50
KORNIZA E KURRIKULUMIT TË KOSOVËS DORACAKU I ZHVILLUESVE TË KURRIKULUMIT Lindita Boshtrakaj Luljeta Demjaha Eda Vula Richard Webber Korrik 2010

ALB Curriculum Writers' Handbook

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: ALB Curriculum Writers' Handbook

 

    

KORNIZA E KURRIKULUMIT TË KOSOVËS DORACAKU I ZHVILLUESVE TË 

KURRIKULUMIT    

Lindita Boshtrakaj Luljeta Demjaha 

Eda Vula Richard Webber 

                 

Korrik 2010

Page 2: ALB Curriculum Writers' Handbook

2

 PËRMBAJTJA 

 Seksioni 1 Zhvillimi i Kurrikulumit dhe Menaxhimi i Reformave në Arsim Richard Webber  Seksioni 2 Pasqyrë e Kornizës së Kurrikulumit Luljeta Demjaha  Seksioni 3 Rezultatet Mësimore dhe Zhvillimi i Kurrikulumit të Kosovës Richard Webber  Seksioni 4 Çështjet gjinore dhe Gjithëpërfshirja në Kurrikulum  Eda Vula  Seksioni 5 Kurrikulumi dhe Vlerësimi i Bazuar në Kompetenca Richard Webber  Seksioni 6 Kurrikulumi i Bazuar në Kompetenca dhe Metodologjia e Mësimdhënies Luljeta Demjaha  Seksioni 7 Konceptet drejt Silabusave të bazuar në Kompetenca për Lëndët Profesionale Luljeta Demjaha  Seksioni 8 Konceptet drejt Kurrikulave të Bazuar në Kompetenca për Lëndët Humane Luljeta Demjaha  Seksioni 9 Konceptet drejt Kurrikulave të Bazuar në Kompetenca për Lëndët Matematikore dhe Shkenca  Seksioni 10 Rishikimi i Silabusave të vitit 2001 dhe Teksteve shkollore në shkollat pilote nën Dritën e Kurrikulumit të Ri  Lindita Boshtrakaj 

  

 

