58
Programi për Zhvillimin dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme, mbështetur në Standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme STUDIMI PËR VLERËSIMIN E PËRPARIMIT

STUDIMI PËR VLERËSIMIN E PËRPARIMIT - UNICEF

Embed Size (px)

Citation preview

Programi për Zhvillimin dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme, mbështetur në Standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme

STUDIMI PËR VLERËSIMIN E PËRPARIMIT

1

Programi për Zhvillimin dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme, mbështetur në Standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme

STUDIMI PËR VLERËSIMIN E PËRPARIMIT

Shtator 2013

FALËNDERIM

Autorja falënderon institucionet dhe personat që u përfshinë në mënyrë aktive dhe dhanë ndihmesë për t’u kryer ky hulumtim.

Falënderim të veçantë u shpreh punonjësve në terren që morën pjesë në kryerjen e punëve në terren dhe kontribuan për cilësinë e këtij hulumtimi.

Autorja u shpreh falënderim për këshillat profesionale dhe për orientimet lidhur me realizimin e këtij hulumtimi sidomos Nora Shabanit, specialiste arsimi e Kancelarisë së UNICEF-it në Shkup dhe dr. Nadica Janevës, eksperte e Zhvillimit në fëmijërinë e hershme.

Autore:dr. Beti Lameva Përktheu shqip – Prof. dr Vehbi Kadriu

Përpunimin e të dhënave:dr. Beti Lameva

Përpunimin grafik:Кома

CIP - Каталогизација во публикацијаНационална и универзитетска библиотека «Св. Климент Охридски», Скопје

373.2.016:005.585(047.31)

LAMEVA, Beti Studimi për vlerësimin e përparimit : programi për zhvillimin dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme, mbështetur në Standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme / [autore Beti Lameva]. - Скопје : Канцеларија на УНИЦЕФ, 2014. - 56 стр. : табели,граф. прикази ; 21 см

Фусноти кон текстот. - Библиографија: стр. 53-54

ISBN 978-9989-116-66-7

а) Програма за рано учење и развој - Евалуација - Извештаи

COBISS.MK-ID 97520650

PËRMBAJTJA

PËRMBLEDHJE ...................................................................................................................................... 5Shqyrtime themelore të hulumtimit .................................................................................................... 6

1. HYRJE (Njoftime themelore rreth programit) .................................................................................. 9

2. METODOLOGJIA .............................................................................................................................. 122.1. Qëllimet e hulumtimit .............................................................................................................. 122.2. Korniza konceptore .................................................................................................................. 122.3. Mostra ...................................................................................................................................... 162.4. Mbledhja, përpunimi dhe analiza e të dhënave .................................................................... 17

3. ARRITJET E FËMIJËVE ..................................................................................................................... 193.1. Arritjet e fëmijëve sipas grupit që i përkasin ......................................................................... 193.2. Arritjet e fëmijëve sipas fushave zhvillimore ........................................................................ 26

Gjuha, komunikimi dhe zhvillimi i shkrim-leximit ................................................................ 27Zhvillimi socio-emocional....................................................................................................... 29Zhvillimi kognitiv dhe përfitimi i njohurive të reja ............................................................... 31

4. FËMIJËT, FAMILJA E TYRE DHE KOPSHTI/QENDRA PËR ZHVILLIM NË FËMIJËRINË E HERSHME .................................................................................... 33

4.1. Karakteristikat e mjedisit të banimit ....................................................................................... 334.2. Fëmija dhe prindi ..................................................................................................................... 354.3. Fëmija dhe kopshti/qendra për zhvillim në fëmijërinë e hershme ...................................... 36

5. ORGANIZIMI DHE ZHVILLIMI I PUNËS NË KOPSHTET DHE QENDRAT PËR ZHVILLIM NË FËMIJËRINË E HERSHME .................................................................. 38

5.1. Kushtet nëpër kopshte ............................................................................................................. 385.2. Kuadri edukues ........................................................................................................................ 395.3. Pranimi, realizimi dhe nevojat e përkrahjes së mëtejshme

në zbatimin e Programit .......................................................................................................... 41Pranimi i Programit dhe shqetësimi i edukatorëve të grupit të projektit ........................... 42Shkalla e zbatimit të Programit ............................................................................................. 44Nevoja e përkrahjes për realizimin e Programit.................................................................... 46

6. SHQYRTIME PËRMBYLLËSE DHE REKOMANDIME ..................................................................... 496.1. Shqyrtime përmbyllëse ........................................................................................................... 496.2. Rekomandime .......................................................................................................................... 51

LITERATURA E SHFRYTËZUAR .......................................................................................................... 53

5

PËRMBLEDHJE

Ky hulumtim synon marrjen e informacioneve sa i përket përparimit dhe efekteve nga realizimi i ciklit të parë të Programit të UNICEF-it për Zhvillimin dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme të mbështetur në Standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme te fëmijët e moshës parashkollore1, më tej në tekst vetëm Programi, në kopshtet – pilot dhe në qendrat e zhvillimit në fëmijërinë e hershme.

Konkretisht ky hulumtim ka për qëllim:

• marrjen e informacioneve për dallimet në arritjet dalëse të të nxënit dhe arritjet zhvillimore të fëmijëve të moshës nga 4 deri 6 vjeç të kopshteve – pilot dhe të qendrave për zhvillim në fëmijërinë e hershme të përfshirë në fazën e parë (viti 2009) të Programit dhe të krahasuar me fëmijët e moshës së njëjtë që nuk e kanë ndjekur këtë Program (fëmijë kopshtesh të kontrollit dhe fëmijë që nuk kanë frekuentuar as qendrën e zhvillimit në fëmijërinë e hershme e as kopshtin);

• marrjen e informacioneve për dallimet në arritjet dalëse të të nxënit dhe arritjet zhvillimore të fëmijëve të moshës nga 4 deri 6 vjeç të qendrave për zhvillim në fëmijërinë e hershme që janë pjesë e Programit dhe fëmijët e moshës e të mjedisit të njëjtë që nuk e kanë frekuentuar as qendrën e zhvillimit në fëmijërinë e hershme e as kopshtin;

• sigurimi i informacioneve për shkallën e zbatimit, të shqetësimit dhe për shkallën e përkrahjes së edukatorëve që i zbatojnë ose e kanë në plan t’i zbatojnë parimet dhe teknikat e Programit;

• dhënia e orientimeve për veprimtaritë e mëtejshme rreth realizimit të Programit.

Në këtë hulumtim u përfshinë dy mostra krahasimi të grupeve, edhe atë: • grupi i projektit – mostër nga të gjitha kopshtet dhe qendrat e zhvillimit në fëmijërinë e

hershme që ishin të përfshira në fazën e parë të realizimit të Programit (gjithsej 12 qendra zhvillimi në fëmijërinë e hershme dhe 5 kopshte – 3 vetëm në gjuhën maqedonase dhe 2 në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe);

• grupi i kontrollit – mostër nga kopshtet e kontrollit (6 kopshte - 3 vetëm në gjuhën maqedonase dhe 2 në gjuhën maqedonase e në gjuhën shqipe dhe 1 si plotësim i njërit nga dy kopshtet në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe, për shkak të numrit të vogël të fëmijëve nën përkujdesje në gjuhën shqipe) dhe nga familjet e fëmijëve që nuk shkojnë në kopshte e as në qendra për zhvillimin në fëmijërinë e hershme.

Nga kopshtet u zgjodhën me zgjedhje të rastësishme nga 50 fëmijë me moshë 4 deri 6 vjeç në secilën gjuhë në të cilën zhvillohet mësimi në atë kopsht. Në këtë mënyrë u zgjodhën 350 fëmijë nga kopshtet e projektit dhe të kontrollit, nga të cilët 250 fëmijë në gjuhën maqedonase dhe 100 fëmijë në gjuhën shqipe.

Sa i përket numrit të fëmijëve nën përkujdesje, qendrat e zhvillimit në fëmijërinë e hershme u ndanë në të vogla dhe në të mëdha. Nga qendrat e vogla me zgjedhje u caktuan nga 5 fëmijë, kurse prej të mëdhave nga 10 fëmijë. Në mostrën e qendrave u përfshinë gjithsej 110 fëmijë. Si pandan të fëmijëve të zgjedhur që shkojnë në qendrat e atyre mjediseve, me zgjedhje të rastësishme u caktuan edhe po aq fëmijë që nuk kanë shkuar as në qendër e as në kopsht.

1 Sipas Ligjit të ri për mbrojtjen e fëmijës, programi për edukimin dhe arsimimin parashkollor quhet Programi për zhvillimin dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme

6

Në këtë mostër hynë gjithsej 460 fëmijë të kopshteve e të qendrave të përfshira në Program dhe po aq të tjerë që nuk e ndjekin këtë Program.

Në mostrën e prindërve merrnin pjesë nga një prind për secilin nga fëmijët e zgjedhur në atë mostër.

Mostra e drejtorëve përbëhej nga drejtorët e kopshteve të përfshira në mostrën përkatëse.

Mostrën e edukatorëve e përfaqësonin të gjithë edukatorët që realizuan Programin me fëmijët e moshës 4 deri 6 vjeç të kopshteve e të qendrave për zhvillimin në fëmijërinë e hershme të përfshira në atë mostër.

Gjatë këtij hulumtimi u shfrytëzuan këto instrumente kërkimore:

• Pyetësori për edukatorët;

• Pyetësori për drejtorët dhe shërbimin profesional;

• Pyetësori për prindërit;

• Instrumenti për vlerësimin e shkallës së arritjeve në të nxënit dhe të arritjeve zhvillimore të fëmijëve – IVA;

• Instrumenti për vëzhgimin e veprimtarisë së fëmijës.

Shqyrtime themelore të hulumtimitKy program ka efekt pozitiv në të mësuarit e fëmijëve nëpër kopshte dhe qendra të zhvillimit në fëmijërinë e hershme.

• Përqindja mesatare e zgjidhjes së instrumenteve që vlerësojnë arritjet zhvillimore (IVA) në grupin e projektit të fëmijëve është 81,55%, pa dallime të rëndësishme sa i përket gjuhës në të cilën është mbajtur mësimi. Grupi i kontrollit i fëmijëve ka një përqindje më të ulët të zgjidhjes së IVA-së (73,56%).

• Dallimet lidhur me arritjet te fëmijët e përfshirë nëpër kopshte e qendra zhvillimi në fëmijërinë e hershme që marrin pjesë në Program janë në korrelacion të drejtpërdrejtë edhe me kohëzgjatjen e zbatimit të këtij Programi te fëmijët. Fëmijët që kanë ndjekur këtë Program tre a më shumë vjet kanë treguar rezultate më të mira pothuaj 9 pikë të përqindjes2, në krahasim me ata që e kanë ndjekur vetëm një vit. Midis këtyre nëngrupeve të fëmijëve ka një dallim në arritje të rëndësishëm në shkallën 0,01.

• Një dallim i vogël në përqindjen mesatare të zgjidhjes së IVA-së shfaqet ndërmjet fëmijëve të kopshteve të kontrollit (78,83%) dhe atyre të projektit (79,76%). Por dallime vihen re sa i përket përqindjes mesatare të zgjidhjes së IVA-së sipas gjuhës në të cilën është mbajtur mësimi. Fëmijët që kanë mësuar në gjuhën maqedonase në kopshtet e kontrollit kanë përqindje mesatare të zgjidhjes së IVA-së 80,33% në krahasim me ata që kanë mësuar në gjuhën shqipe, që e kanë 74,85%. Te kopshtet e projektit ky dallim nuk është i ndjeshëm.

• Dallimet në përqindjen mesatare të zgjidhjes së IVA-së midis fëmijëve që kanë qenë nëpër qendra zhvillimi në fëmijërinë e hershme dhe fëmijëve që nuk kanë ndjekur mësim në asnjë institucion parashkollor janë dukshëm më të mëdha, të krahasuara me dallimet ndërmjet kopshteve të kontrollit dhe të projektit. Fëmijët që kanë ndjekur mësim nëpër qendra zhvillimi në fëmijërinë e hershme kanë treguar një përqindje mesatare të lartë të zgjidhjes së IVA-së prej 86,87%, për shkak se që nga fillimi mësojnë sipas parimeve inovative dhe janë të fokusuar në rezultatet zhvillimore dalëse te fëmijët, duke zbatuar qasjen individuale që bazohet në interesat dhe nevojat e fëmijëve dhe familjeve të tyre. Kjo përqindje mesatare e zgjidhjes së

2 Pikë e përqindjes është dallimi midis dy rezultatesh të shprehura me përqindje. Në këtë raport, për t’u ndjekur më lehtë në tekst, dallimet janë shprehur me vlerën numerike dhe shenjën %. Ç’është e vërteta këto vlera janë pikë të përqindjes dhe më shpesh paraqiten kur krahasohen rezultatet midis grupesh të ndryshme të anketuarish.

7

IVA-së është më e lartë edhe sesa te fëmijët në kopshtet e projektit (79,76%) dhe dukshëm më e lartë sesa te fëmijët që nuk kanë ndjekur kurrfarë programi për të mësuarit dhe zhvillimin në fëmijërinë e hershme (57,18).

• Analizat e përqindjes mesatare të zgjidhjes së IVA-së sipas fushave zhvillimore të caktuara tregojnë dallime në arritjet e të nxënit dhe në arritjet zhvillimore ndërmjet fëmijëve të grupit të projektit dhe të grupit të kontrollit, por marrë në përgjithësi arritjet në fushë të Gjuhës dhe zhvillimit të shkrim-leximit janë më të dobëta – 79,1% në grupin e projektit dhe 71,9% në grupin e kontrollit. Është për t’u theksuar se arritjet e fëmijëve nëpër qendra zhvillimi në fëmijërinë e hershme janë më të larta në krahasim me kopshtet e projektit në të tri fushat zhvillimore. Rezultate më të ulëta kanë treguar fëmijët që nuk ndjekin kurrfarë forme të programit për zhvillimin dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme.

Tabela 1: Krahasimi i arritjeve në të nxënit dhe arritjeve zhvillimore te fëmijët e grupit të projektit dhe grupit të kontrollit sipas fushave zhvillimore të caktuara

Fusha zhvillimore

Grupi i projektitPërqindja mesatare e zgjidhjes

Grupi i kontrollitPërqindja mesatare e zgjidhjes

Gjithsej Kopshte QZhFH Gjithsej KopshteFëmijët që nuk ndjekin programin

Gjuhë dhe zhvillim i shkrim-leximit

79,1% 77% 85,34% 71,9% 76,4% 57,97%

Zhvillim socio-emocional

87,56% 86,11% 91,88% 79,26% 84,20% 63,89%

Zhvillim kognitiv 80,10% 78,32% 85,40% 71,80% 77,61% 53,74%

• Shpërndarja e shkallës arsimore të prindërve të fëmijëve të anketuar tregon se 31,84% e prindërve të fëmijëve që shkojnë nëpër kopshte janë me arsim të lartë, për dallim nga 9,3% e prindërve fëmijët e të cilëve nuk ndjekin kurrfarë programi për të mësuarit dhe zhvillimin në fëmijërinë e hershme. Madje vetëm 49,71% e prindërve të fëmijëve që nuk ndjekin kurrfarë programi për të mësuarit dhe zhvillimin në fëmijërinë e hershme e kanë kryer shkollimin fillor ose ende jo, përkundrejt 2,98% të prindërve me shkallë të tillë arsimi, fëmijët e të cilëve shkojnë nëpër kopshte.

• Më se 90% e edukatorëve të anketuar i kanë të njohura SZhMFH. Duhet vënë në pah se edhe më se 90% e edukatorëve në kopshtet e kontrollit kanë deklaruar se i praktikojnë SZhMFH në punën e tyre. Me qëllim të vlerësimit real të zbatimit të SZhMFH u bë dhe analizë plotësuese që kishte të bënte me pranimin, realizimin dhe përkrahjen nga ana e edukatorëve për zbatimin e parimeve dhe teknikave të Programit. Vetëm 43% e edukatorëve e kishin kapërcyer fazën e pasojave, përkatësisht të shqetësimit për efektet te fëmijët dhe arritjet e tyre, që do të thotë se edhe më tej pjesa më e madhe e tyre i kushtojnë vëmendje realizimit të programit, por jo edhe se si do të shprehet kjo gjë në arritjet e fëmijëve.

• Pas katër vjet zbatimi të Programit më shumë se gjysma e edukatorëve (52%) e vlerësojnë vetveten se janë në shkallën e përmirësimit. Ata janë të orientuar kryesisht nga krijimi i variacioneve të zbatimit me qëllim të rritjes së të arriturave, përkatësisht që ky Program të ketë efekte maksimale te fëmijët.

• Vetëm 8% e edukatorëve kanë deklaruar se edhe më tej lexojnë literaturë dhe grumbullojnë informacione lidhur me Programin, kurse të përgatitur për ta zbatuar, pra që e kanë të planifikuar e të përgatitur për ta zbatuara, janë 4% e edukatorëve.

8

• Numri më i madh i edukatorëve të qendrave për zhvillim në fëmijërinë e hershme (madje 64%) veten e vlerësojnë se janë në shkallën më të lartë të zbatimit – në shkallën e integrimit dhe modifikimit, kurse nga ata të kopshteve të projektit vetëm 23%.

• Pothuaj të gjithë edukatorët (edhe të grupit të projektit edhe të grupit të kontrollit) u shprehën se kanë nevojë për përkrahje të mëtejshme sa i përket zbatimit të Programit.

Rezultatet e shënuara nga fëmijët e përfshirë me këtë matje, së bashku me të dhënat e gjithëmbarshme që u përfituan nga pyetësorët, na çojnë në katër drejtime kryesore të veprimit:

• Rritja e qasjes në programet e nxitjes së të mësuarit dhe zhvillimit në fëmijërinë e hershme me qëllim që të zvogëlohen dallimet në arritjet zhvillimore dhe në përgatitjen për shkollë ndërmjet fëmijëve që shkojnë dhe atyre që nuk shkojnë nëpër institucione parashkollore.

» Në këtë mënyrë pritet të zvogëlohen dallimet në arritjet zhvillimore te fëmijët dhe të cilat nevojiten për përgatitjen e tyre të tërësishme për të hyrë në sistemin e arsimit formal.

• Ngritja e cilësisë në arsimimin parashkollor dhe promovimi i konceptit për zhvillimin dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme të mbështetur në Standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme në të gjitha institucionet parashkollore, si dhe forcimi i kapacitetit të institucioneve që, në përputhje me ligjin, kanë përgjegjësi për të siguruar përkrahjen.

» Programet e të mësuarit dhe zhvillimit në fëmijërinë e hershme që mbështeten në standardet dhe sistemin e përcaktuar për ndjekjen e cilësisë karakterizohen si më të efektshme në promovimin e arritjeve zhvillimore te fëmijët e moshës parashkollore. Kopshtet dhe qendrat e pilotimit punojnë sipas Programit-pilot për zhvillimin dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme i cili mbështetet në Standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme.

• Përkrahja e zhvillimit profesional të pandërprerë dhe e edukimit të vazhdueshëm të gjithë personelit edukues-përkujdesës në institucionet parashkollore me anë të zbatimit të moduleve të standardizuara të zhvillimit profesional që fokusohen në rezultatet zhvillimore të daljes dhe të përgatitjes për në shkollë. Kopshtet dhe qendrat e projektit për zhvillim në fëmijërinë e hershme u trajnuan sipas moduleve të përsosje profesionale3, të cilat bazohen në qasjet më bashkëkohore ndaj punës me fëmijë të vegjël.

• Nevoja e forcimit të kapaciteteve institucionale për përpilimin e programeve parashkollore me qëllim të përshtatjes ndaj koncepteve të reja e të pranuara ndërkombëtarisht për hartimin e programeve, kurse jo të përpilohen programe rigide dhe preskriptive që nuk marrin për bazë nevojat dhe interesat e fëmijëve.

