9
RU'L!UI.IKA F h.OS()\ F. . "i · I'IIIYli...1I1KA K(K 'OUO· REPUBLIC OF KOSO\'{) GJYKATA KUSHTETUESE YCfABHH CY,U CONSTITUTIONAL COURT Prishtinc, me 18 ncntor 2013 Nr. ref.: lU<492/ 13 AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI ne Rastin Nr. KI103/13 Parashtrues Mazllum Zena Kerkese per vleresimin e kushtetutshmerise se Aktgjykimit te Gjykates Supreme, Rev. Nr. 297/2010, te 2 majit 2013, dhe Aktgjykimit te Gjykates se Qarkut te Pejes, AC. nr. 73/2009, te 28 qershorit 2010 GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKES SE KOSOvEs e perbere nga: Enver Hasani, Kryetar Ivan Cukalovic, Zevendeskryetar Robert Carolan, gjyqtar Altay Suroy, gjyqtar Almiro Rodrigues, gjyqtar Snezhana Botusharova, gjyqtare Kadri Kryeziu, gjyqtar, dhe Arta Rama-Hajrizi, gjyqtare Parashtruesi i kerkeses 1. Parashtrues i kerkeses eshte Mazllum Zena, nga fshati Malesi e Vogel (Radoste), komuna e Rahovecit.

AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIper mosperjashtimin e tij eshte kerkuar nga ai inkasimi i mjeteve financiare mbi 70% dhe permiresimi i sjelljeve me konsumatorin. 11. Me 5 nentor 2003,

  • Upload
    others

  • View
    9

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIper mosperjashtimin e tij eshte kerkuar nga ai inkasimi i mjeteve financiare mbi 70% dhe permiresimi i sjelljeve me konsumatorin. 11. Me 5 nentor 2003,

RU'L!UI.IKA F h.OS()\ F.."i · I'IIIYli...1I1KA K(K 'OUO· REPUBLIC OF KOSO\'{)

GJYKATA KUSHTETUESE YCfABHH CY,U

CONSTITUTIONAL COURT

Prishtinc, me 18 ncntor 2013 Nr. ref.: lU<492/ 13

AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI

ne

Rastin Nr. KI103/13

Parashtrues

Mazllum Zena

Kerkese per vleresimin e kushtetutshmerise se Aktgjykimit te Gjykates Supreme, Rev. Nr. 297/2010, te 2 majit 2013, dhe Aktgjykimit te Gjykates

se Qarkut te Pejes, AC. nr. 73/2009, te 28 qershorit 2010

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKES SE KOSOvEs

e perbere nga:

Enver Hasani, Kryetar Ivan Cukalovic, Zevendeskryetar Robert Carolan, gjyqtar Altay Suroy, gjyqtar Almiro Rodrigues, gjyqtar Snezhana Botusharova, gjyqtare Kadri Kryeziu, gjyqtar, dhe Arta Rama-Hajrizi, gjyqtare

Parashtruesi i kerkeses

1. Parashtrues i kerkeses eshte Mazllum Zena, nga fshati Malesi e Vogel (Radoste), komuna e Rahovecit.

Page 2: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIper mosperjashtimin e tij eshte kerkuar nga ai inkasimi i mjeteve financiare mbi 70% dhe permiresimi i sjelljeve me konsumatorin. 11. Me 5 nentor 2003,

Vendimi i kontestuar

2. Parashtruesi konteston Aktgjykimin e Gjykates Supreme Rev. nr. 297/2010, te 18 prill it 2013 dhe Aktgjykimi i Gjykates se Qarkut te Pejes AC. nr. 73/2009, te 28 qershorit 2010. Aktgjykimin e Gjykates Supreme Rev. nr. 297/2010, parashtruesi e ka pranuar me 25 qershor 2013.

Objekti i .;eshtjes

3. Objekti i t<eshtjes se kesaj kerkese eshte vleresimi i kushtetutshmerise se Aktgjykimit te Gjykates Supreme Rev. nr. 297/2010 te 2 majit 2013 dhe Aktgjykimit te Gjykates se Qarkut te Pejes AC. nr. 73/2009 te 28 qershorit 2010, perkitazi me shkeljen e supozuar te se drejtes ne pune.

