2
Zanafilla | Dëshmi Personale Zanafilla | Dëshmi Personale Afërdita Cakolli Prishtinë www.zanafilla.com | [email protected]

Afërdita Cakolli: Dëshmi Personale

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Dëshmia personale e Afërdita Cakollit në lidhje me besimin e saj në Zotin, dhe shpëtimin e saj përmes Jezus Krishtit.

Citation preview

Page 1: Afërdita Cakolli: Dëshmi Personale

Zanafilla | Dëshmi Personale

Zanafilla | Dëshmi Personale

Afërdita Cakolli Prishtinë

www.zanafilla.com | [email protected]

Page 2: Afërdita Cakolli: Dëshmi Personale

Zanafilla | Dëshmi Personale

“Sa mirë që erdhe tek unë!” Quhem Afërdita Cakolli. Rrjedh nga një familje me traditë myslimane. Jam nga Kamenica. Si më e re që isha, kam pasur një shprehi të keqe, djallin gjithmonë e kisha në gjuhën time, sikur që isha edhe tejet nevrike. Unë isha në vitin e parë të shkollës së mesme, dhe vëllai im i cili më kishte shpjeguar për Zotin, më pyeti një ditë se a e dua Jezusin.

Fillova të mendoj dhe të kërkoj për këtë, dhe vendosa ta pranoj Atë në jetën time. Po atë natë Jezusin e pashë në ëndërr, duke më kapur për dore dhe duke më thënë: “Sa mirë që erdhe tek unë, tash je e shpëtuar. Ke qenë si një dele e humbur”. Kur u zgjova e falënderova atë dhe fillova t’i lutem atij vazhdimisht. Jeta ime ka ndryshuar plotësisht, jam e lumtur, jam bija e tij, dhe ai ma ka dhënë jetën e përjetshme duke besuar në të.

Tani hoqa mallkimet, djallin nga gjuha ime, tanimë e di se nga një burim i njëjtë nuk mund të dalë ujë i ëmbël dhe i hidhur në të njëjtën kohë, andaj me gjuhën time unë bekoj, bekoj, bekoj Perëndinë, njeriun dhe natyrën. Kam gjetur paqe që është më e lartë sesa çdo mendim.

Afërdita Cakolli Prishtinë

www. kishaprotestante-bum.com