16
Universiteti “Haxhi Zeka” –Pejë Vlersonë: Prof.Dr.Artan Nimani MCs.Alma Shehu Punuar nga: Agon Berisha Arian Shala Duresa Bytyqi Drilon Bardhaj PUNIM SEMINARIK Lënda:Mikroekonomi TEMA: Reklamimi dhe zhvillimi i produktit në tregun konkurrues

Presentation mikroekonomi

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Punim në "Mikroekonomi" me teme: Reklamimi dhe zhvillimi i produktit në tregun konkurrues

Citation preview

Page 1: Presentation mikroekonomi

Universiteti “Haxhi Zeka” –Pejë

Vlersonë:•Prof.Dr.Artan Nimani•MCs.Alma Shehu

Punuar nga:•Agon Berisha•Arian Shala•Duresa Bytyqi•Drilon Bardhaj

PUNIM SEMINARIKLënda:Mikroekonomi

TEMA: Reklamimi dhe zhvillimi i produktit në tregun konkurrues

Page 2: Presentation mikroekonomi

HYRJE

Në këtë punim seminarik do mundohemi qe ta trajtojm reklamimin e produkteve dhe sa është e rendesishme reklamimi në zhvillimin e produkteve ne treget konkuruese. Se sa ndikon reklamimi i produkteve ne zhvillimin e tyre ne treget konkuruese.

Page 3: Presentation mikroekonomi

Funksioni i Marketingu

Fjala marketing rrjedh nga gjuha angleze përkatësisht nga fjala “market” që dmth. “treg” dhe shtesës “ing” që ka kuptime nga më të ndryshmet si proces, aksion, takim për të fituar etj. Por në në një përkthim të përgjithësuar mund të jetë “tregtim”.

Marketingu është kuptimi i nevojave të klientëve dhe shëndrrimi i tyre në atë mënyrë, në të cilën produktet konceptohen, zhvillohen dhe plasohen, por duhet të ekzistoj strategjia për distribuim dhe promovim, për të kënaqur dhe joshur klientët. Prandaj themi se marketingu është i fokusuar në klientin.

Reklama. tashmë është e pranishme kudo: në televizione, gazeta, revista, radio, fletëpalosje, internet, në stenda dhe afishe. Është një nga elementet më të rëndësishme për suksesin e një biznesi. Një logo, një slogan, një imazh, të shoqëruar nga elemente të tjera ndihmëse, që synojnë të japin pamje atraktive për t’u afruar gjithmonë e më tepër tek konsumatori dhe për të lënë gjurmë në kujtesën e tij.

Zgjedhjet janë të ndryshme: pak fjalë, që mbahen mend lehtë, një zë i njohur për publikun drejt të cilit përcillet mesazhi dhe një imazh (më shpesh një fytyrë e bukur femre) që të fton të bësh zgjedhjen e saj për një produkt të caktuar.

Por si krijohet një reklamë, cili është qëllimi i saj, cilat janë elementet e rëndësishme që merren parasysh për të sjellë një mesazh të suksesshëm.

Page 4: Presentation mikroekonomi

ReklamimiReklama, si instrument i marketingut është një nga elementet më me ndikim që tërheq konsumatorët në blerjen e produkteve dhe shërbimeve si në shitoret tradicionale gjithashtu edhe në ato elektronike.

Realizimet e reklamave nga kompanitë e njohura botërore bëhen duke u bazuar në vetë dëshirat e konsumatorëve.

Nevojat e tyre studiohen mirë, dëshira e tyre për të konsumuar diçka emocionalisht studiohet gjithashtu, por më i rëndësishëm për kompanitë është studimi i reagimeve pas “konsumimit” të reklamave. Ky reagim është elementi kryesor i cili e përcjell konsumatorin gjatë gjithë kohës.

Tendenca gjithnjë e më e madhe e kompanive të cilat mund të lejojnë buxhet të mirëfilltë për reklamë është krijimi i asociacioneve të cilat do të bëjnë që konsumatorët të ndjejnë ndikimin e reklamave për një kohë mundësisht sa më të gjatë.

Ajo që mund të vërehet në ditët e sodit është se shumë kompani ndajnë buxhet sa për të shpalosur reklamat e tyre nëpër media të ndryshme ose përmes stendave të afishimit e fletushkave të shpërndara drejtpërdrejtë në shtëpitë e konsumatorëve.

Page 5: Presentation mikroekonomi

Reklama është një nga elementët që kërkojnë investimet më të mëdha të marketingut për shumicën e kompanive.

Mbajmë parasysh që me reklama nuk kuptojmë vetëm videot që shfaqen në TV por çdo mënyrë publiciteti të paguar nga kompania, ku përfshihen gazetat, billbordet, reklamat online, etj.

