56
Ilda POSHI PËRKTHIMI LETRAR: QASJE TEORIKE. 1.1 Kuadri Në hapësirën e kësaj pjese do të merremi me përshkrimin e shkurtër të ideve të teorisë së përkthimit letrar kuadrin e komunikimit ndërkulturor. Kjo teori ofron një shpjegim empirik, të mbështetur në njohuritë mbi komunikimin ndërnjerëzor. Ajo e sheh komunikimin kryesisht si proces që shpie në nxjerrjen e përfundimeve. Kështu, detyra kryesore e komunikuesit është prodhimi i një shtyse, qoftë verbale, qoftë joverbale, përmes së cilës audienca marrëse arrin të kridhet në thelbin e bashkësisë së mendimeve ose të supozimeve, që ka synuar të përcjellë komunikuesi dhënës. Përderisa vargu i përfundimeve që mund nxirren nga vëzhgimi i një dukurie të caktuar është i madh dhe i pafund, atëherë lind nevoja e vendosjes së një

05-Përkthimi-Letrar-Ilda-Poshi-05

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: 05-Përkthimi-Letrar-Ilda-Poshi-05

Ilda POSHI

PËRKTHIMI LETRAR: QASJE TEORIKE.

1.1 Kuadri

Në hapësirën e kësaj pjese do të merremi me përshkrimin e shkurtër të ideve të

teorisë së përkthimit letrar në kuadrin e komunikimit ndërkulturor.

Kjo teori ofron një shpjegim empirik, të mbështetur në njohuritë mbi

komunikimin ndërnjerëzor. Ajo e sheh komunikimin kryesisht si proces që

shpie në nxjerrjen e përfundimeve. Kështu, detyra kryesore e komunikuesit

është prodhimi i një shtyse, qoftë verbale, qoftë joverbale, përmes së cilës

audienca marrëse arrin të kridhet në thelbin e bashkësisë së mendimeve ose të

supozimeve, që ka synuar të përcjellë komunikuesi dhënës.

Përderisa vargu i përfundimeve që mund nxirren nga vëzhgimi i një dukurie të

caktuar është i madh dhe i pafund, atëherë lind nevoja e vendosjes së një

kufizimi që do ta ndihmonte audiencën marrëse për të përcaktuar supozimet e

synuara të komunikuesit dhënës.

Ky kufizim mbështetet në parimin e volisë, e cila mishërohet në pandehmën e

dyfishtë vijuese, domethënë, bashkësia e supozimeve të synuara të

komunikuesit dhënës duhet të jetë si dhe sa duhet e volitshme për audiencën

marrëse, kurse shtysa e prodhuar duhet të mundësojë shmangien e përpjekjeve

përpunuese të panevojshme nga ana e audiencës marrëse.

Kjo pandehmë e volisë optimale përcillet me doemos përmes çdo shembulli të

komunikimit sipërfaqësor, domethënë, është pjesë e psikologjisë njerëzore. Pra,

Page 2: 05-Përkthimi-Letrar-Ilda-Poshi-05

sa herë që komunikuesi kërkon të tërheqë vëmendjen e dikujt, duke treguar se

synon të përcjellë diçka, nga të dyja palët hamendësohet se komunikuesi dhënës

nuk është duke e vënë në punë audiencën marrëse në mënyrë sipërfaqësore, por

beson: (a) se ajo që synon të përcjell është si dhe sa duhet e volitshme për

audiencën marrëse; dhe (b) se audienca marrëse mund ta rimarrë atë në mënyrë

krijuese, pa qenë e detyruar të bëjë përpjekje përpunuese të panevojshme. Në të

vërtetë, kjo do të thotë se audienca marrëse ka të drejtë të hamendësojë se

interpretimi i parë i shtysës që përputhet me parimin e volisë është pikërisht ajo

që synon komunikuesi dhënës.

Vetë nocioni i volisë përkufizohet si raport i kostos me fitimin, domethënë,

kostoja është sasia e përpjekjeve përpunuese mendore, të cilat nevojiten për të

interpretuar shtysën, kurse fitimi është shuma e efekteve kontekstuale, të cilat

burojnë prej saj. Rrjedhimisht, nëse sasia e përpjekjeve përpunuese është e

vogël ose vjen duke u zvogëluar, ndërkohë që shuma e efekteve kontekstuale

është e madhe ose vjen duke zmadhuar, atëherë cilësitë e volisë së shtysës

shkojnë drejt përsosjes.

Efektet kontekstuale lindin sa herë që informacioni i përcjellë nga shtysa

bashkërendohet në trajtën e nxjerrjes së përfundimeve me supozimet

kontekstuale, domethënë, me informacionin tashmë të vënë në dispozicion të

audiencës marrëse, ndoshta përmes kujtesës ose perceptimit. Kjo shpjegon

intuitën se, që komunikimi të jetë i suksesshëm, nuk mjafton vetëm fakti se

informacioni i përcjellë është i ri; përkundrazi, ai duhet të sjellë përtëritje të

njohurive të përvetësuara më përpara.

Pra, ta zëmë se, fare pa pritur, audiencës marrëse i thuhet:

(1) Po shitet gjalpë në bulmetore.

Page 3: 05-Përkthimi-Letrar-Ilda-Poshi-05

Edhe sikur te jemi fare të sigurt se ky informacion është tërësisht i ri për

shumicën e lexuesve, prapëseprapë do ta kenë të vështirë ta kuptojnë këtë

thënie. Së pari, nuk e dinë se për cilën bulmetore bëhet fjalë; dhe, së dyti, nuk

dinë se çfarë të bëjnë me këtë informacion. Teoria e volisë jep këtë shpjegim:

për shumicën e lexuesve, fjalia e mësipërme (1) nuk lidhet me asnjë lloj

informacioni tjetër, që është i gatshëm në dispozicion të tyre, ndaj, nuk arrihet

asnjë lloj efekti kontekstuale, kurse vetë shprehja përjetohet si e pavolitshme1.

Përkundrazi, po t’i thuhej fjalia e mësipërme (1) një kolegu në kryeqytetin e

ndonjë vendi afrikan, për të, ky informacion do të ishte tejet i volitshëm, ngaqë

atje mezi gjendet gjalpë, prandaj fjalinë e mësipërme (1) do ta lidhte menjëherë

me informacionin që tashmë e di, duke çuar në lindjen e mjaft efekteve

kontekstuale:

(2) Informacioni që tashmë dihet:

(a) Ka mungesa në furnizimin me gjalpë.

(b) Kur ka mungesa në furnizimin me diçka, njeriut i duhet ta blejë me

shpejtësi sa herë që i jepet mundësia.

I bashkërenduar me informacionin që përmban (2), informacioni i dhënë nga (1)

prodhon supozimin (3) si efekt kontekstual, ose e thënë në mënyrë më të

përcaktuar, si nënkuptim kontekstual2:1 Padyshim, fjalia (1) nuk është e pavend – shpjegimi pasues jep një kontekst në të cilin shkakton efekte kontekstuale, si shembull. Kjo ilustron një karakteristikë tjetër të komunikimit njerëzor: volinë e thënies (shqiptesës, formulimit); rrjedhimisht, interpretimi i tij i synuar nuk ka nevojë që të bëhet i qartë aty për aty, sapo haset në të, por mund të rimerret me ndihmën e informacionit pasues.2 Efektet kontekstuale mund të shkaktohen në tre mënyra të ndryshme: bashkërendimi inferencial i informacionit të shprehur në thënie (shqiptesë, formulim) me një lloj informacioni të njohur më parë mund të prodhojnë një nënkuptim që nuk nxirret vetëm nga thënia (shqiptesa, formulimi), as vetëm nga informacioni i njohur më përpara, por vetëm përmes bashkërendimit të të dyjave; nënkuptime të tilla quhen nënkuptime kontekstuale, si ai i sapodhënë nëpërmjet shembullit. Së dyti, bashkërendimi inferencial i thënies (shqiptesës, formulimit) gjithashtu mund të çojë në shuarjen (pezullimin) e informacionit tek i cili besohej më përpara, me fjalë të tjera,

Page 4: 05-Përkthimi-Letrar-Ilda-Poshi-05

(3) Duhet shkuar në bulmetore me vrap, për të blerë gjalpë me shpejtësi.

Është e rëndësishme të theksohet se jo të gjitha supozimet kontekstuale janë

gjithmonë një lloj të arritshme për audiencën marrëse; për shembull, gjatë

leximit të kësaj Mikroteze, ndoshta informacioni që përmbajnë fjalitë e fundit

mund të jetë tejet i arritshëm për lexuesit e saj, ndërkohë që informacioni që

lexohet në fillim të kësaj Mikroteze, mund të mos jetë i tillë. Mund të arrihet

mbajtja mend edhe e kësaj pjese, por kjo do të kërkonte përpjekje të mëdha. Kjo

lidhje ndërmjet shfrytzueshmërisë së informacionit kontekstual dhe kostos së

përpunimit është e rëndësishme për procesin e përzgjedhjes së kontekstit: sipas

parimit të volisë, ai e nxit audiencën marrëse për t’i bërë hamendësimet

kontekstuale sa më të shfrytëzueshme, në mënyrë që ato të prodhojnë efekte

kontekstuale të mjaftueshme.

