171
AGRONOMI E PËRGJITHSHME Për shkollat e mesme bujqësore SHTËPIA BOTUESE E LIBRIT UNIVERSITAR TIRANË, 2012

Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Embed Size (px)

DESCRIPTION

vala

Citation preview

Page 1: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

AGRONOMI

E PËRGJITHSHME

Për shkollat e mesme bujqësore

SHTËPIA BOTUESE E LIBRIT UNIVERSITAR

TIRANË, 2012

Page 2: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Teksti është miratuar dhe financuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Titulli: Agronomi e përgjithshme

E përshtatën: Agim Uruçi (Kreu 1 dhe 5)

Mira Ballauri (Kreu 2, 3 dhe 4)

Botues: SHTËPIA BOTUESE E LIBRIT UNIVERSITAR

Adresa:

Rruga e Durrësit, Nr. 219, Tiranë, Shqipëri : + 355 4 2225659; [email protected]

Këshilli botues i ShBLU-së

Kryetare: Lirika Çoçoli

Anëtarë: Klara Shoshi, Nirvana Lazi, Valbona Gjergo

Spartak Kumbaro, Marjeta Pengo

Botimi i parë, maj 2008

Ky material është hartuar në kuadrin e projektit Agri-AL ose TOUR-reg

financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC).

Kontakt: k-education Austria, Project Office Tirana, Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë

© Shtëpia Botuese e Librit Universitar, 2012.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shumëfishimi

me çdo mjet apo formë pa lejen me shkrim të botuesit.

Redaktore përgjegjëse: Klara Shoshi

Redaktore letrare: Klara Shoshi

Arti grafik dhe kopertina: Klara Shoshi

ISBN 978-99927-0-639-8

Page 3: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

AGRONOMI E PËRGJITHSHME

3

PASQYRA E LËNDËS

HYRJE: Rëndësia dhe kuptimi i prodhimit bimor 5

KREU 1: Bima, ndërtimi dhe funksioni i saj 7

1.1. Shpërndarja e bimëve, qendra e prejardhjes 8

1.2. Faktorët që kushtëzojnë përhapjen e bimëve bujqësore 10

1.3. Drita si faktor i përhapjes së bimëve 13

1.4. Toka, kushtet ekonomike shoqërore 15

1.5. Zonat e kultivimit, zonat klimatike 17

1.6. Faktorët kufizues dhe puna për zvogëlimin e efektit të tyre 20

1.7. Kuptimi mbi ekosistemin 22

1.8. Filogjeneza e bimëve 25

1.9. Klasifikimi botanik i bimëve 27

1.10. Klasifikimi bujqësor dhe biologjik i bimëve 29

1.11. Organizimi dhe ndërtimi i qelizës bimore 31

1.12. Organet bimore – Rrënja 33

1.13. Kërcelli, gjethet, sistemi përçues 36

1.14. Lulja, fryti, fara 41

1.15. Fotosinteza, hormonet 45

1.16. Frymëmarrja, transpirimi dhe të ushqyerit 48

1.17. Shumëzimi seksual dhe joseksual 51

1.18. Fara. Fazat e mbirjes së saj 55

1.19. Dalja e filizit dhe mbirja te bimët dythelbore 58

1.20. Zhvillimi vegjetativ i bimëve 61

1.21. Zhvillimi riprodhues i bimëve 63

KREU 2: Përmirësimi gjenetik i bimëve dhe prodhimi i farërave 65

2.1. Trashëgimia dhe mjedisi 65

2.2. Strategjia e përmirësimit gjenetik të bimëve 68

2.3. Përmirësimi gjenetik i bimëve vetëpllenuese. Metoda Pedigre 71

2.4. Përmirësimi gjenetik i bimëve me pllenim të lirë 73

2.5. Krijimi i hibrideve 75

2.6. Përmirësimi gjenetik me anë të kloneve 77

2.7. Hibridizimi seksual i largët. Metoda invitro 79

2.8. Teknika të veçanta. Poliploidia 80

2.9. Provat e krahasimit të kultivarëve dhe të hibrideve të reja 81

Përmbledhje 82

KREU 3: Toka bujqësore dhe karakteristikat e saj. Ndërhyrjet e njeriut në tokë 83

3.1. Njohuri të përgjithshme mbi tokën, horizontet e tokës 83

3.2. Përbërja e tokës. Lënda inorganike dhe organike e saj 86

3.3. Uji, ajri, temperatura dhe mikrogjallesat e tokës 88

Page 4: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

AGRONOMI E PËRGJITHSHME

4

3.4. Cilësitë fizike dhe kimike të tokës. Temperatura e tokës 90

3.5. Elementet ushqyese më të domosdoshme për bimët 92

3.6. Gërryerja dhe ruajtja e tokës prej saj 94

Përmbledhje 95

KREU 4: Klima dhe faktorët klimatikë që ndikojnë në rritjen

dhe zhvillimin e bimëve 97

4.1. Vështrim i përgjithshëm. Faktorët atmosferikë 97

4.2. Temperatura 100

4.3. Veprimi i temperaturave të ulëta, ngricat 102

4.4. Veprimi i temperaturave të larta 104

4.5. Drita. Rëndësia e dritës për bimët dhe prodhimin bimor 105

Përmbledhje 107

KREU 5: Kultivimi i bimëve si veprimtari ekonomike për të përputhur

kërkesat e tyre më karakteristikat e klimës dhe tokës 109

5.1. Përgatitja e tokës për mbjellje 111

5.2. Mënyrat dhe mjetet e përgatitjes së tokës 113

5.3. Mënyrat e ujitjes sipërfaqësore të tokave 117

5.4. Ujitja me shihedhës dhe me pika 120

5.5. Nevoja e tokës për kullim. Rrjeti i kanaleve kulluese 122

5.6. Sistemimi sipërfaqësor i tokës 124

5.7. Sistemimi intensiv i tokave të pjerrëta 126

5.8. Sistemimi ekstensiv i tokave të pjerrëta 128

5.9. Plehërimi i bimëve. Mendime të përgjithshme 131

5.10. Analiza e tokës dhe efektiviteti i plehërimit. Diagnostikimi gjethor 133

5.11. Faktorët që ndikojnë në plehërim 135

5.12. Përcaktimi i dozave të plehërimit 137

5.13. Llojet e plehrave. Kriteret e përdorimit të plehrave 139

5.14. Mënyrat e përdorimit dhe dozat orientuese të plehrave kimike 141

5.15. Vështrim i përgjithshëm mbi farërat 143

5.16. Cilësitë dalluese të farës 145

5.17. Mbjellja dhe koha e mbjelljes 148

5.18. Norma e farës, thellësia, mënyra e mbjelljes 151

5.19. Farishtet 154

5.20. Fidanishtet. Zgjedhja e vendit për ngritjen e pemëtores 156

5.21. Njohuri të përgjithshme mbi barërat e këqija 158

5.22. Shumëzimi dhe përhapja e barërave të këqija 148

5.23. Klasifikimi i barërave të këqija 160

5.24. Metodat e luftimit të barërave të këqija 164

5.25. Kuptimi i qarkullimit bujqësor 167

5.26. Sistemet e qarkullimit bujqësor 169

Page 5: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

5

HYRJE: RËNDËSIA DHE KUPTIMI

I PRODHIMIT BIMOR

Qysh në lashtësi, me lindjen e njerëzimit, lindi edhe nevoja e ushqimit. Fillimisht, njeriu i

lashtë përdori si ushqim bimët, që rriteshin dhe zhvilloheshin, duke i prodhuar në mënyrë

spontane. Me shtimin e numrit të popullsisë dhe shtimin e numrit të kafshëve të zbutura nga

njeriu për nevojat e tij, lindi si domosdoshmëri që disa kultura bujqësore të mbilleshin nga

njeriu dhe me prodhimet e tyre të plotësoheshin nevojat e tij. Njerëzimi nuk mund të jetojë dot

pa praninë e drithërave, të perimeve, të kulturave foragjere, industriale, drurëve frutorë,

ullinjve, agrumeve etj., pasi ato janë një ushqim i përditshëm i tij. Prodhimi i marrë nga bimët

e kultivuara quhet prodhim bimor.

Kështu, qëllimi kryesor i Agronomisë së përgjithshme (prodhimi bimor) është që t’u japë

njohuri kryesore nxënësve se si arrihet dhe çfarë duhet të njihet për të marrë maksimumin e

prodhimit te çdo kulturë. Prodhimi bimor nga viti në vit në shkallë botërore dhe në shkallë

vendi ka ardhur gjithmonë në rritje. Detyra kryesore e prodhimit bimor është jo vetëm të

plotësojë nevojat në sasi dhe në kohë, por edhe në cilësi sipas kërkesave të tregut të sotëm,

duke theksuar se teknologjia e prodhimit bimor këto vitet e fundit është përsosur dhe ka pësuar

përparime të dukshme, ka çuar në rritje të prodhimit, por edhe të përpunimit të prodhimit të

çdo bimë. Rëndësi ka që, para së gjithash, duhet të njihet prejardhja e bimës, mënyra e

kultivimit, mënyra e ndërtimit si dhe kërkesa për klimë-tokë, plehërim dhe shërbim për të

arritur qëllimin kryesor: prodhimin maksimal.

Agronomia e përgjithshme e realizon qëllimin e saj në saje të një lidhjeje dhe bashkëpunimi që

ka me shkencat e tjera si dhe me pjesët organikisht të lidhura të vetë shkencës së bujqësisë

(shkenca e tokës, biologjia, ekologjia, botanika, fiziologjia e bimëve, kimia, fizika, mekanika

etj.).

Page 6: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]
Page 7: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Përshkrimi i qendrave të origjinës së bimëve;

Analizimi i faktorëve që kushtëzojnë përhapjen e bimëve;

Përcaktimi i zonave të kultivimit në vendin tonë;

Përshkrimi i ekosistemit;

Përcaktimi i zonave ku mund të përshtaten më mirë bimët e kultivuara;

Dallimi i botës biologjike dhe biotipit;

Përshkrimi i sistematikës së bimëve dhe detyrat e saj;

Renditja e nënndarjes së botës bimore;

Shpjegimi i klasifikimit bujqësor të bimëve;

Shpjegimi i klasifikimit biologjik të bimëve;

Dallimi i klasifikimit botanik nga ai bujqësor e biologjik;

Përshkrimi i organizimit të organeve bimore;

Shpjegimi i veprimtarisë që kryejnë pjesët kryesore të qelizës, si pjesë bazë e çdo organi;

Përshkrimi i mënyrave kryesore të pjalmimit të bimëve;

Interpretimi i procesit të frymëmarrjes te bimët;

Interpretimi i procesit të fotosintezës te bimët;

Emërtimi i tipave të ndryshëm të rrënjëve, kërcejve, gjetheve dhe luleve të ndryshme;

Dallimi i procesit të frymëmarrjes nga ai i fotosintezës;

Dallimi i transpirimin nga avullimi fizik;

Përshkrimi i shumëzimit seksual dhe joseksual;

Shpjegimi i mënyrave të shumëzimit joseksual;

Interpretimi si ndodh dalja e filizit dhe mbirja në bimët njëthelbore dhe ato dythelbore;

Përshkrimi i mënyrave të shumëzimit të bimëve me përpaja, me copa dhe me fundakë;

Analizimi i ndikimit të temperaturës dhe lagështirës në mbirjen e bimëve;

Përshkrimi i rritjes vegjetative dhe asaj riprodhuese të bimëve;

Analizimi i faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm që rregullojnë rritjen e bimëve;

Analizimi i faktorëve gjenetikë, tokësorë dhe klimatikë që rregullojnë pjekjen e bimëve;

Dallimi i fazave të rritjes së bimëve;

Përcaktimi i masave agroteknike që duhen zbatuar;

Dallimi i pjekjes teknike nga ajo fiziologjike.

Page 8: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Njohja e vendit dhe e origjinës së çdo bime të kultivuar.

Përcaktimi i qendrave të prejardhjes së bimëve në botë.

Përcaktimi i qendrave të prejardhjes së disa bimëve që kultivohen në Shqipëri.

Çdo bimë e kultivuar zhvillohet normalisht dhe jep prodhim të bollshëm në kushte të caktuara

të mjedisit, që për të janë më të përshtatshme, prandaj edhe shpërndarja e bimëve bëhet duke

siguruar këto kushte (klimë, tokë). Çdo përpjekje e bërë nga njeriu për të përhapur një bimë në

zona me kushte të ndryshme klimatiko–tokësore nga zona e prejardhjes, është ndeshur me

vështirësinë e mospërshtatjes ndaj kushteve të reja. Aftësia e bimëve për t’u rritur dhe për t’u

zhvilluar normalisht në kushte të ndryshme të mjedisit rrethues përbën përshtatjen e bimëve

ndaj këtij mjedisi. Kjo përshtatje ka mundësuar shpërndarjen e bimëve në rruzullin tokësor, në

saje të përzgjedhjes dhe evolucionit natyror dhe njerëzor.

Bimët që kultivohen sot e kanë prejardhjen nga rajone të caktuara të rruzullit tokësor që quhen

“QENDRA TË PREJARDHJES”.

Figura 1.1. Qendrat e prejardhjes

Page 9: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Sipas N.J.VAVILLOV ekzistojnë tetë qendra të prejardhjes së bimëve, të cilat janë si më poshtë:

Kina – nga ku e kanë prejardhjen soja, elbi, pemët frutore, bimët rrënjore

India – nga ku e kanë prejardhjen orizi, pambuku i lashtë, sorgumi, panxhari i

sheqerit, banania, portokalli, liri, kërpi etj.

Azia Qendrore – nga ku e kanë prejardhjen gruri, bizelja, liri, karota.

Azia e Vogël dhe Lindja e Mesme – nga ku e kanë prejardhjen tepa, elbi distik,

tërshëra, thekra, qershia, jonxha.

Vendet Mesdhetare dhe bregdeti i Afrikës Veriore – nga ku e kanë prejardhjen ulliri,

koçkula, panxharsheqeri.

Abisinia – nga ku e kanë prejardhjen gruri, elbi, spinaqi, kafeja dhe recini.

Amerika Qendrore dhe Meksika Jugore – nga ku e kanë prejardhjen pambuku i kohës

së re, misri, fasulja, patatja e ëmbël etj.

Amerika Jugore – nga ku e kanë prejardhjen patatja e zakonshme, duhani, domatja,

speci, patëllxhani.

Nga këto qendra të prejardhjes, me kalimin e kohës, bimët janë përhapur në zona dhe vende të

ndryshme të rruzullit tokësor, në saje të përshtatjes ndaj kushteve të reja të tokës, të klimës dhe

të mjedisit. Një ndihmesë në këtë përhapje dhe përshtatje ka luajtur dhe luan njeriu, duke

përdorur metoda të ndryshme seleksionimi, që çojnë në përmirësimin e veçorive morfologjike

dhe fiziologjike të këtyre bimëve. Nga kjo punë e bërë janë krijuar varietete ose hibride të reja,

që jo vetëm janë përshtatur me kushtet e reja të mjedisit, por kanë siguruar prodhime të

bollshme dhe cilësore, duke rritur të ardhurat e fermerëve, si p.sh.: importimi i duhanit në

Europë, importimi i grurit, bananes, kafesë etj. Dhe njeriu ia ka arritur këtij qëllimi, duke

përshtatur bimë të ndryshme në zona të ndryshme, sepse ka njohur mirë faktorët e kultivimit,

rritjes, zhvillimit dhe prodhimit në një tokë dhe klimë të caktuar për çdo bimë ose grup bimësh

gjë që do ta trajtojmë edhe në temat e ardhshme.

Pyetje dhe detyra

1. Pse është e nevojshme të njihet vendi i prejardhjes së çdo bime të kultivuar?

2. Ç’kuptoni me termin përshtatje?

3. Cilat janë tetë qendrat e prejardhjes së bimëve në botë?

4. Si i ka përhapur njeriu bimët në zona të ndryshme të botës?

5. Shkruani në fletore qendrat e prejardhjes së bimëve që mbillen në vendin tonë: gruri,

misri, pambuku, duhani, orizi, domatja, ulliri etj.

Page 10: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Njohja e faktorëve që ndikojnë në përhapjen e bimëve bujqësore.

Njohja e përbërjes së elementeve të klimës.

Dallimi i bimëve të ditës së gjatë nga bimët e ditës së shkurtër.

Faktorët që përcaktojnë nëse një bimë mund të rritet e të prodhojë në një zonë të caktuar janë:

KLIMA

TOKA

KUSHTET EKONOMIKO – SHOQËRORE.

Klima përcakton tipin e bimësisë që zhvillohet në çdo vend të botës dhe përbëhet nga këto

elemente:

1. Temperatura

2. Uji

3. Drita

Temperatura e një zone kushtëzohet nga:

a) lartësia mbi nivelin e detit,

b) gjerësia gjeografike,

c) kundrejtimi.

a) Sa më lart të ngjitemi mbi nivelin e detit, aq më shumë ulet temperatura (për çdo 100 m

ngjitje kemi zbritjen me 0,5°C).

b) Në gjerësinë gjeografike mesdhetare rriten pothuajse shumica e bimëve, gjë që nuk ndodh

kështu në Polin e Veriut ose në Polin e Jugut.

c) Kur një sipërfaqe toke ka kundrejtim nga jugu ose nga perëndimi ka një temperaturë më të

lartë sesa një sipërfaqe toke me kundrejtim nga lindja ose nga veriu.

Temperatura përcakton nëse një bimë do të zhvillohet në Veri apo në Jug të Ekuatorit.

Page 11: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Temperatura merr tri vlera për zhvillimin e çfarëdolloj bimë:

1. temperaturë minimale (nën të cilën bima nuk zhvillohet),

2. temperaturë optimale (bima ka ritëm normal dhe të shpejtë zhvillimi),

3. temperaturë maksimale (mbi të cilën bima e ndërpret zhvillimin).

Bimët kanë kërkesa dhe qëndrueshmëri të ndryshme ndaj temperaturave:

Temp. minimale Temp. optimale Temp. maksimale

Gruri 0–5 C 25–30 31–37 C

Pambuku (bimë e zonës së nxehtë) 15–18 C 31–37 C 44–50 C

Bimët bujqësore grupohen në dy kategori të mëdha:

a) bimë që duan klimë të freskët dhe që nuk durojnë të nxehtin (drithërat, foragjeret,

panxhari, bizelja etj.);

b) bimë që duan klimë të nxehtë (misri, pambuku, orizi, sorgumi, soja etj.).

Rëndësi për zhvillimin normal të një bimë (bimët shumëvjeçare dhe ato që kultivohen gjatë

dimrit) përveç vlerave të temperaturës ka dhe numri i ditëve me ngrica gjatë një viti. Në këtë

drejtim me anë të përmirësimit gjenetik, janë krijuar shumë kultivarë që u qëndrojnë

temperaturave shumë të ulëta në kultura të ndryshme. Duke njohur rëndësinë dhe vlerat e

temperaturës, ne e kemi më të lehtë të përcaktojmë, se çfarë kulturash mund të mbjellim në

zonën veriore, qendrore dhe jugore të vendit tonë.

Toka furnizohet me ujë nga reshjet, që mund të vijnë në formën e shiut ose të borës. Në vendin

tonë sasia mesatare vjetore e reshjeve është e lartë dhe arrin rreth 1400 mm në vit. Por rëndësi

ka edhe shpërndarja e tyre brenda një muaji, stine dhe viti, luhatja nga një vit në tjetrin etj. Te

ne reshjet bien shumë të çrregullta dhe: nëse stina e dimrit dhe e pranverës është e lagësht

(80% reshje), kërkohet kullim; nëse periudha e verës dhe e vjeshtës është e thatë (20%),

kërkohet ujitje. Nga të dhënat shumëvjeçare del se në vendin tonë më shumë reshje bien në

Shkodër (mbi 1400 mm shi në vit), në Gjirokastër (1300–1400 mm shi në vit), në Sarandë

(1000–1100 mm shi në vit) dhe më pak reshje bien në Kukës, Korçë, Peshkopi (500–700 mm

shi/vit). Meqenëse uji është faktor kryesor për rritjen dhe zhvillimin e bimës, ne i grupojmë

ato, sipas kërkesave që kanë, në tri grupe kryesore:

1. Bimë HIDROFILE (jetojnë në ujë, pra nuk rriten pa të: orizi).

2. Bimë MEZOFILE (duan mesatarisht ujë: misri, perimet, pambuku etj.).

3. Bimë KSEROFILE (duan pak ujë ose i durojnë thatësirës: kaktuset).

Bima që të formojë një gram/lëndë të thatë ka nevojë për një sasi uji e cila është e ndryshme

për bimë të ndryshme; p.sh.: sorgumi 322 g për 1 g; gruri 513 g për 1 g; tërshëra 597 g për 1 g;

misri 368 g për 1 g; elbi 534 g për 1 g; patatja 636 g për 1 g; pambuku 646 g për 1 g; tërfili

770 g për 1 g; jonxha 831 g për 1 g dhe panxhari i sheqerit 400 g për 1 g.

Page 12: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Sigurimi dhe veprimi i përbashkët i temperaturës dhe i lagështirës të çojnë në një zhvillim

normal të bimës dhe prej tyre merret prodhim maksimal.

Pyetje dhe detyra

1. Përcaktoni tre faktorët që ndikojnë në përhapjen e bimëve?

2. Cili nga tre faktorët është më i rëndësishëm?

3. Cilat janë tre elementet e klimës?

4. Përshkruani tri vlerat që merr temperatura?

5. Në sa kategori grupohen bimët sipas kërkesave për temperaturë?

6. Në sa zona ndahet vendi ynë sipas sasisë së reshjeve vjetore?

7. Në cilat rrethe të vendit tonë bien më shumë reshje dhe në cilat bien më pak reshje?

8. Në sa kategori grupohen bimët sipas kërkesave për lagështi?

9. Jepni shembuj të harxhimit të ujit për bimë të ndryshme për të krijuar 1 g lëndë të thatë.

10. Përcaktoni se cila zonë nga pesë zonat e mësipërme mbi sasinë vjetore të reshjeve i përket

vendbanimit dhe komunës suaj.

Page 13: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Përcaktimi i gjatësisë së ditës dhe të natës në zona të ndryshme të botës dhe të vendit

tonë.

Dallimi i bimëve që duan dritëzim të bollshëm, mesatar dhe të kufizuar.

Njohja e fotoperiudhës dhe e bimëve me fotoperiudhë të ndryshme.

Klasifikimi i bimëve sipas fotoperiudhës.

Burimi i vetëm i nxehtësisë është dielli. Ai rrezaton shumë energji në njësinë e kohës, por në

pika të ndryshme të rruzullit tokësor nuk marrim nxehtësi dhe ndriçim të barabartë. Për rritjen

dhe zhvillimin normal të bimës kanë rëndësi dy elemente të dritës:

1. INTENSITETI

2. KOHËZGJATJA

Që të dyja këto elemente varen nga:

gjerësia gjeografike,

stina e vitit.

Po t’i referohemi të dhënave, del se në Ekuator dita dhe nata janë të barabarta gjatë gjithë vitit,

kurse, po të largohemi nga Ekuatori, kemi ndryshim të zgjatjes së ditës dhe të natës.

Drita është element i domosdoshëm për procesin e fotosintezës, të krijimit të klorofilit dhe të

grumbullimit të energjisë dhe kthimit të saj nga energjia diellore në energji kimike. Ajo është e

domosdoshme për të gjithë bimën, po në veçanti për organin kryesor të saj, gjethen, mbi të

cilën kryhen të gjitha këto procese. Jo të gjitha bimët kanë nevojë për ndriçim të bollshëm gjatë

ditës, prandaj, në bazë të kërkesave që kanë ato për dritë, ne i grupojmë në:

bimë që kërkojnë intensitete të larta ndriçimi: pambuk, domate, luledielli, misër, pra,

bimët pranverore.

bimë që mund të rriten edhe në intensitete relativisht të ulëta ndriçimi: panxhar, lakër,

spinaq, perime gjethore ose kultura dimërore.

Rëndësi në rritjen e zhvillimin e bimëve ka edhe gjatësia e ndriçimit diellor. Gjatësia e ditës

me ndriçim me ritëm prej 24 orësh quhet fotoperiudhë. Fotoperiudha ndikon jo vetëm në

zhvillimin e bimës, por edhe në riprodhimin e saj (nxjerrjen e organeve të riprodhimit, lulja

dhe fryti).

Page 14: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Për nga mënyra se si reagojnë bimët ndaj fotoperiudhës dhe nxjerrjes së luleve, ne i grupojmë

ato në disa kategori:

1. bimë të ditës së shkurtër (nxitet lulëzimi me shkurtimin e gjatësisë së ndriçimit – bimët

pranverore);

2. bimë të ditës së gjatë (nxitet lulëzimi me zgjatjen e ndriçimit – bimë vjeshtore);

3. bimë të ndërmjetme (lulëzojnë njëlloj si në periudha të shkurtimit, ashtu edhe të

zgjatjes së ndriçimit);

4. bimë indiferente.

Në qoftë se nuk do t’i respektonim kërkesat e lartpërmendura, atëherë bimët ose nuk do të

lulëzonin, ose do të lulëzonin para kohe, prandaj bimët që mbillen në vjeshtë lulëzojnë në

pranverë, kur dita është mbi 12 orë (gruri, elbi, tërshëra, thekra etj.); bimët që mbillen në

pranverë lulëzojnë në verë ose vjeshtë (sorgumi, misri, orizi) kur dita fillon të shkurtohet. Ky

reagim i bimëve ndaj fotoperiodizmit është një karakteristikë që rrjedh nga prejardhja e tyre në

vende të ndryshme të botës.

Pyetje dhe detyra

1. Cili është burimi i dritës dhe i energjisë për bimët?

2. Cilat janë dy elemente të dritës dhe nga varen ato?

3. Ku ndikon drita (proceset në gjethe)?

4. Cila quhet fotoperiudhë?

5. Si i grupojmë bimët sipas fotoperiudhës? Jepni shembuj.

6. Gruponi bimët e mëposhtme sipas kategorive të cilave u përkasin (ditëgjatë, ditëshkurtër,

të ndërmjetme dhe indiferente).

Spinaq Lakër Presh Domate Grurë Misër Fasule Oriz

Sorgum Pambuk Duhan Luledielli Panxhar Patate Elb Tërshërë

Page 15: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Përshkrimi i karakteristikave të tokës sipas kërkesave të bimëve.

Përcaktimi dhe dallimi i tokave të lehta, të mesme dhe të rënda.

Përcaktimi i tokave me Ph acid, bazik dhe neutral.

Grupimi i bimëve që kanë kërkesa për tokë të lehtë, të mesme dhe të rëndë.

Njohja e ndikimit të kushteve ekonomiko–shoqërore në përhapjen e bimëve.

Edhe toka, ashtu si klima, është faktor tjetër i rëndësishëm i rritjes, i zhvillimit dhe i përhapjes

së bimëve. Pa ekzistencën e tokës bimët nuk do të kishin mundësi të mbilleshin, të

mbështeteshin, të ushqeheshin dhe të shërbeheshin nga njeriu, me përjashtim të rasteve kur ato

do të mbilleshin në mjedise ujore, që ndryshe quhet HIDROPONI.

Çdo kategori toke ka një përbërje të caktuar grimcametrike, që ndryshe quhet teksturë. Në

bazë të faktorëve që kanë marrë pjesë në formimin e tokës, nuk mund të kemi teksturë të njëjtë

në toka të ndryshme, prandaj në bazë të saj kemi bërë dhe ndarjet në:

a) Toka të lehta, b) Toka të mesme, c) Toka të rënda.

Këto grimca bashkohen me njëra–tjetrën në mënyra të ndryshme duke formuar strukturën. Si

tekstura edhe struktura e tokës janë dy karakteristika shumë të rëndësishme që përcaktojnë

vetitë fizike dhe ndikojnë shumë në vetitë kimike të tokës, si dhe aftësinë e saj për të plotësuar

kërkesat e bimës.

Bimët nuk reagojnë në mënyrë të barabartë ndaj tipave të ndryshëm të tokave, jo vetëm se

ndryshon struktura dhe tekstura, por ndryshon dhe sipas madhësisë së farave. Është vënë re se

bimët me fara të imëta përshtaten më mirë dhe prodhojnë më shumë në toka të rënda dhe me

strukturë të mirë, por që duhet të përgatiten mirë para procesit të mbjelljes, p.sh. karota, qepa,

jonxha, tërfili etj. Ka kultura të tjera që japin prodhime të larta në toka deltinore dhe

subdeltinore, si: misri, patatja, ku nuk përjashtohet dhe rasti që disa kultura duan toka të lehta,

të shkrifëta, me strukturë të qëndrueshme, si p.sh. hudhra, panxhari, patatja etj.

Përveç elementit strukturë, toka duhet të këtë edhe elementin tjetër të domosdoshëm, siç është

prania e lëndës organike dhe minerale, e cila jo vetëm rregullon strukturën, por edhe ushqen

bimën gjatë zhvillimit të saj. Përpara se një bimë ta mbjellim në një tokë të caktuar, kësaj të

fundit duhet t’i njohim, përveç elementeve minerale (Ca, K, N, P etj.), përmbajtjen e kripërave

minerale, aftësinë ujëmbajtëse dhe mbi të gjitha Ph-në, që quhet ndryshe përmbajtja e joneve H

dhe hidroksil OH në solucionin tokësor.

Page 16: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Bimë të caktuara kërkojnë një Ph të caktuar në tokë, i cili mund të jetë acid, bazik, asnjanës.

Kur dominojnë jone H+

kemi Ph acid në tokë; kur dominojnë jonet OH- kemi Ph bazik në tokë,

dhe kur ato ndodhen 50% me 50% kemi Ph neutral ose barazi me 7 Ph. Pjesa më e madhe e

bimëve parapëlqejnë një Ph neutral në tokë 6.2 – 7.2, por ka edhe bimë që duan një Ph bazik,

pra mbi 7, si: elbi, panxhari, pambuku, dhe të tjera që kërkojnë Ph nën 6 (acid), si: thekra, soja,

sorgumi, misri, gruri, tërshëra, elbi, patatja, fasulja. Jonxha e tërfili duan një Ph asnjanës.

Do të ishte në interes të bimës dhe të prodhimit që do të merrej prej saj që, përpara se të mbillej,

tokës t’i bëhej analiza, për të përcaktuar llojin e Ph-së, pasi kështu do të orientoheshim më mirë

dhe do të gabonim më pak në mbjelljen e bimëve dhe në sigurimin e Ph-së që duan ato.

Pavarësisht nga sa folëm më lart mbi faktorët klimatikë dhe tokësorë, ne nuk mund të lëmë pa

vlerësuar rolin e njeriut dhe të kushteve ekonomiko–shoqërore që kanë ndikimin e tyre në

përhapjen dhe përshtatjen e bimëve në botë, në mbjelljen, aklimatizimin, prodhimin si dhe

transportin në mbarë botën. Kushtet ekonomiko–shoqërore ndikojnë numrin e popullsisë të një

vendi ose të një rajoni, kërkesat e kësaj popullsie për prodhimin dhe furnizimin e një vendi ose

rajoni, numrin e fuqisë punëtore, për të realizuar një prodhim të caktuar, konkurrencën dhe

ndryshimin e çmimit të prodhimit në bazë të parimit ofertë – kërkesë. Vetë njerëzimi dhe

kultivuesit e produkteve bujqësore kanë bërë një ndarje ose rajonizim si më poshtë:

Ato që nuk durojnë transporte të gjata mbillen afër qendrave urbane (qyteteve), pra

qendrave të banuara.

Produktet që durojnë transporte të gjata kultivohen larg qendrave të banuara, pra në

vende rurale.

Qëllimi kryesor është që në bazë të nivelit ekonomiko–shoqëror të një vendi ose rajoni, të

krijohet mundësia, për të plotësuar të gjitha nevojat e tij me të gjitha llojet e produkteve

bujqësore, sipas zhvillimit intelektual, teknologjik e tregtar.

Pyetje dhe detyra

1. Pse ka rëndësi toka për kultivimin e bimëve?

2. Sa lloj tokash kemi për nga përbërja e strukturës?

3. Pse s’marrim prodhimtari të lartë në një tokë të varfër?

4. Ku qëndron rëndësia e Ph-së dhe si përcaktohet ai?

5. Sa lloj Ph-je kemi dhe si reagojnë kultura të ndryshme ndaj tij? Jepni shembuj.

6. Ku qëndron rëndësia kushteve ekonomiko – shoqërore në përhapjen dhe kultivimin e

bimëve?

7. Çfarë Ph-je (acid, bazik apo neutral) duan bimët e mëposhtme: grurë, misër, sojë, panxhar,

tërshërë, elb, pambuk, jonxhë, tërfil, thekër etj.

Page 17: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Dallimi i zonave të kultivimit nga njëra – tjetra.

Përcaktimi i kufijve midis zonave klimatike.

Krahasimi i klimës midis zonave.

Njohja e sasisë së temperaturave dhe të reshjeve për çdo zonë.

Njohja se ç’është zona e kultivimit.

Bujqësia e një vendi kushtëzohet nga:

KLIMA

TOKA

TREGTIA

Këto përcaktojnë se cila bimë do të kultivohet në një zonë dhe ç’sipërfaqe do të zërë ajo. Zona

e kultivimit të një bimë është ajo ku bima në fjalë zë pjesën më të madhe të sipërfaqes së

kultivuar. Kushtet klimatike e tokësore të një zone ndihmojnë dhe përcaktojnë zhvillimin dhe

prodhimin e një bimë të caktuar.

Për sa i përket kushteve klimatike, vendi ynë bën pjesë në brezin subtropikal të brigjeve

perëndimore, i cili ndahet në dy zona klimatike:

Zona mesdhetare atlantike;

Zona mesdhetare kontinentale.

Rripi bregdetar i Shqipërisë Jugperëndimore bën pjesë në klimën mesdhetare atlantike, kurse pjesa

tjetër e Shqipërisë bën pjesë në klimën mesdhetare kontinentale. Në bazë të elementeve

meteorologjike (temperaturë, reshje) vjetore e mujore, studiuesit e Institutit Hidrometeorologjik të

Tiranës e kanë ndarë territorin e vendit tonë në katër zona dhe 13 nënzona klimatike si më poshtë:

I. Zona mesdhetare fushore me tri nënzona: veriore, qendrore, jugore.

II. Zona mesdhetare kodrinore me katër nënzona: veriore, qendrore, juglindore, jugperëndimore.

III. Zona mesdhetare paramalore me dy nënzona: veriore, jugore.

IV. Zona mesdhetare malore me katër nënzona: veriore, lindore, juglindore, jugore.

Page 18: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

1. Zona mesdhetare fushore bashkë me nënzonat e saj përfshijnë territorin fushor dhe

bregdetar; karakterizohet nga një temperaturë e ulët nga -30C deri -90C, nga një temperaturë

mesatare vjetore nga 150C – 180C dhe nga një sasi reshjesh vjetore nga 1000–1800 ml shi në

vite. Kjo zonë karakterizohet me erë të fortë (nënzona veriore Shëngjin Lezhë) dhe ndonjëherë

e mbrojtur nga erërat e ftohta (nënzona jugore Vlorë, Sarandë).

Figura 1.2. Ndarja klimatike e Shqipërisë

Page 19: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

2. Zona mesdhetare kodrinore me nënzonat e saj përfshijnë si territor vargmalet e Matit, luginën

e Vjosës dhe bregdetin Jon. Temperaturat më të ulëta vërtiten nga -70C deri -90C; ajo mesatare

lëviz nga 110C – 150C dhe sasia e reshjeve vjetore shkon nga 1100–2700 ml shi në vit.

3. Zona mesdhetare paramalore përfshin pjesën e Valbonës, vargmalet përreth lumit

Shkumbin, ato të Krujës dhe të Dajtit, Çermenikës, Korçës, Kolonjës. Temperaturat minimale

vjetore shkojnë nga -100C deri -120C, temperatura mesatare vjetore shkon nga 90C – 110C dhe

shuma e reshjeve vjetore shkon nga 600–1000 ml shi në vit.

4. Zona mesdhetare malore shtrihet 1000 m mbi nivelin e detit dhe fillon nga alpet e Valbonës

dhe përfundon në vargmalet e Vjosës. Temperatura minimale vjetore shkon nga -100C deri

-150C, por ka dhe raste që shkon -200C deri -270C. Temperatura mesatare vjetore varion nga

80C – 180C dhe sasia e reshjeve vjetore shkon nga 1300–2500 ml shi në vit.

Pyetje dhe detyra

1. Ç’kuptoni me termin zonë e kultivimit të një bime?

2. Cilët janë faktorët që përcaktojnë zonën e kultivimit?

3. Nga se kushtëzohet bujqësia e një vendi?

4. Në sa zona klimatike ndahet brezi subtropikal perëndimor?

5. A bën pjesë në klimën mesdhetare atlantike rripi bregdetar i Shqipërisë Jugperëndimore?

Po pjesa tjetër e territorit çfarë klime ka?

6. Në sa zona klimatike ndahet vendi ynë?

7. Mbi ç’bazë është bërë kjo ndarje dhe kush e ka bërë?

8. Përshkruani veçoritë klimatike të çdo zone, por në veçanti të zonës dhe nënzonës së

vendbanimit tuaj.

Page 20: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Njohja e faktorëve kufizues.

Përcaktimi i dëmeve që i shkaktojnë ato.

Njohja e shpërndarjes jo të rregullt të reshjeve.

Përcaktimi i mënyrave të eliminimit të shpërndarjes së çrregullt të reshjeve.

Njohja e ndikimit negativ të Ph-së të tokës dhe masat për eliminimin e tij.

Po t’i hedhim një vështrim klimës së vendit tonë, shikojmë se elementi i ndriçimit diellor

vjetor është i mjaftueshëm pothuajse për shumicën e bimëve që mbillen te ne. Në disa raste të

temperaturës minimale dhe maksimale, duke mos arritur pragun kritik, nuk pengojnë ciklin

biologjik të zhvillimit të bimës, si pasojë vegjetacioni dhe pjekja e tyre mbaron para ngricave.

Por ka raste, dhe ne duhet ta pranojmë se klima e Shqipërisë ka edhe çrregullime dhe

mangësitë e veta, ku në një mënyrë apo në një tjetër bëhet pengesë për rritjen dhe zhvillimin

normal të bimës.

Siç u pa edhe në veçoritë klimatike të katër zonave dhe të 13 nënzonave të tyre, vendi ynë ka

një rënie të çrregullt të reshjeve dhe nuk ka një baraspeshë të rënies së tyre në katër stinët e

vitit. Konkretisht, te ne 80% e reshjeve bien në periudhën tetor – prill (ku lind nevoja për

kullim) dhe 20% për periudhën prill – tetor (ku lind nevoja për ujitje). Dihet që kulturat që

mbillen në pranverë (të vonat) kërkesën për ujë e kanë në periudhën prill – shtator, prandaj, kur

mungojnë reshjet dhe kur nuk sigurohet burim ujor tjetër, prodhimi i tyre vihet në pikëpyetje.

Ndryshe qëndron puna me vreshtat, ullishtat dhe pemët frutore, të cilat kanë një sistem rrënjor

të zhvilluar thellë në tokë. Ato janë në gjendje të shfrytëzojnë ujërat nëntokësorë, që

depozitohen gjatë dimrit dhe ndodhen në shtresat e thella të tokës.

Për të eliminuar këtë faktor kufizues, pra këtë çrregullim të rënies së reshjeve, me synim që të

plotësohen nevojat për ujë të bimëve, si: misri, pambuku, panxhari i sheqerit, perimet etj., ne

marrim masa për të grumbulluar dhe siguruar sasi uji për ujitje, duke ndërtuar puse, rezervuarë,

diga, gropa ujëmbledhëse etj. Nga ana tjetër, për të shmangur gërryerjet dhe përmbytjet gjatë

dimrit ku bien shumë reshje, ne vëmë në gatishmëri rrjetin e kanaleve kulluese për çdo parcelë

dhe bllok parcelash në fushë.

Page 21: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Duke iu referuar zonave klimatike të vendit tonë, shohim se kemi një luhatje të temperaturave si

maksimale, ashtu dhe minimale nga njëra zonë në tjetrën. Kjo ka ndikuar ndjeshëm në

shpërndarjen e bimëve në vendin tonë, P.sh., në ato zona ku temperatura është e ulët kultivohen ato

bimë që i rezistojnë këtyre temperaturave, ndërsa bimët e tjera si, p.sh., ulliri nuk kultivohen.

Në përgjithësi bimët pranverore zhvillohen brenda një cikli ose periudhe 6–9 muaj në zonat

fushore dhe 3–6 muaj në zonat malore. Duke pasur parasysh efektin negativ e frenues ose

shkatërrues të temperaturave ekstreme të ulëta ose të larta, atëherë njeriu mundohet t’i

shmangë ato në disa mënyra.

– Mënyra më kryesore është kultivimi në zonat me temperatura të ulëta dhe gjatë periudhës së

dimrit i specieve të qëndrueshme nga të ftohtit (gruri).

– Mënyrë tjetër është ndërtimi i mjediseve të mbrojtura, siç janë serat tunelet etj. Këto mjedise

mundësojnë kultivimin e bimëve më pak të qëndrueshme ndaj temperaturave në zona apo stinë

ku kultivimi i tyre nuk do të ishte i mundur (Holandë, Angli, Gjermani, Shqipëri etj.).

– Mënyrë tjetër është mbjellja e bimëve pranverore me rreshta të gjerë, duke mbuluar tokën me

plastmasë, për të rritur temperaturën e saj. Kohët e fundit janë krijuar dhe prodhuar e kultivar

me pjekje të hershme (grurë), që e mbyllin shpejt ciklin e zhvillimit të tyre, duke eliminuar

ndikimin negativ të temperaturave shumë të larta e të shoqëruara me thatësirë.

Ka raste që edhe Ph-ja bëhet frenues ose pengues për rritjen dhe zhvillimin normal të një bime,

sepse jo të gjitha bimët duan një Ph të njëjtë. Për të parandaluar efektet negative të Ph-së dhe për

t’u siguruar bimëve Ph-në e dëshirueshme, duhet të bëjmë analizën e tokës, për të përcaktuar nëse

ajo ka Ph acid, bazik ose neutral, Ph-në negative të një tokë (kur është acide) me anë të

gëlqerëzimit dhe kur është bazike me anë të gipsimit. Këto dy procese ndikojnë në përmirësimin e

pH-së të tokës duke i siguruar bimëve një Ph në tokë 6.8–7.2, që është dhe Ph më optimal për to.

Reaksionin e ulët në tokë e durojnë më mirë bimë si lupini, thekra apo patatja, ndërsa në toka me

pH të lartë mund të mbillen bimë si jonxha apo panxhari i sheqerit që durojnë pH deri 7.5.

Pyetje

1. Cilët janë faktorët kufizues të bimëve?

2. Si janë të shpërndara reshjet në vendin tonë?

3. Si eliminohen lagështira e tepërt dhe thatësira e gjatë?

4. Cilat janë burimet e sigurimit për bimët pranverore?

5. Si eliminohet efekti negativ i temperaturave të larta dhe i temperaturave të ulëta?

6. Si rregullohet Ph-ja në tokë, që bimët të mos dëmtohen?

Page 22: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Përcaktimi i termit ekosistem dhe elementet përbërëse të tij.

Shpjegimi dhe dallimi i botës biologjike bimore dhe shtazore.

Njohja se ç’është biotopi dhe biosfera.

Kuptimi i dallimit midis prodhuesit dhe konsumatorit.

Kur udhëtojmë me aeroplan ose ndodhemi në një mal të lartë, mund të dallojmë përreth: një

liqen, një lumë, një pyll, një fshat, një kullotë, një arë të mbjellë etj. Këto njësi kanë

karakteristika konkrete dhe kur i vrojtojmë, vërejmë se midis tyre ka ngjashmëri dhe

diferencime. Kur vërejmë nga afër liqenin, pyllin ose një sipërfaqe të kultivuar, bindemi se në

to ka lloje të ndryshme bimësh dhe kafshësh.

Në liqen gjenden mjaft bimë hidrofile (ujëdashëse), peshq, bretkosa etj. Në pyll ka shumë lloje

bimësh dhe kafshësh. Në arën e mbjellë përveç bimës së kultivuar ka barëra të ndryshme,

dëmtues, krimba, shpend etj. Bimët konsiderohen si gjallesa vetushqyese (autotrofe), kurse

kafshët janë gjallesa jetëushqyese (heterotrofe), sepse çlirojnë energji duke ngrënë gjallesa

vetushqyese ose gjallesa të tjera jetëushqyese.

Tërësia e bimëve pavarësisht se në ç’njësi bëjnë pjesë (liqen, pyll, arë), përbëjnë botën bimore,

kurse tërësia e kafshëve, përbëjnë botën shtazore. Bota bimore dhe shtazore së bashku përbëjnë

botën biologjike. Mjedisi klimatik dhe tokësor, ku jeton kjo botë biologjike quhet biotop. Bota

biologjike së bashku me biotopin përbëjnë një tërësi të vetme, që quhet ekosistem.

Përkufizimi i ekosistemit është i thjeshtë, por në realitet përbërja e tij është mjaft komplekse.

Bota bimore e ekosistemit përbëhet nga gjallesa vetushqyese të cilat kanë aftësi të përvetësojnë

energjinë diellore nëpërmjet procesit të fotosintezës dhe të prodhojnë lëndë organike. Prandaj

gjallesat vetushqyese quhen prodhuese.

Bota shtazore, që përbëhet nga gjallesa jetëushqyese, konsumojnë lëndë organike të prodhuara

nga gjallesat vetushqyese (prodhuesit) dhe e kthejnë atë përsëri në lëndë organike. Prandaj

gjallesat jetëushqyese quhen konsumatore.

Konsumatorët ndahen në:

a) mikrokonsumatorë (saprofit) dhe ushqen me lëndë organike të vdekura duke e

shpërbërë atë;

b) makrokunsumatorë (biofag – fitofag) ose mishngrënës – barngrënës etj.

Si shembull ekosistemi do të përshkruajmë tërësinë e një liqeni, i cili përbëhet nga këto njësi

bazë:

Page 23: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Lëndë abiotike: janë lidhjet me bazë organike dhe inorganike, siç është uji, dyoksidi i karbonit,

oksigjeni, kalciumi, azoti, kripërat e fosforit apo përbërjet organike, si proteina, sheqerna etj.,

që janë të tretura në ujë.

Figura 1.3. Ekosistemi

Ato mund të jenë dy tipash:

bimë me rrënjë ose bimë barishtore e drunore dhe bimë të vogla, të cilat ndodhen deri

në atë thellësi të ujit ku arrin të depërtoje drita;

algat.

