View
4
Download
0
Category
Preview:
Citation preview
Pub
lic D
iscl
osur
e A
utho
rized
Pub
lic D
iscl
osur
e A
utho
rized
Pub
lic D
iscl
osur
e A
utho
rized
Pub
lic D
iscl
osur
e A
utho
rized
Pub
lic D
iscl
osur
e A
utho
rized
Pub
lic D
iscl
osur
e A
utho
rized
Pub
lic D
iscl
osur
e A
utho
rized
Pub
lic D
iscl
osur
e A
utho
rized
Falënderime
Ky Raport i Zhvillimeve Ekonomike mbulon zhvillimet, perspektivat dhe politikat ekonomike në gjashtë vende të Evropës Juglindore (EJL6) Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Raporti nxirret dy herë në vit nga stafi i ekonomistëve në Departamentin për Reduktimin e Varfërisë dhe Menaxhimin Ekonomik të rajonit të Evropës dhe Azisë Qendrore në Bankën Botërore (ECA PREM). Ekipi i autorëve është udhëhequr nga Gallina Andronova Vincelette, Željko Bogetić dhe Abebe Adugna; anëtarët e mëposhtëm të ekipit kanë detyra tematike dhe/ose të vendeve: Simon Davies (zhvillimet fiskale dhe borxhi; dhe Bosnjë Herzegovina); Agim Demukaj (sektori i jashtëm; dhe Kosova); Doerte Doemeland, Nikola Kojucharov, dhe Ivan Kusen (tregu i punës; politika monetare; zhvillimet e inflacionit); Raquel Letelier (financial sector); Anil Onal (menaxher i databazës; dhe Shqipëria); Lazar Sestović (sektori real; dhe Serbia); Sanja Madzarević-Sujster (Mali i Zi); Bojan Shimbov (sektori financiar, Maqedonia), Ekaterine Vashakmadze dhe Mizuho Kida (zhvillimet dhe perspektiva globale); Maria Andreina Clower, Christopher Pala, dhe Budy Wirasmo ofruan asistencë të paçmuar në redaktimin dhe dizenjimin e këtij raporti.. Shpërndarja e raportit dhe marrëdhëniet me jashtë dhe median është menaxhuar nga Lundrim Aliu, Anita Bozinovska, Ana Gjokutaj, Jasmina Hadzić, Andrew Kircher, Vesna Kostić, Sanja Tanic; Boris Balabanov, Mirjana Popović, John Mackedon, Kristyn Schrader-King, dhe Dragana Varezić. Ekipi i është mirënjohës Ellen Goldstein (Drejtore e Vendit, Evropa Juglindore), Roumeen Islam (Drejtor Sektori në Detyrë, ECA PREM), Satu Kähkönen (Menaxher Sektori, ECA PREM2), dhe Njësia e Menaxhimit të Vendit për Evropën Juglindore për udhëheqjen e tyre në përgatitjen e këtij raporti. Ekipi falënderon për komentet në draftet e mëparshme të këtij raporti të marra nga Bankat Qendrore dhe Ministritë e Financave në vendet e EJL6. Ky dhe raportet e tjera SEE RER mund të gjenden në: www.worldbank.org/eca/seerer
Deklaratë standard:
.
Ky volum është një produkt i stafit të Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim/ Banka Botërore. Gjetjet, interpretimet, dhe përfundimet e shprehura në këtë raport nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore ose qeverive që ata përfaqësojnë. Banka Botërore nuk garanton saktësinë e të dhënave të përfshira në këtë punim. Kufijtë, ngjyrat, emërtimet, dhe informacionet e tjera të pasqyruara në cilëndo hartë në këtë punim nuk nënkuptojnë asnjë paragjykim nga ana e Bankës Botërore sa i përket statusit ligjor të ndonjë territori apo pajtimin me/ose pranimin e kufijve të tillë.
.
Deklaratë e të Drejtave të Autorit:
.
Materiali në këtë publikim mbrohet nga e drejta e autorit. Kopjimi dhe/ose transmetimi i pjesëve apo i tërë këtij punimi pa leje mund të jetë shkelje e ligjeve përkatëse. Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim/ Banka Botërore nxit shpërndarjen e punës së saj dhe normalisht e jep menjëherë lejen për riprodhimin e pjesëve të punimit. Për lejen për të fotokopjuar ose rishtypur cilëndo pjesë të këtij punimi, ju lutem dërgojeni me informacion të plotë tek Copyright Clearance Center, Inc., 222 Rosewood Drive, Danvers, MA 01923, USA, telephone 978-750-8400, fax 978-750-4470,
http://www.copyright.com/. Të gjitha kërkesat për të drejtat dhe licencat, përfshirë të drejtat e varura, duhet të adresohen tek Zyra e Publikuesit, The World
Bank, 1818 H Street NW, Washington, DC 20433, USA, fax 202-522-2422, e-mail pubrights@worldbank.org.
IV | P Ë R M B A J T A
PE RMBAJTJA
KAPITULLI 1: ..................................................................................................................................................... 9
ZHVILLIMET MAKROEKONOMIKE TË KOHËVE TË FUNDIT ................................................................ 9
RRITJE MODESTE PAS RECESIONIT TË DYFISHTË ..................................................................................................... 10
PËRMIRËSIME TË VAZHDUARA NË TREGTI DHE BORXHIN E JASHTËM ...................................................................... 14
PËRFITIMET E PUNËSIMIT QË PO RIFILLON ............................................................................................................... 16
RËNIA E INFLACIONIT .............................................................................................................................................. 18
RRITJA E DOBËT E KREDISË ..................................................................................................................................... 21
PRESIONE NGULMUESE FISKALE .............................................................................................................................. 27
KAPITULLI 2: ................................................................................................................................................... 32
PERSPEKTIVA MAKROEKONOMIKE ......................................................................................................... 32
RRITJE E DOBËT NË TË ARDHMEN ............................................................................................................................ 33 NGA RRITJA E DOBËT DREJT NJË RRITJEJE MË TË FORTË EKONOMIKE: PËRMIRËSIMI I PRODUKTIVITETIT DHE
KONKURRUESHMËRISË ............................................................................................................................................. 34
KLIMË E PËRMIRËSUAR BIZNESI, POR NEVOJITEN REFORMA TË MËTEJSHME .......................................................... 35
SHTOJCA I: ....................................................................................................................................................... 38
SHTOJCË: INDIKATORËT MAKROEKONOMIKË .................................................................................... 38
| V P Ë R M B L E D H J A
Përmbledhje Zhvillimet ekonomike të kohëve të fundit
Rajoni i Evropës Juglindore (EJL6) doli nga
recesioni i dyfishtë në gjysmën e parë të vitit
2013, e mbështetur nga një rimëkëmbje në
fillimet e saj në në zonën e Euros. Industria--
veçanërisht eksportet e produkteve dhe
energjia--ishin shtysë e rimëkëmbjes. Rajoni
përjetoi një ngritje të mirëpritur të eksporteve
në 2013, veçanërisht eksportet e makinave nga
Serbia. Kushtet e favorshme të motit
mbështetën një kontribut të fortë të prodhimit
bujqësor në rritjen ekonomike dhe ndihmoi të
dobësohen presionet inflacioniste. Megjithatë,
kërkesa e brendshme mbeti e dobët në
shumicën e rajonit, duke pasqyruar
papunësinë e lartë, rritjen e ngadaltë të të
ardhurave dhe kredisë familjare dhe një klimë
të vështirë investimesh. Vetëm në Kosovë dhe
Maqedoni investimet publike kontribuan në
njëfarë forcimi të kërkesës së brendshme.
Përtej këtyre faktorëve afatshkurtër, një
ngadalësim në rritjen e produktivitetit dhe
kostot në rritje të njësisë së fuqisë punëtore
prekën negativisht rritjen ekonomike, duke
ulur konkurrueshmërinë dhe kërkesën për fuqi
punëtore.
Papunësia në rajon, me një mesatare prej
rreth 24 përqind1, filloi të bjerë në gjysmën
e parë të vitit 2013 nga nivelet e saj
kulmore të krizës. Ndërkohë që punësimi u
rrit në Shqipëri, Maqedoni dhe Malin e Zi, ai
mbeti i ulët në Serbi dhe Bonjë dhe
Hercegovinë. Por edhe aty ku punësimi është
1 Të gjithë agregatet mesatare në nivel rajonal në EJL6 janë mesatare të thjeshta përveç rasteve kur vihet në dukje ndryshe.
rimëkëmbur në mënyrë të konsiderueshme që
nga 2010, përfitimet nuk kishin bazë të gjerë
dhe u përqendruan kryesisht tek shërbimet.
Rritja ekonomike afatshkurtër do të jetë tepër
e dobët për të mbështetur përmirësime të
rëndësishme në punësim.
Ndërkohë që performanca e eksporteve u
forcua dhe importet ranë, bilancet e
llogarisë korente u ngushtuan. Rimëkëmbja
graduale në Zonën e Euros ndihmoi që
eksportet e kombinuara (mesatare e
ponderuar) të mallrave të EJL6 të rriten me
afër 13 për qind (bazë vjetore), duke dhënë
një kontribut të fortë në rritjen e përgjithshme
ekonomike. Rritja e eksporteve filloi kudo, e
shtyrë nga kapacitetet e eksportit të bazuara
në investimet e huaja direkte (IHD).
Megjithatë, qëndrueshmëria e kësaj rritjeje të
lartë të eksporteve është e pasigurt duke pasur
parasysh bazën e ngushtë të eksporteve të
rajonit dhe problemet e konkurrueshmërisë.
Kërkesa e dobët e brendshme i tkurri
importet në të gjithë vendet përveç Serbisë, ku
rritja e tyre u udhëhoq nga lëndët e para dhe
pjesët që përdoren në industritë me orientim
eksportin. Investimet e huaja direkte (IHD)
mbetën të ngadalta në EJL6, duke u rritur
vetëm me 0.7 për qind të prodhimit të
brendshëm bruto (PBB), por përqindja e tyre
në financimin e llogarisë korente u rrit.
Remitancat vazhduan të rezistonin
përgjithësisht, por kriza greke filloi të kishte
ndikim, veçanërisht mbi Shqipërinë.
Tkurrja e kreditimit të bankave të huaja
nga EJL6, kreditë e këqija (NPL-të) në
ngritje dhe rritja e dobët e kredisë,
përforcojnë nevojën për reforma të
vrullshme për reduktimin e
vulnerabiliteteve në sektorin financiar.
VI | F a q e
Bankat evropiane vazhduan të tkurrin
kreditimin dhe reduktuan ekspozimin e tyre
në rajonin e EJL6. Me synimin për të
përmirësuar elasticitetin dhe kapacitetin
mbikëqyrës të tyre, vendet e EJL6 bënë
përparim në zbatimin e reformave bankare
gjatë vitit të kaluar. Bankat mbeten të mirë-
kapitalizuara me treguesit e mjaftueshmërisë
së kapitalit mbi kërkesat e rregullatorëve në të
gjashtë vendet. Likuiditeti ishte i lartë në 25-
35 për qind të aseteve totale. Megjithatë,
Kreditë e këqija (NPL) arritën në nivele
shqetësuese me rreth 20 për qind të kredive
totale në Shqipëri dhe Serbi dhe rreth 18 për
qind në Malin e Zi. Rritja e tyre erdhi nga
gjendja e ngadaltë e ekonomisë, regjimet e
dobëta të paaftësisë paguese dhe mungesa e
përhapur e disiplinës së sektorit privat në
pagesa, të përkeqësuara nga pagesat e
prapambetura të sektorit publik për bizneset
në disa prej vendeve të EJL6. Në këtë mjedis,
pavarësisht nga likuiditeti i gjerë dhe
shkurtimet në normat bazë të interesit, bankat
mbetën hezituese në lëshimin e kredive të reja.
Si rezultat, rritja e kredisë u ngadalësua në
shumicën e vendeve të EJL6.
Deficitet fiskale mbetën të larta dhe
borxhi publik u rrit në 2013. Mesatarja e
deficitit fiskal në EJL6 parashikohet të mbetet
në nivele të larta në 4.2 për qind të PBB-së në
2013 (krahasuar me 4.1 për qind të PBB-së në
2012). Ngurtësitë strukturore në shpenzimet
publike, baza e dobët tatimore dhe të ardhurat
fiskale të ulëta kontribuan në këtë rezultat.
Pavarësisht nga disa përpjekje të konsolidimit
fiskal, qeveritë në EJL6 nuk adresuan
ngurtësitë kryesore si fatura e madhe e pagave
të sektorit publik (me një mesatare 9 për qind
të PBB-së) dhe transfertat sociale të
shënjestruara keq (12 për qind të PBB-së
mesatarisht). Si rezultat, ritmi i korrigjimit
fiskal mbeti i pamjaftueshëm për të përmbysur
dinamikën negative të borxhit në disa vende.
Borxhi publik mesatar u rrit në EJL6 dhe
pritet të arrijë në 45 për qind të PBB deri në
fund të vitit 2013, nga 42 për qind një vit më
parë. Borxhi publik mbeti në mbi 60 për qind
e PBB në Shqipëri, Malin e Zi dhe Serbi.
Perspektiva dhe Rreziqet e Rritjes
Me një kërkesë të dobët, të ardhme të
paqartë të eksportit dhe rreziqe të
konsiderueshme të jashtme, perspektiva
afatshkurtër e EJL6 mbetet e brishtë. Pas
ringritjes së ekonomisë rajonale në gjysmën e
parë të vitit 2013 dhe duke marrë parasysh të
dhënat e fundit me frekuencë të lartë, rritja
ekonomike për vitin pritet të jetë rreth 1.8 për
qind. Eksportet neto do të vazhdojnë të jenë
shtysë e rritjes në EJL6 në afat të shkurtër.
