70
Punim Shkencor - Prizren_2015 FIZIOTERAPI Metodat fizike në Fizioterapi Kujtim BARALIU 1/2/2016

Physical methods in Physiotherapy

Embed Size (px)

Citation preview

Punim Shkencor - Prizren_2015

FIZIOTERAPI Metodat fizike në Fizioterapi

Kujtim BARALIU 1/2/2016

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 2

PËRMBAJTJA

# ABSTRAKT (shq) 4

# ABSTRACT (Eng) 5

# H Y R J E 6

1 ÇKA TRAJTON FIZIOTERAPIA? 8

1.1 Nevoja për terapi fizikale 11

1.2 Teknikat manuale të terapisë 12

1.3 Ushtrimet manual 13

1.4 Ku mund të marrim terapi fizikale? 15

2 FIZIOTERAPIA PËR NJERËZ TË PARALIZUAR 16

3 NDRYSHIMET E TEMPERATURËS SË ORGANIZMIT 19

3.1 HIPERTERMIA 19

3.2 HIPOTERMIA 21

3.3 SPASTICITETI 22

3.4 KONTRAKSIONI I MUSKUJVE 23

3.5 SPAZMA 23

4 STRUKTURA E TRUPIT TË NJERIUT 24

4.1 SKELETI 24

4.2 MUSKUJT 26

4.2.1 Llojet e Muskujve 27

4.2.2 Muskujt skeletik 27

4.2.3 Muskujt e lëmuar 28

4.2.4 Muskujt kardiak 28

4.2.5 Llojet e fijeve muskulore 28

4.2.6 Tërheqja e muskujve 29

4.2.7 Lëvizja e muskujve dhe Sistemi nervor 31

5 LËVIZJET MEKANIKE E GJYMTYRËVE DHE FIZIOTERAPIA E TYRE 32

6 MEKANIKA E SISTEMIT MUSKULOR 37

7 ZBATIMI I TERMODINAMIKËS NË FIZIOTERAPI 39

7.1 FUNKSIONIMI I NXEHTËSISË SË TRUPIT TË NJERIUT 39

7.2 TERAPIA FIZIKE DHE NXEHTËSIA 40

7.3 METODAT FIZIKE NË FIZIOTERAPI 40

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 3

8 METODAT E TERAPISË ELEKTRIKE 44

8.1 Përdorimi i elektricitetit në metodat e terapisë mjekësore 45

8.2 Përdorimi i rrymës njëkahore 45

8.3 Përdorimi i rrymë alternative me frekuencë të ulët 47

8.4 Terapia fizike me anë të rrymës alternative me frekuencë të lartë 49

8.5 Bazat fizike të diatermisë 50

8.6 Diatermia me valë të gjata 51

8.7 Diatermia me valë të shkurta 53

8.8 Diatermia mikrovalore 54

8.9 Mekanizmi i termogjenezës në diatermi 55

8.10 Kaustika e ftohtë 56

8.11 Aplikimi i elektrodave në trupin e njeriut 57

8.12 Destrukcioni i indit me rrymë elektrike 58

8.13 Vetitë elektrike të sistemeve biologjike 59

9 DISA METODA TË MIRA TË TERAPISË FIZIKALE 62

9.1 Terapia manual 62

9.2 Akulli 63

9.3 Ngrohja 63

9.4 Ultrazëri 64

10 TERAPIA FIZIKALE NË BANJËN E KLLOKOTIT 64

10.1 Pishina terapeutike 65

10.2 Masazhet ujore në kadën galvanike 66

10.3 Larjet e alternuara 66

10.4 Larjet haufeove 66

10.5 Elektroterapia në Banjën e Kllokotit 66

10.6 Masazha manual (me dorë) 67

10.7 Masazha me baltë medicinale të Kllokotit 65

10.8 Parafinoterapia 65

# PËRFUNDIMI 66

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 4

# ABSTRAKT (shq) “Trupi i njeriut është një makinë, lëvizjet e së cilës janë të drejtuara nga shpirti”. Këtë

fjali e kishte thënë në shekullin e XVII-të, Fizikani, Matematikani dhe Filozofi i njohur

francez, Rene Dekarti.

Njerëzit posedojnë një strukturë të veçantë fizike që u mundëson atyre të qëndrojë

drejt, përkundër tërheqjes së gravitetit e cila vepron gjithnjë poshtë nesh. Për të mbajt

një qëndrim të tillë njeriu duhet të ketë aktivitete të shumta fizike, mirëpo jo përherë

njerëzit kanë kohë dhe mundësi ti përgjigjen këtyre nevojave dhe shpesh kërkojnë të

bëjnë fizioterapi. Por fizioterapia nuk po gjen aplikim të gjerë, me përjashtim të kërkesës

për fizioterapi, kur personat mbesin të palëvizshëm apo të tillë që kanë probleme me

lëvizjet e gjymtyrëve dhe probleme tjera shëndetësore.

Mirëpo ne jetojmë në një botë ku janë të mundshme rreziqet e shumta, si në aspektin

shëndetësor të tilla që ndodhin vetvetiu për shkaqe nga më të ndryshmet dhe rreziqe

tjera mekanike që për pasojë kanë paralizimin e pjesshëm apo të plotë të personave të

ndryshëm. Sa i përket çështjes së parë, duhet të themi se shumë njerëz janë paralizuar

nga ndryshimet metabolike, tensioni i gjakut, mërzia e madhe, dëshpërimi dhe dukuri

tjera që vetevetiu lënë pasoja të rënda në trupin dhe trurin e njeriut.

Fizioterapia është një disiplinë mjekësore e cila me metodat e veta, jo vetëm që

përpiqet të rehabilitojë personat me probleme të tilla, por kjo disiplinë shkencore jep

udhëzime për parandalimin e komplikimeve të tilla. Prandaj themi se ky ndoshta është

çelësi kryesor i kësaj disipline shkencore me konotacione të mjekësisë alternative, e cila

hap horizonte të reja, përmes sugjerimeve të saja, që kanë për synim përmirësimin e

mbarëvajtjes mendore dhe fizike, si para ashtu edhe pas paralizimit të personave për

shkaqe të ndryshme.

Pra terapia fizikale ka për obligim që të ndihmoj pacientët me dëmtime fizike, kufizime

funksionale të gjymtyrëve, aftësi të kufizuara dhe kushte tjera të lidhura me shëndetin e

personave që kanë probleme me lëvizjen.

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 5

Pra kushti kryesor për një terapi të suksesshme fizikale është, zbatimi i intervenimeve

terapeutike, sasia e ushtrimeve fizike, aktivitetet e përditshme jetësore, elektroterapia

dhe terapia manuale me masazh dhe veprime tjera përcjellëse.

# ABSTRACT (Eng) “The human body is a machine whose movements are directed by the soul,” wrote René

Descartes in the early seventeenth century.

People possess a unique physical structure that enables them to stand, despite the

withdrawal of gravity which acts more below us. To place such an attitude one must

have multiple physical activities, but not always people have the time and opportunity

to respond to these needs and often require to do physiotherapy. But physiotherapy

finds wide application, with the exception of demand for physiotherapy, when people

remain motionless or so who have problems with movement of limbs and other health

problems.

But we live in a world where there are many possible risks, both in terms such health

that occur automatically for many different reasons and other mechanical hazards that

left paralyzed the partial or complete different persons. Regarding the first issue, we

must say that many people are paralyzed by metabolic changes, blood pressure, great

sadness, despair, and other phenomena in short serious consequences on the human

body and brain.

Physiotherapy is a medical discipline which its methods, not only attempt to rehabilitate

people with such problems, but this scientific discipline provides guidance to prevent

such complications. Therefore we say that this is probably the key to this scientific

discipline with connotations of alternative medicine, which opens new horizons,

through its suggestions, aimed at improving mental and physical performance, both

before and after the paralysis of persons various reasons.

So physical therapy has an obligation to help patients with physical impairments,

functional limitations limbs, disabilities and other conditions related to the health of

persons who have problems with mobility.

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 6

So the main condition for a successful physical therapy is the application of therapeutic

interventions, the amount of exercise, daily activities, electrotherapy and manual

therapy massage and other associated actions.

# H Y R J E Fizioterapia është një degë e mjekësisë që merret me parandalimin, diagnostikimin,

trajtimin dhe rehabilitimin e pacientëve të prekur nga patologji të lindura ose të fituara

neuro-muskulare nëpërmjet një shumëllojshmërie ndërhyrjesh terapeutike. Fizioterapia

është shkenca e rehabilitimit dhe trajtimit të pacientëve nëpërmjet mjeteve fizike.

Faktikisht fizoterapia është një mjekësi alternative1.

Kjo është një degë e mjekësisë që kryhet nga fizioterapisti, i cili është një person që

ofron shërbimet e tij fizike dhe intelektuale, për një ose më shumë persona, me qëllim

riaftësimin dhe rikthimin e lëvizjes dhe funksioneve normale përgjatë gjithë fazave të

jetës, sidomos në ato raste kur pacientët janë prekur nga sëmundjet e paralizës së

gjymtyrëve të trupit, faktorët ambiental, nga mosha e thyer apo kanë pësuar trauma

dhe lëndime nga më të ndryshmet.

Fizioterapia synon të rikoperoj mirëqënien fizike, psikologjike, emocionale dhe sociale të

pacientëve, plotësisht ose deri në atë masë që është e mundur. Për këtë arsye është i

nevojshëm bashkëpunimi i ngushtë në mes të fizioterapistit, pacientit mjekut shërues,

familjes, etj. Fizioterapisti i vjen në ndihmë shumë lëmive të ndryshme mjekësore dhe

kirurgjikale si; ortopedisë, neurologjisë, reumatologjisë, kardiologjisë, pneumologjisë,

pediatrisë, geriatrisë2, etj.

Normalisht që një fizioterapist duhet të ketë objektivat e veta, në rastet kur merret me

trajtimin e personave që kanë nevoja terapeutike. Objektivat kryesore të trajtimit

fizioterapeutik janë; reduktimi ose eleminimi i dhimbjeve dhe simptomave të tjera që

1 http://www.about.com/health/ 2 Geriatria, është degë e medicinës, e cila në mënyrë speciale fokusohet në kujdesin

shëndetësor të personave në moshë të shtyrë ose moshave të treta.

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 7

shkaktojnë vuajtjet e pacientit, normalizimi i strukturave neuro-muskulare, të cilat

paraqesin probleme funksionale dhe simptomatike, siç janë, kufizimet e lëvizjes

artikulare, çekuilibrimet e forcave të tendosjes muskulare, etj.

Fizioterapia, si një drejtim i kujdesit shendetesor mund të përmirësojë jetën e

perditshme të një të sëmuri si dhe mund të parandalojë një sërë sëmundjesh që mund

të shfaqen në të ardhmen. Megjithatë ne në vendin tonë, shumë pak ose aspak nuk e

njohin dhe nuk kemi njohuri për të.

Sipas fizioterapistëve edhe pse vitet e fundit ka filluar të praktikohet fizioterapia, shumë

pak persona në vendin tonë e njohin këtë degë të mjekësisë. Për këtë arsye ne duhet të

përpiqemi të vendosim bazat e kësaj discipline ashtu që të kontribuojmë sado pak për

kategorinë e moshave dhe personave që kanë nevojë për trajtime fizioterapike.

Fizioterapia është mjaft e dobishte që të aplikohet edhe për persona të moshës rinore,

pra për të rinjtë që thyejnë kurrizin para kompjuterëve të tyre, me ose pa nevojë, që të

merren me terapi fizikale vetiake. Përveç metodave të përdorura në trajtimin

fizioterapeutik, fizioterapistët shpesh u japin pacientëve udhezime dhe këshilla të

ndryshme, në varësi të gjendjes se tyre shëndetësore dhe nevojës për terapi fizikale.

Pra terapistët fizikal janë profesionistë të kujdesit shëndetësor ndaj pacientëve dhe

njerëzve tjerë në nevojë, të cilët mbajnë gjendjen stabile ose rivendosin gjendjen e

mëparme të personave të lënduar ose të paralizuar, duke u angazhuar me qëllim të

vetëm përmirësimin e lëvizjeve fizike, aktivitetetve fizike dhe duke ju mundësuar kështu

këtyre individëve të gjitha moshave që të kenë shëndet më të mirë dhe funksionim më

optimal të organizmit, si dhe duke përmirësuar cilësinë e jetës së tyre3.

QËLLIMET E PUNIMIT

Qëllimet e punimit themi se janë të shumta, por interesimi ynë është që:

1. Të analizohen metodat më bashkëkohore fizike që përdoren në fizioterapi dhe

2. Të dëshmohen arsyet për aplikimin e këtyre metodave fizike në procesin e

rehabilitimit të personave që kanë nevojë për fizioterapi.

3 Introduction to Physical Therapy, Penn Foster Career School, shih; (www.pennfoster.edu/)

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 8

Racionalet e aplikimit, shkurt themi se janë arsyet e aplikimit të këtyre metodave në

fizioterapi. Prandaj arsyeja e aplikimit të këtyre metodave (që kemi përmendur më

sipër) në fizioterapi janë që të arrihen rezultate sa më të mira në shërimin e pacientëve

me probleme të tilla fizike dhe mundësimi i lëvizjes së lirë të tyre.

1. ÇKA TRAJTON FIZIOTERAPIA?

Fizioterapia ofron shërbime terapeutike në shumë specialitete tjera fizikale, duke

përfshirë: sistemin kardio-respirator, geriatrik, rheumatologjik, neurologjik, pediatrik,

sistemi ortopedik-traumatologjik, dëmtimet sportive etj. Fizioterapia poashtu trajton

çrregullimet kardio-pulmonare, duke përfshirë: atakun kardiak, post-kirurgjinë koronare,

sëmundjet kronike obstruktive të mushkërive, fibrozat pulmonare, etj.

Terapia manuale, që përdoret në fushën e fizioterapisë së sistemit kardio-respirator,

bëhet për të ndihmuar në pastrimin e sekrecioneve të mushkërive. Fizioterapia

gjithashtu ndihmon në mirëqenien e moshave të treta. Kjo moshë preket nga shumë

sëmundje si; artritet, osteoporoza, sëmundja e alzhaimerit, parkinsonit, etj, të cilat

kërkojnë trajtim fizioterapeutik të domosdoshëm.

Fizioterapia trajton pothuajse të gjitha sëmundjet rheumatizmale, ku bëjnë pjesë:

dhimbjet e mesit, spondilo-artroza, artriti rheumatoid, hernia diskale, prekjet nga

shiatiku dhe shumë sëmundje të tjera nga përditshmëria jonë.

Fizioterapia në lëminë e neurologjisë është një fushë e fokusuar në punën me individë,

të cilët kanë çrregullime neurologjike. Këto përfshijnë: dëmtimet cerebrale, paraliza të

ndryshme, lëndimet e palcës kurrizore etj. Këto janë dëmtime të vizionit, të ekuilibrit, të

aktiviteteve jetësore të përditshme, të lëvizjeve, të forcës së muskujve dhe humbje e

pavarësisë funksionale.

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 9

Fizioterapia merret me trajtimin e çrregullimeve dhe lëndimeve të sistemit muskulor

dhe atij skeletik, duke përfshirë; rehabilitimin post-kirurgjikal, ortopedik, torzionet,

frakturat, dëmtimet sportive, si dhe amputimet. Trajtimi përfshin stërvitjen terapeutike,

riedukimin neuromuskular, stimulimin elektrik të muskujve dhe ushtrimet specifike.

Roli i trajtimit fizioterapeutik në fushën e dëmtive sportive, është shumë i nevojshëm.

Trajtimi insiston në stërvitjen e personave me ushtrime speciale, rikthimin në gjendjen e

mëparëshme të sportistit, si dhe në parandalimin e përsëritjes së dëmtimeve.

Fizioterapia në fushën e pediatrisë, ndihmon në zbulimin e hershëm të problemeve

shëndetësore tek fëmijët dhe përdor një shumëllojshmëri të gjerë të modaliteteve për

trajtimin e çrregullimeve të lindura, ose të fituara të zhvillimit neuromuskular dhe

skeletor. Trajtimi përqendrohet në përmirësimin e aftësive motorrike, ekuilibrin dhe

koordinimin, si dhe zhvillimin njohës dhe të ndjenjave.

Fizioterapia fokusohet edhe në kujdesin terapeutik ndaj grave të moshave të ndryshme.

Këtu trajtohen çështje të grave gjatë kohës së shtatëzanisë, në lidhje me lindjen e

fëmijës, dhe pas lindjes, ku përfshihen: osteoporoza, dhimbjet pelvike, periudha

perinatale dhe pas lindjes si dhe mosmbajtja e urinës pas lindjes.

Pra trajtimi me anë të fizioterapisë, bazohet mbi kërkimet shkencore dhe etikën

mjekësore. Trajtimi udhëhiqet nga vlerësimi, bazuar në nevojat e pacientit, duke

përdorur metoda teknike të ndryshme, që shërbejnë në përmirësimin e gjendjes.

Përdoren teknika të trajtimit për të nxitur aftësinë dhe cilësinë e lëvizjes, për të ulur

dhimbjen, për të rikthyer funksionin dhe për të parandaluar kufizimin e lëvizjeve.

Punohet me programe të orientuara për mbarëvajtje shëndetësore dhe jetë aktive.

Duhet të ofrohen shërbime për të ruajtur dhe rivendosur aftësi funksionale dhe lëvizje

maksimale.

Trajtimi terapeutik përfshin: ushtrime të veçanta, terapi manuale, teknika të relaksimit,

mobilizime, elektroterapi, këshilla të ndryshme, etj. Përveç metodave të përdorura në

trajtimin fizioterapeutik, fizioterapistët shpesh u japin pacientëve udhëzime dhe këshilla

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 10

të ndryshme, në varësi të gjendjes së tyre. Fizioterapisti duhet të punojë shumë për të

ndihmuar pacientët të qëndrojnë të informuar në lidhje me gjendjen e tyre dhe

trajtimet e nevojshme. Udhëzimi dhe këshillimi i pacientit është kyç për suksesin në

fizioterapi dhe mjekësi të përgjithshme.

Më tej duhet theksuar se terapia fizikale është një specialitet i veçantë i kujdesit

shëndetësor4, i cili përfshin vlerësimin dhe trajtimin e personave dhe individëve në

nevojë dhe atyre me kufizime në funksionet lëvizëse. Shërbimet e terapisë fizikale

sigurohen nga fizioterapeutët të cilët janë të trajnuar për këtë veprimtari, si dhe të cilët

janë profesionistë të licensuar nga shteti për të bërë këtë punë. Dikur fizioterapeutët

nuk ishin profesionistë në kuptimin e plotë të fjalës, për shkak të mungesës së

sstudimeve në këtë fushë dhe specializimeve tjera, mirëpo sot ky problem është

zgjidhur dhe ne si vend kemi mjaft ifizioterapeutë të cilët po trajnohen në fusha të

veçanta dhe specializime adekuate.

Sot kërkohet që një fizioterapeut të ketë njohuri të mjaftueshme për punë me pacientë

ose shtresa të njerëzve në nevojë. Shumë institucione ku janë të kërkuar fizioterapeutët,

siç janë banjat e ndryshme shëruese, pastaj institucionet spitalore të vendit dhe klinikat

private, po kërkojnë fizioterapeut me përgaditje të lartë, me diplomë master, ose me

doktoraturë në këtë fushë. Përveç përgaditjes së tillë, kërkohet që fizioterapeuti të ketë

e dhe njohuri praktike për të kryer verpimtarinë e terapeutit fizikal (fizioterapeutit)5.

