilometra. Ky projekt është nëkuadrin e 50 milionë dollarëve investime, sëbashku me Bankën Botërore, të cilat do tëfinancojnë rikonstruksionin e plotë të 55kilometrave të tri rrugëve kryesore, siç janëPogradec – Tushemisht, Fier – Seman dhe QafëThore – Theth.

Për rikualifikimin e bregut perëndimor të liqenit,për fat të keq, Bashkia Shkodër ka rreth 3 muaj qënuk ka akorduar lejen e ndërtimit dhe punimet nërikualifikimin e zonës përkatëse dhe në sheshin“Shirokë” janë ndalur.

Fatmirësisht, kjo leje u miratua para dy javëshdhe do t’i krijojë mundësi Fondit Shqiptar tëZhvillimit të vazhdojë investimet, që vera të mos e

Viti 2019

40

Legjislatura e 9-të

gjejë atë zonë turistike pranë liqenit në gjendje jotë mirë.

Sigurisht, jo pa qëllim e përmenda më parë, qëpushteti lokal, me gjithë investimet që po bëjmëpër zhvillimin e zonave rurale, ka një rëndësi tëveçantë. Ka rëndësi, sepse ndihmon medokumentacionet për shpronësim aty ku duhet, siedhe me dokumentacionin për leje, me qëllim qëtë mos kemi asnjë vonesë në lidhje meimplementimin e këtyre investimeve. Në rastinkonkret po ndodh me rikonstruksionin e rrugësVelipojë – Shkodër, ku një pjesë e banorëve endenuk janë shpronësuar, pasi pritet vendimi përkatësi Bashkisë Shkodër.

Bashkitë jo vetëm që duhet të jenë proaktivedhe të kërkojnë fonde, por duhet të dinë edhe sesi t’i përdorin me efektivitet këto fonde. Duke qenëse më parë kam qenë nënkryetare e Fondit tëZhvillimit të Rajoneve, kam parë me shumëvëmendje se si fondet e marra nga disa bashki tëndryshme, në bashkëpunim me Fondin e ZhvillimitRajonal, janë implementuar me shpejtësinë e erës,për t’i kthyer ato në shërbime të shtuara përqytetarët, ndërsa disa bashki të tjera, si bashkiaku unë përfaqësoj bashkëqytetarët e mi në këtëKuvend, projektet jo vetëm që vonojnë, por pombaron mandati dhe ende nuk i kanë përfunduar.Për shembull, siç është rikualifikimi i lagjes“Xhabie”, ku fondet janë marrë përpara tri-katërvjetësh dhe investimi nuk po finalizohet, apomiratimi i rikualifikimit dhe rifinancimit të këndevesportive në tri shkolla, si “Oso Kuka” në Shkodër,në Oblikë dhe në Gur i Zi. Financimi është miratuarnë majë të vitit 2018, ku 70% e fondeve janë ngaqeveria shqiptare dhe 30% nga Bashkia Shkodërdhe lejet janë marrë nga bashkia në janar të vitit2019 me shpresën që ky investim të finalizohet.

Personalisht pres më shumë nga OSHEE-ja,edhe me orientimin e Ministrisë së Energjisë dheInfrastrukturës, që të vazhdojë investimi i premtuardhe i miratuar në bordin e administrimit përrehabilitimin e linjave të energjisë së zonës Zogaj,si pjesë e projektit “100 fshatrat”, pasi linjat në atëzonë janë tejet të amortizuara, identifikimi iatraksioneve në këto zona lidhet më shumë mefaktin se sa sipërmarrësit arrijnë të investojnë përrehabilitimin e bujtinave apo shtimin dhe rritjen ecilësisë së prodhimeve vendase, ku, përveçskemave kombëtare dhe të projektit IPARD, atamunden, dhe i ftoj që të aplikojnë në këtë skemë,jo vetëm të përfitojnë fondet, por edhe të rrisin

konkurueshmërinë e tyre, me qëllim që të thithensa më shumë turistë nga vendi dhe bota. BashkisëShkodër i them se në këto zona duhet të sigurojëminimalisht ofrimin e shërbimeve bazike, sipërcaktimin e venddepozitimeve të mbeturinaveapo ndriçimin publik të munguar.

Unë mendoj se çdo bashki duhet tëgarantojë një model të suksesshëm në ekonomi,para se të flasë dhe të merret me protestat apo siqeveriset vendi në nivel qendror, prandaj secili prejtyre duhet të japë shembullin e tij se si qeverisetmë mirë, çfarë sistemi ekonomik zhvillimor ndërton.Matja është shumë e thjeshtë për t’u bërë. Pyetenqytetarët se sa të kënaqur janë me punën ebashkisë, shihen dhe verifikohen shifrat në lidhjeme rritjen e numrit të shtuar të bizneseve të voglaapo shihet dëshira e banorëve për të jetuar në njëqytet. Pra, nëse nuk je në gjendje të japësh njëmodel të suksesshëm se si mund të ndërtohet dhetë zhvillohet një qytet, është më mirë të heshtëshdhe të punosh sesa të japësh mend se si duhetqeverisur një shtet.

Faleminderit!(Drejtimin e seancës e merr zoti Ruçi.)Gramoz Ruçi – Fjalën e ka Rudina Hajdari.Rudina Hajdari – I nderuar drejtues i seancës,Të nderuar deputetë,Të dashur qytetarë,E sotmja është një krizë e paprecedentë, e cila

po I cenon institucionet tona një e nga një. Nëseështë e qëllimshme apo është nga situata, këtëdo ta tregojë koha.

Unë jam e bindur se edhe këtë herë rinia e zgjoishpresën e popullit nga gjumi; rinia tregoi vullnetinpopullor kundër sistemit politik të instaluar prej 28vjetësh, një sistem, i cili nuk është shkëputur assot e kësaj dite nga regjimi i kaluar. Në mënyrë tëheshtur protesta e studentëve rrezikoi elitënpolitike, ndaj të gjitha palët bënë çfarë ishte emundur për ta përçarë dhe për ta monopolizuarkauzën e tyre. Kjo elitë, edhe pse u mundua tavriste shpresën, doli zbuluar në qëllimet e saj. Daljae studentëve në sheshet e Tiranës, në sheshet eqyteteve në Veri dhe në Jug shkaktoi njëmetamorfozë politike. Të rinjtë dhe studentët folënqartë, politika 28-vjeçare nuk është vetëm njëmodel keqqeverisjeje, por një armik i urryer iqytetarëve dhe i interesave të tyre. Ky model i vjetërpolitik, që nuk do t’ia dijë për të ardhmen e mijërafamiljarëve, për arsimin dhe edukimin e brezave,për të rinjtë, për largimin masiv të qytetarëve, për

41

Legjislatura e 9-të Viti 2019

vlerat, për moralin, për paqen dhe jetën, duhet tëmarrë fund. Kjo politikë e mbrapshtë eekstremiteteve të ushqyera nga korrupsioni,nepotizmi dhe pa dyshim nga lufta ndaj mendimittë lirë dhe të pavarur na ka sjellë në këtë situatë tëpazakontë.

Nuk është hera e parë që paqëndrueshmëriapolitike kërcënon stabilitetin e vendit. Qëndrimetradikale apo marrëveshjet e fshehta prapa shpinëssë shqiptarëve, të njërës apo të tjetrës pale, kanësjellë që për 3 dekada me radhë ne të mos indahemi thirrjes: “E duam Shqipërinë si gjithëEuropa”.

Unë u rrita me këtë thirrje, të rriturit u plakën,por, nëse ne do të vazhdojmë kështu, nëse ne nukheqim dorë nga ky model i vjetër politik i udhëhequrnga padrejtësia, nga pandëshkueshmëria, ngaabuzimi dhe nga etja për pushtet pa princip, këtëthirrje do ta dëgjojmë edhe nga fëmijët tanë.

Në fillim të viteve ’90 pyetja që shtroi RamizAlia ishte: “Doni pluralizmin e mendimit apo donipluralizëm partiak?” Edhe pse ne zgjodhëmpluralizmin partiak, nuk e ndërtuam dot kurrëkulturën demokratike brenda grupimeve tona. Pra,dorëzimi i mandateve në bllok për të detyruar apopër të shpejtuar një kalim të pushtetit nuk ështëgjë tjetër veçse një përshkallëzim ekstrem i sjelljespolitike gjatë këtyre 28 vjetëve. Ripërsëritja ekrizave të brendshme politike, sidomos në prag tëçeljes së negociatave me Bashkimin Europian jovetëm ngadalëson procesin e integrimit, por edhena ekspozon në mënyrë të rrezikshme ndajinfluencave të tjera.

Shqipëria në asnjë lloj mënyre nuk duhet tëshihet si një faktor destabilizues në Ballkan, porduhet të ndërtojë ura zhvillimi dhe bashkëpunimime të gjitha vendet e rajonit për të garantuarecurinë e përbashkët drejt rrugës euroatlantike.Ne duhet jemi shembull në këtë perspektivë dhetë mos e lejojmë veten të bëhemi një shembull irrezikshëm në sytë e botës, shembull i së keqes.

Në gjithçka që sapo ju thashë është edhe kjoqeveri, një qeveri, e cila vazhdon me arrogancë tëmos e pranojë gjendjen e mjerueshme tëshqiptarëve, duke mos luftuar krimin e organizuar,vrasjet në qendrat e qyteteve, abuzimin me fëmijët,papunësinë e lartë, largimin në masë të qytetarëve,fenomene që janë bërë një epidemi shkatërruesepër të gjithë vendin. Unë jam e bindur se kjo qeveri,e dalë nga një fitore gjysmake, e votuar vetëm nga23% e shqiptarëve, në tërësi nuk do t’ia dijë më as

për mbështetësit e saj. Keqpërdorimi i fondevepublike, keqmenaxhimi i burimeve natyrore, si dhenëpërkëmbja e dinjitetit njerëzor ka shkatërruarbesimin e çdokujt.

Këtë gjë e tregon qartë edhe raporti i fundit iDepartamentit Amerikan të Shtetit. Qeveria nukmund të fshihet pas gishtit, duke përdorur BE-nësi alibi për të shmangur përgjegjësitë e veta nëkëtë situatë.

Prandaj, unë, ashtu si çdo deputet që është këtusot, jam përgjegjëse para zgjedhësve të mi, jampërgjegjëse para atyre që më kanë votuar, poredhe para atyre që nuk më kanë votuar.

Një ditë sërish do të gjykohem për rezultatetqë po arrij. Asnjë nuk mund ta gjykojë vendimintim ashtu si vetë historia. Prandaj unë do të bëjhapa të sigurt drejt parimeve të mia, larg politikëssë vjetër, dhe do të marr vendime që i përkasin tëardhmes së Shqipërisë. Në ditët që do të vijnë dotë kem propozime konkrete për të ndryshuar dhepër ta kthyer vendin në normalitet. Arsyeja pse unëkam hyrë në politikë dhe qëndrova në parlamentështë se dua të sjell një model të ri politik, një frymëtë re parlamentare, që do t’i japë fund një herë epërgjithmonë tranzicionit në Shqipëri.

Faleminderit!Gramoz Ruçi- Faleminderit, zonja Hajdari!Fjala për zonjën Xhaçka.Olta Xhaçka – I nderuar zoti Kryetar,Të nderuar kolegë,Marrëveshja që do të miratojmë sot është një

tjetër hap i rëndësishëm në përpjekjen për tëtransformuar realitetin ekonomik dhe social tëhapësirës rurale në Shqipëri.

Unë dua të shpreh mirënjohjen time përpartnerët tanë të qeverisë gjermane, për ndihmëndhe asistencën e vazhdueshme që na kanë dhënëgjatë të gjithë përpjekjes sonë për të ndërtuar njëmodel zhvillimi të qëndrueshëm rural.

Zhvillimi rural është pa dyshim një nga sfidatmë të mëdha që kemi përpara. Ashtu siç më lidhmua puna me Dibrën, një krahinë me një potencialtë jashtëzakonshëm për zhvillimin e bujqësisëapo turizmit rural, edhe kolegët e tjerë, i lidh punasi ministra ose si deputetë me zonën rurale, dhe edinë shumë mirë se çfarë potencialesh ofrojnë këtozona, por edhe sa shumë punë na duhet për t’içliruar ato potenciale.

Mandati ynë i parë ishte mandati i njëtransformimi të madh urban, ishte mandati i“Rilindjes urbane”, ku falë një vizioni dhe modeli

Viti 2019

42

Legjislatura e 9-të

të qartë investimesh, por edhe reformash, siç ishteajo territoriale, iu dha një impuls i jashtëzakonshëmzhvillimeve të qyteteve tona, duke i kthyer ato nëpole të mirëfillta zhvillimi. Mjafton të shohështransformimin e Tiranës, Korçës, Vlorës, Fierit,Beratit, Lushnjës, Elbasanit, Lezhës, Ulzës, Pukës,Belshit dhe të qyteteve të tjera për të kuptuar seçfarë impakti të jashtëzakonshëm ka pasur ky pro-gram në qytetet tona dhe, mbi të gjitha, në jetën eqytetarëve, sepse ka sjellë zhvillim, mundësi të rejabiznesi, rritje të turizmit, punësim dhe gjallërim tëjetës sociale, kulturore dhe ekonomike të këtyreqendrave urbane.

Nëse mandati i parë i qeverisjes sonë ishtemandati i transformimit urban, mandati i dytë ështëmandati që do të sjellë transformim po aq të madhnë fshatin shqiptar. Programi për “100 fshatrat”,edhe pse në hapat e tij të parë, ka filluar tashmë tëjapë rezultate konkrete. Të gjithë kemi parë se sinë zonat, dikur të izoluara dhe të harruara, kanëfilluar të çelen biznese të suksesshme, sidomosnë sektorin e agroturizmit. Janë histori suksesi,që i detyrohen, së pari, punës, guximit tësipërmarrësve privatë, burrave dhe grave që ekanë lidhur jetën dhe fatin me vendin e tyre tëlindjes, por janë edhe histori suksesi që i detyrohenmbështetjes që këta sipërmarrës kanë marrë ngaqeveria.

Unë besoj se projekti për zhvillimin e hapësirësrurale është një projekt që kërkon kontributin e tëgjithëve. Jam shumë krenare që edhe Ministria eMbrojtjes dhe Forcat e Armatosura kanë dhënëkontributin e tyre për të mbështetur zhvillimin dhepër të përmirësuar jetën e qytetarëve që jetojnënë hapësirën rurale të Shqipërisë.

Një nga kontributet më të mëdha që kanë dhënëForcat e Armatosura ka qenë përmirësimi iinfrastrukturës rurale. Gjatë 2 vjetëve të funditjanë ndërtuar 12 ura të tipit bailey, ndërkohë ështëdrejt përfundimit ura e 13-të. Janë projekte që janëzhvilluar pothuajse në të gjithë territorin e vendit:në Dropull, Ersekë, Maliq, Korçë. Lushnje,Rrogozhinë, Burrel, Librazhd dhe Fier. Janëprojekte, të cilat kanë pasur një impakt tëjashtëzakonshëm në jetën e rreth 30 mijëqytetarëve, që banojnë në këto zona, dukelehtësuar lëvizjen e tyre, por edhe duke u dhënëfrymëmarrje ekonomike lokale.

Sot këto zona rurale, që dikur ishin thuajse siishuj të izoluar nga tregjet dhe qytetet prej një lumiose përroi, sot kanë mundësinë të nxjerrin

produktin e tyre në treg dhe të mirëpresin vizitorë,duke i dhënë një impuls të rëndësishëmekonomisë, duke krijuar punësim, të ardhura dhe,mbi të gjitha, duke iu ngjallur më shumë shpresë.

Një nga rastet, që ia vlen të veçohet, është ai iurës së ndërtuar në Voskopojë, e cila u vjen nëndihmë mbi 1 mijë banorëve të zonës dhe ushërben edhe 50 mijë turistëve, që vizitojnë çdovit këtë zonë turistike. Ndërkohë, aktualisht popunojmë për restaurimin e urës në fshatin Brezhan,në Këlcyrë, në mbështetje të programit të “100fshatrave”.

Sigurisht, ky ka qenë një ndër angazhimet eMinistrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura,mbase ka qenë angazhimi më i dukshëm. Por njëpunë e jashtëzakonshme është bërë edhe përpastrimin e territorit nga municionet epashpërthyera dhe të rrezikshme në hotspotet endryshme.

Gjatë vitit 2018 ka përfunduar pastrimi i hotspotitnë Sukth, në Suç dhe në Selitë të Burrelit, ështëkryer certifikimi i tyre dhe ato do t’u dorëzohen sëshpejti autoriteteve locale, sipas proceduravepërkatëse, ndërkohë që në total janë kryer mbi 350operacione EOD. Është një punë me rrezikshmëritë lartë, për të cilën dua të falënderoj të gjithëefektivët e Forcave të Armatosura, veçanërisht atatë kompanisë EOD. Falë kësaj pune, jo vetëm qëpo zhduken nga territori burimet e rrezikut, poredhe po ua rikthejmë këto territore autoriteteve sihapësira, të cilat tashmë mund të vihen në funksiontë zhvillimit dhe të ekonomisë bujqësore.

Gjithashtu, një nga aspektet më tërëndësishme të punës së Ministrisë së Mbrojtjesdhe Forcave të Armatosura në hapësirën ruralelidhet edhe me emergjencat civile, me punën ejashtëzakonshme që është bërë për të menaxhuarsituata të vështira, që u krijuan nga përmbytjet, nëhapjen e rrugëve nga dëbora, në shuarjen ezjarreve në pyje ose në objekte, në punën përlargimin e ujit nga banesat, në shpërndarjen endihmave për popullsinë dhe gjënë e gjallë, nëfurnizimin me ujë të pijshëm për popullatën eshumë të tjera.

Gjatë vitit 2018 Forcat e Armatosura kanërealizuar rreth 135 operacione në emergjencatcivile, kanë angazhuar rreth 3000 forca, me qindramjete, kanë evakuuar dhjetëra familje dhe qindrapersona të rrezikuar nga përmbytjet, kanëtransportuar mijëra persona, me dhjetëra krerëbagëti, kanë furnizuar zonat e prekura me 150 mijë

43

Legjislatura e 9-të Viti 2019

kilogramë koncentrate për bagëtinë, kanë furnizuarzonat, që kanë pasur mungesë të ujit të pijshëm,me rreth 750 mijë litra dhe, po ashtu, kanë furnizuarpopullatën me produkte ushqimore apo me të gjithanevojat e tjera gjatë ditëve të vështira.

Ndërkohë, vetëm gjatë fillimit të vitit 2019,Forcat e Armatosura janë angazhuar në hapjen errugëve nga bora në qarkun e Korçës, ku janëhapur rreth 35 kilometra rrugë, në qarkun eShkodrës, ku janë hapur rreth 12 kilometra rrugë,janë mbajtur në gatishmëri rrugët në qytetin ePukës dhe në qarkun e Dibrës, ku janë hapur rreth11 kilometra rrugë.

Unë besoj se, krahas projekteve të tjera tëqeverisë, edhe këto përpjekje të Forcave tëArmatosura po japin një kontribut të rëndësishëmpër zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale, porbesoj se mesazhi më i rëndësishëm, që po japim,është që sfida e zhvillimit rural është një sfidë qëkërkon angazhimin dhe bashkimin e forcave të tëgjithëve, të çdo aktori që realisht ka në vëmendjezhvillimin e ekonomisë, rritjen e punësimit, krijimine kushteve më të mira të jetesës në çdo hapësirëtë territorit shqiptar. Është një sfidë ku ne kemialeatë komunitetet, qytetarët dhe çdo sipërmarrës,fermer a bujk, që dëshiron, po aq sa ne, të shohëhapësirën rurale të zhvilluar dhe me mirëqenie.

Nuk kam asnjë dyshim që, falë këtij bashkimiforcash, do t’ia dalim që gjatë këtij mandati tërealizojmë një kthesë të madhe në zhvillimin ehapësirës rurale.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit!Fjala për zonjën Ekonomi.Milva Ekonomi – I nderuar Kryetar i seancës,Të nderuar kolegë deputetë,Të dashur bashkëqytetarë,Qeveria socialiste që në krye të herës ka besuar

se programet e saj mund të orientojnë, mbështesindhe zhvillojnë sektorin e bujqësisë, por ndryshiminreal, në radhë të parë, duhet ta bëjë iniciativa pri-vate, iniciativa e fermerëve brenda fshatit, esipërmarrjes agropërpunuese, iniciativa enjerëzve, që dikur e kanë lënë fshatin e tani duantë rikthehen. Sektori i bujqësisë nuk mbështetetnë një pjesë të konsiderueshme vetëm nga buxhetii shtetit, që për vitin 2019 është rreth 3,5%, poredhe nga financimet e donatorëve të ndryshëm.

Te shpenzimet buxhetore të alokuara nëbuxhetin e shtetit për Ministrinë e Bujqësisë dheZhvillimit Rural, komponenti i zhvillimit rural, që

mbështet prodhimin bujqësor, blegtoral,agropërpunimin dhe marketimin, zë më shumë se52% ose rreth 5,7 miliardë lekë. Kësaj i shtohetedhe programi IPARD II, i financuar nga BashkimiEuropian, i cili në fazën e tij të parë, implementuarnë dhjetor të vitit 2018, akomodoi rreth 317aplikime nga fermerët dhe garantoi një mbështetjeprej 56 milionë eurosh për këto aplikime.

Ndërkohë, Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dheRural ka hapur thirrjen e dytë të IPARD-it dhe ështëangazhuar për të bërë punën maksimale përdorëzimin e paketave dhe masave mbështetëse,në mënyrë që të ketë më shumë përfitues të këtijprogrami.

Nuk duhet të harrojmë që viti 2019 solli një sërëlehtësirash të barrës fiskale për të gjithë atasipërmarrës që kanë lidhje direkt ose indirekt mesektorin e bujqësisë. Për shembull, le të kujtojmëqë 15 mijë punëmarrës përfitojnë nga ulja e normëssë tatimit mbi pagat. 20 mijë biznese ose 50 mijëinvestitorë të kapitalit përfitojnë nga ulja e normëssë tatimit mbi dividentin. 11 mijë biznese përfitojnënga ulja e normës së tatimit mbi fitimin. Mbi 50mijë shoqëri të bashkëpunimit bujqësor përfitojnënga incentivimi i fermerëve të inkorporuar; nga uljae taksave të ndryshme, si ajo e ambalazheve,përfiton një pjesë e madhe e fermerëve në vend.Heqja e TVSH-së së imputeve bujqësore u vjennë ndihmë rreth 306 mijë fermerëve, drejtuesfermash në të gjithë vendin.

Në harkun kohor 2013-2017 bujqësia e rritikontributin e saj në prodhimin e brendshëm brutome gati 2%, ndërsa prodhimin me 10%. Sipërfaqjae mbjellë me bimë arrash u shtua me 2,7% dheajo e mbjellë me perime u shtua me 7%. Gjatë vitittë kaluar bujqësia punësoi rreth 400 mijë individëgjatë gjithë shtrirjes kohore.

Në vitin 2018 ne kemi realizuar nivelin eeksporteve, që kanë kaluar pragun 300 milionëdollarë. Eksportet janë dyfishuar në 4 vjetët e funditdhe ritmi i rritjes ka qenë i kënaqshëm. Në vitin2018 ka qenë 14% më i lartë se në vitin 2017.

Gjatë harkut kohor të këtyre 4 vjetëve janëhapur 70 pika të reja grumbullimi falë paketavembështetëse të IPARD-it apo edhe të paketës sëre fiskale, që lehtësojnë rregullimin e produktevepranë zonave ku prodhohen, duke siguruar njëtregtim gjithmonë e më të gjerë për sa u takonvendeve të rajonit, por edhe përtej.

Nga ana tjetër, aktualisht funksionon rrjeti i 20agropikave, të cilat janë ngritur në shumë qytete

Viti 2019

44

Legjislatura e 9-të

të vendit dhe janë konceptuar si një dritare ededikuar për t’u dhënë informacion të gjithë atyreqë duan të investojnë në bujqësi, për t’u treguaratyre rreth ecurive në tregjet ndërkombëtare, dukee bërë kështu fermën shqiptare një fermë që lëvizdrejt internacionalizimit.

Bujqësia dhe zinxhiri i saj i vlerave kanë edhemë shumë hapësira për të kontribuar në rritjenekonomike dhe punësimin e njerëzve, prandajmbështetja në këtë sektor do të vazhdojë dukevënë në qendër fermerin, kreativitetin dhesipërmarrjen e tij.

Programi kombëtar “100 fshatrat” erdhi sirezultat i punës që bënë 4 ministri me ndërthurjene elementeve të rëndësishme të zhvillimit për tëidentifikuar fshatrat potenciale në të gjithëShqipërinë. Sigurisht që Shqipëria ka më shumëse 100 fshatra, por programi kombëtar “100fshatrat” synon jo thjesht ndërhyrjen konkrete nëkëto 100 fshatra, por synon të krijojë modele tëreja sesi mund të menaxhohet produkti, hapësira,trashëgimia kulturore, që këto modele tëshpërndahen në të gjithë territorin e vendit, dukeu bërë shembull për transformime dhe duke eshndërruar fshatin nga një potencial i fjetur në njëburim rritjeje të ekonomisë familjare.

Ajo që po diskutojmë sot është ratifikimi imarrëveshjes midis qeverisë së Shqipërisë dheqeverisë Gjermane për një projekt që synonzhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale, i cilinuk është një projekt i rastësishëm, por ka ardhursi rezultat i punës dhe përpjekjeve të mëparshme.

Zhvillimi i kësaj pakete mbështetëse ngaqeveria gjermane synon të japë një kontribut mevlerë 2 milionë euro, ku si pikë kryesore është nxitjadhe implementimi i një strategjie gjithmonë e mëtë gjerë në zhvillimin rural të vendit, të promovojëzinxhirin e vlerave të produkteve tipike në zona tëcaktuara, të përmirësojë edukimin e dijeve tëfshatarëve, sidomos për sa i takon bujqësisë dheturizmit rural dhe të rrisë kapacitetet njohëse tëfermerëve shqiptarë në inovacion. Duhet të kemiparasysh se të gjitha synimet e kësajmarrëveshjeje e bëjnë fshatarin shqiptar shumëmë konkurrent për të shkuar drejt projekteve tëreja, që vijnë nga Bashkimi Europian dhe mëshumë kontribuues edhe në zinxhirin e vlerave nënivel rajonal. Megjithatë, të gjitha këto projekte nukdo të kishin sukses nëse nuk do të merrnim nëkonsideratë diçka tjetër që bën qeveria shqiptare.Nëse do të shikoni projektbuxhetin e vitit 2019, të

gjitha bashkitë kontribuojnë në zhvillimin e rrugëverurale, që janë shumë të rëndësishme përgrumbullimin e produkteve. Një fond prej 521milionë lekësh u vihet në dispozicion bashkive përzhvillimin e rrugëve rurale dhe një fond prej 848milionë lekësh i shtohet ujitjes dhe kullimit nëmbështetje të sipërfaqes së tokës bujqësore, kuofrohet shërbimi i ujitjes, e cila me këto investimerritet nga 63,8% në 68,1%.

Do të ndaloj pak në qarkun e Durrësit, ku duatë flas për një nga prodhimet më të rëndësishme,atë të perimeve të para dhe të arrorëve. Durrësiprodhon rreth 6 mijë e 200 tonë perime në serra,prodhimi i të cilave nga viti 2013 në vitin 2017 ështërritur në 44% dhe prodhon rreth 73 mijë tonëperime në fushë. Prodhimi i tyre në harkun kohortë këtyre 5 vjetëve është rritur me 6%. Aftësiaujitëse aktuale në qarkun e Durrësit është 11 mijëe 214 hektarë, ndërsa sipërfaqja e ujitur është 6mijë e 907 hektarë. Ky kapacitet ujitës plotësonnevojat e sipërfaqes prej 105 hektarësh që kanëserrat dhe 3 mijë e 672 hektarëve që kanë perimete para. Rritja e prodhimit të këtyre bimëve të arravenuk do të bëhej e mundur nëse mekanikabujqësore nuk do të kishte një ritëm rritjeje.Aktualisht në qarkun e Durrësit ka një minitraktorpër çdo 6,7 hektarë dhe ka një makinë mbledhësepër çdo 15 hektarë, të cilat e lehtësojnë shumëpunën e fermerëve durrsakë. Vendosmëria për tësjellë ndryshim dhe optimizëm në ekonominë dheshoqërinë shqiptare mbetet pa dyshim një ngaangazhimet më të mëdha të qeverisë socialiste.Ndërkohë, këtë optimizëm ajo nuk e ka vetëm siqëllim në vetvete, por edhe në mbështetje tëraporteve, që dalin nga organizata ndërkombëtareshumë prestigjioze, si Banka Botërore.

Së fundi, ne kemi lexuar dhe kemi dëgjuar përraportin e Bankës Botërore për situatën e punësimitnë vendet e rajonit. Ne si shqiptarë duhet të keminjë pozitivitet për të dhënat që vijnë nga BankaBotërore, sepse, po të vëmë re, tregu i punës nëShqipëri është rritur me 8 mijë e 700 vende punenë harkun kohor mes vitit 2017 dhe mes vitit 2018,shifër që nuk e ka asnjë nga vendet e rajonit. Pagatjanë rritur me 6,6%, shifër shumë e rëndësishmepër të treguar të gjitha politikat që ka bërë kjo qeverinë fushën e pagave dhe të kostos së punës nëharkun kohor të këtyre 3-4 vjetëve. Shifër tjetër erëndësishme është ajo që ka të bëjë me punësimine grave. Punësimi i grave në Shqipëri është 44%,duke pasur një indikator 4 pikë më të lartë se të

45

Legjislatura e 9-të Viti 2019

gjithë indikatorët e rajonit.Diçka shumë e rëndësishme, që ka të bëjë me

raportin e Bankës Botërore, është mënyra se sine i qasemi sistemit të taksave, duke vendosurnjë taksë progresive dhe duke bërë të mundur qëata me paga më të ulëta, të kenë edhe çlirim mëtë madh fiskal, duke ulur në këtë mënyrëpabarazinë dhe duke forcuar formalitetin nëekonomi. Zhvillimi rural ka për të mbetur gjithmonënjë prioritet për qeverinë shqiptare, sepse ne,përveç barazisë sociale, duam ta bëjmë edhefshatin sipërmarrës dhe kjo vjen edhe si dëshmi etë gjitha vizitave që ka bërë qeveria shqiptare nëfunksion të programit “Bashkia që duam” në tëgjithë territorin e vendit. Kur njerëzit janë bërëbashkë, bashkimi për një interes zhvillimi ështëmë i madh, shtohet përpjekja e të gjithë individëveqë të rritet prodhimi dhe mirëqenia. Unë ju bëjthirrje që këtë ratifikim marrëveshjeje ta votojmëtë gjithë së bashku!

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zonja Ekonomi!Fjalën e ka Ministrja e Kulturës, zonja Elva

Margariti.Elva Margariti – I nderuar Kryetar,Të nderuar deputetë dhe kolegë të Këshillit të

Ministrave,Programi kombëtar ambicioz i rilindjes rurale

lindi si një program për krijimin e modeleve tëzhvillimit ekonomik rural të qëndrueshëm me fokus100 fshatrat, ku evidentimi i potencialeve turistiketë çdo fshati dhe të zonës përreth është çelësi ileximit drejt hartimit të kësaj qëndrueshmërie. Sotnë mbarë botën programe të tilla, të jetësuara përzhvillimin e hapësirave rurale, na japin një kuadërtë plotë eksperiencash dhe shembujsh, të cilatkanë qenë baza jonë për të pasur përgjigjen endërhyrjeve me impakt më të qëndrueshëm përekonominë rurale, duke ndjekur strategjitë e shumëvendeve në Europë, ku modele të ngjashme të këtijzhvillimi të integruar kanë mbi 30 vjet që marrinformë.

Duhet theksuar se programi “100 fshatrat” nukshikon investime të përqendruara në 100 ishuj tëveçuar, por prek secilin fshat si rast zhvillimi dhesi pjesë e një rrjeti të gjerë ndërhyrjesh dheaktorësh, që investojnë kryesisht drejt nxitjes sëmëtejshme të potencialit turistik. Ky rrjetinvestimesh në secilin fshat është një modelinteraktiv, që kthehet në një laborator, nga ku tëgjithë mund të marrin nxitjet e duhura nga bashkitë

deri tek individët. Ky dinamizëm bazohet kryesishttek investimet në agroturizëm dhe ekoturizëm,duke shfrytëzuar trashëgiminë kulturore, mrekullitënatyrore, traditën historike zakonore, shpirtinsipërmarrës, sidomos sipërmarrjen e mençur dhelargpamëse. Fshati i të nesërmes në programin“100 fshatrat” nuk është thjesht një qendërprodhimi në funksion të tregut në ofrimin eprodukteve bujqësore, por edhe një qendërzhvillimi turistik, me bazë bujqësore blegtorale dhenjë qendër rivitalizimi të jetës komunitare,aktiviteteve dhe traditës së saj. Programi evidentoiqë në fillim nevojën për të pasur të dhëna të saktadhe të përditësuara në nivel fshati, të cilat kishinmunguar në këto vite për të bërë leximin dheevidentimin më të saktë të mikromodeleve dhestrategjive të zhvillimit, e më pas drejt projektevetë zbatimit. Në këtë kuadër lindi nisma e “100fshatrave”, një proces pune dhe bashkëpunimi meobjekt kryesor hartimin e këtyre modeleve, duke ibazuar ato te potencialet turistike. Akademiatërhoqi rreth vetes mbi 290 studentë dhe profesorëtë 6 universiteteve publike e private;

- mobilizoi rreth 50 punonjës në institucionetpublike qendrore;

- angazhoi 61 bashki dhe shumë punonjës tëtyre, që merren me planifikimin dhe zhvillimin eterritorit, mbi 103 kryepleq dhe administratorë tënjësive vendore që u përkasin këtyre fshatrave,

22 grupet e punës së akademisë, gjatë vizitavenë terren, zhvilluan intervista dhe kanë plotësuarpyetësorë me banorët, kryepleqtë, bizneset eturistët. Në total janë 1203 pyetësorë, të cilëttregojnë dimensionin e jashtëzakonshëm të kësajpune. Mbi bazën e këtyre të dhënave INSTAT-i popërgatit një botim të veçantë, që do të na ndihmojëpër të njohur dhe monitoruar më thellë potencialete zhvillimit.

Janë identifikuar 423 persona, të cilët mund tëkthehen në promotorë të zhvillimit në fshatrat etyre. Gjatë procesit ata i kemi quajtur ndryshe“aktorët kyçë”. Janë analizuar nga afër edhe rastete suksesit, të cilat u identifikuan rreth 50, kuindividë apo grupe individësh ia kanë dalë mbanënë fshatra të ngrenë bizneset e tyre dhe tëndërtojnë mirëqenie në fshat.

Ekipi i CID-Harvard u bashkua në ndihmë tëprogramit “100 fshatrat”, në ofrimin e mbështetjespër hartimin e kuadrit institucional dhe ndërtimit tëprodukteve tërheqëse për investitorë ne formën epitch books.

Viti 2019

46

Legjislatura e 9-të

Me fillimin e vitit 2019, me përmbylljen e fazëssë akademisë, programi ka hyrë në një tjetër fazëdinamike, ku vlerësimi i rezultateve të gjetjeve tëkësaj iniciative rilexohet në bazë të përparësive,sipas shtyllave të objektivave të vetë programit dhesipas interaksionit konstant në terren me afrimin ebizneseve private, të mbështetura nga paketat endryshme fiskale dhe skemat mbështetëse rurale.

Analiza e modeleve të zhvillimit, të hartuara nëtë gjitha fshatrat, vuri në dukje profil in endërhyrjeve, të ndara në sektorë investimi publikëe privatë dhe në nënsektorë që do të jenë tematikate thirrjeve në vijim si për projekte konkrete zbatimi,ashtu edhe për implementim.

Profili i ndërhyrjeve në “100 fshatrat”, lexohetnë trendin e ndryshimit të ekonomisë lokale, e cilaaktualisht bazohet për rreth 70% të saj në produktinbujqësor për tregun lokal, me një rritje të ndjeshmetë eksporteve.

Modelet e zhvill imit dhe ndërhyrjet eevidentuara sjellin vlerësimin e këtij trendi drejt njëekuilibri ekonomik të ri, ku potenciali turistiksynohet të arrijë, nëpërmjet programit “100fshatrat”, rreth 53% të aktiviteteve ekonomike, mebazë turistike (ku përfshihen ndërhyrjet mekarakter natyror, kulturor dhe infrastrukturorë) dhe47% bujqësi, ku përfshihen ndërhyrje përinfrastrukturën bujqësore për përpunimin dhembështetjen konkrete në lidhje me prodhiminbujqësor.

Në mënyrë që ndërhyrjet e para të shërbejnëpër të ndërtuar rrjetin e rrathëve të modelit tëzhvillimit e për të krijuar një zinxhir efekteshinvestimi në terren, është studiuar grupimi i “100fshatrave” në 10 cluster-a.

Në secilin prej cluster-ave janë evidentuar, nëbazë të të dhënave gjeografike, prodhimit bujqësor,aksesit, potencialeve turistike të përthyeshme nëaktivitete ekonomike komunitare, si dhe vleravekulturore, po ashtu të lexueshme në atraksioneturistike ato fshatra që krijojnë rrathë më të shpejtënë efektin zinxhir të investimeve, të titulluar fshatra“magnet” për çdo cluster dhe janë evidentuar edhefshatrat “hallkë”, që lidhin rrathët e zhvillimit midisnjë ose më shumë cluster-ave.

Objektivat e programit, duke marrë për bazëleximin e ri në kuadër të modeleve të identifikuaranë këta muaj, grupohen në 3 shtylla të rejandërhyrjesh madhore në territor, me impaktpërforcimin e potencialit turistik dhe përkthimin nëaktivitete të diversifikuara ekonomike:

Ndërhyrjet në rijetësimin e trashëgimisëkulturore; ato në mbështetjen e veprimtarive tëprodhimit; si dhe ndërhyrjet në agopunturë përkrijimin ose dhe përmirësimin e infrastrukturës përaktivitete turistike dhe rikreative.

Këto tri shtylla ndërhyrjesh kategorizohenfillimisht në disa tipologji projektesh ose më mirësektorësh ndërhyrjeje, të cilat prekin të gjithëterritorin.

Sektori i parë është fusha e kulturës, kurestaurimi dhe rijetësimi i pasurive kulturore ështëevidentuar si magneti kryesor i zhvillimit turistik nëmë shumë se 20 fshatra.

Valorizimi i trashëgimisë autentike, pasurivekulturore, produkteve, aftësive dhe talentevenjerëzore në zonat rurale është pa asnjë dyshimkatalizator për biznesin dhe vetë ekonominë.

Ky katalizator është evidentuar në këtë programnëpërmjet 209 objekteve monument kulture, të cilatmarrin jetë përmes 42 projekte restaurimi tëhartuara, gati për investim, 148 janë drejtpërfundimit të projektit të restaurimit, ku janëevidentuar rreth 40 monumente apo objekte tëpërshtatshme për t’i kthyer në muze. 13 prej këtyremonumenteve janë aktualisht investime në fazëzbatimi dhe 6 janë investime të sapopërfunduara.

Programi “Rrugët e besimit”, një itinerar unik indërmarrë nga Ministria e Kulturës, vjen si njërrugëtim i integruar në të gjithë Shqipërinë, për tëvijuar më tej me kthimin e tyre në destinacionturistik për të gjithë vizitorët.

Në këtë program janë përfshirë tashmë 235objekte kulti (198 kisha dhe 37 xhami). Vetëm nëvitin 2018 janë kryer investime në 15 objekte kulti(6 xhami dhe 9 kisha), me një investim prej rreth550 milionë lekësh.

Itineraret kulturore me potencial të lartëekonomik e turistik, të cilët do të zgjohen nëpërmjetprogramit “100 fshatrat”, bazuar edhe në modeline eksperiencën e “Rrugëve të besimit”, janëevidentuar në projektet e rijetësimit të Via Egnatia,në integrimin e Via Dinarica me itinerarin ekzistuesnë shtetin fqinj, në evidentimin e itinerarit të LordBajronit, itinerarit të Eduard Lirit, të Cezarit, të EdithDurhamit, për të kaluar tek ai i Skënderbeut e plottë tjerë që lidhen, gjithashtu, me trashëgiminëjomateriale, me itineraret e legjendave të fjetura,por jo të harruara, shqiptare dhe ilire.

Që kultura është motor zhvillimi këtë e kanëtreguar tashmë projektet e rijetësimit dheshfrytëzimit të strukturave historike rurale, si dhe

47

Legjislatura e 9-të Viti 2019

mbështetja e partnerëve të huaj. Rijetësimi i dyqendrave historike në fshatin Dhërmi dhe Vunolindi si projekt me financues Bankën e Këshillit tëEuropës (CEB) dhe investitor Fondin Shqiptar tëZhvillimit.

Në Dhërmi janë restauruar 257 objekte, porehabilitohen sheshe, si dhe rreth 22 rrugica menjë vlerë totale investimi prej afro 578 milionëlekësh.

Në Vuno janë restauruar 213 objekte, porehabilitohen dy sheshe, si dhe rreth 15 rrugica.Vlera totale e investimit është rreth 447 milionëlekë.

Modeli i rijetësimit, nëpërmjet rehabilitimit dherikthimit në identitet të qendrave të fshatrave, prekme dhjetëra të tillë në programin “100 fshatrat”, kumjafton të përmendim Lurën, Linin, Lukovën, kurehabilitimi i identitetit kulturor është vetëm një ngaprekjet për të zgjuar një sërë aktivitetesh të fjeturaprodhuese dhe turistike.

Sektori i dytë i ndërhyrjeve është definuar nëatë të hapësirave publike dhe rekreative, kumodelet e zhvillimit kanë evidentuar:

- Rehabilitimin dhe krijimin e shesheve urbanenë rreth 97 fshatra;

- shtrimin dhe rikonstruksionin e rrugicave mekalldrëm në 21 fshatra;

- përmirësimin dhe unifikimin e fasadave, çative,rrethimeve në fshatrat me vlera në arkitekturëntradicionale, pra në 26 fshatra;

- ndërtimin dhe vënien në funksion të pikaveinformuese, muzeve dhe qendrave kulturore nëpothuajse të gjithë fshatrat;

- shëtitore, përmirësimi i uaterfrontit dhe imodeleve në 15 fshatra;

- korsi biçikletash në 12 fshatra;- ndërtimin e terreneve sportive, organizimin për

shërbimin sportiv në 31 fshatra;- pika panoramike në më shumë se 60 fshatra;- hapjen e shtigjeve të reja dhe atyre ekzistuese

dhe sinjalistikë turistike në 58 fshatra.Sektori i tretë sheh masat mjedisore dhe

rijetësimin ekonomik nëpërmjet potencialit natyror,si zhvillim nëpërmjet aktiviteteve natyrore erekreative.

Prespa dhe Ohri janë një prej mikromodeleveshembull për zhvillim e turizmit dhe mikroturizmit,duke shfrytëzuar trashëgiminë kulturore, bukuritënatyrore, kapacitetet lokale, si dhe investimet pri-vate në çdo fshat. Ky mikromodel kalon jo vetëmnë Pustec, Zaroshkë e në fshatrat e tjerë afër liqenit

të Prespës, por lidhet natyrshëm me Linin,Tushemishtin, e si rrallëherë krijon ura lidhëse embështetjeje me modele të tjera edhe përtej kufiritshqiptar.

Të njëjtin mikromodel me disa nëntrajta të reja,sipas karakteristikave e potencialeve unikale qëçdo fshat ka, e rigjejmë edhe në zonën e Shkodrës,ku cluster-i me fshatrat: Drisht, Razëm, Vrith,Lepushë gjen magnetin e tij në fshatin Zogaj, sinjë tjetër model zhvillimi ndërkufitar.

Vëmendja e qeverisë është që të konvertojëpotencialin e të gjithë zonës në rritje ekonomike tëqëndrueshme nëpërmjet aktiviteteve të peshkimit,bujqësisë e blegtorisë, rekreacioneve si në ujë,edhe në terrenet malore, nëpërmjet potencialit tëtrashëgimisë kulturore dhe artizanatit, drejt njëzhvillimi të ri turizmi jo vetëm ditor.

Po njësoj, Shishtaveci është një tjetër model,ku një nga perlat e natyrës sonë hap rrugën drejtnjë transformimi ekonomik që drejtohet nga turizmimalor, me potenciale të fjetura, si ajo e aktivitetevesportive malore, por njëkohësisht duke evidentuarmodele të fermave të kuajve, agropërpunimin tëpatates. Po ashtu, ai krijon ura lidhëse edhe përtejkufirit shqiptar.

Shtylla e veprimtarive prodhuese merr jetë nësektorin e katërt të ndërhyrjeve si mbështetje përinvestime dhe ndërmarrje private. Ky sektor kafilluar që në vitin 2018 në projektin “100 fshatrat”,nëpërmjet mekanizmave të ngritur tashmë, si:

- skema kombëtare për mbështetjen ebujqësisë, ku nga një fond prej 100 milionë lekësh,përfituan 22 subjekte për investime në agroturizëm,ngritjen e inkubatorëve të prodhimit dheprodukteve tradicionale;

- programi IPARD II, me një fond prej 94 milionëeurosh, me thirrje për masa mbështetëse edhe nëmë shumë sektorë se ajo e skemës kombëtare;

- paketa fiskale lehtësuese për agroturizmin,ka treguar, që në krijimin e saj, se është kthyer nështysë për investim e ngritje të reja kapaciteteshnë shumë familje rurale;

- skema e re mbështetëse e bujqësisë esapomiratuar. Kjo skemë për vitin 2019, me 600milionë lekë, përkufizon hapësira të reja dhe vëtheksin te mbështetja e drejtpërdrejtë e sektorëvetë blegtorisë, bletarisë dhe ullirit si potencialeunikale.

Gjithashtu, modelet e zhvillimit kane evidentuaredhe projekte të tjera për veprimtari prodhuese si:

• mbështetje për artizanatin në 47 fshatra;

Viti 2019

48

Legjislatura e 9-të

• mbështetje për aktivitetet panaireshproduktesh lokale, pothuajse në të 100 fshatrat;

• nisma për dyqanet “E dua”, ashtu si dhembështetja për agropërpunimin, mbështetja përbujtina dhe agroturizëm, restorante, si dhebrandimi i produkteve specifike autoktone, zhvillimii trajnimeve profesionale gjen hapësirë të marrëjetë në të gjithë fshatrat;

• mbështetje për stane në 17 fshatra.Veprimtaritë prodhuese prekin ndërhyrjet në

bujqësi dhe në krijimin e pikave të grumbullimit dhemagazinimit të produkteve bujqësore dhe ato tëbimëve medicinale, ashtu si dhe ndërtimin dhevënien në funksion të inkubatorëve të prodhimitqë kanë filluar të marrin jetë tashmë jo vetëmnëpërmjet mbështetjes së AZHBR-së, por edhe tëpartnerëve të huaj në Përmet dhe në Reç.

Vënia në jetë e programit është punë nëskuadër, është një platformë me shumë aktorë einvestitorë. Banorët, komuniteti dhe bashkitë janëpjesë e rëndësishme e skuadrës,

Ndërkohë që një pjesë e aktorëve të përfshirëjanë fokusuar në hartimin e projekteve të reja tëzbatimit, që shkojnë përtej atyre nevojaveinfrastrukturore, të cilat, për fat të keq, ishin 90% eprojekteve të propozuara nga vetë bashkitë, simodel zhvillimi rural.

Njëkohësisht, po punohet për ta bërë tëzbatueshëm modelin e zhvillimit, duke ndërtuarbazën ligjore të nevojshme, duke krijuar lehtësiratë reja fiskale, duke siguruar dhe evidentuar fondetaktuale e të reja, duke tërhequr dhe ndërtuarpartneritete me biznesin, duke stimuluarbashkëpunime dhe mbështetje nga donatorët,diaspora etj.

Por, mbi të gjitha, ajo çfarë do të ndërtojë edhebazën e qëndrueshmërisë së modeleve që dozhvillojmë, është ngritja e kapaciteteve lokale dhembështetja në lindjen e strukturave të vogla. Prekjanë infrastrukturë, e propozuar në lindjen e këtijprogrami, do të jete faza e dytë e ndërhyrjes që dotë veshë ngritjen e kapaciteteve ekonomike esociale me anë të mbështetjes së nevojshme përzhvillimin e qëndrueshëm.

Kuptohet, që zhvillimi të ndodhë duhet që vetëpjesëtarët e komuniteteve, qoftë rezidentë apo nëdiasporë, si edhe komuniteti i biznesit, tëangazhohen intensivisht dhe në vazhdimësi.

Në thelb, programi po ndërton kornizënnëpërmjet modeleve dhe kushteve ekonomike tëpërshtatshme si nëpërmjet buxhetit të shtetit, ashtu

edhe investimeve të partnereve të mëdhenj të huaj,në mënyrë që zhvillimi, i cili tashmë ka filluar, tëmonitorohet e të mbështetet edhe në vijimnëpërmjet grupeve të menaxhimit të destinacionit.Këto grupe menaxhimi, në vijim të shembujve tëPazarit të Tiranës ose të Korçës, që tashmë tëgjithë i njihni, janë e vetmja mënyrë qe investimi tëjetë i frytshëm, i qëndrueshëm dhe të ndjekë medinamizëm ndryshimet e kërkesës së ofertës, tëmonitorojë e të rivlerësojë modelin e zhvillimit, tëndjekë të gjithë hapat e zhvillimit edhe te fshatrate rinj, të cilët janë po njësoj në fokus, edhe psenuk ndodhen në listën e “100 fshatrave”.

Më lejoni të theksoj se shtyllat dhe sektorët eevidentuar në këtë program janë pjesë e një sistemidinamik, ashtu siç na kanë treguar edhe modelete shteteve të tjera, ku ndërveprimi me sektorinprivat, përtej faktit që nxit formalitetin në zonatrurale, sjell sipërmarrje aktive, ngritje kapaciteteshdhe diversifikim ekonomik. Gjithashtu, ai ka nxjerrënë pah edhe modele të reja edhe të painkuadruarmë parë në program, të cilat ne do t’i mirëpresimdhe do t’i mbështesim.

Ju falënderoj për vëmendjen dhe ju ftoj të votonipër këtë zhvillim!

Gramoz Ruçi – Faleminderit, zonja Margariti!Urdhëroni, zonja Nikolla!Lindita Nikolla – I nderuar Kryetar,Të nderuar kolegë,Fshati nuk ka qenë prioritet më parë, por sot

zhvillimi rural është në vëmendje të veçantë tëqeverisë, madje në një prej programeve më tërëndësishme të saj, siç është programi i “100fshatrave”, është rezultat i investimeve tëpërbashkëta të katër ministrive.

Mirënjohje partnerëve tanë, partnerëvegjermanë, që kanë ndihmuar dhe vijojnë tëndihmojnë Shqipërinë në rrugën e saj të zhvillimittë qëndrueshëm.

Në fjalën time do të fokusohem në faktin seçfarë dhe si po investohet në qarkun Lezhë, për tëmundësuar një zhvillim të qëndrueshëm rural.

Cilat janë ndryshimet në këtë drejtim, çfarë kabërë kjo qeveri për përmirësimin e infrastrukturëspublike në zonat rurale të Lezhës.

6 vjet më parë mburreshin me Lezhën, e quaninbastion, por vetëm kaq, asgjë e kthyer pas nëinvestime, as në qytet e as në fshat, këtu e kamfjalën për tri bashkitë e qarkut Lezhë: BashkinëLezhë, Bashkinë Mirditë dhe Bashkinë Kurbin.

Më lejoni, të nderuar kolegë, të rendis disa prej

49

Legjislatura e 9-të Viti 2019

investimeve me përfitues të drejtpërdrejtë banorëte zonave rurale, investime që nuk kanë ndjekurvotën, por vota për këtë maxhorancë e ka kthyervëmendjen si kurrë më parë drejt fshatit.

Është vënë në funksionim nyja e Milotit, brendavitit përfundojnë edhe rrugët dytësore, që i japinzgjidhje përfundimtare aksesit të komunitetevelokale rurale.

Është në fazën e nënshkrimit kontrata einvestimit të 165 milionë eurove për aksin Milot -Balldre, brenda vitit do të jenë aktive kantieret ekësaj vepre.

Ka përfunduar rruga Klos - Dom gjon – Rrëshen– Bukmirë.

Ka përfunduar kanali vaditës në Fan, rrjeti ivaditjes Bukmirë, me kapacitet vaditjeje 200hektarë, sistemi i vaditjes Malaj 1, me kapacitetvaditjeje 300 hektarë, sistemi i vaditjes Malaj 2,me kapacitet 800 hektarë.

Është investuar në infrastrukturën energjetike,duke ndërtuar linjën e energjisë Ulzë-Shkopet-Skuraj, janë ndërtuar 120 kilometra linjë tensioni imesëm dhe i ulët dhe rikonstruktuar 40 kabina,nga të cilat 4 në Kune dhe 10 në zonën eShëngjinit.

Po kështu, në Bashkinë Laç janë ndërtuar 4fitera të rrjetit 20 kilovoltë, janë shtruar 2 kilometralinjë tensioni të mesëm, janë instaluar 38 kabina,nga të cilat 4 në zonën e Sanxhakut dhe 5 në zonëne Mamurrasit.

Pra, po u referohem vetëm investimeve nëzonën rurale.

Po kështu, në Bashkinë Rrëshen janë ndërtuar7 kabina në Rubik dhe janë rikonstruktuar fiterat eKurbneshit e të Fanit.

Për tre vjetët e ardhshëm OSHEE-ja kaplanifikuar 2, 9 miliardë lekë investime tëmëtejshme në qarkun e Lezhës.

Gjithashtu, nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit poinvestohen përafërsisht 1, 3 milionë euro në dyfshatra të Bashkisë Lezhë, në Kallmet i Madh dheKallmet i Vogël, ku brenda vitit 2019 pritet furnizimime ujë 24 orë i 4153 banorëve.

Kanë përfunduar punimet për rehabilitimin edunave në lagunën Kune-Vain, me vlerë projekti15, 8 milionë lekë. Ka përfunduar ndërtimi i kanalitpritës në lagunën Kune-Vain, me vlerë investimi40, 6 milionë lekë. 109 fermerë kanë përfituar 19milionë lekë nga skema mbështetëse për zhvilliminrural. Një tregues i rëndësishëm për përmirësimine potencialit turistik në hapësirat rurale janë edhe

pesë fshatrat për investime, në kuadër të “100fshatrave”: fshati Ishull-Lezhë, Fishtë, Skuraj,Katund i Vjetër dhe Orosh. Sot Mrizi i Zanave nëfshatin Fishtë është një model zhvillimi dhe besojnjë krenari për çdo të ftuar, të cilit kemi dëshirë t’iservirim mikpritjen tonë.

Projektligji që miratojmë sot është pjesë erëndësishme e projektit të zhvill imit tëqëndrueshëm të zonave rurale, dhe nuk mund tëketë zhvillim të qëndrueshëm pa zhvilluar më parëkapacitetet njerëzore, kapitalin njerëzor. Në këtëdrejtim, mund të them se në qarkun Lezhë janëbërë ndërhyrje të rëndësishme për sigurimin e njëcilësie tjetër të shërbimit shëndetësor dhe arsimor.Është rikonstruktuar ambulanca në Tresh, nënjësinë Zejmen, në Perlat Qendër dhe në Kthellëtë Mirditës. Janë investuar në spitalin e Lezhës131 mijë euro pajisje mjekësore dhe aparatura,ndërsa 50 milionë lekë do të investohen gjatë vitit2019 për rehabilitimin e maternitetit. Ka përfunduarrikonstruksioni i shkollës nëntëvjeçare “Gjin Pjetri”,i Shkollës së Bashkuar Zejmen, dhe i konviktit tëshkollës së mesme në Mirditë, që u shërbenfëmijëve të zonave rurale, shkolla nëntëvjeçare nëKurbnesh, shkolla nëntëvjeçare në Bardhaj,shkolla nëntëvjeçare Ndërfushaj, shkollanëntëvjeçare në Tarazh.

Këtë vit shkollor u mbyllën 41 klasa kolektivenë 25 fshatra të qarkut. Besoj se e mbani mendtërsëllimën brenda kësaj salle dhe jashtë saj, kurish-deputetët na akuzonin se po mbyllnim shkolla.

Janë transferuar 3685 nxënës dhe 567 mësues,në mënyrë që fëmijët e zonave rurale të marrinmësim në klasa normale dhe jo më në klasakolektive,

Në fakt, komentin më të mirë e bëri Altini i Mrizittë Zanave, kur më tha: “Unë gëzohesha çdomëngjes që fëmijët vinte e i merrte makina dhe içonte në shkollë, në klasa ku kishinbashkëmoshatarët e tyre, dhe çuditesha kur nëtelevizor nuk dëgjoja asnjë fjalë të mirë për këtëproces.”

Renditja e këtyre investimeve nuk do të thotëse hallet kanë mbaruar apo ca më pak, që nedeputetët e Lezhës jemi mirë me angazhimet tona.Jo, jo, unë e di se fshati ka ende shumë probleme,unë e di se kemi ende shumë angazhime për tëmbajtur, prandaj do ta fitojmë edhe BashkinëLezhë, ndaj do të kërkojmë me rend prioritar edhemë shumë investime për Lezhën, Mirditën dheKurbinin.

Viti 2019

50

Legjislatura e 9-të

Ju falënderoj!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zonja Nikolla!Fjalën për Musa Ulqinin.Musa Ulqini – I nderuar zoti Kryetar,Të nderuar kolegë deputetë,Sot po diskutojmë dhe do të miratojmë projektin

e zhvillimit të qëndrueshëm të zonave rurale, qëështë një marrëveshje mes qeverisë së Republikëssë Shqipërisë dhe qeverisë së RepublikësFederale të Gjermanisë. Ky projekt ka si objektivtë ofrojë shërbime në personel, materiale dhekontribute financimi, grant në një vlerë tëpërgjithshme 2 milionë euro, që vihet nëdispozicion të qeverisë shqiptare për zhvillim tëqëndrueshëm të zonave rurale.

Projekti i sotëm është pjesë e një marrëveshjejemë të gjerë mes qeverisë shqiptare dhe asajgjermane, që kap vlerën e përgjithshme tëfinancimit të zonave rurale, në masën 10 milionëeuro.

Ky financim ka në fokus rajonet e Vlorës,Dibrës, Shkodrës, Kukësit dhe Korçës. Target-grupet që përfitojnë janë bizneset e vogla në zonatrurale, fermerët e rinj dhe gratë, emigrantët e kthyernë Shqipëri.

Miratimi i këtij projektligji është një lajm i mirëpër grupet që përfitojnë nga granti në fjalë, në zonate sipërcituara dhe një provë tjetër e qartë përmbështetjen që qeveria gjermane vazhdon t’i japëShqipërisë dhe popullit shqiptar në rrugën ezhvillimit social-ekonomik.

Diskutimi i këtij projektligji është një rast i mirëpër ne deputetët që përfaqësojmë në Kuvend zonatrurale, që të ndalemi dhe të analizojmë më gjerëse si janë jetësuar politikat qeverisëse të kësajmaxhorance në zhvillimin e këtyre zonave.

Unë mendoj se është lajm i mirë për të gjithëqë më në fund, pas kaq vitesh tranzicion, ka njëvëmendje dhe një fokus të veçantë nga qeveria“Rama” për zhvillimin zonave rurale.

Dua të ndalem shkurt në faktin se si këto politikajanë jetësuar konkretisht në zhvillimin e BashkisëBelsh, banorët e së cilës kam nderin t’i përfaqësojnë këtë parlament.

Projekti i “Rilindjes urbane”, që synonte tëndryshonte rrënjësisht qendrat e qyteteve tona,sidomos në zonat rurale, e ndryshoi aq rrënjësishtqytetin e Belshit, sa mund të pohoj se Belshi ështënjë nga shembujt më të arrirë të këtij projekti.

Lajm i mirë për të gjithë banorët e Belshit ështëse ditën e hënë fillon puna për përfundimin e fazës

së fundit të projektit. Sipas këtij projekti, liqeni, buzëtë cilit shtrihet qyteti, në tërë perimetrin e tij, do tëjetë i qarkuar me pedonale, ndriçim dhe shumëndërhyrje të tjera infrastrukturore.

Përfundimi i këtij projekti brenda disa muajve ekthen këtë qytet në një atraksion të vërtetë tëturizmit liqenor-kodrinor.

Programi i “100 fshatrave”, i cili harmonizoninvestimet e përbashkëta të katër ministrive: tëMinistrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, tëMinistrisë së Turizmit dhe Mjedisit, të Ministrisë sëKulturës, të Ministrisë së Infrastrukturës dheEnergjetikës, synon zhvillimin e integruar tëhapësirave rurale.

Seferani është një nga 100 fshatrat e këtijprogrami në Bashkinë Belsh. Investimet ederitanishme, si pedonalja buzë liqenit përbiçikletat, bujtinat, mjedisi pranë qendrës sëshërbimit, zejtaria, shërbimet turistike, peizazhimjedisor i përmirësuar, promovimi i produktevetradicionale, investimet në ujësjellës,rikonstruksioni i shkollës nëntëvjeçare e të tjera, ekanë kthyer Seferanin në një atraksion turistik, njëvend që vizitohet përditë e më shumë nga vizitorëtë shumtë jo vetëm nga Elbasani, por edhe ngaTirana e më gjerë.

Ky investim kompleks po kthehet në njëmundësi të re për komunitetin në lidhje mepunësimin dhe zhvillimin.

Investimet në infrastrukturëSapo ka përfunduar ndërtimi i një rruge të re

me standarde, e cila përshkon mes për mesterritorin e Bashkisë Belsh. Kjo rrugë me gjatësi34 kilometra, 16 nga të cilat janë në territorin ebashkisë, lidh Belshin me Cërrikun, Kuçovën, UrënVajgurore, dhe e kthen Bashkinë e Belshit nga njëzonë e izoluar, në një zonë me mundësi të mëdhazhvillimi. Falë këtij investimi sot Belshi është vetëm45 minuta larg kryeqytetit, ndërsa distanca Tiranë- Berat shkurtohet me 20 kilometra.

Shërbimet që u ofrohen qytetarëveNjë nga reformat më të mëdha proshtet të

ndërmarra nga kjo maxhorancë, është reformaterritoriale administrative. Falë kësaj reforme Belshiështë një nga 61 bashkitë e republikës. Ndarja ere administrative dhe ligji nr. 139/2015 “Përvetëqeverisjen vendore” shënuan një impakt tëdrejtpërdrejtë te qytetarët e Belshit sa i takonfushës së shërbimeve, sepse thelbi i reformësështë që t’i fuqizojë bashkitë e reja me kapacitetenjerëzore, teknike dhe kompetenca të shtuara,

51

Legjislatura e 9-të Viti 2019

duke u mundësuar kështu qytetarëve më shumëcilësi në shërbime dhe më shumë shërbime pranëtyre.

Çfarë ka ndodhur konkretisht me shërbimet qëu ofrohen qytetarëve në Bashkinë e re Belsh. Nëdatën 15 mars, pra gjashtë ditë më parë, mepraninë e zëvendëskryeministrit, Erion Braçe, upërurua në Bashkinë Belsh çelja e zyrës sëshërbimeve ndaj qytetarëve me një ndalesë,ADISA. Në këtë zyrë të mirëpajisur, investim ipërbashkët qeveri-bashki, funksionojnë pesësportele shërbimi. Në dy sportele specialistët eADISA-s ofrojnë për qytetarët e Belshit 150shërbime publike. Të gjitha shërbimet që uofroheshin deri më sot nga zyrat rajonale, si ajo epunësimit, hipoteka, sigurimet shoqërore, sigurimetshëndetësore, pra gjithsej 150 shërbime, që deridje qytetarët e Belshit i merrnin në Elbasan, tashmëu ofrohen në qendër të qytetit.

Ndërkohë, në të njëjtën zyrë, Bashkia e Belshitka tre sportele, ku banorëve u ofrohen të gjithashërbimet që bashkia, në përputhje mekompetencat e saj, u ofron qytetarëve, shërbimeqë kanë të bëjnë me urbanistikën, tatim-taksat,gjendjen civile, aplikimet për çështje të pronësisësë tokës e të tjerë, të cilat ofrohen në këtë zyrë.

Gjithashtu, kjo zyrë ofron informacione dhe për950 shërbime të tjera. Aty mundësohet shërbimielektronik për portalin e qeverisë e-Albania, si dheasistencë në portalin “Shqipëria që duam.al”

Shërbimin zjarrfikës është transferuar prejmuajsh nga Elbasani në qendër të Belshit, duke uofruar shërbim të shpejtë dhe efikas banorëve tëBelshit.

Kompetenca e bashkive të reja për pastrimin ekanaleve kulluese të para e të dyta, shoqëruar kjome pajisjen e bashkisë me mjete moderne, siekskavator e të tjera i mundësuan Bashkisë sëBelshit që vetëm në vitin 2018 të pastrojë 29kilometra kanale kulluese, të para e të dyta, në njësipërfaqe prej 484 hektarë tokë, duke u shërbyerkështu 4300 familjeve fermere, ndërkohë që uriparuan edhe 35 kilometra rrugë arash.

Ky volum shërbimesh, kaq jetik për fermerët eBelshit, nuk është ofruar nga pushteti vendorasnjëherë gjatë viteve të pluralizmit.

Gjithë sa theksuam më sipër janë një dëshmi epadiskutueshme, e cila provon se kjo maxhorancë,kjo qeveri dhe ky Kryeministër e kanë në vëmendjetë veçantë zhvillimin e zonave rurale. Gjithashtu,ky projektligj është dëshmi e angazhimit të

qeverisë, prandaj ju ftoj të gjithëve që ta votojmëunanimisht.

Faleminderit!(Drejtimin e seancës e merr zonja Hysi.)Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Ulqini!Fjalën e ka deputeti Dritan Bici. Të përgatitet

deputeti Ismet Beqiraj.Dritan Bici – E nderuar zonja drejtuese e

seancës,Të nderuar kolegë deputetë,E marr fjalën për herë të parë në këtë foltore të

Kuvendit për një çështje të rëndësishme, siç ështëzhvillimi i qëndrueshëm i zonave rurale.

Ky projekt i rëndësishëm do të materializohetsot nëpërmjet ratifikimit të marrëveshjes ndërmjetKëshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisëdhe qeverisë së Republikës Federale tëGjermanisë.

Jam ndjerë i çuditur kur kam parë datën enënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, që i përket 21tetorit të vitit 1988. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje,në kuadrin e projektit të zhvillimit të qëndrueshëmtë zonave rurale, Republikës së Shqipërisë i vihennjë dispozicion shërbime në personel, nëmateriale, si dhe eventualisht, kontribute financiarenë vlerën prej 2 milionë eurosh.

Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje duket qartëmbështetja e qeverisë gjermane, mbështetje e cilaka filluar që herët. Ratifikimi i kësaj marrëveshjejetregon vazhdimin e mbështetjes gjermane, pornjëkohësisht e ngarkon qeverinë tonë me detyriminpër të planifikuar në buxhet shpenzime tëndryshme, të klasifikuara me zëra në vete, që tësigurojë zhvillimin e vazhdueshëm të projektit dhetë kujdeset për kryerjen e shërbimeve tënevojshme nga investimet e ngarkuara përzbatimin e tij.

Zhvillimi i zonave rurale ka qenë dhe mbetetgjithmonë detyrë e rëndësishme e qeverivesocialiste, të cilat kanë investuar me qindra milionëdollarë si në infrastrukturën e rrugëve rurale, ashtuedhe në projektet për zhvillimin e bujqësisë dheblegtorisë.

Nëpërmjet programit “100 fshatrat”, qeveriasiguron zbatimin e investimeve për zhvillimin eintegruar të hapësirave rurale të vendit, synonpërmirësimin e infrastrukturës rrugore, furniziminme ujë të pijshëm dhe furnizimin me energjielektrike, elemente të cilat përbëjnë bazën ezhvillimit të zonave rurale, duke filluar me daljen efermerëve në treg, me produktet bujqësore e

Viti 2019

52

Legjislatura e 9-të

blegtorale, zhvillimin e turizmit, si dhe përmirësimine jetës sociale në këto zona.

Gjatë vitit 2019 janë planifikuar 1 miliard lekë,nëpërmjet fondit të zhvillimit për projektin e “100fshatrave”. Gjatë vitit 2018, Skema Kombëtare përZhvillimin e Bujqësisë akordoi 100 milionë lekë,prej të cilave përfituan 22 subjekte. ProgramiIPARD vë në dispozicion të bujqësisë një fond prej94 milionë euro, në mbështetje të investimeve measete fizike në fermat bujqësore, në financimin eprodhimit të qumështit, mishit, frutave, perimeve,vreshtave, bimëve medicinale, përpunimin nëferma dhe tregtimin direkt të produkteve bujqësore,në akuakulturë, në natyrë e në turizmin rural, nëzejtari, industri prodhuese dhe në prodhimin eenergjisë së rinovueshme.

Të gjitha këto masa dhe financime do të bëjnëtë mundur një zhvillim të qëndrueshëm të zonaverurale në të gjithë Shqipërinë.

Unë do të fokusohem më shumë te problemete zhvillimit rural në rrethin e Gramshit. Edhe nëkëto zona, si në të gjitha zonat rurale të Shqipërisë,problem mbetet infrastruktura rrugore dhe urbane,ujitja e tokave bujqësore, furnizimi me ujë tëpijshëm dhe me energji elektrike nëpër fshatra.Gramshi trashëgoi shumë pak kilometra rrugë measfalt nga regjimi i kaluar, ndaj edhe këtu problemetjanë të mëdha. Në sajë të investimeve dhendërtimit të dy hidrocentraleve të mëdhenj nga“Devolli Hidropower”, është përmirësuar ndjeshëminfrastruktura rrugore që lidh Gramshin meElbasanin dhe Korçën. Të udhëtosh sot në Gramshështë vërtet një kënaqësi, me rrugë piktoreske, gjëqë e shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit.

Qeveria e Kryeministrit Edi Rama, por edhedeputeti i kësaj zone, ish-ministri Damian Gjiknuri,kanë dhënë kontributin e tyre që këto rrugë tëbëhen ashtu siç janë sot. Kompania “DevolliHidropower” ngulte këmbë që rruga duhej të ishteajo e vjetra, që kalonte maleve, por këmbënguljae Kryeministrit, e qeverisë dhe e pushtetarëvevendorë, bënë që kompania të ndërronte mendjedhe të ndërtonte rrugën e bukur që është sot.

Kundrejt situatës mjaft të mirë të ndërlidhjesndërurbane, gjendja e rrugëve që lidhin qendrëne rrethit me qendrat e ish-komunave lë shumë përtë dëshiruar. Nga 9 ish-komuna, që ka pasurGramshi, në 8 prej tyre komunikohet me anë tërrugëve të këqija, gjithë gropa, me vepra arti tëshkatërruara, që shemben nën efektin e agjentëveatmosferikë, prandaj mbetet si çështje imediate

asfaltimi i këtyre rrugëve, si: Kodovjat-Kruger, qëështë rruga më e shkatërruar, Bulçar-Lenie,Shëmrizë-Skënderbegas; Shëmrizë-Tunjë,Shëmrizë-Sukë dhe Bada në Poroçan. Këto rrugëtë këqija janë bërë shkak që fermerët të mos dalinnë treg, po ashtu edhe rritja e kostos së udhëtimittë pasagjerëve, të mallrave, ngarkimi i pronarëvetë automjeteve me kosto të përballueshme, porshpeshherë edhe produktet që transportohenbëhen të patregueshme në sajë të humbjes sëcilësisë së tyre gjatë transportit. Ndryshe ngapasagjerët, ata që vuajnë më shumë janë mësuesite fshatrave, që udhëtojnë 5 ditë në javë, si dhedrejtuesit e mjeteve.

Sa i takon furnizimit me ujë të pijshëm, përsërikemi dy tablo, qyteti që furnizohet 24 orë në ditëme ujë, si dhe disa fshatra që furnizohen ngaujësjellësi i qytetit, i cili është dhuratë e qeverisësocialiste në kohën kur kryeministër ka qenë zotiMajko. Sa u takon fshatrave të tjerë, ka ujësjellësqë furnizojnë një fshat apo një grup familjesh. Këtaujësjellës janë marrë në dorëzim nga sh.a.ujësjellësi i Gramshit, por kërkohen shumëinvestimeve për t’u rehabilituar, si dhe ujësjellëspër shumë fshatra të tjerë, të cilët nuk kanë fare.

Rrethi i Gramshit ka qenë dhe është një ndërrrethet me pagesën më të lartë të energjisëelektrike. Në vitin 1997, kur pushka kërcisterrugëve, njerëzit viheshin në radhë për të bërëpagesën e energjisë elektrike, prandaj gjithmonëjemi vlerësuar për këtë gjë, duke mos pasurndërprerje të energjisë elektrike. Sa i takon këtijproblemi, situata vjen duke u përkeqësuar ngaqyteti në drejtim të fshatrave më të skajshëm, kurrjeti i shpërndarjes është mjaft i amortizuar, aq sanjë erë fryn dhe dritat fiken, prandaj për këtë arsyekërkohet zëvendësimi i rrjetit shpërndarës, sepsenë shumë fshatra ai është që nga koha e “Xhaxhit”.

Sa i takon infrastrukturës rrugore, ujit tëpijshëm, si dhe furnizimit me energji elektrike,përsëri kemi dy tablo, siç e thashë edhe më lart,ku njëra është shumë e mirë për qytetin dhefshatrat afër tij, por shumë e keqe për fshatrat eskajshëm, ku ende jeton shumica e popullsisë.

Rrethi i Gramshit përbëhet nga 3 krahina: Vëlça,Sulova dhe Tomorrica. Të tria këto krahina kanëresurse të mjaftueshme për jetesën dhemirëqenien e banorëve. Zona e Velçës dallohetpër një blegtori të mirë, për turizmin natyror, poredhe për frutat dhe perimet e vona. Kjo zonëzotëron kullota alpine prej mijëra hektarësh, por

53

Legjislatura e 9-të Viti 2019

edhe pyje që në kohën e monizmit kanë mbajturme qindra dhe mijëra krerë dele, dhi dhe gjedhë.Ky numër tani ka rënë si rezultat i lëvizjevemigratore të popullsisë. Në këtë zonë ka shumëdestinacione për guida turistike, duke filluar mekanionin e Holtës, me shpellën e Kabashit, liqenine Lukovës, rrugën e Kukurit, Grabovën e Sipërmedhe Liqenin e Zi në Lenije, të cilat, me gjithëinfrastrukturën e keqe rrugore, prapë se prapëtërheqin mijëra turistë në vit. Pra, këto bukuri tërralla natyrore, të kombinuara me mikpritjen dhegatimet tradicionale, duhen shfrytëzuar. Kjo zonëofron edhe kushte mjaft të mira për sportetdimërore.

Fshati i Grabovës së Sipërme është qershia mbitortë për sa u takon resurseve për turizmin. Ky fshatbanohet nga një komunitet arumun i besimit fetarortodoks, me një histori të rrallë të qëndresës sëtyre për të mos e ndryshuar besimin fetar. Kishatmesjetare, urat dhe gjithçka tjetër tregon për njëvendbanim të hershëm, që lidhet me qendratsimotra si: Zvirina dhe Voskopoja. Në kohën elulëzimit të këtyre fshatrave Grabova e Sipërmepërfaqësonte një qytezë me 12 mijë banorë.Grabovarët janë mjeshtra të drurit, të përpunimittë qumështit dhe të leshit. Qilimat e punuar ngaduart e grave të Grabovës janë me nam.Grabovarët shquhen si punëtorë të mëdhenj, atapunojnë 6 muajt e verës për të përballuar 6 muajte ashpër të dimrit. Në Grabovë do të ndërthurejshumë mirë turizmi kulturor me atë natyror dhebujqësor, por mungesa e infrastrukturës rrugore izhvlerëson gjithë të mirat që ka Grabova. Këtu kashumë investime edhe në hoteleri, të cilat janë bërëme shumë mundim, por ende nuk po korren frytete punës për efekt të rrugës. Për këto arsye edhegrabovarët janë mërzitur me shtetin dhe për këtëarsye në vitin 2017 nuk votuan në shenjë protestendaj indiferencës shtetërore, madje kanë shkuarderi atje sa ta quanin “diskriminim fetar”.

Grabova është i vetmi fshat me besim ortodoksnë një zonë me shumicë myslimane, megjithatëmendoj se atyre u takon rruga. Po në të njëjtënsituatë janë edhe fshatrat e tjerë, por kjo nuk do tëthotë se këto fshatra janë më mirë dhe Grabovaështë më keq. Grabova është fshati që meritonmë shumë nga të gjithë fshatrat infrastrukturënrrugore për arsye të resurseve që kjo zonë paraqetpër turizmin. Grabovarët janë mërzitur për faktinse ky vend e meritonte projektin “100 fshatrat” mëshumë se çdo fshat tjetër në Shqipëri.

Zonat e Sulovës dhe të Tomorricës kanë njëklimë dhe një natyrë jashtëzakonisht të mirë përfrutat, perimet dhe blegtorinë. Në këto zonafermerët kanë investuar në vreshtari, në ullishtedhe në blloqe frutore. Fshati Lubinjë është fshatimë punëtor i Gramshit, i cili mban tregun e qytetitme fruta dhe perime cilësore. Nuk mbeten pasfermerët e Skënderbegasit, të cilët kanë investuarnë vreshtari, duke i shërbyer gjatë gjithë vitit vreshtitdhe duke marrë prej tij prodhime të bollshme. Kurvjen koha e vjeljes së rrushit, në vend që tëgëzohen, qajnë, sepse nuk kanë treg ku të shesinprodhimet e tyre. Fermerët e fshatrave Currilë,Drizë, Galixhat, Çekin, Mashan kanë investuar nëperimtari, sidomos për perimet e serrave dhe tëfushës mjaft cilësore. Ndërsa zonat e Sulovës dheTomorricës përsëri paraqesin destinacioneturistike, ku spikat ujëvara e Sotirës, e cila ka fituarsi pjesë e projektit “100 fshatrat” dhe ka tërhequrbrenda vitit mijëra vizitorë. Gjithashtu, Teqeja eShën Mëdhenjit, kalaja e Tujës, kanioni i Sinecitjanë destinacione që po tërheqin guidat turistike.

Gramshi, që kufizohet me Pogradecin në lindje,Korçën në juglindje, Librazhdin në veri,veriperëndim me Elbasanin, në perëndim meKuçovën dhe Beratin, bëhet destinacioni i garavetë automobilizmit dhe garave elite, si rally safari,të organizuara nga pasionantët më të pasur tëEuropës për automobilizmin, të cilët promovojnëedhe turizmin e vendeve ku kalojnë. Si rezultat ikëtij promovimit, Bashkia e Gramshit në vitin 2013ka marrë çmimin si destinacioni më i mirë turistik.

Zhvillimi i bujqësisë në këto zona kërkon ujinpër vaditje, madje zona e Sulovës qan për njëpikë ujë në verë. Në këto zona, në fakt, të gjithainvestimet si në vreshtari, edhe në frutikulturëvaren nga shiu. Në kohën e monizmit ishtendërtuar ujëmbledhësi i Dardhës, që është njëzonë e Beratit, e cila vadiste edhe zonën eSulovës, por ky investim mbeti përgjysmë përshkak të prishjes së sistemit. Ka ardhur koha qëky projekt duhet të aktivizohet, sepse mijërahektarë do të vaditen me rënie të lirë. EdheSkënderbegasi deri në vitin 1997 vaditej me ujin eValamarës, por në këtë vit kanali u prish, u prishedhe sifoni dhe ky fshat ka mbetur pa ujin evaditjes. Prandaj, ky projekt duhet të riaktivizohet,me qëllim që këto zona të ndryshojnë. Pra, qëkëto zona të zhvillojnë turizmin, blegtorinë,bujqësinë, kanë nevojë për infrastrukturën rrugore,ujin e pijshëm dhe të vaditjes, si edhe energjinë

Viti 2019

54

Legjislatura e 9-të

elektrike. Nuk kërkojnë asgjë tjetër fermerët eGramshit, përveç këtyre elementeve që përmendamë sipër.

Si deputet i maxhorancës i them popullit tëGramshit se do të jem përfaqësues i denjë i tyrenë këtë parlament dhe do të kërkoj dhe do të ngrezërin gjithmonë për problemet që do t’i shqetësojnëdhe do të punoj krah për krah me qeverinë përzhvillimin e Shqipërisë dhe të Gramshit.

Në këtë situatë, kur opozita ka ikur juridikisht,sepse realisht kishte kohë që kishte ikur, do tëmbështes zhvill imin e reformave aq tërëndësishme për vendin tonë, për të cilat aleatëttanë kanë kohë që këmbëngulin, sepse ato do tashkëpusin Shqipërinë njëherë e mirë nga e keqjae së shkuarës.

Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Bici! Fjalën e ka deputeti Ismet Beqiraj. Ismet Beqiraj - E nderuar zonja drejtuese e

seancës, Të nderuar kolegë deputetë, Të nderuar kolegë deputetë të rinj, që sapo

keni bërë betimin, ju uroj rrugë të mbarë në këtëKuvend të nderuar!

Diskutimi në këtë seancë i projektligjit “Përratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit tëMinistrave të Republikës së Shqipërisë dheqeverisë së Republikës Federale të Gjermanisëpër bashkëpunimin teknik për vitin 2017 përprojektin “Zhvillimi i qëndrueshëm i zonave rurale””përbën një benefit pozitiv dhe me perspektivë përpërmirësimin e shërbimeve, jetesës dhe aktivitetitrural në fshatin shqiptar.

Kjo marrëveshje, e propozuar për ratifikim, kapër objekt financimin me një fond grant nga qeveriagjermane, me vlerën e përgjithshme prej 2 milionëeurosh në kuadër të zhvillimit të qëndrueshëm tëzonave rurale.

Qëllimi kryesor i kësaj marrëveshjeje ështëvazhdimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve,me synim kontributin e mëtejshëm në zhvilliminsocial dhe ekonomik në Republikën e Shqipërisë,duke forcuar dhe thelluar këto marrëdhëniendërmjet bashkëpunimit financiar.

Financimi i kësaj marrëveshjeje është njëkontribut shtesë dhe i bashkohet qëllimit tëprogramit ekonomik qeverisës për zhvillimin esektorit të bujqësisë dhe përmirësimit cilësor tëjetesës në zonat rurale. Financimi total i projektitnga qeveria gjermane është 10 milionë euro; 2milionë euro do të financohen me ratifikimin e

kësaj marrëveshjeje nga qeveria gjermane, ku siimplementues do të jetë GIZ-i, 8 milionë euro janëfinancuar nga qeveria gjermane në përfundim tënegociatave të zhvilluara në fund të vitit 2018ndërmjet dy qeverive në kuadër të këtij projekti.

Diskutimi për zhvillimin e zonave rurale nukmund të anashkalojë vlerësimin e përgjegjësive4- vjeçare të organeve të vetëqeverisjes vendorenë raport me situatën e gjendjes konkrete tëzonave rurale.

Në këtë kuadër, në vijim do të flas për zonën eMallakastrës. Një ndër reformat më të suksesshmetë kësaj maxhorance ishte reforma administrativedhe territoriale, e konkretizuar me ligjin nr.139 /2015. Kjo reformë ka në themel si misionvetëqeverisjen vendore në Republikën eShqipërisë, me një qeverisje efikase dhe sa mëafër qytetarëve.

Zhvillimi i qëndrueshëm i zonave rurale nëvendin tonë përbën sfidë kryesore për çdo tëzgjedhur, si dhe për organet e vetëqeverisjesvendore, të cilat duhet të adresojnë dhe të zgjidhinproblemet lokale dhe rurale, mbështetur në disashtylla bazë: së pari, në reformën administrativedhe territoriale tashmë të bërë. Të gjithë e dimëse në vitet 1992-2015 organet e qeverisjesvendore ishin me kompetenca ekstremisht tëkufizuara, ku vihej në diskutim edhe paga epunonjësve në administratën e tyre. Në vitet 2015-2019 implementimi i reformës territoriale jo vetëmndryshoi strukturën në numër dhe formë përorganet e vetëqeverisjes vendore, por përfitoidelegim absolut kompetencash, të cilat për disadekada ishin monopol i qeverisë qendrore, saqëme të drejtë sot banorët thonë: “Pushteti vendorsot bën Zotin në tokë!”.

Së dyti, në mbështetjen financiare për ushtrimine kompetencave dhe përgjegjësive të deleguaranëpërmjet decentralizimit të kompetencave fiskale,në lidhje me përfitimin dhe përdorimin 100% tëtarifave të taksave lokale, të mbështetjes financiarenë formë grantesh për shërbime dhe investime, tëdeleguara nga qeveria, mbështetjes financiare dheme projekte nga organizma dhe aktorë financiarëbrenda dhe jashtë vendit.

Së treti, në mundësinë e hartimit, aplikimit dhekonkurrimit me projekte sociale dhe ekonomike,si: infrastrukturore dhe zhvillimi në rrugët ruralederi në lagje dhe parcelë toke; infrastrukturënarsimore dhe shëndetësore; ujësjellës dhekanalizime të ujërave të zeza; sistemin e vaditjes

55

Legjislatura e 9-të Viti 2019

dhe kullimit; mbrojtjen e fondit të tokës dhe pyjeve;trajtimin e mbetjeve urbane dhe industriale;mbrojtjen e mjedisit dhe ekosistemin. Organet evetëqeverisjes vendore gëzojnë monopolin ehartimit dhe të realizimit të projekteve të zhvillimitdhe bashkëfinancimit në organizma dhe aktorëfinanciarë brenda dhe jashtë vendit; planifikimindhe zbatimin e të gjitha projekteve me financimetë deleguara nga qeveria dhe nga të ardhuratvendore.

Së katërti, në mundësinë e zhvillimit tëargoturizmit dhe turizmit rural, oportunitetin qëkanë organet e vetëqeverisjes vendore përzhvillimin e tregut bujqësor dhe blegtoral, meprojekte për krijimin e brand-eve të prodhimevebujqësore dhe blegtorale, mbështetur nëtipologjinë tradicionale dhe në ekuilibër me pozitëngjeografike të rajoneve rurale dhe tregjeve më tëafta dhe kërkues të prodhimit rural; projektebashkëpunimi me partnerë vendas dhe të huaj përkrijimin e tregut të grumbullimit, përpunimit,standardizimit dhe operimit deri te konsumatorivendas dhe i huaj i prodhimeve të tyre.

Së pesti, në vizionin, aftësinë, nivelin intelektual,si dhe vullnetin politik për të zhvilluar dhe ushtruarkompetencat e të zgjedhurve dhe specialistëve tëorganeve të qeverisjes vendore.

Natyrshëm, kujtdo i lind pyetja: a i kanëshfrytëzuar dhe përdorur në interes të qytetarëvekëto kompetenca drejtuesit e zgjedhur të organevetë vetëqeverisjes vendore në bashkitë qëmenaxhojnë? Me keqardhje konstatohet sezhvillimi social dhe shoqëror i rajoneve rurale dhebashkive ka dy fotografi të ndryshme, dy modeleqeverisëse dhe zhvillimi, gati si të ndara me thikë,modeli qeverisës i suksesshëm i majtë dhe modeliqeverisës pa vizion dhe mosbashkëpunues idjathtë. Këtë konstatim, përditë e më shumë, ebëjnë vetë njerëzit e thjeshtë me hallet mbi supe.

Të nderuar deputetë,Në vazhdim të fjalës sime, më lejoni t’u

kushtohem konkretisht shqetësimeve dheproblematikave që kanë banorët e zonës ruralenë Bashkinë Mallakastër, ku unë kam nderin dheprivilegjin t’i përfaqësoj në Kuvend.

Kushdo mund të bëjë krahasime për zhvilliminrural, si model qeverisës, por në rastin konkret,duke mos dashur t’i hyj në hak askujt, po ureferohem dy bashkive ekstreme të qarkut Fier,Mallakastrës dhe Roskovecit: zoti Kapllani, kryetarii Bashkisë së Mallakastrës ngel në klasë, pasi

rrugëve rurale, si një element i rëndësishëm i jetësdhe zhvillimit rural, u ka kthyer krahët dhe ato janëgati të papërdorshme në fshatrat e largët dheperiferitë, si në Cfir, Rriban, Ngraçan, Rromes,Mollaj, Klos, Gjerbës, Selitë, Çerrilë, Kalenjë,Drenovë Mal e të tjera, kurse zonja Bufi, kolegia etij, në Bashkinë e Roskovecit, ka çuar asfalt dhejo shtuf bituminoz jashtë standardit si kolegu i saj,deri në Vloshin e largët pranë Sinjës së Beratitdhe fshat kufitar me fshatrat Rriban dhe Ngraçantë Bashkisë së Mallakastrës.

Me të drejtë kryetari i bashkisë, zoti Kapllani,deklaroi: “Unë jam përfaqësues i djathtë, por izgjedhur me vota të majta. Kështu ka ndodhur nëmaj të vitit 2015, nuk e mohoj!” Të majtëtmallakastriotë ndëshkuan vetveten dhe dhanë votëinati, por pas 4 vjetësh kushdo ka të drejtë të pyesëçfarë shërbimi publik social dhe ekonomik fituanpër kontratën elektorale që bënë në maj të vitit2015! Por si u kthye ky vlerësim dhe besimelektoral përtej të djathtës dhe të majtës, nëprodukt shërbimesh publike në Mallakastër?Situata në zonat rurale nuk do koment në këtëzonë. Cili ka qenë raporti i bashkëpunimit bashki-qeveri në Mallakastër? Fanatizëm politik dheparagjykues. Sjell rastin e lidhjes së kontratave të4 ujësjellësve në Mallakastër që ishin gati dy vjettë palidhura si në fshatin Rromes, stacioni ipompave të ujit nr.2 në Kutë, ujësjellësi Lapulec-Lofkënd-Ngraçie dhe për ironi është edhe fshati ivetë kryetarit. Ujësjellësi tjetër është Kash-Kalenjë-Panahor, gati mbi 2,4 milionë dollarëinvestime të marra në dorëzim nga viti 2015, portë pavëna në punë në eficiencë. Kontratat u lidhënvetëm në gusht të vitit 2017, kur startoi edhemandati i dytë i kësaj maxhorance.

Si është kuptuar dhe realizuar misioni ivetëqeverisë vendore? Qeveria qendrore duhet tëgjenerojë financim dhe vetëm të delegojëkompetenca? Kësaj i thonë që kapadaillëkun ebëjnë organet drejtuese të vetëqeverisjes vendoredhe hamallëkun si gjithnjë e mban qeveria. Këtudo të përmend rastin e shkollave, ku delegimin einvestimeve infrastrukturore dhe kryerjen eshërbimeve në to e bënë bashkia, por, kur vjenpuna për transportin, gati-gati nuk e merr përsipërbashkia, madje ngrihen dhe rebelohen me të drejtëse nuk kishin transport, po për koincidencë, ishteedhe fshati i kryetarit të bashkisë. Po shërbimethigjieno-sanitare në shkolla, në ambulanca e tëtjera, ku bashkia ka gati 30 ambulanca në pronësi?

Viti 2019

56

Legjislatura e 9-të

Sa më të skajshme të jenë pozicionet endryshme politike në qeverisje, aq më shumë çmimpaguan qytetari, ndaj jemi të dënuar tëbashkëpunojmë dhe të bashkudhëtojmë në njëvarkë. Pas 4 vjetësh vetëqeverisjeje vendore, kureforma administrative-territoriale është maturuarplotësisht dhe publiku teston plotësisht aftësitë emenaxherëve lokalë, pavarësisht krahut politik,edhe mua si qytetar më lind e drejta të pyes: sijanë ushtruar të drejtat dhe përgjegjësitë e tëzgjedhurve vendorë në zonën që unë përfaqësoj?Organet përfaqësuese të bashkisë, a e kanëkonvertuar në punë dhe në shërbime vlerësimin ebanorëve për rastin konkret edhe në Mallakastër?

Si janë përzgjedhur prioritetet në investime dheshërbime?

Zyrat janë prioriteti i parë për Mallakastrën, apo33 qendrat shëndetësore në administrim tëbashkisë dhe mjediset higjeno-sanitare në shkolla?

Zyrat janë prioritet apo rrugët rurale, që lidhinfshatrat me njësitë administrative dhe këto të funditme qendrën e bashkisë, si: Aranitas- Cfir, Metoh -Kalenjë, Aranitas-Gjerbës- Selitë, Çorrush-Kutë-Bejar, Panahor-Ngracan-Riban, Kapaj- Cërrilë,Panahor- Çyçen, Belishovë e Re -rrugë nacionale,Gadurovë-Ninësh e të tjerë, si dhe dy-tri ura nëfshatrat Metoh dhe Kalenjë?

Zyrat janë prioritet apo ujësjellësit epapërfunduar në Panahor, Arianitas, Kalenjë dheSelitë? Apo fshatrat pa ujësjellës, si Visoka,Drenova dhe Velishova?

Zyrat janë prioritet, apo kanalizimet e ujëravetë zeza, rikualifikimi urban i qytetit, mbrojtja e fondittë tokave nga erozioni i përmbytjeve të lumit Vjosënë fushat Kutë, Hekal, Romës dhe Mollaj?

Zyrat janë prioritet, apo pastrimi i kanaleveujitëse dhe vaditja e tokave, futja në eficiencë e tëpaktën njërit prej 18 baseneve ujëmbledhës dhelidhja me autostradën e të paktën 5 fshatrave:Romës, Mollaj, Hekal, Klos dhe Ninësh, e cila kalonnë mes të fushave, gati për pak kilometra?

Zyrat janë prioritet, apo trajtimi i mbetjeve ur-bane, të cilat digjen dhe çlirojnë helme toksike tëgazta në dampa të hapura?

Zyrat janë prioritet, apo mbrojtja e mjedisit ngandotësit e industrisë së naftës e të tjerë?

Pse nuk janë kryer më shumë investime? Përmungesë projektesh, mungesë vizoni, apo përpaaftësi menaxheriale të përthithjes së burimevefinanciare, kur ato nuk kanë munguar?

Duke konkretizuar këto që thashë dhe duke

bërë një vështrim të buxheteve të viteve 2016-2019, konstatohet se fondet e trashëguara nga njëvit në tjetrin janë në trend të theksuar rritjeje.

Do të thosha se vetëm për vitin 2017, fonde tëtrashëguara dhe grante janë gati 3,61 milionëdollarë. Për vitin 2018, fonde të trashëguara dhegrante janë 2,7 miliardë dollarë. Ironia më e madheështë se për vitin 2019, buxheti i bashkisë sëMallakastrës është gati 11,66 milionë dollarë dhefonde të trashëguara nga viti 2018 janë 3,38milionë dollarë, burime financiare tëpashfrytëzuara, të cilat duhet të ktheheshin nëvlera ekonomike dhe materiale. Më shumëshërbime duhet të kishin marrë banorët eMallakastrës.

“Çfarë ka bërë qeveria?”, do të pyeste ndonjëri,qoftë edhe i krahut tjetër politik.

Në total, për Mallakastrën, investimet ebuxhetuara nga qeveria për vitet 2013-2015 nëinfrastrukturë dhe shërbime të tjera arsimore eshëndetësore janë mbi 3 milionë dollarë. Për vitet2014-2016, të investuara po me buxhet shtetëror,janë 5,8 milionë dollarë. Për vitet 2017-2020 janë5,77 milionë dollarë.

Cili ka qenë efektiviteti i shërbimeve dhebenefitet sociale e ekonomike të investimeve tëkryera?

Po eficienca e investimeve në standardeprojektesh, cilësi, zbatim dhe jetëgjatësifunksionimi?

Po ju sjell rastin e denoncuar edhe nga banorëte Greshicës, për investimin prej 62 milionë lekështë rinj në një ujësjellës, i dorëzuar që në 2015-n,ku ende banorët e kësaj njësie administrative nukkanë marrë ujë nga investimi i kryer.

Nga ana tjetër, një shqetësim i këtyre banorëveështë se bëhet shpesh riqarkullim i rrugëve rurale,pa objekt konkret investimi, me fonde mbi 1 milionëdollarë.

Ndaj, në këtë kontekst, do të kërkoj, sikursekam kërkuar edhe më parë, kontrollin e eficiencëssë investimeve, që është një problem jo vetëm nëMallakastër, por gjithandej. Ndaj qeveria duhet tëmendojë se si do ta zgjidhë këtë problem, nëmënyrë që haka të shkojë tek i zoti.

Rilindja rurale nuk është më një imazh dhevizon i largët, por një realitet i prekshëm në jetënurbane kudo në Shqipëri dhe një sfidë e kësajmaxhorance qeverisëse deri në përfundimin e këtijmandati, për jetësimin e projektit të rilindjes rurale,i cili ka filluar me programin e 100 fshatrave të parë

57

Legjislatura e 9-të Viti 2019

me objektiva kryesore. Mallakastra është eprivilegjuar në këtë projekt, sepse fshati Hekal,fshati historik dhe qyteti i lashtë i ilirëve, është nëtoplist-ën e 10 fshatrave të parë.

Por cili është pozicioni dhe cila është puna edrejtuesve të organeve të vetëqeverisjes lokale përstudimin, porositjen e projektit, për të thithurinvestimet, për ta kthyer këtë fshat, që e meriton,në një rilindje rurale?

Duke u fokusuar më shumë te veprimtaria eorganeve të vetëqeverisjes vendore, e cila lidhetdrejtpërdrejt me hallet dhe problemet e përditshmetë qytetarëve, si dhe në impulsin që këto organe ijapin zhvillimit të qëndrueshëm rural, përsëri do tësjell në vëmendjen e qeverisë dhe të ministravepërkatës, përgjegjësinë dhe angazhimin për tëreflektuar gjatë vitit ushtrimor buxhetor 2019 dhenë vazhdim, disa problematika që mbeten kërkesakonstante dhe emergjente për t’u trajtuar dhefinancuar në Mallakastër: rikualifikimin urban tëqendrës të qytetit Ballsh; rrugën e re, tashmë eplanifikuar si pjesë e rilindjes rurale në programine 100 fshatrave plus, sipas projektit autostradëLevan-Tepelenë – Hekal-qendra arkeologjike Bylis,pse jo, deri në Ballsh; ndërhyrjen emergjente meprojektstudim dhe rikonstruksionin e rrugësnacionale Fier-Ballsh- Fratar, e cila duhet të kthehetnë parametrat e një rruge normale nacionale.

Vlerësoj, inkurajoj dhe nxis drejtuesit eMinistrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dheMinistrisë së Financave dhe Ekonomisë qëprojektligji “Për trajtimin financiar suplementar tëpunonjësve që kanë punuar në miniera nënëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës dhetë gazit dhe të punonjësve që kanë punuar nëmetalurgji”, të vijë sa më shpejt për diskutim dhemiratim në parlament.

Më tej vjen ndërtimi i një nënstacioni të ri elektriknë qytetin e Ballshit, për të siguruar furnizimin meenergji elektrike dhe ujë të pijshëm për të gjithëMallakastrën; shërbimet për bizneset dhe sektorine industrisë së naftës në këtë zonë; projekte dheinvestime për mbrojtjen e tokave nga gërryerjetdhe përmbytjet e lumit Vjosë në fushat Kutë, Mollajdhe Romës, kontrollin me strukturë të posaçme,pse jo dhe me taskforcën nga Kryeministria përeficiencën dhe cilësinë e investimeve të bëra nërrugë, në ujësjellës-kanalizime dhe përpunimin eujërave të zeza edhe në Mallakastër.

Të dashur mallakastriotë, pa dallim bindjeshdhe përkatësish politike, nga foltorja e Kuvendit

të Shqipërisë ju përcjell mesazhin publik, se jujeni mësuesi më i pagabueshëm, i vlerësimit dhe indëshkimit të atyre që ju përfaqësojnë. Ora evendimmarrjes suaj po afron. Mos u gënjeni përtë dytën herë, por kthejeni në identitet Mallakastrëntonë, siç i ka hije për të sotmen dhe për tëardhmen e fëmijëve që na pasojnë!

Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Beqiraj!Fjalën e ka deputeti Sadi Vorpsi!Sadi Vorpsi - E nderuar drejtuese e seancës,Të nderuar kolegë deputetë,Teksa ne po diskutojmë sot një nga projektligjet

më të rëndësishme të zhvillimit rural që ka njohurndonjëherë Shqipëria, jashtë Kuvendit për tëdisatën herë, konstatojmë një sjellje të opozitëskundër progresit dhe rendit kushtetues.

Dua t’ju kërkoj ndjesë që po e nis fjalën timeme një qëndrim politik, por dua të ndaj me jushqetësimin si deputet i Vorës, sepse banorët eatij qyteti sot nuk kanë mundësi të marrinshërbimin në bashkinë e tyre. Me pak fjalë, teksaqeveria ka përfshirë në projektin “100 fshatrat”Prezën dhe Marikajn, zyrat e Bashkisë së Vorësjanë kthyer në celula të PD-së. Më parë ato kanëqenë pjesë e fushatës së saj elektorale, ndërsasot, si pjesëmarrës në skenarët e rinj me metodatë vjetra. Dua t’jua bëj të qartë se ky nuk ështëimazhi i banorëve të Vorës dhe as i shumicës sësaj (i Shqipërisë jo e jo).

Jam i bindur se kjo është hera e fundit qëadministrata e Bashkisë së Vorës shkel ligjin,braktis detyrën dhe vihet në rresht nga kryetari.Kjo tregon dobësinë e pushtetit lokal në zonën qëunë përfaqësoj, ndërsa investimet e qeverisëtregojnë forcën tonë për të çuar çdo cep të venditpërpara.

Po ndalem te projektligji i rëndësishëm, që podiskutojmë sot. Zhvillimi rural në Shqipëri ështëmbështetur në mënyrë të vazhdueshme ngaqeveria gjermane, në kuadër të marrëdhënievedhe bashkëpunimit mes dy vendeve. Njëmarrëveshje e re mes Ministrisë së Bujqësisë dheZhvillimit Rural është nënshkruar në dhjetor të2018-es për financimin e projektit “Zhvillimi iqëndrueshëm i zonave rurale”, me një vlerë tëpërgjithshme prej 2 milionë eurosh.

Siç dihet, projekti “100 fshatrat” synon zbatimine investimeve të përbashkëta strategjike nga 4ministri për zhvillimin e integruar të hapësiraverurale të vendit, i cili do të programojë ndërhyrjet

Viti 2019

58

Legjislatura e 9-të

me investime të integruara në zonat e përcaktuara.Ky projekt realizohet përmes 3 shtyllave kryesore:

- Përmirësimi i infrastrukturës publike, kupërfshihet mbështetja e infrastrukturës rrugore;

- rivitalizmi i hapësirave publike, urbane,infrastrukturës komunitare, shërbimeve publike,infrastrukturës mjedisore etj.;

- zhvillimi ekonomik nëpërmjet diversifikimit tëaktiviteteve ekonomike, përmirësimi i potencialitturistik në hapësirat rurale, agroturizmi dhe turizmirural, si dhe zhvillimi i kapitalit social dhe njerëzor.

Për fatin e mirë të kësaj zone, që më ka dhënëmandatin e deputetit, Vora ka përfituar nga këtoinvestime në 2 zona të rëndësishme të saj.Përfshirja e Marikajt dhe e Prezës në projektin“100 fshatrat”, jo vetëm që nxit agroturizmin, pore kthen vëmendjen e vizitorëve vendas dhe tëhuaj në këtë zonë.

Gjithashtu, një investim me rëndësi, që ështënë dobi të komunitetit dhe jo vetëm, që i përketsistemit të infrastrukturës rrugore, janë 500 mijëeuro të investuara për urën e vjetër dhe për rrugënparalele në dalje.

Të mos harrojmë këtu investimin nëpërmjetqeverisë shqiptare në bashkëpunim me BB-në përsegmentin Vorë-Fushë-Krujë me vlerë 4,9 milionëeuro.

Ndërkohë, sot Vora gëzon edhe investimin nëqendrën shëndetësore që për pak ditë do tëinaugurohet, me një vlerë 600 mijë euro.

Natyrisht, pas anës së mirë të medaljes, nukmund të lëmë pa përmendur edhe anën negative,që është kthyer tashmë në një gangrenë përbanorët e Bashkisë së Vorës. Këtë përmendënedhe kolegët deputetë. Kjo ka të bëjë me rrjetin eenergjisë elektrike, që është i amortizuar nëekstrem.

Meqenëse m’u dha rasti të jem sot në këtëfoltore, dua t’i bëj thirrje ministres Balluku që tazgjidhë problemin e madh, situatën e rrjetit tëenergjisë elektrike në njësitë administrative tëPrezës dhe Marikajt, që janë dy zona të përfshiranë projektin “100 fshatrat”, në Gjokaj, Bërxull dhenë Domje, sepse njerëzit e mirë të kësaj zone emeritojnë vëmendjen e qeverisë. Boll i ka dhunuarShyqyriu i Bashkisë së Vorës!

Të gjitha këto investime të qeverisë do tëtregojnë forcën tonë për të çuar çdo cep të venditpërpara.

Të nderuar kolegë deputetë,Duke ju falënderuar për vëmendjen, ju ftoj ta

votojmë së bashku këtë projektligj!Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Vorpsi!Fjalën e ka deputetja Aurora Mara!Kolegë të nderuar, në bazë të nenit 11, pika 2,

të Kodit të Sjelljes, i cili thotë: “Kur deputeti i ri mbanfjalimin e parë në foltoren e Kuvendit, aipërshëndetet nga drejtuesi i seancës, respektohetnga të gjithë deputetët pjesëmarrës në sallë,pavarësisht grupimit politik të cilit i përket”, prandajdo të kërkoja vëmendjen tuaj dhe të respektojmëkolegen!

Fjala për ju, zonja Mara!Aurora Mara - E nderuar drejtuese e seancës,Të nderuar deputetë,Të nderuar ministra,Do të jem shumë koncize dhe nuk do t’ju marr

shumë kohë, meqë jemi në fund të seancës. Do tëthem 2 fjalë për projektaktin që po diskutojmë,“Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillittë Ministrave të Republikës së Shqipërisë dheqeverisë së Republikës Federale të Gjermanisëpër bashkëpunim teknik 2017 për projektin“Zhvillimi i qëndrueshëm i zonave rurale”.

Angazhimi im në politikë nisi kur kisha mëshumë karriere akademike sesa politike, por unëjam angazhuar me shumë pasion, energji dhe medëshirën e madhe për të punuar në të mirë të venditdhe po me këto parime po mbaj sot mandatin edeputetit.

E mbaj këtë mandat me përgjegjësinë e madhemorale, ligjore, politike ndaj elektoratit qëpërfaqësoj dhe të gjithë shqiptarëve.

Projektakti që po diskutojmë sot është shumë irëndësishëm për zhvillimin rural të vendit.

Unë përfaqësoj qarkun e Dibrës, një qark mezhvillim të dobët rural. Problematikat janëpothuajse të njëjtat në të gjithë qarkun. I kam njohurmë nga afër ato gjatë fushatës elektorale të vitit2017. Ato janë probleme bazike për zhvillimin eatyre zonave dhe nuk janë kërkesa luksi.

Në shumicën e rasteve mungojnë ujësjellësit,kanalet vaditëse, rrugët që të lidhin me qytetin dhepikat e grumbullimit të produkteve. Ne i kemi tëqarta vështirësitë e terrenit në ato zona, por mevullnet të mirë dhe punë objektivat arrihen. Unë ibëj thirrje qeverisë të na përkrahë dhe të na bëjpjesë të projekteve të tilla, që edhe këto zona tëzhvillohen me ritmin e duhur. Me përkrahjen eqeverisë, duke shtuar edhe monitorimin edomosdoshëm të të gjithë faktorëve, besoj se do

59

Legjislatura e 9-të Viti 2019

t’ia dalim.Së fundi, përfitoj nga rasti të uroj deputetët e

rinj për angazhimin fisnik që kanë ndërmarrë. Urojqë të ketë bashkëpunim midis të gjithë deputetëvetë rinj dhe maxhorancës, me qëllim që ta çojmëvendin drejt integrimit europian dhe mbarëvajtjesekonomike.

Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja Mara!Edhe unë, si drejtuese e kësaj seance, ju

përshëndes dhe ju uroj suksese!Fjalën e ka deputeti Flamur Golemi. Të

përgatitet deputeti Xhemal Qefalia.Flamur Golemi – E nderuar drejtuese e

seancës,Të nderuar kolegë deputetë,Marrëveshja që po ratifikojmë sot në Kuvend,

ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë, për projektin“Zhvillimi i qëndrueshëm i zonave rurale”, karëndësi të madhe për dy arsye.

Së pari, bëhet fjalë për një marrëveshje menjë partner strategjik të vendit tonë, i cili kakontribuar vijimësisht për zhvillimin ekonomik dhesocial në Shqipëri.

Së dyti, në terma konkretë, ratifikimi i kësajmarrëveshjeje ka interes të veçantë për ata qëjetojnë sot në zonat rurale. Në kuadër të këtijprojekti Shqipëria përfiton shërbime në personeldhe materiale, si dhe eventualisht grant financiarme vlerë deri në 2 milionë euro. Nëpërmjet kësajmarrëveshjeje Republika e Shqipërisë garantonnjë planifikim të vetin buxhetor, ku shpenzimete ndryshme klasifikohen në zëra më vete, qësigurojnë zbatimin e vazhdueshëm të projektit, sidhe kujdeset për kryerjen e shërbimeve tënevojshme nga institucionet e ngarkuara përzbatimin e tij. Pa asnjë dyshim, arritja e kësajmarrëveshje paraqet interes në aspektin ekonomikdhe atë social, duke marrë në konsideratënevojën për zhvillim të qëndrueshëm në zonatrurale të vendit tonë.

Unë nuk dua të ndalem më gjatë në aspektinteknik apo modalitetet e kësaj marrëveshje, metë cilat kolegët tashmë janë njohur, por besoj sezhvillimi i qëndrueshëm në zonat rurale është njësfidë, që sigurisht nuk kapërcehet me njëmarrëveshje, me një program të caktuar apo menjë mandat qeverisës. Vëmendja drejt fshatitduhet të jetë permanente. Të mos harrojmë senë zonat rurale jeton sot gati 55% e popullsisë.Nëse ne nuk çojmë investime tek ata dhe nuk

hartojmë politika për zhvillimin e qëndrueshëmrural, fshatrat rrezikojnë të zbrazen dhe tendencapër të migruar në zonat urbane do të vijë duke urritur.

Për hir të së vërtetës, në 5 vjetët e fundit kanjë qasje ndryshe nga qeveria për të nxiturekonominë në zonat rurale. Një sërë incentivashpër fermerët, blegtorët dhe agrobiznesin kanëdhënë rezultate impresionuese. Mjafton tëshikojmë këtu rritjen e eksportit të produktevebujqësore apo shtimin e njësive të agroturizmit.Natyrisht jemi ende larg asaj që duhet të bëjmëpër zhvillimin e qëndrueshëm në zonat rurale,duke qenë koshientë për mundësitë e kufizuarafinanciare që kemi në dispozicion.

Programin “100 fshatrat” e shikoj si mundësitë shkëlqyer për zhvillimin e integruar tëhapësirave rurale të vendit. Vetëm në qarkun eGjirokastrës janë përzgjedhur 13 fshatra në këtëprogram. Ky është një lajm i mirë për banorët qëjetojnë atje, një shans që këto fshatra të njohintransformime rrënjësore, sidomos në pjesën einfrastrukturës rrugore, ku problematika është emadhe.

Aktualisht në Gjirokastër ka nevojë përndërhyrje emergjente në rrugët e fshatraveZhulat, Golem, Hundëkuq dhe Gjatë. Ka edhefshatra të tjerë, por këta fshatra janë mëproblematikë, ndaj janë bërë pjesë e programit“100 fshatrat”. Për fat të keq, deri tani gatishmëriae bashkisë për të adresuar problemet e zonaverurale në Gjirokastër ka qenë shumë e ulët.Ndonëse këto fshatra kanë potenciale të shumtapër zhvillimin e bujqësisë, agroturizmit dheblegtorisë, banorët kufizohen të prodhojnë sa përveten e tyre, sepse e kanë shumë të vështirë tëdalin në treg.

Unë besoj se nuk mund të kemi një zhvillim tëqëndrueshëm rural nëse nuk harmonizohen nënjë, si vullneti i qeverisë, ashtu edhe vullneti ipushtetit vendor.

Agroturizmi është një sektor shumë premtuespër zhvillimin e ekonomisë në zonat rurale. Përtë mbështetur investimet në këtë fushë ështëbërë një punë shumë e mirë me paketën fiskaletë qeverisë: TVSH-ja 6%, tatimfitimi 5% dhe zerotaksë e ndikimit në infrastrukturë. Veç kësaj,paketa shton edhe fondet e programit IPARD.Në këtë mënyrë krijohet një stimul domethënëspër ata që duan të investojnë në agroturizëm.Megjithatë, duhet pasur kujdes që të mos ketë

Viti 2019

60

Legjislatura e 9-të

përplasje midis prioriteteve në zonat rurale. Nësenë një zonë të caktuar shikojmë si prioritetagroturizmin, investimet në veprat energjetikeduhen orientuar në zona të tjera. Një debat përkëtë çështje pati edhe në Gjirokastër disa javëmë parë. Me sa jam në dijeni, për momentinsituata është pezull. E kam fjalën për ndërtimine HEC-it në fshatin Kolonjë.

Investime të tilla janë të mirëpritura, por, sëpari, duhen dëgjuar banorët vendas, si dhe duhenbërë përllogaritje të sakta për të vlerësuarndikimin në mjedis dhe ekosistem. Nuk dua tëparagjykoj investimin në fjalë, por vlerësoj se kavend për t’i parë këto projekte në një qasje mëkritike në raport me impaktin në mjedis. Natyraështë thesari më i çmuar që ne kemi dhe nëseduam të arrijmë zhvillim të qëndrueshëm në zonatrurale, së pari duhet të kujdesemi për mjedisin.

Me rëndësi jetike në fshatrat e Gjirokastrës,por edhe në mbarë zonat rurale të vendit, ështëformalizimi i tokave bujqësore.

Dhënia e AMTP-ve dhe më pas certifikatës sëpronësisë duhet të përfundojë sa më shpejt tëjetë e mundur. Ndryshimet e fundit ligjore dheserioziteti me të cilin po trajtohet ky proces ngaMinistria e Bujqësisë dhe institucionet e tjera tëfushës, janë shumë premtuese dhe besoj sebrenda një kohe të shkurtër ky proces do tëmbyllet.

Formalizmi i tokës bujqësore është parakushtpër t’u hapur rrugë investimeve të mëdha nëbujqësi, përthithjes së financimeve nga sistemibankar apo programeve të ndryshme kombëtaredhe ndërkombëtare.

Në mandatin e parë qeverisës të kësaj shumicene shënuam një histori suksesi me programin e“Rilindjes urbane”. Qendra qytetesh të harruaraprej vitesh, që ngjallin veç trishtim, sot janëtransformuar plotësisht dhe kanë krijuar njëtjetër perspektivë për banorët vendas, përbiznesin dhe për zhvillimin e turizmit. Tani ështëkoha për një rilindje rurale. Sot më shumë se kurrëfshati ka nevojë të marrë pas prej nesh vëmendjene munguar për 20 e kusur vjetësh. Të mosharrojmë se ka një Shqipëri tjetër përtej Tiranësdhe qendrave të mëdha urbane. Ata njerëz duanmotiv të vazhdojnë të punojnë tokën, tëvazhdojnë të rrisin bagëtitë dhe të prodhojnë përpjesën tjetër që jeton në qytet.

Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Golemi!

Fjalën e ka deputeti Xhemal Qefalia!Të përgatitet deputetja Adelina Rista.Xhemal Qefalia – Faleminderit, zonja drejtuese

e seancës!Të nderuar kolegë,Jam këtu si deputet përfaqësues i qarkut të

Tiranës. Që në fillim të fjalës sime dua të vë nëdukje se zhvillimi i kryeqytetit nuk ka pësuar hovcilësor vetëm në qendër, te sheshi “Skënderbej”,te Pazari i Ri apo nëpër rrugët e saj, por, në saj tëpolitikave të qeverisjes socialiste dhe tëKryeministrit Rama, ka marrë një hov dhe njëzhvillim cilësor edhe në zonat rurale të Tiranës.

Dua ta filloj disi ndryshe diskutimin dhe nuk dotë referohem shumë në ato që kam përgatitur,vetëm do të jap 2-3 mesazhe dhe do të flas përdisa gjëra reale. Nga skema e ndihmave, e aplikuarnë Ministrinë e Bujqësisë, kanë përfituar: KujtimKaraj nga fshati Vesqi dhe Arben Kosta nga fshatiVrap, njësia administrative Baldushk, nga 1 milionëlekë; Osman Dapi nga fshati Isuf-Muçaj 1 milionëe 500 mijë lekë të vjetër; Ylli Sorra nga fshatiKashar 2 milionë e 2 qind e 25 mijë lekë; GazmendHasa nga fshati Lana Bregas 6 milionë lekë; FiqiriLila nga fshati Shkallë, Dajt 4 milionë e 800 mijëlekë.

Në bletari janë përfitues një numër shumë imadh, por po citoj disa prej tyre: në fshatinZallbastar, Faredin Muça ka përfituar nga skema1 milionë e 500 mijë lekë; në njësinë administra-tive Krrabë, Lela Shehu ka përfituar 1 milionë e100 mijë lekë; Gazmend Hasa nga fshati LanaBregas, njësia administrative Dajt, ka përfituar 1milionë e 200 mijë lekë. Unë kam një listë shumëtë madhe, dhe ndoshta do t’ju mërzis, por ne ngafshati i marrim pak gjërat shtruar, pasi kemi shumëprobleme dhe shumë halle për të zgjidhur. Ajo qëdua të evidentoj me këto emra është mënyra se sipërkujdesi i qeverisë shqiptare, i qeverisë “Rama”,sidomos në mandatin e dytë të saj, ka bërë qëvëmendja të kthehet totalisht te këto zona rurale.

Fakti i dytë që dua të përmend lidhet melançimin e projektit “100 fshatrat”, të cilat kanëmarrë përsipër të jenë fshatra pilot për të investuarnë të gjitha problematikat që kanë.

Të nderuar qytetarë shqiptarë, vetëm në Tiranëjanë zgjedhur rreth 7 fshatra: Marikaji, Preza,Bërzhita, Peza, Ndroqi, Shën Gjergji dhe një fshati Bashkisë së Kamzës, Laknasi. Cili është qëllimi izgjedhjes së këtyre fshatrave?! Qëllimi ështëpërmirësimi i infrastrukturës publike, sepse, duke

61

Legjislatura e 9-të Viti 2019

përmirësuar infrastrukturën, krijojmë mundësinëpër të zbuluar monumente kulturore, për të marrëmasa që këto peizazhe të bukura natyrore të jenënë shërbim të të gjithë turistëve apo për të zbuluarato bukuri, për të cilat ka interes, por janë ende tëpazbuluara. E përmenda këtë fakt, sepse këtovende kulturore ishin edhe më parë aty. Përshembull, në Bërzhitë ishte edhe më parë Shpellae Pëllumbave, por askush nuk kishte menduar përtë bërë rrugën dhe për ta zhvilluar, ndërkohë qësot kemi një fluks shumë të madh të turistësh, tëcilët shkojnë dhe argëtohen në këto vende. E njëjtagjë ndodh edhe në Shkallën e Tujanit, në Urën eBrrarit, në Varrin e Nuseve, që është zbuluar kohëtfundit në Petrelë, në varrin Ilir, i zbuluar përsëri nëPetrelë. Të gjitha këto krijojnë imazhin që ka endemundësi reale për t’i zhvilluar dhe për të pasurakses në këto zona. Unë përmenda këto dy gjëra,por natyrisht që ka edhe shumë të tjera, sidomosnë përpunimin e produkteve bujqësore, nëpërpunimin e produkteve të qumështit apo edhenevoja të tjera që kanë zona të tilla rurale.

Qëllimi i projektligjit që po kalojmë sot lidhetme vëmendjen e qeverisë shqiptare, por edhe memarrëdhëniet shumë të mira që ajo ka pasur meqeverinë gjermane. Kjo marrëveshje tregon edhenjë herë qëllimin e mirë, për kontributin emëtejshëm që u jepet këtyre zonave rurale përrritjen e zhvillimit ekonomik, duke forcuar dhe dukethelluar akoma marrëveshjen dhe bashkëpuniminfinanciar.

Të nderuar qytetarë, kjo marrëveshje arrin nëvlerën e 2 milionë lekëve dhe përfshin disa ngaqytetet kryesore të vendit, siç janë: Vlora, Dibra,Shkodra, Kukësi dhe rajone të tjera, të cilat shfaqininteres në agrikulturë, si edhe mundësi të tjerareale, siç janë bizneset, fermerët apo emigrantët,të cilët janë rikthyer rishtazi në Shqipëri. Nuk do tëndalem shumë, pasi marrëveshja është shumë eqartë dhe tregon shumë saktë kontributin që jepqeveria gjermane edhe këtë herë për zhvilliminrural.

Të nderuar qytetarë shqiptarë, i përmenda këtofakte për të thënë që është e nevojshme se, ashtusi kjo maxhorancë, e cila ka të gjithë dëshirën përtë ndryshuar jo vetëm qendrat urbane, por edhezonat rurale, të njëjtën gjë duhet të bëjë edheopozita.

I bëj thirrje opozitës nga kjo foltore që të mosrrotullohet dy herë te Kryeministria, me qëllim qët’i merren mend dhe të futet aty, sepse që të vijë

në pushtet Partia Demokratike edhe aleatët e sajnuk mjafton vetëm të bëjnë xhiro rrethKryeministrisë apo të godasin policinë, por duhettë lëvizin dhe të bëjnë xhiro te njerëzit e thjeshtë,të bëjnë xhiro te këta njerëz që unë përmenda, tëcilët kanë përfituar nga skemat e aplikimit, të bëjnëxhiro në këto fshatra, ku po ndryshon gjithçka,sepse vetëm kështu mundet dhe duhet të zhvillohetShqipëria. Nuk mund të shkojmë dhe tëprotestojmë në mënyrë të dhunshme ndaj policisë.Më vjen keq që edhe sot disa nga përfaqësuesit ekësaj opozite shkuan te Drejtoria e Policisë sëTiranës, vijnë këtu dhe hipin nëpër pallate për tëgoditur punonjësit e policisë. Cili është mesazhiqë u japin qytetarëve?! Askush nuk kërkon që tërikthehet dhuna, të gjithë kërkojnë rend, qetësi dheinvestime, siç ishte ai i sotmi i qeverisë gjermane,ku të gjithë kërkojnë një jetë më të mirë.

Ndaj, të nderuar kolegë, ju ftoj që ta miratojmëkëtë projektmarrëveshje.

Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Qefalia!Fjalën e ka deputetja Adelina Rista. Të

përgatitet deputetja Tatjana Nurçe.Adelina Rista – E nderuar drejtuese e seancës,Të nderuar kolegë,Sot po diskutomë për një projektligj tejet të

rëndësishëm, siç është ai i ratifikimit tëmarrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave tëRepublikës së Shqipërisë dhe qeverisë sëRepublikës Federale të Gjermanisë përbashkëpunimin teknik për projektin “Zhvillim iqëndrueshëm i zonave rurale”. Përmes këtijzhvillimi, ashtu si kudo, edhe te ne, synohet një eardhme më e mirë dhe zhvillim mbarëshoqëror nëtë gjitha fushat social-ekonomike, shoqërore dhekulturore, me qëllim që rritja ekonomike të përfshijëtë gjitha shtresat e shoqërisë dhe askujt të mosimungojnë shërbimet në të gjitha drejtimet ekërkuara, në arsim dhe shëndetësi, në shërbimepublike dhe në gjithçka që jeta kërkon, por,njëkohësisht, kushdo ta gjejë veten dhe të ndihet ibarabartë në krijimin e kushteve dhe klimës sëpërshtatshme për ndërmarrjen e sipërmarrjeveprivate, që mundësojnë burimin e të ardhurave tëndershme nëpërmjet ushtrimit të një biznesi tëndershëm. Duke funksionuar me rregullat bazë tëekonomisë së tregut dhe njëkohësisht të ruajtjessë traditës, kulturës, vlerave dhe karakteristikavetë zonave ku jetojnë, banorët të kenë mundësi përnjë aktivitet që sjell të ardhura jo vetëm si

Viti 2019

62

Legjislatura e 9-të

sipërmarrës, por edhe rrit punësimin në ato zonapërmes turizmit, agroturizmit, peshkimit, kulinarisë,pra, zhvillimit bujqësor dhe blegtoral e kështu meradhë.

Projekti në fjalë synon të ofrojë shërbime dhemateriale në personel, si dhe kontribute financimi,grante, me një vlerë të përgjithshme prej 2 milionëeurosh. Projekti do të realizohet në bashkëpunimme GIZ-in, i cili synon orientimin dhe konsolidimine politikave drejt një bujqësie më konkurruese.Njëkohësisht, ky projekt synon zhvillimin rural,duke bërë të mundur mundësimin e sipërmarrjeveaktive në sektorë, si agroturizmi dhe turizmi rural.Me një buxhet prej 2 milionë eurosh, projekti do tëfokusohet tek implementimi i strategjisë dhepolitikave për zhvillim rural në përputhje mekërkesat e BE-së, në promovimin e zinxhirit tëvlerës së produkteve tipike në zona të caktuara,në përmirësimin e edukimit dhe forcimin e dijevenë bujqësi, në turizëm rural dhe në rritjen ekapaciteteve e njohurive në bujqësi dhe zhvillimrural.

Gjithashtu, ky projekt është në unison me njësërë projektesh të tjera të qeverisë në fushën eturizmit dhe zhvillimit rural, agroturizmit dheagrobiznesit. Përmend këtu “100 fshatrat”, kutashmë janë programuar ndërhyrjet në investimetë integruara në zonat e përcaktuara, në të cilatdo të zbatohet ky projekt.

Programi “100 fshatrat” nuk bën fjalë vetëm përintensifikimin e bujqësisë dhe prodhimit bujqësor,por për zhvillimin rural në përgjithësi, i cili synonrritjen e standardit të jetës duke i dhënë prioritetzhvillimit të agroturizmit, turizmit, bujqësisë dheblegtorisë, qendrave të grumbullimit dhemagazinimit të produkteve bujqësore dheblegtorale, shfrytëzimit maksimal të të gjitharesurseve natyrore dhe kulturore që të ofron zonae të tjera. Duke e parë në këtë këndvështrim, egjej me vend të përmend këtu disa nga politikatndihmëse të qeverisë në zhvillimin rural, si, përshembull, skemën kombëtare për mbështetjen ebujqësisë, ku gjatë vitit 2018 janë mbështetur 4053fermerë me një vlerë rreth 13 milionë euro;gjithashtu, në vitin 2018-2019 programi IPA II, menjë fond prej 94 milionë eurosh, nga të cilat 71milionë euro financohen nga BE-ja dhe 23 milionëeuro nga qeveria shqiptare. Aktualisht janë hapuraplikimet, ku kërkohet një përfshirje aktive jo vetëme fermerëve dhe e bizneseve, por edhe eautoriteteve lokale, sidomos e njësive të qeverisjes

vendore.E gjej me vend që të ndalem në qytetin tim,

Fierin, të cilin e përfaqësoj si deputete. BashkiaFier ka përftuar zbatimin e këtij projekti në 3 fshatra:Libofshë, Cakran dhe Pojan. Është një trekëndëshnë Bashkinë Fier, që i jep atraksion turistik, janëzona që ofrojnë shumë veçori, vlera natyrore,kulturore, por, mbi të gjitha, vlera njerëzore, që ibëjnë banorët në këto fshatra, edhe pse me veçoritë njëjta me njëri-tjetrin, të ndihen shumë mirë menjëri-tjetrin, të kujdesen që vlerat e fshatrave tëtyre të mbrohen, të promovohen dhe tëtransmetohen si një trashëgimi tejet e vyer.

Vetë Bashkia Fier, duke qenë në krye të punëvenë të gjitha frontet, njëkohësisht në fshat dhe nëqytet, e ka kthyer Fierin në një qendër tejet tërëndësishme, që të grish për të jetuar, për tëpunuar dhe të grish për t’i kthyer sytë nga ky qytet.Tashmë në mes të Fierit janë hapur punimet përrehabilitimin e lumit Gjanicë dhe për t’i dhënëfrymëmarrje qytetit, për t’i dhënë qendrës së tij njëpamje të re dhe për t’i kthyer asaj funksionalitetine munguar në vite.

Lumi Gjanica, që ishte bërë gangrenë përqytetin, tashmë do të jetë frymëmarrja e qytetit.Vetë rrugët e brendshme, pallatet, infrastrukturanë ujësjellës e kanalizime, përmirësimi mjedisornëpërmjet gjelbërimit, parqeve, këndeve tëlojërave, ndriçimi, kopshtet, shkollat erikonstruktuara, qendrat shëndetësore i kanëdhënë qytetit një pamje krejt të ndryshme, tamamnjë qytet i ri, i rilindur, që ka tjetër frymëmarrje dhetjetër jetë. Nuk dua të lë këtu pa përmendur me zëtë lartë projektet madhore të qeverisë, të cilat dotë ndikojnë ndjeshëm në infrastrukturën mjedisoretë të gjithë qytetit, siç është investimi madhor itrajtimit të mbetjeve urbane dhe rehabilitimi iGjanicës.

Bashkia punon në të gjitha zonat rurale, jovetëm në qytet, në sektorë të ndryshëm fshat mëfshat, sipas njësive administrative. Këto punëndikojnë direkt në përmirësimin e jetesësekonomiko-shoqërore të fshatit, si dhe në zhvilliminbujqësor e blegtoral, dhe impaktin kryesor e kanënë bujqësi. Janë pastruar rreth 500 kilometrakanale kulluese, duke përmirësuar ndjeshëm 35hektarë tokë bujqësore, janë hequr 1,1 milionëmetër kub mbetje, janë pastruar tri degët kryesoretë kanalit Vjosë-Levan-Fier, i mbështetur me fondetë qeverisë shqiptare, janë shtruar në 48 fshatrarrugë me rërë bituminoze dhe në 18 fshatra rrugë

63

Legjislatura e 9-të Viti 2019

asfalto-betoni. Dua të përmend këtu rrugën lidhëseQendër-Cakran-Autostradë, rrugën Agim-Ndërmënas-Hasturkas, rrugën Daullas-Grecalli-Mujalli, rrugën e Kallmit, rrugën Pishporo-Bregdet,rrugën Mbyet-Plyk-Lalar etj., së fundi rrugën Agim-Babunjë, e cila është në përfundim dhe do t’ishërbejë një rruge bujqësore në zonën e Libofshës.

Janë rikonstruktuar totalisht 6 shkolla me fondetë qeverisë shqiptare dhe 52 shkolla me fonde tëBashkisë së Fierit. Është ndërtuar tregu i fruta-perimeve me një vlerë prej 47 milionë lekësh dhesë shpejti nis puna për ndërtimin e tregut të gjësësë gjallë me një vlerë prej 84 milionë lekësh. Po t’imarrim njëra pas tjetrës, në të gjitha njësitë ështëpërmirësuar ndjeshëm shërbimi i ndriçimit, ipastrimit publik, furnizimi me ujë të pijshëm, sidhe shërbime të ndryshme në funksion tëbanorëve. Pra, nuk mund të flasim për turizëm, aqmë tepër për turizëm kulturor, kur ne nuk kemi tëpërmirësuar infrastrukturën rrugore, e cila ndikondirekt në zhvillimin e turizmit. Pikërisht në zhvillimtë programit “100 fshatrat” dhe për zhvillimin eturizmit, dua të përmend këtu edhe projektin përrrugën Ardenicë-Libofshë-Apoloni, e cila do të lidhëtri manastire: Ardenicën, Shën Kozmain dheApoloninë. Kjo rrugë do t’i japë tepër zhvillim zonës.

Falë mbështetjes së Bankës Botërore ështëmiratuar një fond prej 50 milionë dollarësh përndërtimin e tri akseve rrugore. Edhe Fieri përfitonnga ky investim për ndërtimin e rrugës drejtbregdetit, pra për rrugën Fier-Seman. Siç eshikojmë, vëmendja e qeverisë në këtë mandatështë kthyer drejt fshatit, pra në fokus është fshati.Duke pasur parasysh se çfarë ofron ky projektligj,pikërisht zhvillimin e qëndrueshëm rural, unë juftoj të gjithëve ta votojmë njëzëri atë.

Ju faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja Rista!Fjalën e ka deputetja Tatjana Nurçe.Të përgatitet deputeti Fadil Nasufi, më pas

ministrja Balluku.Tatjana Nurçe – Faleminderit, zonja drejtuese

e seancës!Të nderuar kolegë, Shqipëria është duke ecur

në atë drejtim që shqiptarët meritojnë, por etashmja për ne nuk është asnjëherë dita më e mirë.

Shqipëria bëhet edhe më e mirë nëse ndjekhap pas hapi secilin prej objektivave të “Zhvillimittë qëndrueshëm”.

Unë si deputete përfaqësuese e qytetit tëLushnjës, e nxitur nga shqyrtimi që po i bëja

programit të bashkëpunimit “Për zhvillim tëqëndrueshëm ndërmjet Këshillit të Ministrave tëRepublikës së Shqipërisë dhe qeverisë gjermane”,nuk harroj asnjëherë se niveli i varfërisë në zonatrurale mbetet plagë.

Po vijoj me qytetin tim, i cili nga pikëpamjaekonomike vazhdon të mbetet promotor i zhvillimittë bujqësisë. Sipërfaqja totale e tokës bujqësorenë Bashkinë e Lushnjës është 31 mijë hektarë, ecila është përdorur e gjitha. Këtu funksionojnë 24mijë ekonomi bujqësore, nga të cilat çdo familjeka 1,3 hektarë në pronësi.

Zhvillimi rural është pjesë e programit qeverisëspër rilindjen e fshatit nëpërmjet zhvillimit rural mod-ern. Strategjia sektoriale është e bazuar në këtoaktivitete bujqësore: në prodhimin bujqësor dheblegtoral, në grumbullimin me destinacioneksportin e fruta-perimeve në pikat e grumbullimit,në linjat e përpunimit të produkteve bujqësore dheblegtorale, në ndërtimin e serrave diellore dhe nëzhvillimin e agroturizmit. Në buxhetin e vitit 2019të Bashkisë së Lushnjës është futur parashikimi55 milionë lekë nga transferta e kushtëzuar përkëtë funksion nga të ardhurat e pushtetit vendor.Nga shërbimi i rehabilitimit të kanaleve ujitëse dhekulluese, sot janë nën ujë 15 mijë hektarë tokë,nga 9 mijë të ujitshme më parë. Janë rehabilituar260 nga 360 kilometra kanale ujitëse dhe 400 nga560 kilometër kanale kulluese.

Nëse i referohemi strategjisë për zhvillimin eterritorit të Bashkisë së Lushnjës, prodhimi bimordhe ai blegtoral e rendisin atë në nivele të larta nëkrahasim me bashkitë e tjera, duke e bërë atëbashkinë lider në rajon për prodhim dhe përeksport. Sot fermerët nuk janë vetëm individë apogrupime fermerësh që punojnë tokën, qëprodhojnë produkte bujqësore e blegtorale, porjanë qytetarë, jeta e të cilëve përmirësohet çdoditë me elemente urbane, si investime në arsim,shëndetësi dhe kulturë.

Mbështetja e fermerëve, e pikave tëgrumbullimit, e qendrave të përpunimit tëprodukteve blegtorale dhe sipërmarrja eagroturizmit me fonde nga IPARD II do të bëjnë tëmundur konkurrencën e produkteve bujqësore, sidhe do të përmirësojë sigurinë ushqimore tëprodukteve blegtorale. Kjo do të sjellë nxitjen eprodhimit vendas dhe mendoj se do të jetë shumëmirë për këtë qytet.

Programi i qeverisë “100 fshatrat”, i cili ështëaktualisht në fazën përfundimtare, e bën bashkinë

Viti 2019

64

Legjislatura e 9-të

tonë fituese në dy projekte, në atë të Krutjes dheatë të Ardenicës. Këto projekte mbështesinzhvillimin e integruar rural, që do të reflektohet nërritjen ekonomike, për familjet e fermerëve, rritjene numrit të turistëve vendas dhe të huaj për tëvizituar monumentet kulturore dhe natyrore tëkësaj zone. Këto projekte do të nxisin fantazinë eqytetarëve për të krijuar aktivitete të reja të traditëssonë kulturore, duke rikthyer punimet me dorë tëgrave dhe vajzave të Myzeqesë.

Pavarësisht hapave të përmirësimit tëinfrastrukturës rrugore në zonën rurale, përfshirëkëtu edhe unazën bujqësore prej 13 kilometrash,e cila është një vepër e mirëfilltë në shërbim tëprodhimit me destinacion tregun, një nga prioritetettona është edhe zerimi i TVSH-së për inputetbujqësore. Mendoj se duhet t’u japim njëmbështetje edhe grave të zonave rurale, pasi atojo vetëm mbajnë peshën kryesore në punët eekonomisë bujqësore e blegtorale, por edhekujdesen në familje për fëmijët dhe moshën e tretë.

Duhet të kujdesemi me programe të veçantaqë ato të përfshihen në skemën e kujdesit shoqërordhe shëndetësor, si dhe të nxisim punësimin përfuqizimin e tyre nga ana financiare.

Dua të theksoj këtu se nuk mund të ketë zhvillimtë qëndrueshëm rural pa përfshirë gratë. Krahasburrave, gratë sipërmarrëse, numri i të cilave ështëende i ulët, hasin shumë pengesa në të drejtën epronësisë, në aksesin e informacionit dhe tëtrajnimeve. Ne, si ligjvënës, duhet të heqim çdopengesë për gruan rurale, qofshin këto pengesakulturore, sociale ose ekonomike.

Për këto arsye ftoj kolegët ta votojnë.Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja Nurçe!Fjalën e ka deputeti Fadil Nasufi.Fadil Nasufi – E nderuar zonja drejtuese e

seancës,Të nderuar kolegë deputetë,Dua ta nis fjalën time me falënderimin për

qeverinë gjermane dhe për të gjithë donatorët qëkontribuojnë në mbështetjen dhe financimin eprogrameve për zhvillimin e Shqipërisë. Kjomarrëveshje, për zhvillimin e qëndrueshëm tëzonave rurale, ka në fokus mbështetjen e fshatit,ku jeton 47% e popullsisë, dhe stimulon bujqësinë,që ka një kontribut për një të pestën e produktit tëbrendshëm bruto.

Dua të them që në krye të herës se bujqësiashqiptare dhe fshati kanë pësuar goditjen më të

madhe gjatë tranzicionit, për shkak se kaluantërësisht në sektorin privat. Toka u fragmentarizuanë një sipërfaqe mesatare prej rreth 1,2 hektarëshpër familje, shteti lau duart dhe i quajti tëvetëpunësuar ata që banonin në fshat, ndodhënzhvillime që ndër vite gjeneruan konflikte, janëtrashëguar një mal me probleme në fushën epronësisë dhe në tjetërsimin në formë e përmbajtjee këtij sektori në kushtet e ekonomisë së tregut.

Jo vetëm që vëmendja dhe strategjitë eqeverive për bujqësinë dhe fshatin kanë munguarndër vite, por barra e vështirësive është shtuar përshkak se ministria përgjegjëse, nga të djathtët dhetë majtët, para vitit 2013 ka qenë një institucionqokash politike, një dikaster i çorganizuar, që kamenduar si të përmbushë mandatin e radhës, nëfunksion të rritjes së peshës elektorale të partisësë ministrit të radhës, ku u krijua një modelklientelist korruptiv dhe shpërdorues i mundësivepër zhvillimin e bujqësisë dhe fshatit.

Që në fillim të mandatit tonë qeverisës, qeveria“Rama” ka ndërmarrë reforma të thellatransformuese për bujqësinë dhe për fshatin. Jemidëshmitarë se axhenda e këtij parlamenti dheveprimtaria e qeverisë kanë qenë të fokusuara teçështja e mbylljes së reformës për tokënbujqësore; te plotësimi i akteve të marrjes së tokësnë pronësi dhe procesi i regjistrimit në zyrat eregjistrimit të pasurive të paluajtshme; te pajisja efermerëve me NIPT dhe formalizimi i fermavebujqësore; te procesi i legalizimit të banesave dhendërtimeve në fshat; te skemat e mbështetjes mesubvencion të prodhimit dhe të agrobiznesit; tekinvestimet në sistemin e ujitjes, kullimit dhe ngritjessë flotës së mjeteve për çdo bashki për këtë qëllim;te reforma strukturore dhe transferimi ikompetencave pranë qeverisjes vendore përçështjet e bujqësisë, të pyjeve, të veprave ujitësee me radhë.

Ne kemi tregues dhe bilance të admirueshmepër çështjet që përmenda më sipër. Këto janëarritje, që e tejkalojnë punën e munguar prej 20 ekusur vjetësh të marra së bashku.

Për herë të parë bëmë zero TVSH-në përinputet bujqësore, nga 20% që ishte barrë kjo qërëndonte në kurriz të fermerëve prej 23 vjetësh.Nga 1 janari i vitit 2019 bizneset e vogla dhe tëmesme, me xhiro deri në 140 milionë lekë,paguajnë deri në 5% TVSH; është funksionalizuarskema e financimeve në bujqësi, procedura ështëtransparente dhe me zero dokumente në aplikim.

65

Legjislatura e 9-të Viti 2019

Gjatë vitit 2018 në Bashkinë e Beratit aplikuandhe përfituan 382 fermerë në fushën e bujqësisëdhe 82 në fushën e blegtorisë. Në fushën einvestimeve të planifikuara për serra, për pikagrumbullimi, për agropërpunim, për makineri dhepajisje për vitin 2019 kanë shprehur interes 125aplikantë dhe janë asistuar nga AZHBR-ja përplotësimin e dosjeve mbi 40 fermerë.

Dua të sjell në vëmendjen e të gjithë fermerëvedhe të publikut se shërbimi i specialistëve tëAZHBR-së ka qenë korrekt, profesional dhe nxitës,larg praktikave korruptive dhe klienteliste, siç kandodhur gjatë qeverisjes së PD-së dhe LSI-së.Fermerët gjatë qeverisjes sonë janë dëshmitarëtë përmbushjes së shërbimeve dhe kanë marrëzgjidhje për çështjet e mbartura ndër vite, çka kaqenë mision i pamundur për ta, duke ngelur pengi sorollatjes dhe i të trokiturit zyrë më zyrë e sportelmë sportel.

Gjatë mandatit tonë janë inkurajuar reformat përzhvillimin e qëndrueshëm rural, ku po zhvillohenprograme me financim të qeverisë, të donatorëvetë huaj, që janë fokusuar në zhvillimin e strategjivepër një bujqësi konkurruese, në përputhje mekërkesat e BE-së, për promovimin e produkteveushqimore tradicionale vendase, për sipërmarrjeaktive në sektorin e agroturizmit, të turizmit ruraldhe përmirësimin e aspekteve mjedisore, si dhepër zhvillimin e fshatit jo thjesht dhe vetëm nëaspektin social-ekonomik, por edhe për ringjalljene traditës, të vlerave kulturore, të trashëgimisë eme radhë.

Nga kolegët tanë deputetë u përmend këtu sesi po bëhet realitet programi “100 fshatrat”,programi IPARD II, Fondi Kombëtar i GarancisëBujqësore e të tjera me radhë. Nga Berati unë sjellshumë shembuj inkurajues dhe modele suksesenga këto programe, që kanë impakt për prodhimin,për punësimin, për eksportin, promovimin dhekrijimin e markës së produktit në treg: janë 530hektarë me serra dhe 16 pika grumbullimi nënjësinë Kutalli, që përbëjnë modelin e bujqësisëintensive dhe bashkëkohore, që jo vetëmgarantojnë sukses për fermerët, por përfaqësojnëedhe konkurrueshmërinë në eksport, ku çdo viteksportohen mbi 150 tonë perime në treguneuropian.

Kompania e përpunimit të frutave dhe perimeve“Sidnej” në Berat, kompania e grumbullimit dhepërpunimit të qumështit “Erzeni”, si dhe kompaniae grumbullimit, përpunimit dhe eksportit të bimëve

medicinale “Gjedra” janë marka të fuqishme nënivel kombëtar, jo vetëm për certifikimin,standardizimin dhe cilësinë e produktit, por edhesi potenciale të mëdha të kooperimit dhe tëpunësimit të fermerëve. Secila prej tyre ka kontratatë lidhura me 2500 deri në 3000 fermerë, që e kanëtë garantuar shitjen e produktit.

Është kuptimplotë fakti se, për shembull,kantina e verës “Çobo” nuk është vetëm një pikëreferimi për prodhimin e verës, por një vlerë eshtuar në fushën e agroturizmit, ku organizohenfesta dhe ku vetëm gjatë vitit 2018 janë pritur rreth12 mijë turistë.

Po kështu, kantina e verës “Nurellari” në mëpak se dy vjet është kthyer në destinacionin e pestëmë të vizituar në qark, duke konfirmuar se sasukses sjell investimi i kombinuar me prodhimprodukti, marketim të vlerave të zonës, shfrytëzimtë atraksioneve të zonës dhe të peizazhit tënatyrës, duke u kthyer në promovues të fuqishëmjo thjesht të biznesit, por të fshatit, krahinës dhemarkës shqiptare të produktit.

Shembujt që përmenda dhe fluksi në rritje itregut turistik, që për vitin 2018 në Berat ishte rreth133 mijë turistë, kanë nxitur edhe investitorët nëfushën e turizmit.

Gjatë këtij viti Beratit do t’i shtohen 4 hotele tëreja me 350 dhoma dhe disa bujtina në qendrënhistorike të qytetit dhe në zonat e krahinës sëTomorit dhe të malit të Shpiragut.

Këto lajme të mira dekurajohen nga ajo që pondodh me destabilitetin, pasigurinë dhe dëmtimine imazhit të vendit nga dhuna e opozitës së rrugës,e cila po kryen akte destruktive dheantidemokratike.

Shqiptarët po paguajnë të gjithë së bashku njëkosto në raport me imazhin e vendit, përekonominë familjare të gjithsecilit, që do tëshoqërohet me rënien e fluksit të turistëve, tkurrjene investimeve, rritjen e skepticizmit ndaj vendit tonëte ndërkombëtarët, një kosto që godet mirëqeniendhe ngadalëson rritjen ekonomike.

Shqiptarët kanë gati 30 vjet që paguajnë dëmetqë i ka sjellë vendit kjo opozitë dhe ende do tëjenë të privuar për t’i shtyrë sërish më largpritshmëritë për një infrastrukturë të zhvilluar, përdaljen e fshatit nga prapambetja, për përfitimet qëburojnë nga çelja e negociatave me BashkiminEuropian.

Opozita jonë e vërtetë janë nevojat emergjentepër rrugë, ujësjellës, arsim, shëndetësi, projekte

Viti 2019

66

Legjislatura e 9-të

zhvillimi dhe çdo nevojë jetike të premtuar dhe tëpapërmbushur ndër vite.

Jam i trishtuar që në shumë fshatra të Beratitsistemi i rrugëve është inekzistent ose ipërkeqësuar. Është më shumë se keqardhje që,edhe pse janë bërë 9 rotacione politike që nga vitit1991, shumë banorë dhe fshatra potenciale janënjë pritje të realizimit të financimit të një projekti,që e ka pikënisjen këtu e 30 vjet më parë. Shumëngadalë i realizojmë pritshmëritë e njerëzve, sepsene bëjmë sa mundim, ndërsa opozita jonë vetëmzhbën, shëmton dhe delegjitimon me njëagresivitet prej barbarësh.

Me ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjenvendore”, funksionet në fushën e infrastrukturës,shërbimeve publike, bujqësisë, mjedisit dhezhvillimit ekonomik vendor, u kanë kaluar bashkive.

I dëgjova me kënaqësi shembujt, që i kamprekur edhe vetë, siç foli Musai për zonën eDumresë, për Bashkinë e Belshit, apo siç foli edhekolegia Adelina Rista për arritjet që ka pasurBashkia e Fierit në këtë mandat, por kjo nuk ndodhnë Berat, sepse bashkia, që drejtohet nga partia e“doktoreshës”, është shembulli më i spikatur ibraktisjes totale të problemeve të fshatit dhe ikeqmenaxhimit të buxheteve, granteve dhe tëçdolloj mundësie për të treguar vëmendje minimalendaj nevojave bazike të fshatit. Kjo do të thotë seproblematikave, të trashëguara ndër vite përzhvillimin e fshatrave dhe zonave, i shtohet njëbarrë dhe një gropë e re financiare, me borxhe,infrastrukturë të degraduar, kosto dhe shpenzimetë rritura për administratën bashkiake, që lë kryetarinë ikje i bashkisë.

Është detyrimi ynë ta kurojmë sa më shpejt këtëplagë, duke bërë ndryshimin dhe duke ndjekurshembullin e progresit që kanë shënuar bashkitëqë qeverisen nga socialistët.

Sërish i bëj apel dhe thirrje qeverisë përvëmendje më të madhe dhe më të shtuar, për tëpërshpejtuar projektet e financimit të rrugësPoshnjë-Roskovec, të rrugës së Tërpanit, si dherrugës së gjithë zonës së njësisë së Velabishtit.

Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Nasufi!Fjalën e ka kërkuar ministrja Belinda Balluku.

Më pas fjalën e ka deputeti Xhevit Bushaj. Lista e diskutantëve përfundon këtu.A a ndonjë koleg që dëshiron të flasë? Nuk ka.Belinda Balluku - E nderuar drejtuese e

seancës,

Të nderuar deputetë,Të nderuar anëtarë të Këshillit të Ministrave,Të flasësh për zonat rurale dhe banorët e këtyre

zonave, për nevojat dhe vështirësitë që ata hasinnë jetën e përditshme nuk është asnjëherë e lehtë.

Historikisht, dhe jo vetëm në Shqipëri, zonatrurale kanë qenë ndër zonat më të vështira për tëjetuar dhe për të punuar. Edhe ndryshimi i sistemitnë vitin ’90 nuk solli shumë avantazhe për banorëte këtyre zonave. Vështirësive të natyrshme tëpunës në bujqësi e blegtori iu shtua edhe mungesae theksuar e vëmendjes nga qeveritë e ndryshme,çka ka bërë që fshati të braktiset dhe këta banorëtë kërkojnë mundësi jetese në qytete apo tëemigrojnë.

Ta ndryshoje këtë situatë, nuk ka qenë e lehtë,aq më tepër të ndryshoje mentalitetin që zonatrurale mund të bëheshin jo vetëm të banueshme,por edhe fitimprurëse për banorët.Megjithatë, rezultatet dhe efektet e ndërhyrjes sëqeverisë “Rama”, përmes investimeve direkte nëfusha të ndryshme të jetës, janë të dukshme dhetë prekshme nga të gjithë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kaluajtur një rol shumë të rëndësishëm në këtë sfidëjo të lehtë për qeverinë shqiptare.

Investimet dhe ndërhyrjet kanë qenë në disadrejtime, duke nisur nga ujësjellësit, kanalizimet,energjia elektrike dhe deri te ndërhyrjet nëinfrastrukturë.

Furnizimi i rregullt me ujë të pijshëm dhepërmirësimi i rrjetit të kanalizimeve ka rritur cilësinëe jetës së banorëve, për të sjellë zhvillim tëqëndrueshëm në menaxhimin e integruar tëujërave, që ka qenë qëllimi kryesor i investimevenë fushën e ujësjellës-kanalizimeve.

Në zonat rurale 6 vjetët e fundit janë zbatuarnë total në shkallë vendi 67 projekte të reja përfurnizimin me ujë të pijshëm, prej të cilave kanëpërfituar 250 mijë banorë.

42 miliardë lekë është shifra e përgjithshme einvestimit përmes këtyre projekteve, të cilat kanëpërmirësuar ndjeshëm situatën e furnizimit me ujënë zonat rurale.

Për sa i përket sektorit të energjisë elektrike,fillimi i reformës së thellë në vitin 2014 shënoi njëkthesë thelbësore, si në qasjen ndajkonsumatorëve për dy tregues bazë: sigurinë dhecilësinë në furnizimin me energji, ashtu edhe përtrajtimin e tyre jo më si konsumatorë inferiorë.

Investimet konsistuan në nënstacione të reja,

67

Legjislatura e 9-të Viti 2019

linja të reja dhe kabina të tensionit të mesëm 6kilovolt, 10 kilovolt dhe 20 kilovolt, linja të reja mekabllo ABC të tensionit të ulët, si dhe matës të rinjdixhitalë në të gjithë zonën e ndërhyrjes në fshat.14,5 miliardë lekë janë investuar nga OSHEE-janë zonat rurale, çka është pothuajse 14,5 herë mëshumë sesa investimet në periudhën e qeverisjessë mëparshme.

Programet tona ambicioze do të vazhdojnë mëtej për të normalizuar situatën energjetike në tëgjithë zonën rurale. Programi i investimeve tëbalancuara dhe me qasje të ekuilibruar territorialedo të vazhdojë në 3 vjetët e ardhshëm me rreth 25miliardë lekë, vetëm në sistemin e shpërndarjes,pa përfshirë këtu investimet e KESH-it me vlerë 1miliard lekë në infrastrukturën locale, krahasinvestimeve për përmirësimin e gjenerimit tëenergjisë elektrike. U referohem këtu segmenteverrugore që përdoren në digat tona si për arsyeteknologjike dhe logjistike, ashtu edhe për banorëte zonave rurale pranë hidrocentraleve.

Ndërkaq, investimet në sistemin e transmetimitarrijnë në vlerën 22 miliardë dhe ju takojnë përsërizonave rurale, ku janë vendosur asetet dhestrukturat teknike dhe teknologjike të OST-së.Ndikimet në komunitet i përkasin si periudhës sëndërtimit, ashtu edhe asaj të shfrytëzimit mendërhyrje në infrastrukturën lokale. Gjatëperiudhës 2014-2018, në kuadër të programit të“Rilindjes urbane”, nismë e qeverisë “Rama”, sidhe sipas parashikimeve të programit buxhetorafatmesëm, “Planifikimi urban për vitin 2019”,mund të rendisim një sërë projektesh: projekti iprogramit të infrastrukturës rajonale dhe vendore,që aktualisht ka kaluar si përgjegjësi i FSHZH-së,hartimi i planeve të përgjithshme vendore, dukepërfshirë zonën rurale me karakteristika bujqësoremjedisore dhe historike, thuajse të përfunduaraplotësisht, projekti pilot “Zonë rurale e rikualifikuarpër 100 fshatrat”, programi i zhvillimit të integruardhe i qëndrueshëm i rajonit bregdetar, i cilimbështet zhvillimin rural në qarkun e Vlorës, porme fokus të veçantë turizmin malor në 13 fshatrate bregut të Lumit të Vlorës, projekti për rizhvillimine zonës së liqenit të Pogradecit, Tushemisht-Drilon, programi “100 fshatrat”, duke marrë nëkonsideratë nevojat e projekteve të identifikuaranë kuadër të këtij programi.

Ndërkohë, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar janëkryer investime në vlerën 715 milionë lekë përstudim-projektim në akse të ndryshme kombëtare,

të cilat kanë impakt në zonat rurale përreth.Siç duket qartë edhe nga kjo pasqyrë e

investimeve dhe ndërhyrjeve të kryera në zonatrurale, angazhimi i qeverisë për të përmirësuarkushtet e jetës dhe punës në fshat është ipadiskutueshëm, por ne jemi të ndërgjegjshëm sembetet ende shumë për të bërë për këto zona, nëbashkëpunim edhe me pushtetin vendor, aty ku iaështë i disponueshëm, për të punuar në funksiontë mirëqenies së banorëve të tij.

Përvoja e viteve të fundit ka treguar se ka pasurraste të abuzimit me pushtetin dhe të neglizhimittë nevojave të banorëve në zonat rurale nga anae pushtetit vendor, ashtu siç është rasti i Vorës.

Vora dhe banorët e saj ndodhen pranëkryeqytetit, por larg zhvillimit. Vora, me pozitën esaj të lakmueshme gjeografike, me liqenet e sajpiktoreske dhe trashëgiminë kulturore, vuan ngamungesa e investimeve serioze nga ana e pushtetitvendor. Në Vorë ka njerëz shumë punëtorë, të cilëtia kanë dalë me forcat e tyre të ngrenë biznese tësuksesshme, si ato turistike në zonën e Prezës,dhe të japin kontribut direkt në zhvillimin e zonës.Këto investime janë individuale, jo të mjaftueshmedhe nuk mund të kenë impaktin e duhur, nëse nukjanë pjesë e një pakete të mirëfilltë zhvillimore, tëorientuar nga bashkia Vorë.

Gjej rastin të shpreh angazhimin e qeverisë përzhvillimin e mëtejshëm të këtyre zonave tënënprivilegjuara dhe zbatimin e strategjisëndërsektoriale për zhvillimin rural dhe bujqësor.

Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja Balluku!Fjalën e ka deputeti Xhevit Bushaj.Xhevit Bushaj – E nderuar drejtuese e

seancës,Të nderuar kolegë deputetë,Qeveria shqiptare ka ndërmarrë politika të qarta

dhe frytdhënëse për zhvillimin e qëndrueshëm tëzonave rurale. Sigurisht që ka ende shumë për tëbërë, pasi asgjë nuk mund të bëhet sa hap e mbyllsytë dhe as me një të rënë të lapsit, sepse ështëfaktori kohë dhe mundësitë financiare janë ata qëbëjnë të mundur realizimin e objektivave.

Ky ndryshim është i dukshëm, thelbësor dhenuk do të ishte i mundur të bëhej pa punën,bashkëpunimin dhe mbështetjen e qeverisëshqiptare dhe të Kryeministrit Edi Rama. Asnjëherëmë parë fermerët nuk e kanë ndier veten kaq tëvlerësuar. Vullneti dhe përkushtimi kanë bërëpunën e tyre. Në pak vite në fushën e bujqësisë

Viti 2019

68

Legjislatura e 9-të

është bërë ajo që nuk ishte bërë gjatë gjithë vitevetë tranzicionit. Është bërë i mundur zhvillimi dhepërmirësimi i jetës në zonat rurale, rritja e prodhimitbujqësor dhe blegtoral, si në rendiment, ashtu edhenë sasi, përmirësimi i klimës së zhvillimit tëagroturizmit dhe agrobiznesit në përgjithësi,përmirësimi i cilësisë së tokës, duke ndërmarrëinvestime serioze në sistemin e kullimit dhe tëvaditjes, investime në infrastrukturë, rritja e cilësisësë produkteve të tyre, duke qenë më konkurruesenë tregun vendas dhe atë rajonal, përmirësimi imëtejshëm i ambienteve mësimore, shëndetësoredhe kulturore në zonat rurale e të tjera.

Investimet dhe mbështetja kanë ardhurnëpërmjet fondeve të akorduara nga qeveria, ngafondet e bashkive, nga grantet dhe ndihmat eorganizmave financiarë ndërkombëtarë, nga miqdhe partnerë të Shqipërisë.

Sot po diskutojmë projektligjin “Për ratifikimine marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave tëRepublikës së Shqipërisë dhe qeverisë sëRepublikës Federale të Gjermanisë përbashkëpunimin teknik 2017 për projektin “Zhvillimii qëndrueshëm në zonat rurale”.

Të nderuar kolegë,Dua t’ju përmend disa nga investimet e shumta

që janë bërë në zonën rurale të Bashkisë Fier,konkretisht në zonat që unë përfaqësoj si deputet,njësia administrative e Cakranit, Frakullës, Levanitdhe Portëzës.

Nga mirëmenaxhimi, strategjia dhe programete hartuara është arritur që gjatë një harku kohortë shkurtër të pastrohen rreth 500 kilometra kanalekulluese dhe vaditëse duke kthyer në kushteoptimale rreth 35 mijë hektarë tokë bujqësore ështëpërmirësuar dhe krijuar i argjinatura e lumit tëVjosës, duke bërë të mundur shmangien ngapërmbytja. Kjo është realizuar në bashkëpunim tëngushtë me forcat xheniere të Ministrisë sëMbrojtjes. Është pastruar kanali Vjosë-Levan –Fier,si dhe dega e Martinës përgjatë gjithë gjatësisë,gjë e cila nuk kishte ndodhur për 30 vjet. Kështuështë bërë e mundur vaditja e të gjithë sipërfaqessë tokës bujqësore e mbuluar nga kjo vepërujitëse, është bërë i mundur përfitimi i fondeve tëakorduara nga skemat e krijuara nga qeveriashqiptare në aktivitetet e shumta të prodhimevebujqësore në qendrat e grumbullimit dhe ato tëimpianteve të agropërpunimit, është bërë i mundurndërtimi i tregut të fruta perimeve në qytetin e Fieritdhe së shpejti vihet në eficiencë tregu i gjësë së

gjallë.Janë shtruar dhe rehabilituar rrugë të

brendshme me rërë bituminoze në 48 fshatra dhejanë asfaltuar rrugët në 18 fshatra. Po ashtu,Bashkia e Fierit ka krijuar një eksperiencë dukepasur pronë të saj karrierën e rërës bituminoze,duke vendosur aty mjetet për fraksionimin, poredhe për shtrimin e të gjitha rrugëve të fshatraveme në një program të përcaktuar dhe shumëambicioz duke i lidhur të gjithë fshatrat dhe gjithëlagjet e tyre me qendrat e fshatrave dhe me rrugëtnacionale dhe autostradat që përshkojnë këtëzonë. Janë ndërtuar rrugë që lidhin autostradënLevan-Tepelenë me qendrat e fshatrave dhenjësinë administrative Cakran dhe Frakull. Janëndërtuar rrugë në njësinë administrative Levan,si ajo Levan –Bishan, rruga Pishë Poro-Bregdet,Bishan - Boshovë Rreth, Levan- Shtyllas, rrugaPlyk-Lala në njësinë administrative të Postëzës.Janë ndërtuar dhe janë në proces ujësjellësit erinj në fshatrat: Cakran, Gorishovë, Varibopë,Krapës, Patos- Fshat, Vjosë, Buzëmadhe dhe janëstrukturuar 6 shkolla me fondet e qeverisëshqiptare.

Janë restauruar me fondet e bashkisë 52shkolla, ofrohet shërbimi i transportit urban dhe aii pastrimit të mbetjeve urbane në 86 fshatrat qëmbulon Bashkia e Fierit. Këto dhe të tjera,mbështetje financiare, kanë bërë të mundur që nëBashkinë e Fierit dhe në fshatrat më të largëta,ku nuk ishte bërë asnjë investim për të paktën 30vjet, të ndihet dora e shtetit, duke përmirësuarkushtet e tyre të jetesës, të shërbimit, si dhe janëkrijuar kushtet për aktivitete të ndryshme në fushëne zhvillimit rural në të gjitha dimensionet e tij.

Unë dua t’u sugjeroj qeverisë dhe drejtorive tëpërgjithshme, për sa i përket programit dhestrategjisë që ka qeveria shqiptare, që brenda këtijmandati të krijojnë mundësinë që të përballohetujitja 100% e tokës bujqësore. Do të doja t’usugjeroj që të vihen në eficiencë të gjithastacionet e pompimit në bazë të një programidhe mundësive financiare.

Dua të tërheq vëmendjen edhe për realizimine ujitjes së fushës së Cakranit në njësinë adminis-trative të Cakranit, ku janë rreth 1600 hektarë, qëedhe sot janë jashtë kapaciteteve ujitëse.

Po kështu, sugjeroj ngritjen e një stacionielektrik në njësinë administrative të Levanit, nëzonën e Bishanit. E kam me Ministrinë eEnergjetikës, pasi atje është një nënstacion

69

Legjislatura e 9-të Viti 2019

provizor që zgjidh problemet, plotëson kërkesatnë rritje të kësaj njësie administrative për energjielektrike, por duhet bërë përmirësimi I furnizimittë hidrovorëve në zonën e Fierit.

Marrëveshja që kërkon miratimin tonë sotparaqet interes ekonomik dhe social, duke marrënë konsideratë nevojën për zhvill imin eqëndrueshëm në zonat rurale të Republikës sëShqipërisë, si edhe rëndësinë e mbështetjesteknike, prandaj, të nderuar kolegë, ju ftoj tamiratojmë këtë marrëveshje.

Vasilika Hysi - Faleminderit, zoti Bushaj!E ka kërkuar fjalën deputeti Bujar Çela.(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon)Të nderuar kolegë, në bazë të nenit 46, pika 6,

të Rregullores nëse një deputet e kërkon parambylljes së diskutimeve, drejtuesi i seancës ështëi detyruar t’ia japë fjalën. Madje, nëse një deputete kërkon fjalën edhe kur diskutimet janë mbyllur,drejtuesi i seancës e rihap diskutimin. Në këtë rastlista e diskutantëve nuk është mbyllur ende.

Faleminderit!Bujar Çela – Faleminderit, zonja drejtuese e

seancës!Unë kam pasur dhe kam besim se kontributi

juaj për reformën në drejtësi dhe për t’i vendosurgjërat në rrugën e duhur ka qenë dhe do të jetëgjithmonë. Ju keni qenë arsyeja që unë kam votuari bindur për reformën në drejtësi.

Unë e përshëndes kolegun Musaj, i cili, ashtusi në biznes, edhe në politikë ka zgjedhurprogresin. Ai nuk u bë pengesë, si disa kolegë tëtjerë, të cilët nuk i bashkohen maxhorancës, qëtimoni i qeverisë të jetë sa më drejtë, në shërbimtë qytetarëve, por i bashkohen opozitës.

Tashmë shqiptarët i kanë prekur fondet e dhënanga qeveria gjermane në formën e granteve apokredive. Qeveria gjermane ka qenë prezente prej31 vjetësh në forma të ndryshme donacionesh dhekredish.

Duke qenë se Drejtoria Rajonale e Bujqësisëndodhet në Lushnjë (këtu ia vlen të falënderojmëqeverinë, e cila më në fund e ktheu këtë njësiorganizative qendrore në vendin e bujqësisë), unëkam disa të dhëna dhe shifra për qarqet Fier, Vlorëdhe Gjirokastër. Tashmë të gjithë e dimë qëhambari i vërtetë i bujqësisë, i blegtorisë dhe iekonomisë rurale në Shqipëri ka qenë dhe do tëmbetet Lushnja.

Unë dua t’ju them dy shifra, me të cilat do tëjetë dakord edhe zoti Arben Ahmetaj. Në të gjithë

rajonin janë 764 hektarë serra, por vetëm nëLushnjë janë 534 hektarë. Nëse do të shikojmëpunën e bërë në këto parcela për frutat dheperimet, mund të them se nga 8036 hektarë, qëjanë në të tria qarqet, në të gjithë rajonin, 2737hektarë janë vetëm në rrethin e Lushnjës.

Tregues të tjerë si në blegtori, në bujqësi dhenë të ardhurat për frymë, që vijnë në rritje, ka pafund në këtë qytet, ndaj unë gjej rastin t’i përgëzojfermerët dhe bujqit lushnjarë.

Unë nuk kam ardhur këtu të bëj paradë shifrash,por një gjë është e vërtetë: vetëm për vitin 2018janë lëshuar 6411 certifikata fitosanitare që do tëthotë se janë lëshuar 18 certifikata në ditë. Atafermerë dhe ata bujq kanë të drejtën legjitime tëkërkojnë një agjenci doganore për të rriturmundësinë e shpejtë të shërbimit, sepse ngaLushnja dalin 18 deri në 20 trailer në ditë.

Unë nuk mund të qëndroj pa i thënë kërkesat etyre: nevojën për më shumë energji elektrikepërreth këtyre investitorëve dhe prodhuesve.

Dua të them edhe dy fjalë për protestuesitlushnjarë, të cilët nuk janë fermerët që punojnëdhe kanë shpresë nga kjo qeveri, sepse kjo qeveriështë bërë e prekshme. Ata që organizuanprotestën ishin bejlerët, grumbulluesit dheshfrytëzuesit e djersës së tyre, jo bujqit. Ata ishintë manipuluar nga politika, prandaj unë u bëj thirrjeqë të mos merren me politikën e hirrës, por tëvazhdojnë të prodhojnë qumësht bio, ashtu siçkanë bërë gjithmonë.

Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Çela!A dëshiron ndonjë deputet të marrë fjalën? Nuk

dëshiron.Atëherë, në përfundim të diskutimeve shprehen

grupet parlamentare.Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë

Socialiste, fjalën e ka deputetja EglantinaGjermeni.

Eglantina Gjermeni – E nderuar zonjadrejtuese e seancës,

Të nderuar kolegë deputetë,Në fakt, projektligji që po diskutojmë sot “Për

ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit tëMinistrave të Republikës së Shqipërisë dheqeverisë së Republikës Federale të Gjermanisëpër bashkëpunimin teknik 2017 për projektin“Zhvillim i qëndrueshëm i zonave rurale”, është njënismë shumë e rëndësishme për një nga sektorëtmë strategjik të vendit, konkretisht për zhvillimin e

Viti 2019

70

Legjislatura e 9-të

bujqësisë dhe zhvillimin rural.Zhvillimi rural në Shqipëri është mbështetur në

mënyrë të vazhdueshme nga qeveria gjermane nëkuadër të marrëdhënieve të bashkëpunimit mesdy shteteve, ku përfitoj nga rasti të shprehfalënderimin dhe vlerësimin tonë për mbështetjenndër vite.

Nga diskutimet e kolegëve për zonat qëpërfaqësojnë, kemi dëgjuar përvoja shumë të miradhe investime shumë të mëdha në zonat rurale.Gjithashtu, kemi dëgjuar edhe problematika tëmprehta në këto zona, por jemi të bindur që zonatrurale në Shqipëri kanë nevojë për më shumëvëmendje, prandaj i bëj thirrje qeverisë që nëangazhimet dhe në projektet që realizon, zonatrurale të jenë ato më me përparësi për shkak edhetë problematikave, duke synuar ngushtimin epabarazisë mes zonave rurale dhe urbane.

Marrëveshja që diskutuam është dokument qëintensifikon këto marrëdhënie bashkëpunimi mesvendit tonë dhe Republikës Federale tëGjermanisë përmes bashkëpunimit financiar mefokus zhvillimin rural dhe atë bujqësor për njëzhvillim të qëndrueshëm.

Programi që do të realizohet u shtohetpërpjekjeve të qeverisë shqiptare për tëpërmbushur objektivat strategjikë të zhvillimit tëqëndrueshëm, për të cilat jemi plotësisht tëangazhuar.

Kjo marrëveshje është nënshkruar në dhjetortë vitit 2018, me një vlerë prej 2 milionë eurosh, kufokusi kryesor është asistenca teknike dhefinanciare për rritjen e kapaciteteve, për stafin eMinistrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,AZHBR-s dhe institucioneve të tjera të varësisë,të cilat do ta ndjekin nga afër dhe përfitojnë nëmënyrë direkte në zbatimin e këtij projekti.

Pa dyshim janë vlerësuar nevojat që ekzistojnëpër rritjen e kapacitetit për të shtuar nivelin eaplikimeve të fermerëve për projektin IPARD. Këtëmund ta ilustroj me nevojat e AZHBR-së, e cilapër vitin 2019 ka kërkuar mbështetje teknike ngaGIZ, për të vijuar me rritjen e kapaciteteve të stafit,për forcimin e strukturave të IPARD-it dhe për tëgarantuar implementimin e suksesshëm tëprogramit IPARD 2. Po jap një shembull: nëprogramin IPARD 2 ishin parashikuar 150 aplikime,ndërkohë që janë dorëzuar 317 aplikime.

Asistenca e dhënë do të jetë plotësishtkomplementare me strategjinë ndërsektoriale tëzhvillimit rural dhe bujqësor gjatë viteve 2014–2020

në zbatim të politikave për rrit jen eqëndrueshmërisë në fermë dhe konkurueshmërisënë bujqësi dhe agropërpunim.

Dua të theksoj edhe perspektivën e mëtejshmetë këtij financimi të mbështetur nga qeveriagjermane dhe dakordësinë e negociatave mes dyshteteve për shtesën e financimit me vlerë 8milionë euro në kuadër të mbështetjes për këtëprojekt.

Ky program pason mbështetjen paraardhësetë qeverisë gjermane dhe daneze në lidhje membështetjen për zhvillimin ekonomik të bujqësisësë zonave të paavantazhuara rurale në rajonet:Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan, Berat dhe Korçë.Projekti ka një vlerë financimi rreth 13 milionë eurodhe mbështetja e dhënë ka pasur një impakt tërëndësishëm mes financimit të granteve përmbështetjen e investimeve dhe asistencës teknikepër rritjen e kapaciteteve tek të gjithë aktorët epërfshirë.

Programi që do të realizohet me miratimin ekësaj marrëveshjeje nga parlamenti shqiptar ështënjë kontribut tjetër i qeverisë “Rama” në vijim tëangazhimit tonë maksimal edhe të programit “100fshatrat”, i cili synon zhvillimin e integruar tëhapësirave rurale të vendit, duke programuarndërhyrjet me investime të integruara nëpërmirësimin e infrastrukturës publike në këtozona. Këto ndërhyrje synojnë zhvillim ekonomiksocial nëpërmjet investimit tërësor dhe nxitjen ebizneseve agropërpunuese, duke i kthyer këtofshatra në hapësira atraktive dhe më mikpritësepër vizitorët vendas dhe të huaj. Angazhimi më imadh i qeverisë është orientimi më tej i vendit tonëdrejt një bujqësie që rrit prodhimin vendas dukepërmirësuar cilësinë, duke rritur eksportet dheduke u bërë më konkurruese në tregjetndërkombëtare. Njëkohësisht, fokus kryesor ështëedhe mbështetja e sipërmarrjeve të reja, jo vetëmtë profilit bujqësor dhe prodhues, por edhe atyretë agroturizmit.

Të nderuar kolegë,Dua të përmend dhe të kërkoj vëmendje të

shtuar nga qeveria, përveç asaj që thashë në fillimpër zonat rurale, në mënyrë të veçantë ngaMinistria e Bujqësisë, meqenëse po diskutojmë përkëtë fushë, për gratë dhe vajzat në zonat rurale,të cilat përballen me vështirësi dhe sfida më tëmëdha dhe kontribuojnë në mënyrë sinjifikante nëbujqësi, në blegtori, në punët dhe menaxhimin efamiljes, duke pasur një ngarkesë të

71

Legjislatura e 9-të Viti 2019

jashtëzakonshme. Duhet të vazhdojmë punën përfuqizimin ekonomik të grave, vajzave në zonatrurale nëpërmjet uljes së punës së papaguar nësektorin bujqësor, fuqizimin e skemave tësubvencioneve dhe shërbimeve të ekstensionit,duke u dhënë prioritet grave dhe vajzave, rritjessë eksesit në shërbime shëndetësore, sociale,rritjes së formalizimit të punës së grave e të tjera.Duhet vëmendje e veçantë për të ulur punën epapaguar të grave dhe vajzave, në mënyrë tëveçantë në këto zona rurale, duke rritur eksesinnë shërbime shëndetësore dhe sociale, në çerdhe,kopshte, shërbime për moshën e tretë, shërbimepër gratë dhe fëmijët me aftësi të kufizuara,shërbime për gratë rome, egjiptiane e të tjera. Kjoçështje nuk ka marrë gjithmonë vëmendjen eduhur. Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave nëkëto zona do të ndikojë direkt në rritjen e cilësisësë jetesës për to, për familjet e tyre dhe në mënyrëtë veçantë për fëmijët që ato rrisin. Ju ftoj tëgjithëve, të nderuar kolegë, ta votojmë së bashkukëtë marrëveshje!

Faleminderit!(Drejtimin e seancës e merr zoti Ruçi.)Gramoz Ruçi – Faleminderit!Këtu përfundojnë debatet për çështjet e

parashikuara në axhendën e ditës së sotme.Do të bëhemi gati për votim.Hapet votimi për prezencën.Të hiqen kartat e deputetëve që nuk janë në

sallë, zotit Rama, zotit Hyseni, zonjës Kapllani dheministres së Shëndetësisë, zonjës Manastirliu.

Mbyllet votimi për prezencën.Janë 82 deputetë prezentë.Fillojmë me projektrezolutën “Për vlerësimin e

veprimtarisë vjetore të Entit Rregullator të Ujit përvitin 2018”.

Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës dhenenit 55 të Rregullores, projektrezoluta kërkonshumicë të thjeshtë votash për miratim. Procedurae votimit bëhet me elektronikë.

Hapet votimi.Mbyllet votimi.73 vota pro, 5 vota kundër, 3 vota abstenim, 1

deputet nuk mori pjesë në votim.Miratohet projektrezoluta.Kalojmë në projektligjin “Për ratifikimin e

marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave tëRepublikës së Shqipërisë dhe qeverisë sëRepublikës Federale të Gjermanisë, përbashkëpunim financiar 2016 për projektin

“Programi i investimeve për shpërndarjen eenergjisë elektrike I””.

Në mbështetje të neneve 121 dhe 122 tëKushtetutës, projektligji kërkon shumicë absolutevotash për miratim.

Hapet votimi me elektronikë në parim.Mbyllet votimi.82 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.Miratohet në parim.Fillojmë votimin nen për nen, me kartonë.Neni 1. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 2. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Kalojmë në votimin në tërësi, me elektronikë.Hapet votimi.Mbyllet votimi.82 pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.Miratohet edhe në tërësi marrëveshja.Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes

ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës sëShqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federaletë Gjermanisë për bashkëpunimin teknik 2017 përprojektin “Zhvillim i qëndrueshëm i zonave rurale”.

Në mbështetje të neneve 121 dhe 122 tëKushtetutës, projektligji kërkon shumicë absolutevotash për miratim.

Hapet votimi me elektronikë, në parim.Mbyllet votimi.82 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.Miratohet në parim.Fillojmë votimin nen për nen, me kartonë.Neni 1. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 2. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Kalojmë në votimin në tërësi, me elektronikë.Hapet votimi.Mbyllet votimi.82 pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.Miratohet edhe në tërësi marrëveshja.Projektvendimi “Për shqyrtimin me procedurë

të përshpejtuar të projektligjit “Për disa ndryshimedhe shtesa në ligjin nr.12/2018 “Për vlerësiminkalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë sëShtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit përÇështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinëe Brendshme””.

Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës dhenenit 55 të Rregullores, projektvendimi kërkonshumicë të thjeshtë votash për miratim. Në

Viti 2019

72

Legjislatura e 9-të

mbështetje të pikës 3 të nenit 28 të Rregullores katë drejtë të shprehet një deputet pro dhe një kundër.

Kush dëshiron fjalën për pro apo kundër? Nukka.

Projektvendimi u është shpërndarë të gjithëdeputetëve.

Komision përgjegjës është Komisioni i SigurisëKombëtare.

Procedura e votimit është një votim i hapur meelektronikë.

Hapet votimi me elektronikë.Mbyllet votimi.73 pro, 4 kundër, 5 abstenim.Miratohet.Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin

“Për caktimin e anëtarëve zëvendësues nëkomisionet e përhershme”.

Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës dhenenit 55 të Rregullores së Kuvendit, projektvendimikërkon shumicë të thjeshtë votash për miratim.

Deputeti Dritan Bici caktohet anëtarzëvendësues në Komisionin për Ekonominë dhe

Financat.Hapet votimi me elektronikë.Mbyllet votimi.78 pro, asnjë kundër, 3 abstenime, një nuk mori

pjesë në votim.Miratohet.Njoftim për miratimin e kalendarit 3- javor të

punimeve të Kuvendit për periudhën 24 mars – 12prill 2019.

Ju njoftoj se ditën e hënë u mblodh Konferencae Kryetarëve, e cila diskutoi për draft-kalendarin3-javor për periudhën në vijim.

Në Konferencën e Kryetarëve pati konsensus,për pasojë, sipas nenit 27, pika 3, të Rregullores,kalendari i njoftohet Kuvendit.

Kalendarin 3-javor të punimeve të Kuvendit dota gjeni të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit.

Faleminderit!Këtu mbyllet seanca.Seanca tjetër do të njoftohet.

(Seanca u mbyll në orën 16:30.)

73

Legjislatura e 9-të Viti 2019

Drejton seancën Kryetari i Kuvendit,z. Gramoz Ruçi

E enjte, 28.03.2019Seanca e paradites, ora 10:00

Rendi i ditës:1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare

të datës 21.03.2019 (neni 44 i Rregullores)2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në

Kuvend (neni 44, pika 3, i Rregullores)3. Raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionerit

për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e tëDhënave Personale për vitin 2018 ( neni 103 iRregullores, votim me shumicë të thjeshtë)

Shprehet titullari i institucionit- jo më shumë se60 minuta.

Shprehet Komisioni përgjegjës për ÇështjetLigjore, Administratën Publike dhe të Drejtat eNjeriut për projektrezolutën.

PyetjeDiskutime (nëse kërkohet me shkrim nga një

komision i përhershëm, një kryetar grupiparlamentar ose të paktën 10 deputetë)

(Shprehet Grupi Parlamentar i PS-së.)Koha e votimit të projektrezolutës.4. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa

në ligjin nr.12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dheperiodik të punonjësve të Policisë së Shtetit,Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjete Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë eBrendshme”” (nenet 28, 73-77 të Rregullores,votim me shumicë të thjeshtë)

PyetjeShprehet nismëtari.Shprehet Komisioni përgjegjës për Sigurinë

Kombëtare.Diskutime(Shprehet Grupi Parlamentar i PS-së.)Koha e votimit (në parim, nen për nen dhe në

tërësi)5. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së

financimit ndërmjet Këshillit të Ministrave tëRepublikës së Shqipërisë, Republikës së Malit tëZi dhe Komisionit Europian, për programin eveprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Mali iZi – Shqipëri, alokimet e vitit 2017” (nenet 73-77të Rregullores, votim me shumicë absolute)

PyetjeShprehet nismëtari.Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë

dhe Financat.Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për

Integrimin Europian.Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për

Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe tëDrejtat e Njeriut.

Shprehet për dhënie mendimi Komisioni përPolitikën e Jashtme.

Shprehet për dhënie mendimi Komisioni përSigurinë Kombëtare.

Diskutime(Shprehet grupi parlamentar i PS-së. )Koha e votimit (në parim, nen për nen dhe në

tërësi)6. Projektrezoluta “Për vlerësimin e punës së

grupit të deputetëve “Miqtë e fëmijëve” për vitin2018 dhe për planin e veprimit për 2019", (nenet73-77 të Rregullores, votim me shumicë tëthjeshtë)

Diskutime(Shprehet Grupi Parlamentar i PS-së.)Koha e votimit7. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës

(neni 45 i Rregullores).Koha e diskutimeve deri në 60 minuta.

Gramoz Ruçi – Të hyjë media në sallë!Seancën e ditës së sotme e deklaroj të hapur!(Pasi lexon rendin e ditës)A ka vërejtje për procesverbalin? Nuk ka.Miratohet.Nga Këshilli i Ministrave është depozituar një

projektligj dhe një akt normativ me fuqinë e ligjit.Autoriteti i Medieve Audiovizive dhe Komisioneripër Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil kanë depozituarraportet e tyre vjetore. Materialet do t’i gjeni, sigjithnjë, në faqen zyrtare të Kuvendit.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janëdepozituar në Kuvend 3 vendime për dhënien emandatit të deputetit dy kandidatëve të listësshumemërore të Partisë Demokratike dhe 1kandidati të Lëvizjes Socialiste për Integrim,respektivisht për qarqet Elbasan, Vlorë dheShkodër.

Ju njoftoj se sot, para seancës plenare, umblodh Këshilli për Rregulloren, Mandatet dheImunitetin për të verifikuar mandatet e tredeputetëve të shpallur të zgjedhur nga KomisioniQendror i Zgjedhjeve, konkretisht: zotit Arben

Viti 2019

74

Legjislatura e 9-të

Elezi, Partia Demokratike, qarku Elbasan; zotitAdriatik Alimadhi, Partia Demokratike, qarku Vlorë;dhe zonjës Ambra Borova nga Lëvizja Socialistepër Integrim, qarku Shkodër.

Raportin do ta prezantojë zonja Bushka.Fjala për zonjën Bushka.Klotilda Bushka – Faleminderit, zoti Kryetar!Të nderuar kolegë deputetë,Ju paraqes raportin e Këshillit për Rregulloren,

Mandatet dhe Imunitetin për verifikimin e mandatittë deputetëve Arben Mentor Elezi, Ambra LuanBorova dhe Adriatik Bektash Alimadhi.

Kuvendi i Shqipërisë në vijim të vakancave tëkrijuara, si pasojë e heqjes dorë nga mandati ideputetit, në mbështetje të Kodit Zgjedhor tëndryshuar, ka njoftuar Komisionin Qendror tëZgjedhjeve për krijimin e vakancave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me vendimetnr. 90, 91, dhe 92, datë 27 mars të vitit 2019, kavendosur t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendittë Shqipërisë zotit Arben Mentor Elezi nga listashumemërore e Partisë Demokratike, qarkuElbasanl; zonjës Ambra Luan Borova, nga listashumemërore e Lëvizjes Socialiste për Integrim,qarku Shkodër; dhe zotit Adriatik Bektash Alimadhinga lista shumemërorë e Partisë Demokratike,qarku Vlorë.

Pas verifikimit që iu bë mandateve të fituaradhe krahasimit me legjislacionin e aplikueshëm,rezulton që në vendimet e Komisionit Qendror tëZgjedhjeve janë respektuar kërkesat eparashikuara në nenet 69, 70, 71 të Kushtetutës.

Sa i përket procedurës së dhënies së mandatit,është respektuar neni 164, pika 2, i Kodit Zgjedhor,sipas të cilit mandati i ndërprerë i kalon kandidatitvijues të listës të së njëjtës parti politike në zonënzgjedhore përkatëse. Në përjashtim nga ky rregull,kur vakanca i përket një mandati të fituar, sipaspikës 6 të nenin 67, ajo plotësohet nga kandidati iparë në listë i gjinisë përkatëse, pavarësishtrenditjes në listë.

Në përfundim u arrit në konkluzionin sepër deputetët nuk rezultoi asnjë paligjshmëri nëzgjedhje që t’i pengojë ata të bëjnë betimin nëseancë plenare. Kështu që zoti Arben MentorElezi, zonja Ambra Luan Borova, zoti AdriatikBektash Alimadhi, që kanë fituar mandatin edeputetit në mbështetje të nenit 72 të Kushtetutësdhe nenit 4, pika 1, të Rregullores së Kuvendit,ftohen në seancën plenare të Kuvendit për të bërëbetimin, si kusht për të filluar ushtrimin e mandatit

të deputetit.Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit!Para se të vazhdojmë me çështjet e tjera, në

mbështetje të nenit 72 të Kushtetutës dhe nenit 4,pika 1, të Rregullores së Kuvendit, ftoj deputetët erinj për të bërë betimin, si kusht për të filluarushtrimin e mandatit të deputetit!

Në mbështetje të nenit 4, pika 3, unë do të lexojtekstin e betimit, ndërsa zotërinjtë, një nga një, dotë ngrihen në këmbë dhe do të deklarojnë:“Betohem”.

Teksti i betimit është: “Betohem me nderin timse do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputet ipopullit në Kuvend. Do të përfaqësoj denjësishtpopullin, do t’u bindem ligjeve dhe Kushtetutës,do të mbroj lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë,do të respektoj dhe do të mbroj të drejtat dhe liritëe shtetasve dhe do të punoj me të gjitha fuqitë emia për përparimin e Atdheut dhe mirëqenien epopullit tim.”

Deputeti Arben Elezi.Arben Elezi- Betohem!Gramoz Ruçi- Deputeti Adriatik Alimadhi.Adriatik Alimadhi- Betohem! Gramoz Ruçi – Deputetja Ambra Borova, nuk

është e pranishme për arsye objektive.Në mbështetje të nenit 4, pika 4, të Rregullores,

deputetët që mungojnë në seancën kur kryhetbetimi, betohen në seancën më të parë, në të cilënata marrin pjesë.

Faleminderit!Urime deputetëve të rinj!Arben Elezi- I nderuar zoti Kryetar,Të nderuar deputetë,Më lejoni të them se pranimi i mandatit është

vendimi më i drejtë i bërë nga ana ime, sakushtetues, por mbi të gjitha moral, sepse jamkandidati që në zonën më problematike të qarkuttë Elbasanit, rrethi Peqin, arrita të marr më shumëvota se çdo kandidat tjetër i Partisë Demokratike,duke dalë i pari, prandaj askush më shumë se unënuk kishte të drejtë të përfaqësonte atë zonë nëKuvendin e Shqipërisë. Kjo më bën krenar dhemirënjohës për të gjithë ata njerëz dhe familje tënderuara që më mbështetën dhe për asnjë çastnuk u trembën dhunës dhe arrogancës sëpushtetit.

Sa u përket listave të mbyllura të kryetarëve, ethem me bindje të plotë se listat e mbyllura nukshprehin vullnetin e votuesve shqiptarë.

75

Legjislatura e 9-të Viti 2019

Jam plotësisht dakord me disa deputetë që ekanë ngritur disa herë si shqetësim ndryshimin eKodit Zgjedhor, prandaj do ta votoja me shumëdëshirë ndryshimin e sistemit zgjedhor.Personalisht jam për lista të hapura ose njëmazhoritar të pastër.

Do të votoj çdo ligj që do të jetë në shërbim tëqytetarëve shqiptarë.

Jam në këtë sallë për të dhënë kontributin tim,sado të vogël, që Shqipëria, vendi im, të mos kalojëedhe 30 vjet të tjera tranzicion.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Vazhdojmë me raportin e

veprimtarisë vjetore të Komisionerit për të Drejtëne Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personalepër vitin 2018.

Sipas nenit 103, pika 2, të Rregullores, do tëdëgjojmë raportin e paraqitur nga titullari iinstitucionit, zoti Besnik Dervishi.

Besnik Dervishi – Faleminderit!I nderuar zoti Kryetar,Të nderuar deputetë,Të nderuar anëtarë të kabinetit qeveritar dhe

të ftuar, Edhe për këtë vit kam kënaqësinë, por edhe

përgjegjësinë të paraqes raportin e punës për vitin2018 të institucionit të Komisionerit për të Drejtëne Informimit dhe Mbrojtjen e të DhënavePersonale.

Është e rëndësishme të konstatoj konsolidimine praktikës që u jep mundësinë institucioneve tëpavarura për të prezantuar punën dhe veprimtarinëe tyre në komision, por veçanërisht në seancëplenare, në Kuvend.

Por, nga ana tjetër, nuk mund të mos shprehkeqardhjen për kontributin e munguar të opozitëspër të gjitha këto vite për një institucion kombëtartë të drejtave të njeriut apo edhe institucionintegriteti, siç konsiderohet Zyra e Komisionerit.

Gramoz Ruçi – Ju lutem, IT-ja të shikojëmikrofonat!

Besnik Dervishi - Me duhet të nënvizoj dhe tëvlerësoj mbështetjen që Kuvendi, Komisioni përÇështjet Ligjore, Administratën Publike dhe tëDrejtat e Njeriut dhe Këshilli i Ministrave i kanëdhënë edhe për vitin 2018 Zyrës së Komisionerit.

Hartimi i raportit bazohet në monitorimin dhezbatimin e ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën einformimit” dhe ligjit nr. 9887/2008 “Për mbrojtjene të dhënave personale”. Të drejtat e parashikuaranë ligjet e sipërcituara janë pjesë e aktit më të lartë

të vendit tonë, Kushtetutës së Republikës sëShqipërisë, konkretisht në nenet 23 dhe 35 të saj.

Veprimtaria e Zyrës së Komisionerit mbështetetnë zbatimin me korrektësi edhe të rekomandimevetë rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë “Përvlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për tëDrejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të DhënavePersonale për vitin 2017”, si dhe në realizimin dhepërmbushjen e detyrimeve që burojnë nga procesii integrimit europian.

Zyrës së Komisionerit i burojnë detyrime edhenga zbatimi i ligjeve të tjera të veçanta, si ligjet:“Për njoftimin dhe konsultimin publik”; “Përsinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”; “Përkontrollin kufitar”; “Për masat shtesë të sigurisëpublike”; “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik tëpunonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës dheSHÇBA-së në Ministrisë së Brendshme”.

Gjatë vitit 2018, Zyra e Komisionerit ka vijuarpunën për zbatimin dhe monitorimin e ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”. Mbikëqyrja ezbatimit të këtij ligji kryhet nëpërmjet monitorimittë elementeve të ndryshme të tij, si, për shembul,numri i autoriteteve publike që kanë hartuarprogramet e transparencës, koordinatorë tëcaktuar nga autoritetet publike, përditësimi iregjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve, numri iankesave të shqyrtuara, hetimet e kryera, seancadëgjimore të zhvilluara, si dhe vendimet e dhëna.

Gjatë vitit 2018 pranë Zyrës së Komisionerit udepozituan 820 ankesa.

Zyra e Komisionerit ka realizuar 93 hetime ad-ministrative, janë dërguar pranë autoritetevepublike 195 kërkesa për parashtrime, janërealizuar 29 seanca dëgjimore dhe janë dhënë 37vendime për autoritetet publike.

Sot kemi një situatë tejet të përmirësuar nëkrahasim me vitet e kaluara, pra me hyrjen në fuqitë ligjit, ku kemi më shumë se 220 autoritete publikeqë kanë programe transparente të plota, ka mbi330 autoritete që kanë tashmë një koordinator tëkonsoliduar dhe rreth 200 autoritete, të cilat kanëfunksional regjistrin e kërkesave dhe të përgjigjeve.

Por ka edhe disa problematika. Duke filluar ngainstitucionet e vetëqeverisjes vendore, pavarësishtse vihet re një përmirësim i dukshëm sa u përketçështjeve të ndërtimit të faqeve të internetit, çkasjell lehtësi në aksesin e informacionit, ende jo tëgjitha i kanë ato funksionale.

Pjesa më e madhe e bashkive kanë publikuarprogramin e transparencës, por informacioni nuk

Viti 2019

76

Legjislatura e 9-të

është i përditësuar apo i linkueshëm, sikurseparashikohet në ligj.

Konkretisht, një nga informacionet që vijon tëmos publikohet është ai që lidhet me buxhetin,prokurimet, veçanërisht raportet e auditimit. Disabashki kanë publikuar regjistrin e kërkesave dhepërgjigjeve, por problematikë mbetet përditësimi itij.

Nga monitorimi në organet e pushtetit qendrordhe institucionet e varësisë konstatohet seprogramet e transparencës jo gjithmonë janë tëpërditësuara dhe mungon një pjesë edokumenteve, të cilat duhet të jenë të publikuara,në kuptim të nenit 7 të ligjit “Për të drejtën einformimit”. Konstatohet se koordinatorët për tëdrejtën e informimit janë nivel specialisti dhe kanëakses të limituar në strukturat e tjera, veçanërishtnë institucionet qendrore. Kjo sjell vështirësi nëvënien në dispozicion të dokumentacionit tëkërkuar brenda afatit 10 - ditor të parashikuar ngaligji.

Gjithashtu, janë konstatuar raste edhe kurkërkesat për informacion nuk kalojnë ngakoordinatori, por delegohen struktura të tjera, dukei trajtuar njëlloj si shkresat e tjera, që lidhen meaktivitetin e përditshëm të autoritetit publik.

Koordinatorët e së drejtës për informim nukzotërojnë njohuritë e mjaftueshme për sa i përketkuadrit ligjor, çka sjell që zbatimi i këtij ligji të mosjetë në nivelin e duhur. Gjithashtu, edhe lëvizja etyre e shpeshtë nga pozicioni i koordinatorit nukndihmon në zbatimin me përpikëri të ligjit.

Problematikë ka rezultuar në sektorë tëndryshëm edhe mosdhënia e informacionit publik,duke keqinterpretuar parimin e konfidencialitetitdhe kufizimet e nenit 17 të ligjit “Për të drejtën einformimit”.

Për sa i përket mbrojtjes së të dhënavepersonale, gjatë vitit 2018 janë paraqitur gjithsej245 ankesa, nga të cilat 170 kanë rezultuar brendaobjektit të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënavepersonale”.

Janë realizuar gjithsej 190 inspektime, nga tëcilat 108 në terren dhe 82 janë inspektime onlinepër subjekte publike dhe private. Nga 108inspektime në terren, 45 prej tyre janë kryer ngakontrollues publikë, pra nga autoritete publike, dhe63 nga subjekte private në subjekte private.

Nga Zyra e Komisionerit janë kryer 80inspektime, ndërsa mbi bazën e ankesave janëkryer 28 inspektime.

Hetimet administrative, me iniciativën ekontrolluesve publikë dhe privatë, janë kryer përprocesin e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënavepersonale në subjektet e të dhënave në sektorë tëtillë të rëndësishëm, si: në arsim, shëndetësi dhembrojtje sociale, institucionet arsimoreparauniversitare jopublike, në Sektorin e Furnizimitme Ujë dhe Përpunimit të Ujërave të Ndotura, nëSektorin e Vlerësimit Pasurive të Luajtshme dhetë Paluajtshme, hoteleri-turizëm, në Sektorin eShërbimit Përmbarimor Gjyqësor, në Sektorin eShërbimit Postar e të tjera.

Në mbyllje të procedurave hetimore, Zyra eKomisionerit ka dalë me 30 vendime, dukevendosur gjithashtu edhe 61 sanksione adminis-trative.

Janë trajtuar 14 praktika për autorizimin etransferimit ndërkombëtar në disa shtete pa niveltë mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënavepersonale, si dhe janë dhënë edhe dy vendimepër këtë çështje.

Për sa i përket fushës së të dhënave personale,disa nga problematikat e konstatuara nëinspektimet e ushtruara janë lidhur me garantimine të drejtave të subjekteve të të dhënave personalenë garantimin e detyrimit për informim ngakontrolluesi lidhur me mënyrën e përpunimit; nëgarantimin e detyrimit për korrigjim dhe fshirjen etë dhënave nga kontrolluesi, shërbimet online dhepërpunimin e të dhënave personale në rrjete;garantimin e detyrimit për njoftim; garantimin esigurisë dhe konfidencialitetit nga kontrolluesit.

Gjithashtu, Zyra e Komisionerit kryen njëfunksion për trajtimin e ankesave për sa i përketmosrespektimit të procedurave të ligjit për njoftimindhe konsultimin publik. Në përmbushje të kësajdetyre, Zyra e Komisionerit gjatë vitit 2018 katrajtuar 3 ankesa, por këtu duhet nënvizuar që,megjithëse ligji ka 3 vjet që ka hyrë në fuqi,konstatohet se ai nuk po zbatohet në nivelin ekërkuar dhe nuk po shërben ende si mjet efektivpër qytetarët, kjo vihet re edhe nga ankesat shumëtë pakta që depozitohen pranë Zyrës sëKomisionerit.

Në vitin 2018, në drejtim të zbatimit tëdetyrimeve që burojnë nga akte ligjore aponënligjore, janë miratuar vendimet nr. 144 dhe nr.145 të Këshillit të Ministrave, të cilat rregullojnëregjistrin elektronik të subjekteve kontrolluese dheregjistrin elektronik të kërkesave dhe përgjigjevepër të drejtën e informimit.

77

Legjislatura e 9-të Viti 2019

Një akt tjetër shumë i rëndësishëm, i miratuargjatë vitit 2018, është programi model itransparencës për njësitë e qeverisjes vendore,pra është një instrument i veçantë i detajuar përnjësitë e qeverisjes vendore për t’u ardhur nëndihmë dhe për të forcuar transparencën e tyrenë raport me qytetarin.

Gjithashtu, Komisioneri ka miratuar edheudhëzimet nr. 47 dhe nr. 48, të cilat lidhen metransfuzimin e rregullores së re të BashkimitEuropian “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Bazuar në nenin 31 të ligjit “Për mbrojtjen e tëdhënave personale”, gjatë vitit 2018, gjithashtu,Zyra e Komisionerit ka dhënë mendime përprojektligje dhe projektvendime, të cilat janëdepozituar pranë saj nga propozuesit, si dhe njësërë opinionesh ligjore dhe kthim-përgjigjesh tëparaqitura nga kontrollues publikë e privatë.

Zyra e Komisionerit ka zhvilluar 36 aktivitete tëndryshme, me qëllim ndërgjegjësimin dhepromovimin e të drejtës për informim dhe mbrojtjessë të dhënave personale. Janë zhvilluar 4 trajnimenga ekspertë të huaj për stafin dhe përfaqësuestë institucioneve publike e private, detyrë kjo epërcaktuar për Zyrën e Komisionerit nga rezolutae Kuvendit.

Vizioni i Zyrës së Komisionerit është garantimii zbatimit të rregullave të legjislacionit për të drejtëne informimit dhe legjislacionit për mbrojtjen e tëdhënave personale. Në këto kushte, objektivatkryesorë për një zbatim të suksesshëm të ligjit përtë drejtën e informimit do të jenë:

- Rritja e ndërgjegjësimit të publikut;- bashkëpunimi me shoqërinë civile, si partnerë

në garantimin e të drejtës për informim;- konsolidimi i kuadrit ligjor;- monitorimi i emërimeve/ndryshimeve të

koordinatorëve për të drejtën e informimit dhetrajnimi i vazhdueshëm i tyre;

- monitorimi i përditësimit të programeve tëtransparencës dhe regjistrit të kërkesave dhepërgjigjeve, si dhe rritja e numrit të hetimeve ad-ministrative;

- krijimi i një jurisprudence cilësore, sepse,duhet thënë, ne ende nuk kemi një vendimgjyqësor të formës së prerë për sa i përket tëdrejtës për informim, aq më pak një vendimunifikues të Gjykatës së Lartë.

Gjithkush mund të bëjë pyetjen: a kemiprobleme me transparencën e autoritetevepublike? Patjetër që kemi, por nëpërmjet

instrumentit të programit të transparencës, sotkemi në dispozicion të publikut një sasiinformacioni, që nuk ka qenë kurrë edisponueshme më parë. Ky është një proces qëvazhdon, por që, në vlerësimin tonë, duhet të jetëtejet pozitiv.

Në funksion të forcimit të transparencës sëautoriteteve publike, duhen krijuar instrumenteligjore për statusin e koordinatorit, ashtu si dhepenalizim jo vetëm për ata nëpunës publikë qëbëhen pengesë, por edhe për ata qytetarë aposubjekte, të cilët e keqpërdorin transparencën dheinformacionin publik duke e keqinterpretuar atë meqëllim për ta ndotur.

Për mbrojtjen e të dhënave personale,objektivat e punës lidhen kryesisht me hyrjen nëfuqi të “Rregullores së përgjithshme të mbrojtjessë të dhënave (GDPR)”, direktivës së policisë, sidhe të konventës “108+” të Këshillit të Europës,për të cilën ju kërkojmë të përshpejtoni hapat përnënshkrimin dhe ratifikimin sa më parë të saj:

- Përafrimi i legjislacionit shqiptar për mbrojtjene të dhënave personale me rregulloren e BE-së679/2016 dhe direktiva 680/2016;

- ngritja e kapaciteteve të stafit të Zyrës sëKomisionerit në kuadër të harmonizimit të ligjit meacquis communautaire;

- bashkëpunimi dhe partneriteti me homologëte shteteve anëtare të BE dhe institucionetshtetërore;

- mbrojtja e të dhënave personale në Sektorine Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit;

- njohja dhe ndërgjegjësimi i kontrolluesvepublikë dhe atyre privatë për risitë e ligjit të ri tëharmonizuar;

- edukimi i studentëve për të drejtat dhepërgjegjësitë e përdorimit të të dhënave personalenë sistemin dixhital.

Në kuadër të përafrimit të legjislacionit meGDPR-në, kërkohet një reformë tërësore në tëdrejtën për mbrojtjen e të dhënave personale ngalegjislacioni për drejtësinë e deri te policia eshërbimet sekrete, nga ai për zhvill imet eteknologjisë dhe rrjetet deri te konkurrenca embrojtja e konsumatorit.

Këtë vit ne kemi fituar të drejtën për tëorganizuar Konferencën Ndërkombëtare tëKomisionerëve të Mbrojtjes së të Dhënave dhePrivatësisë (ICDPPC), nëpërmjet një konkurrimimes më shumë se 120 vendeve nga të gjithakontinentet.

Viti 2019

78

Legjislatura e 9-të

Kjo është një sfidë që Zyra e Komisionerit nukmund ta realizojë e vetme. Kam besim të plotë nëmbështetjen tuaj. Unë kam besim të plotë nëmbështetjen e të gjitha institucioneve.

Edhe pse autoritet i vogël i një vendi të vogël, uvlerësuam për besimin që homologëtndërkombëtarë kanë krijuar te ne, te kapacitetetdhe profesionalizmi ynë.

Konferenca është një nga eventet më tërëndësishme botërore jo vetëm për fushën eprivatësisë. Ajo zhvillohet nga institucionet më tërëndësishme në qendrat botërore më të zhvilluara,si në Mançester, Amsterdam, Hong Kong dhe efundit në Bruksel, e organizuar nga Mbikëqyrësi iMbrojtjes së të Dhënave të BE-së.

Ndihem mirë që munda të rendis këtu edheTiranën, sepse kam bindjen se mundemi dhe seTirana e meriton.

- Ne jemi anëtarë të Komitetit Ekzekutiv tëKonferencës Botërore.

- Zyra e Komisionerit u rikonfirmua si anëtarvëzhgues në Bordin Europian të Komisionerëvetë Mbrojtjes së të Dhënave, që është organi më ilartë vendimmarrës i BE-së për këtë fushë.

- Japim kontributin tonë në disa grupe punendërkombëtare, një kontribut modest në procesine integrimit të vendit, ashtu si dhe në promovimine tij.

Nuk guxoj ta konsideroj në asnjë rast si suksespersonal, por është një sukses i përbashkët i stafittë Zyrës së Komisionerit, i bashkëpunëtorëve tanë,i të gjitha institucioneve që na kanë mbështetur, iKuvendit, i Komisionit të Ligjeve, i qeverisë,drejtpërdrejt i Kryetarit të Kuvendit dhe iKryeministrit.

Së fundi, nuk duhet të harrojmë që e drejta përinformim dhe mbrojtja e të dhënave personale janëtë drejta dhe liri themelore të njeriut. Një ngarregullat më strikte të komisionit përzgjedhës tëkonferencës është se konferenca ndërkombëtarenuk mund t’i besohet një vendi që nuk i garantonkëto në mënyrë maksimale.

Mendoj se të gjithë së bashku, me mbështetjentuaj, ne ia kemi arritur.

Ju faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Besnik!Ka pyetje? Nuk ka!A ka nevojë që rezoluta të parashtrohet, apo u

është shpërndarë deputetëve?Kërkesë për debat për raportin e paraqitur nuk

ka. Mbyllet edhe kjo çështje!

Zoti Balla, a është disponibël ministri iBrendshëm?

Mund të vazhdojmë me çështjen tjetër të rendittë ditës sa të vijë ministri i Brendshëm, pasiaktualisht është në një delegacion me ministrin eHolandës.

Vazhdojmë me ratifikimin e marrëveshjes sëfinancimit ndërmjet Këshillit të Ministrave tëRepublikës së Shqipërisë dhe Republikës së Malittë Zi dhe Komisionit Europian “Për programin eveprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Mal iZi – Shqipëri”, alokimet e vitit 2017".

Janë regjistruar për diskutim deputetët: ElonaGjerbrea, Luan Harusha, Senida Mesi, TaulantBalla, Ervin Bushati dhe Sadri Abazi.

Në emër të Grupit Parlamentar të PartisëSocialiste, zonja Blerina Gjylameti.

Fjala për zonjën Gjebrea.Elona Gjebrea – I nderuar drejtues i seancës,Të nderuar deputetë,Të nderuar qytetarë,Sot do të miratojmë ratifikimin e marrëveshjes

së financimit ndërmjet Këshillit të Ministrave tëRepublikës së Shqipërisë dhe Republikës së Malittë Zi dhe Komisionit Europian “Për programin eveprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Mal iZi – Shqipëri”, alokimet e vitit 2017".

Kjo marrëveshje ka një rëndësi të veçantë, pasikontribuon në një zhvillim afatgjatë ndërmjetzonave të përcaktuara, si pjesë e projektit, dheforcon bashkëpunimin midis dy shteteve.

Në Shqipëri zonat përfituese përfshijnë rajonete Shkodrës, Lezhës dhe Tropojës, ndërsaRepublika e Malit të Zi përfshin 12 rajone:Pogdoricën, Budvën, Barin, Ulqinin e të tjerë.

Ky projekt përfshin një popullsi rreth 800 mijëbanorë dhe një territor rreth 11 mijë e 970 kilometrakatrorë.

Programi do të fokusohet në 3 drejtimekryesore:

- Mbrojtjen e mjedisit;- përshtatjen dhe zbutjen e ndryshimeve

klimatike dhe parandalimin e menaxhimit të riskut,turizmin dhe trashëgiminë kulturore dhe natyrore

- nxitjen e punësimit dhe lëvizjen gjeografike tëpunonjësve;

Përfitues të këtij programi nuk do të jenë vetëminstitucione shtetërore dhe buxhetore, por edheorganizata dhe shoqata të tjera fitimprurëse, të cilatnuk ndikojnë në të ardhurat dhe shpenzimetbuxhetore.

79

Legjislatura e 9-të Viti 2019

Vlen të theksohet se Mali i Zi do të kontribuojësë bashku me Shqipërinë. Ky kontribut i BashkimitEuropian përfshin një vlerë rreth 11,9 milionë euro,të cilat do të përfshijnë më pas edhe alokime tëtjera.

Shqipëria dhe Mali i Zi bashkëpunojnë ngushtëme delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranëpër koordinimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen ezbatimit të këtij programi. Bashkimi Europian, i ciliështë donatori më i madh në Shqipëri, karikonfirmuar përkushtimin e tij për ta mbështeturShqipërinë në zbatimin e reformave, duke upërqendruar te qeverisja, shteti ligjor, ndërlidhja,konkurrenca dhe zhvillimi social-ekonomik.Programi ka reflektuar rëndësinë që BashkimiEuropian u kushton çështjeve horizontale dhendërsektoriale, çështje, të cilat janë reflektuarpërmes përzgjedhjes së prioriteteve të tilla, si krijimii partneriteteve ndërkufitare, autorësia vendore dhemundësitë e barabarta, garantimi i mbrojtjes sëmjedisit dhe i të drejtave gjinore.

Po ju sjell në vëmendje se janë 3 marrëveshjetë tjera ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, tëfinancuara dhe të mbështetura nga BashkimiEuropian, që përfshijnë periudhën 2014-2016.Projektet IPA do të jenë në ndihmë tëbashkëjetesës në mbarë rajonin dhe të biznesevenë vendet ndërkufitare. Këto projekte shkojnëpërtej kësaj shume të madhe parash, pra shkojnëpër përmirësimin e jetës së qytetarëve.Eksperienca në menaxhimin e deritanishëm tëfondeve IPA në Shqipëri, si dhe gjetjet evlerësimeve të kryera dhe raportet e prodhuaranga projektet e asistencës teknike theksojnë seplanifikimi, programimi dhe zbatimi i asistencës IPAkanë nevojë të përballen me shumë sfida.Gjithashtu, mësimet e nxjerra nga implementimi ikëtyre projekteve ne duhet t’ i marrim nëkonsideratë.

