View
326
Download
24
Category
Preview:
Citation preview
Struktura për hartimin e Planit Edukativ
Ky është një model i planit edukativ më i specifikuar dhe me një
strukturë të qartë.
Ju kujtojmë që plani edukativ ndërtohet në varësi të nevojave
specifike të nxënësve të klasës që keni në kujdestari.
#MesueseAurela
Ese Dhe Projekte Per Studentet
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
Shkolla : ___________________
Qyteti: ______________________
Viti shkollor: 2017-2018
Mësuesja kujdestare:_________________
Drejtore e shkollës: __________________
Motoja: ___________________________
SYNIME PËR VITIN SHKOLLOR 2017-2018
Synimi i parë: Rritja e cilësisë së rezultateve në procesin mësimor
Objektivi: Në fund të vitit shkollor nota mesatare të jetë:
Klasa e njëmbëdhjetë: 8.1
Klasa e dymbëdhjetë: 8.4
Synimi i dytë: Përmirësimi i frekuentimit të mësimit
Objektivi: Në fund të vitit shkollor të ulet me 3% numri i mungesave 1 deri në 3 orë.
Një mësues kujdestar, nuk duhet të ketë ndonjë të preferuar që të favorizohet, nuk duhet të ndajë
klasën në të varfër dhe në të pasur, në inteligjent dhe në më pak inteligjent, por duhet të përkushtohet
që në klasën e tij të gjithë të jenë të kënaqur dhe të bëhen të aftë të realizojnë atë që secili vlen dhe i
bën mirë vetes dhe shoqërisë.
Bota një mrekulli që duhet eksploruar, për këtë, të studiojmë pa pushim, në çdo sekondë të jetës sonë.
Objektivat
1.Drejtimet e edukimit
2. Organizimi i klasës
3. Puna me partnerët
4. Gjendja sociale e klasës
5. Baza materiale
6. Plani analitik
7. Plani i punës me prindërit
8. Puna me pushtetin lokal
9. Lidhja me OJQ
10. Të ndryshme
Që të ndihmojmë nxënësit, për një jetë harmonike në shoqëri, për parandalimin dhe reduktimin e
sjelljeve të riskut, për nxitjen e sjelljeve dhe të qëndrimeve pozitive që garantojnë suksesin dhe sigurinë
sot dhe në të ardhmen synojmë:
Në zhvillimin e konfidencës dhe përgjegjësisë
Objektivat
1) Të njohim vlerat dhe cilësitë e tyre personale, mbi bazën e të cilave mund të marrim vendime
për veten.
2) Të kenë sensin e identitetit të tyre personal dhe të prezantojnë veten në rrugë konfidenciale.
3) Të vlerësojnë të tjerët, të menaxhojnë vlerësimin dhe kritikën, suksesin dhe dështimin duke
nxjerrë mësime nga përvoja.
4) Të marrin përgjegjësi për të zgjedhur hapat e mëtejshme dhe të planifikojnë me prindër dhe të
tjerë për zgjedhjet e së ardhmes.
Në zhvillimin e stileve jetësore të shëndetshme dhe të mbrojtura.
Objektivat
1) Të përdorin aftësinë e argumentit kundër dhe të rezistojnë ndaj presioneve negative.
2) Të njohin shkaqet, simptomat dhe trajtimet për stresin, depresionet dhe të identifikojnë
strategjitë parandaluese dhe menaxhuese për to.
3) Të rendisin dëmet shëndetësore të alkoolit, drogave, përdorimit të hershëm të marrëdhënieve
seksuale, zgjedhjeve të ushqimit dhe të marrin masa për parandalimin e SST, AIDS.
Në zhvillimin e marrëdhënieve dhe respektimi i diferencave midis njerëzve
Objektivat
1) Të marrim informacionin e nevojshëm rreth diferencave në grupe të ndryshme etnike, mbi
forcën e paragjykimeve.
2) Të luftojnë për ndryshimin e sjelljeve ofenduese, shantazhet dhe diskriminimet të shpallura.
3) Të bashkëpunojnë me njerëz me të cilët kanë diferenca duke qenë mirëdashës me të tjerët dhe
të përdorim strategji paqësore në zgjidhjen e konflikteve.