Page 3: ALB Curriculum Writers' Handbook

3

SEKSIONI 1 ZHVILLIMI I KURRIKULUMIT DHE MENAXHIMI I REFORMAVE NË ARSIM  

Richard Webber  

1. Korniza e Kurrikulumit të Kosovës dhe Reformat në Arsim  Për  të  cituar  nga  Korniza  e  Kurrikulumit  të  Kosovës,  “në  vitin  2007, Ministria  e  Arsimit, Shkencës  dhe  Teknologjisë  (MASHT)  lëshoi  “Strategjinë  për  Zhvillimin  e  Arsimit Parauniversitar  në  Kosovë  2007‐2017”.  Objektivi  4.2  i  strategjisë  “Sistem  plotësisht funksional që siguron mësim cilësor të ndërtuar mbi standarde të krahasueshme me ato të vendeve  të  zhvilluara”  i  referohet  rishikimit  të Kornizës  së Kurrikulumit  të Kosovës  të vitit 2001  si një nga prioritetet  e MASHT‐it deri në  vitin  2010. Dokumenti  vazhdon  “Korniza  e Kurrikulumit të Kosovës përbën dokumentin kryesor referues....”  Pra, pse MASHT‐i vendosi që korniza e re e kurrikulumit është “dokumenti kryesor referues” për programin e sajë të reformimit të arsimit? Çka ka kaq të veçantë kurrikulumi? Ne mundë të konsiderojmë se ekzistojnë faktorë tjerë të rëndësisë së njëjtë që ndikojnë në reformimin e arsimit. Po pjesëmarrja e Mësimdhënësve dhe Nxënësve, Shkathtësitë dhe Qëndrimet e Nxënësve, Trajnimi  i Mësimdhënësve, Materialet Mësimore, numri dhe kushtet e klasave, efektiviteti i vlerësimit dhe inspektimit apo posedimi i financave të mjaftueshme. Ju mund të thoni se këta  faktorë  janë më së paku po aq  të  rëndësishëm sa kurrikulumi. Sidoqoftë, siç është demonstruar më poshtë, pa kurrikulumin  si udhëzues  i përgjithshëm asnjë nga këta faktorë nuk do të kishin kuptim, qëllim apo vlerë.  2. Korniza e Kurrikulumit të Kosovës: Definicionet, Qëllimi dhe Objektivat  Pra ne duhet të kem parasysh pse është kaq i veçantë kurrikulumi dhe cili është qëllimi i tij. Para  së  gjithash  ne  duhet  ta  pyesim  veten  “Çfarë  është  kurrikulumi?” Nëse  i  referohemi punëve arsimore do të gjejmë një numër shumë të madh të definicioneve të ndryshme dhe tani nuk është qëllimi jonë ti diskutojmë ato në detaje. Sidoqoftë, definicioni që ofrohet në Kornizën e Kurrikulumit është “grumbullimi  i  fushave mësimore,  lëndëve dhe çështjeve  të ndërlidhura  në  sistemin  e  arsimit.  Termi  zakonisht  përdoret  si  kurrikulum  (i  shkruar) “formal” apo “i synuar”, por gjithashtu mund të përfshij kurrikulumin “e pa synuar” apo “të fshehur”. Gjithashtu bëhen ndarje në mes të “i synuar” (zyrtar), “i aplikuar”, “interaktiv” (që rezulton  nga  ndërveprimi  në  klasë)  dhe  “kurrikulum  efektiv”  (të  cilin  me  të  vërtetë  e mësojnë  nxënësit).” Një  definicion më  i  thjeshtë  do  të  ishte  “ajo  që  shoqëria  vendos  se nxënësit duhet  të mësojnë dhe mënyra se si  ta mësojnë atë.” Ndoshta ky definicion është shumë  i  thjeshtë  por  ai  do  t’iu  ndihmojë  zhvilluesve  të  kurrikulumit  t’i  kenë  parasysh konceptet bazë të kurrikulumit. Së dyti, duhet  ta pyesim veten  se  cili është qëllimi  i përgjithshëm  i kurrikulumit. Qëllimi  i kurrikulumit është  të përcaktojë se çfarë  fëmijë do  ta  lënë shkollën për  të marrë pjesë në shoqërinë  e  ardhshme  Kosovare.  Në mënyrë më  specifike mund  ta  kuptojmë  qëllimin  e kurrikulumit nga objektivat e përfshira në Kornizën e Kurrikulumit. Këto objektiva përfshijnë fëmijët në shkollim në mënyrë që ata të jenë në gjendje të:‐  

• Jenë qytetar lojal dhe aktiv të një Kosove demokratike • Marrin pjesë në zhvillimet shkencore, teknologjike dhe kulturore ndërkombëtare • Jenë mendimtarë kritik dhe të pavarur • Jenë pjesëtarë efektiv dhe të kujdesshëm të familjes 

Page 4: ALB Curriculum Writers' Handbook

4

• Jenë të vetëdijshëm për ambientin dhe të kontribuojnë në zhvillim të qëndrueshëm • Jetojnë në harmoni me fqinjët e tyre në një shoqëri shumetnike • Punësohen dhe të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës • Mësojnë gjatë tërë jetës si pjesë e një shoqërie dhe ekonomie të ditur 

 Këto objektiva paraqesin  aspiratat  e MASHT‐it dhe  shoqërisë  Kosovare për  të  ardhmen  e fëmijëve  dhe  shoqërisë  Kosovarë.  Këto  objektiva  do  të  realizohen  përmes  implementimit efektiv të Kornizës së Kurrikulumit.  3. Korniza e Kurrikulumit si Thelbi i Arsimit Kosovar  