Gjatë periudhës 2014-2020 janë dhënë 242milionë euro në kuadër të IPA-s për projektet nëkëtë rajon, si dhe për projektet ndërkufitare. PërShqipërinë kjo nënkupton një total prej 33 milionëeurosh për projektet që përfshijnë jo vetëm Maline Zi, por edhe Kosovën dhe Maqedoninë, si dhe148 milionë euro për projektet me Italinë dheGreqinë, pra një total prej më shumë se 240 milionëeurosh.

Pavarësisht progresit që është bërë ngastrukturat shqiptare në programimin dhe zbatimine fondeve IPA, duhet të bëhen më shumë përpjekje

në fazat e përgatitjes buxhetore të zbatimit,monitorimit dhe vlerësimit. Në këtë kuadër ështëe nevojshme të përmirësohen kapacitetet estrukturave të dedikuara për këtë proces. Kuadriligjor për themelimin dhe funksionimin e këtyrestrukturave ekziston, por kërkohet më shumëzbatim dhe një koordinim më i mirë ndërmjet këtyreinstitucioneve. Duhet të sigurohet një lidhjendërmjet asistencës së Bashkimit Europian dhestrategjive sektoriale, ashtu sikurse edhe planet eveprimit. Qëllimi është të orientohemi drejt njëasistence për planet strategjike shqiptare, të cilat,nga ana tjetër, duhet të adresojnë kërkesat eprocesit të integrimit në Bashkimin Europian.

Qeveria shqiptare dhe institucionet përfituesemund të shkëmbejnë informacione për integriminnë Bashkimin Europian, përfshirë programin IPAme shoqërinë civile dhe bashkitë, duke dhënëinformacion, duke shpjeguar dhe duke diskutuarkostot dhe përfitimet e procesit. Europën e bëjnënjerëzit që jetojnë në të dhe ajo u përket atyre.

Të nderuar kolegë dhe qytetarë,Ky është një vit vendimtar për progresin e

Shqipërisë dhe të anëtarësimit në BashkiminEuropian dhe vijimi i implementimit të reformës nëdrejtësi do të bëjë të mundur që edhe Shqipëriat’u bashkohet vendeve fqinje, që tashmë kanëhapur negociatat për anëtarësim në BashkiminEuropian.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zonja Gjebrea!Fjalën e ka zoti Luan Harusha.Të përgatitet zonja Mesi.Luan Harusha – I nderuar zoti Kryetar i

Kuvendit,Të nderuar deputetë,Të nderuar qytetarë,Sot do të miratojmë projektligjin “Për ratifikimin

e marrëveshjes së financimit ndërmjet Këshillit tëMinistrave të Republikës së Shqipërisë,Republikës së Malit të Zi dhe Komisionit Europian,për programin e veprimit të bashkëpunimitndërkufitar IPA II, Mali i Zi–Shqipëri, alokimet e vitit2017”. Bashkëpunimi rajonal, i cili mbështetet edhenga programet ndërkufitare të Bashkimit Europian,merr një rëndësi të veçantë, së pari, sepse përmeskëtyre programeve krijohet një mundësi përbashkëpunimin ekonomik, përtej mundësive që ulejohen buxheteve respektive të vendeve kufitare.

Së dyti, në rastin e bashkëpunimit me Malin eZi, ka edhe një aspekt disi të veçantë, për shkak

Viti 2019

80

Legjislatura e 9-të

të faktit se të dyja vendet tona janë anëtare tëNATO-s dhe aspirojnë të jenë anëtare të BashkimitEuropian, duke qenë edhe vende kandidate.

Së treti, ky lloj bashkëpunimi është edhekonfirmimi konstant i politikës sonë të jashtme përnjë dinamizëm të marrëveshjeve me fqinjët. Nëkontekstin kombëtar, ky program merr një rëndësitë posaçme, për shkak se synon të korrigjojëdeficencat në kuptimin e zhvillimit ekonomik tëfjalës, të cilin përgjithësisht ne e kemi në rajonin eVeriut dhe të Verilindjes dhe përmes aplikimeve tëkëtyre projekteve synohet të kemi një ndërlidhjemë të mirë mes zonave ndërkufitare. Pra, bëhetfjalë për alokimet e vitit 2017, që janë pjesë e njëcikli 7-vjeçar buxhetor të Bashkimit Europian, metë njëjtën filozofi dhe logjikë edhe për rastin nëfjalë.

Nga momenti i alokimeve te disbursimet deri tezbatimi i projekteve ka një afat 3-vjeçar, qëpërcaktohet në përputhje me rregullat e BashkimitEuropian. Alokimet e vitit 2017 në këtë programfinancohen nga një grant i BE-së nëpërmjetfondeve IPA II, me një vlerë prej 11 900 000 europër të dyja vendet, por duke marrë parasysh edhebashkëfinancimin kombëtar të të dyja shteteve,bashkërisht 210 000 euro.

Buxheti i përgjithshëm i programit për vitin 2017arrin vlerën e 1 400 000 eurove. Kjo marrëveshjeka një rëndësi të veçantë, pasi kontribuon nëzhvillimin afatgjatë ndërmjet zonave të përcaktuarasi pjesë të projektit, si dhe forcon bashkëpuniminndërmjet shteteve. Në Shqipëri përfshihen 3 rajonepërfituese: Shkodra, Lezha dhe Tropoja, kurse përMalin e Zi përfitojnë 12 zona. Zonat e programitku do të zbatohen projektet mbulojnë një territorprej 11 970 km2 dhe një popullsi prej rreth 750 000banorësh. Nga ky financim të dyja vendet do tëpërfitojnë rritje të vendeve të punës, pasi përmesprojekteve do të nxitet punësimi, si dhe do t’i jepetnjë nxitje e mëtejshme rritjes së lëvizjes gjeografiketë punonjësve, si dhe përfshirjes sociale dhekulturore përtej kufijve.

Programi do të krijojë mundësi përfituese nëshkëmbimin e përvojave dhe të njohurive ndërmjetdy vendeve tona. Shqipëria dhe Mali i Zi do tëbashkëpunojnë ngushtë me delegacionin eBashkimit Europian në Tiranë për koordinimin,menaxhimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të projektit.Bashkimi Europian, i cili është edhe donatori më imadh për Shqipërinë, ka rikonfirmuar përkushtimine tij për mbështetjen e Shqipërisë në zbatimin e

reformave, duke u përqendruar te qeverisja,drejtësia, shteti ligjor, ndërlidhja, konkurrenca, sidhe te zhvillimet social-ekonomike. Programi kareflektuar rëndësinë që Bashkimi Europian ukushton çështjeve horizontale dhe ndërsektoriale,çështje këto të reflektuara nëpërmjet zgjedhjes sëprioriteteve të tilla, si krijimi i partneriteteve kufitare,autorësia vendore dhe mundësitë e barabarta,garantimi i mosdiskriminimit të minoriteteve,mbrojtja e mjedisit, të drejtat gjinore e të tjera.

Projekti IPA do t’i vijë në ndihmë bashkëjetesëssë mbarë rajonit, si dhe bizneseve të këtyrevendeve. Këto projekte kanë sjellë zhvillim në disabashki të vendit ndërmjet programeve tëmëparshme. Gjithashtu, këto projekte, përtejshumës së madhe të parave, do të shkojnë nëpërmirësimin e jetës së qytetarëve.

Të nderuar kolegë,Për sa ju thashë më sipër, ju ftoj ta miratoni

marrëveshjen!Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Harusha!Zonja Mesi, nuk është e pranishme.Fjalën e ka Ervin Bushati.Ervin Bushati – I nderuar Kryetar i Kuvendit,Të nderuar kolegë,Të nderuar qytetarë që na ndiqni,Bashkimi Europian ka investuar në Shqipëri dhe

në Malin e Zi rreth 12 000 000 milionë euro, tështrira në 6 vjet, duke i parë ato në një të ardhmetë përbashkët ekonomike.

Pra, këto investime që do të bëhen në 3 qarqetë Shqipërisë dhe në zonat kufitare të Malit të Zijanë një formë e të menduarit ndryshe në mënyrënse si bëhet sot ekonomi. Kjo është ajo që duhet tëmarrim ne si maxhorancë, si qeverisje, si ekonominë përgjithësi si një sfidë që do të jetë në tëardhmen zhvillimi apo prerogativa kryesore erajonit. Këto tri mënyra se si nxitet turizmi, mbrojtjae mjedisit apo lëvizja dhe punësimi gjeografik ipunonjësve nga një zonë tek tjetra duhet të shihetsi një sfidë, e cila në të ardhmen do të duhet tëjetë paketa e përbashkët turistike dhe ekonomikee zonës dhe e rajonit.

Vitin e kaluar Shqipëria ka njohur një rekordinvestimesh të huaja direkte në masën 1 022 000000, të cilat janë investuar kryesisht në energji dhenë turizëm. Turizmi është një degë që po rritet mehapa galopantë, një degë e ekonomisë, e cilashumë mirë mund të kthehet në një motor zhvillimi.Rritja në nivele rekord si e numrit të të huajve që

81

Legjislatura e 9-të Viti 2019

vizitojnë Shqipërinë, ashtu edhe e investimeve,është një mënyrë shumë e mirë ku shqiptarët mundtë ankorojnë të ardhmen e tyre ekonomike dhesociale, duke e parë turizmin si një mjet dhe si njëkapital me të cilin mund të jetojë shumë mirëshoqëria shqiptare. Ajo që po ndodh sot në të gjithëbotën, dhe që po shihet edhe në Ballkan, ështëmundësia e ofrimit të një pakete të përbashkët përturizmin dhe ekonominë si rajone. Ne si tregje veçe veç jemi të vogla. Shqipëria është një treg i vogëlekonomik dhe turistik.

Pra, për këto arsye ajo që mund t’i ofrojmëEuropës, pse jo edhe turizmit global, është mënyrae paketimit bashkë i të gjithë Ballkanit si njëatraksion turistik të përbashkët, si një atraksioninvestimi i përbashkët, si një atraksion ekonomik ipërbashkët. Në qoftë se Ballkani shihet si një treg,i cili është më shumë se Shqipëria, që ka njëpopullsi prej 3 milionë banorësh, më shumë seKosova, Mali i Zi, Maqedonia pse jo dhe Serbia,Bosnjë-Hercegovina dhe Greqia, ku ne për turizminndërkombëtar dhe atë europian kemi të njëjtënofertë, sepse pak a shumë kemi një lloj natyre, njëlloj sjelljeje sociale dhe një lloj kulture, pra vetëmnëse ne do ta shohim si një paketë të përbashkët,atëherë Ballkani mund të funksionojë shumë mëmirë nga pikëpamja turistike dhe ekonomike.

Të njëjtin mentalitet sjell edhe Procesi i Berlinit,i cili nuk duhet harruar, sepse ka qenë një përpjekjejo vetëm infrastrukturore, teknologjike, por edhenjë mënyrë e të menduari, ku bashkohen kapitaletekonomike, turistike, sociale, shoqërore e kulturorenë një ofertë të përbashkët, për ta bërë më atraktivdhe më tërheqës rajonin e Ballkanit, jo vetëm atëPerëndimor, por të gjithë Ballkanin bashkë.

Patjetër që iniciativa të tilla nuk kanë në vetvetevlerën e tyre monetare, siç është kjo vlerë, edhepse modeste, 12 000 000 euro, e shtrirë në 6 vjet.Kjo paketë tregon jo vetëm besimin që ka BashkimiEuropian se kjo zonë mund të funksionojë si një epërbashkët, por do të ndryshojë edhe mënyrën ementalitetit se si ne e shohim ekonominë tonë.Nëse do të duhet që këto marrëveshje të zbatohennë mënyrë sa më përfituese për ekonominë dheshoqërinë shqiptare, patjetër duhen parë nëmënyrë të integruar edhe te ministritë, të cilat kanëtë bëjnë me këto marrëveshje. Nuk është puna tashohë vetëm Ministria e Kulturës, e fokusuar siiniciativë e kulturës, Ministria e Turizmit si njëiniciativë, që ka të bëjë vetëm me turizmin apoMinistria e Infrastrukturës, që ka të bëjë vetëm me

infrastrukturën, sepse këto janë marrëveshje, janëmënyra kooperimi, janë një teknologji e të bëritekonomi dhe turizëm, prandaj duhen parë tëintegruara. Kjo duhet të jetë një pikënisje, një pikëreflektimi, ku edhe ministritë e qeverisë dhe tëmaxhorancës, si dhe të gjitha institucionetligjzbatuese, duke filluar nga prefekturat, pse joedhe nga policia, të fillojnë të bashkëpunojnë sime njëra-tjetrën, ashtu edhe me vendet fqinje, përtë lehtësuar turizmin, investimet e huaja dhezhvillimin e ekonomisë.

Marrëveshja shumë e mirë që ne kemi meKosovën, ku policia ndihmon në mënyrë reciprokepër të lehtësuar fluksin e turistëve, është njëmarrëveshje që duhet marrë në konsideratë, dukeparë në të njëjtën kohë edhe kuadrin kushtetuesdhe legjislativ. Mënyra të tilla bashkëpunimindërkufitar mund të ketë edhe me Greqinë, meMaqedoninë dhe Malin e Zi. Nëse do të shohimnumrin e turistëve që udhëtojnë drejt Malit të Zi,në raport me numrin e atyre që vijnë nga Mali i Zinë Shqipëri, është në një disproporcion tëndjeshëm, gati 4-fish. Shumë më tepër shqiptarëudhëtojnë drejt Malit të Zi dhe shumë më pakshtetas të Malit të Zi, qoftë edhe në raport mepopullsinë, udhëtojnë drejt Shqipërisë për tëshfrytëzuar resortet apo mundësitë tona turistike.Duhet që të ketë marrëveshje ndërkufitare jo vetëmqë të rrisim numrin e qytetarëve të Malit të Zi qëvijnë në Shqipëri, por duke tërhequr turizmin e Malittë Zi si paketë, ata që shkojnë në Mal të Zi dhe nëKroaci të fillojnë të kanalizohen edhe drejtShqipërisë.

Normalisht, një infrastrukturë më dinjitoze dhemë europiane do ta ndihmonte shumë më tepëredhe fluksin e turistëve. Po të shikojmë rrjedhënnormale apo logjike të turizmit, ajo vjen nga EuropaQendrore apo Perëndimore dhe ndalon nëDubrovnik, jo se Dubrovniku është vlera e funditkulturore apo turistike që ka Ballkani, por sepsenë Dubrovnik mbaron autostrada. Një udhëtuesapo turist tipik europian arrin deri në Dubrovnik,shikon edhe Dubrovnikun, por e ka shumë më tëvështirë pa autostradë që të kalojë në Mal të Zi,më pas në Shqipëri, që është përsëri paautostradë, derisa të afrohet në Tiranë. Pra, njëmendim të tillë në sinkron, pikërisht atë që ka nisurProcesi i Berlinit, ne do ta përshpejtojmë, do tanxisim, do ta ushqejmë si një treg të përbashkët,që Shqipëria të përfitojë shumë më tepër nëpolitikat e saj të zhvillimit ekonomik dhe social, për

Viti 2019

82

Legjislatura e 9-të

të sjellë direkt impulse pozitive në vlera, nëinfrastrukturë dhe në turizmin shqiptar. Shpresojqë marrëveshje të tilla të shihen jo vetëm si njëmundësi financimi për sa i përket vlerës së tyrereale dhe potencialeve që sjellin, por edhe si njëpikënisje, si një ndryshim apo si një paradigmë ere e të bërit turizëm, e të bërit ekonomi për të pasurnjë funksion rajonal me shtetet fqinje, por edhebrenda të gjitha institucioneve shqiptare të ketënjë koordinim më të mirë.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Bushati!Fjalën e ka zoti Abazi.Sadri Abazi – I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit,Të nderuar kolegë deputetë,Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së

financimit ndërmjet Këshillit të Ministrave tëRepublikës së Shqipërisë, Republikës së Malit tëZi dhe Komisionit Europian për programin eveprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Mali iZi–Shqipëri, alokimet e vitit 2017” është miratuarnga Këshill i i Ministrave të Republikës sëShqipërisë me vendimin nr. 679, datë 14.11.2018,nga Mali i Zi dhe Komisioni Europian. BashkimiEuropian për zbatimin e këtij programi tëpërbashkët ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë përperiudhën 2014-2020 do të japë në total 11 milionëe 900 mijë euro grant, por alokimet e mëtejshmedo të jenë subjekt i marrëveshjeve të tjera. Nga kyprogram do të përfitojnë: Tropoja, Lezha dheShkodra.

Qëllimi i këtij programi është të kontribuojë nëzhvillimin social-ekonomik të zonave ndërkufitaretë Shqipërisë dhe të Malit të Zi, si dhe të rrisë edhebashkëpunimin nëpërmjet këtyre dy vendeve. Poashtu ky program synon nxitjen e punësimit,mbrojtjen e mjedisit, nxitjen e turizmit dhe tëtrashëgimisë kulturore e natyrore ndërmjet dyvendeve.

Financimi i këtij programi dhe miratimi i këtijprojektligji kanë një rëndësi të madhe ekonomikendërmjet dy vendeve tona, sepse mbulojnë njëterritor prej 11 mijë e 900 kilometrash katrorë, sidhe përfshijnë një popullsi prej 749 mijë e 257banorësh.

Një tjetër aks prioritar do t’ i dedikohetasistencës teknike prej rreth 1 milion e 111 mijëeurosh, për të gjithë periudhën e zbatimit 2014-2020 për të dyja vendet, duke përbërë 10% tëbuxhetit të përgjithshëm të programit. Kjo asistencëdo të përdoret kryesisht për zbatimin efektiv dhe

në kohë të programit të bashkëpunimit ndërkufitarnga ana e strukturave kombëtare dhe atyreteknike.

Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje financimi në tëardhmen do të mundësojë zbatimin e përbashkëttë projekteve ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë,sipas prioriteteve të përcaktuara në program, dukeu mundësuar në këtë mënyrë aktorëve rajonalëdhe vendorë nga të dyja vendet që të shkëmbejnëjo vetëm njohuritë dhe përvojat, por edhe tëprodhojnë rezultate të dukshme, me një efekt tëmatshëm për sektorin social-ekonomik.

Programi i bashkëpunimit Mali i Zi-Shqipëri kareflektuar rëndësinë që Bashkimi Europian ukushton çështjeve horizontale dhe ndërsektoriale.Çështje të tilla janë reflektuar në të gjitha prioritetete zgjedhura në program, konkretisht në krijimin epartneriteteve ndërkufitare, autorësia vendore dhemundësitë e barabarta; në garantimin emosdiskriminimit të minoriteteve dhe kategorive tëcenueshme; në pjesëmarrjen e organizatave tëshoqërisë civile dhe në mbrojtjen e mjedisit.

Programi është në përputhje të plotë mestrategjinë e Bashkimit Europian për rajonin eAdriatikut dhe të Jonit dhe të dyja vendet mund tëzbatojnë projekte strategjike të përbashkëta nëkuadër të strategjisë makrorajonale në të cilënbëjmë pjesë.

Lidhur me evidentimin e problematikave, ashtusi çdo program tjetër i bashkëpunimit ndërkufitar,problematika kryesore, pas miratimit të këtijvendimi, do të lidhet kryesisht me mundësinë dhekapacitetet e përfituesve shqiptarë për përputhjen,hartimin e projekteve dhe propozimeve, si dhezbatimin me sukses të projekteve të financuaranga ky program. Ndaj, në vazhdim, puna eMinistrisë për Europën dhe Punët e Jashtme dotë fokusohet në mbështetjen e përfituesveshqiptarë për hartimin dhe zbatimin e suksesshëmtë projektit. Kemi besim të plotë te hapat e duhur,që ka hedhur Shqipëria në rrugën europiane.

Ju ftoj ta votoni këtë projektligj.Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Abazi!Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë

Socialiste fjalën e ka zonja Gjylameti.Blerina Gjylameti - I nderuar zoti Kryetar,Të nderuar kolegë deputetë,Nisma që ndërmarrim sot është e një rëndësie

të veçantë për disa nga rajonet e zonësveriperëndimore dhe veriore të vendit tonë për

83

Legjislatura e 9-të Viti 2019

zhvillimin jo vetëm të infrastrukturës, por, mbi tëgjitha, për impaktin e drejtpërdrejtë që ka nëekonominë lokale, por edhe në atë kombëtare.

Nga marrëveshja ndërmjet Shqipërisë, Malit tëZi dhe Komisionit Europian, që jemi mbledhur sotpër ta miratuar, do të përfitojnë jo pak, por 749000 banorë.

Ne sot u hapim rrugën një sërë projekteve tërëndësishme, të cilat synojnë të jenë katalizatorëtë zhvill imit social-ekonomik të zonavendërkufitare, si dhe të rrisin bashkëpunimin midisdy vendeve nëpërmjet bashkëpunimit dhendërhyrjeve të përbashkëta. Shkodra, Lezha dheTropoja janë 3 zonat, që do të përfitojnëdrejtpërdrejt nga kjo marrëveshje dhe të njëjtinrezultat pozitiv do të ketë edhe pjesa e Malit të Zi.

Ne sot i hapim rrugë zhvillimit të qëndrueshëmtë rajonit, duke nxitur turizmin, mbrojtjen dhepromovimin e trashëgimisë kulturore e natyrore tëkëtyre zonave.

Shqipëria dhe Mali i Zi kanë potenciale tëjashtëzakonshme. Harmonizimi i politikave të tëdyja vendeve do të jetë një katalizator irëndësishëm për zhvillimin dhe përmirësimin emëtejshëm të jetës së qytetarëve këtej dhe matanëkufirit.

Programi i bashkëpunimit ka reflektuarrëndësinë që Bashkimi Europian u kushtonçështjeve të tilla, si: krijimi i partneritetevendërkufitare, autorësia vendore, mundësitë ebarabarta, garantimi dhe mosdiskriminimi iminoriteteve dhe i kategorive të cenueshme,pjesëmarrja e organizatave të shoqërisë civile,mbrojtja e mjedisit dhe të drejtat gjinore.

Do t’i cilësoja të një rëndësie të veçantëpromovimin e përbashkët të pasurive të të dyjavendeve, si dhe krij imin e politikave tëharmonizuara në mbrojtje të mjedisit dhe zhvilliminracional të kapaciteteve turistike, duke shfrytëzuarbukuritë tona përrallore, me qëllim rritjen ekapaciteteve për të pritur edhe më shumë turistë.Afërsia gjeografike dhe struktura ekonomike tëngjashme, që kanë dy vendet tona, mund tëkontribuojnë shumë për një lidhje më të fuqishmetë dy ekonomive, si dhe për të realizuar aktivitetenë kuadër të projekteve të akorduara.

Bizneset dhe njerëzit janë ata që kanë ndërtuarurat lidhëse dhe komunikimin midis vendeve, poredhe institucionet shqiptare duhet të kontribuojnëdhe ta mbështesin këtë frymë.

Programi është në përputhje të plotë me

strategjinë e Bashkimit Europian për rajonin eAdriatikut dhe Jonit dhe të dyja vendet duhet tëzbatojnë projekte strategjike të përbashkëta nëkuadër të strategjisë makrorajonale, ku bëjnëpjesë.

Inkurajimi i marrëdhënieve të mëtejshme midisshqiptarëve dhe malazezëve është një faktorstabiliteti, ndaj dhe duhet të punojmë bashkërishtpër ta çuar më tutje këtë proces. Nëpërmjet këtijprogrami do të ndihmohet nxitja e turizmit dhe etrashëgimisë kulturore e natyrore, mbrojtja emjedisit, lehtësimi i ndryshimeve klimatike,parandalimi dhe menaxhimi i rrezikut; nxitja epunësimit, e lëvizjes gjeografike të punonjësve, sidhe përfshirja sociale e kulturore përtej kufirit.

Një tjetër aks prioritar do t’ i dedikohetasistencës teknike. Për periudhën e zbatimit 2014-2020 për të ngritur kapacitetet e të dyja vendeveshërbejnë rreth 1 001190 euro. Kjo asistencë dotë përdoret kryesisht për zbatimin efektiv, trans-parent dhe në kohë të programit të bashkëpunimitndërkufitar nga ana e strukturave kombëtare.

Shqipëria është bërë tashmë një partner ibesueshëm për institucionet e Bashkimit Europian,por edhe fqinjët kanë përfituar nga programe tëndryshme të Komisionit Europian. Shqipërianëpërmjet programit IPARD II u ka krijuar mundësiqytetarëve të saj që të aplikojnë dhe të përfitojnëgrante të vogla për fermat bujqësore dhe përpërpunimin e tregtimin e produkteve bujqësore dhetë peshkimit. Një prioritet i rëndësishëm u ështëdhënë këtyre sektorëve, në mënyrë të posaçmepërpunimit të qumështit, mishit, fruta-perimeve dhevreshtave.

Në këto zona rurale një vëmendje të posaçmeqeveria u ka kushtuar investimeve në prodhimin,përpunimin dhe tregtimin e bimëve medicinale; nëpërpunimin në fermë dhe në tregtimin direkt tëprodukteve bujqësore; në akuakulturë, në natyrëdhe në turizmin rural; në zejtari dhe në industrinëprodhuese; në prodhimin e energjisë sërinovueshme.

Në këtë sallë kemi mbajtur mjaft qëndrimepolitike për çështje të ndryshme politike, si dhekemi miratuar shumë nisma me impakt tëdrejtpërdrejtë te qytetarët.

Ndaj, më vjen keq që ish-kolegët e opozitëskanë vendosur të zgjedhin gjuhën e dhunës dhejo atë të zhvillimit. Gurët dhe bombat molotov nukjanë rruga për të ardhur në pushtet. Nëse vërtetopozita do të pretendojë të vijë në pushtet

Viti 2019

84

Legjislatura e 9-të

ndonjëherë, duhet të përfaqësojë interesat eqytetarëve të saj dhe të atyre që u kanë besuar.Duhej të ishin këtu për të miratuar këtëmarrëveshje, e cila nuk ndikon pak, por ndikon në749 mijë banorët e zonave në Veri të vendit. Sjelljae saj është treguesi më i mirë se opozita jonë kainteres vetëm për të ardhur në pushtet, shehinteresat e saj të ngushta dhe jo interesat e atyreqë e kanë votuar

Prej më se 3 dekadash i kanë konsideruar sibastionin e tyre Shkodrën, Lezhën dhe Tropojën,por u drejtojmë pyetjen: çfarë kanë bërë realishtpër këto qytete që janë bastioni i tyre, pra, për tëgjithë ata qytetarë që kanë besuar ndër vite tekvizioni i tyre, sepse nuk kanë qenë pak, por 8 vjetnë pushtet?! A mund të më thotë ndokush në këtësallë apo jashtë saj se çfarë ka bërë PD-ja përekonominë, për arsimin dhe punësimin eqytetarëve të këtyre 3 zonave, që kanë qenëbastioni i tyre dhe në të gjithë Shqipërinë?

Më vjen keq, por ajo që kemi parë të gjithë nëkëta 8 vjet ka qenë vetëm shfrytëzim, tjetërsim iinteresave të qytetarëve për interesa të ngushtapartiake apo për interesa të ngushta personale tëdrejtuesve të opozitës.

Sigurisht, nëse ne si Parti Socialiste do tërendisnim se çfarë kemi bërë, është e vërtetë sejemi krenarë, por nëse themi se jemi të kënaqurpër çfarë është bërë, jam i bindur se duhet bërëshumë më tepër nga çfarë kemi bërë deri më sot.

Në këta 6 vjet në asnjë zonë, nën qeverisjen ePartisë Socialiste, nuk është parë si bastion i sëmajtës apo si bastion i së djathtës. Janë medhjetëra programe të ndryshme dhe projekte tëzbatuara në Lezhë, Shkodër dhe Tropojë për tëzbutur sadopak prapambetjen, për të nxiturshpresën dhe atë që është zhvillimi ekonomik iqëndrueshëm, qoftë në pjesën e investimeveinfrastrukturore, qoftë në pjesën e investimeveshëndetësore, qoftë në pjesën e infrastrukturësarsimore, por, mbi të gjitha, për të promovuaragroturizmin apo zhvillimin e ekonomisë rurale nëato zona, si një mënyrë për të rritur punësimin dhepër të zhvilluar ekonominë e të gjithë atyre qëjetojnë në atë zonë.

Përkundrejt gjithë këtij modeli zhvillimi, kemiedhe modelin e opozitës, një model përbaltjeje,që mohon punët e bëra, hedh baltë ndaj çfarëdollojinstitucioni, cenon punën e çdo institucioni, madjepërhap idenë që në Shqipëri ka kaos dhe pasiguri,vetëm për interesin e tre drejtuesve të saj. A e

harruan shqiptarët se çfarë ka ndodhur ndër vite?Jo, aspak. Nëse paaftësia e saj për të krijuar njëalternativë qeverisëse duhet mbuluar me aftësinëe saj për të përbaltur, unë mendoj se ka zgjedhurrrugën e gabuar, sepse nëpërmjet kësaj mënyrenuk njollosin vetëm qeverinë, por mbi të gjithatentojnë të njollosin Shqipërinë.

Të gjithë jemi dëshmitarë sesi opozita kasulmuar Policinë e Shtetit dhe ajo që bie në sykëto ditë është që vazhdojnë sulmet ndaj atyre qëmbrojnë institucionet kushtetuese dhe ndaj atyreqë rritin sigurinë në vend, ndaj atyre që kanëpunuar për të ulur numrin e krimeve dhe për tërritur sigurinë, si parakusht për investimet e huajanë mënyrë të posaçme.

Mos është rastësi që opozita ka frikë se po ingushtohet laku dhe nuk mund të mbështetet mëte krimi? Opozita ka ndërmarrë një ofensivë politikedhe mediatike për të krijuar te njerëzit në vend,por edhe jashtë Shqipërisë, perceptimin epasigurisë dhe të kriminalitetit të dalë jashtëkontrollit. Mjaftojnë dy-tre shifra për të kuptuar seindeksi i krimit në Tiranë, krahasuar me qyteteteuropiane, si Roma dhe Athina, është shumë herëmë i ulët se atje. Indeksi i krimit në Romë dheAthinë është shumë më i lartë se ai që kemi ne nëTiranë. Prandaj e thashë pak më parë se çdokushnga ish-kolegët e opozitës, të cilët janë jashtë,duhet ta kuptojnë që nuk njolloset qeveria me atëçfarë tentojnë të bëjnë, por njolloset e gjithëShqipëria dhe tregohet një realitet, që nuk është ishqiptarëve.

Zgjedhja jonë ka qenë të angazhohemi mëshumë dhe të çojmë punët para në çdo drejtim,duke vazhduar me vendosmërinë më të madhepër të gjitha betejat që kemi marrë përsipër.

Rritja e sigurisë në vend është një parakushtedhe për rritjen e investimeve të huaja. Mjafton tëshohim një shifër të rritjes së investimeve të huajadirekte në Shqipëri, që tashmë janë rreth 8% eproduktit të brendshëm bruto, e cila doli kohët efundit në institucionet ndërkombëtare, për tëkuptuar se të gjitha reformat e ndërmarra, qoftënë pjesën e reformave strukturore në ekonomi,qoftë në pjesën e investimeve në infrastrukturë,qoftë në pjesën e politikave të ndërmarra nëmbështetje të biznesit të madh, të vogël, të mesëm,qoftë në pjesën e projekteve apo programeve tëndryshme, si: “Rilindja urbane” dhe “100 fshatrat”,tregojnë që jemi duke ecur në rrugën e duhur dheduhet të vazhdojmë kështu me të njëjtën

85

Legjislatura e 9-të Viti 2019

vendosmëri për të arritur që nëpërmjet këtyreprojekteve të kemi një numër të madh punësimi,një ekonomi me zhvillim të qëndrueshëm dhe,përtej punësimit, mirëqenie për qytetarët, investimenë të gjitha fushat dhe në të gjithë sektorët.

Pa dashur të marr shumë kohë, i ftoj të gjithëkolegët për ta votuar këtë marrëveshje, e cila dotë ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në tri zonashumë të rëndësishme për Veriun e Shqipërisë,por, mbi të gjitha, në një numër të konsiderueshëmtë banorëve të këtyre zonave.

Ju faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zonja Gjylameti!Këtu përfundon diskutimi për projektligjin “Për

ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjetKëshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë,Republikës së Malit të Zi dhe Komisionit Europianpër programin e veprimit të bashkëpunimitndërkufitar IPA II, Mali i Zi –Shqipëri, alokimet evitit 2017”.

Kalojmë në projektligjin “Për disa ndryshimedhe shtesa në ligjin nr.12/2018 “Për vlerësiminkalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë sëShtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit përÇështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinëe Brendshme””.

Janë regjistruar për të diskutuar nga GrupiParlamentar i Partisë Socialiste deputetet:Ermonela Felaj, Taulant Balla, Xhemal Qefalia,Arben Pëllumbi, Antoneta Dhima, Lindita Nikolla,Evis Kushi, Ulsi Manja, Niko Peleshi, Alket Hyseni,Damian Gjiknuri, Fatmir Xhafaj, Anduel Xhindi dheVullnet Sinaj; nga Grupi Parlamentar i PDIU-së,Elena Xhina; nga Grupi Parlamentar i PartisëDemokratike, Myslim Murrizi. Në emër të GrupitParlamentar të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu.

Fjalën e ka zonja Felaj.Ermonela Felaj- Faleminderit, zoti Kryetar!Policia e Shtetit përfaqëson, ndoshta,

institucionin më delikat në kuptimin e drejtimit dhetrajtimit, kjo edhe për faktin se është një organizatëe madhe me disa mijëra njerëz, plot 13 mijë, tëcilës i duhet të mbajë të pashkëputur vëmendjennga lufta kundër krimit, që tenton gjithmonë të ecënjë hap para.

Në këtë këndvështrim, unë do të pretendoja,mbi të gjitha si qytetare, që të bëjmë kujdes kurflasim për Policinë e Shtetit, kur analizojmë punëne saj, kur e lavdërojmë apo edhe kur e kritikojmë,kur ngremë zërin dhe më keq akoma kur tentojmët’i kundërvihemi duke e goditur, duke e shtyrë, duke

e përplasur apo nënçmuar me arrogancën elartësisë që të jep pushteti si i zgjedhur. Ata janëdjem dhe vajza, burra dhe gra, bashkëshortë,prindër, vëllezër dhe motra të dikujt, si secili ngane. Ata janë qytetarë shqiptarë njësoj si ne, por qëkanë misionin e veçantë si në çdo vend tjetër tëbotës demokratike dhe të botës së qytetëruar, qëne i referohemi aq shpesh, por, fatkeqësisht, vetëmsi emër e si lokacion dhe jo si përmbajtje. Unë nukpretendoj se po them një gjë të re, por dua t’jukujtoj se misioni i këtyre njerëzve në fund të ditësështë të na japin siguri, të na japin ndjenjën ekomfortit që më lejon mua, të lejon ty, fëmijën tënd,bashkëshortin, nënën apo babanë të lëvizëlirshëm, të lëvizë ditën ose në orët e vona tëmbrëmjes, të jetojë, të punojë dhe të gëzojë ipatrazuar nga krimineli, që mund t’ia behë mupërpara hundës tënde dhe të ta kthejë jetënpërmbys. Pasiguria është shkatërruese për njeriun,ndërkohë që zgjidhja, e vetmja që e lehtëson këtëndjenjë kaq negative, është pikërisht puna që lidhetme të pasurit e një policie sa më profesionale, samë pranë qytetarit dhe sa më efektive në luftënkundër krimit.

Ne e kishim parasysh këtë nevojë para se tëvinim në pushtet në vitin 2013, dhe pa asnjë dyshimqë kemi sjellë ndryshime në atë çfarë përfaqësontekjo trupë më parë. Këto ndryshime nuk lidhen aqshumë me trajtimin më të mirë financiar që kanësot punonjësit e policisë, me kushtet dhe pajisjetmë të mira të punës, autovetura, motoçikleta,kamera trupi, uniforma të reja, godinakomisariatesh dhe drejtorish të përmirësuara e tëorganizuara rrënjësisht dhe me buxhetimin më tëmadh që është dhënë ndonjëherë për Ministrisë eBrendshme, sesa me frymën absolutisht më civiletë futur në Policinë e Shtetit, që është garancia eparë dhe e vetme për të pasur një polici që nuk ishërben politikës së ditës, por vetëm rendit dhesigurisë, përballë huliganëve që, fatkeqësisht,ngrenë kokë sa herë ky fill i hollë ndarjeje tërhiqetnga politikanë të papërgjegjshëm që, direkt apojo, bëjnë thirrje për ta goditur policinë. Kjo nuk ështëdhe nuk ka për të qenë ndonjëherë rruga për tëpërballuar çfarëdolloj pakënaqësie, qofshin këtoedhe të drejta.

Në këtë vend ku ne jetojmë kemi nevojë tëndërtojmë paqen e qetësinë dhe të jemi largtraumave e imazheve trishtuese; kemi nevojë përintegrimin dhe për këtë nuk duhet të lejojmë asnjëlloj cedimi, sikundër na duhet të zvogëlojmë gjithnjë

Viti 2019

86

Legjislatura e 9-të

e më shumë çdo efekt përçarjeje, të cilin po eshohim qartësisht se po mbillet edhe nga interesaqë vijnë jashtë vendit. Nuk besoj se duhet tëlodhemi duke e përsëritur këtë gjë sa herë që tëna jepet mundësia. “Fshati që duket, nuk dokallauz”, thotë një shprehje e urtë popullore.

Përpara se dikush të tregojë me gisht Policinëe Shtetit, le ta ballafaqojë me shifra punën ePolicisë së Shtetit. Falë kësaj policie në 5 vjetët efundit sasia e aseteve kriminale të sekuestruarambërriti në 159 milionë euro, që është gati 6-fishmë shumë se e gjithë sasia e aseteve kriminaletë sekuestruara në periudhën 2009-2013; në vitin2018 u regjistruan 51 vrasje, që është shifra më eulët në 29 vjet, ose gjysma e vrasjeve të vitit 2012,kur u regjistruan 126 të tilla; 108 vjedhje me dhunëjanë regjistruar në vitin që lamë pas, nga 269 qëishin në vitin 2013; vjedhjet me armë janë reduktuarme 5 herë krahasuar me vitin 2013, për vitin 2018u regjistruan 22 vjedhje me armë, ndërsa për vitin2013, 96 vjedhje me armë; vjedhjet e automjetevekanë ndjekur të njëjtin trend pozitiv, në vitin 2012vidheshin gati 700 automjete, ndërsa në vitin 2018vetëm 250 automjete. Numri total i aksidenteve,për shkak të shkeljeve të rregullave të qarkullimitrrugor, për 1 mijë makina është ulur nga 6,3aksidente në vitin 2013 në 3,6 aksidente në vitin2018.

Viti 2018, duam ose jo, ishte viti më isuksesshëm për Policinë e Shtetit sa i takon luftëskundër kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike.Kjo konfirmohet edhe nga Guardia di Finanza, ecila në vitin 2018 në vrojtimet nga ajri ka evidentuarvetëm 0,8 hektarë tokë të kultivuar me kanabissativa, ndërkohë që në vitin 2013 evidentoheshinplot 323 hektarë. Policia e Shtetit sot ështëinstitucioni me besimin më të lartë në vend, mjaftontë marrim një të dhënë, siç është ajo e telefonataveqë i drejtohen Policisë së Shtetit për ndihmë. Nëvitin 2018 u regjistruan mbi 306 mijë telefonata ngapubliku, dyfish më shumë se 5 vjet më parë. Shifratnuk janë memece, nuk mbahen për të qenë të tilla,por flasin pozitivisht për një polici ndryshe dhe përnjë polici më të mirë, që ne e kemi për detyrë tainkurajojmë.

Emrat e veçantë, dikur pjesë e policisë, qëlakohen si shembuj negativë të saj, nuk eidentifikojnë dot këtë organizatë si një të tërë,sepse unë nuk e shpjegoj dot se si kaq shumë tërinj e të reja, të cilët kanë një profesion në tregune punës, kanë qenë të shkëlqyer në studime dhe

në punën e tyre, kërkojnë gjithnjë e më shumë tëmarrin pjesë në këtë organizatë, duke u bërëpunonjës të Policisë së Shtetit. Janë bërë 450aplikime për 100 vende në Akademinë e Sigurisë.Këtyre djemve dhe vajzave, të cilët sot poripërtërijnë në masë një trupë që ne e gjetëm tëlodhur, të plakur dhe me uniforma të dala boje,nuk u flet në vesh zhurma e baltës, që hidhet si patë keq, por për ta të qenit pjesë e Policisë së Shtetitju siguroj që është vetëm nder dhe privilegj. Ndërsapolitika, ajo e ulëta dhe ajo e paprincipta, që guxontë vërë dorë mbi policinë, është duke spekuluarhapur me sakrificën e dhjetëra e qindra punonjësveqë përballen me krimin dhe nuk bëjnë asnjëherëdhe për asnjë arsye asnjë kompromis me të.

Ne shpresojmë që, duke e mbështetur policinëmoralisht, financiarisht dhe teknikisht, ajo të nxjerrëjashtë derës së saj të gjithë ata individë, të cilëtnuk e kanë parë dhe nuk e shohin punën e tyre sinjë shërbim ndaj qytetarit, ashtu siç garantojmëqë me ligjin për vetingun në radhët e policisë tëbëjmë të mundur që qëllimi të jetë ai që ka ligji,pra, të largohen nga Policia e Shtetit tëpandershmit dhe të korruptuarit. Ne duhet takonsiderojmë policin si njeriun që meriton respekt,pastaj si pjesë e Policisë së Shtetit, i cili ka pushtet,ka disa atribute të ndryshme nga të tjerët, ka edhearmë. Nuk duhet të harrojmë që të gjitha këto tëdrejta ua kemi deleguar ne këtyre njerëzve, nëmënyrë që të sigurojmë rendin dhe qetësinë, që iduam aq shumë dhe pikërisht për këtë ne kemidetyrimin që t’i kontrollojmë sa më shumëobjektivitet. Këtë garanton ligji për vetingun dhekëtë gjë garantojnë edhe ndryshimet që ne kemisjellë sot për miratim në Kuvendin e Shqipërisë,në të njëjtin ligj, sepse, tek e fundit, kolegë, unë jusiguroj se kjo është pikërisht një nga ato gjërat qëne duam për Shqipërinë tonë.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zonja Felaj!Fjalën e ka zoti Myslim Murrizi.Myslim Murrizi – I nderuar Kryetar,Të nderuar deputetë,Fakti që pa filluar ende zbatimi i ligjit, i

trumbetuar me të madhe se do të pastrontepolicinë, ai vjen në këtë sallë për t’u ndryshuar,tregon më së miri se diçka nuk ka ecur ose ligji,kur është hartuar, ka qenë thjesht demagogji, oseata që duhej t’i kapte ligji, nuk i kapi dot, sepsenuk u lejua nga kjo sallë.

Nuk besoj se Partia Demokratike është në luftë

87

Legjislatura e 9-të Viti 2019

me 13 mijë policë, nga polici me i thjeshtë i Çermës,Divjakës, Gosës, Surroit, Bicajt apo Malësisë sëMadhe. Vetingu i Policisë së Shtetit ka ardhur sinevojë dhe domosdoshmëri e faktit tëpamohueshëm që ju nga shtatori i vitit 2013 derimë 31 janar të vitit 2014 rikthyet në Policinë eShtetit plot 248 ish-oficerë të liruar, pjesadërrmuese nga qeveria socialiste e viteve 1997-2005, me grada të mesme, të larta, deri te drejtuesiqë u bë drejtor i policisë, Artan Didi.

E vërteta është që sot, pas 5 vjet e gjysmë,asnjëri nga kjo kupolë prej 36 emrash, të rikthyerme bujë nga ju se do të bënit “policinë e çunave,të kampionëve, të kampionit”, nuk është më nëradhët e policisë. A mund të thoni pse?! A ka ndonjënga këta 36, që u rikthye në 5 muaj me urgjencënga Partia Socialiste, të jetë i kallëzuar në prokuroriapo të militojë sot në radhët e 13 mijë punonjësvetë Policisë së Shtetit?! Jo, nga Artan Didi, NeritanNallbati, Arianit Arapi, Perlat Çullhaj, Ermal Muça,Alban Çelaj, Ajet Zyberi, Ervin Hodaj, Fatmir Lleshidhe plot të tjerë nga ata që na i sollët me bujë, tëcilët do të formonin “policinë e çunave”.

Nuk besoj se Partia Demokratike pretendon qëvetingu të merret me atë policin, i cili rri në tymdhe në shi, në semafor apo te dylbia në autostradë,por me këta 128 emra, të cilët Shërbimi Informativua ka lënë mënyrë konfidenciale në tavolinë dyherë rresht dy ministrave, që ruajnë hashashin,numërojnë rrënjët e hashashit dhe marrin përqindjenga hashashi. Por sot nuk e di se ku janë, besojse shteti duhet të merret me ta.

Nuk besoj se na ka penguar mungesa e ligjitpër të pastruar radhët e policisë nga tëinkriminuarit, por vullneti politik. Kjo është arsyejaqë dy ministrat tuaj të Brendshëm janë shkarkuar.Njëri është sot zyrtarisht në gjykatë, kurse tjetriështë dorëhequr apo është shkarkuar nga ju.SHIK-u thoshte se 128 emra janë implikuardrejtpërdrejt në trafikun e drogës, nga RomeoGjolleshi, Nail Troto, Moisi Sula, Afrim Tafa, ArianitArapi, Haki Hasanbega, Jaeld Çela, RenatoMehmetaj, Vasil Çela, Gjergj Kohila, RenatoAvdulaj, Enkeled Greku etj. Nuk po i numëroj tëgjithë, se duhet një natë dimri t’i lexoj.

Ne duam që vetingu të bëjë të mundur që tëmos ju arratisen në mes të Tiranës, siç bëridrejtuesi i policisë së Vlorës, Jaeld Çela, SokolBodja, pjesë e bandës së Habilajve, Gjergj Kohila,Edmond Çela i kufirit të Korçës, Julian Balliu, qëbëri klering shtëpinë me gjysmë kilogram heroinë.

Nëse keni vullnet, ky është problemi real i vetingutqë kërkon kjo trupë e Policisë së Shtetit prej 13mijë vetash dhe jo policët, as telefonatat eqytetarëve, as bilbilfryrësit që marrin në telefon129. Keni shkelur hapur ligjin duke emëruar në kryetë Policisë së Shtetit Ardi Veliun. Nuk e kavjetërsinë e punës dhe emërimi i tij nuk respektonnenin 55, pika 1, të ligjit organik të Policisë sëShtetit. Ai për katër vjet ka marrë tri grada,ndërkohë që i duhen 11 vjet. Nuk i ka 10 vjet punesi drejtues dhe as 15 vjet pune në polici. Arsyenpse e bëtë këtë, e dini ju.

Besoj se më shumë se çfarëdolloj ligji, për tëcilin ne ngremë kartonët këtu apo që votonmaxhoranca, dhe i ndryshon pa filluar ende efektine veprimit, duhet një vullnet politik. A keni vullnetpër ta shkëputur nga krimi këtë trupë, e cilapaguhet me taksat e shqiptarëve për rend, përsiguri, për të luftuar drogën, krimin dhe trafiqet? Eshkëputni dot apo jo? Nuk besoj se janë 13 mijëpolicë të infiltruar. Hiqini ata 128, emrat e të cilëvei keni mbi tavolinë; hiqini edhe këta që i keni sjellëme tamtame të mëdha, që i morët nga komisionerëtë PS-së dhe i vutë drejtues; hiqini dhe ata, qëkëto ditët e fundit realisht janë turpi i trupëspolicore, të cilëve dëgjojmë se u lëpihen e jujargaviten njerëzit më ordinerë të komuniteteve kujetojnë, duke u thënë: “O shefi, ku je ti, që të vij tëtë takoj unë? Ku je ti të të jap atë porosinë? A të vijtë të takoj pak në Tiranë, apo jo?” Njërin e vutëdrejtor policie, tjetrin nëndrejtor policie.

Unë mbështes çdolloj ligji që vjen në ndihmë tëatyre që punojnë me ndershmëri në çdo institucionshtetëror, aq më shumë trupës policore, që ështëajo pjesë që bën prezantimin e parë të shtetit meqytetarët shqiptarë dhe me çdo qytetar të huaj qëshkel në këtë vend. Por që kjo trupë të jetë ebesueshme, nuk duhet të përdoret politikisht. Nukduhen drejtues të policisë militantë, komisionerë.

Për katër vjet keni pasur drejtor të SHÇBA-sëArben Skëndon. Po të shikosh raportet e analizëssë punës të drejtorive të çdo policie dhe të këtyre36 drejtuesve të policisë, të cilët sot kanë ikur sivesa para diellit, nuk kanë as gjurmë, as nam enishan dhe, nisur nga vlerësimi që është bërë ngaky organ, i cili merret me vlerësimin real të punëssë institucionit të policisë, do t’i bënin të gjithëministra ata. Njërin e hoqët nga aty, e çuat nëKorçë. Sa e çuat në Korçë, iu kap autobusi medrogë në kufi. Sot nuk dihet se ku e keni degdisur.

Vetingu i policisë duhet të mos ketë njerëz që

Viti 2019

88

Legjislatura e 9-të

flirtojnë me krimin; të mos ketë njerëz që i torovitBabale kompania: “Hajdeni te Nëntëkatëshet (atjeku iu hodh bomba VEFA-s), ma jepni zarfin muaqë t’ju jap atë që doni”; të mos ketë njerëz, të cilëtparadite punojnë si shoferë autobusi turistësh dhesjellin Balilin nga Konispoli në Tiranë, kurse pasditeligjërojnë nëpër foltore e nëpër simpoziume tëpolicisë se do të bëjnë ligj e shtet.

Për sa kohë që do të përdoret drejtori iPërgjithshëm i Policisë si shofer autobusi turistëshpër të sjellë Balilin këtu, të jeni të bindur që autoritetii policisë dhe kjo trupë policore absolutisht nuk dotë jenë në pritshmëritë që kanë qytetarët shqiptarë,nga taksat e të cilëve ai paguhet.

Ju faleminderit!Gramoz Ruçi – Ju faleminderit, zoti Murrizi!Fjalën e ka ministri i Brendshëm, zoti Lleshaj.Sandër Lleshaj – I nderuar Kryetar,Të nderuar deputetë,Së pari, kërkoj ndjesë për mungesën gjatë

diskutimeve të mëparshme, për arsye të një takimiqë zhvillova me ministrin e Holandës për Drejtësidhe Siguri. Ky takim, që vjen pas një vizite tërëndësishme në Francë, na dëshmon edhe njëherë që partnerët tanë ndërkombëtarë vijojnë tëkenë një mbështetje të jashtëzakonshme për re-format në tërësi, për reformën në drejtësi nëveçanti, për reformën në Policinë e Shtetit dheorganet ligjzbatuese të këtij vendi, të cilat popërballojnë një volum jashtëzakonisht tërëndësishëm pune, barre, përgjegjësie, edhe nëkushte të një klime jonormale politike të shkaktuarnga dalja e opozitës nga parlamenti, pra që kazgjedhur rrugën në vend të parlamentit.

Megjithatë, nuk do të ndalem në aspektetpolitike të situatës, por dua të merrem shkurtimishtme thelbin e ndryshimeve që propozohen në ligjin“Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik tëpunonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës sëRepublikës dhe Shërbimit për Çështjet eBrendshme dhe Ankesat në Ministrinë eBrendshme”.

Dihet që vlerësimi i punonjësve të organeveligjzbatuese në varësi të Ministrisë së Brendshmeështë një prioritet, i cili përbën një kusht tërëndësishëm për suksesin përfundimtar tëreformave të mëdha, që janë ndërmarrë në vend,kryesisht për reformën në drejtësi. Pa një reformimtë thellë edhe në fushën e policisë, reforma nëdrejtësi nuk do të ishte e plotë. Kështu që ligji, i

miratuar në vitin 2018 “Për disa ndryshime dheshtesa në ligjin nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtardhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit,Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjete Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë eBrendshme””, ka një rëndësi të jashtëzakonshmedhe qëllimi i ndryshimeve të ndërmarra së fundi,të cilat janë propozuar sot dhe kërkojnë edhemiratimin tuaj, lidhet me përmirësimin e procesit,me bërjen e tij më dinamik dhe përfundimin e tij nëkohën e duhur.

Mekanizmi në ligjin ekzistues parashikonngritjen e një serie të tërë organesh vlerësimikalimtar të punonjësve të institucioneve në varësitë Ministrisë së Brendshme.

Sipas këtij modeli kaskadë, vlerësimi kryhet nëtri faza, ku në çdo fazë vlerësohen afërsisht 300në të parën, 3 mijë në të dytën dhe 9 mijë punonjësnë të tretën. Për kryerjen e këtij procesi ështëparashikuar edhe ngritja e një sërë komisioneshdhe sekretariatesh teknike mbështetëse, të cilatjanë përkatësisht: 30, 90 dhe 270, që shkojnë nërreth 390 persona, të cilët do të merren me kryerjene vetingut në Policinë e Shtetit, njerëz të dedikuarme kohë të plotë në këtë proces.

Problemet kryesore që lidhen me këtë model,që është ende në fuqi, janë: koha, kostoja dhekrijimi i një gjendjeje disi provizore në motivimin enjë personeli të madh të Policisë së Shtetit, i cilibashkë me Gardën e Republikës dhe me SHÇBA-në shkon rreth 13 mijë punonjës.

Vëllimi i punës që kërkohet për të bërë vetingune punonjësve në strukturat e Ministrisë sëBrendshme është i ngjashëm me atë që kryhetpër të bërë vetingun e punonjësve në sistemin edrejtësisë, pra një volum shumë i madh. Të gjithëjemi të qartë se sa kohë, sa volum ka marrë vetingui punonjësve në sistemin e drejtësisë, i cili, për hirtë vërtetës, duhet thënë që ka pasur një mbështetjetë jashtëzakonshme si nga institucionet kombëtare,por edhe nga institucionet ndërkombëtare.

Deri më sot, ju e dini se kur ka filluar vetingu nësistemin e drejtësisë, rreth 111 persona kanë kaluarprocesin dhe, në qoftë se në sistemin e drejtësisëjanë rreth 800 persona që do t’i nënshtrohenprocesit të vetingut, në sistemin e Ministrisë sëBrendshme ky numër është rreth 13 mijë veta.

Problemi themelor, që lidhet me këtë situatë,ka të bëjë me kohën, e cila është në dispozicionpër të mbyllur procesin e vetingut. Sipas ligjitaktual, procesi i vetingut për 13 mijë punonjës të

89

Legjislatura e 9-të Viti 2019

Ministrisë së Brendshme duhet të mbyllet nëmarsin e vitit të ardhshëm, ndërkohë që procesiende nuk ka filluar dhe, praktikisht, është evështirë, për të mos thënë e pamundur, që kyproces të mbyllet, ashtu sikundër ligji e parashikon,në marsin e vitit të ardhshëm.

Kjo ka qenë një ndër arsyet bazë, që kamotivuar edhe kërkesën drejtuar qeverisë, që sotështë shndërruar në projektligj dhe ka mbërriturnë parlament, për të bërë disa ndërhyrje në ligjinekzistues për vetingun.

Dua të them që në fillim se ndryshimet epropozuara nuk e prekin aspak thelbin e procesittë vetingut, përkundrazi, i gjithë ndryshimi bëhetnë shërbim të një procesi më të shpejtë dhe më tëvendosur.

Një arsye tjetër, që ka të bëjë me kërkesën përtë ndryshuar ligjin, lidhet me volumin e madhadministrativ që kërkohet për ta realizuar atë, prakërkohet që rreth 240 punonjës me kohë të plotënga strukturat e policisë dhe të SHÇBA-së, tëshkëputen nga funksioni i tyre bazë dhe t’idedikohen vetingut me kohë të plotë. Ky është njëvolum shumë i madh administrativ dhe këtij volumiadministrativ i bashkëshoqërohet edhe një faturëjo e parëndësishme financiare, e cila shkon në rreth3 milionë dollarë, që është kostoja e parashikuare këtij procesi.

Çfarë parashikohet për ndryshim?!Së pari, propozohet që punonjësit e SHÇBA-

së, e cila është strukturë e dedikuar për t’u kujdesurpër integritetin e Policisë së Shtetit, Gardës sëRepublikës, të kalojnë vetingun në fazën e parëtë tij. Ligji aktual parashikonte që SHÇBA-ja tëkalonte në një fazë të dytë, jo në fazën e parë. Nepropozojmë që SHÇBA-ja të kalojë në fazën eparë, me qëllim që SHÇBA-ja të shndërrohet nëaktorin kryesor të procesit për më tej, ashtusikundër e parashikon edhe ligji organik i saj, sistrukturë, siç e përmenda edhe më parë, ekzistonpër t’u kujdesuar që Policia e Shtetit dhe Grada eRepublikës të jenë struktura të pastra, me integritetdhe të angazhuara vetëm në shërbim të ligjit dhenë asnjë lloj shërbimi tjetër.

Vlerësimi i fazës së parë do të mbetet ipandryshuar dhe do të kryhet nga një komision ijashtëm prej 15 anëtarësh dhe një staf teknik prej15 personash. Komisioni i jashtëm ndërkohë ështëngritur dhe ka filluar punën e tij. Kjo ka shënuarpraktikisht fillimin e procesit zyrtar të vetingut dhepritet që në një kohë të shkurtër të fillojë dhe të

hapen edhe dosjet e para të drejtuesve të lartë tëPolicisë së Shtetit dhe Gradës së Republikës, meqëllim që rezultatet e para të procesit të jenë tëprekshme në një kohë shumë të shkurtër.

Ndryshimi i dytë që propozohet qëndron nëfaktin se SHÇBA-ja do të shndërrohet në njëstrukturë, e cila do të kryejë më tej vetingun përpjesën e mbetur të Policisë së Shtetit, pra fazën edytë dhe të tretë, për punonjësit e nivelit të mesëmdhe atyre të nivelit bazë.

Pra, ndryshe nga sa e parashikon ligji aktual,ku ky vlerësim në fazën e dytë dhe të tretë do tëkryhej nga struktura ad hoc, me propozimet e bëraky vlerësim duhet të bëhet nga vetë SHÇBA-ja.

Ne besojmë fort që këto ndryshime kanë disaavantazhe, përveç faktit që e sjellin në kohë tëgjithë procesin, pra që të mos skadojë afati pa bërëpothuajse asgjë. Së pari, këto kanë një impakt tërëndësishëm që lidhet me standardin e njëjtë qëpërdoret, duke e përdorur SHÇBA-në si njëstrukturë, e cila do të bëjë vetingun në fazën edytë dhe të tretë, për trupën e nivelit të mesëmdhe të ulët drejtues, do të thotë që do të ruhet injëjti standard vlerësimi, por mbi të gjitha do tëshkurtohet shumë koha, sepse SHÇBA-ja dukeqenë se është vetë aktor i këtij procesi, do të ketënë dispozicion në një kohë më të shkurtër të gjithëbazën e të dhënave dhe informacionet enevojshme mbi bazën e të cilave kryhet vetingu.Ne shkurtojmë një hallkë të ndërmjetme, sepseSHÇBA-ja në rastin aktual do ta pasonteinformacionin te komisioni i vlerësimit, ky i funditdo të bënte vlerësimin.

Nga ana tjetër, procesi garanton pavarësi,paanshmëri dhe nuk ndryshon asnjë nga kriteretdhe procedurat. Ky është pohimi themelor që dukettë kemi të gjithë parasysh, që me gjithë ndryshimete karakterit teknik dhe administrativ thelbi i procesitmbetet i paprekur, kriteret dhe procedurat evlerësimit mbeten ekzaktësisht të njëjtat. Por siçe thashë koha e nevojshme për të kryer vlerësiminshkurtohet në mënyrë të konsiderueshme përarsye se do të përdoren arkivat e SHÇBA-sëpër ta mbyllur këtë proces në kohën më të mirëdhe në mënyrën më të mirë të mundshme.

Të nderuar deputetë, pak a shumë këto janëndryshimet themelore që propozohen. Ju propozojta votojmë pro këtë ndryshim me sigurinë qëndryshimi i propozuar sjell shpejtësi, realizimin nëkohë të procesit dhe ruajtjen e të njëjtëveparametra të parashikuar nga ligjvënësi në ligjin e

Viti 2019

90

Legjislatura e 9-të

mëparshëm.Faleminderit!Gramoz Ruçi –Faleminderit, zoti Ministër!Fjala është për zotin Balla.Taulant Balla - I nderuar zoti Kryetar,Kolege e kolegë deputetë,Zori Ministër,Pikë së pari, do të doja sinqerisht, që në emër

të shumë kolegëve, t’ju shprehja vlerësimet më tëmira për punën e paqme të Policisë së Shtetit nëmiradministrimin e situatave të përsëritura, si kjoe sotmja në hyrje të Kuvendit, ku një gruppolitikanësh të korruptuar në përpjekje për të vijuarpunën intensive të tyre për bllokimin e rrugëseuropiane të Shqipërisë, në bashkëpunim edhe meelementë kriminalë, sulmojnë punonjësit e Policisësë Shtetit. Mendoj se jemi në momentin e duhurpër të ashpërsuar politikën penale, ligjet tonapërkundrejt kujtdo që guxon të godasë Policinë eShtetit. Keni mbështetjen tonë të plotë për të vijuarpunën e vetingut. Unë do të doja të kundërshtojadeputetin e opozitës, që tha: “ Ne jemi tërhequrnga vetingu”. Zoti deputet, ne nuk jemi tërhequrnga asnjë lloj vetingu; nuk u tërhoqëm nga vetingunë drejtësi, nuk tërhiqemi as nga vetingu në polici,por do të bëjmë realitet edhe vetingun në politikë,sepse i gjithë qëllimi i vetingut në drejtësi ka qenëpikërisht për t’i shkuar në fund vetingut tëpolitikanëve të korruptuar.

Për sa i përket vetingut në Policinë e Shtetit,dua të them për të gjithë qytetarët se ne po ecimme vetingun në Policinë e Shtetit, jo vetëm nëkupolën drejtuese të Policisë së Shtetit, që tashmëështë nën veting dhe për t’i shkuar më meshpejtësi këtij procesi deri në fund, kemi sjellë këtondryshime ligjore, të cilat do të marrin sotmbështetjen e grupit parlamentar të shumicës nëKuvend. Besoj do të ishte mirë që edhe opozita tambështeste, sepse kur vjen fjala për vetingun, kurvjen fjala për reformën në drejtësi, duhet të jemi tëgjithë bashkë.

Kujtoj këtu se ky ligj ka marrë mbështetjen enjërit prej grupeve parlamentare të opozitës, kur ekemi miratuar para një viti, pra, ka marrëmbështetjen e Grupit Parlamentar të LëvizjesSocialiste për Integrim, pasi PD-ja ishte në gjumëatë ditë dhe nuk e mori vesh që votuam. Kështuka qenë historia e këtij ligji.

Përmirësimet që sjellim sot janë për të forcuarkëtë proces, për të pastruar Policinë e Shtetit ngaelementë të paaftë, me lidhje kriminale, të

korruptuar, me qëllim për t’i dhënë Policisë sëShtetit atë përbërje që i duhet, por duke i thënëtroç disa gjëra që sot janë të pamohueshme.

Sot në Shqipëri Policia e Shtetit ështëinstitucioni që ka besimin më të lartë publik dhekjo për meritë të atyre që e kanë drejtuar. Gjejrastin të falënderoj edhe zotin Xhafaj për punën ebërë në drejtim të Ministrisë së Brendshme, poredhe drejtuesit aktualë qoftë të Ministrisë sëBrendshme, qoftë të Policisë së Shtetit.

Të gjitha të dhënat që sot vijnë nga lufta pakompromis e policisë sonë kundër krimit dhekundër korrupsionit janë kokëforta, janëkuptimplota! Janë 979 raste për korrupsion dheshkelje në detyrë, janë 1394 autorë të dyshuar,nga të cilët janë 937 nëpunës publikë, si dhe 94të arrestuar. Kurrë më parë në Shqipëri intensitetii luftës kundër korrupsionit nuk ka qenë në këtënivel.

Ajo që është më kuptimplota dhe që i vë vulëne suksesit përpjekjes sonë në këtë proces ështënumri i dënimeve për korrupsion, të cilat kanëardhur në rritje nga viti në vit. Në 5 vjetët e funditqë ne kemi përgjegjësinë dhe detyrën për tëqeverisur vendin janë dënuar 1103 persona. Ngaviti 1992 deri në vitin 2014 numri i të dënuarvepër korrupsion është më i ulët sesa numri i atyreqë janë dënuar për korrupsion në këta 5 vjet. Kjoështë ajo që na dallon nga ata politikanë tëkorruptuar që sot me sms urdhërojnë elementëkriminalë të godasin Policinë e Shtetit; të godasinata djem dhe vajza, të cilët sot kryejnë një prejdetyrave më të rëndësishme në një shtetdemokratik, atë të mbrojtjes së rendit.

Zoti Ministër, përsëri gjej rastin të ritheksojdomosdoshmërinë e ashpërsimit të dënimit tëkëtyre veprave penale, të kujtdo që guxon të ngrejëdorën qoftë ndaj një punonjësi të Policisë së Shtetit,qoftë ndaj një funksionari në çdolloj detyre që aikryen.

Të dashur kolegë, në këto 4 minuta që më kanëmbetur nga fjala ime, nuk mund të rri pa përmenduratë që kam ngritur prej një viti e gjysmë në këtëfoltore apo kudo ku më është dhënë mundësia.Ne duhet të forcojmë edhe një ligj tjetër, atë tëfinancimit të partive politike. Jemi sot para një aktitë konfirmuar tashmë nga të gjitha burimet, përfatin e keq të shqiptarëve, se Partia Demokratike,që ka qenë dikur një prej aseteve politike më tërëndësishme në vend, partia e parë e idealeve tëDhjetorit, që buroi nga studentët e Dhjetorit, sot

91

Legjislatura e 9-të Viti 2019

dëshmohet të jetë peng i një financimi të dyshimtëme burim rus, me një shumë prej më shumë senjë milion dollarësh. Ish-zëvendësndihmësi iSekretarit Amerikan të Mbrojtjes, zoti Carpenter,dje e tha shumë qartë : “Kur deputetët e opozitësdjegin mandatet dhe refuzojnë të jenë pjesë eprocesit politik, duke ushqyer përçarje bipolare tëpolitikës, kjo është toka më pjellore, situata më epërkryer që Rusia të përfitojë dhe të ushqejë mëshumë armiqësi, përçarje dhe kaos në shoqëritëe Ballkanit, përfshirë Shqipërinë”.

Provat e shfaqura në artikullin e “Mother Jones”,ne i bëmë publike, më pas pothuajse të gjithamediat amerikane dhe ata europiane i bënëpublike. Sot Partia Demokratike, jo Lulzim Basha,se ai nuk mund të ketë më të drejtën morale tëflasë në emër të Partisë Demokratike, por ajo qëduhet të ketë mbetur ende nga Partia Demokratike,duhet të distancohet nga kjo lidhje e dyshimtë qënuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri. Nuk është erastësishme që më 16 shkurt të organizohejprotestë edhe në Tiranë, edhe në Podgoricë, edhenë Beograd. Nuk është e rastësishme që edhe më16 mars të kishte protestë edhe në Podgoricë,edhe në Beograd, edhe në Tiranë. Madje edheforma e protestës në Tiranë po spostohet si formate protestës në Beograd e Podgoricë, pra, nuk dota bëjnë më 13 prill ditën, por do ta bëjnë natën,ashtu siç janë porositur.

Këtu përsëri del e rëndësishme përpjekja jonëpër të rritur fuqinë parandaluese të ligjit. Të jeni tësigurt se ne do të sjellim, përveç punës që kemibërë së bashku me opozitën për Kodin Zgjedhor,edhe një ligj shumë të mirë për financimin e partivepolitike. Jemi një demokraci e re. Ata që nuk iaduan të mirën Shqipërisë kanë penetruar për tëfinancuar një prej partive politike më të vjetra dhemë të mëdha në vend, në opozitë.

Thirrja ime sot ndaj prokurorisë është të vijojëpunën me intensitet, sepse ka kaluar një vit egjysmë që kur ka filluar hetimi. Shqiptarët e dinëqë ka një hetim, i cili po zhvillohet paralelisht edhenga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, edhe ngaautoritetet e drejtësisë skoceze, për të cilat nukjanë fajtore demokratët e thjeshtë dhe të ndershëmtë Shqipërisë, por është fajtore një kupolë drejtuesekriminale në krye të Partisë Demokratike. SotLulzim Basha është një huligan, i cili merr guximintë godasë punonjësit e Policisë së Shtetit. Kushdoqë godet punonjësit e Policisë së Shtetit, autoritetete zgjedhura me votë legjitime, qoftë Kuvendi i

Shqipërisë, parlamenti apo çdo institucion tjetër,të jeni të sigurt se do të marrë ndëshkimin qëmeriton.

(Ndërhyrje nga salla)Gramoz Ruçi – Nuk ta përmendi emrin.

Urdhëro?(Ndërhyrje nga salla)Replika bëhet kur të përmend ty dhe jo kur

përmend subjektin politik.Jo, të lutem!Fjalën e ka Xhemal Qefalia.Xhemal Qefalia – Faleminderit, zoti Kryetar!Atëherë, zoti Murrizi po ta përmend unë emrin.Jo, nuk e kam për të qeshur, e kam seriozisht,

sepse të kam dëgjuar edhe në Komisionin përSigurinë që vazhdimisht atakon Policinë e Shtetit,këtë organizatë, e cila ka një mision, që kërkonnga ju, por edhe nga çdo anëtar i parlamentitmbështetje.

Po dal te pyetja, të nderuar kolegë dhe i nderuarzoti Murrizi: a është sot Policia e Shtetit mëprofesionale se dje kur e drejtonit ju? Pyetja ështëe thjeshtë dhe merr një përgjigje shumëkuptimplotë: kur qeverisjen e kishte PartiaDemokratike, e mbyllët Akademinë e Policisë, përt’u hapur rrugë atyre njerëzve, të cilët paraqisninteserën e partisë. Sot janë 1846 vetë, të cilët janëfutur në radhët e policisë pas një konkursi, ku kanëmarrë pjesë gati 21 mijë vetë. Pra, është bërë njëfiltër profesional. Kjo është policia profesionale,policia e larguar nga politika, që e kishit ju dje,prandaj ka një fluks kaq të madh në polici.

Pyetja tjetër: a është ajo e trajtuar më mirëfinanciarisht? A është më e veshur? A është epajisur me teknikë, me mjete logjistike? E kemiparasysh policinë që kishit ju! Punonjësi i policisëshëtiste me automatik “Kallashnikov” në krah, hipurnë biçikletë dhe me thesin e patateve prapa.

Sot kemi një polici më dinjitoze, më profesionaledhe më të gjendur pranë qytetarëve të saj. Psethem “më të gjendur pranë qytetarëve të saj”?Sepse ka edhe një statistikë. A e dini ju numrin etelefonatave që i drejtohen Policisë së Shtetit apojo? Jua them unë, nëse nuk e dini. Shkoni e gjejeniatje, se është publike, nuk është se zoti Lleshaj eka konfidenciale. Janë 3006 mijë telefonata. Madjepo ju them: në vitin 2017 ishin 156 mijë. Sot numrika arritur në 3006 mijë telefonata.

Po çfarë tregon kjo? Kjo tregon se kemi njëpolici, e cila u shërben qytetarëve, polici që nuk ushërben partive politike, që nuk i shërben ministrit,

Viti 2019

92

Legjislatura e 9-të

Kryeministrit apo deputetëve. Ku e ka konkretizuarmisionin dhe rolin e saj kjo polici?

E përmendi edhe kryetarja e komisionit, epërmendi edhe kryetari i grupit: kjo është një policie paanshme. Madje vetëm si operacioni “Forca eligjit” ka organizuar 24 dhe në total janësekuestruar 158, 5 milionë euro.

A e dini sa e kishit shifrën ju? E kishit 1, 2milionë euro. Sepse të tjerat shkonin për ministrat,për drejtorët partiakë a ku ta di unë. A doni shifratë tjera? Ka akoma shifra. Madje keni filluar,natyrisht jo ju, jo vetëm ju, sepse ju jeni kritikë edhenë komision, por edhe përfaqësues të PartisëDemokratike, të thoni se kohët e fundit ka pasurvrasje. Normalisht, ka pasur vrasje. Detyra epolicisë është zbulueshmëria. Por kini parasyshse ka shumë më shumë vepra, të cilat nuk janëzbuluar me vite të tëra. E mbani mend? Është vrarëish-deputeti; keni pasur një ministër të Brendshëm,i cili doli këtu dhe tha: “Për një kohë shumë tëshkurtër do ta zbuloj!” Ende nuk e keni zbuluar.

Shifrat e vrasjeve nuk maten pse pati pesë këtëjavë, dhe sa javë ka viti, bëhen pesëdhjetë e dyjavë në fund të vitit.

Doni shifra? Edhe për këtë ka shifra.Në vitin 2018 numri vrasjeve ka qenë 51, numër

në ulje rekord. A duhet të kënaqemi ne? Jo, sepsenumri duhet të jetë zero, por fakti është ky qëpërmenda. Ka edhe shifra të tjera, por nuk pondalem, sepse do të flas për atë që jemi mbledhur:qëllimin e këtij ligji.

Të gjithë kemi diskutuar kur ka kaluar nëparlament vetingu, edhe unë kam diskutuar. Kemimenduar se duke bërë vetingun në polici, veprojmëmirë, sepse edhe policia është pjesë e sistemit,sepse aty fillon hetimi më së pari. Çdo polic dheçdo punonjës policie që takonim, normalisht, dotë ndihej mirë kur të merrte vërtetimin se nuk kaprobleme të kësaj natyre.

Po cilat janë faktet? Në të vërtetë, kjo kërkonteedhe një angazhim të madh të të gjithë punonjësve,një trupë shumë të madhe, por edhe një investimshumë të madh për ta bërë. Gjëja ështëthjeshtësuar, jo se ka ndryshuar në mënyrësubstanciale, sepse asgjë nuk ka ndryshuar. Tëgjithë drejtuesit e lartë të policisë do të kalojnë nëveting. Të gjithë drejtuesit e lartë të Gardës do tëkalojnë në veting. Do të kalojnë jo në vetingunpolitik, jo në vetingun e ministrit, sepse as nëradhën e parë nuk ka qenë e shkruar e as nëradhën e dytë. Do të kalojnë në vetingun e

Komisionit të Jashtëm, pa përjashtim.A është bërë një reduktim i numrit? Normalisht,

sepse nuk mjafton vetëm të kesh një veting ditëne parë dhe ta tundësh pastaj për sa kohë të keshkarrierë në polici. Vetingu është i përhershëm.Prandaj ka një strukturë të posaçme në Policinë eShtetit, e cila mbikëqyr aktivitetin e punonjësve tëpolicisë në mënyrë dinamike.

Kjo gjë do të bëhet me korrektësinë më tëmadhe dhe do të përmbushet brenda afatit kohor.Është diçka që i vë njerëzit më në pozita pune,ndaj do të realizohet.

Çfarë tjetër duhet pasur në konsideratë? Në faktka shumë gjëra, në lidhje me të cilat ështëpërcaktuar edhe numri, sepse në Gardën eRepublikës nuk është vënë gjithë numri. Ka pasurnjë propozim nga komisioni, ku ju keni qenëprezentë, që të jenë vetëm drejtuesit e lartë:komandanti, zëvendëskomandanti dhe të gjithëkolonelët, pa përjashtuar këtu shefat ekomisariateve, që ndodhen nëpër zona. Të gjithëkëta do të kalojnë te ky filtër.

Megjithatë, kam një propozim për ministrin eBrendshëm, gjë që do ta shprehja në formë apeliedhe për kolegët e mi të Komisionit të Sigurisë,pasi në veting, në ligjin paraprak, kemi thënë se tëdrejtën për t’u vetuar e kanë edhe ata që janëjashtë policisë, gjë që ju e ngritët me të drejtë, zotiMurrizi, se mund të ketë individë, të cilët, sipasjush janë jashtë policisë në mënyrë të padrejtë.Unë jam i bindur se janë hequr konform rregullave,por e drejta ligjore që u jepet atyre, zoti Ministër,është se ata kanë të drejtë të vetohen. Dhestatistikat tregojnë se ka pasur 167 persona, tëcilët janë jashtë radhëve të policisë, të cilët kanëaplikuar. Por kemi një handikap në ligj, zoti Ministër.

Nga njëra anë i ftojmë për t’u vetuar dhe kalojnëvetingun, nga ana tjetër ligji i Policisë së Shtetit ipengon për t’u rikthyer, ndaj për këtë do t’ju bëjanjë apel public edhe juve edhe Komisionit tëSigurisë. Unë do të flas edhe me kolegët e mi,pasi e kemi diskutuar herë pas here, që ta kalojmëedhe këtë ngërç, që pranë strukturave të policisëtë futen njerëzit e duhur, të futen njerëzitprofesionistë.

Pa e zgjatur, ftoj kolegët e mi për ta miratuarkëtë ligj kaq të rëndësishëm për këtë organizatë.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Zoti Murrizi, tri minuta!Myslym Murrizi – Faleminderit!Në fakt, zoti Balla tha se kur është bërë ligji, ne

93

Legjislatura e 9-të Viti 2019

kemi qenë në gjumë si opozitë.E vërteta është se në gjumë paskeni qenë ju,

që e prutë për ta ndryshuar ligjin, e votuat nëgjumë, ndërsa tani e prutë për ta ndryshuar atëligj, të cilin e paskëshit votuar para ca kohësh, kurne paskemi qenë në gjumë. Pra, kjo tregon se jukeni qenë në gjumë, zoti Balla, kur e keni votuaratë ligj. Po të ishte votuar në rregull dhe duke qenëzgjuar, nuk do të kishit pasur nevojë ta korrigjonitligjin sot.

Thoni se do ta pastroni policinë nga individët epistë. A mund t’ju pyes: Pse dhe kush e bëri pispolicinë? Nga kush do ta pastroni? A mund të mëthoni një emër të vetëm nga ata që gjetët në policishtatorin e 2013-ës, kur morët pushtetin, i ciligjendet në kaseta, në “Babale” e kompani, qëshkon e jep porosi, që gjendet në përgjimet eShërbimit Informativ, që është i implikuar në trafik?

Po pse, ne jua sollëm juve Joeld Çelën, SokolBoden, Gjergj Kohilën, Edmond Çelën, JulianBalliun, Arben Skendon e me radhë?

I kthyet ju me bujë të madhe. Keni ngritur edhekomision si Parti Socialiste, për të rikthyer të gjithëata që janë shkarkuar, 80% e tyre nga qeveria“Nano”. Po pse, ne e sollën Arianit Arapin, PerlatÇullhajn, Ermal Muçën, Arben Çelën?

Më thoni një nga ata drejtues që gjetët nështatorin e 2013-ës, që ju e keni dërguar përndjekje penale! Keni shkarkuar 403 vetëmpolitikisht, nga të cilët 16 ishin drejtues të parë, 25drejtues, 97 kryekomisarë, 74 komisarë, 64nënkomisarë, 49 kryeinspektorë e me radhë.

Keni marrë 248 militantë politikë, prej të cilëvesot s’është asnjëri më në polici, sepse, ose i kenishpallur në kërkim, ose po presin t’i bashkohenkëtij kampionit këtu, që thotë faleminderit, këtijkampionit tuaj që është në gjykatë. Ky është turpii policisë.

Ju faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Murrizi!Fjala për zotin Pëllumbi.Arben Pëllumbi – I nderuar zoti Kryetar,Të nderuar kolegë deputetë,Të nderuar qytetarë,Sot diskutojmë disa ndryshime në ligjin për

vetingun në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikësdhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dheAnkesat, në Ministrinë e Brendshme, i cili synontë japë një kontribut të madh në përmbushjen eobjektivit të ndërmarrë nga kjo maxhorancëqeverisëse për krijimin e institucioneve të forta

ligjzbatuese, me profesionistë dhe mbi të gjitha menjerëz me integritet.

Ndryshimet e propozuara, e theksoj që në fillim,nuk prekin thelbin e ligjit të miratuar pak kohë mëparë, pra as kriteret, as procedurën e vlerësimit.Kriteret mbeten të njëjtat: vlerësim i figurës, ipasurisë dhe i profesionalizmit të trupës policore,Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjete Brendshme dhe Ankesat. Ajo çka preket ngandryshimet është afati i përcaktuar për përfundimine procesit, i cili sipas ligjit aktual, siç e theksoi edheministri, është fundi i marsit të vitit 2020, afat ky ipamundur për t’u realizuar për rreth 13 mijëpunonjës.

Ndryshimi i dytë qëndron në faktin sepropozohet që të jetë pikërisht Shërbimi përÇështjet e Brendshme dhe Ankesat, SHÇBA-ja,ajo që do të kryejë vlerësimin e të gjithë punonjësvetë Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikësnë fazën e dytë dhe të tretë, pra punonjësit e nivelittë mesëm drejtues dhe atyre të nivelit bazë.

Kjo zgjidhje ka disa avantazhe të dukshme, pasigaranton të njëjtat standarde për të gjithë procesin,të njëjtën pavarësi dhe paanshmëri, sa kohë nukndryshojnë as kriteret, as procedurat e vlerësimitme parametrat e procesit të rregullt ligjor; shkurtonkohën e vlerësimeve individuale dhe ul kostot eprocesit.

Mbi të gjitha, projektligji nuk e cenon fazën eparë të vlerësimit, pasi në këtë fazë Komisioni iJashtëm do të vlerësojë rreth 300 punonjësit qëmbajnë grada apo funksione të larta në Policinë eShtetit, Gardën e Republikës dhe të gjithëpunonjësit në Shërbimin për Çështjet e Brendshmedhe Ankesat.

Pra, në tërësinë e vet ndryshimet nuk prekinthelbin e procesit, nëpërmjet të cilit është synuardhe synohet të sigurohet zbatimi i parimit tëintegritetit, rritja e profesionalizmit dhe garantimi injë karriere të drejtë dhe të bazuar në meritokraci,duke krijuar kështu institucione të forta dhe tëbesueshme, me profesionistë, pra një trupëpolicore të denjë për një vend europian.

Të nderuar kolegë,Është një fenomen i njohur njerëzor që

bashkëjetesa për një fare kohë me një ndryshimgjendjeje, sidomos kur kjo sjell përmirësim tëkushteve të jetesës, bëhet pjesë e jetës, ndaj metë drejtë harrohet se si ishte e çfarë pune e madheështë dashur dhe është bërë për këtë qëllim.

Kjo ka ndodhur edhe me Policinë e Shtetit, që

Viti 2019

94

Legjislatura e 9-të

tashmë, prej disa vitesh, është shndërruar në njëprej institucioneve që gëzojnë një besim të madhnë Shqipëri, e madje, sipas shumë sondazheve tëbesueshme, policia renditet në krye tëinstitucioneve për sa i përket besueshmërisëpublike.

E kjo nuk ndodhi rastësisht. Në mandatin e parëqeverisës kjo maxhorancë krijoi një qasjeshtetformuese, për të vendosur më në fundndëshkimin e atyre që ishin mësuar në traditë tëshkelnin ligjin, dhe arriti të krijonte një imazh të ritë Policisë së Shtetit.

Më lejoni të kujtoj këtu fenomene të tilla siparkimet prej të “forti” për dy, e madje ndonjëherëedhe për tre, para kafeneve, bareve apo diku tjetër,duke u bërë karshillëk jo vetëm qytetarëve tëzakonshëm, por edhe policisë, e cila jo vetëm nukguxonte të ndërhynte, por kthente kokën nga anatjetër dhe bënte sikur nuk i shikonte, sepse në tëkundërt, policit mund t’i rrezikohej edhe vendi ipunës. Apo moszbatimi i semaforit të kuq thjeshtpër hobi dhe nxitimi se ftohej kafeja, pa folur përrripin e sigurimit, që konsiderohej turp, dhe jo njëdomosdoshmëri për sigurimin e jetës, duke mëkujtuar këtu edhe atë anekdotën e një polici, qëbesoj se e kujtojmë të gjithë, që thoshte: “Goxhaburrë, i more frymën vetes për 2 mijë lekë!”

Kjo maxhorancë i dha fund njëherë epërgjithmonë kohës kur uniformat blu braktiseshinnë rrugë përballë krimit, kur kërcënoheshin apodhe vriteshin komisarë policie. E riktheu Policinëe Shtetit në detyrë, në shërbim, duke e bërëpartnere me qytetarët. Sigurisht, reforma nëPolicinë e Shtetit është një proces që vazhdon,por rezultatet ka kohë që ka nisur t’i japë, e kjo mefakte dhe të vërteta.

Është e lehtë të fshihesh pas gishtit tregues,është e lehtë të akuzosh dhe të mos pranosh tëshikosh ndryshimin, por askush në këtë sallë, besojedhe përtej saj, nuk ka harruar Lazaratin eshndërruar në një republikë të pavarur, me mbrojtjepolitike, ku mbilleshin mbi 900 tonë kanabis, shifrakëto të bëra publike nga Guardia di Finanzaitaliane, bashkëpunimi me të cilën, në atë kohë,edhe për faktin e mësipërm, ishte minimal osemungonte plotësisht.

Ndërkohë, për të dytin vit radhasi, Shqipëria,po sipas Guardia di Finanza-s, bashkëpunimi metë cilën tashmë është në nivelet më të mira, kadalë nga harta e vendeve që kultivojnë kanabis.

Sipas raportit të fundit të saj, gjatë vitit 2018

Shqipëria ka asgjësuar 100% të bimëve të mbjellanë territorin e vendit, ndërkohë që numri i bimëvetë zbuluara dhe të asgjësuara për vitin 2018 ështënë shifrat më të ulëta që prej kohës kur kanë filluartë mbahen statistika për këtë fenomen. Sigurisht,këto rezultate nuk erdhën rastësisht. Kjo qeveriishte e para që e pranoi problemin e kultivimit dheu përpoq ta analizonte këtë fenomen në gjenezë.Ajo hartoi një plan kombëtar veprimi dhe krijoi njëfrymë bashkëpunimi dhe marrjeje përgjegjësishnga të gjithë aktorët dhe institucionet përgjegjëse.Një vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimitme partnerët, duke e parë fenomenin e kanabisitsi një shqetësim real, rajonal dhe ndërkombëtar.Fryt i këtij plani janë rezultatet e arritura përgjatëkëtij viti, të cilat janë më të mirat duke filluar qënga viti 1990.

Sigurisht, lufta me këtë fenomen tejet negativnuk ishte e lehtë. Ajo pati arritjet dhe dështimet eveta, por besoj se e rëndësishme nuk është sabeteja ke humbur apo sa ke fituar. E rëndësishmeështë që tashmë është një fakt i pranuar dhe icertifikuar edhe prej shumë partnerëve tanëndërkombëtarë se Shqipëria e ka fituar luftën. Ajonuk është më vendi që identifikohet me kanabisin,nuk ndodhet më në hartën e vendeve europiane,ku kultivimi i tij është një fenomen. Ky rezultat uarrit pa diskutim edhe falë punës së madhe tëPolicisë së Shtetit.

Pavarësisht këtyre sukseseve në rikthimin eligjshmërisë, sfidat në luftën kundër prodhimit dhetrafikimit të lëndëve narkotike, kriminalitetit, krimittë organizuar nuk mbyllen kurrë. Kjo vlen si përne, edhe për çdo vend tjetër të globit, që përballetme këto fenomene. Reforma në Policinë e Shtetitështë një proces që vijon ende dhe ka nevojë përt’u përmirësuar dhe, pa diskutim, kërkon që nëradhët e saj të punojnë njerëz me integritet, meprofesionalizëm dhe me përkushtim. Kjo reformëduhet të ecë paralelisht me reformën në drejtësi,e cila është tashmë në një fazë vendimtare. Përkëto arsye, të nderuar kolegë, unë ju ftoj ta votojmëprojektligjin dhe të japim kontributin tonë për tëkrijuar sa më parë trupën policore që duam.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Pëllumbi!Fjalën e ka deputetja Antoneta Dhima!Përgatitet deputetja Lindita Nikolla.Antoneta Dhima – I nderuar zoti Kryetar i

Kuvendit,Të nderuar kolegë deputetë dhe kolege

95

Legjislatura e 9-të Viti 2019

deputete,Të dashur qytetarë,Projektligji që po diskutojmë sot ka si qëllim

sigurimin e institucioneve të forta e të besueshme,me profesionistë, të cilët kanë integritet, si dhesfidën e kësaj qeverie për një luftë sa më efikasekundër krimit të organizuar, terrorizmit, korrupsionitdhe përmirësimit të standardeve të rendit dhe tësigurisë.

Duke marrë në konsideratë faktin se procesi ivlerësimit kalimtar dhe periodik të punonjësve tëPolicisë së Shtetit, të Gardës së Republikës dheShërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesatnë Ministrinë e Brendshme, kërkon impenjim tëburimeve materiale dhe njerëzore nga vetëstrukturat e Ministrisë së Brendshme, pasi afro 240punonjës të nivelit të lartë dhe të mesëm duhet tëshkëputen nga detyrat e tyre funksionale dhe tëkryejnë procesin e vetingut, është konkluduar qënë ligjin aktual duhet të bëhen disa ndryshime tëdomosdoshme, që kanë të bëjnë konkretisht me:

- heqjen e limitit kohor, i cili është përcaktuarnë mars të vitit 2020;

- propozohet që punonjësit e Shërbimit përÇështjet e Brendshme dhe Ankesat të kalojnë tëgjithë vlerësimin në fazën e parë dhe ky vlerësimtë kryhet nga një komision i jashtëm me 15 anëtarë,i asistuar nga një sekretariat teknik me 15 anëtarë;

- propozohet të jetë Shërbimi për Çështjet eBrendshme dhe Ankesat ai që do të kryejëvlerësimin e të gjithë punonjësve të Policisë sëShtetit dhe atyre të Gardës së Republikës në fazëne dytë dhe të tretë, pra punonjësit e nivelit tëmesëm drejtues dhe të atyre të nivelit bazë dhedo të ketë të njëjtat kompetenca e do të ndjekë tënjëjtën procedurë që ndjek Komisioni i Jashtëm iVlerësimit.

Nga ndryshimet e kërkuara në këtë projektligjdhe nga zgjidhjet e propozuara kemi disaavantazhe të dukshme.

Së pari, ka një impakt të ndjeshëm mbi buxhetine parashikuar, pasi ngarkimi i Shërbimit përÇështjet e Brendshme dhe Ankesat me vlerësiminnë fazën e dytë dhe të tretë të rreth 12 000punonjësve, i kursen buxhetit të shtetit rreth 260milionë lekë, duke i minimizuar kostot shtesë.

Së dyti, garanton të njëjtin të standard për tëgjithë procesin, duke pasur parasysh se vetëpunonjësit e Shërbimit për Çështjet e Brendshmedhe Ankesat do t’i nënshtrohen të njëjtit proces nëfazën e parë. I njëjti standard do të përcillet përgjatë

gjithë procesit edhe në fazat e tjera.Së treti, për sa kohë nuk ndryshojnë as kriteret,

as procedurat e vlerësimit, ai garanton të njëjtënpavarësi dhe paanshmëri.

Së katërti, fakti që një pjesë e madhe einformacioneve për punonjësit e Policisë apo tëGardës gjendet në arkivat e vetë Shërbimit përÇështjet e Brendshme dhe Ankesat, do të shkurtojëkohën e vlerësimit individual.

Projektligji që ne po diskutojmë sot nuk e cenonfazën e parë të vlerësimit, pasi në këtë fazëKomisioni i Jashtëm do të vlerësojë punonjësit qëmbajnë grada apo funksione të larta në Policinë eShtetit, në Gardën e Republikës dhe të gjithëpunonjësit në Shërbimin për Çështjet e Brendshmedhe Ankesat.

Rendi dhe siguria publike nuk mund të krijohennga qasjet apo nga proceset e izoluara. Qeveriashqiptare, e cila ka dalë nga kjo maxhorancë eligjshme, ka nxitur proceset që mundësojnëpërpjekjet e përbashkëta të strukturaveligjzbatuese. Përvoja dhe eksperienca e shkëlqyere disa taskforcave është një provë shumë e mirëpër atë që është duke u bërë në këtë drejtim, kufokusi kryesor ka qenë dhe mbetet lufta kundërkrimit në tërësi dhe kundër korrupsionit në veçanti.

Gjithsesi, unë jam e bindur se ashtu si deri tani,vetingu i policisë, ngritja e SPAK-ut dhe ByrosëKombëtare të Hetimit, së bashku me zbatimin ereformës në drejtësi janë instrumentet kryesore përtë rritur efikasitetin në luftën kundër krimit,korrupsionit, por edhe të pastrimit të drejtësisë dhetë policisë nga elementët e korruptuar, do t’ishërbejnë jo vetëm qytetarit, por të gjithë sistemit.

Kriminaliteti, korrupsioni dhe procesi i vetingutnë polici janë artikuluar shumë kohët e fundit,madje, qeveria shqiptare ka nxjerrë udhëzime evendime të qarta për të qenë një fortesë kundërkëtyre fenomeneve, që duhet theksuar se nuk janëvetëm në Shqipëri, por janë pothuajse në të gjithëEuropën.

Shqipëria ka kaluar përmes një procesi tëvështirë reformimi, përmes një procesitransformues, rezultatet e të cilit janë të dukshmedhe të prekshme në vitet e fundit. Kriminaliteti nëShqipëri është në shifra të ulëta krahasuar me atonë Europë, ose në raport me popullsinë.

Nga ana tjetër, ne duhet të pranojmë se tashmëçdo krim raportohet dhe merret në konsideratë ngaautoritetet policore, qoftë kjo edhe një kundërvajtje,apo një kundërshtim ndaj punonjësve të Policisë

Viti 2019

96

Legjislatura e 9-të

së Shtetit.Vetëm në dy muajt e parë të këtij viti janë

referuar 60 raste për pastrim parash, me një vlerëprej rreth 8,2 milionë euro të sekuestruara, kurgjatë gjithë vitit 2013 vlera e sekuestrimeve nuk ikalonte 1,2 milionë euro.

Lufta kundër krimit të organizuar dhekorrupsionit është një nga përparësitë dheobjektivat kryesore të Shqipërisë në rrugën e sajdrejt BE-së. Në javët dhe në muajt e fundit, Policiae Shtetit ka kryer një sërë operacionesh në luftënkundër krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëvenarkotike përmes forcës së ligjit.

Viti 2018 ishte viti më i suksesshëm përrezultatet që janë arritur ndonjëherë nga Policia eShtetit në luftën kundër kultivimit të kanabisit.

Kjo konfirmohet edhe nga Guardia di Finanza,e cila në vrojtimet nga ajri ka evidentuar vetëm 0,8hektar tokë të kultivuar me kanabis në vitin 2018,një rënie me 1,9 ha nga viti i mëparshëm dhe njëshifër shumë herë më e ulët nga 323 hektarët qëishin evidentuar në vitin 2013.

Në vitin 2018 numri i parcelave të identifikuaradhe të asgjësuara me bimë kanabisi ishte më iulëti. Janë identifikuar 379 parcela të kultivuarame bimë narkotike, rreth 24% më pak se në vitin2017.

Në vitet e fundit janë goditur dhe çuar deri nëfund disa procese të luftës kundër krimit tëorganizuar, të cilat kanë ndikuar pozitivisht nërritjen e besimit dhe opinionit të komunitetit.Sondazhet tregojnë se Policia e Shtetit ështëinstitucioni me besimin më të lartë në vend. Kyështë një fakt, i cili provohet edhe nga rritja drastikee numrit të telefonatave drejt policisë. Në vitin 2018janë regjistruar mbi 306 mijë telefonata ngapubliku, krahasuar me vetëm 156 mijë të pesëviteve më parë.

Gjendja pozitive që shfaqet në luftën kundërkrimit ka ardhur si rrjedhojë e miratimit tëinstrumenteve ligjore efikase, si dhe aplikimit tëeksperiencave më të mira në këtë drejtim, pranimit,ratifikimit dhe implementimit të aktevendërkombëtare.

Edhe mbyllja e basteve sportive nga ana eqeverisë shqiptare ishte një veprim, i cili ështëpërshëndetur nga të gjithë, që ka ndikuar nëmënyrë të ndjeshme në uljen e kriminalitetit nëvend.

Korrupsioni është një kërcënim përdemokracinë, mirëqeverisjen, konkurrencën e

ndershme, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik,shoqëror dhe politik të një vendi. Ai pengon rëndëzhvillimin ekonomik, duke krijuar një sistempabarazie, paragjykimi dhe nepotizmi, dukeshkatërruar besimin e njerëzve te shteti i tyre.Prandaj, lufta kundër korrupsionit është sot një ngasfidat parësore të çdo shteti me kulturëdemokratike, me vizion dhe me integritet të lartë.

Qeveria shqiptare ka dhe do të vazhdojë të ketënjë vullnet të palëkundur në luftën kundërkorrupsionit, përmes aksioneve parandaluese,masave ndëshkuese dhe aktivitetevendërgjegjësuese.

Sfida për të siguruar një administratë të pastërdhe me integritet, të aftë profesionalisht, eficientedhe vetëm në shërbim të qytetarëve, kalondomosdoshmërisht nga angazhimi institucional përtë luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet eadministratës shtetërore.

Sfida për modernizimin e sistemit mbetet njënga sfidat më të rëndësishme, por njëkohësishtedhe më komplekse. Me vullnetin e fortë tëqeverisë, të reflektuar tashmë në veprime dherezultate konkrete, ndryshimet janë të dukshme.

Lufta kundër korrupsionit është e gjatë dhe nejemi të përgatitur për t’iu përgjigjur me të njëjtinpërkushtim, siç po bëjmë me zbatimin e reformavetë thella shtetformuese. Për ne qytetarët janë tëparët dhe e gjithë vëmendja e administratësshtetërore dhe jo vetëm, duhet të jetë epërqendruar te shërbimi sa më i mirë ndaj tyre.

Në kushtet kur ky projektligj është në përputhjeme Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nëharmoni të plotë me legjislacionin në fuqi dhe nëpërmbushje të objektivave të qeverisë shqiptaredhe në veçanti, të Ministrisë së Brendshme dheka si qëllim krijimin e institucioneve të forta, meprofesionistë të vërtetë dhe me integritet, tënderuara kolege deputete dhe kolegë deputetë,ju ftoj ta miratojmë atë.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zonja Dhima!Fjalën e ka zonja Lindita Nikolla.Lindita Nikolla – I nderuar Kryetar i Kuvendit,Të nderuar kolegë,Sot po diskutojmë dhe do të miratojmë një

projektligj të rëndësishëm për trupën e Policisësë Shtetit, që shpreh vullnetin e qartë të qeverisëpër ta transformuar thellësisht atë.

Në këta 5 vjet është ndërmarrë një reformëtërësore në strukturat policore me qëllim rritjen e

97

Legjislatura e 9-të Viti 2019

forcës goditëse ndaj krimit dhe rritjen e sigurisëpublike në vend. Për punën e bërë flasin vetëtreguesit. Unë si deputete e qarkut të Lezhës, dotë doja sot të ndaja me ju, të nderuar kolegë dheme publikun, disa prej këtyre treguesve në këtëqark krahasuar me një vit më parë, pasi ndryshimime pesë vjet më parë është edhe më evident.

Një ndër prioritetet kryesore ka qenë hetimi dhegoditja e veprimtarisë antiligjore e zhvilluar ndërvite nga zyrtarët dhe nga funksionarët publikë nëdrejtim të tjetërsimit të pronës nëpërmjet falsifikimittë dokumenteve në vijën bregdetare të Lezhësdhe në Kurbin. Në këtë kuadër përmendimgoditjen e dy grupeve nëpërmjet operacionevepolicore “Ranishtja 4”, për problemet te Rana eHedhur në Shëngjin e në Lezhë dhe për problemette hipoteka në Kurbin. Në këto 2 operacione janëekzekutuar masat e sigurisë me arrest me burgpër 20 persona, me arrest shtëpie për 8 persona,me detyrim paraqitjeje për 2 persona dhe 4 per-sona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Një tjetër tregues pozitiv për vitin 2018 ka qenëedhe puna parandaluese në drejtim të reduktimittë krimeve të rënda kundër personit për sa i përketveprës penale të vrasjes.

Kështu, gjatë vitit 2018 në Lezhë janëevidentuar gjithsej 4 vrasje, janë zbuluar 3, porka mbetur ende e pazbuluar vetëm një vrasje ngapakujdesia, e ndodhur në natën e ndërrimit tëviteve në qarkun e Kurbinit, në Laç.

Për t’u përmendur është fakti që gjatë vitit 2018në rrethet e Mirditës dhe të Lezhës nuk ështëevidentuar asnjë rast vrasjeje.

Gjatë vitit 2017 janë evidentuar 6 raste vrasjejedhe janë zbuluar 5 raste. Pra, në vitin 2018 kemimë pak raste të veprave penale të vrasjes.

Faktet flasin për një vëmendje të shtuar nëdrejtim të reduktimit të krimeve kundër pronës, sinjë problem që prek drejtpërdrejt jetën epërditshme të komunitetit. Në këtë kuadër, ështëarritur të reduktohet ndjeshëm numri i vepravepenale kundër pronës. Kështu, gjatë vitit 2018 janëevidentuar gjithsej 98 vepra penale kundër pronës,janë zbuluar 78 prej tyre, me një forcë zbuluese79,5%, kundrejt 267 veprave të tilla të evidentuaranë vitin 2017, kur janë zbuluar 65 prej tyre, menjë forcë zbuluese 24%. Të gjithë e dimë sa i lartëka qenë numri i viktimave në autostradën e Milotit,por në vitin 2018 kemi tregues pozitivë të shënuarnga Drejtoria e Qarkullimit Rrugor. Krahasuar mevitin 2017, në vitin 2018 kanë ndodhur 67 aksidente

më pak, kemi 8 persona të vdekur më pak, 26 per-sona të plagosur rëndë më pak dhe 25 persona tëplagosur lehtë më pak. Gjatë vitit 2018 janëevidentuar 20 raste të kultivimit të bimëve narkotikekrahasuar me vitin 2017, ku janë evidentuar 30raste.

Për arritjen e këtyre rezultateve është bërë njëpunë e madhe si në drejtim të kontrollit të territoritnga shërbimet policore, ashtu edhe në drejtim tëndjekjes dhe verifikimit të informacioneve, çeljesdhe ndjekjes së procedimeve proaktive e të tjera.Kështu, në rang vendi janë realizuar 24 operacionedhe goditur 14 grupe kriminale, ndërsa në qarkune Lezhës në vitin 2018, nëpërmjet aplikimit tëmetodave speciale të hetimit, është bërë e mundurgoditja e pesë grupeve kriminale, që kanë vepruarnë këtë drejtim dhe janë zhvilluar rreth 12operacione policore.

Lufta ndaj korrupsionit dhe ndaj krimeve tëkryera nga punonjës në detyrë ka pasur një trendrritës në vitin 2018 në qarkun e Lezhës. Në total,në vitin 2018 janë referuar 89 vepra penale nëfushën e korrupsionit dhe krimeve në detyrë,krahasuar me vitin 2017, ku janë referuar 7 rastetë korrupsionit dhe 62 raste të krimeve të kryeranga punonjës shtetërorë publikë në detyrë. Pra,janë nëntë raste më shumë për korrupsion dhe 12raste të krimeve të kryera nga punonjës në detyrëmë shumë gjatë vitit 2018 sesa në vitin 2017.

Për sa i përket rritjes së besueshmërisë sëpublikut te Policia e Shtetit dhe te Drejtoria Vendoree Policisë, Lezhë, një tregues pozitiv shënon rritjae numrit të telefonatave të bëra në drejtim tëpolicisë për të kallëzuar krime, për të kërkuarndihmë e të tjerë. Kështu, gjatë vitit 2018 janëmarrë gjithsej 5785 telefonata nga publiku, pra 676telefonata më shumë krahasuar me vitin 2017.

Qytetarët e Lezhës kanë qenë pjesë e forumevetë llogaridhënies, ku janë diskutuar problematikatë ndryshme, që shqetësojnë komunitetin, për tëngritur në një stad më të lartë bashkëpunimin polici– komunitet. Por ka ende shumë për të bërë nëkëtë drejtim, ndaj edhe ky projektligj garanton njëcilësi të shtuar të forcave të Policisë së Shtetit,rritjes së forcës së saj goditëse dhe sigurisë publikenë vend.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zonja Nikolla!Fjalën e ka ministrja për Shëndetësinë dhe

Mbrojtjen Sociale, zonja Ogerta Manastirliu.Ogerta Manastirliu – I nderuar zoti Kryetar i

Viti 2019

98

Legjislatura e 9-të

Kuvendit,Të nderuar kolegë deputetë,Të dashur qytetarë,Sot po diskutojmë ndryshimet në një projektligj,

që garanton më shumë integritet në trupën ePolicisë së Shtetit, një polici moderne, e pastër, eaftë profesionalisht dhe e ndarë nga korrupsioni.Kjo ishte një ndërhyrje tërësisht e domosdoshmepër të pasur një sistem, që garanton në çdo hallkëtë tijën siguri për çdo qytetar, për komunitetin dhepër çdo grup në nevojë.

Është e rëndësishme të kujtojmë rolin epunonjësve të Policisë së Shtetit për policimin nëkomunitet, në shkollë, te grupet në nevojë, tek ataindividë që kanë nevojë direkte për të kërkuarmbrojtje dhe siguri te Policia e Shtetit, siç janëfëmijët në konflikt me ligjin, gratë dhe vajzat, tëcilat denoncojnë dhunën dhe, gjithashtu, dhunënnë familje. Ndaj integriteti dhe profesionalizmi i çdopunonjësi të shtetit në këto struktura ka një rëndësitë veçantë. Gjithashtu, ne jemi fokusuar tëgarantojmë më shumë siguri për qytetarët, porparalelisht edhe për profesionistët, për shërbyesit,për ata që sakrifikojnë çdo ditë.

Dy ditë më parë, në një tryezë konsultative memjekë e profesionistë të shëndetit, një prejmjekëve, i cili ishte subjekt i akteve të dhunës, ushpreh se ka ardhur koha që secili të bëjë njëanalizë me veten në raport me qytetarët, në raportme shërbimet shëndetësore që ata meritojnë. Nëtë vërtetë është koha që jo vetëm të artikulojmë,por edhe të veprojmë konkretisht për pikën ekthesës në sistemin tonë shëndetësor, për t’i kthyermjekut dinjitetin e nëpërkëmbur keqazi ndër vite,por paralelisht për t’i siguruar edhe qytetarët sedo të marrin shërbimet shëndetësore që atameritojnë.

Vetëm gjatë muajve të fundit jemi dëshmitarëtë katër rasteve të dhunës, të akteve barbare ndajmjekëve. Një mjek u dhunua, sepse kërkoi tëzbatohej sistemi i referimit; një tjetër u dhunua,sepse e orientoi qytetarin që të bënte vaksinën nëqendrën shëndetësore, aty ku realisht bëhet.

“Është e patolerueshme dhe e pafalshme”, ekemi thënë dhe e përsërisim me vendosmëri. Përne dhuna ndaj mjekëve dhe ndaj infermierëveështë e patolerueshme, është primitivizëm dhe nëçdo rast nuk është zgjidhje. Por dihet sedhuna ndaj bluzave të bardha nuk është njëfenomen i ri, nuk është as i kohëve të fundit, por,për fat të keq, ai e ka bashkëshoqëruar tranzicionin

gjatë gjithë këtyre viteve në vendin tonë.Ka ardhur momenti që të garantojmë më shumë

mbrojtje dhe siguri në vendin e punës për ata qëna shërbejnë, për mjekët dhe infermierët; mëshumë garanci për një shërbim më cilësor përqytetarët. Ndaj kemi ndërmarrë nismën, që po ekonsultojmë prej dy muajsh me ekspertë, bazuarnë praktikat më të mira ndërkombëtare, përndryshimet e Kodit Penal, duke ashpërsuar masatpër rastet e dhunës ndaj profesionistëve tëshëndetit, duke e vendosur kanosjen dhe goditjenpër shkak të detyrës për profesionistët e shëndetitsi vepër penale, e cila jo vetëm dënohet me burg.Gjithashtu, me këtë nismë do të përcaktohenqartazi edhe dënimet e tjera për të mos i pasur mëkëto akte barbare, të turpshme, të cilat vijojnë t’ishoqërojnë ata që shërbejnë natë e ditë mepërkushtim për qytetarët.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm, qëpropozojmë të ndërmarrim, lidhet me një kërkesëtë kahershme të mbarë komunitetit të bluzave tëbardha, për të ndarë njëherë e mirë gabiminmjekësor nga neglizhenca në mjekim. Kemifinalizuar një draft, i cili aktualisht po konsultohetedhe me grupet e interesit për të dekriminalizuargabimin mjekësor.

Ndaj, të nderuar kolegë deputetë, do të kërkojambështetjen tuaj që, nga e gjithë paketa endryshimeve që do të propozohen për ndryshimetnë Kodin Penal, të vlerësohen edhe këtopropozime, tashmë të konsultuara me grupet einteresit, për t’i finalizuar këto ndërhyrje kaq shumëtë rëndësishme për të mbrojtur figurat eprofesionistëve, të cilët janë në krye të detyrës dheofrojnë shërbim e kujdes për qytetarët.

Këto masa që ne duam të ndërmarrim, patjetërqë shkojnë paralelisht me një sfidë edhe më tëmadhe që ne kemi: me ndryshimin e mënyrës sësjelljes dhe zbatimin më në fund të një regjimi të rinë spitale, i cili duhet respektuar nga të gjithë,sigurisht nga strukturat tona, mjekët të parët, ngaqytetarët, që është shërbimi i shtuar i regjimit të ri,i sigurisë në spitale, në raport me të gjithë aksesinsipas një orari, sipas një regjimi të garantuar, nëmënyrë që mjekët ta kryejnë më mirë shërbimin etyre dhe qytetarët t’ i marrin shërbimet tëpacenuara.

Jemi të vendosur për të mos bërë asnjë happas për rregullat e vendosura në sistem, që e bëjnëshërbimin shumë më të mirë dhe më të sigurt përtë gjithë.

99

Legjislatura e 9-të Viti 2019

Në pesë vjet e rritëm me 43% financimin nëshëndetësi, duke investuar më shumë se 83milionë euro në infrastrukturë, në pajisje, për tësiguruar standarde mjekësore moderne, që ushërbejnë qytetarëve, për të marrë shërbimin qëmeritojnë; u shërbejnë mjekëve, për ta ushtruarmë me dinjitet sikundër secili prej tyre meriton nëpunën e tyre.

Vetëm këtë vit do të investojmë më shumë se24 milionë euro në infrastrukturën shëndetësore.Me programin tonë të rehabilitimit të 300 qendraveshëndetësore, përmirësimet në kujdesin parësordo të vijojnë edhe në kujdesin spitalor, por edhenë të gjithë rrjetin e shërbimit spitalor në vend, përtë mbërritur te çdo qytetar, kudo që ai jeton, nëfshat ose në qytet. Aksesi në shërbiminshëndetësor, cilësia në shërbimet e ofruara po rritetdhe po përmirësohet, duke e transformuar çdo ditëfaqen e sistemit tonë shëndetësor. Nuk ka dyshimse ka ende vend për përmirësim jo vetëm nëinfrastrukturën shëndetësore, por edhe për rritjene pagave të mjekëve, të infermierëve. Edhe psegjatë këtyre pesë vjetëve është bërë shumë, si:vendosja e taksimit të ndershëm, dyfishimi ipagesave të mjekëve rojë, rritja e vështirësisë nëpunë për shërbimet delikate; rritja me 10% epagave në vitin 2017 e më tej, duke filluar nga 1prilli do të rritet me 7% paga e mjekëve dheinfermierëve.

A është e mjaftueshme? Sigurisht që jo, porpolitikat mbështetëse për personelin shëndetësordo të vijojnë, pasi për ne mjekët dhe infermierëtjanë aseti më i çmuar i sistemit tonë shëndetësor.

Qytetarët presin nga ne përmirësimin emëtejshëm të cilësisë së shërbimit për të ndërtuarnjë shëndetësi më të mirë, që u përgjigjet në kohëdhe me cilësi nevojave të tyre. Për ne mbulimishëndetësor universal nuk është thjesht një slo-gan, por një filozofi qeverisëse, që i shërben synimittonë për të garantuar shërbime më të mirashëndetësore, me një trupë profesionistësh tëmotivuar që i sigurojnë ato.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zonja Manastirliu!Fjalën e ka deputetja Evis Kushi.Evis Kushi – I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit,Të nderuar kolegë,Unë dua të them dy fjalë në lidhje me luftën

kundër korrupsionit, ku janë përfshirë jo vetëmPolicia e Shtetit, por edhe shumë institucione tëtjera shtetërore.

Në vitin 2013, kur Partia Socialiste erdhi nëqeverisje, situata e korrupsionit në Shqipëri ishtenë nivele skandaloze. Po t’i referohemi Transpar-ency International, që është një institucionprestigjioz, të cilit i referohen të gjitha shtetet,Shqipëria ishte vendi më i korruptuar në Europë,konkretisht renditej e 113-ta nga 180 vendet epërfshira në këtë raport. Për këtë arsye kur erdhëmnë qeverisje, pikërisht lufta kundër korrupsionitishte një nga prioritetet tona kryesore.

Dy vjet e gjysmë më parë, kur ne hartuam dhemiratuam reformën në drejtësi, e theksuam fort qëqëllimi i kësaj reforme nuk është thjesht dhe vetëmreformimi dhe pastrimi i sistemit të drejtësisë ngakorrupsioni, nga paaftësia, nga lidhjet me krimin etë tjerë, por ishte shumë më tepër sesa kaq, sepseqytetarët kërkojnë drejtësi dhe profesionalizëm jovetëm në institucionet e drejtësisë, jo vetëm nëpërgjykata dhe në prokurori, por në të gjithainstitucionet e shtetit, në çdo zyrë të shtetit. Atakërkojnë që, ashtu sikurse po pastrojmë sistemine drejtësisë, ne të pastrojmë nga korrupsioni dhenga hajdutëria të gjitha zyrat e shtetit shqiptar, sidhe të nxisim përgjegjshmërinë, etikën dhe meritënnë sistemin e karrierës.

Atëherë, kur e votuam reformën në drejtësi, jotë gjithë besuan se kjo do të bëhej realitet dhekishin arsye për të mos e besuar këtë, sepse dukejmision i pamundur, pasi për shumë vite me radhë,përveç problemeve të korrupsionit dhe tëpaaftësisë, ishte instaluar edhe kultura epandëshkueshmërisë. Për këtë arsye njerëzit ekishin humbur besimin si tek institucionet edrejtësisë, ashtu edhe te çdo zyrë tjetër, në fakt,te çdo qelizë e shtetit shqiptar. Natyrisht, morëmpërsipër shumë vështirësi, shumë rreziqe kur ehartuam reformën, ama ishim të bindur se pobënim gjënë e duhur. Ne jemi të gjithë dëshmitarëse opozita bëri të pamundurën për ta penguar, përta ngadalësuar, madje edhe për ta sulmuar këtëreformë. Por ne ia dolëm ta miratojmë dhe ta vëmëatë në zbatim dhe pa dyshim kishim në krahë edhepartnerët tanë ndërkombëtarë: Shtetet eBashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian,që na kanë mbështetur jo vetëm për reformën nëdrejtësi, por edhe për të gjitha reformat e tjera qëkemi ndërmarrë deri tani, madje kanë qenëmbështetës edhe për Policinë e Shtetit.

Ndërkohë sot, pas dy vjetësh e gjysmë, që kemihartuar dhe miratuar këtë reformë, a jemi aty kuduhet? A i kemi përmbushur pritshmëritë e

Viti 2019

100

Legjislatura e 9-të

qytetarëve? Pavarësisht përmirësimeve nga viti nëvit, që, sipas raportit të Transparency International,nga vendi i 113-të, ne jemi ngjitur me 20 vendedhe aktualisht jemi në vendin e 93-të, pra ështënjë përmirësim i konsiderueshëm për kaq pak vite,ne jemi të ndërgjegjshëm se kemi ende shumëprobleme, kemi ende shumë punë për të bërë, pasifenomeni i korrupsionit është ende prezent në zyrate shtetit. Gjithashtu, nuk mund të anashkalojmëatë që thekson në mënyrë eksplicite TransparencyInternational, që bojkoti i opozitës ka bllokuarshumë reforma antikorrupsion, të cilat do ta kishinçuar vendin shumë më përpara.

Pavarësisht kësaj dhe pavarësisht se akomakemi probleme, ne jemi të bindur se jemi në rrugëne duhur dhe se në vitin 2016 bëmë atë që duhejpër miratimin e kësaj reformë kaq të rëndësishme,sepse sot po i shikojmë dhe prekim nga afërrezultatet e reformës.

Së pari, vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëveka nxjerrë nga sistemi më shumë se gjysmën egjykatësve dhe prokurorëve që kanë hyrë në këtëproces.

Së dyti, kemi ngritur dy institucione shumë tërëndësishme, siç është Këshilli i Lartë i Prokurorisëdhe Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe së shpejti pritettë ngrihen Byroja Kombëtare e Hetimit, Strukturae Posaçme Antikorrupsion, e kështu me radhë tëgjitha institucionet dhe organet që janë pjesë epaketës së reformës në drejtësi.

Të gjithë e dimë që reforma vazhdon dherezultate akoma më të thella dhe konkrete priten. Irëndësishëm është fakti që kjo reformë, së bashkume reformat dhe masat e tjera të qeverisë dhe mepunën e Policisë së Shtetit nga njëra anë ka rriturbesimin e njerëzve tek institucionet e drejtësisë,por edhe tek institucionet e tjera shtetërore dhenga ana tjetër ka ndërgjegjësuar vetë institucionetdhe punonjësit e institucioneve që kulturës sëpandëshkueshmërisë po i vjen fundi.

Nëse i referohemi në mënyrë më specifikebesimit që kanë qytetarët te Policia e Shtetit,sondazhet e bëra nga institucione të pavarura,por edhe numri i telefonatave të qytetarëve nëdrejtim të Policisë së Shtetit, i cili është dyfishuarnë krahasim me 2 vjet më parë, tregojnë që Policiae Shtetit është institucioni më i besuar ngaqytetarët.

Më lejoni t’ju jap edhe disa rezultate të tjerapër sa i përket luftës kundër korrupsionit. Për sa itakon taskforcës antikorrupsion, që nga fillimi i

funksionimit në prill të vitit 2018, pra në më pak senjë vit, janë kontrolluar 71 institucione, janëshkarkuar nga detyra 110 zyrtarë dhe 36 nga këta,që janë në pozicione drejtuese, janë referuar nëprokurori.

Për sa i takon Policisë së Shtetit, edhe këtulufta kundër korrupsionit ka njohur rezultate tëthella, madje në vitet 2017 dhe 2018 ështëregjistruar niveli më i lartë i rezultateve pozitivepër identifikimin dhe referimin e rasteve tëpersonave të përfshirë. Konkretisht, janë referuarnë prokurori 979 raste për korrupsion dhe shkeljenë detyrë, me 1394 autorë të dyshuar, nga të cilët937 janë nëpunës publikë dhe 94 prej tyre janëarrestuar apo ndaluar. Për sa u takon dënimeveme formë të prerë nga Gjykata e Apelit numri kaardhur në rritje. Në 5 vjetët e fundit janë dënuar1303 persona.

Ka edhe shumë statistika të tjera, por nuk duatë ndalem gjatë në to. Këto rezultate tregojnë qartëvullnetin dhe angazhimin serioz të qeverisë nëluftën kundër korrupsionit, përfshirjen dhekordinimin e shumë institucioneve në këtë luftë,sepse Policia e Shtetit e ka të pamundur ta bëjëkëtë pa pasur edhe mbështetjen e institucionevepublike të tjera dhe, së treti, por që është akomamë e rëndësishme, është fakti që kulturës sëpandëshkueshmërisë i ka ardhur fundi.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit!Fjalën e ka ministrja e Infrastrukturës dhe

Energjisë, zonja Balluku.Belinda Balluku – I nderuar zoti Kryetar i

Kuvendit,Të nderuar deputetë,Të nderuar anëtarë të Këshillit të Ministrave,Rregullimi i territorit ka qenë një sfidë e qeverisë

“Rama” që në krye të herës. Reforma e thellë dhedrastike në këtë sektor solli domosdoshmërinë epërfshirjes së uniformave blu për të vendosur renddhe ligj aty ku ata ishin harruar prej vitesh. Zaptimii pronës shtetërore dhe private, mosrespektimi inormave komunitare dhe bazike të jetesës aposhkeljet flagrante dhe abuzive kërkuan ndërhyrjerregullatore, të cilat nuk do të realizoheshin pambështetjen e pakursyer dhe profesionale tëPolicisë së Shtetit. Askush nuk e besonte sekioskat si kërpudha do të hiqeshin nga qendratdhe lagjet e qyteteve, për t’u lënë vend shesheverekreative, aty ku Rilindja Urbane është shtrirë nësaj të vizionit zhvillimor të kësaj qeverie dhe

101

Legjislatura e 9-të Viti 2019

impenjimit serioz të pushtetit lokal.Midis Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

dhe Policisë se Shtetit është krijuar njëmarrëdhënie simbiotike duke rregulluar dhedisiplinuar ndërhyrjet respektive për kontrollin eterritorit në dy nivele.

I pari është kontrolli përmes strukturaveparapolicore në nivel inspektorati kombëtar, kuështë ndërhyrë për disiplinimin dhe prishjen endërtimeve pa leje në akset ekzistuese kombëtare;akset e reja që hapen, si Unaza e Re e Tiranësapo Rruga Transballkanike e Vlorës; në qendraturbane të implementuara në kuadër të programittë Rilindjes Urbane dhe planeve të ndërhyrjeve, sinë Tiranë, Pukë, Durrës, Fier, Pogradec; ndërhyrjetanës lumenjve në situatat e rikualifikimit urban emjedisor, si në Drin të Lezhës apo Gjanicë të Fierit;buzë liqeneve, si në Pogradec apo Belsh; anësdetit, si në Vlorë, Himarë; në zonat rurale mepotencial të veçantë si Dhërmi, Vuno; zonathistorike e arkeologjike, si pazari i Korçës dhe iTiranës; në zonat industriale dhe bujqësore.

Në secilën prej tyre (këtu i referohem njëndërthurjeje të rëndësishme programeshkombëtare me natyrë historike) ka pasur qasje tëveçanta në bashkëpunim me trupën e IKMT-së dhePolicinë e Shtetit, të cilat u janë përgjigjurspecifikave me natyrë delikate, mjedisore, historikedhe inxhinierike, duke asistuar policinë dheanasjelltas në një përpjekje tërësore rregulluesenë të gjitha bashkitë dhe komunat e vendit papërjashtim.

Në 5 vjet është ndërhyrë në rreth 11000ndërtime abuzive apo pa leje. Vlen të përmendetse bashkëpunimi i ngushtë ndërinstitucional midisMinistrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë,Autoritetit Rrugor Shqiptar, Inspektoratit Kombëtarpër Mbrojtjen e Territorit dhe Policisë së Shtetit përpastrimin e nyjeve dhe akseve kombëtare ngandërtimet e paligjshme, të cilat bëhen shkak përburime aksidentesh, ka nisur prej kohësh dhe kadhënë frytet e tij në një numër të madh rastesh.Këto ndërhyrje në terren janë në zbatim tërregullave dhe përcaktimeve ligjore të Republikëssë Shqipërisë, duke i dhënë përparësi KoditRrugor.

Ky proces ka një rëndësi të veçantë, pasi këtoakse janë aset kombëtar dhe pronë e qytetarëvedhe si të tilla duhet t’u shërbejnë atyre duke u ofruarnë radhë të parë sigurinë e transportit. Për shkaktë rëndësisë dhe fluksit të udhëtarëve, aksi Tiranë-

Rrogozhinë, që vazhdon deri në Vlorë, ishte aksi iparë ku filloi ky aksion. Në kuadër të këtij aksioniAutoriteti Rrugor Shqiptar dhe IKMT-ja, mendihmën e Policisë së Shtetit, kanë pastruar ndërtë tjera edhe akset Elbasan – Rrogozhinë, FushëKrujë - Ura Drinit - Lezhë, Fier - Kakavijë dheLezhë-Shkodër - Hani i Hotit, kryqëzimin e Milotit,mbikalimin e Dajlanit, nyjen e Shkozetit dhe të tjerarrugë dhe nyje të rëndësishme rrugore, nga objektetë paligjshme, aktivitete tregtare të paautorizuara,tabela reklamuese të vendosura në distancë tëndaluar nga rruga dhe struktura të tjera që bienndesh me Kodin Rrugor dhe cenojnë sigurinë eqytetarëve.

Gjithashtu, mbi bazën e marrëveshjeveekziston një bashkëpunim i vazhdueshëmndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dheEnergjisë dhe Ministrisë së Brendshme përshkëmbim të dhënash dhe kordinim operacionalsipas problematikave dhe dinamikës në kohë dhegjeografi. Këtu duhet të përmendim asistimin eflukseve rrugore të ngarkuara dhe bajpasimin emjeteve në raste të nxehta e deri te penalizimet endërhyrjeve të paautorizuara në trupat fizike tëinfrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, punimetabuzive në rrugë dhe evitimin e vjedhjeve tëkabllove elektrike apo sinjalistikës rrugore,aksidentet dhe raportet e dëmtimeve tëinfrastrukturës e logjistikës rrugore, ekspertiza tëposaçme dhe vlerësime të përbashkëta meARRSH-në, plane të përbashkëta menaxhimi,operacione të përbashkëta mes taskforcës sonëtë transportit dhe Policisë së Shtetit për disiplinimine flukseve të linjave interurbane nacionale dheatyre internacionale, bashkëpunim për tahografindixhital dhe kartat, disiplinim të linjave dheoperatorëve të transportit publik, programet nëzbatim për vendosjen e sistemit të kamerave nërrugët më të rëndësishme dhe në hotspotetkarakteristike.

Bashkëpunimi i frytshëm dhe shumë irëndësishëm me Policinë e Shtetit shtrihet përtejkontrollit të territorit, deri në rikthimin e ligjshmërisënë menaxhimin e energjisë elektrike apoformalizimin e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve.Uniformat blu kanë qenë dhe do të jenë aleatëttanë kryesorë në procesin e reformave të thellashtetformuese, që kemi ndërmarrë dhe që jemi tëvendosur t’i çojmë deri në fund.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zonja Ministre!

Viti 2019

102

Legjislatura e 9-të

Fjalën e ka deputeti Ulsi Manja.Ulsi Manja – Të nderuar kolegë,Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në

ligjin nr.12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dheperiodik të punonjësve të Policisë së Shtetit,Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjete Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë eBrendshme””, që ne do të votojmë sot, vjen nëkohën dhe momentin e duhur si tregues i qartë ireflektimit dhe përgjegjshmërisë sonë simaxhorancë, pas një analize të procesit tëderitanishëm, mundësive reale, kostove financiaretë procesit dhe kohës së përcaktuar nga ligji nëfuqi për të përfunduar me sukses procesin evetingut për rreth 13 mijë punonjës të Policisë sëShtetit dhe Gardës së Republikës në të gjithëhierarkinë e gradave, në një kohë që ky procesështë ende në fillesat e veta.

Ndryshimi i ligjit nuk e ndalon procesin evetingut dhe as nuk e prek substancën e kriterevetë vlerësimit apo të procedurës së ndjekur, por sjellndryshime në mekanizmin e zbatimit të ligjit. Nëfazën e parë Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dotë bëj vetingun e Shërbimit të Çështjeve tëBrendshme dhe Ankesave dhe të gradave të lartanë Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikëssipas procedurës së përcaktuar në ligj, kurse nëfazën e dytë ligji ngarkon Shërbimin e Çështjevetë Brendshme dhe Ankesave, si strukturë epërhershme e specializuar pranë Ministrisë sëBrendshme, të marrë atributet e Komisionit tëJashtëm të Vlerësimit dhe me të njëjtat standardeligjore të bëjë në mënyrë dinamike vetingun e tëgjithë trupës policore dhe të Gardës së Republikës,afërsisht rreth 12 mijë efektivë policie, të ndarësipas hierarkisë së gradave, duke i kursyer buxhetittë shtetit rreth 260 milionë lekë dhe dukeminimizuar kostot shtesë.

Ky ndryshim ligjor merr në konsideratëspecifikat që ka organizata e policisë dhe Garda eRepublikës, si dhe përshtatet me natyrën e veçantëtë shërbimit që ofron kjo agjenci ligjzbatuese. Këtospecifika lidhen me pranimin në Policinë e Shtetitdhe Gardën e Republikës, ku për t’u bërë pjesë ekësaj organizate rekrutët kalojnë në filtra të hollëtë integritetit moral dhe profesional. Po ashtu,ngritja në detyrë dhe përparimi në gradë ndjek tënjëjtat standarde ligjore me pranimin rishtas në këtëorganizatë.

Vetingu që do të bëhet përmes këtij ligji do tëjetë një kontroll i përgjithshëm i integritetit të

punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Gardës sëRepublikës, me qëllim garantimin e besimit tëpublikut te Policia e Shtetit, pas goditjes së imazhittë saj për qëllime tërësisht politike nga ana eopozitës. Kjo trupë, sipas ligjit “Për Shërbimin përÇështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinëe Brendshme”, do të jetë nën mbikëqyrjen dhekontrollin e vazhdueshëm të Ministrisë si garanteligjore e pastërtisë së kësaj organizate largkorrupsionit dhe lidhjeve me krimin.

Pas këtyre ndryshimeve ligjore, që të jemi tëqartë dhe të kuptueshëm për të gjithë anëtarët eorganizatës së policisë dhe Gardës së Republikës,vetingun e pasurisë dhe të integritetit për rreth 250grada të larta, përfshirë edhe disa zyrtarë nëGardën e Republikës, do ta bëjë Komisioni iJashtëm i Vlerësimit, kurse vetingun e pjesës tjetërtë gradave do ta bëjë Shërbimi për Çështjet eBrendshme. Unë jam i bindur që eksperiencën efituar nga vetingu, që do të bëhet sipas këtij ligji,ky shërbim do ta arkivojë si eksperiencë të vyernë ushtrimin e detyrave të tij funksionale.

Ky proces është në interes të trupës së policisëdhe Gardës së Republikës për të larguar nga vetja,nëse ka, ata drurë të shtrembër që njollosin figurëndhe imazhin e uniformës duke shkelur mbi betimine bërë, për të hequr nga vetja pisllëkun e baltëssë padrejtë të opozitës mbi Policinë e Shtetit dhepër të mbajtur të paprekur dhe të pacenuar imazhine Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës,që i kanë dhënë ruajtjes së rendit kushtetues dhetë sigurisë publike jo pak, por gjakun e pastër tënjerëzve më të devotshëm të këtij kombi, jetën eqindra policëve të vrarë në përballjen me krimindhe në jo pak raste edhe për shkak të politikës sëmbrapshtë në këto 28 vjet tranzicion të vështirë.

Sot ne do ta votojmë këtë ligj në një situatë tëndezur politike, e cila ka përfshirë në vorbullën esaj të absurdit, padrejtësisht, prej më shumë senjë muaji, edhe Policinë e Shtetit duke e vënë nëshënjestër të dhunës dhe goditjeve thjesht dhevetëm pse përpiqet të bëjë detyrën, duke mbrojturinstitucionet e shtetit dhe rendin kushtetues.

Por ne sot, njëherazi me votën tonë për këtëndryshim ligjor, i japim gjithë mbështetjen e duhurorganizatës së policisë dhe Gardës së Republikësnë përmbushjen e misionit së tyre kushtetues dheligjor.

Gjej rastin t’i garantoj, në emër të kësajshumice, se shumë shpejt do të vijë në Kuvendnjë paketë e re masash ligjore për ndryshime në

103

Legjislatura e 9-të Viti 2019

Kodin Penal, që jo vetëm do të ashpërsojnë masate dënimit për këdo që godet punonjësit e policisënë krye të detyrës apo për shkak të veprimtarisështetërore me çdo lloj mjeti, duke filluar që ngashashkat e deri te sendet e forta, por do të dënohetpenalisht çdo sjellje dhe çdo veprim që cenonimazhin e uniformës së tyre në sy të publikut. Duhettë jetë e qartë një herë e mirë për këdo, se paskapelës që bie në tokë të policit, duke u kacafyturme njerëz që kërkojnë të dhunojnë institucionetshtetërore dhe pronën publike, që ne i paguajmëme taksat tona, Kodi Penal do ta konsiderojë sidhunim të vetë shtetit.

Për ne figura e punonjësit të policisë dhe egardistit është figura e shtetit dhe cenimi i saj ështëcenimi i shtetit, ndaj dhunuesit do të marrinndëshkimin e merituar nga ligji.

Edhe një herë, ju ftoj ta votojmë këtë projektligj!Faleminderit!Gramoz Ruçi – Fjala për zotin Peleshi.Fjala për zotin Hyseni.Fjala për zotin Xhafaj.Fjala për zonjën Xhina.Elena Xhina - I nderuar Kryetar i Kuvendit,Të nderuar kolegë deputetë,Ligji nr.12/2018 “Për vlerësimin kalimtar periodik

të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës sëRepublikës së Shqipërisë dhe Shërbimit përÇështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinëe Brendshme”, ka hyrë në fuqi më 4 prill të vitit2018.

Pa dyshim, ishte një eksperiencë e re përinstitucionet tona, por, nga ana tjetër, të gjithë nekishim dhe ende kemi pritshmëri të madhe ngaimplementimi i këtij ligji.

Diskutime të gjata kemi pasur në komision përmiratimin e këtij ligji, pasi ne kërkonim që ky ligj tëishte funksional, të realizonte qëllimin për të cilinishte krijuar dhe vlerësimi kalimtar periodik ipunonjësve të policisë të realizohej brenda afatevetë parashikuara në ligj. Koha tregoi se çdo diskutimapo shqetësim yni ka qenë i drejtë.

Projektakti sjell disa ndryshime në ligjin aktualnr. 12/2018, pa e prekur apo ndryshuar në thelbatë, duke i dhënë një shtysë të re ecurisë seimplementimit të ligjit dhe thjeshtëzim tëprocedurave të vetingut të punonjësve të policisë.Nëpërmjet propozimeve të sjella sot për miratim,koha e shqyrtimit të figurës së punonjësve tëpolicisë do të jetë më e shpejtë, por më irëndësishëm dhe i qenësishëm është fakti se ky

proces, që do të zhvillohet në fazën e dytë e tëtretë, do të garantojë një vlerësim objektiv, tëpaanshëm, profesional dhe në përputhje mekërkesat e një procesi të rregullt ligjor.

Nga ana tjetër, këto ndryshime të propozuaraulin edhe koston e procesit të vetingut, pasi tashmënuk do të kemi ngritjen e disa organeve përvlerësimin kalimtar të punonjësve të policisë, tëcilat kërkonin burime njerëzore të shumta nënumër, por do të kemi një mekanizëm të ri mëefektiv dhe me më pak kosto, duke ia ngarkuarvlerësimin e gjithë punonjësve të Policisë së ShtetitSHÇBA-së, e cila do ta kryejë këtë detyrë pasi takalojë vetë këtë proces në tërësi në fazën e parë.

Vlen për t’u theksuar se zbatimi i ligjit aktualfilloi me 9 muaj vonesë nga parashikimi dhe besojse pikërisht ky ka qenë një ndër shkaqet kryesoreqë ka sjellë këtë projektakt sot.

Tashmë jemi para faktit kur komisionet janëstrukturuar, infrastruktura dhe baza materiale janëgati, dhe kjo do ta bëjë më të lehtë implementimine këtyre shtesave të ligjit dhe përfundimin eprocesit tërësor të vetingut të punonjësve tëpolicisë brenda afatit të vendosur nga Komisionipërgjegjës, ai i Sigurisë, i cili fillon nga dita e hyrjesnë fuqi të këtyre ndryshimeve.

Unë i bej thirrje nënkomisionit parlamentar, tëngritur në respektim të ligjit nr. 12/2018, të jetëvazhdimisht në mbikëqyrje të zbatimit të ligjit përvlerësimin kalimtar periodik të punonjësve tëPolicisë së Shtetit, të Gardës dhe Shërbimit tëÇështjeve të Brendshme, për të siguruarvazhdimësi pa ndërprerje të procesit. Nuk do tëdoja kurrsesi që ky proces të kthehej në gjuetishtrigash ndaj procesin e monitorimit të tij do takonsideroja shumë të rëndësishëm.

Ligji nr. 12/2018 synon të reformojë strukturate Policisë së Shtetit, Gardës dhe SHÇBA-së dhekjo është një domosdoshmëri në mënyrë qëpunonjësit e policisë, që do të konfirmohen nëdetyrë, të kenë dinjitet, devotshmëri, integritet dhevendosmëri për të garantuar rendin dhe sigurinëpublike.

Korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk kanëngjyrë, nuk janë as të majtë e as të djathtë. Policiaqë duam është Policia e Shtetit të drejtë dhe tëbarabartë për të gjithë qytetarët. Është pikërishtkoha që policia të jetë në shërbim të shtetit dheqytetarëve të tij dhe jo në shërbim të pushtetit.Është pikërisht koha që gjithë politika ta mbështesëplotësisht trupën policore dhe jo ta anatemojë sa

Viti 2019

104

Legjislatura e 9-të

herë të mundet atë. Askush nga ne nuk bën atësakrificë që bëjnë punonjësit e policisë, pavarësishtse privilegjet i kemi shumë më të mëdha se ata.Ndaj unë sot ju bëj thirrje që të kemi mbështetjepa kushte, respekt dhe mirënjohje për çdopunonjës policie.

Nuk e vë në dyshim faktin se brenda policisëka individë të padenjë, që nuk i meritojnë deklaratate mësipërme, por përsëri shpresoj dhe besoj seprocesi i vlerësimit kalimtar do të bëjë të mundurnxjerrjen e tyre jashtë trupës së policisë dheidentifikimin e plotë të të gjithë atyre që nuk emeritojnë të jenë punonjës të Policisë së Shtetit.

Pikërisht nëpërmjet realizimit me sukses tëvlerësimit kalimtar të punonjësve të policisë, do tëbëhet e mundur rivendosja e dinjitetit të policisë,ndaj ju ftoj ta votoni projektvendimin për një shtesenë ligjin nr. 12/2018.

Para se të përfundoj fjalën time, do të më lejonitë ndalem pak në një ngjarje që tronditi jo vetëmqytetin e Elbasanit, por gjithë komunitetin eavokatëve të Shqipërisë. Të premten e kaluar nëqendër të qytetit të Elbasanit u ekzekutua avokatiRavik Gurra. Ndërsa shihja pamjet tronditëse nëtelevizion, ndieja dhimbje për jetën e këputur nëmes të kolegut tim nga një dorë kriminale, ndiejazemërim për faktin se krimi goditi një njeri tëpafajshëm, një person të sistemit të drejtësisë, icili kryente në mënyrë të ndershme e profesionaledetyrën e tij. Ndihesha e pafuqishme, por nuk duatë ndihem përgjegjëse.

Ndaj me besimin e plotë se autorët e këtij krimido të vihen shpejt para drejtësisë, u bëj thirrjeMinistrisë së Brendshme dhe organeve tëdrejtësisë të marrin të gjitha masat për zbardhjene kësaj ngjarjeje, ndërtimin e një strategjie të qartëpër parandalimin e këtyre akteve kriminale, qësynojnë të godasin sistemin e drejtësisë. Le të kjongjarje tronditëse një sfidë dhe një gur prove përju.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Fjala për ministrin e Turizmit,

zotin Klosi.Blendi Klosi – Viti 2018, pa dyshim, shënoi

një nga vitet e suksesshme të turizmit shqiptar, qëshënoi rekord qoftë nga numri i vizitorëve në vendintonë, qoftë edhe mënyra se si ne arritëm tëmenaxhonim sezonin.

Shqipëria në vitin 2018 priti, të paktën, 6 milionëturistë të huaj e shumë më shumë turistë shqiptarë.

Edhe pse numri u rrit me 1 milion, jo pak, por 1

milion më shumë turistë të huaj që vizituanShqipërinë në vitin 2018, sezoni turistik në vitin qësapo lamë pas shënoi një rekord, mbase tëpaimagjinueshëm edhe nga ne vetë, me njëreduktim të trefishtë të numrit të atyre që patënaksidente në detet shqiptare. Në qoftë se viti 2017shënoi 42 jetë të humbura, viti 2018 shënoi vetëm13 jetë të humbura dhe kjo falë një bashkëpunimitë përditshëm të institucioneve të pushtetit lokal,institucioneve menaxhuese të mjedisit,institucioneve menaxhuese të turizmit,institucioneve që arritën të siguronin shumëpozitivitet në plazhet tona, por në radhë të parëfalë këmbënguljes dhe operativitetit të forcave tonapolicore.

Vera e viti 2018, si asnjë sezon tjetër turistik,shënoi zero aksidente në plazhet tona nga mjetetlundruese që ecin me shpejtësi në det, kjo sirrjedhim i një pune spektakolare që bënë forcat ekufirit me operatorët e plazhit për të treguar tamamaty ku duhet, në detet tona, se si menaxhohetsezoni turistik.

Edhe sot, fillimi i një sezoni të ri, si asnjë herëtjetër, do të fillojë me turoperatorët e parë, që dotë vijnë në datën 1 prill (ditën e diel vijnë çarterat eparë që sjellin turistët e këtij sezoni) dhe do tëzgjasë për 7 muaj.

Kjo do të kërkojë kudo bashkërendim,miradministrim dhe një punë të përbashkët meforcat e rendit për të siguruar një nga gjërat më tërëndësishme që ka një destinacion i ri si Shqipëria,që do të futet në konkurrencë me destinacionet erajonit, për të mos folur pastaj si një destinacioneuropian, bashkërendimin me forcat e rendit përtë siguruar një destinacion të sigurt.

Neve na duhet shumë punë për të garantuarqë me këta djem dhe vajza, që përfaqësojnë njënga forcat më të rëndësishme të funksionimit tënjë shteti kudo në botë, me forcën policore, tëvazhdojmë të kemi një administrim të përditshëmnë shërbim të jetës dhe kujdesit për qytetarët tëkëtij vendi.

Neve na duhet shumë punë për të garantuar jovetëm sigurinë në plazhe, jo vetëm shtimin evrojtuesve të plazhit, jo vetëm menaxhimin esigurisë nga pikëpamja e rendit publik, por edhepër miradministrimin e detajeve që kanë qenë tëvështira për t’u diskutuar deri para pak kohësh, sisiguria në det, siguria e ushqimit, siguria emenaxhimit, ato që realizuam vitin e kaluar, për tëreduktuar në mënyrë pothuajse të plotë zhurmat

105

Legjislatura e 9-të Viti 2019

jashtë orareve të përcaktuara nga muzika e lartë.Prandaj shpreh bindjen se çdo diskutim, çdo

bisedë, çdo mendim që shkon në njëbashkërendim të Policisë së Shtetit me strukturatcivile të vendit tonë, është një diskutim që vlen.Vetëm në pak vjet, që nga viti 2013, kur ne morëmpushtetin, kemi punuar kaq fort për policinë qëduam, për policimin në komunitet, për policinë sipjesë e jetës civile të vendit. Realisht koncepti përpolicinë ka ndryshuar. Në 20 e ca vjet koncepti ipolicisë ishte vetëm forcat e rendit, ata djem dhevajza që ruajnë institucionet.

Tashmë kemi shumë më tepër kërkesa dhe jomë kot në të gjitha aksionet tona, kudo në Shqipëri,në kuadër të fushatës “Clean & Green” apoparaqitjes së një Shqipërie tjetër deri në vitin 2020,më të pastër dhe më të gjelbëruar, më të mbrojturnga pikëpamja mjedisore dhe më pranuese përturizmin, që po vazhdon të rritet me ritme shumëtë shpejta në Shqipëri, policimi ka pasur njëkoncept krejt tjetër. Na duhet një bashkërendim iplotë me forcat e rendit për të mbrojtur disa ngapasuritë e mëdha natyrore të vendit. Na duhet njëbashkërendim me forcat e rendit për të bërëoperacione të përditshme kudo ku njerëzit nanjoftojnë nëpërmjet bashkërendimit dhebashkëpunimit, bashkëbisedimit dhebashkëjetesës me njerëzit e thjeshtë dhe tëzakonshëm të këtij vendi. Ato gjëra që për vite evite diskutoheshin si gjëra të pamundura, sot, falëedhe bashkëpunimit me forcat e rendit, opinionipublik qytetar arriti të pengoj prishjen e Kanionit tëOsumit; opinioni publik qytetar së bashku me forcate rendit kanë qenë në aksion për të ndaluar prerjene mëtejshme të pyllit të Bulqizë; së bashku meforcat e rendit kemi bllokuar guroret në malin eTomorrit dhe pa dyshim ka nevojë për më shumëadministrim për të ruajtur pasuritë kombëtare, siçështë mali i shenjtë i Tomorrit.

Një operacion që pritet të zhvillohet këto ditëështë operacioni i shumëkërkuar nga të gjithë (nukka njeri që të jetë kundër këtij operacioni) i bllokimittë aktivitetit të çmendur në malin e Krujës. Nukmund t’i vë asnjë emër tjetër. Administrata, biznesiprivat, të gjithë ne kemi treguar një tolerancë tëpaimagjinueshme kur shkatërrohej mali i Krujës,deri në ditën që morëm vendimin dhe kur katërministritë së bashku, Ministria e Energjisë, Ministriae Ekonomisë dhe e Financave, Ministria e Renditdhe ajo e Mjedisit, vendosëm të kryejmë njëoperacion, i cili nuk është i lehtë.

Në radhë të parë duhet të shohim të gjithakontratat që janë dhënë në mënyrë të pastudiuarmirë në zonat e mbrojtjes së Malit të Krujës, porduhet të flasim edhe me bizneset e asaj zone,sepse ne nuk jemi kundër biznesit. Biznesi iguroreve është i nevojshëm për Shqipërinë, por jonë atë vend. Mali i Krujës nuk mund të rrënohetnë vazhdimësi, sepse është një zonë që shërbensi pikë kulmore e jetës së vendit, si nga pikëpamjahistorike, turistike, por edhe nga pikëpamja e jetëssë njerëzve të Krujës, Fushë-Krujës apo Tiranësdhe Durrësit.

Duke nisur që sot, ne do të marrim njëoperacion në terren për t’i dhënë fund këtijmasakrimi në Malin e Krujës. Kemi marrë të gjithavendimet administrative dhe që sot fillon beteja fi-nale në terren. Në harkun kohor të një jave do tëmbyllim të gjitha aktivitetet e guroreve në atë mal,të cilat sot janë të paligjshme dhe do të kërkojmëspostimin e tyre në pozicion tjetër. Ky bllokim dotë bëhet me qytetarët e komunitetit të Krujës dheFushë Krujës, të cilët duan të shpëtojnë jetën etyre nga pluhuri dhe pisllëku. Për një javë ne do tëbëjmë një ndryshim rrënjësor të të gjithë situatësatje, pra nuk do të ketë vetëm bllokime, por do tëfillojë rehabilitimi dhe gjelbërimi i asaj zone.

Unë e di që mbas disa vitesh, kur ajo zonë tëjetë e gjelbër, mbase gjenerata tjetër do të mendojëse kjo ka qenë shumë e thjeshtë, për t’u bërë kaqe bukur, siç e ka bërë Perëndia.

Kjo përpjekje do të shënojë kthesën e madhepër të gjithë ata që duan një Shqipëri mjedisore,të pastër dhe të bukur; një Shqipëri e cila krijonnjë harmoni dhe një ekuilibër të qëndrueshëmndërmjet zhvillimit të qëndrueshëm të industrisë,ekonomisë, punësimit, parasë dhe mbrojtjes sëqëndrueshme të mjedisit. Neve na duhet qëShqipëria t’i prodhojë të dyja.

Aksioni në Malin e Krujës do të mbahet mendgjatë, sepse do të tregojë që institucionet shqiptarearritën të bëhen bashkë për realizimin e një detyrekarshi gjeneratës tjetër.

Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Ministër!Fjala për zotin Xhafaj.Fatmir Xhafaj – I nderuar zoti Kryetar i

Kuvendit,Të nderuar kolegë deputetë,Duke qenë se tema kryesore në debatin e kësaj

seance lidhet me policinë, dua të shpreh disamendime si deputet, por edhe si ish-ministër iBrendshëm, që kam shërbyer në këtë funksion.

Viti 2019

106

Legjislatura e 9-të

Kur shikoj treguesit e vitit 2018, ndihem krenarpër shërbimin e kryer ndaj vendit dhe qytetarëvetë tij. Për ata që kanë sy të shohin dhe veshë tëdëgjojnë, këto janë shifra dhe fakte që flasin vetë.

Tashmë statistikat zyrtare për vitin 2018 janënjë fakt publik dhe konfirmojnë sesi treguesitkryesorë të kriminalitetit gjatë vitit të kaluar janënë nivelet më të ulëta historike. Disa tregues janëkrahasuar me standardet më të mira europiane.

Numri i vrasjeve me dashje vijon në trendinrënës. Në vitin 2010 janë regjistruar 118 vrasje medashje. Në vitin 2013 janë regjistruar 107 vrasjedhe në vitin 2018 kemi vetëm 51 ngjarje të tilla.Pra, është shifra më e ulët në 28 vjet.

Plagosjet e rënda, gjithashtu, janë në trendrënës. Në vitin 2010 janë regjistruar 178 plagosjeme dashje. Në vitin 2013 janë shënuar 163 të tilladhe në vitin 2018 kemi 135 plagosje me dashje.

Marrim një statistikë tjetër të rëndësishme, siçështë ajo e vjedhjeve. Në vitin 2010 janë regjistruar231 vepra penale të vjedhjes, nga të cilat 164 janëvjedhje me dhunë dhe 67 prej tyre me armë. Nëvitin 2013 janë regjistruar 365 vepra penale përvjedhje, nga të cilat 269 janë me dhunë dhe 96me armë. Në vitin 2018 kemi vetëm 130 veprapenale të vjedhjes, ku 108 janë vjedhje me dhunëdhe vetëm 22 janë raste me armë. Kjo është njëshifër tre herë më e ulët se gjithë vitet emëparshme.

Për sa u përket vjedhjeve motorike, në vitin2010 janë regjistruar 627 raste të vjedhjes sëmjeteve motorike. Në vitin 2013 janë regjistruar572 të tilla dhe në vitin 2018 kemi vetëm 252 rastetë vjedhjes së automjeteve të qytetarëve ose treherë më pak se në vitet e qeverisjes së PD-së meLulzim Bashën ministër.

Pra, është një dallim i madh nga e shkuara eafërt dhe e largët për veprat penale, si vrasje dhegrabitje, ku autorët jo vetëm janë zbuluar në kohë,por, ajo që është më e rëndësishme, edhe janëarrestuar.

Tashmë është një fakt i pranuarndërkombëtarisht nga partnerët tanëndërkombëtarë, se si një histori turpi dhe dështiminë vite të tëra ne e kthyem në një histori suksesi.Shqipëria nuk është më në hartën e vendeveeuropiane ku kultivimi i kanabisit ishte një fenomen.Guardia di Finanza për vitin 2018 raportoi vetëm0,8 hektarë të dyshuara si të mbjella me kanabis.Kjo është një shifër historike pas 25 vjet kultivimtë kanabisit.

Operacioni “Forca e ligjit” gjatë vitit 2018 ishtenjë qasje e certifikuar e vullnetit real dhe eorganizimit efikas kundër krimit të organizuar. Janëkryer 24 operacione, janë goditur 14 grupe tëstrukturuara kriminale me rrezikshmëri të lartëshoqërore dhe janë arrestuar 232 persona.

Një tjetër operacion policor është edhe“Ndëshkimi i të fortëve”, i cili është zhvilluar gjatëtremujorit të tretë të vitit të kaluar. Përmes dhjetëraaksioneve proaktive në territor, të ushtruar ndajpersonave me precedent penal, mundësuamndalimin dhe arrestimin e 350 personave, nga tëcilët 110 prej tyre ishin të shpallur në kërkimndërkombëtar.

Puna serioze dhe rezultatet e kanë bërëPolicinë e Shtetit institucionin më të besuarpolitikisht dhe më të besuar nga publiku.Sondazhet e partnerëve tanë ndërkombëtarë gjatëvitit 2018 tregojnë se 68 % e shqiptarëve ndihenmë të sigurt dhe besojnë te Policia e Shteti,ndërkohë që në vitin 2013 më pak se 30% e këtyreqytetarëve besonin tek ajo.

Policia e Shtetit ka qenë po kjo edhe në vitin2010, kur ministër i Brendshëm ishte Lulzim Basha,edhe në vitin 2013, kur Partia Demokratike u larguanga pushteti. Por çfarë ka ndryshuar? Kandryshuar vullneti politik, vullneti i kësajmazhorance dhe reformat që janë ndërmarrë gjatëkëtyre viteve qeverisje. Pra, është bërë ajo që nukmendohej, ajo që shumëkush, edhe nga ne këtu,nuk guxonte ta imagjinonte, ndërsa tani është njërealitet i prekshëm.

Rezultatet janë meritë kryesore e punonjësvedhe drejtuesve të Policisë së Shtetit, burrave dhegrave të përgjegjshëm, që i shërbejnë medevotshmëri, sakrifica dhe profesionalizëm atdheutdhe qytetarëve.

Të nderuar kolegë, policia nuk është dhe nukmund të jetë pasuri e partive dhe as e pushtetit tëradhës, por duhet të jetë një nga shtyllat kryesoretë shtetit të së drejtës dhe aleati kryesor i qytetarit.Qëllimi i gjithkujt, që pretendon ta motivojë dhe taudhëheqë atë, duhet të jetë një dhe vetëm një: njëpolici besnike ndaj Kushtetutës dhe ligjit, një policie standardit europian, e cila t’u shërbejnë njerëzveme integritet, me moral dhe profesionalizëm.

Në kushtet kur ndër vite pranimi apo ecuria nëkarriere është bërë sipas disa kritereveekstraligjore, militante dhe jo profesionale, vetingusi një proces thelbësor, është dhe mbetetinstrumenti kyç për ta kthyer policinë në këtë stan-

107

Legjislatura e 9-të Viti 2019

dard.Dikush mund t’u thotë publikisht apo privatisht

shqiptarëve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarëse vetingu në polici është një paranojë e ish-ministrit të Brendshëm. Unë jam paranojak për këtëproces, aq sa janë edhe kolegët tanë në Amerikë,Gjermani, Britani të Madhe, Francë dhe gjetkë, praaty ku një proces i tillë dhe shumë më i detajuarse ky zhvillohet rregullisht për çdo njeri që shërbennë radhët e policisë.

Jam i keqardhur që për arsye subjektive, meargumente dhe alibi false ligji për vetingun në policinuk u bë i zbatueshëm në kohë. Ne për dy vjetmiratuam me shumicë të cilësuar dhe futëm nëprocesin e zbatimit ligjin për vetingun në sistemine drejtësisë dhe po ashtu na duhen dy vjet për tëbërë efektiv një ligj të thjeshtë dhe tërësisht të lidhurme vullnetin tonë. Gjithsesi, më mirë vonë se kurrë.

Nuk është herezi ndryshimi i një ligji, sepse nukka ligj perfekt dhe përherë ka nevojë për reflektime.Në vlerësimin tim personal, ndryshimet që i bëhenligjit nuk janë ndryshimet e duhura për disa arsye.

Së pari, kam frikë se nga ky mekanizëm mundtë cenohet pavarësia, paanshmëria dhebesueshmëria e vetë procesit.

Kemi të bëjmë me një skanim të një lloji tëveçantë vetingu dhe, në gjykimin tim, nuk mund tëbëhet nga SHÇBA-ja, i cili është një organ në varësitë ministrit. Por jo pa qëllim në mekanizminekzistues të ligjit, për fazën e dytë dhe të tretë,parashikohet që komisionet të përbëhen ngapunonjësit e organeve që kalojnë me sukses nëfazat paraardhëse.

Një nga sukseset e vetingut në drejtësi ështëbesueshmëria, për shkak edhe të pavarësisë sëplotë që e karakterizon këtë institucion.

Së dyti, mendoj se cenohet shpejtësia dhecilësia e suksesit. Ndoshta unë gabohem, por përmomentin SHÇBA-ja nuk ka dhe nuk mund të ketëkapacitetet e duhura për ta kryer këtë proces, tëkëtij niveli. Kryerja e vetingut për 13 mijë punonjëstë policisë nga një institucion që ka në total 110punonjës, përfshirë edhe ata që kryejnë detyra tëcaktuara, por edhe shërbime mbështetëse,vlerësoj se do ta ngadalësojë edhe më shumëprocesin.

Së treti, vlerësoj se argumenti financiar, që djedhe sot, gjithashtu, sillet si alibi e vonesave nëimplementim, nuk është i justifikuar. E gjithë ajoshumë që pretendohet që do të kursehet me këtozgjidhje, pra rreth 2 milionë euro, është e

papërfillshme me benefitet që sjell një proces i tillë.Vetëm vitet e fundit policia ka sekuestruar, siç utha këtu, rreth 30 milionë euro nga asetet kriminale,që shkojnë të gjitha në buxhetin e shtetit.

Gjithsesi, një gjë është pozitive, me ndryshimetnuk preket thelbi i vlerësimit, nuk preken kriteret,mënyra dhe procedura e këtij procesi.

Unë besoj fort në një gjë, që asnjë punonjës indershëm në Policinë e Shtetit apo në institucionete tjera nuk i trembet këtij procesi. E gjithë pjesa eshëndetshme besoj se e ka kuptuar qartë sevetingu është një instrument vlerësimi dhecertifikimi për të gjithë ata që përditë rrezikojnëjetën në çdo orë të ditës dhe të natës për t’ushërbyer qytetarëve.

Ngritja e një trupe policore me elementë qëpërmbushin standardet profesionale, me integritetnjerëzor dhe të paprekur nga dukuritë kriminale,është përpjekja kyçe për të rritur frymën pozitivebrenda strukturave të policisë, një garanci e fortëpër të sotmen dhe të ardhmen e rendit, qetësisëdhe sigurisë në vend.

Të nderuar kolegë, jam më se i vetëdijshëm qëreforma në drejtësi dhe shumë nga rezultatet epunës së Policisë së Shtetit kanë prekur jo pakinteresa kriminale, jo vetëm të grupeve kriminale,por edhe të disa zyrtarëve, politikanëve dhe të njëpjese të mediave, të cilët janë të lidhur me fije tëshumta interesash financiare dhe kriminale me to.Kjo është arsyeja që Policia e Shtetit gjendet nënjë sulm dhe përbaltje sistematike, e cila synonzbutjen e forcës reaguese, zbehjen e rezultatevetë saj, uljen e besimit të qytetarëve dhe tëpartnerëve ndaj policisë. Por, pavarësisht këtyrepërpjekjeve, unë besoj shumë fort se kjo është njërrugë pa kthim dhe se përballja e grupeve kriminaleme drejtësinë e duhur është e pashmangshme.

Unë besoj se ngritja shumë shpejt e SPAK-utdhe e BKH-së është një garanci e fortë për këtëgjë.

Politika e baltës dhe e përbaltjes ështëriaktivizuar ndjeshëm këto ditë. Është bërë mësee qartë për këdo, brenda dhe jashtë kësaj salle,që të gjitha historitë e montuara apo të shfrytëzuaratinëzisht nga lolot e Partisë Demokratike këto ditë,nuk kanë për qëllim vërtetësinë, aq më pakdrejtësinë. Në këtë absurditet nuk dua të ndalemshumë, pasi rrezikoj ta marr seriozishtbudallallëkun me brirë. Frika e përballjes medrejtësinë është sigurisht arsyeja e vërtetë.

E kam thënë edhe më parë në këtë sallë, unë

Viti 2019

108

Legjislatura e 9-të

jam një njeri i ligjit dhe do të pres me qetësiinstitucionet e ligjit që të bëjnë detyrën konformligjit. Jam zyrtar i shtetit, ligjvënës dhe kamdetyrimin të respektoj dhe të pres me durimveprimet dhe përfundimet e institucioneve të shtetittim.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Xhafaj!Fjala për ministren, Spiropali.Elisa Spiropali – I nderuar Kryetar,Të nderuar kolegë,Të dashur qytetarë,Së pari, më lejoni të them dy fjalë për atë që po

ndodh jashtë këtyre mureve. Të përdorësh kolonënzanore të filmit “Skënderbeu” për të goditur dhepër të bërë me bojë të zezë muret e Ministrisë sëBrendshme, është një akt i paparë dhe i padëgjuaraskund dhe nga askush. Kjo do të thotë qëmaksimalisht të fyesh kujtimin e heroit tonëkombëtar dhe minimalisht të mos bësh dalliminmes personazhit historik dhe produksionit rus.

Megjithatë, ne vazhdojmë, sepse ajo që pondodh jashtë nuk është, në fakt, goditja më e egërqë i është bërë Ministrisë së Brendshme dhePolicisë së Shtetit.

Në 5 vjet e gjysmë opozita jonë nuk ka lënërast pa hedhur bojë të zezë në mënyrë sistematikedhe të llogaritur mirë për të cenuar besueshmërinëe një prej shtyllave të shtetit shqiptar, që ështëPolicia e Shtetit. Çfarë nuk na kanë dëgjuar veshëtnë këta 5 vjet e gjysmë, me qindra, për të mosthënë me mijëra, deklarata shtypi, me qindraemisione televizive dhe banakë, me qindra daljespontane të deputetëve të opozitës, sigurisht tëdirigjuara dhe të drejtuara nga lidershipi i saj, përtë goditur Policinë e Shtetit dhe drejtuesit e saj,telenovela me “Babale”, pa “Babale”, me drogë,pa drogë, për të cenuar drejtuesit e Ministrisë sëBrendshme dhe familjet e tyre, me skenarë tëmirëmenduar dhe të llogaritur, për të shkatërruarmoralin e Policisë së Shtetit dhe për t’i bërë njëdëm të rëndë këtij vendi. Me kë janë marrë? MePolicinë e Shtetit, me një nga institucionet që karuajtur drejtësinë në vend.

Ky vend nuk ka asnjë gjykatës të vrarë, nuk kaasnjë prokuror të vrarë, por ka policë të vrarë.Policia e Shtetit dhe kujtimi i atyre njerëzve të vrarëpër shtetin shqiptar nuk duhet ta lejonte opozitëntë ndërmerrte një mësymje të vërtetë kundërmoralit të kësaj organizate. Të jeni të bindur senuk e kanë pasur me ministrat e Brendshëm të

Partisë Socialiste, por e kanë pasur dhe e kanëme cenimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend.Konkretisht, për t’i ndarë akuzat publike që janëbërë në çdo studio, në çdo kanal, në çdo kancelarie kudo tjetër, e kanë për të nxirë në thelb imazhine Shqipërisë dhe për ta lidhur policin shqiptar mevrasësin, me përdhunuesin, me kriminelin, në njëtentativë të dëshpëruar, për të thënë hajduti:“Kapeni hajdutin!”, si dhe vrasësi, të cilit nuk iudrodh dora kur vrau në bulevard: “Kapenivrasësin!”. Ata që edhe kur janë në pushtet, edhekur janë në opozitë, përdorin dhunën si mjet përpushtet, tani ankohen për gazin lotsjellës, që ështënjë praktikë krejtësisht normale për ruajtjen esigurisë në një protestë të dhunshme.

Le të rendisim disa fakte që janë tëpakundërshtueshme:

Operacioni “Forca e ligjit”Ky operacion nuk ishte bërë kurrë më parë në

këtë vend. Një task forcë e themeluar dhe e ideuarnga drejtuesit e Policisë së Shtetit, ku të gjithainstitucionet ligjzbatuese, si: policia, prokuroria,Ministria e Financave, doganat, SHISH-i dheMinistria e Drejtësisë punuan së bashku për tëkoordinuar një luftë ballore, me zero kompromiskundër krimit. Të gjitha këto institucione më parëpunonin si ngastra të pavarura, sepse, sigurisht,drejtoheshin nga klane të caktuara dhe këtë e diçdo shqiptar, i madh e i vogël. Këto institucionenuk punonin së bashku as brenda Policisë sëShtetit, as brenda doganave apo SHISH-it, sepseedhe këto territore i kishin të ndara me ngastra nëstilin e tyre të njohur klanor dhe bajraktar.

Në më pak se një vit e gjysmë janë finalizuar24 operacione të profilit të lartë, ku janë hetuar280 të dyshuar për përfshirje në grupet kriminale,nga të cilët janë goditur 232 persona dhe 14 grupekriminale të strukturuara. Janë hequr nga duart ekriminelëve 27 milionë euro, të cilat dyshohet sekanë ardhur nga veprimtari të paligjshme. Patjetër,ata që godasin paratë, godasin edhe krimin. Nëtotal sasia e aseteve kriminale të sekuestruara në5 vjetët e fundit është 158 milionë euro. Kjo është5,7 herë më e lartë se sasia e aseteve kriminale tësekuestruara në periudhën 2009-2013. Vetëm dymuajt e parë të këtij viti janë referuar 60 raste përpastrim parash, me një vlerë prej 8,2 milionëeurosh të sekuestruara.

A e dini sa ishte vlera e sekuestrimeve në kohëne atij që bërtet gjithë ditën dhe gjithë natën ngaulluku dixhital: “krimi, krimi, droga, droga, e me

109

Legjislatura e 9-të Viti 2019

radhë”? Vetëm 1,2 milionë euro, ndërkohë vetëmnga operacioni “Forca e ligjit”, me një goditje tëvetme ndaj grupeve kriminale, janë sekuestruar 1milion euro. Ndryshimi është i qartë, është nëdritën e diellit.

Krimet kundër personit dhe pasurisëEkziston perceptimi se kriminaliteti në Shqipëri

është i lartë, por ky perceptim nuk ekziston kot.Ekziston sepse tri nga emisionet televizive tëdarkës në javë janë për krimin, janë për drogën,janë për Policinë e Shtetit, ku e gjithë opozitainvestohet për të folur vetëm për krimin, vetëm përdrogën dhe vetëm për situatën e sigurisë në vend.Këto bëhen me qëllim që njerëzit të besojnë sejetojnë në një vend pa zot, në një vend ku krimibën kërdinë dhe është më mirë që shqiptarët tëikin se këtu nuk jetohet. Kjo maksimalisht ështëantishqiptare dhe minimalisht është fyese përinteligjencën e njerëzve, sepse shifrat tregojnë senumri i vrasjeve me dashje vijon trendin rënës. Nëvitin 2018 janë regjistruar 51 vrasje, shifra më eulët në 29 vjet, ndërkohë që në gjysmën e vitit 2012u regjistruan 126 vrasje me dashje. Ministra tëBrendshëm ishin këta që sot folën, nën tingujt emuzikës së produksionit rusë të Skënderbeut, përluftë frontale me qeverinë e krimit.

Siguria rrugoreNëse ka një element që ka bërë një ndryshim

thelbësor në Policinë e Shtetit, ai është elementi isigurisë rrugore dhe menaxhimi i qarkullimit rrugornë tërësi, ku numri i aksidenteve dhe perceptimi iqytetarëve për Policinë e Shtetit ka ndryshuartërësisht. Ju i mbani mend rryshfetxhinjtë dhe ataqë të zinin pritë në rrugë për të të marrë paratë nëtë gjitha vitet e drejtimit të tyre, madje edhe kurministër i Brendshëm ishte lideri i opozitës, i cili,edhe në këtë pozicion, nuk ka bërë gjë tjetër, veçseka fjetur gjumë.

Konfirmimi i efikasitetit të Policisë së Shtetitështë suksesi i padiskutueshëm në luftën kundërkultivimit dhe trafikimit të drogës dhe të kanabisit.

Historia e kultivimit të kanabisit në Shqipëriështë një histori 25-vjeçare, së cilës kjo qeveri idha fund. Dëgjojeni mirë: i dha fund! Nuk ishte njëbetejë e lehtë. A e mbani mend se çfarë thoshin:“Ku keni guxim ju të shkulni kultivimin e kanabisitnga trojet shqiptare? Kush mendoni se jeni!”.

Në vitin 2012 zoti Berisha bëri një deklaratë që,në fakt, ishte kriminale. Ai e tha me të qeshur, porishte thelbi i politikës së tij: “Ishte një vendim politikkultivimi i drogës dhe i kanabisit në Shqipëri”. A e

mbani mend?Viti 2018 ishte viti më i suksesshëm për

rezultatet që janë arritur ndonjëherë nga Policia eShtetit në luftën kundër kultivimit të kanabisit, luftëe cila vazhdon edhe tani në vitin 2019. Kjo arritjehistorike është vërtetuar edhe nga partneri ynëkryesor, Guardia di Finanza, i cili thekson se nëterritorin shqiptar janë evidentuar vetëm 0,8hektarë tokë e kultivuar me kanabis. Pra, pothuajseështë shfarosur nga territori ynë kjo gjëmë, të cilëne kishte stimuluar, e kishte mbajtur nën këmbë dhee kishte mbështetur politikisht kjo opozitë, që sotbërtet për drogën.

Sigurisht, lufta kundër drogës apo numri ivrasjeve nuk janë treguesit e vetëm, por perceptimiqë kanë qytetarët për Policinë e Shtetit, siinstitucioni më i besuar, i hedh poshtë të gjithatonelatat e baltës dhe bojës, që jeni munduar tëhidhni në këta 5 vjet e gjysmë mbi Policinë e Shtetit.

Ne do të vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë meveting apo pa veting.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zonja Ministre!Fjala për deputetin Vullnet Sinaj.Vullnet Sinaj - Projektligji që po diskutojmë sot

ka të bëjë me disa ndryshime në ligjin për vetingunnë polici, të cilat do të ndihmojnë procesin evetingut të policisë. Këto ndryshime konsistojnënë dy çështje kryesore:

Së pari, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dheAnkesave në fillim do të futet në procesin kalimtartë vetingut nga komisioni i jashtëm bashkë medrejtuesit kryesorë të policisë. Më pas do të kryhetvetingu për pjesën tjetër të policisë, sepse numri ipolicëve që do t’i nënshtrohen procesit të vetingutështë 12 mijë. Në këtë mënyrë do të shkurtohetkoha e realizimit të këtij procesi dhe do të uletkostoja e shtetit dhe e qeverisë për këtë veting.

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dheAnkesave do të shkurtojë kohën e procesit tëvetingut, pasi disponon të gjitha të dhënat epolicisë. Unë mendoj se SHÇBA-ja, pasi të mbarojëvetingun e vet, do të jetë në gjendje ta realizojëkëtë veting, duke mos prekur parimet kryesore tëligjit të mëparshëm, paanshmërinë dhe pavarësinë,si dhe duke ruajtur kriteret e vlerësimit të figurëssë policëve, kriteret e vlerësimit të pasurisë së tyredhe kriteret e rritjes së tyre profesionale. Pra, këtondryshime janë të domosdoshme, të cilat lidhennjëkohësisht edhe me vetingun në drejtësi.Vlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhet me

Viti 2019

110

Legjislatura e 9-të

shërbimin e policisë, pasi hetimi i veprave penaledo të bëhet nga kjo polici. Vetingu është njëdomosdoshmëri dhe duhet të mbarojë sa mëshpejt, për t’i dhënë zgjidhje të menjëhershme këtijproblemi kaq të madh që ka vendi. Unë mendoj seme vetingun në drejtësi dhe vetingun në polici, siçthotë populli: “Ndahet shapi nga sheqeri” dhesituata do të jetë më e qartë. Unë jam plotësishtdakord me këto ndryshime që do të ndodhin.

Unë dua të sjell në vëmendjen tuaj datën esotme, 28 mars. Para 22 vjetësh në Vlorë kandodhur tragjedia e “Otrantos”. Doja ta sillja nëvëmendjen tuaj dhe të qytetarëve këtë ditë, përt’ju treguar se pikërisht para 22 vjetësh, ata që sotjanë në rrugë, duke marrë popullin me vete, porqë nuk janë as 1 mijë vetë atje, për ta shkatërruarShqipërinë dhe për të sjellë ndoshta ndonjë tragjeditjetër, janë ata që e shkaktuan tragjedinë e“Otrantos” në vitin 1997. Pra, kjo është fytyra evërtetë e ish-opozitës, sepse ata nuk janë më asopozitë.

Historia dhe fati i këtij populli deshën që në këtëvend të lindë një opozitë e re. Unë e uroj opozitëne re dhe i bëj thirrje që t’i vendosë interesat eatdheut mbi interesat e politikës. Njëkohësisht, nëkëtë datë kaq të hidhur për qytetin tim, ku familjetë tëra u zhdukën, ku kryefamiljarë mbetën pa gra,ku prindërit mbetën pa fëmijë, sepse i humbën nëkëtë tragjedi të madhe, ne duhet t’i thërrasimndërgjegjjes, sonë për të kuptuar se cila ështëfytyra e vërtetë e ish-opozitës që ka dalë në rrugë.Dua t’u bëj thirrje atyre njerëzve që janë atje tëdistancohen dhe të falënderoj të gjithë ata që janëdistancuar nga këto tubime të kësaj ish-opoziteqë nuk di se çfarë bën.

Lidhur me problemin e vetingut në polici, duatë them se metoda e mëparshme garantonte vërtetçdo proces të vetingut në polici. Edhe në këtë rastshkurtimi i kohës për vetingun në polici do të nakrijojë mundësinë e mbarimit të shpejtë të vetingutnë drejtësi, pasi është shumë e domosdoshme qëgjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar të dalin jashtësistemit të drejtësisë. SPAK-u do të jetë organizataqë do t’i japë zgjidhje përfundimtare të gjithëprocesit të vetingut në Shqipëri.

Parafolësja tha se ish-opozita i drejton tubimete saj me muzikën e Skënderbeut në sfond. Sotështë edhe një datë tjetër e shënuar, është 74-vjetori i themelimit të shkollës ushtarake“Skënderbej”, por skënderbegasit nuk janë nëkrahun e tyre. Skënderbegasit janë ata policë që

po mbrojnë shtetin shqiptar, po mbrojnë pavarësinëe këtij vendi, po mbrojnë rendin. Njëkohësisht, njënga skënderbegasit, pra që ka kryer shkollën“Skënderbej”, është edhe ministri që kemi sot. Pra,atyre nuk u takon sot të mësyjnë institucionet eshtetit me këngën e Skënderbeut, kurskënderbegasit i kanë përballë tyre.

Me këtë rast dua t’u uroj të gjithë ish- kolegëvetë mi ushtarakë festën e 74-vjetorit të themelimittë shkollës “Skënderbej”, sidomos atyre që sot janënë radhët e policisë dhe po mbrojnë këto të drejtatë demokracisë në Shqipëri.

Ky projektligj, me këto ndryshime, që na sjellinrezultatin e shkurtimit të kohës dhe të shpenzimevetë buxhetit të shtetit, duhet miratuar pa asnjëhezitim.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Sinaj!Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë

Socialiste fjalën e ka zoti Ndreu.Pjerin Ndreu – I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit,Të nderuar kolegë,Ndryshimet që vijnë sot janë çështje sensitive,

të diskutueshme dhe hapin debat, kanë pasur,kanë dhe do të kenë debat.

Dua të ndalem në dy çështje kryesore.Së pari, vetingu në polici nuk është penalitet,

por një përpjekje për të përmirësuar, sa të jetë emundur, integritetin e policisë. Që kur vetingu kadalë si term, që kur është përdorur në drejtësi dheqë kur janë dhënë idetë e para për vetingun nëPolicinë e Shtetit, shumë personazhe mediatike,politike, njerëz që e njohin dhe s’e njohin policinë,njerëz që e duan dhe nuk e duan policinë, e kanëpërdoruar si term penaliteti. Vërtet Policia e Shtetitmund të ketë efektivë të saj, që në kohë tëndryshme nuk ka qenë në lartësinë e integritetit tëdetyrës, as nga ana profesionale, as nga aspektetë tjera, por kjo nuk do të thotë se policia është endotur. Është absurde ta mendosh këtë!

Atyre që mendojnë se Policia e Shtetit është ekeqja, u them se e keqja në Shqipëri nuk ka ardhurkurrë nga Policia e Shtetit, por nga politika, sepsepolitika, fatkeqësisht, majtas dhe djathtas, nëperiudha të ndryshme nuk rezulton se e ka kryerdetyrën si duhet, në mbështetje të Policisë sëShtetit. Shpeshherë policia është destabilizuar mereforma, spektakle pa fund, humor ministrash enjerëzish që kanë punuar atje.

Gjej rastin ta komplimentoj personalisht ish-ministrin e Brendshëm, zotin Xhafaj, jo vetëm për

111

Legjislatura e 9-të Viti 2019

punën që ka bërë, por edhe për idenë që dha përvetingun në polici, si dhe gjithë procesin, që ne ekaluam me shumë përgjegjshmëri!

Edhe atëherë, normalisht, ne kishim debate përsektorë të ndryshëm të policisë, nëse duheshinapo s’duheshin, për kostot financiare, mënyrën ekalimit të vetingut dhe tensionin që do të krijohejnë polici për shkak të tij (fenomene që ndodhin).Siç e tha edhe vetë ish-ministri Xhafaj, ligji nukështë një herë e përgjithmonë, por mund tërishikohet në proces dhe ka gjithmonë vend përt’u përmirësuar. Ky është rasti që ne të ndërhyjmëdhe ta përmirësojmë.

Unë nuk e ndaj periudhën e policisë dhevetingut me ministra, por me filozofi. Filozofia epastrimit të radhëve të policisë, megjithëse nukështë institucioni më i ndotur shqiptar, është nëADN-në e maxhorancës. Përpjekjet e derisotmekanë treguar se kjo ka ndodhur. Policia sot ështënjë tjetër institucion, me rezultate të tjera, tëprekshme dhe të dukshme. Reputacioni i saj ështëtjetër, perceptimi publik është tjetër dheperformanca profesionale në terren është tjetër.Sot, me rezultatet që kemi listuar, po marrim frytete investimit që kemi bërë në Policinë e Shtetit. Anavizuale e Policisë së Shtetit është tjetër.

Të mos harrojmë se investimet në logjistikë, nëmjete speciale e zbuluese në Policinë e Shtetit janëtë dukshme dhe nuk kanë të krahasuar me policinëqë gjetëm në 2013-n, e cila ishte një polici e lënëmbas dore, e trajtuar dhe e paguar keq, me atorroba që vetëm polici s’mund ta quaje dhe me atapolicë që shtynin furgonët! Sot është komplet tjetërgjë. Ne kemi bërë gjënë e duhur.

Vetingu duhet të konceptohet si respekt, pikësë pari, për policinë.

Policia është institucioni më i vuajtur, më ianatemuar, më i ngatërruar, siç edhe e thashë.

Ka ardhur koha ta shikojmë me vëmendje këtëpolici dhe të investojmë të gjithë, të lëshojmë paknga vetja dhe ta ndihmojmë Policinë e Shtetit tëpërmirësohet, që nga rekrutimi i punonjësve tëpolicisë e deri te promovimi në karrierë. Këto duhettë kalojnë në procese tejet fanatike, sepse nga kyinstitucion varen fatet e rendit dhe të qetësisë.

Nga ana tjetër, policia nuk mund të jetë e vetme,ajo vepron në një kontekst shoqëror. Në qoftë seinstitucionet e tjera bëjnë sehirxhiun, nuk endihmojnë dhe nuk bashkëpunojnë me të, luftakundër krimit ngelet e fragmentuar, pa shpresë.Nuk është policia shëruese e shkaqeve të

kriminalitetit dhe kjo duhet thënë. Nuk është policiaajo që ka vulën e uljes së kriminalitetit. Pra, duhetnjë koalicion i gjerë institucionesh, të cilat duhet tëbëjnë punën e tyre edhe në sistemin e masaveparandaluese, duke filluar nga institucionet sociale,familjet, shkolla e shoqëria. Këta janë indikatorëshumë seriozë, që lidhen me Policinë e Shtetit dhepunën e saj.

Pse duhet të bëhet vetingu në polici? Ështëthënë e stërthënë, sepse është domosdoshmëri.E kemi thënë atëherë, po e themi edhe sot, ështëdomosdoshmëri, sepse policia është fillimi i zinxhirittë institucioneve ligjzbatuese: polici, prokurori,gjykatë dhe institucione penitenciare. Ky ështëzinxhiri. Nëse një nga hallkat e këtij zinxhiri nukfunksionon, atëherë lufta kundër krimit paraqetprobleme në proces. Ne jemi të detyruar ta fillojmëme Policinë e Shtetit.

Lehtësirat, që vijnë sot, unë i mirëkuptoj, edheargumentin që ka dhënë ministri Lleshaj. Nga njëanalizë që është bërë, mendoj se janë lehtësiraqë mund të kalohen me kosto më të vogla, kohëmë të limituar dhe me një strukturë më pak tëngarkuar.

Më duhet t’ju them se SHÇBA-ja (po jap njëopinion personal) ka sot një drejtues ndër më tëmirët në vite në integritetin e Policisë së Shtetit.Unë kam shumë shpresë se ky shërbimpërfundimisht do të vihet në rrugën e duhur. Edhekapacitetet e brendshme të SHÇBA-së duhet tëpërmirësohen. Duke u përmirësuar, ato japingaranci, sepse, në fund të fundit, është detyrëfunksionale e tyre, është detyrë periodike që ato eushtrojnë gjatë gjithë kohës. Pra, ata e kanë përdetyrë të marrin informacione, t’i vlerësojnë atodhe, sipas rastit, t’i analizojnë, nëse do t’i çojnëpër ndjekje penale, apo do të marrin masa të tjeraadministrative, si dhe të bashkëpunojnë ngushtëme Policinë e Shtetit, që radhët e saj të jenë tëpastra. Unë mendoj se gjendet mekanizmi i duhurdhe këtu nuk ka ndonjë traumë.

Në komision kam diskutuar edhe për Gardën.Më duket jokorrekte që Garda të jetë në këtëproces, për shkak të mënyrës së shërbimeve, qënuk kanë të bëjnë fare as me problemet ekriminalitetit, as me problemet e korrupsionit, porjanë shërbime statike dhe qëndrojnë paspersonaliteteve, për ruajtjen e personaliteteveshqiptare, homologëve të tyre dhe rezidencave kuata qëndrojnë.

Nga ana tjetër, nga analiza që bëhet, Garda

Viti 2019

112

Legjislatura e 9-të

nuk rezulton të ketë elementë që kanë krijuarshqetësime të herëpashershme në opinion publikapo të jetë një institucion i anatemuar dhe meimpakt në marrëdhëniet me publikun. Unë mendojse kjo është një ngarkesë e kotë, që mund të ishteeliminuar.

Nuk dua të flas për shifrat e kriminalitetit, porështë e dhimbshme, e turpshme dhe e rëndë përpolitikën e djathtë shqiptare, që anatemon luftënkundër krimit.

T’u thuash të tjerëve se Shqipëria ështëmbushur me krime, kur vrasjet janë ulur nga 126në 2013-n, në 51, vjedhjet me armë dhe me dhunë,nga 269 në 108 dhe vjedhjet me armë, nga 96 në22, kur është hequr komplet kanabisi nga Shqipëriadhe është shtuar në mënyrë drastike numri isekuestrimit të pronave të krimit të organizuar, kyështë një skandal, që vetëm opozita jonë mund tabëjë!

Stop nxirjes së realitetit shqiptar!Lexoni statistikat, sepse kriminaliteti nuk matet

me llafe opozite, por me statistika!Duke ju bërë thirrje për të miratuar ndryshimet,

do t’u drejtoj edhe një mesazh zgjedhësve të mi:të ma gëzoni rrugën e Torovicës, një gangrenë qëprej shumë vitesh ka qenë një mashtrim i sëdjathtës dhe sot është një premtim i mbajtur ngaqeveria “Rama”!

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Ndreu!Këtu mbyllet debati për projektligjin për vetingun

në polici.Mbi tavolinat e punës keni raportin dhe

projektrezolutën “Për vlerësimin e punës së grupittë deputetëve “Miqtë e fëmijëve” për vitin 2018 dheplanin e veprimit për vitin 2019".

Ka shprehur dëshirën për të diskutuar për këtërezolutë, zonja Ekonomi. Të përgatitet zonjaBushka.

Milva Ekonomi – I nderuar Kryetar i Kuvendit,Të nderuar kolegë deputetë,Të dashur bashkëqytetarë,Unë jam një nga 32 kolegët deputetë, që bëj

pjesë në grupin “Miqtë e fëmijëve”, i cili nëveprimtarinë e tij udhëhiqet nga rezoluta e Kuvendittë Shqipërisë “Për mbrojtjen dhe respektimin e tëdrejtave të fëmijëve në Shqipëri”, miratuar më 26nëntor të vitit 2013. Kjo rezolutë ka parasyshinteresin më të lartë të fëmijëve, si bazë e drejtavetë njeriut, që janë universale, të patjetërsueshme,të pandashme dhe të ndërvarura.

Me këtë rezolutë synohet të arrihen gjërashumë të rëndësishme në jetën e fëmijëveshqiptarë, ku mund të veçojmë mosdiskriminimin,kur shteti merr përsipër të respektojë dhe tësigurojë të drejtat për çdo fëmijë, pa asnjë llojdiskriminimi, pavarësisht nga prindërit, raca,ngjyra, gjinia, feja, mendimi politik, origjinakombëtare, etnike, shoqërore, niveli i aftësisë, ivarfërisë, lindja ose ndonjë status tjetër; interesatmë të mira të fëmijës, ku shteti në të gjitha veprimete ndërmarra nga institucionet e tij, si ato tëmirëqenies sociale, gjykatat, autoritetet adminis-trative, vë në qendër interesin e fëmijës; të drejtënpër mbijetesë dhe zhvillim, si një parim që lidhetdrejtpërdrejt me të drejtat ekonomike dhe socialetë fëmijëve; respektimin e pikëpamjes së fëmijëve,duke pasur parasysh peshën e duhur, në përputhjeme moshën e tyre.

Për grupin “Miqtë e fëmijëve” është shumë eqartë se objektivat globalë të zhvill imit tëqëndrueshëm janë universale dhe kërkojnë që nëgrupet e cenuara dhe të përjashtuara të popullatëstë përfshihen edhe fëmijët dhe të jenë në krye tëkësaj agjende.

Ndaj, kolegë, dua t’ju sjell në vëmendje seancëne datës 11 tetor 2018, kur ne miratuam ligjin nr.69/2018, për të definuar procedura të qarta përpërcaktimin e pashtetësisë dhe mundësimin eregjistrimit ose lëshimit të dokumenteve përpersonat me këtë status, si dhe lehtësimin ebarrierave ligjore dhe administrative për regjistrimine fëmijëve shqiptarë të lindur jashtë vendit oseatyre të lindur në Shqipëri, që u përkasin kategorivetë margjinalizuara.

Kjo përpjekje e suksesshme erdhi falëvendosmërisë së Kryetarit të Kuvendit, zotitGramoz Ruçi, i cili, edhe në cilësinë e Kryetarit tëkëtij grupi, ndoqi me vëmendje seancën dëgjimoreku u paraqit raporti për situatën e pashtetësisë nëShqipëri, përgatitur nga klinika ligjore falas, membështetjen e agjencive si UNICEF-i dhe UNHCR-ja, në kuadër të Koalicionit për të Drejtën e çdoFëmije për Shtetësi. Raporti analizonte problemine pashtetësisë në vend, grupet shoqërore, qëprekte ky problem, mungesat në legjislacion,sikurse jepte edhe një shpjegim për hapat që duhettë ndërmerrnin institucionet e domosdoshme përtë dhënë zgjidhje. Zoti Ruçi, me vendosmëri, e çoipërpara punën në këtë drejtim, duke e bërë këtëproblem çështje prioritare të KomisionitParlamentar për Çështje Ligjore, Administratën

113

Legjislatura e 9-të Viti 2019

Publike dhe të Drejtat e Njeriut.Gjatë kësaj periudhe është rritur shumë niveli i

kontrollit parlamentar i ushtruar nga institucionetkushtetuese dhe agjencitë publike që merren membrojtjen dhe garantimin e të drejtave të fëmijëvenëpërmjet realizimit të seancave dëgjimore, takimittë komiteteve me partnerë dhe bashkëpunëtorë,por edhe me vetë fëmijët.

Fëmijët e grupmoshës 0-14 vjeç përbëjnë rreth18% të popullsisë së Shqipërisë dhe 98% e tyreishin regjistruar në zyrat e gjendjes civile deri nëvitin 2018. Për 493 mijë e 324 fëmijët shoqëria jonëpërpiqet çdo ditë të bëjë më të mirën. Çfarë ështëarritur deri tani? Po t’u referohemi të dhënave tëinstitucioneve kërkimore, si INSTAT-i apo Instituti iShëndetit Publik, për studimin shëndetësordemografik në vend, që bëhet me një periudhë 10-vjeçare, vëmë re se vdekjet foshnjore gjatë 5vjetëve të fundit kanë pësuar rënie. Në vitin 2017numri i fëmijëve të vdekur ishte 248. Kjo ka ardhursi rezultat i investimeve intensive të kryera nëshërbimin e neonatologjisë dhe me rritjen ekulturës së mëmësisë. Të mos harrojmë që qeveriashqiptare ka shpenzuar 6 milionë euro përrindërtimin, rikonstruksionin dhe pajisjen ematerniteteve në të gjithë vendin. Nga ky studimrezulton, gjithashtu, se edhe treguesit ekequshqyerjes së fëmijëve në vend, në harkunkohor 10-vjeçar, janë përmirësuar. Fëmijët nënpeshë zinin 9% në vitin 2009 dhe zënë vetëm 2%në vitin 2018, fëmijët nën gjatësi zinin 19% në vitin2009 dhe zënë 11% në vitin 2008, obeziteti mesfëmijëve 0-14 vjeç ka rënë nga 22% në 16%.Përqindja e fëmijëve të moshës 3-4 vjeçare, qëndjekin programin e edukimit parashkollor ështërritur nga 55% në 73%. Raporti neto i frekuentimittë shkollës fillore për grupmoshën deri në 14 vjeçvazhdon të mbetet i lartë në vend, ndërsa raporti ifrekuentimit për shkollën e mesme është rritur nëmënyrë të dukshme gjatë këtij 10-vjeçari nga 56%në 79%.

Për grupin e deputetëve “Miqtë e fëmijëve”, përBashkimin Europian, UNICEF-in, UNIFEM-in,UENDP-në vëmendja në mbrojtjen e fëmijëve ngadhuna është fokusi kryesor, sepse ne e dimë qëdhuna ndaj fëmijëve është një sulm moral dhe etiki vlerave më të çmuara që ka shoqëria jonë.

Ulja e varfërisë dhe ngushtimi i pabarazisë nëkëta 3 vjetët e fundit ka ndikuar drejtpërdrejt tefamiljet me më shumë se 3 fëmijë. Shpenzimetmesatare mujore për këtë grup familjeje në

periudhën 2014-2017 janë rritur me 3,5% dhevetëm 16% e fëmijëve në nivel kombëtar jetojnënë familje me ndihmë ekonomike.

Grupi i deputetëve “Miqtë e fëmijëve”, sipasplanit të veprimit të miratuar bashkë me organizatatndërkombëtare, mendon se për vitin 2019 duhetta përqendrojë aktivitetin e vet në disa drejtimekryesore.

Së pari, të angazhohet në bashkëpunim mekomisionet e përhershme parlamentare nëshqyrtimin e disa nismave që mundësojnëpërmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies sëfëmijëve, që kanë të bëjnë me riparjen e ligjit përndihmën ekonomike, përmirësimet ligjore që itakojnë nodizimit të kripës, që ndikon drejtpërdrejtnë shëndetin e fëmijës, mbikëqyrjen e disa tëformave të kontrollit parlamentar për gjendjen civilenë vijimësi, diskutimin e raportit final që paraqitetpranë Konventës së Kombeve të Bashkuara përrezolutën “Për mbrojtjen e fëmijëve” dhe të gjithadetyrimet që rrjedhin nga kjo, ndjekjen e të gjitharekomandimeve që jep Avokati i Popullit,Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi,Komisioneri për të Drejtat e Informimit dhe tëDhënat Personale që kanë të bëjnë me fëmijët,realizimi i dëgjesave me ministritë e rëndësishme,si Ministria e Shëndetësisë dhe e ÇështjeveSociale, Ministria e Arsimit ose institucionet e tjeraqë merren me mbrojtjen dhe promovimin e tëdrejtave të fëmijëve.

Monitorimi bëhet në vazhdimësi edhe për sa itakon reformës në drejtësi për grupmoshën e tëmiturve. Megjithatë, për ne, grupin e deputetëve“Miqtë e fëmijëve” çdo fëmijë është i rëndësishëm,dhe përpjekja duhet të jetë maksimale duke e parënë mënyrë kapilare çdo njësi të vendit se si poruhen dhe po mbrohen të drejtat e fëmijëve, ndajvëzhgimi ynë parlamentar do të shtrihet edhe në61 bashkitë në vend, duke pasur parasysh se nëkëtë vëzhgim edhe zëri i fëmijëve do të dëgjohet.Unë ju ftoj ta miratojmë këtë rezolutë.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Fjalën e ka zonja Bushka.Klotilda Bushka – Faleminderit, zoti Kryetar!Të nderuar kolegë deputetë,Çështja e të drejtave fëmijëve nuk mund të jetë

jashtë fokusit të askujt prej nesh në këtë sallë dhejashtë saj, sepse është detyrim jo vetëm i shtetit,por i të gjithë shoqërisë t’u krijojë kushte dhe njëmjedis miqësor të gjithë fëmijëve, që asnjë prejtyre të mos ndihet i diferencuar, por të jetë i

Viti 2019

114

Legjislatura e 9-të

barabartë me të gjithë të tjerët. Miratimi i ligjevenuk duhet të na gëzojë se ne kemi në letër ligjin eradhës, të shkruar mirë, pa u kujdesur për zbatimine tij. Strategjitë dhe planet e veprimit nuk duhenparë si detyra e radhës e realizuar brenda afatevekohore. Kordinimi dhe takimet mes institucioneveqendrore dhe vendore nuk duhen konsideruar sinjë garë për të shmangur përgjegjësitë. Ne duhettë jemi po aq të sinqertë sa edhe fëmijët në punëndhe përkushtimin që bëjmë ndaj tyre. Fondet nukjanë asnjëherë të mjaftueshme për të investuar përfëmijët dhe të ardhmen e tyre, por ne i kemimundësitë të shfrytëzojmë të gjitha burimet tonafinanciare, ato që kemi, dhe të kordinohemi mepartnerët ndërkombëtarë rajonalë apo europianë,në mënyrë që të kanalizojmë të gjitha energjitë tonapër më shumë veprime konkrete dhe më pak punëabstrakte.

Qeverisja qendrore dhe bashkitë duhet tëpunojnë për të krijuar qytete miqësore dhe tëshëndetshme për fëmijët, sepse fëmijët duhet tëkuptojnë që kanë të drejta atje ku jetojnë. Të gjithamekanizmat ligjorë dhe institucionalë që ka marrëkjo maxhorancë, që fillojnë me bonusin e bebes,përmirësimin e shërbimeve mjekësore, rritjen ecilësisë në përkujdesje dhe në edukim, bonusin estrehimit apo të kredisë së butë për nënatkryefamiljare, politikat e punësimit të nënave nëkushte të vështira sociale, reforma në drejtësi,pjesë e së cilës është reforma në drejtësinë penalepër të mitur dhe ndihma juridike e garantuar ngashteti, mbështetja e sipërmarrjes, ku prioritet nëshumë politika kanë pasur nënat kryefamiljare,mekanizmat për mbrojtjen e fëmijëve në situatërruge, në situatë dhune apo trafikimi e shumë tëtjera si këto janë tregues të qartë të vëmendjes sështuar dhe konkrete për kushte më të mira jetesepër nënat dhe fëmijët. Çdo punë në qytetet tona,në infrastrukturë, në shërbime publike, në mjedis,në gjelbërim, në rekreacion, në shërbime sociale,të drejtpërdrejta apo tërthorazi, luan një rol tërëndësishëm në rritjen e fëmijëve dhe janë pasqyrëe fëmijëve tanë nesër.

Bashkia e Tiranës, qyteti ku edhe unë jamdeputete, është një model i mirë në këtë drejtim.Në këtë bashki për rreth 3 vjet e gjysmë çdoinvestim është orientuar drejt jetës më cilësore, tëshëndetshme dhe të sigurt për fëmijët. Janërikonstruktuar dhe rehabilituar 83 kopshte dheçerdhe, 2 kopshte-çerdhe janë tërësisht të reja,janë rikonstruktuar dhe rehabilituar 61 shkolla. Në

çdo rehabilitim të kryer, mjediset sportive tëshkollave kanë pasur rëndësi themelore, pasi ushërbejnë shkollës dhe komuniteteve në kuadërtë programit të suksesshëm “Shkolla si qendërkomunitare”, ku në Tiranë i ka dhënë frutet e veta,pasi shumë fëmijë nuk janë më pjesë e rrugës,por kanë hyrë në aktivitete jashtëshkollore dhesportive. Po ndërtohen 5 shkolla të reja në Tiranënë kuadër të programit për ndërtimin e 17 shkollavetë reja dhe 43 këndeve të lojërave, përfshirë edhekëndin e madh të lojërave te Kodrat e Liqenit Arti-ficial. Sot në Tiranë ka 4 biblioteka tërësishtfunksionale dhe 3 janë në proces rikonstruksioni.Një qendër e re laboratorike e inovacionit ka marrëjetë në Tiranë, ku fëmijët e kryeqytetit mund tëmësojnë kurrikulat më të avancuarandërkombëtare në robotikë, shkencë, teknologji,inxhinieri dhe matematikë. Besoj se e keni kuptuartë gjithë që ne nuk e evitojmë dot përdorimin eteknologjisë së informacionit nga fëmijët, por duhetta orientojmë atë që të sjellë dobi për fëmijët.

Riformatimi i qendrave sociale të bashkisë nëshërbimet që japin për të ndihmuar fëmijët në rrezikdhune, në situatë rruge apo në kushte të vështirasociale, që askush të mos lihet mbrapa, i ka dhënëtë gjitha rezultatet për mbështetjen e sa më shumëfëmijëve. Tarifa të ulëta në çerdhe për familjet meshumë fëmijë apo nënat kryefamiljare, përjashtiminga pagesa e çerdhes për komunitetet emargjinalizuara apo familjet në ndihmë ekonomikedhe banesa tërësisht të reja për komunitetin romkanë sjellë përmirësimin e kushteve të jetesës sëfëmijëve që kanë qenë në kushte të vështirasociale dhe ekonomike.

Ka ende punë për të bërë në Tiranë dhe nëmbarë vendin, në mënyrë që çdo fëmijë të jetojëmë mirë dhe askush të mos lihet mbrapa, dhe përkëtë arsye, siç e përmendi edhe zonja Ekonomi,grupi “Miqtë e fëmijëve” në Kuvend jep një kontributtë rëndësishëm në avancimin e axhendës përmbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në vend në tridrejtime: nëpërmjet nismave ligjore, ku interesi mëi lartë i fëmijës është interesi mbizotërues, interesinëpërmjet mekanizmave të kontrollit parlamentar,që çdo ligj që miratohet të gjejë zbatim dherëndësia e çdo ligji të shkojë atje ku edhe të drejtate fëmijëve të jenë të realizuara dhe nëpërmjetveprimtarive ndërgjegjësuese për krijimin emjediseve miqësore për fëmijët dhe mbrojtjenefektive të të drejtave të tyre.

Raporti që ne shqyrtojmë sot është pasqyrë e

115

Legjislatura e 9-të Viti 2019

qartë dhe konkrete e kësaj pune të grupit tëfëmijëve, e cila për vitin 2018 përmbyllet edhe merezolutën, të cilën unë ju ftoj të gjithëve ta votojmësë bashku.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zonja Bushka!Fjalën e ka zonja Bello.Vilma Bello – I nderuar Kryetar,Të nderuar kolegë,Të dashur qytetarë,Është shumë e lehtë të duash dhe po aq e bukur

të flasësh për lumturinë e fëmijëve dhe të ardhmene lumtur të tyre. Sa herë që diskutohet për të drejtate fëmijëve të gjithë kemi përpara syve imazhin efëmijëve të lumtur, të cilët kanë mundësi tëarsimohen, duke qenë pjesë e familjeve dhe e njëkomuniteti që i vlerëson, i mbron dhe kujdeset përta, duke jetuar në një shtet ku fëmijët kanëvëmendje të veçantë. Por pavarësisht çdopërpjekjeje për të siguruar realitetin e tyre ideal,ne të gjithë e dimë që situata në Shqipëri jogjithmonë është plot ngjyra, ashtu siç edhe fëmijëte meritojnë. Në realitetin tonë ka fëmijë, të cilëtvuajnë shkelje të rënda të të drejtave dhemirëqenia e tyre vijon të jetë me problematika. Këtuu referohem grupeve të caktuara të fëmijëve, siçjanë fëmijët me aftësi të kufizuara apo fëmijë megjakmarrje, fëmijë në situatë rruge apo fëmijë meHIV-AIDS. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm qëduhet të punojmë ende për të ndërtuar një sistemtë mbrojtjes sociale, i cili, në radhë të parë, mbronfëmijët. Parlamenti, si përfaqësuesi i drejtpërdrejtëi qytetarëve, për shkak të rolit të tij ligjbërës, ështënë pozitën e përshtatshme për të marrë një roldrejtues për të kontrolluar plotësimin e standardevetë duhura ligjore, të politikave dhe masavezbatuese për respektimin dhe mbrojtjen e fëmijëvenë Shqipëri.

Me ndjeshmërinë e një nëne me dy vajza,thuajse të dyja adoleshente, si dhe mendjeshmërinë dhe detyrimin politik, vazhdimishtkam nxitur përfshirjen e zërit të fëmijëve nëvendimmarrjen publike në përputhje me moshëndhe pjekurinë e tyre, duke ndërmarrë dhepërkrahur nisma në nivel vendor dhe kombëtar përpërparimin progresiv të të drejtave të fëmijëve, porndjeshmëria si nënë e fëmijëve tek unë ështëpashmangshmërisht e lidhur edhe mendjeshmërinë ndaj çdo personi me aftësi tëkufizuar, si motra e një motre të mrekullueshmeme aftësi të kufizuara, e cila i jetoi dhe i përballi

vetëm 30 vjet të jetës së saj përmes vuajtjes,përpjekjes së saj dhe të prindërve të mi për të bërësa ishte e mundur të jetonte me të tjerët dhe si tëtjerët.

Sot nuk mund të mos më trazojë mendimin, saherë përballem me persona me aftësi të kufizuara,kalvari i përpjekjeve dhe stërmundimi i tyre dhe ifamiljarëve të tyre. Dhe sa e vështirë ishte atëherëkur aftësia ndryshe thuajse nuk konsiderohej meprioritetin e duhur. Po nëse atëherë beteja për tëluftuar me aftësitë e kufizuara ishte shumë eashpër, sot, falë aksesit, mbështetjes ligjore dhehapësirave të duhura të hartuara posaçërisht përkëtë kategori, i është dhënë përparësi krijimit tëinfrastrukturës së duhur për të lehtësuargjithëpërfshirjen e çdo personi me aftësi të kufizuar.

Si deputete me shumë përgjegjësi dheangazhim jam përkrah kolegëve për të kërkuarmiratimin e kësaj projektrezolute, e cila favorizonrespektimin e të gjitha të drejtave të fëmijëve. Nëçdo qytet të Shqipërisë, edhe në Vlorë, qyteti qëunë përfaqësoj, situata aktuale e një shtrese tëcaktuar fëmijësh nuk është ajo që duhet të jetëdhe pikërisht për këtë sfida jonë duhet të vazhdojë.

Hartimi dhe zbatimi i planit të veprimit për tëmiturit lidhet me një strategji gjithëpërfshirësekombëtare, së bashku me parashikimet enevojshme buxhetore dhe burimet e tjera për tëvlerësuar efektivitetin e tij përmes monitorimit ngainstancat ligjore në mënyrë periodike, bazuar edhenë një proces të gjerë konsultimesh. Aktualishtështë krijuar një sistem ndërsektorial i mbrojtjessë të miturit me procedura dhe mekanizma të qartë.Mbrojtja e interesit më të lartë të fëmijëve,promovimi i ligjeve dhe nxitja e politikave tëbazuara, që pasqyrojnë të drejtat e fëmijëve, sipasgarancive kushtetuese dhe ndërkombëtare tëpranuara nga Shqipëria; transparenca dhegjithpërfshirja, dëgjimi i fjalës së fëmijëve nëvendimmarrje, kanë të bëjnë me të drejtat e tyredhe janë në themel të veprimtarisë praktike të kësajprojektrezolute. Krijimi i klimës së duhur për njëfëmijëri të shëndetshme dhe e drejta ligjore e çdofëmije për të pasur fëmijëri të lumtur dhe tëshëndetshme janë hapat më të rëndësishëm përndërtimin e një shoqërie më të konsoliduar.

Unë mendoj, të dashur kolegë, se si unë edheju e besoni shprehjen “po t’iu krijohen mundësifëmijëve, ata mund të realizojnë çdo ëndërr”,prandaj të gjithë duhet të angazhohemi siinstitucione dhe si shoqëri për të siguruar një

Viti 2019

116

Legjislatura e 9-të

mbrojtje sa më të mirë të të drejtave të fëmijëvetanë drejt rrugës për integrimin europian.

Miratimi i kësaj rezolute është sigurisht një hapdrejt kësaj rruge.

Faleminderit! Gramoz Ruçi – Faleminderit, zonja Bello! Fjala për zonjën Spahiu. Klodiana Spahiu – Faleminderit! Të nderuar kolegë, sot ne do të miratojmë

rezolutën e grupit “Miqtë e fëmijëve” dhe,gjithashtu, do të reflektojmë për punën që kemibërë për fëmijët gjatë gjithë këtij viti.

Nisur nga eksperienca 10- vjeçare në parlamentme këtë grup, sot do të doja ta fokusoja fjalën timete një falënderim i veçantë për të gjitha grupet einteresit, organizatat e shoqërisë civile vendasedhe ndërkombëtare, ekspertët, të cilët na kanëmobilizuar në çdo moment për të bërë më të mirënpër fëmijët.

Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve përbën njëdetyrim të pazëvendësueshëm njerëzor dhekushtetues për shtetin dhe të gjitha institucionet.

Për të qenë në kujtimet e fëmijëve nesër, duhettë jemi në jetën e tyre sot, ndaj përshëndetja ështëe veçantë për UNICEF-in, me të cilin ështënënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi,për delegacionin europian, për “Save the Children”,për “Trade the home”, për “Word Vision”, “Caritas”,për qendrën “Për një vizion bashkëkohor”, përqendrën “Fëmijët sot”, për Shoqatën KombëtareShqiptare të Njerëzve që nuk Dëgjojnë, për rrjetin“Sot për të ardhmen”, për “Shërbimin ligjor falas”,për “Observatorin për të drejtat e fëmijëve”, për“CRCA”-në për “Alo 116”-a, për Koalicionin përArsimimin e Fëmijëve në Shqipëri, për QendrënKombëtare për Shërbime Komunitare, përorganizatën shoqërore për përkrahjen e të rinjve,për shoqatën ndërkombëtare “Edukim për jetën”,për rrjetin kombëtar të të rinjve me të gjithaorganizatat e tij.

Një falënderim të veçantë unë do të doja tabëja në emrin tuaj për një mësuese, e cila ështënjë emër i njohur brenda dhe jashtë vendit, ajoquhet Liljana Luani, e cila që nga viti 2005 ka qenënjë forcë e madhe në arsimimin e fëmijëve, familjete të cilëve janë të përfshirë në gjakmarrje. Epërmenda në mënyrë të veçantë, sepse ajondihmon fëmijët e familjeve të ngujuara, që sot nukkanë asnjë mundësi të trokasin në dyert eparlamentit, megjithëse kanë probleme pa fund përtë zgjidhur.

Dua t’i përshëndes me radhë të gjithaorganizatat që përmenda për çfarë kanë arritur derisot në të gjithë legjislacionin që ne kemi miratuarpër fëmijët, sepse kanë qenë shumë aktivë në ligjin“Për mbrojtjen të drejtave të fëmijëve”, në ligjin“Për parandalimin e dhunës në familje”, në ligjin“Për strehimin social”, “Për ndihmën juridike”, dhesë fundi në ndryshimet që u bënë në ligjin egjendjes civile, ku, falë raportit të përgatitur nga“Ndihma ligjore falas”, me mbështetjen e UNICEF-it dhe UNHCR-së, u bë i mundur ndryshimi për tëmundësuar regjistrimin e fëmijëve të lindur jashtëvendit dhe të atyre të lindur në Shqipëri, të cilët upërkasin kategorive të margjinalizuara.

Seancat dëgjimore të realizuara me fëmijët,bashkëpunimi i parlamentit rinor, sesionetinformuese me fëmijët kanë qenë pjesë e punëssë grupit “Miqtë e fëmijëve”. Janë më shumë se12 mijë fëmijë që kanë vizituar parlamentin në vitin2018 dhe besoj se ky numër do të rritet në vitin2019, duke mbështetur më fort edhe drejtoritëarsimore në të gjithë Shqipërinë.

Qëllimi është një dhe i vetëm, zëri i tyre ështëzëri i të vërtetës, shqetësimet e tyre duhet të jenëbazë e punës së grupit “Miqtë e fëmijëve”. Ngaraportet e hartuara dhe të prezantuara nëparlament, për shembull, një prej tyre ka qenë “Zëri10 plus”, është vënë re se kishin informacione tëplota për gjendjen e respektimit të të drejtave tëtyre në institucionet arsimore, gjetjet kryesore nëqytetet e ndryshme, si dhe adresimin erekomandimeve konkrete për përmirësimin egjendjes aktuale të të drejtave të tyre.

Eksperienca e parlamentit rinor për mbrojtjendhe promovimin e të drejtave duhet të jetë njëshembull për mënyrën e organizimit të këtijparlamenti në të gjitha qytetet tona. Sa më ifuqishëm zëri i fëmijëve dhe i të rinjve, aq më tëmotivuar do të jemi ne në parlament, por edheqeveria në të gjitha reformat që ndërmerr dukepasur në fokus fëmijët dhe të rinjtë.

Vetëm me një bashkëpunim të fortëndërinstitucional ne mund të arrijmë tëpërmirësojmë çdo ditë e më shumë jetën e tyreduke realizuar që të drejtat e tyre të parashikuaranë Konventën e Kombeve të Bashkuara për tëDrejtat e Fëmijëve, të kenë mbrojtje ngashfrytëzimi, dhuna dhe nga abuzimi, të kenë njëfillim të mbarë në jetë dhe të rriten të shëndetshëm,të kenë akses në shërbimet sociale cilësore, tëpërfitojnë arsimim cilësor gjithëpërfshirës dhe me

117

Legjislatura e 9-të Viti 2019

pjesëmarrje e aftësim të plotë të shprehinmendimet e tyre dhe të ndikojnë në vendimet që iprekin, të marrin pjesë në jetën familjare, kulturore,sociale të qytetit dhe komunitetit.