3 Trajnimi u zhvillua sipas këtyre gjashtë moduleve: Bazat teorike të zhvillimit të fëmijës. Standardet e të mësuarit dhe zhvillimit në fëmijërinë e hershme. Strategjitë e të nxënit dhe të mësuarit të fëmijëve të moshës parashkollore. Krijimi i mjedisit stimulues për të nxënit në fëmijërinë e hershme. Vlerësimi dhe dokumentimi i arritjeve zhvillimore të fëmijëve. Krijimi i partneritetit me prindërit.

Këto module trajnimi u përpiluan nga fakultetet pedagogjike në bashkëpunim me Kolegjin e Mësimdhënësve, Universiteti i Kolumbisë (Teachers College, Columbia University)

9

1. HYRJE – Njoftime themelore për programin

Në këtë Raport janë paraqitur të dhënat e hulumtimit të gjendjes në mbarim të ciklit të parë të realizimit të Programit të UNICEF-it për zhvillimin në fëmijërinë e hershme që mbështetet në Standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme, të cilat fokusohen në rezultatet dalëse në të nxënit dhe në rezultatet zhvillimore te fëmijët e moshës 0 deri 6 vjeç.

Në Maqedoni ka gjithsej 56 institucione publike edukimi, përkujdesjeje dhe arsimimi të fëmijëve të moshës parashkollore që ndodhen në territorin e 44 komunave4, nga gjithsej 80 komunat ekzistuese. Si plotësim, ka edhe 18 qendra të zhvillimit në fëmijërinë e hershme5 që gjenden në territorin e komunave: Manastir, Radovish, Shtip, Tetovë dhe Çair - Shkup. Qendrat e zhvillimit në fëmijërinë e hershme realizojnë Programin e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme për fëmijët e moshës parashkollore nga tre deri në gjashtë vjeç, përkatësisht deri sa fillojnë të shkojnë në shkollë. Për nga kohëzgjatja ata realizojnë programe të shkurtuara nga tri orë në ditë me kohë pune fleksibile sipas nevojave të prindërve e të bashkësisë. Programi i punës së tyre mbështetet në Standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme.

Janë decentralizuar pothuaj 90% e mjeteve për financimin e kopshteve dhe kështu rritet përgjegjësia e vetëqeverisjes vendore për zgjerimin e kapaciteteve dhe për rritjen e qasjes për një numër më të madh fëmijësh në format e ndryshme të programeve për zhvillim në fëmijërinë e hershme. Sipas ligjit mjetet për themelimin dhe punën e qendrave të zhvillimit në fëmijërinë e hershme i siguron vetë themeluesi.

Te “Plani zhvillimor nacional 2008-2013 i Republikës së Maqedonisë”, në suaza të arsimimit më të mirë për të gjithë, është përfshirë edhe zhvillimi në fëmijërinë e hershme i orientuar te fëmijët e moshës parashkollore. Për t’u bërë ndjekja e zhvillimit të fëmijëve të moshës parashkollore u miratuan Standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme për këtë grupmoshë.

Për disa vite me radhë UNICEF-i u jepte përkrahje partnerëve të vet në qeveri dhe sektorit joqeveritar lidhur me reformat në sektorin e arsimimit parashkollor dhe ndryshoi klima e përgjithshme politike drejt promovimit të qasjes holistike në përparimin e zhvillimit në fëmijërinë e hershme.

Duke filluar nga viti 2009, fokusi i veprimtarive u përqendrua në përcaktimin dhe përpunimin përfundimtar të politikës për zhvillimin në fëmijërinë e hershme, të cilët kanë për qëllim rritjen dhe reformimin e kapaciteteve ekzistuese në kopshte dhe të promovojnë alternativa të kopshteve në mjedise rurale e të margjinalizuara, siç janë qendrat e zhvillimit në fëmijërinë e hershme. Orientimi tjetër i veprimtarisë lidhet me përkrahjen e qasjes holistike në përparimin e zhvillimit dhe të nxënit në fëmijërinë e hershme te fëmijët e vegjël, të mbështetur në zbatimin e SZhMFH.

Në periudhën prej vitit 2008 deri më 2012 u bë një hap i madh para në promovimin sistemor të zhvillimit në fëmijërinë e hershme nëpërmjet këtyre nismave:

• Përgatitja dhe promovimi i SZhMFH për fëmijët e moshës 0 deri 6 vjeç që bazohen në konceptimin shkencor të zhvillimit në fëmijërinë e hershme, por edhe në kontekstin vendor të asaj që mund ta mësojnë fëmijët dhe që duhet ta dinë në moshën përkatëse. Këto standarde paraqesin referencën që shfrytëzohet për promovimin e edukimit, e përkujdesjes adekuate dhe për stimulimin e hershëm të zhvillimit të fëmijës në mënyrë holistike, duke fituar shkathtësi për të gjitha ato që mund t’i bëjnë fëmijët dhe që duhet ta dinë në moshën prej 0 deri 6 vjeç, në një mjedis stimulues që ofron një numër të madh mundësish për të nxënit në fëmijërinë e hershme.

4 http://www.mtsp.gov.mk/default.asp?ItemID=9C5DA314698653419561D3E92FD442625 Në kohën kur hartohej ky raport ishin në rrjedhë e sipër ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e fëmijës me qëllim

të futjes së qendrave të zhvillimit në fëmijërinë e hershme si forma të përfshira me arsimimin parashkollor

10

• Forcimi i kapaciteteve të komunave dhe bashkësive vendore. Gjatë fazës së parë në vitin 2009 u bë përzgjedhja e 5 komunave të para (Tetovë, Çair, Radovish, Shtip dhe Manastir) ku u pilotua zbatimi i SZhMFH për fëmijët duke testuar disa ndërhyrje në drejtim të rritjes së përfshirjes dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve që sigurojnë përkujdesjen dhe të nxënit në fëmijërinë e hershme për fëmijët e moshës parashkollore. Në të njëjtën kohë u bë testimi edhe i ndërhyrjeve të orientuara kyçjes më të madhe të prindërve, duke përfshirë edhe ndërhyrjet për ndërgjegjësim më të madh të familjeve lidhur me rëndësinë e fëmijërisë së hershme për përmirësimin e rezultateve arsimore te fëmijët në sistemin e arsimit formal. Krahas me komunat-pilot, më 2009 u zhvilluan edhe tri tryeza pune rajonale për trajnimin orientues të kuadrit të edukatorëve dhe atij udhëheqës në kopshte, me gjithsej 124 pjesëmarrës nga 46 kopshtet e mbetura.

• Forcimi i kapaciteteve institucionale të kopshteve të fëmijëve në komunat - pilot (Tetovë, Manastir, Radovish, Shtip dhe Çair) sa i përket zbatimit të SZhMFH nëpërmjet një varg trajnimesh, dërgimit të materialeve për trajnim dhe përkrahje me ekspertë të kuadrit të edukatorëve në drejtim të përparimit të zhvillimit profesional. Në komunat - pilot të fazës së parë u zhvilluan 4 tipa trajnimi për zbatimin e SZhMFH, ku u përfshinë gjithsej 95 edukatorë. Këto trajnime u bënë në periudhën 2010 – 2011.

• Në mënyrë plotësuese në fazën e dytë u përfshinë dhe 7 komuna ku kishte kopshte fëmijësh (Gostivar, Krushevë, Kërçovë, Kumanovë, Gjevgjeli, Kamenicë e Maqedonisë, Prilep) dhe 2 komuna (e Zhelinës dhe e Likovës) që shprehën interesim për të hapur qendra për zhvillim në fëmijërinë e hershme. Gjatë fazës së dytë u zhvilluan shumë trajnime ku u përfshinë gjithsej 45 edukatorë. Trajnimet u bënë në periudhën 2011 – 2012.

• Në vitin 2013 me kërkesë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale trajnimet u zgjeruan edhe në 8 komuna të tjera (4 në territorin e qytetit të Shkupit dhe 4 në qytetet Koçan, Veles, Kavadar dhe Ohër). Gjatë këtij cikli trajnimesh u stërvitën gjithsej 148 edukatorë.

• Zhvillimi i 6 moduleve të trajnimit që synojnë zhvillimin profesional të kuadrit edukativo-arsimor. Në përpilimin e tyre morën pjesë të gjitha fakultetet që përgatitin kuadro profesionale për institucionet parashkollore me përkrahje të Universitetit të Kolumbisë, ShBA. Këto module kanë për qëllim të përhapin e të thellojnë mirëkuptimin për zbatimin e SZhMFH në praktikën e përditshme me fëmijët në kopshtet e fëmijëve dhe në institucionet e tjera parashkollore.

• Zhvillimi i strategjisë së komunikimit gjithëpërfshirës për njoftimin e opinionit publik rreth rëndësisë së fëmijërisë së hershme dhe ngritjes së vetëdijes publike për faktorët që nxitin përgatitjen zhvillimore te fëmijët e vegjël.

• Përparimi i suazës ligjore që siguron rritjen e përfshirjes së të gjithë fëmijëve në institucionet parashkollore, sidomos të fëmijëve nga grupet e margjinalizuara, përmirësimi i cilësisë, forcimi i sistemit të evidencimit dhe bankës së të dhënave, si një mënyrë për rritjen e përgjegjësisë në gjithë sistemin.

11

Tabela 2. Trajnimet e zhvilluara për SZhMFH në kuadër të Programit të UNICEF-it për zhvillimin në fëmijërinë e hershme

Faza e programit

Komunat Numri i përfaqësuesve të trajnuar nga bashkësia vendore

Trajnimi - tema

Trajnimi - tema Modulet e trajnimit

2009 të gjitha komunat 146 Promovimi i SZhMFH dhe rëndësia ZhFH – trajnim orientimi

Trajnim orientimi pa përkrahje për zbatim

2009-2011 Tetovë,Radovish, Shtip, Shkup (Çair), Manastir, Prilep, Krushevë, Gostivar, Zhelinë, Likovë, Kumanovë, Kamenicë e Maqedonisë, Kërçovë, Gjevgjeli

103 yRëndësia e bashkësisë vendore në përkrahjen e ZhFH yRrjeti i përkrahjes së ZhFH brenda bashkësisë

ySensibilizimi i faktorëve vendimtarë në bashkësinë vendore të pushtetit vendor (Komisioni për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës) yPërkrahja teknike e komunave për forcimin e rrjetit të institucioneve parashkollore dhe QZhFH

2010-2013 (faza 1)

Tetovë,Radovish,Shtip,Shkup (Çair),Manastir

95 SZhMFH yZbatimi në praktikën e përditshme yVlerësimi dhe dokumentimi i arritjeve të fëmijëve yPlanifikimi i veprimtarive për të nxënit në fëmijërinë e hershme yKrijimi i partneritetit me prindërit për zbatimin e SZhMFH

yTrajnimi i tërësishëm yNdjekja dhe përkrahja me ekspertë e zbatimit të SZhMFH yVizita mentoruese nga ekipi i ekspertëve yPërgatitja dhe shpërndarja e materialeve, duke përfshirë edhe materialet për prindërit yPërkrahja gjatë mbajtjes së tryezës së punës për prindërit yTakimet me ekipin e ekspertëve

2012-2013(faza 2)

Gostivar, Krushevë, Kërçovë, Kumanovë, Gjevgjeli, Kamenicë e Maqedonisë, Prilep, Zhelinë, Likovë

45 SZhMFH yZbatimi në praktikën e përditshme yVlerësimi dhe dokumentimi i arritjeve të fëmijëve yPlanifikimi i veprimtarive për të nxënit në fëmijërinë e hershme yKrijimi i partneritetit me prindërit për zbatimin e SZhMFH

yTrajnimi i tërësishëm yNdjekja dhe përkrahja me ekspertë e zbatimit të SZhMFH yVizita mentoriale nga ekipi i ekspertëve yPërgatitja dhe shpërndarja e materialeve, duke përfshirë edhe materialet për prindërit yPërkrahja gjatë mbajtjes së tryezës së punës për prindërit yTakimet me ekipin e ekspertëve

2013-2014

Shkup (Aerodrom, Kisella Vodë, Qendër, Gazi Babë), Kavadar, Veles, Ohër, Koçan

148

yPilotimi i moduleve të trajnimit: ySZhMFH yStrategji për të mësuarit lidhur me zbatimin e SZhMFH

Trajnimi në rrjedhë e sipër

12

2. METODOLOGJIA

Kjo metodologji është përpunuar me qëllim që të bëhet vlerësimi i përparimit të Programit të realizuar në kopshtet pilot dhe në qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme që ishin kyçur në fazën e parë të Programit për zhvillimin dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme, i cili bazohet në Standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme, ndërsa qasja metodologjike ndjek këto parime:

• orientimi drejt sigurimit të informatave të vlefshme dhe të sakta, të lidhura me vlerësimin e qëllimeve të projektit dhe ndikimi i veprimtarive të projektit;

• sigurimi i informatave që mund të shfrytëzohen për shpjegimin e gjendjes momentale;

• sigurimi i informatave që mund të përdoren për planifikimin dhe organizimin e veprimtarive të mëtejshme të projektit;

• racionaliteti sa i përket kohëzgjatjes, përfshirjes së resurseve njerëzore dhe të mjeteve.

Gjatë këtij hulumtimi u shfrytëzua qasja cilësore (kualitative) dhe sasiore (kuantitative).

2.1. Qëllimet e hulumtimit

Qëllimi i këtij hulumtimi është që të fitohen informata relevante për gjendjen në fund të fazës të parë të realizimit të Programit në kopshtet pilot dhe në qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme, në bazë të krahasimit të të anketuarve që e kanë ndjekur ose nuk e kanë ndjekur Programin. Në mbështetje të kësaj do të nxirren përfundimet për shkallën e realizimit të Programit.

Më konkretisht, ky hulumtim ka për qëllim:

• të merren informata për dallimet në arritjet dalëse në të nxënit dhe arritjet zhvillimore të fëmijëve prej moshës 4 deri 6 vjeç nga kopshtet pilot dhe nga qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme, të përfshirë në fazën e parë (viti 2009) të Programit dhe të fëmijëve me moshë të njëjtë të cilët nuk kanë shkuar në qendrën për zhvillim në fëmijërinë e hershme ose në kopsht;

• të merren informata për dallimet në arritjet dalëse në të nxënit dhe arritjet zhvillimore të fëmijëve prej moshës 4 deri 6 vjeç nga kopshtet pilot të përfshirë në fazën e parë (viti 2009) të Programit ose fëmijët nga kopshtet e projektit dhe fëmijët me moshë të njëjtë që kanë mësuar në kopshtet që nuk janë të kyçura në këtë Program, gjegjësisht fëmijët nga kopshtet e kontrollit;

• të merren informata për dallimet në arritjet zhvillimore dalëse të fëmijëve prej moshës 4 deri 6 vjeç të qendrave për zhvillim në fëmijërinë e hershme të cilët i kanë mësuar edukatorët e trajnuar për t’i zbatuar SZhMFH dhe fëmijët e moshës së njëjtë dhe nga mjedisi i njëjtë që nuk kanë mësuar as në qendra dhe as në kopshte;

• të sigurohen informata për nivelin e zbatimit, të shqetësimit dhe për shkallën e përkrahjes së edukatorëve të cilët i zbatojnë ose planifikojnë t’i zbatojnë parimet dhe teknikat e Programit;

• të jepen udhëzime për veprimtaritë e mëtutjeshme në realizimin e këtij Programi.

2.2. Korniza konceptore

Për të bërë vlerësimin e Programit u shfrytëzua mënyra e matjes “me dhe pa veprimtari”. Kjo është një qasje kuazi-eksperimentale me dy grupe, i pari është grupi i projektit me kopshte dhe qendra për zhvillim në fëmijërinë e hershme, në të cilat zbatohen veprimtari të Programit, siç janë krijimi i kapaciteteve të edukatorëve nëpër kopshte dhe qendra për zhvillim në fëmijërinë e hershme,

13

vëzhgimi i vazhdueshëm i veprimtarive për të nxënit në fëmijërinë e hershme, vendosja dhe sigurimi i përkrahjes mentoruese, përgatitja dhe shpërndarja e materialeve, duke përfshirë këtu dhe materialet për prindërit/ kujdestarët, dhe grupi i dytë ose grupi i kontrollit, i cili nuk ka marrë pjesë në veprimtari dhe zbaton mënyrën e zakonshme të punës së edukatorëve me fëmijët. Më pas u shqyrtua gjendja në grupin e projektit si dhe dallimi në mes grupit të projektit dhe grupit të kontrollit sa u përket:

• faktorëve që kanë të bëjnë me fëmijët dhe familjet e tyre;

• faktorëve lidhur me organizimin dhe realizimin e punës në kopshte dhe qendra për zhvillim në fëmijërinë e hershme.

Gjatë hulumtimit u shfrytëzuan këto ecuri kërkimore: shkallëzimi, anketimi, vëzhgimi, intervista dhe analiza e përmbajtjes.

Instrumentet hulumtuese që u përdorën gjatë kërkimit janë:

• Pyetësori për edukatorët;

• Pyetësori për drejtorët;

• Pyetësori për prindërit/kujdestarët;

• Instrumenti për vlerësimin e shkallës së arritjeve të fëmijëve;

• Instrumenti për vëzhgimin e veprimtarive të fëmijëve.

Shumica e instrumenteve të hulumtimit në grupin e projektit dhe në atë të kontrollit ishin përgjithësisht të njëjta, në mënyrë që krahasimi të jetë sa më objektiv. Gjithashtu dhe shumica e të dhënave të mbledhura ishin kuantitative, vetëm e vetëm që të mundësohen krahasime objektive mes grupit të

projektit dhe atij të kontrollit.

Pyetësori për edukatorët – përbëhet nga tri pjesë:

• pjesa e parë përmban 4 pyetje lidhur me karakteristikat demografike të të anketuarve;

• pjesa e dytë përmban 2 pyetje dhe shkallën me tri nivele me nga 5 pohime lidhur me Standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme;

• pjesa e tretë përmban:

» shkallën me shtatë nivele me 29 pohime lidhur me shqetësimin për Programin;

» shkallën me tri nivele me 4 pohime dhe vetëvlerësimin në shkallë zbatimi të Programit.

Suksesi i ndryshimeve në zbatimin e një projekti varet në masë të madhe edhe nga shqetësimi (meraku) i edukatorëve, të cilët janë përgjegjës për zbatimin e tij, si dhe nga përkrahja adekuate dhe në kohë që duhet ta marrin ata për t’i kapërcyer më lehtë shqetësimet dhe për të kaluar në nivele më të larta ndryshimesh.

Te numri më i madh i hulumtimeve të bëra në këtë drejtim shfrytëzohet Modeli i pranimit të ndryshimeve të shoqëruara me shqetësim (Concerned Based Adaptation Model – CBAM) ose, më konkretisht, fazat e shqetësimit (Stages of Concern), që kanë të bëjnë me anën afektive të ndryshimit (reagimet, ndjenjat dhe perceptimet) të edukatorit dhe nivelet e ndryshimeve (Levels of Use) në lidhje me sjelljen dhe shfaqjen e sjelljes së edukatorit ndaj ndryshimit të dhënë. Për këtë shkak, në pjesën e tretë të Pyetësorit për edukatorët u shfrytëzuan disa pohime që i pasqyrojnë këto instrumente.

Pyetësori për drejtorët - ka në vete dy pjesë:

• pjesa e parë përmban:

» 5 pyetje lidhur me karakteristikat demografike të të anketuarve;

» 4 pyetje lidhur me karakteristikat demografike të institucionit dhe shkallën me tri nivele me 2 pohime.

