· Web viewMe qëllim lehtësimin e zbatimit të kësaj Direktive dhe të Direktivës (BE)...

Preview:

Citation preview

L 138/1 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian 26/05/2016

1

DIREKTIVA (BE) 2016/798 E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE E KËSHILLIT11 Maj 2016

Mbi Sigurinë Hekurudhore(Version i Ndryshuar)

(Tekst që lidhet me Zonen Ekonomike Europiane EEA)

PARLAMENTI EVROPIAN DHE KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN,

Duke pasur parasysh Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian dhe në veçanti nenin 91(1) të tij,

Duke pasur parasysh propozimin nga Komisioni Evropian,

Pas transmetimit të draft aktit legjislativ tek parlamentet kombëtare,

Duke pasur parasysh opinionin e Komitetit Ekomomik dhe Social Evropian ('),

Duke pasur parasysh opinionin e Komitetit të Rajoneve (2),

Duke vepruar në përputhje me procedurën e zakonshme legjislative (3),

Duke pasur parasysh se:

(1) Direktiva 2004/49/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit (4) është ndryshuar thelbësisht. Meqë duhet të kryhen ndryshime të mëtejshme, ajo duhet të riformulohet për efekte të qartësisë.

(2) Direktiva 2004/49/KE krijoi një kuadër të përbashkët rregullator për sigurinë hekurudhore nëpërmjet harmonizimit të përmbajtjes së rregullave të sigurisë, çertifikimit të sigurisë të ndërmarrjeve hekurudhore, detyrave dhe roleve të autoriteteve të sigurisë kombëtare dhe hetimin e aksidenteve. Megjithatë, me qëllim ushtrimin e përpjekjeve për të zhvilluar më tej një zonë të vetme hekurudhore evropiane, rishikimi i plotë i Direktivës 2004/49/KE është i nevojshëm.

(3) Metrotë, tramvajet dhe sisteme të tjera hekurudhore të lehta, në shumë Shtete Anëtare i nënshtrohen kërkesave teknike vendore dhe përjashtohen nga objekti i Direktivës (BE) 2016/797 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit (5). Me qëllim lehtësimin e zbatimit të kësaj Direktive dhe të Direktivës (BE) 2016/797, të dyja Direktivat duhet të kenë të njëjtin objekt. Si rrjedhojë, këto sisteme lokale duhet të përjashtohen nga objekti i kësaj Direktive.

(4) Në masën që disa koncepte të përmendura në këtë Direktivë mund të zbatohen me efektivitet për metrotë dhe sisteme të tjera lokale, Shtetet Anëtare duhet të lejohen të vendosin, pa cenuar objektin e kësaj Direktive, të zbatojnë dispozita të caktuara të kësaj Direktive që ato i çmojnë të përshtatshme. Në këto raste, Shtetet Anëtare duhet të lejohen të mos zbatojnë detyrime të tilla si njoftimi i rregullave kombëtare dhe raportimi.

(5) Nivelet e sigurisë në sistemin hekurudhor të Bashkimit Evropian janë përgjithësisht të larta, veçanërisht në krahasim me transportin rrugor. Siguria hekurudhore duhet të ruhet në përgjithësi dhe kur është e mundur, të përmirësohet vazhdimisht, duke pasur parasysh progresin shkencor dhe teknik, si dhe zhvillimin e të drejtës ndërkombëtare dhe të Bashkimit

(1)) GZC 327, 12.11.2013, fq. 122.(2) GZ C 356, 5.12.2013, fq. 92.(3) Pozicioni i Parlamentit Evropian i 26 shkurtit 2014 (ende i pabotuar në Gazetën Zyrtare) dhe

pozicioni i Këshillit në versionin e parë të 10 dhjetorit 2015 (GZ C 57, 12.2.2016, fq. 64). Pozicioni i Parlamentit Evropian i 28 prillit 2016 (ende i pabotuar në Gazetën Zyrtare).

(4) Direktiva 2004/49/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 29 prillit 2004 për sigurinë për hekurudhat e Komunitetit dhe që ndryshon Direktivën e Këshillit 95/18/KE për liçencimin e ndërmarrjeve hekurudhore dhe Direktivën 2001/14/KE për alokimin e kapacitetit të infrastrukturës hekurudhore dhe vendosjen e tarifave për përdorimin e infrastrukturës hekurudhore dhe çertifikimin e sigurisë (GZ L 164, 30.4.2004, fq. 44).

(5) Direktiva (BE) 2016/797 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 11 majit 2016 për ndërveprimin e sistemit hekurudhor brenda Bashkimit Evropian (shih faqen 44 të kësaj Gazete Zyrtare).

(6) Nëse një Shtet Anëtar paraqet një nivel më të lartë sigurie, ai duhet të garantojë se rregulli i miratuar nuk krijon pengesë ndaj ndërveprimit ose nuk shkakton diskriminim.

(7) Grupet kryesore të interesit në sistemin hekurudhor të Bashkimit Evropian, menaxherët e infrastrukturës dhe ndërmarrjet hekurudhore duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë për sigurinë e sistemit, secili për pjesën e tyre. Kurdoherë që të jetë e nevojshme, ato duhet të bashkëpunojnë për zbatimin e masave për kontrollin e rrezikut.

(8) Pa cenuar përgjegjësinë e menaxherëve të infrastrukturës dhe ndërmarrjeve hekurudhore për zhvillimin dhe përmirësimin e sigurisë hekurudhore, grupet e tjera të tilla të interesit si subjektet përgjegjëse për mirëmbajtjen, prodhuesit, transportuesit, dërguesit, marrësit e ngarkesës, subjektet e mbushjes, zbrazjes, ngarkuesit, shkarkuesit, furnizuesit e mirëmbajtjes, kujdestarët, ofruesit e shërbimeve dhe subjektet kontraktuese nuk duhet të përjashtohen nga përgjegjësia për produktet, shërbimet dhe proceset. Çdo grup interesi në sistemin hekurudhor të Bashkimit Evropian duhet të jetë përgjegjës ndaj grupeve të tjera të interesit për komunikim të plotë dhe transparent të të gjithë informacionit përkatës, për të kontrolluar nëse automjetet janë të aftë për t’u drejtuar. Kjo lidhet, në veçanti, me informacionin mbi statusin dhe historinë e një mjeti të caktuar, dosjet e mirëmbajtjes, gjurmueshmërinë e operacioneve të ngarkimit dhe dëftesat e ngarkesës.

(9) Çdo ndërmarrje hekurudhore, menaxheri i infrastrukturës dhe njësia përgjegjëse për mirëmbajtjen duhet të sigurojnë që kontraktuesit e saj dhe palët e tjera zbatojnë masat e kontrollit të rrezikut. Për këtë qëllim, secila ndërmarrje hekurudhore, menaxheri i infrastrukturës dhe njësia përgjegjëse për mirëmbajtjen duhet të zbatojnë metodat për monitorimin e përcaktuar në metodat e përbashkëta të sigurisë ('CSM-të'). Kontraktuesit e tyre duhet të zbatojnë këtë proces nëpërmjet masave kontraktuale. Duke pasur parasysh faktin se masa të tilla janë pjesë thelbësore e sistemit të menaxhimit të sigurisë së ndërmarrjeve hekurudhore dhe menaxherëve të infrastrukturës, ndërmarrjet hekurudhore dhe menaxherët e infrastrukturës duhet të njoftojnë masat e tyre kontraktuale me kërkesë të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Hekurudhat ("Agjencia") të themeluar me Rregulloren (BE) 2016/796 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit f) ose autoritetin kombëtar të sigurisë në kontekstin e

(10) Shtetet Anëtare duhet të nxisin një kulturë besimi të ndërsjellë, besimi dhe të mësuari në të cilën personeli i ndërmarrjeve hekurudhore dhe menaxherët e infrastrukturës inkurajohen të kontribuojnë për zhvillimin e sigurisë ndërsa garantohet konfidencialiteti.

(11) Objektivat e përbashkëta të sigurisë ('CST-të') dhe CSMS prezantohen gradualisht për të garantuar se siguria ruhet në një nivel të lartë dhe, kur është e nevojshme dhe kur është e mundur, të përmirësohet. Ato duhet të sigurojnë mjete për vlerësimin e sigurisë dhe performancës së operatorëve në nivel të Bashkimit Evropian, si dhe në Shtetet Anëtare. Treguesit e përbashkët të sigurisë ('CSI-të') janë krijuar për të vlerësuar nëse sistemet pajtohen me CST-ë dhe për të lehtësuar monitorimin e performancës së sigurisë hekurudhore.

(12) Rregullat kombëtare që shpesh bazohen në standarde kombëtare teknike po zëvendësohen gradualisht nga rregullat e bazuara në standarde të përbashkëta të krijuara nga CST-të, CSM-të dhe specifikime teknike për ndërveprim (‘TSI-të’). Me qëllim eliminimin e pengesave ndaj ndërveprimit, volumi i rregullave kombëtare, duke përfshirë rregullat operacionale, duhet të ulet si pasojë e zgjerimit të objektit të TSI-ve ndaj të gjithë sistemit hekurudhor të Bashkimit Evropian dhe të mbylljes së pikave të hapura në TSI. Për këtë qëllim, Shtetet Anëtare duhet të mbajnë të përditësuar sistemin e tyre të rregullave kombëtare, të fshijnë rregullat e papërdorshme dhe të informojnë pa vonesë për këtë Komisionin dhe Agjencinë.

(13) Rregullat kombëtare duhet të hartohen dhe publikohen në mënyrë që çdo përdorues potencial i një rrjeti kombëtar të mund t’i kuptojë. Megjithatë, këto rregulla shpesh i referohen dokumenteve të tjera të tilla si standardet kombëtare, standardet ndërkombëtare ose specifikimeve të tjera teknike që mund të mbrohen pjesërisht ose plotësisht nga të drejtat e pronësisë intelektuale. Si rrjedhojë, është e përshtatshme që detyrimi i publikimit nuk duhet të zbatohet për dokumente të referuara drejtpërdrejt ose tërthorazi në rregullin kombëtar.

(14) Rregullat kombëtare shpesh përfshijnë kërkesa që janë pjesërisht të rëndësishme si për ndërveprimin dhe qëllime sigurie. Siguria, duke qenë kërkesë thelbësore e Direktivës (BE) 2016/797, një rregull kombëtar mund të jetë i rëndësishëm për Direktivën (BE) 2016/797 dhe për këtë Direktivë. Si rrjedhojë, dallimi midis termave ‘rregulla të sigurisë kombëtare’ dhe ‘rregulla kombëtare teknike’ siç përcaktohen në Direktivën 2004/49/KE dhe Direktivën 2008/57/KE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, përkatësisht, duhet të hiqet dhe të zëvendësohet nga koncepti i

(1) Rregullorja (BE) 2016/796 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 11 majit 2016 mbi Agjencinë e Bashkimit Evropian për Hekurudhat dhe Rregullorja shfuqizuese (KE) nr. 881/2004 (shih faqen 1 të kësaj Gazete Zyrtare).

L 138/3 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian 26/05/2016

3

rregullave kombëtare’ që duhet të njoftohen sipas Direktivës (BE) 2016/797 dhe/ose kjo Direktivë. Rregullat kombëtare duhet të njoftohen sipas Direktivës (BE) 2016/797 kryesisht kur lidhen me vendosjen në treg ose në shërbim të nënsistemeve strukturore. Ato duhet të njoftohen sipas kësaj Direktive kur lidhen me funksionimin e sistemit hekurudhor të Bashkimit Evropian ose me subjekte specifike të kësaj Direktive, duke përfshirë rolin e grupeve të interesit, specifikimin e sigurisë, autorizimin e sigurisë dhe hetimin e aksidenteve.

(15) Duke pasur parasysh qasjen graduale për eliminimin e pengesave ndaj ndërveprimit të sistemit hekurudhor të Bashkimit Evropian dhe të afatit që si rrjedhojë kërkohet për miratimin e TSI-ve, duhet të merren hapa për të shmangur një situatë ku Shtetet Anëtare miratojnë rregulla të reja kombëtare ose ndërmarrin projekte që rrisin diversitetin e sistemit aktual, me përjashtim të situatave specifike të parashikuara në këtë Direktivë. Sistemi i menaxhimit të sigurisë është mjeti i njohur për kontrollin e rreziqeve ndërsa menaxherët e infrastrukturës dhe ndërmarrjet hekurudhore janë përgjegjës për marrjen e masave të menjëhershme korrigjuese për të parandaluar përsëritjen e aksidenteve. Shtetet Anëtare duhet të shmangin hartimin e rregullave të reja kombëtare menjëherë pas një aksidenti, nëse këto rregulla të reja nuk kërkohen si masë urgjente parandaluese.(16) Sistemi i sinjalizimit dhe kontrollit të trenave luan rol të rëndësishëm në garantimin e sigurisë hekurudhore. Në këtë drejtim, dislokimi i Sistemit të Menaxhimit të Trafikut Hekurudhor Evropian (ERTMS) për rrjetin hekurudhor të Bashkimit Evropian përbën kontribut të rëndësishëm për përmirësimin e niveleve të sigurisë.

(17) Në kryerjen e detyrave dhe përmbushjen e përgjegjësive të tyre, menaxherët e infrastrukturës dhe ndërmarrjet hekurudhore duhet të zbatojnë një sistem të menaxhimit të sigurisë që plotëson kërkesat e Bashkimit Evropian dhe që përmban elementë të përbashkët. Informacioni për sigurinë dhe zbatimin e sistemit të menaxhimit të sigurisë duhet t’i paraqitet Agjencisë dhe autoritetit kombëtar të sigurisë në Shtetin Anëtar të interesuar.

(18) Nëpërmjet proceseve të tij, sistemi i menaxhimit të sigurisë duhet të garantojë që kapacitetet dhe kufizimet e burimeve njerëzore dhe ndikimet në performancën e tyre të trajtohen me anë të zbatimit të njohurive për faktorët njerëzorë dhe përdorimit të metodave të njohura.

(19) Shërbimet e ngarkesave hekurudhore duhet të përfshijnë edhe transportin e mallrave të rrezikshme. Megjithatë, duhet të bëhet një dallim midis objektivit të kësaj Direktive, i cili duhet të ruajë, dhe kur është e mundur, të përmirësojë sigurinë e sistemit hekurudhor të Bashkimit Evropian dhe atë të Direktivës 2008/68/KE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit (2), që kryesisht është rregullimi i klasifikimit të substancave dhe specifikimi i kufizimeve të tyre, duke përfshirë ngarkimin, shkarkimin dhe përdorimin e sigurt të kufizimeve brenda sistemit ekzistues hekurudhor. Si rrjedhojë, pa cenuar Direktivën 2008/68/KE, sistemi i menaxhimit të sigurisë të ndërmarrjeve hekurudhore dhe menaxherëve të infrastrukturës duhet të marrë parasysh siç duhet rreziqet potenciale shtesë të shkaktuara nga transportimi i kufizimeve të mallrave të rrezikshme.

(20) Të gjitha ndërmarrjet hekurudhore duhet t’i nënshtrohen kërkesave të njëjta të sigurisë, në mënyrë që të garantohet një nivel i lartë i sigurisë hekurudhore dhe kushte të barabarta. Ndërmarrja hekurudhore duhet të mbajë një çertifikatë sigurie si kusht që të lejohet të ketë akses në infrastrukturën hekurudhore. Çertifikata e sigurisë duhet të dëshmojë se ndërmarrja hekurudhore ka krijuar sistemin e menaxhimit të sigurisë dhe se është e aftë të pajtohet me standardet dhe rregullat përkatëse të sigurisë për zonën përkatëse të funksionimit. Kur Agjencia lëshon një çertifikatë të vetme sigurie për një ndërmarrje hekurudhore që ka një zonë funksionimi në një ose më shumë Shtete Anëtare, ajo duhet të jetë autoriteti i vetëm për të vlerësuar nëse ndërmarrja hekurudhore ka krijuar siç duhet sistemin e saj të menaxhimit të sigurisë. Autoritetet kombëtare përkatëse të sigurisë nga zona e synuar e funksionimit duhet të përfshihen në vlerësimin e kërkesave të përcaktuara në rregullat përkatëse kombëtare.

(21) Metodat e harmonizuara të bazuara në Direktivën 2004/49/KE janë krijuar për t’u zbatuar për grupet e interesit në sistemin hekurudhor të Bashkimit Evropian dhe autoritetet kombëtare të sigurisë për monitorimin, vlerësimin e pajtueshmërisë, mbikëqyrjen dhe vlerësimin e rrezikut. Ky kuadër rregullator është i matur në nivel të mjaftueshëm për t’u zhvendosur gradualisht drejt një ‘çertifikate të vetme sigurie’ të vlefshme brenda zonës së funksionimit të ndërmarrjes hekurudhore të interesuar.

(1) Direktiva 2008/57/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 17 qershorit 2008 për ndërveprimin e sistemit hekurudhor brenda Komunitetit (GZ L 191, 18.7.2008, fq. 1).

(2) Direktiva 2008/68/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 24 shtatorit 2008 për transportin e brendshëm tokësor të mallrave të rrezikshme (GZ L 260, 30.9.2008, fq. 13).

L 138/4 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian 26/05/2016

(22) Me qëllim rritjen e efikasitetit dhe koherencës së procedurave për lëshimin e çertifikatave të vetme të sigurisë për ndërmarrjet hekurudhore, është e nevojshme që Agjencisë t’i jepet rol qendror në lëshimin e këtyre çertifikatave. Nëse zona e funksionimit kufizohet tek një Shtet Anëtar, aplikanti duhet të ketë mundësinë e zgjedhjes nëse duhet të paraqesë aplikimin e tij për një çertifikatë të vetme sigurie nëpërmjet sportelit të shërbimit të përmendur në Rregulloren (BE) 2016/796 për autoritetin kombëtar të sigurisë të atij Shteti Anëtar ose për Agjencinë. Zgjedhja e bërë nga aplikanti duhet të jetë detyruese deri në përfundimin ose mbarimin e aplikimit. Ky regjim i ri duhet ta bëjë sistemin hekurudhor të Bashkimit Evropian më efikas dhe efektiv duke ulur barrët administrative për ndërmarrjet hekurudhore.

(23) Agjencia dhe autoritetet kombëtare të sigurisë duhet të bashkëpunojnë dhe ndajnë kompetencat e nevojshme për lëshimin e çertifikatave të vetme të sigurisë. Duhet të hartohen dispozita të qarta procedurale dhe arbitrazhi për trajtimin e situatave kur Agjencia dhe autoritetet kombëtare të sigurisë nuk bien dakord për vlerësimet e kryera në lidhje me lëshimin e çertifikatave të vetme të sigurisë.

(24) Alokimi i ri i funksioneve dhe detyrave midis autoriteteve kombëtare të sigurisë dhe Agjencisë në lidhje me lëshimin e çertifikatave të sigurisë duhet të kryhet me efikasitet. Për këtë qëllim, duhet të hartohen marrëveshjet e bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë dhe autoriteteve kombëtare të sigurisë.

(25) Në veçanti, marrëveshjet e bashkëpunimit kërkohen për të pasur parasysh situatën specifike gjeografike dhe historike të disa Shteteve Anëtare, ndërsa garantojnë funksionimin e duhur të tregut të brendshëm. Nëse funksionimi kufizohet tek rrjete që kërkojnë ekspertizë specifike për arsye gjeografike ose historike dhe nëse këto rrjete janë të izoluara nga pjesa tjetër e sistemit hekurudhor të Bashkimit Evropian, për aplikantin duhet të mundësohet përmbushja e formaliteteve të nevojshme në nivel vendor me anë të ndërveprimit me autoritetet përkatëse kombëtare të sigurisë. Për këtë qëllim, për synime të reduktimit të barrëve dhe kostove administrative, duhet të mundësohet që marrëveshjet e bashkëpunimit të lidhen ndërmjet Agjencisë dhe autoriteteve përkatëse kombëtare të sigurisë për të parashikuar shpërndarjen e duhur të detyrave, pa cenuar përgjegjësinë përfundimtare të Agjencisë në lëshimin e çertifikatës së vetme të sigurisë.

(26) Rrjetet hekurudhore të ndodhura në Shtetet Baltike (Estoni, Letoni dhe Lituani) kanë hapësirë binari (skartament te linjes) 1520 mm, i cili është i njëjtë si në vendet e treta fqinje, por i ndryshëm nga ai i rrjetit kryesor hekurudhor brenda Bashkimit Evropian. Këto rrjete baltike kanë trashëguar kërkesa të përbashkëta teknike dhe operacionale që sigurojnë de facto ndërveprimin midis tyre dhe në këtë kuadër, çertifikata e sigurisë e lëshuar në një prej këtyre Shteteve Anëtare mund të jepet për pjesën tjetër të këtyre rrjeteve. Për të lehtësuar shpërndarjen efikase dhe proporcionale të burimeve për çertifikimin e sigurisë dhe për të reduktuar barrën financiare dhe administrative për aplikantin në këto raste, masa specifike bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë dhe autoriteteve përkatëse kombëtare të sigurisë duhet të përfshijnë, nëse është e nevojshme, mundësinë e detyrave kontraktuese për këto autoritete

(27) Kjo Direktivë nuk duhet të çojë në një nivel të reduktuar sigurie dhe nuk duhet të përfshijë kosto në sektorin hekurudhor të Bashkimit Evropian. Për këtë qëllim, Agjencia dhe autoritetet kombëtare të sigurisë duhet të marrin përgjegjësi të plotë për çertifikatën e vetme të sigurisë që lëshojnë, duke marrë përsipër në veçanti përgjegjësitë kontraktuale dhe jo-kontraktuale në këtë drejtim. Në rastin e një hetimi gjyqësor që përfshin Agjencinë ose personelin e saj, Agjencia duhet të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet kompetente të Shtetit Anëtar të interesuar.

(28) Duhet të bëhet një dallim i qartë ndërmjet, nga njëra anë, përgjegjësisë së menjëhershme të Agjencisë dhe autoriteteve kombëtare të sigurisë për sigurinë që rrjedh nga lëshimi i çertifikatave të sigurisë dhe autorizimeve të sigurisë dhe nga ana tjetër, detyrës së autoriteteve kombëtare të sigurisë për garantimin e një kuadri kombëtar rregullator dhe mbikëqyrjen e performancës të të gjitha palëve të interesuara mbi bazë të vazhdueshme. Secili autoritet kombëtar i sigurisë duhet të mbikëqyrë pajtueshmërinë e vazhdueshme me detyrimin ligjor të vendosur ndaj një ndërmarrjeje hekurudhore ose menaxheri infrastrukture për të krijuar një sistem të menaxhimit të sigurisë. Përcaktimi i të dhënave provuese të kësaj pajtueshmërie mund të kërkojë jo vetëm inspektime në terren të ndërmarrjes hekurudhore ose menaxherit të interesuar të infrastrukturës, por edhe detyra mbikëqyrëse që duhet të kryhen nga autoritetet kombëtare të sigurisë, me qëllim vlerësimin se ndërmarrja hekurudhore ose menaxheri i infrastrukturës vazhdojnë të zbatojnë siç duhet sistemin e tyre të menaxhimit të sigurisë pas dhënies së një çertifikate sigurie ose autorizimi sigurie. Autoritetet kombëtare të sigurisë duhet të bashkërendojnë autoritetet e tyre mbikëqyrëse në lidhje me ndërmarrjet hekurudhore të krijuara në Shtete të ndryshme Anëtare dhe duhet të ndajnë informacion midis tyre dhe kur është e përshtatshme, me Agjencinë. Agjencia duhet të asistojë autoritetet kombëtare të sigurisë në bashkëpunimin e tyre. Në këtë kontekst, duhet të përcaktohen masa të nevojshme nga Agjencia dhe autoritetet kombëtare të sigurisë për të lehtësuar shkëmbimin e informacionit

L 138/5 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian 26/05/2016

5

(29) Agjencia dhe autoritetet kombëtare të sigurisë duhet të bashkëpunojnë ngushtë në rastet kur një autoritet kombëtar sigurie konkludon se një mbajtës i një çertifikate të vetme sigurie të lëshuar nga Agjencia nuk përmbush më kushtet për çertifikim. Në këtë rast, ai duhet t’i kërkojë Agjencisë të kufizojë ose shfuqizojë atë çertifikatë. Një procedurë arbitrazhi duhet të krijohet për trajtimin e rasteve të mosmarrëveshjes ndërmjet Agjencisë dhe autoritetit kombëtar të sigurisë. Nëse një autoritet kombëtar sigurie identifikon një rrezik serioz sigurie gjatë mbikëqyrjes, ai duhet të informojë Agjencinë dhe çdo autoritet tjetër kombëtar të sigurisë të interesuar në fushën e bashkëpunimit të ndërmarrjes hekurudhore. Autoritetet kombëtare të sigurisë duhet të lejohen të zbatojnë masa të përkohshme sigurie, duke përfshirë menjëherë kufizimin ose pezullimin e veprimeve përkatëse. Një rrezik serioz sigurie në këtë kontekst duhet të kuptohet se është një rast serioz i mospajtueshmërisë me detyrimet ligjore ose kërkesat e sigurisë që në vetvete ose në një sërë rastesh rrjedhuese mund të shkaktojnë një aksident ose aksident të rëndë.

(30) Agjencia duhet të jetë e aftë të krijojë një instrument që lehtëson shkëmbimin e informacionit ndërmjet grupeve përkatëse të interesit, të cilët identifikojnë ose informohen për një rrezik sigurie në lidhje me të metat dhe mospërputhjet ose keqfunksionimet ndërtimore të pajisjeve teknike.

