11
REPUBLIKA E KOSOvEs - PEnYliJIHKA KOCOBO - REPUBLIC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHI1 CY.r. CONSTITUTIONAL COURT Prishtine, me 8 prill 2019 Nr. ref.:RK 1344/19 AK1VENDIM PER PAPRANUESHMERI ne rastin nr. KI78/18 Parashtrues Pashk Malota Vleresim i kushtetutshmerise se Aktvendimit te Kolegjit te Apelit te Dhomes se Posa~me te Gjykates Supreme te Republikes se Kosoves per ~eshtjet ne lidhje me Agjencine Kosovare te Privatizimit, nr. AC-I-17-0466-Ao01, te 12 prillit 2018 GJYKATAKUSHTETUESE E REPUBLIKES SE KOSOvES e perbere nga: Arta Rama-Hajrizi, kryetare Bajram Ljatifi, zevendeskryetar Bekim Sejdiu, gjyqtar Selvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtare Gresa Caka-Nimani, gjyqtare Safet Hoxha, gjyqtar Radomir Laban, gjyqtar Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare dhe Nexhmi Rexhepi, gjyqtar Parashtruesiikerkeses 1. Kerkesa eshte parashtruar nga Pashk Malota nga fshati Zhdrelle, komuna e Gjakoves (ne tekstin e metejme: parashtruesi i kerkeses), te cilin e perfaqeson Teki Bokshi, avokat nga Gjakova.

AK1VENDIM PER PAPRANUESHMERI - gjk-ks.orggjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/04/ki_78_18_av_shq.pdf · lende, pasi ndermarrja shoqerore ishte duke lU nenshtruar procedures se likuidimit

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

REPUBLIKA E KOSOvEs - PEnYliJIHKA KOCOBO - REPUBLIC OF KOSOVO

GJYKATA KUSHTETUESEYCTABHI1 CY.r.

CONSTITUTIONAL COURT

Prishtine, me 8 prill 2019Nr. ref.:RK 1344/19

AK1VENDIM PER PAPRANUESHMERI

ne

rastin nr. KI78/18

Parashtrues

Pashk Malota

Vleresim i kushtetutshmerise se Aktvendimit te Kolegjit te Apelit teDhomes se Posa~me te Gjykates Supreme te Republikes se Kosoves

per ~eshtjet ne lidhje me Agjencine Kosovare te Privatizimit,nr. AC-I-17-0466-Ao01, te 12 prillit 2018

GJYKATAKUSHTETUESE E REPUBLIKES SE KOSOvES

e perbere nga:

Arta Rama-Hajrizi, kryetareBajram Ljatifi, zevendeskryetarBekim Sejdiu, gjyqtarSelvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtareGresa Caka-Nimani, gjyqtareSafet Hoxha, gjyqtarRadomir Laban, gjyqtarRemzije Istrefi-Peci, gjyqtare dheNexhmi Rexhepi, gjyqtar

Parashtruesiikerkeses

1. Kerkesa eshte parashtruar nga Pashk Malota nga fshati Zhdrelle, komuna eGjakoves (ne tekstin e metejme: parashtruesi i kerkeses), te cilin e perfaqesonTeki Bokshi, avokat nga Gjakova.

Vendimi i kontestuar

2. Parashtruesi i kerkeses konteston Aktvendimin e Kolegjit te Apelit te Dhomes sePosa<;mete Gjykates Supreme te Republikes se Kosoves per <;eshtjetne lidhje meAgjencine Kosovare te Privatizimit (ne tekstin e metejme: Kolegji i Apelit), nr.AC-I-17-0466-AoOl, te 12prillit 2018.

Objekti i ~eshtjes

3. Objekt i <;eshtjeseshte vleresimi i kushtetutshmerise se vendi mit te kontestuar,me te cilin pretendohet se jane shkelur te drejtat e parashtruesit te kerkeses tegarantuara me nenet 21 [Parimet e Pergjithshme], 22 [Zbatimi i Drejtperdrejtei Marreveshjeve Nderkombetare], 31 [E Drejta per Gjykim te Drejte dhe tePaanshem], 53 [Interpretimi i Dispozitave per te Drejtat e Njeriut], 46 [Mbrojtjae Prones] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqesore] te Kushtetutes se Republikes se Kosoves(ne tekstin e metejme: Kushtetuta) si dhe nenin 6 (E drejta per nje proces terregullt) te Konventes Evropiane per te Drejtat e Njeriut (ne tekstin e metejme:KEDNJ).