Në sigurinë e shanseve të shumta
Objektivat
1) Të sigurojmë pjesëmarrje të barabartë dhe aktive në veprimtaritë e ndryshme të organizuara
nga shkolla dhe komuniteti.
2) Të marrim përgjegjësi dhe një vlerësim për veten (duke marrë role të caktuara në shkollën)
3) Të ndihmojmë në përgatitjen e nxënësve për ndryshim (me progresin drejt së ardhmes arsimore
dhe trajnuese) për jetën.
Në njohjen e vlerave historike dhe atdhedashëse.
Objektivat
1) Të ndihmojmë me anë të veprimtarive praktike në njohjen e historisë së lashtë dhe të re të
kombit tonë.
2) Të edukojmë krenarinë për atdheun duke vizituar vende historike e turistike në viset shqiptare.
Parandalimi i alkoolit dhe i drogës
▪ Stadet e alkoolizimit
▪ Llojet e drogës dhe ligji
▪ Presioni i bashkëmoshatarëve
▪ Aftësimi për të ndihmuar të tjerët
Duhani parandalimin
▪ Rreziqet e duhanit
▪ Reklama e duhanit dhe ligji
▪ Parandalimi
Parandalimi i SST, AIDS
▪ Mite dhe fakte mbi rreziqet SEKSUALE.
▪ Rreziku i SST, AIDS
▪ Masat parandaluese
Stresi dhe menaxhimi i tij.
▪ Identifikimi i stresit
▪ Stresi tek adoleshentët
▪ Teknikat për të kontrolluar stresin
Edukimi i karrierës
▪ Kush jam unë
▪ Respekti për veten, të shprehesh për vete
▪ Aftësitë pozitive të të dëgjuarit
▪ Dialog dhe komunikim
▪ Qëllimet planet për jetën
Steriotipet gjinore dhe rolet gjinore
▪ Përparësitë dhe mangësitë gjinore
▪ Rolet dhe marrëdhëniet gjinore
▪ Martesa dhe familja, lindja e fëmijëve
▪ Ndarjet divorci, shkaqet, pasoja
Drejtësia sociale
▪ Kuptimet kryesore të drejtësisë sociale
▪ Abuzimi racore, mostoleranca gjinore
▪ Konventa mbi të drejtat e fëmijëve
▪ Kuptimi i mbi të drejtën. Rregullat për
drejtësi
Edukimi i qytetareve njerëzor dhe të
përgjegjshëm
▪ Vlerësimi i dallimeve kulturore dhe
kuptimi mbi komunitetin
▪ Përgjegjshmëria shoqërore
▪ Qëndrueshmëria mjedisore
1. Përbërja e klasës:
Nxënës Femra Meshkuj Nxënës në shtator Nxënës në shtator Nxënës në shtator
2. Zgjedhjet në klasë
▪ Senatore/i: _____________________
▪ Zv/senator/e: ____________________
Sipas grupeve të edukimit:
A. Grupi i rregullit dhe disiplinës Koordinator/e: _________________
B. Grupi i aktiviteteve sportive Koordinator/e: _________________
C. Grupi i veprimtarive jashtë kurrikulare Koordinator/e: _________________
D. Grupi i artit Koordinator/e: _________________
E. Grupi i përparimit Koordinator/e: _________________
F. Grupi i edukimit qytetar dhe financimit Koordinator/e: _________________
3.Përbërja sipas grupeve të interesit
Nr. Grupi i përparimit
Grupi i disiplinës
Grupi i sportit
Grupi i edukimit qytetar
Grupi i artit
Grupi i veprimtarive jo kurrikulare
Puna me partnerët
1. Këshilli i prindërve
Nr Emri mbiemri Detyra
1. Kryetar
2. Zv. kryetare
3. Anëtar
2. Bordi i klasës
Nr Emri mbiemri Detyra
1. Mësuesja kujdestare Kryetar
2. Kryetari i prindërve Anëtar
3. Psikologjia e shkollës Anëtar
3. Gjendja sociale e klasës
Problemi Numri i nxënësve
Nxënës me prind të divorcuar
Nxënës pa prind
Nxënës me një prind
Nxënës me vështirësi në të nxënë