(31) Çertifikata e vetme e sigurisë duhet të lëshohet në bazë të të dhënave provuese se një ndërmarrje hekurudhore ka krijuar sistemin e vet të menaxhimit të sigurisë.

(32) Menaxherët e infrastrukturës kanë përgjegjësi kyçe për projektimin e sigurt, mirëmbajtjen dhe funksionimin e rrjetit të tyre hekurudhor. Menaxherët e infrastrukturës duhet t’i nënshtrohen një autorizimi sigurie nga autoriteti kombëtar i sigurisë në lidhje me sistemin e tyre të menaxhimit të sigurisë dhe për dispozita të tjera për përmbushjen e kërkesave të sigurisë.

(33) Çertifikimi i personelit të trenave mund të krijojë vështirësi për anëtarët e rinj. Shtetet Anëtare duhet të garantojnë se shërbimet për trajnimin dhe çertifikimin e personelit të trenave, të nevojshme për plotësimin e kërkesave sipas rregullave kombëtare, janë të disponueshme për ndërmarrjet hekurudhore që synojnë të operojnë në rrjetin përkatës.

(34) Subjekti përgjegjës për mirëmbajtjen duhet të çertifikohet për vagonët e mallrave të ngarkesave. Nëse subjekti përgjegjës për mirëmbajtjen është menaxher infrastrukture, ky çertifikim duhet të përfshihet në procedurën për autorizimin e sigurisë. Çertifikata e lëshuar për këtë subjekt duhet të garantojë se kërkesat e mirëmbajtjes të kësaj Direktive plotësohen për çdo vagon të mallrave të ngarkesave për të cilin është përgjegjës. Kjo çertifikatë duhet të jetë e vlefshme në të gjithë Bashkimin Evropian dhe duhet të lëshohet nga një organ i aftë për të audituar sistemin e mirëmbajtjes të krijuar nga subjekti. Ndërsa vagonët e mallrave të ngarkesave përdoren shpesh në trafikun ndërkombëtar dhe ndërsa subjekti përgjegjës për mirëmbajtjen mund të dëshirojë të përdorë punishtet e vendosura në më shumë se një Shtet Anëtar, organi çertifikues duhet të jetë i aftë të zbatojë kontrollet e tij në të gjithë Bashkimin Evropian. Agjencia duhet të vlerësojë sistemin e çertifikimit të subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen për vagonët e mallrave të ngarkesave dhe nëse është e përshtatshme, duhet të rekomandojë shtrirjen e tij tek të gjitha automjetet hekurudhore.

(35) Autoritetet kombëtare të sigurisë duhet të jenë tërësisht të pavarura në organizimin e tyre, strukturën ligjore dhe vendimmarrje nga ndonjë ndërmarrje hekurudhore, menaxher infrastrukture, aplikant, subjekt kontraktues ose subjekt që jep kontrata të shërbimit publik. Ata duhet të përmbushin detyrat e tyre në një mënyrë të hapur dhe jo-diskriminuese dhe duhet të bashkëpunojnë me Agjencinë për të krijuar një zonë të vetme hekurudhore evropiane dhe për të bashkërenduar kriteret e tyre të vendimmarrjes. Nëse është e nevojshme, për Shtetet Anëtare duhet të mundësohet që të vendosin të përfshijnë autoritetin e tyre kombëtar të sigurisë brenda ministrisë kombëtare përgjegjëse për çështjet e transportit, me kusht që të respektohet pavarësia e autoritetit kombëtar të sigurisë. Me qëllim përmbushjen e detyrave të tyre, autoritetet kombëtare të sigurisë duhet të kenë kapacitetin e nevojshëm të brendshëm dhe të jashtëm organizativ në lidhje me burimet njerëzore dhe materiale.

(36) Organet kombëtare hetimore luajnë rol kryesor në procesin e hetimit të sigurisë. Puna e tyre është e rëndësisë më të lartë në përcaktimin e shkaqeve të një aksidenti ose incidenti. Si rrjedhojë, është thelbësore që ata duhet të zotërojnë burimet financiare dhe njerëzore të kërkuara për kryerjen e hetimeve efikase dhe efektive. Organet kombëtare hetimore duhet të bashkëpunojnë, me synim shkëmbimin e informacionit dhe praktikave më të mira. Ata duhet të hartojnë një program të rishikimeve të specializuara, me qëllim monitorimin e efektivitetit të hetimeve të tyre. Raportet e rishikimeve të specializuara duhet t’i jepen Agjencisë, me qëllim që t’i mundësojnë monitorimin e përmbushjes së përgjithshme të sigurisë të sistemit hekurudhor të Bashkimit Evropian.

L 138/6 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian 26/05/2016

(37) Aksidentet e rënda në hekurudha janë të rralla. Megjithatë, ato mund të kenë pasoja shkatërrimtare dhe ngrenë shqetësimin tek publiku rreth përmbushjes së sigurisë të sistemit hekurudhor të Bashkimit Evropian. Si rrjedhojë, të gjitha këto aksidente duhet të hetohen nga një pikëpamje sigurie për të shmangur përsëritjen, me rezultatet hetimore që vihen publikisht në dispozicion. Aksidente dhe incidente të tjera duhet t’i nënshtrohen gjithashtu hetimeve të sigurisë kur përfshijnë pararendës të rëndësishëm ndaj një aksidenti të rëndë.

(38) Një hetim sigurie duhet të ruhet veçmas nga ndonjë hetim gjyqësor për të njëjtin incident dhe atyre që e kryejnë atë duhet t’u jepet akses tek të dhënat dhe dëshmitarët. Ai duhet të kryhet nga një organ i përhershëm i pavarur nga grupet e interesit në sistemin hekurudhor të Bashkimit Evropian. Organi duhet të funksionojë në një mënyrë që shmang çdo konflikt interesi dhe çdo përfshirje të mundshme në shkaqet e ngjarjeve që hetohen. Në veçanti, pavarësia e saj funksionale nuk duhet të cenohet nëse është lidhur ngushtë, për qëllime organizative dhe të strukturës ligjore, me autoritetin kombëtar të sigurisë, Agjencinë ose rregullatorin e hekurudhave. Hetimet e tij duhet të kryhen me nivelin më të lartë të mundshëm të transparencës. Për çdo rast, organi duhet të krijojë grupin përkatës hetimor që zotëron ekspertizën e nevojshme për identifikimin e shkaqeve të menjëhershme dhe kryesore.

(39) Një hetim pas një aksidenti të rëndë duhet të kryhet në mënyrë që të gjitha palëve tu jepet mundësia të dëgjohen dhe të ndajnë rezultatet. Në veçanti, gjatë hetimit organi hetimor duhet të informojë palët për të cilat çmon se kanë përgjegjësi të lidhura me sigurinë për progresin e hetimit dhe duhet të marrë parasysh pikëpamjet dhe opinionet e tyre. Kjo do t’i mundësojë organit hetimor që të marrë ndonjë informacion përkatës shtesë dhe të vihet në dijeni për opinione të ndryshme për punën e tij, me qëllim që të mund të kryejë hetimin e tij në mënyrën më të përshtatshme. Një konsultim i tillë në asnjë mënyrë nuk duhet të çojë në ndarjen e fajit ose përgjegjësisë por në mbledhjen e të dhënave faktike dhe nxjerrjen e mësimeve për përmirësimin e ardhshëm të sigurisë. Megjithatë, organi hetimor duhet të jetë i lirë të zgjedhë informacionin që synon të ndajë me këto palë, me qëllim shmangien e ndonjë presioni të papërshtatshëm, përveç kur ky kërkohet nga personat që kryejnë procedurën gjyqësore. Organi hetimor duhet të marrë gjithashtu parasysh nevojat e informimit të arsyeshëm të viktimave

(40) Me qëllim përmirësimin e efikasitetit të aktiviteteve të tyre dhe lehtësimin e përmbushjes së detyrave të tyre, organet hetimore kanë akses në kohë tek vendndodhja e një aksidenti, nëse është e nevojshme, në bashkëpunim pozitiv me ndonjë autoritet gjyqësor të përfshirë në çështje. Raportet për hetimet dhe rezultatet dhe rekomandimet japin informacion thelbësor për përmirësimin e mëtejshëm të sigurisë hekurudhore dhe duhet të vihen publikisht në dispozicion në nivel të Bashkimit Evropian. Rekomandimet e sigurisë duhet të kryhen nga marrësit dhe masat e raportuara sërish tek organi hetimor.

(41) Nëse shkaku i drejtpërdrejtë i një aksidenti ose incidenti rezulton i lidhur me veprimet njerëzore, duhet t’i kushtohet vëmendje rrethanave të veçanta dhe mënyrës në të cilën aktivitetet rutinë kryhen nga personeli gjatë veprimeve normale, duke përfshirë projektimin e ndërfaqes së përdoruesit, përshtatshmërinë e procedurave, objektivat kontradiktore, ngarkesën e punës dhe rrethana të tjera që mund të kenë ndikim tek ngjarja, duke përfshirë stresin fizik dhe të lidhur me punën, lodhjen ose gjendjen psikologjike.

(42) Duhet të bëhen përpjekje për të garantuar se një nivel i lartë trajnimi dhe kualifikimesh të avancuara është i disponueshëm në të gjithë Bashkimin Evropian.

(43) Me qëllim plotësimin dhe ndryshimin e disa aspekteve jo-thelbësore të kësaj Direktive, kompetenca për miratimin e akteve në përputhje me nenin 290 të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian duhet t’i delegohet Komisionit në lidhje me CSM-të dhe CST-të, dhe rishikimin e tyre. Është e një rëndësie të veçantë që Komisioni të kryejë konsultime të përshtatshme gjatë punës së tij përgatitore, duke përfshirë në nivel ekspertësh. Në përgatitjen dhe hartimin e akteve të deleguara, Komisioni duhet të garantojë një transmetim të njëkohshëm, në kohë dhe të përshtatshëm të dokumenteve përkatëse tek Parlamenti Evropian dhe Këshilli.

(44) Komisionit duhet t’i jepen kompetenca zbatuese për të garantuar kushte uniforme për zbatimin e kësaj Direktive në lidhje me mandatin e Agjencisë për hartimin e CSM-ve dhe CST-ve dhe ndryshimet e tyre dhe për të kryer rekomandimet përkatëse për Komisionin; masa praktike për qëllim të çertifikimit të sigurisë; dispozita të hollësishme që identifikojnë kërkesat e përcaktuara në Shtojcën III, duhet të zbatohen

L 138/7 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian 26/05/2016

7

për qëllim të funksioneve të mirëmbajtjes të përmbushura nga punishtet e mirëmbajtjes, duke përfshirë dispozita të hollësishme për garantimin e zbatimit uniform të çertifikimit të punishteve të mirëmbajtjes, në përputhje me CSM dhe TSI-të përkatëse ; dispozita të hollësishme që identifikojnë kërkesat e përcaktuara në Shtojcën III duhet të zbatohen për qëllim të çertifikimit të subjekteve përgjegjëse për mirëmbajtjen e automjeteve të ndryshme nga vagonët e mallrave të ngarkesave, mbi bazën e karakteristikave teknike të këtyre automjeteve, duke përfshirë dispozita për garantimin e zbatimit uniform të kushteve të çertifikimit për subjektin përgjegjës për mirëmbajtjen e automjeteve të ndryshme nga vagonët e mallrave të ngarkesave, në përputhje me CSM dhe TSI-të përkatëse dhe strukturën raportuese të raportit hetimor të incidenteve dhe aksidenteve. Këto kompetenca duhet të ushtrohen në përputhje me Rregulloren (BE) nr. 182/2011 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit (1).(45) Shtetet Anëtare duhet të përcaktojnë rregulla për gjobat e zbatueshme për shkeljet e dispozitave kombëtare të miratuara sipas kësaj Direktive dhe garantojnë zbatimin e tyre. Këto gjoba duhet të jenë efektive, proporcionale dhe parandaluese.

(46) Meqë objektivat e kësaj Direktive, specifikisht aktivitetet koordinuese në Shtetet Anëtare, me qëllim rregullimin dhe mbikëqyrjen e sigurisë, hetimin e aksidenteve dhe krijimin e CST-ve, CSM-ve, CSI-ve dhe kërkesa të përbashkëta për çertifikata të vetme sigurie, nuk mund të arrihen në nivel të mjaftueshëm nga Shtetet Anëtare por për arsye të shkallës dhe ndikimeve të tyre, mund të arrihen më mirë në nivel Bashkimi Evropian, ky i fundit mund të miratojë masa në përputhje me parimin e subsidiaritetit të përcaktuara në atë nen, kjo Direktivë nuk tejkalon çka është e nevojshme për arritjen e këtyre objektivave.

(47) Detyrimi për transpozimin e kësaj Direktive në ligjin kombëtar duhet të kufizohet tek ato dispozita që përfaqësojnë një ndryshim lëndor në krahasim me Direktivën 2004/49/KE. Detyrimi për transpozimin e dispozitave që janë të pandryshuara lind sipas kësaj Direktive.

(48) Kjo Direktivë nuk duhet të cenojë detyrimin e Shteteve Anëtare në lidhje me afatet kohore për transpozimin në ligjin kombëtar të Direktivave të përcaktuara në Pjesën B të Shtojcës IV,

KANË MIRATUAR KËTË DIREKTIVË:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

LëndaKjo Direktivë përcakton dispozita për garantimin e zhvillimit dhe përmirësimit të sigurisë të sistemit hekurudhor të Bashkimit Evropian dhe akses të përmirësuar në treg për shërbimet e transportit hekurudhor me anë të :

(a) harmonizimit të strukturës rregullatore në Shtetet Anëtare;

(b) përcaktimit të përgjegjësive midis grupeve të interesit në sistemin hekurudhor të Bashkimit Evropian;

(c) zhvillimit të objektivave të përbashkëta të sigurisë (‘CST’) dhe metodave të përbashkëta të sigurisë (‘CSM’), me synim eliminimin në mënyrë graduale të nevojës për rregulla kombëtare;

(d) përcaktimit të parimeve për lëshimin, rinovimin, ndryshimin dhe kufizimin ose shfuqizimin e çertifikatave dhe autorizimeve të sigurisë;

(e) kërkesës për krijimin për çdo Shtet Anëtar, të një autoriteti kombëtar sigurie dhe një organi për hetimin e incidenteve dhe aksidenteve; dhe

(f) përcaktimit të parimeve të përbashkëta për menaxhimin, rregullimin dhe mbikëqyrjen e sigurisë hekurudhore.

(1) Rregullorja (BE) nr. 182/2011 e Parlamentit Evropian dhe Këshillit e 16 shkurtit 2011 që përcakton rregullat dhe parimet e përgjithshme në lidhje me mekanizmat për kontroll nga Shtetet Anëtare të

L 138/8 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian 26/05/2016

Neni 2

Objekti

1. Kjo Direktivë zbatohet për sistemin hekurudhor në Shtetet Anëtare, i cili mund të ndahet në nënsisteme për zonat strukturore dhe funksionale. Ajo mbulon kërkesa të sigurisë për sistemin në tërësi, duke përfshirë menaxhimin e sigurt të infrastrukturës dhe funksionimit të trafikut dhe ndërveprimit midis ndërmarrjeve hekurudhore, menaxherëve të infrastrukturës dhe grupeve të tjera të interesit në sistemin hekurudhor të Bashkimit Evropian.2. Kjo Direktivë nuk zbatohet për:

(a) metrotë;

(b) tramvajet dhe automjetet e lehta hekurudhore dhe infrastrukturën e përdorur ekskluzivisht nga

ato automjete; ose (c) rrjete që janë funksionalisht të ndara nga pjesa tjetër e sistemit hekurudhor të Bashkimit Evropian

dhe të synuara vetëm për funksionimin e shërbimeve lokale, urbane ose nënurbane të pasagjerëve, si dhe ndërmarrjet që operojnë vetëm në ato rrjete.

3. Shtetet Anëtare mund të përjashtohen nga objekti i masave që zbatojnë këtë Direktivë:(a) infrastrukturën hekurudhore të zotëruar privatisht, duke përfshirë binarët rezerve të përdorur nga

pronari ose nga një operator për qëllim të veprimtarive të tyre përkatëse të ngarkesave ose për transportin e personave për qëllime jo-tregtare, dhe automjete të përdorura ekskluzivisht në këtë infrastrukturë;

(b) infrastrukturën dhe automjetet e rezervuara për përdorim rreptësisht lokal, historik ose turistik;(c) infrastrukturën e lehtë hekurudhore të përdorur herë pas here nga automjete hekurudhore të

rënda në kushte operacionale të sistemit të lehtë hekurudhor, nëse është e nevojshme për qëllime të lidhjes vetëm me ato automjete; dhe

(d) automjete të përdorura kryesisht në infrastrukturën e lehtë hekurudhore por të pajisura me disa komponentë të rëndë hekurudhorë të nevojshëm për mundësimin e kryerjes së transitit në një seksion të rezervuar dhe të kufizuar të infrastrukturës së rëndë hekurudhore vetëm për qëllime lidhjeje.

4. Pavarësisht nga paragrafi 2, Shtetet Anëtare mund të vendosin të zbatojnë, kur është e përshtatshme, dispozitat e kësaj Direktive, për metrotë dhe sistemet e tjera lokale në përputhje

Neni 3

Përkufizimet

Për qëllimet e kësaj Direktive zbatohen përkufizimet e mëposhtme:(1) ‘Sistem hekurudhor i Bashkimit Evropian’ nënkupton sistemin hekurudhor të Bashkimit

Evropian të përcaktuar në pikën (1) të nenit 2 të Direktivës (BE) 2016/797;(2) ‘menaxher infrastrukture’ nënkupton një menaxher infrastrukture të përcaktuar në pikën (2)

të nenit 3 të Direktivës 2012/34/BE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit (');

(3) ‘ndërmarrje hekurudhore’ nënkupton një ndërmarrje hekurudhore të përcaktuar në pikën (1) të nenit 3 të Direktivës 2012/34/BE dhe çdo ndërmarrje tjetër publike ose private, veprimtaria e të cilës është ofrimi i transportit të mallrave dhe/ose pasagjerëve me rrugë hekurudhore mbi bazën që ndërmarrja duhet të garantojë forcë tërheqëse, duke përfshirë ndërmarrjet që ofrojnë vetëm forcë tërheqëse;

(4) ‘specifikim teknik për ndërveprim’ (TSI) nënkupton një specifikim të miratuar në përputhje me Direktivën (BE) 2016/797 me të cilën secili nënsistem ose pjesë nënsistemi mbulohet, me qëllim plotësimin e kërkesave thelbësore dhe garantimin e ndërveprimit të sistemit hekurudhor të Bashkimit Evropian;

(5) ‘objektiva të përbashkëta të sigurisë’ (CST) nënkupton nivelet minimale të sigurisë që duhet të arrihen nga sistemi në tërësi dhe kur është e mundur, nga pjesë të ndryshme të sistemit hekurudhor të Bashkimit Evropian (të tilla si sistemi hekurudhor konvencional, sistemi (1) Direktiva 2012/34/BE e Parlamentit Evropian dhe Këshillit e 21 nëntorit 2012 që krijon një zonë të

vetme hekurudhore evropiane (GZ L 343, 14.12.2012, fq. 32).

L 138/9 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian 26/05/2016

9

(6) ‘metoda të përbashkëta sigurie’ (CSM-të) nënkupton metodat që përshkruajnë vlerësimin e niveleve të sigurisë dhe arritjen e objektivave të sigurisë dhe pajtueshmërinë me kërkesa të tjera sigurie;

(7) ‘autoritet kombëtar sigurie’ nënkupton organin kombëtar të cilit i janë besuar detyra në lidhje me sigurinë hekurudhore në përputhje me këtë Direktivë ose çdo organ i besuar nga disa Shtete Anëtare me këto detyra, me qëllim garantimin e një regjimi të unifikuar sigurie;

(8) ‘rregulla kombëtare’ nënkupton të gjitha rregullat e detyrueshme të miratuara në një Shtet Anëtar, pavarësisht nga organi lëshues, të cilat përmbajnë kërkesa teknike të sigurisë hekurudhore të ndryshme nga ato të përcaktuara nga Bashkimi Evropian ose rregullat ndërkombëtare dhe që janë të zbatueshme brenda Shtetit Anëtar për ndërmarrjet hekurudhore, menaxherët e infrastrukturës ose palë të treta;

(9) ‘sistem i menaxhimit të sigurisë’ nënkupton organizimin, masat dhe procedurat e hartuara nga një menaxher infrastrukture ose ndërmarrje hekurudhore për të garantuar menaxhimin e sigurt të operacioneve të tij;

(10) ‘përgjegjës hetimor’ nënkupton një person përgjegjës për organizimin, kryerjen dhe kontrollin e një hetimi;

(11) ‘aksident i rëndë’ nënkupton ndonjë përplasje trenash ose dalje nga binarët të trenave që rezultojnë në vdekjen e të paktën një personi ose plagosje të rëndë të pesë ose më shumë personave ose dëmtim në masë të mjeteve hekurudhore, infrastrukturës ose mjedisit dhe çdo aksident tjetër me të njëjtat pasoja që ka ndikim të dukshëm në rregulloren e sigurisë hekurudhore ose menaxhimin e sigurisë; ‘dëmtim në masë’ nënkupton dëmin që mund të vlerësohet menjëherë nga organi hetimor me koston totale prej të paktën 2 milionë EURO;

(12) ‘incident’ nënkupton çdo ngjarje të ndryshme nga një aksident ose aksident i rëndë që cenon sigurinë e operacioneve hekurudhore;

(13) ‘hetim’ nënkupton një proces të kryer për qëllim të parandalimit të aksidentit dhe incidentit që përfshin mbledhjen dhe analizën e informacionit, nxjerrjen e konkluzioneve, duke përfshirë përcaktimin e shkaqeve dhe kur është e përshtatshme, hartimin e rekomandimeve të sigurisë;

(14) ‘shkaqe’ nënkupton veprimet, mosveprimet, ngjarjet ose kushtet ose një kombinim të tyre, të cilat kanë shkaktuar një aksident ose incident;

(15) ‘sistem hekurudhor i lehtë’ nënkupton një sistem transporti hekurudhor urban dhe/ose nënurban me shkallë mbrojtjeje nga aksidentet (rezistence) të nivelit C-III ose C-IV (në pajtim me EN 15227:2011) dhe një forcë maksimale automjeti prej 800 kN (forcë gjatësore kompresive në zonën e bashkimit); sistemet hekurudhore të lehta mund të kenë rrugëkalimin e tyre ose e ndajnë atë me trafikun rrugor dhe zakonisht nuk shkëmbejnë automjetet me pasagjerë në distancë të largët ose trafikun e mallrave;

(16) ‘organ i vlerësimit të përputhshmërisë’ nënkupton një organ që është njoftuar ose caktuar si përgjegjës për aktivitete të vlerësimit të përputhshmërisë, duke përfshirë kalibrimin, testimin, çertifikimin dhe inspektimin; një organ i vlerësimit të përputhshmërisë klasifikohet si ‘organ i njoftuar’ pas njoftimit nga një Shtet Anëtar; një organ i vlerësimit të përputhshmërisë klasifikohet si ‘organ i caktuar’ pas caktimit nga një Shtet Anëtar ;

(17) ‘përbërës ndërveprimi’ nënkupton përbërësin e ndërveprimit siç përcaktohet në pikën (7) të nenit 2 të Direktivës (BE) 2016/797;

(18) ‘kujdestar’ ”mbajtësi” nënkupton personin fizik ose juridik që duke qenë pronari i një automjeti ose duke pasur të drejtën për përdorimin e tij, shfrytëzon automjetin si mjet transporti dhe është regjistruar si i tillë në një regjistër automjetesh të përmendur në nenin 47 të Direktivës (BE) 2016/797;

(19) ‘subjekt përgjegjës për mirëmbajtjen’ (‘ECM’) nënkupton një subjekt përgjegjës për mirëmbajtjen e një automjeti dhe i regjistruar si i tillë në një regjistër automjetesh të përmendur në nenin 47 të Direktivës (BE) 2016/797;

(20) ‘automjet’ nënkupton një automjet hekurudhor të përshtatshëm për qarkullim mbi rrota në linjat

L 138/10 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian 26/05/2016

(21) ‘prodhues’ nënkupton prodhuesin e përcaktuar në pikën (36) të nenit 2 të Direktivës (BE) 2016/797;

(22) ‘dërgues mallrash’ nënkupton një ndërmarrje që dërgon mallra ose në emrin e vet, ose për një palë të tretë;

(23) ‘marrës mallrash’ nënkupton çdo person fizik ose juridik që merr mallra në bazë të një kontrate transporti; nëse operacioni i transportit zhvillohet pa një kontratë transporti, çdo person fizik ose juridik që merr në ngarkim mallrat pas mbërritjeve, do të konsiderohet të jetë marrësi i mallrave ;

(24) ‘ngarkues’ nënkupton një ndërmarrje që ngarkon mallrat e ambalazhuara, kontejnerë të vegjël ose serbatorë portabël në ose brenda një vagoni ose kontejneri ose që ngarkon një kontejner, kontejner për mallra të ngurta (rifuxho), kontejner gazi me elementë të shumëfishtë, kontejner serbatorësh ose serbator portabël në një vagon;

