7
332 ENVER HOXHA aleatët e mëdhenj, do të thotë mohim i luftës sonë të ashpër, mohim i deklaratave që kanë bërë vetë këta aleatë mbi luftën dhe përpjekjet e popullit tonë, do të thotë gjithashtu refuzim nga ana e tyre i kontributit që mund të japë një shtet, qoftë kaq i vogël, sa është Shqi- përia, por që ka dhënë prova të mëdha besnikërie dhe vendosmërie për të luftuar fashizmin, në konsolidimin e paqes dhe në zhvillimin e mirë dhe paqësor. Një qëndrim i tillë ndaj nesh nga cilido shtet, nuk do të mirëpritet nga populli ynë dhe nga të gjithë demokratët e botës, pse ësh- të një padrejtësi flagrante që i bëhet një populli heroik në ato të drejta për të cilat ranë me miliona njerëz. Nga ana tjetër do të jetë një padrejtësi nga ana e autoriteteve amerikane, që për çështjen e traktateve të përkrahet një tezë shumë e padrejtë dhe e pathemeltë, sikundërqë është ajo e të ashtuquajturit Vorio Epir. Popullit tonë kurrë nuk do t'i ngrohet zemra ndaj atyre njerëzve ose autoriteteve që do të guxojnë të bëjnë një padrejtësi kaq të madhe dhe flagrante. Kjo është e na- tyrshme. dhe s'do të jetë faji i popullit shqiptar. Populli ynë dhe ne do të bëjmë çmos që të forcohet miqësia në mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, por kjo miqësi, që të jetë e vërtetë, duhet të bazohet në respektimin e të drejtave tona si shtet indipendent dhe sovran. Gjeneral-Kolonel Enver Hoxha Botohen për herë parë si- pas origjinaleve që gjenden në Arkivin Qendror të Partisë FJALIM I MBAJTUR PËRPARA PUNETOREVE TE KUÇOVËS 1 maj 1946 Shokë punëtorë të Kuçovës, Ndjej një gëzim të madh që jam përsëri në mes tuaj sot ditën e 1 Majit, të cilën jua uroj të mbarë dhe të lumtur, të mbarë dhe të lumtur për gjithë popullin tonë. Fytyrat tuaja ndritin nga gëzimi se për herën e parë në historinë e vendit tonë festa ndërkombëtare e pro- letariatit botëror festohet në këtë shkallë me madhështi e anekënd Shqipërisë sonë të çliruar. Kjo ditë na kujton përpjekjet vigane dhe luftërat e përgjakshme që kanë bërë me miliona punëtorë të botës kundër shfrytëzimit kapitalist, kundër shtypjes barbare dhe çnjerëzore të imperialistëve, kundër regjimeve të errësirës; kjo ditë na kujton luftën e madhe antifashiste që bota përparim- tare bëri kundër bishave fashiste italiane dhe gjermane, armiqve më të mëdhenj të klasës punëtore dhe të nje- rëzimit mbarë. Sot kjo ditë e madhe e punës na tregon rrugën-ku duhet të ecë bota e qytetëruar për të ndërtuar një jetë të lumtur, të lirë dhe plot nder.

332 ENVER HOXHAciml.250x.com/archive/hoxha/albanian/enver_hoxha_1946_1... · 2019. 4. 7. · 332 ENVER HOXHA aleatët e mëdhenj, do të thotë mohim i luftës sonë të ashpër,

  • Upload
    others

  • View
    12

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • 332 ENVER HOXHA

    aleatët e mëdhenj, do të thotë mohim i luftës sonë tëashpër, mohim i deklaratave që kanë bërë vetë këtaaleatë mbi luftën dhe përpjekjet e popullit tonë, do tëthotë gjithashtu refuzim nga ana e tyre i kontributit qëmund të japë një shtet, qoftë kaq i vogël, sa është Shqi-përia, por që ka dhënë prova të mëdha besnikërie dhevendosmërie për të luftuar fashizmin, në konsolidimin epaqes dhe në zhvillimin e mirë dhe paqësor. Një qëndrimi tillë ndaj nesh nga cilido shtet, nuk do të mirëpritet ngapopulli ynë dhe nga të gjithë demokratët e botës, pse ësh-të një padrejtësi flagrante që i bëhet një populli heroiknë ato të drejta për të cilat ranë me miliona njerëz.

