28
Ramadan Isuf SOKOLI Gjeneza e Flamurit dhe Himni Kombëtar Përkushtuar Mirlindës dhe Artesës Historia e lavdisë së herojve dhe martirëve të atdheut do shkruar me gjak e stolisur me brerore gjethesh dafine. Mjerë kush orvatet t’ua mohojë vlerat dhe flijimet e tyre. Mjerë kush i lëndis dhe i kafshon edhe pas vdekjes. Shumica e kombeve të botës kanë flamurin dhe Himnin Kombëtar. Ata janë, si të thuash, përfaqësuesit e tyre. Ja shkurtimisht disa njoftime dhe shkoqitje rreth flamurit dhe himnit tonë: shqiponja, ky shpend i shkathët dhe i fuqishëm, qoftë në Lindje, qoftë në Perëndim, lashtësisht kundrohej si shëmbëlltyrë e krijesës trime dhe luflëtare; prandaj u paraqit figurshëm në bijime të ndryshme sipas kohëve dhe vendeve të ndryshme. Para 4 500 vjetësh brygët, hititët, babilonasit, etj., e kundronin shqiponjën si simbol të diellit. Ky shpend në epopenë e Homerit cilësohej si ngadhnjimtar. Në mitologjinë e lashtë greke, shqiponja kundrohej si shpend diellor dhe përfaqësonte kryezotin Zeus në Olimp. Të këtillë e përmendin Straboni i hershëm (IX, 419), gjithashtu, Eskili, Pindari, Aristoteli, Plini (X, 151) e autorë të tjerë të lashtësisë. Prandaj, në shenjë nderimi, këtë shëmbëlltyrë e paraqitën të gdhendur në shkëmb. Ky shpend, sipas Pauzanisë, qëndronte i vendosur po si shëmbëlltyrë në dy shtylla. Vetë Zeusi paraqitej me pamje shqiponje me qëllim aventurash dashurie për të rrëmbyer bukuroshen Ganimeta, pastaj Exhiron, pastaj Eterin, etj. I tillë ponitej, gjithashtu, Jupiteri i romakëve. Pandehej se ky shpend kishte lidhje farefisnie me të parët tanë dhe, si të tillë, e kundronin si shpend ogurmirë. Prandaj, ky shpend nuk vritej as nga rrufeja. Nëpër vendin tonë janë prerë e kanë qarkulluar me shumicë monedha në Dodonë, Bylis, Orik, etj. Thuhej se Leka i Madh mbante një shëmbëlltyrë të tillë. Sipas gojëdhënave të lashta emërtimi 1

02 Ramadan Sokoli Gjeneza 02

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: 02 Ramadan Sokoli Gjeneza 02

Ramadan Isuf SOKOLI

Gjeneza e Flamurit dhe Himni Kombëtar

Përkushtuar Mirlindës dhe Artesës

Historia e lavdisë së herojve dhe martirëve të atdheut do shkruar me gjak e stolisur me brerore gjethesh dafine.

Mjerë kush orvatet t’ua mohojë vlerat dhe flijimet e tyre.

Mjerë kush i lëndis dhe i kafshon edhe pas vdekjes.

Shumica e kombeve të botës kanë flamurin dhe Himnin Kombëtar. Ata janë, si të thuash, përfaqësuesit e tyre.

Ja shkurtimisht disa njoftime dhe shkoqitje rreth flamurit dhe himnit tonë: shqiponja, ky shpend i shkathët dhe i fuqishëm, qoftë në Lindje, qoftë në Perëndim, lashtësisht kundrohej si shëmbëlltyrë e krijesës trime dhe luflëtare; prandaj u paraqit figurshëm në bijime të ndryshme sipas kohëve dhe vendeve të ndryshme.

Para 4 500 vjetësh brygët, hititët, babilonasit, etj., e kundronin shqiponjën si simbol të diellit. Ky shpend në epopenë e Homerit cilësohej si ngadhnjimtar. Në mitologjinë e lashtë greke, shqiponja kundrohej si shpend diellor dhe përfaqësonte kryezotin Zeus në Olimp. Të këtillë e përmendin Straboni i hershëm (IX, 419), gjithashtu, Eskili, Pindari, Aristoteli, Plini (X, 151) e autorë të tjerë të lashtësisë. Prandaj, në shenjë nderimi, këtë shëmbëlltyrë e paraqitën të gdhendur në shkëmb. Ky shpend, sipas Pauzanisë, qëndronte i vendosur po si shëmbëlltyrë në dy shtylla. Vetë Zeusi paraqitej me pamje shqiponje me qëllim aventurash dashurie për të rrëmbyer bukuroshen Ganimeta, pastaj Exhiron, pastaj Eterin, etj. I tillë ponitej, gjithashtu, Jupiteri i romakëve. Pandehej se ky shpend kishte lidhje farefisnie me të parët tanë dhe, si të tillë, e kundronin si shpend ogurmirë. Prandaj, ky shpend nuk vritej as nga rrufeja. Nëpër vendin tonë janë prerë e kanë qarkulluar me shumicë monedha në Dodonë, Bylis, Orik, etj. Thuhej se Leka i Madh mbante një shëmbëlltyrë të tillë. Sipas gojëdhënave të lashta emërtimi “Bijtë e Shqipes” rrjedh nga koha e Pirros, mbretit të Epirit, Maqedonisë. Thonë se bashkëluftëtarët e tij e patën cilësuar “shqiponjë” dhe ai u përgjigjej: “Ju jeni krahët e mi”. Sipas Plutarkut, duke treguar rreth jetës së Pirros, e pat cilësuar plot krenari “shqiponjë”. Mendohet se ky shpend malor që jeton gorromiteve - ky shpend symprehtë e largpamës që ponitet porsi simbol i lirisë, ishte frymëzues i trimave, të cilët janë cilësuar “Bijtë e Shqiponjës”. Një shëmbëlltyrë e tillë ka qenë e gdhendur në Çukë të Tomorrit, trashëguar nga kultet e lashta pagane. Edhe në teqen e Backës (Skrapar), pikërisht në portën e kësaj teqeje, pandehet se është gdhendur një shqiponjë e tillë nga atdhetari Baba Meleq Stravecka. Arkeologët tanë kanë zbuluar në kodërvarret ilire të krahinës së Matit një sërë tokëzash me simbole shqiponje. Mendohet se paraqitja e këtyre simboleve, qoftë në përmendore, qoftë në almise e në zbukurime të veshmbathjeve, janë trashëguar brez pas brezi dhe janë kundruar si shprehje ogur mirë, “totem”.

Është provuar katërcipërisht se gjuha jonë, shqipja, është trashëguar nga ilirishtja, në këtë vendbanim. Këtë e pohojnë shumica e albanologëve nëpërmjet zhulimesh arkeologjike, hulumtimesh historike, premtimesh etnokulturore dhe antropologjike, etj. Vetë emrat vendas me prejardhje Ilire, si Shkodra, Shkupi, Nishi, Durrësi, Vlora, Arta, Drini, Mali, Ishmi, Shkumbini, Osumi, Vjosa, krahas emërtimeve Çam, Ergjeri, Kaninë, etj. Si dhe emra

1

Page 2: 02 Ramadan Sokoli Gjeneza 02

njerëzish: Oso, Bato, Bardhyl, Berat, Bora, Nesho, Sutë, etj., që janë me prejardhje të trashëguar, tregojnë për vijimësinë e tyre të pandërprerë. Këto fakte vërtetohen gjithashtu nga të dhënat etnokulturore si shumë dukuri të lashta, si, për shembull: “Kulti i Tokës”, “Kulti i Diellit”, “Kulti i Hënës”, “Kulti i Ujërave”, “Kulti i Caranit”, “Kulti i Gurit”, “Kulti i Pemëve”, si dhe shumë të dhëna, sidomos rreth fakturave parapolifonike të trashëguara lashtësisht nga trevat iliro-jugore ku banonin boshnjakët, dalmatët, kroatët, maqedonasit, etj.

Ndryshimet e emrave të ilirëve në arbërore mesjetare ndodhën bash kur u ngjizën shqiptarët pa u tjetërsuar dhe pa u shartuar me të huajt.

Pas mërgimit të arbërorëve në ngulimet e Greqisë, Italisë dhe Dalmacisë, shqiptarët e këtushëm morën emrin e tanishëm, shqiptarë, ndonëse të huajt vazhduan të na quajnë arvanitas (grekët), arnaut (turqit), arbanas (sllavët), albanez (italianët, etj).

Shqiptarët, veçanërisht dijetarët e vetëdijshëm, si për shembull, Naum Veqilharxhi, Zef Jubani, Jeronim De Rada etj., ndihmuan si pararendës të zgjimit të Rilindjes sonë Kombëtare. Pikërisht kjo lëvizje me ato rreze të agut mëngjezor, me atë puhi pranverore pas dremitjes së gjatë të zgjedhës mizore u mbiquajt “Rilindja e Jonë Kombëtare”. Asokohe po përhapeshin pikëpamjet nacionaliste, në kundërshtim me udhëzimet e Patrikaranës dhe Portës së Lartë. Poeti ynë kombëtar, Naim Frashëri në poemën e tij “Parajsa”, u bënte thirrje priftërinjve shqiptarë ortodoksë që të mos u shërbenin kësodore Greqisë. Siç thoshte mendjendrituri Sami Frashëri: “Të shpëtojmë nga zgjedha e sllavëve dhe grekëve, të kemi ungjill në shqip, sepse Krishti nuk ishte grek”.

Dikur, në kohët e lashta, dallojat ndërmjet popujve përbëheshin nga sende tipike. Kështu, ndryshonte dalloja e egjiptianëve nga dalloja e mbajtësve të legjioneve romake. Në Evropën Perëndimore, aty kah muzgu i i Mesjetës, Himni i parë i Flamurit vjen nëpërmjet gjermanëve, siç dëshmon edhe prejardhja e fjalës “band”.

Rreth Mesjetës së hershme në vendin tonë, nuk kemi njoftime për paraqitjen e simbolit tonë kombëtar, në rrethana të errëta, gjatë e pas dyndjeve të popujve shkatërrimtarë. Prandaj duhet të kalojmë deri te koha e shtetit të Arbërit, ku vërehet stema e shqiponjës njëkrenare (monocefale). Bash asokohe, burojnë edhe emblemat heraldike dhe flamujt që dallonin zotërimet e feudalëve përkatës. Asokohe në hyrje të kështjellave si dhe në hyrje të banesave të parisë ishin të gdhendura stema të tilla, si janë, për shembull, ato të Topiajve, Muzakajve, Dukagjinëve, etj.