Korniza  e  Kurrikulumit  nuk  është  vetëm  një  element  i  vetëm  dhe  i  ndarë  i  procesit  të qeverisë për reformimin e arsimit. Ajo është thelbi  i procesit. Ajo e përcakton natyrën e të gjithë  elementëve  të  tjerë  në  sistemin  e  arsimit.  Pa  kurrikulum  të  gjitha  veprimet  dhe proceset  në  sistemin  arsimor  do  të  ishin  të  izoluara  nga  njëra  tjetra  pa  pasur  qëllim  të përgjithshëm. Siç do të tregohet më poshtë, kurrikulumi është ai që integron dhe motivon të gjitha aspektet e sistemit arsimor.  Sa  i përket procesit të mësimdhënies dhe mësimnxënies në shkollë, kurrikiulumi përcakton çfarë mësojnë  nxënësit,  çfarë materiale mësimore  përdorin  nxënësit, me  çka  vlerësohen nxënësit  dhe  çfarë  shkathtësi  dhe  qëndrime  i  posedojnë  nxënësit  kur  ta  përfundojnë shkollën.    Sa  u  përket mësimdhënësve,  kurrikulumi  përcakton  se  çka  do  të  planifikojnë mësimdhënësit në çdo orë, çfarë materiali për mësimdhënie do të përdorin mësimdhënësit dhe  mënyrën  se  si  trajnohen  mësimdhënësit.  Kurrikulumi  përcakton  se  çka  duhet  të përfshijë mësimdhënësi në  vlerësimin e  vazhdueshëm  të nxënësve në baza ditore dhe në provimin në fund të gjysëmvjetorit.   Të  gjitha provimet  kombëtare duhet  të  jenë në përputhshmëri me  kurrikulumin. Në  këtë mënyrë kurrikulumi përcakton se çka teston Departamenti i Testeve i Ministrisë në Klasën 5, Klasën 9 dhe Klasën 12 dhe llojet e pyetjeve që ai departament i përdorë në teste. Për shkak se kurrikulumi kërkon arritje të shkathtësive të shkallës së  lartë sikurse analizë dhe sintezë provimet  duhet  të  përdorin  pyetje  që  i  kërkojnë  këto  shkathtësi  e  jo  vetëm  pyetje  që kërkojnë rikujtim të informacioneve.  Kurrikulumi  përcakton  fushat  mësimore  dhe  lëndët  që  do  të  mbulohen  në  materialet mësimore  the  tekstet  shkollore,  Kompetencat  Kyçe  që  duhet  të  mbulohen  në  tekste shkollore, proporcionin e  faqeve për  secilën  temë që do  të  zhvillohet në  tekste  shkollore, llojet e metodologjive  të mësimdhënies dhe  teknikat e vlerësimit  të sugjeruara për secilën temë  në  tekstet  shkollore  dhe  në  udhëzuesit  e mësimdhënësve  dhe mbulimin  e  lidhjeve NdërKurrikulare dhe gjithpërfshirjes si dhe çështjeve gjinore në tekste shkollore. Kurrikulumi madje  përcakton  përmbajtjen  e  ilustrimeve  në  tekstet  shkollore  për mes  kërkesës  për  të pasur  një  balancë  të  përfaqësimit  të  individëve  nga  të  dyja  gjinitë  dhe  prejardhjet  e ndryshme etnike.   Kurrikulumi përcakton jetën e përditshme të secilës shkollë. Ai përcakton kohëzgjatjen e vitit shkollor d.m.th. 40  javë e  jo 37. Kurrikulumi përcakton përqindjen e  kohës mësimore për secilën Fushë Mësimore dhe, sipas  implikimeve, sa kohë është shpenzuar në secilën  lëndë. Për shembull, 25% e kohës mësimore duhet të shpenzohet në Komunikim dhe të Shprehur 