Bazajuridike

4. Kerkesa bazohet ne paragrafet 1 dhe 7, te nenit 113 [Juridiksioni dhe Palet eAutorizuara] te Kushtetutes, ne nenet 22 [Procedimi i kerkeses] dhe 47 [KerkesaIndividuale] te Ligjit per Gjykaten Kushtetuese te Republikes se Kosoves, nr.03/L-121 (ne tekstin e metejme: Ligji) dhe ne rregullin 32 [Parashtrimi ikerkesave dhe pergjigjeve] te Rregullores se punes se Gjykates Kushtetuese teRepublikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Rregullorja e punes).

5. Me 31 maj 2018, Gjykata miratoi ne seancen administrative plotesim-ndryshimin e Rregullores se punes, e cila u publikua ne Gazeten Zyrtare teRepublikes se Kosoves me 21 qershor 2018 dhe hyri ne fuqi 15 (pesembedhjete)dite pas publikimit te saj. RIjedhimisht, gjate shqyrtimit te kerkeses, Gjykata ireferohet dispozitave juridike te rregullores se re ne fuqi.

Procedura ne Gjykaten Kushtetuese

6. Me 6 qershor 2018, parashtruesi e dorezoi kerkesen ne Gjykaten Kushtetuese teRepublikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Gjykata).

7. Me 16 qershor 2018, u perfundoi mandati gjyqtareve: Snezhana Botusharovadhe Almiro Rodrigues. Me 26 qershor 2018, u perfundoi mandati gjyqtareve:Altay Suroy dhe Ivan Cukalovic.

8. Me 9 gusht 2018, Presidenti i Republikes se Kosoves emeroi gjyqtaret e rinj:Bajram Ljatifi, Safet Hoxha, Radomir Laban, Remzije Istrefi-Peci dhe NexhmiRexhepi.

9. Me 16 gusht 2018, Kryetarja e Gjykates caktoi gjyqtaren Remzije Istrefi-Pecigjyqtare raportuese dhe Kolegjin shqyrtues, te perbere nga gjyqtaret: BekimSejdiu (kryesues), Selvete Gerxhaliu-Krasniqi dhe Gresa Caka-Nimani.

2

10. Me 14 shtator 2018, Gjykata informoi perfaqesuesin e parashtruesit te kerkesesper regjistrimin e kerkeses dhe kerkoi nga ai qe te plotesoje formularin zyrtar teGjykates, si dhe te dorezoje autorizimin per perfaqesimin e parashtruesit paraGjykates, brenda nje afati prej 15 (pesembedhjete) ditesh nga dita e pranimit teshkreses.

11. Me 1tetor 2018, brenda afatit te percaktuar, parashtruesi dorezoi dokumentet ekerkuara ne Gjykate.

12. Me 9 tetor 2018, Gjykata i dergoi nje kopje te kerkeses Dhomes se Posa~me teGjykates Supreme per ~eshtjet ne lidhje me Agjencine Kosovare te Privatizimit(ne tekstin e metejme: Dhoma e Posa~me) dhe Agjencise Kosovare tePrivatizimit (ne tekstin e metejme: AKP).

13. Me 27 shkurt 2019, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtares raportuesedhe i rekomandoi Gjykates papranueshmerine e kerkeses.

Permbledhja e fakteve te rastit

14. Ne vitet e 90-ta, parashtruesit te kerkeses iu kishte nderprere marredhenia epunes ne ndermarrjen shoqerore "Bee" (ne tekstin e metejme: Ndermarrjashoqerore), pa pelqimin e tij. Lidhur me anulimi e marredhenies se punes edheGjykata Komunale ne Gjakove (ne tekstin e metejme: Gjykata Komunale), kishtenxjerre Aktvendimin [Nr. 125/94] te 6 shtatorit 1994.

15. Ne nje date te pacaktuar, parashtruesi i kerkeses kishte paraqitur propozim peranulimin e aktvendimit te lartpermendur.

16. Me 27 janar 1998, Gjykata Komunale permes Aktgjykimit [C. nr. 242/94] eaprovoi propozimin e parashtruesit te kerkeses dhe anuloi Aktvendimin [Nr.125/94] e Gjykates Komunale. Me ate rast, Gjykata Komunale urdheroindermarrjen shoqerore qe ta ktheje parashtruesin ne pune.

17. Me 18 prill 1998, ndermarrja shoqerore paraqiti ankese kunder Aktgjykimit [C.nr. 242/94] te Gjykates Komunale.

18. Me 9 qershor 2006, Gjykata e Qarkut ne Peje [Ac.nr. 125.02] anuloi Aktgjykimin[C. nr. 242/94] e Gjykates Komunale dhe ia ktheu ~eshtjen ne rigjykim dherivendosje.

