View
5
Download
0
Category
Preview:
Citation preview
Rruga Pajsi Vodica, Kodër-Kamëz-Tiranë; Tel: (+355) 47200 893, Fax: (+355) 47200 874
website: www.ubt.edu.al
UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS
Nr. _____ Prot . Tiranë, më ____.____.2018
OFERTE – PUNE Universiteti Bujqësor i Tiranës shpall një vend pune për personel administrativ “drejtues” i Fermës Didaktike Eksperimentale. Konkursi do të zhvillohen në dt. 05.03.2018 në orën 10.00 në dhomën e mbledhjeve të rektoratit tek godina e Fakultetit te Bujqesise dhe Mjedisit ,kati II. Të interesuarit do të dërgojne dokumentacionin e nevojshëm në zyrën e burimeve njerëzore të Universitetit Bujqësor të Tiranës jo më vonë se data 28.02.2018.
Kriteret dhe dokumentacioni i nevojshëm janë të bashkangjitura më poshtë.
KANCELARI REKTORI Ramadan MUJOLLARI Prof. Dr. Bari MUSABELLIU
Rruga Pajsi Vodica, Kodër-Kamëz-Tiranë; Tel: (+355) 47200 893, Fax: (+355) 47200 874
website: www.ubt.edu.al
UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS
Nr. _____ Prot . Tiranë, më ____.____.2018
Miratohet
REKTORI
Prof. Dr. Bari MUSABELLIU
LËNDA: Kriteret e vlerësimit të kandidatëve për konkurim për një vend pune për
personel administrativ “Drejtues” i Fermës Didaktike Eksperimentale.
I. KRITERE ELIMINUESE
1. Të jetë diplomuar në sistemin me kohë të plotë në deget e agronomise
ose të ekonomisë agrare.
2. Të kenë notë mesatare të shkollës se lartë mbi 8.0 në të dy ciklet e
studimit (Bachelor dhe Master Shkencor) ( Vlerësimi lidhur me
mesataren ndryshon për çdo 0.1 unite me 1 pikë).
Shënim: Në rast mosplotësimi të kritereve më sipër, dosja e
aplikantit nuk pranohet.
II. KRITERE PËR VLERESIMIN NË (Pikë)_DHE
RENDITJEN E KANDIDATËVE
Vleresim
i
(pikë)
1 . Shkollim dhe kualifikim të mëtejshëm:
Master brenda vendit 5
Master jashtë vendit 10
2. Të kenë përvojë pune në profesion dhe në drejtim .
Preferohen me përvoje jo më pak se 10 vjet.
Për çdo dy vjet pune në profesion 7
Për çdo dy vjet punë në drejtim 5
4
4
Kurse kualifikimi:
Për çdo 1 vit kurs kualifikimi në fushën e profesionit 5
Rruga Pajsi Vodica, Kodër-Kamëz-Tiranë; Tel: (+355) 47200 893, Fax: (+355) 47200 874
website: www.ubt.edu.al
Koncpeoti: B. Selenica.
jashtë vendit
3 Për çdo një vit kurs kualfikimi në fushën e profesionit
brenda vendit
3
Aftësimi në programe kompjuterike, të cilat vërtetohen me
dëshmi përkatëse. 2
4. Njohuri të gjuhëve perëndimore (anglisht, italisht,
gjermanisht, frengjisht, spanjisht, etj.) e vërtetuar me
deshmi nga kurset internacionale.
5. Gjuha Angleze 10
Gjuhët e tjera 8
6. Intervista me gojë:
7. Aftësi komunikimi 10
Elemente të eduaktës qytetare 5
Prezantimi i vizionit të kandidatit për zhvillimin
perspektiv të FDE. 30
Rruga Pajsi Vodica, Kodër-Kamëz-Tiranë; Tel: (+355) 47200 893, Fax: (+355) 47200 874
website: www.ubt.edu.al
UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS
Nr. _____ Prot . Tiranë, më ____.____.2018
MIRATOHET
REKTORI
Prof. Dr. Bari MUSABELLIU
DOKUMENTACIONI QE DUHET TE PARAQESIN KANDIDATET QE
KONKUROJNE
1. Kërkesa për vendin e punës për të cilin kandidadi kërkon të konkurojë.
2. Dokumentin e identifikimit.
3. C. V. me fotografi.
4. Diploma e shoqëruar me listën e notave.
5. Njohja e diplomës për kandidatët që kanë mbaruar studimet jashtë vendit.
6. Libreza e punës.
7. Libreza e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore.
8. Dy referenca nga punëdhënësi aktual, ose i mëparshëm kur kandidati nuk është në
marrëdhënie pune, ose nga pedagogë për të sapodiplomuarit.