(25) ‘shkarkues’ nënkupton një ndërmarrje që eliminon një kontejner, kontejner për mallra të ngurta, kontejner gazi me shumë elementë, kontejner serbatorësh ose serbator portabël nga një vagon ose ndonjë ndërmarrje që shkarkon mallra të ambalazhuara, kontejnerë të vegjël ose serbatorë portabël jashtë një ose nga një vagon ose kontejner, ose ndonjë ndërmarrje që shkarkon mallra nga një serbator (vagon-serbator, serbator i çmontueshëm, serbator portabël ose kontejner serbatorësh) ose nga një vagon me bateri ose kontejner gazi me shumë elementë ose nga një vagon, kontejner i madh ose kontejner i vogël për transport rifuxho ose kontejner për mallra të ngurta;

(26) ‘mbushës’ nënkupton një ndërmarrje që ngarkon mallra në një serbator (duke përfshirë një vagon-serbator, vagon me serbator të çmontueshëm, serbator portabël ose kontejner serbatorësh) në një vagon, kontejner të madh ose kontejner të vogël për transport rifuxho ose në një vagon me bateri ose kontejener gazi me shumë elementë;

(27) ‘subjekt eliminues’ nënkupton një ndërmarrje që eliminon mallra nga një serbator (duke përfshirë një vagon serbatorësh, vagon me serbator të çmontueshën, serbator portabël ose kontejner serbatorësh), një vagon, kontejner i madh ose kontejner i vogël për transport rifuxho ose nga një vagon me bateri ose kontejner gazi me shumë elementë;

(28) ‘transportues’ nënkupton një ndërmarrje që kryen operacion transporti sipas një kontrate transporti;

(29) ‘subjekt kontraktues’ nënkupton një subjekt publik ose privat që porosit projektimin dhe/ose ndërtimin ose rinovimin ose përditësimin e një nënsistemi;

(30) ‘tip operacioni’ nënkupton tipin e karakterizuar nga transporti i pasagjerëve, duke përfshirë ose duke përjashtuar shërbimet me shpejtësi të lartë, transportin e mallrave, duke përfshirë ose duke përjashtuar vetëm shërbimet e mallrave të rrezikshme dhe shërbimet e këmbimit

KREU II

ZHVILLIMI DHE MENAXHIMI I SIGURISË HEKURUDHORE

Neni 4

Roli i grupeve të interesit në sistemin hekurudhor të Bashkimit Evropian në zhvillimin dhe përmirësimin e sigurisë hekurudhore

1. Me synimin e zhvillimit dhe përmirësimit të sigurisë hekurudhore, Shtetet Anëtare, brenda kufijve të kompetencave të tyre :

(a) garantojnë që siguria hekurudhore ruhet në përgjithësi dhe kur është arsyeshmërisht e mundur, përmirësohet në mënyrë të vazhdueshme, duke pasur parasysh zhvillimin e të drejtës së Bashkimit Evropian dhe rregullave ndërkombëtare dhe të progresit teknik dhe shkencor, dhe duke i dhënë përparësi parandalimit të aksidenteve;

(b) garantojnë që i gjithë legjislacioni i zbatueshëm është zbatuar në një mënyrë të hapur dhe jo-diskriminuese, duke nxitur zhvillimin e një sistemi të vetëm të transportit hekurudhor evropian;

(c) garantojnë që masat për zhvillimin dhe përmirësimin e sigurisë hekurudhore marrin parasysh

L 138/11 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian 26/05/2016

11

(d) garantojnë se përgjegjësia për funksionimin e sigurt të sistemit hekurudhor të Bashkimit Evropian dhe kontrollin e rreziqeve të shoqëruara me të vendosen për menaxherët e infrastrukturës dhe ndërmarrjet hekurudhore, secili për pjesën e vet të sistemit, duke i detyruar ata të:

(i) zbatojnë masa të nevojshme të kontrollit të rrezikut të përmendura në pikën (a) të nenit 6(1), nëse është e përshtatshme në bashkëpunim me njëra tjetrën;

(ii) zbatojnë rregulla kombëtare dhe të Bashkimit Evropian;

(iii) krijojnë sisteme të menaxhimit të sigurisë në përputhje me këtë Direktivë;

(e) pa cenuar detyrimin civil në përputhje me kërkesat ligjore të Shteteve Anëtare, garantojnë që çdo menaxher infrastrukture dhe ndërmarrje hekurudhore bëhet përgjegjëse për pjesën e vet të sistemit dhe funksionimin e saj të sigurt, duke përfshirë furnizimin e materialeve dhe kontraktimin e shërbimeve përballë aktorëve të interesuar dhe aktorëve të tjerë të përmendur në paragrafin 4;

(f) përgatisin dhe publikojnë plane vjetore sigurie që përcaktojnë masat e parashikuara për arritjen e CST-ve; dhe

(g) nëse është e nevojshme, mbështesin Agjencinë në punën e saj për të monitoruar zhvillimin e sigurisë hekurudhore në nivel Bashkimi Evropian.

2. Agjencia garanton, brenda kufijve të kompetencave të saj, se siguria hekurudhore ruhet në përgjithësi dhe kur është arsyeshmërisht e mundur, përmirësohet në mënyrë të vazhdueshme, duke pasur parasysh zhvillimin e të drejtës së Bashkimit Evropian dhe të progresit teknik dhe shkencor dhe duke i dhënë përparësi parandalimit të aksidenteve të rënda.

3. Ndërmarrjet hekurudhore dhe menaxherët e infrastrukturës:

(a) zbatojnë masat e nevojshme të kontrollit të rrezikut të përmendura në pikën (a) të nenit 6(1), kur është e nevojshme në bashkëpunim me njëra tjetrën dhe me grupe të tjera interesi;

(b) marrin parasysh në sistemet e tyre të menaxhimit të sigurisë, rreziqet e shoqëruara me aktivitetet e grupeve të tjera të interesit dhe palëve të treta;

(c) kur është e përshtatshme, detyrojnë kontraktualisht grupet e tjera të interesit të përmendura në paragrafin 4 që kanë ndikim potencial në funksionimin e sigurt të sistemit hekurudhor të Bashkimit Evropian për zbatimin e masave të kontrollit të rrezikut; dhe

(d) garantojnë se kontraktuesit e tyre zbatojnë masa të kontrollit të rrezikut nëpërmjet zbatimit të CSM-ve për proceset monitoruese të përcaktuara në CSM-të për monitorim të përmendura në pikën (c) të nenit 6(1) dhe se kjo përcaktohet në masat kontraktuale që duhet të zbulohen me kërkesë të Agjencisë ose autoritetit kombëtar të sigurisë.

4. Pa cenuar përgjegjësitë e ndërmarrjeve hekurudhore dhe menaxherët e infrastrukturës të përmendur në paragrafin 3, subjektet përgjegjëse për mirëmbajtjen dhe të gjithë aktorët e tjerë që kanë ndikim potencial në funksionimin e sigurt të sistemit hekurudhor të Bashkimit Evropian, duke përfshirë prodhuesit, furnizuesit e mirëmbajtjes, kujdestarët, ofruesit e shërbimeve, subjektet (a) zbatojnë masat e nevojshme për kontrollin e rrezikut, kur është e nevojshme, në bashkëpunim me grupe të tjera interesi;

(b) garantojnë se nënsistemet, aksesorët, pajisjet dhe shërbimet e furnizuara prej tyre pajtohen me kërkesat dhe kushtet e përcaktuara për përdorim, në mënyrë që të mund të operohen në mënyrë të sigurt nga ndërmarrja hekurudhore dhe/ose menaxheri i interesuar i infrastrukturës.

5. Ndërmarrjet hekurudhore, menaxherët e infrastrukturës dhe çdo grup interesi i përmendur në paragrafin 4 që identifikon ose informohet për një rrezik sigurie të lidhur me defektet dhe mospërputhjet ose keqfunksionimet ndërtimore të pajisjes teknike, duke përfshirë ato të nënsistemeve strukturore, brenda kufijve të kompetencës së tyre përkatëse:(a) marrin çdo masë të nevojshme korrigjuese për trajtimin e rrezikut të identifikuar të sigurisë;

L 138/12 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian 26/05/2016

(b) ia raportojnë këto rreziqe palëve përkatëse të përfshira, me qëllim që t’u mundësojnë atyre të marrin çdo masë të nevojshme të mëtejshme korrigjuese për të garantuar arritjen e vazhdueshme të përmbushjes së sigurisë të sistemit hekurudhor të Bashkimit Evropian. Agjencia mund të krijojë një mjet që lehtëson këtë shkëmbim informacioni midis grupeve përkatëse të interesit, duke pasur parasysh privatësinë e përdoruesve të përfshirë, rezultatin e analizës së kostos-fitimit, si dhe aplikacionet e teknologjisë së informacionit dhe regjistrat tashmë të krijuar nga Agjencia.

6. Në rastin e shkëmbimit të automjeteve midis ndërmarrjeve hekurudhore, çdo aktor i përfshirë shkëmben të gjithë informacionin e lidhur me funksionimin e sigurt, duke përfshirë por pa u kufizuar tek statusi dhe historiku i automjetit përkatës, elementët e dosjeve të mirëmbajtjes për qëllim të gjurmueshmërisë, gjurmueshmërisë së operacioneve të ngarkimit dhe notave të dërgimit.

Neni 5

Treguesit e përbashkët të sigurisë (‘CSI-të’)

1. Me qëllim lehtësimin e vlerësimit të arritjes së CST-ve dhe parashikimin e monitorimit të zhvillimit të përgjithshëm të sigurisë hekurudhore, Shtetet Anëtare do të mbledhin informacion për CSI-të nëpërmjet raporteve vjetore të autoriteteve kombëtare të sigurisë të përmendura në nenin 19.

2. CSI-të përcaktohen në Shtojcën I.

Neni 6

Metodat e përbashkëta të sigurisë (‘CSM-të’)

1. CSM-të përshkruajnë mënyrën sesi vlerësohen nivelet e sigurisë, arritja e objektivave të sigurisë dhe pajtueshmëria me kërkesa të tjera të sigurisë, duke përfshirë, kur është e përshtatshme, nëpërmjet një organi të pavarur vlerësues, duke trajtuar dhe përcaktuar:

(a) metodat e vlerësimit dhe shqyrtimit të rrezikut;(b) metodat e vlerësimit të pajtueshmërisë me kërkesat në çertifikata sigurie dhe autorizime sigurie

të lëshuara në përputhje me nenet 10 dhe 12;

(c) metodat për mbikëqyrjen që duhet të zbatohen nga autoritetet kombëtare të sigurisë dhe metodat për monitorim që duhet të zbatohen nga ndërmarrjet hekurudhore, menaxherët e infrastrukturës dhe subjektet përgjegjëse për mirëmbajtjen;

(d) metodat për vlerësimin e nivelit të sigurisë dhe përmbushjes së sigurisë të operatorëve hekurudhorë në nivel kombëtar dhe të Bashkimit Evropian;

(e) metodat për vlerësimin e objektivave të sigurisë në nivel kombëtar dhe të Bashkimit Evropian; dhe (f) metoda të tjera që mbulojnë një proces të sistemit të menaxhimit të sigurisë që duhet të

harmonizohet në nivel të Bashkimit Evropian.

2. Komisioni, me anë të akteve zbatuese, i jep Agjencisë mandatin për hartimin e CSM-ve dhe ndryshimin e tyre dhe për bërjen e rekomandimeve përkatëse Komisionit mbi bazën e një arsyetimi të qartë për nevojën për një CSM të re ose të ndryshuar dhe ndikimin e tij në rregullat ekzistuese dhe nivelin e sigurisë të sistemit hekurudhor të Bashkimit Evropian. Këto akte zbatuese miratohen në përputhje me procedurën e shqyrtimit të përmendur në nenin 28(3). Nëse komiteti i përmendur në nenin 28 (‘komiteti’) nuk jep asnjë opinion, Komisioni nuk do të miratojë draft aktin zbatues dhe do të zbatohet nënparagrafi i tretë i nenit 5(4) të Rregullores (BE) nr. 182/2011.Hartimi, miratimi dhe rishikimi i CSM-ve merr parasysh opinionet e përdoruesve, autoritetet e sigurisë kombëtare dhe grupet e interesit, duke përfshirë partnerët socialë, sipas rastit. Rekomandimet bashkëlidhin një raport për rezultatet e konsultimit dhe një raport që vlerëson ndikimin e CSM-së së re ose të ndryshuar që do të miratohet. 3

3. Gjatë ushtrimit të mandatit të përmendur në paragrafin 2, komiteti mbahet sistematikisht dhe rregullisht i informuar nga Agjencia ose Komisioni për punën rregullatore për CSM-të. Gjatë kësaj pune, Komisioni mund t’i drejtojë Agjencisë rekomandime të dobishme në lidhje me CSM-të dhe analizën e kosto-fitimit. Në veçanti, Komisioni mund të kërkojë që zgjidhjet alternative të shqyrtohen nga Agjencia dhe që vlerësimi i kostove dhe fitimeve të këtyre zgjidhjeve alternative të përcaktohet në raportin e bashkëlidhur në draft CSM-të.

L 138/13 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian 26/05/2016

13

Komisioni asistohet nga komiteti për detyrat e përmendura në nënparagrafin e parë.

4. Komisioni shqyrton rekomandimin e lëshuar nga Agjencia, me qëllim kryerjen e verifikimit që mandati i përmendur në paragrafin 2 është përmbushur. Nëse mandati nuk është përmbushur, Komisioni do t’i kërkojë Agjencisë të rishikojë rekomandimin e tij duke përcaktuar pikat e paplotësuara të mandatit. Për arsye të bazuara, Komisioni mund të vendosë të ndryshojë mandatin e dhënë Agjencisë në përputhje me procedurën e përcaktuar në paragrafin 2.

Komisioni asistohet nga komiteti për detyrat e përmendura në nënparagrafin e parë.

5. CSM-të rishikohen në intervale të rregullta kohore, duke pasur parasysh përvojën e fituar nga zbatimi i tyre dhe zhvillimin global të sigurisë hekurudhore dhe me objektivin e ruajtjes përgjithësisht dhe kur është arsyeshmërisht e mundur, duke përmirësuar sigurinë në mënyrë të vazhdueshme.

6. Mbi bazën e rekomandimit të lëshuar nga Agjencia dhe pas shqyrtimit të përmendur në paragrafin 4 të këtij neni, Komisioni do të autorizohet të miratojë aktet e deleguara në përputhje me nenin 27 në lidhje me përmbajtjen e CSM-ve dhe ndryshime të tyre.

7. Shtetet Anëtare kryejnë ndryshimet e nevojshme në rregullat e tyre kombëtare, duke pasur parasysh miratimin e CSM-ve dhe ndryshimet e tyre pa vonesë.

Neni 7

Objektivat e përbashkëta të sigurisë (‘CST’)

1. CST vendosin nivele minimale sigurie për t’u arritur nga sistemi në tërësi dhe kur është e mundur, nga pjesë të ndryshme të sistemit hekurudhor në secilin Shtet Anëtar dhe në Bashkimin Evropian. CST-të mund të shprehen në lidhje me kriteret e pranimit të rrezikut ose nivelet e sigurisë së objektivave dhe marrin parasysh, në veçanti:

(a) rreziqet individuale të lidhura me pasagjerët, personelin duke përfshirë punonjësit ose kontraktuesit, përdoruesit e kalimeve në nivel dhe të tjerë, dhe pa cenuar rregullat ekzistuese kombëtare dhe ndërkombëtare të përgjegjësisë, rreziqet individuale të lidhura me shkelësit;

(b) rreziqet komunitare.

2. Komisioni, me anë të akteve zbatuese, i jep mandat Agjencinë për të hartuar CST dhe ndryshime të tyre dhe për t’i bërë rekomandimet përkatëse Komisionit mbi bazën e një arsyetimi të qartë të nevojës për një CST të re ose të ndryshuar dhe ndikimin e tij në rregullat ekzistuese. Këto akte zbatuese miratohen në përputhje me procedurën e shqyrtimit të përmendur në nenin 28(3). Nëse komiteti nuk jep asnjë opinion, Komisioni nuk do të miratojë draft aktin zbatues dhe do të zbatohet nënparagrafi i tretë i nenit 5(4) të Rregullores (BE) nr. 182/2011.3. Gjatë ushtrimit të mandatit të përmendur në paragrafin 2, komiteti do të mbahet sistematikisht dhe rregullisht i informuar nga Agjencia ose Komisioni për punën përgatitore për CST-të. Gjatë kësaj pune Komisioni mund t’i drejtojë Agjencisë rekomandime të dobishme në lidhje me CST-të dhe analizën e kosto-fitimit. Në veçanti, Komisioni mund të kërkojë që Agjencia të shqyrtojë zgjidhje alternative dhe që vlerësimi i kostos dhe përfitimeve të këtyre zgjidhjeve alternative të përcaktohet në raportin e bashkëlidhur në draft CST-të.

Komisioni asistohet nga komiteti për detyrat e përmendura në nënparagrafin e parë.

4. Komisioni shqyrton rekomandimin e lëshuar nga Agjencia, me qëllim kryerjen e verifikimit se mandate i përmendur në paragrafin 2 është përmbushur. Nëse mandate nuk është përmbushur, Komisioni do t’i kërkojë Agjencisë të rishikojë rekomandimin duke përcaktuar pikat e paplotësuara të mandatit. Për arsye të bazuara, Komisioni mund të vendosë të ndryshojë mandatin e dhënë Agjencisë në përputhje me procedurën e përcaktuar në paragrafin 2.Komisioni asistohet nga komiteti për detyrat e përmendura në nënparagrafin e parë.

L 138/14 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian 26/05/2016

5. CST-të rishikohen në intervale të rregullta kohore, duke pasur parasysh zhvillimin global të sigurisë hekurudhore. CST-të e rishikuara reflektojnë çdo zonë prioritare ku siguria duhet të përmirësohet më tej.

6. Në bazë të rekomandimit të lëshuar nga Agjencia dhe pas shqyrtimit të përmendur në paragrafin 4 të këtij neni, Komisioni do të autorizohet të miratojë aktet e deleguara në përputhje me nenin 27 në lidhje me përmbajtjen e CST-ve dhe ndryshimet e tyre.

7. Shtetet Anëtare kryejnë ndryshimet e nevojshme tek rregullat e tyre kombëtare, me qëllim arritjen e të paktën Treguesve te Perbashket te Sigurise CST-ve dhe CST-ve të ndryshuar, në përputhje me planet kohore të zbatuara të bashkëlidhura atyre. Këto ndryshimet merren në konsideratë në planet vjetore të sigurisë të përmendura në pikën (f) të nenit 4(1). Shtetet Anëtare i

Neni 8

Rregullat kombëtare në fushën e sigurisë

1. Rregullat kombëtare të njoftuara deri më 15 qershor 2016 sipas Direktivës 2004/49/KE zbatohen

nëse ato:(a) hyjnë në një nga tipet e identifikuara sipas Shtojcës II; dhe

(b) pajtohen me ligjin e Bashkimit Evropian, duke përfshirë në veçanti TSI-të, CST-të dhe CSM-të, dhe

(c) nuk do të shkaktonte diskriminim arbitrar ose kufizim të fshehur për operimin e transportit hekurudhor ndërmjet Shteteve Anëtare.

2. Deri më 16 qershor 2018, Shtetet Anëtare do të rishikojnë rregullat kombëtare të përmendura në

paragrafin 1 dhe do të shfuqizojnë:

(a) çdo rregull kombëtar që nuk ishte njoftuar ose që nuk përmbush kriteret e përcaktuara në

paragrafin 1;

(b) çdo rregull kombëtar që është bërë i papërdorshëm nga Bashkimit Evropian, duke përfshirë në

veçanti TSI-të, CST-të dhe CSM-të.Për këtë qëllim, Shtetet Anëtare mund të përdorin mjetin e menaxhimit të rregullave të përmendur në nenin 27(4) të Rregullores (BE) 2016/796 dhe mund t’i kërkojnë Agjencisë të shqyrtojë rregulla specifike kundrejt kritereve të përcaktuara në këtë paragraf.

3. Shtetet Anëtare mund të përcaktojnë rregulla të reja kombëtare sipas kësaj Direktive vetëm në

rastet e mëposhtme:

(a) nëse rregullat në lidhje me metodat ekzistuese të sigurisë nuk mbulohen nga një CSM;

(b) nëse rregullat operative të rrjetit hekurudhor nuk janë mbuluar ende nga TSI-të;

(c) si një masë urgjente parandaluese, në veçanti pas një aksidenti ose incidenti;

(d) nëse një rregull tashmë i njoftuar duhet të rishikohet;(e) nëse rregullat në lidhje me kërkesat për personelin që kryen detyra kritike të sigurisë, duke

përfshirë kriteret e përzgjedhjes, gjendjen fizike dhe psikologjike dhe trajnimin profesional, nuk janë mbuluar ende nga TSI ose nga Direktiva 2007/59/KE e Parlamentit Evropian dhe Këshillit (').

4. Shtetet Anëtare paraqesin draftin e një rregulli të ri kombëtar për Agjencinë dhe Komisionin për shqyrtim në kohën e duhur dhe brenda afateve të përmendura në nenin 25(1) të Rregullores (BE) 2016/796 para prezantimit të pritshëm në sistemin ligjor kombëtar të rregullit të ri të propozuar, duke arsyetuar prezantimin e tij nëpërmjet sistemit përkatës të teknologjisë së informacionit në përputhje me nenin 27 të Rregullores (BE) 2016/796. Shtetet Anëtare garantojnë se drafti është përgatitur në nivel të mjaftueshëm për t’i dhënë mundësinë Agjencisë të kryejë shqyrtimin e saj në përputhje me nenin 25(2) të Rregullores (BE) 2016/796.(1) Direktiva 2007/59/KE e Parlamentit Evropian dhe Këshillit e 23 tetorit 2007 për çertifikimin e

drejtuesve të trenave që operojnë lokomotiva dhe trena në sistemin hekurudhor në Komunitet (GZ L 315, 3.12.2007, fq. 51).

L 138/15 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian 26/05/2016

15

7. Shtetet Anëtare i njoftojnë Agjencisë dhe Komisionit rregullat kombëtare të miratuara. Ato përdorin sistemin përkatës të teknologjisë së informacionit në përputhje me nenin 27 të Rregullores (BE) 2016/796. Shtetet Anëtare garantojnë se rregullat ekzistuese kombëtare janë lehtësisht të aksesueshme në sferën publike dhe formulohen në një terminologji që të gjitha palët e interesuara mund ta kuptojnë. Shteteve Anëtare mund t’u kërkohet të japin informacion shtesë për rregullat e tyre kombëtare.

8. Shtetet Anëtare mund të vendosin të mos njoftojnë rregullat dhe kufizimet e një natyre rreptësisht lokale. Në këto raste, Shtetet Anëtare përmendin ato rregulla dhe kufizime në regjistrat e infrastrukturës të përmendura në nenin 49 të Direktivës (BE) 2016/797 ose përcaktojnë në deklaratën e rrjetit të përmendur në nenin 27 të Direktivës 2012/34/BE ku botohen këto rregulla dhe kufizime.

9. Rregullat kombëtare të njoftuara në përputhje me këtë nen nuk i nënshtrohen procedurës së njoftimit të parashikuar nga Direktiva (BE) 2015/1535 e Parlamentit Evropian dhe Këshillit (').

10. Draft rregullat kombëtare dhe rregullat ekzistuese kombëtare shqyrtohen nga Agjencia në përputhje me procedurat e përcaktuara në nenet 25 dhe 26 të Rregullores (BE) 2016/796.

11. Pa cenuar paragrafin 8, rregullat kombëtare që nuk janë njoftuar në përputhje me këtë nen nuk zbatohen për qëllime të kësaj Direktive.

Neni 9

Sistemet e menaxhimit të sigurisë1. Menaxherët e infrastrukturës dhe ndërmarrjet hekurudhore duhet të krijojnë sistemet e tyre përkatëse të menaxhimit të sigurisë për të garantuar që sistemi hekurudhor i Bashkimit Evropian mund të arrijë të paktën CST-të, e pajtueshme me kërkesat e sigurisë të përcaktuara në TSI-të dhe që janë zbatuar pjesë përkatëse të CSM-ve dhe rregullave kombëtare të njoftuara në përputhje me nenin 8.2. Sistemi i menaxhimit të sigurisë dokumentohet në të gjitha pjesët përkatëse dhe përshkruan në veçanti shpërndarjen e përgjegjësive brenda organizatës së menaxherit të infrastrukturës ose ndërmarrjes hekurudhore. Ai tregon mënyrën sesi garantohet kontrolli nga menaxhimi në nivele të ndryshme, mënyrën sesi personeli dhe përfaqësues të tyre janë përfshirë në të gjitha nivelet dhe mënyrën sesi garantohet përmirësimi i vazhdueshëm i sistemit të menaxhimit të sigurisë. Duhet të ketë një angazhim të qartë për zbatimin në mënyrë të qëndrueshme të njohurive dhe metodave për faktorët njerëzorë. Nëpërmjet sistemit të menaxhimit të sigurisë, menaxherët e infrastrukturës dhe ndërmarrjet hekurudhore duhet të nxisin një kulturë besimi të ndërsjellë, besimi dhe të mësuari në të cilën personeli duhet të inkurajohet të kontribuojë për zhvillimin e sigurisë ndërsa garanton konfidencialitetin.3. Sistemi i menaxhimit të sigurisë përmban elementët e mëposhtëm kryesorë:

(a) një politikë sigurie të miratuar nga drejtori i përgjithshëm i organizatës dhe të komunikuar të gjithë personelit;

(b) objektiva cilësore dhe sasiore të organizatës për ruajtjen dhe përmirësimin e sigurisë dhe planeve dhe procedurave për arritjen e këtyre objektivave;

(c) procedura për plotësimin e standardeve ekzistuese, të reja dhe të ndryshuara teknike dhe operacionale ose kushteve të tjera normative të përcaktuara në TSI, rregullat kombëtare të përmendura në nenin 8 dhe Shtojcën II, rregulla të tjera përkatëse ose vendime të autoriteteve;

(d) procedura për garantimin e pajtueshmërisë me standardet dhe kushte të tjera normative në të gjithë kohëzgjatjen operative të pajisjeve dhe operacioneve;

(e) procedura dhe metoda për identifikimin e rreziqeve, duke kryer vlerësimin e rrezikut dhe zbatuar masa për kontrollin e rrezikut sa herë që një ndryshim i kushteve operative ose prezantimit të një materiali të ri shkakton rreziqe të reja në infrastrukturë ose ndërfaqen e organizimit të përdoruesit;

(f) ofrimin e programeve për trajnimin e personelit dhe sistemeve për të garantuar ruajtjen e kompetencës së personelit dhe kryerjen e detyrave sipas rrethanave, duke përfshirë masa në lidhje me gjendjen fizike dhe psikologjike;

f) Direktiva (BE) 2015/1535 e Parlamentit Evropian dhe Këshillit e 9 shtatorit 2015 që përcakton një procedurë për ofrimin e informacionit në fushën e rregulloreve teknike dhe rregullave për shërbimet e Shoqërisë së Informacionit (GZ L 241, 17.9.2015, fq. 1).

