View
1.989
Download
0
Category
Preview:
Citation preview
Nxënësit janë aktivë në ndërtimin e
njohurive të tyre.
Në këtë proçes të ndërtimit të njohurive,
kanë rëndësi ndërveprimet sociale.
Teoria konstruktiviste qëndron në themel
të Shkencave të të nxënit ( shkencë e re
ndërdisiplinore mbi të nxënit e cila
mbështetet në kërkimet në
psikologji, arsim, shkencë
kompjuterike, filozofi, sociologji, antropol
ogji, psikologji, arsim, neoroshkencë)
Si ndërtohen njohuritë e thella sipas shkencave të të nxënit? Janë 6 parime themelore të të nxënit të thellë sipas kësaj teorie.
Për t’i dhënë përgjigje pyetjes do të shqyrtohen hapat nëpër të cilat ka kaluar mësimi në një orë të Edukatës shoqërore 3, me temë: Rregullat
Qëllimi i orës së mësimit:
Të vetëdijësohen nxënësit për rëndësinë jetike të bërjes dhe zbatimit të rregullave nga njeriu.
1. Të nxënët e thellë kërkon që nxënësit t’i lidhin idetë dhe konceptet e reja me njohuritë dhe përvojat e mëparëshme.
Zbatimi: Grafiku i fjalorit
Cfarë dini ju për rregullat?
Kërkoni në fjalor kuptimin e saktë të fjalës.
Gjeni të përbashkëtat dhe ndryshimet mes kuptimit tuaj dhe atij në fjalor.
Përdoreni këtë fjalë në një fjali.
2. Të nxënët e thellë kërkon që nxënësit t’i
integrojnë njohuritë e tyre në sisteme
konceptuale të ndërlidhura.
Zbatimi: Hulumtim
Unë kam një pyetje për ju nxënës:
A janë regullat, vetëm pjesë e shoqërisë
njerëzore?
Po ose jo do t’a zbuloni përmes hulumtimit
nëpër enciklopedi dhe libra tëndryshëm.
3. Të nxënët e thellë kërkon që nxënësit të
vihen në kërkim të parimeve themelore
dhe elementeve që përsëriten.
Zbatimi : Hulumtim
Pas kërkimeve që bëtë dhe të dhënave që
morët, a mund të themi që rregullat
ekzistojnë vetëm në botën e njeriut?
Rregullat ekzistojnë në të gjithë botën e
gjallë dhe jo të gjallë.
4. Të nxënët e thellë kërkon që nxënësit të
vlerësojnë idetë e reja dhe t’i lidhin ato
me përfundimet.
Zbatimi: Rrjeti i diskutimit
A janë të rëndësishme rregullat?
Thoni po ose jo pasi t’i lidhni ato me
përfundimet e hulumtimit tuaj
Po Jo
5. Të nxënët e thellë kërkon që nxënësit të
kuptojnë proçesin e dialogut përmes të
cilit krijohen njohuritë, dhe të shqyrtojnë
logjikën e një argumenti në mënyrë
kritike.
Zbatimi: Rrjeti i diskutimit
Argumentoni përgjigjen tuaj Po ose Jo
Po ( Pse?) Jo ( Pse?)
6. Të nxënët e thellë kërkon që nxënësi të reflektojë rreth asaj që mëson, ashtu si dhe rreth mënyrës sesi e mësoi.
Zbatimi: Refleksione rreth mësimit
Ju arritët në përfundimin : Natyra ka rregulla dhe ne si pjesë e natyrës kemi rregullat tona. Rregullat shërbejnë për të jetuar. Pa rregulla nuk ka jetë.
Si arritët ju në këtë përfundim?
Përse do tju shërbejë ky përfundim në jetën tuaj jashtë kësaj klase e jashtë kësaj shkolle?
Recommended