View
2
Download
0
Category
Preview:
Citation preview
Projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian ne Kosove
Working Towards a
Stable Multi-Ethnic Kosovo
Working Towards a
Stable Multi-Ethnic Kosovo
Fuqizimi i OShC-ve jo-serbe në veri të Kosovës
Raport mbi gjendjen e komuniteteve jo-serbe në veri të
Kosovës
zbatuar nga
Working Towards a
Stable Multi-Ethnic Kosovo
Working Towards a
Stable Multi-Ethnic Kosovo
Drejtor Ekzekutiv:
Adrian Zeqiri
Kontribuesit
Autorët: Enrique Gutierrez
Falenderim
ECMI Kosova falënderon Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë për mbështetjen e dhënë
financiare për zhvillimin e këtij botimi, në kuadër të projektit "Fuqizimi i OShC-ve jo-serbe në
veri të Kosovës".
Ky publikim është hartuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij publikimi
është përgjegjësi e vetme e ECMI Kosovës dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyron pikëpamjet e
Bashkimit Evropian.
ECMI Kosovawww.ecmikosovo.org
ECMI Kosova është organizata kryesore joqeveritare e angazhuar me çështje të komuniteteve
minoritare në Kosovë, me qëllim të zhvillimit të institucioneve përfshirëse, përfaqësuese dhe
të ndjeshme ndaj komuniteteve, institucione këto që mbështesin një Kosovë të qëndrueshme
shumetnike.
ECMI Kosova kontribuon në zhvillimin, forcimin dhe zbatimin e legjislacionit përkatës, dhe
përkrah institucionalizimin e mekanizmave qeveritarë të ndërlidhur me çështje të
komuniteteve dhe ngrit kapacitetet e akterëve të shoqërisë civile dhe të qeverisë për t’u
angazhuar me njëri-tjetrin dhe bashkëvepruar në mënyrë konstruktive dhe të qëndrueshme.
Rruga. NënaTerezë Nr. 20, Ap. 5,
10000 Prishtinë – Kosovë,
Tel. +381 (0) 38 224 473
Rruga. Kralja Petra 183 a,
38220 Mitrovicë e Veriut – Kosovë,
Tel. +381 (0) 64 433 10 40
E drejta autoriale
© Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve (ECMI) Kosova, shtator 2016. Të gjitha të
drejtat të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij publikimi nuk mund të riprodhohet, të ruhet në
sisteme ripërtëritëse ose të transmetohet në çfarëdo forme apo me çfarëdolloj mjeti,
elektronik, mekanik, foto-kopjimi, incizimi ose ndryshe, pa lejen paraprake të ECMI Kosovës.
Working Towards a
Stable Multi-Ethnic Kosovo
PËRMBAJTJE
AKRONIMET DHE SHKURTESAT.................................................................................................. 4
PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE ....................................................................................................... 5
1 HYRJE .................................................................................................................................. 8
2 METODOLOGJIA ................................................................................................................ 11
3 GJETJET E PYETËSORËVE ................................................................................................... 16
3.1 Gjendja socio ekonomike ............................................................................................ 16
3.2 Pjesëmarrja politike .................................................................................................... 20
3.3 Arsimi .......................................................................................................................... 26
3.4 Shëndeti ...................................................................................................................... 30
3.5 Identiteti dhe Siguria .................................................................................................. 32
3.6 Media dhe Liria e Shprehjes ....................................................................................... 33
4 TË GJETURAT E INTERVISTAVE .......................................................................................... 36
4.1 Përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale ........................................................................ 36
4.2 Përfaqësuesi i organizatave ndërkombëtare .............................................................. 37
4.3 Përfaqësuesit e OShC-ve lokale .................................................................................. 38
5 KONKLUZIONE ................................................................................................................... 39
6 REKOMANDIME ................................................................................................................ 41
7 REFERENCAT ..................................................................................................................... 43
AKRONIMET DHE SHKURTESAT
BE
ECMI
ECMI Kosova
Bashkimi Europian
Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve
Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve në Kosovë
ERRC
MICS
OKB
OShC
OSBE
UMV
Qendra Europiane për të Drejtat e Romëve
Anketa e Grupimit të Treguesve të Shumëfishtë
Organizata e Kombeve të Bashkuara
Organizatë e Shoqërisë Civile
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Universiteti i Mitrovicës Veriore
F a q e | 5
PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE
Në Procesit e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel, Kosova dhe Serbia
kanë rënë dakord të nënshkruajnë një Marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve dhe
krijimin e kushteve të nevojshme për të përmirësuar jetën e qytetarëve që jetojnë në veri të
Kosovës. Kështu, marrëveshja është përqendruar drejt integrimit të komunitetit serb në veri
të Kosovës në kuadër të institucioneve të Kosovës. Megjithatë, komunitetet jo-serbe që
jetojnë në veri përmenden rrallë. Marrë parasysh faktin që organizatat e shoqërisë civile në
veri janë duke rritur kapacitetet dhe janë duke lobuar për nevojat e komunitetit serb,
komunitetet jo-serbe nuk duhet të lihen prapa në harresë. Prandaj, duhet të avancohet drejt
përmirësimit të kushteve të jetesës dhe përfshirjes politike të komuniteteve jo-serbe në veri
të Kosovës.
Qëllimi i këtij raporti është që të sjell në qendër të vëmendjes çështjet me të cilat përballen
pjesëtarët e komuniteteve jo-serbe, që jetojnë në veri të Kosovës, në jetën e tyre të
përditshme, për të shprehur nevojat shqetësimet dhe aspiratat e tyre. Gjatë vlerësimit të
perceptimeve të popullsisë lokale në lidhje me cilësinë e jetës, hulumtimi synon të ofrojë të
dhëna konkrete për të mbështetur përpjekjet e OSHC-ve për avokim dhe për të fituar
vëmendjen dhe interesin e aktorëve dhe palëve të tjera të interesuara në lidhje me nevojat
pjesëtarëve të komuniteteve jo-serbe që jetojnë në veri të Kosovës.
Për të arritur këtë, ECMI Kosova ka kryer një studim në shkallë të gjerë në katër komunat me
shumicë serbe Mitrovicë Veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Një ekip prej dhjetë
(10) korrespondentëve lokalë nga OShC-të e përzgjedhura të këtyre komunave janë
angazhuar për të arritur një mostër prej 224 të anketuarve të cilët/cilat u takonin niveleve të
ndryshme arsimore, statusit të punësimit, përkatësisë etnike, gjinisë dhe moshës.
Korrespondentët, gjithashtu, kanë kryer 8 intervista me pjesëmarrës të rëndësishëm, të tillë
si përfaqësues të qeverive lokale (4 intervista), përfaqësues të OShC-ve lokale (3 intervista)
dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare (1 intervistë) që punojnë me pjesëtarët e
F a q e | 6
komuniteteve pakicë në veri. Si rezultat i kësaj, me qëllim të hartimit të këtij raporti, është
bërë një analizë sasiore dhe cilësore e informacionit të mbledhur.
Ky raport ndjek strukturën e pyetësorit dhe intervistave të përdorura në studim. Raporti
përmbledh gjetjet kryesore përsa i përket kushteve të jetesës së pjesëtarëve të komuniteteve
jo-serbe në komunat veriore. Gjetjet kryesore të studimit janë si më poshtë:
Situata Socio Ekonomike:
Në përgjithësi gjendja socio ekonomike e pjesëtarëve të komuniteteve jo-serbe në
komunat veriore të Kosovës qëndron diku në mes të situatës mesatare socio-
ekonomike dhe situatës së keqe socio-ekonomike.
Çështjet më problematike me të cilat ballafaqohen pjesëtarët e këytre komuniteteve
janë shkalla e lartë e papunësisë dhe gjendja e keqe financiare (të ardhura të vogla
apo pamundësitë për të fituar për jetesë).
Pjesëtarët e komuniteteve rom dhe ashkali janë më të përjashtuar për sa i përket
situatës sociale dhe ekonomike.
Pjesëmarrja politike:
Pjesëtarët e komuniteteve jo-serbe në veri të Kosovës ndjehen sikur janë të lënë anash
për sa i përket pjesëmarrjes politike dhe proceseve vendim-marrëse.
Perceptimet në lidhje me përfaqësimin politik janë kryesisht negative, edhe për sa i
përket përfaqësimit në nivelin lokal dhe atë qendror. Në fakt, në mesin e pjesëtarëve
të këtyre komuniteteve ekziston një ndjenjë e përgjithshme e nën-përfaqësimit.
Pjesëtarët e këtyre komuniteteve nuk janë të informuar mirë në lidhje me të drejtat e
tyre dhe me zhvillimet e rëndësishme politike në Kosovë.
Arsimimi:
Veçanërisht i rëndësishëm është fakti se një përqindje e madhe e pjesëtarëve të
komunitetit rom nuk vijojnë (nuk kanë vijuar) institucionet arsimore - shkollat.
F a q e | 7
Për disa prej këtyre komuniteteve nuk ofrohet arsim në gjuhen e tyre amtare, duke e
bërë akoma më të vështirë vijimin dhe ndjekjen e procesit arsimor në institucionet
shkollore.
Shumica e fëmijëve që i përkasin këtyre komuniteteve kanë pësuar nga forma të
ndryshme të diskriminimit, sidomos fëmijët që i përkasin komunitetit rom.
Shëndeti:
Përceptimet në mesin e pjesëtarëve të këtyre komuniteteve për sa i përket kualitetit
të ofrimit të kujdesit shëndetësor janë kryesisht pozitive, por janë negative për sa i
përket ofrimit dhe çmimit të ilaçeve.
Për të anketuarit shqiptarë që jetojnë në fshatrat e komunës së Zubin Potokut
institucionet e kujdesit shëndetësor nuk janë afër vendbanimeve të tyre dhe janë
vështirë të qasshme.
Identiteti dhe Siguria:
Shumica e pjesëtarëve të komuniteteve argumentojnë se atyre u lejohet të gëzojnë
dhe zhvillojnë kulturën e tyre (ruajtja dhe kultivimi i traditës, përdorimi i gjuhës
amtare dhe të praktikuarit e religjionit), vetëm në lagjet, fshatrat apo njësitë e vogla
urbane në kuadër të komunave ku ata banojnë.
Media dhe Liria e shprehjes:
Komunitetet që flasin gjuhen serbe në veri të Kosovës pretendojnë se nuk mund të
llogarisin në shumë zgjidhje për të ndjekur mediat në Kosovë, marrë parasysh faktin
që pjesa më e madhe e programit të ofruar nuk është në gjuhën serbe. Ata
argumentojnë se i vetmi informacion që ata mund të kenë qasje në gjuhen e tyre
amtare është nëpërmjet internetit ose medieve me seli në Beograd – Serbi.
Bazuar në këto rezultate, janë formuluar rekomandimet, që adresojnë fushat kryesore që
kanë nevojë për përmirësim në secilën shtyllë. Rekomandimet mund t’i ndihmojnë OSHC-ve
dhe palëve të interesit për t’i përcaktuar përparësitë në përpjekjet e tyre për përmirësimin e
kushteve të jetesës së pjesëtarëve të komuniteteve jo-serbe që jetojnë në veri të Kosovës,
dhe të përfitojnë qartazi nga gjetjet e këtij studimi.
F a q e | 8
1 HYRJE
Pas një periudhe të marrëdhënieve të tensionuara, të karakterizuara me mosbesim reciprok
dhe bllokada tregtare, Kosova dhe Serbia ranë dakord për të hyrë në bisedime të nivelit të
lartë për normalizimin e marrëdhënieve në mes tyre. Në kuadër të Procesit të dialogut të
Bashkimit Evropian në Bruksel, kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord për të
nënshkruar një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve, si një
hap i parë drejt një relaksimi gradual të marrëdhënieve mes dy palëve.Kjo marrëveshje — e
cilësuar si një "marrëveshje historike" nga Bashkimi Evropian— përshkruan hapat konkret të
projektuar për të normalizuar, jo vetëm marrëdhëniet politike dhe ekonomike në mes të dy
vendeve, por gjithashtu dërgon drejt një integrimi të qëndrueshëm të katër komunave me
shumicë serbe në veri të Kosovës. Si pjesë e marrëveshjes, Kosova dhe Serbia ranë dakord për
të krijuar kushte të nevojshme për një qarkullim të lirë të mallrave dhe njerëzve, bashkëpunim
për doganat dhe migrimin, njohjen e ndërsjellë të diplomave, dhe, — ndoshta më e
rëndësishmja për qëllimet e këtij raporti —zgjedhjet për katër komunat veriore (Zveçan, Zubin
Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë Veriore) me një perspektivë drejt integrimit të plotë politik
brenda kornizës ligjore të Kosovës. Zgjedhjet janë mbajtur në vitin 2013 dhe 2014, dhe
kuvendet komunale dhe kryetarët e komunave, që përfaqësojnë qytetarët e këtyre
komunave, janë zgjedhur në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës për vetëqeverisjen
lokale.