    Nga ana tjetër do të jetë një padrejtësi nga ana eautoriteteve amerikane, që për çështjen e traktateve tëpërkrahet një tezë shumë e padrejtë dhe e pathemeltë,sikundërqë është ajo e të ashtuquajturit Vorio Epir.Popullit tonë kurrë nuk do t'i ngrohet zemra ndaj atyrenjerëzve ose autoriteteve që do të guxojnë të bëjnë njëpadrejtësi kaq të madhe dhe flagrante. Kjo është e na-tyrshme. dhe s'do të jetë faji i popullit shqiptar. Populliynë dhe ne do të bëjmë çmos që të forcohet miqësia nëmes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë,por kjo miqësi, që të jetë e vërtetë, duhet të bazohetnë respektimin e të drejtave tona si shtet indipendentdhe sovran.

    Gjeneral-Kolonel

    Enver Hoxha

    Botohen për herë të parë si-pas origjinaleve që gjenden nëArkivin Qendror të Partisë

    FJALIM I MBAJTUR PËRPARA PUNETOREVETE KUÇOVËS

    1 maj 1946

    Shokë punëtorë të Kuçovës,

    Ndjej një gëzim të madh që jam përsëri në mestuaj sot ditën e 1 Majit, të cilën jua uroj të mbarë dhetë lumtur, të mbarë dhe të lumtur për gjithë popullintonë.

    Fytyrat tuaja ndritin nga gëzimi se për herën e parënë historinë e vendit tonë festa ndërkombëtare e pro-letariatit botëror festohet në këtë shkallë me madhështie anekënd Shqipërisë sonë të çliruar. Kjo ditë na kujtonpërpjekjet vigane dhe luftërat e përgjakshme që kanëbërë me miliona punëtorë të botës kundër shfrytëzimitkapitalist, kundër shtypjes barbare dhe çnjerëzore tëimperialistëve, kundër regjimeve të errësirës; kjo ditëna kujton luftën e madhe antifashiste që bota përparim-tare bëri kundër bishave fashiste italiane dhe gjermane,armiqve më të mëdhenj të klasës punëtore dhe të nje-rëzimit mbarë. Sot kjo ditë e madhe e punës na tregonrrugën-ku duhet të ecë bota e qytetëruar për të ndërtuarnjë jetë të lumtur, të lirë dhe plot nder.

  • 334 ENVER PIOXFIA FJALIM IMRAJTUR PERPARA PIINETORF.VE TE RUK:O V ES 335

    Sot, shokë punëtorë, ju dhe gjithë populli gëzojmëfrytet e fitores së madhe që korrëm pas përpjekjeve aqtë tmerrshme për jetë a për vdekje. U hodhëm, pakursyer as jetën tonë, në betejat më të ashpra dhe tëpabarabarta, për të fituar lirinë dhe pavarësinë, përtë siguruar ekzistencën tonë që ishte në rrezik të madhtë zhdukej. Në momentet më të rrezikshme të historisësonë kombëtare, që ishin të njëllojta me ato të mbarënjerëzimit, populli shqiptar s'u përkul, por qëndroi sishkëmb në gjirin e kombeve aleate antifashiste, u bëriballë valëve të tërbuara dhe, më në fund, ai e mundivdekjen dhe doli në dritë. Sot, në ditën e 1 Majit, Shqi-përia e vogël me krenari dhe me ballin lart i thotë nje-rëzimit: .‹Unë e bëra detyrën>›, ashtu sikurse edhe ju,punëtorë të Shqipërisë, mund t'i thoni kryelartë pro-letariatit botëror se e bëtë detyrën tuaj proletare.