Peshqit, krimbat dhe kafshë të tjera që ushqehen me bimë të gjalla ose mbeturinat e tyre quhen

makrokonsumatorë parësorë (të rendit të parë).

Makrokonsumatorë dytësorë (të rendit të dytë) janë dëmtues të ndryshëm dhe lloje peshqish që

ushqehen me makrokonsumatorë parësorë ose dytësorë, gjallesat saprofitet – bakteret dhe

myshqet, që ndodhen në gjithë liqenin. Shumica nga gjallesat pëlqejnë kafshë pa jetë. Disa prej

tyre mund të jenë patogjene dhe të zhvillohen në gjallesa të gjalla, duke u shkaktuar atyre

sëmundje të ndryshme. Biotopi përcakton strukturën dhe veprimtarinë e botës biologjike

nëpërmjet lagështirës së elementeve ushqyese dhe temperaturës. Edhe vetë bota bimore ndikon

mbi biotopin, duke ndryshuar mikroklimën ose elementet e tjera të tij, duke bërë një afrim në

prodhim si të ekosistemit bujqësor, ashtu dhe të atij natyror.

Page 24: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Pyetje dhe detyra

1. Ku dallojnë gjallesat jetëushqyese nga vetushqyeset?

2. Çfarë të përbashkëtash dhe të veçantash ka në liqen, në pyll dhe në një arë me të mbjella?

3. Çfarë kuptoni me botë bimore dhe shtazore?

4. Çfarë e përbën botën biologjike? Po biotopin?

5. Çfarë quhet ekosistem?

6. Ç’quajmë prodhues? Po konsumator?

7. Sa lloje konsumatorësh kemi?

8. Vështroni nga afër një arë të mbjellë dhe përshkruani në fletoren tuaj njësitë përbërëse të

këtij ekosistemi.

Page 25: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Përcaktimi i tri kategoritë bimore sipas dobisë së njeriut.

Njohja se çfarë studion sistematika.

Dallimi i llojit nga gjinia, familja etj.

Dallimi i bimëve njëthelbore nga ato dythelbore.

Të gjithat llojet e bimëve që ekzistojnë në tokë përbëjnë botën bimore. Bimët dallohen

ndërmjet tyre nga madhësia, ndërtimi, pamja dhe mënyra e riprodhimit. Ka bimë si bakteret, që

janë njëqelizore, te cilat dallohen vetëm me mikroskop. Ka bimë të tjera (lloje pemësh në

Kaliforni) që arrijnë 120 m lartësi dhe 7 m diametër. Por në botë hasim edhe lloje bimore si

kërpudha e alga, që nuk kanë as kërcell, as gjethe, as lule dhe as fare.

Duke i parë në aspektin e dobisë që i sjellin njeriut, bimët bujqësore ndahen në tre kategori

kryesore:

Bimë të dëmshme – Këto bimë quhen të dëmshme, sepse shkaktojnë sëmundje në

bimë dhe kafshë dhe kërkojnë shpenzime për t’i luftuar ato. Të tilla janë edhe barërat

e këqija, që rriten midis bimëve të kultivuara dhe ulin prodhimin e tyre.

Bimë ndërmjetëse – Nuk kanë atë rëndësi që kanë bimët e dy kategorive të tjera. Këtu

futen bimët që nuk përbëjnë interes ekonomik në kultivimin e tyre dhe ato që

ndihmojnë në një farë mënyre në gjenezën e tokës.

Bimë të dobishme për njeriun – Janë të tilla ato bimë që i kultivon vetë njeriu për t’u

ushqyer, për t’i përdorur si lëndë të parë për industrinë ose si ushqim për blegtorinë

(mishi, qumështi, vezët, leshi, gruri, misri etj.).

Sistematika merret me studimin e bimësisë që ka ekzistuar në epoka të ndryshme gjeologjike

dhe të asaj të sotme. Detyrë themelore e saj është të zbulojë dhe të pasqyrojë lidhjet

filogjenetike të grupeve të ndryshme bimore nga format më të thjeshta deri tek ato më të

ndërlikuarat. Detyrë tjetër e sistematikës është të lehtësojë njohjen dhe studimin e bimëve nga

ana e shfrytëzimit të tyre praktiko – ekonomik, me të cilat njerëzit janë marrë që në lashtësi

dhe që nga lashtësia e deri më sot. Deri në ditët e sotme janë studiuar dhe përshkruar rreth

gjysmë milioni bimë (nga bakteret e deri te bimët e larta me lule). Njohja dhe studimi i bimëve

para së gjithash nënkupton emërtimin e tyre, prandaj botanistët e vjetër deri në shekullin XVIII

i emërtonin bimët me fraza latine. Ishte K. LINEU, i cili propozoi (në vitin 1853) një emërtim

që u quajt binomial -ku çdo lloj ka dy emra- nga të cilët i pari i përket gjinisë, kurse i dyti

llojit. P.sh., duhani u emërtua Nicotiana tabacum, gruri i fortë u emërtua Triticum durum etj.

Ky propozim i LINEUT jo vetëm që u pranua nga shumica e botanistëve, por sot ai është

përsosur nga disa ligje të vendosura në kongrese ndërkombëtare të botanikës.

Page 26: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Emërtimi i bimëve është ndërkombëtar dhe shprehet në një gjuhë ndërkombëtare që është

latinishtja. Duke përgjithësuar zbatimin e emërtimit dyemëror, themi se të gjithë individët që kanë

një varg karakteristikash të ngjashme, grupohen në një lloj të vetëm. P.sh., të gjithë individët e

bimës së patates grupohen në llojin SOLANUM TUBEROSUM. Mirëpo ky lloj është shumë i

ngjashëm me llojet të tjera, si me domaten, patëllxhanin etj., pra të tilla lloje të ngjashme, që kanë

marrëdhënie të ngushta fisnore dhe prejardhje të njëjtë, grupohen në një gjini, që quhet Solanum.

Duke marrë parasysh ndërtimin e lules, të frytit dhe të organeve të tjera, gjinia Solanum lidhet

ngushtë me gjini të tjera me karakteristika të ngjashme, p.sh., me gjininë Kapsikum (speci),

Nikotjana (duhani) etj. Të gjitha këto gjini grupohen së bashku në një njësi më të madhe, që quhet

familje; në rastin tonë konkret kemi të bëjmë me familjen Solanaceae.

Emrat e familjeve formohen nga emri i një gjinie përfaqësuese, duke i shtuar prapashtesën - aceae.

Familja Solanaceae, nga ana fisnore, lidhet me disa familje të tjera që grupohen në një njësi më të

lartë, të quajtur rend; në rastin tonë rendi Solanales. Emrat e rendeve formohen nga emri i një

gjinie karakteristike, me prapashtesën – ales.

Tipari themelor i të gjitha bimëve të rendit Solanales është prania në embrionin e farës së tyre i

dythelboreve, tipar që zotërohet dhe nga shumë rende të tjera. Pra, të gjitha rendet me tiparin e

përbashkët “dythelbore” grupohen në një njësi edhe më të lartë, të quajtur klasë; në rastin tonë

klasë Dicotyledonae.

Duke marrë parasysh numrin e thelboreve në embrion, dallojmë dy grupe bimore: ato me dy

thelpinj, si dhe ato me një thelb (njëthelbore); p.sh. tërshëra, elbi, misri, orizi etj., të cilat

grupohen në një njësi edhe më të lartë, të quajtur tip; në rastin tonë tipi Angyiospermae (bimë

me farë të veshur). Mbi këto kritere mbështet klasifikimi i të gjitha bimëve ekzistuese dhe i

atyre fosile. Të gjitha sa thamë mund të paraqiten në këtë mënyrë skematike:

Tipi

Klasa

Rendi

Familja

Gjinia Lloji (specia)

Kultivari Individi

Pyetje dhe detyra

1. Si ndahen bimët sipas dobisë së njeriut?

2. Çfarë studion sistematika?

3. Cilat janë detyrat e sistematikës?

4. Si i emërtoi K. LINEU bimët?

5. A japin familje gjinitë e përafërta? Jepni shembuj.

6. Radhitni njësitë nga klasa deri te lloji dhe e kundërta.

7. Ç’quajmë lloj?

Page 27: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Dallimi i kriptogameve nga fanerogamet.

Përcaktimi i katër grupeve kryesore të bimëve.

Përshkrimi i bimëve farëveshura dhe farëzhveshura.

Dallimi i njëthelboreve nga dythelboret.

Ashtu siç u theksua më lart, botanistët kanë dalluar dy grupe kryesore bimësh:

Kriptogamet ose bimët pa lule, ku bëjnë pjesë algat, kërpudhat, myshqet dhe fierët.

Fanerogamet ose bimët me lule dhe me farë, ku bëjnë pjesë shumica e bimëve

bujqësore të kultivuara.

Më vonë bimët u ndanë në katër grupe kryesore:

1. Talofitet ku përfshihen bakteret, algat, kërpudhat dhe likenet. Algat nuk kanë as kërcell, as

gjethe të vërteta, dhe nuk prodhojnë as lule dhe as farë, por përmbajnë klorofil dhe për rrjedhojë e

prodhojnë vetë lëndën ushqimore. Kërpudhat, duke mos përmbajtur klorofil, e sigurojnë ushqimin

nga bimët dhe kafshët. Kërpudhat janë të dobishme, por ka dhe lloje të dëmshme, të cilat

shkaktojnë sëmundje te disa bimë bujqësore të kultivuara. Bakteret që rrojnë në rrënjët e

bishtajoreve (jonxhë, tërfil) fiksojnë azotin e lirë të atmosferës dhe e shndërrojnë në lidhje të

përvetësueshme për bimët. Kërpudhat në shumicën e rasteve përdoren për prodhimin e ushqimeve

dhe për përpunimin e produkteve bujqësore në rrugë industriale, por disa kërpudha, ashtu si dhe

bakteret, janë të dëmshme dhe shkaktojnë sëmundje në kultura të ndryshme bujqësore.

2. Briofitet (myshqet) nuk prodhojnë as lule, as fare dhe nuk kanë asnjë interes ekonomik për

bujqit.

3. Pteridofitet (fieret), këtu përfshihen likopodet, këputjet, fieret, të cilat nuk kanë interes dhe

rëndësi ekonomike për bujqit.

4. Spermafitet ose permatofitet, bimët që prodhojnë dhe lule, dhe farë. Ka dy nënndarje të

tyre:

– bimët me farë të zhveshur (Gjimniospermet),

– bimët me farë të veshur (Angiospermat).

Në Gjimniospermet futen të gjitha bimët drunore, si: pisha, bredhi etj. Te ky grup përfshihen

rreth 600 lloje. Angjiospermat ndahen në dy klasa:

1. njëthelbore (njëkotiledonet),

2. dythelbore (dykotiledonet).

Page 28: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Këto dy klasa dallohen nga njëra–tjetra jo vetëm nga numri i thelpinjve, por edhe nga ndërtimi

i kërcellit, i gjetheve dhe i lules.

Njëthelboret e kanë embrionin me një thelb, i cili zhvillohet nën tokë. Rrënja e parë

(embrionale) ka zhvillim të pakët dhe pas saj zhvillohet rrënja e dytë, duke formuar një tufë

rrënjësh mishtake, por jo boshtore. Gjethet i kanë me nervatura paralele me formë gjatësore

ose vezake, ku përfaqësuesit më kryesorë janë: gruri, elbi, tërshëra, misri, orizi etj.

Dythelboret e kanë embrionin me dy thelpinj, të cilët zhvillohen mbi tokë; rrënja e parë është e

qëndrueshme boshtore dhe shoqërohet me rrënjë të dyta të vogla. Janë bimë barishtore ose drunore

me gjethe pendore ose pëllëmbore me nervatura të rrjetëzuara. Në këtë klasë bëjnë pjesë: jonxha,

tërfili, gjithë bishtajoret, pambuku, luledielli, domatja, speci, patëllxhani etj. Kur japin emrin

shkencor (botanik) të një bimë, nuk është e nevojshme të përmendim të gjithë klasifikimin, por

vetëm gjininë dhe llojin; p.sh., tërshëra - Avena sativa, jonxha - Midicago sativa, elbi - Hordeum

sativa, duhani - Nicotiana tabakum, domatja - Solanum lycopersicum etj.

Shembull i klasifikimit botanik të bimëve

Sistematika

Ndarja

Tërshëra

Spermatohyta

Jonxha

Spermatohyta

Nënndarja

Klasa Angjiosperma

Njëthelbore Angjiosperma

Dythelbore

Familja

Gjinia Gramore

Avena Bishtajore

Meticago Lloji Sativa Sativa

Pyetje dhe detyra

1. Pse shërben klasifikimi botanik i bimëve?

2. Cilat janë nënndarjet kryesore të botës bimore?

3. Cilat janë katër grupet kryesore të bimëve?

4. Ku qëndron dallimi midis gjimnospermeve dhe angjospermeve?

5. Ku ndryshojnë njëthelborët nga dythelborët?

6. Jepni shembuj mbi klasifikimin botanik të patates dhe specit me të gjitha nënndarjet

bimore.

Page 29: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Përcaktimi i grupeve të bimëve bujqësore.

Përcaktimi i bimëve drunore dhe bimëve barishtore.

Dallimi i bimëve narkotike nga bimët foragjere.

Dallimi i drithërave nga bimët industriale.

Përcaktimi dhe dallimi i bimëve dyvjeçare nga bimët shumëvjeçare.

Në bujqësi ka bimë që jetojnë shumë gjatë, por ka dhe bimë që jetojnë brenda një viti. Në

grupin e bimëve që jetojnë shumë gjatë do të përmendim: hardhinë, ullirin, agrumet, pemët

frutore dhe të gjitha bimët që mbillen në pyll dhe që i përkasin pylltarisë. Bimët e mësipërme

jetojnë nga dhjetëra vjet deri në qindra vjet, si p.sh.: rrapi mund të jetojnë, deri në pesë shekuj

dhe ulliri akoma më shumë. Mirëpo në bujqësinë e përditshme, fermeri, për të plotësuar

nevojat e tij, mbjell bimët barishtore, që, sipas qëllimit të përdorimit të prodhimit, ndahen në

disa grupe:

Drithërat. Në këtë grup futen gruri, elbi, tërshëra, misri, orizi, thekra, tepa etj. Frutat e

këtyre bimëve (kokrrat) përdoren për prodhimin e miellit, të amidonit dhe të shumë

nënprodukteve të tjera. Prodhimi i drithërave përdoret gjerësisht edhe si ushqim për

blegtorinë në formë të përpunuar ose koncentrat i bluar.

Bishtajoret për kokërr. Në këtë grup bëjnë pjesë fasulja, batha, bizelja, qiqra, frutat e të

cilave janë të pasura me proteina dhe me amidon, që përdoren gjerësisht edhe për

ushqimin e njerëzve.

Bimët industriale. Ky grup ndahet në disa nëngrupe:

a) Bimë tekstile, si: pambuku, liri, kërpi.

b) Bimë vajore, si: luledielli, susami, recini, kikiriku, farat e të cilëve përmbajnë sasi të

lartë vaji.

c) Bimë sheqerore, si: panxhari i sheqerit dhe kallami i sheqerit. Industria shfrytëzon ato

pjesë të bimës që kanë përmbajtje të lartë sheqeri (tuberi dhe panxhari).

d) Bimët narkotike dhe aromatike, ku bëjnë pjesë duhani, hashashi, menta, borziloku,

levanda etj.

e) Bimët foragjere, ku bëjnë pjesë jonxha, tërfili, misri foragjer, sorgumi, sudangrasi

loljumi, perkoja, kolza, lakra foragjere, urofi, koçkulla e shumë graminore të tjera, që

përdoren gjerësisht në gjendje të thatë, të njomë, të përpunuar ose të silazhuar, si

ushqim i përditshëm për kafshët (blegtorinë) e mbarështuara.

Page 30: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Sipas ciklit të zhvillimit biologjik (mbirje, korrje ose vjelje), bimët bujqësore i klasifikojmë në:

Bimë njëvjeçare, që plotësojnë ciklin biologjik brenda një viti, p.sh., drithërat (misër,

grurë, tërshërë), disa bimë bishtajore (bathë, bizele, soj, qiqër) dhe disa bimë

industriale (pambuku etj.)

Bimë dyvjeçare, që e mbyllin ciklin biologjik në vitin e dytë. Në vitin e parë rriten

dhe zhvillohen nga ana vegjetative, kurse vitin e dytë nxjerrin kërcej lule, frutën dhe

farën. Këtu bëjnë pjesë qepa, panxhari, disa lloje tërfilesh, preshi.

Bimë shumëvjeçare, që rrojnë shumë vjet dhe frutifikojnë çdo vit. Në këtë grup bëjnë

pjesë jonxha, disa llojesh tërfilesh dhe shumë lloje graminore shumëvjeçare.

Pyetje dhe detyra

1. Çfarë bën pjesë te bimët drunore shumëvjeçare?

2. Jepni shembuj të drunorëve shumëvjeçarë që keni në fermën tuaj?

3. Cilat bimë futen te drithërat?

4. Përcaktoni bimët industriale vajore, tekstile, sheqerore, narkotike dhe aromatike.

5. Cilat bimë futen në kulturat foragjere?

6. Përcaktoni kulturat njëvjeçare, dyvjeçare dhe shumëvjeçare që mbillen në zonën tuaj dhe

në fermën tuaj.

Page 31: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Përshkrimi se ç’është qeliza bimore.

Përcaktimi i formave që kanë qelizat bimore.

Përcaktimi i pjesëve të qelizës bimore.

Përcaktimi i rolit të çdo pjese të qelizës bimore, në veçanti të kromozomeve.

Qeliza është njësia më e vogël e jetës. Diametri i qelizës bimore shkon zakonisht nga 1/100

deri 2/10 e milimetrit. Forma e qelizave gjithashtu ndryshon, nga e rrumbullakët deri në

drejtkëndëshe. Shumë qeliza së bashku mund të formojnë një njësi të pavarur, e cila kryen një

funksion të caktuar të domosdoshëm për jetën e bimës. Një njësi e tillë quhet ind. Qelizat e një

indi nuk është e thënë të kenë të njëjtën formë dhe madhësi.

Po të shohim një qelizë bimore në mikroskop, në të dallojmë pjesë të ndryshme. Ajo ka

ndërtim shumë të ndërlikuar. Të gjitha pjesët e saj karakterizohen nga një specializim

morfologjik dhe funksional mjaft i lartë. Ndërtimi qelizor krijon mundësi të mëdha për

përshtatje, në rastet kur bima përballet me kushte jo të favorshme të mjedisit. Specializimi

funksional dhe ndryshimi morfologjik i qelizave qëndron në bazën e proceseve të zhvillimit të

gjallesave dhe të evolucionit të botës organike. Qeliza ka murin qelizor, i cili i jep asaj formën.

Pjesa e brendshme e qelizës, në pjesën më të madhe, përbëhet nga protoplazma ose citoplazma,

e cila është rregullatore për veprimtaritë e ndryshme të saj dhe përmban 85–90% ujë, kurse

pjesa tjetër nga lëndë organike dhe inorganike. Nga lëndët organike të protoplazmës më

kryesoret janë: proteinat, lyrat dhe sheqernat. Lëndët inorganike përbëhen nga elementet e

ndryshme që merr bima nga toka nëpërmjet rrënjëve.

Protoplazma mbështillet nga membrana qelizore, e cila ndodhet në pjesën e brendshme të murit

qelizor. Nëpërmjet saj, lëndët ushqyese futen në protoplazmë ose dalin që andej. Brenda në

protoplazmë ndodhet bërthama, një trup i dendur dhe pothuajse me formë të rrumbullakët.

Bërthama përmban kromozomet në të cila ndodhet ADN-ja (acidi dezoksiribonukleik), që është

përgjegjës për trashëgiminë e tipareve gjatë ndarjes së qelizave dhe nga prindërit te pasardhësit.

Qeliza përmban edhe disa trupëza të veçantë, siç janë plastet, që ndahen në dy lloje: leukoplastet

dhe kromoplastet.

Page 32: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Leukoplastet janë pa ngjyrë dhe shërbejnë për grumbullimin e lëndëve ushqimore në formën e

amidonit. Nga kromoplastet më kryesoret janë: kloroplastet, të cilat përmbajnë klorofilin, që

shërben për kapjen e rrezeve të diellit në procesin e fotosintezës. Përbërës të tjerë të

rëndësishëm të qelizës janë: ribozomet, mitokondritë dhe vakuolat. Ribozomet, qofshin të lira

apo të rrjetit endoplazmatik, kanë funksion sintezën e aminoacideve, ndërsa mitokondritë

mund të quhen fabrikat e prodhimit të energjisë, pasi sintetizojnë molekulat e ATP-së.

Gjatë rritjes dhe zhvillimit të qelizave në masën e citoplazmës formohen zgavra pak a shumë të

mëdha, me forca të parregullta, që quhen vakuola. Tërësia e vakuolave të një qelize përbën atë që

quhet sistem vakuolar. Vakuolat janë rezerva e ujit të qelizës dhe qendra të dukurive osmotike.

Figura 1.4. Ndërtimi i qelizës

Qelizat nuk janë plotësisht të pavarura nga njëra–tjetra. Zakonisht ato lidhen me lidhje

protoplazmatike, që njihen me emrin rrjeti endoplazmatik (REP).

Rëndësia funksionale e rrjetit endoplazmatik është e shumanshme. Kanalet e tij, nga njëra anë,

lidhin citoplazmën e qelizës me bërthamën dhe, nga ana tjetër, lidhin në një të tërë citoplazmën

e qelizave fqinje. Ky nuk është vetëm një sistem transporti, por edhe sinteze.

Rrjeti endoplazmatik është karakteristik për citoplazmën e qelizave bimore e shtazore.

Pyetje

1. Ç’është qeliza bimore?

2. Cili është qëllimi i qelizës bimore?

3. Cilat janë format e qelizës bimore?

4. Cilat janë pjesët e qelizës bimore?

5. Pse shërbejnë kromozomet?

6. Çfarë përmbajnë leukoplastet dhe kloroplastet?

7. Nga se janë formuar kromozomet?

Page 33: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Njohja e qëllimit pse shërben rrënja.

Përcaktimi i rrënjëve të bimëve të ndryshme.

Përcaktimi i thellësisë së shtrirjes të sistemit rrënjor në thellësi të tokës.

Përshkrimi i rrënjëve xhufkore dhe bishtajore.

Bima është një organizëm i gjallë, i organizuar dhe i kompletuar dhe që funksionon si një

unitet i vetëm. Ajo përbëhet nga disa organe, ku më kryesoret janë: rrënja, kërcelli, gjethja,

lulja, fryti dhe fara. Secili nga këto organe do të trajtohet në temat e mëposhtme veç e veç, për

efekt mësimor, kurse nga ana biologjike ato nuk mund të ndahen për asnjë çast, përndryshe

nuk do të kishte vazhdimësi të rritjes, zhvillimit dhe frutifikimit të bimës. Secili prej organeve

të mësipërme luan një rol dhe ka një funksion jetik gjatë zhvillimit të bimës.

Rrënjët shërbejnë për fiksimin e bimës në tokë dhe për thithjen nga toka të ujit dhe kripërave

minerale. Për disa bimë shumëvjeçare, pjesa mbitokësore e të cilave thahet në dimër, rrënjët

përbëjnë organin dimërues që, në pranverë, rigjenerohet, duke dhënë bimë të reja. Rrënjët më

të vjetra të bimëve shumëvjeçare shërbejnë edhe si organe të grumbullimit të lëndëve

ushqyese; p.sh. te jonxha, te tërfili 30–40% e peshës së tyre janë lëndë ushqyese të depozituara. Te

karota, panxhari, patatja, në frytin rrënjor depozitohen sasi të mëdha amidoni dhe sheqernash.

Ka raste që në bimë të rritura në fazën e pjekjes, sistemi rrënjor brenda në tokë mund të zërë

një vëllim të tillë sa edhe pjesa mbitokësore. P.sh., kurora mbitokësore e ullirit është e

barabartë me një kurorë nëntokësore të sistemit rrënjor të tij; te misri, sistemi rrënjor mund të

arrijë thellësinë 2 m dhe gjerësinë 1.2 m – 2 m.

Pesha e sistemit rrënjor përbën zakonisht një të tretën e peshës së përgjithshme të bimës. Nga

një studim i bërë në laborator ka dalë se duke mbjellë një bimë thekre në një enë me përmasa

30x30x55 cm, e cila pas katër muajsh arriti lartësinë 50 cm dhe, kur u matën rrënjët u pa se ato

kishin arritur një gjatësi 625 km dhe së bashku me qimet thithëse kishin arritur një gjatësi

10 500 km dhe një sipërfaqe të përgjithshme 480 m2.

Page 34: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Dendësia, thellësia dhe gjerësia e shtrirjes së sistemit rrënjor varet nga këta faktorë:

1. dendësia e bimëve,

2. temperatura,

3. lagështia,

4. ajrimi i tokës,

5. përbërja minerale dhe kimike e tokës,

6. stadi i zhvillimit të bimës,

7. gjendja shëndetësore e saj.

Nga pikëpamja bujqësore, interes ka ajo shtresë e tokës në të cilën shtrihet vëllimi më i madh i

rrënjëve të çdo bime. Për grurin, vëllimi më i madh i rrënjëve gjendet në thellësi 20–30 cm të tokës,

jonxha 50–60 cm. Kjo mbahet parasysh në përgatitjen e shtratit të mbjelljes për çdo bimë.

Dallojmë kryesisht dy tipa të sistemit rrënjor:

1. Sistem rrënjor xhufkor (p.sh. graminoret);

2. Sistem rrënjor boshtor (p.sh. bishtajoret).

Figura 1.5. Sistemi rrënjor

Page 35: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Rrënjët e tipit xhufkor janë të holla dhe me mjaft degëzime, karakteristikë për bimët e familjes

graminore. Thellësia e tyre shkon nga disa centimetra deri në 1,5 m, sipas llojit dhe kushteve të

tokës. Te rrënjët e tipit boshtor, rrënja kryesore është e ndërtuar vertikalisht poshtë, prej së

cilës dalin rrënjë të tjera më të holla, më të vogla, si p.sh.: jonxha, karota dhe bishtajoret për

kokërr. Thellësia e rrënjëve të tipit boshtor në toka të mira shkon deri në 10–16 m thellë

(jonxha). Ana pozitive e këtyre rrënjëve është se në kohë thatësire të gjatë ato thithin ujë nga

shtresa të thella të tokës. Në mënyrë të detajuar, ndërtimi i rrënjës paraqitet në figurën e

mëposhtme, ku pjesët më kryesore janë: epiderma, qimet thithëse etj.

Pyetje dhe detyra

1. Cilat janë funksionet kryesore të rrënjëve?

2. Pse shërbejnë rrënjët?

3. Në ç’thellësi dhe në ç’gjerësi shtrihen rrënjët e bimëve të ndryshme?

4. Cilët janë dy tipat bazë të sistemit rrënjor?

5. Jepni shembuj për dy tipa të sistemit rrënjor.

6. Cilat janë pjesët kryesore të rrënjës?

Page 36: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Përcaktimi përse shërben kërcelli dhe gjethet.

Përshkrimi i rolit që luan kërcelli dhe gjethja.

Përcaktimi i pjesëve kryesore të kërcellit dhe të gjethes.

Njohja e ndërtimit të sistemit përçues.

Kërcelli është pjesa mbitokësore e bimës, i cili përcakton lartësinë e saj dhe mban degët,

gjethet, lulet dhe frutat. Kërcelli është aksi kryesor i bimës dhe vazhduesi i rrënjës. Kërcelli në

bimë barishtore është i gjelbër, sepse përmban klorofil dhe kryen procesin e fotosintezës. Me

anë të kërcellit bëhet transportimi i ujit dhe i kripërave minerale, të thithura nga rrënjët për në

gjethe. Njëkohësisht kërcelli bën kalimin e lëndëve ushqyese të përpunuara në gjethe për në

pjesë të tjera të bimës. Një rëndësi tjetër e kërcellit qëndron në atë se ai, në disa bimë, shërben

edhe si shumëzues i tyre në rrugë vegjetative, pra joseksuale.

Në një bimë drunore dallohen qartë këto pjesë kryesore:

Trungu: është pjesa më e trashë e kërcellit nga dalin degët.

Degët: janë trungje të dyta më të trasha e më të vjetra të kurorës.

Degëzat: quhen degë më të holla dhe të reja të kurorës.

Nyjat: përbëjnë pjesën më të trashur të kërcellit, ku vendosen gjethet dhe sythat.

Ndërnyjat: quhet pjesa që gjendet midis dy nyjave.

Në majën e kërcellit gjendet zakonisht sythi i majës; ka gjithashtu edhe sytha sqetullorë dhe

anësorë, që vendosen në sqetullat e gjetheve. Kërcelli rritet në gjatësi, si rrjedhojë e rritjes së

majës së tij nëpërmjet sythit të saj. Rritja e kërcellit vjen si rrjedhim i dy proceseve, që ndodhin

në indin meristematik të majës së kërcellit:

1. nga formimi i qelizave të reja nëpërmjet ndarjes,

2. nga rritja dhe zgjatja e qelizave të reja që u formuan.

Indet më kryesore të kërcellit janë: indet e mbulimit (epidermës), indi parenkimatik dhe indet e

përçimit. Në indet e përçimit bëjnë pjesë tufat e floemës nga jashtë dhe tufat e ksilemës nga

Page 37: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

brenda. Të dyja këto lloje tufash ndahen nga kambjumi, i cili prodhon floemën dhe ksilemën

dytësore.

Figura 1.6. Sistemi rrënjor

Kërcelli rrjedh nga rritja e filizit, që formohet nga mbirja e farës. Kërcelli mund të zhvillohet

monopodial (pa degëzime) ose simpodial (me degëzime), që dalin nga sqetullat e gjetheve dhe

i quajmë kërcell anësor. Kur kërcelli zhvillohet i shtrirë mbi tokë quhet stolone (luleshtrydhe),

por ai mund të jetë dhe në formën e rizomeve (grami). Kërcejtë mund të jenë edhe në formën e

zhardhokut (patatja), edhe në formë bulbi (qepa); që të dy zhvillohen në tokë.

Kërcelli mund të mbarojë me një syth vegjetativ ose me një syth frutor. Kur mbaron me një

syth vegjetativ (domatja) ai zgjatet gjatë gjithë jetës së bimës, duke nxjerrë sytha frutorë në

degëzimet anësore. Në këtë rast bima quhet me zhvillim të pakufizuar. Kur kërcelli përfundon

me një syth frutor, me formimin e lules (lulërisë) dhe frytit zgjatja e kërcellit përfundon. Në

këtë rast bima quhet me zhvillim të kufizuar.

Page 38: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Gjethet janë organe mjaft të rëndësishme të bimëve të larta. Ato kryejnë këto funksione: kapjen

e energjisë së rrezeve të diellit me anë të klorofilit dhe sintezën e lëndëve ushqyese të bimës,

duke çliruar oksigjen (fotosinteza), shkëmbimin e gazrave me atmosferën (frymëmarrjen),

çlirimin e avujve të ujit (transpirimin). Gjethet shërbejnë edhe si përçuese dhe përpunuese të

lëndëve ushqyese për gjithë bimën.

Gjethja e një bimë përbëhet nga tri pjesë kryesore:

1. Fleta ose llapa: është pjesa më e dukshme e gjethes, më e holla dhe më e rrafshëta, ku

kryhet fotosinteza;

2. Bishti: lidh gjethen me kërcellin;

3. Nervaturat: mund të jenë paralele ose të tërthorta.

Figura 1.7. Forma të ndryshme gjethesh

Page 39: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Në disa bimë gjethet mbështillen nga ndajgjethëzat, të cilat vendosen te vendi ku bashkohet

bishti i gjethes me kërcellin ose me degët. Gjethet mund të jenë të thjeshta, kur në një bisht

ndodhet një gjethe e vetme, dhe të përbëra, kur në të njëjtin bisht janë të vendosura dy ose më

shumë gjethe të vogla (tërfili). Gjethet janë të pajisura me inde përçuese në formën e

nervaturave të degëzuara, që më qartë duken në pjesën e poshtme të gjethes (bimë dythelbore),

dhe nervatura paralele sipër gjethes, për bimët njëthelbore.

Çdo gjethe, në pjesën e poshtme të saj, është e pajisur me disa pore të vogla që quhen gojëza.

Ato hapen në periudhë lagështie dhe mbyllen në periudhë thatësire, për të penguar largimin e

ujit nëpërmjet transpirimit. Veçori tjetër e gjethes është dhe shtresa dyllore, që vendoset

zakonisht në pjesën e sipërme të saj dhe shërben për të penguar largimin e ujit, duke i bërë

bimët më të qëndrueshme ndaj thatësirës, por te barnat e këqija ul efektin e herbicideve.

Sistemi përçues i bimëve ka për qëllim të çojë ujë dhe lëndë organike nga rrënjët për në pjesë

të tjera të bimës, si dhe lëndët e përpunuara, dhe nga gjethet në drejtim të të gjitha pjesëve të

bimës, duke përfshirë edhe rrënjët.

Sistemi i përçimit (tufat përçuese) përbëhet nga dy tipa indesh:

1. Ksilema: është indi kryesor, përçues i ujit, si te bimët barishtore, ashtu edhe te bimët e larta

drunore. Qelizat e ksilemës formojnë një sistem gypash përçues, që uji me kripërat minerale të

tretura në të t’i çojnë nga rrënjët deri në majat më të larta të pemëve.

2. Floema: është një lloj indi, që përbëhet nga qeliza të gjalla, të cilat, duke u bashkuar në pjesët

skajore të tyre, formojnë tufa përçuese për lëndët ushqyese dhe lidhjet e tjera organike. Nëpërmjet

floemës qarkullojnë jo vetëm lëndët që përpunohen në bimë, por dhe lëndë të tjera që spërkaten

mbi gjethe (përdorimi i herbicideve për të tharë barërat e këqija). Ksilema dhe floema ndodhen si

në rrënjë, ashtu dhe në kërcell te të gjithë llojet e bimëve. Ndërmjet floemës dhe ksilemës ndodhet

kambiumi, që ka si funksion të prodhojë nga jashtë floemë të re dhe nga brenda ksilemë të re.

Figura 1.8. Pamje e kërcellit

Page 40: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Pyetje dhe detyra

1. Ku qëndron rëndësia e kërcellit dhe e gjethes?

2. Si është i ndërtuar kërcelli dhe gjethja?

3. Cilat janë pjesët kryesore të kërcellit dhe gjethes?

4. Sa lloje kërcejsh dhe gjethesh kemi?

5. Nga se përbëhet sistemi përçues i bimës?

6. Cili është funksioni i sistemit të përçimit të bimës?

7. Ku vendoset kambiumi dhe çfarë detyre ka ai?

8. Grumbulloni dhe emërtoni kërcej dhe gjethe të ndryshme të bimëve një- dhe dythelbore,

duke i tharë dhe ngjitur në fletore ose në fletë të veçanta.

Page 41: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Përcaktimi i pjesëve kryesore të lules, frytit dhe farës.

Njohja e llojeve të ndryshme të luleve, frutave dhe farave.

Përshkrimi i procesit të pllenimit te lulja.

Klasifikimi i llojeve të frutave.

Lulja është organi më i rëndësishëm i bimës, i cili siguron shtimin seksual të saj, duke pasur

edhe qeliza mashkullore, edhe qeliza femërore, pra është organi riprodhues i bimës. Lulja

përbëhet nga këto pjesë kryesore: nënpetlat, petlat, thekët dhe pistili. Nënpetlat kanë ngjyrë të

gjelbër, ngjajnë me gjethet, përbëjnë pjesën e jashtme të lules, mbrojnë pjesë të tjera të saj dhe

përbëjnë kupën e lules. Numri i tyre është i njëjtë në individët të të njëjtit lloj ose të së njëjtës

familje, p.sh. te farorët numri është pesë (mollë, dardhë) etj.

Petlat kanë një ngjyrë tërheqëse për kandrat, me anë të cilit kryhet pjalmimi. Të gjitha petlat së

bashku përbëjnë kurorën. Ngjyra, forma dhe përmasat e petlave ndryshojnë shumë në bimë të

ndryshme.

Thekët (organi mashkullor i lules ose Androceu) janë të vendosura brenda unazës së petlave;

çdo thekë ka fillin, pjalmoren dhe kokrrizat e pjalmit mbi pjalmoren.

Pistili (organi femëror i lules ose Gjineceu) është i vendosur në qendrën e lules, zakonisht

është numër tek dhe në bazë të tij ka vezoren, shtyllëzën dhe në majë stigmën ose krezën e tij.

Kur një lule i ka të katra pjesët që përmendëm më lart quhet lule e plotë (duhani, jonxha,

fasulja, tërfili etj.). Kur lules i mungon një ose disa pjesë quhet lule jo e plotë (gramoret). Kur

një lule ka edhe thekë, edhe pistilin quhet hermaphrodite (Androceu, Gjineceu) – gruri. Kur

një luleje i mungon ose pistili, ose thekët quhet decline, si: misri, pjepri, kërpi, luleshtrydhja.

Lulet hermafrodite ndryshe quhen dyseksore dhe decline quhen njëseksore. Kur një bimë ka

vetëm lule njëgjinore quhet monoike dhe kur lulet mashkullore dhe femërore janë të vendosura

në bimë të ndryshme, ato quhen bimë dioike. P.sh., bimë monoike është misri, kurse bimë

dioike është kërpi.

Pllenim do të quajmë rënien e kokrrave të pjalmit në krezën e pistilit. Pllenimi ose pjalmimi mund

të bëhet brenda së njëjtës lule dhe ky quhet vetëpllenim. si p.sh. te gruri, elbi, tërshëra, bizelja,

duhani.

Page 42: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Kur kokrrizat e pjalmit të një luleje kalojnë në krezën e pistilit të një luleje të një bime tjetër (të

të njëjtit lloj) quhet pjalmim i kryqëzuar, p.sh. jonxha. Pllenimi kryhet me mënyra të

ndryshme, por më kryesoret janë; me anë të erës, me anë të kandrave dhe me anë të njeriut. Ky

i fundit ndryshe quhet pllenim artificial.

Figura 1.9. a) Lulja e një bime gramore; b) Pjalmimi dhe pllenimi i lules

Fryti është rrjedhojë e bashkimit të vezëve të pjekura të vezores dhe pjesëve të tjera të lules.

Ka dhe raste kur vezorja shndërrohet në fryt pa pllenim, por, në këtë rast, në fryt nuk formohen

farat dhe quhet fryt partenokarpik, si te disa kultivarë portokallesh, mandarinash, rrushi etj.

Pjesët kryesore të një fryti janë: perikarpi, që përbën murin e frytit, epikarpi, mezokarpi dhe

endokarpi, që është muri i brendshëm i tij, dhe në qendër fara.

Frutat ndahen në dy grupe kryesore, duke marrë parasysh veçoritë e jashtme të tyre:

Fruta të thjeshta,

Fruta të përbëra.

Frutat e thjeshta e kanë prejardhjen nga një vezore e vetme dhe i ndajmë në dy nëngrupe:

a) Fruta me tul (mishtore) ku përmendim fruta në formë rrushku (rrushi, domatja);

b) Fruta bërthokna, fruta me bërthama (qershi, kumbulle) etj.

Frutat e thata kanë një perikarp të drunjëzuar dhe që mund të hapen ose mund të mos hapen.

Duke u bazuar në këtë veçori, këto fruta i ndajmë në dy nëngrupe:

1. Fruta të thata që hapen (çahen): bishtajë, kapsollë.

2. Fruta të thata që nuk hapen (nuk çahen): luledielli, kërpi, kulpra.

Page 43: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Frutat e përbëra janë grupe frutash të bashkuara mbi një shtrat të përbashkët, por që rrjedhin nga

vezore të veçanta të lules; p.sh. mani, manaferra etj., ndryshe këto fruta quhen fruta të rrema.

Fara është rrjedhojë e shtimit seksual të bimës, pra e bashkimit të organit femëror dhe

mashkullor të lules. Farat janë të ndryshme në bimë të ndryshme. Ato ndahen në tre tipa:

Tipi i farës së bishtajorëve, që kanë dy thelpinjtë, por nuk kanë endospermë.

Tipi i farës së recinit, që ka dy thelpinjtë dhe endospermë.

Tipi i farave të drithërave, që kanë një thelbi dhe endospermë.

Ndryshe, farat me dy thelpinj quhen dythelbore ose dykotiledone (bishtajoret).

Farat me një thelbi quhen njëthelbore ose njëkotiledone (drithërat). Farat e bimëve të ndryshme

dallohen nga pamja e jashtme si nga: ngjyra, forma, madhësia, pushëzimi etj. Farat, në përgjithësi,

janë të thata dhe të forta, dhe për t’u ruajtur sa më gjatë, ato nuk duhet të përmbajnë më shumë se

13–14% lagështi.

Sipas ndërtimit të brendshëm dallojmë katër grupe farash:

1. fara me endospermë,

2. fara pa endospermë,

3. fara me perispermë,

4. fara me endospermë dhe perispermë.

Figura 1.10. a) Fara të bimëve dythelbore; b) Fara gruri (kariopsis)

Fara është elementi bazë i riprodhimit të bimës. Pasi kalon periudhën e qetësisë dhe kur i

krijohen kushte optimale lagështie, ajrimi, e temperature ajo ka aftësi të mbijë. Gjatë mbirjes së

farës qelizat shtohen në numër e madhësi dhe japin bimëzën e re. Pra, farat dhe frutat, duke

Page 44: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

qenë qendra të grumbullimit të lëndëve ushqimore, kanë rëndësi bujqësore dhe ekonomike,

duke përbërë kështu prodhimet kryesore për vjelje.

Pyetje dhe detyra

1. Cilat janë pjesët përbërëse të lules dhe ç’rol luajnë ato?

2. Cilat janë llojet kryesore të luleve?

3. Ç’është procesi i pllenimit të luleve, sa llojesh e kemi atë?

4. Si i klasifikojmë frutat?

5. Në sa nëngrupe ndahen frutat e thata?

6. Ku ndryshojnë frutat e thjeshta nga frutat e përbëra?

7. Sa tipa farash kemi?

8. Sa lloje farash kemi sipas ndërtimit të brendshëm të tyre?

9. Ku qëndron rëndësia e frutave dhe e farave dhe pse shërbejnë ato?

10. Grumbulloni fruta dhe fara të ndryshme, duke vizatuar në fletore fara njëkotiledone dhe

dykotiledone, fruta të thjeshta dhe të përbëra.

Page 45: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Shkrimi i reaksionit të fotosintezës dhe argumentimi i tij.

Përshkrimi i faktorëve që ndikojnë në procesin e fotosintezës.

Përcaktimi i rolit të hormoneve në jetën e bimëve.

Njohja e fitohormoneve kryesore.

Përcaktimi i rolit të auksinës në jetën e bimës.

Me termin fotosintezë kuptojmë shndërrimin e energjisë kinetike të rrezeve të diellit në energji

kimike të përdorshme nga bimët. Gjatë këtij procesi ndodh sintetizimi i karbohidrateve nga

bashkimi i dyoksidit të karbonit me ujin në prani të klorofilit. Reaksioni bazë i fotosintezës

është:

CO2 + H2O energji diellore / klorofil — (CH2O)n + O2

Karbohidratet që formohen nga fotosinteza, përbëjnë lëndën e parë për prodhimin e energjisë

së drejtpërdrejtë ose të tërthortë nga të gjithë gjallesat.

Rëndësia vendimtare e fotosintezës, është vlerësuar sidomos pas kërkimeve shkencore të Van

Helmontit, i cili tregoi se rritja e bimës nuk vjen vetëm si rrjedhim i ushqimit që vjen nga toka.

Helmonti mbolli një filiz shelgu në një tokë dhe paraprakisht e peshoi. Pas përkujdesjeve për

disa vjet, filizi u bë bimë i madh, me masë disa kilogramë, kurse masa e dheut u zvogëlua

vetëm disa gram.

Gjatë mesit të shekullit XVIII Priestley provoi se një bimë dhe një kafshë mund të jetonin së

bashku të mbyllura në një kambanë qelqi, kurse në kambana të vetme ato nuk jetonin dot.

Bima merrte CO2 që çlironte kafsha, kurse kafsha thithte O2 që çlironte bima. Më vonë

Ingenhour tregoi se përfundimi i Priestley bazohej në praninë e dritës dhe të indeve bimore.

Kërkimet në shekullin XIX treguan se bimët thithin CO2 dhe ujë dhe prodhojnë O2 dhe lidhje

organike, që u vërtetua se ishin karbohidrate. Kështu, që në fillim të shekullit XX, biologët

arritën të përcaktojnë tipin e përgjithshëm të fotosintezës.

Figura 1.11. Eksperimenti i Priestlejt

Page 46: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Figura 1.12. Procesi i fotosintezës

Vlen për t’u theksuar se burimi i O2 për prodhimin e karbohidrateve gjatë fotosintezës nuk

është oksigjeni i ujit, por ai i dyoksidit të karbonit. Nga faktorët që ndikojnë në fotosintezën,

më kryesorët janë: CO2, uji dhe intensiteti i dritës, CO2, i atmosferës. Në lidhje me intensitetin

e dritës, sa herë që ai rritet, po aq shtohet dhe fotosinteza e përgjithshme e bimës. Drita mund

të jetë faktori kufizues në ditët me vranësira të dendura ose kur atmosfera është e ndotur.

Bimët rriten dhe zhvillohen nga lëndët ushqyese, që sintetizohen nëpërmjet fotosintezës. Këto

lëndë vendosen nga bimët kryesisht në pjesët që zhvillohen, siç janë: gjethet e reja, degëzat e

reja, frutat e tjera.

Vendosja e lëndëve ushqyese dhe rritja e bimëve kontrollohet nga disa rregullatorë, të cilët janë

lëndë organike, që prodhohen në bimët me sasi të vogla, dhe emërtohen fitohormone (hormone

bimore). Këto hormone rregullojnë: ndarjen e qelizave, diferencimin e tyre, formimin e organeve

dhe rritjen e tyre.

Page 47: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Grupet kryesore të fitohormoneve janë:

Auksinat janë komponentë që ndikojnë pozitivisht në rritjen e qelizave, formimin e sythave

dhe zhvillimin e rrënjëve. Ato gjithashtu ndikojnë në prodhimin e hormoneve të tjera si

citokininat. Është vërtetuar se ndarja josimetrike e auksinës në kërcell ose në rrënjë shkakton

zgjatjen jo të barabartë të qelizave, jo në të dy krahët, dhe për pasojë përkuljen e tyre. Auksinat

përdoren në praktikat bujqësore për nxitjen e veprimeve të ndryshme fiziologjike të bimës.