Megjithatë, për shkak të një periudhe relativisht të gjatë të një kontakti minimal ose jo-
ekzistues me institucionet qendrore të Kosovës, si dhe një mungese të përgjithshme të
besimit në mes të komunave veriore dhe qeverisë së Kosovës – dhe bazuar në këtë mungesë
të komunikimit dhe keqkuptimeve eventuale, megjithatë nuk ka pasur ndonjë antagonizëm
dhe/apo mosmarrëveshje mbi rolin e komunave, dhe kompetencave që u jep ligji për
Vetëqeverisje Lokale.Me kompetencat dhe përgjegjësitë e përcaktuara, komunat dhe
kryetarët u përballën me një kuadër të panjohur ligjor dhe një dëshire të shtuar për të
përfaqësuar të gjithë zgjedhësit dhe elektoratin e tyre në mënyrë të drejtë dhe transparente.
F a q e | 9
Si rezultat i kësaj, të drejtat dhe interesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo-serbe shpesh janë
anashkaluar apo nuk u është dhënë asnjë vëmendje.Komunat e kuptuan që kanë të bëjnë me
një situatë të re goxha komplekse, jo vetëm që duhej të vepronin në përputhje me kornizën
ligjore të Kosovës për sa i përket ushtrimit të autoritetit të pushtetit lokal, por gjithashtu edhe
duke u përpjekur që të sigurojnë të gjithë pjesëtarët e komunitetit serb që punojnë në
institucionet paralele që tani institucionet ligjore do t’i përgjigjen nevojave të tyre dhe
familjeve të tyre. Si të tilla, politikat dhe procesi i vendimmarrjes u kufizuan në një sërë
temash që më shumti kanë të bëjnë me çështjet që kryesisht përfshijnë pjesëtarët e
komunitetit serb të Kosovës. Në këtë mënyrë, ka ekzistuar dhe akoma ekziston nevoja për të
rritur ndërgjegjësimin për nevojat dhe shqetësimet e pjesëtarëve të komuniteteve jo-serbe
që jetojnë në katër – (4) komunat veriore, për të rritur kapacitetet e tyre për të marrë pjesë
dhe ndikuar në krijimin e politikave dhe procesin e vendimmarrjes, si dhe për të rritur
kapacitetet e tyre për të përfaqësuar komunitetet përkatëse dhe për të ngre zërin për
shqetësimet e tyre jo të pakta në numër.
Gjatë zbatimit të veprimeve të projektit "Fuqizimi OShC-ve jo-serbëve në veri të Kosovës", të
financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ECMI Kosova ka kryer një hulumtim të
plotë në lidhje me statusin e komuniteteve jo-serbe në komunat veriore të Kosovës.
Nëpërmjet këtij hulumtimi, do të rritet ndërgjegjësimi në lidhje me gjendjen e komuniteteve
jo-serbe, përkatësisht komuniteteve shqiptar, rom, ashkali, goran dhe boshnjak, që banojnë
në komunat e Zveçanit, Zubin Potok, Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut. Me kryerjen e këtij
studimi, jo vetëm që OShC-ve jo-serbe do tu ofrohet njohuri për të avokuar për komunitetet
përkatëse, gjithashtu – do të vetëdijesohen edhe palët e tjera të interesuara në lidhje me
situatën e këtyre grupeve, shpesh, të margjinalizuara.
Që të katër komunat veriore kanë një popullsi kryesisht serbe, por që gjithashtu në këto
komuna jetojnë edhe një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë,
domethënë shqiptar, boshnjak, rom, ashkali dhe goran. Sipas Profileve të komunave të vitit
2015të dhëna nga OSBE-ja, në katër komunat e veriut jetojnë 6,970 shqiptarë, 1.350
F a q e | 10
boshnjakë, 580 goranë, 241 romë dhe 64 ashkalinjë (së bashku me 300 persona që u përkasin
komuniteteve goran, boshnjak dhe rom që jetojnë në qytetin e Zveçanit).1 Shiko Tabela 1.
Komuna Shqiptarë Boshnjakë Goranë Romë Ashkalinjë
Leposaviq 270/1.45% 350/1.88% - 41/0.22% 24/0.13%
Mitrovicë e Veriut 4,900/16.63% 1,000/3.39% 580/1.97% 200/0.68% 40/0.13%
Zveçan 500/3% 300/1.8%* -
Zubin Potok 1,300/8.55% - - - -
Totali** 6,970/7.41% - - - -
Tabela 1Komunitetet jo-shumicë në komunat veriore të Kosovës
* Sipas OSBE-së, ekzistojnë apo jetojnë pa dallim rreth 300 boshnjakë, romëdhe goranë në qytet dhe në fshatra.
** OSBE-ja përdorë të dhënatë përafërta për të llogaritur popullsinë e përgjithshme nësecilën komunë.
Problemet dhe nevojat e këtyre komuniteteve, shpesh, janë lënë pas dore dhe nuk vlerësuar
dhe trajtuar në mënyrë adekuate. Pjesëtarët e komuniteteve jo-serbe janë të mbërthyer apo
të zënë në mes të institucioneve të Kosovës në njërën anë dhe kërkesave të komunitetit serb
në anën tjetër, dhe janë të lënë pas dore nga të dyja. Zëri apo shqetësimet e pjesëtarëve të
këtyre komuniteteve në veri nuk dëgjohet sa duhet, duke u munguar përfaqësimi i
dinjitetshëm dhe kompetent për të lobuar për të drejtat e tyre. Situata reale në fakt është një
akumulim i disa faktorëve, njëri prej të cilëve është mungesa e kapaciteteve dhe pjesëmarrja
e ulët në organizatat ekzistuese të shoqërisë civile. Për më tepër, mungesa e statistikave të
duhura dhe të dhënave konkrete në lidhje me pjesëtarët e komuniteteve jo-serbe në komunat
veriore tregon se, jo vetëm që hulumtimi është i nevojshëm për të rritur ndërgjegjësimin e
këtyre grupeve, por është e nevojshme një shoqëri e fortë civile për të avokuar për nevojat e
tyre.
Për më tepër, fakti që këto katër komuna janë komuna rishtazi të krijuara e bën situatën të
veçantë. Këto komuna mbështeten tek institucionet ekzistuese paralele serbe, por që këto të
fundit, në përgjithësi, kanë kontakt të kufizuar me pjesëtarët e komuniteteve jo-shumicë,
veçanërisht me komunitetin shqiptar. Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se pas
1Misioni i OSBE-së në Kosovë (shtator 2015). Profilet e komunave. Marrë nga: http://www.osce.org/kosovo/66047?page= [qasur më 17 gusht 2016].
F a q e | 11
formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, secila nga katër komunat veriore të
Kosovës do të jenë komunë anëtare e këtij asociacioni.2Për këtë arsye, komunitetet jo-
shumicë në komunat e synuara duhet të kenë zë të fortë në këtë Asociacion/Bashkësi dhe
bashkëpunim me komunat anëtare, në mënyrë që të avokojnë për të drejtat e tyre dhe të
sigurojnë një pozitë më të mirë dhe kushte më të mira të jetesës për pjesëtarët e
komuniteteve përkatëse.
Kështu, si pjesë e aktiviteteve të përcaktuara për këtë projekt, janë zhvilluar intervista dhe
anketa të drejtpërdrejta me zyrtarë të nivelit komunal dhe qendror, përfaqësues të OShC-ve,
si dhe pjesëtarë të komuniteteve jo-serbe që jetojnë në komunat Zveçan, Zubin Potok,
Leposaviq dhe Mitrovicë Veriore, të cilët janë të identifikuar nga përfaqësuesit e zgjedhur të
OSHC-ve pjesëmarrësve. Rrjedhimisht, intervistat janë strukturuar për zyrtarë të nivelit
komunalë dhe qendrorë dhe për përfaqësues të OSHC-ve që kanë punuar më parë me këto
komunitete. Ndërsa pyetësorët janë plotësuar nga pjesëtarët e komuniteteve jo-serbe. Edhe
intervistat edhe pyetësorët janë shkruar dhe kanë synuar të hulumtojnë çështje që lidhen me
kushtet e jetesës së pjesëtarëve të komuniteteve jo-serbe në veri të Kosovës. Intervistat dhe
pyetësorët gjithashtu janë botuar edhe në gjuhën serbe edhe në atë shqipe dhe janë zhvilluar
në të gjitha komunat nga profesionistët e përzgjedhur.
Nëpërmjet hulumtimit të realizuar nëpërmjet intervistave dhe pyetësorëve, ECMI Kosova
prezanton këtë raport, i cili do të përshkruajë shkurtimisht të gjeturat e hulumtimit, si dhe do
të jap rekomandime apo veprime të mëtejme dhe konkluzione që mund të nxirren.
2 METODOLOGJIA
2 Shih Publikimin e ECMI Kososvës 2016 Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumice serbe, në: http://www.ecmikosovo.org/en/Political-update-and-analysis/The-Association-Community-of-Serb-majority-municipalities--A-lot-of-speculation--little-factual-agreement-and-no-implementation [qasur më 17 gusht 2016].
F a q e | 12
Për të kuptuar gjendjen e komuniteteve jo-shumicë në komunat me shumicë serbe në veri të
Kosovës, ECMI Kosova ka përgatitur dhe shpërndarë pyetësorë (shih Shtojcën I) dhe ka kryer
intervista (Shih Shtojcën II) në përputhje me rrethanat. Për shpërndarjen e tyre, janë
angazhuar dhjetë (10) korrespondentë lokalë nga OSHC-të e përzgjedhura. Këta kanë
përfshirë: OJQ-në “Asocijacija Ujedinjenih Goranaca” – Shqip: Asociacioni i goranëve të
bashkuar, OJQ-në “Diversity of Mitrovica” - Shqip: Shumëllojshmëria e Mitrovicës, OJQ-në
“Equal to Equal” – Shqip: “Barabartë për të barabartë”, OJQ-në “Gjuvljano Mangipe”, OJQ-në
“Emina”, OJQ-në “Shukarno Talenti” dhe OJQ-në “Urban Green” – Shqip: E Gjelbër Urbane
me seli në Mitrovicë, dhe OJQ-në “Qendra Rinore” me seli në Çabër – Zubin Potok.
Hulumtimi është realizuar gjatë muajve prill dhe maj 2016. Është paraparë që 75 pyetësorë
do të plotësoheshin nga pjesëtarë të secilit komunitet që jetojnë në veri, përkatësisht nga
komunitetet shqiptar, rom, boshnjak dhe goran duke rezultuar në një total prej 300
pyetësorëve. Megjithatë, për shkak të arsyeve të ndryshme, duke përfshirë mungesën e
përfaqësuesve dhe/apo pjesëtarëve të secilit komunitet, pamundësinë e gjetjes së një numri
më të madh të të anketuarve, apo mungesa e pjesëtarëve të komunitetit goran për shkak të
festës Kombëtare të komunitetit goran në maj, nuk ka qenë e mundur që të mblidhen 300
pyetësorët. Për të pasur një mostër më të madhe të të anketuarve, pjesëtarët e komuniteteve
rom dhe ashkali që jetojnë në Lagjen e Romëve në Mitrovicë të Jugut janë përfshirë në
hulumtim. Këto komunitete kanë banuar në veri të Mitrovicës, gjatë dhe pas luftës, por janë
riatdhesuarnë Mëhallën e Romëve.
Kësisoj, pyetësorët u janë shpërndarë 224 individëve në katër komunat veriore: Mitrovicë e
Veriut (192 të anketuar), Zubin Potok (25 të anketuar), Zveçan (5 të intervistuar) dhe
Leposaviq (2 të anketuar). Nga 224 të anketuarit, 39% (për qind) ishin femra (87 gra), dhe 61%
(për qind) ishin meshkuj (137 meshkuj). Numri i të anketuarve të ndarë sipas gjinisë dhe
komunave është paraqitur në Tabelën 2.
Shpërndarja e të anketuarve sipas gjinisë dhe komunave
F a q e | 13
Tabela 2 Numri dhe gjinia e të anketuarve
Për më tepër, siç shihet në Tabelën 2, numri i të anketuarve, pjesëtarë të komuniteteve
pakicë, është më i madh në Mitrovicë të Veriut se sa në komunat tjera, duke përfaqësuar rreth
865 (për qind) të totalit të të anketuarve. I pasuar nga të anketuarit në Zubin Potok me 11%
(për qind), ndërsa përqindja e të anketuarve në Zveçan dhe Leposaviq është vetëm 2
respektivisht 1%(për qind). Përqindja më e madhe e të anketuarve nga Mitrovica e Veriut,
korrespondon me faktin se në këtë komunë jeton një numër goxha i rëndësishëm i
pjesëtarëve të komuniteteve pakicë.3Për këtë arsye, të anketuarit nga e Mitrovica e Veriut u
përkasin komuniteteve të ndryshme, domethënë shqiptarë, boshnjakë, goranë, romë dhe
ashkali. Ndërsa, të anketuarit nga Zubin Potoku, janë kryesisht pjesëtarë të komunitetit
shqiptar; të anketuarit në Zveçan janë pjesëtarë të komuniteteve boshnjak dhe goran, dhe të
anketuarit në Leposaviq janë vetëm pjesëtarë të komunitetit goran.4 Shih Tabelën 3.