14

• pjesa e dytë përmban 3 pyetje në lidhje me Standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme.

Pyetësori për prindërit - përbëhet prej tri pjesësh:

• pjesa e parë përmban 6 pyetje lidhur me karakteristikat demografike të prindërve;

• pjesa e dytë përmban 4 pyetje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet prind – fëmijë dhe shkallën me tri nivele me 3 pohime;

• pjesa e tretë përmban 7 pyetje lidhur me frekuentimin nga ana e fëmijës të foshnjores/qendrës për zhvillim në fëmijërinë e hershme.

Instrumenti për vëzhgimin e veprimtarive të fëmijëveÇdo edukator i fëmijëve të moshës 4 deri 6 vjeç, në kohëzgjatje prej një ore, vëzhgohej nga ana e hulumtuesve në bazë të instrumentit për vëzhgimin e veprimtarive të fëmijëve. Në këtë instrument hulumtuesit shënonin: llojin e veprimtarisë që zhvillohej, organizimin e veprimtarisë, materialet e shfrytëzuara, çfarë janë në gjendje fëmijët të mësojnë nga ajo veprimtari dhe shkallën e angazhimit e të përfshirjes së fëmijëve në atë veprimtari.

Instrumenti për vlerësimin e shkallës së arritjeve të fëmijëveInstrumenti për vlerësimin e shkallës së arritjeve të fëmijëve qe përgatitur në bazë të Standardeve të zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme te fëmijët e moshës nga 4 deri 6 vjeç dhe ka të bëjë me këto fusha zhvillimore:

• Gjuha, komunikimi dhe zhvillimi i shkrim-leximit;

• Zhvillimi socio-emocional;

• Zhvillimi kognitiv dhe përfitimi i njohurive të përgjithshme.

Fusha zhvillimore Qasja ndaj të nxënit nuk qe kyçur në këtë fazë për arsye se për këtë fushë është i nevojshëm vëzhgimi më afatgjatë i fëmijëve. Standardet në kuadër të kësaj fushe paraqesin mënyrën si mëson e jo atë çka ka mësuar fëmija.

Instrumentet për vlerësim u shfrytëzuan nga ana e edukatorëve/hulumtuesve me përvojë të cilët e vlerësuan individualisht çdo fëmijë duke shfrytëzuar qasjen “një me një”.

Instrumentet përmbanin 12 veprimtari me 19 “detyra” (kërkesa) diskrete që duhej t’i bënin fëmijët me qëllim vlerësimin e shkallës së aftësive dhe koncepteve të përftuara që kanë të bëjnë me numrat, hapësirën, format, sasitë, aftësinë e ndjekjes së instruksioneve dhe vetëdijesimin fonetik – ndërlidhjen e tingujve me shkronjat si dhe njohjen e personazheve dhe gjendjes emocionale. Për secilën kërkesë veç e veç ishte përcaktuar numri maksimal i pikëve dhe kriteret për pikët e veçanta për ta fituar atë numër maksimal pikësh. Hulumtuesit e përcaktuan numrin e pikëve (1-6) varësisht nga shkalla e zgjidhjes së detyrës nga ana e fëmijës.

Për vlerësimin e rezultateve dalëse dhe të arritjeve zhvillimore te fëmijët në kuadër të fushës së gjuhës, komunikimit dhe zhvillimit të shkrim-leximit, instrumentet përmbanin veprimtari të caktuara që i bënin fëmijët dhe në bazë të së cilave vlerësohej zhvillimi i gjuhës shprehëse dhe i gjuhës së përkapjes (receptimit), të kuptuarit e gjuhës dhe vetëdijesimi fonetik – ndërlidhja e tingujve me shkronjat.

Vlerësimi lidhur me arritjet në gjuhën e përkapjes (receptimit) u bë nëpërmjet instrumentit për të vlerësuar se sa janë në gjendje fëmijët t’i ndjekin instruksionet me shkallë të ndryshme ndërlikimi – mund të ndjekë një instruksion të koklavitur, mund të ndjekë instruksione të thjeshta dhe nuk mund të ndjekë asnjë instruksion.

Vlerësimi lidhur me arritjet në gjuhën e përkapjes (receptimit) u bë nëpërmjet instrumentit për të vlerësuar se sa janë në gjendje fëmijët t’i ndjekin instruksionet me shkallë të ndryshme ndërlikimi –

15

mund të ndjekë një instruksion të koklavitur, mund të ndjekë instruksione të thjeshta dhe nuk mund të ndjekë asnjë instruksion.

Vlerësimi i përvetësimit të gjuhës së shprehjes u bë me anë të instrumentit që vlerësonte se deri në ç’masë fëmijët mund të tregonin sipas figurave duke përdorur fjalorin aktiv ose atë pasiv. Lartësia e numrit tërësor të pikëve varej nga kompleksiteti i fjalive që përdornin fëmijët si dhe nga numri i fjalëve të përdorura.

Vetëdijesimi fonetik si parakusht i përgatitjes së fëmijëve për të lexuar vlerësohej nëpërmjet instrumentit me të cilin kërkohej prej fëmijëve të emërtojnë objektin e figurës, të përcaktojnë me cilin tingull (shkronjë) fillon dhe të identifikojnë figurat që fillojnë me tingullin (shkronjën) e njëjtë. Lartësia e numrit tërësor të pikëve ishte përcaktuar nga shkalla e detyrës së kryer nga ana e fëmijës.

Për vlerësimin e shkathtësive gjuhësore u shfrytëzua edhe instrumenti me të cilin u vlerësuan shkathtësitë gjuhësore të fëmijëve për shprehje të proceseve të të menduarit të vazhdueshëm (sequentional thinking skills). Kjo paraqet bazën e të lexuarit me të kuptuar. Numri i tërësishëm i pikëve përcaktohet nga shkalla në të cilën fëmija mund ta përcaktojë renditjen e drejtë të disa figurave brenda tërësisë dhe t’i përshkruajë ato me fjalë.

Në fushë të zhvillimit kognitiv instrumentet shërbenin për të vlerësuar shkathtësitë e fëmijëve për të përvetësuar konceptet matematike dhe ato shkencore (numrat, hapësirën, sasinë, klasifikimin dhe renditjen serike).

Konceptet për numrat u vlerësuan me instrumentet që kërkonin nga fëmijët të identifikojnë figurat me numër më të vogël ose më të madh të elementeve, të lidhin simbolin e numrit me figurën përkatëse, të bëjnë klasifikimin dhe renditjen serike të figurave me pemë dhe perime, njohjen dhe klasifikimin e formave si dhe njohjen e numrave dhe radhitjen e tyre sipas madhësisë. Konceptet për hapësirën dhe orientimin u vlerësuan me Instrumentin i cili kërkonte nga fëmijët të identifikojnë marrëdhëniet hapësinore të objekteve të paraqitura në figura (para-prapa, lart-poshtë).

Numri tërësor i pikëve për arritjet dalëse në fushën kognitive dhe përfitimi i njohurive të përgjithshme te fëmijët u përcaktua nga shkalla e peshës së “detyrave” të kryera në raport me kompleksitetin e kërkesës.

Në kuadër të zhvillimit Socio-emocional u shfrytëzuan instrumente që kërkonin nga fëmijët të identifikojnë figurat me gjendje emocionale të ndryshme (pikëllim, gëzim, zemërim), t’i emërtojnë dhe t’i demonstrojnë, si dhe vlerësimi i intensitetit dhe shpejtësisë për vendosjen e kontaktit social me hulumtuesit (persona të rritur të panjohur). Numri tërësor i pikëve për rezultatet zhvillimore në këtë fushë përcaktohet nga shkalla e detyrës së kryer (identifikim, emërtim dhe demonstrim i gjendjes emocionale, si dhe intensiteti i vendosjes së kontaktit me hulumtuesin).

Instrumenti për vlerësimin e arritjeve zhvillimore të fëmijëve (IVA) përmbante 12 veprimtari me 19 kërkesa për vëzhgimin e fëmijëve:

• 2 nga fusha Zhvillimi socio-emocional, me 5 kërkesa;

• 3 nga fusha Gjuha, komunikimi dhe zhvillimi i shkrim-leximit, me 4 kërkesa;

• 7 nga fusha më e madhe Zhvillimi kognitiv dhe përfitimi i njohurive të përgjithshme, me 10 kërkesa.

Secili nga fëmijët e përfshirë me këtë mostër u vëzhgua me nga një instrument për vlerësimin e arritjeve në të nxënit dhe arritjet zhvillimore të fëmijëve.

Vlerësimin e arritjeve te fëmijët e zhvilluan hulumtues të trajnuar e me përvojë, që punojnë me këtë grupmoshë të fëmijëve. Ata ua përcaktonin veprimtaritë fëmijëve, i vëzhgonin dhe i vlerësonin. Që të vendoset kontakti i ndërsjellë mes hulumtuesit dhe fëmijës (gjë që është shumë e rëndësishme për këtë grupmoshë të fëmijëve) nga ana e hulumtuesve, fëmijëve u jepej së pari (para se të fillojnë t’i bëjnë 12 veprimtaritë) një aktivitet fillestar.

16

2.3 MostraHulumtimi u realizua në kopshtet, qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme dhe në shtëpitë e fëmijëve të cilët nuk kanë mësuar në kopshte, as në qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme. Duke pasur parasysh qëllimet e matjes, u zgjodhën dy mostra krahasimi në grumbull (klaster), edhe atë:

• Mostra në grumbull nga kopshtet e projektit dhe qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme;

• Mostra në grumbull nga kopshtet e kontrollit (pandan) dhe shtëpitë e fëmijëve që nuk kanë mësuar në kopshte dhe qendra për zhvillim në fëmijërinë e hershme.

Në fazën e parë të realizimit ishin të kyçura 5 kopshte dhe 13 qendra për zhvillim në fëmijërinë e hershme. Me këtë hulumtim ishin të përfshira të gjitha kopshtet dhe qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme, të cilat ishin të kyçura në fazën e parë të realizimit të këtij Programi. Nga pesë kopshtet e kyçura në fazën e parë, në dy prej tyre, mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe.

Pastaj qëllimisht u zgjodhën kopshtet pandan të kontrollit. Gjatë zgjedhjes së kopshteve të kontrollit u bë kujdes që ato të jenë sa më shumë që është e mundur të ngjashme sipas mjediseve urbane (nga qytete të njëjta ose të ngjashme, si dhe me numër të ngjashëm të fëmijëve nën përkujdesje të moshës 4 deri 6 vjeç), sipas gjuhës në të cilën mësonin dhe sipas prejardhjes sociale të fëmijëve nën përkujdesje në kopshtet. Më pas u shkyçën kopshtet me të cilat u fillua realizimi i fazës së dytë të Programit. Në këtë mënyrë u zgjodhën tri kopshte ku mësimi zhvillohej vetëm në gjuhën maqedonase (pandan i tri kopshteve të kyçura në fazën e parë të realizimit të Programit ku mësimi zhvillohej vetëm në gjuhën maqedonase), dy kopshte me mësim në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe (pandan i dy kopshteve të kyçura në fazën e parë të realizimit të Programit) dhe një kopsht me mësim në gjuhën shqipe. Pasi që nuk kishte kopshte të ngjashme sipas numrit të fëmijëve nën përkujdesje në gjuhën shqipe në njërin grup të projektit, në grupin e kontrollit u zgjodh një kopsht më shumë si plotësim (për arsye të numrit shumë më të vogël të fëmijëve nën përkujdesje në gjuhën shqipe).

Nga kopshtet e projektit, me zgjedhje të rastësishme u caktuan nga 50 fëmijë të moshës prej 4 deri 6 vjeç, kurse nga kopshtet dygjuhësore nga 50 fëmijë nga secila gjuhë. Zgjedhja e fëmijëve nga kopshtet e kyçura në fazën e parë të Programit u bë në atë mënyrë që numri tërësor i fëmijëve të moshës 4 deri 6 vjeç i atij kopshti me gjuhë të njëjtë, u nda me 50. Më pas, numri dhjetor i fituar u rrumbullakua në numrin e parë të plotë. Ky, në të vërtetë, ishte hapi i zgjedhjes. U bë lista e fëmijëve me moshë 4 deri 6 vjeç që mësojnë në të njëjtën gjuhë në atë kopsht. Duke filluar nga një numër i dhënë fillestar i përcaktuar, u zgjodh secili fëmijë i n-së derisa u zgjodhën të gjithë 50 fëmijët. Sipas këtij parimi u zgjodhën dhe nga 50 fëmijë nga kopshtet e kontrollit.

Me këtë mostër u përfshinë gjithsej 350 fëmijë nga kopshtet e projektit dhe kopshtet e kontrollit (nga 250 në gjuhën maqedonase dhe nga 100 në gjuhën shqipe).

Qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme, varësisht nga numri i fëmijëve të përfshirë të moshës prej 4 deri 6-vjeçare, u ndanë në të vogla dhe në të mëdha. Qendrat e vogla për zhvillim në fëmijërinë e hershme ishin ato ku u përfshinë deri 15 fëmijë të moshës prej 4 deri 6 vjeç, ndërsa në qendrat e mëdha mbi 15 fëmijë. Në këtë mostër ishin të kyçura qendrat e vogla me nga 5 fëmijë dhe 9 qendra të mëdha me nga 10 fëmijë. Gjithsej në mostër nga qendrat u përfshinë 110 fëmijë. Si pandan i mjedisit të njëjtë ose të ngjashëm urbanistik, sipas zgjedhjes së rastësishme u zgjodhën po aq fëmijë që nuk kanë mësuar as në kopshte e as në qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme.

17

Tabela 3: Mostra për fëmijët nga kopshtet dhe qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme sipas gjuhës së mësimit

të projektit të kontrollitGjithsej

Fëmijë ngagjuhë

maqed.gjuhë shqipe

gjuhë maqed.

gjuhë shqipe

kopshtet 250 100 250 100 700

qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme /fëmijë të cilët nuk kanë mësuar në qendra, kopshte

90 20 90 20 220

Gjithsej 340 120 340 120 920

Mostra e fëmijëve përmban gjithsej 460 fëmijë prej kopshteve dhe qendrave për zhvillim në fëmijërinë e hershme të kyçur në Program dhe po aq fëmijë që nuk e kanë ndjekur këtë Program. Do të thotë, gjithsej ishin të vlerësuar 920 fëmijë.

Mostra e prindërve përmban nga një prind të secilit nga fëmijët e zgjedhur në mostër.

Mostra e drejtorëve përmban drejtorët e kopshteve të kyçura në mostër.

Mostra e edukatorëve përfshin të gjithë edukatorët e punësuar në kopshte dhe në qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme që punojnë me fëmijët e moshës 4 deri 6 vjeç të kyçur në mostër.

Tabela 4: Të dhëna për mostrën dhe realizimin e saj

Kopshte

Qendra për zhvillim në fëmijërinë e

hershme

Edukatorë Fëmijë Prindër

u zgj. u vler. u zgj. u vler. të zgj. u përgj. të zgj. të vler. të zgj. u përgjigj.

11 11 13 13 109 109 920 886 920 757

100% 100% 100% 96,30% 82,28%

Nga tabela lart shihet se gati gjithë të zgjedhurit e mostrës i kanë zgjidhur kërkesat e instrumenteve. Më konkretisht, në hulumtim ishin pjesëmarrës: të gjitha kopshtet dhe qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme, 96.30% nga fëmijët e zgjedhur, 82.28% nga prindërit e zgjedhur dhe të gjithë edukatorët e zgjedhur. Nga pyetësorët e mbushur për prindërit-kujdestarë, 71.20% janë nga prindër/kujdestarë të fëmijëve të kyçur në mostrën që janë nga kopshtet, ndërsa 28.80% të tjerë janë nga qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme dhe prindër të fëmijëve që nuk kanë mësuar as në kopsht e as në qendër.

2.4. Përmbledhja, përpunimi dhe analiza e të dhënaveTë gjitha instrumentet së pari u paratestuan dhe në bazë të kësaj u nxorën përfundimet për funksionimin e tyre dhe nevoja për ndryshimin e tyre. Hulumtuesit e caktuar për zbatimin e instrumenteve u trajnuan lidhur me metodologjinë e hulumtimit dhe për mënyrën e zbatimit të instrumenteve. Më pas vijoi hulumtimi kryesor.

18

Përmbledhja e të dhënave filloi më 20 korrik, kurse mbaroi me 15 shtator të vitit 2013. Pasi që u punua në periudhën e verës, kur numri i fëmijëve në kopshtet dhe qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme ishte i zvogëluar dhe kishte vështirësi në realizimin e hulumtimit sidomos në objektet ku mësimi zhvillohet në dy gjuhë. Po megjithatë, suksesi u arrit me angazhimin e pakursyer të hulumtuesve.

Për të gjitha instrumentet u përgatitën forma speciale në Microsoft Excel për futjen e të dhënave.

Përgjigjet e pyetjeve të tipit të hapur fillimisht u shqyrtuan një nga një, pastaj u koduan, ndërsa ato me shumë zgjidhje të mundshme dhe ato të shkallës së qëndrimeve u futën drejtpërdrejt në format e përgatitura speciale të regjistrimit. Pasi u regjistruan të gjitha të dhënat, filloi përpunimi i tyre. Për përpunimin e tyre u shfrytëzua:

• programi TiaPlus me të cilin u kontrolluan karakteristikat psikometrike të instrumentit për vëzhgim të fëmijëve, u llogaritën rezultatet e arritjeve të fëmijëve dhe u bë krahasimi mes grupit të projektit dhe grupit të kontrollit në raport me rezultatet nga instrumenti;

• programi SPSS me të cilin u përpunuan përgjigjet e pyetjeve dhe u bënë krahasimet e përgjigjeve të pyetjeve mes grupit të projektit dhe grupit të kontrollit;

• SOCQ 075 Graph and Print Excel dhe Microsoft Excel me të cilët u përpunuan të dhënat për Shkallën e shqetësimit lidhur me Programin.

19

3. ARRITJET E FËMIJËVE

Kjo pjesë e raportit ngërthen në vete informacionet rreth arritjeve të fëmijëve sipas grupit që i përkasin, rezultatet në kuadër të çdo fushe zhvillimore veç e veç si dhe treguesit lidhur me ndikimin e disa faktorëve në këto arritje.

Si bazë për përcaktimin e arritjeve zhvillimore të fëmijëve u morën Standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme për fëmijët e moshës 4 deri 6 vjeç.

Të gjithë fëmijët e përfshirë në këtë mostër, ata që morën pjesë në Program dhe ata që nuk morën pjesë, iu nënshtruan testimit nga ana e hulumtuesve me anë të instrumentit për vlerësimin e shkallës së arritjeve të fëmijëve. Siç u shpjegua tashmë, ai përmbante gjithsej 12 veprimtari me 19 kërkesa për matjen e njohurive dhe aftësive të fëmijëve. Gjatë formulimit të veprimtarive dhe kërkesave përkatëse u bë kujdes që me to të mateshin kryesisht aftësitë e fëmijëve, kurse më pak njohuritë faktografike të tyre. Gjithashtu kërkesat u konceptuan në atë mënyrë që të jenë stimuluese për këtë grupmoshë të fëmijëve.

3.1. Arritjet e fëmijëve sipas grupit që i përkasinNumri maksimal6 i pikëve të instrumentit për vlerësimin e shkallës së arritjeve të fëmijëve është 61, kurse numri mesatar7 i pikëve për të gjithë fëmijët e testuar (886) është 47,28, ndërkaq përqindja mesatare e zgjidhjes (PMZ) është 77,51%.

Përqindja mesatare e zgjidhjes (më tej në tekst me shkurtesën PMZ) paraqet raportin midis numrit mesatar të pikëve te të gjithë fëmijët dhe numrit maksimal të pikëve i shumëzuar me 100. PMZ është baza e analizës së arritjeve zhvillimore të fëmijëve.