Shumë njerëz të cilët kanë nevojë për fizioterapeut, sepse janë të lënduar dhe nuk

mund të lëvizin, mirëpo për fat të mirë shumica e popullatës nuk ka nevojë për

fizioterapeut. Mendojmë se ky është një mendim i gabuar, për shkakun se gati të gjithë

njerëzit, bile që nga mosha e hershme, se le më në moshë të shtyrë, kanë nevojë për

fizioterapeut dhe për terapi të përditshme fizikale. Ndosha jo në masën që kanë nevojë

4 Me kujdes shëndetësor nënkuptohet çdo tip shërbimi që ofrohet nga specialistët ose

paraspecialistët me një ndikim pozitiv në statusin shëndetësor të njerëzve. 5 A Manual Therapy Approach - Michael J Koury and Elizabeth Scarpelli

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 11

hendikepët ose personat e moshës së tretë (pleqtë), por gjithsesi gati të gjithë kemi

nevojë për shërbimet të herpashershme apo të vazhdueshme terapeutike.

1.1 Nevoja për terapi fizikale

A kemi nevojë për terapi fizikale? Përgjigjia juaj do të ishte po, nëse venetualisht keni

probleme me dhembje shpine, barku, qafe apo dhimbje tjera alternative. Ju keni nevojë

për terapi fizikale edhe nëse jeni mire me shëndet, por jeni të lënduar ose jeni i sëmurë.

Prandaj fizioterapisti do të ishte zgjidhja e duhur për rehabilitimin tuaj në raste të tilla,

pra ai ose ajo mund të ju ndihmoj shumë në kthimin e funksioneve të humbura të

lëvizjes së gjymtyrëve dhe funskionimit normal të pjesëve tjera të trupit.

Fizioterapeutët janë ata që i trajtojnë njerëzit gjatë tërë jetës së tyre, duke fillluar që nga

fëmijëria e hershme, në moshën e re, kur edhe ndodhin lëndimet më të shumta duke u

marrë me sport, e deri në pleqëri kur poashtu kemi nevojë për fizioterapeut. Pra trajtimi

me terapi fizikale është një strategji e menduar mirë e cila përmirëson dukshëm dhe

shpesh sjellë shpresën tek shumë persona që e kanë humbur atë, kur janë paralizuar ose

janë lënduar rëndë në mënyra të ndyshme.

Disa problem kryesore me të cilat merren fizoterapeutët dhe për të cilën ata vlerësojnë

se duhe të trajtohen me kujdes në të ardhmen, janë:

Lëndimi nga goditjet,

Frakturat,

Dëmtimi i shtyllës kurrizore,

Spondilloza e qafës,

Tromboza,

Lëndimet e kyçit të dorës ose gjurit,

Këputjet

Lëndimet sportive,

Ngërçi i nyjeve dhe organeve tjera

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 12

Mirëpo terapeutët fizikal mund të shërojnë disa prej këtyre problemeve që u paraqiten

më sipër, por nëse e marrim në përgjithësi jo të gjitha këto raste janë ë njëjta përbrenda

vetes, për shkak se disa prej këtyre sëmundjeve shkaktojnë dhimbje të mëdha dhe

personat e tillë nuk kanë mundësi as të lëvizin gjymtyrët e tyre, gjë e cila i vështirëson

shumë punën terapeutit fizikal që të bëjë riparimin e shpejtë të sëmundjeve të këtyre

njerëzve. Është e nevojshme që para se dikush të mendojë se ka nevojë për një

fizioterapeut, për shkak se ndien dhimbje të mëdha në njërën nga rastet e mësipërme,

atëherë ai/ajo së pari duhet të flasë me një doktor, për tu siguruar se vërtet ka apo nuk

ka nevojë për një terapi fizikale.

1.2 Teknikat manuale të terapisë

Terapia manuale është një term i cili përdoret kryesisht për trajtimet e ndryshme

fizioterapeutike që bëhen vetëm me dorë, siç janë gnjeshjet e ndryshme, masazhat dhe

format tjera të ushtrimeve fizike me pacientë. Normalisht që terapeutët përdorin

teknika dhe metoda të ndryshme për të ndihmuar të sëmurët në paksimin e dhimbjeve

të tyre, si dhe të përmirësojnë lëvizjet e gjymtyrëve dhe krijimin e forcës dhe

qëndrueshmërisë së tyre për të lëvizur.

Për këtë qëllim fizioterapeutët, përdorin reagjent të shumtë siç janë; nxehtësia, akulli,

vaji, ultrazëri dhe reagjent e teknika tjera të stimulimit për të përmirësuar lëvizshmërinë

e trupit të njeriut dhe gjymtyrëve të tij. Pikërisht teknikat manuale që përdorin

fizioterapeutët janë mëse të nevojshme për të ndihmuar dhe përmirësuar lëvizjet e

trupit.

Për këtë qëllim fizioterapeutët përdorin teknika të ndryshme dhe ushtrime të lloj

llojshme për të rritur forcën dhe për të përmirësuar funksionet e lëvizjeve të trupit. Një

rol të rëndësishëm në këtë mes luan edhe edukimi i pacientëve në lidhje me kushtet e

sëmundjeve të tyre, si dhe për durimin që duhet të kenë pacientët në kohën kur

zbatohen metodat dhe teknikat terapeutike të fizioterapeutëve.

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 13

Është e domosdodhme që gjatë aplikimit të një terapie fizikale ndaj një pacienti të

caktuar, një fuizioterapeut, duhet të mbaj shënime të rregullta për gjendjen e të

sëmurit, për ushtrimet që i bën, për kohën e zhvillimit të tyre dhe në këtë mënyrë të

krijoj tabela dhe digrame të zhvillimit të gjendjes së pacientëve të tij. Një rregull i tillë i

ndihmon në rend të pare vetë fizioterapeutit, që të ketë një prognozë për përparimin e

gjendjes së të sëmurit dhe për ushtrimet e aplikuara. Shumë njerëz i mendojnë spitalet si

vendi kryesor për shërimin e tyre, mirëpo terapistët punojnë jo vetëm në spital, por edhe

në mjedise të tjera të ndryshme.

Nëse një pacient nuk është në gjendje të lë shtëpinë e tij dhe të shkoj në spital apo në

ndonjë zyrë tjetër të terapeutit, për të zhvilluar ushtrimet e tij për shkak të sëmundjes

së veçantë apo karakteristike, atëherë pacienti duhet ti sigurohet një vend i posaçëm në

shtëpinë e vetë, ashtu që fizioterapeuti të mund të vijë dhe ti bëjë ushtrimet së bashku

me pacientin. Në shtëpi, ju mund të angazhoheni në ushtrime të veçanta për të

ndihmuar në përmirësimin e lëvizshmërisë dhe rivendosjen e funksionin tuaj normal, me

ndihmën e fizioterapeutit.

1.3 Ushtrimet manuale

Thamë më sipër se ushtrimet manuale kryhen kryesisht me duar. Ndërsa qëllimet

kryesore të terapisë fizikale manual, përfshijnë; relaksimin e pacientit, uljen e dhimbjeve

nëse evetualisht ai ka dhimbje, rritjen e fleksibilitetit të lëvizjeve të pacientit dhe

ngritjen përfundimtare të tij në këmbë ose stabilizimin e lëvizjeve të rregullta trupore6.

Terapia manuale mund të përfshijnë veprime të shumta, në mesin e të cilave më

kryesoret janë: masazha dhe lëvizshmëria.

Masazha, e cila aplkiohet te indet e buta të trupit të njeriut, siç janë muskujt me qëllim

relaksimin e tyre, rritjen e qarkullimit të gjakut dhe lehtësimin e dhimbjeve të muskujve

të ndryshëm. 6 Introduction to Physical Therapy, fourth edition, Michael Pagliarulo, Ithaca College, New

York, Octomber 2010.

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 14

Lëvizshmëria, e trupit dhe gjymtyrëve është mjaft e rëndësishme, duke filluar me lëvizjet

e matura që janë përdorur për të zhvendosë, tërhequr, ose të shtyrë eshtrat në nyje dhe

në pozitë të caktuar. Kjo mund të ndihmojë të liroj indet e shtrënguara rreth një ashti të

përbashkët dhe të ndihmojë në fleksibilitet dhe shtrirje normale.

Funksionimi, është proces final, i cili rezulton i suksesshëm nëse veprimet manual janë

kryer si duhet. Veprimi manual i fizioterapeutit, mund të kryhet me duar apo edhe me

pajisje të veçantë, vetëm se duhet pasur kujdes për të kontrolluar forcën e veprimit në

mënyrë që ajo të jetë proporcionale me gjendjen e pacientit, thuhet se dora dhe

vperimet me duar nuk kanë balance, prandaj me të drejtë themi se gjatë masazhës dhe

lëvizjeve të gjymtyrëve të pacientëve, duhet pasë kujdes maksimal për të mos i lënduar

në asnjë moment.

Terapia fizike gati gjithmonë përfshin ushtrimet e shumëllojshme që projektohen

posaqërisht për llojin e sëmundjes ose paralizës apo edhe për të para ndaluar një

gjendje të re të sëmundjes ose të ndonjë problem tjetër të çfardoshëm shëndetësor në

të ardhmen.

Ushtrimet janë një procedurë e kërkuar nga fizioterapeuti, pra një process i rregullt që

duhet të zhvilloj një i sëmurë me probleme fizike, për të rregulluar forcën e veprimit,

fleksibilitetin e muskujve, kordinimin e tyre e tjera. Ushtrimet fizike dhe lëvizja e

shpeshtë e gjymtyrëve është e domosdoshme për një fizik të rregullt të trupit të çdo

njeriu, qoftë a ii sëmurë apo i shëndoshë.

Ushtrimet fizike përmirësojnë shëndetin tuaj, forcojnë muskujt, reduktojnë stresin,

stresin në nyje, forcojnë muskujt, forcojnë barkun, ijet, gjoksin dhe freskojnë trurin.

Ushtrimet fizike apo gjimnastika është e nevojshme edhe për një pacient që ka nevojë

për terapi fizikale edhe nëse këvizjet që bën ai janë të pakta apo të vogla, ato janë të

rëndësishme në rrugën drejt përmirsimit të tij.

Ushtrimet nuk bëhen vetëm në prani të fizoterapeutit, por ato duhet të zhvillohen edhe

kur ai mungon. Kështu i ndihmojmë edhe atij por edhe vetes në drejtim të rehabilitimit

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 15

të plotë të problemeve shëndetësore. Në këtë process mund të ndihmojnë edhe

anëtarët tjerë të familjes, kur bëhet fjalë prë sëmundje të rënda të pacientëve, siç janë

paralaizat e ndryshme dhe sëmundjet tjera të palcës kurrizore, muskujve të qafës, etj.

Pra aktivitetet e rregullta dhe periodike fizike, janë një domosdoshmëri në fushën e

terapisë fizikale.

1.4 Ku mund të marrim terapi fizikale?

Normalisht që shoqëritë e zhvilluara e kanë shumë mirë të zgjidhur këtë problem, sepse

për çështje të personave në nevojë për fizioterapeut, kujdeset shteti dhe institucionet e

tij, por në shoqërinë tonë akoma nuk është e rregulluar kjo çështje. Këtu institucioni që

kujdeset për këtë shtresë të personave në nevojë është vetëm rasti kur ata/ato gjenden

në spital apo në institucione të kujdesit intenziv.

Problem më i madh në raste të tilla është me personat e shtyrë në moshë apo personat

e moshës së tretë, të cilët kanë më shumë nevojë për trajtime terapeutike. Ndërsa kur

një i mitur ka nevojë për terapi, shumë ligje shtetërore kërkojnë që fëmija të marrë

shërbime në mjedisin që është më e njohur për fëmijën, qoftë në shtëpi apo në çerdhe.

Fëmijët e moshës shkollore që kanë dëmtime në organet për lëvizje (gjymtyrët e trupit)

shpesh marrin terapi fizike edhe në shkollë.

Terapistët fizikal gjithashtu praktikojnë veprimet e tyre në klinikat ambulatore, qoftë në

pronësi private, ose në pronësi shtetërore që mbikqyren nga subjektet e korporatave të

mëdha, të tilla siç janë spitalet. Te ne akoma shumica e fizioterapeutëve që janë të

angazhuar në punë, punojnë spitale të përgjithshme, apo privatisht nëpër ordinancat e

tjerëve, përderisa në vendet e BE-së, fizioeterapeutët punojnë në të shumtën e rasteve

në shtëpi pleqsh dhe objektet e kujdesit afat gjatë.

Prandaj në përfundim të themi se, çdo herë kur ndodhë një dëmtim i cili kufizon lëvizjet

e gjymtyrëve tuaja apo që kufizon aftësinë tuaj për të lëvizur gati në mënyrë të sigurtë

atëherë një rekomandim për një terapist fizikal mund të bëhet mëse i domosdoshëm.

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 16

Terapeutët fizikal janë persona që punojë ngushtë me pacientët, mjekët, dhe anëtarët e

tjerë të familjes për të siguruar kthimin e sigurt dhe të shpejtë në funksion normal të

personave që kanë vërtet nevojë për fiziopterapeutë.

2. FIZIOTERAPIA PËR NJERËZ TË PARALIZUAR

Paraliza e njerzve është humbja e funksionit të një ose më shumë muskujve të cilët më

pare kryenin funksionet lëvizëse të trupit të njeriut. Paraliza përcillet edhe me humbjen

e ndjenjës në vendin e goditur në zonën e prekur. Sipas një studimi, çdo 1 në 50 persona

janë të goditur nga një formë paralyze, çfardo qoftë ajo, e lehtë apo e rëndë.

Paraliza më e rëndë shkaktohet nga sulmi (goditja) në tru, apo çfardo lëndimi i sistemit

nervor të trurit ose të sistemit nervor trupor. Rastet më të veçanta të paralizës janë;

sulmi në tru, palca kurrizore, poliomieliti, paraliza cerebrale, sëmundja e parkinsonit,

skeleroza, spondilloza, paraliza e gjumit, etj. Të gjitha këto raste janë punë për

fizioterapeutë, të cilët me metodat e tyre duhet të bëjnë sa më të lehtë vuajtjet e këtyre

personave, apo që me aktivitetet e tyre terapeutike të kthejnë personin e goditur pak a

shumë në gjendjen e mëparme, figura_1.

Figura_1.

Sulmet në tru (tromboza) dhe paralizimi i njerëzve si pasojë e këtyre sulmeve, janë

rastet më të vështira, si për personat e goditur, ashtu edhe për familjarët e tyre që

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 17

kujdesen për ata pacientë. Ndoshta këto janë rastet që kanë nevojë më së shumti për

trajtime të rregullta terapeutike.

Paralizimi i njerzve është rast shumë i rëndë dhe në këto raste gjëja e parë që bën një

familjar i pa përvojë në raste të tilla, është të pyes neurologët ose fizioterapeutët për

mundësinë e shërimit të shpejtë të tyre, apo për gjasat e ngritjes së shpejtë të tyre në

këmbë. Një situatë e tillë e paralizës së pjesëshme ose të plotë, për një pacientë është

aq e rëndë sa që të njëjtit thonë se “bota është përmbysur për ta”, kur krahasojnë

lëvizjet e mëparme dhe gjendjen në të cilën kanë rënë.

Zakonisht që përgjigjia që marrin nuk është e pëlqyeshme dhe shpesh është e

dhimbshme për të gjithë, se personi i goditur nuk ka gjasa që shpejt të ngritet në

këmbët e veta. Menjëherë fillojnë këshillimet për masat që duhet të ndërmerren për të

nisur aktivitetet fizioterapeutike në drejtim të aktivizimit të gjymtyrëve të personave me

paralizë. Aktivitetet e tilla duhet të jenë të planifikuara mirë dhe të jenë të përditshme.

Është e mundur që fillimi i fizioterapisë të jetë ë rëndë si për pacientin ashtu edhe për

njerëzit e tij, por kjo gjë duhet të lehtësohet nga fizioterapeuti i cili duhet të jetë i aftë

që duke përdorë kurajon dhe durimin e vetë dhe në kombinim me aftësitë që ka

zotëruar në kuadër të studimeve në këtë fushë të bëjë që pacienti të ndihet rehat dhe të

përpiqet me çdo kusht që ta mund sëmundjen dhe sa më shpejt që është e mundur të

ngrihet sërish në këmbët e veta7.

Sidoqoftë personat e paralizuar në fillim kalojnë qaste jo fort të këndshme, për të mos

thënë qaste të rënda psiko-fizike. Pas një rehabilitimi disa ditor, është e mundur që nëse

nuk është marrë paraliza e rëndë, të kalohet nga pozita shtrirë në pozitën ulur, atëherë

shtypja e gjakut mund të përmirësohet deri diku dhe kjo. Por ka raste edhe kur shtypja e

gjakut bie si pasojë e qëndrimit të gjatë shtrirë, prandaj kjo mund të shkaktojë migrenë

të butë, marramendje, dobësi madje edhe njolla të zeza në fushën e të pamurit.

7 Methods of Physiotherapy, New Developments in Biomedical Engineering, Biolectronic

Section, Mexico City, Mexico.

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 18

Të gjitha këto duhet ti vërejë dhe ti ketë parasysh një fizioterapeut i cili menjëherë si

terapi fillestare duhet të fillojë ushtrimet sipas një orari të planifikuar mire, i cili si

rezultat final duhet të ketë rikthimin në këmbët e veta të personave të prekur nga

paraliza.

Problemet e personave të prekur nga paraliza nuk kanë të sosur, siç janë ndryshimet e

temperaturës, ndryshimet e tensionit, paraqitja e epilepsisë, harresës, agresivitetit,

dhimbejeve të ndryshme, etj. Por një nga paralizat më të rënda trupore është paraliza e

palcës kurrizore e cila konsiderohet rats i veçantë dhe i pashërueshëm ashtu si edhe

paraliza e shkaktuar nga goditja në sistemin nervor të trurit.

Palca kurrizore e njeriut është një rrugë e rëndësishme për lidhjen e fijeve nervore të

trurit me pjesën tjetër të trupit. Dhe ndryshe nga shumica e pjesëve të tjera kritike palca

kurrizore kur dëmtohet nuk mund të riparojë veten. Ndërkohë që kërkimet në këtë

fushë, në disa vende kanë qenë premtuese për

lëndimet në palcën kurrizore aktualisht nuk ka ndonjë

shërim.

Stephen Hawking, fizikan anglez i paralizuar, foto

Sidoqoftë personat e paralizuar, nuk duhet të jenë

shqetësim për shoqërinë nëse kujdesemi sado pak

për problemet dhe nevojat e tyre. Mbase kjo duhet të

jetë edhe veprim humanitar i shoqërisë sonë. Shpesh dëgjoj njerëzit të thonë se; është

vështirësi e madhe të kesh një person të paralizuar dhe se ata/ato janë barrë e rëndë si

për familjen ashtu edhe për shoqërinë! Unë kam një shembull për të thënë; se edhe

personat e hendikepuar edhe ata të paralizuar mund të jenë të dobishëm për shoqërinë

tonë. Rasti i Stefan Hoking-ut e dëshmon këtë që thamë. Ky njeri është aktualisht fizikani

më i madh apo më i mençur në botë, i cili ka bërë nam me teoritë e veta kozmologjike

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 19

për vrimat e zeza, por që në fakt është një person i paralizuar prej kohësh, kjo shihet

edhe në animacionin, sipër.

3. NDRYSHIMET E TEMPERATURËS SË ORGANIZMIT

Metabolizmi i njeriut është një sistem termodinamik në miniaturë. Për të kuptuar

rregullimin e temperaturës sonë trupore, do ta krahasojmë atë me buxhetin e familjes.