Giberlinat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në mbirjen e farave, duke ndikuar në prodhimin

e enzimave që përçojnë ushqimet në qelizat e sapoformuara. Ato ndikojnë në rritjen e

ndërnyjave të kërcellit, duke shkaktuar zgjatjen e bimës. Giberilinat nxisin gjithashtu edhe

lulëzimin e bimëve, si dhe daljen e bimëve apo farave nga gjendja e gjumit. Kur kërkohet të

zvogëlohet lartësia e bimëve (p.sh. për të penguar rritjen e tepruar të bimës së pambukut),

përdoren antigiberlinat. Ky hormon, në kulturën e kastravecit, mund të shtojë numrin e luleve

mashkullore, kurse te hardhia mund të krijojë rrush pa fara.

Këto hormone nxitin ndarjen e qelizave të indeve bimore dhe formimin e filizave. Ato

formohen në rrënjët e bimëve dhe transmetohen në pjesët mbitokësore të bimës, ku rregullojnë

zhvillimin e organeve të ndryshme. Citokininat ndihmojnë gjithashtu në vonimin e plakjes së

indeve bimore. Citokinina e ndihmon krijimin e sythave anësorë, kurse auksina në krijimin e

dominancës skajore.

Ky hormon prodhohet në indet e bimës dhe vepron në gjendje të gaztë. Ai ndikon në zvogëlimin e

ritmeve të rritjes së gjetheve dhe shpejton pjekjen e frutave dhe farave. Në praktikën bujqësore i

jepet bimës gjatë periudhës së pjekjes së frutave për të shpejtuar pjekjen e tyre.

Pyetje dhe detyra

1. Pse kur janë bashkë bima dhe miu kanë jetë?

2. Shkruani reaksionin e fotosintezës.

3. Argumentoni formulën e fotosintezës.

4. Cilat janë kushtet e fotosintezës?

5. Nga varet intensiteti i fotosintezës?

6. Ç’janë fitohormonet?

7. Cili është roli i fitohormoneve në jetën e bimëve?

8. Çfarë roli ka auksina?

Page 48: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Përcaktimi i kushteve të ushqyerjes së bimëve.

Njohja se nga cila pjesë e bimës përvetësohen elementet ushqyese.

Argumentimi i barazimit të procesit të frymëmarrjes.

Njohja e fazave të frymëmarrjes dhe faktorët e intensitetit të saj.

Shpjegimi se ç’është transpirimi dhe faktorët që e rregullojnë atë.

Ashtu si dhe kafshët, bimët marrin frymë, d.m.th. marrin oksigjen, që hyn në reaksion me

lëndët organike të bimës dhe kështu prodhohet ujë i dyoksid karbonit, dhe çlirohet energji.

Barazimi i përgjithshëm që shpreh frymëmarrjen është:

C6H12O6 + 6CO2 → 6H2O + 6CO2 + energji (ATP)

Oksidimi nuk ndodh pikërisht si në barazimin e mësipërm. Ky barazim paraqet vetëm reaksionin

përfundimtar të frymëmarrjes. Gjatë zbërthimit të glukozës zhvillohen shumë reaksione, tërësia e të

cilave njihet me emrin cikli i Krebsit. Energjia që prodhohet gjatë frymëmarrjes grumbullohet në

molekula të ATP-së (Adenozin trifosfat). Frymëmarrja zhvillohet në mitokondritë e të gjitha

qelizave të bimës. Ajo mund të zhvillohet në prani të oksigjenit (siç u paraqit në reaksionin e

mësipërm) dhe në këtë rast quhet frymëmarrje aerobe.

Zbërthimi i glukozës mund të kryhet edhe në mungesë të oksigjenit. Në këtë rast bëhet fjalë për

frymëmarrjen anaerobike ose siç quhet ndryshe fermentimin. Gjatë frymëmarrjes anaerobike

zbërthimi i glukozës nuk shkon deri në formimin e CO2 dhe H2O, por ndërpritet me formimin e

alkooleve apo të acidit laktik. Në këtë rast energjia që formohet nga zbërthimi i glukozës është më

e vogël se gjatë frymëmarrjes aerobe.

Gjatë frymëmarrjes aerobe, nga një molekulë glukozë formohen 36 molekula të ATP, ndërsa

gjatë frymëmarrjes anaerobike vetëm dy molekula ATP. Intensiteti i frymëmarrjes varet nga

faktorë të caktuar, siç janë:

1. Temperatura. Në qoftë se temperatura rritet mbi 10°C, dyfishohet ritmi i frymëmarrjes. Por

kur temperaturat rriten mbi 25–40°C, ka rritje të menjëhershme të intensitetit të frymëmarrjes.

Temperaturat e ulëta e ngadalësojnë frymëmarrjen. Ky është dhe shkaku i ruajtjes së frutave në

frigorifer për një kohë të gjatë.

Page 49: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

2. Oksigjeni dhe dyoksidi i karbonit. Prania e oksigjenit në pjesët nëntokësore të bimës është e

domosdoshme për frymëmarrjen e tyre. Në qoftë se oksigjeni që duhet nuk zëvendësohet lehtë,

atëherë mund të krijohen kushtet anaerobike; për pasojë pakësohet frymëmarrja.

Me këtë term kuptojmë avullimin e ujit nga bimët, që bëhet nëpërmjet gojëzave të gjetheve.

Gojëzat janë hapësirat kryesore të gjetheve të bimëve, nga të cilat largohen avujt e ujit që

formohen në hapësirat ndërmjet qelizave. Hapja dhe mbyllja e gojëzave rregullohet nga tre

faktorë kryesorë:

1. Nga drita. Shumica e bimëve i hapin gojëzat menjëherë sa ekspozohen në dritë dhe i

mbyllin kur perëndon dielli.

2. Nga temperatura. Në temperatura të ulëta gojëzat janë pothuajse të mbyllura, por me rritjen

e saj ato hapen. Kur temperaturat rriten shpejt, gojëzat mbeten të hapura dhe ndihmojnë në

uljen e temperaturës së gjetheve nëpërmjet transpirimit të vazhdueshëm dhe të vrullshëm.

3. Nga prania e ujit në hapësirat ndërmjet qelizave. Në periudha me thatësi të zgjatur dhe erë

të vrullshme, gjethet humbasin sasi të mëdha uji. Në këtë rast gojëzat mbyllen që të ruajnë

lagështirën në bimë; po kështu edhe në ditët e nxehta e të thata. Këto humbje të lagështirës

shkaktojnë prishjen e turgorit të qelizave të bimës duke shkaktuar vyshkjen e gjetheve.

Rëndësia e transpirimit është e dyfishtë: kur ai është i vrullshëm, rrit intensitetin e thithjes së

kripërave nga rrënjët dhe shpejton dërgimin e tyre në ato pjesë ku edhe është e nevojshme.

Bimët nuk mund t’i marrin elementet minerale në formë të papërpunuar. Po të thahej një bimë

në termostat në temperaturë 105°C dhe t’i bënim analizën e lëndës së thatë, do të gjenim aty

gjithsej 60 elemente kimike. Nga këto vetëm 17 janë të domosdoshme për ushqimin e bimës.

Këto elemente ushqyese bima i merr kryesisht nga rrënjët, por edhe nga gjethet e saj. Karbonin

dhe oksigjenin bima e merr në trajtën e CO2 nëpërmjet gojëzave të gjetheve, kurse uji thithet

edhe nga rrënjët, edhe nga gojëzat e gjetheve. Elementet e tjera ushqyese bimët i gjejnë në

tretësirën tokësore, i marrin nëpërmjet qimeve thithëse ose qelizave të epidermës së rrënjëve.

Elementet ushqyese të bimëve i ndajmë në dy grupe:

1. Makroelementet, të cilat bima i do në sasi të mëdha, gram për kilogram tokë, ku më

kryesoret janë N, P, K, S, Ca, C, Fe etj.;

2. Mikroelementet, të cilat bima i do në sasi të vogla, miligram për kilogram tokë, por që

janë shumë të domosdoshme për jetën e bimëve, ku më kryesoret janë B, Mo, Mn, Cu.

Për thithjen e elementeve minerale nga bimët ndikojnë mjaft faktorë si:

a) Temperatura: rritja e temperaturës nga 0–40°C shpejton thithjen, por më i përshtatshëm

është intervali 26–34°C.

b) Drita: në dritëzim normal bimët thithin elementet minerale me intensitet më të lartë.

c) Ph: vlerat e ulëta të ph-it e ulin thithjen e kationeve, por shtojnë thithjen e anioneve.

Page 50: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Pyetje dhe detyra

1. Si ushqehen bimët?

2. Cilat janë elementet kryesore të bimës?

3. Si i klasifikojmë elementet minerale?

4. Cilët janë faktorët që ndikojnë në të ushqyerit e bimës?

5. Shkruani formulën e frymëmarrjes dhe argumentojeni atë.

6. Çfarë kuptoni me transpirim?

7. Nga se varet intensiteti i frymëmarrjes (faktorët)?

8. Cilët janë faktorët që rregullojnë hapjen dhe mbylljen e gojëzave?

Page 51: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Përcaktimi i mënyrave të shtimit joseksual.

Përshkrimi i shtimit seksual të bimës.

Përshkrimi i avantazheve të shtimit vegjetativ (joseksual).

Me anë të shumëzimit njerëzit kanë rritur numrin e bimëve të ndryshme, duke ruajtur cilësitë

më të mira të tyre. Shumëzimi i bimëve bëhet në dy mënyra: me farë, që quhet edhe shumëzim

seksual, dhe me pjesë të vetë bimës, që quhet joseksual.

Me këtë mënyrë shumëzimi, nga pjesë të një bime të caktuar krijohen bimë të reja me

karakteristika të njëjta me bimën mëmë. Shumëzimi joseksual është mënyra e vetme për të

prodhuar bimë pa fara. Shumëzimi vegjetativ mund të jetë natyror ose artificial. Bimë si ulliri,

luleshtrydhja etj. në natyrë shpesh shumëzohen nëpërmjet shumëzimit vegjetativ.

Shumëzimi vegjetativ artificial bëhet nga njeriu nëpërmjet dy mënyrave kryesore:

1. Shumëzimi me copa dhe 2. shumëzimi me shartim.

Ai përbën një praktikë të zakonshme në shumëzimin e drufrutorëve.

Shumëzimi me copa realizohet në praktikë me metoda të ndryshme ku mund të përmendim:

a) me copa të drunjëzuara, b) me copa të gjelbra, c) me copa rrënjore, d) me gunga, e) me përpaja,

f) me kamza ose fundakë etj.

Figura 1.13. Shartimi

a) Shartim me afrim; b) Shartim me copë; c) Shartim me syth

Page 52: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Copat që përdoren për këtë qëllim mund të jenë kërcell, rrënjë, gjethe, duke i mbjellë në tokë,

në kushte të përshtatshme temperature dhe lagështire. Në qoftë se copat janë të pjekura, pra

janë në fund të vegjetacionit, quhen copa dimërore ose me dru të fortë; në qoftë se priten nga

pjesë të një kërcelli të një dege të papjekur, copat quhen verore.

Suksesi i këtij lloj shumëzimi varet nga aftësia rrënjëzuese e copave, ku ndikojnë këta faktorë:

a) Lagështira: Uji është i domosdoshëm në zhvillimin e rrënjëve të copave. Në mungesë të ujit

copat humbasin freskinë dhe nuk rrënjëzojnë. Për këtë ato duhet që nga momenti i marrjes së

copave deri në momentin e përgatitjes së fidanit t’u plotësohen nevojat për lagështi.

b) Ajrimi: Edhe teprica e tij, që do të thotë mungesë ajri në tokë, shkakton dëme në zhvillimin

e fidanëve të rinj. Toka ku do të mbillen copat duhet të jetë e kulluar, në mënyrë që të

mundësohet ajrimi i tokës derisa copëzat të rrënjëzohen (1–3 muaj). Oksigjeni është i

domosdoshëm në rrënjëzimin e copave, sepse metabolizmi i indeve meristematike është i

vrullshëm. Për këtë arsye rrënjëzimi i copave nuk duhet bërë në toka të rënda.

c) Temperatura: Temperaturat e larta (15–20°C) në zonën e rrënjëzimit janë të domosdoshme,

kurse për pjesën mbitokësore rritja e temperaturave mbi 20–25°C ndikon në rritjen e

intensitetit të frymëmarrjes, që pakëson rezervat ushqyese të copës që do të rrënjëzohet, duke

pakësuar mundësinë e mbijetesës së saj.

d) Auksinat: Auksina e brendshme, që prodhon vetë bima, grumbullohet në bazë të copës dhe

forcon rrënjëzimin. Te bimët që rrënjëzojnë me vështirësi mund të përdoren auksina sintetike

për nxitjen e rrënjëzimit.

Shtimi me përpaja përcaktohet kur kemi të bëjmë me lloje e kultivarë që, gjatë shtimit me copa

të thjeshta, kanë aftësi të ulët rrënjëzuese (lajthia, disa lloje nënshartesa hardhish, gështenja,

molla xhuxhe etj.). Në qoftë se copa që merret nga pjesa mbitokësore e bimës ndodhet në

kushte të përshtatshme, ajo rrënjëzon.

Ana e mirë e kësaj mënyre është se copat marrin vazhdimisht një lëndë ushqyese nga bima

mëmë, prej së cilës shkëputen pasi rrënjëzon.

Llojet kryesore të përpajave janë këto:

Përpaja e thjeshtë (fig.1.14), e cila zbatohet kryesisht në rreshta me bimë që figurojnë

degëza të gjata. Këto të fundit përkulen dhe groposen brenda në tokë, kur maja ju

lihet mbi tokë.

Përpaja e shumëfishtë zbatohet te molla, ftoi, ulliri, fiku, lajthia etj.

Përpaja skajore përdoret në kultivarë të caktuar si te mandarina dhe hardhia. Pjesët

skajore të degëzuara groposen në tokë, ku sythi i skajit jep filiz të ri.

Përpaja ajrore përdoret në disa kaçube zbukuruese, që rrënjëzojnë me vështirësi.

Page 53: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Figura 1.14. Shtimi me përpajë

Në këtë rast bima e re del nga mbirja e embrionit të farës, e cila formohet si rrjedhojë e bashkimit të

qelizave seksuale mëmë (vezëzat) me kokrrat e pjalmit, gjatë procesit të pllenimit. Të pemët

frutore, agrumet, ulliri etj., në praktikë, shtimi me farë bëhet në fidanishtet frutore për prodhimin e

filizave të nënshartesës. Bimët i kemi klasifikuar në njëvjeçare dhe shumëvjeçare.

Figura 1.15. Shumëzimi seksual i bimëve

Page 54: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Veçanërisht te bimët një- dhe dyvjeçare cikli kohor fillon që nga shkundja e farës dhe shkon

deri në prodhimin e farës së re. Kurse te bimët shumëvjeçare ai nis që nga fillimi i zhvillimit

vegjetativ dhe mbyllet me prodhimin e farës. Te bimët dyvjeçare rrënjët, gjethet dhe kërcelli

formohen vitin e parë të jetës. Rrënjët dhe kërcelli jetojnë gjatë dimrit. Në pranverë bimët

rigjenerohen duke formuar lulet e duke prodhuar farën. Bimët njëvjeçare vdesin çdo vit, kurse

riprodhimin i tyre e sigurojnë me anë të farës.

Pyetje dhe detyra

1. Cilat janë mënyrat e shtimit joseksual të bimës?

2. Si bëhet shtimi me copa?

3. Si bëhet shtimi me përpaja (llojet)?

4. Si realizohet shtimi seksual te bimët?

5. Ku ndryshojnë bimët njëvjeçare nga ato dyvjeçare?

6. Gjeni copa, përpaja, kamëza; i emërtoni sipas bimës përkatëse dhe i sillni ato në klasë.

Page 55: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Përshkrimi i pjesëve të farës.

Njohja e kushteve të mbirjes së farës.

Përcaktimi i proceseve gjatë mbirjes së farës.

Fara është bimëza e ardhshme dhe përbëhet nga këto pjesë kryesore:

a) embrioni (bimëza e re),

b) lënda rezervë,

c) cipa mbështjellëse, që ka funksion mbrojtës për dy pjesët e para.

Lënda rezervë në farat e bimëve tek angiospermat formon zakonisht endospermën. Ajo

grumbullohet edhe brenda embrionit, edhe jashtë tij. Në bimët njëkotiledone endosperma është

jashtë embrionit, ndërsa në bimët dykotiledone endosperma grumbullohet në të dy kotiledonet

së bashku me embrionin.

Kur në mjedisin e mbjellë krijohen kushte optimale, fara që ndodhet në gjendje qetësie fillon të

zhvillohet. Ky ndryshim i gjendjes së saj përbën atë që ne e quajmë vegjetim të farës ose

mbirje. Por që të ndodhë mbirja e farës, duhet të krijohen kushtet e domosdoshme:

a) temperaturë optimale,

b) prania e lagështisë së nevojshme,

c) ajrimi,

d) prania e oksigjenit në tokë.

Që të mbijë, fara, së pari, duhet të këtë kaluar periudhën e qetësisë, domethënë atë periudhë që

embrioni është në gjendje joaktive, pra nuk mund të mbijë. Periudha e qetësisë zgjat nga disa

ditë deri në disa muaj, sipas llojit të bimës.

Shkaqet që farat kalojnë periudhën e qetësisë janë të ndryshme. Këtu mund të përmendim

mbështjelljen e fortë të tyre, pjekjen jo të plotë të embrionit në çastin e çarjes së farës dhe

mosgrumbullimin e disa enzimave që ndikojnë në fillimin e proceseve të mbirjes. Fara e

mbjellë fillon të mbijë sapo të krijohen kushtet e duhura. Në fillim ajo thith ujin nga toka,

bymehet dhe zmadhon vëllimin e saj. Me thithjen e ujit fillojnë të aktivizohen enzimat, të cilat

Page 56: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

e zbërthejnë amidonin në sheqerna. Këto të fundit treten lehtë në ujë, duke krijuar kështu

lëndën e parë ushqyese për embrionin. Në qoftë se në tokë nuk ka lagështi të përshtatshme, nuk

ndodh shndërrimi i amidonit në sheqerna. Kështu, fara nuk është në gjendje të mbijë. Fara e

merr ujin nga toka nëpërmjet sipërfaqes së kontaktit që ajo ka me tokën. Për këtë arsye, sa më

e madhe të jetë sipërfaqja e kontaktit të farës më tokën, aq më e madhe është mundësia që fara

të marrë ujë. Tokat e shkrifëruara mirë sigurojnë kontakt të mirë me farën; nga ana tjetër, kur

toka është shumë e shkrifët, mund të shfaqet nevoja e ngjeshjes për të rritur kontaktin e

grimcave të farës me tokën.

Kur lagështia e tokës është e madhe, kur ka mungesë ajri dhe oksigjeni, mbirja vonohet.

Mbjelljet e thella dhe krijimi i kores së tokës nga reshjet e rëna pas mbjelljes krijojnë vështirësi

në mbirje. Në qoftë se toka është e pasur me lëndë organike dhe kushtet për mineralizimin e saj

janë optimale, atëherë dyoksidi i karbonit, që çlirohet, pengon mbirjen e farave. Temperatura

përbën një faktor shumë të rëndësishëm në mbirjen e farave. Bimë të ndryshme kanë kërkesa të

ndryshme ndaj temperaturës në fazën e mbirjes së farave. Disa lloje bimësh duan temperatura

të larta, kurse disa të tjera temperatura të ulëta. Kështu, në krahasim me misrin, thekra mbin në

temperatura shumë të ulëta. Siç e theksuam edhe më lart, duke thithur ujin fara bymehet. Ky

bymim së bashku me rritjen e embrionit ushtrojnë trysni mbi mbështjelljen e farës, deri në

çarjen e perispermës (brenda 2–4 ditësh).

Kështu, nga fara del bimëza e re, e cila ushqehet me lëndën rezervë të farës, që është e

domosdoshme për vazhdimin e rritjes. Bimëza e re fillon e formon rrënjët, që drejtohen poshtë,

kurse në pjesën e sipërme zhvillon filizin embrional, që drejtohet drejt sipërfaqes së tokës. Kur

këto bimëza të reja dalin mbi sipërfaqen e tokës, procesi i mbirjes ka përfunduar. Bimët nuk

mbijnë të gjitha njëlloj. Më poshtë do të shohim disa mënyra mbirjeje, por më parë do të

njohim tri pjesë kryesore të bimës, të cilat ekzistojnë që në embrionin e bimëzës së re, madje

gjatë gjithë jetës së saj.

Figura 1.16. Fazat e mbirjes së misrit

A – lymimi i farës (thithja e ujit), B – rrënjëza e

parë embrionale, C – mezokotili (2), koleoptili

(1) zhvillohen në drejtimin lart derisa koleptili

çan sipërfaqen e tokës. Rrënjëza e parë

(4) vazhdon të rritet në drejtimin poshtë dhe

rrënjët e dyta (3) dalin nga nyja e parë. Rrënjët

në këtë fazë formojnë sistemin rrënjor të parë

(embrional) ose të përkohshëm, Ç – gjethe

(1) të mbetura të koleoptilit (2), rrënjë të

përhershme (3), mezokotili (4), sistemi rrënjor i

përkohshëm (5) dhe (6).

Page 57: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Koleohriza dhe koleoptili mbështjellin respektivisht rrënjën embrionale dhe kërcellin embrional.

Ato janë të parat që çajnë mbulesën e farës dhe shfaqen gjatë mbirjes së saj. Pjesa tjetër e bimës,

d.m.th. ajo që fillon nga nyja e thelpinjve dhe shtrihet në drejtimin lart, quhet epikotili ose

kërcelli. Në figurën e mësipërme jepet diagrami që tregon pjesët e bimëve tipike njëthelbore dhe

dythelbore në fazën embrionale. Rrënjëza embrionale është pjesa e parë e embrionit që fillon të

rritet. Kjo ndodh për 20 orë, që në çastin kur fillon të thithë ujin. Rrënjëza del nga fara me

drejtimin poshtë dhe para kërcellit embrional, i cili fillon të zhvillohet disa orë më vonë. Kërcelli

i mbrojtur nga mbështjellja e tij çan tokën dhe del mbi sipërfaqen e saj.

Misri është bimë njëthelbore me karakteristika të rritjes të njëjta me bimët e tjera gramore. Pak pas

aktivizimit të farës, rrënjëza embrionale, e mbështjellë nga koleohriza, fillon të zhvillohet. Ato

fryhen deri në atë masë sa koleohriza çan cipën e farës së misrit. Pastaj koleohriza ndërpret rritjen e

saj, çahet dhe kështu lejon rrënjëzën të dalë. Rrënjëza rritet në drejtimin poshtë, duke formuar

sistemin rrënjor të parë (rrënja embrionale), që e fikson bimën në tokë. Disa orë pas daljes së

rrënjës, kërcelli embrional i misrit del nga fara, me ndihmën e një mbështjellje (koleoptili). Pjesa

skajore e koleoptilit çan tokën në drejtimin lart, krahas rritjes së kërcellit. Ndërkohë zgjatet

mezokotili dhe formohet ndërhyrja e parë e tij. Te bimët njëthelbore, hipokotili nuk zgjatet, prandaj

në këtë rast quhet hipokotili joaktiv. Në figurën 4.4 jepen fazat e mbirjes se misrit. Në disa bimë

gramore, si: gruri, elbi, thekra, disa herë dhe tërshëra, mezokotili zgjat fare pak ose nuk zgjatet fare

dhe në vend të tij zgjatet koleoptili, i cili shtyn pjesën skajore të bimës mbi sipërfaqen e tokës.

Gjatë periudhës kur mezokotili zgjatet, nga fara dalin disa rrënjë të tjera, zakonisht 3–5, që quhen

rrënjë embrionale. Këto rrënjë së bashku me rrënjëzën që del në fillim përbëjnë sistemin rrënjor

embrional ose rrënjën e parë. Gjatë kohës kur koleoptili del mbi sipërfaqen e tokës, fillon të

formohet një sistem i dytë rrënjor ose rrënja e vërtetë, me shfaqen e tyre pak më lart se baza e

koleoptilit. Rrënja embrionale, në pjesën më të madhe të bimëve, funksionon gjatë gjithë

vegjetacionit të bimës, por rolin kryesor e ka në furnizimin e bimëve me ujë dhe lëndë ushqyese e

deri në daljen e rrënjëve të vërteta. Në bimët njëkotiledone filizi embrional del drejt mbi sipërfaqen

e tokës.

Pyetje dhe detyra

1. Cilat janë pjesët e farës?

2. Pse nevojitet periudha e qetësisë?

3. Cilët janë faktorët që ndikojnë në mbirjen e farës?

4. Cilat janë proceset që ndikojnë në mbirjen e farës?

5. Cilat janë tre pjesët kryesore të bimës së drithërave?

6. Përshkruani fazat e filizit dhe mbirjen e bimëve njëthelbore.

Page 58: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Përcaktimi i bimëve dythelbore.

Dallimi i ndërtimit të bimës njëthelbore nga ajo dythelbore.

Njohja e kushteve për mbirjen e bimëve dythelbore.

Fasulja është bimë dythelbore dhe do të studiohet si përfaqësuese e shumicës së bimëve të

kësaj familjeje. Procesi i mbirjes së fasules është i njëjtë me atë të misrit. Fara thith ujë dhe

rrënjëza embrionale zhvillohet e para. Ajo çan cipën mbështjellëse të farës dhe futet menjëherë

në tokë; që nga ky çast procesi i mbirjes ndryshon nga ai i misrit. Hipokotili në këtë kohë fillon

zgjatjen, duke formuar kështu boshtin e tij, dhe ushtron trysni ndaj sipërfaqes së tokës, duke e

çarë atë (fig. 1.17). Thelpinjtë që dolën në nyjën e parë të hipokotilit, drejtohen për në

sipërfaqen e tokës, duke e çarë atë. Bimët që mbijnë në këtë mënyrë quhen bimë me hipokotil

aktiv.

Figura 1.17

Page 59: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Nëse mbirja do të bëhej me thelpinj, bimët, duke u drejtuar lart, do të thyheshin dhe dy gjethet

e para do të shkatërroheshin. Bimët me hipokotil aktiv janë të gjitha bishtajoret foragjere,

pambuku, luledielli, liri, karota, rrepa, panxhari dhe të gjitha kungulloret. Hipokotili, sapo del

mbi tokë, i nënshtrohet veprimit të dritës, e cila, kur ka intensitet të lartë, zvogëlon rritjen e

boshtit të hipokotilit dhe kur intensiteti është i ulët, qelizat qëndrojnë në pjesën e poshtme të

bushtit, rriten me shpejtësi. Kështu bëhet dhe shtytja e thelpinjve drejt sipërfaqes së tokës. Ata

sapo dalin mbi tokë, hapen menjëherë, marrin ngjyrë të gjelbër dhe fillojnë të krijojnë lëndë

ushqyese. Mbështjellja e farës mund të mbetet brenda në tokë ose mund të dalë bashkë me

thelbin në tokë, kur formohen gjethet e para të vërteta; thelpinjtë zakonisht zverdhen, thahen

dhe shkëputen.

Çdo bimë ka kërkesa të caktuara për temperaturën e mbirjes: minimalet, optimalet dhe

maksimalet, siç tregon edhe tabela e mëposhtme. Kur temperatura është e lartë, mbirja është

shumë e shpejtë. E kundërta ndodh kur temperatura është e ulët, pra mbirja e bimës, në këtë

rast bëhet me ritëm të ulët. Në rastin e temperaturave të ulëta bima e re qëndron për një kohë të

gjatë brenda në tokë, kështu që edhe rreziku i dëmtimit të saj nga dëmtuesit është më i lartë.

Më me rrezik është kur bima është duke filluar të mbijë dhe temperaturat papritur ulen shumë.

Lloji i bimës Temp. min. Temp. opt. Temp. maks.

Misri 8–10 32–35 40–44 Orizi 10–12 30–37 40–42 Gruri 3–5 15–31 30–43 Elbi 3–5 19–27 30–40 Thekra 3–5 25–31 30–40 Tërshëra 3–5 25–31 30–40 Pambuku 14 33–34 40 Jonxha 3–4 15–25 – Duhani 10 24 30

Që të ndodhë mbirja e bimës, është e domosdoshme që krahas temperaturës, të sigurohet një

lagështi e përshtatshme. Siç pamë dhe më lart, uji është i domosdoshëm. Kur lagështira brenda

në tokë është më e ulët se ajo optimale, fara nuk fillon të mbijë. Por kur rritet pak lagështira,

fara fillon të mbijë, megjithëse ajo ndërpritet se nuk gjen lagështirën e mjaftueshme. Edhe në

këtë rast bima e re shkatërrohet.

Kur lagështira në tokë rritet shumë, nga poret e saj largohet ajri dhe bashkë me të edhe

oksigjeni, aq i domosdoshëm për frymëmarrjen e embrionit. Mungesa e ajrit në tokë shkakton

asfiksim dhe shkatërron bimët e reja. Kështu, gjatë përgatitjes së shtratit dhe mbjelljes,

sigurohet një raport sa më i drejtë ajër – ujë për poret e tokës.

Page 60: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Pyetje dhe detyra

1. Si ndodh dalja e filizit dhe mbirja te bimët dythelbore?

2. Tregoni fazat që kalon bima e fasules gjatë mbirjes.

3. Si ndikon temperatura e tokës në mbirjen e farës?

4. Si ndikon temperatura e tokës në mbirjen e bimëve?

5. Tregoni temperaturat e mbirjes për disa bimë kryesore.

6. Si ndikon lagështira e tokës në mbirjen e bimëve?

Page 61: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Përcaktimi se ç’është zhvillimi vegjetativ i bimëve.

Shpjegimi i proceseve që realizojnë zhvillimin vegjetativ të bimëve.

Njohja e faktorëve që ndikojnë në rritjen e bimëve.

Rritja është zmadhimi i masës së një organizmi që shkaktohet si rezultat i shumimit dhe

zmadhimit të qelizave që kanë si pasojë edhe shtimin e peshës së organizmit.

Kur kalojnë 10 ose 15 ditë nga mbirja, bima ka formuar sistemin rrënjor dhe gjethet e saj. Bimët

dimërore e ngadalësojnë ritmin e rritjes së tyre gjatë periudhës së dimrit duke e riaktivizuar në

pranverë. Rritja është një dukuri e matshme, e cila njehsohet me një shtesë të pakthyeshme të

peshës ose të përmasave që çojnë në një zmadhim të pjesëve ekzistuese të bimës.

Faktorët që ndikojnë në rritjen e bimëve ndahen në dy kategori të mëdha:

faktorët e brendshëm dhe

faktorët e jashtëm.

Faktorët e brendshëm. Në këtë grup bëjnë pjesë kryesisht hormonet e rritjes, që

kontrollojnë zhvillimin e pjesëve të ndryshme të bimës. Ndër hormonet më të rëndësishme

mund të përmendim: auksinat, giberlinat dhe citokinat. Përveç hormoneve ka edhe rregullatorë

të tjerë të rritjes që nuk prodhohen në rrugë natyrore të bimëve, por janë të njohur nga

botanistët, agronomët dhe në përgjithësi nga biologët.

Faktorët e jashtëm. Më kryesorët nga këta faktorë janë:

1. Temperatura. Është nga faktorët kryesorë që rregullon rritjen e bimëve, veçanërisht në

fazat e para të saj. Temperaturat optimale nxitin rritjen e shpejtë të trupit të bimës, kurse

temperaturat e ulëta apo të larta e ngadalësojnë ose e presin plotësisht zhvillimin e bimës.

2. Lagështira. Uji përbën një element të domosdoshëm për jetën e bimëve. Si mungesa,

ashtu edhe teprica e ujit në tokë ngadalësojnë ndjeshëm rritjen e bimëve.

3. Drita. Është burimi i energjisë për bimët, me anën e së cilës kryhet procesi i

fotosintezës. Kërkesat e bimëve për dritë ndryshojnë nga lloji i bimës.

Page 62: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

4. Elementet ushqyese. Këtu përfshihen kripërat minerale të tokës, të cilat së bashku me

ujin dhe dyoksidin e karbonit të atmosferës përbëjnë lëndën e parë me anë të së cilës

bima krijon të gjitha kompozimet biokimike të domosdoshme për rritjen e saj.

5. Faktorët biotikë. Këtu futen barërat e këqija, sëmundjet, dëmtuesit dhe konkurrenca midis

bimëve.

Pyetje

1. Si bëhet rritja e bimëve?

2. Cilat janë proceset që realizojnë rritjen e bimëve?

3. Ku ndryshon rritja te bimët e vjeshtës nga ato të pranverës?

4. Ç’është rritja vegjetative dhe riprodhuese te bimët?

5. Cilët janë faktorët e brendshëm që ndikojnë në rritjen e bimëve?

6. Cilët janë faktorët e jashtëm që ndikojnë në rritjen e bimëve?

7. Cilat janë masat agroteknike për një rritje normale të bimëve?

Page 63: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Pasja e njohurive se kur piqet një bimë.

Njohja e llojeve të pjekjeve.

Përshkrimi i faktorëve klimatikë e tokësorë që rregullojnë dhe realizojnë pjekjen e

bimëve.

Pas rritjes vegjetative bima kalon në rritje riprodhuese (në fazën e riprodhimit), gjatë së cilës

meristemat e pjesës mbitokësore do të japin organet e riprodhimit (frutifikimit). Të dyja fazat e

zhvillimit (zhvillimi vegjetativ dhe ai riprodhues) te disa bimë mund të mbivendosen mbi

njëra–tjetrën. Në këtë rast kemi formim të organeve riprodhuese dhe njëkohësisht rritje të

bimës në lartësi. Kjo ndodh te bimët me zhvillim të pakufizuar, ndërsa te bimët me zhvillim të

kufizuar meristemat e majës, që japin kërcej e gjethe, pasi të kalojnë disa faza fiziologjike do

të japin lule dhe fruta, duke përfunduar zgjatjen e bimës.

Themi se një bimë ka arritur në fazën e riprodhimit kur ka nxjerrë lulet dhe ka filluar lidhjen e

frutave. Në to grumbullohen elementet ushqyese të cilat merren nga rrënjët e bimëve si dhe

transferohen nga organet e tjera të bimës para tharjes së tyre. Kështu p.sh., një pjesë e mirë e

proteinave apo sheqernave që ndodhen në gjethet e bimëve, para tharjes së tyre hidrolizohen

dhe transportohen në fruta, duke rritur në këtë mënyrë peshën dhe madhësinë e tyre.

Transportimi i lëndëve ushqyese mund të ndodhë edhe në organe të tjera të bimës, që shërbejnë

si organe të grumbullimit të lëndëve rezervë siç janë rrënjët, zhardhokët. Disa bimë quhen të

pjekura, kur prodhimet e tyre kanë siguruar treguesit që kërkon tregu dhe konsumatori. Të tilla

janë kryesisht perimet, lulet dhe ato bimë te të cilat përdoren kërcejtë, rizomat, druri, lëngu etj.

Arritja e fazës së pjekjes të bimëve varet nga ndikimi i faktorëve të ndryshëm klimatikë,

tokësorë, gjenetikë etj. Faktori i parë dhe kryesor është ai gjenetik, d.m.th. trashëgimia e bimës.

Ka specie bimore që piqen herët e ka të tjera që piqen vonë. Edhe brenda një specieje bimore,

ka kultivarë apo hibride që piqen herët dhe kultivarë apo hibride që piqen më vonë.

Pas faktorëve gjenetikë, një grup faktorësh të mjedisit klimatik dhe tokësor përcaktojnë në

mënyrë vendimtare kohën e pjekjes se bimëve. Në këtë grup mund të përmendim: llojin e

tokës, lagështirën e tokës, temperaturën e mjedisit rrethues, përqendrimin e tretësirës tokësore,

dendësinë e bimëve, dritëzimin etj. Në kategorinë e tretë përfshihet veprimtaria e njeriut

(prashitjet, ujitjet, spërkatjet kundër sëmundjeve e dëmtuesve, përdorimi i hormoneve etj.).

Page 64: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Pjekja e hershme e bimëve, e cila shoqërohet edhe me prodhim të hershëm të frutave dhe

pjesëve të tjera bimore që konsumohen, ka rëndësi të madhe bujqësore. Është i njohur dhe

interesi ekonomik i kultivarëve të hershëm të kulturave të ndryshme bujqësore, p.sh., frutat e

para që shkojnë në treg shiten më shtrenjtë. Përveç të tjerave, prodhimet e hershme, në disa

raste, kanë cilësi më të larta, sepse piqen në kushte më të përshtatshme; gjithashtu specie të

veçanta kur mbillen dhe piqen më herët i shmangen dëmtimit nga dëmtuesit, të cilët në

breznitë e fundit kanë shkallë përhapjeje të madhe. Kultivarët apo hibridet e hershme mund t’i

shmangen thatësisë së zgjatur në rastet e bimëve pranverore.

Kultivarët e vonshëm, në qoftë se kanë periudhe vegjetative të gjatë, janë të ekspozuar për një

kohë më të gjatë ndaj veprimit të dëmtuesve, sëmundjeve, thatësirës etj. Kur pjekja e

prodhimeve bëhet në kushtet e një mjedisi më pak të përshtatshëm, sjell uljen e cilësisë së tyre.

Anë e mirë e kulturave të hershme është se ato arrijnë të piqen edhe në zona me vegjetacion më

të shkurtër; ato mund të kultivohen edhe në zonat me veriore. Janë këto arsye që i kanë bërë

seleksionuesit e bimëve të përpiqen prej vitesh për të krijuar kultivarë të hershëm të kulturave

bujqësore.

Pyetje

1. Kur është e pjekur një bimë?

2. Ç’është pjekja e bimës nga pikëpamja anatomike?

3. Kur janë të pjekura bimët perimore dhe lulore?

4. Cilët janë faktorët gjenetikë, tokësorë dhe klimatikë që rregullojnë pjekjen e bimëve?

Page 65: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Përmirësimi gjenetik i bimëve përbën një degë të gjenetikës së zbatuar. Ai bazohet në një sërë

metodash, duke filluar nga zgjedhja, heterozisi, poliploidia, mutacionet etj. e deri te metodat

komplekse, në të cilat ndërthuren një sërë metodash të thjeshta. Objektivi kryesor i metodave

të përmirësimit gjenetik është krijimi i kultivarëve ose hibrideve të rinj me cilësi dhe aftësi

prodhuese më të mira se ato ekzistuese.

Objektivat

Kuptimi i objektivit të përmirësimit gjenetik të bimëve.

Përcaktimi i vlerës fenotipike.

Dallimi i ndryshimit ndërmjet transmetimit të tipareve sasiore dhe atyre cilësore.

Studimet e kryera për kontributin e gjenotipit dhe atë të mjedisit mbi prodhimin e bimëve, këto 50

vjetët e fundit kanë treguar se rreth 50% e rritjes së këtij prodhimi i kushtohet punës përmirësuese

gjenetike. Në këndvështrimin e përmirësimit gjenetik, fenotipi mund të përcaktohet si produkt i

bashkëveprimit midis gjenotipit dhe mjedisit në të cilin rriten bimët.

Përmirësimi gjenetik, si pjesë e gjenetikës, studion ndryshueshmërinë e tipareve të caktuara për

të përcaktuar atë pjesë të ndryshueshmërisë që trashëgohet.

Në qoftë se një tipar i dhënë për një popullatë nuk do të kishte ndryshueshmëri të trashëgueshme,

atëherë ai nuk do të kishte interes për punën përmirësuese gjenetike, sepse nuk do të kishte çfarë të

zgjidhej për t’u përmirësuar nga kjo popullatë. Ndryshueshmëria fenotipike (F) përcaktohet në

formën:

Page 66: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

F = GJ + M + GJ.M

ku:

GJ- përfaqëson efektin e gjenotipit;

M- përfaqëson efektin e mjedisit;

GJ.M- përfaqëson efektin e bashkëveprimit midis tyre.

Arritjet në shtimin e prodhimit bujqësor në vende të ndryshme të botës dhe në vendin tonë i

japin shkencës së përmirësimit gjenetik të bimëve rol të dorës së parë. Rëndësia e tij buron nga

objektivat e shumtë që arrin dhe nga perspektivat e mëdha që hap për të ardhmen.

Disa nga objektivat më të rëndësishëm që arrihen me krijimin e hibrideve dhe kultivarëve të

rinj janë: rritja e prodhimit, përmirësimi i cilësisë, rritja e qëndrueshmërisë ndaj të ftohtit, ndaj

thatësirës, rrëzimit, sëmundjeve, dëmtuesve, rritja e hershmërisë, përshtatja ndaj mekanizimit

kompleks dhe teknologjive të reja etj.

Rritja e prodhimit të bimëve është synimi kryesor i përmirësimit gjenetik. Është llogaritur se

rreth gjysma e shtimit të prodhimit të bimëve sigurohet nëpërmjet futjes në prodhim të

hibrideve dhe kultivarëve të rinj. Në kushtet e zhvillimit dhe intensifikimit të bujqësisë po merr

rëndësi të madhe përmirësimi i cilësisë të prodhimeve bujqësore. Ky tregues përfshin disa

drejtime, siç janë:

Rritja e përmbajtjes të lëndëve të dëshirueshme në bimë, si: përqindja e vajit te luledielli, te

soja e te ulliri; rritja e sheqerit te panxharsheqeri, te rrushi e frutat etj.; rritja e përmbajtjes së

proteinave te gruri, e amidonit te patatja, e vitaminave, e lëndëve minerale dhe aminoacideve te

frutat, perimet etj.

Ulja e përmbajtjes së lëndëve të padëshirueshme siç janë: lëndët acide për rrushin, proteinat

për elbin e birrës, e sheqernave dhe proteinave te duhani etj.

Përmirësimi i shijes, i formës, i ngjyrës, i aromës, i konsistencës etj. te frutet e perimeve dhe

pemëve, si: domatja, speci, bostanet, patatja, molla, rrushi, dardha, pjeshka etj.

Rritja e përshtatshmërisë së bimëve ndaj: kushteve të papërshtatshme të klimës (temperatura të

ulëta e shumë të larta, thatësira) dhe tokës (pH i lartë apo i ulët, kripëzimi etj., mekanizimit të

punimeve gjatë vegjetacionit, korrjes, ujitjes, si dhe për t’u përpunuar më mirë për bukë

(drithërat), për konservim (frutat dhe perimet) etj.

Rritja e qëndrueshmërisë së bimëve ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve është një tjetër synim i

përmirësimit gjenetik të bimëve. Janë krijuar hibride dhe kultivarë duhani të qëndrueshëm ndaj

vrugut, lloje gruri të qëndrueshëm ndaj ndryshkut, patate të qëndrueshme ndaj fitoftorës etj.

Mjedisi vepron mbi fenotipin nëpërmjet një sërë faktorësh, si: klima, toka, kundrejtimi,

gjerësia gjeografike etj., por pa e ndryshuar gjenotipin. Vlerat fenotipike të bimëve ndryshojnë

jo vetëm nga ndikimi i mjedisit dhe i gjenotipit, por edhe nga bashkëveprimi gjenotip-mjedis.

Për shkak të këtij bashkëveprimi vlerat fenotipike do të jenë të ndryshme nga shuma e pritshme

e efekteve të veçanta të gjenotipit dhe të mjedisit. Bashkëveprimi gjenotip-mjedis ka vlerë

sidomos në vlerësimin e përhapjes në prodhim të kultivarëve të rinj. Nga madhësia e këtij

bashkëveprimi varet shkalla e përshtatshmërisë së kultivarëve ndaj kushteve të mjedisit.

Page 67: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Pyetje dhe detyra

1. Cili është objektivi kryesor i përmirësimit gjenetik të bimëve?

2. Ç’kuptoni me vlerë fenotipike dhe nga cilat efekte përcaktohet ajo?

3. Ku qëndron ndryshimi ndërmjet transmetimit të tipareve sasiore dhe atyre cilësore?

4. Përcaktoni tiparet sasiore dhe ato cilësore.

Page 68: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Njohja e metodave të përmirësimit gjenetik të bimëve.

Përcaktimi i kritereve të zgjedhjes së prindërve për kryqëzim.

Dallimi i zgjedhjes individuale nga zgjedhja masive.

Metodat e përmirësimit gjenetik kanë të bëjnë me zgjedhjen e prindërve, kryqëzimin e tyre dhe

skemat e përzgjedhjes së pasardhësve. Për përmirësimin gjenetik të bimëve përdoren shumë

metoda. Më kryesoret janë: metoda e zgjedhjes, metoda pedigre, e rikryqëzimeve, metoda e

heterozisit, hibridizimi i largët, poliploidia etj. Metoda e zgjedhjes është ndër më të lashtat dhe

më e përhapura. Nëpërmjet kësaj metode bëhet vrojtimi, veçimi, vlerësimi dhe shumimi i

bimëve më të mira që janë zgjedhur brenda një popullate.

Prindërit që përdoren në programet e përmirësimit gjenetik mund të klasifikohen në dy

kategori: njëri nga prindërit në kryqëzim duhet të ketë përshtatshmëri lokale për kushtet e

mjedisit, kurse prindi tjetër zgjidhet për një karakteristikë të veçantë. Prindërit e kategorisë së

parë janë më të shumtë dhe më të rëndësishëm. Zgjedhja e tyre duhet të bëhet duke pasur

parasysh elementet e prodhimit. P.sh., për grurin, elementet kryesore që përcaktojnë prodhimin

janë: numri i vëllezërve prodhues, numri i kokrrave në kalli, pesha e kokrrave.

Elementet prodhuese duhet të jenë të shprehura në nivel të lartë te prindërit, në mënyrë që të

mund të transmetohen te pasardhësit. Prindërit e kategorisë së dytë, meqenëse kanë

përshtatshmëri dhe prodhimtari më të ulët, përdoren për të futur te pasardhësit një tipar të

veçantë, si p.sh. qëndrueshmërinë ndaj sëmundjeve, hershmërinë e prodhimit etj. Kriteret e

zgjedhjes së prindërve janë të lidhura me objektivat e programeve të përmirësimit gjenetik.

P.sh., në qoftë se kërkohet të krijohen hibride misri me përmbajtje të lartë proteinash, duhet që

njëri nga prindërit ta ketë këtë tipar me vlerë mjaft të lartë.

Sa më shumë të ndryshojnë prindërit, aq më e madhe do të jetë ndryshueshmëria që do të vihet

re te pasardhësit. Kështu, para kryqëzimeve, zgjidhet një numër prindërish që të zotërojnë një

sasi të madhe ndryshueshmërie fenotipike.