L 138/16 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian 26/05/2016

(g) masa për sigurimin e informacionit të mjaftueshëm brenda organizatës dhe kur është e përshtatshme, midis organizatave të sistemit hekurudhor;

(h) procedura dhe formate për dokumentacionin e informacionit të sigurisë dhe përcaktimin e procedurës për kontrollin e konfigurimit të informacionit të rëndësishëm të sigurisë;

(i) procedura për të garantuar se aksidentet, incidentet, aksidente të mundshme (goditjet e paqellimshme) dhe ngjarje të tjera të rrezikshme raportohen, hetohen dhe analizohen dhe marrjen e masave të nevojshme parandaluese;

(j) sigurimin e planeve të veprimit, sinjalizimeve dhe informacionit në rast emergjence, të rëna dakord me autoritetet përkatëse publike; dhe

(k) dispozita për auditimin e tyre të brendshëm periodik të sistemit të menaxhimit të sigurisë.

Menaxherët e infrastrukturës dhe ndërmarrjet hekurudhore përfshijnë çdo element tjetër të nevojshëm për mbulimin e rreziqeve të sigurisë, në përputhje me vlerësimin e rreziqeve që lindin nga aktiviteti i tyre.

4. Sistemi i menaxhimit të sigurisë i përshtatet tipit, shkallës, zonës së operacioneve dhe kushteve të tjera të aktivitetit të ndjekur. Ai garanton kontrollin e të gjitha rreziqeve të shoqëruara me aktivitetin e menaxherit të infrastrukturës ose ndërmarrjes hekurudhore, duke përfshirë sigurimin e mirëmbajtjes, pa cenuar nenin 14 dhe materialit, si dhe përdorimin e kontraktuesve. Pa cenuar rregullat ekzistuese kombëtare dhe ndërkombëtare të detyrimeve, sistemi i menaxhimit të sigurisë merr gjithashtu parasysh, kur është e përshtatshme dhe e arsyeshme, rreziqet që lindin si rezultat i aktiviteteve nga grupe të tjera interesi të përmendura në nenin 4.5. Sistemi i menaxhimit të sigurisë të ndonjë menaxheri infrastrukture merr parasysh efektet e veprimeve nga ndërmarrje të ndryshme hekurudhore në rrjet dhe parashikon që të gjitha ndërmarrjet hekurudhore të jenë të afta të operojnë në përputhje me TSI-të dhe rregullat kombëtare dhe me kushtet e përcaktuara në çertifikatën e tyre të sigurisë.

Sistemet e menaxhimit të sigurisë zhvillohen me synimin e bashkërendimit të procedurave të emergjencës të menaxherit të infrastrukturës me të gjitha ndërmarrjet hekurudhore që operojnë për infrastrukturën e tij dhe me shërbime emergjence, për të lehtësuar ndërhyrjen e shpejtë të shërbimeve të shpëtimit, dhe me çdo palë tjetër që mund të përfshihej në një situatë emergjence. Për infrastrukturën ndërkufitare, bashkëpunimi ndërmjet menaxherëve përkatës të infrastrukturës lehtëson bashkërendimin dhe gatishmërinë e nevojshme të shërbimeve kompetente të emergjencës në të dyja anët e kufirit.Pas një aksidenti të rëndë, ndërmarrja hekurudhore do të ofrojë asistencë për viktimat, duke i ndihmuar në procedurat e ankesave sipas ligjit të Bashkimit Evropian, në veçanti Rregullores (KE) nr. 1371/2007 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit ('), pa cenuar detyrimet e palëve të tjera. Një asistencë e tillë përdor kanalet për komunikimin me familjet e viktimave dhe përfshin mbështetje psikologjike për viktimat e aksidenteve dhe familjet e tyre.

6. Para datës 31 maj të çdo viti, të gjithë menaxherët e infrastrukturës dhe ndërmarrjet hekurudhore i paraqesin autoritetit kombëtar të sigurisë një raport vjetor sigurie në lidhje me vitin pararendës kalendarik. Raporti i sigurisë përmban:

(a) informacion mbi mënyrën sesi përmbushen objektivat e sigurisë korporative të organizatës dhe rezultatet e planeve të sigurisë;

(b) një përmbledhje e zhvillimit të treguesve të sigurisë kombëtare dhe të CSI-ve të përmendura në nenin 5, në masën që është e rëndësishme për organizatat raportuese;

(c) rezultatet e auditimit të brendshëm të sigurisë;

(d) vërejtje mbi të metat dhe keqfunksionimet e operacioneve hekurudhore dhe menaxhimit të infrastrukturës që mund të jenë të rëndësishme për autoritetin kombëtar të sigurisë, duke përfshirë një përmbledhje të informacionit të dhënë nga grupet përkatëse të interesit në përputhje me pikën (b) të nenit 4(5); dhe

(e) një raport mbi zbatimin e CSM-ve përkatëse.(1) Rregullore (KE) nr. 1371/2007 e Parlamentit Evropian dhe Këshillit e 23 tetorit 2007 mbi të drejtat

dhe detyrimet e pasagjerëve hekurudhorë (GZ L 315, 3.12.2007, fq. 14).

L 138/17 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian 26/05/2016

17

7. Në bazë të informacionit të dhënë nga autoritetet kombëtare të sigurisë, në përputhje me nenet 17 dhe 19, Agjencia mund t’i dërgojë një rekomandim Komisionit për elementët mbulues CSM të sistemit të menaxhimit të sigurisë, të cilat duhet të jenë të harmonizuara në nivel të Bashkimit Evropian, duke përfshirë standardet e harmonizuara, siç referohet në pikën (f), të nenit 6 (1). Në këtë rast, zbatohet neni 6 (2).

KREU III

ÇERTIFIKATA DHE AUTORIZIMI I SIGURISË

Neni 10

Çertifikata e vetme e sigurisë

1. Pa cenuar paragrafin 9, aksesi në infrastrukturën hekurudhore jepet vetëm për ndërmarrjet hekurudhore, të cilat kanë çertifikatën e vetme të sigurisë të lëshuar nga Agjencia në përputhje me paragrafët 5 deri 7 apo nga një autoritet kombëtar i sigurisë, në përputhje me paragrafin 8.

Qëllimi i çertifikatës së vetme të sigurisë është që të dëshmojë se ndërmarrja hekurudhore në fjalë ka krijuar sistemin e saj të menaxhimit të sigurisë dhe se ajo është në gjendje për të vepruar në mënyrë të sigurt në fushën e synuar të veprimtarisë.

2. Në kërkesën e saj për një çertifikatë të vetme të sigurisë, ndërmarrja hekurudhore duhet të specifikojë llojin dhe shtrirjen e operacioneve hekurudhore që mbulohen në fushën e synuar të veprimtarisë.

3. Kërkesa për një çertifikatë të vetme të sigurisë shoqërohet me një dosje, duke përfshirë dëshmi të dokumentuara se:

(a) ndërmarrja hekurudhore ka krijuar sistemin e saj të menaxhimit të sigurisë, në përputhje me nenin 9, dhe se plotëson kërkesat e përcaktuara në TSI, CSM dhe CST dhe në legjislacion tjetër përkatës, për të kontrolluar rreziqet dhe ofruar shërbime transporti në mënyrë të sigurt në rrjet; dhe

(b) ndërmarrja hekurudhore, kur është e zbatueshme, plotëson kërkesat e përcaktuara në rregullat kombëtare përkatëse të njoftuara në përputhje me nenin 8.

Kjo kërkesë dhe informacioni në lidhje me të gjitha kërkesat, fazat e procedurave përkatëse dhe rezultatin e tyre, dhe, kur është e zbatueshme, kërkesat dhe vendimet e Bordit të Apelit duhet të paraqiten përmes sportelit të shërbimit të përmendur në nenin 12, të Rregullores ( BE) 2016/796.

4. Agjencia, ose në rastet e parashikuara në paragrafin 8, autoriteti kombëtar i sigurisë, lëshon çertifikatën e vetme të sigurisë, ose njofton aplikantin mbi vendimin e saj negativ, brenda një kohe të paracaktuar dhe të arsyeshme dhe në çdo rast, jo më shumë se 4 muaj pasi i gjithë informacioni i nevojshëm dhe çdo informacion shtesë i kërkuar të jenë paraqitur nga kërkuesi. Agjencia, ose në rastet e parashikuara në paragrafin 8, autoriteti kombëtar i sigurisë zbaton masat praktike të procedurës së çertifikimit që duhet të krijohen në një akt zbatimi, siç përmendet në paragrafin 10.

5. Agjencia lëshon një çertifikatë të vetme të sigurisë, për ndërmarrjet hekurudhore që kanë aktivitet në një ose më shumë Shtete Anëtare. Me qëllim që të nxjerrë një vërtetim të tillë, Agjencia:

(a) vlerëson elementet e përcaktuara në pikën (a), paragrafi 3;

(b) menjëherë dërgon të gjithë dosjen e ndërmarrjes hekurudhore tek autoritetet kombëtare të sigurisë të interesuar nga fusha e synuar e veprimtarisë, për një vlerësim të elementeve të përcaktuara në pikën (b), paragrafi 3.

Si pjesë e vlerësimeve të mësipërme, Agjencia apo autoritetet kombëtare të sigurisë autorizohen të kryejnë vizita dhe kontrolle në vendet e punës së ndërmarrjes hekurudhore, si dhe auditime, dhe mund të kërkojnë informacion përkatës shtesë. Agjencia dhe autoritetet 6. Brenda 1 muaji nga marrja e një kërkese për një çertifikatë të vetme të sigurisë, Agjencia njofton

ndërmarrjen hekurudhore se dosja është e plotë ose kërkon informacion përkatës shtesë, duke vendosur një afat të arsyeshëm për këtë informacion. Në lidhje me plotësinë, rëndësisë dhe qëndrueshmërinë e dosjes, Agjencia mund të vlerësojë gjithashtu elementet e përcaktuara në pikën (b), të paragrafit 3.

L 138/18 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian 26/05/2016

Agjencia merr parasysh plotësisht vlerësimet sipas paragrafit 5, para se të marrë vendimin e saj për lëshimin e çertifikatës së vetme të sigurisë.

Agjencia merr përgjegjësinë e plotë për çdo çertifikatë të vetme të sigurisë që lëshon.

7. Kur Agjencia nuk është dakord me një vlerësim negativ të dhënë nga një ose më shumë autoritete të sigurisë kombëtare, në zbatim të pikës (b), të paragrafit 5, ajo informon atë autoritet apo autoritete në fjalë, duke dhënë arsyet se përse nuk është dakord. Agjencia dhe autoriteti apo autoritetet kombëtare të sigurisë bashkëpunojnë me synimin për të rënë dakord mbi një vlerësim të pranueshëm në mënyrë të ndërsjellë. Nëse është e nevojshme, Agjencia dhe autoriteti apo autoritetet kombëtare të sigurisë mund të vendosin të përfshijnë ndërmarrje hekurudhore. Nëse nuk arrihet dakord për asnjë vlerësim të pranueshëm në mënyrë të ndërsjellë brenda 1 muaji pasi Agjencia ka njoftuar autoritetin apo autoritetet kombëtare të sigurisë mbi mos rënien dakord nga ana e saj, Agjencia merr vendimin përfundimtar nëse autoriteti apo autoritetet kombëtare të sigurisë nuk e kanë referuar çështjen për arbitrazh tek Bordi i Apelit, i cili është krijuar sipas nenit 55, të Rregullores (BE) 2016/796. Bordi i Apelit, vendos nëse e konfirmon projekt-vendimin e Agjencisë, brenda 1 muaji pas marrjes së kërkesës së autoritetit apo autoriteteve të sigurisë

Kur bordi i Apelit pajtohet me Agjencinë, Agjencia merr vendimin pa vonesë.

Kur bordi i Apelit pajtohet me vlerësimin negativ të autoritetit kombëtar të sigurisë, Agjencia lëshon çertifikatën e vetme të sigurisë me një fushë veprimtarie, duke përjashtuar pjesët e rrjetit që kanë marrë një vlerësim negativ.

Nëse Agjencia nuk është dakord me një vlerësim pozitiv të një ose më shumë autoriteteve kombëtare të sigurisë në përputhje me pikën (b), të paragrafit 5, ajo informon autoritetin ose autoritetet në fjalë, duke u dhënë arsyet për mos rënie dakord nga ana e saj. Agjencia dhe autoriteti ose autoritetet kombëtare të sigurisë bashkëpunojnë me synimin për të rënë dakord mbi një vlerësim të pranueshëm në mënyrë të ndërsjellë. Nëse është e nevojshme, agjencia dhe autoriteti apo autoritetet kombëtare të sigurisë mund të vendosin të përfshijnë aplikantin. Nëse nuk arrihet dakord për asnjë vlerësim të pranueshëm në mënyrë të ndërsjellë brenda 1 muaji pasi Agjencia ka njoftuar autoritetin apo autoritetet kombëtare të sigurisë mbi mos rënien dakord nga ana e saj, Agjencia merr vendimin përfundimtar.8. Kur fusha e veprimtarisë kufizohet me një Shtet Anëtar, autoriteti kombëtar i sigurisë i atij Shteti

Anëtar mund të lëshojë, nën përgjegjësinë e tij dhe kur aplikanti e kërkon, një çertifikatë të vetme të sigurisë. Që të lëshojë një çertifikatë të tillë, autoriteti kombëtar i sigurisë vlerëson dosjen në lidhje me të gjitha elementet e përcaktuara në paragrafin 3 dhe zbaton masat praktike që do të krijohen në aktet zbatuese të cilat referohen në paragrafin 10. Si pjesë e vlerësimeve të mësipërme, autoriteti kombëtar i sigurisë autorizohet të kryejë vizita dhe kontrolle në kantierin e punës së ndërmarrjes hekurudhore, si dhe auditime. Brenda 1 muaji nga marrja e kërkesës, autoriteti kombëtar i sigurisë informon aplikantin se dosja është e plotë apo kërkon informacion përkatës shtesë. Çertifikata e vetme e sigurisë do të jetë e vlefshme pa zgjeruar fushën e veprimtarisë për ndërmarrjet hekurudhore që udhëtojnë në stacionet në shtetet anëtare fqinje me karakteristika të ngjashme të rrjetit dhe rregulla të ngjashme pune, kur këto stacione janë në afërsi të kufirit, pas konsultimeve me autoritetet kombëtare kompetente të sigurisë. Ky konsultim mund të kryhet rast pas rasti apo përcaktohet në një marrëveshje ndërkufitar ndërmjet Shteteve Anëtare apo autoriteteve kombëtare të sigurisë.

Autoriteti kombëtar i sigurisë merr përgjegjësinë e plotë për çdo çertifikatë të vetme të sigurisë që ai lëshon. 9

9. Një Shtet Anëtar mund të lejojë operatorët e një vendi të tretë të arrijë në një stacion në territorin e saj të caktuar për operacionet ndërkufitare dhe në afërsi të kufirit të atij shteti anëtar, pa kërkuar një çertifikatë të vetme të sigurisë, me kusht që të sigurohet një nivel i duhur i sigurisë nëpërmjet:

(a) marrëveshjes ndërkufitare mes shtetit anëtar përkatës dhe vendit fqinj të tretë; ose

(b) marrëveshjeve kontraktuale ndërmjet operatorit të vendit të tretë dhe ndërmarrjes hekurudhore ose menaxherit të infrastrukturës që ka një çertifikatë të vetme të sigurisë ose autorizim të sigurisë për të vepruar në atë rrjet, me kusht që aspektet e lidhura me sigurinë e këtyre marrëveshjeve janë reflektuar në mënyrë të rregullt në sistemin e tyre të menaxhimit të sigurisë.

L 138/19 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian 26/05/2016

19

10. Më 16 qershor 2018, Komisioni do të miratojë, me anë të akteve zbatuese, angazhimet praktike duke specifikuar:

(a) mënyrën se si kërkesat për çertifikatën e vetme të sigurisë të parashikuar në këtë nen plotësohen nga aplikanti, si dhe duke renditur dokumentet e nevojshme;

(b) detajet e procesit të çertifikimit, si fazat procedurale dhe afatet kohore për secilën fazë të procesit

(c) mënyrën se si kërkesat e përcaktuara në këtë nen zbatohen nga Agjencia dhe autoriteti kombëtar i sigurisë nëpërmjet fazave të ndryshme të procesit të aplikimit dhe çertifikimit, duke përfshirë vlerësimin e dosjeve të aplikantëve; dhe

(d) periudhën e vlefshmërisë së çertifikatave të vetme të sigurisë të lëshuara nga Agjencia apo nga autoritetet kombëtare të sigurisë, sidomos në rastin e përditësimeve të çdo çertifikate të vetme të sigurisë që rezulton nga ndryshimet e tipit, masës dhe fushës së veprimtarisë.

Këto akte zbatuese miratohen në përputhje me procedurën e shqyrtimit të përmendur në Nenin 28 (3). Ato marrin parasysh përvojën e fituar gjatë zbatimit të Rregullores së Komisionit (KE) Nr. 653/2007 f) dhe të Rregullores së Komisionit (BE) Nr. 1158/2010 (2) dhe përvojën e fituar gjatë përgatitjes së marrëveshjeve të bashkëpunimit të përmendura në nenin 11 (1).

11. Çertifikatat e vetme të sigurisë specifikojnë llojin dhe shtrirjen e veprimtarive hekurudhore të mbuluara, si dhe fushën e veprimtarisë. Një çertifikatë e vetme e sigurisë mund të mbulojë gjithashtu binarët e devijimit në pronësi të ndërmarrjes hekurudhore, nëse këto përfshihen në sistemin e saj të menaxhimit të sigurisë.

12. Çdo vendim, i cili refuzon lëshimin e një çertifikatë të vetme të sigurisë ose që përjashton një pjesë të rrjetit, në përputhje me një vlerësim negativ, siç referohet në paragrafin 7, do të argumentohet në mënyrë të rregullt. Aplikanti mund, brenda 1 muaji nga marrja e vendimit, t’i kërkojë Agjencisë apo autoritetit kombëtar të sigurisë, sipas rastit, të rishikojë vendimin. Agjencia apo autoriteti kombëtar i sigurisë do të kenë 2 muaj afat nga data e marrjes së kërkesës për shqyrtim në të cilin do të konfirmojë ose ndryshojë vendimin e saj.Nëse konfirmohet vendimi negativ i Agjencisë, aplikanti mund të paraqesë një ankesë tek Bordi i Apelimit i caktuar sipas nenit 55 të Rregullores (BE) 2016/796.

Nëse konfirmohet vendimi negativ i një autoriteti kombëtar të sigurisë, aplikanti mund të paraqesë një ankesë para organit të apelimit, në përputhje me legjislacionin kombëtar. Shtetet anëtare mund të caktojnë organin rregullator të referuar në Nenin 56, të Direktivës 2012/34 / BE-së për qëllim të kësaj procedure apelimi. Në këtë rast, zbatohet neni 18 (3), i kësaj Direktive.

13. Një çertifikatë e vetme e sigurisë e lëshuar ose nga Agjencia ose nga një autoritet kombëtar i sigurisë, në bazë të këtij neni, rinovohet pas aplikimit nga ndërmarrja hekurudhore në intervale që nuk i kalojnë 5 vjet. Ajo përditësohet në tërësi ose pjesërisht kur lloji apo shkalla e veprimtarisë ndryshohet ndjeshëm.

14. Nëse një aplikant ka një çertifikatë të vetme të sigurisë të lëshuar në përputhje me paragrafët 5 deri 7 dhe dëshiron të zgjerojë fushën e saj të veprimtarive, apo kur ka një çertifikatë të vetme të sigurisë të lëshuar në përputhje me paragrafin 8 dhe dëshiron të zgjerojë fushën e saj të veprimtarisë në një Shtet tjetër Anëtar, plotëson dosjen me dokumentet përkatëse të përmendura në paragrafin 3, në lidhje me fushën shtesë të veprimtarisë. Ndërmarrja hekurudhore dorëzon dosjen tek Agjencia, e cila, pas ndjekjes së procedurave të përcaktuara në paragrafët 4 deri 7, lëshon një çertifikatë të vetme të sigurisë të përditësuar, e cila mbulon fushën e zgjeruar të veprimtarisë. Në këtë rast, vetëm autoritetet kombëtare të sigurisë të interesuar me zgjerimin e veprimtarive konsultohen për qëllime të vlerësimit të dosjes, siç parashikohet në pikën (b) të paragrafit 3.

(1) Rregullorja e Komisionit (KE) nr 653/2007, e datës 13 qershor 2007, mbi përdorimin e një formati të përbashkët evropian për çertifikatat e sigurisë dhe dokumentet e aplikimit, në përputhje me nenin 10, të Direktivës 2004/49 / KE, të Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, si dhe mbi vlefshmërinë e çertifikatave të sigurisë të dhëna sipas Direktivës 2001/14 / KE (GZ L 153, 2007/06/14, f. 9).

(2) Rregullorja e Komisionit (BE) Nr. 1158/2010, e datës 9 dhjetor 2010 mbi një metodë të përbashkët të sigurisë për vlerësimin e pajtueshmërisë me kërkesat për marrjen e çertifikatave të sigurisë hekurudhore (GZ L 326, 10.12.2010, fq. 11).

L 138/20 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian 26/05/2016

Nëse ndërmarrja hekurudhore ka një çertifikatë të vetme të sigurisë, në përputhje me paragrafin 8 dhe dëshiron të zgjerojë fushën e veprimtarisë në atë Shtet Anëtar, ajo plotëson dosjen me dokumentet përkatëse të përmendura në paragrafin 3, në lidhje me fushën shtesë të veprimtarisë. Ajo paraqet dosjen, përmes sportelit të shërbimit të referuar në nenin 12, të Rregullores (BE) 2016/796, tek autoriteti i sigurisë kombëtare, i cili, pas ndjekjes së procedurave të përcaktuara në paragrafin 8, nxjerr një çertifikatë sigurie të vetme të përditësuar që mbulon fushën e zgjeruar të veprimtarisë.15. Agjencia dhe autoritetet kompetente kombëtare të sigurisë mund të kërkojnë rishikimin e çertifikatave të vetme të sigurisë të lëshuara prej tyre, në vijim të ndryshimeve thelbësore në kuadrin rregullator të sigurisë.

16. Agjencia informon pa vonesë autoritetet kompetente kombëtare të sigurisë dhe në çdo rast brenda 2 javëve, mbi lëshimin e një çertifikate të vetme të sigurisë. Agjencia informon autoritetet kompetente kombëtare të sigurisë menjëherë në rastin e rinovimit, ndryshimit apo shfuqizimit të një çertifikate të vetme të sigurisë. Ajo duhet të përmbajë emrin dhe adresën e ndërmarrjes hekurudhore, datën e lëshimit, llojin, shkallën, vlefshmërinë dhe fushën e veprimtarisë së çertifikatës së vetme të sigurisë dhe në rastin e revokimit, arsyet e këtij vendimi. Në rastin e çertifikatave të vetme të sigurisë të lëshuara nga autoritetet kombëtare të sigurisë, i njëjti informacion jepet nga autoriteti apo autoritetet kompetente kombëtare të sigurisë tek Agjencia brenda të njëjtit afat kohor.

Neni 11

Bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë dhe autoriteteve kombëtare të sigurisë mbi lëshimin e çertifikatave të vetme të sigurisë

1. Për qëllime të nenit 10 (5) dhe (6), të kësaj Direktive, Agjencia dhe autoritetet kombëtare të sigurisë lidhin marrëveshje bashkëpunimi në pajtim me nenin 76, të Rregullores (BE) 2016/796. Marrëveshjet e bashkëpunimit janë marrëveshje të veçanta ose kuadër dhe përfshijnë një ose më shumë autoritete kombëtare të sigurisë. Marrëveshjet e bashkëpunimit përmbajnë një përshkrim të detajuar të detyrave dhe kushteve për rezultate, afatet kohore që aplikohen për shpërndarjen e tyre dhe një ndarje e tarifave të pagueshme nga aplikanti.