Numri i të anketuarve per secilin komunitet
3 ECMI Kosova (dhjetor 2013). Komunitetet në Kosovë: Një udhëzues për profesionistë që punojnë me komunitetet në Kosovë. Marrë nga: http://www.ecmikosovo.org/uploads/ECMIKosovoDec2013GuidebookforProfessionalsENG.pdf [qasur më 28 qershor 2016]. 4 Është e rëndësishme për të theksuar se për shkak të numrit të vogël të pjesëmarrësve të komuniteteve pakicë në Zveçan dhe Leposaviq analiza nuk përfaqëson gjithsecilin komunitet në përgjithësi në secilën komunë.
192
255 2
0
50
100
150
200
250
Numri i të anketuarve
Mitrovicë eVeriut
Zubin Potok
Zveçan
Leposaviq79
113
7
18
1
42
0
20
40
60
80
100
120
140
160
Femra Men
Leposaviq
Zveçan
Zubin Potok
Mitrovicë eVeriut
F a q e | 14
Tabela 3 Numri i të anketuarve per secilin komunitet
Për rrjedhojë, të anketuarit janë kryesisht pjesëtarë të komuniteteve boshnjak, goran, rom
dhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar, ndërkohë që një numër shumë i vogël janë pjesëtarë
të komunitetit ashkali. Përveç kësaj, njëri nga të anketuarit nuk ka dhënë hollësi mbi
përkatësinë e tij etnike apo komunitetin të cilit i përket, duke e bërë të vështirë për
korrespodentët tanë që të përcaktojnë se cilin komunitet ka përfaqësuar ai/ajo. Në këtë
mënyrë, ky rast është llogaritur si paidentifikuar për qëllimet e këtij raporti. Shih Tabelën 3.
Është e rëndësishme për të theksuar praninë apo pjesëmarrjen e pjesëtarëve të komunitetit
goran në komunën e Leposaviqit. Siç shihet më sipër në raport, sipas shifrave të dhëna nga
Profilet e komunave të vitit 2015 të ofruara nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, nuk ka pasur
pjesëtarë të komunitetit goran që kanë jetuar në Leposaviq, megjithatë, këto vlerësime janë
53
1
53
4 2
47
25 25
13
0
10
20
30
40
50
60
Mitrovica Zubin Potok Zveçan Leposaviq
Boshnjak Goran Rom Shqiptar Ashkali
54
59
47
50
131
0255075
100125150175200225250
Numri i të anketuarve sipas komunitetit
Boshnjak Goran Rom Shqiptar Ashkali Paidentifikuar
F a q e | 15
të dhëna nga administrata komunale dhe nga përfaqësues të komunitetit.5Kjo konfirmon
mungesën e statistikave të duhura dhe të dhënave konkrete në lidhje me pjesëtarët e
komuniteteve jo-serbe që jetojnë në komunat veriore.
Nga ana tjetër, niveli apo radhitja sipas moshës së të anketuarve lëviz midis 18 dhe 75 vjeç,
në përputhje me vitin e lindjes siç të deklaruar nga të anketuarit. Në mënyrë të ngjashme, të
anketuarit e lindur mes viteve 1981 dhe 1990 përfaqësojnë shumicën e të anketuarve në
hulumtim. Shih Figurën 1.
Figura 1 Viti i lindjes së të anketuarve
Së fundmi, janë realizuar 8 intervista me pjesëmarrës përkatës apo të rëndësishëm, siç janë
përfaqësues të qeverive lokale (4 intervista), përfaqësues të OShC-ve lokale (3 intervista) dhe
përfaqësues të organizatave ndërkombëtare (1 intervistë) që punojnë me komunitetet pakicë
në veri. Këto intervista janë strukturuar në atë mënyrë që të sigurojnë apo ofrojnë një analizë
të thellë të gjendjes aktuale të pjesëtarëve të komuniteteve pakicë e parë nga perspektiva e
vet të intervistuarve, si dhe për të vendosur se çfarë mund të bëhet për të përfshirë më mirë
nevojat e komuniteteve pakicë në punën e tyre.
Ky raport ndjek strukturën e pyetësorëve dhe të intervistave të përdorura në hulumtim. Pjesa
e tretë e Raportit (gjetjet e pyetësorëve) përmbledh gjetjet kryesore brenda gjashtë shtyllave
5 Misioni i OSBE-së në Kosovë (shtator 2015). Profilet e komunave. LEPOSAVIQ. Marrë nga:http://www.osce.org/kosovo/13120?download=true[qasur më 19gusht 2016].
13
13
46
43
54
52
0 10 20 30 40 50 60
1941 - 1950
1951 - 1960
1961 - 1970
1971 - 1980
1981 - 1990
1991 - 1998
F a q e | 16
mbi kushtet e përgjithshme të jetesës së komuniteteve të synuara, që janë: situata socio-
ekonomike, pjesëmarrja politike, arsimi, shëndetësia, identiteti dhe siguria dhe çështjet që
kanë të bëjnë me mediet dhe lirinë e shprehjes. Për secilin prej këtyre fushave, raporti
shqyrton çështje specifike për komunitetet e synuara jo-serbe që jetojnë në veri të Kosovës
dhe ofron analiza përkatëse të bazuara në një rishikim të plotë të informatave ekzistuese, një
hulumtimi gjithëpërfshirës dhe vëzhgimeve të korrespodentëve tanë në terren. Pjesa e katërt
e Raportit përmbledh perspektivat dhe analizat e dhëna nga palët e rëndësishme mbi
gjendjen aktuale të pjesëtarëve të komuniteteve jo-serbe në veri të Kosovës.
3 GJETJET E PYETËSORËVE
3.1 Gjendja socio ekonomike
Për shumicën e të intervistuarve (85%) që i përkasin komuniteteve pakicë në komunat veriore
statusi socio-ekonomik i tyre bie në mes atij mesatar deri tek një status i jo i favorshëm apo i
keq i gjendjes socio-ekonomike. Kështu, të anketuarit që i përkasin komuniteteve boshnjak,
goran dhe rom që jetojnë në Mitrovicën e Veriut, argumentojnë se statusi i tyre socio-
ekonomik është kryesisht i pafavorshëm apo i keq. Në fakt, një numër i konsiderueshëm i të
anketuarve pjesëtarë të komuniteteve boshnjak dhe rom shohin apo perceptojnë statusin e
tyre socio-ekonomik të jetë në një situatë shumë të keqe. Të anketuarit e tjerë që i përkasin
komuniteteve shqiptar dhe ashkali e shohin gjendjen e tyre socio-ekonomike si kryesisht
mesatare. Për të intervistuarin, i/e cila nuk ofron informacion në lidhje me përkatësinë e
tij/saj, kushtet dhe/apo gjendja socio-ekonomike është shumë e keqe. Shih Figurën 2.
F a q e | 17
Figura 2 Gjendja socio-ekonomike e pjesëtarëve të komuniteteve pakicë që jetojnë në Mitrovicë
Në përgjithësi, 37 për qind e të anketuarve në Mitrovicë të Veriut jetojnë në një gjendje të
keqe socio-ekonomike; 28 për qind në një situatë mesatare apo të pavendosur socio-
ekonomike; rreth 20 për qind në një situatë shumë të keqe; dhe vetëm 15 për qind janë
deklaruar të gëzojnë një status të mirë ose shumë të mirë socio-ekonomik.
Lidhur me situatën apo gjendjen socio-ekonomike të pjesëtarëve të komunitetit shqiptar në
Zubin Potok, mbi gjysma e të anketuarve janë deklaruar të jetojnë në kushte të këqija socio-
ekonomike. Dhe pothuajse një e treta konsiderojnë që gëzojnë një status mesatar socio-
ekonomik. Nga ana tjetër, situata për sa i përket komunitetit goran në komunën e Zveçanit
qëndron në mes të një statusi apo gjendje mesatare/pavendosur dhe gjendje të mirë socio-
ekonomike. Ndërsa për të anketuarit që i përkasin komunitetit boshnjak situata socio-
ekonomike konsiderohet të jetë e keqe. Për të dy të anketuarit që i përkasin komunitetit
goran që jetojnë në komunën e Leposaviqit, gjendja socio-ekonomike e tyre është mesatare/e
pavendosur.
Sipas të anketuarve nga katër komunat veriore, ekziston një mendim i përgjithshëm se
problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohen këto komunitete në lidhje me gjendjen e
10
3
16
62 1
19 18
24
6 5
17 16
4
11
67
12
2 24 10
5
10
15
20
25
Boshnjak Goran Rom Shqiptar Ashkali Paidentifikuar
Gjenjda socio-ekonomike e komuniteteve pakicë në Mitrovicë të Veriut
1. Situatë shumë të keqe 2. Situatë të keqe 3. i/e pavendosur
4.Situatë të mirë 5. Situatë shumë të mirë
F a q e | 18
tyre ekonomike janë shkalla e lartë e papunësisë dhe gjendja e keqe financiare (të ardhurat e
vogla apo paaftësia të gjetur një punë dhe për të fituar).
Papunësia është një realitet për shumicën e të anketuarve dhe për familjet e tyre. Në
Mitrovicë të Veriore pothuajse gjysma e të anketuarve kanë thënë apo janë deklaruar se
shumica e anëtarëve të familjeve të tyre janë të papunë. Ndërsa, 32% e të anketuarve romë,
thanë se një numër i familjarëve të tyre janë të punësuar në sektorin jo-qeveritar.
Për të anketuarit që I përkasin komunitetit shqiptar në Zubin Potok, 76 për qind e anëtarëve
të familjeve të tyre janë të punësuar në sektorin privat (60% për qind) dhe (16% për qind) në
sektorin publik dhe 4% për qind e tyre kanë thënë se janë të punësuar në sektorë të tjerë.
Shih Figurën 3.
Figura 3 Sektorët e punësimit në Zubin Potok
Të anketuarit pjesëtarë të komuniteti goran në Zveçan dhe Leposaviq kanë deklaruar se
pjesëtarët e familjeve të tyre janë të punësuar kryesisht në sektorin privat. Dhe pjesëtarët e
familjes së dy të anketuarve pjesëtarë të komunitetit boshnjak në Zveçan janë deklaruar të
jenë të papunë.
Disa nga shkaqet e kësaj gjendjeje të lartë të papunësisë së identifikuar nga pjesëtarët e
komuniteteve jo-serbe janë diskriminimi, kualifikimet apo edukimi i pamjaftueshëm dhe
16%
60%
20%
4%
"A janë shumica e anëtarëve të familjes tuaj tëpunësuar në" (Zubin Potok)
a. Sektorin publik
b.Sektorin privat
e. Shumica e anëtarëve të familjes time janë të papunë
f. Tjetër
F a q e | 19
vështirësitë në marrjen e informacionit në lidhje me vendet e lira të punës, posaçërisht në
gjuhën e tyre amtare.
Sa i përket gjendjes së keqe financiare të shkaktuar nga të ardhurat e vogla apo pamundësisë
për të gjetur punë dhe për të fituar, më shumë se dy të tretat (2/3) e të anketuarve nga të
gjitha komunat kanë thënë se nuk kanë mjete të mjaftueshme për të mbështetur familjet e
tyre. Kështu, në Mitrovicë të Veriut, raste të konsiderueshme të pjesëtarëve të komuniteteve
boshnjak, rom dhe ashkali kanë thënë se nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të
mbështetur familjet e tyre. Megjithatë, të anketuarit nga komuniteti goran, janë më të ndarë
tek kjo pjesë, duke deklaruar disa që kanë dhe disa që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme.
Ndërsa, të gjithë të anketuarit pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Mitrovicë të Veriut
deklarojnë se fitojnë mjaftueshëm për të mbështetur familjet e tyre.
Në të kundërt, gjendja e të anketuarve që i përkasin komunitetit shqiptar në Zubin Potok
është krejtësisht e ndryshme, pasi që vetëm rreth 12% për qind e tyre deklarojnë të kenë
kapacitet të mjaftueshëm për të mbështetur familjet e tyre, ndërsa pjesa tjetër pretendojnë
të mos jenë në gjendje të mjaftueshëm për vete dhe për mbështetje të familjeve të tyre. Veç
kësaj, të anketuarit pjesëtarë të komunitetit goran që jetojnë në Zveçan dhe Leposaviq
deklarojnë të kenë të ardhura të mjaftueshme për të mbështetur familjet e tyre.
Nga ana tjetër, të anketuarit nuk ballafaqohen vetëm me problemin e papunësinë dhe
gjendjen e keqe financiare, atyre gjithashtu u duhet të përballen me ofrimin e keq të
shërbimeve publike siç bie fjala furnizimin me ujë dhe energji elektrike. Rreth gjysma e të
anketuarve pjesëtarë të komuniteteve shqiptar, boshnjak dhe goran në Mitrovicë të Veriut,
Zveçan dhe Leposaviq përballen me problemin e mungesës së ujit në vendet ku ata jetojnë.