Nxënës me prapambetje mendore
Nxënës me problem edukative
Nxënës me të meta fizike
Nxënës me probleme ekonomike
Nxënës të dalluar me gjitha 10-ta
Nxënës të dobët në mësime
Nxënës që kanë tendencë duhan, alkool, drogë
Nxënës me tendencë braktisjeje të shkollës
Nxënës që kanë nevoja psikologjike
2- Karakteristikat dhe gjendja sociale
Klasa ___ ka gjithsej_____ nxënës nga këto ____ janë vajza dhe ___ djem duke u
mbështetur në rezultatet e klasës ____në këtë klasë janë evidentuar tri nivele nxënësish:
a. Niveli lartë ____
b. Nivelmesatar ____
c. Niveli ulët ______
Gjendja e klasës si më poshtë:
• Nxënës të ardhur ____________
• Nxënës me dy prindër të vdekur ___________
• Nxënës me një prind ___________
• Nxënës me prind të divorcuar _________
• Nxënës me prindër të papunë ___________
• Nxënës të mbetur në klasë në disa vite ___________
• Nxënës me aftësi të kufizuara ________________
• Nxënës me sjellje problematike ________________
• Nxënës që kanë tendencë që të braktisin shkollën ______________
• Nxënës që kanë tendencë që të përdorin duhan, droge, alkool _____________
• Nxënës që sipas jush kanë nevojë për ndhmën e psikologes ______________
Baza materiale e klasës Lloji i bazës materiale Në copë Çmimi / copë
Tavolinë nxënësish
Stola nxënësish
Tavolinë mësuesi
Stol i tavolinës së mësuesit
Kënd klase dhe kënd të MSH
Tabela të zeza
Grila dritaresh
Ndriçues
Çelësa drite dhe priza
Plani i takimeve mujore me prindër
Nr. Tema e takimit Ku Kur Kush Në bashkëpunim
1. Zgjedhjet dhe njohja me prindërit, rregulloret për nxënësit dhe prindërit, transparenca për kontributet.
Klasa, në shkollë
Tetor ________
Mësuesi kujdestar
Këshilli i prindërve klasës
2. Njohja me rezultatet e fëmijëve. Frekuentimi i nxënësve në shkollë
Klasa, në shkollë
Nëntor _____
Mësuesi kujdestar
Këshilli i prindërve klasës
3. Respekti ndaj të tjerëve tek adoleshentët. Prindi, partner i shkollës
Klasa, në shkollë
Dhjetor _____
Mësuesi kujdestar
Këshilli i prindërve klasës
4. Të analizojmë rezultatet që nxënësit kanë marrë gjatë periudhës shtator –shkurt.
Klasa, në shkollë
Shkurt _____ Mësuesi kujdestar
Këshilli i prindërve klasës
5. Frekuentimi i nxënësve në shkollë.
Klasa, në shkollë
Mars ______ Mësuesi kujdestar
Këshilli i prindërve klasës
6. Puna përgatitore për MSH Klasa, në shkollë
Prill _______ Mësuesi kujdestar
Këshilli i prindërve klasës
7. Këshillim karriere. Klasa, në shkollë
Maj ______ Mësuesi kujdestar
Këshilli i prindërve klasës
Puna me pushtetin lokal (zyra sociale)
a. Të bëjmë të mundur që të parandalojmë tendencat për braktisjet e hapura të shkollës.
b. Të parandalojmë braktisjet e fshehta, duke asistuar me sociolog dhe psikolog të zyrës
sociale në bashki (mimibashki)
c. Të nxisim talente duke përdorur fondet e veçanta të bashkisë
d. Të tregojmë kujdesin maksimal për të ndihmuar nxënësit me vështirësi ekonomike
e. Të bashkërendojmë forcat me bashkinë në sigurimin e qetësisë dhe kushteve normale
në shkollë
f. Probleme të tjera që dalin gjatë punës sonë.