Shembujt e bashkëpunimit i kemi pafundësishtpozitiv. Ndaj në axhendën e re kemi në fokusbashkëpunimin me Ministrinë e Shëndetësisë dheÇështjeve Sociale, lidhur me shëndetin e fëmijëve,jodizimin e kripës, shëndetin oral dhe plotprobleme të tjera. Ndërsa me Ministrinë eDrejtësisë, me Ministrinë e Brendshme dhe meMinistrinë e Arsimit kemi në fokus përmirësimetligjore për adresimin e dhunës seksuale; sigurinënë internet; për bulizmin; dhunën psikologjike dhefizike që ushtrohet ndaj fëmijëve; bashkëpunimindhe ngritjen e qendrave të parandalimit të krimevetë të rinjve dhe të të miturve me programeparandaluese; ngritjen e Institutit Multidisiplinar përtë trajtuar të miturit që do të vendosen atje me njëvendim gjykate, kur kanë një vendim të dhënë ngagjykata, të dënuar më pak se 7 vjet.

Së fundi, secili prej nesh vjen nga një zonë ecaktuar dhe dëshiron të ketë një qytet sa mëmiqësor për fëmijët. Që të kemi një qytet miqësorpër ta duhet të nxisim të drejtat e tyre, të bëjmë tëmundur që zëri i tyre të dëgjohet më shumë nëvendimet që i prekin ata, të krijojmë hapësiragjithëpërfshirëse ku ata të luajnë, të jenë tëshëndetshëm, të mbrojtur, të arsimuar, tëpadiskriminuar dhe të gëzojnë një mjedis kohezivdhe të pasur në aspektin kulturor. Në përgjithësi,një qytet miqësor për fëmijët duhet t’i garantojë tëgjitha këto që përmenda më sipër, të cilat do tëjenë edhe në axhendën e punës sonë për vitin2019.

Shpresoj që të gjithë së bashku, jo vetëmanëtarët e grupit “Miqtë e fëmijëve”, por edhedeputetët e parlamentit, të kemi në fokus zgjidhjene problemit të fëmijëve.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zonja Spahiu!Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë

Socialiste, fjala për zonjën Gjermeni.Eglantina Gjermeni – Faleminderit!Të nderuar kolegë deputetë,Rezoluta që do të diskutojmë dhe do të

miratojmë sot, është një nga rezolutat më tërëndësishme të punës vjetore të Kuvendit, duke ukushtuar vëmendjen dhe hapësirën e duhurfëmijëve dhe të rinjve, ashtu siç ata e meritojnë,madje duhet thënë që në krye të herës, fëmijët

dhe të rinjtë meritojnë më të mirën dhe shumë mëtepër vëmendje, përkujdesje, shërbime, jo vetëmse janë e ardhmja jonë, por se vërtet u detyrohemishumë.

Fëmijët dhe të rinjtë janë një ndër grupet më tëmëdha sociale në vend dhe si i tillë ky grup kanevojë për mbështetje, përkujdesje dhe shërbimenga ana e institucioneve shtetërore, përfshirë edhembrojtjen, mbështetjen dhe përfaqësimin enevojave dhe interesave të tyre nga ne, deputetëte Kuvendit e Shqipërisë.

Kjo është rezoluta e dytë për fëmijët që miratonparlamenti shqiptar, duke pasur parasysh që epara është miratuar më 26 nëntor 2013.

Jemi të gjithë të ndërgjegjshëm se Shqipëriaka hedhur një sërë hapash pozitivë në drejtim tëmbrojtjes së të drejtave të fëmijëve që prejnënshkrimit dhe ratifikimit të Konventës për tëDrejtat e Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara.

Legjislacioni, politikat dhe programet erealizuara për fëmijët dhe të rinjtë janë përmirësuardhe e kanë rritur impaktin, por megjithatë të gjithëjemi të bindur se mbetet shumë për të bërë, për tësiguruar më shumë të drejta, më shumëpërkujdesje, më shumë shërbime e mirëqenie përtë gjithë fëmijët e të rinjtë në Shqipëri, duke upërpjekur të mos lëmë askënd pas.

Grupi i Deputetëve “Miqtë e fëmijëve”funksionon si një grup ad-hoc në Kuvendin eShqipërisë. Synimi i këtij grupi është marrja enismave ligjore, hartimi i politikave efektive përparandalimin e dhunës ndaj fëmijëve, si dhe tëgarantojë që institucionet shtetërore, që punojnëpër fëmijët, të kenë mbështetje në punën e tyrenga Kuvendi dhe të raportojnë para tij për arritjetdhe sfidat.

Dua të theksoj se është hera e parë që Kryetarii Kuvendit është njëherazi edhe kryetar i Grupit tëDeputetëve “Miqtë e fëmijëve”, duke treguar edhenjë herë në mënyrë konkrete angazhimin,përkushtimin dhe përgjegjshmërinë në trajtimin ekësaj çështjeje më rëndësi jetike për të ardhmene vendit. Nuk është angazhim formal, por ështëreal duke marrë pjesë në të gjitha takimet, dukedëgjuar çdo shqetësim a problem, duke na nxiturdhe mbështetur në çdo nismë konkrete nëndryshimet ligjore që kemi ndërmarrë këto kohë.

Puna e deritanishme e grupit “Miqtë e fëmijëve”u prezantua nga të gjithë kolegët dhe ështëpasqyruar edhe në raportin vjetor të vitit 2018, qëju e keni në dosjet tuaja.

Viti 2019

118

Legjislatura e 9-të

Sërish dua të theksoj se, pavarësisht se nëgrupin “Miqtë e fëmijëve” janë të angazhuar njëpjesë e mirë e deputetëve, pa kontributin e të gjithëkolegeve e kolegëve deputetë nuk do të ishinrealizuar të gjitha nismat, aktivitetet, seancatdëgjimore apo ndryshimet ligjore të propozuaradhe miratuara deri tani. Pa dyshim, që kërkohetangazhim maksimal, që do ta ndërmarrim sëbashku në rezolutën që do të miratojmë sot.

Po kështu, falë edhe bashkëpunimit me të gjithëaktorët, grupet e interesit, veçanërisht me fëmijët,është rritur ndjeshmëria publike në evidentimin dheadresimin e problematikave konkrete, që prekingëzimin e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve.

Parlamenti e ka konsideruar bashkëpunimin meinstitucionet shtetërore dhe organizatat e shoqërisëcivile që punojnë për fëmijët, si edhe dialogun mevetë fëmijët, si një element thelbësor në kapërcimine sfidave të përbashkëta për mbrojtjen e të drejtavetë fëmijëve dhe realizimin e të gjitha masave tënevojshme për sigurimin e një klime mbështetësepër fëmijët në Kuvendin e Shqipërisë.

Përfitoj nga rasti të falënderoj përfaqësuesit einstitucioneve publike, që ofrojnë shërbime përfëmijët, përfaqësuesit e shoqërisë civile, tëorganizatave vendase dhe ndërkombëtare, qëpunojnë prej vitesh për të drejtat e fëmijëve, qëofrojnë shërbime dhe kontribuojnë fort nëndërgjegjësimin publik për këto të drejta.

Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Grupit tëDeputetëve “Miqtë e fëmijëve” që për vitin 2019 tapërqendrojë punën në këto drejtime:

- Në angazhimin në bashkëpunim mekomisionet e përhershme parlamentare përshqyrtimin e nismave, që mundësojnëpërmirësimin e mirëqenies dhe shëndetin e çdofëmije, mes të cilave edhe projektligjin “Përndihmën ekonomike”, dhe përmirësimet ligjore përsa i përket jodizimit të kripës dhe ndikimit nëshëndetin e fëmijëve, sipas kalendarit të punimevetë Kuvendit të Shqipërisë;

- Ndërkohë, gjatë gjithë punës sonë do tëmbajmë në konsideratë tërheqjen e mendimit tëfëmijëve dhe adoleshentëve përmes forumeve dhegrupimeve të tyre rajonale.

Në mënyrë të veçantë, Kuvendi i Shqipërisë dhegrupi “Miqtë e fëmijëve” përgjatë vitit 2019 u kërkoninstitucioneve përgjegjëse, në mënyrë të veçantëdhe specifike ministrive, duke u vënë edhe afatekonkrete në këto drejtime:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

të vazhdojë punën për krijimin e shërbimeveshëndetësore dhe të shërbimeve të kujdesit so-cial për fëmijët në nivel kombëtar dhe buxhetimine tyre progresiv. Kjo ministri duhet të përfundojëedhe reformën e deinstitucionalizimit të fëmijëve,si dhe të marrë masa për gjetjen dhe mbështetjene familjeve të origjinës ose alternative, si dhe tëlehtësojë procedurat e birësimit, duke marrëparasysh opinionin dhe interesin më të lartë tëfëmijëve.

Në zbatim të Konventës për Personat me Aftësitë Kufizuara, Ministria e Shëndetësisë dhe eMbrojtjes Sociale të sigurojë mosdiskriminimin dhesigurimin e aksesit në shërbime, sidomos aksesinfizik në institucionet publike dhe private, aksesinnë transportin publik, sigurimin e informacionitonline të aksesueshëm për fëmijët me aftësindryshe. Për të mundësuar arsimingjithëpërfshirës, Ministria e Arsimit, Rinisë dheSporteve të rrisë numrin e mësuesve mbështetësdhe të vazhdojë trajnimin e mësuesve ndihmëspër fëmijët me aftësi ndryshe. Ministria eEkonomisë dhe Financave të udhëheqë dhe tërealizojë analiza të plota sektoriale me qëllimparashikimet e nevojshme buxhetore për tëmbështetur politikat dhe shërbimet për realizimine të drejtave të fëmijëve. Projektbuxheti për vitin2020 të përmbajë tregues konkretë të buxhetit përpolitika dhe shërbime për fëmijët.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë të ndjekëme përparësi trajnimin profesional dhe ofrimin emundësive të përshtatshme për punësimin eadoleshentëve dhe të të rinjve. Ministria eDrejtësisë të sigurojë dhe të mbikëqyrë zbatimin elegjislacionit në fushën e drejtësisë penale për tëmiturit dhe të ndihmës ligjore, të garantuara ngashteti, të trajnojë personelin e institucionit tëvarësisë, të krijojë bazën e dhënave për të mituritnë konflikt me ligjin. Organet e sistemit të drejtësisëpërgjegjëse për hartimin dhe miratimin e hartëssë re gjuhësore të marrin masat e menjëhershmepër përcaktimin e kësaj harte me synim ngritjen eseksioneve ose specializimin e magjistratëve përtë mitur në çdo juridiksion. Organet e reja tëvetëqeverisjes vendore të hartëzojnë shërbime përfëmijët dhe për të rinjtë, të planifikojnë buxhetimine shërbimeve të përshtatshme për ta, si dhe tëmarrin masa për përmbushjen e të drejtave dhe tënevojave të fëmijëve në territorin e tyre veçanërishttë fëmijëve me aftësi ndryshe.

Do të kërkoja nga të gjithë deputetët, si të

119

Legjislatura e 9-të Viti 2019

maxhorancës dhe të opozitës, votimin e kësajrezolute në mënyrë unanime dhe angazhiminmaksimal të secilit prej nesh për ta zbatuar.

Ju faleminderit për vëmendjen!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zonja Gjermeni!Këtu mbyllen çështjet që ishin në rendin e ditës.

Do të kalojmë në diskutimet jashtë rendit të ditës.Fjalën e ka Kryeministri, Edi Rama.Edi Rama – Përgatitja për këtë seancë ishte

një mundësi për të parë edhe një herë panoramëne ndryshimit rrënjësor që ka nisur dhe vazhdon nëPolicinë e Shtetit dhe në tërësi panoramën esigurisë në vendin tonë.

Që sot, Shqipëria është një vend shumë më isigurt se 5 vjet më parë, kjo nuk ka asnjë diskutim,edhe pse diskutohet rregullisht, pa pushim, në tëgjitha klubet mediatike dhe vihet në shënjestër nëmënyrë të pandërprerë, duke ekspozuar nëvazhdimësi çdo ngjarje që nuk përbën ngjarje, qëndodh në Republikën e Shqipërisë, si ra tjegullae çatisë në fshatin filan mbi kokën e një tëmoshuare, e moshuara është jashtë rrezikut përjetën, lajm në televizion lajmesh kombëtare; apodevijoi rrugën furgoni, shoferi ishte në gjendje tëdehur, nuk pati asnjë të plagosur, një moriepisodesh të tilla, të cilat mbushin boshllëkun editës në një kazan që zien e zien, i cili patjetërpastaj do të arrijë në pikën e vlimit kur shfaqetBabalja, kur shfaqet Niçja i Shijakut apo kur shfaqetedhe shoku i tyre i pandashëm Ervin Salianji.

Sidoqoftë, përsëri ajo që vlen të nënvizohetështë se të gjithë ata, të cilët e kanë marrë dhevazhdojnë ta marrin edhe sot për budalla këtëpopull, kanë paguar dhe do të vazhdojnë tëpaguajnë koston e këtij nënvlerësimi, njënënvlerësim që vjen si rezultat i mungesës së tyretë vizionit, i mungesës së tyre të ideve, i mungesëssë tyre të të gjitha atyre elementeve që i japin njëtufe njerëzish formën dhe përmbajtjen e një grupitë organizuar njerëzish për një qëllim të caktuar.

Mua më vjen shumë mirë që ne përsëri sot nukjemi në vendnumëro, nuk mjaftohemi me sa kemiarritur, por konfirmojmë se ajo çka kemi arriturështë thjesht dhe vetëm një shtysë për të shkuarmë tutje. Vetëm në dy muajt e parë të këtij viti janëreferuar 60 raste për pastrim parash dhe janësekuestruar 8,2 milionë euro. Gjatë vitit 2013 vlerae sekuestrimit mezi arriti 1 milion euro. Në totalvlera e sekuestruar e parave nga krimi i organizuarnë këta 5 vjet është shumëfish i vlerës sësekuestruar në 8 vjetët e qeverisjes së atyre që

tani nuk arrijnë dot të qeverisin më as vetveten.Për të qenë i saktë, është 6 herë më shumë.

Natyrisht, nga ana tjetër, nuk mund të harrojmëse kur ne u zgjodhëm për të marrë mandatin tonëtë parë, kryefjala e të gjitha shqetësimeve që kemidëgjuar në të gjithë Shqipërinë gjatë përgatitjevetë fushatës dhe në fushatën elektorale, ka qenëkriminaliteti. Kjo nuk është më e vërtetë, pasi, kurzhvilluam fushatën për mandatin e dytë, jo vetëmqë kriminaliteti nuk ishte kryefjala e shqetësimevetë publikut, por policia ishte institucioni më i besuarpublik, bazuar jo në opinionin tonë, por nëanketimin e përvitshëm të Bashkimit Europian. Itillë mbetet edhe sot ky institucion, por sot, në këtëseancë dhe me këto ndryshime që propozohenpër t’u bërë në ligj, rinënvizohet edhe një herë sene përpiqemi të përmirësojmë dhe nuk mjaftohemime çfarë kemi bërë, pasi jemi plotësisht tëvetëdijshëm se ajo që mbetet për t’u bërë, ështëshumë më tepër se sa kemi bërë.

Krimet kundër personit, të cilat ishin bërëarsyeja e stresit në të gjithë territorin e Shqipërisë,në qytet dhe në fshat, kur na u besua detyra, nëvitin që lamë pas, shënuan shifrën më të ulët të 29vjetëve, sipas statistikave zyrtare të Policisë sëShtetit, apo ishin sa gjysma e vrasjeve me dashje,që shënoheshin në kohën kur ata, që sot, për turpine tyre, hodhën bojë të zezë mbi muret e Ministrisësë Brendshme, drejtonin Ministrinë e Brendshme.E hodhën bojën e zezë për ta filmuar dhe për taeksportuar, sepse nuk mund të eksportojnë nëpërbotë imazhet jombresëlënëse të një tufepunonjësish të bashkive të Shkodrës, të Lezhës,të Kamzës, të Vorës dhe të Mallakastrës, bashkëme Dashon e Lazaratit, që mblidhen këtu për tëkënduar himnin kombëtar, pasi kanë ardhurvërdallë rrugëve, por duhet një produksion mëtërheqës, për të treguar një Shqipëri që nxin dhenxihet. Boja mbi muret e Ministrisë së Brendshme,pa diskutim sot është një produkt që do të thithetmenjëherë nga tregu ndërkombëtar i medies, kunuk janë të paktë, për fat të keq, “euro kadrinjtë”,që ngjajnë me “kadrinjtë” lokalë që kemi ne. Përmë tepër, ata janë dhe të pafajshëm, sepse pakose aspak dinë nga Shqipëria, ndërkohë që duhettë ushqejnë opinionin e tyre publik me lajmesensacionale, pra se si një tufë njerëzish shkojnëdhe hedhin bojë mbi një institucion, në protestënqë ka përfshirë Shqipërinë.

Po ashtu, plagosjet e rënda janë në rënie.Vjedhjet me dhunë janë reduktuar me 60%, nga

Viti 2019

120

Legjislatura e 9-të

269 vjedhje me dhunë në 2013-ën, në vetëm 108.Vjedhjet me armë janë reduktuar 5 herë: 22 u

shënuan në vitin 2018, nga 96 që ishin në vitin2013.

Veprat penale të shkatërrimit të pronës meeksploziv, janë në ulje, por jo aq sa duhet nëseeksplozivi nuk do të ishte një nga mjetet e shfrimitantidemokratik të opozitës së Partisë Demokratike,të kthyer në një grup endacakësh rreth e rrotullparlamentit, Kryeministrisë dhe Ministrisë sëBrendshme, që kërkojnë pushtetin, por që nuk edinë se pushteti nuk merret ndryshe përveçse mezgjedhje. Duke mos e ditur këtë, është fshehur nëmes të “popullit”, duke kërkuar njerëz tëdëshpëruar, njerëz të verbër, të rinj rrugëhumbur,që vënë kapuçin e xhupit në kokë dhe mësyjnëdrejt forcave të policisë, të inkurajuar nga muzikae filmit “Skënderbeu” dhe nga huri i Flamurit tëKukësit. E kam fjalën për të vetmin “flamur”, për tëcilin Kukësi nuk është krenar, jo për flamurin eSkënderbeut.

Shifrat e sigurisë rrugore janë përmirësuar, porkanë nevojë për përmirësim më të madh, shumëmë të madh. Aksidentet fatale janë përgjysmuar,krahasuar me ato që ndodhnin më parë, ndërkohëqë askush më literalisht në komunitetinndërkombëtar nuk e vë në diskutim, atë që nuk evë në diskutim asnjë shqiptar, i cili sytë i përdorpër të parë dhe veshët për të dëgjuar, zhdukjenapo minimizimin e fenomenit të kultivimit tëkanabisit.

Të gjitha këto janë rezultatet e një pune, e cilaështë larg së qeni një punë e kryer, por është njëpunë që vazhdon; rezultatet e një pune të madhe,që është bërë për të reformuar Policinë e Shtetit,për ta çliruar atë nga kthetrat e dyfishta të politikëse të krimit dhe për të shkuar drejt atij objektivi tëshpallur, që Policia jonë e Shtetit të radhitet nëmesataren e policive të Bashkimit Europian, kurflitet për performancën. Pikërisht për shkak seështë një punë që vazhdon, edhe procesi i vetingutnë Policinë e Shtetit është kyç për ta vazhduarkëtë punë.

Ndryshimet e propozuara reflektojnë një qasjemë praktike dhe ngarkojnë strukturën e brendshmetë kontrollit të Policisë së Shtetit për ta çuar derinë fund këtë proces, pasi të kalojë e para në veting,duke bërë kështu edhe një kursim jo tëparëndësishëm, që na krijon më shumë hapësirabuxhetore për të vazhduar që të mbështesimPolicinë e Shtetit.

Gjetëm policinë më të pashkolluar të rajonit, tëEuropës po e po.

Gjetëm policinë më të vjetër në moshë të rajonit,të Europës po e po.

Gjetëm policinë më të keqpaguar të rajonit, tëEuropës po e po.

Sot është një punë që vazhdon, jo e kryer.Kemi një polici të paguar më mirë, por jo aq sa

të themi: mjaftueshmërisht sa duhet.Kemi një polici më të shkolluar, por jo e jo aq

sa të themi: mjaftueshmërisht sa duhet.Kemi një polici ende jo në standardin e moshës

që duhet të ketë.Unë dua ta sjell edhe këtu nxitjen, në mos të

përditshme, të përjavshme, për ministrin eBrendshëm, për të përfunduar një projekt të nisur,që duhet bitisur, për krijimin e kompanisë sësigurisë të Policisë së Shtetit, për të dhënëshërbime për objektet e rëndësisë jo të veçantëdhe për të futur në tregun e deformuar dhe jashtëçdo standardi të sigurisë së objekteve një trupë tëre, e cila do t’u krijojë mundësi shumë prejpunonjësve, që tanimë janë në një moshë tëcaktuar dhe nuk kanë më mundësi të na japinefikasitetin që kërkohet, të bëjnë një kalim të butënga shërbimi në Policinë e Shtetit, në pension. Pra,të kenë një periudhë të ndërmjetme, ku të mundtë vazhdojnë të punojnë, ku mund të fitojnë dheku të mund të rrisin në mënyrë të ndjeshme cilësinëe shërbimit të sigurisë së objekteve, duke shkurtuarkostot.

Kemi një industri të tërë rojesh private, që, mepërjashtime që përforcojnë rregullin, është jashtëstandardeve. Kemi një numër të madh rojesh pri-vate, që sot janë të keqpaguar, të keqtrajtuar, tëdiskriminuar dhe nuk arrijnë dot të japin shërbim,për shkak se faturat e kripura, që paguajnëinstitucionet për t’u mbrojtur me këto roje private,shkojnë kryesisht në xhepin e pronarëve dhe nukpërkthehen as në shpërblime të denja dhe as nësigurime, siç duhet, për të gjithë.

Futja në këtë treg e një kompanie shtetërore tëpolicisë, një kompani e Ministrisë së Brendshme,do të bëjë që tregu të bëhet konkurrues dhe, kushnuk është i denjë për këtë treg, të dalë nga tregujo për të pasur një treg monopol, por për të pasurnjë treg ku të ketë konkurrencë dhe ku shërbimiqë ofrohet të jetë i atij niveli që garanton sigurinë eobjekteve, pronës dhe integritetin e aktivitetit tëtyre, gjë që sot nuk ndodh. Sot jemi ende nëkushtet, ku gjithçka mund të ndodhë në objektet

121

Legjislatura e 9-të Viti 2019

që mbrohen me roje private; sot jemi ende nëkushtet kur, nëse ka ndonjë rast, siç ishin disa rastenë momentin e atyre bllokimeve absurde tëauditorëve në universitet, që shfaqnin nëpërekrane trupat e policisë private, është për të ardhurturp nga vetja, turp nga shteti, që lejon endeoperimin e këtyre lloj trupave! Por deri më sot osederi përpara disa kohësh nuk kemi pasur njëpërgjigje adekuate për këtë. Projekti i filluar ngaministri i Brendshëm më parë, që është marrë ngaministri i Brendshëm sot, shpresoj të përfundojë,të vijë në këtë parlament, të marrë miratimin e tijdhe të krijojmë kushtet për një lëvizje të duhur, nëdrejtimin e duhur në të gjithë këtë fushëveprimtarie, që është shumë problematike, ku, mesiguri, do të krijojmë të ardhura për Policinë eShtetit, përveçse do të krijojmë, siç e thashë, njëurë për të gjithë ata që, për shkak të një moshe tëcaktuar, duhet të spostohen nga Policia e Shtetit,por që janë ende mjaftueshëm aktivë për të mosdalë në pension.

E fundit që kam është nevoja që, më shpejt sevonë, në javët e ardhshme, të vijë në këtëparlament paketa për të ndërhyrë në Kodin Penal,për t’u dhënë përgjigje disa shqetësimeve serioze,që nga goditja për shkak të detyrës deri tekadresimi i disa boshllëqeve apo në mos qofshinboshllëqe, janë të parakohshme për Shqipërinë,brenda të cilave prokurorë dhe gjykatës bëjnëhajgare me krimin e organizuar dhe me kriminelëtakoma sot e gjithë ditën, i japin vetes të drejta, tëcilat nuk duhet të lejojmë që të kenë mundësi t’iajapin, duke bërë interpretime abuzive të hapësirëssë sotme që ka Kodi Penal.

Ka nisur një punë për rishkrimin tërësor të KoditPenal të Republikës së Shqipërisë, por është njëpunë që do të kërkojë kohë, ndërkohë që për këtoshqetësime koha nuk pret. Paketa duhet t’u japëpërgjigje adekuate dhe ta pajisë shtetin me njëargument shumë më të fortë, me një instrumentshumë më të fortë ligjor kur gjendet përballëbarbarëve që futen nëpër fushat e futbollit dheushtrojnë dhunë për faqen më të zezë, jo të sportit,por të shoqërisë; barbarëve që u kthehen mjekëveduke i goditur kur janë në krye të detyrës.

Nga janari deri më sot në krye të detyrës janëgoditur katër mjekë. I kam parë me shumëvëmendje të katërta rastet, për të kuptuar se çfarëishin duke bërë mjekët dhe nga erdhi goditja. Nëtë katërta rastet nuk ka asgjë, që të bën të mendoshse mjekët mund ta kenë provokuar goditjen, edhe

pse goditja, sado e provokuar qoftë, është epatolerueshme.

Barbarëve që kujtojnë se të hedhësh gurë ndajPolicisë së Shtetit, në emër të partisë që të kanxjerrë në rrugë, është trimëri... “Lironi djemtë tanë”bërtet partia e endacakëve të rrugës që vjenvërdallë, pasi ndërmjet dy seancave të parlamentitmbush veshët e shqiptarëve me paralajmëriminqë këtë herë do të ndodhë ajo që duhet të ndodhë.Në fakt, nuk do të ndodhë asgjë tjetër, përveçseata do të fillojnë duke u rrudhur, ndërsa ne do tëvazhdojmë të bëjmë detyrën që na kanë dhënë.

Barbarëve, edhe këtu në parlament, jo për sot,jo për mua, jo për ne, por për përgjithmonë, duat’ju them se nuk mundet deputeti të këtë imunitetnë parlament për të goditur fizikisht deputetin; nukmundet deputeti të ketë imunitet në parlament përt’iu turrur foltores apo tryezës së qeverisë fizikisht.Edhe kjo duhet të përfshihet në Kodin Penal. Nukmund të vazhdohet më kështu, pa llogaritur zyrtarëte lartë në funksione publike, kryetarët e bashkive,vetë deputetët në rrugë, që nuk mund të jenë tëpambrojtur dhe nuk mund të ndodhë që në rast segjendet një i verbër, që i sulmon fizikisht, i verbri tëamnistohet me gjobë.

Nuk mund të ketë gjobë për këto shfaqje dhune,edhe pse momentet kur kjo dhunë fillon dheshfaqet më shumë se zakonisht, janë momentetkur është politika që e frymëzon. Ajo shprehja:“Politika me krimin ushqen krimin” është njëshprehje që ka zënë vend, e ilustruar në këtë vendgjatë gjithë këtyre viteve, kur Ministria eBrendshme dhe Policia e Shtetit janë goditur jo sisot, me bojë në mure, por me baltë dhe me gurëtë rëndë fjalësh rregullisht!

Patjetër që, siç e thashë, kjo paketë duhet tëpërfshijë edhe vullnetin tonë për ta thelluar ndarjene politikës nga krimi dhe të qeverisë nga kriminelët,e cila, ndryshe nga sa është propaganduar gjithëkëto vite, ka filluar vetëm kur ne kemi marrëmandatin tonë të parë. Ata do të vazhdojnë në tëtyren. Janë të dëshpëruar dhe të pashpresë. E dinëqë nuk fitojnë dot më zgjedhje. Ne këtu nuk jemitë detyruar të mendojmë se si duhet t’u japim atyremundësinë të kuptojnë se çfarë është demokracia;ne këtu jemi të detyruar të mendojmë se si çdoditë të bëjmë gjënë e duhur për Shqipërinë. Dhegjëja e duhur sot për Shqipërinë është që ata tërrinë në rrugë atje ku janë. Rrugën kanë zgjedhur,në rrugë të rrinë! Ndërsa ne do të vazhdojmë nërrugën që kemi marrë përsipër t’i udhëheqim

Viti 2019

122

Legjislatura e 9-të

shqiptarët.Patjetër është pjesë e detyrës sonë, jo të

shkelim mbi kontratën me shqiptarët për të joshurata që të lënë rrugën, por, për hir të rrugës që kemizgjedhur, t’u japim atyre gjithmonë mundësinë tëndihen të përfshirë. Përfshirja e tyre sot ka vetëmnjë mundësi: të japin kontributin e tyre për atë përtë cilën u kanë rrokanisur kokën shqiptarëve dhepartnerëve ndërkombëtarë, atë për të cilënpartnerët e tyre partiakë në Gjermani ndikuan qëpër herë të parë, s’kishte bërë ndonjëherë vaki, tëfutej në rekomandimet e Komisionit reformazgjedhore.

Sot, ne jemi këtu gati, me të gjithë reflektimintone, për të futur në Kodin Zgjedhor të gjitharekomandimet e ODIHR-it, sikundër e thotë KëshilliEuropian. Ndërsa ata janë në rrugë, pasi edhe kurishin këtu, nuk u ulën për të dakordësuar për këtëreformë. Nuk u ulën për të dakordësuar as për këtëreformë, as për ato 2 kërkesat e famshme. Ata ekanë harruar, siç harrojnë çdo gjë, për të kaluartek avazi tjetër, duke kënduar të njëjtën këngë. Atandryshojnë vetëm vargjet, melodia është po ajo:votimi elektronik dhe numërimi elektronik.

Unë jam kundër votimit elektronik, por pikërisht,sepse dëshironim që të gjendej një rrugëdakordësie dhe të provonim edhe votiminelektronik, edhe numërimin elektronik, meshpresën që mbase ata do të pranonin rezultatin,kemi punuar intensivisht dhe jemi bërë gati për tëbërë disa projekte pilot në disa njësi në zgjedhjetbashkiake, për të parë rezultatet dhe pastaj për tëshkuar drejt zgjerimit të këtij mekanizmi.

Me kë e ke?! As këtë jo. Atëherë, çfarë duhettë bëjmë ne? Ne thjesht duhet të ecim përpara.Nuk kemi ngut për të bërë kalimin e reformëszgjedhore në Kuvend, ende. Ne jemi këtu. Zonjatdhe zotërinjtë që janë në krahun tjetër nuk i kemizgjedhur ne dhe nuk i kemi sjellë ne këtu, i ka sjellëlista e hartuar dhe e firmosur nga doktorja eshkencave horoskopike, Monika Kryemadhi, dhenga artisti, Lulzim Basha. Ndërkohë që sot janëkëtu në vendet që ju jep Kushtetuta dhe ligji. Kështuqë komisionet përkatëse, siç po krijohen mepjesëmarrjen e zonjave dhe zotërinjve që kanëardhur në parlament, do të pasqyrojnëbashkëpunimin me opozitën edhe në komisioninzgjedhor, ku patjetër ne do të gjejmë rrugën që tëketë një derë edhe për ata, jo këtu, këtu jo, por njëderë në tryezë.

Ne jemi gati që atyre, meqë kanë ende, edhe

për disa kohë, vulat e partive, t’u njohim të drejtëne vulës mbi propozimin, t’u njohim edhe të drejtëne vetos, po të duan, por nuk do të presim gjatë, dotë presim aq sa është e arsyeshme, sepse nuk dota lëmë veten në dorë të gjykimeve subjektive nëqershor nga ana e Këshillit Europian, se ata nukduan të vijnë. Ata nuk i duan negociatat. Atamendojnë dritëshkurtësisht se, duke bërë këto qëpo bëjnë, do të pengojnë çeljen e negociatave.Këtë mund ta ndikojnë. Por pjesa tjetër e mendimitdritëshkurtër, se duke mos u çelur negociatat, atapastaj do ta kenë më të kollajshme të marrinpushtetin, është thjesht dëshpërim.

Sot dhe në vijimësi do të dëgjojmë avazin: “Nukhyjmë në zgjedhje”. Është puna e tyre. E mira etyre është të hyjnë në zgjedhje; e keqja e tyre ështëtë mos hyjnë në zgjedhje. Natyrisht, Shqipërisënuk i bëhet nder nëse siglat e atyre partive që janëjashtë, nuk do të jenë në fletën e votimit nëzgjedhjet vendore, por qederin më të madh ata iakanë bërë, ia bëjnë dhe do t’ia bëjnë vetes. Hyjnëata në zgjedhje, s’hyjnë ata në zgjedhje, zgjedhjetvendore do të bëhen në afatin e caktuar dhe nedo të marrim përsipër të qeverisim edhe aty ku atakanë qeverisur deri më sot, dhe do të qeverisimshumë më mirë se ata, edhe për ata që ne nuk nakanë votuar dhe përsëri nuk do të vijnë të navotojnë.

Ideja se këtu do të ketë ndonjë zhvillim dhe sedo të bëhet ndonjë përmbysje e rregullave të lojës,apo do të bëhet ndonjë kompromis, ku do të futetsi pjesë e kompromisit mandati që shqiptarët i kanëdhënë Partisë Socialiste për të qeverisur e vetme,pa të tjerë në prehër, deri në vitin 2021, është njëide ngushëlluese për të ridalë prapë te gardhi tëenjten tjetër. Por më shumë se kaq nuk vlen, dhemë larg se kaq nuk çon. Është një ide thjesht evetëm për të ndenjur te gardhi. Këtu në parlamentata nuk i fut dot më ajo ide, para qershorit të vitit2021.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Kryeministër!Vazhdojmë me diskutime jashtë rendit të ditës.Fjala për zotin Maliqi, pesë minuta.Lefter Maliqi – Faleminderit, zoti Kryetar!Të nderuar deputetë,Marr shkas edhe nga diskutimet e fundit të

deputetëve të Partisë Socialiste dhe të kabinetitqeveritar, të cilët, me një vetëkënaqësi të tepruar,tregojnë shifra dhe bëjnë krahasime në lidhje mePolicinë e Shtetit për uljet e numrit të vrasjeve, të

123

Legjislatura e 9-të Viti 2019

krimeve kundër pronës, kundër personit e të gjithame radhë. Sigurisht, unë e vlerësoj Policinë eShtetit, vlerësoj sakrificat e punonjësve të Policisësë Shtetit, për shkak se kam punuar disa vite nëdrejtimin e disa komisariateve, në Veri e në Jug tëShqipërisë, por kjo vetëkënaqësi, me këto shifra,më kujton vetëkënaqësinë e tepruar edhe në 2013-ën të ish-liderit Berisha. Po këtë vetëkënaqësikishte edhe në mitingje, siç ndodhi në Tiranë, meadministratën, ku të krijohej ideja në 2013-ën qëPartia Demokratike do të fitonte, por ndodhi ekundërta. Një vetëkënaqësi e tillë, e tepruar, qëndodhi edhe në mandatin e dytë të PartisëDemokratike, me emërime nepotike, me delirin edrejtuesve të administratës, një pjesë prej të cilëvedrejtues jo të zotë, krijonin edhe panik, siç ndodhinë 2013-ën në administratën e shtetit.

Dua t’ju them se, që të ketë siguri, që të ketërend, që të ketë zhvillim, që të ketë ekonomi, shtetiduhet të ngrihet në këmbë 100 % vetëm kundërkrimeve ndaj personit dhe ndaj pronës, në mënyrëqë jeta e njerëzve, jeta e shqiptarëve dhe prona etyre të jenë të paprekshme. Sigurisht, në këtë masëtë luftohen edhe veprat e tjera penale, por këtovepra ndodhin në të gjithë botën.

Unë e kam thënë dhe e them, pavarësisht se evlerësoj kohët e fundit Ministrinë e Brendshme dhedrejtimin e Policisë së Shtetit, se ministër isuksesshëm ka qenë i ndjeri Sokol Olldashi në2005-ën, kur të gjitha bandat kriminale i arrestoi, ivuri prapa hekurave, dhe një pjesë e madhe e tyrendodhen ende duke vuajtur dënimin në burgjet esigurisë së lartë.

Nëse kjo maxhorancë do që të luftojë krimin, letë fillojë të luftojë këta të fortët që akuzohen përlidhje me politikën, qoftë me PD-në, qoftë me LSI-në, qoftë me PS-në, në sistemet zgjedhore.

Këtu u fol për vetingje. Ne duhet të jemitransparentë para të gjithë shqiptarëve. E kamthënë dhe e them se vetingu duhet të fillojë ngapolitika. Politika është ajo që favorizon, emëron,mbron gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar,drejtues policie, drejtues doganash, drejtuesburgjesh. Nga politika vjen i gjithë ky korrupsion.

Pse nuk fillon vetingu nga deputetët, ministrat,ish-ministrat? Të fillojë vetingu dhe të shikojmëdeklarimin e pasurive. Do të dalin të tjera, jo vetëmato që janë aty.

Faktikisht, unë sot diskutova për këtë temë ngakëto që dëgjova këtu, por sot dua të flas përsistemin zgjedhor. Ish-bashkëpunëtori juaj, sot

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, zoti Meta,në 2009-ën, kur ishte bashkë me katër deputetëte vet, u ngujua këtu, në parlament, me protestë eme të gjitha, duke u shprehur kundër marrëveshjessë këtij sistemi të kalbur politik. Më pas ishte nëqeveri me ju, ishte në qeveri me PartinëDemokratike, u ëmbëlsua me këtë sistem të kalbur,dhe rezultatet e mandateve të deputetëve dolëntë blera, të shitura, të korruptuara, të manipuluarae të gjitha me radhë.

Unë e di se në matematikë 7 herë 6 bëjnë dyzete dy, dhe jo 49, siç mund të ketë thënë ndonjë ish-deputet këtu, por po ju them: kjo ështëtransparente. Unë jam për sistem maxhoritar tëpastër, me 100 zona, dhe jo me sistem “Dushku”.Se edhe në atë sistem kishte përsëri blerje,manipulime dhe anashkalim të mandateve...

(Bie gongu)Por jam për sistem të pastër. Një deputet në

maxhoritar përfaqëson 50, 60 deri në 70 qendravotimi. Asnjë deputet apo forcë politike qëpërfaqëson një zonë, në çdo qendër votimi, nukmund nuk mund të blejë, nuk mund të korruptojë,nuk mund të manipulojë më shumë se pesë, dhjetëapo pesëmbëdhjetë vota në një qendër votimi. Pra,në 60 qendra votimi mund të joshen vetëm 500deri në 600 votues, kështu që nuk mund tarrëmbejë dot mandatin kur një deputet është indershëm, kur një deputet është i thjeshtë, kur njëdeputet i shërben popullit.

Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Maliqi!Përfundojeni!

Lefter Maliqi – Po, po e përfundoj.Por duke qenë 600 apo 800 qendra votimi në

një qark, apo duke qenë 1000 e ca, si në Tiranë,duke blerë e manipuluar nga 5 apo 10 vota, njëforcë politike mund të blejë një mandat në Berat,një mandat në Fier, dy mandate në Tiranë, njëmandat në Shkodër. Po kaq është qeveria...

Gramoz Ruçi – Faleminderit! Diskutimi do tëzhvillohet në komisionin përkatës.

Faleminderit! Zoti Maliqi, uluni!Fjala për zotin Murrizi, pesë minuta.(Deputeti Maliqi flet nga salla)Gramoz Ruçi - Zoti Maliqi, ju lutem, uluni!Zoti Murrizi, keni 5 minuta kohë për të folur.Myslim Murrizi – Faleminderit!Nuk jam këtu për të bërë replikë, por lum ne

çfarë po na dëgjojnë veshët dhe mjerë ne dhe ataqë jetojnë këtu çfarë po ndodh në realitet.

Në këto 5 minuta të diskutimit tim jashtë rendit

Viti 2019

124

Legjislatura e 9-të

të ditës dua të ngre një problem konkret (jashtëmburrjeve, jashtë retorikave dhe lavdërimeve sepunët këtu shkojnë vaj dhe ata shqiptarë kanë ikurkot jashtë), për fermerët e Myzeqesë, të Lushnjës,të Fierit, të Beratit dhe zonës së Dumresë, të cilëtnë datën 3 prill do të dalin në protestë. Kjo është evetmja protestë që zhvillohet për bukën e gojës,për hallin e bukës së fëmijëve të tyre, protestë përmundin dhe djersën e një viti, që derdhet rrugëvetë Lushnjës.

Zoti Kryeministër, TVSH-ja 6% për fermerin dhe20% për grumbulluesin në pamje të parë të krijonpërshtypjen se u bën nder fermerëve, por, në fakt,nuk është kështu. Nëse në Lushnjë janë 32 mijëfamilje fermerësh, 15 mijë prej tyre merren meblegtori. A e dini ju sa grumbullues ka? Nuk e dini!Ka 25 grumbullues, të cilët komunikojnë me njëri–tjetrin në telefon për t’ua ulur çmimin e produktevefermerëve në një mënyrë aq qesharake sa, siç etheksova edhe seancën e kaluar, 4 litra qumështbëjnë sa një litër ujë. Ndaj, ju lutem atyre që jukanë këshilluar se po u bëni nder fermerëve: duhetta barazoni TVSH-në si për fermerët, ashtu edhepër grumbulluesit. Do të ishte mirë, nëse mendonirealisht për ta, sepse bujqësia është i vetmi sektorprodhues në Shqipëri, pra ne kemi 500 mijëhektarë tokë dhe 300 mijë familje shqiptare qëmerren me bujqësi, t’i barazoni 6 me 6. Pra, siç ekeni bërë për fermerët 6%, kaq ta bëni edhe përgrumbulluesit. Nuk ka biznesmen, me këtë kontrollqë kemi ne, që kur e merr prodhimin nga fermeri,ta paguajë vetë diferencën prej 14% të TVSH-sëdhe ta shesë me 20%, ndërkohë që fermeri e ka6%. Çfarë bën? Ia ul çmimin dhe i shtrëngon lakunnë fyt hallexhiut. Në Lushnjë gjithsej janë 25grumbullues, 6 fabrika qumështi dhe 15 mijë familjeqë merren me blegtori. Kjo do të thotë se numri iatyre që e shesin është i madh dhe numri i atyreqë blejnë është i vogël. Blerësit diktojnë. Prandajkëta fermerë në datën 3 prill nuk do të dalin nëprotestë as për karriget në Kuvend, as për tenderët,as për të zaptuar karriget tuaja këtu mbrapa, porpër bukën e gojës së familjeve dhe të fëmijëve tëtyre.

Nëse mendoni t’i ktheni djerrë 500 mijë hektarëtokë që ka ky vend, 70 mijë hektarë që ka Lushnjadhe qindra e mijëra hektarë që ka Myzeqeja, bëjinisytë qorr dhe veshët shurdh. Unë besoj se duhetta tërhiqni këtë skemë, sepse është demagogjike.Ju keni gjykuar se me 6% u keni ardhur në ndihmëfermerëve. Jo! As grumbulluesit e “Lufrës”, “Ndreka

and company”, as 22 grumbulluesit e prodhimevebujqësore nuk tolerojnë gramën nga fitimi i tyre,sepse janë biznesmenë, ndaj i kanë detyruarmyzeqarët të derdhin qumështin te rrethrrotullimi iplastmasit dhe të hedhin prodhimet e tyre nëkanalet e Myzeqesë.

Unë ju bëj thirrje që ta shikoni realisht protestëne hallexhinjve të këtij vendi. Ata që do të protestojënë datën 3 prill janë hallexhinj, të cilët kërkojnënjë jetë më të mirë dhe kërkojnë të jetojnë me punëtë ndershme në këtë vend. Ndoshta e kanë gabimqë nuk mbjellin nga ajo bima trigjethëshe, porpunojnë me djersë dhe jetojnë me mund esakrificë. Ndaj, shikojeni mirë me specialistët, meministrin e Bujqësisë, flisni me ministrin eFinancave, sepse unë nuk besoj se në 4 miliardëeuro, që është buxheti i shtetit, barazimi i TVSH-së të ketë një kosto të madhe dhe tëpapërballueshme për qeverinë. E mira do të ishteqë të bëhej 6% për fermerin dhe 6% përgrumbulluesit.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Këtu mbyllen diskutimet pë

çështje jashtë rendit të ditës.Fillojmë me votimin.Hapet votimi për prezencën me elektronikë.Të hiqen karta e deputetëve që nuk janë

prezentë në sallë, e zotit Braçe dhe e zotit Koka.Janë 88 deputetë të pranishëm.Atëherë, fillojmë me votimin e raportit të

veprimtarisë vjetore të Komisionerit për të Drejtëne Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personalepër vitin 2018.

Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës dhenenit 55 të Rregullores, projektrezoluta kërkonshumicë të thjeshtë votash.

Hapet votimi me elektronikë.Ky votim kërkon shumicë të thjeshtë votash.Kemi një votim të hapur me elektronikë.Mbyllet votimi.83 pro, asnjë kundër, 4 abstenim, 1 nuk ka

votuar.Miratohet projektrezoluta.Vazhdojmë me projektligjin “Për disa ndryshime

dhe shtesa në ligjin nr.12/2018 “Për vlerësiminkalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë sëShtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit përÇështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinëe Brendshme””.

Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës dhenenit 55 të Rregullores, kërkohet shumicë e

125

Legjislatura e 9-të Viti 2019

thjeshtë votash.Hapet votimi me elektronikë në parim.Mbyllet votimi.78 pro, 4 kundër, 6 abstenime.Miratohet në parim.Fillojmë me shqyrtimin dhe votimin nen për nen,

duke pasur parasysh vërejtjet e komisionitpërgjegjës, në rastin konkret të Komisionit tëSigurisë Kombëtare.

Neni 1. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 2. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 3, me vërejtjet e komisionit përgjegjës për

riformulim neni. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 4, me vërejtjet e komisionit përgjegjës për

riformulim neni. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 5. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 6. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 7. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 8. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 9.Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 10. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Hapet votimi me elektronikë në tërësi.Mbyllet votimi.76 vota pro, 6 kundër, 6 abstenime.Miratohet.Vazhdojmë me projektligjin “Për ratifikimin e

marrëveshjes së financimit ndërmjet Këshillit të

Ministrave të Republikës së Shqipërisë,Republikës së Malit të Zi dhe Komisionit Europianpër programin e veprimit të bashkëpunimitndërkufitar IPA II, Mali i Zi – Shqipëri, alokimet evitit 2017”.

Në mbështetje të nenit 121 dhe 122 tëKushtetutës kërkohet shumicë absolute votash.

Hapet votimi me elektronikë në parim.Mbyllet votimi.88 pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.Miratohet në parim.Fillojmë me shqyrtimin dhe votimin nen për nen

me kartonë, sipas variantit të paraqitur ngapropozuesi.

Neni 1. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 2. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Kalojmë në votimin në tërësi me elektronikë.Hapet votimi.Mbyllet votimi.85 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim, 2

deputetë nuk votuan.Projektrezolutë “Për vlerësimin e punës së

grupit të deputetëve “Miqtë e fëmijëve” për vitin2018 dhe për planin e veprimit për vitin 2019".

Projektrezoluta, sipas nenit 78 të Kushtetutësdhe nenit 55 të Rregullores, kërkon shumicë tëthjeshtë votash.

Kemi një votim të hapur me elektronikë.Hapet votimi.Mbyllet votimi.87 vota pro, 1 kundër, asnjë abstenim.Miratohet projektrezoluta.Këtu mbyllet seanca e ditës së sotme.Seanca tjetër do të njoftohet.

(Seanca u mbyll në orën 15:15.)

Viti 2019

126

Legjislatura e 9-të

Drejton seancën Kryetari i Kuvendit,z. Gramoz Ruçi

E mërkurë, 13.04.2019Seanca e paradites, ora 10:00

Rendi i ditës:1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare

të datës 28.03.2019 (neni 44 i Rregullores)2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në

Kuvend (neni 44, pika 3, i Rregullores)3. Raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionit

Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2018 (neni 103 iRregullores, votim me shumicë të thjeshtë)

Shprehet titullari i institucionit- jo më shumë se60 minuta.

Shprehet Komisioni përgjegjës për ÇështjetLigjore, Administratën Publike dhe të Drejtat eNjeriut për projektrezolutën.

PyetjeDiskutime (nëse kërkohet me shkrim nga një

komision i përhershëm, një kryetar grupiparlamentar ose të paktën 10 deputetë)

(Shprehen grupet parlamentare.)Koha e votimit4. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa

në ligjin nr. 103/2016 “Për akuakulturën” (nenet73-77 të Rregullores, votim me shumicë tëthjeshtë)

PyetjeShprehet nismëtari.Shprehet Komisioni përgjegjës për Veprimtaritë

Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për

Integrimin Europian.Diskutime(Shprehen grupet parlamentare.)Koha e votimit (në parim, nen për nen dhe në

tërësi)5. Projektvendimi “Për emërimin e një anëtari

të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare(neni 111 i Rregullores, votim i fshehtë me shumicëtë thjeshtë)

Raporti i Komisionit përgjegjës për Ekonominëdhe Financat

Koha e votimit6. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës

(neni 45 i Rregullores)Koha e diskutimeve deri në 60 minuta

Gramoz Ruçi – Zotërinj deputetë, uluni!Mediet të futen brenda.Seancën e sotme plenare e deklaroj të hapur.

(Pasi lexon rendin e ditës.)Kalojmë te miratimi i procesverbalit të seancës

plenare të datës 28.03.2019. Ka ndonjë vërejtjepër procesverbalin? Nuk ka.

Miratohet.Njoftime:Kanë depozituar raportet vjetore këto

institucione: Banka e Shqipërisë, Agjencia eSigurimit të Depozitave, Kontrolli i Lartë i Shtetit,Këshilli Drejtues i RTSH-së dhe Komisioni iProkurimit Publik.

Materialet do t’i gjeni të publikuara në faqenzyrtare të Kuvendit në internet.

Para se të vazhdojmë me çështjet e tjera,mbështetur në nenin 72 të Kushtetutës dhe nënenin 4, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, ftojdeputeten e re, zonjën Ambra Barova, të bëjëbetimin, si kusht për të filluar ushtrimin e mandatittë deputetes.

Në mbështetje të nenit 4, pika 3, unë do të lexojtekstin e betimit, kurse ju, zonja Barova, do tëngriheni në këmbë dhe do të deklaroni fjalën:“Betohem!”.

Teksti i betimit është: “Betohem me nderin timse do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputet ipopullit në Kuvend. Do të përfaqësoj denjësishtpopullin, do t’u bindem Kushtetutës dhe ligjeve,do të mbroj lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, dotë respektoj dhe do të mbroj të drejtat dhe liritë eshtetasve, si dhe do të punoj me të gjitha fuqitë emia për përparimin e Atdheut dhe mirëqenien epopullit tim.”

Ambra Barova – Betohem!Gramoz Ruçi – Urime, zonja deputete!Vazhdojmë me çështjet e tjera të rendit të ditës,

me raportin e veprimtarisë vjetore të KomisionitQendror të Zgjedhjeve për vitin 2018.

Ftoj titullarin e Komisionit Qendror tëZgjedhjeve, zotin Klement Zguri, të paraqesëraportin.

Klement Zguri – I nderuar Kryetar i Kuvendit,Të nderuar deputetë,Është nder dhe privilegj për mua dhe KQZ-në

që na jepet mundësia të raportojmë dhe tëpërcjellim te ju informacionin për zbatimin edetyrave institucionale për vitin 2018.

Viti që lamë pas ka qenë vit jozgjedhor, ndaj

127

Legjislatura e 9-të Viti 2019

edhe performanca institucionale nuk matet dot meperformancën tonë në zgjedhje, as me vlerësimine vëzhguesve për të. Performanca jonë duhet tëmatet me zbatimin e detyrave që Kuvendi iShqipërisë na ka lënë me rezolutën e tij të prillit2018.

Viti aktual është vit zgjedhor, kështu që edheraportimi nuk duhet të lërë pa prekur nevojat dheshqetësimet që sjell përgatitja dhe kryerja mesukses e zgjedhjeve.

Raportimi i KQZ-së për vitin 2018 zhvillohet nënjë moment delikat për politikën shqiptare, në njëmoment i cili u bën sfidë palëve që të ushtrohenfort për më shumë vetëdije, pjekuri, gjakftohtësidhe largpamësi.

Përplasja aktuale politike po e vendos sistemindemokratik dhe shtetin ligjor në provë, por pozhvillohet duke pasur në shesh të betejës kryesishtargumentin e zgjedhjeve. Zgjedhjet janë sebepi isherrit, por ato rrezikojnë të bëhen edhe kurbani itij.

Në një kohë si kjo shumë njerëzve mund t’ulëkundet besimi tek administrata zgjedhore dhe tekaftësia e saj për të menaxhuar procesin. Për shumënjerëz çekuilibrimi politik mund të përkthehetmenjëherë në disbalancim të administrimitzgjedhor, eventualisht në kolaps të procesit.

Kjo kërkon kohë që zbatimi me fanatizëm, pakompromis dhe pa tolerancë i ligjit në administrimine zgjedhjeve nga ana e KQZ-së të trajtohet si kushti padiskutueshëm, sikurse kërkon që politika nëkëtë proces zgjedhor të udhëhiqet nga bindja,modestia dhe nënshtrimi ndaj ligjit, jo thjesht ngarespekti formal ndaj tij.

Në një kohë si kjo politika duhet të ketë mëshumë vëmendje ndaj asaj që i ndalohet sesa ndajasaj që i lejohet. Që zgjedhjet e ardhshme të kenësukses, duhet që politika të ushtrojë më shumëvetëkufizim dhe t’i lejojë vetes më pak liri veprimi.Përndryshe, zgjedhjet e ardhshme nuk do të bëhendot nxitje për reflektim, shans për pajtim dhe bazëpër rithemelim, por do të shihen gjatë si mundësipër kontestim, sebep për delegjitimim dhe burimpër turbullim.

Performanca institucionale e KQZ-së për vitin2018 paraqitet si vijon:

Trupa e KQZ-së dhe të gjitha strukturat eadministratës së saj gjatë vitit 2018 u angazhuanmaksimalisht në realizimin e analizave të thelluarapër problematikat e shfaqura në zgjedhjet ekaluara, në mënyrë që të merren masat për t’i

minimizuar apo eliminuar në procesin zgjedhor tëvitit 2019.

KQZ-ja në bashkëpunim të ngushtë mepartnerët ndërkombëtarë, OSBE-në, KE-në, NDI-në, ambasadën britanike dhe UN women kazhvilluar work-shop-e, tryeza teknike, konferencalidhur me trajnimin e komisionerëve, edukiminqytetar, financimin e partive politike, keqpërdorimine burimeve shtetërore e të tjerë, të cilat kanë pasursi qëllim analizimin e problematikave të hasuragjatë punës, studimin e praktikave më të mira dhemasat që KQZ-ja duhet të ndërmerrte përminimizimin apo eliminimin e tyre në zgjedhjet evitit 2019. Ky bashkëpunim ka sjellë rritjen ekapaciteteve profesionale të trupës dheadministratës së KQZ-së.

Analizimi i vendimmarrjes së KQZ-së gjatë vitit2017 (rekomandimi nr.1 i Kuvendit) është realizuarnë analizën e punës së institucionit, por edhenëpërmjet tryezave teknike, ku janë trajtuartematikat e veçanta të proceseve zgjedhore, dukepasur gjithnjë pjesë të pandarë të punës raportine OSBE-ODIHR-it dhe rekomandimet e tij.

Nëse në raportin e fundit OSBE-ODIHR-ipërmend moskonsistencën e vendimmarrjes sëKQZ-së, kjo lidhet me marrëveshjen politike të 18majit të vitit 2017, ku KQZ-ja ishte në kushtespecifike dhe në rrethana që nuk vareshin ngainstitucioni. Në rekomandimin që Kuvendi i ka lënëKQZ-së për t’i kushtuar rëndësi të posaçmetrajtimit, rregullimit ose plotësimit me akte tëçështjeve, si: shitblerja e votës, korrupsioni nëadministratën zgjedhore, mashtrimi zgjedhor,abuzimi me burimet shtetërore, presioni mbizgjedhësit dhe ato të lidhura me vendet e punës,më lejoni të them se Kodi Zgjedhor aktual ngarkonme përgjegjësi jo vetëm KQZ-në, por edhe një sërëinstitucionesh ligjzbatuese, duke përcaktuar roline tyre aktiv sipas kompetencave ligjore të secilitprej tyre, kundër fenomeneve negative që cenojnëprocesin zgjedhor.

Për sa i përket trajtimit, rregullimit ose plotësimitme akte në kompetencë të KQZ-së për çështjet eshitblerjes së votës, korrupsionit të administratëszgjedhore, mashtrimit zgjedhor, abuzimet meburimet shtetërore dhe presionet mbi zgjedhësit,transparencës së financave të partive politike(shqetësime këto të ngritura edhe në raportin eOSBE-ODIHR), gjykoj se trajtimi adekuat dhepërfundimtar i përket reformës së thellë dhegjithëpërfshirëse zgjedhore.

Viti 2019

128

Legjislatura e 9-të

Natyrisht, KQZ-ja, në përmbushje të detyravetë saj, gjatë vitit që lamë pas ka organizuarveprimtari edukuese dhe trajnuese në 8 qarqe tëvendit, me pjesëmarrjen e targetgrupeve tëndryshme, si: studentë, pedagogë, mësues,maturantë, anëtarë të komunitetit rom, gra,punonjës të bashkive, gazetarë e të tjerë. Në këtëkontekst u hartuan dhe prodhuan fletëpalosje përzgjedhësit dhe për komisionerët, me informaciontë plotë për llojet e veprave penale, që cenojnëzgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik tëzgjedhjeve, si dhe masën e dënimit për to.

Gjatë vitit 2018 trupa dhe administrata e KQZ-së, me mbështetjen e pakushtëzuar të NDI-së dhetë ambasadës britanike në Tiranë, kanë punuarintensivisht me ekspertët ndërkombëtarë përanalizimin e të gjithë aspekteve që kanë të bëjnëme financimin e partive, studimin e praktikave mëtë mira ndërkombëtare dhe identifikimin emetodologjive, të cilat mund të përshtaten nëvendin tonë. Ky është rekomandimi nr. 3 i Kuvendit.

Janë rishikuar të gjitha aktet dhe udhëzimet emiratuara nga KQZ-ja dhe së shpejti do tëmiratohen aktet dhe udhëzimet e reja, të cilat dotë zbatohen në zgjedhjet për organet e qeverisjesvendore të vitit 2019. Unë gjykoj se kjo nuk ështëe mjaftueshme për përmbushjen e pritshmërive tëpublikut apo partnerëve ndërkombëtarë për tëofruar transparencë të plotë të financimit të partivepolitike gjatë fushatave zgjedhore, sepse është idomosdoshëm harmonizimi i rregullave përfinancimin e fushatës dhe vullneti i partive politikepër të ofruar transparencë për financat e tyre.

Më lejoni që në fjalën time sot t’u përgjigjemedhe pyetjeve të bëra ditët e fundit lidhur meçështjen e lobimit të subjektit Partia Demokratike.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, referuar KoditZgjedhor dhe ligjit “Për partitë politike”, mbikëqyrfinancimin e partive politike nëpërmjet auditimitligjor dhe monitorimit të fushatës brenda territorittë vendit.

KQZ-ja, brenda kuadrit ligjor, verifikoi raportetfinanciare të partive politike, raportet e monitorimitdhe raportet e auditimit, si dhe nxori shkeljet e bëranga partitë politike, duke përfshirë dhe PartinëDemokratike, gjatë fushatës dhe për këtë vendosisanksione administrative.

Sa i përket informacionit publik të bërë në me-dia në lidhje me shpenzimet për konsulencë tëPartisë Demokratike me kompani të huaja,administrata e KQZ-së, me mbështetjen time si

kryetar, propozoi që të bëhet verifikim i thelluar,për të siguruar një proces të rregullt ligjor,gjithmonë brenda mundësive ligjore të KQZ-së, sinjë organ administrativ.

Paqartësia ligjore për fillimin e një shqyrtimi tëthelluar nga ana e KQZ-së hasi në kundërshtimebrenda anëtarëve të komisionit. Ky propozim nuku pranua nga shumica e anëtarëve të KQZ-së, gjëqë ia hoqi mundësinë KQZ-së të futej në një proceshetimi administrativ.

Kujtoj se Kodi Zgjedhor dhe ligji për partitëpolitike nuk kanë asnjë dispozitë eksplicide, e cilapërcakton kompetencën e Komisionit Qendror tëZgjedhjeve për hetim të thelluar dhe për më tepërtransaksione të dyshuara nga jashtë vendit nëlidhje me financimin e fushatave zgjedhore apo përshqyrtimin e ankesave për financimin e tyre.

Sipas legjislacionit në fuqi, KQZ-ja verifikon,nëpërmjet raporteve financiare, ndalimet eparashikuara nga Kodi Zgjedhor dhe i bën publikeato.

Nga praktikat e vendeve, që kanë institucionetë konsoliduara për hetimin e financave të partivepolitike, rezulton se këto institucione kanëkompetenca dhe procedura të mirëpërcaktuara nëligjet organike për verifikim apo hetim, si dheburime njerëzore të konsiderueshme.

KQZ-ja nuk mund të ngrejë struktura tëspecializuara pa pasur kompetenca ligjore të saktapër verifikimin e financimit të fushatës dheshqyrtimin e ankesave në lidhje me to. Megjithatë,për të adresuar këto problematika dhe të tjera, qëu evidentuan gjatë gjetjeve dhe konkluzioneve tëekspertëve monitorues të fushatës zgjedhore nëlidhje me financat e partive politike, por edhe nëpërmbushje të rekomandimeve të raporteve tëOSBE-ODIHR-it për financat e partive politike, nëfillim të gushtit të vitit 2018 KQZ-ja iu drejtuaKomisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore,duke propozuar një paketë me rekomandime përtë përmirësuar kornizën ligjore ekzistuese, për tëfuqizuar rolin mbikëqyrës e ligjzbatues të KQZ-sëdhe për të rritur transparencën e të ardhurave eshpenzimeve të partive politike, sipas praktikavemë të mëdha ndërkombëtare. Në këtë paketë, ndërtë tjera, KQZ-ja propozoi forcimin e kompetencavetë mbikëqyrjes përmes trajtimit të qartë tëankesave, për t’u siguruar që KQZ-ja të ketëautoritetin e duhur për të përmbushur rolinmbikëqyrës dhe të zbatimit për të mos lënëhapësirë për dyshim ose interpretim.

129

Legjislatura e 9-të Viti 2019

E kam thënë më parë dhe do të vijoj ta them:korrupsioni në financim prodhon vetëm zgjedhjetë korruptuara, ndërsa transparenca është antidotii korrupsionit zgjedhor.

Sa më shumë partitë do të pranojnëtransparencën dhe llogaridhënien publike, sistandarde të domosdoshme zgjedhore, aq më imadh do të jetë kontrolli i shoqërisë përligjshmërinë e fushatave, aq më i vogël do të jetëabuzimi dhe manipulimi i vullnetit të zgjedhësve,aq më e pastër do të jetë konkurrenca politike, aqmë të mira do të jenë zgjedhjet dhe aq më shpejtdo të rrënjoset kultura e re politike perëndimore edemokratike.

Si një nga çështjet më sfiduese të punës sëKomisionit Qendror të Zgjedhjeve do të veçojazbatimin e ligjit nr. 138 të vitit 2015 “Për garantimine integritetit të personave që zgjidhen, emërohenose ushtrojnë funksione publike”.

Që nga fil l imi i zbatimit të ligjit përdekriminalizimin dhe deri në fund të vitit 2018 KQZ-ja ka trajtuar gjithsej 166 raste.

Në vitin 2016 janë marrë 57 vendime, nga tëcilat 50 janë për verifikim të anëtarëve të këshillavebashkiakë, 4 për deputetë dhe 3 për kryetarëbashkish.

Në vitin 2017 janë marrë 82 vendime, nga tëcilat 40 janë për verifikim të deputetëve, 9 përkryetarë bashkie dhe 33 për anëtarë të këshillavebashkiakë.

Në vitin 2018 KQZ-ja ka marrë 27 vendime, ngatë cilat 8 janë për verifikim të kategorisë sëdeputetëve dhe 18 për anëtarë të këshillavebashkiakë.

Gjatë zbatimit të ligjit të dekriminalizimit KQZ-ja ka hasur në problematika të ndryshme nëvendimmarrjen e saj për shkak të parashikimevejo të plota të situatave në ligjin nr. 138/2015 apo tëvendimit të Kuvendit nr.17 të vitit 2016, madje përshkak të kësaj mungese janë vërejtur qasje tëndryshme në vendimmarrjet e Komisionit Qendrortë Zgjedhjeve në raport edhe me institucionin eProkurorisë së Përgjithshme.

Do të veçoja dy prej rasteve, të cilat kanë sjellëtrajtime të ndryshme në vendimmarrjet e KQZ-së,:

E para, mosparashikimi i transferimit të dosjeveapo njësimi i procedurës verifikuese, të kryera ngadisa organe përgjegjëse për të njëjtin subjektdeklarues, për shkak të emërimit ose zgjidhjes sëtij në disa funksione apo pozicione politike.

E dyta, qëndrimet e ndryshme të mbajtura nga

KQZ-ja dhe Prokuroria e Përgjithshme në lidhjeme trajtimin e rasteve si mosdeklarimi i vepravepenale nga subjektet deklaruese, që nukpërfshihen në sferën e ndalimeve me ligj.

Hendeku mes ligjit dhe vendimit të Kuvendit nëlidhje me rastet e mosdeklarimit të veprave penalenga subjekte deklaruese që nuk përfshihen brendasferës së ndalimeve ose periudhës së ndalimit kasjellë qasje të ndryshme të zbatimit nga organetkompetente për verifikim, siç janë KomisioniQendror i Zgjedhjeve apo Prokuroria ePërgjithshme.

Një tjetër çështje, që meriton vëmendjen tonëmaksimale, është administrata zgjedhore. Zhvillimii veprimtarive për trajnim dhe edukim zgjedhorpërgjatë vitit 2018 dëshmoi gatishmërinë përbashkëpunim të institucioneve arsimore dhe tëorganizatave të shoqërisë civile. Por, me keqardhjethem, se dëshmoi, gjithashtu, mungesën eshfaqjes së interesit nga partitë politike për tëorientuar burimet njerëzore, potencialishtkomisionerë të nesërm, për t’u trajnuar përadministrim zgjedhor në periudhë jozgjedhore.Ashtu siç edhe Kuvendi i Shqipërisë na la detyrëpër vitin që kaloi, KQZ-ja ka analizuar dheshqyrtuar bazën e të dhënave të administratëszgjedhore, si dhe kemi përpunuar konkluzionetduke e trajtuar çështjen nga këndvështrimi historiki sjelljes politike të subjekteve zgjedhore gjatëproceseve zgjedhore.

Vlen të theksohet fakti që partitë politike i sjellinme vonesë propozimet e tyre për komisionerë dhei ndryshojnë ata në mënyrë të vazhdueshme. Kjosjellje e partive politike ndikon në opinionin publikpër paanshmërinë, hedh dyshime për pavarësinëe administratës zgjedhore, cenon profesionalizmine komisionerëve, cenon kolegjialitetin efunksionimit të KZAZ-ve, edhe për shkak tëmosnjohjes së procedurave nga anëtarët e patrajnuar, cenon njëtrajtshmërinë e procesit,veçanërisht atë të numërimit të votave, shkaktonvonesa në nxjerrjen e tabelave të rezultateve e tëtjera.

Emërimet e komisionerëve të nivelit të 3-të (kamparasysh komisionet e qendrave të votimit dhegrupet e numërimit të votave), në tejkalim tëskajshëm të afatit l igjor, cenon rëndëmiradministrimin e procesit zgjedhor, fakt i cilireflektohet edhe në raportet e OSBE-ODIHR-it.

Duke u vetëmjaftuar me eksperiencënzgjedhore, partitë politike dhe vetë kandidatët e

Viti 2019

130

Legjislatura e 9-të

propozuar prej tyre për anëtarë të KZAZ-vetregojnë sjellje neglizhence ndaj trajnimit të KQZ-së, duke cenuar skemën e trajnimit dheprofesionalizmin e KZAZ-ve.

Kjo sjellje e partive politike duhet të marrë fund,pasi cenon rëndë administrimin e procesitzgjedhor. Partitë politike duhet të tregojnëpërgjegjshmëri në respektimin e dispozitave tëKodit Zgjedhor dhe afateve të parashikuara prejtij.

Ngritja e qendrës së trajnimeve pranë KQZ-sëpër trajnimin dhe certifikimin e komisionerëve, dotë ishte mënyra më e mirë për të krijuar radhën eadministratorëve të certifikuar zgjedhorë.

Një tjetër detyrë që Kuvendi i la KQZ-së ishtembledhja e detyrimeve financiare, që u kanë lindursubjekteve zgjedhore për shkak të dënimeve megjobë për shkelje të detyrimeve ligjore. KQZ-ja kambledhur të gjitha detyrimet financiare, që u kanëlindur subjekteve zgjedhore për shkak tëvendimeve me gjobë për shkelje të dispozitaveligjore, përveç një sanksioni, i cili është dukendjekur procedurat e parashikuar në nenin 511 tëKodit të Procedurës Civile.

Për sa i përket zbatimit të rekomandimit nr. 7të Kuvendit, për bashkëpunimin me Drejtorinë ePërgjithshme të Gjendjes Civile, për përmirësimine regjistrave dhe sistemit të adresave, KQZ-ja kamarrë masat për bashkëpunim me këtë strukturë.Pavarësisht se ligji parashikon një rol jo aktiv nëkëtë proces, kërkesa e KQZ-së për bashkëpunimka hasur në indiferencën e Drejtorisë sëPërgjithshme të Gjendjes Civile .

Të nderuar deputetë,Kjo pasqyrë informative për vitin që shkoi nuk

duhet të mbyllet këtu. Raportimet nuk janë qëllimnë vetvete, ato bëhen që të përmirësojnë punëndhe t’i shërbejnë të ardhmes.

Përplasja politike e këtij viti, me shume˜gjase˜, nuk ka për ta lënë˜ KQZ-ne˜ pa epërfshirë˜ ne˜ vorbullën e saj.

Sfida e parë, e rëndësishme për ne, ështëadministrimi i zgjedhjeve me standarde. Kjo gjëkërkon të mbajmë në këmbë një administratëzgjedhore te˜ vendosur, te˜ forte˜, serioze dheprofesionale. Mbi të gjitha, administrata zgjedhoreduhet te˜ jete˜ e besueshme jo vetëm për ataqe˜ konkurrojnë˜, por edhe për ata qe˜ votojnë˜.

Ky kusht realizohet nëse administratën eformojmë me individë që i përbetohen ligjit dhe jokonkurruesve, me njerëz që e shohin veten

misionarë të demokracisë dhe të sovranitetitpopullor dhe jo fanatikë të partisë që i propozonapo skllevër të tregut elektoral, që me siguri do tëtentojë t’i joshë.

Administratorët zgjedhorë duhet t’i përzgjedhimbashkërisht, KQZ-ja dhe partitë politikeparlamentare. Nëse ata nuk do të funksionojnë kurdetyra t’i thërrasë në skenë, atëherë historia do tatregojë me gisht KQZ-në dhe partitë politike që ikanë propozuar dhe jo ata. Ndaj na takon neve t’idalim zot sfidës së administrimit.

Zgjedhjet vendore të 30 qershorit do të jenënjë ndërmarrje e vështirë. Prandaj na duhet tëpërkushtohemi më shumë që ato të jenë të lira, tëndershme dhe konkurruese. Për këtë KQZ-ja duhettë japë llogari.

Shqiptarët duhet të zgjedhin, jo vetëm tëvotojnë. Alternativat duhet të jenë serioze, të qarta,të sigurta dhe premtuese. Për këtë duhet të japëllogari politika.

Këtë herë dhe me këtë rast Kuvendi mund tëmos ketë nevojë të miratojë thjesht një rezolutë.

Ju faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Zguri!Nuk janë depozituar kërkesa për pyetje, ndërsa

për diskutim janë regjistruar deputetët: BashkimFino, Taulant Balla, Alket Hyseni, Ditmir Bushati,Evis Kushi, Antoneta Dhima, Senida Mesi, NikoPeleshi, Blerina Gjylameti, Ulsi Manja, KlotildaBushka, Rudina Hajdari, Myslim Murrizi dhe EldaHoti.

Fjala për zotin Fino.Bashkim Fino – I nderuar zoti Kryetar i

Kuvendit,Të nderuar kolegë deputetë,I nderuar kryetar i KQZ-së,Po e filloj me një vërejtje: më vjen keq që sot

nuk ndodhen edhe anëtaret e tjerë të KQZ-së, pasiky raportim është serioz dhe KQZ-ja është një or-gan vendimmarrës kolegjial. Anëtarët e tjerë tëKQZ-së munguan në Komisionin e Ligjeve, pormunguan edhe sot në këtë seancë të nderuar dhetë respektuar, ku janë të detyruar të jenë prezentëtë gjithë.

Rezoluta që po shqyrtojmë sot vjen pasraportimit të kryetarit të Komisionit Qendror tëZgjedhjeve dhe diskutimeve në Komisionin eLigjeve.

Si relator i çështjes, falënderoj kolegët ekomisionit për kontributin e dhënë në hartimin enjë rezolute serioze, aktuale për procesin dhe

131

Legjislatura e 9-të Viti 2019

politikën në të cilën ndodhet vendi.Në projektrezolutë nuk mund të mos

evidentohet problematika e hasur në procesinzgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017për Kuvendin; nuk mund të mos evidentohet nevojapër parandalimin e efekteve, që u prodhuan nëzgjedhjet e kaluara, tejkalimi i afateve ligjore tëregjistrimit të subjekteve zgjedhore, lista ekandidatëve të tjerë. Jemi në kushtet kur PartiaDemokratike dhe partitë e tjera, të pozicionuaramomentalisht si spektër opozitar, po demonstrojnësjellje politike identike të shfaqura me periudhënparazgjedhore të vitit 2017, ndaj i takon Kuvendittë Shqipërisë të paralajmërojë dhe të nxisëKomisionin Qendror të Zgjedhjeve të jetë i gatshëmtë përballojë çdo sjellje të tillë dhe ta trajtojë atëme përgjegjshmëri për të evituar dëmet që mundt’i vijnë procesit zgjedhor.

Projektrezoluta vjen edhe në kushtet ezëvendësimit masiv të vendeve të mbetura boshpër shkak të bojkotit të Kuvendit nga PartiaDemokratike dhe LSI-ja dhe deklarimeve përheqjen dorë nga mandatet ose vullneti përmospjesëmarrje të deklaruar, sipas proceduravetë Kodit Zgjedhor, nga kandidatët pasues në listënshumemërore.

Ne nuk mund të presim dhe të shpresojmë senjë marrëveshje e orës së fundit do ta kthejë nësistem opozitën. Ne sot duhet të flasim për proceszgjedhor të rregullt dhe të parandalojmë prekjen esistemit nga sjellja politike antisistem.

Unë vlerësoj maksimalisht daljet publike, tëbëra prej javësh, të përfaqësuesve të KQZ-së përtërheqjen e vëmendjes dhe sensibilizimin esubjekteve zgjedhore, nëpërmjet njoftimevepublike dhe kujtesave për respektimin e afatevedhe kushteve të parashikuara në Kodin Zgjedhor,për regjistrimin dhe dorëzimin e dokumentacionitpranë KQZ-së.

Jemi të vetëdijshëm se problemet përplotësimin e kërkesave dhe detyrave të lëna ngaKuvendi në rezolutën “Për vlerësimin eveprimtarisë së institucionit për vitin 2018” vijnëpjesërisht edhe për shkak të bllokimit të procesitbipartizan për miratimin e Kodit të ri Zgjedhor.Gjithashtu, jemi të vetëdijshëm që KomisioniQendror i Zgjedhjeve dhe vendimmarrja brenda tijvaret shumë nga bashkëpunimi, nga vullneti per-sonal dhe profesional i anëtarëve të KomisionitQendror të Zgjedhjeve.

U vumë në dijeni nga kryetari i KQZ-së për

mungesën e bashkëpunimit të shfaqur gjatë vitittë kaluar midis KQZ-së dhe Drejtorisë sëPërgjithshme të Gjendjes Civile, ndaj përfitoj ngarasti që t’u bëj thirrje të gjitha strukturave që tëushtrojnë veprimtari të posaçme dhe të luajnë njërol të rëndësishëm në procesin zgjedhor, tëbashkëpunojnë me KQZ-në dhe midis tyre nëshërbim të një procesi, i cili, për shkak të gjendjessë krijuar, duhet të jetë korrekt, transparent dhejashtë ndikimeve emocionale politike.

Ne duhet të projektojmë të ardhmen e afërt,duke e konsideruar tashmë si fakt të sigurt që nëvitin 2019, për shkak të bojkotit të deklaruar ngasubjektet politike, që kanë historikisht subjektezgjedhore, procesi parazgjedhor mund dhe duhettë bëhet në kushte të ngjashme me ato, siç ethashë edhe më lart, para zgjedhjeve të vitit 2017.

Ndaj sot, në kushtet e braktisjes së sistemitnga partitë kryesore të opozitës parlamentare,mund të deklarojmë mbështetjen maksimale përKQZ-në dhe t’i kërkojmë që programi i punës përvitin në vazhdim, midis të tjerash, duhet tëgarantojë funksionimin e rregullt të administratëszgjedhore, duke shfrytëzuar hapësirat që kuadriligjor i fushës jep për plotësimin e kësaj adminis-trate me personat që vetofrohen në KQZ, në emëredhe të ndërgjegjes së tyre qytetare dhe jo përshkak të thirrjes politike dhe partiake.

Partia Socialiste i është përgjigjur zyrtarishtthirrjes së bërë nga KQZ-ja dhe ka depozituar nëkohë listën e komisionerëve. Kodi Zgjedhorparashikon që listat e komisionerëve të dorëzohennga partitë parlamentare, pavarësisht diskutimitteorik që mund të bëni paraprakisht nëse PartiaDemokratike dhe LSI-ja janë ose jo sot partiparlamentare. Në frymën e respektit të rezultatittë dalë në zgjedhjet e vitit 2017, ato duhet tëdorëzojnë listat e tyre për komisionerë. Faktitashmë publik, i deklaruar dhe i përforcuar nga PD-ja dhe LSI-ja për mospjesëmarrje në zgjedhje,duhet të na bëjë të reflektojmë për këtë vendim tëmarrë për dorëzimin e atyre listave. Duhet tëkonsiderojmë dhe të vendosim radhën eprioriteteve sot në këtë Kuvend.

Unë jam i bindur se për Partinë Socialiste kyproces zgjedhor është sfida jonë më e madhe, jopër rezultatin e pritshëm, e theksoj këtë, por përprocesin nga i cili do të dalë ky rezultat. Ne jemikoshientë që ndryshimet dhe perspektiva eprocesit zgjedhor po shkojnë drejt krijimit të njëadministrate zgjedhore jopartiake, profesionale, të

Viti 2019

132

Legjislatura e 9-të

përgjegjshme dhe të baraslarguar nga palëtpolitike, gjë të cilën e kemi mbështetur dhe embështesim të gjithë me kërkesat që kemi bërënë Kodin e ri Zgjedhor. Ndaj, nëse KQZ-ja arrin tëplotësojë numrin e domosdoshëm mekomisionerë, unë i propozoj Grupit Parlamentar tëPartisë Socialiste të tërheqë listat për komisionerëtë dorëzuar në KQZ. Sot, nesër, por sot më shumëse kurrë, administrata zgjedhore mund dhe duhettë jetë e përberë nga individë të lirë, tëpërgjegjshëm dhe të baraslarguar nga partitëpolitike, gjë që e kemi propozuar edhe në Kodin eri Zgjedhor. Ky do të ishte një sinjal i pastër përpartitë e spektrit opozitar dhe për ne që e kemiseriozisht kur duam të bëjmë ndryshime në KodinZgjedhor.

Ata nuk mund të na tërheqin zvarrë në rrugëne tyre të braktisjes së sistemit, e kam fjalën për dypartitë opozitare, por duhet të jenë të qartë sesulmi i tyre nuk mund dhe nuk bëhet ndaj nesh, asndaj nesh këtu në parlament, por bëhet ndajsistemit zgjedhor, ndaj ne sot duhet të mbrojmësistemin zgjedhor.

Të dashur kolegë të Partisë Socialiste dhedeputetë të mandatuar rishtas, administratazgjedhore sot duhet të bëhet sfida e shqiptarëvepër Shqipërinë dhe kjo është shumë kryesore.Sfidat tona sot janë të tjera dhe lidhen me kushtetdhe kriteret ligjore për financimin publik dhe privattë fushatave zgjedhore dhe subjektevepjesëmarrëse në zgjedhje. Sfida politike sot ështëcilësia e kandidatëve që u propozojmë shqiptarëve,sfida e secilit prej nesh sot ka lidhje me votën dheme vullnetin e shqiptarëve, sfida e sotme ështëqë zgjedhjet janë për popullin dhe jo për partitëpolitike, pra ka lidhje me leximin e qartë të çdovote për refuzimin dhe pjesëmarrjen në proces,pra ka lidhje me Shqipërinë që duam.

Faleminderit! Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Fino! Fjala për zonjën Hajdari. Rudina Hajdari –Zonja dhe zotërinj deputetë, Në radhë të parë, meqë dje ishte 2 prilli, një

ditë e shënuar, do të doja të mbanim 1 minutëheshtje për martirët e demokracisë, arsyeja psene jemi këtu, zotin Arben Broci, zotin BujarBishanaku, zotin Nazmi Kryeziu dhe zotin BesnikCeka.

Gramoz Ruçi – Ftoj deputetët të ngrihen nëkëmbë!

U prehshin në paqe!

Rudina Hajdari –Të nderuar zonja dhe zotërinjdeputetë,

Të nderuar qytetarë që na ndiqni,Sot do të doja të flisja për një kërkesë, e cila ka

ardhur nga deputeti Gjiknuri. Mendoj se kërkesa etij është e pavend dhe vjen nga një deputet ivetëshpallur si kryetar i Komisionit të Posaçëm përReformën Zgjedhore. Këtij komisioni i ka mbaruarmandati më 21 shkurt të vitit 2019, në fakt, pas njëviti e gjysmë të funksionimit të tij, pa dhënëabsolutisht asnjë rezultat.

Duhet të keni parasysh se deputetët që ishinanëtarë të atij komisioni nuk janë më në këtëparlament dhe ju e keni bërë këtë marrëveshjeme ta dhe jo me këtë opozitë të re, që është sotkëtu. Erdhi si erdhi puna, kjo është një gjë që ipërket së shkuarës, por ne duhet të bëjmë tëpamundurën për të ecur përpara, prandaj jemi këtu.Mua më vjen keq se, mbi të gjitha, deklaratat ezotit Gjiknuri janë shëmbëlltyra më e keqe se çfarëka ndodhur e po ndodh në këtë sistem partiak,politik gjatë 28 vjetëve të fundit.

Zoti Gjiknuri, pa pikë turpi dhe jashtë rregullavetë Kuvendit, jashtë rregullave të Kushtetutës, ishtriu dorën opozitës dhe i tha se duhet të bëjëpjesë në Komisionin e Posaçëm të ReformësZgjedhore. Më falni, ku është dëgjuar që një ish-deputet, që sot është një qytetar i lirë, të ketë tëdrejtën e votës?! Mbase për qytetarët kjo gjë nukkuptohet, prandaj unë do t’ua them hapur se çfarëpo ndodh. Ky fjalim nuk është për ju, të dashurdeputetë, por është për qytetarët, të cilët duhet tëkuptojnë se çfarë po ndodh këtu në mënyrë tëheshtur.

Së pari, propozimi i Partisë Socialiste është njëpropozim që u bëhet ndërkombëtarëve dhe, nëfakt, plotëson kriteret e tyre sa u përket kërkesavetë Bashkimit Europian. Pra, ata thjesht thonë qëne po i bëjmë kërkesat, po shtrijmë dorën ndajopozitës, që është jashtë këtij parlamenti, dhe pomundohemi të kalojmë këtë reformë zgjedhore, ecila në esencë nuk ka absolutisht asnjë llojndryshimi për popullin shqiptar, përveçmarrëveshjeve të tyre të fshehta të ndryshimit tëdisa pikave, se kjo pikë do të na bëjë ndoshta mëtë bukur, më të mirë në sytë e ndërkombëtarëve.Pse e them këtë? Ju e dini shumë mirë qëmarrëveshja e vitit 2008 na ka çuar në këtë pikë,pra në një farë mënyre ka cenuar demokracinë eShqipërisë. Kjo ftesë është një mënyrë për të pasurnjë marrëveshje nën tavolinë me Partinë

133

Legjislatura e 9-të Viti 2019

Demokratike dhe LSI-në, që janë jashtë këtijparlamenti.

Kjo, zotërinj, nuk ka për të ndodhur. Ju duhettë kuptoni që ky komision duhet të mbyllet.Deputetët e rinj që kanë ardhur këtu, nuk duhet tëkenë absolutisht frikë pse kanë ardhur këtu. Ju keniardhur këtu nga një listë e caktuar, se kanë pasurbesim te ju, ndaj ju duhet të shpalosni idetë tuajapër sistemin zgjedhor. Me këtë rast unë do të japmendimet e mia, si deputete, pra çfarë dua të shohunë muajt e ardhshëm.

Së pari, duhet të fillojmë me propozimet qëduhet të bëhen për partitë politike. Sipas nenit 9të Kushtetutës, partitë politike jo vetëm duhet tëjenë parti politike të formuara në grup, por duhettë kenë lirinë e tyre në mendim dhe nuk duhet tëcenojnë parimet demokratike.

Në marrëveshjen e vitit 2008 ju keni cenuarparimet demokratike. Pra, kjo marrëveshje kakrijuar një sistem mbipartiak, që i jep monopol dhefuqi të plotë ekzekutivit, por edhe kryetarëve tëpartive, duke mos lënë hapësirë për deputetët përtë dhënë një mendim të pavarur.

Në këtë kuadër, mendoj se duhet të kemipropozime të hapura për sa i përket zbatimit tërekomandimeve të OSBE-ODIHR-it. Kjo është evetmja mënyrë që ne t’i garantojmë popullitshqiptar votimin të ndershëm dhe të lirë.

Do të doja shumë që të fillonim me ndryshimeesenciale të ligjit të partive politike; të kemi një idetë qartë për sa i përket financimit të partive politike,sanksionuar në nenin 9 të Kushtetutës. Si partipolitike duhet të deklarojmë financat tona përtransparencën e publikut. Siç u shpreh edhe nëraport, ky ishte një detyrim që realisht duhejzbatuar, por nuk është zbatuar asnjëherë, dhe jue dini fare mirë pse nuk është zbatuar.

E dyta, duhet një organizim demokratik brendapartive politike. Duhet të kemi një mekanizëm ngaKQZ-ja, që të thotë në mënyrë të hapur nëse këtoparti politike janë duke zbatuar statutin e tyre. Ajanë duke bërë ndryshimet e duhura për tëndryshuar kryetarët e grupseksioneve?! Çfarë pobëjnë këto parti në grupimet e tyre, a po i ndjekinkëto parime? Kjo do të ishte një metodëmbikëqyrjeje, monitorimi për të parë realisht nësekemi parti politike, të cilat i zbatojnë këto rregulla.Mendoj se kjo gjë mund të ndodhë me vullnetin etë gjithëve, por edhe me bashkëpunimin e KQZ-së.

Gjithashtu, do të propozoj edhe diçka tjetër:

duhet të eliminojmë partitë e vogla, të cilat nuk kanëasnjë funksion, por paguhen nga taksapaguesitshqiptarë. Ata nuk kanë asnjë përfaqësues ngapopulli shqiptar, nuk kanë shtrirje, mbajnë thjeshtnjë post kryetari dhe nuk bëjnë asgjë tjetër. Këtondryshime mendoj se janë të rëndësishme përpartitë politike.

Te Kodi Zgjedhor duhet të kemi disa prioritetetë tjera, që ndoshta u përmendën, por nuk usaktësuan në mënyrën e duhur. Mendimi im ështëqë këto duhet të jenë prioritete mbi prioritete.

Së pari, duhet të depolitizojmë në mënyrëthelbësore administratën zgjedhore; nuk duhet tëkemi më një administratë zgjedhore, që zgjidhetnga partitë politike. Kjo është e papranueshme përnjë vend të zhvilluar demokratik. Që këtu neabuzojmë dhe tallemi hapur me popullin. Kjo ështëe papranueshme, për mendimin tim.

(Bie gongu)Gjithashtu, unë kam edhe disa sugjerime të

tjera, që kanë të bëjnë me ndryshimin e sistemittotal zgjedhor. Unë nuk do të ulem në asnjëkomision të posaçëm për reformën zgjedhore papasur ekspertë të OSBE-ODIHR-it, të Komisionittë Venecies dhe një përfaqësues të KQZ-së. Unëdua që ata të jenë të pranishëm dhe ky sistem tëndryshojë. Ejani të bëjmë një sistem, i cili ia jepsovranitetin popullit dhe jo kryetarëve të partive.Të kemi një lloj sistemi, që ekzekutivi të moskontrollojë parlamentin, por e kundërta.

Të kemi një parlament, të cilin...Gramoz Ruçi – Mbylleni fjalimin, zonja Hajdari!Rudina Hajdari - ... me përfaqësuesit më të

denjë të popullit. Të kemi çfarëdo sistemi, por jokëtë aktualin, me lista të hapura, proporcional apomaxhoritar, zgjidheni, por deputeti të jetë i zgjedhurnga populli, jo nga kryetarët e partive.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Fjala për zotin Balla.Taulant Balla – I nderuar zoti Kryetar,Kolegë e kolege deputete,E ndoqëm me vëmendje raportin e KQZ-së, të

cilin na e prezantoi kryetari Zguri. Sigurisht, janëshumë çështje, që meritojnë vëmendje të shtuarnga Kuvendi. Do të doja që rezoluta të ishte njëobjekt i rëndësishëm diskutimi, sepse, në fakt,KQZ-ja është arbitri i gjithëpranuar i procesevezgjedhore, ku dua të ritheksoj nevojën që opozitatë plotësojë vendet bosh që ka në KomisioninQendror të Zgjedhjeve. Kujtoj që prej muajsh i kemibërë thirrje opozitës të plotësojë dy vendet në KQZ

Viti 2019

134

Legjislatura e 9-të

dhe, sigurisht, deputetët e opozitës, në përmbushjetë detyrimit për formësimin e grupeveparlamentare, të marrin përgjegjësitë që i takojnëlidhur me plotësimin e këtyre vakancave.

Në raportin e Komisionit Qendror të Zgjedhjevedhe në fjalën e zotit Zguri bie në sy një prejproblematikave, që me të drejtë e përmendi edhezonja Hajdari: çështja e financimit të partivepolitike. Kjo është “thembra e Akilit” e gjithë këtyre28 vjetëve demokraci. Pastërtia dhe transparencae financimit të partive politike mbeten sfidat qëduhet të adresojmë. Rasti i përmendur nga zotiZguri, që tashmë është objekt hetimi jo vetëm nëShqipëri, por në Shtetet e Bashkuara të Amerikësapo Skoci, për financimet e dyshimta të PartisëDemokratike, e cila në librat e KQZ-së ka deklaruarvetëm 25 mijë dollarë dhe 8,8 milionë lekë, që tëgjitha bashkë shkojnë diku 70-80 mijë dollarë,ndërkohë që në SHBA pritësi i parave ka marrërreth 1 milion dollarë, është një alarm i madh se siligji i financimit të partive politike në Shqipëri nukështë i duhuri dhe nuk është rrjeta që duhet për tëkapur shkelësit e ligjit. Gjatë javëve në vijim, përveçkomisionit të posaçëm që kemi për reformën eKodit Zgjedhor, duhet të ngremë një komision tjetër,që të ndryshojë tërësisht ligjin e financimit të partivepolitike.

Pa dashur të bëj replikë me zonjën Hajdari, duatë them se këto janë çështje që duhen ndarë.Çështja e Kodit Zgjedhor ka të bëjë meinfrastrukturën e administrimit të procesit zgjedhor.Nevoja për të punuar së bashku për KodinZgjedhor ka buruar nga rekomandimet e OSBE-ODIHR-it.

Kemi tri raporte: raportin e zgjedhjeve të viteve2013, 2015, 2017. Ne ende nuk kemi mundur tëtranspozojmë, me amendamente të KoditZgjedhor, të gjitha rekomandimet e ODIHR-it.ODIHR-i është një institucion i gjithëpranuar nëEuropë dhe jo vetëm për miradministrimin eprocesit zgjedhor. Dëshira për t’u qëndruar striktkëtyre rekomandimeve ka qenë ajo që ka ngulmuarprej kohësh Partia Socialiste. Në këtorekomandime themeli mbetet gjithmonëdepolitizimi i komisionerëve. Nuk mund të kemi mënjë demokraci me parime staliniste, ku partitëvotohen dhe po ato bëjnë numërimin. Kur tëvotohen partitë, ata që numërojnë votat duhet tëjenë një trup vullnetar qytetarësh apolitikë, qofshinprofesionistë të profesioneve të caktuara, qofshinedhe studentë. Jam shumë i bindur që një student

apo studente është absolutisht më e pastër, më endershme dhe më transparente se kushdo tjetër.Këtë duhet ta kishim bërë. Ua kam kërkuarkolegëve demokratë e të Lëvizjes Socialiste përIntegrim që në nëntor të vitit të kaluar, në seancëne fundit të dhjetorit. Ta kishim miratuar që nëzgjedhjet e 30 qershorit të ishte implementuar,sikurse ka qenë dëshira jonë e kahershme qëkërkesa që mbajti për muaj me radhë PartinëDemokratike në “Çadrën e lirisë” për testimin eteknologjisë në zgjedhje, të ishte testuar në 200qendra votimi. Ende nuk jemi larg, por jo më në200, por në 1 ose 2 qendra votimi, pavarësisht sendryshimet, përsëri sipas praktikave më të mira tëODIHR-it, por edhe të Komisionit të Venecies,kërkojnë që të ketë të paktën 6 muaj kohë për t’uimplementuar.

Zoti Gjiknuri tha me të drejtë se ndryshimet nëKod nuk mund të jenë të implementueshme përzgjedhjet e 30 qershorit, ato do të mbahen. Apeliim, si kryetar i grupit parlamentar të shumicës, ndajkryetarit dhe anëtarëve të KQZ-së është të vijojnëpunën me përpikëri ndaj gjithë atyre qytetarëve,të cilët e ndiejnë se mund të kontribuojnëvullnetarisht për të plotësuar vendet vakante tëkrijuara nga mungesa e Partisë Demokratike dheLëvizjes Socialiste për Integrim, parti të cilatrenditen si parti opozitare, dhe, sipas parashikimittë Kodit, kanë detyrimin të plotësojnë vendet nëKZAZ dhe në KQV. Këtë duhet ta bëjnë qytetarët,jo ne.

Kandidaturat tona i kemi depozituar në respekttë ligjit, brenda afatit, sikurse duhet t’i depozitojnëtë gjitha partitë politike deri më 21 prill, pasi ështëafati për t’u regjistruar në zgjedhje. Partitë politikejanë organizata, të cilat funksionojnë për shkak tëzgjedhjeve. Një parti që nuk hyn në zgjedhje, nukështë më parti, e humb arsyen për se është aktornë një demokraci funksionale.

Shqipëria tashmë ka demokraci funksionale,por ka pasur rotacione të shumta politike. Kyparlament është legjitim, ju dhe ne jemi legjitimëdhe të gjitha vendimet që kemi marrë, përfshirëedhe ato të qeverisë, janë legjitime.

Për sa i përket sistemit zgjedhor, patjetër, pornuk është ky mandati i këtij komisioni. Komisioni iposaçëm dhe ndryshimet që do të votojmë sotkanë të bëjnë me Kodin Zgjedhor dhe sistemizgjedhor e ka burimin në Kushtetutë.

Jeni të mirëpritur të zhvillojmë çdo lloj diskutimi.Partia Socialiste e Shqipërisë ka pasur dhe ka

135

Legjislatura e 9-të Viti 2019

vetëm një kusht, nëse mund ta quaj kështu: kemi28 vjet që mbahemi nga remitancat e emigrantëveshqiptarë, që jetojnë jashtë territorit (për të qenëkorrekt në termin politik), të cilëve ua kemi mohuarvotën për 28 vjet. Ata jo vetëm që mbajnë familjet,jo vetëm që mbajnë Shqipërinë, por janë një forcëe rëndësishme, më shumë se 1/3 e popullit tonë,që jeton jashtë territorit, të cilëve duhet t’u japimmundësinë të votojnë në zgjedhjet e vitit 2021.

Për të tjerat, bujrum, por nuk është pjesa ekomisionit. Komisioni i Posaçëm për ReformënZgjedhore ka vetëm një mandat: transpozimin etë gjitha rekomandimeve të ODIHR-it nëamendamente. Me të drejtë e përmendadepolitizimin e komisionerëve.

Për sa u përket partive të vogla politike (mëfalni se nuk doja ta ktheja në replikë me zonjënHajdari), patjetër, por për ta ditur, çdo parti, e cilafinancohet nga KQZ-ja përpara zgjedhjeve kur nukpërmbush detyrimin, duhet t’i kthejë paratëmbrapsht.

(bie gongu)...I kujtoj Partisë Demokratike se duhet t’i paguajë

KQZ-së 120 milionë lekë, sepse nuk e karespektuar kuotën gjinore në asnjë prej qarqevetë vendit. Ka vënë 50 veta si kandidatë në listën eTiranës dhe nuk i doli koha për të plotësuar kuotëngjinore.

Faleminderit të gjithëve!Gramoz Ruçi – Po, zonja Hajdari. Keni 2

minuta në dispozicion.Rudina Hajdari – Zoti Balla, unë fola qartë.Së pari, komisioni i posaçëm është mbyllur. Nuk

mund të flasësh dhe ju nuk mund të vini këtu dhetë thoni se mandatimi i atij komisioni ishte për këtëapo për atë arsye, sepse atë komision ju e kenibërë me ata deputetë që keni pasur. Unë nuk e dise çfarë keni folur me ta dhe çfarë propozimeshkanë ardhur prej tyre, apo se çfarë duan të bëjnëata me këtë reformë zgjedhore. Ky është njëparlament i ri dhe ju duhet ta pranoni këtë realitet,duhet ta pranoni që këtu do të vijnë propozime tëtjera, duhet ta pranoni që atij komisioni i ka mbaruarmandati që më 21 shkurt 2019.

Pra, ne duhet të ulemi, të komunikojmë me njëri-tjetrin dhe të themi se cilat do të jenë propozimet ereja. Unë nuk kam ardhur këtu të zbatoj vetëmrekomandimet e OSBE-së. Rekomandimet eOSBE-së janë rekomandime, që respektojnë apogarantojnë të drejtat minimale për votuesitshqiptarë. Unë kam ardhur këtu dhe do të qëndroj

në këtë parlament për t’u thënë të gjithë krahëvepolitikë se ju keni bërë një marrëveshje me njëri-tjetrin për ta mbajtur njëri-tjetrin në këmbë, për tëbërë rotacione politike me njëri-tjetrin, për tëmbajtur një pushtet, në të cilin që nga 2008-ta ekëtej janë po të njëjtët njerëz në këtë parlamentdhe nuk kanë bërë asnjë lloj ndryshimi për popullinshqiptar.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Fjalën e ka Myslim Murrizi.Myslim Murrizi – I nderuar Kryetar,Të nderuar kolegë,Dëgjova raportin e kryetarit të KQZ-së dhe të

gjitha shqetësimet teknike të ngritura nga ana e tijnuk është hera e parë që i dëgjoj në këtë sallë aposhqiptarët i vënë në dukje. Kjo është një retorikë epërvitshme nga çdo kryetar i KQZ-së që karaportuar në këtë sallë. Duke dëgjuar mbylljen efjalës së kolegut Fino, që zgjedhjet në këtë vendbëhen për popullin dhe jo për partitë politike, sidhe deklarimin e zotit Balla, për t’u dhënë mundësishqiptarëve që ndodhen jashtë vendit të votojnë,unë do të ndalem shkurtimisht në atë që judeklaroni këtu, si dhe në atë që përfaqësuesit tuaj,të shpallur si hartues, strategë, drejtorë, kryetarëtë reformës së famshme, që ju doni t’ua paraqitnishqiptarëve si mashtrimin e radhës, lançojnë paramedieve.

Zgjedhjet janë për popullin dhe jo për partitëpolitike. Pse keni tri palë zgjedhje, që ua fshihni tëzgjedhurit zgjedhësve?! Pse ia fshihni popullit? ZotiBalla u shpreh se prej 28 vjetësh nuk kanë votuar1 milion votues që ndodhen jashtë vendit. Po, nukkanë votuar. Por ka 12 vjet që nuk kanë pasurmundësi të votojnë edhe këta që janë këtudrejtpërdrejt për ata që duan t’i përfaqësojnë nëkëto karrige, sepse ua kemi hequr këtë të drejtëme ligj në prill të 2008-ës. Votojnë qorrazi nën sigëldhe sjellin në këtë sallë vemje politike, që strukennë paradhomat e kryetarëve, si dhe ata që bëjnëthirrje nga mëngjesi deri në darkë, duke bërëservilin ndaj kryetarit të radhës. Pra, ju u keni hequrtë drejtën edhe këtyre që janë këtu.

Komisioni i Reformës Zgjedhore këtë radhë ungrit në shtator të vitit 2017. Unë, kur erdha nëkëtë sallë, thashë “shyqyr që, pas 27 vjetëshpostkomunizëm, kjo është hera e parë që neqëlluam drejt e në shenjë dhe po bëhet njëkomision për reformën, pikërisht 2 ditë pas betimit”.Çfarë bëtë ju për 18 muaj? Të dy bashkëkryetarët,se ju keni ndërruar tre, ishin bërë synet nga gjuha

Viti 2019

136

Legjislatura e 9-të

dhe nuk artikuluan asnjë fjalë për arsyen pse ungrit ky komision. Kjo reformë duhej të kishtembaruar që në nëntor të 2018-ës, 6 muaj më parë,në mënyrë që të ishte eficiente për zgjedhjet lokale.

A thatë ju ndonjë fjalë për ndryshimin e hartësterritoriale? Jo, nuk thatë asnjë gjë! Bashkitë i kenibërë për popullin apo për partitë? Unë e di se ikeni bërë për partitë. Unë e di mirë se dashuria eparë, siç thonë ata që e kanë provuar, nuk harrohetkollaj. Unë nuk jam kundër dashurisë që shfaqbashkëkryetari juaj për ish-bashkëkryetarin këtejnga krahu ynë. Merrini dhe bëni komision me ishanga ky krah sa të doni. Jua kam thënë edhe herëtë tjera, që kur kemi qenë në opozitë, si ju, ashtuedhe ne, nuk kemi lënë gjë pa sharë për ata qëjanë këtu prapa, ndërsa kur vijmë në pushtet, nuklëmë tender pa u dhënë këtyre që kanë qenë këtuprapa.

Po pse, ata 1 milion shqiptarë që nga 2013-ta,vetëm për Fatos Bejën dhe Myqerem Tafajnpaskan votuar kundër?! Sepse gjithë të tjerët i kenipunësuar rresht. A doni ta merrni edhe këtë? Porkam frikë se mos e ngatërroni, sepse nuk ka qenëish-ministër, zoti Bylykbashi, por merrni Bujarin,Enkelejdin, Aldo Bumçin, Gaz Bardhin, se këtakanë qenë ish-ministra, pasi dy prej këtyre ish-ministrave i keni punësuar te grupi juaj si teknikëpër të hartuar reformën zgjedhore, dy të tjerë i kenipunësuar në bankë dhe dy tek OSBE-ja.

Mos u hidhni hi syve shqiptarëve, por thuajenidrejtë: ne nuk na bëhet të ikim nga kjo sallë, ndajduam të gjejmë 1001 artifica, të qena dhe tëpaqena, që të artikulojmë fjalë në tym përparamedieve, që shqiptarët të na besojmë sikur jemiduke shpikur raketën. Jo, more, jo, Kodi Zgjedhorndryshohet, po ta keni ju vullnetin, që sot. E gjithëShqipëria ka 5508 qendra votimi, po ashtu kemigjithsej 36 mijë arsimtarë. Prandaj mos bëni fareeksperimente me studentët, as me ata të LRI-së,as të FRPD-së dhe as të FRESSH-it tuaj, pormerrni administratën publike nga 3 veta për kutivotimi dhe me 15 mijë mësues kjo punë zgjidhet.Por ju nuk keni dashur. Le ta ashpërsojmë KodinPenal: 7 vjet burg për atë që do t’i gjendet një kutime vota të vjedhura. Le ta forcojmë Kodin Penal,në mënyrë që të eliminojmë paratë e pista, që tëmos ketë dosje “339”, “339/1”, “184”, “176”, “172”,që të heqim trafikantët ordinerë dhe paratë e pistatë drogës të mos hidhen te votat. Të heqim edheata të kamufluarit me kollare, që marrin paratëpublike, të cilëve kur jemi në pushtet u japin 10

miliardë euro, pastaj kur kthehemi në opozitë, iquajmë oligarkë. Oligarkët nuk dolën dje.

Në çdo studio që kam qenë i pranishëm kamthënë se që prej vitit 2000, në kohën kur FatosNano ka qenë kryeministër, 11 vetë kanë marrëparatë e të gjithë taksapaguesve shqiptarë në çdotender që është bërë nga 4 palë qeveri, ndërsasot dalin se janë oligarkë. Edhe Doktori, kur ishtenë opozitë, kështu thoshte: “ruspat, tritoli, Duka,klani i Zemunit, Shkambi i Pëllumbave”. Ndërsakur erdhi në pushtet, të gjithë këta që sapo juthashë, i futi në qeveri, pastaj morëm nga ju Kaçindhe 2-3 të tjerë, ju morët nga ne të gjithë ministrat,që i shatë për 8 vjet kur ishit në opozitë.

Unë mendoj se problemi nuk është Kodi, se ai,po të doni ju, siç është ndryshuar me anë tëtelefonit në vitin 2008, mund të ndryshohet patelefon përsëri sot këtu.

Zoti Gjiknuri, në pluralizëm dhe në një sistemformal demokratik, opozita dhe kundërshtari nukzgjidhen. Unë e di se ti ke qejf që përballë të keshata, por ne nuk jemi këtu sipas pëlqimit tuaj. Nejemi këtu në sajë të kurajës dhe nuk kemi frikë asSPAK-un dhe as BKH-në, sepse asnjë nga kykrahu këtej nuk ka qenë ministër, aszëvendësministër dhe as drejtor drejtorie; asnjënga këta këtu nuk ka tenderuar 20 milionë europër 1 kilometër rrugë në Tiranë apo në Fier. Tëshohim kur të krijohen këto institucione se sa prejjush dhe sa prej këtyre, që ju u këndoni serenatëposhtë dritares dhe që keni dëshirë t’i ftoni prapësi qytetarë të lirë për të bërë një komisionparlamentar për reformën zgjedhore, do t’u dridhengjunjët.

Problem këtu është sistemi zgjedhor dhe tipatjetër do të pëlqesh sivëllain tënd, sepse edhe tinuk e njeh shijen e votës së qytetarëve drejtpërdrejttek emri yt. Në sallë ka deputetë me listë partienjësoj si vëllai yt dhe të jesh i bindur se, kur tëndryshohet ligji, ka shumë mundësi të mos jushkelin këmbët më këtu, sepse nuk i kenirespektuar qytetarët. Për 8 vjet rresht ke qenëdeputet atje në Gramsh. A mund të më thuash ake takuar ndonjë gramshiot? Dje, takova një mikuntënd, ish-kryetarin e Komunës së Skënderbegasit,i cili më tha: “Lashë time shoqe në spital dhe nuke gjeta dot që t’i jepja një herë dorën. Nuk denjoitë më thoshte as faleminderit”.

Ndaj e kërkoni ju këtë lloj aleance, nën rrogoz,për të mbajtur njëri-tjetrin. Po pse kaq shumënevojë paskan shqiptarët për të pasur njerëz pa

137

Legjislatura e 9-të Viti 2019

pigment në këtë sallë, njerëz që nuk i respektojnë,njerëz që nuk i kanë dhënë dorën njeriu, njerëz qënuk dinë se çfarë është vota? Ata që kanë dalënga sistemi maxhoritar duhet ta kuptojnë mirë seçfarë është vota e drejtpërdrejtë.

Merre edhe Oerdin, nuk ka asnjë problem, dhebëje tre, bëje teknik dhe asistent dhe t’i japim grupittuaj, siç janë Rusmali me Viktor Gumin, dy ish-ministra të Partisë Demokratike dhe bëje edhekëshilltar. Por nëse doni ta bëni për t’u hedhur hisyve edhe këtyre, që ju i quani opozitarë tëemëruar, ne nuk kemi ardhur këtu nga ju, por sipasojë e vullnetit të 430 mijë shqiptarëve, të cilëtedhe në ato 28 ditë fushatë pas marrëveshjes qëzoti Rama bëri në zyrën e ish-diktatorit me Bashën,votuan kundër qeverisë suaj. Mua nuk më ka sjellënjeri prej dore, sepse kam 29 vjet në politikë. Edhekëta këtu, gjithsecili prej tyre, është vlerësuar ngaata kryetarë, të cilët sot i quajnë si qytetarë të dorëssë dytë.

Zonja dhe zotërinj, jemi në parlament për njëqëllim të caktuar. Çfarë është për t’u ndryshuar nëfunksion dhe në të mirë të qytetarëve, do ta votojmëpër t’i hapur një dritë jeshile Shqipërisë për nëBashkimin Europian. Sa për ato që mendoni t’i bënisi marrëveshje të fshehta nën tavolinë për tëmbajtur njëri-tjetrin dhe për të kapërcyer ylberin,që 4 vjet të rrini këtu dhe 4 vjet këtej, absolutishtnuk do ta keni votën time. Me bindje ju them senuk do të keni as votën e këtyre që kanë ardhurnga listat e subjekteve politike. Sot një pjesë e ish-deputetëve bërtasin jashtë në emër të qytetarëve,ndërsa ju këtu brenda ulërini më fort se ata, po nëemër të qytetarëve, por i keni frikë këta qytetarë,sidomos kur shkoni te kutitë e votimit.

Zoti Gjiknuri, një marrëveshje ka në pluralizëmdhe kjo marrëveshje është te kutia e votimit, atyfillon dhe ngrihet kjo qeveri dhe aty prishet kjomarrëveshje. Nëse keni vullnetin për ta ndryshuaratë ligj, ja ku i keni votat tona, që këto marrëveshjetë bëhen për qytetarët dhe jo në zyrat e ngrohta tëish-Komitetit Qendror, me pica apo pa pica.Pushteti fillon atje në kuti dhe rrëzohet nga kutia.Kush ka dëshirë për ta forcuar ligjin, që ajo kuti tëjetë sa më e pastër, që të mos ketë para hashashibrenda, që të mos ketë trafikantë, që marrin nëtelefon për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve nëkuti, bujrum! E keqja e këtij vendi prej 3 palëzgjedhjesh është sistemi zgjedhor, që ka kapur prejfyti klasën politike, ekzekutivin, opozitën dhe përkëtë arsye të gjithë shqiptarët vijnë vërdallë dhe

nuk dinë se kë të votojnë.Faleminderit!Gramoz Ruçi – Fjalën e ka Kryeministri Rama.Edi Rama – Debati për sistemin është një debat

që nuk ka fund dhe nuk ka për të pasur kurrë fundjo vetëm në Shqipëri, por askund. E vërteta ështëse me sistemin që kemi zgjedhur, pavarësisht sesi është interpretuar dhe komentuar lart e poshtënga të interesuarit për të justifikuar humbjet e tyreapo axhendat e tyre medietike, sot kemi njëparlament që nuk do ta kishim kurrë me sistemine kaluar. Pse? Mjafton të shohim numrin e gravenë parlament. Me gjithë respektin për sa thaparafolësi, apo për sa mund të thuhet me të drejtëpër disa avantazhe të një sistemi që kalondrejtpërdrejt nga zgjedhja maxhoritare, duhet tëmos harrojmë se nuk ishte 80 vjet më parë, porishte vetëm 10-15 vjet më parë kur parlamentikishte 2-3 gra.

Është fakt që me këtë sistem ne kemi krijuarkushte për të pasur një zgjedhje shumë mëpërfaqësuese të shoqërisë, jo thjesht për t’u lidhurpas individëve që mund të realizojnë marrjen emandatit në një zonë apo në një zonë tjetër, porqë nuk garantojnë kurrsesi, të paktën në këtë fazëzhvill imi të vendit tonë, një përfaqësim tëlarmishëm dhe shumë më pranë ngjyrave të vetëshoqërisë. Ky është fakt! Këtë me siguri mund tadëshmojnë, në radhë të parë, të gjitha zonjat qëjanë këtu, në parlament, por besoj se edheçdokush që ka një eksperiencë me jetënparlamentare në Shqipëri dhe me zhvillimet eparlamentit mund ta bëjë lehtësisht krahasiminmes të sotmes dhe të djeshmes. Parlamenti iShqipërisë është vendosur në shënjestër, ështëbaltosur, është anatemuar, është përqeshur ekështu me radhë për 1001 arsye, por e vërtetaështë, sikundër treguan edhe faktet, se gjithë ajobaltë, në pjesën e saj më të madhe, ishte thjeshtnjë propagandë. Patjetër edhe problematikat qëjanë bërë shkas për të ngritur të gjithë prodhimine baltës, nuk është se kanë qenë inekzistente. Ngaana tjetër, do t’ju lutesha shumë që, sidoqoftë, tëkemi gjithmonë parasysh dinamikën e zhvillimit,të kemi parasysh shoqërinë ku jetojmë, të kemiparasysh nga vijmë dhe të mos heqim dorë sëpasuri në sy horizontin ku duam të shkojmë.

Përsëri sot jemi në një të enjte interesante. Ataqë dolën që këtu janë te dera. Është e mërkurë,por për mua është gjithmonë e enjte kur kaparlament ngaqë kam humbur shumë të enjte kot

Viti 2019

138

Legjislatura e 9-të

këtu, me kolegët tuaj të nderuar dhe me kryetarëte partive tuaja. Mos bëni sikur ju këtu nuk kenilidhje me ata, ju jeni njësoj si ata, por mendryshimin që tani jeni ende në fazën eambientimit, por shumë shpejt pres që edhe ju tëjeni në lartësinë e pritshmërive të tyre, kur ju kanëfutur nëpër lista. Kështu që ata ju anatemojnë juvese janë xhelozë për ju, sepse ju dolët më të zgjuarse ata. Ata dolën jashtë dhe tani duan të futenbrenda. Kjo është gjëja më e çuditshme: ikën vetë,tani shtyjnë policët që të futen përsëri. Unë nuk edi?!

Pyetja që duhet bërë për të shpjeguar dhe përtë ndarë me njerëzit këtë absurd, është: pse dolënata nga parlamenti?! Ata dolën nga parlamenti,sepse, pasi iu mbaruan llafet, iu mbaruan edhevezët dhe iu mbaroi boja, tërësisht bojëdalë,zgjodhën të dilnin në rrugë, me idenë se në rrugëdo të merrnin zvarrë të gjithë Shqipërinë, do tëmerrnin zvarrë parlamentin, do të merrnin zvarrëedhe axhendën europiane të Shqipërisë. Dolën nërrugë, sepse janë mësuar të fitojnë pa qenëshumicë.

Ju kujtoj që as në 2005-n dhe as në 2009-nnuk kanë qenë shumicë. Kështu që, duke qenë seu mësuan të fitojnë pa qenë shumicë dhe meqëduke bërë një gjë të ngjashme 2 vjet përpara morëngjysmën e qeverisë, tani thonë: “Po ikim fare dhepo marrim komplet qeverinë”. Besojnë se kështudo ta përsërisin, në një shkallë më të lartë suksesi,historinë e vitit 2017. Pikërisht pse ne në 2017-n udhamë atyre mundësinë, ju dhamë juve (dhe jubashkë me ata jeni) mundësinë që të rifuteni nëlojë, nuk do t’jua japim më këtë mundësi, atyre nëkëtë rast. Pse?! Sepse ata morën atë që deshën,por nuk bënë atë për të cilën u zotuan. Konkretisht,kryetari juaj, pavarësisht se zoti Murizi këtu emohon, është kryetari i zotit Murizi...

(Ndërhyrje pa mikrofon)Është miku im, por është kryetari yt!Lulzim Basha mori zotimin që, përkundër

Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Ekonomisëdhe të Financave, Ministrisë së Shëndetësisë,Ministrisë së Arsimit, Drejtorisë së OSHEE-së,Drejtorisë së ALUIZNI-t, Drejtorisë sëLegalizimeve, Drejtorisë së Burgjeve dhe ku di unëçfarë tjetër, thjesht dhe vetëm do të pranonteverdiktin e sovranit dhe kush do të fitonte, do tëqeveriste, kush do të humbiste, do të rrinte nëopozitë dhe nuk do të hidhte më bojë të zezë përShqipërinë në gjuhë të huaj. Ne kaq i kërkuam,

nuk kërkuam më shumë. I dhamë gjysmën eqeverisë dhe humbi zgjedhjet me qeveri tëpërbashkët.

A ka shqiptar, që e ka ndjekur politikën qoftëedhe një ditë, që mund të besojë se ne që mundëmSaliun, me gjithë ata që sot janë dëshmorë tëreformimit të PD-së së Lulzimit, kur Saliu kishteshtetin, kur i përdorte të gjithë mekanizmat e shtetitsi hordhi dhe kur ne nuk nxirrnim dot votën tonënnga kutia, pa bërë 1001 peripeci, u dashka tëblekemi vota për të mundur Lulin?!

E mundëm Saliun, me gjithë shtetin e tij, në2007-n; e mundëm në 2011-n (nuk po e llogaris2009-n, po e quaj fitore pa shumicë, sepse nukmori shumicën, por përfitoi patericën dhe u mbajtnë këmbë); e mundëm në 2013-n dhe pastaj,sigurisht që do ta mundnim. Ne mundëm Saliun,me Jozefinën, me Ridvan Boden e me radhë enuk po mundkemi dot Lulin me Gaz Salianjin dheme Ervin Dumën! A jeni në vete, apo jo?! Kush ibeson këto?!

Kujt i thonë këta që po u vjedhin votat? Kujt ithonë këta se vota nuk është e lirë për sa kohë qëne jemi këtu?! Jo, për sa kohë që jemi ne këtu,nuk ka shans që ata të fitojnë me votë, kjo është evërteta.

Dolën atje, sepse menduan dhe vazhdojnë tëmendojnë se do të vijë një moment dhendërkombëtarët do të lodhen, dhe siç kanë bërëgjithmonë, do të vijnë dhe do të thonë: “Hajdeni,djema, zgjidheni”.

Kanë filluar të artikulojnë idenë e ilegjitimitetittë deputetëve, të cilët i kanë sjellë vetë këtu. Jukeni ardhur me vullnetin tuaj të lirë, por në listat etyre jeni. Ju kanë vënë ata në listë të gjithëve, ngai pari tek i fundit, keni bërë edhe fushatë të gjithë.Është puna juaj dhe e tyre sesi e shihni sot njëri-tjetrin, por ajo që ata kërkojnë sot, është të gjendetnjë zgjidhje, që të rihapet rruga që ata të kthehenprapë. Po e them sot këtu, nuk kemi për t’i hapurrrugë kurrë kësaj zgjidhjeje. Ata që ikën dhebraktisën detyrën, si dhe shkelën me këmbë tëdrejtën e atyre që i votuan për t’i përfaqësuar, nukkanë për t’u kthyer këtu përmes një rrugeekstraligjore dhe përmes asnjë dialogu, që të çonnë një pazar të kësaj natyre. Kjo nuk ka për tëndodhur.

Së dyti, zgjedhje të parakohshme, se tani naka mbetur fallxhorja pa rrogë, nuk ka. Të vazhdojëtë hedhë fall edhe në atë zonë atje, ku ka nevojëpër më shumë shpresë, falli paguhet dhe të

139

Legjislatura e 9-të Viti 2019

shkojnë të paguajnë filxhan për filxhan dhe tëmbajnë në këmbë frymën e revolucionit të filxhanit,por këtu jo!

Kthehemi te reforma zgjedhore dhe të jemishumë të qartë: nuk e kemi futur ne reformënzgjedhore si kusht në procesin e skanimit tëplotësimit të detyrimeve të Shqipërisë, në raportme integrimin dhe çeljen e negociatave, e kanëfutur ata dhe miqtë e tyre në Berlin, me partitësimotra në Berlin, dhe ne e kemi mirëpritur. Pse ekemi mirëpritur? Unë personalisht dhe të gjithë nee kemi bërë për të njëjtën arsye që nënvizoi këtuzoti Murrizi gjatë fjalës së tij, për t’i dhënë fundadministratës zgjedhore politike, administratëszgjedhore të përfaqësuesve të partive dhe për takthyer administratën zgjedhore në një administratetë depolitizuar, që i shërben vetëm procesit dherespekton ligjin.

Nëse një militant i verbër është në gjendje tëshkojë dhe t’i bjerë me kokë derës sëKryeministrisë, është në gjendje të hedhë bojë mbimurin e Ministrisë së Brendshme, është në gjendjetë shkojë të bëjë burg për llogari të atyre që eshtyjnë në atë rrugë, sepse e gjejnë qorr, bën edhetjetrën, shkon në komisionin zgjedhor dhe shkelligjin. Ndërkohë, një mësues apo një punonjës ikëtij shteti, kushdo qoftë ai, që zgjidhet në formatqë bota i ka zgjidhur me short, apo me çfarëdoqoftë, kur shkon në komisionin e votimit, nuk shkontë lërë lëkurën atje për cilëndo parti; nuk shkon astë mbushë kutinë, as të zbrazë kutinë për llogaritë asnjë kryetari partie dhe të asnjë partie. Për këtëpikë, ne, që në krye të herës dëshironim ta kalonimkëtë fazë barbarie politike dhe jemi gati ta bëjmëkëtë gjë. Ky është rekomandimi bazë i OSBE-ODIHR-it. Po ashtu jemi gati për të gjitharekomandimet e tjera, të cilat, sigurisht, nukzgjidhin problemin e besimit apo të mosbesimit për1001 arsye të tjera, sepse nuk është shpikur endenjë sistem zgjedhor, që t’i japë pakicës shumicën,nuk është shpikur ende një sistem zgjedhor që t’ijapë Lulzim Bashës pushtetin në tavolinë, pa efituar atë në zemrat dhe votat e njerëzve.

Ndërkohë, ne kemi një qasje tonën dhe ne dota bëjmë këtë: votën e shqiptarëve jashtë atdheut.Duan apo nuk duan ata, ne do ta bëjmë këtë. Nejemi të gatshëm të bëjmë edhe diçka tjetër, që nukështë qasja jonë dhe nuk është diçka që unë, përshembull, personalisht e shoh me optimizëm, por,sidoqoftë, për shkak se u kanë rokanisur kokënshqiptarëve, u kanë rokanisur kokën

ndërkombëtarëve me “votimin elektronik” dhe“numërimin elektronik”, ne i kemi bërë testet dhejemi gati të provojmë të ecim në atë rrugë, që tëfusim teknologjinë offline dhe jo online në votim.Nga këto të dyja, njëra është pjellë e “Çadrës” dhetjetra është nevojë e kohës, së cilës madje i kakaluar koha, për të futur votën e emigrantëve, nukjanë rekomandimet e ODIHR-it, por ne jemi gati t’ifusim.

Qasja e zgjedhur nga sekretari ynë për çështjetzgjedhore dhe propozimi i tij për ta përfshirë PartinëDemokratike, flas për Partinë Demokratikeekstraparlamentare, jo për Partinë Demokratikeparlamentare, që është këtu në komision, me njëkarrige dhe me të drejtën për të kontribuuar dhepër të dhënë opinionin e saj, është vullnet i mirënga ana jonë për të krijuar hapësirë që tëpërfundojë i vetmi proces që ne kemi bashkë meta, me të gjitha partitë politike shqiptare, po të doni,jo vetëm me ta, pra procesi i rregullave të lojës.Reforma Zgjedhore përcakton rregullat e lojës. Ligjii zgjedhjeve është rregullorja në bazë të së cilësforcat hyjnë në fushë dhe zhvillojnë konkurrencëne tyre. Ky është i vetmi rast, e vetmja pikë, për tëcilën jemi gati të ulemi me ta, të diskutojmë, tëdëgjojmë, të pranojmë sugjerime, brenda kornizëssë përcaktuar nga OSBE/ODIHR-i. Sigurisht qëedhe për çështje të tjera jemi gati të diskutojmë.

Ju e keni të drejtën e pjesëmarrjes në Kuvend.Normalisht, mund të ishim ne që ta kishimshqetësim, se ju bëheni shumicë. Nuk është ibarabartë komisioni. Ata nuk marrin karrigen që utakon grupeve tuaja parlamentare. Ju do të kenipjesën tuaj dhe komisionet zgjedhore janë tëbarabarta, kështu që i bie të jeni shumicë, se ju undatë sot, bashkoheni nesër. Ku do të shkoni?!Atë punë keni ju. Ndërsa ne jemi në anën tjetër tëpangjitshme dhe nuk ngjitemi dot me ju. Kështuqë duhej të qaheshim ne për këtë, jo ju. Ju keninjë karrige, të cilën e keni të lirë dhe mund tapërdorni. Nëse do të vini apo s’do të vini, kjo ështëpuna juaj. Ne nuk do të presim në pafundësi. Nedo t’ju japim mundësi të vini dhe të kontribuoni përtë vetmen pikë, për të cilën ne kemi një arsye tëulemi dhe të dialogojmë. Asgjë tjetër nuk kemi meju, zero.

Bashkë me ju do të diskutojmë edhe përfshirjennë Kodin Penal të masave të reja për shitjen dheblerjen e votës. S’kemi çfarë u kërkojmë dhe përçfarë t’i pyesim ata për këtë punë. Kjo duhet tëjetë shumë e qartë për të gjithë. Nuk mund të bëjmë

Viti 2019

140

Legjislatura e 9-të

asgjë tjetër përveçse kornizës së përcaktuar ngarekomandimi i Këshillit Europian në dokumentin ekonkluzioneve, pasi lobuat pa fund dhe uarokanisët pa fund kokën miqve tuaj në familjen ePartive Popullore: “Duam reformë zgjedhore”. Evërteta është që as nuk kanë ardhur të thonë si emendojnë këtë reformë zgjedhore, megjithatë nedo t’i presim, për aq kohë sa pret puna. NëseKomisioni Europian dhe Bashkimi Europian do tëna bëjnë të kuptojmë se ligji zgjedhor duhet tëkalojë edhe këtu, përpara se të merret vendimi përçeljen e negociatave, sepse është i shkruar nëtekst, ne do ta kalojmë këtu dhe do t’u referohemivetëm rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, papërfshirë elementet e tjera.

Sigurisht, do të jetë një kalim që nuk vlen përkëto zgjedhje vendore, sepse s’ka se si të vlejë.Nuk mund të fusim depolitizimin e administratësnë këto zgjedhje vendore, sepse ajo do njëorganizim total dhe duhej të ishte bërë jo thjeshtse e thotë ligji, 6 muaj përpara zgjedhjeve, porduhej të ishte bërë për arsye organizative. Asgjëtjetër, vetëm kornizën e OSBE/ODIHR-it! Medeklarimin e qartë të sotëm dhe në vazhdim qëpër ne reforma zgjedhore është një kantier i hapur,sepse do t’i rikthehemi përsëri për votën eemigrantëve, jemi gati të diskutojmë me ju për çdoaspekt tjetër. Ligji nuk është i shkruar në gur dhenuk lëviz. Nëse ka argumente, nëse ka mirëkuptim,nëse ka arsye për të riparë edhe aspekte të tjera,jemi të hapur.

Për sa i përket karriges së tyre, ajo vlen vetëmpër kaq, për asgjë tjetër. Karrigia e tyre është meafat, nuk është pa afat. Ata mund të kenë endeshpresë se këtu do të vijnë nga qielli negociatorë,do të na ulin në tavolinë dhe do të na thonë: “Hëtani, djema, si do ta normalizoni këtë punë?”

Ka vetëm një normalizim të mundshëm, tënevojshëm, të domosdoshëm: mbyllja e kapitullit30-vjeçar: “Unë po iki, po s’më thirre. Unë s’rri, pos’më dhe atë që dua. Unë po bëj këtë, po s’mëbëre atë”. Ky kapitull do të mbyllet tani! Është kohapër ta mbyllur.

Çdo parti politike, kur vjen në Kuvend, duhet tamendojë mirë. Kur vjen në opozitë, është nëopozitë. Nuk ka xinxri-finxri: “Jo jam në opozitë,po e dua pushtetin të nesërmen e betimit, se duazgjedhje të parakohshme”. Ato mund të bëhen përpropagandë, por nuk mund të bëhen me metodakërcënimi, me metoda shantazhimi, me metodabllokimi.

Ata mund ta bllokojnë edhe çeljen enegociatave. Ata po e dëmtojnë edhe ekonominë,edhe sezonin turistik, edhe imazhin e Shqipërisë,të gjitha po i bëjnë. Është përgjegjësi e tyre. Turpinle ta mbajnë vetë. Një gjë duhet ta kenë shumë tëqartë: Partia Socialiste e Shqipërisë ka misionhistorik sot që të mbyllë këtë kapitull të gjatëzvarritjesh: “Jo, po ulemi; jo, po negociojmë; të vijëmediatori; të thërrasim këtë, apo të marrim dyambasadorë”. Nuk ka më të tilla. Ka Kushtetutë,ka ligj, ka mandat.

Ne nuk e kemi marrë mandatin për ta negociuarpërpara sesa të vijnë zgjedhjet e vitit 2021. Ka,s’ka zgjedhje të parakohshme, këtë gjë kurrë nukmund ta përcaktojnë shantazhi, kërcënimi dheasnjë lloj negocimi, zero. Kjo është pjesë emënyrës sesi ndërtohen strategjitë e brendshmedhe është thjesht e vetëm vullnet i njëanshëm iPartisë Socialiste të Shqipërisë, në rast se do tëgjykojmë ne, por jo për shkak të tyre.

I kemi mundur, edhe ju bashkë me ata ju kemimundur dhe do t’ju mundim përsëri. Mblidhenimendjen mirë! Do t’ju mundim më thellë. Kështuqë bëni mirë të ndaheni një orë e më parë ngaata, jo thjesht kush është brenda, kush ështëjashtë, por t’i jepni Shqipërisë një mundësi tjetër,që të ketë një zgjedhje tjetër, se ato dy siglat do t’içojmë për skrap.

(Reagim nga salla pa mikrofon)Gramoz Ruçi – Përse, zoti Gjoni! Urdhëroni,

për procedurë!(Reagim nga salla pa mikrofon)Do të ta jap fjalën, mos u mërzit. Unë pyeta

përse.Vazhdoni për procedurë!Ralf Gjoni – Faleminderit, zoti Kryetar!Demokracia kërkon dialog të hapur,

transparencë politike e financiare dhe kompromis.Asnjërën prej këtyre nuk e keni ju.

Zoti Kryeministër, ne nuk jemi njëlloj si ata,njëlloj si ata jeni ju, sepse bashkë në një krevatkeni qenë kur keni bërë ato ndryshime, masakrëne Kodit Zgjedhor të vitit 2008, dhe ndryshimetfamëkeqe kushtetuese, të cilat na kanë sjellë sotkëtu.

Sot na kërkohet të votojmë shtyrjen e afatit tëKomisionit për Reformën Zgjedhore në një momentkur i gjithë shteti ka rënë; shteti është në krizëekzistenciale; nuk ka Gjykatë Kushtetuese; nuk kaGjykatë të Lartë; Presidenti ju konsideron juntëushtarake, ne na konsideron të paligjshëm; opozita

141

Legjislatura e 9-të Viti 2019

parlamentare është e paqartë. Ndërkohë, seancae Kuvendit zhvillohet si njësi guerrilase, një herëtë enjten, një herë të hënën dhe një herë tëmërkurën, sikur keni frikë nga gjermanët!

E para e punës, kur i referoheni opozitës dheopozitës parlamentare, KQZ-ja ka detyrimin tëshprehet dhe ta qartësojë me transparencë se kujti takojnë komisionerët e KZAZ-ve,pra nëse utakojnë partive të opozitës, që janë jashtë, apo utakojnë partive të opozitës parlamentare! Cila ështësot opozitë parlamentare, ne që jemi këtu deputetëtë Kuvendit të Shqipërisë, apo partitë që janëjashtë, të cilat ju i konsideroni për skrap?

Zoti Kryeministër, unë mendoj se nuk mund tëketë zgjedhje të parakohshme apo të kohshmelokale apo të përgjithshme këtë vit, vitin tjetër aponë vitin 2021, në qoftë se nuk ka një ndryshimrrënjësor, total të sistemit zgjedhor. Neve nakërkohet sot në mënyrë qesharake të votojmështyrjen e afatit të Komisionit për ReformënZgjedhore. Dhe keni shkruar këtu (ështëqesharake): “Pranë komisionit caktohet në cilësinëe vëzhguesit përfaqësuesi i partisë më të madhetë opozitës, Partisë Demokratike”. Më fal, sipasnumrave, sot në parlament partia më e madheopozitare parlamentare i bie të jetë LëvizjaSocialiste për Integrim!

(Reagim pa mikrofon)Kushdo qoftë...E dyta, ju doni të bëni një komision për reformën

zgjedhore, duke marrë një përfaqësues të opozitëssi vëzhgues. Patjetër, kjo ju konvenon, sepsendiheni si pronarë të shtetit, pronarë tëdemokracisë, pronarë të institucioneve. Jumendoni se i keni pronë të gjithë deputetët tuaj, tëcilët i keni patjetër, por edhe ne që jemi këtu. Nukmund të ketë komision për reformën zgjedhore dhenuk duhet të shtyhet afati i tij, në qoftë se nuk ulemitë gjithë në tavolinë, bashkë me PartinëDemokratike dhe me LSI-në, që janë atje jashtë,që të gjejmë një kompromis dhe të ndryshojmësistemin zgjedhor. Një gjë është e qartë, biemdakord për çfarëdo, por sistemi zgjedhor aktualproporcional-rajonal me lista të mbyllura, që nukpërfaqëson vullnetin e popullit shqiptar, nuk duhettë vazhdojë më pas këtij viti.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Zoti Ralf, kini parasysh që e

kërkuat fjalën për procedurë. Po ju tërheqvëmendjen juve, me qëllim që të gjithë kolegët erinj deputetë të mësojnë Rregulloren se kur

kërkohet fjala për procedurë.Për procedurë fjala kërkohet për zbatimin e

Rregullores, për plotësime ose ndryshime të rendittë ditës, për ndërprerje apo shtyrje të seancës osetë diskutimeve, për mënyrën e marrjes së vendimitose të kryerjes së votimit. Prandaj, ju lutem shumë,herë tjetër të mos abuzohet.

(Reagim pa mikrofon)Nuk keni më të drejtë.Urdhëroni, zoti Murrizi!Myslim Murrizi – Zoti Kryeministër, unë ju

kuptoj, sepse, kush ka qejf ta mbrojë atë që kahartuar vetë, i gjen argumentet, sheh anën e mirëtë tyre, pra demek paskan ardhur në Kuvend përhatër të këtij ligji! Në fakt, e vërteta është që nëvitin 2008, kur ndryshuat ligjin, nuk thatë që do tandryshonit që të kishte më shumë zonja nëKuvend, por thatë se do ta ndryshonit që të kishtemë shumë elitë në Kuvend. Çfarë ndodhi?! Erdhën19 tutorë, trafikantë, banditë, hajdutë, njerëz qëvotuan me pranga në duar, kur çifti i ambasadorëveputhej atje në lozhë! Sot nuk i keni më këtu; njëpjesë i keni nëpër gjyqe në dyert e drejtësisë, pjesatjetër mund të jetë rikthyer në vendin e krimit, andejnga erdhi. Meqë ne kërkojmë të jemi fanarëndriçues... Unë po shikoj “Zuckerbergun”, joBylykbashin, por atë të Amerikës, i cili nuk të lë tëgënjesh dhe të thuash që jam fanar ndriçues: 535përfaqësues ka Kongresi Amerikan, nga të cilët104 janë femra, pra rreth 20%; janë 485 senatorë,nga të cilët 96 janë gra, rreth 18%. Përsëri ne duhettë jemi shembulli dhe të hedhim valle në gojën eujkut?! Përsëri ne duhet të jemi shkëmb graniti?Pse, ky ka qenë qëllimi real i ndryshimit të vitit2008, që të vijnë më shumë zonja këtu dhe nëvend të zonjave, erdhën 18 trafikantë?!

Ne kemi ardhur nga firma e tyre dhe atë pokërkojmë, të prishim (cilitdo qoftë kryetar i radhësi PD-së, ky është i shtati në radhë, unë nuk njohsekretar të parë, zoti Kryeministër, nga 8 dhjetori i’90-ës; pyet, kemi qenë bashkë në këtë sallë edhekur ke ardhur ministër në vitin 1998, se ku kamqenë), pra paktin që të mos ketë kryetar partie qët’i trajtojë këta si të punësuar, si punëtorë fasoni.Këta këtu nuk kanë ardhur për lëmoshë, porgjithsecili është vlerësuar nga Luli dhe Mona, tëcilët kanë disa vota për të rritur pashallëkun e tyredhe të atyre që ishin poshtë tyre, që t’i kishin nëkëtë sallë. Asnjëri nga këta nuk ka ardhur përsadaka. Ju mendoni se janë peshqesh i firmës sëtyre?! Jo, gaboheni. Hajdeni ta ndryshojmë

Viti 2019

142

Legjislatura e 9-të

sistemin që të shikojmë se kush vjen në këtë sallë!Ju faleminderit!Edi Rama – Më nxore mallin e atyre që na lanë

me ata “18 trafikantë”. Në fakt, ti e ule me 1, se atathonë 19. Ky është numri i fiksuar, të cilin e kenisajuar vetë atje te SHQUP-i, e keni përsëritur vetëpa pushim; e keni shpërndarë pa fund nëpërmjetkazanxhinjve e qimkadrinjve tuaj dhe tani përsërie vazhdoni.

Nga i gjithë procesi i të ashtuquajturitdekriminalizim, në Grupin Parlamentar të PartisëSocialiste të Shqipërisë në mandatin e shkuar kapasur vetëm një person me një dënim në tëshkuarën, që e prekte ligji, as edhe një tjetër. Kapasur edhe dy raste të tjera, një që i takon GrupitParlamentar të Partisë Socialiste dhe një tjetër mëparë, të cilët janë përfshirë në procese të natyrëspenale, jo për të shkuarën dhe dekriminalizimin,por për akte të kryera gjatë periudhës së ushtrimittë detyrës së deputetit. Ku janë këta 18 e 19?! Jaku janë këtu! Është e pavërtetë!

Grupi ynë parlamentar është një grup, i ciliharmonizon të gjitha shtresat përfaqësuese të tëgjithë territorit të Shqipërisë. E kam thënë një mijëherë, si në çdo grup parlamentar ka deputetë qëjanë aktivë në parlament, por ka edhe deputetëqë vijnë nga territore, të cilët kanë fuqi të madhepërfaqësimi në territore, prandaj nuk janë aktivënë foltoren e parlamentit dhe ata nuk mund t’igjykojë dot as Andi Kadriu, as Kadri Lubonja, asYll Kadri Kadriu, se këta janë ata që, me demek,mbajnë flamurin e intelektualizmit të kazanit.

Ralf, për sa të përket ty, me ty kam një ndjenjësolidariteti, sepse jemi dy viktima të shoqatës përmbrojtjen nga boja. Ti pate fat se more bojë tëbukur, bojë të kuqe, që, për fat të keq, është evetmja bojë që përdor doktoresha e shkencavehoroskopike, sepse thonë që filxhani shihet mëmirë kur i hidhet pak e kuqe, se ngrihen shejtanëtpërpjetë dhe sheh se kush është shejtani më imadh. Unë e mora të zezë, sepse është boja epartisë së Myslimit, e zezë, dhe ata nuk shohingjë tjetër, por vetëm bardhë e zi dhe zi e bardhë.Kështu që, Ralf, mos u shqetëso për shëndetin ePresidentit, junta i uroi: “Shëndet paç, zoti Presi-dent” në kor në bulevard dhe Presidenti u lehtësuanga ajo barrë. Shih pjesën tënde të Presidentit dhekur Presidenti të thotë: “Ilegjitim”, mos u merr seme kë ishim ne në krevat, por shiko pse ta thotë aity.

Faleminderit!

Gramoz Ruçi– Fjala për deputeten Elda Hoti.Elda Hoti – I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit,Të nderuar deputetë,Të dashur qytetarë,Sot kam kënaqësinë, por edhe përgjegjësinë,

të flas për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë,nga ku janë dëgjuar mijëra fjalime, por pak zgjidhje,nga ku është përcjellë shumë urrejtje dhe pakatdhedashuri, nga ku është transmetuar shumëkonflikt dhe pak paqe, nga ku janë zhurmuarshumë fjalë, por pak punë dhe nga ku ështëpërçuar më shumë servilizëm sesa patriotizëm.

Unë përfaqësoj qarkun e Lezhës dhe vij ngaqyteti i Milotit dhe përtej ngjyrave politike, për këtëqytet më flet zemra, qytet e qytetarë të lënë nëharresë, për të cilët kujtohen vetëm në pragzgjedhjesh.

Të nderuar kolegë deputetë, sot përpara jushpërfaqësoj një qytet, ku mungojnë investimet, poflas për ato lloj investimesh bazike dhe jo investimeluksi që shohim në qytete të tjera.

Një ndër arsyet që unë e pranova mandatinështë ëndrra me të cilën unë jam rritur, për të dhënëkontributin për qytetin tim dhe të mund t’i jap ngjyratdhe zhvillimin që meriton.

Edhe pse në ditët e para në parlament u ndjevae detyruar të them fjalën time për reformënzgjedhore, që vazhdon të mbetet një problemserioz i dekadave të fundit të tranzicionit tonë, mbajmend qysh fëmijë që për këtë temë kam ndjekurfjalime të panumërta, të mbushura me dështime,mllefe, kritika dhe akuza. Sot që jam këtu para jush,jam në pritje të një fëmije, i cili, nëse nuk do tëbëjmë diçka, do të detyrohet të ndjekë të njëjtatfjalime për këtë temë të dështuar të demokracisëshqiptare. Besoj se jemi të gjithë të qartë që njënga problemet më serioze në këta 28 vjetët efundit, që ka penguar zhvillimet demokratike nëvend, është procesi zgjedhor dhe reformat eshumta që e kanë dëmtuar me çdo ndryshim ezhvillim.

Pa u zgjatur në teknikalitete për reformën eduhur të sistemit zgjedhor, mendoj se më parëduhet të adresojmë problemet bazike të procesitzgjedhor, që të gjithë ne i kemi hasur, madje i kemivuajtur mbi kurrizin tonë edhe ne zgjedhjet e fundit.Të gjithë ne këtu e dimë mire se sa e vështirë ështëtë mbrosh votën në procese votimi e numërimi. Tëgjithë ne kemi kaluar ditë të tëra gati pa gjumëdhe në ankth së bashku me familjarët, miqtë ebashkëpunëtorët tanë, duke ruajtur kutitë e votimit,

143

Legjislatura e 9-të Viti 2019

që votëbesimi i popullit të mos tjetërsohet. Të gjithëne kemi qenë dëshmitarë problemesh nga më tëndryshmet gjatë fushatave zgjedhore. Të gjithë nee dimë sa reale është mundësia e tjetërsimit tëvotës dhe e deformimit të procesit nëpërmjetblerjes apo shitjes së votës. Unë mendoj se këtoprobleme duhet të adresohen me urgjencë, qoftëduke implementuar masa më të ashpra në KodinPenal për shitblerjen e votës, qoftë duke propozuarndryshime rrënjësore në sistemin zgjedhor aktual.Një reformë zgjedhore që nuk sjell demokraci, nukështë e dobishme për askënd.

Të dashur shqiptarë kudo që jeni, mos harronise jemi i vetmi vend ku nuk na garantohen zgjedhjetë lira dhe të ndershme; jemi i vetmi popull 50% etë cili jeton në emigracion dhe emigrantëve nuk unjohim të drejtën e votës; jemi i vetmi popull qëvotojmë për logot e partive dhe nuk na jepet e drejtatë votojmë përfaqësuesit tanë; jemi i vetmi popullqë kamerierët i kemi me grada shkencore dheqeveritarët me diploma false dhe jemi i vetmi popullqë të ardhmen e fëmijëve tanë e shesim për 20euro ditën e votimit.

Por që të mos ndodhin të gjitha këto le t’i lëmëfjalimet plot ngjyra politike dhe të ulemi së bashkupas 28 vjetësh dhe të realizojmë një pakt kombëtar,që me dy fjalë do ta quaja “Vota e panumëruardhe e paçmuar shqiptare”. Është koha për veprimedhe jo vetëm fjalime, fjalime!

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Atëherë, në mbështetje të nenit

11, pika 2 të Kodit të Sjelljes, ju ftoj ta përgëzonidhe ta duartrokisni zonjën Hoti për fjalën e mbajturpër herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë!

(Duartrokitje në sallë)Fjala për zotin Alket Hyseni.Alket Hyseni – Faleminderit, i nderuar Kryetar!Të nderuara kolege dhe kolegë,Dëgjuam raportimin e kryetarit të Komisionit

Qendror të Zgjedhjeve, kryetar që, në fakt, ështëjuaji, i opozitës suaj, por mos harroni që duhet tëishte yni. Këtu qëndron ndryshimi i madh, që jushpeshherë e harroni, se sa të shtrirë e kemi dorënne dhe sa tolerantë jemi ndaj jush. Kur them “ju”,flas për opozitën, ju jeni opozita parlamentare,pjesë e asaj opozite që është atje në rrugë, sepsembani ende siglat e partive të tyre. Nëse do të vijënjë ditë që do të ndërroni siglën, do t’ju adresohemindryshe.

Pa dyshim që në raportin e Komisionit Qendrortë Zgjedhjeve evidentohen një sërë arritjesh të këtij

Komisioni, duke reflektuar aty të gjithë emancipimindhe evoluimin e shoqërisë shqiptare në procesinzgjedhor. Të gjithë jemi të bindur se nuk jemi mëajo shoqëria që nuk di të bëjë zgjedhje, sepse savjen dhe më të mira bëhen zgjedhjet, madjezgjedhjet e fundit ishin më të mirat që ka realizuarRepublika e Shqipërisë ndonjëherë në periudhëne demokracisë dhe më herët, duke mos futurperiudhën e ditës festive të zgjedhjeve, ku patjetërqë ishte çdo gjë në rregull, por rezultati dilte 99,9%.

Unë nuk dua të ndalem tek arritjet e raportit tëKQZ-së, sepse edhe gjatë mbledhjes së komisionitkonstatuam një sërë problematikash nëveprimtarinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,edhe ashtu siç është, i opozitës. Aty kishte një sërëçështjesh që duhet të adresohen, për të cilat upërpoqëm dhe i parashikuam në rezolutë. Unë ftojkolegët ta miratojnë këtë rezolutë, pasi ështëkonkluzion i debateve të shumta. Relatori, koleguFino, ka arritur të përmbledhë në atë rezolutë tëgjitha arritjet e mundshme, por edhe të gjitha atomangësi që janë konstatuar, duke lënë detyrakonkrete për KQZ-në, sepse, të jemi koshientë,nuk mund të tolerohet më, edhe pse është një ngarekomandimet kryesore të OSBE-ODIHR-it, unëe kam thënë se janë ekspertët më të lartë në botëndemokratike, çështja e financimit të partive politike;nuk mundet më që Komisioni Qendror i Zgjedhjevetë dështojë në këtë proces, ku unë e them me gjithëbindje, e kam thënë edhe në komision, që realishtka dështuar; nuk mund të thuash në raport: “Kemibërë kaq audite dhe kanë qenë në rregull” dukebërë audite me ato që vetëdeklarojnë partitëpolitike; nuk mund të vish aty dhe të thuash: “Nukkemi gjetur dot 60 e ca parti politike, sepse nuk ukemi adresat”, ndërkohë që benefitet në zgjedhjeua jepni atyre partive politike inekzistente, që kanëkaluar shifrën e 100 e ca partive politike, dukevazhduar të thyejmë raporte botërore për shifra tëtilla; nuk mund të tolerohet më kur botërisht lideri iopozitës del dhe pranon që janë paguar 500 mijëeuro, por janë paguar nga donacione emigrantëshdhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk kavendimmarrje për atë rast; nuk mund të tolerohetmë dështimi i KQZ-së kur Shtetet e Bashkuara tëAmerikës, partnerët tanë kryesorë strategjikë, janëduke hetuar financimin e gati 1 milion eurove nëtotal dhe Komisioni ynë Qendror i Zgjedhjeve bënsikur nuk e di këtë rast, edhe pse sot kryetari upërpoq ta citojë, por nuk ka asnjë rezultat; nukmund të tolerohet më që 1 milion euro të jenë burim

Viti 2019

144

Legjislatura e 9-të

kriminal i pastër, ose krim i nivelit të lartëndërshtetëror, me burime nga shtete, që nuk i duantë mirën Shqipërisë dhe partnerëve tanë, ose rastimë i mirë për opozitën, burime nga krimi iorganizuar vendas dhe i kaluar në kanalet epastrimit të parave.

Prandaj unë jam i pakënaqur me veprimtarinëe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe besoj seviti aktual nëpërmjet rezolutës do t’i tërheqëvëmendjen ta bëjë më aktiv, duke qenë se ështëedhe një vit elektoral, ku partitë politike do të kenëshpenzime të tjera, por njëkohësisht i ështëkërkuar të hetojë edhe ata që nuk i ka hetuar nëvitin 2018 e më herët.

KQZ-ja ka një sërë problematikash. Ne engritëm problemin që merr rol mbi ligjin dheshpeshherë kapërcen afatet, por nuk duhet të kemimë tolerime të tilla. Afatet e Kodit Zgjedhor janëdetyrë kategorike për KQZ-në dhe nuk mund t’ishkelim më, për çfarëdolloj arsyeje apo situatepolitike që paraqitet.

Kemi shumë sfida përpara, kemi shumë gjërapër të adresuar dhe për këtë arsye ftesa esekretarit për çështjet zgjedhore të PartisëSocialiste, në cilësinë politike, i është bërëopozitës, partive tuaja dhe jo vetëm atyre, por edhepartive të tjera që nuk janë parlamentare, por qëhyjnë në zgjedhje, sepse rregullat zgjedhore vlejnëpër të gjithë aktorët që regjistrohen për zgjedhje.Kjo ka qenë një ftesë e çiltër dhe e sinqertë.Prandaj, hajdeni të bëjmë rregullat e lojës sëbashku, të adresojmë disa probleme që OSBE-ODIHR-i na i ka ngritur dhe disa probleme qëpatjetër ne duhet t’i ngremë vetë, ta lëmë retorikëndhe luftën politike pa princip që bëni ju. Opozitadhe asnjë nga partitë tuaja nuk ka moral që t’uadresohet shqiptarëve për ndikim të krimit nëpolitikë. Kush flet për këto?! Unë do t’ju jap disashembuj që i kam jetuar vetë kur jam marrë meorganizime të fushatave elektorale në Tiranë dhenë Sarandë. Ju ftoj të verifikoni rezultatin ezgjedhjeve në burgun 313 në vitet kur PartiaDemokratike ka qenë në pushtet 99% e tyrevotonin Partinë Demokratike, edhe komisionerëte PS-së në burgje, nga ata të dënuar që i vinitfiktivisht, votonin për Partinë Demokratike, kaqdashuri të madhe kishte ky kontigjent atje në burgpër PD-në. Po kështu në Burgun 302, zbriste në95% votimi për PD-në, te burgu i grave, sepseçuditërisht gjendeshin 2 apo 3 zonja stoike qëishin në komision dhe votonin ndonjë forcë tjetër.

Por ndërroi situata kur Drejtoria e Burgjeve i kaloipartisë tjetër të opozitës. Po ju jap një shembullnga Saranda, në paraburgimin e Sarandës nëzgjedhjet e fundit, kur unë kandidoja në atë zonë,nga 25 votues në paraburgim, rezultati ishte 23për LSI-në, 1 për PD-në dhe 1 fatmirësisht për PS-në dhe pse kishte 3 në komision. Pra, nuk kenimoral të flisni për krimin, sepse jeni deri në grykë:PD-ja dhe LSI-ja. Nuk po them se jemi të imunizuar,apo nuk ka edhe elementë kriminalë, të cilëtshfrytëzojnë fushatat elektorale dhe u shkojnë pastë gjitha forcave politike, por ju nuk keni moral tangrini këtë gjë. Hajdeni ta ngremë të gjithë sëbashku dhe të fillojmë reformën zgjedhore! Tashtyjmë afatin e Komisionit për ReformënZgjedhore, pavarësisht formulës, marrëveshjetjanë politike për rregullat e lojës. Le të adresojmëdepolizitimin e komisioneve se nuk është thjeshtkërkesa jonë, por është e OSBE/ODIHR-it, por tëadresojmë edhe çështjen e votimit të emigrantëve,sepse nuk kemi më moral. Kanë kaluar kaq viteqë shkojmë dhe ua premtojmë emigrantëve këtëgjë atje ku ata jetojnë. Ata me mish dhe meshpirt lënë ditët e punës, 2 apo 3 ditë pune nëvarësi të largësisë dhe përpiqen të vijnë, ata 500mijë votues për të votuar. Le t’ua japim mundësinëtë votojnë atje, të votojnë 500 mijë apo 1 milion,aq sa kanë mundësinë në vendet ku janë,sepse janë po kaq dinjitozë sa edhe qytetarëtkëtu dhe kontribuojnë për ekonominë e vendit tonë,kontribuojnë me remitancat, me angazhimin politik,me investimet që kanë filluar t’i bëjnë masivishtnë Shqipëri. T’i lëmë fjalët!

Mos u shqetësoni që liderët tuaj janë në rrugë,sot 200-300 vetë kishin, nesër do të kenë mëpak. Këtu do të vijnë bashkë me ju. Ju jeni forcae tyre, ju mund t’i imponoheni opozitës. Mos t’ingatërrojmë gjërat, ashtu siç i ngatërron opozita,sepse shpesh e kujton si lojë shahu. Ata edhenë lojë shahu janë rrahur, edhe kur ne kemi hequrtorrot, si në zgjedhjet e kaluara. Kemi hequr edhedisa figura të tjera. Mund të heqim edhembretëreshën dhe ju mundim përsëri, por mosprisni të heqim edhe mbretin, sepse përndryshejua japim fitoren në tavolinë, pa filluar lojën eshahut.

Prandaj, miq, më 30 qershor ju presim të votonipër pushtetin lokal njerëzit tuaj më të mirë, që tëkonkurrojnë me tanët. Sfidën e keni, nëse fitoniqoftë edhe një bashki, pastaj le të shkojmë mëherët se 2021-shi në zgjedhje, por të jeni të bindur

145

Legjislatura e 9-të Viti 2019

se do të mundeni dhe do të takohemi më 2021-shin.

Gramoz Ruçi - Faleminderit!Fjalën e ka Ditmir Bushati.Ditmir Bushati - I nderuar zoti Kryetar,Kolegë deputetë,Raportimi i institucioneve që japin llogari para

Kuvendit të Shqipërisë është një procedurënormale kushtetuese dhe llogaridhënëse e këtyreinstitucioneve ndaj Kuvendit, por në situatënpolitike në të cilën ne jetojmë qoftë raportimi i KQZ-së apo debatet, diskutimet e ndryshme që ushfaqën në lidhje me nevojën për të përmirësuarsistemin zgjedhor dhe garancitë që ky sistem duhettë ofrojë, në radhë të parë për të garantuar votëne qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi, sot përsot marrin një vëmendje të posaçme.

Nuk ka diskutim që politika shqiptare për herëtë parë është në një situatë të paprecedentë.Përgjithësisht, kemi qenë shpesh nërrethrrotullime, kemi gjetur tabelën exit për të dalënga këto rrethrrotullime, por për herë të parë nëhistorinë e pluralizmit të Shqipërisë, një parti apody parti parlamentare kanë dorëzuar mandatet etyre të dhëna nga populli. Natyrisht, kjo është njësituatë e paprecedentë, jo vetëm për demokracitëe reja në Europën Qendrore dhe Lindore, por edhepër vendet me regjime despotike, siç është rasti iVenezuelës.

Nuk ka një mendje racionale, qoftë kjo shqiptareapo ndërkombëtare, për të legjitimuar djegien emandatave si instrument politik për të arritur njëobjektiv të caktuar, qoftë rrëzimin e një qeverie,ndërrimin e një kryeministri apo provokimin ezgjedhjeve të parakohshme, aq më tepër kur kyKuvend u konstituua në bazë të zgjedhjeve të2017-ës, të cilat u organizuan nga një qeveri epërbashkët, ku institucionet kyçe u drejtuan ngaopozita në atë kohë, kur ky Kuvend u pranua paszgjedhjeve të 2017-ës edhe nga opozita këtu teksabëri betimin dhe një pjesë të punës së saj për 1 vite gjysmë. Është po ky Kuvend dhe këto zgjedhje,të cilat kanë marrë certifikimin e OSBE-ODIHR-it.Ne të gjithë e kemi pranuar që OSBE-ODIHR-iështë autoriteti ndërkombëtar i padiskutueshëmpër sa u përket standardeve zgjedhore.

Megjithatë nuk mund ta mohojmë faktin se boja,vezët, vaji, mielli në parlament, kanë dalë sot nërrugë. Sot në rrugë janë zëvendësuar qoftë mekapsollat, apo përplasjet e muskujve gabimisht mepolicinë deri te baltosja e institucioneve të shtetit

shqiptar. Unë jam i bindur që opozita duke dalënga parlamenti, ka dëshmuar një lloj frike dhe njëlloj kapitullimi. Por kjo nuk mund të na bëjë ne tëjemi arrogantë, nuk mund të na bëjë ne tëshpenzojmë orë të tëra duke u marrë me protestate opozitës.

Ne nuk mund të biem në kurthin e profecisëvetëpërmbushëse. Ne jemi PSSH-ja, ne jemisocialistë, demokratë progresistë. Ne duam tëndërtojmë një shoqëri të drejtë, një shoqëri më tëmirë për fëmijët tanë, por edhe për fëmijët eopozitës që mungon këtu në sallë. Kjo ështëarsyeja që unë e mbështes propozimin e DamianGjiknurit për t’u ofruar një hapësirë më të madhetë gjithë aktorëve politikë, sepse demokracinë nuke konceptoj si procedurë të thjeshtë. Demokraciasi procedurë është zëvendësimi formal i listës sëPartisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste përIntegrim. Por demokracia është edhe thelb, faktiqë ne krijojmë mundësinë për një marrëveshje tëardhshme për Kodin Zgjedhor, për rregullat e lojës,qoftë me opozitën parlamentare, por mbi të gjithame opozitën politike, besoj se është shprehja mëe lartë e ndërgjegjësimit që ka Partia Socialiste eShqipërisë, socialistët, progresistët shqiptarë përfatet e demokracisë dhe për fatet e Shqipërisë.

Këtu ka burra dhe gra që kanë hyrë në këtësallë që nga viti 1991, ka burra dhe gra që kanëkontribuar për këtë vend. Të gjithë e dinë mirë seishin socialistët, të cilët dolën me devizën: “Tësakrifikojmë sa më shumë, në mënyrë që tëndërtojmë një shtet solid”. Ishin socialistët dheprogresistët e këtij vendi që ndërtuan një sistemtë ri nga hiri i vitit 1997.

Nuk ka javë më të rëndësishme se kjo që pombyllim për të shprehur respektin tonë për të gjithëata që kanë shërbyer në këtë vend, me të miratdhe me të këqijat e tyre. Kjo javë përkon me 10-vjetorin e Shqipërisë në NATO. Nuk fillon 10-vjetorii Shqipërisë në NATO me gjeneratën time politike,nuk fillon as 70- vjetori i NATO-s si organizatë, ecila pikë së pari është një aleancë politike dhe mëpas ushtarake, me ne këtu, por me të gjithë ata qëvuajtën burgjeve të komunizmit dhe që e kërkoninShqipërinë si gjithë Europa, me studentët eDhjetorit që u ngritën dhe nuk e imagjinonin dotkur e kërkonin Shqipërinë si gjithë Europa në vitin’90, se edhe pas 30 vjetësh Shqipëria ende do tëpërpëlitej në debatin: do t’i hapim apo nuk do t’ihapim negociatat.

Kjo është java kur ne duhet të përkujtojmë 10-

Viti 2019

146

Legjislatura e 9-të

vjetorin e kontratës më angazhuese që ky vendka me Bashkimin Evropian: Marrëveshjen eStabilizim-Asociimit dhe duhet të shohim nga fqinjëttanë, të kuptojmë se pse 10 vjet pas hyrjes nëfuqi të kësaj marrëveshjeje ne nuk kemi hedhurpërpara hapin vendimtar. Pse 13 vjet nga firmosjae kësaj marrëveshjeje në vitin 2006, ndërkohë qënë marrëveshje shkruhet shumë qartë, se brenda10 vjetëve do të përgatitet vendi për t’u anëtarësuarnë Bashkimin Europian, ne jemi këtu ku jemi? Kurflasim për mbyllje të tranzicionit, ne duhet tambyllim tranzicionin vetëm kur të përkojë me re-format, të cilat e afrojnë vendin me BashkiminEuropian.

Sot është dita për të shprehur mirënjohjen ndajshërbimit të jashtëm shqiptar. Sot është dita për tëshprehur mirënjohjen ndaj Ministrisë së Mbrojtjes,ndaj Forcave të Armatosura të këtij vendi. Janë dyinstitucione të krijuara më 4 dhjetor të 1912-ës;janë ndër të paktat pasuri që nuk i shkatërroi dotasnjë lloj regjimi; janë pasuri të cilat nuk mund tëvihen në pikëpyetje. Unë nuk jam mbrojtës asesi istatusquo-së, nuk jam as partizan i nostalgjive tëdikurshme, por aty ka burra dhe gra, të cilët kanëpunuar me përkushtim për Shqipërinë anëtare tëNATO-s. Aty ka burra dhe gra që kanë shërbyernë misione, kanë vëne jetën e tyre në rrezik përShqipërinë anëtare të NATO-s, për t’i rriturreputacionin ndërkombëtar këtij vendi edhe nëkushtet kur ne, klasa politike, kemi bërë baltënmullar në këtë vend.

Prandaj është dita që ne të kuptojmë dhe tëvlerësojmë mundin e heronjve të heshtur, enjerëzve të zakonshëm të këtij vendi, që e kanëbërë Shqipërinë më krenare seç mund ta ketë bërëklasa politike.

Ne jemi sot për sot në një udhëkryq të madh.Lexova Financial Times, një prej gazetave mëprestigjioze në botë. A e dini se me çfarë hapej nëfaqen e parë? Me foton selfie të Kryeministrit tëMaqedonisë së Veriut dhe Kryeministrit të Greqisëpër arritjen e madhe historike pas 3 dekadash. Unësot pyes: si ka mundësi, zoti Ruçi që, si politikanme eksperiencë, si ka mundësi zoti Ulqini, si kamundësi zoti Majko, e deri te kolegia që foli përherë të parë në këtë parlament, grekët emaqedonasit e gjetkan gjuhën për të parë përpara,ne nuk paskemi mundësi për të gjetur gjuhën menjëri-tjetrin?! A jemi të gjithë shqiptarë? A jemi pjesëe një kombi? Pse e kemi kaq të vështirë dheturpërojmë veten tonë lart e poshtë?! Pse nuk e

gjejmë dot gjuhën për të parë përpara?Çfarë do t’i themi sot ne një 30-vjeçari? Dëgjoni

një fakt të rëndësishëm: njerëzit që luftuan gjatëLuftës II Botërore po mbeten gjithnjë dhe më pakpër shkak të arsyeve biologjike. Njerëzit qëkontribuuan në komunizëm për atë qëkonsiderohet pasuria kolektive, sot ose janëdëshpëruar ose e kanë lënë këtë vend për shkakse pasuria u grumbullua në një rreth vicioznjerëzish.

Po 30-vjeçarëve që kanë lindur në vitet ‘89-’90,që nuk e dinë çfarë ishte komunizmi, si do t’uashpjegojmë këtë prapambetje në raport me fqinjët,jo me Europën e vlerave demokratike? Do tëvazhdojmë të themi që ishte faji i komunizmit, ishtefaji i Enverit?! 30 vjet janë më shumë se ngashpallja e Pavarësisë në vitin 1912 dhe fillimi iLuftës I Botërore, apo pushtimi i Shqipërisë ngaItalia fashiste. 30 vjet janë më shumë se periudhames dy luftërave botërore. 30 vjet nuk e justifikojnëdot votën dhe besimin që na kanë dhënëshqiptarët.

Prandaj është momenti i fundit që ne të shohimpër nga e ardhmja dhe të mos bëhemi nostalgjikëtë së shkuarës.

Shumë faleminderit!Gramoz Ruçi - Faleminderit, zoti Bushati!Fjalën e ka ministri i Brendshëm, zoti Lleshaj.

Përgatitet deputetja Evis Kushi.Sandër Lleshaj – Faleminderit, zoti Kryetar!Gjatë këtyre muajve të parë të detyrës, një ndër

preokupimet kryesore dhe një nga momentet mëtë vështira ka qenë komunikimi me familjarët e mbi224 policëve të rënë në detyrë, të cilët kanë dhënëjetën për të na kujtuar se ky vend është ende jonormal, për sa kohë detyrohet që për sigurinë e tijtë paguajë me jetën e aq shumë policëve. Teksazhvillohej kjo seancë, kam ndenjur me merakun emadh se mos ndonjë polic tjetër cenohet apodëmtohet nga marrëzia e një proteste, e cila nukka as kuptim dhe as objektiv për sa kohë një grupnjerëzish, që pretendojnë dhe konsiderohen sigrupim politik, por që për mua, në rastin më të mirëjanë një grup parapolitik, angazhon apo punësonqytetarë të verbër, të rinj, nganjëherë edheminorenë, që dhe të maskuar ngrenë dorën dhepërsëri qëllojnë me kapsolla, gurë e mjete të tjerakundër policisë së tyre, pa ditur se përse dhe nëfund të herës përfundojnë ose në shtëpitë e tyretë mjera, ose në qelitë e paraburgimit, ndërkohëqë masterat e tyre politikë vazhdojnë të artikulojnë

147

Legjislatura e 9-të Viti 2019

premtime për një Shqipëri të re, të cilën askushnuk e kupton se si do të jetë.

Megjithatë, unë do të përqendrohem pak tektema që ka të bëjë me zgjedhjet, për arsye sezgjedhjet janë kryeinstitucioni i çdo demokracie,për të cilat në Shqipëri flitet pak ose aspak. Muamë vjen mirë që sot kemi qetësi për të folur pakpër zgjedhjet, qetësi relative, kuptohet, në qoftëse marrim në konsideratë edhe faktin që përjashtabëhet pak zhurmë.

Ministria e Brendshme për shkak tëpërgjegjësisë së saj shtetërore, edhe si Ministri ePushtetit Vendor, pra që ka në fushën epërgjegjësisë edhe pushtetin vendor, ka njëpërgjegjësi të madhe në organizimin dhembarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Dua të ndalem në një aspekt të veçantë, i cilika të bëjë me regjistrimin e qytetarëve shqiptarë,me gjendjen civile. Dua të them se ditët e para tëdetyrës sime kam konstatuar me befasi e me habitë madhe se rreth 300 mijë shqiptarë nuk kishinende asnjë lloj adrese të regjistruar në regjistrinthemelor të shtetit, që është Regjistri i GjendjesCivile, aty ku qytetarët kanë të depozituar edheidentitetin e tyre si shqiptarë. Pra, rreth 300 mijëshqiptarë, në datën 9 dhjetor 2018 nuk kishin endeasnjë lloj adrese në Shqipëri, me përjashtim të disakodeve të pakuptimta 000, 999 apo 888, që do tëthotë asgjë. Besoj se pas një pune të mirë, që uorganizua me intensitet të lartë, u arrit që në datën3 mars 2019, pra në harkun e 2 muajve, afërsisht3 muajve afërsisht, ky numër të shkonte nga 300mijë pothuajse drejt zeros.

Sot kam kënaqësinë t’i njoftoj deputetët, poredhe qytetarët, se të paktën në regjistër tashmëshqiptarët kanë një adresë, e cila përfaqëson njëzhvillim të madh pozitiv në drejtim të mbarëvajtjessë zgjedhjeve. Nga ana tjetër, përfaqëson një hapshumë të vonuar, por gjithsesi tashmë të kryer, icili duhet të ndiqet nga hapi tjetër po aq irëndësishëm, që është implementimi edhe nëterren i një sistemi adresash, përpjekje e cila do tëna çojë dalëngadalë drejt vendosjes së njëstandardi minimal shtetëror, i një standardi tëmunguar në vendin tonë, ku gjatë këtyre pothuajse30 vjetëve u shkatërruan shumë nga gjërat baziketë shtetit. Përveçse u mbush me ndërtimeinformale, vendi u mbush dhe me qytetarëinformalë, për arsye që, siç ju thashë, rreth 300mijë syresh nuk kishin asnjë adresë në regjistrin etyre, qoftë edhe formale.

Puna e strukturave të Ministrisë së Brendshme,e njësive të qeverisjes vendore, e prefektëve, dotë vazhdojë në një faze intensive e cila synon tëvendosë në terren, pra fizikisht, një adresë në çdoderë shqiptare, në çdo rrugë shqiptare një emër,në çdo shesh shqiptar një emër dhe në çdo qytetapo fshat të Shqipërisë një emër. Kjo për arsye seedhe emrat e qyteteve dhe të fshatrave tëShqipërisë janë zhdukur nga qarkullimi në kuadrine kësaj historisë së çuditshme që ne e kemi quajtur“informale”. Në fakt, është ilegale ajo që kandodhur, por ne e kemi zbutur dhe kemi krijuar njëneologjizëm. Themi: “ndërtime informale”, “bizneseinformale”, që në gjuhën normale do të ishin tëgjitha të paligjshme, por ne e kemi relativizuar meelegancë politike dhe kemi mbërritur tek termi ‘in-formal’, aq sa kemi krijuar pastaj edhe agjenci tëmëdha shtetërore, të cilat adresojnë pikërishtinformalitetin.

Mendojmë se të paktën informaliteti në fushëne administrimit të territorit të emër-adresave, si dhetë elementeve të tjera, që sapo përmenda, duhettë marrë dalëngadalë fund, për arsye se jo vetëmzgjedhjet nuk mund të realizohen kurrë mestandardin e kërkuar në qoftë se nuk dimë se kubanojnë njerëzit dhe qytetarët e këtij vendi, por asshërbimet, aq të domosdoshme dhe aq shumë tënevojshme për qytetarët e këtij vendi, nuk mundtë ofrohen pa një sistem adresash, i cili ështëfunksional.

Besoj ju kujtohet të gjithëve se para disa ditëshgjykatat e Shqipërisë, për paradoksin më të madh,kërkonin në media adresën e ish-Presidentit tëvendit, për ta thirrur për një seancë gjyqësore.Është një detaj, i cili na bën që jo vetëm të qeshim,por të ndihemi pak me turp që pas pothuajse 30vjetësh përpjekje drejt demokracisë, jemi ende nëfazën që kërkojmë me gjykatë dhe me polici tëgjejmë adresën e ish-kreut të fundit të shtetit. Atyretë mëparshmëve, ndoshta është më vështirë t’ugjendjet në të vërtetë.

Sigurisht, për të realizuar këtë, Ministria eBrendshme, në bashkëpunim me organet e tjeratë qeverisjes vendore dhe prefekturat, kaorganizuar një proces dhe një plan ambiciozmasash, që shpresojmë dhe jemi besimplotë sedo të na çojë tek një sistem i ri, i cili i shërbenadministrimit të mirë të zgjedhjeve, për arsye setymi i krijuar nga mungesa e adresave ka krijuarkushtet që edhe administratorë të caktuar lokalëapo dhe aktorë të caktuar politikë, ta përdorin

Viti 2019

148

Legjislatura e 9-të

mungesën e adresës si një mjegull të nevojshmepër të realizuar edhe manipulime të caktuara,transferime zgjedhësish në mënyrë fiktive, shtimeartificiale të listave zgjedhore e kështu me radhë,duke prodhuar efekte të padëshiruara edhe nëprocesin zgjedhor e ndonjëherë edhe në rezultatinzgjedhor.

Në këtë proces një rol të madh do të marrinedhe prefektët, të cilët, si përfaqësues të qeverisëqendrore në nivelin vendor, kanë detyrën tëkoordinojnë përpjekjet e të gjitha institucioneve,degëve territoriale e njësive të qeverisjes vendore,për të mundësuar një proces zgjedhor, i cili duhettë shënojë edhe një kërcim kuantik pozitiv përpara,me qëllim që të kreditohet edhe si një arritje pozitivee Shqipërisë në procesin e integrimit të saj nëBashkimin Europian.

Një element tjetër i rëndësishëm në prag tëzgjedhjeve janë kartat e identitetit të qytetarëveshqiptarë. Ju e dini se gjatë vitit 2019 një numër imadh i kartave përfundon ose skadon, për arsyese shumica e tyre janë prodhuar në një hark tëshkurtër kohor, në vitin 2009. Përveç masave qëu morën nga ky Kuvend për zgjatjen e vlefshmërisësë tyre, Ministria e Brendshme po merr masa përkrijimin e kushteve, që problemi të mos spostohetnë fund të vitit 2019, por pajisja e qytetarëve mekarta të marrë fund gjatë vitit. Janë ndërmarrë hapatë rëndësishëm për përmirësimin e kushteve tëaplikimit. Dua të them se, megjithëse shqiptarëtmarrin sot një kartë të standardeve europiane,kushtet në të cilat ajo jepet, pra kushtet ku qytetarëtaplikojnë apo shpërndahen, nuk janë në të njëjtinnivel me vetë kartën. Pra, nuk kemi kushteeuropiane, ndonëse japim një kartë europiane.Ndaj ne kemi kërkuar dhe tashmë po zbatojmë nëterren disa masa, të cilat çojnë drejt krijimit tëmjediseve të reja të aplikimit për qytetarët.

Ky proces ka fi l luar në Tiranë, ku janëndërmarrë dhe janë kryer ndryshime substancialesa i përket cilësisë së aplikimit për qytetarët, dheky proces do të shtrihet në të gjitha qarqet, edhenë njësi të tjera administrative të vendit me qëllimqë qytetarët të marrin shërbimin e merituar nëkushte europiane për kartat e tyre, që janë tëstandardit europian. Politika dhe qasja që Ministriae Brendshme po ndjek për këtë është që të afrojmëzyrat e aplikimit te qytetarët dhe jo të afrojmëqytetarët te zyrat e aplikimit. Sigurisht që kjo do tëketë kosto, por kostoja është plotësisht ejustifikueshme përballë nevojave dhe

pretendimeve të drejta të qytetarëve të këtij vendi.Kështu që, ky proces vazhdon. Dua t’i inkurajojdhe t’u bëj thirrje gjithë qytetarëve të vendit, që tënxitojnë për t’i bërë aplikimet për kartat dhepasaportat e tyre, për arsye se data 31 dhjetor 2019vjen shpejt, ndaj duhet të evitohen të gjitha radhëtdhe presionet mbi zyrat e aplikimit në fund të vitit,gjë që na ndodh jo rrallë.

Njëkohësisht, në takimet që kam zhvilluar mekryetarët e bashkive të vendit kam diskutuar dhekam marrë prej tyre edhe një kërkesë tërëndësishme, e cila ka të bëjë me qendrat e votimit.Dihet se vendi ynë, për shkaqe të ndryshme tëinfrastrukturës, strukturës, nuk ka arritur ende tëketë mjedise të mjaftueshme për të organizuarzgjedhjet në mjedise publike. Një pjesë e madhee qendrave të votimit në Shqipëri janë mjedise pri-vate, nganjëherë janë edhe restorante, pijetore,mejhane, ku dita e zgjedhjeve shndërrohet në njëlloj rituali të pakëndshëm për shumë qytetarë, tëcilët te dera e lokalit ku shkojnë për të votuarndeshen dhe me gjysmën e fisit të pronarit.Shpeshherë intimidohen, shpeshherë vihen nëkushte të vështira, por jo rrallëherë edhe heqin dorëfare nga votimi, prandaj ne i kemi propozuarKomisionit Qendror të Zgjedhjeve që të aplikohetnjë standard tjetër, të hiqet dorë nga qendrat evotimit pranë mjediseve private dhe të aplikohenqendrat mobile ose të lëvizshme të votimit. Bashkiae Tiranës është gati për ta aplikuar, por mendojmëse në të gjithë vendin mund të aplikohet një stan-dard tjetër, i cili aplikohet në vendet e BashkimitEuropian, ku qendrat e votimit afrohen pikërishtnë vende publike, në vendet më të arritshme ngaqytetarët dhe eliminohet rituali i vizitës së tyre nërestorante e në pijetore për të votuar.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Ministër!Fjala për Evis Kushin.Evis Kushi – I nderuar Kryetar i Kuvendit,Të nderuar kolegë,Kjo maxhorancë e ka treguar gjithmonë se

është e hapur për dialog dhe e ka shtrirë dorën ebashkëpunimit për të gjitha forcat politike tëopozitës për çdo çështje. Madje jo vetëm përopozitën, por edhe për institucionet e ndryshme,për partnerët, për qytetarët pa dyshim, përshoqërinë civile. Këtë vullnet e ka treguar mePaktin për Universitetin, ku falë dialogut po izgjidhim një për një të gjitha kërkesat e studentëve,madje edhe më shumë se aq. E kemi treguar te

149

Legjislatura e 9-të Viti 2019

marrëveshja e majit të vitit 2017, ku përsëri falëdialogut dhe uljes në tryezën e bisedimeve, idhamë mundësinë opozitës të hynte në parlamente në zgjedhje, pavarësisht se opozita nuk i qëndroimarrëveshjes, por kjo është çështje tjetër. E kemitreguar te bashkëqeverisja me njerëzit, si dhe teplot iniciativa te tjera të kësaj maxhorance.

Të njëjtën filozofi për bashkëpunim dhe dialogkemi edhe sot për reformën zgjedhore, madje jovetëm sot, por që në momentin e parë, kur u krijuaKomisioni për Reformën Zgjedhore, në tetor të vitit2017, e ftuam opozitën, që të ishte pjesë e këtijkomisioni, me të drejta të barabarta, duke imirëpritur të gjitha sugjerimet, të gjitha kërkesat,të gjitha shqetësimet e saj. Ishim të hapur për këtondryshime, me kushtin e vetëm që këto të merrnindakordësinë dhe miratimin e OSBE/ODIHR-it.

Komisioni ka zhvilluar shumë tryeza diskutimipër çështje nga më të ndryshmet, të cilat lidhen jovetëm me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, poredhe me shqetësimet që vetë opozita ka shfaqurpër zgjedhjet e kaluara apo për çështje të tjera. Ekam fjalën për financimin e partive politike, e kamfjalën për votën e emigrantëve, e kam fjalën përçështje që lidhen me shitblerjen e votës apo mepërfshirjen e medieve gjatë fushatave elektorale,e kështu me radhë.

Të gjitha këto kanë qenë tema diskutimi nëtryezën e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Nëtë gjitha këto tryeza kanë qenë të ftuar e kanëmarrë pjesë edhe përfaqësues nga shoqëria civile,edhe përfaqësues nga Komisioni Qendror iZgjedhjeve, edhe përfaqësues nga Ministria eBrendshme, nga Ministria e Drejtësisë, si dhe ngaplot institucione të tjera.

I përmend këto pikërisht për të thënë se punae këtij komisioni ka qenë e hapur dhe transparente,dhe vullneti për dialog e bashkëpunim ka qenë qënë momentet e para. Por, pavarësisht vullnetit tonëpër dialog, pavarësisht gatishmërisë sonë për tëqenë të hapur ndaj sugjerimeve të opozitës,opozita e ka refuzuar për më shumë se një vit egjysmë pjesëmarrjen në këtë komision, madjeedhe pavarësisht thirrjeve që bëninndërkombëtarët, OSBE-ja apo Komisioni Europianpër përfshirjen dhe pjesëmarrjen e opozitës në këtëkomision.

Kjo sjellje e opozitës është e pakuptimtë, ështëabsurde, po t’i referohesh edhe kauzës sëopozitës, që është: “Zgjedhje të lira e të ndershme”.Nga njëra anë kërkojnë zgjedhje të lira e të

ndershme, nga ana tjetër refuzojnë të vijnë e tëbashkëpunojnë për të garantuar pikërisht zgjedhjete lira e të ndershme. Kjo do të thotë se kypretendim i opozitës është thjesht demagogji,është thjesht alibi për humbjet në zgjedhjet eradhës, alibi për të penguar reformën në drejtësi,alibi për të penguar hapjen e negociatave e kështume radhë. Megjithatë, ne edhe sot, edhe pse atajanë jashtë parlamentit pas djegies së mandatevetë tyre, përsëri i ftojmë të vijnë në tryezën ediskutimeve, në Komisionin e Reformës Zgjedhore,për të dhënë kontributin e tyre, për tëbashkëpunuar me të drejta të barabarta njësoj sianëtarët e tjerë, njësoj si partitë e tjeraparlamentare, që janë pjesë e këtij komisioni.

Për fat të keq, sot jemi shumë vonë për t’imundësuar të gjitha ato ndryshime në KodinZgjedhor për zgjedhjet e 30 qershorit; jemi shumëvonë për të mundësuar të gjitha ndryshimet nëKodin Zgjedhor, që ne i kishim premtuar dhekishim marrë iniciativë që në momentet e para,sepse në draftin fillestar ne kishim përfshirë edhevotën e emigrantëve, edhe depolitizimin ekomisioneve zgjedhore, të administratëszgjedhore, edhe votimin elektronik. Sot jemishumë vonë për t’i realizuar këto premtime nëzgjedhjet e 30 qershorit.

Megjithatë, ne nuk tërhiqemi, këto janëpremtimet dhe angazhimet tona dhe ne uqëndrojmë atyre, sepse ato janë sfidat tona tëradhës. Patjetër, pas 30 qershorit ne do të ulemidhe do të vazhdojmë të insistojmë që këto tëbëhen realitet, së bashku me ashpërsimin e KoditPenal për veprat, që lidhen me blerjen apo meshitblerjen e votave. Jam shumë dakord meshqetësimet që i ngritën edhe përfaqësuesit eopozitës këtu për blerjen apo shitblerjen e votës.Këtij fenomeni do t’i vijë fundi. Pa diskutim, ky ështënjë tjetër angazhim yni dhe ne jemi të vendosur tabëjmë këtë sa më parë.

Sfida jonë e radhës janë zgjedhjet e 30qershorit. Të miratojmë sa më parë ndryshimet nëKodin Zgjedhor, të propozuara nga OSBE/ODIHR-i, të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershmepër qytetarët shqiptarë dhe ajo që është akomamë e rëndësishme, të ofrojmë kandidatë cilësorënë këto zgjedhje, që janë profesionistë të mirë,qytetarë të mirë, me integritet dhe me dinjitet.

Shumë faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zonja Kushi!Fjalën e ka ministri i Bujqësisë, zoti Çuçi!

Viti 2019

150

Legjislatura e 9-të

Bledar Çuçi – Faleminderit, Kryetar!Të nderuar kolegë,Sot është një ditë e rëndësishme për të

diskutuar për veprimtarinë e KQZ-së për faktin sejemi në limitet e përmbushjes së një detyrimi, qëkemi nga progresraporti i fundit i BE-së përShqipërinë, që lidhet me adresimin e të gjitharekomandimeve të OSBE/ODIHR-it për 3 zgjedhjete fundit në Shqipëri.

Kjo është një ditë e rëndësishme edhe për faktinse opozita ndodhet sot në një gjendje limbo, praedhe jashtë, edhe brenda, as jashtë, as brenda.As ajo vetë nuk e di tamam se ku është dhe neve,si maxhorancë na duhet të mbajmë gjithë këtëpërgjegjësi para qytetarëve shqiptarë dhe parapartnerëve tanë ndërkombëtarë.

Për sa i përket asaj pjese të opozitës që ështëjashtë, i them se ka pasur të gjitha hapësiratligjore dhe joligjore për t’i shkruar bashkërishtrregullat që do t’i garantonin jo vetëm kësajopozite, por çdo lloj opozite në të ardhmen,zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ishin ata qëkërkuan që në çeljen e sesionit parlamentar paszgjedhjeve të vitit 2017, ngritjen e një komisioniparlamentar ad hoc, që në mënyrë paradoksalequhet kështu, sepse ai është ndoshta komisionimë permanent në këtë parlament, të paktën për15-20 vjet. Ne, padyshim, iu përgjigjëm menjëherëkësaj kërkese dhe kërkesave të tyre që të dilnimpërtej kërkesave të OSBE/ODIHR-it në lidhje merekomandimet për zgjedhjet e fundit dhe të fillonimtë diskutonim më gjerë për një set rregullash, qëdo të krijonin një shtrat besimi për çdo forcë politike,qoftë parlamentare, qoftë jo parlamentare, që dotë hynte dhe do të merrte pjesë në zgjedhjet eradhës. Hartuam një axhendë, sipas kërkesave tëopozitës dhe bëmë një proces gjithëpërfshirës jovetëm në konsideratën tonë, por në konsideratëne të gjithë partnerëve ndërkombëtarë dhe të gjithëasaj pjese të shoqërisë civile, që është eangazhuar dhe e interesuar për zgjedhjet nëShqipëri, një proces i hapur, si asnjë herë tjetër.

Përveç takimeve të tjera të KomisionitParlamentar për Reformën Zgjedhore, kemi bërë6 tryeza të mirëfillta me pjesëmarrjen e ekspertëvemë të mirë europianë e më gjerë dhe të shoqërisëcivile për të adresuar një për një rekomandimet eOSBE/ODIHR-it, si dhe 2 kërkesat që ishin jashtërekomandimeve të OSBE/ODIHR-it: kërkesa qëlidhej, së pari, me kërkesën tonë të vazhdueshmepër përfshirjen e emigrantëve në procesin

zgjedhor, që të votojnë aty ku ata banojnë dhe sëdyti, kërkesa që lidhej drejtpërdrejt, gati si njëkusht i vënë nga opozita, për përdorimin eteknologjisë në zgjedhje, pra për votimin dhe përnumërimin elektronik.

Sa për informacion po ju them në cilësinë ebashkëkryetarit të atij komisioni, se të gjitharekomandimet e dala nga tryezat janë hartuar ngapërfaqësuesi i opozitës (bashkëkryetari) nëKomisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore,një për një. Ato janë votuar me përkrahjen e pjesëssonë, 9 deputetë përfaqësues të maxhorancës.Pas përfundimit të këtij procesi duhej të hartonimrekomandimet për të krijuar një klimë besimi, qëmendohet se është gjëja më e domosdoshme nëraste të tilla, u kërkuam partnerëve tanë dhekonkretisht, Ambasadës Gjermane dhe 2fondacioneve kryesore gjermane, që të nafinanconin kontraktimin e dy ekspertëve më tëmirët në Shqipëri për hartimin e ligjeve të kësajnatyre, të amendimeve të Kodit Zgjedhor në bazëtë rekomandimeve të dala nga KomisioniParlamentar për Reformën Zgjedhore. Tashmëdihet publikisht që të dy ekspertët nuk ishin gjëtjetër, veçse 2 ish-deputetë të opozitës dhe 2 ish-ministra të PD-së, kur ajo ishte në qeverisje.Megjithëse u krijuam gjithë këtë hapësirë, atafilluan pa asnjë shkak, të bojkotonin në fillim tëvjeshtës së vitit të kaluar këtë komisionparlamentar. E theksoj, pa asnjë shkak.

Gjithsesi, të ndodhur përballë njëpërgjegjshmërie që kishim ndaj shqiptarëve dhendaj partnerëve tanë në rrugëtimin tonë drejt BE-së, ne vendosëm që, për sa u përkisterekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, të kishimvariantin tonë të hartuar pikërisht nga 2 ekspertëte zgjedhur nga ambasada gjermane dhe nga 2fondacionet gjermane.

Edhe me vazhdimin e disa tentativave që patëmme përfaqësuesit e opozitës gjatë dimrit të vitit2018, nuk arritëm dot t’i bindnim dhe t’i kthenimnë parlament me vullnetin për të miratuar një setrregullash, mendimesh, që do të adresonin sëbashku edhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për3 zgjedhjet e fundit, edhe përdorimin e teknologjisënë zgjedhje për votimin dhe numërimin elektronik,edhe përfshirjen e emigrantëve në procesinzgjedhor, aty ku ata banojnë.

Kështu, ne si grup parlamentar vendosëm qëpavarësisht refuzimit të tyre, këtë dokument tëhartuar si rezultat i këtij procesi transparent dhe

151

Legjislatura e 9-të Viti 2019

gjithëpërfshirës, të shkruar nga 2 ish-ministra tëPD-së, ta dorëzonim në parlament të paktën përt’u thënë shqiptarëve dhe partnerëve tanëndërkombëtarë që ne mbetemi gjithmonë forca mëe përgjegjshme politike në Shqipëri dhe ështëdetyrimi ynë ta çojmë përpara këtë çështje. Mbitë gjitha, është një detyrim që buron nga njëdokument i rëndësishëm për Shqipërinë nërrugëtimin e saj drejt BE-së, progresraporti i funditpër Shqipërinë.

Besoj se çdo tentativë tjetër që ne do të bëjmëqë një dokument i tillë të miratohet në parlamentnë mënyrë sa më konsensuale qoftë me opozitënbrenda parlamentit, qoftë me atë jashtëparlamentit, do t’i shërbejë gjithmonë të mirës sëShqipërinë dhe shqiptarëve.

Dy fjalë të fundit për opozitën brendaparlamentit. Ajo duhet ta shohë dhe t’i japë rëndësipjesës së adresimit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri dhetë bëhet pjesë e komisionit apo trupës që do tëngrejë ky parlament për të propozuar ndryshimete mundshme. Nëse duan të bëhen një opozitëserioze, duhet ta kuptojnë shumë mirë që nukështë vetëm çështja e sistemit ajo që do t’ugarantojë atyre një pjesëmarrje dhe një përfaqësimnë parlamentin shqiptar, sipas vullnetit tëshqiptarëve, por janë edhe detajet. Ndoshta djallifle te detajet. Kështu, të gjitha ato rekomandimenuk bëjnë gjë tjetër, veçse tentojnë të rregullojnëkëto detaje në mënyrë që të kemi një proces samë të lirë dhe sa më të rregullt zgjedhor.

Unë mendoj se çështja për sistemin zgjedhorështë një çështje dhe një diskutim kushtetues, qëduhet ta diskutojë jo vetëm salla e parlamentit,por e gjithë shoqëria shqiptare, e cila duhet tëadresohet pak më vonë. Ne sot kemi disaimpenjime dhe detyrime të tjera, për fat të keq, nëlimite kohore, në mënyrë që të plotësojmë pikërishtrekomandimet e OSBE/ODIHR-it në lidhje me trizgjedhjet e fundit në Shqipëri. Jam i bindur qëopozita brenda parlamentit do ta kuptojë dhe dotë na bashkohet në këtë angazhim tonin të fundit.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Çuçi!Fjalën e ka deputetja Antoneta Dhima.Më pas do të flasë ministrja e Financave.Antoneta Dhima - I nderuar zoti Kryetar i

Kuvendit,Të nderuar kolegë deputetë dhe kolege

deputete,

Të dashur qytetarë,Në seancën e sotme plenare po diskutojmë për

raportin e veprimtarisë vjetore të KomisionitQendror të Zgjedhjeve për vitin 2018. Duke parërëndësinë që kanë ndryshimet në Kodin Zgjedhornga Kuvendi, me fillimin e sesionit të parë të kësajlegjislature, me vendimin nr. 102/2017, datë 13tetor 2017, është ngritur dhe ka funksionuarKomisioni i Posaçëm Parlamentar për ReformënZgjedhore, i cili ka si objektiv të veprimtarisë sëtij hartimin e ndryshimeve të kuadrit ligjor zgjedhorbazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për 3zgjedhjet e periudhës 2013-2017, rekomandimete institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet dhepropozimet e partive politike, të cilat kanë marrësecila jo më pak se 1% të votave në zgjedhjet efundit të Kuvendit të Shqipërisë.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar përReformën Zgjedhore gjatë veprimtarisë së tij kapërcaktuar objektivat e punës, ka miratuar planine punës, metodologjinë dhe kalendarin e punësdhe ka zhvilluar 14 mbledhje gjithsej. Gjatë kësajperiudhe ky komision ka zhvilluar 3 seancadëgjimore me organizatat e shoqërisë civile, të cilatkanë në fokus të veprimtarisë së tyre çështjet qëlidhen me administrimin e procesit zgjedhor, përtë cilat përfaqësuesit e këtyre organizatave kanëparaqitur problematikat që kanë identifikuar nëproceset e mëparshme zgjedhore, si dhepropozimet në proceset e mëparshme zgjedhore,si dhe propozimet e tyre për mënyrën e trajtimit tëkëtyre çështjeve nga ana e këtij komisioni. Pokështu, nga ana e këtij komisioni është kërkuarbashkëpunim në nivel ekspertësh me zyrën eOSBE-ODIHR-it në Varshavë dhe në Komisionine Venecies, si dhe është kërkuar asistencë teknikenga prezenca e OSBE-së dhe nga zyra e Këshillittë Europës në Tiranë.

Me mbështetjen e prezencës së OSBE-ODIHR-it dhe zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, sidhe bazuar në metodologjinë e punës së miratuarnga ana e komisionit, janë organizuar tetë tryezateknike, ku janë trajtuar çështje të identifikuara siprioritare dhe në funksion të adresimit tërekomandimeve të OSBE-ODIHR-it, të cilët i kanëreflektuar në raportet e tyre për tri zgjedhjet e fundit:2013, 2015 dhe 2017.

Disa nga temat më të rëndësishme, të cilat janëtrajtuar nga ana e ekspertëve, si dhe evidentimi ipraktikave ndërkombëtare nga ana e prezencëssë OSBE-ODIHR-it dhe zyrës së Këshillit të

Viti 2019

152

Legjislatura e 9-të

Europës në Tiranë kanë qenë: fushata dherekomandime kyçe të OSBE-ODIHR-it; rregullimii financimit të partive politike dhe fushatavezgjedhore; rekomandime dhe opsione përreformën; teknologjitë e reja të votimit; shitblerja evotës; përdorimi i burimeve shtetërore për qëllimeelektorale; votimi i shtetasve shqiptarë nga jashtëvendit; administrata zgjedhore, si dhe media gjatëfushatës zgjedhore.

Të gjitha këto tryeza që ka zhvilluar komisioni iposaçëm parlamentar për realizimin e reformëszgjedhore janë zhvilluar me pjesëmarrjen eshoqërisë civile, të cilat në fokus të veprimtarisësë tyre kanë monitorimin e procesit zgjedhor nëShqipëri, me përfaqësues të institucionevepërgjegjëse, si: KQZ-ja, Ministria e Brendshme,Ministria e Drejtësisë e të tjerë, të cilët kanë qenëaktivë së bashku me grupin e deputetëve në pyetjetqë u kanë drejtuar ekspertëve dhe në dhënien eopinioneve të tyre për temat e diskutuara në këtotryeza.

Bazuar në raportet dhe rekomandimet e OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e zhvilluara në vitet 2013,2015 dhe 2017 në Shqipëri, si dhe nërekomandimet e ekspertëve të OSBE-ODIHR-it,të shoqërisë civile dhe problematikave që janëngritur gjatë takimeve në këto tryeza, është hartuarnjë projektligj për amendime në Kodin Zgjedhor, icili i është dërguar Komisionit të Posaçëm tëReformës Zgjedhore, i cili ka zhvilluar një takimkonsultativ me kryetarët e partive parlamentare dhejoparlamentare, përfaqësues të shoqërisë civile,të cilët në fokus të aktivitetit të tyre kanëmonitorimin e procesit zgjedhor; përfaqësues tëshoqatave dhe medieve, si dhe përfaqësues tëtrupave diplomatikë, ku përfaqësues të partivejoparlamentare sugjeruan dhe dhanë mendime përpërmirësimin e projektligjit të paraqitur.

Po kështu, nga ana e kolegëve tëmaxhorancës, të cilët janë anëtarë të Komisionittë Posaçëm të Reformës Zgjedhore, ështëdiskutuar dhe depozituar si nismë ligjore projektligji“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019“Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, indryshuar”.

Partia Socialiste është e vendosur për ta çuarpërpara reformën zgjedhore, me konsensus sa mëtë gjerë politik dhe në konsultim të ngushtë meinstitucionet ndërkombëtare, që monitorojnëstandardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Edhe pse Partia Demokratike dhe Lëvizja

Socialiste për Integrim i dogjën mandatet, duke ularguar nga Kuvendi, ne jemi të gatshëm tëdiskutojmë me opozitën e re, e cila sot në Kuvendka deputetët e saj, për të miratuar reformënzgjedhore, për të cilën ndërkombëtarët kanë bërëdisa herë thirrje për ta miratuar sa më shpejt.

Në seancën e sotme plenare do të miratohendisa ndryshime në përbërjen e Komisionit tëPosaçëm të Reformës Zgjedhore, ndryshime tëcilat i garantojnë Partisë Demokratike të njëjtat tëdrejta si Partia Socialiste, përfshirë edhe të drejtëne vetos. Pranë komisionit do të caktohet njëvëzhgues nga Partia Demokratike, i cili do të ketëtë drejtat që ka edhe bashkëkryetari. Ndërkohë,mandati i Komisionit të Posaçëm për ReformënZgjedhore do të shtyhet deri në datën 5 maj, qëështë edhe momenti i fundit kur Partia Socialistedo të presë opozitën. Në të kundërt, maxhorancado t’i miratojë e vetme ndryshimet në KodinZgjedhor, pasi ky është një prej kushteve qëBashkimi Europian i ka vendosur Shqipërisë përhapjen e negociatave.

Tashmë është e qartë se është shumë vonë qëtë zbatohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe nëzgjedhjet e 30 qershorit do të shkohet me kodin emiratuar në korrik të vitit 2012. Ndërkombëtarëtkanë theksuar në mënyrë të vazhdueshme dhekanë ritheksuar se qeveria dhe parlamenti janëlegjitimë, si dhe zgjedhjet lokale dhe parlamentaredo të kryhen në afatet e përcaktuara në KodinZgjedhor dhe jo nga presioni politik i opozitës.

Palët duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrëndhe të gjejnë kompromisin, pasi kultura ekompromisit është një kulturë e mësuar ngaBashkimi Europian. Kultura e kompromisit i lejonpalët politike të ecin përpara.

Ashtu siç reforma në drejtësi për Shqipërinëështë një histori suksesi, për të cilën ne mund tëkrenohemi, sidomos në procesin e vetingut, i ciliështë unik në të gjithë botën, edhe reformazgjedhore mund të jetë përsëri një histori suksesipër Shqipërinë dhe plotësim i kushtit përanëtarësimin e saj në Bashkimin Europian.

Jo më larg se dje komisioneri Hahn, për herëtë parë, shpalosi rekomandimin e KomisionitEuropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut:“Ne duhet të shohim te një perspektivë afatgjatëdhe në Komisionin Europian në fund të muajit majdo të prezantojmë progresraportin për çdo vendnë rajon, duke përfshirë edhe Turqinë. Në bazë tëasaj që ne kemi vërejtur do të bëjmë rekomandimin

153

Legjislatura e 9-të Viti 2019

për Maqedoninë e Veriut, gjithashtu edhe përShqipërinë, që këto vende duhet të nisin fazënparapërgatitore për çeljen e negociatave përanëtarësimin, çka do të bëhet zyrtarisht”, - theksonai.

Aktualisht, ka ardhur koha që të gjithainstitucionet shtetërore, shoqëria civile, sektoriprivat, partitë politike, pra të gjithë njerëzit tëpunojnë së bashku për vendimin e qershorit. Ndaji uroj suksese Komisionit Qendror të Zgjedhjevenë veprimtarinë e tij për vitin 2019! I ftoj të gjithëkolegët dhe koleget deputete ta miratojnë rezolutënpër vlerësimin e veprimtarisë së KomisionitQendror të Zgjedhjeve për vitin 2018.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Fjalën e ka ministrja e

Financave dhe Ekonomisë, zonja Anila Denaj. Tëpërgatitet zonja Mesi.

Anila Denaj – I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit,Të nderuar deputetë,Zgjedhjet në vetvete përbëjnë një kusht

themelor për ushtrimin e një demokraciefunksionale në të gjithë formën dhe ekzistencën esaj substanciale, por, mbi të gjitha, përcaktojnë njëparakusht të rëndësishëm të klimës së të bëritbiznes, me një ndikim të drejtpërdrejtë në raportme zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik brendaparametrave të parashikuar.

Viti që lamë pas u shoqërua me një bilanc mjaftpozitiv të treguesve makroekonomikë. Rritjaekonomike në nivelin më të lartë në dhjetë vjetët efundit, në kuotën e mbi 4%, ka qenë një rritjecilësore, me ndikim të drejtpërdrejtë në punësim.Norma e papunësisë shënoi nivelin më të ulët tëviteve të fundit, duke arritur parametrin e 12,4%dhe po vazhdon të ketë të njëjtin ritëm. Vetë raportii Bankës Botërore për trendin e punësimit nëBallkanin Perëndimor konfirmon edhe një herë këtëtregues. Nga ana tjetër, është arritur angazhimiynë për të kontrolluar normën e borxhit publik dhedetyrimet e prapambetura, madje duke e ulurborxhin në masën 67,2%, ndërkohë që paralelishtviti i kaluar tregoi se niveli i investimeve të huajaështë rritur, duke arritur në nivelin e mbi 1 miliardeurove ose, thënë ndryshe, një rritje prej 14%krahasuar me një vit më parë.

Ky trend është në bashkëveprim dhe koordinimme partnerët tanë ndërkombëtarë, përfshirë këtuBankën Botërore dhe Bashkimin Europian, me tëcilët kemi një sërë bashkëpunimesh në nivelprojektesh dhe marrëveshjesh bilaterale me fokus

standardizimin e procesit tonë integrues. Një prejkëtyre bashkëpunimeve është edhe vizioni istrategjisë së reformës së menaxhimit të financavepublike për të siguruar një sistem financiar publik,që promovon transparencën, llogaridhënien,disiplinën fiskale dhe efikasitetin në menaxhimindhe përdorimin e burimeve publike përpërmirësimin e ofrimit të shërbimeve dhe zhvilliminekonomik, sipas standardeve dhe direktivave tëBashkimit Europian. Por ruajtja e qëndrueshmërisëdhe zhvillimi i mëtejshëm i ekonomisë së vendit,punësimit dhe rritjes së kapitalit nga investimet ehuaja, vihet në dyshim nga kriza artificiale politikee krijuar kohët e fundit nga opozita.

Fatkeqësisht jo vetëm qeveria, por dhe të gjithëfaktorët dhe institucionet financiare kombëtare dhendërkombëtare deklarojnë unanimisht se situatapolitike në vend është e dëmshme për ekonominëe vendit. Këtë e konfirmojnë Banka e Shqipërisë,e cila konstaton se situata e tensionuar politike nëvend është një faktor, i cili mund të zhvendosëzhvillimet ekonomike poshtë pritjeve të skenaritbazë, Fondi Monetar Ndërkombëtar, KomisioniEuropian, përfaqësitë e huaja diplomatike nëTiranë. Madje jo më larg se dje vetë BankaBotërore, nëpërmjet një konference shtypi, deklaroise pasiguria politike e krijuar në vend frenon rritjenekonomike dhe tërheqjen e investimeve të huajanë vend. “Kjo pasiguri”, citoj raportin “është njëmundësi stopimi në klimën e biznesit”.

Kjo krizë artificiale natyrisht që dëmton procesetdemokratike dhe integruese të vendit, sikurse prekçdo shqiptar që ka një biznes apo një dyqan, sadotë vogël apo të mesëm, dhe në këto kushte kamundësi të konsumojnë më pak. Është pasiguriaqë ndikon në tregjet financiare dhe nevojën eindividit për konsum, duke ulur normën eshpenzimit. Janë operatorët turistikë, nga njëfamilje që menaxhon një bujtinë të vogël e deri tehotelet me 5 yje, të cilët vetëm për vitin 2018 rritënkapacitetin e tyre, duke pritur 6 milionë vizitorëbrenda vitit 2018.

Ne, si qeveri, kemi mundësuar politikat tonafiskale për t’i lehtësuar bizneset që operojnë nëkëtë sektor, duke ulur TVSH-në në masën 6% përhotelet me 5 yje. Turizmi është sektori që kandjeshmërinë më të madhe nga imazhi i vendit.Ne duhet jemi të vetëdijshëm për dëmin që ushkaktojmë gjithë familjeve shqiptare që mbahennga kjo industri, sikurse të gjithë ekonomisë nëtërësi. Kjo vihet re edhe në sektorë të tjerë, duke

Viti 2019

154

Legjislatura e 9-të

shtrirë ndikimin që ka kriza politike në nivel makro.Fakt është se në muajin shkurt treguesitmakroekonomikë nuk kanë qenë në nivelin epritshmërive tona bazë, por u vu re një ulje e lehtëe eksporteve dhe e mbledhjes së të ardhurave.

Në këto kushte, i bëjmë thirrje opozitës tëkontribuojë në proceset integruese, demokratikedhe zhvillimore të vendit, duke u rreshtuar krahinteresit të vendit për të ruajtur statusin aktual tëzhvillimit ekonomik dhe qëndrueshmërinë eproceseve demokratike.

Gjithsesi, ne si qeveri punojmë çdo ditë, dukeshënjestruar si standard partnerët tanë strategjikëe direktivat e tyre dhe jemi të angazhuar që taçojmë përpara vullnetin tonë politik për të ruajturqëndrueshmërinë ekonomike, mbështetur dhezbutur gjithmonë e më shumë klimën për biznesinvendas dhe tërheqjen e investitorëve të huaj, mesynim rritjen e punësimit, uljen e borxhit publik,duke plotësuar kriteret integruese që i duhen venditpër të qenë nesër pjesë e tregut të nesërmeuropian.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Fjalën e ka zonja Mesi. Të

përgatitet deputeti Niko Peleshi.Senida Mesi – I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit,Të nderuar kolegë deputetë,Në këtë seancë po shqyrtojmë raportimin e

veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjevepër vitin 2018.

Sigurisht, na është paraqitur edhe njëprojektrezolutë e përgatitur nga Komisioni përÇështjet Ligjore, Administratën Publike dhe tëDrejtat e Njeriut, ku evidentohen jo vetëmproblematikat, por edhe çfarë duhet të ndryshojë,me qëllim që zgjedhjet e qershorit të këtij viti t’imarrin parasysh ndryshimet dhe rekomandimetpërkatëse. Në fakt, sot gjendemi para një situate,ku një skenar i mundshëm është edhemospjesëmarrja e opozitës në zgjedhjet vendore.

Thuhet se Uinston Çurçill, pas humbjes sëzgjedhjeve, pas Luftës së Dytë Botërore, pasi stafii tij i kishte komunikuar rezultatin e zgjedhjeve, ishteshprehur: “Për këtë ditë keni luftuar”. E pra, lartësiae këtij mendimi duhet të udhëheqë edhe logjikënpolitike të zgjedhjeve të ardhshme.

Dua të sjell në vëmendjen e politikës sedemokracia është në plan të parë. Për UinstonÇurçillin kishte fituar demokracia. Por edhe neduam që të fitojnë parimet demokratike më tepërsesa parimet e partive tona respektive.

I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit,Të nderuar kolegë,Çdo ditë gjatë diskutimeve tona jo vetëm këtu

në Kuvend, por kudo, në rendin e ditës kemiprocesin e integrimit të Shqipërisë në BashkiminEuropian.

Sot shohim gjendjen aktuale të vendeveeuropiane, por nuk shohim procesin se si ato kanëarritur aty ku janë sot. Sigurisht, epiqendra e këtijzhvillimi është dialogu institucional dhe komunikimireciprok. Por sot mundësia e dialogut ka rënë nënivelet më të ulëta të mundshme. Është përgjegjësie çdo politikani që ta rrisë këtë nivel.

Sot Kuvendi i Shqipërisë e ndien mungesën eopozitës, edhe pse kemi dy palë përfaqësuese.Mendoj se kemi një opozitë, e cila është brendaparlamentit, këtu në sallë, por nuk njihet nga partitëe tyre politike, dhe një opozitë, e cila është jashtëdhe, nga njëra anë, për ne bëhet më e vështirëarritja e këtij dialogu dhe ndoshta bëhet më e lehtënga pjesa e oponencës. Por sot mund ta konsiderojsi një mundësi dhe moment të volitshëm përopozitën, për të filluar pikërisht këtë dialog, patjetërkonstruktiv, për të ardhmen e vendit dhe tëShqipërisë.

Sot Europa i ka sytë te ne, ndaj më lejoni tëcitoj pjesën e fundit të shkrimit në varrin e filozofittë madh Kant, ku thuhet: “Qielli me yje mbi muadhe ligji moral brenda meje”.

Reformat e ndërmara në këto vite qeverisjejekanë të njëjtin synim, të tregojnë se mbi ligjin nukqëndron askush, ligji është mbi të gjithë, të gjithëjemi të barabartë përpara ligjit. Në qoftë se përKantin ligji moral kishte të bënte me jetën e tijpersonale, për një popull duhet të jetë ai ligj qëvetë populli e vendosi nëpërmjet përfaqësuesvetë tij në Kuvend. Qielli me yje për ne është flamurieuropian, atje ku ne punojmë dhe duam të shkojmënga ana politike, sepse nga ana gjeografike kemiqenë gjithmonë pjesë e Europës.

Zgjedhjet politike dhe ato vendore janë gurikilometrik i çdo procesi demokratik. Në këtëkontekst, për shkak të përfshirjes në procesin eintegrimit europian dhe zhvillimit të qëndrueshëmtë Shqipërisë, mendoj se është shumë thelbësoredhe historike pjesëmarrja në zgjedhje. Pjesëmarrjanë zgjedhje është përgjegjësi e pozitës, opozitësdhe e të gjitha partive politike që kanë marrëpërsipër një detyrë të tillë, kurse mospjesëmarrjacenon jo vetëm proceset demokratike, por ata qëvendosin me papërgjegjshmëri për ta abandonuar

155

Legjislatura e 9-të Viti 2019

këtë detyrë, do të shkrihen pasi nuk do të kenëmë as përkrahjen e popullit.