Megjithatë, për shkak të bazës së kufizuar të
eksporteve të ekonomive të EJL6 dhe
kapaciteteve të reja të pasigurta të eksporteve
të nxitura nga investimet e huaja direkte
(IHD-të), rimëkëmbja e qëndrueshme e
udhëhequr nga eksportet nuk është e
garantuar. Shumë varet nga zgjatja e
Normat e Rritjes Ekonomike, 2012-2014
2012 2013f 2014f
Shqipëria 1,6 1,3 2,1
Bosnja dhe Hercegovina -1,1 0,8 2,0
Kosova 2,7 3,0 4,0
Maqedonia -0,4 2,5 3,0
Mali i Zi -2,5 1,8 2,5
Serbia -1,7 2,0 1,0
EJL6* -0,7 1,8 1,8
Zona e Euros -0,6 -0,4 1,1
Burimi: Parashikime të stafit të Bankës Botërore.
Shënim: (mesatare e ponderuar)
| VII P Ë R M B L E D H J A
rimëkëmbjes së kërkesës së jashtme. Në
kontrast me këtë, kushtet e pafavorshme të
tregut të punës, një klimë e dobët e
investimeve, dhe kushtet e vështira të
kreditimit që shkaktojnë ulje të konsumit dhe
investimeve do të mbajnë të mbyllur
aktivitetin e përgjithshëm ekonomik. Prandaj,
PBB-ja reale e ponderuar e rajonit të EJL6
tani pritet të rritet me 1.8 për qind në 2014,
rreth një pikë përqindje më pak se vlerësimi i
mëparshëm në mes të 2013. Ngadalësimi
nxitet nga ekonomia e Serbisë, e cila tani pritet
të rritet me vetëm 1 për qind në 2014
(krahasuar me një vlerësim prej 2 për qind në
mes të vitit 2013) për shkak të konsolidimit të
planifikuar fiskal dhe rënies së konsumit
privat. Në kontrast me Serbinë, rritja
ekonomike në pesë vendet e tjera të EJL pritet
të forcohet në 2014 dhe të kapërcejë ritmin e
zgjerimit ekonomik të vitit 2013.
Rreziqet në panoramën afatshkurtër të
EJL6 janë në rënie. Rreziqet kryesore të
jashtme lidhen me ritmin e rritjes në normat
globale të interesit dhe kostot e huamarrjes
sovrane që vijnë nga një reduktim i
mundshëm i lehtësimit monetar në SHBA;
rimëkëmbja e Zonës së Euros; dhe tkurrja e
kreditimit si dhe dalja e mundshme e bankave
mëmë nga vendet e EJL6. Rreziqet e
brendshme lidhen me "lodhjen nga reforma"
e cila mund të vonojë zbatimin e politikave,
dhe sfidat e mëdha fiskale dhe të borxhit në
disa vende. Gjithashtu, zgjidhja e ngadaltë e
kredive të këqija, grumbullimi i pagesave të
prapambetura në disa vende dhe rritja e dobët
e kredisë mund të mpakë më tej perspektivat e
rritjes.
Përtej këtij horizonti të vështirë
afatshkurtër, si munden vendet e EJL6 të
ngrenë perspektivën e tyre afatgjatë të
rritjes? Ndërkohë që ruajtja e stabilitetit
makro-ekonomik mbetet një prioritet politik
maksimal, reformat strukturore duhet të
ndiqen me vrull. Rritja ekonomike e
udhëhequr nga eksportet e vitit 2013 është një
zhvillim pozitiv, por mbajtja e saj do të jetë
një sfidë. Përveç nevojës për të përmirësuar
pozicionet e tyre fiskale, uljes së borxheve
publike dhe forcimit të sistemeve bankare,
EJL6 përballen me sfida të mëdha strukturore
në përmirësimin e produktivitetit dhe
konkurrueshmërisë, përfshirë në fushat e
klimës së investimeve, tregut të punës dhe
sektorit publik.
Kapërcimi i këtyre sfidave është i
mundshëm. Një sfidë e ngjashme të
transformimit strukturor është përballuar me
sukses nga vendet e Baltikut, Polonia,
Republika Çeke dhe Sllovakia, ndërmjet
vendeve të tjera. Ato e filluan tranzicionin e
tyre para dy dhjetëvjeçarësh në kushte të
pafavorshme dhe tani kanë ekonomi
dinamike, të hapura dhe të orientuara drejt
eksportit me investimet e huaja direkte (IHD)
të mëdha dhe transferim përkatës të
teknologjisë dhe know-how. Me përparimin e
kohëve të fundit të vendeve kandidate për në
Bashkimin Evropian (BE) Mali i Zi dhe Serbi,
dhe me marrëveshjen ndërmjet Serbisë dhe
Kosovës që sinjalizon stabilitet dhe siguri më
të madhe, perceptimi i rrezikut rajonal për
investitorët mund të bjerë gradualisht në kohë.
Aderimi i Kroacisë në BE, hapja e procesit të
aderimit me Serbinë dhe përparimi i bërë nga
Mali i Zi, si dhe ndryshimet politike të kohëve
të fundit në rajon, mund të ofrojnë një nxitje
të përtërirë për reforma. Momenti për të
përdorur këtë mundësi është tani.
10 | F a q e
Rritje Modeste pas Recesionit të Dyfishtë
Në gjurmët e një rimëkëmbjeje të vakët të Zonës së Euros, rajoni i EJL6 doli nga recesioni në
gjysmën e parë të vitit 2013. PBB reale e kombinuar e vendeve të EJL6 u ringrit nga një rënie 0.7 për qind
në vitin 2012 në një rritje 1.8 për qind (bazë vjetore) në gjysmën e parë të vitit 2013 (Figura 1). Rritja
ekonomike u mbështet nga një kërkesë e jashtme për eksportet e EJL6, e cila po rimëkëmbet ngadalë (Kutia
1). Ndërkohë që rritja ekonomike në Serbi dhe Shqipëri (me 1.4 për qind) udhëhiqej nga industria, bujqësia
dhe eksportet, rritja në Maqedoni (me 3.4 për qind, më e larta në rajon) pasqyroi një rimëkëmbje të fortë në
ndërtim dhe shërbime në gjysmën e parë të vitit 2013.
Industria--veçanërisht eksportet e produkteve
dhe energjia--ishin shtysë e rimëkëmbjes në
2013. Në dallim nga viti 2012, prodhimi industrial u
rrit në gjithë rajonin në gjysmën e parë të vitit 2013
(Figura 2). Në Serbi, fillimi i prodhimit dhe eksportet
nga FIAT kapërcyen parashikimet, me më shumë se
100.000 makina të eksportuara deri tani këtë vit. Në
vendet e tjera të EJL6, rritja e prodhimit industrial
ishte më e dobët, por kontribuoi pozitivisht në
rimëkëmbjen e përgjithshme ekonomike.
Kushtet e mira të motit mbështetën një kontribut
të fuqishëm të bujqësisë në rritjen ekonomike në
EJL6. Për shkak se vetëm një pjesë e vogël e tokës
bujqësore është e ujitur dhe/ose e mbrojtur nga
përmbytjet, prodhimi bujqësor varet në mënyrë
kritike nga kushtet e motit. Në Serbi, pas një rënieje
me 20 për qind në vitin e mëparshëm, bujqësia u rrit
me 21 për qind në gjysmën e parë të vitit 2013 (bazë
vjetore) me një mot më të mirë, duke kontribuar 1.6
pikë përqindjeje në rritjen e përgjithshme të PBB. Në
vendet e tjera, rritja ishte më pak e fortë, por pozitive.
Për shembull, në Maqedoni, prodhimi bujqësor u rrit
me 0.7 për qind dhe të dhënat jopërfundimtare nga
Kosova gjithashtu sugjerojnë një vit të mirë bujqësor
për shkak të motit dhe projekteve të financuara nga
donatorët në sektor. Oferta më e madhe ndihmoi në
përmbysjen e inflacionit të çmimit të ushqimeve nga
një vit më parë.
Figura 1: Rritja në EJL6, 2012-13
Burimi: Zyrat kombëtare të statistikave dhe vlerësimet e stafit të Bankës Botërore Shënim: nuk ka të dhëna të disponueshme për Kosovën dhe Bonjë Hercegovinën; shifrat janë parashikime për vitin.
Figura 2: Rritja e Prodhimit Industrial në 2013 (tremujor), në %
Burimi: Zyrat kombëtare të statistikave.
-3
-2
-1
0
1
2
3
4
ALB BIH
KO
S
MK
D
MN
E
SRB
SEE6
EU1
5
EU1
1
2012
Percent, annual growth
ALB BIH
KO
S
MK
D
MN
E
SRB
SEE6
EU1
5
EU1
1
H1 2012
H1 2013
Percent, semi-annual y-o-y growth
0
5
10
15
20
ALB BIH MKD MNE SRB
Q1 Q2
| 11 F a q e
Nga krahu i kërkesës, eksportet ishin shtysa e rimëkëmbjes ekonomike në EJL6. Rimëkëmbja
graduale në Zonën e Euros ndihmoi që eksportet e kombinuara të mallrave të EJL6 të rriten me afër 13 për
qind (bazë vjetore), duke dhënë një kontribut të fortë pozitiv në rritjen e përgjithshme ekonomike (Tabela 1).
Serbia e udhëhoqi këtë ngritje të eksporteve me investime nga kompani të mëdha të huaja (përfshirë FIAT,
Michelin, dhe Stada): eksportet e saj u rritën me 20.5 për qind në gjysmën e parë të 2013 krahasuar me të
njëjtën periudhë në 2012), me një kontribut prej 5.1 pikë përqindje në rritjen e PBB-së reale. Të dhënat
paraprake sugjerojnë që kjo ngritje e eksporteve vazhdoi në tremujorin e tretë të vitit 2013, me një rritje të
vlerësuar në 38.5 për qind (bazë vjetore).
Përveç rimëkëmbjes së kërkesës së jashtme
nga BE, rritja e eksporteve të vendeve të
EJL6 u ndikua nga faktorë të përkohshëm.
Për shembull, Mali i Zi dhe Bosnjë
Hercegovina përfituan nga një ngritje në
eksportet e energjisë nga hidrocentralet e tyre
duke përdorur akumulime rekord të ujërave.
Gjithashtu, një rritje në eksportet ushqimore
nga Bosnjë Hercegovina drejt Kroacisë lidhet
me hyrjen e këtij vendi në BE.
Kërkesa e brendshme mbeti kryesisht e
dobët në EJL6 në 2013. Megjithëse statistikat
mbi anën e shpenzimeve të PBB-së në EJL6 janë të disponueshme vetëm për Maqedoninë dhe Serbinë, disa
indikatorë-kredia, pagat, inflacioni, papunësia, importet dhe borxhi i familjeve--të gjitha sugjerojnë kërkesë të
brendshme të dobët. Në Serbi, konsumi i brendshëm dhe investimet kishin një kontribut veçanërisht negativ
në rritjen e PBB me rreth 2 pikë përqindjeje secili në gjysmën e parë të 2013. Vetëm në Maqedoni dhe
Kosovë kërkesa e brendshme u forcua, kryesisht për shkak të investimeve të shtuara. Në Maqedoni për
shembull, investimet u rritën me 8.2 për qind në gjysmën e parë të vitit 2013 (bazë vjetore), e nxitur nga
investimet në projektet e mëdha të sektorit publik.
Përkundrejt këtyre zhvillimeve afatshkurtra, rritja e produktivitetit -- një shtysë kryesore për rritjen
afatgjatë -- u ngadalësua shumë në dy vitet e fundit. Në vitet përpara krizës globale financiare,
produktiviteti i fuqisë punëtore u rrit në vendet e EJL më shpejt se në BE11 dhe BE15, një tendencë që u
ruajt në periudhën menjëherë pas krizës (Figura 5). 2 Megjithatë, që nga fillimi i vitit 2012, rritja e
produktivitetit të fuqisë punëtore në EJL ra në një nivel poshtë atij të vitit 2008 në disa vende, meqenëse rritja
e ngadaltë e prodhimit nuk e ruajti ritmin e përmirësimit në punësim (Figura 6).
2 BE11 përbëhet nga Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania, Republika Sllovake dhe Sllovenia. Grupi i vendeve të BE15 përbëhet nga: Austria, Belgjika, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Spanja, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar.
Tabela 1: Rritja e Eksporteve të Mallrave, (Në Euro)
H1 2012 H1 2013
ndryshim në %
Shqipëria 720 840 16,7 Bosnja dhe Hercegovina 1.250 1.382 10,6 Kosova 135 149 10,4 Maqedonia 1.507 1.523 1,1 Mali i Zi 194 209 7,7 Serbia 4.145 4.993 20,5
EJL6 7.951 9.096 12,6 Burimi: Zyrat kombëtare të statistikave dhe vlerësimet e stafit të Bankës
Botërore
12 | F a q e
Kutia 1: Zhvillimet e Jashtme në 2013
Pas disa viteve dobësie, rritja në vendet me të ardhura të larta po forcohet, duke përfshirë Zonën e Euros (Figura
3). Rritja në vendet me të ardhura të larta u përshpejtua në T2 2013, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara; Zona e Euros u
rimëkëmb pas 6 tremujorëve në tkurrje, dhe rritje e fortë u shënua në Japoni. Ky përshpejtim u zbut në Zonën e Euros dhe
Japoni në tremujorin e tretë. Në SHBA, një rritje e udhëhequr nga sektori privat u rrit në 2.8 për qind nga tremujori i
mëparshëm, pavarësisht nga normat në rritje të interesit dhe efektet e sekuestrimit fiskal. Recesioni në Zonën e Euros ka
përfunduar me rritjen me bazë vjetore në T2 në 1.2 për qind në një numër ekonomish dhe anketat e PMI sugjerojnë kërkesë
më të fortë nga konsumatorët dhe importet. Megjithatë, Gjermania dhe Franca e humbën momentin në T3, duke regjistruar
norma rritjeje përkatësisht 1.2 për qind dhe 0.5 për qind negative. Aktiviteti ekonomik është forcuar në Kinë në muajt e
fundit (T3 deri në 9.3% nga 7.3% në T2) dhe po rimëkëmbet në ekonomitë e tjera të mëdha me të ardhura të mesme,
përfshirë Afrikën e Jugut, Turqinë dhe Brazilin, megjithëse rezultatet e T2 ishin zhgënjyese në Indi dhe Meksikë.