Baza juridike

4. Neni 113.7 i Kushtetutes, neni 47 i Ligjit per Gjykaten Kushtetuese te Republikes se Kosoves nr. 03/L-121 te 16 dhjetorit 2008, i hyr ne fuqi me 15 janar 2009 (ne tekstin e metejme: Ligji) dhe rregulli 56.2 i Rregullores se punes se Gjykates Kushtetuese te Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Rregullorja e punes).

Procedura ne Gjykaten Kushtetuese

5. Me 16 korrik 2013, parashtruesi e dorezoi kerkesen ne Gjykate.

6. Me 5 gusht 2013, Kryetari emeroi Zevendeskryetarin Ivan Cukalovic, Gjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues te perbere nga gjyqtaret: Altay Suroy (kryesues), Snezhana Botusharova (anetare) dhe Arta Rama-Hajrizi (anetare).

7. Me 13 shtator 2013, Gjykata Kushtetuese, permes Sekretariatit njoftoi parashtruesin e kerkeses dhe Gjykaten Supreme per regjistrimin e kerkeses.

8. Me 16 tetor 2013, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e Gjyqtarit raportues dhe i rekomandoi Gjykates, ne perberje te plote, papranueshmerine e kerkeses.

Permbledhja e fakteve

9. Me 1 qershor 2002, parashtruesi Iidhi kontrate pune (kontrata nr. 630, e 24 qershorit 2002) me Kompanine Rajonale te Ujesjellesit Hidrosistemi Radoniqit ne Gjakove (ne tekstin e metejme: punedhenesi). Sipas kontrates se punes, Nr. 630, Mazllum Zena eshte ngarkuar me detyren e punes inkasant/monter, per kohe te caktuar, prej 1 qershorit 2002 deri me 31 gusht 2002, ne menyre qe pas tre muajsh marredhenia e punes t'i shnderrohet ne kohe te pacaktuar, nese i njejti permbush detyrat e punes ne perputhje me kushtet e para para ne kontrate.

10. Me 25 korrik 2002, parashtruesi ka marre verejtje per shkak te mosdorezimit dhe mosbarazimit te faturave si dhe mosefikasitetit ne pune, inkasim te dobet nen 37 %. Verejtja ishte e fundit para nje perjashtimi te mundshem, ku si kusht

2

i

Page 3: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIper mosperjashtimin e tij eshte kerkuar nga ai inkasimi i mjeteve financiare mbi 70% dhe permiresimi i sjelljeve me konsumatorin. 11. Me 5 nentor 2003,

per mosperjashtimin e tij eshte kerkuar nga ai inkasimi i mjeteve financiare mbi 70% dhe permiresimi i sjelljeve me konsumatorin.

11. Me 5 nentor 2003, punedhenesi (njoftimi Nr. 2008) ia shkeput parashtruesit marredhenien e punes, per shkak te parregullsive te gjetura ne zonen ku parashtruesi bente inkasimin e mjeteve financiare.

12. Me 19 nentor 2003, parashtruesi kunder njoftimit Nr. 2008, parashtroi ankese te punedhenesi i tij , respektivisht drejtori i kompanise ne fjale, per shkak te: a) shkeljes se ligjit te procedures administrative, b) vertetimit te gabuar te gjendjes faktike dhe c) shkeljes se ligjit material. Ankeses se parashtruesit, punedhenesi nuk i eshte pergjigjur.

13. Me 10 dhjetor 2003, parashtruesi, kunder njoftimit te punedhenesit Nr. 2008, ushtroi padi ne Gjykaten Komunale te Gjakoves, sic; pohon parashtruesi, nga shkaku se punedhenesi ia kishte shkeputur marredhenien e punes pa iniciuar procedure disiplinore, prandaj njoftimin per shkeputjen e marredhenies se punes e quan te jashteligjshem.