1. Marrëveshjet e bashkëpunimit përfshijnë marrëveshje specifike për bashkëpunim në rastin e rrjeteve që kërkojnë ekspertizë të veçantë për arsye gjeografike apo historike, me qëllim reduktimin e ngarkesave administrative dhe kostove të aplikantit. Kur këto rrjete izolohen nga pjesa tjetër e sistemit hekurudhor të Bashkimit Evropian, këto marrëveshje të veçanta të bashkëpunimit mund të përfshijnë mundësinë e detyrave kontraktuese tek organet përkatëse të sigurisë kombëtare, kur kjo është e nevojshme për të siguruar ndarjen efikase dhe proporcionale të burimeve për çertifikim. Këto marrëveshje bashkëpunimi zbatohen përpara se Agjencia të kryejë detyrat e çertifikimit në përputhje me nenin 31 (3).2. Në rastin e Shteteve Anëtare, rrjetet hekurudhore të të cilave kanë një instrument që mat rrugën, i cili është i ndryshëm nga ai i rrjetit kryesor hekurudhor brenda Bashkimit Evropian dhe shkëmbejnë kërkesa të njëjta teknike dhe operacionale me vendet e treta fqinje, përveç marrëveshjeve të bashkëpunimit të përmendura në paragrafin 2, të gjitha autoritetet kombëtare të sigurisë të interesuar për ato Shtete Anëtare lidhin me Agjencinë një marrëveshje shumëpalëshe, e cila përfshin kushtet për të lehtësuar zgjerimin e fushës së veprimtarisë të çertifikatave të sigurisë në Shtetet Anëtare në fjalë, sipas rastit..

Neni 12

Autorizimi mbi sigurisë i menaxherëve të infrastrukturës

1. Për të lejuar menaxhimin dhe për operimin e një infrastrukture hekurudhore, menaxheri i infrastrukturës merr një autorizim të sigurisë nga organi kombëtar i sigurisë në Shtetin Anëtar ku ndodhet infrastruktura. hekurudhore.

Autorizimi i sigurisë përbëhet nga një autorizim, i cili konfirmon pranimin e sistemit të menaxhimit të sigurisë të infrastrukturës të menaxherit, siç parashikohet në nenin 9, dhe përfshin procedurat dhe dispozitat që përmbushin kërkesat e nevojshme për hartimin, mirëmbajtjen dhe operimin e sigurt të infrastrukturës hekurudhore, duke përfshirë, kur është e përshtatshme, mirëmbajtjen dhe operimin e kontrollit të trafikut dhe sistemin e sinjalizimit.

L 138/21 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian 26/05/2016

21

Autoriteti kombëtar i sigurisë shpjegon kërkesat për autorizimet e sigurisë dhe dokumentet e nevojshme, kur është e nevojshme në formën e një dokumenti udhëzues aplikimi.

2. Autorizimi i sigurisë është i vlefshëm për 5 vjet dhe mund të rinovohet me kërkesë nga menaxheri i infrastrukturës. Ajo rishikohet tërësisht ose pjesërisht sa herë që ndryshimet thelbësore bëhen në infrastrukturë, nënsisteme sinjalizimi apo energjie apo në parimet e funksionimit dhe mirëmbajtjes së tyre. Menaxheri i infrastrukturës informon autoritetin kombëtar të sigurisë mbi të gjitha këto ndryshime, pa vonesë.

Autoriteti kombëtar i sigurisë mund të kërkojë që autorizimi i sigurisë të rishikohet, duke bërë ndryshime thelbësore në kuadrin rregullator të sigurisë.

3. Autoriteti kombëtar i sigurisë merr një vendim mbi një kërkesë për autorizim të sigurisë pa vonesë dhe në çdo rast jo më shumë se 4 muaj pasi i gjithë informacioni i kërkuar dhe çdo informacion shtesë i kërkuar i dorëzohen nga aplikanti.

4. Autoriteti kombëtar i sigurisë informon Agjencinë pa vonesë dhe në çdo rast brenda 2 javëve, mbi autorizimet e sigurisë që janë lëshuar, rinovuar, ndryshuar apo revokuar. Autorizimet përmbajnë emrin dhe adresën e menaxherit të infrastrukturës, datën e lëshimit, qëllimin dhe periudhën e vlefshmërisë së autorizimit të sigurisë dhe në rast të revokimit, arsyet e këtij vendimi.

5. Në rastin e infrastrukturës ndërkufitare, autoritetet kompetente kombëtare të sigurisë bashkëpunojnë që të lëshojnë autorizimet e sigurisë.

Neni 13

Aksesi në ambientet e trajnimit1. Shtetet Anëtare sigurojnë që ndërmarrjet hekurudhore dhe menaxherët e infrastrukturës dhe stafi i tyre, që kryejnë detyrat kritike mbi sigurinë, kanë akses të drejtë dhe jo-diskriminues në objektet e trajnimit për drejtuesit e trenave dhe stafit shoqërues të trenave, sa herë që një trajnim i tillë është i nevojshëm për shërbime operative në rrjetin e tyre.

Shërbimet e trajnimit përfshijnë trajnime mbi njohuritë e nevojshme mbi rrugën, rregullat dhe procedurat operative, sistemin e sinjalizimit dhe kontroll-komandimit dhe procedurat emergjente të cilat zbatohen në rrugët ku operohet.Nëse shërbimet e trajnimit nuk përfshijnë shqyrtimet dhe dhënien e çertifikatave, Shtetet Anëtare sigurojnë që personeli i ndërmarrjeve hekurudhore dhe menaxherët e infrastrukturës të kenë akses në çertifikata të tilla.Autoriteti kombëtar i sigurisë siguron që shërbimet e trajnimit përmbushin kërkesat e përcaktuara respektivisht në Direktivës 2007/59 / KE, në TSI ose në rregullat kombëtare të referuara në pikën (e), të nenit 8 (3), të kësaj Direktive.

2. Në qoftë se objektet e trajnimit janë në dispozicion vetëm përmes një ndërmarrjeje të vetme hekurudhore apo nga menaxheri i infrastrukturës, Shtetet Anëtare sigurojnë që ato janë vënë në dispozicion për ndërmarrjet e tjera hekurudhore, me një çmim të arsyeshëm dhe jo diskriminues, e cila ka kosto dhe mund të përfshijë një marzh fitimi.

3. Kur rekrutohen shoferë të rinj, stafi në bordin e trenit dhe stafi që kryen detyra kritike mbi sigurinë, ndërmarrjet hekurudhore, mund të marrin në konsideratë trajnimet, kualifikimet dhe përvojën e fituar më parë nga ndërmarrjet e tjera hekurudhore. Për këtë qëllim, këto anëtarë të stafit kanë të drejtë të kenë akses në, të marrin kopje dhe të komunikojnë të gjitha dokumentet të cilat vërtetojnë trajnimin, kualifikimet dhe përvojën e tyre.

Neni 14

Mirëmbajtja e automjeteve1. Çdo automjet, para se të përdoret në rrjet, do t’i caktohet një njësi për mirëmbajtjen dhe kjo njësi regjistrohet në regjistrin e automjeteve, në përputhje me nenin 47 të Direktivës (BE) 2016/797.

L 138/22 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian 26/05/2016

2. Pa cenuar përgjegjësinë e ndërmarrjeve hekurudhore dhe menaxherëve të infrastrukturës për operimin e sigurt të një treni, siç parashikohet në nenin 4, subjekti përgjegjës për mirëmbajtjen siguron se, mjetet, për mirëmbajtjen e të cilave ai është përgjegjës, janë në gjendje të sigurt pune. Për këtë qëllim, subjekti përgjegjës për mirëmbajtjen krijon një sistem të mirëmbajtjes për ato mjete dhe me anë të këtij sistemi:(a) siguron se automjetet mirëmbahen në përputhje me dosjen e mirëmbajtjes për secilin automjet

dhe kërkesat në fuqi, duke përfshirë rregullat e mirëmbajtjes dhe dispozitat përkatëse TSI;

(b) zbaton vlerësimin e nevojshëm të rrezikut dhe metodat e vlerësimit të përcaktuara në CSM, siç referohet në pikën (a) të nenit 6 (1), kur është e nevojshme në bashkëpunim me grupe të tjera interesi;

(c) siguron se kontraktuesit e tij zbatojnë masat e kontrollit të rrezikut përmes aplikimit të CSM-së mbi monitorimin e përmendur në pikën (c) të nenit 6 (1) dhe se kjo përcaktohet në marrëveshjet kontraktuese që zbulohen me kërkesën e Agjencisë apo të autoritetit kombëtar të sigurisë; dhe

(d) siguron zbatimin e aktiviteteve të mirëmbajtjes.

3. Sistemi i mirëmbajtjes përbëhet nga funksionet e mëposhtme:

(a) një funksion menaxhimi për të mbikëqyrur dhe koordinuar funksionet e mirëmbajtjes, të përmendura në pikat (b) dhe (d) dhe për të garantuar funksionim të sigurt të automjetit në sistemin hekurudhor;

(b) një funksion për zhvillimin e mirëmbajtjes, përgjegjës për menaxhimin e dokumentacionit të mirëmbajtjes, duke përfshirë menaxhimin e konfigurimit, në bazë të të dhënave të projektimit dhe operative, si dhe mbi performancën dhe kthimit në përvojë;

(c) një funksion menaxhimi të ekipit të mirëmbajtjes, për të menaxhuar largimin e automjetit për mirëmbajtje dhe kthimin e tij në punë pas mirëmbajtjes;

(d) një funksion të ofrimit të mirëmbajtjes për të ofruar mirëmbajtje të nevojshme teknike të një automjeti ose pjesëve të saj, duke përfshirë dhënien e dokumentacionit të shërbimit.

Subjekti përgjegjës për mirëmbajtjen kryen vetë funksionin e menaxhimit, por mund të transferojë funksionet e mirëmbajtjes të referuara në pikat (b) dhe (d), ose pjesë të tyre, tek palë të tjera kontraktuese, si për shembull tek punishtet e mirëmbajtjes.

Subjekti përgjegjës për mirëmbajtjen siguron se të gjitha funksionet e përcaktuara në pikat (a) deri (d) janë në përputhje me kërkesat dhe kriteret e vlerësimit të përcaktuara në Shtojcën III.

Punishtet e mirëmbajtjes zbatojnë seksionet përkatëse të Shtojcës III, të identifikuara në aktet zbatuese, të miratuara në përputhje me pikën (a), të paragrafit 8, të cilat korrespondojnë me funksionet dhe aktivitetet që duhet të çertifikohen.

4. Në rastin e vagonëve të mallrave dhe pas miratimit të akteve zbatuese të referuara në pikën (b), të paragrafit 8, në rastin e mjeteve të tjera, secili subjekt përgjegjës për mirëmbajtjen çertifikohet dhe i jepet një entitet i ngarkuar për çertifikatën e mirëmbajtjes (çertifikatë ECM) nga një organ i akredituar ose i njohur apo nga një autoritet kombëtar i sigurisë, në përputhje me kushtet e mëposhtme:

L 138/23 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian26/05/2016

(a) proceset e akreditimit dhe njohjes së proceseve të çertifikimit bazohen në kriteret e pavarësisë, kompetencës dhe paanësisë;

(b) sistemi i çertifikimit duhet të dëshmojë që një subjekt që është përgjegjës për mirëmbajtjen të ketë vendosur një sistem të tillë të mirëmbajtjes që të garantojë gjendjen e sigurt të drejtimit të çdo automjeti në ngarkim të tij për mirëmbajtjen;

(c) çertifikimi i ECM-së bazohet në një vlerësim të aftësisë së subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen për të përmbushur kërkesat përkatëse dhe kriteret e vlerësimit të përcaktuara në Shtojcën III dhe për zbatimin e tyre në mënyrë të vazhdueshme. Ajo do të përfshijë një sistem të mbikëqyrjes për të siguruar përputhjen me këto kërkesa dhe kriteret e vlerësimit pas dhënies së çertifikatës ECM në mënyrë të vazhdueshme;

(d) çertifikimi i punishteve të mirëmbajtjes kryhet në përputhje me seksionet përkatëse në Shtojcën III të zbatuar sipas funksioneve dhe aktiviteteve përkatëse që do të çertifikohen.

Në rastet kur subjekti përgjegjës për mirëmbajtjen është një ndërmarrje hekurudhore ose menaxher i infrastrukturës, pajtueshmëria me kushtet e përcaktuara në paragrafin e parë mund të kontrollohet nga autoriteti kombëtar i sigurisë në përputhje me procedurat e referuara në nenin 10 ose 12 dhe mund të konfirmohet në çertifikatat e lëshuar sipas këtyre procedurave.

1. Çertifikatat e lëshuara në përputhje me paragrafin 4 janë të vlefshme në të gjithë Bashkimin Evropian.

2. Në bazë të rekomandimit të Agjencisë, nëpërmjet akteve zbatuese, Komisioni miraton dispozita të hollësishme për kushtet e çertifikimit të përmendura në nënparagrafin e parë të paragrafit 4 për subjektin përgjegjës për mirëmbajtjen e vagonëve të mallrave, duke përfshirë kërkesat e përcaktuara në Shtojcën III, në përputhje me CSM-të dhe STN-të përkatëse, dhe kur është e nevojshme, i ndryshon këto dispozita.

23

L 138/24 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian 26/05/2016

Këto akte zbatuese miratohen në përputhje me procedurën e shqyrtimit të referuar në nenin 28 (3).

Sistemi i çertifikimit i zbatueshëm për vagonët e mallrave i miratuar nga Komisioni i Rregullores (BE) Nr 445/2011 (1') vazhdon të zbatohet deri në hyrjen në fuqi të akteve zbatuese të përmendura në këtë paragraf.

3. Deri më 16 qershor 2018, Agjencia vlerëson sistemin e çertifikimit të subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen e vagonëve të mallrave, merr në konsideratë përshtatshmërinë e shtrirjes së këtij sistemi për të gjitha automjetet dhe çertifikimin e detyrueshëm të punishteve të mirëmbajtjes, si dhe paraqet raportin e saj në Komision.

4. Në bazë të vlerësimit të kryer nga Agjencia sipas paragrafit 7, nëpërmjet akteve zbatuese, Komisioni miraton, nëse e çmon të përshtatshme dhe kur është e nevojshme, dhe në vijim ndryshon dispozita të hollësishme për identifikimin se cilat nga kërkesat e përcaktuara në Shtojcën III do të zbatohen për qëllime të:

(a) funksioneve të mirëmbajtjes të kryera nga punishtet e mirëmbajtjes, duke përfshirë dispozita të hollësishme për të siguruar zbatimin uniform të çertifikimit të punishteve të mirëmbajtjes, në përputhje me CSM-të dhe STN-të përkatëse;

(b) çertifikimit të subjekteve përgjegjëse për mirëmbajtjen e automjeteve të tjera të ndryshme nga vagonët e mallrave, në bazë të karakteristikave teknike të mjeteve të tilla, duke përfshirë dispozita të hollësishme për të garantuar zbatimin uniform të kushteve të çertifikimit nga subjekti përgjegjës për mirëmbajtjen e automjeteve të tjera të ndryshme nga vagonët e mallrave, në përputhje me CSM-të dhe STN-të përkatëse.

Këto akte zbatuese miratohen në përputhje me procedurën e shqyrtimit të përmendur në nenin 28 (3).

Neni 15

Përjashtimet nga sistemi i çertifikimit të subjekteve përgjegjëse për mirëmbajtjen

1. Shtetet Anëtare mund të përmbushin detyrimin për të identifikuar subjektin përgjegjës për mirëmbajtjen nëpërmjet zbatimit të masave alternative të sistemit të mirëmbajtjes të përcaktuar në nenin 14, në rastet e mëposhtme:

(a) për automjetet e regjistruara në një vend të tretë dhe të mirëmbajtura në pajtim me ligjin e atij vendi;

(b) për automjetet që përdoren në rrjetet ose linjat, standardi matës i të cilave është i ndryshëm nga ai i rrjetit kryesor hekurudhor brenda Bashkimit Evropian, dhe që përmbushja e kërkesave të tyre të përcaktuara në nenin 14 (2) sigurohet me marrëveshje ndërkombëtare me vendet e treta;

(c) për vagonët e mallrave dhe vagonët e pasagjerëve që janë në përdorim të përbashkët, me vendet e treta, standardi matës i të cilave është i ndryshëm nga ai i rrjetit kryesor hekurudhor brenda Bashkimit Evropian;

(d) për automjetet që përdoren në rrjetet e përmendura në nenin 2 (3), dhe pajisjet ushtarake

1(1) Rregullorja e Komisionit (BE) nr. 445/2011 e 10 majit 2011 për një sistem të çertifikimit të subjekteve përgjegjëse për mirëmbajtjen e vagonëve të mallrave dhe Rregullorja e ndryshuar (KE) Nr 653/2007 (GZ L 122, 11/05/2011, fq. 22).

L 138/25 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian26/05/2016

dhe transportet e veçanta që kërkojnë një leje të veçantë të autoritetit të sigurisë kombëtare që dërgohet para hyrjes së tyre në shërbim. Në këtë rast, përjashtimet duhet të caktohen për periudha jo më të gjata se 5 vjet.

2. Masat alternative të përmendura në paragrafin 1 zbatohen nëpërmjet përjashtimeve të dhëna nga autoriteti përkatës kombëtar i sigurisë ose nga Agjencia, gjatë:

(a) regjistrimit të automjeteve në bazë të nenit 47 të Direktivës (BE) 2016/797, në lidhje me identifikimin e subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen;

(b) dhënies së çertifikatave të sigurisë dhe autorizimeve të sigurisë (vetëm një herë) për ndërmarrjet hekurudhore dhe menaxherët e infrastrukturës në përputhje me nenet 10 dhe 12 të kësaj Direktive, në lidhje me identifikimin ose çertifikimin e subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen.

3. Përjashtimet duhet të identifikohen dhe argumentohen në raportin vjetor të përmendur në nenin 19. Kur verifikohet se janë shkaktuar rreziqe të panevojshme të sigurisë në sistemin hekurudhor të Bashkimit Evropian, Agjencia informon menjëherë Komisionin për këtë çështje. Komisioni vendos kontakte me palët e interesuara dhe, kur është e përshtatshme, i kërkon Shtetit Anëtar në fjalë të tërhiqet nga vendimi i tij për këtë përjashtim.

KREU IV

AUTORITETET KOMBËTARE TË SIGURISË

Neni 16

Detyrat

1. Çdo Shtet Anëtar cakton një autoritet kombëtar të sigurisë. Shtetet Anëtare sigurojnë që autoriteti kombëtar i sigurisë të ketë kapacitetin e nevojshëm organizativ të brendshëm dhe të jashtëm për sa i përket burimeve njerëzore dhe materiale. Ky autoritet është i pavarur në organizimin, strukturën ligjore dhe vendimmarrjet e tij nga ndërmarrjet hekurudhore, menaxherët e infrastrukturës, subjektet aplikuese ose kontraktuese, si dhe nga çdo subjekt që jep kontrata të shërbimit publik. Me kusht që një pavarësi e tillë të jetë e garantuar, autoriteti mund të jetë një departament i veçantë brenda ministrisë përgjegjëse kombëtare për çështjet e transportit.

2. Autoriteti kombëtar i sigurisë ngarkohet me të paktën detyrat e mëposhtme:

(a) autorizimin e vendosjes në shërbim të nënsistemeve të kontrollit, komandimit dhe sinjalizimit të rrugëkalimit, të energjisë dhe infrastrukturës që janë pjesë përbërëse e sistemit hekurudhor të Bashkimit Evropian, në përputhje me nenin 18 (2) të Direktivës (BE) 2016/797;

(b) lëshimin, rinovimin, ndryshimin dhe shfuqizimin e autorizimeve të automjeteve për vendosjen e tyre në treg në përputhje me nenin 21 (8) të Direktivës (BE) 2016/797;

(c) mbështetjen e Agjencisë për lëshimin, rinovimin, ndryshimin dhe shfuqizimin e autorizimit të automjeteve për vendosjen e tyre në treg në përputhje me nenin 21 (5) të Direktivës (BE) 2016/797 dhe autorizimeve të tipeve të automjetit, në përputhje me nenin 24 të Direktivës (BE) 2016/797;

(d) mbikëqyrjen, në territorin e vet, që përbërësit e ndërveprimit të jenë në përputhje me kërkesat themelore, siç kërkohet me nenin 8 të Direktivës (BE) 2016/797;

25

L 138/26 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian 26/05/2016

(e) garancinë që numri i automjeteve të caktohet në përputhje me Nenin 46 të Direktivës (BE) 2016/797, pa rënë në kundërshtim me nenin 47 (4) të kësaj Direktive;

(f) mbështetjen e Agjencisë për lëshimin, rinovimin, ndryshimin dhe shfuqizimin e çertifikatave të vetme të sigurisë të dhëna në përputhje me nenin 10 (5);

(g) lëshimin, rinovimin, ndryshimin dhe shfuqizimin e çertifikatave të vetme të sigurisë të dhëna në përputhje me nenin 10 (8);

(h) lëshimin, rinovimin, ndryshimin dhe shfuqizimin e autorizimeve të sigurisë të dhëna në përputhje me nenin 12;

(i) monitorimin, promovimin, dhe kur është e përshtatshme, zbatimin dhe përditësimin e kuadrit rregullator të sigurisë, duke përfshirë sistemin e rregullave kombëtare;

(j) mbikëqyrjen e ndërmarrjeve hekurudhore dhe menaxherëve të infrastrukturës në përputhje me nenin 17;

(k) sipas rastit, dhe kur është në përputhje me ligjin kombëtar, lëshimin, rinovimin, ndryshimin dhe shfuqizimin e licencave të drejtimit të trenave, në përputhje me Direktivën 2007/59 / KE; (2).

3. Detyrat e përmendura në paragrafin 2 nuk mund ti delegohen apo nënkontraktohen asnjë menaxheri të infrastrukturës apo subjekti të ndërmarrjeve hekurudhore ose kontraktuese.

Neni 17

Mbikëqyrja

1. Autoritetet kombëtare të sigurisë mbikëqyrin në vazhdimësi pajtueshmërinë me detyrimet ligjore të ndërmarrjeve hekurudhore dhe menaxherët e infrastrukturës për sa i përket përdorimit të një sistemi të menaxhimit të sigurisë, siç përmendet në nenin 9.

Për këtë qëllim, autoritetet kombëtare të sigurisë zbatojnë parimet e përcaktuara në CSM-të përkatëse për sa i përket mbikëqyrjes së referuar në pikën (c) të nenit 6 (1), për të siguruar që aktivitetet e mbikëqyrjes të përfshijnë, në veçanti, kontrollin e zbatimit nga ndërmarrjet hekurudhore dhe menaxherët e infrastrukturës, të masave përkatëse për:

(a) sistemin e menaxhimit të sigurisë për të monitoruar efektivitetin e saj;

(b) elementët individualë ose të pjesshëm të sistemit të menaxhimit të sigurisë, duke përfshirë aktivitetet operative, furnizimin e mirëmbajtjes dhe materialeve, dhe përdorimin e kontraktuesve për të monitoruar efektivitetin e tyre; dhe

(c) CSM-të përkatëse të referuara në nenin 6. Aktivitetet e mbikëqyrjes në lidhje me këtë pikë zbatohen, sipas rastit, edhe nga subjektet përgjegjëse për mirëmbajtjen.

2 Sipas rastit, dhe kur është në përputhje me ligjin kombëtar, lëshimin, rinovimin, ndryshimin dhe shfuqizimin e çertifikatave të dhëna për subjektet përgjegjëse për mirëmbajtjen.

L 138/27 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian26/05/2016

2. Ndërmarrjet hekurudhore duhet të informojnë autoritetet përkatëse të sigurisë kombëtare të paktën 2 muaj para se të fillojnë një operacion të ri të transportit hekurudhor, në mënyrë që ti lejojnë këtij të fundit të planifikojë aktivitetet mbikëqyrëse. Ndërmarrjet hekurudhore duhet gjithashtu të japin një ndarje të kategorive të personelit dhe të llojeve të automjeteve.

3. Mbajtësi i një çertifikate të vetme të sigurisë informon autoritetet kompetente kombëtare të sigurisë pa vonesë për çdo ndryshim madhor në informacionin e referuar në paragrafin 2.

4. Monitorimi i pajtueshmërisë me rregullat e punës në fuqi, të drejtimit dhe kohës së pushimit për makinistët e trenave sigurohet nga autoritetet kompetente të caktuara nga Shtetet Anëtare. Kur monitorimi i pajtueshmërisë nuk sigurohet nga autoritetet kombëtare të sigurisë, autoritetet kompetente bashkëpunojnë me autoritetet kombëtare të sigurisë me qëllim që të lejojnë autoritetet kombëtare të sigurisë të përmbushin rolin e tyre të mbikëqyrjes së sigurisë hekurudhore.

5. Nëse një autoritet kombëtar i sigurisë konstaton se një mbajtës i një çertifikate të vetme të sigurisë nuk i plotëson më tej kushtet për çertifikim, ai i kërkon Agjencisë të kufizojë ose të revokojë këtë çertifikatë. Agjencia informon menjëherë të gjitha autoritetet kompetente të sigurisë kombëtare. Nëse Agjencia vendos të kufizojë ose të revokojë çertifikatën e vetme të sigurisë, ajo duhet të japë arsyet për këtë vendim.

Në rast mosmarrëveshjeje ndërmjet Agjencisë dhe autoritetit kombëtar të sigurisë, zbatohet procedura e arbitrazhit që tregohet në nenin 10 (7). Nëse rezultati i kësaj procedure të arbitrazhit është që çertifikata e vetme e sigurisë as të mos kufizohet as të revokohet, atëherë pezullohen masat e përkohshme të sigurisë të referuara në paragrafin 6 të këtij neni.