Vetingu, reforma në drejtësi, lufta kundër krimittë organizuar, reforma në administratën publike,lufta kundër korrupsionit, reformat për drejtat enjeriut me fokus të drejtën e pronës, të drejtat egrave, fëmijëve, personave apo shtresave tëmargjinalizuara dhe pakicave janë prioritetet qëShqipëria ia ka vendosur vetes jo thjesht si detyrimpër të qenë pjesë integrale e Bashkimit të Europës,por janë të rëndësishme për mirëqenien e vendittonë dhe të domosdoshme që Shqipëria të ecëpërpara.

Këto janë prioritetet e rëndësishme të qeverisëShqiptare për t’i thënë po Europës dhe për t’ushkëputur njëherë e mirë nga e kaluara.

Tashmë të gjithë e kanë mësuar se kush nuk edo reformën në drejtësi. Sa më shumë i afrohemivijës finale të kësaj reforme, aq më e egër bëhetopozita. Dhuna përsëritet çdo javë, protestat medatë dhe vend të përcaktuar sa herë fillon seancaplenare janë as më shumë dhe as më pak frikanga drejtësia e re, e cila nesër nuk do të pyesënëse je politikan apo jo, ke para apo jo, nëse njehndonjë politikan apo jo, por thjesht do të zbatojëligjin, asgjë tjetër përveç ligjit dhe kushdo që shkelkëtë ligj duhet të japë llogari. Unë besoj se askushnuk mund ta pengojë atë që është nisur, por mundta ngadalësojë, sikurse e ngadalësuan gjatë këtyredy javëve.

Po presim që ministria përkatëse të na sjellëedhe dy projektligjet që kanë ngelur pezull, por qëfinalizojnë reformën në drejtësi, të cilat do tëdiskutohen në Komisionin e Ligjeve, por jo vetëm.Sigurisht, tashmë që në Kuvend kemi rreth 100deputetë, me dëshirën dhe premtimin që do tëvotojnë çdo projektligj që është pro anëtarësimittë Shqipërisë në Bashkimin Europian, edhe këtoprojektligje do të miratohen.

Zgjedhjet e 30 qershorit të këtij viti janëvendimtare për proceset demokratike. Ngritja eKomisionit të Posaçëm Parlamentar për realizimine Reformës Zgjedhore është një nga vendimet ehershme të këtij Kuvendi, në tetor të vitit 2017.Nuk dua të kaloj në detaje pasi këtë e bënë kolegëte mi, por dua të them se është një komision, i cilika pasur dy bashkëkryetarë, me kompozim tëbarabartë të anëtarëve të maxhorancës dhe tëopozitës dhe objektiv shumë të qartë: marrjen nëkonsideratë të të gjitha rekomandimeve të OSBE-ODIHR—it në tri proceset e fundit zgjedhore: 2013,

2015 dhe 2017.Ne kemi dhënë edhe disa propozime për të

dalë me një draft që i tejkalon këto rekomandime,si votimin e emigrantëve, depolitizimin ekomisionerëve, si dhe shpresoj t’ia dalim mepilotimin e votimit dhe numërimit elektronikë nëdisa qendra votimi. Gjithashtu, jemi duke parëKodin Penal me qëllim që të rrisim dënimin përshitblerjen e votës. Duhet të dënohen jo vetëm ataqë e blejnë votën, por edhe ata që e shesin votën.Pra, jo vetëm të përmbushim të gjitha atoindikacione që Bashkimi Europian ka dhenë nëraportin e tij, por të ecim edhe më tej në lidhje mekëtë reformë shumë të rëndësishme dhe tëshumëkërkuar nga shqiptarët për Shqipërinë dhepër ta.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Fjalën e ka zoti Peleshi.Niko Peleshi – I nderuar zoti Kryetar,Të nderuar deputetë,Sot është momenti për të folur për një nga re-

format më të rëndësishme, të domosdoshme dhetë nevojshme të kohës, reformën zgjedhore.

Ajo që po ndodh me opozitën shqiptare, që,për fat të keq, është edhe ngjarja kryesore epolitikës shqiptare, ka lidhje jo me një prejsistemeve, por me sistemin kryesor politik,demokracinë liberale, pasi Partia Demokratike dheLëvizja Socialiste për Integrim, pra opozitashqiptare, kanë dalë jashtë manualit bazë të këtijsistemi.

Më kujtohet se në vitin ’90, në kohën e lëvizjesstudentore, pjesë e së cilës kam qenë edhe vetë,flisnim shumë për Shqipërinë si gjithë Europa. Mëoptimistët mendonin se, meqenëse Shqipëria ishtevend i vogël, mund të bëhej si Europa për 6 muaj,të moderuarit mendonin se do të duheshin 5 vjet,kurse më pesimistët thoshin se duhet të kalonin10 vjet. Në fakt, sot, pothuaj pas tri dekadash, eshikojmë që nuk ishte vetëm pluralizmi politik fillimidhe fundi i sistemit tonë të ri që po ndërtonim dhevazhdojmë të ndërtojmë dhe konsolidojmë ndërvite. Pjesë e këtij sistemi politik janë edhe shumësisteme të tjera, të cilat ende sot e kësaj dite kanënevojë për reformim: sistemi i drejtësisë, për tëcilin e kemi filluar rrugën dhe tani jemi në një fazëfinale shumë të rëndësishme, sistemet e tjera tëqeverisjes qendrore dhe vendore dhe sistemizgjedhor, për të cilin po flasim sot. Sot, pas 30vjetësh, Partia Demokratike, e cila doli nga lëvizjastudentore, ka dalë nga rreshti politik dhe po godet

Viti 2019

156

Legjislatura e 9-të

sistemin politik në zemër, te thelbi i zgjedhjes dhei konkurrimit përmes ideve, alternativave dhe votëssë qytetarëve. Sot jemi të ftuar nga opozitashqiptare në një sistem antisistem, në rrugë, qëmbase edhe vetë opozita shqiptare nuk e di se kutë çon.

Pas vitit ‘90 një politolog amerikan ka shkuarnjë ese të famshme, “Fundi i Historisë”, e cilaqëndron sot e kësaj dite.

Pra, rënia e bllokut socialist dhe shtrirja edemokracisë liberale edhe në vendet e këtij bllokuduket se kapi fundin e historisë. Dukej se përtejdemokracisë liberale nuk do të kishim më sistemetë tjera, por ja që ngjarjet e sotme që godasin këtësistem në vendin tonë, për fat të keq, ndodhin edhenë kontekstin global, që nuk është kaq i favorshëmdhe ky sistem ka marrë goditje jo për këto shkaqebanale shqiptare, por për shkaqe të tjera që lidhenme populizmin. Në shumë vende të zhvilluara tëBashkimit Europian populizmi është duke prodhuarforma iliberale të demokracisë. Pra, është njëmoment kur jemi të disavantazhuar për të zgjidhurkrizat tona të vogla, por që gjithmonë janë pjesë ekontekstit global.

Duke e parë gjithmonë disavantazhin siavantazh, ne kishim mundësinë dhe shansin që siShqipëri dhe vend i vogël të trokisnim në derën eBashkimit Europian me një mesazh për të cilin vetëBashkimi Europian ka nevojë sot. Vende të voglanë zhvillim, ndonëse i janë bashkuar vonëBashkimit Europian, siç është Sllovakia, i kanëdhënë mesazhe frymëzuese të gjithë BashkimitEuropian, duke zgjedhur në rastin konkret përpresidente një zë që vinte jo nga antipolitika, pornga politika, jo nga antisistemi, por nga sistemi,nga sundimi i së drejtës me tezat e antikorrupsionit,siç fitoi presidentja sllovake së fundi.

Pra, demokracia liberale dhe rruga e reformaveqë mbështeten te vlerat e saj funksionojnë edhenë një vend në zhvillim si Shqipëria. Ky duhet tëishte shansi ynë për të trokitur në derën eBashkimit Europian me një mesazh që vetëBashkimi Europian do ta mirëpriste, sepse brendaBashkimit Europian sot ka nevojë për shpresë dheoptimizëm, të cilat mund të vijnë edhe nga vendetë vogla në zhvillim si Shqipëria. Rruga e sotme eopozitës, me sa duket, po na e heq këtë shanshistorik dhe po e rrezikon, për të thënë të vërtetën,hapjen praktike të bisedimeve për anëtarësim tëplotë në Bashkimin Europian në muajin qershor.

Ndaj, duhet të jemi të shqetësuar dhe jo të

gëzuar për vetëvrasjen politike të opozitësshqiptare.

Për fat të keq ne nuk mund të ndërtojmë apo tërestaurojmë opozitën në Shqipëri, sepse nuk ështëdetyra jonë. Është përgjegjësi e forcavekonstruktive opozitare që të ndërtojnë një narrativëopozitare, e cila tërheq popullin opozitar drejtkonstruktivitetit dhe jo drejt rrugës.

Së fundi, dua të them edhe dy fjalë për sisteminzgjedhor.

Duhet të pranojmë faktin që parlamenti shqiptar,nga një legjislaturë tek tjetra, për fat të keq, nuk eka rritur nivelin e vet cilësor, intelektual dhepërfaqësimin me personalitete të spikatura të jetësshoqërore, akademike dhe artistike. E kundërtaështë e vërtetë. Cila është arsyeja? Duhet tagjejmë arsyen te sistemi zgjedhor, apo te sjelljapolitike e klasës politike? Unë mendoj se janë tëdyja bashkë. Politika nuk po tërheq më pasionantëtdhe idealistët e vërtetë, është kthyer në një fjalë tëpistë, dhe për këtë nuk mund ta gjejmë dotpërgjegjësinë jashtë këtij parlamenti. Përgjegjësiaështë te ky parlament. E kam thënë edhe më parëdhe do të vazhdoj ta them në këtë foltore, sepse ebesoj, që ky estabilishment politik, partitë politike,ndonëse mund të duket si donkishoteske në njëkohë që gjysma e politikës është në rrugë, i kanëforcat dhe kapacitetet e brendshme që tëvetërregullohen për të mos u lënë rrugë forcave tëtjera, të cilat duke rrokur mjete si populizmi, që pobëhet sot në modë edhe në vendet më tëzhvilluara, të mund të sjellin në radhët e politikësforca që nuk janë konstruktive dhe që nuk vijnëme axhendë ndërtuese, por në emër të dëshpërimittë masave.

E kemi mundësinë t’i rikthehemi edhe një herëkonstruktivitetit, ndaj le të gjejmë forca nga të dyjaanët. Kam dëgjuar sot fjalë shumë optimiste përmundësinë e ndërtimit dhe restaurimit të njëopozite të re, ndonëse nuk është detyra jonë tëapelojmë për një opozitë të re.

Të nderuar kolegë deputetë, të ardhur rishtasapo më të vjetër, është detyra juaj ta gjeni rrugëne vështirë drejt opozitarizmit të ri në vendin tonë.Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me forcatopozitare për të vazhduar rrugën tonë tëreformave. Reformimi i sistemit të drejtësisë nukka më kthim. Kemi partnerë shumë të rëndësishëmme të cilët punojmë. Sistemi i reformimit tëqeverisjes vendore dhe raportet me qeverisjenqendrore tashmë janë bërë. Kemi bërë me sukses

157

Legjislatura e 9-të Viti 2019

një reformë territoriale administrative. Kemipërpara mundësinë për të reformuar sisteminzgjedhor. Kemi plot defiçenca. Sot keni dëgjuarvullnetin e shprehur nga kryetari i grupit tonëparlamentar dhe nga Kryetari i Partisë Socialiste,Kryeministri i vendit, për depolitizimin ekomisioneve, pilotimin e votimit elektronik, si dhevotën e emigrantëve. Janë tri zhvillime shumëpozitive, por natyrisht të pamjaftueshme, sepse përtë qenë të mjaftueshme, do të duhet që edhe sjelljapolitike e të gjithë klasës politike të ndryshojë dhepër këtë na dalin detyra të gjithëve.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit!Fjalën e ka deputetja Blerina Gjylameti,Blerina Gjylameti - I nderuar zoti Kryetar,Të nderuar kolegë deputetë,Raporti që ne shqyrtojmë sot vjen pak ditë para

zgjedhjeve të ardhshme vendore, të cilat janësprova e radhës jo vetëm për Komisionin Qendrortë Zgjedhjeve, por njëkohësisht për të gjithë klasënpolitike.

Për fat të keq, ata që artikulojnë nga mëngjesideri në darkë kërkesa për një proces të rregulltdhe ligjor i kanë vendosur shkopinj në rrota tëgjithë procesit, që në krye të herës. Për më shumëse 1 vit opozita refuzoi të merrte pjesë nëKomisionin e Reformës Zgjedhore, i cili ubashkëkryesua nga maxhoranca dhe opozita, përtë marrë dhe implementuar të gjitha rekomandimete ardhura nga OSBE-ODHIR-i për zgjedhjet eviteve 2013, 2015 dhe 2017.

Por u duk se shqetësimi i vërtetë i opozitës nukishte Kodi Zgjedhor apo plotësimi i tij në përputhjeme rekomandimet e OSBE-ODHIR-it. Në tëvërtetë, shqetësimi i opozitës, më saktë, idrejtuesve të saj, ishte thjesht karrigia.

Të nderuar qytetarë,Nuk jemi mandatuar për ta ndarë pushtetin në

tavolinë. Në 2017-n, ne u mandatuam ekzaktësishtpër të vazhduar në rrugëtimin tonë të reformimit,jo për ndarjen e pushtetit në tavolinë.

Nuk mund të shpjegohet ndryshe mungesa eopozitës. Kur sapo nisi të ecë përpara reforma nëdrejtësi, drejtuesit e saj filluan ta bojkotoninKomisionin e Reformës Zgjedhore dhe jo vetëmkëtë komision, por të gjitha komisionet dhe punimete tyre, duke tentuar të bllokojnë të gjithë procesine legjislativit.

Filluan me një sulm frontal, duke përbalturpunën e Policisë së Shtetit, si një mënyrë për të

krijuar ndjenjën e panikut te qytetarët dhe për tënxirë imazhin e vendit tonë, me shpresën e vetmese mosçelja e negociatave do të thoshte rënie eqeverisë dhe e Edi Ramës. Të shpresosh për njëgjë të tillë, është thjesht amatorizëm.

Kjo maxhorancë ka dalë prej zgjedhjeve tëndershme dhe demokratike, të certifikuara ngainstitucione ndërkombëtare, që monitorojnë, si dhenga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili drejtohejnga përfaqësuesi i opozitës. Institucionetndërkombëtare dhe të gjitha organizatat vendasedhe të huaja, e kanë mbikëqyrur dhe në fund ekanë certifikuar gjithë procesin.

Është e turpshme braktisja e Kuvendit tëShqipërisë nga një pjesë e deputetëve të PD-sëdhe LSI-së, në një kohë kur reagimi i partnerëvetanë strategjikë ka qenë dhe mbetet shumë i qartë:zgjidhja duhet të jetë vetëm brenda institucionevedhe kuadrit ligjor.

Por si ka mundësi që nuk u ngritën një herë tëvetme mbi interesat personale?!

Si ka mundësi, të nderuar kolegë, që nukmenduan një herë për ata që i votuan?!

Si ka mundësi që nuk menduan kurrë për ataqë i mandatuan, pavarësisht se nuk i fituanzgjedhjet?!

Si ka mundësi që bojkotojnë të tashmen për tëpenguar të ardhmen?!

Të nderuar kolegë dhe qytetarë që po na ndiqni,Të gjithë demokratët duhet të kenë një gjë të

sigurt: nëse opozita ka menduar se bojkoti izgjedhjeve është zgjidhja për hallet e saj, gabohetrëndë! Përkundrazi, bojkotimi i zgjedhjeve ështënjë asgjësim i sigurt i opozitës dhe humbje e njëforce politike, që la gjurmën e saj pluraliste nëShqipërinë e viteve ’90. Është një akt i pashembulltbraktisja e përgjegjësive politike, kushtetuese dheinstitucionale ndaj vendit dhe qytetarëve, e njëopozite, që pretendon të vijë nesër në pushtet.

Është fatkeqësi zgjedhja e tyre, që ka cenuarinstitucionet demokratike, por ne, si maxhorancë,kemi përgjegjësinë të ndërtojmë të gjitha urat edialogut me opozitën brenda apo jashtëparlamentit, me ata që zgjodhën të jenë në krahune atyre që i kanë votuar dhe janë brenda kësajsalle, si dhe me të gjithë ata që kanë zgjedhurudhën e cenimit, udhën e dëmtimit, që kanëzgjedhur që, për interesat e tyre të ngushtapersonale, të cenojnë institucionet kushtetuese,sepse, në fund, ne, si Parti Socialiste, simaxhorancë, kemi për detyrë të ulemi, të

Viti 2019

158

Legjislatura e 9-të

dialogojmë dhe të adresojmë të gjithaproblematikat, që lidhen me procesin zgjedhor. Ne,si maxhorancë, kemi përgjegjësinë maksimale tëdialogojmë për të përmirësuar situatën dhe t’i japimfund një herë e mirë tranzicionit të tejzgjatur tëShqipërisë.

Për Partinë Socialiste dialogu është i mirëpriturdhe nuk ka ndodhur asnjëherë të mos jemi pjesëe tij apo të mos nxisim e iniciojmë urat e dialogut.Ne jemi për dialog për çështje të rëndësishme tëvendit. Ndër to është edhe procesi i integrimiteuropian. Kemi qenë për dialog edhe për çështjene reformës zgjedhore, sepse e konsiderojmë si njënga kushtet themelore që Shqipëria duhet tëpërmbushë në kuadër të integrimit europian,pavarësisht se nuk ishte kërkesa jonë, por e krahuttë djathtë, e opozitës.

Të nderuar kolegë,Jemi për dialog jo vetëm me opozitën

parlamentare, por edhe me opozitën që ështëjashtë parlamentit, sepse është i vetmi mekanizëmpër të arritur me konsensus votimin e reformëszgjedhore dhe për t’i adresuar një herë e mirë tëgjitha kërkesat apo problematikat, që lidhen megjithë procesin zgjedhor, të cilit, pavarësisht sestandardet janë përmirësuar vit pas viti, nuk i kemidhënë akoma përgjigjen përfundimtare, që të gjithësë bashku të arrijmë të themi: “Ia kemi dalë!”

Të nderuar kolegë,Ne mbështesim të gjitha propozimet që kanë

ardhur për Kodin Zgjedhor dhe thellimin e tyre përndryshimet, që vazhdojnë dhe garantojnëdepolitizimin e komisioneve zgjedhore,pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve, që jetojnëjashtë Shqipërisë, për të zgjedhur ata që duhet tëdrejtojnë vendin, si dhe përdorimin e teknologjisëpër numërimin elektronik të votave nëpërmjet njëprojekti pilot.

Është koha që kolegët tanë të opozitës tërespektojnë të gjitha afatet që përcakton ligji dheKodi Zgjedhor për regjistrimin në KQZ.

Gjuha e përdorur nga opozita, sikurse ajo qëdëgjohet përtej kësaj salle sot, nga një grushtnjerëzish të mbledhur rreth një lideri, që, në fakt,as sot nuk e ka marrë përgjegjësinë, sepse nukështë fare, tenton vazhdimisht ta destabilizojëvendin drejt kaosit shoqëror, duke na kthyer pasnë vite.

Të nderuar qytetarë,Unë dhe shumë të rinj, pas atij viti të mbrapsht

të 97-s, u larguam nga Shqipëria. U kthyem për të

kontribuar sadopak për ta ndryshuar vendin tonë,për të përshpejtuar të gjitha reformat dhe për t’idhënë një herë e mirë fund tranzicionit të tejzgjaturnë Shqipëri.

Na takon të gjithëve bashkë të arrijmë të gjejmëkonsensusin për interesat e të gjithë qytetarëveshqiptarë, për interesin e Shqipërisë dhe jo vetëmtë një pale politike, për të bërë të mundur sot, nëtë tashmen, të punojmë së bashku për të ardhmene Shqipërisë.

Boll më me gjuhën e urrejtjes! Boll më megjuhën e dhunës! Boll më me cenimin e interesittë shqiptarëve!

Të nderuar kolegë,Të gjitha ndryshimet, që kanë të bëjnë me

reformën zgjedhore dhe përmirësimin emëtejshëm (sepse ky proces nuk përfundon vetëmme Kodin Zgjedhor, por edhe me ndryshimet qëduhet të pasojnë në ligjin për partitë politike) gjejnëzgjidhje në Kodin Zgjedhor.

Nuk mendoj se do të duhet të kalojmë përsërinë debate shterpë, në rrugën qorre që ka zgjedhuropozita. Duke u ulur në tavolinë, duke diskutuar,ne do të mund t’u japim përgjigje të gjithaproblematikave.

Nga ana tjetër, si Parti Socialiste, duhet tëpunojmë për sfidat e radhës që na presin, përzgjedhjet e 30 qershorit, sepse duhet të arrijmënjë standard edhe më të lartë. Për këtë duhet tëpunojmë bashkërisht, edhe me opozitën brendaparlamentit, edhe me opozitën jashtë parlamentit.

Ata që sot hedhin akuza për procese zgjedhoretë manipuluara, duhet të kujtojnë se çfarë ndodhinë 2017-n, ku për shkak të vendimit që u mor dhetë një marrëveshjeje që u arrit, ndryshuam disaprej aspekteve, miratuam një sërë ligjesh, që bënëtë mundur të kishim një transparencë më tëmadhe...(bie gongu) ...KQZ-së i lind detyra, që nukarriti ta ushtrojë në të gjitha pikat nen për nen, qëpër proceset e ardhshme zgjedhore të ketë njëauditim më të mirë dhe transparencë më të madhe.Vetëm në këtë mënyrë mund ta arrijmë të zgjidhimproblemin e financimit të partive politike.

Duke ju falënderuar të gjithëve, ju ftoj të votojmëjo vetëm këto ndryshime, por të jemi bashkë përtë gjitha ndryshimet që presim për reformënzgjedhore!

Gramoz Ruçi – Faleminderit, zonja Gjylameti!Këtu mbyllet debati për raportin e veprimtarisë

vjetore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.Vazhdojmë me raportin e veprimtarisë vjetore të

159

Legjislatura e 9-të Viti 2019

Autoritetit të Konkurrencës.Fjala është për titullaren e këtij institucioni,

zonjën Latifi.(Ndërhyrje pa mikrofon nga salla)Kujt?(Ndërhyrje pa mikrofon nga salla)Po, mund ta merrni fjalën për procedurë.Rudina Hajdari – Zoti Ruçi, në fakt, kjo është

një kërkesë ndaj jush, sepse ky projektvendim kafirmën tuaj. Nuk ka asnjë lloj date dhe nuk thuhetnëse ky vendim është marrë.

Dua t’ju të tërheq vëmendjen, sepse sipasRregullores së Kuvendit, neni...

(Ndërhyrje pa mikrofon nga salla)Urdhëro?Gramoz Ruçi – Ju lutem, afrohuni te mikrofoni!Rudina Hajdari – Neni 24, për ngritjen e

komisioneve të posaçme. Nuk ka ndodhurasnjëherë në praktikën parlamentare, me aq sakam parë, që të shtohet një pikë, konkretisht, pika4, me përmbajtjen si vijon: “Pranë komisionit tëcaktohet në cilësinë e vëzhguesit përfaqësuesi ipartisë më të madhe të opozitës, i PD-së, sipasrezultatit të zgjedhjeve për Kuvendin...” .

Përfaqësuesi i PD-së nuk është këtu. Ai nukështë më legjitim, apo jo? Këtu ka deputetë të rinj.Tani, prisni të formohen grupet parlamentare dhesipas nenit do të bëjmë kërkesën tonë, me 7deputetë, që të ngremë një komision të posaçëmdhe në Konferencën e Kryetarëve, sipaspropozimeve tona, të shqyrtojmë se çfarë do tëndodhë me këtë komision.

Unë e di që ju doni ta bëni shpejt e shpejt këtë,por kjo nuk bëhet në këtë mënyrë, siç doni ju. Vinikëtu dhe flisni me opozitën jashtë, flisni me kode...Këtej thoni se nuk doni këtë, këtej thoni se ata ekanë fajin...

Ju lutem shumë! Jua kuptoj shumë mirë kodetme njëri-tjetrin. E di shumë mirë që bëni edhetakime jashtë Shqipërisë dhe diskutoni se çfarëdo të ndodhë, si do të ndodhë dhe kujt do t’ia bëniqejfet, por unë këtu nuk kam ardhur të bëhemfasadë e asnjërit, as juaja, as e opozitës. Kamardhur këtu me parime dhe do të vazhdoj të luftojpër to. Unë dua një sistem tjetër. T’u hapim rrugëqytetarëve shqiptarë, t’u hapim rrugë për tëzgjedhur përfaqësuesit e tyre dhe të heqimpërfaqësuesit që nuk janë të denjë ta përfaqësojnëShqipërinë. Të heqim përfaqësuesit që kanëardhur nga lista të mbyllura, nga lista me rekordekriminale, njerëz të paedukuar, pa arsim të lartë,

pa asnjë lloj krediti dhe merite për të qenë këtu.Të vijmë këtu dhe të flasim për një sistem zgjedhor,që e meriton Shqipëria dhe jo që kryetarët tuaj tëmbajnë pushtetin ekzekutiv në këtë parlament.

Boll më! Jemi lodhur!Gramoz Ruçi – Ju lutem, para se ta kërkonit

fjalën për procedurë, po diskutonim për raportin eKomisionit Qendror të Zgjedhjeve, jo për çështjetë tjera! Herën tjetër, ju njoftoj (majtas dhe djathtas)se do t’jua ndërpres fjalën.

Në lidhje me ndërhyrjen tuaj, zonja Hajdari,vendimi, të cilit iu referuat, është çështja e katërtnë rendin e ditës dhe zoti Murrizi është regjistruarnga grupi ose subjekti juaj për të folur rreth kësajçështjeje. Prandaj, ju lutem shumë, herë tjetër tëmos ndodhë kjo, se do t’jua ndërpres fjalën nëparlament!

Fjala është për zonjën Latifi.Juliana Latifi – I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit,Të nderuar deputetë,Viti 2018 përkon me një periudhë të ngjeshur

dhe sfiduese për veprimtarinë e Autoritetit tëKonkurrencës për përmbushjen e detyrimeveligjore, që rrjedhin nga ligji “Për mbrojtjen ekonkurrencës”.

Aktiviteti i Autoritetit të Konkurrencës ka qenëshumëdimensional. Për vitin 2018 ai mund tëpërmblidhet në 23 procedura monitorimi, nga tëcilat, si më kryesoret mund të përmendim: tregune sigurimeve në drejtim të kartonit jeshil; tregun eshërbimeve bankare dhe ndërmjetësimeve nësigurimet bankare; tregun e transportit ajror; tregune ngarkim-shkarkimit në Terminalin Lindor të Portittë Durrësit; tregun e kontrollit teknik të automjetevedhe tregje të tjera.

Gjatë vitit 2018 janë hapur hetime për tri tregjekryesore: në sektorin e arsimit të lartë, në sektorine profesioneve të lira dhe në tregun e shërbimitspitalor.

Viti 2018 përkon edhe me 16 procedurahetimore të realizuara në tregjet më kryesore,veçanërisht në atë të qiradhënies së mjedisevepër magazinimin dhe tregtimin e produkteveagroushqimore në qytetin e Tiranës, në tregun ekontrollit teknik të automjeteve, në tregun engarkim-shkarkimit në portin e Durrësit, në tregune telefonisë celulare, në tregun e shërbimit bankar,në tregun e sigurimeve, në tregun e prokurimevepublike, si dhe në tregun e transportit ajror.

Janë marrë 87 vendime të Komisionit tëKonkurrencës gjatë vitit 2018, dy herë më tepër

Viti 2019

160

Legjislatura e 9-të

se në vitin 2017. Risi në veprimtarinë e Autoritetittë Konkurrencës për vitin 2018 përbëjnë tëardhurat e derdhura në buxhetin e shtetit, që kapinnjë vlerë mbi 284 milionë, një shifër 3,5 herë më elartë se buxheti i alokuar ndaj këtij institucioni.

Nga ana tjetër, në përmbushje të detyrimeveqë rrjedhin nga rezoluta e Kuvendit përveprimtarinë e Autoritetit të Konkurrencës, gjatëvitit 2018 Autoriteti ka vazhduar vlerësimin e tij exante, po ashtu edhe ex post të akteve ligjore,nënligjore dhe akteve të tjera normative, si dhe karritur nivelin e bashkëpunimit nëpërmjet lidhjes sëmarrëveshjeve të reja të bashkëpunimit me entetrregullatore, të cilat rregullojnë fusha të caktuaratë veprimtarisë, që ndikojnë në tregjet respektive.

Në rast se u referohemi vlerësimeve ligjore tërealizuara për konkurrencën nga Autoriteti iKonkurrencës, gjatë vitit 2018 mund të përmendim40 akte të vlerësuara të ardhura për mendim nësektorin e energjisë dhe të gazit natyror nga entirregullator ERE; 5 akte të vlerësuara në tregun etelekomunikacionit, të ardhura për këshillim ngaenti rregullator AKEP, 4 akte të vlerësuara nësektorin e ujit të ardhura për mendim nga entirregullator përkatës, një projektakt për një vendimtë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë,projektligjin për godinën e re të Teatrit Kombëtar iardhur nga Kuvendi, një projektvendim të Këshillittë Ministrave dhe, së fundi, një projektligj i ardhurpër mendim nga Ministria e Infrastrukturës dheEnergjisë.

Siç e theksova edhe më sipër, Autoriteti iKonkurrencës, në zbatim të detyrimeve tërezolutës së Kuvendit, gjatë vitit 2018 ka rriturnivelin e bashkëpunimit, që tregohet nëmarrëveshjet e ndryshme të bashkëpunimit që kalidhur me AKEP-in, me ERU-në, me PostënShqiptare, me Drejtorinë e Përgjithshme tëParandalimit të Pastrimit të Parave dhe së fundime Autoritetin e Medieve Audiovizive.

Në përmbushje të detyrimeve, që rrjedhin ngaplani kombëtar për integrimin europian, gjatë viteve2017-2020 Autoriteti ka vazhduar veprimtarinë etij për t’i përmbushur këto detyrime për plotësimine kuadrit ligjor, i cili konsiston pikërisht në dy aktetë rëndësishme:

Së pari, në udhëzimin: “Përkufizimet edrejtpërdrejta të lidhura dhe të nevojshme mepërqendrimet”, akt i cili është përafruar plotësishtme njoftimin e Komisionit Europian në këtë drejtim.

Së dyti, në udhëzimin nr. 2 “Për zbatimin e

rregullave të konkurrencës në vlerësimin emarrëveshjeve të aksesit në sektorin etelekomunikacionit”.

Viti 2018 përkon edhe me veprimtarinë eAutoritetit të Konkurrencës për tregjet për të cilatshteti ka vendosur të drejta ekskluzive. Me njërëndësi të veçantë veprimtaria e Autoritetit tëKonkurrencës është ndalur, së pari, në tregun eshërbimit të kontrollit teknik të detyrueshëm tëmjeteve rrugore me motor dhe rimorkio të tyre.

Së dyti, në tregun e shërbimit të ngarkim-shkarkimit dhe aktiviteteve të lidhura me to përmallrat rifuxhio në terminalin lindor të Portit tëDurrësit dhe, së fundi, për Tirana InternationalAeroport, pra tri koncesione të dhëna nga qeveriashqiptare ndër vite.

Autoriteti i Konkurrencës ka vazhduarmonitorimin dhe hetimin në tregjet që u referohenveprimtarive kryesore në ekonominë shqiptare:tregun e transportit ajror të pasagjerëve, ndajndërmarrjes Austro-Airlines, tregun të prodhimit,grumbullimit, përpunimit dhe eksportit të duhanit,tregun e qiradhënies së mjediseve përmagazinimin dhe tregtimin e produkteveagroushqimore në qytetin e Tiranës, tregun eshërbimeve bankare, tregun e importit, prodhimitdhe tregtimit të miellit, tregun e aktivitetit ekonomikqë zhvillon Federata Shqiptare e Futbollit, tregune prodhimit dhe tregtimit të naftës bruto dhe tregune shërbimit spitalor.

Nga ana tjetër, Autoriteti i Konkurrencës kaforcuar kapacitetet administrative nëpërmjet rritjessë numrit të inspektorëve, falë mbështetjes që dhebashkëpunimit të ngushtë me Kuvendin eShqipërisë.

Veprimtaria e Autoritetit fokusohet në tri fushakryesore:

Kontrolli i përqendrimeve, që u referohettransaksioneve që realizohen në ekonominëshqiptare, por edhe transaksioneve që kanë efektnë ekonominë shqiptare, por që nuk realizohennë territorin shqiptar.

Gjatë vitit 2018 Autoriteti i Konkurrencës kaautorizuar 17 transaksione, që janë realizuar nëtregun e huaj, por që kanë pasur impakt në tregunshqiptar dhe 13 transaksione që janë realizuar nëtregun shqiptar.

Për sa u përket transaksioneve që janë bërënë tregun shqiptar doja të ndalesha në mënyrë tëveçantë në tregun e shërbimeve financiare dhebankare, ku mund të përmendim transaksionet:

161

Legjislatura e 9-të Viti 2019

Banka Amerikane e Investimeve me BankënKombëtare të Greqisë, OTP Bank me SocieteGenerale dhe Union Bank me BankënNdërkombëtare të Shoqërisë. Autoriteti kakonstatuar se përqendrimet e autorizuara nukshfaqin shenja të kufizimit të konkurrencës në tregose në pjesë të veçanta të tij si rezultat i krijimitapo forcimit të pozitës dominuese.

Një nga sferat kryesore të veprimtarisë sëAutoritetit të Konkurrencës ka qenë hetimi për njënga fushat kryesore që u referohet marrëveshjevetë ndaluara. Gjatë vitit 2018 Autoriteti iKonkurrencës ka dhënë rekomandime tërëndësishme për tregun e sigurimit të detyrueshëmmotorik për përgjegjësinë e palëve të treta përproduktin TPL e brendshme dhe i ka kërkuarAutoritetit të Mbikëqyrjes Financiare që, brenda njëafati 90-ditor, të miratojë atë që konsiderohet kthimi riskut për çdo kompani sigurimi, mbështetur nëraportin e kompanisë, duke mos miratuar dheorientuar një prim risku të njëjtë për të gjithë tregun.

Gjithashtu, Autoriteti u ka kërkuar shoqërive,që veprojnë në fushën e sigurimit motorik ndajpalëve të treta, të ndalojnë tregtimin e policave tësigurimit të detyrueshëm në kundërshtim mepërcaktimet që janë vendosur në ligjin e tyreorganik për sigurimin dhe risigurimin.

Një fushë e re e veprimtarisë së Autoritetit tëKonkurrencës është tregu i prokurimeve publike.Gjatë vitit 2018 Autoriteti i Konkurrencës ka marrënë shqyrtim një rast, i cili është paraqitur ngaAgjencia e Prokurimit Publik dhe ka vendosurkonstatimin e pavlefshmërisë së marrëveshjesmidis ofertuesve në sferën përkatëse dhe në tënjëjtën kohë ka parashikuar dhe një gjobë, e cilaka arritur të vilet gjatë vitit 2018.

Gjatë vitit 2018 ka qenë me interes nga ana eAutoritetit të Konkurrencës dhe tepër sensitiv përkonsumatorin shqiptar tregu me pakicë i shërbimitcelular. Falë rekomandimeve të dhëna ngaAutoriteti i Konkurrencës, në bashkëpunim meAKEP-in, është arritur që paketat në fushën e riterit,nga 28 ditë, të kthehen në 30 ditë.

Gjatë vitit 2018 Autoriteti i Konkurrencës kavendosur hapjen e hetimit paraprak në sektorinbankar në dy drejtime:

Së pari, në tregun bankar për shërbime qëofrohen nga bankat e nivelit të parë.

Së dyti, hapjen e një hetimi për rolin që luajnëbankat si broker në ndërmjetësimin që ato ofrojnënë sigurimin e jetës dhe të jojetës.

Një sferë tjetër e veprimtarisë së Autoritetit tëKonkurrencës ka qenë pozita dominuese, kuAutoriteti është ndalur në koncesionet e dhëna ngaqeveria shqiptare në vite, duke dhënërekomandimet përkatëse kundrejt institucioneveshtetërore, por në të njëjtën kohë edhe kundrejtoperatorëve që veprojnë në këto fusha, duke ipenalizuar ato për shkeljen e ndjeshme tërregullave të konkurrencës.

Një vendim i rëndësishëm i Autoritetit tëKonkurrencës gjatë vitit 2018 ishte pikërishtkonstatimi i abuzimit me pozitën dominuese tëndërmarrjes SGS Albania, e cila ka koncesionin ekontrollit teknik të detyrueshëm të mjeteve rrugoreme motorë dhe rimorkio të tyre, si dhe gjobitja esaj për shkelje të konkurrencës në masën 5,56%të xhiros totale të vitit paraardhës, gjobë që ështërealizuar të vilet nga ana e Autoritetit tëKonkurrencës dhe tashmë kjo e ardhur ndodhetnë buxhetin e shtetit.

Gjatë vitit 2018, një treg i rëndësishëm, që ureferohet abuzimeve me pozitën dominuese, kaqenë edhe tregu i transportit ajror të udhëtarëve,ku objekti i hetimit të Autoritetit të Konkurrencëska qenë ndërmarrja Austria-Airlines. Autoriteti iKonkurrencës, në fazën e hetimit paraprak, i kakërkuar kësaj ndërmarrjeje, që ka pozitëndominuese në tregun përkatës, detyrimin për t’usjellë ndaj pasagjerëve të saj në mënyrë të rregullt,për të mos i vendosur ata në kushte tëpafavorshme të konkurrencës dhe detyrimin që tëkompensojë çdo udhëtar që nuk arrin të fluturojëbrenda ditës së caktuar.

Në bashkëpunim me Autoritetin e Aviacionit Civili ka kërkuar organit menaxhues të aeroportit që tësigurojë që informacioni i përgjithshëm për tëdrejtat e udhëtarëve të shfaqet në mënyrë të qartëdhe të dukshme brenda aeroportit, me qëllim qëtë sigurohet që pasagjerët e pranishëm në aeroporttë informohen për anulimin e fluturimit të tyre dhepër të drejtën e kompensimit që ka çdo pasagjer.Ky vendim është në proces monitorimi nga ana eAutoritetit të Konkurrencës.

Sërish, për sa i përket tregut të transportit ajror,siç evidentova edhe më sipër, Autoriteti iKonkurrencës ka marrë në shqyrtim edhekoncesionin e aeroportit të Rinasit dhe nëpërmjetrekomandimeve drejtuar Këshillit të Ministrave, nëtë njëjtën kohë edhe operatorit të shërbimit, i kakërkuar Komisionit të Ekonomisë dhe Financavedhe Komisionit të Veprimtarive Prodhuese të bëjnë

Viti 2019

162

Legjislatura e 9-të

të mundur zbatimin e këtyre rekomandimeve, tëcilat kanë shërbyer si indicie për institucionetshtetërore, për të bërë një vlerësim të kontratëssë koncesionit dhe për të vendosur balancënekonomike të saj.

Autoriteti i Konkurrencës është duke ndjekurzbatimin e monitorimit të këtij vendimi për të parëse si do të ndikojnë operatorët përkatës në çmimine biletave.

Tregu i rrjeteve të supermarketit “Conad” ështëmarrë në konsideratë dhe është hetuar gjatë vitit2018. Autoriteti i Konkurrencës i ka rekomanduarndërmarrjes “Conad” të shmangë çdo kufizim tëkonkurrencës nga aplikimi i përcaktimit të çmimittë shitjes, vendim që vazhdon të jetë në fazën emonitorimit.

Një treg i rëndësishëm i hetuar gjatë vitit 2018,që ka vazhduar nga viti 2017, është koncesioni idhënë në terminalin lindor të portit të Durrësit. Erëndësishme është që gjatë hetimit të këtij tregu,në mbyllje të hetimit të thelluar, Komisioni iKonkurrencës ka vendosur t’i rekomandojëMinistrisë së Energjetikës që brenda një afati 90-ditor të marrë masa që kanë të bëjnë me rishikimine kuadrit ligjor. Mund të themi se bashkëpuniminë këtë rast nuk ka qenë i frytshëm.

Nga ana tjetër, i ka rekomanduar pikërishtkoncesionarit, që vepron në këtë fushë, të aplikojëkushte tregtimi të barabarta ndaj ndërmarrjeve metë cilat hyn në marrëdhënie kontraktore. Po ashtu,të mos vendosë kushte shtesë apo kushtedetyruese për ndërmarrjet që operojnë në këtëfushë dhe, së fundi, mënyra e përpunimit të anijevetë kryhet sipas parimit: kush hyn i pari, i shërbeheti pari.

Gjatë vitit 2018 është marrë sërish nëkonsideratë edhe tregu i prodhimit, grumbullimit,përpunimit dhe eksportit të duhanit nga ana eAutoritetit të Konkurrencës. Kjo ka të bëjë merishikimin e kuadrit ligjor, projektligjit “Për disandryshime dhe shtesa në ligjin “Për prodhimin,tregtimin e duhanit dhe cigareve”, ku i ështëkërkuar Agjencisë Kombëtare të Duhan-Cigarevebashkëpunim me Autoritetin e Konkurrencës kurai shikon që ka sjell je të mundshmeantikonkurruese.

Autoriteti i Konkurrencës, siç e evidentova, kavazhduar bashkëpunimin me ente të ndryshmerregullatore dhe një sferë të re të veprimtarisë sëAutoritetit të Konkurrencës për vitin 2018 bën edhebashkëpunimi me Entin Rregullator të Ujit, në

dhënien e mendimeve përkatëse në kuadër tëreformës territoriale për liberalizimin e çmimevetë ujit dhe konkretisht për ujësjellësin e Gramshit,pikërisht ujësjellës-kanalizimeve Skrapar.

Një vendimmarrje e rëndësishme e Autoritetittë Konkurrencës i referohet edhe tregut tëqiradhënies së mjediseve për magazinimin dhetregtimin e produkteve agroushqimore në qytetine Tiranës. Siç e dimë, është vetëm një treg nëqytetin e Tiranës. Në përfundim të proceduravehetimore Komisioni i Konkurrencës arriti nëkonkluzionin se shoqëria, e cila referon në këtëtreg abuzon me pozitën dominuese dhe kundrejtkësaj shoqërie Autoriteti i Konkurrencës vendosinjë sërë detyrimesh si të karakterit ligjor, ashtuedhe të karakterit penalizues, së pari, në hartimine kontratave të qirasë, të cilat duhet të zbatohensipas dispozitave të Kodit Civil, për të respektuarqoftë Kodin Civil, qoftë ato që quhen “zakone tëmira tregtare”, si dhe vendosi të gjobisëndërmarrjen “EKMA Albania sh.p.k” për shkelje tërregullave të konkurrencës në masën 9,99% tëxhiros vjetore të vitit paraardhës.

Tregu i energjisë elektrike dhe gazit natyrorështë një treg i rëndësishëm, ku Autoriteti iKonkurrencës ka dhënë kontributin e tij. Mund tëthem se viti 2018 karakterizohet nga njëbashkëpunim i mirë ndërmjet dy institucioneve.Janë marrë në konsideratë 40 akte normative, përtë cilat janë dhënë disa vlerësime ligjore, prej tëcilave 3 vendime janë të Komisionit tëKonkurrencës.

Nga ana tjetër, Autoriteti i Konkurrencës për vitin2018 dhe në vazhdim të vitit 2019 ka hapur hetimetpërkatëse për tregun e veprimtarisë ekonomike,që zhvillohet nga Federata Shqiptare e Futbollit,në lidhje me shitjen e të drejtave të transmetimit,shitjen e biletave, transferimin e lojtarëve,shpërndarjen e artikujve komercialë, lidhjen ekontratave të reklamave dhe sponsorizimeve tëtyre, duke u nisur pikërisht nga praktikat e vendeveanëtare të BE-së .

Po ashtu, një treg i rëndësishëm është edhe aii importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit. Ky tregështë futur në procedurë hetimore, i cili do tëvazhdojë edhe gjatë vitit 2019.

Së fundi, një treg tjetër sensitiv për interesat ekonsumatorit shqiptar është ai i prodhimit dhe itregtimit të naftës bruto. Gjatë vitit 2018 dhe nëvazhdim Autoriteti i Konkurrencës ka vendosurhapjen e procedurës së hetimit paraprak për

163

Legjislatura e 9-të Viti 2019

ndërmarrjen “Bankers Petroleum Albania” nëtregun e prodhimit dhe të tregtimit të naftës bruto.

Në vija të përgjithshme kjo është veprimtaria eAutoritetit të Konkurrencës. Siç e theksova mësipër, janë hapur 3 hetime të përgjithshme, të cilatprekin ato tregje që ne i konsiderojmë sensitivepër interesat e konsumatorit shqiptar, si: tregun eshërbimeve spitalore, me synimin për të realizuarnjë analizë të plotë të konkurrencës në drejtim tërritjes së cilësisë së shërbimit dhe eficiencësekonomike, si dhe duke iu referuar transaksionevetë ndjeshme që kanë ndodhur në tregun eshërbimit spitalor.

Po ashtu një treg tjetër sensitiv është tregu iarsimit të lartë. Autoriteti i Konkurrencës, në bazëtë një analize që ka realizuar në këtë treg, ka hapurhetimin në lidhje me cilësinë e ofruar ngainstitucionet e arsimit të lartë publik dhe privat, sidhe për respektimin e rregullave të konkurrencës.

Tregu i tretë, i cili i është nënshtruar një hetimitë përgjithshëm, është tregu i profesioneve të lira,ku në sferën e hetimit janë futur pikërisht shërbimete ofruara nga noterët, avokatët dhe vlerësuesit epasurive të paluajtshme, veçanërisht janë futur atoshërbime që lidhen me sistemin bankar.

Për sa i përket veprimtarisë së Autoritetit tëKonkurrencës përballë proceseve gjyqësore,mund të them se gjatë vitit 2018 të gjitha procesetgjyqësore që kanë qenë në Gjykatën Administra-tive të Shkallës së Parë, në Gjykatën Administra-tive të Apelit dhe në Kolegjin Administrativ tëShkallës së Parë janë fituar nga Autoriteti iKonkurrencës. Krahas vendimeve gjyqësore, metë cilat është përballur Autoriteti i Konkurrencës,mund të them se përsëri kemi një arritje dhe njërisi të veprimtarisë së këtij institucioni në 8 vendimetë dhëna, që përmbajnë gjobat përkatëse. Këtojanë vendime, ku gjoba është arritur të vilet dhe tëderdhet tek të ardhurat e buxhetit të shtetit.

Në rast se i referohemi veprimtarisë sëAutoritetit të Konkurrencës, konkretisht prioritetevetë tij për vitin 2019, dua të evidentoj se veprimtariae tij do të vazhdojë në monitorimin dhe hetimin eatyre tregjeve, të cilat, nga pikëpamja ligjore,konsiderohen si tregje tradicionale, si: tregu itelekomunikacioneve, tregu i energjisë, tregu ihidrokarbureve, tregu financiar dhe tregu isigurimeve. Në të njëjtën kohë veprimtaria eAutoritetit të Konkurrencës nuk do të mbetet vetëmnë tregjet tradicionale, por do t’u referohet edhetregjeve të reja. Kjo gjë do të ketë zhvillimin e saj,

ashtu si vendet anëtare të BE-së, duke u nisuredhe nga fakti që Autoriteti i Konkurrencës ështëlider i kapitullit të 8-të “Konkurrenca dhe liberaliziminë Marrëveshjen e Stabilizim - Asociimit”, duke iureferuar pikërisht tregjeve të reja dhe tepërsensistive, të përhapura tashmë edhe në vendete Bashkimit Europian, si: tregu i tregtisëelektronike, tregu farmaceutik, tregu spitalor, tregui ofrimit të arsimit të lartë, tregu i shërbimit tëprofesioneve të lira, si dhe lidhja mes konkurrencësdhe të dhënave personale.

Autoriteti i Konkurrencës, për të evidentuartransaksionet e shitblerjes në kohë reale, e shikonshumë të nevojshëm bashkëpunimin me QendrënKombëtare të Biznesit, me qëllim bërjen e njëanalize sa më transparente të transaksioneve qëkryhen në tregun shqiptar.

Autoriteti i Konkurrencës gjatë vitit 2019 synonpërafrimin institucional me standardet dhe praktikate BE-së. Kjo dikton edhe ngritjen e një strukture,të cilën e kemi parashtruar në Komisionin eEkonomisë, atë të “Çip ekonomistit”, prakryeekonomistit, i cili synon të realizojë analiza mëtë thelluara ekonomike me një qasje metodologjikedhe empirike për të dhënat sasiore dhe cilësore tëtregjeve.

Në kuadër të planit kombëtar të integrimit përvitet 2018 – 2020, Autoriteti do të vazhdojë të jetëlider i kapitullit 8, “Politika e konkurrencës” dheështë në rrugë të mbarë për zbatimet erekomandimeve përkatëse për sa i përketveprimtarisë në fushën e konkurrencës.

Autoriteti i Konkurrencës gjatë vitit 2018 kapasur një veprimtari të ngjeshur, por kërkoj që tëkemi mbështetje për vazhdimin e rekomandimeveqë ne japim kundrejt institucioneve shtetërore. Këtorekomandime janë shumë të rëndësishme për tabërë tregun në të gjitha fushat e caktuara, të cilatjanë objekt i analizës së monitorimit apo hetimitnga Autoriteti i Konkurrencës, sa më konkurrues,duke iu referuar parimeve të konkurrencës së lirëdhe efektive në treg.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zonja Latifi!Depozitime për pyetje nuk ka. Kërkesë për

debat nuk ka.Çështja mbyllet këtu.Kalojmë te projektligji “Për disa ndryshime dhe

shtesa në ligjin nr. 103/2016 “Për akuakulturën””.A ka dëshirë nismëtari ta marrë fjalën?(Ndërhyrje pa mikrofon)

Viti 2019

164

Legjislatura e 9-të

Zoti Ministër?(Ndërhyrje pa mikrofon)Po nga komisioni përkatës? Nuk ka.Vazhdojmë me diskutimet.Fjala për Edmond Lekën.Edmond Leka – I nderuar zoti Kryetar,Të nderuar deputetë,Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në

ligjin nr. 103/2016 “Për akuakulturën”” ka për qëllimdhe mundëson disa rregullime në aktivitetin eakuakulturës, në kuadër të një qasje më të afërtnë fusha të rëndësishme të politikës së përbashkëttë Bashkimit Europian dhe dokumentit programatiktë unionit për mbështetjen dhe zhvillimin e sektorittë peshkimit dhe akuakulturës.

Projektligji jep përcaktimin e saktë tëorganizatave prodhuese në fushën e akuakulturës,funksionin dhe objektivat e tyre. Në projektligjrregullohen edhe disa aspekte të tjera në lidhjeme periudhën tranzitore, të përcaktuara në ligj, meqëllim që aktiviteti i akuakulturës të zhvillohetnormalisht si një sektor, ashtu si në të gjithë botën,që po shndërrohet në zërin parësor të peshkimit.

Gjatë procesit të miratimit të ligjit “Përakuakulturën”, nga ana e Kuvendit të Shqipërisëu vendos një dispozitë pezulluese në lidhje melejimin e aktiviteteve të reja në akuakulturë. Kjodispozitë shtyn proceset e lejimit të ushtrimit tëakuakulturës deri në përfundim të përcaktimit tëzonave, ku do të zhvillohet ky aktivitet.

Ky pezullim prek edhe ato objekte që kanë qenëtë pajisura me të drejtën e zhvillimit të aktivitetit,por u mbaron kontrata kur të miratohen zonat epërcaktuara të akuakulturës. E ardhmja e zonavenë të cilat këto subjekte do të zhvillojnë aktivitetindo të vendoset mbas miratimit të zonave tëpërcaktuara të akuakulturës, si dhe ështëparashikuar edhe mundësia e rinovimit të tyre.

Në këtë periudhë transitore subjektet janë tëdetyruara të ndërpresin aktivitetin pa iu dhënë edrejta për të kërkuar rinovimin e kontratës, dukeshkaktuar dëme ekonomike, si për biznesin, ashtuedhe për ekonominë shqiptare. Ky projektligjparashikon që deri në miratimin e zonave tëpërcaktuara të akuakulturës kontratat të vazhdojnënë përputhje me dispozitat e ligjit të vitit 2016 “Përakuakulturën”. Gjithashtu, pezullimi i përcaktuar nëligj nuk zbatohet për strukturat ekzistuese tëakuakulturës, që janë pronë shtetërore.

Projektligji do të ketë efekte për subjektet eakuakulturës detare dhe të ujërave të brendshme,

për subjektet e përqendruara në Gjirin e Vlorës,Porto Palermo dhe bregdetin e Sarandës, ku janë12 subjekte me kontratë të vlefshme, si edhe 6subjekte, që iu përfundon kontrata brenda këtij vitidhe përfitojnë nga ndryshimet e këtij ligji, pasi dotë vazhdojnë të kryejnë aktivitetin e tyre deri nëmiratimin e zonave të përcaktuara përakuakulturën.

Ky projektligj do të sjellë rritje të fondeve shtesënga buxheti i shtetit, pasi ndalimi i aktivitetit ngasubjekte, të cilave u mbaron afati i kontratës, sjelltë ardhura të munguara në buxhet në formën etaksave që paguan ose të ardhurave nga punësimi.

Organizimi i sektorit dhe krijimi i organizataveprodhuese do të jetë një formë më e mirë efunksionimit të të gjithë zinxhirit të akuakulturësqë nga prodhimi deri te konsumatori final. Pritet tëketë ulje të kostove të prodhimit dhe një produktmë cilësor në treg.

Gjatë diskutimeve të zhvilluara në komisionepër këtë projektligj u zhvilluan seanca dëgjimoreme përfaqësues të shoqatës shqiptare tëakuakulturës. Përfaqësuesit e kësaj shoqate ushprehën të shqetësuar për ligjin aktual, i cili ipengon ata për rinovimin e kontratave duke qenëse nuk janë miratuar ende zonat e përcaktuara tëakuakulturës, si rrjedhojë i çon këto subjekte drejtpezullimit të aktivitetit. Këto subjekte kanëinvestuar shumë dhe kanë lidhur kontrata furnizimime klientë të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit,por ky pezullim përbën një kosto të madhefinanciare për ta. Ata u shprehën se projektligji qëne do të miratojmë do ta zgjidhë ngërçin e krijuar,pasi konkretisht ai parashikon që kontratat e lidhurapara hyrjes në fuqi të këtij ligji, të cilave u mbaronafati para miratimit të zonave të përcaktuara përakuakulturën, të konsiderohen të vlefshme deri nëmiratimin e këtyre zonave.

Një shqetësim i madh mbetet edhe vonesa nëmiratimin e zonave të përcaktuara të akuakulturësdhe ndikimin që ka e gjithë kjo në procesin e lejimittë ushtrimit të veprimtarisë së akuakulturës nëvend. Problemi me të cilin janë përballur biznesetqë zhvillojnë aktivitet në akuakulturë, sidomos nëGjirin e Vlorës dhe Sarandë, është se nuk janë tëpërfshira në skemat e IPARD-it dhe AZHBR-së,prandaj hartimi i programeve financuese duhet tëjetë më gjithëpërfshirës në sektorin e akuakulturës.

Problem tjetër është edhe vendosja e kuotave,sidomos për levrekun, sepse kjo masë e penalizonshumë eksportin e biznesit shqiptar, prandaj

165

Legjislatura e 9-të Viti 2019

Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural duhettë lobojë më shumë në vendet e BE-së për heqjene këtyre kuotave.

Gjithashtu, një tjetër problem, që haset nëvendin tonë, është edhe mbrojtja e konsumatorit.Në vendet e BE-së konsumatorët janë të informuarpër produktet që blejnë, për origjinën nga vjen kyprodukt, për datën e prodhimit dhe datën eskadencës. Ata janë të mbrojtur me ligje të fortanëse këto rregulla nuk zbatohen.

Në përgjithësi informacioni te konsumatorishqiptar mungon. Kemi shitje të pakontrolluar,mungojnë merkatat e peshkut, mungon etiketimipër origjinën dhe skadencën. Tregtarëve nuk iuintereson etiketimi, pasi e kanë më të lehtë për tëabuzuar me prodhimin e importit, duke e shitur nëtregun shqiptar si produkt vendas.

Prandaj, organet kompetente duhet të ushtrojnëmë shumë kontroll mbi tregtarët për të mbrojturkonsumatorin dhe për ta informuar atë.

Aktiviteti i subjekteve, që merren meakuakulturë është rregulluar me ligj që në vitin2016. Çdo subjekt që ka një kontratë për dhënienme qira të sipërfaqes ujore, ka të drejtën të kërkojësipërfaqe tokësore pranë zonës ku ai ushtronaktivitetin, me qëllim që kjo sipërfaqe tokësore tëshërbejë si strukturë mbështetëse në shërbim tëfermës, për ambiente dhe kushte më të mirabashkëkohore për punonjësit e fermës, por edhepër magazinimin dhe ushqimin e peshkut dukeplotësuar të gjitha standardet e BE-së. Është përt’u evidentuar kjo problematikë, sepse ngakontaktet që kam pasur ditët e fundit me fermerëte zonës, sidomos ata që operojnë në Gjirin eVlorës, e shprehin si shqetësim të madh qëkërkesat e tyre shumë herë zvarriten ose nukmerren fare në konsideratë nga organetkompetente.

Sot, vetëm në gjirin e Vlorës veprojnë 7 bizneseme rreth 150 punonjës. 70 % e prodhimit shkonpër eksport, por ka kërkesa në rritje edhe në tregunvendas, duke pësuar një trend rritës në vitet efundit. Krahasuar me vitin 2013, eksportet janërritur me rreth 4 herë, dhe në vitin 2018, krahasuarme vitin paraardhës, 2017, janë rritur 40% mëshumë.

Mbështetja e skemave për sektorin e peshkimitnë vitet 2014-2018 u ka dhënë mundësi 55përfituesve me vlerë totale 25,85 milionë lekë. Kaende mundësi për mbështetje në këtë sektor, i ciligjeneron të ardhura për buxhetin e shtetit dhe rrit

punësimin, sidomos në zonat bregdetare.Me gjithë rritjen dhe zhvillimin që ka marrë ky

sektor në vitet e fundit, ende nuk kemi krijuarkonceptin e organizatave prodhuese, të cilat janëorganizimet e njohura zyrtarisht të krijuara ngaprodhuesit e sektorit të peshkimit dhe tëakuakulturës. Ato merren me menaxhimin epërditshëm të peshkimit dhe luajnë një rol thelbësornë funksionimin e politikës së peshkimit. Përfshirjae konceptit “organizatë peshkimi” edhe në ligjin eakuakulturës do të rrisë shkallën e përafrimit tëlegjislacionit kombëtar me legjislacionin e vendevetë BE-së. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ru-ral duhet t’i kushtojë vëmendje edhe dhënies sëlicencave të reja, duke marrë parasysh, në radhëtë parë, ruajtjen e florës dhe të faunës së bregdetitshqiptar.

Politikat e qeverisë shqiptare për zhvillimin eturizmit dhe përparësitë që ka ky sektor nëekonominë e vendit tonë mund të sjellin pasoja tëpariparueshme në qoftë se licencat dhe lejet qëjepen për zhvillimin e bizneseve të akuakulturësdo të bëhen pa kriter dhe pa një studim të mirëfilltëtë zonës, në të cilën mund të zhvillohet ky biznes.

Ministria mund të nxisë krijimin e organizataveprodhuese qoftë edhe nëpërmjet skemavembështetëse, të cilat mund të përfshijnë lehtësimepër certifikimin e produkteve, marrjen, mbrojtjendhe promovimin e emrit të produkteve në kuadërtë organizatave prodhuese, por pasi e kapërcaktuar qartë zonën gjeografike ku do tëoperojë.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural duhettë zhvillojë një fushatë ndërgjegjësimi përavantazhet e organizatave prodhuese, të plotësojëaktet nënligjore për detyrat dhe përgjegjësitë eorganizatave prodhuese, të marrë masa tëngjashme me shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor,si dhe të kontribuojë në aktivitetet e organizataveprodhuese.

Nxitja e bashkëpunimit dhe organizimit tëoperatorëve të këtij sektori krijon mundësinë që tëulim kostot duke negociuar dhe importuar për sasimë të mëdha rasatesh dhe ushqimesh, dukepërfituar çmime dhe kosto transporti më tëleverdishme dhe, më kryesorja, duke ruajtur tënjëjtat standarde në prodhim. Një gjë e tillë do tëmundësojë mbrojtjen e prodhimit nëpërmjetgarantimit të cilësisë nga treguesit gjeografikë,mënyrës së prodhimit e të tjerë.

Në mënyrë jo të drejtpërdrejtë ky projektligj ka

Viti 2019

166

Legjislatura e 9-të

ndikim edhe te konsumatorët, sepse sjell prodhimetë certifikuara dhe një cilësi e gjurmueshmërishumë më të lartë; ndikon në ruajtjen e mjedisitdhe rritjen e punësimit në këtë sektor.

Si objektiv të nivelit të lartë të strategjisëkombëtare të peshkimit për sektorin e akuakulturëskemi ngritjen e një industrie konkurruese dhe tëqëndrueshme, e cila do të kontribuojë në sigurinëushqimore kombëtare dhe në rritjen e ekonomisëblu.

Për përparësitë që ka ky projektligj, ju ftoj tamiratojmë atë!

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Fjala për zotin Beqaj. Të

përgatitet Bujar Çela.Ilir Beqaj – I nderuar Kryetar i Kuvendit,Kolege dhe kolegë deputetë,Qeveria ka sjellë këtë projektligj për të bërë një

ndryshim në ligjin e vitit 2016, sepse sektori iakuakulturës rrezikon ta ngrijë aktivitetin.

Në vitin 2016 përcaktuam që do të kemi zonatë zhvillimit të akuakulturës dhe lamë një afatdyvjeçar. Ky afat ka kaluar dhe ende nuk i kemikëto zona dhe për më tepër, për fat jo të mirë, endenuk kemi një datë të saktë se kur do t’i kemi këtozona. Pra, jo vetëm që nuk kemi qenë të zotët tëpërmbushim detyrimin ligjor, por ende nuk keminjë hartë publike ku gjithkush, që është i interesuartë investojë, t’i orientojë investimet e veta dhe përkëtë arsye qeveria duhet të na japë një afat tëqartë. Ndërsa ne duhet t’u kërkojmë të falursipërmarrësve që ende i kemi lënë pa hartën dhepa afatin. Për më tepër mungesa e zonimit frenoninvestimet e reja, por e bën edhe joefektivshfrytëzimin e mundësive që ofron IPARD II edhepër akuakulturën.

Megjithatë, nuk mund të mos e shfrytëzojmëkëtë moment për të bërë evidente arritjet eakuakulturës vitet e fundit, të cilat me të vërtetëjanë mbresëlënëse. Nëse në vitin 2013 akuakulturaprodhoi 3700 tonë produkte deti, duke gjeneruarnjë vlerë rreth 9 milionë euro, në vitin 2018 kyprodhim ishte 6200 tonë dhe ka krijuar një vlerë51 milionë euro.

Pra, vetëm për 5 vjet prodhimi është rritur rreth170%, ndërsa vlera e prodhuar është rritur 230%.Jo vetëm akuakultura, por i gjithë sektori i peshkimitnë periudhën 2013-2018 ka arritje mbresëlënëse.Nëse në vitin 2013 sektori krijoi një vlerë 60 milionëeuro, për vitin e kaluar ishin 109 milionë euro, pra180% më shumë. Sigurisht, një rol të veçantë këtu

ka edhe eksporti i prodhimeve të detit.Nëse në vitin 2013 u eksportuan 8,3 milionë

euro vlerë, në vitin 2018 janë 40 milionë euro aporreth 5 herë më shumë. Në qoftë se në vitin 2018eksporti zinte 14% të vlerës që prodhonte sektori ipeshkimit, vjet ai është rritur në masën 37%. Ajoqë është mjaft e rëndësishme, është se zhvillimi isektorit ka kontribuar drejtpërdrejt edhe nëpërmirësimin e situatës së punësimit. Në këtësektor ishin zënë me punë rreth 2200 njerëz nëvitin 2013, ndërsa për vitin që sapo mbyllëm ishin8200, pra janë 6000 vende pune më shumë, vendepune të sigurta, vende pune të normalizuara, qëjo vetëm sjellin punësim dhe dinjitet për ata qëpunojnë, por edhe të ardhura të qëndrueshme përfamiljet e tyre.

Sigurisht, merita kryesore e këtyre arritjeve utakon operatorëve, por unë besoj se edhembështetjet e drejtpërdrejta apo të tërthorta tëpolitikave të qeverisë kanë dhënë frytet e tyre:sektori është mbështetur me lehtësira fiskale, prejdisa vitesh nafta që përdoret në njësinë e peshkimitnuk e ka më akcizën, të mos harrojmë që janë370 lekë për çdo litër naftë akcizë. Këtu jo vetëmkemi bërë një homogjenizim të situatës edhe mevendet fqinje, por praktikisht në vitin 2018 akcizae kursyer nga operatorët e peshkimit ka pasur mëpak të ardhura në buxhet, është 3,6 miliardë lekëapo rreth 8 mijë tonë naftë.

Gjithashtu, në listën e pajisjeve për bujqësi, përpeshkim, për pylltari, për zhvillimin rural, qëpërjashtohen nga pagesa e TVSH-së në momentine zhdoganimit, janë edhe 27 artikuj që lidhendrejtpërdrejt me sektorin e peshkimit, anijet, pajisjete bordit, frigoriferët, pjesët e motorit, rrjetat apoedhe elemente të tjera që janë shumë tërëndësishme për këtë gjë. Në vitin 2018, në skemate mbështetjes së bujqësisë ne kemi dhënë 1miliard lekë, qoftë për mbështetje direkte për ataqë mbledhin dhe peshkojnë açuge, qoftë edhe përinvestime në operatorë të ndryshëm. Në periudhëne fundit, brenda paketës së lehtësimit dhe tëthjeshtëzimit të biznesit, apo siç e quajmë ne“derregulim”, ka pasur lehtësi edhe në momentine licencimit të subjekteve që lidhen meakuakulturën.

Në mbledhjet që ka organizuar Komisioni iVeprimtarive Prodhuese kemi dëgjuar edhesipërmarrës të akuakulturës. Ata na kanë shprehurshqetësimet e tyre për kufizimet që burojnë ngaMSA-ja në eksportin e levrekut të egër apo të

167

Legjislatura e 9-të Viti 2019

kultivuar. Ne besojmë se qeveria duhet tënegociojë aktivisht me Komisionin Europian përtë bërë të mundur rritjen e kuotave për eksportin elevrekut. Ne nuk mund të rrimë peng i asaj që ështënegociuar dhe firmosur me MSA-në në vitin 2014,prandaj nuk na mbetet gjë tjetër, veçse tëmbështesim miratimin e këtij projektligji.

Ne në komision kemi sugjeruar që, me daljene hartave të reja, subjektet që kanë leje të mosndërpriten në moment, por të mund të shfrytëzojnëciklin e plotë të prodhimit të akuakulturës, i cili ështëjo më shumë se 18 muaj.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Beqaj!Fjalën e ka zoti Bujar Çela.Bujar Çela – I nderuar zoti Kryetar,Të nderuar kolegë,Të nderuar përfaqësues të Ministrisë së

Bujqësisë, që sillni këtë ndryshim ligjor përprodhuesit dhe për investitorët në akuakulturë,

Po bëj një krahasim të thjeshtë me shifra dheme fakte se çfarë janë thënë dhe janë bërë në këtovite: nga viti 2013 deri në vitin 2018 të gjithëtreguesit për zënie, për përpunim dhe për investimnë akuakulturë janë 3-4-fishuar.

Vetëm për 3 vjet ka ardhur një ndryshim ligjor.Këtë kërkesë e ka sjellë koha, konsumatori dheprodhuesi për të përafruar ligjin tonë me ligjet eBashkimit Europian, ku ne synojmë të aderojmë.

Ne nuk kemi bërë krahasime me ’38-ën, porme vitin 2013 dhe për vetëm 3 vjet ne sjellimndryshime të tjera ligjore. Kjo tregon se është njëqeveri dhe një maxhorancë e përgjegjshme, kundjek me përpikëri kërkesat e konsumatorëve.

Kryesisht, peshku në zonën e Lushnjës ështënga rezervuarët e zonave Thanë dhe Kasharaj.Fatkeqësisht, këta prodhues dhe fermerë, të cilëti kanë marrë në administrim këta rezervuarë, qënuk kanë vetëm një funksion, por kanë një funksiontë trefishtë, diku për vaditje, diku për mbrojtjen ezonave urbane nga përmbytja dhe më pas për njëprodhim të tretë, që është akuakultura, nukvazhdojnë të investojnë, ashtu sikurse kanë bërëplanbizneset e tyre në kohën që kanë fituar këtatenderë me makinacione nga më të ndryshmet.

Unë i them Ministrisë së Bujqësisë, në veçantiDrejtorisë së Peshkimit, se duhet të ushtrojëkontroll më të madh, që ato planbiznese që kanëbërë para se t’i bëjnë kontratat t’i zbatojnë. Nukjanë thjesht vende ku shfrytëzohen, por atyinvestohet, në mënyrë që të sigurohet jetëgjatësia

e tyre.Përveç atyre që thanë parafolësit, unë dua të

them se nga kontratat që kanë bërë këta jogjithmonë kanë qenë korrektë, siç ka ndodhur mesigurimet shoqërore. Shumë rezervate i kanëmbuluar ferra dhe balta, ose qindra hektarë tokë ika mbuluar uji dhe nuk shfrytëzohen siç duhet,sepse dora e shtetit u ka ndenjur larg dhe kontrolliedhe më larg.

Unë ngaqë lëviz në të gjithë Shqipërinë, shikojse ka një mospërputhje shumë të madhe midisvendeve në Veri, ku ka pasur banorë, por kanëzbritur në fushë dhe midis vendeve të fushës, qëjanë ardhur po nga Veriu. Konkretisht, problemine kam në lidhje me rrugët rurale. Domethënë, sotmë thotë gramshioti, më thotë tropojani, më thotëkuksiani, që jeton në Dushk, jeton në Zham Sektor,jeton në Saver: “More, ikëm prej rrugëve dheerdhëm në një vend që ka bukë, këtu bukë ka, porrrugët nuk i kemi si atje”. Pra, është edomosdoshme që Ministria e Infrastrukturës tëndërhyjë realisht në këto zona.

Çfarë do t’i themi Thanasajt, po Zhamës Sektor,po Zhamës Fshat, po Konjatit, po Shegasit dheBallagatit?! Çfarë mund të themi ne për fshatarëte Balajt, Zgjanës dhe Skilajt, të cilët punojnë dhejetojnë, nuk lëvizin nga toka, janë njerëz qëqëndrojnë pranë tokës, investojnë dhe ndërtojnë,përballë atyre që kanë lënë zona të tëra në Veri,ku kanë ardhur dhe janë bërë banorë të Tiranësdhe të Durrësit, ku njerëz nuk ka, por rrugë ka?

Në Myzeqe lëvizin mallra, njerëz dhe mjete, pormungojnë rrugët.

Dua të ripërmend një fakt shumë të thjeshtë nëlidhje me shpronësimet. Është bërë bajpasiLushnjë-Berat, që është një zgjidhje, por ka mbikatër vjet që fermerët, të cilët e kanë vënë tokënnë dispozicion të ndërtimit, nuk kanë marrë lekët,që u janë premtuar nga shpronësimi. Ata kanë bërëçdo dokument gati dhe presin. Mund të jetë njëshumë e vogël, por është shumë e rëndësishmepër ata familjarë.

Duke përfituar nga rasti, dua të them diçka.Shpesh dëgjojmë të flitet për veteranë dhe familjetë dëshmorëve, por unë i bëj një apel të thjeshtëqeverisë: ju lutem, bëni pak më shumë për tëfestuar në një mënyrë madhështore 75-vjetorin eçlirimit të atdheut. Kjo datë i bashkon të gjithë, edheata para luftës, edhe ata pasluftës, por bashkonedhe të gjitha trojet shqiptare.

Faleminderit!

Viti 2019

168

Legjislatura e 9-të

Gramoz Ruçi – A është zonja Tatjana Nurçe?Nuk është.

Në emër të grupit, fjalën e ka zoti Besnik Baraj.Besnik Baraj – Faleminderit!Në fakt, është e vështirë të diskutosh pas Ilir

Beqajt dhe të sjellësh ndonjë gjë të re në lidhje metë dhënat, meqenëse është vërtet shterues nëinformacion.

Sektori i peshkimit pas viteve ’90 mund tëklasifikohet si sektori më pak i zhvilluar nëekonominë e Shqipërisë, pa dyshim i fundit nëkrahasim me vendet e rajonit, të cilat kanë vijëbregdetare. Edhe pse ky sektor në botë ka njërëndësi shumë të madhe ekonomike, në Shqipërika qenë jashtë politikave reale, zhvilluese estimuluese. Përkundrazi, gjatë këtyre gjashtëvjetve të fundit vihet re një ecuri impresionuese, ecila ka ardhur si rrjedhojë e politikave mbështetëse,duke sjellë një rritje të cilësisë së produkteve tëpeshkimit dhe rritje të kapaciteteve konkurruese.

Le t’u referohemi disa fakteve shumë tëpjesshme, në krahasim me parafolësin. Në vitin2017 pati një rritje me 38%, krahasuar me vitin2016; në vitin 2018 pati një rritje me 24,5%,krahasuar me vitin 2017. Vlera e eksportuar nësektorin e peshkimit gjatë vitit të fundit ka pësuarnjë rritje me rreth katër herë, krahasuar me vitin2013, duke arritur një vlerë prej 40 milionë eurosh.Flota e peshkimit numëron sot rreth 620 mjetelundruese. Rritja nuk është rastësore, por ështërrjedhojë e politikave në këtë sektor.

Le të përmendim disa prej tyre. TVSH-ja ekarburantit të mjeteve lundruese është bërë 0. Kyçmim favorizues është i lidhur me sasinë e peshkuttë zënë, duke shmangur në këtë mënyrë edheabuzimet. Në këtë sektor janë 27 zëra doganorë,për të cilët TVSH-ja është bërë 0, ku përfshihenrrjetat, anijet, frigoriferët etj. Gjuetia e açugëveështë mbështetur në masën 20 lekë për kilogram.Kjo mbështetje llogaritet me rreth 100 milionë lekëvetëm për vitin 2018.

Sot industria përpunuese e peshkimit pombështetet shumë për peshkun e zënë nga anijetshqiptare. Gjatë këtij viti është planifikuar ndërtimidhe përfundimi i markatave në Shëngjin dheDurrës. Ndërtimi i markatave të peshkut do të sjellërritje të standardeve, siguri ushqimore, rritje tëmëtejshme të formalizimit të sektorit, ulje të kostovenë stabilimentet e peshkut dhe rritje të cilësisë sëpërpunimit të tyre.

Mjaft nxitëse për ekonominë shqiptare, duke

përfshirë peshkimin, do të jetë zbatimi i projektitIPA i BE-së, i cili do të japë mbështetje deri nëmasën 50% për investime në bordin e anijeve tëpeshkimit për ndërrimin e motorëve, për blerjen epajisjeve elektronike dhe për frigoriferët. Vlera ekësaj mbështetjeje është 1,4 milionë euro.

Në plan për investim është riparimi i anijeve nëportet e peshkimit të Shëngjinit, Vlorës dheSarandës.

Studimi i zonave të akuakulturës, membështetjen e projektit IPA të BE-së, përfundonkëtë vit duke u hapur rrugë investimeve të reja,afatgjata në këtë sektor, i cili në 15 vjetët e funditka pasur një rritje dhe po e barazon sot prodhiminme peshkimin në det.

Lidhur me peshkimin në liqene. Nëpërmjetndërtimit të bankinave të vogla lundruese do tëpërmirësohet infrastruktura e ankorimit të barkavetë vogla të peshkimit. Nëpërmjet këtij projektligji,në kuadër të një qasjeje më të afërt me fusha tërëndësishme të politikës së përbashkët tëpeshkimit të Bashkimit Europian, mundësohendisa rregullime në aktivitetin e aukualturës. Këtondryshime kanë të bëjnë me peshkimin e vogëlartizanal bregdetar, ku qëllimi është fomalizimi ityre, ulja e peshkimit të paligjshëm, si dhembështetja për rritjen e standardeve të grumbullimitdhe tregtimit të prodhimeve të peshkut nga kynënsektor i peshkimit.

Edhe për peshkimin e vogël artizanal procesi iformalizimit do të jetë i lidhur me politikatmbështetëse, ku formalizimi do të shërbejë nërritjen e cilësisë, kushteve të grumbullimit dhetregtimit, mbështetjen në ndërtimin e qendrave tëvogla të grumbullimit të peshkut, si dhe tëbashkëmenaxhimit. Me mbështetjen eKooperacionit Italian ka filluar një programnumërimi censusi të peshkimit të vogël artizanalnë bregdet, si dhe bërjen e projekteve të ndërtimittë qendrave të grumbullimit të peshkut. Projektligjijep përcaktimin e saktë për organizatat eprodhuesve në fushën e akuakulturës, funksionindhe objektivat e tyre. Në projektligj rregullohenedhe disa aspekte të tjera në lidhje me periudhëntranzitore të përcaktuar në ligj, me qëllim qëaktiviteti i akuakulturës të zhvillohet normalisht sinjë sektor, i cili, si në të gjithë botën, po shndërrohetnë zërin parësor të peshkimit.

Një pjesë e rëndësishme e projektligjit ështëpërcaktimi i zonave të peshkimit, ku duhet shumëprofesionalizëm dhe duhet bërë shumë kujdes që

169

Legjislatura e 9-të Viti 2019

të respektohen ligjet për mbrojtjen e mjedisit. Mepërcaktimin e tyre duhet të merren mendime ngaMinistria e Mjedisit dhe nga fakultetet që lidhenme këtë sektor. Është fakt që jo rrallë herë kanëndodhur zhvillime, ku problematika mjedisore nëkëto dekada ka qenë e shpërfillur dhe është kjoarsyeja që edhe në ligjin e mëparshëm, që kemimiratuar në parlament, kemi theksuar se zhvillimete akuakulturës duhet të realizohen nëbashkëpunim edhe me ekspertët për mbrojtjen emjedisit dhe universitetit.

Ju ftoj që ta miratojmë këtë projektligj.Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Baraj!Këtu mbyllet edhe diskutimi për ligjin nr. 103/

2016.Vazhdojmë me projektvendimin “Për disa

shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvenditnr.102/2017 “Për ngritjen e komisionit të posaçëmparlamentar për realizimin e reformës zgjedhore”,të ndryshuar”.

Fjala për zotin Murrizi.Myslim Murrizi – Faleminderit, Kryetar!Së pari, dua të theksoj se jemi kundër shtyrjes

së afatit të këtij komisioni, i cili ka 18 muaj që nëmënyrë të qëllimshme del komision shterpë. Unëe shoh dëshirën tuaj që të krijoni komisione fasadë,ku fasadën do ta merrni nga ata, të cilët, kur ishinkëtu, nuk i donit, por tani që janë në rrugë, ju kahipur dashuria e madhe për ta. Ne, as unë, asdeputetët e tjerë të Partisë Demokratike dhe asdeputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim nukjemi këtu për fasadë. Ju doni të krijoni një miks,komision parlamentar me deputetë dhe qytetarë.Ju mund të zgjidhni kë të doni nga 3 milionë e 600mijë votues shqiptarë, brenda dhe jashtëShqipërisë, për t’i çuar në atë komision, por ta dinise kjo do të ketë një zgjidhje përfundimtare,produkti i këtij komisioni miks, parlamentar dheqytetar, duhet të kalojë në referendum dhe unënuk besoj se do të merrni 84 vota në këtë Kuvend.Nëse e keni menduar se do t’i merrni, rruga embarë ju qoftë! Unë kam menduar dhe besuar, nëbindjen time për të mos e dorëzuar mandatin, qëdo të ndikoj sadopak, me vullnetin e mirë, për tëçrrënjosur kapjen e sistemit politik prej fyti ngaKushtetuta e vitit 2008, e cila është bërë me njëkonsensus nën tavolinë. Ju nuk doni tëbashkëpunoni me parlamentarë dhe keni qejf tëpranoni ata që janë “rrugorë”. Vazhdoni dhe krijonikomisione fasadë me kë të keni qejf, zgjidhni nga

ish-deputetët atë që komandoni më kollaj e që jushërben më mirë, po të doni jua jap unë emrat,por ky nuk është një komision që i shërbenparlamentarizmit dhe shëron plagën e vërtetë psesot jemi në këtë kauzë, që ata që hyjnë në Kuvendnë serinë e parë quhen “dorë e parë” dhe ata qëvijnë sipas ligjit të hartuar, nën firmën e këtyre qëlehin në çdo foltore për votë, për moral, për parime,qenkan dorë e dytë. Ndaj shpreh votën time kundërshtyrjes së afatit jolegjitim të këtij komisioni fasadë.Merreni e krijojeni me cilindo të keni qejf! Nga ish-ministrat e këtij krahut këtej keni sa të doni, të cilëtkanë ngelur ende të papunësuar në institucionettuaja! Thojuni shqiptarëve që ne jemi realishtnjëlloj, ashtu si me të drejtë shqiptarët na quajnësa herë na shohin në këtë foltore e në këtë sallë.Realisht po bëni ato që në mendje, në letra, nëfirma, në tenderë e në koncesione keni ndarëndërmjet njëri-tjetrit 28 vjet në këtë sallë tëparlamentit të shqiptarëve, ndaj krijojeni komisioninme kë të keni qejf, emëroni kë të doni ju! Ne nukbëhemi pjesë e kësaj, se nuk jemi këtu as përdekoracionin tuaj, as si fasadë e çdo komisioni tësivëllezërve tuaj, që kurrë nuk kanë pasur kurajënt’u drejtohen qytetarëve për të marrë votë me emërdhe të vijnë në këtë sallë nga vota e qytetarëve!

Faleminderit, por vota ime dhe e kolegëve tëmi do të jetë kundër këtij komisioni, si dhe kundërçdo produkti hibrid që ky komision meparlamentarë, me qytetarë, me opozitë rrugore, joparlamentare, do të krijohet këtu dhe do të na silletkëtu si raport në emër të komisioneveparlamentare!

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Fjalën e ka zoti Gjiknuri.Damian Gjiknuri – I nderuar zoti Kryetar i

Kuvendit,Të nderuar deputetë,Të nderuar qytetarë që na dëgjoni,Në fakt, domosdoshmëria e zgjatjes së afatit

të Komisionit të Reformës Zgjedhore ose produktii dalë nga kjo reformë ka qenë një nga pikat ekërkuara vazhdimisht nga opozita në Shqipëri.

Këtu luhet një serial ironie e madhe, sepse,fatkeqësisht, është e vërtetë që komisioni nuk nxorinjë produkt konsensual, megjithëse opozita kaqenë ajo që vazhdimisht është ankuar për procesetzgjedhore dhe ka kërkuar ndryshime në KodinZgjedhor. Komisioni bëri një punë të mirë nëmomentet kur filloi, opozita mori pjesë dhekontribuoi në të, madje duke adresuar edhe disa

Viti 2019

170

Legjislatura e 9-të

nga problemet që ata vazhdimisht i kanë ngritur sishqetësime, si, për shembull, votimi elektronik oseelementet e teknologjisë në zgjedhje, gjëra qëopozita i quante vazhdimisht si domosdoshmëripara se të zhvilloheshin zgjedhjet në Shqipëri.

Megjithëse produkti i gjithëpranuar u diskutua,mori edhe mbështetjen e institucioneve që nambështesin në atë reformë, fatkeqësisht ubojkotua.

Tani jemi përpara një realiteti të ri politik. Ështëe vërtetë që opozita e dikurshme parlamentare kadalë jashtë parlamentit, ka një grupim deputetështë po asaj opozite, që janë në parlament, por qëështë çështje tjetër se kush e përfaqëson opozitën,ky është një debat që duhet ta zgjidhë vetë opozitabrenda vetes, ndërkohë që maxhorancës i takonnjë detyrë. Ka një traditë të reformave zgjedhoredhe të adresimit të problemeve që i përkasinsecilës parti në Shqipëri kur vjen puna te zgjedhjet,sepse këto të fundit janë rregullat e lojës, dhe ajotraditë thotë: “Reforma duhet të jetë bipartizanedhe e gjithëpranuar”. Kështu që ne nuk mund tadigjnim këtë mundësi për shkak të ndryshimit tënjë realiteti politik dhe ta fshinim atë. Përkundrazi,nuk dua të përmend emra, por unë i kuptoj shumëmirë shqetësimet dhe interesat e çdo deputeti apogrupimi të ri deputetësh për të ardhmen e tyrepolitike, por kjo është çështja e tyre dhe nuk duatë hyj te kjo, i kanë të gjitha të drejtat në këtëkomision, që ne po rimandatojmë, edhe mendryshimin e nevojshëm që, sa për t’ia bërë të qartëpublikut, edhe opozita parlamentare, edhe ajojashtëparlamentare, ka të njëjtat të drejta.Domethënë, ky komision ka dy bashkëkryetarë,por ka edhe një përfaqësues të veçantë tëopozitës, i cili ka të drejtë të propozojë, tëkundërshtojë dhe të diskutojë në lidhje me të gjithaamendimet që do të diskutohen për produktin, qëpërgjithësisht ka qenë i miratuar nga të dyja palët.

Kjo është një mundësi e mirë, që opozita duhetta shfrytëzojë përpara zgjedhjeve vendore të 30qershorit që, edhe nëse ka propozime në lidhjeme këto zgjedhje ata le t’i sjellin në tavolinë dhene jemi të gatshëm t’i shqyrtojmë. Është e vërtetëse organizimi i zgjedhjeve tashmë ka hyrë në njëfazë të maturuar, ne nuk mund të bëjmëeksperimente duke ndryshuar Kodin Zgjedhor njëapo dy muaj përpara zgjedhjeve. Kjo është epapranueshme. Kjo do të minonte procesinzgjedhor. Megjithatë, nëse ka vend apo hapësirëpër ndonjë ndryshim, i cili do të mund të bëhet në

mënyrë konsensuale edhe për këto zgjedhje, nejemi të gatshëm ta pranojmë. Kjo është një thirrjeshumë e sinqertë.

Reforma zgjedhore, për shkak të trysnisë dhelobimit të opozitës, për mendimin tim jo shumë tëmenduar mirë ose për të marrë një mjetshtrëngues ndaj maxhorancës, u fut, të paktën ngandonjë shtet, si një kusht i rëndësishëm përprocesin e integrimit. Atëherë, ne nuk mund ta lëmëveten në dorë të mosbërjes së diçkaje, as mundt’ia lëmë atë rastësisë, përkundrazi, ne jemi tëgatshëm që opozita, pavarësisht se ka zgjedhurtë djegë mandatet e saj, në të keqen e saj, të vijënë tavolinën e reformës zgjedhore dhe tëdiskutojmë për objektin për të cilin është ngritur kykomision, që është adresimi i rekomandimeve tëOSBE/ODIHR-it, çështjet e sistemit që mund t’iinteresojnë një pjese të deputetëve qoftë edhedeputetëve të rinj, të cilët ndoshta në mendjen etyre mund të kenë plane për organizimet e tyrepolitike, unë nuk e vë në dyshim dhe nuk ka asgjëtë keqe, e kam këtë të drejtë kur të vijë momentii duhur nëse do të kemi një diskutim për procesine sistemit politik në Shqipëri. Sistemi zgjedhor nukështë çështje që zgjidhet brenda një muaji,përkundrazi, ne brenda një periudhe të shkurtërmund të adresojmë disa rekomandime tërëndësishme, ndoshta ndonjë edhe për këtozgjedhje.

Ky vullnet i mirë i maxhorancës nuk ka pse tëvihet në diskutim qoftë nga ana e deputetëvekëtu në sallë, qoftë edhe nga ata që janë jashtë.Në fund të fundit, kemi dy realitete politike: keminjë opozitë, e cila është në rrugë, e ka zgjedhurvetë rrugën e saj, që përfaqëson një pjesë tëpopullatës, nuk mund ta mohojmë, nuk mund tëthotë njeri tani: “U zhduk opozita, se dolën jashtësallës së parlamentit” dhe këtë e them me bindjetë plotë, kemi edhe një grupim tjetër, kanë edheata mbështetësit e tyre, të cilët mund të provohennë zgjedhjet e ardhshme, nëse do të krijojnë njëgrupim politik apo do të jenë në gjendje të marrinnën kontroll partinë e tyre, kjo është çështje qënuk më përket. Por rregullat e lojës janë rregullaloje, që, pavarësisht se shkruhen për këtë në sallëapo për atë jashtë salle, ato duhet të përfaqësojnënjë ekuilibër të pranueshëm në shoqëri. Këto janërregullat që duhet të ndiqen.

Ne nuk mund të bëjmë shpikje sistemi tëmomentit të fundit, sepse një grupim i caktuarpolitik kërkon të legjitimojë veten dhe të pretendojë

171

Legjislatura e 9-të Viti 2019

se patjetër duhet të ndryshojë sistemi politik përarsyet e tij. Jo! Kjo nuk ka funksionuar ndonjëherëkështu. Ne jemi të vendosur që ta formojmë këtëkomision, t’i japim një afat të pranueshëm deri më5 maj, është një afat i pranueshëm që opozita tësjellë propozimet e saj. Të mos adresojmë çështjetthemelore për këto zgjedhje, pasi zgjedhjet tashmëjanë në procesin e organizimit.

Problemi i votës së emigrantëve, problemi ifinancimit të partive politike, problemet e financimittë fushatave zgjedhore, qoftë edhe teknologjianë votime, do të duan kohë dhe është e pamundurqë ato të zbatohen për këto zgjedhje, qoftë edhetë ndryshohen në mënyrë të njëanshme nga njërapalë. Pra, ne nuk do t’i prekim ato.

Ne jemi të gatshëm të prekim elementethelbësore siç është: depolitizimi i administratëszgjedhore, gjë që duhet t’i interesojë edhe çdopartie të re, sepse, në fund të fundit, e kanëproblemin e përfaqësimit në komisione. Dukepasur një administratë zgjedhore të depolitizuar,kemi mundësi të kemi një proces më me integritetnë numërimin e votave apo në shpalljen erezultatit. Ky proces mund të realizohet nëpërmjetkësaj reforme.

Dëshira, vullneti jonë, dora është shtrirë, kjoështë një dritare e artë edhe për të negociuar memaxhorancën për gjetjen e një zgjidhjeje, qoftëtë pranueshme për elementë që mund të kthejnëbesimin e opozitës në zgjedhje, duke adresuaredhe ato fenomene që ata pretendojnë përshitblerjen e votës apo histori të tilla, për të cilatnuk ka asgjë të provuar, por që vazhdimisht ështëngritur kjo alibi. Ne jemi të gatshëm, nëse opozitaka propozime konkrete, qoftë për të forcuardispozita në Kodin Penal, qoftë për të ngriturstruktura të veçanta që merren me çështjen eshitblerjes së votës, t’i diskutojmë në këtëkomision. Pra, dora e shtrirë është aty, ështëvullneti i mirë që ne të shkojmë në zgjedhje siçduhet.

Nuk ka sistem demokratik pa pjesëmarrje nëzgjedhje. Për ata që kërkojnë të mos marrin pjesënë zgjedhje është zgjedhja e tyre. Ata që kërkojnëtë afirmojnë veten politikisht e kanë këtë shans.Të gjithë ata që pretendojnë se kanë mbështetjenë popull apo thonë: “ Unë po të isha maxhoritar,do të bëja çudira”, sepse ka ndonjë këtu që nukështë votuar fare dhe na thotë sikur i ka të gjithavotat, e kanë shansin të nxjerrin kandidatë nëbashki po të duan të nxjerrin grupimet e tyre dhe

le të marrin pjesë në këto zgjedhje. Nëse kenipropozime me vlerë, qoftë edhe si grupim politik,pasi të krijoni një grupim tuajin, qoftë dhe grupparlamentar këtu, për reformën zgjedhore, ejanit’i diskutojmë në tavolinë, se gjërat aty zgjidhen,në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Nuk bëhenme megafon diplomaci, e as me deklarata paramikrofonit këtu, a thua se kanë marrë përsipër tëshpëtojnë zgjedhjet në Shqipëri. Kështu, oferta emaxhorancës qëndron. Komuniteti ndërkombëtarpo e shikon me shumë vëmendje këtë proces dhepo i jep mbështetje qeverisë, që ne të shterojmëçdo lloj mundësie për gjetjen e një zgjidhjeje tëmirë e të pranueshme deri në maj, pasi rrezikohenafatet për zgjedhjet e 30 qershorit. Në të kundërt,ne jemi të gatshëm që këtë paketë, para se tamiratojmë në Kuvend, t’ia çojmë për mendim eekspertizë ODIHR-it dhe Këshillit të Europës, nëmënyrë që për atë produkt të dalë nga ky komision,edhe nëse opozita nuk do ta japë kontributin e saj,të kemi certifikimin nga ana e atyre institucioneve,që thonë: po, Shqipëria i ka adresuar atorekomandime që ne i kemi lënë në mënyrë tëvazhdueshme në lidhje me zgjedhjet.

Kështu, komisioni do të krijohet, do të punojënë mënyrë intensive, do të organizojë edhetryeza me pjesëmarrjen edhe të partive të tjera,që s’janë pjesë, qoftë edhe ato që nuk kanëpërfaqësues, siç është Partia Demokratike, qoftëedhe partitë e tjera, të cilat kanë interes përproblemin e zgjedhjeve, por çështjet e sistemitjanë çështje që kërkojnë një kohë tjetër dhe nukmund të mblidhen në këtë moment. Pra, të mosi përziejmë gjërat, por të fokusohemi te zgjedhjete 30 qershorit. Në fund të fundit, edhe opozita,nëse do të vijë ndonjëherë në pushtet, do të vijënëpërmjet një ligji zgjedhor të pranueshëm nëçfarëdo lloj kohe, qoftë kur kërkojnë zgjedhje tëparakohshme, qoftë edhe tani. Në çdo kohë imirëpresim me propozimet e tyre, brenda njëkushti të pranuar, komision të reformës sëgjithëpranuar.

Faleminderit shumë!Gramoz Ruçi – Ju lutem, le të bëhemi gati për

momentin e votimit!Këtu mbaruan çështjet e ditës së sotme.Për dhjetë minuta do të hyjmë në votim.(Debat në sallë)Urdhëro! Keni replikë, zonja Hajdari? Po, replikë

dy minuta.Rudina Hajdari – Zoti Gjiknuri, se ku e kam

Viti 2019

172

Legjislatura e 9-të

hallin unë, këtë do ta shikojmë! Këtë do ta shikojmëshumë shpejt, sepse halli im është hall që ka tëbëjë me shqiptarët, kurse yti është hall tjetër, gjëqë ti e di shumë mirë. Ke shumë gjëra mbishpatullat tua, që të vish këtu e të na bësh moralneve. Por fakti që ti vjen këtu dhe thua: dua t’i shtrijdorën opozitës që s’është këtu... Unë nuk e di,por ajo çfarë kërkoj sot nga ky parlament, ështëqë ju të respektoni Rregulloren e Kuvendit tëShqipërisë. Nuk është ndonjë kërkesë e madhe.Edhe po të kishte parti të vogla, nuk do të ishte gjëe keqe, sepse keni ngelur këtu me po të njëjtëtnjerëz, me katër njerëz po drejtojnë fatet e të gjithëShqipërisë, bashkë me ty, që e ke shkatërruar këtëShqipëri. E di shumë mirë ti, me HEC-e në të gjithaanët e Shqipërisë. Mos harro edhe me dëmtiminqë i ke bërë buxhetit të shtetit: 450 milionë eurome aferën CEZ. Çfarë do të të përmend tjetër?Apo vjedhjen e votave, që ke bërë në Dibër?

Unë nuk jam prokurore dhe nuk pretendoj tëjem, por të gjitha këto akuza bien mbi shpatullat etua. Do të vijë një ditë, do të vijë SPAK-u shumëshpejt dhe do të ta tregojë se kush je ti. Nëse ti,zotëri i dashur, vjen këtu dhe na thua se do tëbëhesh kryetari i komisionit...

(Bie gongu)...të reformës zgjedhore, për të larë hesapet

me PD-në dhe për t’i shtrirë dorën PD-së, që tëbëni marrëveshjet tuaja, kjo është çështja juaj,zotëri, por këtu Kuvendi duhet të bëhet ashtu siç emeriton Shqipëria, dhe unë për këtë do të luftoj.

Gramoz Ruçi – Për çështjet jashtë rendit tëditës, zonja Hyseni, fjala për ju, pesë minuta!

Edlira Hyseni – I nderuar zoti Kryetar,Të nderuar anëtarë të kabinetit qeveritar,Të nderuar deputetë,Sot jam për herë të parë këtu, përpara jush dhe

përpara qytetarëve të vendit tim, dhe ndihem enderuar dhe e emocionuar. Deputet do të thotëpërfaqësues. Ndonëse mbi këtë tryezë mungonflamuri i një partie, do të doja të flisja si të gjithëata shqiptarë, që ashtu si unë janë ndoshta tëlodhur dhe të pakënaqur në këta 30 vjet tranziciontë pafund.

Kam jetuar dhe studiuar shumë vite jashtë përtë dalluar mjaft mirë çfarë na mungon neve sot,çfarë nuk shkon dhe çfarë presim të gjithë. Poashtu, edhe për të kuptuar ata shumë shqiptarë,që sot ende ikin. Nuk besoj se do të jenë më tëlumtur atje ku do të shkojnë, por unë besoj se dotë jenë më të qetë, më të sigurt.

Shqipëria që duam është ajo me një shtetprezent, social dhe funksional, që do të garantojëstandardet minimale, por jo vetëm, edhe mëshumë në shëndetësi, në arsim, në drejtësi etj.,ku nëse të dhemb koka, të mos kesh frikë për tëzgjedhur paracetamolin te farmacia e lagjes; kunëse do të zgjedhësh shkollën për fëmijët nëklasën e parë apo edhe në ciklet më tej, të mospyesësh a kanë ngrohje dhe ambiente të pastragodinat, por të dish se si janë mësuesit, si janëlibrat; ku nëse dikush të bie më qafë pa të drejtë,të jesh i sigurt që ka një gjykatë, ka një polici dhenjë avokat, që të kthen drejtësinë.

Në pozicionin tim të ekspertes kontabël, ka viteqë njoh dhe prek nga afër problematikat e biznesittë vogël dhe të madh dhe kam mundur të ndjeknë praktikë dhe drejtpërdrejt luhatjet e ekonomisëshqiptare. Në këto ditë janë dorëzuar bilancet ebiznesit shqiptar për vitin 2018. Në të dhënat etyre financiare unë kam parë rënie. Janë ulur tëardhurat dhe fitimet e realizuara, janë shtuarborxhet dhe është shtuar pasiguria për tëardhmen. Shoqëritë e transportit të mallrave detardhe tokësor kanë punuar më pak për vitin 2018dhe e dimë të gjithë që transporti është një indikatori mirë dhe i qartë i qarkullimit dhe i konsumit nëvend.

Rënia e fortë e kursit të këmbimit valutor gjatëvitit 2018 ka dhënë një impakt të madh në bizneseteksportuese dhe prodhuese për jashtë, siç janëfasonët dhe bizneset e tjera të ngjashme, të cilëtjanë detyruar të përballojnë shpenzimet e tyre nëlekë, për pagat, qiratë, detyrimet tatimore, dukepërfituar më pak të ardhura. Në kushtet epamundësisë për të ndryshuar çmimet e shitjesme klientët e huaj dhe kontratat e paracaktuarame ta, në bilancet e vitit 2018 do të gjeni efekte tëforta financiare vetëm nga kursi i këmbimit valutor.

Në vitin 2018 u bë një ndryshim i madh qëprekte biznesin e vogël, duke ulur pragun e kalimittë TVSH-së te biznesi me 2 milionë lekë të rinj xhirovjetore. A solli ky ndryshim të ardhura më të lartanë buxhet apo shkaktoi vetëm panikun esipërmarrësve të vegjël, të cilët e panë këtëndryshim si një kosto shtesë, qoftë edhe ngadomosdoshmëria e një ekonomisti, që realishtbëhet i nevojshëm në kushtet e këtij ndryshimi tëbërë? A u mbyllën shumë biznese të vogla, qoftëedhe për të ndryshuar NIPT-in apo për të hapurnjë të ri, apo e ulën xhiron reale të realizuar gjatëvitit 2018? Unë mendoj se po. Unë mendoj se nuk

173

Legjislatura e 9-të Viti 2019

ishte ky momenti i duhur ekonomik dhe social përtë trembur apo për të rënduar ata familjarë, qëme ato biznese të vogla, modeste, sigurojnëpunësim dhe të ardhura për veten e tyre.

Unë jetoj, punoj dhe ëndërroj në Durrës, njëqytet i mrekullueshëm, i bekuar, me det, me dielldhe me qetësi, të cilit ka vite që i mungon zemradhe përkushtimi. Potencialet e tij janë të pafundmenë turizëm, tregti, shërbime, transport. Në këtovite ka pasur në dispozicion buxhete të mëdhaqyteti im, Durrësi, por ato kanë shkuar përrealizimin e velierave dhe nuk kanë përmirësuaraspak kushtet e jetës së banorëve durrsakë nëqytet apo në periferi. Durrësi pret dhe meriton njëdrejtim të ri, më të mirë dhe më cilësor, që do t’irikthejë vlerat e trashëgimisë kulturore, do t’i shtojëgjelbërimin, paqen për fëmijët dhe për të moshuarit,do t’i zgjidhë problemet mjedisore, të përmirësojëshërbimet dhe të ngrohë fëmijët në çdo shkollë.

(Bie gongu)Në fund, por jo për nga rëndësia, dëshiroj të

them dy fjalë për origjinën time çame, për të cilënjam krenare. Im atë ka lindur në Çamëri, ndajhistorinë e kam brenda shtëpisë dhe dua që ajotë reflektohet dhe të transmetohet brez pas brezime vërtetësi dhe me atdhedashuri. Kam edhe nipae mbesa të lindur në Athinë, të cilët sot flasin edheshqip, edhe greqisht, ndaj s’ka se si të mos dëshirojgjithmonë me gjithë zemër fqinjësinë e mirë dheforcimin e marrëdhënieve me Greqinë.

Gramoz Ruçi – Faleminderit, zonja Hyseni!Fjalën e ka zoti Karamelo!Ligoraq Karamelo – I nderuar zoti Kryetar,Të nderuar kolegë deputetë,Të dashur bashkëqytetarë,Jam i emocionuar dhe i përulur para jush sot,

sepse pas 14 vjetësh rikthehem në këtë foltore,simbol i jetës parlamentare në Shqipëri.

Së pari, falënderoj Perëndinë, që përpjekjentime të gjatë ma realizoi edhe atëherë kur mendojase ishte krejt e pamundur!

Kanë qenë vite të vështira për mua. Jamndeshur me vështirësi e zhgënjime, padrejtësi eluftë bërrylash politikë, intriga e prapaskena, betejatë humbura dhe të pakurorëzuara, por asnjëherënuk jam dorëzuar. Kam ushtruar aktivitetin timpolitik gjithmonë i motivuar, me betimin shpirtërordhe misionin njerëzor për të ndihmuar komunitetin,qytetin, për t’u shërbyer njerëzve, për të zgjidhurhallet dhe problemet e tyre, për të qenë sa më ivlefshëm për ta dhe për këtë vend.

Pavarësisht ç’kanë thënë ata, që deri dje na ekishin nevojën, sikurse na përgojojnë sot, mebindje them se mënyra se si ne kemi ardhur nëkëtë parlament është ligjore, morale dhe endërgjegjshme.

Personalisht, u ndodha përballë presioneve tëshumta. U kërcënova dhe u dhunova me akterrugaçërie, me prapavijë politike.

Sot jam i bindur se ky mandat nuk më takonvetëm mua, por edhe komunitetit homogjen grektë Korçës, qytetarëve korçarë, me të cilët jam ilidhur pazgjidhshmërisht, Korçës historike dheShqipërisë europiane që duam të ndërtojmë.

Të parët tanë, që lindën demokracinë, namësuan se njeri i lirë është qytetari aktiv dhe ipërgjegjshëm.

Më vjen mirë që disa kolegë i frymëzoi zgjedhjadhe vendimi që morëm, ashtu sikurse edhe muamë frymëzoi zgjedhja e tyre. Pavarësisht bindjevetë ndryshme politike, ne, deputetët e grupitopozitar, ndihemi solidarë me njëri-tjetrin, tëndërgjegjshëm për atë që kemi bërë dhe të aftëpër misionin tonë, sepse ne konsiderojmë qëdorëzimi në bllok i mandateve ishte një veprim ipaprecedentë, i papërgjegjshëm dhe i nxitur ngapadurimi për të ardhur në pushtet jashtë rregullavetë lojës demokratike. Ndoshta nxitimi u inkurajuaedhe nga realiteti i krijuar nga një qeverisjeproblematike, e paaftë, e korruptuar dhe, përrrjedhojë, nga një pakënaqësi në rritje e njerëzve,si pasojë e thellimit të varfërisë dhe humbjes sëshpresës.

Ky realitet duhet të jetë motivim përintensifikimin e debatit parlamentar, frymëzim përpërgatitjen serioze të betejës elektorale dhe joarsye për të lënë parlamentin, për t’iu shmangurballafaqimit elektoral, për të krijuar diversionebrenda opozitës dhe për të humbur mbështetjen endërkombëtarëve.

Situata jonormale në gjirin e opozitës duhetkapërcyer me maturi, as me inate, as me fyerje,sepse, për fat të keq, kemi një keqformatim tëopozitës së përçarë, që nuk ndihmon as ata qëpretendojnë se kanë timonin e saj, asmirëqeverisjen, as integrimin, as imazhin e vendittonë.

Arsyet pse kjo qeveri dhe ky Kryeministër duhettë largohen janë të shumta, por për ne më kryesorjaështë se Kryeministri asnjëherë nuk e konsideroitë qenësishëm rolin e minoritetit etnik grek nëShqipëri, si shembull bashkëjetese, zhvillimi, fryme

Viti 2019

174

Legjislatura e 9-të

demokratike, si faktor kyç në marrëdhëniet meGreqinë fqinje, në proceset integruese dhe nërrugëtimin e përbashkët drejt së ardhmeseuropiane. Përkundrazi, jo vetëm që e neglizhoikëtë faktor, por edhe veproi për ta përçarë atë,denigruar dhe shpërfillur, sipas shprehjes: “Fjalëtë mira dhe gurë në torbë”. Për rrjedhojë, krijoiprecedentë të shumtë, si me planin rregullues dhe,së fundi, me pronat në Himarë, me objektetkishtare, me ngjarjen në Bularat, e cila akoma nukështë zbardhur; hartoi me nxitim një ligj përminoritetet, i cili është vetëm në letër, duke cenuarushtrimin e të drejtave themelore për identitetinetnik, arsimimin, përdorimin e gjuhës dhesimboleve kombëtare, të drejtën e pronës e tëtjerë. Madje, edhe një emision informativ në gjuhëngreke në RTSH-në e Korçës, i cili, për hir të sëvërtetës, pati mjaft popullaritet dhe u prit shumëmirë në bashkëpunimin ndërkufitar, u mbyll pafilluar mirë.

Për rrjedhojë, marrëdhëniet me Greqinë kanëpësuar vetëm regres në këta 6 vjet qeverisjeje,duke qenë shumë larg nivelit të dëshiruar nga dypopullsitë fqinje, historikisht bashkë. Marrëveshjae shumëpritur dhe e shumëpropaganduar akomanuk ka dalë në dritë.

Dhe ndërsa largimin e kësaj qeverie ekonsideroj të përligjur, nuk pajtohem me prirjet,veprimet dhe metodat, që synojnë shmangien ngarregullat e lojës demokratike, zëvendësimin eparlamentit me rrugën dhe imponimin e shumicësnga pakica, tendencën për të krijuar precedentëdhe për të devijuar rrjedhën normale demokratike.Maxhorancat caktohen nga zgjedhjet dhe vijnë nëparlament.

Duke e përmbyllur, sepse koha është e kufizuar,bashkohem me shqetësimin që kanë kolegët e mi.Situata kërkon një sistem tjetër elektoral, kërkonnjë sistem drejtësie, sepse, për hir të së vërtetës,duhet thënë se ndryshimi i Kryeministrit mund tëjetë problemi, por nuk është zgjidhja e situatës.Zgjidhja e situatës është ndryshimi i sistemit, sepsekemi pasur qeverisje të korruptuara dhe tëpërfolura.

Duke e mbyllur, koha le ta çmojë veprimin qëne kemi bërë. Personalisht, nuk i ndryshoj...

Gramoz Ruçi - Përfundoje, zoti Karamelo!Ligoraq Karamelo -...karakterin, bindjen dhe

parimet me asgjë.Për sa kohë të jem këtu, do të kontribuoj me

pozicionin tim opozitar, do të sjell zërin e

komunitetit tim, pjesë e strukturave të Partisë të tëDrejtave të Njeriut, të Omonias në qarkun eKorçës...

Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Kramelo!(Deputeti Ligoraq Karamelo flet pa mikrofon

pasi i është ndërprerë fjala.)Mund të uleni, zoti Karamelo.Bëhemi gati për votimet, ju lutem!Hapet votimi për prezencën.Të hiqen kartat e deputetëve që nuk janë

prezentë në sallë!Mbyllet votimi për prezencën.88 deputetë janë prezentë.Fillojmë me projektrezolutën “Për vlerësimin e

veprimtarisë vjetore të Komisionit Qendror tëZgjedhje për vitin 2018”.

Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës dhenenit 55 të Rregullores, rezoluta kërkon shumicëtë thjeshtë votash për miratim. Projektrezolutën ekeni të gjithë mbi tavolinat e punës. Procedura evotimit është një votim i hapur me elektronikë.

Hapet votimi.Zoti Murrizi, nuk keni votuar, zoti Alimadhi nuk

keni votuar. Po ju kujtoj nëse doni të votoni.Mbyllet votimi.76 vota pro, 7 vota kundër, 4 vota abstenim,

kurse dy deputetë nuk kanë votuar.Miratohet.Vazhdojmë me projektrezolutën “Për vlerësimin

e veprimtarisë vjetore të Autoritetit tëKonkurrencës për vitin 2018”. Në mbështetje tënenit 78 të Kushtetutës dhe nenit 55 të Rregullores,edhe kjo rezolutë kërkon shumicë të thjeshtëvotash për miratim. Projektrezolutën e keni të gjithëmbi tavolinat e punës. Procedura e votimit ështënjë votim i hapur me elektronikë.

Hapet votimi.Mbyllet votimi.73 vota pro, 10 vota kundër, 4 vota abstenim,

kurse dy deputetë nuk kanë votuar.Miratohet.Vazhdojmë me projektligjin “Për disa ndryshime

dhe shtesa në ligjin nr. 103/2016 “Përakuakulturën”.

Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës dhenenit 55 të Rregullores, ky projektligj kërkonshumicë të thjeshtë votash për miratim.

Hapet votimi me elektronikë në parim.Mbyllet votimi.75 vota pro, 8 vota kundër, 6 vota abstenim.Miratohet në parim.

175

Legjislatura e 9-të Viti 2019

Fillojmë votimin nen për nen duke pasurparasysh vërejtjet e Komisionit përgjegjës përVeprimtarinë Prodhuese dhe komisionit përdhënie mendimi, atij për Integrimin Europian. Parase të fillojmë me votimin nen për nen, hedhim nëvotim me kartonë riformulimin që ka bërë Komisionii Integrimit në lidhje me shënimin në fund të faqespër titull in e projektligjit dhe që tregonpërputhshmërinë me legjislacionin e BashkimitEuropian. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.Neni 1. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 2. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 3, me vërejtjet e komisionit përgjegjës që

të riformulohen pikat 2 dhe 3 të nenit 44\1 dhe44\2. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.Neni 4, me vërejtjet e komisionit përgjegjës për

riformulim neni. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 5. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.E votojmë në tërësi.Hapet votimi.Mbyllet votimi.74 vota pro, 10 vota kundër, 3 vota abstenim,

kurse dy deputetë nuk kanë votuar.Miratohet.Vazhdojmë me projektvendimin “Për emërimin

e një anëtari të Bordit të Autoritetit të MbikëqyrjesFinanciare.

Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës dhenenit 55 të Rregullores, ky projektvendim kërkonshumicë të thjeshtë votash për miratim.Kandidatura e zotit Deniz Deralla është propozuarnga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës në mbështetjetë nenit 6 të ligjit nr. 9572, datë 03. 07. 2006 “PërAutoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”. Ju rikujtojse Komisioni përgjegjës për Ekonominë dheFinancat është shprehur se kandidatura përmbushkriteret ligjore. Procedura e votimit është një votimi fshehtë me elektronikë.

Hapet votimi.Mbyllet votimi.73 vota pro, 6 vota kundër, 9 vota abstenim,

kurse një deputet nuk ka votuar.Miratohet.Vazhdojmë me projektvendimin “Për disa

shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr.102\2017 “Për ngritjen e Komisionit të PosaçëmParlamentar për Reformën Zgjedhore”, tëndryshuar””. Procedura e votimit është një votim ihapur me elektronikë. Kërkohet shumicë e thjeshtëvotash për miratim.

Hapet votimi.Mbyllet votimi.75 vota pro, 14 vota kundër, asnjë votë

abstenim.Miratohet.Këtu përfundojnë çështjet që ishin planifikuar

për seancën e sotme.Seanca tjetër do të njoftohet në medie.

(Seanca u mbyll në orën 15:30)

Viti 2019

176

Legjislatura e 9-të

Drejton seancën Kryetari i Kuvendit,z. Gramoz Ruçi

E enjte, 11.04.2019Seanca e paradites, ora 10:00

Rendi i ditës:1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare

të datës 03.04.2019 (neni 44 i Rregullores)2. Njoftimi i akteve të depozituara në Kuvend

(neni 44, pika 3, i Rregullores)3. Raporti i vitit 2018 për ecurinë e procesit të

integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian(neni 18 i ligjit nr. 15/2015, votim me shumicë tëthjeshtë)

Shprehet përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave.Shprehet Komisioni përgjegjës për Integrimin

Europian për projektrezolutënPyetjeDiskutime(Shprehen grupet parlamentare.)Koha e votimit4. Raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionerit

për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2018 ( neni103 i Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)

Shprehet titullari i institucionit- jo më shumë se60 minuta.

Shprehet Komisioni përgjegjës për ÇështjetLigjore, Administratën Publike dhe të Drejtat eNjeriut për projektrezolutën.

PyetjeDiskutime (nëse kërkohet me shkrim nga një

komision i përhershëm, një kryetar grupiparlamentar ose të paktën 10 deputetë)

(Shprehen grupet parlamentare.)Koha e votimit5. Njoftimi/miratimi i programit të punës së

Kuvendit për periudhën 15 prill – 9 maj 2019 (neni26, pikat 5 dhe 6, i Rregullores, votim me shumicëtë thjeshtë).

6. Njoftimi/miratimi i kalendarit 3-javor tëpunimeve të Kuvendit për periudhën 15 prill – 31maj 2019 (neni 27, pikat 3 dhe 4, i Rregullores,votim me shumicë të thjeshtë)

7. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës(neni 45 i Rregullores)

Koha e diskutimeve deri në 60 minuta

Gramoz Ruçi – Mirëdita!Ftoj medien në sallë.Seancën plenare të ditës së sotme e deklaroj

të hapur.(Pasi lexon rendin e ditës)

A ka vërejtje për procesverbalin e seancës sëkaluar? Nuk ka.

Miratohet.Njoftime.Në mbështetje të nenit 44, pika 3, të Rregullores

së Kuvendit, ju njoftoj se janë depozituar nëKuvend: raporti i veprimtarisë vjetore të Autoritetitpër Informimin mbi Dokumentet e ish- Sigurimit tëShtetit për vitin 2018; nga Këshilli i Ministrave ështëdepozituar raporti “Për shërbimin civil”; ngadeputetët është depozituar projektligji “PërAkademinë e Shkencave në Republikën eShqipërisë”.

Si gjithmonë, materialet do t’i gjeni në faqenzyrtare të Kuvendit.

Nga KQZ-ja janë depozituar në Kuvend 3vendime për dhënien e mandatit 3 kandidatëve tëlistës shumemërore të PD-së, respektivisht nëqarqet Tiranë, Korçë dhe Dibër.

Ju njoftoj se dje është mbledhur Këshilli përRregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për tëverifikuar mandatin e 3 deputetëve të shpallurdhe të zgjedhur nga KQZ-ja: Korab Qamil Lita ngaPD-ja, qarku Tiranë, Arlind Engjëll Çarçani nga PD-ja, qarku Korçë, dhe Halil Nazmi Jakimi nga PD-ja, qarku Dibër.

Raportin në emër të Këshillit për Rregulloren,Mandatet dhe Imunitetin do ta paraqesë zonjaBushka.

Klotilda Bushka - Faleminderit, zoti Kryetar!Të nderuar kolegë,Po ju paraqes raportin e përmbledhur të Këshillit

për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin përverifikimin e mandatit të deputetëve: Korab Lita,Arlind Çarçani dhe Halil Jakimi.

Kuvendi i Shqipërisë, në vijim të vakancave tëkrijuara, si pasojë e heqjes dorë nga mandati ideputetit, në mbështetje të Kodit Zgjedhor tëRepublikës së Shqipërisë, ka njoftuar KomisioninQendror të Zgjedhjeve për krijimin e vakancave.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me vendimetpërkatëse nr. 125, nr. 136 dhe nr. 137, të datave 4prill 2019 dhe 9 prill 2019, ka vendosur t’i japëmandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisërespektivisht: zotit Korab Qamil Lita, nga listashumemërore e Partisë Demokratike, qarkuTiranë; zotit Arlind Engjëll Çarçani, nga lista

177

Legjislatura e 9-të Viti 2019

shumemërore e Partisë Demokratike, qarku Korçë;zotit Halil Nazmi Jakimi, nga lista shumemërore ePartisë Demokratike, qarku Dibër.

Pas verifikimit që iu bë mandateve të fituaradhe krahasimit me legjislacionin e aplikueshëm,rezulton se në vendimet e Komisionit Qendror tëZgjedhjeve janë respektuar kërkesat eparashikuara nga nenet 69, 70 dhe 71 tëKushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Për sa i përket procedurës së dhënies sëmandatit, është respektuar neni 164, pika 2, i KoditZgjedhor të Republikës së Shqipërisë, sipas të cilit:“Mandati i ndërprerë i kalon kandidatit vijues tëlistës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhorepërkatëse. Në përjashtim nga ky rregull, kurvakanca i përket një mandati të fituar sipas pikës6 të nenit 67, ajo plotësohet nga kandidati i parënë listë i gjinisë përkatëse, pavarësisht renditjesnë listë”.

Në përfundim, u arrit në konkluzionin se përdeputetët nuk rezultoi asnjë paligjshmëri nëzgjedhje që t’i pengojë ata të bëjnë betimin nëseancë plenare. Për pasojë, zoti Korab Qamil Lita,zoti Arlind Engjëll Çarçani dhe zoti Halil NazmiJakimi, që kanë fituar mandatin e deputetit, nëmbështetje të nenit 72 të Kushtetutës dhe nenit 4,pika 1, të Rregullores së Kuvendit, ftohen nëseancën plenare të Kuvendit për të bërë betimin,si kusht për të filluar ushtrimin e mandatit tëdeputetit.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zonja Bushka!Ka vërejtje për raportin?Kush është dakord me raportin?Votoni me karton, ju lutem!Miratohet.Para se të vazhdoj me çështjet e tjera, në

mbështetje të nenit 72 të Kushtetutës dhe nenit 4,pika 1, të Rregullores së Kuvendit, ftoj deputetët erinj për të bërë betimin, si kusht për të filluarushtrimin e mandatit të deputetit. Në mbështetjetë nenit 4, pika 3, të Rregullores, unë do të lexojtekstin e betimit, ndërsa kandidatët për deputetë,një nga një, do të ngrihen në këmbë dhe do tëdeklarojnë: “Betohem”.

Teksti i betimit është: “Betohem me nderin timse do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputet ipopullit në Kuvend. Do të përfaqësoj denjësishtpopullin, do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve, dotë mbroj lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, do tërespektoj dhe do të mbroj të drejtat dhe liritë e

shtetasve dhe do të punoj me të gjitha fuqitë e miapër përparimin e atdheut dhe mirëqenien e popullittim.”

Deputeti Korab Lita.Korab Lita – Betohem!Gramoz Ruçi – Deputeti Arlind Çarçani.Arlind Çarçani – Betohem!Gramoz Ruçi – Deputeti Halil Jakimi.Halil Jakimi – Betohem!Gramoz Ruçi – Urime, kolegë deputetë!Vazhdojmë me raportin e veprimtarisë vjetore

të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi përvitin 2018. Sipas nenit 103, pika 2, të Rregullores,e paraqet raportin zoti Robert Gajda.

Robert Gajda – Mirëdita!I nderuar Kryetar i Kuvendit,Të nderuar anëtarë të Këshillit të Ministrave,Të nderuar deputetë,Më lejoni të parashtroj para jush në mënyrë të

përmbledhur raportin e veprimtarisë institucionaledhe funksionale të Komisionerit për Mbrojtjen ngaDiskriminimi për vitin 2018.

Për lehtësi parashtrimi, unë e kam ndarë në dyaspekte, që të kapim disa nga pikat mëinteresante të raportit dhe të mos bëhemi tëmërzitshëm.

Nga aspekti institucional institucioni ka miratuarnjë plan strategjik për periudhën 2018-2021, kuka vendosur si prioritete të rrisë ndërgjegjësimin eqytetarëve dhe të institucioneve, të rrisë nëmaksimum ndikimin e vendimeve të marra dhe tërekomandimeve, të kontribuojë në politikëbërjeduke monitoruar dhe duke bërë kërkime përgjendjen e diskriminimit, të rrisë efektivitetin dheeficiencën e institucionit, të forcojë dhe të zgjerojëfushën e veprimit.

Disa nga aspektet e tjera institucionale janëemërimi i Komisionerit nga Kuvendi mbas 3vjetësh vakance, shtimi i strukturës së institucionitnga 23 punonjës në 34 punonjës, krijimi i 3 zyraverajonale në Shkodër, në Korçë dhe në Fier. Këtëdua ta përmend si një përvojë pozitive dhe si njëpraktikë shumë të mirë, që duhet zhvilluar përvazhdimësinë e projekteve në të cilat institucionibëhet pjesë, pra krijimin e një drejtorie të posaçmepër monitorimin e situatave dhe të fenomenevediskriminuese për raportimin për veprimtarinë ediskriminimit me institucionet, për komunikimin meinstitucionet shtetërore, shoqërore dhendërkombëtare, për marrëdhëniet me publikun,duke i dedikuar një vëmendje të veçantë vizibilitetit

Viti 2019

178

Legjislatura e 9-të

të komisionerit në mediet tradicionale dhe në rrjetetsociale.

Gjithashtu, krijimin e një njësie të posaçme medy specialistë për monitorimin e planit të veprimitpër personat me aftësi të kufizuar dhe raportiminjo më një herë në vit, por edhe në 6-mujorin e parëtë vitit, si dhe përkthimin e raportit në gjuhënangleze për të qenë më i përshtatshëm dhe për tapërfaqësuar ndërkombëtarisht institucionin.

Është për t’u përshëndetur krijimi nga ana eKuvendit i mekanizmit për monitorimin sistematiktë vendimeve dhe të rekomandimeve të organevekushtetuese dhe ligjore, gjë që na ndihmon shumënë punën tonë, pasi lejon ndjekjen e zbatimitefektiv të vendimeve dhe të rekomandimeve, qëne si institucion japim.

Gjithashtu, është për t’u përshëndetur edheorganizimi i diskutimeve në një tryezë tërrumbullakët nga Ministria e Shtetit përMarrëdhëniet me Parlamentin në lidhje meadresimin e problemeve të institucioneve tëpavarura.

Komisioneri është anëtar i Këshillit Kombëtarpër Mbrojtjen dhe të Drejtat e Fëmijëve; është ftuarsi institucion në Këshillin Kombëtar për Aftësinë eKufizuar; është anëtar i Rrjetit Europian përOrganet e Barazisë në Europë; është anëtar dhenënshkrues i Deklaratës për Bashkëpunimin eOrganeve të Barazisë në Europën Juglindore, siprodukt i së cilës u mbajt edhe një konferencëndërkombëtare në tetor 2018.

Gjithashtu, janë lidhur marrëveshjebashkëpunimi me institucionet publike dheorganizatat e shoqërisë civile për forcimin emarrëdhënieve.

Në vitin 2018 institucioni ynë është pajisur menjë website të ri, i cili është më informues, mëinteraktiv, duke ofruar njëkohësisht një numër falaspër qytetarët, të cilët i drejtohen institucionit.

Institucioni ynë ka zhvilluar një veprimtariinformuese dhe sensibilizuese shumë aktive nëmedie dhe në rrjetet sociale.

Së fundi, nisur nga praktika dhe problematikate evidentuara, jemi duke konsideruar propoziminpër modifikimin e ligjit “Për mbrojtjen ngadiskriminimi”.

Për sa i përket aspektit funksional tëinstitucionit, veprimtaria e institucionit në vitin 2018ka pasur rritje në të gjithë komponentët e saj.

Së pari, shënohet një rritje me 18% në numrine ankesave të ardhura në institucion.

Së dyti, shënohet një rritje me 37% në numrine çështjeve të trajtuara nga institucioni.

Së treti, shënohet një rritje me 76% në numrine vendimeve të marra nga institucioni.

Për shkaqet e pretenduara konfirmohet trendi ipretendimit të diskriminimit për shkaqe racore,aftësinë e kufizuar, shëndetin dhe gjendjenekonomike, por në këtë vit evidentohet edhe njërritje e ankesave me shkak bindjen politike, qëlidhet kryesisht me fushën e punësimit.

Vihet re një numër i shtuar i ankesave ngaorganizatat e shoqërisë civile dhe nga grupet eindividëve me përfaqësues të caktuar dheshpeshherë përfaqësimi i palëve nga avokatët, ngapërfaqësuesit ligjorë në çështjet e trajtuara.

Për sa u përket çështjeve të trajtuara, ka njënumër të shtuar të inspektimeve dhe seancavedëgjimore. Këto të fundit shpeshherë kanërezultuar determinante për evidentimin ediskriminimit, por edhe për zgjidhjen e situatavemidis palëve.

Në 23 çështje janë trajtuar rastet që merren mediskriminimin e fëmijëve; Rreth 14 % e çështjevejanë adresuar kundrejt subjekteve private dhe rreth20% e çështjeve janë adresuar kundrejt organevetë pushtetit vendor.

Për sa u përket vendimeve të institucionit tëKomisionerit, rreth 21% e vendimeve janëvendime diskriminimi, rreth 29% e vendimeve janëvendime mosdiskriminimi dhe rreth 39% evendimeve janë vendime mospranimi.

Në 10 raste është pushuar shqyrtimi, pasi ështëarritur efektiviteti. Këtë vit ka një rritje tëkonsiderueshme të pushimit të shqyrtimit dhe kjoështë për t’u përshëndetur, sepse ka rezultuar qëgjatë trajtimit të procedurave subjekti ështëndërgjegjësuar dhe e ka zgjidhur situatën parase të përfundojë çështja me vendim.

Ka vazhduar tejkalimi i afateve ligjore nëtrajtimin e disa çështjeve, por ky është njëfenomen, të cilin me shumë gjasa këtë vit embyllim përfundimisht dhe do të mundohemi t’irespektojmë afatet sipas parashikimit.

Në lidhje me zbatueshmërinë, pjesa më emadhe e vendimeve të themelit të Komisioneritankimohen në gjykata. Kemi pasur raste pozitivekur subjektet i kanë zbatuar vendimet eKomisionerit. Edhe në këtë rast kemi një shtim.

Ka pasur një rritje të numrit të vendimeve tëgjykatave, si në rastet kur Komisioneri është palë,ashtu edhe kur ai është person i tretë. Ka një rritje

179

Legjislatura e 9-të Viti 2019

të numrit të vendimeve të gjykatave, që i japin tëdrejtë Komisionerit ose pranojnë kërkesat eqytetarëve për konstatimin e diskriminimit dhedëmshpërblimit. Kjo vihet re në juridiksione tëndryshme për çështje civile dhe administrative, nëshkallë të ndryshme të gjykimit, në Shkallë të Parëdhe në Gjykatë Apeli, dhe në rrethe gjyqësore tëndryshme.

Në këndvështrimin e institucionit, kjo do të thotëse ka një ndjeshmëri më të madhe të gjyqësoritpër shkeljen e parimit të barazisë dhe njëkuptueshmëri më të madhe të trupës gjyqësorerreth çështjeve që lidhen me diskriminimin.

Një praktikë e mirë e vendosur ndërmjetinstitucioneve publike dhe Komisionerit është edhedhënia e mendimeve në momentin e draftimit tëakteve ligjore dhe nënligjore. Në lidhje me këtëaspekt, gjatë vitit të kaluar janë dhënë 13 mendimeme shkrim. Dua të nënvizoj që edhe kjo është njëpraktikë e mirë e organeve publike, sidomos eKuvendit dhe e pushtetit ekzekutiv, në mënyrë qëtë dalin akte sa më të mira për implementimin dhegarantimin e të drejtave të qytetarëve. Ndërkohë,janë dhënë katër rekomandime të veçanta në lidhjeme situatat problematike, me qëllim zgjidhjen e tyrenga autoriteti përkatës.

Në qoftë se do t’i bëjmë një përmbledhjesituatës diskriminuese dhe problematikave tëhasura, do të evidentojmë se mbetet shqetësuesdiskriminimi i strukturuar, i cili lidhet me mohimin etë drejtave për grupe individësh ose komunitetenë mënyrë të vazhdueshme dhe të zgjatur në kohë.

(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon)Evidentohet diskriminim te grupet vulnerabël,

sidomos te komunitetet rome dhe egjiptiane,personat me aftësi të kufizuar, personat mepamundësi ekonomike dhe personat me kontekstesociale të vështira.

Shkelje të mëdha vihen re në të gjitha fushat epunësimit, si në arsim dhe në ofrimin e shërbimeve.Duhet theksuar se vendimet e diskriminimit i kemimarrë për diskriminimin e komunitetit rom dheegjiptian, për shkak se është konstatuar mungesae shërbimeve esenciale, si: kanalizimet e ujëravetë zeza, uji i pijshëm, elektriciteti, strehimi dheshërbime të tjera infrastrukturore. Gjithashtu, nëshumë raste vihet re edhe emargjinimi, segregimidhe përjashtimi i këtyre komuniteteve ngashoqëria.

Në lidhje me personat me aftësi të kufizuar,diskriminimi ndodh për shkak të mohimit të

aksesueshmërisë në shumë shërbime, por edhetë moskrijimit të kushteve për përfshirjen e këtyrepersonave në jetën sociale, ekonomike dhekulturore. Mendoj se duhet të marrë një vëmendjemë të madhe garantimi cilësor i arsimit për fëmijëtme aftësi të kufizuar.

Shqetësuese mbetet vonesa e nxjerrjes sëakteve nënligjore nga ana e pushtetit ekzekutiv,që shpesh gjeneron mosgarantimin e të drejtavetë njohura me ligj.

Evidentohet një mangësi e madhe e të dhënaveinstitucionale, të strukturuara dhe të detajuara, nëlidhje me shumë aspekte të të drejtave sociale.

Evidentohet edhe një mungesë planifikimi dheorganizimi nga organet publike në lidhje me ofrimindhe adaptimin e shërbimeve.

Vihet re një përdorim i shtuar i gjuhës sëurrejtjes kundrejt grupeve shoqërore vulnerabël singa funksionarët publikë, ashtu edhe nga personatë tjerë publikë, qoftë në mediet tradicionale, qoftënë mediet online dhe në rrjetet sociale.

Disa grupe shoqërore dhe komunitete mbetenende konsiderueshëm të paekspozuar nëveprimtarinë e Komisionerit, pasi nuk adresojnëdhe formulojnë ankesa. Për shembull, personat ekomunitetit LGBTI, besimtarët e feve të ndryshmeapo edhe fenomene, si: ngacmimi seksual dheshqetësimi në vendin e punës, mbeten shumë paktë raportuar.

Së fundi, një qasje jo shumë përqafuese vihetre në lidhje me rekomandimet e Komisionerit përMbrojtjen nga Diskriminimi. Prioritete të institucionittonë për vitin në vazhdim, nisur nga numri iankesave, do të jenë shkaqet kryesore tëdiskriminimit, si: raca, aftësia e kufizuar, gjendjashëndetësore, fëmijët dhe gratë; rrit ja ebashkëpunimit me aktorë të ndryshëm shoqërorë,shtetërorë dhe ndërkombëtarë të bëhet pjesë esa më shumë studimeve, monitorimeve dhetrajnimeve të institucioneve në lidhje me barazinëdhe mosdiskriminimin; rritja e ndërgjegjësimit,sidomos në zonat jashtë Tiranës, ku evidentohenprobleme më të theksuara sesa brenda saj; rritjae numrit të rekomandimeve dhe vendimeve dukepërmirësuar cilësinë e tyre.

Në aspektin e politikave të brendshme tëinstitucionit, prioritete strategjike janë: përditësimii rregulloreve dhe procedurave të brendshme, sidhe ndryshimi i dispozitave të ligjit “Për mbrojtjennga diskriminimi”. Ndërsa në aspektin e politikavetë jashtme të institucionit, prioritete mbeten

Viti 2019

180

Legjislatura e 9-të

intensifikimi dhe rritja e komunikimit me publikun,përforcimi i ligjit “Për mbrojtjen nga diskriminimi”,rritja dhe konsolidimi i rolit të Komisionerit nësektorët publikë dhe privatë.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Gajda!Sipas nenit 103 të Rregullores, fillojmë nga

diskutimet, pasi është kërkuar debat nga GrupiParlamentar i Partisë Socialiste.

Për diskutime janë regjistruar deputetet: KlotildaBushka, Adelina Rista dhe Vasilika Hysi në emërtë grupit.

Fjalën e ka zonja Bushka.(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon)Fjalën e ka zonja Hysi.Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Kryetar i

Kuvendit!Të nderuar deputetë dhe deputete,Dëgjuam raportin e Komisionerit për Mbrojtjen

nga Diskriminimi, të cilin ky Kuvend e mandatoinë mes të vitit të kaluar që të ushtrojë këtë funksiontë rëndësishëm dhe të nevojshëm në shoqëri.

Me gjithë progresin e bërë në parandalimin ediskriminimit, shoqëria jonë nuk bën përjashtim ngaajo e vendeve të tjera për sa i përket diskriminimitdhe pabarazisë. Kjo është arsyeja pse gjatë vitit2018 Kuvendi i Shqipërisë e vlerësoi dhe e miratoikërkesën e Komisionerit për të rritur numrin e stafitdhe për ta mbështetur me tri zyra rajonale nëKorçë, Gjirokastër dhe Shkodër, si dhe shprehuvullnetin dhe angazhimin e tij për ta mbështeturveprimtarinë e Komisionerit.

Tri janë fushat kryesore, ku shfaqet më shpeshdiskriminimi: punësimi, arsimi dhe fusha e tëmirave dhe shërbimeve.

Gjetjet e raportit të Komisionerit kërkojnëvëmendje të veçantë nga drejtuesit einstitucioneve, ndërgjegjësim të punonjësve dhesjellje institucionale, që parandalojnë sjelljediskriminuese dhe ndëshkojnë rëndë atë nësendodh.

Të nderuar kolegë, shpesh sjellja e njëpunonjësi të administratës dëmton imazhin e tëgjithë institucionit dhe krijon perceptimin se tëdrejtat e qytetarëve shkelen për të gjithë.

Nga analiza e raportimit të Komisionerit, disaçështje kërkojnë një vëmendje dhe kujdes tëveçantë.

Së pari, procedurat e rekrutimit, vlerësimit,promovimit dhe lëvizjes së stafit janë tëmirëpërcaktuara në ligjet e miratuara në Kuvend,

ndaj njohja dhe zbatimi me korrektesë i tyre ështëdetyrim për cilindo drejtues. Kjo do të çojë në uljene numrit të ankesave për shkak të mosrespektimittë ligjit në procedurat e punësimit, rekrutimit apotë riformatimit të institucioneve.

Së dyti, shumë ligje janë miratuar në Kuvendnë lidhje me barazinë, integrimin, shoqërinëgjithëpërfshirëse dhe aksesin në shërbime përkomunitetin rom dhe egjiptian. Si shumicëparlamentare në Kuvend kemi miratuar ligje shumëtë rëndësishme në historinë njëzetetetëvjeçare tëparlamentit shqiptar, të cilat kanë nevojë tëmonitorohen, në veçanti organet e qeverisjesvendore, duhet të ofrojnë informim në një gjuhë tëkuptueshme dhe të thjeshtë për cilindo individ, pae përcjellë atë nga një zyrë në tjetrën.

Me këtë rast ftoj të gjithë drejtuesit einstitucioneve të vlerësojnë faqen e transparencësdhe të informimit të institucionit që drejtojnë,aftësitë dhe etikën e punës së stafit të ngarkuarpër informimin, adresimin e kërkesave dheshqetësimeve të qytetarëve që trokasin në dyert einstitucioneve të tyre.

Gjithashtu, ftoj Ministrinë e Drejtësisë tëmonitorojë dhe të informojë Kuvendin lidhur mezbatimin e ligjit ‘Për ndihmën parësore juridike”, tëgarantuar nga shteti, sidomos në nivel vendor. Kjomaxhorancë ka miratuar një ligj shumë tërëndësishëm dhe ky ligj duhet të zbatohet.

Së treti, aftësia e kufizuar kërkon përshtatje tëarsyeshme të mjediseve dhe aksesueshmëri. Viti2019 është shpallur nga qeveria viti iaksesueshmërisë.

Secili prej nesh e kupton dhe e ka të qartë sepërshtatja e mjediseve nuk bëhet brenda një kohetë shkurtër, pra brenda një dite apo një viti, qoftënë institucionet publike apo edhe ato private, portë paktën çdo drejtues institucioni duhet të përpiqetdhe të tregojë vullnetin dhe gatishmërinë për tëpërshtatur dhe për të rritur aksesueshmërinë nëmjediset dhe shërbimet ndaj njerëzve.

Krahas portaleve dhe shërbimeve online, qëështë një arritje shumë e mirë e kësaj maxhorance,besoj që për kategorinë e njerëzve që trokasin nëdyert e Komisionerit, sepse nuk kanë kulturën dhemundësinë të përdorin portalet online, mbetet etikadhe komunikimi i punonjësve të zyrave tëmarrëdhënieve me publikun.

Gjithashtu, brenda mundësive dhe për aq saështë e mundur, besoj se është e nevojshme tëvlerësojmë mjediset ekzistuese, duke shmangur

181

Legjislatura e 9-të Viti 2019

çdo neglizhencë në këtë drejtim.I nderuar zoti Komisioner,Kuvendi i Shqipërisë, nëpërmjet mekanizmit të

ndjekjes sistematike të zbatimit të rekomandimevetë adresuara nga ju dhe institucionet e tjera tëpavarura, ka në qendër të vëmendjes pikërisht tëdrejtën për aksesueshmëri gjatë vitit 2019, porbesoj se nevoja për më shumë investime dhe përmonitorimin e zbatimit të ligjeve do të jetë nëvëmendjen e Kuvendit, po edhe të grupitparlamentar që përbën shumicën në parlament.

Së katërti, fëmijët janë një grup tjetër shoqëror,që kërkojnë më shumë vëmendje dhe gëzimi i tëdrejtave të njohura me ligj është përgjegjësi e secilitprej nesh.

Plot 26 vjet më parë Shqipëria ratifikoiKonventën për të Drejtat e Fëmijëve dhe ju e diniqë në Gjenevë ka filluar raportimi dhe shqyrtimi iraportit të qeverisë shqiptare lidhur me zbatimin etë drejtave të fëmijëve. Të gjitha institucionet kanëbërë shumë në këtë drejtim, por kemi ende shumëpër të bërë. Mundësitë ekzistojnë, mjafton vetëmtë kujtojmë çdo ditë, kur fillojmë ditën e punës, siministër, si deputet, si drejtues institucioni, siarsimtar, edukator apo edhe në sektorin privat:çfarë kam bërë sot për ta bërë një fëmijë më tëlumtur dhe si do të ndihej secili prej nesh në fundtë ditës, nëse fëmija ynë do të diskriminohej osenuk do të gëzonte ato të drejta, që nuk i gëzojnëdisa fëmijë në Shqipëri.

Nga raporti rezulton se numri i procesevegjyqësore është rritur tri herë në krahasim me vitin2012, plot 66 raste.

Kam një kërkesë për ju, i nderuar zotiKomisioner, por vlen edhe për të gjithë drejtuesite institucioneve. Rritja e rasteve të adresuara nëgjykatë dhe fakti se kjo e fundit i ka gjetur gati 40%të tyre të drejta dhe i ka ndëshkuar institucionet,tregon se ka vend për më shumë ndërgjegjësim,informim, ndërmjetësim në zgjidhjen e këtyrekonflikteve dhe për një monitorim më të mirë ngaana e Kuvendit, por edhe jona si deputetë.

Të nderuar kolegë dhe kolege,Diskriminim nuk ka vetëm tek institucionet

publike, por edhe tek ato private. Mos harroni seprej vitit 2013 qeveria “Rama 1” dhe tashmëqeveria “Rama 2” ka ndërmarrë një sërë nismashpozitive jo vetëm në ndryshimin e legjislacionit, poredhe në drejtim të zbatimit të tij, sidomos të njësërë strategjive.

Është pozitiv fakti që ju, zoti Komisioner, por

edhe institucionet e tjera keni raportuar në mënyrësistematike dhe e keni sinjalizuar Kuvendin eShqipërisë për problematikat e hasura. Gjithashtu,në emër të grupit të shumicës parlamentare,Ministrja e Shtetit për Parlamentin, e cila ështëzgjedhur së fundi, është një mundësi shumë e mirëpër të adresuar dhe për të ndërgjegjësuar drejtuesite institucioneve dhe ministrinë për të zbatuar nëkohë të gjitha rekomandimet që u keni adresuarinstitucioneve, që në ndonjë rast kanë mbetur nëheshtje, apo që i keni adresuar Kuvendit tëShqipërisë.

Megjithatë, në emër të shumicës parlamentarenë Kuvend, ne kërkojmë nga ana juaj që për vitin2018 të forconi rolin proaktiv, monitorues dhe tainformoni Kuvendin në mënyrë sistematike,nëpërmjet raporteve të veçanta, për gjetjet eproblemeve, me qëllim që ato të parandalohen paqenë nevoja të kemi një rast të shtuar të tyre.

Së dyti, të forconi rolin tuaj në rajonet ku kazyra rajonale. Investimi nga buxheti i shtetit për trizyrat rajonale ka nevojë të justifikohet, që t’i krijonibindjen Kuvendit dhe kësaj maxhorance se rritja eburimeve njerëzore dhe mbështetja financiare janëtë nevojshme, madje duhen shtuar.

Së treti, ju ftojmë të rrisni veprimtarinëndërgjegjësuese dhe informuese jo vetëm në zonaturbane, por edhe në zonat rurale, sidomos tenjerëzit që nuk kanë kulturën e nevojshme juridike.

Komisioni i Ligjeve ka miratuar dje “Strategjinëe edukimit ligjor të publikut”, pjesë e paketës sëreformës në drejtësi, e cila është një angazhim ikësaj mazhorance.

Unë besoj se roli i institucioneve të pavaruraduhet të jetë më i madh në informimin dhesensibilizimin e publikut. Për këtë nuk ka nevojëpër shumë para, mjafton të kemi zemër, shpirt,vullnet dhe qëndrime proaktive nga të gjithë ju.

Së fundi, ju ftoj të monitoroni aksesueshmërinëe personave me aftësi të kufizuar në fushën epunësimit, arsimit, si dhe në fusha të tjera.

Kuvendi ka miratuar ligjin “Për nxitjen epunësimit”, një nismë shumë e mirë e Ministrisësë Ekonomisë. Ju ftoj të angazhoni biznesin publikdhe privat për të mundësuar nxitjen e punësimit.

Si përfaqësues të shumicës, ju garantojmë qëinstitucionet e barazisë do të kenë të gjithëvëmendjen dhe mbështetjen e duhur.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zonja Hysi!Fjalën e ka zonja Bushka.

Viti 2019

182

Legjislatura e 9-të

Klotilda Bushka – Faleminderit, zoti Kryetar!Të nderuara kolege dhe kolegë,Të dashur qytetarë,Sot nuk është vetëm kënaqësi, por është edhe

krenari të flasim për një çështje kaq tërëndësishme, siç është mbrojtja nga diskriminimi.Shqipëria, prej shumë vitesh, i ka përqafuar tëgjitha standardet ndërkombëtare në këtë fushë.Institucioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi,pavarësisht se është i ri, në vitet e para ështëfokusuar në ngritjen e kapaciteteve të veta për tëbërë një punë të mirë në këtë drejtim dhe në vitetnë vazhdim ka punuar në mënyrë konkrete për tëadresuar çështjet e diskriminimit dhe për të gjeturzgjidhje, në mënyrë që të drejtat e personave, qëjanë shkelur, të rivendosen jo vetëm nëpërmjetmekanizmave efektivë, që janë parashikuar në ligj,por edhe nëpërmjet rolit proaktiv që komisionerika pasur gjatë punës së tij.

E them që është krenari, sepse ju kujtoj, tënderuar kolegë, që Komisioneri për Mbrojtjen ngaDiskriminimi është krijuar jo më shumë se 10 vjetmë parë. Në vitin 2010, kur është miratuar ligji “Përmbrojtjen nga diskriminimi”, një grup i madh ishoqërisë civile, me mbështetjen e Këshillit tëEuropës dhe të Bashkimit Europian, menduan që,përveç Avokatit të Popullit, në Shqipëri ishte inevojshëm edhe një institucion i posaçëm për tëmbrojtur të drejtat e njeriut dhe të drejtat bazike,të cilat nuk rezultojnë të cenuara në mbarë botënvetëm në administratën publike, por edhe nësektorin privat. E theksoj këtë, sepse të gjithështetasit, që pësojnë një diskriminim në marrjen eshërbimeve qoftë nga sektori privat, qoftë ngasektori publik, kanë mundësinë e ankesës teKomisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Kjoështë shumë e rëndësishme, sepse njerëzit qëpërjetojnë apo kanë përjetuar një diskriminim nukmunden të gëzojnë në tërësi të drejtat e tyreelementare dhe kushtetuese.

Ajo që vlen të theksohet nga raporti iKomisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi ështështimi i shërbimeve jo vetëm në Tiranë, por edhenë disa qytete të vendit. Hapja e zyrave rajonaletë këtij institucioni dhe shtimi i tyre vit pas viti,mbështetja nga buxheti i shtetit me staf të ri dherritja e kapaciteteve për përmirësimin e ekspertizësqë ofron ky institucion ka bërë që të drejtat ecenuara nga diskriminimi të rivendosen më shpejt.

Më vjen mirë që çështjet gjyqësore, të cilat janëtë fokusuara në shkeljen e të drejtave të punës,

ku Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimimerr pjesë, janë rritur nga viti i krijimit të këtijinstitucioni dhe deri më sot. Kjo tregon rritjen ebesimit të publikut te ky institucion. Pra, qytetarëtme anë të një ankimi apo me mekanizmin që ofronKomisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimimunden të realizojnë të drejtat e tyre, të cilat janënëpërkëmbur në sektorët ku ata punojnë.

Fakti që shoqëria civile është aktive në çështjete diskriminimit dhe në praktika të ndryshme, siçraportohet në raportin e Komisionerit, tregon rritjene ndërgjegjësimit të këtij sektori për t’u dhënëmbrojtje efektive të drejtave të shkelura të këtyrenjerëzve.

Nëse i referohemi fushës së veprimtarisë sëKomisionerit, ajo është një fushë shumë e gjerë.Institucioni i pavarur duhet të sigurojë mbrojtjenefektive nga diskriminimi dhe nga çdo formësjelljeje, që nxit diskriminim për shkak të gjinisë,racës, ngjyrës, etnisë, gjuhës, identitetit gjinor,orientimit seksual, bindjeve politike, fetare osefilozofike, gjendjes ekonomike, arsimore oseshoqërore, shtatzënisë, përkatësisë prindërore,përgjegjësisë prindërore, moshës, gjendjesfamiljare ose martesore, gjendjes civile,vendbanimit, gjendjes shëndetësore,predispozicioneve gjenetike, aftësisë së kufizuar,përkatësisë në një grup të veçantë ose për çdoshkak tjetër. Pra, sfera e veprimit të Komisioneritpër Mbrojtjen nga Diskriminimi është shumë egjerë, saqë duhet të shfrytëzohet nga të gjithështetasit, të cilët pësojnë një diskriminim dhe janëviktima të një gjendje diskriminuese.

Sot me të drejtë Komisioneri për Mbrojtjen ngaDiskriminimi ka ngritur pretendimin dhe e ka tëpërsëritur kërkesën për ndryshime në ligjinpërkatës në mënyrë që roli i këtij institucioni nëçështjet gjyqësore, për mbrojtjen e këtyre tëdrejtave, të jetë më aktiv. Pra, në të gjitha çështjetgjyqësore, që kanë për objekt diskriminimin,Komisioneri merr pjesë si një palë e interesuar,por nuk mund të jetë një palë aktive që tëbashkëveprojë për të ndihmuar viktimat nërealizimin e të drejtave të tyre. Kjo është shumë erëndësishme, sepse, siç ju thashë, është një fushëe re dhe njerëzit jo të gjithë janë të ndërgjegjësuarpër ekzistencën e këtij mekanizmi ligjor. Nga anatjetër besimi i publikut ndaj këtij institucioni ka filluartë ketë rritje, por ende nuk ka arritur atje ku duhet.

Të nderuar kolegë, ne duhet ta rishikojmë ligjin“Për mbrojtjen nga diskriminimi” në mënyrë që t’u

183

Legjislatura e 9-të Viti 2019

japim mundësi të gjitha subjekteve, që kanë pësuardiskriminim, që, përveç mbrojtjes nëpërmjetmekanizmave të ndihmës ligjore apo nëpërmjetorganizatave të shoqërisë civile, të kenëmbështetje edhe nga Komisioneri për Mbrojtjennga Diskriminimi, kur vetë komisioneri konstatonqë ndodhemi përpara një rasti të tillë. Kjo do tëndihmojë të gjithë qytetarët që diskriminohen nëpunë nga gjendja shoqërore, gjinia, përkatësia enjë grupi e të tjera.

Kur ligjet dhe mekanizmat ligjorë, që nekrijojmë, nuk gjejnë zbatim në praktikë, me gjithëvullnetin e mirë që kemi, pra ku nuk realizohenefektivisht të drejtat e shtetasve, ne nuk duhet tëjemi të kënaqur.

Unë mendoj se në pjesën e rezolutës që do tëmiratojmë sot, përveçse do të vlerësojmë rolin nërritje të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi,gjykoj se është shumë e rëndësishme të vëmëtheksin te ndërgjegjësimi i publikut dhebashkëpunimi me shoqërinë civile, në mënyrë qëmjetet efektive që ofron ky institucion të njihen nëçdo cep të Shqipërisë, pra nga të gjithë shtetasitqë kanë pësuar ose janë viktima të diskriminimit.Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që tëvazhdojë puna për ngritjen e zyrave të institucionitnë shumë qytete të Shqipërisë.

Besoj se të gjithë kolegët janë dakord qëmiratimi i buxhetit për shtimin e numrit të këtyrezyrave ka qenë një veprim i mirë i kësajmaxhorance për të mbrojtur sa më shumë të drejtate individëve.

Një gjë tjetër e rëndësishme është monitorimiqë duhet të bëjë ky institucion në lidhje meaksesueshmërinë e personave me aftësi tëkufizuar në fushën e punësimit, arsimit, të miravedhe shërbimeve. Ky institucion duhet të paraqesëraporte të veçanta në Komisionin e Ligjeve, jovetëm kur vjen dita për të raportuar sipasdetyrimeve ligjore në Kuvend, por sa herë qëkonstaton një fakt, i cili ka nevojë për adresim, nëmënyrë që të gjejë zgjidhje dhe të drejtat eqytetarëve të jenë efektivisht të mbrojtura, nëmënyrë që të jemi konstantë dhe t’i adresojmë nëkohë problemet që konstatojmë.

Nga ana tjetër, është edhe ajo që kemi theksuargjithmonë, fuqizimi i institucionit duke iu referuaredhe praktikave më të mira ndërkombëtare nëKëshillin e Europës dhe në Bashkimin Europian,ku Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi bënpjesë. Praktikat e tyre për ndërveprim me organe

shtetërore, me sektorin privat apo me shoqërinëcivile brenda vendit janë shumë të rëndësishme,sepse ndikojnë në dy aspekte:

Së pari, askush nuk mbetet pa u dëgjuar dheasnjë problem nuk mbetet pa u adresuar.

Së dyti, mbrojtja që u jepet viktimavekoordinohet jo vetëm nëpërmjet procesevegjyqësore, por edhe nëpërmjet zgjidhjeve admin-istrative që Komisioneri për Mbrojtjen ngaDiskriminimi të lehtësojë qytetarët e vetë.

Për ta përfunduar, falënderoj Komisionerin përMbrojtjen nga Diskriminimi për punën e kryer derimë tani dhe shpresoj që kjo punë e mirë tëvazhdojë në të ardhmen. Ju falënderoj për çdomendim që keni dhënë në lidhje me ligjet që kemimiratuar në këtë Kuvend, të cilat kanë prekur dhendihmuar të drejtat sociale të njerëzve, siç ishin:ligji “Për nxitjen e punësimit”, ligji “Për strehiminsocial” dhe ligji “Për ndihmën juridike”, ku mendimii këtij institucioni ka qenë i vlefshëm.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit!Këtu përfundon debati për raportin e

Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi përvitin 2018.

Kalojmë te çështja tjetër, raporti për vitin 2018për ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisënë Bashkimin Europian.

Sipas nenit 103, pika 2, të Rregullores, fjala ijepet Kryeministrit të vendit, zotit Edi Rama.

Edi Rama – Vetëm pak ditë më parë, nëKomisionin e Politikave të Jashtme të ParlamentitEuropian, Komisioneri Hahn theksoi pa asnjëekuivok se Shqipëria ka ecur përpara në mënyrëtë qëndrueshme dhe se progresraporti, i cili do tëpublikohet në fund të muajit maj, do tërekomandojë pa kushte hapjen e menjëhershmetë negociatave për Shqipërinë.

Rikonfirmimi i rekomandimit pa kushte për tëdytën herë nga ana e komisionit, është edherikonfirmim pa kushte i një të vërtete shumë tëthjeshtë: Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyratpër të çelur negociatat për anëtarësim meBashkimin Europian.

Është shumë e rëndësishme për të gjithë që tëkuptohet se çelja e negociatave është një vendimqë merret nga Këshilli Europian, i përbërë nga tëgjithë kryeministrat dhe presidentët e vendeveanëtare, bazuar në rekomandimin e Komisionit, poredhe si rezultat i dinamikave të brendshme nëvendet anëtare, i cili do të thotë që, nëse raporti i

Viti 2019

184

Legjislatura e 9-të

Komisionit është një raport, që ndërtohet mbikritere ekskluzivisht teknike, duke verifikuar një mënjë kryerjen e të gjitha detyrave të përcaktuara përçeljen e negociatave, vendimmarrja në KëshillinEuropian është rezultat i debatit të brendshëm nëatë Këshill, që i tejkalon kriteret teknike dhe kusubjektiviteti politik i vendeve ka rolin e vet. Pra,për subjektivitetin politik të vendeve duhet të jemishumë të qartë që ndikimi ynë është relativ, përmë tepër që jemi në kushtet kur në Shqipëri kaforca, të cilat janë qartësisht të rreshtuara nëfunksion të integrimit dhe çeljes së negociatavepër anëtarësim. Këtu kam parasysh të gjithë ataqë janë të pranishëm në këtë parlament, qëpërfaqësojnë, pa diskutim, pjesën dërmuese tëopinionit publik dhe shkojnë në vazhdën e njëtradite shumëvjeçare të këtij parlamenti, kuprecedenti i ndarjes në këtë pikë është vendosurshumë vonë nga ata që sot janë rrugëve. Kjo dotë thotë se jemi në kushtet kur nga brenda venditu jepet forcave, që janë kundër zgjerimit dhe qëdetyrimisht nuk e mirëpresin çeljen e negociatave,një ushqim kundër interesave të këtij vendi. Kjoështë shumë e thjeshtë dhe lehtësisht ekuptueshme nga kushdo që do të kuptojë. Nuk kaasnjë justifikim të mundshëm për eksportimin ekonflikteve të brendshme, për më tepër për nxitjene konflikteve të brendshme në funksion të pengimittë kësaj vendimmarrjeje dhe të krijimit të aleancaveme forca, që janë të vendosura kundër zgjerimitdhe për rrjedhojë kundër çdo hapi për avancimine Shqipërisë dhe të vendeve të tjera, jo vetëm tëShqipërisë, në këtë proces.

Fatkeqësisht, sot nga pikëpamja e unitetit politiknë raport me këtë objektiv, që është objektivkombëtar dhe jo partiak, jemi më mbrapa se sakemi qenë për vite e vite të tëra në të shkuarën,ku pavarësisht sherreve, konflikteve dhe debateve,që e kanë shoqëruar zhvillimin demokratik tëvendit, forcat politike kanë gjetur gjithmonë një pikëpërputhshmërie dhe kanë qenë gjithmonë tëpalëvizshme në funksion të këtij objektivi.

Sidoqoftë, ajo që mund të bëjmë ne është tëvazhdojmë të këmbëngulim në ndërmarrjen dhejetësimin e reformave, të vazhdojmë tëkëmbëngulim në kryerjen me përpikëri të detyrave,jo sepse na i kërkon Brukseli, as sepse duhet t’ubëjmë qejfin Gjermanisë, Francës apo vendeve tëtjera, por sepse është e vetmja rrugë për tëndërtuar një shtet funksional në parametrat e njëvendi anëtar të Bashkimit Europian.

Sot ne jemi në një moment të rëndësishëmzhvillimi të procesit të zbatimit të reformës nëdrejtësi, e cila është një reformë kyçe, përmes sëcilës adresohet në mënyrë sistematike e gjithëproblematika e pandëshkueshmërisë sëtrashëguar në vite, si dhe lufta sistematike kundërkorrupsionit.

Kush është mësuar të flasë dhe të recitojëpërmendësh edhe në hapësira të ndryshmedemokratike të vendeve të Bashkimit Europian përpeshq të mëdhenj, i duhet dhënë një përgjigjeshumë e thjeshtë: çfarë lloj peshqish janë ata, tëcilët sot janë përjashtuar nga sistemi i drejtësisë?!Janë të vegjël?! Çfarë lloj peshe kanë pasur atambi shpatullat e këtij vendi dhe sa e kanë penguarkëtë vend që të zhvillojë një luftë sistematike qoftëme krimin, qoftë me korrupsionin në procesethetimore apo në proceset gjyqësore? Përgjigjjaështë shumë e qartë: e kanë penguarjashtëzakonisht shumë, duke vendosurprecedentë tejet të rrezikshëm, të cilët e kanëkthyer pandëshkueshmërinë në normë.

Sot jemi ende larg së qenurit aty ku duam tëshkojmë, falë reformës në drejtësi, por jemi shumëlarg nga pika ku u nisëm, sepse gjatë vitit 2018,siç shihet qartë në raport, Komisioni i Pavarur iKualifikimit apo procesi i vetingut, siç e njohin tëgjithë, ka kaluar në sitë plot 92 gjyqtarë dheprokurorë dhe ka dhënë 35 vendime përshkarkimin e menjëhershëm të tyre. Tani që flasim,në muajin prill, janë mbi 60 prokurorë dhe gjyqtarëtë përjashtuar nga sistemi. Kjo do të thotë se njëpeshë e madhe është hequr nga shpatullat e këtijvendi dhe një lehtësim i madh i është bërë procesittë ndërtimit dhe të funksionimit të institucioneve tëpavarura të drejtësisë. Po ashtu, sot janëkonstituuar dy këshillat dhe, nga ana tjetër, ështëkrijuar baza për krijimin së shpejti edhe tëProkurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit,SPAK-u.

Reforma në drejtësi është pa kthim. Ajo do tëvazhdojë intensivisht. Patjetër që Shqipëria, mëherët se vonë do të fillojë të ndiejë rezultate edhepërtej rezultateve, që janë të prekshme dhekuptimplota të procesit të vetingut.

Nga ana tjetër, u duhet thënë të gjithëve seprocesi i vetingut është vetëm njëra anë e medaljesdhe se përjashtimi nga sistemi i drejtësisë i atyreqë janë, për të përdorur një eufemizëm, tëpapërshtatshëm për sistemin e ri, është vetëmnjëra pjesë e një historie, që do të vazhdojë me

185

Legjislatura e 9-të Viti 2019

ndërtimin e institucioneve të reja të drejtësisë,përpara të cilave me siguri, një pjesë e atyre qëjanë përjashtuar do të duhet të rikthehen jo mëpër t’u vetuar, por për t’u ndëshkuar, pasi të gjithaato pasuri të pajustifikuara dhe të pajustifikueshmenuk mund të mbeten pa u hetuar deri në fundpërpara një sistemi, i cili po ndërtohet me të gjithaatributet, për t’i shkuar deri në fund një procesipastrimi, pa kthim, për të mos lejuar ripërsëritjene të njëjtës histori.

Nga ana tjetër, patjetër që Shqipëria ka njëproblem, që nuk është krijuar sot, por që sot poadresohet si asnjëherë më parë, me korrupsionin.E kam thënë edhe më parë, por po e përsëris edhesot nga pozicioni i Kryeministrit, që lufta mekorrupsionin është luftë për modernizimin e shtetit,në radhë të parë, dhe kjo pjesë kërkon kohë dhedurim të madh, por edhe një këmbëngulje tëjashtëzakonshme, pasi nuk mjaftojnë vetëmhetimet dhe ndëshkimet e përditshme. Vendosjae mekanizmave në sistem jo vetëm ka kapacitetintë hetojë dhe të ndëshkojë, por ka kapacitetin tëparandalojë dhe ta bëjë të pamundur korrupsioninnë nivelet e shërbimeve për qytetarët.

Nëse sot nuk mund të imagjinohet, jo sot, porprej shumë kohësh, që të paguash një ryshfet dhetë marrësh një shërbim në një vend të konsoliduartë Bashkimit Europian, kjo nuk vjen nga fakti senë atë vend ka një popull, i cili është më i ndershëmapo më pak i korruptueshëm. Jo! Kjo vjen nga faktise në atë vend ka një sistem, që nuk e stimulonkorrupsionin, pasi nuk janë njerëzit që i korruptojnësistemet, janë sistemet që korruptojnë njerëzit dhepër të adresuar problemin e korrupsionit, duhetadresuar reformimi, transformimi dhe konsolidimii sistemeve që korruptojnë.

Në këtë drejtim unë mund ta them me bindjedhe mund ta argumentoj me këdo që është igatshëm të përballet me shifra dhe me fakte, jome baltë dhe me gurë, nga e përditshmja e të gjithakazanëve, që vlojnë nga mëngjesi deri në darkë,ndërkohë që ziejnë nën zjarrin e një korrupsioniku janë të përfshirë edhe vetë, se sa është luftuardhe po luftohet sot korrupsioni, nuk është luftuarkurrë më parë. Kjo është me shifra dhe me fakte.

Po sjell jo thjesht faktet statistikore, që me sigurido t’i përcjellë përpara Kuvendit ministrja eDrejtësisë, por një fakt të ri. Faktin që falëndërveprimit me qytetarët, përmes platformës“Shqipëria që duam”, që është një platformëbashkëqeverisjeje e adresuar, në radhë të parë,

për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, njerëzve tëzakonshëm të këtij vendi kur gjenden përpara njësituate, ku historikisht kanë qenë të detyruar tëpaguajnë ryshfet, ne kemi regjistruar mbi 25 mijëankesa direkte nga tetori i vitit 2017 në tetor të vitit2018. Janë 2000 çështje individuale apokomunitare të ngritura nga qytetarët, që adresohennga qeveria çdo muaj. Nuk janë të gjitha ankesa,nuk janë të gjitha të lidhura me situata potencialepër gjenerim korrupsioni, por janë 2000 çështjekonkrete, individuale të njerëzve, që trajtohen nëkohë reale nga qeveria dhe nga çdo ministër, sipasfushës ku lind shqetësimi dhe nga ku gjenerohetdhe ankesa.

Për të qenë të ndershëm dhe të vërtetë, mëthoni: kur ka ndodhur kjo më parë? Më thoni kuishte vendi, ku ishte adresa deri dje për mijëra emijëra njerëz të zakonshëm të këtij vendi, që upërplasej dera në fytyrë kur kërkonin një shërbim?Ku ishte? Duhej të kërkonin me ngulm një kontaktme deputetin? Gjë që mund të ndodhte, mund tëmos ndodhte, por që shumë shpesh, edhe kurndodhte, nuk sillte rezultat, sepse edhe vetëdeputeti, sado i interesuar, e kishte të pamundurtë çante rrethimet e të gjithë sistemit të mbyllurdhe jo transparent të shërbimeve. Adresa tjetërishte partia, krushqia, miqësia dhe ajo më ezakonshmja, ishte xhepi.

Sot, nuk është se xhepi i qytetarëve është ipaprekur dhe i pakërcënuar çdo ditë sa herë qëata kërkojnë një shërbim, por sot ka një mundësitë re reale, të cilën ne e shfrytëzojmë maksimalisht,dhe duke e shfrytëzuar bëjmë që mijëra e mijëraprobleme të qytetarëve me shtetin, ku gëlontradicionalisht korrupsioni, të zgjidhen dhekorrupsioni të goditet në formën e hetimeve ad-ministrative që pasojnë menjëherë zgjidhjen eankesës së qytetarit dhe të ndëshkimeve për tëgjitha nivelet e administratës, kur konstatohet ngahetimi se pengimi i shërbimit për qytetarin ka qenëi dyshimtë ose ka qenë i qëllimshëm. Faktikishtnë periudhën maj – nëntor të vitit 2018 janë dhënë445 vendime disiplinore që nga vërejtjet, deri teçuarjet në prokurori të niveleve të ndryshme tëadministratës.

Një aspak tjetër, që lidhet me këtë betejë, ështëlufta me krimin, në një vend ku njerëzit gdhihendhe ngrysen nën trysninë e një propagande tëshfrenuar, që fillon nga politika me krimin, te shitjae produkteve mediatike, duke iu referuar krimit,duke iu referuar shkeljeve të natyrave nga më të

Viti 2019

186

Legjislatura e 9-të

ndryshmet. Para se të hyja këtu, pashë një lajmnë media kombëtare, “Një defekt elektrik nëTepelenë, që solli një zjarr, ku nuk pati dëme”.

Tani, më thoni, është ky një lajm kombëtar?Është ky një lajm për të gjithë popullin shqiptar që,“pati një defekt elektrik nga ku pati një zjarr që nuksolli dëme”?! Të tilla ka dhjetëra në ditë, mijëra nëmuaj, çdo ditë, çdo orë, çdo minutë.

Ndërkohë që, referimi i fakteve tregon se luftame krimin e organizuar është një luftë sistemike epërditshme. Faktikisht, për t’iu referuar vetëm njëelementi të kësaj lufte, operacionit “Forca e ligjit”që ka zhvilluar 22 operacione ndaj 11 grupeve tëstrukturuara kriminale, që kanë sjellë arrestimin e175 personave dhe sekuestrimin e 20 milionëeurove asete kriminale. Gjatë të gjithë këtij harkuqeverisjeje janë sekuestruar 160 milionë euroasete kriminale, që është 10-fishi i sekuestrimit të8 vjetëve të qeverisjes së atyre që sot janë rrugëve,njësoj siç ishin rrugët e mbetura rrugëve gjatëqeverisjes së tyre.

Nuk do të zgjatem te lufta kundër narkotikëve,por po e theksoj se edhe në këtë aspekt, përtejfaktit që e kemi çrrënjosur përfundimisht kanabisin,si fenomen të trashëguar dhe të kudondodhur,gjatë 6 muajve të parë të 2018-s kemi një rritje tëmëtejshme të procedimeve, të cilat në vitin 2017ishin 15% më shumë se një vit më parë dhe çdovit ato rriten në 51% nga viti i kaluar. Sot 91% eautorëve të veprave penale në fushën e kultivimit,apo trafikimit të narkotikëve arrestohen dhe ështënë kërkim vetëm përqindja e mbetur.

Nga ana tjetër, dua të theksoj një tjetër aspektqë është domethënës në këtë proces, aspektin ereformimit të administratës publike. Kemi dëgjuardhe ç’nuk kemi dëgjuar, dëgjojmë dhe ç’nukdëgjojmë, por e vërteta është që çdo ditë hedhimnga një hap të vogël për të reformuar dhepërmirësuar Shërbimin Civil të Republikës sëShqipërisë. Tanimë kemi hapur një kapitull krejt tëri me vendosjen e vendeve të lira në dispoziciontë studentëve me 9-ta e me 10-ta. Është një procesqë sapo ka filluar. Ka sjellë në administratë 373 tëparët. Ka një thirrje të dytë, që është e hapur dhetë cilës kanë filluar t’i përgjigjen me aplikime disaqindra të tjerë. Ashtu siç ka dhe thirrje të veçanta,siç është thirrja e hapur e MPEJ-së, apo edhe ethirrjeve të tjera që po përgatiten, për të vënë nëdispozicion të më të mirëve vendet e punës nëadministratë, duke ua mbyllur përfundimisht rrugënprurjeve të tepsisë, të cilat nuk mbaruan me

marrjen e qeverisë vetëm pa të tjerë në prehër,sepse është një inerci në të cilën të gjitha partitëpolitike shqiptare kanë qenë të përfshira, përfshirëedhe PS-në, por Partia Socialiste është e vetmjaqë ka vullnetin për të luftuar me këtë trashëgimi tëshëmtuar të së shkuarës dhe për të krijuar kushteqë më të mirët të mos thonë se na shkoi dëm igjithë mundimi i universitetit dhe investimi iprindërve, sepse vendet e punës janë të ndara dhekonkurset janë fiktive, por ta gjejnë drejtpërdrejtvendin e punës, aty ku u takon.

Një aspekt tjetër, që ka të bëjë me procesindhe që lidhet me raportin për të cilin po flas, ështëaspekti i të drejtave të pakicave dhe të pronës.Edhe këtu ne kemi bërë progres. Edhe këtu, nejemi lehtësisht të verifikueshëm për sa themi, mefakte konkrete, jo me propagandë, as me fjalë tëhedhura në hava, qoftë brenda, qoftë jashtë kufijvetanë.

Sa i përket kriterit ekonomik, kjo është pjesamë delikate, sepse gjithmonë kur flasim për rritjenekonomike dhe për uljen e papunësisë rrezikojmëtë ndeshemi me skepticizëm ose edhe me njëndjenjë refuzimi të njerëzve, që me të drejtë të plotëkërkojnë më shumë. Sado të rritet ekonomia eShqipërisë, sot nuk mund të jetë një rritje emjaftueshme për njerëzit që tundin kokën nëmënyrë aprovuese, por është fakt që nuk e themunë, nuk e themi ne, por është e shkruar e zezambi të bardhë, në raportin e Bankës Botërore përrajonin, se në vitin 2018 kemi pasur rritjen më tëlartë ekonomike në rajon dhe kemi prodhuar mëshumë se gjysmën e vendeve të reja të punës qëka prodhuar rajoni. Ky është fakt. Raportet eBankës Botërore, apo të Komisionit, janë objektivepër sa u përket shifrave, sepse bazohen në njëpunë skrupuloze, teknike dhe nuk bazohen mbistatistikat t burimeve të brendshme.

Si përfundim, unë besoj, siç kam besuar edhevjet, se Shqipëria e meriton plotësisht hapjen enegociatave, ashtu sikundër e them pa asnjë droje,me zë të lartë atë që të gjithë miqtë dhe partnerët,edhe ata që janë skeptikë e thonë me zë të ulëtkur takohemi, se asnjë vend përpara hapjes sënegociatave nuk ka bërë aq sa ka bërë Shqipëriapër hapjen e negociatave. Këtu i referohem njëfakti të thjeshtë: si ka mundësi që është e shkruare zeza mbi të bardhë në disa raporte, në disadeklarata, por është e dëgjuar vazhdimisht në çdobisedë nga ata që u morën drejtpërdrejt me këtëproces, që rajoni, përfshirë edhe vendet që janë

187

Legjislatura e 9-të Viti 2019

në negociata, duhet të marrin modelin e reformësnë drejtësi që po bën Shqipëria?!

Pra, ne kemi krijuar një model që qenka ivlefshëm për të gjithë rajonin. Ndërkohë që të tjerëtnegociojnë, ne duhet të presim akoma çeljen enegociatave?! Pritja jonë për çeljen e negociatave,është pjesa më e rëndësishme për ne, si qeveri,si shumicë dhe nuk lidhet me çfarë kemi bërë ne,se sa janë gati të tjerët që të përballojnë betejën ebrendshme politike kundër zgjerimit, në disavende, në Francë në radhë të parë. Ndërkohë qënë Francë drejton një president, i cili ështëkampioni proeuropeist sot në gjithë Europën, porsidoqoftë, kur vjen puna te zgjerimi, kur vjen punate çelja e negociatave me Shqipërinë duket sikurhanë arra kur flasin.

Është e mirëkuptueshme. Në fund të fundit, janëinteresa që nuk përputhen në një moment tëcaktuar të natyrës politike, sepse dihet dhe nukështë sekret që në diskutimet e Këshillit Europianvendet vijnë si bartëse të interesave të tyre dhenë momente të caktuara interesat e brendshmeprevalojnë mbi strategjinë e madhe dhe mbimirëkuptimin e nevojshëm mbi atë strategji, porpër sa na takon, ne kemi bërë dhe vazhdojmë tëbëjmë detyrën.

A do të çelen apo nuk do të çelen negociatatnë qershor ose këtë vit, është një pyetje, së cilësduhet t’i japë përgjigje Këshilli Europian. Përgjigjjaqë mund të japim ne, bazuar në fakte dhe në atëqë është gjykatësi objektiv i këtij procesi, KomisioniEuropian, është po, Shqipëria i ka bërë të gjithaato që duhet të bënte për çeljen e negociatave.Kjo është pjesa jonë, pjesa tjetër, po e jona, porqë ne kemi pak ose aspak mundësi tainfluencojmë, është roli kundër çeljes sënegociatave, i atyre që nuk lënë rast, nuk lënëmundësi, nuk lënë hapësirë pa hedhur baltë mbiShqipërinë, jo mbi ne, se mbi ne, balta e tyre kavetëm një efekt, na shton jetën. Mbi ne, balta etyre ka vetëm një efekt, na forcon, nuk na dobësondhe na e zgjat kohën e qëndrimit në krye të detyrëspër një fakt shumë të thjeshtë se shumica eshqiptarëve, jo vetëm nuk janë të gatshëm t’i hanëato lloj broçkullash, por përkundrazi, revoltohen.Shumica e shqiptarëve, pavarësisht të gjithaarsyeve plotësisht të mirëkuptueshme që ka përtë pasur pakënaqësi, për të pasur kritikë, për tëpasur mërzi, për të pasur më shumë e më shumëkërkesë ndaj nesh, e ka shumë të qartë se në këtëproces ka vetëm një forcë që e çon Shqipërinë

përpara, në çdo aspekt, dhe kjo është PartiaSocialiste e Shqipërisë.

Edhe një herë tjetër, unë përsëris qëndrimintonë, një qëndrim fare i qartë. Ata kanë ikur, atajanë në të drejtën e tyre të ikin, janë në të drejtëne tyre të mos marrin pjesë në zgjedhje. Detyra jonëështë të mos pengojmë askënd që të marrë pjesënë zgjedhje, por nuk është t’i bindim të gjithë tëmarrin pjesë në zgjedhje, sepse nuk na e ka dhënënjeri këtë detyrë. Edhe sikur ta merrnim përsipër,nuk do të ishim të suksesshëm, kështu që detyratqë nuk i kemi, nuk kemi pse t’i marrim përsipër.Futen apo nuk futen ata në zgjedhje detyra jonëështë të fitojmë zgjedhjet dhe të vazhdojmëpërpara një betejë të madhe, aspak të lehtë dhetë përballemi me problemet tona, të përballemi metë metat tona, të përballemi me gabimet tona dhetë përmirësohemi çdo ditë, për të qenë çdo ditë emë të vlefshëm për vendin dhe për njerëzit.

Sa u përket mundësive për të dialoguar dhepër të bashkëpunuar, ne i kemi diskutuar këtu nënjë seancë të mëparshme. Ata kanë një karrigevëzhguesi në Komisionin për Reformën Zgjedhoredhe kanë një status të veçantë si vëzhgues, sepsemund të kontribuojnë dhe mund të vendosin edheveton për gjera për të cilat nuk janë dakord, sepsene nuk duam që ata të asgjësohen. Ne duam t’imundim në 2021-in me rregulla të përcaktuara dhetë dakordësuara bashkërisht. Kështu që ata kanëgjithë kohën e tyre për të reflektuar, deri në 2021kanë kohë të përgatiten dhe të organizohen, tëpërmirësojnë edhe ato selfiet nga vetura dhe nëmomentin e përballjes elektorale të shohim pastajse çfarë mendon populli shqiptar.

Duke falënderuar të gjithë ata që kanëkontribuar në këtë proces dhe duke shprehurbindjen që jo vetëm do të vazhdojmë, por do tëvazhdojmë me shumë këmbëngulje çdo ditë,pavarësisht rezultatit të mbledhjes së KëshillitEuropian në qershor, kam po ashtu kam bindjense ata të cilët nuk i duan negociatat dhe mendojnëse duke bllokuar negociatat do të marrin pushtetinnë Shqipëri, do të zhgënjehen thellë siç janëzhgënjyer edhe në të shkuarën, sepse jemi ne qëdo t’i hapim negociatat, jemi ne që do t’i fitojmëzgjedhjet dhe jemi ne që do ta fusim Shqipërinënë Bashkimin Europian.

Mbajeni mend këtë që po ju them sot. Unë nuke di se kur do të futet Shqipëria në BashkiminEuropian, kjo nuk varet vetëm nga ne, ju e shihnivetë se çfarë debatesh bëhen, mblidhen ca

Viti 2019

188

Legjislatura e 9-të

kandidatë nëpër televizione tani për fushatëneuropiane dhe bëjnë debat a do të futet njëri apotjetri në vitin 2025 në Europë. Unë nuk e di se kurdo të ndodhë, por e di që deri kur të ndodhë, PartiaSocialiste do të jetë këtu dhe do të jetë shumicë.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Kryeministër!Sipas nenit 103, pika 3 e Rregullores, fillojmë

nga diskutimet, pasi është kërkuar debat nga GrupiParlamentar i Partisë Socialiste.

Janë regjistruar deputetët: Mimi Kodheli,Taulant Balla, Mirela Kumbaro, Blerina Gjylameti,Fatmir Velaj, Ilir Pendavinji, Lindita Nikolla, EvisKushi, Almira Xhembulla, Ervin Bushati, AntonetaDhima, Ermonela Felaj, Milva Ekonomi, ArbenPëllumbi, Senida Mesi, Ralf Gjoni, Nimet Musai,Rudina Hajdari, Korab Lita, Myslim Murrizi dheMajlinda Halilaj.

Fjalën e ka zonja Kodheli.Të përgatitet zoti Gjoni.Mimi Kodheli – Mirëdita të gjithëve!Faleminderit, zoti Kryetar!Kolegë,Pak ditë më parë u mbushën plot 10 vjet nga

nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimitme Bashkimin Europian. Narrativa e këtij rrugëtimi,si dhe ajo e hapjes së negociatave të BashkimitEuropian me Shqipërinë që në zanafillën e vetngërthen një mori mitesh, episodesh e për pasojëinterpretimesh. Miti i maxhorancës, kryetarit dheqeverisë së saj; miti i opozitës, i lidershipit dheaksionit të saj; miti i reformave; miti i emigracionit,i drogës, i korrupsionit; miti i influencavegjeopolitike, gjeostrategjike; miti i skepticizmit dhelodhjes nga zgjerimi; miti i nacionalizmit dheksenofobisë; miti i Brexit dhe i zgjidhjeveeuropiane.

Mendoj se sot ka ardhur koha të shohim ftohtëdhe pa pasion se deri ku shkon e vërteta e këtyremiteve, në mënyrë që të mund të përqasnim mesa më shumë objektivitet realitetin aktual, si dheatë që presim të na vijë në një të ardhme të afërtdhe të mesme.

Po i marr me radhë. Miti i maxhorancës, ikryetarit dhe qeverisë së saj. Nga njëra anëkarakterizohet nga kritikat e opozitës për autarki,krimininalizim, arrogancë, klientelizëm dhe nga anatjetër nga vlerësimi i arritjeve dhe i sukseseve.Përtej këtyre dy qëndrimeve vjen vlerësimi ipartnerëve ndërkombëtarë, atyre europianë dheamerikanë, që shprehen në deklaratat eksplicite

të të dërguarve të tyre dhe përfaqësuesve të tyre.Është fakt i pamohueshëm se reforma në drejtësido të ketë rezultatet e veta pozitive dhe do të jetënjë shtyllë e fortë ku do të mbështetet një shtet i riligjor, me qasje europiane, shtet prej të cilit, nëfakt, ende jemi larg.

Serioziteti ndaj partnerëve ndërkombëtarë, ndajfaktorit politik shqiptar dhe krijimit të një adminis-trate profesionale u rri përballë qëndrimeveemocionale, retorikave të konsumit të politikës sëditës dhe eksperimenteve amatoreske nëpropozimet e shumëkujt. Propagandës populistepo i rri përballë lobimi ynë pragmatik dhe i fokusuarte qytetarët europianë këtë radhë, për të luftuarsteriotipet dhe për t’i motivuar ata pozitivisht përargumentin e zgjerimit, por ndërkohë argumentimiynë duhet të jetë i ftohtë dhe teknokrat i çdoelementi, qoftë ky pozitiv apo negativ, sigurisht meshpresën dhe në favor të këtij të parit, që do tëkishte hapja apo moshapja e negociatave patentuar t’i vëmë para një presioni të panevojshëmpartnerët europianë.

Miti i opozitës, i lidershipit dhe aksionit të saj,karakterizohet nga një bojkot total deri në djegiene mandateve. Protestat e dhunshme dhedemonizimi i maxhorancës apo demonizimi igjithkujt dhe i çdo gjëje që i përket në shumicëqytetarëve më shumë sesa maxhorancës vetë,është një fakt që e cekim çdo ditë, për fat të keq.Fatmirësisht, ndërkohë, përtej këtij qëndrimi kaedhe një vlerësim të paanshëm dhe joemocional.Ky vlerësim vjen më së pari nga ndërkombëtarët,por shoh se vjen edhe nga disa fraksione të vetëopozitës, të cilat, pikë së pari janë kundër bojkotittotal dhe djegies së mandateve të zgjedhësve dhepër këtë përgëzoj gjithkënd që e mendon ndryshebërjen e opozitës.

Për fat të keq, opozita e rrugës vazhdon të jetëe veshur me hipokrizi dhe mban qëndrimedikotomike. Shikojmë që janë “pro” hapjes sënegociatave, por vazhdon anatemimi i të gjithastrukturave të shtetit pa dallim; janë “pro” reformëszgjedhore, por pa bashkëpunim; janë “pro”bashkëpunimit, por pa kundërshtarë politikë; janë“pro” demokratizimit dhe progresit, por ndërkohëshohim radikalizëm, nihilizëm, despotizëm,destruktivizëm e kështu me radhë.

Po kaloj te miti i reformave dhe i situatës nëvend. Vlerësimi i nivelit të tyre si i pamjaftueshëmose i mjaftueshëm për hapjen e negociatave,tregon në varësi të perspektivës së gjithsecilit

189

Legjislatura e 9-të Viti 2019

konceptin e ndryshëm të maxhorancës dhe tëopozitës, të shteteve mbështetëse apo të shteteveskeptike, të qarqeve apo të qytetarëve tëndryshëm. Por ajo që është dhe mbetet eqenësishme është vlerësimi teknokratik, konstantdhe i konsoliduar i Komisionit Europian i shprehurnë raportet dhe deklaratat e përfaqësuesve të tijmë të lartë. Për fatin tonë të mirë ky qëndrim nëqershorin e një viti më parë ka qenë pozitiv dhe ipakushtëzuar.

Miti i emigracionit, drogës dhe korrupsionit,përbën argumentin kryesor të skeptikëve dhe tëpartizanëve të moshapjes së negociatave. Ështëfakt se ky argument mbështetet dhepropagandohet fuqishëm edhe nga opozitashqiptare, për fat keq, çka, në fakt, shkon në tëkundërt të interesave të vendit. Sigurisht qëfenomenet e emigracionit, drogës dhe korrupsionitjanë probleme serioze me të cilat Shqipëriavazhdon të përballet, por niveli i tyre as në vlerasasiore dhe as në vlera sociopolitike nuk ështënjë argument i mjaftueshëm për moshapjen enegociatave. Vendet e Bashkimit Europian as nukkanë dhe as nuk do të kenë asnjëherë problemeekzistenciale me emigrantët shqiptarë, të cilët nukpërbëjnë për ta një kërcënim as për nga numri dheas për nga vlerat etnike, sociale dhe kulturore.Përkundrazi, ashtu sikurse është provuar sekriminelët dhe kriminaliteti, përfshirë këtu drogëndhe korrupsionin, nuk përballohen dhe nuk luftohenme dyer të mbyllura, por me thellimin e reformave,rritjen e kontrollit, forcimin e filtrave dhe monitorimine koordinuar, çka do ta favorizonte hapja enegociatave dhe jo e kundërta.

Miti i influencës dhe i influencave gjeostrategjikedhe politike. Mendoj se ky mit ka tri elemente:rëndësinë e pozicionit gjeostrategjik të Shqipërisësi portë në udhëkryq midis Jugut dhe Lindjes, Veriutdhe Perëndimit; qëndrimet e saj vis-a-vis ndajinteresave dhe politikave perëndimore dheeuroatlantike paçka se nën trysninë e forcave tëtreta, si dhe influenca e saj në rajon si një faktorstabiliteti.

Këto tri elemente, kur flasim për integrimineuroatlantik të Shqipërisë madje edhe të rajonit,janë absolutisht në favorin tonë, por duhet tëvazhdojnë të zbërthehen, të bëhen të kuptueshmedhe të prekshme për qytetarët europianë, madjeedhe për ata më konservatorët, në funksion tëinteresave të tyre imediate, por pa dyshim edhetonave.

Pikërisht për këto arsye dhe në mbështetje tëkëtyre argumenteve ne kemi për detyrë të rrisimpërpjekjet tona, seriozitetin, profesionalizmin dhebashkëpunimin me partnerët tanë europianë dheata amerikanë, për të ndërtuar një narrativëpozitive dhe realiste, pragmatike dhe bindëse përtë tashmen dhe të ardhmen.

E përsëris, reforma në drejtësi, lufta kundërkorrupsionit, zbatimi nëpërmjet operacionit tëforcës së ligjit, të planit të veprimit për luftën ndajkrimit të organizuar, vazhdimi i reformës nëadministratën publike dhe përparimi i dukshëm nëdrejtim të të drejtave të njeriut i japin absolutishtnjë ngjyrim pozitiv dhe shpresëdhënës procesit tëhapjes së negociatave.

Kolegë, ndërkohë, duhet të jemi tëndërgjegjshëm se miti i skepticizmit dhe i lodhjesnga zgjerimi, miti i nacionalizmit dhe i ksenofobisë,miti i Brexit dhe zgjedhjeve europiane mund tangadalësojnë, por kurrsesi ta pengojnë realizimine ëndrrës europiane dhe ecjen tonë tëpashmangshme drejt integrimit europian.

Ju faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zonja Kodheli!Fjalën e ka Ralf Gjoni.Ralf Gjoni – Faleminderit, zoti Kryetar!Më vjen keq që në një ditë ku diskutohet për

progresin e Shqipërisë në procesin e integrimiteuropian, Kryeministri mban një fjalim monolog,dhe largohet nga salla.

Zoti Kryetar, nuk më duket korrekte qëKryeministri, i cili prezantoi pak a shumë arritjet eShqipërisë në integrimin europian, nuk gjendet nësallë për të dëgjuar edhe mendimet e opozitës.

Unë mendoj, e para, sa i përket hapjes sënegociatave, se duhet ndarë hapja e negociatavenga kushtet që na janë vendosur për të përparuardrejt integrimit europian. Hapja e negociatave,fatkeqësisht, u është shitur shqiptarëve prej viteshsikur ka qenë ndonjë karamele apo karrocë ngaBashkimi Europian dhe identifikohet gjithmonë siarritje e qeverisë në pushtet për sa i përket ecjespërpara dhe integrimit. Nuk është fare e vërtetë.Hapja e negociatave është një proces teknik, i cilido të rritë filtrimin dhe skanimin nga Brukseli të tëgjitha fushave të menaxhimit të ekonomisëkombëtare, të sigurisë kombëtare dhe të shtetit.

Unë mendoj se të gjithë ne si kolegë këtu nëKuvend duhet të biem dakord për një gjë: çelja ebisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europianduhet të fillojë në qershor të vitit 2019. Është dhënë

Viti 2019

190

Legjislatura e 9-të

një premtim nga vendet anëtare, të cilat i janëpërgjigjur pozitivisht rekomandimit të pakushtëzuartë Komisionit Europian për çeljen e bisedimeve.Mendoj se nuk duhet të ketë asnjë lloj vonese tëpakuptimtë për sa i përket hapjes së këtyrenegociatave.

Përtej projektrezolutës që na është prezantuarsot, do të doja, të nderuar kolegë, t’ju propozojaqë gjatë javëve në vazhdim të votojmë një rezolutëunanime në Kuvend, ku t’u bëjmë thirrje të gjithaparlamenteve të vendeve anëtare, kolegëve tanënë këto parlamente, që të ushtrojnë presion ndajqeverive të tyre respektive për hapjen enegociatave në qershor. Shqipëria e meritonhapjen e negociatave, pavarësisht kushteve;shqiptarët janë populli më proeuropian në rajonsot dhe e meritojnë hapjen e negociatave pa kushteshtesë.

Javën e kaluar nga qeveria na u shit, por edhesot e përmendi Kryeministri, i cili nuk gjendet nësallë, se Komisioni për Reformën Zgjedhore paskatë bëjë me adresimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it për të implementuar reformën zgjedhore!Edhe kjo është një gënjeshtër tjetër. Nuk ështëaspak e vërtetë. Jam dakord që t’i zbatojmërekomandimet e OSBE-ODIHR-it për sa i përketpërmirësimit të administrimit të zgjedhjeve, porKomisioni për Reformën Zgjedhore, i cili u fut nëmënyrë klandestine javës që kaloi në rendin e ditëspër një bashkëkryetar, pa një bashkëkryetar tjetër,për një vëzhgues me të drejtë vote që nuk ka pikësensi juridik. Në cilin vend anëtar të BE-së e kadëgjuar Kryeministri fjalën “vëzhgues” me të drejtëvetoje?! Nuk ka asnjë lloj sensi. Nuk mund të bëhetreformë zgjedhore, nëse ne nuk hapim debatinkombëtar për ndryshimin e sistemit zgjedhor, dukepërfshirë këtu edhe Partinë Demokratike, edheLëvizjen Socialiste për Integrim, edhe partitë e tjerajashtë parlamentit, patjetër edhe ne, të gjithëdeputetë legjitimë të këtij Kuvendi.

Zoti Gjiknuri, nuk e di pse ju kanë vënë në kryetë këtij palokomisioni, por dua t’ju them diçka sot.Personalisht, por u bëj thirrje edhe kolegëve të tjerëtë opozitës, se nuk kam ndër mend të mbushvendet vakante të një komisioni pa sens juridik dhepolitik.

I propozoj Grupit Parlamentar të PS-së, meqëne nuk kemi ende grupe parlamentare, të ulemi etë diskutojmë ndryshimin e objektit të Komisionitpër Reformën Zgjedhore, ku të futim edhe një pikë:diskutimin e hapur kombëtar, gjithëpërfshirës për

ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ky është kushti impersonal për pjesëmarrjen në atë komision. Nësemaxhoranca është e gatshme të marrë nëkonsideratë ndryshimin e objektit të Komisionit përReformën Zgjedhore, unë besoj se do të gjendetdakordësia e kolegëve të opozitës për t’u ulur nëatë tavolinë, kuptohet edhe më përfaqësues tëpartive që janë jashtë në rrugë, për të filluar debatinkombëtar për ndryshimin e sistemit. Nuk mund tëketë reformë zgjedhore pa ndryshimin e sistemit.

Ne kërkojmë të anëtarësohemi në një klubvendesh anëtare, ku baza e funksionimit të tyreështë sundimi i ligjit. Këtu në Shqipëri nuk sundonligji; këtu në Shqipëri sundon rrumpalla. Më kapëlqyer ajo që ka thënë Edi Rama para shumëvjetësh që ky vend është rrumpallë. Kujtojkoalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane”PS-LSI të vitit 2013. Sinqerisht, të nderuar kolegë,unë, që kam qenë personalisht i përfshirë gjatëatyre momenteve kyçe të 2013-ës, realisht kampasur shpresë se në këtë vend do të bëhej shtet.E kam dëgjuar me vëmendje Kryeministrin në disaraste kur thotë: “Ne do të bëjmë shtet”. Ku jemi sotne?! A kemi bërë ne sot shtet në Shqipëri?!Shumica e qytetarëve shqiptarë mendojnë se nenuk kemi bërë shtet. Ne nuk jemi Republikëserioze, por Republikë rrumpalle. Nuk ka shansnë një republikë normale të hyhet me një furgonbrenda aeroportit ndërkombëtar të vetëm të vendit,që është territor kufiri ndërkombëtar; të hyjnëgrabitësit, kriminelët në mes të aeroportit sikur popinë kafe dhe të shkojnë tek avioni, me të cilinkishte mbërritur nga jashtë edhe Presidenti iRepublikës; të hyjnë me kallashnikovë, me maska,me koka të mbuluara; të vjedhin dhe të grabisin10 milionë euro, të paktën kështu thuhet. Çfarëdiskutimi mund të bëjmë ne sot për vjedhjen evotës, kur ne mes të ditës futen në mes të aeroportitndërkombëtar dhe grabiten 10 milionë euro mepasagjerët në avion?! Ku është siguria kombëtaresot? Ku është rendi? Ku është sundimi i ligjit? Kujanë standardet europiane? Ku janë institucionetligjzbatuese? Shteti ka për detyrë të mbrojë jetëne qytetarëve dhe territorin e tij. Sot territori iRepublikës së Shqipërisë është në kaos. Ndaj, zotiMinistër i Brendshëm, për dinjitetin tuaj,pavarësisht respektit personal që kam për ju, nësefajtorët e këtij krimi, e këtij skandali, e kësajgrabitjeje të tmerrshme në aeroportinndërkombëtar të Shqipërisë nuk identifikohen,nëse nuk konfiskohen paratë e vjedhura në atë

191

Legjislatura e 9-të Viti 2019

aeroport, po të isha në vendin tuaj, unë do të kishadhënë dorëheqjen, jo sot, por brenda dy-tri javëve.Nëse ata nuk identifikohen, nuk kapen dhe nukarrestohen, personalisht, po të isha në vendin tuajdo të jepja dorëheqjen. Në këtë kuadër, dua t’ukërkoj kolegëve të mi të opozitës me shumësinqeritet që sot të hedhim firmat dhe të kërkojmëinterpelancë urgjente me ministrin e Brendshëmbrenda javës që vjen. Në seancën e ardhshmeministri i Brendshëm duhet të jetë këtu dhe të japëllogari për sa i përket situatës së rendit publik,situatës së sigurisë kombëtare.

Njëkohësisht, përfitoj nga rasti të përshëndesPresidentin e Republikës për mesazhin e djeshëm,për thirrjen që ai ka bërë për gjetjen e fajtorëvedhe i bëj thirrje që të mbledhë Këshillin e SigurisëKombëtarë në mënyrë urgjente, sepse e kërkonsituata emergjente në të cilën po kalon vendi.

Sot nuk ka siguri për jetët e qytetarëve, të cilëthipin në avion për të udhëtuar; sot nuk ka sigurinë aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë;sot kufijtë e Shqipërisë janë të pasigurt; sot territorii Republikës së Shqipërisë është i pasigurt; ështënë kaos; është rrumpallë.

Hyn tjetri me kallashnikov! Ai mund t’i vriste tëgjithë që ishin në avion, mund të merrte peng tëgjithë qytetarët që ishin aty, fëmijët, nënat. Ku poshkojmë?! Në vitin 2019 hyn furgoni pa pikëproblemi në mes të aeroportit!

Kemi edhe 34-vjetorin e vdekjes së “xhaxhiEnverit”! E mbani mend, se partia juaj është bërësi një pikturë e realizmit socialist?! Vjenudhëheqësi, mban fjalimin, monologun, del ngakëtu dhe pret që ne të vazhdojmë me të njëjtinmentalitet komunist diktatorial, servil, lëpirës më2019-n, 34 vjet pas vdekjes së Enver Hoxhës!Është trup kombëtar! Është emergjencë kombëtarekjo që po ndodh sot në Shqipëri!

Ndaj unë bëj thirrje që të ulemi të amendojmëobjektin e Komisionit për Reformën Zgjedhorebashkë me partitë që janë jashtë në rrugë; të bëjmëinterpelancë me ministrin e Brendshëm javës qëvjen; të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare ngaPresidenti dhe ky Kuvend t’i kërkojë llogariekzekutivit, i cili është i detyruar të japë llogari nëkëtë Kuvend për ato që po ndodhin në Republikëne Shqipërisë, e cila sot, nëse nuk është Republikae rrumpallës, ju lutem, zoti Kryeministër, më thonise çfarë është!

Gramoz Ruçi – Faleminderit!Fjala është për zonjën Hajdari.

(Reagim pa mikrofon)Zonja Hajdari, më falni, fjalën e ka kërkuar

ministri i Brendshëm.Sandër Lleshaj – Zoti Gjoni, ju falënderoj për

konsideratën në nivelin personal dhe dua t’jua kthejme të njëjtën konsideratë në nivel personal!Sigurisht që përpiqem të mirëkuptoj alertin tuaj,megjithatë e konsideroj se e keni pak të tepruar.M’u duke pak emocional, megjithatë keni të drejtëtë jeni emocional, sepse ajo ngjarje, së cilës ju ireferoheni, na prek të gjithëve.

Sigurisht, ajo nuk ishte ngjarja e parë, ishteseria e pestë e një seriali, që ka nisur prej kohësh,në të cilin ka shumë aktorë dhe autorë. Ajo qëndodhi pardje, e veçanta në raport me seritë emëparshme të këtij seriali, është që forcat esigurisë kanë reaguar fort dhe u kanë dhënë njëgoditje që nuk u është dhënë prej shumë e shumëkohësh bandave kriminale, të cilat kanë tentuar tëcenojnë një aset të rëndësishëm të infrastrukturëskritike të vendit, po deshe, edhe të sigurisëkombëtare.

Sigurisht që kushdo mund ta ketë të drejtën qët’i japë udhë të lirë imagjinatës dhe të thotë se çfarëmund të kishte ndodhur nëse do të bëhej kjo, apoajo, por unë them që futja në këtë rrugë tëimagjinatës se çfarë mund të kishte ndodhur, nukna çon askund, sepse gjëra të tilla mund të ndodhinkudo. Nuk është kjo arsyeja për ta dramatizuar seçfarë mund të kishte ndodhur nëse... Ne do tëmerremi me atë çfarë ka ndodhur dhe ajo që kandodhur është mjaftueshmërisht e rëndë.

Duhet të them që ne kemi marrë masa të plota,të forta, si rrallëherë, për të zhbërë një histori turpi,e cila ka filluar gati para 20 vjetësh, me transferimine një aseti të rëndësishëm të infrastrukturës kritiketë vendit dhe të sigurisë kombëtare në duarpothuajse të panjohura, në duar private.

Është një ngjarje e rëndë, një precedent i rëndëi ndodhur, kur ne kemi transferuar një sovranitetnë duart e një koncesionari privat. Në qoftë se dot’i hyni historisë së tij, mund të shihni të gjitha duartqë kanë kontribuar në të dhe besoj se do të gjeniedhe shumë duar dhe emra të njohur, të cilët kanëkontribuar në këtë situatë.

U tha nga shumëkush që është cenuar siguriakombëtare. Sigurisht që edhe mund ta pranojmëkëtë gjë, është një cenim i sigurisë kombëtare, porjo rrëzim i sigurisë kombëtare. Këtë nuk e pranojkurrsesi, sepse është absurde të pranoj që ka rënësiguria kombëtare e vendit, sepse ka ndodhur

Viti 2019

192

Legjislatura e 9-të

një incident në aeroport. Kjo nuk është e vërtetëdhe nuk mund të pranohet. Megjithatë ngjarjaështë vlerësuar maksimalisht dhe qeveria ka marrëmasa të shpejta, të forta si rrallëherë, për ta marrëaeroportin nën kontroll dhe për të përjashtuar edheteorikisht çdo mundësi që ky aset i rëndësishëm isigurisë së vendit të mund të cenohet.

Dje janë marrë masa për marrjen e kontrollit tëperimetrit të jashtëm të aeroportit nga një strukturëe Forcave të Armatosura.

Të gjitha autoritetet ose faktorët politikë, që janëpërfshirë në këtë diskutim, thonë që është cenuarsiguria kombëtare, por të gjithë qenkan shqetësuarsot se pse Forcat e Armatosura janë angazhuarpër të kontribuar në rivendosjen e një elementi tëcenuar! Bien në kontradiktë që në çastin e parë,sapo merret masa e parë serioze, që çon në mëshumë siguri! Aktorë dhe përgjegjës të kësaj situ-ate, të krijuar ndër vite, shqetësohen menjëherëpër kushtetutshmërinë e aksionit të ndërmarrë ngaqeveria, thua se Forcat e Armatosura të Shqipërisënuk janë këtu për të mbrojtur sigurinë kombëtaretë vendit, por janë për t’u përcjellë e për t’uharxhuar miliona në misione jashtë Shqipërisë!

Jo, të nderuar zotërinj, juve edhe të tjerëve, qëjanë të shqetësuar për këtë, po ju them qartësisht:Forcat e Armatosura të Shqipërisë e kanë misionkushtetues sigurinë kombëtare të Shqipërisë.Nëse ne konstatojmë se kjo siguri është cenuar,apo edhe thjesht kërcënuar, pa u prekur, Forcat eArmatosura kanë detyrë kushtetuese të japinkontributin e tyre për këtë situatë.

Sigurisht, ato nuk kanë hyrë atje si Forca tëArmatosura, por janë në atë detyrë si mbështetjendaj strukturave të Policisë së Shtetit.

Ju e patë të gjithë, dhe këtu s’ka asgjë për tëfshehur, që siguria fizike e aeroportit ishte atje kunuk mund të pranohet, që gardhi edhe porta e tij ucenuan në harkun e disa sekondave. Atëherë, nëkëtë situatë kemi dy rrugë: ose ta lëmë siç ështësigurinë fizike, ose ta përforcojmë, por përforcimido kapacitete dhe kapacitetet këto janë. Ne do t’ipërdorim të gjitha kapacitetet që i shërbejnësigurisë së këtij vendi.

Nuk e konsideroj dhe nuk jam kurrë dakord qëkëtë ta quajmë një turp kombëtar, ky është një in-cident. Mos harroni, ka pasur shtete shumë më tëfuqishme që kanë rënë në gjunjë nga situata tëtilla. Të fillojmë nga superfuqia e botës. Mos harronise çfarë ndodhi më 11 shtator, apo edhe shumë eshumë raste të tjera; goditje terroriste, goditje nga

të gjitha llojet kanë ndodhur, por asnjë komb nukështë çuar të vetakuzojë, ta shpallë turp dhegjendje të pashpresë. Nuk ka asnjë gjë për t’ualarmuar. Jua them miqësisht: nuk ka asnjë gjëpër t’u alarmuar!

Ne duhet të jemi shumë të qetë dhe shumëkrenarë që instrumentet tona të sigurisëfunksionuan. Megjithëse ra një instrument, që ishtesiguria fizike e aeroportit, funksionuan instrumentete tjera. Policia e Shtetit ka reaguar në kohë rekorddhe në mënyrë të paparë ndonjëherë.

Po ju them edhe një herë: policia ka reaguarnë kohë rekord, në mënyrë të paparë, është vënëpërballë një sulmi të armatosur dhe masiv nga njëgrup kriminal, por ka arritur ta dominojë situatën,ka arritur të sigurojë prova të rëndësishme, të cilatdo t’i shërbejnë procesit të hetimit. Jam i bindur seprocesi i hetimit do të na sjellë shumë shpejtrezultate të qarta, të cilat nuk i kemi pasur kurrëmë parë, kjo falë angazhimit serioz të Policisë sëShtetit, atyre punonjësve dhe oficerëve të saj, tëcilët kanë rrezikuar seriozisht jetën. Nuk e thempër metaforë, por realisht ata kanë rrezikuar jetën,janë vënë përballë një situate krejtësisht tëpaparashikuar, në skenarët e riskut të Policisë sëShtetit. Policia e Shtetit nuk llogarit që të vendosetvetë përballë një sulmi të armatosur, ku përdorenedhe granatat luftarake. Nuk është opsion dheskenar i Policisë së Shtetit.

Por të mos harrojmë edhe një gjë tjetër që kygrup criminal, që u kap këtu, është arratisur nganjë burg i një vendi të Bashkimit Europian dhe atjenuk është shpallur turp kombëtar arratisja e njëgrupi të tillë. Ka vrarë policë në një vend të BE-së,por nuk është shpallur gjëmë kombëtare dhe turpkombëtar arratisja e këtij grupi nga burgu, edhepse është dështimi më i rëndë i situatës së sigurisëkur çahet një burg, del një grup i tërë, ikën.Sigurisht, ky nuk është justifikim, ne nukjustifikojmë asgjë.

Meqenëse më përmendët dorëheqjen, kam njëlehtësi jashtëzakonisht të madhe besoj nga kushdotjetër, nuk kam luftuar asnjë ditë të jetës sime përta pasur këtë post dhe nuk kam asnjë brengë asnjëçast të jetës sime për ta lënë atë në mënyrën mëdinjitoze, por atë e gjykoj unë.

Ju faleminderit për rekomandimin që më bëni,por gjykimi për të është thjesht imi dhe momentise kur unë do ta marr këtë vendim lidhet medinjitetin tim personal.

Së fundi, ju them të mos kalojmë në një situatë

193

Legjislatura e 9-të Viti 2019

histerie kolektive për një ngjarje, e cila ështëplotësisht e menaxhueshme, do të menaxhohetdhe do të zgjidhet në mënyrën më të saktë, më tëshpejtë, më të drejtë dhe më të vendosur.

Situata në aeroport që sot, pa diskutim, ështëe sigurt. Kam kënaqësinë t’i njoftoj të gjithëqytetarët, të gjithë operatorët që përdorinaeroportin e Rinasit se gjendja e sigurisë nëaeroport është rivendosur në parametratmaksimalë të sigurisë dhe e gjithë veprimtaria eaeroportit do të vazhdojë e pacenuar. Ndërkohë,Policia e Shtetit, organet e tjera ligjzbatuese do tavazhdojnë punën e tyre pa e ndërprerë, për tëvazhduar atë që është më e rëndësishme dhe qëështë tema e këtij diskutimi të sotëm, luftën kundërkrimit të organizuar, e cila është beteja që do të nahapë derën e integrimit në Bashkimin Europian.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Fjalën e ka zonja Hajdari.(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon)Jo, nuk ke të drejtë! Nuk ka replikë për replikë. Urdhëroni, zonja Hajdari!(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon)Të lutem, ai bëri replikë me ju dhe ka të drejtë,

kurse ti nuk ke të drejtë!Asnjë sekondë!(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon)Ndryshojmë Rregulloren.(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon)E ndryshojmë.(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon)Në rregull. Shumë shpejt do të diskutojmë për

Rregulloren.(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon)Të lutem, ia kam dhënë fjalën zonjës Hajdari!Mësohuni me rregullat!Rudina Hajdari – Në Shqipëri ëndrrat janë bërë

gjithnjë dhe më të vështira për t’u shitur, sepsefaktet nuk gënjejnë dhe ka ardhur koha që ne tëthemi të vërtetën dhe asgjë tjetër përveçse tëvërtetës. E vërteta është se qytetarët shqiptarë popërballen me një krizë të thellë institucionale,politike, ekonomike dhe shoqërore.

Raporti që është paraqitur sot nga Këshilli iMinistrave përbën një raport, i cili është shkruarmë së miri nga disa burokratë, që e kanë lakun nëfyt dhe duhet të bëjnë një raport, i cili mund të jetëraporti më i mirë i mundshëm për t’u raportuar dhepër t’iu dhënë Komisionit të Bashkimit Europian.Por a janë të vërteta të gjitha ato që thuhen në atë

raport? Po të kujtoni qartë, më 26 qershor të vitit2018 Këshilli i Bashkimit Europian dha njëdeklaratë dhe na paraqiti ne detyrat kryesore përShqipërinë, në mënyrë që të rishqyrtonin edhe njëherë kërkesën për çeljen e negociatave. Por 1 vitmë pas më duhet të shtroj pyetjen: a jemi ne sotmë mirë se 1 vit më parë?!

Çfarë bilanci mund të bëjë qeveria e sotme përpremtimin e madh që ka bërë 5 vjet më parë, sedo të ishte “Rilindja e Shqipërisë”?! A ështëpërmbushur vërtet kjo ëndërr? Raporti i Këshillittë Ministrave tregon se ne jemi versioni më mirë imundshëm që mund të kemi qenë ndonjëherë;tregon se ne kemi arritur rezultate tëjashtëzakonshme. Po a ekziston vërtet ky realitetsot, qoftë brenda këtij parlamenti?! Shikoni njëri-tjetrin! A jemi ne përfaqësuesit më të denjë tëzgjedhur nga populli? A janë përfaqësuesit eshqiptarëve të ulur këtu në këtë parlament, dukeadresuar dëshirën më të madhe të shqiptarëve,atë të integrimit në Bashkimin Europian? Mendimiim është jo. Arsyeja pse unë mendoj kështu ështëse Këshilli i Bashkimit Europian në raportin që ibëri Shqipërinë tregoi qartë se ajo ka 5 problemekryesore. Dua të bëj një krahasim me raportin qëiu bë Maqedonisë. Maqedonisë nuk iu vunë kushtetë tilla, përkundrazi, Maqedoninë e përgëzuan fortduke i thënë se vitin tjetër do të ketë shansin tëhapë negociatat me Bashkimin Europian, ndërsapër Shqipërinë nuk ndodhi kjo.