Lidhjet me OJQ: sipas adresarit të OJQ
Të ndryshme Datat Tema e festës Aktiviteti
8 Janar Dita Botërore e Shkrimit dhe e Leximit Edukim për të gjithë
21 Shkurt Dita ndërkombëtare e nenës UNESKO Respekti dhe dashuria
8 Mars Dita ndërkombëtare gruas Heroina në kohë
21 Mars Dita botërore e poezisë UNESKO
7 Prill Dita botërore e shëndetit OBSH Vetëm një çast
8 Prill Dita botërore e romëve Bëj një hap përpara
23 Prill Dita botërore e librit dhe e drejta e autorit UNESKO
3 Maj Dita botërore e lirisë së shtypit UNESKO Faqja e parë
8 Maj Dita botërore e kryqit kuq
15 Maj Dita botërore e familjes Puna dhe fëmijët
17 Maj Dita botërore e telekomunikacionit Impakti i komunikimit me internet
31 Maj Dita botërore kundër duhanit OBSH
4 Qershor Dita ndërkombëtare e fëmijëve Viktima të agresionit A kemi alternativa të tjera
5 Qershor Dita botërore e mjedisit
20 Qershor Dita botërore e refugjatëve
21 Qershor Dita botërore e paqes dhe e lutjes Të gjithë të ndryshëm por të barabartë
26 Qershor Dita ndërkombëtare kundër abuzimit me drogën dhe trafikut
11 Korrik Dita botërore e popullsisë
12 Gusht Dita botërore e të rinjve E ardhmja jonë
E martë e dytë e shtatorit
Dita për paqen
8 Shtator Dita ndërkombëtare e shkrimit dhe leximit UNESKO
1 Tetor Dita ndërkombëtare e të moshuarve
1 Tetor Dita ndërkombëtare e muzikës
5 Tetor Dita botërore e mësuesve Çdo zë duhet të dëgjohet
10 Tetor Dita botërore e shëndetit mendor Sporti për të gjithë
Gjendja sociale e klasës
Emër Mbiemër Datëlindja Vendlindja Puna e babait
Puna e nënës
Arsimi i prindërve
Adresa Numri i telefonit
Detyrat e nxënësve
1) Të mbajë qëndrim të drejtë e të kulturuar në shkollë e jashtë saj.
2) Të njohë dhe të respektojë detyrimet e përcaktuara në PM të shkollës (lëndë, ngarkesën
mësimore për çdo lëndë dhe atë javore).
3) Të zbatojë me përpikmëri orarin e mësimeve.
4) Të mësojë dhe të përgatitet sistematikisht në çdo lëndë; të kryejë me korrektësi e në
përputhje me aftësitë e veta detyrat që i ngarkohen nga mësuesit dhe drejtoria e
shkollës.
5) Të respektojë rregulloren dhe disiplinën në shkolle, të mos pengojë mbarëvajtjen e PEM
në klasë, shkollë, studimin si dhe punën e nxënësve të tjerë.
6) Të respektojë e të mbajë qëndrim korrekt ndaj mësuesve, instruktorëve, drejtorisë,
personelit administrativ, teknik e ndihmës të shkollës, në mjediset brenda dhe jashtë
saj.
7) Të sigurojë pajisjen me fletore dhe bazën e nevojshme materiale, të jetë i pajisur çdo
ditë me bazën materiale mësimore sipas kërkesave të çdo lënde.
8) Të mos cënojë pronën e shtetit dhe të tjerëve, të kujdeset dhe të kontribuuojë për
mbrojtjen e saj. Prindi të zhdëmtojë dëmet që ai shkakton kundrejt vlerave sipas
rregullave në fuqi.
9) Të mbrojë mjedisin nga të gjitha llojet e ndotjeve të mbajë higjiene vetjake, të kujdeset
dhe të kontribuojë për higjienën e klasës e të shkollës.
10) Veshja dhe paraqitja e tij të jetë korrekte, pa teprime, e përshtatshme me moshën që ai
ka, në përputhje me kërkesat e normat e bashkëjetesës në shoqëri dhe me rregulloren e
brendshme të shkollës.
11) Të mos ushtrojë asnjë lloj dhunë fizike apo psikologjike dhe të mos pajtohet me akte të
pa kulturuara, fyese dhe poshtëruese në mjediset e shkollës e të mbajë qëndrim kritik
ndaj tyre.
12) Janë kategorikisht të ndaluara për nxënësin pirja e duhanit, pijet alkoolike, përdorimi
dhe shpërndarja e drogës, mbajtja e armeve të zjarrit dhe atyre të ftohta.