14. Me 30 shtator 2004, Gjykata Komunale ne Gjakove, (Aktgjykimi: C. nr. 876/2003), e miratoi si te bazuar kerkesepadine e parashtruesit dhe e anuloi si te kunderligjshem vendimin e punedhenesit nr. 2008, duke e detyruar qe parashtruesin ta ktheje ne vendin e meparshem te punes si "inkasant/monter" me te gjitha te drejtat qe dalin nga marredhenia e punes. Ne vijim arsyetimi i aktgjykimit:

"Bazuar ne gjendjen e vertetuar faktike dhe Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2000/49, te 19 gush tit 2000, per Themelimin e Departamentit Administrativ te Sherbimeve Komunale Publike neni 1.2 Departamenti eshte pergjegjes per mbikeqyrjen e udheheqjes dhe rregullimit te Ifeshtjeve qe kane te bejne me sherbimet komunale publike ne Kosove, te cilat perfshijne jurnizimin, bartjen dhe shfrytezimin e ujesjellesit, qe mund te ofrohet nga ndermarrja publike, private, si dhe institucionet e tjem qe ofrojne sherbime te tilla. Nga 190 rezulton se sipas Rregullores se UNMIK­ut, nr. 2001/27 neni 1.2, marredhenia e punes ne kuader te sherbimit publik e tjera nuk mund te rregullohet me ate rregullore. Ne kete Ifeshtje, per t'iu nderprere man·edhenia e punes punetorit, eshte dashur te iniciohet procedura disiplinore nga organi perkates, qe te vertetohen shkeljet e detymve te punes apo pan·egullsite eventuale te cilat do ta benin punetorin pergjegjes, e atehere t'i shqiptohej masa disiplinore".

15. Kunder ketij aktgjykimi, punedhenesi ka ushtruar ankese ne Gjykaten e Qarkut te Pejes.

16. Me 5 dhjetor 2005, Gjykata e Qarkut ne Peje (Aktgjykimi: AC. nr. 8/2005), ndryshoi Aktgjykimin e Gjykates Komunale te Gjakoves, C. nr. 876/2003, te 30 shtatorit 2004, dhe e refuzoi si te pabazuar kerkesepadine e parashtruesit, me te cilen kishte kerkuar anulimin e vendimit e punedhenesit Nr. 2008, te 5 nentorit 2003)·

3

Page 4: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIper mosperjashtimin e tij eshte kerkuar nga ai inkasimi i mjeteve financiare mbi 70% dhe permiresimi i sjelljeve me konsumatorin. 11. Me 5 nentor 2003,

17· Parashtruesi kunder Aktgjykimit te Gjykates se Qarkut te Pejes, Ac. nr. 8/2005 te 5 dhjetorit 2005, ushtroi revizion ne Gjykaten Supreme, per shkak te shkeljeve esenciale te procedures kontestimore dhe aplikimit te gabuar te ligjit material.

18. Me 21 qershor 2006, Gjykata Supreme (Aktgjykimi Rev. nr. 43/2006), aprovoi si te bazuar revizionin e ushtruar nga parashtruesi dhe vendosi qe ~eshtja t'i kthehet Gjykates se Qarkut ne Peje per rigjykim, per shkak te vertetimit jo te plote te gjendjes faktike. Ne vijim arsyetimi i aktgjykimit:

"Duke u nisur nga gjendja e tille e I$eshtjes, Gjykata Supreme e Kosoves ka gjetur se nje qendrim i tille i gjykates se shkalles se dyte tani per tani nuk mund te pranohet si i drejte dhe i ligjshiim, ngase sipos vleresimit te kesaj gjykate te revizionit, per shkak te zbatimit te gabuar te se drejtes materiale nuk eshte vertetuar gjendja faktike, per te cilat arsye nuk ka kushte qe ne pajtim me dispoziten e nenit 395 par. 1 te LPK-se, te ndryshohet aktgjykimi i goditur, prandaj sipas pm·. 2 te ketij neni, lidhur me nenin 399 dhe 374 te ketij ligji, u desh te prishet aktgjykimi i goditur dhe lenda t'i kthehet te njejtes gjykate per rigjykim.