Në faltoren e Mungatës së Apollonisë, ndërtuar më 1380, e skalitur në basoreliev në faqen e murit, është një shqiponjë njëkrerëshe (monocefale) e emblemës së princit Karl Topia, sundimtarit arbër të Muzakëve. Po aty, pas pusit të vjetër në kapshtyllat e shtëllakës të narteksit të jashtëm, janë të skalitura katër shqiponja njëkrerëshe me veçori vendase për stilin origjinal të trajtuar në gjendje dinamike.

Ndërkohë, simboli i Kastriotëve përbëhej nga një shqiponje dykrerëshe (bicefale) me krahë të hapur, si dhe kishte një yll gjashtëkëndësh. Kjo gjë pasqyrohet në vetë vulën e Skënderbeut. Më vonë, gjatë shekujve XVl-XVII kjo stemë pasqyrohet gjithashtu në kancelarinë e Kuvendit të Lezhës.

Ia vlen të theksohet çështja e simbolit me shqiponjë njëkrerëshe dhe dykrerëshe. Lidhur me këto çështje gëlojnë mendime të ndryshme, por ende të pa zhdërvjellura. Sipas dëshmive të kronistëve mesjetarë mund të përmendim një kodik të Frederikut të dytë me shqiponjë dykrerëshe.

Një stemë e tillë, po me shqiponjë dykrerëshe, pasqyrohet në monedhat siçiliane (“tari”, të prera aty nga 1202-1230). Sipas hulumtuesve filologë dhe heraldikë, këto të dhëna dëshmojnë se simboli me shqiponjë dykrerëshe ka gjalluar edhe më herët. Mendohet se, për shkak të paraqitjes simetrike të figurës, ky shpend u bë me dy koka. Por një hamendësim i tillë del nga flamuri i Fiumes: dy krerë, por me të njëjtin drejtim. Përveç shkakut të paraqitjes së kësaj figure, mund të ketë shkaqe të tjera që hëpërhë nuk i shkoqisim dot. Sipas një

2

Page 3: 02 Ramadan Sokoli Gjeneza 02

shkrimi të z. Gjin Varfi: “Stema jonë kombëtare e ka burimin te simboli heraldik i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, (1405 -1468), (1[U1], [U2]).

Siç u tha më sipër, këtë stemë si dokument të parë heraldik e ndeshim në vulën e kancelarisë së Gjergj Kastriotit.

Por më herët, si dëshmi rreth shqiponjës dykrerëshe, kemi në një afresk të vitit 1369 në faltoren e Maligradit në rrethin e Korçës, ku këto shqiponja paraqiten në veshmbathje femrash dhe burrash. (2[U3]).

Flamuri i Skënderbeut përbëhet nga një shtresë e kuqe e qëndisur me një shqiponjë të zezë, dykrerëshe. Ky burim përmendet në librin e shtypur më 1480 në Venedik titulluar “Historia e Skënderbeut”, (Storia di Scanderbeg).

Në këtë botim nuk përmendet autori i librit, por, me sa duket, ai do të ketë qenë Tivarasi, bashkëluftëtari kombëtar i Skënderbeut. Ky libër i humbur u gjet i botuar më 1742 dhe i përkthyer në italisht nga Biemi.

Sipas këtij botimi të lartpërmendur thuhet (në faqen 299) se flamuri i Skënderbeut kishte një shqiponjë të zezë me dy krerë në fushë të kuqe. Këtë thotë edhe historiani i kryehershëm, Marin Barleti nga Shkodra, në jetëshkrimin e tij për Skënderbeun. Aty, autori i lartpërmendur thotë në faqen XV se heroi ynë kombëtar mbante flamur të kuq me shqiponjë dykrerëshe të zezë. Edhe më vonë Lavardimi në “Historinë e Gjergj Kastriotit, mbiquajtur Skënderbeg, Mbret i Shqiptarëve” botuar në Paris më 1516, përsërit të njëjtën gjë.

Këtë pohojnë, gjithashtu, materialet e hershme të Dhimitër Frëngut, Frang Bardhit, etj. Kështu, At Gjergj Gashi, përmes gjurmimesh dhe hulumtimesh të gjithanshme mitologjike, arkeologjike, numizmatike, gjuhësore, etnografike, teologjike, madje edhe muzikologjike, me përimtime të tilla arriti në gjenezën e simbolit përkatës.

Skënderbeu, heroi ynë kombëtar, gjeniu i pakrahasueshëm, gjatë luftimeve çlirimtare sprapsi sulmet e shumta të osmanëve. Pas vdekjes së Skënderbeut (1468) atdheu ynë mbeti pa udhëheqësin fitimtar dhe nuk qëndroi gjatë kundër superfuqisë së atëhershme. Asokohe Perandoria Osmane shtrihej nga Veri-Perëndimi i Kroacisë dhe Hungarisë, gjatë bregut Adriatik dhe Greqisë, deri në Afrikën Veri-Perëndimore, duke përfshirë trevat e Detit Kaspik e deri në Gjirin e Persisë.

Arbëreshët e mërguar së këndejmi në Itali kishin skalitur në faltoren e “Mëshirës” në Mesonjë një shqiponjë dykrerëshe me yllin me gjashtë cepa. Aty pranë figurës së shqiponjës dallohet shpata, harku, shigjeta dhe armë të ndryshme.

Stema e Kastriotëve me numër VII-33 (78041) e Venedikut paraqet një shqiponjë dykrerëshe që mban në njërin sqep një trëndafil të kuq, ndërsa në sqepin tjetër mban një trëndafil të artë.

Ashtu si në afreskun e faltores së Maligradit (rrethi i Korçës) të vitit 1389 paraqitet me veshje të qëndisura me figurë dykrerëshe, qoftë në rrobat e Kalisë, ashtu dhe në të bashkëshortit Cezar Novakut, po kështu paraqitet veshja e Karl Topisë në ikonën e Mungatës së Ardenicës, pikturuar nga Konstandin Shpataraku në shekullin XVII.

Mendohet se në vazhdim të kësaj tradite të lashtë paraqitet në Bregdetin e Kepit të Rodonit, pikërisht në faltoren e shekullit XV, pikturuar në mur, në shtresë të bardhë, me një shqiponjë të kuqe. Theksojmë, me këtë rast, se nga ngjyra e kuqe rrjedh fjala latine “flameum”. Gjithashtu, në vazhdim të kësaj tradite, paraqitet simboli i shqiponjës në faltoren e Kështjellës së Himarës (3 [shih Jaho Brahaj]). Siç u tha më lart, në vijim të kësaj tradite, shqiponja del në rrobën e princit Karl Topia në ikonën e Mungatës së Ardenicës.

Pasqyrime simboli të tillë gjenden në Mungatën e Deçanit (rrethi i Pejës); gjithashtu në faltoren e Ohrit, si dhe në një faltore të rrethit të Dibrës. Vlejnë të përmenden sidomos ngulimet etnokulturore të arbëreshëve që ende nuk i njohim tërësisht.

Dihet se ky simbol i shqiponjës është shumë i përhapur në traditat e disa popujve që kanë lidhje me rrethanat historike, politike, fetare të traditës bizantine. Por ky mendim

3

Page 4: 02 Ramadan Sokoli Gjeneza 02

kundërshtohet nga shumë studiues. Ndërkohë, mendohet se simboli i dy krerëve përfaqëson dy krahinat: Gegëri e Toskëri. Madje, mendohet se edhe emri e mbiemri “Bijtë e Shqipes” rrjedh nga ky shpend; pra kemi lidhje me një “totem”.

Emri i përveçëm “Shqipe” si homonim është shumë i përhapur mes shqiptarëve nëpër Kosovë. Gjithashtu, i përhapur anembanë është emri i përveçëm Flamur. Kuptimplotë është emri i së përkohshmes “Flamuri i Arbërit”, botuar në Kalabri gjatë viteve 1889-1894.

Nga tradita e gjallë popullore ia vlen të përmendim një valle tradicionale që kërcejnë barinjtë e Vaut të Dejës, rrethi i Pukës. Aty rreth viteve 1960 mësova se barinjtë e atjeshëm vallëzojnë një valle shkërbyese përkushtuar shqiponjës në gjah. Mendohet se dikur këso vallesh kërceheshin për ogurmirë, por me kalimin e kohës e patën humbur vështrimin e dikurshëm. (4[U5]).

Krahas valleve popullore mund të përmendim lojën e çunave, “lojë bajrakësh” që shtjellohet me kundërzime midis dy grupeve kundërshtare.

Në hyrjet e kullave të Shqipërisë Veriore, në Kosovë simbolin e Shqiponjës e kanë të gdhendur në gur. Ky simbol kombëtar u trashëgua përmes luftërash dhe rrebeshesh brez pas brezi në traditën popullore. Para së gjithash, mund të përmenden zbukurimet me motive, simbolet në veshjet kombëtare: në xhubletat e grave të Malësisë së Madhe, në jelekun e burrave, në çorapet e në këputat e malësorëve burra e gra, në kërraba barinjsh, në ndejtëset, tryezat, arkat për nuse, deri te luga e gjellës. Ia vlen të përmendet një simbol i shqiponjës dykrerëshe në një kornizë punuar në fund të shekullit XIX trashëguar nga prindërit e mi. Ia vlen, gjithashtu, të përmenden përparcat e femrave të endura kuq e zi në tezgjah nga femrat e krahinës së Pollogut, shqiptarë të Maqedonisë. Sipas gojëdhënave popullore të Dibrës thuhet se gratë vendase mbajnë një veshje të zezë me pika të kuqe.

Ky motiv simbolik i shqiponjave vërehet gjithashtu në zbukurimet e armëve dhe në vezull të barutit, gjithashtu në kutitë e duhanit. Motivet simbolike të shqiponjës dykrerëshe kanë gëluar në punimet e zejtarëve të punimit në serm ose në ar e savad me gjithfarë xhinglash e zbukurimesh, si, për shembull, unaza, varëse, vathë e karfica, deri te tokëzat e rrypave të grave, ashtu si në koburet e stolisura me këtë motiv simbolik, deri te kondaku i armëve të gjata. Në Kosovë, në shekujt XIII–XIV, shqiponja konsiderohej orë e ruajtjes së kurorës martesore, që është dëshmuar edhe në shumë unaza të bronxit të gjetura në qytetin e Kostercit. (5[U6]).