Me interes të veçantë është gjendja, e pothuajse të gjithë të anketuarve, pjesëtarë të
komuniteteve rom dhe ashkali në Mitrovicë të Veriut, të cilët jo vetëm ballafaqohen me
mungesën e ujit, por edhe me mungesën e energjisë elektrike. Mungesat e ujit hasem më
shpesh gjatë stinës së verës dhe në mënyrë të qartë ndikojnë negativisht në jetën e
F a q e | 20
përditshme të këtyre komuniteteve. Në të kundërt, shumica e të anketuarve pjesëtarë të
komunitetit shqiptarë nga Zubin Potoku nuk ballafaqohen me këto çështje.
Të anketuarit boshnjakë që jetojnë në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan kanë identifikuar
probleme të tjera që ndikojnë drejtpërdrejtë në kushtet e tyre të jetesës si mungesa dhe
kostoja e ilaçeve. Të anketuarit goranë në Mitrovicë të Veriut, Zveçan dhe Leposaviq, në anën
tjetër, janë më të prekur nga mungesa e infrastrukturës në qytet: mungesa e shtëpive,
parqeve, objekteve kulturore dhe sociale. Disa të anketuar shqiptarë në Zubin Potok
argumentojnë ata nuk llogarisin në objektet ekzistuese kulturore dhe në sistemin e ofruar
shëndetësor. Për shumë nga të anketuarit shqiptarë në Mitrovicë të Veriut një problem i
madh është mungesa e banesave/shtëpive, duke i detyruar ata që të ndajnë vendet ku ata
jetojnë me njerëz të tjerë, ose jetojnë në të njëjtat njësi banesore mes anëtarëve të familjes.
Për më tepër, të anketuarit pjesëtarë të komuniteteve rom dhe ashkali në Mitrovicë të Veriut
perceptojnë në masë të madhe pamjaftueshmëri nevojën për artikuj themelorë si ushqim,
veshje dhe këpucë.
Për të gjithë të anketuarit në të katër komunat gjendja socio-ekonomike është e
padurueshme, dhe të anketuarit argumentojnë se shumica e pjesëtarëve të komuniteteve të
tyre të cilët kanë mundësi financiare emigrojnë jashtë Kosovës pa asnjë hezitim. Në veçanti,
të anketuarit goran në Leposaviq se janë gjeneratat e të rinjve që kryesisht po emigrojnë
jashtë Kosovës.
Në fund, në lidhje me diskriminimin në sektorin e punësimit, është e rëndësishme për të
përmendur se pothuajse të gjithë të anketuarit pjesëtarë të komuniteteve rom dhe ashkali në
Mitrovicë të Veriut kanë qenë viktima të diskriminimit pavarësisht situatës nëse kanë qenë
apo nuk kanë qenë të punësuar.
3.2 Pjesëmarrja politike
F a q e | 21
Përveç pasojave në planin socio-ekonomik, pjesëtarët e komuniteteve jo-serbe në veri të
Kosovës janë të izoluar edhe nga skena politike. Kur u pyetën nëse ata ndjehen si qytetarë
mjaftueshëm të përfshirë në procesin e vendimmarrjes në nivel lokal, shumica e të
anketuarve kanë deklaruar se nuk ndjehen të përfshirë në këto procese. Ndjenja e
përjashtimit apo mospërfshirjes në proceset vendimmarrëse është e përhapur tek pjesëtarët
e komuniteteve jo-shumicë që jetojnë në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok. Vetëm 12%
për qind e të anketuarve nga çdo komunë, ndjehen se janë të përfshirë në proceset
vendimmarrëse në nivel lokal. Shih Tabelën 4.
Përfshirja në proceset e vendimmarrjes në komunat Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok
Tabela 4. Përfshirja në proceset e vendimmarrjes në komunat Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok
E njëjta ndjenjë e përjashtimit shprehet apo perceptohet të jete për të gjithë të anketuarit
pjesëtarë të komuniteteve goran dhe boshnjak në Zveçan dhe Leposaviq.
8 94 1 1
4840 43
24
11
11 10
10
20
30
40
50
60
Boshnjak Goran Rom Shqiptar Ashkali i/epaidentifikuar
Mitrovicë e Veriut
PO JO N/A
12%
72%
16%
Zubin Potok
PO JO N/A
F a q e | 22
Një shkaktar apo faktor i kësaj ndjenje të përjashtimit është niveli i ulët i rëndësisë që i jepet
mendimit të tyre. Prandaj, pothuajse dy të tretat (2/3) e të anketuarve pjesëtarë të
komuniteteve goran në Mitrovicë të Veriut nuk mendojnë se mendimi apo opinionet e
komunitetit të tyre dëgjohen mjaftueshëm, ose konsiderohen të rëndësishme. Pjesa më e
madhe e të anketuarve shqiptarë, boshnjakë, romë dhe ashkalinjë në Mitrovicë të Veriut e
konsiderojnë veten të përjashtuar dhe perceptojnë se mendimi i tyre nuk është i përfaqësuar.
I njëjti perceptim është shprehur edhe nga të anketuarit boshnjakë në komunën e Zveçanit.
Ndërsa të anketuarit shqiptarë në Zubin Potok, dhe goranë dhe boshnjake në Leposaviq kanë
pasur opinion të përzier në mes të ndjenjës se mendimi i tyre ishte apo nuk ishte i
rëndësishëm për vendimmarrësit.
Ekziston një konsensus i përgjithshëm se këto komunitete nuk kanë përfaqësim të
mjaftueshëm në nivel lokal ose kombëtar, dhe në rast se kanë një përfaqësim të tillë, pritjet
dhe disponim qytetarë në lidhje me punën e përfaqësuesve të tyre është shumë i ulët. Një
shembull i kësaj është parë në mesin e të anketuarve boshnjakë të cilët janë shumë të
pakënaqur me cilësinë e punës së përfaqësuesve të tyre. Të anketuarit shqiptarë në Mitrovicë
të Veriut, gjithashtu, nuk janë të kënaqur me numrin dhe cilësinë e përfaqësuesve të tyre. Për
të anketuarit shqiptarë në Zubin Potok dhe ata goranë në Mitrovicë të Veriut, Zveçan dhe
Leposaviq perceptimit janë të përziera në mes të atyre që i njohin disa përfaqësues të
komuniteteve përkatëse në nivel lokal, duke deklaruar se i njohin ata, por thonë se ata nuk
po bëjnë sa duhet për çështjet e komuniteteve përkatëse, ata të cilët i njohin ata në disa raste
pranojnë se të paktën janë duke u përpjekur për të ndryshuar diçka, por, deklarojnë se ata
nuk janë numër i mjaftueshëm i përfaqësuesve në institucionet vendimmarrëse ose ka që
deklarojnë se nuk njohin asnjë përfaqësues në këto institucione. Të anketuarit romë nuk i
kushtojnë shumë vëmendje nëse janë apo nuk janë mjaftueshëm të përfaqësuar si komunitet,
edhe pse ata besojnë se nuk janë të përfaqësuar në mënyrë adekuate. Kjo situatë ngjashëm
perceptohet edhe nga të anketuarit pjesëtarë të komunitetit ashkali.
F a q e | 23
Në përgjithësi, të anketuarit nga secili komunitet kanë shprehur se ata nuk mendojnë se
përfaqësuesit aktualë të komuniteteve përkatëse po mbrojnë mjaftueshëm të drejtat dhe
interesat e tyre. Ata gjithashtu nuk kanë besim tek përfaqësuesit e tyre politikë dhe për disa
ata as që e kanë idenë se kush janë.
Për më tepër, pjesa më e madhe e të anketuarve nga të katër komunat nuk janë në dijeni për
të drejtat që ata kanë të drejtë të gëzojnë si pjesëtarë të komuniteteve pakicë. Në të vërtetë,
një pjesë e madhe e të anketuarve nuk i ndjekin zhvillimet politike në Kosovë. Për shembull,
në Mitrovicë të Veriut, të anketuarit ndjekin shumë rrallë zhvillimet politike. Megjithatë, në
mesin pjesëtarëve të të gjitha komuniteteve ishin të ndryshme: të anketuarit pjesëtarë të
komunitetit rom janë më hezitues, kurse të anketuarit e komuniteteve boshnjak dhe goran
janë pak më të prirë të ndjekin zhvillimet politike. Shih Figurën 4.
Figura 4 Zhvillimet politike në Kosovë në Mitrovicë të Veriut
Ndryshe nga të anketuarit shqiptarë nga Mitrovica e Veriut, të anketuarit shqiptarë nga Zubin
Potoku, si dhe ata goranë nga Zveçani dhe Leposaviqi, ndjekin më shpesh zhvillimet politike
në Kosovë. Të anketuarit boshnjakë nga Zveçani, në anën tjetër, ndjekin shumë rrallë
zhvillimet politike.
10
5
1
43
1312
8
1 12
7
3 3
20
14
21
10
7
11 11
14
5
211
2
0
5
10
15
20
25
Boshnjak Goran Rom Shqiptar Ashkali i/epaidentifikuar
Zhvillimet politike në Kosovë në Mitrovicë të Veriut
a. Rregullisht b. Shpesh c. I/e pavendosur d. Rrallë e. Nuk i përcjellë N/A
F a q e | 24
Për një numër të madh të të anketuarve boshnjakë dhe goranë nga Mitrovica e Veriut, Zveçani
dhe Leposaviqi, si dhe për të anketuarit shqiptarë nga Zubin Potoku, marrëveshja e Brukselit
nuk mbron, në mënyrë të barabartë, të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë. Të
anketuarit pjesëtarë të komuniteteve boshnjak dhe goran besojnë se marrëveshja në fakt
është vetëm një marrëveshje mes shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve të Kosovës, ndërkohë
që komunitetet e tyre janë të përjashtuara. Ndërkohë, të anketuarit pjesëtarë të
komuniteteve rom dhe ashkali nuk e dinë se çfarë është marrëveshja e Brukselit dhe se kurrë
nuk kanë dëgjuar për të. Diçka e ngjashme ndodh edhe me të anketuarit shqiptarë në
Mitrovicë të Veriut, të cilët jo vetëm që e dinë se çfarë është marrëveshja, por janë edhe
politikisht apatikë, siç mund të shihet në tekstin më lartë.
Po ashtu, ekziston një perceptim i përbashkët në mesin e të anketuarve nga të gjitha
komunitetet dhe në të gjitha komunat që të drejtat e komuniteteve pakicë në veri të Kosovës
dhe në Kosovë në përgjithësi janë të rrezikuara. Megjithatë, shumica e të anketuarve nxjerrin
në pah punën e OJQ-ve lokale në mbrojtje të të drejtave të tyre.
Përjashtimi politik në mesin e komuniteteve jo-serbe në veri të Kosovës është rezultat i
sfidave të shumta që krijojnë pengesa serioze për përfshirjen dhe pjesëmarrjen e tyre në
proceset politike në Kosovë. Sipas një studimi të ECMI-së që analizon pjesëmarrjen e pakicave
në zgjedhjet e mbajtura në Kosovë6, sfidat kryesore që shkaktojnë mos-përfshirjen politike të
komuniteteve pakicë në proceset zgjedhore në Kosovë, janë:
Sfidat administrative: Dy shembuj të sfidave administrative janë kur komunitetet nuk
ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, sepse nuk arrijnë të regjistrohen në zyrën e
gjendjes civile, për shkak të mungesës së informacionit të dhënë në lidhje me procesin
6 Popova, Zora (2013). Pjesëmarrja e pakicave në zgjedhjet e Kosovës: Mundësitë dhe Sfidat. CMI Dokument pune i ECMI-së Nr. 69. Qershor 2013. Marrë nga: https://www.ciaonet.org/attachments/24928/uploads [qasur më 7qershor 2016].
F a q e | 25
e votimit.7Dhe, vendndodhja e qendrave të votimit, që shpesh janë të vendosura në
vende të largëta nga vendet ku banojnë pjesëtarët e komuniteteve pakicë
Sfidat e sigurisë:Ndjenja që autoritetet përkatëse nuk ofrojnë kushtet minimale të
sigurisë për pjesëtarët e këtyre komuniteteve për të përmbushur të drejtën e tyre për
të votuar.8
Sfidat politike: Ekzistojnë faktorë të shumtë politikë që ndikojnë në pjesëmarrjen e
duhur të komuniteteve pakicë në proceset zgjedhore në Kosovë: pakënaqësitë me
përfaqësimin aktual politik nga të dyja palët partitë politike dhe përfaqësuesit politikë,
të cilët kanë dështuar që të mbrojnë të drejtat dhe interesat e komuniteteve pakicë.