Tabela 5: Rezultate nga vlerësimi i arritjeve në të nxënit dhe arritjet zhvillimore te të gjithë fëmijët e testuar sipas gjinisë

Vajza Djem

% e fëmijëve përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së % e fëmijëve përqindja mesatare e

zgjidhjes së IVA-së

48% 78,30% 52% 76,80%

Nga gjithë fëmijët e testuar, 48% janë vajza, ndërsa 52% janë djem. Po qe se krahasohen rezultatet e tyre, sikurse në shumicën e hulumtimeve të tjera me këtë grupmoshë fëmijësh, vajzat kanë arritur rezultate më të larta nga djemtë.

Nëse shqyrtohen rezultatet mesatare të fëmijëve sipas gjuhës në të cilën mësojnë, mund të konstatohet se rezultate më të mira kanë arritur fëmijët që mësojnë në gjuhën maqedonase në krahasim me fëmijët që mësojnë në gjuhën shqipe. Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së te fëmijët që mësojnë në gjuhën maqedonase është 77.82%, ndërsa te fëmijët që mësojnë në gjuhën shqipe është 76.66%.

Të testuar ishin 527 fëmijë maqedonas, 250 shqiptar, 14 turq, 58 romë dhe 37 nga grupet e tjera etnike. Rezultate më të larta kanë arritur fëmijët maqedonas, pastaj ata shqiptarë, romë dhe turq. Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së te fëmijët maqedonas është 80.18%, te ata shqiptarë

6 Tërësia e pikëve të mundshme të instrumentit për vlerësimin e arritjeve të fëmijëve. 7 Vlera mesatare e instrumentit për vlerësimin e shkallës së arritjeve të fëmijëve që përftohet nga rezultatet e

tërësishme.

20

76.41%, te romët 66.00%, te turqit 63.58% dhe tek ata të grupeve të tjera etnike 70.18%.

Në pajtueshmëri me qëllimet e hulumtimit, u analizuan rezultatet e grupeve të krahasimit të përfshira në mostër dhe u nxorën konstatime e përfundime.

I. KRAHASIM:

1. GRUPI I PROJEKTIT – fëmijë të përfshirë nga kopshtet dhe qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme të kyçura në Program

Numri mesatar i pikëve te fëmijët e grupit të projektit (gjithsej 438 fëmijë) është 49.74, gjegjësisht përqindja mesatare e zgjidhjes është 81.55%.

Tabela 6: Rezultate nga vlerësimi i arritjeve në të nxënit dhe arritjet zhvillimore te fëmijët e grupit të projektit sipas gjinisë

Vajza Djem

% e fëmijëvepërqindja mesatare e

zgjidhjes së IVA-së% e fëmijëve

përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së

44% 82,28% 56% 80,97%

Nga fëmijët e grupit të projektit, 44% janë vajza, 56% janë djem. Nëse krahasohen arritjet e tyre, mund të përfundojmë se, sikundër edhe në kuadër të gjithë hulumtimit, vajzat kanë arritur rezultate më të mira se djemtë.

Nëse shqyrtohen rezultatet mesatare të fëmijëve sipas gjuhës në të cilën mësojnë, mund të konstatohet se rezultate më të mira kanë arritur fëmijët që mësojnë në gjuhën maqedonase, në krahasim me fëmijët që mësojnë në gjuhën shqipe. Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së te fëmijët që mësojnë në gjuhën maqedonase është 82.06%, ndërsa te fëmijët që mësojnë në gjuhën shqipe është 80.22%. Ndërmjet fëmijëve të këtyre dy nëngrupeve nuk ka dallim të rëndësishëm statistikor në arritjet e tyre.

Tabela 7: Rezultate nga vlerësimi i arritjeve në të nxënit dhe arritjet zhvillimore të fëmijëve nga grupi i projektit sipas viteve të kaluara në kopsht ose në qendrën për zhvillim në fëmijërinë e hershme

Vitet në kopsht ose në qendrën për zhvillim në fëmijërinë e

hershme

Numri i fëmijëve Në % Përqindja mesatare e zgjidhjes

së IVA-së

1 106 24,20% 75,83%

2 119 27,17% 81,18%

3 ose më shumë 213 46,63% 84,66%

Në grupin e projektit të fëmijëve kanë arritur rezultate më të larta fëmijët që kanë shkuar tre ose më shumë vjet në kopsht ose në qendrën për zhvillim në fëmijërinë e hershme. Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së nga ana e tyre është 84.66%, ndërsa e atyre që kanë ndjekur vetëm një vit kopshtin ose qendrën për zhvillim në fëmijërinë e hershme është 75.83%. Ndërmjet fëmijëve të këtyre nëngrupeve ka dallim të rëndësishëm në arritjet e tyre në shkallën 0.01.

21

2. GRUPI I KONTROLLIT – fëmijë të kopshteve që nuk janë pjesë e Programit dhe fëmijë që nuk kanë mësuar në qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme ose në kopshte

Numri mesatar i pikëve te fëmijët e grupit jashtë projektit (gjithsej 448 fëmijë) është 44.87%, gjegjësisht përqindja mesatare e zgjidhjes është 73.56%.

Tabela 8: Rezultate nga vlerësimi i arritjeve në të nxënit dhe i arritjeve zhvillimore të fëmijëve në grupin jashtë projektit sipas gjinisë

Vajza Djem

% e fëmijëvepërqindja mesatare e

zgjidhjes së IVA-së% e fëmijëve

përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA

51% 74,96% 49% 72,84%

Nga fëmijët e grupit të kontrollit 51% janë vajza, ndërsa 49% janë djem. Nëse krahasohen arritjet e tyre, sikurse edhe në kuadër të gjithë hulumtimit, mund të përfundojmë se vajzat kanë arritur rezultate më të mira se djemtë.

Nëse shqyrtohen rezultatet mesatare të fëmijëve sipas gjuhës në të cilën mësojnë, mund të konstatohet se rezultate më të mira kanë arritur fëmijët që mësojnë në gjuhën maqedonase, në krahasim me fëmijët që mësojnë në gjuhën shqipe. Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së te fëmijët që mësojnë në gjuhën maqedonase është 73.80%, ndërsa te fëmijët që mësojnë në gjuhën shqipe është 72.84%.

Grafiku 1: Rezultate nga përqindja e arritjeve në të nxënit dhe arritjet zhvillimore te gjithë fëmijët e grupit të projektit dhe grupit të kontrollit

Përqindja mesatare ezgjidhjes së IVZA-së

grupi i projektit grupi i kontrollit

Përfundime:• Fëmijët që mësojnë në kopshte dhe në qendra për zhvillim në fëmijërinë e hershme që kanë

ndjekur Programin, kanë arritur rezultate mesatare 8% më të larta në krahasim me grupin e fëmijëve që nuk e kanë ndjekur këtë Program. Ndërmjet fëmijëve të këtyre dy nëngrupeve ka dallim të rëndësishëm në arritjet e tyre në shkallën 0.01;

• Vajzat që mësojnë në kopshte dhe në qendra për zhvillim në fëmijërinë e hershme, që kanë ndjekur Programin, kanë arritur rezultate mesatare rreth 8% më të larta në krahasim me vajzat që nuk e kanë ndjekur këtë Program. Ndërmjet vajzave të këtyre dy nëngrupeve ka dallim të rëndësishëm në arritjet e tyre në shkallën 0.01;

22

• Djemtë që mësojnë në kopshte dhe në qendra për zhvillim në fëmijërinë e hershme, që kanë ndjekur Programin, kanë arritur rezultate mesatare rreth 8% më të larta në krahasim me djemtë që nuk e kanë ndjekur këtë Program. Ndërmjet djemve të këtyre dy nëngrupeve ka dallim të rëndësishëm në arritjet e tyre në shkallën 0.01;

• Ky dallim është pothuajse i njëjtë (8%) te fëmijët që mësojnë në gjuhën maqedonase/gjuhën shqipe duke e krahasuar grupin e projektit me grupin e kontrollit. Ndërmjet fëmijëve të këtyre nëngrupeve ka dallim të rëndësishëm në arritjet e tyre në shkallën 0.01;

• Dallimet në arritje te fëmijët që kanë mësuar në kopshte dhe qendra për zhvillim në fëmijërinë e hershme të kyçur në Program janë në korrelacion me kohëzgjatjen e pjesëmarrjes së tyre në këtë Program. Fëmijët të cilët kanë ndjekur këtë Program 3 ose më shumë vjet kanë arritje më të larta rreth 9% në krahasim me fëmijët të cilët kanë mësuar vetëm 1 vit. Ndërmjet fëmijëve të këtyre nëngrupeve ka dallim të rëndësishëm në arritjet e tyre në shkallën 0.01.

II. KRAHASIM:

Fëmijët nga kopshtet që janë të kyçur në Program dhe fëmijët nga kopshtet që nuk janë të kyçur në Program

Numri mesatar i pikëve te fëmijët e kopshteve që janë të përfshirë në mostër (gjithsej 667 fëmijë) është 48,37, gjegjësisht përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së është 79,29%.

Tabela 9: Rezultate nga vlerësimi i arritjeve në të nxënit dhe arritjeve zhvillimore te fëmijët që mësojnë në kopshte

Kopshtet e projektit Kopshtet e kontrollit

% e fëmijëve përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së % e fëmijëve përqindja mesatare e

zgjidhjes së IVA-së

49% 79,76% 51% 78,83%

49% nga fëmijët e kopshteve që morën pjesë në këtë hulumtim janë nga kopshtet që janë të kyçura në këtë Program, ndërsa 51% të tjerë nuk kanë mësuar sipas teknikave dhe parimeve të këtij Programi. Nëse krahasohen rezultatet e tyre, përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së te fëmijët nga kopshtet që kanë mësuar sipas këtij Programi është pak më e lartë dhe paraqet 79,76%, ndërsa e atyre që nuk kanë mësuar sipas parimeve dhe teknikave të këtij Programi është 78,83%.

Tabela 10: Rezultate nga vlerësimi i rezultateve në të nxënit dhe arritjet zhvillimore te fëmijët e kopshteve sipas gjinisë

Vajza Djem

% e fëmijëve përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së % e fëmijëve përqindja mesatare e

zgjidhjes së IVA-së

49% 79,86% 51% 78,74%

Nga fëmijët e testuar të kopshteve, 49% janë vajza, kurse 51% janë djem. Nëse krahasohen arritjet e tyre, sikurse edhe në kuadër të gjithë hulumtimit, mund të përfundojmë se vajzat kanë arritur rezultate më të mira se djemtë.

Nëse shqyrtohen rezultatet mesatare të fëmijëve nga kopshtet sipas gjuhës në të cilën mësojnë, mund të konstatohet se rezultate më të mira kanë arritur fëmijët që mësojnë në gjuhën maqedonase, në krahasim me fëmijët që mësojnë në gjuhën shqipe. Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së te fëmijët nga kopshtet që mësojnë në gjuhën maqedonase është 80,56%, ndërsa te fëmijët që

23

mësojnë në gjuhën shqipe është 76,19%. Ndërmjet fëmijëve të këtyre dy nëngrupeve ka dallim të rëndësishëm në arritjet e tyre në shkallën 0,01.

1. KOPSHTET E PROJEKTIT (GRUPI I PROJEKTIT) – fëmijë nga kopshtet e kyçura në Program

Te fëmijët nga kopshtet e projektit 45% janë vajza, 55% janë djem. Nëse krahasohen arritjet e tyre, sikurse edhe në kuadër të gjithë hulumtimit, mund të përfundojmë se vajzat kanë arritur rezultate më të mira se djemtë. Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së te vajzat në kopshte të projektit është 80,82%, ndërsa te djemtë është 79,30%.

Nëse shqyrtohen rezultatet mesatare të fëmijëve nga kopshtet e projektit sa i përket gjuhës në të cilën mësojnë, mund të konstatohet se rezultate më të mira kanë arritur fëmijët që mësojnë në gjuhën maqedonase, në krahasim me fëmijët që mësojnë në gjuhën shqipe. Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së te fëmijët nga kopshtet e projektit që mësojnë në gjuhën maqedonase është 80,80%, ndërsa te fëmijët që mësojnë në gjuhën shqipe është 77,42%.

Tabela 11: Rezultate nga vlerësimi i arritjeve në të nxënit dhe arritjet zhvillimore të fëmijëve nga grupi i projektit sipas viteve të kaluara në kopsht

Vite të kaluara në kopshtNumri i fëmijëve

Në % Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së

1 89 27,13% 74,43%

2 76 23,17% 77,03%

3 ose më shumë 163 49,70% 83,95%

Fëmijët pjesëmarrës në grupin e projektit, që kanë mësuar në kopsht 3 ose më shumë vjet kanë arritur rezultate më të larta, ndërsa fëmijët pjesëmarrës në grupin e projektit, që kanë mësuar në kopsht vetëm një vit, kanë rezultate më të ulëta. Ndërmjet fëmijëve të këtyre nëngrupeve ka dallim të rëndësishëm në arritjet e tyre në shkallën 0.01.

2. GRUPI I KONTROLLIT – fëmijë nga kopshtet që nuk janë të kyçura në Program

Nga fëmijët që janë të përfshirë në kopshtet jashtë projektit, 53% janë vajza, 47% janë djem. Nëse krahasohen arritjet e tyre, sikurse edhe në kuadër të gjithë hulumtimit, mund të përfundojmë se vajzat kanë arritur rezultate më të mira se djemtë. Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së te vajzat në kopshte të kontrollit është 79,48%, ndërsa te djemtë është 78,10%.

Nga ana tjetër, përsëri, nga krahasimi i rezultateve mesatare të fëmijëve të kopshteve jashtë projektit, sa i përket gjuhës në të cilën mësojnë, mund të konstatohet se rezultate më të mira kanë arritur fëmijët që mësojnë në gjuhën maqedonase, në krahasim me fëmijët që mësojnë në gjuhën shqipe. Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së te fëmijët që mësojnë në gjuhën maqedonase është 80,33%, ndërsa te fëmijët që mësojnë në gjuhën shqipe është 74,85%. Ndërmjet fëmijëve të këtyre dy nëngrupeve ka dallim të rëndësishëm në arritjet e tyre në shkallën 0,01.

24

Tabela 12: Rezultate nga vlerësimi i arritjeve në të nxënit dhe arritjet zhvillimore të fëmijëve nga kopshti i grupit të kontrollit sipas viteve të kaluara në kopsht

Vite të kaluara në kopshtNumri i fëmijëve

Në % Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së

1 75 22,12% 74,27%

2 73 21,53% 74,85%

3 ose më shumë 191 56,34% 82,14%

Njësoj sikur në kopshtet e projektit, edhe në kopshtet e kontrollit rezultate më të larta kanë arritur fëmijët që kanë mësuar 3 ose më shumë vjet në kopsht, ndërsa rezultate më të ulëta ata që kanë mësuar vetëm 1 vit, në krahasim me kopshtet e kontrollit ku ky dallim është pak më i vogël (7,87%). Megjithatë, si edhe në kopshtet e projektit, mes fëmijëve të nëngrupeve nga kopshti i kontrollit, ka dallim të rëndësishëm në arritjet e tyre në shkallën 0,01.

Në grafikun e mëposhtëm është dhënë krahasimi mes përqindjes mesatare të zgjidhjes së IVA-së te fëmijët në kopshtet e projektit dhe në ato të kontrollit.

Grafiku 2: Rezultate nga vlerësimi i arritjeve në të nxënit dhe arritjeve zhvillimore te fëmijët në kopshtet e grupit të projektit dhe në ato të grupit të kontrollit

Përqindja mesatare ezgjidhjes së IVZA-së

grupi i projektit grupi i kontrollit

Përfundime: • Arritjet e fëmijëve të përfshirë në kopshtet ku mësohet sipas teknikave dhe parimeve të

Programit – kopshtet e projektit janë në shkallë më të lartë në krahasim me kopshtet e grupit të kontrollit që nuk mësojnë sipas teknikave dhe parimeve të Programit.

• Arritjet e vajzave nga kopshtet janë më të larta në krahasim me arritjet e djemve.

• Arritjet e vajzave nga kopshtet e projektit/kontrollit janë më të larta në përqasje me ato të djemve.

• Arritjet e fëmijëve nga kopshtet ku mësohet në gjuhën maqedonase janë më të larta në krahasim me ato ku mësohet në gjuhën shqipe. Mes këtyre fëmijëve të dy nëngrupeve ka dallim të rëndësishëm në arritjet në shkallën 0,01.

25

• Arritjet e fëmijëve nga kopshtet e projektit, të cilët mësojnë në gjuhën maqedonase, janë më të larta në përqasje me ata të cilët mësojnë në gjuhën shqipe.

• Arritjet e fëmijëve nga kopshtet e kontrollit, të cilët mësojnë në gjuhën maqedonase, janë më të larta në krahasim me ata të cilët mësojnë në gjuhën shqipe. Mes fëmijëve të këtyre dy nëngrupeve ka dallim të rëndësishëm në arritjet në shkallën 0,01.

• Dallimet në arritje te fëmijët të cilët mësojnë në kopshtet e projektit janë në korrelacion me kohëzgjatjen e pjesëmarrjes së fëmijëve në këtë Program. Fëmijët që kanë ndjekur këtë Program tre ose më shumë vjet kanë rreth 9,5% arritje më të larta në krahasim me fëmijët që kanë ndjekur kopshtet e projektit vetëm një vit. Mes fëmijëve të këtyre nëngrupeve ka dallim të rëndësishëm në arritjet në shkallën 0,01.

III. KRAHASIM

Fëmijë të cilët mësojnë në qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme dhe fëmijë që nuk mësojnë në qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme e as në kopshte

Numri mesatar i pikëve të fëmijëve të këtij grupi të përfshirë në mostër (gjithsej 220 fëmijë) është 43,98, gjegjësisht përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së është 72,09%.

Tabela 13: Rezultate nga vlerësimi i arritjeve në të nxënit dhe arritjet zhvillimore te fëmijët nga qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme, as kopshte

Qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme Nuk kanë mësuar në kopshte ose në qendra

% e fëmijëve përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së % e fëmijëve përqindja mesatare e

zgjidhjes së IVA-së

50% 86,87% 50% 57,18%

Nëse krahasohen rezultatet e fëmijëve që kanë mësuar ose nuk kanë mësuar në qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme e as në kopshte, përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së e fëmijëve nga qendrat ku kanë mësuar sipas parimeve dhe teknikave të këtij Programi është më e lartë dhe shënon 86,87%, ndërsa e atyre që nuk kanë mësuar në qendra ose në kopshte është 57,18%. Mes fëmijëve të këtyre nëngrupeve ka dallim të rëndësishëm në arritjet në shkallën 0,01.

Nëse krahasohen arritjet e fëmijëve të këtij grupi sipas gjinisë, përsëri vajzat kanë arritur rezultate më të larta nga djemtë. Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së te vajzat nga qendrat është 72,80%, kurse te djemtë 71,57%

26

Grafiku 3: Rezultate nga vlerësimi i arritjeve në të nxënit dhe arritjet zhvillimore të fëmijëve nga qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme dhe të fëmijëve që nuk kanë mësuar në qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme e as në kopshte

Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVZA-së

kanë mësuar në qendra s’kanë mësuar në qendra

Përfundime:

• Arritjet e fëmijëve që kanë mësuar në qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme janë shumë më të larta në përqasje me arritjet e fëmijëve që nuk kanë mësuar në qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme e as në kopshte. Mes fëmijëve të këtyre dy nëngrupeve ka dallim të rëndësishëm në arritjet në shkallën 0,01.

• Arritjet e vajzave janë më të larta në krahasim me arritjet e djemve.