Këshilli i Bashkimit Europian ishte i qartë në 5kushte, sepse këto 5 kushte duhej të ishinplotësuar gjatë këtij viti dhe unë dua t’i listoj.

Fillojmë me dështimin kryesor të kësaj qeverie.Absolutisht, kemi zero rezultate në luftën kundër

korrupsionit në të gjitha nivelet e administratës.Mungesa e vullnetit dhe e paaftësisë në luftënkundër krimit të organizuar tregon qartë se këtunuk ka një vullnet për të pasur hetime proaktive tëndjekjes penale dhe dënime përfundimtare në çdonivel. Kemi pasur vetëm 36 raste në nivele shumëtë ulëta të administratës, që janë dënuar me ar-rest shtëpie. Kemi dosje të tëra korrupsioni që flenëmbi tavolinat e prokurorisë shqiptare, duke priturpazarin e radhës midis krimit dhe qeverisë.

Rasti më flagrant dhe i papranueshëm ikamuflimit të qeverisë për të tentuar të kapëkriminelët e mëdhenj është ai i Klement Balilit. Balilitrajtohet si i preferuari i gjykatës së Tiranës, dukei dhënë atij mundësinë për një proces tëpërshpejtuar gjyqësor. Çfarë tregon kjo? Kjo tregon

Viti 2019

194

Legjislatura e 9-të

se personi, që është etiketuar si “Eskobar iBallkanit”, trajtohet kaq mirë nga prokuroriashqiptare dhe gjykata shqiptare.

Po të mos ngelemi këtu, të kalojmë te njëçështje tjetër e rëndësishme, që është ajo ereformës në drejtësi. Patjetër është çështja me erëndësishme në vend, është çështja me të cilënqeveria aktuale mburret dhe mbi të gjitha merrmerita pa të drejtë. Por edhe në ketë rast mendojse, edhe pse reforma në drejtësi është etiketuar siarritja më e madhe e 28 vjetëve të fundit, duhet t’ikujtomë qeverisë shqiptare se përveç disaindividëve që kanë dalë nga sistemi dhe janëzëvendësuar nga disa të tjerë, nuk ka pasur asnjëgjë të prekshme për qytetarët shqiptarë deri mësot.

Gjithashtu, dua t’ju kujtoj se ne nuk kemi parënjë afat konkret për finalizimin e krijimit të organevetë specializuara, SPAK-ut, Byrosë Kombëtare tëHetimit dhe Gjykatës së Posaçme.

Këshilli i Bashkimit Europian vë në dukje seShqipëria ka pasur numër të lartë të aplikimevenë vendet anëtare të BE-së, në shtetet e Shengenitdhe në Amerikë. Duke parë këto raporte kaq pro-gressive, që shteti shqiptar i çon Komisionit tëBashkimit Europian, shtrohet pyetja: pse i çohengjithë këto kërkesa Bashkimit Europian? Në këtësituatë, me të drejtë, Këshilli i Bashkimit Europiankërkon që Shqipëria të marrë masa për tareduktuar këtë problem, i cili, nuk ka gjetur endezgjidhje.

Si anëtare e Komisonit të Jashtëm, por edhe sianëtare e Komisionit të Integrimit, deri më sot nukkam pasur asnjë letër në tavolinën time që taadresojë këtë problem. E vetmja gjë që kam parë,është një statistikë e Gallup-it, që tregon qartë se60% e shqiptarëve vazhdojnë të ikin nga Shqipëria.Ky është një problem shumë serioz, sepse nevepo na ikën rinia, po na rrjedh truri nga Shqipëriadhe po mbeteni të vetëm në këtë betejë.

Po ashtu, një tjetër problem serioz ështëmbrojtja e të drejtave të njeriut, duke përfshirë tëdrejtat e personave që u përkasin pakicave, si dhee drejta e pronës. Dua t’ju kujtoj se të gjitha këtokërkesa janë të shkruara në raportin e Këshillit tëBashkimit Europian për Shqipërinë dhe duhenpërmbushur para qershorit të vitit 2019. Edhe nëkëtë fushë qeveria shqiptare nuk ka hedhurabsolutisht asnjë hap. Ligji “Për pakicat kombëtare”nuk zbatohet. Po ashtu, e drejta e pronës ështënjë plagë e thellë, e mbartur ndër vite, por ende

nuk ka gjetur zgjidhje. Nga ana tjetër, ajo po rihapplagë të tjera, duke parë çdo ditë një trajtimçnjerëzor dhe degradues që u bëhet qytetarëvenë Tiranë, si rasti i Bregut të Lumit, Astirit dheShkozës. Të gjitha këto tregojnë një rezultat tëqartë të degradimit të shtetit shqiptar në kthetrat ekorrupsionit dhe keqpërdorimit të burimeveshtetërore për përfitime elektorale.

Së fundi, dua të ndalem te reforma elektorale,e cila mendoj se është kryefjala dhe çelësi izgjidhjes së krizës aktuale. Drafti i paraqitur mëparë nga maxhoranca jo vetëm që nuk zbatonrekomandimet bazë të OSBE-ODIHR-it, por në tëvërtetë po e thellon krizën. Nuk kam asnjë besimdhe asnjë shpresë se kjo maxhorancë është gatitë bëjë ndryshimet e nevojshme, që adresojnëproblemet më themelore të shfaqura ngamarrëveshja e vitit 2008, e cila ka shkaktuar njëurrejtje të thellë për elitën politike. Prandaj jam gatitë bashkëpunoj për të gjetur një zgjidhje jashtëdyerve...

Gramoz Ruçi – Zonja Hajdari, ju lutem,përmblidheni fjalën tuaj, sepse koha mbaroi!

Zoti Gjoni, për procedurë.Ralf Gjoni – Zoti Kryetar, ju falënderoj!Do të mundohem t’i qëndroj besnik procedurës.Meqë e përmendët, le të përpiqemi ta

ndryshojmë Rregulloren dhe të reflektohet njëdebat më i drejtë në lidhje me tematikën e ditës.Nuk po flasim për një projektligj për akuakulturën,por për sigurinë kombëtare. Në gjykimin tim,mendoj se ministri i Brendshëm, ndoshta padashur, në interpretimin që i bëri fjalës simeshtrembëroi disa kuptime dhe, sipas Rregullores,kam të drejtë të replikoj, nëse ju do të ishit dakord,zoti Kryetar.

Gramoz Ruçi- Zoti deputet, ju kam tërhequrvëmendjen javën e parë dhe jua lexova neninpërkatës të procedurës.

Ralf Gjoni –Po, ju falënderoj!E njoh shumë mirë dhe e di shumë mirë

Rregulloren.Gramoz Ruçi – Ju, aktualisht, keni kërkuar

fjalën për procedurë, e cila merret për këto çështje:për zbatimin e Rregullores...

Ralf Gjoni- Është shtrembëruar fjala, zotiKryetar.

Gramoz Ruçi - Të lutem, dëgjoje deri në fund!Fjala për procedurë merret për propozime për

ndryshim ose plotësim të rendit të ditës, përkërkesë për ndërprerjen, shtyrjen e seancës

195

Legjislatura e 9-të Viti 2019

plenare ose të diskutimeve, si dhe për kërkesatqë kanë të bëjnë me marrjen e vendimit apokryerjes së votimit. Kjo është procedura.

Ralf Gjoni- Zoti Kryetar, e drejta e replikës lindedhe nga...

Gramoz Ruçi –Mbylljani mikrofonin!Atëherë, neni 50 “E drejta e replikës”: “Deputeti

nuk lejohet të bëjë replikë ndaj replikës”. Pra, neni50 i Rregullores thotë që ti nuk lejohesh të bëshreplikë për replikën që i bëri ministri diskutimit tënd.

Zoti Balla, fjala për ju.(Ndërhyrje pa mikrofon)Ralf Gjoni – E njoh shumë mirë Rregulloren e

Kuvendit, zoti Kryetar, dhe ju falënderoj përkujtesën!

Dua t’i sqaroj zotit ministër se nuk i kam kërkuarsot dorëheqjen, prandaj kërkoj interpelancë javënqë vjen dhe, nëse nuk gjenden autorët, do të ishtenë dinjitetin tuaj, e respektoj që është vendimi juajdhe e drejta juaj, të jepnit dorëheqjen eventualisht.

Zoti Ministër, nuk flasim për imagjinatë dhe seçfarë skenarësh mund të ndodhin, por po flasimpër një detyrim të institucioneve ligjzbatuese, qëtë merren në konsideratë të gjithë skenarët emundshëm të rënies së ligjit, të cenimit të jetës sëqytetarëve apo të cenimit të sigurisë kombëtare.Nuk e marr vesh pse i bini nga Kina. Unë jamdakord që në aeroport ishte kompania kineze, porjashtë aeroportit a nuk u takon institucioneveshqiptare që të përgjojnë, interceptojnë dhe tëmarrin masa për ruajtjen e sigurisë dhe goditjen ekrimit të organizuar?

Zoti Ministër, ku keni dëgjuar ju për ndonjëaeroport që mbrohet me ushtri? Çfarë jemi ne,Mogadishu?!

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Zoti Balla, fjala për ju.Taulant Balla – Më pëlqen grinta e deputetëve

të rinj të opozitës dhe e deputetit parafolës.Shpresoj që ky të jetë modeli i ri i një opozitefunksionale. Kujtoj që në 18 muaj deputetët e vjetërtë opozitës nuk bënë asnjë interpelancë. Sigurisht,e drejta e interpelancës është legjitime dhe do t’jusugjeroja që ta bënit me 7 deputetë, në mënyrëqë të jetë interpelancë urgjente. Të jeni të bindurqë ministri Lleshaj do t’ju përgjigjet.

Në emër të maxhorancës dua ta falënderoj dhepërgëzoj Policinë e Shtetit për reagimin për herëtë parë pas kaq shumë vitesh të ngjarjeve tëngjashme, jo vetëm në kohë, por para një sulmime armë të rënda, granata apo armë automatike,

e cila ka arritur të asgjësojë një prej kriminelëvedhe të ketë plagosur njërin prej tyre. Të jeni tëbindur që deri javën e ardhshme, kur të keniinterpelancën, rezultatet e punës së Policisë sëShtetit do të jenë të tilla, që të paktën të merrnimundimin, sikurse nuk e morën kurrë kolegët tuajpararendës në karrigen që mbanin, të falënderonipër herë të parë punën e saj. Sot Kuvendi iShqipërisë është pikërisht në ditën dhe në kohënqë të nxisë Policinë e Shtetit të godasë me forcëçdo akt të tillë kriminal, ashtu sikurse ka reaguarjo më larg se dy ditë më parë.

Sot jemi në një ditë të rëndësishme për çdokuvend të një vendi që aspiron të anëtarësohet nëBashkimin Europian, po diskutojmë se çfarë ështëbërë gjatë vitit 2018 për aspiratën më tërëndësishme e historike të shqiptarëve, atë tëanëtarësimit në Bashkimin Europian. Me të drejtëKryeministri u tha shqiptarëve sot se vendimmarrjae qershorit nuk varet më nga çfarë do të bëjëShqipëria deri në qershor, pavarësisht detyravetona të shtëpisë, por varet, pikë së pari, ngakontekstet politike brenda çdo vendi të BE-së dhe,pse jo, pas 26 majit, kur të përfundojnë zgjedhjeteuropiane, edhe nga konteksti i ri politik që do tëkrijohet brenda Parlamentit Europian.

Ne sot jemi shumë krenarë që brendaParlamentit Europian, kur u votua rezoluta përShqipërinë, e cila bënte thirrje për hapjen enegociatave, kemi marrë plot 459 votaeurodeputetësh pro hapjes, kundrejt rreth 200kundër. Bashkë me Kryetarin e Kuvendit vijmë ngatakimi i kryetarëve të parlamenteve të të gjithavendeve anëtare të Bashkimit Europian. Ju themse, pavarësisht baltës së kryetarëve të partivetuaja, baltaxhiut Lulzim dhe baltaxhijes Monikë, nepërsëri kemi sot një supermbështetje të të gjithavendeve anëtare dhe parlamenteve të tyre. Kushmerr guximin këtu të flasë në emër të Francës,përpara se të flasë Emanuel Makron, pavarësishtkontekstit të vështirë politik brenda në Francë,është turp. Sot, sipas sondazheve të zgjedhjeveeuropiane të 26 majit, në vend të parë renditenpopulistët me Marine Le Pen, por diskursi politiknë Francë duhet të jetë i maturuar për sa i përketzgjerimit, megjithatë 40 e ca për qind e francezëvembështesin qëndrimin e Francës në BashkiminEuropian.

Po të shkojmë në Holandë, spektri politik ështëshumë herë më i copëtuar, ku shumica, e drejtuarnga kryeministri progresist proeuropian, Mark

Viti 2019

196

Legjislatura e 9-të

Rute, ka vetëm 22% të votave në Kuvend. Neduhet ta mirëkuptojmë të gjithë problematikën erritjes së populizmit në Europë. Megjithatë, unëjam shumë i bindur se progresistët socialistë dhedemokratë, partitë popullore europiane nga vjendhe ku bën pjesë Partia Demokratike e zonjësHajdari, e zotit Murrizi dhe e kolegëve të tjerë,mbështesin hapur procesin e zgjerimit me vendete Ballkanit Perëndimor dhe në mënyrë të veçantëjanë pro hapjes së negociatave me Shqipërinë dheme Maqedoninë e Veriut.

Zonja Hajdari, nuk është aspak e vërtetë qëBE-ja, Parlamenti Europian, Këshilli Europian apoKomisioni Europian bën ndarjen midis Maqedonisësë Veriut dhe Shqipërisë. Përkundrazi, nëse donitë hyjmë në analizë, Shqipëria në të 5 prioritetetrenditet shumë herë më mirë se Maqedonia eVeriut dhe për prioritetin numër 3, atë tëadministratës publike, jemi shumë herë më mirëse dy vendet që sot janë në proces negociatash,Mali i Zi dhe Serbia. Dikush mendon se ka dialogpolitik, i cili është esencial, themelor dhe ipazëvendësueshëm, më të mirë në Maqedoninëe Veriut se në Shqipëri. Pavarësisht dëshirës sonëpër të pasur dialog politik me ju sa herë të doni,kur të doni, edhe me ju këtu, që jeni tërësishtlegjitimë si deputetë të opozitës, edhe me ata qëkanë zgjedhur rrugën për të bërë opozitë, kanëzgjedhur dhunën për të bërë opozitë, dialog nukka pasur.

Kalojmë te prioriteti tjetër, ai i shtetit të sëdrejtës. Sot, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dheBosnjë - Hercegovinës u thuhet: “Merrni shembulldhe merrni model reformën në drejtësi të bërë nëShqipëri dhe implementojeni”, por kjo do këllqe dhevullnet politik, vullnetin politik që treguam ne nëvitin 2016, kur ishim të gatshëm të sakrifikonimedhe pushtetin për të miratuar reformën në drejtësi.E di mirë zoti Gjoni, sepse punonte këshilltar iKryetarit të Kuvendit, zotit Meta, se si ështërrezikuar qëndrimi në koalicion me Partinë LëvizjaSocialiste për Integrim, sepse nuk pranonin tëvotonin draftin e propozuar nga OPDAT-i dheEURALIUS-i, me mbështetjen e pakufizuar tëShteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BashkimitEuropian, dhe sot jemi në fazën përfundimtare tëpaketë së dytë të ligjeve.

Në seancën pasardhëse kemi një prej ligjevetë reformës në drejtësi dhe deri më 9 maj, që ështëDita e Europës, duhet të miratohen edhe tri ligjete mbetura: për edukimin ligjor, për Policinë

Gjyqësore dhe për përmbarimin. Koincidencaështë që Ditën e Europës ta festojmë mepërmbylljen e të gjithë paketës së ligjeve.

Dua t’i kërkoj zotit Gjiknuri, bashkëkryetarit tëpropozuar prej nesh dhe të miratuar javën e kaluar,që të fillojë menjëherë puna e Komisionit tëReformës Zgjedhore.

Ne jua kemi thënë që jemi të hapur për gjithçka,për çdo diskutim dhe për zgjerim të objektit tëkomisionit, por duhet të mbetemi te prioriteti. Ciliështë prioriteti? Ne duhet që në fazën e parë tëpunës së komisionit të përmbyllim rekomandimete OSBE-ODIHR-it, të cilat janë përkthyer nëamendamente. Puna e Komisionit të Reformës sëSistemit Zgjedhor do të jetë me faza. Në fazën eparë do të përmbyllen rekomandimet e OSBE-ODIHR-it. Pastaj do të vazhdojë përsëri puna ekomisionit, ku zoti Gjiknuri do të jetë bashkëkryetar.Ju ftoj që brenda seancës së sotme, maksimuminë seancën e ardhshme, të sil lni emrin ebashkëkryetarit nga ana e opozitës dhe 8 anëtarëte tjerë përfaqësues të dy grupeve parlamentaretë opozitës që janë këtu.

E fundit, ju bëj thirrje që ta votojmë së bashkurezolutën...

(Ndërhyrje nga salla)Gramoz Ruçi - Faleminderit, zoti Balla!(Ndërhyrje nga salla)Ju përmendi emrin?Po, urdhëroni!Rudina Hajdari – Zoti Balla, e para nuk e keni

për detyrë të na jepni leksione sesi duhet të jemine si opozitë. Ne nuk duhet të marrim shembullnga ju, kur keni qenë në opozitë, sepse nuk keniqenë një opozitë më e mirë sesa kjo që ka dalëjashtë. Edhe ju silleshit si ekstraligjorë. Pra, le tëflasim për atë që kemi ardhur: procesin e integrimit.Po filloj tek ai, sepse the disa të pavërteta. Procesii integrimit ka 3 hallka dhe t’i duhet t’ia thuashpopullit shqiptar këtë gjë. Pasi ne përfundojmëraportin tonë dhe ia dërgojmë Bashkimit Europian,Komisioni i BE-së bën raportin e ti j dhe irekomandon Parlamentit Europian, nëse ka kushteapo jo, ne kalojmë ose jo. Në atë momentParlamenti Europian voton për këtë raport, përrekomandimet që jep Komisioni i BE-së. Pasvotimit në Parlamentin Europian ai dërgohet nëKëshillin e BE-së. Në këtë të fundit, ku janëpërfaqësuesit më të lartë të vendeve anëtare tëBE-së, merret vendimi përfundimtar. Nërekomandimet e tyre të fundit ka një dallim të qartë

197

Legjislatura e 9-të Viti 2019

midis Shqipërisë dhe Maqedonisë. Maqedonia kabërë hapa konkrete, ndërsa Shqipëria jo. Të mospërmendim Serbinë dhe Malin e Zi, sepse Serbiaka hapur 16 kapituj, Mali i Zi 32 kapituj.

Po të ishte zoti Bushati bashkë me të tjerë qëjanë kundër kësaj rryme brenda Partisë Socialiste,ndoshta do të më kishin mbështetur në këtë pikë.Nuk e di pse nuk është zoti Xhafaj, zoti Bushatikëtu...

Gramoz Ruçi - Faleminderit!Po, zoti Nimet Musai.Nimet Musai - Faleminderit, zoti Kryetar!Të nderuar kolegë deputetë,Do ta filloj ndryshe diskutimin. Unë jam Nimet

Musai dhe këto janë fjalët e mia të para si deputeti Kuvendit të Shqipërisë, për të cilat do t’ju kërkojndjesë paraprake, juve kolegë dhe Kryetarit përnjë tejkalim të Rregullores, duke dalë nga rendi iditës, por nga ana ime kjo do të jetë hera e parëdhe e fundit, pasi duhet ta mbaja kohë më parëkëtë fjalë. Pyeta administratën dhe më thanë sekoha për diskutim është 10 minuta dhe mendoj sejam brenda kohës reale për të folur sot në këtëseancë.

I referohem shtatorit të vitit 2009, kur si kandidati parë i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet,pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më ka shpallurfitues, Kolegji Zgjedhor me vendim tëpakthyeshëm konsideroi 360 vota të pavlefshmenë kutinë e “Ruzhdies”, historikun e të cilaveshumë nga kolegët e kësaj salle e njohin mirë,historik të cilin e njohin mirë edhe aktorëtndërkombëtarë të angazhuar me zhvillimet politikenë vend, që për shumë kohë nuk e bënë mender vendin tonë në sy të botës.

Unë jam deputet i qarkut të Fierit, i cili më besoi,më votoi dhe për këtë u mbetem përherëmirënjohës atyre, por fenomeni i “Ruzhdies”, qënënkupton ndërhyrjen e shtrembëruesveprofesionistë në vullnetin e popullit, më ndëshkoi.Thënë me fjalë të thjeshta: populli më votoi, ndërsaspecialistët e shtrembërimeve zgjedhore mëndëshkuan. Megjithatë, ruajta angazhimin tim nëpolitikë, qetësinë dhe kontaktet e përditshme memiq, dashamirës dhe zgjedhës, ruajta besimin, qëvullneti i popullit, sado i shtrembëruar, një ditëtriumfon. E tillë ishte dita kur përpara jush bërabetimin si shërbëtor i përulur i vendit tim dhe ikomunitetit tim lokal dhe zonal, por edhe iShqipërisë. Atë kohë doja të sillja zërin e njëkomuniteti të respektuar në Kuvendin e Shqipërisë,

të punës dhe sakrificës, të nderit dhe moralit, tëbesimit dhe përkushtimit, zërin e komunitetit tëçamëve të qytetit dhe qarkut të Fierit, por edhe tëgjithë shqiptarëve në Shqipëri. Kodi nuk ma lejoi.Ky sistem nuk ma lejoi.

Në atë kohë doja të sillja në Kuvendin eShqipërisë zërin e zgjedhësve fierakë, që besuantek unë si individ, bashkëqytetar i botës së sportit,më pas si biznesmen i ndershëm, por Kodi dhespecialistët e shtrembërimit të tij, nuk ma lejuan.Ky sistem nuk ma lejoi.

Në vitin 2013 me Aleancën Popullore, një tjetërlëvizje politike që ushqimin e gjente në gurrën ekomunitetit dhe çështjes çame, pa numërues dhepa vëzhgues, në koalicionin e majtë m’u njohën 4mijë vota në qarkun e Fierit. 4 mijë qytetarë qëvlerësimin, besimin dhe respektin e shprehënpërmes 4 mijë votave të pranuara. Patëmpretendime asokohe për të tjera vota të panjohura,pretendime pas të cilave askush nuk shkoi nëvëmendjen e merituar dhe ky sistem dhe ky Kod,që botërisht u pranua që defavorizon subjektet evogla partiake, më pamundësoi për herë të dytë.Ky sistem dhe ky Kod nuk më lejuan atëherë.

Sot jam këtu, në mesin e kësaj legjislature, kuky Kod ma lejon, sistemi ma lejon, Kushtetuta dheligji ma lejojnë, por është ish-skuadra ime politikeqë nuk ma pranon dhe nuk e miraton. Megjithatë,unë jam në këtë foltore për të dhënë mesazhe. Siish-kryetar i grupit të këshilltarëve bashkiakë patanjë historik të shkëlqyer betejash të ndershmepolitike të fituara, me qytetarët e Fierit. Jam këtupër të dhënë mesazhe të qarta dhe të fortagatishmërie ndaj çdo aktori dhe faktori të politikësnë vend, ndaj të gjithë miqve ndërkombëtarë, qëvota ime si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhembështetja ime politike, teknike, si anëtar ikomisioneve parlamentare, është pro dhe pa asnjërezervë për çdo vendimmarrje që vendit i jep njësistem zgjedhor që lexon më drejt se i tanishmivullnetin popullor dhe ndaj çdo reforme që hedhnjë çerek, një gjysmë apo një hap të plotë përparadrejt integrimit europian ku aspirojmë të shkojmësa më shpejt.

Të nderuar kolegë, jam në këtë Kuvend për tësjellë konstruktivisht idenë se çështja çame nukharrohet, as nuk përgjumet. Kjo çështje merr ecuripozitive kur në themel të saj ka dialogunndërqeveritar me bazë besimin reciprok, sa ështëe rëndësishme që në këtë proces qeveria shqiptaretë tregojë këmbëngulje dhe jo përkulje, guxim dhe

Viti 2019

198

Legjislatura e 9-të

jo mënjanim, theks dhe jo përmendje.Jam në këtë Kuvend pas 12 vjetësh në

kuvendin e vogël të qytetit të Fierit, prej të cilit dotë sjell mes germave, rreshtave të ligjeve dheamendimeve zërin, nevojat dhe kërkesat e atyreqytetarëve, ndaj të cilëve mendoj se jam lexuesdhe përkthyes i mirë.

Fierin e keni quajtur qarkun e socialistëve, porFieri është edhe qarku i socialistëve që dinë dheduan të mendojnë jashtë kornizave partiake, ështëedhe qarku i mbi 1 mijë votave të pavlefshme,është edhe qarku i mospjesëmarrjes demonstra-tive në votime, është edhe qarku i mijëra votave tëpapërkthyera në përfaqësim.

Jam në këtë Kuvend me integritet të pacenuardhe nuk do të lejoj në vijim askënd ta vendosë atënë diskutim. Vendimmarrja për të qenë këtu ishtenë të njëjtën linjë me mbështetësit dhedashamirësit e mi besnikë që nga viti 2009, në tënjëjtën linjë që Kushtetuta dhe ligjet në fuqi të vendittim ma lejojnë, në të njëjtën linjë që përfaqësuesitmë të lartë të qeverive perëndimore ravijëzuan,në të njëjtën linjë edhe me zëvendësndihmësinamerikan të shtetit, zotin Palmer, që e konsideronkëtë si rrugën më të drejtë të përballjes politike:“Zgjedhje dhe debat parlamentar”.

Këtu jam prej zgjedhësve dhe vij me besim tëpalëkundur se vetëm debati konstruktivparlamentar dhe vetëm ai, janë kanali i vetëmpërmes të cilit vendi dhe prioritetet e tij madhoremarrin shërbimet e merituara.

Të nderuar kolegë, rajoni i Ballkanit gjendet nëpikë kritike. Maqedonia e Veriut, fqinja jonë lindore,ka bërë përparime të pabesueshme në vetëm 2vjet dhe mund të themi me plot gojën se ajo kazgjedhur alternativën perëndimore.

Mali i Zi hodhi hapa domethënës drejt integrimitdhe gjithashtu po sheh nga Perëndimi. Kosovagjendet në mesin e një procesi sa delikat, aq edhehistorik për raportin që do të ndërtojë me fqinjët esaj, të cilëve, gjithashtu, u duhet të zgjedhin mesLindjes dhe Perëndimit. Në këtë valë zhvillimeshShqipëria ka sfidën e madhe të luajë rolin për tëcilin aq shumë janë investuar në vite të tërapartnerët e saj strategjikë, rolin dhe faktorin kyç tëpaqes, stabilitetit dhe nxitësit të dialogut dhebashkëpunimit rajonal. Si do të mundej vendi imta përmbushte këtë rol pa një parlament tëqëndrueshëm, pa stabilitet? Si do të mundej tënxiste dialogun dhe bashkëpunimin rajonal memandate të djegura dhe veshë të mbyllur për

alternativa të tjera?!Këtu buroi dhe gjen shpjegim zgjedhja ime

individuale, në ushtrim të plotë të të drejtavekushtetuese, për të pranuar këtë mandat dhe përtë qenë këtu, siç e thashë edhe në fillim të fjalëssime, një dekadë më vonë. Megjithatë, gjatë këtyre10 vjetëve vetëm sa e kam përforcuar bindjen se,nëse politika shihet nga të gjitha palët si njëndërmarrje shërbimi ndaj interesave të mëdhakombëtare, në politikë nuk ka armiq. Prandajasnjëherë në fjalën time dje, sot dhe nesër, nukdo të gjeni asnjë shkëndijë energjish negative, porvetëm gatishmëri garimi të ndershëm zgjedhor,përballje të ndershme parlamentare, dialog tëndershëm ndërpartiak, bashkëpunim të frytshëmdhe të ndershëm me partnerët ndërkombëtarë përtë ecur përpara me reformat e përbashkëta për taçuar vendin tonë të dashur Shqipërinë drejtEuropës.

Ju faleminderit!Gramoz Ruçi - Faleminderit, zoti Musai!Fjala është për ministren e Arsimit.Përgatitet zoti Murrizi.Besa Shahini – Në nëntor të vitit 2018 isha

duke raportuar në Komisionin Europian, nëNënkomitetin për Inovacionin, “Shoqëria informa-tive dhe politikat sociale”, në cilësinë ezëvendësministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisëdhe përfaqësoja Shqipërinë gjatë këtij raportimitë rregullt, që bëhet çdo dy vjet.

Ai që u diskutua gjatë në Bruksel ishte portali“Mësues për Shqipërinë”, kjo jo nga ana jonë, pornga pala e Komisionit Europian. Thanë se do tapërdornin si model edhe për vendet e tjera jovetëm të Ballkanit, por edhe përtej Ballkanit, qëende kanë probleme me emërimet e mësuesve.

Si funksionon portali: “Mësues për Shqipërinë”?Sot ne kemi një mekanizëm, një mjet, i cili rankonmësuesit varësisht nga merita duke dhënë notapër dosjet që kanë sjellë pranë drejtorive arsimore,për testimin që bëjnë pranë Qendrës për ZhvilliminArsimor dhe varësisht nga mbledhja e këtyrenotave, mësuesit më të mirë janë të parët që marrinmundësinë për të qenë mësues në shkollat kurhapet një vend i lirë pune, duke hequr maksimalishttë gjithë ndërhyrjen njerëzore në punësimin emësuesve. Nuk ka më nepotizëm, korrupsion nëmënyrën sesi mësuesit emërohen nëpër shkollate Shqipërisë sot. Kjo u kishte lënë shumëpërshtypje zyrtarëve të Komisionit Europian. Atana përgëzuan dhe na thanë se do ta përdorin si

199

Legjislatura e 9-të Viti 2019

model për vendet e tjera.Një tjetër arritje, që përmendën gjatë të njëjtin

takim, ishte edhe kurrikula me kompetenca, e cilaka filluar të implementohet në vitin 2014, do tëmbyllet sivjet dhe shtatori i vitit 2019 dhe 2020 dotë na gjejë me implementimin e plotë të kurrikulëssë re në të gjitha shkollat e Shqipërisë, në të gjithavitet.

Çfarë ka bërë kurrikula e re? Përveçse kandryshuar thellësisht përmbajtjen mësimore dheka bërë një ndërlidhje shumë të mirë mes lëndëvedhe viteve të ndryshme, nxënësi sot, kur fillonklasën e parë dhe mbyll klasën e 12-të, është isigurt se do të përgatitet me kompetencat bazikeqë i nevojiten për të vazhduar si një karrierëakademike, ashtu edhe një karrierë profesionaledhe çfarëdo që i nevojitet në jetë. Ne jemi të bindurse është shumë më i përgatitur për një të ardhmetë paqartë që nuk e di sesi do të jetë për këdo, jovetëm në Shqipëri, por kudo.

Me kurrikulën e re erdhën edhe librat e rinj, njëpjesë e tyre, ato të shkencave, të matematikës umorën nga botuesit më të mirë perëndimorë: “Ox-ford”, “Cambridge”, “Pearson”. Si rezultat, mënyrasesi sot bëhet shkenca në shkollat e Shqipërisëka përmirësuar rrënjësisht rezultatet e nxënësvenë shkenca dhe në matematikë. Në fakt, testi PISA,që bëhet çdo 3 vjet, tregon se Shqipëria ka bërëprogresin më të madh mes të gjitha vendeve qëkanë marrë pjesë në testin PISA në vitet 2012 -2015. Kjo ka qenë në fillim të implementimit tëkurrikulës, por me hyrjen në fuqi të kurrikulës sëre dhe librave të rinj, e ka ndryshuar frymën sesipunohet nëpër shkolla. Rezultatet e testit të vitit2018 i marrim sivjet, në muajin dhjetor dhe unëjam e bindur se do të shikojmë edhe një progrestë ri.

Natyrisht, nuk jemi aty ku duhet të jemi. Popërpiqemi vazhdimisht të punojmë më tej, por këtojanë lajme të mira, të cilat janë shënuar gjatë gjithëraportimeve që kemi bërë në Komisionin Europiandhe nga të gjitha raportimet që Komisioni Europianbën për fushën e arsimit.

Një sugjerim që patën ata, me të cilin natyrishtpajtohemi dhe po punojmë fort në këtë drejtim,është përmirësimi i mënyrës se si përgatitenmësuesit. Pra, kjo është hallka, e cila ka endenevojë për më shumë punë nga ana jonë, sipërgatiten mësuesit para se të hyjnë në shërbim,pra nga fakultetet e edukimit, dhe si përgatitenmësuesit pasi janë futur në shërbim dhe kanë

nevojë për trajnim të mëtejshëm.Në të dyja këto fusha kemi ndërmarrë

mjaftueshëm hapa përpara dhe në kuadër të “Paktitpër Universitetin”, unë shpresoj se edhe cilësia earsimit të lartë, që i përgatit mësuesit për t’u futurnë sistem, do të përmirësohet në mënyrë tëpërshpejtuar në vitet në vijim.

Shkëmbimi i studentëve dhe projektet epërbashkëta me BE-në kanë shënuar gjithashturritje. Gjatë katër vjetëve, nga vitit 2014 deri nëvitin 2018, janë hapur afro 3500 kuota për studentëtshqiptarë, që ata të shkojnë të studiojnë për njësemestër apo një vit në universitetet e ndryshmeeuropiane.

Gjithashtu, ne kemi pranuar në Shqipëri afro1900 studentë nga vende të ndryshme europiane.Në vitin 2018 janë realizuar 27 projekte tëpërbashkëta mes universiteteve shqiptare dheuniversiteteve të ndryshme të vendeve të BE-së,si dhe janë siguruar shuma të mëdha eurosh përkërkimin shkencor, afërsisht në vlerën 2, 6 milionëeuro, që kanë qenë përfitim i universiteteveshqiptare nga këto bashkëpunime.

Sa i përket ERASMUS plus-it, vetëm në vitin2019 do të hapen 1000 kuota për studentëtshqiptarë. Pra, kemi pasur një rritje tëvazhdueshme të numrit të kuotave për studentëtshqiptarë që studiojnë në vende të ndryshme tëBE-së për një semestër apo një vit. Kjoeksperiencë i ka bërë ata shumë më të përgatiturpër çfarëdo që ata do të duan të bëjnë për zhvillimine karrierës së tyre si në rastin kur duan tëvazhdojnë të studiojnë, ashtu edhe nëse duan t’iqasen tregut të punës.

Sot, para se të vija në parlament, pashëprogresraportet e Komisionit Europian të këtyreviteve të fundit. Më bëri përshtypje progresraportii vitit 2014. Komisioni për here të parë kishteshënuar si sukses akreditimin e bërë në mënyrëprofesionale, si rezultat i të cilit një numër i madhuniversitetesh private janë gjetur në paligjshmëritë plotë dhe janë mbyllur nga qeveria shqiptare.

Tani, ne nuk jemi më në atë gjendje, që të naduhet të inspektojmë në thellësi universitetet pri-vate, për t’i gjetur në paligjshmëri të plotë dhe tëkemi nevojë t’i mbyllim, sepse është bërë njëprogres shumë i madh në këtë fushë.

Sot jemi në pikën kur akreditimi duhet të bëhetpër programet e universiteteve ngaqë janëakredituar të gjitha institucionalisht. Ne jemi tëbindur se, në kuadrin e “Paktit për universitetin”,

Viti 2019

200

Legjislatura e 9-të

gjatë dy vjetëve të ardhshëm të gjitha universitetetpublike do të kryejnë edhe akreditimin eprogrameve. Pastaj ne do të jemi të bindur secilësia që ato do të ofrojnë do të jetë aty ku duhet.

Gjithashtu, në kuadër të “Paktit përuniversitetin”, kemi realizuar bibliotekën dixhitale,e cila do të jetë falas për të gjithë studentët, tëgjithë kërkuesit, të gjithë pedagogët, gjë që, nëmënyrë të padiskutueshme, përmirëson cilësinë earsimit të lartë në Shqipëri, ngaqë realisht arsimi ilartë bazohet në kërkimin shkencor, në kërkiminakademik. Tani, për herë të parë, studentët kanëmundësi qasjeje në miliona artikuj shkencorë, nëqindra e mijëra revista shkencore, në qindra emijëra libra akademikë, që u mundësojnë atyrekryerjen e kërkimit shkencor dhe akademik që unevojitet për studimet e tyre.

Gjithashtu, kemi bërë edhe lehtësimin e kalimittë studentëve nga bankat e universitetit në tregune punës. Kemi hapur të gjitha vendet e lira nëshërbimin civil për studentët e shkëlqyer, që tëpunojnë me kontratë pune njëvjeçare. Kjo jo vetëmdo t’i ndihmojë ata për të marrë eksperiencë tëmjaftueshme pune dhe të jenë më të gatshëm përtregun e punës, por na ndihmon edhe neve,ndihmon edhe administratën që të modernizohet.

Unë kam rastin e Ministrisë së Arsimit, Sportitdhe Rinisë, që drejtoj, ku studentët e ekselencës,që na janë bashkëngjitur, kanë sjellë një frymë tëre dhe një energji të re në administratën tonë.

Nuk kënaqemi me këto rezultate, sepse kemishumë punë për të bërë, por më vjen mirë që ikemi disa data si këto, kur ulemi, kthejmë kokënmbrapa dhe shohim ku kemi qenë dhe ku kemiarritur sot.

Unë marr kurajë dhe forcë kur shoh se jemi nërrugën e duhur, që të mund ta shtyjmë përparaedhe pjesën e mbetur të reformës si në arsimin elartë, ashtu edhe në arsimin parauniversitar.

Faleminderit!(Drejtimin e seancës e merr zonja Hysi.)Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja Ministre!Zonja Hajdari, për procedurë.Rudina Hajdari – E ndoqa me vëmendje fjalën

tuaj, Ministre e Arsimit, zonja Shahini. Më erdhishumë keq që nuk trajtuat diçka, që është meinteres shumë të lartë publik: ngjarjen e rëndë qëndodhi para pak ditësh, raportuar nga emisioni“STOP”, në lidhje me dhunimin e fëmijëve ngamësuesit e tyre.

Ky nuk është rasti i parë, dhe më vjen keq që

edhe masat që ju morët pas këtij rasti, ishin më tëvoglat që mund të merreshin në këto raste kaq tërënda.

Prandaj, dua t’ju pyes, zonja Ministre: a mjaftonqë ju, pak këtij akti të dhunshëm, thjesht tëpezulloni ato mësuese dhe të mos merrni masa...

Vasilika Hysi – Zonja Hajdari, e keni kërkuarfjalën për procedurë. Për çështjet jashtë rendit tëditës, emri juaj është regjistruar, kështu që do tëmund ta diskutoni këtë çështje.

Është përcaktuar qartë në nenin 49 tëRregullores, se cilat janë çështjet që lidhen meprocedurën: kur është shkelur Rregullorja, kapropozime apo ndryshime të rendit të ditës...

Rudina Hajdari – Ka pasur deputetë të tjerë,që i keni toleruar sa herë keni dashur...

Vasilika Hysi – Fakti që kemi toleruar, nuk dotë thotë se do të vazhdojmë të shkelim Rregulloren.

Rudina Hajdari – Fëmijët sot dhunohen në këtëmënyrë dhe në shkolla nuk ka as kamera, as siguri.Si mund të ndihen sot prindërit të sigurt për fëmijëte tyre, të cilët dhunohen në atë lloj mënyre? Ajomësuese kishte katër vjet që i dhunonte ata fëmijëtë vegjël, dhe ministrja nuk thotë absolutisht asnjëfjalë, por na tregon këtu teknologjinë dhe atë çfarëpo bëhet nëpër universitete, duke i përdorurstudentët për të na treguar neve se po plotësojnëdëshirat e tyre.

Prandaj, ju lutem shumë, kur ka diçka meinteres shumë të lartë publik, duhet të tolerohenedhe çështjet jashtë procedurës.

Vasilika Hysi – Të nderuar kolegë, e kam përdeputetët e rinj, në rast se keni çështje që jushqetësojnë, keni të drejtë të regjistroheni nëdiskutimin gjashtëdhjetëminutësh, në fund tëdiskutimit të ligjeve që janë në rendin e ditës, kusecili prej jush ka pesë minuta. Nëse dikush ngaparafolësit, qoftë ministër apo deputet, ju përmend,ju shtrembëron fjalën, keni të drejtë ta merrni fjalënpër replikë. Nëse shikoni se drejtuesi i seancësshkel procedurën në zbatimin e Rregullores, kenitë drejtën ta kërkoni fjalën për procedurë.

Nëse ka pasur një praktikë jo të mirë nëKuvendin e Shqipërisë, kjo nuk do të thotë se duhetta vijojmë të shkelim ligjin.

Ju falënderoj për mirëkuptimin!Dëshiroj t’ia jap fjalën deputetit Myslim Murrizi.

Të përgatitet ministrja e Drejtësisë, zonja Gjonaj.Myslim Murrizi – Faleminderit, drejtuese e

seancës!Sot, 29 vjet pas rënies se komunizmit, jemi ende

201

Legjislatura e 9-të Viti 2019

i vetmi vend ish-komunist, që sa herë bëjmë njëhap para drejt Europës, shumë shpejt do ta gjejmëpatjetër një pretekst për t’u kthyer 3 hapa mbrapa,që t’i largohemi Europës.

Që në dhjetor të vitit ‘90, nën thirrjen: “liri-demokraci”, për të rrëzuar diktaturën, qytetarëtshqiptarë brohoritnin me shpresë të madhe: “Eduam Shqipërinë si EUROPA!

Po çfarë ka ndodhur në këta 29 vjet?Qytetarët duan dhe ëndërrojnë Europën,

politika dhe zyrtarët bëjnë sikur duan ta fusinShqipërinë në Europë, por, në fakt, nën rrogoz,kurrë nuk kanë dashur që ky vend të jetë nëEuropë.

Kjo përplasje, herë e hapur herë e heshtur, kabërë që nga 5 milionë shqiptarë, afro 2 milionë tëshkojnë vetë në Europë, duke humbur totalishtshpresën se qeveria, politika dhe pushtetarët e tyredo t’i çojnë në Europë.

Kanë shkuar në Europë jo me dinjitet, por plotme halle e siklete.

Kanë shkuar klandestinë, me skafe e gomone,me traget e viza, dhe prej 9 vitesh pa viza, porvjedhurazi e hajdutshe, sepse nuk e kanë fituardot të drejtën që të shkojnë siç e meritojnë: siqytetarë dinjitozë të një vendi, që Zoti e ka caktuarnë mes të Europës, ndërsa klasa politike e kalarguar mijëra kilometra larg saj.

Po si mund të shkojmë në Europë, kur përpushtet e për karrige jemi të gatshëm ta bëjmëvendin shkrumb e hi, sa herë që ngelemi tëpangopur nga tenderët që sapo kemi dorëzuar nëqeveri?

Sa u anëtarësuam ne Këshillin e Europës nëvitin ‘95, në vitin ‘96 pjesa tjetër, që ishte ne opozitë,braktisi zgjedhjet.

Pastaj erdhi viti i famshëm ‘97, kur bandathingëllonin për ta bërë Shqipërinë shkrumb e hidhe për ta ndarë në Jug e Veri.

Pas ‘97-ës ndodhën ngjarjet e vitit ‘98.Pastaj ju vodhët zgjedhjet e vitit 2001, duke hyrë

në histori me faktin se nga një zonë elektoralenxorët dhjetë deputetë, për të marrë dikush partinë,ndërsa dikush tjetër të bëhej mbret.

Në vitin 2007 shtymë zgjedhjet për njëcertifikatë.

Në mars të vitit 2008 ndodhi “Gërdeci”, në prilltë po atij viti “Gërdeci” kapi për fyti Kushtetutën,duke mos e lëshuar për 11 vjet, ndërsa tani po edetyron të japë shpirt në këtë agoni të sistemitneokomunist, ku kemi hyrë pa kuptuar që prej tri

palë zgjedhjesh. Janë ngritur përsëri sekretarët eparë, që diktojnë çdo gjë, emërojnë çdo karrigenë këtë sallë dhe komandojnë çdo pushtet që lindnga kjo sallë.

E megjithatë, siç thotë populli, pas një të keqeje,vjen një e mirë. “Gërdeci”, për hir të së vërtetës,na futi në NATO.

Viti 2009 solli një qeveri hibride, falë këtij ligji.Që të dyja palët kërkonin me dëshirë të madhe eme çdo kusht të përjashtonin me ligj qytetarëtshqiptarë nga e drejta për të zgjedhurpërfaqësuesit e tyre në këtë sallë.

Një vit më pas ju ngritët çadrat në bulevard, seu kujtuat që ishin vjedhur votat e vitit 2009, dhe ithatë Europës se nuk është mirë të ratifikohejMarrëveshja e Stabilizim-Asociimit, sepse nuk janëhapur dy kuti votimi të Ruzhdijes së Fierit.

Përpjekjes së qeverisë për të liberalizuar vizatme Europën iu kundërpërgjigjët me dy thirrje.

Berishës i thoshit: “Hap kutitë ose largohu!”Europës i thoshit: “Mos hap kufijtë, pra mos hiq

vizat, se do largohen shqiptarët nga Shqipëria!Në janar 2011 erdhët para Kryeministrisë për

ta pushtuar atë, sepse ju kishte sosur durimi i tëqëndruarit në opozitë dhe ndër ju kishin ardhurfigura të reja politike, që ky ligj famoz i emërontesi deputetë sipas lëpirjes ndaj kryetarit, dhe siçduket, ky grup ishte i uritur për pushtet, sepse nukishte pjesë e tenxheres, tepsisë apo kusisë 1997– 2005.

Në maj të 2011-ës filluat betejën për të mbajturnë bashki kryetarin tuaj, me deputetët e uritur, qëfluturonin mbi policët për të hyrë në KQZ.

Pastaj, me një mendje perverse gjeniale,shpikët horrorin-jastëk të ish-kryebashkiakut tuajtë Kavajës, duke bërë që Tanja Fajon të qante pasgjashtë muajsh dhe të kërkonte të mbante njëminutë heshtje ne Parlamentin Europian për njëjastëk, njëlloj si te filmi “14 vjeç dhëndër”!

Në shtator 2011, kur kërkohej votimi i 6 ligjevepër t’u hapur negociatat, që edhe sot shqiptarëtpo i presin akoma, ju i thatë Europës se halli më imadh i shqiptarëve nuk është anëtarësimi në BE,por punësimi i Vangjelit në krye të qarkut të Fierit.

Ju digjnit goma në rrugë për Vangjelin, krahutjetër digjeshin e përpiqeshin përpara shefit të tyrese do ta rrezonin Vangjelin.

Në 2013-ën, aleanca e 1 prillit ju dha një milionvota, ndërsa kundërshtarëve te Vangjelit një milionshuplaka.

Filluat të ndërtonit Shqipërinë që ju donit, shtetin

Viti 2019

202

Legjislatura e 9-të

qe ju donit, policinë që donit, administratën që judonit, drejtësinë që ju dëshironit.

Por ja që ajo që ju donit aq shumë, doli se nuke donin aq shume sa ju europianët, sepse ata poe luftonin me sa fuqi kishin atë që, nga dëshiradhe dashuria juaj e madhe po helmonte brigjet dhevendet e tyre.

Hashashi ishte simboli i policisë së “kampionit”.Elementë të botës së krimit, protagonistë në

këtë sallë dhe në krye të bashkive. Korrupsioni nëlulëzim, njëlloj si kodrat e Jugut e malet e Veriut,që gjelbëronin nga hashashi. Bandat ortake meqeveritarët.

800 milionë euro harxhuat për “Rilindjen ur-bane”, 400 mijë shqiptare të tjerë i degdisët dhe iarratisët nga sytë këmbët drejt Europës, falëfukarallëkut që solli marrëveshja e 1 prillit.

Dy ministra të Brendshëm të shkarkuar përlidhje me drogën dhe trafikantët, njëri i pandehurnë gjykatë, 128 komisare policie që numëroninrrënjët e hashashit, 5 prej tyre të shpallur ne kërkim,që ende sot e kësaj dite s’dihet ku janë.

Europa ju kërkonte kapjen e Balilit, ju heshtnit,sepse ju prishej pazari me bandillin e 1 prillit.

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, përherë të parë në histori, punonte si shofer taksieturistësh dhe transportonte nga Delvina për nëTiranë atë që nuk e kapnit dot kur jua kërkonin,por që i thatë të dorëzohej kur ju duhej.

Në mes të Tiranës, një kilometër rrugëtenderohet 20 milionë euro, një lopë blihet 3800euro nga ministri juaj i Bujqësisë. Të tjerët nxirrennga shtëpitë pa asnjë dëmshpërblim, miqtë epolitikës marrin miliona euro tenderë si shpërblim.

Dhe pastaj të gjithë njëzëri para qytetarëveshqiptarë, kur duam t’u marrim votën, dhe u flasimpër Europën.

Po si mund të na fusë Europa brenda saj, megjithë këtë pisllëk që kemi mbi supe që prej 29vjetësh postkomunizëm?

Ne vitin 2016 në këtë sallë u votuan nga hallidy ligje shumë të rëndësishme, të kërkuara ngaEuropa: reforma në drejtësi, me 140 vota pro, dhedekriminalizimi, që largoi disa kampionë nga kjosallë, dhe disa të tjerë nga bashkitë.

Erdhi shkurti i vitit 2017-ës, kur për zili tëçadrave tuaja të vitit 2010, ia rrasëm edhe në njëçadër verore në mes të bulevardit, duke ekonkurruar hapur “rilindjen” tuaj me “republikëntonë të re”!

Pastaj erdhën ata që të shkulin veshin, kur nuk

merresh vesh dhe ju kyçën 10 orë brenda e dolëtduket qeshur. Madje, para shqiptarëve bëtë edheqepalla. Hymë në zgjedhje me një qeveri as mish,as peshk, por të mbushur plot me syleshë.

E filluam në shtator të 2017-s si europianët, junë pushtet dhe ne në opozitë. “Epo, shyqyr qëshqiptarët, një herë të vetme pas 27 vjetësh,qenkan marrë vesh”, tha Europa. Por në dhjetortë atij viti erdhi në prokurori Arta juaj e përkohshme,që çdo gjë të marrë vesh e çoi për dreq.

Pastaj filloi avazi, të cilin prej 29 vjetëshshqiptarët e shohin e dëgjojnë, që, kur je në opozitëshan qeverinë me libër shtëpie, si hajdut e krimineldhe sapo merr pushtetin, merr nga libri i shtëpisëse opozitës kë të të dojë qejfi dhe e gradon nëpushtet. Kur je në pushtet, nuk lë askënd t’u afrohetzyrave të pushtetit. Kur del në opozitë protestonme stilin e ri, duke u ardhur vërdallë zyrave tështetit.

E si mund të na pranojë Europa me këtë stil?!Kemi ngelur i vetmi vend ish-komunist pa hyrë

në Europë, sepse jemi i vetmi vend ish-komunistqë për 29 vjet jemi qeverisur nga komunistët eshpërndarë si copa të pista në të gjithë spektrinpolitik shqiptar. Po, po, i vetmi vend, sepse ato qëju i quani sot si shtete të Ballkanit Perëndimor, derinë vitin 1990 kanë qenë një shtet dhe gjysma etyre ka hyrë në Europë!

Në Europë nuk hyhet me hile, por me rregulla.Në Europë nuk hyhet me hatër, por me ligje,

që askush të mos i shkelë syrin tjetrit kur shahetpër pushtet e për para.

Në Europë nuk hyhet me vila miliona euro tëparave të vjedhura në Gjirin e Lalzit apo mbrapatregut, por me futjen e pushtetarëve hajdutë nëburgun e Reçit.

Në Europë nuk mund të hyhet me parti politikekomuniste dhe me kryetarë partie sekretarë tëparë, por me parti politike të demokratizuara dheme demokraci partiake europiane.

Në Europë nuk hyhet duke përjashtuar me ligjqytetarët për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre, porme përfaqësues dinjitozë, të ardhur në këtë sallëme votën e qytetarëve.

Në Europë nuk mund të hyhet duke mashtruarme shifra, siç mashtroni ju njëri-tjetrin nëpërmarrëveshje, por me fakte konkrete dhemarrëveshje me qytetarët, që, kur premtohen nëfushatë duhet të zbatohen pikë për pikë në pushtet.

Europa është aspirata dhe ëndrra e çdoshqiptari, por, në fakt, prej 29 vjetësh ka qenë

203

Legjislatura e 9-të Viti 2019

makth i çdo politikani.Shqiptarët e duan Europën për një jetë më të

mirë, për një të tashme dhe të ardhme më të mirë,më të sigurt për veten dhe fëmijët e tyre, ndërsaqeveritarët nuk e kanë dashur kurrë atë, sepse atadhe familjarët e tyre e kanë kapërcyer luksin eEuropës, por kjo nuk mund të zgjasë pafundësisht,sepse shqiptarët janë shumë më shumë seqeveritarët.

Prandaj, pas 29 vjetësh hipokrizi ndaj kërkesëssë dhjetorit të ’90-s, kur shqiptarët brohoritnin tëngazëllyer: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”,duhet ta ndalim babëzinë antieuropiane, që ju eshndërruat në instinkt e refleks të kushtëzuarvetëm për karrierë dhe pushtet.

Shqiptarët kanë 80 vjet që vuajnë përShqipërinë europiane dhe nuk e meritojnë më qënjë grusht komunistësh apo neokomunistëshhibrido-hajdutë t’i mbajnë peng për karriget e tyre.

Ndaj, boll jeni tallur me ta, duke u hequr sikurpolitikës i hapet barku për Europën, por hajdeni tabëjmë shpejt për shqiptarët atë që kërkon Europadhe Amerika, që shqiptarët të jenë qytetarëdinjitozë në familjen ku kanë vendin, në Europë!

Ju faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Murrizi!Fjalën e ka ministrja Gjonaj. Të përgatitet

deputetja Mirela Kumbaro.Etilda Gjonaj – E nderuar zonja nënkryetare e

Kuvendit,Të nderuar deputetë,Të nderuar qytetarë,Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian

është një proces i rëndësishëm dhe transformues,që kërkon vullnet politik dhe devotshmëri për tëndërmarrë reformat e nevojshme përdemokratizimin dhe zhvillimin e vendit.

Kriteri politik është kriteri më i rëndësishëm përavancimin në procesin e anëtarësimit në BE. Nëkëtë kuadër, qeveria dhe Ministria e Drejtësisëkanë kontribuar në mënyrë intensive për realizimine të gjitha rekomandimeve të dhëna nga KomisioniEuropian për hapjen e negociatave.

Komisioni Europian në progresraportin e vitit2018 i kërkoi Shqipërisë të avancojë në zbatimine reformës në drejtësi, veçanërisht në ngritjen estrukturave të reja të drejtësisë dhe rezultatetkonkrete në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëvedhe prokurorëve.

Sot konstatohet dhe është njohur nga KomisioniEuropian dhe ndërkombëtarisht që ky

rekomandimin është realizuar plotësisht,pavarësisht baltës që kishte shkuar deri nëGjermani, ku pata fatin të takoj disa përfaqësuestë Bundestagut, të cilët, pavarësisht mesazheveqë kishin marrë për situatën politike, ndiqnin tëgjitha rezultatet e arritura në reformën në drejtësi.

Reforma në drejtësi është një nga reformat mëtë thella shtetformuese që ka bërë Shqipëria gjatëviteve të pluralizmit. Pavarësisht kundërshtarëvedhe atyre që kanë tjerrë skenarë ogurzinj për tabllokuar, reforma në drejtësi po ecën para epandikuar, duke provuar në mënyrë të përsëriturqë kjo maxhorancë kërkon të instalojë për herë tëparë në Shqipëri një sistem drejtësie, që nuk varetnga politika, por që ka forcën të zhvillohet nëmënyrë të pavarur dhe të paanshme.

Kjo reformë e thellë në drejtësi ka nisur mepastrimin e sistemit nga gjyqtarët dhe prokurorët,të cilët kanë cenuar besimin e publikut në drejtësi.

Në vetëm 1 vit e gjysmë nga fillimi i procesit tërivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve,Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur rreth135 vendime, nga të cilat në 51 vendime ështëvendosur shkarkimi nga detyra i subjektit tërivlerësimit dhe në 32 raste është vendosurpërfundimi ose ndërprerja e procesit të rivlerësimitpër shkak të dorëheqjeve.

Rezultati i deritanishëm i procesit të vetingutka kaluar çdo pritshmëri. Nuk mund të rendisim sirezultat vetëm largimin e disa gjyqtarëve apoprokurorëve, por duhet të mos harrojmë edhengritjen e një sërë institucionesh të rëndësishme,si Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë iProkurorisë, ashtu sikurse po presim të ngrihenedhe një sërë institucionesh të tjera deri në muajinqershor të 2019-s, të cilat janë mekanizma që dotë garantojnë një sistem drejtësie të pavarur, tëpaanshëm dhe të efektshëm për qytetarëtshqiptarë.

Nga ana tjetër, me ngritjen e KED-së, KLGJ-sëdhe KLP-së është garantuar për herë të parëvetëqeverisja e sistemi gjyqësor dhe e prokurorisë,ku llogaridhënia, vlerësimi, rankimi i kandidatëve,si dhe karriera e gjyqtarëve dhe prokurorëvezhvillohen larg ndikimeve politike, larg qasjeskorporatiste.

Kuadri rregullator, tashmë i miratuar edhe ngaKëshilli i Lartë i Prokurorisë, ka bërë gati bazënpër përzgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm,sikurse edhe për verifikimin e prokurorëve, që dotë jenë pjesë e SPAK-ut.

Viti 2019

204

Legjislatura e 9-të

Kam besimin dhe pritshmërinë që në krye tëdisa muajve Shqipëria më në fund do t’i ketë tëngritura të gjitha institucionet e reja të sistemit tëdrejtësisë, si dhe do ta ketë funksionale GjykatënKushtetuese.

Kjo qeveri i ka dhënë një mbështetje tëjashtëzakonshme reformës në drejtësi, sifinanciare, ashtu edhe strukturore, pasi ky sistemdrejtësie shënon fundin e kulturës sëpandëshkueshmërisë, i krijuar ndër vite ngapolitikanë, që e mbanin drejtësinë peng tëkusureve të veta, të dobët për ta zotëruar dhepërdorur.

Me ngritjen e SPAK-ut, Byrosë Kombëtarë tëHetimit, Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme, dotë jetësohen rezultatet për luftën kundërkorrupsionit dhe ndëshkimin e personavepërgjegjës, qofshin ata zyrtarë të lartë, qofshingjyqtarë apo prokurorë.

Qeveria është angazhuar ta luftojë korrupsioninnë çdo nivel qendror dhe lokal. Kjo shprehet jovetëm me strategjitë apo planet e veprimitantikorrupsion, të miratuara dhe të njohura tashmësi rezultate konkrete edhe nga Bashkimi Europian,por edhe nga rezultate të tjera represive përinspektimet dhe hetimet administrative, që kryentask forca antikorrupsion.

Masat e marra duke bashkëqeverisur meqytetarët, si burimi kryesor i indicieve, të cilat janëhetuar dhe inspektuar nga task forcaantikorrupsion, janë shprehje e progresit në fushëne hetimit dhe ndëshkimit të punonjësve tëadministratës publike në luftën kundër korrupsionit.

Deri sot janë marrë më shumë se 590 masa,nga të cilat mbi 110 zyrtarë janë përjashtuar ngashërbimi publik dhe 36 zyrtarë janë dërguar përndjekje penale.

Shumë shpejt veprimtaria e KordinatoritKombëtar Kundër Korrupsionit do të përqendrohetedhe në zgjatimet e administratës publike, kuofrohen shërbime për bizneset dhe qytetarët nëmënyrë të institucionalizuar, për të luftuar pa asnjëkompromis të gjitha veprimtaritë korruptive, që uabëjnë qytetarëve jetën të vështirë dhe u vjedhinatyre kohën, paratë dhe dinjitetin.

Pavarësisht sa sfiduese është ta shkulëshkorrupsionin e rrënjosur në dekada, të ushqyer ngainteresat e grupeve të caktuara, jemi të vendosurpër të luftuar çdo ditë, në çdo sektor, për t’u rikthyerqytetarëve administratën publike përgjegjëse, qëshërben me dinjitet dhe profesionalizëm.

Së fundi, në plotësimin e rekomandimeve tëKomisionit Europian, por edhe si një objektiv përrespektimin e të drejtave të njeriut, është bërëprogres i dukshëm dhe janë marrë masa konkretepër respektimin e të drejtës së pronës, të drejtëssë pakicave kombëtare, të personave të dënuardhe të paraburgosur, për ndihmën juridike, sistemine drejtësisë penale për të miturit e të tjerë.

Reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionitdhe përmirësimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriutjanë njohur si arritje edhe nga partnerët tanëndërkombëtarë, të cilët kanë përgëzuar dheinkurajuar Shqipërinë për ta vijuar këtë progres tëbërë deri tani.

Ne do të vijojmë të punojmë me përkushtim përforcimin e shtetit ligjor dhe ofrimin e një sistemidrejtësie siç e meritojnë qytetarët, të drejtë, tëpavarur dhe të denjë, për një shtet europian nëshërbim të qytetarëve dhe për realizimin epremtimeve që kemi bërë, sepse të gjitha këtoreforma të ndërmarra nga kjo maxhorancëqeverisëse, si dhe vetë integrimi europian, duhettë kenë në qendër njeriun e thjeshtë, për t’ia bërëjetën më cilësore dhe më të mirë.

Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja Gjonaj!Fjalën e ka deputetja Mirela Kumbaro. Të

përgatitet deputetja Blerina Gjylameti.Mirela Kumbaro Furxhi – Faleminderit, zonja

drejtuese e seancës!Në korridoret e diplomacisë europiane qarkullon

rëndom thënia e Zhan Monesë, njërit prejbaballarëve themelues të Europës së bashkuar:“Nëse do ta nisja nga e para idenë e Europës sëbashkuar, do ta filloja nga kultura”.

Në fakt, Europa e nisi nga çeliku, qymyri dhepasuritë, për të vazhduar me tregjet e kapitalet dhepër ta vulosur bashkimin me monedhën ep ë r b a s h k ë t .Njëlloj si një çift, që lidhet në martesë nga interesatekonomike dhe gjëja e parë që bën është llogariae përbashkët bankare. Mirëpo, miqësitë dhedashuritë nuk nisin nga kuleta e përbashkët, pornga idetë, emocionet, kujtimet dhe komunikimet emirëkuptimit dhe respektit.

Këtë e ka thënë shumë saktë edhe Presidenti iGjermanisë, Shtajnmajer, duke iu referuar rolit tënjerëzve të kulturës në punët e Europës:”Jam i sigurt se ata që dinë më shumë për letërsinë,muzikën, filmat, trashëgiminë kulturore të Europës,dinë të dallojnë edhe më mirë ëndrrat dhe traumat

205

Legjislatura e 9-të Viti 2019

e partnerëve tanë, por edhe të miqve tanë. Janëpikërisht këta që dinë të kuptojnë më mirë anët eerrëta të kontinentit tonë dhe janë këta që sëbashku mund ta lëvizin atë drejt dritës.” Pra, njëbashkëjetesë e mirë dhe afatgjatë nis ngabashkëndarja e kulturës.

“Creative Europe” ose “Europa krijuese” 6 vjetmë parë na tingëllonte thjesht si një aleancë ebukur fjalësh, kur filluan të qarkullonin e-mail-e dheshkresa, që i njoftonin Shqipërisë mundësinë përt’u bërë pjesë e këtij rrjeti, pjesë e programit më tëmadh kulturor të Bashkimit Europian.

Të jem e sinqertë, në fakt, nuk e shihnim shumëqartë se si dhe sa do ta kishte mundësinë tëpërfitonte skena kulturore shqiptare, organizatatdhe artistët, nga ky rrjetëzim i fuqishëm europian,ku për të fituar nuk mjafton të bërtasësh: “E duamShqipërinë si gjithë Europa”, por duhet dije dheaftësi për t’i përkthyer dëshirat dhe idetë nëprojekte dinjitoze dhe të gatshme për të garuar sii barabartë midis të barabartëve.

Ishte një ogur shumë i mirë, që në qershor të2014-s, presidenti i Komisionit Europian, EmanuelBaroso, përuroi me Shqipërinë statusin e venditkandidat në BE, duke zgjedhur “Marrëveshjen meShqipërinë për Europën krijuese”, si simbol të këtijstatusi.

Të nderuar kolegë,Integrimi dhe rruga drejt Europës është një

proces i gjatë, ekonomik, politik, juridik, teknik, ama(oh, sa shumë), është edhe një proces kulturor, icili nëse nuk vlerësohet, është humbje më shumëpër Shqipërinë, që do të integrohet, sesa për çdovend tjetër. Bashkimi Europian e di mirë këtë, jomë kot e ka integruar kulturën si një instrument tërëndësishëm të politikës së jashtme. Për këtë lindiedhe projekti i “Europës krijuese”, me 1,46 miliardëeuro në dispozicion të organizatave, shoqatavedhe subjekteve artistike jo vetëm për vendetanëtare të Bashkimit Europian, por edhe përvendet jashtë Bashkimit Europian, të cilat duhettë plotësonin disa kritere.

Ishte kjo maxhorancë, që pa më të voglinhezitim ndërmori të gjitha procedurat dhe përgatitibuxhetimin për të paguar çdo vit të gjitha detyrimet,me qëllim që Shqipëria të bëhej pjesë e këtijprogrami për t’u dhënë mundësi aktorëve kulturorëshqiptarë jo thjesht të përfitonin financasuplementare, burime të reja financiare, porsidomos për t’u integruar në rrjetet europianekulturore, për të komunikuar në mënyrë të

organizuar me të njëjtat standarde, jo me kuotanacionale apo me ngjyrën e pasaportës, por mecilësi projektesh, duke konkurruar me të drejta tëbarabarta me kolegët e vendeve të tjera europianedhe duke e bërë Shqipërinë, falë artistëve dheshqiptarëve të kulturës, pjesë të BashkimitEuropian dhe pse jo, para se sa ta arrijmë këtë gjëpolitikisht dhe ekonomikisht.

Vetëm nga programi i “Europës krijuese”, qëka mbështetur shtëpi kinematografike, shtëpibotuese, autorë, libra, artistë, në 3 vjetët e funditjanë përfituar mbi 2 milionë euro, që kanë shkuardrejtpërdrejt te komuniteti i artistëve. Kjo ka sjellëmë shumë letërsi të mirë, më shumë filma të mirë,më shumë qarkullim vlerash artistike, që ështëedhe pasaporta jonë më e mirë, dhe më tepërmbështetje për aktorët e kulturës.

Gjatë këtyre viteve, sa herë flitet për integrimpërmes kulturës, jam ndeshur jo rrallë herë mebuzëqeshje ironike të tipit: “u bëtë ju të kulturës tëflisni për këtë punë”. Po, sepse sa herë që duamt’i tregojmë fytyrën tonë të mirë Europës, nxjerrimnë pah kulturën. E njëjta nënqeshje ironike kashoqëruar përgjithësisht investimet dhe programetnë kulturë, duke e konsideruar kulturën vetëm sinjë dekoratë nacionaliste, për t’i rënë gjoksit saherë duan t’u prishin mendjen emocionalishtzgjedhësve, por kur vjen puna për t’u dhënëprioritet projekteve dhe investimeve në kulturë, nëtrashëgiminë kulturore, në art e edukim kulturor,shumë faktorë i kanë konsideruar këto të tepërta,luks të panevojshëm. A thua të këtë qenë kjoarsyeja pse që nga vitet ’80 Shqipëria nuk njohumë investime në institucionet kulturore?! Investimii fundit kulturor ishte ndërtimi i Muzeut HistorikKombëtar në vitin 1981 që, për nga përmbajtja dhenga mënyra se si e rrëfen historinë, duket sikurështë muze i muzeut dhe aspak muze i qytetërimitdhe i historive që ne duam t’u tregojmë fëmijëvetanë ose mysafirëve që vijnë.

E imagjinoni dot se çfarë grope shpirtërore,intelektuale, gropë emancipimi dhe edukimi ështëpër një vend, kur për 35 vjet nuk është bërë asnjëinvestim i rëndësishëm thelbësor kulturor. Nuk poi llogaris 3 milionë eurot e hedhura për të ndërtuarQendrën Kulturore në Bashkinë Kamëz, ku sot nuku lejohet as pensionistëve të luajnë domino. Poashtu, as të rinjtë e atij qyteti, të cilëve nuk umungon energjia kulturore, nuk lejohet dhe duhettë futen nëpër bodrume për të promovuar një libërapo për një shfaqje të thjeshtë. Nuk mund të quaj

Viti 2019

206

Legjislatura e 9-të

investim në kulturë as 3 milionë eurot e tjera që ugroposën brenda Piramidës, si të ishin faraluledielli, që më shumë e telendisën, sa mezimbahej në këmbë. E imagjinoni çfarë ka ndodhurme këtë vend, ku për gati 3 dekada s’ka pasurvëmendje të vërtetë për atë çka është më jetëgjatënë Shqipëri, për kulturën?

Tronditemi kur ka delinkuencë, sëkëlldisemi kurkeqtrajtohet mjedisi, tmerrohemi kur ka krimbrenda familjes, trembemi kur ka dhunë, na dhembzemra kur gratë theren si dele dhe mbyllim veshëtkur përdhoset edhe kjo sallë nga përdhunimi i fjalësdhe demokracisë.

Natyrisht që rënia e diktaturës, bashkë me lirinëe mendimit e mundësinë për demokraci, solli edheboshllëkun e një modeli të edukimit kulturor. Përfat të keq, asnjë nga qeverisjet nuk e vuri prioritetine kulturës në axhendën politike dhe në programetinvestuese. Këtu kemi jetuar.

Unë besoj se ta konsiderosh kulturën prioritetmë shumë sesa meritë politike është provëemancipimi i shoqërisë. Nëse në vitin 2013 u krijuanjë ministri e dedikuar për kulturën dhe edukiminkulturor, kjo ende nuk është provë se shoqëriashqiptare është e emancipuar, por është pa dyshimnjë dëshmi e fortë se emancipimin e shoqërisë kjomaxhorancë dhe Partia Socialiste e kanëseriozisht. Nisur nga kjo dhe sepse e besojnë senë Europë nuk shkohet vetëm me letra, mekredenciale juridike dhe ekonomike, por edhe memendje të kultivuara, me kualitete njerëzore,vendosëm në program dhe realizuam në 5 vjet 5muze të rinj, hapëm 5 kantiere të reja teatrore nëShkodër, Korcë, Tiranë e së fundi në Fier, pa folurpër programet e “Rilindjes Urbane dhe Rurale” nësitet e trashëgimisë.

Na akuzojnë për fasada. Po ç’fasada? Çfarë jukanë bërë fasadat? Fasadë është Gjirokastra, ku10 mijë metër katrorë janë restauruar dhe ështërritur turizmi me 10-fish?

Të dashur kolegë, nëse objektivi i këtij viti ështëhapja e negociatave dhe për këtë ne i kemi kryertë gjitha detyrat, dua t’ju them se objektivi i të gjithajetëve tona duhet të jetë edukimi kulturor.

Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja Kumbaro!Fjalën e ka zonja Blerina Gjylameti. Të

përgatitet zoti Fatmir Velaj dhe më pas zoti IlirPendavinji.

Blerina Gjylameti – E nderuar drejtuese eseancës,

Të nderuar deputetë,Viti që lamë pas shënoi një hap tjetër përpara

për Shqipërinë në rrugëtimin drejt anëtarësimit nëBashkimin Europian, për të cilin kemi bindjen sedo të finalizohet shumë shpejt.

Shqipëria në këta muaj ka ndërmarrë një sërëreformash të rëndësishme dhe të guximshme përplotësimin e të gjitha kritereve, me qëllimkonsolidimin e demokracisë dhe shtetin e sëdrejtës. Vendi ynë gjatë kësaj kohe ka vijuar tëbëjë progres në hedhjen e hapave të sigurt përanëtarësim, duke arritur rezultate të dukshme nëpërmbushje të kritereve të anëtarësimit në BE.

Për fat të keq, në rrugëtimin e vendit tonë kyproces është tentuar të pengohet shpeshherë ngaforca të jashtme, por edhe nga ato të brendshme.Është papërgjegjshmëri se si një forcë politike, ecila e ka drejtuar vendin për disa vite dhe qëpretendon sërish të marrë drejtimin e vendit, përhir të pushtetit, po provon edhe një herë që nukështë për interesat e shqiptarëve dhe mbi të gjitha,është në interesin e tyre të pengojnë Shqipërinëpër të mos arritur hapjen e negociatave drejtintegrimit europian.

Pamundësia e opozitës për të fituar besimin eqytetarëve shqiptarë, të humbur si pasojë eabuzimit të tejskajshëm të keqmenaxhimit mepushtetin e dhënë, ka bërë që partia, e cila lindishpresën në fund të viteve ’90, të shndërrohet nësimbol të dhunës dhe regresit. Me sa duket janëtë bindur se do të dalin humbës në zgjedhje, janëtë qartë që nëpërmjet votës së lirë nuk do të vijnëkurrë në pushtet, pasi shqiptarët nuk besojnë mëte liderët e opozitës, të cilët kanë treguar që bëjnëgjithçka vetëm e vetëm për të destabilizuar vendin.

Tashmë e kam të qartë se hapja e negociatavedo të ishte një tjetër shpullë për opozitën, sepsedo të tregojë edhe një herë se pas djegies sëmandateve, duan të tentojnë të minojnë me çdokusht të ardhmen e Shqipërisë, të ardhmen tonëeuropiane. Gjatë gjithë kësaj kohe kemi qenëdëshmitarë se si opozita ka tentuar të bllokojëprocesin e integrimit. E filloi me bllokimin ereformës në drejtësi, një nga më të rëndësishmet,e cila është më kurajozja e ndërmarrë në këta 30vjet dhe sot e shikojmë që tenton me gurë emolotovë ndaj institucioneve shtetërore për tëmbajtur peng jo vetëm të ardhmen e tyre, por edhetë ardhmen e vendit dhe të fëmijëve tanë.

Frika më e madhe e opozitës, të nderuarkolegë, jam e bindur që është zbatimi i reformës

207

Legjislatura e 9-të Viti 2019

në drejtësi dhe vetingu, pasi drejtësia e re epavarur, që po krijohet, po zgjidh një herë e mirëzinxhirin ku gjyqtari shikonte se i biri i kujt je, nëseje drejtues me pushtet apo shikonte xhepat e atyreqë kërkonin drejtësi, të cilën e shisnin dhe e blininsi mall pazari. Ndërkohë, sot kemi parë qëndëshkohet abuzimi me detyrën, jo si dikur qëshpërblehej me detyra të rëndësishme në qeveri.

Shqipëria e thelloi edhe më tej reformën dukeu fokusuar në plotësimin e 5 prioriteteve kyç,veçanërisht në reformën në drejtësi. Komisioni iPavarur i Kualifikimit dha në total 92 vendime, 35nga të cilat ishin për shkarkimin nga detyra dhe15 për pushimin e procedurës së vetingut përshkak të dhënies së dorëheqjes nga gjyqtarët dheprokurorët.

Ndërkohë, gjatë vitit 2018 u ndërmorën hapatë rëndësishëm për ngritjen e institucioneve të rejatë drejtësisë, si: Këshilli i Lartë i Prokurorisë,Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Emërimevenë Drejtësi. Këshilli i Lartë i Prokurorisë e zhvilloimbledhjen e tij më 19 dhjetor, ndërsa ngritja ekëtyre institucioneve i hapi rrugë ngritjes sëinstitucioneve të specializuara për luftën kundërkorrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë vitit2019. Tashmë që KLGJ-ja dhe KLP-ja janëkonstituuar, është krijuar një bazë e mirë për tëarritur së shpejti krijimin e institucioneve të reja tëdrejtësisë, si SPAK-u.

Për sa i takon ekzekutivit, po merren të gjithamasat që garantojnë funksionimin e institucionevetë reja sapo progresi dhe procesi i vetingut tëlejojnë krijimin e tyre.

Progres është shënuar edhe në luftën kundërkorrupsionit, si në kuadrin ligjor, edhe në atëinstitucional. Të nderuar kolegë, mjafton tëshikojmë të dhënat ku tregohet panorama e qartëqë lufta e institucioneve ligjzbatuese nuk ndalet.

Në maj të vitit 2018 u krijua TaksforcaAntikorrupsion, e cila është përgjegjëse përinspektime ndërinstitucionale në zbatim të planittë veprimit të strategjisë ndërsektorialeantikorrupsion. Pak më parë ministrja renditi njësërë rezultatesh të kësaj lufte dhe mjafton tëshikojmë shifrat, të cilat përmbyllen me 36kallëzime penale të dorëzuara në prokurori, për tëtreguar se kjo luftë po jep rezultatet e saj. Po ashtu,edhe gjatë periudhës janar-nëntor taksforcaspeciale përfundoi 22 operacione kundër 11grupeve të strukturuara kriminale, u arrestuan 175drejtues dhe anëtarë, si dhe u sekuestruan pasuritë

kriminale me një vlerë prej rreth 20 milionë eurosh.Reforma të tjera të rëndësishme, që kthejnë

përgjigje për 5 prioritetet kyçe, janë ndërmarrë nëadministratën publike dhe në ekonomi. Gjatëkëtyre 6 vjetëve janë hedhur hapa të rëndësishëm,që synojnë të kemi një shërbim civil profesionaldhe të bazuar në meritë.

Për sa i përket riorganizimit të strukturave ad-ministrative, procesi për transferimin e përkohshëmdhe të përhershëm të punonjësve civilë është kryernë përputhje me ligjin. Sot ka përfunduar koha qënë bazë të partisë që vinte në pushtetpërcaktoheshin se kush ishte dhe ku ishte. Mjaftontë themi dhe të shikojmë se si është bërë e mundurqë në krye të institucioneve, po ashtu edhe ata nëadministratën publike, vijnë në bazë të meritës dhejo në bazë të kontributit partiak për të treguar qëkemi bërë një tjetër përmirësim të situatës nëadministratën publike.

Ekonomia shqiptare i ka përmbushur të gjithaparashikimet fillestare për vitin 2018 dhe përfillimvitin 2019. Për 6-mujorin e vitit 2018 norma erritjes ka qenë më e lartë nga ajo e parashikuar,4,4% nga 3,8%. Nëse e kthejnë kokën pas të gjithëjemi të bindur që janë ndërmarrë një sërëreformash të rëndësishme në ekonomi, reformastrukturore që synojnë konsolidimin fiskal, qësynojnë të kemi rritje të punësimit. Është e vërtetëqë kanë pasur rezultatet e tyre, por po aq e vërtetëështë se po të shikojmë ku duam të arrijmë për tëtreguar edhe një herë përgjegjshmërinë tonë ndajatyre që na kanë besuar, jemi ende larg dhe duhettë punojmë e të angazhohemi shumë më tepër.Arsyet kryesore që po ndërmarrim reforma, qësynojnë konsolidimin fiskal dhe luftën kundërinformalitetit, kanë pikërisht në fokus këtë qëthashë pak më parë.

Në vijim, për të përmirësuar doing busines nëShqipëri, qeveria ka ndërmarrë edhe reforma tërëndësishme për uljen e barrës tatimore dhelehtësira fiskale. Sot tatimfitimi për biznesin ështëulur 3 herë, nga 15% në 5%. Po ashtu, reformë erëndësishme, që vjen në përgjigje të kërkesave tëvazhdueshme të biznesit, është edhe ajo ederegulimit, që një pjesë e konsiderueshme e kësajreforme kishte të bënte me reduktimin e licencavedhe autorizimeve që kërkohen për biznes.

Të nderuar kolegë, jam e bindur që besimin eqytetarëve jemi munduar ta përkthejmë në sa mëshumë angazhim dhe përgjigje kundrejt atyre qëna kanë votuar, dhe që poshtu ne jemi krenarë t’u

Viti 2019

208

Legjislatura e 9-të

drejtohemi në datën 30 qershor. Kuptohet, opozita,e cila ka zgjedhur gjuhën e dhunës dhe gurët ehedhur drejt institucioneve, nuk do të mundet tandalë funksionimin e shtetit në shërbim tëqytetarëve.

Ne kemi vendosur të ecim së bashku bazuarnë një kontratë të firmosur para më shumë se 2vjetësh nga shumica dërrmuese e shqiptarëve, ecila i besoi Partisë Socialiste drejtimin e bashkivedhe të qeverisjes së vendit. Shqiptarët kanërefuzuar Bashën dhe Kryemadhin, sepse partitëqë ata drejtojnë janë pa ide, kanë alternativëdhunën, politikën e baltosjes dhe të gënjeshtrës.

Unë mendoj se ajo që duhet të bëjnë sotdrejtuesit e opozitës nuk duhet të jetë për interesate tyre të ngushta, sepse për sa kohë dhunavazhdon, Shqipëria humbet. Ndaj, shpresoj që atatë ngrihen në nivelin e përgjegjësisë që u takondhe të fillojnë të mendojnë për interesat eshqiptarëve.

Pa dashur t’ju marr më tepër kohë, mendoj qëkëtë rezolutë duhet ta votojmë të gjithë, e mbi tëgjitha, të bëhemi bashkë për interesat e vendit, tëshqiptarëve dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja Gjylameti!Fjalën e ka deputeti Fatmir Velaj.Fatmir Velaj – E nderuar zonja drejtuese e

seancës,Të nderuar zotërinj deputetë,Sot po diskutojmë për integrimin europian të

Shqipërisë dhe progresin e saj në procesin eintegrimit përgjatë vitit 2018. Të gjithë jemi tëvetëdijshëm dhe e kemi parë angazhimin e madhtë qeverisë për këtë objektiv.

Si fillim dua të them se përpara se të jetë njëunion i fortë ekonomik, Europa është union ivlerave të përbashkëta ku bën pjesë edheShqipëria. Në historinë e saj mijëravjeçareShqipëria ka marrë, por edhe ka transmetuar vlerate saj më të mira. Pra, sot Shqipërisë nuk i shtrohetpyetja nëse i ka apo jo vlerat e përbashkëtaeuropiane, por janë plotësuar apo jo kriteret evendosura nga Bashkimi Europian për hapjen enegociatave Unë e them me bindje të plotë sepuna e qeverisë për plotësimin e kritereve ështëoptimiste.

Para pak kohësh isha në Parlamentin Europiandhe, nga takimet që pata me eurodeputetë dheministra të qeverive të vendeve të ndryshme, atatreguan optimizëm për rrugën e gjatë që ka bërë

Shqipëria. Siç e tha Kryeministri, por edhe kryetarii grupit parlamentar, shumë vendeve që kanëhapur negociatat dhe janë disa hapa para neshnë anëtarësimin për në Bashkimin Europian, ata urekomandojnë të marrin shembull nga Shqipëria.Për shembull, Serbia nuk e kishte bërë reformënnë drejtësi kur përfitoi hapjen e negociatave, kurseShqipërisë iu vendos kusht dhe e bëri atë më mirënga gjithë të tjerët.

Dua t’i drejtohem kolegut tim, Ralf Gjoni, përato që tha. Ralfi është europian dhe nuk mund tëthuhet se nuk i pranon vlerat e Europës. Për sa ipërket letrës që ai mendoi t’i dërgonte nga kyparlament parlamenteve dhe qeverive të vendeveanëtare, unë mund të jap një shembull të mirë qëka ndodhur në datën 9 maj të vitit 2014. Nga Vlora,drejtuar nga unë, iu drejtuam qeverive të vendeveanëtare të Bashkimit Europian për marrjen estatusit të vendit kandidat dhe në datën 25 qershortë vitit 2014 erdhi përgjigjja pozitive nga ParlamentiEuropian që Shqipëria të merrte statusin e venditkandidat. Një të tillë, këta ua them edhe kolegëvetë opozitës, e kam bërë edhe kur diskutohej heqjae vizave me Shqipërinë. Vizat nuk i hoqa unë, pordua të them se iniciativa të tilla kanë ekzistuar,Ndaj, do të ishte mirë që një iniciativë e tillë përhapjen e negociatave për Shqipërinë të mos diltenga ky parlament, por nga shoqëria civile, si njëreferendum i plotë mbi europianizimin eShqipërisë.

Për sa i përket kulturës, që zonja Kumbaro epërmendi, unë jam i bindur që në këta 6 vjetShqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në drejtimtë saj. Mijëra institucione janë restauruar dhe kanëmarrë formën e tyre të plotë, por Shqipëria nukmundet, për mendimin tim, të mendojë, përshembull, vetëm për restaurimin e Kishës sëRehovës, por duhet të krijojë iniciativa dhe strategjitë mirëfillta për rolin e saj vendimmarrës në rajonine Ballkanit.

Duke punuar nga viti 2001-2013 në Ministrinëe Punëve të Jashtme, në qeverinë e Austrisë, kamudhëtuar në të gjitha vendet anëtare të BashkimitEuropian, por edhe përtej kufijve të saj (financuarnga Ministria e Jashtme e Austrisë), dhe di të themqë iniciativa të tilla kanë dhënë impulse mbi rolin eAustrisë dhe mbi rolin e diversitetit kulturor qëAustria mban mbi shpatullat e saj. Një rol të tillëmund ta marrë edhe Shqipëria në rajonin eBallkanit, duke u treguar të gjitha vendeve anëtaretë këtij rajoni, atyre që kanë hyrë në vitin 2014, në

209

Legjislatura e 9-të Viti 2019

vitin 2007, 2004 dhe 2013 Kroacia, që roli iShqipërisë në rajonin e Ballkanit është ipazëvendësueshëm.

Këtu duhet të merren iniciativa të tilla si,“Mirëmëngjesi Ballkan” e marrë nga Athina në vitin2003, e cila lëvizi pothuajse në të gjitha kryeqytetete rajonit, iniciativa të tjera si “Xenos - të punosh etë jetosh në diversitet”, por edhe iniciativa të marranga Universiteti i Vlorës si “Europa fillon te pragu ishtëpisë tënde” apo “Europa, qëllimi është rruga”.

Mendoj se duhet të themi me zë të lartë dhebindje të plotë se Europa fillon me të vërtetë tëpragu i shtëpisë tënde. Nuk mund të jetosh nëVlorë, Durrës, Shkodër apo Tiranë me mendiminse Europa fillon në Pragë, Vjenë, Berlin apo Paris,sepse Europa fillon sa hedh hapin dhe ti duhet tëfillosh të mendosh si europian.

Një iniciativë tjetër ka qenë “Europa, qëllimiështë rruga”, ndaj dhe qëllimi i Partisë Socialisteështë të shkojmë drejt Europës. Adresënpërfundimtare e kemi të qartë: Rue Wiertz nr.60,që është godina qendrore e Parlamentit Europiannë Bruksel.

Në një kohë që parlamenti ka pjesën e të tijdjathtë këtu, opozita e kërkon rrugën “të dalë, kutë dalë” dhe në fund të ditës mblidhet te godinakryesore e saj, SHQUP-i.

Unë jam i bindur se rruga dhe bindja jonëeuropiane do të na çojë ne aty ku duam tëshkojmë. Siç e tha Edi Rama, Kryeministri, ne këtudo të jemi, por adresën kryesore të ParlamentitEuropian e kemi përpara: Rue Wiertz nr. 60.

Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Velaj!Fjalën e ka deputeti Ilir Pendavinji. Të përgatitet

deputetja Lindita Nikolla dhe më pas deputetja EvisKushi.

Ilir Pendavinji – E nderuar zonja drejtuese eseancës,

Të nderuara kolege dhe kolegë deputetë,Të dashur qytetarë,Sot po diskutojmë rezolutën për hapjen e

negociatave me Bashkimin Europian. Pas afro 2muajsh, kur Bashkimi Europian do të marrëvendimin për Shqipërinë, do të jemi përsëri në njëseancë të ngjashme parlamentare si kjo e sotmja.Ne presim një dritë jeshile për të nisur bisedimetpër anëtarësim dhe këtë e kërkojmë jo si dhuratë,por falë një pune afërsisht 30-vjeçare të Shqipërisëdhe të gjithë shqiptarëve. Koha kur e kërkojmë këtënuk përkon me momentin më të mirë brenda

Bashkimit Europian. Grupet ekstremiste janë endetë kryqëzuara brenda qeverive të vendeve anëtare,të cilat nuk besojnë më te fuqia e BashkimitEuropian dhe te rritja e tij. Ata kanë arritur të vënënë presion qeveritë e tyre, të cilat kanë dalë meqëndrime se përpara zgjerimit të mëtejshëmBashkimi Europian duhet të reformohet sëbrendshmi, sidomos pas Brexit-it.

Për fatin tonë të mirë, ka nga ata që besojnëse unioni mund të reformohet duke u zgjeruarnjëkohësisht, dhe duket më i fuqishëm mezgjerimin e BE-së me vende të BallkanitPerëndimor. Kjo është një mënyrë për tëkonfirmuar destinacionin e qartë të të gjithë këtijrajoni drejt Europës Perëndimore.

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europianmbetet i konsoliduar si objektiv strategjik dhemadhor i shtetit dhe shoqërisë sonë. Për këtë arsyegjendet në majën e piramidës së axhendës politikedhe diplomatike të qeverisë shqiptare.

Shqipëria dhe shqiptarët janë europianë dhendodhen në kontinentin europian. Historia,gjeografia dhe identiteti na krijojnë një lidhje tëpashmangshme me bashkësinë historike dhe atëtë sotme europiane, prandaj duhet që Shqipëriatë vazhdojë më tej me integrimin në BE, për t’undjerë plotësisht e realizuar në aspektin ekonomik,politik, social, edhe pse kjo kërkon një punë dhesakrificë të madhe nga ana jonë.

Në aspektin e dëshirës së shqiptarëve për tëqenë pjesë e Bashkimit Europian, sondazhettregojnë se afërsisht 90% e popullsisë janë proanëtarësimit në BE. Kjo nënkupton që shoqëriashqiptare kërkon të demokratizohet dhe tëpërkrahë vlerat më të mira të Bashkimit Europian,parimet e tij, në mënyrë që t’i japë fund këtijtranzicioni afërsisht 30-vjeçar dhe konsolidimit tështetit me institucione demokratike.

Tri reformat kryesore, që i kërkohen Shqipërisënga Bashkimi Europian janë: reforma në drejtësi,lufta kundër korrupsionit dhe ligji elektoral. Hapjae negociatave dhe më pas anëtarësimi nëBashkimin Europian kërkojnë patjetër plotësimine këtyre kritereve dhe standardeve të kërkuara ngaBashkimi Europian, si dhe krijimin e infrastrukturëspër rritjen ekonomike të vendit, që është thelbësorepër realizimin e kërkesave që ka Europa ndaj nesh.

Sfidat për integrimin e Shqipërisë në BE janëshumëdimensionale dhe kanë të bëjnë me faktorësi identiteti, ekonomia, siguria, pra, sfida jetike,por të realizueshme. E ardhmja e Shqipërisë është

Viti 2019

210

Legjislatura e 9-të

e lidhur në mënyrë të ngushtë me integrimin nëBashkimin Europian. Kjo përforcohet nga fakti seintegrimi në realitet nuk është aspiratë e politikës,por e të gjithë shoqërisë shqiptare. Fakti që sotBashkimi Europian ka problematika të ndryshmetë karakterit ekonomik dhe politik me vendetanëtare tregon se duhet të merren masa përforcimin e stabilitetit dhe sigurisë europiane. Ndajkundërpërgjigjja e duhur do të ishte anëtarësimi iBallkanit Perëndimor dhe konkretisht Shqipërisënë këtë union.

Në konceptin e marrëdhënieve ndërkombëtare,hapja e negociatave dhe më pas anëtarësimi iShqipërisë në Bashkimin Europian do të thotë rritjee statusit dhe rolit të saj si shtet me siguri dhemirëqenie për qytetarët shqiptarë.

Në këtë proces të rëndësishëm, ku nevojitetkontributi i të gjithë faktorëve në Shqipëri, si pozitë,opozitë dhe shoqëri civile, duhet që sjellja eopozitës të ishte e duhura, por, në fakt, sjellja esaj është në kundërshtim me fjalët e bukura qëata thonë për angazhimin në procesin e integrimitdhe të gjitha veprimet e saj janë për pengimin ehapjes së negociatave.

Qeveria shqiptare ka bërë një punë intensivedhe përgëzuese për të përparuar në përmbushjene prioriteteve. Ne kemi dhënë të gjithë mbështetjenfinanciare dhe legjislative që reforma në drejtësitë përparojë, që organet e reja të ngrihen dhe atotë kenë të gjithë infrastrukturën e nevojshme përtë punuar pa vonesa dhe në pavarësi të plotë. Nekemi forcuar kapacitetet për një administratëpublike të aftë, të kualifikuar, kompetente dhe tëdenjë për të përballuar jo vetëm sfidat ebrendshme, por edhe ato që imponohen ngabashkëpunimi me institucionet europiane.

Në bashkëpunim me agjencitë partnere ne kemibërë një punë shumë të mirë në luftën kundër krimitdhe korrupsionit, duke bërë që vendi të përmirësojëparametrat e rezultateve në këtë sfidë, që nukështë vetëm jona. Ne kemi garantuar të drejtat dheliritë themelore të individit, përfshirë këtu edheminoritetet, duke miratuar një ligj të posaçëm dheaq cilësor sa nuk e kanë as vendet që sot përbëjnëzemrën e Bashkimit Europian. Ne sot kemi njëproblem që nuk varet nga qeverisja jonë, ngamënyrat dhe bërja e detyrave që na është kërkuarnga Bashkimi Europian, ne rrezikojmë hapjen enegociatave vetëm për shkak të kriterit politik.

Siç e tha dje raportuesi për Shqipërinë, KnutFleckenstein, Bashkimi Europian kërkon sinjale

pozitive. “Na ndihmoni që t’ju ndihmojmë” ështënjë thirrje që duhet ta dëgjojmë të gjithë, por edhenjë apel për opozitën, që sot është në rrugën etymuesve, por që duhet të kthehet në rrugën earsyes.

Palët duhet të takohen në mesin e urës dheduhet të bisedojnë. “Ura ekziston, por duhet gjetur”,- tha ambasadori Soreca. Kishte tërësisht të drejtë.Ura e bisedimeve është tryeza për reformënzgjedhore. Ne kemi bërë disa hapa përpara përdialog. Kryeministri Rama ka bërë thirrjet e tij përbisedime dhe PD-së i është krijuar mundësia qëtë rikthehet te tryeza e reformës zgjedhore me atotë drejta që kishte edhe kur ishte brendaparlamentit.

Gjykoj se kemi bërë gjithçka kemi pasur në dorëbrenda rregullave të demokracisë. Kemi dhënëgaranci për forcimin e Kodit Penal për shitblerjene votës, por asgjë nga këto nuk e ka lëkunduropozitën nga vendimi për të qëndruar në rrugën etymuesve.

Ne nuk mund të krijojmë rregulla të rejademokracie, nuk mund të aplikojmë një sistem tëri ku pakica komandon shumicën, kurse shumicatoleron, ne nuk jemi votëbesuar për të përkëdheluropozitën dhe as për të përmbushur tekat e saj, nenuk mund të vendosim në funksion pushtetin epakicës, aq më tepër kur ai na serviret si një buqetëme dhunë ndaj policisë, përfaqësuesve të popullitdhe njollosjes së institucioneve, por ne jemishumicë për të qeverisur dhe jo për të bërëeksperimente me qeverisjen.

Sigurisht, mendimi i opozitës është irëndësishëm ndaj duhet respektuar dhe analizuar,por ne nuk mund të bisedojmë dot në rrugë.Bisedimet bëhen në institucione dhe ato nuk janëas të Partisë Demokratike, as të Partisë Socialiste,por të shqiptarëve.

Unë uroj që në këta dy muaj që kemi përparatë gjejmë vullnetin e mirë për kapërcimin e hallevetë brendshme partiake që ka Shqipëria, për tandihmuar atë që në qershor t’i hapet drita jeshilepër negociatat. Nuk është e ndershme që, kur tëgjitha punët përgatitore janë në favor tëShqipërisë, t’i vihet flaka së ardhmes së Shqipërisëme zjarret e brendshme të partive.

Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Pendavinji!Fjalën e ka deputetja Lindita Nikolla.Të përgatitet deputetja Evis Kushi!Lindita Nikolla - E nderuar drejtuese e

211

Legjislatura e 9-të Viti 2019

seancës,Të nderuar kolegë deputetë,

Besoj se të gjithë biem dakord, kur themi searsimi dhe shkolla janë instrumentet kryesore përedukimin e qytetarisë europiane, për t’u mësuartë rinjve dhe të rejave shprehje, sjellje dheqëndrime të qytetarisë europiane. Ndaj, ne kemindërmarrë një reformë sistematike në arsim, ngakopshti në universitet, duke mundësuar 4 sistemetë reja: sistemin e ri kurrikular, i cili e spostonshënjestrën e shkollës jo siç ishte deri dje nëripërtëritje riprodhuese të informacionit, por mepërgatitje, me aftësi dijeje e shprehije të të mësuaritgjatë gjithë jetës, për t’i bërë ata të aftë për tëzgjidhur nesër problemet e jetës.

Kemi ndërtuar sistemin e ri të rekrutimit tëmësuesve dhe të drejtorëve të shkollave, sistemine ri të kualifikimit të mësuesve dhe sistemin e ri tëpranimeve në universitet.

Është e vërtetë se arsimi nuk është pjesë e 5prioriteteve kyçe, por është pjesë integrale eprogresraportit në kapitujt 25 dhe 26, ndaj unë nëfjalën time do të doja t’i referohesha progresit gjatëvitit 2018 në këta kapituj.

Gjatë vitit shkollor 2018-2019 Ministria e Arsimit,Rinisë dhe Sportit ka intensifikuar përpjekjet përtë rritur cilësinë e sistemit të arsimit bazuar nëkurrikulën e re. Tashmë kurrikula e re jo vetëm qëi jep fund mbingarkesës dhe mungesës sëkoherencës, por është sipas standardeve më tëmira të BE-së, duke mundësuar që në vitin eardhshëm shkollor kurrikula e re e orientuar ngakompetencat për çdo fëmijë nga 3-18 vjeç të jetëpjesë integrale e të gjithë sistemit tonë arsimor.

Për herë të parë në qershorin e vitit 2019nxënësit e klasave të nënta dhe maturantët do t’unënshtrohen provimeve të shtetit bazuar pikërishtnë testin, që mbështetet në kurrikulën e re.

Është për t’u përmendur se gjatë vitit 2018është përmbyllur edhe një proces i rëndësishëm,që lidhet me një vakuum që kishte sistemi përstandardin e mësimdhënies për çdo fëmijë nga 3-6 vjeç e sigurisht, edhe për programin për ciklin eparë të arsimit parashkollor.

Portali “Mësues për Shqipërinë”, që e përmendinë fjalën e saj edhe ministrja e Arsimit, është njësistem i ri i rekrutimit të mësuesve bazuar vetëmnë meritë, duke iu larguar asaj trashëgimie tëpadrejtë, të errët do të thosha, në sistemin tonëarsimor, ku mbizotëronte ryshfeti, politika,korrupsioni në emërimet e mësuesve. Tashmë

kemi gjithnjë e më shumë jo vetëm një portal tëdedikuar këtij procesi, që bazohet në meritë dhenë kushtet e transparencës së plotë, por ajo qëështë shumë e rëndësishme, drejt shkollave tonapo shkojnë gjithnjë e më shumë mësuesit mëcilësorë.

Një sistem i ri është edhe ai i trajnimit tëmësuesve pasi dalin nga universiteti dhe për këtëne kemi ndërtuar një model krejt të ri, të bazuar nëstandardet më të mira të BE-së, të cilit i dedikuamnjë portal: www.trajnime.arsimi.gov.al, ku vetëmgjatë vitit 2018 janë regjistruar 21494 mësues dhejanë trajnuar 5248 prej tyre vetëm në IAL-të tona.

Ju bëj me dije se në sistemin e vjetër që gjetëm,IAL-të ishin inekzistente në procesin e kualifikimitdhe të trajnimit të mësueseve pasi ata dilnin ngabankat e universiteteve.

Në kuadër të zhvillimit profesional të mësuesvejanë krijuar rrjetet profesionale dhe ajo që ështëshumë e rëndësishme, ka të bëjë me faktin ekthimit të këtyre drejtuesve të këtyre rrjeteve nëtrajnues për mësuesit, që janë pjesë e rrjeteve.Në total janë 1660 menaxhues të rrjeteve, të cilëti janë nënshtruar një procesi kualifikimi të detajuar.

Lidhur me pjesëmarrjen në testetndërkombëtare, të standardizuara, “Pisa”, ju bëjme dije se gjatë vitit 2018, 15-vjeçarët iunënshtruan këtij testi në kushtet dhe në standardete BE-së, pra duke kryer një test dixhital. Unë jamshpresëplotë se testi “Pisa” i vitit 2018, rezultatete të cilit jepen në fund të këtij viti, do të shënojënjë progres edhe më të madh të 15-vjeçarëve nëtë tria fushat.

Më lejoni t’ju bëj me dije se ne patëm njëprogres të madh falë kurrikulës së re në testin“Pisa” të 3 vjetëve më parë. Shqipëria ka shënuarpërmirësimin më të madh në rezultatet e testit“Pisa” 2015 mes të gjitha vendeve pjesëmarrëseeuropiane duke zënë vendin e dytë nga të gjithavendet pjesëmarrëse në rang botëror në rezultatete përgjithshme të testit.

Një rezultat tjetër ka qenë përmirësimi edhe mëi madh që Shqipëria pati kryesisht në rezultatet eshkencave ekzakte dhe të matematikës, mes tëgjitha vendeve pjesëmarrëse europiane. Pra,Shqipëria ka shënuar progres në këtë drejtim.

Indeksi i kapitalit njerëzor, që matet duke ubazuar në indikatorët shëndetësorë dhe arsimorë,e vendos Shqipërinë mbi mesataren e vendeveme të ardhura të ngjashme, që për çastin janëtregues, të cilët janë marrë nga ekspertiza e

Viti 2019

212

Legjislatura e 9-të

partnerëve tanë (kryesisht e BB-së), që tregon sereforma sistematike e ndërmarrë në të gjithësistemin tonë arsimor po fillon të japë rezultatet eveta. Patjetër, kemi ende shumë për të bërë për tëqenë realisht të krahasueshëm me standardet mëtë mira të hapësirës europiane të arsimit.

Lidhur me zbatimin e reformës për tekstet, besojse tashmë është e qartë gjithçka që ne kemi bërëme reformën kurrikulare, duke e përputhur atë metekstet e niveleve bashkëkohore, duke shmangurmoskoherencën dhe rëndesën e tepruarshpeshherë larg moshës dhe psikologjisëshkollore.

Shumë i rëndësishëm për t’u përmendur ështëfakti se viti 2018 ishte viti i teksteve falas për tëgjithë fëmijët nga klasa e parë deri në klasën ekatërt, që këtë vit do të pasojë për të gjithë fëmijëtnga klasa e parë në klasën e pestë.

Lidhur me fëmijët me aftësi ndryshe, ështëfirmosur një marrëveshje mes ministrisë dheANAV-it, e cila ka si objektiv kryesor kthimin e kësajtë fundit në një qendër burimore me kurrikul tëpërmirësuar, kalendarë për trajnimin e mësuesvedhe modulet përkatëse për përdorimin e gjuhëssë shenjave. Viti 2018 shënoi numrin më të madhtë mësuesve ndihmës, që ka qenë një shërbim imunguar në sistemin tonë arsimor. Në vitin 2013ishin zero mësues ndihmës në sistem. Sot kemi983 mësues ndihmës në të gjithë sistemin tonëarsimor, 50 nga të cilët janë në institucionet pri-vate. Krahasuar me një vit më parë numri imësuesve ndihmës ka pasur një rritje me 40%.

Numri i fëmijëve me aftësi të kufizuar nësistemin tonë arsimor është 4336, nga të cilëtvetëm 15% (vetëm 652 fëmijë) frekuentojnëshkollat speciale.

“Shkolla si qendër komunitare” është një projekti rëndësishëm i arsimit, që ka mundësuar që nëvitin 2018 numri i këtyre shkollave të ishte 270,me idenë e kthimit të tyre në pika rëndese tëformimit të qytetarisë europiane, me cilësitë,aftësitë, dijet, me qëndrimet e një shoqëriedemokratike europiane jo vetëm për nxënësit,prindërit dhe mësuesit e shkollës, por edhe përkomunitetin. Kanë qenë pa dyshim projektetshkaku që donatorët e shumtë e kanë parë këtëprojekt si një erë të re, si një mundësi të re përrritjen e cilësisë së edukimit të fëmijëve dhe të rinjveshqiptarë. Ndaj, bashkëpunimet kanë qenë tëshumta dhe programet dhe idetë që kanë ardhurnga shkolla për ndryshimin e komuniteteve të tyre,

kanë qenë po ashtu të shumta.Gjatë periudhës së raportimit në përputhje me

obligimet e Strategjisë Kombëtare për BarazinëGjinore dhe planit të saj të veprimit për vitin 2018,janë ndërmarrë edhe disa aktivitete. 21 institucionetë arsimit parauniversitar janë përfshirë në projektin“Të luftojmë bulizmin dhe ekstremizmin në sisteminarsimor parauniversitar”, që përfundon në maj2019. Ky projekt është mbështetur nga KE-ja, qëka trajnuar me ekspertë personelin e shkollave,duke përforcuar kapacitetet njerëzore përparandalimin e këtij fenomeni në mjediset eshkollave.

Gjatë periudhës së zbatimit u festua për herëtë parë 21 nëntori, si Dita Kundër Bulizmit, nësistemin arsimor shqiptar. Gjithashtu, projekti kakrijuar një road map. Po përfundon studimi përbulizmin në institucionet tona arsimore.

Gjatë vitit 2018 ne kemi bërë edhe një progrestjetër, që lidhet me gjithëpërfshirjen e klasavekolektive. U akuzuam se kemi mbyllur shkollat,por në fakt janë mbyllur 348 klasa kolektive, dukegarantuar transportin e fëmijëve dhe të mësuesve,sepse buxheti mundësoi transportin e 35 mijënxënësve dhe 12 mijë mësuesve, përfshirë këtuedhe mësuesit dhe nxënësit, që punonin me klasakolektive. Tashmë ata po punojnë në klasanormale, në raporte të njëjta si të moshës, si tëpsikologjisë së nxënësve, gjë që duhet thelluaredhe më tej për të ulur në maksimum numrin eklasave kolektive.

Po ashtu, “Pakti për universitetin” është një mo-ment i ri, që do të sjellë një energji të re drejt rritjessë cilësisë në IAL-të tona. Besoj se të gjithaproduktet që po jep ky pakt jo vetëm në uljen etarifave të studimit, por edhe në transparencë, mebordet e reja të administrimit, me bibliotekën e reelektronike dhe me shumë momente të tjera qëdo të vijnë, me kontratat sociale të nënshkruaranga ministritë, besoj se do të kemi edhe më shumë...

(Flet pa mikrofon)Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja Nikolla!Fjalën e ka deputetja Evis Kushi.Të përgatitet deputetja Almira Xhembulla.Më pas e ka fjalën ministrja Olta Xhaçka.Evis Kushi - E nderuar drejtuese e seancës,Të nderuar kolegë,Një javë më parë komisioneri Hahn deklaroi

shumë qartë në Parlamentin Europian, se pret qënë fund të majit në progresraportin për Shqipërinë

213

Legjislatura e 9-të Viti 2019

të rekomandohet fuqimisht hapja e negociatavetë BE-së me Shqipërinë. Ky nuk është as një fa-vor, as një dhuratë, që i bëhet Shqipërisë, por ështënjë vlerësim i merituar, sepse Shqipëria ka bërëprogres jo vetëm në 5 prioritetet kyçe si kusht përintegrimin në BE, por në të gjitha fushat.

Këtë nuk e deklaron vetëm komisioneri Hahn,por edhe të gjithë përfaqësuesit e BE-së dhe çdovend partner. Madje, në të njëjtën linjë është edheDASH-i. Këtë e konfirmon edhe vizita ezëvendësndihmëssekretarit amerikan të shtetit.Këtë e konfirmon edhe vizita e zotit Palmer, i cilitheksoi qartë se Shqipëria ka një qeveri që ka dalënga zgjedhje të lira dhe të ndershme, e cila ështënjë partnere dhe bashkëpunon mirë dhengushtësisht me SHBA-në. Ai deklaroi, gjithashtu,se institucionet e qeverisë janë legjitime dhefunksionale dhe se parlamenti dhe qeveria nukkanë asnjë problem në marrjen e vendimeve aponë miratimin e ligjeve.

Së fundi, ai shprehu besimin se kjo qeveri i katë gjitha mundësitë që ta çojë vendin drejt BE-së,ta vazhdojë luftën kundër korrupsionit, krimit tëorganizuar, të vazhdojë zbatimin e reformës nëdrejtësi dhe të vetingut, si një element shumë irëndësishëm për të rritur besimin e qytetarëve nëinstitucionet e drejtësisë.

Pra, deklaratat janë tepër të qarta dhe tashmëtë gjithë e kuptojnë se qeveria ka marrë vlerësimpozitiv për punën e deritanishme.

Edhe pse ne jemi të ndërgjegjshëm se jemiende larg pikës ku duam të shkojmë, nuk mund tamohojmë se kemi bërë progres edhe për sa itakon zbatimit të reformës në drejtësi dhe luftëskundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, edhepër sa i takon reformimit të administratës publike,edhe në fushën e të drejtave të njeriut.

A mjafton kaq, të nderuar kolegë? A mjaftojnërezultatet e punës së deritanishme të qeverisë?Të gjithë e dimë se në procesin e integrimit kashumë faktorë dhe shumë aktorë, që nuk varenvetëm nga ne. Një pjesë e tyre varen ngaproblemet dhe nga specifikat e vetë vendeveanëtare të BE-së, por për sa na takon, nganjëra anë, një faktor dhe një aktor shumë irëndësishëm në këtë proces është padyshimqeveria, e cila mund të shtyjë përpara reformatdhe ka më shumë përgjegjësi për këtë progres.Nga ana tjetër, kemi edhe aktorë dhe faktorë tëtjerë, të cilët ndoshta nuk kanë përgjegjësinë përtë ndërmarrë reforma, për të marrë vendime apo

për ta çuar përpara këtë proces, por me veprimetdhe me mosveprimet e tyre ata mund ta pengojnë,mund ta vonojnë procesin e integrimit, madje mundta bllokojnë atë.

Me shumë keqardhje më duhet të pohoj se etillë është opozita aktuale. E kam fjalën përopozitën që është jashtë parlamentit, e cila meveprimet e saj të dhunshme, me thirrjet për sulmendaj institucioneve, ndaj Policisë së Shtetit, ndajKryeministrisë, parlamentit e kështu me radhë, edëmton imazhin e vendit, natyrisht që i nxit vendetskeptike në vendimin e tyre kundër hapjes sënegociatave. Po kështu, edhe me mosveprimet esaj, me mospjesëmarrjen në seancat plenare dhekomisionet parlamentare ka vonuar zbatimin ereformës në drejtësi; me mungesën e saj nëKomisionin për Reformën Zgjedhore ka penguarmiratimin e Kodit të ri Zgjedhor.

Të nderuar kolegë,Kishim shansin të miratonim që emigrantët të

votonin edhe votimin elektronik, edhe komisionetjopolitike në administrimin zgjedhor, por këtë nenuk mund ta bëjmë vetëm, sepse ky është njëproces që duhet bërë bashkë me opozitën, ështënjë proces ku duhet të ketë gjithëpërfshirje dhedakordësi nga të gjitha palët.

Ne nuk presim që opozita t’i mbështesë refor-mat e qeverisë, përkundrazi, opozita duhet tëkritikojë, t’i evidentojë problematikat dhe të ofrojëzgjidhje alternative, ama nuk është luks për ne tëpresim që opozita të jetë konstruktive, sidomos kurbëhet fjalë për një proces kaq të rëndësishëm, siintegrimi në Bashkimin Europian. Ne integrimin nuke duam si qëllim në vetvete, si dekoratë përqeverinë apo për këtë maxhorancë, por integrimine duam si mënyrën më të mirë dhe më të shpejtëqë të përmirësojmë jetën tonë, jetën e fëmijëvetanë, që të garantojmë një të ardhme më të qetëdhe më të begatë.

Integrimi është një objektiv kombëtar, që ishërben demokratizimit dhe transformimit tëshoqërisë shqiptare, sipas parimeve më të mira,sipas vlerave më të mira të Bashkimit Europian.Integrimi është një objektiv që i jep fund tranzicionittë tejzgjatur, që mundëson krijimin e institucionevedemokratike, modele zhvillimi të qëndrueshme dhepa dyshim një cilësi jete më të mirë për të gjithëne.

Kemi ende shumë reforma dhe shumë ligje nëproces, që i shërbejnë pikërisht këtij misioni, porpër këtë duhet të jemi të gjithë bashkë. Nga njëra

Viti 2019

214

Legjislatura e 9-të

anë, maxhoranca të jetë edhe më e përkushtuar,sepse, natyrisht, ka plot gjëra që ne mund t’i bëjmëmë mirë apo ka ende problematika që duhet t’izgjidhim, por, nga ana tjetër, opozita duhet të heqëdorë nga politika e saj e baltës, e shpifjeve; ngapolitika e saj e rrugës.

Ne nuk lodhemi asnjëherë së përsërituri seopozita duhet të vijë në tryezën e diskutimeve, nëtryezën e dialogut, në tryezën e reformëszgjedhore, sepse aty kemi mundësi që të bëjmëshumë gjëra të mira për këtë vend.

Shumë faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja Kushi!Fjalën e ka deputetja Almira Xhembulla.Almira Xhembulla – E nderuar zonja drejtuese

e seancës,Të nderuar kolegë dhe kolege deputete,Të dashur qytetarë,Në Shqipëri filluam të flasim e të mendojmë

seriozisht për integrimin pak me vonesë.Më kujtohen vitet e para kur, ndërkohë që flitej

për ta bërë Shqipërinë europiane, dikush shtyntepër shkatërrim: u prishën fabrikat, u prenë pemët,u vodhën dhe u dogjën pasuritë e shqiptarëve, ushkatërruan monumentet e kulturës dhe të natyrës,si dhe pati një prirje negative për ta çuar çdo gjënë zero. Kjo, për fat të keq, zgjati jo pak, por kulmine arriti në vitin e mbrapshtë.

Unë jam maturante e ’97-ës. Provimet ematurës i kam zhvilluar nën mbrojtjen e forcavendërkombëtare “Alba”. Të rinjtë e sotëm nuk ebesojnë dot ashtu siç ne ndoshta nuk e kuptuamsa duhet atë që ndodhte para viteve ’90.

Në mesin e vitit 2000, kur ne filluam seriozishttë kuptojmë që Europa nuk është thjesht njëdëshirë, është një destinacion, është një gurkilometrik, është një proces i gjatë dhe imundimshëm, është një angazhim konkret e duhetgoxha punë për ta arritur, filluam të bëjmëstrategjitë e para. Që në atë kohë ekspertëtndërkombëtarë e përmendnin se do të duheshinshumë vite e shumë punë. Kishte qasje për të ecurpërpara me decentralizimin, me qeverisjen e mirë,zhvillimin e sektorit privat dhe përmirësimin eshërbimeve bazë, por asnjëherë nuk iu kushtuavëmendja e duhur formalizimit dhe përpjekjeveserioze shtetformuese. Lidershipi ose ishte shumëliberal, ose përpiqej të bënte qokat politike nëshpatullat e qytetarëve, për të mos folur përkorrupsionin dhe për mungesën e zgjidhjes sëçështjes së pronave, pengesën kryesore të

zhvillimit në disa sektorë kyçë.Që nga viti 2014, momenti kur ne u njohëm nga

Bashkimi Europian si kandidat zyrtar përanëtarësim, puna u fokusua në pesë prioritetetkryesore: në krij imin e një administrateprofesioniste dhe të depolitizuar, forcimin epavarësisë së institucioneve të drejtësisë, luftënkundër korrupsionit, luftën kundër krimit tëorganizuar dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.Pa diskutim, përveç këtyre, janë edhe një sërëçështjesh të tjera që do të veçoja, si: përafrimi ilegjislacionit, zhvillimi i qëndrueshëm në disasektorë, përmirësimi dhe arritja e shërbimeve dhestandardeve europiane.

Të dashur bashkëqytetarë,Janë harxhuar shumë para dhe shumë energji,

ku patjetër një meritë kanë të gjithë organizmat,ekspertët vendas dhe ata të huaj, por epiqendra etë gjitha këtyre përpjekjeve është qeveria, e cilabashkë me Kryeministrin i kanë dalë për zot kësajpune dhe po punojnë të angazhuar maksimalishtpër të bërë çfarë është e mundur që objektivi ynëmadhor dhe kombëtar të realizohet.

Reforma në drejtësi dhe procesi i vetingut kanëqenë kryefjala e çdo tryeze, debati, konference oseforumi. Ndoshta nganjëherë edhe pak e vështirëpër t’u kuptuar drejt e sa duhet nga të gjithë, porkjo reformë është pa diskutim një nga ndërhyrjet,operacionet më të vështira, por më tëdomosdoshme për ta bërë Shqipërinë më të mirëe më të denjë për t’u bërë pjesë e BashkimitEuropian.

Sigurisht, të gjitha strategjitë e zhvillimit të tëgjitha niveleve, të të gjithë sektorëve janë tëintegruara dhe e kanë si referim BashkiminEuropian, por duhet të pranojmë diçka: BashkimiEuropian është objektivi madhor, por ështëShqipëria rezultati. Ne duhet ta kuptojmë dhe tareflektojmë atë sa duhet. Opozita duhet të jetë endërgjegjshme që Shqipëria dhe shqiptarët janëmbi çdolloj objektivi apo qëllimi, qoftë ky politik,qoftë zhvillimor.

Më vjen gjithnjë ndër mend fjalët e të gjithëpërfaqësuesve më të lartë ndërkombëtarë: “Nukdo të tolerojmë asnjëlloj forme bojkoti ose dhune.E vetmja rrugë do të jetë dialogu progresist”.Sigurisht, Europa nuk bën kompromis me ecurinëe reformave, por është e vëmendshme dhe ekujdesshme në vlerësimin e saj. Prandaj vëmendjadhe përpjekjet e qeverisë duhet të vijojnë të mbetente realizimi i pikave dhe i rekomandimeve.

215

Legjislatura e 9-të Viti 2019

Viti 2018 shënoi një tjetër hap përpara përShqipërinë, por edhe për të gjitha vendet eBallkanit Perëndimor në rrugëtimin drejtanëtarësimit në Bashkimin Europian.

Komisioni, në raportin e tij për Shqipërinë dhenë strategjinë e zgjerimit për vitin 2018, publikuarmë 17.04.2018, rekomandoi në mënyrë tëpakushtëzuar hapjen e negociatave të anëtarësimitme Shqipërinë. Komisioni Europian e bazoirekomandimin për hapjen e negociatave në njohjene qartë të progresit të bërë për përmbushjen e pesëprioriteteve kyçe. Vlerësimi i Komisionit Europianishte pozitiv për progresin në të pesta prioritetetdhe shënoi përmirësim të qartë, krahasuar mevlerësimin e fundit të Komisionit të vitit 2016.

Ndërkohë që qeveria vazhdon punën e sajintensivisht, ka diçka që dua ta theksoj: shtetin jemimësuar ta shohim dhe t’i referohemi gjithnjë nëvetën e tretë “ai”. Jo, të dashur, shteti duhet të jetë“unë”, “ne” ose “yni”! Vetëm në këtë mënyrë do tabëjmë Shqipërinë. Shteti ka nevojë që çdo qytetari këtij vendi të respektojë dhe të ndikojë në forcimine tij. Sa më shumë kërkesë llogarie të ketë përrespektimin e ligjit, sa më shumë ndërgjegjësim tëketë që çdo gjë ta bëjmë të jetë e denjë për njëqytetar europian, vetëm bashkë mund t’ia dalim.

Platforma për bashkëqeverisjen me qytetarëtështë vetëm një instrument dhe po funksiononashtu siç duhet. Ndaj shpreh respekt dhemirënjohje për qytetarin që jeton si një qytetar idenjë dhe punon si një qytetar i denjë europian!Mirënjohje edhe për qeverinë, e cila po vazhdon epalëkundur përpara në arritjen e objektivit tonëmadhor kombëtar!

Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja Xhembulla!Fjalën e ka ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Të përgatitet deputeti Korab Lita.Olta Xhaçka – E nderuar zonja drejtuese e

seancës,Të nderuar kolegë,Rezoluta që miratojmë sot është dëshmi e qartë

e vullnetit tonë për të çuar përpara të gjithëprocesin e integrimit. Në fakt, miratimi i kësajrezolute duhet të kishte qenë një momentbashkimi, një moment për t’u treguar partnerëvedhe aleatëve tanë që, pavarësisht dallimeve osemosmarrëveshjeve, kur vjen puna tek integrimi nëBashkimin Europian, ne jemi të gjithë bashkuar sishqiptarë.

Jemi bashkuar dhe jemi të vendosur të gjithë

bashkë, pa dallim, pavarësisht bindjeve politike,për të bërë gjithçka që duhet, sepse Europa ështëobjektivi dhe interesi më i madh i çdo qytetarishqiptar.

Anëtarësimi në Bashkimin Europian gëzonmbështetjen e shumicës dërrmuese tëshqiptarëve, socialistë ose demokratë, të majtë osetë djathtë, burra e gra, të rinj a të moshuar. Por jaqë nuk është kështu. Kjo anë e sallës së Kuvendit,protesta para hyrjes së Kuvendit e të tjera nakujtojnë të gjithëve që nuk është kështu. Ky nukështë një moment bashkimi, pasi për herë të parëshqiptarët kanë një opozitë jashtë parlamentit, ecila qartazi, në mënyrë cinike, ka vendosurinteresin e saj të ngushtë mbi interesin madhor tëshqiptarëve.

Ka një opozitë që ka vendosur, me vetëdije tëplotë, të sabotojë interesin kombëtar dhe procesine integrimit për hatër të problemeve të saj tëbrendshme, që nuk janë, për hir të së vërtetës,problemet e shqiptarëve apo të Shqipërisë, porthjesht dhe vetëm problemet e LSI-së dhe të PD-së.

Nëse këtë do ta thoshim vetëm ne, sigurisht qëshumëkush, me të drejtë, mund të na kritikonte sepo akuzonim opozitën në emër të luftës politikedhe do të kishte të drejtë. Por, në fakt, edhe mëqartë sesa ne, këto kritika, për atë që po bën sotopozita, i kanë artikuluar edhe miqtë dhe partnerëttanë.

Ky është qëndrimi i Shteteve të Bashkuara tëAmerikës që në krye të herës; ky është qëndrimi iBashkimit Europian. Ky është një qëndrim ishprehur qartë e prerë dhe pa asnjë hapësirë përekuivok nga çdo përfaqësues i çdo vendi partnerdhe aleati të Shqipërisë.

Jo më larg se pardje,zëvendësndihmëssekretari amerikan i shtetit përEuropën përsëriti këtu në Tiranë atë që partnerëttanë amerikanë kanë thënë që në fillim të kësajkrize të stisur se mjetet, si bojkotimi i zgjedhjeveapo djegia e mandateve, janë thelbësisht nëkundërshtim me praktikat demokratike.

A nuk është kjo ajo që ne kemi thënë që nëkrye të herës, kur opozita iu fut kësaj rruge pa krye?A nuk është kjo ajo që ka thënë që në krye të herësambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikëspër t’u akuzuar pastaj me lloj-lloj teorish komplotinga goja e zyrtarëve më të lartë të opozitës, segjoja nuk shpreh qëndrimin zyrtar të Shteteve tëBashkuara të Amerikës?

Viti 2019

216

Legjislatura e 9-të

Po citoj: “Shqipëria ka një qeveri të zgjedhursipas rregullave, është një partnere e Shteteve tëBashkuara të Amerikës, me të cilën punojmë mirëdhe ngushtë. Institucionet e qeverisë janëfunksionale, janë legjitime. Shqipëria nuk kaprobleme në marrjen e vendimeve apo nëmiratimin e ligjeve. Ndaj unë kam besim se kjoqeveri do ta çojë vendin drejt një të ardhmejeeuropiane. Do të jetë në gjendje të vazhdojë dhetë veprojë në luftën kundër krimit të organizuar dhekorrupsionit, në zbatimin e reformës në drejtësi,në kryerjen e vetingut, që është i rëndësishëm përt’u dhënë shqiptarëve besimin në administrimin edrejtësisë. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmëme autoritetet përkatëse, me përfaqësuesit evotuar dhe zyrtarët e qeverisë së Shqipërisë përt’i përmbushur këto qëllime dhe objektiva”. Po këtone i thamë?!

Dua t’i pyes kolegët e opozitës: çfarë komplotiqëndron pas kësaj deklarate, që, në fakt, ështënjë shprehje e qartë e mbështetjes ndaj qeverisëshqiptare?

Në fakt, ka filluar të qarkullojë një teori komplotiedhe për këtë, se BE-së dhe SHBA-ve, siç thonëata, nuk u intereson demokracia dhe zbatimi i ligjitnë Shqipëri, por u intereson stabiliteti. Kjo, në fakt,është një tezë cinike dhe e rrezikshme, e hedhurnga ata, që e shohin se si i kanë katandisur jovetëm shqiptarët, por edhe e gjithë bota.

Që tani të braktisur dhe të izoluar nga të gjithë,ata kanë vendosur të gënjejnë veten dhe ata pakqë ende u besojnë, duke u përpjekur të mbjellinnë Shqipëri farat e një fryme antiperëndimore.

Ne jemi krenarë për stabilitetin e Shqipërisë;jemi krenarë që Shqipëria sot është shtyllëstabiliteti në të gjithë rajonin; jemi krenarë që faktorishqiptar në Ballkan është një faktor stabiliteti. Këtudua t’ju kujtoj rolin e rëndësishëm që Shqipëriadhe shqiptarët, kudo që jetojnë në rajon, kanëluajtur për ta bërë rajonin tonë më paqësor, më tëmirë, patjetër edhe më stabël në rolin që kemiluajtur në zgjidhjen e krizës në Maqedoninë e Veriutapo në hedhjen e urave të bashkëpunimit ndërmjetvendeve të rajonit.

Ne jemi krenarë që Shqipëria është sot njëeksportuese neto e sigurisë në rajon dhe kudo kuka nevojë NATO, pasi ju kujtoj që jemi prezent nëmisionet e Aleancës në Afganistan, në Bosnjë, nëLetoni, në detin Egje, në Mali dhe jemi duke upërgatitur për të qenë prezentë, nën ombrellën eOKB-së, edhe në Sudanin Jugor. Ky është një rol

që aleatët tanë e kanë vlerësuar dhe si shprehjetë këtij vlerësimi kanë vendosur për të ndërtuar nëKuçovë një bazë të rëndësishme ajrore tëAleancës, falë bashkëpunimeve dhe mbështetjessë vazhdueshme që ata na kanë dhënë,veçanërisht partnerët dhe aleatët tanë strategjikëamerikanë.

Por a do të thotë kjo që në emër të stabilitetitBashkimi Europian dhe SHBA-të po sakrifikojnëdemokracinë? Që ta besosh këtë, në fakt, nevojitetnjë akrobaci mendore që është e pamundur. Pra,duhet të besosh se të gjithë shqiptarët, europianëtdhe amerikanët paskan vendosur të sakrifikojnëdemokracinë në altarin e stabilitetit dhe të vetmitqë me rezistencën e tyre heroike po i fusin shkopinjnën rrota këtij komploti global janë PD-ja dhe LSI-ja. Këtë në fakt nuk e ha as çuni i Fariut.

Është vërtet një ditë e zymtë, kur një forcëpolitike që u krijua si një forcë e shpresës përndryshim, nën thirrjet “E duam Shqipërinë si e gjithëEuropa”, dhe një tjetër forcë që e ka pagëzuarveten si integrim, e tradhtojnë në mënyrë kaq cinikedhe të paprinciptë ëndrrën europiane tëshqiptarëve, duke zgjedhur të avancojnë meinteresat e tyre të ngushta politike dhe personalepër sabotimin e procesit të integrimit. Por ajo qëështë e pafalshme është se po përpiqen të mbjellinfarën e dyshimit për atë që përfaqëson BashkimiEuropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Unë nuk kam frikë se kjo axhendë mund tëtriumfojë ndonjëherë në Shqipëri, sepse unë ndajmendimin e zotit Palmer, i cili u shpreh qartë nëbashkëbisedim me gazetarët, që Shqipëria dheshqiptarët janë një objektiv i vështirë për këtoaxhenda.

Ne do ta vazhdojmë rrugën tonë, sepse kemivullnetin dhe vizionin për ta çuar Shqipërinë drejtEuropës. Ne do ta vazhdojmë, sepse në këtë rrugëkemi mbështetjen e qytetarëve shqiptarë, aleatëvedhe partnerëve tanë strategjikë.

Unë shpresoj që edhe ata që sot kanë braktisurdetyrën, të cilën ua kishin besuar qytetarët, dukeu futur në një rrugë pa krye, do të ndalen sa nukështë vonë. Ata do të dëgjojnë qartë dhe pastërmesazhin që po u japin shqiptarët dhe partnerëtdhe do të vendosin t’ i rikthehen procesitdemokratik, duke filluar me pjesëmarrjen nëzgjedhjet vendore në datën 30 qershor.

Ne nuk kemi detyrimin ta fusim opozitën nëzgjedhje, por opozita ka detyrimin të futet nëzgjedhje. Ne nuk kemi detyrimin t’i lutemi opozitës

217

Legjislatura e 9-të Viti 2019

t’i vërë gishtin kokës, por ne kemi detyrimin të jemitë hapur për dialog, duke filluar me reformënzgjedhore.

I takon opozitës të vendosë, por, ndërsa atamendohen, duhet ta kenë të qartë që ne jemi tëvendosur të përmbushim detyrimet tona kundrejtqytetarëve, sepse për këtë ne jemi këtu dhe kjoështë ajo që do të bëjmë.

Ftoj kolegët ta votojnë rezolutën.Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja Xhaçka!Fjalën e ka deputeti i ri i opozitës, zoti Korab

Lita.Në bazë të pikës 2 të nenit 11 të Kodit të Sjelljes,

kur deputeti i ri mban fjalimin e parë në foltoren eKuvendit, ai përshëndetet nga drejtuesi i seancës,respektohet nga të gjithë deputetët pjesëmarrësnë sallë, pavarësisht grupimit politik që i përket.

Zoti Lita, ju uroj suksese dhe qofshi faqebardhënë përfaqësimin e zgjedhësve tuaj!

Fjala është për ju.Korab Lita – Faleminderit!E nderuar zonja drejtuese e seancës,Kolegë deputetë,Të nderuar qytetarë,Shqipëria është në një krizë të thellë politike

dhe shumica juaj në këtë sallë i fshihet këtij realiteti.Por në të vërtetë kriza që ka kapluar vendin tonëështë e gjithanshme, politike, sociale dheekonomike.

Sot jemi në krizë vlerash, madje edhe identiteti,pasi qeveria juaj ka zgjedhur të jetë kundërqytetarëve.

Ju, maxhoranca e shtirur, nuk doni të pranonirealitetin e vështirë në të cilën ndodhemi. Jufshiheni në këtë sallë dhe mundoheni të injoronirevoltën popullore. Keni mbi një muaj që hynifshehurazi dhe të shoqëruar me trupa policore nëkëtë sallë.

Ju sulmoni dhe akuzoni qytetarët që protestojnëkundër jush për padrejtësitë e shkaktuara nga ju.Mundoheni që në çdo formë ta konsideroni tëdhunshme dhe vandale, duke provokuar ndjenjate protestuesve me skenarë të ulët, me policë tëinfiltruar në radhët e tyre dhe më pas mbushnihapësirat medietike dhe gënjeni partnerëtndërkombëtarë për protesta të dhunshme.

Ju e dini shumë mirë që protesta popullore,edhe kur e kalon cakun e ligjit, nuk është largimnga demokracia, por përkundrazi ajo e forcondemokracinë.

Të nderuar qytetarë, unë jam për herë të parënë këtë foltore dhe më lejoni të prezantohem: jamKorab Lita dhe vij nga një familje, e cila për mëshumë se një shekull ka luftuar me gjak për lirinëdhe demokracinë e këtij vendi. Paraardhësit e mimë bëjnë të ndihem krenarë për rolin dheangazhimin e tyre në formimin e shtetit shqiptar.

Familja Lita është nga krahina e Lumës dhe kaqenë një barrierë e pathyeshme e pushtuesitosman dhe më pas atij serb. Në Lidhjen Shqiptaretë Prizrenit, stërgjyshi im Mustafa Lita ishte pjesëe atyre burrave që vendosën për bashkimin etrojeve kombëtare dhe organizimin e rezistencëspërballë perandorisë osmane.

Osman Lita, i biri i tij, ka qenë delegat nëKongresin e Lushnjës dhe deputet në parlamentine parë shqiptar, në atë kohë të gjithë anëtarët eparlamentit mendonin dhe punonin për zhvillimine shtetit shqiptar. Për shkak të idealeve sublimedhe bindjeve të djathta, sistemi komunist e vendosifamiljen Lita në shënjestër eliminimi. Plot 14 burratë familjes, nga më i riu deri te më i vjetri, upushkatuan. Mes tyre ishte edhe kreu i familjes,Osman Lita, i cili vendosi gurin e themelit nëparlamentin e parë shqiptar dhe të gjithë jetën e tijia kishte kushtuar çështjes kombëtare. Gjithashtu,ata vranë tre djemtë e tij, vëllain dhe nipat.

Familjarët e mi dhe unë bashkë me ta kemivuajtur nga persekutimi komunist. Baballarët apogjyshërit e disa prej anëtarëve të qeverisë apo tëdeputetëve të shumicës gjenden në radhët e atyreqë kanë persekutuar familjen time dhe mijërafamilje të tjera shqiptare.

Gjithsesi, unë dhe njerëzit e mi të gjakut, poredhe mijëra shqiptarë të persekutuar nga regjimikomunist nuk zgjodhëm hakmarrjen, përkundrazi,u angazhuam që të forcojmë demokracinë dheshtetin shqiptar, i cili është i të gjithëve, pra ështëedhe i persekutorëve, edhe i të persekutuarve.

Sot, për fat të keq, ne nuk kemi demokraci. Meqeverisjen e rilindjes suaj kemi pluralizëm, por nukkemi demokraci.

Të nderuar kolegë të majtë, Kryeministri juaj,pasi ai nuk është i shqiptarëve, ka shkelurmarrëveshjen më thelbësore të shtetit, paktin meKushtetutën. Kryeministri i pari dhe ju të tjerët pastij keni shkelur paktin e shenjtë me votën.

Ju sot keni maxhorancën falë votave tëvjedhura, të blera dhe të marra nën presion. Këtoakuza janë të përsëritura, madje edhe mund tënënqeshni se këto fjalë nuk kanë asgjë të re,

Viti 2019

218

Legjislatura e 9-të

megjithatë, ju e dini shumë mirë se janë të vërteta.Prandaj për sa kohë do të kem mundësi, nuk do tëresht së përmenduri dhe ndoshta do të sjell edhefakte se si i keni vjedhur votat.

Kryeministri dhe ju shoqëruesit e tjerë kenishkelur paktin e vendosur që në fill imet edemokracisë botërore, respektimin e të drejtavetë njeriut. Keni vendosur t’i mbyllni gojën protestëspopullore me polici dhe burgje. Pas çdo protesteqytetare, ju mbushni qelitë me qytetarë të varfër,të cilët nuk e durojnë regjimin tuaj autokratik.

Kryeministri dhe ju të tjerët keni shkelurmarrëveshjen për mirëqenien shoqërore, kenivendosur të bëni pakt me oligarkët dhe të ndanime ta tendera, kulla dhe para duke varfëruarshqiptarët deri në mbijetesë.

Kryeministri dhe ju të tjerët keni shkelur paktinme sigurinë kombëtare, bashkëpunëtorët tuaj janëbanditët që i përdorët për vjedhjen e votave dhemë pas i latë të lirë që të vijojnë aktivitetin e tyrekriminal. Këtë nuk e them vetëm unë, nuk e thonëvetëm qytetarët që protestojnë, por këtë konfirmime mora edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit,i cili vendosi vulën e turpit, duke treguar për lidhjete qeverisë suaj të korruptuar me krimin eorganizuar.

Kryeministri dhe ju të tjerët keni shkelur me tëdyja këmbët marrëveshjen për drejtësinë sociale.Ju keni vendosur nën pushtetin tuaj sistemin edrejtësisë, abuzoni dhe shkelni ligjin pa ndrojtje,pasi askush nuk mund të hetojë dhe të gjykojëkorrupsionin tuaj.

Disa prej jush, nga maxhoranca, meritojnërespekt për angazhimin e tyre në mbrojtje tëidealeve që ata dëshirojnë të përfaqësojnë, porvetëm kaq. Për fat të keq, vetëm një pjesë e vogëlmeriton respektin e kundërshtarit politik, pjesa mëe madhe, përfshirë edhe ministrat e qeverisë suaj,nuk janë të denjë të konsiderohen kundërshtarëpolitikë, sepse janë produkte të vullnetit të kryetarit.

Të nderuar kolegë, Shqipëria ka sot një sistemzgjedhor që legjitimon të drejtën e njëshit për tëvendosur çdo gjë. Kryetari sot është edhemaxhorancë, edhe opozitë, edhe lista zgjedhore,edhe parti, edhe shtet. Shqipëria po vuan sotpasojat e rënda social-politike nga ky sistemzgjedhor, i cili, për fat të keq, është miratuar mekonsensus dypartiak në vitin 2008. Kryeministri juajdhe miqtë e mi të opozitës miratuan 11 vjet mëparë ndryshimet kushtetuese, të cilat u dhanëpushtet absolut kryetarëve të partive. Në këtë

mënyrë u vendos shkatërrimi i demokracisë sëbrendshme partiake, e cila më pas përfundon mekeqpërdorimin e pushtetit nga lideri, siç po ndodhedhe me liderin tuaj.

Unë deri dje isha në protestë me qytetarët, edhesot mund të isha atje, por kam vendosur që luftëntime ta bëj nga kjo sallë. Jashtë protestojnë miqtëe mi, familjarët e mi, qytetarët e Kamzës, Bathoresdhe Paskuqanit, të cilët i njoh personalisht një enga një dhe ua di problemet, hallet dheshqetësimet. Unë vendosa të jem në parlamentpas një procesi konsultues dhe diskutimi me tëgjithë bashkëpunëtorët e mi në Bashkinë Kamzë,të cilët në zgjedhjet e vitit 2017 i dhanë PartisëDemokratike 22 mijë vota. Ata kanë investuar vitete jetës së tyre për të forcuar demokracinë nëShqipëri dhe duan, ashtu si unë, që qeveria dhemaxhoranca juaj të largohen sa më shpejt, pasi ekeni humbur të drejtën morale, politike dhe ligjorepër të qeverisur Shqipërinë.

Për fatin tuaj të keq sot ka me mijëra socialistë,nga ata që janë brumosur me të majtën, të cilëtdëshirojnë largimin e qeverisë suaj. Ata do t’ibashkoheshin protestës antiqeveritare, por nukguxojnë, sepse nuk duan të përballen mehakmarrjen qeveritare, me largime nga puna, meheqjen e ndihmës ekonomike, me taksidarët qëdërgoni përpara portës së biznesit. Pra, ju edhesocialistët tuaj i kërcënoni me bukën e gojës.

Ju e keni kuptuar që do të ikni, pasi u lodhëtme pushtetin dhe po i lodhni edhe qytetarëtshqiptarë me arrogancën tuaj, por përpara se tëikni duhet të bëni një të mirë për vendin, tëndryshoni ligjin zgjedhor dhe të hiqni të drejtën ekryetarit për të marrë të gjitha pushtetet.

Unë deklaroj se do të bashkoj votën time me judhe me këdo tjetër, nëse vendosni të ndryshoniligjin zgjedhor dhe do të votoj për heqjen e tëdrejtës së kryetarit të partisë për hartimin dhemiratimin e listës së kandidatëve për deputetë apopër poste të tjera publike. Në këtë mënyrë do t’uhapet rruga e përfshirjes në jetën publike e politiketë gjithë personave me integritet të lartë moral dheprofesional, të cilët kanë në qendër të vëmendjessë tyre zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Dukerealizuar këtë ndryshim do t’i jepet frymëmarrjeprocesit zgjedhor në Shqipëri dhe qytetarët do tëzgjedhin atë që vlerësojnë si më të mirin dhe mëtë aftin për të përfaqësuar interesat e tyre. Vetëmnë këtë mënyrë politikanët, deputetët, ministrat dhekushdo tjetër që merr një post publik do të jenë

219

Legjislatura e 9-të Viti 2019

më të përgjegjshëm përballë shqetësimeve tëqytetarëve.

Ju, të rilindjes, jeni shembulli më negativ ikeqpërdorimit të vullnetit të popullit i shprehur mevotë. Kryerilindasi juaj, për shkak të ligjit elektoralnë fuqi, por edhe të vjedhjes masive të votave,është shndërruar në pronar shteti, sepse ai vendosse kush duhet të qëndrojë në detyrë, se kush duhettë përfitojë nga shërbimet publike, cilët rrugë duhenrregulluar dhe cilët jo, kush duhet të marrë ndihmëekonomike dhe kujt duhet t’i hiqet padrejtësht.

Të nderuar kolegë, sot keni mundësi që t’i bëninder Shqipërisë dhe të tregoni me vepra atë qëthoni me fjalë se jeni patriotë. Keni në dorë që tëndryshoni ligjin zgjedhor për të çliruar votën. Nësevota çlirohet keni çliruar demokracinë në vendintonë të varfër, kështu rriten edhe mundësitë përzhvillim të gjithanshëm ekonomik, social dhe politik.

Unë vendosa të jem në këtë sallë vetëm meqëllimin për të zhbërë pushtetin e njëshit. Kjo përfaktin se ajo që po ndodh me njëshin tuaj sot, mundtë përsëritet me kryetarin e partisë sime nesër. Përkëtë arsye e deklaroj hapur se do të bashkoj votënme ju nëse gjeni vullnetin dhe forcën intelektualepër të ndryshuar rrënjësisht sjelljen me votën. Kyështë qëllimi i vetëm përse jam në këtë parlament.Deputetët duhet të miratojnë menjëherëndryshimin në ligjin zgjedhor dhe më pas Kuvendiduhet të shpërndahet.

E kam të qartë se propozimi im do të bjerë nëshurdhërinë e pushtetit tuaj, sepse ju nuk keniasnjë dëshirë të largoheni nga privilegjet eqeverisjes, por, nëse do të vijoni të qëndroni siarrogant, atëherë ata njerëz që protestojnë jashtëdo t’ju hedhin në koshin e historisë politike tëShqipërisë.

Po i drejtohem shumicës në këtë sallë, mendoniedhe një herë dhe veproni me maturi përpara setë largoheni, sepse ora e largimit tuaj është shumëe afërt. Zgjidhni të largoheni me dinjitet dhe tëshpëtoni shqiptarët nga pushteti i njëshit që tëhapni rrugën e zhvillimit.

Së fundi, edhe pse zoti Kryeministër nuk ështëkëtu, dua t’i dërgoj një mesazh. Zoti Kryeministër,në seancën e parë të parlamentit, i ekzaltuar ngamandati që more nga zgjedhjet e manipuluara…

Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Lita!Edhe një herë ju uroj suksese në detyrën tuaj.Fjalën e ka ministrja Elisa Spiropali. Të

përgatitet deputetja Antoneta Dhima dhe më pasdeputetja Milva Ekonomi.

Elisa Spiropali – E nderuar drejtuese eseancës,

Të nderuar kolegë,Të dashur qytetarë,I nderuar zoti Lita, suksese në detyrën tuaj të

re, në përfaqësimin e qytetarëve që ju kanë votuar.Nderim për veprën e paraardhësve tuaj, por mbi

të gjitha për vuajtjet e tyre.Brenda vuajtjeve të shqiptarëve në të gjithë

historinë, është edhe përpjekja e tyre e madhe përt’iu afruar Europës.

Shqipëria dhe shqiptarët në të gjithë historikune tyre, të paktën shtetndërtues, por edhe më parë,nën pushtim, janë ballafaquar me dy platforma:

E para ka qenë platforma e bashkimit dhe eafrimit me Europën në gjendjen e saj natyrale, siçka thënë edhe shkrimtari ynë i madh Kadare.

E dyta ka qenë platforma e pengimit, e gjetjessë çdo mënyre, çdo mjeti dhe çdo sistemi për tapenguar deri në fund dhe për ta marrë peng këtëmarrëdhënie delikate, e cila është karakterizuarshpesh në historinë tonë nga moskuptimi dhekeqkuptimi. Nuk ka qenë e lehtë marrëdhënia jonëme Europën për shkak të pushtimeve të karakteritdhe identitetit të ndryshëm, jo vetëm fetar, por mbitë gjitha kulturor, apo për shkak të regjimit komunistdhe pasojave të thella që ai la në shoqërinë tonë,por, fatkeqësisht, edhe në kohë lirie Shqipëria nuke ka pasur kaq të paqtë marrëdhënien me Europënapo të paktën të mirëkuptuar.

Fatkeqësisht, vitet e fundit po shikojmë një trajtëtë kësaj marrëdhënieje të shfytyruar, sepse nukka pasur kurrë në kohë lirie një përpjekje më tëorganizuar, më të strukturuar dhe më ogurzezë përta nxirë Shqipërinë, për ta mbajtur atë peng të tëshkuarës dhe për të mos e lënë t’i afrohet familjessë saj natyrale.

Raporti ynë me Europën nuk është një procesburokratik, nuk është as një numër procedurash,që ne duhet t’i plotësojmë, por është një vokacionhistorik dhe një nevojë e patjetërsueshme drejttransformimit dhe zhvillimit. Ne pa Europën nukmund të kthehemi në një gjendje prodhimtare, nënjë gjendje zhvillimi, në një gjendje identitetikulturor dhe kombëtar, prandaj synojmë të shkojmëdrejt Europës me kaq pasion.

Nëse shikoni të gjitha statistikat, mbi 90% eshqiptarëve duan integrimin në BashkiminEuropian, madje edhe ata që votojnë PartinëDemokratike apo Lëvizjen Socialiste për Integrim,përfaqësuesit e të cilëve tashmë nga institucionet

Viti 2019

220

Legjislatura e 9-të

kushtetuese kanë dalë në rrugë.Kjo përpjekje e strukturuar për ta nxirë

Shqipërinë në këta 5 vjet e gjysmë ështëmanifestuar në të gjitha format e saj më tëshëmtuara. Po e nis me përpjekjen evazhdueshme për ta nxirë Shqipërinë në të gjithakancelaritë europiane, në televizionet shqiptare,në mediet kombëtare, në çdo foltore, në çdoseancë, në çdo komision e kudo.

Kryefjala e opozitës sonë ka qenë: “Krimi, krimi,krimi; droga, droga, droga”, “Shqipëria është njëKolumbi në mes të Europës” dhe “Shqipëriakurrsesi nuk e meriton të integrohet si vendet etjera të rajonit”. A ka qenë ky, apo jo, refreni iopozitës sonë?! Po!

Në vitin 2017 u ngrit një “çadër” në mes tëbulevardit, e cila të kujtonte ato çadrat e vjetraorientale, kjo për të bërë një krahasim simbolik,por qëllimi ishte shumë i qartë: të instalonte nëmes të bulevardit kryesor të Tiranës, pra tëShqipërisë, një çetë të tërë, e cila ishte e vendosurqë të minonte zgjedhjet e vitit 2017 dhe ta pengonteShqipërinë në rrugën e integrimit. Edhe pse tëgjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, nga i pari teki fundit, deklaruan se zgjedhjet do të njiheshin edhepa opozitën, për shkak të një vetëdije të lartë ngaana e maxhorancës, ne bëmë një marrëveshje,ku lëshuam pushtet, jo pushtet dosido, por pushtettë rëndësishëm, dhamë ministritë më tërëndësishme në Shqipëri. Ne i dhamë opozitësMinistrinë e Brendshme, për shkak se pretendontese kjo ministri apo policia i fusnin hundët rëndë nëçështjet zgjedhore; Ministrinë e Shëndetësisë;Ministrinë e Arsimit; Ministrinë e Financave;Ministrinë e Drejtësisë; disa drejtori të mëdha, qëpretendohej se administrata e tyre mund tëndikonte në votime; kreun e Komisionit Qendrortë Zgjedhjeve, si dhe numër të barabartë nëKomisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kjomarrëveshje e tillë, e paparë dhe e padëgjuar nëasnjë vend, u bë nga një maxhorancë, e cila utregua e gatshme të lëshonte kaq shumë pushtet,duke marrë parasysh edhe riskun se njerëzit do taperceptonin si të dobët dhe gjetëse të zgjidhjeveekstraligjore. Sigurisht, ne i morëm parasysh tëgjitha këto disavantazhe dhe u futëm në zgjedhjeme opozitën.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, nëKolegjin Zgjedhor, si dhe në të gjitha qendrat evotimit, me 35 mijë vëzhgues, nuk pati asnjëankesë, për asnjë arsye, sepse ishin zgjedhjet më

të qeta, të zhvilluara në një atmosferë krejtësishtnormale. Sigurisht, rezultati u certifikua plotësishtnga OSBE-ODIHR-i, por edhe nga të gjithëpartnerët tanë, sepse ishin zgjedhjet më të mira tëorganizuara ndonjëherë në Shqipëri, e zeza mbitë bardhë.

Në verë Lulzim Basha bëri aktivitetin e tij tënjohur proverbial, fjeti gjumë, apo bëri pushimetnë Holandë. Ai në shtator u kthye në parlamentdhe brenda forcës së tij politike me një problem tëmadh lidershipi, që nuk kishte asnjë lidhje mezgjedhjet, duke tentuar sërish të marrë pengKuvendin e Shqipërisë me këngën e vjetër: “Krimi,krimi; droga, droga; na vodhën zgjedhjet”; dukesulmuar pabesisht dhe në çdo formë të mundshmejo vetëm Ministrinë e Brendshme, jo vetëmqeverinë shqiptare, por të gjithë Shqipërinë dheimazhin e saj; si dhe duke u përpjekur, deri nëmomentin e fundit, të hedhë gurë në rrugën tonëeuropiane.

Kjo histori vazhdoi me reformën në drejtësi, ecila ka qenë pjella e padëshiruar e politikësshqiptare, posaçërisht e opozitës, të cilën fillimishte ka tallur dhe e ka anatemuar tmerrësisht. E gjithëkjo histori më i doli nga kontrolli. Kjo reformë kamarrë plotësisht jetë dhe tashmë është dukedhënë frytet e saj, sigurisht e anatemuar dhe esulmuar egërsisht. Kjo reformë është epakthyeshme, sepse nuk është as në dobinë dheas në kontrollin tonë, por është në dobi tëShqipërisë. Është reforma që merret si shembullnga partnerët tanë në rajon për të thënë se ky vende ka seriozisht; ky vend do që të ndryshojë; kyvend do të ndryshojë raportin kombëtar me tëdrejtën. Të jeni të sigurt se kur Shqipërisë t’i hapennegociatat me kapitullin e parë, që ka të bëjë mesundimin e ligjit dhe drejtësinë, ne do të mund tanegociojmë më lehtësisht. Madje as Serbia dheas Mali i Zi nuk e kanë filluar ende identifikimin eproblemeve në sistemin e drejtësisë, jo më të kenëndërmarrë një reformë të tillë, radikale.

Sigurisht, opozita vazhdon këngën e saj nërrugë dhe tani ka zgjedhur mjetet e saj tëdhunshme. Pra, përveç kauzës, që e ka krejtësishttë rrëzuar, sepse zgjedhjet këtu janë krejtësisht tëcertifikuara, tani edhe mjetet i ka të sulmuara ngatë gjithë partnerët tanë.

Zoti Palmer këtu e tha shumë qartë, troç, madjeedhe shqip, se çfarë mendojnë Shtetet eBashkuara të Amerikës për zgjedhjet e shqiptarëvedhe për legjitimitetin e plotë të parlamentit dhe të

221

Legjislatura e 9-të Viti 2019

qeverisë. Ne kemi partnerët tanë, BashkiminEuropian, si dhe Komisionin Europian, i cili përdjegien e mandateve është shprehur se është njëakt i paprecedentë, antikombëtar, që mundohet t’ivërë minat sistemit demokratik në Shqipëri, poredhe në rajon, dhe mund të kthehet në një prece-dent të rrezikshëm në një rajon, i cili ështëlehtësisht i cenueshëm nga forca të tjerajoeuropiane.

Ne kemi një opozitë, e cila ka zgjedhur rrugëndhe jo dialogun, e cila sulmon edhe brenda forcëssë saj politike me mjete si boja, përbaltja, sulmi,shpallja tradhtar; mjete, në fakt, të dëshpërimit, porqë nuk kanë të bëjnë fare me rrugën tonëeuropiane. Ne për këto kemi vetëm një përgjigje:jemi të gatshëm të ulemi për hir të Shqipërisë,kemi qenë gjithmonë, nuk e kemi tradhtuarasnjëherë interesin kombëtar dhe nuk do tatradhtojmë kurrë, sepse për ne është i shenjtë; jemitë gatshëm të ulemi për të folur për rregullat e lojës,për standardet zgjedhore, ama ne, për asnjë arsyedhe jo të shantazhuar nga dhuna, nuk do të bëjmëpazare me votën dhe për votën. Opozita e ka marrëvendimin e saj, ka zgjedhur të dalë nga parlamenti.Le të rrinë aty, deputetët e rinj e kanë zënë vendine tyre të përfaqësimit. Ne së bashku këtu nëparlament do të vazhdojmë përpara për reformënzgjedhore dhe reformën e drejtësisë.

Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja Spiropali!Fjalën e ka deputetja Antoneta Dhima.Antoneta Dhima - E nderuar zonja drejtuese

e seancës,Të nderuar kolegë deputetë,Të dashur qytetarë,Në seancën e sotme plenare jemi duke

diskutuar raportin e vitit 2018 mbi ecurinë e procesittë integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian,pasi anëtarësimi i Shqipërisë në BashkiminEuropian mbetet objektivi më madhor i qeverisëshqiptare.

Shqipëria vazhdon të përmbushë detyrimet tësaj në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe plotësimin e rekomandimeve përhapjen e negociatave të anëtarësimit në qershortë vitit 2019.

Viti 2018 ka shënuar një hap të rëndësishëmpër Shqipërinë dhe shqiptarët në rrugëtimin drejtanëtarësimit në Bashkimin Europian, pasi janëthelluar më tej reformat e ndërmarra nga ana eqeverisë shqiptare, duke u fokusuar kryesisht nëplotësimin e 5 prioriteteve: reformën në drejtësi,

luftën kundër korrupsionit, luftën kundër krimit tëorganizuar, reformën në administratën publike dhembrojtjen e të drejtave të njeriut.

Për sa i përket reformës në drejtësi, gjatë vitit2018 janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm përngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, si :Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë iGjyqësorit dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Ngritja e këtyre institucioneve është një hap irëndësishëm, pasi ato do t’i hapin rrugë ngritjessë institucioneve të specializuara për luftën kundërkorrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë këtij viti.

Po kështu gjatë vitit 2018 është shënuarprogres edhe në luftën kundër korrupsionit si nëkuadrin ligjor, ashtu edhe në atë institucional, dukekrijuar një bazë të dhënash për hetimet, ndjekjetpenale, si dhe dënimet. Është krijuar dhe kafunksionuar task-forca kundër korrupsionit, e cilaështë përgjegjëse për inspektimetndërinstitucionale në zbatim të planit të veprimittë strategjisë ndërsektoriale antikorrupsion. Kjostrukturë gjatë vitit 2018 ka kryer inspektime në58 institucione të ndryshme, ku janë marrë 445masa disiplinore, 102 punonjës janë liruar ngashërbimi civil, si dhe janë bërë 36 kallëzime penalenë prokurori.

Po kështu, platforma “shqiperiaqëduam.al”është një mundësi shumë e mirë për çdo qytetar,organizatë të shoqërisë civile dhe çdo grup interesi,të cilët jo vetëm kanë të drejtë të paraqesin njëankesë për një shërbim publik të caktuar, por edhetë kërkojnë takime me zyrtarë të lartë, përfshirëministrat dhe Kryeministrin, për të depozituarpropozime dhe sugjerime të ndryshme përpërmirësimin e klimës së biznesit, përmirësimin epunës në institucione të ndryshme e të tjerë.

Kjo platformë gjatë periudhës tetor 2017 – tetor2018 është vizituar nga rreth 65 mijë qytetarë dhe24 mijë e 852 ankesa janë regjistruar për të njëjtënperiudhë kohore, që mesatarisht i bie se janëtrajtuar 2071 ankesa në muaj.

Po kështu, gjatë gjithë vitit 2018 është zbatuarme sukses plani i veprimit për luftën kundër krimittë organizuar nëpërmjet operacionit “Forca e ligjit”.

Task-forca speciale gjatë vitit 2018 kapërfunduar me sukses 22 operacione kundër 11grupeve të strukturuara kriminale, ka arrestuar 175drejtues dhe anëtarë të tyre, si dhe ka sekuestruarpasuritë e tyre kriminale me një vlerë rreth 20milionë euro. Po kështu, në bashkëpunim meGuardia di Finanza-n është realizuar monitorimi

Viti 2019

222

Legjislatura e 9-të

ajror i mbi 25% të territorit shqiptar, duke sjellëkështu evidentimin dhe eliminimin e sipërfaqevetë mbjella me kanabis.

Numri i bimëve të kanabisit që u shkatërruan,nga 4844 në vitin 2017, u ul në 675 në vitin 2018.Të dhënat e Ministrisë së Brendshme italianetreguan një rënie prej 81% të sasisë së kanabisitnga Shqipëria të konfiskuar në Itali.

Gjithashtu, edhe reforma në administratënpublike ka qenë një nga prioritetet e kësaj qeverie,reformë e cila synon një shërbim civil profesionaldhe të bazuar në meritë. Transferimet epërkohshme dhe të përhershme të nëpunësvecivilë janë kryer në përputhje me ligjin “Për statusine nëpunësit civil”, aktet ligjore dhe nënligjore nëzbatim të tij. Po kështu, krijimi i grupit të menaxhimittë integruar të politikave ka sjellë zbatimin e qasjessektoriale në programimin, zbatimin dhemonitorimin e politikave publike.

Në fushën e të drejtave të njeriut Shqipëria kavijuar të përmirësojë legjislacionin për mbrojtjen eminoriteteve.

Në lidhje me të drejtën e pronës, u miratua ligji ri, i cili synon riorganizimin e plotë të strukturaveinstitucionale për regjistrimin, kthimin dhekompensimin e pronës. Gjithashtu, në lidhje metë drejtat e grave, të fëmijëve dhe romëve janëshënuar përparime të mëtejshme.

Po kështu, ekonomia shqiptare ka përmbushurtë gjitha parashikimet e bëra në buxhetin e vitit2018. Rritja ekonomike ka vazhduar tëpërshpejtohet, madje gjatë vitit 2018 rezultoi nënivelin 4,4 %, nga 3,8 % që ishte në vitin 2017.

Ecuria e mirë e ekonomisë reale ështëreflektuar dukshëm në tregun e punës. Deri në fundtë vitit 2017 shkalla e papunësisë ra në 13,4% dhevazhdoi të binte gjatë tremujorit të parë të vitit2018 me 12,5%, duke shënuar nivelin më të ulëtqë nga tremujori i parë i vitit 2012.

Tregjet financiare janë karakterizuar nga normatë ulëta të interesit si për depozitat, ashtu edhepër kreditë. Zvogëlimi i raportit të kredive meprobleme në 13,31%, është një zhvillim pozitiv përsistemin bankar, si dhe për perspektivën e kredisë.Rënia e kredive me probleme u ndikua, gjithashtu,nga procesi i ristrukturimit të këtyre kredive dheshlyerja e kredive të humbura nga bilancet ebankave. Sektori bankar ka treguar rritje në disaaktivitete kryesore, si: kreditimi në monedhënvendase dhe ekonomitë familjare. Ka pasurprogres me qëllim përshtatjen e strategjive

sektoriale me programin buxhetor afatmesëm, sidhe për të rritur transparencën dhe raportimin eraporteve financiare të qeverisë.

Politika fiskale për periudhën afatmesme tëviteve 2019 - 2021 do të jetë e orientuar drejtkonsolidimit fiskal, duke siguruar një nivel optimaltë investimit prej rreth 5 % të PBB-së.

Borxhi publik pritet të bjerë në rreth 66,4 % tëPBB-së në vitin 2019, 63,5 % në vitin 2020 dhemë tej në 59,9 % në vitin 2021.

Këshilli Europian ka vlerësuar pozitivishtangazhimin e vazhdueshëm konstruktiv tëShqipërisë në bashkëpunimin rajonal, si edhedialogun e intensifikuar me fqinjët për të adresuarçështje të rëndësishme dypalëshe dhemarrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Qeveria shqiptare do të vijojë të manifestojëvullnetin e saj të palëkundur për të ndërtuarmarrëdhënie të mira dhe të ngushta me të gjithëfqinjët tanë, pasi ato janë gur themeli për politikëntonë të jashtme rajonale. Në këtë mënyrë nemanifestojmë, ruajmë e theksojmë qartësinëgjeostrategjike, që na ka karakterizuar, nëangazhimin tonë në rajon.

Këshilli Europian vendosi t’i përgjigjet pozitivishtprogresit të bërë nga Shqipëria dhe përcaktoirrugën për hapjen e negociatave për anëtarësimnë qershor të vitit 2019.

Është detyrimi ynë, i qeverisë shqiptare, i tëgjitha institucioneve shtetërore, i sektorit privat, ishoqërisë civile, i partive politike dhe i të gjithëveaktorëve dhe faktorëve, që të punojmë së bashkupër vendimin e qershorit të vitit 2019, anëtarësimine Shqipërisë në BE.

Ftoj të gjithë kolegët deputetë dhe deputete tëmiratojnë rezolutën për progresin e Shqipërisë nëprocesin e integrimit në Bashkimin Europian gjatëvitit 2018.

Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja Dhima!Fjalën e ka deputetja Milva Ekonomi.Milva Ekonomi -E nderuar drejtuese e

seancës,Të nderuar kolegë deputetë,Qeveria shqiptare vlerëson se nuk ka asnjë

alternativë tjetër politike dhe ekonomike përveçasaj që Republika e Shqipërisë të jetë anëtare eBashkimit Europian. Për këtë arsye anëtarësimi iRepublikës së Shqipërisë në Bashkimin Europianmbetet objektivi madhor i kësaj qeverie.

Viti 2018 shënoi një hap tjetër përpara për

223

Legjislatura e 9-të Viti 2019

Shqipërinë, por edhe për të gjitha vendet eBallkanit Perëndimor, në rrugëtimin drejtanëtarësimit në Bashkimin Europian.

Shqipëria thelloi më tej reformat duke ufokusuar në plotësimin e 5 prioriteteve kyçe,veçanërisht në reformën në drejtësi, por në asnjëmoment vëmendja nuk është larguar edhe ngalufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit tëorganizuar, lufta për të drejtat e njeriut, përfshirëtë drejtat pronësore dhe reformën në administratënpublike. Pjesë e këtij procesi transformues ështëedhe Programi i Reformave Ekonomike ose ERP-ja. Ky instrument u lançua nga Bashkimi Europiannë vitin 2015, për të përgatitur vendet e BallkanitPerëndimor që të kishin mundësi të hartonin tënjëjtat politika kordinative ekonomike, si vendet eUnionit, por edhe si një instrument për vetë këtovende për të realizuar reformat ekonomike, për tëruajtur stabilitetin makro-ekonomik, për të nxiturkonkurrencën, për të shtuar vendet e rejat tëpunës, për të përmirësuar kushtet e jetesës dhepërfshirjen sociale të vetë vendeve të BallkanitPerëndimor.

Programi i ndërtuar mbi shtatë fusha (klimën ebiznesit, reformat në energji dhe transport,ekonominë dixhitale, tregtinë, edukimin dheaftësimin, tregun e punës dhe mbrojtjen sociale), ivendos në një dialog të nivelit të lartë përfaqësuesite secilit vend, me BE dhe BQE, për të bërë njëanalizë për çdo vend kandidat lidhur me ecurinënë këto shtatë fusha.

Monitorimi i ERP-së në vitet 2018-2020, nëfund të vitit të kaluar evidentoi për Shqipërinë disasuksese që vlen t’i përmendim sot. Së pari, rritjaekonomike prej 4,28% u mbështet në mënyrë tëbalancuar si te konsumi i popullatës, ashtu edhetek investimet në ekonomi. Shtimi i aktivitetitekonomik, ndryshe nga sa ndodhte në vitet para2013-s, solli më në fund rritje të punësimit.Papunësia arriti në nivelet e saj më të ulta, 12,3%.Ashtu sikurse tha edhe Banka Botërore, Shqipëriasolli gjysmën e vendeve të punës të krijuara nëBallkanin Perëndimor. Për shqiptarët pati të dhënashumë të mira në fund të vitit 2018. Mbi 1 miliardeuro investime të huaja direkte u llogaritën në vend,mbi 6 milionë vizitorë të huaj e panë Shqipërinë,mbi 1,2 milionë tonë mineral kromi u ekspertuan,mbi 8 terravat energji elektrike u prodhua, mbi 300milionë dollarë eksporte bujqësore realizoiShqipëria dhe IPARD-i mbështeti 317 fermerë menjë shumë 56 milionë euro. Falë politikës së

taksimit të ndershëm, që Shqipëria përdori, përmestaksës progresive, 97% e shqiptarëve dhe 91% ebizneseve në Shqipëri kanë përfituar ulje tëdrejtpërdrejtë të barrës fiskale.

Ne fillim të shkurtit të këtij viti, në qoftë se jukujtohet, Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimeve,Standard and Poor’s, konfirmoi vlerësimin aktualB+ për Shqipërinë me pritshmëri të qëndrueshme.

Standard and Poor’s parashikon vazhdimin ekonsolidimit fiskal për uljen e borxhit dhe vlerësonse performanca fiskale e Shqipërisë pritet të mbetetrelativisht e fortë. Gjithashtu, kjo organizatëparashikon që deficitet e përgjithshme të qeverisëdo të qëndrojnë mesatarisht në 2% të vlerës sëprodhimit të brendshëm bruto edhe për vitin 2019,deri në vitin 2022. Konsolidimi i përgjithshëm fiskaldo të çojë në zvogëlimin e stokut të borxhit neto tëqeverisë me rreth 60% të prodhimit të brendshëmbruto deri në vitin 2022.

Standard and Poor’s vëren se administratatashmë ka bërë përpjekje për të rritur sundimin eligjit në ekonomi dhe për të luftuar ekonominëinformale. Ky rezultat i qëndrueshmërisë fiskalekonfirmuar nga Standard and Poor’s bëri të mundurdaljen e Republikës së Shqipërisë sërish në tregjetndërkombëtare të kapitalit pas 3 vjet mungese.Emetimi i Eurobondit në tregjet ndërkombëtare në2018, me madhësi maksimale deri në 500 milionëeuro, me afat maturimi 7,5 vjet është një garancimë shumë për sa i përket përmirësimit të strukturëssë borxhit dhe uljes së kostos së tij në portofol.

Gjithashtu, Banka e Shqipërisë ka konfirmuarnë përgjithësi për vitin 2018 një gjendje financiarepozitive të sektorit bankar, si dhe ka njoftuar seinflacioni gjatë këtij viti është ruajtur në nivelin 2%.

Tregjet financiare kanë funksionuar normalishtdhe vëllimi i transaksioneve bankare ka mbetur iqëndrueshëm, duke pasur norma interesi të ulëta.Veprimtaria e sektorit bankar ishte zgjeruar dheekspozimi ndaj riskut ishte edhe më i kontrolluar.Kreditë me probleme u pakësuan me 15 miliardëlekë, duke shënuar një nivel shumë të ulët tëkredive me probleme, në nivelin 11,1%. Aftësia esektorit bankar për të përballuar rreziqet vlerësohete fortë dhe gjendja e likuiditetit është e mirë kurveprimtaria e bankës vazhdon të paraqitetfitimprurëse dhe e mirëkapitalizuar.

Në maj të vitit 2017, Grupi për Dialog Ekonomikdhe Financiar i Bashkimit Europian nxoriindikatorët për udhëzimet e politikave që duheshinndjekur nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor

Viti 2019

224

Legjislatura e 9-të

në kuadër të ERP-it. Janë 6 grupe indikatorësh tëudhëzuesve të politikave që përfshijnë në total 17indikatorë. Nga këta indikatorë Shqipëriavlerësohet se me 9 indikatorë ka një performancësshumë të mirë dhe me 7 indikatorë ka performancëme zbatim të kufizuar.

Vlen të theksohet se reagimi i grupit të punës icaktuar për të ndjekur ERP-in në Ministrinë eFinancave dhe të Ekonomisë ka qenë imenjëhershëm pas këtij klasifikimi. Për shembull,po të marrim në konsideratë treguesin e dytë tëgrupit të dytë të udhëzuesve politikë, indikator qëquhet “Zgjerimi i bazës tatimore bazuar në njërishikim të shpenzimeve tatimore”, performancarezulton “zbatim i kufizuar”. Por menjëherë kyindikator do të ketë nivele përmirësimi, sepse nëvitin 2019 ne miratuam ndryshime në paktënfiskale, të cilat kanë hyrë në fuqi në fund të vitit2018.

Po ashtu indikatori i tretë i po këtij grupi, që katë bëjë me vendosjen e taksës së pasurisë në bazëtë vlerësimit, ka një nivel performance“implementim parcial”, por nuk duhet të harrojmëse ligji, që u ndryshua në dhjetor të vitit 2017 dhehyri në fuqi më 1 prill të vitit 2018 “Për taksënvendore”, u shoqërua me aktet nënligjore tënevojshme për zbatimin e një tatimi të pronës,sipas vlerësimit të miratuar në mars të vitit 2018dhe tashmë ai është në zbatim.

Pra, qeveria po punon me një një plan tëdetajuar për të përmbushur të gjitha rekomandimet,qofshin këto rekomandime që vijnë nga Këshilli,qofshin këto rekomandime që vijnë nga raporti iKomisionit Europian. Edhe ne, si deputetë tëKuvendit të Shqipërisë, jemi angazhuar nëpërmjetKëshilli Kombëtar të Integrimit Europian që tënxisim dhe të garantojmë një bashkëpunimingjithëpërfshirës ndërmjet forcave politike,institucioneve publike dhe shoqërisë civile, si dhetë sigurojmë rrit jen e transparencës nëvendimmarrje për çështjet e integrimit. Nuk duhettë harrojmë se jo më larg se dje një pjesë prej neshka qenë prezente në mbledhjen e radhës tëKëshillit Kombëtar të Integrimit Europian.

Për të pasur një integrim europian tësuksesshëm pa dyshim që bashkëpunimi rajonalështë një komponent shumë i rëndësishëm përqëndrueshmërinë dhe sigurinë në rajon. Rajoni ynëpo përjeton zhvillime të rëndësishme si në aspektine integrimit euroatlantik, ashtu edhe në procesin epranimit, i cili shndërrohet në një motor kryesor të

reformave dhe stabilitetit. Shqipëria luan një rolparimor, dinamik dhe stabilizues në rajonin eBallkanit Perëndimor. Është fakt që ne jemipërkrahës të vendosur të integrimit të rajonit nëBashkimin Europian dhe në NATO.

Gjithashtu, ne kemi luajtur një rol shumë aktivedhe në Procesin e Berlinit dhe të objektivave tëtij, siç janë: marrëdhëniet e mira të fqinjësisë,axhenda e ndërlidhjes dhe mobilitetit, si dhe krijimii zonës ekonomike rajonale. Unë besoj se jukujtohen samitet e Triestes të vitit 2017, si dheSamiti i Londrës i vitit 2018, ku vendet e BallkanitPerëndimor u angazhuan të merrnin hapa përzbatimin e Procesit të Berlinit, duke synuar edhezgjidhjen e problemeve bilaterale që kishin ngelurtë hapura. Për këto arsye qeveria e Shqipërisë uangazhua si në marrëdhëniet bilaterale me vendetfqinje, siç janë Kosova, Mali i Zi, Republika eMaqedonisë së Veriut edhe në marrëdhëniettrelaterale siç janë ato midis Shqipërisë, Kroacisë,Malit të Zi apo Italisë, Serbisë dhe Shqipërisë përt’i nisur dhe për t’i avancuar më tej nismat rajonale.Këto forume u kanë shërbyer diskutimeve dheangazhimeve në funksion të ndërlidhjes edhenëpërmjet krijimit të korridoreve që janë shumë tërëndësishme, siç janë ato kulturore, energjetikedhe infrastrukturore. Puna për fuqizimin e këtyreka vazhduar duke sjellë me vete edhe eliminimine shumë barrierave tregtare, por ende ka shumënevojë për lehtësim, prandaj ky është ndërprioritetet e veprimtarisë së qeverisë së Shqipërisë.

Besoj se ju kujtohet që muaj më parë nisja epunës nga ana e Fondit të Ballkanit Perëndimordhe RYCO-s ishin aktivitete dhe iniciativa shumëpremtuese për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal,duke u dhënë kështu një mundësi shumë të madheatyre që sot janë të rinj dhe që besojnë se mundtë punojnë për një Ballkan të integruar në Europëdhe për një Ballkan më të mirë, prandaj ju ftoj tëgjithëve ta miratojmë këtë plan veprimi.

Faleminderit, kolegë!Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja Ekonomi!Fjalën e ka deputeti Ervin Bushati.Ervin Bushati – Faleminderit, zonja Hysi!Të nderuar kolegë,Të nderuar qytetarë të Shqipërisë,Shqipëria është integruar në Europë, shqiptarët

janë të integruar në Europë, por ajo që ne pokërkojmë është që shteti shqiptar ose më saktëpolitika shqiptare më në fund të marrëpërgjegjësinë dhe të integrohet ashtu si të gjithë

225

Legjislatura e 9-të Viti 2019

qytetarët shqiptarë janë të integruar kudo që jetojnësot në Europë.

Shqiptarët janë të integruar në Itali, shqiptarëtjanë të integruar në Greqi, shqiptarët janë tëintegruar në Gjermani, në Francë, në Angli, në çdovend ku jetojnë. Kjo na bën të ndihemi krenarëpër shqiptarët, për të gjithë bashkëqytetarët tanë,që kanë prejardhje nga Kosova, Maqedonia, Malii Zi, për qytetarët e Shqipërisë, të cilët kanë diturtë përshtaten në vendet ku jetojnë, madje të bëhenedhe model i qytetarisë me punën dhe kontributinqë japin në shoqërinë e tyre. Ajo që kërkohet ështëqë shteti, politika, me aq sa ka sot në dorë, tëmundet ta përafrojë vendin sa më shpejt mestandardet europiane në nivel shtetëror dhe politik.

Në fakt, sot në Europë ka dy zhvillime, që janënë favor të Shqipërisë si shtet. Në radhë të parë,shqiptarët kudo që janë, kanë filluar të integrohenshumë mirë në shoqëri, pse jo, të kenë edheambicie politike.

Bashkë me koleget, me zonjën Gjermeni dheme zonjën Bushka, ishim në Strasburg, ku morëmpjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit tëEuropës dhe u takuam me shumë qytetarëshqiptarë, të cilët janë të respektuar në vendet etyre dhe janë deputetë në parlamentet kombëtare.Kemi rastin që në zgjedhjet e majit për ParlamentinEuropian të kemi disa shqiptarë, të cilët kandidojnë.Janë mbi 5 shqiptarë që kandidojnë në Belgjikë;ka shqiptarë që kandidojnë në Greqi; ka shqiptarëqë kandidojnë në Suedi. Kjo është një pikë shumëe rëndësishme.

Në fakt, ne e kemi hapur një ministri përdiasporën që të merret pikërisht me qytetarët qëjetojnë jashtë, por duhet të kuptojmë që dimensionipolitik, kapitali politik që ka sot Shqipëria, shqiptarianë Europë, duhet të kthehet në një vlerë të shtuar,pse jo, të futet dhe të promovohet si ambicie eshtuar nga ana jonë. Në qoftë se këta shqiptarëvotohen dhe do të jenë nesër përfaqësues tëvendeve të tyre në Parlamentin Europian nëBruksel, kjo do të jetë një vlerë e shtuar dhe përherë të parë ne do të kemi një dimension politik tështuar në Europë. Pra, është kollaj ta shikojmë çdoqytetar shqiptar sot si një anëtar të shoqërisë sonë,si një anëtar të ekonomisë sonë dhe ta ftojmë nëShqipëri të investojë, që ta kemi këtu pranë neshpër të dhënë eksperiencën më të mirë.

Mendoj se është shumë e rëndësishme që nesot të promovojmë dimensionin politik, kapitalinpolitik të shqiptarëve kudo që janë në Europë. “Voto

shqiptar” duhet të jetë sot një moto; “Voto shqiptar”duhet të jetë sot një thirrje që ne duhet t’u bëjmëtë gjithë qytetarëve tanë kudo në vendet ku jetojnësot për të votuar kandidatët shqiptarë, të cilët janënë listë për në Parlamentin Europian.

Në qoftë se sot në Greqi ka mbi 300 000shqiptarë me pasaportë greke, që kanë të drejtëvote dhe votojnë për kandidaten shqiptare, ne dotë kemi një vlerë të shtuar si shqiptarë sot në tëgjithë Europën. Në qoftë se shqiptarët në Suedi,sepse ka mbi 70 mijë shqiptarë me të drejtë vote,votojnë për kandidatin e tyre, që është një shqiptari lindur në Mitrovicë, nesër ai do të përfaqësojëSuedinë, por do të jetë edhe një vlerë e shtuar përshqiptarinë; ne përsëri fitojmë. Në qoftë se nëBelgjikë 5 kandidatët, të cilët kandidojnë për nëParlamentin Europian, do të votohen si anëtarë tëvendit të tyre, por edhe si shqiptarë, imagjinoni,në vitin 2019 për herë të parë Shqipëria mund tëketë 7 apo 8 parlamentarë, të cilët do të jenë meprejardhje shqiptare! Ky është kapitali i vërtetë iShqipërisë sot në Europë. Ne gjithmonë emendojmë kapitalin me më shumë turizëm, mëshumë industri, më shumë energji, më shumëbujqësi, në fakt, kapitali kryesor që kemi është ainjerëzor.

Në të gjitha vendet e botës ajo që shfrytëzohet,që shton vlerën e ekonomisë, është kapitalinjerëzor i edukimit dhe i transformimit të ekonomisënëpërmjet intelektit dhe forcës së mendjes. Neduhet të kuptojmë që për herë të parë kemi njëpasuri të madhe kombëtare. Kemi një kapital tëmadh që janë këta shqiptarë, të cilët janë integruaraq mirë në shoqëritë e tyre, sa janë paragonësuksesi, janë modele për t’u votuar në parlamentetrespektive. Ne si shtet, minimalisht, duhet jo vetëmt’i promovojmë si shembuj suksesi, por duhet tëkrenohemi me ta, me veten tonë, sepse atatregojnë se shqiptarët janë qytetarë më se të denjëtë Europës.

Ne e kemi pasur të vështirë të ndërtojmë shtetdhe t’i provojmë Europës që kemi një shteteuropian, por që të jemi shoqëri europiane, që tëjemi qytetarë europianë të denjë për vendet kujetojnë këtë e kemi arritur dhe duhet ta kemi krenarikombëtare; duhet ta kemi kapital politik. Kapitalipolitik i vërtetë i shqiptarëve sot në Europë ështëpikërisht ky: në Parlamentin Europian mund të ketëshumë më tepër shqiptarë, të cilët jonevojshmërisht paraqesin Shqipërinë, sepseShqipëria do të jetë anëtare pas 5 vjetësh apo 10

Viti 2019

226

Legjislatura e 9-të

vjetësh, nuk ka rëndësi, por sot ne mund të kemizërin tonë si shqiptari, me qytetarë, të cilët e kanënjë prejardhje dhe e ndiejnë përkatësinë shqiptare.Ky është kapitali i vërtetë që duhet të promovojëkjo maxhorancë dhe ky parlament, duke i thirrur,duke krijuar lidhje, si dhe duke kërkuar në të gjithëbashkë votën për ta që të hyjnë në ParlamentinEuropian.

Ky është një dimension i shtuar europian qëShqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi duhet tambështesin patjetër, ta ushqejnë, pse jo, edhe tapromovojnë, duke krijuar lidhje nga më të shumtat,nga më të ndryshmet, si me takime, me workshop-e. Edhe ne duhet të bëjmë promovimin e tyre dukee ndarë këtë lajm në faqet tona dhe të kërkojmënga qytetarët tanë kudo që janë që të votojnëkandidatët shqiptarë në Itali, në Greqi, në Belgjikë,në Suedi, në Francë, në Gjermani.

Ka shumë shqiptarë, të cilët nga sot mund tëfillojnë të zgjidhen në këshillat e tyre bashkiakëkudo që janë. Kjo gjë do t’i jepte një dimensiontjetër shumë më të rëndësishëm shqiptarisë,qytetarisë shqiptare, por edhe kërkesave qëshqiptarët kanë.

Tashmë shqiptarët do të fillojnë të kenëpërfaqësim në nivel politik kudo ku janë, dukefilluar nga nivelet lokale, pra në fillim hyjnë nëpolitikën lokale, pastaj në atë kombëtare. Kemipasur edhe shembuj. Pra, ai tavani i qelqtë ishqiptarëve sot është thyer në Europë dhe kashumë shqiptarë që kandidojnë në ParlamentinEuropian. Në qoftë se e gjithë kjo do tëpromovohet, atëherë shqiptarët do të kthehen nënjë kapital të rëndësishëm politik.

Në vendet ku ka sot shqiptarë, ka ndryshuaredhe leksiku që përdoret ndaj tyre, sjellja politike,qoftë e politikës apo e partive që janë nacionaliste,pra nuk flasin më në mënyrë derrogative përshqiptarët. Pse ndodh kjo?! Sepse i kanë votues.

Sot Mateo Salvini në një krah nuk i doemigrantët, por në krahun tjetër i përshëndetshqiptarët, kjo ndodh se ai i ka votues. Në Italivotojnë mbi 400 mijë shqiptarë; në Greqi 300 mijëshqiptarë. Shqiptarët mund të vendosin se kushdo të bëhet kryetari i Bashkisë së Athinës, sepseshqiptarët përgjithësish shkojnë në qytetet emëdha, pra kanë një dimension kozmopolitan.Kështu, nesër qytetet kryesore të Europës duhettë mendohen dhe duhet t’i përkrahin qytetarëtshqiptarë, sepse do të jenë ata që do të vendosinse kush do të jetë nesër kryetari i Bashkisë së

Athinës; pse jo, nesër kryetari i Bashkisë sëRomës, ata do të duhet të kërkojnë votën eshqiptarëve. Kjo po kthehet në një dimension tështuar. Pra, ne, të parët, duhet t’i promovojmë dhet’i sjellim si shembuj suksesi, duhet të ngrihemimbi konfliktin tone politik me njëri-tjetrin, mbipërplasjet, mbi lajmet e këqija. Media këtë detyrëka, dhe në çdo vend të botës lajmet e këqija dalingjithmonë në revista televizive, në internet. “Nëmedie nuk ka lajm të mire”, - thuhet, dhe kjo dihet.Ne nuk presim të japin vetëm lajme të mira, porkur kemi raste suksesi, si ky, që duhet përkrahur,duhet t’i amplifikojmë dhe t’i shtojmë, sepse i bëjmëmë mirë, i sjellim më shpejt, i përafrojmë më shumëshqiptarët me Europën, u japim shpresë dhe utregojmë se një shqiptar integrohet shumë mirënë Angli, në Belgjikë, në Gjermani, pra atje ku kanjë sistem të të ndërtuarit dhe të shtetbërjes, përtë cil in ne mund të replikojmë, mund tapërmirësojmë dhe mund ta përshtatim.

Nuk janë shqiptarët ata që nuk dinë të votojnë,të integrohen, të punësohen dhe të kandidojnë,sepse shqiptarët kandidojnë edhe në Zvicër, edhenë Belgjikë, edhe në Greqi, edhe në Itali. Pra,problemi nuk janë shqiptarët. Problemi që kemipasur dhe kemi është marrëdhënia me njëri-tjetrin.Nëse e tejkalojmë këtë, të paktën për shqiptarët eEuropës, për shqiptarët që janë në Shqipëri, tëpërpiqemi të arrijnë integrimin, për të cilin qytetarëti kanë ndonjëherë sytë nga politika, se do të ishtenjë plus për ne bashkë.

E them edhe një herë: dakord, të bëjmë luftëpolitike, por media e bën lajmin e keq edhe pa ne,nuk ka nevojë për ne. Në çdo vend të botës, nësegrabitet një bankë, patjetër që do të dalë në lajme.Lajmet nuk japin raste të mira, sepse duket sikurbëjnë propagandë, ato zakonisht jepen nëemisionet televizive të pasdites.

Ne, së pari, duhet të kemi detyrë qytetare që,të paktën, në 10% të rasteve, të promovojmë edheraste të tilla suksesi.

Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Bushati!Fjalën e ka zonja Majlinda Halilaj.Deputetja Halilaj është e re në Kuvendin e

Shqipërisë.Në bazë të nenit 11 të Kodit të Sjelljes, në

paragrafin e dytë theksohet: “Kur deputeti i ri mbanfjalimin e parë në foltoren e Kuvendit, aipërshëndetet nga drejtuesi i seancës, respektohetnga të gjithë deputetët pjesëmarrës në sallë,

227

Legjislatura e 9-të Viti 2019

pavarësisht grupimit politik që i përket”.Unë ju përshëndes, zonja Halilaj, dhe ju uroj

suksese në detyrën tuaj si përfaqësuese ezgjedhësve tuaj!

Majlinda Halilaj – Faleminderit!E nderuar drejtuese e seancës,Të nderuar deputetë,E kërkova fjalën në këtë seancë jo vetëm për

të dalë në foltore, por sepse dua të shpreh vullnetine plotë për të kontribuar dhe për t’u solidarizuarme secilin prej jush për iniciativat dhe për çdo gjëtjetër që lidhet me shpejtimin e procesevedemokratizuese në rrugën drejt integrimit tëshqiptarëve në Bashkimin Europian.

Nëse përjetuam një tranzicion të vështirë përshumë arsye, të pafalshme janë shkaqet që lidhenme klasën politike, që shpesh e ka humburorientimin përmes alibive bajate. Jehona dhe frymarinore e viteve ’90: “E duam Shqipërinë si gjithëEuropa” do të mbetet në kujtesën e popullit shqiptarsi shpresa që ringjalli nervin e paralizuar të popullitshqiptar për gati gjysmë shekulli, në një sistem qëna mbajti larg botës së qytetëruar.

Si deputete e këtij Kuvendi, pa u gjykuar se cilëspartie i përkas, do të mbështes pa u kursyer këdoqë ka kurajë të ngrihet mbi interesat e çastit tëindividit, të një grupi apo force politike, për tëmbrojtur interesat e shqiptarëve, që sot më shumëse kurrë përcaktohen nga bashkëpunimi mepartnerët strategjikë të Europës Perëndimore dhetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vizioni i një klase politike apo i një elite është imatshëm me rezultate. Efektet janë të prekshmepërmes vlerave me arritje apo dështime nëproceset jetike të vendit, që lidhen me garantimine të drejtave dhe lirive të individit dhe pronës, mepërparimin shoqëror, zhvillimin ekonomik, rritjen esigurisë kombëtare përmes luftës kundërkorrupsionit dhe krimit të organizuar, rritjen e rolitdhe faktorizimit të shqiptarëve në rajon e më gjerë,si dhe krijimin e një klime që na përafron mestandardet europiane, union ku aspirojmë tëintegrohemi.

Vetëm dialogu, në vend të retorikës politikembetëse dhe herë-herë përçmuese, rrit besimin eqytetarëve tek udhëheqja politike. Toleranca dhebashkërendimi mes të gjithë faktorit politik sotështë detyrim për secilin prej nesh, që vullnetinpolitik ta vëmë në shërbim të interesit të shumicëssë shqiptarëve në një parlament funksional,përmes së cilit hartojmë, përcaktojmë dhe

zgjedhim prioritetet që lidhen me përparimin eshqiptarëve, sot me disa vështirësi dhe sikonsumatorë vlerash europiane, por nesër duke iofruar disa vlera Europës së qytetëruar.

Kontributi konstruktiv i opozitës është idomosdoshëm për konsultimin e mëtejshëm tëdemokracisë shqiptare. Duke punuar së bashkutë gjitha palët, i zhvillojmë më tej kapacitetet dhekapërcejmë sfidat, garantohet efikasiteti dheqëndrueshmëria e reformave që varen nga vullnetidhe përkushtimi i të gjithë aktorëve politikë nëShqipëri. Parësore është se në mënyrë tëvetëdijshme apo jo qytetarët shqiptarë sot kërkojnëndryshime rrënjësore dhe të dukshme, në mënyrëqë ta ofrojnë shoqërinë shqiptare me standardetqë i kërkohet të përmbushë në rrugën eeuropianizimit. Sot vendi është më afër se kurrërealizimeve të aspiratës së tij madhore, që fillonme hapjen e negociatave të integrimit në BashkimitEuropian. Tani është koha të informohen dhe tëvetëdijesohen shqiptarët se cilat janë sfidat qëduhet të përballen për të përmbushur standardetqë kërkohen prej tyre. Kjo kërkon, para së gjithash,përfshirjen, bashkëpunimi dhe mobilizimin e tëgjithë aktorëve me peshë në këtë shoqëri, qëndajnë ëndrrën për një Shqipëri anëtare tëBashkimit Europian.

Mbetet të shpresoj se e gjithë klasa politikeshqiptare do ta kuptojë nevojën dhe mesazhin eqytetarëve, duke ndërmarrë reformën e duhur përnjë zhvillim sa më të shpejtë ekonomik dhe socialtë vendit, do të mbështetet mbi vlerat dhe parimet,mbi të cilat ngrihet shteti i mirëqenies dhe mbitiparin dallues së familjes së vendeve anëtare tëBashkimit Europian. Anëtarësimi në BashkiminEuropian ka qenë dhe vazhdon të jetë forcë shtysedhe frymëzuese e ndryshimeve positive, duke moslejuar devijime në rrugën e demokratizimit dheeuropianizimit.

Sot, 29 vjet më pas, pjesa dërrmuese eshqiptarëve vazhdon të jetë e bindur se e vetmjarrugë zhvillimi, modernizimi dhe garantimi i sigurisësë vendit vazhdon të mbetet integrimi i plotë nëgjirin e familjes europiane.

Nëse deri një muaj më parë ndiqja punimet ekëtij Kuvendi përmes ekranit me pritshmërinë seduhet bërë më shumë për të përmirësuar jetën eqytetarëve e, natyrisht, gjithçka që lidhet meecurinë e përmbushjes së standardeve në rrugëndrejt Bashkimit Europian, sot ndiejpërgjegjshmërinë të bëj gjithçka që të

Viti 2019

228

Legjislatura e 9-të

përshpejtojmë këtë proces, qoftë përmesreformave, edhe me dhimbje kur është nevoja.Ndiej detyrim moral, si bijë e këtij vendi, t’u drejtojnjë thirrje kumbuese të gjitha forcave politike qëtë ulen për të dialoguar, në mënyrë që të gjejmënjë zgjidhje, e cila do t’i shërbejë ëndrrës sonë përintegrim e qetësi dhe të ardhmes sonë, të bijvetanë, të kombit dhe Shqipërisë.

Ju faleminderit!(Drejtimin e seancës e merr zoti Gramoz Ruçi)Gramoz Ruçi – Faleminderit, zonja Halili!Fjala për zotin Arben Pëllumbi.Arben Pëllumbi – I nderuar Kryetar,Të nderuar kolegë deputetë,Sot po diskutojmë për ecurinë e procesit të

integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian përvitin 2018 dhe për momentin në të cilin ndodhemi.Kjo çështje na intereson neve këtu në sallë, porbesoj se edhe të gjithë shqiptarëve, sepse ështëëndrra jonë e kahershme për të parë atdheun tonëjo vetëm si të gjithë Europa, por edhe pjesë të saj,që është ende një realitet gjithëpërfshirës.

Diskutimet e sotme vijnë pak muaj para dhëniessë verdiktit për hapjen e negociatave përanëtarësimin në Bashkimin Europian. Ne jemibesimplotë se ky vendim do të jetë pozitiv, pasi aido të jetë rezultat i arritjeve të reformave tëpakthyeshme, që janë ndërmarrë dhe pondërmerren në konsolidimin e shtetit të së drejtësdhe thellimit të respektimit të të drejtave të njeriut.Për këtë arsye shqiptarët na kanë dhënë besiminduke na votuar bindshëm disa herë me radhë,sepse janë të qartë se, pavarësisht kontributevendër vite të të gjithë aktorëve, ne si maxhorancëqeverisëse jemi e vetmja forcë që ka vizionin përtë parë politikën në përgjithësi dhe atë të integrimitnë veçanti, si mision e përkushtim qytetar dhe kavullnetin për të vijuar rrugën e duhur në reformattransformuese, që janë jo vetëm binarët, ku do tëecin shinat e progresit të integrimit, por edheautostrada që do të sigurojnë rritjen evazhdueshme të performancës së vendit drejt njëprosperiteti gjithnjë në rritje për qytetarët tanë.

Qershorin e kaluar Këshilli Europian vlerësoimaksimalisht hapat e ndërmarrë nga vendi ynë dhedakordësoi që t’i përgjigjej pozitivisht përparimit tëShqipërisë, duke përcaktuar edhe rrugën drejthapjes së negociatave për anëtarësimin në qershortë vitit 2019. Bashkimi Europian vlerësoi qasjenpër përparimin e procesit të integrimit të Shqipërisëdhe na rekomandoi të fokusohemi në 5 drejtime

kryesore, gjë që është përmbushur më së miri.Më lejoni të ndalem fare pak në këto reforma,

thjesht për të risjellë disa fakte, të cilat tashmëpërbëjnë një bazë solide për përparimin thelbësordhe cilësor në procesin e integrimit të vendit tonë.

Po e nis me reformën në drejtësi, ku përfshin20 ligje, pjesë të paketës së 27 projektligjeve tëreformës, të cilat janë miratuar nga ky parlamentdhe, siç u theksua edhe dje gjatë punimeve tëKëshillit Kombëtar të Integrimit Europian, deri nëdatën 8 maj shpresojmë që ky proces të përmbylletplotësisht.

Për sa i përket procesit të vetingut, Komisioni iPavarur i Kualifikimit deri në muajin shkurt të vitit2019 ka marrë 42 vendime për shkarkimin ngadetyra të 26 gjyqtarëve, 14 prokurorëve dhe 2këshilltarëve ligjorë, kandidatë për magjistratë,ndërkohë që 16 gjyqtarë, prokurorë dhe këshilltarëligjorë kanë dhënë dorëheqjen. Besoj se askushnuk e ka harruar sesi pak javë më parë, teksa nevotonim organet e reja të reformës në drejtësi,strukturën e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillittë Lartë të Prokurorisë, opozita jonë jashtëparlamentit ofroi pamje të turpshme, duke ushtruardhunë edhe mbi përfaqësues të popullit. Por metë gjitha përpjekjet donkishoteske, reforma do tëecë përpara. Partia Socialiste është e vendosur,ashtu si ditën e parë kur deklaroi se shqiptarëtmeritojnë të kenë një fillim të ri, një kapitull të ri nësistemin e drejtësisë, sepse krijimi i institucionevetë reja të drejtësisë do të sigurojë pavarësinë,llogaridhënien dhe funksionimin e duhur tëgjyqësorit.

Për sa i përket luftës kundër korrupsionit, u ngrittask forca, e cila është përgjegjëse për inspektimetndërinstitucionale. Gjatë periudhës maj-dhjetor2018 nga inspektimet e kryera u ndërmorën 452masa disiplinore, 104 punonjës u liruan ngashërbimi civil dhe 36 denoncime u paraqitën nëprokurori. Po në këtë kuadër, në luftën ndaj krimittë organizuar u krijua operacioni “Forca e ligjit”, icili u miratua në nëntor të vitit 2017 dhe u zbatuame sukses gjatë vitit 2018. Gjatë periudhës janar-nëntor task forca speciale përfundoi 42 operacionendaj 11 grupeve të strukturuara kriminale, ku uarrestuan 175 persona nga drejtuesit dhe anëtarëte tyre, si dhe u sekuestruan pasuri kriminale mevlerë 20 milionë euro.

Gjatë vitit 2018 vazhdoi zbatimi i reformës nëadministratën publike, e cila synon një shërbim civilprofesional dhe të bazuar në meritë. Këtu dua të

229

Legjislatura e 9-të Viti 2019

përmend qasjen tonë për t’u krijuar mundësinë tërinjve, që kanë përfunduar universitetin merezultate të larta, të jenë pjesë e administratëspublike dhe kontribuues me energji e ide të rejanë rrugën tonë integruese.

Po ashtu, në fushën e të drejtave të njeriut,Shqipëria vazhdoi me hapa përpara dhe tëqenësishme në përmirësimin e legjislacionit të sajpër mbrojtjen e minoriteteve.

Lidhur me të drejtën e pronës, gjatë vitit 2018 umiratua ligji nr. 111, për kadastrën, që synonriorganizimin e plotë të strukturave institucionalepër regjistrimin, kthimin dhe kompensimin epronës.

Këto ishin 5 prioritetet kyçe, mbi të cilat undërtua edhe projekti kombëtar i qeverisë, i ciliështë vlerësuar nga partnerët tanë ndërkombëtaë.Kujtoj se Komisioni Europian, në raportin e tij përShqipërinë dhe në strategjinë e zgjerimit të vitit2018, rekomandoi në mënyrë të pakushtëzuarhapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë,duke e bazuar rekomandimin në njohjen e qartëtë progresit të bërë për përmbushjen e këtyreprioriteteve, ku me gjasa edhe raporti pasardhës,që presim pas disa javësh, do të jetë po ashtupozitiv.

Ndërkohë, më lejoni të theksoj që në fillim tëkësaj jave kemi edhe një tjetër qëndrim zyrtaramerikan, partneri ynë më i rëndësishëm strategjik:“Shqipëria nuk ka probleme në marrjen evendimeve, në miratimin e ligjeve dhe kjo qeverido ta çojë vendin drejt një të ardhmeje europiane,do të jetë në gjendje të vazhdojë të veprojë nëluftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit,në zbatimin e reformës në drejtësi, në kryerjen evetingut, që është i rëndësishëm për t’u dhënëshqiptarëve besimin në administrimin e drejtësisë”.

Në përfundim të fjalës sime dua t’u bëj një thirrjekolegëve tanë të opozitës parlamentare. Jo pakherë Bashkimi Europian nga klasa politike kakërkuar miratimin e reformës zgjedhore, e cila nukështë konsideruar si një zgjidhje apo tejkalimi isituatës aktuale, por si një frymëmarrje përdemokracinë. Pak ditë më parë ne sërish kemishtrirë dorën e dialogut, duke krijuar hapësirat eduhura për Partinë Demokratike, që të jetë pjesëe këtij procesi për të garantuar një produkt sa mëkonsensual. Ndaj gjej rastin t’ju kërkoj të ngriheninë përgjegjësinë e detyrës që iu kanë dhënëqytetarët shqiptarë, të diskutojmë dhe më pas tëmiratojmë reformën, e cila adreson rekomandimet

e OSBE/ODIHR-it.Gjithashtu, nuk mund të lë pa përmendur dhe

pa falënderuar maksimalisht partnerët tanëeuropianë, të cilët na kanë mbështetur jo pak nërrugëtimin tonë. Ne jemi mirënjohës përmbështetjen e Parlamentit Europian, deputetëvedhe reporterëve për Shqipërinë, të cilët i kanëpasur si gurë themeli orientues reformatshtetformuese në Shqipëri. Ne shpresojmë që kjombështetje të karakterizohet në hedhjen e hapavetë mëtejshëm në udhëtimin tonë europian nëpërputhje me arritjet dhe meritat tona.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Pëllumbi!Fjalën e ka zonja Senida Mesi.Të njoftohen deputetët që të bëhen gati për

votim.Senida Mesi – Përshëndetje të gjithëve!I nderuar zoti Kryetar,Të nderuar kolegë deputetë,Më vjen mirë që kjo seancë parlamentare i

dedikohet kryesisht procesit të integrimit tëShqipërisë në Bashkimin Europian. Ky është njënga proceset dhe reformat më të rëndësishme tëkësaj qeverisje dhe është në favor të të gjithëshqiptarëve.

Sot do të ndalemi te një rezolutë, e cilaparashtron progresin e Shqipërisë në procesin eintegrimit të Bashkimit Europian. Asnjëherë nukduhet të harrojmë se procesi integrimit europiankërkon kohë, kërkon që të instalohen, të kryhendhe të realizohen një sërë reformash; kërkon dia-log me të gjitha palët, me opozitën dhe me të gjithaforcat e tjera politike, pasi përfshin dizenjimin,aprovimin dhe implementimin e reformave.

Partnerët europianë na kanë dhënë dhe do tëvazhdojnë të na japin mbështetjen për thellimin ekëtyre reformave të nisura. Në fakt, po të listoj seçfarë ka bërë ky Kuvend dhe qeveria shqiptaregjatë vitit 2018 për procesin e integrimit tëShqipërisë në Bashkimin Europian, nuk do të namjaftonte as një javë seancë plenare për të renditurse çfarë është bërë dhe çfarë jemi duke bërë nëlidhje me këtë proces.

Është shumë e rëndësishme të ndalemi tek atopesë prioritete, të cilat i kemi dakordësuar kohëmë parë me Bashkimin Europian. Mbi bazën ekëtyre 5 elementeve Bashkimi Europian do të bëjëvlerësimin dhe progresraportin, duke u nisurgjithmonë nga faktet dhe nga provat, duke evërtetuar, si qeveri dhe si Kuvend, se çfarë kemi

Viti 2019

230

Legjislatura e 9-të

realizuar dhe se çfarë kemi bërë.Të ndodhur mes rrezikut të Lindjes dhe të

ardhmes Perëndimore, sigurisht që ne kemizgjedhur Perëndimin. Besoj se të gjitha vendetanëtare të Bashkimit Europian, ata që janë prozgjerimit, nga njëra anë, por edhe për ata që janëskeptikë për zgjerimin e Bashkimit Europian, dotë dinë t’i vlerësojnë faktet, do të dinë t’i vlerësojnëprogresin e Shqipërisë në lidhje me implementimine të gjitha reformave të marra përsipër. Sigurisht,do të dinë të vlerësojnë edhe prevalencën që kasiguria dhe stabiliteti në rajonin e BallkanitPerëndimor.

Në qershor të vitit 2018 Këshilli i BashkimitEuropian përcaktoi një rrugëtim të qartë drejthapjes së negociatave për Shqipërinë, të definuarpër të marrë një përgjigje në qershor të këtij viti,duke mos shtuar as edhe një kusht të ri,përkundrazi duke na kërkuar që të vazhdojmë metë njëjtat reforma, me të njëjtin përkushtim dhe metë njëjtën përgjegjshmëri.

Në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisënë Bashkimin Europian, Kuvendi në janar të vitit2018 veprimtarinë e tij e ka përkufizuar kryesishtnë reformën në drejtësi, në reformën zgjedhoredhe, sigurisht, në përforcimin e transparencës, nëkonsolidimin e funksionit demokratik të Kuvenditdhe në fuqizimin e kontrollit parlamentar. Kuvendika përmirësuar dukshëm funksionimin estrukturave për procesin e integrimit europian. Këtojanë punë, të cilat zhvillohen në Komisionin eIntegrimit Europian, në Këshillin Kombëtar tëIntegrimit Europian dhe në Komitetin Parlamentartë Stabilizim-Asocimit, të cilët kanë luajtur një rolshumë të rëndësishëm në monitorimin e reformavetë kërkuara dhe në plotësimin e rekomandimevenë kudër të procesit të integrimit europian.

Roli legjislativ i Kuvendit dhe sigurimi ipërputhshmërisë ligjore me standardet e BashkimitEuropian janë plotësuar dukshëm, duke bërë rreth33 amendamente në 10 projektligje, me qëllim qëligjet të ishin të amenduar dhe të përafruar meacqui-në.

Sigurisht, për Kuvendin e Shqipërisë ka qenëshumë i rëndësishëm dizenjimi i një plani pune nëkuadër të të gjitha rekomandimeve të Këshillit,duke përcaktuar objektivat dhe masat, të cilat janërealizuar në masën mbi 90%, por presim këtë muajqë plani i veprimit i aprovuar që vjet nga Kuvenditë finalizohet.

Komisioni për Integrimin Europian gjatë vitit

2018, në rolin e ushtrimit të kontrollit parlamentar,ka zhvilluar 3 seanca dëgjimore me ekzekutivin,të cilat kanë vazhduar edhe gjatë këtij viti.Komisioni për Integrimin Europian ka miratuar njëkalendar, ku disa nga këto takime do t’i zhvillojë tëhapura në disa qytete të Shqipërisë, me qëllim qëtë përfshijë sa më shumë qytetarë, grupe tëndryshme të interesit, duke theksuar më shumëdimensionin human, njerëzor dhe social të procesittë integrimit në Bashkimin Europian. Bashkëpunimindërparlamentar i Kuvendit të Shqipërisë meParlamentin Europian apo me parlamentetkombëtare të vendeve anëtare, sigurisht që ështëpërforcuar më tej.

Në lidhje me 5 prioritetet, avancime të dukshmejanë shënuar në reformën në drejtësi. Faktikishtkjo është vlerësuar si një nga reformat më tërëndësishme për faktin se është decizive edhe përdy reforma të tjera: luftën kundër korrupsionit dhekrimit të organizuar. Kjo reformë do të përfundojënë korrik të këtij viti, duke na lënë ne kohë që për2-3 javë të miratojmë edhe 3 projektligjet e fundit,të cilat ky Kuvend ka përgjegjësinë kryesore përt’i miratuar, duke i lënë organet e reja të drejtësisëtë përfundojnë të pavarura, sikurse janë, dukemarrë parasysh që edhe qeveria ka aprovuartashmë projektbuxhetin, ka siguruar edheinfrastrukturën e duhur, me qëllim që ato tëvazhdojnë operimin e punës normalisht.

Reforma e administratës publike, për hir të sëvërtetës, ka qenë një nga ato 5 reformat që kaavancuar gjithmonë me rezultate pozitive.Shqipëria, e përmendi edhe më parë zoti Balla, nëelementin e reformës administrative ka qenë lidernë rajon, është një nga ato reforma që ështëvlerësuar me notën maksimale nga BE-ja. Në lidhjeme rajonin, është e para për sa i përket menaxhimitprofesional dhe transparent të burimeve njerëzore,menaxhimit të financave vendore, si dhe progresindrejt reformës së shërbimeve administrativepublike.

Gjatë vitit 2018 progres ka shënuar reforma eshërbimeve publike, duke rritur transparencën meshumë shërbime online nëpërmjet portalit: e-Al-bania, rritjen e aksesit të ofrimit të shërbimeve tëstandardizuara në zyrat me një ndalesë, si dherritjen e cilësisë në ofrimin e shërbimeve. Për herëtë parë në Republikën e Shqipërisë janë trajnuarmbi 1500 punonjës, që shërbejnë në vijën e parëpër etikën e komunikimit dhe kujdesit ndaj ofrimittë shërbimit për qytetarin.

231

Legjislatura e 9-të Viti 2019

Është aprovuar për herë të parë gjatë vitit2018 karta e qytetarit, e cila parashikon dhepërcakton ato detyrime të administratës publike,ato të drejta të qytetarit për të marrë shërbimecilësore dhe në kohë. Është aprovuar manualioperacional, që e detyron të gjithë administratënpublike, e cila ofron shërbime publike për të punuarsipas një standardi të përcaktuar.

Avancim të dukshëm ka pasur lufta kundërkorrupsionit, ku nëpërmjet dy elementeve taskforcës antikorrupsion dhe platformës“Bashkëqeverisje për Shqipërinë që duam. al”janë trajtuar brenda një viti 33 mijë ankesa dhejanë marrë 452 masa disiplinore administratënpublike si rezultat i mospërmbushjes së detyravekarshi qytetarëve apo edhe për korrupsion.

Lufta kundër krimit të organizuar ka pasur njëavancim, së bashku me të drejtat e njeriut, ku ligji“Për mbrojtjen nga diskriminimi”, ligji “Për pakicat”,ligji “Për trashëgiminë kulturore” apo ligji i ri i fundit“Për të drejtën e pronës” kanë shënuar avancimnë lidhje jo vetëm me të drejtat e pakicave, poredhe me të drejtat kryesore.

Në fund, unë dua të ndalem te një elementshumë i rëndësishëm, atë që secili prej nesh këtumban përgjegjësi për veprimet e ti j. Unëpersonalisht, por edhe shumë politikanë të tjerë tërinj, apo të vjetër, që kam pasur rastin t’i njoh ngaafër, kanë hyrë në politikë për të kontribuar.Personalisht për sa kohë do të jem pjesë epolitikës, nuk do të kem asnjëherë kurajën dheguximin t’u drejtoj gishtin drejt të tjerëve pa parëmë parë se çfarë kam kontribuar në lidhje mepolitikën. Roli i secilit prej nesh është, sigurisht, tëpunojë me përgjegjësi, integritet, ndershmëri qëtë marrë vendimet më të mira në gjykimin tonë,me kapacitet, si dhe duke u bazuar te kapacitetiindividual i secilit, duke marrë në konsideratëkohën dhe mundësinë e ofruar. Ne nuk do tëmundemi dot të vlerësojmë nëse ajo çfarë pobëjmë është me të vërtetë më e mira e mundshmepër Shqipërinë nesër, këtë do ta vlerësojnë brezatnë vijim. Pikërisht këtu fillon edhe përgjegjësiajonë. Sot një pjesë e politikës punon çdo ditë nëdobi të interesave të Shqipërisë, kurse tjetra,opozita, sidomos ajo e larguar, del çdo ditë kundërinteresave të integrimit, gjoja në emër të interesavetë shqiptarëve. Koha do ta tregojë se kush ështëpatrioti dhe kush është tradhtari i interesave tëShqipërisë. Deri atëherë, ne jemi të gatshëm përdialog dhe bashkëpunim, me qëllim adresimin dhe

çuarjen përpara të axhendës europiane tëShqipërisë për mirëqenien e çdo qytetarit tëzakonshëm të këtij vendi, duke sfiduar...