Siç u përmend më sipër, teoria e volisë zbatohet njëlloj si në rastin e

komunikimit verbal, ashtu edhe në rastin e komunikimit joverbal. Shtysat

verbale ndryshojnë nga shtysat joverbale, ngaqë ato, në mënyrë tipike, shifrojnë

struktura semantike përmes tipareve të veta gjuhësore. Mirëpo, këto struktura

semantike, zakonisht, janë të paplota, domethënë, ato japin skema ose

“projekte” për pohime që kanë nevojë të pasurohen përmes nxjerrjes së

përfundimeve, si dhe duhet të zhvillohen përmes përdorimit të informacionit

kontekstual, me qëllim që të prodhojnë struktura të menduari me formë të plotë

pohuese. Ky proces përfshin aspekte të tilla si: mungesën e dykuptimësisë,

caktimin e referimit, interpretimin e shprehjeve semantikisht të mugëta si, për

shembull, “shpejt” = “soon”, ose “disa” = “some”, e kështu me radhë. Përveç

kësaj, ky proces i shndërrimit të strukturave semantike të një shprehjeje në një

formë pohuese kontrollohet nga kriteri i pajtueshmërisë me parimin e volisë.korrigjohet një bindje e mëparshme, e krijuar në fillim. Së treti, bashkërendimi inferencial mund të forcojë një bindje të mëparshme, kështu që sigurohesh edhe më fort se ajo është e vërtetë.

Page 5: 05-Përkthimi-Letrar-Ilda-Poshi-05

Kështu, pohimi (1), përmes tipareve të veta semantike, nuk e përcakton

bulmetoren për të cilën flitet; i takon dëgjuesit të gjejë të referuarin e menduar.

Ai do ta bëjë këtë gjë, duke kërkuar informacionin kontekstual të mundshëm për

një të referuar, të cilin mendja e tij arrin ta shfrytëzojë në mënyrë shteruese, si

dhe që do të japë një interpretim me efekte kontekstuale të mjaftueshme3. Sapo

gjen të referuarin që plotëson këto dy kritere, ai do të hamendësojë se ky është i

referuari i menduar nga folësi.

Duke iu kthyer thelbit të problemit të përkthimit, të trajtuar në këtë Mikrotezë,

le ta fillojmë me hipotezën se të gjithë shembujt e përkthimeve të bëra nga

mendja dhe dora e njeriut mund të shpjegohen si shembuj të komunikimit

sipërfaqësor dhe inferencialë. Gjatë shqyrtimit të llojeve të ndryshme të

përkthimit, do të përpiqemi të provojmë vlefshmërinë e këtij supozimi.

1.2 Përkthimi i “rastësishëm”

Lloji i parë i përkthimit që duam të trajtojmë është përkthimi që hasim shpesh

në jetën e përditshme, për shembull, kur lexojmë tekste në gjuhën angleze nëpër

etiketat e mallrave të huaja, udhëzimet në gjuhën angleze për përdorimin e një

makinerie të prodhuar jashtë shtetit, ose një broshurë në gjuhën angleze për

turizmin në një vend të huaj. Të shumtën e herëve, këto tekste prodhohen në

bazë të një teksti burimor në gjuhë të huaj, dhe kësisoj krejt normalisht ato

quhen përkthime, si dhe trajtohen në shkrime mbi përkthimin.

Mirëpo, nuk është e qartë nëse duhet t’i referohemi teorisë së përkthimit, për të

shpjeguar raste të tilla. Ta zëmë, për shembull, se një kompani prodhon

3 E thënë më saktë, ai do të kërkojë një referent për të cilin komunikuesi mund të ketë besuar me të drejtë se është tejet i kapshëm dhe i tretur në mendjen e tij, dhe se do të prodhojë një interpretim me efekte kontekstuale të mjaftueshme.

Page 6: 05-Përkthimi-Letrar-Ilda-Poshi-05

fotokopjues, për t’i eksportuar në ndonjë vend të Ballkanit, duke i shoqëruar me

një manual përdorimi, ta zëmë, në gjuhën shqipe. Tani, duke e parë këtë

fillimisht nga pikëpamja e konsumatorëve, për ta, ka rëndësi që manuali në

gjuhën shqipe u tregon atyre në mënyrë të qartë gjithë çfarë kanë nevojë të dinë

për vënien në punë të fotokopjuesit. Për ta, është plotësisht e parëndësishme

nëse origjinali i këtij manuali është në anglisht dhe nëse manuali në gjuhën

shqipe pasqyron besnikërisht informacionin që përmban origjinali. Në të

vërtetë, ata mund të kenë nevojë të pajisen me më shumë informacion ose me

informacion të ndryshëm nga ai që u përcillet konsumatorëve në Angli, ndoshta

ngaqë kushtet në të cilat ata i përdorin fotokopjuesit ndryshojnë nga ato në

Angli, ose ngaqë njohuritë e tyre bazë që lidhen me këto makineri ndryshojnë

nga ato të konsumatorëve mesatarë anglezë, e kështu me radhë. Pra, kriteri i

konsumatorit për cilësinë e manualit do të jetë mënyra e funksionimit të tij, për

t’u dhënë atyre mundësi që të vënë në punë fotokopjuesit sa më mirë që të jetë e

mundur.

Po ashtu, duke u nisur nga pikëpamja e prodhuesit, arrihet në përfundimin se ai

dëshiron që klientët e tij të kënaqen me produktin, dhe kjo përsëri kërkon që

klienti të dijë mënyrën se si ta përdorë këtë produkt. Pra, qëllimi i prodhuesit,

gjithashtu, është që të japë gjithë informacionin që i duhet këtij grupi të caktuar

konsumatorësh për vënien si duhet në punë të fotokopjuesve. Interesi i tij

kryesor nuk është informimi i tyre për ato që thotë manuali në gjuhën angleze.

Sigurisht, për prodhuesin, përdorimi i origjinalit në gjuhën angleze, si pikë

fillestare për manualin në gjuhën shqipe, përbën një qëllim më vete, por ky fakt

është më tepër i rastësishëm se sa i rëndësishëm për suksesin e manualit në

gjuhën shqipe: ai, po ashtu, është në gjendje të caktojë një teknikë, gjuha amtare

e të cilit është shqipja, për prodhimin e një manuali për fotokopjuesin në gjuhën

shqipe, duke u nisur nga zeroja, dhe përsëri cilësia e manualit do të gjykohej

nga dobia që u sjell vetë konsumatorëve.

Page 7: 05-Përkthimi-Letrar-Ilda-Poshi-05

E thënë me fjalë të përgjithshme, shembuj të tillë karakterizohen nga fakti se

teksti në gjuhën e marrësit prodhohet dhe i paraqitet audiencës së shënjuar jo

ngaqë pasqyron me besnikëri përmbajtjen e ndonjë origjinali në gjuhë burimore,

por vetëm për shkak të qëllimit të vetë parësor. Kështu, ekzistenca e një teksti

në gjuhën burimore në situata të tilla është më tepër e rastësishme se sa e

nevojshme për mundësimin e aktit të komunikimit ndërgjuhësor.

Këto raste janë shembuj të qartë të komunikimit sipërfaqësor dhe inferencial,

domethënë, komunikuesi dëshiron t’i përcjellë disa mendime të caktuara një

audience të shënjuar. Pra, i vetmi ndërlikim këtu është fakti se komunikuesi i

gjuhës burimore nuk e zotëron gjuhën e marrësit. Prandaj, ai ka nevojë për

ndihmën e një personi dygjuhësh, për të prodhuar një shtysë në gjuhën e

marrësit, e cila do të përcjellë qëllimin e tij informues. Me fjalë të tjera, procesi

i prodhimit të shtysës ndahet, të paktën, ndërmjet dy individëve, por vetëm njëri

nga shtysat ka rëndësi, dhe kjo është shtysa në gjuhën e marrësit.

Duke parë se në raste të tilla të komunikimit ndërgjuhësor shtysa në gjuhën

burimore luan rol ndihmës dhe jo vendimtar, njeriu vret mendjen nëse është e

drejtë që këto të quhen “përkthime”.

1.3 Përcjellja e mesazhit burimor

Sikur të pyetet se çfarë mendojnë njerëzit që të arrijë përkthimi, përgjigja

sunduese do të ishte ndoshta se ai duhet të përcjellë kuptimin e origjinalit. Nuk

ka ndodhur gjithnjë kështu, megjithatë, që në mesin e shekullit XX, këtë

pikëpamje e kanë përqafuar teoricienët e përkthimit në shkallë të gjerë. Kësisoj,

cilësia e një përkthimi sot shpesh gjykohet duke u nisur nga kuptueshmëria, si

dhe nga ndikimi që ushtron te marrësit.

Page 8: 05-Përkthimi-Letrar-Ilda-Poshi-05

Ndoshta ky riorientim është zhvilluar në mënyrë të plotë te qarqet që merren me

përkthimin e Biblës, megjithatë nuk është i kufizuar vetëm brendapërbrenda

kësaj sipërmarrjeje. Metoda e parë dhe ndoshta më ndikuesja, e cila u

përmbahet këtyre linjave, është ajo e përkthimit të “barasvlerës dinamike”. Pra,

kuptimi, ose “mesazhi” i origjinalit, merr përafërsi absolute.

Çfarë nënkuptojnë këto metoda me “kuptimin” ose “mesazhin” e origjinalit?

Nuk jepen përkufizime të hollësishme, por, nga çfarë thuhet, bëhet e qartë se

nocionet e zhvilluara janë shumë gjithëpërfshirëse; ato përfshijnë, njëherësh,

përmbajtjen e informacionit të “saktë” dhe të “nënkuptuar” të origjinalit, si dhe

shtrihen deri te konotacionet dhe aspektet e tjera emocionale të kuptimit. Për

vetë objektivat e kësaj Mikroteze, këtu do të përqendrohemi tek ideja se

përkthimi duhet të përcjellë të njëjtin informacion, ashtu si origjinali.

Sipas teorisë së volisë, supozimet që synon e komunikuesit dhënës mund të

përcillen në dy mënyra të ndryshme: si eksplikatura ose si implikatura.

Eksplikaturat janë nën-bashkësi supozimesh që nënkuptohen në mënyrë

analitike nga një tekst ose nga një shprehje; ose për të qenë më të saktë,

eksplikaturat janë ato nënkuptime, të cilat synonte t’i përcillte komunikuesi

dhënës. Implikaturat janë nën-bashkësi supozimesh kontekstuale dhe

nënkuptime kontekstuale të një teksti ose të një shprehjeje, pra, përsëri, ajo nën-

bashkësi që synonte të përcillte komunikuesi dhënës. Edhe eksplikaturat, edhe

implikaturat, identifikohen nga audienca marrëse në bazë të zbatimit të parimit

të volisë.