Të drejtat e nxënësit
a. Të shfaqë lirisht mendimin e tij në të gjitha format: me gojë, me shkrim, publikisht pa
cënuar të drejtat e të tjerëve në përputhje me mundësitë që jep pika 3/g e këtij neni.
b. Të njihet me të drejtat e tij (dokumentet ndërkombëtare e kombëtare), t`i përhapë
ato dhe të kërkojë përmbushjen dhe respektimin e tyre prej të tjerëve.
c. Të marrë pjesë aktive në PEM; të shfrytëzojë laboratorët, kabinetet, bibliotekën,
palestrën e shkollës, kompjuterët, mjedise, pajisje të shkollës sipas rregullave
përkatëse.
d. Të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme edukative, argëtuese, shkencore, kulturore-
artistike, sportive.
e. Të bëjë zgjedhje të lirë të orientimit shkollor për lëndët me zgjedhje apo fakultative.
f. Të marrë pjesë në mbledhje të ndryshme të shkollës. Të shprehë opinionin e vet për
PEM, programet e tekstet dhe për punën e mësuesve. Të informohet për probleme
që lidhen me personin e tij, t`u paraqesë drejtorit të shkollës dhe mësuesve
problemet që kanë të bëjnë me të dhe të marrë përgjigje jo me vonë se 30 dite nga
koha e paraqitjes.
g. Të zgjidhet dhe të zgjedhë të tjerët në këshilla, shoqata, organizma të ndryshme, që
përcaktohen me ligj apo në DN, si dhe të përfaqësojë interesat e klasës apo të një
grupi nxënësish në to. Të aderojë në organizata shoqërore në përshtatje me statusin
e tyre, apo në shoqata shkencore, në klube sportive, grupe kulturore-artistike, brenda
e jashtë shkolle.
h. Të marrë përkujdesen shëndetësor e stomatologjik nga qendrat mjekësorë sipas
organizimit përkatës, që lejon legjislacioni në fuqi.
i. Të marrë në kohë (jo me vonë se 10 ditë) nga mësuesi punimet e tij me shkrim
(provime, hartime) për t`i studiuar dhe për të reflektuar mbi to.
j. Të ankohet për vlerësimin nga mësuesit te drejtori i shkollës i cili, kur e shikon të
arsyeshme ngre një komision me tre mësues (ku merr pjesë dhe mësuesi i lëndës ) që
shqyrton ankesën. Drejtori merr vendim në mbështetje të vlerësimit të komisionit.
Në rast se nxënësi mbetet i pakënaqur edhe nga ky vendim ka të drejtë të ankohet
edhe në DA, e cila kur e sheh të arsyeshme, ngre një komision për shqyrtimin e
ankesës dhe merr vendim të formës se prerë.
k. Uniforma shkollore e nxënësit, përdorimi apo mospërdorimi i saj është çështje që
vendoset në RBSH, në bazë të konsensusit të këshillit të mësuesve, këshillit të
prindërve dhe qeverisë së nxënësve të shkollës.
l. Nxënësi gëzon të drejtën e stimulit moral dhe të stimulit material për rezultate të
larta në PEM dhe sjellje shumë të mirë.
Plani analitik
Plani edukativ është pjesë e përgatitjes së mësuesit për vitin shkollor. Hartimi i tij është në varësi
të nxënësve të klasës, nevojave të tyre dhe problematikave që ata kanë. Mësuesi kujdestar duke
i njohur mirë nxënësit, familjet nga vijnë, problematikat që kanë në komunitetet, problemet
shëndetësore dhe vështirësitë që hasin në mësime harton një plan edukativ, cakton objektiva të
qarta dhe punon për arritjen e tyre. Zhvillohen zgjedhjet në klasë. Nxënësit zgjedhin senatorin
e klasës. Zgjidhen edhe disa nxënës të cilëve u caktohen detyra specifike.
Pjesë e rëndësishme e punës së mësuesit në tërësi është bashkëpunimi me prindërit, prandaj në
planin edukativ përcaktohen ditët kur do të zhvillohen takimet me prindër. Zgjidhet këshilli i
prindërve, kryetari i tij dhe përcaktohet se si do të bashkëpunojnë me mësuesen për arritjen e
rezultateve maksimale.