19. Me 18 maj 2012, Gjykata Komunale [Aktvendimi C. nr. 486/06), u deklaruajokompetente per ta vendosur rastin dhe padia iu dergua Kolegjit te Specializuarte Dhomes se Posa~me per ~eshtjet ne lidhje me Agjencine Kosovare tePrivatizimit (ne tekstin e metejme: Kolegji i Specializuar).

20. Me 21janar 2016, Kolegji i Specializuar ia percolli padine dhe dokumentacioninpercjelles AKP-se.

21. Me 2 shkurt 2016, AKP-ja, si perfaqesuese e ndermarrjes shoqerore, e dorezoipergjigjen ne padi dhe parashtroi kerkese per pezullimin e procedures ne kete

3

lende, pasi ndermarrja shoqerore ishte duke lU nenshtruar procedures selikuidimit.

22. Me 18 korrik 2017, Kolegji i Specializuar me Aktvendimin C-I1-14-0036-Co001vendosi qe: procedura ne lidhje me lenden e parashtruesit te pezullohet pasindermarrja shoqerore eshte ne procedure te likuidimit; se C;dokerkese perrihapje te nje lende te pezulluar do te trajtohet si lende ere; dhe se lenda epezulluar per shkak te likuidimit te ndermarrjes shoqerore konsiderohet lendee mbyllur. Kolegji i Specializuar theksoi se parashtruesi eshte dashur t'idrejtohet Komisionit te Likuidimit te ndermarrjes shoqerore, duke qene se kyautoritet i likuidimit eshte ivetmi entitet qe ka te drejte te kontrolloje, te trajtoje,dhe t'ju pergjigjet padive/kerkesave ne te cilat pale e paditur eshte ndermarrjashoqerore ne likuidim.

23. Me 2 gusht 2017, parashtruesi i kerkeses paraqiti ankese kunder Aktvendimit teKolegjit te Specializuar [C-II.-14-0036-Co001] ne Kolegjin e Apelit, dukekerkuar qe te prishet Aktvendimi i Kolegjit te Specializuar dhe lenda te kthehetne rishqyrtim.

24. Me 30 janar 2018, Dhoma e Posac;me i dergoi parashtruesit te kerkeses verejtjeper pagesen e takses gjyqesore ne shume prej 20 (njezet) euro.

25. Me 12 prill 2018, Kolegji i Apelit, me Aktvendimin nr. AC-I-17-0466-Aoo01,konstatoi se ankesa e parashtruesit te kerkeses kunder Aktvendimit te Kolegjitte Specializuar [C-II.-14-0036-Co001] konsiderohet e terhequr pasiparashtruesi i kerkeses nuk kishte paguar taksen gjyqesore. Kolegji i Apelit, nderte tjera, arsyetoi:

"Ne baze te nenit 3.1 te Udhezimit Administrativ nr. 01/2017 te KeshillitGjyqesor te Kosoves (KGJK), percaktimi i takses gjyqesore per t'u paguarne kohen kur eshte paraqitur kerkesa, eshte i bazuar ne vleren e kontestit,respektivisht ne natyren e kerkeses.

Neni 2.4 i UA-se e percakton se shprehja 'kerkese' perdoret per padi,kunderpadi, ankese, kundershtim, kerkese, revizion, propozim perekzekutim. Ky udhezim administrativ, i aplikueshem prej 1majit 2017 perunifikimin e taksave gjyqesore te DHPGJS-se, percakton qe ankuesi duhette paguaje shumenfikse prej 20 euro kur e parashtron ankesen.

Pasi qe ankuesi {parashtruesi i kerkesesJ nuk e ka paguar taksen gjyqesoresic;eshte kerkuar nga ai, permes njoftimit (verejtjes) sedates 30janar 2018,e cila iu eshte dorezuar perfaqesuesit te ankuesit me 31janar 2018, dhe ainuk ka paraqitur kerkese per t'u liruar nga pagesa e takses gjyqesore,Kolegji i Apelit konsideron se ankesa eshte terhequr".

Pretendimet e parashtruesit te kerkeses

26. Parashtruesi i kerkeses pretendon se Kolegji i Apelit me Aktvendimin [AC-I-17-0466-Ao001], i ka shkelur atij te drejtat e garantuara me nenet 21 [Parimet ePergjithshme], 22 [Zbatimi i Drejtperdrejte i Marreveshjeve Nderkombetare],31 [E Drejta per Gjykim te Drejte dhe te Paanshem], 53 [Interpretimi i

4

Dispozitave per te Drejtat e Njeriut], 46 [Mbrojtja e Prones] dhe 54 [MbrojtjaGjyqesore] te Kushtetutes si dhe nenin 6 (E drejta per nje proces te rregullt) teKEDNJ-se.