Page 5: ALB Curriculum Writers' Handbook

5

në secilën prej Fazave Kyçe 1 dhe 2. Ndarja e kohës së kurrikulumit për “Edukatë Fizike dhe Sportive”, si shembull, tregon se sa kohë duhet të kalojnë fëmijët në klasë duke mësuar dhe sa  kohë  kalojnë  jashtë  klasës  në  aktivitete  sportive.  Kërkesat  e  kurrikulumit  në  lidhje me gjithëpëfshirjen përcakton raportet e nxënësve dhe mësimdhënësve mes vete në klasë dhe jashtë klasës. Kjo do të thotë se mësimdhënësit duhet të sigurojnë se në klasë nxënësve u kushtohet  vëmendje  e  barabartë  pa  marrë  parasysh  aftësitë  e  kufizuara,  kombësinë, orientimin  seksual,  religjionin  apo besimin. Kjo do  të  thotë  se nxënësit në  terren  të  lojës trajtojnë njëri tjetrin në mënyrë të njëjtë me konsideratë dhe respekt.  Kurrikulumi  gjithashtu përcakton  se  çfarë bënë  gjatë ditës drejtori/drejtoresha e  shkollës. Detyrë primare e drejtorit të shkollës është të menaxhojë mbajtjen e mësimit në shkollën e tij  apo  saj  në  mënyrë  që  nxënësit  përfitojnë  njohuri,  shkathtësi  dhe  qëndrime  në përputhshmëri me kurrikulumin. Për të arritur këtë Drejtori  i Shkollës duhet të dijë se si të menaxhojë  dhe motivojë  stafin  e  tij  ose  saj,  si  të menaxhojë  përdorimin më  të mirë  të ndërtesave dhe pajisjeve shkollore për të maksimizuar kohën dhe mundësinë për mësim, si të ofrojë trajnime të përshtatshme për mësimdhënësit dhe si t’i përfshijë dhe entuziazmojë prindërit  dhe  komunitetin  në  procesin  e  arsimimit  të  fëmijëve  të  tyre  në  linjë  me kurrikulumin.  Më e  rëndësishmja është  se Korniza e Kurrikulumit  të Kosovës do  të përcaktojë natyrën e shoqërisë Kosovare për vitet në vijim derisa të rinjtë përfundojnë shkollën dhe kontribuojnë në shoqërinë e gjerë gjatë tërë jetës së tyre. Njohuritë, shkathtësitë dhe vlerat që nxënësit i kanë arritur gjatë shkollimit do të përcaktojnë pasurinë e shoqërisë duke rritur mundësitë e punësimit për nxënësit që përfundojnë  shkollën. Atë që nxënësit mësojnë gjatë  shkollimit për gjithëpërfshirjen do të sigurojë se shoqëria Kosovare ka vlera dhe praktika pozitive për të gjithë qytetarët e sajë pa marrë parasysh gjininë apo etnicitetin. Korniza e kurrikulumit do të sigurojë  se  shoqëria është e pajisur me Mësim Tërëjetësor dhe në  këtë mënyrë është në gjendje  t’u  përshtatet  ndryshimeve  ekonomike  dhe  rrethanave  shoqërore.  Më  tej,  dhe ndoshta më  e  rëndësishmja  është  se  kurrikulumi  do  të  sigurojë  se  familjet  e  reja  të  së nesërmes posedojnë njohuritë dhe shkathtësitë njerëzore dhe teknike për të qenë familje të shëndosha dhe të lumtura.  4. Roli i zhvilluesve të kurrikulumit  Plani Implementues për Kornizën e Kurrikulumit parasheh një Fazë Parapergatitore në vitin 2010/11, një  fazë Provuese në vitin 2011/13 dhe  implementimin në  shkallë vendi në vitin 2013/14. Kjo do të kërkojë punë të madhe nga të gjithë ata që janë të përfshirë në arsim në Kosovë.  Sidoqoftë,  e  gjithë  kjo  punë  do  të  jetë  plotësisht  e  varur  nga  Zhvilluesit  e Kurrikulumit që do  të punojnë nën udhëheqjen e Koordinatorëve  të Grupeve Punuese për Zhvillim të Kurrikulit. Cilësia e punës së kryer nga Grupet Punuese do të përcaktojë cilësinë e vet  kurrikulumit.  Është e  vështirë  të  imagjinohet ndonjë detyrë më e  vlefshme dhe më  e rëndësishme  se menaxhimi efektiv  i  grupeve punuese për  zhvillimin e  kurrikulumit.  I  tërë Sistemi  i  Arsimit  Parauniversitar  në  Kosovë  varet  nga  kurrikulumi  i  ri.  Dhe  zhvillimi  i  atij kurrikulumi drejtpërsëdrejti është i varur nga zhvilluesit e kurrikulumit. 

  

Page 6: ALB Curriculum Writers' Handbook

6

SEKSIONI 2 PASQYRË E KORNIZËS SË KURRIKULUMIT  

Luljeta Demjaha  

1. Hyrje  Korniza  e  kurrikulumit  ofron  udhëzimet  kryesore  për  zhvillimin  dhe  implementimin  e kurrikulave  lëndore dhe dokumentave  tjerë që  lidhen me kurrikulumin. Korniza përcakton kompetencat  kyçe  që  duhet  të  arrihen  nga  të  gjithë  nxënësit  dhe  Fushat Mësimore  të kurrikulumit  të  ri. Ajo mbulon arsimin parashkollor,  fillor,  të mesëm  të ulët,  të mesëm  të lartë dhe arsimin terciar jo uiversitar.  2. Qëllimi i Kornizës së Kurrikulumit  Të ofrojë  “një bazë për  rritjen e  cilësisë dhe barazisë në  shërbimet arsimore për  të gjithë nxënësit dhe për të rilidhur sistemin arsimor me trendet dhe çështjet e lidhura me reformat aktuale në arsim dhe në sistemet tjera progresive.” (KKK faqe 13)  3. Parimet për zhvillimin dhe implementimin e Kornizës së Kurrikulumit (KKK faqe 15 deri 18)  