Qëllimi dhe objektivat e përgjithshme të programit edukativ:
Qëllimi - Përgatitja eNxënësve për një jetë harmonike në shoqëri dhe për parandalimin edhe
reduktimine sjelljeve të riskut, si dhe nxitja e sjelljeve dhe qëndrimeve pozitive që dotë
garantojnë suksesin dhe sigurinë në jetën e sotme dhe të ardhme të tyre.
Nr Linjat Objektivat sipas linjave
1.
Zhvillimi i konfidencës dhe përgjegjësisë
▪ të njohin vlerat dhe cilësitë e tyre personale, aftësitë, arritjet dhe potencialet mbi bazën e të cilave mund të vendosin një sërë qëllimesh vetjake.
▪ të kenë sensin e identitetit të tyre personal dhe të prezantojnë veten në rrugë konfindenciale në një sërë situatash.
▪ të dinë si t’i vlerësojnë të tjerët, të menaxhojnë vlerësimin dhe kriticizmin, suksesin dhe dështimin në një rrugë pozitive duke mësuar nga përvoja.
▪ të njohin influencat, presionet dhe burimet e ndihmës, duke u përgjigjur ndaj tyre në mënyrë të përshtatshme.
▪ të përdorin shërbimin e karrierës për të zgjedhur hapat e tyre të tjera, ▪ -të negociojnë dhe të planifikojnë me prindërit dhe të tjerët zgjedhjet e tyre të
ardhshme, të zhvillojnë aftësi të menaxhimit të karrierës dhe të venë në praktikë planet e veprimeve vetjake.
2.
Zhvillimi i stileve jetësore të shëndetshme dhe të mbrojtura
▪ të rendisin risqet shëndetësore të alkoolit, duhanit, drogave, përdorimit të hershem, zgjedhjeve të gabuara ushqimore.
▪ Ata gjithashtu duhet të dinë të bëjnë zgjedhje të mbrojtura për të evituar këto risqe.
▪ të përdorin aftësitë e kundërshtimit, të rezistojnë ndaj personave negative. ▪ të njohin mënyra të ndryshme të të ushqyerit.
të kenë aftësi të marrjes së informacionit të nevojshëm dhe sigurimit të këshillave në mënyrë konfindenciale.
3. Atdhetarizmi ▪ të zhvillojë ndjenjën e atdhedashurisë. ▪ të njohë, ruajë dhe zhvillojë trashëgiminë kulturore.
4.
Zhvillimi i marrëdhënieve të mira, respektimi i diferencave mes njerëzve
▪ të mendojnë, të marrin iniciativa mbështetëse, dhe të luftojnë për ndryshimin e sjelljeve ofenduese, paragjykimeve, shantazheve, racizmit dhe diskriminimeve të shpallura.
▪ të jenë të aftë të bisedojnë rreth marrëdhënieve dhe ndjenjave. ▪ të luftojnë për ndryshimin e marrëdhënieve në një rrugë pozitive, duke qenë
mirëdashës me të tjerët dhe duke përdorur strategji të zgjidhjes paqësore të konflikteve.
▪ të vlerësojnë pasojat e ndarjes, divorcit, si dhe të dinë të përshtaten me ndryshimet e rrethanave.
▪ të zhvillojnë marrëdhëniet e punës së bashku me të rriturit, gjatë përgatitjes profesional edhe veprimtarive komunitare.
5.
Sigurimi i shanseve të shumta
▪ të marrë përgjegjësi ▪ të ndjejë pozitivizëm për vete ▪ të jetë pjesëmarrës. ▪ të bëjë zgjedhje dhe të marrë vendime. - të organizojë takime dhe punë me
njerëzit. ▪ të përgatitet për ndryshim.
6. Mbrojtja e mjedisit
▪ të mbrojë mjedisin si çdo qytetar. ▪ të mirëmbajë dhe kontribuojë në zhvillimin e mjedisit.
7. Sporti ▪ të zhvillojë dhe ruaj një nivel individual të cilësive fizike. ▪ të pasurojë vazhdimisht aftësitë lëvizore dhe t’i rrisë ato në mënyrë cilësore.