[' ..J Per sa i perket nderpreljes se marredhenies se punes per shkak te rasteve te renda te sjelljes se keqe ose permbushjes se pakenaqshme te detyrave te punes, te parapara sipas nenit 11.2 te Rregullores per Ligjin themelor te punes ne Kosove (RrLTHPK), aktgjykimi i goditur nuk ka arsye se me I$ka kane te bejne shkeljet e renda te detyres se punes ose sjelljet e pakenaqshme dhe me cilat pro va eshte vertetuar ne gjykaten e shkalles se pare, per faktin se gjykata e shkalles se pare ka konkluduar se me provat e administruara nuk ka vertetum· nje gjendje te tille, e cila mund te jete baze per nderpreljen e marredhenies se punes se paditesit. Ne rastet kur zbatohet kjo dispozite, sipas nenit 11.5 te kesaj TTegulloreje (a), punedhenesi do ta njoftoje punonjesin me shkrim per qellimin e tij per ta nderprere kontraten e punes duke perfshire edhe shkaqet per shkeputjen e kontrates dhe do ta mbaje nje takim me punonjesin, me I$'rast do t'ia shpjegoje me goje punonjesit shkaqet e shkeputjes se kontrates, e ne rast se punonjesi eshte anetar i ndonje sindikate, punonjesi ka te drejte qe ne ate takim te jete i pranishem edhe nje perfaqesues i sindikates. Ne proceduren e shkalles se pare, nuk jane vertetuar faktet se eshte vepruar sipas ketyre dispozitave, prandaj nuk mjafton qe punetorit t'i dergohet nje verejtje me shkrim ne te cilen do te ceken shkeljet eventuale te detyrave te punes apo raste te renda te sjelljes se keqe, por ne pajtim me dispozitat e siperpermendura te kesaj lTegulloreje duhet te vel·tetohen faktet se me I$ka kane te bejne ato shkelje, perkatesisht sjellje dhe me to te njoftohet vete punetori dhe gjykates t'i propozohen provat me te cilatjane vertetuar faktet e tilla".

19. Me 15 qershor 2007, Gjykata e Qarkut ne Peje (Aktgjykimi: AC. nr. 333/2006), serish ndryshoi Aktgjykimin e Gjykates Komunale te Gjakoves C. nr. 876/2003, te 30 shtatorit 2004, dhe lenden ia ktheu se njejtes gjykate per rigjykim.

20. Me 19 qershor 2008, Gjykata Komunale ne Gjakove (Aktgjykimi C. nr. 422/2007), serish miratoi si te bazuar kerkesepadine e parashtruesit dhe anuloi si te kunderligjshem vendimin e punedhenesit nr. 2008, te 5 nentorit 2003,

4

Page 5: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIper mosperjashtimin e tij eshte kerkuar nga ai inkasimi i mjeteve financiare mbi 70% dhe permiresimi i sjelljeve me konsumatorin. 11. Me 5 nentor 2003,

duke e detyruar punedhenesin qe parashtruesin ta ktheje ne vendin e meparshem te punes si inkasant/monter, me te gjitha te drejtat qe burojne nga marredhenia e punes, nga dita kur ky vendim behet i fuqise se prere.

21. Punedhenesi, kunder Aktgjykimit te Gjykates Komunale te Gjakoves, C. nr. 422/2007, te 19 qershorit 2008, parashtroi ankese ne Gjykaten e Qarkut te Pejes.

22. Me 28 qershor 2010, Gjykata e Qarkut ne Peje CAktgjykimi AC. nr. 73/2009), ndryshoi Aktgjykimin e Gjykates Komunale ne Gjakove, C1. nr. 422/2007, te 19 qershorit 2008, dhe refuzoi si te pabazuar kerkesepadine e parashtruesit, me te cilen ka kerkuar anulimin e vendimit te punedhenesit nr. 2008, te 5 nentorit 2003. Ne vijim, arsyetimin i Aktgjykimit:

23. Kunder Aktgjykimit te Gjykates se Qarkut te Pejes, AC. nr. 73/2009, te 28 qershorit 2010, parashtruesi ka ushtruar revizion ne Gjykaten Supreme, per shkak te shkeljeve esenciale te dispozitave te procedures kontestimore dhe aplikimit te gabuar te ligjit material.

24. Me 2 maj 2013, Gjykata Supreme CAktgjykimi Rev. nr. 297/2012) refuzoi si te pabazuar revizionin e ushtruar nga parashtruesi, duke lene ne fuqi Aktgjykimin e Gjykates se Qarkut te Pejes, AC. nr. 73/2009, te 28 qershorit 2010, nga arsyet e cekura si me poshte:

"Gjykata Supreme e Kosoves vlereson se gjykata e shkalles se dyte, drejt ka konstatuar se gjykata e shkalles se pare ne menyre te plote ka vertetuar gjendjen faktike ne te cilen gabimisht ka zbatuar te drejten materiale kur ka gjetur se kerkesepadia e paditesit eshte e bazuar. Aktgjykimi nuk permban shkelje thelbesore te dispozitave te procedures kontestimore per te cilat /90 gjykate i veren sipas detyres zyrtare.