1. Mësimdhënia  me  nxënësin  në  qendër  –  fokusi  është  tek  nxënësi  e  jo  tek mësimdhënësi 

2. Përfshirja e  të  gjithë nxënësve– duhet  të përfshihen  shumicat dhe pakicat  etnike, vajzat dhe djemtë – talentët dhe nxënësit me pengesa në të nxënë 

3. Qasja e bazuar në kompetenca – vënie e theksit në atë se çka do të jetë i aftë të bëjë nxënësi ‐  kurrikulum i ndërtuar rreth Rezultateve Mësimore 

4. Mësimdhënie dhe mësimnxënie e integruar – mësimdhënësit do të ndërlidhin idetë përbrenda dhe ndërmjet temave dhe lëndëve 

5. Fleksibiliteti – deri në 20% të kurrikulumit do të zhvillohet nga vet shkolla për për të përmbushur nevojat lokale 

6. Lëvizshmëria – struktura e kurrikulumit  lejon  lëvizjen e nxënësve brenda Shkallëve Kyçe dhe transferime efikase mes arsimit formal, jo formal dhe informal 

7. Transparenca  dhe  llogaridhënia  –  informata  kthyese  sistematike  nga  shkollat  në lidhje  me  implementimin  e  kurrikulumit  dhe  përdorimi  i  Inspektoratit  dhe Departamentit për Vlerësime për monitorimin e standardeve (KKK faqe 15 deri 18)  

4. Ndryshimet në strukturën e arsimit Kosovar - Arsimi i detyrueshëm fillon me klasën parafillore dhe përfundon me klasën e 12‐të. - Viti shkollorë zgjatet në 40 javë. - Arsimi terciar (niveli SNKA 4) përfshihet zyrtarisht në sistemin arsimor të Kosovës,  i 

cili kryesisht ofron arsimim dhe aftësim profesional   

5. Kompetencat Kryesore që duhet ti zotërojnë nxënësit gjatë arsimimit të detyrueshëm       (KKK faqe 30 deri 38)    

Page 7: ALB Curriculum Writers' Handbook

7

Gjashtë kompetencat kryesore Rezultatet 

përfundimtare 1. Kompetenca e komunikimit dhe të Shprehurit 

o Të  komunikuarit  dhe  të  shprehurit  përmes  gjuhëve, simboleve, shenjave dhe shprehjeve artistike 

o Të angazhuarit dhe të kontribuarit në dialog produktiv o Të respektuarit e rregullave dhe të qënit kreativ. 

2. Kompetenca e të Menduarit o Të  mësuarit,  të  kuptuarit,  të  analizuarit,  të  gjykuarit,  të 

sintetizuarit o Të zhvilluarit e të menduarit abstrakt o Marrja e vendimeve në bazë të informatave të verifikuara o Lidhja e vendimeve me pasojat o Të vlerësuarit /vet‐vlerësuarit o Zgjidhja e problemeve 

3. Kompetenca e të mësuarit o Të  dëshmuarit  e  zotësive  të  mirëfillta  në  lexim,  shkrim, 

matematikë,  shkenca,  teknologji  të  informacionit  dhe komunikimeve, dhe qytetari aktive 

o Të diturit se si të mësohet o Të  identifikuarit  dhe  të  përpunuarit  e  informacioneve  në 

mënyrë të pavarur, efektive dhe të përgjegjshme 4. Kompetenca që ka të bëjë me punën, jetën dhe mjedisin 

o Puna në ekipe o Shkathtësitë organizative dhe udhëheqëse o Shkathtësitë ndërmarrëse o Menaxhimi  i konflikteve dhe vlerësimi i rreziqeve o Ndërmarrja e veprime të pavarura dhe të përgjegjshme o Pjesëmarrja aktive në mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit 

5. Kompetenca personale o Njohja e vetëvehtes dhe e të tjerëve o Dëshmim i vetëbesimit o Menaxhimi i emocioneve dhe të stresit o Bashkëndiesia për të tjerët o Dëshmimi i aftësive për stil të shëndoshë të jetesës o Zgjedhje të përgjegjshme për shëndet, ushtrime trupore dhe 

dieta. 6. Kompetenca qytetare 

o Menaxhim i diversitetit në mënyrë konstruktive o Dëshmim i tolerancës dhe respektit për të tjerët o Dëshmim i pjesëmarrjes së përgjegjshme qytetare o Ndërmarrje e nismave për ndryshime në shoqëri dhe mjedis 