Figura 3: Prodhimi Industrial dhe Tregtia Globale: Në rimëkëmbje
Burimi: Banka Botërore dhe DataStream.
Figura 4: Kostot e Huamarrjes në Vende të Caktuara Evropiane: Në zbutje
Burimi: Banka Botërore dhe DataStream.
Flukset e kapitalit drejt vendeve në zhvillim filluan të ringrihen dhe presionet mbi çmimet e aseteve dhe
monedhave u lehtësuan. Megjithatë, mbeten rreziqe dhe pasiguri të lidhura me momentin eventual të reduktimit të
aktivitetit bankar dhe ndikimet e tij mbi vendet në zhvillim. Flukset globale të kapitalit mbeten të paqëndrueshme: flukset
globale të kapitalit drejt vendeve në zhvillim ranë në Tetor, duke e përmbysur plotësisht ringritjen më të hershme në
Shtator. Tregjet duket që po bëjnë dallime në bazë të kuadrove dhe rreziqeve të brendshme politike. Tranzicioni drejt
normave më të larta të interesit paraqet rreziqe të një korrigjimi të çrregullt nëse normat ngrihen tepër shpejt apo nëse një
ndalim i papritur në flukset e kapitalit ekspozon dobësitë në nivel vendi. Megjithëse kanë ndodhur disa korrigjime (kostoja
mesatare afatgjatë e financimit të bonove për vendet në zhvillim u shtrëngua me 50 pikë bazë që nga Maji), të ardhurat nga
investimet në SHBA ndoshta do të rriten me 200-220 pikë të tjera bazë, me të ardhurat nga investimet në vendet në
zhvillim ndoshta do të rriten mesatarisht 300-350 pikë bazë në afat të mesëm. Ekonomitë me vulnerabilitete thelbësore
mund të shohin kostot e tyre të huamarrjes të rritet shumë më shumë. Vendimi i përkohshëm i Rezervës Federale për të
mbajtur lehtësimin monetar në ritmin aktual ka vonuar ndikimin mbi vendet në zhvillim që përballen me dobësi të
financimit të jashtëm.
| 13 F a q e
Rritja e ngadaltë e produktivitetit dhe kostot në rritje të njësisë së fuqisë punëtore në disa vende
ndikuan negativisht mbi rritjen ekonomike. Vetëm në Shqipëri dhe Serbi, kostot reale të njësisë së fuqisë
punëtore ranë pas vitit 2008 (Figura 7), të ndihmuara pjesërisht nga rritja më e fortë e produktivitetit në këto
dy ekonomi krahasuar me pjesën tjetër të EJL. Por pagat reale në Bosnjë Hercegovinë dhe Maqedoni, për
shembull, vazhduan të rriten, ndërkohë që rritja e produktivitetit ra (Figura 8). Kjo solli rritje të mëtejshme në
kostot e njësisë së fuqisë punëtore në këto vende pavarësisht nga ngadalësimi ngulmues në tregjet e tyre të
punës. Kërkesa për fuqi punëtore dhe kanalet e konkurrueshmërisë tregtare ndikuan negativisht mbi rritjen
ekonomike.
Figura 5: Produktiviteti i Fuqisë Punëtore të EJL, në EJL kundrejt BE11 dhe BE15, Indeks (2008=100)
Burimi: Zyrat kombëtare të statistikave, vlerësimet e stafit të Bankës Botërore.
Figura 6: Produktiviteti i Fuqisë Punëtore të EJL, Indeks (2008=100)
Burimi: Zyrat kombëtare të statistikave, vlerësimet e stafit të Bankës Botërore.
65
70
75
80
85
90
95
100
105
110
20
02
20
03
20
04
20
05
20
06
20
07
20
08
20
09
20
10
20
11
20
12
SEE5 (ex. Kosovo)
EU-11
EU-15 70
75
80
85
90
95
100
105
110
115
120
20
04
20
05
20
06
20
07
20
08
20
09
20
10
20
11
20
12
AlbaniaBosniaFYR MacedoniaMontenegroSerbia
14 | F a q e
Përmirësime të Vazhduara në Tregti dhe Borxhin e Jashtëm
Bilancet e llogarisë korrente u ngushtuan në të gjithë vendet e EJL6 përpos kërkesës në rimëkëmbje
të Bashkimit Evropian (BE) për eksporte. Si rritja në eksporte dhe rënia në importe kontribuuan në një
ribalancim madhor në tregti dhe përmirësime në bilancet e llogarisë korrente (Figura 9, Figura 10 dhe Figura
11). Ndërkohë që tregtia ndërrajonale në EJL6 u rrit në vitin 2012, eksportet filluan të zhvendosen drejt BE
në 2013. Kjo ishte e vërtetë veçanërisht për Bosnjë Hercegovinën, Maqedoninë dhe Serbinë; ndërsa përqindja
e eksporteve të Malit të Zi dhe Kosovës drejt rajonit të EJL u rrit.
Figura 7: Kostot reale të njësisë së fuqisë punëtore, Indeks (2008=100)
Burimi: Zyrat kombëtare të statistikave, vlerësimet e stafit të Bankës Botërore. Shënim: Viti 2009 reflekton një thyerje strukturore në të dhënat për Maqedoninë për shkak të rishikimeve në metodologji në përkufizimin e pagave bruto.
Figura 8: Kontributet për ndryshimin e kostove të njësisë së fuqisë punëtore që nga 2008 (pikë përqindjeje).
Burimi: Zyrat kombëtare të statistikave, vlerësimet e stafit të Bankës Botërore.
Figura 9: Bilancet e Kombinuara të Llogarisë Korrente dhe Tregtisë në EJL6 (Përqindje e PBB)
Figura 10: Bilanci i Llogarisë Korrente të Vendeve të EJL6 në Gjysmën e Vitit (Përqindje e PBB)
Burimi: Bankat Qendrore, IMF WEO dhe përllogaritjet e stafit të Bankës Botërore.
Burimi: Bankat Qendrore të EJL6 Shënim: Përmirësimi i CAD në MNE ndodhi çdo vit në T3 për shkak të sezonit kryesor turistik që prodhonte një CAD vjetor mjaft më të ulët.
50
60
70
80
90
100
110
1202
00
4
20
05
20
06
20
07
20
08
20
09
20
10
20
11
20
12
Albania
Bosnia
FYR Macedonia
Montenegro
Serbia
-20
-15
-10
-5
0
5
10
15
Real wage growth
Productivity growth
Total change in unit labor costs
-9.9 -11.9
-7.0
-22.8 -22.0
-14.9
2011 2012 H1 2013
CAD Trade Balance
-40
-30
-20
-10
0
MNE KOS SEE6 ALB SRB MKD BiH
H1 2011 H1 2012 H1 2013
| 15 F a q e
Deficitet e llogarisë korrente (CAD) u financuan
kryesisht nga investimet e portofolit dhe IHD.
Investimet e portofolit ishin burimi më i madh i
financimit në gjysmën e parë të vitit 2013 duke
përbërë pothuajse gjysmën e financimit të CAD. Pjesa
e IHD-ve në financimin e CAD u rrit shumë nga 18.4
për qind në 2012 në rreth 45.3 për qind në gjysmën e
parë të 2013. IHD-të financuan një të tretën e CAD
në Serbi dhe Malin e ZI, rreth gjysmës së tij në
Maqedoni, dy të tretat në Bosnjë Hercegovinë, dhe
mbi 90 për qind në Kosovë dhe Shqipëri.
Flukset mesatare të Investime të Huaja Direkte
(IHD-ve) drejt vendeve të EJL6 u rritën në 2013,
megjithëse duke u nisur nga nivele të ulëta.
Investimet e Huaja Direkte (IHD-të) në Serbi dhe
Maqedoni—kryesisht në industrinë prodhuese—u dyfishuan, megjithëse duke u nisur nga nivele të ulëta. Në
Kosovë dhe Shqipëri, IHD-të u drejtuan kryesisht drejt infrastrukturës--Aeroporti i Prishtinës dhe
hidrocentralet, përkatësisht.
Kriza e Eurozonës. Remitancat drejt rajonit
ranë me 0.5 pikë përqindjeje si përqindje e PBB
në gjysmën e parë të vitit 2013 (Figura 12)
kryesisht për shkak të kushteve ekonomike me
të cilat përballen emigrantët në Itali dhe Greqi.
Rënia më e madhe ishte në Shqipëri, ku
madhësia e tkurrjes ishte më shumë se 2 pikë
përqindje të PBB, si rezultat i kthimit të shumë
emigrantëve nga Greqia.
Borxhi i jashtëm mbeti i lartë, megjithëse në
rënie, kryesisht për shkak të tkurrjes së
kreditimit të sektorit privat (shih seksionin
fiskal). Borxhi i jashtëm total në EJL6 ra me 2.4
pikë përqindjeje në 67.1 për qind të PBB në
gjysmën e parë të 2013, kryesisht për shkak të
rënies së madhe prej 5.2 pikë përqindjeje të
borxhit të jashtëm të Serbisë (Figura 13, Figura
14). Përveç Serbisë, borxhi i jashtëm ra në
Maqedoni me 0.9 për qind të PBB, dhe në
Figura 12: Remitancat e Punëtorëve 2010--H1 2013 (% e PBB)
Burimi: Bankat qendrore të EJL6 Shënim: Shqipëria, Kosova dhe Bosnjë Hercegovina i përkufizojnë remitancat që përfshijnë kompensimin e punonjësve; Serbia dhe Mali i Zi përdorin përkufizime më të ngushta. Të dhënat për Maqedoninë përfshijnë vetëm remitancat e punëtorëve që vijnë nga kanalet zyrtare të bankave dhe të raportuara si të tilla, por jo të gjithë transfertat private.
0
2
4
6
8
10
12
14
16
KOS BIH SEE6 ALB MNE SRB MKD
2011 2012 H1 2013
Figura 11: Rritja e Eksporteve në EJL6 (Përqindje)
Burimi: Bankat Qendrore, IMF WEO dhe
përllogaritjet e stafit të Bankës Botërore.
-10.0
-5.0
0.0
5.0
10.0
15.0
20.0
25.0
30.0
ALB BiH KOS MKD MNE SRB SEE6
2011 2012 H1: 2013
16 | F a q e
Kosovë3 dhe Shqipëri me rreth 0.3 për qind të PBB përkatësisht (Figura 14).
Përfitimet e Punësimit që po Rifillon
Ndërkohë që normat e punësimit në EJL6 u përmirësua në 2013, rritja e tyre pati vetëm një ndikim të
vogël në normat e larta të papunësisë. Krahasuar me BE11 dhe BE15, ku nivelet e punësimit mbetën
mjaft më të ulëta se kulmet e tyre para krizës, punësimi në EJL6 ishte pothuajse në nivelin kulmor të para
krizës së 2008 në gjysmën e parë të 2013 (Figura 19). Megjithatë, përmirësimet në punësim po përkthehen
ngadalë në rënie të ndjeshme të normave të papunësisë. Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi përjetuan rritjen
më të fortë në vendet e punës që nga 2010, ndërkohë që punësimi në Serbi dhe Bosnjë Hercegovinë mbetet e
dobët (Figura 16). Edhe aty ku punësimi është rimëkëmbur ndjeshëm që nga 2010, përmirësimet nuk kanë
qenë me bazë të gjerë por të përqendruara kryesisht tek sektorët e shërbimeve. Në kontrast me këtë, industria
vazhdoi të pakësojë fuqinë punëtore (Figura 17).
3 Borxhi i jashtëm privat për Kosovën është një llogaritje e përafërt dhe mund të jetë pak i nënvlerësuar.
65.8 63.3 69.5 67.1
24.4 26.4 30.5 30.6
0
20
40
60
80
2010 2011 2012 H1 2013
External debt o/w Gov. debt
0.0
50.0
100.0
150.0
MNE SRB SEE6 MKD BiH ALB KOS
2010 2011 2012 H1 2013
Figura 13: Borxhi i Jashtëm Mesatar i EJL6 (Përqindje e PBB)
Figura 14: Borxhi i Jashtëm Total Publik dhe Privat 2010-13 (Përqindje e PBB)
Burimi: Bankat qendrore dhe ministritë e financave (MF) të EJL6 Shënim: Vija e gjelbër përfaqëson normën e Maastricht për nivelet e borxhit.
Burimi: Bankat qendrore dhe ministritë e financave të EJL6; FMN; Banka Botërore. Shënim: Borxhi i jashtëm i Mali i Zi (MNE) është llogaritje e përafërt. Borxhi i jashtëm privat për Kosovën është një llogaritje e përafërt dhe mund të jetë pak i nënvlerësuar. Borxhi i saj i jashtëm përfshin gjithashtu borxhin potencial ndaj Klubeve të Londrës dhe Parisit i cili duhet të negociohet me Serbinë.
| 17 F a q e
Papunësia në EJL6 ngulmon të qëndrojë në
nivel të lartë, pavarësisht nga rëniet e kohëve të
fundit në disa vende. Norma mesatare e
papunësisë për EJL6 ishte 23.6 për qind në mes të
2013, shumë mbi mesataren e BE11, dhe tregon
pak përmirësim nga nivelet kulmore të krizës
(Figura 18). Vetëm në Maqedoni papunësia ra në
mënyrë të konsiderueshme, megjithëse duke u nisur
nga nivele shumë të larta. Norma e papunësisë në
Shqipëri (12.8 për qind) mbeti më e ulëta në EJL6,
ndërkohë që ajo e Kosovës, në 30.9 për qind, mbeti
më e larta. 4 Në kontrast me këtë, në BE11 dhe
BE15, normat e papunësisë kanë vazhduar të rriten
(Figura 19).
4 Kosova kohët e fundit nxori shifrat e papunësisë për 2012 nga Anketa e saj për Fuqinë Punëtore, pas një hendeku 3-vjeçar në të dhëna.