Gjykata e shkalles se dyte ka dhene m·sye te mjaftueshme per faktet vendimtare te cilat i pranon edhe /90 gjykate, me te cilat nuk vihet ne dyshim /igjshmeria e aktgjykimit te goditur. Gjykata e shkalles se dyte ne menyre te drejte ka zbatuar te drejten materia Ie kur ka gjetur se jane plotesuar kushtet ligjore te percaktuara me nenin 11.1 pika (y), nenin 11.3 pika (b) te Ligjit themelor te punes te Kosoves, qe paditesit t'i shkeputet marredhenia e punes per shkak te mospermbushjes se pakenaqshme te detyrave te punes qe perfshijne gabimet e perseritura per shkak te se cilave r;rregullohet rrjedhja normale e marredhenies se punes. Shkeljet e ketilla te detyrave te punes kane te bejne me raportin e rezultateve te tij te punes, gjendjen ne kompani, dosjen e tij, si dhe verejtja e fundit e 25 korrikut 2003, per shkak te mosefikasitetit te punes, gjegjesisht inkasimit te dobet, per shkak te pasivitetit ne pune si dhe sjelljeve te tij me konsumatore.

Per shkak te ketyre shkeljeve, paditesi eshte qortuar me nje verejtje te fundit me shkrim, e cila eshte caktuar si verejtje e fundit para perjashtimit. Sjelljet me konsumatore provohen me faktet qe gjenden ne shkresat e len des sir; jane: kerkesat e paraqitura te paditures nga ana e konsumatoreve si dhe faturat per pagesen e borxhit nga ana e

5

Page 6: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIper mosperjashtimin e tij eshte kerkuar nga ai inkasimi i mjeteve financiare mbi 70% dhe permiresimi i sjelljeve me konsumatorin. 11. Me 5 nentor 2003,

konsumatoreve, sepse ne evidencen e se paditures ata jane evidentuar si borxhlinj.

Kjo gjykate vlereson se e paditura ne teresi ka vepruQl· ne kete rast ne baze te nenit 11.5 pika (a) dhe pika (b) te ligjit te lartpermendw·, sidomos sipas pikes (b) me te cilen parashikohet qe punedhenesi do ta mbaje nje takim me punonjesin, me r;'rast punedhenesi ia shpjegon me goje punonjesit shkaqet e shkeputjes se kontrates. Ne rast se punonjesi eshte anetar i ndonje sindikate, ka te drejte qe ne ate takim te jete i pranishem edhe nje perfaqesues i sindikates. Ne rastin e paditesit, njoftimi per nderprerjen e marredhenies se punes paditesit i eshte komunikuar ne prezencen e peljaqesuesit te sindikates, te cilit i eshte dorezuar ky njoftim i perkthyer nga ana e perkthyesit".

Pretendimet e parashtruesit te kerkeses

25. Parashtruesi i kerkeses pretendon se autoritetet gjyqesore me vendimet e tyre ia kane shkelur atij te drejtat e garantuara me nenin 49 [E Drejta per Pune dhe Ushtrim te Profesionit] te Kushtetutes.

26. Parashtruesi kerkon nga Gjykata Kushtetuese, prishjen e Aktgjykimit te Gjykates Supreme, Rev. nr. 297/ 2012, te 2 majit 2013, dhe Aktgjykimit te Gjykates se Qarkut ne Peje, AC. nr. 73/2009, te 28 qershorit 2010, per shkak te njeanshmerise se tyre.

Pranueshmeria e kerkeses

27. Ne menyre qe te jete ne gjendje te gjykoje mbi kerkesen e parashtruesit, Gjykata duhet te vleresoje nese parashtruesi i kerkeses i ka plotesuar kerkesat e parapara me Kushtetute, siC; specifikohen me tutje ne Ligj dhe me Rregulloren e punes te Gjykates.