Pandehej se flamuri ynë kombëtar qenkësh braktisur e harruar nga shqiptarët dhe se gjatë robërisë qenkësh gjoja ndaluar. Por pandehma të tilla përgënjeshtrohen nga disa fakte. Mjafton të përmendim kryengritjet popullore të shqiptarëve të gjysmës së dytë të shekullit XIX (shih Ami Bone: “Turqie d’Europe”, botuar në Paris më 1840, vëllimi IX, faqe 417-418), dhe sidomos mjafton të përmendim rastin e Kareman Pashë Bushatit kur shtrohej çështja e pavarësisë sonë kombëtare. Përmes një letërkëmbimi të Thimi Mitkos dërguar Jeronim De Radës më 14 qershor 1880 përmendet qëllimi i ngritjes së flamurit kombëtar në Korçë. Atdhetari Seid Haxhi Voka, më 1896 ndodhej i burgosur nga turqit pas qëndisjes së flamurit kombëtar në pëlhurë të kuqe me gajtane të zeza. Këtë flamur mërgimtarët tanë e futën tinëzisht në Atdhe. Një tjetër ekzemplar të flamurit kombëtar e futi prapë tinëzisht z. Dervish Hima më 1905, por e zbuluan pushtuesit dhe për këtë qëllim u burgos nga qeveria turke.

Aty nga fundi i shekullit të XIX vendi u kaplua nga një rrezik tjetër me plasjen e luftës turko-ruse në Krime (1853-1861). Perandoria Osmane në këtë luftë u mposht nga Perandoria Ruse dhe rrjedhimisht i ashtuquajturi “i sëmuri i Bosforit” dhe “Porta e Lartë” u detyrua të bënte shumë lëshime. Asokohe Perandoria Osmane qeveriste në krahina të mbiquajtura vilajete. Seicili syresh qeverisej nga “vilajeti” përkatës. Vilajetet vareshin nga Veziri i Madh (Kryeministri) me në krye “Portën e Lartë” domethënë, vetë Sulltanin. Shqipëria atëherë ftillohej nga 4 vilajete: Shkodra, Shkupi, Janina dhe Manastiri. Në ato

4

Page 5: 02 Ramadan Sokoli Gjeneza 02

rrethana plot tronditje politike, ekonomike dhe shoqërore të Perandorisë Osmane, vërshuan rrjedhimisht re të zeza edhe në vendin tonë. Synimi i rusëve ishte të shtrihej përtej Ballkanit. Sulltan Hamidi u detyrua të pranonte kushtet e parashtruara nga rusët në traktatatin e Shën Stefanit. Pas shumë bisedimesh u përfundua se “Shqipëria ishte vetëm një shprehje gjeografike”, prandaj i zhvatën disa pjesë të mëdha, përfshirë disa treva të tokave shqiptare. Për shtrimin e kushteve të lartpërmendura, Fuqitë e Mëdha (domethënë, Rusia, Franca, Anglia e Austro-Hungaria) më 13 prill 1878 u takuan në Kongresin e Berlinit. Me të drejtë poeti ynë kombëtar At Gjergj Fishta shkruante:

Europa, kurva e motitQi i ra mohit besës së Zotit,Me rrokë tokat e shqiptarëve Për me mbajtë klyshët e Rusisë.

Bash në kohën e iluminizmit, shqiptarët po flijoheshin keq për të ndaluar coptimin tonë e pa asnjë të drejtë 1igjore, bash për këtë komb të lashtë e 1iridashës. Me hidhërim të madh shqiptarët e ndjenë këtë rrezik. Sidomos prekeshin kësodore nga rreziku i coptimit tonë mes Serbisë, Bullgarisë, Malit të Zi dhe Greqisë, prandaj u lëshua kushtrimi për Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit (1878-189l) që, pas kohës së Skënderbeut, u vlerësua historikisht si epoka më e lavdishme. Sipas vendimeve të Kongresit të Berlinit, duhej të dorëzohej Plava e Gucija në dobi të serbëve dhe malazezëve. Por shqiptarët i mbrojtën me heroizëm tokat tyre. Atëbotë, Fuqitë e Mëdha vendosën që në vend të Plavës dhe Gucisë t’u jepeshin trevat e Hotit, Grudës dhe Kelmendit. Kundrejt këtij rreziku të afërt, në Shkodër u tubuan një mori qytetarësh dhe katundarësh për të kundërshtuar këtë vendim të padrejtë. Rusia cariste përfitoi duke shfrytëzuar rastin e krizës osmane për të trajtuar vendin tonë porsi plaçkë pazarllëqesh në dobi të makutërisë së sllavëve. Kundrejt së keqes së coptimit pa mëshirë, shqiptarët u tubuan para bibliotekës së pazarit të vjetër, ish qendër e rëndësishme e edukimit atdhetar. Me atë rast, Hodo Beg Sokoli, nga ballkoni i ngrehinës përkatëse mbajti një fjalim të zjarrtë. Ai u tha, ndër të tjera, se: “Shqypnia asht Atdheu ynë i dashtun e i pafat, ndonëse i lavdishëm. Nuk do të durojmë të shitet as të këmbehet si plaçkë; ne, skota më e pastër e fisnike, ne, trashigimtarët e Skënderbeut, nuk e durojmë këtë dhunë”. Kështu shkruante përmes Pal Shantos në të përkohshmen austriake Tagerblat Algemeine Zeitung.

Hodo Beg Sokoli, pasi vuri në dukje gjendjen e rrethuar nga kope ujqërish të uritur që po prisnin prenë, shkëputi gradat e larta ushtarake, zhveshi uniformën dhe e zëvendësoi me rrobë kombëtare. Ndërkohë, në ato çaste mbresëlënëse, goditi me shpatë shtizën e flamurit turk që ra përtokë dhe në vend të tij u valëvit flamuri kombëtar. Në ato momente tejet dramatike, pas akteve e fjalëve të zjarrta si dhe hakërrimave, të pranishmit shpërthyen në brohoritje ngazëllyese.

Lidhur me flamurin tonë kombëtar që u valëvit në atë rast nuk përshkruhet me hollësi, por sipas disa të dhënave të tërthorta, 20-30 flamuj të tillë kombëtarë qarkullonin të ardhur nga Plava e Gucija. [FP7].

Sipas njoftimeve të konsullit francez në Shkodër, që ato ditë u shpall shkëputja nga Turqia. Guvernatori turk, Izet Pasha, ia dorëzoi pushtetin Këshillit të Lëvizjes Shkodrane. Njoftohet gjithashtu se Fletorja Zyrtare në Shkodër doli për herë të parë në gjuhën shqipe. Si kryeartikull u botua “Shpallja e Shqipërisë së Pavarur”.

Për organizimin e vullnetarëve shqiptarë u ngrit dhe u zgjodh “Lidhja e Mbrojtjes” e kryesuar nga Hodo Beg Sokoli, atëherë Hodo Pasha, siç e cilësonte poeti kombëtar At Gjergj Fishta:

Hodo Begu si bubullima

5

Page 6: 02 Ramadan Sokoli Gjeneza 02

N’shtat’ Krajlit i shkoi ushtima... [FP8].

Qëndresa e shqiptarëve, pas disa luftimesh të përgjakshme me turqit dhe serbo-malazezët, u thye. Ajo trimëri heroike e shqiptarëve që frenuan e zmbrapsën hordhitë malazeze mahniti botën, siç thoshte vetë kënga popullore:

U çudit e tan’ EuropaÇ’asqer trima paska Shqypnia...

Rreth këtyre ngjarjeve u fol gjatë në shtypin e huaj:

Hot e Grud’ ishin betueUlen n’ Shkodër me qa dert,Pa gjak malet mos me i lshue,Jena nisë me u ba milet.

Shkodër e Malci janë çue,Duen me zgjedh’ nji komandant,Hodo Pashën kan emnueNuk ka çajre pa na ardhë...

Kjo ngjarje e shënuar, siç u tha, la ushtimë të madhe në këngët popullore, të cilat vazhdojnë të këndohen deri në kohën tonë. Një ndër bijimet e ndryshme të kësaj kënge po e shohim si shembull (të qëmtuar pa muzikë) nga Luigj Gurakuqi:

Hot e Grud jan betue Për me njoft’ nji t’par’,Hodo Pashen kanë shënue,Nuk ashtë punë për mos me ardh’.

Hodo Pasha paska thanë:Unë jam ndodhun n’ushtri,I hodh format e mirallait,Për me i dhanë nder Shqypnis’...

Porta e Lartë, në zbatim të vendimeve të marra nga Fuqitë e Mëdha, e lëshoi ushtrinë turke, lëshoi vendin tonë, Hotin e Grudën, për malazezët. Por aty u ndeshën me forcat e Lidhjes Shqiptare: përpjekjet e para të armatosura filluan të Ura e Rzhanicës.

Qëndresa e atyre trimave dhe flijimet e tyre lanë mbresa të mëdha me jehonë edhe përtej kufijve. Po përmendim një shkrim në të përkohshmën Ozbor të Zagrebit (1 maj 1889) huajtur nga e përkohshmja ruse Nuro Vreme. Siç njoftohej nga Shkodra, sipas një shkrimi të botuar më 7 prill 1890 në Fletoren Zyrtare të botuar në shqip, me këtë rast u shpall pavarësia nga Turqia. Këtë shpallje e nënshkruan Ali Pashë Gucija, Hodo Pashë Sokoli, Preng Bibë Doda dhe Efendi Ulqinaku. Ky njoftim është botuar nga arvanitasi Anastas Kullorioti, në të përkohshmen I Foniti (Athinë, më 24 prill 1889, si dhe në të përkohshmen El Voka, 18 tetor 1889).

Pas qëndresës heroike të shqiptarëve për mbrojtien e trevës së Hotit, Grudës dhe Kelmendit, meqë dyndjet e serbo-malazezëve dështuan, ata iu ankuan Fuqive të Mëdha dhe, si rrjedhojë, kërkuan t’u jepej Ulqini. Në ato rrethana plot trazira e përçarje, të ngacmuar nga

6

Page 7: 02 Ramadan Sokoli Gjeneza 02

të huajt, Kryesia e përçarë e Lidhjes së Shkodrës u tërhoq nga mbrojtja e Ulqinit. Tani nuk është e lehtë t’i përgjigjesh kësaj pikëpyetjeje në mënyrë shterruese.