Materiali gjenetik që rrjedh nga kryqëzimi i dy prindërve i nënshtrohet skemave të caktuara të

përzgjedhjes. Ka disa mënyra të metodës së zgjedhjes, siç janë: zgjedhja individuale, zgjedhja

masive, zgjedhja klonale etj.

Page 69: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Zgjedhja sipas kësaj metode bazohet në veçimin, vlerësimin dhe shumimin e bimëve të veçanta

për disa vjet me radhë. Kjo metodë zbatohet si për bimët vetëpllenuese, ashtu dhe për bimët me

pllenim të kryqëzuar. Zgjedhja sipas kësaj metode zgjat 5 deri në 7 vjet.

Gjatë vitit të parë, në fushën ku është mbjellë materiali fillestar, bëhet zgjedhja e bimëve më të

mira (që në skemë paraqitet në formën e katërkëndëshit), ku pikat përfaqësojnë bimët mbi

bazën e vrojtimit me sy. Si kritere për zgjedhjen shërbejnë: prodhimtaria, cilësia e prodhimit,

zhvillimi dhe gjendja shëndetësore e bimëve. Bimët e zgjedhura, shkulen dhe dërgohen në

laborator ku bëhen matjet biometrike dhe peshimet. Të gjitha matjet, peshimet, vlerësimet për

çdo bimë që bëhen në laborator regjistrohen në fletore të veçantë. Kështu p.sh., për grurin,

matet lartësia e kërcellit, madhësia e kallirit, numërohen vëllezërit prodhues dhe kokrrat në

kallirin kryesor, kontrollohet gjendja shëndetësore e farës etj.

Pas këtyre analizave bëhet vlerësimi përfundimtar i bimëve. Bimët që kanë treguesit më të

lartë mbahen për t’u mbjellë në vitin pasardhës, kurse gjithë bimët e tjera mënjanohen.

Në vitin e dytë fara e marrë nga çdo bimë mbillet më vete (në skemë paraqiten me katrorë).

Kur zhvillimi i bimëve ka përfunduar bëhet vlerësimi me sy i linjave ose i familjeve. Gjatë

vlerësimit hiqen linjat ose familjet që janë më të dobëta (në figurë janë shënuar me dy vija të

kryqëzuara). Në linjat ose familjet që mbeten bëhet përsëri zgjedhja individuale e bimëve sipas

kritereve që u zbatuan në vitin e parë. Bimët e zgjedhura shkulen dhe analizohen në laborator.

Bimët e vlerësuara pozitivisht mbillen në fushën e krahasimit të vitit të tretë, duke formuar

sërish nga çdo bimë një linjë ose një familje të veçantë.

Figura 2.1

1. Materiali fillestar

2. Kultivari më i përhapur i zonës

3. Linjë (familje) e zgjedhur

Page 70: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Në vitin e tretë, të katërt e më pas ndiqet e njëjta rrugë përzgjedhëse si në vitin e dytë. Me

kalimin e viteve, bimët e së njëjtës linjë ose familje bëhen më të njëtrajtshme dhe mundësia për

të zgjedhur bimët bëhet më e vështirë. Prandaj në vitin e pestë ose më pas zgjedhja ndërpritet.

Pas ndërprerjes së zgjedhjes linjat ose familjet që mbeten si më të mirat krahasohen për

prodhimtari midis tyre dhe me një deri në dy dëshmues. Si dëshmues shërben materiali fillestar

nga filloi zgjedhja dhe një prej kultivarëve më të përhapur në zonën përkatëse.

Ajo linjë ose familje që në provën krahasuese del me rezultate më të larta shumohet për t’u

përhapur në prodhim. Zgjedhja masive bëhet duke veçuar bimët më të mira të një popullate të

dhënë dhe duke e përzier farën e tyre për të marrë brezninë pasardhëse. Zgjedhja mund të përsëritet

për disa vjet. Në ndryshim nga zgjedhja individuale, zgjedhja në masë çon në krijimin e linjave jo

të njëtrajtshme. Për disa bimë kjo lloj jo njëtrajtshmërie është e domosdoshme për të arritur një

prodhimtari dhe përshtatshmëri të mirë, si p.sh. në pambuk, rrepë etj.

Pyetje

1. Cilat janë metodat e përmirësimit gjenetik të bimëve?

2. Pse njëri nga prindërit që zgjidhen për kryqëzim duhet të këtë prodhimtari të lartë dhe

përshtatshmëri të mirë ndaj kushteve të mjedisit ku bëhet përzgjedhja?

3. Si bëhet zgjedhja e bimëve më të mira në fushën ku është mbjellë materiali fillestar?

4. Si bëhet vlerësimi përfundimtar i bimëve?

5. Ku ndryshon zgjedhja individuale nga zgjedhja masive?

Page 71: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Kuptimi i metodës Pedigre dhe i bazës së saj gjenetike.

Shpjegimi se çfarë ndodh në brezninë e parë hibride.

Shpjegimi pse zgjedhja maksimale bëhet në brezninë e dytë hibride.

Metoda Pedigre është metoda më e përhapur për krijimin e kultivarëve të rinj në bimët

vetëpllenuese. Megjithëse ka rreth 100 vjet që përdoret, ajo mbetet e pazëvendësueshme. Edhe

në vendin tonë metoda Pedigre është metoda kryesore për përmirësimin gjenetik të grurit, elbit,

tërshërës, si dhe për një sërë kulturash perimore e foragjere që vetëpllenohen. Me këtë metodë,

në vendin tonë janë krijuar kultivarët e grurit “Dajti”, “Kamza 9” etj.

Metoda Pedigre përbëhet nga 3 hallka kryesore:

1. Kryqëzimi i bimëve prindërore;

2. Zgjedhja individuale e pasardhësve hibridë;

3. Zgjedhja e linjave fikse dhe prova krahasuese e tyre.

Kryqëzimi i prindërve.

Zgjedhja e bimëve dhe e linjave.

Provat krahasuese të linjave fikse.

Përhapja në prodhim e kultivarit të ri. Figura 2.2

Page 72: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Për të krijuar një kultivar të ri me metodën Pedigre, duhen 10–12 vjet; duhet 1 vit për

kryqëzimin; duhen 5–7 vjet për zgjedhjen individuale të bimëve dhe rreth 5 vjet për provën

krahasuese të linjave fikse. Zgjedhja e bimëve bëhet duke pasur parasysh të dhënat dhe

prejardhjen e çdo bimë. Nga kjo ka marrë emrin edhe vetë metoda Pedigre, që anglisht do të

thotë prejardhje.

Baza gjenetike e kësaj metode qëndron në mbajtjen parasysh të rregullave gjenetike të

mbizotërimit, zbërthimit dhe kalimit nga gjendja heterozigote në homozigote të breznive

hibride të bimëve që vetëpllenohen. Në brezninë e parë hibride, gjithë bimët kanë të njëjtat

tipare, si pasojë e veprimit të rregullit të mbizotërimit. Si rrjedhim, nuk ka mundësi praktike

për të zgjedhur bimët.

Në brezninë e dytë hibride ndodh zbërthimi i tipareve dhe, si pasojë e gjenotipave të ndryshëm,

shfaqen fenotipa me karakteristika të diferencuara nga njëri–tjetri. Në këtë brezni fillon

zgjedhja individuale e bimëve që mbartin tipare pozitive. Bimët, në linjat e përzgjedhura, duke

kaluar nga breznia e dytë hibride deri tek e pesta ose e gjashta, si rezultat i vetëpllenimit të

tyre, bëhen gjithnjë e më të ngjashme me njëra–tjetrën. Si pasojë vjen një gjendje kur zgjedhja

e gjenotipave vështirësohet dhe ne e ndërpresim atë. Kjo shpjegohet me ndryshimin gjenetik që

pësojnë gjenotipat e breznive të ndryshme, të cilët shkojnë duke rritur gjendjen e tyre

homozigote.

Në brezninë hibride F2 (breznia e dytë) kemi mundësinë maksimale për të zgjedhur. Në këtë

brezni 50% e individëve janë në gjendje heterozigote, 25% janë mbizotërues të dëshirueshëm

dhe 25% tipa të fshehtë të padëshirueshëm.

Në F3 bimët heterozigote pakësohen deri në 25%, kurse ato homozigote shtohen në 75%.

Në F4 bimët heterozigote pakësohen më shumë duke zbritur në 13%. Si pasojë në bimët e

kësaj breznie rritet shkalla e njëtrajtshmërisë dhe pakësohen dallimet midis tyre.

Në F5 pjesa e bimëve homozigote (ose të njëtrajtshme) arrin në 93–94% dhe vazhdon më tej.

Kështu, në këto brezni mundësia e zgjedhjes vështirësohet shumë; zgjedhja e bimëve ndërpritet

nga breznia e 5-të ose e 7-të hibride dhe kalohet në zgjedhjen e linjave fikse.

Linjat që kanë arritur njëtrajtshmërinë quhen linja fikse.

Pyetje

1. Ç’është metoda Pedigre dhe pse përdoret?

2. Cila është baza gjenetike e metodës Pedigre?

3. Pse zgjedhja maksimale bëhet në brezninë e dytë hibride?

Page 73: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Dallimi i popullatave ose kultivarëve sintetikë nga hibridet.

Përshkrimi i krijimit të popullatave sintetike.

Kuptimi i aftësisë kombinuese.

Përmirësimi gjenetik i bimëve me pllenim të kryqëzuar, si: misri, thekra, panxharsheqeri,

bimët foragjere e bishtajore, bazohet kryesisht në ndryshimin e frekuencave gjenetike të

popullatave të këtyre bimëve për të arritur në fiksimin e gjeneve të dobishme. Në ndryshim me

linjat fikse, në popullatat që rrjedhin nga hibridet në bimët me pllenim të lirë nuk është e

mundur që të arrihet njëtrajtshmëria.

Ka dy mënyra të përmirësimit të bimëve me pllenim të lirë:

E para, bazohet në zgjedhjen masive të popullatave të këtyre bimëve. Popullata e

përmirësuar në këtë mënyrë shtohet me pllenim të lirë brenda saj.

E dyta, është ajo e popullatave sintetike të cilat krijohen në mënyrë të ngjashme me

mënyrën e parë, por nuk mund të shtohen me pllenim të lirë. Ato duhet të krijohen

vazhdimisht rishtazi nga linjat prindërore. P.sh., në misër krijohen incuktlinjat, të cilat

pastaj pllenohen në mënyrë të lirë me njëra–tjetrën dhe japin farën e popullatës

sintetike. Zgjedhja masive është më e thjeshta dhe historikisht më e përdorshmja për

përmirësimin e popullatave.

Nga popullata fillestare zgjidhen linjat të cilat do t’i nënshtrohen incuktimit (vetëpjalmimit të

detyruar). Linjat që do të marrin pjesë në krijimin e hibridit sintetik krahasohen në kryqëzime

me njëra–tjetrën apo me një linjë të caktuar e cila shërben si dëshmues. Këto kryqëzime quhen

edhe kryqëzime provë. Nga këto kryqëzime veçohen linjat më të mira.

Fara e linjave më të mira përdoret për dy qëllime:

Së pari, për të prodhuar linjat të cilat lihen të kryqëzohen lirisht për të përftuar farën e

popullatës sintetike.

Së dyti, për të riprodhuar linjat e zgjedhura, në mënyrë që fara e hibridit sintetik të

prodhohet çdo vit.

Fara e hibridit sintetik të prodhuar mund të dërgohet drejtpërdrejt te përdoruesit ose mund të

shtohet për 1 ose 2 vjet dhe pastaj të shpërndahet.

Page 74: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Figura 2.3. Skema e krijimit të kultivarëve sintetikë

Pyetje

1. Ku ndryshojnë popullatat ose kultivarët sintetikë nga hibridet?

2. Si krijohen popullatat sintetike?

3. Ç’kuptoni me aftësi kombinuese?

Page 75: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Kuptimi i veçorive të hibrideve.

Dallimi i incuktimin nga heterozi ose fuqia hibride.

Përshkrimi i fazës së krijimit të linjave të pastra.

Përshkrimi i fazës së kryqëzimit të linjave të pastra.

Dallimi i hibrideve të thjeshta, 3-linjëshë dhe të dyfishta (4-linjëshe).

Krijimi i hibrideve bazuar në dukurinë e heterozisit përbën një nga drejtimet kryesore të punës

përmirësuese gjenetike. Rekomandimet e para për përfitimin e hibrideve me fuqi heteroze i ka

dhënë Shull (1909), i cili vazhdoi studimet e Darvinit mbi inbridingun (incuktimin) dhe

heterozisin. Në vendin tonë farat hibride u futën në prodhim të gjerë në fillim të viteve ’70.

Farat hibride mbillen vetëm 1 vit. Në rast se nga prodhimi i vitit të parë merret farë për t’u

mbjellë përsëri, aftësia prodhuese e kësaj fare është shumë më e vogël.

Inbridingu ose incuktimi dhe heterozi janë dy dukuri biologjike që ndeshen gjatë hibridizimit

seksual. Inbridingu ose incukti ndodh në ato raste kur bëhet bashkimi seksual i individëve që

kanë afërsi, d.m.th. janë brenda gjakut.

Te bimët incuktimi ndodh gjatë vetëpllenimit të atyre bimëve që në kushte natyrore janë me

pllenim të kryqëzuar. Kjo shoqërohet me uljen e fuqisë jetësore të organizmit, me lindjen e

individëve jonormale. Heterozi ose fuqia hibride është procesi i kundërt i inbridingut dhe

shoqërohet me rritjen e fuqisë jetësore dhe të prodhimit, që është mbi mesataren e të dy

prindërve.

Heterozi shfaqet gjatë kryqëzimit të linjave të incuktuara. Prodhimi i farës hibride të misrit

kalon në dy faza:

1. Prodhimi dhe shumimi i linjave të incuktuara (të pastra)

Linjat e incuktuara krijohen nga vetëpllenimi i detyruar. Vetëpllenimi kalon nëpërmjet këtyre

operacioneve:

Izoloimi. Organet e riprodhimit (xhufka dhe kalliri) izolohen që të mos pjalmohen nga

pjalmi i bimëve të tjera.

Vetëpllenimi. Ky proces kryhet kur pjalmi i xhufkës është pjekur dhe mustaqet e

kallirit kanë gjatësinë 2-3 cm. Për këtë këputet xhufka dhe e shkundim mbi mustaqet

e kallirit dhe kalliri izolohet përsëri.

Fara që formohet kur mbillet jep brezninë e parë të incuktuar. Për prodhimin e linjave të

incuktuara (linjat e pastra) është e domosdoshme të përsëritet vetëpllenimi i detyruar për 5–6

vjet. Linjat e incuktuara nuk përdoren për prodhim të gjerë, por duke u kryqëzuar me njëra-

tjetrën japin hibride me aftësi të lartë prodhuese.

Page 76: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

2. Kryqëzimi i linjave të incuktuara

Linjat e incuktuara kur kryqëzohen me njëra–tjetrën shfaqin efekt heteroz ose fuqi hibride.

Konkretisht, nga kryqëzimi i dy linjave të misrit, linja A që është në rolin e prindit mëmë dhe

linja B që është në rolin e prindit babë, japin secila rreth 20 kv/ha. Nga kryqëzimi i tyre del

hibridi me prodhim 100–120 kv/ha kokërr. Efekti heteroz i breznisë së parë shprehet jo vetëm

në rendimentin e lartë, por edhe me shpejtësinë e rritjes, qëndrueshmërinë ndaj sëmundjeve,

thatësirës, nxehtësisë etj.

Parcela ku do të mbillen linjat e incuktuara duhet të jetë 200–500 m larg parcelave me misër.

Linjat mbillen në rreshta të veçantë, zakonisht mbillen 2-3 rreshta të linjës mëmë (A) dhe një

rresht i linjës babë (B). Gjatë gjithë fazës së xhufkimit hiqen xhufkat e linjës mëmë. Pjalmimi

ndodh vetëm me pjalmin e linjave babë. Vjelja bëhet në kohën e pjekjes së plotë. Fillimisht

largohen nga ngastra bimët babë që çohen për konsum në blegtori. Pastaj bëhet vjelja e

kallinjve të linjës mëmë, kokrrat e të cilave do të shërbejnë për farë.

Hibridet te misri mund të jenë:

1. Hibride të thjeshta, kur kryqëzohen 2 linja të incuktuara.

2. Hibride tre linjash, kur kryqëzohet një hibrid i thjeshtë me një linjë të incuktuar.

3. Hibride të dyfishta ose 4-linjëshe, kur kryqëzohen dy hibride të thjeshta.

Pyetje dhe detyra

1. Çfarë veçorish kanë hibridet?

2. Çfarë ndryshimi ka fenomeni i incuktimit nga heterozi?

3. Cilat janë fazat që kalohen për prodhimin e hibrideve në misër?

4. Dalloni hibridet e thjeshta nga ato 3-linjëshe dhe të dyfishta.

Page 77: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Shpjegimi se ç’janë klonet dhe për çfarë qëllimi përdoret zgjedhja klonale.

Dallimi i përmirësimit gjenetik të bimëve që bazohen në klonet nga ai i bimëve që

shtohen me farë.

Krahasimi i zgjedhjes masive nga ajo individuale e kloneve.

Zgjedhja e kloneve është karakteristikë për bimët që shtohen në rrugë vegjetative. Ajo përdoret

me sukses te hardhia (vreshtat), mollët, kumbullat, pjeshkët, agrumet, ulliri, patatja, hudhra, te

bimët zbukuruese etj. Klonet janë pjesë vegjetative të afta të riprodhojnë ekzaktësisht bimën

nga janë marrë pa ndryshime të bazës së saj gjenetike. Gjatë zgjedhjes së kloneve mund të

pastrohen kultivarët ekzistues nga përzierjet e ndryshme, të zgjidhen individët më të mirë dhe

të merret një kultivar i përmirësuar. Zgjedhja e kloneve përdoret në dy mënyra:

1. zgjedhja në masë,

2. zgjedhja individuale.

1. Zgjedhja e kloneve në masë mund të jetë pozitive ose negative.

a) Zgjedhja pozitive e kloneve bëhet në ato raste kur kultivari ku do të bëhet përzgjedhja paraqet

mungesë të theksuar uniformiteti. Nga kjo përzierje zgjidhen individët me karakteristika pozitive

më të dallueshme. Prej tyre merren copa ose kalema që mbillen, rrënjëzohen dhe shtohen më tej si

kultivarë të pastër.

b) Zgjedhja negative në masë zbatohet në ato raste kur përzierjet në një kultivar janë të pakta

dhe bimët janë pak a shumë uniforme. Në këtë rast mënjanohen bimët e padëshirueshme të

cilat kanë shenja negative, prandaj kjo metodë quhet zgjedhja e kloneve negative në masë. Si

rregull, në të dyja rastet zgjedhja e bimëve kryhet në kohën e pjekjes së prodhimit.

2. Zgjedhja individuale e kloneve bazohet në zgjedhjen, shtimin dhe vlerësimin e hibrideve të

veçanta. Kriteri bazë i zgjedhjes së bimëve është sasia dhe cilësia e prodhimit. Përzgjedhja

individuale e kloneve kryhet në këtë mënyrë:

Vitin e parë bimët vrojtohen në fushë. Atyre më të mirave u vihet etiketë. Kur vilet

prodhimi, ai analizohet dhe vlerësohet. Më pas caktohen bimët më të mira që do të

shtohen më tej.

Vitin e dytë nga bimët e zgjedhura merren copa, kalema ose zhardhokë dhe mbillen në

fidanishte për të marrë fidanët. Fidanët mund të mbillen në pemëtore ose veshtë pas

1–3 vjetësh.

Në vitet pasardhëse, me krijimin e pemëtoreve ose vreshtave, klonet pasi hyjnë në

prodhim krahasohen midis tyre. Pas krahasimit 2–3-vjeçar, kloni me treguesit më të

mirë caktohet për t’u shumuar e për t’u përhapur në prodhim të gjerë.

Page 78: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Zgjedhjen e kloneve bujku shqiptar e ka zbatuar në mënyrë empirike brez pas brezi. Duke

kombinuar zgjedhjen masive të kloneve me atë individuale, në vendin tonë është kryer me

sukses përzgjedhja e rrushit të vendit “Kallmet” (zona e Shkodrës). Pas një pune disavjeçare

nga “Kallmeti” u arrit të veçohen disa klone rrushi me rendiment të lartë mbi 200 kv/ha dhe me

përmbajtje sheqeri në kokërr mbi 20%.

Pyetje

1. Për çfarë qëllimesh përdoret zgjedhja klonale?

2. Kur dallon zgjedhja pozitive në masë nga ajo negative?

3. Ç’është zgjedhja masive dhe ajo individuale e kloneve?

Page 79: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Dallimi i hibrideve seksuale të largëta.

Përshkrimi i përparësive të hibrideve seksuale të largëta.

Përcaktimi i vështirësive kryesore që hasen në kryqëzimet e largëta.

Kuptimi i thelbit të metodave invitro.

Hibridet e largëta krijohen nga kryqëzimi i bimëve që bëjnë pjesë në lloje ose gjini të

ndryshme. Nëpërmjet hibridizimit të largët arrihet të fitohen bimë me tipare të tilla që nuk

mund të merren nga hibridizimi brenda llojit. Kështu p.sh., pasardhësit e kryqëzimeve të

largëta dallohen për bujshmërinë e rritjes, madhësinë e frutës, qëndrueshmërinë ndaj kushteve

të mjedisit dhe veçanërisht për qëndrueshmërinë ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve.

Hibridizimi seksual i largët mund të bëhet vetvetiu në natyrë në kushte të caktuara. Në këtë

rast kemi të bëjmë me hibridizim natyror. Por numri më i madh i hibrideve është krijuar

artificialisht nën ndikimin e njeriut. Për realizimin e kryqëzimeve të largëta duhen kapërcyer

një sërë vështirësish.

Vështirësitë në kryerjen e kryqëzimeve të largëta mund të jenë:

Të natyrës ekologjike: lloje të ndryshme kërkojnë kushte të ndryshme klime dhe toke,

kanë kohë të ndryshme lulëzimi etj.

Të natyrës morfologjike: organet riprodhuese dhe ndërtimi i ndryshëm morfologjik,

gjenetik i llojeve të ndryshme janë shkaku kryesor i vështirësive për realizimin e

kryqëzimeve të largëta.

Page 80: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Çdo lloj bime përmban një numër pak a shumë të qëndrueshëm kromozomesh. Qelizat trupore

(rrënjë, kërcell, gjethe) përmbajnë numër diploid që shënohet me “2n”, d.m.th. çdo tip

kromozomi përsëritet 2 herë për çdo qelizë, kurse qelizat seksuale përmbajnë numër haploid që

shënohet me “n”, ku çdo tip kromozomi përfaqësohet vetëm 1 herë. P.sh., misri në qelizat

trupore ka 10 çifte, d.m.th. ka gjithsej 20 kromozome, kurse qelizat seksuale në qelizat vezë

dhe në kokrrizat e pjalmit kanë 10 kromozome, d.m.th. një numër të përgjysmuar.

Në natyrë, pavarësisht nga rregulli i përgjithshëm, vihen re modifikime që lidhen me ndryshimin e

numrit të kromozomeve. Këto ndahen në 3 grupe:

Haploidë janë ata individë që kanë numër të përgjysmuar kromozomesh (n).

Poliploidë janë ata individë që në qelizat trupore çdo tip kromozomi nuk ka një

homolog si në rastin e diploidëve, por 2, 3, 4 ose më shumë homologë.

Heteroploidë janë ata individë qelizat e të cilëve kanë shmangie nga numri normal,

d.m.th. kanë një ose disa kromozome të veçanta më shumë ose më pak. Nga këto 3

grupe rëndësi më të madhe ka poliploidia. Shkaqet që çojnë në dukurinë e

poliploidisë janë kryesisht çrregullime që ndodhin gjatë mitozës (ndarjes së qelizës),

si p.sh. mungesa e anafazës mitotike. Në këtë rast nuk formohet boshti mitotik dhe

kromozomet e dyfishuara nuk ndahen, kështu që formohen pasardhës qelizat e të

cilëve kanë numër të dyfishuar kromozomesh.

Bimët poliploide ndryshojnë nga ato diploide, sepse përgjithësisht kanë zhvillim më të fuqishëm.

Kështu, kërcelli i tyre është më i trashë, gjethet janë më të gjera, ngjyra është më e errët, lulet, frutat

dhe farat janë më të mëdha, por më të rralla, që ndonjëherë paraqesin shterpësi të theksuar.

Megjithëse format poliploide karakterizohen nga një shterpësi e theksuar, ato gjejnë përdorim edhe

në praktikë. Kështu, thekra tetraploide me 28 kromozome jo vetëm që jep prodhim më të madh se

thekra diploide me 14 kromozome, por ka edhe proteina në përqindje më të lartë dhe

qëndrueshmëri ndaj kushteve të vështira. Po kështu janë krijuar forma tetraploide te tërfili i kuq, i

cili jep masë vegjetative të fuqishme, si dhe shalqiri dhe panxhari triploid.

Pyetje

1. Ku dallojnë qelizat trupore nga ato seksuale?

2. Si ndryshon numri i kromozomeve gjatë poliploidisë?

3. Cili është faktori kryesor që shkakton poliploidinë?

4. Cili është ndryshimi që kanë bimët poliploide nga ato diploide?

Page 81: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Linjat më të mira, kultivarët dhe hibridet e reja para se t’i jepen përdoruesit duhet të kalojnë

nëpër një sistem provash krahasuese. Provat e vlerësimit të materialeve gjenetike ndahen në 3

grupe të mëdha:

1. Prova paraeliminatore,

2. Prova krahasuese,

3. Prova demonstrative.

1. Provat paraeliminatore kanë për qëllim mënjanimin paraprak të materialit fillestar, në

mënyrë që të zvogëlohet vëllimi i punës në provat e tjera. Në provat paraeliminatore bëjnë

pjesë: provat e kontrollit dhe provat paraprake.

Në provat e kontrollit saktësia e vlerësimit është më e ulët se ajo në provat e tjera. Në këtë rast

linjat, hibridet etj. mbillen në 1 ose 2 rreshta dhe krahasohen me linjën ose hibridin që është më

i përhapur dhe që quhet varianti dëshmues.

Ato linja hibride që e kalojnë prodhimin e dëshmuesit me mbi 10% kalojnë për vlerësim në

provat e tjera.

Provat paraprake bëjnë një vlerësim të shpejtë të materialit. Në to mbillen variantet më të mira

të provave të kontrollit. Variantet që rezultojnë më të mira nga provat paraprake kalojnë për t’u

vlerësuar në provat krahasuese.

2. Provat krahasuese ngrihen në disa vende ose pika ekologjike dhe formojnë atë që quhet

rrjet i provave zonale. Vlerësimi në provat zonale ndihmon për të parë shkallën e përshtatjes së

hibrideve në zona të ndryshme.

3. Hibridet e reja, që dalin më të mira, duhet të njihen nga prodhuesit. Prandaj ngrihen provat

demonstrative. Këto prova kanë për qëllim demonstrimin e aftësive prodhuese të 2–3

kultivarëve apo hibrideve të reja për një zonë të caktuar ekologjike. Kjo provë bëhet në një

sipërfaqe më të madhe 0,5–1 ha ose më shumë.

Pyetje

1. Pse duhet të kalojë në provat e vlerësimit materiali gjenetik i përzgjedhur?

2. Përse shërbejnë provat paraeliminatore?

3. Ku dallojnë prova e kontrollit nga prova paraprake?

4. Ç’është varianti dëshmues?

5. Ç’kuptoni me prova zonale dhe për çfarë qëllimi ngrihen ato?

6. Cili është qëllimi i ngritjes së provave demonstrative?

Page 82: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivi kryesor i metodave të përmirësimit gjenetik të bimëve është krijimi i kultivarëve ose

i hibrideve të reja me cilësi dhe aftësi më të mira se ato ekzistuese. Përmirësimi gjenetik studion

ndryshueshmërinë e tipareve të caktuara, për të përcaktuar atë pjesë të ndryshueshmërisë që

trashëgohet. Prindërit që përdoren në programet e përmirësimit gjenetik duhet të zgjidhen sipas

objektivave të programeve, p.sh., njëri nga prindërit zgjidhet për një karakteristikë tjetër.

Baza gjenetike e metodës Pedigre qëndron në mbajtjen parasysh të rregullave gjenetike të

mbizotërimit, të zbërthimit dhe të kalimit nga gjendja heterozigotë në homozigotë të bimëve

vetëpllenuese. Inbridingu dhe heterozi janë dy dukuri biologjike që ndeshen gjatë hibridizimit

seksual.

Inbridingu ose incukti ndodh në ato raste kur bëhet bashkimi seksual i individëve që kanë

afërsi (brenda gjakut).

Te bimët, incukti ndodh gjatë vetëpllenimit të atyre bimëve që në kushte natyrore janë me

pllenim të kryqëzuar. Kjo shoqërohet me uljen e prodhimit, me lindjen e individëve jonormalë.

Heterozi ose fuqia hibride shoqërohet me rritjen e fuqisë jetësore dhe të prodhimit mbi

mesataren e 2 prindërve. Heterozi shfaqet gjatë kryqëzimit të dy linjave të incuktuara.

Klonet janë pjesë vegjetative të afta të riprodhojnë ekzaktësisht bimën nga janë marrë pa

ndryshime të bazës së saj gjenetike. Hibridet e largëta krijohen nga kryqëzimi i bimëve që

bëjnë pjesë në lloje ose gjini të ndryshme.

Metodat invitro përfshijnë një sërë teknikash që kanë të bëjnë me rritjen e embrioneve të

pamaturuara, të meristemave dhe indeve ose qelizave.

Poliploidet janë ata individë që në qelizat e trupave çdo tip kromozomi nuk ka një homolog si

në rastin e diploidëve, por 2, 3, 4 ose më shumë homologë.

Page 83: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Përshkrimi i ndikimit të faktorëve të formimit të tokës bujqësore.

Përshkrimi i ndërtimit të profilit të tokës dhe horizontet e saj.

Dallimi i strukturës së tokës nga përbërja grimcametrike e saj.

Analizimi i rolit të humusit në tokë.

Analizimi i rolit të makro- dhe mikroelementeve në bimë.

Përkufizimi i gërryerjes dhe faktorëve që e shkaktojnë atë.

Përcaktimi i masave për mbrojtjen e tokës nga gërryerja.

Toka është vendi ku qëndrojnë dhe jetojnë bimët bujqësore. Ajo u siguron bimëve elementet e

ushqimit dhe ujin e domosdoshëm për jetën e tyre. Toka, si objekt i punës dhe mjet i prodhimit

bujqësor, përfaqëson një trup natyror që zhvillohet vazhdimisht nën ndikimin e shoqërisë

njerëzore.

Toka është vendburimi kryesor i ushqimit të bimëve, njerëzve dhe kafshëve, prandaj ruajtja e

tokës dhe rritja e pjellorisë së saj është detyrë e përhershme e njerëzve.

Toka gjithashtu është dhe vendburimi i bimëve, sepse në të ato fiksojnë rrënjët. Që për bimët të

sigurohen kushtet më të përshtatshme të zhvillimit, duhet ditur, para së gjithash, çfarë është

toka, si është formuar ajo dhe si duhet ta përdorim.

Toka është shtresa e sipërme e kores së rruzullit tokësor me origjinë shkëmbore e formuar

nën veprimin e faktorëve fizikë, kimikë dhe biologjikë dhe që është e aftë të japë prodhim

bimor.

Page 84: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Toka është formuar nga alterimi i shtresave sipërfaqësore të shkëmbinjve të rruzullit tokësor

nën veprimin e faktorëve të caktuar si:

faktorët fizikë, që janë: luhatjet e vazhdueshme të temperaturës, reshjet, erërat, ngrirja

dhe shkrirja, forca e rëndesës dhe sistemi rrënjor i bimëve;

faktorët kimikë, që janë: hidroliza, hidratimi, oksidimi dhe tretja;

faktorët biologjikë, që janë: veprimtaria e bimëve, kafshëve, mikrogjallesave dhe faktori

njeri.

Pra, toka është produkt i veprimit të kombinuar të pesë faktorëve natyrorë, si: klima, materiali

parësor, organizmat, relievi dhe mosha. Të gjithë këta faktorë në procesin unik të formimit të

tokës janë të barasvlershëm dhe të pazëvendësueshëm.

Me pjellori të tokës kuptojmë aftësinë e saj për t’u siguruar bimëve njëkohësisht dhe pa

ndërprerje, gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të tyre, sasinë e ujit dhe të elementeve ushqyese

për të cilat ato kanë nevojë.

Kushtet e tjera të rritjes, si drita dhe ngrohtësia, vijnë te bima nga dielli nëpërmjet

atmosferës (ngrohtësia në rrënjët e bimëve vjen edhe nëpërmjet tokës).

Niveli i pjellorisë së tokës me prodhimin që ajo jep.

Pjelloria e tokës është e lidhur ngushtë me veprimtarinë prodhuese të njeriut.

Duke siguruar të gjitha kushtet për marrjen e prodhimeve të larta dhe të qëndrueshme,

ne krijojmë njëkohësisht kushte më të mira për përmirësimin e vazhdueshëm të

cilësive të tokës dhe për shtimin e vazhdueshëm të pjellorisë së saj.

Për të studiuar tokën bëhet prerja tërthore e saj në thellësi disa metra. Pamja e një prerjeje

vertikale të tokës quhet profil i tokës. Kjo tregon se toka është e ndarë në disa shtresa të

ndryshme që i quajmë horizonte. Numri i tyre zakonisht është tre dhe emërtohen me shkronjat

A, B dhe C.

Horizonti i parë (A) është në sipërfaqe të tokës dhe quhet horizonti humusor ose

aktiv.

Ai ka ngjyrë më të errët, është i pasur me lëndë organike dhe ka një trashësi 20–40 cm.

Horizonti i dytë është horizonti (B) dhe quhet horizonti tranzitor ose joaktiv, në të

cilin grumbullohen kripërat e shpëlara nga horizonti i parë. Ka ngjyrë më të çelët,

përmban më pak humus dhe ka një trashësi 60–120 cm.

Horizonti i fundit (C) është horizonti tokëformues, në të cilin ngjyra ndryshon

gradualisht. Nga ky horizont është formuar toka.

Trashësia e horizonteve ndryshon nga lloji i tokës dhe relievi. Horizonti A+B përbëjnë tokën,

ndërsa horizonti C është nëntoka.

Page 85: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Figura 3.1. Tri horizontet e tokës në një profil

Pyetje

1. Çfarë kuptoni me termin tokë?

2. Cila është rëndësia e tokës për bimët?

3. Si është formuar toka bujqësore?

4. Çfarë është profili i tokës?

5. Çfarë kuptoni me termin horizont i tokës? Cilat janë horizontet e saj?

Page 86: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Toka është një trup trefazor i përbërë nga faza e ngurtë, faza e lëngët dhe faza e gaztë.

Faza e ngurtë është e përbërë nga lënda minerale, lënda organike (humusi). Faza e lëngët dhe

e gaztë përbëhet respektivisht nga uji dhe ajri i tokës të cilat mbushin poret e saj. Lënda

minerale rrjedh nga alkerimi i shkëmbinjve dhe mineraleve përbërëse të tyre. Përmbajtja e tyre

ndryshon nga një tokë në tjetrën dhe mund të arrijë në 50–60% të vëllimit. Lënda minerale

përbëhet nga grimca me madhësi të ndryshme, si: argjilë, lym dhe rërë. Këto grimca quhen

elemente mekanike të tokës.

Përmbajtja e këtyre elementeve të shprehura në përqindje quhet përbërje grimcametrike

(mekanike) e tokës. Këto elemente sipas madhësisë së tyre ndahen si vijon:

Argjilë < 0,002 mm

Lym 0,002 – 0,02 mm

Rërë 0,02 – 2,0 mm

Zhavorr > 2,0 mm

Përpjesëtimet e grimcave përcaktohen në kushte laboratorike ose në fushë nëpërmjet një

procedure të quajtur “vlerësimi me dorë” (rëra jep gërvishtje, lymi ndihet si i lëmuar dhe i

mëndafshtë dhe argjili është ngjitës).

Në bazë të përbërësve, të cilët ndodhen në përqindje më të madhe, bëhet klasifikimi i tokave:

Toka argjilore shumë të rënda janë ato që përmbajnë 80% pjesë argjilë, me madhësi

më të vogël se 0,002 mm.

Toka argjilore të rënda, që përmbajnë 50–80% argjilë.

Toka argjilore - ranore (ose e mesme), që përmbajnë 20–50% argjilë.

Toka ranore - argjilore (të lehta), që përmbajnë 10–20% argjilë.

Toka ranore, që përmbajnë nën 10% argjilë.

Përbërja grimcametrike ndikon në ujëmbajtjen dhe ajërmbajtjen, aftësinë infiltruese, regjimin

ujor dhe termik, shpejtësinë e tharjes, rezervën ushqyese dhe prodhimtarinë e bimëve.

Struktura e tokës ka të bëjë me bashkimin e grimcave të tokës në njësi ose agregate tokësore.

Pra, elementet grimcametrike të tokës, nën veprimin e faktorëve fizikë, kimikë dhe biologjikë,

bashkohen dhe formojnë agregate strukturore me forma dhe madhësi të ndryshme.

Gjendja strukturore e tokës lidhet me përmbajtjen e humusit, argjilës dhe kalciumit që shërbejnë si

çimentues të elementeve grimcametrike.

Dallohen këto struktura:

1. Strukturë plisore kur agregatet kanë madhësi mbi 30 mm;

2. Strukturë arore kur agregatet kanë madhësi 10–30 mm;

Page 87: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

3. Strukturë granulore kur agregatet kanë madhësi 3–10 mm;

4. Strukturë kokrrizore kur agregatet kanë madhësi 0,25–3 mm;

5. Strukturë pluhurore kur agregatet kanë madhësi më të vogël se 0,25 mm.

Struktura më e mirë është granulore–kokrrizore. Lënda organike e tokës ose humusi. Humusi i

tokës është një komponent shumë i rëndësishëm që ka rëndësi themelore për pjellorinë e tokës.

Humusi është një masë homogjene me ngjyrë kafe të errët në të zezë, që vjen si rrjedhim i

zbërthimit të mbeturinave të ndryshme organike në tokë në kushte të përshtatshme, ku rolin

kryesor e luajnë mikroorganizmat. Në masën e humusit nuk dallohen më format e lëndëve të

para prej nga ai është formuar. Lënda organike përmbahet në rreth 2–5% të tokës, por

përgjithësisht ndryshon nga 0,5–20%.

Humusi luan një sërë rolesh:

merr pjesë në formimin e vetë tokës,

shërben si burim ushqimi për bimët,

rregullon vetitë fizike ujore dhe strukturën e tokës,

rregullon veprimtarinë mikrobiologjike,

shërben si nxitës duke shpejtuar proceset e mbirjes së farave dhe rrënjëzimin e

fidanëve.

Lënda organike në tokë mund të shtohet me anë të kultivimit të bimëve që japin biomasë të

madhe, e cila përmbyset në tokë, si dhe nga mbeturinat bimore (rrënjët dhe kërcejtë) të

kulturave të ndryshme.

Plehërimi me plehra organike, kompostot, janë një nga mënyrat e shtimit të lëndës organike në

tokë.

Pyetje dhe detyra

1. Cilët janë përbërësit kryesorë fizikë të tokës?

2. Ç’kuptoni me përbërje grimcametrike të tokës?

3. Cilat janë funksionet e elementeve grimcametrike?

4. Si klasifikohen tokat në bazë të të dhënave të analizës grimcametrike?

5. Ç’është struktura e tokës? Cilat janë format e strukturës së tokës?

6. Cilat janë ndryshimet midis tokave argjilore dhe atyre ranore?

7. Ç’është humusi dhe ç’rëndësi ka ai për bujqësinë?

8. Si mund të shtohen lëndët organike të tokës?

9. Sillni në klasë kampione tokash të ndryshme dhe përcaktoni me anën e gishtave përbërjen

grimcametrike të tyre.

Page 88: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Faza e ngurtë zë 40–60% të vëllimit të tokës. Pjesa tjetër e vëllimit përbëhet nga poret që kanë

forma dhe madhësi të ndryshme. Ato grupohen në dy grupe: poret kapilare dhe poret jokapilare.

Këto pore përbëjnë porozitetin e përgjithshëm të tokës. Në poret e tokës vendoset faza e lëngët

dhe faza e gaztë. Në kushte të një lagështie normale në tokë, poret kapilare mbushen me ujë

dhe poret kapilare janë të mbushura me ajër. Uji dhe ajri në tokë janë në lëvizje të

vazhdueshme dhe zëvendësojnë shpesh njëri - tjetrin. Kështu, kur toka vihet në kontakt me një

burim ujor, uji zhvendos ajrin dhe zë gjithë porozitetin e tokës. Kur uji largohet nga toka duke

u tërhequr nga forcat e rëndesës, poret e boshatisura mbushen me ajër. Duhet theksuar se jo i

gjithë uji i vendosur në poret kapilare shfrytëzohet nga bimët. Një pjesë e tij është e lidhur

shumë fort me tokën dhe nuk mund të thithet nga bimët. Duke parë marrëdhëniet ndërmjet

tokës, ujit dhe forcave që veprojnë mbi të, ujin tokësor e klasifikojmë në këto forma:

uji i rëndesës,

uji kapilar,

uji higroskopik.

Uji i rëndesës është ajo pjesë e ujit tokësor që lëviz nën veprimin e forcave të rëndesës

nga lart - poshtë. Ky ujë vendoset në poret jokapilare të tokës dhe, duke zhvendosur ajrin nga

toka, krijon kushte të papërshtatshme për veprimtarinë e sistemit rrënjor të bimëve. Ky ujë

grumbullohet në nivelin e ujërave nëntokësore dhe rrit vazhdimisht nivelin e tyre.

Uji kapilar është uji që vendoset në poret kapilare të tokës dhe lëviz nën veprimin e

forcave kapilare nga poshtë-lart. Ky ujë ruhet në tokë dhe shfrytëzohet nga bimët. Por jo e

gjithë sasia e ujit kapilar shfrytëzohet. Uji që ndodhet në poret shumë të vogla kapilare tërhiqet

me forca shumë të mëdha nga toka dhe bimët nuk mund ta thithin.

Uji higroskopik është ajo pjesë e ujit tokësor që rrethon grimcat e tokës dhe mbahet nga

forcat e erozionit. Kjo sasi uji është e pashfrytëzueshme nga bimët dhe mund të largohet nga

toka vetëm në kushte temperature 105ºC për një kohë prej 5–6 orë.

– Ajri i tokës. Rrënjët e bimëve dhe gjallesat e ndryshme që gjenden në tokë, për të kryer

frymëmarrjen, kanë nevojë për oksigjen. Tretësira tokësore shumë e përqendruar çon në

grumbullimin e kripërave të tepërta të cilat shkaktojnë çrregullime te bimët, si; zhvillim të

dobët, prodhim të paktë, tharje të gjetheve deri dhe shkatërrim të përgjithshëm të bimëve.

– Mikrogjallesat e tokës. Në 1 gram tokë gjenden miliona mikrogjallesa të ndryshme,

shumica e të cilave përfshihen në këto kategori:

1. Bakteret zhvillohen normalisht në toka të pasura me lëndë organike, të ngrohta

(temperature optimale 20–40ºC), me lagështirë dhe ajrim të mjaftueshëm dhe me

pH = 6–8. Ato janë gjallesa njëqelizore, që mund të dallohen vetëm në mikroskop.

Shumica e tyre ushqehen me lëndën organike që e shpërbëjnë vetë. Bakteret e marrin

energjinë nga sheqernat, amidoni, celuloza etj. duke çliruar dyoksid karboni. Disa

Page 89: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

lloje bakteresh tërheqin azotin e lirë atmosferik (veçori e disa baktereve që jetojnë në

simbiozë me rrënjët e bimëve bishtajore) dhe e fiksojnë në tokë.

2. Kërpudhat përbëjnë grupin dominant të mikroorganizmave në tokat acide. Janë bimë

të thjeshta që ushqehen duke shpërbërë lëndë organike. Këto gjallesa shpërbëjnë indet

drunore. Në tokat bujqësore mund të gjenden edhe kërpudha patogjene që shkaktojnë

sëmundje të ndryshme te bimët e kultivuara.

3. Aktinomicetet janë gjallesa që qëndrojnë midis baktereve dhe kërpudhave. Për t’u

zhvilluar, ato përdorin azotin; kërkojnë toka më të thata dhe më të nxehta. Disa lloje

aktinomicetesh shkaktojnë sëmundje te bimët e kultivuara.

4. Algat janë gjallesa të thjeshta, të vogla, me klorofil. Kryesisht ato blu-të gjelbra kanë

cilësi azotofiksuese. Algat prodhojnë lëndë ushqyese duke shfrytëzuar për këtë azotin

e tokës dhe dyoksidin e karbonit të atmosferës. Kërkojnë më shumë toka të punuara,

me lagështirë dhe që rrihen nga rrezet e diellit. Veprimtaria e mikrogjallesave në tokë

është shumë e gjerë dhe e ndërlikuar, por një gjë është e qartë: ato ndikojnë

drejtpërdrejt mbi nivelin e pjellorisë së tokës.

Pyetje dhe detyra

1. Ç’është poroziteti i tokës?

2. Cilat janë format e ujit në tokë? Dallojini ato.

3. Cila nga format e ujit shfrytëzohet nga bimët?

4. Pse është i domosdoshëm për jetën e bimëve ajrimi i tokës?

5. Si mund të ndryshojë poroziteti i tokës?

6. Cilat janë mikrogjallesat kryesore të tokës?

7. Ç’janë bakteret dhe cili është roli i tyre në tokë?

8. Çfarë rëndësie bujqësore kanë kërpudhat e tokës?

9. Cili është roli i mikrogjallesave në tokë?

Page 90: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Veçoritë fizike të tokës janë përcaktuese për pjellorinë e saj. Ato përfshijnë një varg vetish që

kanë të bëjnë me ndërhyrjen e njeriut në tokë, duke filluar nga punimi, plehërimi, sistemimi,

kultivimi dhe ujitja. Në veçoritë fizike të tokës përfshihen: veçoritë e përgjithshme fizike,

veçoritë fizike – grimcametrike, veçoritë ujore, ajrore dhe termike.

Në veçoritë e përgjithshme fizike hyjnë: pesha specifike, pesha vëllimore dhe poroziteti.