Duke pasur parasysh këtë kuadër, kërkesa për të ruajtur përmbajtjen e

informacionit të origjinalit shpie në kërkesën që eksplikaturat dhe implikaturat e

përkthimit duhet të jenë të njëjta si eksplikaturat dhe implikaturat e origjinalit.

Page 9: 05-Përkthimi-Letrar-Ilda-Poshi-05

Meqenëse kjo kërkesë shfaqet e drejtpërdrejtë, këtu lind një problem serioz, që

qëndron në ndërvarësinë logjike mes eksplikaturave, implikaturave, si dhe

kontekstit potencial, ose, e thënë në gjuhë më teknike, e mjedisit njohës, ku

përpunohet teksti ose shprehja. Sigurisht, kjo është një nga karakteristikat më

themelore të komunikimit inferencial. Për shembull, formulimi “atje ndodhet

një makinë policie” mund të përdorej për të përcjellë ide tejet të ndryshme për

situata të ndryshme: në një kontekst ku njerëzit janë duke kërkuar ndihmë,

ngaqë u është prishur makina e vet, mund të përdorej për të nënkuptuar “ejani

të shkojmë atje dhe të kërkojmë ndihmë”; përkundrazi, në kontekstin kur

dikush është duke ngarë një makinë në kushtet kur vetëm njëra nga dritat e saj

të përparme është në gjendje pune, kjo mund të nënkuptonte “ejani të

largohemi nga kjo rrugë me shpejtësi, para se sa të na shohin”.

Në të dy rastet, forma propozuese e shprehjes dhe e eksplikaturave të saj mund

të jenë të njëjta, duke treguar se, në një largësi të caktuar brenda mjedisit,

ndodhet një makinë policie; megjithatë, implikaturat mund të jenë vërtetë tejet

të ndryshme, duke qenë se varen nga supozimet e shfrytëzueshme në mjedisin e

përbashkët njohës të folësit dhe të dëgjuesit.

Rrjedhojë e kësaj është se ka gjasa të ndodhin keqkuptime sa herë që një shtysë

e caktuar interpretohet në një kontekst potencial, i cili, për nga përmbajtja e

informacionit, ndryshon nga ai i parashikuari. Për raste të tilla, do të përdorim

termin “situatë dytësore komunikimi”. Përderisa shumica e përkthimit bëhet në

situata dytësore komunikimi, nuk ka pse të çuditemi që, pikërisht këtu, ai has në

vështirësi.

Për shembull, Ungjilli i Markut flet për një ngjarje ku katër burra e zbritën një të

paralizuar përmes një të çare në çati, për ta dërguar te Krishti; në një gjuhë, u

Page 10: 05-Përkthimi-Letrar-Ilda-Poshi-05

zbulua se përkthimi i këtij pasazhi nënkuptonte një mrekulli: Përderisa nuk jepet

asnjë lloj treguesi për mënyrën se si këta katër burra, të cilët mbartnin mikun e

tyre, arritën të hipnin në çati (dhe ndihmuesi gjuhësor, në mënyrë krejt të

natyrshme, është i prirë të mendojë, duke pasur parasysh çatinë e vetë të rrëpirët

dhe prej kashte, të cilën e njeh më së mëri), ndihmuesi gjuhësor e hamendësoi

këtë mrekulli. Shumë probleme të tilla janë bërë tashmë të njohura.

Fatkeqësisht, mbështetësit e metodave që mbrojnë “përkthimin e kuptimit të

përpiktë” nuk kanë arritur të kuptojnë natyrën inferenciale të këtij problemi;

duke e quajtur problem gjuhësor dhe jo mospërputhje të njohurive kontekstuale,

ata kanë dalë me propozimin se parimi i ruajtjes së paprekur të kuptimit e

detyron përkthyesin të shprehet në një mënyrë të tillë, e cila pamundëson

lindjen e keqkuptimeve. Në praktikë, kjo nënkupton njërën nga këto dy gjera:

ose përkthyesi mund të “shtjellojë” informacionin e nënkuptuar, që nevojitet për

të bërë interpretimin e saktë të tekstit; pra, në shembullin e mësipërm,

sugjerohet se atij mund t’i duhet të shtojë informacionin që këta katër burra

përdoren shkallët, për të hipur në çati, do me thënë, përmes përkthimit, ai do të

shprehte supozimin kontekstual të origjinalit. Ose, në raste të caktuara, të paktën

ai mund të ndryshojë kuptimin e shprehur në tekst. Kjo praktika e fundit u

nënshtrohet disa kufizimeve të tjera dhe, të shumtën e herëve, sugjerohet për

përkthimin e përdorimeve jo të fjalëpërfjalshme të ligjërimit, të tilla si metaforat

ose ironia.

Praktika ka dëshmuar se këto zgjidhje kanë qenë vetë pjesërisht të drejta,

domethënë, as shtjellimi, as ndryshimet semantike në tekst, nuk kanë ndihmuar

gjithnjë për të parandaluar keqinterpretimin. Në dritën e teorisë së volisë, kjo

nuk të befason, ngaqë kërkesa që përkthimi duhet të përcjellë të njëjtin

interpretim si origjinali në situata dytësore komunikimi bie ndesh me njërën nga

kërkesat më themelore të komunikimit të suksesshëm. Sipas kësaj kërkese, një

Page 11: 05-Përkthimi-Letrar-Ilda-Poshi-05

interpretim është i përcjellshëm, vetëm nëse përputhet me parimin e volisë.

Përderisa përputhja me parimin e volisë varet gjithnjë nga konteksti, çfarë

nënkuptohet këtu është fakti se nuk është medoemos e mundshme që t’i përcillet

ndonjë audience një bashkësi e caktuar supozimesh, pavarësisht se cili mund të

jetë konteksti i tyre. Komunikimi nuk është vetëm çështje e gjetjes së shtysës së

saktë për diçka që dëshiron të thotë dikush, domethënë, ai, para së gjithash,

përfshin përcaktimin e asaj që dikush mund t’ia përcjellë një audience të

caktuar, duke pasur parasysh njohuritë e saj të veçanta formuese.

Kësisoj, mund të arrihet në përfundimin se mendimi që karakteristika themelore

e përkthimeve është përcjellja prej tyre e kuptimit të origjinalit tek audienca e

shënjuar është tejet e thjeshtëzuar. Kjo çështje tashmë është diskutuar në

mënyra të ndryshme nga mjaft studiues të ndryshëm, por teoria e volisë na

ndihmon të kuptojmë arsyen pse nuk mund të vendoset si kusht i përgjithshëm,

pikërisht sepse nuk i plotëson kushtet e mundësimit të komunikimit të

suksesshëm në situata dytësore komunikimi.

Deri tani, përmes këtij shtjellimi, kemi arritur përfundimin se përkthimi duhet

medoemos që të përcjellë me besnikëri tekstin e origjinalit në gjuhën e

përkthimit, por përmbushja e kërkesës që ai të përcjellë kuptimin e origjinalit

tek audienca e shënjuar has në vështirësi në situata dytësore komunikimi.

Rrjedhimisht, shtrohet pyetja: A është e mundur që, përmes teorisë së volisë, të

shpjegohet me saktësi dhe në mënyrë të mjaftueshme thelbi i misionit të

përkthimit?

1.4 Përkthimi si përdorim shpjegues

Është e qartë se vendi ku duhet kërkuar përgjigja ndaj kësaj pyetje është nocioni

i përdorimit shpjegues. Ekzistojnë dy mënyra kryekëput të dallueshme, sipas të

Page 12: 05-Përkthimi-Letrar-Ilda-Poshi-05

cilave, mund të përdoren shprehjet dhe, më së shumti, pasqyrimet4. Ato mund të

përdoren në mënyrë përshkruese, domethënë, si përshkrime të vërteta të disa

gjendjeve dhe situatave; ato, gjithashtu, mund përdoren në mënyrë shpjeguese,

dhe kjo do të thotë se aty përdoren përmes ngjashmërisë me disa pasqyrime të

tjera5.

Si shembull, mund të merret një recension libri. Recensuesit shpesh fillojnë me

përmbledhjen e ideve themelore të librit, ashtu siç i ka paraqitur autori i

origjinalit, dhe në shumë raste këto ide jepen në formën e formulimeve të

thjeshta pohuese, në vend që çdo herë të futen në fjali amë të tilla si: “X

mendon se ...”, “X shkruan se ...”, “X shpall se ...”, etj. Kjo bëhet edhe atëherë

kur recensuesi, në të vërtetë, nuk pajtohet me pohime të tilla, ashtu siç mund

dëshmojnë komentet e tij në pjesën vlerësuese.

Nga pikëpamja e teorisë së volisë, paraqitja e ideve të autorit të librit është një

shembull i përdorimit shpjegues, domethënë, formulimet që përmbledhin këto

ide paraqiten, ngaqë ata, në mënyrë shpjeguese, ngjasin me formulimet e autorit

të origjinalit, do me thënë, ngaqë ato përmbajnë eksplikaturat dhe / ose

implikaturat e veprës burimore.

Kjo bie në kundërshtim me përdorimin përshkrues, ku formulimet parashtrohen,

ngaqë komunikuesi beson se ato janë vërtet të lidhura me një gjendje ose situatë

të caktuar. Për shembull, ta zëmë se mësuesi i gjeografisë është duke u

shpjeguar nxënësve të vet një mësim për Kinën. Edhe pse informacioni që u

përcjell nxënësve buron nga librat që ka lexuar, ai nuk ua paraqet atë nxënësve

si “diçka që thonë librat”, por si fakte, të cilat ai beson se janë vërteta.

4 Këto dy përdorime të ndryshme supozohet të paraqesin dy mënyra të ndryshme në të cilat mendjet tona argëtohen me pasqyrimin.5 E thënë më drejtë, kjo zbatohet në lidhje me pasqyrime që kanë tipare logjike.