Reklamat më të mira nuk janë thjesht kreative, ato e shesin produktin. Vetëm kreativiteti nuk mjafton. Arti ndihmon që reklama të mbahet mend, të krijojë një ndjenjë të caktuar tek njerëzit, por as këto nuk mjaftojnë.

Një reklamë e mirë duhet të komunikojë gjënë e duhur që do të bëjë që njerëzit ta kërkojnë, ta besojnë dhe ta blejnë atë produkt.

Pra, një ndërthurje midis idesë, kreativitetit, artit dhe mesazhit të duhur e bëjnë një reklamë gati perfekte.

Por edhe elementët e një reklame të shkëlqyer duhet të rinovohen ose nuk do të jepen më rezultatet e pritura. Elementë të tillë mund të jenë: personazhet, slloganet, apo lloji i mesazhit

Ata që konceptojnë reklamat kanë metodë të ndryshme se si i krijojnë ato. Një metodë është lidhja e një marke në mënyrë të drejtpërdrejtë me një përfitim apo përcaktim të vetëm.

Qëllimi i reklamës nuk duhet të jetë tregimi i fakteve rreth një produkti, por shitja e një zgjidhjeje ose një ëndrre. Reklama i duhet adresuar aspiratave të konsumatorëve.

Page 6: Presentation mikroekonomi

Katër praktikat më të mira për reklamimin e produkteve dhe shërbimeve në rrjetet sociale

Katër praktikat më të mira për reklamimin e produkteve janë:

1. Mendoni se kujt po i drejtoheni (Target-grupi)

Fatmirësisht rrjetet sociale si Twitter dhe Facebook etj. kanë sofistikuar programet kyç të kësaj kategorie të cilat ju lejojnë të shënjëstroni grupin e duhur të njerëzve bazuar te demografia, vendndodhja dhe prirjet e ngjashme, mes variablave të tjerë.Një spot mediatik social i suksesshëm bazohet në të dhënat e konsumatorëve të saj.

2. Jo çdo spot duhet të jetë publik Shumica e reklamave me të cilat ndesheni, duhën gjykuar nese vlejnë për t’u shpërndarë. Kjo, sepse shumica e reklamave nuk janë gjithnjë argetuese, por janë të formuluara për të përmbushur një qëllim të përcaktuar nga firma e interesuar. Çdo reklamë, duhet të merrni në konsideratë nese ka dçika publike në të.Mos harroni se nuk është e rëndësishme që reklama juaj të jetë tërësisht publike.

Ka njerez qe nuk bejne gje tjeter vecse studiojne performancen e reklamave sociale gjate gjithe kohes. Ndaj, merrni keshillen e tyre nese doni te reklamoni dicka dhe se paku gjysma e rruges suaj drejt suksesit, te jete e garantuar.

Page 7: Presentation mikroekonomi

3. Spotet sociale nuk kanë pse të duken si reklama

Facebook Promoted Posts dhe Twitter’s Promoted Tweets duken më tepër si komunikim me konsumatorët sesa si reklama. Kjo për shkak të dizenjimit të tyre. Rrjetet më të mëdha sociale po i kushtojnë më tepër rëndësi spoteve locale që kanë një përmbajtje të caktuar për konsumatorët e një vendi të caktuar.Për këtë lloj medium, kreativiteti dhe planifikimi janë tepër të kërkuara. Të ndash me publikun duke treguar interes, duhet te ndërtosh edhe besimin me konsumatorët gjithashtu.

4. Bëjini spotet të aplikueshëm në telefonat mobile

Duke qënë se rrjetet më të mëdha sociale janë përshtatur edhe në telefona, është e kotë ta anashkalosh këtë kërkesë të konsumatorit. Qëllimi kryesor duhet të shfaqet brenda 90 karaktereve të para të shkrimit, në mënyrë që konsumatori të njihet me mesazhin kryesor, përndryshe do të humbë përqëndrimin. Sigurohuni se fotot apo videot punojnë dhe përshtaten edhe në telefonat mobile.

Page 8: Presentation mikroekonomi

Pesë efekte negative të reklamave

1. Kostot e fshehura

Një konsumator duhet të dijë që reklamat kushtojnë shumë dhe se paratë me të cilat ato mundësohen vine nga vetë ai. Kur dikush blen një produkt, ai paguan për njësinë e produktit, paketimin, kostot e zhvillimit, të mirëmbajtjes së makinerive, pagesën e punonjësve që e kanë prodhuar, etj. Por përveç këtyre, në momentin që një produkt blihet, në çmim është përfshirë edhe reklama që është paguar nga kompania për atë produkt.