Pesha specifike e tokës është pesha në gram e 1 cm3

tokë të ngjeshur (pa pore) dhe

shprehet në g/cm3. Kjo varet nga përbërja grimcametrike, përmbajtja e lëndës

organike e minerale.

Pesha vëllimore e tokës është pesha e një njësie toke të thatë në gjendjen e saj

natyrore, d.m.th. pa u ngjeshur.

Poroziteti përbën tërësinë e të gjitha poreve të tokës kundrejt vëllimit të saj të

shprehur në përqindje. Kjo varet nga struktura, përmbajtja e lëndës organike dhe

shkalla e shkrifërimit të tokës.

Në veçoritë fizike-grimcametrike të tokës hyjnë: bymimi, tkurrja, lidhshmëria, ngjitshmëria

dhe plasticiteti.

Bymimi i tokës. Tokat që përmbajnë thërrmija të imëta të argjilës dhe lymit thithin

dhe mbajnë shumë ujë. Kjo bën që në periudhat me lagështi të vitit tokat të bymehen

shumë.

Tkurrja e tokës është procesi i kundërt me bymimin. Gjatë tkurrjes tokat pësojnë të

çara të mëdha deri në thellësi.

Ngjitshmëria e tokës është aftësia që kanë tokat për t’u ngjitur pas mjeteve të

punimit. Kjo varet nga përbërja grimcametrike, natyra e kompleksit koloidal dhe

shkalla e lagështisë.

Lidhshmëria është aftësia e tokës për të mbajtur thërrmijat e saj të bashkuara gjatë

ndërhyrjeve mekanike, goditjeve, thërrmimit ose veprimit të ujit. Lënda organike dhe

kalciumi, duke pasur aftësinë të mbështjellin thërrmijat e tokës, i bëjnë ato më pak të

ngjitshme me njëra-tjetrën dhe i japin tokës strukturë të mirë.

Plasticiteti është vetia e tokës për të ndryshuar formën nën veprimin e forcave të

jashtme, por pa e prishur tërësinë e saj. Kjo lidhet me lagështinë. Toka shumë e lagur

dhe shumë e thatë nuk është plastike.

Cilësitë kimike të tokës. pH-i i tokës

Gjendja kimike e tokës shprehet me një tregues që quhet pH, i cili përcakton aciditetin ose

alkalitetin e tokës. Ph-i tregon përqendrimin e joneve hidrogjen (H+) në tretësirën tokësore.

Vlerat e pH-it lëvizin nga 0–14. Kur jonet H+

janë më shumë se jonet OH-

në tretësirën

tokësore pH-i është acid, d.m.th. më i vogël se 7. Kur jonet H+ = OH

-, ph-i është asnjanës,

Page 91: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

d.m.th. i barabartë me 7. Kur jonet H+ janë më pak se OH

- në tretësirën tokësore pH-i është më

i madh se 7 dhe reaksioni i tokës është bazik.

Faktorët që ndikojnë në pH-in e tokës

Elementet inorganike të tokës si dhe substancat organike që gjenden në formë koloidale mbajnë

katione të kalciumit Ca2+

, të magnezit Mg2+

, të kaliumit K+, të natriumit Na

+ etj. Nga shpëlarja

largohen kationet dhe vendin e tyre e zënë jonet e H+, duke rritur aciditetin e tretësirës tokësore.

Njëkohësisht në tokat acide vërehet një rritje e ndjeshme e joneve Al3+

.

Është vërejtur se kur sasia e reshjeve vjetore është më e madhe se 750 mm, tokat janë acide,

kurse kur reshjet bien më pak se 650 mm, tokat janë bazike. Përveç reshjeve, në vlerat e pH-it

ndikon dhe lloji i bimës së kultivuar. Pemët gjethegjera ndikojnë në rritjen e alkalitetit, kurse

bimët halore dhe gështenja ndikojnë në rritjen e aciditetit. Në faktorët që ndikojnë në pH-in e

tokave përmendim dhe plehrat që përdoren në bujqësi, p.sh.: nitrati i amonit, karbonati i

natriumit, nitrati i natriumit dhe plehu i stallës janë bazike.

Përmirësimi i pH-it të tokës

Kur toka është shumë acide dhe kërkohet të rriten vlerat e pH-it të saj, bëhet gëlqerimi i saj duke

shpërndarë në të lëndë gëlqerore, si: gur gëlqeror, pluhur gëlqereje dhe gëlqere të shuar. Kur pH-i i

tokës është shumë i lartë, në tokë shtojmë lëndë acide, si sulfat hekuri ose squfuri etj.

Temperatura e tokës

Temperatura e tokës ka ndikim të fuqishëm te bimët. Ajo ndikon në mbirjen e farave, në bimët

e reja, në rritjen, zhvillimin dhe pjekjen e tyre. Temperaturat e ulëta shkaktojnë zverdhjen ose

skuqjen e gjetheve dhe në fund kufizojnë rritjen e saj. Temperaturat e larta, por nën kufirin

maksimal, shpejtojnë kalimin e bimës në fazën e riprodhimit, shkurtojnë vegjetacionin dhe

ndikojnë në pjekjen e hershme. Toka e merr temperaturën nga energjia diellore dhe niveli i saj

varet nga sasia e kësaj energjie, nga mbulesa vegjetative, përbërja fizike dhe struktura e saj,

ngjyra e tokës, ajrimi e të tjerë faktorë.

Pyetje dhe detyra

1. Ç’është pesha specifike dhe pesha vëllimore e tokës.

2. Ç’tregon poroziteti i tokës? Cilat toka janë më poroze?

3. Ç’është bymimi dhe tkurrja e tokës?

4. Dalloni ngjitshmërinë nga lidhshmëria e tokës.

5. Ç’është plasticiteti i tokës?

6. Ç’është pH-i i tokës dhe ç’vlera merr ai?

7. Shpjegoni faktorët që ndikojnë në pH-in e tokës.

8. Si mund ta përmirësojmë pH-in e tokës?

9. Si ndikon temperatura e tokës në zhvillimin e bimëve?

Page 92: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Elementet ushqyese më të domosdoshme për bimët janë 17 dhe ndahen në dy kategori

kryesore:

a) Makroelementet: Janë ato elemente që bimët i shfrytëzojnë në sasi të mëdha. Të tilla

janë N, P, K, S, Ca, Mg, H2O, C.

b) Mikroelementet: Janë ato elemente që bimët i marrin në sasi të vogla, por janë shumë

të domosdoshme. Në këtë grup përfshihen: hekuri (Fe), mangani (Mn), bori (B), bakri

(Cu), zinku (Zn), molibdeni (Mo), klori (Cl) dhe kobalti (Co).

Tre makroelementet C, H, O bimët i sigurojnë nga ajri dhe uji, kurse 14 të tjerat i marrin nga toka.

Azoti, fosfori dhe kaliumi janë tre elementet kryesore që u jepen bimëve nëpërmjet plehërimit.

Azotin (N), në formë të gaztë, toka e merr nga atmosfera gjatë shkarkimeve të rrufeve dhe

reshjeve ose nëpërmjet fiksimit të tij në bakteret azotofiksuese që jetojnë të lira ose në

simbiozë me rrënjët e bimëve. Azoti është ndër ushqyesit më të kërkuar nga bimët dhe me

ndikim esencial në sintezën e proteinave dhe klorofilit, në strukturën dhe funksionimin e

qelizave të gjalla dhe në përgjithësi në rritjen e bimëve. Format më të zakonshme të gjendjes së

N në tokë janë nitratet dhe jonet e amonit, të cilat mund të asimilohen nga bimët ose të

largohen nëpërmjet shpëlarjes dhe denitrifikimit. Teprica e azotit në tokë shkakton rritjen e

tepërt të bimëve që shpeshherë dëmton organet e riprodhimit. Mungesa e azotit shkakton

humbjen e ngjyrës, pakësimin e prodhimit të proteinës, zverdhjen graduale dhe frenimin e

rritjes. Mungesat ose deficitet në azot, që mund të ndodhin në të gjitha tokat, janë lehtësisht të

korrigjueshme nëpërmjet përdorimit të plehrave. Sidoqoftë plehërimi i tepërt duhet shmangur,

pasi sasitë e mëdha të azotit shkaktojnë ndotje të mjedisit.

Fosfori (P) është përbërës i çdo qelize të gjallë. Në sasi të konsiderueshme gjendet në

protoplazmën e qelizave, ndërsa përqendrimin më të lartë e ka në fara, duke rritur prodhimin e tyre.

Lidhjet e tretshme të fosforit e kanë prejardhjen nga substancat inorganike të tokës. Fosfori është i

domosdoshëm për fotosintezën e bimëve, frymëmarrjen e tyre dhe për ndarjen e qelizave. Ai

ndikon edhe në formimin e një sistemi rrënjor të bollshëm. Kur kanë mungesë fosfori, bimët janë të

dobëta, preken lehtë nga sëmundjet, kurse gjethet marrin ngjyrë të kuqërremtë. Teprica e fosforit

ndikon në hershmërinë e padëshirueshme të pjekjes dhe në peshën e prodhimit.

Kaliumi (K) është një element me ndikim esencial në të gjitha proceset metabolike të qelizës.

Ai ka lidhje me gjendjen shëndetësore të bimëve, i bën bimët më të qëndrueshme ndaj sëmundjeve

dhe ngricave, zgjat periudhën vegjetative të tyre dhe përmirëson cilësinë e prodhimit. Mungesa e

kaliumit shkakton pjekjen e parakohshme, nekrozën e gjetheve dhe të kërcellit.

Page 93: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Squfuri (S) shfrytëzohet nga bimët për formimin e aminoacideve dhe vitaminave, për

aktivizimin e enzimave dhe veprimtari të tjera të qelizës. Në mungesë të squfurit, gjethet e

bimëve marrin ngjyrë të verdhë.

Kalciumi (Ca) merr pjesë në formimin e strukturës së murit qelizor dhe membranave, si

dhe është i domosdoshëm për rritjen e meristemës. Mungesa e kalciumit pengon zhvillimin e

sythave të majës.

Magnezi (Mg) merr pjesë në formimin e klorofilit, prandaj mungesa e tij shkakton kloroza

në gjethe si dhe në rastin e kalciumit.

Mikroelementet si Fe, Mn, B, Mo, Cl, Zn, Cu etj. Roli i tyre qëndron kryesisht në

aktivizimin e enzimave brenda qelizave të bimës. Mungesa e hekurit te pjeshka apo agrumet,

p.sh., shkakton zverdhjen e gjetheve në pjesët ndërmjet nervaturave.

Pyetje

1. Ç’janë makro- dhe mikroelementet?

2. Cili është roli i N, P, K në bimë?

3. Cilat janë shenjat kryesore të mungesës së tyre?

4. Si ndikon teprica e N dhe P në bimë?

5. Cili është roli i squfurit, kalciumit dhe magnezit në bimë?

Page 94: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Uji i reshjeve që bie në tokë dhe nuk arrin të thithet nga shtresat sipërfaqësore, lëviz në drejtim

të pikave më të ulëta të terrenit duke krijuar rrjedhë sipërfaqësore. Gjatë kësaj rrjedhjeje, uji

merr nga sipërfaqja e tokës grimca dheu, pra e gërryen atë.

Me gërryerje të tokës kuptojmë ndarjen, veçimin ose shkëputjen e grimcave të tokës, si dhe

transportimin e tyre nga një kuotë më e lartë në një kuotë më të ulët, nën veprimin e forcës

goditëse dhe transportuese të ujit. Nga ky përkufizim kuptohet që gërryerja e tokës zhvillohet

në dy faza: në ndarjen e grimcave të tokës prej njëra-tjetrës dhe transportimin e tyre. Pasojat e

gërryerjes në tokë janë shkatërrimtare, sepse largohet shtresa sipërfaqësore, që ka treguesit më

të mirë fizikë e kimikë, dhe bashkë me të edhe elementet ushqyese sidomos kalciumi, kaliumi

dhe magnezi. Sipas veprimit të ujërave mbi tokë, dallohen disa forma gërryerje, siç janë:

gërryerja sipërfaqësore, me brazda ose gjatësore. Përveç këtyre formave, nga veprimi i ujit

shkaktohen shembje, rrëshqitje, mbushje dhe përmbytje. Faktorët që përcaktojnë gërryerjen e

tokës janë: faktorët klimatikë, relievi, toka dhe bima.

Karakteristikat e shiut. Këtu përfshihen: sasia, intensiteti dhe madhësia e pikës së shiut. Sa

më e madhe të jetë sasia e reshjeve, aq më shumë do të rrjedhë ujë në sipërfaqe. Në qoftë se

sasia e reshjeve shpërndahet njëtrajtësisht gjatë një periudhe të caktuar kohe, atëherë,

megjithëse ajo mund të jetë e lartë, nuk shkakton rrjedhje, sepse toka mund të jetë e aftë ta

thithë atë. Prandaj, në gërryerjen e tokës ndikon më shumë intensiteti i shiut. Intensiteti i shiut

përcakton numrin e goditjeve të pikave të shiut mbi sipërfaqen e tokës në njësinë e kohës.

Kështu, gërryerja do të jetë më e madhe atje ku intensiteti i shiut do të jetë më i lartë.

Relievi (pjerrësia). Shkalla e pjerrësisë dhe gjatësia e saj ndikojnë në madhësinë dhe

shpejtësinë e rrjedhës së ujit në sipërfaqen e tokës. Me rritjen e pjerrësisë dhe gjatësisë së saj,

rritet shpejtësia dhe masa e ujit që rrjedh e për pasojë rritet energjia kinetike që zotëron kjo

masë uji. Kështu rritet mundësia e gërryerjes së tokës.

Toka është një nga faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në gërryerje. Përshkueshmëria, tipi

grimcametrik dhe struktura e tokës janë veçoritë më të rëndësishme me të cilat toka ndikon në

madhësinë e gërryerjes. Përshkueshmëria e tokës përcakton nëse do të këtë ose nuk do të këtë

rrjedhë sipërfaqësore, pra do të këtë apo jo gërryerje. Tipi grimcametrik i tokës (tokë e lehtë, e

mesme etj.) si dhe struktura e saj përcaktojnë rezistencën që toka do t’i paraqesë veprimit

ndarës të pikës së shiut dhe energjisë së rrjedhës së ujit. Toka e rëndë dhe me strukturë ka

gjithmonë grimca më të lidhura me njëra-tjetrën se toka e lehtë, prandaj i qëndron më shumë

gërryerjes.

Bimësia është një ekran mbrojtës për tokën, sepse me mbulesën e saj vegjetative pengon

rënien e drejtpërdrejtë të shiut në tokë, pra, ul energjinë e rënies së tij. Gjithashtu bimësia është

një nga faktorët kryesorë të formimit të strukturës së tokës dhe të lidhjes së grimcave të saj me

Page 95: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

njëra-tjetrën. Bimësia pengon jo vetëm rënien e shiut në tokë, por edhe pakëson shpejtësinë e

rrjedhës së ujit në sipërfaqe. Bimët livadhore janë më të dendura, zhvillojnë sistem rrënjor më

të fuqishëm dhe qëndrojnë për një kohë më të gjatë në tokë se bimët e tjera. Për të ulur sa më

shumë efektin e erozionit dhe për të mbrojtur tokën bujqësore, duhet të merren disa masa

parandaluese:

Rëndësi duhet t’u kushtohet punimeve për sistemimin e tokave. Punimet në tokat e pjerrëta

duhet të bëhen tërthor pjerrësisë së kodrës. Mbulimi i tokës me bimësi sidomos gjatë periudhës

së reshjeve të dendura është një masë e efektshme, sepse kjo bimësi është njëkohësisht edhe

burim i humusit. Në tokat e pjerrëta krijohen vija kundër gërryerjes dhe një rrjet kullues i

përshtatshëm brenda ngastrës. Plugimi i tokave të pjerrëta bëhet sipas izoipseve për të zbutur

rrjedhën sipërfaqësore të ujit brenda ngastrës.

Pyetje

1. Ç’kuptoni me gërryerje të tokës? Në sa faza zhvillohet ajo?

2. Cilët janë faktorët që shkaktojnë gërryerjen e tokës?

3. Ç’ndryshim ka në masën e gërryerjes midis sasisë dhe intensitetit të shiut?

4. Si ndikon madhësia e pikës së shiut në gërryerje?

5. Cilat janë karakteristikat e relievit që ndikojnë në gërryerje?

6. Cilat toka gërryen më shumë, duke pasur parasysh tipin e tokës?

7. Cilat janë bimët që e mbrojnë më mirë tokën nga gërryerja?

8. Çfarë masash duhet të marrim për të mbrojtur tokat nga gërryerja?

Tokë bujqësore do të quhet shtresa e sipërme e kores së rruzullit tokësor me origjinë

shkëmbore, e formuar nën veprimin e faktorëve fizikë, kimikë, biologjikë dhe të njeriut

dhe që është e aftë të japë prodhim bimor.

Profil i tokës quhet prerja vertikale e tokës, në të cilën dallohen disa shtresa.

Horizonte të tokës quhen shtresat që dallohen në një profil toke.

Humusi është një masë homogjene me ngjyrë kafe të errët në të zezë e formuar nga

shpërbërja e mbeturinave organike, më shumë bimore e më pak shtazore, ku rolin kryesor

e luajnë mikrogjallesat.

Format e ujit në tokë janë: uji kapilar, uji i rëndesës dhe uji higroskopik.

Uji kapilar është uji që lëviz në poret kapilare të tokës me drejtim nga poshtë-lart nën

veprimin e forcës kapilare. Ky ujë shfrytëzohet nga bimët.

Page 96: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Uji higroskopik ose cipor është uji që mbështjell grimcat e tokës me një cipë ujore nën

veprimin e forcave të adezionit. Ky ujë nuk shfrytëzohet nga bimët.

Toka përbëhet nga thërrmija me madhësi të ndryshme që quhen elemente. Përmbajtja e

këtyre thërrmijave në tokë, e shprehur në përqindje, quhet përbërje grimcametrike.

Bashkimi i elementeve grimcametrike të tokës nën veprimin e faktorëve fizikë, kimikë e

biologjikë në agregate me forma e madhësi të ndryshme quhet strukturë e tokës.

Me gërryerje kuptojmë ndarjen, veçimin dhe transportimin e grimcave të tokës nga një

kuotë më e lartë në një kuotë më të ulët, nën veprimin e forcës goditëse dhe transportuese

të ujit.

Makroelementet janë elementet kimike që bima i kërkon në sasi të mëdha. Këto janë: N,

P, K, Ca, Mg, S, H, O.

Mikroelementet janë elementet kimike që bima i kërkon në sasi të vogla, por që janë të

domosdoshme. Këto janë: Cl, Mn, Fe, Cu, Al, Co, Zn etj.

Page 97: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Përshkrimi i elementeve të klimës.

Dallimi i temperaturave maksimale, minimale, optimale.

Dallimi i klimës nga moti.

Dallimi i lagështisë absolute nga lagështia relative e ajrit.

Analizimi i ndikimeve pozitive dhe dëmprurëse të reshjeve te bimët.

Përcaktimi i masave që duhen marrë për të kufizuar veprimet negative të erës, ngricave etj.

Faktorët kryesorë që përcaktojnë prodhimtarinë e bimëve janë: aftësia prodhuese e kultivarit të

bimës, pjelloria e tokës, treguesit e klimës dhe shërbimet agroteknike. Klima përfshin gjithë

dukuritë meteorologjike që karakterizojnë gjendjen mesatare të atmosferës në një pikë të

caktuar të rruzullit tokësor. Moti paraqet gjendjen fizike të atmosferës në një territor të caktuar

dhe në një kohë të dhënë. Pra, klima karakterizohet nga regjimi shumëvjeçar i motit.

Avullimi që ndodh në dete, oqeane, liqene e lumenj e pasuron atmosferën me avuj uji. Sasia në

gram e avujve të ujit që ndodhen në një metër kub ajër përbën lagështirën absolute të

ajrit.

Ajri i një vëllimi të caktuar ngopet me avuj uji deri në një kufi lartësie i cili quhet kufiri

i sipërm. Mbi këtë kufi avujt kthehen në reshje.

Page 98: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Sasia e avujve të ujit në atmosferë është afërsisht 1013 dhe mbetet pak a shumë e pandryshueshme,

sepse sasia e avujve që humbet atmosfera nëpërmjet reshjeve, kthehet përsëri tek ajo nëpërmjet

transpirimit. Sasia e avujve të ujit që mund të mbajë një vëllim ajri, varet nga temperatura e tij. Sa

më e lartë të jetë temperatura, aq më e madhe është edhe sasia e ujit që mund të mbajë ajri.

Lagështia relative e ajrit shpreh shkallën e thatësirës ose të ngopjes së ajrit me avuj uji.

Kjo madhësi përcaktohet nga raporti ndërmjet sasisë së avullit që ndodhet në 1 m3 ajër, me

sasinë e avullit që do të nevojitet për të ngopur këtë vëllim ajri në temperaturën e dhënë.

Lagështirë relative 100% do të thotë që për temperaturën e dhënë avujt e ujit kanë arritur

ngopjen maksimale. Sa më e vogël të jetë lagështia relative, aq më i thatë është ajri dhe aq më

shumë avuj uji nevojiten për ngopjen e tij.

Shiu është burimi kryesor i ujit për bujqësinë. Kur shirat bien të qeta, në të gjitha rastet ato

ndikojnë për mirë. Kur bien me vrull dhe zgjatin shumë, shkaktojnë dëme. Shirat e vrullshme

gërryejnë tokën, përmbytin ngastrat e mbjella, shkatërrojnë bimët e porsambjella, rrëzojnë lulet në

drurët frutorë, shpëlajnë dezinfektuesit e ndryshëm me të cilët mund të jenë spërkatur bimët etj.

Bora. Kur bora bie në sasi të mëdha, shkakton dëmtime mekanike te bimët, por njëkohësisht i

mbron nga ngricat dhe temperaturat shumë të ulëta. Bora është një rezervë e madhe ujore,

sepse ajo furnizon rregullisht burimet, lumenjtë dhe shtresat nëntokësore me ujë.

Breshëri. Shkakton dëme sasiore dhe cilësore që varen nga madhësia e kokrrës së breshrit,

dendësia, shpejtësia e rënies dhe sipërfaqja që përfshin. Veç këtyre, varet edhe nga lloji i

bimëve të kultivuara dhe faza e zhvillimit të tyre.

Vesa te bimët ka më shumë ndikime negative sesa pozitive. Vesa ndihmon në zhvillimin e

kërpudhave patogjene që shkaktojnë sëmundje në bimë. Ajo ul gjithashtu vlerën e bimëve

foragjere, të cilat janë kositur dhe lënë në arë për t’u tharë.

Ajri dhe era. Bimët sigurojnë nga ajri oksigjenin, dyoksidin e karbonit dhe një pjesë të azotit,

elemente këto të pazëvendësueshme për jetën e tyre. Oksigjeni është i domosdoshëm për

frymëmarrjen e bimëve, kurse dyoksidi i karbonit për fotosintezën. Sasia e dyoksidit të

karbonit në atmosferë është 0,03%, kurse përqendrimi më i mirë për fotosintezën është 0,12%.

Përqendrimi 1% i dyoksidit të karbonit në atmosferë është helmues për bimët. Po kështu edhe

ndotja e atmosferës nga lëndë të ndryshme të industrisë si dhe nga faktorë të tjerë mund të kenë

ndikim dëmtues te bimët.

Vetëm në raste shumë të rralla ajri është në gjendje qetësie. Zakonisht ai zhvendoset si në

drejtim horizontal, ashtu edhe në atë vertikal. Lëvizja e ajrit në drejtim horizontal quhet erë.

Ajo përbën një element të rëndësishëm meteorologjik dhe faktor të ndjeshëm ekologjik.

Shkaku kryesor i formimit të erës është shpërndarja jo e njëtrajtshme e trysnisë së ajrit në

sipërfaqen e tokës si rrjedhim i ndryshimit të temperaturës. Pra, kur trysnia është e ndryshme,

ajri zhvendoset horizontalisht nga vendet me trysni më të madhe drejt vendeve me trysni më të

vogël. Erërat, sidomos kur kanë shpejtësi të madhe, shkaktojnë dëmtime mekanike dhe tharje

të tokës dhe të bimëve. Me avullimin që shkakton, ajo than shtresat e sipërme të sipërfaqes së

tokës. Ndikimi i kësaj tharjeje varet nga stina dhe gjendja e lagështirës në tokë. Tharja disi e

tokave shumë të lagëta lehtëson përgatitjen e tyre. Shumë herë bujqit presin të fryjnë erërat e

forta e të thata që të mund të përgatitin tokën për mbjellje.

Page 99: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Ndikimi tharës i erërave te bimët është i ndryshëm. Në qoftë se gjatë periudhës së pjekjes së

drithërave të vjeshtës fryjnë erëra të nxehta e të thata, kokrrat e drithërave rrudhen dhe

pakësohet pesha e tyre, pra ulet rendimenti dhe cilësia e prodhimit. Por mund të ndodhë edhe e

kundërta, kështu, te pambuku dhe misri erërat shpejtojnë pjekjen dhe hapjen e boçeve; te misri,

në rast se nuk shoqërohen me temperatura të larta dhe thatësirë, ndihmojnë në tharjen e shpejtë

të kokrrave. Ndikimet negative të erës gjithmonë janë dëmprurëse. Ajo çan gjethet, thyen degët

e vogla e të mëdha, rrëzon lulet, shkul bimët, rrëzon frutat etj. Këto dëme varen nga periudha

kur fryn dhe forca e erës, por edhe nga madhësia e bimës dhe shkalla e fiksimit të saj në tokë.

Mënjanimi i veprimit të erërave është mjaft i vështirë. Kryesisht duhen synuar kultivarë me

sistem rrënjor të zhvilluar, të qëndrueshëm ndaj rrëzimit, thatësirës dhe me frute të lidhura fort

pas tyre. Efekti tharës i erërave zakonisht shmanget me ujitje të shpeshta. Në zona me erëra të

forta, në anë të parcelave, mbillen rreshta me pemë të larta të cilat ulin shpejtësinë e erërave e

për pasojë edhe të dëmeve që këto shkaktojnë në bimët e kultivuara.

Pyetje

1. Cilët faktorë klimatikë përcaktojnë prodhimtarinë e bimëve?

2. Ç’është lagështia absolute dhe lagështia relative e ajrit?

3. Çfarë dallimi ka moti nga klima?

4. Cilat janë ndikimet pozitive dhe dëmprurëse të reshjeve mbi bimët?

5. Çfarë rëndësie ka bora për bimët?

6. Ç’është era dhe si krijohet ajo?

7. Cilat janë veprimet pozitive dhe dëmprurëse të erës?

8. Si mund të kufizojë bujku veprimet negative të erës?

Page 100: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Nxehtësia e ajrit atmosferik e ka burimin në rrezatimin diellor. Temperatura e një vendi

paraqet dy lloje luhatjesh: një ditore dhe një vjetore.

Gjatë luhatjeve ditore vërehet një minimale pak pas lindjes së diellit dhe një

maksimale pak pas mesditës. Ndryshimi midis këtyre dy kufijve është më i madh në

ekuator.

Gjatë luhatjeve vjetore vërehet një maksimale në verë dhe një minimale në dimër.

Ndryshimi i këtyre dy kufijve është më i madh në gjerësitë më të mëdha gjeografike

në lartësi të mëdha. Luhatjet lokale të temperaturës varen nga lartësia mbi nivelin e

detit, kundrejtimi dhe pjerrësia e vendit. Në varësi të lartësisë mbi nivelin e detit

ndryshon edhe temperatura. P.sh., për rritje të lartësisë rreth 100 m mbi nivelin e

detit, kemi ulje të temperaturës prej 0,5ºC.

Kundrejtimi i faqeve të pjerrëta të tokës ndikon në sasinë e rrezatimit që thithet. Matjet e bëra

tregojnë se vendet me kundrejtim jugor kanë temperaturën 1ºC më të lartë se vendet me

kundrejtim verior.

Pjerrësia e një vendi ndikon shumë në krijimin e ngricave. Kur ajri ftohet, bëhet më i rëndë.

Ai zbret përgjatë pjerrësisë së terrenit duke zhvendosur ajrin e nxehtë lart. Kështu, gjatë natës,

ajri i ftohtë grumbullohet në pjesët më të ulëta të sipërfaqes tokësore, ku formohet akulli

(folikula të ngricave), kurse vendet më të larta mbeten të lira nga akulli.

Përveç rëndësisë që ka temperatura si faktor që lejon kultivimin ekonomik të një bime në një

zonë të caktuar, temperatura përbën gjithashtu dhe faktorin vendimtar që rregullon ritmin e

rritjes së bimës në të gjitha fazat e zhvillimit dhe ecurinë e periudhës së riprodhimit dhe të

pjekjes së frutave. Temperaturat e përshtatshme në fazën e parë të zhvillimit të bimëve

ndikojnë në rritjen e bimëve të shëndetshme, me biomasë të zhvilluar, e cila do të mbështesë

më vonë një frutifikim të bollshëm.

Në vazhdimësi dhe përderisa temperatura do të luhatet brenda kufijve të përshtatshëm, proceset

fiziologjike që kryhen për formimin e luleve, frutave dhe për pjekjen e tyre zhvillohen me

ritme të shpejta. Në qoftë se dhe faktorët e tjerë të domosdoshëm për prodhimin (lagështira,

drita, kultivari) janë të përshtatshëm, do të arrihet të merret prodhim i bollshëm dhe me cilësi

të lartë.

Page 101: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Pyetje

1. Ç’është luhatja ditore dhe vjetore e temperaturës së një vendi?

2. Si ndikon lartësia mbi nivelin e detit dhe pjerrësia në temperaturën e një vendi?

3. Ç’janë folikulat e ngricave dhe si krijohen?

4. Çfarë rëndësie ka temperatura në prodhimin e bimëve?

Page 102: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Temperaturë të ulët do të quajmë atë temperaturë që është nën minimumin biologjik që mund

të durojë një bimë. Ajo ndikon në mënyra të ndryshme dhe varet nga disa faktorë:

Prejardhja e bimëve. Qëndrueshmëri më të madhe shfaqin bimët me prejardhje nga

zonat me klimë të ftohtë dhe më të ulët, ato me prejardhje nga zonat tropikale dhe

subtropikale.

Fazat e zhvillimit të bimëve. Qëndrueshmëri më të madhe bima ka në fazën e farës,

por qëndrueshmëri të tillë ajo shfaq edhe gjatë mbirjes.

Mënyra se si vjen i ftohtit. Kur të ftohtit vjen në mënyrë graduale, bima është më e

qëndrueshme, ndërsa kur i ftohti vjen menjëherë, ai shkakton çrregullim të strukturës

dhe mund të çojë deri në vdekjen e bimës.

Përmbajtja e sheqernave dhe e ujit në indet e bimëve. Sa më shumë sheqerna dhe

sa më pak ujë të kenë indet e bimëve, aq më të qëndrueshme janë ndaj temperaturave

të ulëta.

Dëmtimi i bimës nga të ftohtit shoqërohet me humbjen e shumicës së gjetheve dhe ndryshimin

e ngjyrës së tyre nga shkatërrimi i klorofilit. Shkaku është se proceset e shkatërrimit

mbizotërojnë mbi ato të sintezës. Grumbullohen lëndët helmuese dhe prishet struktura e

citoplazmës.

Disa herë temperatura e ulët ka ndikim pozitiv. Kështu, lloje të ndryshme farash nuk mbijnë,

në qoftë se më parë nuk i nënshtrohen veprimit të temperaturave të ulëta. Kurse disa bimë nuk

arrijnë fazën e riprodhimit. Kjo dukuri quhet pranverizim. Kur temperatura e ajrit dhe e tokës

zbret nën 0ºC, ndodh ngrirja e ujit. Kur ngrin, uji që ndodhet në indet e bimëve ose brenda në

tokë bymehet. Kështu, indet e bimëve dhe rrënjët pësojnë dëmtime mekanike. Bima e ngrirë

nuk mund të thithë ujin. Këto dëme sjellin shpeshherë tharjen e bimëve.

Ngricat përballohen me mënyra praktike. Për pemët frutore ndërtohen breza pyjorë për t’i

mbrojtur nga erërat e ftohta, bëhet ujitja me shihedhje para dhe gjatë fillimit të ngricave,

organizohet ngrohja e zonave të mbjella me to etj. Për perimet dhe duhanin ndërtohen farishte,

për lulet dhe perimet ndërtohen serra. Në bimët e arave përdoren kultivarë të qëndrueshëm

ndaj ngricave.

Duhet thënë se ngricat në disa raste kanë ndikim pozitiv. Ato zhdukin dëmtuesit e shumtë,

mikrogjallesat patogjene dhe ulin shkallën e infeksionit të barërave të këqija shumëvjeçare.

Ndihmojnë gjithashtu në shkrifërimin e plisave në tokat e punuara në vjeshtë, duke

përmirësuar strukturën e tokës.

Page 103: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Pyetje

1. Çfarë kuptoni me temperaturë të ulët?

2. Nga cilët faktorë varet qëndrueshmëria e bimëve ndaj temperaturave të ulëta?

3. Çfarë kuptoni me pranverizim të bimëve?

4. Si i dëmtojnë ngricat bimët?

5. Çfarë masash merren për të kufizuar ose për të parandaluar ndikimet dëmprurëse të

ngricave?

6. Cilat janë ndikimet pozitive të ngricave te bimët?

Page 104: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Temperaturat e larta, d.m.th. ato mbi maksimumin biologjik të rritjes, përbëjnë një faktor

kufizues të prodhimit të shumë bimëve në zonat e thata e gjysmë të thata, sidomos në vite të

veçanta. Studimi i efektit të temperaturave të larta është shumë i vështirë, sepse gërshetohet

edhe me mungesën e ujit. Megjithatë, edhe vetë temperatura e lartë sjell çrregullime të madh

midis fotosintezës e frymëmarrjes dhe mund të çojë deri në mpiksjen e protoplazmës.

Në varësi të qëndrueshmërisë ndaj temperaturave të larta bimët ndahen në tri grupe kryesore:

Bimë jo të qëndrueshme ndaj të nxehtit, të cilat ulin temperaturën e vet nëpërmjet

transpirimit të fuqishëm. Këtu bëjnë pjesë kryesisht bimët me gjethe të buta.

Bimët që durojnë të nxehtin, siç janë ato të vendbanimeve të thata, të cilat mund t’u

qëndrojnë ndonjëherë edhe temperaturave rreth 60ºC, sigurisht për një kohë të

shkurtër.

Bimë të qëndrueshme ndaj të nxehtit, ku futen kryesisht bakteret termofile dhe algat

blu e të gjelbra.

Temperaturat e larta rritin shumë frymëmarrjen e bimëve, ulin intensitetin e fotosintezës,

shkaktojnë djegien dhe tharjen e bimës. Në kushtet e vendit tonë, temperaturat 32–35ºC, që

shoqërohen me lagështirë relative të ulët, ndikojnë ndjeshëm në uljen e prodhimit të bimëve

pranverore.

Pyetje

1. Cili është ndikimi i temperaturave të larta dhe si reagojnë ato?

2. Pse bimët e zonave të nxehta i kanë gjethet e ngushta?

3. Si i klasifikojmë bimët sipas qëndrueshmërisë ndaj temperaturave të larta?

Page 105: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Burimi i gjithë energjisë për proceset fizike e biologjike janë valët elektromagnetike të

rrezatimit diellor. Gjatësia e këtyre valëve përcakton ngjyrën e dritës dhe nivelin e energjisë.

Sa më e vogël të jetë gjatësia e valëve që bëjnë pjesë në seksionin blu të spektrit, aq më e lartë

është energjia që mbartin ato. Sa më e madhe të jetë gjatësia e valëve që bëjnë pjesë në

seksionin e kuq të spektrit, aq më e ulët është energjia që mbartin. Drita e diellit duket e

bardhë, sepse është një përzierje valësh. Karakteristikat e dritës që kanë lidhje me prodhimin

bujqësor janë tre: cilësia, sasia (intensiteti) dhe kohëzgjatja (vazhdimësia). Cilësia e dritës

përcaktohet nga lidhja e gjatësive të valës, d.m.th. të ngjyrave që përfshihen në ndriçimin

diellor. Cilësia varet nga stina, pozicioni gjeografik dhe përbërja e atmosferës që rrethon Tokën.

Figura 4.1. Kërcelli drejtohet nga dielli

Kur drita drejtohet në njërën anë të kërcellit ose të bimës, sjell grumbullim të

auksinës më shumë në anën e hijezuar. Atëherë qelizat e anës së hijezuar zgjaten

më shumë se qelizat e anës së ndriçuar. Kërcelli ose bima drejtohet nga drita.

Page 106: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Nga ndriçimi diellor që arrin në atmosferën e sipërme, vjen në Tokë vetëm rreth gjysma e tij.

Pjesa tjetër ose thithet nga përbërësit e ndryshëm të atmosferës, ose kthehet mbrapsht

nëpërmjet reflektimit. Vazhdimësia matet me orët gjatë të cilave ka dritë diellore në harkun e

24 orëve. Kohëzgjatja është e njëvlershme me gjatësinë e dritës dhe varet nga gjerësia

gjeografike dhe stinët. Në ekuator dita është e barabartë me natën. Në Polin e Veriut, gjatë

dimrit, nata është 24 orë, kurse dita në verë është 24 orë. E anasjella ndodh në Polin e Jugut.

Në vendin tonë dita është e barabartë me natën në 21 mars; dita është më e gjatë se nata në

22 qershor; dita është e barabartë me natën në 23 shtator; dita është më e shkurtër se nata në 22

dhjetor.

Cilësia e dritës ka ndikim të madh mbi fotosintezën. Valët me gjatësi të vogël ose të madhe

thithen nga kloroplastet. Është vërejtur se ekspozimi i bimëve në dritën e kuqe ndikon në

shkurtimin e kërcellit te tërshëra, elbi, fasulja e bizelja. Nëse bima ekspozohet ndaj rrezeve

infra të kuqe, kërcelli zgjatet. Veprimi i sasisë (intensitetit) së dritës ndikon në radhë të parë në

intensitetin e fotosintezës.

Figura 4.2. Ecuria e rrezatimit diellor drejt Tokës

Page 107: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Rritja e intensitetit të dritës (brenda disa kufijve të caktuar) ndikon në rritjen e sasisë së

glukozës që sintetizohet në njësinë e kohës. Intensitetet e ulëta të ndriçimit shkaktojnë edhe

ndikime të veçanta te bimët, p.sh., bimët që zhvillohen në errësirë ose dritë të zbehtë formojnë

kërcej të gjatë, me ndërnyje të gjata dhe gjethe më të mëdha se ato që zhvillohen në dritëzim të

fuqishëm. Bimët foragjere kultivohen më mirë në dritë shpërhapëse.

Një dukuri tjetër është fototropizmi. Zakonisht, në sera, bimët drejtohen për nga dritaret, andej

nga vjen më shumë dritë. Në këtë rast qelizat e pjesëve të hijezuara të kërcellit zgjaten më

shumë duke u drejtuar nga drita. Kjo përbën edhe një reagim të bimës ndaj mungesës së

ndriçimit. Prandaj, bujqit, për të krijuar një dritëzim të mirë të bimëve, i mbjellin ato në largësi

të caktuar, duke krijuar kushte për një dritëzim optimal.

Kohëzgjatja e ndriçimit ndikon në lulëzimin e bimëve. Bimët i ndajmë në tre kategori bazë:

në bimë të ditës së shkurtër,

bimë të ditës së gjatë dhe

bimë asnjanëse.

Bimët e ditës së shkurtër shpejtojnë kalimin nga faza vegjetative në atë të riprodhimit me

shkurtimin e ndriçimit (soja, orizi, luleshtrydhja etj.).

Bimët e ditës së gjatë shpejtojnë kalimin nga faza vegjetative në atë të riprodhimit me

zgjatjen e ndriçimit (të lashtat, panxhari, sallata, patatja etj.).

Bimët asnjanëse nuk reagojnë ndaj zgjatjes së fotoperiudhës (domatja, kastraveci,

pambuku, fasulja etj.).

Pyetje dhe detyra

1. Çfarë është cilësia, sasia dhe kohëzgjatja e dritës?

2. Çfarë dini për ndikimin e gjatësisë së valës së dritës mbi veprimtaritë e ndryshme të

bimëve?

3. Çfarë karakteristike morfologjike shfaqin bimët që zhvillohen në errësirë ose në dritë

shpërhapëse?

4. Tregoni disa bimë me fotoperiudhë të shkurtër dhe disa bimë me fotoperiudhë të gjatë.

5. Si mund ta bëjmë një bimë të lulëzojë ose të mos lulëzojë asnjëherë me anën e dritëzimit

artificial?

Page 108: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Klima përfshin gjithë dukuritë meteorologjike që karakterizojnë gjendjen mesatare të

atmosferës në një pikë të caktuar të rruzullit tokësor.

Moti paraqet gjendjen fizike të atmosferës në një territor të caktuar dhe në një kohë të

dhënë.

Sasia në gram e avujve të ujit që ndodhen në një metër kub ajër, përbën lagështinë

absolute të ajrit.

Lagështia relative e ajrit shpreh shkallën e thatësirës ose të ngopjes së ajrit me avuj uji.

Kjo madhësi përcaktohet nga raporti ndërmjet sasisë së avullit që ndodhet në një metër

kub ajër, në sasinë e avullit që do të nevojitet për të ngopur këtë vëllim ajri në

temperaturën e dhënë?

Lëvizja e ajrit në drejtim horizontal quhet erë.

Me temperaturë të ulët kuptojmë kufirin minimal biologjik të temperaturës që mund të

durojë një bimë.

Me temperaturë të lartë kuptojmë temperaturën mbi maksimumin biologjik të

temperaturës që mund të durojë një bimë për zhvillim normal.

Cilësia e dritës ndryshon sipas stinës, pozicionit gjeografik dhe përbërjes së atmosferës që

rrethon Tokën. Ajo ka ndikim të madh mbi fotosintezën.

Sasia (intensiteti) e dritës shpreh sasinë e ndriçimit në njësinë e kohës. Ajo shkakton

ndryshime në grumbullimin dhe lëvizjen e auksinës.

Kohëzgjatja (fotoperiudha) e dritës është zgjatja e dritës me ndriçim. Ajo ka ndikim të

veçantë në lulëzimin e bimëve.

Page 109: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Shpjegimi i mënyrave të përgatitjes së tokës dhe përcaktimi i mjeteve me të cilat

realizohet kjo përgatitje.

Renditja e proceseve teknologjike që kryhen në tokë gjatë plugimit, diskimit, frezimit,

lesimit, rulimit.

Përcaktimi i kohës, thellësisë dhe mënyrës së plugimit të tokës.

Përcaktimi i kohës kur duhet të bëhet lesimi, rulimi dhe branimi.

Përcaktimi i karakteristikave të një shtrati të përkohshëm për mbjellje.

Përshkrimi i rrugës sipas së cilës përgatitet shtrati i mbjelljes për bimët e vjeshtës dhe

ato të pranverës.

Renditja e radhës së përdorimit të mjeteve sipas parabimës, llojit të tokës dhe kulturës

që do të mbillet.

Krahasimi i mënyrave të ujitjes sipërfaqësore, në formë shiu dhe me pika.

Përcaktimi i nevojave të tokës për kullim.

Hartimi i një rrjeti kanalesh kulluese.

Interpretimi i domosdoshmërisë së sistemit të tokave bujqësore.

Përshkrimi i rëndësisë së plehërimit të bimëve.

Shpjegimi i ligjeve të përcaktimit të dozave të plehërimit.

Interpretimi i plehërimit bazë, shoqërues dhe atij plotësues.

Përcaktimi i llojeve të plehrave që përdoren për çdo tip plehërimi.

Page 110: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Dallimi i plehrave azotike, fosforike dhe potasike.

Përcaktimi i kohës dhe i mënyrës së përdorimit të plehrave.

Dallimi i efekteve negative të mungesës ose të tepricës së elementeve N, P, K te

bimët.

Përcaktimi i afateve më të përshtatshme për mbjelljet e vjeshtës dhe të pranverës.

Përcaktimi i masave që i mënjanojnë ato.

Renditja e faktorëve që merren parasysh në përcaktimin e normës së farës, kohës,

mënyrës dhe thellësisë së mbjelljes.

Përgatitja e një farishteje për fidanët e perimeve.

Përcaktimi i normën së farës për mbjellje.

Llogaritja e numrit të bimëve për hektar.

Zbatimi i teknikës së mbjelljes të fidanëve në pemëtore.

Përshkrimi i dëmit që shkaktojnë barërat e këqija në kulturat bujqësore.

Shpjegimi i mënyrave të shumimit të tyre.

Përcaktimi i metodave kryesore të luftimit të barërave të këqija.

Përcaktimi i mënyrës së përdorimit të herbicideve kryesore.

Renditja e barërave të këqija më të përhapura në kulturat bujqësore.

Përcaktimi i masave agroteknike për luftimin e barërave të këqija.

Përcaktimi i herbicide kryesore për luftimin e tyre.

Përshkrimi i kuptimit të qarkullimeve bujqësore.

Analizimi i faktorëve që duhen mbajtur parasysh në hartimin e një sistemi qarkullimi.

Thënia e parimeve të përgjithshme për të hartuar një sistem qarkullimi.

Hartimi i një sistemi qarkullimi bujqësor për zonën ku banoni.

Që të kemi përfundime të mira në një kulturë bujqësore, në radhë të parë duhet të sigurojmë

mbirjen e duhur. Në vazhdimësi shërbimet që kryhen, duhet të plotësojnë kërkesat biologjike të

bimëve. Zhvillimi i shpejtë i bimëve kërkon kujdes të veçantë në kultivimin e tokës. Kultivimi

i tokës përfshin 2 periudha:

E para, përfshin përgatitjen e tokës për mbjellje.

E dyta, përfshin gjithë periudhën që nga mbirja deri në vjeljen e prodhimit.

Përgatitja e tokës për mbjellje dhe kultivimi i saj pas mbirjes kanë për qëllim të krijojnë një

mjedis të përshtatshëm për bimët. Nëpërmjet tyre sigurohen ajrimi dhe përshkueshmëria e

tokës, rritet aftësia ujëmbajtëse e tokës, përmirësohet gjendja teknike, ngadalësohen proceset e

avullimit të ujit, gjallërohet jeta e mikrogjallesave, luftohen barërat e këqija, rritet efekti i

plehrave organike e kimike etj.