28. Gjykata se pari duhet te percaktoje nese parashtruesi eshte pale e autorizuar, qe te parashtroje kerkese ne Gjykate ne pajtim me kerkesat e nenit 113 paragrafi 1 dhe 7 te Kushtetutes. Parashtruesi ne rastin konkret eshte person juridik dhe ka provuar se eshte pale e autorizuar, ashtu siC; kerkohet me dispozitat kushtetuese te lartcekura.

29. Gjykata, po ashtu, percakton nese parashtruesi ka provuar t'i kete permbushur kerkesat e nenit 113.7 te Kushtetutes dhe nenit 47.2 te Ligjit, perkitazi me shterimin e mjeteve efektive juridike. Parashtruesi ka dorezuar ne Gjykate prova te mjaftueshme per permbushjen e kriterit te kerkuar me nenin 113.7 te Kushtetutes, nenin 47.2 te Ligjit dhe rregullin 36.1 (a) te Rregullores se punes.

30. Gjithashtu, parashtruesi duhet te provoje qe i ka permbushur kerkesat e nenit 49 te Ligjit dhe rregullit 36.1 (b) te Rregullores se punes, perkitazi me dorezimin e kerkeses brenda afatit te para pare ligjor. Nga shkresat e lendes verehet qarte se vendimi i fundit per rastin e parashtruesit eshte Aktgjykimi i Gjykates Supreme, Rev. nr. 228/2012, i 2 majit 2013, i pranuar nga ai me 25 qershor 2013. Parashtruesi kerkesen ne Gjykate e dorezoi me 16 korrik 2013, qe

6

Page 7: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIper mosperjashtimin e tij eshte kerkuar nga ai inkasimi i mjeteve financiare mbi 70% dhe permiresimi i sjelljeve me konsumatorin. 11. Me 5 nentor 2003,

nenkupton se kerkesa eshte parashtruar brenda afatit 4 (kater) mUJor te parapare me dispozitat e lartcekura.

31. Gjykata vlereson gjithashtu, nese parashtruesi ne kerkesen e tij ka saktesuar dhe qartesuar se cilat te drejta dhe liri pretendon t'i jene shkelur (neni 48 i Ligjit), me te cilin akt dhe nga cila gjykate apo autoritet publik. Parashtruesi ne kerkesen e tij ka permendur nenin 49 te Kushtetutes dhe shkeljen e te drejtave themelore te njeriut, duke pretenduar se te drejtat ne fjale i jane shkelur me vendimet e kontestuara te autoriteteve gjyqesore.

32. Mirepo, parashtruesi duhet te argumentoje bindshem qe faktet te cilat pretendon se kane shkaktuar shkeljen e te drejtave dhe lirive te tij te garantuara me Kushtetute, ne menyre te pakontestuar ne thelbin e tyre perbejne elemente te shkeljes se ndonje te drejte.

33. Ne kete drejtim, Gjykata i referohet po ashtu rregullit 36 (1) c) dhe rregullit 36 (2) te Rregullores se punes qe parashohin se:

"(1) Gjykata mund t'i shqyrtojii kiirkesat vetiim niise:

[ ...J

c) Kiirkesa iishtii qal'tazi e bazual'.

(2) Gjykata do tii refuzojii njii kiil'kesii si qartazi tii pabazual', niise bindet se:

a) Kiil'kesa nuk arsyetohet pl'imajacie, ose

b) Faktet e pamqitum nii asnjii miinY"ii nuk e arsyetojnii pretendimin piir shkeljen e njii tii dl'ejte kushtetuese,

c) Gjykata gjen se parashtruesi nuk iishtii subjekt i ndonjii shkeljeje tii tii drejtave tii garantuara me Kushtetutii, ose

d) Kul' pamshtruesi nuk diishmon nii miinyrii tii Injaftueshme pl'etendimin e tij,"

34. Gjykata rithekson se, njeri prej kritereve te pranueshmerise se kerkeses eshte nese kerkesa e parashtruesit eshte qartazi e bazuar ne menyre qe kjo gjykate te leshohet ne meritat e kerkeses.