Po ashtu, shumica e pjesëtarëve të komuniteteve pakicë ndjehen të nën-përfaqësuar
në sistemin politik të Kosovës. Si në nivelin qendror ashtu edhe në atë komunal këto
komunitete janë proporcionalisht të nën-përfaqësuara në Kosovë.9Për më tepër, niveli
i lartë i apatisë politike dhe mungesa e njohurive janë çështje të identifikuara në mesin
e votuesve pjesëtarë të komuniteteve pakicë. Ky faktor ka të bëjë me mungesën e
ndërgjegjësimit të pjesëtarëve të komuniteteve pakicë mbi rregullat dhe procedurat
demokratike. Një sfidë tjetër është manipulimi i votave dhe parregullsitë zgjedhore,
të cilat ndryshojnë votat e zgjedhësve dhe ndikojnë në uljen e besueshmërisë në
proceset demokratike. Ky problem shtrihet dhe/apo vazhdon të ekzistojë për shkak të
7 “Në shumë lokalitete në mbarë territorin e Kosovës, votuesit romë nuk mund të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhje, pjesërisht për shkak të dështimit të pjesëtarëve të komunitetit rom për të regjistruar vendbanimet e tyre me autoritetet përkatëse dhe prandaj atyre u mungojnë apo nuk kanë dokumente të identifikimit. Në rajonin e Mitrovicës, për shembull, 56% e votuesve me të drejtë vote të komuniteteve egjiptian, rom dhe ashkali nuk janë regjistruar në listën e votuesve" (Popova, 2013, f. 15-16). 8Raporti i vitit 2013 i ECMI Kosova ka treguar se përfaqësuesit boshnjakë në një takim të informimit publik në Mitrovicë haptazi kanë shfaqur pakënaqësinë e tyre me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për mospërmbushjen e kërkesave minimale të sigurisë në mënyrë që tu lejojnë atyre të votojnë dhe të votohen në komunat veriore të Kosovës (Popova, 2013, f. 16). 9Një raport i vitit 2013 i OSBE-së, për përfaqësimin e komuniteteve pakicë në shërbimin civil në Kosovë, gjeti gjithashtu se në nivel qendror pjesëtarët e komuniteteve ashkali, goran dhe rom janë proporcionalisht të nën-përfaqësuar, ndërsa boshnjakët janë proporcionalisht të mbi-përfaqësuar. Ndërsa në nivel komunal shqiptarët dhe boshnjakët janë në përgjithësi të përfaqësuar proporcionalisht ose të mbi-përfaqësuar në ato komuna ku ata janë numerikisht në pakicë, ndërsa goranët, romët dhe ashkalinjtë janë të nën-përfaqësuar. Për më tepër, OSBE manifeston "një shqetësim të veçantë" rreth "një nën-përfaqësimi të vazhdueshëm dhe jo-proporcional të pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në të gjitha nivelet e shërbimit civil të Kosovës.” (f. 4).
F a q e | 26
dështimit për të raportuar mbi këtë çështje.10Lastly, Në fund, pjesëmarrja shumë e
vogël e grave vazhdon të ekzistojë ende si një problem, jo vetëm si votues, por edhe
si kandidatë dhe liderë eventualë politikë. Ekziston një nevojë për të thyer stereotipat
negativë të grave në politikë dhe për të promovuar pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe
domethënëse në procesin zgjedhor.
Sfidat e informacionit / të arsimit: Pjesëtarët e komuniteteve pakicë nuk e dinë se
cilat janë institucionet përgjegjëse për administrimin e zgjedhjeve (psh Paneli Zgjedhor
për Ankesa dhe Parashtresa). Në këtë mënyrë, “mungesa e fushatave të duhura
edukative para-zgjedhore rezulton në një numër të madh të votave të pa vlefshme
(rreth 40 000 në vitin 2010)” (Popova 2013, f.17).
Sfidat shoqërore: Në fund, kushtet e jetesës të njerëzve ndikojnë në proceset
demokratike marrë parasysh faktin që njerëzit janë më të shqetësuar për mirëqenien
e tyre se sa me ushtrimin e të drejtave të tyre kushtetuese dhe të atyre civile
demokratike.
3.3 Arsimi
Dihet mirëfilli se në bazë të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës
(PGJS), ofrimi i arsimit publik dhe formal është përgjegjësi e komunës.11Megjithatë, duke
ndjekur dispozitat ligjore, komunat veriore kanë të drejtë, për të marrë mbështetje të
rëndësishme dhe instruksione nga institucionet e Republikës së Serbisë, sidomos për sa i
përket arsimit në gjuhën serbe, i cili mbetet plotësisht nën juridiksionin e Beogradit.12Kjo
shpjegon se pse shumica e të anketuarve që flasin gjuhen serbe në Mitrovicë të Veriut, Zveçan
dhe Leposaviq (nga radhët e komuniteteve boshnjak, goran, rom dhe ashkali) thanë se ata
10 “Mungesa e ndërgjegjësimit dhe informacionit se si dhe kënd të njoftojnë në lidhje me parregullsitë e identifikuara të procesit zgjedhor, në qendrat e votimit, në fund rezulton në mos raportimin e tyre tek autoritetet përkatëse” (Popova, 2013, f. 17). 11Këshilli I Sigurimit i OKB-së (2007). Letër e datës 26 mars, 2007 nga Sekretari i Përgjithshëm drejtuar Presidentit të Këshillit të Sigurimit, shtojcë, Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës. Aneksi III, neni 4.1.1. Marrë nga: http://www.refworld.org/docid/4a54bc360.html[qasur më 4 korrik, 2016]. 12ECMI Kosova (janar, 2013). Kushtet sociale dhe ekonomike në pjesën veriore të Kosovës – Perceptimet lidhur me kujdesin shëndetësor, arsimin, dhe punësimin. Marrë nga: http://www.ecmikosovo.org/uploads/Final_report_Alb.pdf [qasur më 4 korrik, 2016].
F a q e | 27
dhe/ose fëmijët e tyre ndjekin/kanë ndjekur mësimin në institucionet arsimore sipas sistemit
arsimor të Republikës së Serbisë.
Më anë tjetër, të anketuarit që i përkasin komunitetit shqiptar në Mitrovicë të Veriut dhe
Zubin Potok thanë se ata dhe/ose fëmijët e tyre ndjekin/kanë ndjekur mësimet në
Institucionet arsimore sipas sistemit arsimor të Republikës së Kosovës. Me interes të veçantë
është fakti se një përqindje e madhe e të anketuarve që i përkasin komunitetit rom në
Mitrovicë të Veriut thanë se ata dhe/ose fëmijët e tyre nuk ndjekin/ nuk i kanë ndjekur fare
institucionet arsimore. Shih Figurën 5.
Figura 5 Sistemi arsimor në Mitrovicë të Veriut
Është e rëndësishme të përmendet se shumica e të anketuarve për të cilët institucionet
arsimore janë larg nga vendet ku ata jetojnë, mbështeten në një transport të rregullt që u
mundëson atyre të ndjekin mësimet në baza ditore në këto institucione.
Situata e fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë për sa i përket fushës
së arsimit karakterizohet, ndër të tjera, me vijim ndjeshëm të ulët në arsimin e detyruar, me
norma të larta të braktisjes së mësimit dhe me vijim shumë të ulët të arsimit të mesëm dhe
atij të lartë universitar, sidomos e shprehur tek vajzat e këtyre komuniteteve. Këto
karakteristika janë të shoqëruara me diskriminim, mungesë të mësuesve dhe personelit
37
48
26
310
15
1 2
20
14
17
1 1 11 2 1 10
10
20
30
40
50
Boshnjak Goran Rom Shqiptar Ashkali i/e paidentifikuar
Sistemi arsimor në Mitrovicë të Veriut
a. Sistemit të manaxhuar nga Serbia
b.Sistemit të menaxhuar nga Kosova
c. Une nuk vijoj mësimet/ fëmijët e mi nuk vijojnë mësimet/shkollën
N/A
F a q e | 28
përkatës nga radhët e këtyre komuniteteve dhe mangësive për sa i përket cilësisë së
materialeve shkollore dhe arsimit të ofruar në gjuhët e tyre amtare.13Sipas rezultateve të
Anketës së grupimeve të treguesve të shumëfishtë (MICS) 2013-2014, të kryer nga Agjencia e
Statistikave të Kosovës, këto komunitete ende tregojnë përmirësimin më të ulët në fushën e
arsimit dhe alfabetizmit në Kosovë.14
Përveç kësaj, në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan, mbi një e treta e të anketuarve thanë se ata
apo fëmijët e tyre nuk janë/ nuk e kanë studiuar në gjuhën e tyre amtare. Ndërsa të gjithë të
anketuarit në Zubin Potok dhe Leposaviq kanë thënë se kanë vijuar mësimet në gjuhën e tyre
amtare.
Edhe pse, të anketuarit goranë deklarojnë se njohin dhe dinë gjuhën serbe, arsimi në gjuhen
gorane nuk ofrohet, gjuhë e cila duhet tu mësohet fëmijëve në shtëpi. Disa prej këtyre të
anketuarve e shohin mungesën e ofrimit të arsimit në gjuhen gorane si një mënyrë e
diskriminimit, duke kufizuar të drejtat e tyre për gjuhën dhe kulturën e tyre.
Pavarësisht dispozitave që mbrojnë të drejtat gjuhësore sipas Ligjit mbi përdorimin e gjuhëve
në Kosovë, megjithatë zbatimi i drejtë i dispozitave për përdorimin e gjuhëve zyrtare, e që
janë gjuhë të komuniteteve pakicë, në nivel komunal mbetet problematik.15 Ligji obligon të
gjitha institucionet publike dhe ofruesit e shërbimeve – duke përfshirë institucionet arsimore
– që të sigurojnë ofrimin e shërbimeve në të gjitha gjuhët zyrtare të komunës
13ECMI Kosova (tetor, 2012). Përmirësimi i ofrimit të arsimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian: Praktikat e mira dhe rekomandimet. Doracak për zyrtarët komunalë. Marrë nga: http://www.ecmikosovo.org/uploads/alb7h.pdf [qasur më 6 korrik, 2016]. 14Për shembull, duke marrë parasysh se gati gjysma e të anketuarve pjesëtarë të komunitetit rom korrespondojnë me grupet e viteve të lindjes 1981-1990 dhe 1991-1998, gjetjet kryesore nga MICS tregojnë se “vetëm tre të katërtat (3/$) ose (73% përqind) e grave të reja nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian janë të shkolluar (dinë shkrim-lexim) dhe vetëm gjysma (54% përqind) është përqindja e atyre që kanë deklaruar se e kanë kryer shkollën fillore. Shkalla e shkrim-leximit në mesin e burrave të anketuar ishte më e lartë me rreth 87% për qind nga të cilët gjysma e tyre (52% për qind) në mënyrë të ngjashme – kanë deklaruar se shkolla fillore ishte niveli i tyre më i lartë i arsimit – ishin në fakt në gjendje që të lexojnë” (Agjencia e Statistikave të Kosovës, 2014, XXVIII). 15Sipas një studimi të OSBE-së, “të gjitha komunat kanë ndërmarrë hapa pozitivë që rezultojnë në miratimin e rregulloreve komunale për përdorimin e gjuhëve, por Gjuha rome ende nuk është gjuhë e njohur apo e mbrojtur" (2014, f.4).
F a q e | 29
përkatëse.16Megjithatë, për shkak të burimeve të pamjaftueshme, mungesës së vetëdijes dhe
mungesës së vullnetit politik, ligji është zbatuar vetëm pjesërisht.
Të anketuarit pjesëtarë të komuniteteve rom dhe ashkali në Mitrovicën Veriore, thonë se ata
dhe fëmijët e tyre kanë frikë për të kaluar mbi urën që lidh veriun me jugun e Mitrovicës.
Prandaj, ata duhet të kalojnë një park ku – sipas shumicës prej tyre – përdorues apo abuzues
të substancave narkotike, pjesëtarë shqiptaret komunitetit shqiptar, bredhin gjithmonë në
këtë park dhe kërcënojnë fëmijët e komuniteteve rom dhe ashkali. Për më tepër, në bazë të
një numri të madh të të anketuarve pjesëtarë të komuniteteve rom dhe ashkali, fëmijët e tyre
janë viktima të akteve diskriminuese, në bazë të përkatësisë etnike, në shkollat ku ata vijojnë.
Diskriminimi, në mesin e fëmijëve që i përkasin komuniteteve pakicë, është një problem i
vazhdueshëm dhe i përhapur në institucionet arsimore në Kosovë.17 Në Mitrovicë të Veriut,
për shembull, 35% (për qind) e të anketuarve thonë se ata ose fëmijët e tyre kanë vuajtur nga
ndonjë formë e diskriminimit brenda institucioneve arsimore. Ky problem është më i dukshëm
tek pjesëtarët e komuniteteve rom dhe ashkali. Por gjithashtu, një numër i madh i të
anketuarve nga komunitetet boshnjak dhe goran argumentojnë se fëmijët e tyre janë viktima
të diskriminimit. Pavarësisht se vetëm disa pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Zubin Potok
janë përgjigjur në këtë pyetje, ata të cilët janë përgjigjur kanë argumentuar se ata ose fëmijët
e tyre nuk kanë vuajtur nga ndonjë formë e diskriminimit në institucionet arsimore. E njëjta
përgjigje është dhënë nga të anketuarit pjesëtarë të komuniteteve pakicë në Zveçan dhe
Leposaviq.