Page 111: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Punimet për përgatitjen e tokës për mbjellje synojnë këta objektiva kryesorë:

Gjatë përgatitjes së shtratit të mbjelljes duhet të sigurohet një kontakt sa më i mirë i farës me

tokën, në mënyrë që të sigurohet marrja sa më e shpejtë e ujit nga ana e farës. Për mbjelljet e

pranverës duhet një shtrat i përgatitur mirë, kurse ato të vjeshtës nuk janë aq kërkuese, sepse

edhe kushtet e mbirjes së tyre janë më të përshtatshme. Në vjeshtë, në përgjithësi, ka reshje të

dendura që sigurojnë lagështirën e duhur dhe mundësojnë një shkrifërim të plisave të tokës. Në

të kundërt, në pranverë moti vjen duke u tharë dhe temperaturat duke u rritur. Për pasojë

lagështira e tokës largohet më shpejt, duke vështirësuar mbirjen e farave. Ndryshime ka edhe

ndërmjet bimëve një- dhe dykotiledone. Njëkotiledonet dalin drejt në sipërfaqen e tokës dhe

filizi i tyre mbështillet dhe ruhet nga koleohriza. Në të kundërt dykotiledonet dalin të përthyera

në sipërfaqen e tokës dhe për këtë arsye kërkojnë një shkrifërim më të mirë se njëkotiledonet.

Shtrati i mbjelljes krijohet me plugim, diskim, frezim, lesim etj., në varësi të kulturës që do të

mbillet (bimë vjeshtore apo pranverore) dhe gjendjes së tokës. Duhet të synojmë që shtrati i

mbjelljes të krijohet me sa më pak ndërhyrje në tokë, që të mos dëmtohet struktura e saj.

Një tokë e përgatitur mirë krijon kushte të përshtatshme për mbirjen e shpejtë dhe të

njëtrajtshme të farave. Shtrati duhet të jetë me kushte të mira fizike deri në atë thellësi ku do të

zhvillohet sistemi rrënjor i bimëve. Sipas llojit të tokës duhet të bëhen edhe punimet dhe të

zgjidhen edhe mjetet e duhura. Kur përdoren mjete të rënda, toka ngjishet dhe shpeshherë

krijohet një shtresë e fortë e padepërtueshme nga uji dhe rrënjët e bimëve. Në këto raste bëhen

plugime të thella. Për të mënjanuar kalimet e tepërta të mjeteve në parcelë përdoren agregate të

kombinuara, d.m.th. që me një kalim të mjetit të kryen disa procese teknologjike.

Barërat e këqija njëvjeçare janë shumë të dobëta pas mbirjes. Kështu, punimet e lehta

sipërfaqësore (zakonisht lesimi) i shkulin ato para se të frutifikojnë ose të përmbysen për të

plehëruar tokën me plugim 20–25 cm të thellë. Barërat e këqija shumëvjeçare që shtohen me

rizoma, shkatërrohen me punime të thella në verë, që pjesët e tyre nëntokësore të dala mbi

sipërfaqe të thahen nga dielli, kurse në dimër të thahen nga ngricat.

Sigurimi i lagështirës tokësore gjatë periudhës së përgatitjes së tokës për mbjellje bëhet me

këto mënyra:

Me shkatërrimin e barërave të këqija të cilat konsumojnë sasi të mëdha lagështire.

Me shkrifërimin e shtresës sipërfaqësore të tokës deri në plisa me diametër 5 mm,

prishen kapilarët dhe pengohet avullimi i ujërave nëntokësore.

Plugimet nuk duhet të kryhen asnjëherë në mot të nxehtë dhe me erë të thatë.

Page 112: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Për kulturat që do të mbillen në vjeshtë bëhet zakonisht një plugim me thellësi mesatare

menjëherë pas shiut të parë të vjeshtës dhe një shkrifërim me disk ose frezë. Mbjelljet e

pranverës kërkojnë kujdes më të madh, sepse reshjet e dimrit e ngjeshin tokën dhe ndihmojnë

zhvillimin e barërave të këqija. Për këtë toka plugohet thellë që në vjeshtë. Ky plugim ka disa

përparësi: në dimër plisat thërrmohen gjatë ngrirjes e shkrirjes, grumbullohen rezerva ujore në

tokë, përmbysen plehrat organike të cilat do të kalben, përmbysen barërat e këqija e dëmtuesit,

përmirësohet struktura e shtresës së poshtme të tokës. Herët në pranverë bëhet një plugim i

zakonshëm ose i cekët, frezim ose diskim, lesim ose branim dhe toka është e gatshme për

mbjellje.

Pyetje

1. Cilat janë synimet në përgatitjen e tokës për mbjellje?

2. Cilat janë karakteristikat e një shtrati të përshtatshëm për mbjellje?

3. Në ç’mënyrë e përgatitim shtratin e mbjelljes për bimët e vjeshtës dhe pse?

4. Në ç’mënyrë e përgatitim shtratin e mbjelljes për bimët e pranverës dhe pse?

5. Çfarë përparësish kanë plugimet e vjeshtës?

Page 113: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Në përgatitjen e tokës për mbjellje shfrytëzohen mjete të ndryshme bujqësore, si: plugu, disku,

freza, lesa, brana etj., përdorimi i të cilave varet nga gjendja e tokës, parabima, bima që do të

kultivohet etj.

Qëllimi i plugimit është kthimi (përmbysja), përzierja dhe shkrifërimi i shtresës së sipërme të

tokës. Gjithashtu me plugim përmbysen barërat e këqija, mbeturinat bimore dhe bimët e

plehërimit të gjelbër. Plugimi krijon kushte të mira fiziko-ujore në tokë, ndihmon zhvillimin e

mirë të proceseve mikrobiologjike dhe krijon kushte të përshtatshme për rritjen dhe zhvillimin

e bimëve. Mjeti kryesor për plugimin e tokës është plugu. Me plug bëhet prerja vertikale dhe

horizontale e shtresës së tokës, kthimi, shkrifërimi dhe përzierja e saj.

Plugu përbëhet prej thikës, plorit dhe veshit. Në plug vendoset gjithashtu dhe paraplori dhe

tokëthelluesi.

Figura 5.1. Organet punuese të plugut

Thika e pret tokën vertikalisht para se të kalojë trupi punues, me qëllim që të formohet një mur

i drejtë. Thika mund të jetë në formë disku ose gjatësore (shillestër).

Plori e pret tokën në drejtim horizontal, e ngre atë lart dhe ia kalon me rrëshqitje veshit. Ploret

mund të jenë në formë trapezi ose dalte.

Veshi është organi kryesor i plugut. Toka e prerë nga thika dhe plori kalon te veshi, i cili e ngre

lart, e kthen ngadalë, e shkrifëron dhe e përmbys.

Page 114: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Paraplori pret shtresën e sipërme në thellësi 10 cm dhe e vendos në fund të brazdës. Në këtë

rast barërat e këqija vendosen në fund të brazdës dhe nuk dalin mbi tokë.

Tokëthelluesi shkrifëron shtresat e ngjeshura të tokës, por pa i nxjerrë sipër. Ka formën e

këmbës së patës. Me anë të tij rritet gradualisht shtresa aktive e tokës.

Thellësia e plugimit varet nga lloji i tokës, koha dhe qëllimi për të cilin bëhet, sipas rastit dhe

nevojës. Në një sistem të caktuar mund të zbatojmë thellësi të ndryshme plugimi. Sipas

thellësisë, plugimet i grupojmë:

Plugime të cekëta 15–20 cm Plugime të zakonshme 20–30 cm

Plugime të thella 30–45 cm Qilizmë mbi 45 cm

Koha e plugimit varet në radhë të parë nga bima që do të kultivohet, si dhe nga kushtet

tokësore dhe klimatike. Për mbjelljet e vjeshtës, plugimi i tokës duhet bërë para se të fillojnë

reshjet e shumta, kurse për mbjelljet e pranverës ai duhet të fillojë në vjeshtë dhe të përfundojë

herët në pranverë.

Plugimi i pranverës duhet të jetë thjesht një plotësim i plugimit të vjeshtës. Kur nuk është bërë

plugimi në vjeshtë dhe gjatë dimrit ka pasur reshje të shumta, në pranverë toka është shumë e

ngjeshur dhe me barëra të këqija të zhvilluara. Kështu, është shumë e vështirë ose e pamundur

përgatitja e saj.

Plugimet e verës, veç domosdoshmërisë së tyre për luftimin e barërave të këqija me sistem

rrënjor të thellë, kanë vetëm anë negative, si:

1. Janë shumë të kushtueshme, sepse toka është e thatë dhe do fuqi të mëdha tërheqëse.

2. Lënda organike që përmbyset nuk shpërbëhet, sepse mungon lagështira.

3. Prishin strukturën e tokës.

Diskimi është mënyrë punimi që përdoret për të përgatitur tokën pas plugimit. Me diskim

bëhet shkrifërimi, përzierja dhe pjesërisht kthimi i tokës. Pas plugimit, në sipërfaqen e shtresës

së punuar mbeten plisa që kanë nevojë për shkrifërim të mëtejshëm. Ky shkrifërim bëhet me

disk. Nganjëherë, diskimi zëvendëson punimet e dyta me plug dhe përdoret për përzierjen e

tokës, pa qenë nevoja të bëhet plugimi. Diskimi nuk duhet bërë në toka të lehta (ranore), të

lagura si dhe në toka shumë të infektuara me barëra të këqija shumëvjeçare. Disku i rëndë

përbëhet nga katër seksione. Çdo seksion ka pesë disqe me dhëmbë të mprehtë. Thellësia

maksimale e këtyre disqeve arrin 20–25 cm. Në tokë mund të bëhen 1–2 diskime. Për tokat e

rënda përdoren frezat, të cilat i kanë organet e punës aktive, d.m.th. vihen në lëvizje nga boshti

i marrjes së fuqisë së traktorit. Pas frezimit toka është shumë e shkrifët, prandaj duhet të bëhet

ngjeshja e saj me rul ose branë druri.

Page 115: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Figura 5.2. Disqet e rënda

Rulimi bëhet me anë të ruleve. Me anë të rulimit sigurohet:

a) thërrmimi i plisave të vegjël,

b) nivelohet sipërfaqja tokësore,

c) ngjeshet shtresa sipërfaqësore në thellësinë 5–7 cm, duke shtuar lagështinë tokësore,

sepse rrit vëllimin e poreve kapilare dhe pakëson, nëpërmjet ngjeshjes, sipërfaqen e

kontaktit të tokës me ajrin duke pakësuar avullimin.

Rulimi përdoret në mbjelljet e pranverës dhe rrallë në mbjelljet e vjeshtës, sepse toka do të

ngjishet shumë nga reshjet e vjeshtës.

Figura 5.3. Tipa të ndryshëm rulesh

Page 116: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Lesimi zbatohet si gjatë përgatitjes së tokës për mbjellje, ashtu edhe pas mbjelljes së saj. Përdoret

për thërrmimin e plisave dhe përgatit një shtrat të përshtatshëm për mbjellje. Lesimi prish koren që

formohet në tokat e punuara ose të mbjella pas rënies së shirave, lufton barërat e këqija, mbulon

cekët plehrat minerale dhe në raste të veçanta mbulon farën. Lesimi bëhet me anë të lesave.

Figura 5.4. Tipa të ndryshëm lesash

Pyetje dhe detyra

1. Shpjegoni në përgjithësi mënyrat dhe mjetet e përgatitjes së tokës.

2. Renditni proceset teknologjike që ndodhin në tokë gjatë plugimit.

3. Përshkruani organet e punës së plugut dhe rolin që luan secili në tokë.

4. Nga se përcaktohet thellësia e plugimit dhe si i grupojmë ato?

5. Çfarë përparësish kanë plugimet e vjeshtës?

6. Çfarë veçorish kanë plugimet e pranverës?

7. Pse nuk janë shumë të përshtatshme plugimet e verës?

8. Cili është qëllimi i diskimit?

9. Çfarë ndryshimi ka disku nga freza?

10. Pse kryhet rulimi dhe me çfarë kryhet ai?

11. Çfarë është lesimi dhe kur zbatohet ai?

Page 117: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Me ujitjen sipërfaqësore uji shpërndahet me një sistem kanalesh në ngastrat e mbjella dhe futet

në thellësi të tokës nëpërmjet infiltrimit. Njihen tre mënyra të ujitjes sipërfaqësore: me brazda,

me rrëshqitje, me përmbysje.

Ujitja me brazda është më e përhapura dhe më e përdorshmja nga ujitjet sipërfaqësore.

Përdoret në kulturat prashitëse, si: misri, pambuku, panxhari i sheqerit, luledielli, perimet si

dhe në drufrutorët.

Elementet më të rëndësishme teknike të ujitjeve me brazda janë:

largësia midis brazdave,

gjatësia e brazdave,

prurja e ujit në brazdë,

koha e qëndrimit të ujit në brazdë.

Largësia midis brazdave përcaktohet nga përbërja grimcametrike e tokës. Në tokat e

rënda brazdat bëhen më larg (në çdo dy ose tre rreshta të bimëve), kurse në tokat e lehta

më afër.

Gjatësia e brazdës përcaktohet nga përbërja grimcametrike e tokës, pjerrësia e tokës,

gjendja e sistemimit etj. Në tokat e rënda brazdat bëhen më të gjata se në tokat e lehta. Në

tokat e lehta ritmi i lartë i infiltrimit rrit humbjet e ujit në thellësi dhe gjerësi. Gjithashtu

pjerrësia e tokës ndikon në gjatësinë e brazdës. Në tokat e pjerrëta uji shkon më shpejt në

fund të brazdës si dhe mund të shkaktojë gërryerje.

Prurja e ujit në brazdë është sasia e rrymës që do të përdoret për mbushjen e brazdës me

ujë. Zakonisht kemi: një rrymë fillestare, që përdoret për të lagur brazdën sa më shpejt në

fund të saj, dhe një rrymë furnizuese, që shërben për të mbajtur të pandryshuar nivelin e

ujit në brazdë. Rryma fillestare është më e madhe se rryma furnizuese.

Koha e përdorimit të ujit në brazdë varet nga përbërja grimcametrike e tokës, norma e

ujitjes që do të përdoret, gjatësia dhe gjerësia e brazdës. Sa më e madhe të jetë norma e

ujitjes dhe gjatësia e brazdës, aq më e madhe duhet të jetë koha e qëndrimit të ujit në

brazdë, pra koha e ujitjes.

Zbatimi praktik i ujitjes me brazda

Në ujitjen me brazda uji kalon nga kanali i tretë ujitës në një kryebrazdë, që hapet paralel me

kanalin e tretë ujitës, e më pas në brazdat ndihmëse, që furnizojnë me ujë brazdat e vërteta

ujitëse (figura 5.5).

Page 118: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Figura 5.5. Mënyra e ujitjes me brazda në tokat e sistemuara “kurriz”

Në tokën e sistemuar rrafsh depërtimi i brazdave varet nga drejtimi i mbjelljes së bimëve.

Figura 5.6. Mënyra e ujitjes me brazda në tokat e sistemuara “rrafsh”

Zbatohet në livadhe dhe në të gjitha kulturat që mbillen në largësi të vogla (jonxha, të lashtat etj.).

Ujitja me rrëshqitje kërkon sistemimin e tokës dhe mirëmbajtjen e saj dhe, në përgjithësi, kërkon

prurje të mëdha uji. Anë pozitive e kësaj ujitjeje është shfrytëzimi i ujit në masën 40–60%, kosto e

ulët për shpërndarjen e ujit dhe shpejtësia në ujitje. Kjo ujitje duhet të përdoret në toka me pjerrësi

të vogël nën 20%. Uji lëshohet mbi sipërfaqen e tokës derisa të arrijë lartësinë 2–4 cm.

Page 119: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Është ujitje tipike që përdoret në orizoret. Në këtë ujitje uji duhet të qëndrojë mbi sipërfaqen e

tokës për një kohë të caktuar. Për të zbatuar ujitjen me përmbytje, toka ndahet në disa njësi që

quhen “oxhakë”. Oxhakët ndërtohen me ledhe me lartësi 25–30 cm. Në këtë mënyrë ngastra

ndodhet në oxhakë në formë katërkëndëshi.

Furnizimi me ujë i oxhakëve bëhet në këtë mënyrë: uji merret nga kanali III i ujitjes dhe futet

në kryebrazdë. Nga kryebrazda, nëpërmjet gojëzave, uji futet në oxhak. Oxhakët lidhen me

njëri-tjetrin nëpërmjet gojëzave, të cilat nuk hapen në një drejtim, për të penguar krijimin e

rrymave ujore. Në ujitjen me përmbytje përdoren norma të mëdha uji 8000–10000 m3/ha.

Figura 5.7. Ujitja me përmbytje në orizore

Pyetje

1. Cilat janë mënyrat e ujitjes sipërfaqësore?

2. Çfarë është ujitja me brazda dhe ku bazohet kjo teknikë?

3. Cilat janë elementet më të rëndësishme teknike të ujitjes me brazda?

4. Cilët faktorë përcaktojnë largësinë midis brazdave?

5. Çfarë kuptoni me prurje të ujit?

6. Si kryhet ujitja me brazda në tokat e sistemuara “rrafsh” e “kurriz”?

7. Ç’është ujitja me rrëshqitje dhe si zbatohet ajo?

8. Ç’është ujitja me përmbytje dhe si zbatohet ajo?

Page 120: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Ujitja në formë shiu është një nga ujitjet më të përsosura, sepse:

Harxhon më pak ujë, mënjanon humbjet që mund të vijnë nga filtrimet ose rrjedhjet e

ujit në sipërfaqe.

Ujitet në çdo orë të ditës edhe kur përdoret uji i ftohtë, pa shkaktuar çrregullime në bimë.

Kryhet në çdo lloj sistemimi dhe tipi toke.

Nuk është e nevojshme hapja e vijave ujitëse dhe kursehet jo vetëm fuqi punëtore, por

edhe tokë.

Shkakton më pak gërryerje në tokë.

Kërkon norma të vogla ujitjeje (100–200 m3/ha).

Krahas anëve pozitive, ujitja me shihedhës ka edhe disa anë negative:

Ndihmon përhapjen e sëmundjeve kërpudhore në bimë të ndryshme bujqësore.

Kur fryn erë uji nuk shpërndahet njëtrajtësisht.

Impianti i sistemit të ujitjes me shihedhje përbëhet nga këto elemente kryesore (fig. 5.8):

1. Pompa që thith ujin, që mund të jetë traktopompë, motopompë, elektropompë;

2. Tubacionet shpërndarëse, që mund të jenë: metalike, plastike, beze e gomuar;

3. Krahët lëvizës, ku montohen sprucatorët që nxjerrin ujin me trysni dhe e shpërndajnë

në formë rrethore.

Figura 5.8. Impiant për sistemin e ujitjes me shihedhje

Page 121: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Ujitja me pika ka filluar të përdoret në botë rreth viteve 1950, kurse në vendin tonë në vitin

1982. Rezultatet kanë treguar se kur përdoret ujitja me pika, bimët kanë rritje dhe zhvillim më

të mirë, sesa kur përdoren ujitjet e tjera. Ujitja me pika ka disa epërsi në krahasim me ujitjet e

tjera:

Harxhon një sasi shumë më të vogël uji.

Ky kursim uji ndodh sepse, me ujitjen me

pika, ujitet vetëm pjesa rrotull bimës dhe jo

e gjithë sipërfaqja. Gjithashtu njomja e

shtresave të tokës në thellësi bëhet në

kufirin e sistemit rrënjor, sepse deri aty i

nevojitet bimës. Gjithashtu, avullimi në këtë

lloj ujitje është i minimizuar.

Ujitja me pika është më e mirë se ujitjet

e tjera, sepse bashkë me ujitjen i jepen

bimës edhe plehrat organike dhe kimike të

tretshme në ujë, si dhe herbicidet dhe

insekticidet e tjera. Këto lëndë bima mund

t’i marrë edhe me ujitjet e tjera, por në to

harxhohet shumë ujë, sepse një pjesë të

madhe e merr toka përreth bimës.

Kjo lloj ujitjeje është më efektive në

zonat me klimë të nxehtë dhe që kanë

shumë pak reshje, kur avullimi është

maksimal dhe temperaturat janë të larta.

Gjithashtu kjo metodë është më efektive në tokat e lehta dhe shumë të lehta ku

përshkueshmëria është e madhe dhe ujitjet me metodat e tjera japin humbje të mëdha.

Kjo lloj ujitjeje përdoret kryesisht në tokat e mbjella me rreshta, si në perime, në pemëtari

dhe në zonat kodrinore.

Skemat e vendosjes së ujitjes me pika në parim janë të njëjta me ato të ujitjes në formë

shiu, d.m.th. kemi tubin kryesor, të dytin dhe të tretin.

Pyetje dhe detyra

1. Pse ujitja me shihedhës është një nga mënyrat më të përsosura të ujitjes?

2. Cilat janë elementet kryesore të një impianti ujitjeje me shihedhje?

3. Ç’është ujitja me pika dhe cilat janë epërsitë e saj?

4. Në cilat raste ujitja me pika paraqet efektivitet më të lartë?

Figura 5.9. Paraqitje skematike e profilit

të lagur gjatë ujitjes me pika

Page 122: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Rritja dhe zhvillimi i normal bimëve bujqësore bëhet vetëm kur ato gjejnë në tokë kushte të

mira të regjimit ujor dhe ajror. Teprica ose mungesa e lagështirës në tokë, si rrjedhim dhe e

ajrit, kushtëzohen nga shumë faktorë, ku ndër më të rëndësishmit janë:

1. Kushtet klimatike,

2. Kushtet tokësore.

1. Kushtet klimatike përbëjnë një grup faktorësh nga më të rëndësishmit për lagështirën e

tokës. Burimi më i madh i furnizimit të tokës me ujë janë reshjet. Mesatarja vjetore e reshjeve

në vendin tonë lëviz nga 600 mm në Korçë, 1000 mm në Myzeqe në 2500 mm në Shkodër dhe

Gjirokastër. Shpërndarja e reshjeve është tipike mesdhetare, d.m.th. përqendrohen më tepër në

periudhën tetor–prill dhe janë më të pakta e të çrregullta gjatë verës.

2. Kushtet tokësore përbëjnë një grup tjetër faktorësh që ndikojnë në regjimin ujor të tokës.

Përbërja grimcametrike (e rëndë, e mesme, e lartë) ndikon në përshkueshmërinë e tokës. Tokat

e rënda kanë përshkueshmëri të vogël ujore. Kështu, gjatë periudhës me reshje intensive, uji

depërton pak nën sipërfaqe dhe largohet me rrjedhje sipërfaqësore për në zona të tjera.

Edhe thellësia e vendosjes së shtresave të papërshkueshme në tokë ndikon në regjimin ujor të

tokës. Kështu, kur këto shtresa janë të vendosura cekët, edhe shtresa e ujërave nëntokësore është e

cekët. Për një raport optimal ujë–ajër në tokë është e nevojshme të ruhet me ndërhyrje agronomike.

Ndërhyrja për rregullimin e raportit ujë-ajër, kur kemi ujë të tepërt në tokë, quhet kullim i

tokës. Kjo arrihet duke ndarë sipërfaqen e tokës me kanale ose vija kulluese. Kanalet kulluese

mbledhin ujin e rëndesës dhe të rrjedhës sipërfaqësore dhe e transportojnë atë në vende të tjera.

Përparësitë e tokave të kulluara mund të përmblidhen si më poshtë:

1. Proceset e mineralizimit të lëndëve organike në këto toka janë burim i rëndësishëm

për ushqimin e bimëve.

2. Sistemi rrënjor i bimëve zhvendoset më fuqishëm në thellësi e gjerësi.

3. Kanë cilësi më të mira fizike e fiziko-grimcametrike, si rrjedhim dhe strukturë më të

mirë. Këto cilësi lehtësojnë punimin, mbjelljen dhe gjithë shërbimet agroteknike.

4. Kanë cilësi më të mira kimike. Në këto toka shmangen lidhjet toksike të hekurit,

aluminit dhe manganit, kufizohet denitrifikimi dhe intensifikohet nitrifikimi.

5. Kufizohet përhapja e sëmundjeve, dëmtuesve e barërave të këqija.

Rrjeti i kanaleve kulluese shërben për të larguar nga toka, brenda një kohe të caktuar (24 orë),

sasinë e ujit që vjen nga reshjet në një siguri të dhënë. Në figurë paraqitet sistemi i kanaleve që

përbëjnë rrjetin e kullimit.

Page 123: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Kanali kryesor kullues (KIK) shërben për të mbledhur ujin e tepërt të fushës dhe për ta

transportuar atë drejt vendderdhjes. Si rregull, këto kanale vendosen në pjesët më të ulëta të

territorit dhe kanë thellësi 2,5–5 m.

Kanalet e dyta kulluese (KIIK) vendosen në largësi 600–800 m nga njëri-tjetri. Këto shërbejnë

për të mbledhur ujërat e një pjese të fushës që quhet bllok. Këto kanale kanë thellësi 1,6–3 m.

Kanalet e treta kulluese (KIIIK) vendosen në largësi 200 m larg njëri-tjetrit dhe pingul me

(KIIK). Këto shërbejnë për kullimin e ujërave të një ngastre. Ujërat e mbledhura nga ky kanal

transportohen me vetërrjedhje për në (KIIIK). Këto kanale kanë thellësi 1,2–2 m. Përveç këtyre

kanaleve, element i rëndësishëm i rrjetit të kullimit janë edhe vijat kulluese. Këto mbledhin

rrjedhën sipërfaqësore të disa pjesëve të ngastrës dhe e derdhin në (KIIIK).

Figura 5.10. Rrjeti i kanaleve kulluese

Pyetje

1. Cilët janë faktorët që përcaktojnë nevojat për kullim?

2. Cilat janë përparësitë që krijohen në tokat e kulluara?

3. Ç’janë kanalet e para, të dyta dhe të treta të kullimit dhe si funksionojnë ato?

4. Çfarë kushtesh duhet të plotësojnë rrjeti i kanaleve kulluese për funksionimin normal të

sistemit?

Page 124: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Me përcaktimin e ngastrës nuk përfundon sistemimi i tokës fushore. Lind nevoja e sistemimit të

vetë ngastrës, gjë që ka marrë emrin sistemim sipërfaqësor i ngastrës. Sistemimi sipërfaqësor i

ngastrës përfshin përcaktimin e leheve dhe rregullimin e relievit të tyre. Lehu është pjesë e

sipërfaqes së ngastrës e kufizuar nga vijat kulluese dhe nga zona e kthesës. Ndarja e ngastrës në

lehe është karakteristikë e sistemimit të tokave fushore në vendin tonë. Përmasa më e rëndësishme

e lehut është gjerësia e tij, sepse ajo lidhet drejtpërdrejt me kullimin dhe ujitjen e mirë të ngastrës.

Në kushtet e regjimit të reshjeve në vendin tonë, të cilat i kemi të çrregullta dhe me sasi e

intensitet të lartë, është e pamundur të largohet uji për një kohë të shkurtër nga ngastra, sepse

ajo ka sipërfaqe të madhe. Prandaj brenga ngastrës hapen vija kulluese në largësi 20–30 m nga

njëra-tjetra. Kështu uji i tepërt derdhet në vijat kulluese dhe nëpërmjet tyre në kanalin e tretë

kullues. Rregullimi i relievit të leheve është pjesë e sistemimit sipërfaqësor të ngastrës. Ai

kryhet në formën kurriz ose rrafsh.

Me formën kurriz të sistemimit sipërfaqësor kuptojmë rregullimin e relievit të lehes në atë

mënyrë që ai të jetë i ngritur në mesin e tij dhe të vijë duke u ulur gradualisht nga të dyja anët

drejt vijave kulluese. Me këtë formë të sistemimit sipërfaqësor në çdo lehe formohen dy faqe të

pjerrëta me kulm në mesin e lehut.

Figura 5.11. Ngastër me lehe të sistemuara në formë kurrizi

Në vendin tonë gjerësia e leheve zbatohet 23 m për tokat e rënda, 27 m për tokat e mesme dhe

31 m për tokat e lehta. Pjerrësia në sistemimin kurriz luhatet 1–3 për qind. Tokave të lehta u

jepet pjerrësi më e vogël, kurse tokave të rënda pjerrësi më e madhe.

Qëllimi i sistemimit kurriz të ngastrës është kullimi më i shpejtë i ujërave të tepërta. Gjithashtu

mungesa e kanaleve të mbyllura nëntokësore (drenave) i ka dhënë përparësi sistemimit kurriz

të tokave. Mangësia kryesore e sistemimit sipërfaqësor në formë kurrizi është se ai nuk siguron

regjim ujor të njëjtë në çdo pikë të lehut. Largimi i ujit nga mesi i lehut bëhet më shpejt sesa

pranë vijës kulluese, d.m.th. toka pranë kreshtës është më e ajrosur se pranë vijës kulluese.

Page 125: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Me sistemim sipërfaqësor të ngastrës në formë të rrafshët do të kuptojmë krijimin e një

sipërfaqeje afërsisht të rrafshët së lehut në drejtim tërthor, duke ruajtur pjerrësinë gjatësore të

lehut, për të krijuar një regjim ujor afërsisht të njëjtë në çdo pikë. Me këtë mënyrë sistemimi

edhe qarkullimi i makinave bujqësore është më i lehtë. Për të larguar në mënyrë sa më të

shpejtë ujin e tepërt nga lehu, sistemimi rrafsh kombinohet me drenazhimin e tokës.

Sistemimi në formë të rrafshët mund të zbatohet me vija kulluese dhe ujitëse të përhershme ose

të përkohshme.

Në rastin e parë, lehet vendosen pingul me kanalet e treta, të ndara me vija kulluese

dhe ujitëse të përhershme, që ruajnë vazhdimisht përmasat e duhura. Punimet dhe

mbjelljet kryhen po në këtë drejtim.

Në rastin e dytë, vijat kulluese dhe ujitëse të përkohshme prishen dhe hapen sa herë

që punohet e mbillet toka. Punimet dhe mbjellja kryhen paralel me kanalet e treta. Pas

mbylljes hapen vijat kulluese dhe ujitëse pingul me kanalet e treta. Kjo formë

sistemimi u përket tokave të lehta e të përshkueshme nga uji.

Pyetje dhe detyra

1. Çfarë kuptoni me sistemim sipërfaqësor të ngastrës?

2. Ç’është lehja dhe pse lind nevoja e ndarjes së ngastrës në lehe?

3. Çfarë kuptoni me sistemim sipërfaqësor në formë “kurrizi”? Flisni për anët pozitive dhe

negative të tij.

4. Çfarë kuptoni me sistemim sipërfaqësor në formë “rrafshi” dhe si zbatohet ai?

Page 126: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Në sistemimin e tokës bujqësore, përveç rregullimit të raportit ujë-ajër në tokë, ka rëndësi dhe

mbrojtja e saj nga gërryerja. Të sistemosh tokat e pjerrëta, do të thotë t’i mbrosh ato nga

gërryerja. Sistemimi i tokave të pjerrëta ka si objektiv shkurtimin e gjatësisë së pjerrësisë dhe

zvogëlimin e pjerrësisë së tokës. Kjo është mënyra e vetme për të drejtuar rrjedhën e ujërave në

këto toka, për të luftuar gërryerjen. Në sistemimin e tokave të pjerrëta synohet jo vetëm në

shkurtimin e gjatësisë së faqes së pjerrët të kodrës, por edhe në zbutjen e vetë pjerrësisë së

tokës. Kjo arrihet duke ndërtuar brezare.

Brezaret janë sheshe të rrafshëta me një pjerrësi të lehtë, të vendosura mbi njëra-tjetrën gjatë

gjithë faqes së pjerrët. Kjo formë bën që ajo t’i afrohet sa më shumë fushës ku gërryerjet e

tokës minimizohen.

Në tokat e pjerrëta brezaret janë sheshe horizontale që vendosen në faqen e kodrës dhe që u

ngjajnë shkallëve. Formimi i shkallëve bëhet duke zhvendosur dheun e sipërfaqes së kodrës

nga lart-poshtë. Pra, sheshi i brezares, në gjysmën e pjerrësisë së tij, përbëhet nga dhe i

gërmuar dhe, në gjysmën tjetër, nga dhe i hedhur mbi sipërfaqen e tokës.

Paraqitja skematike e një segmenti brezareje jepet në figurën e mëposhtme.

Figura 5.12. Disa elemente të brezares

Elementet e brezares janë:

Lartësia e ledhit (l) është largësia vertikale midis dy shesheve të njëpasnjëshme në brezaret.

Kjo formulohet nga gërmimi dhe mbushja e brezares. Pra, l = 2 h (h-thellësia e gërmimit të

tokës gjatë formimit të brezareve).

Page 127: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Gjerësia teorike e sheshit (Gjt) është plani horizontal i sheshit të brezares. Llogaritet me

formulën: Gjt = l/p

ku: Gjt - gjerësia teorike e sheshit në metra,

l - lartësia e ledhit në metra,

p - pjerrësia e terrenit në përqindje

Shpatina e brezares është sipërfaqja e tokës që lidh dy brezare të njëpasnjëshme. Pjerrësia e

shpatinës (s) varet nga tipi grimcametrik i tokës. Kështu, në tokat e rënda bëhet më e pjerrët,

sepse këto janë toka më të lidhura dhe më të mbrojtura nga shembjet. Në tokat e lehta shpatina

bëhet më pak e pjerrët, sepse këto janë toka më të shkrifëta dhe shemben më shpejt.

Pra: S = l/b

ku: l - lartësia e ledhit në metra,

b - këmba e shpatinës në metra.

Gjerësia praktike e sheshit (Gjp) është gjerësia e brezares e cila shfrytëzohet në bujqësi.

Gjp = Gjk – b

ku: Gjp - gjerësia praktike në metra,

Gjt - pjerrësia teorike në metra,

b - këmba e shpatinës në metra.

Pjerrësia gjatësore e brezares (Pgj) është pjerrësia që i jepet brezares në aksin gjatësor të saj.

Kjo shërben për lëvizjen e ujërave në një kah të caktuar dhe luhatet në kufijtë 1–3 për qind.

Pjerrësia tërthore e brezares (Pt) është pjerrësia që i jepet sheshit të brezares në drejtim të

gjerësisë së tij, nga brenda ose nga jashtë sheshit. Edhe kjo pjerrësi merret 1–3 për qind.

Gjatësia e brezares (Gjb) është gjatësia e sheshit të brezares. Kufijtë maksimalë janë

300–350 m. Për sheshe më të gjata do të vështirësohej shumë kullimi dhe ujitja.

Nga sa thamë më sipër, për përcaktimin e elementeve të brezares duhet të njohim: thellësinë e

tokës, përbërjen grimcametrike, pjerrësinë e terrenit dhe reshjet.

Thellësinë e tokës (Th) e matim duke hapur profile në kodrën që do të brezojmë.

Përbërja grimcametrike përcaktohet nga analizat e tokës në laborator, duke i ndarë tokat

në tre grupe kryesore: të rënda, të mesme, të lehta.

Pjerrësia e terrenit përcaktohet në disa pjesë të faqeve të kodrave me instrumente matëse

dhe jepet në përqindje.

Kanalet kulluese hapen për çdo brezare për të mbledhur ujërat e tepërta gjatë reshjeve.

Pyetje

1. Çfarë kuptoni me brezare?

2. Cilat janë elementet e brezares?

3. Si llogariten elementet e brezares?

4. Pse brezaret ndërtohen me pjerrësi gjatësore tërthore dhe si përcaktohen kufijtë e tyre?

5. Çfarë treguesish duhet të analizojmë për të përcaktuar elementet e brezares?

Page 128: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Në qoftë se në veprimtarinë e tij praktike njeriu vetëm shkurton gjatësinë e pjerrësisë dhe nuk

ndërhyn në zvogëlimin e pjerrësisë së tokës, atëherë ai e sistemon tokën në mënyrë ekstensive.

Gjatësia e pjerrësisë së tokës, në praktikë, shkurtohet duke ndërtuar kanale kundër gërryerjes.

Këto kanale vendosen pingul me pjerrësinë kryesore të sipërfaqes së pjerrët dhe paralel me

njëri-tjetrin. Rrjedha e ujit që formohet në sipërfaqen e pjerrët të pjesës së tokës midis dy

kanaleve të njëpasnjëshme, ndërpritet nga kanali përkatës kundërgërryes dhe transportohet prej

tij jashtë masivit të sistemuar.

Format më të përhapura të sistemimeve ekstensive janë: sistemimi sipas pjerrësisë, sistemimi

me kapërdim të vendit, sistemimi rrotull vendit dhe sistemimi sipas horizontaleve.

Sistemimi sipas pjerrësisë është forma më e vjetër e sistemimit ekstensiv të tokës së

pjerrët, që është zbatuar në toka me pjerrësi rreth 10 për qind. Në këtë lloj sistemimi,

mbjellja dhe punimet bëhen sipas pjerrësisë kryesore dhe në të dyja anët përfundojnë në

gropa ujëmbledhëse me vëllim prej 1 m3. Këto gropa komunikojnë ndërmjet tyre me vija

lidhëse që shkrihen nga lart-poshtë dhe shërbejnë për përcjelljen e ujërave nga njëra gropë

te tjetra deri në largimin e plotë të tyre.

Figura 5.13. Sistemi sipas pjerrësisë

Page 129: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Sistemimi me kapërdim të vendit. Vijat kulluese duhet të ndërtohen afërsisht pingul me

drejtimin e pjerrësisë. Në sistemimin me kapërdim të vendit, plugimi, mbjellja etj. kryhen

në drejtim pingul me pjerrësinë kryesore, gjë që ndihmon mbrojtjen e tokës nga gërryerja.

Sistemimi rrotull vendit zbatohet në kodra të vetmuara ose edhe në një faqe të veçantë

kodre. Kanali kundërgërryes, që mbledh ujërat e rrjedhjes në sipërfaqen e kodrës,

ndërtohet në formë spiraleje nga lart-poshtë me pjerrësi deri në 3 për qind. Në këtë mënyrë

ai e qarkon kodrën e vetmuar. Ky lloj sistemimi zbatohet me pjerrësi jo më të madhe se 35

për qind, në toka të mbjella me bimë arash njëvjeçare. Në sistemimin rrotull vendit,

punimi i tokës dhe mbjellja bëhen pingul me pjerrësinë e kodrës.

Figura 5.14. Sistemi rrotull vendit

Sistemimi me horizontale zbatohet në faqe kodrash me pjerrësi të njëtrajtshme, ku vijat

rrushkulluese gjenden pothuajse paralel midis tyre. Kështu, edhe kanalet kundërgërryese

që ndërtohen sipas vijave rrushkulluese shkojnë paralel me njëri-tjetrin rreth 20 m, prandaj

ky sistemim quhet me horizontale. Kjo formë është e përparuar, sepse rripat e tokës të

formuar midis kanaleve kundërgërryese janë me pjerrësi pothuajse të barabartë, me

pjerrësi të njëtrajtshme dhe punimi e mbjellja e tyre bëhen pingul me pjerrësinë kryesore.

Figura 5.15. Sistemi me horizontale

Page 130: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Pyetje

1. Si ndërhyn njeriu me veprimtarinë e tij praktike në sistemimin ekstensiv të tokës së

pjerrët?

2. Çfarë kuptoni me sistemim sipas pjerrësisë?

3. Çfarë kuptoni me sistemim rrotull vendit?

4. Çfarë kuptoni me sistemim me horizontale?

5. Cila nga këto mënyra sistemimi është më e mirë dhe pse?

Page 131: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Bimët, për rritjen dhe zhvillimin e tyre, përdorin elementet ushqyese të tokës. Më kryesoret

prej tyre janë: azoti, fosfori dhe kaliumi. Në sasi të mëdha ato përdorin edhe kalciumin,

squfurin dhe magnezin, kurse në sasi të vogla përdorin hekurin, bakrin, manganin, borin,

molbidenin dhe klorin. Nga toka bimët marrin edhe ujin, kurse nga atmosfera oksigjenin dhe

dyoksidin e karbonit. Këto elemente bimët i përdorin për të formuar biomasën dhe frytet e tyre.

Gjatë rritjes dhe zhvillimit bimët tërheqin nga toka një sasi të caktuar të elementeve ushqyese.

P.sh., për një rendiment prej 30 kv/dynym grurë, tërheqin 10 kg azot, 18 kg kalium dhe 4,5 kg

fosfor, kurse panxhari, për një rendiment 40 kv/dynym, tërheq 7,1 kg N, 4 kg P dhe 7,8 kg K.

Pra, siç shihet, nga viti në vit, si rrjedhim i kultivimit të bimëve, lëndët ushqyese në tokë

pakësohen. Prandaj tokës i duhen kthyer sasitë e elementeve ushqyese që largohen gjatë kultivimit

të saj. Ky kthim i elementeve ushqyese në tokë me anë të plehrave kimike dhe organike quhet

plehërim.

Azoti (N) gjendet në tokë kryesisht në formë organike dhe vetëm në sasinë 5–10 për qind të

lëndës inorganike siç janë ose .

Lëndët organike të tokës që përmbajnë N, shpërbëhen nga bakteret dhe kërpudhat, duke e

shndërruar azotin organik në lidhje të thjeshta amoniakale. Procesi që ndodh quhet amonifikim.

Pastaj me ndihmën e baktereve nitrosomonas bëhet oksidimi i amoniakut në nitrite. Këto të fundit

oksidohen me ndihmën e baktereve të tipit nitrobakter në jone nitrati. Procesi i fundit quhet

nitrifikim.

Kur kushtet janë anaerobe (në toka shumë të lagëta), atëherë azoti në formën e shpërbëhet

në oksid të azotit (NO, N2O) dhe në fund në azot të lirë që çlirohet në atmosferë. Ky proces

quhet denitrifikim.

Bima e merr azotin ose në formën e joneve (NH4, NO3 që prodhohen gjatë amonifikimit dhe

nitrifikimit), ose me veprimtarinë e mikrogjallesave që fiksojnë azotin atmosferik. Për shtimin

e azotit në tokë përdoren plehrat azotike, si: nitrat amoni, ure, sulfat amoni, dinamon fosfati etj.

Një metodë tjetër për të pasuruar tokën me azot organik është plehërimi i gjelbër, me

përmbysjen e biomasës në tokë, që shndërrohet në substancë organike.

Page 132: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Fosfori (P) gjendet në tokë në formë organike dhe inorganike. Sasia e përgjithshme e fosforit

në tokë mund të arrijë deri në 2,5 ton për 1 dynym. Pjesa më e madhe e tij gjendet në formë të

patretshme. Vetëm sasia prej 0,15–0,25 kg për një dynym gjendet zakonisht në tretësirën

tokësore e gatshme për t’u marrë nga bimët.

Bima merr fosforin nga tretësira tokësore në formën dhe . Në përgjithësi

fosfori, nga pikëpamja e përvetimit të tij nga bimët, gjendet në tokë në tri forma:

Fosfor që përvetohet drejtpërdrejt, i cili përbën rreth 1 për qind të fosforit të

përgjithshëm në tokë.

Fosfor që përvetohet me ritëm të ngadalshëm dhe që përbën 10–20 për qind të sasisë

së përgjithshme.

Fosfor që përvetohet me shumë vështirësi dhe që përbën 80–90 për qind të sasisë së

përgjithshme të fosforit në tokë.

Të tria këto forma gjenden në njëfarë ekuilibri midis tyre.

Fosfori bllokohet nga koloidet e tokës dhe kalon në formë të patretshme. Kështu, një pjesë e

fosforit që hedhim në tokë me plehrat fosforike bllokohet dhe nuk përvetohet nga bimët.

Plehërimi me doza të larta të plehrave fosforike shton jonet dhe në tretësirën

tokësore dhe kështu bima mund t’i marrë ato me lehtësi.

Kaliumi (K) gjendet në tokë në sasi të mëdha në krahasim me fosforin. Ai gjendet në tokë në

dy forma: i papërvetueshëm (minerale parësore dhe dytësore) dhe drejtpërdrejt i përvetueshëm

në formë kripërash ose jonesh të këmbyera (K+), të cilat nganjëherë përbëjnë 1–2 për qind të

sasisë së përgjithshme të kaliumit të tokës.

Jonet K+ bima i thith menjëherë nga tretësira tokësore, kurse jonet K

+ të këmbyeshme i merr

me anë të qimeve thithëse me metodën e këmbimit.

Pyetje

1. Pse plehërohen bimët?

2. Çfarë ndodh po të kultivohet një sipërfaqe toke vazhdimisht e paplehëruar?

3. Çfarë kuptoni me plehërim të tokës?

4. Në ç’trajtë ndodhet azoti në tokë dhe si transformohet në forma të përvetueshme?

5. Çfarë është çnitrifikimi?

6. Në sa forma të përvetueshme gjendet fosfori në tokë?

7. Cili është roli i N, P, K në bimë?

8. Çfarë ndodh te bimët kur mungon N, P dhe K?

9. Në sa forma ndodhet kaliumi në tokë?

Page 133: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Qëllimi i plehërimit të kulturave është në radhë të parë rritja e prodhimit për njësi të sipërfaqes,

përmirësimi i cilësisë së tij dhe për rrjedhim rritja e fitimit.

Që plehërimi të këtë efektivitet ekonomik, duhet të përcaktohet më parë doza e saktë që do të

përdoret për çdo kulturë. Për këtë bëhet studimi agrokimik i tokave, nëpërmjet të cilit përcaktohet

përmbajtja në tokë e N, P, K dhe humusit. Nëpërmjet analizave të tokës përcaktojmë se cilat

elemente ushqyese mungojnë dhe cilat janë me tepricë. Kështu, nëpërmjet plehërimit shtojmë ato

që mungojnë, duke shmangur ndikimet negative të atyre që janë me tepricë.

Si përfundim, mund të theksojmë se për të përcaktuar dozën më optimale të plehërimit

ekonomik duhet të mbështetemi në këto të dhëna:

Në kërkesat e bimës, pra në nevojat biologjike për njësi prodhimi.

Në sasinë e elementeve ushqyese që ndodhen në tokë. Këtë e përcaktojmë me analizat

e tokës.

Në koeficientet e shfrytëzimit të elementeve ushqyese të tokës dhe të plehrave nga

bimët.

Në rendimentin që planifikojmë të marrim.

Jo gjithmonë analizat e tokës mund të japin të dhëna të mjaftueshme për mundësinë e bimës

për të marrë elemente të ndryshme ushqyese nga toka. Mund të ndodhë që një element të

ndodhet në tokë në sasi të bollshme, por për arsye të ndryshme (pH, lagështia në tokë, gjendja

e zhvillimit të rrënjëve, temperatura etj.) të mos mund të merret nga rrënjët e bimës. Për të

plotësuar këtë mungesë informacioni përdoret diagnostikimi gjethor.