Kur autoriteti kombëtar i sigurisë e ka lëshuar vetë çertifikatën e vetme të sigurisë, në përputhje me nenin 10 (8), ai mund të kufizojë ose të revokojë çertifikatën, duke dhënë arsyet për vendimin e tij, dhe informon për këtë Agjencinë.

Mbajtësi i një çertifikate të vetme të sigurisë, çertifikata e të cilit është kufizuar ose revokuar nga Agjencia ose nga autoriteti kombëtar të sigurisë ka të drejtë të ankohet në përputhje me nenin 10 (12).

6. Nëse, gjatë mbikëqyrjes, një autoritet kombëtar i sigurisë identifikon një rrezik serioz të sigurisë, ai mund të zbatojë në çdo kohë masa të përkohshme të sigurisë, duke përfshirë kufizimin ose pezullimin e menjëhershëm të operacioneve përkatëse. Nëse çertifikata e vetme e sigurisë është lëshuar nga Agjencia, autoriteti kombëtar i sigurisë informon menjëherë Agjencinë dhe vë në dispozicion prova mbështetëse për vendimin e saj.

Nëse Agjencia konstaton se mbajtësi i një çertifikate të vetme të sigurisë nuk i plotëson kushtet për çertifikim, ajo menjëherë kufizon ose revokon këtë çertifikatë.

Nëse Agjencia konstaton se masat e dhëna nga autoriteti kombëtar i sigurisë nuk janë në përputhje me gjendjen reale, ajo mund ti kërkojë autoritetit kombëtar të sigurisë të tërhiqet ose të përshtatë masat e dhëna. Agjencia dhe autoriteti kombëtar i sigurisë bashkëpunojnë me synimin e arritjes së një zgjidhjeje të pranueshme. Kur është e nevojshme, ky proces përfshin edhe ndërmarrjen hekurudhore. Nëse kjo procedurë e fundit dështon, mbetet në fuqi vendimi i autoritetit kombëtar të sigurisë për zbatimin e masave të përkohshme.

Vendimi i autoritetit kombëtar të sigurisë në lidhje me masat e përkohshme të sigurisë i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor kombëtar siç referohet në nenin 18 (3). Në një rast të tillë, masat e përkohshme të sigurisë mund të zbatohen deri në fund të shqyrtimit gjyqësor, pa cenuar paragrafin 5.

Nëse kohëzgjatja e një mase të përkohshme është më shumë se 3 muaj, autoriteti kombëtar i sigurisë i kërkon Agjencisë të kufizojë ose shfuqizojë çertifikatën e vetme të sigurisë, dhe zbatohet procedura e përcaktuar në paragrafin 5.

27

L 138/28 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian 26/05/2016

7. Autoriteti kombëtar i sigurisë mbikëqyr nënsistemet e kontrollit, komandimit dhe sinjalizimit të rrugëkalimit, të energjisë dhe infrastrukturës për të siguruar se ato janë në përputhje me kërkesat bazë. Në rastin e infrastrukturave ndërkufitare, ai i kryen aktivitetet e tij të mbikëqyrjes në bashkëpunim me autoritetet tjera përkatëse kombëtare të sigurisë. Nëse autoriteti kombëtar të sigurisë konstaton se një menaxher i infrastrukturës nuk i plotëson më tej kushtet për autorizimin e saj të sigurisë, autoriteti kufizon ose revokon këtë autorizim, duke dhënë dhe arsyet përkatëse për vendimin e tij.

8. Gjatë mbikëqyrjes së efektivitetit të sistemeve të menaxhimit të sigurisë të menaxherëve të infrastrukturës dhe ndërmarrjeve hekurudhore, autoritetet kombëtare të sigurisë mund të marrin parasysh performancën e sigurisë së aktorëve, siç përmendet në nenin 4 (4) të kësaj Direktive, dhe, sipas rastit, qendrat e trajnimit të përmendur në Direktivën 2007/59/KE për sa kohë që veprimtaritë e tyre kanë një ndikim në sigurinë hekurudhore. Ky paragraf zbatohet pa cenuar përgjegjësinë e ndërmarrjeve hekurudhore dhe menaxherët e infrastrukturës të përmendur në nenin 4 (3) të kësaj Direktive.

9. Autoritetet kombëtare të sigurisë së Shteteve Anëtare, ku operon një ndërmarrje hekurudhore bashkëpunojnë në koordinimin e aktiviteteve të tyre mbikëqyrëse për këtë ndërmarrjeje hekurudhore për të siguruar shkëmbimin e çdo informacioni të rëndësishëm për këtë ndërmarrje hekurudhore, veçanërisht për rreziqet e njohura dhe performancën e saj të sigurisë. Autoriteti kombëtar i sigurisë shkëmben gjithashtu informacion me autoritetet e tjera përkatëse të sigurisë kombëtare dhe Agjencinë, nëse konstaton se ndërmarrja hekurudhore nuk merr masat e nevojshme të kontrollit të rrezikut.

Ky bashkëpunim garanton që mbikëqyrja të ketë mbulim të mjaftueshëm dhe të shmangen dublikimet e panevojshme të inspektimeve dhe auditimeve. Autoritetet kombëtare të sigurisë mund të hartojnë një plan të përbashkët të mbikëqyrës për të siguruar kryerjen në mënyrë periodike të kontrolleve dhe inspektimeve, duke marrë parasysh llojin dhe shkallën e operacioneve të transportit në secilin nga Shtetet Anëtare në fjalë.

Agjencia ndihmon aktivitete të tilla të koordinimit nëpërmjet formulimit të udhëzimeve përkatëse.

10. Autoritetet kombëtare të sigurisë mund të adresojnë njoftime për paralajmërimin e menaxherëve të infrastrukturës dhe ndërmarrjeve hekurudhore në rastet e mosrespektimit të detyrimeve të tyre të përcaktuara në paragrafin 1.

11. Autoritetet kombëtare të sigurisë e përdorin informacionin e mbledhur nga Agjencia gjatë vlerësimit të dosjes së përmendur në pikën (a) të nenit 10 (5) për qëllime të mbikëqyrjes së një ndërmarrje hekurudhore pas lëshimit të çertifikatën së saj të vetme të sigurisë. Ata i përdorin të dhënat e grumbulluara gjatë procesit të autorizimit të sigurisë, në përputhje me nenin 12 për qëllime të mbikëqyrjes së menaxherit të infrastrukturës.

12. Për qëllime të rinovimit të çertifikatave të vetme të sigurisë, Agjencia, ose autoritetet kompetente kombëtare të sigurisë, në rastin e një çertifikate të sigurisë të lëshuar në përputhje me nenin 10 (8) e përdorin informacionin e mbledhur gjatë aktiviteteve të mbikëqyrjes. Për qëllim të rinovimit të autorizimeve të sigurisë, autoriteti kombëtar i sigurisë e përdor informacionin e grumbulluar gjatë aktiviteteve të tyre të mbikëqyrjes.

13. Agjencia dhe autoritetet kombëtare të sigurisë kryejnë rregullimet e nevojshme për të koordinuar dhe siguruar shkëmbimin e plotë të informacionit të përmendur në paragrafët 10, 11 dhe 12.

Neni 18

Parimet e vendimmarrjes

1. Agjencia, gjatë shqyrtimit të kërkesave për një çertifikatë të vetme të sigurisë, në përputhje me nenin 10 (1), dhe autoritetet kombëtare të sigurisë kryejnë detyrat e tyre në mënyrë

L 138/29 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian26/05/2016

të hapur, jo-diskriminuese dhe transparente. Në veçanti, ato mundësojnë që të gjithë palët e interesuara të dëgjohen dhe të japin arsyet për vendimet e tyre.

Ato u përgjigjen menjëherë kërkesave dhe aplikimeve dhe komunikojnë pa vonesë kërkesat e tyre për informacion dhe miratojnë të gjitha vendimet e tyre brenda 4 muajve nga data e ofrimit nga aplikanti të të gjithë informacioneve përkatëse. Në çdo kohë, ato mund të kërkojnë asistencë teknike të menaxherëve të infrastrukturës dhe ndërmarrjeve hekurudhore, apo të organeve të tjera të kualifikuara, gjatë kryerjes së detyrave të përmendura në nenin 16.

Në procesin e zhvillimit të kuadrit rregullator kombëtar, autoritetet kombëtare të sigurisë konsultohen me të gjithë aktorët dhe palët e interesuara, duke përfshirë menaxherët e infrastrukturës, ndërmarrjet hekurudhore, prodhuesit dhe ofruesit e mirëmbajtjes, përdoruesit dhe përfaqësuesit e personelit.

2. Autoritetet kombëtare të sigurisë janë të lirë për të kryer të gjitha inspektimet, auditimet dhe hetimet e nevojshme për kryerjen e detyrave të tyre; atyre u jepet akses në të gjitha dokumentet përkatëse, si dhe në objektet, instalimet dhe pajisjet e menaxherëve të infrastrukturës dhe ndërmarrjeve hekurudhore dhe, kur është e nevojshme, të çdo grupi interesi të përmendur në nenin 4. Agjencia ka të njëjtat të drejta në lidhje me ndërmarrjet hekurudhore, kur ajo kryen detyrat e tij të çertifikimit të sigurisë në përputhje me nenin 10 (5).

3. Shtetet Anëtare marrin masat e nevojshme për të siguruar që vendimet e marra nga autoritetet kombëtare të sigurisë të jenë subjekt i rishikimit gjyqësor.

4. Autoritetet kombëtare të sigurisë kryejnë një shkëmbim aktiv të mendimeve dhe përvojës, në veçanti në kuadër të rrjetit të vendosur nga Agjencia, me qëllim që të harmonizojnë kriteret e tyre vendimmarrëse në të gjithë Bashkimin Evropian.

Neni 19

Raporti vjetor

Autoritetet kombëtare të sigurisë publikojnë një raport vjetor në lidhje me aktivitetet e tyre në vitin paraprak dhe ia dërgojnë Agjencisë deri më 30 shtator. Raporti përmban informacion mbi:

(a) zhvillimin e sigurisë hekurudhore, duke përfshirë edhe një bashkim në nivel të shtetit anëtar të CSIS, në përputhje me nenin 5 (1);

(b) ndryshime të rëndësishme në legjislacion dhe rregulloret në lidhje me sigurinë hekurudhore;

(c) zhvillimin e çertifikimit të sigurisë dhe autorizimit të sigurisë;

(d) rezultatet dhe përvojën në lidhje me mbikëqyrjen e menaxherëve të infrastrukturës dhe ndërmarrjeve hekurudhore, duke përfshirë numrin dhe rezultatet e inspektimeve dhe auditimeve;

(e) përjashtimet e vendosura në përputhje me nenin 15; dhe

(f) përvoja e ndërmarrjeve hekurudhore dhe menaxherët e infrastrukturës në zbatimin e CSM-ve përkatëse.

KREU V

HETIMI I AKSIDENTEVE DHE INCIDENTEVE

29

L 138/30 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian 26/05/2016

Neni 20

Detyrimi për të hetuar1. Shtetet Anëtare sigurohen që çdo hetim kryhet nga organi hetimor i përmendur në nenin 22, pas çdo aksidenti të rëndë në sistemin hekurudhor të Bashkimit Evropian. Qëllimi i hetimit është për të përmirësuar, kur është e mundur, sigurinë hekurudhore dhe parandalimin e aksidenteve.

2. Organi hetimor i përmendur në nenin 22 mund të hetojë ato aksidente dhe incidente të cilat në kushte disi më të ndryshme mund të kishin shkaktuar aksidente të rënda, duke përfshirë edhe defektet teknike të nënsistemeve strukturore ose të përbërësve të ndërveprimit të sistemit hekurudhor të Bashkimit Evropian.

Organi hetimor mund të vendosë nëse një hetim i tillë për një aksident ose incident të ndërmerret ose jo. Në vendimin e saj organi hetimor duhet të marrë parasysh:

(a) shkallën e aksidentit ose incidentit;(b) nëse ai është pjesë e një serie aksidentesh apo incidentesh përkatëse të sistemit në tërësi;(c) ndikimin e tij në sigurinë hekurudhore; dhe(d) kërkesat nga menaxherët e infrastrukturës, ndërmarrjet hekurudhore, autoriteti kombëtar i

sigurisë apo Shtetet Anëtare.3. Shtrirja e hetimeve dhe procedura që duhet të ndiqet për kryerjen e hetimeve përcaktohet nga organi hetimor, duke marrë parasysh nenet 21 dhe 23 dhe në varësi të mësimeve që pritet të nxirren nga aksidenti ose incidenti për përmirësimin e sigurisë .

4. Në asnjë rast nuk duhet që hetimi të merret me caktimin e fajit apo përgjegjësisë.

Neni 21

Statusi i Hetimit

1. Shtetet Anëtare, në kuadrin e sistemit të tyre përkatës ligjor, përcaktojnë statusin ligjor të hetimit, specifikisht u mundësojnë hetuesve në detyrë kryerjen e detyrës së tyre në mënyrë sa më efikase dhe në kohën më të shkurtër.

2. Në përputhje me legjislacionin e tyre kombëtar, Shtetet Anëtare sigurojnë bashkëpunim të plotë të autoriteteve përgjegjëse për çdo hetim gjyqësor, duke iu mundësuar hetuesve akses sa më të shpejtë dhe duke iu dhënë informacion dhe prova të lidhura me hetimin. Në veçanti, atyre u jepet:

(a) akses i menjëhershëm në vendin e aksidentit ose incidentit, si dhe në mjetet hekurudhore të përfshira, në instalimet përkatëse të infrastrukturave, kontrollit të trafikut dhe të sinjalizimit;

(b) e drejta për një listim të menjëhershëm të provave dhe heqjes së kontrolluar të mbetjeve, instalimeve të infrastrukturës ose komponentëve për shqyrtim ose për qëllime analizash;

(c) akses të pakufizuar dhe përdorim të përmbajtjes së regjistruesve dhe pajisjeve që ndodhen në bord për regjistrimin e mesazheve verbale dhe regjistrimin e operacionit të sistemit të sinjalizimit dhe të kontrollit të trafikut;

(d) akses në rezultatet e ekzaminimit të trupave të viktimave;

(e) akses në rezultatet e ekzaminimeve të personelit të trenit dhe të personelit tjetër hekurudhor të përfshirë në aksident ose incident;

L 138/31 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian26/05/2016

(f) mundësi për marrjen në pyetje të personelit hekurudhor të përfshirë në aksident ose incident dhe të dëshmitarëve të tjerë; dhe

(g) akses në çdo informacion të nevojshëm ose regjistrime të mbajtura nga menaxheri i infrastrukturës, ndërmarrjet hekurudhore, subjektet përgjegjëse për mirëmbajtjen, si dhe autoriteti përkatës i sigurisë kombëtare.

3. Agjencia bashkëpunon me organin hetimor kur hetimi përfshin automjetet e autorizuara nga Agjencia apo ndërmarrjet hekurudhore të çertifikuara nga Agjencia. Ajo paraqet, sa më shpejt të jetë e mundur, të gjithë informacionin ose të dhënat e kërkuara nga organi hetimor dhe jep shpjegimet përkatëse, kur kërkohet.

4. Hetimi kryhet në mënyrë të pavarur nga çdo hetim gjyqësor.

 

Neni 22

Organi Hetimor

1. Çdo Shtet Anëtar garanton që hetimet e aksidenteve dhe incidenteve të përmendura në nenin 20 të kryhen nga një organ i përhershëm, i cili përbëhet të paktën nga një hetues i aftë për të kryer funksionin e hetuesit në detyrë në rastet e një aksidenti ose incidenti. Ky organ është i pavarur në organizimin, strukturën ligjore dhe vendimmarrjen e tij, nga menaxheri i infrastrukturës, ndërmarrja hekurudhore, organi ngarkues, organi caktues dhe organi i vlerësimit të përputhshmërisë, si dhe nga çdo palë tjetër, interesat e të cilëve mund të bien ndesh me detyrat që i janë besuar organit hetimor. Gjithashtu, ky organ është i pavarur nga funksioni i autoritetit kombëtar të sigurisë, nga Agjencia dhe çdo rregullator i hekurudhave.

2. Organi hetimor kryen detyrat e tij në mënyrë të pavarur nga subjektet e tjera të përmendura në paragrafin 1 dhe duhet të jetë i aftë të marrë burime të mjaftueshme për ta bërë këtë. Hetuesve të këtij organi u jepet statusi duke iu dhënë atyre garancitë e nevojshme të pavarësisë.

3. Shtetet Anëtare garantojnë që ndërmarrjet hekurudhore, menaxherët e infrastrukturës dhe, kur është e përshtatshme, edhe autoritetet kombëtare të sigurisë, të detyrohen të njoftojnë organin e hetimit menjëherë për aksidentet dhe incidentet e përmendura në nenin 20 dhe të vënë në dispozicion të tij të gjithë informacionin që disponojnë. Kur është e përshtatshme, ky njoftim përditësohet sa më shpejt me informacione të reja që vihen në dispozicion.

Organi hetimor vendos pa vonesë dhe në çdo rast jo më vonë se 2 muaj pas marrjes së njoftimit në lidhje me aksidentin ose incidentin, nëse hetimi duhet të fillojë apo jo.

4. Organi hetimor mund të kombinojë detyrat e tij sipas kësaj Direktive me punën e hetimit të dukurive të ndryshme nga aksidentet dhe incidenteve hekurudhore për sa kohë që hetime të tilla të tjera nuk rrezikojnë pavarësinë e tij.

5. Nëse është e nevojshme, dhe me kusht që të mos dëmtohet pavarësia e organit hetimor siç parashikohet në paragrafin 1, organi hetimor mund të kërkojë ndihmën e organeve hetimore nga Shtete Anëtare të tjera ose nga Agjencia për kryerjen e ekspertizës ose inspektimeve, analizave apo vlerësimeve teknike.

6. Shtetet Anëtare mund ti besojnë organit hetimore edhe detyrën e kryerjes së hetimeve të aksidenteve dhe incidenteve të tjera hekurudhore, të ndryshme nga ato të përmendura në nenin 20.

31

L 138/32 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian 26/05/2016

7. Organet e hetimit zbatojnë një shkëmbim aktiv të pikëpamjeve dhe përvojës për qëllime të zhvillimit të metodave të përbashkëta të hetimit, të hartimit të parimeve të përbashkëta për zbatimin e rekomandimeve dhe përshtatjeve të sigurisë në zhvillimin e progresit teknik dhe shkencor.

Pa cenuar paragrafin 1, Agjencia mbështet organet hetimore në kryerjen e kësaj detyre, në përputhje me nenin 38 (2) të Rregullores (BE) 2016/796.

Organet hetimore, me mbështetjen e Agjencisë në përputhje me nenin 38 (2) të Rregullores (BE) 2016/796, hartojnë një program të llojit të rishikimit të specializuar ku inkurajohet pjesëmarrja e të gjitha organeve hetimore, në mënyrë që të monitorojnë efektivitetin dhe pavarësinë e tyre. Organet hetimore, me mbështetjen e sekretariatit të përmendur në nenin 38 (2) të Rregullores (BE) 2016/796, publikojnë:

(a) një program të përbashkët të shqyrtimit në grup dhe kriteret e shqyrtimit; dhe

(b) një raport vjetor të programit, duke theksuar pikat e forta të identifikuara dhe sugjerimet për përmirësime.

Raportet e rishikimit të specializuar do të sigurohen për të gjitha organet hetimore dhe Agjencinë. Këto raporte do të publikohen mbi baza vullnetare.

Neni 23

Procedura e Hetimit

1. Një aksident ose incident i përmendur në nenin 20, hetohet nga organi hetimor i Shtetit Anëtar në të cilin ka ndodhur. Nëse nuk është e mundur që të vendoset se në cilin Shtet Anëtar ka ndodhur, ose nëse ka ndodhur në kufi ose në afërsi të një instalimi kufitar midis dy shteteve anëtare, organet përkatëse hetimore bien dakord se cili prej tyre kryen hetimin ose bien dakord për ta kryer atë në bashkëpunim me njëri tjetrin. Në rastin e parë, organi tjetër hetimor lejohet të marrin pjesë në hetim dhe të ndajë plotësisht rezultatet e tij.

Organe hetimore nga Shtetet Anëtare të tjera ftohen, nëse është e përshtatshme, për të marrë pjesë në një hetim, kur:

(a) një ndërmarrje hekurudhore e krijuar dhe liçencuar në një prej këtyre Shteteve Anëtare është i përfshirë në aksident ose incident; ose

(b) një automjet të regjistruar ose të mirëmbajtur në një prej këtyre Shteteve Anëtare të përfshirë në aksident ose incident.

Organeve hetimore të Shteteve Anëtare të ftuara u jepen kompetencat e nevojshme për tu mundësuar atyre, kur u kërkohet, për të ndihmuar në mbledhjen e provave për organin hetimor të një Shteti tjetër Anëtar.

Organeve hetimore të Shteteve Anëtare të ftuara u jepet akses në informacionin dhe provat e nevojshme që ata të marrin pjesë në mënyrë efektive në hetime duke respektuar ligjet kombëtare në lidhje me procedurat gjyqësore.

Ky paragraf nuk i përjashton Shtetet Anëtare nga rënia dakord që organet kompetente të kryejnë hetime në bashkëpunim me njëri-tjetrin në rrethana të tjera.

L 138/33 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian26/05/2016

2. Për çdo aksident ose incident organi përgjegjës për hetimin organizon mjetet e nevojshme që përfshijnë ekspertizën e nevojshme operacionale dhe teknike për të kryer hetimin. Ekspertiza mund të merret nga brenda ose jashtë organit, në varësi të karakterit të aksidentit ose incidentit që hetohet.

3. Hetimi kryhet me transparencën më të gjerë të mundshme, në mënyrë që të gjitha palët të dëgjohen dhe të shkëmbejnë rezultatet. Menaxherit të infrastrukturës dhe ndërmarrjeve hekurudhore përkatëse, autoritetit kombëtar të sigurisë, Agjencisë, viktimave dhe të afërmve të tyre, pronarëve të pronave të dëmtuara, prodhuesve, shërbimeve të përfshira të urgjencës dhe përfaqësuesve të personelit dhe përdoruesve të tjerë u jepet të gjithëve një mundësi për të dhënë informacionin e duhur teknik në mënyrë që të përmirësohet cilësia e raportit të hetimit. Organi hetimor duhet të marrë gjithashtu parasysh nevojat e arsyeshme të viktimave dhe të afërmve të tyre dhe ti mbajë ata të informuar për progresin e bërë në hetim.

4. Organi hetimor duhet të përfundojë shqyrtimin e tij në vendin e aksidentit në kohën më të shkurtër të mundshme në mënyrë që ti mundësojë menaxherit të infrastrukturës të rivendosë infrastrukturën në gatishmëri dhe të rifillojë shërbimet e transportit hekurudhor sa më shpejt të jetë e mundur.

Neni 24

Raportet

1. Hetimi i një aksidenti ose incidenti të përmendur në nenin 20 është subjekt i raporteve në një formë të përshtatshme për llojin dhe seriozitetin e aksidentit ose incidentit dhe rëndësinë e gjetjeve të hetimit. Raportet duhet të deklarojnë objektivat e hetimeve, siç përmendet në nenin 20 (1) dhe duhet të përmbajnë, kur është e përshtatshme, rekomandime të sigurisë.

2. Organi hetimor publikon raportin përfundimtar në kohën më të shkurtër të mundshme dhe normalisht jo më vonë se 12 muaj pas datës së ngjarjes. Nëse raporti përfundimtar nuk mund të bëhet publik brenda 12 muajsh, organi hetimor lëshon një deklaratë të përkohshme të paktën në çdo përvjetor të aksidentit, duke evidentuar progresin e hetimit dhe çdo çështje që ngrihet për sigurinë. Raporti, duke përfshirë rekomandimet e sigurisë, u komunikohet palëve përkatëse të përmendura në nenin 23 (3), si dhe organeve dhe palëve të interesuara në Shtetet e tjera Anëtare.

Duke marrë parasysh përvojën e fituar nga organet hetimore, Komisioni cakton, nëpërmjet akteve zbatuese, strukturën e raportimit që duhet të ndiqet nga sa më afër të jetë e mundur për raportet e hetimit të aksidenteve dhe incidenteve. Kjo strukturë e raportimit duhet të përfshijë elementet e mëposhtme:

(a) një përshkrim të ngjarjes dhe informacion paraprak në lidhje me të;

(b) një regjistrim të hetimeve dhe kërkimeve, duke përfshirë sistemin e menaxhimit të sigurisë, rregullat dhe rregulloret në fuqi, funksionimin e mjeteve lëvizëse dhe instalimeve teknike, organizimin e burimeve njerëzore, dokumentet e sistemit operativ dhe dukuritë e mëparshme me karakter të ngjashëm;

(c) analiza dhe konkluzione për shkaqet e ngjarjes, duke përfshirë faktorët kontribuues në lidhje me:

i. veprimet e ndërmarra nga personat e përfshirë;

ii. gjendjen e mjeteve lëvizëse ose instalimeve teknike;

33

L 138/34 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian 26/05/2016

iii. aftësitë e personelit, procedurat dhe mirëmbajtjen;

iv. kushtet e kuadrit rregullator; dhe

v. zbatimin e sistemit të menaxhimit të sigurisë.

Këto akte zbatuese miratohen në përputhje me procedurën e shqyrtimit të referuar në nenin 28 (3).

3. Me 30 shtator, çdo vit, organi hetimor publikon një raport vjetor shpjegues për hetimet e kryera në vitin pararendës, rekomandimet e sigurisë që janë lëshuar, si dhe veprimet e ndërmarra në përputhje me rekomandimet e lëshuar më parë.