Figura 15: Punësimi në kontekst rajonal, Indeks (2008=100)
Burimi: Eurostat, Zyrat kombëtare të statistikave
Figura 16: EJL: Shtigjet e rimëkëmbjes së punësimit Indeks (2008=100)
Burimi: Zyrat Kombëtare të Statistikave
Figura 17: Shtysat sektoriale të rimëkëmbjeve të punësimit, pikë përqindjeje
Burimi: Eurostat, Zyrat kombëtare të statistikave
85
90
95
100
1052
00
2
20
03
20
04
20
05
20
06
20
07
20
08
20
09
20
10
20
11
20
12
SEE5 (ex.Kosovo)EU-11
85
90
95
100
105
110
2007 2008 2009 2010 2011 2012
ALB BIH MKD
MNE SRB
-4
-2
0
2
4
6
8
10
Albania FYR Macedonia Montenegro
Services
Industry
Agriculture
TOTAL
18 | F a q e
Rënia e Inflacionit
Inflacioni në EJL6 u ngadalësua në tre tremujorët e parë të 2013 si ndikim i çmimeve të energjisë
dhe ushqimeve që po stabilizohen. Rënia në inflacionin e CPI—krahasuar me normat kulmore në Dhjetor
2012/Janar 2013—ishte e konsiderueshme: ajo u luhat nga 7.9 pikë përqindjeje në Serbi në 3.5 pikë
përqindjeje në Kosovë, dhe 3 pikë përqindjeje në në Maqedoni (Figura 20). Pjesa më e madhe e ngadalësimit
pasqyron një shpërbërje të faktorëve unikë që e ngritën inflacionin në vitin 2012—çmime të administruara,
disa ngritje taksash dhe ndikimi i motit të keq mbi prodhimin bujqësor dhe furnizimin me ushqime. Inflacioni
i ushqimeve ra me 9 pikë përqindjeje (Figura 21), ndërkohë që inflacioni i energjisë ra me 5 pikë përqindjeje.
Serbia ishte një përjashtim ku inflacioni u ngrit përkohësisht në Gusht për arsye të një rritjeje unike në çmimet
me pakicë të energjisë (Figura 22). Me këto zhvillime, deri në Shtator, inflacioni i CPI në EJL6 (2.5 për qind)
konvergoi në mënyrë të konsiderueshme, vetëm një për qind më lart se ai i rajoneve të tjera (Figura 23).
Figura 18: Normat e papunësisë (2013), përqindje e fuqisë punëtore
Shënim: Të dhëna të T2 2013 për të gjithë përveç Kosovës (2012). Kosova e ndryshoi metodologjinë e saj për LFS në 2012, duke i bërë shifrat e vitit të mëparshëm të pakrahasueshme. Burimi: Anketat Kombëtare të Fuqisë Punëtore.
Figura 19: Normat e papunësisë në kontekstin rajonal, përqindje e fuqisë punëtore
Burimi: Eurostat, të dhëna kombëtare të LFS, vlerësime të stafit të Bankës Botërore
12.8 19.2 23.5 27.5 28.8 30.9
13.8
20.5
25.5 27.6
33.5
0
5
10
15
20
25
30
35
40
ALB MNE SRB BIH MKD KOS
Normat
Mesatarja e
BE11 mesatare
0
5
10
15
20
25
30
SEE5 (ex. Kosovo)
EU-11
EU-15
| 19 F a q e
Figura 20: Inflacioni i CPI, përqindje (vjetore)
Burimi: Zyrat kombëtare të statistikave dhe përllogaritje të stafit të Bankës Botërore
Figura 21: Inflacioni i Çmimit të Ushqimeve, përqindje (vjetore)
Burimi: Zyrat kombëtare të statistikave dhe përllogaritje të stafit të Bankës Botërore
Me inflacion në rënie dhe kapacitet rezervë ende të lartë, disa banka qendrore të EJL6 lehtësuan
politikën monetare. Në mënyrë specifike, hendeqet ende të mëdha të prodhimit në EJL6 (Figura 24)
-2
0
2
4
6
8
10
12
14Albania
BiH
Kosovo
Macedonia, FYR
Montenegro
Serbia
SEE6
-4
-2
0
2
4
6
8
10
12
14
16
18
20Albania
BiH
Kosovo
Macedonia, FYR
Montenegro
Serbia
SEE6
Figura 22: Inflacioni i çmimit të energjisë në EJL6, përqindje (vjetore)
Burimi: Zyrat kombëtare të statistikave dhe përllogaritje të stafit të Bankës Botërore
Figura 23: Krahasimi rajonal i inflacionit të CPI, përqindje (vjetore)
Burimi: Zyrat kombëtare të statistikave dhe përllogaritje të stafit të Bankës Botërore
-6-4-202468
1012141618
Albania BiH
Kosovo Macedonia, FYR
Montenegro Serbia
SEE6
0
1
2
3
4
5
6
7
8
SEE6
EU15
EU11
20 | F a q e
mbështetën një farë lëshimi në vendet me norma këmbimi fleksibël (Shqipëria dhe Serbia) dhe tavanet e
menaxhuara (Maqedonia). Normat bazë të interesit u shkurtuan me një mesatare prej 50 pikë bazë në gjysmën
e parë të viti 2013 (Figura 25). Për të mbështetur likuiditetin, vendet e "eurozuara" (Bosnjë Hercegovina,
Kosova dhe Mali i Zi)5 ruajtën norma relativisht të ulëta të rezervave të kërkuara: 9.5 për qind në Malin e Zi,
10 për qind në Bosnjë dhe 10 për qind në Kosovë.
Figura 24: Hendeqet e prodhimit në EJL6 (Përqindje e PBB potenciale)*
Burimi: FMN WEO dhe Raportet e stafit të vendeve.
Figura 25: Normat Zyrtare Bazë të Interesit (Përqindje)
Burimi: ECB, Zyrat kombëtare të statistikave. Shënim: * Të dhënat për Kosovën nuk disponohen.
Pavarësisht këtyre përpjekjeve, EJL6
përjetoi rimëkëmbje të kufizuar të
agregateve monetare, duke pasqyruar
aktivitetin real të ngadaltë. Oferta reale e
parasë së gjerë (M2) në Shqipëri, Maqedoni,
Mali i Zi dhe Serbi nuk është rritur dukshëm që
në mes të vitit 2010. Vetëm në Bosnjë
Hercegovinë dhe Kosovë ka pasur një rritje të
matshme në M2 reale që nga kriza, por
fushëveprimi për ekspansion të mëtejshëm
shtrëngohet nga flukset e kufizuara të jashtme
brenda strukturës së këmbimit të këtyre
vendeve. Megjithatë, për balancat, rimëkëmbja
monetare pas krizës në EJL6 ka qenë
përgjithësisht e barabartë me rajonet e tjera,
megjithëse mjaft më e paqëndrueshme (Figura
26).
5 Kosova dhe Mali i Zi kanë adoptuar në mënyrë të njëanshme euron si monedhën e vetme ligjore, ndërsa Bosnjë Hercegovina ka një bord monedhe të bazuar në euro.
-6
-4
-2
0
2
4
6
8
10
2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013
Montenegro
Serbia
FYR Macedonia
Albania
Bosnia and Herzegovina
0
5
10
15
20
2008 2009 2010 2011 2012 2013
Albania
FYR Macedonia
Serbia
Euro area (ECB refi rate)
Figura 26: Oferta reale e parasë së gjerë, Indeks (2009:Q1=100)
Shënim: Të dhënat e 2013:H1 është shprehur si një normë me bazë vjetore. Burimi: FMN IFS, Bankat qendrore kombëtare
90
95
100
105
110
115
120
125
SEE6
EU15
EU11
| 21 F a q e
Rritja e Dobët e Kredisë
Kushtet e financimit për vendet e EJL6 u përmirësuan disi në vitin 2013. Pas masave mbështetëse të
marra nga bankat qendrore madhore të botës, ndjesia e tregut u përmirësua dhe refuzimi i rrezikut ra. 6
Normat e spredeve të CDS (sigurimi ndaj moskthimit të kredive) arritën nivelet më të ulëta në shumicën e
vendeve të EJL6 që nga fillimi i vitit 2011 dhe tregjet e kapitalit u ngritën (Figura 27, Figura 28). Flukset bruto
të kapitalit në hyrje në rajonin EJL6 u ngritën në 2013, duke shkuar në 0.5 për qind të PBB. IHD-të panë një
ngritje me 0.7 për qind të PBB-së në gjysmën e parë të vitit 2013 dhe investimet e portofolit mbetën të
shëndetshme ndërsa tregjet e kapitalit mbetën mbështetëse të emetimeve të bonove sovrane të EJL6.
6 Një studim i Bankës për Zgjidhjet Ndërkombëtare (BIS) “Kriza e zonës së euros dhe huadhënia ndërkufitare e bankave për tregjet e reja” (http://www.bis.org/publ/qtrpdf/r_qt1212f.htm) konfirmon që ndërmjet mesit të 2011 dhe mesit të 2012 ishte kryesisht stresi i bankave mëmë që shtynte tkurrjen e kreditimit.
Figura 27: Financimi dhe Kostot e Financimit për Vendet e EJL6
Figura 28: Spredet e CDS-ve të vendeve të EJL6
Burimi: Bloomberg, Banka për Zgjidhje Ndërkombëtare (BIS) dhe përllogaritje të stafit të Bankës Botërore Shënim: *Vendet e përfshira: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. ** Bankat e përfshira: Raiffeisen Bank, Erste Bank, Banca Intesa, UniCredit Bank, Societe Generale, Banka Kombëtare e Greqisë (NBG) dhe Alpha Bank. *** Vendet e përfshira: Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.
0
200
400
600
800
1,000
-3,000
-2,000
-1,000
0
1,000
2,000
3,000
Change in BIS reporting banks external position vis-à-vis SEE6 (left axis)*
Parent Banks CDS spread average (right axis)**
SEE6 sovereign CDS spread, bps (right axis)***
0
200
400
600
800
1,000
1,200
1,400
ALB MKD MNE SRB
22 | F a q e
Megjithatë, bankat e huaja evropiane
vazhduan të tkurrin kreditimin nga rajoni i
EJL6. Bankat e huaja evropiane, të cilat
dominojnë peizazhin financiar të EJL6 (Tabela
2) mbeten nën presione të tregut dhe
rregullatorëve që i penguan ato të zgjeronin
bilancet e tyre dhe inkurajuan filialet e tyre të
vazhdonin të diversifikonin burimet e tyre të
financimit. Në fakt, krahasuar me fundin e
tremujorit të tretë të vitit 2012, ekspozimi
ndërkombëtar të bankave të huaja ra në sektorin
financiar të EJL6 ndërkohë që bankat mëmë
vazhduan të reduktojnë praninë e tyre në rajon.
Për shembull Hypo Alpe Adria Bank e Austrisë,
i nxori në shitje filialet e saj në rajon (Bosnjë
Hercegovinë, Mali i Zi dhe Serbi). Nova Ljubljanska Banka (NLB) e Sllovenisë arriti kohët e fundit një plan
ristrukturimi me Komisionin Evropian për të reduktuar portofolin, duke rritur rrezikun e shpronësimit nga
rajoni. Ndërkohë që negociatat ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme për Konkurrencën e Komisionit
Evropian dhe Bankës Kombëtare të Greqisë (NBG) për ristrukturimin e bankës nuk kanë përfunduar ende,
një nga zgjidhjet e raportuara do të ishte që NBG të tërhiqej nga Evropa Juglindore.
Përballë këtij sfondi, vendet e EJL6 bënë një farë progresi në zbatimin e reformave bankare gjatë
vitit të fundit me qëllimin për të përmirësuar aftësinë ripërtëritëse dhe kapacitetin mbikëqyrës të
tyre, por sfidat mbetën. Kuadrot e stabilitetit makro u forcuan në shkallë të ndryshme, marrëdhëniet
ndërmjet vendeve të bankave mëmë dhe vendeve të bankave degë të tyre u përmirësuan, dhe disa vende bënë
përpjekje për të reduktuar nivelet e tyre të larta të kredive të këqija (NPL-ve) (përfshirë me asistencë të huaj
teknike (shih Kutinë 2)). Megjithatë, mbeten katër sfida:
(i) zbutja e problemit të kredive të këqija ende të rritje,
(ii) ulja e treguesit të lartë kredi-depozita, në disa vende
(iii) rritja e përfitueshmërisë bankare, dhe
(iv) rifillimi i rritjes së kredisë.
Kreditë e këqija (NPL-të)-të vazhduan të rriten në gjysmën e parë të vitit 2013, duke arritur nivele
kulmore në shumicën e rajonit. Kreditë e këqija filluan të ngrihen në mes të 2012 dhe vazhduan të rriten në
secilin nga vendet e EJL6 në gjysmën e parë të vitit 2013 (Figura 29). Rritja e tyre në EJL6 reflektoi një
përzierje të bazave të dobëta ekonomike, cilësia e përkeqësuar e kredive (Figura 30) dhe regjimet e dobëta të
paaftësisë paguese. Gjithashtu, disiplina e dobët fiskale rezultoi në pagesa të prapambetura të sektorit publik,
gjë që kufizoi likuiditetin e sektorit privat dhe reduktoi aftësinë e kompanive për të shërbyer kreditë e tyre.
Kreditë e këqija (NPL-të) arritën nivele shqetësuese mbi 20 për qind të kredive totale në Shqipëri dhe Serbi,
dhe rreth 18 për qind në Malin e Zi. Përveç kësaj, kreditë me probleme (kreditë e Kategorisë 2), të cilat
Tabela 2: Përqindja e aseteve të bankave të huaja në EJL6, 2012 (përqindje e aseteve totale të vendit)
Austria Greqia Sllovenia
Shqipëria 28,8 18,8
Bosnja dhe Hercegovina 37,2
8,5
Kosova 24,1
16,1
Maqedonia 4,7 23,0 16,9
Mali i Zi 21,2
17,0
Serbia 16,4 14,0 3,5
Burimi: Bankscope, Bankat Qendrore.
| 23 F a q e
përbënin shumicën e kredive të këqija (NPL-ve) të krijuara rishtas, mbetën ende të larta në disa vende dhe
kanë nevojë për monitorim më të afërt (Kutia 2).