1. komunikues efektiv     2. Mendimtar kreativ       3. Nxënës i suksesshëm       4. Kontribuues produktiv       5. Individ i shëndoshë       6. Qytetar i përgjegjshëm   

 6. Shkallët e kurrikulumit  Korniza  e  kurrikulumit  përbëhet  nga  gjashtë  Shkallë  të  kurrikulumit.  Këto  shkallë  ndajnë tipare të përbashkëta në lidhje me zhvillimin e fëmijës, kërkesat e kurrikulumit dhe qasjeve në procesin mësimor. Kompetencat kryesore të cilat duhet të arrihen në fund të çdo shkalle të  kurrikulumit,  kërkesat  e  progresit,  organizimi  i  përvojave  në  proces mësimor,  qasjet  e vlerësimit  dhe  kriteret  e  vlerësimit  janë  të  definuara  për  secilën  shkallë  të  kurrikulumit. 

Page 8: ALB Curriculum Writers' Handbook

8

Shkallët e kurrikulumit janë të gjata prej një deri në tri vite. Vlerësimi do të bëhet në fund të secilës Shkallë të kurrikulumit. (KKK faqe 22 deri 25.)  7. Fushat mësimore   Kurrikulumi  i  Kosovës  është  i  ndërtuar  rreth  gjashtë  fushave mësimore  që  zbatohen  nga niveli parashkollor deri në nivelin e mesëm të lartë, përfshirë arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional.  Këto janë:‐  

1. Komunikimi dhe të shprehurit  2. Matematika  3. Shkencat  4. Shoqëria dhe mjedisi  5. Shëndeti dhe mirëqenia  6. Jeta dhe puna 

 Fushat Mësimore mund të përfshijnë një ose disa Lëndë. (KKK faqe 43 deri 55.)   8. Fondi i orëve për fushat mësimore shprehur në përqindje (KKK faqe 55)  

  SNKA 0 

SNKA 1  SNKA 2  SNKA 3 

    Klasat: Parafillore, 1‐2 

Klasat:  3‐5 

Klasat 6‐9 

Klasat 10‐12 Gjimnazi 

Klasat  10‐12 Arsimi  dhe aftësimi profesional 

Komunikimi  dhe të shprehurit  

20%  25%  25%  20%  15 %  15% 

Matematikë   20%  20%  15%  15%  10% Shkenca  

20% 10%  10%  15%  15%  10% 

Shoqëria  dhe mjedisi  

15%  10%  10%  15%  15%  10% 

Shëndeti  dhe mirëqenia  

20%  15%  15%  10%  10%  10% 

Jeta dhe puna    15%  10%  10%  10%  10%  35% Pjesa zgjedhore   10%  10%  10%   15%  20%  10% 

  9. Pjesa zgjedhore e kurrikulumit (KKK faqe 56)  Me “Pjesë Zgjedhore” nënkuptohet pjesa e kurrikulumit e përcaktuar ose e përzgjedhur nga shkolla, e cila do të jetë 10% ‐ 20 % nga fondi i përgjithshëm i orëve. Kjo iu ofron shkollave mundësi    që  të  angazhohen  në  mënyrë  aktive  për  arritjen  e  rezultateve  mësimore  të përcaktuara me Kornizë, varësisht nga kushtet specifike  të kuadrit shkollor,  infrastrukturës 

Page 9: ALB Curriculum Writers' Handbook

9

ose edhe të specifikave të komunitetit, respektivisht të mjedisit ku vepron shkolla. Disa nga mundësitë për shfrytëzimin e pjesës zgjedhore janë:  

a) Rritja e fondit të orëve sipas fushave specifike mësimore për t’i ndihmuar nxënësit të cilët kanë vështirësi në mësimnxënie; 

b) Shfrytëzimi i një liste me tema/kurse/ module zgjedhore të ofruara nga MASHT‐i; c) Përforcimi i orientimit për karrierë dhe përgatitje për jetë dhe punë. 

 Rekomandimet  e  shkollës  për  pjesët  zgjedhore,  të  propozuara  nga  Këshilli/Bordi,  do  të miratohen  nga  autoritetet  komunale  të  arsimit  në  konsultim me  autoritetet  përkatëse  të MASHT‐it.   