Neni 25

Informacioni që i dërgohet Agjencisë

1. Brenda 7 ditëve nga marrja e vendimit për hapjen e një hetimi, organi hetimor informon Agjencinë përkatëse. Informacioni specifikon datën, kohën dhe vendin e ngjarjes, llojin dhe pasojat e saj për sa i përket viktimave, të plagosurve dhe dëmeve materiale.

2. Organi hetimor i dërgon Agjencisë një kopje të raportit përfundimtar të përmendur në nenin 24 (2) dhe të raportit vjetor të referuar në nenin 24 (3).

Neni 26

Rekomandimet për Sigurinë

1. Një rekomandim për sigurinë i lëshuar nga një organ hetimor, në asnjë rast nuk krijon një prezumim të fajit apo përgjegjësisë për një aksident ose incident.

2. Rekomandimet i drejtohen autoritetit të sigurisë kombëtare, dhe kur është e nevojshme, për shkak të karakterit të rekomandimit, i drejtohen edhe Agjencisë, organeve ose autoriteteve të tjera në Shtetin Anëtar në fjalë ose Shteteve të tjera Anëtare. Shtetet Anëtare, autoritetet e tyre kombëtare të sigurisë dhe Agjencia, brenda kufijve të kompetencave të tyre, marrin masat e nevojshme për të garantuar që rekomandimet e sigurisë të lëshuara nga organet hetimore, të merren siç duhet parasysh dhe kur është e përshtatshme, të veprohet sipas rekomandimeve të tyre.

3. Agjencia, autoriteti kombëtar i sigurisë dhe autoritetet ose organet e tjera, ose kur është e përshtatshme, Shtetet e tjera Anëtare tek të cilat janë drejtuar rekomandimet, raportojnë në mënyrë periodike tek organi hetimor për masat që janë marrë apo planifikuar në vijim të një rekomandimi të dhënë.

KREU VI

DISPOZITA KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE

Neni 27

L 138/35 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian26/05/2016

Ushtrimi i Delegimit

1. Kompetencat për miratimin e akteve të delegimit i jepen Komisionit në përputhje me kushtet e përcaktuara në këtë Nen.

2. Kompetencat për miratimin e akteve të delegimit të përmendura në nenin 6 (6) dhe 7 (6) i jepen Komisionit për një periudhë prej 5 vjetësh nga data 15 qershor 2016. Komisioni harton një raport në lidhje me delegimin e kompetencave jo më vonë se 9 muaj para përfundimit të periudhës 5-vjeçare. Delegimi i kompetencave zgjatet nëpërmjet mënyrës së heshtjes për periudhë të njëjtë kohëzgjatje, përveç rasteve kur Parlamenti Evropian apo Këshilli kundërshton një kohëzgjatje të tillë jo më vonë se 3 muaj para përfundimit të çdo periudhe.

3. Është e një rëndësie të veçantë që Komisioni të ndjekë praktikën e tij të zakonshme dhe të kryejë konsultime me ekspertë, duke përfshirë ekspertë të Shteteve Anëtare, para miratimit të këtyre akteve të delegimit.

4. Delegimi i kompetencave të përmendura në nenin 6 (6) dhe Nenit 7 (6) mund të revokohet në çdo kohë nga Parlamenti Evropian ose nga Këshilli. Një vendim revokimi i jep fund delegimit të kompetencave të përcaktuara në këtë vendim. Revokimi hyn në fuqi në ditën pas botimit të vendimit në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian ose në një datë të mëvonshme të specifikuar prej tij. Kjo nuk ndikon në vlefshmërinë e çdo akti të delegimit që është tashmë në fuqi.

5. Sapo miraton një akt të delegimit, Komisioni ja njofton njëkohësisht këtë akt Parlamentit Evropian dhe Këshillit.

6. Një akt delegimi i miratuar në përputhje me nenin 6 (6) dhe nenin 7 (6) hyn në fuqi vetëm nëse nuk janë shprehur vërejtje nga Parlamenti Evropian apo Këshilli brenda një periudhe prej 2 muajsh nga njoftimi për këtë akt i Parlamentit Evropian dhe Këshillit, ose nëse, para skadimit të kësaj periudhe, Parlamenti Evropian dhe Këshilli kanë informuar Komisionin se ata nuk kanë kundërshtime ndaj tij. Kjo periudhë zgjatet për 2 muaj me nismën e Parlamentit Evropian ose të Këshillit.

Neni 28

Procedura e Komitetit

1. Komisioni ndihmohet nga Komiteti i përmendur në nenin 51 të Direktivës (BE) 2016/797. Ky komitet është një komitet brenda kuptimit të Rregullores (BE) nr. 182/2011.

2. Nëse i bëhet referencë këtij paragrafi, zbatohet neni 4 i Rregullores (BE) nr. 182/2011.

3. Nëse i bëhet referencë këtij paragrafi, zbatohet neni 5 i Rregullores (BE) nr. 182/2011. Kur komiteti nuk jep asnjë mendim, Komisioni nuk e miraton projekt-aktin e zbatimit dhe zbatohet nënparagrafi i tretë i nenit 5 (4) të Rregullores (BE), nr. 182/2011.

Neni 29

Raporti dhe veprime të mëtejshme të Bashkimit Evropian

1. Komisioni i paraqet Parlamentit Evropian dhe Këshillit deri më 16 qershor 2021, si dhe më pas çdo 5 vjet, një raport mbi zbatimin e kësaj Direktive, në mënyrë të veçantë për monitorimin e efektivitetit të masave për lëshimin e çertifikatave të vetme të sigurisë.

Raporti shoqërohet, sipas rastit, me propozime për veprime të mëtejshme të Bashkimit

35

L 138/36 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian 26/05/2016

Evropian.

2. Agjencia vlerëson zhvillimin e një kulture të sigurisë, duke përfshirë raportimin e ngjarjes. Ai i paraqet Komisionit, më 16 qershor 2024, një raport që përmban, sipas rastit, përmirësimet që duhet ti bëhen sistemit. Në bazë të këtyre rekomandimeve, Komisioni merr masat e duhura dhe propozon, nëse është e nevojshme, ndryshime në këtë Direktivë.

3. Më 16 dhjetor 2017, Komisioni i raporton Parlamentit Evropian dhe Këshillit mbi veprimet e ndërmarra me synim arritjen e objektivave të mëposhtme:

(a) detyrimin për prodhuesit për të shënuar me një kod identifikimi komponentët e sigurisë kritike që qarkullojnë në rrjetet hekurudhore evropiane, duke siguruar që kodi i identifikimit identifikon qartë komponentin, emrin e prodhuesit dhe të dhëna të rëndësishme të prodhimit;

(b) gjurmueshmërinë e plotë të komponentëve të sigurisë kritike, gjurmueshmërinë e aktiviteteve të tyre të mirëmbajtjes dhe identifikimin e jetës së tyre operacionale; dhe

(c) identifikimin e parimeve të përbashkëta të detyrueshme për mirëmbajtjen e këtyre komponentëve.

Neni 30 Gjobat

Shtetet Anëtare përcaktojnë rregullat për gjobat e zbatueshme për shkeljet e dispozitave kombëtare të miratuara sipas kësaj Direktive dhe marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar zbatimin e tyre. Gjobat e parashikuara duhet të jenë efektive, proporcionale, jo-diskriminuese dhe parandaluese. Shtetet Anëtare i njoftojnë këto rregulla Komisionit deri në datën e përcaktuar në nenin 33(1) dhe e njoftojnë pa vonesë për çdo ndryshim të mëtejshëm në lidhje me to.

Neni 31

Dispozita kalimtare

1. Shtojca V e Direktivës 2004/49/KE zbatohet deri në datën e aplikimit të akteve zbatuese të përmendura në nenin 24(2) të kësaj Direktive.

2. Pa cenuar paragrafin 3 të këtij neni, ndërmarrjet hekurudhore që duhet të çertifikohen në periudhën 15 qershor 2016-16 qershor 2019 duhet t’i nënshtrohen Direktivës 2004/49/KE. Këto çertifikata sigurie janë të vlefshme deri në datën e tyre të skadimit.

3. Deri jo më vonë se 16 qershori 2019, Agjencia do të kryejë detyrat e çertifikimit në bazë të nenit 10 në lidhje me fushat e funksionimit në Shtetet Anëtare që nuk kanë njoftuar Agjencinë ose Komisionin në përputhje me nenin 33(2). Me anë të derogimit nga neni 10, autoritetet kombëtare të sigurisë të Shteteve Anëtare që kanë njoftuar Agjencinë dhe Komisionin sipas nenit 33(2) mund të vazhdojnë të lëshojnë çertifikata në përputhje me Direktivën 2004/49/KE deri më 16 qershor 2020.

L 138/37 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian 26/05/2016

37

Neni 32

Rekomandimet dhe opinionet e Agjencisë

Agjencia jep rekomandime dhe opinione në përputhje me nenin 13 të Rregullores (BE) 2016/796 për qëllim të zbatimit të kësaj Direktive. Këto rekomandime dhe opinione mund të merren parasysh kur Bashkimi Evropian miraton aktet në bazë të kësaj Direktive.

Neni 33

Transpozimi

1. Shtetet Anëtare sjellin në fuqi ligjet, rregulloret dhe dispozitat administrative të nevojshme për t’u pajtuar me nenet 2, 3, 4, nenet 8 deri 11, nenin 12(5), nenin 15(3), nenet 16 deri 19, nenin 21(2), nenin 23(3) dhe (7), nenin 24(2), nenin 26(3) dhe Shtojcat II dhe III deri më 16 qershor 2019. Ato i komunikojnë menjëherë Komisionit tekstin e këtyre masave.

2. Shtetet Anëtare mund të zgjasin periudhën e transpozimit të përmendur në paragrafin 1 deri në 1 vit. Për këtë qëllim, deri më 16 dhjetor 2018, Shtetet Anëtare që nuk sjellin në fuqi ligjet, rregulloret dhe dispozitat administrative brenda periudhës së transpozimit të përmendur në paragrafin 1, do të njoftojnë Agjencinë dhe Komisionin për këtë dhe do të paraqesin arsyet për një zgjatje të tillë afati.

3. Kur Shtetet Anëtare miratojnë këto masa, ato i referohen kësaj Direktive ose shoqërohen nga një referencë e tillë me rastin e botimit të tyre zyrtar. Ato përfshijnë edhe një deklaratë se referencat në ligjet ekzistuese, rregulloret dhe dispozitat administrative për Direktivën e shfuqizuar nga kjo Direktivë do të interpretohen si referenca ndaj kësaj Direktive. Shtetet Anëtare përcaktojnë mënyrën sesi duhet të bëhet një referencë e tillë dhe si duhet të formulohet deklarata.

4. Detyrimi për transpozimin dhe zbatimin e kësaj Direktive nuk zbatohet për Qipron dhe Maltën për aq kohë sa nuk është krijuar asnjë sistem hekurudhor brenda territoreve të tyre.

Megjithatë, sapo një subjekt publik ose privat paraqet një kërkesë zyrtare për ndërtimin e një linje hekurudhore me synim funksionimin e saj nga një ose më shumë ndërmarrje hekurudhore, Shtetet Anëtare të interesuara duhet të vënë në funksionim masa për zbatimin e kësaj Direktive brenda 2 viteve nga marrja e kërkesës.

Neni 34

ShfuqizimiDirektiva 2004/49/KE, e ndryshuar nga Direktivat e renditura në Shtojcën IV, Pjesa A shfuqizohet me efekt nga data 16 qershor 2020, pa cenuar detyrimet e Shteteve Anëtare në lidhje me afatet kohore për transpozim në ligjin kombëtar dhe zbatimin e Direktivave të përcaktuara në Shtojcën IV, Pjesa B.

Referencat ndaj Direktivës së shfuqizuar interpretohen si referenca ndaj kësaj Direktive dhe formulohen në përputhje me tabelën e korrelacionit në Shtojcën V.

Neni 35

Hyrja në fuqi

Kjo Direktivë do të hyjë në fuqi ditën e njëzetë pas botimit të saj në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.

Neni 36

Marrësit

Direktiva i drejtohet Shteteve Anëtare.

Hartuar në Strasburg, 11 maj 2016.

Për Parlamentin Evropian Presidenti

M. SCHULZ

Për Këshillin Presidenti

. HENNIS-

L 138/38 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian 26/05/2016

SHTOJCA I

TREGUESIT E PËRBASHKËT TË SIGURISË

Treguesit e përbashkët të sigurisë (CSI) raportohen çdo vit nga autoritetet kombëtare të sigurisë.

Nëse zbulohen fakte apo gabime të reja pas dorëzimit të raportit, treguesit për një vit të caktuar ndryshohen ose korrigjohen nga autoriteti kombëtar i sigurisë, në rastin e parë të përshtatshëm dhe të paktën deri në raportin e ardhshëm vjetor.Përkufizimet e përbashkëta për CSI-në dhe metodat për të llogaritur ndikimin ekonomik të aksidenteve përcaktohen në Shtojcë.1. Treguesit lidhur me aksidentet1.1. Numri total dhe relativ (tren-km) i aksidenteve të rënda dhe avari për këto lloje

aksidentesh:- përplasje e trenit me automjetin hekurudhor,- përplasje e trenit me pengesa brenda hapesires se skartamentit te linjes,- rrëzimi i trenit,- aksident gjatë kalimit të nivelit, duke përfshirë edhe aksidentet që përfshijnë këmbësorët

në kalimin në nivel dhe një avari të mëtejshme për pesë llojet e kalimeve të nivelit, të përcaktuara në pikën 6.2,

- aksident i personave gjatë lëvizjes së mjeteve të transportit hekurudhor, me përjashtim të vetëvrasjeve dhe tentativave për vetëvrasjeve,

- zjarr në mjetin hekurudhor, - të tjeraÇdo aksident i rëndësishëm raportohet në bazë të llojit të aksidentit primar, edhe pse pasojat e

aksidentit dytësor janë më të rënda (p.sh. rrëzimi pas një zjarri).1.2. Numri total dhe relativ (tren-km) i personave të lënduar rëndë dhe të vrarë nga lloji i

aksidentit, të ndarë sipas kategorive të mëposhtme:- pasagjerë (gjithashtu relative ndaj numrit total pasagjerë-km dhe tren pasagjerësh -km),- punonjës ose kontraktues,- përdorues i kalimit të nivelit,- kalimtarë,- person tjetër në një platformë,- person tjetër jo në një platformë.2. Treguesit që lidhen me mallrat e rrezikshmeNumri total dhe relativ (tren-km) i aksidenteve që përfshijnë transportin e mallrave të rrezikshme me rrugë hekurudhore, i ndarë sipas kategorive të mëposhtme:- aksident duke përfshirë të paktën një automjet hekurudhor që transporton mallra të

rrezikshme, siç përcaktohet në Shtojcë,- numri i aksidenteve ku janë lëshuar mallra të rrezikshme.3. Treguesit e lidhur me vetëvrasjet

Numri total dhe relativ (tren-kilometër) i vetëvrasjeve dhe tentativave për vetëvrasje

4. Treguesit lidhur me shenjat paralajmëruese të aksidenteve- Numri total dhe relativ (tren-kilometër) i shenjave paralajmëruese ndaj aksidenteve

dhe avari në llojin e mëposhtëm të shenjat paralajmëruese:- binar i thyer/i prishur, - lidhje e gabuar e shtrëngimit të binarëve dhe lidhje të tjera të gabuara të

binarëve,- mosfunksionim i sinjalizimit në anën e gabuar,

L 138/39 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian 26/05/2016

39

- sinjal i kaluar në rrezik gjatë kalimit në një vend rreziku,

- sinjal i kaluar në rrezik pa kaluar në pikën e rrezikut,

- rrotë e thyer në shërbimin e inventarit të hekurudhës,

- aks i prishur në shërbimin e inventarit të hekurudhës

Të gjitha shenjat paralajmëruese duhet të raportohen, si ato që shkaktojnë dhe ato që nuk shkaktojnë aksidente. (Shenja paralajmëruese që shkakton një aksident serioz raportohet gjithashtu në bazë të treguesve që lidhen me shenjat paralajmëruese; shenja paralajmëruese që nuk shkakton një aksident të konsiderueshëm raportohet vetëm kur treguesit lidhen me shenjat paralajmëruese).

5. Treguesit për llogaritjen e ndikimit ekonomik të aksidenteve

Totali në Euro dhe relativ (tren-kilometra):

- numri i vdekjeve dhe lëndimeve të rënda shumëzuar me vlerën e parandalimit të një fatkeqësie (VPC),

- kostoja e dëmeve ndaj mjedisit,

- kostoja e dëmeve materiale të mjetit hekurudhor apo infrastrukturës,

- kostoja e vonesave, si pasojë e aksidenteve.

Autoritetet kombëtare të sigurisë raportojnë ndikimin ekonomik të aksidenteve të rëndësishme.

VPC është vlera që shoqëria atribuon për parandalimin e një fatkeqësie dhe si e tillë nuk krijon referencë për kompensimin ndërmjet palëve të përfshira në aksidente.

6. Treguesit e lidhur me sigurinë teknike të infrastrukturës dhe zbatimin e saj

6.1. Përqindja e binarëve në Sistemin e Mbrojtjes së Trenit në operim dhe përqindja tren-kilometër që përdoret në bordin TPS ku këto sisteme sigurojnë:

- paralajmërim,- paralajmërim dhe ndalim automatik,- paralajmërim dhe ndalim automatik dhe mbikëqyrje të matur të shpejtësisë,- paralajmërim dhe ndalim automatik dhe mbikëqyrje e vazhdueshme e shpejtësisë

Numri i kalimeve të nivelit (totali për linjë- kilometër dhe binarë- kilometër) me pesë llojet e mëposhtme:

(a) kalim niveli pasiv(b) kalim niveli aktiv(i) manual(ii) automatik me paralajmërim anësor të përdoruesit(iii) automatik me mbrojtje anësore të përdoruesit(iv) pjesa anësore e hekurudhës së mbrojtur.

L 138/40 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian 26/05/2016

Shtojca

Përkufizimet e zakonshme për CSI dhe metodat e llogaritjes së ndikimit ekonomik të aksidenteve

1. Treguesit e lidhur me aksidentet

1.1. "aksident serioz" nënkupton çdo aksident që përfshin të paktën një automjet hekurudhor në lëvizje, që shkakton të paktën një të vrarë apo të plagosur apo dëme të konsiderueshme të trarëve, binarëve, instalimeve të tjera dhe mjedisit apo ndërprerje të trafikut, duke përjashtuar aksidentet në punishte, magazina dhe depo;

1.2. “dëmtim i rëndë i trarëve, binarëve, instalimeve të tjera apo mjedisit” nënkupton dëmtimin që është i barazvlefshëm me 150 000 Euro apo më shumë,

1.3. “ndërprerje e gjatë e trafikut" nënkupton se shërbimet e trenit në një linjë kryesore hekurudhore pezullohen për gjashtë orë ose më shumë;

1.4. "tren" nënkupton një ose më shumë mjete hekurudhore, të cilat tërhiqen nga një ose më shumë lokomotiva ose trena, ose një makinë që udhëton vetëm nën drejtimin e një numri të caktuar apo përcaktimit të veçantë nga një pikë fillestare fikse në një pikë fikse terminale, duke përfshirë një motor të lehtë, pra një lokomotivë që udhëton më vete;

1.5. "përplasje e trenit me automjetin hekurudhor" nënkupton përplasje përballë, nga përpara në fund apo një përplasje anësore ndërmjet një pjese të një treni dhe një pjesë të një treni apo automjeti tjetër hekurudhor, ose me manovrimin e mjeteve të transportit hekurudhor;

1.6. "përplasje e trenit me pengesë, brenda aparatit matës të pastrimit" nënkupton një përplasje mes një pjese të një treni dhe objekteve fikse apo përkohësisht të pranishme në ose në afërsi të binarit (përveç në kalimet në nivel, nëse humbet nga një automjet kalimi apo përdorues), duke përfshirë edhe përplasje me linjat ajrore të kontaktit;

1.7. "rrëzim i trenit" nënkupton çdo rast në të cilin të paktën një rrotë e trenit shkëputet nga shinat;

1.8. "aksident gjatë kalimit të nivelit” nënkupton çdo aksident në kalimet në nivel, i cili përfshin të paktën një mjet hekurudhor dhe një ose më shumë automjete të kalimit, përdorues të tjerë të kalimit, të tillë si këmbësorë ose objekte të tjera të pranishme përkohësisht në ose në afërsi të trasesë, nëse humbet nga një automjet i kalimit apo përdoruesi;

1.9. ”Aksident i personave nga lëvizja e trarëve të shinave” nënkupton aksidentin e një ose më shumë personave, të cilët goditen ose nga një automjet hekurudhor, ose nga një objekt bashkangjitur automjetit, apo që është shkëputur nga automjeti. Këtu përfshihen personat, të cilët rrëzohen nga automjetet hekurudhore, si dhe personat të cilët rrëzohen ose goditen nga objekte të lirshme gjatë udhëtimit në bordin e automjeteve.

1.10. "Zjarri në trarët e shinave" nënkupton një zjarr apo shpërthim që ndodh në një automjet hekurudhor (duke përfshirë ngarkesën e saj), kur ky automjet është duke lëvizur midis stacionit të nisjes dhe destinacionit, përfshi kur ndalon në stacionin e nisjes, në ndalesat në destinacion apo të ndërmjetme, si dhe si gjatë operacioneve të ri-renditjes;

1.11. “Tjetër (aksident)" nënkupton çdo aksident tjetër përveç përplasjes së trenit me mjetin hekurudhor, përplasjes së trenit me pengesë brenda aparatit matësit të pastrimit, rrëzim i trenit, aksident nga kalimi i nivelit, aksident tek personat gjatë lëvizjes së trarëve të shinave apo zjarr në trarët e shinave;

1.12. “Pasagjerë” nënkupton çdo person, duke përjashtuar anëtarët e ekuipazhit të trenit, i cili bën një udhëtim në rrugë hekurudhore, përfshi pasagjerët të cilët përpiqen të hipin apo të zbresin nga një tren i cili është në lëvizje, vetëm për statistikat e aksidenteve;

1.13. “Punonjës apo kontraktues" nënkupton çdo person, punësimi i të cilit lidhet me një hekurudhë dhe është në punë në momentin e aksidentit, duke përfshirë personelin e kontraktuesit, kontraktuesit e vetëpunësuar, ekuipazhin e trenit dhe personat që merren me trarët e shinave dhe instalimet në infrastrukturë;

1.14. "Përdorues i niveli të kalimit' nënkupton çdo person që përdor një kalim në nivel, për të kaluar vijën hekurudhore me çdo mjet transporti apo në këmbë;

1.15. "Shkelës" do të thotë çdo person i pranishëm në mjediset hekurudhore, ku prania e tij është e ndaluar, me përjashtim të një përdoruesi të nivelit të kalimit;

L 138/41 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian26/05/2016

1.16. 'Person tjetër në platformë" nënkupton çdo person në një platformë hekurudhore, i cili nuk përkufizohet si “pasagjer" punonjës apo kontraktues', “përdorues i nivelit të kalimit"," person tjetër jo në një platformë' apo “shkelës”';

‘person tjetër jo në një platformë" do të thotë çdo person jo në një platformë hekurudhore që nuk përkufizohet si 'pasagjer', 'i punësuar apo kontraktues', 'përdorues i kalimit në nivel', 'person tjetër në një platformë' ose 'shkelës';• ‘vdekje (person i vrarë)’ do të thotë çdo person i vrarë menjëherë ose që vdes brenda 30 ditësh si pasojë e një aksidenti, duke përjashtuar vetëvrasjen;

• ‘plagosje e rëndë (person i plagosur rëndë)’ do të thotë çdo person i plagosur, i cili është shtruar në spital për më shumë se 24 orë si rezultat i një aksidenti, duke përjashtuar çdo vetëvrasje në tentativë.

• Tregues që lidhen me mallra të rrezikshme• ‘aksident ku përfshihet transporti i mallrave të rrezikshme’ do të thotë çdo aksident ose incident që është subjekt i raportimit në përputhje me RID (')/ADR seksioni 1.8.5;

• ‘mallra të rrezikshme’ do të thotë ato substanca dhe artikuj transportimi i të cilave ndalohet nga RID, ose autorizohet vetëm në kushtet e përshkruara aty.

• Tregues që lidhen me vetëvrasjet• ‘vetëvrasje' do të thotë një akt përmes te cilit lëndohet vetja në mënyrë të qëllimshme, duke rezultuar në vdekje, siç regjistrohet dhe klasifikohet nga autoriteti kombëtar kompetent;

• ‘vetëvrasje në tentativë’ do të thotë një akt përmes të cilit lëndohet vetja në mënyrë të qëllimshme, duke rezultuar në plagosje të rëndë.