Gramoz Ruçi – Faleminderit, zonja Mesi!Këtu përfundojnë çështjet që ishin në axhendën

e ditës së sotme.Zoti Balla jemi gati për votim?(Ndërhyrje pa mikrofon)Fjalimet jashtë rendit të ditës bëhen pas votimit.(Ndërhyrje pa mikrofon)Dakord, atëherë. Sot po e tolerojmë, por duhet

ta dini që kjo gjë bëhet pas votimit.E dyta, për diskutime jashtë të rendit të ditës

fillimisht është regjistruar vetëm zoti Maliqi, më pasjanë regjistruar edhe 3 kolegë të tjerë.

Ju njoftoj se kësaj radhe po e toleroj për arsyese ky instrument parlamentar nuk është përdorurnë seancat e kaluara, pra e inkurajoj përdorimin ekëtij instrumenti, por herë tjetër duhet tëregjistroheni pa filluar seanca.

Fjalën e ka zoti Maliqi.Lefter Maliqi - Faleminderit, zoti Kryetar!Të nderuar deputetë,Faktikisht mbetem një zë kritik i fjalimeve të

deputetëve të maxhorancës...Gramoz Ruçi- Kolegë deputetë, uluni dhe

dëgjoni kolegun!Lefter Maliqi- ...dhe të qeverisë për shkak se

në vend që të merren me ekonominë, me sigurinë,me premtimet për investime, merren ende meopozitën, me mandatet. Unë ju thashë se e kamkëmbën e mbarë dhe ky krahu këtej do të mbushetplot. Opozita është dhe do të jetë një zë i fortëkëtu.

Dua t’ju them se vij pas disa takimeve dje nëzonën e Lumasit, Lapardhasë së Beratit. Shumicaprej tyre janë veteranë, të cilët ju kanë mbështeturdhe ju kanë votuar ju, shprehin pakënaqësinëpër sigurinë në vend, për ekonominë, për pagat,për zhvillimin dhe për mosmbajtjen e premtimevenë investime.

Ngjarja e fundit është një akt i pastër kriminal.Për mua, si ish-drejtues policie, është akt terror-ist dhe jo grabitje me armë apo vjedhje. Kjo ështëhera e tretë. Ne jemi këtu si përfaqësues të popullit,që të shprehim fjalën e popullit, dhe shprehja epopullit është se shteti, po të dojë, e kap lepurinme qerre. Kjo do të thotë se këta banditë ose kanëmbrojtje nga shteti, ose bashkëpunojnë meinstitucionet e shtetit, sepse s’ka mundësi që tëmos kapen e të vihen para drejtësisë.

Viti 2019

232

Legjislatura e 9-të

Nuk e di çfarë bën prokuroria, nuk e di çfarëbëjnë institucionet e Policisë së Shtetit. Përveçhetimit duhet edhe ana operative, që do të thotë:bashkëpunimi ndodh me bankën, ndodh meinstitucionet e shtetit, me sigurimin në aeroport etë gjitha me radhë. Mund të ndodhte akt edhe mëi rëndë. Krimineli, i shpallur në kërkimndërkombëtar, që u vra, kishte muaj që lëvizte nëShqipëri, kishte vilë që kushtonte një milion egjysmë euro, por informacionet nga policia aposhërbimet inteligjente ishin pothuajse zero. Prandajprokuroria duhet të hetojë edhe institucionet.

Së dyti, jam këtu edhe për qarkun e Beratit. Mekeqardhje e them se qyteti i Beratit është lënë nëharresë, a thua se qyteti i Beratit nuk është pjesëe Shqipërisë. Keni investuar në Vlorë, keniinvestuar në Fier, keni investuar në Korçë, nëElbasan, Tiranë, Durrës e kudo, por Beratin, atëqytet me panoramë aq të bukur, e keni lënë nëharresë. Me kalanë që ka, me Mangalemin,Goricën, kanionet e Osumit, malin e Tomorit, kumijëra pelegrinë shkojnë në vendin e shenjtë,ndonëse ajo rrugë s’është bërë ende.

Me keqardhje mund të them se investimet mëtë mëdha në zonat rurale janë bërë nga qeveria ePartisë Demokratike, ndërkohë që ju i keni lënënë harresë. Nuk keni bërë investime në fshatra,kjo edhe për shkak të reformës territoriale, duke ishërbyer vetëm qytetit, por duke i lënë pothuajseme zero shërbim banorët e fshatrave e të zonaverurale.

Unë jam këtu për të ngritur zërin për disainvestime të tjera: për rrugën e Tërpanit, e cila kaqenë një rrugë që lidhte 51 fshatra, Berat – Tërpan-Përmet lidhte 51 fshatra të Beratit, Përmetit e tëTepelenës, por tani është lënë në harresë, sidomospas vitit 1997. Ajo ka qenë rrugë e zhvillimit derinë vitin ’66, dhe quhej si rruga e Janinës së vjetër.Njëkohësisht, edhe për rrugën nga Ura Vajgurorederi në Roskovec e Fier, nuk është investuar ngaana juaj. Premtimet e Kryeministrit në Lapardha enë Lumas ishin se çdo gjë do të ndryshonte dhese do të fillonin investime të reja në atë zonë, porasgjë deri më tani. Kështu që janë shumë investimepër t’u bërë. Do Zoti e mbani fjalën, që marrëveshjaqë është bërë me Aleancën e Atlantikut të Veriut,NATO-n, për bazën ajrore të Kuçovës, të fillojë samë shpejt. Të mos na ndodhë si me premtimin qëbëtë në Berat për ishullin e famshëm të Beratit, aqsa qytetarët e Tiranës, disa biznesmenë, arritëntë shisnin shtëpitë, se e dinin se do të bëhej ishulli

atje, se do të lundronin, do të blinin varkat e tëgjitha me radhë.

Prandaj, unë po ju them: para se të merrenime mandatet e opozitës, me protestat e tyre, meshifrat, merruni me rendin, sigurinë, ekonominëdhe mbajtjen e premtimeve për banorët e qarkutBerat dhe të të gjithë vendit.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Maliqi!Fjala për zonjën Hajdari. Përgatitet zoti Gjiknuri.Rudina Hajdari – Të nderuar deputetë,Doja vetëm të mbaroja fjalën time, sepse m’u

ndërpre qëparë dhe nuk pata mundësi të ndajame ju një pikë shumë të rëndësishme, atë tëreformës zgjedhore. Dua t’ju shpreh këtu vullnetintim për një zgjidhje, e cila është jashtë parlamentit,konsensus midis palëve kryesore.

Nuk kam absolutisht asnjë lloj besimi qëKomisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore do tabëjë këtë ndryshim, sepse kjo metodë, kymekanizëm është thjesht një zgjidhje fiktive,ekstraparlamentare ose ekstraligjore, quajeni si tëdoni.

Unë mendoj se axhenda kryesore e tryezës qëpropozohet duhet të jetë jashtë këtij parlamenti,me palët kryesore, me njerëz që vërtet kanë rol nëvendimmarrje, dhe jo me njerëz fiktivë, që pasojnëmesazhet e kryetarëve të tyre, të cilët pastaj marrinvendime për çështjen. Prandaj, mendoj se kjotryezë duhet të përcaktohet nga kërkesat eqytetarëve, për të pasur një sistem, i cili t’ipërshtatet nevojës së shqiptarëve.

Dua të sjell në vëmendje edhe një gjë tjetër,një gjë që në fakt Kryeministri e argumentoi radhëne fundit, në seancë. Ai tha se sistemi aktualzgjedhor solli një risi, gjë që është realisht e vërtetë,sepse ky sistem zgjedhor ka sjellë përfaqësim tëgrave deputete, por ajo që unë dua të shtroj parajush, është kjo: a ka sjellë ky përfaqësim ndryshimreal në shoqërinë shqiptare, që gratë e vajzatdhunohen apo vriten më pak? Pra, a e kandryshuar vërtet ky sistem mentalitetin tonëmaskilist? Pra, ju lutem, jepuni përgjigje këtyrepyetjeve, që mbase në mendjen tuaj janë pyetjeretorike.

Unë mendoj se jo, nuk ka sjellë ndonjë risi përsa kohë do të kemi kryetarë partish, që bëjnë ligjindhe na komandojnë çfarë të themi e çfarë të bëjmë,do ta kemi të pamundur të sjellim kontributin tonëreal në këtë parlament.

Dua të sjell në vëmendje edhe një çështje tjetër,

233

Legjislatura e 9-të Viti 2019

dhe kjo është një pyetje për zotin Xhafaj. ZotiXhafaj, nëse do të zbatohej urdhri juaj i vitit 2016,për të treguar përkujdesje të veçantë në lidhje metransportin e parave nga ana e Policisë së Shtetit,pra nëse kjo do të kishte ndodhur sipas urdhrit tuaj,që të zbatohej pas datës 10 mars 2018, a mendonise ky akt kriminal, gati terrorist, mund të evitohejnga Policia e Shtetit?

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit!Fjala për zotin Gjiknuri.Damian Gjiknuri – I nderuar Kryetar,Të nderuar deputetë,Meqenëse jemi në fazën kur komisioni i

reformës zgjedhore duhet të fillojë të maturohet etë fillojë nga puna për të adresuar shqetësimetparaprake të OSBE-ODHIR-it për zgjedhje të liradhe të ndershme në Shqipëri dhe, nga ana tjetër,duke marrë parasysh realitetin politik, qoftë në këtësallë, qoftë jashtë saj, me vullnetin e mirë toninpër të hapur një kanal komunikimi dhe një procesgjithëpërfshirës me deputetët që përfaqësojnëopozitën në këtë sallë, si dhe me ata jashtë sallës,përfshirë edhe ekzigjencat që mund të kenë dalëpër çështjet e sistemit, do t’i kërkoj kryetarit tëPartisë Socialiste, nisur edhe nga oferta që u bënga kryetari i grupit parlamentar, të ngremë sa mëparë Komisionin e Reformës Zgjedhore mepjesëmarrjen tuaj. Le të jemi bashkërisht tëvullnetshëm për të ndryshuar objektin e këtijkomisioni, duke shtuar edhe çështjet e adresimittë sistemit për një fazë të mëvonshme.

Pse e them këtë? Sepse sistemi është njëçështje që kërkon shumë diskutim dhe dopërfshirjen e shumë aktorëve politikë. Mbase dotë dojë këshilla dhe modele më të mirandërkombëtare, që mund t’i përshtaten nivelit tëdemokracisë shqiptare, arritjeve të derisotme, poredhe dështimeve, për të cilat ne jemi dëshmitarëqë i kemi.

Me vullnetin e mirë, në mënyrë që të ecimpara me këtë proces, që të përmbushim kushtetdhe kërkesat e Bashkimit Europian, le takonstituojmë këtë komision javën që vjen, duke isjellë anëtarët tuaj në Komisionin e ReformësZgjedhore, duke e adresuar këtë si fazë të parë,jo në mënyrë emergjente thjesht për ta kaluar nëKuvend, por për të adresuar pikat, që kanë të bëjnëme elementet teknike të sistemit, që janë nëprioritetin e rekomandimeve të OSBE-ODHIR-it,çështje që kanë të bëjnë me votën e emigrantëve,

sistemin, votimin elektronik apo elemente të tjeratë teknologjisë, përfshirë edhe reformimin e partivepolitike.

Le t’i adresojmë këto direkt mbas zgjedhjevevendore. Ju i keni të gjitha të drejtat, por edhe atyreqë janë jashtë nuk mund t’ua mohojmë, sepse, nëfund të fundit, përfaqësojnë elektoratin e tyre.Komisioni i Reformës Zgjedhore është tavolina eduhur, ku ne mund të negociojmë edhe përndryshimin e sistemit politik. Kjo do vullnet të mirë.Ne jemi të gatshëm për këtë.

Sillini sa më shpejt anëtarët tuaj në Komisionine Reformës Zgjedhore!

Ne kemi vullnetin e plotë ta miratojmëmenjëherë ndryshimin e objektit të punës. Kyproces do të ndahet në dy faza, qoftë edhe në trifaza, duke adresuar në mënyrë të menjëhershmerekomandimet parësore. Direkt pas zgjedhjevevendore duhet të adresojmë çështjet e sistemit,duke u hapur me të gjithë aktorët për të gjeturekuilibrin e duhur, sepse kjo nuk është çështjevullneti. Mos harroni, kemi të bëjmë me ndryshimine Kushtetutës. Nëse do të prekim sisteminzgjedhor, do të ndryshohet Kushtetuta eShqipërisë. Kjo do të thotë se duhet një konsensusmë i gjerë. Komuniteti ndërkombëtar e ndjek meshumë interes këtë proces. Të gjithë jemi tëpërfshirë, ju e dini tashmë. Kështu që është mirëta japim këtë mesazh dhe javës tjetër të sillni emratdhe të vazhdojmë me këtë proces. Ky ishtemesazhi që doja të jepja.

Ju faleminderit shumë!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Gjiknuri!Këtu mbyllen çështjet e sotme.Kalojmë në procesin e votimit.Hapet votimi për prezencën.Të hiqen kartat e deputetëve që nuk janë në

sallë!Mbyllet votimi për prezencën.Janë 86 deputetë të pranishëm.Fillojmë me votimin e projektrezolutës për

ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë nëBashkimin Europian.

Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës dhenenit 55 të Rregullores, projektrezoluta kërkonshumicë të thjeshtë votash, një votim meelektronikë. Votimi është i hapur.

Hapet votimi.Mbyllet votimi.86 vota pro. Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk

ka.

Viti 2019

234

Legjislatura e 9-të

Miratohet.Vazhdojmë me projektrezolutën “Për vlerësimin

e veprimtarisë vjetore të Komisionerit për Mbrojtjennga Diskriminimi për vitin 2018”. Kjo rezolutëkërkon shumicë të thjeshtë votash për miratim.

Hapet votimi.Mbyllet votimi.83 vota. Kundër? Nuk ka. Abstenim? 2 vota

abstenim, kurse 1 deputet nuk ka votuar.Miratohet.Njoftim për miratimin me konsensus të

programit të punës së kalendarit të punimeve tëKuvendit për periudhën në vijim. Dje u mblodhKonferenca e Kryetarëve, e cila diskutoi përdraftprogramin e punës dhe draftkalendarin 3-javorpër periudhën në vijim. Në Konferencë patikonsensus, kështu që, në mbështetje të nenit 26,pika 5, dhe nenit 27, pika 3 të Rregullores,programin dhe kalendarin ia njoftoj seancës dhedo ta gjeni të publikuar në faqen zyrtare tëKuvendit.

Vazhdojmë me projektvendimin “Për disashtesa në vendimin nr. 90\2017 “Për caktimin eanëtarësisë së komisioneve të përhershme tëKuvendit”, të ndryshuar””. Ky projektvendim kërkonshumicë të thjeshtë votash për miratim.Projektvendimin e keni të gjithë në tavolinat epunës, kështu që nuk është nevoja për ta lexuar.Kolegët e rinj deputetë kanë shprehur...

(Ndërhyrje pa mikrofon)Më falni, po e lexoj, sepse nuk qenka përfshirë.Në Komisionin për Çështjet Ligjore,

Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriutcaktohen deputetët: Alban Zeneli, nga PartiaDemokratike, Adriatik Alimadhi, nga PartiaDemokratike, Korab Lita, nga Partia Demokratike,Aurora Mara, nga Lëvizja Socialiste për Integrim,dhe Elda Hoti nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Në Komisionin për Integrimin Europiancaktohen deputetët: Ediola Braha, nga LëvizjaSocialiste për Integrim, dhe Ralf Gjoni nga LëvizjaSocialiste për Integrim.

Në Komisionin për Politikën e Jashtmecaktohen deputetët: Ligoraq Karamelo, nga PartiaDemokratike dhe Edlira Hyseni, nga LëvizjaSocialiste për Integrim.

Në Komisionin për Sigurinë Kombëtarecaktohen deputetët: Lefter Maliqi, nga PartiaDemokratike, Edmond Rrushi, nga LëvizjaSocialiste për Integrim dhe Ylli Shehu, nga LëvizjaSocialiste për Integrim.

Në Komisionin për Ekonominë dhe Financatcaktohen deputetët Arben Elezi, nga PartiaDemokratike dhe Amra Barova, nga LëvizjaSocialiste për Integrim.

Në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese,Tregtinë dhe Mjedisin caktohen deputetët: HalilJakim, nga Partia Demokratike, Arlind Çaçani, ngaPartia Demokratike dhe Nimet Musai, nga LëvizjaSocialiste për Integrim.

Në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dheShëndetësinë caktohen deputetët: Majlida Halilaj,nga Partia Demokratike dhe Enver Roshi, ngaLëvizja Socialiste për Integrim.

Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet eInformimit Publik caktohet deputetja EnadaKapllani, nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Procedura e votimit është një votim i hapur meelektronikë.

Hapet votimi.Mbyllet votimi.85 vota pro.Këtu mbyllet seanca e ditës së sotme.Ditën e mirë!

(Seanca u mbyll në orën 15:50)

235

Legjislatura e 9-të Viti 2019

Drejton seancën Kryetari i Kuvendit,z. Gramoz Ruçi

E enjte, 18.04.2019Seanca e paradites, ora 10:00

Rendi i ditës:1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare

të datës 11.04.2019 (neni 44 i Rregullores)2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në

Kuvend (neni 44, pika 3, i Rregullores)3. Interpelancë urgjente me ministrin e

Brendshëm, kërkuar nga një grup deputetësh tëopozitës (nenet 96-97 të Rregullores)

4. Raporti i veprimtarisë vjetore të Autoritetit tëMedieve Audiovizive për vitin 2018 (neni 103 iRregullores, votim me shumicë të thjeshtë)

Shprehet titullari i institucionit- jo më shumë se60 minuta.

Shprehet Komisioni përgjegjës për Edukimindhe Mjetet e Informimit Publik.

PyetjeDiskutime (nëse kërkohet me shkrim nga një

komision i përhershëm, një kryetar grupiparlamentar ose të paktën 10 deputetë)

(Shprehen grupet parlamentare.)Koha e votimit5. Raporti i veprimtarisë vjetore të Institutit të

Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmitnë Shqipëri për vitin 2018 (neni 103 i Rregullores,votim me shumicë të thjeshtë),

Shprehet titullari i institucionit- jo më shumë se60 minuta.

Shprehet Komisioni përgjegjës për ÇështjetLigjore, Administratën Publike dhe të Drejtat eNjeriut.

PyetjeDiskutime (nëse kërkohet me shkrim nga një

komision i përhershëm, një kryetar grupiparlamentar ose të paktën 10 deputetë)

(Shprehen grupet parlamentare.)Koha e votimit6. Akti Normativ nr. 1, datë 20.03.2019 “Për

pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosuratë Republikës së Shqipërisë në Misionin eKombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut(UNMISS)” (neni 12 i Kushtetutës, nenet 73-77 tëRregullores, votim me shumicë absolute)

PyetjeShprehet nismëtari.Shprehet Komisioni përgjegjës për Sigurinë

Kombëtare.Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare.)Koha e votimit7. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes

ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës sëShqipërisë dhe qeverisë së Republikës sëKosovës, për ngritjen e pikave të përbashkëta tëkalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisëdhe Republikës së Kosovës dhe kryerjen eveprimtarive të përbashkëta të kontrollitkufitar”(nenet 73-77 të Rregullores, votim meshumicë absolute)

PyetjeShprehet nismëtari.Shprehet Komisioni përgjegjës për Sigurinë

Kombëtare.Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për

Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe tëDrejtat e Njeriut.

Shprehet për dhënie mendimi Komisioni përPolitikën e Jashtme.

Diskutime(Shprehen grupet parlamentare.)Koha e votimit (në parim, nen për nen dhe në

tërësi)8. Projektvendimi “Për strategjinë e edukimit

ligjor të publikut në Republikën e Shqipërisë”(nenet 73-77 të Rregullores, votim me shumicë tëthjeshtë)

PyetjeShprehet nismëtari.Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet

Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat eNjeriut.

Diskutime(Shprehen grupet parlamentare.)Koha e votimit9. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës

(neni 45 i Rregullores).Koha e diskutimeve deri në 60 minuta.

Gramoz Ruçi - Mirëdita!Të futet media!Seancën e deklaroj të hapur.(Lexon rendin e ditës dhe njofton se pika 5 nuk

është gati.)Lidhur me procesverbalin, a ka vërejtje? Nuk

ka.

Viti 2019

236

Legjislatura e 9-të

Miratohet.Njoftime nga Këshilli i MinistraveJanë depozituar dy projektligje, si dhe

propozimi për lirimin dhe emërimin e anëtarëvetë Këshillit të Statistikave. Materialet do t’i gjeni,si gjithnjë, në faqen zyrtare të Kuvendit.

Gjithashtu, në mbështetje të neneve 15 dhe 16të Rregullores ju njoftoj se në Kuvend janë krijuardy grupe parlamentare: Grupi ParlamentarDemokrat, me këtë përbërje: kryetare RudinaHajdari, anëtarë Myslim Murrizi, Korab Lita, ArbenElezi, Arlin Çarçani, Halil Jakimi dhe Alban Zeneli,si edhe Grupi Parlamentar i Pavarur, me këtëpërbërje: kryetar Nimet Musai, zëvendëskryetareEdlira Hyseni, sekretar politik Enver Roshi,anëtarë: Ralf Gjoni, Adiola Braha, Ylli Shehu dheAurora Mara.

Fillojmë me interpelancën urgjente me ministrine Brendshëm kërkuar nga një grup deputetëshopozitarë. Interpelanca urgjente është nëmbështetje të nenit 97 të Rregullores.

Ju njoftoj se javën e kaluar një grupdeputetësh të opozitës ka kërkuar njëinterpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm.Grupi i deputetëve kërkon sqarime për grabitjene një shume të konsiderueshme valute të huaj nëterritorin e brendshëm të aeroportit ndërkombëtar“Nënë Tereza” në datën 9 prill 2019, si dhe sqarimetë detajuara për planin e masave të marra ngainstitucionet ligjzbatuese në mbrojtjen e sigurisëkombëtare, si dhe në zbatimin e legjislacionit nëfuqi për ruajtjen e rendit publik në ambientet ekëtij objekti strategjik të rëndësisë së veçantë nëterritorin e Republikës së Shqipërisë.

Interpelanca do të parashtrohet nga deputetiRalf Gjoni, ndërsa zhvillimi i saj do të bëhet ngadeputeti Myslim Murrizi. Në mbështetje të nenit 96të Rregullores deputeti Ralf Gjoni do të parashtrojëinterpelancën për 7 minuta. Fjala është për ju,zoti Gjoni.

Ralf Gjoni - Faleminderit, zoti Kryetar!Mirënjohje për deputetët nënshkrues të

opozitës për nënshkrimin e kërkesës përinterpelancën urgjente me ministrin e Brendshëm!

Falënderoj zotin Lleshaj që pranoi t’u përgjigjejpyetjeve tona në Kuvend!

E kemi thirrur ministrin e Brendshëm në këtëinterpelancë urgjente për të kërkuar sqarime rrethnjë ngjarjeje të rëndë, që ka cenuar sigurinëkombëtare dhe rendin publik në territorin eRepublikës së Shqipërisë.

Më 9 prill 2019, pra javën e kaluar, një gruppersonash të armatosur kanë hyrë në mënyrë tëpaligjshme në territorin e brendshëm të aeroportitndërkombëtar “Nënë Tereza”, duke grabiturbrenda një kohe rekord një shumë tëkonsiderueshme valute të huaj.

Zoti Ministër, qeveria përmes ministrisë suajështë munduar gjatë ditëve të fundit të hedhë nëtregun mediatik tezën se përgjegjësia bie mbikompaninë koncesionare të aeroportit dhe mbinënkontraktorin e sigurisë së brendshme tëaeroportit “Nënë Tereza”. Por kjo që ka ndodhur,që në të vërtetë është një ngjarje e përsëritur nëtë njëjtin aeroport, në të njëjtën zonë, nuk ështëthjesht çështje e brendshme e një koncesionariprivat. Dhunimi me armë i territorit të aeroportitështë pasojë e një serie hapash përgatitorë qëlidhen me planifikimin, marrjen e informacionitkonfidencial mbi transportin e valutës dheinfrastrukturës së sigurisë së aeroportit,armatosjen e grupit kriminal, përgatitjen dheekzekutimin e planit të grabitjes.

Zoti Ministër, ju falënderoj që në seancën ekaluar ju e pranuat me gjysmë zëri se ngjarja ishtecenim ose mund të ishte cenim i sigurisëkombëtare!

Që të jemi të gjithë të qartë, patrulla e policisëqë u vu në ndjekje të grabitësve duhet tëpërshëndetet dhe të vlerësohet maksimalisht,sepse ata punonjës të policisë, vëllezërit dhemotrat tona, rrezikuan jetët e tyre duke u vënë nëndjekje të grabitësve.

Zoti Ministër, shpresoj shumë që anonimati dhejeta e tyre, si edhe e familjarëve të tyre sot të jenëtë garantuara. Por duhet të theksohet se ajopatrullë e vetmuar në aksionin e saj ndajgrabitësve është, gjithashtu, viktimë e një dështimitotal të parametrave të sigurisë së Aviacionit Civilbrenda dhe jashtë perimetrit të aeroportit,parametra që janë jashtë çdo standardibashkëkohor europian. Është e qartë për çdoqytetar shqiptar se siguria kombëtare është cenuarrëndë, duke u vënë në rrezik rendi publik dhe jetae pasagjerëve të pranishëm në aeroport. Këtu kemitë bëjmë me cenimin e sigurisë brenda hapësirëssë NATO-s. Ata grabitës mund të kishin qenë edheterroristë, ndaj besoj se është më se e arsyeshmeqë Kuvendi i Shqipërisë të kërkojë shpjegime tëdetajuara nga ekzekutivi, për arsyet e dështimit tërolit që shteti duhet të ketë mbi territorin e tij.

Shteti dhe autoritetet e tij ligjzbatuese për këtë

237

Legjislatura e 9-të Viti 2019

arsye ekzistojnë. Shteti ka përgjegjësi ekskluziveqë të sigurojë territorin e tij, si dhe të garantojëmbrojtjen dhe respektimin e të drejtave themeltaretë qytetarëve, të shtetasve e të rezidentëveshqiptarë apo të huaj brenda territorit të tij.

Sipas strategjisë së sigurisë kombëtare, zotiMinistër, përgjegjësinë kryesore institucionale përzbatimin e kësaj strategjie e ka Këshilli i Ministrave,institucionet në varësi të tij dhe ministritë e linjës,në këtë rast Ministria e Brendshme. Agjencitë ezbatimit të ligjit dhe institucionet e inteligjencëskanë për detyrë të parashikojnë, të parandalojnëe të godasin çdo element që paraqet rrezik përsigurinë kombëtare. Pra, e kanë për detyrë tëimagjinojnë çdo skenar të mundshëm që paraqetrrezikshmëri të lartë në territorin shqiptar.

Zoti kryetar, a mundet të kemi pak qetësi? Ështëinterpelancë me ministrin e Brendshëm, ndaj dot’ju lutesha për ndërhyrjen tuaj, zoti Kryetar!

Gramoz Ruçi – Kolegë deputetë, le të ndjekimfjalën e kolegut!

Ralf Gjoni – Unë ju dëgjoj kur flisni ju!Interferenca e paligjshme e javës së shkuar

dëshmon qartë për dobësitë e frikshme të hallkaveparandaluese e ligjzbatuese në shtetin tonë. Druajse mungesa e theksuar e profesionalizmit, ekomunikimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional,janë në thelb të problemit e të mungesës sësigurisë në territorin tonë. Grabitja në ambientet eaeroportit ndërkombëtar tregon se sundimi i ligjit,siguria e qytetarëve shqiptarë, por edhe e atyre tëhuaj në territorin tonë, janë në nivele tëpapranueshme për një vend anëtar të NATO-s.

Pra, kush mban përgjegjësi për këtë gjendje?Ju kujtoj se, po sipas strategjisë së sigurisë

kombëtare, dhe këtu po citoj, zoti Ministër: “Policiae Shtetit ka një rol themelor në kontrollin e territoritdhe në menaxhimin e sigurtë të kufijve.”

Prandaj, zoti Ministër, natyrshëm shqiptarëtkanë një mori pyetjesh për institucionin tuaj dhemeritojnë përgjigje për çdo shqetësim që kanë.

Kjo interpelancë me ju është kërkuar që t’upërgjigjeni këtyre pyetjeve, duke i shpjeguarKuvendit se përse qeveria shqiptare dështon përtë disatën herë në detyrimin që ka për të siguruarterritorin e Republikës dhe jetët e qytetarëve qëjetojnë në Shqipëri.

Ju nuk mund ta trajtoni këtë ngjarje të rëndëthjesht duke pasuar përgjegjësinë tuajinstitucionale te një koncesionar privat, sepsesiguria kombëtare nuk është çështje dhe tagër i

një koncesionari privat, nuk mund të lihet në dorëne privatit apo të nënkontraktorëve të tij.

Tani, zoti Ministër, duke kuptuar ndjeshmërinëe çështjes, e cila është nën hetim, dua t’ju kërkojqë brenda mundësive dhe pa cenuar hetimin, tëjepni sqarimet tuaja si më poshtë:

Përse njerëz të armatosur arritën të futeshinaq lirisht në ambientet e një aeroportindërkombëtar?

Kush mban përgjegjësi për mosgarantimin esigurisë dhe mosmarrjen e masave parandaluese?

Çfarë masash ka ndërmarrë Ministria eBrendshme për zbatimin e legjislacionit në fuqi,në lidhje me ruajtjen e rendit publik në ambientete këtij objekti strategjik të një rëndësie të veçantënë territorin e Republikës së Shqipërisë?

Çfarë është bërë gjatë këtyre ditëve përidentifikimin e përgjegjësive të autoritetevekompetente ose jokompetente në këtë rast, qëkanë për detyrë monitorimin e sigurisë së aviacionitcivil në Shqipëri?

Ku ka dështuar plani i masave që duheshinimplementuar nga institucionet ligjzbatuese në rastrreziku të sigurisë kombëtare?

Zoti Ministër, a ekziston një plan masashantiterror dhe përse nuk ka funksionuar? Kush eka për detyrë të monitorojë e të sigurojë qëkoncesionari privat të realizonte investimet enevojshme teknologjike e fizike për garantimin esigurisë rreth dhe brenda aeroportit?

Përse që prej grabitjes së parë në vitin 2016,zoti Ministër, nuk ka pasur asnjë masë shtesë nëlidhje me mbrojtjen fizike e teknologjike përrethaeroportit?

Përse Shërbimi Informativ Shtetëror dheshërbimet e tjera inteligjente nuk ishin në gjendjeta interceptonin planifikimin e këtij akti të rëndëkriminal?

A ka pasur komunikim ndërinstitucional në lidhjeme risqet që i kanosen territorit të Republikës sëShqipërisë dhe në veçanti ju, si Ministri eBrendshme, a keni qenë të informuar në kohë përplanifikimin e një hyrjeje të paligjshme e tëarmatosur në pikën e vetme kufitare aeroportualetë Shqipërisë?

Çfarë masash ka ndërmarrë Ministria eBrendshme për implementimin e strategjisë sësigurisë kombëtare?

A e ka rishikuar Ministria e Brendshme kaosindisavjeçar të krijuar prej numrit të madh tëstrukturave qendrore, lokale e private, të cilat janë

Viti 2019

238

Legjislatura e 9-të

pengesë e madhe për zbatimin me efektivitet tëmisionit të Policisë së Shtetit?

A keni kryer ju si institucion, zoti Ministër, njëanalizë shteruese të të gjitha elementevepërbërëse të sigurisë së Republikës së Shqipërisë,në veçanti të zonës ku ndodhet aeroportindërkombëtar?

A do të ishte e mjaftueshme, zoti Ministër, vetëmnjë patrullë policie për të garantuar sigurinë përrethzonës së aeroportit?

Së fundi, zoti Lleshaj, a do të jeni ju i gatshëmtë jepni dorëheqjen, nëse ngjarja nuk zbardhetplotësisht dhe nëse autorët nuk kapen dhe nukçohen para drejtësisë?

Këto pyetje, zoti Ministër, unë po jua lë këtu,në foltore dhe mirëpres përgjigjet tuaja, për aq samund të na jepni përgjigje.

Ju faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Gjoni! Fjala

për ministrin e Brendshëm, njëzet minuta.Sandër Lleshaj – Mirëdita, i nderuar Kryetar i

Kuvendit!Të nderuar deputetë,Të nderuar deputetë të opozitës, që keni

kërkuar interpelancën,Së pari, ju falënderoj për vëmendjen tuaj ndaj

ngjarjes që sot e kemi objekt të diskutimit nëKuvendin e Shqipërisë! Është një ngjarje, e cila emeriton plotësisht një shqetësim dhe një diskutimserioz. Sigurisht, zoti Gjoni, më keni bërë aq pyetje,sa vetëm po t’i lexoj edhe një herë pyetjet tuajamë ikin këto njëzet minuta që janë parashikuar tëflas. Pyetjet nuk i kam pasur që më parë, porgjithsesi do të përpiqem t’i qëndroj asaj linje për tëcilën jam përgatitur, me synimin që t’i adresoj.

Së pari, dua të them se ngjarja e datës 9 prill2019 në Rinas është një ngjarje e rëndë, madjeshumë e rëndë, për arsye se është episod ipërsëritur, dhe ngarkon me përgjegjësi shumëkënddhe nuk nderon shumëkënd.

Sigurisht, kjo ngjarje ka marrë gjithë vëmendjene duhur të Policisë së Shtetit e të organeve të tjeraligjzbatuese, pavarësisht ngarkesave të shumtaparalele, që ka Policia e Shtetit dhe strukturat etjera për të menaxhuar situata mjaft të ndërlikuara,të cilat jo rrallë e kanë devijuar Policinë e Shtetitnga përqendrimi te biznesi bazë i saj, që ështësiguria dhe rendi publik. Dua të them që në kryetë herës se diskutimi që ka shpërthyer si përherëedhe për këtë ngjarje, ka tentuar të spostohet nënjë plan politik, madje edhe emocional, duke iu

larguar një diskutimi racional, madje duke tentuardrejt absurdit, siç thotë latini: reductio ad absur-dum. Ka pasur një gatishmëri të madhe për tëprodhuar skenarë hipotetikë, apokaliptikë tëndërtuar mbi argumentin se çfarë mund të kishtendodhur tjetër, përveç asaj që ndodhi, se cila gjëmund të kishte gjetur disa dinjitarë apo funksionarëtë shtetit, të cilët rastësisht po përdornin aeroportinatë ditë, apo funksionarët e huaj, të cilët rastësishtpo përdornin aeroportin atë ditë.

Të tjerë kanë hedhur hipotezën se çfarë do tëkishte ndodhur nëse do të ishte rrëmbyer avioni,nëse do të ishte një grup terrorist... Nëse, nëse,nëse...

Sigurisht, të gjitha këto imagjinata, që kushdomund t’i prodhojë, është i lirë t’i bëjë, se ka të drejtëlegjitime për t’i bërë, nuk na çojnë asgjëkund,sepse i gjithë diskutimi nuk është bërë në funksiontë nxjerrjes së mësimeve të duhura që ato gjëraqë mund të kishin ndodhur, të mos ndodhin mënë të ardhmen. Ato janë bërë më shumë në linjëne nxirjes sa më shumë të realitetit dhe tëndëshkimit të atyre që janë përgjegjës për gjëratqë mund të kishin ndodhur. Kjo linjë e diskutimitmë duket pak e tepruar, ndonëse e kuptoj, porthem se rëndësia e madhe e çdo diskutimi politik,publik, mediatik apo edhe parlamentar, duhet tëfokusohet në kuptimin e mirë të ngjarjes, e cilaështë një episod në një seri ngjarjesh që kanëndodhur në të kaluarën me qëllimin e parë dhe tëmadh për të parandaluar përsëritjen e tyre në tëardhmen;

me qëllimin e dytë për të nxjerrë përgjegjësitëe duhura institucionale dhe individuale në mënyrëqë kjo ngjarje të mos ndodhë, megjithëse dua tathem që në fillim, se kjo nuk është një ngjarjeapokaliptike, nuk është një shkatërrim i sigurisëkombëtare të Shqipërisë.

Të nderuar deputetë,Të dashur qytetarë,Siguria e Shqipërisë nuk mund të cenohet nga

një grup prej 5 vetash, që cenojnë aeroportin evendit. Kjo duhet të përjashtohet nga diskutimi nëkëtë kontekst.

Dua të them dy fjalë për ngjarjen, e cila kandodhur në datën 09.04.2019, në orën 14:57, kohëgjatë së cilës në pistën e Aeroportit të Rinasit ufutën 5 persona të armatosur me një furgon tëkamufluar si i Hetimit Tatimor, grabitën një sasi tëkonsiderueshme vlerash monetare dhe u larguanshumë shpejt përmes portës veriore të aeroportit

239

Legjislatura e 9-të Viti 2019

në drejtim të Niklës apo më konkretisht, drejtTapizës. Besoj se ngjarja është e njohur tashmë,por ju them se kjo ngjarje është një dëshmi e njëserie dështimesh të disa hallkave përgjegjëse përsigurinë në aeroport.

Përgjegjësia e sigurisë së Aeroportit të Rinasiti është transferuar një kontraktori privat me njëligj të miratuar nga Kuvendi para 15 vjetësh.Sigurisht, unë nuk do ta kisha votuar dhe nuk dota kisha kuptuar kurrë këtë vendim, por duhet tadini se vendimi për ta transferuar përgjegjësinë eruajtjes drejt një operatori të huaj privat ështëmarrë në këtë Kuvend, është pranuar, ështëtoleruar, është pëlqyer për 15 vjet me radhë. Ju edini mjaft mirë se kush ka qëndruar në këto karrigegjatë këtyre 15 vjetëve. Askush nuk e ka atakuarapo adresuar asnjëherë faktin bazë, që kjo çështjee rëndësishme e sigurisë së Aeroportit të Rinasitështë transferuar në duart e privatit.

Operatori privat i ngarkuar me sigurinë eAeroportit të Rinasit e ka njoftuar pas 5 minuta e21 sekondave Policinë e Shtetit, pasi kjo e fundite kishte marrë nga rrugë të treta njoftimin përngjarjen, pra për cenimin e sigurisë.

Ndërkohë, kompania e ngarkuar për ruajtjen esigurisë së aeroportit ka njoftuar në mënyrë zyrtaresallën operative të Komisariatit të Rinasit pas 6minuta e 30 sekondave nga fillimi i ngjarjes.

Ndërkohë, TIA ka njoftuar Aviacionin CivilShqiptar 30 minuta pas ndodhjes së ngjarjes.

Po ashtu, kontraktori privat i sigurisë sëaeroportit nuk i ka lejuar të hyjnë në aeroportForcat Ndërhyrjes së Shpejtë, që pasi kanë marrënjoftimin nga të tretët, tentuan të futen brenda, pornuk u lejuan të hyjnë për arsye se porta përkatësenuk u është hapur. Atë portë e ka në komandëkompania e ngarkuar për ruajtjen e sigurisë sëaeroportit.

Ju thashë se kjo është një ngjarje e përsëritur.Ka ndodhur edhe një ngjarje e ngjashme mevjedhje parash gjatë transportit, më 3.12.2015, kurnë Qafë-Kashar është vjedhur një sasi prej 3,4milionë eurosh.

Më 3.6.2016 brenda Aeroportit të Rinasit ështërealizuar pothuajse një skenar i ngjashëm dheështë vjedhur një sasi mjetesh financiare me vlerërreth 1 milion euro.

Më 9.2.2015 po në Qafë-Kashar, në drejtim tëuniversitetit “Epoka”, është realizuar përsëri njësulm i mirorganizuar ndaj një transporti vlerashmonetare, ku është vjedhur një sasi prej 2,87

milionë eurosh.Nga e gjithë kjo seri sulmesh dhe grabitjesh

në aksin që lidh Tiranën me Rinasin, apo brendaaeroportit, është arritur që më 14.2.2017, pra 5ditë pas ngjarjes së katërt, të organizohet aksioni“Patriot”, ku u zbardh vjedhja e datës 3.12.2015dhe vjedhja e datës 9.2.2017. U identifikuan 9persona përgjegjës, prej të cilëve u arrestuan 4.Kjo është pak a shumë ngjarja e fundit dheparahistoria e saj.

Lidhur me pyetjen: “Cilat janë detyrimet ePolicisë së Shtetit?”, siç ju thashë, në zbatim tëligjit nr. 9312, datë 11.11.2004 “Për ratifikimin emarrëveshjes së koncesionit ndërmjet Këshillit tëMinistrave të Republikës së Shqipërisë dheshoqërisë koncesionare “Tirana Airport Partners”,sh.p.k””, në pikën 12 “Siguria dhe mbrojtja”, thuhet:“(a) Shoqëria do të jetë përgjegjëse për sigurinënë zonën e koncesionit...”, në shtojcën nr. 44thuhet: “Shoqëria do të jetë përgjegjëse përsigurinë në aeroport, që nga data e fillimit, gjatëafatit të koncesionit në përputhje me këtë kontratë,ligjin e zbatueshëm dhe konventat përkatëse” dhenë shtojcën nr. 25 “Rruga e aeroportit dhe perimetrii rrethimit të sigurisë” thuhet: “Shoqëria do tësigurojë të gjitha hyrjet e sigurisë për automjetet,hyrjet për këmbësorët dhe crash gates, sipasstandardit “1722””. Kështu, janë të ndarapërgjegjësitë. Pra, zona e aeroportit, me ligj, ështëzonë përgjegjësie e koncesionarit, ndërkohë qëpjesa tjetër, perimetri i jashtëm i saj, ështëpërgjegjësi e Policisë së Shtetit, si çdo centimetëri vendit.

Policia e Shtetit dhe autoritetet e tjerapërgjegjëse e kanë pasur nën monitorim tëvazhdueshëm gjendjen e sigurisë në Aeroportin eRinasit, si dhe kanë pasur, po ashtu, vërejtje dheobjeksione të qenësishme për sa i përket sigurisë.Ka pasur një sërë komunikimesh ndërmjet Policisësë Shtetit dhe kontraktorit që është i ngarkuar përsigurinë në aeroport. Vitet e fundit janë rreth 12komunikime, ku policia ka kërkuar marrjen emasave për mangësitë e shumta që janëkonstatuar, ndërkohë që pothuajse në të gjithapërgjigjet, atëherë kur ka pasur përgjigje ngakoncesionari, po citoj njërën prej tyre (është e vitit2016), TIA shprehet: “Ajo (kompania) përmbushdhe zbaton të gjitha detyrimet e parashikuara nëmarrëveshjen e koncesionit, në mënyrë të veçantëato që lidhen me sigurinë e aviacionit”.

Gjithashtu, TIA sqaron: “Duke përfshirë

Viti 2019

240

Legjislatura e 9-të

incidentin e ndodhur më 30.06.2016, dëshirojmët’ju kujtojmë se plani kombëtar i sigurisë sëAviacionit Civil parashikon Autoritetin Civil, siautoriteti kompetent, për të trajtuar dhe koordinuarprocesin”. Me fjalë të tjera, i thotë policisë që meju nuk komunikojmë. Kjo është pak a shumëpërgjigjja standarde për të 12 korrespondencat, kuose i është kujtuar policisë se nuk është organime të cilin mund të merren, ose ka heshtur.

Sigurisht, çështja e sigurisë në Aeroportin eRinasit, për arsye se ka qenë problematike, kamarrë vëmendje më të gjerë. Në datën 04.05.2018kjo çështje është bërë objekt edhe i një mbledhjejetë Këshillit të Sigurisë Kombëtare, drejtuar ngaPresidenti i vendit, ndërkohë që është bërë objektedhe i shumë diskutimeve dhe dokumenteve, qëjanë të reflektuara dhe të arkivuara në Policinë eShtetit, në Ministrinë e Brendshme, tek AviacioniCivil e më tej.

Vërejtjet kryesore që Policia e Shtetit kaadresuar në drejtim të autoritetit koncesionar tëAeroportit të Rinasit, lidhen kryesisht me portat, tëcilat nuk sigurojnë parametrat e duhur të sigurisë.Po përmend disa referenca, që besoj se jukujtohen: “Portat e aeroportit nuk janë tëpërshtatshme; rrethimi i jashtëm është pa sensorë;kamerat e ndryshme janë jashtë funksionit ose tëpamjaftueshme; zona e transitit ka pasur probleme;ndriçimi i pistës dhe i perimetrit të saj është ipamjaftueshëm; shërbimet e sigurisë kanë qenëtë pamjaftueshme dhe të paplota”.

Nuk ka kaluar shumë kohë qëkur Autoriteti iAviacionit Civil, pas shumë diskutimesh meaeroportin, i ka hequr licencën drejtuesit tëkompanisë së ruajtjes së aeroportit pikërisht përshkak të mangësive të pafundme që ka evidentuar.Gjithashtu, cilësia e punonjësve të shërbimit lë përtë dëshiruar, për të mos listuar aspekte të tjera,por janë të paktën 12 probleme madhore, të cilatjanë evidentuar në kohë nga autoriteti përkatës.

Pas kësaj ngjarjeje, në zbatim të urdhrit tëministrit të Brendshëm, datë 10.04.2019, pra njëditë më vonë, për marrjen e masave tëmenjëhershme për forcimin e sigurisë nëaeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas,dhe urdhrit vijues të drejtorit të policisë, Komisariatii Policisë Rinas ka marrë përgjegjësinë përdrejtimin, menaxhimin, kontrollin dhebashkëpunimin me ICTS-në për sigurinë eaeroportit. Në njëfarë mënyre, kemi marrë drejtiminoperacional të kësaj kompanie sigurie, e cila, pak

a shumë, siç ka treguar nga e gjithë përvoja e saj,ka humbur besueshmërinë tonë. Në të njëjtën kohëjanë marrë masat për përforcimin e patrullimit sibrenda, edhe jashtë zonës së aeroportit.

Policia e Shtetit, siç e thashë më parë, ka hyrëbrenda aeroportit dhe ka marrë kontrollin esigurisë, duke përfshirë edhe sallën e monitorimitdhe të kamerave, e cila ka qenë një zonë e ndaluarpër Policinë e Shtetit, me gjithë insistimin tonë përt’u futur dhe për të pasur kontroll në zonën ekamerave. Por tashmë kjo ka ndodhur. Po ashtu,perimetri i jashtëm është vënë nën mbikëqyrjen estrukturave të Forcave të Armatosura. Ju tashmëe dini që ka pasur një urdhër të ministrit të Mbrojtjespër marrjen e përgjegjësisë së ruajtjes së perimetritnga strukturat e Forcave të Armatosura, por dukeiu referuar edhe përgjegjësisë që kanë Forcat eArmatosura për aeroportin, sepse ky i fundit kryenfunksione edhe si aeroport ushtarak, dihet seForcat Ajrore kanë qasje në aeroport, pra aeroportishërben edhe për këtë qëllim e kështu me radhë.

Me masat e marra tashmë do të garantojmë qëngjarje të tilla të mos përsëriten. Ndërkohë, ju jeninë dijeni tashmë se gjëja e vetme që e ndryshonkëtë episod nga episodet e mëparshme ështëreagimi i forcave të sigurisë, pra të Policisë sëShtetit, e cila, për hir të vërtetës, sado nuk mëpëlqen shprehja “ndodhi për herë të parë”, kareaguar shumë shpejt, madje e thashë, ka reaguarpa pasur asnjë njoftim nga ata që janë ngarkuarpër të bërë njoftimin. E ka marrë njoftimin në rrugëtë treta. Ka tentuar të hyjë, por është bllokuar hyrja.Është vënë në ndjekje të grabitësve. Ka pasur njëpërplasje të fortë me armë, prej së cilës ka mbeturnjë i vrarë. Më tej, në ndjekje të këtij krimi, ështëangazhuar e gjithë struktura. Sigurisht, ka qenënjë krim i organizuar mirë. Ka pasur një përpjekjepër të devijuar vëmendjen e Policisë së Shtetitpërmes djegies së një mjeti identik me atë që ishinlarguar grabitësit. Ndërkohë, grabitësit, në një kohëshumë të shkurtër, kanë përfunduar brenda njëtuneli të braktisur ushtrie, ku i kanë humburvëmendjes së policisë.

Ngjarja është në hetim. Masat e marra ngapolicia, reagimi i saj i shpejtë dhe i vendosur, kanësiguruar prova të rëndësishme, të cilat japinshpresë të madhe për sukses në hetimin dhezbardhjen përfundimtare të ngjarjes.

Besohet fort që ky është episod i një sërëngjarjesh me të njëjtët autorë. Kështu që besimi iautoriteteve përkatëse se ngjarja do të zbardhet

241

Legjislatura e 9-të Viti 2019

përfundimisht është shumë i fortë.Duhet ta kemi të qartë se nuk ka qenë një rast

i thjeshtë. Kemi të bëjmë me një grabitje nga autorëprofesionistë, të cilët kanë arritur të shpërthejnëedhe zona më të mëdha sigurie. Ata kanëshpërthyer një burg të sigurisë së lartë në një vendanëtar të Bashkimit Europian. Janë larguar që tëgjithë prej andej. Kanë vrarë edhe punonjës policiedhe nuk kanë janë kapur as atje. Ndërkohë, ështëhera e parë që këtu kemi të paktën një suksesfillestar.

Unë i garantoj qytetarët, deputetët, se me masate marra, siguria e aeroportit është e garantuar. Memasat që do të merren në vijim ajo do të arrijë nënivele që do të japin qëndrueshmëri të gjatë.

Për të gjithë ata që janë përpjekur takeqinterpretojnë dhe ta keqpërdorin këtë situatë,dua të them se kjo nuk është një situatëapokaliptike.

Nuk është e vërtetë që kjo është e vetmjangjarje që ka ndodhur në botë. Aeroporte dhe zonatë tjera të sigurisë janë goditur, jo vetëm nëShqipëri, por edhe në shumë e shumë vende tëtjera të botës, që janë shumë herë më të mëdha emë të fuqishme se Shqipëria, në Gjermani, NjuJork, Bruksel, Meksikë...

Po ju them një rast të shkurtër, për ta mbyllurdhe për ta vendosur pak shqetësimin tonë nëkontekst me realitetin. Më 18 shkurt të vitit 2013, 8persona të armatosur hynë në pistën e aeroportittë Brukselit dhe vodhën 50 milionë dollarëdiamante. Hynë me dy makina dhe mekallashnikovë. U larguan nga aeroporti dheautomjetin e grabitjes e dogjën jashtë aeroportit.Ata vodhën 130 thasë. Operacioni i tyre brendaaeroportit të Brukselit zgjati 20 minuta. Te ne kazgjatur 5 minuta. Nuk po e them këtë për tarelativizuar. Më vonë u kapën 31 persona.

Kjo që thashë nuk ka ndodhur në Shqipëri...Gramoz Ruçi – Përfundojeni, zoti Ministër!Sandër Lleshaj - ...por ka ndodhur në këtë

planet, në Europë, në Bruksel, aty ku është qendrae NATO-s dhe e BE-së.

E thashë këtë jo për të relativizuar këtë që kandodhur, sepse ajo që ka ndodhur është mjaft erëndë. Ne do t’i nxjerrim të gjitha përgjegjësitë, përkëdo qoftë, edhe në aspektin administrativ,drejtues, por edhe në atë ligjor, me të cilin...

Dua të them se rëndësi ka të mendojmë përnjë zgjidhje afatgjatë, e cila duhet të orientohet drejtburimit të kësaj situate, që është ligji, i cili e ka

transferuar përgjegjësinë nga duart e policisë tenjë kontraktor privat. Ky ligj është akoma në fuqisot.

Uroj që nesër të mos vijë dikush të trokasëprapë te policia dhe të thotë: “Pse e keni shkelurligjin, duke ndërhyrë në zonën e aeroportit, e cilanuk është përgjegjësia juaj, por e kontraktoritprivat?”

Gramoz Ruçi – Zoti Ministër, ju lutem,përfundojeni!

Sandër Lleshaj – Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit!Zoti Murrizi, për përgjigjen e ministrit keni në

dispozicion 15 minuta.Myslim Murrizi – Faleminderit, zoti Kryetar!Së pari, desha ta filloj nga disa fjalë të

përgjithshme, që u artikuluan nga ministri Lleshaj.Unë, por edhe kolegët e opozitës, nuk besoj

se bëjmë pjesë tek ata të ulurit në këto karrige, qëpaskan firmosur para 15 vjetësh dhënien mekoncension të një kompanie gjermano-kineze-qipriote!

Ne jemi këtu dhe ty të kemi thirrur si ministër iBrendshëm, si drejtues i institucionit që ka 13 mijëpunonjës policie, që paguhen nga taksapaguesitshqiptarë për të siguruar rend, qetësi, për të luftuarkrimin, për ta parandaluar atë, si dhe për të bërëtë mundur zbulimin e elementit kriminal kur ndodhngjarja.

Pra, është detyra juaj, e institucionit që judrejtoni, që, në çdo vend, në çdo cep të Republikëssë Shqipërisë, kur ka ngjarje, aq më tepër në njëobjekt të rëndësisë së veçantë, siç është i vetmiaeroport kombëtar që kemi ne, Aeroporti i Rinasit,të mbani përgjegjësi në ushtrimin e funksionit tuajkushtetues si ministër i Brendshëm.

Unë nuk dua të hyj në imagjinatën, as tëmedieve, as tuajën, as të atyre që thonë: “Po tëkishin qenë pak më të shpejtë, do të kishin marrëavionin peng. Aty brenda ishte Presidenti... Pastajmund të na kërkonin që, në dorëzim të tij, të dilnimnga NATO. Mund t’i shpallnim luftë Kinës...” Këtojanë imagjinata, që gjithsecili i zhvillon sipas filmitqë sheh në mendjen e tij. Unë nuk të kam thirrurpër këtë.

Zoti Ministër, unë isha dje në komisariatin eRinasit. Të them të drejtën, ai komisariat ishte i viti’75 ose ’80, një komisariat sa për të larë gojën, seatje në të vërtetë ka një postë policie. Ai komisariat,zoti Ministër, kishte 112 efektivë policie. 56punonjës janë sportelistë, nuk janë policë, por

Viti 2019

242

Legjislatura e 9-të

presin qytetarët kur hyjnë e kur dalin dhe u vulosinpasaportat, pra gjysma e efektivëve. 56 të tjerët,të ndarë në tri turne, ashtu siç i keni lënë ju, ruajnësigurinë nga jashtë, aq sa ua lejon koncensionari.

Do të jem pak më konkret dhe më i qartë nëfjalën time.

Unë e di mirë, e pashë edhe korrespondencëne shefit të komisariatit, që 4 shkresa drejtuar TIA-s kishin marrë përgjigje ironike, fyese dhe tallëse,duke u thënë: “Çfarë ju duhet juve me këtë punë”.I pashë edhe unë ato shkresa.

Unë prisja nga ju të thoshit sot këtu se në çfarëfaze është operacioni i strukturave ligjzbatuesenën varësinë tuaj për zbulimin e pjesës tjetër tëgrupit. Shqiptarët nuk dinë akoma sa para janëgrabitur në Aeroportin e Rinasit. Ju thatë që bëhetfjalë për miliona euro, por nuk e përcaktuat, 5, 6,7, 9, 10 apo 15. Ishin me thasë, më raportoi shefii komisariatit, me thasë thatë edhe ju, por jo përShqipërinë, por për Brukselin. Më kanë thënë seshtatë thasë me euro janë vjedhur në datën 9prill. Të cilës bankë ishin? Bankat kanë emrin,sepse paratë janë të shqiptarëve? Të RaiffeisenBank, më thanë, të shoqëruara nga kompania“Nazeri”, të Tirana Bank, të shoqëruara ngakompania “Oktapus” dhe të një banke të re tëquajtur “OTP”, që nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë,(ndoshta është bankë që është krijuar tani mePPP apo ka ekzistuar), të shoqëruara ngakompania private “Anakonda”.

Unë nuk besoj se duhet të dilni kaq duarlarënga kjo ngjarje, edhe pse këtë aeroport e kamarrë nën kontroll kompania TIA para 15 vjetëve.Në fund të fundit, licencat e kompanive privateqë shoqërojnë paratë i jep dhe kontrolloninstitucioni që drejtoni ju, zoti Ministër. Këtokompani nuk duhet të shkojnë atje si faturino treni,t’i hedhin paratë nëpër këmbët e punonjësve tëkompanisë TIA, të largohen jashtë protokollit pa ungritur avioni në ajër dhe të mos mbajnë asnjëllojpërgjegjësie se ku shkojnë këto para. Sipasrregullores, duhet të qëndrojnë aty, sepse avionimund të kthehet. Ju i kontrolloni këto kompani.

Çfarë është kjo arrogancë e kësaj kompanie,ciladoqoftë dhe kushdo t’ia ketë dhënë mekoncesion aeroportin? Në Shqipëri, qëkur ështëshpikur fjala “koncesion”, për ta prishur me mllefnë mënyrë demagogjike sistemin e centralizuarkomunist dhe ekonominë e centralizuar, u gjet njëvariant i artë, kush ishte në qeveri, mund ta ngrohtexhepin duke dhënë me koncesion çfarë të kishte

në dorë. Kështu u veprua me bankën duke iadhënë Turqisë, kompaninë Telecom ia dhamëTurqisë, sepse ashtu duhej, dhamë në vitin 2004aeroportin me koncesion, kurse tani thoni që nuke anulojmë dot, sepse bëhet qameti. Pse nuk eanulojmë dot? Kush e ka karemin në fyt që nuk eanulojmë dot koncesionin për një objekt të njëstrategjie kombëtare dhe rëndësie të veçantë? Nenuk kemi tre aeroporte, ku një ia kemi dhënë privatitdhe dy të tjerët po i kontrollojmë për konkurrencë,por kemi një. Kështu u bë edhe me kolaudimin emjeteve, SGS-në. Në vitin 2013 erdhën disamakina rangallë, që u quajt kompania e famshmeangleze Crow Agents, e cila do të merrte doganatme koncesion, por ikën edhe ata.

Pra, nëse ju, zoti Ministër, e keni vënë re qëpërgjegjësia është e atyre që kanë qenë këtu dheaty para 15 vjetëve, në funksion të kësaj ngjarjejedhe në zbatim të detyrës suaj kushtetuese, kenitë gjithë të drejtën dhe tagrin si pjesë e qeverisëtë sillni një projektligj për të ndryshuar mënyrëne funksionimit të këtij objekti me rëndësi tëveçantë, të aeroportit ndërkombëtar “NënëTereza”.

Edhe si institucion ju jeni shumë afër me ataqë punojnë te kompania TIA. Ju që merreni meata që hedhin bojë, urinojnë në lulishte dhe qëmë pas i arrestoni natën, nuk keni fare kureshtjetë dini pse 95% e punonjësve që punojnë te kjokompani janë nga zona me kriminalitetin më tëlartë në Shqipëri? Aty punojnë 780 njerëz. Nuk juka shtyrë fare kureshtja të mësoni se çfarëkontingjenti punon aty? Ata u heqin rripin epantallonave refugjatëve kur vijnë në gusht apodhjetor, u shkarkojnë fasulet në gusht dhe gjelin edetit për Vitin e Ri, u vjedhin celularët, punojnë tremuaj, vijnë dhe ikin pa inventar, sepse kanë njërrogë qesharake. Nuk duhet të keni fare të dhënapër këta njerëz që hyjnë dhe dalin atje?

Unë dyshoj se grabitja ka pasur kallauz ngabrenda. A mund të na thoni ju nëse ka pasurinformatorë apo jo? Sipas raportimeve dheregjistrimit të kamerave i gjithë procesi kandodhur për 2 minuta e 49 sekonda. Psekompania që operon tek aeroporti “Nënë Tereza”nuk ia hapi derën FNSH-së? Ju nuk e thatë, porata nuk ia kanë hapur derën, sepse FNSH-ja ështënisur në momentin që ka marrë informacionin. Nukështë meritë juaja që FNSH-ja ishte aty, sepseFNSH-ja nuk ka qenë atje me shërbim, por kaqenë rastësisht, për të marrë disa persona të

243

Legjislatura e 9-të Viti 2019

deportuar, zoti Ministër. Ata janë nisur sapo janëlajmëruar, por kompania nuk ua ka hapur derën.

Pse nuk i arrestoni punonjësit e kompanisë?Keni arrestuar fukarenj. Qamil Zelën e futët nëburg për mospagim të 35 mijë lekëve të vjetradrita, i cili më pas vari veten në burgun e Lushnjës,keni arrestuar njerëz për evazion fiskal, kurse njëkompani në mes të Tiranës, që ka marrë mekoncesion aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”tallet me shtetin. Nëse tallet me ju si ministër, ështëtallur me shtetin. Ju nuk keni bërë absolutishtasnjëlloj veprimi.

Unë nuk po ju ngarkoj me përgjegjësi penaleligjore, sepse prokuroria dhe organet kompetentepo bëjnë punën e tyre dhe ishalla e zbardhin atëngjarje, por doja të dija nëse paratë që janëvjedhur atje, 11 apo 12 milionë euro, janë apo jobrenda territorit të Shqipërisë? Ata që paskan hyrënë tunelin e ushtrisë janë brenda territorit tëShqipërisë apo kanë ikur? Sa është numri i tyre?Çfarë përbërje ka ky grup kriminal? Sa i sigurtjeni ju që nuk ka pjesëtarë të këtij grupi ngaGreqia, Mali i Zi apo Kosova? Unë nuk jamprofesionist, këtu ka njerëz që janë marrë mepolicinë, por fotografia e atij që mbanteautomatikun tregon që ai nuk ishte amator. Nuktregonte çunat e lagjes që e fusin pistoletën tektutat e sportit. Ajo fotografi tregonte që ishte njëkomando. Sa informacion ka shërbimi juaj? Abashkëpunoni ju me shërbime të tjera si ISN-jaapo Shërbimi Informativ?

Jo më kot, kur kemi qenë tek ata si Komision iSigurisë, i kemi pyetur nëse i mbikëqyrni më paspersonat që nxirrni në lirim. Historia botërore katreguar që shumica e këtyre ngjarjeve madhorebëhen nga këta trupa. Pra, zoti Ministër, ju duhettë mbani përgjegjësinë që ju takon si ministër iBrendshëm për ngjarjen që ka ndodhur brendaterritorit të Republikës së Shqipërisë, në pikën kuulen dhe ngrihen 44 avionë në ditë.

Nëse do të kishin qenë pak më të ftilluar, atanuk kishin nevojë të hynin tek tuneli i ushtrisë,zoti Ministër. Mund të kishin hyrë në avion, kishinmarrë me vete ata 200 pasagjerë, 10 milionë euro,dhe shkonin në një nga vendet ku ne nuk kemimarrëveshje për t’i ekstraduar, si Tunizi, Serbi,Bjellorusi. Nuk do t’i kapte njeri dhe do t’i kishingëzuar ato para. Do të kishin marrë më qafë edheata fatkeqë

që ishin në avion, jo kokat e mëdha të shtetit,por hallexhinjtë që ishin aty brenda. Këto janë

ngjarje që duhen pasur në vëmendjen einstitucionit që drejtoni, sepse ata punonjës policiedhe ju si ministër i Brendshëm paguheni nga taksate shqiptarëve për të siguruar rendin brenda territorittë Republikës së Shqipërisë. Kur ju nuk e siguronikëtë rend brenda një objekti të rëndësisë sëveçantë, si Aeroporti i Rinasit, çfarë mund tëmendojnë ata të Konispolit, Shishtavecit,Pëllumbasit, Kryevidhit e ku di unë tjetër, se do tëjenë të sigurt?

Ndaj, ju, zoti Ministër dhe qeveria ku bëni pjesë,nëse mendoni se nuk e keni karremin në fyt ngaPPP-të apo koncesionet, silleni ligjin këtu siç ekërkoni, ta ndryshojmë dhe t’ua heqim këtëkoncesion, sepse marrin 3,8 milionë euro...

Zoti Ministër, a e dini ju sa është pagesa eparkingut para aeroportit te kjo TIA e famshme?Ju nuk e dini as kush e ka TIA-n?! Ju thoni gjermaniia shiti kinezit, kinezi ia dha qipriotit, qiprioti ia kadhënë njërit nga Fushë-Kruja. Ç’është kjo kompanie famshme që operon atje, ICTS-ja, e cila paskahumbur besueshmërinë tuaj? Ç’është kjo, lejearme? Çfarë informacioni keni për të? Kush ështëaksioner, pronar? Çili është stafi i kësaj kompanie?Në këtë kompani punojnë 800 vetë nga Fushë-Kruja, që fusin duart duke vjedhur të brendshmete fukarenjve në valixhet, te Cargo. Jeni ministër iBrendshëm dhe duhet të keni absolutishtvëmendjen dhe përgjegjësinë e duhur që jungarkon detyra dhe Kushtetuta.

Nëse ju mendoni se e keqja qenka koncesioni,silleni ligjin këtu ta anulojmë, nëse nuk jeni borxhli,se me gjithë mend kjo është dhënë në vitin 2004,po kush ka ardhur në qeveri, do apo nuk do, e kamarrë në dorë atë; të gjithë e kanë pasur në mendpër ta anuluar apo për t’ia dhënë dikujt tjetër, që ekanë pasur shok apo mik.

Ndaj unë kërkoj që ju si drejtues institucioni, sëpari, bëjeni komisariat tamam komisariatin eRinasit, se vetëm i tillë nuk është, por është njëpisllëk me 4 zyra dhe 12 efektivë, të cilët nuk e dise ku rrinë! Rregullojeni edhe atë komisariat, sepsekeni 7 komisariate në Tiranë, njërin më të mirë setjetrin! Kur ishte ministër kampioni, shihnimreklamat e inaugurimit të komisariatit të Laprakës,Kombinatit, Kamzës e me radhë. Bëjeni edhe atëkomisariat t’i vijë era shtet, sepse, në fund të fundit,është paraqitja e parë e çdo njeriu që vjen dheshkel në këtë tokë!

Na sillni një ligj ta ndryshojmë që të mos ketëmë as TIA, as ICTS, as banditë, të cilët hyjnë 30

Viti 2019

244

Legjislatura e 9-të

metra larg vendit ku parkohen makinat eqytetarëve. Ata nuk erdhën as nga jonxha, as ngatërfili. Nuk e di pse nuk kanë hyrë nga portakryesore, aty ku hyjnë pasagjerët!

Duke e konsideruar këtë një ngjarje për të cilënas duhet vënë kuja dhe as duhet zhvilluarimagjinata që “Obobo, çfarë do të bëhej po të kishtendodhur kjo apo ajo!”, me justifikimin që ngjarje tëtilla mund të ndodhin gjithandej, ti mund të moskishe ardhur fare këtu e të thoshe: “Çfarë kenikërkuar ju? Interpelancë?” Për çfarë? Për kaq paratë vjedhura?!”.

Në Amerikë, në vitin 2001, në shtetin më të fortënë botë, u vranë 3200 vetë nga dy ballona. Gjë emadhe se u mor edhe një ballonë këtu te ne! Pre-cedent për një shtetar është ky? Paska ndodhurnjë ngjarje në Kinë, në Bashkimin Sovjetik apo nëAmerikë e ti thua se, meqë ndodh atje, ne komunëjemi, le të ndodhë edhe këtu te ne! Pra, meqë vritennë Libi, e kanë rrethuar Tripolin atje, hajde të vritenedhe këtu te ne, thua ti!

Zoti Ministër, flisni me qeverinë, flisni meKryeministrin; nëse nuk e kemi karremin në fyt, tëshkojmë ta anulojmë marrëveshjen dhe të marrëfund praktika abuzive që pasurinë e këtij vendi,pasurinë e shqiptarëve, objektet e rëndësisë sëveçantë të këtij vendi, objektet strategjike tëshqiptarëve t’u jepen lloj-lloj ordinerëve ehalabakëve vetëm pse ngrohin xhepat eshtetarëve! Merreni përsipër, sepse për këtë jenivotuar, ndaj paguheni, ndaj e keni marrë atëmandatin, që herë thoni të “Një milion shuplakave”,herë thoni të “Një milion duartrokitjeve”, për t’usiguruar shqiptarëve rend, qetësi dhe siguri që tëjetojnë në këtë vend, ata që kanë mend dhemundësi ekonomike për të jetuar këtu, se pjesatjetër po ikën drejt atyre vendeve ku qenka bërëqameti, ku qenkan vjedhur miliona e dhjetëra thasëme euro në mes të Brukselit!

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Murrizi!Zoti Ministër, keni në dispozicion 3 minuta, në

qoftë se dëshironi të shpreheni.Sandër Lleshaj – Ju falënderoj, zoti Murrizi,

megjithëse nuk kam arritur ta kap 100% fjalën tuajpër shkak të akustikës ndoshta dhe vendit tëpapërshtatshëm, por do ta studioj më vonë!Megjithatë, e vlerësoj edhe pasionin që nuk jumungon, por edhe racionalitetin e diskutimit tuaj!Veçanërisht vlerësoj disa çështje racionale qëdiskutuat, që kanë të bëjnë kryesisht me krijimin e

kapaciteteve. Sigurisht, thelbi i çështjes është qëne duhet të kemi kapacitete të reja, përveçse duhettë vëmë edhe kujën për këtë ngjarje, nuk dua tëdekurajoj askënd për ta vazhduar kujën, por nëthelb duhet të mendojmë për të ardhmen dhe përkrijimin e kapaciteteve.

Sigurisht, komisariati i Rinasit është ai më i afërtidhe i fundit që keni parë, por po të shikoni morinëe komisariateve në Shqipëri, do të shihni edhe mëkeq se Rinasi, për arsye se këto janë mundësitë ekëtij vendi dhe kjo gjendje është e trashëguar prejshumë vitesh. Shqipëria është fokusuar kryesishtnë sektorë të tjerë prioritarë: në shkolla, spitale,ndërkohë që te policia ka ende nevoja të mëdhadhe ne do të bëjmë përpjekje të mëdha për tëndërhyrë qoftë në komisariatin e Rinasit, qoftë nëkomisariatin e Maliqit apo të Vaut të Dejë-s, qënuk ekzistojnë fare, e kështu me radhë.

Për sa u përket shifrave që thatë përshpërndarjen e personelit, që kryesisht janësportelistë, po, kështu janë, komisariati i Rinasitështë një komisariat i ristruktuar pas marrëveshjeskoncesionare në funksion të saj dhe stafi i këtijkomisariati është thjesht sportelist për të kontrolluarpasaportën hyrje-dalje. Nuk ka qenë njëkomisariat, i cili ka pasur funksione të mëdhasigurie, se siguria ka qenë e kontraktuar. Këtu eshoh edhe thelbin e problemit, i cili së shpejti do tëadresohet, ndërkohë që ka filluar.

Sa është shifra e parave të grabitura, ishte njëranga pyetjet që ngritët. Ju kam thënë se nuk jamfutur shumë në detaje, megjithëse nuk ështësekret, shifra është diku te 5 pikë disa milionë eurotë grabitura. Banka që përmendët, është, në fakt,një bankë e re, e cila ka blerë një bankë të vjetër,Societe Generale. Duket bankë e re, por është njëbankë e vjetër.

Sa u përket punonjësve të ICTS-së, arrogancëssë kësaj kompanie, është e vërtetë, ne do të marrimmasa. Deri më sot kjo kompani nuk është licencuarasnjëherë nga Policia e Shtetit. Është e vetmjakompani sigurie në Shqipëri, e cila nuk licencohetnga Policia e Shtetit, por nga Aviacioni Civil. Do tëmerren masat që edhe kjo kompani të futet nësuazën e licencimit të Policisë së Shtetit, nëmënyrë që kjo situatë të mos ndodhë më.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Ministër!Zoti Murrizi, në qoftë se dëshironi të shpreheni,

keni 3 minuta në dispozicion.Myslim Murrizi – Zoti Ministër, prapë the që

245

Legjislatura e 9-të Viti 2019

nuk ka qenë prioritet rregullimi i komisariateve. Mamerr mendja se 6 vjet më parë, në fillimin tuaj, patëtprioritet tjetër gjë, fillimin tuaj si maxhorancë e kamfjalën, jo tuajin si ministër, megjithëse edhe ju nukjeni pa përgjegjësi, se keni qenë për 5 vjet këshilltari Kryeministrit për Sigurinë Kombëtare dhe nuk jukam parë që të flisni as edhe një fjalë për atëprioritet që pritej të flisnit. Ishte një rrënjë hashashidhe nga ajo sot 5 drejtues madhorë kanë ikur nëdrejtim të paditur. Unë gjykoj se të gjithakomisariatet duhen rregulluar.

Para se të jepnit 20 milionë euro për 1 kilometërnë autostradë këtu te Unaza, me to kishit bërë 40komisariate, nga 500 mijë euro për komisariat.Edhe ai i Devollit duhet, por nuk ka rëndësinë ekëtij të Rinasit.

Gjatë fjalës sime më shpëtoi dhe mirë bëtë qëma kujtuat Autoritetin e Aviacionit Civil. Edhe kyinstitucion, pra Drejtoria e Përgjithshme është nënvarësinë e Ministrisë së Transportit, pra nënvarësinë e qeverisë ku ju jeni anëtar. Po kyinstitucion, që varet drejtpërdrejt nga Kryeministridhe nga qeveria, a ka përgjegjësi për këtoallishverishe që ka firmosur dhe që ky paska tagërpër të mbikëqyrur dhe siguruar sigurinë brendakëtij aeroporti?

Nëse ju si ministër i Brendshëm thoni se nukkeni përgjegjësi për atë që mbulon Ministria eBrendshme, atëherë Autoriteti i Shërbimit Civilështë pjesë e qeverisë, formalisht më duket sevaret nga Ministria e Transportit, prandaj të gjithaqë thoni këtu, ngrijini në qeveri dhe bëni gati ligjinqë ju thashë pak më parë për t’ia prishur këtij dheçdo hajduti tjetër çdo lloj koncesioni, që tallet meqytetarët shqiptarë dhe i trajton si mall tregu.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Murrizi!Këtu përfundon interpelanca e kërkuar. Doja të

përshëndesja ministrin që iu përgjigj në kohëkërkesës së kolegut deputet sipas Rregullores!

Nga ana tjetër, do të doja të përshëndesja tëdy kolegët deputetë që e iniciuan këtë interpelancëurgjente dhe t’i inkurajoja të gjithë deputetët, papërjashtim, që instrumentet parlamentare, siç janëseancat e pyetjeve, interpelancat, mocionet medebat, të jenë më prezente në parlament, pasikështu përmbushen më së miri funksionet erëndësishme që ka Kuvendi, monitorimi dhekontrolli parlamentar.

Po, zoti Gjoni, fjala për ju.Ralf Gjoni – Ju falënderoj edhe një herë, zoti

Kryetar që e pranuat interpelancën urgjente!Falënderoj edhe zotin ministër për përgjigjet!

Zoti Kryetar, për procedurë. Është hera e dytëqë na ndodh si deputetë të rinj të opozitës që nëmënyrë klandestine dhe të papritur futet në seancënjë propozim për t’u votuar. Sot në mëngjes u kamkërkuar shërbimeve të Kuvendit që të merrja fjalënnëse do të futej për diskutim çështja e ndryshimittë objektit të Komisionit të Posaçëm për ReformënZgjedhore.

Javën e kaluar, ju e mbani mend, zoti Balla,kam kërkuar në emër edhe të kolegëve të tjerë tëopozitës, që pjesëmarrja jonë në atë komision tëkushtëzohej me ndryshimin e objektit. Ju falënderojedhe për vullnetin pozitiv që keni treguar si grup imaxhorancës parlamentare!

Dua t’ju bëj me dije që bashkërisht me zonjënHajdari kemi punuar gjatë këtyre ditëve për tëhartuar një draft, siç kishim rënë paraprakishtdakord së bashku me mirëkuptim, për ta propozuarkëtë draft të ndryshimit të objektit nga ana edeputetëve të opozitës. Papritur, dje, marrim veshnga mediet, se në momentin e fundit na qenkabërë një propozim nga grupi i Partisë Socialistepër ndryshim objekti. Sot në mëngjes kam kërkuartë di nëse kjo ishte e vërtetë dhe më ështëkonfirmuar nga shërbimet e Kuvendit që nuk ështëe vërtetë, por ka qenë thjesht një letër drejtuarKryetarit të Kuvendit. Ulemi këtu para interpelancësdhe na hidhet në tavolinë letra që thotë: “ZotiKryetar, të paraqitet në seancë përmbajtja mevotim”. S’ka as datë me firmën tuaj, zoti Kryetar.Ju lutem, kështu do të bëjmë parlament?

Zoti Balla, kjo nuk është normale. Ne kemiardhur këtu me një axhendë për ndryshimin esistemit zgjedhor. Nëse e keni me të vërtetëvullnetin tuaj pozitiv për të bashkëpunuar me nenë funksion të kësaj çështjeje madhore përqytetarët shqiptarë, ju lutem tërhiqeni këtë vendim!Nuk duhet të hidhet sot për votim! Ejani të ulemidhe të hartojmë një draft bashkërisht që të jeniedhe ju dakord, ku të garantohet edhe pjesëmarrjae opozitës jashtë parlamentit dhe të bëjmë diçkapozitive me mirëkuptim. Nuk është normale kjo!Ju lutem, tërhiqeni këtë!

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Zonja Hajdari, kërkuat fjalën?Po, urdhëroni!Rudina Hajdari – Meqë sot u bë konstituimi i

grupit parlamentar demokrat, si fillim dua të shprehfalënderime të sinqerta për kolegët e nderuar.

Viti 2019

246

Legjislatura e 9-të

Ne kemi një histori të përbashkët si demokratë,por, gjithashtu, jemi këtu, sepse ndajmë një viziontë përbashkët për sa i përket zgjidhjes së krizëspolitike në vend.

Gjithashtu, dua të sjell në vëmendje që këtademokratë, të ulur sot këtu, janë demokratë qëvërtet kanë kontribuar në zonat e tyre, kështu qëunë i shoh ata si përfaqësues të denjë të këtij grupidhe qytetarëve demokratë në të gjithë Shqipërinëdhe jam e nderuar që i përfaqësoj ata dhe flas nëemër të tyre sot.

Më lejoni që të skicoj një miniplatformë nëmënyrë të përmbledhur se cilat janë synimet dheobjektivat tona si grup parlamentar gjatë jetësparlamentare që do të kemi në këtë legjislaturë.

E para, më duhet t’ju them se ne do tëpërfaqësojmë të gjithë demokratët, të cilët nukkanë qenë dakord me dorëzimin e mandatave, dotë përfaqësojmë ata demokratë që duan që ne t’ipërfaqësojmë në parlamentin shqiptar. Përposdenoncimeve që do të bëjmë për të gjitha aferat,skandalet e kësaj qeverie dhe maxhorance, ne dotë shpalosim një alternativë të qartë për një viziontë Shqipërisë të së nesërmes. Kur flas për vizionine Shqipërisë të së nesërmes, kam parasyshreformën zgjedhore dhe ndryshimin e sistemit. Nedo të përpiqemi dhe do të luftojmë me çdo mënyrëqë ky parlament të bëjë një riformatim të sistemittonë të kalbur politik, i cili është shndërruar nëgjeneratorin e të gjitha të këqijave të qeverisjesnë Shqipëri.

Shumë shpejt ne do t’ju paraqesim projektintonë të detajuar sa i përket kësaj platforme dhe dot’i japim fund partitokracisë në vend. Jemi të hapurt’i nënshtrohemi çdo diskutimi të hapur publik dheshoqëror për të folur për një sistem politik më tëdenjë.

Gjithashtu, do të mbështesim reformën nëdrejtësi dhe procesin e integrimit të Shqipërisë. Julutem, më jepni edhe 2 minuta kohë, sepse ështënjë deklaratë shumë e rëndësishme për grupin eri parlamentar, sepse ky grup parlamentar ështëkundër ndryshimeve që janë bërë në vitin 2008, tëcilat e çuan Shqipërinë drejt shkatërrimit, si edhedemokracinë brenda Partisë Demokratike, e cilarrjedhimisht solli një degradim të cilësisë sëinstitucioneve dhe të demokracisë në vend.

Ne do të gjejmë çdolloj mënyre dhe çdollojformule të përshtatshme për një përfaqësim politiknga deputetët që janë zgjedhur nga populli dhe jonga kryetarët e tyre. Jemi të hapur për këtë model,

sepse qëllimi ynë është ta realizojmë, si dhe jemitë hapur për një diskutim publik të hapur për tëparë se cili është sistemi më i përshtatshëm, ngasistemi i pastër maxhoritar deri te sistemiproporcional kombëtar me lista të hapura.

Deklarojmë se kjo është kauza jonë e vetmedhe më e rëndësishmja për këtë legjislaturë. Kambindjen e plotë se vendimi ynë përfaqëson interesinpublik në një masë shumë të gjerë, e cila shkonpërtej partive kryesore, përtej Partisë Demokratike,përtej Partisë Socialiste, si dhe përtej LSI-së, tëcilat mundohen dhe përpiqen me çfarëdollojmënyre për ta ndaluar këtë ndryshim të sistemitzgjedhor.

Unë do të kërkoja që demokratët e sotëm, qëndodhen jashtë këtij parlamenti, ta shohin këtë sinjë ofertë dhe si një alternativë të tyre për t’ipërfaqësuar ata denjësisht në parlament dhe dotë kërkoja nga çdo demokrat dhe qytetar izhgënjyer nga të gjitha klasat politike që të nambështesë në këtë iniciativë.

Ne si grup parlamentar nuk jemi dakord meperceptimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Sado ekompromentuar apo e korruptuar të jetë kjomaxhorancë, qëndrimi ynë është i njëjtë, ne nukduam në asnjë mënyrë të bojkotojmë çfarëdollojzgjedhjesh, përfshirë edhe zgjedhjet e 30 qershorit.Në fakt, koha nuk është në favorin tonë, por ne dotë përpiqemi me çfarëdolloj mënyre që opozitarëvedhe demokratëve në këtë vend të mos u lëmë njëvend bosh në këto zgjedhje.

Ftoj në këtë përpjekje për të mos i bojkotuarzgjedhjet e 30 qershorit çdo lloj partie opozitareqë ta rikonsiderojë vendimin e saj për t’i bojkotuar,sepse ky nuk është një mjet demokratik. Ne nukmund të luajmë jashtë rregullave të lojës politike,por duhet të qëndrojmë brenda këtyre rregullave,duke respektuar Kushtetutën dhe çdo gjë tjetër.

E konsideroj si shumë të rëndësishme që ne tëpërgatitemi dhe të marrim çdo lloj mase tëmundshme, edhe pse kohën e kemi në disfavor,për të shpalosur një alternativë tonën.

Së fundi, ftoj çdo demokrat që të na përkrahënë këtë iniciativë në mënyrë që ne të shpalosimalternativën tonë në këtë parlament; të ndryshojmësistemin; t’u hapim rrugë përfaqësuesve të denjëtë këtij parlamenti të zgjedhur nga qytetarët; tëhapim rrugën për një garë reale në këtë parlamentdhe t’i japim fund një herë e mirë këtij sistemi që eka kalbur demokracinë në vend. Kam bindjen eplotë, se me ndihmën e Zotit dhe me mbështetjen

247

Legjislatura e 9-të Viti 2019

e të gjithë demokratëve shqiptarë, që janë tëzhgënjyer nga vendimi i Partisë Demokratike apoqoftë nga e gjithë klasa politike, do ta arrijmë qëllimtonë. Ne jemi gati për ta çuar atë deri në fund.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zonja Hajdari!Urdhëroni, zoti Musai!Nimet Musai – Faleminderit, Kryetar!Të nderuar kolegë deputetë,Është kënaqësi t’i uroj zonjës Hajdari suksese

si kryetare e grupit parlamentar!Falënderoj kolegët e mi të grupit të pavarur për

vlerësimin dhe mbështetjen që më bënë përzgjedhjen time si kryetar grupi. Unë ju garantoj sedo të jemi aktorë të dorës së parë në mbështetjetë të gjitha reformave jetike për vendin tonë. Ju nae njihni përvojën dhe cilësinë. I kemi treguar nëjetën parlamentare gjatë të gjithë kësaj periudhe.Jemi në mbështetje të nismave të rëndësishmepër jetën tonë.

Zoti Balla, faleminderit për respektin!Faleminderit që ju e sollët këtu sot këtë draft!Ne që sapo u zgjodhëm kemi kënaqësinë që

së bashku me ju, me Rudinën, të jemi nëmbështetje të sistemit zgjedhor dhe të ndryshimittë Kodit Zgjedhor, jemi në mbështetje të të gjithareformave që vendi ynë, shqiptarët kudo që janëtë gjejnë vlerësimin që duhet.

Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Musai!Fjala për zotin Balla.Taulant Balla- Krijimi i grupeve parlamentare

të opozitës është një moment i rëndësishëm nëvijimësinë e punës konstruktive parlamentare dhemiqësisht do t’i kërkoja zotit Gjoni ta marrë meqetësi dhe dashuri përpjekjen time për të futur nëkanalin e procedurës të Rregullores së Kuvenditpropozimin tuaj. Rregullorja e Kuvendit parashikonqë 24 orë para seancës mund të propozohetpërfshirja në rend të ditës e një projektvendimi, icili përmban angazhimin tonë për të punuar bashkëme ju për një objektiv të përbashkët, atë tëreformës zgjedhore, që, sipas kërkesës suaj dhetë mbështetur nga ana jonë, do të përfshijëvlerësimin, rishikimin dhe reformimin e sistemitzgjedhor.

Po ashtu kam propozuar që data 28 Nëntor,dita e pavarësisë sonë, të jetë afati përfundimtar ikëtij komisioni.

Gjithashtu, dua t’ju them shumë qartë që derinë përfundim të seancës kemi kohë për të pritur,për të shqyrtuar dhe për të pranuar të gjitha

propozimet që kanë ardhur nga ju. Unë di që jukeni bërë një punë të mirë me propozime konkrete,të cilat janë atributi juaj.

Partia Socialiste e Shqipërisë nuk ka kushtepër reformën zgjedhore. Sikurse u kemi thënë edheparaardhësve tuaj, në këtë seancë miratojmë tëgjitha rekomandimet e OSBE – ODIHRI-t për 3 palëzgjedhjet, përkatësisht në vitet 2013, 2015, 2017,sepse këto janë detyrimi i fazës së parë tëreformës.

Në fakt, për Partinë Socialiste duhet t’ju themqë ka vetëm një kusht për reformën zgjedhore dhesistemin zgjedhor, nëse doni, votën e shqiptarëveqë jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Janë 1/3e shqiptarëve që për 28 vjet me radhë u mohohete drejta për t’u shprehur me votë se kush duhet tadrejtojë vendin e tyre. Po jua them sot se ju jenitë përfshirë në këtë fazë të parë, por sa i përketfazës së dytë të të gjithë kësaj reforme tërëndësishme për ne, vota e shqiptarëve që jetojnëjashtë territorit është kushti i vetëm. Për të tjerat,punë të mbarë së bashku! Në fund të seancës,kur të diskutohet projektvendimi, unë jam i sigurtqë propozimet tuaja konkrete do ta sjellin vendiminnë formë dhe përmbajtje, sipas pritshmërive tuaja.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Po, zoti Gjoni, keni fjalën për

replikë.Ralf Gjoni - Zoti Balla, te qetësia dhe dashuria

të paska mbetur mendja. Ne jemi shumë të qetë,sepse kërkesat tona dhe angazhimi ynë buron ngadëshirat e sinqerta të populli shqiptar. Ne nuk kemiaxhenda të fshehta dhe as taktikë të fshehtë, siçkeni ju. Po ju trajtojmë me dashuri, sepse po tëmos ju trajtonim me dashuri, do ta shihnit si do t’jutrajtonim, kështu që ju siguroj që ne jemi edhe tëqetë, edhe të dashur, edhe profesionalë, edhebashkëpunues.

Rregullorja e parashikon 24 orë përpara, porne nuk jemi njoftuar. Nëse ju e keni futur përdiskutim sot, përse shërbimet e Kuvendit nëmëngjes, zoti Kryetar, më njoftuan që nuk ishte epërfshirë në rendin e ditës dhe nuk ishte e hapurpër diskutim? Ju lutem, më jepni një përgjigje! Itakon administratës së Kuvendit.

Së dyti, kryetarët e grupeve respektive të ulentë diskutojnë, por edhe të gjithë bashkë të ulemitë diskutojmë. I mbyllim kamerat, i mbyllim dyert,ulemi dhe biem dakord të gjithë si deputetë se çfarëi duhet këtij vendi, pra çfarë propozimesh kemi tëgjithë, i bashkojmë në një draft dhe e votojmë që

Viti 2019

248

Legjislatura e 9-të

sot. Të gjithë shqiptarët e duan ndryshimin esistemit zgjedhor, jo thjesht arnime dheteknikalitete të Kodit Zgjedhor.

Sa i përket votës së shtetasve shqiptarë qëjetojnë jashtë, zoti Balla, nuk ka deputet sot që tëjetë kundër ushtrimit të së drejtës së votës sështetasve shqiptarë që jetojnë jashtë. Po si do tabëjmë? Hajdeni të sjellim propozimet dhe tazgjidhim. Sa vjet keni ju në pushtet? Sa vjet keninë krevat me Partinë Demokratike, kur ishit nëopozitë? Nuk keni bërë asnjëherë një propozimose amendim të vetëm. Më thoni: kur ka qenëamendimi juaj i fundit ose propozimi ligjor i funditpër votën e shqiptarëve të diasporës dhe shtetasveshqiptarë jashtë? Ne jemi të gatshëm, hajdeni tëbashkëpunojmë, hajdeni ta bëjmë sot vendimin,jo fshehtazi, por në mënyrë transparente për tëgjithë qytetarët shqiptarë!

Faleminderit! Gramoz Ruçi – Atëherë do të bëj dy

shpjegime. Së pari, stafi i Kuvendit ka vepruarkonform Rregullores. Ai ju mirëpret për tëregjistruar emrat për çështje që janë tëparashikuara në rendin e ditës. Nëse kjo çështjedo të përfshihet, do të ketë kërkesa për diskutim,do të ketë regjistrime emrash.

Së dyti, kërkesa e grupit parlamentar tëmazhorancës është një përpjekje për të kurorëzuarato rezerva që ju shprehët në seancën e kaluarpër këtë çështje dhe ju përgëzoj për këtë.

Megjithatë, nëse do të përfshihet ose jo, do tëkërkoja mirëkuptimin e 3 kryetarëve të grupeve,që gjatë zhvillimit të seancës të ulen dhe tëdiskutojnë për të arritur një konsensus për objektinose kohën që do të shtrijë veprimtarinë e saj. Unëmendoj se, nëse ka nevojë për diskutim, jemi tëgatshëm të bëhet diskutimi, të regjistrohen emrat.Nëse arrihet në një konsensus të përbashkët,kuptohet që do të vazhdojmë më tej.

A biem dakord? Në rregull!Atëherë, vazhdojmë me raportin e veprimtarisë

vjetore të Autoritetit të Medieve Audiovizive.Ftoj kryetarin e institucionit, zotin Gentian Sala,

për të bërë prezantimin e raportit.Gentian Sala – I nderuar zoti Kryetar,Të nderuar ministra,Të nderuar deputetë të Kuvendit,Në respektim të parimeve themelore për

garantimin e lirisë së shprehjes dhe të drejtës përinformim, si detyrime që burojnë nga Kushtetuta eRepublikës së Shqipërisë, Autoriteti i Medieve

Audiovizive gjatë vitit 2018 ka punuar maksimalishtpër realizimin e detyrave dhe funksioneveinstitucionale, si një rregullator eficient dhe ipavarur, për të garantuar konkurrencën e lirë dhetë ndershme të operatorëve në tregun audioviziv.

Bordi i AMA-s, që në mbledhjen e parë të vitit2019, më 11 janar, ka pasur në qendër tëvëmendjes përmbajtjet e transmetuara ngaOSHMA-të, ku vendosi tri prioritete të punës dhetë vlerësimit të tyre, si: mbrojtjen e fëmijëve nëtransmetimet audiovizive, reklamat dhekomunikimet tregtare në edicionet informative, sidhe programet audiovizive me karakter informiminpër shëndetit dhe medikamentet. Ky qëndrim iBordit është reflektim i rregullimit të dukurive mëproblematike të hasura gjatë vitit 2018. Ky ështëviti i parë ku, në aktivitetin 20-vjeçar të AMA-s,programacioni audioviziv ka marrë fokusin dheenergjinë kryesore të Autoritetit.

Emisionet për shëndetin vlerësohen si tëdobishme për edukimin dhe informimin e publikut,por abuzimet në këto hapësira transmetimi mereklama dhe promocione të aktiviteteve tëinstitucioneve private për shërbimet e tyre do tëkonsiderohen si shkelje. Kjo gjë është vendosurnë ligj, në rregullore, në Kodin e Etikës së Mjekëvedhe në Urdhrin e Farmacistit.

Po kështu, në fokus të monitorimit janë edhekronikat që përfshihen në edicionet informative,por, që në fakt, janë reklama të fshehura, të cilatndikojnë në sugjestionimin e publikut për mallradhe shërbime të ndryshme.

Ndërkohë, mbrojtja e fëmijëve nga përmbajtjete dëmshme audiovizive ka qenë dhe mbetet njëprioritet për Autoritetin. Për këtë, vëmendja jonëështë jo vetëm te monitorimi i përmbajtjeve, pordhe tek organizimi i tryezave me gazetarë, mepërfaqësues të shoqërisë civile, si dhe meinstitucione publike.

Gjatë vitit 2018 AMA ka tërhequr vëmendjenpër 130 raste, kryesisht për televizionet kombëtare,të cilat kanë edhe ndikimin më të madh në treg.Problemet e trajtuara në këto tërheqje vëmendjeshkanë qenë kryesisht programore.

Përgjatë vitit 2018 Këshilli i Ankesave kashqyrtuar rreth 50 ankesa, me objekt shkeljen eparimeve të kodit të transmetimit gjatë kronikavepër fëmijët dhe rreth fëmijëve, shkeljen e të drejtavetë njeriut dhe cenimin e dinjitetit, si dhetransmetimin e reklamave të ndaluara me ligj dhereklamave të fshehta.

249

Legjislatura e 9-të Viti 2019

Këshilli i Ankesave është konsoliduar jo vetëmnë funksionimin e tij të brendshëm, por, gjithashtu,ka luajtur një rol të madh ndërgjegjsues nëorganizimin e disa konferencave dhe tryezave metema të rëndësishme, si: “Mbrojtja e fëmijëve”,“Edukimi për medien” dhe “Gjuha e urrejtjes”.

AMA gjatë vitit 2018 ka vijuar me vlerësimin epërmbajtjeve që emetohen nga transmetuesipublik, duke realizuar dy të tilla çdo 6 muaj. Synimiparësor është monitorimi i procesit të ndërtimit tëbuketës programore, si dhe mbulimi me sinjal iRTSH-së, duke u bazuar në plotësimin e kushteveqë janë parashikuar në kontratën e shërbimit metransmetuesin publik.

Konkretisht:AMA shikon zbatueshmërinë e kontratës në

sasi, në numrin e kanaleve të hapura, si dhe nëcilësi, duke u nisur nga përmbajtjet e emetuaranga ana e transmetuesit publik.

Materiali vlerësues i AMA-s u është paraqiturdrejtuesve të operatorit publik, si dhe KëshillitDrejtues të RTSH-së. Ndërtimi i buqetësprogramore nga transmetuesi publik ka rezultatepozitive, ka shtim të fluksit të programacionit, nëpërmbushje të interesit të shtresave të ndryshmetë audiencës.

Nga vlerësimi i vitit 2018 normalishtevidentohen edhe problematika. Kështu, numri ikanaleve për fëmijë duhet të jetë të paktën dy, porderi tani është vlerësuar vetëm një kanal. Në fakt,edhe përmbajtjet që emetohen në atë kanal jogjithmonë garantojnë cilësi dhe larmishmëri tëgrupmoshave që u adresohet. Pjesa më e madhejanë përmbajtje arkivore dhe mungon interaktiviteti.Po ashtu, duhet të emetojë të paktën një emisionnë gjuhën e shenjave në kanalet e saj gjeneraliste.Deri tani transmetuesi publik emeton vetëm në njëprej këtyre kanaleve.

Ndërkohë, RTSH-ja ka përfunduar ngritjen einfrastrukturës numerike në të gjithë territorin. SotRTSH-ja mbulon me sinjal numerik rreth 90% tëpopullsisë. Përveç kanaleve në transmetimetnumerike, RTSH-ja ka detyrimin ligjor të mbulojëme sinjal analog edhe zonat ku nuk ka mbaruarprocesi i dixhitalizimit. Në krahasim me vitin 2017ka një mbulim shumë më të mirë të operatorit publikme sinjal numerik. Bashkëpunimi në këtë pikë meAMA-n është shumë i mirë dhe kontaktet janë nëvazhdimësi në nivel drejtues dhe në nivel teknik.

AMA, gjatë vitit 2018, e ka konsoliduar mëshumë partneritetin dhe sinergjinë me institucionet

dhe organizmat që, gjithashtu, angazhohen nëproblematikat e tregut medietik. Përmes këtyrepartneriteteve janë realizuar projekte, që ndikojnënë përmirësimin e raportimit të redaksive nëaspekte të tilla, si: mbrojtja e fëmijëve, baraziagjinore, lajmet e rreme, edukimi medietik apopërshtatja e gazetarëve me aplikacionet e reja.

Gjatë vitit të kaluar AMA ka vijuar publikimin ebuletinit periodik, një set treguesish mbiperformancën e tregut audioviziv në Republikën eShqipërisë, që del në versionin print dhe onlineprej vitit 2016. Në edicionin e fundit të buletinit,AMA pasuroi të dhënat edhe me informacionin mbipronësinë në medien audiovizive, duke e reflektuarkëtë për secilin prej operatorëve të licencuar. Kjodo të vijojë edhe në edicionet e tjera të buletinit,duke përmbushur standardin e transparencës përpublikun të elementit pronësor, si dhe të tjeravenga dinamika e tregut audioviziv në vendin tonë.

Gjatë vitit 2018 AMA është angazhuarmaksimalisht në procesin e dixhitalizimit tëtransmetimeve numerike. Duhet theksuar seobjektivi për mbylljen e transmetimeve numerikenë muajin shtator në zonën më të madhe mepopullsi, Tiranë-Durrës, nuk u përmbush.Pavarësisht ndihmës së qeverisë akorduar AMA-s, për fushatën e informimit publik; pavarësishtndihmës së qeverisë me dekodera falas për rreth88 mijë familje në nevojë; pavarësisht masave tëmarra nga qeveria dhe AMA me akte ligjore dhenënligjore për shmangien e situatave monopol nëshitjen e dekoderave, operatorët në treg nuk ishintë gatshëm t’i shërbenin publikut në kohë dhe mecilësi për pajisjen me dekodera. Kjo rezultoi nëradhë të gjata dhe në situata kaotike në pikat eshërbimit të operatorëve. AMA, përballë kësaj situ-ate, në interes të publikut, u detyrua të shtynteprocesin e digjitalizimit.

Ndërkohë, sqarojmë se për familjet e pajisurame dekodera vijon transmetimi digjital tokësor, icili siguron cilësi të lartë dhe një numër të madhprogramesh pa pagesë. Në zonat ku ky sinjal ështëprezent, numri i programeve që transmetohen papagesë është 3-fishuar. Ky numër kanalesh ështëmë i larti që ofrohet në rajon dhe ka përqindjen mëtë lartë të popullsisë në shikueshmërinë e këtyrekanaleve. Rreth 35% e popullsisë shqiptare shikonteknologjinë analoge dhe atë numerike pa pagesënë mbi 35 kanale. Ndërkohë që në Kosovë,Maqedoni dhe Greqi janë më pak se 10 % epopullsisë që shikon kanale pa pagesë në një

Viti 2019

250

Legjislatura e 9-të

numër shumë më të reduktuar kanalesh.Por arritja më e madhe në lidhje me sinjalet

dhe frekuencat në zonat urbane të Shqipërisë,është se në shtator të vitit të kaluar AMA mbylli tëgjithë transmetuesit e paligjshëm analogë dhenumerikë, një fenomen anormal dhe ipatolerueshëm prezent prej 20 vjetësh. Kjo situatëka agravuar nga njëri mandat i bordeve në tjetrin.

Është për t’u theksuar se gjatë 20 vjetëve tëfunksionimit të AMA-s problematikat e tregutaudioviziv kanë qenë në rritje dhe tregues për këtëishte numri debitor i operatorëve pranë AMA-s,transmetimi i tyre pa licencë apo jashtë zonave tëlicencimit. Falë punës së kryer gjatë këtyre 4vjetëve, sot nuk kemi asnjë operator debitor ndajAMA-s dhe asnjë operator, kombëtar apo rajonal,të jashtëligjshëm në zonat e mëdha urbane, si nëanalog, ashtu edhe në digjital, si në transmetimetaudio, ashtu dhe audiovizive.

AMA ndër vite është perceptuar si një institucionqë heq e jep licenca dhe frekuenca, ndërkohë qënë 70% të ligjit “Për mediet audiovizive” flitet përprobleme programore, respektimin e etikës,mbrojtjen e të miturve e të tjerë.

AMA sot, me zgjidhjen përfundimtare tëproblemeve financiare, të frekuencave apo dhe tëproceseve gjyqësore, do e drejtojë fokusin e sajnë çështjet programore.

Gjatë vitit të kaluar AMA u tregua proaktive nëndërtimin dhe forcimin e urave të komunikimit mesinstitucioneve dhe agjencive të tjera publike përlidhjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit, kjo falëmekanizmit të monitorimit të institucioneve tëpavarura pranë Kuvendit. Por vihet re një tendencëjo shumë pozitive, pasi tentohet të bëhenmarrëveshje të përgjithshme, pa objekt dhe fushëtë qartë veprimi, mes institucioneve. AMA kakërkuar që këto marrëveshje të jenë specifike dhetë qarta për objektin e veprimtarisë së tyre dhemënyrën e bashkëpunimit mes institucioneve.

AMA çmon të domosdoshme ndërhyrjen ligjorepër sa i përket problemit të piraterisë në internet.Pirateria online është prezente në masë, duke usjellë dëme të konsiderueshme kompanive dhebuxhetit të shtetit.

Sot kryefjalë e çdo tryeze diskutimi dhe takimitë rregullatorëve europianë, por dhe atyre rajonalëështë zhvendosja e influencës nga mediattradicionale në media sociale dhe platformat online.

Informacioni, burimet njerëzore dhe financiaretani po drejtohen nga mediet dhe platformat online.

Ky është një trend në rritje për shkak të lehtësisësë aksesit të çdo individi dhe përdorimit të portaleveonline nga një numër i pakufizuar personash.

Të gjithë ndajnë bindjen se hapësira onlineështë një horizont pa kufi mundësish dhe tëdrejtash, por duhet të ketë kufi përgjegjshmërieme qëllim garantimin e të drejtës, parimevethemelore të mbrojtjes së dinjitetit të njeriut,respektimi dhe garantimi i të drejtës së ruajtjes sëjetës private, moslejimi i transmetimeve që nxisinurrejtjen, intolerancën apo që justifikojnë dhunën.Si rrjedhojë, fokusi i Autoritetit do të vijojë të mbetetpërafrimi i akteve rregullatore me direktivën eBashkimit Europian dhe me trendet e zhvillimit tëteknologjisë në transmetimet audiovizive, si atotradicionale dhe ato online.

Gjatë vitit 2018 AMA ka mbajtur marrëdhënietë mira dypalëshe me rregullatorët në rajon, porvëmendja më e madhe ka qenë në bashkëpuniminme Kosovën.

Së pari, në Kosovë 95% e popullsisë flet shqipdhe mediet shqiptare janë jo thjesht prezente, porjanë edhe aktore primare në informimin eshqiptarëve të Kosovës.

Së dyti, është një treg i madh me potenciale tëjashtëzakonshme zhvillimi, i cili duhet të jetë nëvëmendjen e Autoritetit tonë.

Përveç marrëveshjeve të nënshkruara meKPM-në e Kosovës, kemi zhvilluar edhe takimepër të forcuar bashkëpunimin në fushën edigjitalizimit dhe shkëmbimit të informacioneve.

Në mbyllje të fjalës sime më lejoni të falënderojKomisionin për Edukimin dhe Mjetet e InformimitPublik dhe në veçanti drejtuesen e këtij komisioni,zonjën Milva Ekonomi, jo thjesht për derën e hapurdhe mbështetjen që i ka dhënë institucionit tonë,por mbi të gjitha për tempin e ri dhe cilësor që kadhënë ky bashkëpunim. Bashkëpunimi mekomisionin është themelor në ngritjen cilësore dhekonsolidimin e Autoritetit të Medieve, për këtë neju falënderojmë në mënyrë të veçantë.

AMA këtë vit feston 20-vjetorin e themelimit tësaj. Sigurisht që 20 vjet për një institucion nuk janëshumë, aq më tepër që përfshin një fushë shumëtë gjerë të lirisë së shprehjes, informimit dhekonkurrencës së tregut mediatik.

Megjithatë, mund të them që kemi një institucionefikas, funksional dhe të gatshëm të përballojësfidat që vijnë.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Sala!

251

Legjislatura e 9-të Viti 2019

A ka pyetje?Fjalën e ka zonja HysiVasilika Hysi – Faleminderit, zoti Sala për

raportin!Dua të falënderoj edhe kolegët e Komisionit të

Medias për projektrezolutën që kanë përgatitur.Unë kam tri pyetje lidhur me veprimtarinë tuaj

për tri çështje që janë të ndjeshme për shoqërinëshqiptare.

E para, gjuha e urrejtjes që përdoret nëemisione të ndryshme televizive dhe në rrjetetonline, kryesish në piraterinë online.

E dyta, mbrojtja e të drejtave të fëmijëve dhezbatimi i ligjit për reklamat, për pijet energjike dhepër shumë reklama të tjera, që dëmtojnë interesine fëmijëve.

E treta, nxitja ose inkurajimi i një shoqëriegjithëpërfshirëse, ku çdo qytetar, edhe ata me aftësitë kufizuar gëzojnë të drejtat e tyre.

Pyetja e parë: cilat janë masat që ju kenindërmarrë për të vetërregulluar dhe për t’i thënë“jo” gjuhës së urrejtjes, homofobisë dhediskriminimit gjinor dhe racial?

E dyta: sa raste reklamash për pijet energjikekeni konstatuar në shkelje të ligjit përmospërdorimin e pijeve energjike, të cilatvazhdojnë të transmetohen në televizionetkombëtare?

E treta: a keni ndonjë plan të vetërregullohenidhe të sanksioni rregulla për gjuhën e shenjavepër të gjitha televizionet me licencë kombëtare qët’i fshijnë të gjitha rastet e gjuhës së urrejtjes dhediskriminimit në emisionet e tyre humoristike aponë tryeza, ku kanë të ftuar analistë të ndryshëm?

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Po, zoti Sala.Gentian Sala – Faleminderit, zonja Hysi!Sikurse e përmenda edhe në fjalën time, vitit

2018 ka qenë viti i parë kur energjia e institucionitështë përqendruar te problemet programore, pasinë të gjitha vitet e shkuara kemi pasur problemetë mbartura të natyrës frekuencore, gjyqësore,ngërçe në funksionimin e bordit dhe probleme tëtjera. Imagjinoni sikur një televizioni, i cili ka pikafrekuence pa leje dhe nuk paguan taksë ndaj shtetit(në fakt, nuk është një televizion që e bën këtëgjë, por pothuajse të gjitha televizionet kanë pasurfrekuenca të jashtëligjshme) t’i kërkohet ndërhyrjepër një program që transmeton! Ky do të ishte luksi tepërt, pasi problemet e tyre janë themelorë përfunksionimin e bashkëpunimit, pra nuk ishin me

frekuenca, nuk paguanin taksa, ishin në procesegjyqësore, bordi ishte në ngërç etj. Këto problemejanë zgjidhur gjatë 3 vjetve të parë. Në vitin 2018,për herë të parë, kemi pasur në fokusprogramacionin.

Për sa i përket përdorimit të gjuhës së urrejtjes,përveç punës për forcimin dhe trajnimin e stafit,kemi organizuar edhe tryeza me aktorë të tretë,por, mbi të gjitha, i kemi monitoruar në mënyrë tëdrejtpërdrejtë televizionet. Janë 130 vërejtjekryesisht për çështje programore, ku patjetër qëpërfshihen edhe këto. Mendoj se, nëse gjatë këtijviti televizionet nuk do të reagojnë për vërejtjet,ne do të vazhdojmë me masat e parashikuara ngaligji, që janë sanksionet. Në thelb të institucionitnuk është sanksionimi sapo vërehet një gjë që nukshkon. Duhet të mos harrojmë që ato janëprobleme 20-vjeçare, pra nuk është thjesht njëproblem që e gjetëm kur erdhëm, por është njëkulturë e tërë që vazhdon në fyerje të publikut dheqë lidhet më çështje të caktuara programore.Mënyra se si kemi ecur, duke zgjidhur problemetmë themelore dhe duke u futur në detaje temonitorimi i programeve, ka bërë që këto çështjekëtë vit të jenë në themel të punës sonë.

Çështja e pijeve energjike është një problemqë është diskutuar edhe në Komisionin e Medies.Të mos harrojmë që ky është një ligj i ri i miratuarnga Kuvendi i Shqipërisë, në mos gaboj, në muajinshtator të vitit të kaluar. Komisioni na e vuri në dukjekëtë problematikë, por duhet të marrim masat qëta implementojmë. Pra, nuk mund të themi se kaqenë në fokus të punës sonë.

Komisioni e ka thënë fjalën e tij. Në mos gaboj,e ka shkruar edhe si rekomandim. Ne do të vijojmëta zbatojmë.

Për sa i përket pyetjes për personat me aftësitë kufizuar, u janë bërë më shumë se tri vërejtjetelevizioneve kombëtare. Operatori publik kavetëm një edicion për këtë çështje. Ky është njëproblem shumë i madh. Nëse operatorët nuk erealizojnë, do të vijojmë me sanksione. Është përtë ardhur keq, sepse kostot për të realizuar njëemision të tillë janë jashtëzakonisht të vogla.Mjafton një person, i cili do të prezantojë lajmetdhe kjo gjë realizohet. Jo më larg se dje bordi katërhequr vëmendje, përveç vëmendjeve që tërheqadministrata, për plotësimin e kësaj çështjeje.

Më mbylljen e raportimit në Kuvend, mendojse do të merren masa për këtë çështje.

Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Sala!

Viti 2019

252

Legjislatura e 9-të

Urdhëroni!Enver Roshi – Përveç pyetjeve që bëri zonja

Hysi, dua të di nëse ka një databazë të portaleveonline që janë hapur në Shqipëri.

E dyta, në lidhje më programet, a paraqitet teju çdo medie online që të regjistrohet? A i ka sjellëte ju qëllimet apo objektivat ndonjë portal apotelevizion online?

E treta, në shumë emisione televizive nëShqipëri shihet që përdoret një gjuhë urrejtje jovetëm për fëmijët, por shpeshherë hidhet baltëedhe mbi figurat kombëtare; ku është roli itelevizionit publik? Disa figura, si ajo e NënëTerezës, apo e Gjergj Kastriotit duhet të mbrohenme ligj nga parlamenti. Nuk duhet të cenohen këtofigura dhe të bëhen objekt i debateve dhe idiskutimeve, duke shkaktuar shpeshherë edhe njëlloj revolte apo pakënaqësie në opinion. A ështëkjo gjë në fokus të punës suaj apo jo?

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit!A ka pyetje të tjera? Nuk ka.Urdhëroni, zoti Sala!Gentian Sala – Ju kërkoj ndjesë për mungesën

e përgjigjes së pyetjes së zonjës Hysi për portalet!Nuk është në fokusin e Autoritetit të Medieve kjoçështje. Bazuar në ligjin për mediet audiovizie,portalet online nuk janë në fokus të Autoritetit. Pra,sikurse e thashë edhe gjatë fjalës sime, është njëfushë komplet e parregulluar.

Nuk ka databazë, pasi databaza mbahet vetëmkur ka kuadër ligjor dhe nënligjor për mediet online.

Për sa i përket operatorit publik, gjë që e kampërmendur edhe në fjalën time, për mendimin timai shihet si një shpresë për një treg audiovizivndryshe, pasi është një operator që nuk shikonfundin e muajit për të dalë me fitim, por ka një planmë të gjerë, më të shtrirë, të funksionimit të tij.Mendoj se me zgjidhjen e probleme të transmetimitdhe të frekuencave, edhe operatori publikenergjinë do ta drejtojë te kjo çështje. Të mosharrojmë që, në bazë të bilanceve të dorëzuara,kishte edhe operatorë që dilnin me fitim, pra menjë buxhet 21-22 milionë euro. Kështu, mendojse i kanë kapacitetet të fokusohen te çështjetprogramore.

Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Sala!Lidhur me raportin e veprimtarisë vjetore të

Autoritetit të Medieve Audivizive, është regjistruarpër të marrë fjalën ministrja e Kulturës, zonjaMargariti.

Zonja Margariti, keni fjalën 10 minuta.Elva Margariti – I nderuar Kryetar i seancës,Të nderuar deputetë dhe kolegë,Pas prezantimit të raportit vjetor të AMA-s për

vitin 2018, një nga arritjet kryesore, e cila vlen tëvlerësohet me nota absolutisht pozitive, ështëmbyllja për herë të parë në shtator të vitit 2018 etë gjitha transmetimeve të paligjshme audiovizivenumerike, analoge dhe të atyre audio, njëproblematikë 20-vjeçare e pranishme në të gjithaqendrat kryesore urbane të vendit, si dhe krijimi igrupeve të përbashkëta të kontrollit midis AMA-sdhe AKEP-it për identifikimin e piraterisë televizivetë ushtruar nëpërmjet rrjetit të internetit. Kjoproblematikë e mbartur gjatë gjithë tranzicionitshqiptar jo vetëm binte ndesh me kuadrinrregullator, por ishte edhe një ngërç në luftënkundër piraterisë dhe një nga shkeljet më flagrantetë së drejtës së autorit në Shqipëri.

Lufta ndaj piraterisë në të gjitha format e saj,kryesisht asaj televizive, sigurisht nuk mund tëbëhet vetëm nëpërmjet sofistikmit të sistemeveelektronike. Masat drastike të shtetit kanë sjellë,bashkë me mbylljen e transmetimeve tëpaligjshme, edhe mbrojtjen e të drejtave të autorit.

Lufta ndaj piraterisë, me këto masa drastike,por njëkohësisht të drejta dhe të ligjshme, do tëjapë rezultatet e saj, duke sjellë kthimin nëligjshmëri të transmetimeve numerike dhe atyreanaloge, nga ku do të përfitojnë jo vetëm qytetarëtshqiptarë, me shërbim cilësor mediatik, por në funddo të përfitojnë edhe krijuesit e këtyre veprave, tëcilët meritojnë, në bazë të ligjit, të përfitojnëpagesat përkatëse për punën e tyre. Këto masatë ndërmarra nga Autoriteti i Medies Audiovizivejanë në një linjë me politikën zbatuese në fushëne të drejtave të autorit, ku institucionet ligjzbatuesenë luftën kundër piraterisë po krijojnë kushtet epërshtatshme të bashkëpunimeve për tëndërmarrë hapat e duhur kundër këtij fenomeninegativ. Në këtë vijë është e rëndësishme që AMA,si institucion qendror i audiovizualit, nëbashkëpunim me instancat e tjera ligjzbatuese, tëvijojë fushatën e informimit për mbrojtjen e sëdrejtës së autorit, si një e drejtë kushtetuese.Njëkohësisht, duke pasur parasysh sfidat e rejaqë sjell interneti lidhur me mënyrën se si merretinformacioni, duhet të vijojë luftën kundër piraterisëtelevizive përmes faqeve dhe portaleve online,duke ndjekur ndryshimet ligjore të BE-së dhepërvojat më të mira në këtë fushë, si dhe duke

253

Legjislatura e 9-të Viti 2019

bashkëpunuar me AKEP-in dhe institucionet e tjerapër verifikimin dhe vlerësimin e rasteve tëpiraterisë.

Debati i kulturës në fushën e medies nukpërfshin vetëm të drejtat e autorit, por shtrihetshumë më gjerë se kaq dhe në një përqasje tërealitetit të sotëm mediatik. Krejt natyrshëm lindpyetja: a e kryejnë mediet funksionin e tyre në njëshoqëri demokratike për sa i përket fushës sëkulturës? Sot jetojmë në epokën që mediet krijojnërealitetin, sepse në shoqëritë demokratike medietkanë një impakt të tillë në jetën e qytetarit gati-gatime një rol drejtues, pasi në koncept ato pasqyrojnëinformacionin se çfarë do të ndodhë rreth nesh,duke bërë që reflektimet tona, si njerëz, tëdominohen pikërisht nga ky informacion dhe njëpjesë e rëndësishme e tij është edhe pasqyrimi ingjarjeve dhe lajmeve nga kultura.

Por a është kultura thelbësisht e rëndësishmenë këto media, apo serviret si një shtesë einformacionit të ngarkuar të aktualitetit?! Roliinformativ i medies në një vend si Shqipëria, kukultura e përgjithshme e ndjekjes së medies ështënë një përqindjeje të lartë, bën atë që ne ta shohimbotën me sytë e masmedias nga informacionet qëkjo transmeton, ndaj edhe vëmendja ndajçështjeve të kulturës duhet të jetë më e madhedhe nuk duhet të zërë vendin në edicionetqendrore, vetëm në rastet kur bëhet fjalë për skupmediatik.

Gjatë vitit të shkuar Ministria e Kulturës përgatitikalendarin e aktiviteteve kulturore për periudhënmaj-tetor 2018 jo vetëm në zona turistike, si:Dhërmi, Ksamil, Theth dhe Velipojë, por edhe nëzona më pak të prekshme për turizmin, si:Peshkopi, Kavajë dhe Kolonjë.

Për periudhën maj–shtator 2018 janë realizuar82 aktivitete kulturore, si: festivale, shfaqje,ekspozita, ku patëm rreth 1800 artistë të angazhuardhe mbi 100 mijë vizitorë me një mbulim nëkohëzgjatje me plot 233 ditë. Kjo solli edhe rritjene vizitorëve në trashëgiminë kulturore, që kulmoinë dhjetor me plot 1 milion vizitorë. Megjithatë,mbulimi mediatik qe i vagullt, ndërkohë, ështëkultura, ajo që na edukon dhe që e rrit shqiptarin enesërm si një qytetar të denjë europian. Për këtëarsye gjykoj se funksioni i medies, qoftë edhe përshkak të obligimeve ligjore, duhet të jetë në fokustë vlerësimeve përgjatë këtij viti nga organetkompetente, të cilat duhet ta zgjerojnë fokusin estudimit të vlerësimit të impaktit të medies në

publik.Në vijim të kësaj, funksioni social i masmedias

ka rëndësi thelbësore për jetesën e përbashkëtnë shoqëritë moderne krahas faktorëvetradicionalë, si: familja, shkolla, institucionet fetaree të tjera.

Media ofron modele orientimi në të menduarindhe sjelljen, imazhet dhe tipologjinë për fëmijët dhetë rinjtë, por, nga ana tjetër, nuk mund të mosvërehet se rrezikon të transmetohet i njëjti model.Nëse dikur fëmijët orientoheshin sipas modelit tëprindërve të tyre, të cilët mund të ishin artizanë,bujq dhe tregtarë; sot këto modele i marrin ngamasmedia. Prandaj këto modele duhet të jenë tëtilla, që nesër të prodhojnë qytetarë, të cilët mbartinvlera të një shoqërie demokratike, që janë tëbarabartë në qasjet sociale si bashkëjetuesit e tyretë vendeve të tjera në familjen e madhe tëBashkimit Europian. Kjo bëhet nëse jepetvëmendja e duhur e modeleve të duhura, qëprodhohen dhe ofrohen në përditshmëri përqytetarët nga media.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zonja Ministre!Këtu mbyllet debati për raportin e veprimtarisë

vjetore për Autoritetin e Medieve Audiovizive përvitin 2018. Rezoluta do të votohet në fund tëseancës.

Vazhdojmë me aktin normativ nr. 1, datë20.03.2019 “Për pjesëmarrjen e personelit tëForcave të Armatosura të Republikës sëShqipërisë në misionin e Kombeve të Bashkuaranë Sudanin e Jugut”.

Fjalën e ka zoti Qefalia, në emër të GrupitParlamentar të Partisë Socialiste.

Xhemal Qefalia – Faleminderit, zoti Kryetar!Në fakt, dua ta filloj jo me aktin normativ, por

me atë që mjaft shqiptarë e kanë ndjekur meinteres, me interpelancën që zhvilluan kolegët eopozitës lidhur me ngjarjen e ndodhur në Rinas.Një ngjarje e rëndë kriminale, e thënë edhe ngaautoritetet shqiptare, por edhe e perceptuar nëopinionin publik. Më bëri një gjë përshtypje, mëvjen mirë që e kam përballë kolegun e opozitës,zotin Murrizi, ngjarja është vërtet kriminale, madjeshumë e rëndë, por duhet pasur në konsideratëqë ngjarje të tilla nuk zhvillohen në kushtelaboratorike, domethënë që ngjarja fillon aty kumakina tërheq pajisjen për të liruar derën, por ështënjë ngjarje që prokuroria dhe organet kompetentekanë shumë për të thënë. Unë nuk dua të aludoj,

Viti 2019

254

Legjislatura e 9-të

por si anëtar i Komisionit të Sigurisë, ashtu siç jeniedhe ju, duhet ta shikoni ngjarjen në njëkëndvështrim më të gjerë, sepse mund të jetë,pse jo, edhe një bashkëpunim i punonjësve tëbankës. Si nuk i thatë bravo policisë, jo ministrit,që për herë të parë u ndesh, u përball, madje edhee asgjësoi individin që ishte pjesëmarrës në këtëakt kriminal? Aty mund të ishte sakrifikuar edhenjë punonjës policie. Pse nuk e inkurajoni policinë?Çfarë është kjo mani për ta nxirë dhe për tadenigruar atë? Më bën shumë përshtypje ky fakt,sepse është e disata herë që e dëgjoj, jo vetëmnga ju këtu në sallë, por edhe nga salla këtu afër,që, gjoja, është cenuar siguria kombëtare. E gjithëkjo bëhet për të bindur opinionin publik që të dalënë protestë dhe të vërdalloset rreth parlamentit dheKryeministrisë. Ne nuk duhet të biem në këtëgrackë, sepse në Kushtetutën e Republikës sëShqipërisë është e përcaktuar fare qartë se kurcenohet siguria kombëtare. Tre janë faktorëtkryesorë që cenojnë sigurinë kombëtare: së pari,në qoftë se cenohet integriteti territorial; së dyti,në qoftë se cenohet jeta e popullit shqiptar dhe,së treti, nëse cenohen institucionet kushtetuese.Pra, nuk kemi cenim, por ka ndodhur një vepër erëndë kriminale dhe po vazhdon puna intensivepër zbardhjen e saj.

Dua të sqaroj Presidentin, i cili i shqetësuar ikërkon informacion Ministrisë së Mbrojtjes se çfarëka ndodhur me Forcat e Armatosura, madje kaedhe me merakun që i kanë marrë kompetencat.

Zoti President, nuk kemi të bëjmë me dislokimtë Forcave, por kemi të bëjmë me Forcat eArmatosura, të cilat janë të instaluara atje, kanëzgjeruar perimetrin rrethues dhe e kanë garantuaratë me një numër më të madh punonjësish. Nukka pse të shqetësohet Presidenti pse nuk ështëpyetur, sepse është e përcaktuar qartë dhe saktënë ligjin e autoriteteve të komandimit sesiushtrohen këto kompetenca në kohë paqeje. Atoushtrohen nëpërmjet Kryeministrit, ministrit dheshefit të shtabit. Duhet të keni edhe diçka tjetërparasysh, që Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe ka një marrëveshje të miratuar në këtë sallë10 vjet më parë. Shqipëria duhet t’u garantojëautoriteteve të NATO-s aeroporte dhe rrugëkalimesh. Pra, të gjitha janë të miratuara këtu dhenuk kemi pse të bëjmë gurgulenë.

Zoti Murrizi, le t’i lemë organet kompetente tëkryejnë detyrat e tyre dhe pastaj të arrijmë nëpërfundim, pse jo edhe duke ndëshkuar individët

përgjegjës. Nuk kemi thënë që fajin e ka vetëmkoncesionari. Do të dalë përgjegjësia ekoncesionarit dhe e individëve që janë përfshirë.Vetëm atëherë duhen vënë pikat mbi “i”.

Të kalojmë tek akti normativ.Të nderuar kolegë, në kuadër të angazhimeve

politike që ka Republika e Shqipërisë meOrganizatën e Kombeve të Bashkuara, Forcat eArmatosura të Republikës së Shqipërisë do të japinkontributin e tyre në Republikën e Sudanit përkrahvendeve të tjera. Për herë të parë Shqipëriakooperon me Organizatën e Kombeve tëBashkuara.

Akti normativ është një detyrim i madh, që rrjedhnga Forcat e Armatosura të Republikës sëShqipërisë në kuadrin e OKB-së. Ky priojektaktështë në përputhje të plotë me programin “Përmbrojtjen e sigurisë kombëtare”, si edhe meprioritetet kryesore të qeverisë. Projekti ështëparashikuar në një program të përgjithshëm dhe iështë paraqitur për shqyrtim Këshillit të Ministravedhe si i tillë ka marrë dhe ka filluar të jetë konkretdhe i zbatueshëm. Niveli i personelit pjesëmarrësnë këtë mision do të jenë dy ushtarakë, madje dyzonja, të cilat do të përfaqësojnë Republikën eShqipërisë dhe Forcat e Armatosura.

Cilat do të jenë detyrat që do të ndjekë kypersonel?! Do të marrë pjesë në analizën e zbulimitdhe gjurmimit për të gjitha rreziqet dhe aktivitetine përgjithshëm në terren, duke u fokusuar nëaftësitë ushtarake dhe në mundësitë që ofronterreni; do të japë kontributin e tij në përgatitjen einformacionit për gjeohapësirën, për situatënpolitike, për grupet e armatosura dhe grupet etnike,që ndodhen brenda Sudanit; do të kryejë dhe dotë mbledhë informacione në përputhje me kërkesatprioritare në planin e përgjithshëm të informacionit;do të përgatisë plane dhe kërkesa për vëzhgimdhe vrojtim në aktivitete të tjera ushtarake përrealizimin e detyrave që kanë përkrah vendevealeate; do të bëjnë menaxhim të saktë të kërkesavepër plotësimin e mangësive në informacionin qëjepet paraprakisht do të shtojnë dhe do të japininformacion, vlerësim aktual, për situatën epërgjithshme të Forcave Ushtarake në procesin evendimmarrjes të FRR-së, do të përmirësojnë dhedo të japin impakt të menjëhershëm për të gjithainformacionet që mbledhin. Të gjitha shpenzimetdo të kryhen nga Organizata e Kombeve tëBashkuara. Ndaj, kolegë të pozitës dhe të opozitës,ju ftoj ta miratojmë këtë akt normativ.

255

Legjislatura e 9-të Viti 2019

(Drejtimin e seancës e merr zonja Hysi.)Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Qefalia!Këtu mbyllet diskutimi në parim për këtë

projektligj.Kalojmë ...(Ndërhyrje pa mikrofon.)Urdhëroni!(Ndërhyrje pa mikrofon.)E doni fjalën për replikë?Dakord, 2 minuta.Myslim Murrizi – Faleminderit, zonja drejtuese

e seancës!I nderuar kolegu Qefalia,Së pari, nuk besoj se ju dhe unë jemi në këtë

sallë për të shpërndarë dekorata, shpërblime apofletë lavdërimi për çdo punonjës të shteti që kryendetyrën për të cilën paguhet nga taksat eqytetarëve shqiptarë.

Gjithashtu, nuk besoj se imazhin e policisë errënojnë fjalët e mia dhe as të çdo kolegu opozitardhe po ashtu, as nuk e mbrojnë fjalët e mia apo tëçdo kolegu të maxhorancës para syve të opinionittë brendshëm dhe të jashtëm për atë që kjo policika realizuar prej 5 vitesh nën drejtimin e kampionittë çunave. Shifrat flasin më shumë sesa çdo fjalëe mirë juaja apo e keqe imja. Nën drejtimin e dyministrave, nga Shërbimi Informativ u është dhënëletra e zeza mbi të bardhë 128 oficerëve të policisë,si: drejtues, shefa komisariatesh, shefa krimesh,drejtorë policie, drejtorë rendi, të cilët kanë qenëtë përfshirë në trafikun e hashashit, në ruajtjen,në mbjelljen, në kultivimin dhe në magazinimin elëndës narkotike, e cila prej 5 vjetësh po helmonbrigjet e Perëndimit. 4 oficerë madhorë policie, sidrejtori i Vlorës, drejtori i kufijve e me radhë, janëende sot në kërkim nga kolegët e tyre, policë tëkëtij shteti. Imazhin e tyre, kur u fshihen drejtësisë,pasi janë përfshirë në grupe të strukturuarakriminale, nuk e rregulloj dhe nuk e prish dot unë.

Për sa i përket operacionit, sot e kësaj dite, nëdijeninë time, por edhe të ministrit, ende nuk kadalë ekspertiza mjeko-ligjore, nëse një ngaanëtarët e grupit të grabitësve u vra nga ndërhyrjae policisë apo nga ata që kanë qenë bashkë me tënë fugon.

Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Murrizi!Fjalën e ka kërkuar ministri Lleshaj.Urdhëroni!Sandër Lleshaj – Zoti Murrizi, edhe ndërhyrjet

tuaja të mëparshme nuk arrita t’i kuptoja të gjitha,

por i lexova dhe u nxita të dal edhe një herë nëfoltore, për të bërë një përmbledhje bashkë mereagimin tuaj për ndërhyrjen e Policisë së Shtetit.

Sigurisht, është e padrejtë dhe jokorrekte qëçdo incident apo çdo devijim i punonjësve tëcaktuar të Policisë së Shtetit t’i vishet Policisë sëShtetit dhe kjo çështje meriton vëmendje nga tëgjithë ata që e kanë seriozisht këtë çështje.

Në Shqipëri, po të duam, ne mund të lidhimçdo incident dhe çdo delikt të grupeve të caktuaraprofesionale apo ato të grupeve të tjera të natyravetë ndryshme. Nëse arrestohet një lushnjar, nukmund të themi se u cenua imazhi i Lushnjës. Nësearrestohet një polic, nuk mund të themi se u cenuaimazhi i policisë. Çdo njeri në këtë botë, aq mëtepër në një sistem demokratik, ka përgjegjësiindividuale dhe ne nuk mundemi që këtopërgjegjësi t’ia veshim organizatës ku bën pjesë,pasi ne bëjmë pjesë në bashkësi të ndryshme.

Na vjen keq kur krimin e etiketojnë si shqiptarnë çdo rast. Për një incident, për një devijim nganjë polic i caktuar, i cili është pjesë e kësajshoqërie, nuk mund të etiketohet dhe madje asnuk duhet të lidhet Policia e Shtetit me të tillaincidente.

Për sa i përket komentit për pyetjen pse nukarrestojmë këtë, por kemi arrestuar atë, më dukete padrejtë kjo ndërlidhje e dy çështjeve tëndryshme. Policia e Shtetit edhe para pak minutashka arrestuar një person me armë të tipit“kallashnikov” në mes të Tiranës, falëbashkëpunimit shumë të mirë të qytetarëve të këtijvendi me Policinë e Shtetit, të cilët i inkurajoj tëvazhdojnë të bashkëpunojnë, sepse bashkëpunimiështë i rëndësishëm, pasi pothuajse çdo javë kemikapur persona me armë në mes të rrugëve dhe tëqyteteve.

Po ashtu, arrestimet në kuadër të protestavetë fundit, të cilat, me sa duket, ju kanë shqetësuar,dhe është e drejta juaj për këtë, kanë ardhur nëfunksion të përmbushjes së përgjegjësisë tëPolicisë së Shtetit për të ruajtur pikërisht gjërat emëdha.

Zoti Qefalia përmendi aspektin kushtetues dhetë sigurisë kombëtare. Ka pasur tentativa për tësulmuar me dhunë të mirëfilltë institucionetkushtetuese. Sulmi ndaj parlamentit të Shqipërisëdhe Kryeministrisë së Shqipërisë, që janëinstitucione kushtetuese të shtetit shqiptar, jo tëqeverisë shqiptare, janë shumë herë më të rëndase incidenti dhe grabitja e ndodhur në Rinas.

Viti 2019

256

Legjislatura e 9-të

Çfarëdo përpjekje që bëhet për të shmangurincidente, sado të rënda të jenë ato, përballësulmeve të institucioneve kushtetuese, nuk kemibërë atë që duhet të bëjmë.

Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Ministër!Kalojmë në çështjen tjetër të rendit të ditës,

projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjesndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës sëShqipërisë dhe qeverisë së Republikës sëKosovës për ngritjen e pikave të përbashkëta tëkalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisëdhe Republikës së Kosovës dhe kryerjen eveprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”.

Sipas nenit 73, pika 2 e Rregullores, keni tëdrejtë, të nderuar kolegë, të drejtoni pyetje.Nismëtar i këtij projektligji është ministri iBrendshëm.

Ka pyetje? Nëse nuk ka pyetje, në bazë të nenit74, pika 1 e Rregullores, pyes sërish zotin Lleshajnëse ka dëshirë të paraqesë nismën.

Sandër Lleshaj – Faleminderit, zonja drejtuesee seancës!

Të nderuar deputetë,Iniciativa për të paraqitur në Kuvendin e

Shqipërisë një marrëveshje të re, e cila rregullonose përmirëson regjimin e kontrollit të kufirit midisRepublikës së Shqipërisë dhe Republikës sëKosovës ka ardhur para së gjithash nga nevojat emëdha, të cilat lidhen me shtimin e madh të fluksittë lëvizjes së qytetarëve në të dyja anët e kufirit.Një nga lajmet më të rëndësishme që ka të bëjëme kufijtë e Shqipërisë këto vitet e fundit ështëfluksi i madh i hyrje-daljeve në kufijtë e vendit tonë.Po ju jap një shifër: nëse në vitin 2008 në kufijtë eShqipërisë kanë kaluar gjithsej, kanë hyrë dhekanë dalë 8 milionë e 966 mijë qytetarë shqiptarëdhe të huaj, në vitin 2018 ky numër arriti në 23milionë. Pra, kemi të bëjmë me një rrit jespektakolare të jashtëzakonshme të fluksit tëqytetarëve që hyjnë dhe dalin në kufijtë eShqipërisë.

Nëse në vitin 2008 pika e parë kufitare përnga numri i qytetarëve që hynin dhe dilnin, që efrekuentonin atë ishte Kakavija, në vendin e dytëishte Kapshtica dhe në vendin e tretë ishte Rinasi,në vitin 2018 kemi një zhvendosje të rëndësishmetë rankimit të pikave kufitare, ku në vendin e parëtashmë është Morina, ku nëpërmjet saj vetëm nëvitin 2018 kanë kaluar rreth 6 milionë qytetarë.Pastaj vjen Rinasi dhe e treta është pika e

Muriqanit.Iniciativa për ta sjellë këtë projektligj që ratifikon

marrëveshjen midis dy qeverive, midis qeverisësë Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës, ështëedhe në kuadër të angazhimeve të përbashkëtatë qeverive me qëllim për të thjeshtësuar dhelehtësuar procedurat dhe masat në kontrollin dhenë menaxhimin e qarkullimit të pikave kufitare tëvendit.

Projektligji është iniciuar duke parë fluksin nërritje, si dhe vullnetin e madh të të dyja qeverivepër ta thelluar më tej bashkëpunimin, me syniminpër të përmirësuar më tej infrastrukturën epërgjithshme të transportit, si në nivel rajonal ashtuedhe në atë europian.

Marrëveshja është në harmoni me aktet mëtë rëndësishme strategjike, ligjore të miratuara ngaqeveria. Ajo është një vijim i punës së bërë përzbatimin e strategjisë ndërsektoriale përmenaxhimin e integruar të kufirit dhe të planitpërkatës të implementimit që shtrihet në harkunkohor 2014-2020. Aplikimi i kësaj marrëveshjejedo të sjellë një sërë lehtësirash në rritjen emobilitetit, në lehtësimin e lëvizjes dhe tëshkëmbimeve midis Shqipërisë dhe Kosovës jovetëm në aspektin e lëvizjes së qytetarëve poredhe në aspektin e lëvizjes së mallrave.

Marrëveshja në thelbin e saj parashikon qënga 2 kontrolle, të cilët zhvilloheshin në kufirin midisShqipërisë dhe Kosovës tashmë të zhvillohet 1.Një kontroll i aplikuar për rreth 6 milionë qytetarënë vit, besoj e kuptoni vetë se çfarë kursimesh tëjashtëzakonshme në kohë sjell dhe çfarëlehtësirash ofron për miliona njerëz që lëvizin nëtë dyja anët e kufirit. Duke lehtësuar kohën nekontribuojmë edhe në shtimin e mundësisë apoatraksionit për tërheqje, lëvizje të reja drejtShqipërisë. E dimë shumë mirë se fluksi ikosovarëve që vijnë dhe frekuentojnë Shqipërinëpër qëllime turistike, tregtare e të tjera ështëpërherë në rritje dhe anasjelltas fluksi i qytetarëveshqiptarë që shkojnë drejt Kosovës është po në tënjëjtin kah.

Deri tani është bërë një punë e madhe nëstacionin e Policisë Kufitare në Morinë si nëaspektin e përmirësimit të procedurave, ashtu edhenë atë të përmirësimit të infrastrukturës, falëinvestimeve të rëndësishme që janë bërë nëbashkëpunim edhe me Bashkimin Europian, kunë vitin 2018 u inaugurua edhe investimi i ri irëndësishëm në këtë pikë kufitare.

257

Legjislatura e 9-të Viti 2019

Qeveria shqiptare parashikon që nën frymën ekësaj marrëveshjeje, me Kosovën, e cila tashmëbesoj se do të marrë miratimin e këtij Kuvendi, tëecim edhe për sa i përket bashkëpunimit dhelehtësimit të procedurave të menaxhimit tëlëvizjeve në kufi edhe me Republikën eMaqedonisë së Veriut. Po ashtu edhe meRepublikën e Malit të Zi, duke vendosur në këtëmënyrë standarde të reja të një fryme europiane,si dhe duke i prirë një procesi integrues në rajon.

Përveç Kosovës ne jemi në bisedime meqeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriutpër të aplikuar të njëjtin standard edhe në pikattona kufitare me këtë Republikë, të cilat do tëkontribuojnë në lehtësimin e shumë lëvizjeve tëqytetarëve, të cilat siç e shikojmë nga tendenca edekadës së fundit, sidomos e viteve të fundit ështënë një rritje pothuajse eksponenciale. Pozhvillohen bisedime edhe me Malin e Zi për tëbërë të mundur që edhe në pikat kufitare me këtështet të aplikohen të njëjtat standarde që poaplikojmë me Republikën e Kosovës.

E gjithë kjo që bëhet është një lëvizje, e cilasynon zbatimin e parimeve europiane të lirisë sëlëvizjes dhe të frymës së Shengenit, për të cilënmendojmë se duhet të jetë destinacioni iardhshëm, që dalëngadalë edhe në rajonin tonëtë aplikohen ato standarde që tashmë përEuropën janë kthyer në një rutinë, lëvizja e lirë eshtetasve në të dyja anët e kufirit, pa prekur, pacenuar aspak sigurinë, e cila sipas vlerësimevetona, jo vetëm që nuk kompromentohet nga liriadhe lehtësimi i lirisë së lëvizjes, por nga zbatimi imetodave dhe i praktikave europiane mund tëshpresojmë për rritjen e parametrave të sigurisë,ndonëse në pamje të parë duket si një kontradiktënë vetvete se si mund të shtohet siguria kur rritetliria e lëvizjes. Duhet të kemi parasysh, të nderuardeputetë, se nuk bëjmë thjesht lehtësim tëprocedurave të kontrollit në kufi, por paralelishtme lehtësimin e procedurave në kufirin tonë tëpërbashkët shtohen edhe masat përkatëse tësigurisë, me qëllim që liria të mos komprometojësadopak sigurinë.

Me këtë rast dua të përmend edhe diçka tjetër,që lidhet me këtë çështje, pra që ka të bëjë mefillimin e zbatimit në praktikë të protokollit dhe tëmarrëveshjes së nënshkruar me FRONTEX-in, ecila është marrëveshja e parë e nënshkruar ngaBashkimi Europian me një vend të rajonit. Përmeskësaj marrëveshjeje synohet që me angazhimin e

strukturave të sigurisë të Bashkimit Europian, prakryesisht të FRONTEX-it, të mund të kontribuojënë rritjen e sigurisë. Thënë ndryshe, prania përherëe shtuar e strukturave dhe e oficerëve të sigurisënë FRONTEX, në kufijtë tanë, gjë që tashmëpraktikisht është drejt fillimit, do të jetë një faktor ishtuar në rritjen e mëtejshme të nivelit të sigurisësë kufijve tanë, si dhe për të kontribuar që liria elëvizjes së qytetarëve në anët e kufirit tonë të mosshoqërohet me efekte të padëshiruara sa i takonsigurisë.

Konsideruar të gjitha këto, ju ftoj ta miratojmëkëtë marrëveshje, si një hap i parë i rëndësishëmdrejt një sërë marrëveshjesh të ngjashme, që duamtë nënshkruajmë edhe me vende të tjera të rajonit,për ta bërë Shqipërinë ashtu siç synohet të bëhet:një vend promotor i lirisë së lëvizjes në rajonin tonë.

Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Lleshaj, për

fjalën e për nismën shumë të rëndësishme që kenisjellë në Kuvendin e Shqipërisë!

Sipas shërbimeve të Kuvendit, nuk ka tëregjistruar për t’u shprehur në emër të komisionit,pasi janë regjistruar si diskutantë.

Atëherë, kalojmë në listën e diskutimeve. Janëregjistruar në emër të Grupit Parlamentar të PartisëSocialiste deputetët: Antoneta Dhima, PjerinNdreu, Taulant Balla, Edmond Leka.

Nga deputetët e opozitës nuk ka të regjistruar.Fjalën e ka deputetja Antoneta Dhima.Në lidhje me këtë projektligj, koha për diskutim

është 20 minuta.Antoneta Dhima – E nderuara zonja drejtuese

e seancës,Të nderuar kolegë dhe kolege deputetë,Të dashur qytetarë,Në seancën e sotme plenare jemi duke

diskutuar projektligjin “Për ratifikimin emarrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave tëRepublikës së Shqipërisë dhe qeverisë sëRepublikës së Kosovës, për ngritjen e pikave tëpërbashkëta të kalimit kufitar mes Republikës sëShqipërisë dhe Republikës së Kosovës, si dhekryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollitkufitar”

Ky projektligj është iniciuar në kuadër tëangazhimeve të përbashkëta të të dyja qeverive,me qëllim thjeshtëzimin e lehtësimin e proceduravedhe marrjen e masave, të cilat janë të lidhura mekontrollet kufitare të menaxhimit të qarkullimitndërkufitar mes dy vendeve.

Viti 2019

258

Legjislatura e 9-të

Marrëveshja është iniciuar duke marrëparasysh fluksin në rritje të qarkullimit të shtetasvee mallrave ndërmjet dy vendeve tona, vullnetin përtë forcuar dhe zhvilluar më tej bashkëpunimin, sidhe synimin për arritjen e objektivave përpërmirësimin e infrastrukturës së transportit rajonale atij europian.

Në marrëveshjen që ne po diskutojmë sotparashikohet që pikat aktuale jo të përbashkëta tëkalimit të ndryshojnë statusin e tyre në pika tëpërbashkëta të kalimit kufitar, ndërsa pikat e kalimitkufitar, që mund të hapen në të ardhmen, do tërregullohen sipas parashikimeve të bëra në këtëmarrëveshje.

Gjithashtu, theksojmë faktin se kjo marrëveshjenuk do të ndikojë në marrëveshjet e miratuara mëparë për pikat e përbashkëta të kalimit kufitar nëShishtavec, Borje dhe Orgjost. Nisur nga fakti sedisa prej pikave të kalimit kufitar janë pika të kalimitkufitar për qarkullimin lokal, në të cilat nukparashikohet qarkullimi ndërkombëtar i mallrave,por vetëm i shtetasve, është vlerësuar qëautoritetet kompetente për zbatimin e saj tëparashikohen në protokollet që do të nënshkruhenpas miratimit të kësaj marrëveshjeje.

Pika kufitare e Morinës ka një fluks në rritje sitë qytetarëve, ashtu edhe të mjeteve, kryesishtgjatë periudhës së verës. Nëse do t’i referohemiperiudhës janar-shtator 2018, në këtë pikë kufitarejanë përpunuar 4 milionë e 749 mijë e 138 shtetas,me 1 milion e 470 mijë e 524 mjete.

Në pikin kufitare të Morinës është përmirësuarndjeshëm infrastruktura pas financimit prej 920mijë euro nga Bashkimi Europian, investim i cili kakonsistuar në shtimin e numrit të korsive, kështuqë aktualisht kemi 12 korsi, 6 korsi në hyrje dhegjashtë korsi në dalje, për përpunimin e mjeteve etë pasagjerëve. Është ndërtuar godina e re eadministratës, në të cilën do të punojnë së bashkupolicia kufitare shqiptare dhe ajo kosovare, si dheautoritetet doganore shqiptare e ato kosovare.

Gjithashtu, është drejt përfundimitrikonstruksioni i godinës së vjetër, në të cilën,përveç zyrave operacionale do të ndërtohen katërdhoma shoqërimi, me parametra e standardeeuropiane, si dhe një ambient i posaçëm përviktimat e mundshme të trafikimit, pajisur me tëgjitha kushtet e nevojshme të akomodimit.

Me financim të buxhetit të shtetit në shumën85, 8 milionë lekë, është duke u përmirësuarndjeshëm infrastruktura në pjesën e parkimit

doganor, ku është ndërtuar terminali i përpunimittë autobusëve, godina e kontrollit të vijës së dytëpër autoveturat, godina e kontrollit të vijës së dytëpër kamionët, si dhe ambiente të brendshme nëparkimin doganor për punonjësit e doganës dheatyre të AKU-së.

Me përfundimin e investimit dhe pas miratimittë marrëveshjes mes palëve, policitë kufitare të tëdyja vendeve do të punojnë së bashku, në të njëjtatambiente.

Bashkëpunimi midis palës shqiptare dhe asajkosovare ka qenë shumë i mirë. Nëse do t’ireferohemi së njëjtës periudhë të fluksit tështetasve dhe mjeteve, asaj të nëntëmujorit të vitit2018, theksojmë se janë realizuar gjithsej 50patrullime të përbashkëta, nga të cilat 19 janë nëterritorin e Kosovës dhe 31 në territorin tonë.

Po cilat janë disa nga përparësitë që priten nganënshkrimi i kësaj marrëveshjeje? Lehtësonqarkullimin e shtetasve e të mjeteve në pikën ekalimit kufitar si në pjesën e regjistrimit, ashtu edhenë pjesën e kontrollit. Kontrolli dhe verifikimi kufitardo të kryhet në mënyrë të përbashkët, dhe sirrjedhojë do të minimizohet koha e përpunimit tëtë dhënave të shtetasve e mjeteve gjatë kalimit tëkufirit. Rrit bashkëpunimin për përmbushjen einteresave të përbashkëta të sigurisë. Rritbashkëpunimin midis palëve në menaxhimin ekontrollit të kufirit, si dhe përmirëson shkëmbimine shpejtë të informacionit. Rrit dhe intensifikon mëtej bashkëpunimin policor.

Një çështje shumë e rëndësishme, që do tëdiskutojmë në këtë seancë plenare, është edhestrategjia e edukimit ligjor të publikut, si pjesë erëndësishme dhe si një nga shtyllat kryesore tëpaketës së reformës në drejtësi. Edukimi ligjorpublik është një nga drejtimet kryesore për të arriturnjë qasje gjithëpërfshirëse, është pjesë e reformësnë drejtësi e ndërmarrë nga Kuvendi i Shqipërisë.Zbatimi i saj do të bëhet nga një sërë institucioneshqendrore dhe vendore, të pavarura, shoqëria civile,media, universitetet dhe ekspertë të ndryshëm.

Ka pasur një proces të gjatë konsultimi publikme institucionet në nivel vendor dhe qendror, meinstitucionet e pavarura, universitetet dheshoqërinë civile.

Strategjia për edukimin ligjor të publikut synonrritjen e ndërgjegjësimit ligjor publik në Shqipëri.Shoqëria shqiptare ka nevojë të përgatisëqytetarët, që ata të jenë në gjendje të marrin pjesëaktivisht dhe efektivisht në një mjedis social dhe

259

Legjislatura e 9-të Viti 2019

ekonomik të rregulluar ligjërisht. Tashmë reformanë drejtësi është një nga sukseset më të mëdhatë kësaj qeverie, e cila ka hedhur themelet për njësistem të drejtë, të pavarur, të paanshëm,profesional dhe pa ndikime nga krimi i organizuardhe nga korrupsioni.

Kuvendi ka miratuar një paketë prioritare ligjesh,të cilat lidhen me organizimin dhe funksionimin eorganeve të reja të sistemit të drejtësisë dheprocesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dheprokurorëve; ka miratuar strukturën organizative,organikën dhe klasifikimin e pagave të personelittë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Komisionit tëPavarur të Kualifikimit dhe komisionerëve publikë.Deri tani, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrërreth 111 vendime për 800 subjekte në total, ngatë cilët 45 janë shkarkuar nga detyra, 50 janëkonfirmuar në detyrë dhe për 16 është vendosurndërprerja e procesit të rivlerësimit për shkak tëdorëheqjes së subjektit.

Po kështu, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshillii Lartë i Prokurorisë janë ngritur dhe pofunksionojnë rregullisht për të garantuar paanësinëdhe pavarësinë e sistemit të prokurorisë dhe tësistemit gjyqësor.

Së fundi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë kamiratuar rregulloren dhe ka shpallur vakancën përpozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, ka miratuarrregulloren dhe ka filluar procesin e vlerësimit tëkandidaturave për Prokurorinë e Posaçme.

Është ngritur e funksionon, gjithashtu, edheKëshilli i ri i Emërimeve në Drejtësi, i cili ka miratuarrregulloren e brendshme, si dhe është dukediskutuar aktin normativ për përcaktimin eprocedurave të verifikimit të kandidatëve përGjykatën Kushtetuese dhe për Inspektorin e Lartëtë Drejtësisë.

Deri në muajin qershor 2019, Këshill i iEmërimeve në Drejtësi do të ketë kryer verifikimine kandidaturave dhe renditjen e tyre për anëtarëte Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartëtë Drejtësisë.

Po ashtu, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të ketëpërfunduar verifikimin dhe vlerësimin ekandidaturave për Prokurorinë e Posaçme, dukeshënuar kështu ngritjen e të gjitha organeve tësistemit të ri të drejtësisë. Të gjitha këto angazhimedhe përpjekje tregojnë edhe një herëvendosmërinë e kësaj qeverie për reformën nëdrejtësi, e cila do të vazhdojë të ecë përpara, nërrugën e duhur dhe sipas planit.

Qytetarët shqiptarë duhet të ndihen të sigurt,se reforma në drejtësi nuk do të ndalet për asnjëmoment dhe për asnjë arsye. Shqipëria shumëshpejt do të ketë një sistem të ndershëm dhe trans-parent drejtësie, siç e parashikon Kushtetuta.

Në kushtet kur marrëveshja që ne podiskutojmë sot do të përmirësojë ndjeshëmqarkullimin e shtetasve dhe të mallrave ndërmjetdy vendeve tona, të nderuar kolege dhe kolegëdeputetë, ju ftoj ta miratojmë atë.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zonja Dhima!Fjalën e ka deputeti Pjerin Ndreu.Pjerin Ndreu - I nderuar zoti Kryetar,Të nderuar kolegë,Marrëveshja në fjalë është një hap shumë i

rëndësishëm për lehtësimin e procedurave tëkontrollit kufitar në pikat e kalimit me Kosovën. Përshkak të problematikës që ne kemi si dy vendeshqiptare, na duhet të lehtësojmë sa më shumëtë jetë e mundur gjithçka që ka të bëjë meprocedurat e kalimit në pikat kufitare mes dyvendeve.

Unë e shoh si një hap pozitiv dhe, natyrisht,jam partizan i mbështetjes së kësaj marrëveshjeje,por nuk mund të rri pa evidentuar edhe ndonjëproblem të konstatuar, i cili duhet të riparohet. Unëmendoj se përveç marrëveshjes, e cila ështëpikënisja nga do të instalohen shërbimetdypalëshe në të gjitha pikat kufitare të kalimit, kanjë problem, i cili lidhet me performancën eshërbimeve atje. Në disa raste në pikën e kontrollitnë Morinë, punonjësit e Policisë Kufitare të të dyjapalëve janë të ngathët dhe krijojnë radhë të gjata.Të mos harrojmë se jemi në prag të sezonit verordhe se duhet të gjendet moduli i lehtësimit tëmëtejshëm të procedurave. Sipas mendimit tim,kjo ka të bëjë me rritjen e performancës dheshkathtësisë së punonjësve të Policisë Kufitareatje.

Unë kam besim se kjo marrëveshje do të arrijëtë implementohet ashtu siç duhet, duke pasurparasysh vullnetin e të dyja palëve dhesensibilitetin shumë të lartë që ka çështja. Mendojse nuk na mungon asgjë për ta rritur më tejperformancën tonë, që të mund të realizojmërealisht lehtësimin e procedurave të kalimit tështetasve në ato pika.

Dua të them edhe dy fjalë për kryetemën eretorikave të opozitës, që ka lidhje mekriminalitetin, dhe më konkretisht, me ngjarjen e

Viti 2019

260

Legjislatura e 9-të

fundit të vjedhjes së lekëve të bankës.Ministri Lleshaj e ka shpjeguar shumë qartë

sot.Është shumë e dhimbshme se si një pjesë e

medieve dhe e opinionistëve (dihet tashmë seopozita atë punë ka) e marrin këtë ngjarje dhe iafaturojnë policisë. Policia e Shtetit e ka tëpërcaktuar juridiksionin se ku vepron. Ajo merrnjoftim nga çdo subjekt privat, apo shtetëror dheme të marrë njoftimin, ka detyrimin të vihet nëveprim, detyrim, të cilin e ka kryer me shumësukses.

Unë mendoj se Policia e Shtetit duhetpërgëzuar për mënyrën e reagimit, për shpejtësinëe reagimit në momentin e ngjarjes.

Tani, ngjarje të tilla ndodhin në gjithë botën,edhe kjo duhet thënë.

Bankat, mjetet që transportojnë vlera monetaredhe materiale janë objekt goditjeje në të gjithëbotën. Grupe të ndryshme kriminale organizohendhe në momente të caktuara godasin. Këto ngjarjejanë zbardhur, janë arrestuar disa persona edhepër ngjarjet që kanë kaluar; janë ngjarje që kanëtreguar se Policia e Shtetit ka kryer një punë tëjashtëzakonshme për zbulimin e këtyre grupeve.Në rastin konkret, reagimi i policisë dhe goditja eautorëve të këtyre ngjarjeve ka qenë perfekt.

Tani ka edhe një histori, që është po aq eçuditshme në trajtimet që bëhen, sidomos në atomedietike: krimet nuk zbulohen me orë pune. Kushe artikulon këtë jo vetëm bën një gabim, por bënnjë gafë dhe helmon të gjithë opinionin publik.

Një krim nuk është kanal, që e hap për një orëose dy orë. Zbulimi i krimit është proces,ndonjëherë shumë i vështirë, sepse mekanizmi ingjarjes mund të jetë i komplikuar. Pra, nuk ështëaq e lehtë të hysh, t’i zbulosh dhe t’i nxjerrëshbrenda dy ditëve ose tri ditëve.

Dëgjon interpretime medietike skandaloze, qëe anatemojnë policinë se “deri sot nuk ka asgjë”,“po ecet shumë ngadalë”, madje dëgjova diku edhese “nuk po hetohet”; gjëra të pavërteta. Policia eShtetit jo vetëm në këtë ngjarje, por edhe në ngjarjeshumëfish më të lehta, ka investuar historikishtpunë të padiskutueshme, të palodhshme, meprofesionalizëm dhe vendosmëri për t’i zbuluar. Porjo të gjitha ngjarjet, e përsëris, zbulohen në njëlimit kohor të caktuar dhe jo të gjitha ngjarjet kanënjë datë se kur mund të zbulohen.

Askush nuk mund të gjejë një element, që tëthotë se Policia e Shtetit po pengon ose po zvarrit

hetimet, duke pasur parasysh këtu se hetimet nuki drejton Policia e Shtetit, por prokuroria. Është ajoqë ngarkon me detyra shërbimet policore, që ngaPolicia Gjyqësore deri te shërbimet e tjera, dhealternon të gjitha veprimet, duke vlerësuar edhetë dhënat. Prandaj çdo lloj interpretimi medietik qëështë bërë deri sot është nul.

Pastaj historitë, që janë superbanale: “i gjuajtiapo nuk i gjuajti policia; vranë njëri-tjetrin” janë disadeduksione të turpshme, që asnjë gazetar dheasnjë politikan nuk duhet t’i bëjë në publikë. Këtojanë fenomene të shëmtuara, që ndodhin përditënë sytë e publikut. Deri kur do të flasin me këtëgjuhë dhe deri kur do të bëjnë interpretime të tillatë pafalshme, që e dëmtojnë rëndë hetimin, poredhe e turbullojnë opinionin publik, duke krijuaridenë se këtu nuk po bëhet asgjë.

Ka një problem, që lidhet edhe me protestat,edhe me Policinë e Shtetit. Jam shumë ishqetësuar nga disa opinione, të cilat arrijnë deriatje sa promovojnë përplasje me Policinë e Shtetit.Policia e Shtetit e ka detyrë funksionale që nëçdolloj tubimi duhet të jetë aty, qoftë edhe për njëmanifestim kulturor, sepse ka grumbullimenjerëzish dhe grumbullimet e njerëzve gjithkund,në të gjithë botën sot, edhe në masat kundërterrorizmit, janë arsye ku mund të veprohet dhe tëshkaktohen dëme në shumë njerëz. PrandajPolicia e Shtetit e ka detyrë funksionale të jetë aty.

Tani, ti shkon me maskë dhe me mjete të tjeratë forta ose me flakëhedhës, ku di unë, pastaj ngrepyetjen: “Pse policia vepron me dhunë, me forcë?”Këtë nuk e kuptoj?! Atëherë, pse nuk ngremë njëproblem: pse ti, zotëri, dërgon njerëz me maskëatje? Pse dërgon njerëz me mjete të forta? Pse esulmon policinë, pse e godet? Pse çan rrethimin epolicisë? Ndërkohë, pyet: “Pse policia hedh gaz”?!Mendon se do të të lënë të hysh në institucion?!Këto janë disa masa, që policia i merr në çdo rast,në çdolloj konteksti politik, pavarësisht se kushqeveris.

Lidhur me idenë se gjithçka i faturohet qeverisë,qeveria nuk merret me shërbimet e policisë, këtotë fundit janë të pavarura në performancë, qeveriavetëm i krijon kushtet policisë, me mjetet logjistikee speciale zbuluese, që të kryejë detyrën. Në rastinkonkret, mjetet që i kanë në përdorim sot dhe po ipërdorin i ka blerë Sali Berisha. E kam fjalën përgazin lotsjellës.

Unë mendoj se policia po performon shumëmirë, ndaj e inkurajoj Policinë e Shtetit të veprojë

261

Legjislatura e 9-të Viti 2019

sikurse po vepron dhe të ecë përpara, pavarësishtnga pengesat që po i vihen rrugës. Ne e dimëtashmë që, duke qenë një institucion mjaft kredibël,me efektivitet shumë të lartë, por që natyrisht kaedhe ajo problemet e veta, do të anatemohet ngaopozita, sepse opozitës i intereson që policia tëjetë e demoralizuar dhe jashtë funksionit të saj,sepse kriminaliteti u pëlqen opozitarëve tanë.Çuditërisht janë dashuruar aq shumë mekriminalitetin, saqë nëse nuk ndodh ndonjë krimnë ditë, nuk i zë gjumi në shtëpinë e tyre.

Të gjithë duhet të japim suportin tonë. Ndajkërkoj nga opozita që është në parlament dhe ngamediet që të heqin dorë që për çdo krim të bëjnënjë emision, pasi për çdo krim që ndodh formohenpesë panele. Kjo nuk ndodh askund në botë!

Të hapen pesë panele televizive se ndodh njëkrim, kjo nuk ka bërë vaki. Ma thoni në cilin vendtë botës ndodh një gjë e tillë! I ftoj të heqin dorë,sepse po mundohen të dekurajojnë, gjoja edhe meato emisionet a thua se po nxjerrin ndonjë gjë,zbulimin e krimit dhe luftën antikrim. Nuk është kjomënyra sesi suportohet lufta antikrim, sepse kjo efundit nuk bëhet vetëm me policë, por duhet të jenëpjesëmarrës të gjithë: edhe opozita, edheinstitucionet e tjera, edhe media, edhe organizatatjoqeveritare, edhe pushteti lokal. Lufta kundërkrimit bëhet me koalicion institucionesh shtetëroredhe joshtetërore, nuk mund të bëhet vetëm mepolicë.

Është thënë dhe stërthënë; është parë dhestërparë në të gjithë literaturën dhe praktikënbotërore: nuk është e mundur që policia të ketëbarrën e faturës së suksesit të plotë të luftësantikrim nëse nuk ka mbështetje të gjerë, nësegjithkush nuk influencon për këtë.

Për ta mbyllur fjalën time, dua të ngre edhe njëçështje tjetër, meqenëse një pjesë e opozitës ështënë parlament, madje dua t’u bëj thirrje. Ne kemipropozuar një ndryshim për Kodin Rrugor, ku duhetpatjetër të hiqet ai penaliteti i famshëm i patentaveqë u merren shtetasve të huaj dhe ata kalojnë nënjë kalvar të mundimshëm nga policia nëprefekturë, nga prefektura në polici, nga policia nëkonsullatë, nga konsullate te personi dhe në ditëtmë të mira shkon gati 3 muaj.

I kemi bërë thirrje opozitës që ka braktisurparlamentin, por ajo nuk e pa të arsyeshme,megjithëse e duan shumë Kosovën, sepse më tëpenalizuarit janë shtetasit kosovarë dhe sidomosshtetasit shqiptarë që vijnë për pushime. Ne jemi

në prag të pushimeve dhe ky penalitet patjetërduhet hequr, duke u dhënë mundësi njerëzve tëpaguajnë gjobën në vend dhe të largohen. Kapasur raste kur disa njerëzve u është mbajturpatenta, kanë ngelur aty, kanë qarë në kokërr tëlotit, ne nuk ua kemi dhënë dot patentën dhe atakanë humbur vendin e punës atje ku ishin, dukelënë fëmijët në rrugë, sepse ligji, e ka bërë kush eka bërë, ka qenë skandal.

Unë ju bëj thirrje të gjithëve për ta mbështeturkëtë ligj, sepse duhen 84 vota, dhe ta bëjmë njëorë e më parë. Unë, si deputet i Lezhës, kamkonstatuar një fluks të pashembullt të shtetasvekosovarë që interferojnë në rrugën tonë nacionale,që nuk ka ditë që të mos përplasen me këtëfenomen.

Faleminderit dhe shpresoj shumë të miratojmëKodin!

(Drejtimin e seancës e merr zoti Ruçi.)Gramoz Ruçi - Faleminderit, zoti Ndreu!Fjalën e ka Kryeministri, zoti Rama.Edi Rama – Më duket e udhës t’i kthehem

vendimit të parlamentit holandez, por duke e parëatë nga sfondi i një feste absurde që u zhvillua nëoborrin e opozitës në Tiranë, si rezultat i atijvendimi, një festë fyese e deri, besoj pa eekzagjeruar aspak, përbuzëse për njerëzit ezakonshëm të këtij vendi në kushtet kur ai vendimu përcoll nëpër kanalet televizive dhe ato dixhitalesi të ishte fundi i lëvizjes së lirë të shqiptarëve,ndërkohë që është një vendim thjesht dhe vetëmpolitik në vazhdën e një procesi elektoral në njëvend si Holanda, ku nuk është sekret, ka njëzhvillim të vazhdueshëm të një politike intensivishtkundër zgjerimit, intensivisht kundër emigrantëve,intensivisht kundër shqiptarëve. Shqiptarët janëzgjedhur nga disa parti në atë vend si një “kokëturku” për retorikën agresive izolacioniste në raportme zhvillimet përtej kufijve të Holandës nëBashkimin Europian dhe agresive kundër politikëseuropiane të zgjerimit. Është një procedurëparlamentare, e cila nuk ka asnjë implikim tëdrejtpërdrejtë në lëvizjen e lirë të shqiptarëve.

Për t’jua shpjeguar pak më konkretisht, të gjithëduhet ta kenë parasysh se për revokimin e lëvizjessë lirë duhet të përmbushen disa kritere objektive,asnjë prej të cilave nuk përkon me realitetin efaktorit shqiptar, nëse mund ta quajmë kështu, nëHolandë. Më e bukura është që ministri përDrejtësinë dhe Sigurinë i Holandës, i pranishëmnë seancën parlamentare, në fjalën e tij reagoi

Viti 2019

262

Legjislatura e 9-të

duke thënë pikërisht këtë: “S’ka asnjë kriter tëpërmbushur negativisht për ta adresuar këtëproblematikë me një vendim të parlamentit”,ministri për Drejtësinë dhe Sigurinë i Holandës, icili vizitoi para pak ditësh Shqipërinë dhe u shprehme tone shumë pozitive në raport me të gjithëecurinë e bashkëpunimit midis dy vendeve nëadresimin e këtyre pikave që do të përbënin njëarsye objektive për t’u konsideruar vendimi iparlamentit holandez.

Së pari, duhet të ketë një rritje të qëndrueshmetë emigracionit të parregullt nga një vend në vendinpërkatës të Bashkimit Europian. Konsiderohet sirritje e qëndrueshme dyfishimi i atyre që emigrojnënë mënyrë të parregullt. Fakti flet për rënie e jopër rritje, e lëre më pastaj për dyfishim tëemigracionit të parregullt.

Së dyti, duhet që rritja numrit të azilkërkuesvenë vendin përkatës të Bashkimit Europian, ngavendi që konsiderohet si burim i problemit, të jetëdyfish. Jo vetëm që nuk ka një rritje dyfish tëazilkërkuesve shqiptarë në Holandë, por ka rënie.

Së treti, duhet të konstatohet mungesë vullnetinë bashkëpunimin mes vendeve për kthimet eemigrantëve të parregullt, në bazë të të gjithëlegjislacionit dhe të konventave ndërkombëtare. Jovetëm që nuk ka rënie të bashkëpunimit, por karritje të bashkëpunimit, e konstatuar kjo ngaautoritetet holandeze dhe e nënvizuar nga ministripër Drejtësinë dhe Sigurinë i Holandës në vizitëne tij të fundit.

Së katërti, duhet që vendi, i cili merret nëshqyrtim dhe ndaj të cilit pretendohet të vihet nëlëvizje procesi i ndalimit të lëvizjes së lirë, tëpërbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare të venditqë e ndërmerr këtë procedurë. Kjo nuk ekziston.

Së pesti, duhet të konstatohet kthimi mbrapanë zbatimin e të gjitha kritereve teknike tëpërcaktuara për lëvizjen e lirë, që vlerësohen dhegjykohen në mënyrë sistematike nga KomisioniEuropian, i cili në dhjetor të vitit të kaluar, nëvlerësimin e tij rutinë ka nënvizuar se Shqipëria iplotëson 100% këto kritere.

Në fakt, qeveria holandeze nuk ka ndërmarrëdhe nuk ka dhënë ende shenjë se do të ndërmarrëhapin që, në bazë të vendimit të marrë ngaparlamenti, në kushtet e një fushate elektorale, kukëto tema dhe kur shqiptarët janë bërë mish përtop për parti, të cilat duan vota dhe shkelin mekëmbë dinjitetin e shqiptarëve pa dashur t’ia dinëfare, t’i drejtohet Komisionit Europian.

Komisioni Europian, në rast se ka një adresimnga qeveria përkatëse, në këtë rast qeveriaholandeze, merr dhe shqyrton kriteret për të cilatsapo fola, të cilat janë kritere objektive, josubjektive, janë kritere teknike, jo politike, bazohennë shifra dhe në fakte, jo në retorikë dhe nëpolitikën e kalljes së datës dhe e futjes së ankthitte popullata nga rreziku që vjen nga të huajt, ngaemigrantët apo nga shqiptarët që po vijnë. Në njëvend ku flitet për krim etnik shqiptar dhe ku ka njëshifër shumë të thjeshtë, shqiptarët përbëjnë 0,2%të personave me precedentë penalë apo meçështje penale në Mbretërinë e Holandës. Nga 240mijë njerëz që gjenden nëpër burgjet e atij vendi,shqiptarët nuk janë as 500. Kjo nuk e minimizonfaktin se ka grupe kriminale, të cilat veprojnë nëatë vend, por ama nuk mund të hedhë hije as mbifaktin se ne kemi forcuar dhe po vazhdojmë tëforcojmë bashkëpunimin ndërqeveritar meHolandën, gjë për të cilën autoritetet holandezekanë një vlerësim shumë pozitiv.

Nëse Komisioni Europian hipotetikisht gjykonse kriteret objektive, pra dyfishimi i emigracionit tëparregullt nga Shqipëria, dyfishimi i numrit tëazilkërkuesve nga Shqipëria, rënia ebashkëpunimit për kthimet, rreziku i Shqipërisë sivend që kërcënon sigurinë kombëtare të Holandësdhe kriteret e tjera janë të gjitha të ndryshme ngaato që janë në fakt, atëherë Komisioni nuk vendos.Ia dërgon Këshillit Europian, i cili është forumi kupërfaqësohen të gjitha vendet anëtare të BashkimitEuropian dhe ku duhet konsensusi i të gjithavendeve anëtare të Bashkimit Europian për të çuarmë tutje procedurën. Madje ka një nen të veçantënë rregulloren e funksionimit, që nuk ështëpërdorur kurrë, që është shumica e cilësuar evendeve të Këshillit Europian, në rast se ka reagimnga një vend përkatës për të vendosur vetonkundër konsensusit. Në gjithë këtë skenarimagjinar, nëse garantohet shumica e cilësuar, gjëqë nuk është përdorur kurrë në historinë e KëshillitEuropian, për të pranuar këtë procedurë, atëherëi çohet Parlamentit Europian.

Pra, është një rrugëtim procedural i atillë, qëmjafton të njohësh procesin për të kuptuar se egjitha ajo që ka ndodhur është futja në funksion edisa partive politike, të cilat janë haptazi parti menjë vokacion në kundërshtim me vlerat dhe meparimet që mbrojnë partitë normale pro europeistedhe në kushtet e një fushate elektorale, por, dukepasur edhe dijeni të plotë se kjo është e gjitha një

263

Legjislatura e 9-të Viti 2019

shfaqje politike me sfond elektoral, janë bashkuaredhe vota të tjera për të mos u vënë nën trysninëe mëtejshme të atyre partive që pastaj të dalin nëfushatë e të thonë se ja, ne deshëm, ata nukdeshën, e kështu me radhë.

Një lojë e brendshme, në një dinamikë tëbrendshme, që ka përcaktuar një vendim përinteresa të brendshme dhe që nuk impakton nëasnjë mënyrë lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë,zero. Por nuk është kjo pjesa më e rëndë.

Tanimë ne jemi mësuar me Europën ku jetojmë,ne jemi mësuar me mënyrën se si funksionojnëvendet anëtare dhe se si politika e zgjerimit, ebazuar në vizionin e një Europe të plotë, gjengjithmonë e më shumë reagim nga forcanacionaliste, populiste e kështu me radhë. Ajo qëështë e pagëlltitshme është festa në Tiranë e atyreqë, për shkak se ju dominon urrejtja, kanë humburlogjikën; për shkak se ju dominon dëshpërimi, kanëhumbur pikat e referimit te disa vlera, të cilat politikashqiptare, edhe në ditët e saj më të zeza, gjithsesii ka ruajtur instinktivisht kur ka qenë fjala për njëtemë kaq të madhe sa ç’është tema e integrimiteuropian të Shqipërisë. Një festë e neveritshme,e cila i drejtoi të gjitha tytat e topave për të hedhurfishekzjarrët dhe kapsollat në shtëpitë eshqiptarëve, duke u përpjekur ta transformojë atëprocedurë dhe atë vendim në një tjetër argument,të një lufte politike të dëshpëruar të brendshmekëtu, në Tiranë, e cila u katandis dhe do tëkatandiset keq e më keq; në formën e një reagimideputetësh, që refuzuan të përfaqësojnë popullindhe po përpiqen t’i vënë zjarrin, jo institucioneve,por ardhmërisë së vendit; po përpiqen t’i vënëzjarrin shpresave, ëndrrave dhe perspektivës sëvendit; t’i vënë zjarrin vetë vendit. Kjo është epafalshme dhe e pagëlltitshme.

Si mundet që këta shqiptarë, njësoj si ne, senë fund të ditës jemi të gjithë njësoj, jemi shqiptarë,të preferojnë të bëhen zëdhënës të atyre qëshqiptarët i kanë kthyer në mish për top në vendine tyre, duke i përdorur si dele të zeza, duke istigmatizuar qëllimisht për të krijuar tek elektorati ityre dhe te njerëz të painformuar, te njerëz tëmllefosur, të inatosur, të shqetësuar për 1001arsye, të bëhen bashkë?! Si mund të bëhen bashkëkëto dy gjëra?! Si mund të bjerë dinjiteti i disaforcave politike shqiptare në pikën që të mosekzistojnë më dhe këto forca politike shqiptare tëpërdorin antishqiptarët, ata që janë haptazi kundërshqiptarëve, ata që i stigmatizojnë shqiptarët si një

vend kriminelësh, si një komb kriminelësh, si njëpopull kriminel dhe që flasin për krim etnik,ndërkohë që krimi nuk ka ngjyrë, krimi është krim,kriminelët janë kriminelë kudo ku janë?! Kjo ështërealisht e neveritshme!

Pse e bëjnë këtë?! Si mund të arrijnë deri këtu?!Si mundet që lufta e verbër për pushtet ta çojë njëparti politike deri në këtë pikë; të çojë disa partipolitike deri në këtë pikë?! Si mundet që dëshpërimii humbësit të arrijë deri në pikën, ku humbësi tëpresë rrënjët dhe të sillet me vendin e tij si të ishtearmik i vendit të tij?! Si mundet që lufta politike nëShqipëri të katandiset deri në derexhenë ku ataqë braktisën detyrën, kthehen në zëdhënësentuziastë të atyre që nuk duan ta shikojnë me syShqipërinë dhe nuk dua t’ia dëgjojnë emrinShqipërisë?! Si mundet që alibitë e atyrepolitikanëve, e atyre forcave politike të gjejnë vendkëtu, në vendin tonë, të gjejnë zëdhënës këtu, nëvendin tonë, të gjejnë jehonë këtu, në vendin tonë,ndërkohë që sot duhet të ishte ndryshe dita epolitikës shqiptare, ku, pavarësisht gjithçkaje qëna ndan, duhet të na bashkojë Shqipëria; duhet tëna bashkojë bindja se dinjiteti i Shqipërisë në sytëe të huajve nuk negociohet; dinjiteti i Shqipërisënë sytë e atyre, që shqiptarët i kthejnë mish përtop për fushatat e tyre elektorale, nuk negociohet?!Si mundet?!

Ne jetojmë në një sistem që e kamosdakordësinë në themelin e tij. Ne e kemizgjedhur vetë këtë sistem. Ky nuk është një sistemi konsensusit dhe dakordësisë për gjithçka, ështënjë sistem ku mosdakordësia është baza ebashkëjetesës. Nga mënyra se si nuk biem dakordvaret cilësia e kësaj bashkëjetese, varet edhecilësia e funksionimit të të gjithë mekanizmaveshoqërorë. Mund të mos biesh dakord përshumëçka, por tjetër gjë është kur mosdakordësiaështë një arsye për të motivuar debat, për tëmotivuar alternativa, për të motivuar beteja, sadotë ashpra qofshin ato, që përfundojnë me gjykimine popullit sovran, dhe tjetër gjë është kurmosdakordësia përkthehet në thirrje të përditshmee të përnatshme për zjarr, për sherr, për rrëmujë,për konflikt, për shporrje, për zhdukje, për vdekje.Janë dy gjëra krejt të ndryshme.

E mbi të gjitha, është momenti për t’u thënëshumë miqësisht, shumë vëllazërisht dhe shumësinqerisht të gjithë atyre që kanë 1001 arsye që tëmos e duan këtë qeveri, të cilët kanë pasur dhekanë 1001 arsye që të mos e kenë votuar dhe të

Viti 2019

264

Legjislatura e 9-të

mos e votojnë këtë qeveri, që shkuarja pas berihaittë këtyre forcave të degraduara, deri në pikën kujanë gati të përqafojnë çdokënd që është gati t’ifusë një shkelm Shqipërisë në një proces që nukështë i Partisë Socialiste, por është i të gjithëshqiptarëve, dëmton drejtpërdrejt ata vetë. Dëmtondrejtpërdrejt një njeri që merret me biznes të vogël,që nuk e do këtë qeveri, mbështetja e atyre që nëdukje e kanë me qeverinë, por, në fakt, dëmin iabëjnë Shqipërisë.

E kam thënë dhe e përsëris, qeverisë nuk kanëçfarë t’i bëjnë, sepse nuk e ndryshojnë dot mekapsolla, dhe kjo është më e pakta; nuk endryshojnë dot qeverinë duke kënduar himninstonato, sepse sado stonato ta këndojnë himninkombëtar qeveria nuk lëviz; nuk e ndryshojnë dotqeverinë duke kërcënuar, shantazhuar, penguardhe bllokuar. Pra, nuk e ndryshojnë dot shumicënnë këtë parlament, s’kanë se si dhe është epamundur edhe sikur të arrijnë të futen këtu dhetë fillojnë të këndojnë këngë patriotike.

Parlamenti nuk janë muret dhe tavani, por ështëmishërimi i vullnetit të popullit sovran me votë për140 deputetë, që, për sa kohë kanë atë mandat,janë populli sovran i përfaqësuar në parlament.Por, nëse nuk kanë se çfarë t’i bëjnë qeverisë dheshumicës qeverisëse, atëherë i bëjnë shumë keqekonomisë dhe Shqipërisë në rrugën e vet tëzhvillimit, pra jo Shqipërisë si një nocion abstrakt,por shqiptarëve si njerëz me mish e me kocka, sinjerëz që janë prindër, si njerëz që janë bijë e bija,si njerëz që punojnë, si njerëz që kërkojnë njëpunë, si njerëz që studiojnë, si njerëz që bëjnë njëbiznes e kështu me radhë.

Dëmtohet gjithsekush, përveç atyre që janëturistë politikë, të cilët mbyllin dyert e bashkive,hipin nëpër autobusë dhe vijnë këtu me kapsolla.Ata janë turistë politikë. Të tjerët të gjithëdëmtohen, pa përjashtim.

Pra, është e rëndësishme që këtë ta dëgjojnëtë gjithë: kjo nuk varet nga ne. Ne, për atë çfarëvaret nga ne, jemi përpjekur dhe do të përpiqemita bëjmë edhe më mirë, edhe në aspektin e krijimittë hapësirave për t’i dhënë edhe më shumë garancikujtdo që pretendon se do më shumë garanci. Kyparlament vjen nga zgjedhjet më të pakontenstuaranë historinë e pluralizmit shqiptar. Zgjedhjet e vitit2017 nuk kanë asnjë ankesë në asnjë nga 5500komisione. Asnjë!

Janë të parat zgjedhje në historinë e pluralizmit,ku kolegji elektoral nuk ka trajtuar asnjë çështje.

Është hera e parë që zgjedhjet kontestohen njëvit e gjysmë me vonesë. Pse?! Për një arsyeshumë të thjeshtë, sepse vijnë zgjedhjet e tjera, tëcilat janë në prag dhe kanë po atë përfundim. Pra,do të humbasin ata që nuk kanë çfarë t’u ofrojnënjerëzve, që nuk ofrojnë asgjë tjetër përveçsesharjeve, akuzave, shpifjeve, kapsollave,fishekzjarrëve, shantazheve dhe kërcënimeve.Çfarë tjetër?! Asgjë tjetër!

Tani ka edhe një ofertë tjetër, e cila për njëmoment mund t’i ketë ndezur gjakrat dhe çelur paksytë e atyre mbështetësve të verbër përgjithësisht,se me këtë lloj xhiroje do të rrëzohet qeveria, dotë bjerë parlamenti dhe do të bëhen zgjedhje tëparakohshme, tani që na qenkan edhe shumicë.Ajo shumicë që rezulton të jetë 170 mijë vetë nëbulevard, sipas tyre, do të çlirojë Shqipërinë dhedo të marrë pushtetin!

Duhet të jesh totalisht i gatshëm ta lëshmendjen pushim dhe të shkosh verbërisht pasdikujt që të pranosh çmenduri të tilla. Sidoqoftë,ne jemi në këtë hall dhe duhet të përballemi mesojin më të degraduar politik.

Partia Demokratike ka qenë gjithmonëkundërshtarja jonë. Ajo ka një histori të gjatëeksesesh, ka një histori të gjatë marrëdhënieshproblematike me institucionet, qoftë në opozitë,qoftë edhe kur ka qeverisur, por refuzimi me firmëi mandatit për të përfaqësuar atë që të ka besuarty të shkosh në parlament, është diçka e re edhepër vetë Partinë Demokratike, diçka të cilën nuk epranon dhe s’ka për ta pranuar askush.

Nuk ka shans që të gjendet në këtë rruzull njëdemokrat i vetëm i një force të vetme politike,demokratike, në Europë, Amerikë dhe Australi qëtë pranojë se kjo është diçka, për të cilën ia vlen tëbisedojmë.

Jelekët e verdhë dalin nga shtëpia në rrugë përtë djegur. Kjo është diçka e rëndë, por jo e re, porqë parlamentarët të dalin nga parlamenti në rrugëpër të veshur jelekun e verdhë, kjo është diçka ere.

Jelekun e verdhë e vesh një individ që kandjesinë që s’po dëgjohet, që nuk e përfill kush,nuk e dëgjon kush dhe thotë se po vesh jelekun everdhë që ta identifikojnë nga ngjyra dhe po u vëflakën që ta shikojnë se sa i zoti është tëshkatërrojë. Por që një parlamentar të dalë ngaparlamenti e të veshë jelekun dhe të pretendojëse kështu forcohet demokracia, kështu çliroheninstitucionet, kështu sistemi merr një cilësi të re,

265

Legjislatura e 9-të Viti 2019

kjo është një shprehje monumentale e dëshpërimitdhe është kurorëzimi i një rruge pa krye, i një partiepa kokë, pa sy, pa veshë, pa zemër, pa asgjë.

Ndërkohë që ne s’kemi asnjë rrugë tjetër,përveçse të vazhdojmë drejt dhe të përpiqemi tëfitojmë sfidat tona. Sfidat tona nuk kanë qenë dhenuk janë të fitojmë zgjedhjet. Zgjedhjet ne i kemifituar dhe do t’i fitojmë, për sa kohë s’do ketë njëalternativë që të na verë në pozitë të vështirë meshumicën dërrmuese të njerëzve, të cilët i kanësytë në ballë dhe kanë një mijë arsye për të qenëkritikë ndaj nesh, por s’kanë asnjë arsye për tëshkuar pas berihait.

Sfidat tona janë të mëdha edhe për arsye seduhet të mbrojmë pozicionet që Shqipëria ka fituarnë ekonomi. Të mbrojmë pozicionin në raport meprocesin e rritjes së punësimit. Nuk e themi ne,nuk e them unë, e thotë raporti i Bankës Botëroreqë kemi krijuar më shumë se gjysmën e vendevetë reja të punës në të gjithë rajonin e BallkanitPerëndimor gjatë vitit 2018. Këto janë fakte!

Ju kam thënë disa herë: mos dëgjoni kur flasinpër statistikat, por merrni librin e llogarive të shtetitdhe shikoni sa shqiptarë paguanin sigurime e taksadhe sa shqiptarë paguhen për punën sot nëkrahasim me dje. Kjo është shumë e thjeshtë.Është shumë e thjeshtë të mbrojmë pozicionin qëkemi fituar dhe ta zhvillojmë më tutje turizmin, qëështë një industri, e cila ka nisur të zhvillohet mënë fund ashtu siç duhet, por që është ende ebrishtë dhe kërcënohet nga të gjitha këto zhvillime.

Fatkeqësisht, ata synojnë, me çdo kusht, tëpengojnë çeljen e negociatave dhe përpiqen t’ibindin shqiptarët se negociatat varen nga qeveriadhe nga Kryeministri. Ndërkohë, ajo që varet ngaqeveria dhe nga Kryeministri është çfarë do të thotëKomisioni Europian, i cili bazohet te kriteret teknikedhe objektive, bazohet te hapat e hedhur nga vendinë raport me ato prioritete, të cilat janë përcaktuarsi prioritetet kyçe për çeljen e negociatave. Qeveriadhe Kryeministri i Shqipërisë nuk kanë shumë nëdorë për të ndryshuar mendjen e atyre që votuanpër të hequr vizat me Shqipërinë, të nisur nga njëpozicion politik, që nuk ka asnjë lidhje mepozicionin tonë politik, nuk ka asnjë lidhje mepozicionin tonë si vend në raport me negociatat.

Ata që e nisën atë procedurë janë individë dheforca, të cilat e kanë ngritur suksesin e tyre dhe ebazojnë përfaqësimin në parlamentin e atij vendise sa të zotë janë që t’u fusin frikën votuesve tëtyre nga shqiptari.

Qeveria dhe Kryeministri nuk kanë në dorë astë ndryshojnë trajektoren e debatit të brendshëmnë Francë me një kryetare partia atje, e cila del nëdebat me të tjerët dhe u thotë se nuk i njihni jushqiptarët, se i njeh ajo. Por shqiptarët u duhen,siç i është dashur gjithmonë politikës së asajnatyre, si një armik, një rrezik, një kërcënim për tëthithur sa më shumë konsensus nga njerëz tëmllefosur, të inatosur, të painformuar, që nuk e kanëfare me shqiptarët, por që stimulohen nga frika ngai huaji, stimulohen nga nevoja për të refuzuar tëhuajin. Një gjë besoj se mund ta them me siguri:ne në këtë parlament i kemi të gjitha mundësitë tëbëjmë gjërat e duhura së bashku me zonjat dhezotërinjtë, të cilët patën kurajën të bëjnë njëzgjedhje të ndryshme nga partitë, të cilat ivendosën në listë.

Kemi mundësi të adresojmë të gjithëproblematikën e përmirësimit të zgjedhjeve, dukepasur parasysh, së pari, rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, për të cilat Këshilli Europian na kakërkuar ne si vend të reagojmë. Patjetër kemimundësi të diskutojmë edhe tema të tjera. Nëseka një mosdakordësi lidhur me sistemin, irikthehem asaj që thashë për mosdakordësinë.

Ne nuk jemi dakord, por mënyra jonë për tëmos qenë dakord nuk është që të mos i japimmundësi palës tjetër që të thotë çfarë mendon,çfarë kërkon dhe si e kërkon dhe ta argumentojë.Ne jemi të hapur që të diskutojmë, pa qenë tëdetyruar të biem dakord, sigurisht duke pasurbindjen se kështu arrijmë të komunikojmë dhe tëvendosim një standard tjetër.

Ne shumë shpejt do të kemi mundësinë sëbashku të adresojmë në Kodin Penal disa masatë reja për integritetin e votës dhe për shitblerjen evotës; kemi mundësi ta bëjmë këtë gjë. Ne do tëbëjmë propozimet tona. Palët e tjera këtu mund tëbëjnë propozimet e tyre dhe ne mund tashtrëngojmë më shumë rrethin për ata, të cilët janë,si të thuash, ushtrues të këtij aktiviteti të paligjshëmnë fushatë. Nga ana tjetër, më falni, por këto javëqë flasim parlamenti italian ka një diskutim përshitblerjen e votës. Pra, parlamenti italian,ekonomia e pestë më e madhe e botës, një ngavendet themeluese të Bashkimit Europian, sotdiskuton shitblerjen e votës. Në Itali ka deputetëtë dënuar për bashkëpunim me mafien edhe përvotat, por nuk ka një njeri, një individ që të çohetdhe të thotë, meqenëse filan forcë politike dhedeputeti i filan force politike është gjykuar nga

Viti 2019

266

Legjislatura e 9-të

gjykata italiane se ka pranuar si dhuratë nga mafianë një zonë të caktuar një numër të caktuar votash,zgjedhjet në atë zonë janë të pavlefshme apo nëtë gjithë Italinë janë të pavlefshme. Kjo është epakonceptueshme, për më tepër që këtu jemi nëkushtet kur kemi të bëjmë me llafe, jo me faktedhe jo me prova. Këto janë çështje, të cilat i takojnëdrejtësisë që t’i trajtojë. Ndërkohë, ne si parlamentkemi detyrën t’i adresojmë me të gjitha mjetet qëkemi në dispozicion. Kodi Penal është një instru-ment i krijuar për këtë. Ne shumë shpejt do të vijmëkëtu me ligjin kundër shpifjes për të rregulluar tëgjithë aktivitetin e medieve online. Nuk mund tëvazhdojmë të jemi mish për top i kujtdo, të cilit iteket të shpifë, të sajojë, të na futet nëpër shtëpidhe të sakatojë të madh e të vogël në emër tëlirisë. Do të vijmë shumë shpejt në parlament menjë draft të dakordësuar me OSBE-në , sepse ekemi premtuar dhe kemi punuar ngushtësisht edheme OSBE-në. Do të kërkojmë që të shtrëngohetme ligj rrethi i atyre, të cilët e kanë kthyer botënmediatike në llum dhe e bëjnë të pamundur qënjerëzit të ndajnë se kush i informon dhe kushsajon; kush i shërben publikut e kush u thith gjakunindividëve dhe një opinioni të tërë publik.

Në këtë aspekt, jemi plotësisht gati që të bëjmëbashkëpunimet e duhura dhe kemi thënë edhetjetrën, që jemi gati të pranojmë që tëkomunikojmë, të diskutojmë edhe me ata, të cilëtjanë të dhënë pas kapsollave. Në Komisionin eReformës Zgjedhore ata kanë vendin e tyre. Tëvijnë si vëzhgues, me status special, sepse nukkemi çfarë të bëjmë. Kemi një Parti Demokratikeparlamentare, kemi edhe një Parti Demokratike“rrugore”. Me Partinë Demokratike “rrugore” jemigati të gjejmë mënyrën të diskutojmë në një pit-stop në parlament, por nuk mund të dalim në rrugëdhe të bëjmë garë se kush hedh më shumëkapsolla, ai ka të drejtë. Këtë nuk e bëjmë dot,nuk kemi mundësi.

Duke e mbyllur, dua ta përsëris se është eturpshme, është e pajustifikueshme, është epagëlltitshme festa që u bë në Tiranë nga ata qëjanë të dhënë pas kapsollave për vendimin eparlamentit holandez kundër shqiptarëve, njëvendim kundër dinjitetit të çdo shqiptari. Ndërkohë,e përsëris që nuk ka nevojë fare të dëgjohem unë,mjafton të dëgjohen fjalët e ministrit për Drejtësinëdhe Sigurinë të qeverisë holandeze në atë seancë,i cili tha: “Nuk ka kushte për të çuar përpara njëprocedurë për heqjen vizave për shqiptarët”. Kush

ëndërron se në Shqipëri do të bëhet kiameti e paskimetit do të vijë radha të sundojë përsëri në këtëvend, shikon një ëndërr, e cila nuk do të realizohetasnjëherë. Me të gjitha vështirësitë e krijuarabrenda nga vetë shqiptarët (po rezulton më evështirë për t’u marrë vesh me shqiptarët se sapër të bërë shumëçka tjetër, pra me një pjesë tëshqiptarëve që, fatmirësisht, janë pakicë dhepakicë do të mbeten) ne do t’i bëjmë gjërat përditëe më mirë dhe do të përpiqemi bashkërisht që,për të mirën e përbashkët, të kapërcejmë, mbi tëgjitha, hendeqet e së shkuarës.

Shumë faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit!Fjala për zonjën Hajdari.Rudina Hajdari – Meqenëse jam kryetare e

Grupit Parlamentar Demokrat, besoj se më takontë bëj replikë. Nuk dua të flas shumë, sepse mendojse puna flet më shumë sesa fjalët. ZotiKryeministër e ka karakteristikë të vetën që fletkëtu shumë gjatë, ndërkohë që neve nuk na jepshumë mundësi të flasim. Por mendoj se duke folurpak dhe saktë, ndoshta do të bëj replikën e duhurlidhur me shqetësimin që shtroi zoti Kryeministërpër sa i përket vendimit të parlamentit holandezpër rikthimin e vizave.

Unë e shikoj këtë vendim si një vendim shumëshqetësues, ndërsa zoti Kryeministër nuk e shehsi përgjegjësinë e tij, por ia hedh të gjithëpërgjegjësinë opozitës jashtë parlamentit. Ai gjengjithmonë kundërshtarë për t’ua hedhur fajin përgabimet dhe mospërmbushjen e detyrimeve që kakjo qeveri. Ky vendim është shumë shqetësues,sepse mund të ketë ardhur nga disa partiholandeze, të cilat kanë një qëndrim të djathtë,ndoshta ekstrem, por, nga ana tjetër, dua të theksojse ky vendim u miratua nga 102 deputetë tëparlamentit holandez, që është një numër shumëi madh dhe nuk besoj se opozita jashtë parlamentitka forcën për të bindur 102 deputetët e parlamentitholandez. E shikoj këtë vendim si shqetësues,sepse e di procesin e integrimit europian dhe fazatqë ne duhet të kalojmë, duke filluar me Komisionine Bashkimit Europian, i cili jep rekomandimet e tijpër sa u përket teknikave apo kritereve qëShqipëria duhet të përmbushë, duke vazhduar meParlamentin Europian dhe duke përfunduar mevendimin politik nga Këshilli Europian, i cili duhettë marrë miratimin e 28 vendeve, ku Holanda ështëpjesë e këtij Këshilli. Vendimi që ata morën nëparlamentin e tyre tregon qartë se ky është një

267

Legjislatura e 9-të Viti 2019

hendek shumë i madh, që Shqipëria duhet takapërcejë dhe nuk e di se sa do të jemi ne nëgjendje që deri në muajin qershor t’i mbushimmendjen Holandës për të mos votuar kundër çeljessë negociatave. Pra, duke u nisur nga këtu, medëshirën e opozitës për të çelur negociatat sa mëparë të jetë e mundur, më duket se vendimi iparlamentit holandez është vërtet shqetësues.

Gjithashtu, shqetësues është edhe fakti, siç etha edhe Kryeministri, që kemi një lëvizje brendaBashkimit Europian, e cila po shkon drejt orientimitkundër zgjerimit dhe ky vendim për Shqipërinëmund të merret me skepticizëm edhe nga vendettë tjera, si: Franca, Danimarka e të tjerë. Uroj qëkjo të mos ndodhë, por për të qenë sa më seriozëdhe të tregohemi sa më bindës për këtë prioritetqë kemi si qeveri, i cili ka edhe interes të lartëkombëtar, dua t’i rekomandoj qeverisë që të ketënjë strategji të qartë për sa u përket të gjithashqetësimeve që ata kanë. Unë deri sot nuk kamdëgjuar një strategji të qartë për sa i përketemigracionit të parregullt dhe problemeve qëvendet e Bashkimit Europian shfaqin përemigrantët, që nuk janë vetëm nga Shqipëria, poredhe nga rajoni. Imazhi i Shqipërisë është duke upërkeqësuar. Shqipëria nuk ka pasur këtë imazhas para vitit 2013 dhe as para vitit 2010, kur u mormiratimi për liberalizimin e vizave. Përgjegjësia endryshimit të këtij imazhi nuk mund të shkojë vetëmtek opozita, por duhet të marrim parasysh edhe tëgjitha raportet e tjera që kanë ardhur dhe janëpublikuar nga jashtë, të cilat nuk janë bërë ngaopozita jashtë parlamentit. Pra, kjo tregon qartëse shumë shqiptarë sot kanë ndër mend tëlargohen nga Shqipëria, sepse prioritetet socialekryesore, si shëndetësia dhe arsimi çalojnë në këtëvend dhe kjo vjen si rezultat i mospërmbushjes sëkritereve minimale për të pasur një jetë dinjitozebrenda kufijve tanë. Prandaj shumë të rinj dheshumë profesionistë zgjedhin të largohen ngaShqipëria. Në këto kushte duhet të jemi mëbashkëpunues dhe të kemi një strategji të qartësesi do ta luftojmë ne këtë fenomen dhe këtë imazhtë shëmtuar, të cilin po e krijojmë jashtë territorit,që për mua nuk është i drejtë, por që ka disa fakteqë ne nuk i mohojmë dot.

Për sa i përket reformës zgjedhore, zotiKryeministër, grupi ynë parlamentar ka një kërkesë.Ne duam të kemi një diskutim të hapur përndryshimin e sistemit, sepse mendojmë dhe jemitë bindur se ndryshimet kushtetuese të vitit 2008

kanë sjellë një degradim të demokracisë dhe lirisënë vend. Ne mendojmë se zgjedhësit e këtijparlamenti duhet të jenë përfaqësues të denjë tëqytetarëve dhe jo përfaqësues të kryetarëve tëpartive.

Siç e thatë, ju nuk jeni dakord me këtë, dheunë e kuptoj hallin tuaj, por, nga ana tjetër, jamplotësisht dakord me ju që ne duhet t’ iimplementojmë të gjitha rekomandimet e OSBE-ODHIR-it për zgjedhjet, sepse të dyja raportet qëkanë ardhur këtu, i tetorit dhe i dhjetorit, për vitet2013, 2015 dhe 2017 kanë qenë pjesërisht tëplotësuara. Aty ka ende hapësira për përmirësimedhe ju garantoj që Grupi Parlamentar Demokratdo të ketë propozime të qarta për këtë paketë. Nedo të kemi një platformë të qartë për paketën endryshimeve të reformës zgjedhore, për KodinZgjedhor, për depolitizimin e administratës publike,për ndarjen e partive politike nga shfrytëzimi iburimeve shtetërore gjatë fushatës, për shumëproblematika të tjera të shfaqura në zgjedhjet emëparshme dhe, pa dyshim, edhe për adresimine shitblerjes së votës. Ne mendojmë se mund t’izgjidhim këto çështje nëse do të kemi vullnetin eduhur dhe ky nuk do të jetë thjesht një komision ireformës zgjedhore, që i mbaron mandati dheabsolutisht nuk bëhet asgjë. Ne jemi këtu dhe kyështë qëllimi kryesor pse kemi vendosur të rrimënë parlament. Pasi t’i sjellim këto ndryshime, duamtë kurorëzojmë fundin e kësaj reforme mendryshimin e sistemit.

E thashë edhe më parë, ne jemi të hapur për tëbërë një diskutim publik me të gjithë aktorët politikë,me aktorët e tjerë të shoqërisë civile apo me këdoqë dëshiron se cili sistem do të ishte më ipranueshëm. Grupi Parlamentar Demokrat ështëdakord që ne ta shqyrtojmë sistemin si maxhoritarëtë pastër, duke shkuar deri te sistemi proporcionalkombëtar me lista të hapura.

Këtu po e mbyll fjalën time.Faleminderit për vëmendjen!Edi Rama - Zonja Hajdari, do të më ndjeni, por

unë e kam problem kur më citojnë gabim!Unë nuk thashë se për vendimin e parlamentit

holandez e ka fajin Partia Demokratike “rrugore”,por thashë se është e turpshme që PartiaDemokratike “rrugore” dhe “shoqja e saj e rrugës”,Lëvizja Socialiste për fall, festuan në mënyrë cinikedhe përbuzëse për shqiptarët një vendim kundërshqiptarëve dhe shpjegova pse vendimi i marrënga parlamenti është thjesht dhe vetëm politikë

Viti 2019

268

Legjislatura e 9-të

elektorale në Holandë dhe pse Shqipëria, si vend,nuk ka asnjë arsye të shqetësohet nga ky vendim,i cili lidhet me një procedurë që ka kritere objektive.

Janë 5 kritere objektive për të riparë regjimin elëvizjes së lirë në një vend. Duhet të përmbushenkëto kritere objektive, që të mund të shkohetpërpara me procedurën dhe të gjitha shkallët qëthashë.

A është rritur emigracioni i parregullt dyfish nëHolandë? Jo. A është rritur dyfish numri iazilkërkuesve shqiptarë në Holandë? Jo. A ka rënëbashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Holandës përkthimet? Jo. A është Shqipëria rrezik për sigurinëkombëtare të Holandës? Jo. A ka nënvizuarKomisioni Europian ndonjë lëkundje të Shqipërisëpër kriteret që duhen zbatuar rregullisht gjatë gjithëkohës për të pasur regjimin e ri të vizave? Jo,përkundrazi. Këto janë pesë kriteret.

Parlamenti mund të marrë çfarëdo vendimi. Unëju thashë se është iniciuar nga disa parti, qëshqiptarët i kanë kthyer në mish për top për qëllimeelektorale, është votuar nga të tjerë për të moslejuar që të nesërmen të sulmoheshin si njerëz qëduan ta hedhin në erë Holandën përmesshqiptarëve dhe kaq. Po ashtu, thashë që ministripër Drejtësinë dhe Sigurinë i qeverisë holandezenë atë seancë ka thënë se nuk janë kushtet përkëtë procedurë dhe përsërita që procesi shtrihetnë një formë që, praktikisht, e bën të gjithë këtënjë vendim, siç është, për qëllime politike,elektorale në mes të një fushate.

Sa kanë dalë nga zgjedhjet rajonale, partitëekstremiste atje janë rritur dhe kanë zgjedhjet përparlamentin europian. Unë e kam lexuar që “jo,kjo është mikesha e këtij, ky ka ...”, por nuk i hyjfare asaj gjëje, pavarësisht se nuk dyshoj që mundtë jetë edhe një kontribut, sado i vogël, i PartisëDemokratike “rrugore” në këtë proces, pasi ata,në të gjitha rrugët e Europës, kur gjejnë një njeripër të folur, nuk lënë gjë pa thënë për Shqipërinë.

Fatmirësisht, procesi i integrimit, për sa natakon, ka kritere objektive. Ne do të ishim, do tëjemi përgjegjës si qeveri dhe duhet të japim llogarinë rast se Komisioni Europian thotë që nuk i keniplotësuar detyrat. Në rast se Komisioni Europian,që gjykon mbi fakte, mbi të dhëna faktike, jo mbihumoret elektorale të një vendi apo të një venditjetër, jep përsëri rekomandimin pozitiv pa kushte,sikundër e paralajmëroi komisioneri Han, ne e kemibërë detyrën tonë.

Unë jam shumë simpatizant i opinionit tuaj, që

ne duhet t’i mbushim mendjen Holandës, por kjoështë një ambicie, që e tejkalon imagjinatën timese si mund t’i mbushet mendja atyre që nuk duant’ia dinë për kriteret objektive të një procedure dheiniciojnë procesin në parlamentin e tyre, sepse,faktikisht, e kanë me ata që i votojnë atje.

Për sa i përket teorisë që të investojmë mëshumë në shëndetësi dhe arsim, që të mos ikinshqiptarët jashtë, e dini ju, zonja Hajdari, se sakroatë kanë aplikuar gjatë vitit 2018 për punë nëGjermani? 100 mijë kroatë! Kroatët janë anëtarëtë Bashkimit Europian. 100 mijë kroatë kanëkërkuar punë në Gjermani në vitin 2018!

Prandaj them se është shumë e rëndësishmedhe shumë serioze të diskutojmë dhe të bëjmëçmos që të përmirësojmë çdo ditë kushtet në këtëvend. Por kush mendon se ne do të zbulojmëçelësin magjik, që nuk e ka gjetur asnjë vend, përtë ndaluar njerëzit të provojnë veten e tyre dhe tëvrapojnë pas ëndrrave të tyre në vende më tëzhvilluara se ne, thjesht ose është naiv, ose bënpolitikë që kush ta hajë, ta hajë.

Ndërkohë që e vërteta është se ne marrim njëgoditje nga fakti se, duke mos qenë anëtarë tëBashkimit Europian, nuk jemi pjesë e tregut të lirëtë punës dhe për të shkuar për të punuar jashtënuk i kemi rrugët të hapura, siç i kanë kroatët,sllovenët, polakët apo hungarezët, i kemi rrugët embyllura.

Arsyeja pse njerëzit kërkojnë azil jashtë venditnuk është politike. Ata kërkojnë azil politik pa pasurbazë, sepse në Shqipëri nuk ka luftë dhepersekutim. Kërkojnë azil për punë, për të cilënkroatët nuk kanë nevojë. Ata i hipin makinës nëZagreb, ndalojnë në Berlin apo kudo qoftë, shkojnëregjistrohen, sepse janë pjesë e tregut të lirë tëpunës.

Kështu që duhet të ndajmë propagandën ngafaktet. Patjetër që shqiptarët kanë ikur dhe janëkthyer. Ikin dhe kthehen, kanë ikur dhe do tëkthehen. Nuk jemi më në Shqipërinë e shokutEnver, të gjithë të mbyllur brenda këtu dhe askushtë mos lëvizë, përkundrazi, jemi në një vend ku kamundësi lëvizjeje, ku ka mundësi për të bërëeksperienca të ndryshme, ku ka mundësi për tëmësuar, për të punuar dhe për të fituar më shumëduke lëvizur.

Ajo që ne kundërshtojmë dhe themi se është egabuar, është rruga e azilkërkimit ilegal. Për sa ipërket këtij të fundit, shifrat kanë rënë, nuk janërritur. Holanda s’e ka fare këtë problem për

269

Legjislatura e 9-të Viti 2019

shqiptarët, sepse është në shifra qesharake. Ivetmi vend me të cilin ne kemi ngritur njëbashkëpunim intensiv për të ulur shifrat eazilkërkimit është Franca, sepse ka sistemin mëliberal të dhënies së azilit.

Ne nuk i kemi mundësitë të pakufishme. Teoriaqë këtu njerëzit filluan të ikin dhe zbuluan botënkur erdhi në pushtet Partia Socialiste, është diçka,që duan ta besojnë ata që e thonë. Nëse ureferoheni shifrave konkrete, statistikave konkrete,realiteti është ndryshe. Kanë ikur? Po. Kanë ikur500 mijë njerëz? Si paskan ikur 500 mijë?! Apopse e thotë prof.dr.Edmond Spaho?! Të mos flaspastaj për profesor doktorin tjetër, që na bëri nderine madh që na la shëndenë nga salla e këtijparlamenti.

E përsëris, ne patjetër duhet të bëjmë mëshumë dhe çmos që të fitojmë pozicion edhe nëato vende ku e kemi pozicionin më të dobët, jo përshkakun tonë.

Ç’lidhje kanë zgjedhjet europiane në Francë mene?! A mund të ma thuash pak? Çfarë lidhje kanë?!Pse, zgjedhjet europiane në Francë duhet tëpërcaktojnë se çfarë qëndrimi mban Franca ndajnesh?! Për arsye të kujt? Për arsye tëadministratës publike në Shqipëri apo për arsyetë krimit e të korrupsionit në Shqipëri? Jo, fare!Për arsye të dinamikës së brendshme atje, qëshqiptarët, duke qenë se janë jashtë BashkimitEuropian dhe po trokasin për të hapur derën, tëkthehen në gogolë, siç kanë bërë më parë mebullgarët, me rumunët dhe me të tjerët?

E dini se ç’propagandë bëhej kur Bullgariadonte të hynte në këtë proces? “Nuk mund t’ipranojmë ata, – thoshin holandezët, – se janë vendiqë i kanë bërë atentat Papës”. Në Holandë thuhej:“Ata i kanë bërë atentat Papës”. Imagjino! Kështuqë, në këtë Europë jetojmë. Këto janë kushtet. Nuki përcaktojmë ne kushtet. Ne kemi në dorë të bëjmëdetyrën tonë.

A e kemi ne pozicionin më të mirë apo e kemimë të keq seç e kishim? Këtë nuk ka nevojë tadiskutojmë. Për këtë u referohemi atyre që nashohin. I referohemi Komisionit Europian.Komisioni Europian e dha rekomandimin vjet, pakushte. Do ta japë përsëri sivjet. Ndërkohë që nuke ka dhënë ndonjëherë pa kushte më parë.Atëherë, çfarë do të thotë kjo? Jemi në pozicionmë të favorshëm apo më të pafavorshëm?

Në momentin kur Shqipëria thuajse ka dyfishuarnumrin e turistëve të huaj, nuk flas për shqiptarët

që vijnë nga vende të tjera, por flas për të huajt,do të thotë që jemi një vend me imazh më të mirë,apo më të keq? Për çfarë vijnë 6 milionë turistë nëShqipëri? Vijnë që të vriten? Vijnë të rrëmbehennga mafia? Vijnë për të trafikuar drogë? Për çfarëvijnë? Për çfarë vijnë gjithmonë e më shumë njerëztë interesuar për të bërë investime në turizëm nëShqipëri? Për çfarë? Për të larë paratë e drogës?Për çfarë vjen “Marriott-i” në Tiranë? Për çfarë vjen“Hyatt-i” në Tiranë? Për çfarë vjen “Fairmont-i” nëTiranë? Për të larë paratë e drogës këtu?

Prandaj, nuk na gjen gjë dhe nuk e dobësonpozicionin opozitar të pasurit e një ideje më të mirëpër vendin ku jetojmë. Ka 1001 arsye për takritikuar qeverinë, për ta kundërshtuar qeverinë,si edhe të kërkoni ta drejtoni ju, por s’do t’jua tregojunë, siç nuk ua tregova edhe atyre që ishin parajush këtu. Nuk jua tregoj dot, edhe pse i di. Ështëpuna juaj që ju nuk i gjeni dot. Ju kapeni me gjëraqë shqiptarët, sado larg këtij parlamenti të jenëdhe sado të painformuar të jenë, i ndiejnë mehundë. Popull më politikan se shqiptarët nuk ka. Efillojnë në mëngjes dhe e mbarojnë në darkë mepolitikë çdo kafe. Nuk i gënjen dot. Është epamundur. E ndiejnë se kush po i gënjen, e ndiejnëse kush po i mashtron, e ndiejnë se kush po ia futkot. I ndiejnë të gjitha.

Kështu që, gjeni arsye, sepse ka plot arsye përtë thënë pse ju jeni më të zotë se ne, dhe merrinivotat, por të mos e kërkojmë të drejtën duke i bërëpadrejtësi këtij vendi. Të mos ndihemi mirë kurflasim keq për vendin tonë. Të thuash që Shqipëriaështë vendi i drogës dhe i krimit, nuk është se pothua ndonjë gjë që të ndan ty nga mua, por pothua diçka që, kur një i huaj e dëgjon, thotë qëkëta janë të gjithë njësoj, por që, në fakt, nuk ështëe vërtetë. Shqipëria ka shumë probleme, por kaedhe shumë gjëra për të cilat ne kemi të gjithaarsyet të jemi krenarë.