16“Në bazë të kornizës ligjore, gjuhët shqipe dhe serbe dhe alfabetet e tyre janë të njohura si gjuhët zyrtare të Kosovë. Gjuhë të tjera gjithashtu mund të fitojë statusin e gjuhëve zyrtare në nivel komunal - me të njëjtin status si gjuhët shqipe dhe serbe – nëse komuniteti gjuhësor përbën të paktën pesë për qind (5%) të popullsisë së përgjithshme të komunës” (OSCE, 2014, f.6). 17 Për shembull, sipas një studimi nga Qendra evropiane për të drejtat e romëve (ERRC), "romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët përballen me diskriminim dhe dhunë në shkollat ku ata vijojnë në Kosovë. Të anketuarit vunë në dukje se romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët janë keqtrajtuar dhe rrahur duke shkuar/kthyer në/nga shkollë" (2011, fq. 90). Kjo është shkaktuar -- jo vetëm nga fëmijët – por, edhe mësuesit dhe prindërit e komunitetit shumicë që kanë qëndrime diskriminuese.
F a q e | 30
Në fund, një pjesë e madhe e të intervistuarve që flasin gjuhen serbe bien dakord kur thonë
se mosnjohja e diplomave të UMV-së pengon mundësitë e tyre për të gjetur një vend pune.18
Më anë tjetër 32% e të anketuarve pjesëtarë të komuniteteve rom dhe ashkali, nuk
vijojnë/nuk kanë vijuar mësimet në institucionet arsimore.
3.4 Shëndeti
Sikur edhe në institucionet arsimore, të anketuarit nga komunitetet që flasin gjuhen serbe
kanë tendencë të vizitojnë dhe marrin shërbime në institucionet e kujdesit shëndetësor të
menaxhuara nga autoritetet e Republikës së Serbisë, ndërsa të anketuarit nga komunitetet
që flasin gjuhen shqipe kanë tendencë të vizitojnë dhe marrin shërbime nga institucionet
shëndetësore të Republikës së Kosovës.19Në këtë kuptim, komunitetet boshnjak, goran, rom
dhe ashkali në Mitrovicë të Veriut, Zveçan dhe Leposaviq, kryesisht vizitojnë dhe marrin
shërbime nga institucionet shëndetësore serbe, ndërsa pjesëtarët e komunitetit shqiptare në
Mitrovicën Veriore dhe Zubin Potok kryesisht vizitojnë dhe marrin shërbimet shëndetësore
në institucionet shëndetësore të menaxhuara nga Republika e Kosovës. Megjithatë, një
numër i madh i të anketuarve nga komuniteti boshnjak vizitojnë dhe marrin shërbime
shëndetësore nga institucionet shëndetësore të Kosovës. Shih tabelën 5.
Sistemet e kujdesit shëndetësor në Mitrovicën e Veriut dhe Zubin Potok
18 Universiteti në Mitrovicën e Veriut (UMN) është i vetmi universitet në gjuhën serbe në Kosovë, duke u ofruar mundësi shkollimi të gjitha komuniteteve që flasin gjuhen serbe (serbëve, goranëve, boshnjakëve dhe romëve). Universiteti vepron nën kornizën ligjore të Republikës së Serbisë, si pjesë e sistemit të arsimit të lartë të Serbisë, të drejtuar dhe financuar drejtpërdrejt nga Ministria e Arsimit e Serbisë. UMN është, në këtë - mënyrë, as nuk është i licencuar nga Ministria e Arsimit dhe as i akredituar nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës dhe diplomat e lëshuara prej tij nuk njihen nga autoritetet e Republikës së Kosovës. Rrjedhimisht, të diplomuarit në UMN po përballen me pengesa të vazhdueshme për qasje në mundësi të punësimit në sektorin publik, pavarësisht nga dispozitat e marrëveshjeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Shih: http://www.ecmikosovo.org/en/Current-Projects/Category/Current-Projects/Improving-Minorities-Communities%E2%80%99-Access-to-Higher-Education-in-Serbian-Language-and-Public-Employment [qasur më 12 korrik, 2016]. 19 Në pjesën veriore të Kosovës "Të gjitha komunitetet kanë qasje në kujdesin shëndetësor dhe objektet e kujdesit shëndetësor në secilën prej komunave; në Mitrovicën e Veriut, sektori i kujdesit shëndetësor është gjithashtu njëri prej ofruesve kryesor të punësimit. Në praktikë, shëndetësia në veri të Kosovës është e sponsorizuar dhe mbetet nën administrimin e autoriteteve të Republikës së Serbisë". (ECMI Kosova, 2013, f. 15).
F a q e | 31
Tabela2Sistemet e kujdesit shëndetësor në Mitrovicën e Veriut dhe Zubin Potok
Për të anketuarit që vizitojnë dhe marrin shërbime nga institucionet shëndetësore serbe
arsyet kryesore që ata zgjedhin këto institucione janë qasja, cilësia e shërbimeve dhe fakti që
ato ofrojnë shërbime shëndetësore pa pagesë. Ndërsa për të anketuarit pjesëtarë të
komunitetit shiqptar që vizitojnë dhe përdorin institucionet shëndetësore të Kosovës në
Zubin Potok dhe Mitrovicën Veriore, fakti që këto institucione janë të menqaxhuara nga
Kosova dhe jo nga Serbia krijon një ndjenjë të sigurisë për ata.
Në pyetjen nëse institucionet shëndetësore janë afër vendbanimeve të tyre, të anketuarit nga
Mitrovica e Veriut (përfshirë të anketuarit shqiptarë), Zveçani dhe Leposaviqi janë përgjigjur
se institucionet shëndetësore janë afër vendbanimeve të tyre. Por, shumica dërrmuese e të
40
48 46
3
12
1
16
1 1
22
11
0
10
20
30
40
50
Boshnjak Goran Rom Shqiptar Ashkali i/epaidentifikuar
Mitrovicën e Veriut
a. Institucionet shëndetësore të Serbisë b. Institucionet shëndetësore të Kosovës
N/A
4%
92%
4%
Zubin Potok
a. Institucionetshëndetësore të Serbisë
b. Institucionetshëndetësore të Kosovës
N/A
F a q e | 32
anketuarve të komunitetit shqiptar në Zubin Potok deklarojnë se institucionet shëndetësore
nuk janë shumë afër dhe as lehtësisht të arritshme për ta.
Pavarësisht nga disa pak raste, pjesa më e madhe e të anketuarve (95%) nuk janë ndjerë të
diskriminuar nga nstitucionet e kujdesit shëndetësor të Kosovës apo Serbisë.
3.5 Identiteti dhe Siguria
Kur bëhet fjalë për identitetin, pavarësisht rasteve të izoluara të diskriminimit të përjetuar
prej disa të anketuarve, shumica e tyre nuk mendojnë se identiteti i tyre ose identiteti i
pjesëtarëve të komunitetit të tyre është i rrezikuar në vendet ku ata jetojnë. Për shembull, të
anketuarit shqiptarë në Mitrovicën e Veriut nuk ndjehen të lirë dhe të sigurt për të përdorur
lirshëm gjuhen e tyre amtare në disa pjesë të qytetit. Ndërsa të anketuarit shqiptarë në Zubin
Potok, në anën tjetër, ndjehen të lirë dhe jo të diskriminuar vetëm në fshatin Çabër, që është
një fshati me shumicë shqiptare ku ata jetojnë. Megjithatë, të anketuarit pjesëtarë të
komuniteteve rom dhe ashkali përballen me të gjitha llojet e diskriminimit dhe besojnë se
identiteti i tyre është në rrezik.
Përveç kësaj, marrë parasysh se disa prej të anketuarve nga të gjitha komunitetet nga
Mitrovica e Veriut, Leposaviqi dhe Zubin Potoku, ndjehen të lirë dhe të sigurt për të ruajtur
traditat e tyre dhe për të praktikuar fenë e tyre, të tjerët mendojnë se mund të bëjë atë vetëm
në shtëpitë e tyre. Megjithatë, të anketuarit boshnjakë në Zvečan nuk ndjehen fare të lirë apo
të sigurt për të praktikuar fenë e tyre.
Shumica e të anketuarve që u përkasin komuniteteve që flasin gjuhen serbe ose pjesëtarët e
komuniteteve boshnjak, goran, rom dhe ashkali mbajnë dhe/apo kanë dokumente të
identifikimit edhe të Kosovës edhe të Serbisë. Megjithatë, një numër i madh i të anketuarve
pjesëtarë të komunitetit goran në Mitrovicë të Veriut kanë vetëm dokumente serbe. Shih
Figurën 6. Po ashtu, dy të anketuar boshnjakë në Zveçan kanë vetëm dokumente të
identifikimit të Republikës së Serbisë.
F a q e | 33
Figura 6 Dokumentet e identifikimit në Mitrovicën e Veriut
Ndërkohë, të anketuarit shqiptarë nga Mitrovica e Veriut dhe nga Zubin Potoku posedojnë
kryesisht dokumente të identifikimit të lëshuara nga autoritetet e Republikës së Kosovës.
Përveç kësaj, të anketuarit që i përkasin komunitetit goran nga Leposaviq posedojnë vetëm
dokumente të identifikimit të lëshuara nga autoritetet serbe.
Situata komplekse në veri të Kosovës prek në nivele të ndryshme jetën e pjesëtarëve të
komuniteteve pakicë që jetojnë atje. Në këtë kuptim, nga kjo situatë banorët, që u përkasin
komuniteteve, janë të prekur edhe në çështjet e ndërlidhura me diploma, çështje kadastrale,
ato të regjistrit civil dhe dokumenteve të identifikimit. Mungesa e një integrimi të qartë mbi
këto çështje shpjegon pse pjesëtarët e komuniteteve boshnjak, goran, rom dhe ashkali
posedojnë edhe dokumente e identifikimit të Republikës së Kosovën dhe dokumentet e
identifikimit të lëshuara nga autoritetet serbe. Megjithatë, sipas një përqindje të madhe te të
anketuarve nuk ka probleme për të marrë dokumentet e përkatëse të identifikimit kur u janë
të nevojshme.
3.6 Media dhe Liria e Shprehjes
Pjesa më e madhe e të anketuarve nga katër komunat veriore shikojnë TV, si një mënyrë për
të ndjekur mediat. Megjithatë, të anketuarit pjesëtarë të komuniteteve goran dhe boshnjak
8
15
41
10
15
18
2
3733
37
610
12 1 1
0
5
10
15
20
25
30
35
40
Bosniak Gorani Roma Albanian Ashkali Unidentified
Dokumentet e identifikimit në Mitrovicën e Veriut
a. Dokumente të Serbisë b. Dokumente të Kosovës
c. Dokumentet e të dy palëve d. Asnjërën nga dokumentet
F a q e | 34
shikojnë kanale kryesisht serbe; të anketuarit pjesëtarë të komuniteteve rom dhe ashkali
ndjekin mediat në gjuhën shqipe dhe serbe; dhe, të anketuarit shqiptarë ndjekin dhe shikojnë
kanale kryesisht të Kosovës dhe të ndjekin mediat (kryesisht në internet) në gjuhën shqipe.
Në lidhje me mundësinë për të ndjekur mediat në gjuhët e tyre amtare, përgjigjet ishin të
përziera. Për shembull, shumica e të anketuarve pjesëtarë të komuniteteve shqiptar dhe
ashkali nga Mitrovica e Veriut gëzojnë mundësinë për të ndjekur media në gjuhën e tyre. Pjesa
më e madhe e të anketuarve boshnjakë gjithashtu ndjekin mediat në gjuhën e tyre amtare,
por ende një numër i madh i tyre nuk e gëzojnë këtë mundësi. Përqindjet janë më konstante
për të anketuarit pjesëtarë të komuniteteve rom dhe ashkali në mes të atyre që kanë mundësi
të ndjekin mediat në gjuhën e tyre amtare dhe atyre që nuk e kanë atë mundësi. Shih Figurën
7.
Figura 7 Mundësia për të ndjekur mediat në gjuhën amtare në Mitrovicë të Veriut
Ndërsa të gjithë të anketuarit goranë nga Leposaviqi dhe pothuajse 70% (për qind) e të
anketuarve shqiptarë në Zubin Potok kanë mundësi të ndjekin mediat në gjuhën e tyre, ndërsa
në bazë përgjigjeve të anketuarve pjesëtarët e komuniteteve goran dhe boshnjak nga Zveçan
nuk e kanë këtë mundësi.