Page 13: 05-Përkthimi-Letrar-Ilda-Poshi-05

Prapëseprapë, ai nuk e fillon çdo formulim me një pohim të hollësishëm, si, për

shembull, “është e vërtetë se ...”.

Meqenëse dallimi ndërmjet përdorimit përshkrues dhe përdorimit shpjegues nuk

ka nevojë të etiketohet gjuhësisht, një nga detyrat e audiencës marrëse është të

përcaktojë nëse shprehjet gojore ose shkrimore parashtrohen në mënyrë

shpjeguese ose në mënyrë përshkruese.

Rëndësia potenciale e këtij dallimi mund të kuptohet nga një ngjarje që ndodhi

në Gjermaninë Perëndimore. Atje, Jenninger-i, ish Kryetari i Parlamentit të

Gjermanisë Perëndimore, mbajti një fjalim me rastin e 40 vjetorit të krijimit të

Republikës Federale të Gjermanisë. Në këtë fjalim, ai foli për disa nga tiparet

themelore të botëkuptimit nazist, mirëpo, pa i shënjuar gjithnjë këto formulime

si citime. Kjo shkaktoi keqkuptimin se ai, në të vërtetë, ishte duke shprehur

mendimet e veta, me fjalë të tjera, se këto formulime ishin shembuj të

përdorimit përshkrues, të cilat shprehnin ato fakte që ai besonte se ishin të

vërteta. Afërmendsh, fjalimi i tij shkaktoi zhurmë të madhe dhe, në fund,

Jenninger-it, iu desh të jepte dorëheqje nga posti që mbante, mirëpo kjo nuk

ishte arsyeja e vetme.

Pra, dallimi ndërmjet përdorimit shpjegues dhe përdorimit përshkrues është

shumë i rëndësishëm. Citimet në ligjëratë të drejtë dhe të zhdrejtë, ironia, si dhe

shumë përdorime të tjera të gjuhës, pa përjashtim, mbështeten në ngjashmërinë

përshkruese, domethënë, shprehjet në fjalë gjithnjë parashtrohen përmes faktit

se ato, në mënyrë shpjeguese, ngjasin me një pasqyrim tjetër, qoftë në trajtë

teksti, qoftë në trajtë mendimi. Përderisa përkthimet janë, gjithashtu, tekste të

parashtruara përmes ngjashmërisë së tyre me origjinalin, del se, në mënyrë të

natyrshme, ato futen në kategorinë e përdorimit shpjegues.

Page 14: 05-Përkthimi-Letrar-Ilda-Poshi-05

Nga një pikëpamje kryekëput teorike, zgjidhja ideale për teorinë e përkthimit do

të ishte hipoteza zero, do me thënë, se përkthimi është thjesht përdorim

shpjegues me të vetmin ndryshim nga shembujt e tjerë të përdorimit shpjegues, i

cili buron nga fakti se origjinali dhe i ngjashmi i tij janë në dy gjuhë të

ndryshme.

Tani një pikë e rëndësishme lidhur me ngjashmërinë shpjeguese është se ajo nuk

është nocion absolut, por nocion krahasues, domethënë, shprehjet, në mënyrë

shpjeguese, mund të ngjasin me njëra-tjetrën në shkallë të ndryshme, dhe kjo do

të varet nga numri i implikaturave dhe / ose eksplikaturave të tyre të

përbashkëta.

Ta zëmë se ju ndalon një i panjohur në rrugë dhe bisedoni bashkë për pak kohë,

ndërsa shoku juaj vazhdon të ecë ngadalë. Pas këtij bashkëbisedimi të shkurtër,

ju shpejtoni hapat, arrini shokun, i cili mund t’ju pyes për përmbajtjen e bisedës.

Sikur bashkëbisedimi të ketë qenë i shkurtër sa duhet, ju mund t’i jepni shokut

tuaj një relacion fjalë për fjalë. Relacioni juaj do të ishte një shembull i

përdorimit shpjegues që përmban një shkallë shumë të lartë ngjashmërie, si dhe,

në të vërtetë, do të përfshinte të gjitha implikaturat dhe eksplikaturat e

përbashkëta me origjinalin.

Nga ana tjetër, ju mund t’i përgjigjeni shokut tuaj, duke përdorur një formulim

tejet të shkurtër si, për shembull, “Oh, më kërkoi ca para”. Tani, meqenëse ky

formulim ka të paktën një eksplikaturë ose një implikaturë të përbashkët me

origjinalin, në mënyrë shpjeguese, ai ngjet me të. Për shembull, mund të ndodhë

që i panjohuri të mos e ketë thënë një gjë të tillë si “Me jepni ca para”. Ndoshta

ai i ka përshkruar me fjalë tejet të goditura dhe rrjedhshëm problemet e veta

aktuale financiare, duke ju dhënë të kuptoni se duhet ta ndihmoni me ca para.

Page 15: 05-Përkthimi-Letrar-Ilda-Poshi-05

Edhe në këtë rast, formulimi juaj përmbledhës do të ngjasonte me origjinalin,

ngaqë përmban një nga implikaturat e veta të përbashkëta.

Me fjalë të tjera, përdorimi shpjegues është një nocion tejet ndryshueshëm, i cili

mbulon, për shembull, relacionin fjalë për fjalë të një seance konference, po aq

sa edhe një përmbledhje e tij me dhjetë rreshta në një gazetë të dhënë.

Nga një këndvështrim, kjo ndryshueshmëri duket e dëshirueshme për teorinë e

përkthimit, Në fund të fundit, në rrjedhën e kohës termi “përkthim”, në të

vërtetë, është përdorur nëpër gjuhë për çdo lloj përcjellje ligjërimi, duke

përfshirë edhe përmbledhjet.

Mirëpo, fakti që mbulon një gamë kaq të gjerë tekstesh mund të shihet si

mangësi, ngaqë nuk do të na lejonte të shpjegonim intuitën e përgjithshme se,

në një farë mënyre, “përkthimi” është diçka ndryshe nga “perifrazimi” ose

“përshtatja”. Sigurisht, ka mundësi që të dalë se kjo intuitë është e

pakuptueshme, megjithatë, ia vlen të shqyrtohet.

Atëherë lind pyetja: Duke marrë parasysh faktin se ideja e përkthimit si

“përdorim shpjegues ndërgjuhësor” mund të duket aq e gjerë, sa nuk mund t’i

shërbejë këtij synimi, a është e mundur që të ngushtohet nocioni i ngjashmërisë

shpjeguese, në mënyrë të tillë që ta bëj përkthimin qartësisht të dallueshëm nga

format më të lira të komunikimit ndërgjuhësor?.

Nga pikëpamja teorike, çështja është se përdorimi shpjegues si i tillë duket tejet

i turbullt lidhur me llojin ose shkallën e ngjashmërisë që kërkon të ketë me

origjinalin, domethënë, përbashkësia vetëm e një implikature ose eksplikature

do t’i mjaftonte një teksti në gjuhën marrëse, për të qenë i ngjashëm me

origjinalin në mënyrë shpjeguese.

Page 16: 05-Përkthimi-Letrar-Ilda-Poshi-05

Ajo që do t’i pëlqente gjithkujt të kërkonte është përbashkësia e plotë e të gjitha

eksplikaturave dhe implikaturave, mirëpo, siç u pa më sipër, kjo është e

pamundur në situata komunikimi dytësore, ngaqë shpjegimi i shprehjes varet

nga konteksti. A ka rrugë tjetër, përmes të cilës, të mund të përkufizohej

përkthimi në mënyrë më të qartë?

1.5 Përkthimi i “çelësave komunikues”

Në pjesën 2 u theksua se krejt kuptimi i një shprehjeje varet nga konteksti. U

tha, gjithashtu, se gjatë procesit të interpretimit / shpjegimit, gjithë informacioni

kontekstual përdoret për të pasuruar dhe për të zhvilluar një pasqyrim semantik,

i cili përcaktohet nga tiparet gjuhësore të shprehjes. Atëherë, a nuk do të ishte e

mundur që të formulohej një teori përkthimi, e cila synon të riprodhojë tiparet

semantike të përcaktuara gjuhësisht të shprehjes ose të tekstit burimor?

Mirëpo, çështja është se një përkufizim i tillë nuk arrin të mbulojë çdo element

për të cilin duhet të tregohet kujdes gjatë përkthimit. Një arsye për këtë është

fakti se jo të gjitha shprehjet e gjuhës natyrore kanë barasvlerës semantikë në

kuptimin gjuhësisht të përcaktuar, për shembull, nuk arrijnë të mbulohen emrat

e përveçëm, përshëndetjet, lidhëzat e diskursit, onomatopetë dhe pasthirrmat.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për një numër tiparesh stilistikore, të tilla si,

paraskenimi dhe prapaskenimi, kuptimi “konotativ” i fjalëve si, për shembull,

“babi” në krahasim me “baba”, ose edhe dallimi ndërmjet pohimeve dhe

pyetjeve që kërkojnë përgjigje me “po” dhe “jo”. Asnjëri nga këto aspekte nuk

do të mbulohej nga një përkufizim i tillë, por, sidoqoftë, në mënyrë fare normale

do të quheshin aspekte të rëndësishme të përkthimit.

Page 17: 05-Përkthimi-Letrar-Ilda-Poshi-05

Çështja është se këto aspekte të tjera ngrenë krye në implikimet kontekstuale të

përkthimit. Mirëpo, siç e kemi vënë re, përfshirja e informacionit kontekstual

krijon probleme në të gjitha situatat dytësore komunikuese.

Mirëpo, a nuk është e mundur të zgjerohet baza teorike e një teorie të tillë

përkthimi, që të përfshijë këto tipare shtesë? Për shembull, a nuk do të mund të

shërbente citimi i drejtpërdrejtë si model për një teori të sforcuar përkthimi?