Mbi të gjitha, ne nuk mund të pajtohemi kurrë,zonja Hajdari, me faktin se 1, 2, 5, 40, 200 apo2000 deputetë (le të bashkohen të gjithë bashkëpo të duan), thonë që shqiptarët përbëjnë rrezikpër Europën dhe të përmendin termin “krimi etnikshqiptar”. Çfarë do të thotë “krimi etnik shqiptar”?Me kë i bëjnë shqiptarët, që janë të përzier mebotën e krimit, këto punë?! Vetëm?! Si mund tapranojmë ne këtë? Si mund ta pranojmë të bëhenshqiptarët dele e zezë dhe të përfliten sikur janënjerëz me bisht? Si mund të festohet? Si mund tëtë gëzohet një parti politike duke thënë që po

Viti 2019

270

Legjislatura e 9-të

vendosen vizat për shqiptarët për shkak të EdvinKristaq Ramës? Çfarë lidhje ka kjo? Si mund tëbjerë deri në këtë lloj katandie dhe derexheje nivelii përgjegjësisë dhe dinjiteti i njerëzve që merrenme politikë në këtë vend?

Ne mund të mos biem dakord për një mijë gjëra,por duhet të biem dakord se të gjithë jemi shqiptarëdhe kur shqiptarët targetohen si etni, targetohensi popullatë dhe kur nuk ndahet më shqiptari qëpunon atje ... Shumica e shqiptarëve atje punojnë,bëjnë punë që ata nuk i bëjnë, i shërbejnëekonomisë së tyre, ndërkohë Shqipëria ështëvendi ku ata kanë investime më shumë se nëshumë vende të tjera, ku kompanitë e tyre trajtohensi në shtëpinë e tyre dhe nuk kanë pasur asnjëproblem për asnjë lloj korrupsioni dhe asnjëpengesë nga shteti shqiptar. Nuk po flas përkompani të vogla, por për kompani si “SHELL”-i.Për të investuar në Shqipëri vijnë, shqiptarët atjepër punë i kanë, kurse tani thonë që shqiptarëtqenkan rreziku që po përmbyt Holandën nga krimi!Dhe ku? Po portin e Roterdamit shqiptarët e kthyennë hub për trafiqet? Kur dolën shqiptarët në Europëu kthye në hub për trafiqe porti i Roterdamit? Jo,ishte shumë kohë më përpara. Është dhe do tëjetë.

Ajo që ne po bëjmë me autoritetet holandezeështë një punë, që ata vetë e vlerësojnë tëshkëlqyer nga pikëpamja e bashkëpunimit, ngapikëpamja e shkëmbimit të informacionit, ngapikëpamja e pengimit të aktiviteteve të paligjshme.Për këtë arsye ne themi që ka të drejtë ministri iDrejtësisë dhe i Sigurisë së Holandës, që ai ishtenjë vendim në hava, pa asnjë impakt mbipasaportat e shqiptarëve dhe për arsye tëzgjedhjeve të tyre elektorale. Nëse ata kanë arriturnë konkluzionin që, duke i bërë shqiptarët gogolmarrin më shumë vota, sepse do t’i mbrojnë njerëzitnga gogoli që ata e krijojnë vetë, kjo është politikëe tyre. Maksimumi që ne mund të bëjmë është t’ishikojmë nga larg me keqardhje, por jo ta bëjmëShqipërinë, Tiranën dhe sallonet e kadrinjve arenëpër të thënë “po hiqen vizat se krimi, se këtu, seaty…” “Po hiqen vizat nga PPP-të”, thoshte njëri.Ky është fundi, ndaj unë ju ftoj të ndaheni realishtnga Partia Demokratike “rrugore”.

Gramoz Ruçi – Ju lutem, kush do të flasë,sepse e kanë ngritur dorën tre deputetë. Për çfarëe do fjalën, zoti Murrizi?

(Ndërhyrje nga salla)Për procedurë e ka kërkuar fjalën zonja

Hajdari.Sipas Rregullores, kryetarja e grupit

parlamentar të opozitës ...(Ndërhyrje nga salla)Për çfarë e doni fjalën, zoti Musai?Urdhëro?(Ndërhyrje nga salla)Jo, të lutem! Prit të mbarojë zonja!Rudina Hajdari – Zoti Kryeministër,Dua të bëj një ndërhyrje fare të shkurtër, sepse

këto krahasimet janë bërë si ata filmat që shihni,të cilët pastaj i krahasoni duke menduar se kurndodh andej, duhet të ndodhë edhe këndej.

Argumenti juaj nuk qëndron. Kroatët dhesllovenët lëvizin të lirë brenda zonës Shengen,sepse ata kanë të drejtën e tyre të punojnë, porata luftojnë për të pasur standarde edhe më të larta,sepse nuk janë të kënaqur nga një rrogë që marrinnë Kroaci dhe mund të punojnë në një vend tjetërnë zonën Shengen për një rrogë më të mirë.

Nga ana tjetër, shqiptarët ikin në mënyrëmasive, sepse këtu nuk u sigurohen gjërat mëminimale, ikin për ushqimin, që nuk e kanë, ikin senuk kanë as standardin më minimal të jetesës. Atabëjnë çdo lloj sakrifice, ndoshta edhe humbjen ejetës së tyre për të emigruar nga Shqipëria nëvendet Shengen, duke hipur nëpër kamionë e dukeudhëtuar në mënyrë të frikshme. Por kur dihet pseata njerëz largohen, sepse nuk u jepet asnjë llojmundësie për të jetuar në Shqipëri, kjo gjë për muaështë shqetësuese. Prandaj, ju lutem, nuk besojse ky është një krahasim i duhur.

E dyta, për sa u përket investimeve të huaja,zoti Kryeministër, ju e dini shumë mirë se prejshumë kohësh ne nuk kemi investime të huaja. Tithua se janë këto projekte, por këto projekte nuk ishohim në realitet. Shumë investitorë të huaj, qëvijnë në Shqipëri, largohen nga vendi ynë përarsyet që ju i dini shumë mirë.

E treta, investitorët do të vazhdojnë të vijnëkëtu, sepse ky është një vend i bekuar, por jo falëqeverisë suaj. Ne jemi të bekuar me këtë klimë,me këtë gjeografi dhe nuk kanë fare bazëargumentet që shtroni ju, sepse vizitorët shkojnëgjithandej, edhe në vendet e Afrikës dhe nuk ishqetëson fakti i sigurisë, sepse i marrin parasyshrreziqet.

Mendoj se duhet të mendojmë realisht se si taluftojmë këtë imazh që ne kemi në Europë, prapse ne quhemi “delja e zezë” e Europës dhe tëmos ofendojmë opozitarët apo demokratët, sepse

271

Legjislatura e 9-të Viti 2019

ata, në fund të fundit, përfaqësojnë demokratët.Të mos i ofendojmë ata, sepse ata dalin në sheshpër hallet e tyre dhe duhet t’i respektojmë, sepseedhe ata, ashtu si ne, duan vërtet të shikojnë njëShqipëri më të mirë. Ne po mundohemi tëunifikohemi këtu, të kemi një qëllim të përbashkëtdhe të themi që ne vërtet e duam Shqipërinë tëecë në procesin e integrimit europian.

Ju nuk duhet të jeni të vetëkënaqur dhe të thonise Komisioni i BE-së na jep rekomandime pakushte. Ju duhet të jeni të kënaqur në momentinkur t’ju garantohet hapja e negociatave me BE-në. Kjo është arritje, kurse këto të tjerat janë thjeshtprocedura.

Patjetër, që edhe rekomandimet pozitive janënjë hap, por të mos harrojmë se Komisioni i BE-sënuk i njeh realitetet mirë, nuk i njeh realitetet e çdovendi dhe nuk varet thjesht nga Komisioni i BE-sëse si do të procedohet apo si do të merret vendimipërfundimtar. Ne duhet të angazhohemi meKomisionin, duhet të angazhohemi edhe mevendet skeptike, siç Holanda, Franca, Danimarkae të tjerë.

Më vjen mirë që simpatizoni qëndrimin tim, porunë nuk besoj se kjo është një gjë e pamundur.Ne, realisht, mund të tregojmë modele pozitive qëshqiptarët kanë në këto vende, shqiptarët kanëstudentë që kanë studiuar në shkollat mëprestigjioze, kanë vendet e punës më të mira, porkëto modele nuk promovohen, nuk afrohen dhenuk lejohen të japin asnjë lloj kontributi.

Kohët e fundit ka pasur edhe kandidatë që dotë kandidojnë në zgjedhjet e Parlamentit Europian.Pra, ne jemi një model shumë i mirë suksesi nëBE.

Pra, çfarë do të bëjmë ne që ta promovojmëkëtë imazh dhe vërtet të luftojmë që t’i thyejmëperceptimet negative që këto vende kanë përShqipërinë?

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Ju lutem, një sqarim!(U drejtohet deputetëve Murrizi dhe Musaj.)Dua t’ju sqaroj se jo çdo kryetar grupi

parlamentar ka të drejtë të marrë fjalën pas fjalëssë Kryeministrit. Ka të drejtë vetëm grupiparlamentar i opozitës më të madhe ose një ingarkuar prej tij. Pra, ta keni të qartë se, sipas nenit47, pikat 1 dhe 2, kur e merr fjalën Kryeministri, katë drejtë të bëjë komente menjëherë pas tij kryetarii grupit parlamentar më të madh të opozitës osenjë përfaqësues i ngarkuar nga ai. Prandaj, mos

kërkoni fjalën pas fjalës së Kryeministrit. Pasimbaron Kryeministri, me kryetarin e grupit më tëmadh opozitar ose me të autorizuarin e tij, vazhdonprocedura sipas rendit të ditës.

Ju lutem, edhe një herë po ju sqaroj se të dy ekeni kërkuar fjalën për procedurë kur ishim dukediskutuar për implementimin e këtij neni dhe nukkeni të drejtën për procedurë. Procedura është eqartë, flet Kryeministri, flet kryetari i grupit më tëmadh opozitar. Kaq. Procedura është e qartë.

Urdhëroni, për procedurë, zoti Murrizi, vetëmpër procedurë, se përndryshe do t’ua ndërpresfjalën!

Myslim Murrizi – Së pari, çka dëgjova ngapjesa e fundit e fjalës së Kryeministrit (se ikuKryeministri), ai e bëri qeverinë holandeze për njëlekë. Mirë bëri. Unë nuk flas as për të mbrojturndonjë soprano të çdo lloj grupi folklorik, teatror,bilbilfryrës, apo ata që këndojnë himnin kombëtareksiq, apo të grupit “Tik-tak”.

E vërteta është se prej 29 vjetësh elita politikevendimmarrëse e këtij vendi nuk ka dashur qëShqipëria të jetë në Europë. Kjo është një e vërtetëqë shqiptarët duhet ta dinë dhe mos ua fshihni kot,duke artikuluar fjalë të mëdha, fjalë të ëmbla, fjalëtë bukura, se kush e ka fajin.

Në qoftë se me gjithë mend ajo partia holandezeekstremiste e djathtë paska hallin që të fitokazgjedhjet duke sharë shqiptarët, qeveria duket t’iparaprijë këtij rreziku, se BE-ja është në zgjedhjekëtë qershor dhe po e kopjuan këtë lloj modeli, qëdel i suksesshëm në Holandë, të gjitha partitë eekstremit të djathtë në çdo vend të BE-së, dukesharë shqiptarët dhe duke marrë këtë vendim përtë rikthyer vizat, i bie që të rikthehen vizat brendaqershorit.

Sa për koret, ky vend ka 22 vjet që dëgjon lloj-lloj koresh, zoti Kryetar. Në vitin ’97 dëgjuam korin“O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri”, nëperiudhën 2005-2009 u krijua në këtë sallë kori i“bilbilfryrësve”, në 2009-2013 u krijua “kori içadrave verore” dhe i Vangjelit të Fierit, në vitin2017 “kori i republikës së re”, ndërsa tani së fundikori “Tik- tak”.

E vërteta është se edhe ju, edhe ne (ajo opozitaqë e quani “rrugore”), ju me Tanja Fajonin efamshme në vitin 2011, për hatër të “mbytjes sëjastëkut” të Gjinos së Kavajës, edhe ajo opozitëqë, sipas deklarimeve të fundit të anëtarëve tëqeverisë, ka dalë jashtë parlamentit, i keni rënë tënjëjtit fyell, në të njëjtën vrimë për 29 vjet rresht.

Viti 2019

272

Legjislatura e 9-të

Ju i jeni shmangur hyrjes së Shqipërisë nëEuropë (elita vendimmarrëse politike e këtij vendi)si djalli temjanit.

Kjo është e vërteta reale, që na ka mbajtur 29vjet postkomunizëm me një këmbë matanë dhenjë këmbë këndej.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Urdhëroni, zoti Musaj!Shpresoj t’i përmbaheni kërkesës suaj për

procedurë.Nimet Musai - Faleminderit!Dua të falënderoj kolegun Balla që propozimin

e dy kryetarëve të tjerë jo vetëm e mori nëkonsideratë, por, në mënyrë të menjëhershmebashkë, me zotin Gjiknuri, u ulëm për të parë tëgjitha propozimet për sistemin zgjedhor dhe KodinZgjedhor.

Faleminderit!E dyta, normalisht që e kam lexuar Rregulloren

dhe e di. Nuk do ta kërkoja fjalën për diçka shumëtë veçantë pas fjalës së Kryeministrit, por, dukedëgjuar Kryeministrin e vendit tim, më lind e drejta,në emër të grupit të këshilltarëve (jua adresoj edheju si Kryetar i Kuvendit), të kërkoj të bëjmë njëdeklaratë të përbashkët të Kuvendit për këtëçështje politike, që shqetëson qytetarët tanë. Ështënë nderin tonë, të këtij Kuvendi, që këta qytetarëtë Shqipërisë t’i mbrojmë dhe t’u dalim zot. Ne këtudhe ata qytetarë, ai 0,2%, që ndodhet sot nëEuropë ose më mirë në Holandë (dhe për këtëkërkoj konsensusin tuaj), që bashkërisht, kur vjenpuna për të mbrojtur interesin kombëtar, për tëmbrojtur vendin tonë, kemi vetëm një fe dhe kjo feështë shqiptarizmi.

E kërkoj këtë gjë nga ju, Kryetar. Mendoj seedhe në të ardhmen i takon këtij parlamenti ta bëjë.Vlerësoj një deklaratë që kanë bërë 5 komunitetete Elbasanit, që i drejtuan ambasadës holandezeshqetësimin që kanë për vendimin e marrë ngaparlamenti holandez.

Faleminderit!Gramoz Ruçi - Faleminderit!Institucionalizoni kërkesën, dakordësohuni me

grupet parlamentare dhe do të përfshihet në rendine ditës!

Urdhëroni, zoti Balla!Taulant Balla – Pa dyshim që është i mirëpritur

propozimi i kryetarit të grupit, zotit Musaj, lidhurme një deklaratë të përbashkët të të gjithëdeputetëve, pa dallime politike, në funksion të njëqëndrimi të përbashkët për një prirje denigruese

ndaj shqiptarëve në Holandë.Po të kemi parasysh të gjithë atë arsyetim që

bëri Kryeministri, asnjë prej argumenteve mbi tëcilët “frenat e dorës”, që mund të përdorë njëri prejvendeve anëtare, në kuadër të lëvizjes së lirë tëvendeve brenda BE-së, nuk plotësohet. Shqiptarëtkurrsesi nuk janë problemi i kriminalitetit nëHolandë. Po të ishte kështu, holandezët, në radhëtë parë, duhet të kërkonin përjashtimin e Polonisënga Bashkimi Europian, sepse janë 20 herë mëshumë akte kriminale të polakëve në Holandë gjatëvitit të shkuar, apo të rumunëve, apo të bullgarëve.

Doja të ndaja dhe një shifër tjetër: janë 20 aktekriminale me armë gjatë tre muajve të parë të këtijviti në Holandë dhe në asnjërin prej këtyre rastevenuk ka asnjë qytetar shqiptar të përfshirë.

Megjithatë, besoj se të gjithë biem dakord, qëkjo është pjesë e një retorike politike, që paraprinzgjedhjet e 26 majit në Holandë. Ndoshta rastësiae bëri që të jenë më 26 maj, se shqiptarët kanënjë kujtim të keq nga 26 maji i vitit 1996, por, përfat të keq, shumë parti politike në Holandë kanërënë pre e këtij diskursi nacionalist, populist dheqë mundohen që problematikat e veta tëbrendshme t’i “qajnë” te shqiptarët.

Unë i bashkohem keqardhjes që shprehuKryeministri për korin e turpshëm të Lulit dheMonikës, të cilët në një moment të tillë, tëndryshëm nga ju, zgjodhën të bëhen pjesë e atyreqë shajnë dhe “hedhin baltë” mbi Shqipërinë.

Është i mirëpritur propozimi juaj. Le të kemi njëdeklaratë të përbashkët, nuk ka nevojë të bëjmëedhe ne rezolutë, sepse përgjigjja me të njëjtënmonedhë apo me të njëjtën formë nuk do të ishtee mirë. Por dua t’ju kujtoj se këtu jemi dukediskutuar diçka shumë më të rëndësishme. Përmua është shumë herë më e rëndësishme,personalisht, lehtësimi i kalimit kufitar me vëllezërittanë kosovarë. Kuvendi i Shqipërisë ka miratuarnjë rezolutë pak muaj më parë, ku ne u kemi bërëthirrje vendeve të Bashkimit Europian që tëliberalizohet sistemi i vizave me Kosovën. BashkimiEuropian nuk e ka mbajtur fjalën me Kosovën.Shqipëria ishte pjesë e atyre vendeve që i bënëthirrje Kosovës që të ratifikonte marrëveshjetkufitare me Malin e Zi përpara se të lehtësohejsistemi i kalimit pa viza i qytetarëve të Kosovëspër në BE. Kosova bëri detyrën e saj, por BashkimiEuropian nuk e ka mbajtur fjalën e tij.

Sot jemi në një situatë, jemi në Ballkan, kemivetëm një “ishull”, që është Republika e Pavarur

273

Legjislatura e 9-të Viti 2019

e Kosovës, qytetarët e së cilës, ndryshe nga tëgjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor, ende nuklëvizin lirshëm në vendet e Bashkimit Europian.

Shqipëria duhet të vijojë të gjitha përpjekjet, metë gjitha kanalet diplomatike, për të mbështeturkëtë proces. Besoj se edhe ju, deputetë tëopozitës, duhet ta mbështesni këtë projektligj tëardhur sot nga qeveria, ku më në fund, pas shumëvitesh, ne kemi vetëm një pikë kontrolli kufitar meKosovën. Pra, nuk ka më nevojë të kalohet njëherë te policia e Shqipërisë, pastaj të kalohet tepolicia e Republikës së Kosovës, por kemi një pikëkalimi për të shkuar edhe në një integrim tëmëtejshëm në shumë sektorë.

Duhet ta themi me krenari se kjo është qeveriae parë pas 28 vjetësh që axhendën ebashkëveprimit me Kosovën e ka në krye tëdetyrave të saj. Me anë të këtij projektligji jo vetëmqë lehtësohet qarkullimi i shtetasve, jo vetëm qëkontrolli dhe verifikimi kufitar kryhet në mënyrë tëpërbashkët për të minimizuar kohën e verifikimit,sepse janë me qindra dhe mijëra shqiptarë tëKosovës që vijnë në Shqipëri për verë, jo vetëm,por jemi edhe ne qindra dhe mijëra që jemi shumëtë lidhur me Kosovën dhe asgjë nuk mund të nandajë, as kufiri dhe asgjë tjetër, sepse, në fund tëfundit, na bashkon një gjak, një komb, një flamur.

Lidhur me atë që përmendi për procedurëkryetari i Grupit Parlamentar të Deputetëve tëPavarur, zoti Musa,j për konsolidimin e dialogutparlamentar, po është e vërtetë, ne jemi ulur metë dy kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës,kemi rënë dakord pothuajse në tërësi për të gjithaamendamentet, që do t’i bëhen vendimit lidhur mefunksionimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore.Komisioni i Reformës Zgjedhore do të vijojë menjë numër më të reduktuar deputetësh, siç upropozua, me të drejtë, nga deputetët e opozitës,me një mandat më të zgjeruar, ku është përfshirë,fjalë për fjalë, siç është propozuar, nga deputetiGjoni, deputetja Hajdari dhe deputetët e tjerë tëopozitës për të fi l luar eksplorimin edomosdoshmërisë, sipas jush të ndryshimit tësistemit zgjedhor.

Në këtë kontekst nuk mund të rri pa i dhënë njëpërgjigje asaj që Kryeministri me të drejtë e quajtiPartisë Demokratike “rrugore”, e cila na paskamiratuar një deklaratë se nuk merr pjesë nëzgjedhjet vendore të 30 qershorit apo që nuk dota lejojë një gjë të tillë. Dua t’i kujtoj se Kodi Penali Republikës së Shqipërisë parashikon dënime të

ashpra për këdo që guxon të dëmtojë të drejtën elirë të çdo shtetasi për të ushtruar të drejtën e votës.

Shqiptarët luftuan 50 vjet me radhë për të votuarnë një sistem demokratik dhe pluralist. Ndoshtapër çudi ka ardhur koha që partia e “idealeve tëdhjetorit”, sot është kundër votës së lirë tëshqiptarëve. Megjithatë një gjë është e sigurt: më30 qershor zgjedhjet do të zhvillohen. Është po aqe sigurt, se, do apo nuk do deputetja holandeze,Van Toorenburg, shqiptarët do të vijojnë të lëvizintë lirë dhe pa viza në vendet e Bashkimit Europian.Këtu mbaron edhe kjo pjesë, që na mori kaqshumë kohë, megjithatë rëndësia e saj nuk ështëe madhe. Për ne është e rëndësishme që të vijojmëprocesin e integrimit europian, të punojmë të gjithësë bashku për të plotësuar të gjitha detyrimet qëka Shqipëria në kuadër të këtij procesi historik dhetë intensifikojmë bashkëpunimin rajonal, mbi tëgjitha bashkëpunimin me vëllezërit tanë tëKosovës, me të cilët edhe sot mbajmë njëangazhim, siç e kishim thënë. Kur qeveriaprezantoi programin këtu në parlament para 17muajsh, një prej pikave të programit të qeverisë“Rama 2” ishte minimizimi i procedurave të kalimitkufitar.

Ja pra që ne i kemi qëndruar fjalë për fjalëangazhimit tonë!

Faleminderit!Gramoz Ruçi - Faleminderit!Fjala është për ministren e Arsimit, zonjën

Shahini.Besa Shahini – Si dikush që udhëton shpesh

drejt Kosovës, jam shumë e lumtur që sot podiskutojmë projektvendimin “Për ratifikimin emarrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave tëRepublikës së Shqipërisë dhe qeverisë sëRepublikës së Kosovës për pikat e përbashkëtakufitare”. Mbaj mend që në të kaluarën, sa herëudhëtoja për në Kosovë ose nga Kosova për nëShqipëri, radhët ishin shumë të gjata në të dyjaanët e kufirit dhe gjithmonë eksperienca ime eudhëtimit pengohej edhe nga kjo. Nuk ishteeksperiencë shumë e mirë, ngaqë gjysmë ore -dyzet minuta pritja në radhë. Sot nuk është më kjogjendje në kufi. Njerëzit mund të lëvizin lirshëmdhe e kanë shumë më të shpejtë rrugëtimin drejtvendit tjetër.

Ky është një hap shumë i rëndësishëm dhe ipërbashkët drejt një të ardhmeje, kur kjo pikëkufitare nuk do të jetë fare. Unë shpresoj që kjoditë të vijë sa më shpejt, në mënyrë që qytetarët

Viti 2019

274

Legjislatura e 9-të

të lëvizin lirshëm mes dy vendeve.Bashkëpunimi me Republikën e Kosovës nuk

është vetëm në këtë fushë. Natyrisht, ministria qëmbuloj unë, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë,ka një bashkëpunim të thelluar me Ministrinë eArsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë sai takon fushës së arsimit. Në vitin 2011 kurrikulat ereja janë ndërtuar në Republikën e Kosovës, meudhëzimet e Komisionit Europian, dhe kanë filluartë zbatohen atje, kanë hyrë në fuqi edhe nëShqipëri disa vite më pas.

Sot kurrikulat e reja, me të cilat punojmë nëshkollat e Republikës së Shqipërisë, janë të njëjtame kurrikulat që përdoren në Republikën eKosovës. Pra, baza mbi të cilën punojmë nëarsimin parauniversitar është e njëjtë si nëShqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

Në Shqipëri kemi ecur në një drejtim tjetër sa upërket librave shkollorë, ngaqë kemi marrë njëpjesë të librave nga botues të njohur si Oxford,Cambridge dhe Pirsen në lidhje me fushën eshkencave të natyrës, fushën e matematikës, libratë cilët janë përkthyer dhe kanë hyrë në shkollatshqiptare.

Në lidhje me këtë fushë në Kosovë punohetme libra të tjerë, por baza, përmbajtja mësimoreështë e njëjtë.

Gjithashtu, kemi pasur një bashkëpunim tëthellë në ndërtimin e kurrikulave në lidhje memësimin e gjuhës shqipe në diasporë, gjë për tëcilën është bërë një punë e madhe. Ministria eArsimit në Kosovë dhe Ministria e Arsimit nëShqipëri kanë punuar së bashku në ndërtimin ebazave, nga të cilat udhëhiqet mësimi i gjuhës dhei kulturës shqipe në diasporë. Kurrikula ështëmiratuar vjet, në pranverën e vitit 2018. Tani jeminë procesin e hartimit të librave shkollorë, të cilëtdo të vihen në dispozicion të fëmijëve tanë nëdiasporë, në mënyrë që kur të mësojnë gjuhënshqipe të jenë të udhëzuar nga kurrikula epërbashkët, që është hartuar pas shumë viteshpunë të përbashkët.

E fundit është kjo që po bëjmë tani: kemi nisurnjë program të shkëmbimit të nxënësve, sipas tëcilit nga Republika e Kosovës vijnë nxënës nëShqipëri, jetojnë pranë familjeve tëbashkëmoshatarëve të tyre, shkojnë në shkollë përnjë periudhë të caktuar kohore, ekspozohen ndajsistemit arsimor këtu, shoqërohen mebashkëmoshatarët e tyre. Më pas, kur kthehen nëKosovë, marrin me vete edhe bashkëmoshatarët,

në familjen e të cilëve kanë banuar, për të kaluarnjë tjetër periudhë kohore në Kosovë.

Gjithashtu, nxënës nga Shqipëria, njëllojsikundër nxënësit nga Kosova kanë ardhur këtu,do të kalojnë një kohë të caktuar nëpër shkollat eKosovës, do të ekspozohen ndaj sistemit të arsimitatje, do të shoqërohen, do të mësojnë për kulturëne për mënyrën e jetesës në Kosovë.

E kemi filluar para një jave. Sot që flasim kemi60 nxënës të ardhur nga shkollat e Kosovës, tëcilët janë vendosur pranë 60 familjeve në Shqipëri:në Tiranë, Elbasan, Shkodër, Berat dhe Korçë.Javën tjetër ata do të presin bashkëmoshatarët etyre në Kosovë.

Ky është një projekt pilot. Duam të jetë isuksesshëm sivjet, në mënyrë që ta zgjerojmë, qësemestrin tjetër të mos kalojnë vetëm një javënëpër shtëpitë e bashkëmoshatarëve të nxënësve,por të kalojnë një kohë më të gjatë. Realishtsynojmë që nxënësit nga Kosova të kalojnë njësemestër në Shqipëri, e po ashtu nxënësit ngaShqipëria të kalojnë një semestër në Kosovë.

Unë mendoj se kjo përbën bazën dhe themeline një përafrimi më të mirë mes të rinjve, gjë që eshtyn edhe përpara bashkëpunimin kombëtar.

Bashkëpunimi rajonal është shumë irëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe socialtë të gjithë rajonit, por bashkëpunimi messhqiptarëve të Kosovës e të Shqipërisë ështëqenësor për kombin. Jemi pak shqipfolës në botë,prandaj është shumë e rëndësishme tëbashkëpunojmë në fushën e arsimit, për të pasurnjë arsim sa më cilësor, në mënyrë që të rinjtë tëjenë në gjendje, të jenë të përgatitur më mirë, përta çuar si Kosovën, ashtu edhe Shqipërinë drejtnjë zhvillimi më të mirë social dhe ekonomik.

Faleminderit!(Drejtimin e seancës e merr zonja Hysi.)Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja Ministre!Këtu përfundojnë edhe diskutimet e personave

të regjistruar. Kalojmë në emër të grupeveparlamentare.

Në emër të Grupit Parlamentar të PartisëSocialiste, fjalën e ka deputetja Mimi Kodheli.

Mimi Kodheli – Faleminderit!Kolegë, shumëkush ishte skeptik në lidhje me

rezultatet konkrete, madje dikush e konsideronteedhe demagogji, kur kohë më parë u hodh ideja embledhjeve të përbashkëta midis qeverisë sëRepublikës së Shqipërisë dhe qeverisë së vendevefqinje. Shumë projekte, ide apo marrëveshje,

275

Legjislatura e 9-të Viti 2019

hasën vështirësitë që, në fakt, has çdo gjë e reapo e paekspozuar më parë, por tashmë shumëprej tyre kanë marrë formë.

Një ndër projektet e iniciuara, në kuadër tëkëtyre angazhimeve të përbashkëta të të dyjaqeverive, është pikërisht edhe projektakti qëpropozohet sot për miratim. Ky projekt ështëdrejtpërdrejt në funksion të qytetarëve shqiptarënë të dyja anët e kufirit dhe është iniciuar pikërishtpër thjeshtësimin dhe lehtësimin e proceduraveedhe masave që kanë të bëjnë me kontrolletkufitare të menaxhimit të qarkullimit ndërkufitar mesdy vendeve tona.

Marrëveshja është iniciuar duke marrëparasysh marrëdhëniet gjithnjë e më të prekshmenë të gjitha fushat midis Shqipërisë dhe Kosovës,por sidomos fluksit në rritje të qarkullimit tështetasve e të mallrave ndërmjet këtyre dy vendevetona, vullnetit për të forcuar e zhvilluar më tejbashkëpunimin, si dhe synimin për arritjen eobjektivave në përmirësimin e infrastrukturës, qoftëajo brenda vendeve tona, qoftë ajo e rajonit, psejo edhe europiane.

Për ta konkretizuar po paraqes shkurtimishtdisa të dhëna: nga janari e deri në shtatorin e vitittë kaluar, në pikën kufitare të Morinës kanë lëvizurafërsisht 4 milionë e 800 mijë persona, si dheafërsisht 1 milion e gjysmë mjete të tonazheve tëndryshme. Pra, flasim për një numër tëkonsiderueshëm personash, të cilëve uthjeshtësohet jeta, po ashtu edhe biznese.

Ky projektligj është në koherencë të plotë mepërmbushjen e prioriteteve të qeverisë shqiptarenë lidhje me lehtësimin e kalimit kufitar, luftënkundër krimit ndërkufitar, goditjen e trafikut e tëakteve terroriste në kufi, objektiva këto, që kanënevojë për më shumë angazhim nga të gjithëaktorët e faktorët, por së pari ka nevojë përangazhim më të madh vetëqeverisës. StrategjiaKombëtare për Menaxhimin e Integruar të Kufiritdhe plani i saj i veprimit, i miratuar në vitin 2014nga Këshilli i Ministrave, do të ndihmojë që kjomarrëveshje të mund të realizohet me sukses dhetë jetë njëherazi në përputhje me të gjithamarrëveshjet e tjera të lidhura me aktorëtndërkufitarë dhe ndërkombëtarë, që janëpërgjegjës për sigurinë kufitare dhe sistemin që emenaxhon këtë siguri.

Cilat janë përparësitë që pritet të sjellënënshkrimi i kësaj marrëveshje?

Në fakt, për sa i përket regjistrimit dhe pjesës

së kontrollit, do të minimizohet koha e përpunimittë të dhënave të shtetasve dhe mjeteve gjatëkalimit të kufirit.

Për sa i përket rritjes së sigurisë, zbatimi i këtijprojekti do të rrisë bashkëpunimin midis palëve nëmenaxhimin e kontrollit të kufirit dhe do tëpërmirësojë shkëmbimin e shpejtë të informacionit.Marrëveshja do të rrisë dhe do të fuqizojëmarrëdhëniet dhe bashkëpunimin policor midis dyvendeve. Të mos harrojmë që vitin e fundit kanëqenë mbi 50 patrullime të përbashkëta të policisëshqiptare dhe asaj të Kosovës nga të dyja anët ekufirit. Ndërkohë që bashkëpunimit tonë përprojektin dhe misionin Frontex, që ka të bëjë mekufijtë Shengen, i shtohet edhe një bashkëpunim itillë, i cili do të thjeshtësojë në mënyrë absoluteprocedurat me vëllezërit tanë kosovarë.

Ne u themi të gjithë skeptikëve brenda dhejashtë vendit se Shqipëria vazhdon t’i plotësojëkriteret e lëvizjes së lirë të qytetarëve të saj dhese askush nuk mund t’i shkelë apo t’i njollosë arritjettona, pavarësisht keqbërësve, ligjshkelësve, psejo, apo të gjithë çingijeve politikë me daulle tëshpuar, që xhirojnë në rrugët e botës, duke vënëtellallin e rrezikut imperialist të shqiptarëfolësveapo qeverisë së tyre.

Unë i falënderoj kolegët për bashkëpunimin qëkanë pasur gjatë diskutimit dhe miratimit nëkomisionet respektive të këtij projektligji!

Ndaj, ju ftoj rishtas që ta miratojmë këtëprojektligj.

Ju faleminderit për bashkëpunimin!Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja Kodheli!Këtu përfundojnë edhe diskutimet për

projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjesndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës sëShqipërisë dhe qeverisë së Republikës sëKosovës për ngritjen e pikave të përbashkëta tëkalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisëdhe Republikës së Kosovës dhe kryerjen eveprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”.

Kalojmë në çështjen tjetër të rendit të ditës, nëprojektvendimin “Për strategjinë e edukimit ligjortë publikut në Republikën e Shqipërisë”, pjesë epaketës së reformës në drejtësi.

Për këtë projektvendim janë regjistruar përdiskutim këta deputetë: ministrja e Shtetit përMarrëdhëniet me Parlamentin, zonja ElisaSpiropali, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, AdnorShameti, Ervin Bushati, Vilma Bello dhe TaulantBalla. Nga opozita nuk ka të regjistruar për

Viti 2019

276

Legjislatura e 9-të

diskutim. Në emër të Grupit Parlamentar të PartisëSocialiste, Vasilika Hysi.

Fjalën e ka ministrja e Shtetit për Marrëdhënietme Parlamentin, zonja Elisa Spiropali.

Elisa Spiropali – Duroj me shpirt ndër dhëmbërrahjet dhe abuzimet e bashkëshortit kriminel tëdhunshëm. Rrahjet dhe abuzimet ndodhningjithmonë e më shpesh në sy të fëmijëve. Një ditëvendosi t’i thoshte ndal shtazërisë dhe të ndahetnga bashkëshorti kriminel. Në dyert e gjykatavenuk gjeti drejtësi, por ferrin mbi tokë. Gjykatësivendosi t’i japë bashkëshortit të saj, agresor idënuar më parë, të gjithë pasurinë dhe kujdestarinëe fëmijëve të gjorë. Vendimi ishte qartazi korruptivdhe godiste një grua të pambrojtur, atë qëdrejtësinë për veten dhe fëmijët nuk kishte me çfarëta blinte.

Një vajzë adoleshente u përdhunua nga dykriminelë të skeduar dhe pati guximin t’ idenonconte, dha dëshminë, bëri ekspertizën dheu përball me poshtërimin, por të dy dolën të palagurdhe asnjë ditë burg. Vajza dhe prindërit e saj nganjë lagje periferike e Tiranës nuk kishin me çfarëta blinin drejtësinë tyre, ndërsa dy përdhunuesit,po, ata kishin shumë mundësi të fituara rrugëve tëkrimit.

Një nëne të ve i vranë djalin e vetëm, kriminelëtbënë 3 vjet burg dhe sot janë rrugëve të lirë, ndërsaajo është mbyllur në shtëpi, e vdekur, e pakallurdhe është betuar të mos dalë më.

Një zotërie fillikat dhe në moshë, pa takat fizikdhe financiar, i morën pronën, ia zhvatën me dhunëdhe me gjyq. Dihet sesi u mor prona dhe si e blenëdrejtësinë ata horrat. Kushedi edhe sa raste të tjeramund të rendis sot, që të ngjethin mishin dhe tënxjerrin gjumin.

Sistemi ynë i drejtësisë jo vetëm ka çimentuaraleancën e pandëshkueshmërisë së pallatit tëdrejtësisë me politikën, por, mbi të gjitha, ka rrënuarjetën e shumë njerëzve të thjeshtë. Në një sistemtë korruptuar, pa asnjë kod ligjor dhe moral viktimatjanë shpesh të dobëtit dhe të pambrojturit, gratë,fëmijët dhe të varfrit. Të pasurit, të fortët dhekriminelët e kanë blerë drejtësinë, ndërsa ata papushtet dhe para, më shumë shpesh sesa rrallëdrejtësia i ka sakatuar kur fati i keq i ka hedhur nëato dyer. Të mos harrojmë kurrë se mbi gjithçkatjetër ishin këto histori dëshpëruese dhe ky raporti deformuar kombëtar me të drejtën. Kjo fabrikë, eprodhuar në sallat e gjyqeve padrejtësisht, ështëarsyeja madhore pse Kryeministri dhe kjo shumicë

vendosën të ndërmarrin reformë rrënjësore nëpallatin e drejtësisë, jo vetëm për të zhbërë lidhjete politikës me drejtësinë, apo për t’i dhënë fundpandëshkueshmërisë, por, mbi të gjitha, për tëhedhur themelet e një sistemi drejtësie të pavarur,të paanshëm, të ri dhe profesional, duke nisurreformën që është konsideruar dhe konsiderohetsot më radikalja dhe më progresistja në rajonin eBallkanit. Për jetësimin e ndryshimeve kushtetueseKuvendi miratoi një paketë prioritare ligjesh, tëcilat lidhen me organizimin dhe funksionimin eorganeve të reja të sistemit të drejtësisë dheprocesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhetë prokurorëve, i quajtur ndryshe “veting”.

Edhe pse, siç thotë Borges “demokracia ështënjë abuzim me statistika”, nuk mund të mosnxjerrim në pah disa statistika domethënëse përatë se sa seriozisht e pati dhe sa seriozisht e kareformën në drejtësi opozita jonë.

Nga 28 ligje të reformës në drejtësi tëmiratuara, opozita, që është tani në rrugë, votoivetëm 2 dhe nuk ka marrë pjesë në votim, kavotuar kundër, apo nuk ka votuar 24 ligje. Mëkonkretisht, nuk ka marrë pjesë në votimin nëtërësi për projektligjin “Për rivlerësimin kalimtartë gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën eShqipërisë”. Ky projektligj i vetingut është votuarme vetëm 88 vota pro, zero vota kundër dhe njëabstenim. Opozita nuk mori fare pjesë në votim .

Po ashtu, nuk ka votuar projektligjin “Përstatusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nëRepublikën e Shqipërisë” dhe projektligjin “Përorganizimin dhe funksionimin e Prokurorisë nëRepublikën e Shqipërisë”; për projektligjin “Përorganizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën eShqipërisë”, për projektligjin “Për organizimin dhefunksionimin e Gjykatës Kushtetuese tëRepublikës së Shqipërisë”, për projektligjin “Përorganet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, përprojektligjin “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe tëbashkëpunëtorëve të drejtësisë”; për Kodin eDrejtësisë për të Miturit, i cili është një kod shumëi rëndësishëm dhe pjesë e paketës ligjore tëreformës në drejtësi dhe me radhë të gjitha ligjete paketës ligjore të reformës në drejtësi, të cilatishin detyrim për ta bërë këtë reformë të plotë.

Sigurisht, këto ligje kanë kaluar me vullnetin emaxhorancës, por është e papranueshme që edhesot e kësaj dite të dëgjojmë moral nga rruga përsa i përket vendosmërisë sonë për të luftuarkorrupsionin, krimin e organizuar apo

277

Legjislatura e 9-të Viti 2019

pandëshkueshmërinë e politikanëve.Sigurisht, ligji “Për strategjinë e edukimit ligjor

të publikut në Republikën e Shqipërisë”, që do tëdiskutojmë sot, është në procedurë dhe ështëpjesë e kësaj pakete. Sot, sigurisht, ata nuk janë,por jeni ju, të nderuar kolegë, që zgjodhët të merrnimandatin. Të mos jua bëjë syri tërr, mos kini asnjëgajle, sepse deputetët që kanë qenë në këtë sallëtë Kuvendit nuk e kanë pasur asnjëherë produktinqë ju e keni në pak ditë. Debatet tuaja këtu,propozimet tuaja dhe interpelancat tuaja janë mëshumë se produkti që ata patën në të gjithaseancat ku morën pjesë, të cilat ishin një logore epafundme fyerjesh, sharjesh dhe denigrimi përçdo deputet dhe anëtar të qeverisë dhe mbi tëgjitha, një përbaltje e pandalur, e paturpshme dhee paskrupullt e Shqipërisë.

Cilat janë sot rezultatet e reformës në drejtësi?Kuvendi me vendimin nr. 82 të vitit 2017 ka

miratuar listën e kandidatëve të zgjedhur nëinstitucionet e vlerësimit. Deri tani KPK-ja ka marrë120 vendime për rreth 800 subjekte (gjykatës dheprokurorë), nga të cilët më shumë se 45 janëshkarkuar nga detyra dhe për 16 të tjerë ështëvendosur ndërprerja e procesit të rivlerësimit përshkak të dorëheqjes.

Siç shihet qartazi, reforma në drejtësi po jeprezultate konkrete të pastrimit të pallatit tëdrejtësisë nga elementët, të cilët nuk e justifikojnëpasurinë, nuk kanë aftësitë e duhura apo kanëdhënë vendime si ato që unë lexova në fillim tëfjalës sime.

Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve dhe eprokurorëve dhe zgjedhja e Këshillit të LartëGjyqësor dhe e Këshillit të Lartë të Prokurorisë,që janë dy institucione të rëndësishme dhe dyshtyllat kryesore të sistemit, po e plotëson këtëreformë.

Po ashtu, është ngritur e po funksionon edheKëshilli i ri i Emërimeve në Drejtësi, që është njëinstitucion shumë i rëndësishëm dhe po presim tëshpallet pozicioni i Inspektorit të Lartë tëDrejtësisë, që është hapur më 20 mars.

Po ashtu, pritet që deri në qershor 2019 të jenëkryer të gjitha verifikimet e kandidaturave, renditjae tyre për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhepër Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Po ashtu, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të ketëpërfunduar verifikimin dhe vlerësimin ekandidaturave për Prokurorinë e Posaçme, dukeshënuar kështu ngritjen e të gjitha organeve të

sistemit të ri të drejtësisë. Kjo është mënyra për tëluftuar krimin, trafikun, korrupsionin në të gjithanivelet, edhe atë të zyrtarëve të lartë.

Çdo tentativë tjetër për t’u bërë palë në një korracist antishqiptar është e dështuar, për mëshumë, është një bumerang për ata që ndërmarrinnjë nismë kaq të rrezikshme dhe të paturpshme.Nuk ka ndodhur kurrë as në këtë vend, besoj asnë rajon (në Europë jo e jo, se atje nuk mund tëkonceptohet që një parti politike të tradhtojëinteresat politike të vendit), që zëra të largët, përinteresat e tyre politike, të përdorin elementeraciste në retorikë dhe në rezoluta, të përkrahenme entuziazëm dhe të duartrokiten me hosananga deputetë, nga drejtues partish dhe ngafunksionarë mediatikë të lidhur...

Vasilika Hysi – Ju lutem përfundojeni fjalën,zonja Spiropali!

Elisa Spiropali – Vetëm në këtë forcë politikemund të ndodhë kjo.

Jazëk për ata dhe bravo juve, që po e vazhdonibetejën politike në Kuvend dhe po merrni pjesënë institucionet e shtetit!

Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit!Fjalën e ka deputetja Klotilda Bushka!Të përgatitet deputeti Ervin Bushati!Klotilda Bushka - Faleminderit, zonja drejtuese

e seancës!Të nderuara kolege dhe kolegë deputetë,Të dashur qytetarë,Strategjia e edukimit ligjor shënon një arritje

tjetër në miratimin e akteve që lidhen me reformëndomethënëse dhe të guximshme të Shqipërisë nësistemin e drejtësisë. Kjo strategji synon të krijojëmundësi që çdo shtetas, edhe pse nuk është ju-rist, të ketë njohuri dhe aftësi për të kuptuar dhembrojtur të drejtat e tij të ligjshme dhe civile përveten, por edhe për komunitetin ku bën pjesë.Strategjia është pjesë e reformës së drejtësisë, ehartuar në frymën e një prej komponentëve më tërëndësishëm të reformës në drejtësi, që ka të bëjëme qasjen e publikut në drejtësi.

Ky komponent synon rolin aktiv të publikut nëmbrojtjen e të drejtave të shtetasve dhe nëmonitorimin cilësor të të gjitha proceseve tëdrejtësisë nga ana e publikut, si një element përtë rritur transparencën dhe përgjegjshmërinë eaktorëve të sistemit në të mirë të administrimiteficient të drejtësisë. Nga miratimi i ndryshimevekushtetuese të vitit 2016 për një sistem të ri të

Viti 2019

278

Legjislatura e 9-të

drejtësisë në Shqipëri, të pavarur, të paanshëm,profesional dhe pa ndikime nga krimi i organizuardhe nga korrupsioni, sot rreth 3 vjet më pas nediskutojmë për zbatimin e reformës në drejtësi,ndërkohë që vendeve të tjera, të cilat nuk kanëndërmarrë reforma kaq të thella sa kjo jona nëdrejtësi, u janë dashur mbi 5 apo deri në 10 vjetpër të folur, diskutuar dhe për parë rezultatet ngazbatimi i një reforme drejtësie. Madje vendeanëtare të Bashkimit Europian, jo për reforma tëtilla, por vetëm për të hartuar hartat gjyqësore, qëpërbën, gjithashtu, një komponent tëmiradministrimit të drejtësisë, që parashikohetedhe në strukturën e reformës tonë në drejtësi,kanë shpenzuar gati 3 vjet, ndërkohë që Shqipëriapër 3 vjet, përfshi këtu edhe miratimin endryshimeve kushtetuese, ka miratuar paketën eligjeve një drejtësi, ka nisur dhe po ecën me ritmetë kënaqshme procesi i vetingut për gjyqtarët dheprokurorët. Janë rreth 120 vendime të marra deritani, 45 vendime për shkarkimin e gjyqtarëve dheprokurorëve, të cilët nuk i kanë kaluar dot kriteretqë parashikon ligji për vlerësimin e gjyqtarëve dheprokurorëve.

Vetëm në 3 vjet, pas miratimit të Kushtetutësnë vitin 2016 dhe ndryshimeve përkatëse, ështëngritur Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Ky këshillka nisur punën për plotësimin e vakancave nëGjykatën Kushtetuese, si dhe procedurën përpërzgjedhjen e kryeinspektorit të drejtësisë. Janëngritur organet e qeverisjes së drejtësisë, Këshillii Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.Të dy këta këshilla kanë një rol thelbësor nëmenaxhimin e sistemit të drejtësisë dhe tashmëkanë nisur punën për krijimin e prokurorisëspeciale kundër korrupsionit dhe gjykatavespeciale kundër korrupsionit.

Të gjitha këto arritje dhe shumë të tjera janëvlerësuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë, dukecilësuar çdo ditë se Shqipëria i ka përmbushurkushtet në sajë të punës dhe meritës së saj për tënisur negociatat e anëtarësimit në BashkiminEuropian. Po këto arritje pozitive të Shqipërisë nëdrejtim të konsolidimit të shtetit të së drejtës nësajë të reformës në drejtësi kanë prishur,gjithashtu, rrjeta dhe ngrehina të paligjshmërisë,të abuzimit me pushtetin, sepse këta që i mbrontedrejtësia e kapur dhe e korruptuar nuk e kanë mëkëtë rehati, apo këta që i mbronte kjo drejtësi epadrejtë janë alarmuar, pasi kishin përfituar me patë drejtë nga “drejtësia” e miqve, e parave të

korrupsionit, e nepotizmit.Shumë baltë që hidhet mbi vendin dhe

qeverisjen brenda dhe jashtë tij në gjuhën shqipeapo në gjuhë të huaj synon në thelb të pengojëreformën në drejtësi dhe rrugën europiane tëShqipërisë. Treni i drejtësisë është në shinat e vetadhe askush nuk mund ta ndalojë më. Ditëve tëmarrëveshjeve të pista dhe drejtësisë së mohuarpo u vjen fundi. Sistemi i drejtësisë penale është iashpër dhe i mirëkonceptuar, për të mbajturpërgjegjës të gjithë ata gjyqtarë dhe prokurorë qëjanë në detyrë, pasi e kanë kaluar procesin evetingut. Mekanizmat e krijuar kundër krimit dhekorrupsionit po japin frytet e veta të para dherezultatet priten të intensifikohen në vijim. Drejtësiae reformuar do të sjellë një klimë më të mirë të tëbërit biznes në Shqipëri, do të sjellë më shumëmundësi për punësim, pasi ndëshkueshmërianëpërmjet drejtësisë së ryshfetit, fshehjes së tëardhurave, informaliteti në ekonomi dhe shumë tëtjera si këto krijojnë premisa për biznes tëndershëm dhe shumë investime, si rrjedhojë mëshumë vende pune.

Drejtësia e reformuar së bashku me reformëne pronës i japin fund edhe kaosit shumëvjeçar metë drejtat e pronësisë, që ka qenë një faktor frenuesedhe për zhvillimin ekonomik, veçanërisht përzhvillimet e huaja. Këto dhe shumë të tjera sipritshmëritë e reformës në drejtësi, janë arsyejapse ne si maxhorancë i jemi përkushtuar tërësishtzbatimit të saj, pasi jemi të bindur se nuk ka rrugëtjetër për ta bërë vendin tonë më të mirë për tëgjithë shqiptarët dhe të pranueshëm si një vend iBashkimit Europian.

99% e vendeve anëtare të Bashkimit Europianpranojnë se me reformën në drejtësi qeveriashqiptare ka treguar vullnetin e pamohueshëm përkonsolidimin e demokracisë në Shqipëri. Reformëunike, e guximshme, thellësisht profesionale dhee sinqertë, kështu e cilësojnë këtë reformë kolegënga vende të Bashkimit Europian, nga Shtetet eBashkuara të Amerikës, por edhe më gjerë nëmbarë botën, ndërsa kolegët brenda vendit, ataqë nuk janë në këtë sallë, nuk lënë rast padenigruar reformat dhe vendin tonë, nuk lënëdobësi, populizëm apo ekstremizëm pa përdorur,a thua se këtë vend nuk e kanë të tyrin, a thua sedo të vijë ndonjë mrekulli nga qielli dhe do ta bëjëShqipërinë. Ende nuk e kanë kuptuar se ky ështëvendi ynë dhe të gjithë jemi përgjegjës për ta çuaratë përpara.

279

Legjislatura e 9-të Viti 2019

Në fund, do të doja të falënderoja të gjithëkolegët e Komisionit të Ligjeve, të cilët kanë punuarme aq shumë përkushtim dhe profesionalizëm qëkjo strategji të vijë në formën e kërkuar, si dhe tëgjithë ata aktorë të shoqërisë civile dhe tëinstitucioneve të tjera, veçanërisht Ministrinë eDrejtësisë, për punën shumë të mirë dhe tëvlerësuar që ka bërë së bashku me misioninEuralius.

Duke ju falënderuar edhe ju që jeni në sallëdhe që do të votoni strategjinë për edukimin ligjortë shtetasve në kuadër të reformës për drejtësi,uroj zbatimin e plotë të saj në të ardhmen nëmënyrë që edukimi ligjor i publikut shqiptar të jetënjë kusht i rëndësishëm për përmirësimin embrojtjes së të drejtave të shtetasve.

Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja Bushka!Fjalën e ka deputeti Ervin Bushati.Ervin Bushati – Faleminderit, zonja drejtuese

e seancës!Të nderuar qytetarë që na ndiqni,Shqiptarët në vitin 2017 votuan për reformën

në drejtësi, e cila është kurora e reformave që kemindërmarrë ne si maxhorancë dhe riformatimi idrejtësisë, si një nevojë e qytetarëve shqiptarë, eshprehur me votë, që sot njihet nga të gjithëpartnerët tanë ndërkombëtarë. Me të drejtë zonjaBushka përmendi të gjitha nivelet diplomatike. Nevijmë nga takimet e zhvilluara në Strasburg javëne kaluar, ku ministrja e Jashtme e Kroacisë, ministrii Jashtëm i Belgjikës, si dhe të gjithë diplomatëtfjalën e parë që thanë, kur përmendën Shqipërinë,ishte reforma në drejtësi.

Ministrja e Jashtme e Kroacisë na shprehuopinionin e saj se reforma e bërë në Shqipëri ështëmë e thellë dhe më e gjerë sesa ajo e ndërmarrëedhe në Kroaci, një reformë, e cila paraqet vullnetine qytetarëve për të pasur një drejtësi të vërtetë nënjë vend që nuk ka pasur ndonjëherë drejtësi. Potë shohim rezultatet, vetëm 45% e atyre që kanëqenë gjyqtarë apo prokurorë kanë mundur takalojnë fazën e vetingut.

Pra, nga 111 raste, 45 e tyre janë shkarkuar,50 janë konfirmuar dhe 16 kanë dhënë dorëheqjen.Kjo tregon sesa e drejtë ka qenë dëshira, vullnetidhe vota e shqiptarëve për të ndryshuar, për tëreformuar dhe për të riformatuar sistemin edrejtësisë. E gjithë kjo punë që po kryhet ështëmirë të shkojë në mënyrë kapilare, të funksionojë,të dihet, të kërkohet nga qytetarët shqiptarë si një

detyrë, e cila është zbatuar dhe duhet të zbatohetakoma më tej. Prandaj, strategjia që do tëmiratojmë sot është në funksion të asaj që kërkojnëqytetarët shqiptarë. Ajo që është bërë dhe do tëvazhdojë të bëhet duhet patjetër të dihet ngaqytetarët, duhet të shkojë në të gjitha nivelet eshoqërisë, që nga shkolla në vendet e punës dhenë institucione, që qytetarët shqiptarë të kërkojnëme të drejtë atë që u takon, drejtësinë.

Sa i takon çështjes së ditës, që ka të bëjë merezolutën e ndërmarrë nga forca politike nëparlamentin holandez, më lejoni t’ju jap disa shifraqë tregojnë nivelin apo argumentin për të cilin pothemi se kjo është një sipërmarrje e brendshmepolitike dhe nuk ka të bëjë me realitetin shqiptar.

Në Greqi ka 676 846 shqiptarë, në Itali 522 647shqiptarë, më pas vazhdojnë Maqedonia, Amerika,Gjermania, Kanadaja, Turqia, Anglia, Franca, Aus-tralia e vende të tjera dhe këto të dhëna po i citojsipas Ministrisë së Diasporës.

Pra, në Holandë ka shumë më pak shqiptarënë raport me popullatën dhe për më tepër, kjo nukdel as nga statistikat, që paraqesin një realitet tëbrendshëm të politikës holandeze. Në qoftë se nukka probleme me shqiptarët në Greqi, ku ështënumri më i madh në raport me popullatën, janëpatjetër rekord, nëse shqiptarët nuk përbëjnë prob-lem në Itali, në Maqedoni, në Amerikë, nëGjermani, në Kanada, në Turqi, në Angli, kjo tregonqë mund të jetë një problem i brendshëm, një prob-lem ligjor i një qeverisjeje apo i një politike, e cila edeklaron, siç është rasti i forcave politike të njëspektri të caktuar të djathtë në Holandë dhe nukka të bëjë fare me realitetin e asaj që është modelishqiptar i bashkëjetesës, modeli shqiptar i punës,modeli shqiptar i të bërit biznes në çdo vend tëEuropës ku ata janë.

Sot është fakt që shqiptarët janë qytetarë tërespektuar, janë qytetarë të nderuar, krijojnë vendepune, punësojnë italianë në Itali, bëjnë gati 1,5%në raport me GDP-në në turnover në vendin fqinjnë Itali, janë sot kandidatë për parlamentinEuropian në Belgjikë, kandidojnë për këshillatbashkiakë në Itali, kandidojnë për ParlamentinEuropian në Greqi. Pra, fenomeni shqiptar nukështë një fenomen kriminal, por është një rastsuksesi, i cili i nderon shqiptarët në çdo vend tëEuropës apo të botës ku ata ndodhen.

Nëse ka ndonjë problem ligjor apo kriminaliteti,vetëm ky vend që ka bërë rezolutën nuk ështëproblemi i shqiptarëve, sepse, po të ishte ashtu,

Viti 2019

280

Legjislatura e 9-të

në raport me popullatën, do të duhej të ishte nëGreqi, në Itali, në Amerikë apo në Kanada. Ështëmomenti që politika shqiptare të paktën të jetë eqartë në këtë pikë dhe të mos e vazhdojë këtëhisteri apo këtë valë vetëm për t’u përdorur përpolitikë në Shqipëri, për të goditur gjithçka qoftë,edhe të qenurit shqiptar, sikur të jetë faj i kësajmaxhorance të jesh shqiptar, vetëm e vetëm përtë sunduar apo për të marrë një pushtet që nuk utakon dhe që nuk e marrin dot me votë.

Të nderuar kolegë,Të gjithë bashkë, nga të dy krahët, ta votojmë

këtë strategji për reformën në drejtësi, e cila kadhënë frytet dhe do të vazhdojë të japë fryte tëmëtejshme, sepse është kurora e reformave qëne kemi ndërmarrë të gjithë bashkë.

Faleminderit!(Drejtimin e seancës e merr zoti Ruçi.)Gramoz Ruçi – Faleminderit!Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë

Socialiste, fjalën e ka zonja Hysi.Të njoftohen deputetët se pas 10 minutash fillon

votimi.Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Kryetar!Të nderuara deputete dhe deputetë,Të gjithë ne, në ushtrimin e funksionit tonë

përfaqësues takojmë qytetarë, flasim me ta dhekemi dëgjuar që ata kërkojnë të ushtrojnë të drejtate tyre dhe shpesh ndodh që nuk mundet t’iushtrojnë, nuk dinë si t’i kërkojnë, ose edhe kurdinë, nuk arrijnë dot t’i përmbushin ato. Njohja eligjeve dhe e institucioneve përgjegjëse përzbatimin e tyre është e nevojshme për të gjithë,kudo ku jetojnë dhe punojnë, pavarësisht arsimitdhe nivelit të tyre kulturor. Reforma në drejtësi dhetë gjitha risitë e saj kanë nevojë të njihen dhe tëzbatohen nga të gjithë dhe është pikërisht kjoshumicë parlamentare që ndërmori reformën nëdrejtësi. Kjo reformë nuk është thjesht vlerësimi igjyqtarëve dhe i prokurorëve, siç kuptohet dhediskutohet shpesh, por është pasja e një sistemidrejtësie që mundëson drejtësi të pavarur, tëshpejtë, profesionale dhe që mundëson gëzimin elirive dhe të drejtave themelore të shtetasve.

E pra, që shtetasit t’i gëzojnë këto liri dhe tëdrejta, së pari, ata duhet t’i njohin, të njohinmekanizmin dhe t’i përdorin ato. Është pikërishtkjo arsyeja që strategjia e edukimit ligjor të publikutështë nismë e Kuvendit të Shqipërisë, sikurse ishteedhe reforma në drejtësi dhe i është besuarKuvendit të Shqipërisë që të ndjekë hap pas hapi

zbatimin e kësaj strategjie. Nevoja për të pasurnjë strategji është analizuar gjerë në analizën esistemit të drejtësisë dhe në planin e veprimit, porajo që unë do të doja të theksoja është se nuk efillojmë nga zeroja. Në vlerësimin tim, ka shumëangazhime pozitive nga ministritë dhe institucionet,aktorë të shoqërisë civile dhe media gjatë gjithëqeverive që kanë drejtuar në këto 28 vjet, por kanevojë për një përmirësim të punës për informimindhe edukimin ligjor. Edhe më i rëndësishëm do tëbëhet edukimi ligjor kur Shqipëria të marrëpërgjigjen për hapjen e negociatave, kulegjislacioni do të jetë më i ndërlikuar, pasi do tëpërafrohet me direktivat e Bashkimit Europian. Sotne kemi institucione në nivel qendror dhe vendor,që kanë faqet e tyre zyrtare të internetit, kanëprogramin e transparencës, kanë zyrat emarrëdhënieve me publikun, por një fermer në njëzonë të largët, një i ri ose e re që nuk frekuentonshkollën, një grua ose një burrë që është i papunëka nevojë për informacion se si mund të integrohetnë shoqëri. Rrjetet sociale pa dyshim përbëjnë njëmundësi informimi, por jo të gjithë individët ipërdorin dhe kanë mundësi t’i kuptojnë dhe t’ipërdorin informacionet, për më tepër kur sot gjuha,lajmet e rreme dhe informacionet jo të sakta içorodisin ata.

Strategjia për edukimin ligjor të publikut synontë rrisë ndërgjegjësimin ligjor, duke mundësuarzgjidhjen e një sërë problematikash, uljen ekonfliktit, informimin për të drejtat dhe gëzimin etyre pa qenë nevoja të shkelin ligjin ose për tëmos gëzuar të drejtat e tyre.

Ky qëllim i madh strategjik kërkon katërangazhime: së pari, përmirësimin e organizimit dhefunksionimit institucional të institucionit, që do tëofrojë edukimin ligjor publik. Ka praktika të miraaktualisht për transparencën, të nderuar kolegë,të cilat janë parashikuar në një sërë ligjesh që kamiratuar ky Kuvend dhe kjo maxhorancë, por kavend për të identifikuar mangësitë dhe për tëpërmirësuar legjislacionin. Është detyra jonë siligjvënës ta bëjmë këtë.

Arsimi dhe edukimi ligjor ka nevojë për njëfinancim shumë më të mirë nga buxheti i shtetit,por edhe për mbështetje nga donatorët. Financimii edukimit ligjor mund të duket si një barrë nëbuxhetin e qeverisë shqiptare në kushtet e sotmekur ka dhjetëra kërkesa dhe nevoja urgjente nëfushën e shëndetësisë, të punësimit, tëmbështetjes së grupeve në nevojë, por një euro

281

Legjislatura e 9-të Viti 2019

investim sot në edukimin ligjor dhe në arsimim,është kursim i dhjetëra eurove nga paratë publikedhe nga buxheti i çdo familjeje shqiptare, që, nëmungesë të njohjes së ligjit, shpenzojnë përprocedura gjyqësore të pafundme dhe tëkushtueshme, madje mund të humbasë të gjithakursimet dhe investimet e jetës së vet, pse jo,mund të bëhen edhe shkelës të ligjit dhe tëprivohen nga liria, ndaj ky shërbim dhe informimduhet të ofrohet sot kudo në çdo cep të Shqipërisëdhe nga njerëz profesionistë. Nuk ka rëndësi numrii profesionistëve që do të angazhohen, të atyreqë janë apo atyre që do të rekrutohen, rëndësi kacilësia, profesionalizmi dhe përkushtimi i tyre.

Në këtë kuadër i kërkoj Ministrisë së Drejtësisë,ministres së Drejtësisë, ministres së Arsimit dhetë gjitha institucioneve të tjera, që krahas forcimittë transparencës dhe informacionit pa një gjuhëtë thjeshtë dhe të kuptueshme për qytetarët, tëangazhohen për të bërë këtë edukim ligjor tëpublikut sipas fushës së kompetencave të tyre nëkuadër të “Paktit për universitetin”. Ne kemi njëakses shumë të madh për të përdorur klinikatligjore dhe universitet për të ofruar këtë lloj edukimi.

Nga ana tjetër, Kuvendi i Shqipërisë do tëangazhohet që të 23 marrëveshjet e nënshkruarame universitet publike dhe private t’i ketë simemorandume bashkëpunimi edhe në fushën eedukimit ligjor.

Së dyti, garantimi dhe forcimi i bashkëpunimitefektiv ndërinstitucional në nivel kombëtar, rajonaldhe vendor për realizimin e edukimit ligjor tëpublikut është një objektiv tjetër. Ka përvoja shumëpozitive në ofrimin e shërbimeve sot në një sportelpër të lehtësuar burokracinë, për të pakësuarendjet e qytetarëve nga një zyrë në një tjetrën, porka nevojë të forcojmë aftësitë profesionale të atyreqë na shërbejnë, t’i bëjmë qytetarët që të kenërespekt për këdo që troket në zyrën e tyre dhe tëjapin informacionin e duhur.

Së treti, sigurimi i performancës efektive dheeficiente të institucioneve publike të pavarura,medie, shoqërisë civile është objektivi tjetër nëstrategjinë e edukimit ligjor. Kjo kërkon qëprogramet e trajnimit dhe kurrikulat, të hartuaratashmë në shkolla, që nga kopshtet dhe deri nëuniversitet, të rishikohen për të ofruar njëinformacion që i shërben tregut, që përgatitqytetarë që jo vetëm njohin ligjet, por që dinë t’irespektojnë ato.

Së fundi, ndërgjegjësimi i publikut për

rëndësinë e njohjes së ligjit të të drejtave dhedetyrimeve të tyre, bazuar në nevojat specifike,dhe nxitja e aktivizimit qytetar për forcimin e shtetittë së drejtës ka kaq rëndësi sa kanë edhedetyrimet që duhet të përmbushin institucionet. Padyshim, qytetarët kanë nevojë për materiale tëpunuara, të shkruara në gjuhë të thjeshtë, tëpublikuara jo vetëm online, sepse jo të gjithëpërdorin dhe rrinë në rrjete sociale, por përdorinmediet kombëtare, private, programet në radio dhenë televizione.

Gjithashtu, strukturat administrative në të 61bashkitë dhe njësitë administrative duhet tëangazhohen seriozisht dhe të mos e konsiderojnëinformimin i qytetarëve si një gjë luksi, se ka gjëratë tjera për të bërë. Në këtë kuadër ne kemipërzgjedhur që strategjia do të zbatohet nëpërmjetnjë rrjeti institucionesh dhe organizatash tëshoqërisë civile, përfshirë dhe medien. Do të ketëdy sisteme monitorimi: së pari, kontroll parlamentartë detajuar sistematik nga Kuvendi i Shqipërisë dhenga Ministria e Drejtësisë. Rrjeti kombëtar përedukimin ligjor të publikut, që do të ngrihet nënkujdesin dhe mbikëqyrjen e Kuvendit të Shqipërisëmenjëherë me miratimin e kësaj strategjie, do tëketë në përbërjen e tij përfaqësues të të gjithainstitucioneve, duke filluar nga Presidenti iRepublikës deri në nivelin e shoqërisë civile.

Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë brenda 6muajve nga miratimi i strategjisë do të hartojëplanin e veprimit dhe do të koordinojë të gjitharaportimet dhe përmbushjen e detyrimeve qëparashikohen në këtë plan.

Të nderuar kolegë, kjo strategji dhe plani iveprimit kërkon një financim, i cili do të vijë ngabuxheti i shtetit, por edhe nga donatorë, për këtëarsye është përzgjedhur Kuvendi i Shqipërisë përtë monitoruar dhe për ta ndjekur hap pas hapistrategjinë.

Reforma në drejtësi do të ketë më shumësukses dhe do të japë efektivitetin dhe produktete saj shumë shpejt nëse qytetarët do të njohin seçfarë parashikon paketa e 40 ligjeve të reformësnë drejtësi. Ende qytetarët shqiptarë nuk i njohindhe nuk i zbatojnë ato hapësira që ky Kuvend iuka dhënë nëpërmjet paketës së reformës nëdrejtësi.

Më lejoni që në emër të shumicës parlamentaretë Kuvendit të Shqipërisë, por besoj se shprehedhe dëshirën e kolegëve të opozitës, të falënderojtë gjithë ata që kanë kontribuuar plot dy vjet për

Viti 2019

282

Legjislatura e 9-të

këtë proces të gjerë diskutimi dhe konsultimi,institucionet në nivel vendor dhe qendror,institucionet e pavarura, universitetet, shoqërinëcivile. Sugjerimet e bëra gjatë konsultimit ureflektuan në variantin që ju keni përpara, tënderuar kolegë!

Në këtë kuadër unë do të doja të falënderojatë gjithë ata aktivistë, profesorë, akademikë,organizata ndërkombëtare, të gjithë ekspertët qëu angazhuan, në mënyrë të veçantë do të doja tëfalënderoja koalicionin e shoqërisë civile “Drejtësipër të gjithë”, përfaqësuesit e departamentit “Përzhvillim dhe mirëqeverisje” në zyrën e Kryeministritdhe ministres së Shtetit për Marrëdhënie meParlamentin.

Një falënderim të veçantë e kam për të gjithëdeputetët e Komisionit të Ligjeve për angazhimindhe përkushtimin në këtë punë konsultimi dhefinalizimi të strategjisë.

Unë ju ftoj ta miratojmë këtë strategji. Kuvendi,ashtu siç ka forcuar mekanizmat e kontrollitparlamentar për zbatimin e rekomandimeve tëinstitucioneve të pavarura dhe kushtetuese ose tëkrijuara me ligj, të ndjekë me përparësi edhe këtëstrategji.

Jemi të bindur, të nderuar kolegë, që reformanë drejtësi, sa më shumë të rritet edukimi ligjor, aqmë shumë dhe aq më shpejt do të japë rezultatete saj krahas procesit të vetingut.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit!Me përfundimin e debatit për projektvendimin

“Për strategjinë e edukimit ligjor të publikut nëRepublikën e Shqipërisë” mbyllen çështjet që ishinsot në rendin e ditës.

Ju lutem edhe një herë, deputetët të bëhen gatipër votim! Për 5 minuta fillon votimi.

(Rifillon seanca)Gramoz Ruçi – Uluni, kolegë deputetë!Të futen mediet brenda.Kalojmë në procesin e votimit.Hapet votimi për prezencën.Të hiqen kartat e deputetëve që nuk janë në

sallë!Mbyllet votimi për prezencën.Janë 89 deputetë të pranishëm.Fillojmë me votimin e projektrezolutës “Për

vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Autoritetit tëMedieve Audiovizive për vitin 2018”.

Po, zoti Balla.

Taulant Balla – Kërkoj që votimi i kësajprojektrezolute të kalojë në seancën pasardhëse,duke qenë se një pjesë e kolegëve kërkojnë që tëbëhen disa ndryshime në këtë projektrezolutë.Sigurisht, edhe dy grupet e reja të opozitës duhetta shikojnë rezolutën.

Rezolutat nuk janë thjesht dhe vetëm për t’ubërë qejfin drejtuesve të institucioneve, por janëinstrumenti më i mirë i kontrollit parlamentar.Personalisht, jo si kryetar grupi, por si deputet iKuvendit, e kam lexuar rezolutën dhe dua t’i tërheqvëmendjen komisionit që e ka shqyrtuar. Kjorezolutë duhej të ishte më kritike dhe më adresuesee prioriteteve që ka Autoriteti i Medieve Audiovizive,edhe në këndvështrimin e kritikave dhe nevojaveqë ka ky sektor.

Nisur nga fjala e ministres së Kulturës, por edhenga fakti se kemi dy grupe të reja opozitare, tëcilat nuk kanë pasur mundësi ta konsultojnërezolutën, mendoj se duhet ta shikojnë më mirëkëtë rezolutë, në mënyrë që javën e ardhshme tëkemi një dokument gjithëpërfshirës.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – E hedhim në votë propozimin

e zotit Balla, me kartona.Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Atëherë, kjo projektrezolutë shtyhet për javën

e ardhshme.Vazhdojmë me votimin e aktit normativ nr. 1,

datë 20.03.2019 “Për pjesëmarrjen e personelit tëForcave të Armatosura të Republikës sëShqipërisë në misionin e Kombeve të Bashkuaranë Sudanin e Jugut (UNMISS)”.

Në mbështetje të nenit 12, pika 3, tëKushtetutës, ky akt normativ kërkon shumicë ab-solute votash për miratim.

Hapet votimi me elektronikë.Mbyllet votimi.89 vota pro. Kundër nuk ka. Abstenim nuk ka.Miratohet.Vazhdojmë me votimin e projektligjit “Për

ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit tëMinistrave të Republikës së Shqipërisë dheqeverisë së Republikës së Kosovës, për ngritjene pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, ndërmjetRepublikës së Shqipërisë dhe Republikës sëKosovës dhe kryerjen e veprimtarive tëpërbashkëta të kontrollit kufitar”.

Ky projektligj, sipas Kushtetutës, kërkonshumicë absolute votash.

283

Legjislatura e 9-të Viti 2019

Votojmë projektligjin në parim.Hapet votimi.Mbyllet votimi.87 vota pro. 3 deputetë nuk kanë marrë pjesë

në votim.Kalojmë në votimin nen për nen.Neni 1. Kush është pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 2. Kush është pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Kalojmë në votimin në tërësi.Hapet votimi.Mbyllet votimi.89 vota pro. Asnjë kundër. Asnjë abstenim.Miratohet.Kalojmë në projektvendimin “Për strategjinë e

edukimit ligjor të publikut në Republikën eShqipërisë”. Ky projektvendim, sipas nenit 78 tëKushtetutës dhe nenit 55 të Rregullores sëKuvendit, kërkon shumicë të thjeshtë votash përmiratim. Votimi do të jetë elektronik dhe i hapur.

Hapet votimi elektronik.Mbyllet votimi.86 vota pro. Kundër nuk ka. Abstenim nuk ka.

4 deputetë nuk kanë marrë pjesë në votim.Miratohet.Vazhdojmë me diskutimet për çështje jashtë

rendit të ditës.Fjalën e ka zoti Jurgis Çyrbja. Të përgatitet

Lefter Maliqi.Jurgis Çyrbja – I nderuar zoti Kryetar,Të nderuar kolegë deputetë,Sot jam këtu përpara jush për të shprehur një

shqetësim disavjeçar të bashkëqytetarëve të mi,por jo vetëm, i cili ka të bëjë me aksin që lidh qytetine Durrësit me qendrën e Shijakut. Kushdo që jetonnë atë zonë, por edhe drejtuesit e mjeteve qëqarkullojnë në këtë rrugë, e njohin shumë mirë këtëproblematikë. Kjo rrugë është 12 kilometra e gjatëdhe për 10 vjet nuk është bërë asnjë ndërhyrjepër rregullimin e saj. Pra, ky aks rrugor prej viteshdergjet i degraduar dhe është bërë i pakalueshëm.

Banorët e zonës së njësisë administrativeXhafzotaj dhe Rrashbull herëpashere kanëprotestuar për këtë shqetësim, i cili ua vështirësonjetën dhe ua prish makinat, por nuk kanë gjeturende një zgjidhje konkrete.

Unë jam zotuar përpara banorëve të mi që dotë jem zëri i tyre, prandaj jam angazhuarmaksimalisht për rikonstruksionin e këtij aksirrugor, i cili ka ndikim të drejtpërdrejtë në qindra

biznese të kësaj zone.Gjej rastin t’ i bëj thirrje ministres së

Infrastrukturës, zonjës Balluku, që ta ketëvëmendjen ndaj shqetësimit të mijërave banorëveqë punojnë dhe jetojnë në zonat Rrashbull,Xhafzotaj, Shijak dhe Sallmone.

Shqetësimi i qytetarëve të mi është edheshqetësimi im, prandaj do të vazhdoj ta bëj prezentkëtë shqetësim deri sa të zgjidhet.

Këtë problem ia kam përcjellë ministres Balluku,e cila menjëherë u angazhua ta inspektojë nga afërkëtë rrugë. Por tani është momenti për t’i dhënëzgjidhje, prandaj do të kërkoj interpelancë meministren.

Faleminderit.(Drejtimin e seancës e merr zonja Hysi.)Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Çyrbja!Fjalën e ka deputeti Lefter Maliqi. Të përgatitet

deputeti Enver Roshi.Lefter Maliqi – Faleminderit, zonja drejtuese e

seancës!Të nderuar deputetë,U bë pothuajse një muaj në parlament dhe

shikoj një qetësi si nga qeveria, ashtu edhe ngadeputetët e Partisë Socialiste, të cilët kanë një llojdeliri, ka një qetësi edhe kur flasim për situatën erendit, për ekonominë, për statistikat dhe të gjithame radhë.

Unë besoj dhe shpresoj që deputetët e krahuttë djathtë, si opozitë e re, do ta çojnë deri në fundmisionin e tyre për ndryshimin e Kodit Zgjedhor,në shërbim të qytetarëve.

Në bindjen time kjo qetësi ekziston vetëm këtu,në këtë sallë të parlamentit. Ky rend, ky zhvillimapo kjo mirëqenie ekziston vetëm këtu nëparlament, sepse banorët që na dëgjojnë që ngaVermoshi dhe deri në Tomor apo Konispol jetojnëndryshe për sa u përket papunësisë, sigurisë nëvend, rendit, mirëqenies dhe të gjitha me radhë.

Ka të drejtë Kryeministri kur thotë: “Opozitarrugore”. Kjo është e keqja më e madhe dhe fitorjamë e madhe për maxhorancën, sepse e kanë tëlehtë fitoren kur nuk ka frymë drejtimi, por ka ngjirjenë zë dhe ngjirje në drejtimin e PartisëDemokratike.

Shikoj një qetësi absolute në interpelancën esotme me ministrin e Rendit, zotin Lleshaj, tëkërkuar nga deputeti Murrizi dhe deputetët e tjerëtë opozitës. Kur e dëgjova, më vinte edhe përqeshur, edhe për të qarë, sikur është shtypurndonjë lepur dhe po gjejmë se kush e ka shtypur.

Viti 2019

284

Legjislatura e 9-të

Unë i them ministrit, që t’i thërrasë mendjes dhe tëngrejë në këmbë Policinë e Shtetit, sepse u cenuadrejtpërdrejt siguria kombëtare. Ne e dimë shumëmirë që ka Polici Kufitare, e cila, po të kishtevepruar, grabitësit, që ishin aq të strukturuar, dotë kishin marrë peng avionin e pasagjerët dhe dotë kishte ndodhur një akt terrorist. Kjo tregon pastërqë ka pasur një bashkëpunim.

Ato 10 milionë euro apo më shumë ku kanëvajtur? Përse nuk zbulohet përse do të përdoren:për drogë, për akte terroriste apo për të blerëvotat? Kush janë bashkëpunëtorët? Kush e vraupersonin? A ka fakte që e vrau policia? Si kamundësi që makina digjet, ndërrohet dhe autorëtjanë në ndjekje? Po policia çfarë bën, po flegjumë?

Unë vij nga një detyrë si ish-zëvendësdrejtor iPërgjithshëm i Burgjeve dhe dua të flas edhe përburgjet. Unë e njoh mirë sistemin dhe kam kërkuarinterpelancë me ministren e Drejtësisë. Burgjetjanë mbushur plot me të burgosur dhe ka dy vjetpa amnisti, janë futur në burg njerëz për 30 gramëdrogë, ndërkohë që kriminelët janë jashtë, poredhe ata që janë futur brenda për shkak tëdrejtësisë dhe politikës së korruptuar janë aty tëdënuar nga 2 vjet apo 5 vjet, ndërkohë që ne nukmblidhemi një herë për amnistinë. Pa shkoni dhepyetini ato gra që vuajnë dënimin, pyesni edhe tëburgosurit e tjerë, që janë disa hallexhinj pa krahë,edhe sa vjet dënimi kanë! Ka dy vjet pa u dhënëamnisti. Pra, ne duhet të mblidhemi edhe përamnistinë.

Të nderuar miq, unë jam kundër këtij sistemi tëkorruptuar elektoral. Nëse keni forcë, mbështesnisistemin mazhoritar të pastër me 100 zona, poredhe me lista të hapura dhe do t’i shikoni edhekëta që janë kryetarë, edhe deputetët e pastër,edhe oligarkët se sa të fortë janë. Në seancën tjetërdo të flas edhe për disa oligarkë. Edhe PD-ja kapasur ministra që nuk u hetuan kurrë, madje aspër lidhjet nepotike.

Rasti i fundit është ai i 20 milionë eurove i Unazësë Re, ku u anulua tenderi, u bë për herë të dytëdhe fitoi një firmë me 4 milionë euro më pak. Mbaseju nuk e keni qejf, por ju nxorët arsyen që do tarishikoni edhe një herë projektin dhe se do të bëhetnjë projekt më i mirë. Ndërkohë, kjo firmë bërirrugën e Surrelit; ka investuar në fushatënelektorale me investime në Vlorë, por nuk i kamarrë ende lekët. Si kjo firmë ka edhe shumë tëtjera.

Prandaj t’i lëmë këto, se po i gënjejmëshqiptarët. E morët tepsinë, e keni ngrënë të gjithëdhe as bakrin nuk keni lënë për popullin. Tepsiaështë për popullin dhe jo për ju.

Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Maliqi!Fjalën e ka deputeti Enver Roshi.Të përgatitet deputeti Halil Jakimi.Enver Roshi – E nderuar zonja drejtuese e

seancës,Të nderuar deputetë,Dua të flas në mbështetje të atyre që u

diskutuan për reformën zgjedhore. U uroj suksesekryetarëve të dy grupeve parlamentare! Suksesepozitës dhe opozitës në këtë bashkëpunim tëfrytshëm në interes të vendit dhe kombit.

Unë vij nga një zonë e thellë e Gramshit, tëcilën shumë nga ju nuk e njohin dhe nuk kanë qenëndonjëherë. Kjo zonjë ka një sipërfaqe prej 695kilometrash katrorë dhe ka një popullsi prej 42 mijëbanorësh, 1 bashkië dhe 9 njësi administrative.

Gramshi për shumë nga ju është sot një resursturistik dhe shkohet për më pak se 1 orë dhe kanjë liqen. Bukuria e kësaj zone vazhdon deri nëKorçë, por rrugën Moglicë-Korçë, që lidh këtë aksrrugor të rëndësishëm, pra Gramshin me Korçën,nuk e di a e ka marrë apo jo përsipër Drejtoria eRrugëve, pasi ka shumë probleme në projektin ekësaj rruge dhe në zbatimin e tij. Nga ana tjetër,dua të theksoj se kjo trevë është shumë e bukurdhe Grabova duhej të ishte një ndër fshatratturistike të projektit “100 fshatrat” . Ky është njëfshat mesjetar. Për sa i përket rëndësisë mund tërenditet pas Voskopojës apo Beratit. Grabovaështë qendra e vëllezërve Çetiri, e piktorëve tëMesjetës, të cilët kanë pikturuar kishat e vendittonë, por edhe të vendeve përreth. Grabova kapasur 12 kisha, ka ura dhe unë habitem se siMinistria e Turizmit apo bashkia nuk e kanëpërshirë këtë fshat te “Fshatrat turistike”. Grabovabashkë me Lenien përbejnë një amfiteatër shumëtë bukur turistik, që do të ishin një resurs për tëtërhequr të gjithë turistët e Shqipërisë.

Nga ana tjetër, të gjitha njësitë administrativenë Gramsh nuk kanë asnjë rrugë të asfaltuar. Unëi kërkoj qeverisë ta shohë me vëmendje Gramshin,sepse ky i fundit me besim dhe përkushtim të madhnë të gjitha zgjedhjet ka votuar Partinë Socialiste.Natyrisht, gjatë viteve të fundit ka pasur njëvëmendje, por përkushtimi ndaj kësaj zone duhettë shtohet. Gramshi përbën në vetvete një pasuri.

285

Legjislatura e 9-të Viti 2019

Të mos shfrytëzohen kanionet e Holtës përhidrocentrale, pra liqeni i hidrocentralit që pondërtohet aty të mos arrijë afër grykëderdhjes sëkanionit.

Unë gjatë seancave të ardhshme do t’i kërkojnjë interpelancë të veçantë ministrit të Turizmit përtë raportuar këtu se si po shkon jo vetëmhidrocentrali që po ndërtohet në Gramsh, po tëgjitha hidrocentralet e Shqipërisë, pasi një pjesë enatyrës së falur nga Zoti po shkatërrohet dhe poikën dëm, duke prishur një ndër imazhet më tëbukura dhe më tërheqëse të kësaj zonë.

Marr shkas nga disa lajme të dhëna nëtelevizion, ku banorët të fshatrave po largohen,sepse duan nga dy orë të shkojnë deri në komunaapo në qytet. Të mos harrojmë se kjo rrugë zgjatkaq orë në një ditë normale, kur nuk kanëprobleme, por, kur kanë probleme shëndetësore,kjo rrugën shkon edhe deri në 3-4 orë. Ngashkatërrimet mjedisore që kemi bërë, rrugët kanënevojë për mirëmbajtje. Natyrshëm që vëmendjae qeverisë duhet të kthehet te kjo zonë për t’i kthyerresurset e kësaj zonë, si kanionet e Holtës, kalatëe Tërvolit apo të Kabashit, ujëvarën e Sotirës apokalanë e Tunjës, e cila është kala ilire, në njëatraksion për turistët e Shqipërisë.

Ju ftoj ju, të nderuar deputetë, të vini nëGramsh, të kënaqeni me bukuritë e tij natyrore,por të shikoni edhe nivelin e varfërisë në atë zonë,e cila është ndër zonat më të varfra të Shqipërisë.Personalisht nuk kam lënë fshat të Shqipërisë pashëtitur. Këtë e kam bërë për kënaqësinë time, poredhe për të qenë një atdhetar i dashur. Kam qenëkudo. Gramshi meriton vëmendje, se ka papunësitë lartë. Bashkia duhet të gjejë menjëherë mënyrapër të rritur fondet e saj dhe për t’i ndihmuar këtanjerëz, që edhe ata të marrin një ndihmë nga shtetiapo shoqëria jonë.

Të shërojmë në mënyrë sociale! Të sigurojmëshëndet për banorët e zonës nëpërmjet uljes sëpapunësisë, përmirësimit të infrastrukturës dhefushave të tjera.

Duhet të shtoj edhe faktin që në spitalet eGramshit, por jo vetëm, Ministria e Shëndetësisëduhet të studiojë nevojat për mjekë specialistë...

Vasilika Hysi – Ju lutem, zoti Roshi, mbyllenifjalën!

Enver Roshi – Unë ju falënderoj dhe ju bëjedhe një herë thirrje që të kthehet vëmendja ndajzonës së Gramshit.

Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Roshi!

Fjalën e ka deputeti Halil Jakimi, i cili ështëdeputet i ri dhe, në bazë të pikës 2 të nenit 11 tëKodit të Sjelljes, kur deputeti i ri mban fjalimin eparë në foltoren e Kuvendit, përshëndetët ngadrejtuesi i seancës, respektohet nga të gjithëdeputetët pjesëmarrës në sallë, pavarësishtgrupimit politik që i përket”. I uroj suksese zotitJakim!

Zoti Jakimi, fjala është për ju.Halil Jakimi – Faleminderit, zonja drejtuese e

seancës!Të nderuar kolegë deputetë,Të nderuar qytetarë,Për mua është përgjegjësi shumë e madhe të

jem sot këtu si përfaqësues i qytetarëve dibranë, iatyre që kanë besimin se një njeri do të mund tëflasë për problemet e tyre, se nëpërmjet këtij zërido të dëgjohen edhe kërkesat e tyre, të cilat janëtë shumta. U detyrohem t’u jap shpjegimebashkëqytetarëve të mi, atyre që kanë protestuarbashkë më mua para këtij parlamenti dhe që janëvendosur kundër kësaj qeverie, që më kanëmbështetur mua në çdo moment, përse pranovatë merrja mandatin e deputetit.

Së pari, mbështes protestat qytetare, sepse atodëshmojnë pakënaqësinë ndaj kësaj qeverisjeje,por zëri i tyre nuk dëgjohet duke braktisurparlamentin, të vetmin institucion, ku mund tështrohen argumente, ku mund të diskutohet dhetë merren vendime.

Së dyti, jam totalisht kundër këtij sistemizgjedhor, i cili ka çuar në një krisje të thellë midiselektoratit dhe përfaqësuesve të tyre në parlament.E kam fjalën për listat e mbyllura, një sistem i cilifavorizon individë që kanë lidhje direkte mekryetarin e partisë dhe jo domosdoshmërish sjellnë këtë parlament përfaqësues të vullnetit tëpopullit të zgjedhur po nga populli.

Jemi në prag të zgjedhjeve elektorale vendore,por çfarë po ndodh?! Pas 29 vjetësh demokraci,mua si i ri më bën më shumë përshtypje fakti qëKryeministrit të vendit i është mbushur mendja dhee ka kapluar një dëshirë e brendshme që të shkojënë garën zgjedhore pa opozitën, pa njëkundërshtar politik. Në një sistem demokratik ështëfatale që Kryeministri i vendit mendon të hyjë nëgarë pa një kundërshtar. Është fatale, sepse njëKryeministër nuk mendon për brezat e ardhshëm,por mendon vetëm se si t’i fitojë zgjedhjet eardhshme; mendon se si t’i grabisë ato.

Opozita është në të drejtën e saj për të kërkuar

Viti 2019

286

Legjislatura e 9-të

rregulla të barabarta loje, pastaj le të vazhdojë garaelektorale.

Deklaroj se dalja e opozitës në shesh shënoinjë ditë të keqe për vendin, për Shqipërinë. Përkrizën politike, në të cilën është futur vendi, duhettë mbajë përgjegjësi dikush. Dihet që përgjegjësiakryesore bie mbi të zotin e shtëpisë.

Kriza politike zgjidhet nga ata që e krijuan atëndër vite. Nuk ka zgjidhje të krizës politike pandryshim të sistemit të funksionimit të partivepolitike dhe pa ndryshim të sistemit zgjedhorelektoral. Ky nuk është një problem i pazgjidhshëm,por thjesht kërkohet kurajë, angazhim maksimalnga të gjitha palët dhe forcat politike. Kërkohetkurajë dhe angazhim edhe nga ato personalitetetë ndryshme të vendit, të cilat nuk janë në këtëparlament, por mund të kontribuojnë sadopak nëzgjidhjen e kësaj krize.

Së treti, unë jam në këtë sallë si opozitar, dhedo të vazhdoj të jem i tillë për sa kohë në krye tëkëtij shteti do të kemi këtë qeveri.

Për të parë se si ka qeverisur në këta 6 vjet,mjafton të kthejmë kokën nga Dibra, nga Bulqiza,të cilat mjaft të rinj i kanë braktisur, ashtu si edhetë gjithë Shqipërinë, ku ka mjaft familje të varfra,ku papunësia ka arritur kulmin. Janë dhjetëra jetëtë humbura në minierën e Bulqizës. Dihet që kjoka ndodhur nga pasiguria. Qytetarët e papunëpërballen me problemin e ekzistencës, të tjerëtmundohen, por nuk shpërblehen. Qytetarëtshqiptarë nuk i kanë borxhe politikës, e cila u sjellkaos ekonomik, kaos social, pasiguri për tëardhmen. Përkundrazi, politika u ka shumë borxheqytetarëve shqiptarë për ta bërë këtë vend për tëjetuar.

Unë mendoj së këtij sistemi zgjedhor, që vëpërballë kandidatë të padëshirueshëm për t’ipërfaqësuar, duhet t’i vijë fundi. Në këtë situatë kuështë vendi, kërkohet aksion i menjëhershëm përzgjidhje politike.

Së fundi, përtej krizës politike ku jemi, ka diçkaqë më shqetëson më shumë, është ajo që edëgjojmë përditë jashtë kësaj sallë nga goja e tërinjve shqiptarë, të cilëve u është ngulitur njëmendim në kokë: Shqipëria nuk do të bëhet. Unëthem se Shqipëria do të bëhet dhe pikërisht ngakëta të rinj.

Duke iu referuar ëndrrës së Martin Luter Kingut,edhe unë kam një ëndërr: të shoh rininë duke mosu larguar, por duke punuar dhe duke kontribuuarpër Shqipërinë, të shoh qytetarët e mi të mos kenëndasi për shkak të përkatësive politike, por tëvlerësojnë atë që vërtet punon dhe ndihet idobishëm për kontributin që mund t’i japëShqipërisë. Ndaj duhet të punojmë për ëndrrën eShqipërisë, për ëndrrën e shqiptarëve, duke endërtuar familjen në Shqipëri dhe duke kontribuarsa më shumë për Shqipërinë tonë të bukur!

Ju faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Jakimi!Është regjistruar për të folur edhe zoti Lefter

Koka.Nuk është i pranishëm. Sipas Rregullores,

konsiderohet sikur e ka tërhequr fjalën.Mbyllet seanca për ditën e sotme.Për seancën e radhës do të njoftoheni

nëpërmjet medies.Faleminderit!

(Seanca u mbyll në orën 15:50)

287

Legjislatura e 9-të Viti 2019

Drejton seancën Kryetari i Kuvendit,z. Gramoz Ruçi

E enjte, 25.04.2019Seanca e paradites, ora 10:00

Rendi i ditës:1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare

të datës 18.04.2019 (neni 44 i Rregullores)2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në

Kuvend (neni 44, pika 3, i Rregullores)3. Raporti i veprimtarisë vjetore të Këshillit

Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) përvitin 2018 (neni 103 i Rregullores, votim meshumicë të thjeshtë)

Shprehet titullari i institucionit- jo më shumë se60 minuta.

Shprehet Komisioni përgjegjës për Edukimindhe Mjetet e Informimit Publik për projektrezolutën.

PyetjeDiskutime (nëse kërkohet me shkrim nga një

komision i përhershëm, një kryetar grupiparlamentar ose të paktën 10 deputetë)

(Shprehen grupet parlamentare.)Koha e votimit4. Raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionerit

për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil për vitin 2018 (neni 103 i Rregullores, votim me shumicë tëthjeshtë)

Shprehet titullari i institucionit- jo më shumë se60 minuta.

Shprehet Komisioni përgjegjës për ÇështjetLigjore, Administratën Publike dhe të Drejtat eNjeriut për projektrezolutën.

PyetjeDiskutime (nëse kërkohet me shkrim nga një

komision i përhershëm, një kryetar grupiparlamentar ose të paktën 10 deputetë)

(Shprehen grupet parlamentare.)Koha e votimit5. Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin

e Policisë Gjyqësore” (nenet 73-77 të Rregullores,votim me shumicë të thjeshtë)

PyetjeShprehet nismëtari.Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet

Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat eNjeriut.

Shprehet për dhënie mendimi Komisioni përSigurinë Kombëtare.

Diskutime(Shprehen grupet parlamentare.)Koha e votimit (në parim, nen për nen dhe në

tërësi)6. Projektvendimi “Për caktimin e zonjës Au-

rora Mara anëtare e Nënkomisionit për të Drejtate Njeriut”

7. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës(neni 45 i Rregullores)

Koha e diskutimeve deri në 60 minuta.

Gramoz Ruçi – Të futet media brenda.(Pasi lexon rendin e ditës.)Në mbështetje të nenit 31, pika 2, të

Rregullores, kryetarët e grupeve parlamentarekanë propozuar me konsensus të futet për shqyrtimdhe miratim projektvendimi “Për disa shtesa dhendryshime në vendimin nr. 102/2017 të Kuvendit“Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentarpër realizimin e Reformës Zgjedhore”, i ndryshuar”.

Në mbështetje të nenit 31, pika 2, tëRregullores, Kuvendi në këto raste merr vendimme jo më pak se tre të pestat e deputetëve tëpranishëm në sallë. A dëshiron ndonjë ngakryetarët e grupeve parlamentare ta parashtrojëkërkesën?

Urdhëroni, zoti Musaj.Nimet Musaj – Faleminderit, zoti Kryetar!Të nderuar kolegë,Sot jemi në një ditë shumë të rëndësishme.

Shpreh vlerësimin dhe gatishmërinë e të gjithëkolegëve për një nga çështjet më të mëdha që pomarrim sot në shqyrtim: ndryshimin e sistemitzgjedhor.

Shqipëria sot është në një udhëkryq shumë tëmadh si politik, ashtu edhe shoqëror. Vendi ështëduke kaluar një situatë tejet të rënduar politike, ecila kërkon përgjegjshmëri dhe vendimmarrjekurajoze për të mirën e tij, por, mbi të gjitha, për tëardhmen e qytetarëve tanë. Në radhë të parë, kjopërgjegjësi dhe vendimmarrje na takon neve sideputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësueslegjitimë të sovranit, i cili pret që të ngremë zërinpër të ardhmen e vendit.

Me këtë frymë përgjegjshmërie, GrupiParlamentar i Pavarur, në bashkërendim tëvazhdueshëm me Grupin Parlamentar Demokrat,kanë propozuar sot ndryshimin e objektit tëKomisionit të Posaçëm Parlamentar për ReformënZgjedhore nëpërmjet të cilit kërkojnë hapjen e

Viti 2019

288

Legjislatura e 9-të

debatit publik kombëtar me gjithëpërfshirje dhetransparencë të plotë për ndryshimin e sistemitzgjedhor, duke përfshirë këtu edhe ndryshimet enevojshme kushtetuese, brenda afatit të këtijkomisioni.

Aksioni ynë politik, si zemra e demokracisëshqiptare, synon kryesisht ndryshimin e sistemitzgjedhor, sepse këtu është baza e të gjithaproblemeve dhe e konfliktit të vazhdueshëm politikqë prej vitit 2008.

Nuk mund ta theksojmë mjaftueshëm rëndësinëqë ka reformimi i sistemit zgjedhor për të garantuarnjë përfaqësim të drejtë e të barabartë të vullnetittë qytetarëve shqiptarë në Kuvendin e Shqipërisë.

Kuptohet që ky komision i posaçëm duhet tëadresojë në mënyrë të plotë e shteruese të gjitharekomandimet, që burojnë prej raporteve të OSBE-ODIHR-it për tri zgjedhjet e fundit. Ne besojmë sepjesëmarrja jonë në këtë komision ka kuptim vetëmnëse do të hapim debatin e shumëkërkuar ngapopulli për ndryshimin e sistemit zgjedhor, për t’ugarantuar qytetarëve shqiptarë një sistem të drejtëvotimi, që vota e tyre në Kuvend dhe kudo tëpërfaqësohet në mënyrë të drejtë.

Grupi Parlamentar i Pavarur dhe GrupiParlamentar i Demokratëve kanë propozuarndryshimin e objektit të komisionit pikërisht për t’udhënë shqiptarëve atë mundësi, të cilën nuk e kanëpasur gjatë këtyre 11 vjetëve, që prej ndryshimevekushtetuese famëkeqe të prillit të vitit 2008. Jugarantoj se dhënia dorë të lirë kryetarëve të partivenë përzgjedhjen e listave elektorale, por edhendarja e padrejtë proporcionale-rajonale që iu bëShqipërisë e kanë deformuar vullnetin eshqiptarëve, por, mbi të gjitha, e kanë forcuarbajraktarizmin dhe klientelizmin e brendshëm tëforcave politike, ku kryetarët ndihen pronarë tëemrave të kandidatëve për deputetë. Ne nuk mundtë pajtohemi kurrë me këtë mendësi, që bie ndeshme parimet dhe standardet europiane, atje kunjerëzit votojnë të lirë dhe kanë besim se vota etyre numërohet dhe llogaritet ligjërisht. Çfarëdokushtesh teknike që të përmbushë Shqipëria, nëseduam të avancojmë drejt Bashkimit Europian dhenëse duam të hapim negociatat për anëtarësim,ky vend duhet të zgjidhë njëherë e mirë problemine mungesës së besueshmërisë së votës dhepërfaqësimin e drejtë të vullnetit popullor nëparlament, ndaj edhe nevojitet ndryshimi i sistemitelektoral aktual, i cili nuk i ka bërë aspak mirëShqipërisë.

Të nderuar kolegë deputetë, amendimi ynë ishërben pikërisht kësaj kauze dhe dua t’ju inkurajojqë ta votojmë këtë ndryshim objekti dhe t’i japimjetë Komisionit të Posaçëm të ReformësZgjedhore. Ju garantoj se aksioni ynë politik nëkëtë komision do të jetë gjithnjë në interes tëndryshimit të sistemit zgjedhor, adresimit të të gjitharekomandimeve të OSBE-ODIHR-it dhe patjetërnë funksion të garantimit të një procesi të rregullt,të barabartë zgjedhor dhe të lirë nga çdopaligjshmëri e tentativë manipuluese.

Të nderuar kolegë deputetë, në emër të GrupitParlamentar të Pavarur, ju bëj thirrje që tamiratojmë bashkërish kërkesën tonë dhe të ecimpërpara me një reformë zgjedhore të thellë ashtusiç duhet.

Dua të falënderoj kolegët, Kryetarin e Kuvendit,qytetarët shqiptarë, kryetarin e grupit tëmaxhorancës, zotin Balla, dhe zonjën Hajdari përbashkëpunimin në këtë ditë të rëndësishme!

I uroj komisionit suksese!Faleminderit!Gramoz Ruçi –Faleminderit, zoti Musaj!Fjala për zonjën Hajdari.Rudina Hajdari – I nderuar Kryetar,Të nderuar deputetë,Të nderuar qytetarë që na ndiqni,Sot kemi një amendament shumë të

rëndësishëm, të cilin e ka propozuar opozitaparlamentare dhe kemi rënë dakord që nëkomisionin e ri do të kemi disa amendime.Amendimi kryesor ka të bëjë me ndryshimin esistemit zgjedhor. Kjo është një arritje shumë emadhe për opozitën dhe për të gjithë vendin.

Ju garantoj se gjatë mandatit të këtij komisionine do të bëjmë të pamundurën që të arrijmë tëgjitha objektivat e parashtruara dhe për këtë kemirënë dakord edhe me grupin e maxhorancës. Këtoobjektiva janë tepër të rëndësishme dhe dua t’ilistoj, sepse qytetarët duhet të jenë në dijeni seçfarë do të ndodhë me Komisionin e ReformësZgjedhore në 6 muajt në vijim.

Përtej adresimit të rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it, ne si komision kemi për detyrë tëgarantojmë një proces të rregullt zgjedhor, tëluftojmë me të gjitha mënyrat shitblerjen e votës,të eliminojmë çdo formë të keqpërdorimit tëburimeve shtetërore gjatë fushatës zgjedhore dhetë marrim të gjitha masat e duhura për mbrojtjen elistave zgjedhore dhe për çdo tentativë manipulimi.Të gjitha këto janë objektiva me ambicie të lartë

289

Legjislatura e 9-të Viti 2019

dhe ky është objektivi ynë kryesor. Ne, si grupparlamentar i opozitës së re, do të bëjmë tëpamundurën që të ulemi dhe t’i zgjidhim njëherë epërgjithmonë këto çështje.

Kemi gati 30 vjet që ne kontestojmë zgjedhjet.Çdo herë që ne bëjmë zgjedhje, i kontestojmërezultatet. Prandaj, ne duhet t’u garantojmëqytetarëve shqiptarë dhe të marrim të gjithë hapate duhur për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nukështë objektiv i pamundur, çdo gjë është e mundur.Nëse ne kemi vullnetin e duhur për të realizuar tëgjitha këto objektiva, atëherë do t’ia dalim.

Ndryshimi i sistemit është parësor dhe do tëbëjmë të pamundurën të hapim diskutime publikesa i përket kësaj objektive. Ne duam që tëpërfshijmë të gjithë qytetarët shqiptarë dhe të flasimhapur se cili është sistemi i duhur për ta. Ne do tëhartojmë planet në javët në vijim dhe i jammirënjohëse grupit tim parlamentar që më dhabesimin për t’i kryesuar ata. Të gjitha propozimetdhe amendamentet e tyre do të merren parasyshdhe do të mundohemi të bashkëpunojmë sa mëshumë për të arritur të gjitha këto objektiva.

Falënderoj kryetarin e grupit të pavarur!Faleminderit shumë!Gramoz Ruçi – Faleminderit!Zoti Balla, fjala për ju.Taulant Balla – Së pari, ky është një moment i

rëndësishëm për rivijimin e punës së lënë në mestë Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore.Me rifillimin e punës së këtij komisioni, të gjithaveprimtaritë e punës parlamentare do të marrinformë dhe përmbajtje. Unë dua t’i nxisë të gjithëanëtarët e komisionit që t’i lënë mënjanë flamujt epartive dhe të punojnë si përfaqësues tëpërgjegjshëm të Kuvendit të Shqipërisë për tëpërfunduar një reformë tërësore të Kodit Zgjedhor,që rregullon infrastrukturën e një procesi zgjedhordemokratik, duke adresuar plotësisht të gjitharekomandimet e OSBE/ODIHR-it, si dhe dukehulumtuar të gjitha mundësitë për të identifikuarnjë sistem zgjedhor, i cili duhet të kalojë përmeskonsensusit dhe të ketë një diskutim të hapur metë gjithë aktorët politikë në vend.

Ne nuk kishim asnjë kusht për reformënzgjedhore edhe me paraardhësit tuaj. Këtu, në këtësallë, paraardhësve tuaj u kam thënë: “Merrni njëletër të bardhë, shkruajeni si ta doni reformënzgjedhore dhe ne do ta miratojmë, sepse për ne erëndësishme është të kemi zgjedhje demokratike,të kemi zgjedhje sipas të gjitha standardeve!”

Unë jam shumë i sigurt se zgjedhjet e 30qershorit do të jenë zgjedhje të mira dhedemokratike. Përshëndes 42 partitë që uregjistruan për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30qershorit.

Rekomandimet e OSBE/ODIHR-it janë pjesathemelore e punës së komisionit. Kemi rënëdakord, pas konsultimeve me dy kryetarët egrupeve të opozitës, që të fillojmë punën për tëashpërsuar dënimet lidhur me “gjëmën”, me pjesënmë negative të proceseve zgjedhore, atë tëshitblerjes së votës.

Edhe pse ju keni ndryshuar emrin, nga Grupi iLëvizjes Socialiste për Integrim në Grup të Pavarur,partia nga lista e së cilës vini, ka damkën më tëturpshme të blerjes së votës në këta 28 vjet nëShqipëri. Duhet ta themi troç, shumë mirë që sotdeputetët, të cilët vijnë nga lista e LëvizjesSocialiste për Integrim kërkojnë te bashkëpunojnëpër të luftuar shitblerjen e votës.

Unë dua t’u kujtoj sot qytetarëve shqiptarë, qëndjekin punimet e Kuvendit të Shqipërisë, se kushhakërrehet nëpër sheshe apo nëpër rrugë, se nëShqipëri nuk do të mund të zhvillohen dot zgjedhje,duhet ta dijë se nuk ka më budallenj në Shqipëri,që të shkojnë dhe të bëjnë burg për Sali Berishënapo Lulzim Bashën, duke dëmtuar qoftë edhe njëfletë apo kuti votimi, sepse do të bëjë deri në 8vjet burg.

“Kush guxon të dëmtojë me dashje materialetzgjedhore...”, thotë neni 326 i Kodit Penal: “dëmtimi, prishja, shkatërrimi me dashje apozëvendësimi në kundërshtim me ligjin e pajisjeve,vulave, kodeve të sigurisë të çdo materiali tjetërzgjedhor, dënohet me burgim nga 6 muaj deri në5 vjet”. Ndërkohë që: “ Kur kanë sjellë pasoja tërënda në mbarëvajtjen e zgjedhjeve, kanë sjellëpavlefshmërinë e tyre apo kanë cenuar rezultatine votimit, dënohet me burg nga 3 deri në 8 vjet”.

Nuk ka më budallenj që të dëgjojnë Lulin meMonikën dhe të guxojnë të ngrenë dorë kundërprocesit zgjedhor. Zgjedhjet nuk janë as të grupittë PS-së dhe Partisë Socialiste, as të grupitdemokrat, qofshin këta demokratë të PartisëDemokratike apo të Bindjes Demokratike. Ështëqesharake që nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi,sulmon sistemin politik në këtë vend përpartitokraci. Astrit Patozi ka qenë kryetar i Grupittë Partisë Demokratike 8 vjet në pushtet dhe i kapasur të gjitha mundësitë ta ndryshontepartitokracinë, nëse do të kishte dashur.

Viti 2019

290

Legjislatura e 9-të

Ju nuk keni faj, por partisë mëmë thojini qëPatozi është i tyre dhe jo yni. Si mund tëmbështesim ne kundërshtarin tonë? Ku ta dimëne se nuk është loja e Sali Berishës kjo, Astrit?Dështoi Luli, futi Patozin. Është puna juaj, nukështë puna jonë.

Ajo që dua t’u them sot qytetarëve shqiptarëme ringritjen e këtij komisioni është: nëse do tëduhet, le t’i ashpërsojmë edhe më tej dënimet përçdokënd që tenton të fusë duart në zgjedhje, përçdokënd që bën thirrje se mund të tentojë tëpengojë procesin zgjedhor!

Zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen. Neni330 i Kodit Penal, në vijim të nenit 326 “Pengimi izgjedhësve”, është më i rëndë se ai që përmendamë lart, sepse edhe këtu dënimet fillojnë nga 5vjet burg për këdo që tenton të pengojë një qytetarshqiptar të shprehë i lirë votën e tij.

Bashkohem me propozimin e zonjës Hajdaridhe zotit Musaj që ky komision duhet të fillojëpunën menjëherë. Për të dy bashkëkryetarët, qëdo të vendosim në fund të seancës, thirrja imeështë të fillojmë punën menjëherë, pa humburkohë, që në fillim të javës tjetër, me qëllim qëgjithçka që duhet ta kishim bërë deri tani që lidhetedhe me nevojën që ka Shqipëria, që edhereformën zgjedhore ta kishte realizuar parazgjedhjeve të 30 qershorit, ta kishte të skontuarnë detyrat e shtëpisë të lëna nga Këshilli Europiani vitit të kaluar, nuk e bëmë dot me paraardhësittuaj në listat e deputetëve, por ju jeni deputetëtërësisht legjitimë në funksion të parlamentarizmitnë vend.

Po jua rikujtoj, gjatë punës së komisionit ne nukinsistuam për ta vendosur në kushtet e këtijkomisioni, por në dokumentet e punës sëderitanishme të Komisionit për ReformënZgjedhore do të rigjeni kushtin e vetëm të PartisëSocialiste të Shqipërisë që është: vota eshqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. Ky është ivetmi kusht që ne kemi. Nuk arritëm dot t’u japimmundësinë shqiptarëve të Hasit, që jetojnë nëLondër, që të votojnë për kryetarin e tyre tëbashkisë në Has, apo shqiptarëve që jetojnë nëmes të Athinës, por që me zemër e me shpirtbanojnë në Sarandë, që të votojnë për kryetarin ebashkisë së Sarandës, por në vitin 2021 të gjithëshqiptarëve që jetojnë jashtë territorit, të cilët janëmë shumë se një e treta, duhet t’ua mundësojmëatë që ua kemi borxh që këtu e njëzet e tetë vjetme radhë. Larg qoftë, po të mos ishte emigracioni,

sigurisht që Shqipëria nuk kishte për të qenë kjoqë është sot. Po ju rikujtoj se gjatë punës sëkomisionit, nga ana e anëtarëve tanë do ta keni sipikë të rëndësishme referimi për sa i përketreformës zgjedhore.

Së fundi, po e përsëris edhe një herë atë qëthashë: plotësimi i vendeve bosh në komision krijonmundësinë e rifillimit të punës. Jam i sigurtë senga deputetët e tjerë, të cilët nuk janë ende pjesëe grupeve parlamentare, do të ngrihet pyetja dheshqetësimi se përse ata nuk janë pjesë e këtijkomisioni. Dua t’u them se komisionet ngrihen siprofil i propozimeve të grupeve parlamentare. Jamshumë i sigurtë se nga ana jonë nuk mungon dhenuk do të mungojë asnjëherë mirëkuptimi për tazgjeruar edhe më tej përbërjen e komisionit, meqëllim që kushdo që është në këtë sallë parlamentitë ndjehet i përfaqësuar në Komisionin e Posaçëmtë Reformës Zgjedhore. Ajo për të cilën doja t’ubëja thirrje të dyja grupeve politike të konturuaratashmë, është: ju lutem, bëni propozimet sot, përtë rimarrë të gjitha pozicionet që u takojnë: trekryetarët e komisioneve, nënkryetarin e Kuvenditdhe të gjitha delegacionet e tjera, që me të drejtëi takojnë opozitës.

Punë të mbarë komisionit dhe punë të mbarëtë gjithëve në këtë ushtrim demokratik të punësparlamentare!

Gramoz Ruçi – Zoti Alimadhi, për procedurë.Adriatik Alimadhi – I nderuar Kryetar,Të nderuar kolegë deputetë,Me thënë të drejtën isha përgatitur ta mbaja

ndryshe fjalimin tim të parë, por fakti që ju futët nëprocedurë Komisionin e Reformës Zgjedhjeve, mëbëri të dal këtu, të shoh e të propozoj një ndryshimnë procedurë: më duket ende shpejt procedura,në të cilën ju keni vendosur ta ezauroni me kaqngut.

Unë jam gati që prej një muaji këtu, nuk e dipër anëtarët e komisioneve, por duke parë se nëkëta tridhjetë vjet, edhe subjekteve të ndryshmepolitike u është vjedhur e grabitur vota, do tëkërkoja që të shikohej mundësia e përfaqësimit tëkëtyre partive, të cilat kanë tash katër vjet e kusurqë kërkojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Këtë kisha për procedurë.Ju faleminderit!Gramoz Ruçi – A jeni dakord të përfshihet në

rendin e ditës propozimi i bërë?(Deputetët shprehen dakord me kartonë.)Ulni kartonët! Propozimi përfshihet në rendin e

291

Legjislatura e 9-të Viti 2019

ditës.Lidhur me procesverbalin e seancës së kaluar,

ka ndonjë vërejtje?Nuk ka. Miratohet!Njoftime.Nga Këshilli i Ministrave është depozituar një

projektligj ratifikim marrëveshjeje, ndërsa ngaPresidenti i Republikës është depozituar dekretipër rishqyrtim të ligjit për vetingun e Policisë.

Nga deputeti Lefter Maliqi është kërkuar njëinterpelancë me ministren e Drejtësisë.

Gjithashtu, ju njoftoj se deputetja EnadaKapllani ka plotësuar deklaratën për anëtarësimnë Grupin Parlamentar “I pavarur”.

Si gjithnjë, materialet do t’i gjeni në faqen zyrtaretë Kuvendit.

Njoftoj Kuvendin se nga Komisioni Qendror iZgjedhjeve janë depozituar në Kuvend shtatëvendime për dhënien e mandatit të deputetëve,gjashtë kandidatëve të listës shumemërore tëPartisë Demokratike, respektivisht në qarqet:Gjirokastër, Korçë, Tiranë dhe Shkodër, si dhe njëkandidati të listës shumemërore të Partisë LëvizjaSocialiste për Integrim në qarkun e Beratit.

Njoftoj se dje u mblodh Këshilli për Rregulloren,Mandatet dhe Imunitetin për të verifikuar mandatete shtatë deputetëve të zgjedhur nga KomisioniQendror i Zgjedhjeve, përkatësisht: zonja FatjonaDhimitri, subjekti politik Partia Demokratike, qarkuGjirokastër; Andi Përmeti, subjekti politik PartiaDemokratike, qarku Korçë; Eugen Bojaxhiu,subjekti politik Lëvizja Socialiste për Integrim,qarku Berat; Erion Piciri, subjekti politik PartiaDemokratike, qarku Tiranë, Artur Roshi, subjektipolitik Partia Demokratike, qarku Tiranë, ZefShtjefni, subjekti politik Partia Demokratike, qarkuShkodër, Nikolin Staka, subjekti politik PartiaDemokratike, qarku Shkodër.

Raportin e Këshillit për Rregulloren, Mandatetdhe Imunitetin do ta paraqesë zonja Bushka.

Klotilda Bushka – Faleminderit, zoti Kryetar!Të nderuar kolegë, ju njoh me raportin e

përmbledhur të Këshillit për Rregulloren, Mandatetdhe Imunitetin, për verifikimin e mandatit tëdeputetëve: Fatjona Dhimitri, Andi Përmeti, ErionPiciri, Eugen Bojaxhiu, Zef Shtjefni, Nikolin Staka,Artur Roshi.

Kuvendi i Shqipërisë, në vijim të vakancave tëkrijuara si pasojë e heqjes dorë nga mandati ideputetit, në mbështetje të Kodit Zgjedhor tëRepublikës së Shqipërisë, ka njoftuar Komisionin

Qendror të Zgjedhjeve për krijimin e vakancave.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me vendimet

nr. 125, 136 dhe 137, respektivisht në datat 4 prill2019 dhe 9 prill 2019, ka vendosur t’u japëmandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë,respektivisht zonjës Fatjona Dhimitri, nga listashumemërore e Partisë Demokratike, qarkuGjirokastër; zotit Andi Përmeti, nga listashumemërore e Partisë Demokratike, qarku Korçë;zotit Erion Piciri nga lista shumemërore e PartisëDemokratike, qarku Tiranë; Eugen Bojaxhiu, ngalista shumemërore e Partisë Lëvizja Socialiste përIntegrim, qarku Berat; zotit Zef Shtjefni, nga listashumemërore e Partisë Demokratike, qarkuShkodër; zotit Nikolin Staka, nga listashumemërore e Partisë Demokratike, qarkuShkodër, zotit Artur Roshi, nga lista shumemëroree Partisë Demokratike, qarku Tiranë.

Pas verifikimit që iu bë mandateve të fituaradhe krahasimit me legjislacionin e aplikueshëm,rezulton se në vendimet e Komisionit Qendror tëZgjedhjeve janë respektuar kërkesat eparashikuara nga nenet 69, 70 dhe 71 tëKushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Për sa i përket procedurës së dhënies sëmandatit, është respektuar neni 164, pika 2, e KoditZgjedhor të Republikës së Shqipërisë, sipas të cilit:“Mandati i ndërprerë i kalon kandidatit vijues tëlistës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhorepërkatëse. Në përjashtim nga ky rregull, kurvakanca i përket një mandati të fituar sipas pikës6 të nenit 67, ajo plotësohet nga kandidati i parënë listë i gjinisë përkatëse, pavarësisht renditjesnë listë”.

Për sa më sipër, Këshilli arriti në konkluzioninse për deputetët nuk rezultoi asnjë paligjshmërinë zgjedhje që t’i pengojë ata të bëjnë betimin nëseancë plenare. Për pasojë, zonja Fatjona Dhimitri,zoti Andi Përmeti, zoti Erion Piciri, zoti EugenBojaxhiu, zoti Zef Shtjefni zoti Nikolin Staka dhezoti Artur Roshi, që kanë fituar mandatin edeputetit, në mbështetje të nenit 72 të Kushtetutësdhe nenit 4, pika 1, të Rregullores së Kuvendit,ftohen në seancën plenare të Kuvendit për të bërëbetimin, si kusht për të filluar ushtrimin e mandatittë deputetit.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zonja Bushka!Kush është dakord me raportin e paraqitur në

emër të Këshillit?Votoni me karton, ju lutem!

Viti 2019

292

Legjislatura e 9-të

Miratohet raporti.Para se të vazhdoj me çështjet e tjera, në

mbështetje të nenit 72 të Kushtetutës dhe nenit 4,pika 1, të Rregullores së Kuvendit, ftoj deputetët erinj për të bërë betimin, si kusht paraprak për tëfilluar ushtrimin e mandatit të deputetit.

Në mbështetje të nenit 4, pika 3, të Rregullores,unë do të lexoj tekstin e betimit, ndërsa kandidatëtpër deputetë, një nga një, do të ngrihen në këmbëdhe do të deklarojnë: “Betohem”.

Teksti i betimit është: “Betohem me nderin timse do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputet ipopullit në Kuvend, do të përfaqësoj denjësishtpopullin, do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve, dotë mbroj lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, do tërespektoj dhe do të mbroj të drejtat dhe liritë eshtetasve dhe do të punoj me të gjitha fuqitë e miapër përparimin e atdheut dhe mirëqenien e popullittim.”

Deputetja Fatjona Dhimitri.Fatjona Dhimitri – Betohem!Gramoz Ruçi – Deputeti Andi Përmeti.Andi Përmeti – Betohem!Gramoz Ruçi – Deputeti Eugen Bojaxhiu.Eugen Bojaxhiu – Betohem!Gramoz Ruçi – Deputeti Erion Piciri nuk është

i pranishëm. Betimi i tij do të bëhet në seancënpasardhëse.

Deputeti Artur Roshi.Artur Roshi – Betohem!Gramoz Ruçi – Deputeti Zef Shtjefni.Zef Shtjefni – Betohem!Gramoz Ruçi – Deputeti Nikolin Staka.Nikolin Staka – Betohem!Gramoz Ruçi – Urime kolegëve deputetë të

rinj!Vazhdojmë me çështjet e tjera të rendit të ditës,

me raportin e veprimtarisë vjetore të KëshillitDrejtues të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) përvitin 2018. Sipas Rregullores, e merr fjalën zotiKristaq Traja.

Kristaq Traja – Të nderuar deputetë,Para se të raportoj para jush për veprimtarinë

vjetore të Këshillit Drejtues të Radio TelevizionitShqiptar për vitin 2018, kam për detyrë t’ju kërkojnjë ndjesë. Ashtu siç e bëra edhe në Komisionin eMedies, kërkoj publikisht ndjesë para jush përdërgimin me vonesë të materialit me përgjigje ndajrekomandimeve që bëri Komisioni i Medies për tërregulluar disa probleme në disa sektorë specifikëtë RTSH-së.

Është e sikletshme pas gjithë asaj pune, qëështë bërë nga RTSH-ja, të detyrohesh të kërkoshndjesë për një neglizhencë banale (unë e quajkështu, paçka se përgjegjësia është jona). Dua t’jusiguroj për një gjë: është larg vëmendjes që nenë RTSH të ushqejmë ndonjë ndjenjëmospërfilljeje për të cilën nuk na ka shkuarndonjëherë në mendje, jo vetëm për kulturën tonë,por edhe për përgjegjësitë dhe për masat që mundtë merreshin kundër nesh.

Po paraqes para jush raportin për veprimtarinëe RTSH-së gjatë vitit të kaluar. Radio Televizionishqiptar gjatë vitit 2018 ka vijuar angazhimin e tijserioz në rrugën e një transformimi të gjithanshëm,me synimin për të krijuar një marrëdhënie të reme publikun, marrëdhënie, e cila buron dhesanksionohet edhe në ligjin për entin informativ.

Raporti që paraqesim përpara jush, synon tëjapë një tablo të punës, të arritjeve, por edheproblemeve me të cilat është ndeshur RadioTelevizioni Shqiptar gjatë vitit 2018. Problemetkanë qenë komplekse, por qëllimi ynë kryesorështë përmbushja e detyrave për të informuar,edukuar dhe argëtuar publikun.

Radio Televizioni Shqiptar gjatë vitit 2018 e kakonceptuar dhe realizuar punën e tij si një sfidëpër realizimin e detyrave të vështira që lidhen menjë qasje të re ndaj publikut.

Paketa e ndryshuar dhe në rritje e programeve,e realizuar gjatë vitit 2017, është pasuruar më tejgjatë vitit që po marrim në analizë: një kanal i riinformativ dhe disa kanale, që tashmë nuk janëmë teste, por janë në transmetim me programaciontë plotë. Këto janë pjesë e një përpjekjeje qëvazhdon në rrugën e vështirë të transformimit.

Nga një vështrim i përgjithshëm, mund të themise periudha janar – dhjetor 2018 ka qenë periudhëe ndërtuar mbi sfida të njëpasnjëshme. Unë kamkënaqësinë të deklaroj këtu para jush se detyrat elëna nga Kuvendi i Shqipërisë për vitin 2018 nërezolutën e tij janë përmbushur plotësisht.

Një nga punët kryesore të RTSH-së ka qenëajo për mbulimin me sinjal televiziv të popullsisë,sipas detyrimit kontraktor, e cila u përqendrua nëdy drejtime kryesore.

Së pari, në ngritjen e rrjetit të ritransmetimevedixhitale. Duhet thënë se tashmë janë ndezurpothuajse të gjitha stacionet e transmetimevedixhitale anembanë vendit dhe po punohet përpajisjen e të gjitha pikave me depozita nafte,karburanti, depozita që nuk ishin të parashikuara

293

Legjislatura e 9-të Viti 2019

në projekt.Së dyti, në mirëmbajtjen e rrjetit të

transmetimeve analoge, i cili duhej të ishte fikurme kohë, sipas strategjisë së miratuar. Ky rrjetështë mirëmbajtur me vështirësi shumë të mëdhadhe me kosto të kufizuara nga ana jonë.

RTSH-ja, me burimet e saj, ia ka dalë të mbajënë këmbë një rrjet të amortizuar në mungesë tëinvestimeve, pasi ai është i destinuar të fiket.

Gjatë gjithë kësaj kohe, në zbatim të rezolutëssë Kuvendit, janë shtuar të ardhurat e televizionit.Gjatë vitit 2018 janë miratuar tarifat përritransmetimet e programeve të RTSH-së dhe ngasubjektet kabllore, të cilat, bashkë me të ardhuratnga klikimet e kanaleve të RTSH-së në Youtubedhe shitjen e materialeve arkivore, ishin burime tëtë ardhurave që realizon Radio Televizioni Shqiptar.

Realizimi i të ardhurave nga shfrytëzimi i rrjetitnumerik të transmetimeve ka pësuar një rritje prej36% krahasuar me vitin 2017, ndërsa krahasuarme planifikimet për vitin 2018 të ardhurat ngashfrytëzimi i rrjetit të ri dixhital të transmetimitparaqiten të realizuara në nivelin 67%. Kymosrealizim ka ardhur si rezultat i shtyrjesvazhdimisht nga AMA të afatit të mbylljes sëtransmetimeve analoge, sidomos në allotment-ine Tiranës.

RTSH-ja ka lidhur kontrata me operatorëtrajonalë dhe lokalë, që mbështeten në rrjetinnumerik të transmetimit të RTSH-së, pormosrimbursimi i pagesave nga AMA, si pasojëedhe e moszbatimit të ligjit nr. 34/2017 “Për lirimine frekuencave të dixhital-dividendit”, ka çuar nëkrijimin e borxheve të këtyre OSHM-ave ndajRTSH-së, si dhe në ndërprerjen e disa kontratavetë shërbimit si rezultat i mungesës së aftësisëpaguese të subjekteve. Kjo solli si pasojë edherritjen e detyrimeve të këtij zëri në vitin 2018 nënivelin 37%, krahasuar me vitin 2017.

Po gjatë vitit 2018 ka nisur edhe hartimi i planittë biznesit, i cili parashikohet të përfundojë brendavitit 2019. Edhe gjatë vitit 2018 të ardhurat e RTSH-së janë përdorur kryesisht për investime nëteknologji, në mbulimin me sinjal të platformësprogramore kombëtare të RTSH-së.

Në buxhetin e RTSH-së për vitin 2018përqindjen më të lartë e zënë shpenzimet direkte,që lidhen me procesin e dixhitalizimit, 45%, dheshpenzimet, që lidhen me prodhimin dhepërmirësimin e cilësisë së programeve, zënë 21%,ndërkohë që shpenzimet për pagat e personelit

vijojnë në nivelin 34%.Rëndësi e veçantë u është kushtuar

investimeve në teknologji, kalimit të transmetimevenga teknologjia me definicion standard “SD”, nëatë me definicion të lartë “HD” (high definition), sidhe janë bërë investime të domosdoshme në pikattransmetuese të RTSH-së, me qëllimvijueshmërinë dhe mosndërprerjen etransmetimeve dixhitale.

Janë ndërtuar 11 depozita karburanti për pikattransmetuese, por procesi do të vijojë edhe në vitin2019 për pikat e tjera. Ndërtimi i këtyre sistemevetë furnizimit dhe monitorimit krijon lehtësi nëgatishmërinë e këtyre stacioneve në çdo moment,duke pasur parasysh këtu kushtet e vështiraatmosferike, sidomos në periudhën e dimrit, si dhenë uljen e kostove të furnizimit me karburant, dukeeliminuar lëvizjet e shumta të automjeteve dhe tëpersonelit përkatës teknik.

RTSH-ja është transmetuesi i vetëm nëShqipëri, i cili ka qenë i gatshëm që në dhjetor tëvitit 2016 të mbyllë transmetimet analoge në allot-ment-in e Tiranës (qarqet Tiranë dhe Durrës), qëpërbën më shumë se një të tretën e popullsisë sëShqipërisë. RTSH-ja ka qenë e gatshme që nëdhjetor të vitit 2016 të transmetojë me muksin IIedhe të gjitha programet e operatorëve rajonalëdhe lokalë në allotment-in e Tiranës.

RTSH-ja ka qenë gjithnjë në koordinim meAMA-n për mbylljen me sukses të procesit tëdixhitalizimit dhe vazhdon të bashkëpunojë me tëgjithë aktorët kryesorë në këtë proces.

Aktualisht, sot që flasim, RTSH-ja është egatshme të mbyllë transmetimet analoge në tëgjithë vendin, pasi rrjeti dixhital i saj i shpërndarjesDVBT2 është pothuajse i përfunduar dhe sipasparashikimeve kontraktore duhet të mbulojë 96,5%të popullsisë. Por kjo, nga ana e saj duhet tëvërtetohet pas matjeve që duhen bërë në terren.

Sipas nesh suksesi më i madh i vitit 2018 përtë gjithë RTSH-në ka qenë transmetimi iKampionati Botëror i Futbollit – Rusi 2018, kudepartamenti i sportit përballoi maratonën e gjatënjëmujore të kësaj feste të madhe sportive metransmetime të drejtpërdrejta si në kanalin e parëtë RTSH-së, ashtu edhe në “RTSH1 HD” dhe“RTSH Sport” përgjatë gjithë ditës me orë tëzgjatura të transmetimit direkt të emisioneve dhendeshjeve, duke e përcjellë sa më të plotëatmosferën e këtij evenimenti shumë tërëndësishëm.

Viti 2019

294

Legjislatura e 9-të

Rritja maksimale e audiencës gjatë transmetimittë Kampionatit Botëror të Futbollit në vitin 2018nuk ka qenë thjesht rastësi dhe si pasojë e vetëmnjë eventi, por është një tregues, që dëshmon seprezenca medietike e RTSH-së nuk ndodh vetëmgjatë Kampionatit Botëror të Futbollit, pornormalisht edhe në mënyrë të arsyeshme kurbaishte shumë e lartë, por edhe në periudhën mëpas.

Produkti artistik në rritje, balanca dhe pavarësiaeditoriale, emisionet historike dhe investigative,debati i hapur dhe i drejtpërdrejtë, po krijojnë çdoditë e më shumë bindjen se tashmë kemi të bëjmëme një medie, që vijon sfidën transformuese dukeu mbështetur në atë çfarë kërkon publiku sot.

Një tjetër veprimtari sportive, pjesë e listës sëngjarjeve me rëndësi të madhe për publikun, që utransmetua ekskluzivisht nga RTSH-ja gjatë vitit2018, ishte edhe olimpiada dimërore “Pjongçeng2018”. Komentet e gazetareve femra (një risi përRTSH-në) për patinazhin artistik, por edhe tëgazetarëve pjesë të RTSH Sport, për 16 ditë meradhë kanë sjellë për publikun një nga eventet mëtë rëndësishme të këtij viti, në katër ekraneparalelisht, në RTSH 1, RTSH Sport, RTSH 2 dheRTSH 24.

Viti 2018 shënoi edhe rikthimin e “Formula 1”në ekranin e RTSH-së. Për 21 fundjava, nga 25marsi deri në 25 nëntor, sportdashësit shqiptarëkanë pasur mundësi të ndjekin garat e shpejtësisësë makinave; 90 orë transmetim të kualifikuesevedhe garave, të përcjella me profesionalizëm dhepërkushtim te publiku.

Që nga qershori i 2018-s, njësia e emisionevetematike dhe lajmeve në RTSH ka përgatitur dheka nisur transmetimet e kanalit informativ tëlajmeve, RTSH 24, të platformës programoredigjitale të Radiotelevizionit Shqiptar.

Duke iu bashkëngjitur idesë për të plotësuarkanalet dhe programet e një platforme, qëformësohej për herë të parë në Shqipëri, RTSH24, si pjesë e njësisë së lajmeve dhe tematikavenë RTSH, mori përsipër misionin e informimit publiksipas formatit news.

RTSH 24 shërben edhe si një vitrinë përritransmetimin e produksioneve, që njësia elajmeve dhe tematikave i prodhon gjatë javës. Nëkëtë kanal ritransmetohen produksione, si: “Tar-get”, “31 minuta”, “Qyteti im”, “Hapësirë e blertë”,“Auditor arsimi” e të tjerë.

Lajmet e RTSH-së në emisionet politike, por

edhe ndjekja e ngjarjeve më të rëndësishme tëditës, kanë konotacion politik, shikohen siobjektive, të paanshme, informuese, moderne dhetë shpejta. Kjo ka rritur integritetin dhe kreditetpublike të njërit prej emisioneve bazike të njëtransmetuesi, siç është edicioni i lajmeve.

Po kështu, në 2018-n (vazhdon më e theksuarkëtë vit) është krijuar një hapësirë më e madhe,me informacione të përditshme për ngjarjet nëKosovë. Kjo rrit interesin e teleshikuesve, si nërrjetin tokësor, ashtu edhe në atë satelitor. Mëshumë informacione, por edhe emisione tëdedikuara ka pasur edhe nga trevat shqiptare nëMaqedoni. Kjo i jep RTSH-së profilin e një mediembarëkombëtare serioze.

Më 1 qershor 2018 ka filluar transmetimin e tijkanali dhe programi më i ri i paketës programoretë RTSH-së, RTSH Fëmijë. Me gjithë problematikate para, kanali gjithë pasditen ka krijuar njëprogramacion të stabilizuar për sa u përket fashavetë orareve sipas grupmoshave, duke ndjekur njëlogjikë të rritjes së targetgrupit, që finalizohet mefilmin e darkës. Me këtë program, RTSH-ja, jovetëm ka përmbushur një detyrim ligjor, por kaplotësuar edhe detyrimet e marra përsipër nëkontratën e shërbimit të transmetimit publik meAMA-n.

Në kanalin e parë RTSH 1 HD është rriturndjeshëm cilësia e produkteve televizive meprogramet ekskluzive, si: “Masterchef Albania Jun-ior”, “Gjyshet milionere”, “Pasditja ime”, “Pasditjae kuqe” e ditës së premte, si dhe “N’kokë”.

Në emisionin “Mirëmëngjesi, Shqipëri” kemiarritur të sjellim një numër të konsiderueshëm tëftuarish.

Brenda mundësive, në marrëdhënie mepublikun, është realizuar edhe monitorimi i saktëdhe cilësor për të gjitha programet dhe eventet mëtë rëndësishme në RTSH, si: Festivali i Këngës,programi “Tok-tok”, “Masterchef Junior”, eventetmuzikore, koncertet dhe aktivitetet, ku edhe jemipartnerë, duke i pasqyruar gjerësisht në programete strukturës.

Kanali RTSH 2 gjatë vitit 2018 ka pasur njëtendencë rritjeje në audiencë, që ka ardhur sirezultat i një strukture programore, që është mëdinamike dhe më e pasuruar. Tashmë, prej gati 2vjetësh, RTSH 2 transmeton edicionet informativeshkurt, në shqip dhe në gjuhët e minoriteteve.

Emisioni “Ura” në RTSH 3 është konceptuar sinjë urë lidhëse mes Shqipërisë dhe shqiptarëve

295

Legjislatura e 9-të Viti 2019

në diasporë. Prandaj, audienca i ka kaluar kufijtëe vendit. Kurrë më parë në ekranin e RTSH-sënuk u është dhënë kaq hapësirë problematikavetë diasporës shqiptare dhe jetës së saj jashtëvendit.

RTSH-ja tani është në periudhën e përmirësimittë produktit radioteleviziv. Ky proces ka kaluar nëshumë faza, për të mbërritur aty ku është sot.

Të gjitha programet e RTSH-së janëtransformuar në formë dhe në përmbajtje, dukesjellë një frymë të re në radio dhe në televizion,bazuar në standardet më të larta të transmetimit.

Ka një rritje të ndjeshme të besimit të publikutnë programet dhe në lajmet e RTSH-së. Është epranuar nga të gjithë se RTSH-ja ka një ndryshimrrënjësor në formën dhe në përmbajtjen e saj, ajotashmë nuk është thjesht një kanal i dobët, por njëplatformë e fuqishme, ku shqetësimet dheproblemet e popullit po zënë vend çdo ditë e mëtepër.

Raportet e Bashkimit Europian dhe tëpërfaqësuesve të tyre këtu për RTSH-në janë tëmbushura me vlerësime, që mendojmë se janë tëmerituara, për reformat e thella strukturore që janëkryer, si dhe për impaktin shumë pozitiv që kanëpasur këto reforma në rritjen e cilësisë së ofertësradiotelevizive.

Për herë të parë, Bashkimi Europian ka ofruarnjë program bashkëpunimi, ku përfshihenplanifikimi i fondeve për disa programe tërëndësishme për RTSH-në, siç janë ato përmbrojtjen e mjedisit dhe të konsumatorit, kaplanifikuar fonde për akademinë e RadioTelevizionit Shqiptar, si dhe bashkëpunimin medepartamentin e gazetarisë, ku Bashkimi Europianmerr përsipër financime të internship-eve tëstudentëve të gazetarisë, që duan të provojnëveten në RTSH.

Për herë të parë në historinë eprogresraporteve për Shqipërinë, vlerësohet punae RTSH-së në forcimin e pavarësisë dhe rritjen eprofesionalizmit.

Në progresraport theksohet: “Transmetimi ishërbimit publik RTSH ka një strukturë të re tëbrendshme, që pasqyron procesin e kalimit digjital.RTSH-ja ka zhvilluar dhe miratuar parimeteditoriale, për t’u mbrojtur nga ndërhyrjet politike.Raporti i OSBE-ODIHR-it në zgjedhjetparlamentare të qershorit theksoi se RTSH-jatregoi një qasje të ekuilibruar në raportimin efushatës. Megjithatë, RTSH-ja duhet të sigurojë

qëndrueshmërinë e saj financiare.”Një nga detyrat e lëna, ku përfshihet edhe

RTSH-ja, ka qenë të finalizojë procesin e vonuartë kalimit të dixhitalizuar, të lirohet dividenti dixhitaldhe të rishikohet plani kombëtar i brezit të gjerëme objektiva të qarta. Dua të sqaroj këtu se RTSH-ja ka qenë dhe është pararojë në procesin edixhitalizimit dhe puna e bërë në këtë drejtim,pavarësisht vështirësive të shumta financiare,meriton fjalë të mira.

Duke ndjekur strategjinë e përcaktuar tëdixhitalizimit, RTSH-ja ka qenë e gatshme për fikjene transmetuesve analogë në alotmentin e Tiranës,që përfshin Tiranën, Durrësin, Kavajën dhe Krujën,që në datën 1 dhjetor të vitit 2016 dhe është nëpritje të vendimit për mbylljen e saj. Siç janë nëdijeni edhe deputetët e nderuar këtu, por edheopinioni publik, AMA ka ndryshuar disa herëstrategjinë dhe datën, duke e filluar këtë procesnga disa alotmente më periferike, si Berati dheKorça.

RTSH-ja ka qenë e gatshme për të gjitha këtolëvizje dhe jo vetëm që ka mbuluar këto zona mesinjal të programeve të veta, por ka qenëmbështetëse e transmetuesve privatë në të gjithakëto allotment-e. Dua të theksoj këtu që mosfikjae transmetimeve analoge, sipas planifikimeve tëpërcaktuara, i ka sjellë dëm financiar tëkonsiderueshëm Radio Televizionit Shqiptar.

Ky televizion sot pothuajse e ka mbaruarplotësisht projektin e dixhitalizimit. Kanë mbeturpa u ndezur vetëm 2 stacione nga 60 të ndërtuar,të vonuara jo për faj të RTSH-së, por për shkak tëproblematikave me pronat ku do të vendosen këtostacione, probleme tashmë të zgjidhura. Kamkënaqësinë t’ju them se të gjitha stacionet do tëjenë on air në tre muajt e ardhshëm.

Projekti i dixhitalizimit ka nxjerrë probleme tëshumta, të cilat janë zgjidhur hap pas hapipavarësisht mungesave.

Ja disa nga problemet:1. Paqëndrueshmëria e furnizimit me energji

elektrike e stacionit.Projekti ishte parashikuar pa depozita nafte.

Gjatë vitit të kaluara RTSH-ja ndërtoi me fondet eveta 11 depozita nafte të shoqëruara me sistemetë monitorimit dhe sigurisë kundër vjedhjeve dheshpërdorimeve. Janë në proces ndërtimi dhe dotë përfundojnë brenda kësaj vere të gjitha depozitatpër të gjitha stacionet, gjë që do të garantojqëndrueshmërinë e plotë të transmetimeve të

Viti 2019

296

Legjislatura e 9-të

RTSH-së.2. Projekti dhe kontrata nuk garantojnë

mbulimin 100% me sinjal televiziv të territorit sëShqipërisë. Në alotmentet ku është fikur sinjalianalog është vërtetuar se ka gropa dhe fshatra, tëcilat nuk mbulohen me sinjal, si për shembull fshatiDardhë në Korçë, zona e Gostivishtit në Kolonjëapo edhe zona të tjera. Matjet e plota do të bëhenkur të fiket i gjithë sistemi analog dhe transmetimettë kalojnë në dixhital, por megjithatë, vetë projektidhe kontrata parashikojnë që 3% e popullsisë dotë mbetet pa sinjal tokësor.

Duke pasur parasysh këto, RTSH-ja transformoitransmetimet duke pasur tani transmetime mecilësi të lartë, duke garantuar sinjal falas për tëgjithë dhe njëkohësisht duke mbrojtur dhe dukemos shkelur të drejtat e transmetimeve në Europë.

3. Ka vende ku zyrtarisht ka sinjal, por nuk kemipër popullin, siç ndodh në Berat apo Lezhë. Kjondodh për shkak se antenat e RTSH-së janë nëdrejtim të kundërt me antenat e transmetuesve tëtjerë privatë, duke e detyruar qytetarin ta kthejëantenën herë andej dhe herë këtej për të parë tëgjitha kanalet. Për shembull, në Lezhë, Instituti iMonumenteve të Kulturës nuk lejoi RTSH-në tëngrejë stacionin aty ku i kanë gjithë të tjerët, nëTyrben e Lezhës, me arsyen se është monumentkulture, por nuk u mor asnjë masë për të hequrantenat e transmetuesve privatë. E njëjta situatëështë edhe në alotmentin e Beratit.

Pavarësisht këtyre gjërave, dua të theksoj seRTSH-ja është në krye të procesit të dixhitalizimitdhe asnjë platformë tjetër apo televizion kombëtarnuk mund të krahasohet me të. Gjithashtu, dua tëtheksoj se 100% e investimeve të bëra nga RTSH-ja janë në funksion të këtij procesi jo thjesht nëfushën e transmetimeve që përmenda, por edhenë drejtim të prodhimit radioteleviziv.

Unë dua të theksoj këtu një transformim gjiganttë teknologjisë së prodhimit televiziv, epamendueshme qoftë edhe përpara një viti. I gjithëprodhimi i sotëm televiziv është i standardit qëkërkon ky lloj transmetimi. Janë zëvendësuar tëgjitha kamerat, mikserat, kabllot, është ngriturHedent-i i ri dhe një data center sipas të gjithaparametrave. Paralelisht ka filluar dixhitalizimi iarkivit në Beta dhe po krijohen protokollet përdixhitalizimin e arkivit të vjetër të filmit Ampex-itdhe Bosch-it, si dhe mënyra e arkivimit të prodhimittë ri.

Është instaluar një sistem modern i menaxhimit

të medias, si dhe ka filluar punë akademia e RTSH-së me trajnime të përditshme të stafit me sistemine menaxhimit të aseteve mediatike, si dhe popunohet për kthimin në high definition të studiovetona lëvizëse. Është në përfundim automatizimi iproceseve për 4 kanale televizive dhe së shpejtifillon gjysmëautomatizimi edhe për kanalin e parëtë RTSH-së, në mënyrë që shumë shpejt tëkalojmë në automatizimin e lajmeve dhendryshimin tërësor të mënyrës së të menduarit dhetë punuarit.

Natyrisht, RTSH-ja kërkon ndihmë dheinvestime të tjera në këto drejtime që përmenda.Ju keni qenë dëshmitarë të kërkesave dhepërpjekjeve tona për të siguruar financimet eduhura për dixhitalizimin e arkivit apo për ruajtjene arkivit, për network-un dhe sistemin elektrik,përpjekje që, me gjithë përkrahjen tuaj të plotë,por edhe të deputetëve të Komisionit të Ekonomisëdhe Financave, përsëri rezultuan të pasuksesshmedhe RTSH-ja nuk mori absolutisht asnjë shtesëfinancimi, përkundrazi u ul ndjeshëm e ardhura ngatarifa e përdorimit të aparatit televiziv, mbeti ipandryshuar komisioni absurd prej 10%, që merrOSSHE-ja, nuk u zbatua ligji që për biznesetfaturohet sipas aparateve televizive. Rezulton qëedhe hotele me 200 dhoma dhe 300 televizorëpaguajnë të njëjtën tarifë që paguan 1 pensionistnë një fshat të largët. Këto probleme, me gjithëpërpjekjet tona të mëdha, kanë mbetur ende pazgjidhje.

Dua të theksoj këtu edhe një situatë absurdeqë na futi Ministria e Financave në vitin 2018. Gjatëvitit të kaluar qeveria i dha Radio TelevizionitShqiptar 100 milionë lekë nga buxheti me qëllimkrijimin e RTSH Agro (në kontratën me AMA-nshënohet: RTSH-Jetë), shumë e cila u tenderuapër të blerë një pjesë të pajisjeve të nevojshme.Shuma e kërkuar e domosdoshme ishte 200milionë lekë. Në fund të procesit të tenderimit, kuru lidh edhe kontrata me operatorin përkatës,Ministria Financave shkurtoi papritur fondin prej100 milionësh duke e lënë RTSH-në sot me njëborxh të tillë ndaj një importuesit privat dhe duke ebërë të pamundur realizimin e këtij projekti.

RTSH-ja ka ndryshuar në të gjitha drejtimet.Siç kanë dhënë efektin e tyre në transmetimeinvestimet në teknologji, ashtu ka dhënë efektin etij edhe zbatimi i parimeve editoriale në forcimin epavarësisë dhe profesionalizmit nga gazetarët eRTSH-së. Pas një sërë sondazhesh të kryera

297

Legjislatura e 9-të Viti 2019

nëpërmjet telefonatave dhe sondazheve online,rezulton se është rritur ndjeshëm shikueshmëria,duke e bërë RTSH-në tashmë jo një zgjedhjesporadike, por një zgjedhje të përhershme.

Për fat të keq në Shqipëri nuk kemi kompani tëspecializuara për matjen e audiencës. Në njëraport të fundit të Këshillit të Europës rezultoi setë gjitha të dhënat e deritanishme për matjen eaudiencës ishin fiktive, të pavërteta, raport qëvërtetoi pretendimet e Radio Televizionit Shqiptarnë këtë drejtim.

Prodhimi radioteleviziv është rriturjashtëzakonisht shumë, gjë që e bën të pamundurtë rendisësh gjithçka që është bërë. Dua të theksojse tashmë janë strukturuar plotësisht tri kanalegjeneraliste: RTSH 1, si kanali kryesor i saj; RTSH2 që u drejtohet minoriteteve, shtresave në nevojëdhe të marxhinalizuara, traditave dhe risive nënsloganin “Të ndryshëm, por të barabartë”.

Emisionet si “Ditë të mbarë!”, “Transkulturë”,“Me Bledin”, “Fletore Zyrtare” e të tjera, i kanëdhënë larmi të madhe këtij kanali, i cili pasurohetme kulturë dhe art nga vendet e rajonit, me serialedhe sitkome të dedikuara.

Është strukturuar plotësisht kanali gjeneralistRTSH 3, i dedikuar për shqiptarët jashtë atdheut.

Ka filluar plotësisht nga puna kanali informativRTSH24 me lajme dhe lidhje direkte përmestransmetimit maratonë të një cilësie të lartë mekomente në studio, aty ku ndodhin ngjarjet dhe joashtu siç thotë raporti i AMA-s, që nuk ka filluarende transmetimi, për të mos folur pastaj përkanalin RTSH Sport, që po kthehet në një ngakanalet më të ndjekur dhe më i rëndësishmi nëkëtë fushë, që jep një kontribut të madh në shërbimtë publikut.

Të gjitha këto kanë një faqosje interesante,secila ka të vetën, sipas karaktereve, me ngjyrat etyre dhe sloganet e veçanta. Kjo është bërë emundur me ngritjen dhe forcimin e një sektori grafiknga tre më të mirët në vend, si dhe një sektori përmontazhin televiziv të mirëpajisur dhe tëmirëtrajtuar.

Nuk dua të lë pa përmendur punën që po bëhetnë të gjitha kanalet e Radio Tiranës. Ajo ka rifilluarpas shumë e shumë vitesh prodhimin dhetransmetimin e radiodramave për të rritur dhe përfëmijë. Është e vetmja radio në vend, që kaemisione të plota dhe të larmishme për kulturëndhe gjuhën, për politikën dhe ekonominë, për jetënsociale dhe artin, për qytetin dhe fshatin. Bën dallim

në tregun e transmetimeve radiofonike, në tëkundërt të shumë radiove të tjera në vend, që janëthjesht play list, me muzikë angleze, amerikane etë tjera.

Radio Tirana 2 ka ndryshuar komplet strukturënprogramore, duke u bërë kanali i rinisë dhe ikëngës shqip, ku mund të veçoj emisionin epërditshëm “Të rinjtë për të rinjtë”.

Gjatë këtij viti janë rritur kërkesat përbashkëpunim me RTSH-në për organizimin eshumë eventeve në kryeqytet dhe më gjerë.Projektet që prezantohen pranë RTSH-së janështuar dhe tashmë shqyrtohen nga një grup punei dedikuar për projektet e jashtme, i cili kujdeset tëzgjedhë propozimet më cilësore.

Dua të theksoj gjithashtu se në rrugën tonëgjatë vitit të kaluar kemi pasur sektorë ku gjëratnuk kanë ecur siç duhet, njëri prej tyre është edhesektori i web-it, i cili ka mbetur siç ka qenë, iprapambetur, joaktiv, gjë që ka ndikuar edhe tepubliku për mosnjohjen me transparencë, jo vetëmtë punës së bërë, por nuk njihen strukturaorganizative, drejtueset e sektorëve, vendimet eKëshillit Drejtues dhe të Bordit të Administrimit,mbledhjet e këshillit të shikuesve dhe të dëgjuesvee të tjerë.

Dua të raportoj para Kuvendit se, ndërsa punae Drejtorisë së Komunikimit në një analizë tëDrejtorisë së Përgjithshme u trajtua si një dështim,iu propozua Këshillit Drejtues, i cili miratoi shkrirjene Drejtorisë së Komunikimit dhe krijimin e Sektorittë Promocionit dhe të Web-it, me një plan tëdetajuar për të rindërtuar nga fillimi web-in, punënme rrjetin social, ndjekjen e mendimit të shikuesvedhe dëgjuesve, transparencën e institucionit. Kysektor i ri tashmë ka filluar punë dhe rezultatet dotë shihen shumë shpejt.

RTSH-ja punon çdo ditë, por njëkohësisht kahedhur një këmbë të fuqishme edhe për tëardhmen.

Një histori e plotë suksesi është platforma jonëe transmetimeve nëpërmjet internetit OTT, qështrihet në modele, në mobile, smartTV, setup,inboks, on-demand, që është një hap gjigandpërpara, si alternativë e radio televizionit linear.

Sot platforma ka rreth 350 mijë përdorues nëtë gjithë botën dhe hap një perspektivë të shkëlqyerpër bashkëbisedimin e ardhshëm të RTSH-së meshikuesit dhe dëgjuesit e vet.

Menaxhimi me efikasitet në rritjen e energjivekrijuese bëri të mundur që gjigandi mediatik i fjetur,

Viti 2019

298

Legjislatura e 9-të

të zgjohet dhe të futet në rrjedhën e një ndryshimitashmë të pandalshëm.

Siç kemi nënvizuar në raport, ndërhyrjet kanëqenë shumëplanëshe, nga më të thjeshtat deri ngaato që kërkonin, para së gjithash, evoluimin ekoncepteve dhe mendësisë së të punuarit. E kemifilluar me vënien në eficiencë të kapaciteteverrethuese dhe ekzistuese për të kaluar në projektetqë kërkojnë vizion dhe frymë të re.

Së fundi, besimi i publikut dhe interesi i tij ështënjë obligim yni i përditshëm, për të cilin ne punojmëdhe do të punojmë me motivim, vizion dhepërkushtim dhe besojmë se sfidat e reja do t’ipërballojmë me sukses.

Me kaq po e mbyll.Ju falënderoj të gjithëve!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Kraja!Pyetje të depozituara nuk ka. Është kërkuar

debat nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.Janë regjistruar për të folur deputetët: Musa Ulqini,Milva Ekonomi, Korab Lita dhe Artur Roshi.

Fjala për zotin Ulqini.Musa Ulqini – I nderuar zoti Kryetar,Të nderuar kolegë deputetë,Gjatë vitit 2018 komisioni ynë ka pasur në fokus

të veçantë, ndryshe nga vitet e tjera, RTSH-në dhearsyeja ka qenë se viti që lamë pas ka qenë një vitku për sa i takon punës së madhe që transmetuesipublik duhej të bënte për kalimin nga transmetimianalog në transmetimin digjital, ishte në kulmin evet dhe në kufizimin e kësaj pune. Ne kemi bërëdiskutime në komision, kemi qenë edhe nëmjediset e RTSH-së për ta parë nga afër këtëproces me problemet e veta, të metat, sfidat dhearritjet.

Në komision kemi bërë një diskutim në dyseanca për raportin, kemi lexuar me vëmendjeraportin që ka sjellë Këshilli Drejtues, një raportvoluminoz, kemi pasur përpara edhe një analizëtë detajuar të Shërbimit të Monitorimit me problemekonkrete, kemi bërë pyetje dhe diskutime, kemimarrë shpjegime për gjëra, të cilat kolegët e mideputetë i kanë gjykuar të paqarta nga këto dydokumente apo edhe problemet që ata kanë ngazonat nga vijnë dhe natyrisht jemi përpjekur tëshohim sa dhe si janë realizuar detyrat e rezolutëssë miratuar nga ky Kuvend një vit më parë, të cilatkanë qenë udhërrëfyesi i punës së KëshillitDrejtues të Radio Televizionit.

Në komision ne kemi kritikuar këshillin drejtuesdhe kryetarin e tij, i cili kërkoi ndjesë këtu sot, por

më parë kishte kërkuar ndjesë edhe në komision,që për arsye krejt të panevojshme e solli mevonesë analizën lidhur me realizimin e detyravetë vëna në rezolutë, duke i dhënë të drejtë Kryetarittë Kuvendit, i cil i në një takim shumë tërëndësishëm që pati me drejtuesit e institucionevetë pavarura ta fillonte kritikën me Këshillin Drejtuestë RTSH-së. Ne e kemi kritikuar Këshillin Drejtuestë RTSH-së në komision, sepse ai nuk e kandërtuar raportin që na paraqiti në komision sipasstandardeve që janë miratuar në parlament në fundtë dhjetorit të vitit të kaluar. Kuvendi, në bazë tënjë vendimi, ka vendosur që institucionet epavarura, kur paraqesin raportet e tyre, duhet tëkenë një ndërtim, një faqosje dhe një problematikëmë specifike dhe Këshilli Drejtues pa diskutimduhej ta kishte marrë në konsideratë vendimin eKuvendit.

Natyrisht, raporti ishte i detajuar dhe irëndësishëm, në bazë të traditës, por duhej që aitë merrte në konsideratë atë që sapo ju thashëmë lart. Gjithashtu, kemi kritikuar edhe ekipin qëdrejton RTSH-në, pasi në fund të raportit nuk ishintë precizuara disa nga objektivat që KëshilliDrejtues dhe RTSH-ja parashikojnë t’i kenë nëqendër të punës për vitin 2019, të cilat pa diskutimdo të jenë pjesë e rezolutës që do të miratojmëpas këtij diskutimi.

Ne kërkuam nga ekipi drejtues i RTSH-së dhedrejtuesit ekzekutivë që të mos i linin gjërat paqartësuar, pasi RTSH-ja si institucion ka njëbashkëpunim të ngushtë dhe të detyruar me AMA-n, si institucioni që monitoron të gjitha medietaudiovizive në Republikën e Shqipërisë.

Si relator i RTSH-së, si një njeri që e ka ndjekurnë vazhdimësi atë që ka ndodhur në RadioTelevizionin Shqiptar që nga viti 1992, dua t’jutheksoj se ne e diskutojmë raportin vjetor të RTSH-së, duke pasur dy shtylla.

Shtylla e parë janë detyrat që Kuvendi vendoste rezoluta dhe shtylla e dytë është se sitransmetuesi publik gjatë punës së tij 1-vjeçare ika realizuar ato gjëra që theksohen te Deklarata eQëllimit. Deklarata e Qëllimit është një deklaratëme anë të së cilës i kërkohet në mënyrë publiketransmetuesit të shprehë në tërë aktivitetin e vetatë që është më e qenësishme, raporti i tij mepublikun, dhe në të janë të precizuara angazhimetpublike dhe konkrete të RTSH-së.

Dua t’u kujtoj kolegëve që janë në sallë dheatyre që na ndjekin se vetëm dy vjet e gjysmë më

299

Legjislatura e 9-të Viti 2019

parë RTSH-ja, si asnjëherë tjetër, ishte në vdekjeklinike. Për dy vjet e gjysmë nuk ishte zgjedhurKëshilli Drejtues, kjo për shkak të mënyrës se siopozita, e cila kishte miratuar ligjin në vitin 2013me konsensus, e bllokoi ndërtimin dhe ngritjen ebordit drejtues të RTSH-së, sepse kërkonte që t’iimponohej, duke shkelur thelbin e vetë ligjit. Thelbii ligjit është që bordi, këshilli drejtues dhe anëtarëte tij zgjidhen me konsensus në bazë të kriterevedhe të një gare që ne kemi shpallur, gjë të cilënedhe publiku ka pasur mundësi ta ndjekë. E para.

E dyta, një transmetues publik ka ekip ekzekutivnë përgjithësi, pa një drejtor për dy vjet e gjysmë,pra është në një vdekje klinike, me një teknologjiqë i përket shekullit të kaluar dhe me një situatëekonomike drejt falimentimit. Dy vjet e gjysmë mëparë ekipi i ri, pasi u zgjodh Këshilli Drejtues, u vunë krye të këtij institucioni dhe unë mendoj se gjatëkësaj periudhe kanë ndodhur shumë gjëra, të cilatne duhet t’i themi me zë të lartë, duke qenë shumëkritikë ndaj RTSH-së, sepse duke i thënë këto gjërame zë të lartë ne e mbështesim RTSH-në.

Pra, ne duhet t’i kërkojmë RTSH-së cilësi, membështetjen që i jep ligji dhe Kuvendi, sepsembështetja e këtyre dy institucioneve duhet të jetëe tillë që RTSH-ja ta kapërcejë atë problem të madhqë ka ndaj publikut të gjerë, sepse për vite të tëranë memorien e publikut dhe të gjithsecilit ështërrënjosur që RTSH-ja është diçka e vjetër, ndërsasot kemi një RTSH komplet tjetër.

Po përpiqem t’ju them shkurt disa gjëra. SotRTSH-ja funksionon në bazë të një statuti. Mundtë thoni ju, çfarë është statuti? Statuti është njëdokument shumë i rëndësishëm, që i precizongjërat dhe detyrat. Për gati dhjetë vjet RTSH-ja nukka funksionuar në bazë të statutit, në bazë tëparimeve editoriale, të cilat janë shumë tërëndësishme, në bazë të një marrëveshjeje meAMA-n, që lidhet me shërbimet. RTSH-ja sot kabërë një ndryshim rrënjësor strukturor, sepse kemi4 njësi dhe nuk kemi 30 drejtori me një administratëskandaloze, pasi administrata është vënë nëfunksion të cilësisë së transmetimeve tëprogrameve, të larmisë së tyre dhe mbi të gjithasot RTSH-ja pas dy vjet e gjysmë nga një kanal,ka një paketë me 13 kanale, 3 kanale tëpërgjithshme dhe 7 kanale të dedikuara.

Gjithashtu, ka një ndryshim rrënjësor nëtransmetimet satelitore me 6 kanale televizive dhe4 radio, si edhe Radio Tirana me 5 kanale. Janëbërë përpjekje që të gjitha kanalet t’u përshtaten

ndryshimeve teknologjike, që secili të ketë mundësiqë në smartfonin e tij të ndjekë të gjithë paketën eRTSH-së.

Janë 13 kanale me 350 mijë përdorues, porpara një viti e gjysmë nuk kishte asnjë, sepse nukishte ky shërbim. Sot RTSH-ja mbulon 97% tëpopullsisë me një sinjal shumë të pastër. Ky ishteinvestimi më i madh që nga nisja e pluralizmit, 20milionë euro investim që RTSH-ja të kalojë nëtransmetime digjitale. RTSH-ja sot është nëpararojë, asnjë transmetues tjetër në Shqipëri nukështë në pararojë të këtij kalimi, i cili, në fakt, ështëshumë i rëndësishëm. Te Deklarata e Qëllimit flitetpër një shërbim cilësor sinjali, i cili sot është më imiri në treg.

Gjithashtu, në Deklaratën e Qëllimit flitet, përprograme të larmishme, 7 kanale të dedikuara përfëmijë, për sportin, për filmin, kanali shqip qëpromovon kulturën kombëtare, lajmi 24 orë,Kuvendi e të tjera. Të gjitha këto programe, qëtransmetohen në 3 kanale të përgjithshme dhenë 7 kanalet e dedikuara kanë mundësi dhe posjellin një cilësi dhe larmishmëri programi. Nuk kagrup social që nuk e sheh veten në RTSH. RTSH-ja është në pararojë në Ballkan, sa i takon mënyrëssi i trajton pakicat kombëtare, madje kanali i dytëështë një kanal i përgjithshëm që për herë të parëtransmeton në 5 gjuhë të minoriteteve në Shqipëri.

Natyrisht që sfidat e RTSH-së janë të mëdha,audienca është sfida më e madhe, pavarësisht ngandryshimet, por edhe dixhitalizimi i brendshëmështë sfidë tjetër.

Si komision dhe parlament kemi edhe ne detyrattona, duhet të plotësojmë Këshillin Drejtues, sepsedisave iu ka mbaruar mandati. Duhet të jemi nëkrah të RTSH-së për shumë çështje, për shembullpër zgjidhjen e disa problemeve që lidhen mefinancimin, duhet ta rrisim kontrollin dhe kritikënpër gjërat që nuk shkojnë mirë në RTSH. RTSH-jakërkon mbështetje, mirëkuptim dhe një angazhimmë të madh të stafit që punon aty, por që ka nevojëpër t’u ndryshuar, siç është ndryshuar teknologjiadhe organizimi.

Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Ulqini! Fjala për Korab Litën. Korab Lita – Faleminderit, zoti Kryetar!Të nderuar kolegë deputetë, Të nderuar qytetarë, Këshilli Drejtues i RTSH-së e ka vlerësuar

transmetimin e Kampionatit Botëror si një prejarritjeve kryesore. Në fakt, Këshilli ka shumë të

Viti 2019

300

Legjislatura e 9-të

drejtë që e veçon këtë transmetim botëror, pasi,për fat të keq, qytetarët zgjedhin të ndjekintelevizionin publik shqiptar vetëm në rastet e këtyreevenimenteve globale sportive.

Familjet shqiptare paguajnë tarifën vjetore prejmbi 10 milionë eurosh në vit, megjithatë audiencae tij është shumë e vogël për shkak të politikëseditoriale proqeveritare që ndjek.

Televizioni duhet të jetë publik, por, në fakt, aiështë në shërbim të plotë të qeverisë dhe për këtëarsye fondet, që ky televizion merr çdo vit ngabuxheti i shtetit, në pjesën më të madhe i shndërronnë propagandë imagjinare të qeverisë.

Në raport edhe vetë Këshilli Drejtues nukpërmend termin “publik”, por e shënon thjesht siRTSH, mesa duket, edhe vetë Bordi Drejtues epranon se ata nuk prodhojnë materiale televizivepër publikun.

Në fokusin e linjës editoriale të tyre nuk janëqytetarët, por qeveritarët. Shifrat dhe statistikat qëprezanton raporti i Këshillit Drejtues i RTSH-sëjapin një panoramë inkurajuese, ku raportohenpërpjekjet që ka bërë TVSH-ja për dixhitalizimin efrekuencave, por nuk thotë asnjë fjalë se cilëtoligarkë të medieve private përfitojnë nga kyproces. Bordi Drejtues i TVSH-së nuk shprehet nëasnjë rresht të raportit se cila kompani privatepërfiton nga shitja me çmime të kripura tëaparaturave për transmetimin e sinjalit dixhital.

Qeveria, e cila punon për oligarkët, e ka shtyrëdy herë afatin që detyron qytetarët shqiptarë përtë blerë aparatet, të cilat mund dhe duhet t’isiguronin institucionet publike, përfshirë edhe vetëtelevizionin shqiptar. Mbi të gjitha Këshilli Drejtuesi RTSH-së flet për rritje të ndjeshme të audiencëspër shkak të asaj që në raport e quan “politikaeditoriale e paanshme e tij”.

Nuk besoj se mund të gjendet sot një shqiptari vetëm që të besojë se Televizioni Shqiptar ështëi paanshëm, i pavarur nga politika. Politikaeditoriale e TVSH-së është tërësisht në favor tëqeverisë dhe kjo dikton nevojën e ridimensionimittë plotë të mënyrës së pagesës së tij.

Në fakt, diskutimi i sotëm nuk duhet të kufizohetvetëm te raporti burokratik vjetor i Këshillit Drejtuestë RTSH-së, por duhet të zgjerohet tek e drejtakushtetuese e lirisë së medies. Ne kemi shumëpër të diskutuar në këtë drejtim.

Raporti më i fundit i organizatës ndërkombëtare“Gazetarë pa kufi”, i publikuar javën e kaluar, tregoise uzurpimi i medies në Shqipëri është

ndërkombëtarizuar. Ai raport tregonte me emër tëpërveçëm se cili është shkaku i rënies së lirë tëmedias në Shqipëri, ai është kryeministri EdiRama, emri i kryerilindasit tuaj gjendet në krah tëautokratëve dhe legjislatorëve të vendeve të botëssë tretë. “Gazetarët pa kufi” treguan atë që medietshqiptare, të blera ose në presionin e qeverisëarrogante të rilindjes, nuk mund ta thonë përqytetarët shqiptarë. Natyrisht, mund të kërkohetpërgjegjësia te mediet shqiptare, e cila, si pjesë etregut ekonomik shqiptar, është nën thundrën ediktatit qeveritar. Media shqiptare ka dy mundësiose të mbijetojë duke bërë kompromise meqeverinë në kurriz të qytetarëve, ose të mbyllet, tëfalimentojë dhe të mbeten pa punë me qindranjerëz që mbajnë familjet në ato sipërmarrje. Meskëtyre dy alternativave të këqijave, mediet zgjedhinmë të voglën, atë të bindjes ndaj qeverisë suaj, ecila, kur nuk ka problem të blejë vota e të ushtrojëaktivitet kriminal ndaj votuesit, nuk e ka aspak prob-lem të shtrëngojë rripat për biznesmenët e mediesnë Shqipëri.

Të nderuar qytetarë, të gjitha problemet e sotmetë shqiptarëve e kanë një shkak, që është vota, ecila vidhet dhe blihet nga rilindja. Kjo klasë politikejo se nuk di, por nuk do të bëjë zgjedhje. Ata edinë se zgjedhjet e lira dhe të ndershme forcojnëburokracinë, por dobësojnë politikanët. Zgjedhjettë lira dhe të ndershme do të thotë politikanë tëpërgjegjshëm e për rrjedhojë qeveri tëpërgjegjshme, e cila përgjigjet para votuesve çdo4 vjet.

Politikanët tanë, kur vjen puna për të mbrojturpushtetin e tyre, e fusin me dashje vendin në krizëdhe, për të dalë nga kriza që krijojnë vetë, kërkojnëmarrëveshje politike. Shqipëria mund të jetë i vetmivend në planet ku politikanët e anashkalojnë ligjindhe bëjnë marrëveshje ose, siç quhen ndryshe,pazare. Shqipëria politike që prej vitit 2008 ështëshndërruar në domenin e kryetarëve të partive.Kryerilindësi po i shfrytëzon në mënyrën më tëkeqe të mundshme rrjedhojat e një pakti, që nëmënyrë të gabuar u miratua edhe nga PartiaDemokratike para 10 vjetësh. Natyrisht, vullneti iasaj kohe mund të ketë qenë i mirë, por rezultatidoli shumë i keq. Kryerilindasi juaj është shembullitipik se si ai sistem krijoi një ish-kryetar të fortëpartie, i cili po uzurpon të gjitha pushtetet.

Gjithsesi, nuk është kurrë vonë për të zhbërëdiçka që u gatua politikisht keq. Ne sot kemishansin historik ta ndryshojmë këtë realitet. Jam i

301

Legjislatura e 9-të Viti 2019

sigurt që deputetët e opozitës, që gjenden në këtësallë, janë të gatshëm për të votuar çdo ndryshimqë demokratizon jetën e partive dhe më tej,shtetërore, që rrjedh nga vullnetet politike.

Po ju, kolegë të maxhorancës, a e keni këtëvullnet? A jeni të gatshëm ju të votoni përndryshimet e nevojshme në ligjin zgjedhor? Jam isigurt që shumë prej jush në krahun emaxhorancës parlamentare do të votonin mekënaqësi që të zhbëhet pushteti i plotë i kryetarit.Nëse arrini të gjeni forcën dhe të ndryshoni sëbashku këtë realitet, qytetarët shqiptarë do tëshikojnë realizimin e aspiratës së tyre, integriminnë Bashkimin Europian. Ashtu siç sistemi ikomunizmit me metodat e tij e izoloi Shqipërinënga Perëndimi, ju, me etjen për pushtet, po bllokoniecurinë e vendit drejt Bashkimit Europian. Për fattë keq, populli shqiptar po e shikon se treni iintegrimit nuk do të ndalojë këtë qershor nëstacionin tonë dhe pjesën e luanit në këtë dështime ka qeveria. Por Kryeministri dhe qeveria e tij ekanë gjetur alibinë për këtë dështim spektakolartë radhës. Sipas tij, armiku i brendshëm ështëopozita, e cila, prej më shumë se 2 muajsh, meprotestat e saj të dhunshme, duke thyer dy xhamadhe rrëzuar një kërpudhë, po e bllokon integrimine vendit, ndërsa armiqtë e jashtëm janë disadeputetë skeptikë në Holandë, Belgjikë, Francë,Gjermani e në disa vende të tjera mike partnere.E vërteta është krejt ndryshe. Partia Demokratike,që ishte në qeverisje në atë kohë, e anëtarësoiShqipërinë në NATO dhe realizoi liberalizimin evizave në Bashkimin Europian. BundestaguGjerman, parlamenti holandez dhe ligjvënësitfrancezë janë miqtë më të mirë të Shqipërisë dhetë popullit shqiptar, por kanë një kusht minimal dhethelbësor për politikën shqiptare. Ata kanë treguarse bileta jonë në rrugën drejt integrimit janëzgjedhjet e lira dhe të ndershme. Mbi këtë premisëndërtohet i gjithë rrugëtimi perëndimor i vendit tonë.Klasa jonë politike, natyrisht, me qeverinë në kryetë saj, nuk duan ta kenë këtë shans. Reformim iprocesit zgjedhor në Shqipëri do të thotë humbjee privilegjeve qeveritare. Këtu ndahemi mepartnerët ndërkombëtarë, të cilët janë lodhur meretorikat boshe qeveritare dhe nuk besojnë seklasa politike sunduese shqiptare do të ketë vullnettë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për forcimin einstitucionit të votës.

Kolegë deputetë, politika shqiptare e ka të qartëse si do ta realizojë reformën zgjedhore. OSBE-

ODIHR-i i ka përcaktuar qartë hapat e nevojshëmqë duhet të ndërmarrë politika shqiptare për tëarritur standardet e kërkuara perëndimore, porvullneti, sidomos i qeverisë shqiptare, ështëthuajse zero në këtë drejtim. Kryeministri shqiptar,sidomos gjatë ditëve dhe javëve të fundit, e kapërmendur shpesh në këtë sallë angazhimin e“Rilindjes” së tij për të përmbushur rekomandimete ndërkombëtarëve për një proces të rregullt, porpartnerët ndërkombëtarë kërkojnë, së pari, qëreforma zgjedhore të jetë gjithëpërfshirëse, tëharmonizohen dispozitat që lidhen me fushatënzgjedhore, financimin e saj dhe medien.

Rekomandime të tjera të rëndësishme janëbërë për blerjen e votës dhe depolitizimin eadministratës zgjedhore. Ku jemi sot ne me këtorekomandime? Qeveria ka detyrë primare për tëofruar dialog me opozitën. Ky dialog jo vetëm qënuk është ofruar, por situata u përkeqësua.

Mendoni se do të miratoni vetë një reformëzgjedhore, ku nuk mundeni jo vetëm politikisht, poras teknikisht? Ju duhen 84 vota, të cilat nuk i kenidhe as mos shpresoni t’i kërkoni nga opozita esallës për sa kohë që ftesa juaj është vetëm fasadë.Unë dhe kolegët e mi të opozitës e kemi të qartëqë reforma zgjedhore, së pari, duhet të çlirojëvotën. Si rezultat i ligjit elektoral, me lista tëmbyllura, jeni ju ata që e mbushët parlamentin meelementë të botës së krimit. Keni më shumë se 5vjet që jepni shfaqje teatrale në këtë sallë se si tëpastrojmë parlamentin, duke shpikur lloj-llojmarifetesh, sikur ç’po bëjmë. Shpikëtdekriminalizimin, vetingun, peshkun e madh,oligarkët, e të tjera fjalë, që gjysma e shqiptarëvenuk i kupton.

I nderuar zoti Kryeministër,I nderuar zoti kryetar i opozitës,Nëse vërtet doni të bëni edhe dekriminalizimin,

edhe vetingun në politikë, edhe të çliroheni ngaoligarkët, e keni shumë të thjeshtë. Besojinisovranit! Lejojeni sovranin të votojë i lirë!Eksperienca e vendeve me demokraci tëkonsoliduar ka treguar se vota e lirë e sovranit ditë gjykojë shumë drejt.

Për t’iu shmangur këtij vullneti, kryetari imaxhorancës nga brenda sallës i bën thirrjeopozitës, që po qëndron jashtë parlamentit, tëmarrë një vend si vëzhguese në Komisionin eReformës Zgjedhore. Ai dhe ju të tjerët nuk doni takuptoni realitetin aktual politik, ose më saktështireni sikur e kuptoni gjendjen e vendit. Ju i

Viti 2019

302

Legjislatura e 9-të

kërkoni opozitës dhe drejtuesve të saj të jenëspektatorë të një procesi farsë, të cilin mendonise do ta mbyllni për 90 ditë. Nuk besoj se do tëgjeni të njëjtin vullnet me atë tuajin tek opozita, asbrenda dhe as jashtë parlamentit. Ne që gjendeminë këtë sallë, përballë jush, jemi opozitaparlamentare për ju dhe për institucionet. Pra, ekuptoni qartë se, nëse do të kërkoni kompromisdhe negociata në të mirë të Shqipërisë, duhet tëpranoni propozimet tona. Lejoni që vota të çlirohet!Lidershipi opozitar ua ka bërë të qartë se nuk kajetë normale politike me këtë sjell je tëmaxhorancës.

Nga ana tjetër, edhe ne deputetët opozitarëbrenda kësaj salle po ju përcjellim të njëjtinmesazh: nuk ka dhe nuk ka për të pasur proceselektoral pa reformë të vërtetë.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Lita!Fjala për zonjën Ekonomi. Të përgatitet Artur

Roshi.Milva Ekonomi – I nderuar Kryetar,Të nderuar kolegë deputetë,Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit

Publik, bazuar në nenin 103, pika 2, të Rregulloressë Kuvendit, mori në shqyrtim raportin eveprimtarisë së Radiotelevizionit Shqiptar për vitin2018.

Po kështu, Radiotelevizioni Shqiptar, nëpërputhje me ligjin nr. 97/2013 “Për medietaudiovizive në Republikën e Shqipërisë” përgatitiraportin vjetor të veprimtarisë së tij për vitin 2018.

Në fakt, ky raport duhet të ndjekë një strukturëtë përcaktuar në manualin e monitorimit vjetor dheperiodik, që është miratuar nga Kuvendi nëdhjetorin e vitit të kaluar. Raporti, në të vërtetë,nuk e kishte strukturën e manualit të monitorimit, icili, në vetvete, i kërkon televizionit shqiptar të ketëparasysh disa shtylla.

Së pari, të ketë parasysh detyrat që i ka lënërezoluta e vitit të kaluar.

Së dyti, të ketë parasysh deklaratën e qëllimit.Së treti, më e rëndësishmja, ka të bëjë me

procesin e integrimit europian që ka ndërmarrëvendi.

Prandaj, edhe kur komisioni diskutoi përraportin, e vuri theksin me shumë forcë që nëmonitorimet në vazhdim që do të bëjë për tëndjekur nga afër raportimet e punës së RTSH-së,të ketë parasysh se duhet të raportojë në bazë tëkëtyre kërkesave. Kjo ishte një nga pikat më të

diskutueshme gjatë takimeve tona në komsion.Megjithatë, komisioni e vlerësoi në përgjithësi

punën e RTSH-së gjatë vitit 2018, si shumëserioze, një punë drejt një rruge transformuese tëgjithanshme, me synim krijimin e një marrëdhëniejetë re me publikun, e cila buron dhe sanksionohetedhe në ligjin për këtë ent informativ.

Gjatë veprimtarisë së tij u vunë re disa arritje,të cilat duhet t’i them shkurtimisht, edhe pse ju idëgjuat nga parafolësi:

Transformimi i të gjitha programeve të RTSH-së dhe vendosja në dispozicion e 13 kanaleve, qëkanë të bëjnë me prodhimet e RTSH-së.

Ndërtimi i një platforme komunikimi tësuksesshme, e cila ka bërë të mundur rritjen eaudiencës. Nuk duhet të harrojmë kampionatinbotëror të futbollit të vitit 2018 dhe aplikacionin“RTSH Tani”. Në fakt, ka një vërejtje, e cila vjennga të gjithë koleget e mi deputetë, sepse nëaplikacionin “RTSH Tani” ka një kanal të quajtur“RTSH Kuvend”, i cil i tani është duke natransmetuar, por ky kanal, me këtë aplikacion, nuke ndjek veprimtarinë e Kuvendit gjatë ditëve tëjavës. Kolegët e mi deputetë kanë paraqiturkërkesën që ky kanal të ndjekë çdo ditëveprimtarinë e komisioneve, takimet dhe dëgjesatqë deputetët bëjnë me grupet e interesit, sidomospër çështjet që lidhen me integrimin Shqipërisë nëBE, me të drejtat e njeriut; me barazinë gjinore,me luftën kundër dhunës në familje, të cilat janëshumë të rëndësishme për të informuar publikunshqiptar. Nga ana tjetër, me inters të lartë ështëparë edhe futja e programeve të reja, sidomos nëkanalin e dytë gjeneralist, ku jepen informacionenë gjuhët e disa prej të komuniteteve që jetojnënë vendin tonë. Në 3-mujorin e parë të vitit 2018u realizua dhënia e informaciont në gjuhën rome,që kishte një rëndësi të veçantë, duke bërë tëmundur pasqyrimin e problematikave të këtijkomuniteti.

Gjithashtu, ka pasur një mirëmenaxhim tëhapësirave publicitare dhe njoftimeve nëTelevizionin Shqiptar, të Radio Tirana dhe në faqenweb të tij, duke bërë të mundur shtimin e ardhuravetë këtij televizioni. Ka pasur një bashkëpunim tëmirë ndërkombëtar për disa nga eventet erëndësishme botërore, siç mund të përmendim:nënshkrimin e bashkëpunimit ndërmjet RTSH-sëdhe RAI-it; bashkëpunimi me Eurovision YoungMusician; me Junior Eurovision Song Contest, sidhe organizimi për herë të parë në Shqipëri i

303

Legjislatura e 9-të Viti 2019

Asamblesë së Përgjithshme të EBU-së, e cila umbajt në qershor të vitit 2018, duke shënuar njëhap para në marrëdhëniet ndërkombëtare që kyent informativ publik ka vendosur. Gjithashtu, futjae zhvillimeve të reja teknologjike ka qenë prioriteti punës së RTSH-së, e cila ka vendosur të vazhdojëme përkushtim përmirësimin transmetimeve nëstudiot televizive dhe radiofonike në qendratvendore, që janë shpërndarë në të gjithë vendin.

Pavarësisht rezultateve pozitive që komisionievidentoi, janë evidentuar edhe disa problematika,të cilat u adresuan në rezolutën e vitit 2019. Çfarëkemi parë ne si problematika?! Në rezolutënparaprake ne lamë si detyrë që vendimet, të cilatkanë të bëjnë më Këshillin Drejtues dhe me tëgjitha entet që veprojnë pranë RTSH-së, duhej tëbëheshin transparente dhe të vendoseshin nëfaqen web të këtij televizioni. Kjo gjë nuk kandodhur. Nga ana tjetër, pavarësisht nga ajo qëne kishim kërkuar në rezolutë, e cila kishte të bënteme përdorimin e të ardhurave të institucionit përinvestimet në teknologji të re, përsëri kërkuamsqarime të mëtejshme. Në fakt, kjo gjë thuhet nëraport, por nuk del shumë e qartë përllogaritja qëka bërë vetë institucioni për këtë zë.

Raporti nuk përmban një informacion tëdetajuar për marrëdhëniet transparente financiareme palët e treta dhe mediet audiovizive private.Gjithashtu, ne vumë re se ka një infrastrukturë tëvjetruar, sidomos rrjeti elektrik, i cili ka nevojë tëshoqërohet me një plan investimesh edhe brendanjë afati kohor.

RTSH-ja ka hartuar edhe parimet e sajeditoriale, të cilat janë miratuar në formën e njëstatuti dhe kërkohet të zbatohen nga e gjithë trupae punonjësve të RTSH-së. Por, e rëndësishmeështë që këto parime të kthehen në rutinëinstitucionale, të bëhen të përditshme dhegazetarët të kenë një pavarësi praktike në RTSH.

Gjithashtu, komisioni, duke parë dhe dukeanalizuar burimet financiare të RTSH-së, edhe nëmbështetje të ligjit nr. 97/2013, e nxit atë që të rrisëburimet financiare, në mënyrë që buxheti i shtetittë mos jetë burimi i vetëm financiar.

Prandaj, kur kemi hartuar rezolutën, ne kemipasur parasysh këto gjëra: të gjitha vendimet qëmerr Këshilli Drejtues i RTSH-së duhet të jenëtransparente edhe për publikun; në bashkëpunimtë ngushtë me AMA-n dhe OSHMA-të e tjera duhettë përfundojë ndërtimi i rrjetit numerik tëshpërndarjes së sinjalit, duke bërë të mundur

mbylljen e transmetimeve analoge në të gjithëShqipërinë; të përshpejtohen ritmet e punës përdixhitalizimin e materialeve arkivore dhe tëkompletohen brenda vitit 2019 me ndërtimin e rrjetitnumerik të shpërndarjes DVB T2 të RTSH-së; tëvijojë puna për rinovimin e teknologjisë sëprodhimit të programeve, duke bërë përpjekje përmodernizimin e teknologjisë në qendrat vendoreaudiovizive; të menaxhojë asetet në dispoziciontë RTSH-së; të vendosë standarde mëprofesionale në aprovimin e projekteve, bazuar nëkriterin e detyrimit ligjor të gjithëpërfshirjes, kriterine cilësisë artistike e kriterin e personalitetit tëkrijuesit, si dhe t’i bëjë transparente këto proceduranëpërmjet paraqitjes së informacionit tëhollësishëm në raportin vjetor; të prodhojëprograme të larmishme, që synojnë jo vetëmpërmbushjen e deklaratës së qëllimit, por, nga anatjetër, të ketë parasysh edhe konkurrencën emadhe në tregun e medieve audiovizive; të vijojëprodhimin dhe transmetimin e programeve që idedikohen BE-së, të drejtave të njeriut, luftëskundër dhunës ndaj gruas dhe barazisë gjinore;të përdorë të ardhurat e realizuara kryesisht përprodhimin e programeve dhe për rrit jen elarmishmërisë së tyre; të marrë masa për rishikimine faqes së internetit në përputhje me parimin etransparencës së veprimtarisë, si dhe duhet tështojë pjesëmarrjen në rrjetet sociale.

Në vazhdim të vendimit të Kuvendit tëShqipërisë, lidhur me format e monitorimit tëveprimtarisë vjetore, duhet që çdo fillimviti të ketënjë plan biznesi dhe çdo 6-muaj të raportojë nëkomision për situatën financiare.

Prandaj, ne i bëjmë thirrje dhe i kërkojmë RTSH-së që të jetë më e komunikueshme me komisionindhe këto detyra të jenë në prioritetin e punës sëKëshillit Drejtues. Gjithashtu, ne kërkojmë dheinkurajojmë RTSH-në që të përdorë të gjithaburimet financiare, sidomos ato që vijnë ngadonatorët, si OSBE-ja apo Bashkimi Europain, përtë rritur kapacitetin bërës të stafit që punon nëRTSH.

Nga ana tjetër, ne, si anëtarë të Komisionit tëEdukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, kemiqenë gjithmonë të gatshëm për të mbështetur çdoiniciativë të RTSH-së dhe do të jemi të gatshëm tambështesim dhe ta çojmë para të gjithë këtëndryshim teknologjik, me qëllim rritjen e këtij entiinformativ, në mënyrë që publiku ta ndiejë RTSH-në si televizionin e tij, sepse RTSH-ja duhet t’i

Viti 2019

304

Legjislatura e 9-të

shërbejë çdo individi në Shqipëri, çdo shqiptari qëjeton në territorin e Shqipërisë apo që vjen ngadiaspora.

Prandaj, unë ju bëj thirrje që këto këshilla dhekëto kërkesa, të cilat ne si komision i kemiparaqitur në rezolutë, t’i aprovoni gjatë kësaj se-ance.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zonja Ekonomi!Fjala për deputetin Artur Roshi.Artur Roshi – Zoti Kryetar,Zonja dhe zotërinj deputetë,Dëgjova raportin e RTSH-së dhe, përveç

pasqyrimit rutinë të mënyrës së menaxhimit tëparave të buxhetit, më la gjurmë ankesa përmungesë financimesh dhe mungesë aftësish nëmatjen e audiencës reale nga entet private. Nëfakt, puna e çdo televizioni matet nga audienca.Kur një televizion ka probleme, është e vështirë tëgjykosh se paratë që paguajë shqiptarët në këtëdrejtim ia vlejnë.

Sipas meje RTSH-ja, duhet të ketë dy orientime:së pari, në tregun medietik, në konceptin ekonkurrencës me televizionet private, për të pasurtë drejtën e shtimit të financimit nga buxheti, sëdyti, në transparencën e financimit.

Sigurisht, në këtë diskutim unë do të ndjektraditën parlamentare, duke ju kërkuar ndjesë,sepse do të dal nga rendi i ditës.

Hyrja e Ballit Kombëtar Demokrat në Kuvendine Shqipërisë pa dyshim duhej të ishte ndryshe.Mungesa jonë në këtë sallë nuk ka qenë për shkaktë garës, por për shkak mungesës së saj dhe nëmënyrë artificiale. Ky mandat i vonuar nuk vjentek unë si dhuratë, sepse në listë nuk kam qenërastësisht, por vjen nga votat e partisë sime, ngavotat e Ballit Kombëtar Demokrat.

Kur kandidatët për deputetë janë në të njëjtënlistë, ligjërisht kanë të njëjtin status për t’u bërëdeputetë dhe nuk mund të ndahen, në gjuhënvulgare, të dorës së parë dhe të dorës së dytë.

Djegia e mandateve është kundër ligjësisëpolitike, nuk mund të bësh opozitë vetëm jashtëparlamentit, sepse është njëlloj si të zgjidhëshproblemet e relativitetit të kohës dhe hapësirës,jashtë teorisë së Ajnshtajnit, apo të statistikësjashtë ligjësive të Njutonit, prandaj perëndimorëtnuk arrijnë ta perceptojnë këtë gjë.

Efekti që mund të jepte ky gjest politik i opozitësdo të ishte brenda 4 apo 5 ditësh, nëpërmjetprekjes në sedër të Kryeministrit, që ai të tërhiqej,

por, ndërmjet pushtetit dhe moralit, Kryeministrizgjodhi të parin.

Nëse mandati im do të ishte brenda numrit të2/3-ve, pra 94, numër limit i funksionalitetit opti-mal të parlamentit, kufi që sipas meje do të ndantepushtetin ndërmjet PD-së dhe PS-së, unë nuk dota merrja mandatin. Por sot situata ka rënë, nukka asnjë lloj influence në balanca të pushtetevedhe ndikim në makropolitikë.

Futja në parlament korrigjon vendimin e lëniessë mandateve. Kjo është një detyrë me një bonsespër të maksimalizuar energjitë opozitare, por nëkushte të reja. Të gjithë jemi të bindur, edhe kurnuk na pëlqen, se faktori ndërkombëtar është ivetmi që mund ta zgjidhë situatën në vendin tonësa herë që ka probleme. Në këtë kontekst opozitaduhet të rimodelojë taktikën e marrjes së pushtetit,e cila nuk duhet të lërë jashtë energjinë eopozitarizmit parlamentar, si një mjet i ligjshëmpolitik.

Në sytë e optimistit, Çërçillit, i cili në çdo rreziksheh një mundësi, vendimin tim politik e shikojthjesht si një mjet, që më krijon më shumë hapësirëpolitike, që është në koherencë dhe në të njëjtëndinamikë me protestën, si dhe me rekomandimete ndërkombëtarëve, ndërkohë që zura vendin qëkam: opozitë për opozitë.

Unë vij të artikuloj idetë e filozofisë konservatoremoderne europiane, që i mungojnë tregut politiktë djathtë në këto vite demokracie.Këto janë idetë e Mithat Frashërit, shijen e të cilavenuk e kanë ndier ende shqiptarët. Ende nuk keminjë institucion të votës së lirë, e cila është kthyernë një ëndërr.

Shpresoj të kem mundësi të ndikoj në instalimine votës së lirë, si themeli i ngrehinës së sistemitdemokratik në fillim dhe mekanizëm kontrolli nëvazhdimësi të këtij sistemi. Unë jam i bindur sevota e lirë do të kryejë një veting natyral në sisteminpolitik, në sistemin ekonomik, në sistemin mediatikdhe në sistemin gjyqësor.

Kjo mungesë e votës së lirë nga një sistempolitik monopartiak na ka çuar në një sistem politikme dy ortakë, që në thelb janë e njëjta gjë: kontrollabsolut mbi individin.

Unë nuk jam dakord me PD-në kur nënkuptonse PS-ja është në rregull, vetëm se ia prish kryetari.Kjo do të thotë se po të kishte një kryetar tjetër,PS-ja dhe qeveria e saj do të ishin më të mira. Jo,kryetarë të tillë PS-ja klonon në moment medhjetëra.

305

Legjislatura e 9-të Viti 2019

Së fundi, dua të them dy fjalë për debatin mesInstitutit të Krimeve të Komunizmit dhe zotin Braho,i cili e quan institutin si seksion të Ballit.

Po, zotëri, është seksion i Ballit, sepse ana tjetëre historisë së Shqipërisë, e historisë së vërtetë,që nuk e njohin shqiptarët, është historia e Ballit.Kur themi “zbardhje të krimeve të komunizmit”,zbardhen pa dashur edhe krimet që kanë bërëkomunistët kundrejt Ballit dhe gjithë elitësshqiptare, mendimet e të cilës edhe nën presionine diktaturës shkonin drejt mendimeve politike tëMithat Frashërit. Këtu krimet janë bërë vetëmkundrejt individëve, prandaj natyrshëm vjensilogjizmi mes krimeve të komunizmit dhe Ballit,armikut të tyre të përjetshëm. E vërteta është ajoqë duhet të na bashkojë për të shkuarën, dukeparë nga e ardhmja, sepse në të njëjtin vend jetojnëfëmijët tanë.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Roshi!Nuk ju ndërpreva sot, sepse e kishit diskutimin

e parë, por, kur ngriheni për një çështje të caktuar,duhet të flisni për atë çështje dhe nuk mund takaloni me një ndjesë.

Të nderuar kolegë, duke parë edhe rezolutën,dua të ngre edhe unë tri çështje.

Ne këtu jemi si përfaqësues të atyre që na kanëzgjedhur dhe, nëse ata na kanë ndjekur në këtëseancë, mund të shtrojnë pyetjen: çfarë raportimidhe diskutimi po bëni ju, kur Televizioni PublikShqiptar ka 8 kanale dhe unë, që ju kam çuar nëKuvend, nuk i ndjek dot? Ju diskutoni dhe flisnipër paradat e sukseseve tuaja. A është kështu?

Zoti Musa, a është kështu apo jo?(Ndërhyrje pa mikrofon)Nuk është kështu. Atëherë ti ke televizor të

teknologjisë së fundit, ndërsa unë flas për ata qënuk e kanë televizorin tënd dhe timin. Dakord?

(Ndërhyrje pa mikrofon)Jo, jo, më fal, taksapaguesit shqiptarë, votuesit

tuaj dhe të mitë, janë aksionerë në financat e tëvetmit kanal televiziv, që është TVSH-ja, sepse 12-mijëlekëshin e paguajnë ata. Ne, si të zgjedhurit etyre, u jemi borxhlinj zgjedhësve tanë, prandaj tëgjithë debatin që keni zhvilluar në komision duhetta zhvendosnit edhe në seancë, madje tëpërfshihet edhe në rezolutën e parlamentit. Kjoështë e para.

E dyta, është një kanal tjetër, që e preku pakMilva, që quhet “RTSH Kuvendi”. Deputetëtdiskutojnë dhe nuk merakosen për veten e tyre se

kur do të transmetohet Kuvendi në mënyrëpermanente në këtë kanal! Kur? Duke e përsëriturçdo vit kështu?

E treta, një pjesë e zgjedhësve tanë janë meaftësi të kufizuara, ata kërkojnë të dinë nga ne;kur TVSH-ja do t’u mundësojë ndjekjen e Kuvenditnëpërmjet gjuhës së shenjave? Kur?

Prandaj, raportimet dhe rezolutat e Kuvenditnuk duhet të jenë formale, por duhet të jenëefektive brenda të gjitha shqetësimeve që kanëkëta njerëz, të cilët na kanë sjellë këtu.

Këtu mbyllet kjo pikë dhe vazhdojmë me pikëntjetër, raportimi i veprimtarisë vjetore tëKomisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.

Fjalën e ka zonja Strakosha.Pranvera Strakosha – Faleminderit!I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit,Të nderuara zonja dhe zotërinj deputetë,Të nderuar anëtarë të qeverisë,Kam kënaqësinë të raportoj përpara jush

veprimtarinë e Komisionerit për Mbikëqyrjen eShërbimit Civil për vitin 2018. Ky raport është njëpasqyrë e plotë dhe gjithëpërfshirëse e punës sëinstitucionit të Komisionerit në përpjekjen e tij tëvazhdueshme për zbatimin me korrektësi tëdetyrave që ka ngarkuar ligji, në funksion të forcimittë shtetit të së drejtës në përgjithësi dhe krijimit tënjë shërbimi civil të qëndrueshëm profesional tëbazuar në meritë, integritet, moral dhe paanësipolitike, në veçanti.

Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civilgjatë vitit 2018 ka vijuar veprimtarinë e tij në zbatimtë kompetencave që ka përcaktuar ligji, të cilatkanë të bëjnë me mbikëqyrjen e ligjshmërisë sëadministrimit të shërbimit civil në të gjithainstitucionet që punësojnë nëpunës civilë.

Prioritet i veprimtarisë gjatë këtij viti kanë qenëobjektivat e përcaktuara në rezolutën e Kuvenditpër vlerësimin e veprimtarisë së institucionit përvitin 2017.

Në mënyrë të përmbledhur po parashtroj mëposhtë disa nga punët e Komisionerit të realizuarapër periudhën e raportimit.

Është finalizuar procesi i nisur në vitin 2017 përmonitorimin e veprimtarisë administrative dherespektimin e procedurave gjatë ristrukturimit tëadministratës shtetërore në 11 ministritë e linjësdhe në Kryeministri. Gjatë këtij procesi ështëkonstatuar në përgjithësi respektimi i të drejtavetë nëpunësit civil dhe zbatimi i procedurave ligjoregjatë ristrukturimit. Në procesin e ristrukturimit janë

Viti 2019

306

Legjislatura e 9-të

përfshirë 1922 pozicione pune, pjesë të shërbimitcivil. Pas ristrukturimit rezultojnë se janë pakësuar199 pozicione pune dhe janë liruar 50 nëpunësnga shërbimi civil, pjesa tjetër është sistemuar nëpozicione të tjera brenda shërbimit civil.

Në 21 raste, nëpunësit civilë, duke mos qenëdakord me vendimin për lirimin nga shërbimi civil,kanë paraqitur padi në gjykatë dhe çështja ështëduke u trajtuar nga Gjykata Administrative.

Komisioneri ka konstatuar se komisionet eristrukturimit janë ngritur në përputhje me kërkesatspecifike të ligjit dhe aktet nënligjore. Janë zbatuarafatet procedurale ligjore dhe në këtë rast nukështë konstatuar zvarritja e procesit.

Ajo që duhet të evidentohet është fakti se gjatëkëtij procesi është punuar me përshkrimet emëparshme të punës, të hartuara në përputhje meligjin dhe me ekstrakte të përshkrimit të vendit tëpunës për pozicione të reja të krijuara pasristrukturimit, pasi nuk janë miratuar formularë tëpërshkrimit të punës sipas procedurës ligjore.Komisioneri e ka vlerësuar si parregullsi këtë mo-ment të administrimit të shërbimit civil dhe për tëgjitha rastet e evidentuara në këtë parregullsi kalënë detyra konkrete në institucionet e monitoruaranë lidhje me këtë aspekt të zbatimit të ligjit meqëllim që të mos përsëritet në të ardhmen.

Procesi i finalizimit të dokumentit të përshkrimittë punës është ndjekur nga Komisioneri pasdërgimit të raportit të monitorimit. Aktualishtrezulton se kanë përfunduar procedurat përhartimin dhe miratimin e këtyre akteve në përputhjeme ligjin dhe detyrat e lëna nga Kominisioneri nëvendimmarrje.

Ka vazhduar ndihma e Komisionerit për tëmbështetur njësitë përgjegjëse gjatë procesit tëvështirë të hartimit dhe miratimit të strukturaveorganizative në njësitë e vetëqeverisjes vendorenë bashki, për të siguruar standardet e nevojshmenë këtë fushë.

Po kështu, Komisioneri ka vijuar në rolin ekoordinatorit midis bashkive dhe institucionevepublike, që kanë ndikim direkt mbi këtë proces,për të siguruar një ndërveprim efikas midis tyre.Bëhet fjalë për bashkëpunimin mes bashkive dhekëshillave bashkiakë, prefektëve në 12 qarqet evendit, Departamentit të Administratës Publike,Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë përMbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore. Kjondërhyrje e Komisionerit ka si synim të ndihmojëpër t’i dhënë fund situatës së zgjatur të tranzicionit

në ndërtimin e këtyre institucioneve dhe në krijimine strukturave organizative të qëndrueshme dheefikase.

Pas kërkesës së subjekteve të ndryshme tëligjit, drejtuar Komisionerit ka vijuar asistencateknike, për të sqaruar situatat konkrete dheproblemet që lindin gjatë aplikimit të ligjit nëpraktikë. Nga ana e njësive përgjegjëse vërehetnjë përgjegjshmëri në nivele më të larta, krahasuarme një vit më parë, për administrimin e burimevenjerëzore në këto institucione. Po kështu, ështëkërkuar mendim i specializuar administrativ edhenga ana e Departamentit të Administratës Publikepër aspekte të ndryshme të zbatimit të ligjit, për tëcilat Komisioneri është përgjigjur në të gjitha rastet.

Është punuar në drejtim të njohjes së situatësnë lidhje me nivelin e zbatimit të ligjit në fushën eekzekutimit të vendimeve gjyqësore të formës sëprerë, për rikthimin në detyrë të nëpunësvegjyqfitues, si një detyrë e posaçme e rezolutës sëKuvendit. Janë mbledhur dhe administruar tëdhënat në 112 institucione. Në përfundim janëevidentuar 311 vendime të formës së prerë, të cilatende nuk janë ekzekutuar nga subjektet përkatëse,nga të cilat 200 raste ose 67% i përkasinadministratës shtetërore, 90 raste ose 29 % upërkasin njësive të qeverisjes vendore dhe 12 rasteose 4% u përkasin institucioneve të pavarura, tëcilat për arsye të ndryshme ende nuk janëekzekutuar nga subjektet përkatëse.

Gjatë këtij procesi janë evidentuar nevoja përndryshime ligjore, si dhe për plotësime të akteveekzistuese rregullatore, që parashikojnë proceduraqë duhet të zbatojnë në seancë.

Komisioneri po vijon procesin e hetimitadministrativ për çdo rast të konstatuar në shkeljetë ligjit nga institucionet e detyruara të zbatojnëvendimin e gjykatës.

Ne e vlerësojmë këtë situatë problematike, pornga ana tjetër konstatojmë një rrit je tëndjeshmërisë së institucioneve për zgjidhjen e këtijproblemi të krijuar ndër vite, gjë e cila evidentohetme reagimin pozitiv nga ana e tyre për të dërguarnë kohë të dhënat e kërkuara, me kërkesat për tësqaruar problemet që lindin gjatë zbatimit tëvendimeve gjyqësore, si edhe me nisjen eplanifikimit të pagesave për shlyerjen e detyrimitfinanciar si zë më vete në buxhetet e institucioneve.

Ne kemi konstatuar se kjo situatë nuk vjenvetëm për shkak të problemeve të aspektitsubjektiv, të lidhura me mungesën e vullnetit të

307

Legjislatura e 9-të Viti 2019

institucioneve për të ekzekutuar vendimet egjykatave. Gjatë këtij procesi janë identifikuar edhepengesa, si të natyrës financiare, ashtu edhe mekarakter tekniko-ligjor, të krijuara për shkak tëmangësive dhe paqartësive në dispozita të veçantatë ligjeve që aplikohen gjatë zbatimit të vendimevegjyqësore, të cilat kanë nevojë që të rishikohen etë plotësohen, me qëllim që të ndihmojnë ecurinëe procesit dhe të mos krijojnë hapësira përqëndrime subjektive.

Nëpërmjet këtij procesi Komisioneri synonrikthimin e nëpunësve civilë në detyrë, me qëllimrespektimin e të drejtave të tyre, si edheminimizimin e pagesave joproduktive dhe dëmitnë buxhetin e shtetit, duke bashkëpunuar meKontrollin e Shtetit, si institucion i specializuar nëkëtë fushë.

Janë kryer inspektime dhe mbikëqyrje tëpërgjithshme apo tematike në 54 institucione. Gjatëkëtij procesi janë evidentuar probleme në aspektetë ndryshme të zbatimit të ligjit për nëpunësin civildhe ato janë adresuar për zgjidhje në përmbajtjene raporteve të mbikëqyrjes, si dhe nëpërmjetdetyrave të lëna në vendimet paralajmëruese tëKomisionerit.

Konstatohet reagim i menjëhershëm iinstitucioneve, të cilat shpeshherë kërkojnëndihmën e Komisionerit ende pa u përmbushurafati kohor i caktuar për rregullimin e situatës.

Procesi i mbikëqyrjes ka vijuar, procesi iverifikimit të zbatimit të vendimeve paralajmëruesetë Komisionerit është kryer në 49 institucione, përtë cilat ka përfunduar afati i paralajmërimit. Nëpërfundim të verifikimit në 26 institucione, subjektete kontrolluara i kanë përmbushur të gjitha detyrate lëna nga Komisioneri. Në 23 institucione, nga tëcilat 22 i përkasin administratës vendore, procesi iekzekutimit të vendimeve ka nisur nga ana esubjekteve të mbikëqyrura dhe është duke vijuarnë faza të ndryshme të ti j, nën drejtiminmetodologjik të Komisionerit, kjo për shkak tëkompleksitetit që ka zbatimi i ligjit për nëpunësincivil në institute të veçanta të tij, për shkak tëkërkesës së subjekteve për ndihmë të specializuar,për zbatimin e detyrave të veçanta të lëna nëvendimin e paralajmërimit, si dhe në disa raste përshkak të rrethanave specifike apo të arsyeveobjektive, pasi nuk paraqiten konkurrentë për tëzhvilluar procedurat e rekrutimit. Në këto kushteKomisioneri nuk ka konstatuar raste të mosveprimitpër ekzekutimin e vendimit nga ana e subjekteve

të mbikëqyrura dhe për pasojë nuk është aplikuarmjeti i gjobës, i cili parashikohet në nenin 15 tëligjit “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

Gjatë këtij viti ka përfunduar kontrolli në 61njësitë e qeverisjes vendore, i cili ka nisur 3 vjetmë parë, dhe në 48 prej tyre ka përfunduar procesii verifikimit të ekzekutimit të vendimit.

Gjatë këtyre 3 vjetëve rezulton se nga 1207raste, për të cilat Komisioneri ka kërkuar anulimine akteve si akte admnistrative të paligjshme, në740 raste ose 61% të tyre, situata është rregulluarnë përputhje me rekomandimet e Komisionerit dhenë 467 raste ose 39% të tyre vijon procesi përrikthimin e ligjshmërisë për shkaqet që përmendamë sipër. Kjo situatë vlerësohet nga Komisionerisi progres i matshëm në drejtim të rritjes së nivelittë zbatimit të ligjit.

Është realizuar mbikëqyrja orientuese përrekrutimet pranë Departamentit të AdministratësPublike. Është monitoruar plotësimi i 834pozicioneve të punës nëpërmjet rekrutimit në grup,lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë nëadministratën shtetërore nëpërmjet 484procedurave të konkurrimit. Ky proces është kryernga Komisioneri nëpërmjet monitorimit tëshpalljeve publike në portalin e rekrutimit,bashkëpunimit me punonjësit e Departamentit tëAdministratës Publike, të ngarkuar për rekrutimine burimeve njerëzore, si edhe nëpërmjetprezencës në procese të ndryshme konkurrimi.Përfaqësues të autorizuar të Komisionerit, kanëndjekur në kohë reale veprimtarinë e DAP-it në 30raste, të përzgjedhura me numrin më të lartë tëpozicioneve të shpallura për t’u plotësuar.Monitorimi i këtij procesi ka si synim tëparandalohen shkeljet ligjore në pikëpamjenprocedurale, si dhe të sigurohet një proces i drejtëdhe transparent konkurrimi.

Konstatohet konsolidim i procesit të rekrutimitnga pikëpamja e respektimit të procedurave nëadministratën shtetërore, ku vihet re shtimi i numrittë konkurrentëve për një proces rekrutimi, zbatohetparimi i rekrutimit në grup, zbatohet parimi itransparencës së procesit në kushtet kurpublikohen shpalljet në portalin e ShërbimitKombëtar të Punësimit dhe në portalin eDepartamentit të Administratës Publike,respektohet e drejta e ankimit të konkurrentëve,çka pasqyrohet në rritjen e numrit të konkurrentëvenë fazën pas shqyrtimit të ankesave, si dhe nënumrin e ulët të ankesave pranë Komisionerit.

Viti 2019

308

Legjislatura e 9-të

Komisioneri vlerëson se në lidhje me mobilitetinnë shërbimin civil, ka zhvillim pozitiv të procesitnë institucionet e administratës shtetërore, por kytrend nuk pasqyrohet në tërësinë e sistemit tëshërbimit civil, pasi nuk realizohet me lehtësi lëvizjae nëpunësve civilë brenda institucioneve metipologji të ndryshme: administratë vendore,administratë shtetërore dhe institucione tëpavarura. Ndërkohë, problemi qëndron tekadministrata vendore, ku në disa raste konstatohetpamundësi për të kryer rekrutime në nivelinekzekutiv të grupimit të pozicioneve të administrimittë përgjithshëm.

Problemet janë evidente edhe në drejtim tëzbatimit të parimit të transparencës së procesit,në kushtet kur mungon një portal i hedhjes së tëdhënave në lidhje me rekrutimin e administratësvendore. Për këtë arsye Komisioneri konfirmonnevojën për zhvillimin dhe mbajtjen e një portali tëadministratës publike, që organizon gamën e plotëtë mjeteve dhe procedurave të menaxhimit tëburimeve njerëzore për zbatimin e legjislacionit përshërbimin civil në njësitë e qeverisjes vendore.

Janë shqyrtuar 105 informacione të ardhura nëpostën zyrtare e elektronike të KMSHC-së, por tësiguruara edhe në rrugë të ndryshme, qëdenoncojnë aspekte të veçanta për zbatimin egabuar të ligjit për nëpunësin civil. Në disa rasteato kanë shërbyer si shkak për të fi l luarmbikëqyrjen apo inspektimin në institucionetpërkatëse. Këto raste janë trajtuar brenda një kohetë arsyeshme, duke i orientuar ankuesit për tëzgjidhur problemin e tyre, si dhe duke dalë mevendim paralajmërues në rastet e konstatuara nëshkelje të ligjit.

Komisioneri është përfshirë në procesin etrajnimeve të pushtetit vendor, në ndihmë të njësivepërgjegjëse për administrimin e shërbimit civil. Nukdua të zgjatem, pasi raporti dhe përmbledhja e tijështë depozituar paraprakisht pranë Kuvendit. Poparaqes shkurtimisht disa nga konstatimet dheproblematikat e evidentuara.

Fenomeni i zbatimit të kontratës së punës përpozicione të shërbimit civil, megjithëse ështëkufizuar ndjeshëm, është ende evident.

Gjatë këtij viti janë mbikëqyrur 1592 pozicionepune, nga të cilat janë evidentuar 357 raste, ose22% emërime të parregullta, të cilat i përkasin nëpërgjithësi administratës vendore; 57 janë rastetë administratës shtetërore dhe 300 janë tëpushtetit vendor.

Për të gjitha rastet e emërimeve në kundërshtimme ligjin janë urdhëruar personat përgjegjës që tërregullojnë pasojat e paligjshmërisë, duke filluarme ndërprerjen e marrëdhënies së punës dhe dukevijuar me shpalljen e vendeve të lira dhe mezhvillimin e rekrutimit në përputhje me ligjin.Konstatohet një reagim i shpejtë dhe pozitiv ngaana e subjekteve të ngarkuara me detyra konkretepër rregullimin e situatës në vendiminparalajmërues të Komisionerit.