Figura 29: Kreditë e Këqija
(përqindja e kredive totale)
Burimi: Autoritetet kombëtare dhe përllogaritje të stafit të Bankës Botërore Shënim: Të dhënat për nivelin e NPL-ve para krizës (2006-2008) për Serbinë i referohen vetëm nivelit të 2008.
Figura 30: Cilësia e aseteve të portofolit të kredisë (përqindje e kredive totale), Dhjetor 2012
Burimi: Bankat qendrore të vendeve të EJL6.
Kutia 2: Përpjekjet e Zgjidhjes së Kredive të Këqija (NPL-ve) në EJL6: Përvoja e Deritanishme
Të gjashtë vendet e Evropës Juglindore kanë marrë ose kanë filluar tashmë diskutimet për asistencën e jashtme për të
mbështetur zgjidhjen e kredive të këqija (NPL-ve). Kryerja e proceseve të zgjidhjes së kredive të këqija (NPL-ve) kërkon
përpjekje të konsiderueshme në një numër dimensionesh kryesore, duke përfshirë ndërmjet të tjerave: i) zhvillimi i një
kuptimi të qartë objektiv të pengesave ligjore dhe rregullatore në lojë, si lokale dhe ndërkombëtare, pengesat ligjore dhe
rregullatore, dhe mungesat në aftësitë organizative dhe teknike në banka ii) futja e kuadrove të ristrukturimit vullnetar të
borxhit, dhe një gjyqësor të përgatitur për të ekzekutuar zgjidhje për këta huamarrës jobashkëpunues, iii) një gatishmëri
për të caktuar qëllime të arritshme të ndërmjetme dhe afatgjata të reduktimit të kredive të këqija (NPL-ve) dhe
vendosmëri mbikëqyrëse për t'i zbatuar ato, dhe iv) angazhimi i grupeve kryesore të interesit për të adoptuar masat e
nevojshme. Të gjitha këto dimensione duhet të renditen me kujdes në përputhje me një strategji të miratuar dhe të
vendosur në kohë. Duke pasur parakushtet e mësipërme të vendosura, procesi i reduktimit të kredive të këqija ka të ngjarë
të kërkojë të paktën 18 muaj për të demonstruar rezultate të qëndrueshme.
Shqipëria:
Banka e Shqipërisë (BSH) me Qeverinë ka filluar një varg të gjerë reformash në vitet e fundit për të mbështetur zgjidhjen
e NPL-ve duke mbuluar çështje legjislative, procedurale dhe tatimore. Në një përpjekje për tu bazuar në praktikën më të
mirë ndërkombëtare për të mbështetur zbutjen e kredive të këqija (NPL-ve), Banka e Shqipërisë hyri në një
Memorandum Mirëkuptimi me Qendrën Këshillimore të Sektorit Financiar (FinSAC) të Bankës Botërore në Vienë, në
Tetor 2012. Amendimet e kohëve të fundit në 2013 në Kodin e Procedurës Civile, të miratuara me mbështetjen e FinSAC
synojnë të shkurtojnë dhe thjeshtojnë procedurat e zbatimit të kolateralit dhe reduktojnë në mënyrë të konsiderueshme të
drejtën e gjykatave për të ndërhyrë në zbatim ose ekzekutim të pronave të paluajtshme. Megjithatë, bankat vazhdojnë të
përballen me paqartësi të rëndësishme tatimore në përpjekjet e tyre për të hequr kreditë e këqija (NPL-të) e
0
5
10
15
20
25
30
ALB BIH KOS MKD MNE SRB
Dec-12 Jun-13 Peak since 2008 Pre crisis level (end 2007)
24 | F a q e
parekuperueshme. Për të qartësuar këto çështje, Ministria e Financave në emër të Autoritetit Tatimor ka krijuar në Nëntor
2013 një Grup Pune me Bankën e Shqipërisë, të mbështetur nga ekspertë ligjorë dhe kontabilistë nga institucionet
përkatëse. Meqenëse bankat po vazhdojnë të ruajnë një pjesë të konsiderueshme të kredive problematike të
parekuperueshme në bilancet e tyre, nëse këto paqartësi tatimore do të zgjidheshin, bankat mund të ulnin nivelet e
kredive të këqija (NPL-ve) me 5-6 pikë përqindjeje. Në Tetor 2013, Banka e Shqipërisë ka njoftuar një Platformë të
Zgjidhjes së kredive të këqija (NPL-ve), duke përfshirë ndërhyrje të përmirësuar rregullatore në lidhje me strategjitë për
rekuperimin dhe zgjidhjen e kredive të këqija (NPL-ve) nga bankat, të mbështetur nga FinSAC. Rezultati i kësaj nisme do
të jetë forcimi i aftësisë së Bankës Qendrore për të orientuar bankat për të përshkallëzuar përpjekjet e tyre për të reduktuar
stokun e kredive të këqija (NPL-ve) në një kornizë kohore të ngjeshur.
Bosnja dhe Hercegovina:
Në përgjigje të kërkesës së autoriteteve për asistencë teknike për një kuadër të zgjidhjes së kredive të këqija (NPL-ve), në
prill 2013 Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) kreu një studim për të përcaktuar masa të ndryshme afatshkurtra dhe
afatgjata për të ndihmuar në pastrimin e kredive të këqija (NPL-ve). Raporti është propozuar të identifikojë hapat për
forcimin e kuadrit për zgjidhjen e kredive të këqija (NPL-ve) duke hequr pengesat tatimore dhe institucionale. Fondi
Monetar Ndërkombëtar po konsideron dhënien e asistencës teknike të mëpasshme në dy fusha kyç: i) fillimin e një "Qasje
Stambolli" për zgjidhjen e kredive të këqija përmes së cilës borxhi i kompanive në vështirësi që kanë shumë kreditorë do
të ristrukturohej në mënyrë kolektive nga një komitet kreditorësh, dhe ii) hartimi i një ligji mbi factoring dhe/ose
propozimi i legjislacionit të ri mbi kompanitë e menaxhimit të aseteve për të lehtësuar shitjen e aseteve problematike nga
bankat. Gjithashtu, gjetjet e ekipit diagnostikues të FMN-së venë në dukje një nevojë kritike për të përmirësuar ligjet
tatimore që lidhen me ristrukturimin e kredive dhe shitjen e kredive, ristrikturimin e borxhit korporativ jashtë gjykatës,
ligjin mbi paaftësinë paguese të korporatave dhe futjen e një regjimi gjithëpërfshirës të falimentimit të konsumatorit. Duke
shfrytëzuar analizën e ardhshme të cilësisë së aseteve të bankave të përzgjedhura të kërkuar nga FMN, FinSAC ka
propozuar të shtojë një modul të rekuperimit të kredive të këqija (NPL-ve) që do të krijonte më shumë transparencë dhe
përgjegjshmëri për përpjekjet e bankave për të ulur rrezikun në bilancet e tyre.
Kosova:
Nga ana institucionale, nuk ka sistem funksional për zgjidhjen kolektive të Kredive të këqija (NPL-ve) dhe vështirësive të
ndërmarrjeve. Statuti modern i likuidimit dhe riorganizimit, ndërkohë që është në përputhje me praktikën e mirë, është
krejtësisht i fjetur për shkak të mungesës së një kuadri për trajnimin, licencimin, mbikëqyrjen apo përgjegjshmërinë e
profesionistëve të falimentit. Ka vetëm një gjykatë të specializuar tregtare, e cila ka mungesë stafi dhe burimesh. Vetëm në
kohët e fundit Kosova futi shërbimet noteriale dhe shërbimet e ndërmjetësimit si mekanizma alternative të zgjidhjes së
mosmarrëveshjeve, që funksionon pranë Dhomës së Tregtisë së Kosovës dhe Dhomës Amerikane të Tregtisë.
Mali i Zi:
Banka Qendrore e Malit të Zi (CBCG) po udhëheq futjen e "Qasjes së Podgoricës", një program i ri i integruar për të
përmirësuar reduktimin e Kredive të këqija (NPL-ve). Me asistencën teknike të ofruar nga Qendra Këshillimore e Sektorit
Financiar (FinSAC) e Bankës Botërore me qendër në Vienë, CBCG është në procesin e zbatimit të një kuadri më formal
për përmirësimin e aktiviteteve të reduktimit të Kredive të këqija (NPL-ve). Bazuar afërsisht në Rregullat e Londrës, qasja
është hartuar për të krijuar një kuadër vullnetar me bazë stimujt për të mbështetur ristrukturimin real (operacional si dhe
financiar) dhe për të dhënë zgjidhje për ristrukturimin e borxhit në një shkallë sistematike. Qasja bazohet në Lex specialis të
propozuar, Ligji mbi Ristrukturimin Vullnetar Financiar të Borxheve, i cili pritet të futet në fuqi në fund të 2013. Si pjesë
e bazës analitike për të vendosur kostot dhe përfitimet e ristrukturimit financiar, FinSAC ka përfunduar kohët e fundit një
vlerësim të gjerë të rekuperueshmërisë së katër portofoleve bankare më të mëdha të Kredive të këqija (NPL-ve), duke
përfshirë analizën nga poshtë lart të 120 huamarrësve të mëdhenj jo-performues. Rezultati ishte një demonstrim i
rëndësisë kritike të një nisme të suksesshme të ristrukturimit financiar, meqenëse vetëm një pjesë e vogël e portofolit të
Kredive të këqija (NPL-ve) pritet të shërohet pa veprime të forta ndreqës.
| 25 F a q e
Treguesit kredi ndaj depozitave vazhduan të
jenë të lartë në tre nga gjashtë vendet e
rajonit (Figura 31). Serbia e ka reduktuar
treguesin e saj kredi ndaj depozitave dhe bankat
e saj e rritën likuiditetin në mënyrë të
konsiderueshme, por ajo ende ka treguesin më të
lartë në rajon, me 140 për qind në mes të vitit
2013. Mali i Zi ka nivelin e dytë më të lartë me
122 për qind në mes të vitit 2013 (në rënie nga
167 për qind në mes të vitit 2009), e ngjashme
me Bosnjë Hercegovinën.
Përfitueshmëria e bankave mbeti nën
presion. Përfitueshmëria e bankave, e matur
nëpërmjet kthimit mesatar mbi asetet (ROA) ra
në gjysmën e parë të vitit 2013 në Shqipëri,
Bosnjë Hercegovinë dhe Maqedoni, dhe u rrit
vetëm pak në Serbi dhe Kosovë. Në Malin e Zi, ndërkohë që rritja pozitive e kredisë rifilloi, edhe
përfitueshmëria e bankave u bë pozitive për herë të parë që nga mesi i vitit 2008. Megjithatë, provigjonimi i
rritur për NPL-të në ngritje, zbatimi i mëtejshëm rregullator dhe të ardhurat më të ulëta vazhduan të bëjnë
presion mbi përfitueshmërinë dhe gatishmërinë e bankave për huadhënie.
Maqedonia:
Në vazhdim të një projekti të Asistencës Teknike të Bankës Botërore mbi planifikimin për emergjenca në mes të vitit
2012, Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë ka hartuar një plan veprimi që synon përmirësimin e përgatitjes në
rast krizash. Projekti u fokusua mbi mjetet, burimet, kompetencat dhe mekanizmat e bashkërendimit ndërmjet agjencive të
disponueshme për autoritetet në rast të një krize sistemike. Qëllimi kryesor i planit të propozuar të emergjencave në rast
krize është të parandalojë dhe reduktojë ndikimin e një krize duke ndërmarrë veprime për: i) kuptimin më mirë të
rreziqeve (përfshirë rreziqet e lidhura me NPL-të) dhe ndërlidhjet në sistemin financiar, ii) përdorimin e mbikëqyrjes për
të forcuar aftësinë përtëritëse të bankave, iii) krijimin e legjislacionit dhe politikave përkatëse (përfshirë NPL-të), dhe iv)
pasjen e një strategjie për të menaxhuar një krizë duke përdorur skenarët e përzgjedhur me kujdes. FinSAC po kontribuon
në ngritjen e kapaciteteve në BKRM, duke u fokusuar në reduktimin e NPL në gjithë sistemin.
Serbia:
Megjithëse me provigjone të plota (bazuar në standardet lokale të stabilitetit dhe kontabilitetit), niveli i lartë i Kredive të këqija (NPL-ve)
është një burim shqetësimi serioz në Serbi. Nëpërmjet amendimeve të vendimit mbi Klasifikimin e Aseteve të Bilanceve bankare dhe
Zërave jashtë Bilancit që u miratua në Dhjetor 2012, u fut një trajtim më i butë rregullator i kredive të vonuara të garantuara plotësisht
me hipotekë. Pengesat rregullatore janë lehtësuar për shitjen e aseteve të konfiskuar klientëve të tyre korporativë. Është futur
ristrukturimi jashtë gjykatës i Kredive të këqija (NPL-ve), por përgjigja e bankave ka qenë mjaft e vakët, me vetëm pak ristrukturime
vullnetare të regjistruara deri tani. Ka probleme me kapacitetet e ndërmjetësuesit të përcaktuar (Dhoma e Tregtisë) dhe mungesës së
ndërgjegjësimit të kompanive rreth sistemit. Banka Kombëtare e Serbisë hartoi një grup amendimesh të Vendimit mbi Klasifikimin e
Aseteve të Bilanceve Bankare dhe Zërave jashtë Bilancit për të hequr disa nga pengesat në trajtimin e Kredive të këqija (NPL-ve).
Amendimet u hodhën për debat publik në 27 Nëntor 2013.
Figura 31: Koeficientet Kredi-Depozitë
Burimi: Autoritetet kombëtare dhe përllogaritje të stafit të Bankës Botërore Shënim: Për shkak të harmonizimit të kontabilitetit me SNRF, të dhënat për Malin e Zi nuk janë të krahasueshme me raportin e fundit.