2. Mashtrimi i klientëve

Të gjithë reklamuesit e dinë që nuk mund të thonë gënjeshtra pa limit në reklamat që prodhojnë dhe që sipas ligjeve në shumë shtete pretendimet e tyre duhet të mbështeten në statistika konkrete. Megjithatë, reklamuesit shpesh e shtrembërojnë të vërtetën mbi produktet e tyre. Gjatë reklamimit, kompania mund ta ekzagjerojë me veçanti të caktuara të produkteve, duke e bërë atë të duket shumë më cilësor se ç’është në të vërtetë. Sigurisht, veçantitë negative të një produkti nuk përmenden kurrë. Kështu, reklamat mund të mashtrojnë shumë njerëz, sidomos për një grupmoshë të re që shpenzon orë të tëra përpara televizorit apo internetit dhe përballet kudo me reklama të tilla agresive dhe mashtruese.

Page 9: Presentation mikroekonomi

3. Kushtëzimi dhe vendosja e një “mode”

Në mënyrë që të hipnotizojnë një masë të madhe njerëzish, kompanitë duhet të krijojnë një “modë” të caktuar që konsumatorët do të duhet të ndjekin. Ky është një nga qëllimet më të mëdha të reklamave të ditëve të sotme.reklamuesit kanë zbuluar se nëse prodhojnë një produkt dhe bëjnë që produkti i tyre t’i bëjë klientët e lumtur, shitjet do të shpërthejnë. Për të bërë që klientët të besojnë se një produkt i bën të lumtur, reklamuesitt i bombardojnë ata me imazhe dhe me deklarata të pavërteta gjatë gjithë ditës, derisa njerëzit të fillojnë t’i besojnë ato gjëra.

Këtu mund të kihen parasysh reklamat tipike të pajisjeve stërvitëse që shërbejnë për dobësim apo për të mbajtur trupin në formë Në këto reklama merren për të prezantuar produktet, njerëz me trup perfekt, të cilët nuk e kanë arritur atë fizik me anë të produktit që reklamojnë, por me stërvitje intensive gjatë një periudhe të gjatë kohe.Pasi arrihet të vendoset “moda”, kushtëzimi mund të fillojë. Konsumatorët bëhen të varur ndaj produkteve për të cilat në fakt nuk kanë fare nevojë.

Page 10: Presentation mikroekonomi

5. Degradimi i artit

Një tjetër efekt negativ i reklamave është degradimi i tmerrshëm i disa prej formave të artit. Nuk ka më kreativitet të pastër nëpër televizione. Çdo gjë që sheh apo dëgjon, tashmë ka për qëllim të shesë diçka. Aktorët ndërsa luajnë pjesën e tyre në film, prezantojnë edhe produkte që konsumatorët duhet të blejnë, duke dashur ta kthejnë përdorimin e tyre në “modën”. Një film që zgjat 90 minuta, zgjatet në dy orë për shkak të reklamave që transmetohen në mes (përveç reklamës së përfshirë në skenat e filmit). Nëpër ndeshje futbolli, nëpër emisione argëtuese apo debati, nëpër çdo faqe interneti, kudo, ka hapësira të pafundme me reklama.Por kjo është vetëm gjysma e së keqes. Shumica e reklamave janë tërësisht të trasha dhe të krijuara me aspak imagjinatë apo origjinalitet. Nuk janë argëtuese, apo kreative dhe të mos flasim pastaj për mungesën totale të artit në to.

4. Çensurimi

Kompanitë duan që reklamat e tyre të shfaqen në kanale televizive apo faqe interneti që kanë një përmbajtje të caktuar, sepse kërkojnë që t’ia paraqesin produktin një audience të caktuar. Shumica e mediave janë bërë tërësisht të varura prej reklamuesve të mëdhenj, aq sa ndryshojnë apo çensurojnë edhe programacionin e vet për hir të tyre. Për shembull asnjë drejtues emisioni nuk mund të thot kurrë: “Në djall këto reklamat!”, madje shpesh drejtuesi është i gatshëm t’i kërkojë shikuesve që të mos ndërrojnë kanal gjatë hapësirës së reklamave.

Page 11: Presentation mikroekonomi

Promovimi dhe plani i reklamimit

Zakonisht pjesa e reklamimit dhe e promovimit e planit të marketingut përshkruan si të ofrohet propozimi unik i shitjes konsumatorëve të synuar.

Një ide duhet të theksohet në planin e marketingut:

Reklamimi – Qasja më e mirë për reklamim është që të mendohet për media dhe cilat media do të jenë më efikase në arritjen e tregut të shënjestruar. Pastaj duhet të merret vendim lidhur me sasinë e buxhetit vjetor që do të shpenzohet në reklamim, duke i sqaruar shpenizmin për secilin medium.