Pas rënies së Ulqinit në duart e malazezëve (26 shtator 1889), Komandanti i ushtrisë turke, Dervish Pasha, arrestoi shumicën e Kryesisë së Lidhjes së Shkodrës. Ndërkohë, Preng Bibë Dodën dhe Hodo Pashë Sokolin, i arrestoi me dredhi dhe me një anije ushtarake i dërgoi në Stamboll. Atje i gjykuan nga trupi ushtarak dhe, së andejmi, Hodo Pashë Sokolin e degdisën në Ezerxhun të Armenisë. Po kush mund të tregojë tragjedinë e tij kombëtare e familjare? Kush mund t’i tregojë vuajtjet lëndore e shpirtërore në vend të huaj? Kush mund të shpalosë dertet dhe mallin për vendlindjen? Atje vdiq pas tre vjetësh dhe, nga ndokush, mendohet se plasi nga marazi ose u helmua.

Atje në vend të huaj nuk i dihet as varri i tij. Por me kaq nuk përfunduan hallet e këtij martiri. Shumë më vonë lufta famëkeqe e klasave e goditi Hodo Pashë Sokolin edhe pas vdekjes, siç godet ajkën e shoqërisë tonë. Në këtë fushatë u dalluan ardhacakët pa rrënjë të thella në truallin tonë. Mund të përmendim në këtë drejtim disa ardhacakë të ngrehun dikur në Elbasan, me prejardhje çifute, që përqafuan fenë ortodokse, si, për shembull, Buda, Popa, Shuteriqi së toku me shortarët e tyre. Jashtë paragjykimit racist mund të përmendim metamorfozat e atyre çifutëve të tjetërsuar, pastaj të shpallur ateistë kozmopolitë e, madje, komunistë, ndonëse shumica e tyre ishin të pasur, pra kapitalistë. Ata mëtojnë se janë të pajisur me cilësi eprore të skotës së zgjedhur si udhëheqës. Bash këta ardhacakë pa rrënjë të thella në truallin tonë arrinin të kryesonin Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, por, ndonëse pa vepra, (Vini re!) dhe kur gëlonin arrivistët, pseudo historianët, si Koli Xoxi [FP9], plot me hamendësime trashanike e me flluska boshe, goditeshin idealistët, pa ndjenjë e pa keqardhje për fatin e tyre tragjik.

Për shkak të luftës famëkeqe të klasave, disa botime me këngë popullore të trashëguara brez pas brezi u gjymtuan kryesisht në botimet e Institutit të Folklorit (sot Instituti i Kulturës Popullore) përmes krasitjes së vargjeve ku përmendej emri i Hodo Pashë Sokolit.

Shumë botime të tilla kanë pësuar të njëjtën “ndotje”. Është detyrë kombëtare që të qërohen ndotje të tilla nga shqiptarët e kulluar që i kanë ruajtur virtytet e besës e të nderit, por dihet se ajka është e pakët kundrejt hirrës me shumicë. Dikur, me nismën e z. Mehdi Frashëri më 1934, u hartua një listë me emrat e shqiptarëve të lavdishëm përkushtuar kujtimit të njerëzve të zgjedhur.

Kësodore, ndërmjet syresh, një rruge të kryeqytetit, si dhe një rruge tjetër në Shkodër iu vu emri Hodo Sokoli. Presidenti i Kuvendit Popullor të Shqipërisë, për të mos e mbuluar harresa e pat nderuar Hodo Pashë Sokolin me urdhërin e Klasit II “Për Veprimtari të Lartë Patriotike” (!).

Ky flamur luftërash për liri dhe pavarësi kombëtare në ato rrethana trazirash të stuhishme kur vendi kërcënohej nga rreziku i coptimit dhe asgjësimit, ky flamur kombëtar u la me gjak martirësh dhe heronjsh. Ky flamur kombëtar ishte ende i ndaluar zyrtarisht në Atdhe, prandaj z. Dervish Hima më 1905 e futi fshehtas në Shqipëri, por turqit e zbuluan dhe për këtë shkas e burgosën. Më vonë, në prill të vitit 1911, kryengritësit malësorë të kryesuar nga Dedë Gjo Luli ngritën flamurin kombëtar në majë të malit Gjociq. Më pas, mbijetesa kërcënohej nga vorbulla armiqësore, të cilat përligjin dobësitë dhe mangësitë e lartpërmendura.

* * *

Dihet se himnin e flamurit e ka kompozuar Ciprion Porumbesku (1853-1883) nga Moldavia në gjysmën e dytë të shekullit XIX, kur studionte në konservatorin e Vienës. Atje, në kryeqytetin e ish Perandorisë Austro-Hungareze, u këndua nga një grup koral i studenteve të

7

Page 8: 02 Ramadan Sokoli Gjeneza 02

shoqatës “Rumania June” (Rumania e Re) himni “Pe-al nestin steag”, himni që ushtroi një ndikim të madh gjatë përpjekjeve të popullit rumun për pavarësi dhe që më vonë u bë himn kombëtar. (Pas çlirimit rumunët e zëvendësuan me një himn të ri).

Po të kërkojmë burimin e motivit të këtij himni, mund të gjendet shumë më larg. Siç do të shihet më poshtë, motivi i këtij himni i ka prindërit ndër disa balada kalorsiake të hershme, ndër disa këngë të punës, si dhe ndër disa këngë patriotike të traditës gjermane. Gjendet, gjithashtu, në disa këngë punëtorësh të traditës çekosllovake. Dëshmitë më të hershme për këtë motiv janë hetuar në traditat gjermane. Së pari, në një baladë epike të shekullit XVI, me titull “Es spielt ein Ritter und einer Magd”.

Të njëjtin fillim anakruzik me shkapërcim në kuarte, të njëjtin arpezh teposhtë në kuitokordin e tonikës, si dhe të njëjtin shtjellim përpjetë që të kujton buçitjen e fanfarave, e vërejmë edhe në këngën e Kërnerit (Körner, 1813) “Das Volk steht auf”. Po të njëjtat karakteristika dhe pothuajse të njëjtin fillim mund ta vërejmë edhe të një kënge e J. F. Reihardit (J. F. Reichardt) “Der Sänger”, kompozuar mbi një vjershë të Gëtes. Për bijimet dhe degëzimet e këtij motivi kaq stereotip në melodikën popullore gjermane, mund të sjellim edhe shembuj të tjerë. Për shembull, nga vëllimi i Volfgang Shtainic (Wolfgang Steinitz) me titull “Deutsche Volkslieder demokratischen Charakters aus sechs Jahrhunderten” botuar nga Akademia e Shkencave të Berlinit Lindor më 1954, kemi po këtë temë me ritëm ternar; një tjetër degëzim mund të vërehet në faqen 483 të po këtij botimi. Por mjafton të krahasojmë fillimet e këtyre këngëve gjermane dhe fillimin e himnit tonë të flamurit, për të parë ngjashmërinë e madhe, ose pothuajse njëjtësinë e disa masave. Një fillim pothuajse të njëjtë me atë të himnit të flamurit ka sidomos kjo këngë ku vërehet e njëjta anakruzë, me të njëjtin aprezh, të njëjtën skelaturë ritmike dhe të njëjtin drejtim hypës, etj.

Duke u mbështetur në të dhënat kronologjike si dhe në elementët stilistikë, mund të thuhet se motivi i këtij himni e ka burimin te tradita gjermane, meqë këngët e lartpërmendura janë më të hershme se kompozimi i Porumbeskut. Shtojmë se, përveç këtij fakti, në melodikën popullore rumune nuk janë hetuar ende tipe temash të tilla. Pra, me fillimin e këtyre këngëve gjermane, ose me perifrazimin e tyre, Ciprian Porumbesku hartoi Himnin e Flamurit Rumun. Pa dyshim, ky himn, në grehinën e vet ka disa veçori dalluese, me elemente dhe stilema të reja gjatë shtjellimit, ndonëse në rrënjët prej kah buroi dhe u zhvillua joneja e tij, thellohen ndër motivet e lartpërmendura.

Dihet se, duke u nisur nga një motiv ose nga një bërthamë melodike mund të shtjellohet jo vetëm një këngë apo një himn, por edhe një vepër madhore me përmasa simfonike. Rëndom një motiv i huaj mund të shfrytëzohet me dashje porsi citat, anasjelltas, rastis rëndom që një autor, pa dashje e, si të thuash, pa vetëdije, përsërit diçka të krijuar nga tjetërkush, ndërsa, për shkak të lajthitjeve të kujtesës, pandeh se ka krijuar diçka të re. Ka edhe raste kur nuk çalon kujtesa, por ndërgjegjja e vetë autorit që ngatërron me dashje krijimtarinë e mirëfilltë me punën e kopistit (fjala krijimtari këtu nuk ka ndonjë vështrim metafizik të shpikjes nga hiçi). Askush nuk lind i ditur, por mëson diku në ndonjë shkollë ose nga një mjeshtër, duke përfituar nga përvoja si dhe duke pësuar pak a shumë ndikimin e tyre. Elementët e ndikimit të shkollës ose të mjedisit të huaj përligjen deri diku në punimet e autorëve të rinj, por, nëpërmjet imitimit dhe krijimtarisë së mirëfilltë, ka një shkallëzim të gjerë që shkon nga stili origjinal, deri ta ajo dobësi që quhet “plagjiaturë”. Se si duhet kundruar rasti në fjalë, ndikim i mjedisit të studimeve apo përvetësim i pjesshëm, imitim i vetëdijshëm, reminishencë e rëndomtë, apo diçka tjetër, sikush le ta gjykojë ashtu si t’i duket më e arsyeshme. Gjithsesi, himni i flamurit kompozuar nga Ciprian Porumbesku qëndron si kompozim, pavarësisht se ndërtimi i gjymtyrës kryesore, që përbën gjysmën e temës së parë, është pothuaj i njëjtë me motivin stereotip të atyre këngëve të hershme gjermane që u cekën më lart dhe se pikërisht nga kjo temë e huazuar zë fill shtjellimi i këtij himni (ashtu si bulon bima nga bërthama përkatëse për t’u zhvilluar në një pemë të re).

8

Page 9: 02 Ramadan Sokoli Gjeneza 02

Le të kqyrim tani se si himni rumun “Pe al nostru Steag” u bë dhe për ne himni kombëtar.