3.2. Arritjet e fëmijëve sipas fushave zhvillimoreInstrumenti për vlerësimin e arritjeve në të nxënit dhe arritjeve zhvillimore të nxënësve përmbante veprimtari nga këto fusha zhvillimore:

• Gjuha, komunikimi dhe zhvillimi i shkrim-leximit – 3 veprimtari me 4 kërkesa;

• Zhvillimi socio-emocional – 2 veprimtari me 5 kërkesa;

• Zhvillimi kognitiv (njohës) dhe përfitimi i njohurive të përgjithshme – 7 veprimtari me 10 kërkesa.

Kufizimi nga pikëpamja e numrit të vogël të kërkesave për çdonjërën fushë zhvillimore të përmendur në instrumentin për vlerësimin e arritjeve të fëmijëve nuk lejon të përgjithësohen përfundimet për gjithë lëmin e veprimtarisë.

Duke analizuar rezultatet e IVА-së për të gjithë fëmijët vërehet se rezultate më të larta janë arritur në fushën e zhvillimit socio-emocional, pastaj në fushën e zhvillimit kognitiv dhe përfitimit të njohurive të përgjithshme, kurse rezultate më të ulëta janë shënuar në fushën zhvillimore të gjuhës, komunikimit dhe zhvillimit të shkrim-leximit. Gjendja del e njëjtë edhe kur analizohen vetëm rezultatet e arritura nga fëmijët e kopshteve. Nga ana tjetër, përsëri, po qe se vështrohen rezultatet vetëm të fëmijëve nëpër qendra dhe të fëmijëve që nuk kanë shkuar as në qendra, po madje as edhe nëpër kopshte, mund të nxirret përfundimi se prapëseprapë fëmijët kanë shënuar rezultate më të mira në fushën zhvillimore të zhvillimit socio-emocional, kurse më dobët kanë dalë në zhvillimin kognitiv dhe përfitimin e njohurive të përgjithshme.

27

Gjuha, komunikimi dhe zhvillimi i shkrim-leximitVeprimtaritë në të cilat u bë matja në këtë fushë zhvillimore kishin të bëjnë me njohuritë themelore për leximin – njohja e shkronjave/tingujve e të kuptuarit e tyre dhe të folurit.

Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së për këtë fushë zhvillimore nga të gjithë fëmijët e përfshirë te kjo mostër është 75,50%.

Grafiku 4: Rezultatet e përqindjes së arritjeve nga të gjithë fëmijët (e grupit të projektit dhe të kontrollit) në fushën zhvillimore Gjuha, komunikimi dhe zhvillimi i shkrim-leximit

Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVZA-së

grupi i projektit grupi i kontrollit

Arritjet e fëmijëve të kopshteve të projektit dhe të qendrave për zhvillim në fëmijërinë e hershme në këtë fushë zhvillimore janë më të mira sesa të fëmijëve në grupin e kontrollit të kopshteve dhe të fëmijëve që nuk kanë shkuar as nëpër kopshte e as në ndonjë qendër për zhvillim në fëmijërinë e hershme. Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së nga ana e fëmijëve të kopshteve të projektit dhe të qendrave për zhvillim në fëmijërinë e hershme në këtë fushë zhvillimore është 79,10%, kurse nga ana e atyre që nuk e kanë ndjekur këtë Program është 71,99%. Midis këtyre dy nëngrupeve të fëmijëve ka një dallim të rëndësishëm në arritje në shkallën 0,01.

Në qoftë se krahasohen sipas gjinisë së tyre arritjet e fëmijëve në këtë fushë zhvillimore, shihet përsëri se vajzat kanë shënuar rezultate më të mira sesa djemtë. Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së te vajzat është 76,62%, kurse te djemtë 74,49%. Sa i përket gjuhës në të cilën kanë mësuar fëmijët, situata për këtë fushë zhvillimore është paksa më e ndryshme. Fëmijët që kanë mësuar në gjuhën shqipe kanë arritur rezultate pak më të larta nga fëmijët që kanë mësuar në gjuhën maqedonase. Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së te fëmijët me gjuhë mësimi maqedonishten është 74,98%, kurse te fëmijët që kanë pasur gjuhë mësimi shqipen është 76,95%.

28

Grafiku 5: Rezultatet e përqindjes së arritjeve të fëmijëve të grupit të kontrollit e të projektit të kopshteve dhe të qendrave për zhvillim në fëmijërinë e hershme në fushën zhvillimore Gjuha, komunikimi dhe zhvillimi i shkrim-leximit

Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVZA-së

grupi i kontrollit

qend

rat

kops

htet grupi i kontrollit

grupi i projektit

grupi i projektit

Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së në fushën zhvillimore Gjuha, komunikimi dhe zhvillimi i shkrim-leximit nga ana e fëmijëve të kopshteve të projektit është 77% kërkesa të zgjidhura me saktësi. Ndërkaq përqindja mesatare e zgjidhjes për këtë fushë zhvillimore te fëmijët e kopshteve të kontrollit shënon 76,49%.

Nga ana tjetër, përsëri, përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së për këtë fushë zhvillimore te fëmijët që kanë frekuentuar qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme është 85,34%. Përqindje mesatare më të ulët të zgjidhjes së IVA-së për këtë fushë zhvillimore kanë fëmijët që nuk kanë shkuar as në kopshte e as në qendra për zhvillim në fëmijërinë e hershme. Arritjet e tyre janë 57,97%. Midis këtyre dy nëngrupeve të fëmijëve ka një dallim të rëndësishëm në arritje në shkallën 0,01.

Përfundime - Gjuha, komunikimi dhe zhvillimi i shkrim-leximit

• Të gjithë fëmijët e grupit të projektit kanë arritur rezultate më të larta për 8% në përqasje me fëmijët e grupit të kontrollit. Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së për këtë fushë zhvillimore te grupi i projektit është 79,10%, kurse te grupi i kontrollit është 71,99%. Midis këtyre dy nëngrupeve të fëmijëve ka një dallim të rëndësishëm në arritje në shkallën 0,01.

• Fëmijët e kopshteve të projektit kanë arritur rezultate pak më të larta në krahasim me fëmijët e kopshteve të kontrollit. Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së për këtë fushë zhvillimore te kopshtet e projektit është 77,00%, kurse te kopshtet e kontrollit është 76,49%.

• Fëmijët e qendrave për zhvillim në fëmijërinë e hershme kanë arritur rezultate më të larta për rreth 27%, në krahasim me fëmijët që nuk kanë shkuar as në qendra e as në kopshte. Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së prej fëmijëve të qendrave për këtë fushë zhvillimore është 85,34%, kurse ajo e fëmijëve që nuk kanë frekuentuar as qendrat e as kopshtet është 57,97%. Midis këtyre dy nëngrupeve të fëmijëve ka një dallim të rëndësishëm në arritje në shkallën 0,01.

• Vajzat kanë arritur rezultate më të larta sesa djemtë.

• Fëmijët që mësonin në gjuhën shqipe kanë arritur rezultate pak më të larta se fëmijët që kanë mësuar në gjuhën maqedonase.

29

Zhvillimi socio-emocionalVeprimtaritë ku është bërë matja në këtë fushë zhvillimore kanë të bëjnë me ndjekjen e instruksioneve dhe me njohjen e shprehjen e emocioneve.

Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së për këtë fushë zhvillimore është më e lartë dhe për të gjithë fëmijët e përfshirë në mostër shënon 83,36%.

Grafiku 6: Rezultatet e vlerësimit të përqindjes së arritjeve te të gjithë nxënësit (e grupit të projektit dhe të kontrollit) në fushën zhvillimore Zhvillimi socio-emocional

Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVZA-së

grupi i projektit grupi i kontrollit

Në fushën zhvillimore për zhvillimin socio-emocional, arritjet e fëmijëve të kopshteve të projektit dhe të qendrave për zhvillim në fëmijërinë e hershme janë më të mira në krahasim me fëmijët e grupit të kontrollit të kopshteve dhe fëmijët që nuk kanë frekuentuar as kopshtet e as qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme. Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së për këtë fushë zhvillimore te fëmijët e kopshteve të projektit dhe të qendrave për zhvillim në fëmijërinë e hershme është 87,56%, kurse te fëmijët që nuk e kanë ndjekur këtë Program është 79,26%. Midis këtyre dy nëngrupeve të fëmijëve ka një dallim të rëndësishëm në arritje në shkallën 0,01.

Rezultatet e fëmijëve në këtë fushë zhvillimore janë pak më të ndryshme sa i përket gjinisë së tyre. Vetëm në këtë fushë zhvillimore djemtë kanë arritur rezultate pak më të larta sesa vajzat. Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së te djemtë është 83,63%, kurse te vajzat është 83,07%. Po të vështrohen rezultatet e fëmijëve vetëm për këtë fushë zhvillimore sa i përket gjuhës në të cilën kanë mësuar, mund të vihet re se fëmijët që kanë mësuar në gjuhën maqedonase kanë arritur rezultate më të larta për rreth 5%, në krahasim me fëmijët që kanë mësuar në gjuhën shqipe. Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së te fëmijët që kanë mësuar në gjuhën maqedonase është 84,73%, kurse tek ata që kanë mësuar në gjuhën shqipe është 79,55%. Midis këtyre dy nëngrupeve të fëmijëve ka një dallim të rëndësishëm në arritje në shkallën 0,01.

30

Grafiku 7: Përqindja mesatare e arritjeve të fëmijëve të grupit të kontrollit e të grupit të projektit të kopshteve dhe të qendrave për zhvillim në fëmijërinë e hershme për fushën zhvillimore të zhvillimit socio-emocional

Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVZA-së

grupi i kontrollit

qend

rat

kops

htet grupi i kontrollit

grupi i projektit

grupi i projektit

Në qoftë se bëhet krahasimi midis arritjeve të fëmijëve të kopshteve të kontrollit dhe atyre të projektit për këtë fushë zhvillimore, mund të vërehet se arritjet e fëmijëve të kopshteve të projektit janë më të larta për rreth 2% në krahasim me ata të kopshteve të kontrollit. Më konkretisht, përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së te fëmijët e kopshteve të projektit është 86,11%, kurse tek ata të kopshteve të kontrollit arrin në 84,20%.

Nga ana tjetër, përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së për këtë fushë zhvillimore te fëmijët që kanë shkuar në qendra për zhvillim në fëmijërinë e hershme është 91,88%, kurse te fëmijët që nuk kanë mësuar as në qendra e as në kopshte është 63,89%. Midis këtyre dy nëngrupeve të fëmijëve ka një dallim të rëndësishëm në arritje në shkallën 0,01.

Përfundime – Zhvillimi socio-emocional

• Rezultatet e të gjithë fëmijëve për këtë fushë zhvillimore janë më të larta.

Fëmijët e grupit të projektit kanë arritur rezultate më të larta për 8,3% në krahasim me fëmijët e grupit të kontrollit. Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së për këtë fushë zhvillimore te grupi i projektit është 87,56%, ndërsa te grupi i kontrollit është 79,26%. Midis këtyre dy nëngrupeve të fëmijëve ka një dallim të rëndësishëm në arritje në shkallën 0,01.

• Fëmijët e kopshteve të projektit shënuan rezultate më të larta për rreth 2% në krahasim me fëmijët e kopshteve të kontrollit. Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së për këtë fushë zhvillimore te kopshtet e projektit arrin në 86,11%, kurse te kopshtet e kontrollit është 84,20%.

• Fëmijët e qendrave për zhvillim në fëmijërinë e hershme kanë arritur rezultate më të larta për rreth 28% në krahasim me fëmijët që nuk kanë shkuar as në qendra e as në kopshte. Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së nga ana e fëmijëve të qendrave për këtë fushë zhvillimore është 91,88%, kurse nga ajo e fëmijëve që nuk kanë frekuentuar as qendrat e as kopshtet është 63,89%. Midis këtyre dy nëngrupeve të fëmijëve ka një dallim të rëndësishëm në arritje në shkallën 0,01.

• Vetëm për këtë fushë zhvillimore djemtë kanë arritur rezultate pak më të larta sesa vajzat.

• Fëmijët që mësonin në gjuhën maqedonase kanë arritur rezultate më të larta se fëmijët që kanë mësuar në gjuhën shqipe për rreth 5%. Midis këtyre dy nëngrupeve të fëmijëve ka një dallim të rëndësishëm në arritje në shkallën 0,01.

31

Zhvillimi kognitiv dhe përfitimi i njohurive të përgjithshmeVeprimtaritë lidhur me këtë fushë zhvillimore kishin të bënin me të menduarit logjik, orientimin në hapësirë, konceptet matematike dhe klasifikimin e pemëve dhe perimeve.

Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së për këtë fushë zhvillimore është më e lartë dhe për të gjithë fëmijët e përfshirë në mostër arrin në 75,90%.

Grafiku 8: Rezultatet e vlerësimit të përqindjes së arritjeve te të gjithë nxënësit e grupit të projektit dhe të kontrollit në fushën zhvillimore Zhvillimi kognitiv dhe përfitimi i njohurive të përgjithshme

Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVZA-së

grupi i projektit grupi i kontrollit

Në fushën zhvillimore për Zhvillimin kognitiv dhe përfitimin e njohurive të përgjithshme arritjet e fëmijëve të kopshteve të projektit dhe të qendrave për zhvillim në fëmijërinë e hershme janë më të mira në krahasim me fëmijët e grupit të kontrollit të kopshteve dhe fëmijët që nuk kanë frekuentuar as kopshtet e as qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme. Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së për këtë fushë zhvillimore te fëmijët e kopshteve të projektit dhe te qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme është 81,10%, kurse te fëmijët që nuk e kanë ndjekur këtë Program është 71,80%. Midis këtyre dy nëngrupeve të fëmijëve ka një dallim të rëndësishëm në arritje në shkallën 0,01.

Po të kundrohen arritjet e fëmijëve në këtë fushë zhvillimore sipas gjinisë, përsëri del se vajzat kanë rezultate më të mira sesa djemtë. Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së te vajzat është 77,01%, kurse te djemtë është 74,90%. Në qoftë se analizohen rezultatet e arritura të fëmijëve vetëm për këtë fushë zhvillimore sa i përket gjuhës në të cilën kanë mësuar, mund të vihet re se fëmijët që kanë mësuar në gjuhën maqedonase kanë arritur rezultate pak më të larta sesa fëmijët që kanë mësuar në gjuhën shqipe. Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së te fëmijët që kanë mësuar në gjuhën maqedonase është 76,16%, kurse tek ata që kanë mësuar në gjuhën shqipe është 75,20%.

32

Grafiku 9: Rezultatet e vlerësimit të arritjeve të fëmijëve për fushën zhvillimore Zhvillimi kognitiv dhe përfitimi i njohurive të përgjithshme te grupi i kontrollit e te grupi i projektit të kopshteve dhe te qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme

Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVZA-së

grupi i kontrollit

qend

rat

kops

htet grupi i kontrollit

grupi i projektit

grupi i projektit

Në këtë fushë zhvillimore ka dallime shumë të vogla në arritjet e fëmijëve sa i përket asaj se a kanë ndjekur mësim në kopshtet e projektit ose në ato të kontrollit. Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së te fëmijët e kopshteve të projektit është 78,32%, kurse tek ata të kopshteve të kontrollit arrin në 77,61%.

Nga ana tjetër, përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së për këtë fushë zhvillimore te fëmijët që kanë shkuar në qendra për zhvillim në fëmijërinë e hershme është 85,40%, kurse te fëmijët që nuk kanë mësuar as në qendra e as në kopshte është 53,74%. Midis këtyre dy nëngrupeve të fëmijëve ka një dallim të rëndësishëm në arritje në shkallën 0,01.

Përfundime – Zhvillimi kognitiv dhe përfitimi i njohurive të përgjithshme

• Fëmijët e grupit të projektit kanë arritur rezultate më të larta për 8,3% në krahasim me fëmijët e grupit të kontrollit. Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së për këtë fushë zhvillimore te grupi i projektit është 80,10%, ndërsa te grupi i kontrollit është 71,80%. Midis këtyre dy nëngrupeve të fëmijëve ka një dallim të rëndësishëm në arritje në shkallën 0,01.

• Fëmijët e kopshteve të projektit kanë arritur rezultate më të larta vetëm për më pak se 1% në krahasim me fëmijët e kopshteve të kontrollit. Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së për këtë fushë zhvillimore te kopshtet e projektit është 78,32%, ndërsa te kopshtet e kontrollit është 77,61%.

• Fëmijët e qendrave për zhvillim në fëmijërinë e hershme kanë arritur rezultate më të larta për pak më shumë se 31% në krahasim me fëmijët që nuk kanë shkuar as në qendra e as në kopshte. Përqindja mesatare e zgjidhjes së IVA-së nga ana e fëmijëve të qendrave për këtë fushë zhvillimore është 85,40%, kurse nga ajo e fëmijëve që nuk kanë frekuentuar as qendrat e as kopshtet është 53,74%. Midis këtyre dy nëngrupeve të fëmijëve ka një dallim të rëndësishëm në arritje në shkallën 0,01.

• Vajzat në këtë fushë zhvillimore kanë arritur rezultate pak më të larta sesa djemtë.

• Fëmijët që mësonin në gjuhën maqedonase kanë arritur rezultate pak më të larta se fëmijët që kanë mësuar në gjuhën shqipe.

33

4. FËMIJËT, FAMILJA E TYRE DHE KOPSHTI/QENDRA PËR ZHVILLIM NË FËMIJËRINË E HERSHME

Një numër i madh faktorësh që lidhen me fëmijët dhe familjet e tyre ndikojnë në arritjet e tyre. Në pjesën e tretë të këtij Raporti, krahas pasqyrimit të të arriturave të fëmijëve, është paraqitur edhe ndikimi i disa faktorëve në arritjet e tyre, siç janë: gjinia, gjuha në të cilën kanë mësuar, vitet e kaluara në kopsht etj. Po kështu, u vlerësua se është e dobishme edhe përfshirja e disa treguesve të tjerë për fëmijët dhe familjet e tyre që kanë rëndësi për të kuptuar nivelin e të arriturave të tyre. Në pyetësorin për prindërit janë përfshirë:

• parametrat socio-ekonomikë të mjedisit të banimit;

• marrëdhënia fëmijë-prind/kujdestar;

• marrëdhënia fëmijë-kopsht/qendër për zhvillimin në fëmijërinë e hershme.

Në këtë pjesë të raportit do të prezantohen disa të dhëna që janë marrë nga pyetësorët.

4.1. Karakteristikat e mjedisit të banimitPyetësori për prindin/kujdestarin përmbante pyetje për: shkollimin e prindërve, karakteristikat e familjes, marrëdhëniet fëmijë-prind/kujdestar dhe marrëdhëniet fëmijë-kopsht/ qendër për zhvillim në fëmijërinë e hershme. Rreth 75% e pyetësorëve që u shpërndanë për prindërit/kujdestarët, fëmijët e të cilëve ishin të kyçur në mostrën e fëmijëve të testuar, i kishin plotësuar nënat. Ky është një tregues se në shtëpi më së shumti me këtë grupmoshë komunikojnë nënat.

Në të shumtën e rasteve prindërit/kujdestarët e anketuar janë të moshës ndërmjet 20 dhe 35-vjeçare (73%). Nga ana tjetër, përsëri, 0,5% e prindërve të anketuar janë të moshës më të re se 20-vjeçare, kurse të tjerët kanë moshën mbi 36 vjeç.

Grafiku 10: Shkollimi formal i prindërve/kujdestarëve

shkollim fillor ose

më pak se fillor

i mesëm i lartë sipëror më shumë se sipëror

Përqindja e prindërve

Sa i përket shkallës së shkollimit formal që kanë kryer prindërit/ kujdestarët e fëmijëve të testuar, siç mund të shihet nga grafiku i mësipërm, më së shumti janë me shkollë të mesme (48, 50%). Ndërkaq 14% e prindërve/kujdestarëve të anketuar janë me shkollim fillor ose më pak se fillor, kurse me arsimim sipëror ose më shumë se sipëror janë rreth 30%.

