59
II III Zgjojet (kosheret, korubet) e bletëve Janë shtëpiza, në të cilat familjet e bletëve mjaltore jetojnë, shumohen dhe grumbullojnë rezerva të ushqimt. Mirëpo, me anë të zgjojeve, edhe bletarët i shfrytëzojnë bletët.

3. Kosheret 4

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: 3. Kosheret 4

IIIII Zgjojet (kosheret, korubet) e bletëve

Janë shtëpiza, në të cilat familjet e bletëve mjaltore jetojnë, shumohen dhe grumbullojnë rezerva të ushqimt.

Mirëpo, me anë të zgjojeve, edhe bletarët i shfrytëzojnë bletët.

Page 2: 3. Kosheret 4

Fillimisht, bletët jetonin në ambient të hapur, pastaj në thellina (zgavra) natyrore (drunore, shkëmbore, tokësore), prandaj qysh atëherë fillon shfrytëzimi bletëve dhe produkteve të tyre.

Page 3: 3. Kosheret 4

Nga zgjojet natyrore, së pari duke i shënuar (për të mos i përvetësuar të tjerët), pastaj edhe duke i sjellë pranë vendbanimeve të veta, njerëzit i kanë ngritur edhe bletoret e para.

Page 4: 3. Kosheret 4

Historija e zgjojeve është e lidhur ngusht me atë të bletarisë, prandaj edhe fillon atëherë kur njerëzit mendojnë për rritjen e bletëve.

Në këtë kohë, në trupa të drurëve, njerëzit hapin thellina, në të cilat i vendosin rojet e bletëve.

Page 5: 3. Kosheret 4

Prandaj, këto janë zgjojet e para të ndërtuara nga njeriu.

Në vazhdim, njerëzit i përmirësojnë, pastaj ndërtojnë zgjoje tjera, më të mira, dhe ky aktivitet vazhdon gjatë historisë, por edhe në të ardhmen.

Page 6: 3. Kosheret 4

Zgjojet e ndërtuara nga njerëzit, në rend të parë duhet t’i plotësojnë kërkesat biologjike të bletëve, t’i mbrojnë ato nga kushtet e pavolitshme të ambientit të jashtëm dhe t’u mundësojnë bletarëve shfrytëzimin racional të bletëve.

Page 7: 3. Kosheret 4

Zgjojet duhet të jenë të përshtatshme për punë, ndërsa pjesët e tyre (çatia, tavani, kornizat, etj.) të hiqen dhe të vendosen lehtë gjatë kontrollimit, pjesët të jenë standarde, në mënyrë që të mund të ndërrohen ndërmjet zgjojeve.

Preferohen zgjojet e lehta, të thjeshta, të përshtatshme për transport, por mundësisht edhe të lira.

Page 8: 3. Kosheret 4

Ndërtohen nga bredhi, bliri, dëllinja dhe drurë tjerë.Hapësira e zgjojeve përshtatet, varësisht nga koha dhe

forca e familjes, në mënyrë që në to bletët të lëvizin lirisht, të dalin dhe të hynë pa pengesë, të zhvillohen, të ndërtojnë hoje dhe të vendosin rezerva ushqimore.

Page 9: 3. Kosheret 4

Klasifikimi i zgjojeve 

Në botë ekzistojnë mbi 100 lloje ose tipe të zgjojeve, të cilat, zakonisht mbajnë emrin e autorit ose të vendit ku ato prodhohen.

Kjo laramani e madhe e zgjojeve ndikon drejtpërdrejt në rendimentin e ndryshëm të mjaltit.

Page 10: 3. Kosheret 4

Nga tipi i zgjojeve varet edhe teknologja e rritjes së bletëve, të cilën e aplikojnë bletarët.

Shpeshëherë, në mes të bletarëve ekziston edhe bindja, sipas së cilës zgjojet e tyre dhe tenologja të cilën e aplikojnë janë më të mirat.

Page 11: 3. Kosheret 4

Kjo ndikon negativisht në bletarë potencial të rinj, të cilët duhet të përcaktohen për tipin e zgjojeve.

Shpeshëherë, bletarët fillojnë me zgjoje të cilat i kanë të afërmit e tyre, pa i njohur karakteristika e tipeve tjera.

Page 12: 3. Kosheret 4

Mirëpo, më vonë, edhe në qoftë se i vërejnë të metat e zgjojeve, ata vështir vendosin për ndonjë ndërrim eventual, ngase kanë shpenzuar mjete materiale për blerjen e zgjojeve të para.