Diagnostikimi gjethor bazohet mbi përqendrimin e elementeve të ndryshme ushqyese në

gjethet e bimëve. Për këtë, në faza të caktuara të zhvillimit të bimëve, merren mostra gjethesh

në lartësi dhe pozicione të caktuara të bimës dhe analizohen për elemente të ndryshme

ushqyese. Rezultatet e analizave krahasohen me të dhëna të literaturës ose me të dhëna

eksperimentale mbi përqendrimet optimale të këtyre elementeve ushqyese në gjethe, për

nivelin e prodhimit që pretendohet të arrihet. Në rast se paraqiten diferenca të theksuara,

ndërhyhet me plehërime për plotësimin e nevojave të bimëve. Kjo metodë jep një informacion

shtesë krahasuar me analizimin e tokave, por nuk mund ta zëvendësojë këtë të fundit.

Diagnostikimi gjethor ka gjetur përdorim më të gjerë në perimet dhe sidomos te drurët frutorë.

Page 134: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Pyetje

1. Pse bëhen analizat e tokës?

2. Cili është qëllimi i plehërimit?

3. Çfarë marrim parasysh në përcaktimin e dozës optimale të plehërimit?

4. Cili është qëllimi i diagnostikimit gjethor?

Page 135: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Faktorët që ndikojnë në plehërim i ndajmë në 3 grupe:

Faktorët gjenetikë;

Faktorët klimatikë dhe tokësorë;

Faktorët biotikë (me jetë).

Ndryshimet gjenetike midis bimëve, që shprehen edhe në kultivarë dhe hibride të ndryshme,

kërkojnë edhe përdorim të ndryshëm plehrash. Kjo është vërtetuar me eksperimentet e

plehërimit, gjatë të cilave është vënë re reagimi jo i njëjtë i kultivarëve të ndryshëm ndaj

plehërimit, të zbatuar në kushte të njëjta kultivimi.

Për të marrë prodhime të shumta nuk mjafton vetëm që bimët të plehërohen, por ato duhet të

shfrytëzojnë të gjitha elementet ushqyese. Ky proces ndikohet edhe nga faktorët klimatikë dhe

tokësorë, siç është temperatura, lagështia etj.

Temperatura ndikon në thithjen e ujit e të lëndëve ushqyese, si dhe në asimilimin e tyre. Është

vërejtur se në kushtet e një moti të ftohtë bimët nuk i marrin në mënyrë të mjaftueshme lëndët

ushqyese që gjenden në tokë.

Edhe lagështia e tokës është tepër e domosdoshme për tretjen dhe marrjen e elementeve

ushqyese. Në praktikën e prodhimit, si rregull, plehërimi bëhet para ujitjes ose gjatë ditëve kur

bien reshje.

Edhe energjia diellore, përbërja e atmosferës, struktura e tokës etj. ndikojnë në mënyrë jo të

drejtpërdrejtë në aftësinë e bimës për të shfrytëzuar lëndët ushqyese, duke rregulluar

veprimtarinë bazë të saj.

Mikrogjallesat e tokës, sëmundjet, dëmtuesit, barërat e këqija, parabima etj. luajnë rol të veçantë në

shfrytëzimin e plehrave. Mikrogjallesat bëjnë zbërthimin e lëndëve organike në tokë, duke u

ushqyer me to; kur ato ngordhin, trupi i tyre kthehet në lëndë minerale për t’u shfrytëzuar nga

bima.

Page 136: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Dëmtuesit dhe sëmundjet, duke ndikuar në veprimtaritë bazë fiziologjike të bimës, shkaktojnë

çrregullime në thithjen, transportimin dhe përdorimin e elementeve ushqyese.

Barërat e këqija gjithashtu i shfrytëzojnë me intensitet më të lartë lëndët ushqyese të tretësirës

së tokës, sesa bimët e kultivuara. Prandaj përdorimi i plehrave në ngastrat shumë të prekura

nuk është ekonomik.

Qarkullimi i kulturave në mënyrë sistematike ndikon në nivelin e përdorimit të elementeve

ushqyese.

Së fundi, ndërhyrja e njeriut përbën një faktor biologjik që përcakton sasinë e plehut, kohën e

përdorimit, llojin e plehut, ujitjen dhe masa të tjera, për të siguruar një koeficient të lartë të

përdorimit të tyre.

Pyetje dhe detyra

1. Si ndikon faktori gjenetik në plehërimin e bimëve?

2. Shpjegoni si ndikon temperatura në plehërim.

3. Shpjegoni ndikimin e lagështisë së tokës në plehërimin e bimëve.

4. Ç’janë faktorët biotikë dhe si ndikojnë ato në plehërim?

Page 137: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Sasia e plehrave kimike që përdoren në kulturat bujqësore përcaktohet në bazë të sasisë së çdo

elementi që ndodhet në tokë dhe kërkesave të bimës për të. Për përcaktimin e dozave të

plehërimit bazohemi në disa metoda që janë:

Sipas kësaj metode, plotësohet me plehra kimike sasia e elementeve që janë pakësuar nga toka,

nga prodhimi i mëparshëm. P.sh., për një prodhim 30 kv/ha grurë, largohen nga toka 11 kg N,

3 kg P dhe 3 kg K. Këto sasi duhet t’i kthehen tokës me anë të plehrave kimike.

Në bazë të kësaj metode, prodhimtaria e një toke përcaktohet nga elementi që gjendet në sasinë

minimale. P.sh., në qoftë se një tokë është e pasur me P dhe K, por e varfër me N, atëherë prodhimi

i bimëve do të jetë i ulët, sepse mungon N. Kjo mund të krahasohet me një fuçi prej dërrase ku

sasia e ujit që mund të marrë fuçia, përcaktohet nga dërrasa me lartësinë më të vogël (fig. 5.16).

Figura 5.16. Ligji i minimumit

Fuçia mban aq ujë sa lejon gjatësia e dërrasës

së Fe. Në të njëjtën mënyrë, edhe prodhimtaria

e një toke që i mungon Fe, nuk mund të rritet

me shtimin e azotit ose të kaliumit.

Prodhimtaria e kulturave është e njëjtë me sasinë e elementeve ushqyese inorganike, të cilat

shpërndahen me plehërim, kur sigurisht faktorët e tjerë (klima, lloji, kultivari etj.) janë të

njëjtë. Por kjo nuk do të thotë se duke shtuar pa kufizim sasinë e plehrave, do të shtohet edhe

prodhimi. Kur një element ushqyes gjendet në sasi të konsiderueshme në tokë tregon se ajo

është plehëruar pa kriter.

E zëmë se duke shtuar 2 kg N në një dynym, prodhimi i grurit rritet rreth 10 kg. Duke shtuar sasinë

e azotit nga 2 kg në 4 kg prodhimi duhet të rritet nga 10 kg në 20 kg. Por kjo nuk ndodh dhe

Page 138: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

prodhimi rritet, p.sh., 8 kg. Duke shtuar përsëri azotin edhe 2 kg, vihet re një shtesë prodhimi më e

pakët se 8 kg, e zëmë 5 kg.

Kjo tregon se shtesa e një faktori (në rastin tonë N) në mënyrë të vazhdueshme nuk çon në

rritjen e prodhimit pambarimisht, por ka një kufi të caktuar; më pas rritja e faktorit çon në uljen

e prodhimit. Pra, shtesa përkatëse e prodhimit bëhet gjithnjë e më e vogël për çdo dozë të re.

Pyetje dhe detyra

1. Cilat janë metodat e përcaktimit të dozave të plehërimit?

2. Jepni shembuj të ngjashëm nga bujqësia ose blegtoria ku të shpjegoni metodën e minimumit.

3. Jepni shembuj të ngjashëm nga bujqësia ose blegtoria ku të shpjegoni metodën e

rendimentit jopërpjesëtimor.

Page 139: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Plehrat më të përdorura kimike përmbajnë të tre elementet kryesore ushqyese, si: N, P, K.

Squfuri gjendet në plehrat kimike që përdoren gjerësisht siç është sulfati i amonit (NH4)SO4.

Elementet e tjera mund të gjenden në plehrat e përziera.

Sipas elementit kimik që përmbajnë, plehrat kimike i emërtojmë:

plehra azotike (që përmbajnë N);

plehra fosforike (që përmbajnë P);

plehra potasike (që përmbajnë K);

plehra komplekse (që përmbajnë më shumë se 2 elemente kimike);

mikroplehra (që përmbajnë mikroelemente).

Plehrat azotike janë: Nitrati i amonit (NH4NO3), i cili përmban 33–35% N. Është pleh në

formë kokrrizash me ngjyrë të bardhë, është i tretshëm dhe higroskopik. Ruhet në vende të

thata dhe në qese plastmasi. Urea përmban 46% N. Është në formë kokrrizash të vogla, të

rregullta, me ngjyrë të bardhë. Tretet lehtë në tokë dhe është higroskopik. Sulfati i amonit

(NH4)2 SO4 përmban 21% N; nitrati i natriumit NaNO3 me 16% N; karbonati i natriumit Na2

CO3 me 15,5% N.

Plehrat fosforike janë të tipave të ndryshëm. Përdorim më të gjerë në bujqësi kanë

superfosfati i thjeshtë dhe ai kokrrizor. Superfosfati është pleh me ngjyrë hiri, përmban P në

masën 18–20%. Në qoftë se thith lagështi bëhet si çimento; tretet me vështirësi në tokë,

prandaj nuk shpëlahet nga sasitë e tepërta të ujit.

Plehrat potasike janë disa llojesh: KCl, KNO3, K2SO4. Përmbajnë K në masën 50–60%.

KCl është me ngjyrë të bardhë, tretet me vështirësi. Ndikon mjaft te perimet dhe frutat, në

cilësinë e tyre.

Plehrat komplekse përmbajnë mbi 2 elemente ushqyese si dhe sasi shumë të vogla

mikroelementesh. I tillë është DAP.

Sasia dhe lloji i plehrave që do të përdoren, varet nga disa faktorë:

lloji i kulturës,

prodhimi që planifikohet të merret,

përmbajtja e elementeve ushqyese në tokë (pjelloria e tokës),

tipi i tokës dhe përbërja grimcametrike e saj,

kushtet e motit.

Page 140: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Kur kërkohet të përcaktojmë llojin e plehut dhe sasinë që do të përdoret për bimën që do të

kultivohet, duhet të merren parasysh të dhënat eksperimentale të bëra për atë zonë dhe përvoja

e viteve të mëparshme.

Dallojmë 3 lloje plehërimesh:

1. plehërimi bazë,

2. plehërimi shoqërues,

3. plehërimi plotësues.

1. Plehërimi bazë bëhet para plugimit ose diskimit të tokës. Këtu përdoren plehrat organike

dhe plehrat kimike, që treten me vështirësi, siç janë superfosfati dhe plehrat e kaliumit.

2. Plehërimi shoqërues bëhet gjatë mbjelljes së farës. Makinat mbjellëse krahas arkës së

farës kanë edhe arkën e plehut kimik, i cili hidhet në brazdë bashkë me farën. Në plehërimin

shoqërues përdoren plehrat azotike, fosforike dhe potasike.

3. Plehërimi plotësues bëhet gjatë fazave të zhvillimit të bimëve për t’u plotësuar atyre

nevojat me lëndë ushqyese. Në këtë plehërim përdoren plehrat azotike.

Rëndësi ka përdorimi i gërshetuar i tre llojeve të plehrave, sepse përdorimi i njëanshëm ndikon

te bimët negativisht.

Pyetje

1. Cilat janë llojet e plehrave azotike dhe çfarë veçorish kanë ato?

2. Cilat janë veçoritë e plehrave fosforike dhe çfarë veçorish kanë ato?

3. Cilat janë veçoritë e plehrave potasike dhe çfarë veçorish kanë ato?

4. Ç’janë plehrat komplekse?

5. Nga se varet lloji dhe sasia e plehrave që do të përdorim në një kulturë?

6. Ç’është plehërimi bazë, plehërimi shoqërues dhe ai plotësues?

7. Pse plehrat azotike nuk përdoren në plehërimin bazë?

Page 141: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Njohja e mënyrave të përdorimit të plehrave.

Përcaktimi i dozave optimale të plehrave.

Njohja e kohës optimale të përdorimit të plehrave.

Sasia dhe lloji i plehrave që do të përdoren varet nga shumë faktorë, por më kryesorët janë:

lloji i kulturës (bimës),

prodhimi që kërkohet të merret (frutet ose masa bimore),

qëllimi i kultivimit,

gjatësia e periudhës bimore,

tipi i tokës dhe përbërja grimcametrike e saj,

kushtet e motit.

Ka shumë rëndësi hartimi i tabelave për llojin dhe sasinë e plehrave që do të përdoren për çdo

bimë dhe për çdo zonë, duke u bazuar në të dhënat eksperimentale të instituteve kërkimore.

Kur kërkohet të përcaktojmë llojin e plehut dhe dozën që do përdoret për bimën e cila do të

kultivohet, duhet të merren parasysh të dhënat eksperimentale të bëra për atë zonë dhe përvoja

e viteve të mëparshme.

Koha e plehërimit varet nga kultura, lloji i plehut dhe kushtet klimatike të zonës:

a) Koha e përdorimit të plehrave azotike. Plehrat azotike janë shumë të tretshme në ujë dhe

mund të shpëlahen nga ujërat e tepërta në tokë. Për këtë arsye ato përdoren si para

mbjelljes, ashtu edhe gjatë vegjetacionit. Plehrat azotike përdoren për plehërim bazë para

dhe gjatë mbjelljes së bimëve, në thellësinë 15 cm, ose në sipërfaqen e tokës gjatë

periudhës së vegjetacionit si plehërim plotësues. Në kulturat e vjeshtës, siç janë drithërat,

plehërimi bazë bëhet gjatë vjeshtës në formë amoniakore (ureja), ku plehu përmbyset me

anë të diskimit, frezimit ose në punimin e fundit para mbjelljes. Plehërimi sipërfaqësor

bëhet në pranverë, kryesisht në formë nitrati, kur bimët kanë kërkesa më të mëdha, pasi

kanë rritjen më të vrullshme. Në kulturat pranverore plehërimi bazë bëhet gjatë mbjelljes,

kurse plehërimi sipërfaqësor në fazën e rritjes së vrullshme të bimëve në formë nitrati. Kur

kultivohen bimë gramore shumëvjeçare, plehërimi bazë bëhet gjatë mbjelljes, kurse

Page 142: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

plehërimi sipërfaqësor sa herë është e nevojshme. Bimët bishtajore nuk kanë nevojë për

plehra azotike; ato përdoren vetëm në ato raste kur kultivohen në toka shumë të varfra.

b) Koha e përdorimit të plehrave fosforike. Siç pamë edhe me lart, fosfori është i

domosdoshëm për zhvillimin e sistemit rrënjor të bimëve, prandaj duhet të përdoret

kryesisht para dhe gjatë mbjelljes si plehërim bazë. Në bimët shumëvjeçare, përveç

plehërimit fosforik bazë, mund të bëhet edhe plehërimi sipërfaqësor, por me sasi të

kufizuara, sepse fosfori nuk është i lëvizshëm në tokë.

c) Koha e përdorimit të plehrave të kaliumit. Kaliumi nuk shpëlahet lehtë si azoti dhe nuk

lidhet me koloidet e tokës si fosfori. Te bimët njëvjeçare hidhet gjatë punimit të tokës si

plehërim bazë, ndërsa te bimët shumëvjeçare dhe kullotat mund të përdoret kur paraqitet

nevoja. Në plehërimin sipërfaqësor mjafton të shoqërohet me reshje ose ujitje.

Plehrat shpërndahen në tokë në disa mënyra:

a) Shpërndarja me dorë është mënyra më e hershme që ka përdorur bujku. Por, për ta bërë

shpërndarjen sa më të njëtrajtshme, ajo kërkon një teknikë të lartë. Sot ka makineri të

posaçme për shpërndarjen e plehrave kimike.

b) Shpërndarja së bashku me farën. Plehu në këtë rast shpërndahet njëkohësisht me farën,

gjatë mbjelljes. Fara bie nga një ripuntatore, kurse nga tjetra pranë bie plehu. Plehu

shpërndahet pranë farës, por pak më thellë. Në disa raste fara dhe plehu shpërndahen në të

njëjtin rresht ose mund të përzihet para mbjelljes.

c) Plehërimi gjethor. Në këtë metodë plehu tretet më parë në ujë dhe me tretësirën e krijuar

spërkaten gjethet.

d) Shpërndarja nëpërmjet ajrit. Plehu në këto raste shpërndahet në sipërfaqe shumë të

mëdha me helikopter ose aeroplan. Plehrat mund të jenë të ngurta ose të lëngëta. Forma e

ngurtë mund të jetë ose në trajtë pluhuri, ose në kokrriza. Në formë kokrrizore zakonisht

janë plehrat komplekse dhe ato fosforike. Duke qenë në trajtë kokrrizore, plehrat nuk

bllokohen nga koloidet e tokës dhe në këtë mënyrë bimët gjejnë fosforin e nevojshëm. Në

qoftë se plehu është edhe në trajtë pluhuri, edhe kokrrizore, gjatë shpërndarjes nuk arrihet

njëtrajtshmëri, prandaj plehrat komplekse duhet të jenë në trajtë kokrrizore.

Pyetje

1. Çfarë kriteresh mbahen parasysh për përdorimin e plehrave?

2. Ku qëndron rëndësia e përdorimit të tabelave të plehrave?

3. Cila është koha optimale për përdorimin e plehrave azotike, fosforike dhe potasike?

4. Çfarë kuptoni me plehërim bazë, plehërim shoqërues dhe plehërim plotësues?

5. Cilat janë mënyrat e përdorimit të plehrave dhe në sa forma mund të prodhohen plehrat

kimike?

Page 143: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Përcaktimi i rëndësisë së farës.

Përshkrimi i karakteristikave të farës dhe pjesëve të saj.

Njohja e kritereve se si zgjidhet një farë.

Përdorimi i farërave është një ndër veprimtaritë më të rëndësishme të bujqësisë intensive.

Rendimentet e larta që janë marrë dhe merren në kultura të ndryshme të vendit tonë e në botë

janë edhe rezultat i përdorimit të farërave të zgjedhura dhe me aftësi të lartë prodhuese.

Pjesët kryesore të farës janë: embrioni (bimëza e re), lënda rezervë dhe perisperma. Nga mbirja

e farës dalin koloriza, hipokotili (rrënjëza) dhe epikotili (kërcelli). Pasi studiohen faktorët

klimatikë të një zone, përcaktohet lloji i bimësisë që do të kultivohet në të. Çdo lloj bime ka

shumë kultivarë ose hibride, që ndryshojnë midis tyre lidhur me karakteristikat bujqësore

(prodhimtaria, përshtatshmëria, cilësia e prodhimit, qëndrueshmëria ndaj sëmundjeve etj.). Pra,

përcaktohet kultivari që përshtatet më mirë në kushtet e zonës dhe që plotëson më mirë

karakteristikat e mëposhtme:

a) Prodhimtaria. Kultivarët e një lloji kanë ndryshime të mëdha prodhuese, që shkaktohen

nga ekzistenca nga më të ndryshmet, sipas gjenotipit të tyre. Për të përcaktuar

prodhimtarinë e kultivarëve, bëhen eksperimente krahasuese, duke mbjellë disa kultivarë

në kushte klimatike e tokësore të njëjta. Të tilla eksperimente kryhen për shumë vite me

radhë dhe për çdo zonë bujqësore të vendit. Në këto eksperimente futen vazhdimisht

kultivarët e rinj që krijohen nga institucionet tona, si dhe ata që merren nga vendet e tjera.

Mbi bazën e të dhënave të këtyre eksperimenteve si dhe të analizës që kryhet, zgjidhen

kultivarët më të përshtatshëm për kushtet konkrete klimatike.

b) Përshtatshmëria. Ndodh shpesh që një kultivar të japë prodhime të larta në një zonë,

ndërsa në një tjetër jo. Ndodh gjithashtu shpesh që një kultivar në kushtet e një zone nuk

jep rezultate të njëjta nga një vit në tjetrin, sepse gjenotipat e kultivarëve të ndryshëm kanë

kërkesa të ndryshme për kushte klimatike dhe tokësore. Disa kultivarë, p.sh., pëlqejnë më

shumë toka të lehta, kurse disa të tjerë toka të rënda. Ndryshime kërkesash ka edhe për sa i

përket pH-it të tokës, aftësisë kulluese etj., po kështu edhe ndaj dritës, fotoperiudhës,

periudhës bimore, erërave dhe luhatjeve të lagështirës ajrore. Pra, edhe veprimtaria e

kultivarëve do të ndryshojë nga një zonë në tjetrën dhe nga viti në vit. Sa më i

qëndrueshëm të jetë kultivari nga ana e prodhimtarisë, aq më i përhapur është ai në zonën

përkatëse. Qëndrueshmëria e kultivarit dhe përshtatshmëria e tij dalin nëpërmjet

eksperimenteve që kryhen me anë të provave krahasuese.

Page 144: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

c) Cilësia e prodhimit. Për të përcaktuar kultivarin që do të mbillet, nuk mjafton vetëm që ai

të këtë prodhimtari të lartë dhe përshtatshmëri të mirë, por është e domosdoshme që

prodhimi i tij të jetë i cilësisë së lartë. Nuk është mirë, p.sh., të prodhohen sasi të mëdha

duhani kur ai ka aromë, shije e djegshmëri të ulët; panxhar me përqindje të ulët sheqeri;

pambuk me cilësi jo të mirë.

ç) Qëndrueshmëria ndaj sëmundjeve. Disa herë kultivarët janë me prodhimtari të mirë dhe

me cilësi të lartë prodhimi, por preken lehtë nga dëmtuesit dhe sëmundjet. Për rrjedhim

pësojnë dëmtime të mëdha si nga ana sasiore, ashtu edhe nga ajo cilësore. Pra, kultivarët

që do të mbillen duhet të kenë edhe një qëndrueshmëri të mirë ndaj sëmundjeve dhe

dëmtuesve. Në institucionet kërkimore e shkencore ka programe të veçanta edhe për

rritjen e qëndrueshmërisë së kultivarëve më të mirë.

d) Pastërtia varietore. Kultivari që do të zgjidhet për t’u mbjellë duhet të jetë i pastër,

d.m.th. të mos këtë fara të kultivarëve të tjerë, sepse prania e tyre ul cilësinë e prodhimit.

Prandaj ndërmarrjet e specializuara të prodhimit të farërave analizojnë me kujdes edhe

pastërtinë e farërave që merren në ngastrat e posaçme.

Pyetje

1. Nga varet prodhimi i bimëve?

2. Cilat janë kriteret për të përcaktuar një kultivar që do të mbillet në një zonë?

3. Si ndikon prodhimtaria e kultivarit?

4. Si ndikon përshtatshmëria e një kultivari?

5. Ç’kuptoni me cilësi prodhimi të kultivarit?

6. Pse një kultivar duhet të jetë i pastër dhe i qëndrueshëm ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve?

Page 145: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Njohja e cilësive të farës.

Përshkrimi i aftësive mbirëse të farës.

Përcaktimi i njëtrajtshmërisë së farave.

Në bazë të karakteristikave të mësipërme zgjidhet kultivari më i përshtatshëm për kushtet e

caktuara klimatike e tokësore. Pas kësaj zgjedhjeje, fara e të njëjtit kultivar analizohet për të

parë nëse është e përshtatshme për mbjellje, pra, të këtë aftësi të lartë mbirëse, të jetë e pjekur

plotësisht, të jetë e shëndetshme dhe të këtë zhvillim të mirë, të jetë e njëtrajtshme dhe të mos

jetë e prekur nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barërat e këqija.

a) Aftësia mbirëse. Shumë herë ndodh që ngastra të jetë mbjellë me një normë fare të

përshtatshme, por nuk kemi mbirje të rregullt, pra, disa fara nuk kanë mbirë, kurse disa të

tjera japin bimë shumë të dobëta që nuk arrijnë të dalin mbi sipërfaqen e tokës. Atëherë

themi se aftësia mbirëse ose fuqia e farës është e vogël. Me përkufizimin aftësi mbirëse

kuptojmë sasinë e farave që mbijnë në 100 fara.

Aftësia mbirëse është cilësi me vlerë shumë të madhe. Një defekt në mbirje kushton shumë

për prodhuesin, sepse i duhet të përgatisë përsëri ngastrën dhe të bëjë rimbjellje. Edhe në rastin

më të mirë, kur mbirja nuk është shumë e rrallë, mund të bëjmë zëvendësimin e farave të

pambira.

Për të pasur siguri për aftësinë mbirëse të farës, është mirë që çdo prodhues para mbjelljes,

në rast se mbjell fara të cilave nuk u njeh aftësitë mbirëse, të bëjë një analizë të thjeshtë.

Të vendosë 100 fara midis dy letrave prej filtri të lagur ose në pambuk të lagur në një

mjedis të ngrohtë. Pas disa ditësh, në varësi të llojit të farës, të numërojë sa fara kanë

mbirë. Në ndërmarrjet e specializuara kjo analizë bëhet në laborator së bashku me analizat

e tjera. Kështu, për çdo farë që prodhohet nga ndërmarrjet, shënohen në etiketë rezultatet e

analizave të bëra. Mbi bazën e këtyre treguesve përllogaritet norma e farës për çdo hektar.

Që fara të këtë aftësi mbirëse të lartë, ajo duhet të jetë e pjekur plotësisht para se të vilet

dhe të ruhet në depo të thata e të freskëta. Farat me lagështirë të lartë, që ruhen në mjedise

të ngrohta, humbasin shumë shpejt fuqinë mbirëse. E njëjta gjë ndodh edhe me farërat e

prekura nga sëmundjet dhe dëmtuesit.

b) Pjekuria dhe zhvillimi. Fara duhet të jetë e zhvilluar mirë dhe e shëndetshme. Fara e

dobët dhe e pazhvilluar përmban sasi të vogla të elementeve ushqyese rezervë, të cilat

mjaftojnë për mbirjen e saj, por nuk mjaftojnë të ushqejnë bimën e re derisa të dalë mbi

Page 146: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

sipërfaqen e tokës dhe të fillojë jetën e pavarur. Pra, është e domosdoshme që të mos

përdoren për mbjellje fara të pazhvilluara mirë dhe me madhësi të vogël. Nga pikëpamja

gjenetike, të gjitha farat, pavarësisht nga madhësia e tyre, janë të njëjta. Ndryshimi

qëndron në atë se nga farat me tregues të lartë rriten bimë të shëndetshme, me zhvillim të

shpejtë dhe merren prodhime të mira.

c) Njëtrajtshmëria. Kur mbjellim fara që nuk kanë madhësi të njëjtë, mbirja mund të mos

jetë e njëkohshme, sidomos në kushte optimale mbirjeje. Për rrjedhim bimët që do të

mbijnë nuk do të kenë zhvillim të njëjtë dhe midis tyre fillon konkurrenca. Ndryshimi në

zhvillimin e bimëve do të bëjë që në të njëjtën kohë do të këtë bimë me faza të ndryshme

zhvillimi dhe me kërkesa jo të njëjta për ujë, lëndë ushqyese etj. Gjithashtu pjekja nuk do

të jetë e njëkohshme. Farat me madhësi jo të njëjtë krijojnë probleme dhe në përcaktimin e

sasisë së farës për njësinë e sipërfaqes. Pra, sigurimi i farave të njëtrajtshme për mbjellje

është synimi kryesor i prodhuesve.

d) Pastërtia mekanike. Fara duhet të jetë e pastër jo vetëm nga farat e tjera të kultivuara, por

edhe nga farat e barërave të këqija që infektojnë ngastrën.

e) Gjendja shëndetësore. Shpeshherë farat që përdoren për mbjellje janë të prekura nga

sëmundje dhe dëmtues të ndryshëm. Që prodhuesi të jetë i sigurt për cilësinë e farës që do

të mbjellë, ai duhet të furnizohet, nga qendrat shëndetësore të prodhimit, me farë të

shoqëruar me certifikatën përkatëse, në të cilën të shënohen treguesit sasiorë e cilësorë të

saj.

Në cilësitë e farës që lidhen me mbirjen bëjnë pjesë:

aftësia,

energjia mbirëse dhe

fuqia.

Me aftësi mbirëse do të kuptojmë aftësinë që ka fara për të mbirë brenda një kohe të

caktuar dhe në kushte të caktuara optimale për mbirje. Ajo përcaktohet në kushte laboratorike

dhe shprehet në përqindje midis farërave që mbijnë dhe numrit të përgjithshëm të farërave që

vihen për mbirje. Aftësia mbirëse e farës nevojitet për të llogaritur normën e farës.

Energjia ose shpejtësia. Me energji mbirëse do të kuptojmë aftësinë e farave për të mbirë

shpejt ose brenda një kohe të shkurtër. Ajo shprehet në përqindje dhe tregon sasinë e farave që

janë në gjendje të mbijnë brenda një afati minimal kohe, p.sh., për grurin është 8 ditë, për

misrin 10 ditë, për fasulen 14 ditë.

Fuqia mbirëse. Kur mbjellim fara në tokë në kushte natyrore, jo të gjitha mbijnë, sepse jo

të gjitha janë në gjendje të përballojnë vështirësitë që mund të krijohen në tokë pas mbjelljes.

Këto vështirësi mund të jenë: ulja e temperaturës, lagështira ose thatësira e tepërt, toka e

ngjeshur etj. Fuqia mbirëse varet nga tipi, prejardhja dhe gjendja shëndetësore e farës. Pra,

fuqia mbirëse e farave ndikohet edhe nga faktorët mjedisorë, të cilët bëjnë që ajo të jetë më e

ulët se aftësia mbirëse në kushte laboratorike.

Page 147: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Pyetje dhe detyra

1. Ç’kuptoni me cilësi të farës?

2. Pse duhet t’i njohim cilësitë e farës?

3. Ku është ndryshimi midis aftësisë dhe energjisë mbirëse të farës?

4. Përshkruani cilësitë e farës që lidhen me mbirjen.

5. Grumbulloni fara të bimëve të ndryshme dhe emërtojini ato.

Page 148: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Përshkrimi i mbjelljes.

Përcaktimi i kohës së mbjelljes.

Përshkrimi i avantazheve të mbjelljeve të hershme dhe disavantazheve të mbjelljeve të

vona.

Me mbjellje do të kuptojmë procesin e shpërndarjes së farave në tokë në mënyrë uniforme si

horizontalisht, ashtu edhe vertikalisht. Mbjellja fillon me përgatitjen e farës. Fara përzgjidhet,

dezinfektohet për të luftuar sëmundjet dhe dëmtuesit, kalibrohet për të pasur njëtrajtshmëri

mbirjeje. Mbjellja e farës mund të bëhet me rreshta, me makina mbjellëse, dhe me rreshta, me

shpërndarje me fuqi punëtore. Mbjellja e farës konsiderohet e përfunduar atëherë kur ajo është

mbuluar me një trashësi dheu të caktuar, p.sh. për të lashtat 2–3 cm thellësi, për të vonat

(misri) 5–6 cm thellësi, për bishtajoret 6–8 cm thellësi, për bimët industriale 4–6 cm thellësi

dhe për jonxhën në veçanti 1–3 cm thellësi. Që pas mbjelljeve të kemi mbirje uniforme të

bimëve, duhet të përgatisim një shtrat të përshtatshëm toke, i cili të përmbajë kushte të

caktuara lagështie, temperature dhe ajrimi.

Në vendin tonë dallojmë dy periudha kryesore mbjelljeje: mbjelljet e vjeshtës dhe ato të pranverës.

Në vjeshtë mbillen bimë që janë të qëndrueshme ndaj të ftohtit (të lashtat, perimet

dimërore etj.). Përcaktimi i saktë i kohës së mbjelljes ka rëndësi të veçantë për gjithë ecurinë e

mëtejshme të kulturave bujqësore. Në qoftë se mbjelljet do të bëhen herët, p.sh. në shtator, ka

mundësi që toka të mos këtë lagështirën e mjaftueshme për mbirje. Edhe kur sigurohet mbirja,

bimët rriten shpejt dhe futen në dimër me një zhvillim më të përparuar, që rrezikon të

dëmtohen nga ngricat e dimrit dhe të rrëzohen.

Në qoftë se mbjelljet bëhen vonë në vjeshtë ose në fillim të dimrit, siç ndodh disa herë që

mbillet në dhjetor, madje edhe më vonë, bima do të këtë këto pasoja:

1. Procesi i mbirjes zgjat shumë, sepse temperaturat jenë shumë të ulëta. Një pjesë e

farave mund të mos mbijnë, kurse një pjesë tjetër dëmtohet nga mikroorganizmat dhe

dëmtuesit e tokës.

2. Bimët rriten ngadalë e të dobëta, kështu që ngricat e para të dimrit i gjejnë në fazën e

parë të zhvillimit dhe i dëmtojnë shumë.

Page 149: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

3. Nga mbirja e sipërfaqes së tokës, rrënjët e bimëve të vogla këputen lehtë.

4. Bimët vëllazërojnë shumë pak dhe pjekja vonohet shumë.

Pra, periudha më e përshtatshme për mbjelljen e të lashtave është ajo në të cilën bimët mbijnë,

formojnë sistem rrënjor të zhvilluar mirë dhe arrijnë fazën më të qëndrueshme ndaj ngricave para

fillimit të dimrit. Kjo periudhë e përshtatshme, që shpesh e quajnë afati optimal, nuk është e

njëjtë për të gjitha zonat e vendit tonë dhe varet nga temperatura dhe reshjet në atë zonë.

Në pranverë mbillen kultura që durojnë temperatura të ftohta në dimër, si: pambuku,

misri, orizi, duhani etj. Synimi i bujkut në pranverë është që të mbjellë sa më herët, sepse

mbjelljet e hershme kanë këto përparësi:

1. Mbirjet ndodhin në momente kur aktiviteti i dëmtuesve të tokës është shumë i ulët,

për pasojë farat dhe bimët e reja dëmtohen më pak.

2. Zgjatet periudha vegjetative dhe u jepet mundësi bimëve të plotësojnë ciklin e tyre

biologjik në kushte më të përshtatshme klimatike.

3. Korrja e prodhimit bëhet para reshjeve të para të vjeshtës, duke siguruar edhe cilësi të

lartë të tij.

4. Bimët e mbjella herët shfrytëzojnë më mirë rezervat ujore të tokës.

5. Bimët e mbjella herët shfrytëzojnë më me efektivitet plehrat, ujitjen, veçanërisht kur

janë përdorur kultura përmirësuese.

Mbjelljet e vonshme në pranverë kanë si përparësi mbirjen e shpejtë në saje të temperaturave

të larta, megjithatë mbirja mund të rrezikohet nga mungesa e lagështirës. Në përgjithësi mund

të themi se duhet të mbjellim menjëherë deri në thellësinë 5 cm (thellësia e mbjelljes), sapo

temperatura e tokës të stabilizohet në kufijtë optimalë (sipas kërkesave të çdo bime).

Për të caktuar kohën më optimale të mbjelljes së bimëve, në përgjithësi duhet të kemi parasysh

të përputhim kërkesën e species apo varietetit që do të mbjellim me temperaturën në thellësinë

e mbjelljes. Kjo e fundit ndryshon sipas faktorëve të mëposhtëm:

a) zonës klimatike,

b) lartësisë mbi nivelin e detit,

c) përbërjes grimcametrike të tokës,

ç) kundrejtimit (për tokat e pjerrëta).

Duke marrë për bazë zonën klimatike, mbjellja e bimëve të vjeshtës fillon më parë në zonën e

ftohtë dhe më vonë në zonën e ngrohtë, kurse për bimët e pranverës mbjellja fillon më parë në

zonat e ngrohta dhe pastaj në zonat e ftohta.

Për drithërat e vjeshtës mbjellja fillon në lartësinë 1000 m – 1300 m mbi nivelin e detit në fund

të gushtit dhe përfundon brenda muajit nëntor në zonat e ulëta dhe bregdetare. Për bimët e

pranverës, në përgjithësi veprohet në të kundërt. Përveç faktorëve klimatike, në kohën e

mbjelljes ndikojnë dhe faktorët tokësore. P.sh., në tokat që mbillen në vjeshtë mbjellja fillon

më herët në tokat e rënda, kurse në pranverë është e kundërta.

Temperatura në thellësinë e mbjelljes ka lidhje me të gjithë faktorët që përmendëm më lart.

Kërkesat e bimëve për temperaturën në thellësinë e mbjelljes janë të ndryshme, jo vetëm midis

grupimeve të mëdha, por edhe brenda grupimit bimor. P.sh., drithërat e vjeshtës mbillen kur

temperatura në thellësitë e mbjelljes është 10–120C, pambuku në 12–140C, kikiriku dhe bimët

e tjera që kërkojnë ngrohtësi mbillen kur kjo temperaturë është 13–350C.

Page 150: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Pyetje

1. Ç’kuptoni me mbjellje?

2. Nga fillon mbjellja?

3. Kur themi se kemi mbjelle?

4. Cila është thellësia optimale e mbjelljes?

5. Cila është koha më optimale e mbjelljes?

6. Cilët janë faktorët që merren parasysh në përcaktimin e afatit të mbjelljes?

7. Cilat janë epërsitë e mbjelljes së hershme në pranverë?

Page 151: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Përcaktimi i normës së farës.

Njohja e thellësisë së mbjelljes së farës.

Njohja e mënyrave dhe e mjeteve të mbjelljes së farës.

Për të marrë rendimente të larta nga një kulturë duhet siguruar dendësia e nevojshme e bimëve

për njësi të sipërfaqes. Përllogaritja e dendësisë së bimëve për metër katror ose për dynym

bazohet në rendimentin që kërkohet të merret, në tipin e tokës, sipërfaqen gjethore të kultivarit

ose hibridit, kohën e mbjelljes, kushtet klimatike, aftësinë vëllazëruese (për të lashtat, orizin etj.).

Dendësia e përshtatshme e bimëve, para së gjithash, ndryshon sipas ndërtimit morfologjik të

masës mbitokësore të specieve bimore dhe kultivarëve apo hibrideve. Për kushtet e vendit tonë,

nga studimet e bëra dhe nga praktika e prodhimit është gjetur, p.sh., se numri optimal i bimëve

për metër katror për të lashtat është 350–550 mijë bimë për dynym, për misrin 6–8 mijë bimë për

dynym, për panxharin 10–12 mijë bimë për dynym, për lule diellin 6–7 mijë për dynym etj.

Vlerat e dhëna më sipër janë orientuese, sepse edhe brenda një specieje ka ndryshime, që vijnë

nga cilësitë e veçanta të kultivarëve dhe nga kushtet e kultivimit. Dendësia e bimëve ndryshon

edhe sipas kushteve të kultivimit dhe destinacionit të prodhimit. Në zona me lagështi të madhe

ajrore, dendësia e bimëve duhet të jetë pak më e ulët, me synim që të pengohet zhvillimi i

sëmundjeve. Në zona të thata dhe pa mundësi ujitjeje gjithashtu dendësia e bimëve duhet të

jetë rreth 10% më e ulët se në zona me reshje apo me ujitje të plotë, me synim që të pakësohen

humbjet e ujit nëpërmjet transpirimit. Kur bimët mbillen me destinacion për masë foragjere, në

përgjithësi dendësia e bimëve rritet me rreth 10% në krahasim me rastin kur të njëjtët kultivarë

apo hibride mbillen me destinacion për prodhimin kokërr.

Në bazë të dendësisë (numrit) së bimëve që kërkohen të sigurohen në një dynym, duke pasur

parasysh edhe treguesit e farës, llogaritet sasia e farës që duhet përdorur. Në këtë sasi shtohen

edhe humbjet e mundshme nga dëmtuesit, sëmundjet etj. Llogaritja e normës së farës nxjerr dy

probleme kryesore:

Planifikimi i numrit të dëshiruar të bimëve për njësi të sipërfaqes (m2 dynym ose

hektar) dhe

Korrigjimi i normës së farës për shkak të kushteve të mbjelljes.

Faktorët kryesorë që mbahen parasysh në përcaktimin e normës së farës janë këta: numri i

bimëve të planifikuara për njësi sipërfaqeje, pesha e 1000 kokrrave, aftësia mbirëse, pastërtia

Page 152: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

analitike dhe kushtet e mbjelljes (gjendja e përgatitjes së tokës, shkalla e prekjes nga

sëmundjet e dëmtuesit etj.). Duke njohur kushtet e mësipërme, një nga formulat që përdoret për

llogaritjen e normës së farës është kjo:

N = D x P / Amb x Pan x 100

ku:

N - norma e farës në kg/ha

D - dendësia e bimëve për m2

P - pesha e 1000 kokrrave

Amb - aftësia mbirëse

Pan - pastërtia analitike

Kur për rrethana të ndryshme mbjelljet bëhen në kushte jo të përshtatshme klimatike e

tokësore, zakonisht përdoren norma më të larta fare. E njëjta gjë zbatohet edhe kur pesha e

1000 kokrrave është më e lartë ose fuqia mbirëse e tyre është krahasimisht e ulët.

Që një farë të mbijë, ajo duhet të marrë lagështi të mjaftueshme nga toka. Lagështirën nga toka

fara e merr nëpërmjet sipërfaqes së kontaktit që ajo ka me të. Kjo do të thotë se fara duhet të

këtë në radhë të parë një kontakt të mirë me tokën. Një gjë e tillë nuk mund të sigurohet në rast

se fara gjatë mbjelljes lihet mbi sipërfaqen e tokës. Kështu, mbjellja e farave bëhet duke i

vendosur ato nën sipërfaqen e tokës. Thellësia e vendosjes së farës nën sipërfaqen e tokës varet

nga disa faktorë.

Faktori kryesor që ndikon në thellësinë e mbjelljes së farave është vetë madhësia e farës.

Farat më të mëdha janë në gjendje të zhvillojnë një embrion më të fuqishëm se farat e

vogla apo të imëta. Për këtë arsye ato mund të mbillen në thellësi më të madhe se këto

të fundit, pasi janë në gjendje të zhvillojnë një embrion më të gjatë.

Farat e vogla, nga ana e tyre (jonxha, tërfili etj.), mund të zhvillojnë një embrion të

shkurtër dhe në rast se mbillen në thellësi të mëdha nuk arrijnë të dalin mbi

sipërfaqen e tokës, pra, mbirja dështon.

Brenda disa kufijve të ngushtë (1–2 cm) thellësia e mbjelljes së farave mund të luhatet edhe në

bazë të kushteve konkrete të lagështirës apo të temperaturës. Kështu, kur në thellësinë optimale

të mbjelljes së farave lagështira nuk siguron mbirje të mirë të tyre, ato mund të mbillen 1–2 cm

më thellë, me synim që t’u plotësohen kërkesat për lagështirë.

Në mbjelljet e vjeshtës, kur kemi vonesë në mbjellje, temperatura është zakonisht më

e ulët. Për këtë arsye mbirja mund të vonohet, duke bërë që farat të jenë nën ndikimin

e dëmtuesve të tokës për një periudhë më të gjatë. Kjo shkakton dëmtimin e tyre. Në

këtë rast, nëse lagështira e tokës është e mjaftueshme, mbjellja mund të bëhet 1–2 cm

më cekët, duke ndihmuar filizat që të dalin më lehtë mbi sipërfaqen e tokës.

E kundërta ndodh në mbjelljet e pranverës. Kur mbillet herët, fara hidhet në thellësi

më të vogël, pasi lagështira është e bollshme dhe temperaturat e ulëta. Por sa më vonë

të bëhet mbjellja, aq më shumë pakësohet lagështira. Kështu që detyrimisht mbjellja

duhet bërë më thellë.

Page 153: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Dikur mbjellja zgjaste me muaj të tërë, sepse kryhej me dorë, kurse sot, në përgjithësi, mbjellja

bëhet me mjete mekanike (makina bujqësore) dhe zgjat vetëm pak javë. Me dorë, krahas

mjeteve të mekanizuara, mbillen kryesisht bimët me fidanë. Për bimët e tjera mbjellja me dorë

është kufizuar dhe kryhet në ato zona dhe toka ku nuk mund të futen mjetet e mekanizuara.

Mbjellja bëhet në tri mënyra:

me shpërndarje,

me rreshta dhe

me gropa.

Në mbjelljen me shpërndarje fara shpërndahet mbi sipërfaqe dhe pastaj mbulohet me një

plugim të cekët apo lesim. Por mbirja e farave në këtë rast nuk është e njëtrajtshme dhe me

shumë mungesa, sepse farat nuk bien në thellësi të njëjtë. Një pjesë e tyre qëndron në sipërfaqe

dhe dëmtohet nga agjentë të ndryshëm, kurse një pjesë tjetër hyn thellë në tokë dhe nuk ka

mundësi të mbijë.

Mbjellja në rreshta bëhet me makina që e shpërndajnë farën në largësi të caktuara. Fara në

rresht ose mund të vendoset zinxhir, ose në largësi të caktuar. P.sh, në drithërat e vjeshtës farat

në rresht hidhen zinxhir. Të bimët e pranverës mund të përdoren që të dyja mënyrat. Më

ekonomike është mbjellja me saktësi. Në këtë mënyrë nuk ka nevojë për rrallim, pra

shpenzimet pakësohen, dhe njëkohësisht kursehet farë. Mënyra e mbjelljes me rreshta krijon

mundësi që shërbimet pas mbjelljes të bëhen në mënyrë të mekanizuar.

Mbjellja me gropa bëhet duke vendosur mbi rreshtat e hapur më parë ose mbi kulmet e

katrorit apo të rombit një numër të caktuar farash (zakonisht 2–5 sipas llojit të bimës). Kjo

mënyrë lejon kultivimin e tokës në një ose më shumë drejtime, por kur mbirjet nuk janë të mira

dhe bimët nuk kanë në dispozicion sipërfaqe të njëjtë për t’u zhvilluar. Për pasojë zhvillimi i

tyre jo gjithmonë është i njëtrajtshëm.

Pyetje dhe detyra

1. Nga se varet dendësia e bimëve?

2. Pse duhet përcaktuar norma e farës?

3. Argumentoni formulën e normës së farës.

4. Ku qëndron rëndësia e thellësisë së mbjelljes së farës?

5. Cilat janë mënyrat e mbjelljes së farës.

6. Cilat janë mjetet e mbjelljes së farës?

Page 154: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Njohja e llojeve të farishteve që kemi.

Përcaktimi i ndryshimeve midis farishteve.

Argumentimi pse nevojitet periudha e qetësisë.

Farat e pemëve frutore, ullirit, perimeve etj. nuk mbillen drejtpërsëdrejti sapo të prodhohen,

pasi ndodhen në periudhën e qetësisë biologjike.

Qetësia biologjike e farave mund të jetë: e jashtme ose e brendshme.