Përmes citimeve të drejtpërdrejta, prodhohet një shenjë tjetër e fjalisë burimore.

Në një farë kuptimi, a nuk është e mundur që, në gjuhën e shënjuar, të

prodhohet një shenjë tjetër e fjalisë në gjuhën burimore, domethënë, të

prodhohet një fali në gjuhën burimore, që ka të gjitha tiparet e brendshme të

fjalisë burimore?

Nuk kërkohet shumë mundim që të kuptohet se kjo kërkesë nuk mund të

mbështetet gjerësisht. Për shembull, anglishtja ka theks përqasës, ashtu si nuk e

ka amharaishtja6. Prandaj, përkthimi në amharaisht i një fjalie në anglisht nuk

mund të ndajë, pra, të ketë të përbashkët me të, tiparin e theksit përqasës (me

dallim të theksuar). Kështu, bëhet menjëherë e qartë se ky nocion i ndarjes

(përbashkësisë) së gjithë tipareve të brendshme të origjinalit nuk të japin dorë

për t bërë një përkufizim të hollësishëm të përkthimit, domethënë, të dyja

shtysat nuk do të jenë fund e krye të njëjta, ngaqë u përkasin dy gjuhëve të

ndryshme.

Megjithatë, nëse ajo që sapo thamë është e drejtë, atëherë rëndësia e ruajtjes së

tipareve të origjinalit nuk qëndron te vlera e brendshme, por te ndikimi që kanë

në interpretimin e shtysës. Kështu, megjithëse anglishtja dhe amharaishtja nuk

ndajnë, pra, nuk kanë të përbashkët tiparin e theksit përqasës, çelësi që jep

theksi përqasës për interpretimin e shprehjes në anglisht, do me thënë, se

6 Në origjinal: Amharic (Anglisht): Gjuhë Semite, e cila është gjuha zyrtare e Etiopisë.

Page 18: 05-Përkthimi-Letrar-Ilda-Poshi-05

përbërësi i theksuar del në plan të parë, gjithashtu, mund të jepet në amharaisht

përmes mjetit sintaksor të ndarjes më dysh. Në të vërtetë, duket sikur një nga

gjërat më të mrekullueshme të gjuhëve është se, ndërkohë që kanë dallime për

sa u përket tipareve konkrete, ato ngjasojnë me njëra-tjetrën lidhur me çelësat

që janë gjendje të ofrojnë për interpretimin e një shprehjeje. Le t’i quajmë këta

çelësa, “çelësa komunikues”.

Këto shqyrtime, mendime, hapin rrugën e mundësisë për përkufizimin e

përkthimit nga pikëpamja e “çelësave komunikues” që kanë të përbashkët teksti

burimor dhe teksti në gjuhën e marrësit. Kushti më i rreptë i mundshëm duhet të

jetë që përkthimi të japë të njëjtat “çelësa komunikues” si dhe vetë origjinali.

Për shkak të lidhshmërisë me citimin në ligjëratë të drejtë, le ta quamë këtë lloj

përkthimi si “përkthim të drejtë”.

E mira (vetia) e përkthimit të drejtë, si ajo (ai) e ligjëratës së drejtë, do të ishte

se i ofron audiencës së gjuhës së përkthimit të gjithë “çelësat komunikues” që

nevojiten për të arritur tek interpretimi i synuar i origjinalit.

Një çështje e rëndësishme është, padyshim, se çfarë lloj gjërash mund të

mbulojë nocioni i “çelësit komunikues”. Sa për ilustrim, le të marrim si

shembull paragrafin hyrës të romanit të Dikensit Rrëfim për dy qytete (A Tale of

Two Cities):

(4) “It was the best of times, it was the worst of times, it was the age of

wisdom, it was the age of foolishness, it was the epoch of belief, it was the

epoch of incredulity, it was the season of light, it was the season of darkness,

it was the spring of hope, it was the winter of despair, we had everything

before us, we had nothing before us, we were all going to heaven, we were all

going direct the other way ...”

Page 19: 05-Përkthimi-Letrar-Ilda-Poshi-05

(4) “Ishte koha më e mirë, ishte koha më e ligë, ishte shekulli i e mençurisë,

ishte shekulli i marrëzisë, ishte epoka e besimit, ishte epoka e mosbesimit,

ishte stina e dritës, ishte stina e errësirës, ishte pranvera e shpresës, ishte

dimri i dëshpërimit, përpara kishim çdo gjë, përpara nuk kishim asgjë, të

gjithë ishim duke shkuar në parajsë, të gjithë ishim duke shkuar në ferr ...”

(Përkthimi im)

Lidhur me këtë pasazh Çukovski bën këtë koment: “Te kjo pjesë kemi një

kadencë thuajse poetike. Simetria e tingëllimave e përcjell jashtëzakonisht mirë

dhe qartë tonin e saj ironik”. Përmes krahasimit, ai e ndjen se një përkthim në

rusisht, duke përdorur linjën e mëposhtme, i humbet këto efekte:

(5) “It was the best and worst of times, it was the age of wisdom and

foolishness, the epoch of unbelief and incredulity, the time of enlightenment

and ignorance, the spring of hope and the winter of despair....”7

(5) “Ishte koha më e mirë dhe më e ligë, ishte shekulli i mençurisë dhe i

marrëzisë, epoka e besimit dhe e mosbesimit, koha e ndriçimit të mendjes dhe

e injorancës, pranvera e shpresës dhe dimri i dëshpërimit....” (Përkthimi im)

Çukovski e ndjen se problemi është se “... [përkthyesi] nuk ka arritur të kapë

intonacionin e autorit dhe, kështu, i zhduku fjalët e tij që përcillnin dinamizmin,

i cili rrjedh nga ritmi”8. Ai fare qartë ua atribuon efektin e veçantë që mundëson

origjinali tipareve fonetike, të tilla si “simetria e tingëllimave” dhe “ritmi”.

7 S. P. Bobrov dhe M. P. Bogoslovskaja, Povest’ o dvukh gorodakh, Sobranie sochinenii, 1957-1963; vëllimi XXII, faqe 6, siç citohet te Çukovski, 1984, faqe 144.8 K. Chukovskii, The Art of Translation (përkthyer dhe redaktuar nga Lauren G. Leighton), University of Texas Press, Knoxville,1984, faqe 144.

Page 20: 05-Përkthimi-Letrar-Ilda-Poshi-05

Ndërkohë, që duket se këtu nuk ka gjasa se “toni ironik” dhe “dinamizmi” të

jenë të kushtëzuara nga pikëpamja e fonologjisë, ne mund të japim një shpjegim

të qartë, nëse i kushtojmë vëmendje strukturës sintaksore të shfrytëzuar, dhe në

këtë rast i vetmi dallim qëndron tek akti se përthimi kombinon në fjali të vetme

të bashkërenditura ato që në origjinal janë çifte fjalish të pavarura. Një nga

efektet e përdorimit të një vargu të tillë fjalish të pavarura është se secila syresh

mund të interpretohet si thënie (shqiptesë, formulim) më vete, ndoshta “duke

përcjellë jehonat” e një grupi të veçantë njerëzish.

Në fakt, një interpretim jehues (si jehonë) duket se është synuar këtu për dy

arsye; së pari, ai zgjidh (zbërthen) kontradiktat e qarta të ndërmjet thënieve

(formulimeve, shqiptesave) të Dikensit; së dyti, goditja e thënieve

(formulimeve, shqiptesave) jehuese nuk bëhet vetëm për të njoftuar se çfarë ka

menduar ose thënë dikush, por, në mënyrë tipike, për të shprehur një qëndrim

ndaj saj. Këtu, dhe forma e stërmadhuar e thënieve (shqiptesave, formulimeve),

edhe fakti se secila syresh ndiqet nga e kundërta e plotë e vetë sugjerojnë se

Dikensi i quante këto vlerësime qesharake.

Nëse kjo është e drejtë, atëherë mund të arrijmë të kuptojmë arsyen pse

përkthimi i cituar nuk ia del të përcjellë ironinë, pikërisht ngaqë forma e

bashkërenditur të jep përshtypjen se secili çift vlerësimesh përbën një thënie

(shqiptesë, formulim) të vetme paradoksale dhe, rrjedhimisht, dështon në

dhënien e “çelësit” për interpretimin ironik të synuar.

Nuk duhen harruar “çelësat” që lindin nga një varg i gjerë tiparesh, si për

shembull, mishërimet semantike, tiparet sintaksore, tiparet fonetike, lidhëzat e

ligjërimit, shprehjet formula, tiparet stilistikore të fjalëve, onomatopetë dhe

tiparet fonetike që lindin efekte poetike. Rezultati i përgjithshëm i vëzhgimit

duket se është ai brenda kuadrit të teorisë së volisë, domethënë, nocioni i

Page 21: 05-Përkthimi-Letrar-Ilda-Poshi-05

përkthimit të drejtë, i përkufizuar në kuptimin e “çelësave” të përbashkët

komunikues, është i dobishëm dhe lejon trajtimin e qartë të shumë problemeve

të përkthimit, duke përfshirë edhe ato më delikatet, si efektet poetike, për të cilat

shpesh është mëtuar se qëndrojnë përtej analizës objektive.

1.6 Përkthimi, besnikëria dhe komunikimi i suksesshëm

Pra, duket se kemi arritur në dy mënyra të mundshme të përkufizimit të

përkthimit: nga njëra anë, kemi nocionin e përkthimit të drejtë, të orientuar kah

shtysat, relativisht të plotë; nga ana tjetër, kemi nocionin shumë më të gjerë të

përdorimit interpretues, të cilit mund t’i referohemi si përkthim i zhdrejtë,

përkundrejt përkthimit të drejtë.