0
20
40
60
80
100
120
140
160
180
ALB BIH KOS MKD MNE SRB
Dec-12 Jun-13 Peak level since 2006
26 | F a q e
Pavarësisht nga likuiditeti i bollshëm dhe shkurtimet e dukshme në normat bazë të interesit gjatë
2013, rritja reale e kreditimit mbeti e pakapshme në EJL6, duke mos e mbështetur rimëkëmbjen
ekonomike. Bankat në vendet e EJL6 ishin të mirë-kapitalizuara (Figura 32). Likuiditeti në sistemin bankar
ishte gjithashtu i lartë në 25-35 për qind të aseteve totale (Figura 33). Likuiditeti i lartë dhe mjaftueshmëria e
kapitalit shërbyen si mbrojtës kundër flukseve financiare të paqëndrueshme dhe paqartësisë rreth financimit
dhe daljes së mundshme të bankave mëmë. Megjithatë, NPL-të me rritje të shpejtë, futja e standardeve të
pranuara më të shtrënguara për kreditë, dhe përpjekjet e bankave për të pastruar bilancet e tyre dhe për të
frenuar kostot shtuan presionin mbi huadhënien në 2013. Kjo i dekurajoi bankat që të rifillonin huadhënien,
veçanërisht ndaj SME-ve. Si rezultat, rritja e përgjithshme e kredisë në vitin 2013 u dobësua më tej në rajonin
e EJL6, përveç Malit të Zi (Figura 34).
Përkundrejt këtij sfondi, cila është
axhenda e reformave prioritare të
mbetura në sektorin financiar? Së pari,
reduktimi i suksesshëm dhe i qëndrueshëm i
Kredive të këqija (NPL-ve) është detyra më e
rëndësishme përpara. Siç u vu në dukej më
sipër, që nga numri i fundit i Raportit
(Qershor 2013), nivelet e Kredive të këqija
(NPL-ve) janë rritur në mënyrë të
konsiderueshme dhe rritja e kredisë mbeti e
nënshtruar. Kjo thekson nevojën për masa
vendimtare dhe gjithëpërfshirëse për të ulur
nivelet e Kredive të këqija (NPL-ve). Së dyti,
forcimi i mëtejshëm i kuadrit të stabilitetit
makro është i nevojshëm. Megjithëse është
bërë punë e konsiderueshme, nevojiten
përpjekje të mëtejshme në përforcimin e e
kapaciteteve të autoriteteve rregullatore (njerëzore dhe financiare) për të zbatuar rekomandimet e vlerësimeve
Figura 32: Norma e Mjaftueshmërisë së Kapitalit
Figura 33: Treguesi i likuiditetit
Burimi: Autoritetet kombëtare dhe përllogaritje të stafit të Bankës Botërore Shënim: Të dhënat për Serbinë për mesataren tremujore 2006-2008, i referohet vetëm vitit 2008.
Figura 34: Normat e Rritjes së Kredisë (Ndryshim Përqindjeje)
Shënim: Norma mesatare e rritjes për periudhën 2003-2005 për Shqipërinë dhe Serbinë, dhe për periudhën 2004-2005 për Maqedoninë dhe Malin e Zi. Burimi: Autoritetet kombëtare dhe përllogaritje të stafit të Bankës Botërore
0
5
10
15
20
25
ALB BIH KOS MKD MNE SRB
Dec-12 Jun-13 Average (2006-2008), quarterly
0
5
10
15
20
25
30
35
40
45
ALB BIH MKD MNE SRB
-10
0
10
20
30
40
50
60
ALB BIH KOS MKD MNE SRB
2009 2010 2011 2012 2013:Q2 Avg. growth 2003-2005
| 27 F a q e
të bëra tashmë. Së treti, huadhënia në monedhë të huaj paraqet rreziqe të njohura jo plotësisht në vendet e
prekura. Themelet e dobëta ekonomike dhe niveli i lartë i huadhënies në monedhë të huaj dhe të indeksuar në
monedhën e huaj (që varjon nga 79 për qind në Serbi në 49 për qind në Maqedoni7) paraqesin një rrezik të
mundshëm në vendet me monedha vendase. Këto vende duhet të monitorojnë nga afër evolucionin e
ekspozimit të monedhës së huaj ndaj huamarrësve të pambrojtur, dhe të marrin masa për të kufizuar ose
reduktuar huadhënien në monedhë të huaj apo huadhënien e indeksuar me monedhat e huaja.
Presione Ngulmuese Fiskale
Deficitet fiskale në EJL6 mbetën të larta, pjesërisht për shkak të ngurtësive strukturore në
shpenzimet publike, bazave të dobëta tatimore, dhe të ardhura fiskale të ulëta. Balancat fiskale nuk u
rivendosën në 2013 dhe deficitet mbetën afër niveleve kulmore të 2009. Pavarësisht përpjekjeve për të
kontrolluar shpenzimet në 2013, qeveritë nuk adresuan ngurtësitë strukturore kyçe në themel të shpenzimeve
të larta publike, d.m.th. shpenzimet e larta në paga dhe transfertat sociale të shënjestruara keq (Figura 35,
Figura 36). Gjithashtu, ekonomia e madhe informale dhe rimëkëmbja e dobët ekonomike rajonale rezultuan
në humbje të mëdha të të ardhurave në disa nga vendet (Shqipëri, Mali i Zi, Serbi) ku shkurtimet e
shpenzimeve ishin të pamjaftueshme për të frenuar deficitet. Në vende të tjera (Serbia), edhe shpenzimet
vazhduan të rriten, duke vonuar rregullimin e nevojshëm fiskal. Si rezultat, deficiti mesatar fiskal i EJL6 mbeti
në një trajektore rritjeje dhe parashikohet të arrijë në 4.2 për qind të PBB në 2013 (Figura 37). Në lidhje me
këtë, performanca fiskale e EJL6 mbeti më e keqe krahasuar me vendet e BE11, deficiti mesatar i
paponderuar i të cilave qëndroi në 3.6 për qind të PBB të 2013.
7 Maqedonia arriti të ulte huadhënien në monedhën e huaj nga 56 për qind të të gjithë kredive në fund të vitit 2009 në nivelin e tanishëm prej 49 për qind, ndërkohë që rriti në të njëjtën periudhë sasinë e depozitave në monedhën vendase nga 41 për qind të të gjithë depozitave në fund të 2009 në 56 për qind në fund të Shtatorit 2013.
Figura 35: Bilanci Fiskal Strukturor Mesatar dhe Rritja Ekonomike (Përqindje)
Figura 36: Balancat Fiskale Strukturore (Përqindje e PBB)
Burimi: Qeveritë kombëtare dhe përllogaritje të stafit të Bankës Botërore Shënim: Bilanci strukturor i referohet bilancit të përgjithshëm qeveritar ciklik. Bilanci i korrigjuar ciklik është bilanci fiskal i korrigjuar për ndikimet e ciklit ekonomik duke përdorur filtrin Hodrick-Prescott (HP). Për një diskutim shih Giorno et al. (1995) i disponueshëm nga: http://78.41.128.130/dataoecd/2/43/33928808.pdf
-6.0
-4.0
-2.0
0.0
2.0
4.0
6.0
8.0
20
00
20
01
20
02
20
03
20
04
20
05
20
06
20
07
20
08
20
09
20
10
20
11
20
12
Structural balance
Average growth
-10.0
-8.0
-6.0
-4.0
-2.0
0.0
2.0
4.0
6.0
8.0
20
05
20
06
20
07
20
08
20
09
20
10
20
11
20
12
ALB BiH KOS
MKD MNE SRB
28 | F a q e
Vendet e EJL6 me deficite fiskale në rënie në 2013 ishin ato që ishin në gjendje të shkurtonin
shpenzimet (Figura 38). Në Bosnjë Hercegovinë dhe Serbi, duke supozuar zbatimin e planeve buxhetore,
shkurtimet e shpenzimeve parashikohen të bëjnë më shumë se të kompensojnë rënien e të ardhurave dhe
kontribuojnë në reduktimin e deficiteve fiskale ndërmjet 0,5 dhe 3 për qind të PBB. Në Serbi, deficiti fiskal
parashikohet të ngushtohet nga 7 në 6.3 për qind të PBB. Deficiti fiskal i Kosovës parashikohet të ulet në 2.4
për qind të PBB, nga 2.7 për qind. Në Kosovë, futja e një rregulli fiskal përcakton një deficit maksimal
statutor në 2 për qind të PBB nga viti 2014 dhe më vonë. Në kontrast me këtë, deficiti në Shqipëri pritet të
rritet me 2.5 pikë përqindje të PBB në 2013 (krahasimisht me synimin origjinal) duke arritur në 5.9 për qind,
për shkak të mungesave në mbledhjen e të ardhurave si dhe rritjes së shpenzimeve të lidhura me zgjedhjet.
Baza e dobët tatimore dhe një administratë tatimore joefiçencte e rritën më tej barrën e korrigjimit
fiskal duke pakësuar të ardhurat në EJL6. Treguesi mesatar të ardhura ndaj PBB ra nga 37 për qind në
2008 në 35.1 për qind në 2012, pavarësisht nga rifillimi i rritjes. Grumbullimi i dobët i taksave ndikoi
negativisht mbi bilancet fiskale në EJL6. Pavarësisht nga rritjet e kohëve të fundit në nivelin e TVSH dhe
akcizës në disa vende, që solli të ardhura shtesë (kryesisht Mali i Zi dhe Serbi), të ardhurat në EJL6 u
pakësuan mesatarisht me rreth 0.6 për qind të PBB në 2013. Faktorët kryesorë në bazë të të ardhurave të
dobëta të EJL6 duket që janë pjesërisht strukturorë (administratë tatimore dhe të ardhura doganore të dobëta)
dhe pjesërisht ciklikë, duke reflektuar kërkesën e dobët dhe të ardhura më të ulëta në TVSH.
0.0
1.0
2.0
3.0
4.0
5.0
6.0
7.0
8.0
ALB BiH KOS MKD MNE SRB EU11 SEE6
2011 2012 2013-3.0
-2.0
-1.0
0.0
1.0
2.0
3.0
ALB BiH KOS MKD MNE SRB SEE6
Expenditure contribution
Revenue contribution
Figura 37: Deficitet Fiskale (Përqindje e PBB)
Figura 38: Kontributet drejt Ndryshimit në Deficite, 2012-13
Burimi: Përllogaritje të stafit të Bankës Botërore. Burimi: Përllogaritje të stafit të Bankës Botërore.
| 29 F a q e
Çekuilibrat e mëdhenj fiskalë në EJL6 u nxitën
nga një strukturë e ngurtë e shpenzimeve
publike, të përqendruar mbi pagat publike dhe
transfertat sociale (Figura 39). Mesatarisht, fatura e
pagave të vendeve të EJL6 është shumë e lartë në mbi
9 për qind të PBB në vitin 2012, dhe ishte ende në
ngritje nga nivelet e para krizës (Figura 40 dhe Figura
41). Transfertat sociale, duke përfshirë asistencën
sociale mjet i fundit, pensionet dhe përfitimet e
lidhura me luftën, ndërmjet të tjerave, në 12.5 për
qind të PBB-së, mbetën të mëdha dhe të shënjestruara
keq, duke mos i mbrojtur të varfërit (Figura 42 dhe
Figura 43). Në Bosnjë Hercegovinë, mbi 12 për qind
e përfitimeve sociale u llogarit që shkojnë në kuintilën
më të pasur dhe në Maqedoni, mbi 11 për qind. Në të
kundërt, më pak se 40 për qind e përfitimeve shkuan
tek kuintila e poshtme në Bosnjë Hercegovinë. Atje
dhe në Kosovë, përfitimet e veteranëve të luftës
morën një përqindje të madhe të buxheteve të
mbrojtjes sociale por nuk arritën të shkonin tek të
varfërit dhe ata më vulnerabël. Prandaj, ka një fushë
të gjerë veprimi për të racionalizuar shpenzimet sociale në këtë fushë ndërkohë që rritet mbrojtja sociale për
të varfërit dhe perspektiva për prosperitet të përbashkët e kuintilave të poshtme të popullsisë.
-12.0
-10.0
-8.0
-6.0
-4.0
-2.0
0.0
2.0
4.0
6.0
8.0
ALB BiH KOS MKD MNE SRB
CoE G&S Interest Subsidies Grants
Soc.Ben. Other Capital Total
0.0
5.0
10.0
15.0
20.0
25.0
30.0
35.0
ALB BiH KOS MKD MNE SRB
Compensation of employees Social benefits
Figura 39: Shpenzimet Publike, (Përqindje e PBB)
Burimi: Autoritetet kombëtare, Eurostat dhe përllogaritjet e stafit
Figura 40: Kontributet drejt Ndryshimit në Shpenzime, 2009-12
Figura 41: Fatura e Pagave dhe Shpenzimet
e Përfitimeve Sociale, 2012, (Përqindje e
PBB)
Burimi: Vlerësime të stafit të Bankës Botërore. Burimi: Vlerësime të stafit të Bankës Botërore.
0.0
10.0
20.0
30.0
40.0
50.0
60.0A
LB BiH
KO
S
MK
D
MN
E
SRB
EU-1
1
SEE6
2011 2012 2013
30 | F a q e
Burimi: Autoritetet Kombëtare dhe Databazat e shpenzimeve dhe vlerësimit të Mbrojtjes Sociale në Evropë dhe Azi Qendrore,
Banka Botërore. Të dhënat janë nga vitet e mëposhtme ALB: 2008; Bosnja dhe Hercegovina 2007; KOS: 2009; MKD: 2010;
MNE: 2011; SRB: 2010.
Figura 44: Borxhi i Përgjithshëm Qeveritar pa Garanci (Përqindje e PBB)
Burimi: Perspektiva Ekonomike Botërore, Prill 2003 dhe Ministria e Financave e Kosovës Shënime: Është përdorur koncepti bruto. Përjashton garancitë
Figura 45: Garancitë Shtetërore (Përqindje e PBB)
Burimi: Vlerësime të autoriteteve kombëtare dhe stafit të Bankës Botërore
Nivelet e borxhit publik vazhduan të rriten në 2013 në shumicën e vendeve të EJL6. Borxhi mesatar
publik (përjashtuar garancitë) u rrit nga 36.2 për qind të PBB-së në 2011, në 42 për qind në 2012 dhe 44.8 për
qind të PBB-së në 2013. Nivelet e borxhit publik mbetën veçanërisht shqetësuese në Shqipëri, Malin e Zi dhe
0.0
1.0
2.0
3.0
4.0
5.0
6.0
7.0
8.0
9.0
0.0
5.0
10.0
15.0
20.0
25.0
30.0
35.0
ALB BiH KOS MKD MNE SRB
Bottom quintile (lhs) Top quintile (rhs)
0.0
2.0
4.0
6.0
8.0
10.0
12.0
14.0
0.0
10.0
20.0
30.0
40.0
50.0
60.0
70.0
80.0
90.0
ALB BiH KOS MKD MNE SRB
Bottom quintile (lhs) Top quintile (rhs)
0
10
20
30
40
50
60
70
ALB BiH
KO
S
MK
D
MN
E
SRB
EU-1
1
SEE6
2011 2012 2013 (proj.)