    Ju, punëtorët e Shqipërisë, ishit të parët që, me nëkrye Partinë tuaj të lavdishme Komuniste të Shqipërisë,ngritët lart flamurin e luftës së armatosur kundër shty-pësve fashistë të vendit tonë, ju u bëtë hallka e shëndo-shë që lidhi dhe çimentoi bashkimin e popullit tonë nëluftë dhe në paqe për të përmbushur nevojat jetike tëkombit dhe aspiratat e popullit. Na u vranë me qindrae me mijëra djem nga më të mirët; u dogjën nga doramizore kasollet e shtëpitë, fshatrat dhe qytetet tona, qëi kishim ndërtuar me fukarallëk të madh; na u grabitpasuria e vendit, por populli ynë s'e pushoi për asnjëçast luftën e çlirimit, sepse andej varej e ardhmja e tij.Për të çliruar mëmëdhenë nga okupatorët, për të fshirëvjetërsirat dhe kalbësirat e regjimeve antipopullore tëmëparshme, që kishin helmuar dhe hidhëruar jetën e

    popullit tonë të mjerë dhe që kishin pregatitur dhe ndih-muar okupacionin, për të fituar të drejtat demokratiketë popullit, sakrificat s'janë kurrë të mjafta; këto po-pulli shqiptar i mori në sy, prandaj fitorja që korri ështëe paçmueshme.

    Objektivat historike, që faza e luftës u kish për-caktuar klasës punëtore, fshatarësisë, intelektualëve pa-triotë dhe gjithë njerëzve liridashës dhe demokratë tëShqipërisë u arritën. Të bashkuar në një aleancë tëshëndoshë në Frontin e madh Demokratik të popullittonë, fill pas çlirimit të plotë të atdheut, ata u hodhënnë luftën e rindërtimit të vendit të rrënuar. Lufta erindërtimit, po aq e shenjtë sa dhe e para, nuk mundtë fillonte dhe të vazhdojë pa pjesëmarrjen e masavetë gjera punonjëse të Shqipërisë. Konditat ishin për njëgjë të tillë dhe këto i kish krijuar vetë lufta; punëtorët,fshatarët dhe gjithë populli i ndershëm i Shqipërisë qëpagoi me gjak lodrat dhe tradhëtitë e politikanëve aven-turierë, që e qeverisnin në të shkuarën duke e shtypur,kuptoi përse luftonte dhe sakrifikonte. Lufta e madhee çlirimit e bëri popullin tonë zot të fateve të veta dhe,pra, rruga e tij tani ishte e caktuar. Reformat e mëdhashoqërore dhe ekonomike e forcuan edhe më tepër be-simin e popullit në forcat e veta, në pushtetin e tij.Fshatari mori tokën dhe u çlirua përgjithmonë ngazgjedha e beut dhe e agait që i kish pirë gjakun tërëjetën. Djersa që kullon sot ndër ara e bën grurin tëhedhë shtat për lumturinë e fshatarëve tanë. Sot minie-rat, fabrikat, kantieret e ndryshme të punës janë nëduart e punëtorëve, të cilët udhëheqin punën e rindërti-mit të Shqipërisë. Mund të çuditen ata që s'e njohin