Ne e dimë se sa e rëndësishme është të balancojmë të ardhurat me shpenzimet që

bëjmë. Në mënyrë të njëjtë, temperatura trupore është rezultat i balancit midis

prodhimit dhe humbjes së nxehtësisë.

Termostati në trurin tuaj është i rregulluar përmes sinjaleve që ai pranon nga trupi juaj

dhe mjedisi ku jetojmë, përmes sistemit tonë nervor i cili është autonom. Zakonisht,

trupi ruan temperaturën e tij brenda kufinjve 36-38 shkallë Celzius, varësisht nga

temperatura e jashtme ose sasia e nxehtësisë së prodhuar nga trupi. Mirëpo kur bëhen

ndryshimet e temperatures brenda organizmit, atëherë termostati që kordinohet nga

sistemi nervor futete në funksion dhe ekuilibron temperaturën e organizmit.

Kjo gjendje ndryshon pas dëmtimit të trurit si rezultat i paralizës ose i dëmtimit të palcës

kurrizore pasiqë, siç dihet, qarku i sistemit nervor autonom, në këto raste është i

ndërprerë. Si rezultat i kësaj, temperatura trupore ka mundësi më të madhe të luhatet

varësisht nga temperatura e ambientit. Për këtë arsye, nëse personi i goditur qëndron

në dhomë shumë të ngrohtë, temperatura e tij mund të rritet dhe nëse ai/ajo qëndron

në dhomë të ftohtë edhe mund të ulet. Prandaj ekzistojnë dy komplikime të mundshme:

3.1 HIPERTERMIA

Hipertermia apo temperature e lartë trupore, është ngritje e temperaturës trupore që

mund të prodhohet për shkak të ndryshimeve metabolike apo ndikimeve të jashtme.

Për shembull, kur personi qëndron ulur në veturë e cila nuk ka klimë në një ditë të

nxehtë të korrikut. Nëse trupi juaj është shumë i nxehtë ose nëse ju e gjeni veten tuaj në

një zonë e cila është shumë e nxehtë, nxehtësi kjo e cila nuk mund të mënjaohet nga

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 20

trupi juaj përmes djersitjes, ju do të ndjeheni jokomod dhe të irituar. Për një rrezik të

tillë do t’ju alarmojnë shenjat dhe simptomet e caktuara si:

Lëkurë e kuqe, e nxehtë ose e thatë;

Ndjenja e dobësisë dhe marramendja;

Shiqim i turbulluar;

Kokëdhimbja;

Temperatura e rritur;

Rrahje të shpejta ose të çrregullta.

Kur jeni të ekspozuar temperaturave të larta është e rëndësishme që të bëni çdo gjë që

është e mundur për të mënjanuar hiperterminë. Ekzistojnë disa mënyra që ju mund ti

adaptoni me qëllim të redukimit të temperaturës suaj trupore:

Kërkoni një vend më të ftohtë, me hije, ose përdorni pajisje e cila do të zmadhojë

qarkullimin e ajrit, siç është freskuesja ose klima.

Veshni rroba të holla, me ngjyrë të hapur apo të bardhë.

Lyeni trupin tuaj me një përzierje ku gjysma është ujë e gjysma alkool (ose vetëm ujë)

duke përdorur shishe spreji.

Pushoni më shpesh dhe pakësoni aktivitetet tuaja në ditë të nxehta.

Pini pije freskuese, etj.

Si rezultat i ekspozimit në temperaturë shumë të lartë ekziston edhe një pasojë tjetër:

raskapitje nga të nxehtit. Për të kuptuar këtë koncept, paramendoni vezën e cila është

pjekur një kohë shumë të gjatë. Ajo digjet, thahet dhe humb lagështinë duke e bërë atë

të mblidhet. Nëse nuk mënjanohet nxehtësia, veza do të vazhdojë të digjet derisa të mos

mbetet asgjë prej saj. Në të njëtën mënyrë, raskapitja shkaktohet si pasojë e humbjes së

një sasie të madhe të lëngjeve të cilat shpiejnë në hipotension arterial (shtypje të ulët e

gjakut). Lëkura juaj bëhet e ftohtë dhe e ngjitshme, nëse burimet tuaja energjetike janë

shpenzuar.

Në anën tjetër rraskapitja nga temperature e lartë mund ti prijë goditjes nga të nxehtit.

Gjendja e këtillë është e rikthyeshme. Lëkura bëhet e nxehtë dhe e thatë, dhe sa herë të

rritet temperatura trupore, kjo e rrit rrezikun nga dëmtimi i përhershëm i trurit. Për këtë

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 21

arsye, nëse temperatura juaj trupore është shumë e lartë dhe nuk mund të ulet në

periudhë kohore prej 30 deri në 60 min, ju duhet të kërkoni ndihmë nga shërbimet

emergjente. Shumë persona triplegjikë dhe kuadriplegjikë8 nuk djersiten fare, madje

edhe në temperatura të larta. Në këtë mënyrë, ato janë madje edhe më të ndjeshëm,

pasiqë sistemi i brendshëm i ventilimit-djersitja-nuk funksionon.9

3.2 HIPOTERMIA

Ekstrem tjetër është hipotermia. Ky term nënkupton temperaturën e ulët trupore që

rezulton nga ekspozimi i gjatë ndaj të ftohtit. Disa nga simptomet që mund tua tërheqin

vëmendjen për rrezikun se mund të ktheheni në copë akulli janë:

Lëkurë e ftohtë;

Humbje e lehtë e kujtesës;

Dridhje (rrëqethje): mjaft e çuditshme, ju mund të keni përshtypjen se jeni mirë

madje edhe pse më heret dridheshit nga të ftohtit.

E rëndësishme është të parandaloni mundësinë që trupi juaj të mos ftohet së tepërmi.

Për të bërë këtë ju mund të:

Hyni brenda;

Veshni më shumë rroba ose veshje më të ngrohtë.

Në rast hipotermie, mos bëni masazhë në pjesët e ftohta të trupit tuaj sepse mund të

shkaktoni probleme në lëkurë. Në vend të kësaj, ndiqni sugjerimet vijuese:

Mbuloni veten me më shumë veshje ose mbulesa;

Bëni një dush ose banjë të ngrohtë dhe mbështjellni gjymtyrët tuaja me peshqir të

cilin paraprakisht e keni njomur në ujë të nxehtë.

3.3 SPASTICITETI

Spasticiteti është shtangimi, ngjeshja, ngurtësimi ose tendosja e madhe e muskujve të

këmbëve, të duarve ose muskujve tjerë të trupit. Nëse kjo fjalë ju bën të mendoni për

8 Triplegjikë dhe kuadriplegjikë; personat e verbër, e shurdhër dhe shurdhmemecë, apo të

gjithë personat e paaftë dhe persona me sëmundje tjera analoge. 9 http://www.uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 22

shpatën është pse ju keni gjetur ngjajshmëri midis tehut dhe spasticitetit: ekstension

(është shtrirje) dhe kontraksion (është mbledhje ose tkurrje e muskujve).

Diku rreth tre javë pas paralizës suaj, ju sigurisht do të veni re se pjesët e paralizuara të

trupit tuaj lëvizin vetiu- si nga lëvizjet konvulzive të cilat ju nuk mund ti kontrolloni.

Kështu ndodh edhe kur organizmi njerëzor ose shtazor, pushon së vepruari, por akoma

është i nxehtë. Këto lëvizje të pavullnetshme të quajtura spazma ose spasticitet

shkaktohen nga reflekset e reja të cilat zhvillohen nën nivelin e dëmtimit. Spasticiteti

shfaqet në shumicën e njerëzve të cilët kanë pësuar dëmtim të palcës kurrizore.

Zakonisht, truri juaj mund të kontrollojë të gjitha lëvizjet e trupit tuaj por, meqenëse

palca e cila transmeton mesazhet apo truri i pacientit, është e dëmtuar rëndë, truri nuk

mund të koordinojë lëvizjet e muskujve kështuqë ato ndodhin vetvetiu.

3.4 KONTRAKSIONI I MUSKUJVE

Kur muskuj të caktuar të cilat kontrollojnë kyçet janë të paralizuara, këto kyçe mund të

bëhen shumë rigjide (të ngurta) për shkak të mungesës së lëvizjeve të rregullta. Për

shembull, një paraplegjik “i lindur ose i fituar” me dëmtim mesatar mund të jetë në

gjendje të afrojë bërrylin e tij por jo dhe ta shtrijë atë. Prandaj, duhet të ndërmerren

masa paraprake të veçanta për të parandaluar shkurtimin e muskulit, i cili do ta bëjë më

të vështirë dhe më të dhimbshëm hapjen e bërrylit, madje me presion edhe më të

madh.

Parandalimi i kontrakturës (shkurtimi i muskulit) është pjesë e rëndësishme e trajtimit i

cili fillon në spital e që duhet praktikuar deri në fund të jetës. Një pjesë e rutinës së

përditshme do të përbëhet nga lëvizja e të gjithë kyçeve të të gjithë gjymtyrëve të

personit në nevojë, në çdo drejtim për të ruajtur fleksibilitetin e tyre. Kjo mund të bëhet

para çuarjes në mëngjes, në mesditë ose në mbrëmje para se të flej person i sëmurë.

Shumica e këtyre personave me nevoja të tilla nuk kanë mundësi që ti bëjnë vetë këto

ushtrime, prandaj ata kanë nevojë për ndihmën e tjerëve, sidomos të fizioterapeutëve.

Është e rëndësishme gjatë veprimeve fizioterapeutike, të lëvizen të gjitha kyçet, pasi që

njerëzit shpesh i harojnë shputat; prandaj nëse ju nuk i lëvizni ato te pacienti, ato do të

bëhen rigjide dhe mund të dëmtohen me kalimin e kohës.

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 23

Duhet të shmanget lënia e gjymtyrëve të paralizuara në pozitë të njëjtë për një kohë më

të gjatë. Përderisa personi në nevojë, qëndron në karrocën e tij, gjatë gjithë kohës ai

duhet të mbaj gjunjtë dhe kërdhokullat në kënd të drejtë. Kur të shtrihet, siguroni që

kërdhokullat dhe gjunjtë e tij/saj të jenë në vijë (pozitë të përshtatshme).

Nëse personi në nevojë ka spazma, atëherë duhet ti vendosni këmbët e tij, ashtu që ato

të mbeten në pozitë të përshtatshme dhe ashtu që lëkura të jetë e mbrojtur nga

dëmtimet ose gërvishtjet. Kjo do të mbrojë këmbët e pacientit nga zhvendosja e tyre

nga spazmat gjatë gjumit. Nëse person i paralizuar qëndron për një kohë të gjatë në

shtrat, atëherë ne sifizioterapeut, duhet të ndryshojmë shpesh pozitën e kyçeve të

pacientit; për shembull, të vendosim drejt kërdhokullat e tij, kur pushon në shpinë dhe

t’i lakojmë ato kur qëndron i shtrirë anash, etj.

3.5 SPAZMA

Spazma është dukuria e ngurtësimit të muskujve si pasojë e qëndrimit për një kohë të

gjatë në pozitë të njëjtë dhe pa lëvizur fare apo duke bërë lëvizje të pamjaftueshme

fizike. Pra spazma është një tkurrje e pavullnetshme e muskulit, apo e një grupi të

muskujve. Spazma është edhe ngërç i shpeshtë i këmbëve, duarve, zemrës apo organeve

tjera të cilat përcillen edhe me dhembje

Për njerëzit të cilët kanë spazma, shputat tentojnë të shtrihen poshtë dhe eventualisht

të mbeten të fiksuara në këtë pozitë. Ajo çgfarë duhet bërë, është që çdo ditë duhet të

bëni ushtrime për nyjet e këmbëve tuaja dhe gjithashtu të mbani shputat tuaja në kënd

të drejtë me këmbët tuaja. Kjo është pozita më e mirë për to.

Kur person ii paralizuar pjesërisht qëndron ulur, shputat e e tij/saj duhet të vendosen në

mënyrë të rrafshtë në pushimoren për këmbët ose në papuqet e karrocës për persona

në nevojë. Në shtrat, rekomandohet të kenë jastëk ose panel të mbushur për të mbajtur

shputat në pozitë të përshtatshme fizike.

Mirëpo fatkeqësisht, kur kontraktura është në fazë të përparuar, indet rreth kyçit madje

edhe kockat deformohen dhe këto janë probleme të pariparueshme për

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 24

fizozioterapetutët të cilët përpiqen që me metodat e veta fizike të përmirësojnë

gjendjen e pacientëve pa problem të tilla spazmike10.

4. STRUKTURA E TRUPIT TË NJERIUT11

Puna e parë që duhet të bëjë një terapeut fizikal, është që të njoh dhe të mësoj deri në

detaje, për strukturën ndërtimore dhe anatominë e trupit të njeriut. Trupi i njeriut është

"makinë" e gjallë tepër komplekse dhe është anatomia, ajo që na mëson për strukturën

e trupit.

Pasi të kuptojmë se si është i ndërtuar trupi do të kemi mundësi të kuptojmë më mirë se

si ai reagon në ushtrime fizioterapeutike me pacientë dhe persona tjerë në nevojë.

Ndoshta nuk kemi nevojë për njohuri të hollësishme dhe komplekse

nga anatomia dhe fiziologjia, por kemi nevojë të kuptojmë

strukturën bazike të trupit dhe si ajo funksionon së bashku me

organet tjera. Është fiziologjia, ajo që na mëson për funksionet e

trupit. Studimet se si trupi funksionon dhe ndryshimet që i pëson

gjatë ushtrimeve të rregullta fizioterapeutike, njihet si fiziologjia e

ushtrimeve.

Anatomia e trupit të njeriut, Figura_2.

Prandaj një fizioterapeut duhet të ketë njohuri specifike, posaqërisht

për pjesën e forte dhe të butë të trupit të njeriut, sepse këto janë

pjesë me të cilat një fizoterapeut merret më së shumti. Problemet tjera janë çështje më

e thellë mjeksëore e eskpertëve tjerë të mejkësisë, siç janë neurologët, ortopedët, etj.

Pjesa e forte e organizmit të njeriut njihet si kockat e trupit apo eshtrat, ndërsa pjesa e

butë, me emrin muskujt e trupit. Pikërisht këto janë pjesë të trupit me të cilat një

terapeut fizikal duhet të merret më shumë.

10 Fjala spazmë, mund ti referohet fjalëve emocion, vrull energjik, aktivitet, stres, etj. 11 Human Body Dynamics, Classical Mechanics and Human Movement, Prof. Aydın Tözeren,

Department of Biomedical Engineering, The Catholic University of America Washington, DC.

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 25

4.1 SKELETI Skeleti është korniza e brendshme e trupit të njeriut i cili e mban trupin drejt dhe të

gatshëm për lëvizje. Ndryshe skeleti është sistem i eshtrave dhe materieve të tjera

mbështetëse. Skeleti ka pesë funksione të rëndësishme trupore:

1) Mbajtës, mbanë tërë trupin, sikurse armatura ndërtesën. Pa këtë mbështetje ne

do të ishim një trung pa formë.

2) Mbrojtës, sepse i jep mbrojtje organeve të rëndësishme dhe delikate të trupit.

Për shembull, kafka mbron trurin, brinjët dhe sternumi mbron zemrën, mushkëritë, dhe

vertebrat mbrojnë palcën kurrizore.

3) Lëvizës, sepse siguron vend mbajtje për muskujt (gjithashtu edhe për organet

tjera trupore). Muskujt e ngjitur në skelet mund të funksionojnë bashkë. Kjo na

mundëson jo vetëm të levizim pjesët e trupit me precizitet dhe kontroll të madh, por

gjithashtu edhe të levizim tërë trupin.

4) Prodhimin e gjakut - Qelizat e gjakut prodhohen nga palca e vendosur në disa

eshtra. Një mesatare prej 2,6 milion qeliza të kuqe të gjakut prodhohen çdo sekondë

nga palca e eshtrave për tu zevëndësuar me ato qeliza të shkatërruara nga mëlçia.

5) Ruan mineralet e trupit - Eshtrat shërbejnë si një zonë për ruajtjen e mineraleve

siç janë: hekuri, kalciumi dhe fosfori. Kur ka sasi të tepërt të këtyre mineraleve në gjak,

atëherë bëhet ruajtja e sasisë së tepërt në eshtra, kur ka sasi të pamjaftueshme të

këtyre mineraleve atëherë tërhiqen nga eshtrat për të plotësuar furnizimin, etj.

Në skeletin e njeriut ka më shumë se 200 eshtra të shpërndarë në tërë trupin, ku disa

janë të gjatë, disa të shkurtë, disa të rrumbullakët, disa të rrafshët, por të gjithë eshtrat

kanë strukturë të njëjtë bazike.

Kockat janë shumë të rënda dhe të forta sepse duhet t'iu përballojnë forcave të mëdha.

Eshtrat kanë pjesën e gjallë dhe jo të gjallë. Pjesa e gjallë e bënë kockën më pak

fleksibile dhe ju mundëson atyre të amortizojnë goditjet e befasishme.

Eshtrat e skeletit funksionojne si sistem i levave. Në shumë pjesë të trupit eshtrat nuk

janë të bashkuara. Në vend të kësaj, ato përputhen afër së bashku, dhe formojnë nyjet.

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 26

Në secilën nyje eshtrat janë të lidhura me ligamente fleksibile dhe rezistente. Nyjet e

ndryshme ndërmjet eshtrave, mundësojnë të kemi lëvizje në drejtime të ndryshme.

Prandaj themi se nyjet janë pjesa kyçe e kockave që ju bën më shumë probleme njerzve

dhe si të tilla janë problem edhe për fizioterapeutët, të cilët merren më shumë me

rehabilitimin e këtyre nyjeve për të përmirësuar lëvizshmërinë e personave në nevojë.

Pra pikërisht lëvizja e eshtrave bëhet në nyje me kontraksion dhe relaksim të muskujve

të cilët janë të ngjitur në eshtra. Duke ditur se kemi mbi 600 muskuj në trupin tonë,

atëherë këta përbëjnë përafersisht 40% të peshës trupore. Këta muskuj përdoren për të

lëvizur, për të marrë frymë e madje edhe për të qendruar ulur në vend.

4.2 MUSKUJT Puna e parë që bën një fizioterapeut ëshë puna me muskujt e trupit të njeriut, por edhe

kontakti i parë që ka, është kontakti me muskujt. Prandaj studimi dhe njohja e mire e

muskujve të njeriut është e një rëndësie të veçantë.

Muskujt të cilët përdoren për të kontrolluar lëvizjet përbëhen prej lidhjeve të gjata e të

holla të qelizave që quhen fije muskulore. Secila lidhje e fijeve bashkohet me një

mbështjellës të fortë. Një mbështjellës i përafërt përreth nga jashtë i mbanë të gjithë

muskujt bashkë. Në çdo përfundim të muskulit, të gjithë këta mbështjelles bashkohen së

bashku duke formuar tendinet të cilat i fiksojnë muskujt në eshtra.

Janë rreth 600 muskujt të cilët së bashku përbëjnë rreth 40% të peshës së një personi.

Muskujt skeletorë kanë emrat që pershkruajnë disa veçori të muskujve. Muskujt janë të

ngjitur nga tendinet në eshtra në pjesën e tyre të nyjeve (kyçeve). Shumë muskuj

veprojnë veprojnë vetëm përreth një nyje të trupit. Disa muskuj veprojnë përreth dy

nyjeve, sikurse janë shumica e muskujve të kofshës të cilat veprojnë rreth nyjeve të

legenit (ijeve) dhe gjurit, etj.