34

Grafiku 11: Shkollimi formal i prindërve/kujdestarëve sipas grupit që i takojnë

shkollim fillor ose më pak se

fillor

i mesëm i lartë sipëror më shumë se sipëror

grupi i projektit

grupi i kontrollit

Në qoftë se analizohet shkollimi i prindërve në raport me atë se a i takojnë grupit të projektit ose atij të kontrollit, mund të konstatohet se nuk ka dallime të rëndësishme.

Grafiku 12: Shkollimi formal i prindërve/kujdestarëve sipas asaj se në cilin lloj institucioni mësojnë ose nuk mësojnë fëmijët e tyre

shkollim fillor ose më pak se

fillor

i mesëm i lartë sipëror më shumë se sipëror

kopshte

qendra për zhvillim në fëmijërinë e hershems’kanë frekuentuar asnjë institucion

Nga të dhënat në grafikun e paraqitur më lart, mund të shihet se shkalla e arsimimit të prindërve të fëmijëve që shkojnë në kopshte është më e lartë në krahasim me ata që qëndrojnë nëpër qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme. Pothuaj 35% e prindërve të fëmijëve që frekuentojnë qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme, janë me shkollim fillor ose më pak se fillor, për dallim nga kopshtet në të cilat kjo përqindje është vetëm 2,98 %. Me arsimim të lartë ose më shumë se të lartë, në kopshte janë rreth 44 % e prindërve, kurse në qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme

34,8%

44,04%

2,75%

18,35%

35

janë vetëm rreth 21%. Nga ana tjetër, prapëseprapë, arritjet e fëmijëve në qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme ishin më të larta për dallim nga ato të kopshteve.

Bazuar në përgjigjet e prindërve/kujdestarëve të fëmijëve, rreth 30% e tyre nuk janë të punësuar, kurse 78% e familjeve janë në gjendje të volitshme ekonomike. Sa i përket gjuhës që flitet në mjedisin e banimit, gjendja është si më poshtë: 65% e prindërve flasin me fëmijët e tyre në gjuhën maqedonase, 24% në gjuhën shqipe, 4% në gjuhën rome, kurse pjesa tjetër prej 7% flet në gjuhë të tjera. Lidhur me këto çështje nuk ka dallim të rëndësishëm nëse prindërit i takojnë grupit të projektit ose atij të kontrollit.

Familjet e fëmijëve të kësaj mostre mesatarisht kanë nga 4 anëtarë. Sa i përket gjuhës në të cilën mësojnë fëmijët, ekzistojnë dallime. Tek ata që mësojnë në gjuhën maqedonase, familjet kanë mesatarisht nga 4 fëmijë, kurse tek ata në gjuhën shqipe nga 5 fëmijë. Familjet e fëmijëve të qendrave për zhvillim në fëmijërinë e hershme dhe të atyre që nuk mësojnë në qendra e as në kopshte janë më

të mëdha (mesatarisht nga 5 anëtarë ), kurse të atyre të kopshteve kanë nga 4 anëtarë.

4.2. Fëmija dhe prindiMarrëdhëniet fëmijë-prind kanë ndikim të madh në zhvillimin e fëmijës. Prindërit në shkallën me tri nivele dhanë mendimin e vet për atë se sa herë brenda javës fëmijëve të tyre: u lexojnë përralla ose tekste të tjera, u përgjigjen pyetjeve që bëjnë fëmijët ose u këndojnë këngë. Sipas përgjigjeve të tyre, prindërit më së shumti u përgjigjen fëmijëve në pyetjet e parashtruara, kurse më së paku u këndojnë këngë.

Grafiku 13: Veprimtaritë e prindërve/kujdestarëve me fëmijët e tyre sipas gjuhës në të cilën mësojnë

i lexon përralla ose tekste të tjera

i përgjigjet në pyetjet e bëra

i këndon këngë

gjuhë maqedonase

gjuhë shqipe

Sa i përket gjuhës në të cilën zhvillohet të mësuarit (maqedonisht ose shqip ) nuk ka ndonjë dallim në radhitjen e veprimtarive të dhëna. Prindërit e fëmijëve që mësojnë në gjuhën maqedonase i kryejnë veprimtaritë e sipërpërmendura me fëmijët e tyre shumë më shpesh, në krahasim me prindërit e fëmijëve që mësojnë në gjuhën shqipe. Ndërmjet këtyre 2 grupeve të të anketuarve ka dallim statistikor të rëndësishëm në shkallën 0,05.

Sipas asaj që thonë prindërit, ata më së shpeshti u blejnë fëmijëve të tyre libra tregimesh me figura ose ndonjë libër tjetër, pastaj veshje, ndërsa lodra më së paku.

Tabela 14: Si i kuptojnë prindërit interesat e fëmijëve të tyre

Veprimtaria Përqindja e prindërve

vëzhgim 41,88%

bisedë 82,83%

të dëgjuar aktiv 29,46%

Në të shumtën e rasteve prindërit i kuptojnë interesat e fëmijëve të tyre nëpërmjet bisedës (82.83%), pastaj nëpërmjet vëzhgimit (41.88%), kurse më së paku nëpërmjet të dëgjuarit aktiv (29,46%). Sa i përket gjuhës në të cilën zhvillohet mësimi, nuk ka ndonjë dallim të rëndësishëm.

Tabela 15: Si i kuptojnë prindërit interesat e fëmijëve të tyre

Veprimtaria Përqindja e prindërve

Përqindja e prindërve në gjuhën maqedonase

Përqindja e prindërve në gjuhën shqipe*

bisedë 79,39% 44,00%* 35,39%

lexim tregime me figura 56,80% 31,57% 25,23%

shëtitje 48,22% 25,89% 22,33%

përgatitje ushqimi 19,15% 11,23% 7,92%

veprime në banjë 13,08% 7,00% 6,08%

shikimi i televizorit 41,22% 20,87% 20,34%

Më shpesh prindërit i kuptojnë interesat e fëmijëve të tyre nëpërmjet bisedës, pastaj nëpërmjet tregimeve me figura, shëtitjeve, duke shikuar televizor, duke përgatitur ushqim dhe gjatë veprimeve në banjë. Sa i përket gjuhës në të cilën zhvillohet mësimi, radhitja e veprimtarive është e njëjtë.

4.3. Fëmija dhe kopshti/qendra për zhvillim në fëmijërinë e hershmeMesatarisht fëmijët e testuar, sipas përgjigjeve të prindërve, shkojnë në kopsht ose në qendrën për zhvillim në fëmijërinë e hershme 2,7 vjet.

Tabela 16: Biseda e prindit me ndonjë nga personeli i kopshtit/qendrës për zhvillim në fëmijërinë e hershme

Personeli Përqindja e prindërve

edukatore 74,80%

mësuese kujdestare 9,35%

edukatore dhe mësuese kujdestare

12,28%

pedagog/psikolog 1,21%

drejtor 2,36%

* Vlera statistike e dallimit në shkallën 0,05

Për fëmijët e tyre në kopsht dhe në qendrën për zhvillim në fëmijërinë e hershme bisedojnë më shpesh me edukatoren (74,80%), kurse shumë pak me mësuesen kujdestare, pedagogun/psikologun dhe drejtorin.

Sa i përket komunikimit me kuadrin e edukatorëve – kujdestarëve në kopsht, prindërit kryesisht janë të kënaqur (92,45%).

51,29% e prindërve kanë deklaruar se janë të njoftuar rregullisht për atë që bën fëmija i tyre dhe cilat shkathtësi i ka përftuar në kopsht/qendër për zhvillimin në fëmijërinë e hershme, 20,57% se marrin informata vetëm në qoftë se personalisht janë të interesuar, 27,10% se në mënyrë të rregullt u prezantohen të gjitha punimet e fëmijës së tij, kurse vetëm 0,8% e prindërve nuk informohen nga askush për veprimtaritë dhe punimet e fëmijës së tyre.

Rreth 54% e prindërve kanë marrë udhëzime nga personeli i kopshtit/qendrës për zhvillim në fëmijërinë e hershme rreth mënyrës së nxitjes për të nxënit në fëmijërinë e hershme të fëmijëve të tyre në kushte shtëpiake.

Nga prindërit e anketuar, rreth 40% janë shprehur se marrin pjesë gjithmonë në tryezat e punës që organizohen nga kuadri edukues në kopshte/qendra për zhvillim në fëmijërinë e hershme, 35% se marrin pjesë ngandonjëherë, kurse pjesa tjetër e mbetur prej 25% e prindërve kanë thënë se nuk marrin pjesë asnjëherë. Bazuar në përgjigjet e prindërve, 44% e tyre kanë marrë materiale me udhëzime rreth nxitjes së të nxënit në fëmijërinë e hershme në kushte shtëpiake.

38

5. ORGANIZIMI DHE ZHVILLIMI I PUNËS NËPËR KOP-SHTE DHE QENDRA PËR ZHVILLIM NË FËMIJËRINË E HERSHME

Përveç të dhënave për arritjet e fëmijëve, u grumbulluan edhe treguesit për organizimin dhe realizimin e punës në kopshte dhe në qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme, por para së gjithash për kushtet në të cilat zhvillohet mësimi në kopshte dhe për kuadrin edukues.

Përveç kësaj, për t’u kuptuar të arriturat u quajt e vlefshme të merren edhe treguesit për përkrahjen, realizimin dhe për nevojat e mbështetjes së mëtejme në realizimin e Programit.

Informacionet e këtilla do të japin ndihmesë për t’u kuptuar konteksti në të cilin kanë mësuar fëmijët dhe që ky të merret parasysh gjatë vlerësimit të Programit.

5.1. Kushtet nëpër kopshteNë të gjitha kopshtet (gjithsej 11) e përfshira në mostrën për këtë hulumtim u bë shpërndarja e pyetësorëve për kopshtin, të cilët i kanë plotësuar drejtorët e kopshteve. Te gjithë pyetësorët u kthyen, kurse në përgjigjet e pyetësorit pasqyrohet gjendja reale në kopshte.

Mesatarisht në këto 11 kopshte ka pasur 562 fëmijë të regjistruar, nga të cilët 281 janë të moshës nga 4 deri 6 vjeç. Por, realisht, numri i fëmijëve që shkojnë rregullisht në kopsht është shumë më i vogël.

Sipas përgjigjeve në pyetësorin e drejtorëve, mund të përfundohet se të gjitha kopshtet e kyçura në këtë kërkim i kanë: Standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme, materialet (broshura, afishe njoftimi) për prindërit, hapësirën e oborrit që shfrytëzohet për realizimin e veprimtarive të lojërave me fëmijët dhe lloje të ndryshme qendrash (këndesh) të mësuari, në pajtim me interesat dhe nevojat e fëmijëve (këndi i dramës, këndi letrar, këndi i shkencës, këndi i matematikës etj.).

Nga përgjigjet e tyre mund të konstatohet gjithashtu se të gjitha kopshtet e grupit të projektit gjatë përgatitjes së programit vjetor të kopshtit i shfrytëzojnë Standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme, kurse nga grupi i kontrollit i kopshteve ato nuk i shfrytëzon vetëm një kopsht.

Katër nga pesë kopshtet e projektit, një herë në dy muaj bëjnë trajnime me edukatorët dhe kujdestarët sipas Standardeve të zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme. Megjithatë, përsëri, grupi i kontrollit i kopshteve këtë gjë e bën dy ose më pak herë në vit.

Katër nga pesë kopshtet e projektit propozojnë ose organizojnë veprimtari me prindërit sipas Standardeve të zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme, kurse këtë gjë nga gjashtë kopshtet e kontrollit e bëjnë vetëm tri. Megjithatë, përsëri, vetëm dy nga kopshtet e kontrollit nuk propozojnë e as nuk organizojnë fare veprimtari me prindërit sipas Standardeve të zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme.

39

5.2. Kuadri edukues Edukatorët e kopshteve dhe qendrave për zhvillim në fëmijërinë e hershme i janë përgjigjur pyetësorit për edukatorët.

Sipas rezultateve të fituara, mund të konstatohet se profili i përgjithshëm edukues në kopshte dhe qendra për zhvillim në fëmijërinë e hershme është me shkollim adekuat, me përvojë të konsiderueshme dhe i gjinisë femërore. Vetëm diçka më pak se 2% e edukatorëve janë të gjinisë mashkullore.

Grafiku 14: Shkollimi i edukatorëve të kopshteve dhe qendrave për zhvillim në fëmijërinë e hershme

shkollimi

i lartë sipëror më shumë se sipëror

Siç mund të shihet në grafikun e mësipërm, të gjithë edukatorët e anketuar e kanë të kryer shkollimin e lartë, ashtu siç parashikohet me ligj.

Grafiku 15: Mosha e edukatorëve në kopshte dhe në qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme

mosha vjeç

deri 25 vjeç 25-39 vjeç 40-55 vjeç mbi 55 vjeç

Vetëm diç më pak se 14% e edukatorëve janë të moshës mbi 55-vjeçare, kurse numri më i madh i tyre, rreth 85%, janë të moshës 25 deri 55-vjeçare.

40

Grafiku 16: Përvoja e punës së edukatorëve të kopshteve dhe qendrave për zhvillim në fëmijërinë e hershme

përvoja e punës në vjet

deri 5 vjet 5-10 vjet 11-20 vjet 21-30 vjet mbi 30 vjet

Përvoja mesatare e punës së edukatorëve që punojnë me fëmijët e testuar është 16,16 vjet. Përqindja më e lartë e tyre (rreth 27%) kanë përvojë pune nga 11 deri 20 vjet. Ndërkaq, nga ana tjetër, deri 5 vjet përvojë pune kanë rreth 20%, kurse mbi 30 vjet përvojë pune kanë diçka pak më shumë se 15% e edukatorëve që punojnë me fëmijët e testuar.

Edukatorët u pyetën me një grup pyetjesh rreth Standardeve të zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme.

Madje mbi 97% e edukatorëve të anketuar i kanë pasur të njohura Standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme. Mirëpo, prapëseprapë, pothuaj 93% i zbatojnë ato. Kjo do të thotë se edhe në kopshtet e kontrollit (kopshtet që nuk janë përfshirë në Program) po zbatohen standardet, edhe pse edukatorët nuk janë trajnuar se si ta bëjnë këtë gjë.

Edukatorët i kanë shprehur mendimet e veta rreth asaj se sa shpesh i zbatojnë Standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme në përkrahjen dhe përcjelljen e të arriturave të fëmijëve, duke rrethuar shkallën me tri nivele për çdo fushë zhvillimore. Për të fituar një pasqyrë sa më të qartë rreth zbatimit të standardeve, për çdo fushë zhvillimore është përllogaritur indeksi i pranisë mesatare në nivel të gjithë edukatorëve të përfshirë me këtë hulumtim.

Tabela 17: Vlerësimi mesatar i shkallës me tri nivele për zbatimin e SZhMFH sipas fushës zhvillimore

Fusha zhvillimore Vlerësimi mesatar prej 1 deri 3

Qasja ndaj të nxënit 2,69

Gjuha 2,70

Komunikimi dhe shkrim-leximi 2,70

Zhvillimi kognitiv 2,61

Zhvillimi socio-emocional 2,78

Siç mund të shihet nga tabela e mësipërme, zbatimi i standardeve në të gjitha fushat është shumë i lartë (vlerësimi mesatar nga 1 deri 3 është mbi 2,5%). Edukatorët i zbatojnë standardet më së shumti në fushën Zhvillimi socio-ekonomik, kurse më së paku në fushën Zhvillimi kognitiv.

Përveç të tjerash, edukatorët janë pyetur edhe për atë se sa për qind të punës e realizojnë duke shfrytëzuar qasjet e Programit. Sipas përgjigjeve të edukatorëve që punojnë në kopshtet e projektit

41

dhe në qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme, 78% të punës së tyre e realizojnë në këtë mënyrë. Më konkretisht, në kopshte 75%, kurse në qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme 86% të punës së vet edukatorët e realizojnë duke i shfrytëzuar qasjet e Programit. Në kopshtet e projektit është shumë i lartë realizimi i këtij Programi (57%), edhe pse edukatorët nuk kanë pasur trajnime për mënyrën e realizimit të tij.

Hulumtuesit kishin për detyrë të jenë të pranishëm dhe të vrojtojnë veprimtaritë e edukatorëve në kohëzgjatje prej 1 ore. Me këtë rast ata shënonin: llojin dhe organizimin e veprimtarisë, llojin e materialeve të shfrytëzuara, çfarë kishin mësuar fëmijët, ç’merrnin për bazë kur e vlerësonin nivelin e angazhimit dhe të përfshirjes së fëmijëve sipas shkallës me tri nivele. U vrojtuan 99 veprimtari, nga të cilat 45 në kopshtet e projektit, 31 në kopshtet e kontrollit dhe 23 në qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme. Vlerësimin më të lartë për shkallën e angazhimit dhe të përfshirjes së fëmijëve e morën qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme (2,96), pastaj kopshtet e projektit (2,87), kurse vlerësim më të dobët, por prapëseprapë mjaft të lartë, fituan kopshtet e kontrollit (2,71).

Numri më i madh i veprimtarive të vrojtuara kishin të bënin me bisedën e lirë (17%), respektivisht edukatori i inkurajonte fëmijët të bashkëbisedojnë mes vete, por edhe me edukatorin rreth temës që përpunohej. Me këtë rast edukatorët më së shumti shfrytëzonin materiale manipulimi (kube, pazëll, libra me figura, lodra të buta, letra, lapustila, lapsa me ngjyra…), pastaj materiale audio-vizuale (afishe, libra, video-shirita…). Në këto veprimtari merrnin pjesë më shpesh fëmijët, të cilët dinin të mendonin e të përgjigjeshin sesi i bënin punët e ndryshme së bashku me të tjerët. Shkalla e angazhimit dhe e përfshirjes te fëmijët e vlerësuar në shkallën me tri nivele për këtë veprimtari është 2,65.

Nga ana tjetër, përsëri, rreth 14% e veprimtarive të vrojtuara kanë qenë aktivitete të lira me materiale manipulimi (ku fëmijët kanë luajtur me kube, me kukulla e me lodra të tjera, pa marrë pjesë këtu edukatori), në të cilat janë përfshirë të gjithë fëmijët dhe ata kanë mësuar si t’i bëjnë punët së bashku me të tjerët. Niveli i angazhimit dhe përfshirjes te fëmijët, vlerësuar në shkallën me tri nivele për këtë veprimtari, është 2,69.

Përqindja e veprimtarive të tjera të vrojtuara është më e vogël se 10%.

5.3. Pranimi, realizimi dhe nevojat për përkrahjen e mëtejshme të zbatimit të Programit Zbatimi i suksesshëm i ndërhyrjes varet në masë të madhe edhe nga shqetësimi (meraku) i edukatorëve që duhet ta realizojnë risinë e dhënë, si dhe nga përkrahja në kohën e duhur dhe në mënyrë adekuate që duhet ta marrin ata për t’i përballuar më lehtë shqetësimet e shfaqura dhe për të kaluar në nivelet më të larta të ndryshimeve. Në këtë kërkim u përdorën instrumentet që kanë të bëjnë me pranimin, realizimin dhe përkrahjen e edukatorëve për zbatimin e parimeve dhe teknikave të Programit.

Pranimi i Programit dhe shqetësimi i edukatorëve gjatë realizimit të tij u matën sipas Shkallës së shqetësimit me shtatë nivele, që përmbante 29 pohime, edhe atë vetëm tek edukatorët që punojnë në kopshte dhe qendra për zhvillim në fëmijërinë e hershme dhe janë të kyçur në këtë Program (grupi i projektit).