Unifikimi i proceseve në shërbimin civil nëdrejtim të mobilitetit dhe zhvillimit të sistemit tëkarrierës ka evidentuar nevojën për një reformimtë sistemit të pagave në shërbimin civil.

Konstatohet një disproporcion i theksuar midispagave të nëpunësve civilë të administratësshtetërore dhe institucioneve të pavarura me atotë institucioneve të varësisë dhe administratësvendore, sidomos në bashkitë e nivelit të dytë dhetë tretë, të cilat kanë një numër të kufizuarbanorësh.

Në përgjithësi, në administratën vendorekonstatohet tendenca për t’i shtuar pozicionet epunës brenda të njëjtit buxhet, duke mos ukujdesur që niveli i pagës t’i përgjigjet përgjegjësisësë pozicionit të punës. Kjo do të thotë që kufiri ipagave është gjithmonë në minimumin e lejuarnëpërmjet aktit nënligjor, që rregullon pagat përkëto institucione, duke mos i motivuar nëpunësitcivilë apo edhe kandidatë që të vijnë nga jashtëkëtij sistemi për të punuar në to. Kjo është edhearsyeja përse shpeshherë nuk kandidojnë përplotësimin e pozicioneve të punës në nivele të lartadrejtuese, të cilat kanë nevojë për edukim arsimortë specializuar, si në fushën e inxhinierisë,jurisprudencës, ekonomisë etj.

Në këto kushte, Komisioneri vlerëson se duhettë rishikohet e gjithë pjesa e legjislacionit, e cilaka të bëjë me shërbimin civil në administratënvendore, për të përcaktuar rregulla të qarta dhe tëdetyrueshme për t’u zbatuar, të cilat janë lënëshpeshherë në vullnetin e tyre me argumentin sejanë institucione të pavarura.

Në sistemin e shërbimit civil duhet të ketërregulla të njëjta, me qëllim që zhvillimi i tij të jetëreal dhe të arrijë parimet e ligjit për nëpunësin civil.Departamenti i Administratës Publike duhet tëtregohet më aktiv në këtë drejtim dhe të marrëpërgjegjësi reale për të zhvilluar edhe këtë pjesëtë sistemit, për ta sjellë në lartësinë e zhvillimevetë administratës shtetërore.

309

Legjislatura e 9-të Viti 2019

Nga mbikëqyrja konstatohet se zbatimi ilegjislacionit të shërbimit civil në nivel lokal mbetetende në nivelin bazë, megjithëse mund tëidentifikohen praktika të mira dhe premtuese nëdisa prej bashkive, kryesisht në ato tëkategorizuara si bashki të nivelit të parë.

Numri i stafit të menaxhimit të burimevenjerëzore në bashki dhe kapacitetet e tyre janë tëkufizuara.

Ka një nivel të ulët të njohurive të përgjithshmeligjore lidhur me proceset e ndryshme tëadministrimit të shërbimit civil, po kështu edheniveli i aftësive për të siguruar zbatimin e duhurështë mjaft i mangët.

Ekziston tendenca e përgjithshme për tëkufizuar fushën e zbatimit të legjislacionit tëshërbimit civil, për sa më pak të jetë e mundur,nga stafi i bashkisë. Veçanërisht ekziston njëtendencë për të shmangur zbatimin e legjislacionittë shërbimit civil nëpërmjet krijimit të “njësiveorganizative” jashtë fushëveprimit të ligjit tëshërbimit civil (rasti i agjencive ose mungesa einterpretimit të konceptit të njësisë së ofrimit tëshërbimeve direkte).

Strukturat e administratës së bashkisëpërfshihen në ndryshime të shpeshta tëpajustifikuara, në përgjithësi me shtim tëpozicioneve të punës, në disa raste edhe brendanjë viti, duke ndikuar seriozisht procesin epërgatitjes së përshkrimit të vendeve të punës, osezbatimin e duhur të legjislacionit të shërbimit civil.

Vihen re mangësi në drejtim të zbatimit tëstandardeve dhe parimeve për një strukturëeficiente.

Zbatimi i procedurave të përshtatshmekonkurruese të rekrutimit ose promovimit nuk ështënë nivelin e duhur, pasi ende evidentohen rastekur në bashki nuk kryhet rekrutimi në nivelin hyrësapo ekzekutiv, ashtu si kërkohet nga legjislacioni,ndërsa procedurat e rekrutimit bazuar në pozicionorganizohen vetëm për disa vende pune dhe nënjë qasje joformale.

Mobiliteti në shërbimin civil është i ulët, pranëpunësit nuk qarkullojnë në sistemin e shërbimitcivil.

Përgatitja e përshkrimit të punës në pushtetinvendor për shumicën e pozicioneve është në njëfazë fillestare, pavarësisht përpjekjeve për tëhartuar formalisht formularin. Konstatohen rastekur përshkrimet e punës për shumë pozicione nukjanë përgatitur ose janë në një cilësi të ulët.

Procesi i përgatitjes së përshkrimit të vendevetë punës nuk lidhet logjikisht, ashtu siç supozohet,me procesin e propozimit të ndryshimevestrukturore. Këto procese konsiderohen si formaledhe jo të ndërlidhura me njëri-tjetrin.

Nga komunikimi me subjektet që realizohengjatë procedurës së mbikëqyrjes, bashkitëankohen për pamundësinë e rekrutimit/mbajtjes sëstafit për pozicione apo profesione të caktuara, përshkak të nivelit të kërkuar të arsimit, të imponuarnga legjislacioni sekondar për shërbimin civil dheaktet nënligjore, të cilat rregullojnë fushën erekrutimit, pagës dhe përshkrimit të punës.

Disa nga standardet ligjore detyruese, qërrjedhin nga legjislacioni sektorial, për shembullplanifikimi urban, për organizimin e administratësvendore, janë shumë të ngurta dhe të vështira përt’u zbatuar, nisur nga kapacitetet aktuale të njësivetë qeverisjes vendore.

Dispozitat l igjore për organizimin eadministratës vendore janë dukshëm jo të plota,për shembull në lidhje me tipologjinë dhe statusinligjor të njësive të vartësisë, ose të vjetruara, siçështë ligji i ndërmarrjeve shtetërore.

Në këtë këndvështrim, Komisioneri vlerëson semjetet në dispozicion të zbatimit të ligjit, sidomosnë disa prej instituteve të tij, në rastin e rekrutimit,përshkrimit të punës, vlerësimit të punës, sigurimittë efikasitetit dhe efektivitetit organizativ tëadministratës së shërbimeve të bashkisëmungojnë ose janë të pakta, janë të ndërlikuaradhe të palidhura me kontekstin e administratësvendore.

Në këto kushte, vlerësojmë se ka lindur nevojapër një legjislacion të ri, të posaçëm përorganizimin e administratës vendore për tërishikuar dhe për të zgjeruar gamën e mjeteve qëka në dispozicion stafi i menaxhimit të burimevenjerëzore për zbatimin e ligjit. Vetëm në këtëmënyrë “stampa e strukturës” në organizimin eadministratës do të konceptohet si një mjet miqësori punës dhe të ketë një qasje të vendosjes sëstandardeve, në vend të krijimit të kutive dhe numrittë punonjësve, të cilët shpeshherë vendosen nëmënyrë subjektive dhe të pambështetur në nevojate institucionit.

Për të ndihmuar rregullimin e situatës sënjësive të qeverisjes vendore, Komisionerivlerëson si nevojë imediate mbështetjenmetodologjike të tyre dhe rishikimin e legjislacionittë shërbimit civil në disa drejtime, të cilat i kemi

Viti 2019

310

Legjislatura e 9-të

parashtruar në raport.Në drejtim të dokumentit të përshkrimit të

punës, Komisioneri ka konstatuar probleme edhenë institucionet e varësisë në administratënshtetërore, në të cilën, ndryshe nga njësitë eqeverisjes vendore, janë efektive mjetet përzbatimin e ligjit. Aktet që materializojnë përshkrimine punës në këto institucione kanë nevojë tëmenjëhershme për rinovim në lidhje me funksionet,detyrat, objektivat dhe kërkesat e veçanta përvendet e punës.

Departamenti i Administratës Publike duhet tëluajë një roli aktiv, në kushtet e njësisë përgjegjëse,për të orientuar dhe mbështetur me trajnimemenaxherë dhe financierë në këtë detyrë.

Në vendimet paralajmëruese të Komisionerit,që kanë dalë gjatë vitit 2018, rezulton se ështëkërkuar ndërprerja e marrëdhënieve të paligjshmetë punës në 671 raste, nga të cilat 620 ose 94% etyre, janë evidentuar në administratën vendore.

Në raport kemi parashtruar nevojën përndryshime në ligjin nr. 152\2013 “Për nëpunësincivil”, përkatësisht në këto dispozita: në nenin 66\1,i cili synon mënyrën e ekzekutimit të vendimevegjyqësore të formës së prerë, të hiqet nocioni“dhënia e pëlqimit të nëpunësit”; pika 4 e nenit 66\1“Për emërimin në detyrë në zbatim të një vendimigjyqësor të formës së prerë”, duke e lidhurdetyrimin për ekzekutimin e vendimit në kufizimetqë përmbajnë dispozitat e neneve 50, 51, 52 e tëtjera të ligjit, si : kategoria e njëjtë, arsyetshëndetësore, largësia nga vendbanimi apokonflikti i interesit.

Në nenin 15\2, i cili rregullon procesin embikëqyrjes, duhet të përkufizohet qartë dhe nëmënyrë shteruese koncepti “nëpunës përgjegjës”lidhur me shkeljet e konstatuara nga Komisioneri,në mënyrë që të shmanget kufizimi i përgjegjësisëpër drejtuesit e njësive të qeverisjes vendore apotë institucioneve të pavarura, të cilat në shumicëne rasteve merren posaçërisht ose drejtpërdrejt meprocesin e administrimit të burimeve njerëzore,duke tejkaluar dhe marrë kompetencat eorganizmave të tjerë të ngarkuara nga ligji.

Në nenin 62, pika 2, i cili ka të bëjë mevlerësimin e performancës në punë të nëpunësitcivil, duhet të zgjerohen nivelet e vlerësimit, qëaktualisht janë vetëm 4, me qëllim që të rritetobjektiviteti i vlerësimit të nëpunësit civil nga anae eprorit direkt. Veç kësaj, në kuadër të ligjit përnëpunësin civil në drejtim të vendosjes së

standardeve të qarta për organizimin e burimevenjerëzore dhe funksioneve të administratësvendore, me qëllim zbatimin e parimeve tëadministrimit të shërbimit civil, duhet tëharmonizohet ligji “Për vetëqeverisjen vendore”dhe të vlerësohet mundësia për hartimin e njëlegjislacioni të ri për ndërmarrjet ne administratënlokale, me qëllim që të mundësohet ndarja e qartëmidis funksioneve të shërbimit civil dhe atyre qëkanë tipare ndihmëse administrative dhe funksionedirekte të shërbimit.

Për sa më sipër, kjo është një përmbledhje eveprimtarisë së kryer nga Komisioneri për vitin2018, në të cilën pasqyrohet edhe situata e zbatimittë ligjit “Për nëpunësit civil” në institucionet qëpunësojnë nëpunës civilë në vendin tonë.

Komisioneri vlerëson se niveli i zbatimit të ligjitpër administratën e shërbimit civil ka shënuar rritjetë ndjeshme krahasuar me situatën e raportuar mëparë. Me kënaqësi raportojmë se tashmë procesete administrimit, që realizohen në sistemin eshërbimit civil, janë vendosur në kornizaprocedurale, të cilat, në rastet e konstatuara nëshkelje të ligjit, vlerësohen dhe rregullohen brendaafateve të arsyeshme. Tregues i rëndësishëm nëkëtë drejtim është përmirësimi i ndjeshëm i situatëssë emërimeve në administratën vendore.

Gjatë vitit 2019 do të vijojë aktiviteti i institucionitnë lidhje me mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit tëadministrimit të shërbimit civil, bazuar në planinvjetor, i cili do të fokusohet në dy drejtime kryesore:në realizimin e procesit të ekzekutimit të vendimevegjyqësore, që kanë marrë formë të prerë përrikthimin në punë të nëpunësve civilë dhe nëmonitorimin e sjelljes së nëpunësve civilë gjatëfushatës elektorale në zgjedhjet vendore nëqershor të vitit 2019.

Sfida e mëtejshme e punës së Komisionerit përnjë periudhë 3-vjeçare vlerësohet për rritjen ecilësisë së akteve administrative, që materializonprocedurat e administrimit të shërbimit civil, si dhepër punën e vazhdueshme për të konsoliduar dhezhvilluar më tej mjetet e zbatimit të ligjit në funksiontë menaxherëve që administrojnë shërbimin civil,me synim rritjen e vazhdueshme të nivelit tëzbatimit të ligjit “Për nëpunësin civil”.

Duke e mbyllur fjalën time, falënderoj Kuvendinpër ndihmën që i ka dhënë Komisionerit dheshpresoj e besoj që edhe vitin e ardhshëm do tëpunojmë me të njëjtin ritëm si këtë vit.

Gramoz Ruçi – Ju faleminderit!

311

Legjislatura e 9-të Viti 2019

Faleminderit, zonja Strakosha!Janë regjistruar deputetët Myslim Murrizi dhe

Senida Mesi.Fjala për zotin Murrizi.Myslim Murrizi – Faleminderit, zoti Kryetar!Të nderuar kolegë,Ndoqa me vëmendje raportin e Komisionerit, i

cili mbikëqyr shërbimin civil dhe e vërteta ështëqë në të gjitha këto vite, të cilat politika i ka quajturtranzicion, administrata publike e ulët, e mesmeapo e lartë është përdorur si shpërblim politik përpartinë politike të radhës që ka pasur pushtetin.Ndaj, nuk dua të bëj pyetje, sepse disa prej tyredo t’i parashtroj edhe në fjalën time, por besoj seka ardhur koha që statusi i nëpunësit civil, kaqshumë i përfolur dhe kaq herë i përdorur si kalëbeteje nga çdo forcë politike që ka qenë në pushtet,duhet të redaktohet mirë, të shihet në sy problemi,të jetë një status i nëpunësit civil të Republikës sëShqipërisë dhe jo një status nëpunësi civil i partisëpolitike shqiptare të radhës që është në pushtet.

Po të shikojmë shifrat që raportojnë auditet endryshme nëpër institucionet qendrore, lokale, tëmesme, të ulëta apo të larta, shumat e taksave qëpaguajnë shqiptarët për dëmshpërblimet epunonjësve të ndryshëm të administratës, të cilëtfitojnë pasi largohen nga puna me urdhër politik,pa shkelje dhe me motive të orekseve personale,të kapos së radhës së institucionit, i cili ekonsideron veten si pronar të institucionit që ditënkur emërohet në krye të tij, janë marramendëse.

Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit thuhetqartë se vetëm për vitin 2018 janë paguar 20milionë dollarë nga taksat e qytetarëve shqiptarëpër vendime gjyqësore të Gjykatës Administrativetë Shkallës së Parë dhe të Apelit të punonjësve tëlarguar në mënyrë të padrejtë nga puna, pra meurdhër të politikës. Prej 5 vjetësh, duhet ta dinëato 100 mijë biznese që paguajnë taksa dhembajnë në këmbë buxhetin e shtetit, qeverinë dheadministratën, se kanë paguar 100 milionë dollarëdëmshpërblim për arrogancën e zyrtarëve, që, pasimorën në dorë fondet e shtetit, kanë qejf të bëjnëTokë të Premtuar në fushatën elektorale. 100milionë dollarë nuk janë pak për një shtet si yni që3,5 miliardë kemi buxhetin në vit dhe kemi jo pakfukarenj në këtë shoqëri, ku janë rreth 300 mijë tëarratisur në ekzil drejt Europës nga halli dhe ngafukarallëku që shtohet çdo ditë. A duhet të frenohetkjo arrogancë? Po! Nëse keni vullnet, jeni shumicë,do ta keni edhe konsensusin nga ana jonë që të

bëhet një ndryshim në ligj. Nuk duhet që titullari iinstitucionit, që e quan veten pronar të tij, tapërdorë atë institucion sikur ta ketë sh.p.k, siaksioneri i tij i vetëm me 100% kuota, sepse atyështë i mandatuar me një pushtet që mbahet nëkëmbë nga taksat e taksapaguesve, të qytetarëveshqiptarë.

100 milionë dollarë ka paguar qytetari shqiptarnga xhepi i tij për vendimet arbitrare të gjyqtarëve,që këta qytetarë, të cilët kanë qenë në administratë,i kanë ankimuar në gjykatë. Janë 2 herë e gjysmëmë shumë sesa përkrahja sociale që kjo qeveri ujep atyre që e kanë të pamundur të plotësojnëminimumin jetik për të jetuar në këtë vend. Shumëvendime të gjykatave nuk u morën parasysh farenga titullarët e institucioneve. Ka vendime që edetyrojnë institucionin ta kthejë në punë të larguarinnga puna. Mbajnë vende bosh, hapin ankande,konkurse për të rekrutuar të rinj në punë dhe nukzbatojnë vendimet e gjykatës. Pse? Sepse nuk udjeg xhepi. Por nëse do ta vendosim në ligj sedëmin duhet ta paguajë ai që e ka shkarkuar nëpunësim në mënyrë të padrejtë, pasi ai i larguaringa puna fiton me vendimin e Gjykatës së ApelitAdministrativ, pra merr të drejtën me vendim tëformës së prerë apo nga Gjykata e Lartë, të jeni tëbindur se nuk do të ndodhë kjo batërdi meadministratën nga cilado parti politike që të marrëpushtetin. Administrata duhet të jetë e mbrojtur meligj, jo e mbrojtur me Maliq.

Në Gjykatën Administrative rreth 33% eçështjeve që shqyrton kjo gjykatë janë padi të tëlarguarve nga puna. Punëdhënës është shteti, pornë këtë Republikë të Shqipërisë postkomuniste,në këta 29 vjet, është quajtur se zyra e shtetit ipërket atij që emërohet dhe është e titullarit tëinstitucionit. 60 % e çështjeve, që ka në gjykim në3 vjetët e fundit Gjykata e Lartë, janë padi të tëlarguarve në mënyrë të padrejtë nga puna dhepunëdhënësit që firmos, vulos dhe bën batërdinëe taksave të taksapaguesve, të qytetarëveshqiptarë në emër të autoritetit të karriges që ka.Sot nuk kemi as Gjykatë të Lartë dhe nuk dimë sekur do të mbarojë ky gjykim i këtyre individëve qëpresin për të fituar të drejtën e tyre me vendimin eformës së prerë të Gjykatës së Lartë. Koha epërcaktuar në ligjin kur është ndërtuar GjykataAdministrative është: “Ankimi administrativ i çdotë larguari nga puna duhet të marrë fund brenda19 ditëve në të dyja gjykatat, në shkallën e parëdhe në atë të Apelit”. A e dini se sa i zgjat një

Viti 2019

312

Legjislatura e 9-të

hallexhiu të larguar nga puna me urdhër partie?Për 840 ditë ose 2,3 vjet ai duhet të presë vendimine Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Apelit, siedhe 1730 ditë ose 4,7 vjet duhet të presë radhënnë Gjykatën e Lartë, por kur ajo të krijohet.Ndërkohë afati është që për 19 ditë duhet të marrëfund shqyrtimi në të dyja hallkat.

Administrata lokale.Disa herë, në këtë foltore, kam thënë se reforma

juaj administrative e trumbetuar si sukses i madh,në fakt ishte një reformë territoriale elektorale ehartës së Shqipërisë e shndërruar në 61 bashki.32% keni ngritur shpenzimet me këtë lloj bashkietë re. 80% e 32%-shit kanë qenë pjesë e kostovetë shtimit të administratës. Kam marrë për shembulldy bashkitë e Lushnjës,. Këtu ka edhe deputetë tëmaxhorancës, që janë të qarkut të Fierit dhe e dinëmirë sa ka qenë numri i të punësuarve kur kyrreth ka pasur 14 komuna dhe 2 bashki dhe saështë sot numri i të punësuarve në dy njësi lokaleqë ka ky rreth. 19 mijë e 3 paga janë paguar tepërpër ata që qëndrojnë në shtëpi dhe marrin pagënga shteti, sepse janë zëvendësuar nga partia metë tjerë njerëz në zyrat e shtetit për vitin 2017.10625 mijë paga janë paguar për vitin 2018. Pomarr vetëm 2 vjetët fundit, 2017-2018. Rreth 30mijë aga u janë paguar nga vendimet e gjyqësoritqytetarëve që kanë qenë në administratë, që kanëdalë nga administrata, se nuk u kanë pëlqyerpartisë shtet dhe në vend të tyre janë paguar 30mijë paga të tjera për ata që janë marrë me porosipartie.

Po ta ndryshojmë ligjin, që t’i djegë xhepi atijqë i heq njerzit nga puna, qoftë të ekzekutivit, qoftëtë institucioneve kushtetuese, që janë bërë mëbajraktarë se ekzekutivi, të gjitha institucionet qëdalin nga ky Kuvend, të jeni të bindur se nuk do tëjetë kjo batërdi me këtë administratë. Nëse duamta bëjmë këtë administratë funksionale, eficiente,që t’u shërbejë qytetarëve, duhet frenuar kjo babëzie agallarëve të zyrave që sillen si padronë me çdonjeri që aplikon për të qenë pjesë e administratëspublike.

Zonja tha se janë 350 raste në vit, janë emërimetë parregullta në bashki, me aq sa ata kanëkontrolluar. A është marrë masë për këta? A kanëemra konkretë këta titullarë të institucioneve lokaleqë kanë punësuar në mënyrë të kundërligjshme350 qytetarë? Ndoshta janë militantë politikë,militantë partie, se përndryshe nuk besoj t’i kenëmarrë atje edhe në mënyrë të paligjshme, edhe

paskan fituar me konkurrim!Po bëj një thirrje për ju, për Komisioneren e

Komisionit të Shërbimit Civil, që ta shikojmë siçduhet këtë gjë, ta lëmë rehat pjesën eadministratës së këtij vendi, të mos e ngatërrojmëme betejën politike që bëhet edhe në fushatë, edhenë këtë Kuvend. Duhet t’i djegë xhepi atij qëshkakton dëm në këtë vend!

Faleminderit!Gramoz Ruçi- Faleminderit, zoti Murrizi!Fjalën e ka zonja Mesi.Senida Mesi – Përshëndetje të gjithëve!I nderuar zoti Kryetar,Të nderuar kolegë deputetë,Në fakt, viti 2018, pasi po bëja një raport të

Komisioneres së Shërbimit Civil pikërisht për vitine kaluar, shënon le të themi, një nga sukseset eqeverisë shqiptare për ta thelluar reformimin nëdisa fusha prioritare, sigurisht reformën për tëpasur një shtet ligjor, drejtësi, demokratizim dhezhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Një zë i rëndësishëm i këtyre reformimeve ishtepikërisht reformimi në administratën publike. Nëvitin 2018 ka vazhduar puna në drejtim tëpërmbushjes së vizioneve të qeverisë shqiptarepër administratën publike.

Në vijim të ristrukturimit që pati kabinetiqeveritar, ka vijuar suksesshëm edhe ristrukturimii të gjitha institucioneve të varësisë, për të pasurnjë administratë mirëfunksionale, të aftë, tëqëndrueshme dhe të depolitizuar; zbatimi merigorozitet i legjislacionit, përmirësimi imjaftueshëm i tij, ndërtimi dhe përforcimi i njësistemi transparent në rekrutimin e stafit të ri, apoedhe të lëvizjeve paralele, gjë e evidentuar edhenë raportin e sapombajtur nga Komisionerja;reformimi i shërbimeve publike administrative, sinjë instrument për të luftuar korrupsionin e për tashndërruar administratën publike në shërbyese mestandarde të larta për qytetarët dhe bizneset.

Sigurisht, informatizimi i shërbimeve adminis-trative është po ashtu një sukses, duke rriturnumrin e shërbimeve online të ofruara për qytetarëtdhe për bizneset.

Prioritet për vitin 2018 ishte po ashtu trajnimidhe edukimi jo vetëm i stafit të ri, që ishte pjesë eadministratës publike, por sigurisht edhe i asajpjese të administratës publike, që ishte në sistem,duke u trajnuar në më shumë, le të themi modulese në krahasim me 2017-ën, kur kemi dyfishim tënumrit të moduleve dhe kemi të trajnuar rreth

313

Legjislatura e 9-të Viti 2019

gjashtë mijë nëpunës të administratës publike.Kjo përfshin si nivelin qendror, ashtu edhe

nivelin lokal.Gjatë vitit 2018 Departamenti i Administratës

Publike ka ndërmarrë dhe ka rishikuar, ka bërënjë plan të ri të veprimit për strategjinëndërsektoriale të reformës në administratënpublike për vitet 2018-2020, si ndër të vetmetstrategji të rishikuara në mes të periudhës, meqëllim jo thjesht analizën e asaj çfarë realizuar ngaviti 2016 deri në 2018, por edhe rishikimin eobjektivave.

Më lejoni të them se ka pasur një ecuri të mirënë katër shtylla të kësaj strategjie: politikëbërja dhecilësia e legjislacionit, organizimi dhe funksionimii administratës publike, menaxhimi i burimevenjerëzore, si dhe procedura administrative embikëqyrja.

Në lidhje me procesin e rekrutimit, edheKomisionerja e vlerësoi. Vlerësoi pozitivisht edheprocesin e transparencës. Edhe nga raporti i fundit,po të shohim numrin e aplikantëve sot, në lidhjeme të gjitha vendet vakante që ka hapuradministrata publike, del se maksimumi i aplikimitpër një vend pune është me njëzet e dy aplikantë.Dikush mund ta shohë këtë si një tregues seshqiptarët duan punë në shtet, por unë dua ta shohsi një tregues që shqiptarët, të rinj e të reja, kanëmë besim te procesi i punësimit në administratënpublike dhe duan të kontribuojnë në administratënpublike. Duke pasur besim te procesi transparenti rekrutimit, sigurisht që rritet edhe numri iaplikantëve për vende pune. Qëllimi është që këtatë rinj e të reja të kenë, le të themi, një vlerë tështuar dhe të na japin një element shtesë edhe nëorganizimin e punës në administratën publike.

Për sa u përket largimeve të kundërligjshmenga puna apo mosmarrjes së të gjitha vendimevetë formës së prerë, të adresuar edhe nga zotiMurrizi, jam dakord me një element shumë tërëndësishëm, nëse bëhet fjalë për largime tëjashtëligjshme, kushdo qoftë titullari apo institucioniqë nuk respekton qoftë ligjin “Për nëpunësin civil”,qoftë Kodin e Punës, në procesin e largimit,sigurisht që duhet të mbajë përgjegjësi, pasi nëfund të ditës titullarët e institucioneve janë aty përtë zbatuar ligjin, si në rekrutimin e stafit, ashtu edhenë largimin.

Kemi dy ligje, të cilët janë ligje shumë të mira,ligje të përafruara edhe me ato të BashkimitEuropian, kështu që nuk ka asnjë pengesë nga

ana ligjore, si dhe asnjë arsye për të mosrespektuar në detaje zbatimin e ligjit.

Kam dëgjuar dhe dëgjoj rëndom, që ne nukkemi ende administratën që do të donim, në lidhjeme aftësimin profesional. Pastaj, kur vjen puna nëvlerësimin e kësaj performance, tentohet njëvlerësim performance, i cili nuk paraqet realitetin.Sigurisht, kjo është përgjegjësi e të gjithë titullarëvetë institucioneve, me qëllim që motivimi dhevlerësimi i stafit të bëhet në bazë të standardevetë përcaktuara nga ana ligjore.

Vlen të përmendim se nga ana e nivelit tëtrajnimeve kemi pasur një ecuri shumë pozitive.Gjatë vitit 2017 janë trajnuar më shumë seasnjëherë tjetër stafet e administratës publikeqendrore dhe vendore. Risi ka qenë një modul i ri,i përpunuar dhe i lançuar nga ASPA, Shkolla eAdministratës Publike, në lidhje me trajnimetonline, sidomos të fokusuara në administratënvendore, duke mos i nxitur të vijnë në Tiranë, portë mund të kenë të gjithë aksesin e nevojshëmpër të lexuar module online, për t’u kualifikuar dhepër të kaluar në një nivel tjetër pune.

Sigurisht, është konsoliduar edhe librariadixhitale, e cila është pasuruar me kurrikula, jovetëm për pushtetin qendror, por edhe për atëvendor.

Në lidhje me procesin e ristrukturimit, tëadresuar edhe nga Kuvendi, le të themi një planpune, që është kërkuar edhe në rezolutën eDepartamentit të Administratës Publike, por edhenga Komisioneri i Shërbimit Civil, ka qenë edhemonitorimi i reformës së ristrukturimit, e jo vetëmmë nivelin e ministrive, që ka përfunduar gjatë vitit2017. Gjatë vitit 2018 ka përfunduar edhe niveli idytë, ai i institucioneve të varësisë; orientimi drejtshërbimeve ndaj qytetarit, për të garantuar njëadministratë, e cila në fund të ditës ofron shërbimeshpejt, në mënyrë transparente, me nivelkorrupsioni minimal, që sigurisht dëshirohet të jetëzero, për qytetarët e për bizneset; rritja e aksesittë këtyre shërbimeve, diferencimi i funksionevepolitike, ku ministria ka funksion apolitik, ajo bënstrategjitë, ndërsa institucionet e varësisë bëjnëimplementimin e këtyre politikave dhe menaxhojnëtë gjitha procedurat.

Risi tjetër është organizimi funksional mbibazën e komplementimit, pra, jo bashkim mekaniki agjencive, por duke revizuar e analizuarfunksionalitetet, për të krijuar ato agjenci që kanëfunksion të ngjashëm; optimizim i shpërndarjes dhe

Viti 2019

314

Legjislatura e 9-të

mbulim në territor, për të pasur gjithmonë parimin:operatori duhet të jetë sa më pranë qytetarëve, në61 bashki, ndërsa pjesa e brendshme emenaxhimit të burimeve njerëzore, të financës,departamenteve juridike e kështu me radhë, tëcentralizuara me qëllim rritjen e eficiencës e tëproduktivitetit.

Për hir të së vërtetës, gjatë vitit 2018 është bërëshumë. Përfundoi së realizuari aparati i bujqësisë.Kishim 13 drejtori të bujqësisë, që u kthyen në katërdrejtori rajonale, katër për ekstensionin dhe katërpër shërbimin veterinar.

Në aparatin e shëndetësisë është hartuar dhemiratuar sistemi i qeverisjes, përfshirë këtu edheaprovimin e strukturës, krijimin dhe mënyrën eorganizimit dhe të funksionimit të operatorëve tëshërbimit të kujdesit shëndetësor.

Në Ministrinë e Arsimit ka kaluar dhe ështëaprovuar në grupin qendror të menaxhimit dhe nëKomitetin Drejtues të Reformës, të aprovuar meurdhër të Kryeministrit, aparati i funksionalitetit dheoperatorit të shërbimeve arsimoreparauniversitare.

Në Ministrinë e Financave janë shënuar dyelemente shumë të rëndësishme, që duhet tëvijojnë edhe gjatë vitit 2019, janë shkëputur mëvete Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, për tëmenaxhuar si një agjenci, të gjitha institucionet evarësisë dhe të thesarit në nivel bashkish dheDrejtoria e Përgjithshme e Financimeve dhe eKontraktimeve për fondet e BE-së, që e njohim tëgjithë, ka shënuar shkëputje nga aparati iministrisë për të operuar si e tillë, e vetme nëlinjë me politikat dhe strategjitë e ministrisë.

Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisëështë krijuar Agjencia e re e Menaxhimit tëUjësjellës-Kanalizimeve.

Për diasporën kemi krijuar dy qendra të rejame ligjin për diasporën: Qendra e Botimeve përDiasporën dhe Qendra Kulturore për Diasporën.

Në Ministrinë e Brendshme është krijuaragjencia e pavarur për blerjet e përqendruara.

Në Ministrinë për Turizmin dhe Mjedisin ështëanalizuar sistemi i ri për institucionet e varësisë, icili pritet të miratohet së shpejti me VKM.

Ndërkohë, kemi krijimin e Agjencisë së re tëMenaxhimit të Ujërave, e cila përmbledh 6 bordepër kullimin, për krijimin e politikave të burimeveujore dhe Sekretariatin Teknik pranë KëshillitKombëtar të Ujit. Pra, janë 8 institucione në varësitë një agjencie.

Gjatë vitit 2019 duhet të vazhdojë reformimi dheanaliza për dy institucione, Ministrinë e Energjisëdhe Infrastrukturës dhe për Ministrinë e Financavedhe Ekonomisë.

Është shumë i rëndësishëm dhe shumë pozitivfakti që ka pasur funksionim me kapacitet të plotësistemi kompjuterik HRMIS, ku është një database,e cila filloi të popullohet gjatë periudhës 2017-2018. Sot që flasim, kemi 50 mijë të punësuar, tëregjistruar në këtë database dhe 800 njësishpenzuese të regjistruara ...

(Bie gongu)… besoj se do të përfundojë brenda këtij viti,

me qëllim që DAP-i jo vetëm të menaxhojë tëgjitha institucionet dhe performancën epunonjësve, por nga ana tjetër, të menaxhojëedhe të gjithë procesin e rekrutimeve dhe atë tëlargimeve jo vetëm në administratën qendrore, poredhe në atë vendore, e pse jo, të gjithë pjesën eadministratës shtetërore, marrëdhëniet e së cilësrregullohen nga Kodi i Punës.

(Drejtimin e seancës e merr zonja Hysi.)Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja Mesi!Këtu mbyllet edhe diskutimi për raportin e

veprimtarisë vjetore të Komisionerit përMbikëqyrjen e Shërbimit Civil për vitin 2018. Nëfund do të miratohet edhe projektrezoluta epërgatitur nga komisioni përkatës dhe ngashërbimet e Kuvendit.

Kalojmë në çështjen tjetër të rendit të ditës, nëdiskutimin e projektligjit “Për organizimin dhefunksionimin e Policisë Gjyqësore”. Ky është njëndër ligjet e paketës së reformës në drejtësi, qëështë një nismë e deputetes Hysi.

Unë kam një pyetje për ministrin Lleshaj, nëseai dëshiron të flasë për këtë projektligj tani apo mëvonë.

Do të flasë më vonë.Faleminderit!Atëherë, të nderuar kolegë, sipas Rregullores

së Kuvendit, keni të drejtë ë bëni pyetje përprojektligjin. Ka ndonjëri prej jush pyetje për tëbërë?

Nëse nuk ka, atëherë kalojmë në diskutime.Në emër të Grupit Parlamentar të PS-së janë

regjistruar për të diskutuar deputetët: Ulsi Manja,Pjerin Ndreu, Taulant Balla, Ermonela Felaj,Antoneta Dhima, Ervin Bushati, Elona Hoxha,ministrja Etilda Gjonaj dhe ministri Sandër Lleshaj.

Nga Grupi Parlamentar Demokrat nuk ka tëregjistruar për diskutim.

315

Legjislatura e 9-të Viti 2019

Edhe nga Grupi Parlamentar i Pavarur nuk katë regjistruar për diskutim.

Fjalën e ka deputeti Ulsi Manja.Ulsi Manja - Të nderuar kolegë deputetë,Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin

e Policisë Gjyqësore”, që do të miratojmë sot,përmbyll korpusin e ligjeve të sistemit të drejtësisëpenale, që ne kemi votuar në kuadër të reformësnë drejtësi, duke fil luar me ndryshimetkushtetuese, ligjin “Për organizimin dhefunksionimin e Prokurorisë në Republikën eShqipërisë”, ligjin për SPAK-un dhe Kodin e ri tëProcedurës Penale.

Ky ligj është produkt i një konsultimi të gjatë,mbi dy vjet, me grupin e punës të ngritur nëKomisionin e Ligjeve. Ai është fryt i kontributit tëshumë aktorëve vendas dhe të huaj, që kanëasistuar sistemin e drejtësisë penale në Shqipërinë kuadër të reformës në drejtësi, duke filluar menismëtaren e projektligjit, zonjën Hysi, relatorinzotin Hyseni, ekspertët e misionit EURALIUS,PAMECA-s, OPDAT-it, OSBE-së, Prokurorisë sëPërgjithshme, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë sëDrejtësisë, Ministrisë së Brendshme, Policisë sëShtetit, përfaqësuesve nga Doganat dhe ngaTatimet, oficerët e seksioneve dhe të shërbimevetë Policisë Gjyqësore, të cilët janë përfshirë direktnë dhënien e komenteve dhe sugjerimeve për nenetë caktuara të projektligjit.

Dua t’i falënderoj të gjithë për angazhimin e tyrekorrekt në draftimin e këtij projektligji, por nëmënyrë të veçantë, dua të falënderoj kolegët e mitë Komisionit të Ligjeve dhe këshilltarët e këtijkomisioni, të cilët kanë qenë pjesë aktive emiratimit të këtij projektakti ligjor dhe kanë mbajturshënim çdo sugjerim dhe koment me vlerë, qëështë bërë pjesë e projektligjit.

Nuk do të zgjatem në të gjitha risitë e këtijprojektligji, pasi jam i bindur që aspekte të veçantatë tij do të jenë pjesë e diskutimeve të kolegëve tëmi, deputetë të Komisionit të Ligjeve dhe tëKomisionit të Sigurisë, si komision i përfshirë nëdhënien e mendimeve me vlerë.

Më lejoni të ndalem në risitë themelore të këtijprojektligji.

Së pari, projektligji për Policinë Gjyqësorereflekton të gjitha ndryshimet që ka pësuarlegjislacioni ynë penal në kuadër të reformës nëdrejtësi dhe në mënyrë të veçantë, Kodi iProcedurës Penale, që ka hyrë në fuqi më 1 gushttë vitit 2017.

Së dyti, projektligji garanton vijueshmërinë ehetimit dhe ndjekjes penale nëpërmjet përcaktimittë rregullave dhe procedurave të qarta, që kanë tëbëjnë me transferimin e oficerëve të PolicisëGjyqësore të seksionit dhe të shërbimeve tëPolicisë Gjyqësore, duke i dhënë rol thelbësormendimit të prokurorit të çështjes, si lider i hetimitpenal.

Së treti, ligji harmonizon dhe zgjidh sistemin ekarrierës për oficerët e Policisë Gjyqësore dhepër shërbimet e Policisë Gjyqësore nëpërmjetngritjes së një strukture përgjegjëse ad hoc, siçështë Komisioni i Policisë Gjyqësore, me pesëanëtarë, i cili do të kryesohet nga një prokuror icaktuar, me kohë të plotë, nga Prokurori iPërgjithshëm, dhe do të ketë në përbërjen e tij edhekatër oficerë: një nga seksioni i Policisë Gjyqësore,dy nga shërbimet e Policisë Gjyqësore në Policinëe Shtetit dhe një nga doganat dhe tatimet merotacion, ku në momentin e krijimit radha do të jetëe doganave, që kanë edhe numrin më të madh tëoficerëve të Policisë Gjyqësore në shërbimet ekësaj të fundit.

Së katërti, projektligji përcakton një mënyrë tëre të organizimit dhe të funksionimit të PolicisëGjyqësore, duke e organizuar në dy nivele: nëProkurorinë e Përgjithshme dhe në prokuroritëpranë gjykatave të shkallës së parë, dukepërcaktuar qartë raportin e prokurorit të çështjesme oficerët e seksionit dhe shërbimet e PolicisëGjyqësore në Policinë e Shtetit dhe në institucionete tjera; duke përforcuar rregullin që dosja hetimoredo t’i delegohet detyrimisht për hetim, në të gjitharastet, strukturës hetimore, që ka referuar çështjenpenale në prokurori, me përjashtim të rasteve tëkonfliktit të interesit në hetim. Edhe në këtë rastdo të duhet arsyetimi me shkrim i drejtuesit tëprokurorisë përkatëse përpara se të disponojnëndryshe.

E fundit, ligji i ri “Për Policinë Gjyqësore”përcakton edhe një nivel të ri të pagave të oficerëvetë Policisë Gjyqësore, duke iu referuar statusit tëprokurorit, ku ata i ushtrojnë funksionet e tyre ndajnjë page në masën 60% të pagës bruto tëprokurorit, si një tregues i qartë i vëmendjes qëka kjo shumicë qeverisëse ndaj përmirësimit tëcilësisë së shërbimeve hetimore që do të ofrojëPolicia Gjyqësore në Republikën e Shqipërisë.

Për ta mbyllur, dua të shtoj se dispozitat e këtijligji do të zbatohen për aq sa mundet edhe ngaByroja Kombëtare e Hetimit, por projektligji nuk e

Viti 2019

316

Legjislatura e 9-të

prek këtë strukturë, pasi mënyra e organizimit dhee funksionimit të saj është e përcaktuar qartë nëligjin e SPAK-ut, që është tashmë në fuqi.

Të nderuar kolegë, për të gjitha këto arsye, siçedhe na keni besuar deri tani me votën tuaj për tëgjitha projektligjet e reformës në drejtësi, që tashmëjanë në fuqi dhe po zbatohen, ju ftoj ta votojmëedhe këtë projektligj.

Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Manja!Fjalën e ka deputeti Pjerin Ndreu.Pjerin Ndreu – E nderuar zonja drejtuese e

seancës,Të nderuar kolegë,Pas këtij diskutimi shterues që mbajti zoti

Manja, është e vështirë të flasësh më shumë përPolicinë Gjyqësore.

Unë do të theksoj rëndësinë e këtij ligji, si pjesëe zinxhirit të organeve ligjzbatuese, është edetyrueshme të theksohet se ndërhyrja nëpërmirësimin e ligjit “Për Policinë Gjyqësore”. Ështëdomosdoshmëri, edhe në kuadrin e drejtësisë sëre, që ne po tentojmë me shumë sforco, taimplementojmë, sepse opozita jonë ka kohë qëështë vënë kundër dhe po e pengon dita-ditësimplementimin e asaj që shqiptarët mezi e presin.Ky ligj është një investim edhe në luftën kundërkriminalitetit, duke pasur parasysh se shërbimet ePolicisë Gjyqësore, së pari, janë kontakti i parëme kallëzimin për një çështje penale, dhe mevendin e ngjarjes. Është e rëndësishme tëtheksohet se janë këto dy momente, që nëshumicën e rasteve përcaktojnë fatin e mëtejshëmtë një çështjeje penale: nëse do të shkojë mirëapo do të shkojë keq. Sa më e kualifikuar të jetëPolicia Gjyqësore, me shërbimet dhe meseksionet, aq më mirë dhe aq më shumë garancika një çështje e caktuar se do të marrë rrugën ezbulimit të autorëve dhe dërgimin e tyre në gjyq,natyrisht me prova të argumentuara, ku, për shkakedhe të përvojës, nëse këtë punë e bëjnë mirëkëto dy shërbime, do të shkojmë te prova tëkopsitura, kryesisht duke u dhënë prioritet provaveshkencore.

Unë nuk dua t’i shtjelloj më tej pikat eprojektligjit, sepse, e thashë, zoti Manja i përmendishumë mirë, por komisioni i Policisë Gjyqësoreështë një risi. Duhet ta pranojmë që PoliciaGjyqësore ka qenë një problem deri sot në punëne përditshme. Por pse ka ardhur ky problem? Leta themi troç: në vitin 1995, kur hyri në fuqi Kodi i

ri i Procedurës Penale, ideja ka qenë që shërbimete Policisë Gjyqësore, seksionet dhe prokuroria, tëjenë një, që nga marrja dijeni e kryerjes së njëvepre penale, gjatë hetimit dhe deri në dërgiminnë gjyq.

Me ligjin që ka qenë dhe që është, “Për PolicinëGjyqësore”, i takon prokurorisë që nga anaprocedurale të drejtojë Policinë Gjyqësore. Porçfarë ka ndodhur? Prokuroria nuk e ka luajturasnjëherë këtë rol, madje ka qenë prokuroria ajoqë ka ndikuar shumë keq në mënyrën e organizimittë Policisë Gjyqësore. Pse? Shërbimet e PolicisëGjyqësore, kryesisht në momentin që janë vënënë punë, nuk kanë pasur aftësitë e nevojshmeprofesionale për të përballuar sistemin e ri që erdhi,dhe prokurorët e distancuan veten ngapërgjegjësia për të punuar me Policinë Gjyqësoredhe për ta kualifikuar, për të marrë pjesë nëvendngjarje dhe në veprime të ndryshme hetimore,si dhe për ta asistuar Policinë Gjyqësore që tëngrejë nivelin e saj të punës.

Duke krijuar këtë shkëputje, shpeshherë janëdëgjuar prokurorë që akuzonin Policinë Gjyqësorese nuk i bënte veprimet mirë në vendngjarje. Porkush e ka përgjegjësinë? Përgjegjësinë e kishteprokuroria. Me ligjin aktual prokuroria duhet tëmarrë përgjegjësitë e saj, duhet të përgjigjet edhepër pjesën që ka lidhje me kualifikimin, metrajnimin, me riparimin në proces të defekteve qëmund të shfaqin persona të ndryshëm që do tëpunojnë, sidomos në shërbimet e PolicisëGjyqësore, sepse këto të fundit kanë specifikë nëraport me seksionet.

Shërbimet e Policisë Gjyqësore janë tëatashuara në komisariat, por nuk mund t’i kërkoshshefit të komisariatit, as strukturave të tjerapolicore, që të rregullojnë aspektet procedurale tëshërbimit të Policisë Gjyqësore, është absurde. Kjoka ndodhur. Me dashje apo pa dashje, i kainteresuar apo jo prokurorisë, këtë ejani ta gjejmë!

Historia ka shkuar deri aty sa prokuroria e shtetiti ka përdorur shërbimet e Policisë Gjyqësore vetëmpër të bërë disa veprime fillestare, i ka deleguarkompetenca për hetim në ngjarje pa autorë, kashkuar vetë në ngjarjet me autorë, ka luajtur simacja me miun, duke e lënë shërbimin e PolicisëGjyqësore vetëm, të pambështetur, të patrajnuardhe duke mos luajtur rolin e vet.

Mendoj se ky është problemi që duhet tëriparohet në koncept. Ligjet i bëjmë të mira, janëshumë më të përmirësuara, shumë gjëra i

317

Legjislatura e 9-të Viti 2019

parashikojmë në të, por prokuroria duhet të luajërolin e vet dhe të mos ndodhë ajo që ka ndodhurderi më sot.

Nuk dua ta zgjas më argumentin. Lufta kundërkrimit është e rëndësishme dhe, që të zhvillohetnjë luftë kundër krimit, nuk mjafton vetëm PoliciaGjyqësore, por duhet Policia e Shtetit, prokuroria,gjykata, duhet edhe sistemi penitenciar. Ky ështëzinxhiri i organeve ligjzbatuese, që duhet të jenëbllok dhe, sa më shumë të forcohet ky bllok, samë shumë të nxitet bashkëpunimi, sa më shumëmirëkuptim dhe shkëmbim idesh të ketë, sa mëshumë analiza pune, sa më shumë mbështetjereciproke të ketë, aq më e sigurt është luftaantikrim.

Duke ju falënderuar, kërkoj që ligji të votohetdhe të mbështet, por duhet edhe të monitorohetnë proces.

Rreziku që prokuroria të keqpërdorë, sidomosshërbimet e Policisë Gjyqësore ekziston, sepseështë një mënyrë sjelljeje, të cilën ata e kanë tëpastër. Që të dalin nga kjo skemë nuk është e lehtë,por duhet t’u bëhet e qartë se shërbimet e PolicisëGjyqësore janë po aq të rëndësishme sa të gjithastrukturat e tjera. Është prokurori ai që duhet tëmbajë përgjegjësi për gjithçka, që nga hetimi ikryerjes së veprës penale deri në dërgimin në gjyq.

Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Ndreu!Fjalën e ka deputeti Taulant Balla.Taulant Balla - Si kryetar i grupit parlamentar

të shumicës, nuk mund ta fsheh kënaqësinë qësot jemi pothuajse në përmbyllje të një faze tërëndësishme: miratimit në Kuvend të një prejligjeve të paketës së reformës më të rëndësishmeqë Shqipëria ka ndërmarrë në këta 30 vjet, tëreformës në drejtësi.

Doja të falënderoja zotin Manja, dhe zotinXhafaj, si dy kryetarët e Komisionit të Ligjeve, sidhe të gjithë anëtarët e këtij komisioni, që kanëpunuar me intensitet për të përmbyllur sot ligjinpër Policinë Gjyqësore dhe në seancënpasardhëse atë të Shërbimit Përmbarimor Privat,i cili është ligji i 28-të i kësaj pakete.

Kanë qenë më shumë se 670 amendamentedhe më shumë se 1200 nene të përpunuara mekujdes dhe të diskutuara gjerësisht. Është bërë njëpunë e përbashkët edhe me partnerët eShqipërisë: SHBA-të, BE-në dhe misionet e tyrepërkatëse, EURALIUS-in dhe OPDAT-in. Shumëfaleminderit për të gjithë këtë kontribut!

Sot apeli im është edhe për deputetët eopozitës, që të votojnë këtë ligj dhe atë të seancëspasardhëse, sepse besoj se ju jeni të ndryshëmnga kolegët tuaj. Besoj se nuk keni hesape tëhapura me drejtësinë, sikurse mund të jetë kjoarsyeja përse ata ikën nga ky Kuvend.

Basha dhe Kryemadhi kanë vendosur tëbllokojnë sot, sikurse kanë bërë edhe herë të tjera,të gjitha akset më të rëndësishme kombëtare. Njëgjë është e sigurt, që nuk mund të bllokojnë dotreformën në drejtësi. Nuk mund të bllokojnë sotmiratimin e këtij ligji, sikurse nuk kanë mundur prejvitit 2016 të bllokojnë paketën e reformës nëdrejtësi, ndryshimet kushtetuese, ligjin për vetingundhe, sigurisht, të bllokonin edhe aktet e tjera.

Ata munguan në pjesën më të madhe të këtijprocesi. Edhe pse pas tre muajve në çadër ubetuan se nuk do të vinin për të votuar ndryshimetkushtetuese, erdhën si pulat, kokulur e me dorënlart dhe votuan ndryshimet kushtetuese, që ishinçelësi i kësaj drejtësie të re që po lind.

Në vazhdën e këtyre protestave të dhunshme,ku dëmtohet ekonomia, turizmi, konsumi, ishimpara pak minutash në Rinas, ku u hodh themeli injë prej hoteleve më të rëndësishme me 5 yje nëShqipëri. Një nga kompanitë më të mëdhagjermane në fushën e ndërtimit ka vendosur tëinvestojë përsëri në Shqipëri, pas investimit të parë,që u inaugurua në vitin 2015, tashmë një hotel me5 yje. Përfaqësuesi i kësaj kompanie, teksa morifjalën tha: “Erdha nga Munihu me një avion supertë madh, të mbushur plotësisht me turistëgjermanë”. Sot, turistëve gjermanë, teksa shkojnëpër në Vlorë, do t’u dalin para Luli dhe Monika përt’u zënë rrugën, që të mos shikojnë dhe të shijojnëbukuritë e turizmit shqiptar. E teksa një gjermando ta pyesë gjermanin tjetër: “Çfarë halli kanëkëta?”, po jua them nga këtu se halli i tyre ështëpikërisht reforma në drejtësi, prandaj bllokojnërrugët, nuk kanë hall tjetër.

Të bllokosh rrugët sot është të mundohesh tëbllokosh sadopak reformën, por nuk kanë për taarritur këtë, sikurse nuk kanë për t’ia arritur as tëbllokojnë demokracinë dhe as zgjedhjet. Kjo tregonse halli i tyre është ai halli i vogël i biznesit të kunatit,nuk është halli i biznesit të një qytetari të ndershëmshqiptar, që punon nga mëngjesi në darkë për tëmbajtur familjen, për t’u shërbyer turistëve, për t’ishërbyer çdo shqiptari. E vetmja gjë që ka rëndësipër Lulin dhe Monikën është pikërisht interesi i tyrengushtë politik, për të cilin janë të gatshëm të

Viti 2019

318

Legjislatura e 9-të

agravojnë jetën e përditshme të çdo qytetari të këtijvendi.

Përballë kësaj vale dhune, kësaj përpjekjeje përt’i penguar shqiptarët të lëvizin nëpër rrugët eShqipërisë, përgjigjja jonë është vetëm një, dëgjojeLulzim, ke gjithë të drejtën të protestosh kur tëduash, sa herë të duash, por harroje se mund tënxisësh dhunë, të kryesh akte vandalizmi, tëgodasësh policinë, institucionet, të terrorizoshnjerëzit, sepse ke për t’u përballur me ligjin qoftëti, qoftë kushdo tjetër që tenton të bllokojë rrugë,të dhunojë institucione, të vandalizojë biznese pri-vate.

Dy javë më parë deputetët e opozitës bërtisninkëtu në sallë teksa akuzonin Policinë e Shtetit dheministrin e Brendshëm, madje njëri syresh kërkoiedhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, sepolicia nuk kishte reaguar në kohë për grabitjennë Rinas. Po tani? Tani jo vetëm që në një kohërekord është identifikuar i gjithë zinxhiri kriminal,që ditën e parë, që në momentin e parë, por sirrallë herë Policia e Shtetit ka asgjësuar kokën ebandës kriminale dhe sot janë arrestuar 5 personadhe është identifikuar i gjithë grupi kriminal.

E pra, ministri i Brendshëm dhe Policia e Shtetitmeritojnë një falënderim të madh për punën eshkëlqyer. Sot, përfaqësuesja më e lartëamerikane në Tiranë, ndoshta ju nuk e keni ndjekurse jeni këtu, u shpreh: “Policia e shtetit shqiptarështë një prej policive më të mira sot në Europë”.Ju e dini që amerikanët nuk t’i bëjnë elozhet pa tëvlerësuar mirë punën.

Në kursin e dhunës, të moskrompromisit qëopozita ka zgjedhur të ndjekë, Luli po përpiqet tëbllokojë së bashku me reformën në drejtësi ligjinqë sapo ju përmenda, si dhe zhvillimin e zgjedhjevetë 30 qershorit. Kjo nuk do të ndodhë, sepse kohënkur do të zhvillohen zgjedhjet nuk e përcakton asPartia Socialiste dhe as çfarë ka mbetur nga PartiaDemokratike, por e përcakton vetëm Kushtetuta eRepublikës. Asnjë nga argumentet e përdorura ngaopozita nuk qëndron, as ato për bojkotin, as përdorëzimin e mandateve.

E para, zgjedhjet e vitit 2017 paskëshin qenëtë vjedhura. Jua kam thënë edhe herë tjetër këtunë Kuvend, që çdo natë gjatë fushatës të 2017-skisha një bisedë me kolegun tim demokrat EdmondSpaho, i cili më tregonte historitë pa fund të LSI-së, të cilët vidhnin dhe blinin vota në Elbasan. Nukkisha se si mos t’jua thosha!

Si ka mundësi që zgjedhjet e vitit 2017 na

paskëshin qenë vjedhur dhe opozita u kujtua qëkëtë gjë ta denonconte dy vjet më pas, duke moslënë në asnjë procesverbal, në 5500 qendra votimi,qoftë edhe një ankimim, reklamim të një shkeljejetë vetme, në asnjë KZAZ. Ato ishin zgjedhjet e paraku rezultati i parë i votimit mori 7 votat e të 7anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kuopozita kishte shumicën dhe për herë të parëkishte edhe kryetarin e KQZ-së.

Si mund të vidheshin ato zgjedhje kur për herëtë parë edhe mbarëvajtja e tyre u kontrollua ngavetë Partia Demokratike, duke kërkuar gjithçka,duke përfshirë edhe ministrin e Brendshëm, të cilinia dhamë për të respektuar kohën? Sigurisht,argumentet janë të pafundme, por ju, deputetë, nukjeni më të rinj, sepse i ri këtu je vetëm ditën e parë,pastaj je i vjetër apo quajeni si të doni. Apeli im përju është, që kur bëhet fjalë për ligje që janë nëinteres të shqiptarëve, sikurse është edhe ligji isotëm, ne duhet të tregojmë se jemi këtu për tërespektuar mandatin që na ka dhënë populli.

Thirrja ime është që ligjin për PolicinëGjyqësore, si pjesë e paketës së reformës nëdrejtësi, duhet ta mbështesë edhe opozita.

Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Balla!Fjalën e ka deputetja Ermonela Felaj.Do t’ju lutesha deputetëve të respektonin

kohën, pasi për këtë projektligj diskutimi është 10minuta.

Faleminderit!Ermonela Felaj – Faleminderit, zonja Hysi!Ligji për Policinë Gjyqësore, është e vërtetë që

është pjesë e korpusit të ligjeve që përbëjnëreformën në drejtësi dhe nuk është një ligj qëmiratohet me shumicë të cilësuar, por me shumicëtë thjeshtë, por në këtë rast dua t’ju them se nukështë shumica numerike e miratimit të ligjit ajo qëpërcakton rëndësinë e ligjit. Ligji është irëndësishëm për objektin që ai ka dhe natyrishtështë i rëndësishëm edhe për përmbajtjen që ka.Ndonjëherë nuk janë reformat ato që përmbysingjërat, reformat janë ato që implementojnëpërvojën e krijuar në vite. Sa i takon rastit të ligjitpër Policinë Gjyqësore dua t’ju them se që prejvitit 1995 ne kemi një përvojë shumë të mirë tëakumuluar në lidhje me këtë, çka na ndihmoi tëreflektonim më së miri në përmbajtjen e këtij ligji.

Hetimet paraprake janë baza e procedimitpenal, në vetvete janë zemra e procedimit penaldhe në pjesën më të madhe të tyre kryhen ngaoficerët e Policisë Gjyqësore. Ja pse ky ligj është

319

Legjislatura e 9-të Viti 2019

i rëndësishëm. Albert Ajnshtajni me të drejtë thoshte: “Një

dënim pa hetim është kulmi i injorancës” dhe, nëfakt, kështu është. Mendoni si mund të jetë njëdënim kur hetimi është i dobët, jocilësor, i mangët,i njëanshëm dhe reflektoni.

Për këtë arsye unë do të doja vëmendjen e tëgjithë kolegëve, natyrisht jo për të përsëritur atoçfarë u thanë nga kolegët më parë, por për t’undalur në disa pika të rëndësishme që sjell kyprojektligj, për t’ju argumentuar pse kemi sjellë këtëmodel dhe pse propozojmë këtë projekt para jush.

Policia Gjyqësore përfaqësohet nga oficerët ePolicisë Gjyqësore dhe agjentët e PolicisëGjyqësore. Oficerët e Policisë Gjyqësore kryesishtjanë të ndarë në seksionet e Policisë Gjyqësore,me të cilat ne kuptojmë të gjithë juristët që punojnëpranë prokurorive të çdo niveli dhe që kryejnë roline oficerëve të Policisë Gjyqësore. Ndërkohë qëoficerë të shërbimeve janë oficerë të Policisë sëShtetit, bashkëngjitur këtyre keni edhe agjentët qëpërfaqësojnë punonjës të Policisë së Shtetit, porqë janë të rolit të ulët dhe që sigurisht kanë edheata atributet e tyre në raport me hetimin. Pjesë ekësaj njësie të madhe të Policisë Gjyqësore janëpo ashtu edhe hetuesit e Byrosë Kombëtare tëHetimit. Zyra Kombëtare e Hetimit do të jetë njësiae hetimit, e cila do të shërbejë për hetimin e tëgjitha krimeve, që lidhen me korrupsionin dhekrimin e organizuar. Pra, do të jetë një njësi më eposaçme, por sigurisht baza e veprimit e të gjithakëtyre do të jetë ky ligj, që është ligji organik iPolicisë Gjyqësore, por sigurisht edhe Kodi iProcedurës Penale.

Cilat janë momentet më të rëndësishme të këtijligji, që ia vlejnë të ndalemi? Momenti i parë dhemë i rëndësishëm në këtë ligj është fakti që nekemi bërë një ndarje të qartë të oficerëve tëseksioneve dhe atyre të shërbimeve dhe detyraverespektive që kryejnë secili prej tyre. Nga viti 1995deri sot, dhe për këtë ju siguroj edhe nga përvojaime e mëparshme si ish- prokurore, ka pasur njëdiskutim dhe një debat shumë të ndezur në të gjitharrethet e prokurorisë për këto raporte që duhet tëkishim me këta punonjës dhe detyrat që duhet tëushtrojë secili. Madje vlen të kujtoj që 10 vjet mëparë u ribë ligji i Policisë Gjyqësore. Aso kohe neishim në opozitë, por e patëm votuar kundër atëprojektligj pikërisht për arsyen që nuk bëri njëndarje të drejtë të detyrave midis oficerëve tëseksioneve, pra juristëve të prokurorive dhe atyre

që i shërbejnë Policisë së Shtetit. Ka shumërëndësi të bëhet kjo ndarje, të cilën ky projektligjfatmirësisht e bën në mënyrë të qartë, pa lënë vendpër diskrecione të gjëra, sepse gjithmonëekzekutivi është i prirur të ndërhyjë te hetimi. Neduhet të jemi të qartë që hetimi nuk është një gjëqë i shërben politikës, e cila duhet të jetë shumë ebalancuar kur diskutohen çështje që lidhen meproceset hetimore në përgjithësi. Hetimi është njëgjë që duhet t’i shërbejë publikut dhe për këtëarsye, nëse ne duam të sigurojmë paanshmëri,objektivitet, efektshmëri, që hetimet të mos zgjatenpa fund dhe të humbasë edhe kuptimi i dënimit tëautorëve të veprave panale, është e qartë që duhett’i shkruajmë në ligj një për një të gjitha detyrimetqë do të kenë punonjësit e Policisë Gjyqësore.Fatmirësisht, projektligji që sot ju keni përpara ebën këtë gjë duke i përcaktuar detyrat rast pasrasti të oficerëve të Policisë Gjyqësore, tëseksioneve dhe të shërbimeve.

Çështje tjetër shumë e rëndësishme, që kyprojektligj priret ta zgjidhë ndryshe, është ajo qëka të bëjë me komisionin e Policisë Gjyqësore.Edhe rekrutimi në vetvete i oficerëve të PolicisëGjyqësore qoftë të atyre që vijnë nga Policia eShtetit, qoftë të atyre që vijnë nga jashtë si juristë,ka qenë problematik. Në vitin 2010 u hoqkonkurrimi si proces, duke e lënë të gjithë historinëe rekrutimit të punonjësve të Policisë Gjyqësorenë duart e një personi të vetëm, gjë që ka sjellëpasoja te hetimi, madje kjo e ka rënduar hetimindhe ka bërë që pjesë e hetimit të jenë njerëz qënuk kanë pasur asnjë lloj përvoje ose asnjë llojformimi, madje është reflektuar edhe në dënimetë munguara, të cunguara. Në fakt, këto mangësijanë reflektuar në të gjitha kritikat që ne kemi pasurpër sistemin e drejtësisë, në përgjithësi, dhe nësistemin e drejtësisë penale, në veçanti. Ligji ezgjidh këtë moment, sepse i jep një miniqeveri tëgjithë Policisë Gjyqësore me përbërje dhepunonjës që vijnë nga Policia Gjyqësore dhe njëprokuror që vjen nga Prokuroria e Përgjithshme.Ka pasur një diskutim pse ky prokuror duhet tëcaktohet nga Prokurori i Përgjithshëm.

Dua të jem shumë e qartë me kolegët qëargumenti në këtë pikë jo vetëm që nuk mungon,por nuk është vetëm një argument. Ne kemi njëfigurë qendrore në drejtësinë penale, që është ajoe Prokurorit të Përgjithshëm, të cilit me ligjinorganik i janë dhënë disa detyra, sipas të cilave aidrejton, bashkërendon dhe mbikëqyr veprimtarinë

Viti 2019

320

Legjislatura e 9-të

e Policisë Gjyqësore, orienton punën e përditshmetë Policisë Gjyqësore, nxjerr udhëzime me shkrim,të cilat janë të detyrueshme për zbatim në të gjithëvendin.

Së fundi, prokuroria ka atributin kushtetues tëushtrimit të ndjekjes penale, të përfaqësimit tëakuzës në emër të shtetit dhe merr masa përekzekutimin e të gjitha vendimeve penale. NëseProkurorit të Përgjithshëm i japim kompetenca tëtilla, është e qartë që atij në duar do t’i japimedhe instrumentin për të drejtuar hetimin. Prandajmerr kuptim edhe fakti pse ne kemi propozuar dhevotuar në komisionet e Sigurisë dhe të Ligjeve, qëpjesë e këtij komisioni drejtues të PolicisëGjyqësore duhej të ishte një prokuror ngaProkuroria e Përgjithshme, i cili caktohet ngaProkurori i Përgjithshëm për t’u dhënë kuptim tëgjitha përgjegjësive kushtetuese ligjore që ne i kemidhënë kësaj figure.

Një pikë tjetër, që zuri vend në diskutim ështëedhe ajo që ka të bëjë me pagat. Kolegë tëndryshëm patën idenë se për ligjin organik tëPolicisë Gjyqësore, duhej të diskutohej më parë.Nga viti 1995 e deri më sot, në çdo ligj që ka pasurtë bëjë, jo vetëm me Policinë Gjyqësore, por nëpërgjithësi me të gjitha organet e drejtësisë, pagaka zënë vendin e vet, sepse paga në vetvete ështëstatus

Kur flasim për organizimin dhe funksionimin enjë strukture të caktuar, duhet të flasim edhe përdrejtat që ka ajo strukturë, edhe për detyrimet qëka ajo strukturë. Paga patjetër që është një mo-ment shumë i rëndësishëm.

Mendoni pak se një nga arsyet që ne te reformanë drejtësi votuam rritjen e pagave për të gjithësistemin e drejtësisë, për prokurorët dhe gjyqtarët,lidhej edhe me mendimin që patëm të gjithë sëbashku që kjo do të ishte një masë, e cila nëmënyrë kritike do të parandalonte korrupsionin nëradhët e drejtësisë dhe për këtë arsye bëmë rritjene pagave. Ndërkohë, nuk mundet që PolicinëGjyqësore ta lëmë prapa apo ta lëmë me pagataktuale. Pra, është e nevojshme që edhepunonjësve të Policisë Gjyqësore për parim, përefekt të punës që kryejnë, për efekt të ngarkesësqë mbajnë, t’u rriten pagat patjetër.

Ligji u rrit pagat punonjësve të policisë sëseksioneve, të shërbimeve, po ashtu, marrin 10%pagë shtesë, ndërsa Byroja Kombëtare e Hetimitdo të marrë 20% pagë shtesë.

Po e mbyll duke theksuar se hetimi është një

gjë shumë e rëndësishme. Nëse ne duam qëdrejtësia penale të funksionojë njësoj si në vendettë cilave ne kërkojmë t’u bashkohemi, është shumëe rëndësishme që të jemi bashkë në votimin e njëprojekti, i cili krijohet në mënyrë që të eliminojë tëgjitha përvojat negative në të shkuarën me PolicinëGjyqësore.

Faleminderit!Vasilika Hysi - Faleminderit!Fjalën e ka deputetja Dhima.Antoneta Dhima - E nderuar zonja drejtuese

e seancës,Të nderuar kolegë deputetë,Të dashur qytetarë,Në seancën e sotme plenare jemi duke

diskutuar projektligjin “Për organizimin dhefunksionimin e Policisë Gjyqësore”, pjesë ereformës në drejtësi, i cili ka si objekt të tij normimine parimeve, rregullave për organizimin dhefunksionimin e shërbimeve të Policisë Gjyqësore,rregullat e ndarjes së punës lidhur me veprimtarinëe tyre hetimore, si dhe raportet që duhet tëvendosen me prokurorin dhe me organet eadministratës së origjinës.

Ky projektligj sjell ndryshime thelbësore nëmënyrën si do të funksionojë kjo strukturë, detyrat,mënyrën e rekrutimit, varësinë e tyre, si dhevendosjen e pagave.

Po kështu, nëpërmjet këtij projektligji trupa epolicisë do të zgjidhet me konkurs dhe nga njëkomision i posaçëm i krijuar për këtë qëllim. Jashtëkësaj strukture do të mbeten vetëm policëtgjyqësorë të SPAK-ut, që do të kenë një statustjetër.

Mbështetur në rregullat që normon legjislacioninë fuqi, Policia Gjyqësore kryen veprimtari meiniciativë të deleguar, si dhe veprimtari ekzekutivetë urdhrave dhe vendimeve të prokurorit ose tëgjykatës. Gjithashtu, ajo bashkëpunon ngushtë meprokurorin ose me gjykatën dhe përmbushfunksionet e saj hetimore nën drejtimin e prokurorit.Gjatë veprimtarisë së saj Policia Gjyqësore ështëe detyruar të shmangë konfliktin e interesit, nëpërputhje me rregullat e parashikuara nëlegjislacionin e posaçëm.

Administrata e Policisë Gjyqësore rregullohetme këtë projektligj dhe mbështetet në parimet emundësive të barabarta, ruajtjes dhe mbrojtjes sëtë drejtave të njeriut dhe lirive themelore,mosdiskriminimit, transparencës, profesionalizmitdhe ndershmërisë, integritetit, përgjegjshmërisë

321

Legjislatura e 9-të Viti 2019

dhe orientimit ndaj performancës.Statusi i oficerëve të Policisë Gjyqësore bazohet

në parimin e garantimit të qëndrueshmërisë nëdetyrë, të meritës dhe të zhvillimit transparent tëkarrierës.

Për të qenë oficer i Policisë Gjyqësore nëinstitucionin përkatës çdo punonjës i institucioneveqë ligji i ngarkon kryerjen e funksioneve gjyqësoremund të konkurrojë nëpërmjet një procesi të hapurdhe transparent aplikimi, në përputhje me ligjin përoficerët e Policisë Gjyqësore të shërbimeve tëPolicisë Gjyqësore” , si dhe mund të ngrihet nëdetyrë pas një procesi të hapur dhe transparentaplikimi, në përmbushje të kritereve ligjore.

Nëpërmjet këtij projektligji synohen të zgjidhennjë sërë problemesh, si:

- Rindërtimi i seksioneve të Policisë Gjyqësorepranë prokurorive, me synim përballimin engarkesës hetimore edhe forcimin e lidhjeve tëoficerëve të shërbimeve me administratën eorigjinës. Gjithashtu, ky projektligj synon qëstrukturat të punojnë bashkërisht, duke shfrytëzuarkapacitetet logjistike dhe njerëzore të Policisë sëShtetit dhe të llojeve të tjera të policive qëfunksionojnë me ligj në vendin tonë.

- Rivendosja dhe përsosja e procedurave tëkonkurrimit për caktimin e kandidatëve nëseksione, në respektim të parimeve tëtransparencës dhe të meritës, me qëllim rekrutimine një personeli me cilësi të mira profesionale dhemorale. Ndryshimi në projektligj bën të mundur qëroli vendimmarrës të kalojë nga një individ,aktualisht nga Prokurori i Përgjithshëm, te një or-gan kolegjial, që është Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

- Nëpërmjet rindërtimit të rregullave do tësigurohet stabilitet në detyrën e shërbimeve tëPolicisë Gjyqësore, sidomos të atyre tëspecializuara në sektorë të posaçëm të luftës ndajkrimit, duke vendosur një kontroll më të rreptë mbitransferimet, pasi merret edhe mendimi pozitiv iprokurorit.

- Vendosja e rregullave më të forta për sa i takonraportimit të rezultatit të hetimeve vetëm paraprokurorit kompetent, synon të disiplinojë mbrojtjene hetimeve.

- Ndryshimet në projektligj synojnë të vendosinrregulla që oficerët që kryejnë funksione gjyqësore,të kenë kohën e nevojshme për t’u fokusuar tekato, pa lejuar që ata të ngarkohen me detyra tëtjera që u kufizojnë kohën dhe energjitë qënevojiten për të kryer hetime.

- Projekti synon në gjetjen e mekanizmave tëcilët nxitin punën e përbashkët, me krijimin egrupeve të hetimit, sidomos në rastin e hetimeveproaktive, dhe në këto kushte, roli i prokurorit i cilidrejton hetimet do të forcohet.

- Projektligji synon të zgjidhë nevojën edomosdoshme si të trajnimit fillestar, ashtu edheatij të vazhduar të Policisë Gjyqësore, përmesgjetjes së instrumenteve të duhura, duke përfshirëedhe mundësinë e një konkurrimi paraprak pararekrutimit për të kryer funksione të PolicisëGjyqësore.

Projektligji parashikon rregulla të qarta përprocedurat e konkurrimit për caktimin ekandidatëve në seksione, duke respektuar parimete transparencës dhe meritës, duke bërë të mundurrekrutimin e një personeli me cilësi të miraprofesionale dhe morale.

Ashtu siç e theksova edhe më lart, rolivendimmarrës për emërimin e oficerëve të PolicisëGjyqësore të seksioneve nga prokurori kalon nënjë organ kolegjial, që është Këshilli i Lartë iProkurorisë.

Vendosja e kritereve dhe e një kontrolli më tërreptë për transferimet do të sigurojnë stabilitet nëdetyrën e shërbimeve të Policisë Gjyqësore,sidomos atyre të specializuara në sektorë tëposaçëm të luftës kundër krimit.

Përcaktimi i qartë i rasteve të dhënies sëmendimit të prokurorit për transferimin dhekarrierën e oficerit të Policisë Gjyqësore, përcaktimii rregullave të qarta për raportimin e rezultatit tëhetimeve vetëm para prokurorit kompetent, trajnimifillestar dhe i vazhdueshëm i Policisë Gjyqësore,përmes gjetjes së instrumenteve të duhura, dukepërfshirë edhe mundësinë e një konkurrimiparaprak para rekrutimit, për të kryer funksione tëPolicisë Gjyqësore, janë elemente shumë tërëndësishme, që janë pasqyruar dhe reflektuar nëkëtë projektligj.

Po kështu, përcaktimi i rregullave për ngritjene grupeve të përbashkëta hetimore nga shërbimetdhe seksionet e Policisë Gjyqësore, për rastet dhematerialet, të cilat do të hetohen nga shërbimetdhe seksionet e Policisë Gjyqësore, janë elementetë rëndësishme, që reflektohen shumë qartë nëkëtë projektligj.

Gjithashtu, në projektligj parashikohet edhe edrejta e ankimimit të vendimeve të komisionit paraKëshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përcaktohenkriteret për emërimin, lirimin, shkarkimin, pezullimin

Viti 2019

322

Legjislatura e 9-të

ose uljen në detyrë të drejtorit të PolicisëGjyqësore.

Projektligji rregullon organizimin e shërbimevetë Policisë Gjyqësore dhe të zyrave të shërbimevetë Policisë Gjyqësore pranë Policisë së Shtetit, sidhe parashikon rregulla për mënyrën e organizimittë seksioneve të Policisë Gjyqësore, të cilat ngrihendhe funksionojnë pranë prokurorive të çdo nivelidhe përbëhen nga oficerë dhe specialistë tëPolicisë Gjyqësore .

Nëpërmjet këtij projektligji rregullohet edhemënyra e zëvendësimit, shkarkimit dhe lirimit tëoficerëve të seksioneve të Policisë Gjyqësore, sidhe detyrat që ata duhet të kryejnë.

Është me rëndësi parashikimi në projektligj ikrijimit të grupeve të përbashkëta hetimore, të cilatngrihen me urdhër të prokurorit, në varësi tënatyrës dhe kompleksitetit të çështjes, të përbëranga oficerë të shërbimeve dhe seksioneve tëPolicisë Gjyqësore.

Në kushtet kur projektligji që ne po diskutojmësot normon parimet dhe vendos rregullat përorganizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore,të nderuara kolege dhe kolegë deputetë, ju ftoj tamiratojmë atë.

Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja Dhima!Fjalën e ka ministrja Etilda Gjonaj.Etilda Gjonaj – E nderuar zonja nënkryetare e

Kuvendit,Të nderuar deputetë,Në seancën e sotme po diskutojmë për një

projektligj tepër të rëndësishëm, siç është ligji përPolicinë Gjyqësore në Republikën e Shqipërisë,si pjesë e rëndësishme e paketës ligjore tëreformës në drejtësi.

Që në krye të herës, kur u hartua dokumentistrategjik për reformën në drejtësi, në shtyllënpenale u evidentua si një ndërhyrje e nevojshmeedhe riorganizimi në tërësi i Policisë Gjyqësore,duke forcuar dhe përmirësuar statusin e saj,profesionalizmin, përgjegjshmërinë, llogaridhëniendhe eficiencën. Kjo për shkak të të gjithaproblematikave të analizuara në sistem dhe nëmungesë të mjeteve efektive në luftën kundërkrimit.

Reformimi tërësor, të cilit iu nënshtrua organi iakuzës, duke e shndërruar nga një sistem tëcentralizuar në një sistem të decentralizuar, dukei garantuar pavarësinë e hetimit dhe duke i dhënëprokurorit gjithë përgjegjësinë, njëkohësisht edhe

pavarësinë për çështjen, nuk mund të konsideroheji plotë nëse edhe Policia Gjyqësore nuk do të ishtepjesë e tij.

Që në dokumentin strategjik, të hartuar 4 vjetmë parë, u përcaktua se nevojitej riorganizimistrukturor dhe funksional i Policisë Gjyqësore, dukesynuar kështu rritjen e përgjegjësive të saj nëzhvillimin e hetimeve proaktive, profesionale dheefikase në luftën kundër kriminalitetit, nën drejtimindhe kontrollin e prokurorit, qartësimin e rolit tëprokurorit dhe Policisë Gjyqësore, duke e kthyerprokurorin në një mbikëqyrës të hetimit penal, sidhe rregullimin e raportit të numrit të prokurorëveme numrin e oficerëve të Policisë Gjyqësore, sipasngarkesës së çështjeve dhe problematikave tëkriminalitetit në zona të caktuara.

Ky reformim nuk mund të konsiderohej i tillënëse do të kishim thjesht disa ndryshime të ligjit.Kjo është arsyeja pse sot do të miratojmë një ligjtë hartuar nga fillimi.

Projektligji për Policinë Gjyqësore garantonforcimin e kritereve profesionale, etike dhe moralenë rekrutimin dhe promovimin e oficerëve tëPolicisë Gjyqësore, duke synuar krijimin e njësistemi, që mundëson arsimin e përshtatshëmprofesional, zhvill imin e një karriere tëqëndrueshme, si dhe trajnimin dhe kualifikiminvazhdues të tyre në hetimin e krimeve.

Projektligji për Policinë Gjyqësore sjell disa risiabsolute në organizimin dhe funksionimin ePolicisë Gjyqësore, duke përfshirë këtu edheoficerët e Policisë Gjyqësore të shërbimeve,tashmë në Policinë e Shtetit.

Centralizimi i hetimit në struktura tëspecializuara të Policisë Gjyqësore, i parashikuarnë këtë projektligj, do të rrisë profesionalizimin nëhetimin e krimeve, duke e ndjekur atë që nga fazafillestare e deri në përmbylljen e procesit gjyqësor.

Ndër garancitë që ofrohen janë mekanizmat engritur dhe parashikimet ligjore për të definuarqartë rastet e transferimit dhe komandimit tëoficerëve të Policisë Gjyqësore, duke i mbrojturkështu edhe nga transferimet e pamotivuara dheabuzive.

Garancitë që u ofrohen oficerëve të PolicisëGjyqësore, për karrierën, profesionalizimin,paanshmërinë dhe pavarësinë e hetimit, janë tënjëjta me standardet që ka parashikuar reformanë drejtësi për prokurorët dhe gjyqtarët.

Miratimi i këtij projektligji do të krijojë një instru-ment të ri, i cili do t’i shërbejë rritjes profesionale

323

Legjislatura e 9-të Viti 2019

të hetimit, organizimit të strukturës së PolicisëGjyqësore, si dhe do të japë rezultate pozitive nëluftën kundër krimit në përgjithësi dhe krimit tëorganizuar në veçanti.

Mbetet sfidë hartimi në frymën e ligjit i aktevenënligjore dhe akteve për zbatim, por njëkohësishtedhe zbatimi sipas frymës së këtij ligji, me qëllimqë t’i shërbejë hetimit të kriminalitetit dhe luftëskundër krimit.

Miratimi dhe vënia në zbatim e këtij projektligjido të ecë paralelisht edhe me krij imin einstitucioneve të reja, të Strukturës së Posaçmekundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sidhe Njësisë së Posaçme Hetimore, ByrosëKombëtare të Hetimit, duke plotësuar kështukorpusin ligjor dhe institucional në luftën kundërkrimit.

Miratimi pothuajse i të gjitha projektligjeve tëpaketës së reformës në drejtësi dhe hapatkonkretë që hidhen çdo ditë për ngritjen dhefunksionimin e korpusit të ri institucional dhesistemit të drejtësisë janë sinjal i qarë se reformanë drejtësi nuk ka më kthim pas, përkundrazi,prodhon përditë rezultate, të cilat po plotësojnëpak nga pak strukturën e re të sistemit tëdrejtësisë.

Reforma në drejtësi nuk u bë siç e dontemaxhoranca qeverisëse sot, por ashtu siç duhej,përtej çdo ndikimi politik, përtej çdo ndikimi tëinteresave personale dhe financiare, për tëgarantuar sistemin e drejtësisë sipas standardevemë të mira ndërkombëtare.

Të nderuar deputetë,Miratimi i këtij projektligji shënon një hap pozitiv

drejt plotësimit të gjithë korpusit legjislativ tështyllës penale të reformës në drejtësi, ndaj sotdo të doja që edhe deputetët e opozitës tëshprehin vullnetin e tyre për të miratuar këtëprojektligj për zbatimin e reformës në drejtësi.

Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja Gjonaj!Fjalën e ka deputeti Ervin Bushati.Ervin Bushati – E nderuar zonja drejtuese e

seancës,Të nderuar kolegë,Të nderuar qytetarë,Drejtësia e riformatuar është kurora e

reformave që ne kemi ndërmarrë si maxhorancënë këtë legjislaturë. Shqipëria ka shumë nevojëpër një reformë në drejtësi, sepse shqiptarët kanëvendosur me votë që çështja më e rëndësishme

për Shqipërinë është reforma në drejtësi. Ka njëndryshim të madh midis “duke ditur destinacionin”dhe “duke shkuar drejt destinacionit”. Ne pohedhim çdo ditë nga një hap për të shkuar drejtreformës në drejtësi, kurse ish-opozita apo ish-deputetët e opozitës nuk kanë ndërmarrë asnjëhap për të shkuar në këtë destinacion për tëcilin qytetarët shqiptarë mendojnë se ështëçështja më e rëndësishme në Shqipëri. Edhe atae dinë këtë, por nuk kanë bërë asnjë hap. Ne edimë dhe po bëjmë hapa të vazhdueshëm. Nëçdo takim që bëjmë me faktorët ndërkombëtarë,në të gjitha selitë, apo me çdo ministër të jashtëm,fjala e parë që ju vjen ndër mend kur dëgjojnëShqipërinë është reforma në drejtësi. Këtë gjë nae tha edhe ministrja e Jashtme e Kroacisë kur ushpreh se reforma në drejtësi që po zbatohet nëShqipëri është më e thellë dhe më e gjerë sesareforma që u zbatua në Kroaci apo Rumani.Ministri i Jashtëm i Belgjikës na tha se është nëmbështetje të Shqipërisë për t’u anëtarësuar samë shpejt në Bashkimin Europian dhe se reformanë drejtësi është një nga kushtet kryesore për tabërë demokracinë në Shqipëri funksionale. Tëkërkosh që demokracia të bëhet, por edhe tëkontrollohet nga politikanët, është një ëndërr mesy hapur, sepse, në fund fare, gjyqtari kryesorështë drejtësia.

Ish-opozita apo ish-deputetët (le ta sqarojnëvetë ata statusin e tyre) kërkojnë që zgjedhjet tëjenë të lira, të ndershme dhe për këtë kërkojnë njëarbitër. Kush mund të jetë arbitri? Ne që marrimpjesë në të njëjtën lojë? Të kërkosh sot nga politikaapo nga një krah politik se cili ka të drejtë, kur tëdy jemi garues, pa pasur në mes drejtësinë për tëpenalizuar ata që thyejnë ligjin dhe prekindemokracinë, mekanizmin bazë të mënyrës sifunksionon një shoqëri dhe një shtet, pra nëse nenuk kemi drejtësinë, atëherë si mund të vendosimne me njëri-tjetrin?

Pas 2 vjetësh u kujtua opozita të thotë qëzgjedhjet janë manipuluar! Opozita e pranoiverdiktin e qytetarëve, humbjen, Lulzim Basha eka pranuar humbjen në momentin kur ka hedhurhapin brenda këtij parlamenti. Kur ka hyrë këtunë shtator të vitit 2017, ka pranuar që ështëopozitë dhe që ne jemi maxhorancë e mandatuarnga qytetarët, e certifikuar nga KQZ-ja 7 me 0,pa asnjë deklarim nga 35 mijë komisionerë,gjysma e të cilëve ishin të opozitës. E ka pranuarverdiktin e qytetarëve që zgjedhjet ishin të lira dhe

Viti 2019

324

Legjislatura e 9-të

të ndershme në momentin që ka kaluar portën ekëtij parlamenti dhe është ulur në këtë sallë dikunë radhën e pestë, në mos gaboj.

Çfarë ka ndodhur sot që Lulzim Basha ështëshqetësuar, është bërë destruktiv dhe është jashtëlogjikës se si funksion një demokraci në botën ezhvilluar? Ka frikë nga humbjet e radhës? Ështëproblemi që mund të ketë me demokratët dhe mepartinë e tij në momentin që do të humbasë dhedo të jetë një lider që i ka çuar në 3 humbje tënjëpasnjëshme? Nuk i mban dot njerëzit që kabrenda në parti për të mos garuar në qytetetrespektive ku janë kryetarë bashkie? Ndërkohë qëthotë se nuk do të marr pjesë në zgjedhje, kaprezantuar kryetarin e bashkisë së Kamzës sikandidat, ndërkohë që thotë se nuk do të marrpjesë në zgjedhje, ka prezantuar kryetarin ebashkisë në Shkodër si kandidat, ndërkohë qëthotë se nuk merr pjesë në zgjedhje, vazhdonprezanton kandidatë që do t’i ketë në garë përzgjedhjet bashkiake. Kush është Lulzim Basha, aiqë thotë se nuk do të marr pjesë në zgjedhje, apoai që prezanton kryebashkiakët e Shkodrës, tëKamzës, të Vorës apo të Kukësit? Nuk do të hyjënë zgjedhje, por po prezanton kandidatët. LulzimBasha nuk është i qartë me veten dhe prandajështë humbës, konfuz dhe në të gjithë këtërrëmujë ku e ka futur veten dhe PartinëDemokratike po tërheq edhe të ashtuquajturin“elektorat demokrat”.

Pjesa se si do të vazhdojë telenovela e LulzimBashës me Partinë Demokratike nuk eshqetëson Partinë Socialiste në vetvete si partipolitike, sepse sa më shumë në mënyrë konfuzetë sillet zoti Basha, aq më mirë është për ne. Epapranueshme është që zoti Basha nuk e njehdemokracinë si institucion.

Nuk e vendos Partia Socialiste se kur bëhenzgjedhjet. Ne sot jemi në maxhorancë dhe nësebiem dakord, sepse ai është dakord që të shtyhenzgjedhjet, mund ta shtyjmë edhe 10 vjet datën ezgjedhjeve të ardhshme, por a do ta donte këtëgjë elektorati shqiptar? A vlen kjo logjikë? Nuk vlen.Zgjedhjet mbahen një herë në 4 vjet dhe vetëm nëatë ditë qytetarët mund të flasin me votën e tyrese kë duan që t’i drejtojë punët në këtë vend, këduan që t’i drejtojë punët në qytetet e tyrepërkatëse. Kush janë Partia Socialiste, PartiaDemokratike dhe Partia Lëvizja Socialiste përIntegrim që të thonë se zgjedhjet nuk do të mbahennë këtë datë? E dimë ne më mirë se qytetarët, e

dimë ne më mirë se sa Presidenti që e kadekretuar, e dimë ne më mirë se Kushtetuta, edimë ne më mirë se çdo vend i zhvilluar në botëqë ka vendosur t’i zhvillojë zgjedhjet çdo 4 vjet?!

Është mënyra më e mirë për të testuarmaxhorancën, për të testuar ata që do të drejtojnë.Në qoftë se vlen logjika e zotit Basha, le të vijë nëzgjedhjet lokale, t’i fitojë në masë, të marrë mëshumë vota se Partia Socialiste, atëherë mund tëketë një kazus, një arsye që të kërkojë zgjedhje tëparakohshme, por është kazus politik, arsyepolitike, asnjëherë kushtetuese ligjore. Në qoftëse zoti Basha mendon se ka kaq pakënaqësi dhese ky vend po shkatërrohet, siç ka 7 vjet që e thotë,po i them se maxhorancat rrëzohen me votë nëparlament. Ndërkohë që ai thotë “u mbyt anija, umbyt anija”, anija nuk fut ujë: ndërkohë që thotë“po bien kambanat e alarmit njëmijë herë”, ato nukbien njëmijë herë, sepse i bie që, sa herë që thotëse ranë kambanat e alarmit, aq më fortë u ringritkakjo maxhorancë! Zoti Basha është i paqartë në atëqë kërkon dhe për këtë është humbës. Nuk ështëi paqartë se është humbës, por është e kundërta,është humbës pikërisht sepse është i paqartë dhenuk di të udhëheqë, por ky nuk është problemi ynë.Për këtë arsye nuk mund t’i shkojmë nga pas dhetë dëmtojmë demokracinë, të lëmë në baltëqytetarët, të shkelim me këmbë Kushtetutën, sepsezoti Basha nuk është gati dhe nuk ka për të qenëndonjëherë gati për të qenë lideri që kërkon PartiaDemokratike. Kam respekt për demokratët, mëvjen keq, por ia kanë futur kot me zotin Basha.Zoti Basha nuk bën për atë punë. Është më kollajtë pranojnë këtë se sa të bllokojnë Shqipërinë.Është më kollaj të pranojnë se zoti Basha ështënjë djalë i prezantueshëm, simpatik e të gjitha, porata nuk i bën dot maxhorancë. Zoti Basha nukbëhet dot Kryeministër. Pse është kaq e vështirëtë pranohet kjo? Pse duhet të bllokohen rrugët eShqipërisë dhe jeta e të gjithë qytetarëve? Çdoditë që bllokohet Tirana, çdo ditë që bllokohetShqipëria, bllokohet ekonomia. Ndërkohë, ne vijmëkëtu, investohemi, punojmë, miratojmë ligje, të cilate bëjnë reformën në drejtësi funksionale. Ky mundtë mos jetë ligji më i mirë në botë, por është shumëmë i mirë se ai që ka qenë më parë. Ai jep jovetëm pavarësi ekonomike, por edhe procedurale.Nuk do të ketë më nesër dosje pa emër. Nuk do tëketë më dosje që flenë, sepse ai që e merr njëdosje në dorë, duhet patjetër ta çojë deri në fund,mirë ose keq, dhe jo të transferohet dhe dosja të

325

Legjislatura e 9-të Viti 2019

mbetet pa emër.Mënyra se si ish-kolegët, ish-deputetët, ish-

politikanët kanë vendosur t’ i prishin punëShqipërisë është e gabuar, e dëmshme jo përPartinë Socialiste, por për ekonominë shqiptare,për qytetarët shqiptarë. Në asnjë vend të botësnuk ka ndodhur kjo që ka ndodhur në Shqipëri, kunjë kryetar partie ka vendosur të dorëzohenmandatet e të dalin në rrugë. Nuk ka ndodhur asnë Mozambik, as në Zimbabve, as në Venezuelë,as në Korenë e Veriut, ndoshta po të kishte opozitë,por ka ndodhur vetëm në Shqipëri. Atëherë, osezoti Basha meriton çmimin “Nobel” për shpikjenmë të mirë në botë dhe i bie të jetë njeriu me imençur nga politikanët e botës, më i mençur seÇërçilli, se Ruzveldi, apo se kushdo që ka menduartë fitojë në politikë, ose i bie që ia ka futur kot. Pseështë kaq e vështirë të pranojmë që këtë radhëPartia Demokratike, duke dëgjuar zotin Basha, iaka futur kot?! Sepse i bie që të jetë politikani më izgjuar në botë! Deri tani nuk kam dëgjuar ndonjëshqiptar që të jetë më i zgjuar në politikë! Kamdëgjuar që ka politikanë të zgjuar në të gjithë botën,por nuk kemi pasur fatin ende të kemi një shqiptar.

Prandaj u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që tëvazhdojnë të mbështesin demokracinë. Demokracinuk do të thotë të jesh në Partinë Demokratike,apo të quhesh demokrat, siç quhen ata, dhe nequhemi socialistë! Të gjithë jemi demokratë; tëgjithë e duam demokracinë, sepse është e vetmjamënyrë me të cilën mund të qeveriset një shtet. Ubëj thirrje të bashkohen me demokracinë dhe jome Partinë Demokratike të zotit Basha!

Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Bushati!Fjalën e ka ministri, Sandër Lleshaj.Sandër Lleshaj – E nderuar drejtuese e

seancës,Të nderuar deputetë,Ligji për Policinë Gjyqësore, që propozohet sot

për miratim në Kuvendin e Shqipërisë, shënon njëfazë shumë të rëndësishme në procesin ereformës në drejtësi, e cila ka hyrë tashmë në njëfazë kreshendo dhe po shkon drejt përfundimit,duke realizuar pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë,nevojën e tyre të madhe për më shumë drejtësi,duke justifikuar mbështetjen e gjithë partnerëvendërkombëtarë, të cilët kanë qenë të palëkundurnë këtë proces jetik për Shqipërinë.

Ligji në vetvete shënon një hap të mëtejshëmnë drejtim të konsolidimit të procesit të hetimit, i

cili, për hir të së vërtetës, në harkun e tri dekadavetë shkuara ka pasur oshilacione të shumta, përarsye se, duke qenë i ndarë në disa duar, nuk kaarritur të dëshmohet si një proces i integruar, ikonsoliduar dhe i pacenuar.

Historia na ka treguar se në të shkuarën kapasur mjaft problematika, të cilave ligji që do tëmiratohet sot, u jep përgjigje të qëndrueshme, dukendihmuar konsolidimin e procesit të hetimit, dukekrijuar kushte të plota që procesi i hetimit të jetënjë proces i integruar, ku të gjitha palët që marrinpjesë në të të flasin të njëjtën gjuhë, të ndjekin tënjëjtën qasje, të njëjtën procedurë dhe të arrijnënë përfundimet që shpresohet të arrihen.

Ligji, ndër të tjera, krijon mundësi të mëdha përrritjen dhe forcimin e bashkëpunimit midis Policisësë Shtetit dhe prokurorisë, i cili është parakushtthemelor për një proces hetimi të integruar dhe tëkonsoliduar. Ky ligj krijon kushtet bazë për rritjendhe forcimin e mëtejshëm të profesionalizmit nëradhët e oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Ky ligj krijon kushtet bazë për rritjen dhe forcimine mëtejshëm të profesionalizmit në radhët eoficerëve të Policisë Gjyqësore, për arsye sevendos kushte të qarta për gjithë ciklin profesionaltë jetës së tyre brenda kësaj strukture, duke filluarqë nga momenti i rekrutimit, i arsimimit, i trajnimit,i kualifikimit. Po ashtu, vendos standarde të lartadhe shumë të qarta, të cilat lidhen me karrierënprofesionale të punonjësve ose të oficerëve tëPolicisë Gjyqësore.

Rregullimi i gjithë këtij cikli të menaxhimit tëjetës profesionale të oficerëve të PolicisëGjyqësore kontribuon jo vetëm në rritjen eprofesionalizmit të tyre, por edhe në rritjen e nivelittë hetimit.

Para pak ditësh, besoj se shumë prej jush e kaparë, ne inauguruam përfundimin e implementimittë një sistemi shumë të rëndësishëm, “Sistemi imenaxhimit të çështjes”. Ky sistem u mundësuafalë bashkëpunimit dhe mbështetjes financiare tëpartnerëve tanë të rëndësishëm, si SHBA-së dheBE-së, sigurisht edhe me mbështetjen e qeverisëshqiptare. Ai bashkon në mënyrë virtualeinstitucionet kryesore, të cilat marrin pjesë nëprocesin e hetimit. Pra, bashkon policinë,prokurorinë e gjykatat, si dhe mundëson që çdoçështje penale, që hapet në Republikën eShqipërisë, të marrë një numër unik në fillim tësaj, pastaj të ndiqet në mënyrë të integruar nga tëgjithë aktorët, të cilët marrin pjesë në sistem.

Viti 2019

326

Legjislatura e 9-të

Ky sistem, duke bashkuar të gjitha institucionet,mundëson dhe krijon kushtet bazë që problematikatë rëndësishme të së kaluarës të mos përsëritenmë, kur çështjet thjesht humbnin në xhunglën edosjeve të pafundme të hetimit, por të ndiqen nëmënyrë sistematike dhe jo vetëm të vlerësohetpuna, performanca e çdo pjesëtari në të, pra e çdooficeri të Policisë Gjyqësore të Policisë së Shtetit,prokurori apo gjykatësi, por të mund të gjenerohenraporte, analiza. Në këtë mënyrë, sistemi idrejtësisë do të hyjë sa më shpejt në hullinëprofesionale, ashtu si sistemet e drejtësisë sëvendeve me të cilat aspirojmë të përqasemi.

Krahas pritshmërive dhe mbështetjes së lartëpublike dhe ndërkombëtare për Reformën nëDrejtësi, e cila duartrokitet nga të gjithë partnerëttanë europianë dhe euroatlantikë, të cilët, për hirtë së vërtetës, i kanë qëndruar pranë Shqipërisëqë në orët e para të lindjes së saj, po ashtu edheKosovës, fatkeqësisht, kjo reformë nuk gjen tënjëjtën mbështetje nga segmente të caktuara tëpolitikës shqiptare, e cila, tashmë, ështëshndërruar në parapolitikë, duke tentuar të krijojënjë mjedis tjetër, pothuajse skizofrenik për tërelativizuar, për t’i zbehur pak a shumë fjalët“reformë në drejtësi” nga i gjithë diskursi politik dhepublik.

Besoj jemi të gjithë të ndërgjegjshëm dhe tëqartë se çfarë ndodh gjatë gjithë këtyre ditëve mepërpjekjen për të krijuar axhenda paralele, kuvetëm fjalët “drejtësi” apo “reforma në drejtësi” nukpërmenden, ku gjithçka përmendet, ku një pjesë eklasës parapolitike është gati të vërë zjarr kudo,të hedhë baltë mbi këdo për arsye nga më tëndryshmet, por asnjë fjalë dhe asgjë nuk flitet përreformën në drejtësi. Një shembull i qartë i kësaj upa sot. Ndoshta ju ka shpëtuar nga vëmendja, porpara parlamentit sot nuk pati protestë, si zakonishtgjatë këtyre muajve të fundit, por ishin një grup ivogël të rinjsh, të cilët, në përpjekjen për të qenë“inovativë”, kishin vënë një banderolë të turpshmepërpara Kuvendit të Shqipërisë ku shkruhej: “TiShqipëri s’më jep nder!” Kjo është një shenjë etrishtë e degradimit të madh jo vetëm politik, poredhe moral e atdhetar i një grupi të caktuarparapolitik, i cili krijon dëm në përpjekjen e tij përtë mbijetuar në kushtet e vështira të një reforme, ecila e bën të vështirë mbijetesën e atyre, të cilët ikanë borxhe të mëdha ligjit dhe publikut në tërësi.

Edhe sulmi ndaj Policisë së Shtetit, krahasinstitucioneve, është shenjë e këtij dëshpërimi të

madh. Ditët e fundit kemi qenë të gjithë dëshmitarëtë një intensifikimi të madh të sulmeve ndaj Policisësë Shtetit, jo vetëm të sulmeve fizike mefishekzjarrë dhe gurë, por edhe të sulmeve verbale,të cilat, për çudi, nuk pushojnë edhe në rastet kurpolicia shënon suksese shumë të rëndësishme.Rasti i Rinasit, i cili u përmend pak nga zoti Balla,është vetëm njëri prej tyre. Në një hark shumë tëshkurtër kohor, vetëm pak ditë pas një sulmi, i ciliu finalizua me një grabitje të madhe financiare nëRinas, Policia e Shtetit arriti të zbardhë shumëshpejt dhe në mënyrë shteruese, të dokumentojë,të provojë në mënyrë shkencore me dëshmi e meprova materiale një vepër shumë të rëndëkriminale, e cila ka tronditur me të drejtë një pjesëtë madhe të opinionit publik. Ai që nuk kuptohetështë fakti që edhe në këto kushte vijon një sulm ihabitshëm për shumëkënd, për mua jo i habitshëm,i cili kryesohet nga një person, të cilit nuk po iapërmend emrin. I kam vënë edhe unë një emër, ithem “Haxhi Mileti”, në shenjë proporcioni me faktinqë edhe ai zotëria ka hequr dorë nga adresimi injerëzve me emrin e vërtetë. Të gjithëve u vë njëemër tjetër. Edhe unë i kam gjetur një emër. Besojse nuk ka nevojë ta shpjegoj se çfarë nënkupton.Ata që e kanë lexuar Kadarenë, e dinë se kushështë “Haxhi Mileti’.

Dua të sjell në vëmendjen tuaj vijimin mekonsistencë të sulmit të këtij personi ndaj Policisësë Shtetit, që në rastin konkret nuk është thjeshtnjë sulm verbal, retorik, por është edhe njëpërpjekje për të intimiduar procesin e hetimit, qëpo zhvillohet nga policia dhe prokuroria, duke bërënë mënyrë krejt të hapur avokatinë e një prejbandave më të rrezikshme, me të cilat ështëndeshur Policia e Shtetit, dhe për këtë jenidëshmitarë të gjithë, një bandë që ka arritur tëkrijojë problematika të mëdha në disa vende, jovetëm në Shqipëri, por edhe në Greqi, në Kosovë.Ajo ka sulmuar, ka thyer burgje, ka dëmtuar, kavjedhur banka, ka grabitur para, ka sulmuar mearmë Policinë e Shtetit dhe ka lidhje tëdokumentuara me celula terroriste të rrezikshmedhe mbetet për ne të gjithë, por dhe për publikunshqiptar, me rëndësi që të kihet në vëmendje kjosituatë, e cila është aq e pazakontë dhe epapranueshme.

Në fund, unë doja të thosha që, përkundërkëtyre sulmeve që i bëhen Policisë së Shtetit edhenë ditët kur ajo performon në mënyrë dinjitoze, gjejrastin të falënderoj për mbështetjen e madhe që

327

Legjislatura e 9-të Viti 2019

jep publiku shqiptar, parlamenti, por edhe partnerëttanë ndërkombëtarë. Një shenjë interesantevlerësimi i adresoi Policisë së Shtetit “E ngarkuarame punë” e SHBA-së , duke e cilësuar atë si njëndër policitë më të mira në kontinent, përkundërbaltës së pamerituar që hidhet nga një pjesë eparapolitikës shqiptare.

Duke përfunduar, ju ftoj që ligjin për PolicinëGjyqësore ta miratoni, mundësisht me njëmaxhorancë të theksuar, për arsye se përmes sajjo vetëm miratohet një ligj, por japim edhe njëmesazh të rëndësishëm në drejtim tëimplementimit përfundimtar të reformës në drejtësi.

Faleminderit!(Drejtimin e seancës e merr zoti Ruçi.)Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Lleshaj!Fjala për zonjën Elona Hoxha.Elona Hoxha – I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit,Të nderuar qytetarë,Të nderuar kolegë,Progresraporti i fundit i Komisionit Europian për

Shqipërinë vlerësoi të gjithë progresin e bërë ngaqeveria shqiptare në përmbushje të prioriteteve tëvëna, si dhe theksoi nevojën për implementiminmë tej të reformës në drejtësi. Projektligji që do tëmiratojmë sot “Për organizimin dhe funksionimine Policisë Gjyqësore” është një ndër projektligjete paketës së reformës në drejtësi, i cili tregonvazhdimin e implementimit të reformës kaq tënevojshme në të gjithë zinxhirin e sistemit tëdrejtësisë dhe përmbyll të gjithë paketën ligjore.

Dua të theksoj se ky projektligj vjen si produkt injë konsultimi me ekspertë të nivelit të lartë,misionin EURALIUS, OPDAT-in, ministritë e linjës,OSBE-në, Prokurorinë e Përgjithshme, Policinë eShtetit, si dhe nga debate konstruktive dhe punëtë komisioneve përkatëse, si ai i Komisionit tëLigjeve dhe Komisionit të Sigurisë. Dua tëfalënderoj zonjën Hysi për këtë iniciativë tërëndësishme që ka marrë dhe për të gjithëkontributin e dhënë lidhur me këtë projektligj.

Të gjithë jemi dëshmitarë të problematikave tëndryshme të shfaqura ndër vite me PolicinëGjyqësore, si: dobësimin e lidhjeve të oficerëve tëshërbimeve, ndryshimin në ligjin ekzistues të vitit2010 për heqjen e procedurës së konkurrimit përoficerët e shërbimeve në seksionet e prokurorisë,lëvizjet dhe transferimet e shpeshta të tyre,mosnjohjen e organikave të Policisë Gjyqësore ngaprokurorët dhe dobësimin e bashkëpunimit midisprokurorisë dhe Policisë Gjyqësore.

Nëpërmjet rishikimit të këtij projektligji synohetriorganizimi strukturor dhe funksional i PolicisëGjyqësore, qartësimi i roleve të prokurorit dhePolicisë Gjyqësore, rregullimi i raportit të numrit tëprokurorëve me numrin e oficerëve në këtëstrukturë, forcimi i kritereve profesionale, etike dhemorale në rekrutimin e promovimin e oficerëve tëPolicisë Gjyqësore, parashikimi i mekanizmave përtërheqjen e kontributit të specialistëve dheekspertëve teknikë pranë zyrave të prokurorisë,si dhe garantimi i burimeve të nevojshme materiale,financiare dhe njerëzore për Policinë Gjyqësore.

Dua të përmend që në këtë projektligj ka njërisi për sa i përket komisionit të Policisë Gjyqësore,i cili është një strukturë shumë e rëndësishme qëtransferon dhe komandon oficerët e PolicisëGjyqësore, shqyrton kërkesat e procedimitdisiplinor, si dhe bën vlerësimin e punës dheintegritetit të tyre.

Së fundi, dua të them dy fjalë sa i përketçështjes së pagave, aq të diskutuara edhe nëkomisione. Sigurisht, jam dakord për fuqizimin estrukturës së Policisë Gjyqësore dhe incentivin epages, sipas ligjit për statusin e gjyqtarit dheprokurorit, ashtu sikurse jam dakord për njërishikim të pagave në nivel hierarkik të strukturaveshtetërore, në nivel qendror, lokal dhe institucionetë pavarura, si dhe për një dakordësi dhe ngritjetë një grupi pune për këtë qëllim.

Të nderuar kolegë,Puna e Policisë Gjyqësore është zemra e

hetimit, sepse shumica dërrmuese e veprimevehetimore kryhen nga oficerët e Policisë Gjyqësore,kështu që duhet t’i japim rëndësinë që i takon kësajstrukture, të respektojmë punën që bën dhe tavendosim në ato nivele, në mënyrë që ajo tëperformojë sa më mirë të jetë e mundur. Kyprojektligj e bën të mundur këtë, prandaj ju ftoj qëta votojmë.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Fjalën e ka Kryeministri, zoti

Edi Rama.Edi Rama - Me përfundimin e afatit të

regjistrimit të partive politike për zgjedhjet e 30qershorit, opozita e “rrugës”, pasi doli nga rruga ejetës parlamentare, ka vendosur të dalë edhe ngarruga e zgjedhjeve, duke zgjedhur dy formaekstreme në kundërshtim të plotë me vijën elogjikës demokratike. Forma e parë është epanjohur dhe e padëgjuar, ndërsa e dyta, jo epanjohur, por e provuar si një rrugë e

Viti 2019

328

Legjislatura e 9-të

vetëshkatërrimit, aty ku opozita ka zgjedhur tëbraktisë zgjedhjet, praktikisht ka marrë mbrapshtnjë periudhë të gjatë rrënimi dhe vështirësish tëjashtëzakonshme për rindërtim. Në vend që tëluftojë me program e ide, ka zgjedhur të luftojë mekërcënime dhe me kapsolla; në vend që t’ipërfaqësojë zgjedhësit e vet në këtë sallë dhe nëzgjedhje, ka vendosur t’i nxjerrë edhe ata nga rrugae betejës demokratike dhe, në vend që t’iudhëheqë në rrugën e betejës demokratike, kavendosur t’i përdorë si mish për top, duke u fshehurpas tyre. Kjo pa dyshim është shumë e rëndë, epadëgjuar dhe e papranueshme nga askush, asnga vetë shumica dërrmuese e zgjedhësve tëLulzim Bashës, apo të Monika Kryemadhit.Ndërkohë, as ne nuk kemi ndonjë zgjedhje tjetër,përveçse të vijojmë rrugën tonë, pa u ndalur tëmerremi me ta. Domethënë, pa devijuar nga rrugae zgjedhjeve të 30 qershorit, pavarësishtkërcënimeve, shantazheve apo rreziqeve të njëprocesi kur dy parti politike dhe disa kryetarë paparti rreth tyre përbetohen se do ta dhunojnë tëdrejtën e popullit për të zgjedhur kryetarët ebashkive dhe këshillat e bashkive në Republikëne Shqipërisë.

Unë i mirëkuptoj të gjithë ata që, ndryshe ngaunë dhe ndryshe nga ne, mendojnë se zgjedhjetpa këto parti janë anormale, por dua t’u them tëgjithëve se kjo nuk është as zgjedhja jonë dhe asfaji ynë, për hir të së vërtetës, sepse ne, nëkëndvështrimin tim, kemi bërë gjithçka që kemipasur në dorë që kjo të mos ndodhë. Ndoshtamund të bënim më shumë, por unë nuk e di seçfarë. Është mirë të ngulmojmë që të gjithë takujtojnë çdo ditë se çfarë kemi bërë ne në këtëperiudhë dhe askush të mos e harrojë se jemi neqë e kemi dhënë provën se midis një palëzgjedhjesh pa opozitën dhe zgjedhjeve meopozitën kemi parapëlqyer të dytën dhe kemisakrifikuar politikisht për ta bërë të mundur të dytën.Prova është në sytë e kujtdo që ka një kujtesë aqtë gjatë, sa për dy vjet. Këtu e dy vjet më parëishim në të njëjtën situatë kur të njëjtët njerëz, osemë saktë Lulzim Basha dhe partia e tij, ishin futurnë “çadër”, ndërsa aleatët tanë rrinin mes “çadrës”dhe qeverisë në pritje që të binte qeveria. Në vitin2017 ne kaluam ylberin, në raport me traditënpolitike në Shqipëri, por edhe në raport me vetëmandatin tonë, duke ndarë të gjitha përgjegjësitëe qeverisjes me ta dhe duke u besuar atyre, asmë shumë e as më pak, por Ministrinë e Punëve

të Brendshme, plus ministritë e tjera dhe agjencitëmë të rëndësishme shtetërore. Pse?! SepseBashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara embyllën të gjithë kapitullin e gjatë të përpjekjevepër të arritur një kompromis dhe deklaruan mekeqardhje, duke e fajësuar drejtpërdrejt opozitënse zgjedhjet duhej të mbaheshin, se zgjedhjet ishinlegjitime dhe se qeveria e parlamenti, të dalë prejatyre zgjedhjeve, kishin legjitimitet të plotë. Nësene do të ishim një forcë politike thjesht dhe vetëme lidhur me pushtetin dhe nëse do ta shikonimprocesin demokratik thjesht dhe vetëm si një rrugëpër të qëndruar apo për të marrë pushtetin, nukkishim asnjë arsye që t’u luteshim, të gjithë e kujtonise sa shumë u jemi lutur, dhe unë i jam lutur LulzimBashës, për të mos e braktisur procesin, do tëkishim një parlament me të gjithë deputetët, porpa deputetët e Partisë Demokratike dhe të LSI-së. Të jeni të sigurt se nga pikëpamja e legjitimitetit,askush nuk do ta vinte në diskutim legjitimitetintonë. E bëmë këtë zgjedhje dhe kjo kujtesë duhett’u vlejë të gjithë atyre që për një arsye ose për njëtjetër sot kanë të drejtë të mendojnë se zgjedhjetjanë anormale në kushtet kur dy parti politike, jo tëparëndësishme, i kanë braktisur ato, por nuk munddhe nuk duhet të mendojnë se jemi ne që e duamkëtë gjë dhe jemi ne që priremi drejt kësaj gjëje.Ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër dhe është rasti tëtheksojmë se përtej të gjitha të metave tona dhegabimeve të pashmangshme, ose të shmangshmeqë ne kemi bërë apo mund të kemi bërë, ne mundtë ballafaqohemi me këdo për të provuar se, nëseka një garë se cila forcë politike apo cila qeveri ika dëgjuar më shumë të tjerët, i ka dëgjuar mëshumë kritikat, i ka dëgjuar më shumëkundërshtitë, i ka dëgjuar më shumë njerëzit, nekëtë garë e fitojmë me diferencë të madhe.

Na akuzojnë për arrogancë, por kam frikë sepërtej dukjeve dhe përtej interpretimeve tëmundshme të një mënyre, apo një mënyre tjetërkomunikimi, ngatërrojnë vendosmërinë për të çuarpërpara reformat që kemi marrë përsipër mearrogancën.

Nuk është arrogancë, është vendosmëri që tëndërmarrësh reformën e formalizimit dhe tëvendosjes së rregullave në një shtëpi si Shqipëriaqë e trashëguam në rrëmujë dhe pa rregulla. Nukështë arrogancë, është vendosmëri që tëndërmarrësh një betejë ku të gjithë të tjerët osekishin humbur me turp, ose nuk i kishin hyrë fareta ndërmerrnin, si beteja për të formalizuar

329

Legjislatura e 9-të Viti 2019

marrëdhënien mes konsumatorëve dhe sektorit tëenergjisë elektrike. E kështu me radhë, një sërëreformash të tjera, për të mos i numëruar të gjitha.

Ngatërrojnë këmbënguljen tonë për të realizuarpunët që marrim përsipër, me arrogancën. Nukështë arrogancë të këmbëngulësh që të realizoshpunët që ke për detyrë, të cilat i ke marrë përsipër.Nuk është arrogancë, është këmbëngulje që tëmos pranosh që në kundërshtim me interesinpublik, në kundërshtim me të mirën e përbashkët,në kundërshtim me të ardhmen e vendit, me tëardhmen e qytetit, me të ardhmen e fëmijëve, njëgrusht njerëzish të marrin peng një projekt, tëmarrin peng një rrugë zhvillimi, siç ndodhi te Bregui Lumit, apo siç ndodh ende edhe për pak kohëtek Unaza e Re, apo siç ka ndodhur atje - këtu, kupër herë të parë dhe falë lidershipit qorr, palidership të Lulizm Bashës dhe të MonikaKryemadhit, parti politike i janë kundërvënëzbatimit të ligjit, në raport me ndërtimet pa leje.

Kurrë, ne në opozitë, por për hir të vërtetës,edhe ata në opozitë më parë nuk kishin dalë e nukkemi dalë në rrugë për të marrë krahun e tyre qëkanë ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe mendërtimin e tyre të paligjshëm janë pengesë përndërtimin e një rruge të së ardhmes. Ka filluar kjome projektin e rrugës së Pogradecit. Krahasonisot, rrugën e Pogradecit me atë që lanë ata, tëcilët pastaj u dolën në krah atyre që kishin ndërtuarmbi liqen. Jo, mos i krahasoni thjesht rrugët ngaana e pamjes, por vetëm duke u nisur nga pamja,krahasoni se çfarë zhvillimit, çfarë turizmi, çfarëekonomie dhe çfarë punësimi sjellin projektet si airast, apo si në të gjitha rastet e tjera dhe se çfarëprapambetje, çfarë përpëlitjeje në një situatë sta-tus quo-je varfërie lënë rrugët e lëna rrugëve, aporrugët e paprekura për histori të lidhura memungesën e vizionit dhe me mungesën ekëmbënguljes.

Kokëfortësia për të insistuar për një program,për një projekt nuk është arrogancë. Po të moskishte ekzistuar kokëfortësia për të insistuar, nukdo të ekzistonte Parisi siç e njohim. Mora shembullParisin, por mund të marr shembull çdo qytet, ashtusiç e njohim. Mund të marr shembull çdo vend,ashtu siç ne e njohim. Ka qenë kokëfortësia enjerëzve me vizion dhe e forcave me këmbëngulje,që i kanë ndërtuar ato realitete, duke sakrifikuarnatyrisht, duke marrë përsipër edhe kostot.

A jemi ne një shumicë, një parti politike, njëqeveri që nuk dëgjon?

Po, mirë, më falni!Kush i ka dëgjuar drejtpërdrejt, jo në salla, jo

në kënde fjale, jo në dëgjesat e mëdha publikenëpër sheshe, nuk po i llogaris ato, dhe kush u kakthyer përgjigje me shkrim në qeveri 41.000njerëzve të zakonshëm? Kush tjetër u ka zgjidhurnjerëzve të zakonshëm, drejtpërdrejt si qeveri eangazhuar në krah të tyre, mijëra e mijëra e mijërahalle, duke i dëgjuar përmes një platforme, siçështë platforma e bashkëqeverisjes për të cilënkëta zgjedhin fjalët e zakonshme të traditës sëcinizmit, të përqeshjes, traditës së llogjeve të“Klubit të Selanikut”, por harrojnë dhe jo vetëmharrojnë, por nuk e kuptojnë dot që bëhet fjalë për41000 qytetarë, pensionistë, të cilët janë rrugëveprej vitesh e vitesh, sepse nuk i ka dëgjuar kurrënjeri, për të llogaritur si duhet pensionin e tyre. Sot,pikërisht, pse sa herë që na drejtohen, dëgjohendhe pasi dëgjohen, ndihmohen, marrin mbrapshttë gjitha paratë e munguara nga pensioni i llogariturgabim. Nuk ia kemi llogaritur ne pensionin gabim,por, edhe në rastet kur ia kemi llogaritur nepensionin gabim, bëhet korrigjimi.

Apo mijëra e mijëra njerëz të tjerë që janëzvarritur me vite. E thonë vetë, e thonë faktet, qënga 2001-shi, nga 2004-a, nga 2008-a, nga 2011-a, nga 2012-a, për titujt e pronësisë.

Kush i ka dëgjuar, drejtpërdrejt, tek për tek?Kush i ka dëgjuar njerëzit si ne?

Nuk po kthehem gjatë, larg, tek armët kimike,por po vij më afër, te Kukësi. I dëgjuam dhe ukërkuam ndjesë publike për faktin se kishin tëdrejtë ata, nuk kishim të drejtë ne, si dhe për faktinse ne nuk qeverisim me bindjen se i dimë të gjithadhe kemi të drejtë për gjithçka, por ama aty kukemi bindjen se kemi të drejtë, nuk tërhiqemi, sepërndryshe nuk bëjmë punën. E duke mos bërëpunën, nuk zbatojmë angazhimet që kemi marrëpërpara atyre që na kanë dhënë votën për t’i bërëkëto punë. Nuk kemi bërë asgjë që nuk e kemithënë më përpara. Të gjitha ato që kemi bërë, ikemi thënë më parë. E kemi thënë më parë sekush do të na votojë ne, duhet ta llogarisë që, nësefiton më shumë, do të paguajë më shumë. Nuk ekemi bërë mbrapa. Ashtu sikundër e kemi thënëmë parë, që kush fiton më pak, do të paguajë mëpak dhe ky është fakt.

Kush i ka dëgjuar studentët, siç i kemi dëgjuarne, dhe kush ka bërë me seriozitetin më të madhdetyrat e veta si qeveri, pasi i ka dëgjuar? Jo përt’i kthyer në klasë e për t’i hequr nga rruga e

Viti 2019

330

Legjislatura e 9-të

protestës, por për të realizuar pikë për pikë atogjëra për të cilat kemi rënë dakord që kanë tëdrejtë. Për ato që kemi thënë se nuk kanë të drejtë,i kemi dëgjuar me respekt, u kemi thënë nuk kenitë drejtë dhe nuk i kemi bërë, e as nuk kemi ndërmend t’i bëjmë. Por ama, për ato gjëra që ata kanëpasur dhe kanë të drejtë, ne jemi të angazhuarrregullisht.

Kush i ka dëgjuar njerëzit në fshat, kur janëngritur për ndërtimin e një HEC-i? U bënë protestame muaj e ndoshta, më shumë se muaj për HEC-et në Valbonë; nuk u bënë protestat kur u dhanëlicencat e HEC-eve në Valbonë, që u dhanë ngaburri i atyre maleve, Saliu. Ai i dha. Ai i dha, dhekur diskutohej për Valbonën këtu, rrinte si skuthdhe fuste kokën midis shpatullave, duke gërmuarIpad-in. Ndërkohë që ne morëm përsipërpërgjegjësinë dhe bëmë sa mundëm. Ashtusikundër kemi marrë përsipër përgjegjësinë dhekemi bërë sa kemi mundur, sa herë që kemimenduar se është komuniteti ai që ka të drejtë.Aty ku s’ka të drejtë dhe ku ne mendojmë dhe ethemi nuk ka të dejtë, nuk ka kthim mbrapa dhenuk diskutohet që do të bëhet si themi ne, jo siçthotë një grup njerëzish, sado i madh, që mblidhetdhe thotë: këtu dua unë të bëhet kështu. Sepsenuk jetojmë në një sistem barbarie, ku mblidhetnjë grup njerëzish dhe pengon zhvillimin e njëprojekti, pengon realizimin e një pune, pengonrrugën e së ardhmes për të gjithë. Kjo ështëpërgjegjësia jonë, siç është edhe detyra jonë tëdëgjojmë, për të kuptuar nëse jemi duke bërë vërtetgjënë e duhur, dhe aty ku kjo konfirmohet, nukkthehemi mbrapa. Po kjo nuk është arrogance,është vendosmëri për t’i dalë për zot gjërave përtë cilat na kanë votuar njerëzit, gjërave për të cilatna kanë votuar ata që na kanë votuar, e që janëshumica. Është shumë e thjeshtë.

Kush e ka dëgjuar opozitën më shumë se ne?Ma tregoni mua se kush, sepse në këtë parlament,unë nuk kam qenë, kanë qenë disa këtu, ka qenëedhe zotëria që është atje, në maj, kur luftohej përtë drejtën e liderit të grupit parlamentar të opozitës,për të pasur kohë sa Kryeministri, vetëm në rastetkur Kryeministri paraqiste një iniciativë, jo në çdorast. Dhe është mirë ta kujtojnë të gjithë se cilaishte përgjigjja. Përgjigjja ishte: “Edvin KristaqRama kërkon të më marrë të drejtën kushtetueseqë unë flas sa të dua, të tjerët flasin sa them unë!”.Shkoi deri në Bruksel kjo histori, që thoshin tri ligje.Nuk ishin tri ligje ato, por ishin dy ligje dhe ishte

një pikë e Rregullores, ku ne si opozitë kërkonimthjesht dhe vetëm të drejtën e fjalës me kohë tëbarabartë me Kryeministrin, – jo për mua, se unënuk isha, për kryetarin e grupit – për replikë, kurKryeministri paraqiste ndonjë iniciativë, jo në çdofjalë.

Dhe çfarë bëmë ne?Qysh ditën e parë që erdhëm në këtë sallë si

shumicë, ne i dhamë kryetarit të opozitës të drejtëntë flasë po aq minuta sa flet Kryeministri në çdorast. Unë e kam fajin që, kur unë flas dyzet minuta,Lulëzimit i mbaron pllaka gramafonit në minutën enjëzet e tetë, dhe pastaj bën gërr – gërr gramafoni?Nuk e kam unë fajin, por gramafoni plus gërr –gërr. Statistika të këtij parlamenti tregojnë se kafolur tri herë më shumë se unë, megjithëse kamunguar gjashtë muaj në këtë parlament.

Tani çfarë do të thotë fjala e opozitës nëparlament? Kjo është fjala e opozitës në parlament.Fjala e opozitës në parlament nuk është që përçdo gjë që thotë opozita, shumica të thotë keni tëdrejtë dhe ne do të bëjmë siç thoni ju. Jo, fare!Fjala e opozitës në parlament është që të flasë aqsa i takon. Ka folur më shumë se ç’i takon. Megjashtë muaj mungesë grupi, grupet parlamentaretë të dyja forcave rrugore aktualisht, kanë folur mëshumë sesa Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.

Çfarë është të dëgjosh opozitën?Ne kemi pasur gjithë gatishmërinë ta dëgjojmë

opozitën për reformën zgjedhore dhe i kemi thënëopozitës: shkruajeni si e doni dhe ne do ta votojmëpikë për pikë, bazuar te rekomandimi i KëshillitEuropian, rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, pikëpër pikë. Çfarë duhet t’u dëgjojmë më shumë ne?Kush i ka dëgjuar, siç i kemi dëgjuar ne këngët elibrit të shtëpisë, me orar e pa orar? Kush e kangrënë, siç e kemi ngrënë ne, në këtë sallë, baltën,bojën, vezët? Kush? Faji ynë është që mbasi ikonsuamuan të gjitha mjetet e forta, përfshirë edheflakadanët, vendosën të ikin nga Parlamenti?

Kush i ka dëgjuar fermerët për qumështin?Këta (më falni se ju si ata jeni, nuk jeni ndryshe,

por e kam fjalën për ata, se ju nuk ishit këtu), ishinata që fermerëve u kishin bërë naftën, siç i thonënga zona e zotit Murrizi. Ndërkohë që ne,megjithëse merrnim një masë të drejtë për njëekonomi konkurruese, përsëri i dëgjuam dhereflektuam për t’u ardhur në ndihmë, jo duke ukthyer mbrapsht nga vendimi ynë, por duke gjeturnjë zgjidhje kompensimi për çdo fermer.

Nuk po them kush i ka dëgjuar protestuesit

331

Legjislatura e 9-të Viti 2019

poshtë dritares së Kryeministrisë, pa ua kërciturplumbin në lule të ballit (s’po i hyj kësaj). Nuk pothem kush i ka dëgjuar protestuesit e opozitës, pai prekur me dorë (tani thonë pse na prekni me gaz).Po me çfarë t’ju prekim? T’ju tundim ato palmat,që t’ua bëjmë më të lehtë erën nga mbrapa, që t’jufusim në pushtet? Faji ynë është që s’ka erë përtë fryrë velat e varkës? Me çfarë t’i prekim? Gazilotsjellës është protokoll uniform i të gjitha vendeve.Aty ku nuk funksionon, edhe në mes të Parisit,edhe në mes të Londrës, edhe në mes të Athinës,edhe në mes të Nju Jorkut kërcet dajaku, kursekëtu jo. Këtu dajakun e ha policia, që rri përballëdhe merr gurët, merr kapsollat e çfarë t’i dalëpërpara dhe plus, duhet të ruhet edhe nga lart, semos i del ndonjëri nga pema, se këta hipin edhenëpër pemë, kur dalin në protestë. Se ç’e kanëatë, unë nuk e kam kuptuar akoma. Komponentin“hipje në pemë”, unë s’e kam marrë vesh. Jemi ivetmi vend, që ka qenë i detyruar të lyejë shtyllatme graso, që të mos kacavirren nëpër shtyllaprotestuesit.

Ku është parë kjo? Çfarë lirie kërkojnë këta mëshumë? Këta mund të kapin çdo lartësi peme,mund të kapin çdo lartësi shtylle, mund të bllokojnërrugët, mund të vijnë e ta kthejnë parlamentin nëkotec, duke i nxjerrë vezët nga të gjitha vrimat exhupit të kryetarit të opozitës. Hyn kryetari iopozitës me xhup në parlament! Më thoni: çfarëlirie? Çfarë u ka munguar?

Dhe përsëri jemi ne që themi, ejani t’ua lëmënjë vend këtyre, se janë në rrugë dhe po deshëntë ulen, ta kenë edhe këta një karrige në komisionine reformës. Do dëgjojmë edhe Myslym Murrizin,që na bën edhe historitë e tij këtu, na tregon lidhjetintime me Oerd Bylykbashin.

Çfarë duhet të bëjmë ne më shumë?Të mos vij te pika kyçe, te reforma në drejtësi,

që i kemi dëgjuar përtej çdo kufiri durimi dhe jovetëm ne, por i ka dëgjuar e gjithë bota, të gjithavicklat dënglat, broçkullat dhe marrëzitë e tyre dhepërsëri sot janë në rrugë. Për çfarë kanë dalë atje?Se për çfarë kanë dalë, dihet, kanë dalë në rrugëse nuk vijnë dot në zgjedhje, se po të vijnë nëzgjedhje, dalin ashtu siç hyjnë, siç thotë ajo kënganga zona ime dhe e Xhemalit, e ne katundarëvetë Tironës, “Ashtu hyni, ashtu doli”.

Kanë dalë në rrugë dhe na thonë se ju blinivotat, ndërkohë që ne në vitin 2017, (le të çohentë gjithë deputetët këtu, le të çohet dhe MyslymMurrizi, nëse e ka me gjithë mend) një problem

kishim, si të ruajmë votat, se do na i blejë fallxhorja.Asnjë problem tjetër. Kur është folur për blerje epër shitje votash, për hir të së vërtetës, nuk kemipasur problem PD-në, por kemi pasur problemsimotrën tonë, LSI-në. Tani del daja Titi dhe këndonçdo ditë këngën “Të shpëtojmë Shqipërinë nga ataqë na blejnë votat”. Po shpëtojeni, pra! Gjysmën epunës e keni bërë, keni dalë në rrugë, tani ngarruga shkoni në shtëpi dhe Shqipëria ka shpëtuar.Mjafton kaq! Bëjeni provë, të rrijë LSI-ja një turnpushim dhe mos të hyjë në zgjedhje. Nuk do tëketë blerje votash, shitje votash, se s’ka kush i blen,s’ke kujt t’ia shesësh. Bëjeni, pra! Do ta shpëtojmëShqipërinë nga blerja e votës.

Në të gjitha komisionet, pa përjashtim, ishin tëfirmosura të gjitha procesverbalet, 7 me 0. Kur kabërë vaki kjo, meqë ne jemi ata arrogantët, që iduam të gjitha? Ishte hera e parë për KomisioninQendror i Zgjedhjeve, për të cilin janë bërë beteja,të votonte me një rezultat të tillë.

Më kujtohet njëherë e një kohë, kur e shikojapak më nga larg politikën, pra isha thjesht njëkryetar bashkie, kur dilnin me fotografi të DëshiraSubashit. Ju kujtohet? Një parti e tërë luftonte meDëshira Subashin, që të mos shkojmë më tutje (seç’kanë qenë ca, Fotaq a ku ta di unë)... Për çfarëluftonin këta? Kë luftonin këta? Këta donin aksestë barabartë në Komisionin e Zgjedhjeve. Për herëtë parë, në 2017-ën, nuk e patën të barabartë, porkishin shumicën në Komisionin Qendror tëZgjedhjeve. Sot e gjithë ditën, kryetari i KomisionitQendror të Zgjedhjeve është zgjedhja e tyre.

Për çfarë flasin këta?! Për cilat pushtete?! Përdrejtësinë, që po e kap unë, që po e kapim ne?! Sipo e kapim ne?! Me ndihmën e kujt? Me ndihmëne holandezëve?! Domethënë, holandezët, që pona luftojnë ne, sipas këtyre, tani po na ndihmojnëtë kapim drejtësinë! Apo me ndihmën egjermanëve?! Apo me ndihmën e të tjerëve, qëjanë amerikanë, që monitorojnë çdo procesvetingu, çdo gjykatës e çdo prokuror e po s’thanëata, s’bëhet asgjë?! Si po e kapim ne?! Kë pokapim?!

Nga ana tjetër, doli tani që unë paskam formuarBindjen Demokratike. Po pse e kam formuar unëBindjen Demokratike dhe s’e ka formuar Saliu?Pse? Ma thoni pak! Si e formova unë BindjenDemokratike me Astrit Patozin dhe nuk e formoiSaliu?!

Ku ndryshon Astrit Patozi nga Saliu, ose mësaktë, nga Luli? Në një pikë të vetme: Luli, bashkë

Viti 2019

332

Legjislatura e 9-të

me Saliun merrnin pjesë në aferat e mëdha tëqeverisë. Astriti vinte këtu dhe u bënte avokatin,me duar në xhepa, pa qenë asnjëherë në pushtet.Vetëm këtu ndryshojnë.

Astrit Patozin e ka futur Saliu në zgjedhje, jounë. Një çun për rrugë, një çun për zgjedhje, pastajtë shohim ku do të dalë!Pak hoqëm me PartinëDemokratike, tani u dashka të krijojmë edheBindjen Demokratike?! Për çfarë ta krijojmë? Ekrijuam ne?

Ku dhe si dola unë, që paskam nxitur zonjënHajdari të mos ikë nga parlamenti?! Nuk e kamtakuar asnjëherë deri më sot. E kam parë vetëmnë distancën nga karrigia deri atje dhe s’kamkomunikuar në asnjë formë me të. Të më falë zonjaHajdari, por unë në këtë rast po bëj avokatin evetes sime, jo se kam diçka me të!

Me zonjën Hajdari po bëjnë të njëjtën gjë qëbënë me të atin e zonjës Hajdari, sa herë u diltendesh. Kjo është historia që përsëritet.

Njerëzit pa kujtesë, që janë kryesisht (më fal,Myslim) demokratë (se ju e keni që çfarë thotëbaca, ashtu është dhe, jo çfarë tha baca dje, poçfarë thotë sot), e harrojnë se çfarë i ka punuarbaca Azem Hajdarit, kur ky i fundit i dilte kundër.Tani po e përsërisin me të bijën. Tani e ka fajinpërsëri Edi Rama!

Unë e futa zonjën Hajdari në listën e ...?! Pokëta të tjerët, unë i futa?!

Unë vërtet bashkëpunoja me Lulin në atë kohë,por nuk kemi ndërhyrë te listat e njëri-tjetrit. Madje,Astrit Patozi ka bindje se e kam hequr unë ngalista, ose e kam hequr nga lista që ta kem gati, që,kur Luli të ikë, t’i them: “Astrit, futu ti në listë”.Ç’është kjo?! Ma ka bërë këtu në parlament, direkt,akuzën. Ju kujtohet?

Pse, faji im ishte që shihja atë që s’shihte Astriti,që Astritit i kishte ardhur fundi, se baba do tëzgjidhte midis dy çunave, çunit me duar në xhepadhe çunit me xhepat plot? Çunin me duar në xhepae nxori jashtë, rezervë strategjike e PD-së, ndërsaçunit me xhepat plot, i tha: “Vazhdo!”

Kur e keni parë një herë Saliun të mos shajëatë që i bie ndesh?!

Si ka mundësi që nuk thotë asnjë llaf për AstritPatozin?! “Zgjedhje e lirë”, thotë. Ou?! U bë Saliudemokrat! Zgjedhje e lirë do të thotë bindjedemokratike. Nuk ka tjetër!

Nuk e di se si e mendojnë këta të maxhoritarit,por unë di që nuk kam asnjë lidhje me këtë punëdhe as më intereson fare sa merr e sa nuk merr

nga SHQUP-i, më shumë se çka marrë AstritPatozi, bashkë me këta të tjerët. Një copë SHQUP-i e kemi në garë, një copë SHQUP-i e kemi nërrugë. Ndryshimi i vetëm është që kjo copa eSHQUP-it, që është këtu, nuk e do Monikën. Atëcopën e SHQUP-it tjetër e ka marrë Monika, e kafutur në filxhan dhe e rrotullon, për të nxjerrë nëfund atë pjesën ku L-ja ngrihet lart dhe E-ja bieposhtë. Ka shumë mundësi që pas kësaj të jetëdikush tjetër, që i thotë: “Mona, thuaj të ngjiteshlart, që ta djegim, se na mori në qafë!” Dhe çfarëdo të bëjmë pastaj kur ta djegim? Kemi Astritin.Do të bëjmë bashkimin e madh dhe do tëbashkohen të gjithë. E kush do ta hajë prapë?Myslimi, si gjithmonë.

Që t’i biem shkurt...Pse ma bën me shenjë? Se edhe ti e pe

filxhanin e Monikës për ca kohë.Nuk e kam me ty, por me atë mbrapa, se e di

që ti nuk ke parë filxhan, se ty të kanë marrëmësysh pa filxhan.

Është mirë t’ua kujtojmë njerëzve, sepse kemibërë së bashku me liderin historik të Myslimit (ekam fjalën për Rrahmonin), një ligj për të gjithëata që tentojnë të prekin zgjedhjet.

Unë nuk e di ku do t’i gjejë Luli dhe Monikabudallenjtë, që do të shkojnë pas berihasit dhe dotë përballen me ligjin për të penguar shumicën epopullit të zgjedhë, por, ama, gjatë kësaj kohe, qëtë mos bëhet njeri për budalla, duhet ta mësojnëse pengimi i subjekteve zgjedhore, sipas ligjit tëvotuar në parlament, kur në shumicë ishte SaliRam Berisha dhe në pakicë ishte Edvin KristaqRama, dënohet nga 1 deri në 5 vjet burg; falsifikimii materialeve zgjedhore dhe i rezultateve dënohetnga 1 deri në 5 vjet burg; dëmtimi me dashje imaterialit zgjedhor dënohet nga 6 muaj deri në 5vjet burg; korrupsioni në zgjedhje dënohet nga 1deri në 5 vjet burg; kanosja apo dhunimi ndajpjesëmarrësve në zgjedhje për të votuar ose jodënohet nga 6 muaj deri në 3 vjet; kanosja apopërdorimi i dhunës që i bëhet komisionit,vëzhguesit dhe çdo njeriu në detyrë nëadministrimin zgjedhor, dënohet nga 1 deri në 4vjet burg dhe, kur është në bashkëpunim, dënohetnga 2 deri në 5 vjet burg, se këtu ështëbashkëpunimi i madh, se bashkëpunëtorët duhett’i dëgjojnë këto.

Luli thotë: “Unë jam popull” dhe rri mbrapa meshami dhe fshin lotët nga gazi sa herë vjen rejakimike. Përpara janë bashkëpunëtorët, që shkojnë

333

Legjislatura e 9-të Viti 2019

pas berihait, se në fund, edhe ata që janë në burgsot, kanë shkuar mbas Lulit. Luli këndon himninstonato, ndërsa ata, bashkëpunëtorët, i këndojnëdiellit të mëngjesit dhe thonë: “A është kjo dita efundit, apo do të vazhdojë këtu?

Pengimi i zgjedhjeve për të votuar në qendrëne tij personi dënohet me 1 deri në 5 vjet dhe kurkjo bëhet në bashkëpunim, dënimi është 3 deri në7 vjet burg.

Nëse në Shqipëri ka budallenj, që janë tëgatshëm të përballen me këtë ligj të votuar ngaparlamenti, me iniciativë të Partisë Demokratikedhe me mbështetjen e Partisë Socialiste, kur ishtenë opozitë, për hatër të Lulit, apo sepse filxhaninuk e ka nxjerrë akoma qartë, prandaj duhet tabëjnë një rrëmujë një herë, që të përzihet llumi ifilxhanit edhe një herë dhe ndoshta, pastaj E-së ikëputen dy krahët dhe bëhet L, le të shkojnë! Leta provojnë, por unë besoj se pak nga pak, njerëzitdo të ftillohen dhe do të kuptojnë, se nuk janë faretë detyruar të na votojnë ne.

Më e bukura është kur Fatmir Mediu thotë: “medisa parti fantazmë”. Po, a ka fantazmë më tëmadhe se Partia Republikane, që laj-thaj, ka njëFatmir Medi dhe, ndjesë pastë, një Sabri dhe nukka njeri tjetër? Sabriun e madh nuk e ka më. Aiështë në paqe. Paqja e Zotit qoftë mbi të dhe mbiFatmir Mediun, i cili hyn në çdo parlament, si xhepfals i Saliut. Ai është gjithmonë te lista e PD-sëdhe thotë se partitë fantazmë nuk mund ta marrinpeng demokracinë, ndërkohë që Fatmiri, Dashi,Nardi dhe qirje Vangjeli do të sakrifikojnë qëdemokracia të mos merret peng, së bashku mepartitë e tyre. Katër kryetarë që zihen se kush dota paguajë shoferin e furgonit dhe dy vendet boshpër pasagjerët rrugës dhe thonë se kanë firmosur“Koalicionin e fitores” për të mos hyrë në zgjedhje.

Shqiptarët qenkan budallenj e do të shkojnë pas“Koalicionit të Fitores”, për të ndaluar të tjerët, qëtë bëjnë zgjedhjen e tyre e pastaj për t’u futur nëpërburgje si të persekutuar politikë, për shkak se ibesuan filxhanit të Monikës. Kjo është një fantazie shfrenuar e njerëzve të dëshpëruar, që nuk dinëmë se çfarë flasin, nuk dinë më çfarë bëjnë, nukdinë më çfarë kërkojnë. Dinë vetëm kaq, të bëhetnami dhe pastaj të dalë ku të dalë.

Dhe Saliu del këtu me kapuç, i duket vetëmhunda, vjen vërdallë dhe nga ana tjetër thotë:Bindja Demokratike andej dhe të shohim.

Rrëmujë duan. Të dalë ku të dalë. Dhe pastajthonë se nuk e kanë për reformën në drejtësi, nuk

e kanë se po krijohen institucionet e reja tëdrejtësisë, nuk e kanë se duan të pengojnënegociatat, nuk e kanë për këtë apo për atë, porse duan të çlirojnë Shqipërinë.

A ju kujtohet “Republika e re”, që do të çlironteShqipërinë? A ju kujtohet e gjithë fushata e 2017-s, për të cilën ne sot akuzohemi se kemi blerë votat,ishte fushata e Lulzimit për të shpëtuar viktimat ePartisë Demokratike nga lekët e SHPK-së sëTregtarit të Venedikut (Ilirit bashkë me të shoqen,Monikën)?! Ku ikën ata?!

Ah, po, harrova, që doli një telefonatë. E gjithakjo është fatkeqësi relative, por ka një të vërtetëabsolute në të. E vërteta absolute është që atanuk na mundin dot, prandaj kanë hyrë në njëproces mundjeje të vetvetes.

Nga ana tjetër, ne kemi përgjegjësinëmaksimale jo të fitojmë zgjedhjet, por të vazhdojmëtë dëgjojmë njerëzit, të vazhdojmë të punojmë përnjerëzit dhe të vazhdojmë të qeverisim, duan aponuk duan ata, do apo nuk do Fatmiri së bashkume Dashin, Nardin dhe me qirje Vangjelin.

Faleminderit!Gramoz Ruçi – Fjalën e ka zonja Hajdari!Rudina Hajdari – I nderuar zoti Kryetar i

Kuvendit,Të nderuar deputetë,Vërtet nuk e kam të lehtë të dal këtu, si një

politikane e re, dhe të flas përballë një Kryeministri,nuk është gjë e lehtë, por e mbaj këtë përgjegjësimbi shpatulla, sepse e ndiej të nevojshme, pasinjë eksperiencë si kjo e tyre nuk i vlen mëShqipërisë. Shumica e politikanëve që janë sot nëkëtë sallë, jo të gjithë, sepse kam respekt për disa,nuk kanë bërë absolutisht asgjë për Shqipërinëdhe janë arsyeja pse jemi ne sot këtu.

Të dalësh këtu të tregosh përralla me mbret, tëtregosh histori me batuta, me të cilat disa deputetëqeshin, disa të tjerë s’e dinë a të qeshin ose jo,është për të të ardhur keq! Është për të ardhurkeq se ku kemi arritur! Është ky Kryeministër, i cilithotë: “Hajde debatojmë ide”! Zotëri, ku i keni idetë?Pse merreni me Bashën, me Monika Kryemadhine me Sali Berishën?! E morëm vesh. Ata kanëpasur eksperiencën e tyre, problemet e tyre,abuzimet e tyre, janë provuar dhe shqiptarët nuk ikanë besuar, dhe këtë e treguan edhe zgjedhjet efundit. Ato zgjedhje ishin legjitime. Unë jam dakordme këtë. Pse? Sepse i firmosën, ndërkohë pas dyvjetësh erdhën këtu dhe thanë: “Nuk janëlegjitime”.

Viti 2019

334

Legjislatura e 9-të

A mundemi ne të kemi zgjidhje të lira dhe tëndershme? Jo, nuk mundemi! Pse? Sepse sa herëka pasur zgjedhje në këtë vend, ato nuk janëpranuar as edhe nga ju.

Me marrëveshjen e vitit 2008, në zgjedhjet evitit 2009, zotëri, ju, bashkë me grupin e PartisëSocialiste, e shitët Shqipërinë. A më thoni dot sotqë i keni arritur objektivat për atë marrëveshje, tëcilën në atë kohë e mbrojtët me idenë se do tëarrinit objektivat për të pasur në grupin tuajpërfaqësues më të denjë në këtë parlament?

A më thoni dot sot, pas asaj marrëveshjeje, qëerdhi si erdhi, e dini vetë se si erdhi dhe pse ebëtë, se në grupin tuaj parlamentar keni deputetëmë të denjë se ç’keni pasur më parë?! Përveçdeputetëve, që ju binden dhe qeshin pas batutavetuaja, unë nuk shikoj ndonjë ndryshim tjetër.

Natyrisht, kam thënë, gjithashtu, semarrëveshja e fundit e opozitës joparlamentareështë për të të ardhur keq, është një marrëveshjee gabuar. Si unë, ashtu edhe Grupi im ParlamentarDemokrat jemi kundër bojkotit, madje ne nuk mundtë shkojmë dot në zgjedhje duke bojkotuar. Prandajduhet të marrin fund të gjitha metodat ekstraligjore,antikushtetuese në një vend, i cili kërkon të futetnë Bashkimin Europian. Patjetër që të gjitha palëtduhet të tregojmë vullnetin për ta zgjidhur këtëkrizë, por nuk mundemi thjesht të kritikojmë, tëhedhim baltë për opozitën që tashmë është jashtëparlamentit, pasi në mesin e saj ka qytetarë tëndershëm, të cilët të kërkojnë të drejtën e tyre dheqë kjo maxhorancë t’i japë më shumë dritë këtijvendi, sepse është e qartë që vendi e ka humburshpresën.

Ju thoni se nuk jeni arrogantë dhe jeni tëvendosur, por për çfarë jeni të vendosur: qëshqiptarët të braktisin Shqipërinë?! Për çfarë jenitë vendosur: që të bëni tenderë pa konkurrencë?!Për çfarë jeni të vendosur: që të pasuroheni edhepër shtatë breza të tjerë dhe kur të ikni të jeni rehatju dhe familja juaj?! A mund të më thoni se përçfarë jeni të vendosur sot?

Ku jemi ne sot? Është viti 2019 dhe Shqipëriasot, sipas llogarive të mia, duhej të ishte nëBashkimin Europian. Por nuk jemi.

Do të kërkoja me përulje, jo para jush, sepse edua këtë vend, që ta pranoni ftesën time dhe t’ijepni fund kësaj krize. Asnjëri nga ne nuk do që tëkemi përballje civile. Kemi kaluar shumë në këtëvend, kemi pasur situata edhe të vështira, ndaj,me vullnet të plotë, mundemi dhe duhet ta evitojmë

këtë situatë. Nuk mund të themi këtu se ka kaqndëshkim për ata që bëjnë atë gjë dhe kaq përkëtë gjë, por duhet të tregohet vullnet real. Prandajmendoj se qëndrimi në Kuvend ishte vendimi iduhur, jo për ta mbajtur këtë qeveri në këmbë,absolutisht, por për të mos e çuar Shqipërinëpërsëri në përplasje civile. Të më dhembte mua,do t’i dhembte çdo shqiptari, jo vetëm brendavendit, por edhe jashtë tij. Ndaj ne duhet të heqimdorë nga ky lloj kërcënimi.

Prandaj, më lejoni t’ju them se faza e ardhshmedo të jetë përcaktuese për Shqipërinë. Ne do tëzgjedhim nëse do të kemi një demokraci tëkonsoliduar apo do të vazhdojmë në një sistemproautoritar. Sot që flasim elitat e tanishme, qëkanë dominuar jetën politike në këta 30 vjetët efundit, janë përgjegjëse pse Shqipëria është nëkëtë gjendje.

Politikanët e sotëm nuk mund të shikohen mësi udhërrëfyes të atyre që kanë shkatërruar jetëne mijëra qytetarëve dhe u kanë hequr shpresënatyre për të qëndruar në këtë vend. Ata nuk kanëçfarë të ofrojnë më. Duhet të jemi të qartë për këtëpunë, por le të shpresojmë që këto tri dekada tëpërmbyllen shumë shpejt. Unë kam shpresë sedo të përmbyllen. E dini pse? Sepse ekziston njëopozitë tjetër, që ju nuk po e kuptoni dot sot;ekziston një opozitë, që është kundër jush, që kenivite të tëra në parlament dhe nuk keni sjellëabsolutisht asnjë lloj ndryshimi; ekziston njëshoqëri civile, që ju nuk e përfillni; ekziston njështresë intelektualësh, që janë larguar nga politika,sepse ju nuk i përfillni dhe as i dëgjoni; ekzistojnëtë rinj, që nuk përndyhen me pseudopaktet e tua,të cilat nuk sjellin absolutisht asnjë lloj ndryshimi;ekzistojnë edhe qytetarë që duan vërtet ndryshimine këtij vendi.

Këta janë opozita reale dhe para tyre duhet tëdruheni e të keni frikë. Ajo opozitë herët apo vonëdo të fitojë.

Ju faleminderit!Edi Rama – Zonja Hajdari, e kam dëgjuar

shpesh këtë mënyrën e të ironizuarit me batutadhe humor. Dua t’ju sugjeroj të lexoni Mark Tween-in, që thotë gjëra shumë interesante lidhur me këtë.Një nga ato që thotë është: “Humori është e vetmjaarmë për t’iu kthyer brutalitetit, pa rënë nëbrutalitet”.

Nga ana tjetër, nuk mendoj se njerëzimit i kaardhur ndonjëherë e keqja nga e qeshura. Besojse momentet më të bukura të parlamenteve shumë

335

Legjislatura e 9-të Viti 2019

më të larta se parlamenti ynë, janë momentet kurbëhet humor. Përmes humorit thuhen të vërtetaqë, edhe pse therin, e bëjnë njeriun të reagojë kurështë brutal, ose kur nuk ka argument.

Do t’iu përgjigjem me respekt disa pyetjevetuaja: po të mos ishte marrëveshja jonë e vitit 2009,ju nuk do të ishit në këtë parlament. Ja një e mirëqë ka sjellë marrëveshja, meqë më pyetët se çfarëtë mire ka sjellë!

As ju personalisht...(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon)Më lër ta mbaroj, o Alban!Po i drejtohem një gruaje dhe pikërisht për këtë

fakt, as zonja Hajdari dhe as shumë zonja të tjerakëtu s’do të ishin në parlament, por do të kishimmë shumë si ty, Alban, dhe më pak si këto. Kjoështë e sigurt!

Në këtë kuptim, një nga të mirat që ka sjellëmarrëveshja është kjo: sot parlamenti ka një numërgrash, që në sistemin tjetër as që mund tëimagjinohej; sot Shqipëria ka më shumë grapërfaqësuese sesa burra, që as nuk mund tëimagjinohej.

Unë nuk hyj tek ata që bëjnë gjyqin e dinjitetit,unë e neveris atë. Nuk mendoj se cilido prej neshështë në lartësinë që të japë karakterizime përgrupe njerëzish si dinjitozë apo jo, ndaj nuk marrpërsipër të bëj krahasime sa dinjitozë janëdeputetët e zgjedhur pas marrëveshjes mesistemin e ri dhe sa dinjitozë ishin ata që ikën. Nuke kam këtë kapacitet që të bëj gjykime kaq tëpapërshtatshme, në rastin më të mirë, dhe kaqhyjnore, në rastin më të keq, sepse nuk më duketvetja Zot, por që nga ajo marrëveshje ne kemipasur zgjedhje shumë më të mira se më parë, kemipasur shumë më pak konflikte në zgjedhje sesamë parë dhe, në këndvështrimin tim, po, kemi njëparlament në përbërje shumë më cilësor se mëparë.

Më lejoni t’ju them se nuk ekziston një sistemzgjedhor, që është më i mirë se një tjetër. Çdosistem zgjedhor ka të mirat dhe disavantazhet eveta. Nuk ka një sistem zgjedhor, që të jetë mëdemokratik se një tjetër. Të gjitha sistemetzgjedhore që ka shpikur bota dhe i ka vënë në jetëjanë demokratike.

Ju jeni në të drejtën tuaj dhe shumëkush këtuështë në të drejtën e tij që të kërkojë një sistemtjetër, por, ju lutem, gjeni argumentet e duhura dhemos e bëni si një betejë morale, sepse nuk ështëe tillë. Nuk janë me më pak moral deputetët që

vijnë nga ky sistem dhe nuk ishin me më shumëmoral deputetët që vinin nga ai sistem. Moralin edeputetit nuk e bën sistemi.

Që ta çojmë deri në fund, ju qëndruat këtu nëparlament për karakter, se edhe ju mund të kishitikur; dikush tjetër iku për mungesë karakteri; dikushtjetër iku sepse e mendon të drejtë. Unë nuk ediskutoj që ka njerëz të ndershëm ndër ata që ikën,por ndershmëria është një gjë, që nuk e përjashtonbudallallëkun, ndërsa mençuria dheqëndrueshmëria janë një gjë tjetër, që nuk epërjashtojnë ndershmërinë.

Në këtë pikë, ju lutem shumë, mos harroni qëju vetë keni ikur nga Shqipëria drejt Amerikës dhekeni bërë shumë mirë. Keni studiuar atje dhe kenivendosur të ktheheni në Shqipëri, është zgjedhjajuaj. Unë nuk mendoj se ju jeni një shqiptare më emirë se dikush tjetër, që ka ikur dhe ka vendosurtë punojë atje, sepse nuk mendoj si në kohën qëkur dikush kapërcente kufirin konsiderohej armik,pushkatohej dhe i internohej familja. Unë mendojse kemi zgjedhur vetë një sistem ku jemi të hapurndaj botës, ku shqiptarët kanë ikur, ikin dhe do tëikin, janë kthyer, kthehen dhe do të kthehen.

Jua thashë herës tjetër dhe po jua përsëris: edini ju, a e mbani mend, të paktën, që 100 mijëkroatë janë regjistruar në zyrat e punës nëGjermani në vitin 2018? Po të shkoni në Kroacidhe të flisni për këtë temë, do t’i shikoni të gjithëshumë të shqetësuar, por nuk janë vetëm kroatët.Mos trego përralla duke bërë sikur po e lufton,sepse është një përrallë që fluksi i ikjeve dhe iardhjeve u varka nga çfarë bëjmë ne këtu. Nemund të bëjmë shumë më shumë si qeveri, quajeniklasë politike, po të doni, nëse nuk ju pëlqen termi,por kurrë nuk mund të bëjmë dot mrekullinë që tabëjmë sot Shqipërinë, Gjermani.

Eja ma thuaj ti se si një djali të ri, 20 vjeç, nganjë fshat i humbur, t’i jepen incentivat për tëqëndruar sot në Shqipëri dhe të mos provojë tëshkojë diku tjetër!

Edhe kryetari yt i partisë së deri djeshme kaikur jashtë dhe është kthyer; edhe unë kam ikurjashtë dhe jam kthyer; të tjerë nuk janë kthyer, tëtjerë kthehen, janë më shumë ata që ikin sesa ataqë kthehen, patjetër, por këto shifrat, dëgjova edhezotin Myslim që tha se kanë ikur 300 mijë vetë, kui gjeni?

Keni qëndruar gjatë te SHQUP-i dhe jua kanëpërsëritur aq shumë sa i besoni edhe vetë. Për tëmos qenë tamam si ata, i ulni pak, se profesor

Viti 2019

336

Legjislatura e 9-të

Spaho thotë se kanë ikur 600 mijë. Nuk janë tëvërteta! Kanë ikur dhe janë kthyer, e përsëris, janëmë pak ata që janë kthyer se ata që kanë ikur. Kjoështë tendencë e përgjithshme, nuk është vetëme Shqipërisë.

Jua kam thënë dhe po jua përsëris, shqiptarëtdhe ballkanasit perëndimorë kërkojnë azil politik,sepse nuk kanë mundësi të bëjnë atë që bëjnëkroatët, atë që bëjnë sllovenët, polakët e të tjerët.Vetëm në Angli janë 900 mijë polakë. Çfarë kasjellë kjo për Poloninë, e ka shkatërruar atë? Jo!

Patjetër që është një sfidë, por ky ping-pongduke ia lënë njëri-tjetrit, është kot, është përrallë.

Për sa i përket pjesës që lidhet me zgjedhjet: aka Shqipëria sot zgjedhje të besueshme?Shqipëria prej vitesh ka zgjedhje ku fitimtari delfitimtar. Kjo është e sigurt. Shqipëria prej vitesh kazgjedhje ku humbësi nuk del dot fitues me asnjëmetodë. Patjetër që zgjedhjet kanë nevojë përpërmirësim, por, më falni, si është e mundur që,nëse zgjedhjet do të ishin kaq problematike,partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë do të ishinkaq larg realitetit dhe kaq të painteresuar tëadresonin këto problematika alarmante, sipasjush? Si mendoni?

Nëse zgjedhjet do të ishin kaq problematike,si mendoni ju, a do të ishte Shqipëria një vend qëdo t’i jepej rekomandimi pozitiv pa kushte qyshvjet?

Nëse zgjedhjet do të ishin kaq problematikesa thoni ju, ata më shumë, ju më pak, por të gjithëju, si mendoni që ne sot do të kishim një situatë kuaskush, asnjë frymë e gjallë jashtë oborrit tëSHQUP-it nuk vë në diskutim integritetin ezgjedhjeve? Nuk besoj! Ashtu sikundër nuk besojqë, nëse reforma në drejtësi do të ishte aqproblematike sa thuhet, partnerët do të rrinin dukeduartrokitur çdo javë për çdo ligj që kalon e përçdo hap që hidhet këtu dhe vetingu do të ishte njënga pikat më të forta që kemi për të hapurnegociatat. Nuk besoj!

Meqë më folët për idetë, ato nuk janë larg ngakëto që diskutojmë ne, por mbi të gjitha çështjaështë çështje këndvështrimesh.

Sigurisht që më bën përshtypje, zonja Hajdari,që ty të bën më përshtypje fakti që unë bëj batuta,sesa s’ju kanë tërhequr vëmendjen të gjitha këngëtme libër shtëpie që janë kënduar këtu në heshtjentuaj të plotë për dy vjet. Kjo gjë s’ju bën përshtypje.T’u thuash deputetëve që ju jeni njerëz papersonalitet, ose ta thuash në mënyrë implicite që

ju s’keni personalitet, përderisa qeshni kurKryeministri bën një batutë, nuk është elegante,në rastin më të mirë!

Do t’ju jap një këshillë: mos e merrni shumëseriozisht as Lulzim Bashën dhe as partinë që latë,dhe qeshni pak. Të jeni e sigurt që do të ndihenimë mirë dhe do të shikoni më larg në qoftë se dotë qeshni më shumë!

Faleminderit!Gramoz Ruçi - Mbyllet diskutimi për projektligjin

“Për organizimin dhe funksionimin e PolicisëGjyqësore”.

Zoti Murrizi, mos u nxito, se do ta jap fjalën! Tëmos ngrihesh dy herë, do të ta jap fjalën të flasëshedhe 2 minuta më shumë për replikë. Dakord?

Kalojmë te diskutimet në emër të grupeve.Fjalën e ka zoti Murrizi. Keni 12 minuta nëdispozicion, bashkë me replikën.

Urdhëroni!Myslim Murrizi - Faleminderit!Zoti Kryeministër, dëgjova që gjatë fjalës suaj

u morët dy-tri- katër herë me mua, aq sa e patë tëarsyeshme, duke i quajtur shqetësim të madh fjalëte mia në këtë foltore kur unë vendosa të qëndrojnë këtë sallë, të cilat ua paskan prishur dashurinëintime çunave! Rri pa merak, çunat të bëjnë gili-vili sa herë të duan dhe ku të duan!

Unë kam ardhur në këtë sallë, zotiKryeministër, jo nga ligji i “gili-vilit”. Kam qenë nëatë rresht kur ke ardhur zotërote ministër Kulture,në vitin 1998. Ti ke qenë i ulur te kjo zona këtu.Unë nuk kam qenë ky që jam sot, nuk kam pasurthinja. Unë nuk kam ardhur në këtë sallë nga fletae bardhë, që edhe ju edhe zoti Balla thatë se iakeni vënë në dispozicion Partisë Demokratike, porajo nuk pati këllqe ta plotësonte. Kjo fletë e bardhë,që plotësuat ju, së bashku me PartinëDemokratike, në prill të vitit 2008, me sa shoh unë,ngjan si çeku i bardhë i vitit 1991, ndërsa për pjesëne çunave të “gili-vilit”, ngjan si letër dashurie, qëherë çohet nga njëra anë, herë në anën tjetër, herëme postë, herë dorazi, herë me top në dorë, siqepalla. A e dinë shqiptarët që nuk është firmosurajo fletë e bardhë, as nga këta e as nga ata, sepseështë nxirë aq shumë në prill të vitit 2008 sa fytyrate nxira apatike që na kanë ardhur në këtë sallë në3 palë zgjedhje. Nga hatri i kësaj flete të bardhënuk kanë pasur këllqe, zoti Kryeministër, që tëshkojnë atje te qytetarët dhe të vijnë këtu, siç kamardhur unë herën e parë, në vitet 1997-2001, ngavota e drejtpërdrejtë e qytetarëve, dhe ju që për tri

337

Legjislatura e 9-të Viti 2019

mandate keni qeverisur Tiranën si kryebashkiak.Po pse unë ua paskam ndaluar dashurinë

këtyre?! Nëse e kam bërë këtë mëkat, Zoti më faltë,kemi kohë të takohemi ku të keni qejf dhe tëdashurohemi sa t’ju hajë krahu. Unë vetë jamtradicional, jam me variantin e vjetër. Unë nukbesoj se ne nuk paskemi hyrë në Europë, sepseMyslim Murrizi ju paska prish dashurinë çunave.Po të jetë kjo, unë po iki që sot nga kjo sallë, tagëzojnë çunat Europën!

Zoti Kryeministër, unë medoj se halli më i madhi klasës politike shqiptare këta 29 vjet ka qenëpazari që është prishur pasi është marrë kësti iparë. Përveç zgjedhjeve të 22 marsit të vitit 1992,për 27 vjet postkomunizëm, kemi kaluar 5 palëzgjedhje politike, 2 referendume: njëri për atë qëdonte të bëhej mbret në vitin 1994 dhe referendumii Arben Imamit dhe Sabri Godos për Kushtetutën,në vitin 1998, si dhe 6 palë zgjedhje lokale. Vetëm2 palë zgjedhje janë pranuar pa sherre publike,zgjedhjet e vitit 2005 dhe të vitit 2013. Pse? Sepsekëta që kanë qenë këtu e kanë lëshuar karrigentë ngopur dhe kanë ikur duke gromësirë dy herërresht dhe kanë thënë, siç duket, se e kryen atëçfarë kishin. Por, siç duket, pasi dolën nga këtu tëngopur dhe me marrëveshje nuk shkuan të lehninnë asnjë vend për zgjedhjet, mbase kanë hasndonjë dorë gjëkund apo i ka ra 2-sh, 3-shgjëkund, a ku e di unë, ju erdhi oreksi prapë dhethanë se na i kanë vjedhur votat dhe duam zgjedhjeprapë. Por shqiptarët nuk hanë barë. Si fletët ebardha, si çeku i bardhë, si takimet e çunave nëmotele e hotele, nuk besoj se u kanë bërë mirëqytetarëve të këtij vendi në këta 29 vjet.

Meqë marrëveshja e vitit 2008 paska sjellë këtumë shumë zonja, ju i quajtët gra, të jem i sinqertë,pa dashur të paragjykoj zonjat e nderuara në këtësallë e jashtë kësaj salle, kudo që janë, unë nukbesoj se Shqipëria ka vuajtur në këta 29 vjet senuk paska pasur zonja. Jo, Kryeministër, ne kemivuajtur se gjysma e burrave kanë qenë më keqse zonjat, pasi ndryshe flasin në tavolinë e ndryshekur ikin, madje janë më keq se zonjat që llapingjithë ditën rrugëve. Unë mendoj se Shqipëria kavuajtur nga mungesa e burrërisë së atyre që ekanë quajtur veten burra shteti. Në fakt, kanë qenëjo burra, por “bura shteti”, zoti Kryeministër. Ataqë e kanë mbajtur veten për burra shteti në këtëvend, koha ka treguar se në këta 29 vjet kanë qenësi gra telendare të lagjes dhe jo burra shteti, por“bura shteti”.

Ndaj, nëse qenka ky meraku, unë mendoj tëruajmë një kuotë, ta ndryshojmë këtë ligj për këtozonja, që duan të jenë në këtë sallë, ta ndryshojmëligjin që të mos fshihen ata që jargaviten në zyrëntënde dhe në zyrën e kryetarit të “Partisë Rrugore”,edhe në zyrën e kryetares së partisë tjetër të vijnëkëtu dhe të thonë që realisht kanë mbështetjen eqytetarëve. Në këtë sallë bëhet kiameti duke folurpër popullin. Rreth e qark Kryeministrisë e nëpërshtylla e palma që përmendët ju pak më parë digjenedhe ata të tjerët për popullin. Ama 3 palëzgjedhjeve i fshihen si djalli temianit. Shkoni dhemerrni popullin, t’ju votojë populli dhe pastajhajdeni këtu! Pse është ky siklet i madh? A doni tëflisni në emër të popullit? A doni të thoni se jenipërfaqësuesit e popullit? Vetëm kur t’ju zgjedhëpopulli, me emër, atësi dhe mbiemër, flas për ataqë kanë, se një pjesë, ashtu siç thotë nganjëherëzoti Balla me gallatë, nuk ia qëllojnë dot, nuk udihet a kanë atësi ligjore, biologjike apo natyrale.Ndaj ne kemi ardhur këtu për t’ua bërë me dijeedhe maxhorancës, edhe qytetarëve që në këtësallë duhet të vijnë me votë ata që e meritojnë tëjenë në këtë sallë. Edhe ju do të rrini më rehat, seju mbytën servilët.

Ish - ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, mëka thënë një herë se gjatë një aksidenti që i kishtendodhur në Burrel, shefi i kabinetit ishte aq servil,sa kur kishte zbritur nga makina, i kishte thënëse për Zotin, po të mos kishe qenë ti, do të ishinvrarë të gjithë. “E shkarkova në vend”,- më thaSolis. Pra, edhe kur përmbyset makina, servilëtduartrokasin dhe thonë sa mirë i jep makinës, sipilot!

Ky vend ka nevojë për njerëz që të vijnë nëkëtë sallë nga votat dinjitoze e qytetarëveshqiptarë. Unë besoj se njerëzit halli i ka bërë tëikin jashtë shtetit, nuk paragjykoj asnjë nga ata,nuk kam statistika sa ikin jashtë, sepse sistemiTIMS juaji herë fiket si radarët, herë ndizet kurduhet, herë duhej të mosfunsiononte, sepse duhejtë fshihej kampioni i çunave që hynte e dilte përhesap të vet. E vërteta është që nga 3 milionë e683 mijë votues, që janë në letrat e gjendjes civiledhe në listat e votuesve të shpallura nga KQZ-ja,në këtë vend, në zgjedhjet më të mira lokale dheparlamentare, nuk kanë votuar më shumë se 1milion e 900 veta. Unë nuk besoj se 1 milion e 700mijë shqiptarë rrinë në shtëpi ditën e votimit. Unëju siguroj se 95% të tyre, sidomos pas vitit 1995,vijnë në votime, sepse votimi është quajtur njëfarë

Viti 2019

338

Legjislatura e 9-të

biznesi. Është mirë tregu i votës dhe ka rënëinteresi i qytetarëve për të zgjedhur atë që do tëflasë në emër të tij. Është mirë tregu i votës, sepseështë parë që këtu janë vjedhur deputetë për tëzgjedhur presidentin. Tentohet të bëhet blerjedeputetësh për të kaluar hallin, ndaj qytetari thotëse po e shes votën, se prodhim e quan edhe aivotën. Kam dëgjuar që 500 mijë euro blihet njëdeputet, 10 mijë vota i bëra, i bëra 50 mijë votadhe unë kam në dorë ta shes ditën e diel 50 euro,aq sa i takon kilja e votës atij.

Dashtë Zoti, Kryeministër, garanton çunat qëMyslim Murrizi nuk ua prish më lojën, por ne duhett’ua prishim lojën atyre që tallen me fatin eshqiptarëve, me hallet e tyre, ta prishim këtë sistemzgjedhor të letrës së bardhë të vitit 2008 dhe tëbëjmë një sistem zgjedhor për të sjellë këtu njerëzme fytyrë të bardhë, që, kur të flasin në këtë foltorenë emër të shqiptarëve, të mos janë pishman,sepse gjetën belanë deputetët e shkretë nga tëgjitha krahët si endacakët 4 vjet në një qark, 4 vjetnë një qark tjetër, asnjë shok nuk kanë zënë.Kontrolloja celularët, zoti Kryeministër, ka deputetëqë kanë 4 numra telefoni, të shitësit të qumështit,asaj që i fshin shtëpinë, shoferit dhebashkëshortes.

Faleminderit!(Drejtimin e seancës e merr zonja Hysi.)Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Murrizi!Do të doja t’ju tërhiqja vëmendjen për gjuhën

joparlamentare. Në diskutim ju keni të drejtë tëngrini shqetësimet, opozita fjalën ka në parlament,por do t’ju sillja në vëmendje nevojën e zbatimit tëKodit të Sjelljes!

Faleminderit!Fjalën e ka deputeti Alket Hyseni në emër të

Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Ju lutem, kolegë, ju lajmëroj se është diskutimi

i fundit, pastaj do të kalohet në votim. Alket Hyseni – Faleminderit, zonja drejtuese

e seancës! Kur nisi reforma në drejtësi kishte plot skeptikë,

madje edhe në radhët tona. Kur u fillua beteja mëe ashpër dhe më e vështirë, sikurse u deklarua nëtë gjitha dekadat e fundit, shumë syresh na quajtënsi njerëz idealistë, pa busull. Disa nga kampikundërshtar na quajtën edhe të marrë.Shumëkush mendonte se edhe po të bëhej kjoreformë, do të mbetej në letër si shumë reforma tëtjera të bëra nga qeveritë e mëparshme. Bindjajonë, në fakt, buronte nga bindja e 97% të

shqiptarëve, që e donin me gjithë shpirt reformën,e donin sepse kishin 30 vjet që e ndienin thikën nëpalcë nga sistemi i kalbur i drejtësisë. Ndaj dhe uguxua, ndaj dhe u vazhdua në rrugën e drejtë përrealizimin e qëllimit dhe tashmë historia tregoi sejo vetëm që ishte drejtë, por ishte e domosdoshme.

Ne donim dhe duam edhe sot një Shqipëritjetër, shumë më të mirë se ajo që gjetëm, si ajoqë punuan prindërit, gjyshërit tanë dhe brezat emëparshëm. Ne duam një Shqipëri shumë më tëmirë edhe se kjo që kemi, edhe pse është punuarmirë, një Shqipëri më të mirë edhe se ajo që kanëëndërruar të parët tanë, një Shqipëri për fëmijëttanë. Jo thjesht që besojmë se nuk është perfektekjo Shqipëri që është, por, në fakt, është shumëlarg asaj që ne duam. Ne besojmë se e mira nukka fund, se zhvill imi është kërkesë edomosdoshme, se progresi dhe revolucioni ështëi pandalshëm.

Ne sot kemi në dorë ose të radhitemi në këtërrymë, të jemi në drejtim të saj dhe të përshpejtojmëhapat dhe ritmin e reformave, ose si ata që kanëdalë në rrugë, të jemi kundër rrymës dhe tëpengojmë zhvillimin duke hedhur shkopinj nënrrota kudo që mundemi.

Sot po diskutojmë ligjin e organizimit dhefunksionimit të Policisë Gjyqësore, ligji i parafunditi paketës së reformës në drejtësi.

Unë së bashku me kolegen Xhina kemi pasurmundësinë të jemi relatorë dhe gjej rastin, edhepse mungon sot, ta falënderoj për punën e madheqë ka bërë në grupin e punës për hartimin e draftitpërfundimtar të këtij ligji, ashtu siç gjej rastin tëfalënderoj të gjithë ata që morën pjesë në punimetdhe grupin e punës së këtij ligji, përfaqësuesit eMinistrisë së Drejtësisë, të Ministrisë sëBrendshme, kryesisht zëvendësministrin, tëProkurorisë së Përgjithshme, të Ministrisë sëFinancave, ekspertët e EURALIUS-it dhe OPDAT-it, të cilët, në mënyrë permanente, kanë qenë jothjesht të pranishëm në këto diskutime, por aktorëdhe konsulentë aktivë. Gjithashtu, janë organizuartryeza konsultimi me grupet e interesit dhe me tëgjitha institucionet e interesuara, nga Policia eShtetit, Policia Ushtarake, nga OSBE-ja,institucionet e tatimeve dhe doganave dhe nga tëgjitha institucionet shtetërore, të cilat kanë nëstrukturën e tyre punonjës me atributet e PolicisëGjyqësore dhe ishin të interesuar për bërjen ekëtij ligji, i cili është shumë më i mirë se ai që ishte.Ndaj besojmë se ky ligj që kemi sjellë është shumë

339

Legjislatura e 9-të Viti 2019

i mirë, pa e krahasuar fare me atë që ishte, porduke e krahasuar me pritshmëritë ndaj këtij ligji.

Nuk do të ndalem gjatë në risitë që sjell ky ligj,sepse shumë nga kolegët e mi të grupitparlamentar i shpjeguan në detaje jo thjesht risitë,por edhe instrumentet e reja që ka sjellë ky ligj,por edhe instrumentet e reja që ka sjellë ky ligj.Me anë të këtyre instrumenteve jemi të bindur sedo të kemi një oficer të Policisë Gjyqësore më tëkualifikuar, më të strukturuar , si dhe do të ketëgaranci procedurale të larta për të kryer detyrënnë luftën kundër krimit dhe çdo forme të tij; do tëkemi një prokuror me kompetenca të qarta përkontrollin e hetimit, ndërveprimit dhe koordinimittë punës me oficerët e Policisë Gjyqësore të tëgjitha seksioneve apo shërbimeve të institucionevetë ndryshme; do të kemi, patjetër, një hetim penalmë cilësor dhe pa gabime procedurale, sikurse kandodhur në të kaluarën. Në fakt, ne kemi pasurshumë debate, propozime dhe sugjerime, prandajjemi të bindur se falë kësaj pune produkti do tëjetë shumë më i mirë, pa pretenduar perfeksionin.

Të nderuar kolegë,Shqipëria jonë, Shqipëria juaj dhe e fëmijëve

tanë, meriton një sistem drejtësie dinjitoz; megjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm, të aftë dhetë përkushtuar; me oficerë të Policisë Gjyqësorenë krye të detyrës dhe në krah të ligjit dhe tëqytetarëve. Këtë gjë po bëjmë edhe me vetingun.Provat janë të dukshme, gati 50% e gjyqtarëve dhee prokurorëve kanë dalë jashtë sistemit nëpërmjetfiltrave të vetingut dhe mbi 15% janë larguar medëshirë për të mos u futur në filtra.

KLP-ja dhe KLGJ-ja janë tashmë funksionale,me të gjithë motorët e ndezur, duke hedhur hapate fundit të kësaj reforme.

Shqipëria, në vizionin e atyre të rrugës, duhettë jetë siç ishte, me gjyqtarë hajdutë, të paaftë, tëkorruptuar, disa edhe kriminelë apo me lidhjekriminale. Ndaj ata janë në rrugë për të mbrojtur,me metodat e fundit që u kanë mbetur, pikërishtkëta gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, pikërishtkëta oficerë të Policisë Gjyqësore të paaftë dhe tëkorruptuar.

Shqipëria jonë, Shqipëria juaj dhe e fëmijëvetanë, është dhe do të jetë më e zhvilluar, meekonomi në rritje, me infrastrukturë moderne, mesistem arsimor novator, me sistem shëndetësie,që do t’u shërbejë njerëzve me cilësinë më të lartëtë mundshme.

Shqipëria jonë është turistike që nga Velipoja,

Shëngjini, Durrësi, Divjaka, Golemi, Semani, Vlorahistorike, Himara, Saranda dhe Ksamili, që unëpërfaqësoj.

Shqipëria është e bukur dhe historike kudo ku“Rilindja urbane” i ndryshoi faqen. Atdheu ynëështë i bukur si rrallëkund, por po baltoset pikërishtnga ata që anarkinë, rrëmujën, kioskëzimin,babëzinë ndaj mjedisit dhe lakminë ndaj pronëspublike e kanë moto të tyre, prandaj rrinë edhe nërrugë. Janë pikërisht ata, që thërrasin: “Kapenihajdutin” dhe “Kapini kriminelët”, duke qenë vetëpjesë e krimit.

Shqipëria jonë, atdheu ynë i shtrenjtë, toka qënuk e zgjodhëm ne kur lindëm, por do ta zgjidhnimnjë milion herë, ka shumë halle, ka shumëprobleme dhe ka ende varfëri. Por, edhe pse nëpyllin tonë ka drunj të shtrembër dhe kafshë tëegra, ka ende njerëz vitalë dhe punëtorë.

Shqipëria, atdheu ynë, pa dyshim, ështëdashuria jonë e madhe.

Shqipëria, sipas atyre të rrugës, që sytë i kanëtë errësuar nga etja për pushtet, është e padenjëpër integrimin në BE, është e padenjë dhe e pistë,është e kriminalizuar, këtu mbizotëron vetëm drogadhe krimi. Ata nuk kanë sy të shikojnë se Shqipëriaështë komplet ndryshe, nuk kanë veshë të dëgjojnëzërin e popullit shqiptar, sepse mbetën si asnjëherëtjetër, me 25 apo 26% të votave, por do të dënohenedhe më shumë.

Shqipëria jonë, e prindërve dhe e gjyshërvetanë, është më e madhja krenari për ato çfarë kanëbërë mirë brezat e mëparshëm, edhe pse mund tëkenë bërë gabime.

Një nga krenaritë e mëdha është LuftaNacionalçlirimtare, që e renditi Shqipërinë nëkrahun e aleancës më të madhe antifashiste, narenditi krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës,Anglisë, pse jo edhe Bashkimit Sovjetik të asajkohe. Ata që rrinë në rrugë, me falangat dhe tufate varrmihësve apo zhvarrosësve, përpiqen tanjollosin këtë luftë, por nuk do t’ia dalin dot, ashtusiç nuk do t’ia dalin të ndalojnë asnjë nga reformate Shqipërisë drejt BE-së.

Patjetër që Shqipëria në sytë ekolaboracionistëve, e disfatistëve, e frikacakëvedhe e atyre që e braktisin atë në momentet më tëvështira, e atyre që braktisin besimin e votuesvetë tyre, duke dalë në rrugë, sepse janë të padenjëpër të mbajtur peshën e minorancës, kur popullitë çon në miniorancë (sepse edhe kur ishin nëmaxhorancë e patë se çfarë i bënë Shqipërisë),

Viti 2019

340

Legjislatura e 9-të

do të jetë e errët, do të jetë e padenjë, por nukështë e tillë në sytë tanë dhe të atyre që e duanShqipërinë dhe punojnë çdo ditë për të.

Shqipëria jonë është një shtet demokratik, ështëe denjë dhe e barabartë me vendet anëtare tëNATO-s, është partnere e OSBE-së, e Këshillit tëEuropës, dhe e shumë institucioneve botërore,tashmë është në prag edhe të hyrjes në BE.

Shqipëria jonë, e shqiptarëve, e atdhetarëve, epunëtorëve, e fshatarëve dhe e njerëzve tëzakonshëm, është ajo e zhvillimit dhe e reformave.Kjo Shqipëri i tmerron ata që rrinë në rrugë, kjoShqipëri dhe këto reforma i mbajnë ata jashtëdyerve të parlamentit.

Të nderuar kolegë,Të nderuar qytetarë,Më 30 qershor Shqipëria do të zgjedhë

administratorët lokalë. Kushdo mund të përballetaty, sepse në sistem demokratik jemi, ndaj le tëvotojmë. Kështu dashurohet Shqipëria, duke qenëkushtetues dhe bashkëpunues.

Faleminderit!(Drejtimin e seancës e merr zoti Ruçi)Gramoz Ruçi - Faleminderit!Këtu mbyllen diskutimet për çështjet e

parashikuara në rendin e ditës.Kolegë deputetë, kalojmë në procesin e votimit.Para se të fillojmë procesin e votimit, ju njoftoj

se deputetja Ambra Barova, ka plotësuardeklaratën për anëtarësim në Grupin Parlamentartë Pavarur, ndërsa deputetja Fatjona Dhimitri kaplotësuar deklaratën për anëtarësim në GrupinParlamentar Demokrat.

Ju lutem, mund të uleni kolegë deputetë!Hapet votimi për prezencën.Të hiqen kartat e deputetëve që nuk janë në

sallë.Mbyllet votimi për prezencën.Prezentë janë 93 deputetë.Fillojmë me projektrezolutën e veprimtarisë

vjetore të Këshillit Drejtues të Radio TelevizionitShqiptar për vitin 2018. Sipas Kushtetutës dheRregullores, rezoluta kërkon shumicë të thjeshtëvotash dhe votimi është i hapur me elektronikë.

Hapet votimi.Mbyllet votimi.82 vota pro, 4 vota kundër, 2 vota abstenim, 7

deputetë nuk kanë votuar.Miratohet.Projektrezoluta për vlerësimin e veprimtarisë

vjetore të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit

Civil për vitin 2018. Edhe kjo projektrezolutë, sipasKushtetutës dhe Rregullores, kërkon shumicë tëthjeshtë votash për miratim.

Hapet votimi me elektronikë.Mbyllet votimi. 82 vota pro, 6 vota kundër, 4 vota abstenim, 4

deputetë nuk kanë marrë pjesë në votim.Miratohet.Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin

nr. 13/2018 për ngritjen e Nënkomisionit për tëDrejtat e Njeriut, në përbërje të Komisionit tëPërhershëm Parlamentar të Çështjeve Ligjore,Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut”.Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës dhe nenit55 të Rregullores, ky projekvendimi kërkonshumicë të thjeshtë votash për miratim.

Deputetja Aurora Mara propozohet anëtare eNënkomisionit për të Drejtat e Njeriut. Procedurae votimit është votim i hapur, me elektronikë.

Hapet votimi.Mbyllet votimi.86 vota pro, 2 vota abstenim, 7 deputetë nuk

kanë votuar.Miratohet.Fillojmë me projektligjin “Për organizimin dhe

funksionimin e Policisë Gjyqësore”. Në mbështetjetë nenit 78 të Kushtetutës dhe nenit 55 tëRregullores, ky projektligj kërkon shumicë tëthjeshtë votash për miratim.

Kalojmë në votimin në parim të projektligjit.Hapet votimi me elektronikë.Mbyllet votimi.91 vota pro, 1 votë kundër, 1 votë abstenim, 4

deputetë nuk kanë votuar.Miratohet.Kalojmë në votimin nen për nen me kartonë,

sipas variantit integral të paraqitur nga komisionipërgjegjës.

Neni 1. Kush është pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 2. Kush është pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 3. Kush është pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.(Nga neni 4 deri në nenin 29 ndiqet e njëjta

procedurë votimi.)Neni 30. Kush është pro? Kundër? Abstenim?(Ndërhyrje pa mikrofon.)1 votë kundër.(Ndërhyrje pa mikrofon.)Miratohet.

341

Legjislatura e 9-të Viti 2019

Unë thashë miratohet dhe jo se nuk ka kundër.Dakord?

Neni 31. Kush është pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 32. Kush është pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.(Nga neni 33 deri te neni 43 ndiqet e njëjta

procedurë votimi.)Kalojmë në votimin në tërësi.Hapet votimi.Mbyllet votimi.90 vota pro, 3 vota kundër, 1 abstenim, 5

deputetë nuk kanë votuar.Miratohet.Projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime

në vendimin e Kuvendit nr. 102/2017 “Për ngritjene Komisionit të Posaçëm Parlamentar përrealizimin e Reformës Zgjedhore” i ndryshuar”.

Projektvendimi u është shpërndarë deputetëvedhe kërkon shumicë të thjeshtë votash për miratim.

Përbërja me 12 deputetë është si vijon: DamianGjiknuri, bashkëkryetar, Rudina Hajdari,bashkëkryetare, Blerina Gjylamenti, anëtare,Klotilda Bushka, anëtare, Bashkim Fino, anëtar,Alket Hyseni, anëtar, Vasilika Hysi, anëtare, KorabLita, anëtar, Arben Elezi, anëtar, Myslim Murrizi,anëtar, Nimet Musaj, anëtar, dhe Ralf Gjoni, anëtar.

Hapet votimi me elektronikë.Mbyllet votimi.90 vota pro, 1 votë kundër, 1 votë abstenim, 7

deputetë nuk kanë marrë pjesë në votim.Miratohet.Këtu mbyllet procesi i votimit.Kalojmë në diskutimin e çështjeve jashtë rendit

të ditës.Fjalën e ka Enver Roshi. Të përgatitet Halil

Jakimi.Enver Roshi – I nderuar zoti Kryetar,Të nderuar deputetë,Gramoz Ruçi – Ju lutem, deputetë, dëgjojmë

kolegun!Enver Roshi – Marr shkas nga ngjarja e

dhimbshme në Elbasan, ku një vajzë e sapobërënënë humbi jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale përlindjen e fëmijës së saj, duke lënë në pikëllim jovetëm të afërmit, por të gjithë ne. Në sëkëlldi siprind, vëlla, por edhe si mjek, pedagog dhe deputeti Kuvendit shpreh dhembjen më të thellë për t’ilehtësuar sadopak dhembjen familjes dhe të gjithënjerëzve përreth.

Njëkohësisht, mbështes hetimet për zbardhjen

e kësaj ngjarjeje, por si mjek dhe përfaqësues imjekëve në Shqipëri dua të ngre këtu disashqetësime për disa situata jo të këndshme që ukrijohen mjekëve të Shqipërisë. “Mjekësia ështëshkencë e pasigurisë dhe e probabilitetit”, thotëWilliam Osler. Gjykoj se arrestimi i mjekëve ngapolicia, mbajtja e tyre për disa ditë në burg dhemë pas nxjerrja dhe lenia e tyre në gjendje të lirëduket se është bërë një rrugë jonormale, për tëcilën unë shpreh mosmiratimin tim.

Kjo mënyrë cenon marrëdhëniet mjek-pacient,të cilat, edhe kështu siç janë, janë të prekura, pasinë përgjithësi është krijuar dhe po krijohet njëqëndrim negativ i shoqërisë ndaj mjekëve dhebluzave të bardha në tërësi. Mjeku është pjesë esistemit shëndetësor dhe në të gjithë “fajësinë evet”, jo në të gjitha rastet mjeku është përgjegjëspër gabimet mjekësore. Këto bëhen për shkak tëmungesës së dijeve apo të sistemit shëndetësor,sepse nuk ka mjek në botë që dëshiron humbjene jetës së pacientit.

Mjekësia është shkencë, që nuk mund tëparashikojë gjithçka. Disa persona sharlatanë nukmund të njollosin historinë e ndritur të mjekësisëshqiptare dhe të mijëra e mijëra mjekëve, që, nëbreza dhe në kushte më të vështira të largësisë,të motit apo edhe ekonomiko-financiare, kanëruajtur dhe mbrojtur shëndetin e njerëzve nëShqipëri.

Të mos harrojmë që mjeku është pjesë eshoqërisë dhe më i investuari në shoqërinënjerëzore, të cilit për të dalë mjek i duhen mbi 10vjet kualifikime dhe specializime. Mjeku ështëpasqyrë e të gjitha problematikave sociale dheekonomike të shoqërisë, por kurrsesi nuk ështëvrasës apo kriminel.

Tashmë është bërë zakon që pas çdo humbjejejete njerëzore gjëja e parë që bëhet është arrestimii mjekut, mbajtja e tij disa ditë të izoluar dhe mëpas lënia i lirë. A nuk do të ishte më mirë që mjekutë lihej i lirë njësoj si të gjithë ata që kryejnë faje,por që gjykata apo prokuroria të vendosin ndjekjenë gjendje të lirë? Kjo ka nxitur një konflikt socialtë padëshirueshëm deri në këndvështrimin egabuar të armiqësisë së pacientit ndaj mjekut, nënjë kohë që ky bashkëpunim mund të ishtemiqësor, bashkëpunues dhe në dobi të pacientit.Marrëdhënia mjek-pacient është baza e kodit etik,moral dhe profesional, e cila sjell cilësi më tërëndësishme të kujdesit shëndetësor në botë dhenë Shqipëri.

Viti 2019

342

Legjislatura e 9-të

Kërkoj nga ky parlament që në të gjithë rastetmjekët të mos burgosen pa dalë në dritë e vërtetadhe pa u sqaruar mirë shkaqet nga grupi hetimor iprokurorisë dhe mjekësisë ligjore. Vetëm pasnxjerrjes në dritë të vendimit të gjykatës, kuvërtetohet se mjeku është përgjegjës, ai mund tëarrestohet.

Dua të sjell në vëmendjen tuaj edhe disarekomandime të Urdhrit të Mjekut, i cili sugjeronnjë ndryshim në bazën ligjore, ku të ndahet qartëneglizhenca nga gabimi mjekësor dhe ngafatkeqësitë mjekësore, si dhe mjeku të mosarrestohet pa iu vërtetuar fajësia, në një kohë qëçdo qytetari tjetër i lihet kohë të gjykohet dhembrohet në të gjitha shkallët.

Mjekët tanë janë më të penalizuarit në rajondhe në botë nga gabimet mjekësore, të sistemeveshëndetësore dhe gabimeve të personelit. Kjo dotë nxisë dhe do të rrisë më shumë marrëdhënienmjek-pacient, mjekët do të punojnë më mirë dhedhuna do të eliminohet.

Sistemi ka nevojë për siguracione, që të mospaguajë mjeku, por institucioni për dëmshpërblimine pacientit. Kodet etike-morale mjek-pacient janëmë të rrezikuara se asnjëherë tjetër. Është detyrajonë të gjejmë rrugët që ndikojnë për ta parëfigurën e mjekut aleatin më të mirë të pacientit.

U bëj thirrje Ministrisë së Shëndetësisë,Komisionit të Ligjeve dhe deputetëve të kësaj salle,që në konsultim të gjerë të marrin të gjithasugjerimet e Urdhrit të Mjekut për t’i shkuar derinë fund kësaj pune.

Faleminderit!(Drejtimin e seancës e merr zonja Hysi.)Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Roshi!Fjalën e ka deputeti Halil Jakimi.Halil Jakimi – E nderuar zonja drejtuese e

seancës,Të nderuar kolegë deputetë,Të nderuar qytetarë,Krahas të gjitha problemeve që po kalon vendi,

ku qeveria nuk po qeveris dhe skandalet po gëlojnënë çdo cep të Shqipërisë, kriza politike po rishfaqedhe më shumë simptoma të një situate, e cila popërshkallëzohet përditë e më shumë dhe po e çonvendin drejt një konflikti civil mes qytetarëve tëpafajshëm, për shkak të përmbushjes së egovedhe ambicieve personale të politikanëve tëfajshëm.

Si ka mundësi që nuk ka asnjëlloj negocimi apodakordësie për disa parime bazë, të cilat

sigurojnë qetësi, si e drejta e ushtrimit të votësnë demokraci, e drejta për të marrë pjesë lirishtnë procese që kanë interes publik, si dhe sigurojnëliritë themelore për të shprehur bindjet dhe idetëe secilit? Në mungesë të këtyre të drejtave, duatë jem sot zëri i qytetarëve me të cilët kam jetuar,kam ndarë hallet e problemet dhe prej të cilëvejam edhe në këtë sallë.

Bulqiza është zonë me resurse dhe burimenatyrore të jashtëzakonshme, por edhe shumë evarfër. Pjesa dërrmuese e qytetarëve luftojnë çdoditë për të këputur zinxhirin masiv të mjerimit. Ethem këtë nga pikëpamja ekonomike dhe jeta etyre sociale.

Do të flas për problemet dhe mungesën einvestimeve në Bulqizë, pasi deputeti imaxhorancës, Ilir Beqaj, i cili ka kryesuar listën(ky është sistemi i listave të mbyllura), mori votatdhe nuk i ktheu premtimet në realitet. Kjo ështëpartia- shok; kemi shokë, miq dhe i fusim në parti.

Unë dhe ju jemi zotuar në fushatë elektoralese do të bëjmë çmos për t’i kthyer premtimet nërealitet dhe se do t’i ndihmojmë qytetarët që jovetëm iu kërkuam votën dhe me votën na dhanëedhe besimin, por që t’u tregojmë se politika ka tëmira, se taksat dhe tarifat do të shkojnë në shërbimtë qytetarëve dhe jo në xhepat e politikanëve. Neduhet të bënim çmos që premtimet tërealizoheshin.

Po listoj disa projekte emergjente me ndikim tëdrejtpërdrejtë për mirëqenien dhe jetën eqytetarëve në Bulqizë: ndërtimi i rrjetit të ujësjellësittë ujit të pijshëm në Vajkal dhe në qytetin e ri dhendërtimi i rrjetit të kanalizimeve dhe ujërave të zezanë lagjen e vjetër.

Duke marrë shkas nga numri i lartë i punonjësvetë galerisë, në të cilën ndodhin shpesh aksidente,dua të theksoj se spitali i Bulqizës ka mungesë tëtheksuar mjekësh, ndër të cilët më kryesori ështëkirurgu.

Sistemimi dhe asfaltimi i segmentit rrugor Qafae Buallit, Martanesh; segmenti Kodra e Danit -Dushaj, me gjatësi rreth 3 kilometra dhe ndërtimi irrjetit të ujit të pijshëm në këto fshatra.

Meqenëse Kryeministri përmendi ndërtimin eHEC-ve, në këtë zonë qeveria ka dhënë trikoncesione, konkretisht në fshatrat Dushaj, Koçajdhe Dragua, por kjo është kundërshtuar ngabanorët, sepse sjell probleme me vaditjen dhe meujin e pijshëm. Ministrja e linjës, zonja Balluku, nukndodhet në këtë sallë, por duhet t’i dëgjojë

343

Legjislatura e 9-të Viti 2019

shqetësimet e tyre.(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon.)Vasilika Hysi – Keni edhe 28 sekonda, por

është një rikujtesë për t’ju treguar se koha pombaron.

Halil Jakimi – Ndërtimi i tregjeve për bujqësinëdhe blegtorinë në Bulqizë dhe në Shupenzë. Nukka pasur asnjë subvencion për qarkun e Dibrës,për rrethin e Matit dhe të Bulqizës. Në këta 6 vjetka pasur mungesë tregjesh për tregtimin eprodukteve bujqësore dhe blegtorale, për bimëtmedicinale, për pemëtarinë, kryesisht për qershitëdhe për mollët që prodhojnë Dibra, Mati, Klosi dheBulqiza.

Ndërtimi i urës së ...Vasilika Hysi – Ju keni vetëm 5 minuta. Unë ju

lashë edhe 27 sekonda plus.Ju lutem, përpiquni ta mbyllni fjalën, meqenëse

jeni deputet i ri!Halil Jakimi - Meqenëse kemi 1 orë në

dispozicion dhe pas meje është vetëm 1 folës,mendova t’jua bëj me dije...

(Diskutime pa mikrofon.)Mund të flas?Ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve të ujërave të

zeza në Okshtinë, në njësinë administrativeShupenzë, sistemimi dhe asfaltimi i rrjetit rrugordhe ura Serbinjë -Shtushaj, me një gjatësi rreth 5kilometra dhe me vlerë prej 1,8 milionë eurosh,investim ky me ndikim të drejtpërdrejtë për lidhjene 3500 banorëve me qendrën e njësisë adminis-trative Shupenzë. Janë 6 fshatra të harruara,konkretisht: Kovashicë, Bllacë, Zogjaj, Shtushaj,Mazhicë dhe Gjuras, të cilat nuk duan asgjë veçrrugës, pasi nuk mund të lidhen me qendrën enjësisë e nuk mund të tregtojnë prodhimetblegtorale e bujqësore të tyre dhe, më erëndësishmja, rinia e asaj zone, për shkak tëmungesës së infrastrukturës rrugore, nuk endërton dot jetën e saj, ndaj e ka braktisur.

Po ashtu, ndërtimi i ujësjellësit në Gjoricë (fazae dytë), që nuk ka përfunduar, ndikon në jetën e 5mijë banorëve që sot pinë ujë të papijshëm në bazëtë analizave të bëra nga Drejtoria e ShëndetitPublik në Bulqizë dhe nga laboratorë të ndryshëm.Tjetër mungesë është sistemimi dhe asfaltimirrugor Lubalesh-Shupenzë dhe asfaltimi isegmentit Trebisht-Ostren-Mat.

Së fundi, por jo për nga rëndësia, është statusii minatorit, kërkesë prej vitesh e minatorëve tëBulqizës dhe e zonave përreth. Realizimi i kësaj

kërkese është më e pakta që mund të bëhet përqytetarët punëtorë e të zellshëm të Bulqizës, tëcilët kanë punuar me vite nën tokë dhe shumë prejtyre kanë lënë edhe jetën aty. Jo më larg se djehumbi jetën një minator dhe një tjetër u plagos.Mesatarisht 7-8 minatorë në vit humbin jetën nëgaleri, kurse të plagosur ka edhe më shumë.Ndërkohë, puna e lodhshme dhe e rëndë ushkakton probleme të shumta shëndetësore. Derikur do të vazhdojë qeveria dhe ministria përkatësetë mos tregojë interes për këta qytetarë? Deri kurdo të vazhdojë të mos tregojë interes për ataminatorë që humbin jetën dhe familjarët e tyre,bashkëshortja dhe fëmijët nuk përfitojnë asgjë,përveç një pensioni qesharak prej 5 mijë lekësh tërinj në muaj? Shumë familjeve dhe fëmijëve u ështëhequr e drejta e arsimimit për shkak të kushteveekonomike. Në statistikat e vitit 2017 rezulton seshteti ka përfituar nga renta minerare rreth 500milionë lekë të rinj, ndërsa qytetarëve u janë kthyerinvestim rreth 25 milionë lekë (kur them qytetarëve,e kam fjalën për buxhetin e bashkinë nga rentaminerare), pasi rreth 100 subjekte e ushtrojnë sotaktivitetin minerar në Bulqizë.

Thirrja ime është për të reflektuar, për tëreaguar dhe për t’i ndihmuar ata që kontribuojnëçdo ditë për Shqipërinë, por që nuk ndihen dhenuk shpërblehen për mundin e tyre. Ata duhenndihmuar, sepse, siç thoshte edhe ish-presidentiamerikan Xhon Kenedi: “Nëse një shoqëri e lirënuk mund të ndihmojë të shumtët, që janë të varfër,ajo nuk mund të shpëtojë as të paktët që janë tëpasur”.

Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Jakimi!Të nderuara kolege dhe kolegë deputetë, e kam

fjalën për ju deputetët e rinj, besoj se nuk ështëfaji juaj që nuk e dini ende Rregulloren. Në nenin45 të Rregullores parashikohet që për çështjet qënuk janë në rendin e ditës çdo deputet nuk mundtë flasë më shumë se pesë minuta dhe nësediskuton në emër të grupit parlamentar jo mëshumë se tetë minuta. Do t’ju lutesha që, kur tëdiskutoni në seancat e ardhshme, të planifikoni qëfjala nuk mund të jetë më shumë se një fletë dhenjë paragraf për pesë minuta me shkrimdymbëdhjetësh.

Fjalën do ta marrë një deputet i ri dhe në bazëtë Kodit të Sjelljes, neni 11 “Mirësjellja e deputetit”,në paragrafin e dytë thuhet: “Kur deputeti i ri mbanfjalimin e parë në foltoren e Kuvendit, ai

Viti 2019

344

Legjislatura e 9-të

përshëndetet nga drejtuesi i seancës, respektohetnga të gjithë deputetët pjesëmarrës në sallë,pavarësisht grupimit politik”.

Fjalën e ka deputeti Andi Përmeti, prandaj dot’ju lutesha të gjithë kolegëve të zënë vend dhe tadëgjojmë me respekt.

Zoti Andi, ju uroj suksese në detyrën tuaj!Andi Përmeti – E nderuar drejtuese e seancës,Të nderuar kolegë deputetë,Fakti që unë sot kam bërë betimin si deputet

nuk e bën këtë parlament më të mirë, as nuk endryshon bindjen time se ai është produkt i njëpazari të pistë ndërmjet Edi Ramës dhe LulzimBashës, të cilin e kam refuzuar dhe denoncuar qëditën e parë publikisht. Por më shumë se kaq,qenia ime në këtë sallë nuk më pengon aspak qëta konsideroj Shqipërinë në një krizë të fortëpolitike, për shkak të sistemit të gabuar, i cili kaardhur duke u degraduar që nga ndryshimetkushtetuese të vitit 2008. Sot jam në parlamentpër t’u zotuar që çdo ditë imja këtu, sado që tëzgjasë kjo kohë, do të jetë në funksion tëriformatimit të tij si e vetmja zgjidhje për ta rikthyerShqipërinë në normalitet.

Diferenca midis atyre që dogjën mandatin mene, që e pranuam atë si përgjegjësi, është se atamendojnë që fitorja arrihet duke ikur, ndërsa nemendojmë që fitorja arrihet duke qëndruar këtu;ata mendojnë se kundërshtari mundet duke hedhurveten në erë, ndërsa ne mendojmë se kjo mundarrihet vetëm duke u përballur me të në të gjitharrethanat, por koha do ta tregojë shumë shpejt secili prej nesh ka të drejtë.

Për këto arsye, e them me gojën plot se sotnuk ka ndonjë arsye të madhe për t’u krenuar sideputet i ri i këtij Kuvendi, por, gjithashtu, ky nukështë momenti për të ulur kokën, sepse as kamkërkuar dhe as jam duke marrë ndonjë gjë që nukmë takon. Unë nuk e di sa njerëz mund ta kenëvotuar PD-në kur kanë parë emrin tim në listë,njësoj është edhe për Lulzim Bashën, sepse nëfund të ditës është ai i vetmi që ka vendosur përne të dy.

Pra, unë dua që kjo praktikë e shpifur, që nxitetnga një sistem që nxit autokratizimin dheservilizmin, të marrë fund sa më shpejt të jetë emundur, sepse dua që deputetin ta zgjedhinnjerëzit dhe jo një person i vetëm, që identifikohetme siglën dhe logon e partisë dhe këtë betejë dota bëj edhe sikur ky të jetë mandati i parë dhe ifundit në këtë parlament.

Jam shumë i lumtur që kam konstatuar seshumë nga kolegët e opozitës, me të cilët kampasur fatin dhe nderin të bashkëpunoj, janëshprehur publikisht për një ndryshim të fortë tësistemit, sepse e shohin atë si një pengesë seriozepër një Shqipëri europiane. Por unë e di se vetëmme votat tona kjo është e pamundur, ndaj po udrejtohem edhe kolegëve të maxhorancës, të cilëtnatyrisht kanë më shumë eksperiencë se unë.

Fakti që ju jeni në këtë sallë, ndërkohë që pjesatjetër kanë dorëzuar mandatet dhe janë në rrugë,nuk ju bën as më të nderuar dhe as më patriotëtse ata, por ju patët fatin se nuk morët të njëjtinurdhër nga i pari juaj, sepse jam i sigurt se do tëkishit bërë të njëjtën gjë, me ndonjë përjashtim tëvogël. Kjo do të thotë se as e nesërmja nuk dihet,sepse deri këtu ka mbërritur puna, duke iu bindurqorrazi liderit, pa e menduar dy herë. A nuk jeni jutë njëjtët që i morët vesh nëpërmjet mbledhjes sëqeverisë dhe mbledhjes së asamblesë largimetdhe afrimet e reja në qeveri, ku disa u mërzitëndhe disa u gëzuan live?! A nuk është kjoposhtëruese për ju? Këtu nuk është fjala vetëmpër një proces poshtërues, por ky proces ka sjellëdëme shumë të mëdha në të gjitha institucionet evendit.

Ndaj do t’ju ftoja ta mendonit seriozisht edheju, jo thjesht për të shpëtuar nga fyerja personaleqë mund t’i ndodhë gjithkujt, por për të qenë nëshërbim të një ambienti politik në dobi të qytetarëvetë këtij vendi.

Duke thënë këtë nuk i heq asnjë presje bindjessime të sinqertë që Shqipëria sot drejtohet nga njëqeveri e korruptuar, e cila duhet ndëshkuar me votënë rastin më të parë në zgjedhje. Është jashtë çdodiskutimi që Edi Rama ka kryer abuzime tëpanumërta me koncesionet, taksat, tenderat dhetatimet, ndërkohë që arroganca e pushtetit dhepadrejtësia e tij janë shtuar në këtë keqqeverisjegjatë këtyre viteve të fundit. Lidhjet e politikës mekrimin, shitblerja e votës dhe kanabizimi iShqipërisë janë realitete të pamohueshme, për tëcilat kjo qeveri duhet të japë llogari një më një nëzgjedhjet e ardhshme dhe jo vetëm parazgjedhësve, por edhe para drejtësisë. E vetmja gjëpër të cilën ajo nuk mund të fajësohet është sepërpiqet të bëjë më të mirë opozitën dhe këtë nenuk do t’ia kërkojmë, sepse nuk është përgjegjësiae saj që PD-ja nën drejtimin e Lulzim Bashës nukarriti asnjë ditë të bënte diferencën me të, qëshqiptarët të shihnin shpresën reale dhe jo vetëm

345

Legjislatura e 9-të Viti 2019

shpresën për një ndryshim pushteti.Kjo qeveri nuk mund të akuzohet as për

vendimin ekstrem të djegies së mandateve, i ciliështë totalisht përgjegjësi e atyre që e morën, porkjo nuk do të thotë që prej kësaj Edi Ramës mundt’i lindë e drejta të luajë me opozitën, sepse ai nukdo ta ketë aspak të lehtë këtë gjë dhe ne nuk dot’ia lejojmë. Ai nuk mund të sillet sikur përballë tijjanë dy opozita, njëra që është jashtë parlamentitdhe një tjetër brenda tij, ku me njërën do të punojë,por nuk mundet, ndërsa me ne që jemi këtu nukdo, sepse kjo i ka rënë për fat në pjesë, sepse ainuk do të arrijë kurrë të përfitojë nga ky marifetdjallëzor për ta përjashtuar të gjithë opozitën ngasistemi.

Për sa kohë që ne të opozitës do të jemi këtupërballë tij në këtë sallë, do të denoncojmë të gjithaaferat dhe skandalet e pushtetit, por në të njëjtënkohë do të promovojmë edhe nisma në shërbimtë qytetarëve shqiptarë. E vetmja pikë ku mund tëjemi dakord me të janë ndryshimet edomosdoshme të Kushtetutës dhe të KoditZgjedhor për t’i dhënë fund sundimit të kryetarëvedhe për të çliruar listat e partive, që qytetarët t’izgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre. Edhe atyremendjendriturve të revolucionit, që na quajnëopozitë e re, u themi se na nderojnë me këtë emërdhe nuk mërzitemi aspak. Ata duhet ta dinë se tëqenurit opozitar nuk e përcakton dot as udhëheqësime veprimet e tij dhe as partia ku aderon, sepseopozitë është raporti që zgjedh me qeverinë, sepsene nuk kemi asnjë ditë të vetme të jetës sonë qëtë kemi bërë pazare me Edi Ramën apo me ndonjënga njerëzit e tij dhe jua siguroj që nuk do të ketëkurrë as në të ardhmen.

Nëse doni të gjeni patjetër dikë nga ajo llojkategorie, e keni shumë afër, sapo ka dalë ngaparlamenti, por ndryshe nga ai, ne nuk mendojmëse mandatet janë për t’u djegur, për t’u shitur apopër t’u blerë, siç ka ndodhur shpesh këto vitet efundit, por ato janë për t’u përdorur në dobi të atyreqë na kanë zgjedhur dhe ne pikërisht këtë do tëbëjmë.

Unë besoj se Shqipëria ka nevojë për deputetëdhe jo për kartonë, që ngrihen dhe ulen me njëkomandë, të cilët edhe mund të digjen me urdhërpartie. Vendit tonë i duhen politikanë mepersonalitet, që mund ta detyrojnë liderin të

vetëpërmbahet dhe të bëjë çdo gjë të duhur përpublikun dhe të mos jenë ushtarë të verbër që ilënë udhëheqësit edhe të drejtën për të menduarpër ta. Së bashku me kolegët e mi demokratë, poredhe me kolegë të tjerë, që kanë të njëjtin vizion,kam besimin se do të bëjmë çdo gjë që kemi nëdorë në funksion të kësaj kauze, e cila sot nukështë kauza e një grupi të vogël deputetësh, porështë kauza e pjesës më të madhe të shqiptarëve.Ky është një sistem i kalbur politik, i cili duhetrrëzuar një orë e më parë, qoftë edhe vetëm dukemos pasur...

Vasilika Hysi – Zoti Përmeti, ju lutem,përmblidheni fjalën tuaj!

Andi Përmeti – Edhe dy fjali kam.... më debate të tilla për djegie apo marrje

mandatesh. E di që nuk do të jetë një ndërmarrjee lehtë, pasi përfituesit e tij do të përpiqen ta

mbajnë të mbyllur këtë rreth vicioz mes trekryetarëve, por ne nuk do të dekurajohemi nga kjodhe do ta bëjmë betejën tonë. Zoti na ndihmoftëpër ta ndihmuar Shqipërinë!

Faleminderit!Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Përmeti!Edhe një here, në cilësinë e drejtueses së

seancës, ju uroj suksese!Zonja Hajdari dhe zoti Jakimi keni kërkuar fjalën

apo është ndonjë gabim?Të nderuara kolege deputete, dëshiroj t’ju bëj

një njoftim. Ju të gjitha keni marrë një njoftim ngaministrja Manastirliu për një diskutim që bëhet përraportin e platformës për veprim të Pekinit, i ciliorganizohet nesër në orën 09:00. Raporti ka ardhurnë e-mail-in tuaj zyrtar dhe personal, prandaj, julutem, bëni konfirmimin tuaj!

Takimi bëhet në Ministrinë e Shëndetësisë,ndërkohë që të gjithë kolegët burra janë tëmirëpritur për të kontribuar për mbrojtjen dherespektimin e të drejtave të grave.

Meqenëse para kemi Pashkët ortodokse, ju urojgëzuar Pashkët, ardhshin të bardha dhe të mbarapër të gjithë!

Seancën e deklaroj të mbyllur.Seanca tjetër do t’ju njoftohet nëpërmjet

medies.Paçi një ditë të mbarë!

(Seanca u mbyll në orën 16:30 )

Recommended