27. Parashtruesi i kerkeses fillimisht pretendon aplikim te gabuar te legjislacionitnga Kolegji i Apelit, duke theksuar se kerkesa e Kolegjit te Apelit qe afati prej 15(pesembedhjete) diteve qe te paguaje taksen gjyqesore ne lidhje me ankesen eparashtruar ne Kolegjin e Apelit eshte e paligjshme pasi gabimisht eshteinterpretuar Udhezimi Administrativ nr. 1/2017 per Unifikimin e TaksaveGjyqesore i Keshillit Gjyqesor te Kosoves, i cili Ene nenin 5.5.1 dhe 5·5·2]parasheh: "nese taksa per parashtrese nuk paguhet deri ne datenperfundimtare sipas ketij neni dhe kur nuk ekzistojne kushtet per lirimin ngadetyrimi per pagesen e saj, gjykata do te hedh poshte parashtresen, meperjashtim te parashtresave lidhur me mjetet e goditjes". Lidhur me kete,parashtruesi pretendon se atij iu eshte shkelur e drejta per "qasje ne drejtesi" egarantuar me nenin 6 te KEDNJ-se".

28. Sa i perket pretendimit per shkelje te se drejtes per mbrojte te prones,parashtruesi i kerkeses i referohet c;eshtjesse kthimit te pronave ne Kosove, dukepohuar se ato duhet t'i kthehen ish-pronareve. Ai pohon se "Gjykata duhet tekete parasysh Propozimin Gjitheperfshires per Zgjidhjen e Statusit te Kosoves[Pakon Ahtisaari] dhe ne vec;anti nenit 8.6 qe percakton, nder te tjera, se"Kosova do t'i trajtoje me prioritet te gjitha c;eshtjete kthimit te pronave [...J,siC; parashihet me Aneksin VII" te Pakos Ahtisaari.

29. Sipas parashtruesit te kerkeses, Pakoja Ahtisaari kerkon po ashtu qe Kuvendi iKosoves te miratoje, nder te tjera "Ligjin per Kthimin e Prones". Ai pohon, sesipas nenit 1.1te Kushtetutes, "Kushtetuta ne te gjitha dispozitat e saj duhet tejete ne perputhje me Pakon Ahtisaari dhe duhet te interpretohet ne pajtim mePakon Ahtisaari". Gjithashtu, ai i referohet nenit 46 te Kushtetutes qe garantonmbrojtjen e prones duke specifikuar me tej se, fakti qe nuk eshte nxjerre endenje ligj per kthimin e pronave perben shkelje te Kushtetutes dhe te PakosAhtisaari dhe mohon keshtu te drejten e kthimit te prones te garantuar meKEDNJ.

30. Lidhur me kete pike, parashtruesi thekson se "kthimi i prones" eshte e drejtethemelore e garantuar me KEDNJ dhe marre parasysh nenet 22 dhe 53 teKushtetutes, Gjykata Kushtetuese duhet t'i interpretoje te drejtat e tij neharmoni me vendimet gjyqesore te Gjykates Evropiane per te Drejtat e Njeriut(ne tekstin metejme: GJEDNJ).

31. Ne fund, parashtruesi kerkon nga Gjykata qe t'i anuloje dhe t'i deklarojejokushtetues Aktvendimin e Kolegjit te Specializuar [C-II.-14-0036-CoOOl] dheAktvendimin e Kolegjit te Apelit [AC-I-17-0466-AooOl].

Pranueshmeria e kerkeses

32. Gjykata se pari shqyrton nese kerkesa i ka permbushur kriteret epranueshmerise, te percaktuara me Kushtetute dhe te specifikuara me tej meLigj dhe te parapara me Rregullore te punes.

5

33. Ne kete drejtim, Gjykata, fillimisht, i referohet paragrafeve 1dhe 7, te nenit 113[Juridiksioni dhe Palet e Autorizuara] te Kushtetutes, te cilet percaktojne:

«1.Gjykata Kushtetuese vendos vetem per rastet e ngritura para gjykatesne menyre ligjore nga pala e autorizuar.f ...J7. Individet jane te autorizuar te ngrene shkeljet nga autoritetet pub like tete drejtave dhe lirive te tyre individuale, te garantuara me Kushtetute,mirepo vetem pasi te kene shteruar te gjitha mjetet juridike te percaktuarame ligj".

34. Gjykata, gjithashtu, i referohet nenit 49 [Afatet] te Ligjit, i cili parasheh:

«Kerkesa parashtrohet brenda afatit prej kater (4) muajsh. Afatifillon teece qe nga dita kur parashtruesit ieshte dorezuar vendimi gjyqesor. f ...J".

