21
Partitë Politike

8. Partitë Politike VI.pptx

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: 8. Partitë Politike VI.pptx

Partitë Politike

Page 2: 8. Partitë Politike VI.pptx

Partitë dhe sistemet partiake

• Partitë politike janë struktura politike të organizuara për të fituar zgjedhjet dhe për të zotërura pushtetin qeverisës

• Historik i shkurtër

• Partitë politike moderne janë shfaqur kah fundi i shekullit 19 (Duverger) edhe pse shumë më herët kanë ekzistuar grupe politike

• Partitë politike janë institucionalizuar me lindjen e Qeverive përfaqësuese dhe zgjerimit progresiv të së drejtës së votës

• Mirëpo, historikisht kanë ekzistuar sisteme partiake si whigs dhe Tories në Angli (kanë qenë grupacione që kanë vepruar në kuadër të oborrit mbretëror për të vepruar pranë Monarkisë)

Page 3: 8. Partitë Politike VI.pptx

Vendi i parë ku linden Partitë politike është SHBA-ja • Partia Federaliste, ka lindur në vitin 1800 gjatë zgjedhjeve

presidenciale të SHBA-ve

• Partitë socialiste kanë lindur gjithnjë si lëvizje shoqërore ose si grupe interesi që kanë vepruar jashtë qeverisë

• Këto parti janë shëndërruar në parti parlamentare me shpresë që të fitojnë përfaqësim zyrtar dhe për të ndikuar në politikat publike

• Sot Partitë politike ekzistojnë në çdo shtet, në përjashtim të diktaturave ose sistemeve ushtarake

Page 4: 8. Partitë Politike VI.pptx

Cka janë Partite Politike

• Janë organizata politike vullnetare qëllimi i tyre është pjesëmarrja në jetë politike me qëllim të marrjes…

• Ushtrojnë ndikimin e tyre politik në kuadër të institucioneve të sistemit parlamentar

• Kanë strukturë të brendshme organizative, strukturë në

pikëpamje territoriale dhe organet e tyre drejtuese

• Orientimet e tyre programore i artikulojnë në programin e tyre politik, ku shprehin qëllimet dhe kahet e aktivitetit të tyre politik

• PP kanë anëtarësinë e tyre e cila varësisht për kah numri shpreh forcën e tyre reale

• PP luftën për marrjen apo ruajtjen e pushtetit shtetëror e zhvillojnë në kuadrin e zgjedhjeve të lira

Page 5: 8. Partitë Politike VI.pptx

Çka i karakterizon partitë politike? • Partitë politike bëjnë lidhjen ndërmjet shtetit dhe shoqërisë civile, ndërmjet

institucioneve të shtetit dhe Grupeve të Intersit që funksionojnë brenda shoqërisë (janë një lloj ure ndërmjet individeve dhe Qeverisë)

• Ato u mundësojnë qytetarëve që të formulojnë kërkesat e tyre;

• Duke votuar për një parti, qytetarët kanë impakt tek procesi vendimmarrës

• Brenda partive politike, shumë aktor shprehin kërkesat e tyre (bujqit, punëtorët, minoritetet fetare, etj.)

• Grupe që zakonisht nuk i kanë të njejtat forma të kërkesave dhe kanë interesa të ndryshme

• Mirëpo, partitë politike nuk duhen ngatërruar me grupet e interesit ose lëvizjet politike, pse ?

Page 6: 8. Partitë Politike VI.pptx

Partitë politike kanë këto veçori

1) Synojnë të ushtrojnë pushtetin qeverisës duke fituar poste politike

(megjithate, partitë e vogla nuk fitojnë gjithmonë poste dhe shumë shpesh ato i përdorin zgjedhjet për të promovuar një platformë politike

2) Partitë janë organizata me anëtarësi, shumë shpesh kanë edhe karta formale

Kjo i dallon nga lëvizjet politike që janë më të gjëra dhe më të shpërndara politikisht

3) Partitë zakonisht kanë një fokusim të gjërë çështjesh duke u marrë me secilën prej fushave madhore të politikës qeverisëse

4) Në shkallë të ndryshme, partitë politike kanë të përbashkët një identitet të përgjithshëm ideologjik

Page 7: 8. Partitë Politike VI.pptx

Çka i karakterizon partitë politike?

• Sipas disa analistëve (Wiener - A. Heywood):

1) Partitë janë organizata të përhershme të cilat duhet të mbijetojnë dy ose tri gjenerata (ti mbijetojnë krijuesit të tyre)

2) Organizata lokale dhe nacionale të cilat e bëjnë lidhjen ndërmjet këtyre dy niveleve

3) Synojnë marrjen e pushtetit …. ….