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 27

Struktura e muskujve skeletik (me terma latin). Figura_3.

Gjëja kryesore që ju intereson fizioterapeutëve është lëvizja e muskujve dhe mundësia e

lëvizjeve të lira të gjymtyrëve të trupit sidomos kur kanë të bëjnë me pacientë të

paralizuar, të hendikepuar, të aksidentuar apo të sëmurë nga palca kurrizore si problem

më të shpeshta për terapeutët fizikal.

Një lëvizje e thjeshtë shkaktohet nga muskujt e tërhequr në kockë. Muskujt kanë

mundësi vetëm të tërhiqen, ata nuk mund të shtyhen. Kjo ndodh sepse tendosen dhe

kontraktohen apo shkrutohen, ndërsa partnerët e tij relaksohen dhe zgjaten për të

mundësuar lëvizjen.

Nëse të dy muskujt kontraktohen në të njëjtën kohë dhe me forcë të njëjtë, nyja

fiksohet dhe atëherë nuk ka lëvizje. Nyja e bërrylit është shembull i mire i veprimit të

kundërt të grupit të muskujve. Muskuli biceps përkul parakrahun në bërryl dhe këtij

muskuli i kundërvihet muskuli triceps i cili e drejton parakrahun.

Figura_4.

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 28

Lëvizjet rrallë kryhen si rezultat i kontraksionit të vetëm një muskuli. Në veprimet e

trupit dhe të gjymtyrëve, zakonisht grupet e muskujve janë të përfshira në krijimin e një

lëvizje.

4.2.1 Llojet e Muskujve

Në trup, ekzistojnë tri lloje të muskujve: muskujt skeletik, të lëmuar dhe kardiak.

4.2.2 Muskujt skeletik

Muskujt skeletik ndodhen nën lëkurë dhe indin dhjamor, si dhe lidhen për eshtra me

anë të tendineve por gjithashtu edhe drejtpërdrejt në asht që quhet lidhje mishore dhe

janë përgjegjës për lëvizjet e skeletit. Pjesa periferike e sistemit nervor qëndror

kontrollon muskujt skeletor. Kështu, këta muskujt janë nën kontrollin tonë, ose nën

kontrollin vullnetar. Njësia themelore është fija muskulore me shumë bërthama. Këto

fije muskulore janë nën kontroll dhe secili vepron pavarur nga fijet muskulore fqinje.

4.2.3 Muskujt e lëmuar

Muskujt e lëmuar janë të vendosur në muret e organeve të bredshme siç janë: enët e

gjakut, trakti gastrointenstinal, në sy, lekurë, fshikez, mitër etj. Këta muskuj janë nën

kontrollin e sistemin nervor autonom. Qelizat e muskujve të lëmuar nuk mund të

kontrollohen me vetëdijen tonë dhe kështu veprojnë në mënyrë jo vullnetare. Muskujt e

lëmuar veprojnë ngadalë dhe në mënyrë ritmike.

4.2.4 Muskujt kardiak

Muskujt kardiak vendodhen në muret e zemrës, pra këta muskuj janë gjithashtu nën

kontrolin e sistemit nervor autonom. Qelizat muskulore kardiake kanë një bërthamë

qendrore si muskujt të lëmuar por këto janë gjithashtu të dhënë si muskujt skeletik.

Qeliza muskulore kardiake është drejtkëndore në formën e saj. Tkurrja e muskujve

kardiak është e pavullnetshme, e fortë dhe ritmike.

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 29

4.2.5 Llojet e fijeve muskulore

Kemi dy lloje kryesore të fijeve muskulore që gjenden në secilin muskul të njeriut:

Fijet e shpejta tërheqëse dhe

Fijet e ngadalshme tërheqëse

Çdo individ në secilin prej muskujve ka përzierje të fijeve të shpejta dhe të fijeve të

ngadalshme muskulore. Njerëzit e ndryshëm kanë përqindje të ndryshme të fijeve të

shpejta dhe të ngadalshme tërheqëse. Këto përqindje janë të përcaktuara në lindje nga

trashëgimia dhe nuk mund të ndryshojnë nga ushtrimet që bëhen. Fijet muskulore

tërheqëse të shpejta janë sikur makina e automobilit e tipit të shpejtë garues, e cila

mund të krijojnë lëvizje të shpejtë për një periudhë të shkurtë kohore.

Reaksioni kimik i përfshirë në këtë lëvizje të shpejtë krijon sasi të mëdha të produkteve

të panevojshme në formë të acidit laktik të prodhuar që do të thotë se njeriu nuk mund

ti shfrytëzojë fijet e shpejta tërheqëse për një kohë të gjatë. Fijet e ngadalshme

muskulore prodhojne më pak energji dhe shpejtësi, por mund të funksionojnë për një

periudhë më të gjatë. Këto fije prodhojnë produkte të panevojshme të cilat janë më

lehtë të hedhen jashtë dhe për këtë arsye janë shumë të rëndësishme për

qëndrueshmërinë.

4.2.6 Tërheqja e muskujve

Muskujt punojnë si makinat duke ndezur derivatet për të krijuar më pastaj lëvizje. Ata

janë shëndrrues të energjisë, të cilët e ndërrojnë energjinë kimike (ushqimin të cilin ne e

hamë) në energji të lëvizjes. Kur muskujt janë të relaksuar, atëherë fijet relativisht janë

të buta. Kur dëshironi të lëvizni, muskujt veprojnë me kontraksion. Fijet fibroze në

muskul kontraktohen me qëllim që të prodhojnë forcë. Kjo nuk do të thotë që muskuli

çdo herë zgjatet apo shkurtohet plotësisht. Kemi dy lloje kryesore të kontraksioneve

muskulore apo shkurtimeve muskulore;

Kontraksionet dinamike dhe

Kontraksionet statike

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 30

Kontraksionet dinamike - Nëse kontraksioni rezulton në ndryshimin e gjatësisë së

muskulit dhe të lëvizjes ose nyjeve ky kontraksion quhet dinamik. Kemi dy lloje të

njohura të kontraksionit dinamik:

Kontraksioni izotonik që shkakton nyje të lëvizjes përgjatë vargut të lëvizjes kundër

rezistencës konstante dhe

Kontraksioni izokinetik që shkakton që këndi i nyjës të ndryshoj në ritëm konstant,

për shembull, 180 shkallë për sekondë.

Të dy këto kontraksione kanë dy faza të caktuara. Kur forca kontraktuese është më e

madhe se ngarkesa që duhet të ngritet (tërhiqet), kontraksioni dinamik rezulton në

shkurtimin e muskulit. Ky është i njohur si kontraksion koncentrik. Nëse forca

kontraktuese është pak më e vogël se ngarkesa që duhet të ngritet (ose përballohet),

kontraksioni dinamik rezulton në rritjen e gjatësisë së muskulit. Ky është i njohur si

kontraksion ekscentrik.

Figura_5.

Kontraksionet statike - Ky lloj i kontraksionit (shkurtimit) është më shumë i njohur si

kontraksion izometrik. Kur muskuli kontraktohet në mënyrë izometrike ai zhvillon

tension, por nuk ka zgjatje apo shkurtim të gjatësisë së muskulit dhe nuk ka lëvizje.

Kontraksioni i tillë është mjaft i zakonshëm dhe mund të vëzhgohet kur bëhet tentim

për të levizur një objekt të palëvizshëm. Kontraksionet izometrike ndodhin në sport kur

muskujt që kundërvëhen veprojnë për të stabilizuar një nyje, por shumica e

kontraksioneve me të cilat kemi të bëjme janë dinamike.

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 31

Figura_6.

4.2.7 Lëvizja e muskujve dhe Sistemi nervor

Muskujt tërhiqen kur pranojnë sinjale nga truri i cili ju thotë atyre të veprojnë ashtu

“sipas komandës”. Këto sinjale realizohen nga nervat të cilat janë të ndërtuara nga

qelizat speciale nervore. Procesi aktual i kontraksionit (shkurtimit) të fijeve muskulore

fillon kur pranohen impulset nervore, të cilat janë sinjale elektrike që përkujdesen nga

qelizat nervore. Nëse ndodh e kundërta që këto sinjale të mos pranohen, atëherë themi

se një person ka probleme të rënda fizike dhe kjo është punë e terapeutit që përmes

ushtrimeve adekuate të mundësojë lëvizjen e këtyre muskujve, duke relaksuar muskujt

e pacientit me ushtrime të kohë pas kohshme.

Sistemi nervor është një rrjet i cili përfshin trurin, shtyllën kurrizore dhe shumë nerva që

degëzohen nga shtylla kurrizore në të gjitha pjesët e trupit. Sinjalet e sistemit nervor në

muskuj i përcakton numri individual i fijeve që kontraktohen. Kur vendoset një ngarkesë

e lehtë në muskul vetëm disa fije të tërë musukulit kanë nevojë të kontraktohen për të

kryer këtë detyrë. Nëse ngarkesa rritet me shumë, atëherë me shume fije muskulore

duhet të sinjalizohen që të tkurren. Mirëpo kjo është ngarkesë e muskujve nuk bën të

ndodhë shpesh sidomos te personat që i kanë eshtrat e butë, veçanërisht te fëmijët.

Sistemi nervor mundëson lëvizje të koordinuara të trupit dhe

vepron si sistem i dyanshëm. Përmes sinjaleve që vijnë nga truri te

muskujt, ka disa informata që shkojnë prapa në tru. Këto informata

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 32

përfshijnë të gjitha përshtypjet, sa shpejtë dhe me çfarë force muskuli kontraksohet, si

dhe pozitën e nyjeve të ndryshme.

Lëvizja e muskujve të njeriut në vrapim_ Figura_7.

Kur kuptojmë se si punojnë muskujt dhe kur indetifikojmë grupet kryesore të muskujve

të cilët janë të përfshirë në ushtrimin e posaqëm fizioterapeutik,a tëherë do të jemi në

pozitë më të mirë të planifikojmë programet e trajnimit dhe ushtrimet specifike për

persona që kanë nevojë për fizioterapi.

Studimet se si trupi funksionon dhe ndryshimet që i pëson si rezultat i ushtrimeve të

rregullta trupore janë të njohura si fiziologjia e ushtrimeve fizike. Kur të dimë se si trupi

krijon energji për kontraksion muskulor, atëherë do të keni mundësi të planifikoni

trajnim më efikas për pacientët tuaj. Fizioterapeuti i mirë di dhe i kupton mirë dallimet

fiziologjike themelore që mund të paraqiten ndëmjet individëve të ndryshëm që kanë

nevoja për terapi fizikale12.

Dimë se muskujt punojnë si makinë që djeg karburant, për të krijuar lëvizje themelore,

prandaj ekzistojnë shëndrrues të energjisë të cilët e ndryshojnë energjinë kimike, apo

ushqimin që ne e hamë në energji të levizjes. Kështu që një fizioterapeut, përveq

ushtrimeve fizike që aplikon për një pacient, ai duhe të dijë se çka të ju propozoj të hanë

pacientët ashtu që aktivitetet fizike të kenë efekt.

5. LËVIZJET MEKANIKE E GJYMTYRËVE DHE FIZIOTERAPIA E TYRE

Trupi i njeriut bën lëvizje të ndryshme dhe mjaft interesante. Në krahasim me

organizmat tjerë trupi i njeriut, për shkak të structures së

veçantë që ka bën lëvizje me shkallë të ndryshme të lëvizjeve

për shkak të nyjeve, kockave dhe muskujve që posedon.

12 http://www.harding.edu/assets/pt/pdf/physical_therapy_brochure.pdf

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 33

Njeriu kur lëviz, ec normalisht apo edhe kur vrapon, lëviz gjithë trupin e tij duke

zhvendosur supet, brezin, krahët, bërrylin, duart, këmbët, gishtat, qafën, shpinën, kokën

dhe gjymtyrët tjera të trupit të tij.

Mirëpo njeriu për të lëvizur pa problem, duhet të ketë kontroll mbi këmbët e veta dhe

të lëviz edhe supet për të mbajtur drejtpeshimin. Për shembull13 lëvizjet e përbashkëta

të trupit me supet e tij, mund të jenë; fleksion (150-170), ekstenzion 40, abduksion të

dyfishtë (30 -40 ) dhe (160-180), rrotullim lateral prej 70 dhe 95 dhe rrotullim

mesatar në abduksion prej 40, 50 dhe 70. Shembull tjetër është

rrotullimi i qafës i cili përbëhet nga; fleksioni, fleksioni lateral dhe

rrotacioni, i cili palikohet posaqërisht tek muslimanët gjatë lutjeve. Këtë

të dhëna i ndihmojnë shumë një terapeuti fizikal në njohjen e fizikut të

njeriut dhe në hapat që duhet të ndërmarrë gjatë aplikimit të

procedurave terapeutike.

Problemet kryesore me të cilat përballen fizioterapeutët janë personat

me gjymtyrë pjesërisht të paralizuara dhe me gjymtyrë plotësisht të

paralizuara. Individët të ndryshëm mund të paralizohen në krahun e djathtë, të majtë,

këmba e djathtë dhe dora e djathtë, këmba e majtë dhe dora e majtë, vetëm këmbët,

vetëm duart, apo të gjitha së bashku.

Rasti më i thjeshtë është, për shembull kur paralizohet krahu i majtë i njeriut. Atëherë

një fizioterapeut duhet të dijë si cilat lëvizje janë të domosdoshme për të bërë

riaktivizimin e lëvizjeve të krahut të majtë. Siç tregon figura 8, lëvizje themelore e krahut

është ngritja e tij (jo paralel me kokën) për një kënd të caktuar, ose deri në 90 nga

pozita vertikale teposhtë. Pra nga Figura_8, shohim vektorin tangjencial (vektorin njësi)

dhe vektorin radial të nxitimit që jepen me ekuacionin matematikor:

𝑒𝑟 = 𝑐𝑜𝑠𝜃 𝑒1 + 𝑠𝑖𝑛𝜃 𝑒2

13 http://en.wikipedia.org/wiki/List_of_movements_of_the_human_body

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 34

Njeriu në trupin e vetë ka shumë nyje, të cilat i ndihmojnë atij që të bëjë të gjitha

lëvizjet mekanike, prandaj nyjet janë po aq të rëndësishme sa edhe muskujt dhe kockat

e trupit. Në figurën e mëposhtme shohim se si mund të lëviz njeriu duke ju falënderuar

nyjeve të trupit, të cilat çdo njeri duhet ti ketë të

shëndosha. Nëse eventualisht kemi të bëjmë me

persona që kanë dhimbje në nyje të duarve, këmbëve

apo kokërrdhokllave, atëherë normalisht që kjo do të

jetë punë për fizioterapeutët që të ndihmojnë

pacientin në evitimin e këtyre pasojave duke aplikuar suhtrime adekuate.

Figura_9, tregon ushtrimet e nyjeve lëvizëse të trupit, sipas katër-segmenteve që

përfaqësojnë katër vendet ku mund të lakohet njeriu (nyjet), të cilat janë pikat më

ndieshme të lëvizjeve të njeriut. Çdo njëri prej

këtyre segmenteve duhet të jetë objekt studimi

dhe në rastet praktike, objekt rehabilitimi gjatë

terapive fizikale të personave në nevojë.

Njëra nga terapitë tjera fizikale që duhet të

përdoren për raste të veçanta të problemeve me pacientë dhe njerëz tjerë që duan të

bëjnë terapi fizikale, janë ushtrimet abdominale. Një ushtrim i tillë abdominal është

dhënë në figurën_10, ku shihet se duhet të shtrihet personi të cilit duam ti bëjmë

ushtrimet e tilla. Në figurë shihen dy pozitat ku trupi vepron me peshën (mg). Ndërsa

figura_11, tregon rrotullimin e trupit për kënde të caktuara, në varësi nga nevoja e

terapeutit për të kryer veprimet terapeutike me pacientë. Pozita adekuate e trupit gjatë

fizioterapisë është gjëja kryesore që mundëson kryerjen e terapisë së duhur sipas

rregullave terapeutike.

Pozita tjetër e trupit të shtrirë barkas, është mënyra më e mirë për të bërë masazhën e

trupit dhe për të krijuar fleksibilitet të trupit. E njëjta procedure mund të bëhet edhe në

ujë, vetë ose me ndihmën e fizioterapeutit. Më herët folëm për masazhën si një prej

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 35

proceseve kryesore fizipterapeutike me pacientë, prandaj në figurën_12, dhe 13 kemi

paraqitur pozitat kryesore të trupit për këtë veprim.

Dimë se masazha është një veprim mekanik i butë me shtresat sipërfaqësore dhe të

thella të muskujve dhe indeve lidhëse gjithnjë duke përdorur teknikat e duhura

terapeutike. Masazha përdoret për të rritur funksionin e lëvizjeve, për të shtuar lëvizjet

dhe për të ndihmuar procesin e shërimit dhe për të ulur dhimbjen e muskujve dhe

veprimin e tyre shtërngues mbi trup, për të promovuar relaksim dhe rehati për

pacientin. (Figura_14 (a,b))

Figura e mëposhtme (figura_15), tregon këndin e qëndrimit të pacientëve që kanë

problem paralizë, ose problem me shtyllën kurrizore. Prandaj pozitës së trupit gjatë

terapisë fizikale me këtë kategori të personave duhet

ti kushtojmë rëndësi të veçantë. Nëse pozita e trupit

është e papërshtatshme gjatë terapisë së tillë, efektet

e dëmshme mund të jenë më të mëdha se efektet e

dobishme për pacientin. Edhe shpejtësia e ngritjes os e

shtrirjes së pacientit, duhet të jetë e ngadalshme dhe e ndihmuar nga fizioterapisti.

Figura tjetër (figura_16), tregon dëmtimin e ligamenteve të këmbës së një gruaje e cila

po përpiqet të ecë me ndihmën e patericave. Siç shihet patericat dhe trupi i saj duhet të

mbyllin këndin 63 dhe 80 me rrafshin horizontal apo rrugën kah lëviz ajo. Nëse gruaja

është e rëndë 52kg dhe është e gjatë 1.71m, atëherë me ndihmën e formulës;

𝑄 = 𝑚𝑔𝑕 = 52 × 9.81 × 1.71 = 872𝑁

e llogarisim peshën e saj e cila del se është e barabartë me

872N. Mirëpo siç po shohim në figurë, gruaja po mbahet në

taperica, prandaj ato i ndihmojnë asaj për të zbritur peshën

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 36

në këmbën e shëndoshë, pasi që njëra këmbë është e lënduar. Prandaj ne do të

llogarisim se sa i ndihmojnë patericat dhe sa është barra e trupit të saj mbi këmbën e

shëndoshë, përkatësisht sa është forca që poi mungon nga këmba e majtë;

𝐹𝑝 = 𝑚𝑔𝑠𝑖𝑛63° = 52 × 9,81 × 0,9 = 454𝑁

𝐹 = 𝑄 − 𝐹𝑝 = 872 − 454 = 418 𝑁

Figura vijuese tregon se si ecin gratë me këpucët me taka, si dhe sa vështirë e kanë ato

të lëvizin drejt. Kjo dëshmon se sa i mundojnë ato këmbët e tyre dhe si është e

shpërndarë pasha e trupit në këmbët përkatësisht në shputat e tyre. Pikërisht

problemet kryesore që kanë fizioterapeutët janë ato me këmbë të njerëzve, në veçanti

me ato të grave të cilat mbathin këpucë me taka, ashtu siç e kemi paraqitur në

figurën_17.