35. Ne rastin konkret, Gjykata konstaton se parashtruesi i kerkeses e ka parashtruarkerkesen si individ dhe si pale e autorizuar, kerkesen e ka parashtruar brendaafateve te percaktuara me nenin 49 te Ligjit dhe pas shterjes se te gjitha mjetevejuridike te parapara me Iigj.

36. Megjithate, Gjykata gjithashtu i referohet nenit 48 [Saktesimi i kerkeses] teLigjit, i cili parasheh:

«Parashtruesi i kerkeses ka per detyre qe ne kerkesen e tij te qartesojsaktesisht se cilat te drejta dhe liri pretendon se ijane cenuar dhe cili eshteakti konkret iautoritetit publik te cilin parashtruesi deshiron ta kontestoj".

37. Gjykata po ashtu i referohet paragrafit (2), te rregullit 39 [Kriteret epranueshmerise] te Rregullores se punes, qe parasheh:

«(2) Gjykata mund ta konsideroje kerkesen te papranueshme, nese kerkesaeshte qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi nuk deshmon dhe nukmbeshtete ne menyre te mjaftueshme pretendimin e tij".

38. Gjykata rikujton se parashtruesi i kerkeses fillimisht pretendon se KoIegji iApelit [Aktvendimi nr. AC-I-17-0466-Aoo01] ia ka shkelur te drejten per gjykimte drejte dhe te paanshem. Ne Iidhje me kete, ai pretendon se KoIegji i Apelit nekundershtim me dispozitat ligjore e ka konsideruar ankesen e parashtruesit teterhequr dhe gjithashtu i ka mohuar atij te drejten e qasjes ne drejtesi,perkatesisht qasjes ne Gjykate.

39. Lidhur me pretendimet e parashtruesit te paraqitura ne kerkesen e tanishme,Gjykata veren se ato jane pothuajse identike me pretendimet e ngritura nekerkesen KI62/18, per te cilen Gjykata tashme ka vendosur. Edhe faktet e rastite edhe procedurat e zhvilluara prane autoriteteve publike jane pothuajseidentike me ato ne rastin e tanishem. (Shih rastin e Gjykates Kushtetuese,KI62/18, parashtruese Nadlije Gojani, Aktvendim per papranueshmeri i 27shtatorit 2018, paragrafet 22-28 per sa i takon pretendimeve dhe paragrafet 36-49 per sa i takon arsyetimit te Gjykates).

6

40. Ne kete drejtim, sikurse ne rastin KI62/18, Gjykata perserite dhe rithekson senuk eshte detyre e Gjykates Kushtetuese te merret me gabimet e faktit ose teligjit qe pretendohet te jene bere nga gjykatat e rregullta gjate vleresimit teprovave apo zbatimit te ligjit (ligjshmerise), pervec; dhe per aq sa ato mund tekene shkelur te drejtat dhe lirite e mbrojtura me Kushtetute (kushtetutshmeria).Ne te vertete, eshte roli i gjykatave te rregullta qe te interpretojne dhe zbatojnerregullat perkatese te se drejtes procedurale dhe materiale. (Shih, mutatismutandis, Aktgjykimin e Gjykates Evropiane per te Drejtat e Njeriut (ne tekstine metejme: GJEDNJ) te 21 janarit 1999, Garcia Ruiz kunder Spanjes, nr.30544/96, paragrafi 28; shih po ashtu, rastin e Gjykates Kushtetuese KI62/18,parashtruese Nadlije Gojani, cituar me lart).

41. Roli i Gjykates Kushtetuese eshte qe te siguroje pajtueshmerine me te drejtat egarantuara me Kushtetute dhe instrumentet e tjera ligjore. Prandaj, GjykataKushtetuese nuk mund te veproje si "gjykate e shkalles se katert". (Shih rastet eGjykates Kushtetuese, KI86/n, parashtrues i kerkeses Milaim Berisha,Aktvendim per papranueshmeri, i 5 prillit 2012 dhe KI62/18, parashtrueseNadlije Gojani, cituar me lart).

42. Ne rastin e parashtruesit te kerkeses, Gjykata rikujton se Kolegji i Apelitkonsideroi ankesen e tij te terhequr thjeshte per arsye procedurale dhe nuktrajtoi fare ankesen e parashtruesit kunder Kolegjit te Specializuar nepermbajtje, pasi qe ai perkunder verejtjes se derguar nga Kolegji i Apelit nuk ekishte paguar taksen gjyqesore te parapare ne nenin 13 te UdhezimitAdministrativ nr.01/2017 te Keshillit Gjyqesor te Kosoves, qe percakton se per"ankesat e ish-punetoreve kunder vendimeve te shkalles se pare Iidhur mepagat e papaguara nga ana e ndermarrjeve shoqerore te cilat jane ne proceste privatizimit/Iikuidimit [taksa gjyqesore eshte] 20 Euro".