9. Dëshmitë e gjuhëve të huaja perëndimore (anglisht, italisht, gjermanisht, frëngjisht,
spanjisht, etj.) të vërtetuara me dëshmi nga kurset internacionale (nuk njihet asnjë
dëshmi tjetër jashtë këtij kriteri).
10. Formulari i vetdeklarimit.(të shkarkohet nga interneti në faqen e DAP-it).
11. Deklaratë që kandidati nuk ka konflikt interesi.
12. Raporti mjekësor.
13. Çdo gjë që deklarohet në C.V. të jetë e dokumentuar.
14. Dokumentacioni duhet të paraqitet vetëm në gjuhën shqipe.
Rruga Pajsi Vodica, Kodër-Kamëz-Tiranë; Tel: (+355) 47200 893, Fax: (+355) 47200 874
website: www.ubt.edu.al
UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS
FERMA DIDAKTIKE EKSPERIMENTALE
INFORMACION
MBI VEPRIMTARINE E FERMES DIDAKTIKE EKSPERIMENTALE
Ferma Didaktike Eksperimentale (FDE), si pjese përbërëse e Universitetit Bujqësor te
Tiranes (UBT), është një ekonomi ndihmese e këtij Universiteti dhe mund ta
konsiderojmë një laborator ne natyre, e cila ka për qellim:
konkretizimin e njohurive të marra në auditorë dhe krijimi i kushteve paraprake për
ngritjen dhe ndjekjen e aktiviteteve ku të marrin pjesë: studentë, pedagogë, punonjës
kërkimorë, fermerë;
krijimi i kushteve të pranueshme për realizimin e praktikave profesionale për
studentët e të gjitha fushave të UBT-së;
krijimi i kushteve për modelimin dhe ngritjen e eksperimentimit fushor në fusha të
interesit shkencor të UBT-së;
krijimi i një qendre për demonstrime dhe trajnime të ndryshme, që zhvillon
Universiteti si institucion dhe/ose në bashkëpunim me të tjerë;
gjenerimi i të ardhurave nga aktivitetet që zhvillohen, në mënyrë, që ato të përdoren
për të zvogëluar humbjet dhe për të lejuar realizimin e projekteve perspektive për zhvillimin
e FDE-së;
ta shndërrojë FDE-në si qendra numër dy e UBT-së, jo vetëm në fushat që
përmendëm më lart, por edhe për ngritjen e strukturave të tjera si laboratorë, ndërtesa për
mësim dhe kërkim etj.
Përfituesit direkt
Përfitues direkt, nga investimet e mundshme që mund të kryhen, në kuadrin e këtij projekti do
të ishin strukturat akademike dhe shkencore të Universitetit Bujqësor, në përgjithësi dhe vetë
FDE-ja si pjesë e tyre. Ndërhyrjet e propozuara për t’u kryer në FDE, do të bënin të mundur që
ajo të vihet më mirë në shërbim të përmirësimit të cilësisë së punës në procesin e përgatitjes së
specialistëve të rinj të bujqësisë.
Nëpërmjet shtimit të mundësive që ofron FDE-ja, të përmirësimit të kushteve të
kultivimit, të shtimit të gamës së aktiviteteve si dhe nëpërmjet rritjes së të
Rruga Pajsi Vodica, Kodër-Kamëz-Tiranë; Tel: (+355) 47200 893, Fax: (+355) 47200 874
website: www.ubt.edu.al
ardhurave të siguruara, do të bëhet e mundur që impakti në gjithë punën e UBT-së
të jetë i ndjeshëm. Departamentet dhe strukturat e tjera mësimdhënëse do të gjejnë
një mbështetje të fuqishme në procesin e konkretizimit të njohurive tek studentët.
Po ashtu, ato do të kenë mundësinë që të ngrenë dhe të ndjekin eksperimente të
ndryshme kërkimore-shkencore.
Vetë studentët do të gjejnë mundësira të mira që lidhen me procesin e nxënies dhe të
përgatitjes së tyre si specialistë të bujqësisë. Në ndonjë rast atyre mund t’ju
krijohen mundësi që ata të punojnë me kohë të pjesshme (partë-time), ku krahas
shtimit të njohurive praktike, të mund të sigurojnë edhe një sasi të ardhurash ,që do
t’i ndihmojnë ata në përballimin më mirë të kushteve të jetesës.