Gjendja social ekonomike e klasës
Numri i nxënësve Numri i femrave Numri i meshkujve
Arsimi i prindërve Emër mbiemër
I mesëm
I lartë
9-vjecar
PROBLEMATIKA Nr Emrat
Me prindër të divorcuar
Jetim me status
Me një prind të vdekur
Qe janë përsëritës
Me sjellje agresive
Me tendencë përdorimi të duhanit
Të komunitetit rom
Nga familje me nivel të ulët ekonomik
Të rinj të ardhur nga shkolla të tjera
Me tendencë për braktisjen
Të talentuar/ të shkëlqyer në mësime
Të dobët në mësime
Që kanë nevojë për ndihme psiko-sociale
Aftësi e kufizuar Nr Emrat
mendore
fizike (lëvizore)
mendore + fizike
pamore
dëgjimore
të folur
autik
Dispozitat Normative për nxënësit.
NENI 85 Të drejta dhe detyra të nxënësve
▪ Nxënësi ka të drejtë: a) të kryejë veprimtaritë e tij në institucionin arsimor në kushte të qeta dhe të sigurta për jetën dhe shëndetin; b) të trajtohet me respekt, me dinjitet, në mënyrë të kulturuar dhe të moralshme në institucionin arsimor, pa presione, pa padrejtësi, pa fyerje, pa diskriminime, pa dhunë; c) të njihet me të drejtat dhe detyrat e tij në institucionin arsimor; ç) t’i sigurohet nga institucioni shërbim arsimor cilësor, sipas interesave, nevojave dhe mundësive të tij, si dhe ndihmë e posaçme për të përballuar vështirësitë e tij të veçanta të të nxënit; d) t’i merren parasysh kërkesat e tij për kurrikulën me zgjedhje.
▪ Nxënësi ka për detyrë: a) të respektojë të drejtat e nxënësve të tjerë dhe të punonjësve të institucionit arsimor; b) të respektojë rregullat e institucionit për mbrojtjen e shëndetit, të sigurisë e të mjedisit dhe të kërkojë respektimin e tyre nga nxënësit e tjerë dhe punonjësit arsimorë; c) të mësojë e vijojë rregullisht; ç) të japë ndihmesë në suksesin shkollor të bashkënxënësve dhe mbarëvajtjen e institucionit arsimor; d) të respektojë rregulloren e institucionit.
NENI 86 Nxënësit me merita të veçanta
▪ Në fund të vitit shkollor: a) mësuesi kujdestar shpall tre nxënësit e klasës me mesatare më të lartë vjetore; b) drejtori i shkollës shpall pesë nxënësit me rezultate më të larta vjetore.
▪ Mësuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës u japin këtyre nxënësve certifikatën “Më të mirët e vitit në mësime” (në klasën …në shkollë). Ky vlerësim shënohet në dëftesën e klasës.
▪ Drejtori i shkollës, pas konsultimit me këshillin e mësuesve, shpall në fillim të vitit shkollor, nxënësit që në vitin paraardhës shkollor janë shquar në mënyrë të veçantë për kontribute në mbarëvajtjen e shkollës ose për ngjarje të spikatura në të cilat nxënësi është dalluar.
▪ Në rregulloren e brendshme të institucionit arsimor parashikohen nderime të tjera dhe shpërblime për nxënësit.
NENI 88 Mungesat e nxënësve
▪ Nxënësi i shkollës së mesme të lartë që: a) mungon pa arsye 30 orë mësimore, paralajmërohet me shkrim nga drejtori i shkollës për përjashtim nga shkolla dhe njoftohen prindërit e tij; b) mungon pa arsye 15 orë të tjera mësimore, përjashtohet nga shkolla për atë vit shkollor dhe njoftohen prindërit e tij.
▪ Masa ndaj nxënësit ruhet në arkivin e shkollës për 2 vjet. ▪ 8. Drejtori i shkollës së arsimit bazë njofton me shkresë titullarin e DAR/ZA-së për nxënësin, që i
përket shkollës së tij dhe nuk është regjistruar në shkollë, ose për nxënësin që mungon pa arsye më shumë se 25% të orëve mësimore gjatë një viti shkollor.