Për komunitetet pakicë (për të cilët gjuha shqipe nuk është gjuhë e tyre amtare) është e
vështirë për të ndjekur mediat në gjuhën e tyre. Sipas Freedom House-it, i vetmi kanal në
35
21 2224
10
21
26
21
1 2 11 24
1
0
5
10
15
20
25
30
35
40
Boshnjak Goran Rom Shqiptar Ashkali i/epaidentifikuar
Mundësia për të ndjekur mediat në gjuhën amtare në Mitrovicë të Veriut
YES NO N/A
F a q e | 35
gjuhën serbe është në dispozicion vetëm përmes operatorëve kabllor dhe supozohet të jetë i
kontrolluar nga interesat e popullatës shumicë shqiptare të Kosovës. Përveç kësaj, “shumica
e medieve të shtypura neglizhojnë mbulimin e lajmeve të rëndësishme për komunitetet pakicë
të Kosovës”.20 Prandaj, komunitetet kryesore që flasin gjuhen serbe në Kosovë gjejnë veten e
tyre në pozitë të pafavorshme pasi që (sipas tyre) informatat rreth aktiviteteve të
institucioneve të Kosovës dhe zhvillimeve kryesore në Kosovë nuk ofrohen në gjuhën serbe,
dhe i vetmi informacion në të cilin ata mund te kenë qasje në gjuhën e tyre amtare është
nëpërmjet internetit ose medieve me seli në Beograd – Serbi.21
Për ata të anketuar që nuk mendojnë se mund të shprehin lirshëm mendimin e tyre në publik,
një nga arsyet kryesore për këtë gjë është frika. Në këtë mënyrë, të anketuarit shqiptarë,
boshnjakë, romë dhe ashkalinjë nga Mitrovica e Veriut, dhe të anketuarit shqiptarë nga Zubin
Potoku dhe të anketuarit pjesëtarë të komunitetit boshnjak nga Zveçani, janë shprehur se
frika i pengon ata që të shprehin mendimet e tyre. Për të anketuarit pjesëtarë të komunitetit
goran në Mitrovicën e Veriut, Zveçan dhe Leposaviq ndjenja e inferioritetit në krahasim me
komunitetin shumicë i pengon ata për të marrë pjesë lirisht në jetn publike. Ndërkohë, sipas
një përqindje të madhe te të anketuarve, mosbesimi dhe ndjenja e pafuqisë, janë edhe arsye
për të mos shprehur mendimet e tyre lirshëm në publik.
Në fund, të anketuarit u pyetën nëse ata kanë sugjerime apo rekomandime mbi mënyrat se
si mund të përmirësohet pozita e komuniteteve të tyre përkatëse në vendin ku jetojnë.
Pothuajse të gjithë të anketuarit argumentuan se në sferën publike do të duhej të
përfshiheshin më shumë përfaqësues nga secili komunitet. Të anketuarit shqiptarë nga Zubin
Potoku i bëjnë thirrje qeverisë që të kujdeset më mirë për komunitetin e tyre. Të anketuarit
pjesëtarë të komuniteteve boshnjak, goran, rom dhe ashkali kanë kërkuar më shumë mundësi
punësimi. Të anketuarit shqiptarë nga Mitrovicë e Veriut, kanë kërkuar më shumë liri,
punësim dhe mundësi për të rinjtë.
20Shih Freedom House (2015), https://freedomhouse.org/report/freedom-press/2015/kosovo[qasur më 6 korrik, 2016]. 21 Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi (2012). Komuniteti Serb në Kosovë. Fq. 11-12. Marrë nga: http://www.helsinki.org.rs/doc/Serb%20Community%20in%20Kosovo.pdf[qasur më 6korrik, 2016].
F a q e | 36
4 TË GJETURAT E INTERVISTAVE
4.1 Përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale
Kur u pyetën se cilat komunitetet pakicë banojnë në komunat e tyre, përveç pjesëtarëve të
komuniteteve shqiptar, rom, ashkali, boshnjak dhe goran të intervistuarit identifikuan edhe
pjesëtarët e komunitetit turk gjithashtu. Sipas tyre, pjesëtarët e këtij komuniteti jetojnë
kryesisht në lagje të tilla si Lagjja e Boshnjakëve, Zveçan të vogël dhe Suhodoll. Të anketuarit
gjithashtu argumentojnë se pjesëtarët e komuniteteve përkatëse kanë tendencë të krijojnë
kontakte dhe të bashkëveprojnë me komunitetin shumicë, ndërsa pjesëtarët e komuniteti
rom e kanë më të vështirë për t'u integruar me komunitetet tjera.
Kur u pyetën nëse ata mendojnë se pjesëtarët komuniteteve pakicë gëzojnë të njëjtat të
drejta si pjesëtarët e komuniteteve shumicë në komunat e tyre, vetëm sipas njërit prej tyre i
gëzojnë të njëjta të drejta, për të tjerët ose nuk i gëzojnë fare ose i gëzojnë të drejtat e njëjta
në mënyrë të pjesshme. Për më tepër, vetëm njëri prej të intervistuarve nuk ka pranuar
ndonjë kërkesë apo ankesa nga pjesëtarët e komuniteteve pakicë. Të tjerët pranojnë kërkesa
për ndihmë financiare, mundësi të punësimit, ndihmë humanitare, rindërtim në shtëpi.
Konflikti ndëretnik nuk është i shpeshtë në komunat e këtyre të intervistuarve.
Përveç kësaj, të intervistuarit bien dakord që pjesëtarët e komunitetit rom janë në gjendjen
më të keqe, duke pasur parasysh kushtet e jetesës dhe se janë më së paku të integruar.
Megjithatë, të gjitha komunitetet minoritare përballen me probleme të ngjashme siç janë
mungesa e punës, mungesa e arsimit, etj. Gjithashtu, këta përfaqësues nuk mendojnë se
autoritetet lokale dhe qendrore avokojnë mjaftueshëm në emër të komuniteteve pakicë.
Prandaj, ata e pranojnë se ekziston një ndjenjë e pakënaqësisë në mesin e këtyre
komuniteteve për sa i përket punës së qeverive lokale.
F a q e | 37
Disa nga rekomandimet e dhëna nga të intervistuarit për përmirësimin e gjendjes së
komuniteteve pakicë në këtë rajon janë kushte më të mira për punësim, ofrimi i arsimit në
gjuhën amtare të këtyre komuniteteve, procese më të mira të integrimit, si dhe përmirësimi
i punës së qeverive lokale.
4.2 Përfaqësuesi i organizatave ndërkombëtare
Për përfaqësuesin e organizatës ndërkombëtare problemi më i madh me të cilin ballafaqohen
pjesëtarët e komuniteteve pakicë, jo vetëm në veri, por edhe në gjithë territorin e Kosovës
është integrimi i plotë. Ky person pretendon se problemet nuk ndryshojnë nga komuniteti në
komunitet në secilën komunë, por janë kryesisht të njëjta në komunat në veri të Kosovës, me
përjashtim të pjesëtarëve të komunitetit shqiptar.
Kur u pyet nëse ai konsideron se qeveritë lokale janë duke punuar mjaftueshëm për të trajtuar
shqetësimet e komuniteteve pakicë, ai ka thënë se duke fuqizuar komunën e Mitrovicës së
Veriut gjërat kanë filluar të shkojnë në një drejtim të mirë dhe se janë duke u zbatuar projekte
të ndryshme. I intervistuari gjithashtu argumenton se minoritetet janë kryesisht të integruara,
por se ato duhet të përfshihen në çdo aspekt të jetës publike dhe institucionale të komunave
ku ata jetojnë: politikë, kulturë etj.
Organizata e këtij përfaqësuesi punon në programe të ndryshme për të përmirësuar kushtet
e jetesës së komuniteteve pakicë. Sipas përvojës së këtij personi, ai beson se pavarësisht fesë
apo kombësisë, çdo komunitet duhet të gëzojë të njëjtat të drejta.
Në pyetjen nëse ai është i kënaqur me pjesëmarrjen e pjesëtarëve të komuniteteve pakicë
dhe rezultateve të arritura, i intervistuari pretendon se pjesëtarët e komuniteteve pakicë kanë
një rol të madh në rezultatet e arritura, por ata kanë nevojë të përdorin burimet e projekteve
me qëllim të përmirësimit të jetëve të tyre. I intervistuari i shikon si partnerë relevantë, për
të punuar në çështjet e pakicave, vetëm njerëzit e shkolluar nga secili komunitet dhe jo të
ashtuquajturat përfaqësues të cilët imponojnë veten.
F a q e | 38
I intervistuari rekomandon më shumë dialog, projekte shumetnike dhe ofrimin e kushteve më
të mira të jetesës për çdo komunitet, në mënyrë që të përmirësohet gjendja e komuniteteve
pakicë në veri të Kosovës.
4.3 Përfaqësuesit e OShC-ve lokale
Kur u pyetën se në cilën mënyrë mbrojnë të drejtat e komuniteteve pakicë në veri
përfaqësuesit e OShC-ve, të intervistuarit thanë se ata këtë e bëjnë kryesisht nëpërmjet
lobimit me qeveritë lokale dhe përfaqësuesit e BE-së.
Deri më tani, përfaqësuesit e OShC-ve lokale kanë zbatuar programe që lidhen me fuqizimin
ekonomik të grave të minoriteteve dhe përfshirjes aktive të pjesëtarëve të këtyre
komuniteteve në çdo proces të vendimmarrjes. Rezultatet e këtyre programeve kanë
rezultuar që gratë kanë arritur të zotërojnë biznese të cilat i menaxhojnë vet ato, ndërsa
pjesëtarët e komuniteteve janë angazhuar në nivele të ndryshme politike. Për të zhvilluar këto
programe ata duhet të mbështeten në përkrahjen e komunitetit ndërkombëtar dhe aktorëve
të tjerë të angazhuar në çështje të komuniteteve pakicë, të cilët ata i konsiderojnë si partnerët
e tyre më të mëdhenj. Besimi i pjesëtarëve të komuniteteve është një aset i rëndësishëm për
zbatimin e programeve dhe e punës së tyre në përgjithësi.
Megjithatë, në pyetjen nëse ishin të kënaqur me përfshirjen dhe pjesëmarrjen e pjesëtarëve
të komuniteteve pakicë, të intervistuarit pohuan se nuk ishin të kënaqur, pasi që së pari,
pjesëtarët e këtyre komuniteteve nuk janë të përfshirë në shumicën e proceseve
vendimmarrëse; dhe së dyti, ata kanë një qëndrim pasiv drejt dëshirës për zgjidhjen e
problemeve me të cilat ata përballen. Sipas këtyre përfaqësuesve, problemet më të mëdha
me të cilat këto komunitete përballen janë mungesa e mundësive për punësim, diskriminimi
në punësim dhe përfaqësimi i ulët në të gjitha institucionet.
Në fund, rekomandimet kryesore të cilat u dhanë nga të intervistuarit, për përmirësimin e
gjendjes së komuniteteve pakicë në veri të Kosovës, janë një proces adekuat i integrimit, rritja
F a q e | 39
e investimeve financiare për këto komunitete dhe llogaridhënie dhe transparencë më e
madhe nga qeveritë lokale.
5 KONKLUZIONE
Bazuar në gjetjet e lartpërmendura, është e qartë se ka disa probleme që duhet të trajtohen
me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës së komuniteteve jo-serbe në komunat e
Mitrovicës Veriore, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit. Mungesa e informacionit të
përditësuar dhe të saktë në lidhje me komunitetet jo-serbe në katër komunat veriore, e bën
të vështirë integrimin dhe zbatimin e ndryshimeve për kushtet e jetesës të këtyre
komuniteteve. Gjetjet kryesore, gjithashtu, tregojnë se kushtet e jetesës së çdo komuniteti
ndryshojnë sipas komunës ku ata banojnë. I tillë është rasti i të anketuarve shqiptarë në
Mitrovicën e Veriut dhe në Zubin Potok. Për më tepër, siç u përmend më sipër, duke pasur
parasysh numrin e vogël të pjesëmarrësve të komuniteteve pakicë në Zveçan dhe Leposaviq
gjetjet për sa i përket kushteve të jetesës përfaqësojnë rastet e tyre të veçanta dhe jo situatën
e atij komuniteti si të tillë në secilën komunë.
Perceptimet në lidhje me gjendjen socio-ekonomike kanë tendencë të jenë, në përgjithësi,
negative. Një nga shkaqet më të mëdha për shqetësim në këto komuna është çështja e
papunësisë. Sipas gjetjeve, gjendja e keqe financiare e rajonit të veriut së bashku me
mungesën e theksuar të mundësive për punësim dhe margjinalizimi në anën tjetër janë arsyet
kryesore të shkallës së lartë të papunësisë në mesin e këtyre komuniteteve. Kjo situatë ndikon
tek të gjitha grupet në përgjithësi, sidomos ndikon tek të rinjtë. Gjithashtu ndikon edhe në
ofrimin e shërbimeve publike dhe infrastrukturës më të mirë. Për më tepër, pjesëtarët e
komuniteteve rom dhe ashkali në Mitrovicë të Veriut përballen me situatën më të vështirë
socio-ekonomike në mesin e komuniteteve të tjera jo-serbe, pasi që (së bashku me
egjiptianët) janë komunitetet më të rrezikuara dhe të margjinalizuara në Kosovë.
F a q e | 40
Pjesëmarrja politike është kryesisht e nënvlerësuar. Jo vetëm nga ekzistenca e apatisë politike
ndaj proceseve politike që ndikojnë në kushtet e jetesës së komuniteteve, por edhe nga
ndjenja e nën-përfaqësimit në të dyja nivelet në atë lokal dhe qendror. Është e qartë se
komunitetet jo-serbe në veri të Kosovës, nuk mund të llogarisin në njohuri të mjaftueshme
dhe informacion për të avokuar për të drejtat e tyre. Siç shihet më sipër, një nga shkaktarët
kryesor të këtij problemi ka të bëjë me mungesën e medieve dhe të informimit publik në
gjuhën serbe.