43. Gjykata veren se Kolegji i Apelit i ka vleresuar dhe interpretuar dispozitat ligjorene lidhje me taksen gjyqesore dhe vendimin e tij e kishte arsyetuar duke u bazuarne Ligjin per Proceduren Kontestimore, dhe ne baze te nenit 3.1 te UdhezimitAdministrativ nr. 01/2017 te Keshillit Gjyqesor te Kosoves. Ne kete aspekt,Kolegji i Apelit kishte arsyetuar se parashtruesi i kerkeses "nuk e ka paguartaksen gjyqesore si<;eshte kerkuar nga ai, permes njoftimit (verejtjes) se dates30 janar 2018, e ciia iu eshte dorezuar perfaqesuesi te ankuesit me 31 janar2018" dhe, per me teper "nuk ka paraqitur kerkese per t'u Iiruar nga taksa

... "gJyqesore.

44. Gjykata konsideron se perfundimet e Kolegjit te Apelit jane arritur pas njeshqyrtimi te dispozitave relevante ne lidhje me taksat gjyqesore dhe faktit qeparashtruesi i kerkeses nuk kishte paguar taksen gjyqesore dhe nuk kishte berekerkese per lirim nga kjo pagese.

45. Te gjitha c;eshtjet,te cilat ishin relevante per vendosjen ne lidhje me mospagesene takses gjyqesore nga parashtruesi i kerkeses, ishin shqyrtuar siC;duhet ngaKolegji i Apelit. Te gjitha arsyet materiale dhe ligjore qe lidhen me vendimin ekontestuar u analizuan dhe si rrjedhoje, Gjykata konkludon se procedurat negjykatat e rregullta, te shikuara ne teresine e tyre ishin te drejta. (Shih, mutatismutandis, Aktgjykimi i GJEDNJ-se i 21 janarit 1999, Garcia Ruiz kunder

7

Spanjiis, nr. 30544/96, paragrafet 29 dhe 30; shih po ashtu, rastin e GjykatesKushtetuese KI62/18, parashtruese Nadlije Gojani, cituar me lart).

46. Sa i perket pretendimit te parashtruesit te kerkeses per shkeljen e te drejtes sesaj per qasje ne gjykate si rezultat i kerkeses se Kolegjit te Apelit per pagesen etakses gjyqesore, Gjykata rikujton se, sipas praktikes gjyqesore te GJEDNJ-se,kerkesa per te paguar takse gjyqesore per c;eshtje civile ne lidhje me padite apoankesat, per te cilat gjykatat duhet te vendosin, nuk mund te konsiderohet sikufizim i te drejtes per qasje ne gjykate qe eshte e papajtueshme, per se, me tedrejten per gjykim te drejte dhe te paanshem. (Shih Aktgjykimin e GJEDNJ-se,te 30 nentorit 2005, Podbielski dhe PPU Polpure kundiir Polonisii, nr. 39199/98,paragrafi 64).

47. Andaj, shuma e takses gjyqesore e vleresuar nen driten e rrethanave te rastit tecaktuar, duke perfshire mundesine e parashtruesve per ta paguar ate dhe faza eprocedures ne te cilen taksa gjyqesore eshte vendosur, jane faktor qe duhet temerren parasysh kur te vendoset nese personit i eshte respektuar e drejta perqasje ne gjykate. (Shih, mutatis mutandis, Aktgjykimin e GJEDNJ-se,Podbielski dhe PPU Polpure kundiir Polonisii, nr. 39199/98, te 30 nentorit 2005,paragrafi 64).

48. Ne lidhje me kete, Gjykata konsideron se parashtruesi i kerkeses nuk kaparaqitur deshmi, fakte dhe argumente qe tregojne se shuma e takses gjyqesoreper te cilen eshte obliguar parashtruesi, mundesite e tij per te paguar ate si dherrethanat e rastit te tij ne pergjithesi kane ndikuar ne te drejten e tij per qasje negjykate, ashtu sic;parashihet me nenin 31 te Kushtetutes dhe nenin 6 te KEDNJ-se. Per me teper, parashtruesi perkunder verejtjes se derguar nga Kolegji i Apelitas nuk kishte paraqitur kerkese per lirimin nga taksa gjyqesore, ashtu sic;ishtepara pare me kornizen ligjore ne fuqi. Perkitazi me shkeljet e pretenduara teparashtruesit te kerkeses ne lidhje me te drejten per mbrojtjen e prones sipasnenit 46 te Kushtetute dhe te drejten e kthimit te prones per ish-pronaret,perkatesisht kerkeses se parashtruesit per nxjerrjen e nje ligji per kthimin epronave, pervec;referencave ne Kushtetute, nuk paraqet ndonje fakt apo deshmise si keto dispozitajane relevante per rastin e tij.