  • 336 ENVER HOXHA

    popullin tonë, që s'e kanë parë në luftë dhe në punë,për përparimet që janë bërë në një periudhë të shkurtër.Iniciativa krijuese e masave punonjëse të vendit tonëka qenë aq e madhe, sa edhe e frytshme. Riparimi i çdogjëje që na kish shkatërruar armiku, rimëkëmbja e mi-nierave dhe e industrisë së lehtë etj., nuk ishin punë qëmund të ngriheshin dhe të viheshin në funksionim vetëmduke harxhuar shuma të mëdha, të cilat na mungonin,por u 1yp nga punëtoria jonë ndërgjegje dhe vullnet,disiplinë dhe sakrifica. Këta s'i munguan thirrjes sëatdheut dhe puna u krye. Sot punohet kudo me vrulltë madh, punohet nëpër ara e nëpër rrugë, punohet nëKuçovë, në Rubik e në Selenicë, punohet në të gjithafabrikat e ndryshme të Shqipërisë, punohet për njëqëllim: të ndërtohet Shqipëria e re, të përmirësohet jetae popullit, të lehtësohen vuajtjet dhe mjerimet, të shohëpopulli ditë të bardha. Ne jemi në gjendje të shkojmëpërpara dhe me vullnetin tonë të madh të kapërcejmëçdo pengesë. Garat e 1 Majit, që çuan peshë gjithë po-pullin tonë, janë prova e gjallë: brenda një kohe tëshkurtër, me rastin e garave, gjysmë milioni vullnetarë,gra, burra, pleq, të rinj e të reja kanë kryer 3 milionorë punë vullnetare, që në të holla do të thotë gati 13milion franga shqiptare dhe këto të holla ja kanëkursyer shtetit, ja kanë kursyer atdheut. Janë hapur ka-nale që kanë shpëtuar nga mbytja me mijëra hektarëtokë, janë çelur rrugë, janë ngritur godina dhe ura, janëndërtuar fabrika dhe ofiçina, janë spastruar qytete, janëpunuar dhe mbjellë ara me grurë, janë çelur shkolla ekopshte për fëmijë. E gjithë kjo përfaqëson punën vull-netare brenda pak muajve, kësaj i shtohet dhe puna e

    ALIM l M ISAJTU 1.:1 n PA A PUNETOREVE TE KuçovEs 337

    rregullt ku është treguar energji e vitalitet i çuditshëm.Sot në festën e 1 Majit, për të shpërblyer shërbiminqë po i bëhet atdheut, Presidiumi i Kuvendit Popullorpo dekorcn me urdhëra e medalje të punës, krahina,qytete e fshatra, kantiere e fabrika, punëtorë, katundarë,qytetarë, që kanë derdhur pa kursyer djersën që Shqi-përia të rindërtohet dhe të përparojë. Lavdi popullittonë heroik dhe punëtor!

    Shokë punëtorë të Kuçovës,

    Jemi në rrugë të drejtë, por kemi shumë punë dhedetyra të mëdha për të kryer, dhe këto presin të kryhenvetëm nga ne. Prandaj që të kryejmë si duhet dhe shpejtçdo gjë që na ngarkohet, duhet t'i kuptojmë mirë këtodetyra dhe rrethanat në të cilat jetojmë. Momentet janëhistorike dhe përgjegjësitë të rënda, por njerëzit mevullnet të fortë, njerëzit që u dhimbset populli dheatdheu, as nuk ju shmangen, as nuk ju tremben për-gjegjësive. Njerëz të tillë, modeli i të cilëve është klasapunëtore, jo vetëm mbajnë mbi supet e tyre përgjegjësitë tilla, po këtyre u dalin zot.

    Statuti Themeltar i Shtetit, që ju dha popullit ngaAsambleja Kushtetuese, çel për vendin tonë një etapëtë re me perspektiva të gjera, që do t'ja ndryshojnëfaqen Shqipërisë në favorin e masave të gjera puno-njëse. Reformat e mëdha me karakter ekonomik e socialpatjetër nuk mund të jenë kurrë në favorin e atyre qështypën popullin, që i pinë gjakun, që e vranë dhe eburgosën, që e shitën te i huaji. Dhe mbeturinat e këtyreplehrave do të lehin, por ata s'janë më në gjëndje as