Promovimi i shitjes – Nëse është e nevojshme për biznesin, mund t’i përfshini aktivitetet e promovimit të shitjes në planin e reklamimit dhe promovimit, siç janë:

Ofrimi i mostrave falas Kuponat Pikat e blerjes Demonstrimet e produkteve

Page 12: Presentation mikroekonomi

Materialet e marketingut – Çdo biznes duhet të përfshijë disa prej këtyre në planet e tyre të promovimit. Materiali më i zakonshëm i marketingut është karta e biznesit, broshurat, pamfletet, fletushkat e informacioneve dhe fletat e shërbimit.Publiciteti – Pjesë e këtij seksioni është përshkrimi i planifikimit të publicitetit. Komunikatat për shtyp janë mënyra e vetme që njerëzit ta hapin fjalën rreth biznesit, por ekzistojnë edhe mënyra të tjera: Lansimi i produktit Ngjarjet e posaçme duke përfshirë komunitetin Shkrimi i artikujve Marrja dhe shfrytëzimi i dëshmiveUEB-site i biznesit – Nëse biznesi ka apo do të ketë UEB-site, duhet dhënë një përshkrim se si UEB-site përshtatet në reklamim dhe të tregohet plani i promovimit.Ekspozimet tregtare – ekspozimet tregtare mund të jenë promovim i shkëqyeshëm dhe rast për shitje.Veprimtaritë e tjera promovueseVeprimtaritë promovuese nuk kanë kufij. Veprimtaritë e tjera siç është mbajtja e kursit, sponsorimi i një ngjarjeje të komunitetit apo bërja e kampanjës përmes imejllave janë gjithashtu të mundshme. Qëllimi është që të planifikohen dhe të realizohen një sërë veprimesh promovuese, të cilat do të komunikojnë me konsumatorët potencial. Promovimi efikas nuk duhet të jetë i shtrenjtë!

Page 13: Presentation mikroekonomi

Rëndësia e imazhit në marketing

Fotografia është një ndër elementët më të rëndësishëm të fushatave reklamuese dhe marketingut në përgjithësi. Ajo mund të bëjë që një klient potencial të vazhdojë të interesohet për produktin ose ta harrojë atë menjëherë. Shprehja e famshme e vjetër “Një foto vlen sa 1,000 fjalë” është më se e vërtetë. Njerëzit sot duan gjëra të shpejta dhe të qarta. Nëse diçka nuk i plotëson këto kushte, atëherë ata kalojnë te tjetra.

Fotot e mira e kapin menjëherë vëmendjen e audiencës dhe pas kësaj pike, kësaj audience është më e lehtë t’ia transmetosh pjesën tjetër të mesazhit.

Një foto ideale për reklamë duhet të transmetojë të njëjtin mesazh që transmeton tek audienca edhe një spot televiziv 30 sekondash, në të cilin ka edhe të folur, muzikë dhe efekte vizuale nga më të shumëllojshmet. Këtu qëndron vështirësia. Mënyra më e mirë për të realizuar diçka të tillë është nëpërmjet artit. Jo çdo njeri ka sy për fotografi. Ashtu siç jo çdo njeri është i zoti për gjithçka.

Një fotograf i mirë nuk duhet të fiksojë thjesht një imazh, por duhet të kapë momentin, ndjesinë dhe të krijojë mesazhin që e bën një fushatë reklame jo të mirë, por të shkëlqyer.Këshilla për ju menaxherë është që së pari të përfshini edhe fotografitë në fushatat reklamuese (për t’u përdorur në billboarde, revista, internet, etj. E së dyti, që të zgjidhni fotografët e duhur për të realizuar ato foto, që të jenë sa më të goditura, të kapshme dhe tërheqëse për njerëzit.

Page 14: Presentation mikroekonomi

P RFUNDIMIЁ

Nga kjo që u tha më lart kuptuam se marketing dhe reklamimi nuk jan e njejta gjë dhe se si arrihet deri te faza e fundit e reklamimit te produktve se cilat janë punet qe kryej deri te ardhja e plasimit te atij produkti per reklamim. Po ashtu kuptuam se reklamimi luan një rol kyq në hapat e par të pasimit të atij produkti dhe bën tërheqjen e konsmatorvë. Po ashtu kuptuam se reklamta kan efektet e tyr positive dhe negative.

Page 15: Presentation mikroekonomi

LITERATURA

Nexhmi Rexha, Bazat e Marketingut, Kapitulli X Plani I Marketingut

Boshko Jaqovski, Makreting, Shkup 2000

Shkëputur nga “Udhëheqja me marketingun” F. Kotler, Boshko Jaqovski, Makreting, Shkup 2000

Page 16: Presentation mikroekonomi

Faleminderit për vëmendje