Qetësia e jashtme shkaktohet nga një mbështjellje e fortë e farës (nga një guackë), e

cila pengon marrjen e ujit apo oksigjenit nga fara.

Qetësia e brendshme e farave quhet edhe qetësia embrionale dhe përcaktohet nga

veprimtaria e hormoneve brenda në farë. Farat mund të nxirren nga faza e qetësisë

biologjike me disa mënyra, ku më të përdorurat janë: futja e farave në ujë të nxehtë

70–100 gradë për pesë minuta; trajtimi i farave me tretësirë KOH 5%, H2SO4 5% për

pesë minuta; trajtimi i farave me temperatura të ulëta etj.

Këto farishte përdoren për mbjelljen e farave të imëta (p.sh., duhani), që nuk mund të mbillen

drejtpërsëdrejti në fushë, ose dhe për disa bimë të tjera, të cilat në fazën e parë të rritjes janë të

brishta (perimet) dhe kërkojnë kushte të veçanta.

Bimët në farishte kërkojnë shërbime të veçanta, derisa të jenë në gjendje të përballojnë kushtet

e fushës së hapur, ku do të rimbillen. Farishtet mund të jenë të ftohta, kur për ngrohjen e tyre

shfrytëzohen vetëm rrezet e diellit, ose të nxehta, kur si burime nxehtësie përdoret plehu i

pakalbur, avulli, ngrohja elektrike etj. Farishtet ndahen në të përkohshme dhe të përhershme (të

lëvizshme). Para ngritjes se farishtes duhet të zgjidhet vendi i përshtatshëm, të bëhet

dezinfektimi i farës, i tokës dhe i plehut, mbulimi i farishteve, të merren masa për luftimin e

barërave të këqija, të sëmundjeve dhe dëmtuesve etj.

RIMBJELLJA: Kur fidanët në farishte kanë arritur numrin e gjetheve dhe trashësinë e duhur

(e cila varet nga lloji i bimëve), ato shkulen dhe mbillen në vendin e tyre të përhershëm. Për të

siguruar përqindje të lartë zënieje, është e domosdoshme që fidanët të shkulen ose të mbillen

në fillim me kubikë. Në të gjitha rastet, para ose menjëherë pas mbjelljes në fushë, bëhet një

ujitje, për të siguruar një kontakt sa më të mirë të rrënjëve me grimcat e dheut.

Fidanët në fushë mund të mbillen me dorë ose me makina mbjelljeje të posaçme.

Page 155: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Që të mbijnë, farat e pemëve frutore duhet të shtratifikohen, për të ndërprerë periudhën e

qetësisë së tyre. Shtratifikimi kryhet në arka druri me vrimë në pjesën e poshtme, që siguron

ajrim të mirë. Farat e mëdha të bërthamoreve vendosen shtresa-shtresa në arka, kurse farat e

pemëve farore, që janë të vogla, mbillen të përziera me rërë.

Shtratifikimi bëhet me rërë të trashë lumi ose deti të shpërndarë mirë (të jetë larguar kripa).

Rëra mbahet gjithnjë e lagur me ujitje të vazhdueshme. Në qoftë se dimri nuk është i ftohtë,

arkat ku janë shtratifikuar vendosen në frigoriferë. Shtratifikimi i farave mund të bëhet edhe në

tokë në thellësi 3–4 herë më të madhe se diametri i tyre (në rreshta për bërthamoret) ose të

përziera me rërë (për faroret). Kur fara do të zhvillojë rrënjë në thellësinë 0,5 cm – 1,5 cm dhe

kërcelli 5 cm – 15 cm, çohen në farishte. Farishtet ngrihen në tokë ranore-deltinore, të pasura

me lëndë organike dhe me sistem kullimi të mirë. Para ngritjes së tyre bëhet një plugim i thellë

dhe dezinfektim kundër hematodave dhe mikrogjallesave të tjera patogjene. Në vazhdimësi

hapen vllajat në gjerësi 1.5 m – 1.8 m dhe gjatësi 4 m – 6 m. Bimët e reja qëndrojnë në farishte

një vit, ku bëhet tëharrja e barërave të këqija, prashitja, ujitja dhe spërkatja për mbrojtjen e

filizave.

Figura 5.17. Shtratifikimi i farave të bajameve në arka druri

Pyetje

1. Pse nevojitet periudha e qetësisë?

2. Si i fusim farat në periudhën e qetësisë?

3. Ç’janë farishtet e bimëve barishtore?

4. Si krijohen farishtet në pemët frutore?

5. Pse duhen shtratifikuar farat e pemëve frutore?

Page 156: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Kuptimi se ç’është fidanishtja.

Përcaktimi i kritereve për vendin ku do të ngrihet fidanishtja.

Ngritja e një pemëtoreje.

Fidanishte quhet njësia ekonomike bujqësore që organizon prodhimin e fidanëve të pemëve

frutore, ullirit, agrumeve dhe hardhive sipas të gjitha hallkave të teknologjisë së kohës.

Filizat e rinj nga farishtja kalojnë në fidanishte që të formojnë madhësinë e domosdoshme për

t’u shartuar (fig. 13.2). Para se të mbillen në fidanishte ato krasiten rëndë dhe u këputet maja e

rrënjës kryesore. Lagësitë e mbjelljes së filizave të fidanishteve janë 30–40 cm midis rreshtave

dhe 40–30 cm midis filizave në rresht për pemët frutore qe rrezojnë gjethe ndërsa për ato qe

nuk i rrëzojnë gjethet, largësitë janë 40–50 cm në të dyja drejtimet. Në fidanishte mund të

mbillen drejtpërsëdrejti nga shtratifikimi farat e pjeshkës, kajsisë, arrës, bajames dhe disa herë

të kumbullës. Shërbimet kryesore që kryen në fidanishte janë: prashitjet, harrjet, ujitje dhe

plehërimi. Qëllimi kryesor është mënjanimi i degëzave horizontale, për t’i dhënë mundësi

zhvillimit kryesor, në mënyrë që të lehtësohet procesi i shartimit. Për të arritur këtë, hiqen

degëzime anësore deri në lartësinë 30 cm nga toka dhe pritet maja te degët e tjera, me

përjashtim të qendrës.

Klima e zonës ku vendoset fidanishtja duhet të lejojë zhvillimin e mirë të atyre specieve

drufrutore që kërkohet të përhapen në zonën ose në zonat përreth. Prodhimi i fidanëve të ullirit

dhe të agrumeve duhet të organizohet në zonat e ulëta dhe bregdetare, me klimë të butë gjatë

periudhës dimërore, kurse fidanët farorë mund të prodhohen edhe në zonat e larta të pemëtarisë,

ku dimri është më i ashpër. Tokat që zgjidhen për fidanishte duhet të jenë të sheshta, me tabanë

të thellë, të kulluara, të përshkueshme dhe të mund të ujiten gjatë të gjithë periudhës së

vegjetacionit. Tokat e rënda dhe ato shumë të lehta ranore të thata nuk janë të përshtatshme për

fidanishte frutore. Tokat e rënda pengojnë ajrosjen e rrënjëve, ndërsa ato ranore humbasin shumë

shpejt lagështirën dhe nuk sigurojnë furnizimin e bimëve me ujë. Për fidanët që shkulen me bukë

dheu, si agrumet dhe ulliri, duhet të zgjidhen toka me përbërje pak më të rëndë.

Fidanishtet zakonisht zënë sipërfaqe të vogla toke, por kërkojnë përqendrim të madh pune dhe

mjetesh për një periudhë të gjatë të vitit. Nga 1 ha fidanishte zakonisht prodhohen 30–40 mijë

Page 157: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

fidanë frutorë. Kjo do të thotë se nga 1 ha fidanishte mund të krijohen 50–60 ose 100–120 ha

pemëtore të reja. Pavarësisht nga madhësia dhe numri i fidanëve që do të prodhohen çdo vit,

ekonomia e fidanishtes përbëhet nga këta sektorë të rëndësishëm: 1. sektori i pemëtores mëmë

(të nënshartesave dhe mbishartesave), 2. sektori i shtimit, 3. sektori formimit.

1. Sektori i pemëtores mëmë është pjesa e fidanishtes ku mbillen pemët mëma për marrjen e

copave të nënshartesave dhe farat nga llojet e caktuara për nënshartesa.

2. Në sektorin e shtimit prodhohen nënshartesa farore ose vegjetative të rrënjëzuara. Në këtë

sektor prodhohen drejtpërdrejt fidanë të shtuar me copa të rrënjëzuara dhe të përshtatura nga

disa lloje, si: fiku, ulliri, shega, ftoi etj. Sipas mënyrës dhe qëllimit të shtimit, ky sektor

përbëhet nga farishtja dhe copëtorja. Farishte është pjesa e fidanishtes ku mbillen farat dhe

prodhohen filizat e nënshartesave. Zakonisht farishtet ndërtohen në fushë të hapur me shtretër

ose në sera të mbuluara. Zakonisht nga 1 dynym farishte sigurohen rreth 25–30 mijë filiza

farorë, kurse nga 1 m2 sipërfaqe të mbjella me fara ulliri, përftohen rreth 300–500 filiza.

Copëtorja është pjesa e fidanishtes ku mbillen copa të thjeshta për rrënjëzim.

3. Sektori i formimit ose shartesorja është pjesë e fidanishtes ku mbillen nënshartesat dhe

shartohen. Sipas kohës dhe vitit që fidanët mbahen në shartesore për shartimin dhe formimin,

dallojmë shartesore të vitit të parë, të vitit të dytë dhe në shumë raste edhe të vitit të tretë.

Për ngritjen e pemëtores duhen mbajtur parasysh:

a) Vlerësimi tekniko – ekonomik, duke kryer studime për gjendjen e tregut dhe të industrisë

përpunuese. Pemëtorja të ngrihet në ato zona ku nuk bëhen ndërtime urbane dhe industriale;

të ngrihet sa më afër rrugëve të transportit.

b) Zgjedhja e llojit dhe kultivarit. Ata duhet të plotësojnë kërkesat për klimë e tokë; pjekja t’i

përgjigjet tregut dhe industrisë përpunuese. Llojet dhe kultivarët duhet të kenë prodhimtari me

cilësi të lartë. Ato duhet të kenë qëndrueshmëri ndaj transportit, sëmundjeve dhe dëmtuesve.

c) Studimi i klimës. Klima duhet të lejojë kultivimin e të gjitha llojeve të pemëve frutore,

agrumeve për zonën e ngrohta, si dhe të ullirit, mollës, gështenjës për zonën e freskët.

Pemëtorja quhet e ngritur kur është kryer sistemimi sipërfaqësor, sistemi i kullimit, punimi

me qilizmë, plehërimi dhe piketimi i tokës.

Pyetje dhe detyra

1. Ç’quajmë fidanishte?

2. Cilat janë shërbimet që kryhen në fidanishte?

3. Si zgjidhet vendi për ngritjen e fidanishtes?

4. Cilat janë hallkat kryesore për prodhimin e fidanëve frutorë?

5. Cilët janë sektorët e fidanishtes?

6. Flisni mbi parimet e përgjithshme për ngritjen e pemëtores.

7. Kur quhet një pemëtore e ngritur?

Page 158: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Përcaktimi i termit bar i keq.

Njohja e efekteve dëmprurëse të barërave të këqija në bujqësi dhe blegtori.

Përcaktimi i anës pozitive të barërave të këqija.

Me emërtimin bar i keq do të kuptohet çfarëdolloj bimë që mbin e rritet në një parcelë të mbjellë

me një apo më shumë bimë të tjera. Barërat e këqija, pra, janë bimë të padëshirueshme që mbijnë

vetvetiu dhe dëmtojnë me praninë e tyre si bimët e kultivuara (ulin cilësinë dhe prodhimin e tyre),

ashtu edhe livadhet natyrore. Ato mund të sjellin dëme edhe në shëndetin e blegtorisë apo të

njerëzve.

Efektet dëmprurëse të tyre janë:

1. Ulin prodhimin e bimëve të kultivuara, në shumë raste më shumë sesa dëmtuesit dhe

sëmundjet.

2. Konkurrojnë bimët e kultivuara për elementet minerale dhe ujin, sepse kanë sistem

rrënjor më të zhvilluar.

3. Ulin cilësinë e prodhimit si pasojë e përzierjes së farërave të tyre me ato të prodhimit.

4. Një pjesë e tyre janë mbartëse të sëmundjeve dhe dëmtuesve.

5. Rrisin koston e prodhimit, vështirësojnë korrjen dhe pastrimin e farërave.

6. Një pjesë e tyre, që rriten në livadhet dhe kullotat natyrore, janë helmuese për kafshët.

7. Disa bimë të këqija ju shkaktojnë njerëzve alergji dhe sëmundje.

Barërat e këqija kanë edhe anët e tyre të mira, por dëmet që ato sjellin janë të mëdha.

1. Shtojnë lëndët organike te tokat ku ato rriten.

2. Kufizojnë gërryerjen e tokës.

3. Një pjesë e tyre shërbejnë si ushqim për njerëzit dhe kafshët.

Barërat e këqija më të përhapura në vendin tonë dhe që shkaktojnë dëme të vazhdueshme janë:

grashina e egër, margarita e egër, veronica, trasta e çobanit, ngjitësja, lulëkuqja e arrive, sinapi

i egër, kamomili, grami, tërshëra e egër, egjra, kokëmadhi, laboti, zhabina, rrodhja, kostreva

etj.

Barërat e këqija nuk rriten vetëm në parcelat e mbjella me kultura bujqësore, por edhe në

livadhe e kullota, ku shkaktojnë dëme në shëndetin e blegtorisë. Ato jo vetëm shkaktojnë ulje

Page 159: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

të prodhimit të kulturave bujqësore, por edhe dëme në blegtori, pasi një pjesë e tyre janë shumë

helmuese. Këto barëra mund të përcaktohen si dëmtuese të prodhimit blegtoral. Barërat e

këqija më dëmprurëse në kullota dhe livadhe janë: rrodhja (Xanthsium strumarium), jonxha e

vogël e egër (Medikago minima) etj. Disa nga barërat e këqija i japin erë të keqe qumështit,

disa të tjera pakësojnë prodhimin e qumështit, por ka dhe nga ato që shkaktojnë sëmundje të

brendshme te kafshët.

Shkaqet e rritjes dhe përhapjes së barërave dëmtuese në livadhe e kullota janë të shumta, por

më të përhapurat janë nga:

1. shfrytëzimi joracional i livadheve dhe i kullotave,

2. mosluftimi i tyre me masa agroteknike,

3. ruajtja për një kohë të gjatë e aftësisë mbirëse të farave për disa vjet,

4. fakti se kemi mjaft bimë shumëvjeçare që shtohen si me farë, ashtu edhe me rrugë

vegjetative.

Pyetje

1. Ç’quajmë barëra të këqija?

2. Cilat janë efektet negative të barërave të këqija në kulturat bujqësore?

3. Çfarë dëmi sjellin bimët e dëmshme në blegtori?

4. Cilët janë faktorët kryesorë që përhapin shpejt barërat e këqija?

Page 160: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Njohja e mënyrave të shumëzimit të barërave të këqija.

Dallimi i barërave të këqija shumëvjeçare që shtohen me farë nga ato që shtohen me

rrugë vegjetative.

Përcaktimi i mënyrave të përhapjes së barërave të këqija.

Barërat e këqija shumëzohen në dy mënyra: a) seksuale (me farë) dhe b) joseksuale (vegjetative).

Barërat e këqija që shumëzohen me farë, sipas jetëgjatësisë, i kemi: një-, dy- dhe shumëvjeçare.

Ato, duke ruajtur fuqinë mbirëse për një kohë të gjatë, janë të përhapura masivisht në parcelat

që kultivohen në kultura të ndryshme bujqësore, por edhe në pemëtore, vreshta, ullishta,

livadhe dhe kullota. Vetëm një bimë, lulëkuqja, prodhon brenda një vegjetacioni 17 000 fara.

Shtimi joseksual ose vegjetativ kryhet në bimë një-, dy- dhe shumëvjeçare.

Mënyrat e shtimit vegjetativ janë të shumta, por më kryesoret janë:

a) : Janë kërcej nëntokësore që rriten horizontalisht, duke formuar nyja dhe në

secilin prej tyre dalin mbi tokë filiza të rinj, nën tokë rrënjë të reja; përfaqësues – grami.

b) : Stolonët janë kërcej si dhe rizomat, por që zhvillohen mbi dhe nën

sipërfaqen e tokës, por në një thellësi më të vogël sesa rizomat, p.sh. talla, grami etj.

c) Zhardhoku është grumbullimi i amidonit në qelizat e stolonëve.

Zhardhokët kanë formë eliptike ose sferike me madhësi të ndryshme, që përbëhen nga

cipa, tuli dhe sytha. Barërat e këqija që shtohen me anë të zhardhokëve janë patatja e

egër, panxhari i egër, karota e egër etj. Zhardhokët kanë aftësi që në dimër të rrinë në

qetësi dhe në pranverë të zhvillojnë lastare.

Shndërrimi i rrënjëve të disa barërave të këqija quhet metamorfozë. Ndër shndërrimet më

kryesore të rrënjëve të barërave të këqija mund të përmenden:

a) Shtohen rrota e egër, rrepa e egër, panxhari i egër dhe lëpjeta

të ndryshme.

Page 161: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

b) Shërbejnë për shtimin vegjetativ të disa

barëra të këqija, si: lulepatatja, selepi i egër etj.

c) Shtohen luleshqiponja e egër, urthi i drurëve.

d) Me këto lloje rrënjësh shumëzohet me rrënjë

vegjetative kuskuta si bar i keq parazitar.

Barërat e këqija përhapen me fara dhe me pjesë vegjetative. Farat apo pjesët vegjetative mund

të transportohen nga një parcelë në tjetrën nëpërmjet njerëzve, kafshëve, ujit dhe erës.

Gjatë transportit të farave të bimëve të kultivuara njeriu ka çuar edhe farat e barërave të këqija

nga një zonë në një tjetër dhe nga një vend në tjetrin. Edhe nëpërmjet mospërpunimit të mirë të

plehrave organike njeriu ka ndikuar në përhapjen e barërave të këqija nga një zonë në tjetrën.

Një pakujdesi tjetër që mund të çojë në përhapjen e barërave të këqija është mospastrimi i

makinave mbjellëse apo edhe kombajnave korrëse e shirëse. Në këtë rast, duke kaluar nga një

parcelë në tjetrën, makineritë bëjnë përhapjen e farave të ndryshme në këto parcela të cilat

mund të mbillen me specie të tjera.

Përveç njeriut, edhe kafshët mund t’i përhapin farërat e barërave të këqija në largësi të mëdha;

kjo sidomos në farat e barërave të këqija të kullotave.

Era gjithashtu përhap veçanërisht ato farëra që kanë ndërtim të tillë trupi, organe të të cilit

shkëputen shpejt nga era. Shumë farëra dhe organe të tjera vegjetative të barërave mund të

përhapen nëpërmjet ujit, gjatë rënies së reshjeve dhe sidomos në kanalet që përdoren për ujitjen e

kulturave të mbjella. Disa farëra mund të përhapen nëpërmjet disa lloje kandrash, të cilat

gjezdisin në lulet e barërave të këqija dhe farërat e tyre ato i transportojnë në vende të ndryshme.

Pyetje dhe detyra

1. Sa lloje të shtimit të barërave të këqija kemi?

2. Cilat bimë sipas jetëgjatësisë shtohen më shumë me farë?

3. Cilat janë mënyrat e shtimit vegjetativ të barërave të këqija?

4. Cilat janë barërat e këqija që shtohen me anë të shndërrimit të rrënjëve?

5. Me anë të kujt bëhet përhapja e barërave të këqija?

6. Gjeni dhe sillni në klasë barëra të këqija që shtohen me farë, me rizome, me stolonë dhe

me zhardhokë.

Page 162: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

5.23. KLASIFIKIMI I BARËRAVE TË KËQIJA

Objektivat

Klasifikimi i barërave të këqija sipas jetëgjatësisë, kulturave dhe stinëve.

Klasifikimi i barërave të këqija sipas kërkesës për lagështirë, dritë dhe mënyrës së luftimit.

Njohja e disa prej barërave të këqija më të përhapura në zonë.

Në varësi të jetëgjatësisë, barërat e këqija ndahen në: njëvjeçare, kur jetojnë më pak se një vit;

dyvjeçare, jeta e të cilave zgjat deri në dy vjet; shumëvjeçare, kur jetojnë më shumë se dy vjet.

Barërat njëvjeçare zakonisht ndahen në verore dhe dimërore. Të parat mbijnë në vjeshtë ose në

dimër dhe prodhojnë farëra në pranverë ose në fillim të verës. Si rregull, ato prekin kulturat e

vjeshtës, p.sh. drithërat. Në këtë grup futet tërshëra e egër, rrodhja, kamomili etj. Barërat

verore zakonisht mbijnë në pranverë dhe japin farë në vjeshtë. Zakonisht ato rriten në ngastrat

e mbjella me pambuk, duhan, misër etj.; nga më kryesoret mund të përmendim labotin,

kostrevën, muharin, nenën, tallen, dredhjen e arave.

Barërat e këqija dyvjeçare vitin e parë formojnë rozetën e gjetheve, kurse vitin e dytë lulëzojnë

dhe prodhojnë fare. Në këtë grup bëjnë pjesë një numër i kufizuar bimësh, si: karota e egër,

gjembi etj. megjithëse shumica e barërave shumëvjeçare prodhojnë farë, talla, dredhja e arave

dhe gjembi shumëvjeçar.

Sipas kërkesave që kanë për temperaturë, barërat e këqija ndahen në: dimërore e verore, kurse

sipas lagështirës që duan, ndahen në kserofitë dhe hidrofitë. Një ndarje tjetër e barërave të

këqija bëhet sipas kulturave ku shfaqen. Kështu, ka barëra të këqija që rriten në drithërat e

vjeshtës, si dhe barëra që rriten në misër, pambuk, oriz etj.

Nga barërat më të përhapura në vendin tonë dhe që shkaktojnë dëme të vazhdueshme janë:

tërshëra e egër, egjra, rrodhja, lulëkuqja, kokemalli, sinapi, gjembi etj. Më kryesoret janë:

Grami (cynodondactylon), familja gramore

Pëlqen me shumë zonat e ngrohta. Në vendin tonë është i përhapur në të gjitha zonat bujqësore.

Shtohet kryesisht në mënyrë vegjetative, por edhe me farë. Është i qëndrueshëm ndaj thatësirës,

sepse rizomat e tij zhvillohen deri në thellësinë 30–35 cm. Ngricat e dimrit e shkatërrojnë. Mënyra

më e mirë e luftimit është plugimi gjatë verës deri në thellësinë e rizomave, të cilat, duke dalë në

sipërfaqe, thahen dhe shkatërrohen. Në ngastrat e prekura rëndë duhet të zbatohet një sistem i tillë

qarkullimi bujqësor që gjatë verës të mos ketë bimë të kultivuara.

Page 163: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Tërshëra e egër (Avena fatua) familja gramore

Në vendin tonë është shumë e përhapur në ngastrat e mbjella me të lashta. Zakonisht piqen

para të lashtave, por ka edhe raste kur piqen në të njëjtën kohë dhe përzihen me prodhimin. Në

fazat e para të rritjes është shumë e vështirë të dallohet nga tërshëra e kultivuar. Është

njëvjeçare dhe shumohet me farë. Mbin shpejt, zakonisht bashkë me kulturën, dhe është e

dëmshme; kur kultura bazë është e rrallë, për luftimin e saj përdoren herbicide selortinë, si:

moxan, suffix dhe puma.

Grashina (Vicia spp), familja fluturore

Rëndom prek drithërat e vjeshtës. Lulëzon zakonisht në prill dhe piqet në maj–qershor. Si bimë

kacavjerrëse që është shpesh shkakton rrëzimin e të lashtave; është e ndjeshme ndaj

herbicideve 2,4-d, MCPA dhe herbicideve me bazë squfuri.

Kokëmadhja(Phalarsi spp), familja gramore

Është bar shumë i dëmshëm, që prek kultura të ndryshme në mjaft zona të vendit tonë, sidomos

të lashtat. Pëlqen më shumë toka të rënda e me lagështirë. Luftohet me vështirësi, sepse mbi të

vepron një numër i kufizuar herbicidesh.

Egjra (Lobium spp), familja gramore

Egjra është shumë e përhapur në vendin tonë. Në disa zona ka dendësi shumë të madhe,

sidomos në ngastrat e mbjella me të lashta.

Sinapi (Sinapis arvensis), familja kryqore

Nga ky lloj bari preken kryesisht të lashtat, por edhe bimët prashitëse sidomos ato të sheqerit.

Ai shumë i ndjeshëm ndaj thatësirës; farat e tij ruajnë aftësi mbirëse dhe luftohet me lehtësi.

Lulëkuqja (Papaver rhoeas)

Është e përhapur në drithërat e vjeshtës; ul shumë prodhimin në ato vite e zona kur ngastrat

janë shumë të prekura; është e ndjeshme ndaj herbicideve të ndryshme dhe luftohet lehtë.

Gjembi i bardhë (Cirsinum arvense), familja e kompozitëve

Është bar shumëvjeçar i cili shumohet me lastarë rrënjorë e me fara. Lulëzon në periudhën

maj–qershor dhe frutifikon në korrik–shtator. Gjendet më shumë në zonat mesdhetare

kontinentale, ku dëmton pothuajse të gjitha kulturat bujqësore.

Dredhja e arave (Convolulus avensis)

Kjo është bimë shumëvjeçare e familjes dredhore, që shtohet me fara dhe lastarë rrënjorë.

Bima lulëzon në maj dhe frutifikon në qershor–shtator.

Pyetje

1. Si i klasifikojmë barërat e këqija sipas jetëgjatësisë?

2. Si i klasifikojmë barërat e këqija sipas kërkesës për temperaturë?

3. Si i klasifikojmë barërat e këqija sipas kërkesës për lagështirë?

4. Si i klasifikojmë barërat e këqija sipas kulturave bujqësore ku shfaqen?

5. Cilat janë barërat e këqija më të përhapura?

Page 164: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Njohja e metodave kryesore të luftimit të barërave të këqija.

Klasifikimi i herbicideve sipas barërave që shkatërrojnë dhe vendit ku përdoren.

Dallimi i herbicideve që përdoren para mbirjes dhe pas mbirjes.

Ka shumë metoda të luftimit të barërave të këqija, por më kryesoret janë:

Metoda agroteknike,

Metoda fizike,

Metoda mekanike,

Metoda biologjike,

Metoda kimike.

Metoda agroteknike përmbledh dy hallka: Atë parandaluese, që nënkupton përdorimin e

farave, plehrave organike dhe të çdo materiali tjetër të pastër dhe njëkohësisht pastrimin para

përdorimit të makinerive bujqësore. Këto masa janë të efektshme vetëm kundër barërave që

përhapen nga veprimtaria e njeriut, por nuk kanë asnjë ndikim në barërat që përhapen me anë

të erës, ujit dhe kafshëve. Atë vepruese, që ka të bëjë me qarkullimin bujqësor, përgatitjen e

mirë të shtratit të mbjelljes, përdorimin e farave me tregues sasiorë dhe cilësorë të lartë,

sigurimin e një numri të caktuar bimësh për njësinë e sipërfaqes, si dhe kryerjen e të gjitha

shërbimeve në kohë dhe në cilësi që nga mbirja deri në mbledhjen e prodhimit.

Metoda fizike është nga metodat me të hershme, e cila jep efekte në sipërfaqe të vogla,

sidomos në farishtet e perimeve dhe të duhanit, duke bërë shkuljen e barërave të këqija me dorë.

Metoda mekanike ka të bëjë kryesisht me punimin e tokës me mjete mekanike dhe

njëkohësisht luftimin e barërave të këqija me: freza, lesa, disqe dhe kultivatorë (frezim, lesim,

diskim, kultivim që u kryhen bimëve gjatë vegjetacionit).

Metoda biologjike ka të bëjë kryesisht me armiqtë natyrorë, të cilët dëmtojnë, hanë ose

zhdukin barërat e këqija. Veprimi i dëmtuesve, baktereve, nematodeve, shpendëve ndaj këtyre

barërave të këqija sjell si rezultat uljen e ndjeshme të shkallës së dëmit të kulturave.

Metoda kimike është metoda që përdoret gjerësisht sot dhe konsiston në përdorimin e

disa preparateve kimike helmuese për barërat e këqija, por jo për bimën e kultivuar. Të gjitha

preparatet kimike që përdoren për luftimin e barërave të këqija quhen herbicide dhe janë të

lëngshme.

Page 165: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Herbicidet mund të klasifikohen në bazë të mënyrës së aplikimit, si dhe në bazë të veprimit të

tyre mbi bimën bujqësore dhe barërat e këqija. Ato mund të ndahen në:

1. Herbicide që përdoren mbi bimët e mbira. Bimët e kultivuara kanë qëndrueshmëri

të ndryshme ndaj herbicideve, prandaj kur spërkasim mbi bimë të kultivuara duhet të

jemi shumë të kujdesshëm që të mos i dëmtojmë ato.

2. Herbicide që përdoren në tokë (para mbirjes së bimëve të kultivuara). Spërkatjet

me këto herbicide bëhen para mbirjes së farave, para bimës së kultivuar ose para

mbirjes së të dyjave. Në këto raste, zakonisht spërkatja bëhet njëkohësisht me mbjelljen.

Gjatë përdorimit të këtij grupi herbicidesh duhet të kemi parasysh se barërat janë më të ndjeshme

në fazat e para të zhvillimit të tyre; prandaj dhe herbicidet duhet të përdoren në këtë periudhë.

Në bazë të mënyrës së veprimit të tyre mbi barërat e këqija, herbicidet i ndajmë në:

1. Herbicide kontakti, që dëmtojnë barërat e këqija vetëm në pjesët që bien në kontakt

me herbicidin. Një herbicid kontakti kur bie mbi një bar shumëvjeçare shkatërron

vetëm pjesën mbitokësore, kurse rrënjët nuk i prek; ato vitin e ardhshëm japin filizin

e ri. Ndër herbicidet e kontaktit që përdoren gjerësisht mund të përmendim

DINOSEB, RENTA KLORFENOL (R, C, R), BROMOXINIL etj.

2. Herbicide sistemi. Këto herbicide, pasi bien në sipërfaqen e gjetheve të bimës, futen

në brendësi të qelizave dhe qarkullojnë në të gjithë bimën nëpërmjet gypave përçues

të saj. Në këtë mënyrë ato dëmtojnë gjithë bimën e barërave të këqija, pavarësisht se

cilën pjesë të bimës prekin. Efekti veprues i tyre zgjat 1–4 javë pas spërkatjes. Nga

herbicidet e sistemit mund të përmendim: MCPA, 2,4-D, MCPB, dalapon amino-

triazole dhe barban.

Bazuar mbi efektivitetin ndaj specieve të ndryshme të barërave të këqija, ato mund të

ndahen në:

– Herbicide selektive, që dëmtojnë vetëm disa bimë të këqija, por jo të tjerat.

– Herbicide joselektive, që dëmtojnë edhe barin e keq, edhe bimën e kultivuar.

Në qoftë se menjëherë pas spërkatjes bie shi, herbicidet shpëlahen dhe, për rrjedhim, efekti i

tyre bie. Përdorimi i dozave më të larta të herbicideve është i dëmshëm, sepse rrit koston e

prodhimit, ul selektivitetin e përgatesës, shton rrezikun e mbetjes së një sasie në tokë. Efekti

helmues i herbicideve shtohet në temperaturat e larta. Ndodh disa herë të arrihen përfundime të

mira nga përdorimi i një përzierje herbicidesh.

Barërat e këqija më të përhapura në të lashtat janë ato gjethegjera shumëvjeçare që luftohen me

vështirësi. Për luftimin e tyre përdoret 2,4-D (spichormidi) dy deri katër javë para korrjes.

Efekt pozitiv ai jep edhe për luftimin e barërave njëvjeçare sidomos në fazën e 4–5 gjetheve.

Shqetësim për të lashtat sot është tërshëra e egër, sepse farat e saj qëndrojnë në tokë pa u

dëmtuar për shumë vjet dhe mbijnë sapo u krijohen kushtet e përshtatshme. Për luftimin e

tërshërës së egër përdoren këto herbicide: Avadeksi, Barba, Suffi, Bidisi, Avenge, të cilat

përdoren në fazën e 2–4 gjetheve të para.

Page 166: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Luftimi i barërave të këqija të misrit. Herbicidet më të efektshme për luftimin e barërave të

këqija janë ato të familjes së atrazinës, e cila përfshin majazinën, simazinën dhe që efektin e

japin para mbirjes.

Luftimi i barërave të këqija te patatja. Me shfaqjen e filizave të parë te patatja bëhet një

spërkatje me një nga këto herbicide: denoseb, linuron, monolinuron, terbutrunë, trertazinë.

Luftimi i barërave të këqija te panxhari i sheqerit. Zakonisht për të pastruar barërat e këqija

duhet spërkatur me: enduthal, propham, medinoterb, lenacil, pyrazon.

Pyetje dhe detyra

1. Cilat janë metodat kryesore që luftojnë barërat e këqija?

2. Cilat futen te masat parandaluese?

3. Përshkruani masat agroteknike për luftimin e barërave të këqija.

4. Ku konsiston metoda kimike për të luftuar barërat e këqija?

5. Si klasifikohen herbicidet sipas barërave të këqija që ato shkatërrojnë, vendit ku përdoren

dhe kohës?

6. Cilat janë herbicidet kryesore që luftojnë barërat e këqija në disa kultura bujqësore?

Page 167: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Përcaktimi i termit të qarkullimit bujqësor.

Përcaktimi i epërsisë së mbjelljes së një kulture ndaj mbjelljes së shumë kulturave në

një sipërfaqe toke.

Njohja e përparësive të qarkullimit bujqësor.

Kur kultivojmë në një ngastër të njëjtën bimë për vite me radhë, prodhimi i saj fillon e bie.

Kështu, prodhuesit ndërrojnë në mënyrë të programuar kulturat nga një vit në tjetrin. Me

termin qarkullim bujqësor do të kuptojmë ndërrimin e bimëve të arave në hapësirë dhe në

kohë sipas një plani të caktuar, që ka si qëllim rritjen e vazhdueshme të pjellorisë së tokës, të

rendimentit të bimëve, të bashkërenduar me të gjithë faktorët agronomikë që kushtëzojnë

prodhimin bimor.

Praktika e qarkullimeve bujqësore njihet që në kohë të lashta dhe është e zbatuar në mënyra të

ndryshme, sipas sistemeve të bujqësisë, fazave të zhvillimit të shoqërisë njerëzore, zhvillimit të

forcave prodhuese dhe marrëdhënieve në prodhim.

Sistemet intensive të bujqësisë, për sa i përket shpërndarjes kohore dhe hapësinore të bimësisë,

klasifikohen në:

Sistemi i monokulturës,

Sistemi i qarkullimeve bujqësore.

Sistemi i monokulturës nënkupton mbjelljen e një kulture në të njëjtën sipërfaqe toke për

një periudhë të gjatë vitesh. Ai ka këto përparësi:

a) krijon një specializim të prodhuesit,

b) krijon mundësinë e shfrytëzimit më të mirë të mekanikës bujqësore,

c) thjeshtohet organizimi dhe administrimi i ndërmarrjeve bujqësore.

Nga ana tjetër, nëpërmjet sistemit monokulturë, ndodh një shfrytëzim i njëanshëm i tokës, pasi

duke mbjellë për një kohë të gjatë të njëjtën bimë merren nga toka të njëjtat lëndë ushqyese.

Gjithashtu mundësohet shtimi i barërave të këqija dhe i sëmundjeve dhe dëmtuesve, të cilët

prekin bimët që do të mbjellim. Edhe koeficienti i shfrytëzimit të tokës është më i ulët pasi

kemi një shfrytëzim të tokës vetëm në sezonet ku kultivohet bima që ne mbjellim.

Page 168: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Përparësitë e qarkullimeve bujqësore janë këto:

1. Përmirëson strukturën e tokës. Kur në një ngastër mbjellim vazhdimisht të njëjtën bimë,

të gjitha ndërhyrjet agroteknike në tokë bëhen në të njëjtën mënyrë dhe po në atë thellësi

punimi. Si rrjedhim krijohen shtresa të forta që vështirësojnë lëvizjen e ujit. Në varësi të

kulturës që mbillet, toka plugohet në thellësi të ndryshme. Po kështu edhe rrënjët e bimëve,

duke mos pasur të njëjtën gjatësi, depërtojnë në thellësi të ndryshme, duke bërë ajrim më të

mirë të tokës, duke shtuar lëndën organike dhe aftësinë ujëmbajtëse të saj.

2. Mbrohet toka nga gërryerja. Sipërfaqet e pambuluara (pa mbulesë bimore), sidomos gjatë

periudhës së dimrit, nën veprimin e reshjeve gërryhen. Prandaj sistemet e qarkullimit hartohen

të tilla që ngastrat të jenë vazhdimisht nën kulturë. Kur një ngastër caktohet për një kulturë

pranverore, paraprakisht mbillet në vjeshtë me një bishtajore që korret në pranverë.

3. Rritet sasia e azotit në tokë. Me një sistem të përshtatshëm qarkullimi shmanget shpëlarja

e azotit dhe e lëndëve të tjera ushqyese, sepse ato i thith vetë bima.

4. Luftohen barërat e këqija. Siç e pamë, në çdo lloj bimë të kultivuar shfaqet një numër i

caktuar barërash të këqija, të cilave cikli vegjetativ i përshtatet me ciklin vegjetativ të kulturës që

ne mbjellim. Duke ndërruar kulturat që mbjellim në të njëjtën parcelë, p.sh., duke mbjellë një

kulturë dimërore pas një kulture pranverore, lehtësohet shumë luftimi i barërave të këqija si me

mjete agroteknike, ashtu edhe me mjetë kimike. Disa barëra të këqija (rrodhja) pëlqejnë më

shumë tokat e ujitshme. Kur në këto toka kultivojmë bimë që nuk kërkojnë ujitje, barërat nuk

shfaqen. Gjithashtu në kulturat verore nuk mund të luftohen grami ose talla që shumëzohen me

rizoma dhe rrugë të tjera vegjetative. Këto toka duhet të kultivohen me bimë vjeshtore–dimërore;

gjatë verës të jenë të lira për të bërë punime të thella. Disa bimë, si: luledielli, kërpi, panxhari,

thekra etj., janë mbytëse të barërave të këqija, prandaj ato duhet të futen rregullisht në qarkullim.

5. Luftohen dëmtuesit dhe sëmundjet. Dëmtues të sëmundjeve të ndryshme vetëm me disa

bimë të kultivuara. Mbijetesa e tyre varet nëse gjejnë ose jo bimë të llojit që shërbejnë për

shtegtare. Kur kultura ndërrohet, parazitët nuk gjejnë ushqimin e duhur dhe zhduken.

6. Rritet prodhimi. Shumë të dhëna eksperimentale tregojnë se me zbatimin e qarkullimeve,

prodhimi rritet në mënyrë sistematike në saje të rritjes së pjellorisë së tokës dhe infeksionit më

të ulët nga barërat e këqija dhe sëmundjeve të dëmtuesve.

Pyetje dhe detyra

1. Ç’kuptoni me qarkullim bujqësor?

2. Përkufizoni mbjelljen e një kulture.

3. Cilat janë përparësitë e mbjelljes së një kulture dhe të mbjelljes së shumë kulturave?

4. Jepni shembuj të mbjelljeve bashkëshoqëruese.

5. Përkufizoni mbjelljen e një kulture.

6. Cilat janë përparësitë e mbjelljes së një kulture dhe të mbjelljes së shumë kulturave?

7. Jepni shembuj të mbjelljeve bashkëshoqëruese.

8. Cilat janë përparësitë e qarkullimit bujqësor?

9. Si i lufton qarkullimi bujqësor sëmundjet dhe dëmtuesit?

Page 169: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Objektivat

Njohja e elementeve bazë të qarkullimit bujqësor.

Njohja e faktorëve që kërkojnë bimët në një sistem qarkullimi bujqësor.

Hartimi i disa sistemeve të qarkullimit bujqësor.

Elementet bazë që përbëjnë një qarkullim bujqësor janë:

struktura e kulturave,

renditja e kulturave,

madhësia e fushës,

rotacioni.

Me strukturë kulturash do të kuptojmë numrin dhe përpjesëtimet relative të shprehura në

përqindje të kulturave që marrin pjesë në qarkullim ndaj sipërfaqes totale.

Me renditje të kulturave do të kuptojmë radhën sipas së cilës kulturat mbillen njëra pas tjetrës

në një fushë të qarkullimit bujqësor. Renditja përbën elementin më të rëndësishëm teknik.

Kriteret e përcaktimit të saj lidhen me ndikimin e ndërsjellë ndërmjet bimëve që mbillen. Ajo

vendoset duke u mbështetur në veçoritë biomorfologjike dhe kompleksin agronomik që kërkon

çdo lloj bime, në mënyrë që ato të ndikojnë sa më mirë në rendimentin dhe pjellorinë e tokës.

Kështu, duhen marrë parasysh kërkesat specifike për elementet e ushqimit mineral. Kjo është

veçanërisht e rëndësishme për bimët me konsum të lartë siç janë perimet.

Gjethoret, si: sallata, çikorja, spinaqi, brokoli, lakra, lulelakra, lakra e Brukselit etj.,

kanë më shumë nevojë për azot;

Frutorët, si: pjepri, kungulli, shalqiri, trangulli, domatja, speci, patëllxhani etj., kanë

më shumë nevojë për fosfor;

Rrënjorët, si: qepa, hudhra, preshi, karota, panxhari i kuq, rrepa etj., kanë më shumë

nevojë për potas.

Gjithashtu, bimët e përafërta nuk duhen mbjellë njëra pas tjetrës.

Kungulloret: kastraveci, kungulli, shalqiri etj.;

Lakra: brokoli, lakra, lulelakra, lakra e Brukselit;

Domate: domatja, patëllxhani, speci dhe patatja;

Panxhar: panxhari, spinaqi.

Page 170: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Leguminozet: bizele, fasule, bathe.

Qepet: qepa, hudhra, preshi.

Brenda renditjes së rëndësishme është përcaktimi i vendit që do të zërë hallka përmirësuese, që

janë bimë të cilat me veçoritë e tyre ndikojnë pozitivisht mbi cilësitë fizike, kimike e

biologjike të tokës, duke rritur rendimentin e bimës pasardhëse. Si bimë të tilla mund të

përmendim bishtajoret shumëvjeçare livadhore, bishtajoret njëvjeçare.

Madhësia e fushës, duke qenë element organizativ e teknik, kërkon një përcaktim të kujdesshëm.

Fusha e qarkullimit bujqësor duhet të ketë madhësi optimale të volitshme, me qëllim që të lejojë

një trajtim efektiv të masave agroteknike dhe organizative brenda afateve optimale. Kështu,

punimi, mbjellja, shërbimet e trajtimet gjatë vegjetacionit, ujitja etj. janë faza të zhvillimit të

prodhimit që nuk pranojnë diferencime të ndjeshme në kohë brenda së njëjtës fushë.

Fusha shumë të mëdha mund të çojnë në diferencime për shkak të pamundësisë së zbatimit të

këtyre masave dhe në këtë mënyrë zhvillimi i bimëve brenda fushës do të jetë jouniform.

Fushat shumë të vogla çojnë në shtimin artificial të qarkullimeve ose në zgjatjen e ciklit të tyre.

Fushat e qarkullimit përbëhen nga grupimet e ngastrave fqinje të përafërta agronomike. Për një

qarkullim të dhënë madhësia e fushës përcaktohet nga kultura me sipërfaqe më të vogël në

strukturat e qarkullimit.

Mund të bëjmë edhe grupimin e kulturave, kur kjo sipërfaqe është më e vogël se vlerat

optimale, të tilla si: grurë + elb + tërshërë, fasule + sojë etj.

Rotacioni shpreh periudhën që i duhet një bimë në qarkullim për të përshkuar të gjitha fushat

dhe për t’u rikthyer përsëri në fushën fillestare. Kjo periudhë lidhet me gjatësinë e afatit të

qarkullimit dhe është e barabartë me të. Në rastet kur në qarkullim merr pjesë një fushë me

bimë shumëvjeçare (jonxhë), rotacioni merr një kuptim tjetër. Këtu shfaqen dy rotacione

brenda të njëjtit qarkullim: njëri i bimëve njëvjeçare dhe tjetri i kulturës shumëvjeçare.

Për të hartuar një sistem qarkullimi bujqësor të përshtatshëm, përveç parimeve të mësipërme si

dhe kushteve tokësore, klimatike, mekanike dhe ekonomike, duhet të marrim në konsideratë

edhe bimën që është më e përhapur dhe më e përshtatur në një zonë të caktuar, p.sh. në zona ku

kultivohen më shumë patate dhe perime.

1. patate;

2. bizele, bathë, presh, sallatë;

3. lakër, spinaq;

4. karota, panxhar i kuq, rrepë.

Page 171: Agronomi e Pergjithshme [Unlocked by Www.freemypdf.com]

Në zona me përhapje më të madhe të drithërave të vjeshtës.

1. drithëra – panxhar sheqeri – drithëra;

2. grurë, elb, duhan;

3. grurë, elb, misër;

4. grurë, jonxhë, misër;

5. grurë, elb, jonxhë.

Ose

1. tërfil (bishtajore livadhore),

2. grurë (të lashta),

3. misër (prashitëse + pleh organik),

4. grurë (të lashta),

5. misër (prashitëse + pleh organik).

Në zona ku është më i përhapur pambuku:

1. pambuk – pambuk – bishtajore – misër,

2. pambuk – drithëra – bishtajore verore,

3. pambuk – bishtajore – misër.

Për zonat më të përshtatshme për duhanet orientale:

1. duhan – duhan – drithëra,

2. duhan – drithëra,

3. duhan – drithëra – bishtajore dimërore.

Qarkullimi me bimë shumëvjeçare (jonxha):

1. jonxhë (bishtajore livadhore),

2. misër,

3. grurë (të lashta),

4. misër (prashitëse + pleh organik),

5. grurë (të lashta).

Pyetje dhe detyra

1. Cilët janë faktorët për ndërrimin e një kulture?

2. Cilat janë elementet bazë të qarkullimit bujqësor?

3. Cilat futen te kushtet ekonomike, klimatike dhe mekanike për një sistem të qarkullimit

bujqësor?

4. Hartoni një sistem qarkullimi bujqësor, duke pasur parasysh kulturën më të përhapur në

zonën tuaj (drithë, pambuk, duhan).