Gjendja në të cilën ndodhemi mund të quhet e pranueshme nga një pikëpamje

praktike, por, nga një pikëpamje teorike, të paktën, dy probleme mbeten: së

pari, nocionit të “çelësit komunikues”, edhe pse i dobishëm, i mungon një

përkufizim i qartë; dhe, së dyti, mbetet e paqartë arsyeja pse duhet të ekzistojnë

dy mënyra të tilla për përkufizimin e përthimit, dhe jo tre, katër ose njëzetepesë

syresh.

Për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, fillimisht, le t’u hedhim një vështrim të

shkurtër citimeve në ligjëratë të drejtë dhe të zhdrejtë. Kësaj here do të

kërkojmë të zbulojmë se cilat janë kushtet që mund të na çojnë te komunikimi i

suksesshëm.

Duke filluar me citimet në ligjëratë të zhdrejtë, si një shembull të përdorimit

interpretues, çdo citim në ligjëratë të zhdrejtë krijon supozimin e besnikërisë.

Përcjellësi i ligjëratës (ligjëruesi) krijon supozimin se interpretimi që synon të

përcjellë ngjan gati një qind për qind me interpretimin e origjinalit në aspekte e

Page 22: 05-Përkthimi-Letrar-Ilda-Poshi-05

volisë. Ky supozim besnikërie është nocion i prejardhur. Ai buron nga natyra e

përdorimit interpretues, nga njëra anë, dhe nga parimi i volisë, nga ana tjetër; si

shembull i përdorimit interpretues, një citim i zhdrejtë përdoret duke u

mbështetur në vetinë e ngjashmërisë interpretuese me origjinalin; përmes

parimit të volisë, ai krijon një supozim që interpretimi i ofruar do të jetë si dhe

sa duhet i volitshëm në kushtet e përpunimit optimal. Pra, shohim se teria e

volisë vjen së bashku me nocionin e gatshëm të besnikërisë, i cili ekziston

mënyrë të pavarur nga përkthimi.

Kështu, kur komunikuesi angazhohet në citim të zhdrejtë, ai do të priret të

përcjellë ato mendime të interpretimit të origjinalit, të cilat beson se janë si dhe

sa duhet të volitshme, si dhe do të shprehet në mënyrë të tillë që audienca

marrëse të jetë në gjendje t’i rimarrë ato mendime në përputhje me parimin e

volisë. Gjithë ç’i duhet të bëjë audiencës marrëse është të vazhdojë me

përpunimin, domethënë, ajo mund të presë se, duke përdorur supozimet

kontekstuale në dispozicion, interpretimi i parë, në pajtim me parmin e volisë,

do të jetë ai i synuari nga përcjellësi i ligjëratës (ligjëruesi)9.

Për sa i përket citimit në ligjëratë të drejtë, çështjet duket se qëndrojnë krejt

ndryshe: audienca marrëse thjesht nuk mund të përdorë supozimet më të

pranueshme kontekstuale për të arritur në një interpretim autentik; përkundrazi,

me qëllim që të rimarrë interpretimin e synuar të origjinalit, asaj do t’i duhet të

shfrytëzojë supozimet kontekstuale të parashikuara nga përcjellësi burimor. Kjo

pikë jo vetëm që është brenda arsyes, por dhe i pranuar më së miri në qarqet

letrare; një nga parakushtet e interpretimit letrar autentik është rindërtimi i

mjedisit (sfondit) historik, kulturor, dhe sociologjik , brenda të cilit është krijuar

pjesa (vepra) letrare.

9 Gjatë përdorimi interpretues, supozimet kontekstuale të shfrytëzueshme për audiencën mund të përfshijnë edhe supozimet rreth pasqyrimit burimor.

Page 23: 05-Përkthimi-Letrar-Ilda-Poshi-05

Gjegjësisht, do të pritej që ky parim i njëjtë të zbatohej edhe në veprat e

përkthyera, sidomos të atyre që synojnë të ndjekin origjinalin me vërtetësi.

Çuditërisht, në rrethet e përkthimit, rëndësia e kësaj kërkese nuk është kuptuar

me të vërtetë. Veprat e përkthyera kritikohen rregullisht, ngaqë nuk arrijnë të

përcjellin nënkuptimet që vërtetë varen nga shfrytzueshmëria e kontekstit

burimor.

Nëse nga citimet në ligjëratë të drejtë kërkohet plotësimi i të njëjtave kërkesa

(kushte), atëherë dikush që dëshiron të citojë Shekspirin do ta formulonte

citimin në mënyrë të tillë që audienca marrëse të mund ta interpretonte drejtë,

pra, pa gabime, pavarësisht nga ndryshimi ndërmjet formimit kulturor (sfondit,

mjedisit shoqëror) të tyre dhe formimit kulturor (sfondit, mjedisit shoqëror) të

audiencës dhënëse.

Kjo situatë disi absurde ka lindur nga kuptimi i pamjaftueshëm i natyrës së

gjuhës dhe komunikimit. E thënë në mënyrë më specifike, këto supozime duket

se i kanë rrënjët te pikëpamja mbi modelin e kodit të gjuhës dhe të

komunikimit. Sipas kësaj pikëpamjeje, përcjellja e suksesshme e mesazhit

burimor varet nga përdorimi i saktë i kodit dhe, kështu, nëse përkthimi shkakton

keqkuptime, shkaku më i mundshëm do të ishte gabimi shifrues nga ana e

përkthyesit.

Mirëpo, edhe sikur shtysa të jetë e shifruar, në komunikimin njerëzor ajo nuk

përcjell dot interpretim pa kombinimin tregues (konkludues, rrjedhës) me një

kontekst të caktuar. Në komunikimin sipërfaqësor, ekziston një raport shkakësor

ndërmjet shtysës, kontekstit dhe interpretimit, të vendosur nga parmi i volisë,

dhe besohet se pamundësia për të kuptuar këtë ndërvarësi ka qenë njëri nga

Page 24: 05-Përkthimi-Letrar-Ilda-Poshi-05

shkaqet kryesore të amullisë në debatin mbi përkthimin, në mos shkaku kryesor

i saj.

Në të vërtetë, një pranim i qartë i kësaj lidhjeje shkakësore i hap rrugën një

shpjegimi koherent të qartë të përkthimit, dhe ky shpjegim do të përfshijë

nocionin e përkthimit të drejtë brenda kuadrit të përdorimit interpretues.

Le t’i qasemi kësaj zgjidhjeje drejtpërsëdrejti përmes këtij përkufizimi të ri të

mposhtëm të përkthimit të drejtë:

(6) Përkthimi i drejtë

Një thënie (shqiptesë, formulim) e gjuhës marrëse (gjuhës së përkthimit) është

përkthim i drejtë i një thënieje (shqiptese, formulimi) të gjuhës burimore

(gjuhës së origjinalit) vetëm dhe vetëm nëse synon të ngjasojë plotësisht me

këtë të fundit në mënyrë interpretuese.

Me qëllim që të kuptohet se si ky përkufizim lidhet me nocionin tonë të

mëparshëm të përkthimit të drejtë, le të shohim më nga afër se çfarë nënkupton.

Para së gjithash, ai e përkufizon përkthimin në mënyrë të pavarur nga konteksti

potencial i marrësve. Në të vërtetë, ai e përkufizon atë lidhur me kontekstin e

parashikuar nga autori burimor. Kjo rrjedh nga fakti se interpretimi i synuar i

një teksti të dhënë nuk mund t’i përcillet në mënyrë arbitrare asnjë audience,

pavarësisht nga mjedisi i tyre njohës, por kërkon që audienca e shënjuar ta

përpunojë atë në lidhje me kontekstin e parashikuar në origjinal. Kjo do të thotë

se supozimi i ngjashmërisë së plotë interpretuese mund të merret si i

qëndrueshëm vetëm në lidhje me kontekstin burimor, dhe ne sapo pamë se kjo

Page 25: 05-Përkthimi-Letrar-Ilda-Poshi-05

nuk është aspak kërkesë e jashtëzakonshme, edhe pse në mospërputhje me një

pikëpamje gjerësisht të pranuar në fushën e përkthimit.

Ky nënkuptim i parë ka dy efekte shumë rëndësishme. Nga pikëpamja e

audiencës marrëse, kjo do të thotë se ajo mund të presë të nxjerrë një

interpretim autentik të përkthimit vetëm në lidhje me kontekstin burimor. Me

fjalë të tjera, nëse ata duan të zbulojnë interpretimin burimor, përgjegjësia bie

mbi ta për t’u njohur me mjedisin njohës të origjinalit. Pra, ka mundësi që,

parimisht, të përcillet interpretimi burimor i synuar nga përkthimi, siç del gjatë

qasjeve të diskutuara në pjesën 4, por kërkon që përkthimi të përpunohet në

lidhje me kontekstin burimor të parashikuar (të parafytyruar). Nga pikëpamja

praktike, kjo do të thotë se, në përgjithësi, përkthimi i drejtë mund të ketë

nevojë të interpretohet në mënyrë krejt të ndryshme nga përkthimi i zhdrejtë,

ashtu si citimet në ligjëratë të drejtë kanë nevojë të interpretohen ndryshe nga

citimet në ligjëratë të zhdrejtë10.

Gjegjësisht, nga pikëpamja e përkthyesit, kjo do të thotë se ai nuk ka nevojë të

përshtatë tekstin e përkthyer, për të shmangur keqkuptimet që kanë gjasa të

lindin nga dallimet kontekstuale, ngaqë ai mund të punojë duke u nisur nga

supozimi se përkthimi do të interpretohet lidhur me kontekstin burimor. Në të

vërtetë, ai nuk duhet të bëjë përshtatje të tilla sepse, nëse përpunohen në

kontestin burimor, përshtatje të tilla do të çonin te një interpretim i ndryshëm

nga ai i origjinalit. Pra, supozimi i ngjashmërisë së plotë interpretuese

përjashton shpjegimin (shtjellimin) e informacionit të nënkuptuar (të

padyshimtë), përmbledhjen (të shprehurit shkurtimisht) dhe ndryshime të tjera

të përmbajtjes së saktë.