  • 338 ENVER ITOXHA FJALIM I MBAJTUR PERPARA PITNETORE VE TE RI7ÇOVEÇ 339

    të na kafshojnë. Mos vallë populli ynë derdhi gjakune tij të vlefshëm që të vazhdonin të rronin rehat bejlerëte feudalët, të vazhdonin të mbanin tokat e fshatarëvedhe t'i shfrytëzonin këta gjer në palcë? Apo mos vallëpopulli ynë u gjakos dhe u sakrifikua vjete me radhëpër t'i lënë tregëtarët e mëdhenj dhe fabrikantët spe-kulues të pinë në rehati gjakun e popullit tonë, që epatën bërë plaçkë tregu? Jo, aspak. Populli luftoi përtë vendosur ligjin e tij të drejtë dhe e vendosi. PërShqipërinë lindi një kohë e re ku do të jetojë njeriu indershëm, njeriu që punon me ndërgjegje dhe me nder,njeriu që s'rron vetëm për vete, por edhe për të tjerët,njeriu që duhet t'i japë shoqërisë që të mund të kërkojëprej saj. Ky është kuptimi i thellë i reformave tona, tëcilat janë varg të lidhura njëra me tjetrën dhe qëpërbëjnë realitetin e Shqipërisë së re. Nuk mund tëkuptohet reforma agrare pa shtetëzimin e minierave dhetë fabrikave të ndryshme, ashtu si nuk mund të kupto-het shtimi dhe përmirësimi i prodhimit bujqësor pashtimin e prodhimit industrial. Këto dy probleme tërëndësishme dhe jetike për vendin tonë janë aq të li-dhura ngushtë me njëri-tjetrin, sa është e ngushtë edhealeanca e shëndoshë që ekziston në mes të punëtorëvedhe të fshatarëve të Shqipërisë. Këto probleme populliynë i zgjidhi me vendosmëri, por që këto fitore të kon-solidohen dhe të japin frytet e duhura, tani duhet njëpunë intensive dhe e shëndoshë. Për t'i realizuar këto,Qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë dhe gjithëpopulli shqiptar, me në krye klasën punëtore, i janëpërveshur punës. Ju, punëtorët, që duhet të jeni shem-bull për të gjithë, e dini fare mirë se rezultate të tilla

    nuk arrihen as duke fjetur e as duke lidhur duart, porduke djersitur dhe duke sakrifikuar. Komitetet fshataredhe teknikët e reformës duhet të punojnë pa u lodhurdhe drejt, që të shpejtohet ndarja e tokës. Duhet qëfshatarësia të punojë sa më shumë tokën, të shtojë samë shumë dhe të përmirësojë prodhimet e veta, sekështu do të pasurohet ajo vetë dhe bashkë me të, gjithëpopulli. Duhet të punohet ditë e natë në kantieret eKuçovës, të Rubikut e të Selenicës. Në të gjitha fabrikatdhe punëtoritë e Shqipërisë të punohet për të prodhuarsa më shumë e sa më mirë; të bëhen sa më shumë kur-sime. Duhet që punëtorët të fitojnë profesione, të spe-cializohen në degë të ndryshme dhe maqina ku punojnëtë bëhet skllavi i tyre. Punëtorët duhet të jenë për tëgjithë shembull i një disipline të hekurt në punë, shem-bull i ndërgjegjes së pastër dhe i sakrificës, shembulli realizimeve të mëdha. Në shoqërinë e re përgjegjësitëtuaja, o shokë punëtorë, janë të rënda; por ju do t'ikryeni me nder, pse jeni nga ai çelik që s'thyhet kurrë.Është detyra juaj të qëndroni në radhët e para të luftëspër rindërtimin, ashtu si qëndruat në radhët e para tëluftës së çlirimit.

    Qeveria, në programin e saj dhe në planin e punësqë do të shpallet për së shpejti me rastin e paraqitjessë buxhetit, ka mjaft punime të një rëndësie të dorëssë parë që duhet të kryhen. Buxheti ynë është i vogël,por planet e punimeve janë të mëdha, ashtu si janë tëmëdha dhe nevojat e popullit. Si do t'ja dalim mbanëkësaj gjëje? Duke punuar dhe vetëm duke punuar. Ligjii punës është ligji i jetës së begatshme. Puna të bëhetnder për gjithë popullin tonë, pse vetëm ajo do të na