Rreth vitit 1907, kur shoqëria “Bashkimi” me selinë e saj në Bukuresht ishte bërë qendra e veprimtarisë politike të mërgimtarëve shqiptarë të atjeshëm, u ngrit në gjirin e asaj shoqërie një grup koral nën drejtimin e profesorit rumun D. Kiriak-Georgesku (1866-1929), pedagog në konservatorin e Bukureshtit. Asokohe repertori shqiptar ishte shumë i kufizuar, meqë edhe kompozitorët shqiptarë ishin fare të paktë, prandaj huazohej muzika e shumicës së këngëve patriotike. Ndërkohë nevojitej një himn që të shërbente si emblemë e popullit tonë. Për këtë qëllim, poeti ynë Asdreni (Aleksandër Stavre Drenova), një ndër veprimtarët e shquar të shoqërisë “Bashkimi”, e pa të udhës që të shqipëronte vjershën e poetit rumun Bersan, të muzikuar nga Ciprian Prombesku. Me ç’kriter e përshtati Asdreni vjershën e himnit në fjalë, do ta shohim më poshtë.

Më 1909, kur ndodhej përkohësisht në gjirin e asaj shoqërie të Bukureshtit, atdhetari Hil Mosi e dëgjoi këtë himn, e pelqeu dhe e solli së andejmi në Korçë, ku e përhapi nëpërmjet anëtarëve të shoqërisë “Vëllazënia”, ndonëse vendi ynë dergjej ende nën zgjedhë të huaj. Pastaj, më 28 nëntor 1912, ditën e Pavarësisë sonë Kombëtare, ky himn u këndua në Vlorë dhe, që atëherë, mbeti, si të thuash, përfaqësuesi poetiko-muzikor i popullit tonë. Ditën e shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, midis atyre që e përjetuan këtë ngjarje të shënuar dhe panë me sy të përlotur e me drithma në zemër ngritjen e flamurit që, më në fund, po valëvitej i lirë, ishte i pranishëm Murat Toptani (1866-1917). Ky ishte atdhetar i shquar, i cili kishte dhënë një ndihmesë në lëvrimin e poezisë shqipe si dhe të arteve figurative, krahas veprimtarisë së tij patriotike në rrafshin politik e arsimor (mjafton të përmendim kalimthi “Mësonjtoren e Parë Shqipe” të Tiranës, të cilën ai e pat hapur në shtëpinë e tij pas shpalljes së Hyrrijetit, domethënë më 1908). Ky atdhetar i shquar mbajti me atë rast një fjalim të gjatë dhe nxori këtë vjershë të frymëzuar:

0 flamur i ShqipërisëTi je ndera e gjaku i jonë,Sot u ngrite në Vlorë,Udhërrefyes i trimërisë.

Mbi ty Shqipja hapi fletët,U bashkue Shqipëria,Qoft’ e lirë si ti përjetë,E madhnoftë Perendia.

Sytë e dielli të lëshojnë rreze,Shqipnin’ anembanë shiqoje,Prej Tivari e te Preveza,Shpejt hap krahët edhe mbroje.

Shqipe ngreje djelmeninë,T’ ipet zani e kushtrimi,Se anmiqtë e Shqipnis’E shkelne, burra ku ini!

Merr Flamurin ndër thoj, shqipe,Gjith’ trimnija të vrrullojë,Përmbi male, brigje, hype,Kufinit jasht’ anmiqt’ dëbo!

9

Page 10: 02 Ramadan Sokoli Gjeneza 02

Këtë vjershë e muzikoi Thanas Floqi, i cili në jetëshkrimin e tij ka shënuar se asokohe “...e këndonin përditë në Vlorë...” dhe më poshtë ka shprehur keqardhjen “...që s’e përdorën për himnin e flamurit tonë...”. Shtojmë se, ndërkohë, për këtë flamur janë përshtatur e janë përhapur edhe këngët e tjera, por asnjëra prej tyre nuk arriti të zgjidhej si himn kombëtar, i miratuar me dekret shtetëror. Për shembull: shih, a) Hil Mosi: “Libër Këngësh”, Vlorë, 1925, faqe 80; b) gjithashtu, Gaqo Avrazi, “Këngë Patriotike”, 1959, faqe 12.

Pas njëzet vjetësh në fletoren Besa të datës 2 dhjetor 1932 dikush që fshihej pas siglës “H” ankohej përmes një shkrimi se “… gjer më sot, kurse kanë shkuar plot njëzet vjet që kemi fituar indipendencën, nuk kemi mundur të komponojmë një himn kombëtar me melodi thjesht shqiptare...” dhe shtonte se “... himni zyrtar i huazuar është një himn ushtarak rumun dhe fjalët e tij janë, me ndonjë ndryshim fare të paktë, po ato të marshit rumun”. Këtij shkrimi iu përgjigj një tjetër (nënshkruar me pseudonimin “Paf”) plot mllef, në revistën Hylli i Dritës (1933, numër 1, faqe 53-54), duke lavdëruar këngën marshuese (shumë e përhapur asokohe) “Porsi fleta” me vjershë të Gjergj Fishtës, muzikuar nga Lec Kurti.

Në prill të vitit 1937, Komisioni Qendror për kremtimim e 25 vjetorit të Pavarësisë sonë kombëtare “... nën kryesinë e zonjushës Parashqevi Kyrias, me anëtarët z. Mati Logoreci, Sotir Paparisto, Ekrem Vlora, Karl Gurakuqi, Koti Rodhe, Lasgush Poradeci, Qemal Butka, Odhise Paskali, Teki Selenica dhe Zoi Xoxa” me pëlqimin e Këshillit të Ministrisë, i cili vuri në dispozicion shumën e çmimit, shpalli një konkurs, së pari për tekstin e një himni të ri, duke ftuar për pjesmarrje (kundrejt një shpërblimi prej 2.000 frangash ari për fituesin) të gjithë shkrimtarët shqiptarë. Më poshtë do të shihet përse u shpall ky konkurs i njëanshëm (vetëm për tekstin), kur dihet se ky himn “... sa në tekst, aq dhe në muzikë nuk është origjinal shqiptar”, (Revista Java, vëllimi I, 24 prill 1937). Shumëkush e gjeti të pavend shpalljen e atij konkursi dhe filloi të kritikohej mendimi i Komisionit qoftë në biseda të lira andej këndej, qoftë nëpërmjet letrave në redaksitë e gazetave dhe revistave. Ndërsa shtypi i asohershëm në fillim u rezervua të shkruante “rreth kësaj pike delikate”. Së pari, guxoi të shfaqte mendimin haptazi revista Përpjekja Shqiptare, e cila në numrin 7 të vitit 1937, faqe 24, nxorri këtë shënim: “Duhet të pohohet se lidhja e himnit të flamurit me një çmim tingëllues të hollash është një frymëzim i pafat. Nuk na e merr mendja se do të gjendet sot një poet shqiptar që të pranojë të shpërblehet me një çmim në franga ari për një vepër të tij, që do të caktohet si himni i flamurit”.

Ky parashikim i redaksisë së asaj reviste nuk u vërtetua, siç do të shkruhet më poshtë. Sidoqoftë, redaksia e revistës së lartpërmendur shfaqte mendimin se “Himni i flamurit nuk mund të ndryshohet, sepse himni i flamurit, ashtu siç është sot, u bë pronë e kombit. Iu fut në gjak. Si dhe kush mund të bëjë që të zhduket dhe të harrohet? Nuk është e mundur. Himni i tanishëm nuk ka asnjë taksirat. Nëse, siç thonë disa, është i kopjuar nga himni rumun, kjo nuk do të thotë asgjë. Vlera e një himni nuk është vetëm vlerë letrare ose muzikore . Himni është më tepër një vlerë historike”. Dhe më poshtë përfundonte: “... me këtë himn të bukur, shumë të bukur, u rritën pothuaj dy breza shqiptarësh”. Më vonë, po kjo revistë në vëllimin e dytë të vitit I të botimit, faqe 266, shkruante: “... Himnet nuk janë poezi që lindin nga fantazia e një njeriu, por janë këngë që dalin prej entuziazmit të një populli ndër çastet më të rëndësishme të jetës së tij. Ata ngulen thellë në shpirtin e kujtdo, ngjallin entuziazëm, kur ky shuhet, përtërijnë shpirtra kur këta plaken, prijnë turma kur ndihet nevoja. Të zëvendësohet një himn në kohë paqeje me një himn të ri, pjesë e fantazisë së një poeti të ulur mbi tryezën e punës me grushtet në tëmbla për të kërkuar fjalë e rima, s’është dëgjuar asnjëherë në historinë e botës. Edhe kur është menduar, një gjë e tillë ka dalë pa sukses”.

E një mendjeje me redaksinë e revistës Java ishte revista Përpjekja Shqiptare, e cila në numrin e 21 gushtit 1937 shkruante për këtë çështje: “... një herë bëhet himni, prandaj ne jemi të mendimit të mos e ndryshojmë, se historia nuk ndryshohet...” dhe në numrin 23 të po

10

Page 11: 02 Ramadan Sokoli Gjeneza 02

atij viti, nën titullin “A duhet ndryshuar himni i flamurit”, shtonte: “Është e vërtetë se himni i sotëm është një kopjim i një himni të huaj. Por a thua se kjo formon një arsye të fortë për zëvendësimin e tij?” Pra, edhe redaksia e kësaj reviste shihte si të panevojshëm zëvendësimin e himnit të flamurit sepse “... ky himn ka ushqyer sa e sa ëndrra dhe entuziasmuar sa e sa shpirtra...”, sepse “... ka ringjallë kujtime përpjekjesh që përbëjnë një burim për atdhedashurinë...”, sepse “... ka rrënjë të thella në zemrat shqiptare dhe këto zemra do të ndjejnë dhimbjen më të madhe kur do të lëndohet e të shkulen këto rrënjë...”. Gjithashtu, e një mendjeje me redaksinë e revistës së lartpërmendur ishte dhe Gazeta e Korçës, e cila në numrin e 12 gushtit 1937 shkruante se: “... është gabim ndërrimi i himnit të flamurit me një tjetër të ri, i cili, sado i mirë qoftë, kurrë nuk mund të ngjallë atë entuziazëm të flaktë patriotik të të parit...”. Po kjo gazetë në numrin e 23 gushtit të atij viti shkruante: “... himni ynë i vjetër i flamurit duhet të mbetet kujtim historik dhe si simbol i luftërave për liri. Asnjë himn tjetër nuk mund ta zërë vendin e tij duke hyrë në shpirtin e popullit, siç ka hyrë marshi “Rreth Flamurit…” ... Do të jetë një gabim i madh që kjo këngë e bukur patriotike, e cila, që prej 30 vjetësh, po entuziazmon zemrat e shqiptarëve të zëvendësohet zyrtarisht me një himn të ri...”. Për më tepër, Gazeta e Korçës në numrin e 1 shtatorit të atij viti botoi një artikull të gjatë prej 5 shtyllash nën titullin “Si varroset një himn që këndohej me një burrëri në kohërat e robërisë dhe të gjakut e vendin e tij e zë një tjetër i thurur në kohë paqeje”. Ndër shtyllat e kesaj gazete u botuan edhe këto fjalë të një veterani: “Himni i flamurit të mos ndërrohet, pse ai u thur në kohën e robërisë, kur gjaku shqiptar zuri të ndiejë kombësi, njëtësi e vëllazërim”. Nëse ky himn nuk ishte kompozuar nga shqiptarët e për shqiptarë, përligjej me shembullin e himnit të Kaizerit të Gjermanisë (“Heil dirim Siegerkranz”) si dhe me himnin e Zvicrës: që të dy kishin të njëjtën muzikë me atë të himnit anglez; i cekëm të gjitha këto argumente për të kuptuar mendësinë e qëndrimin e disa intelektualëve të asaj kohe kundrejt kësaj çështjeje.