Sot janë bërë shumë prëparime në fushën e studimeve fizioterapeutike, dhe posaqërisht

në fushën e bionikës. Bionika si drejtim i mjekësisë alternative mundëson gjetjen e

metodave dhe teknikave biologjike dhe mekanike të cilat ndihmojnë rikoperimin e

personave të goditur nga sëmundje paralizuese. Bionika deri më tani ka arritur të

ndihmojë shumë pacientë që ti kthehen sërish jetës normale14.

Sipas një studimi të shkencëtarëve të shtetit Ohio në Shtet e Bashkuara, që u bë në

perosnin e paralizuar Ian Burkhart, eksperimenti i bërë me këtë person doli i sukesshëm,

sepse ai filloj të lëvizte duart që nuk i kishte lëviz për katër vjet rresht. “Fizikisht kjo

14 Adrian, M.J., and Cooper, J.M. 1995. Biomechanics of Human Movement. New York:

Benchmark Press.

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 37

ishte një ndjenjë e huaj, emocionalisht kjo ishte një ndjenjë e shpresës dhe një eksitim

për të dtur se kjo është e mundur” tha Burkhart15.

Zakonisht personat e e paralizuar që kanë nevojë për fizioterapeut, synojnë që të

përmirsojnë lëvizjen e këmbëve, mbase ky është edhe prioritet e tyre për shkak se

këmbët janë gjymtyrët më të nevojshme për njeriun, që i duhen shumë për nevoja

fiziologjike, e cila do të sihte vërtet barrë e rëndë për personat ndihmës.

Ushtrimet kryesore dhe ndër të parat që fizioterapeutët përdorin, janë ushtrimet e

shputave të këmbëve dhe gishtërinjëve, ashtu siç tregon figura_18. Nëse këmba

tërhiqet djathtas ky është inversion, ndërsa nëse këmba tërhiqet majtas, ky është

everzion16.

Një fizioterapeut që merret psh, me trajimin e lëvizjeve të këmbëve të një pacienti,

duhet të dijë se me çfarë shpejtësie këndore duhet të lëviz këmbën e pacientit. Mandej

ai duhet të dijë se deri në çfarë këndi duhet ta zhvendosë këmbën, e jo që kjo

zhvendosje të tejkalojë këndin e mundësive zhvendosëse të gjymtyrëve të pacientit,

qofshin ato duar, apo këmbë si në figurën_19.

6. MEKANIKA E SISTEMIT MUSKULOR

Shumë mjekë profesionistë të interesuar për funksionimin e lëvizjeve të trupit të njeriut,

janë kurioz zë dijnë edhe për shpjegimin fizik të forcave që veprojnë, mbi dhe brenda

indeve të trupit gjatë lëvizjes së gjymtyrëve të njeriut.

15 Shih (http://www.yourdailymedia.com/post/breakthrough-bionics-allow-paralyzed-man-to-

move-hand/ by Jesse Fernandez). 16 Today’s Physical Therapist - A Comprehensive Review of Health Care Profession, Prepared by

the American Physical Therapy Association January 2011

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 38

Deformimet e muskujve, tendinave, dhe e eshtra të krijuara nga forcat e jashtme, si dhe

forcat e brendshme të krijuara nga këto struktura të njëjta, janë të rëndësishme për të

kuptuar lëvizjen e njeriut apo edhe lëndimet e mundshme të tij. Kjo njohje ju ndihmon

edhe terapeutëve fizikalë në përpilimin e metodave adekuate në trajtimin e personave

për nevoja terapeutike.

Ne do të mundohemi që të japim një pasqyrë të mekanikës së biometareialeve, në

mënyrë specifike për muskujt, fijet e places kurrizore, ligamenteve dhe kockave.

Kontrollit neuromuskular i forcave të muskujve dhe karakteristikat mekanike të

muskujve gjithashtu do të përmblidhen në këtë studim. Aplikimi i këtyre koncepteve

ilustrohet duke përdorur parimin e forcës dhe kohës në biomekanikë. Një kuptim i

mekanikës së indeve muskulore dhe skeletore, është i rëndësishëm për të kuptuar

organizimin e lëvizjes, lëndimet e mundhsme trupore, dhe hartimin e programeve të

kondicionuar të veprimeve të duhura mjekësore apo fizioterapeutike.

Kur veprohet me forcë në një material si indet muskulo-skeletore, atëherë kjo me

gjuhën e fizikës shpjegohet si tension i muskujve ose ndrydhje e tyre. Por për një

fizioterapeut i cili mundohet që prmes terapisë e cila mund të jetë masazhë apo

ngjeshje e muskujve të një pacienti, duhet të përpiqet që këtë veprim ta bëjë sa më

lehtë dhe pa dhimbje për pacientin. Mirëpo nëse duhet të veprojë ndonjëherë më me

forcë, atëherë duhet të paralajmërohet person i trajtuar që të ketë durim dhe të

përballojë ngjeshjen se është në dobi të tij.

Se sa e rëndë është një punë apo një veprim, kjo në aspektin fizik, matet me anë të një

madhësie fizike që quhet, sforcim i muskujve. S’forcimi është ndryshe dobësimi i

muskujve apo ligshtimi i tyre. Sforcimi është veti e perosnave të sëmurë ose të

paralizaur dhe jepet me shprehjen;

𝜍 =𝐹

𝑆 =

𝑁

𝑚2

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 39

Stresi mekanik është i ngjashëm me konceptin e presionit dhe ka të njëjtat njësi (N/m2).

Në sistemin SI një Njuton për metër katror, është baraz me një Pascal (1Pa). Pra ky është

një paskal i stresit apo një presion. Duhet të themi se shtypja normale atmosferike është

101325 Pa. Me rritjen e lartësisë, megjithatë, shtypja atmosferike bie meqë atmosfera

bëhet më e hollë. Por ka persona të sëmurë që ju duhet ajri pastër dhe lartësitë, por

disa tjerë nuk mund ti përballojnë këto. Ka edhe persona të paralizuar që kanë nevoja

terapeutike, por që vendi më i përshattshëm për këtë kategori janë banjat e ndryshme

ku ka masazhim dhe kujdes tjetër alternativ17.

7. ZBATIMI I TERMODINAMIKËS NË FIZIOTERAPI

7.1 FUNKSIONIMI I NXEHTËSISË SË TRUPIT TË NJERIUT

Temperatura e trupit të njeriut si dhe shumë shtazëve tjera është konstante, pa marrë

parasysh sa është temperatura e jashtme e tij. Temperatura te njeriu i shëndoshë është

përafërsisht 37C. Kjo temperaturë konstante mbahet me anë të rregullimit spontan në

mënyrë fizike apo kimike. Rregullimi fizik i nxehtësisë manifestohet në disa mënyra:

me avullim të ndryshueshëm - nëse organizmi gjendet në hapësirën shumë të

nxehtë ose vetë organizmi kryen punë mekanike atëherë terpica e nxehtësisë largohet

me anë të avullimit.

me kontraktimin e muskujve - në rastin e temperaturave të ulëta vie deri të

dridhja e trupit prandaj në këtë mënyrë rregullimi kimik i nxehtësisë e zëvëndëson? ate

mekanik.

me ndryshimin e vëllimit të enëve të gjakut - nëse organizmi është i ftohtë, për

shkak të temperaturës së jashtme, e cila mund të jetë e ultë, atëherë për shkak të

ngjizjes së gjakut, enët e gjakut do të ngushtohen.

Ndërsa kur organizmi është i nxehtë atëherë enët e gjakut do të zgjerohen për shkak të

bymimit të gjakut dhe ky i fundit do të rrjedhë më lehtë nëpër vena. Në rastin e parë

17 Human Body Dynamics, Classical Mechanics and Human Movement, Aydın Tözeren,

Washington, DC, USA.

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 40

zvogëlohet dhënia e nxehtësisë ndërsa në rastin e dytë, rritet dhënia e nxehtësisë. Pra

ndaj themi se ky është një proces termodinamik i cili kryhet brenda organizmit të

njeriut, më konkretisht nëpër enët dhe damarët e gjakut.

Nga kjo shohim se organizmi i njeriut nuk sillet ashtu sikurse një stufë e cila nxehet

vetëm kur e ndezim atë kurse ftohët kur nuk e ndezim. Thuhet se organizmi ka shumë

ngjashmëri me një termostat të makinës, i cili vetë e rregullon temperaturën sepse si të

paraqitet tendenca e ftohjes atëherë menjëherë ofrohet nxehtësia, e mandej sjellja e

nxehtësisë ngadalsohet dhe ma në fund ndërpritet tërësisht, e procesi vazhdon kështu

deri në fund të jetës.

7.2 TERAPIA FIZIKE DHE NXEHTËSIA

Burimet e nxehtësisë, si dhe shpenzuesit e nxehtësisë në terapinë fizikale kanë rendësi

të veqantë. Burmet kryesore të nxehtësisë me të cilët bëhet terapia fizikale janë:

avulli i ujit të ngrohur,

uji i ngrohur,

ajri i nxehtë (aeroterapia) dhe

ajri i rrezeve të nxehta etj.

Këtu tentohet që të shfrytëzohet nxehtësia sa më shumë dhe sa më gjatë, merren

lendët apo substancat që kanë nxehtësi sa më të madhe specifike. Lëngu i nxehtë

zakonisht vendoset në termofor të gomës dhe në mënyrë graduale i jepet nxehtësi

organizmit. Te aplikimi i termofototerapisë d.m.th., me përdorimin e rrezeve të nxehta

për nxemje (ose burimeve artificiale të dritës) vie deri të nxehja e trupit në atë mënyrë

që trupi absorbon ato rreze (zakonisht ato rreze absorbohen në shtresën sipërfaqësore).

Shpesh herë në terapinë fizike përdoren edhe shpenzuesit e nxehtësisë. Një gjë e tillë

bëhet atëherë kur nevoitet që trupit të pacientit t’i merret një sasi e nxehtësisë. Për

këtë qëllim merren lecka të lagëta e të ftohta me ç’rast lecka e lagtë, nxehet nga

organizmi e mandej avullohet dhe në këtë mënyrë pacienit ia marrim një sasi të

nxehtësisë. Përdorimi i ujit të ftohtë për këtë qëllim, shpesh ka si pasojë qarkullimin e

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 41

gjakut nëpër kapilaret e organizmit të gjallë me ç’ rast vie deri të nxehja e tij intensive. Si

shembull kemi dushin për një kohë të shkurtër. Për këtë arsye disa personave i

preferohet dushi me ujë të ftohtë e veqanërisht pas gjumit kur enët sipërfaqësore të

gjakut janë mjaftë të zgjeruara18.

7.3 METODAT FIZIKE NË FIZIOTERAPI

Elektriciteti dhe magnetizmi zënë një vend të rëndësishëm për përdorim në mjekësi dhe

posaçërisht në fizioterapi, si në diagnostifikim të sëmundjeve ashtu edhe në terapi

fizikale. Metodat e ndryshme që përdoren në mjekësi bazohen në ligje dhe fenomene

të ndryshme fizike dhe janë emërtuar sipas fenomenit fizik, ose sipas zbuluesit kështu

që në shumë raste edhe aparaturat kanë marrë emërtimet e njëjta.

Kështu për shembull, në mjekësi përkatësisht në terapi fizikale kemi zbatimin e këtyre

metodave me emërtimet; galvanizëm, faradeizëm, teslicizëm dhe darsonavalizëm. Këto

janë aktualisht metodat më bashkohore në trajtimin me fizioterapi të pacientëve të

sëmurë që kanë nevojë për terapi fizikale.

Terapia Galvanike apo Galvanizmi; është një process fiziko-kimik, ku përdoret rryma

njëkahore me intensitet konstant. Rryma galvanike është term i njohur për rrymën e

vazhdueshme konstante e cila është emërtuar kështu sipas mjekut të njohur Italian nga

Bolonja, Luigji Galvani i cili e përdori i pari këtë metodë me bateritë që ai kishte zbuluar.

Ne sot përdorim terapinë fizikale me rrymë alternative me 50 pulse (50Hz) dhe me

tension 220V.

Pajisjet për këto transformime kanë disa tuba elektronik, përmes të cilëve kalon rryma

alterantive në një drejtim të vetëm, prej katodës kah anoda. Kjo na jep një pulsim të

plotë të valëve të rrymës së vazhdueshme të cilat bëhen konstante pas filtrimit të

përdorur në terapi fizikale. Rryma galvanike përdoret përmes dy elektrodave, njërës

pozitive e cila zakonisht përbëhet nga një tel i kuç dhe tjetra nga një tel i zi që paraqet

elektrodën negative.

Në terapinë fizike rryma galvanike përdoret në disa mënyra, e ato janë:

18 Description of Physical Therapy - World Confederation for Physical Therapy 2007

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 42

Galvanizimi i thatë përmes electrodes së njomë,

Format e veçanta në pjesët e caktuara të trupit,

Galvanizimi i njomë ose i lagshtë.

Galvanizimi i thatë mund të aplikohet në disa mënyra;

Galvanizimi transversal ose trans-regjional, i cili vendoset në mënyrë transverzale në

pjesë të caktuara të trupit, ku duhet të bëhet kujdes që rrjedhja e rrymës të jetë e

barabartë në mes të indeve.

Galvanizimi longituadional ose gjatësor, ka të bëjë me vendosjen e elektrodave të

rrymës elektrike në largësi të ndryshme nga njëra tjetra, si për shembull njëri në

supe kurse tjetri në pëllëmb të dorës.

Galvanizimi pika-pika, bëhet ashtu që elektrodat vendosen në vende të ndryshme,

për shembull e para vendoset në vendin ku pacienti ka dhimbje dhe elektroda tjetër

joaktive në vendin ku nuk ka dhimbje.

Është shumë e rëndësishme që të dihet se si duhet të vendosen elektrodat. Ato duhet të

vendosen ashtu që kurrë të mos e prekin drejpërdrejt lëkurën e njeriut, por ato duhet të

vendosen mbi disa lecka hidrofilike ose letra të holla mëndafshi, sipas nevojës që ka

pacienti. Trajtimi me rrymë galvanike

ka një kohëzgjatje të kufizuar në varësi

prej moshës dhe llojit të nevojave të

pacientit, figura_20.

Një sekuencë mund të zgjasë prej 10

minuta deri në 20 minuta në ditë, për

të vazhduar pastaj ditën tjetër. Nuk

guxon që pacienti të ndjejë dhimbje

ose djegije gjatë trajtimit me rrymë galvanike. Nës ekjo ndodhë atëherë duhet të

zvoglohet aplikimi ose të ndërpritet trajtimi me këtë metodë. Ndjeshmëria psikologjike

duhet të jetë jo më e madhe se 0.1 deri në 0.5 mA/cm2.

Pjesa e lëkurës nën elektroda nxehet, skuqet dhe vllagohet nëse galvanizohet në

periudhë kohore më të gjatë se 30 minuta. Kjo metodë aplikohet te sëmundjet

reumatike përveç në fazën akute, te personat e paralizuar, paresisi, neosifilisi,

hiperaemia, sëmundjet e enëve të gjakut, etj. Kjo metodë nuk duhet aplikuar te

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 43

sëmundjet malinje, hemorargjia, te sëmudnjet acute inflamtore, te personate me

sëmundje të zemrës, etj.19

Faradeizmi; përdoren te rrymat me frekuencë deri 5 kHz që kanë formë të caktuar të

impulseve e që prodhohen në mënyrë të veçantë.

Teslicizmi, ku zbatohen rrymat me frekuencë të lartë të fituara me transformatorin e

Nikolla Tesllës.

Darsonavalizimi, metodë e ngjashme me teslicizmin, ku organizmi vendoset në qarkun e

rrymës me frekuencë të lartë nëpërmes elektrodave nga xhami me gaze të rralluara.

Terapia me valë goditëse, është një metodë e re e terapisë fizikale e cila zbaton

goditjen e valëve të rrymës elektrike në muskuj të ndryshëm spazmatik, ashtu siç është

paraqitur në figurën_*. Kjo terapi fizikale sot përdoret shumë si metodë e re në

zgjidhjen e shumë problemeve kronike dhe akute të organizmit, ndërsa veprimin më të

mirë e bën në ndalimin e dhimbjeve të muskujve. Gjatë kohës së terapisë fizikale me

këto valë, vala goditëse e intensitetit të lartë vepron drejtpërdrejt në indet e trupit të

njeriut, në stimulimin e kolagjenëve, në zhdukjen e proceseve të kalljes së muskujve, të

spazmës, etj. Valët goditëse kanë zbatim të madhe edhe në ortopedi.

Valët goditëse elektrike në nyje dhe muskuj, figura_21.

Rrymat interferente, përbëhen prej dy rrymave të ndryshueshme alternative, të cilat

përputhen edhe në intenzitet edhe në faze edhe në frekuencë mes veti. Intenziteti i

rrymës depërton në brendi të indeve. Rrymat interferente përfshijnë rrymat me

frekuencë mesatare prej rreth 4000Hz. Interferenca krijohet me kryqëzimin e dy

rrymave sinusoidale, të cilat mbyllin këndin prej 90, ku njëra frekuencë hyrëse është

19 http://www.physiobook.com/physical-therapy/electrotherapy/galvanization-therapy.html

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 44

4000Hz, kurse tjetra dalëse 3900 Hz, ose 4100 Hz, kështu që nga kjo del rryma

interferuese prej 100 Hz.

Interference e rrymës zbatohet në tri mënyra të ndryshme, si:

Interferencë statike,

Interferencë mobile ose interference kinetike dhe

Interferencë dinamike

Interferenca e rrymës zbatohet te; sëmundjet e reumatike, te pareza dhe paraliza, te

sëmundjet e enëve të gjakut dhe te sëmundjet e ndryshme ortopedike.

Rrymat diadinamike, të cilat hyjnë në grupin e rrymave me frekuenca të ulta dhe mund

të jenë gjysëm valore me frekuencë prej 50 Hz deri në 100 Hz.

Këto metoda kanë veprime të caktuara në organizëm duke shkaktuar elektro-stimulim

ose efekt ngrohjeje. Kështu për shembull rryma njëkahore me intensitet konstant

(rryma stacionare ose galvanike), në sisteme biologjike, shkakton efekte të lidhura me

elektrolizën dhe zhvendosjen e joneve ndërsa rryma alaternative e rrjetit të qytetit (me

frekuencë 50 Hz) shkakton elektro-stimulimin të indit nervor- muskulor.

Rrymat alternative me frekuencë mbi 20 KHz, shkaktojnë në organizëm, efekte të cilat

kryesisht kanë të bëjnë me nxehtësi (termogjeneza). Mirëpo efektet fiziologjike, të

rrymës galavnike dhe rrymës alternative me frekuencë të ulët, e bëjnë të pamundur

aplikimin e tyre në diatermi. Për shembull, rryma alternative e rrjetit të qytetit me

intensitet 10mA (është rrymë e pamjftueshme për ngrohjen e organizmit), duke kaluar

nëpër muskuj, shkakton kontrakcion të fuqishëm të muskujve dhe dhimbje shumë të

mëdha.

Në mënyrë eksperimentale është vërtetuar se me rritjen e frekuencës së rrymës

alternative, bie ndikimi i intensitetit të saj në mundësinë e stimulimit të sistemit nervor-

muskulor. Për shembull rrymat me frekuencë më të lartë se 20kHz, praktikisht nuk

veprojnë në këtë sistem.

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 45

8. METODAT E TERAPISË ELEKTRIKE

Elektroterapia nënkupton përdorimin e energjisë elektrike për trajtimin mjekësor. Në

mjekësi, termi elektroterapi mund të përfshijë një grup të trajtimeve, duke përfshirë

përdorimine pajisjeve elektrike si stimulues në muskuj dhe për sëmundjet neurologjike.