  • 340 ENVER HOXHA

    nxjerrë në ditë të bardha. Ai që s'punon është i dënuartë vdesë si një organizëm i pavlefshëm, ky është njëligj i natyrës. Populli ynë është plot dinamizëm, plotgjallëri dhe jetë, ai është destinuar të shkojë përparadrejt përparimit dhe lulëzimit. Prandaj që të rrojë dhetë përparojë Shqipëria, që të jetojë i lumtur populli ynë,të mobilizojmë masat e gjera të punonjësve ndër punëtkonkrete të pushtetit, të forcojmë besimin e tyre që kanëpër këtë pushtet dhe të kuptojnë njëherë e përgjith-monë që ai është i tyre dhe punon për ta, të forcojmëdhe të shtojmë entuziazmin dhe vrullin që ka populliynë për punë, të forcojmë në ta ndjenjën e lartë tëpatriotizmit, ndjenjën e mbrojtjes së indipendencës dhetë integritetit tokësor të atdheut, të forcojmë ndjenjëne mbrojtjes së fitoreve që na kushtuan kaq gjak dhesakrifica. Të vëmë të gjitha forcat tona që masat e gjeratë popullit të ndershëm të përqafojnë dhe të kuptojnësi duhet të gjitha reformat që po bëhen, t'i mbrojnëkëto reforma kundër armiqve të brendshëm, kundërspekulatorëve, kundër mbeturinave të fashizmit, qës'mund të durojnë dot kur shohin popullin të jetë ilumtur. Njerëzit e ndershëm të çdo kategorie duhet tëkuptojnë se çdo hap që hidhet përpara është në të mirëne përgjithshme dhe qëllimi është të ndërtojmë njëShqipëri të lumtur për të gjithë dhe jo për një pakicëtë privilegjuar.

    Shokë punëtorë,

    Vendi ynë dhe populli heroik shqiptar, që luftoiburrërisht kundër fashizmit italian dhe gjerman, që luf-toi me aq besnikëri për kauzën aleate, që i rroku armët

    EJALIM TtA.TTUR PF.RPARA PITNETOREVE TE KT-ÇOVES 341

    i pari dhe e pushoi zjarrin kur u shtri përdhe Gjermanianaziste, sot po ngre zërin e tij të fuqishëm për të kërkuarnga bota përparimtare të drejtat e tija të pamohueshme.Shqipëria duhet të thërritet si anëtare në Organizatëne Kombeve të. Bashkuara; kjo është e drejta jonë dhekëtë të drejtë e kemi pa.guar shtrenjtë. Për çdo ditëvonesë shtohet padrejtësia nga ana e atyre që kërkojnët'i mohojnë këtë të drejtë një populli të vogël heroik, qëluftoi kaq shumë, që qëndroi besnik deri në fund ialeancës antifashiste, që çliroi vendin e tij me duart eveta dhe vendosi demokracinë, që është më i vendosurse kurrë për të mbrojtur paqen e njerëzimit. Një situatëe tillë jo vetëm që është e pakuptueshme, por ështëmohimi i principeve, për të cilat u bë lufta antifashistedhe u krijua Organizata e Kombeve të Bashkuara.

    Gjithashtu ne kërkojmë të thërritemi dhe të marrimpjesë në Konferencën e Parisit për nënshkrimin e Trak-tatit të Paqes me Italinë. Kush më tepër se vendi ynëka të drejtë t'i kërkojë llogari Italisë dhe të figurojë ipari në nënshkrimin e Traktatit të Paqes me këtë shtet?Ne ishim në Evropë i pari shtet që u bëmë preja e fa-shizmit italian dhe i pari popull që e luftuam me armë.Lufta jonë kundër Italisë fashiste ishte aq e pamëshir-shme sa edhe e pabarabartë; burgjet dhe kampet epërqëndrimit të fashizmit u mbushën me patriotë, tan-ksat e mitralozat e karabinierisë dhe të milicisë së zezëkorrnin popullin shqiptar; krahinave të tëra ju vu zjarri,por lufta heroike kundër italianëve nuk u shua. Ajo ushtua dita-ditës, ajo u zmadhua, ajo u bë e tmerrshmekundër fashistëve të DIlusolinit. Italia na detyrohet mi-liarda franga ar për dëmet që na ka shkaktuar, prandaj