Kjo çështje u shtrua gjithashtu në shtypin e shqiptarëve të mërgimit: Revista Dielli që botohej në Boston bashkohej me mendimin e shprehur më lart, domethënë, të mos zëvendësohej himni i flamurit, ndërsa për himnin e ri që do të zgjidhej nga konkursi i shpallur, propozonte që të mbetet vetëm si himni i 25 vjetorit të Pavarësisë. Çështja e himnit të flamurit tonë u shtrua edhe nëpër faqet e shtypit të huaj; po përmendim me këtë rast të përkohshmen angleze The Manchester Guardian Weekly, e cila në numrin e 9 korrikut të vitit 1937 botonte një artikull me titullin tallës “Himne me porosi”, duke shprehur dyshimin se ky konkurs nuk mund të jepte perfundime të mira, as nëpërmjet nxitjes së çmimit prej 120 stërlinash. Po si përfundoi ky konkurs? Afati për dorëzimim e tekstit mbaroi më 30 qershor të vitit 1937. Juria përbëhej prej Gjergj Fishtës, Konstantin Cipos dhe Mehdi Frashërit, (i cili kërkoi që të shkarkohej nga kjo barrë e në vend të tij u caktua Prof. Eqerem Çabej; por edhe ky, meqë ndodhej i mobilizuar në shkollën e oficerëve të plotësimit, nuk u lejua nga Komanda e Mbrojtjes Kombëtare).

Vjershat u botuan tekstualisht në një broshurë të posaçme me pseudonimet përkatëse. Në parathënien e asaj broshure thuhet tekstualisht se: “... pas shpjegimeve të anëtarëve të këtij komisioni që dinë mirë letërsinë rumune, u konstatua se Himni i sotëm i Flamurit është fjalë për fjalë përkthimi i një marshi rumun. Komisioni, duke marrë parasysh se pas 25 vjetëve jete të lirë, vazhdimi i këtij himni është një cen për ndërgjegjen kombëtare dhe për sedrën tonë atdhetare, e pa të domosdoshme hartimin e një himni të ri”. Lidhur me shprehjen e pasaktë “përkthim fjalë për fjalë” do të ketë shkoqitje më poshtë. Juria, pasi shqyrtoi vjershat e 76 pjesmarrësve, zgjodhi vetëm dy syresh, të cilat ia paraqiti komisionit qendror. Anëtarët e atij komisioni u zunë ngushtë, sepse nuk po dinin për cilën nga ato dy poezi të vendosnin. Siç shkruante me këtë rast Gazeta e Korçës (12 gusht 1937) për njërën syresh u shprehën se ishte “një Chef D’oeuvre Sublime Extraordinaire” , por ishte shumë e vështirë për veshin e popullit, ndërsa që tjetra ishte në një gjuhë që mund t’i pëlqejë vulgut, por nuk e dhanë definitivisht mendimin e tyre.

11

Page 12: 02 Ramadan Sokoli Gjeneza 02

Nuk po zgjatemi me prapaskenat dhe me dallaveret e këtij konkursi, për të cilat nuk heshti as shtypi i asokohshëm (shih Gazeta e Korçës datë 1 shtator 1937), por po kufizohemi të vëmë në dukje se pasi u zgjodh, më në fund vjersha e nënshkruar me pseudonimin Osua i Ri (Beqir Çela) mbetej për të menduar për muzikën e saj. Për këtë qëllim, pritej të vinte një kompozitor i ftuar enkas nga Italia. Me të drejtë redaksitë e disa revistave të lënduara në sedrën kombëtare u acaruan dhe shpërthyen me një sërë artikujsh interesantë nga kjo pikëpamje: Ja, për shembull, se çka shkruante Gazeta e Korçës më datë 19 gusht 1937: “Komisioni për kremtimin e 28 Nëntorit po bën një padrejtësi të madhe ndaj kompozitorëve tanë. Marrim vesh me hidhërim se melodia, muzika, do t’i besohet një të huaji. A nuk është turp që iu japim një shuplakë kaq të fortë kompozitorëve tanë? Dhe ata të gjorët s’e meritojnë se, me gjithë mospërfilljet dhe dekurajimet, prapëseprapë janë munduar të përhapin muzikën ndër ne, t’i japin vendit tonë një faktor qytetërimi. Të paktën, më thosh një mik, të bëjmë një konkurs internacional dhe të pranojmë dhe kompozitorët tanë në konkurs, për të huaj dhe tre katër shqiptarë, domethënë, të paktën të përfillen edhe kompozitorët tanë. Nëse themi jo, s’na duhet konkursi internacional. Më në fund, pse ta bëjmë fare atë himn, kur gjene do të përdorim një melodi të huaj? Më mirë le ta lëmë siç është, se ky i tashmi, të paktën ka edhe një rëndësi të madhe historike, në mos për fjalët, edhe për muzikën. Ne kërkojmë të bëjmë një himn krejt tonin, kërkojmë të bëjmë një gjë që do të mbetet shekuj me rradhë dhe jemi gati të pranojmë të huaj në punën tonë, kurse mund ta bëjmë vetë këtë punë: sa para bën që një i huaj është kompozitor i famshëm, kur nuk do të ndiejë muzikën që do të bëjë? Ka të ngjarë që ta ndiejë mirë sa shqiptarët? Ata e njohin më mirë se kushdo shpirtin e shqiptarit dhe e dinë ç’lloj muzike i pëlqen më tepër popullit ... dhe më në fund kompozitorët tanë janë të zotët të kompozojnë një himn … se nuk janë kaq prapa nga teknika muzikore”. Dhe artikullshkruesi përfundonte me këto fjalë: “... gabim dhe padrejtësi të madhe do të bëjë komisioni i 28 Nëntorit po të mos përfillë kompozitorët tanë. Duhet një himn që të tregojë se kemi përparuar me çdo gjë, edhe në muzikë, duam një himn krejt nacional”. Pas pak ditësh, domethënë, më 1 shtator 1937, po kjo gazetë shkruante prapë për këtë çështje: “Na ka ënda të ngulim këmbë që do të jetë gjynah të mos preferohen kompozitorët shqiptarë për muzikimin e himnit, të cilët edhe mjaft të zotët janë të dijnë t’u japin rëndësinë e duhur fjalëve të himnit. Të theksojmë më mirë vrrulljen e pasionin e vjershës me anën e notave”. Më 22 tetor 1937 në orën 18.00 të mbrëmjes, orkestra frymore e kryeqytetit, pra, ndryshe nga sa thuhet në një enciklopedi të huaj (u ekzekutuan nga një kor vashash shqiptare në prani të vetë autorit, shih Enciclopedia della Musica - Rizzollo Ricordi, Milano, 1972, vëllimi IV, faqe130), ekzekutoi në sallën e Bashkisë në prani të Komisionit, katër himne të kompozuara nga konkurentët Luigj Filaj (1898-1978 ), Kristo Kono (1907-1991), Pjetër Dungu (1907-1989) dhe E. A. Mario (pseudonim i poetit dhe kompozitorit italian Xhovanni Gaeto 1884-1961) autor këngësh shumë të përhapura asokohe nëpër Itali, ndër të cilat spikaste veçanërisht “Legenda del Piave” e vitit 1918, ardhur enkas nga Italia.

Siç parashikohej konkursin e fitoi ky i fundit. Një faksimile e himnit të zgjedhur u botua asokohe në gazetën Drita dhe në revistën Java (numër 28, viti 1937) ku pranë firmës së kompozitorit, si për ironi është shënuar qartë edhe data e viti (Fashisti E. A. Mario, Tiranë, 11 Ottobre 1937, XV). As me këtë rast nuk heshti Gazeta e Korçës e cila shkruante: “Siç duket Himni i Flamurit u pranua nga Qeveria dhe pritet të dalë urdhëri përkatës për t’i detyruar shqiptarët ta pranojnë për himn kombëtar. Himni i vjetër që simbolizonte vetamëshimin për lirinë e atdheut quhet i papërshtatshëm! U bë mirë ose jo, do të gjykojë historia. Neve sot nga shtyllat e kesaj gazete urojmë që shembulli i Himnit Kombëtar të mos përsëritet dëndur...” Me këtë rast nuk mungoi ndonjë kritikë e butë në drejtim të himnit fitues (shih Luigj Filaj – “Dy fjalë mbi Himnin e Ri”, Revista Java, 31 tetor 1937).