0
2
4
6
8
10
12
14
ALB BiH KOS MKD MNE SRB
2012 2013 (proj.)
Figura 42: Mbulimi i Familjeve me Përfitime, (Përqindje)
Figura 43: Shënjestrimi: Përqindje e Përfitimeve që Shkojnë tek Familjet në Kuintilat e Sipërme dhe të Poshtme
| 31 F a q e
Serbi në vitin 2013. Në mënyrë të veçantë, borxhi publik i Shqipërisë parashikohet të kapërcejë nivelin 66 %
të PBB-së pa përfshirë pagesën e lajmëruar të pagesave të prapambetura, e cila shkon në një 4.1 përqindësh
tjetër të PBB-së. Garancitë shtetërore nuk janë të pakëta dhe mund t'i shtohen presioneve të borxhit publik
(Figura 44 dhe Figura 45). Këto shkuan në rreth 7.5 për qind të PBB-së në 2012, por parashikohen të bien në
2013, për shkak të përfundimit të një garancie të madhe në Malin e Zi. Renditjet e kredisë sovrane të Standard
and Poor kanë mbetur të pandryshuara që në Qershor 2013 (Tabela AI.1).
| 33 F a q e
Rritje e Dobët në të Ardhmen
Me kërkesë të dobët, të ardhme të pasigurt
të eksporteve dhe rreziqe të konsiderueshme
të jashtme, Rajoni i EJL pritet të rritet me një
ritëm prej 1.8 për qind në 2013, përgjithësisht në
përputhje me parashikimin e raportit të EJL6 RER
në Qershor. Bosnjë Hercegovina dhe Kosova
mbeten përkatësisht ekonomitë që rriten më ngadalë
dhe më shpejt në EJL6. Perspektiva e rritjes për vitin
2013 për Maqedoninë dhe Malin e Zi janë ngritur
pak, ndërkohë që janë rishikuar në ulje për
Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë (Tabela 3).
Megjithatë, efektet unike të ringritjes së
aktivitetit pas recesionit dhe kushtet e mira të
motit janë duke u tretur. Aktiviteti ekonomike
është duke u ulur, duke pasqyruar dobësitë madhore në kërkesën e brendshme, pavarësisht nga kërkesa e
jashtme që po rimëkëmbet dhe ringritja në eksporte. Ekonomia serbe po fillon një konsolidim të madh fiskal
për ta sjellë borxhin e saj në një nivel të qëndrueshëm dhe ka të ngjarë të veprojë si një frenim mbi aktivitetin.
Ekonomitë e Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi kanë një farë ngritjeje në ndërtim, shërbime dhe turizëm,
por pesha e tyre në ekonominë rajonale të EJL6 është tepër modeste për të ndryshuar panoramën e
përgjithshme rajonale.
Prandaj, perspektiva e rritjes ekonomike të EJL6 në 2014 mbetet e ndrydhur dhe varet nga vazhdimi
i rimëkëmbjes së kërkesës së jashtme. Përgjithësisht, eksportet neto do të vazhdojnë të jenë shtysë e rritjes
në afat të shkurtër. Megjithatë, kushtet e pafavorshme të tregut të punës, klima e dobët e investimeve dhe
konsumi dhe investimet e ndrydhura do të kufizojnë aktivitetin ekonomik. Rajoni i EJL6 parashikohet të rritet
me 1.8 për qind në 2014 në vend të një rritjeje të parashikuar më parë prej 2.7 për qind. Frenimi kryesor i
rritjes rajonale ka mundësi të jetë një ngadalësim i ekonomisë të Serbisë.8 Serbia tani pritet të rritet vetëm 1
për qind në vitin 2014 krahasuar me 3 për qind të parashikuara më parë, për shkak të rënies së konsumit
privat dhe konsolidimit fiskal. Në kontrast me Serbinë, rritja ekonomike në pesë vendet e tjera të EJL pritet të
forcohet në 2014 dhe të kapërcejë ritmin e zgjerimit ekonomik të vitit 2013.
Bilanci i rreziqeve ndaj kësaj perspektive është në rënie. Për shkak se ekonomitë e tregut në zhvillim dhe
të reja, përfshirë dhe EJL6, po futen në një periudhë të një shtrëngimi të pritshëm financiar global, qëndrimi i
zakonshëm politik nuk përbën më një alternativë: politikë-bërësit do të ishte mirë të reduktonin dobësitë
makroekonomike, të ringdërtonin amortizatorët fiskalë dhe të rigjallëronin reformat strukturore të orientuara
drejt rritjes. Rreziqet kryesore të jashtme ndaj perspektivës së EJL6 janë të lidhura me: (i) ritmin me të cilin
normat globale të interesit mund të rriten, me pakësimin e pritshëm të lehtësimit sasior në SHBA, (ii)
rimëkëmbjen e Zonës së Euros, dhe (iii) ndikimin e mundshëm të daljes së bankave mëmë mbi sistemet
bankare të vendeve të EJL6. Rreziqet e brendshme lidhen me "lodhjen nga reforma", e cila mund të vonojë
zbatimin e politikave, dhe sfidat e mëdha fiskale për stabilizimin dhe reduktimin e borxhit publik në disa
8 Rishikimi me ulje i parashikimeve për rritjen e Kosovës për vitin 2014 është mjaft i vogël me 0.1 pikë përqindjeje.
Tabela 3: Rritja Reale e PBB dhe Parashikimet
2012 2013f 2014f
Shqipëria 1,6 1,3 2,1
Bosnja dhe Hercegovina -1,1 0,8 2,0
Kosova 2,7 3,0 4,0
Maqedonia -0,4 2,5 3,0
Mali i Zi -2,5 1,8 2,5
Serbia -1,7 2,0 1,0
EJL6 -0,7 1,8 1,8
Memo item:
Zona e Euros -0,6 -0,4 1,1
Burimi: Parashikime të stafit të Bankës Botërore.
Shënim: Mesatare e ponderuar
34 | F a q e
vende. Gjithashtu, mungesa e progresit në zgjidhjen e Kredive të këqija (NPL-ve), dhe pagesat e
prapambetura të sektorit privat mund të ndikojnë negativisht rimëkëmbjen e kreditimit dhe perspektivën e
rritjes.
Nga Rritja e Dobët drejt një Rritjeje më të Fortë Ekonomike: Përmirësimi i produktivitetit dhe konkurrueshmërisë
Përtej këtij horizonti të vështirë afatshkurtër, si munden vendet e EJL6 të ngrenë perspektivën e tyre
afatgjatë të rritjes? Mbajtja e stabilitetit makroekonomik mbetet një përparësi kryesore politike: Vendet e
EJL6, veçanërisht ato me borxhe të larta publike, do të kenë nevojë të shpejtojnë korrigjimin fiskal dhe të
rindërtojnë amortizatorët fiskalë, veçanërisht duke pasur parasysh ngritjen e mundshme në kostot e tyre të
huamarrjes sovrane për shkak të ndryshimeve në kushtet e tregut ndërkombëtar (p.sh. pakësimi i lehtësimit
sasior në SHBA). Me të njëjtën rëndësi, reformat strukturore do të duhet të ndiqen me vrull. Rritja e re
ekonomike e udhëhequr nga eksportet është një zhvillim pozitiv, por mbajtja e saj do të jetë një sfidë. EJL6
duhet të përmirësojnë pozicionet e tyre fiskale, të ulin borxhet publike dhe të forcojnë sistemet bankare,
ndërkohë që përballen me sfida të mëdha strukturore në përmirësimin e produktivitetit dhe
konkurrueshmërisë, përfshirë në fushat e klimës së investimeve, tregut të punës dhe sektorit publik.
Rajoni i EJL6 ende nuk del mirë në shumicën e matjeve krahasuese mbi reformat strukturore. Me një
progres të madh në reduktimin e kostos të të bërit biznes, Maqedonia ka filluar të tërheqë flukse modeste të
IHD-ve. Vendet e EJL6 kanë përparësi madhore krahasuar me shumë vende të tjera në zhvillim: reformat e
tyre janë të lidhura me procesin e aderimit në BE dhe ato ndodhen shumë pranë një nga blloqeve më të
mëdha ekonomike botërore. Për më tepër, marrëveshja e kohëve të fundit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës ka
sinjalizuar stabilitet dhe siguri më të madhe në rajon. Aderimi i Kroacisë në BE (Kutia 3), hapja e procesit të
aderimit me Serbinë dhe Malin e Zi, si dhe ndryshimet politike të kohëve të fundit në rajon, mund të ofrojnë
një nxitje të përtërirë për reformat dhe prosperitetin e ardhshëm për rajonin. Momenti për të përdorur këtë
mundësi është tani.
Kutia 3: Pasojat e Aderimit të Kroacisë në BE për EJL6
Pas aderimit të Kroacisë në BE, Marrëveshja e Tregtisë së Lirë e Evropës Qendrore (CEFTA) duhet të ndryshohet. Në 1
Korrik 2013, regjimi i ri tregtar ndërmjet EJL6 dhe Kroacisë futi një regjim asimetrik të liberalizimit të tregtisë. Kjo
nënkupton që vendet e EJL6 ruajtën preferencat e eksporteve pa doganë drejt tregut kroat siç rregullohet në Marrëveshjet
e Stabilizim Asociimit me BE. Megjithatë, eksportet kroate janë subjekt i tarifave të vendosura mbi produktet e BE.
Eksportet e tanishme drejt vendeve të CEFTA-s përbëjnë 20 për qind të eksporteve totale të Kroacisë. Në vitin 2012,
Kroacia eksportoi produkte me një vlerë 1.66 miliardë Euro, dy herë më shumë se sa u importua nga CEFTA drejt
Kroacisë.
Kompanitë kroate kanë humbur disi përparësinë konkurruese – më të prekurat janë produktet e duhanit dhe bujqësoret.
Për shembull, Agrokor Ltd. (që fokusohet në përpunimin e ushqimeve, verës dhe agro-biznesin), ju desh të transferonte
18 për qind të vlerës së investimeve të saj prej 1.38 miliardë Euro në rajonin e EJL6 (që nga 1993) në 2012, përpara
aderimit të Kroacisë në BE. Serbia ka përjetuar një ngritje në investimet nga firmat kroate në vitin përpara aderimit. Për
vendet e EJL6, eksporti i verë, mishit të vicit, sheqerit dhe peshkut do të kufizohet në një kuotë të caktuar, ndërkohë që
produktet e tjera bujqësore do të jenë pa taksa në kuadër të marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE, megjithëse duke
qenë subjekt i standardeve më të larta fitosanitare dhe veterinare të harmonizuara me BE.
KE ka filluar një diskutim me anëtarët e CEFTA-s rreth Nenit 7 në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit të CEFTA-s, i cili
nënkupton zbutjen e kushteve të parashkruara dhe një reduktim të normave të larta. Megjithatë, Kroacisë mund t'i
| 35 F a q e
Rruga drejt rritjes së fortë afatgjatë kalon përmes përmirësimeve në produktivitet dhe
konkurrueshmëri. Në këtë numër të RER, theksohet një fushë e tillë—përmirësimi i mjedisit të biznesit, që
do të ndihmojë heqjen e barrierave ndaj ekspansionit të bizneseve dhe do të lehtësojë barrën mbi investimet
private.
Klimë e Përmirësuar Biznesi, por Nevojiten Reforma të Mëtejshme
Vendet e EJL6 vazhduan të heqin pengesat rregullatore ndaj të bërit biznes. Treguesi i lehtësimit të
përgjithshëm të të bërit biznes, siç matet nga numri i fundit i Indikatorët e të Bërit Biznes, u përmirësua në
vendet e EJL6 nga 60.4 në vitin 2009 në 64.9 në 2013. Rritja ishte më e madhe se përparimi i BE11 prej 3.4
pikë përqindjeje, megjithëse mesatarja e EJL6 mbeti ende poshtë asaj të BE11. Kosova dhe Maqedonia
regjistruan përmirësimet më të mëdha në rajonin e EJL6, me përkatësisht 9.8 dhe 9.1 pikë përqindjeje.
Shqipëria, nga ana tjetër, mbeti i vetmi vend në rajon me një pozicion në përkeqësim me gjithë progresin e
vogël të kohëve të fundit (Figura 46). Bosnjë Hercegovina performon më keq në rajon dhe duhet të kapë me
shpejtësi fqinjët e saj nëse duhet të tërheqë investime dhe të përmirësojë rritjen e saj ekonomike.
Figura 46: Distanca me Kufirin rreth Lehtësisë së Bërit Biznes, 2009-13
Burimi: Banka Botërore, Raporti i Të Bërit Biznes 2013.
kërkohet kohë për të rivendosur nivelin e tyre të mëparshëm të flukseve tregtare të prekura nga dalja nga zona e CEFTA-
s, nëse ato do të mund të rivendosen. Kompanitë kroate që kanë qenë të pranishme në tregjet e EJL6, veçanërisht në
industrinë ushqimore, kanë transferuar pjesë të prodhimit të tyre në EJL6 për të zbutur ndikimin e barrierave të tarifave.
50
55
60
65
70
75
80
Albania Bosnia andHerzegovina
Kosovo Macedonia,FYR
Montenegro Serbia SEE6 EU11
2009 2010 2011 2012 2013
Distance to the frontier (best practice = 100)
36 | F a q e
Figura 47: Distanca me Kufirin rreth Lehtësisë së Bërit Biznes e EJL6, 2009 vs. 2013
Burimi: Banka Botërore, Raporti i Të Bërit Biznes 2013.