▪ Titullari i DAR/ZA-s njofton me shkresë bashkinë/komunën, ku nxënësi banon, me të dhënat e paraqitura nga drejtori i shkollës. Bashkia/komuna përkatëse përcakton dënimin me gjobë të prindërve, në përputhje me ligjin nr. 10279, datë 20.5.2010 “Për kundërvajtjet administrative” dhe procedon më tej sipas legjislacionit në fuqi. 9. Nxënësi, që ndërpret vazhdimin e një klase pasuese, ka të drejtë të regjistrohet në klasën pasuese, me dokumentacionin që parashikohet në DN, në qoftë se plotëson kriterin e moshës së përcaktuar te LAPU.
NENI 89 Mungesat e arsyeshme të nxënësit. Përpunimi i të dhënave për mungesat e nxënësve.
▪ Mungesat e nxënësit janë të arsyeshme kur justifikohen me raport mjekësor ose prindi ka kërkuar leje paraprakisht dhe më pas ka paraqitur një shënim sqarues.
▪ Prindi e paraqet arsyetimin për mungesat e fëmijë së tij te mësuesi përkatës kujdestar. Arsyetimet me shkrim të prindit ruhen nga mësuesi kujdestar për 1 (një) vit shkollor.
▪ Mësuesi kujdestar ka të drejtë të vlerësojë si të arsyeshme/të paarsyeshme mungesa deri në dy ditë gjatë një muaji.
▪ Për mungesa më të gjata se dy ditë, vlerësimi bëhet me shkrim nga drejtori/nëndrejtori i shkollës dhe i dorëzohet mësuesit kujdestar.
▪ Brenda javës së parë të çdo muaji, mësuesi kujdestar i dorëzon drejtorit/nëndrejtorit të shkollës tabelën e mungesave mujore të klasës, të ndara në: gjithsej, të arsyeshme, të paarsyeshme, mungesa 1-3 orëshe.
▪ Drejtori/nëndrejtori përpilon tabelën e të dhënave mujore të shkollës dhe rendit klasat sipas dy treguesve: a) “Numri i mungesave për nxënës” e rrumbullakosur me një shifër pas presjes; b) “Përqindja e mungesave 1-3 orëshe kundrejt të gjitha orëve” e rrumbullakosur me një shifër pas presjes”.
▪ Renditjet e klasave afishohen në një vend të dukshëm për nxënësit e shkollës. ▪ Drejtoria e shkollës zhvillon mbledhje të posaçme për mungesat e nxënësve në tërësi
ose për klasa të veçanta, sipas gjendjes së mungesave.
NENI 106 Shkelje të disiplinës nga nxënësit
I. SHKELJE TË PËRGJITHSHME TË DISIPLINËS NGA NXËNËSIT
▪ Pengon një nxënës tjetër të ushtrojë të drejtën e tij për t’u arsimuar. ▪ Pengon një punonjës të shkollës për të kryer detyrën e tij. ▪ Rrezikon shëndetin e të tjerëve. ▪ Rrezikon sigurinë e të tjerëve. ▪ Shfaq qëndrime diskriminuese ndaj të tjerëve.
II. SHKELJE TË VEÇANTA TË DISIPLINËS NGA NXËNËSIT
▪ Nuk i bindet kërkesës së punonjësit të shkollës, kur ajo është në përputhje me legjislacionin në fuqi ose rregulloren e brendshme.
▪ Vjen me vonesë në mësim. ▪ Prish qetësinë në mjediset e shkollës. ▪ Mungon pa arsye. ▪ Largohet nga orë mësimore. ▪ Përdor celular gjatë mësimit. ▪ Nuk vishet sipas normave të përshkruara në rregulloren e shkollës. ▪ Përdor fjalë joetike në prani të të tjerëve. ▪ Ushtron dhunë psikologjike ndaj dikujt. ▪ Përhap informacione konfidenciale të një tjetri pa pëlqimin e tij. ▪ Shkruan vizatime të palejuara në mjediset e shkollës. ▪ Kopjon ose jep kopje. ▪ Krijon panik në institucion me informacione ose veprime të rreme. ▪ Te kompjuteri i shkollës: a) dëmton materiale të një nxënësi tjetër; b) viziton faqe interneti që
përmbajnë material seksual; c) krijon, shkarkon ose transmeton viruse. ▪ Kërcënon.
Recommended