Pothuajse 5 vjet më vonë, domethënë gjatë vitit 1942, poeti ynë Lasgush Poradeci (ish Sekretar i Përgjithshën i Kolonisë Shqiptare të Bukureshtit) botoi në 14 numra të fletores

12

Page 13: 02 Ramadan Sokoli Gjeneza 02

Tomorri artikullin me titull “Himni Kombëtar i Flamurit dhe Gjeneza e Tij”. Përmes këtij artikulli ai tregonte me ç’kritere e sajoi Asdreni himnin e lartpërmendur, e përktheu dhe e përshtati në dukje, njëkohësisht shtytjen që pati nga kërkesat e kolonisë së mërgimtarëve shqiptarë të Bukureshtit, si dhe ndikimin e vjershës së Bersanit (Revista Tomorri, I-III, 1942) me muzikë të Porumbeskut dhe, duke theksuar se në ato rrethana robërie “Himni nuk u shqipërua prej Asdrenit me parmendimin që ai të mbajë mbi supe peshën, sa të rëndë aq dhe plot përgjegjësi, të një himni kombëtar zyrtarisht të shuguruar (po aty), por u shqipërua thjesht për t’iu përgjigjur kërkesave madhore aq të ndjera asokohe nga mërgimtarët shqiptarë”. Madje, ai vinte në dukje se i kishte rrëfyer vetë Asdreni: “... pasi pashë sa i përgjigjet ky himn vetë ndjenjave tona patriotike, edhe duke mos pasur ai përfundimin e duhur të fuqishëm, krijova dy strofa të tjera, të fundit, që atij i mungonin dhe ia shtova për t’i dhënë një mbarim më dinamik” (po aty, 6 mars 1942). Në fjalët përmes strofave të shtuara nga Asdreni del në pah qëndresa shekullore e popullit shqiptar kundër zgjedhës së huaj, si dhe dëshira e flaktë për pavarësinë e vendit. Pikërisht këto strofa u përgjigjeshin më fort kushteve historike-shqiptare të vendit tonë, sidomos gjatë luftërave për liri e pavarësi, tërësi tokësore, kur nevojitej uniteti kombëtar. Poeti Lasgush Poradeci në artikullin e lartpërmendur ballafaqoi poezinë e Bersanit (të përkthyer nga vetë ai në gjuhën shqipe) me përshtatjen e Asdrenit:

Mbi flamurit tonë (Zaharia Bersan)

Mbi flamurin tonë është shkruar bashkimBashkim në vetëdije dhe në ndjenja,Dhe nën hijen e tij të madhërishmeDo përballim çdo goditje.

Në luftën e rëndë trembet aiQë vetë është arratisur,Po ne të bashkuar në çdo kohëDo jemi, do jemi mundës.

E armatosmë dorën tonë,Që të mpruajmë një vend të shtrenjtë,E drejta jonë zotëronjëseDhe qëllimi jonë i shenjtë.

Dhe në librin e përjetësisë shkruan,Se shumë kombe do humbasin,Po Rumania jonë e shenjtëPërjetë, përjetë do lulëzojë.

Rreth flamurit të përbashkuar (Asdreni)

Rreth flamurit të përbashkuar,Me një dëshirë e një qëllim,Te gjith atij duk’ iu betuar,Të lidhim besën për shpëtim.

Se Zoti vetë tha me gojë

13

Page 14: 02 Ramadan Sokoli Gjeneza 02

Që kombe shuhen përmbi dhe,Po Shqipëria do të rrojë,Për të, për të luftojmë ne....

Tek ty betohemi këtu,Për Shqipërinë atdhenë e shtrenjtë,Për nderet e lavditë e tua.

Trim e burrë quhet e nderohet,Atdheut kush iu bë theror,Përjetë ai do kujtohetMi dhet, mi dhet si një shënjtor.

Nëpërmjet këtij ballfaqimi Dr. Lasgush Poradeci arrinte në përfundimin se “... tekstet e krahasuara na flasin me një gjuhë të kulluar. Nga të gjashtëmbëdhjetë vargjet që përbëjnë 4 strofat e origjinalit, vetëm tre vargje të plota dhe dy të tetat e vargjeve të tjerë janë përkthyer shqip, drejtpërdrejtë me fjalët përgjegjëse” (po aty, më 6 shkurt 1942).

Siç u dha më lart Himni i Flamurit u botua për të parën herë në gazetën Lirija e Shqipërisë me pseudonimin Asdreni, i përftuar nga shkronjat e para të emrit të tij Aleksandër Stavre Drenova, publicist e poet i lindur në Drenovë (1897-1947).

Më vonë zoti Lasgush Poradeci, në një shkrim të titulluar “Si lindi Hymni Kombëtar”, botuar në Fletoren Diaspora Shqiptare (1 shtator 1948) shkruante se ky himn doli vetvetiu, pa dashur, nga zemra, kur zemra është plot. Ka lindur në mënyrën më të thjeshtë nga gjendja shpirtërore e robëruar dhe e nëpërkëmbur në vend të huaj. Nga kjo arsye mban me vete dhe shenjën e dyfishtë të burimit të saj, nga një anë, harrim i brendshëm dhe, ana tjetër, shtypje e jashtme, që i pat dhënë trajtën. Dhe aq vetvetishëm dhe e pamenduar është lindja e tij, sa i natyrshëm dhe i vetëkuptueshëm është malli për atdhe.

Tani, ç’ti themi kësaj? Në përgjigje të sa u tha më lart: vetëpërgënjeshtrim, papërgjeshmëri apo lajthitje e moshës?

Po çka ngjau me himnin e ri?Ndonëse himni i ri me vjershën e Beqir Çelës, muzikuar nga E. A. Mario, u zgjodh

nga juria e atij konkursi dhe u shpall fitues, prapëseprapë, nuk u pranua përfundimisht: Këshilli i Ministrave, pas shumë bisedimesh vendosi që të mos ndërrohej Himni i Flamurit. Në bazë të atij Vendimit Numër 1224, nëntor 1937, Ministria e Arsimit 1ajmëronte rrethet e Shqipërisë telegrafikisht, duke i porositur që me rastin e kremtimit të 25 vjetorit të këndohej vetëm Himni i vjetër i Flamurit, duke shtuar se, ndërkohë, mund të këndohej edhe himni i ri , por jo me karakter zyrtar.

Ndoshta është e nevojshmë të ndalemi pak edhe në shoshitjen e disa pikëpamjeve që u parashtruan rreth kësaj çështjeje në shtypin e vitit 1937.

Dihet se himnet kombëtare janë, si të thuash, përfaqësimi figurativ i kombeve. Në përgjithësi gjeneza dhe përhapja e tyre lidhet me ndonjë ngjarje historike të shënuar për jetën e kombit, por, ndonëse disa syresh kanë lindur në rrethana lëvizjesh politiko-shoqërore të rëndësishme, krahas himneve origjinale të kompozuara qëllimisht në rrethana të përcaktuara, nuk mungojnë himnet e përqafuar më vonë dhe të huazuar nga vende të ndryshme; mjafton të përmendim si shembull “Internacionalen” e kompozuar në Francë më 1817. Ka patur edhe raste përshtatjesh të tilla, si, për shembull, himni i Rusisë cariste, kompozuar mbi fjalët e dy strofave të shkruara nga autorë të ndryshëm, konkretisht, më parë u shkrua strofa e dytë nga

14

Page 15: 02 Ramadan Sokoli Gjeneza 02

Pjotr Çajkovski më 1814 dhe pastaj, 20 vjet më vonë, u shkrua strofa e parë nga Aleks Luoft (1799-1870) me urdhërin e Car Nikollës të parë. (Këtë himn e nxori jashtë përdorimit Revolucioni i Tetorit më 1917). Vjersha e himnit grek ka qenë shkruar më 1823, ndërsa muzika e tij u kompozua pas afro 20 vjetësh nga Nikolaos Mantzaras. Mund të përmendim shumë himne kombëtare të kompozuar nga autorë të huaj, për shembull, himni zyrtar i Spanjës (i cili u zëvendësua pas vitit 1931) ka qenë kompozuar nga një autor anonim gjerman, ndërsa himnin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka kompozuar një aktor anglez. Përveç këtyre, mund të përmendim himnim e Bolivisë, kompozuar më 1845 nga italiani B. Vincenti. Dikur Egjipti pati përshtatur si himn një marsh instrumental të kompozuar më 1871 nga Xhuzepe Verdi. Ndërsa marshi “Hamidie” i turqve ka qenë shkruar nga egjiptiani Nexhip Pasha. Himni kombëtar prusian (“Wo ist das Volk”) ka qenë kompozuar më 1820 nga kompozitori italian Spontini dhe, me një dekret mbretëror të posaçëm, ka qenë shpallur si i tillë për t’u kënduar detyrimisht në raste kremtimesh. Dikur nuk ishte një dukuri e jashtëzakonshme që dy shtete apo dy popuj të ndryshëm të kishin një himn të përbashkët. I tillë ka qenë rasti i himnit anglez “Good Save the King” i huazur zyrtarisht më 1745 dhe i huazuar më vonë më (1790) nga Danimarka, pastaj (1793) nga Saksionia, pastaj (1811) nga Kantoni Italian i Zvicrës, po me këtë tekst të përshtatur (“Ci Chiami o Patria”).

Shtojmë me këtë rast se deri më 1961 ky ka shërbyer si himn kombëtar për të tre kantonet, pastaj më 1963 nga Prusia dhe, së fundi, nga monarkia suedeze. Ndërkohë, pasi autorësia e këtij himni kaq të përhapur ka mbetur e panjohur, rrjedhimisht, janë shprehur mendime të ndryshme rreth gjenezës së tij. Edhe gjeneza e himnit kombëtar të Austrisë, kompozuar nga J. Hajdeni u pat dhënë shkas diskutimeve. Dikur ky himn u përhap në Gjermani me fjalët “Deutschland, Deutschland Über Alles”. Së fundi, mund të përmendim muzikën e himnit finlandez, kompozuar më 1848 nga Frederik Pacius që pastaj nga viti 1917 dhe 1949 ka shërbyer edhe si himn kombëtar i estonezëve. Të gjitha faktet e lartpërmendura, dëshmojnë se një sërë himnesh kombëtare të botës nuk janë hartuar në rrethana lufte, por janë krijuar edhe në kohë paqeje, me ose pa konkurs. Ndër sa e sa shembuj të njohur mund të përmendim rastin e himnit kombëtar hungarez, i cili dikur zëvendësoi marshin e Rakocit, pas një konkursi të shpallur më 1842 e të fituar nga kompozimi i Franc Erkilit (1810-1893). Theksojmë se edhe ky kompozim ka qenë zëvendësuar fill pas dy vjetësh nga një tjetër himn i zgjedhur nëpërmjet një konkursi zyrtar. Disa himne, kundruar nga pikëpamja e hijeshisë së tyre, nuk paraqesin vlera të mëdha artistike, madje mund të mos kenë shumë vlera as si krijimtari origjinale. I tillë është, për shembull, rasti i himnit polak, kompozuar nga Kurpinksi, duke shkëmbyer një nga dy ariet e operas frënge “Le Secret” të Y. P. Solicit (1796). I tillë është, gjithashtu, rasti i himnit kombëtar portugez, kompozuar më 1822 nga Don Pedro I. Theksojmë se ngrehina e këtij himni shtjellohet porsi ariet e vjetra italiane ku, për më tepër, dallohet një frazë e tërë (Viva, viva, viva, Rey) krejt e ngjashme me atë të himnit kombëtar grek.