Përveç kësaj, termi "elektroterapi" gjithashtu aplikohet për një gamë të pajisjeve

mjekësore dhe për trajtime alternative. Në vitin 2000 Këshilli i Mjekësisë Holandeze ka

konstatuar efikasitetin e plotë të elektroterapisë si trajtim mjekësor. Përdorimi i

elektroterapisë ka përdorim të gjerë në menaxhimin e dhimbjes, përmirësimin e forcës

muskulore, kontrollin motorik, atrofinë muskulore, përmirësimin i qarkullimit lokal të

gjakut dhe riparimin i indeve.

6.1 Përdorimi i elektricitetit në metodat e terapisë mjekësore

Aplikimi i elektricitetit në terapinë mjekësore bazohet në apsorbimin e energjisë

elektrike në sistemin biologjik. Proceset që zhvillohen në këtë rast, shkaktojnë ose

nxehjen e drejtpërdrejt të sistemit trupor, ose rritjen e energjisë së brendshme të tij. Në

terapinë mjekësore pëdorim rrymën njëkahore dhe rrymën alternative me frekuencë të

ulët dhe të lartë.

6.2 Përdorimi i rrymës njëkahore

Elementi galvanik paraqet një sistem tek i cili energjia kimike e reaksioneve të oksido-

reduktimit transformohet në energji elektrike. Të shohim se si erdhi deri te formimi i

elementit galvanik?. Shkencëtari italian Luigi Galvani kah fundi i shekullit 18 zbuloi

rrymën elektrike gjatë një prove me këmbët e bretkosës. Rrastësisht me një grremç prej

bakri i kapi këmbët e lagura të bretkosës të përforcuara në një rrethojë prej hekuri dhe

vërejti se këmbët dridhen (mblidhen). Galvani ishte i sigurt se shtazët krijojnë elektricitet

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 46

dhe se ai elektricitet ka shkaktuar tkurrjen e këmbëve20. Formimin e “rrymës së

Galvanit” në mënyrë të drejtë e shpjegoi Alessandro Volta.

Ai e sqaroi se rryma është paraqitur për arsye, se dy metalet bakri dhe hekuri kanë

ardhur në kontakt nëpërmjet elektrolitit-lagështisë në këmbët e bretkosës. Në bazë të

këtyre vëzhgimeve Volta e ndërtoi baterinë e parë, të njohur si elementi i Voltës. Ajo ka

qenë e përbërë nga një seri e pllakave të zinkut dhe të bakrit të ndara mes vete me

pllaka kartoni të lagura me ujë të njelmët. Intensiteti i rrymës së asaj baterie është varur

nga ajo se sa çifte të pllakave janë lidhur së bashku. Më vënë ky proces filloj të aplikohet

edhe në procedura të ndyshme fizioterapeutike, te njerëzit dhe u tregua mjaft efikas në

shërimin e shumë problemeve në terapinë fizikale.

Galvanizimi i takon metodave më të hershme të aplikimit të rrymës elektrike njëkahore

në fizioterapi. Rrymat që përdoren në këtë rast, janë me intesitet të vogël 10mA deri në

30mA. Aparatura e procesit të galvanizimit, është treguar në figurën_1.

Në aparaturat e sotme, së pari tensioni i rrjetit të qytetit zvogëlohet me anë të

transformatorit e mandej rryma njëkahore fitohet me anë të drejtuesit. Rryma

njëkahore pulsore, rregullohet nëpërmjet filtruesit. Potenciometri 𝑃 mundëson

ndërrimin e vazhdueshem të tensionit elektrik. Në dalje gjenden instrumentet matëse

ku mund të kontrollojmë vlerat e intesitetit dhe tensionit të rrymës.

Figura_22

20 Alesandro Volta, i cili ishte njëkohësisht edhe mjek edhe fizikan i njohur, ai duke bërë

eksperiment me një brektkocë, pasi i kishte hequr kokën asaj, vërejti se bretkosa lëvizi këmbët.

Ky vazhdoj me goditjen e gjurit të bretkosës dhe diktoj po të njëjtën gjë dhe erdhi në

përfundim se gjallesat e bënin këët për shkak të elektricitetit që kishin në trupin e tyre.

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 47

Ndërprerësi i dyfisht mundëson ndërrimin e shpeshtë të polaritetit të tensionit të cilin

nëpërmjet elektrodave e kyçim në pacient. Kjo është e nevojshme për zvogëlimin e

pasojave të dëmshme që rrjedhin nga përdorimi i gjatë i rrymës njëkahore.

Elektrodat të cilat mbështeten në pacient mund të ketë forma dhe sipërfaqe të

ndryshme varësisht prej pjesës së trupit ku duhet të kryhet galvanizimi dhe prej efektit

që dëshirojmë të arrijmë. Me ndërrimin e madhësisë së elektrodës, ndërron dukshëm

dendësia e rrynës në vendin e aplikimit.

Në këtë rast duhet të kemi parasysh se lëkura e njeriut mund të përballojë dendësinë e

rrymës prej (1~5) 𝐴/𝑚^2. Në këtë interval kalimi i rrymës vepron në atë pjesë të trupit

pa shkaktuar djegëie dhe dhimbje. Prania e elektrolitëve në trupin tonë mundëson

kalimin (apo përcjelljen) e rrymës nëpër organizëm.

Në tretjen ujore të elektrolitve vjen deri te disocimi elektrolitik, apo deri te krijimi i

kationeve dhe anioneve. Për shembull molekula NaCl disocohet në atomet Na+ dhe

Cl−që rrethohen nga molekulat e ujit. Te elektrolitet e fortë disocohen më shumë

molekula ndërsa te elektrolitet më pak të dobët. Jonet në tretje lëvizin në mënyrë të

parregullt dhe goditen me molekulat tjera me ç’rast vjen deri të krijimi i joneve të reja

ose neutralizimi i joneve ekzistuese. Pra, disocimi elektrolitik në tretjen e elektrolitve

është proces dinamik në të cilin jonet vazhdimisht krijohen dhe anulohen.

Kur e kyçim fushen e jashtme elektrike , fillon rrymimi i joneve në drejtim të elektrodës

me ngarkesë të kundërt elektrike. Ky proces quhet intoforeza. Kur jonet arrijnë në

elektroda atëherë ata neutralizohen duke mbetur kimikisht akoma aktiv. Ky proces

quhet elektrolizë.

Jonet neutrale me molekulat e ujit mund të formojnë komponime toksike. Po ashtu

mund të bëhët edhe reaksioni me metale prej të cilëve janë të përbëra elektrodat, me

ç’rast formohen kriprat e metaleve të rënda. Për këtë arsye kërkohet që elektrodat të

jenë të izoluara nga kontakti me lëkurën.

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 48

Nëse bëhët fjalë për lëvizjen e molekulave të ujit për të cilat janë lidhur jonet atëherë

flasim për elektroosmozë e cila është e rëndësishme gjatë marrjen e barnave nëpër

lëkurë me ndihmen e rrymës galvanike.

Gjatë veprimit të rrymës njëkahore vijnë në shprehje vetitë kapacitive të indeve për

shkak të grumbullimit të joneve në membrana. Rryma njëkahore shkakton nxehjen e

pjesës së caktuar të trupit për shkak të fërkimit që ndodhë gjatë bartjes së joneve.

Galvanizimi sot përdorët për relaksimin e grumbujve të ndryshëm të nervave, për

lehtësimin e dhimbjeve, futjen e barnave etj.

6.3 Përdorimi i rrymë alternative me frekuencë të ulët

Rryma alternative me frekuenecë të ulët përdorët në terapin elektrostimulative.Në këtë

rast me anë të impulseve elektrike shkaktohet kontraksioni i muskujve. Në praktik

përdoren forma të ndryshme të impulseve (drejtkëndësh, trekëndësh, etj.) me

frekuencë të ndryshme. Mund të përdorim imulset e veqantë ose serik që përsëriten në

mënyrë të rregullt.

Format e ndryshme të impulseve mund të fitohen me anë të aparaturës elektronike.

Duke i zgjedhë elementet e aparaturës mund të fitojmë amlitudë të impulseve sipas

dëshirës e po ashtu edhe kohëzgjatjen e tyre si dhe ndryshimin kohor ndërmjet

impulseve të veqantë. Lëmi e veqantë e aplikimit të rrymave me frekuencë të ulët për

shërim paraqesin rrymat interferente, Figura_23.

Dukuria e interferencës është e lidhur me lëvizjen e valëve. Deri të interferenca e valëve

mund të vie nëse ato rrjedhin (formohen) nga burimet koherente. Kjo do të thot se këto

valë kanë amplitudë dhe frekuencë të njëtë.

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 49

Mirëpo në praktik zakonisht ekziston mjedisi johomogjen, kështu që nuk mundemi

paraprakisht të përcaktojmë shpërndarjen e fushës elektrike. Prandaj duhet të kemi

aparaturë të tillë me të cilën mund të ndërrojmë shpërndarjen e vijave ekuipotenciale

në atë mënyrë që pjesët me fushë elektrike maksimale të zhvendosen nëpër pjeset e

oragnizmit që i përpunojmë (mjekojmë). Me përdorimin e rrymave interferente mund të

arrijmë që të veprojmë thell dhe drejtëpërsëdrejti në strukturat muskulore.

Nëse dëshirojmë me llogarit efektin e

gjithëmbarshëm të nxehjes direkte të pjesës së

oragnizmit me ndihmen e rrymës elektrike, atëherë

duhet sistemin tonë dhe elektrodat që t’i

zëvëndsojmë me skemen ekvivalenet elektrike, elementet e së cilës i përgjigjen vetive

elektrike të sistemit. Skema ekvivalenet për sistemin tonë duket si në figurën_24.

Rezistorët 1R dhe 2R tregojnë rezistencën e elektrodave kurse rezistori dhe kondenzatori

tregojnë vetitë rezistuese dhe kapacitive të indeve. Me rastin e kalimit të rrymës

elektrike nxehen që të tre rezistorët. Nga skema shohim se sasia e nxehtësisë që lirohet

është në pëpjestim të drejtë me rezistencën Prandaj indi do të nxehet aq më shumë

nëse rezistencat e elektrodave janë të vogla ndërsa rezistenca kapacitive cR është më e

madhe se R. Nxehja e rezistorëve 1R dhe 2R nuk është e dëshirueshme për shkak të

djegieve në lëkurë nën elektroda.

6.4 Terapia fizike me anë të rrymës alternative me frekuencë të lartë

Kësaj metode të terapisë fizikale i takojnë metodat e diatermisë me valë të shkurtra ,

valë të gjata dhe mikrovalë. Frekuencat me të cilat punohet janë prej 0,5 MHz deri 3000

MHz Këto frekuenca përputhen me frekuencat në të cilat punojnë emetuesit e radios

dhe televizionit si dhe lidhjet telegrafike dhe teleprinterike të postave.

Efektet fizike që shkaktojnë nxehje të thellë të indit , gjatë aplikimit të rrymave me

frekuencë të lartë, janë :

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 50

1. Nxehja e indit për shkak të lëvizjeve të joneve në fushën elektrike alternative

2. Nxehja si pasojë e rrymave shtjellore (rrymave të Fukos)

3. Nxehja si pasojë e humbjeve dielektrike në indet me rezistencë të madhe.

Rrymat me frekuencë të lartë kanë veprim termik prandaj sipas intensitetit të rrymave

të tila dallojmë këto lloje të veprimit termik:

1. Ngrohja e dobët e organizmit pa pasoja të mëdha.

2. Shkaktojnë kallje të të fuqishme dhe të përhershme.

3. Shkatërrojnë vendet e koagulimin e gjakut dhe

4. Karbonizimin dhe djegien e indeve.

Dy veprimet e para shpesh herë përdoren për qëllime terapeutike, ndërsa dy të fundit

për operacionet e vogla kirurgjike. D’Arsonvald21, në mënyrë të përshtatshme, i pari ka

arrit të shfrtëzoj nxehtësinë që krijohet me veprimin e këtyre rrymave, për qëllim të

ngrohjes të organeve të brendshme të trupi të njeriut dhe shtazëve. Ecuritë e këtilla

paraqesin një hyrje në diaterminë moderne.

Parimin i diatermisë qëndron në ngrohjen e organeve të brendshme të trupit me atë

nxehtësi që e krijojnë rrymat me frekuencë të lartë. Ngrohja direkte e organeve të

brendshme të indeve me metoda të thjeshta pengon lëkura, gjaku si dhe lëngjet tjera në

pjeset sipërfaqësore, prandaj ngrohja e organeve të brendshme me metoda të thjeshta

është e pa mundur.

Mirëpo te diatermia nxehtësia krijohet në vetë trupin ndërsa veprimi terapeutik i

përshkruet rrymave që paraqiten në vetë trupin për shkak të induksionit. Me veprimin e

fushave të frekuencave të larta po ashtu mund të shkaktohet ngrohja. Kjo dukuri quhet

hipertermia e frekuencave të larta dhe ka gjetur aplikim të madhë në mjekësi.

6.5 Bazat fizike të diatermisë

Termi diatermi rrjedhë nga gjuha greke: dia=nëpër dhe thermos=nxehtësi. Diatermia

paraqet prodhimin e nxehtësisë në brendin e trupit të njeriut ose trupit të shtazëve 21 D’Arsonvald – një shkencëtar francez, hulumutues në fushën e fizikës dhe zbulues i qarkut

lëvizës, i quajtur galvanometric i d’arsonvaldit.

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 51

duke lëshuar rrymën elektrike. Për këtë qëllim nëpër organizmin e njeriut lëshohen

rrymat me frekuencë të lartë sepse rryma e fortë njëkahore (stacionare) e cila do të

arrinte ta nxejë organizmin dhe të realizohej terapia fizikale, do të ishte e rrezikshme për

jetën e njeriut. Varësisht nga frekuenca e rrymës me frekuencë të lartë dhe gjatësia

valore, diatermia klasifikohet në diatermi me :

1. valë të gjata (rrymat e Tesllës),

2. valë të shkurta (diatermia me fushë elektrike) dhe

3. mikrovalë (valët që lëshohen nga një antenë e dipolit)

Në zbatimin praktik në mjekësi më së shumti përdoren valët me gjatësi valore dhe

frekuencë të dhënë në tabelën numër_1.

Tabela 1.

Nr. Llojet e valëve Frekuenca 𝝂 Gjatësia valore 𝝀

1 Valë të shkurtëra 13,56 22,12

2 Diatermia 27,12 11,06

3 Diatermia e valëve të shkurtëra 40,68 7,37

4 Valë decimetrike 434,68 0,69

5 Mikrovalë ultra të shkurtra (UHF) 2420 0,124

6 Valë ultra të shkurtra ( SHF) 5800 0,05

6.6 Diatermia me valë të gjata

Me rastin e kalimit të rrymës stacionare (njëkahore) nëpër inde, me qëllim të evitimit të

efekteve të dëmshme të elektrolizës, në sipërfaqen e trupit të njeriut, elektrodat duhet

ndahen nga lëkura me anë të jastëkve prej gazës hidrofile të lagur me tretje të NaCl.

Meqë rrymat që përdoren në diatermi nuk shkaktojnë efekte të tilla atëherë elektrodat

përdoren në një mënyrë tjetër.

Elektrodat për diatermi me valë të gjata përbëhen prej folisë metalike me madhësi të

dëshiruar dhe përforcohen për lëkurë. Nëse dy elektroda vendosen në mënyrë

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 52

transversale në këmbë të njeriut, atëherë nën lëkurë gjendet indi dhjamor dhe muskuli

ndërsa prania e ashtit mund të mospërfillet, figura_25a. Është treguar se rrymat me

frekunecë të lartë, praktikisht nuk kalojnë nëpër eshtra (për shkak të rezistencës së

madhe specifike të tyre) prandaj edhe eshtrat nuk nxehen.

Eshtrat me diatermi, nxehen në mënyrë

indirekte d.m.th., me nxemjen e indit përreth,

kështu që modeli elektrik i këtij sistemi mund të

paraqitet si në figurën_25b.

Në këtë figurë, lëkura paraqet barieren me

rezistencë relativisht të madhe të omit 𝑅 = 𝑈𝐼

dhe rezistencës kapacitive;

𝑅𝐶 =1

2𝜋𝜈𝐶

Lëkura është përçues jo i mirë që e ndan elektrodën dhe indet e brendshme, prandaj ky

sistem na përkujton kondenzatorin (figura_25b). Për këtë arsye skemën në këtë figurë e

përbënë lidhja paralele e rezistorëve (që i përgjigjet rezistenës së lëkurës së njeriut) dhe

kondenzatorit si dhe lidhja serike e tre rezistorëve të omit (që i përgjigjen rezistencës së

indit dhjamor dhe muskulit).

Kur nëpër sistem nga figura e dhënë, kalon rryma stacionare (e cila nuk mund të kaloj

nëpër kondenzator) atëherë më së shumti do të ishte ngrohë lëkura. Mirëpo për shkak

të frekuencës së lartë të rrymës- ω, rezistenca kapacitive e kondensatorit;

𝑅𝑐 =1

𝜔𝐶=

1

2𝜋𝜈𝐶

e cila është relativisht e vogël (ndërsa rezistenca e omit e rezistorit është e madhe), prej

nga rrjedh së pjesa më e madhe e rrymës do të kaloj nëpër kondensator e për këtë

arsye edhe lëkura nuk do të nxehet. Në këtë mënyrë përmbushet kërkesa kryesore i

diatermisë që të nxehen vetëm indet e brendshme dhe organet pa nxemjen e lëkurës.

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 53

Në diatermin me valë të gjata përdoren rrymat e Tesllës (rreth 1 MHz) dhe intensitet, (1-

2mA) ose rrymat e Tesllës prej 10-15 MHz në nxehtësinë e induktuar (induktotermi).

Në induktotermi në vend të dy elektrodave shfrtytëzohet një përques (i rrethuar me një

shtresë të trashë të izolatorit) i cili mbështillet rreth pjesës së trupit që duhet të nxehet.

Tani rryma me frekuencë të lartë që kalojnë nëpër përques shkaktojnë në organizëm

një fushë magnetike të ndryshueshme e cila më tutje shkakton rryma shtjellore (rryma

të Fukos22). Këto rryma drejtë për së drejti e shndërrojnë energjinë elektrike në

nxehtësi.

6.7 Diatermia me valë të shkurta

Elektrodat për diatermi me valë të shkurta janë të pllaka të rrafshta metalike, me

dimensione të vogla të cilat mund të jenë të rrethuar me izolatorë prej plastike (me

trashësi 1–2cm). Kjo shtresë e izolatorit e pengon kontaktin e drjtëpërdrejtë të

elektrodave me lëkurën me qëllim të evitimit të paraqitjës së dukurisë së shkëndisë e

cila në lëkurë mund të shkaktj djegije.

Tani elektroda e tillë me izolator ndërmjet saj dhe lëkurës paraqet kondensatorin me

kapacitet relativisht të vogël, figura_2. Meqë në diatermin me valë të shkurta

shfrytëzohet rryma me frekuencë prej 30MHz

rrjedh se rezistenca kapacitive e këtij

“kondensatori” është shumë e vogël, për shkak

se rryma lehtë kalon nëpër të në organizëm

edhe pse kjo elektrodë nuk është aspak në

kontakt me lëkurën. Për këtë arsye kjo diatermi

quhet edhe “diatermi me fushë elektrike”,

22 Rryma e fukos, është një rrymë rrethore që krijohet në përcjellësin elektrik, duke ndryshuar

fushën magnetike në përcjellësin elektrik, në analogji me ligjin e Faradeit për induksion

magnetik.

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 54

figura_26.