Përfituesit indirekte
Krahas përfituesve direkët, që u përmendën më lart, përmirësimi i gjendjes në FDE do
të ndikojë edhe tek grupe apo subjekte të tjera të interesuara apo që kanë lidhje me
UBT-në. Kjo është e lidhur si me lidhjet që kanë këto të fundit me UBT-në, ashtu
edhe me efektin që do të ketë rritja e cilësisë së përgatitjes së specialistëve,
mundësinë e gjetjes së modeleve të përmirësuara në bujqësi, blegtori dhe më gjerë.
Ndër përfituesit indirekt më të mëdhenj mund të veçojmë institucionet e kërkimit
shkencor dhe atij të ekstensionit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si
dhe departamentet e saj në rrethe të ndryshme të vendit. Kjo, sepse në kushtet e
tranzicionit të zgjatur, këto struktura janë tkurrur duke iu pakësuar mundësitë për
një kërkim dhe aplikim shkencor të mirëfilltë.
Të tjerë përfitues mund të ishin:
a) Specialistët e ndryshëm të bujqësisë, që sot zhvillojnë aktivitetin e tyre si të punësuar
në institucione të ndryshme apo si privatë;
b) Qendrat e Transferimit të Teknologjive që veprojnë në sistemin e bujqësisë dhe
strukturat që janë të lidhura me to;
c) Struktura e ekstensionit që për nga mënyra e organizimit dhe numri i specialistëve të
angazhuar (në mënyrë të veçantë mjetet financiare dhe të tjera mbështetëse) kanë ndryshuar
mjaft, kryesisht në drejtim të pakësimit të mundësive të tyre;
d) Fermerët, të cilët mund të gjenin modelin se si mund ta përshtatin ekonominë e tyre të
vogël, për t’u bërë konkurues në ekonominë e hapur të tregut;
e) OJF-të lokale, rajonale apo kombëtare të cilat janë të lidhura me zhvillimin e
bujqësisë dhe me dhënien e asistencës në drejtim të mirë organizimit të fermës, të përdorimit
të teknikave, teknologjive dhe të inputeve në masën dhe në cilësinë e kërkuar;
f) Organet e ndryshme të shtypit, që janë në funksionim, kryesisht ato që janë të lidhura
direkt me të rejat në fushën e bujqësisë si ato nën vartësinë e MBU-së ashtu edhe ato në
vartësi të UBT-së.
Ferma Didaktike Eksperimentale, është njesi me vete e organizuar ne drejtori, e cila ka
dy sektore me 39 punonjës gjithsej. Konkretisht:
1. Drejtuesi i FDE, 2 përgjegjës te sektorëve te përfshi ne sektorët respektive dhe
financierin.
2. Sektori eksperimental dhe prodhimit bimor ka ne përbërjen 19 punonjës :1 magazinier,
2 laborante-zbatues eksperimentesh dhe 14 punetore bujqësie.
3. Sektori blegtorisë ka ne përbërjen 18 punonjës: 2 specialiste dhe 15 punëtore blegtorie
FDE ka qene pjese e UBT qe nga krijimi i saj e deri me sot, e cila ka ne përdorim keto
asete:
Rruga Pajsi Vodica, Kodër-Kamëz-Tiranë; Tel: (+355) 47200 893, Fax: (+355) 47200 874
website: www.ubt.edu.al
1. Magazina dhe stallë ne sektorin e bujqësisë, 8 ndërtesa, nga te cilat, 3 janë ne
shfrytëzim, kurse te tjerat do te bëhen funksionale ne vazhdimësi.
2. Ndertës dy kateshe, zyra
3. Toke gjithsej ,117.5 ha
a. Toke are e punueshme ,117.5 ha
b. Pemishte me ullinj ,13 ha
c. Bime arash , 103.5 ha
d. Sera e fidanishtes se ullirit, 1 ha
4. Traktorë me goma (zetor), 2 cope
5. Bagëti te trasha, 33 krerë lope, dema, mëshqerra, mëzetër dhe vica
6. Njëthundrak, 5 krerë, ndare ne kuaj dhe gomar
7. Bagëti te imta, 200 krerë, te ndare ne dele, deshë, rrurëza dhe qengja
8. Derra, 25 gjithsej, ndare ne dosa, harca dhe gica
9. Koshere bletësh, 30 (tridhjetë)
Kryesisht mbillen kultura bujqësore, grurë, misër, jonxhe.
Për vitin 2017-2018 është miratuar struktura e mbjelljes si me poshte:
* grurë ne sipërfaqe prej 44.6 ha,
* jonxhe, ne sipërfaqe prej 43.1 ha
* misër, ne sipërfaqe prej 10.8 ha
BORDI DREJTUES I FDE
Recommended