10 Se sa i ndryshëm do të jetë përpunimi i përkthimeve të drejta varet nga shkalla e ndryshimit të midis mjedisit njohës të audiencë së shënjuar (të gjuhës së përkthimit) dhe atij të audiencës së parashikuar në tekstin burimor.

Page 26: 05-Përkthimi-Letrar-Ilda-Poshi-05

Mirëpo, përthimi i drejtë mbart jo vetëm përmbajtjen e saktë, por edhe

përcakton tiparet e tjera të tekstit të përkthyer. Sërish kjo rrjedh nga ndërvarësia

shkakësore e shtysës, kontekstit dhe interpretimit, domethënë, me qëllim që të

arrihet ngjashmëria e plotë interpretuese, teksti i përkthyer do të duhet të

përcjellë jo vetëm të njëjtat shtjellime (shtjellesa, saktësi) si origjinali, por edhe

nënkuptesat e tij dhe, kështu, ai do t’i ketë të gjitha tiparet që nevojiten për t’i

përcjellë këto nënkuptesa, po ashtu.

Dhe këtu kemi nyjën (hallkën) lidhëse me përkufizimin e mëparshëm të

përkthimit të drejtpërdrejtë, pra, ajo që u përpoqëm të kapnim përmes intuitës

me anën e nocionit të “çelësave komunikues” është pikërisht ky aspekt

shkakësor i shtysës, do me thënë, potenciali i saj për të përcjellë interpretimin e

synuar të origjinalit në mjedisin njohës të marrësit. Pra, “çelësat komunikues”

duhet t’i ruajnë të gjitha ato tipare të origjinalit, që ndikojnë në interpretimin e

tij, megjithëse, pa kërkuar identitet në ato tipare, dhe gjithashtu duhet që të jenë

të pavarur nga konteksti i gjuhës marrëse (gjuhës së përkthimit). Ky përkufizim

rrok të gjitha këto karakteristika, dhe këtë e bën, pa u mbështetur në nocionin e

“çelësit komunikues”. Kjo do të thotë se nocioni i “çelësit komunikues” nuk ka

status teorik, megjithëse mund të jetë shumë i dobishëm për përkthyesin, si

koncept ndihmës në punën e tij praktike. Pra, ai mund ta vlerësojë përkthimin e

vet përmes krahasimit të “çelësave komunikues”.

Ky përkufizimi na lejon gjithashtu të nxjerrim në pah një ndryshim shumë të

rëndësishëm ndërmjet citimit në ligjëratë të drejtë dhe përkthimit të drejtë, për

çfarë nuk kemi folur ende. Në parim të paktën, citimi në ligjëratë të drejtë mund

të prodhohet pa kuptuar plotësisht interpretimin e synuar burimor, thjesht duke

prodhuar shenjën tjetër të të njëjtit tip fjalie. Kështu, një fëmijë mund të

raportojë një thënie (shqiptesë, formulim) fjalë për fjalë pa kuptuar plotësisht

thelbin e kuptimit që synon të përcjellë.

Page 27: 05-Përkthimi-Letrar-Ilda-Poshi-05

Në rastin e përkthimit të drejtë, kjo është e pamundur, domethënë, përkthyesi

nuk mund të prodhojë një tekst në gjuhën e përkthimit, i cili i ngjan tekstit në

gjuhën e origjinalit në mënyrë interpretuese, pa rimarrë vetë fillimisht

interpretimin e plotë të këtij teksti në gjuhën e origjinalit. Kjo është e vërtetë

edhe për sa i takon shpjegimit të mbështetur në “çelësat komunikues” të

përkthimit të drejtë. Përthyesi nuk mund të përcaktojë nëse një tipar i dhënë i

origjinalit është “çelës komunikues”, pa ditur çfarë efekti, nëse ka të tillë,

synonte të kishte tek interpretimi burimor. Kjo, nga ana e vet, do të thotë se ai

fillimisht duhet të gjejë se cili ka qenë interpretimi i synuar i origjinalit.

Kështu, shohim se ky arsyetim i teorisë së volisë shpjegon kërkesën e

përgjithshme në përkthim, domethënë, që përkthimi parakupton kuptimin e

thellë të interpretimit të synuar të origjinalit. Nuk është e vështirë të kuptohet se

kjo zbatohet edhe në lidhje me përthimin e drejtë. Siç kemi theksuar më sipër,

përkthimi i zhdrejtë mbështetet në nocionin e ngjashmërisë interpretuese,

rrjedhimisht, edhe parakupton kuptimin, kapjen e kuptimit, të interpretimit të

synuar në tekstin e gjuhës së origjinalit.

Dhe tani mund të kuptojmë se përkthimi i zhdrejtë dhe përkthimi i drejtë nuk

ndryshojnë aq shumë, sa ç’dukej në fillim, domethënë, të dy dalin se janë

shembuj të përdorimit interpretues. Me fjalë të tjera, nocioni i përdorimit

interpretues jep një shpjegim të njësuar si për përkthimin e drejtë, ashtu edhe

për përthimin e zhdrejtë. Dallimi themelor ndërmjet tyre është se përkthimi i

drejtë i mëshon ngjashmërisë së plotë interpretuese, ndërsa përkthimi i zhdrejtë

parakupton vetëm ngjashmëri të saktë në drejtime të volitshme.

Sipas mendimit tonë, pranimi se përkthimi varet nga ngjashmëria interpretuese

ka pasoja me ndikim të madh te njerëzit që merren me përkthimin automatik (të

Page 28: 05-Përkthimi-Letrar-Ilda-Poshi-05

mbështetur në programe të posaçme kompjuterike) dhe, në shkallë të gjerë,

punojnë duke u mbështetur në parmin e tejshifrimit (transkodimit). Nëse teoria e

volisë është e drejtë, atëherë progresi në drejtim të përkthimit plotësisht të saktë

do të kërkojë programe që mund të nxjerrin dhe të krahasojnë interpretimin e

teksteve, çfarë, mes të tjerash, parakupton se ato mund t’u bëjnë ballë faktorëve

të volisë.

Për sa i përket pyetjes pse duhet të ekzistojnë vetëm këto dy nocione të

përkthimit, përgjigja duket se buron drejtpërsëdrejti nga kuadri i teorisë së

volisë. Ngjashmëria interpretuese mbulon gjithë hapësirën e plotë, që nga

mospasja e asnjë lloj ngjashmërie, deri te ngjashmëria e plotë. Mirëpo, ndërkohë

që nuk ekziston një pikë parimore ndarjeje në skajin e poshtëm, kufiri i epërm

është qartas i përkufizueshëm (i përcaktueshëm), domethënë, si ngjashmëria e

plotë. Prandaj, nuk është befasuese se duhet të ekzistojnë dy nocione të

dallueshme të përkthimit, që përputhen përkatësisht me nocionin e përgjithshëm

të ngjashmërisë interpretuese, si dhe me kufizimit që ai mbart në vetvete.

Një çështje e ngritur më sipër lidhet me paqartësinë e nocionit të përkthimit të

zhdrejtë. Pra, si mund punohet duke u mbështetur në nocionin e përkthimit, i cili

përfshin çdo gjë, që nga formulimi përmbledhës, deri te parashtrimi i zgjeruar i

interpretimit burimor? A nuk duhet zbërthyer në pjesë kjo madhësi e vazhduar,

duke krijuar nënlloje të përshtatshme?

Kësaj pyetjeje mund t’i jepen dy përgjigje:

Së pari, ndërkohë që padyshim mund të bëhen përpjekje, për të dalluar lloje të

ndryshme të përkthimit të zhdrejtë, një tipologji e tillë gjithnjë do të ishte

arbitrare, ngaqë të gjitha mënyrat e zbërthimit në pjesë të një madhësie të

vazhdueshme janë pa përjashtim arbitrare.

Page 29: 05-Përkthimi-Letrar-Ilda-Poshi-05

Së dyti, ndërkohë që kjo tipologji mund të jetë interesante nga pikëpamja

përshkruese, nuk është e nevojshme për të siguruar suksesin komunikues

përmes përkthimit të zhdrejtë. Përkthimi i zhdrejtë, si çdo shembull tjetër i

përdorimit interpretues, vjen me parakuptimin e besnikërisë, domethënë,

përkthyesi e paraqet përkthimin vet me supozimin se interpretimi i tij ngjet

mjaftueshmërisht me origjinalin në ato fusha (drejtime, aspekte) që lidhen me

audiencën e shënjuar. Akti i komunikimit ka sukses (përmbushet) në rastin kur

përthimi i përmbahet këtij supozimi, dhe del se është i pamjaftueshëm (i

mangët) në rastet kur nuk i përmbahet këtij supozimi.

Ajo që duhet të bëjë përthyesi, me qëllim që të komunikojë në mënyrë të

suksesshme, është arritja tek interpretimi i synuar i origjinalit dhe pastaj

përcaktimi se në çfarë drejtimesh (fushash, asketesh) përthimi i tij duhet t’i

ngjajë origjinalit, me qëllim që të jetë në përputhje me parimin e volisë për

audiencën e tij të shënjuar me mjedisin e vet njohës. Nuk kërkohet asgjë më

tepër se sa kaq.

Në të vërtetë, duket se rregullat, parimet dhe udhëzimet e shumta, që janë

propozuar për përkthimin e llojeve të ndryshme, janë të gjitha zbatime të

parimit të volisë.

Nuk është e vështirë të kuptohet se secili nga këta rregulla është zbatim i parimit

të volisë, duke lexuar rrokje për rrokje ato aspekte të origjinalit, të cilat

përkthyesi duhet t’i ruajë për një audiencë të caktuar, me qëllim që përkthimi i

tij të ngjasojë mjaftueshmërisht me origjinalin në ato drejtime (fusha, aspekte)

që lidhen me të (audiencën). Ndoshta kjo është një nga tiparet më të

rëndësishme të zgjidhjes së propozuar këtu, domethënë, nocioni i përkthimit

thjesht si “përdorim interpretues ndërgjuhësor” sqaron parashikimet se për çfarë

Page 30: 05-Përkthimi-Letrar-Ilda-Poshi-05

një përkthim do të jetë i përshtatshëm në çfarëdo situate të dhënë, pa u

mbështetur në copëzime (zbërthime, thyerje) tipologjike11.