4) Partitë politike përplasen ndërmjet vehtës (kundërshtohen) dhe funksionojnë si konkurente

Page 8: 8. Partitë Politike VI.pptx

• Shumica dërmuese e vendeve të botës është e organizuar politikisht me parti politike

• Kah mesi i shekullit të kaluar, 80% të shteteve të botës dirigjoheshin nga partitë politike

• Në fund të viteve 60, ka pasur një rënie për shkak të përhapjes së sistemeve ushtarake (Amerikë Latine, Afrikë, Azi)

• Zakonisht, ndalimi i partive politike është bërë me pretekst se ato janë shkaktuese të frakcionimit të shoqërisë (përçamje) dhe se nuk kanë kapacitet për ti zgjedhur problemet mbizotëruese si: varfëria, rivaliteti etnik dhe fisnor etj.

• Fundi i regjimeve diktatoriale dhe i diktaturave ushtarake në vitet 1980 dhe sidomos në vitet 1990, pas rënies së komunizmit ka rezultuar me një lulëzim të Partive politike (multipartizmi)

Page 9: 8. Partitë Politike VI.pptx

Lëvizjet politike, shembulli i Spanjës

• Në Spanjë, për shembull, Franko ka pasur një lëvizje politike që e ka udhëhequr shtetin

• Ajo që është quajtur Movimento Nacionale (Levizja Nacionale) ka qenë e vetmja lëvizje (parti) e autorizuar në Spanjë pas vitit 1937

• Franco ka qenë udhëheqës i zyrës politike të kësaj lëvizje dha e ka emruar ¼ e anëtarëve të saj

Krahaso sot me parlamentin e Indonezise ku ¼ e deputeteve i emeron presidenti I shtetit ??!!

• Nga viti 1937 kjo lëvizje politike ka grumbulluar grupe të ndryshme të djathta që i kanë mundësuar Franco-s të kontrollojë pushtetin

• Lëvizjet politike bëjnë veprime politike që nuk kalojnë nëpërmjet përfaqësimit në Parlament

Page 10: 8. Partitë Politike VI.pptx

• Lëvizja politike karakterizohet si një lëvizje sociale e cila i qëndron afër politikës

• Ajo mund të organizohet përreth ideve dhe preokupimeve të një grupi social

• Në krahasim me një parti politike, lëvizja politike nuk është e organizuar nga persona që kanë poste politike

• Ato kanë zakonisht për qëllim të bindin qytetarët

ose pushtetin që të marrin vendime në drejtim të kërkesave të lëvizjes

Page 11: 8. Partitë Politike VI.pptx

• Definicioni i lëvizjeve politike ndryshon nga një shtet në tjetrin

• Mirëpo, zakonisht, diferenca kryesore me parti politike është qëllimi i veprimit të saj

• Zakonisht, një parti politike ka për qëllim marrjen dhe ushtrimin e pushtetit, kurse një lëvizje politike mund të limitohet në promovimin e ideve të caktuara, pa pasur pretendim marrjen dhe ushtrimin e pushtetit

• Një lëvizje politike ka zakonisht një qëllim të caktuar: në diktatura për shembull, revandikimin e lirisë ….

• Zakonisht mund të jemi anëtar të vetëm një partie politike kurse mundemi të jemi anëtar të disa lëvizjeve politike

Page 12: 8. Partitë Politike VI.pptx

Llojet e Partive politike

• Ka një mundësi të gjërë të klasifikimit të partive politike

• Një nga më të parat karakterizime është ai i Duverger-it që i ndanë partitë politike në ato:

- Kadrovike dhe Masive

- Partitë përfaqësuese dhe ato integruese

- Partitë kushteteuese dhe revolucionare

- Partitë e djathta dhe të majta

Page 13: 8. Partitë Politike VI.pptx

Partitë Kadrovike

• Mbeshtetën tek një elitë politikisht aktive

• Anëtarët e këtyre partive i nënshtrohen zakonisht një disipline pothuajse ushtarake

• Elita politike udhëheqëse është e aftë t’u ofroj masave udhëheqje ideologjike (Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik, Partia Naciste, PPSH, PKJ etj.

• Këto parti karakterizohen me kritere të fuqishme anëtarësimi sepse ky anëtarësim është i lidhur ngushtë me karierizmin – bie fjala ne Shqiperi Parti - Enver!!!