35. Gjykata veren se, parashtruesi i kerkeses ne asnje menyre nuk ka provuar se aktgjykimet e kontestuara permbajne shkelje te nenit 49 dhe shkelje te te drejtave themelore te njeriut te garantuara me Kushtetute. Ai nuk ka qartesuar pse dhe si autoritetet gjyqesore ia kane shkelur atij te drejtat nga dispozitat e lartcekura te Kushtetutes.

36. Nuk mjafton qe parashtruesi ta ngre pretendimin e tij per shkeljen e ndonje te drejte kushtetuese, duke permendur nenin me te cilin pretendon se i jane cenuar te drejtat e tij. Pretendimi per shkeljet e te drejtave kushtetuese, duhet

7

Page 8: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIper mosperjashtimin e tij eshte kerkuar nga ai inkasimi i mjeteve financiare mbi 70% dhe permiresimi i sjelljeve me konsumatorin. 11. Me 5 nentor 2003,

ngritur mbi bazen e argumentimit kushtetues, ne menyre qe ankesa te jete e bazuar.

37. Gjykata Supreme, ne kete rast, ka dhene arsye te mjaftueshme ne aktgjykimin e saj, duke shqyrtuar dhe analizuar ne teresi rrethanat e rastit, ne baze te te cilave ka vendosur per lenien ne fuqi te aktgjykimit te gjykates se shkalles se dyte, gje qe eshte juridiksion i plote i asaj gjykate qe te vleresoje ligjshmerine e vendimeve gjyqesore te dhena nga gjykatat e instancave me te uleta.

38. Detyre e Gjykates Kushtetuese, perkitazi me shkeljet e supozuara te te drejtave kushtetuese eshte qe te vleresoje nese procedurat, ne teresine e tyre, kane qene te drejta dhe ne pajtueshmeri me mbrojtjen shprehimisht te percaktuar me Kushtetute. Pra, Gjykata Kushtetuese nuk eshte gjykate e shkalles se katert, kur i shqyrton vendimet e nxjerra nga gjykatat e instancave me te uleta. Eshte detyre e gjykatave te rregullta t'i interpretojne dhe t'i zbatojne rregullat perkatese te se drejtes procedurale dhe materiale (Shih, mutatis mutandis, Garcia Ruiz kunder Spanjes [Ge], nr. 30544/96, paragrafi 28, Gjykata Evropiane per te Drejtat e Njeriut [GJEDNJ] 1999-I).

39. Prandaj, Gjykata nuk mund te konsideroje se procedurat perkatese te zhvilluara ne Gjykaten Supreme dhe instancat e tjera kane qene ne ndonje menyre te padrejta apo arbitrare (Shih, mutatis mutandis, Shub vs. Lithuania, Vendimi i GJEDNJ-se per pranueshmerine e kerkeses Nr. 17064/06, i 30 qershorit 2009).

40. Nga arsyet e cekuar me larte, Gjykata vlereson se kerkesa e parashtruesit nuk i permbush kriteret e pranueshmerise, as mbi bazen e pranueshmerise, as mbi bazen e meritave te kerkeses, sepse parashtruesi ka deshtuar te provoje se me vendimin e kontestuar i jane shkelur atij te drejtat dhe lirite e garantuara me Kushtetute.

41. Ne teresi, Gjykata konkludon se kerkesa e parashtruesit eshte qartazi e pabazuar.

8

Page 9: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIper mosperjashtimin e tij eshte kerkuar nga ai inkasimi i mjeteve financiare mbi 70% dhe permiresimi i sjelljeve me konsumatorin. 11. Me 5 nentor 2003,

PER KETO ARSYE

Gjykata Kushtetuese, ne pajtim me nenin 113.7 te Kushtetues, ne pajtim me nenin 48 te Ligjit, ne pajtim me rregullin 36 (2) b) dhe d), ne pajtim dhe me rregullin dhe 56 (2) te Rregullores, me 16 tetor 2013, njezeri

VENDOSI

I. TA REFUZOJE kerkesen si te papranueshme;

II. T'UA KUMTOJE kete vendim paleve;

III. TA PUBLIKOJE kete vendim ne pajtim me nenin 20 (4) te Ligjit;

IV. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.

Gjyqtariraportues Kryetari i Gjykates Kushtetuese

of. dr. Enver Hasani Ivan Cukalovic

9