1.7 Mbi kufizimet e përkthimit të drejtë

Tani, nga pikëpamja teorike, mund të duket fare mrekulli të përkufizosh

përkthimin e drejtë me terma absolutë, por çfarë t’i bëjmë realitetit “të çrregullt”

të gjuhëve të zakonshme? A mund të supozohet se përkthimi i drejtë në

përgjithësi është i arritshëm, domethënë, se ai mund të arrihet për çdo tekst ose

thënie (shqiptesë, formulim) ndërmjet çfarëdo çifti gjuhësh? Nëse jo, atëherë

çfarë vlere ka ky nocion?

Kjo pyetje na sjell te çështja e përthyeshmërisë, e cila, nga ana vet, do të çojë te

çështja e dashamirësisë. Këtu nuk mund të merremi me këtë, ngaqë do kërkonte

një disertacion më vete. Personalisht, besoj se ka arsye të qëndrueshme që të

supozohet se, në përgjithësi, edhe përthyeshmëria nuk ekziston, të paktën në

kuptimin e plotë të përkthimit të drejtë.

Mirëpo, duket se pak varet nga përgjigja ndaj këtyre pyetjeve, për sa i përket

shpjegimit tonë, sepse përkufizimi ynë varet nga supozimi, por jo nga garancia e

suksesit. “Parimi i volisë nuk thotë se komunikuesit prodhojnë

domosdoshmërisht shtysa relevantë të kënaqshëm”, me fjalë të tjera, ai nuk

garanton suksesin e aktit të komunikimit; megjithatë, ai përmbush kushtin për

komunikim të suksesshëm.

11 Kjo nuk do të thotë se rregullat e përkthimit që, për shembull, bëjnë përgjithësime tipologjike të tekstit nuk janë të dobishme, sidomos për përgatitjen e përkthyesve. Mirëpo, ajo që duhet të mbahet mirë parasysh është se rregulla të tilla janë të vlefshme vetëm për aq kohë sa janë zbatime të mirëqena (të vyera, me bazë) të parimit të volisë. Me fjalë të tjera, çdo rregull i tillë mund të ketë nevojë që të lihet mënjanë, nëse këtë e kërkon përputhja me parimin e volisë për një audiencë të dhënë.

Page 31: 05-Përkthimi-Letrar-Ilda-Poshi-05

Për shkak të së njëjtës karakteristikë, supozimi i ngjashmërisë së plotë në

përkthimin e drejtë nuk garanton suksesin e tij, por përmbush kushtet për

suksesin e tij. E thënë më saktë dhe konkretisht, ai specifikon se një përkthim i

drejtë do të jetë i suksesshëm vetëm dhe vetëm nëse përcjell interpretimin e

origjinalit, kur interpretohet në raport me kontekstin burimor. Nëse nuk arrin ta

bëjë këtë, atëherë nuk ka mundur t’i përmbahet supozimit të vet dhe rrezikon të

shndërrohet në keqinterpretim. Në këtë mënyrë, përkufizimi i përkthimit të

drejtë jep kornizën e referimit për vlerësimin e vet dhe, në të njëjtën kohë,

shpreh shkoqur dhe qartë rreziqet që mbart përkthimi i drejtë, domethënë,

supozimi i ngjashmërisë së plotë interpretuese u jep të drejtë marrësve lidhur me

pranimin maksimal si të vërtetë të ngjashmërisë. Rrjedhimisht, ka gjasa që ata të

nxjerrin konkluzione nga të gjitha llojet e detajeve stilistikore ose të tjera të

tekstit të përkthyer. Në të njëjtën kohë, dallimet gjuhësore mund të

pamundësojnë arritjen e ngjashmërisë së plotë interpretuese dhe, rrjedhimisht,

shpjegimi ynë parashikon se, në raste të tilla, disa nga konkluzionet e marrësve

do të jenë të gabuara dhe se, pa njohjen e gjuhës burimore, marrësit nuk do të

jenë në gjendje t’i zbulojnë këto keqinterpretime, po të mos e ketë

paralajmëruar përkthyesi marrësin për probleme të tilla. Ky parashikim duket se

kap pikërisht atë që ndodh në praktikë, domethënë, në shkallën që dallimet

gjuhësore ndërmjet gjuhës së marrësit dhe gjuhës burimore pamundësojnë

ngjashmërinë e plotë interpretuese, interpretimet e përkthimeve gjithnjë do të

dallojnë nga interpretimi burimor, edhe nëse marrësit kanë treguar kujdesin më

të madh të mundshëm për t’u njohur me kontekstin historik, kulturor, shoqëror,

etj., të origjinalit, dhe, rrjedhimisht, marrësit, në përgjithësi, kanë nevojë të

kujtojnë se përkthimi nuk është origjinali, madje as në përkthimin e drejtë12.

12 Do të dukej më realiste që ta ripërkufizonim përkthimin e drejtë si mëtesë të supozimit të ngjashmërisë interpretuese maksimale në vend të ngjashmërisë së plotë interpretuese. Mirëpo, nocioni i ngjashmërisë interpretuese “maksimale” nuk është përkufizuar, dhe një ripërkufizim i tillë do të dukej se do ta errësonte pikërisht këtë që sapo thamë, domethënë, se keqinterpretimet kanë gjasa të lindin në përkthimin e drejtë sa herë që dallimet gjuhësore e pamundësojnë ngjashmërinë e plotë interpretuese.

Page 32: 05-Përkthimi-Letrar-Ilda-Poshi-05

Duhet të theksohet se brenda kuadrit të komunikimit të sipërfaqshëm

inferencial, kuadri i referimit shtrihet gjithashtu deri te mënyra e të shprehurit,

duke supozuar se shtysa e përdorur është më kursimtarja për të përftuar

interpretimin e synuar, domethënë, atë të origjinalit te marrësi. Kjo do të

shpjegonte disa intuita rreth “panatyrshmërisë” ose “fjalëpërfjalëshmërisë”

(liberalizmit); për shembull, përdorimi i strukturave sintaksore të pazakonta,

madje gramatikisht të gabuara, priret ta bëjë shtysën e gjuhës së marrësit më të

kushtueshme për t’u përpunuar; nëse këtyre ndërlikimeve nuk u ulet pesha

(rëndësia) përmes rritjes se volisë në lidhje me interpretimin e synuar, ato do ta

bënin shtysën shumë pak optimalisht të përshtatshme. Ngjashmërisht, në rast se

përkthyesi nuk arrin të ruajë të gjitha eksplikaturat dhe implikaturat, por i duhet

të përzgjedhë, përputhja me parimin e volisë do të kërkonte që ai t’i jepte

rëndësi një përkthimi që do të arrinte optimumin e volisë. Kësisoj, edhe në

situata ku suksesi i plotë nuk është i mundshëm për shkak të dallimeve

gjuhësore, shpjegimi ynë bën parashikime lidhur me përkthimin e kënaqshëm.

Në të vërtetë, nuk ka arsye apriori pse një përkthyes duhet të zbatojë, për

shembull, metodën e përkthimit të drejtë në mënyrë të qëndrueshme gjatë gjithë

tekstit. Kështu, ai mund të synojë arritjen e ngjashmërisë së plotë në disa pjesë

të tekstit, por mund të tregohet më pak ambicioz në lidhje me pjesët e tjera.

Megjithatë, ajo që ai duhet të marrë parasysh gjatë gjithë kohës është se, çfarëdo

që të bëjë, do të ndikojë në suksesin ose dështimin e përkthimit të tij. kjo rrjedh

nga ndërvarësia e mjedisit njohës, shtysës dhe interpretimit.

Kjo do të thotë se shpjegimi i përkthimit i dhënë këtu nuk është normativ,

domethënë, nuk i tregon përkthyesit se çfarë duhet të bëjë. Madje, nuk është as

përshkrues, domethënë, nuk u mëshon mënyrave se si mund të karakterizohen

llojet e ndryshme të përkthimit. Përkundrazi, ai synon të jetë shpjegues: ai

synon të shpjegojë se si njerëzit mund të komunikojnë përmes përkthimit, si dhe

Page 33: 05-Përkthimi-Letrar-Ilda-Poshi-05

cilat janë kushtet për realizimin e suksesit komunikues. Një kuptim më i mirë i

këtyre kushteve do ta ndihmojë përkthyesin të arrijë më shumë suksese në

përmbushjen e detyrës së tij; do ta ndihmojë atë të parashikojë keqkuptimit e

mundshme, si dhe të marrë masa t’i shmangë ato në mënyrë të efektshme.

Do të mjaftoheshim këtu duke përmendur një mjet të qartë që mund të përdorë

përthyesi për të arritur suksesin komunikues; kjo është të informojë audiencën e

tij qartë se çfarë është duke u përpjekur të arrijë. Duket se shumica e kritikave të

bëra kundër përkthimeve pengohen pikërisht në këtë pikë, domethënë, synimet e

përkthyesit nuk i plotësojnë pritshmëritë (shpresat) e audiencës së shënjuar (të

gjuhës së përkthimit) dhe, kësisoj, buron keqkomunikimi. Pra, në vend që të

mjaftohet duke shkruar etiketën “përkthim” diku në ballinë të librit, një etiketë

tashmë e pranuar nga të gjithë, përkthyesi mund të rrisë perspektivat për

komunikim të suksesshëm nëse kujdeset që t’i shpjegojë audiencës së vet se

çfarë është duke u përpjekur për të arritur. Por, në rastin e përkthimeve letrare,

sidomos të poezisë, a do mund ta bënte këtë, pa e ditur se ç’është letrarja edhe si

dukuri, edhe si çelës komunikues?