Shkalla e realizimit u mat me një pyetje për vetëvlerësimin e nivelit të zbatimit të parimeve dhe qasjeve të Programit. Duke qenë se kishte njoftime që disa edukatorë kopshtesh të grupit të kontrollit gjatë punës së tyre i përdornin parimet dhe teknikat e këtij Programi, për t’u parë dallimet midis grupit të projektit dhe atij të kontrollit, u kërkua që kësaj pyetjeje t’i përgjigjen të gjithë edukatorët.

42

Nevoja e përkrahjes u mat nëpërmjet një pyetjeje për nevojat e edukatorëve, me disa aspekte të zbatimit të Programit, të rëndësishme për zbatimin e tij në kopshtet dhe në qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme. Gjithashtu u kërkua që edhe kësaj pyetjeje t’i përgjigjen të gjithë edukatorët.

Pranimi i programit dhe shqetësimi i edukatorëve nga grupi i projektit gjatë realizimit të tij Në grafikun e mëposhtëm pasqyrohet përqindja e edukatorëve nga kopshtet e projektit dhe qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme që e kanë kaluar secilën nga shtatë fazat e shqetësimit: vetëdijesimi, informimi, brengosja për vetveten, organizimi i mësimit, pasojat, bashkëpunimi e bashkëkëmbimi dhe ndryshimi drejt përsosjes së mëtejshme.

Grafiku 17: Përqindja e edukatorëve të kopshteve të projektit dhe të qendrave për zhvillim në fëmijërinë e hershme që kanë kaluar një fazë të caktuar shqetësimi

përqindja e edukatorëve

faza

vetëdijesimi

informimi

brengosja për veten

organizimi i mësimit

pasojat

bashkëpunimi dhe bashkëkëmbimi

ndryshimi për përsosje të mëtejshme

Shtatë fazat e shqetësimit u ndanë në tri kategori.

1. Shqetësimi për veten është kategoria e parë që shfaqet më shpesh në fillim të zbatimit të ndryshimeve dhe ka të bëjë me nevojën për njoftime dhe përgjigje plotësuese. Kjo gjë paraqitet tek edukatorët e kopshteve dhe qendrave për zhvillim në fëmijërinë e hershme që janë në fazën e vetëdijesimit për zbatimin e Programit dhe për shfrytëzimin e tij, të informimit të edukatorëve për trajnimin që kanë marrë, si dhe të brengosjes për veten, përkatësisht për atë se di do të gjenden gjatë realizimit të parimeve dhe teknikave të këtij Programi.

Sipas përgjigjeve të edukatorëve të kopshteve të projektit dhe të qendrave për zhvillim në fëmijërinë e hershme, mund të nxirret përfundimi se:

» 97% e tyre e kanë kaluar fazën e parë dhe janë të vetëdijshëm sa i përket Programit dhe nevojave për të;

» fazën e informimit (sa u përket përvojave të edukatorëve që do ta zbatojnë Programin) e kanë kaluar 95% e edukatorëve;

» faza e brengosjes për veten ka të bëjë me brengat që lidhen me statusin profesional dhe ngritjen në karrierë të edukatorëve, me mundësinë për të marrë vendime rreth

43

zbatimit, si dhe shqetësimin e nevojës për më shumë kohë, mund dhe përkushtim. Këtë fazë shqetësimi e kanë kaluar 91% e edukatorëve.

2. Shqetësimi për detyrat/veprimtaritë dhe për realizimin e tyre paraqitet në fillim të zbatimit të një risie në punën e përditshme dhe veprimtaritë e edukatorëve, ndërsa ka të bëjë me nevojën për njohuri, shkathtësi dhe informacione plotësuese për planifikimin e realizimit më efikas të veprimtarive. E gjithë kjo u pa në aspekt të organizimit të punës së fëmijëve, të kyçjes në realizimin e qëllimeve dhe veprimtarive nga programi mësimor, si dhe në aspekt të kohës dhe materialeve të nevojshëm për realizimin e tij. Kjo gjë paraqitet tek edukatorët e kopshteve dhe qendrave për zhvillim në fëmijërinë e hershme që janë në fazën e brengosjes për veten dhe brengosjes për organizimin e mësimit, përkatësisht për atë se si do të gjenden gjatë realizimit të parimeve dhe teknikave të këtij Programi.

Sipas përgjigjeve të edukatorëve të kopshteve të projektit dhe të qendrave për zhvillim në fëmijërinë e hershme, mund të përfundohet se:

» 69% e tyre e kanë kaluar fazën e parë dhe janë të vetëdijshëm për Programin dhe nevojat për të.

3. Shqetësimi për efektet shfaqet atëherë kur edukatorët kanë fituar më shumë siguri për planifikimin, organizimin dhe zbatimin e teknikave në praktikën e përditshme. Në këtë fazë shqetësimi lidhet me aspektin e zbatimit të njohurive dhe shkathtësive të reja të fituara dhe ndikimi i tyre në realizimin e mësimit dhe arritjeve të fëmijëve. E gjithë kjo ka për qëllim përmirësimin sa më të madh të zbatimit të Programit, të krahasuar me mënyrën paraprake të punës, si të bashkëpunohet e si të krahasohen rezultatet me të tjerët, si mund të ndryshohet Programi me qëllim përmirësimi dhe zbatimi sa më të gjerë. Kjo gjë paraqitet tek edukatorët e kopshteve dhe qendrave për zhvillim në fëmijërinë e hershme që janë në fazën e shqetësimit për pasojat, bashkëpunimit e bashkëkëmbimit dhe në fazën e ndryshimit e përsosjes së mëtejshme të Programit.

Sipas përgjigjeve të edukatorëve të kopshteve të projektit dhe të qendrave për zhvillim në fëmijërinë e hershme, krahasuar me dy kategoritë e tjera, ashtu sikundër edhe pritej, më e ulët është përqindja e edukatorëve të cilët i kanë mposhtur dhe i kanë kapërcyer shqetësimet që i përkasin kësaj kategorie.

Ç’është e vërteta:

» 43% e tyre e kanë kaluar fazën e pasojave, gjegjësisht shqetësimin për efektet te fëmijët dhe arritjet e tyre;

» fazën e bashkëpunimit dhe bashkëkëmbimit e kanë kaluar 88% e edukatorëve, që do të thotë se pjesa më e madhe e edukatorëve bashkëpunojnë dhe këmbejnë përvoja mes vete;

» 81% e edukatorëve e kanë kapërcyer fazën e shqetësimit lidhur me ndryshimin dhe përsosjen e mëtejshme.

Shihet qartë se te ne më e ulët është përqindja e edukatorëve që kanë kapërcyer fazën e pasojave, respektivisht shqetësimin për efektet ndaj fëmijëve dhe arritjeve të tyre. Kjo flet se te ne më shumë mbahet llogari për atë se çfarë dhe si duhet të veprojë edukatori, sesa për ndikimin që duhet të ketë edukatori te fëmijët dhe efektet e punës së vet në të nxënit dhe zhvillimin e tyre.

44

Niveli i zbatimit të ProgramitSipas hulumtimeve të bëra, niveli i zbatimit të ndryshimit/risisë së dhënë për realizimin e programit të caktuar lidhet me përvojën e edukatorëve dhe kohëzgjatjen e zbatimit (Hall, 1977; Loucks&Hall,1979; Roberts, 1993) dhe te numri më i madh i rasteve që kanë të bëjnë me zbatimin e ndryshimeve të mëdha kur bëhen katër vjet, realizuesit mbërrijnë nivelet më të larta të zbatimit, të matur me instrumentin e vetëvlerësimit të nivelit të përmirësimit.9

Në pyetjet për shkallën e realizimit të Programit janë përgjigjur të gjithë edukatorët, si ata të grupit të kontrollit, ashtu edhe ata të grupit të projektit, nga shkaku se kishim njohuri se SZhMFH i shfrytëzojnë disa nga edukatorët edhe të kopshteve të tjera.

Grafiku 18: Përqindja e edukatorëve të kopshteve të projektit dhe të qendrave për zhvillim në fëmijërinë e hershme që gjenden në të gjitha nivelet e zbatimit të Programit

përqindja e edukatorëve

nive

li i z

batim

it

mospërfshirje

informim

përgatitje për zbatim

zbatim mekanik

zbatim rutinor

përmirësim

integrim

ndryshim

Ashtu siç pritej, pas zbatimit katërvjeçar të këtij Programi, më tepër se gjysma e edukatorëve (52%) e vlerësojnë veten se ndodhen në nivelin e përmirësimit. Ata janë të orientuar kryesisht për të bërë variacione në zbatim, vetëm e vetëm që t’i shtojnë arritjet, përkatësisht që ky Program të ketë efekte maksimale te fëmijët.

Me gjithë faktin se shumica e edukatorëve janë të kyçur në trajnime ose në veprimtari të Programit, prapëseprapë 8% e edukatorëve edhe më tej lexojnë literaturë dhe mbledhin informata lidhur me këtë Program, kurse 4% e tyre janë të përgatitur për ta zbatuar, pra e kanë të planifikuar e të përgatitur zbatimin e tij.

Në nivelin e zbatimit mekanik janë 8% e edukatorëve, kurse 2% në nivelin e zbatimit rutinor. Edukatorët që janë në nivel të zbatimit mekanik janë të orientuar kryesisht në përvetësimin e shkathtësive më të mëdha rreth shfrytëzimit të parimeve dhe teknikave nga ky Program dhe ata kryesisht i kushtojnë më pak kohë reflektimit. Edukatorët që janë në nivel të zbatimit rutinor ndihen të sigurt dhe janë të kënaqur me zbatimin e parimeve dhe teknikave, i zbatojnë ato që kanë mësuar në trajnime dhe shumë rrallë mendojnë të ndryshojnë ndonjë gjë me qëllim që ta përmirësojnë zbatimin.

9 Griffin, D. and Christensen, R. (1999). Concerns-Based Adoption Model (CBAM) Levels of Use of Innovation (CBAM-LOU). Denton, Texas: Institute for Integration of Technology into Teaching and Learning.

45

Edukatorët që ndodhen në nivele më të larta zbatimi nuk janë të paktë, kështu 6% e tyre janë në nivelin e integrimit, kurse 20% në nivelin e ndryshimit. Kjo do të thotë se nuk është i vogël numri i edukatorëve që ndërlidhin veprimtaritë e veta me veprimtaritë e kolegëve për të arritur efekte sa më të mëdha, me ç’rast vlerësohet cilësia e zbatimit dhe efektet e Programit, vetëm e vetëm për ta ndryshuar punën e vet dhe për të zhvilluar diçka të re.

Grafiku 19: Krahasimi midis përqindjes së edukatorëve të kopshteve të projektit dhe qendrave për zhvillim në fëmijërinë e hershme në secilin nivel të zbatimit të Programit

përqindja e edukatorëve të qendrave për zhvillim në fëmijërinë e hershme

mospërfshirje

informim

përgatitje për zbatim

zbatim mekanik

zbatim rutinor

përmirësim

integrim

ndryshim

nive

li i z

batim

it

përqindja e edukatorëve të kopshteve të projektit

Numri më i madh i edukatorëve nga qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme (madje 64%) e vlerësojnë veten se gjenden në nivelin e integrimit dhe të ndryshimit, kurse nga ata të kopshteve të projektit vetëm 23%.

Në nivelin e përmirësimit nuk ndodhet asnjë edukator nga qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme, kurse nga kopshtet e projektit, numri më i madh i edukatorëve kanë vlerësuar se gjenden në këtë nivel (57%).

Përqindja e edukatorëve që kanë vlerësuar se ndodhen në nivelin e zbatimit rutinor dhe mekanik është e ngjashme me atë nga qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme dhe kopshtet.

Në anën tjetër, përsëri, madje 27% e edukatorëve që punojnë në qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme janë të përgatitur për ta zbatuar, pra e kanë planifikuar e përgatitur zbatimin e tij, ndërkaq nga kopshtet e projektit vetëm 6%.

Në nivele të ulëta zbatimi nuk e ka vlerësuar veten asnjë edukator nga qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme, kurse nga kopshtet e projektit vetëm 3% janë në nivelin e informimit.

46

Grafiku 20: Krahasimi i përqindjes së edukatorëve të kopshteve të projektit dhe qendrave për zhvillim në fëmijërinë e hershme me ata të grupit të kontrollit në secilin nivel të zbatimit të Programit

përqindja e edukatorëve të grupit të kontrollit

mospërfshirje

informim

përgatitje për zbatim

zbatim mekanik

zbatim rutinor

përmirësim

integrim

ndryshim

nive

li i z

batim

it

përqindja e edukatorëve të grupit të projektit

Ashtu siç edhe pritej, nga krahasimi i bërë në përgjigjet e edukatorëve rreth nivelit të zbatimit të këtij Programi sa i përket asaj se a punojnë edukatorët në grupin e kontrollit ose në grupin e projektit të kopshteve dhe në qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme, mund të nxirret përfundimi se:

• 50% e edukatorëve të grupit të kontrollit ndodhen në nivele të ulëta të zbatimit, kurse nga ata të grupit të projektit vetëm 12%;

• në nivelin e zbatimit mekanik dhe rutinor ndodhen 3% e edukatorëve nga grupi i kontrollit, kurse nga ana tjetër, përsëri, 10% nga ata të grupit të projektit;

• në nivelin e përmirësimit e kanë vlerësuar veten se ndodhen 22% e edukatorëve të grupit të kontrollit, kurse 52% nga ata të grupit të projektit;

• përqindja e edukatorëve që e kanë vlerësuar veten se ndodhen në nivelet më të larta për të dyja grupet është i ngjashëm (rreth 25%), me një dallim se në nivel të ndryshimit nuk ka asnjë edukator nga grupi kontrollit, kurse nga grupi i projektit në këtë nivel më të lartë radhiten 20% e edukatorëve.

Nevoja e përkrahjes për realizimin e ProgramitEdukatorët kishin pyetje edhe për nevojat e tyre sa i përket përkrahjes dhe zbatimit të Programit. Në shkallën me tri nivele për aspektet e ofruara, ata kanë shprehur mendimin e tyre rreth nivelit të përkrahjes së duhur – nuk u nevojitet fare përkrahje, u duhet pjesërisht dhe u duhet në masë të madhe përkrahje.

47

Grafiku 21: Vlerësimet mesatare të edukatorëve për llojin e përkrahjes që u nevojitet për zbatimin e Programit

vlerësimi mesatar prej 1 deri më 3 i edukatorëve të qendrave për zhvillim në fëmijërinë e hershme

Përfshirja e përmbajtjeve dhe qasjeve të programit në

planifikimin e punës

Gjetja e kohës së mjaftueshme për shfrytëzimin e qasjeve të programit për

realizimin e punës

Sigurimi i dëshmive për realizimin e programit dhe efektet e tij

Ndjekja e përparimit të fëmijëve

lloje

t e p

ërkr

ahje

s

vlerësimi mesatar prej 1 deri më 3 i edukatorëve të kopshteve të projektit

Pothuaj të gjithë edukatorët, si ata të grupit të projektit, ashtu edhe ata të grupit të kontrollit, janë shprehur se kanë nevojë për përkrahje.

Ndërgjegjësimi rreth nevojës për përkrahje është më i lartë tek edukatorët e grupit të projektit. Shumica e tyre kanë nevojë të përkrahen për t’u kyçur në përmbajtjet dhe qasjet e Programit gjatë planifikimit të punës mësimore si dhe për të siguruar të dhëna për realizimin e Programit dhe për efektet e tij. Më e ulët është përqindja e edukatorëve që kanë nevojë të përkrahen për të gjetur kohë të mjaftueshme sa i përket shfrytëzimit të qasjeve të këtij Programi në punën e përditshme.

Në anën tjetër, prapëseprapë, nevoja e përkrahjes së edukatorëve të grupit të kontrollit është më e madhe sa i përket sigurimit të dëshmive për realizimin e Programit dhe efekteve që vijnë prej tij, si dhe për përfshirjen e përmbajtjeve në planifikimin e punës. Kanë përqindje më të ulët edukatorët nga grupit i kontrollit që kanë nevojë për përkrahje në ndjekjen e përparimit të fëmijëve.

48

Grafiku 22: Vlerësimet mesatare të edukatorëve të kopshteve të projektit dhe të qendrave për zhvillim në fëmijërinë e hershme për llojin e përkrahjes që u nevojitet për zbatimin e Programit

vlerësimi mesatar prej 1 deri më 3 i edukatorëve të qendrave për zhvillim në fëmijërinë e hershme

Përfshirja e përmbajtjeve dhe qasjeve të programit në

planifikimin e punës

Gjetja e kohës së mjaftueshme për shfrytëzimin e qasjeve të programit për

realizimin e punës

Sigurimi i dëshmive për realizimin e programit dhe efektet e tij

Ndjekja e përparimit të fëmijëve

lloje

t e p

ërkr

ahje

s

vlerësimi mesatar prej 1 deri më 3 i edukatorëve të kopshteve të projektit

Në qoftë se bëhet krahasimi ndërmjet mendimeve të edukatorëve për nevojat e tyre për përkrahje dhe zbatim të Programit në varësi nga vendi ku punojnë – kopshte ose qendra për zhvillim në fëmijërinë e hershme, mund të shihet se të dyja kategoritë kanë nevojë për përkrahje në të gjitha fushat e ofruara.

Më e lartë është përqindja e edukatorëve të qendrave për zhvillim në fëmijërinë e hershme që u nevojitet përkrahje për sigurimin e dëshmive për realizimin e programit dhe efektet e tij, kurse më pak edukatorë kanë nevojë të përkrahen në gjetjen e kohës së nevojshme për t’i shfrytëzuar qasjet e Programit gjatë realizimit.

Ndërkaq, përsëri, edukatorët e kopshteve të kontrollit më së shumti kanë nevojë për trajnim që të gjejnë kohë të mjaftueshme për ta shfrytëzuar rreth qasjeve të Programit gjatë realizimit të punës, si dhe për të siguruar dëshmi për realizimin e Programit dhe efektet prej tij. Më pak edukatorë të kopshteve të projektit, por përsëri në një përqindje të lartë, kanë nevojë të përkrahen për të gjetur kohë të mjaftueshme për të shfrytëzuar qasjet e Programit gjatë realizimit.

49

6. SHQYRTIME PËRMBYLLËSE DHE REKOMANDIME

Në këtë pjesë të Raportit janë paraqitur konstatimet dhe rekomandimet që mund të jepen sipas të dhënave nga hulumtimi i gjendjes pas zbatimit katërvjeçar të Programit. Ato duhet t’u shërbejnë krijuesve të politikave dhe institucioneve të planifikimin e veprimtarive të mëtejshme lidhur me realizimin e Programit në të gjitha nivelet, sidomos pasi u fut ky Program si i detyrueshëm për të gjitha kopshtet dhe qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme, në pajtim me Ligjin e ri për mbrojtjen e fëmijëve.

6.1 Shqyrtime përmbyllëseQeveria, në kuadër të Planit nacional zhvillimor 2008 - 2013, në pjesën shkollim më të mirë për të gjithë, e përfshin edhe zhvillimin në fëmijërinë e hershme, të orientuar te fëmijët e moshës parashkollore. Duke filluar nga viti 2009 UNICEF-i u dha përkrahje partnerëve të vet në qeveri dhe sektorit joqeveritar dhe punon në mënyrë intensive në përparimin e zhvillimit në fëmijërinë hershme. Ata e ndryshuan ambientin e përgjithshëm politik në drejtim të promovimit të qasjes holistike drejt përparimit të zhvillimit në fëmijërinë e hershme. Fillimisht aktivitetet u fokusuan në pesë kopshte dhe 14 qendra për zhvillim në fëmijërinë e hershme në Republikë.