Page 13: 3. Kosheret 4

Prandaj, çdo bletar fillestar, paraprakisht duhet të njihet me karakteristikat e zgjojeve më të përhapura.

Në përgjithësi, zgjojet e bletëve mjaltore ndahen në dy grupe: me hoje të palëvizshme dhe të levizshme.

Page 14: 3. Kosheret 4

Zgjojet me hoje të palëvizshme

Janë të thjeshta, pa korniza, të ndërtuara nga materiali i ndryshëm (druri, dërrasat, thuprat, kashta).

Në zgjoje të përmendura, hapësira e brendshme është konstante, e kufizuar (10-15 l), prandaj në to nuk mund të aplikohen metodat bashkëkohore për rritjen e bletëve.

Page 15: 3. Kosheret 4

Nga ky grup më të njohura janë thellinat, drrasoret dhe ato të ndërtuara nga thuprat.

Thellinat janë zgjoje natyrore ose të hapura nga njerëzit, në trupa dhe cunga të ndryshëm. Munden me qenë edhe me korniza.

Page 16: 3. Kosheret 4

Në të kaluaren, për të ardhur deri te mjalti, njerëzit i kanë mbytë bletët, zakonisht me ujë të vluar.

Edhe pse kanë shumë mangësi, zgjojet me hoje të palëvizshme, akoma shfrytëzohen në Kosovë.

Page 17: 3. Kosheret 4

Thellina natyrore

Page 18: 3. Kosheret 4

Thellina në cung

Page 19: 3. Kosheret 4

Thellina (Nepal)

Page 20: 3. Kosheret 4

Thellina (Vietnam)

Page 21: 3. Kosheret 4

Thellina: Mundet me qenë pa dhe me korniza

Page 22: 3. Kosheret 4

Wooden hives (Lithuania)

Page 23: 3. Kosheret 4

Zgjoi drrasor pa korniza

Page 24: 3. Kosheret 4

Beehive in Malawi

Page 25: 3. Kosheret 4

Making traditional beehives called skeps (England)

Page 26: 3. Kosheret 4
Page 27: 3. Kosheret 4

Zgjoi i thurur

Page 28: 3. Kosheret 4

Zgjojet me hoje të palëvizshme

Page 29: 3. Kosheret 4
Page 30: 3. Kosheret 4
Page 31: 3. Kosheret 4
Page 32: 3. Kosheret 4

Beehives in Ethiopia

Page 33: 3. Kosheret 4
Page 34: 3. Kosheret 4

Traditional earthenware hives in two parts, body and cover

Page 35: 3. Kosheret 4

1993: Nomadic beekeepers

Page 36: 3. Kosheret 4

Traditional beekeeping in China

Page 37: 3. Kosheret 4

Tin of honey combs for sale.

Page 38: 3. Kosheret 4

Zgjojet me hoje të lëvizshme

Janë me korniza, praktike, nga të cilat, disa hapen nga ana e pasme, ndërsa të tjerat, nga ajo e sipërme.

Zgjojet që hapen nga ana e pasme dallohen me hapësirë të kufizuar, ndërkaq kornizat e tyre futen dhe nxjerrën në drejtim horizontal.

Page 39: 3. Kosheret 4

Nga ky grup, më i njohur është tipi AZH standard (Anton – Zhnidariq), më shumë i përhapur në Austri, Gjermani, Zvicër, në Slloveni.

Zgjoi AZH përbëhet nga dy pjesë, ndërmjet të cilave vendoset rrjeti i Hanemanit.

Page 40: 3. Kosheret 4

Në pjesën e parë (poshtme), bletët shumohen, ndërsa në të dytën (sipërme, mjaltore), vendosin mjaltë dhe polen.

Pjesa e poshtme e zgjoit, hyrjen e ka më të madhe.AŽ standard prodhohet me nga 20 (10+10) korniza të

njëjta, me dimensione të brendshme 390-230 mm.

Page 41: 3. Kosheret 4

Kornizat nuk kanë vesh, prandaj vendosen mbi dy petavra tërthore paralele, ndërsa anët e përparme dhe të pasme futen në distancor të llamarinës.

Në pjesën e pasme e ka të montuar ushqyesen.

Page 42: 3. Kosheret 4

Zgjojet që hapen nga ana e pasme janë më të qëndrueshme dhe mund të vendosen një mbi një, në bletore të stacionura, në rimorkio dhe në kamiona.

Janë të përshtatshme për transport, ngrohen lehtë, në to bletët dimërojnë shumë mirë.