49. Gjithsesi, Gjykata e sheh te nevojshme te sqaroje c;eshtjen e kthimit te prones nedrite te pretendimeve te pergjithshme te parashtruesit si dhe ekskluzivisht nelinje me praktiken gjyqesore te GJEDNJ-se ne kete aspekt. Rrjedhimisht, per sai takon pretendimit te parashtruesit se "kthimi i proniis iishtii e drejtiifondamentale e garantuar me KEDNJ", perkatesisht nenin 1te Protokollit nr. 1te KEDNJ-se, Gjykata ne vazhdim do t'i referohet vendimeve kryesore teGJEDNJ-se ne te cilat eshte diskutuar c;eshtja e kthimit te prones,aplikueshmeria e garancive te nenit 1te Protokollit nr. 1te KEDNJ-se ne aspektte kthimit te prones, dhe obligimet qe Shtetet Anetare te Keshillit te Evropes (netekstin e metejme: Shtetet Kontraktuese) kane ne kete drejtim. (Shih, mesautoriteteve tjera, Aktgjykimin e GJEDNJ-se te 4 marsit 2003, Jantner kundiirSllovakisii, nr. 39050/97, paragrafi 34;Aktgjykimin e GJEDNJ-se [DHM], te 10korrik 2002, Gratzinger dhe Gratzingerova kundiir Republikiis geke, nr.39794/98, paragrafet 70-74.)

8

50. Gjykata veren se ne vendimet e Iartpermendura te GJEDNJ-se, ne paragrafetspecifik te cituar me Iart, inter alia, thuhet qe neni 1i Protokolli nr. 1te KEDNJ-se nuk mund te interpretohet sikur imponon obligime te pergjithshme mbiShtetet Kontraktuese qe te rikthejne pronen e cila iu eshte transferuar atyre parase te ratifikonin KEDNJ-ne. Ky eshte parimi i pare baze. Ky nen po ashtu nukmund te interpretohet ashtu qe i njejti i kufizon lirine e Shteteve Kontraktuesete determinojne fusheveprimin e kthimit te prones apo zgjedhjen e kushteve nente cilat do te behet rikthimi i prones tek ish-pronaret e tyre. Ky eshte parimi idyte baze. (Shih Aktgjykimin e GJEDNJ-se, Jantner kunder Sllovakise, cituarme Iart, paragrafi 34).

51. Praktika gjyqesore e GJEDNJ-se me tutje tregon qe, ne vec;anti, ShtetetKontraktuese gezojne nje "hapesire te gjere vIeresimi" ("wide margin ofappreciation'] ne lidhje me perjashtimin e disa kategorive te ish-pronareve nganje e drejte e tille. Aty ku kategorite e caktuara te pronareve jane perjashtuar nekete menyre, kerkesat e tyre per kthim nuk mund te konsiderohet se perbejnenje "pritje Iegjitime" ("legitimate expectation'] qe terheqjzgjon keshtumbrojtjen e nenit 1 te Protokollit nr. 1 te KEDNJ-se. Ky eshte parimi i trete irendesishem. (Shih Aktgjykimin e GJEDNJ-se [DHM], te 10 korrikut 2002,Gratzinger dhe Gratzingerova kunder Republikes (:eke, nr. 39794/98,paragrafet 70-74). Ne anen tjeter, si parim i katert baze, eshte e rendesishme tepotencohet qe, ne momentin qe nje Shtet Kontraktues i cili e ka ratifikuarKEDNJ-ne, perfshire dhe Protokollin nr. 1, e nxjerr nje ligj ne baze te te cilitparasheh kthim te teresishem apo te pjesshem te prones se konfiskuar nga njeregjim i kaluar, atehere legjislacioni i tille konsiderohet si Iegjislacion i cHigjeneron nje te drejte te re pronesie e cila mbrohet, ne kete rast, nga nenin 1iProtokollit nr. 1 te KEDNJ-se, per te gjithe ata persona te cilet i plotesojnekushtet e percaktuara me ate ligj. (Shih vendimet e GJEDNJ-se te cituara melart).