Page 10: ALB Curriculum Writers' Handbook

10

SEKSIONI 3 REZULTATET MËSIMORE DHE SHKRIMI I KURRIKULUMIT TË KOSOVËS  Richard Webber 

 1. Hyrje   Qëllimi  i këtij Seksioni të Doracakut është të ofroj shkrues të kurrikulumit me  informacione dhe  shkathtësi  adekuate  për  të  kompletuar  detyrën  praktike  të  shkrimit  të  Rezultateve Mësimore  për  Nivelet  Mësimore,  Fazat  Kyçe,  Fushat  Mësimore,  Lëndët  dhe  Temat  e Kornizës së Kurrikulumit të Kosovës.  2. Kurrikulumi i Bazuar në Kompetenca dhe Kurrikulumi i Bazuar në Lëndë  Korniza e Kurrikulumit të Kosovës është “e Bazuar në Kompetenca”, që do të thotë se është bazuar rreth deklaratave se për çka do të jenë të aftë nxënësit pas përfundimit të një kursi studimi me Kurrikulumin e Kosovës. Para  vitit 2002  kurrikulumi për  shkollat e Kosovës  ka qenë i “Bazuar në Lëndë”. Përmbajtja e kurrikulit të Bazuar në Lëndë përcaktohet nga ajo se çka  konsiderojnë  shoqëria  dhe  ekspertët  arsimor  që  nxënësit  duhet  të  dinë  para  se  ta përfundojnë  shkollën.  Struktura  e  përmbajtjes  përcaktohet  nga  struktura  e  njohurive  për secilën lëndë si, për shembull, nxënësit duhet ta mësojnë gramatikën e një gjuhe para se të përpiqen  ta  flasin  atë në mënyrën  e duhur  apo duhet  ta mësojnë historinë  e Kosovës  së shekullit 19 para se ta mësojnë Kosovën e shekullit 20. Sa i përket gjerësisë së njohurive që mësohen  në  kurrikulumin  e  bazuar  në  lëndë  mësimore,  tendencat  kanë  qenë  që  të përfshihen sa më shumë  informacione që është e mundur për të mbushur kohën që është në dispozicion apo madje për të ofruar më shumë informacione se sa mundësia e nxënësve për  të  absorbuar  brenda  asaj  kohe.  Kjo  ka  rezultuar me  tekste  shkollore  jashtë mase  të trashë.  Sidoqoftë, Korniza e Kurrikulumit të Kosovës është e Bazuar në Kompetenca e jo e Bazuar në Lëndë. Kurrikulumi i Bazuar në Kompetenca është organizuar rreth konceptit për t’iu ofruar fëmijëve  shkathtësitë,  vlerat  dhe  njohuritë  e  kërkuara  për  kryerjen  e  detyrave  të  cilat shoqëria dhe ekspertët arsimor konsiderojnë se do t’iu duhen nxënësve gjatë kohës së tyre në shkollë dhe për pjesën tjetër të jetës së tyre si studentë, të punësuar, pjesëtar të familjes dhe  si  pjesë  e  shoqërisë  Kosovare.  Për  më  tej,  Korniza  e  Kurrikulumit  e  definon Kompetencën  si  “kapacitet  të  gjerë  për  aplikimin  e  njohurive,  shkathtësive,  qëndrimeve, rutinave, vlerave dhe emocioneve në mënyrë të pavarur, praktike dhe kuptimplote”.   3. Rezultatet Mësimore në Kurrikulumin e Bazuar në Kompetenca  Kurrikulumi  i  bazuar  në  kompetenca  përbëhet  nga  deklarata  se  për  çka  do  të  jetë  i  aftë nxënësi me përfundimin e suksesshëm të një kursi studimi. Këtyre deklaratave iu referohemi si  “Rezultate Mësimore”.  Një  shembull mundë  të  jetë  “me  përfundimin  e  Fazës  Kyçe  2 Komunikimi  dhe  të  Shprehurit  nxënësi  do  të  jetë  në  gjendje  të  përshëndesë  në mënyrë korrekte një të huaj në gjuhën Angleze” ose “me përfundimin e Fazës Kyçe 4 Histori nxënësi do  të  jetë  në  gjendje  të  analizojë  paragjykimet  politike  në  dokumentet  historike.”  Këto Rezultate  Mësimore  në  Kornizën  e  Kurrikulumit  të  Kosovës  janë  organizuar  në  Nivele Mësimore, Faza Kyçe, Fusha Mësimore, Lëndë dhe Tema. Kur të kompletohet kurrikulumi i ri ai do të përbëhet nga qindra Rezultate Mësimore. 