Në diatermin me valë të gjata, indet janë zëvëndësuar në mënyrë ekuivalente vetëm me

rezistencë të omit, edhe pse në to gjendet një numër i madh membranash biologjike.

Këta kondensator nuk janë marrë parasysh, sepse rezistenca e tyre kapacitive, për shkak

të frekuencës së ultë të rrymës alternative, do të ishte shumë e madhe. Prandaj ato,

gjatë kalimit të rrymës, janë sjell sikurse eshtrat.

Në diatermin me valë të shkurta, çdo ind, mund të zëvëndësohet me lidhje paralele të

rezistencave të omit dhe kondenzatorit, sepse tani rezistencat kapacitive të

kondenzatorëve të membranave në inde janë të afërta me vlerat e rezistencave të omit.

Për këtë arsye rrymat me intensitet të njëjtë kalojnë nëpër të dy degët paralele në

skemën e paraqitur në figurën_27.

Nëse për shembull duhet të ngrohet ndonjë organ i cili është i rrethuar me shtresën e

indit dhjamor (që paraqet një dielektrik në krahasim me indet tjera perrth, gjatë

diatermisë me valë të gjata, vijat e fushës elektrike (vijat e plota në figurë) nga

elektroda në lëkurë, kalojnë përskaj të këtij organi (sepse

dhjami e ka “ekranizuar”) nga se rryma gjithnjë e zgjedhë

rrugën e rezistencës më të vogël. Nga ana tjetër indi dhjamor

posedon rezistencë të madhe kapacitive për shkak të

frekuencës relativisht të ulët të rrymës alternative në

diatermin me valë të gjata.

Mirëpo pa marrë parasysh rezistencën e madhe të omit të

indit dhjamor, rryma me frekuencë të lartë në diatermin me

valë të shkurtra, lehtë kalon nëpër të sepse indi dhjamor për

rrymën me frekunecë të tillë të lartë paraqet rezistencë të

vogël kapacitive ndërsa ai është i “lidhur” në mënyrë paralele me rezistencën e omit,

vijat e ndërprera në figurën_27.

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 55

Meqë në diatermin me valë të shkurta, elektrodat mund të ndahen nga lëkura, fusha e

rrymës në ind është më homogjene (dendësia e vijave të fushës në ind), duke shkuar kah

brendia e tij, ndërrohet më ngadal sesa kur elektrodat janë në sipërfaqen e lëkurës,

prandaj në diatermin me valë të shkurtra edhe me elektroda relativisht të vogla mund të

arrihet ngrohja e njëtrajtshme (homogjene) në një pjesë të

gjerë të organizmit. Kjo është një përparësi me rëndësi e

diatermisë me valë të shkurtëra ndaj asaj me valë të gjata.

6.8 Diatermia mikrovalore

Në këtë diatermi në vend të elektrodave shfrytëzohet një

antenë e vogël dipole, siç shihet në figurën_28, e cila emeton

valë elektromagnetike, për shkak se skajet e kësaj antene janë të lidhura për një

gjenerator përkatës. Antena gjendet në vatrën e reflektorit parabolik. Valët e krijuara

depërtojnë nëpër shtresat sipërfaqsore të indit 6-8 cm në brendi dhe e ngrohin atë në

saje të energjisë së tyre.

6.9 Mekanizmi i termogjenezës në diatermi

Për shpjegimin fizik të diatermisë është me rëndësi të veçantë pyetja e mekanizmit të

gjenezës apo të krijimit të nxehtësisë në organizmin e njeriut nëpër të cilin kalon rryma

me frekuencë të lartë. Ekzistojnë dy faktorë kryesor që shpjegojnë origjinën e krijimit të

nxehtësisë në organizmin e njeriut:

1. Lëkundjet e joneve të lira që e bëjnë rrymën alternative në inde ,të pasur me ujë dhe

tretje jonike. Ky faktor karakterizohet me përçueshmëri specifike të indit dhe

2. Polarizimi i dielektrikut apo formimi dhe rrotullimi i dipoleve elektrike që dirigjohet

me ndërrimet e fushës elektrike. Polarizimi paraqitet në inde që përbëjnë dielektrikët

dhe karakterizohen me dëpërtueshmëri dielktrike.

Në këto raste energjia mekanike e joneve në lëvizje dhe dhe dipolit në gjendje të

rrotullimit, transformohet (për shkak të fërkimit me grimcat fqinje të mjedisit) në

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 56

energji termike e cila është proporcionale me përçueshmërinë specifike të indit dhe

dëpërtueshmërinë dielektrike të tij.

Në diatermin me valë të gjata rolin parësor e aknë zhvendosjet e joneve që janë më

amplituda të mëdha.

Në diatermin me valë të shkurta për shkak të ndërrimeve të shpejta të fushës

vepruese, lëkundjet e joneve janë me amplituda të vogla (për shkak të masës më të

madhe dhe inercionit më të madhë) por rrotullimet e dipolit janë më të shpejta. Për

këtë arsye në këtë rast, që të dy faktorët janë me rëndësi edhe pse prioritet të vogël

ka polarizimi i i dielktrikut.

Në diatermin mikrovalore , ndërrimet e fushës elektrike në inde janë aq të shpejta

saqë si jonet ashtu edhe dipolet, praktikisht qëndrojnë në qetësi. Në këtë rast

rrotullohen vetëm molekulat e ujit kështu që rrotullimi i tyre e kushtëzon gjenzën –

krijimin e nxehtësisë.

6.10 Kaustika e ftohtë

Nëse në aparaturën e diatermisë i kyqim elektrodat të cilat në përques janë të lidhura

për pacientin atëherë mund të arrijmë të zgjedhim dendësinë e rrymës sipas dëshirës, e

më këtë sipas dëshirës mund të nxejmë indet e dëshirueshme. Me rastin e operacioneve

të vogla kirurgjike, nxemja e fortë e indeve mundë të jetë vetëm lokale, prandaj aty ku

dëshirojmë që të arrijmë veprime të tilla duhet të vendosim elektroda të vogla aktive,

ndërsa në një vend tjetër vendosen elektrodat e mëdha indiferente.

Elektrodat e vogla aktive zakonisht kanë formën e gjilpërës dhe shërbejnë për djegjen e

pjesëve të rritura dhe për prerje të vogla të indeve të ndieshme. Në këtë rast vetë

elektroda nuk nxehet shumë prandaj edhe kjo metodë quhet me këtë emër sepse te

aplikimi i kësaj metode nuk vjen deri te gjakderdhja, por gjakderdhja eventuale, me anë

të kësaj metode mund të ndalet.

Elektrodat të cilat janë në kontakt me pacientin, kryesisht aplikohen në rastin e

hipertermisë me frekuencë të lartë, me çrast së pari vjen deri te ngrohja e atyre pjesëve

të trupit të cilat janë në kontakt të drejtpërdrejt me elektrodat. Nxehtësia e krijuar në

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 57

vendet e kontaktit të elektrodave dhe pjesëve të trupit bartet nëpër trup varësisht prej

përcjellshmërise termike të organeve të veçanta. Pra mundësia e ngrohjes është e varur

prej përjellshmërisë së rrymës nëpër organet e veqanta. Për të përfituar rrymat që kanë

veprim të këtillë shpesh herë aplikohen frekuencat prej 1MHz që i përgjigjet gjatësisë

valore prej 300m.

Ngrohja e një trajtshme e pjesëve të veqanta të trupit arrihet me aplikim e diatermisë

së gjatësive të vogla valore. Me valë, gjatësia valore e të cilave nuk e tejkalon vlerën

prej 20m (shpesh herë 3-10m) e për këtë arsye kjo metodë është quajtur diatermi e

gjatësive të vogla valore. Te aplikimi i kësaj metode nuk përdoren elektrodat që ngjiten

për trupin e pacientit.Tensioni me frekuencë të lartë indukton në qelizat e indeve të

ashtuquajturën rrymë direktrike të zhvendosjes, me ndihmën e së cilës nxehet edhe ato

pjesë të organizmit të cilat sillen si izolator (indet dhjamore, indet e kockës, indet

muskulore etj.).

6.11 Aplikimi i elektrodave në trupin e njeriut

Zakonisht gjatë punës profesionale të një fizioterapeuti, shohim se ai përmes

aparaturave të ndryshme aplikon rrymën elektrike dhe elektrodat në trupin e njeriut,

sidomos te personat që kanë mungesë të lëvizjes ose lëvizje të pjesërishme të

gjymtyrëve të trupit. Për të ditur objektivat specifike të aplikimit të elektrodave në

trupin e njeriut, një studjues i kësaj çështje duhe të kuptojë se:

Kuptojë elektrodat që përdoren në diatermi, si vendosen ato në trupin e njeriut si

dhe efektet e tyre.

Të kuptojë mënyrën e aplikimit të elektrodave dhe

Të shpjegojë mënyrën e destruksionit të indit në trupin e njeriut.

Me qëllim të arritjes së efekteve të dobishme terapeutike të elektrodave, në diatermi

vendosen elektrodat në dy mënyra:

në mënyrë transversale dhe

në mënyrë longitudunale.

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 58

Supozojmë se në një pjesë të caktuar të trupit, si p.sh., në këmbën e njeriut, në mënyrë

transversale janë vendosur disa elektroda metalike (mbi gazën hidrofile të zhytur në

tretjen e kripës së kuzhinës). Atëherë meqë përcjellshmëria specifike e ashtit është

shumë e vogël (shikoni tabelen vijuese nr_1), rryma praktikisht nuk do të kalojë nëpër

të, kështu që vijat e rrymës apo rrymat e vogla (të paraqitura me vija të ndërprera në

figurën_4), në këtë përçues vëllimor do të anashkalojnë ashtin. Mirëpo në krahasim me

rrymat e vogla, lëkura, indet dhjamore dhe muskujt, renditen në mënyrë serike kështu

që nxehtësia më e madhe gjenerohet në indet me përcjellshmëri specifike më të vogël

(d.m.th., në lëkurë dhe pjesërisht në indet dhjamore).

Mirëpo, gjatë aplikimit longitudinal të elektrodave ndodhë e kundërta. Nëse p.sh., njëra

elektrode është e vendosur në shputën e këmbës ndërsa tjetra në nivelin e gjurit

atëherë më shumë nxehtësi do të lirohet në enët e gjakut kurse më pak në indet

dhjamore dhe lëkurë. Në këtë rast këto inde janë paralele ndërmjet veti dhe rryma

ndërmjet elektrodave do të rrjedhë nëpër mjedise me përcjellshmëri më madhe.

Diatermia e tillë shkakton paraqitjen e dukurisë së vazodilatimit (zgjerimit të enëve të

gjakut) dhe zvogëlimin e viskozitetit të gjakut (sepse viskoziteti bie me rritjen e

temperaturës) gjë që lëhtëson qarkullimin e gjakut nëpër enët e gjakut. Problemet me

viskozitet i ka studjuar për mrekulli Stoksi me ligjin e tij të njohur për viskozitet të lëngut

i cili varet ekskluzivisht nga dendësia e lëngut, që në rastin konkrt është gjaku i njeriut.

Në përgjithësi, rezistemca e indit varet prej vaskularitetit të tij (furnizimit me lëng),

kështu që indet që janë efematike (të pasura me lëngje) tregojnë përçueshmëri më të

madhe sesa indet normale me më pak lëngje. Ky fakt ndihmon në elektro-dijagostikimin

e edemeve (vendeve të pasura me lëngje).

6.12 Destrukcioni i indit me rrymë elektrike

Në bazë të ligjit të Xhulit për shumën e energjisë elektrike të konvertuar në nxehtësi,

përmes telave të rrymës elektrike me rezistencë R, kemi shprehjet:

𝑄 = 𝐼2𝑅 ∙ 𝑡

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 59

Ndërsa fuqia e rrymës elektrike me këtë rast është baraz me:

𝑃 =𝑄

𝑡=

𝐼2𝑅 ∙ 𝑡

𝑡= 𝐼2𝑅 = 𝑈𝐼

Sepse; 𝑈 = 𝑅𝐼 𝑑𝑕𝑒 𝑓𝑖𝑡𝑜𝑕𝑒𝑡 𝑃 = 𝑈𝐼.

Në anën tjetër rezistencën e çfardo teli i cili përdoret goditur indet e muskujve me

rrymë elektrike, jepet me shprehjen tjetër të Omit për rezistencë të telit;

𝑅 = 𝜌𝑙

𝑆

ku; 𝜌 −është dendësia e rrymës (rezistiviteti) elektrike që qarkullon nëpër tela.

𝑙 −gjatësia e telit, dhe 𝑆 −seksioni tërthor i tij.

Duke qenë se përçueshmëria elektrike 𝜍 është e barabartë me vlerën e ndërsjellë të

dendësisë selektrike 𝜌 atëherë kemi përkufizimin tjetër të ligjit të omit, shumë më të

përshtatshëm për punë me paisje elektriek që shërbejnë në fizioterapi;

𝜍 =1

𝜌 𝑜𝑠𝑒 𝜌 =

1

𝜍

Densiteti i rrymës është; 𝑗 =𝐼

𝑆 atëherë kemi: 𝑗 = 𝜍𝐸

Pra dendësia e rrymës është më e madhe sa më e vogël të jetë sipërfaqja e elektrodave

të vendosura në përques. Në qoftë në një sipërfaqe të vogël të trupit duhet të realizohet

një ngrohje intezive atëherë mbi atë pjesë (vend) vendoset elektroda me dimensione të

vogla. Nëse dëshirojmë që në pjesë të caktuara të trupit të arrihet destrukcioni i indit

(p.sh. lyrthit në lëkurë) atëherë katoda prej platine ose zinku duhet të jetë në formë të

gjilpërës (sepse sa më e hollë është elektroda aq më i madhë është veprimi i rrymës)

ndërsa anodën në madhësi të shuplakës së dorës e mbanë pacienti. Efekti arrihet me

intensitet të rrymës prej 1 deri në 2mA që lëshohet brenda disa sekondave.

Përcjellshmëria specifike 𝝈 e disa materialeve dhe indeve, tabela nr_2.

Materiali 𝝈(𝛀𝟏𝒎𝟏) Indi 𝝈(𝛀𝟏𝒎𝟏)

Bakër 5.8 ∙ 106 Lëngu cerebrospinal 18 ∙ 10−5

Tretja NaCl 2.2 ∙ 10−2 Plazma e gjakut 14 ∙ 10−5

NaCl i ngirë 0,85% 1.2 ∙ 10−4 Indi muskulor 6.0 ∙ 10−5

Uji i detit 5.0 ∙ 10−4 Gjaku 5.5 ∙ 10−5

Uji i destiluar 1.0 ∙ 10−8 Truri 0.4 ∙ 10−5

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 60

Indi dhjamor 0.2 ∙ 10−5

Lëkura e thatë 3.3 ∙ 10−5

Ashti 5.0 ∙ 10−5

6.13 Vetitë elektrike të sistemeve biologjike

Vetitë elektrike të sistemeve biologjike,

karakterizohen me;

a) Kalimi i rrymës elektrike nëpër sistemet

biologjike

b) Nxehja e përçuesit jo homogjen

Përçuesit biologjik kanë strukturë të ndërlikuar prandaj edhe vetitë elektrike të indeve

të veçanta dhe organeve janë të ndryshme. Në përgjithsi mund të konsiderojmë se

sistemi biologjik në pikpamje elektrike është përques jo homogjen. Prandaj mund ta

paraqesim me ndihmën e modelit i cili përbëhet prej disa rezistorëve, figura_29.

Me anë të këtij modeli mund të llogaritim se sa sasi e nxehtësisë i jepet indeve të

veqanta gjatë ecurive që kryhen me rrymë elektrike, në vartësi prej mënyrës së kyçjes së

elektrodave në pjesë të caktuara të trupit. E tërë sasia e nxehtësisë Q, shpërndahet në

rezistorë të veqantë: 𝑄 = 𝑄1 + 𝑄2 + 𝑄3 + ⋯

Gjatë trajtimit (të pacientit) me rrymë elektrike,

elektrodat kyçen në pjesë të trupit n’atë mënyrë që

qarkun elektrik mund ta

trajtojmë si lidhje serike

ose paralele e rezistorëve. Për thjeshtimin e modelit ne

do të marrim rastin e dy rezistorëve, figura_30.

Te lidhja serike e rezistorëve,

sasia e nxehtësisë në rezistorë të

veçantë është e barabartë me punën e rrymës elektrike. Duke

marrë parasysh punën e rrymës elektrike:

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 61

𝐴 = 𝐼2𝑅 ∙ 𝑡

dhe ligjin e Omit; 𝑈 = 𝑅 𝐼

Prej nga fitojmë fuqinë përkatësisht sasin e nxehtësisë në të dy rezistorët veçmas, kemi:

𝐴1 = 𝑄1 = 𝐼2𝑅1 ∙ 𝑡

𝐴2 = 𝑄2 = 𝐼2𝑅2 ∙ 𝑡

Pra raporti i sasive të nxehtësisë 1Q dhe 2Q është:

𝑄1

𝑄2

=𝐼2𝑅1 ∙ 𝑡

𝐼2𝑅2 ∙ 𝑡=

𝑅1

𝑅2

pra, sasia e nxehtësisë është proporcionale me rezistencën.

Ky model i përgjigjet nxehjës së këmbës kur elektrodat vendosen anash. Është e njohur

se rezistenca (R) e eshtrave është shumë më e madhe sesa rezistenca e indit muskulator

dhe dhjamor prandaj në këtë rast ashti do të nxehet më shumë edhe pse elektrodat janë

të vendosura në sipërfaqen e lëkurës, figura_31.

Kyçja e elektrodave në përquesin bilogjik i cili modelohet me anë të lidhjes paralele të

rezistorëve është treguar në figurën_8.

Meqë në këtë rast tensioni në rezistorë është i barabartë atëherë sasit e nxehtësisë

mund t’i shprehim në këtë mënyrë, ndërsa raporti i nxehtësive në rezistojë, jepet me

shprehjen tjetër.

2

1

1

U tQ

R

;

2

2

2

U tQ

R

;

2

1 21

2

2 1

2

U t

Q RR

U tQ R

R

Si shembull i këtij modeli është nxehja e parakrahut duke i vendos elektrodat në pjesen

e parakrahut dhe shuplakës së dorës, figura_31.

Me rastin e lidhjes paralele të rezistorëve, sasia e nxehtësisë është më e madhe nëse

rezistenca është më e vogël. Prandaj në këtë rast më së shumti do të nxehen venat e

gjakut kurse shumë më pak do të nxehet indi muskulor dhe dhjamor.

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 62

9. DISA METODA TË MIRA TË TERAPISË FIZIKALE

Hapi i parë në procesin e trajtimit të ndonjë terapisti të mirë fizik është evaluimi. Prisni

nga terapistët për të bërë pyetje të detajuara për mënyrën se si plagosja ndodhi, por

edhe të bëjë disa punë prej një eksperti detektiv (pasiqë zona e dëmtuar mund të jetë

një rezultat dhe jo pika e fillimit të lëvizjes së dobësuar). Terapistët mund të jenë në

gjendje për të reduktuar dhimbjen shpejt, por kjo do të jetë e përkohshme vetëm nëse

ata do të jenë adresuar tek rrënjët e problemit.