52. Pra, si konkluzion, Gjykata veren se KEDNJ dhe praktika gjyqesore e GJEDNJ-se: (i) nuk i obligon Shtetet Kontraktuese qe te nxjerrin nje Ligj per kthimin eprones; (ii) iu Iejon Shteteve Kontraktuese liri te konsiderueshme ne vendosjendhe determinimin e fusheveprimit te kthimit te prones dhe zgjedhjen e kushtevete aplikueshme per nje gje te tille; (iii) iu mundeson Shteteve Kontraktuese tepercaktojne dhe/ose perjashtojne kategori te caktuara nga e drejta per kthim teprones; dhe (iv) i obligon Shtetet Kontraktuese qe, ne rastet kur vet kanevendosur qe te nxjerrin ligj per kthimin e prones, te respektojne te drejten permbrojtje te prones te garantuar me nenin 1te Protokolli nr. 1te KEDNJ-se meqene raste te tilla mbrojtja nga ky nen eshte e drejte e garantuar me KEDNJ. Ketojane kater parimet e pergjithshme lidhur me c;eshtjen e "kthimit te prones", nebaze te KEDNJ-se dhe jurisprudences se GJEDNJ-se, tashme te konsoliduar nekete drejtim.

53. Ne rastin konkret, Gjykata veren se ne Republiken e Kosoves nuk ka nje ligj tevec;ante per kthim te pronave dhe si rrjedhoje kerkesat per kthim te pronave nukmund te bazohen ne garancite qe i ofron neni 1 i Protokollit nr. 1te KEDNJ-seapo, mutatis mutandis, ne garancite e nenit 46 [Mbrojtja e Prones] teKushtetutes. Kjo, siC;u shpjegua me lart, per arsyen e vetme qe kerkesat perkthim te pronave nuk mund te konsiderohen se perbejne nje "pritje Iegjitime"perderisa nuk ekziston nje ligj per kthim te pronave.

9

54. Po ashtu, perkitazi me shkeljet e tjera te pretenduara te parashtruesit te kerkesesne lidhje me nenet 21 [Parimet e Pergjithshme], 22 [Zbatimi i Drejtperdrejte iMarreveshjeve Nderkombetare], 53 [Interpretimi i Dispozitave per te Drejtat eNjeriut], dhe 54 [Mbrojtja Gjyqesore], Gjykata veren se pervec; referencave nedispozitat e Kushtetutes, parashtruesi nuk paraqet ndonje fakt apo deshmi se siatij i jane shkelur keto te drejta nga Kolegji i Apelit.

55. Gjykata rikujton se fakti i thjeshte qe parashtruesi i kerkeses nuk eshte i kenaqurme rezultatin e vendimeve te gjykatave te rregullta apo permendja e neneve teKushtetutes nuk eshte e mjaftueshme per te ndertuar nje pretendim per shkeljekushtetuese. Kur pretendohen shkelje te tilla te Kushtetutes, parashtruesi ikerkeses duhet te paraqes pretendimet ne menyre te arsyetuar dhe meargumente bindese. (Shih rastin e Gjykates Kushtetuese, nr. KI136/14,parashtrues Abdullah Bajqinca, Aktvendim per papranueshmeri i 10 shkurtit2015, paragrafi 33).

Permbledhje

56. Gjykata konstaton se parashtruesi i kerkeses nuk ka paraqitur deshmi, fakte dheargumente qe tregojne se procedurat para Kolegjit te Apelit kane paraqitur nendonje menyre shkelje kushtetuese te te drejtave te tij te garantuara meKushtetute, ne te cilat thirret parashtruesi i kerkeses.

57. Rrjedhimisht, Gjykata vjen ne perfundim se kerkesa eshte qartazi e pabazuar nebaza kushtetuese dhe duhet te deklarohet e papranueshme, ne pajtim me nenin113.7 te Kushtetutes, nenin 48 te Ligjit dhe rregullin 39 (2) te Rregullores sepunes.

10

PER KETO ARSYE

Gjykata Kushtetuese e Republikes se Kosoves, ne pajtim me nenin 113.1 dhe 113.7 teKushtetutes, nenin 47 te Ligjit dhe rregullin 39 (1) (b) te Rregullores se punes, me 27shkurt 2019, njezeri

VENDOS

I. TA DEKLAROJE kerkesen te papranueshme;

II. T'UA KUMTOJE kete vendim paleve;

III. TA PUBLIKOJE kete vendim ne Gazeten Zyrtare, ne pajtim me nenin20-4 te Ligjit; dhe

IV. Kyvendim hyn ne fuqi menjehere.

tes Kushtetuese

11