Page 43: 3. Kosheret 4
Page 44: 3. Kosheret 4
Page 45: 3. Kosheret 4

AŽ standard, 2x10

Page 46: 3. Kosheret 4

AZH

Page 47: 3. Kosheret 4

Mirëpo, këto zgjoje kanë edhe anë negative, vëllimi i tyre i kufizuar, roitja e theksuar, vjelja e shpeshtë e mjaltit, manipulimi i vështirësuar, kontrollimi i zgjatur.

Zgjojet që hapen nga ana e sipërme kanë nga një ose më shumë kate.

Page 48: 3. Kosheret 4

Tipi më i njohur i zgjojeve njëkatëshe që hapen nga ana e sipërme është „Pološka“, i përhapur në Vojvodinë, por edhe në Kosovë.

Zakonisht prodhohen me nga 20 korniza, 400x300 mm (dimensione të brendshme), në të cilat bletët zhvillohen dhe vendosin ushqim.

Page 49: 3. Kosheret 4

Mirëpo, prodhohen edhe me më pak ose më shumë korniza dhe me dimensione tjera.

Zakonisht, 10 korniza shfrytëzohen për zhvillimin e shoqërisë së bletëve, ndërsa të tjerat, për vendosjen e nektarit dhe polenit.

Page 50: 3. Kosheret 4

Ndërmjet dy pjesëve të përmendura vendoset rrjeti i Hanemanit, me anë të të cilit rritet dhe zvogëlohet hapësira për vendosjen e vezëve.

Në zgjoje të përmendura mund të dimërojnë dy shoqëri bletësh, të cilat në pranverë, pas bashkimit të tyre, formohet shoqëria shumë e fortë për shfrytëzimin racional të akacies.

Page 51: 3. Kosheret 4

Për rritjen e hapësirës, e cila nganjëherë është e vogël, një pjesë e bletarëve vendosin vazhduese ose gjysmëvazhduese, sidomos gjatë kullotës kryesore të bollshme, kur grumbullojnë shumë nektar dhe polen.

Page 52: 3. Kosheret 4

Tipi Pološka

Page 53: 3. Kosheret 4

Zgjojet me shumë kate janë më të përsosura, hapësira e brendshme e tyre rritet dhe zvogëlohet, varësisht nga kërkesat e bletëve, kushtet klimaterike, kullotës dhe të vet letarëve.

Në këto zgjoje mund të aplikohen metodat më të avancuara për rritjen e bletëve.

Page 54: 3. Kosheret 4

Zgjojet e përmendura përbëhen nga katet e para (1 ose 2), në të cilat zhvillohet familja e bletëve, dhe nga magazinat, ku vendosen dhe ruhen rezervat ushqimore.

Nga ky grup, më të njohura dhe më të përhapura janë zgjojet Langstroth-Root (LR) dhe Dadan-Blat (DB).

Page 55: 3. Kosheret 4

Langstroth-Root

Në Amerikë, në Kanada dhe në Australi, është tipi më i përhapur i zgjojeve.

Por, ky tip është i përhapur edhe në vende tjera të botës, pra edhe në Kosovë, ku edhe dominon.

Page 56: 3. Kosheret 4

Në vitin 1852, Langstroth e konstrukton, ndërsa biznesmeni i njohur Root, e prodhon në sasi të madhe, në mënyrë që kostoja të jetë me e ultë.

Mirëpo, në pranimin e zgjoit të përmendur nga bletaret amerikan dhe shtrirjen e tij në Shtetet e Bashkuara ka ndikuar djali Rootit, i cili ka bërë reklamë të pazakontë deri atëherë.

Page 57: 3. Kosheret 4

Me dy shoqëri bletësh të vendosura në zgjoje të reja, ai i bashkohet një trupe teatrore shtegtare, e cila viziton vendbanimet e mëdha.

Gjatë këtij rrugëtimi, të interesuarit njoftohen me karakteristikat e zgjojeve dhe përdorimin e tyre në rritjen e bletëve.

Page 58: 3. Kosheret 4

Zakonisht, dy katet e para shfrytëzohen për zhvillim të familjes së bletëve dhe për vendosjen e ushqimit të nevojshëm (mjaltit dhe polenit).

Ndërkaq, në katin e tretë dhe sipas nevoje edhe të tjera vendosen tepricat e mjatit, te cilat i vjelin bletarët.

Pra, këto janë mjaltore.

Page 59: 3. Kosheret 4

Çatia - Është pjesa sipërme, e cila e mbulon zgjoin. Është e thellë 65 mm, më e gjerë se katet për 20-30 mm,

nga ana e sipërme është e veshur me llamarinë.