• Tregues që lidhen me pararendës të aksidenteve• ‘binar i thyer’ do të thotë çdo binar i cili është ndarë në dy ose më shumë pjesë, ose çdo binar nga i cili ndahet një pjesë metali, duke shkaktuar një boshllëk prej më shumë se 50 mm në gjatësi dhe më shumë se 10 mm në thellësi të sipërfaqes funksionuese;

• ‘tokëz shine ose mosbashkim tjetër shine’ do të thotë çdo defekt që lidhet me vazhdimësinë dhe gjeometrinë e shinës, gjë që kërkon zëvendësimin e shinës jashtë shërbimit ose kufizim të menjëhershëm të shpejtësisë së lejuar;

• ‘avari në sinjalizimin e anës së gabuar’ do të thotë çdo avari teknike në një sistem sinjalizues (në infrastrukturë ose në mjetet e transportit hekurudhor), duke rezultuar në informacion sinjalizues më pak të kufizuar sesa ai që kërkohet;

• ‘Sinjal i Kalimit në Rrezik kur kalon një pikë rreziku’ do të thotë çdo rast kur cilado pjesë e trenit lëviz përtej lëvizjes së saj të autorizuar dhe udhëton përtej pikës së rrezikut;

• ‘Sinjal i Kalimit në Rrezik pa kaluar një pikë rreziku' do të thotë çdo rast kur një pjesë e trenit lëviz përtej lëvizjes së saj të autorizuar por nuk udhëton përtej pikës së rrezikut.

Lëvizje e paautorizuar siç referohet në pikat 4.4 dhe 4.5 më sipër do të thotë të kalosh:• një sinjal dritash me ngjyrë ose semafor rreziku , ose një urdhër për NDALIM kur një sistem i Mbrojtjes së Trenit (TPS) nuk është funksional,• fundi i sigurisë që ka lidhje me autoritetin e lëvizjes të siguruar në një TPS,• një pikë të komunikuar përmes autorizimit verbal ose të shkruar të formuluar në rregullore,• tabelat e ndalimit (barrierat ndaluese nuk përfshihen) ose sinjalet me dorë.

Nuk përfshihen rastet ku një mjet pa njësi tërheqjeje të ngjitur ose një tren që është i pashoqëruar largohet nga një sinjal rreziku. Nuk përfshihen rastet ku, për çdo arsye, sinjali nuk çohet në nivel rreziku në kohë për ta lejuar drejtuesin ta ndalë trenin para sinjalit.

Autoritetet kombëtare të sigurisë mund të raportojnë veçmas për katër treguesit e lëvizjes së paautorizuar të listuara në kryeradhët e kësaj pike dhe do të raportojnë të paktën një tregues të përbërë që përmban të dhëna nga të katër treguesit.

41

L 138/42 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian 26/05/2016

• ‘rrotë e thyer në mjetet e transportit hekurudhor' do të thotë një thyerje që prek rrotën dhe krijon një rrezik aksidenti (dalje nga shinat ose përplasje);0 RID, Rregullore në lidhje me Transportin Ndërkombëtar me Tren të Mallrave të Rrezikshme, siç është miratuar nën Direktivën 2008/68/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit me datë 24 shtator 2008 mbi transportin tokësor të mallrave të rrezikshme (OJ L 260, 30.9.2008, p. 13).

‘bosht i thyer në mjetet e transportit hekurudhor në shërbim’ do të thotë një thyerje që prek boshtin dhe krijon një rrezik aksidenti (dalje nga shinat ose përplasje).• Metodologji të përgjithshme për te llogaritur ndikimin ekonomik të aksidenteve• Vlera e Parandalimit të një Fatkeqësie (VPC) përbëhet nga:• Vlera e sigurisë në vetvete: Vlerat e Gatishmërisë për të paguar (ËTP) bazohen në studime të caktuara preferenciale të ndërmarra në Shtetet Anëtare për të cilat aplikohen.• Kosto të drejtpërdrejta dhe të tërthorta ekonomike: vlerat e kostos të vlerësuara në Shtetet Anëtare, të përbëra nga:• kosto e mjekimit dhe rehabilitimit,• kosto e gjyqit, kosto për policinë, hetime private për përplasjen, shërbimi i emergjencës dhe kostot administrative të sigurimit,• humbjet e prodhimit: vlera e bashkimit të mallrave dhe shërbimeve që mund të ishin prodhuar nga personi nëse aksidenti nuk do të kishte ndodhur.Kur llogariten kostot e fatkeqësive, viktimat dhe plagosjet e rënda do të konsiderohen veçmas (VCCP e ndryshme për viktimat dhe plagosjet e rënda).• Parimet e përgjithshme për të vlerësuar vlerën e sigurisë në vetvete dhe kosto ekonomike të drejtpërdrejta dhe/ose të tërthorta:Për vlerën e sigurisë në vetvete, vlerësimi, nëse preventivët e disponueshëm janë të përshtatshëm ose jo, do të bazohet në konsideratat e mëposhtme:• preventivat do të lidhen me një sistem për vlerësimin e uljes së rrezikut të vdekshmërisë në sektorin e transportit dhe do të ndjekin një përqasje ËTP në përputhje me metodat preferenciale të caktuara,• kampioni i të anketuarve për vlerat do të përfaqësojë popullatën e përfshirë. Në veçanti, kampioni duhet të reflektojë shpërndarjen e moshës/të ardhurave bashkë me karakteristikat socio-ekonomike dhe/ose demografike të popullatës,• metoda për vendosjen e vlerave WTP: plani i vëzhgimit duhet të jetë i tillë që pyetjet të jenë të qarta/me kuptim për të anketuarit.Kostot ekonomike të drejtpërdrejta dhe të tërthorta do të vlerësohen në bazë të kostove reale të shfaqura nga shoqëria.

5.3. Përkufizime• ‘Kostoja e dëmit mjedisor’ do të thotë kosto që duhet të përmbushen nga Menaxherët e Ndërmarrjeve Hekurudhore dhe Infrastrukturore, të vlerësuara në bazë të përvojës së tyre në mënyrë që zona e dëmtuar të kthehet në gjendjen fillestare para aksidentit hekurudhor.• ‘Kostoja e dëmit material në mjetet e transportit ose infrastrukturës hekurudhore’ do të thotë kostoja e sigurimit të infrastrukturës apo mjeteve të reja hekurudhore, me të njëjtat funksione dhe parametra teknike si ato para rregullimit të dëmit, dhe kostoja e rikthimit të mjeteve të transportit dhe infrastrukturës hekurudhore në gjendjen që ishte para aksidentit, për t'u vlerësuar nga Menaxherët e Ndërmarrjeve Hekurudhore dhe Infrastrukturore në bazë të përvojës së tyre, duke përfshirë gjithashtu kostot që kanë lidhje me marrjen me qira të mjeteve të transportit hekurudhor, si pasojë e mos-disponueshmërisë për shkak të mjeteve të dëmtuara.• ‘Kosto e vonesave si pasojë e aksidenteve’ do të thotë vlera monetare e vonesave të pësuara nga përdoruesit e transportit hekurudhor (pasagjerët dhe klientët e transportit te mallrave) si pasojë e aksidenteve, llogaritur nga modeli i mëposhtëm:VT = vlera monetare e kursimit të kohës së udhëtimitVlera e kohës për një pasagjer të një treni (një orë)VTP = [VT e pasagjerëve që shkojnë në punë]*[Përqindja mesatare e pasagjerëve që shkojnë në punë për vit] + [VT e pasagjerëve që nuk shkojnë në punë]*[Përqindja mesatare e pasagjerëve që nuk shkojnë në punë për vit]VTP matet në EURO për pasagjer në orë‘Pasagjer që shkon në punë’ do të thotë një pasagjer që udhëton në lidhje me aktivitetet e tij profesionale, duke përjashtuar vajtje-ardhjet.Vlera e kohës për një tren mallrash (një orë)VTf = [VT e trenave të mallrave]*[(Ton-km)/(Tren-km)]VTf matet në EURO për ton mallra në orë

L 138/43 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian26/05/2016

Mesatarja e tonëve të mallrave të transportuara me tren në 1 vit = (Ton-km)/(Tren-km)CM = Kosto e 1 minute vonesë të një treni pasagjerëshCMP = K1*(VTP/60)*[(Pasagjer-km)/(Tren-km)]Numri mesatar i pasagjerëve për tren në 1 vit = (Pasagjer-km)/(Tren-km)Tren mallrashCMf = K2* (VTf/60)Faktorët K1 dhe K2 janë mes vlerës së kohës dhe vlerës së vonesës, siç vlerësohet nga studimet preferenciale të caktuara, për të konsideruar që humbja e kohës si rezultat i vonesave perceptohet në mënyrë domethënëse më negativisht nga koha normale e udhëtimit.

Kostoja e vonesave të një aksidenti = CMP *(Minuta vonesë e trenave të pasagjerëve) + CMF *(Minuta vonesë e trenave të mallrave)Qëllimi i modelitKostoja e vonesave do të llogaritet për aksidente domethënëse, si më poshtë:• vonesa reale në linja hekurudhore ku ndodhin aksidente siç matet në terminal vonesa reale ose, nëse nuk është e mundur, vonesa të vlerësuara në linja të tjera të prekura. Tregues që lidhen me sigurinë teknike të infrastrukturës dhe zbatimi i tyre ‘Sistemi i Mbrojtjes së Trenit (TPS)’ do të thotë një sistem që ndihmon në përforcimin e bindjes ndaj sinjaleve dhe kufizimeve të shpejtësisë.

‘Sisteme në bord’ do të thotë sisteme që ndihmojnë drejtuesin të ruajë sinjalizimin në anë të linjës dhe sinjalizimin në kabinë dhe duke siguruar mbrojtje të pikave të rrezikut dhe përforcimit të limiteve të shpejtësisë. TPS-të në bord përshkruhen si më poshtë:

• Paralajmërim, sigurimi i paralajmërimit automatik për drejtuesin.• Paralajmërimi dhe ndalimi automatik, duke siguruar paralajmërim automatik për drejtuesin dhe ndalim automatik kur kalon në një sinjal për rrezik.• Paralajmërim dhe ndalim automatik, si dhe mbikëqyrje të veçantë shpejtësie, duke siguruar mbrojtje të pikave të rrezikut, kur 'mbikëqyrje e veçantë e shpejtësisë' do të thotë mbikëqyrje e shpejtësisë në vendndodhje të veçanta (gracka shpejtësie) në afrim të një sinjali.• Paralajmërim dhe ndalim automatik si dhe mbikëqyrje e vazhdueshme e shpejtësisë, duke siguruar mbrojtje të pikave të rrezikut dhe mbikëqyrje të vazhdueshme të limiteve të shpejtësisë së linjës, kur 'mbikëqyrje e vazhdueshme e shpejtësisë' do të thotë tregues i vijueshëm dhe përforcim i shpejtësisë maksimale të lejueshme në të gjitha seksionet e linjës.

Tipi (d) konsiderohet si sistem i Mbrojtjes Automatike të Trenit (ATP).

• ‘kalim në nivel' do të thotë çdo ndërprerje niveli mes një rruge ose kalimi dhe një hekurudhe, siç njihet nga menaxheri i infrastrukturës, dhe që është e hapur për përdoruesit publikë dhe privatë. Kalimet mes platformave brenda stacioneve përjashtohen, ashtu si dhe kalimet mbi shinat për përdorimin e vetëm të punonjësve.

• për qëllim të statistikave të aksidenteve hekurudhore, ‘rrugë’ do të thotë çdo rrugë publike ose private, autostradë apo rrugë qyteti, duke përfshirë kalimet në afërsi për këmbësorët dhe biçikletat.

• ‘kalim’ do të thotë çdo itinerar, ndryshe nga një rrugë, që siguron kalimin e njerëzve, kafshëve, mjeteve apo makinerive.

• ‘kalim pasiv në nivel’ do të thotë një kalim në nivel pa ndonjë formë sistemi paralajmërimi ose mbrojtjeje të aktivizuar kur për përdoruesit është e pasigurt të përshkojnë kalimin.

• ‘kalim aktiv në nivel’ do të thotë një kalim në nivel kur përdoruesit e kalimit janë të mbrojtur ose të paralajmëruar për afrimin e trenave nga pajisje të aktivizuara kur për përdoruesit është e pasigurt të përshkojnë kalimin.

— Mbrojtje nga përdorimi i pajisjeve fizike përfshijnë:• barriera të plota ose përgjysmë,

— postblloqe.— Paralajmërim nga përdorimi i pajisjes së fiksuar në kalimet në nivel:

43

L 138/44 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian 26/05/2016

• pajisje të dukshme: drita,• pajisje të dëgjueshmes: zile, bori, etj.Kalime aktive në nivel janë të klasifikuara si:• Manuale: një kalim në nivel ku mbrojtja ose paralajmërimi anësor i përdoruesve aktivizohet në mënyrë manuale nga punonjësi i hekurudhës.• Automatike me paralajmërim anësor të përdoruesve: një kalim në nivel ku paralajmërimi anësor i përdoruesve aktivizohet në mënyrë automatike ndërsa afrohet treni

• Automatike me mbrojtje anësore të përdoruesve: një kalim në nivel ku mbrojtja anësore e përdoruesve aktivizohet ndërsa afrohet treni. Kjo do të përfshijë një kalim në nivel me paralajmërim dhe mbrojtje anësore të përdoruesve.

• Ana e mbrojtur e hekurudhës: një kalim në nivel ku sinjali ose ndonjë sistem tjetër i mbrojtës së trenit lejon që një tren të vijojë rrugëtimin sapo kalimi në nivel është i mbrojtur për përdoruesit dhe është i lirë nga ndonjë ngjarje papritur.

• Përkufizime të bazave matëse• ‘tren-km’ do të thotë njësia e matjes që përfaqëson lëvizjen e një treni në një distancë më të gjatë se një kilometër. Distanca e përdorur është distanca e përshkuar aktualisht, nëse është e mundur, ndryshe do të përdoret distanca standarde e rrjetit mes origjinës dhe destinacionit. Do të merret parasysh vetëm distanca e territorit kombëtar të vendit raportues.

‘pasagjer-km’ do të thotë njësia e matjes që përfaqëson transportin e një pasagjeri përmes hekurudhës për një distancë që kalon një kilometër. Do të merret parasysh vetëm distanca e territorit kombëtar të vendit raportues.

‘linjë km’ do të thotë gjatësia e matur me kilometra e rrjetit hekurudhor në Shtetet Anëtare, qëllimi i së cilës përkufizohet në nenin 2. Për linja hekurudhore me shumë binarë do të llogaritet vetëm distanca mes origjinës dhe destinacionit.

• ‘binar km’ do të thotë gjatësia e matur me kilometra e rrjetit hekurudhor në Shtetet Anëtare, qëllimi i së cilës përkufizohet në nenin 2. Do të llogaritet çdo binar i linjës hekurudhore me shumë binarë.

L 138/45 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian 26/05/2016

45

SHTOJCA II

NJOFTIMI I RREGULLAVE KOMBËTARE TË SIGURISË

Rregullat kombëtare të sigurisë të njoftuara në përputhje me pikën (a) të nenit 8(1) përfshijnë:1. rregulla në lidhje me synimet ekzistuese të sigurisë kombëtare dhe metodat e sigurisë;2. rregulla në lidhje me kërkesat për sistemet e menaxhimit të sigurisë dhe çertifikim të sigurisë të

ndërmarrjeve hekurudhore ;3. rregulla të përbashkëta operacionale të rrjetit hekurudhor që nuk mbulohen ende nga TSI-të, duke

përfshirë rregulla të lidhura me sinjalizimin dhe sistemin e menaxhimit të trafikut;4. rregulla që përcaktojnë kërkesat në lidhje me rregullat e brendshme shtesë operacionale (rregullat

e shoqërisë) që duhet të krijohen nga menaxherët e infrastrukturës dhe ndërmarrjet hekurudhore ;5. rregulla në lidhje me kërkesat për detyrat e rëndësishme të personelit ekzekutues për sigurinë,

duke përfshirë kritere të përzgjedhjes, përshtatshmërinë mjekësore dhe trajnim dhe çertifikim profesional, në masën që ato nuk mbulohen ende nga një TSI;

6. rregulla në lidhje me hetimin e aksidenteve dhe incidenteve.

SHTOJCA III

KËRKESAT DHE KRITERET E VLERËSIMIT PËR ORGANIZATAT QË APLIKOJNË PËR ÇERTIFIKATË ECM–JE OSE PËR NJË ÇERTIFIKATË NË LIDHJE ME FUNKSIONET E MIRËMBAJTJES TË NËNKONTRAKTUARA NGA NJË SUBJEKT PËRGJEGJËS PËR MIRËMBAJTJEN

Menaxhimi i organizatës duhet të dokumentohet në të gjitha pjesët përkatëse dhe në veçanti, duhet të përshkruajë shpërndarjen e përgjegjësive brenda organizatës dhe me nënkontraktues. Ai duhet të tregojë mënyrën sesi sigurohet kontrolli nga menaxhimi në nivele të ndryshme, si përfshihet personeli dhe përfaqësues të tyre në të gjitha nivelet dhe si garantohet përmirësimi i vazhdueshëm.

Kërkesat e mëposhtme kryesore zbatohen për katër funksionet e një subjekti të ngarkuar për mirëmbajtjen (ECM) që do të mbulohet nga vetë organizata ose nëpërmjet masave kontraktuale:

1. Lidership — angazhimi për zhvillimin dhe zbatimin e sistemit të mirëmbajtjes të organizatës dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të efektivitetit të saj ;

2. Vlerësimi i rrezikut — një qasje e strukturuar për vlerësimin e rreziqeve të shoqëruara me mirëmbajtjen e automjeteve, duke përfshirë ato që lindin drejtpërdrejt nga proceset operative dhe aktivitetet e organizatave ose personave të tjerë dhe për identifikimin e masave të përshtatshme të kontrollit të rrezikut;

3. Monitorim — një qasje e strukturuar për të garantuar se masat e kontrollit të rrezikut janë operacionale, funksionojnë siç duhet dhe arrijnë objektivat e organizatës ;

4. Përmirësimi i vazhdueshëm — një qasje e strukturuar për të analizuar informacionin e mbledhur nëpërmjet monitorimit, auditimit të rregullt ose burimeve të tjera përkatëse dhe për të përdorur rezultatet për të mësuar dhe miratuar masa parandaluese ose korrigjuese me qëllim ruajtjen ose përmirësimin e nivelit të sigurisë;

5. Struktura dhe përgjegjësia — një qasje e strukturuar për të përcaktuar përgjegjësitë e individëve dhe ekipeve për sigurimin e shpërndarjes së objektivave të sigurisë të organizatës;

6. Menaxhimi i kompetencave — një qasje e strukturuar për të garantuar se punonjësit kanë kompetencat e kërkuara për arritjen e objektivave të organizatës në mënyrë të sigurt, efektive dhe efikase në të gjitha rrethanat;

7. Informacion — një qasje e strukturuar për të garantuar se informacioni i rëndësishëm është vënë në dispozicion për ata që marrin vendime dhe vendime gjyqësore në të gjitha nivelet e organizatës dhe për të garantuar plotësinë dhe përshtatshmërinë e informacionit;

8. Dokumentacion — një qasje e strukturuar për të garantuar gjurmueshmërinë e të gjithë informacionit përkatës ;

9. Aktivitetet kontraktuese- një qasje e strukturuar për të garantuar se aktivitetet e nënkontraktuara janë menaxhuar siç duhet me qëllim arritjen e objektivave të organizatës dhe mbulimin e të gjitha kompetencave dhe kërkesave;

10. Aktivitetet e mirëmbajtjes — një qasje e strukturuar për të garantuar: se janë identifikuar dhe menaxhuar siç duhet të gjitha aktivitetet e mirëmbajtjes që cenojnë

komponentët kritikë të sigurisë dhe të sigurisë, dhe se të gjitha ndryshimet e nevojshme për këto aktivitete mirëmbajtjeje që cenojnë sigurinë janë identifikuar, menaxhuar siç duhet, bazuar në kthimin e përvojës dhe zbatimin e Metodave të Përbashkëta të Sigurisë për vlerësimin e rrezikut në përputhje me pikën (a) të Nenit 6(1) dhe janë dokumentuar siç duhet;

Përputhshmërinë me kërkesat thelbësore për ndërveprim; zbatimin dhe kontrollin e objekteve të mirëmbajtjes, pajisjeve dhe instrumenteve të

përgatitura specifikisht dhe të kërkuara për ofrimin e mirëmbajtjes; analizën e dokumentacionit fillestar të lidhur me automjetin për sigurimin e dosjes së parë të

mirëmbajtjes dhe për të garantuar zbatimin e tij të saktë nëpërmjet përgatitjes së urdhrave të mirëmbajtjes;

se komponentët (duke përfshirë pjesët e këmbimit) dhe materialet përdoren siç përcaktohen në urdhrat e mirëmbajtjes dhe dokumentacionin e furnizuesve, ato ruhen, trajtohen dhe transportohen në mënyrë të përshtatshme, siç përcaktohen në urdhrat e mirëmbajtjes dhe dokumentacionin e furnizuesit dhe pajtohen me rregullat përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe me kërkesat e urdhrave përkatës të mirëmbajtjes ;

L 138/46 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian 26/05/2016

se shërbimet, pajisjet dhe instrumentet e përshtatshme dhe të mjaftueshme janë përcaktuar, identifikuar, siguruar, regjistruar dhe mbajtur në dispozicion për të mundësuar ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes në përputhje me urdhrat e mirëmbajtjes dhe specifikime të tjera të zbatueshme që garantojnë ofrimin e sigurt të mirëmbajtjes, ergonomisë dhe mbrojtjes së shëndetit;

se organizatat kanë procese për të garantuar se pajisjet matëse dhe instrumentet e saj janë përdorur , kalibruar dhe mirëmbajtur siç duhet në përputhje me proceset e dokumentuara;

Aktivitetet e kontrollit - një qasje e strukturuar për të garantuar:

- se automjetet janë hequr nga funksionimi për mirëmbajtjen e planifikuar, të kushtëzuar apo korrigjuese në kohën e duhur, ose kur të jenë identifikuar defektet ose nevoja të tjera;- masat e nevojshme të kontrollit të cilësisë;- se detyrat e mirëmbajtjes janë kryer në përputhje me urdhrat e mirëmbajtjes dhe për nxjerrjen e njoftimit për t'u kthyer në funksionim që përfshin kufizime eventuale përdorimi;- se rasti i mundshëm i mospërputhjes në zbatimin e sistemit të menaxhimit që mund të shkaktojë aksidente, incidente, aksidentet e mundshme ose dukuri të tjera të rrezikshme raportohet, hetohet dhe analizohet dhe se janë marrë masat e nevojshme parandaluese në përputhje me metodën e përbashkët të sigurisë për monitorimin e parashikuar në pikën (c) të nenit 6 (1);- procesi i monitorimit dhe auditimit periodik të brendshëm në përputhje me metodën e përbashkët të sigurisë për monitorimin e parashikuar në pikën (c) të nenit 6 (1).

L 138/47 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian 26/05/2016

47

SHTOJCA IV

PJESA ADirektiva e shfuqizuar me një listë të ndryshimeve pasuese të saj

(të përmendura në nenin 34)

Direktiva 2004/49/KE (GZ L 164, 30.4.2004, fq. 44)

Direktiva 2008/57/KE (GZ L 191, 18.7.2008, fq. 1)Direktiva 2008/110/KE (GZ L 345, 23.12.2008, fq. 62)Direktiva e Komisionit 2009/149/KE (GZ L 313, 28.11.2009, fq. 65)Gabim shtypi, 2004/49/KE (GZ L 220, 21.6.2004, fq. 16)

PJESA BAfatet kohore për transpozimin në ligjin kombëtar

(të përmendura në nenin 34)

Direktiva Afati për transpozim2004/49/KE 30 prill 20062008/57/KE 19 korrik 20102008/110/KE 24 dhjetor 2010Direktiva e Komisionit 2009/149/KE 18 qershor 2010Direktiva e Komisionit 2014/88/BE 30 korrik 2015

L 138/48 EN I Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian 26/05/2016

SHTOJCA V

Tabela e korrelacionit

Direktiva 2004/49/KE

Neni 1 Neni 2 Neni 3 Neni 4 Neni 5 Neni 6 Neni 7 Neni 8 Neni 9 Neni 10

Neni 11 Neni 12 Neni 13 Neni 14a(1) to (7)Neni 14a(8)Neni 15 Neni 16

Neni 17 Neni 18 Neni 19 Neni 20 Neni 21 Neni 22 Neni 23 Neni 24 Neni 25 Neni 26

Neni 27 Neni 28 Neni 29 Neni 30 Neni 31 Neni 32

Neni 33

Kjo Direktivë

Neni 1 Neni 2 Neni 3 Neni 4 Neni 5 Neni 6 Neni 7 Neni 8 Neni 9 Neni 10 Neni 11 Neni 12

Neni 13 Neni 14 Neni 15

Neni 16 Neni 17 Neni 18 Neni 19 Neni 20 Neni 21 Neni 22 Neni 23 Neni 24 Neni 25 Neni 26

Neni 27 Neni 28

Neni 29 Neni 30 Neni 31 Neni 32 Neni 33

Direktiva 2004/49/KE Kjo Direktivë— Neni 34Neni 34 Neni 35Neni 35 Neni 36Shtojca I Shtojca IShtojca II Shtojca III Shtojca IV Shtojca V Shtojca II

— Shtojca III

Deklaratë nga Komisioni për dokumentet shpjeguese

Komisioni rikujton se Parlamenti Evropian, Këshilli dhe Komisioni pranuan në Deklaratën e tyre të Përbashkët Politike të 27 tetorit 2011 për dokumentet shpjeguese se informacioni që Shtetet Anëtare i japin Komisionit në lidhje me transpozimin e direktivave në ligjin kombëtar "duhet të jetë i qartë dhe i saktë "për të lehtësuar arritjen nga ana e Komisionit të detyrës së tij për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit të Bashkimit Evropian. Në këtë rast, dokumentet shpjeguese mund të kishin qenë të dobishme për këtë qëllim. Komisioni shprehet me keqardhje se teksti përfundimtar nuk përmban dispozita për këtë qëllim.

Recommended