  • 342 ENVER TTOXTrA YJAT.TM MIT AJTITR PERPARA PUNETORF,VE TE KE1ÇOVES 343

    duhet të na i paguajë deri në një. Italia ishte një shtetarmik i vendit tonë, një shtet fashist, prandaj në Trak-tatin e Paqes me Italinë duhet të mar •ë pjesë dhe Shqi-përia. Kur Shqipëria u invadua nga tanksat e gjeneralGuxonit l , kur gjaku i shqiptarëve derdhej nëpër portedhe nëpër rrugë, shumëkush nga ata që bënë Mynihun2,bënë veshin e shurdhër përpara tragjedisë së popullittonë. Pengesat që na bëhen në lëmin ndërkombëtar janëtë pathemelta dhe, pra, të pakuptueshme për ne dhepër gjithë demokratët e botës. Populli ynë dhe udhë-heqja e tij, për vendosmërinë e tyre që treguan nëluftën antifashiste, për besnikërinë ndaj aleancës anti-hitleriane, për sakrificat e tyre mbinjerëzore, gjatëgjithë kohës së luftës, kanë merituar lavdërimet epersonaliteteve drejtuese të shteteve të mëdhenj aleatë,si edhe të udhëheqësve të tyre ushtarakë. Të gjitha këtofakte që do t'i shkruajë historia a mund të shlyhenvallë aq kollaj? Jo, këtë mos e besoni kurrë. Drejtësiado të dalë në shesh. Populli shqiptar dhe qeveria e tijjanë model për përpjekjet e mëdha dhe për mirëkupti-min që tregojnë në zgjidhjen e çdo çështjeje ndërkombë-tare, dhe këtë e bëjnë se në shpirtin e popullit tonëështë e rrënjosur ndjenja e solidaritetit dhe e bashkë-punimit të sinqertë me të gjitha kombet aleate, ndjenjapër të respektuar frymën e re ndërkombëtare, që krijuanvetë rrethanat e luftës së përbashkët. Vallë pse na

    Guxoni — Kryekomandanti i forcave italiane që pushtuanShqipërinë më 1939.

    2 2shtë fjala për marrëveshjen famëkeqe të Mynihut që upërfundua në shtator 19:38 midis krerëve të qeverisë të Brita-nisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

    bëhen këto pengesa? Sepse ne jemi luftëtarë të pathyertë këtyre principeve të mëdha të demokracisë apo sepsepopulli ynë po krijon një jetë të re, të lumtur dhe tëlirë, në realitetin e një demokracie të shëndoshë?

    Kjo gjë është krejt e padrejtë, është e qartë sefashistët grekë dhe reaksioni ndërkombëtar, që i ndër-sen, e kanë halë në sy Shqipërinë e re demokratike, ekanë halë në sy përparimin e madh që bëhet në vendintonë, kurse në Greqinë e martirizuar po mbretërojnëterrori dhe uria. Fashistët grekë dhe reaksioni ndërkom-bëtar po bëjnë një zallahi të madhe për pretendimet etyre të poshtra e të rreme, të falsifikuara si çdo punë etyre. Shqipëria e Jugut është e jona dhe e askujt tjetër,kjo është e prerë me thikë, por pretendime të tilla tëposhtra të fashistëve grekë, që do të bëjnë fiasko të turp-shme, do t'i japin botës së qytetëruar dhe popujve liri-dashës të kuptojnë se fashizmi është akoma gjallë,prandaj duhet të shtërngojmë radhët për të çrrënjosurnga rrënjët farën e Hitlerit dhe të Musolinit, që kërcë-nojnë paqen dhe bashkëpunimin në mes të popujve.