Fushat specifike ku vendet e EJL6 kanë bërë progresin më të madh në pak vitet e fundit përfshijnë:
fillimi i një biznesi, trajtimi i lejeve të ndërtimit dhe pagesa e taksave. Në shkallën e fillimit të një
biznesi, EJL6 përmirësoi pozicionin e tij krahasuar me praktikën më të mirë botërore nga 78.8 në 2009 në
86.1 në 2013, ku Kosova regjistroi nivelin më të lartë të progresit ndërmjet vendeve të EJL6. Për sa i përket
pagesës së taksave, pesë nga vendet e EJL6 vazhduan të mbyllnin hendekun e tyre me praktikën më të mirë
botërore ndërmjet 2009 dhe 2013, ku Mali i Zi raportoi përparimin më të madh dhe Serbia atë më të vogël.
Progresi në trajtimin e lejeve të ndërtimit ishte gjithashtu i madh: një përparim prej 8.3 pikë përqindjeje
ndërmjet 2009 dhe 2013, ndërkohë që EJL6 përmirësoi pozicionin e tij nga 46.6 në 55 në vitin 2013. Progresi
i EJL6 erdhi kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia, ku kjo e fundit është bërë një udhëheqës rajonal me
pozicionin e saj që u përmirësua në 80.4 në 2013 në krahasim me praktikën më të mirë botërore.
Megjithatë, pavarësisht nga ky progres, nevojiten reforma të mëtejshme për të adresuar ngurtësitë
strukturore dhe për të rritur konkurrueshmërinë e rajonit. Për shembull, zgjidhja e paaftësisë paguese
mbeti fusha më e dobët për grupin e EJL6 me vetëm 2.5 pikë përqindjeje përmirësim të moderuar në renditje
nga 2009 në 2013. Ndërkohë që të gjashtë vendet kanë bërë përmirësime ndërmjet 2009 dhe 2013, progresi
është i pamjaftueshëm për të sjellë procedura efektive të paaftësisë paguese. Gjithashtu, fushat e zbatimit të
kontratave dhe mbrojtjes së të drejtave të pronësisë mbeten veçanërisht shqetësuese (Figura 47).
Duke e përmbledhur, ndërkohë që rritja ekonomike në rajonin e EJL6 ka rifilluar, vendet duhet të
vazhdojnë të forcojnë themelet e tyre të brendshme makroekonomike dhe të ndjekin politika që
nxisin produktivitetin dhe elasticitetin ndaj problemeve të jashtme. Kalimi nga një rimëkëmbje e
ngadaltë të udhëhequr nga eksportet në një rritje të fortë mbetet një sfidë kryesore politike për EJL6.
Përbërësi i parë i suksesit është sigurimi i stabilitetit të gjatë dhe të qëndrueshëm makroekonomik, i cili do të
thotë reduktim dhe ruajtje e niveleve të moderuara të deficiteve fiskale dhe borxhit. Në frontin e politikave
strukturore, rritja e fortë afatgjatë kërkon reforma të produktivitetit dhe përmirësimit të konkurrueshmërisë,
përveç reformave të tregut të punës dhe sektorit publik.
0
10
20
30
40
50
60
70
80
90
100
Resolvinginsolvency
Enforcingcontracts
Dealing withconstruction
permits
Protectinginvestors
Paying taxes Gettingelectricity
Tradingacross
borders
Registeringproperty
Gettingcredit
Starting abusiness
Overall
2009 2013
Distance to the best practice (best practice = 100)
2012 2013f 2014f
Rritja e PBB Reale (përqindje) Shqipëria 1,6 1,3 2,1 Bosnja dhe Hercegovina -1,1 0,8 2,0 Kosova 2,7 3,0 4,0 Maqedonia -0,4 2,5 3,0 Mali i Zi -2,5 1,8 2,5 Serbia -1,7 2,0 1,0 Deficitet Fiskale (përqindje e PBB) Shqipëria -3,4 -5,9 Bosnja dhe Hercegovina -2,7 -2,0 Kosova -2,7 -2,4 Maqedonia -3,9 -4,0 Mali i Zi -5,4 -4,3 Serbia -7,6 -6,5 Borxhi publik1 (përqindje e PBB) Shqipëria 59,4 66,2 Bosnja dhe Hercegovina 45,1 44,7 Kosova 8,4 9,7 Maqedonia 34,3 35,5 Mali i Zi 54,0 54,2 Serbia 50,6 55,9 Inflacioni i çmimeve të konsumit2 (përqindje, mesatare e periudhës) Shqipëria 2,0 2,1 Bosnja dhe Hercegovina 2,1 0,7 Kosova 2,5 2,2 Maqedonia 3,3 3,3 Mali i Zi 4,1 2,9 Serbia 7,3 8,2 Niveli i papunësisë3 (përqindje) Shqipëria 13,0 12,8 Bosnja dhe Hercegovina 28,0 27,5 Kosova 30,9 Maqedonia 31,0 28,8 Mali i Zi 20,0 19,2 Serbia 24,0 24,1 Bilanci i llogarisë korrente(përqindje e PBB) Shqipëria -10,9 -9,7
Bosnja dhe Hercegovina -9,6 -7,5 Kosova -7,6 -10,7 Maqedonia -3,1 -3,1 Mali i Zi -18,7 -15,0 Serbia -10,5 -6,0 Borxhi i Jashtëm4 (përqindje e PBB) Shqipëria 56,6 56,9
Bosnja dhe Hercegovina 53,0 54,2 Kosova 7,6 7,2 Maqedonia 67,0 66,1 Mali i Zi 119,2 113,4 Serbia 86,2 81,0 1 Përjashton garancitë. 2 Të dhënat e 2013 tregojnë mesataren e periudhës deri në Shtator, përveç Gushtit për Bosnjë Hercegovinës. 3 Të dhënat e 2013 tregojnë përllogaritjet e tremujorit të parë për Bosnjë Hercegovinën; dhe tremujorit të dytë për të tjerët. Të dhënat e 2012 tregojnë mesataret vjetore. 4 Të dhënat e 2013 tregojnë stokun e borxhit të jashtëm të tremujorit të dytë.
Tabela AI. 1: EJL6: Indikatorë dhe Parashikime të Përzgjedhura Ekonomike, 2012-14
40 | F a q e
Burimi: Përllogaritje të stafit të Bankës Botërore.
Burimi: Parashikime të stafit të Bankës Botërore.
-5 0 5 10 15 20
Albania
Bosnia and Herzegovina
Kosovo
Macedonia, FYR
Montenegro
Serbia
SEE6
EU11
EU15
Percentage change from 2008
100
110
120
130
140
150
160
170
20
02
20
03
20
04
20
05
20
06
20
07
20
08
20
09
20
10
20
11
20
12
20
13
f
Albania
Kosovo
Montenegro
Macedonia, FYR
Bosnia and Herzegovina
Serbia
Real GDP index (2002=100)
-0.5 0.0 0.5 1.0 1.5 2.0 2.5 3.0 3.5
Albania
Bosnia and Herzegovina
Kosovo
Macedonia, FYR
Montenegro
Serbia
SEE6
EU11
EU15
Projected GDP growth in 2013, percent
-7.5
-5.0
-2.5
0.0
2.5
5.0
7.5
10.0
12.5
20
02
20
03
20
04
20
05
20
06
20
07
20
08
20
09
20
10
20
11
20
12
20
13
f
20
14
f
Kosovo
Macedonia, FYR
Montenegro
Albania
Bosnia and Herzegovina
Serbia
Percent
Figura AI. 1: PBB Reale: Ndryshimi në Përqindje që nga Kulmi Para Krizës
Figura AI. 2: Parashikimet e Rritjes së PBB Reale për vitin 2013
Shënime: Shqipëria deri në 2012; Bosnja dhe Hercegovina deri në 2013.
Burimi: Përllogaritje të stafit të Bankës Botërore.
Burimi: Përllogaritje të stafit të Bankës Botërore.
Burimi: Përllogaritje të stafit të Bankës Botërore.
0 5 10 15 20 25 30 35
Albania
Bosnia and Herzegovina
Kosovo
Macedonia, FYR
Montenegro
Serbia
SEE6
EU11
EU15
H1 2013, percentage of labor force (aged 15-64)
10
15
20
25
30
35
40
20
06
20
07
20
08
20
09
20
10
20
11
20
12
H1
20
13
Macedonia, FYR
Kosovo
Bosnia and Herzegovina
Serbia
Montenegro
Albania
Percentage of labor force (aged 15-64)
-7 -6 -5 -4 -3 -2 -1 0
Albania
Bosnia and Herzegovina
Kosovo
Macedonia, FYR
Montenegro
Serbia
SEE6
EU11
Projected 2013, percentage of GDP
-7.5
-5.0
-2.5
0.0
2.5
5.0
7.5
20
02
20
03
20
04
20
05
20
06
20
07
20
08
20
09
20
10
20
11
20
12
20
13
f
Bosnia and Herzegovina
Kosovo
Macedonia, FYR
Montenegro
Albania
Serbia
Percentage of GDP
0 10 20 30 40 50 60 70 80
Albania
Bosnia and Herzegovina
Kosovo
Macedonia, FYR
Montenegro
Serbia
SEE6
Projected 2013, percentage of GDP
0
10
20
30
40
50
60
70
80
20
03
20
04
20
05
20
06
20
07
20
08
20
09
20
10
20
11
20
12
20
13
f
Albania
Montenegro
Serbia
Bosnia and Herzegovina
Macedonia, FYR
Kosovo
Percentage of GDP
Figura AI. 3: Niveli i papunësisë
Figura AI. 4: Bilanci Fiskal
Figura AI. 5: Borxhi Publik
42 | F a q e
Burimi: Përllogaritje të stafit të Bankës Botërore.
Burimi: Përllogaritje të stafit të Bankës Botërore.
Burimi: Përllogaritje të stafit të Bankës Botërore.
0 10 20 30 40 50
Albania
Bosnia and Herzegovina
Kosovo
Macedonia
Montenegro
Serbia
SEE6
EU15
2012, percentage of GDP
-40
-30
-20
-10
0
10
20
30
40
50
20
03
20
04
20
05
20
06
20
07
20
08
20
09
20
10
20
11
20
12
H1
20
13
Serbia
Montenegro
Albania
Bosnia and Herzegovina
Macedonia
Kosovo
Annual growth, percent
0 10 20 30 40 50 60 70
Albania
Bosnia and Herzegovina
Kosovo
Macedonia
Montenegro
Serbia
SEE6
EU15
2012, percentage of GDP
-20
-10
0
10
20
30
40
50
60
20
03
20
04
20
05
20
06
20
07
20
08
20
09
20
10
20
11
20
12
H1
20
13
Serbia
Montenegro
Macedonia
Kosovo
Albania
Bosnia and Herzegovina
Annual growth, percent
-20 -15 -10 -5 0
Albania
Bosnia and Herzegovina
Kosovo
Macedonia, FYR
Montenegro
Serbia
SEE6
EU11
Projected 2013, percentage of GDP
-50
-40
-30
-20
-10
0
10
20
20
02
20
03
20
04
20
05
20
06
20
07
20
08
20
09
20
10
20
11
20
12
20
13
f
Macedonia, FYR
Serbia
Bosnia and Herzegovina
Albania
Kosovo
Montenegro
Percentage of GDP
Figura AI. 6: Rritja e Eksporteve
Figura AI. 7: Rritja e Importeve
Figura AI. 8: Bilanci i Llogarisë Korente
Burimi: Përllogaritje të stafit të Bankës Botërore.
Burimi: Bankat qendrore.
Tabela AI.2: Renditjet e kredisë sovrane Dhj 2010 Dhj 2011 Dhj 2012 Shtat 2013
ALB B+ B+ B+ B+
Bosnja dhe
Hercegovina B+ B B B
MKD BB BB BB BB-
MNE BB BB BB- BB-
SRB BB- BB BB- BB-
-20-10
0102030405060708090
Jun
-08
No
v-0
8
Ap
r-0
9
Sep
-09
Feb
-10
Jul-
10
Dec
-10
May
-11
Oct
-11
Mar
-12
Au
g-1
2
Jan
-13
Jun
-13
Albania
Bosnia and Herzegovina
Macedonia, FYR
Serbia
Kosovo
Montenegro
Private credit growth, percent
-30
-20
-10
0
10
20
30
40
50
Jun
-08
No
v-0
8
Ap
r-0
9
Sep
-09
Feb
-10
Jul-
10
Dec
-10
May
-11
Oct
-11
Mar
-12
Au
g-1
2
Jan
-13
Jun
-13
Albania
Bosnia and Herzegovina
Macedonia, FYR
Serbia
Kosovo
Montenegro
Deposit growth, percent
0 5 10 15 20 25
Albania
Bosnia and Herzegovina
Kosovo
Macedonia, FYR
Montenegro
Serbia
H1 2013, percentage of total loans
0
5
10
15
20
252
00
2
20
03
20
04
20
05
20
06
20
07
20
08
20
09
20
10
20
11
20
12
H1
20
13
Albania
Montenegro
Bosnia and Herzegovina
Serbia
Macedonia, FYR
Kosovo
Percentage of total loans
Figura AI. 9: Rritja e Depozitave dhe Kredive Private
Figura AI. 10: Kreditë e Këqija
Burimi: Standard and Poor’s. Shënim: Kosova nuk ka një renditje të kredisë.
44 | F a q e
Burimi: Të Bërit Biznes
40 45 50 55 60 65 70 75 80
Albania
Bosnia and Herzegovina
Kosovo
Macedonia, FYR
Montenegro
Serbia
SEE6
EU11
2013, proximity to frontier (best practice = 100)
40
45
50
55
60
65
70
75
80
20
05
20
06
20
07
20
08
20
09
20
10
20
11
20
12
20
13
Macedonia, FYR
Montenegro
Kosovo
Serbia
Albania
Bosnia and Herzegovina
Proximity to frontier (best practice = 100)
Figura AI. 11: Lehtësia e të Bërit Biznes
Recommended