View
4.183
Download
10
Category
Preview:
DESCRIPTION
Citation preview
PROJEKT
LENDA:KIMITEMA:NDIKIMI I ELEMENTEVE KIMIKE NE ORGANIZMIN E NJERIUT .
Trupi i njeriut perbehet nga 13 elemente kimike baze.
Ato ndahen ne kete menyre:1-65% oksigjen2-18% karbon3-10% hidrogjen4-3% azot5-1,6% kalcium6-1% fosfor7-0,35% kalium8-0,15% klor9-0,15% natrium10-0,05% magnez11-0,25% squfur12-0,008% hekur13-0,00004% jod.
Elementet e gr.1A jane shume te rendesishem ne dieten e njeriut sepse ato formojne perberje, te cilat
jane te pranishme ne organizem ne formen e tretesirave jonike.Te gjitha jonet mbajne ngarkesa
elektrike, keshtu ato jane tretesira elektolitike mjaft te mira.Dy jonet me te rendesishme qe gjenden ne trupin
e njeriut jane jonet K+ dhe Na+.Perqendrimet jonormale elektrolitike ne serumet e gjakut mund te ndikojne ne shfaqjen e semundjeve te ndryshme.
Kaliumi (K)
Është elementi më i bollshëm në qelizë. Trupi përmban rreth 250 miligramë kalium. Qeliza luan
një rol të rëndësishëm në reagimet energjike, sintezën e proteinave, si dhe në ruajtjen e ekuilibrit të acideve në trup. Megjithëse është e nevojshme
ekzistenca e kaliumit në regjimin ushqimor, informacioni lidhur me nevojën e sasisë minimale të tij është i paktë. Por studimet shkencore tregojnë se ushqimet bimore janë të pasura me këtë element.
Natriumi (Na)
Është elementi më i bollshëm në likuidin (lëngun) e jashtëm të
qelizave. Si një elektrolit në likuidet jashtë qelizës, natriumi ndihmon në ruajtjen e presionit osmotik jashtë membranës së qelizës dhe ka një ndikim të njëjtë si kaliumi brenda
qelizës për ruajtjen natyrale të balancës së ujit. Nevoja ditore për të
është llogaritur nga 3 në 7 gr.
Hekuri (Fe)
Është metali (element) më i bollshëm i trupit dhe përbën rreth 0.004 për qind të peshës trupore. Në mënyrë të natyrshme,
sasia e tij varion nga 3 në 5 gr. Por edhe kjo është e ndryshueshme, sepse varet nga
mosha, gjinia, madhësia, shëndeti dhe sasia e rezervuar e tij në trup. Në të vërtetë,
hekuri është një lëndë me ngjyrë gjaku që transporton oksigjen të mjaftueshëm për frymëmarrje dhe gaz karbonik (dioksid
karboni) nga qelizat në mushkëri. Çdo ditë, trupi ynë me anë të ushqimit përfiton 10
deri 30 miligramë hekur.
Kalciumi (Ca)Është një element mineral që përbën 1.5 deri në 2 për qind të peshës së
trupit te personat e rritur. Nga kjo sasi, 99 për qind e kalciumit gjendet në
kocka dhe te dhëmbët.Magneziumi (Mg)
Në momentet e lindjes, në trupin e njeriut ndodhet 0.5 gr, ndërsa në
moshë të rritur në trup ai ka një sasi 21–28 gr, ku 50-60 për qind ndodhet
në kocka dhe roli kryesor i tij është në qelizat nervore për të lehtësuar
funksionimin e tyre.
Sulfuri (S)
Përbën 0.25 për qind të peshës trupore të njeriut dhe ndodhet në çdo qelizë të trupit të njeriut. Më tepër ndodhet në flokë, lëkurë dhe thonj. Sulfuri vepron si një element antihelmues, duke u përzier me përbërësit helmues dhe i
shndërron ata në të padëmshëm apo i eliminon plotësisht.
Jodi (I)
Në organizëm ndodhet rreth 15–23 miligramë jod ose jodi përbën 0.00004 për qind të peshës
trupore të njeriut. Ai ndodhet në të gjitha qelizat e trupit, por 70–80 për qind e sasisë së
jodit ndodhet në gjëndrat e tiroideve. Kjo lëndë është pjesërisht në formën e hormoneve të
trioksinës që sintetizohet nga gjëndra e tiroideve dhe luan një rol të rëndësishëm në
forcimin dhe metabolizmin e trupit.
Magnezi (Mn)Është shumë i nevojshëm për skeletin dhe gjymtyrët. Ai gjendet në sasinë e më tepër se 10 miligramëve në trupin e njeriut dhe
kryesisht ndodhet në kocka, mëlçi dhe veshka.
Bakri (Cu)Njihet si pjesa më e rëndësishme e shumë
enzimave. Luan një rol mjaft të rëndësishëm në pengimin e pakësimit të
sasisë së gjakut në trup. Fëmijët kanë nevojë jetike për këtë përbërës, i cili
ndodhet në sasi të konsiderueshme te produkti i qumështit.
Molekula e ujit (H2O)
Uji ne qelize gjendet ne dy forma i lidhur dhe i lire. Rolet e ujit jane te shumta dhe te rendesishme per organizmin e te gjitha gjallesave. Uji luan rol si nje tretes i mire, menjanon materialet
e demshme, mbron qelizen nga temperaturat e larta dhe gjithashtu luan rol ne rigjallerim. Ai eshte lengu ne te cilin
zhvillohen te gjitha veprimtarite qelizore.Shume lengje ne trupin e njeriut kane ne bazen e tyre ujin. Si p.sh.gjaku, i cili i shperndan ushqimin qelizave, lengu amniotik
ne te cilin jetojme te zhytur nente muaj para se te lindim. Lengu sinovial qe lubrifikon artikulacione te skeletit, urina me ane te se ciles nxjerrim jashte lendet e mbetura, djersa, lengu perikardiak, qe gjendet ne shtresen e perikardit (membrana qe
mbeshtjell zemren), lengu truno-shpinor qe mbron sistemin nervor, peshtyma qe ndihmon ne tretjen e ushqimit ne goje.