Edhe pse pacientët mund të vijnë të takojnë terapistët për një sërë shkaqesh, dhimbje

të shpinës, dhimbje në gju, dhe këto janë ndër ankesat më të zakonshme. Pas një hetimi

tërësor, terapistët do të fillojnë një plan të trajtimit, të cilat zakonisht do të përfshijnë

modalitetet pasive (akull, ngrohje, terapi lazër dhe stimulim elektrik etj.). Por më

shpesh, terapi manuale - një term që përfshin shumë metodat e restaurimit, funksionin

e indeve si masazh, shtrirjet dhe ushtrimi - është themeli për vlerësimin dhe trajtimin e

një dëmtimi. Vetëm mos të parashikojnë kërcim (ose vrapim, not, apo ngritjen e

gjërave), përsëri në aktivitete të menjëhershme. Koha mesatare për kujdes të

muskulaturës mund të zgjasë prej katër deri gjashtë javë23.

9.1 Terapia manuale

Është metodë shumë e mirë për çdo lëndim. Kjo qasje me duar ndan terapistët fizike

nga praktikuesit e tjerë shëndetësorë. Edhe pse terapia manual mund t'i referohet

shumë gjërave, terapistët zakonisht praktikojnë taktikat e përbashkëta si shtrirjen,

masazhin, dhe ushtrimet përforcuese me duar për të riaktivizuar trupin në lëvizje

duhura mekanike. Terapia manuale është metoda kryesore për të hequr kufizimet e

lëvizjeve duke ndihmuar pacientët të lëvizin më mirë. Gjithashtu këshillohet terapia

23 Physical Therapy in Educational Settings, Working Draft, State of Connecticut Department of

Education – 1999.

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 63

manuale tek problemet në shtyllën kurrizore të çdo plani të trajtimit, dhe jo modalitetet

si akulli dhe stimulimet elektrike.

Masazhi është përdorimi i duarve për të mbrujtur indet e lënduara të trupit për të

ndihmuar në uljen e dhimbjeve, përmirësimin e qarkullimit, dhe ulur tensionin e

muskujve. Ka shumë teknika masazhimi, duke përfshirë efleurazhën, petrisazhën etj.

9.2 Akulli

Është metodë shumë e mire, për lëndimet që përfshijnë inflamacionet dhe ënjtjet. Akulli

mund të jetë një komponent i rëndësishëm i trajtimit të lëndimit. Nga shtrëngimi i

enëve të gjakut pas aplikimit, akulli është një mënyrë efektive për të reduktuar dhe

madje edhe parandaluar inflamacionin menjëherë pas një dëmtimi. Edhe pse është e

vështirë që të gozhduar protokollin më efektiv, duke aplikuar akull në zonat e ndezura

arrihet zvogëlim i enjtjes tek lëndimet e indeve të buta.

9.3 Ngrohja

Më e mira metodë për lëndimet që përfshijnë spazmën e muskujve dhe tendosjet.

Ngrohja me lagështi, ose pakot e nxehta, mund të aplikohen në trup në rast të një

lëndimi. Ngrohja ndihmon për rritjen e qarkullimit të indeve të lënduara, duke relaksuar

muskujt, dhe ofruar lehtësim të dhimbjeve.

Në një klinikë të terapisë fizikale, pakot e nxehta janë mbajtur në një pajisje të quajtur

hodrokollator. Ky është një tank i madh i ujit të nxehtë. Pakot e nxehta janë pako tekstili

të mbushura me rërë, baltë dhe përzierje silikoni.Pakoja e nxehtë thith ujë të nxehtë,

dhe pastaj ajo mbështillet në lecka dhe peshqir përpara se të aplikohet në trup. Pakot e

nxehta mbahen zakonisht në pjesën e dëmtuar trupore per 15 deri 20 minuta.

Duhet pasur kujdes gjatë përdorimit të pakos së nxehtë sepse lëkura mund të pësojë

djegie nëse gjatë aplikimit të të nxehtit nuk mbështillet me tekstil të mjaftueshëm.

Terapistët fizikal mbështjellin pakot me lagështi të nxehtë në disa shtresa të peshqirëve.

Ata pastaj aplikohen direkt mbi zonën e ekspozuar që ka nevojë për trajtim.Ngrohja e

siguruar nga paketat e nxehta ka disa përfitime të rëndësishme. Ajo relakson muskujt e

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 64

shtrënguar duke shkaktuar çlodhjen e indeve. Kjo zvogëlon dhimbjen e shkaktuar nga

tensioni i muskujve ose spazma. Ajo gjithashtu shkakton zgjerimin e enëve të gjakut e

cila e rrit qarkullimin në këtë zonë. Pacientët me presione të muskujve, spazma, ose

artrit shpesh përfitojnë nga trajtimi me paketat me lagështi të nxehtë.

Aplikimi I ngrohjes ka treguar që për të ulur dhimbjen dhe për të rritur lëvizshmërinë pas

disa lëndimeve - kryesisht ato që përfshijnë indet e buta si muskujt, pejzat dhe

ligamentet. Duke i bërë indet më të përpunueshëm, terapisti më mire mund të bëjë

zgjatjes e zonës së lënduar. Ngrohja është vetëm një mjet për të ndihmuar terapistit të

jetë më efektive, ajo nuk duhet të jetë fokusi kryesor i një plani të trajtimit.

9.4 Ultrazëri

Është i mirë për lëndimet e indeve lidhës. Duke përdorur valët e zërit për të gjeneruar

ngrohje të thellë në trup, terapia me ultratinguj mund të ndihmojë lirimin e indeve dhe i

përgadit ato për terapi manuale apo ushtrim. Si punon: terapistët përdorin një shkop

magjik për të aplikuar valët e zërit direkt - dhe në mënyrë të sigurtë –në lëkurë (për fat

të keq nuk është lloj magjie!). Ultratinguj përdoret edhe për të rritur shpejtësinë

ligament-shëruese në homologët tanë të mbuluar me qime (minjtë, etj), megjithëse

shumë studime janë të nevojshme për të treguar nëse e njëjta gjë vlen edhe për ne.

10. TERAPIA FIZIKALE NË BANJËN E KLLOKOTIT

Aplikimi i ujit termomineral për qëllime terapeutike quhet balneoterapi. Ky ujë është me

temperaturë mbi 20oC dhe në vete përmban më shumë se 1 gr substanca të tretura në

një liter ujë. Balneoterapia ka një ndikim shumë kompleks. Sipas vetive të ujit dhe

faktorve tjerë shoqërues mund të jenë:

Hidroteramle - ku efekti kryesorë është temperatura përmes ujit,

Hidrokinetike - ku si veprim kryesorë është energjia mekanike e kombinaur me

energjin termike si dushet e ndryshme, masazha nënujore si dhe hidrogjimnastika.

Hidrokimike - veprimi i supstancave të caktuara kimike, dhe

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 65

Hidroelektrike - shfrytëzimi i rrymës konstante njëkahëshe (galvanike) përmes ujit.

Kur aplikohet vetëm si procedurë e nxehtë është e mjaftueshme 20 min, sepse ajo është

e mjaftueshme për të rritur temperaturën e lëkurës, muskujve dhe kapsulave artikulare

si dhe përmirsimit të qarkullimit të gjakut. Kohëzgjatja e terapisë varet nga forca e

stimulit (ngacmimit), kohëzgjatja e procedurave si dhe nga madhësia e sipërfaqes së

trupit në të cilën vepron ngacmimi .Procedurat hidroterapeutike sipas sipërfaqes në të

cilën uji vepron mund të jenë lokale dhe të përgjithshme.

Lokale kur është e zhytur një pjesë e trupit në ujë, ndërsa të përgjithshme kur i gjith

trupi është i zhytur në ujë. Procedurat lokale mundë të kryhen qdo ditë, ndërsa të

përgjithshme për qdo ditë ose me ndërprerje. Terapia zgjatë 3-5 javë. Terapia mund të

përsëritet pas 3 deri 4 muajve.

10.1 Pishina terapeutike

Në këtë banjë ekziston edhe pishina terapeutike e pajisur me platforma të pjerrta,

shkallë dhe ashensorë për të ndihmuar pacientët në hyrje dhe dalje, si dhe mbajtëse

anësore dhe paralele për të siguruar qëndrimin e pacientëve. Gjatë ushtrimeve mund të

përdoren topa të ndryshëm.

Efekti terapeutik arrihet me kombinimin e vetive fizike të ujit (presionit hidrostatik,

dendsitetit) si dhe ushtrimeve terapeutike. Në mesin e efekteve të përgjithshme të

trajtimit në pishinë kemi: përmirësimin e qarkullimt të gjakut, relaksimin, përmirësimin

e lëvizshmërisë, forcimin e muskujve, sigurimi i ushtrimeve të ecjes me ngarkesë

minimale të nyjeve, si dhe përmirësimi i gjendjës emocionale dhe mendore.

Rekomandohet për pacientët ortopedik, pacientët me dhimbje kronike të shtyllës

kurrizore, artrit kronik reumatoid, pacientët me sëmundje neurologjike etj. Trajtimi zgjat

15-45min nën monitorimin e shenjave vitale. Temp. e ujit ne pishinën terapeutike është

33-36 °C, ndërsa temp. optimale për aktivitetet rekreative (noti) 28-30°C.

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 66

10.2 Masazhet ujore në kadën galvanike

Pacienti plotësisht është i zhytur në ujë, në pozitën shtrirë në shpinë ose barkas. Me

ndihmën e pulsatorit shfrytëzohet presioni i ujit përmes gypit me forcë prej 1 deri 2

atmosfera duke rrespektuar qarkullimin venoz (prej periferis në drejtim të zemrës).

Temperatura e ujit është 32-33°C. Koha e trajtimit zgjatë 20 min.

10.3 Larjet e alternuara

Aplikohen përmes dy enëve. Në njërën enë temp. e ujit është 10-15°C, ndërsa në tjetrën

38-40°C. Pacienti i zhyt ekstremitetet ne ujin e nxehtë dhe i mban rreth 2 min dhe pastaj

i zhyt në enë më ujë të ftohët në të cilën i mban 20 - 30 sec. Këtë përsëritje e bënë 4-5

herë, gjithëher duke filluar me ujë të nxeht dhe përfunduar me ujë të ftohët. Rezultati i

kësaj terapie është përmirësimi i qarkullimit lokal.

10.4 Larjet haufeove

Janë larje lokale të cilat karekterizohen me rritje graduale të temp. Fillohet me temp. të

ujit nga 30°C dhe plotsojm enën gradualisht me ujë të nxehtë gjatë 20 min deri sa të

arrihet temp. e ujit prej 40-42°C. Temp gradualisht rritet kështu që nuk vjen deri të

lëndimi i enëve të gjakut. Këto larje nuk shkaktojnë vazokonstrikcion as reakcion

paradoksal vetëm gradualisht vie deri të zgjërimi i enëve të gjakut ku arrihet një

hiperemi lokale. Terapia aplikohet qdo ditë 10-20 seanca. Indikacionet: morbus raynand,

arterioskleroza e enëve të gjakut si dhe dëmtimi i enëve të gjakut te diabeti i avancuar.

10.5 Elektroterapia në Banjën e Kllokotit

Galvanizmi dhe elktroforeza - rritë rrjedhjen e gjakut në inde, zvogëlon dhembjen,

përmirëson qarkullimin etj.

Rryma diadinamike - është rrymë me frekuencë të ulët, përmirëson qarkullimin dhe

arrinë një efekt të fortë analgjetik.

Rryma interferente - largojnë spazmen e muskujve, largojnë dhembjen, mundësojë

përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 67

Tensi – një metodë që aplikohet tek të gjitha llojet e dhembjeve ku është i nevojshëm

veprimi i shpejtë dhe i fortë.

Ultrazëri - valët e ultrazërit depërtojnë 3-5cm në thellësi të indeve dhe kanë efekt

analgjetik termik dhe mekanik.

Magnetoterapia - posaqërisht është e nevojshme te të gjitha sëmundjet reumatike,

sepse zvogëlon edemen dhe ndezjen e nyjeve, zvogëlon dhembjen, përshpejton

formimin e kallusit, bënë regjenerimin dhe ripërtrirjen e indeve dhe kërcit, stimulon

sekretimin e hormoneve, zvogëlon spazmën e muskujve, rrit kalciumin e eshtrave te

osteoporoza dhe pas frakturave, rritë imunitetin lokal dhe të përgjithshëm.

Rezultatet më të mira i jep te të sëmurit me osteoporozë, gonartrozë, koksartrozë,

spondilozat, te lëndimet dhe thyerjet e eshtrave, te endoprotezat e kërdhokullave dhe

gjunjëve, skleroza multiplex etj.

Laseroterapia -zvogëlon dhembjet, gjendjet inflamatore, edemat, përshpejton

regjenerimin e indeve, ka efekt pozitiv në regjenerimin e eshtrave, nervave periferike,

indin muskulorë dhe atë lëkurorë. Veçanarisht në mënyrë efektive vepron të lëndimet

sportive, plagët të cilat vështirë mbyllen, sëmundjet reumatike, mund të shfrytëzohet

edhe si akupunktur me laser.

10.6 Masazha manuale (me dorë)

Është procedurë themelore shëruese, e ruajtjes së shëndetit si dhe program

bashkëkohor i relaksimit. Ajo është aplikim i lëvizjeve special të duarve në lëkurë,

shtresen nën-lëkurore si dhe indet e thella. Masazha është veprim i duarve të

fizioterapeutit ose personit i cili e kryen masazhën me qëllim të përmirësimit të gjendjes

ekzistuese të personit i cili i nënshtrohet kësaj procedure. Masazha manuele klasike

(segmentale ose e përgjithshme) përmirëson qarkullimin venoz dhe limfatik, rrit

ushqyeshmërinë e lëkurës dhe indit nën-lëkuror, relakson muskujt, zvogëlon dhembjet

dhe qetëson trupin.

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 68

Drenazha limfatike manuale - është teknika më efektive e masazhës manuele për

eliminimin e edemave me prejardhje të ndryshme. Me kombinimin e vajrave dhe

teknikave të ndryshme të masazhës arrijmë një relaksim psiqik dhe fizik.

10.7 Masazha me baltë medicinale të Kllokotit

Balta e Banjes së Kllokotit është studjuar në mënyr shkencore dhe është vertetuar se i

plotson të gjitha kriteret e nevojshme për përdorim mjekësor. Balta e Banjës së Kllokotit

paraqet një përzirje të ujit termomineral si dhe substancave organike dhe inorganike të

baltës shëruese të Kllokotit të quajtur me emrin pelloida e Kllokotit. Pelloida zakonisht

aplikohet në mënyrë lokale në formë të kompresave ose drejtpërdrejtë në vendin e

duhur duke mbështjellur pjesët e trupit.

Aplikohet e nxehtë ose me temperaturë indiferente. Në varësi nga sëmundja dhe

indikacionet e individit pelloida së pari ngrohet, e pastaj pjesët e sëmura të trupit

mbështjellen me të dhe ashtu të mbështjellura qëndrojnë prej 15 deri në 20 minuta dhe

në fund pelloida largohet me ujë termomineral. Pelloida ka efekte mekanike, termike

dhe kimike. Përshpejton qarkullimin e gjakut, rrit proceset metabolike, ndihmon në

proceset kronike inflamatore etj.

10.8 Parafinoterapia

Kjo është metodë e thjeshtë e termoterapisë me të cilën arrihen rezultate të mira

terapeutike. Zakonisht shfrytëzohet për procedura terapeutike të nyjeve por edhe për

pjesë të tjera të trupit si për fëtyr, shpinë etj.

Aplikohet me ndihmen e gazave të zhytura në parafinë me temperaturë prej 55-60°C.

Terapia zgjatë 15-20 min. Pas terapisë lëkura është hiperemike, e nxehtë dhe elastike, e

përgatitur për procedura tjera terapeutike24.

24 http://www.nenanaile.com/index.php#&panel1-1

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 69

PËRFUNDIM Terapia fizikale është një ndër profesionet e pakta të kujdesit shëndetësor për pacientë,

që pak a shumë gërshetohet përmes metodave të veta edhe me mjekësinë alternative,

por që trungu i veprimeve të saj bazohet në mjekësinë e përgjithshme. Kjo disciplinë

mjekësore, njëkohësisht bashkpunon ngushtë edhe me edukatën fizike dhe

shëndetësore, me qëllim të vetëm arritjen e rezultateve më të mira në kujdesin

shëndetësor për pacientë.

Terapia fizikale është bërë një profesion tashmë i integruar në rrejtin e shërbimeve

shëndetësore të vendit, i cili edhe përkundër vështirësive si në aspektin professional

ashtu edhe atë material dhe hapsinor, po e gjen vendin e vetë në këtë mes. Fizioterapia

është bërë tashmë pjesë e pandarë e sistemit shëndetësor të vendit tonë, sidomos kur

kemi parasysh, se Kosova posedon përveç kujdesit spitalor për kategori të personave me

probleme të lëvizjes edhe qendra të njohura për rehabilitime të tilla, siç janë Banja e

Pejës dhe Banja e Kllokotit.

Materialet që kemi përdorë në këtë punim janë kryesisht literaturë (e cila për fat të keç

nuk është e mjaftueshme në gjuhën shqipe) dhe studimet nga interneti. Metodat që

kemi aplikuar janë kryesisht zbatime të ligjeve të fizikës, sidomos ligjet e qarkullimit të

rrymave dhe ligjet e termodinamikës, pa lënë anash edhe veprimet e ndryshme

mekanike që shërbejnë për rehabilitim të personave për nevoja terapeutike.

Sot terapeutët fizikal, vazhdojnë të jenë në ballë të trajtimeve shëndetësore dhe të

parandalimit të problemeve të shumta që kanë sto njerëzit me lëvizjet e gjymtyrëve të

tyre. Kjo displinë e kujdesit shëndetësor po bëhet gjithnjë e më e avancuar duke ju

falënderuar të arriturave shkencore dhe metodike, sidomos në fushën e fizikës dhe

elektronikës.

[FIZIOTERAPI] PUNIM DIPLOME

Punim Shkencor - Prizren_2015 | 70

BIBLIOGRAFIA

1. Introduction to Physical Therapy, Penn Foster Career School, shih; (www.pennfoster.edu/)

2. Manual Therapy Approach - Michael J Koury and Elizabeth Scarpelli

3. Introduction to Physical Therapy, fourth edition, Michael Pagliarulo, Ithaca College, New

York, October 2010.

4. http://www.about.com/health/

5. Methods of Physiotherapy, New Developments in Biomedical Engineering, Biolectronic

Section, Mexico City, Mexico.

6. http://www.uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014

7. Human Body Dynamics, Classical Mechanics and Human Movement, Prof. Aydın Tözeren,

8. Department of Biomedical Engineering, The Catholic University of America Washington, DC.

9. http://www.harding.edu/assets/pt/pdf/physical_therapy_brochure.pdf

10. http://en.wikipedia.org/wiki/List_of_movements_of_the_human_body

11. Adrian, M.J., and Cooper, J.M. 1995. Biomechanics of Human Movement. New York:

Benchmark Press.

12. Shih-(www.yourdailymedia.com/post/breakthrough-bionics-allow-paralyzed-man-to-move-

hand/ Jesse Fernandez).

13. Today’s Physical Therapist - A Comprehensive Review of Health Care Profession, Prepared

by the American Physical Therapy Association January 2011

14. Description of Physical Therapy - World Confederation for Physical Therapy 2007

15. Physical Therapy in Educational Settings, Working Draft, State of Connecticut Department

of Education – 1999.

16. http://www.nenanaile.com/index.php#&panel

17. http://www.jblearning.com/samples/.pdf

18. http://www.harding.edu/assets/pt/pdf/physical_therapy_brochure.pdf

19. Duane Knudson, Fundamentals of Biomechanics, Second Edition, Department of

Kinesiology, California State University, USA.

20. Ankle Exercises, Instruction by: Richard Sandor, M.D., Camino Medical Group,

Orthopedics.