Page 14: 8. Partitë Politike VI.pptx

Partitë masive

• E vënë theksin tek zgjërimi i anëtarësisë dhe krijimi i një baze të gjërë elektorale edhe pse zgjerimi i së drejtës së votës i ka detyruar partitë konservative dhe liberale t’u bëjnë thirrje masave

• Parti tipike masive janë Partitë social-demokrate (Partia laburiste në Angli, Partia socialiste në Francë, etj.)

• Këto parti janë të koncentruara më shumë tek angazhimi dhe organizimi sesa tek ideologjia dhe bindja politike

• Otto Kirschheimer i quan parti gjithëpërfshirëse

• Këto parti karakterizohen me një ideologji të butë me qëllim që të bashkojnë një numër sa më masiv votuesish

• Partitë demokrate dhe Republikane janë shembuj të këtij lloji partie

Page 15: 8. Partitë Politike VI.pptx

• Sigmund Neumann bën një ndarje ndërmjet partive Përfaqësuese dhe atyre integruese

• Partitë përfaqësuese sipas Neumannit janë karakteristikë e një shoqërie që ka sistem politik të mbyllur (të kufizuar) dhe një mundësi të kufizuar pjesëmarrje

• Tek këto sisteme, aktiviteti pjesëmarrës është i kufizuar tek momentet e votimit dhe të organizimit të partisë (nëse ka organizim sepse nuk ka gjithmonë) është i fjetur ndërmjet dy periudhave zgjedhore

• Funksionimi i këtyre partive është zgjedhja e përfaqësuesve të cilët nga momenti që janë të zgjedhur kanë « mandat të lirë » dhe janë përgjegjës vetëm para ndërgjegjës së tyre

Page 16: 8. Partitë Politike VI.pptx

• Kjo lloj partie nuk është e përshtatshme për sisteme demokratike dhe është e papërputheshme me demokracinë

• Madje Neuman thotë se qëllimi kryesor i partive unike të regjimeve totalitare është institucionalizimi dhe vazhdimi i revolucionit

• Shteti totalitar nuk mund të reformohet dhe në atë dinamikën e tij agresive, mundet vetëm të shkatërrohet

Page 17: 8. Partitë Politike VI.pptx

• Partitë Integruese është një lloj partie e cila bazohet tek një numër më i madh i pjesëmarrësve të cilët paguajnë pjesëmarrje

• Kjo parti karakterizohet me një influencë më të gjërë mbi të gjitha sferat e jetës së individëve

• Një shembull i këtyre partive janë partitë socialiste (perëndimore) të cilat kanë lindur nga asociacionet e punëtorëve

• Këto parti kanë dëshirë edhe ti edukojnë masat, ti frymëzojnë ato e jo vetëm tu përgjigjen shqetësimeve të tyre

Page 18: 8. Partitë Politike VI.pptx

Një tjetër klasifikim është ai ndërmjet:

Partive Kushtetuese dhe Partive Revolucionare:

• Partitë kushtetuese njohin detyrat e partive tjera dhe veprojnë brenda një strukture ligjesh dhe detyrimesh

• Pranojnë ndarjen ndërmjet partisë dhe shtetit në mes partisë në pushtet dhe institucioneve shtetërore (drejtësia, policia etj.)

• Respektojnë ligjet e garës elektorale

• Pranojnë humbjen e zgjedhjeve etj.

Page 19: 8. Partitë Politike VI.pptx

• Partitë revolucionare janë parti anti-sistem, anti-kushtetuese të majta ose të djathta

• Synojnë ta marrin pushtetin dhe ta ndërrojnë strukturën ekzistuese dhe ate në pushtet

• Kur këto parti e fitojnë pushtetin ato bëhen « sunduese » apo parti regjimi, duke i shtypur partitë rivale dhe duke vendosur një marrëdhënie të përhershme me makinerinë shtetërore

Page 20: 8. Partitë Politike VI.pptx

• Në sisteme njëpartiake, te krijuara nën flamurin e komunizmit, fashizmit dhe nacionalizmit, dallimi mes partisë dhe shtetit ka qenë aq i dobët sa që partia sunduese është njësuar me Qeverinë duke krijuar aparat parti-shtet

• Në BRSS kryetari i partisë vepronte si ekzekutiv apo kryetar qeverie pa u lodhur të marr një post zyrtar shtetëror

• Partitë e Majta dhe të Djathta kanë një origjinë, nga shoqatat e punëtorëve ose grupeve që për një kohë të gjatë kanë qenë të margjinalizuara

• Për këtë arsye, ato kanë një përkrahje më të madhe tek klasat punëtore ose klasat e varfëra

• Pse te klasat e varfera?!!!

Page 21: 8. Partitë Politike VI.pptx

Ju faleminderit !