Kriperat minerale.
Pervec ujit, rol te madh ne jeten e qelizes luajne edhe kriperat minerale.Mungesa apo sasia e tepert e tyre
mund te ndikojne ne crregullime teproceseve te jetes po ashtu mund te shkaktojne edhe vdekjen e
qelizes.Sasisa e kriperave minerale nuk eshte e njejte ne te gjithe organizmat ese gjalles, p.sh., ne guackat e butakeve ka shume kripera te kalciumitdhe ne kurrizin
e njeriut ka shume kripera kalciumi, kripera tenatriumit etj.
Karbohidratet.
Jane komponime te karbonit me hidrogjenin dhe oksigjenin qe gjenden ne raportin 1:2:1. Formula e tyre eshte ( H2O )n . Karbohidratet luajne rol nje rol te rendesishem ne perberjen e acideve
nukleike (dezoksiribozadhe riboza ) . Karbohidratet ose ndryshe sheqernat, ndahen
ne tri grupe :Monosakaride, Disakaride dhe Polisakaride. Gjithashtu si rol kryesor
teshqernave duhet theksojme se ato jane rezerve energjie (amidoni),perberes te
rendesishem strukturor te qelizave (celuloza), jane burime energjie etj.
Monosakaridet
Monosakaride (H2O)n jane sheqernat me te thjeshta, perbehen ngaatome te karbonit te vendosura ne nje
zinxhir linear qe ne nje mjedis ujor zakonisht mbyllet ne formen e nje unaze dhe nuk mund te zberthehen ne
karbohidrate te tjera me te thjeshta. Ne varesi te numrit te atomeve monosakaridet mund te jene: TRIOZA,
TETROZA, PENTOZA, HEKSOZA.Pentoza (me pese atome karboni) prej pentozave rendesine me te madhee kane riboza dhe dezoksiriboza. Heksoza (me gjashte atome
karboni)C6H12O6, veme ne dukje glukozen dhe fruktozen dhe galaktoza.Glukoza eshte shume e
rendesishme per njeriun, ne cdo mililiter tegjakut tone duhet te kete 1mg glukoze, n.q.s sasia e glukozes qe ushqen trurin ne gjak zbret poshte, atehere organizmi
ndodhet ne nje situat epatologjike, e cila quhet hipoglicemi.
Disakaridet
Disakaridet formohen me bashkimin e dy molekulave monosakarike,formula e
pergjithshme e tyre eshte C12H22O11. nder disakaridet me te njohura kemi: Sakaroza, sheqeri qe perdorim per te ngrene dhe perbehet nga glukoza dhe fruktoza, laktoza (sheqeri i qumeshtit), formohet nga glukoza dhe galaktoza,
gjithashtu dallojme edhe maltozen, e cila formohet nga bashkimi i dy molekulave
glukoze.
Polisakaridet
Polisakariset pergjithesisht nuk jane te tretshme ne uje. Ato formohen nga mijera
molekula te monosakarideve te lidhura bashke. Polisakaridetme te rendesishme jane:Celuloza, perbehet nga me shume se 10000
njesi glukoze, formon murete qelizave te bimeve. Si peshe celuloza perben 97% te te gjithe lendes se gjalle dhe eshte molekula
organike me e perhapur ne toke. Celuloza nuk perben bazen ushqimore per njeriun dhe per
shume kafshe, pasi eshte praktikisht e patretshme.
Proteinat Jane makro molekula te cilat kryesisht perbehen nga
elementet e karbonit, hidrogjenit, oksigjenit, azotit si dhe rralle here edhe prej sulfurit. Proteinat jane baza
kryesore e qelizave. Ato jo vetem qe i japin qelizave nje strukture, por jane edhe makina molekulare, ku bejne
transportimin e materieve, pompojne jonet, I katalizojne reaksionet kimike si dhe i njohin materiet sinjalizues.
Sa proteina duhet te permbaje dieta jone.
Nevojat ditore varen nga pesha : llogaritet 0.8-0.9 gr per 1 kilogram te peshes ne dite, me ndryshime ne baze te rendesise
se aktivitetit muskulor.
Pesha juaj Proteina gjate dites (faktori 1.8g/kg/dite)
45kg 81 gr ne dite50kg 90 gr ne dite55kg 99 gr ne dite
60kg 108 gr ne dite65kg 117 gr ne dite70kg 126 gr ne dite75kg 135 gr ne dite80kg 144 gr ne dite85kg 153 gr ne dite90kg 162 gr ne dite
KURIOZITET
Ne trupin e njeriut, perveç ujit, ndodhen edhe shume lende te tjera.
Nje njeri me trup normal permban aq yndyre sa per te prodhuar shtate
kallepe sapuni, sheqer aq sa per te mbushur nje kavanoz, kripe sa per te mbushur gjashte kripore, karbon sa
per te prodhuar 9000 lapsa plumbi,fosfor sa per te prodhuar 2200
fije shkrepese, hekur sa per te bere njegozhde 25 mm, nje luge squfur dhe
30 gram metale te tjera.
PUNOI:ALBORA RRAJA KEJSI SPAHO
KLASA:10D
Recommended