Për sa i përket sektorit të arsimit, është e rëndësishme për të komentuar situatën e veçantë
të komuniteteve rom dhe ashkali, të cilët duket se janë të përjashtuar dhe margjinalizuar nga
sistemi arsimor. Të anketuarit pjesëtarë të këtyre dy komuniteteve pranojnë karakteristikat e
përbashkëta, të kësaj situate brengosëse, siç janë frekuentimi dhe vijimi i ulët i nxënësve në
institucionet arsimore dhe diskriminimi ndaj fëmijëve. Përveç kësaj, mosnjohja e diplomave
të UMN-së nga institucionet në Kosovë, pengon mundësitë e shumë pjesëtarëve të këtyre
komuniteteve për të gjetur punë jashtë rajonit të veriut.
Në përgjithësi, ekzistojnë perceptime pozitive në lidhje me cilësinë e kujdesit shëndetësor në
nivel lokal, sidomos për të anketuarit të cilët vizitojnë dhe marrin shërbime në institucionet
shëndetësore serbe. Megjithatë, për një numër të mirë të të anketuarve mungesa dhe kostot
e ilaçeve janë probleme të mëdha që ndikojnë në kushtet e tyre të jetesës.
Liria e lëvizjes, liria e besimit dhe të drejtat gjuhësore janë ende të kufizuara në rajonin e
veriut të Kosovës. Në këtë kuptim, këto komunitete janë të kufizuara të gëzojnë plotësisht
traditat dhe kulturën e tyre marrë parasysh faktin se ata janë viktima të njëfarë lloji të
diskriminimit.
Në fund, përveç informacionit nga interneti, pjesëtarët e komuniteteve që flasin gjuhen serbe
janë, pretendojnë se janë të kufizuar për të ndjekur mediet dhe të pranojnë informacione në
kohë reale në gjuhën e tyre amtare. Sipas shumicës së të anketuarve, media e vetme në të
cilën ata mund të kenë qasje në gjuhën e tyre amtare janë mediet me seli në Beograd-Serbi,
F a q e | 41
duke i kufizuar ata për të ndjekur informacion në lidhje me ngjarjet e rëndësishme politike
apo zhvillimet kryesore në Kosovë.
6 REKOMANDIME
Duke pasur parasysh rezultatin e hulumtimit të kryer gjatë realizimit të projektit "Fuqizimi
OShC-ve jo-serbe në veri të Kosovës", i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë,
ECMI Kosova rekomandon veprimet e mëposhtme për të trajtuar çështjet që lidhen me
kushtet e jetesës së komuniteteve jo-serbe në komunat veriore të Zveçanit, Zubin Potokut,
Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut.
Së pari, qeveritë lokale të katër (4) komunave veriore, duhet të marrin rolin udhëheqës në
adresimin e niveleve të larta të papunësisë në mesin e komuniteteve jo-serbe. Për shembull,
rezultatet tregojnë se vetëm disa pjesëtarë të këtyre komuniteteve janë të punësuar në
sektorin publik. Qeveritë lokale duhet të rrisin numrin e të punësuarve që u përkasin këtyre
komuniteteve në proporcion me përqindjen numerike të popullsisë së tyre në komunat
përkatëse. Niveli jo i kënaqshëm i përfaqësimit në administratën lokale dhe punësimit nga
qeveritë përkatëse lokale është një nga shkaqet e nivelit shumtë të ulët të pjesëmarrjes
dhe/apo përfshirjes politike të pjesëtarëve të këtyre komuniteteve. Për këtë arsye, komunat
duhet të adresojnë këtë çështje, në mënyrë që të përmirësojnë – jo vetëm përfshirjen e tyre
në proceset e vendimmarrjes – por, edhe kushtet e tyre socio-ekonomike.
Veç kësaj, përveç përjashtimit nga sfera publike dhe gjendjes së keqe ekonomike në
përgjithësi, një tjetër arsye për normën e lartë të papunësisë në mesin e të anketuarve ishte
edhe çështja e vështirësive që ata kanë për të marrë informacion në kohë reale për vende të
lira të punës. Komunat duhet të ndihmojnë, në lidhje me këtë çështje, duke rritur numrin e
shpalljeve për vende të lira të punës, të cilat duhet gjithashtu të jenë të publikuara në gjuhët
amtare përkatëse të komuniteteve. Kështu, qeveritë lokale garantojnë zbatimin e Ligjit për
përdorimin e gjuhëve, dhe sigurojnë që shpalljet për vende të lira të punës të publikohen në
F a q e | 42
të gjitha gjuhët zyrtare dhe në përdorim zyrtar në komunën përkatëse. Një shembull që
tregon se Ligji për përdorimin e gjuhëve është duke u zbatuar, do të ishte nëse autoritetet
qendrore dhe lokale promovojnë ofrimin e informacionit në gjuhë të tjera zyrtare në media.
Në përgjithësi, qeveritë lokale duhet të pranojnë se duke ndikuar drejtpërdrejt në uljen e
përqindjes dhe nivelit të papunësisë ato do të rrisin potencialin ekonomik të këtyre
komuniteteve dhe do të ndikonin në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme ekonomike të
tyre.
Është gjithashtu shumë e rëndësishme që të adresohen perceptimet mbi margjinalizimin dhe
diskriminimin, duke rritur vetëdijen e përgjithshme mbi të drejtat e pakicave, dhe nxitur
pjesëmarrjen dhe përfshirjen e këtyre komuniteteve për të avokuar për promovimin dhe
mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Për më tepër, pasi që komunitetet rom dhe ashkali janë komunitetet më të veçuara dhe
rrezikuara në veri të Kosovës, përmirësimi i arsimit të tyre është mjeti kryesor për fuqizimin e
tyre drejt rritjes së zhvillimit ekonomik dhe social. Në mënyrë që të arrihet ky qëllim,
autoritetet lokale dhe palët e interesuara duhet të rrisin bashkëpunimin mes vete me qëllimin
të ofrimit të më shumë mundësive dhe krijimin e një sistemi arsimor gjithëpërfshirës në
dispozicion të fëmijëve romë dhe ashkali.
Në të njëjtën mënyrë, në mënyrë që të luftohen aktet e përhapura diskriminuese ndaj
fëmijëve që i përkasin këtyre komuniteteve, autoritetet lokale, së bashku me institucionet
arsimore dhe mbështetësit përkatës, duhet të sigurojnë që personeli i shkollës dhe ai
pedagogjik trajnohen në mënyrë të duhur për të luftuar diskriminimin dhe për të promovuar
tolerancës ndëretnike dhe ndër-kulture. Promovimi i përfshirjes së traditës, kulturës dhe
historisë së komuniteteve pakicë në procesin e arsimit dhe në aktivitete jashtëshkollore është,
gjithashtu, shumë me rëndësi. Imazhi i sistemit arsimor duhet të konceptohet si një urë që
ofron mundësi profesionale për të gjithë pa dallim dhe diskriminim.
F a q e | 43
Ndërsa autoritetet lokale duhet të jenë më të përkushtuara dhe angazhuara me çështjet e
komuniteteve pakicë, organizatat ndërkombëtare dhe OShC-të duhet të vazhdojnë të
punojnë për të ndihmuar në përmirësimin e situatës së këtyre komuniteteve. Duke pranuar
boshllëkun e qartë, midis punës së autoriteteve lokale dhe përfaqësimit dhe mbrojtjes së
komuniteteve pakicë në veri të Kosovës, OShC-të duhet të marrin një rol më aktiv në
monitorimin e aktiviteteve komunale dhe të kërkojnë llogari nga qeveritë lokale për punën
dhe angazhimin e tyre.
Sipas rekomandimeve të dhëna, nga përfaqësues të ndryshëm, me qëllim të përmirësimit të
kushteve të jetesës së komuniteteve pakicë në veri të Kosovës, është e rëndësishme për të
koordinuar dhe zhvilluar një proces serioz të integrimit. Ky proces duhet të kryhet me
partnerë përkatës siç janë autoritetet lokale, organizatat ndërkombëtare dhe OShC-të.
Qëllimi përfundimtar i këtij integrimi është që të gjitha komunitetet, që jetojnë në veri të
Kosovës, të përfshihen në të gjitha proceset dhe të mos margjinalizohen.
7 REFERENCAT
BIG DEAL (2015). Mbikëqyrja civile e Zbatimit të Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe
Serbisë. Raporti Nr.2. Marrë nga: http://crta.rs/uploads/documents/2015-04-
27%2010:05:10_a_44_l_en_doc.pdf[qasur më 7 korrik, 2016].
ECMI Kosova (2016). Asociacioni / Bashkësia e komunave me shumicë serbe. Marrë
nga: http://www.ecmikosovo.org/uploads/The-Association-Implementation-final-
ALB-21.pdf [qasur më 18 gusht, 2016].
ECMI Kosova (dhjetor, 2013). Komunitetet në Kosovë: Një udhëzues për
profesionistët që punojnë me komunitetet në Kosovë. Marrë
nga:http://www.ecmikosovo.org/uploads/ECMI-Kosovo_Dec-2013_Guidebook-for-
Professionals_ALB.pdf[qasur më 28 qershor, 2016].
ECMI Kosova (tetor, 2012). Përmirësimi i ofrimit të arsimit për komunitetet rom,
ashkali dhe egjiptian: Praktikat e mira dhe rekomandimet. Doracak për zyrtarët
F a q e | 44
komunalë. Marrë nga: http://www.ecmikosovo.org/uploads/alb7h.pdf [qasur më 6
korrik, 2016].
ECMI Kosova (2016). Përmirësimi i qasjes së komuniteteve pakicë në arsimin e lartë
në gjuhën serbe dhe Punësimin publik. Marrë nga:
http://www.ecmikosovo.org/en/Current-Projects/Category/Current-
Projects/Improving-Minorities-Communities%E2%80%99-Access-to-Higher-
Education-in-Serbian-Language-and-Public-Employment [qasur më 12 korrik, 2016].
ECMI Kosova (janar, 2013). Kushtet sociale dhe ekonomike në pjesën veriore të
Kosovës – Perceptimet lidhur me kujdesin shëndetësor, arsimin, dhe punësimin.
Marrë nga:http://www.ecmikosovo.org/uploads/Final_report_Alb.pdf[qasur më 4
korrik, 2016].
QEDR (dhjetor 2011). Pakicat e Braktisura: Historia e të drejtave të romëve në
Kosovë.Marrë nga: http://www.errc.org/cms/upload/file/abandoned-minority-roma-
rights-history-in-kosovo-dec-2011.pdf[qasur më 12korrik, 2016].
Freedom House (2015).Liria e shtypit: Kosovë.Marrë nga:
https://freedomhouse.org/report/freedom-press/2015/kosovo[qasur më 6 korrik,
2016].
Komiteti I Heësinkit për të drejtat e njeriut në Serbi (2012). Komuniteti Ser në
Kosovë. Faqet 11-12. Marrë nga:
http://www.helsinki.org.rs/doc/Serb%20Community%20in%20Kosovo.pdf[qasur më
6 korrik, 2016].
Agjencia e Statistikave të Kosovës (2014). 2013-2014 Komunitetet rom, ashkali dhe
egjiptian në Anketën e grupimeve të treguesve të shumëfishtë. Prishtinë -- Kosovë:
marrë nga: https://ask.rks-
gov.net/images/MICS/Komunitetet%20Rome,%20Ashkali%20dhe%20Egjiptiane%20n
e%20Kosove%202013-2014%20-%20Raporti%20Permbledhes.pdff[qasur më 11
korrik, 2016].
Misioni i OSBE-së në Kosovë (shtator 2015). Profilet e Komunave. Marrë
nga:http://www.osce.org/kosovo/66047?page=1[qasur më 17 gusht, 2016].
F a q e | 45
Misioni i OSBE-së në Kosovë (qershor 2014). Respektimi i të drejtave gjuhësore nga
komunat e Kosovës.Marrë nga:
http://www.osce.org/sq/kosovo/120011?download=true [ qasur 12 korrik, 2016].
Misioni i OSBE-së në Kosovë (shkurt 2013). Përfaqësimi i komuniteteve në shërbimin
civil të Kosovës. Marrë nga:
http://www.osce.org/sq/kosovo/99602?download=true[qasur më 7 korrik, 2016].
Popova, Zora (2013). Pjesëmarrja e komuniteteve pakicë në zgjedhjet e Kosovës:
Mundësitë dhe Sfidat. ECMI -Dokument Pune Nr. 69. Qershor 2013. Marrë nga:
https://www.ciaonet.org/attachments/24928/uploads[qasur më 7 korrik, 2016].
Këshilli I Sigurimit i OKB-së (2007). Letër e datës 26 mars, 2007 nga Sekretari i
Përgjithshëm drejtuar Presidentit të Këshillit të Sigurimit, shtojcë, Propozimi
Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës. Aneksi III, neni 4.1.1.Marrë
nga:http://www.refworld.org/docid/4a54bc360.html[qasur më 4 korrik, 2016].
Projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian ne Kosove
ECMI Kosova
Rruga “NënaTerezë” – Nr. 20, Banesa - 5,
10000 Prishtinë – Kosovë.
Tel. +381 (0) 38 224 473
Rruga Kralja Petra 183 a,
Mitrovicë e Veriut – Kosovë.
Tel. +381 (0) 64 433 10 40
Email: info@ecmikosovo.org
Ueb: www.ecmikosovo.org
Recommended