    Por pretendimet e poshtra dhe qesharake të fa-shistëve të Athinës, nuk mund të fshehin dot krimet egrabitjet që ata bënë në kurrizin e vëllezërve tanë ça-mër. A kujtojnë vallë fashistët grekë dhe të gjithë ataqë u ndihmojnë se këto krime të poshtra, që i janë bërënjë minoriteti shqiptar në shtëpinë dhe tokën e tij prejbandave të Athinës, do të kalojnë në heshtje? Sigurisht,jo. Fashistët grekë do të. japin llogari për vrasjet nëmasë të popullsisë çame të pambrojtur, për masakrimine grave, të kalamajve dhe të pleqve të Filatit e të

    _Paramithisë, do të japin llogari për krimin e tyre që

  • bënë duke zbuar çamërit nga tokat dhe shtëpitë e tyredhe që janë vetëm të tyret.

    Pasuria e minoritetit shqiptar çam në Greqi ështëgrabitur dhe është djegur nga fashistët e Athinës. Këtoduhet të vihen në vend. Këtë e lyp drejtësia njerëzore.

    Por, shokë punëtorë të Kuçovës, ne kemi besim nëtë ardhmen tonë dhe i jemi përveshur punës për tabërë këtë të ardhme sa më të lulëzuar dhe të lumtur.Ky është ligji që duhet të na udhëheqë.

    Dita e 1 Majit le të bëhet pra, për popullin tonë,nxitje për realizime dhe punime më të mëdha, le tëbëhet dita e mobilizimit të masave të gjera të popullit,të cilat të hidhen pa kursim në prodhim e në punë përrindërtimin e atdheut.

    Dita e 1 Majit le të bëhet dita e bashkimit të shën-doshë të popullit tonë në Frontin Demokratik, i cili tëbëhet realiteti i pathyeshëm për mbrojtjen e pushtetit.dhe për zbatimin e ligjeve të tija të drejta.

    Dita e 1 Majit le të bëhet për popullin tonë dita eforcimit të bashkëpunimit tonë sa më të ngushtë dhemë të sinqertë me popujt miq dhe aleatë dhe tok me tatë bëhemi mburoja e paqes së njerëzimit.

    Le të brohoritim për ditën e 1 Majit, festën e gjithë.popullit shqiptar!

    Rroftë populli shqiptar!Rroftë Republika Popullore e Shqipërisë!Rrofshin punëtorët e Shqipërisë dhe punëtorët

    Kuçovës!

    Botuar për herë të parë nëgazetën «Bashkimi», Nr. 416,

    2 maj 1946

    Botohet sipas tekstit të ga-zetës «Bashkimi-, Nr. 416,,

    2 maj 1946

    344 F,N'VER TTOXHA

    URDHER DITE ME RASTIN E PERVJETORIT TËPARE TE FITORES MBI GJERMANINË HITLERIANE

    9 maj 1946

    Ushtarë, nënoficerë, oficerë, gjeneralë të UshtrisëKombëtare,

    Popull shqiptar,

    Sot në atdheun e lirë ne festojmë ditën e madhetë fitores mbi Gjermaninë hitleriane dhe Italinë fashiste.Si sot një vit, mbi Rajhstagun në Berlin, Valoi flamuringadhnjimtar i Sovjetëve dhe Gjermania naziste, e go-ditur për vdekje, u dorëzua pa kondita përpara forcavetë bashkuara aleate.

    Njerëzimi shpëtoi, shpëtoi qytetërimi nga barbariz-ma mesjetare e Hitlerit. Më 9 maj të vitit të kaluar, botamori frymë lirisht, në saje të luftës heroike të Ushtrisësë lavdishme të Kuqe, e komanduar nga Kapiteni gje-nial i kohërave të reja, Gjeneralisimi Stalin. KrahasBashkimit Sovjetik, faktorit më të madh dhe vendimtartë fitores, forcat aleate anglo-amerikane dhe gjithë po-pujt e robëruar të Evropës dhanë kontributin e tyrepër arritjen e kësaj dite.

    Sot, në gjithë botën e çliruar nga ankthi i tmerrshëm