Në kuadër të Programit nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005 - 2015 vëmendje e veçantë i është kushtuar sigurimit të kontrollit dhe cilësisë në procesin arsimor. Vlerësimi i cilësisë së edukimit parashkollor në Republikë fitoi nxitje pas miratimit të Standardeve të zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme për këtë grupmoshë. Ato i përgatiti Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe i miratoi me ndihmën e UNICEF-it. Standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme në të vërtetë i pasqyrojnë pritshmëritë që duhet t’i arrijnë fëmijët e moshës parashkollore në fushat zhvillimore – çfarë duhet të dinë e çfarë duhet të jenë në gjendje të bëjnë fëmijët.

Kjo është matja e parë e të arriturave të fëmijëve të moshës nga 4 deri 6 vjeç.

Mund të konstatohet se Programi i UNICEF-it për zhvillimin në fëmijërinë e hershme, i bazuar në Standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme, ka efekt pozitiv sa i përket mësimit të fëmijëve në kopshte dhe qendra për zhvillim në fëmijërinë hershme.

Në përgjithësi mund të nxirret përfundimi se:

• në suaza ndërkombëtare arsimimi parashkollor është pranuar si një investim i rëndësishëm që kontribuon jo vetëm për përgatitjen e fëmijëve në fazën kalimtare nga arsimimi parashkollor në sistemin arsimor formal, por edhe si bazë për të mësuarit dhe zhvillimin e përhershëm;10

• të përgatiturit e fëmijëve për në shkollë ka të bëjë me shkathtësitë dhe konceptet e caktuara që fitohen në fëmijërinë e hershme dhe u ndihmojnë për përforcimin e kompetencave të tyre sociale për përvetësimin më efikas të shkathtësive gjuhësore dhe matematike. Sipas raportit për mbikëqyrje të përgjithshme të “Arsimim për të gjithë”, 11 ekziston konsensusi shkencor i bazuar në kërkime se përgatitja për në shkollë përfshin zhvillimin e fëmijëve në pesë fusha zhvillimore që ndërlidhen mes vete, kurse janë pjesë e SZhMFH dhe përmbajnë në vete tregues të matjes për përqindjen e arritjeve në të nxënit dhe të arritjeve zhvillimore;

10 UNESCO. 2010. WCECCE Early Childhood care and education Action Framework, Building the Wealth of Nations. pp. 6-7.

11 UNESCO, 2007, Education for all, Global Monitоring Report

50

• qasja inovative në arsimimin parashkollor, e bazuar te SZhMFH që fokusohet në rezultatet zhvillimore dalëse te fëmijët e kopshteve të projektit dhe të qendrave për zhvillim në fëmijërinë e hershme, për herë të parë në Republikë mundësoi matjen e rezultateve dalëse te fëmijët e moshës parashkollore, përkatësisht vlerësimin e punës së kopshteve dhe qendrave për zhvillim në fëmijërinë e hershme sa u përket arritjeve zhvillimore të fëmijëve;

• në hulumtimin e bërë janë pasqyruar dallimet në arritjet zhvillimore te fëmijët që iu nënshtruan praktikave që bazohen te SZhMFH;

• arritje zhvillimore më të mira kanë fëmijët e grupit të projektit në krahasim me ata të grupi të kontrollit, ndonëse dallimet te kopshtet e projektit dhe ato të kontrollit nuk janë të mëdha;

• fëmijët që kanë ndjekur qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme tregojnë rezultate zhvillimore më të mira në krahasim me fëmijët në kopshtet e projektit. Qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme patën mundësi të jenë më të pavarura gjatë zgjedhjes së planifikimit dhe realizimit të punës edukativo-arsimore. Në pajtim me nevojat e fëmijëve, ata gjatë periudhës 2009-2013 punuan kryekëput sipas SZhMFH, duke i shfrytëzuar parimet e individualizimit dhe qasjet e fokusuara në nevojat e interesat e fëmijëve. Në kopshtet e projektit, ndonëse edukatorët patën trajnim për zbatimin e SZhMFH në procesin e të nxënit dhe të mësuarit të fëmijëve të vegjël, ata edhe më tej e zbatojnë dhe Programin e vjetër edukativo-arsimor që nuk bazohet te standardet, kurse kjo paraqet edhe një faktor kufizues për nivelin më të lartë të zbatimit;

• të dhënat nga ky hulumtim tregojnë dallime të ndjeshme në arritjet zhvillimore te fëmijët që kanë ndjekur institucionet parashkollore ku janë zbatuar SZhMFH në mënyrë më gjithëpërfshirëse, në krahasim me institucionet ku këto standarde u zbatuan në mënyrë vullnetare e pa një përgatitje adekuate të kuadrit edukues;

• kohëzgjatja e punës me fëmijët parashkollorë në pajtim me Programin e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme paraqitet si përcaktuese e arritjeve zhvillimore te fëmijët. Rezultatet treguan se kohëzgjatja e përgatitjes adekuate parashkollore është në korrelacion të drejtpërdrejtë me lartësinë e zgjidhjes mesatare të IVA-së te fëmijët. Fëmijët që kanë mësuar për tre vjet sipas Programit treguan arritje shumë më të mira në krahasim me fëmijët që në këto institucione kanë qëndruar vetëm një vit;

• arsimimi parashkollor i fokusuar në arritjet zhvillimore dalëse te fëmijët varet nga niveli i shkollimit universitar të kuadrit edukues, por edhe më shumë nga trajnimet specifike për zhvillimin profesional në fushë të zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme që parashohin pajisjen me një përvojë të pasur sa i përket nxitjes së zhvillimit gjuhësor kognitiv, po njëkohësisht i përforcojnë dhe shkathtësitë e tyre për zbatimin e ndërveprimeve sensitive te fëmijët e vegjël gjatë procesit të të nxënit në fëmijërinë e hershme;

• edukatorët janë më të efektshëm në promovimin e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme atëherë kur ka një shkallë më të lartë ndërveprimi emotiv fëmijë/edukator, por edhe fëmijët tregojnë shkallë më të lartë të arritjeve zhvillimore (Burchinal et al. 2010). Edukatorët në qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme kanë pasur trajnime plotësuese për nxitjen e ndërveprimit me fëmijët, si bazë e shërbimeve cilësore për zhvillim në fëmijërinë e hershme;

• në qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme arritjet zhvillimore të fëmijëve në të dyja fushat janë më të larta në krahasim me ato të fëmijëve të kopshteve të projektit. Qasja didaktike në procesin e të mësuarit, respektivisht veprimtaritë e realizuara nga edukatorët në kopshte, buron nga Programi edukativo-arsimor i vjetër, i cili nuk lë shumë hapësirë për shkallë më të lartë ndërveprimi midis fëmijëve dhe edukatorëve;

• efektet zhvillimore në procesin e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme, po sidomos te fëmijët e grupeve sociale-ekonomike dhe të grupeve të tjera të margjinalizuara, varen në masë të madhe nga cilësia e shërbimeve. Te cilësia hyjnë edhe kompetencat komunikuese të edukatorëve që synojnë vendosjen e ndërveprimeve emotive stimuluese të fëmijëve me edukatorët, që ata duhet t’i kenë zotëruar gjatë studimeve universitare, por edhe me trajnime plotësuese (Hovves & Smith, 1995; NICHD ECCN, 2002; Phillips et al., 2000);

51

• mosha parashkollore është një periudhë sensitive në zhvillimin e fëmijës. Shumë faktorë socio-ekonomikë mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin dhe suksesin e fëmijës në shkollë në periudhën e mëvonshme të jetës. Ndikim negativ ndaj zhvillimit të fëmijës kanë varfëria, niveli i ulët i arsimimit të prindërve dhe të anëtarëve të tjerë të familjes së ngushtë, të kombinuar me analfabetizmin funksional, si rezultat i vlerësimit të ulët të arsimimit në familje. Edhe pse përkatësia në ndonjë grup shoqëror në nevojë ose në ndonjë grup etnik, vetvetiu nuk paraqet faktor rreziku vendimtar për zhvillimin e fëmijës, prapëseprapë kombinimi i faktorëve të caktuar mund të ndikojë seriozisht në zhvillimin e fëmijëve;

• në këtë hulumtim fëmijët që nuk mësojnë në asnjë institucion parashkollor janë të prindërve me shkallë më të ulët arsimimi, kështu që 47,7% s’kanë fare arsimim ose kanë kryer vetëm shkollën fillore. Rezultatet e këtij hulumtimi treguan se edhe prindërit e fëmijëve që shkojnë nëpër qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme janë gjithashtu në përqindje të madhe me shkallë të ulët arsimimi (34,86%), po megjithatë fëmijët treguan shkallë të lartë të zgjidhjes së IVA-së. Në këtë pikëpamje, qendrat e zhvillimit në fëmijërinë e hershme po dëshmojnë se janë një mënyrë e mirë për ndërhyrje kompensuese në nxitjen e zhvillimit në fëmijërinë e hershme te fëmijët e familjeve me status socio-ekonomik më të ulët, të familjeve të rrezikuara në pikëpamje sociale dhe atyre me shkallë më të ulët arsimimi;

• pjesa më e madhe e kërkimeve theksojnë rëndësinë e përfshirjes së prindërve në procesin e të nxënit në fëmijërinë e hershme. Mirëpo kjo gjë mungon shpeshherë në praktikë. Zbatimi i SZhMFH në kopshtet e projektit dhe qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme ishte bazë për këtë bashkëpunim me prindërit, ose 44% e prindërve deklaruan se kanë marrë orientime dhe materiale nga kuadri i kopshteve dhe qendrave për zhvillim në fëmijërinë e hershme për mënyrën si të punojnë me fëmijët në kushte shtëpiake, që në mënyrë plotësuese ndikon në arritjet zhvillimore të fëmijëve.

6.2. RekomandimeKonstatimet dhe përfundimet nga ky hulumtim kanë siguruar bazën për të nxjerrë disa rekomandime vendimtare sa i përket zhvillimit të vetëdijes publike për rëndësinë e të nxënit në fëmijërinë e hershme, të mbështetur në SZhMFH, si bazë për kompetencat zhvillimore dhe për përgatitjen e fëmijëve për t’u futur në sistemin arsimor formal si dhe për zhvillimin e politikave të arsimimit parashkollor të përqendruara në rezultatet zhvillimore dalëse te fëmijët.

1. Rritja e përfshirjes – arsimimi parashkollor në Republikë duhet të reformohet në drejtim të krijimit të mundësive të barabarta për të gjithë fëmijët e moshës parashkollore, për përvetësimin e përvojave për të nxënit në fëmijërinë e hershme, që mundësojnë shfrytëzimin e plotë të potencialeve zhvillimore të tyre. Mundësitë e barabarta krijohen nëpërmjet shfrytëzimit më efikas dhe shpërndarjes së barabartë të mjeteve publike duke u fokusuar te fëmijët e komunave rurale. Në këtë drejtim, shpërndarja është një strategji e dëshmuar për zvogëlimin e hendekut në arritjet zhvillimore dhe përgatitjen për në shkollë në dobi të fëmijëve të viseve rurale dhe të fëmijëve që deri në këtë kohë nuk kanë pasur mundësi të mësojnë në institucione parashkollore.

2. Fokusimi te fëmijët e margjinalizuar – qendrat për zhvillim në fëmijërinë e hershme, që filluan punën me përkrahjen e UNICEF-t, treguan se kanë një rol kompensimi për nxitjen e zhvillimit te fëmijët në viset e margjinalizuara dhe te fëmijët e familjeve të rrezikuara në aspektin social. Tashmë këto qendra janë përfshirë në kuadër të ligjeve për arsimimin parashkollor, por kjo nuk mjafton. Ka nevojë për aftësim plotësues të kapaciteteve të pushtetit lokal, në mënyrë që të bëhet e njohur rëndësia e kësaj nisme, jo vetëm sa i përket përsosjes së shërbimeve sociale në bashkësi, por, para së gjithash, në pikëpamje të investimit në kapitalin njerëzor që nga mosha më e re.

3. Përmirësimi i cilësisë së të nxënit në moshën e hershme – institucionet parashkollore, sidomos kopshtet publike të fëmijëve duhet t’i ndryshojnë praktikat e tyre sa i përket baraspeshës së

52

përbërësit arsimor me atë të përkujdesjes. Programet për zhvillimin dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme japin orientimet drejt përmirësimit të rezultateve zhvillimore dalëse te fëmijët e moshës parashkollore dhe krijimit të një mjedisi nxitës për të nxënit, me anë të zhvillimit të motivimit dhe qasjes pozitive ndaj të nxënit që u ndihmon fëmijëve në zhvillimin e shkathtësive, diturive, kompetencave, vetëbesimit dhe ndjenjës së përgjegjësisë shoqërore. Prandaj, çdo fëmijë, sidomos fëmijët e familjeve në nevojë në pikëpamje sociale-ekonomike, duhet të ketë patjetër qasje në programet parashkollore me cilësi sa më të lartë të mundshme.

4. Kapacitetet e kuadrit edukues – Zbatimi i këtij programi shtron nevojën e përcaktimit të një profili të ri të edukatorit, prej të cilit kërkohet në mënyrë të saktë çka duhet të dijë dhe çfarë mund të bëjë për t’i mësuar me sukses fëmijët e vegjël. Kjo do të thotë se duhet të ndryshohet perceptimi i këtij profesioni dhe të nxënit e vazhdueshëm të ngulitet në bazën e zhvillimit profesional të tij. Duhet të ndryshohen programet e studimit universitar, por një numër i madh i publikimeve i japin përparësi zhvillimit profesional të vazhdueshëm kundrejt zgjatjes së shkollimit fillor ose përgatitjes universitare.

5. Krijimi i kapaciteteve institucionale – forcimi i kapaciteteve të kuadrit edukues-kujdestar që punon me fëmijët parashkollorë duhet të shkojë paralelisht me ndërtimin e kapaciteteve institucionale të gjithë atyre që janë të përfshirë në zhvillimin e këtyre programeve. Për realizimin e programeve të zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme, që janë të orientuar në rezultatet zhvillimore dalëse te fëmijët e vegjël, institucionet duhet të sigurojnë detyrimisht strukturën dhe orientimet për edukatorët si ta përkrahin zhvillimin e fëmijës dhe të sigurojnë mjedis pune ku do të nxiten ato shkathtësi dhe kompetenca.

53

LITERATURA E SHFRYTËZUAR

1. Aleksovska A., Mickovska G., Çeshlarov М., Roporti për hulumtimin e gjendjes në mbarim të ciklit të parë të realizimit të Programit: Matematika me të menduar në klasat e para, Qendra Maqedonase e Arsimit Qytetar, Shkup, 2012

2. Dimovska L., Shehu F., Јaneva N., Pançevska S., Samarxhiska P. L., Standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme prej 0 deri 6 vjeç, Ministria e Punës dhe e Politikës Sociale, Shkup, 2009

3. Koncepti për edukimin dhe arsimimin nëntëvjeçar, Byroja e Zhvillimit të Arsimit, Shkup, 2007

4. Mickovska G., Naceva B., Aleksova A., Vlerësimi nacional i arritjeve të nxënësve në mësimin klasor për lëndët Gjuhë maqedonase dhe Matematikë, Byroja e Zhvillimit të Arsimit, Shkup, 2002

5. Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005 - 2015, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e RM-së, Shkup, 2005

6. Programi i punës edukativo-arsimore në institucionet publike të fëmijëve dhe në kopshtet e fëmijëve, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e RM-së, Shkup, 2005

7. Standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme te fëmijët prej 0 deri 6 vjeç, Ministria e Punës dhe e Politikës Sociale, Shkup, 2009

8. Trajkovska G., Lameva B., Jordanova D., Ugrinovska E., Vlerësimi nacional i arritjeve të nxënësve në mësimin klasor për lëndët Natyrë dhe Shoqëri, Byroja e Zhvillimit të Arsimit, Shkup, 2006

9. Ackerman DJ & Sansanelli RA 2010. The source of child care center preschool learning and program standards: implications for potential Early Learning Challenge Fund grantees. Early Childhood Research & Practice 12(1).

10. Association for Childhood Education International & World Organiza tion for Early Childhood Education. (1999). Global guidelines for early childhood education and care in the 21st century. Washington, DC: Association for Childhood Education International.

11. Burchinal M, Kainz K, Cai K, Tout K, Zaslow M, Martinez-Beck I et al. 2009. Early care and education quality and child outcomes. OPRE Research-to-Policy Brief no. 1. Publication #2009–15. Washington, DC: Child Trends. Viewed 12 January 2012, <http://www. childtrends.org/ Files// Child_Trends-2009_5_21_RB_ earlycare.pdf>

12. Bennett J 2007. Results from the OECD Thematic Review of Early Childhood Education and Care Policy 1998–2006. UNESCO Policy Brief on Early Childhood no. 41. Paris: United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Viewed 12 January 2012,<http://unesdoc.unesco.org/Ulis/cgi-bin/ulis.pl?catno=154773&set=4F0E7F10_3_237&gp=0&lin=1&ll=1>.

13. Griffin D. and Christensen R.,Concerns-Based Adoption Model (CBAM) Levels of Use of Innovation (CBAM-LOU), Denton, Texas: Institute for Integration of Technology into Teaching and Learning, 1999

14. Harvard Center on the Developing Child. (2010). The foundations of lifelong health are built in early child-hood. Cambridge, MA: Author.

15. Harrison LJ, Ungerer JA, Smith GJ, Zubrick SR,Wise S, Press F et al. 2009. Child care and early education in Australia: the Longitudinal Study of Australian Children. Social policy research paperno. 40. Canberra: Department of Families, Housing Community Services and Indigenous Affairs. Viewed12 January 2012, http://www.fahcsia.gov.au/aboutfahcsia/publications-articles/research-publications/

16. Howes, C. & Smith, E. (1995). Relations among child care quality, teacher behavior, children’s play activities, emotional security and cognitive activity in child care. Early Childhood Research Quarterly 10, 381-404.

17. La Paro, K. M., Pianta, R. C., & Stuhlman, M. (2004). The classroom assessment scoring system: Findings from the pre-kindergarten year. The Elementary School Journal, 104, 343-360.

18. Myers, R. G. (2006). Quality in programs of early childhood care and education [Background paper for EFA Global Monitoring Report 2007]. Paris, France: United Nations Educational, Scientific and Cultural Organi zation.

19. NICHD ECCN (2002). Early child care and children’s development prior to school entry: Results from the NICHD study of early child care. American Educational Research Journal, 39, 133-164.

20. Paulsell, D., Boller, K., Hallgren, K., & Mraz-Esposito, A. (2010). Assessing home visiting quality: Dosage, con tent, and relationships. Zero to Three. 30(6), 16-21.

54

21. Phillips, D., Mekos, D., Scarr, S., McCartney, K., & Abott-Shim, M. (2000). Within and beyond the classroom door: Assessing quality in child care centers. Early Childhood Research Quarterly, 15(4), 475-496.

22. Social-policy-research-paper-series/number-40-child-care-and-early-education-in-australia-thelongitudinal-study-of-australian-children>.

23. Sylva K, Melhuish E, Sammons P, Siraj-Blatchford I& Taggart B 2004. The Effective Provision of Pre-School Education (EPPE) Project: final report. London: Department for Education and Skills &Institute of Education, University of London. Viewed 14 January 2012, <http://media.education.govUk /assets/ files

24. Yoshikawa, H., Rosman, E. A., & Hsueh, J. (2002). Resolving paradoxical criteria for the expansion and rep lication of early childhood care and education programs. Early Childhood Research Quarterly, 17, 3-27. doi:10.1016/S0885-2006(02)00129-1

25. Whitebook M., Howes C & Phillips D 1989. Who cares? Child care teachers and the quality of care in America. Final report of the National Child Care Staffing Study. Oukland, CA: Child Care Employee Project.