Në miratimin dhe në vlerësimin e disa himneve kanë ndërhyrë edhe faktorë subjektivë, madje nganjëherë në mënyrë vendimtare. Rëndom, vetë efekti i tyre emocionues kushtëzohet më fort nga rrethanat, se sa nga cilësitë përkatëse. Sidoqoftë, dihet se shumë himne kombëtare kanë ushtruar ndikime të rëndësishme, si në kohë paqeje, ashtu dhe në kohë lufte. Bukur e pat thënë Viktor Hygoi se “Gjysma e fitoreve franceze i detyrohet Marsejezës”. Me të drejtë mallëngjehen veteranët e luftëtarët e një ideali kur dëgjojnë këngët që dikur këndoheshin në rrethana përpjekjesh heroike, sepse ato këngë u kujtojnë ditët e betejave dhe të flijimeve për liri, u kujtojnë çastet e gëzueshme të fitoreve, sepse në ato këngë gjejnë vetveten dhe shokët e luftës. Është e kuptueshme lidhja e disa veteranëve me Himnin e Famurit që i bashkonte “me një dëshirë e një qëllim”. Ky himn që lidhet me rrethana historike aq të rëndësishme për vendin tonë, ashtu si sa e sa këngë patriotike të huazuara, pati

15

Page 16: 02 Ramadan Sokoli Gjeneza 02

qenë një armë e fortë politike ose një emblemë e larë me gjak. Nëse ky himn e ka kryer me nder misionin e vet dhe nuk e plotëson më, futet në histori si shumë e shumë kujtime të lavdishme. Duke arsyetuar kështu, shumë shtete zëvendësuan himnet e vjetëruara me himne të reja. Në rastin tonë, përveç sedrës kombëtare, kemi edhe këto arsye - shteti rumun pas Luftës se Dytë Botërore e zëvendësoi këtë himn të cilësuar si reaksionar, mirëpo kur vinin këtu delegacione rumune priteshin me këte himn dhe, ca më keq, ishin të detyruar të pritnin delegacionet tona po me këtë hinm të ndaluar në Rumani.

Sosëm pothuajse në mbarim të “eksursionit” tonë rreth historikut të Himnit të Flamurit (nënvizuam fjalën “pothuajse” meqë ky historik vazhdon ende).

Prej vitit 1956 e këtej, tri herë është shpallur konkursi për një himn të ri, meqë vetë sedra kombëtare kërkon që të mos përfaqësohemi më me krijime të huazuara. Mjerisht nuk u zgjodh asnjëri nga konkuruesit e shumtë, sepse kërkohej dhe pritej diçka më e goditur. Në këtë dështim ndikuan doemos edhe ngatërresat, apo prapaskenat dhe konjukturat partiake të zgjedhës komniste. Sidoqoftë, nëse ndërkohë, shpata e Liktorit dhe ylli pesëcepësh u hoqën nga flamuri ynë sepse ishin simbole të huazuara, vallë a duhet të pranojmë një himn kombëtar tërësisht të huazuar?

Studiuesit e ndershëm e kanë për detyrë të gjykojnë e të hulumtojnë drejt që të qartësojnë dhe të zbërthejnë sa më mirë me njohuritë që kanë. Por, mjerisht, vetëm me nisma vetjake, pa mbështetje dhe pa kushte financiare, zor se mund të zgjidhet. Ndokush mendon se nuk qenkan pjekur kushtet e volitshme për një çështje të tillë, kur ky popull mbetet i ndarë katërsh nga kufijtë shtetërorë të dhunshëm. Ca më keq kur ndokush qëllimisht i shtrembëron faktet e vërteta dhe, porsi matrapaz “flamujsh”, mund t’i shesë e t’i blejë pa ndroje.

Po ku është (ish) Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë? Se dihet që Akademia Shqiptare e Shkencave nuk merret me çështjet kombëtare të mirëfillta, kur kemi një titullar pa vepra e me ca “shokë” të indoktrinuar nga parimet e internacionalistëve.

Së fundi, kur shoqata e mbiquajtur “ Miqtë e Shkodrës” në Shkodër shpalli dëshirën për ta hequr atë “mish të huaj” dhe kërkonte ta zëvendësonte atë himn, ashtu si dhe Komisioni Mbretëror me rastin e 25 Vjetorit (1937), çuditërisht, zoti Abdi Baleta shpërthen plot mllef në artikullin e botuar në gazetën Rimëkëmbja dhe e cilësonte si provokacion cinik antikombëtar, përçarës, antishqiptar që i shërben vetëm lojrave të armiqve të kombit Shqiptar(!).

Me sa duket z. Baleta nuk ishte në dijeni të vendimeve për zëvendësimin e Himnit Kombëtar me rastin e 25 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare (1937). As nuk ishte në dijeni të vendimeve të viteve 1957-1970, as nuk ishte në dijeni rreth argumentave të gjenezës së Himnit Kombëtar të botuara në gazeten Eurorilindja (6 mars 2000), përndryshe nuk kuptoj shkaqet e shpërthimit të dufit plot me hemorragji flluskash, sharjesh dhe fyerjesh. As nuk do të kundronte si një “... atentat me një prapaskenë politike shumë djallëzore dhe të rrezikshme”, as nuk do t’i gjykonte (ar)miqtë e flamurit, të njohur si të indoktrinuar të zellshëm me ideologjinë komuniste! E, ndryshe, nuk do të gjykonte kështu atë Komision Mbretëror si dhe gjykatësit e nderuar, patriotë kombëtarë si At Gjergj Fishta e z. Kostaq Cipo. Siç thotë populli, kush pështyn përpjetë, spërkat fytyrën e vet.

Ëmbëlsira përfundimtare vjen me botimin e Dr. Vasil Toles rreth Himnit Kombëtar (Tiranë 2003). Siç thuhet në hyrje të librit nga z. Alfred Moisiu, President i Republikës të Shqipërisë: “Përgëzoj kompozitorin dhe studiuesin e njohur Vasil Tole, i cili bën një sintezë të udhës që ka përshkruar ky himn i flamurit, e mirënjohja jonë ndalet tek autori i poezisë, poeti i shquar Asdreni dhe kompozitori rumun Cimbrian Porumbesku”.

Për të mikluar Presidentin e Republikës, autori i librit e përsërit tri herë lavdërimin e lartpërmendur në të njëjtin libër. Pavarësisht fjalëve të bukura, por të tjerrura gjatë e gjatë për të përligjur një huazim të shpallur botëror, mërtis shumëçka.

16

Page 17: 02 Ramadan Sokoli Gjeneza 02

Në botimin e lartpërmendur z. Artan Shkreli thekson duke mëtuar se në Shqipëri nuk është shkruar kurrë një herë ndonjë vepër e veçantë për këtë “vjershë të vogël”, e cila e shoqëruar me muzikë krijon emocione të tilla në rrethana të caktuara, duke sugjestionuar mendjen dhe kurmin e mijëra njerëzve. Për sa më lart, përgënjeshtron vetë autori në parathënien e librit ku thuhet shprehimisht se “... mungesa e analizave, debatet artistike dhe problemore mbi lëndën në fjalë, në të shumtën e rasteve, kanë sjellë shtrembërime dhe keqkuptime” veçse nuk thuhet aty se kur dhe nga kush janë sjellë shtrembërimet dhe keqkuptimet e pandehura. Autori, Dr. Vasil Tole, thotë prerë se: “Muzika e Himnit kurrsesi nuk mund të quhet plagjiaturë e, për më tepër, e imituar e se, për fat të keq, shpesh nuk është kuptuar në thellësi dhe teksti i tij” (faqe 23). Po vallë, kë shfrytëzon keq, duke mbushur thesin me miellin e tjetërkujt, ndërkohë dihet se nga sita e hollë del byku në shesh dhe kësodore i del shpërdoruesit nami i keq dhe, siç thotë populli, është më keq të të dalë nami i keq, se sa të të dalë syri i ballit.

Mjerisht, tash për tash, shefi i muzikës në Ministrinë e Kulturës ka në dorë gurin dhe arrën!

Tash për tash.... Historia e Himnit Kombëtar është plot me dramë të dhimbshme.Urojmë që botimi i këtij shkrimi të shërbejë si nxitje për një himn të ri të kalitur në

kudhrën e zjarrit e të përvojës sonë, që të jetë zëri kushtrimor i zemrës së popullit tonë e të përshkohet nga afshi i kësaj zemre të madhe, shkurt, të jetë gatuar me intonacione kombëtare, që të prekë ndjenjat e dëgjuesve shqiptarë.

17

Page 18: 02 Ramadan Sokoli Gjeneza 02

BIBLIOGRAFI THELBËSORE

1. Ballauri, Robert. Hymni ynë Kombëtar: Banda “Vatra”, etj., AKS, numër 35, 9 mars 1995, faqe 19.

2. Brahaj, Jaho. Flamuri ynë Kombëtar në Shekuj, Rilindja, numër 71, 1996, faqe 6.3. Hoxha, Hysni. Urrejtja dhe frika ndaj Kombit, Rilindja, numër1274, 26 gusht 1997,

faqe 12.4. Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranë 1985, faqe 373-374.5. Memishaj (Lepenica), Enver. Cili Flamur qe ai që u ngrit më 28 nëntor të 1912-ës,

Rilindja, numër 180, 9 shtator 1996, faqe 6.6. Sirdani, Marin. Flamuri Kombëtar, Hylli i Dritës, numër 4, 1924, faqe 271-276.7. Drenova, Aleksandër. Hymni Kombëtar, Albania, numër 268, 15 nëntor 1998, faqe

11.8. Poradeci, Lasgush. Si lindi Hymni Kombëtar, Diaspora Shqiptare, 1 shtator 1948, faqe

3.9. Çobo, Skënder. Antikombëtarët (lidhur me një mendim për ndryshimet e Hymnit

Kombëtar), 55, numër 65, 10 mars 2001, faqe 14.

18