Page 11: ALB Curriculum Writers' Handbook

11

 Korniza e Kurrikulumit definon Rezultatet Mësimore si vijon, “Deklarata që përshkruajnë se çka duhet  të dijë, besojë,  vlerësojë dhe  të  jetë në  gjendje  të bëje nxënësi. Rezultatet në Kornizën  e  Kurrikulumit  janë  shprehur  në  një  varg  fushash,  duke  përfshirë  njohuritë,  të kuptuarit,  shkathtësitë  dhe  kompetencat,  vlerat  dhe  qëndrimet.”  Shembuj  të  Rezultateve Mësimore mund të jenë:‐  

“Nxënësit do të jenë në gjendje të:‐ • Shkruajnë Rezultatet Mësimore me standard ndërkombëtar • Përsëritja e tabelës së shumëzimit në mënyrë të saktë dhe pa hezitim • Vizatojë një planë shtëpie duke përdorur CAD softuer • Përshëndes një të huaj në mënyrë të sjellshme • Regjistrojë shitjet në makinën llogaritëse(arkë)” 

 4 Struktura e Rezultateve Mësimore 

 Struktura e Rezultateve Mësimore përfshinë së paku një Veprim (V) dhe një qëllimi (Q) dhe gjithashtu mund të përmbajë një ose më shumë Kushte (Ku) dhe Kërkesa (Ke). Kjo strukturë është treguar në shembujt në vijim:‐  

“Nxënësit do të jenë në gjendje   Të llogarisin (V) koston e seminarit (Q) me kalkulatorë (Ku) në mënyrë të saktë 

(Ke)  Të ekzekutojnë (V) Vallen e Shqiponjës (Q) me hapat e duhur (Ku)  Të masin (V) presionin e gomës (Q) me një matës digjital (Ke).” 

  Veprimet  e  Rezultateve  Mësimore  shprehen  me  foljet  e  duhura.  Këto  folje  mund  të përdoren shumë herë për  të përshkruar me qindra Rezultate Mësimore që do  ta përbëjnë kurrikulumin  final  dhe  është  shumë  e  rëndësishme  që  ato  të  jenë  foljet  e  duhura.  Për shembull nëse Rezultati Mësimor përmban  foljen  “të dijë” do  të  jetë  shumë e vështirë  të matet nëse nxënësi ka përmbushur ose  jo Rezultatin Mësimor të caktuar. Si në shembullin në vijim  

 “nxënësit do të jenë në gjendje  Të dinë (V)  tabelën e shumëzimit (Q) në mënyrë të saktë (Ke)” 

 Si do  të  jemi në gjendje  të vëzhgojmë “të diturit” e nxënësit? Ne nuk mund  të vëzhgojmë drejtpërsëdrejti  proceset  intelektuale  brenda  trurit.  Ndërsa  nëse  e  përdorim  foljen  “të përsërisë” në  shembullin  vijues  shumë më  lehtë mund  të  testojmë  zotërimin  e Rezultatit Mësimor nga nxënësi.   

 “Nxënësit do të jenë në gjendje  Të përsërisin (V) tabelën e shumëzimit (O) në mënyrë të saktë (Ke)”  

 Në këtë rast ne thjeshtë mundë t’i kërkojmë fëmijë ta përsërisin me zë tabelën e shumëzimit the lehtësisht mund të gjykojmë nëse fëmija e ka bërë atë në mënyrë të saktë apo jo.  

Page 12: ALB Curriculum Writers' Handbook

12

 5. Zgjedhja e Foljeve të Duhura për Rezultatet Mësimore  Detyra  e  të  shkruarit  të  rezultateve  mësimore  është  bërë  më  e  lehtë  në  mënyrë  të konsiderueshme  nga  puna  e  ekspertit  të  falshëm  arsimor Amerikan Benjamin Bloom  dhe klasifikimi i procesit të dijes në taksonominë vijuese:‐ 

6. Vlerësim 5. Sintezë 4. Analizë 3. Aplikim 

2. Të Kuptuar 1. të Njohurit 

 Bloom‐i propozoi se mënyra jonë e të menduarit mund të ndahet në gjashtë nivelet përherë e më komplekse të përmendura më lartë nga përsëritja e thjeshtë e fakteve në nivelin më të ulët  “të Njohurit” deri  te  “Vlerësimi” në nivelin më  të  lartë. Pra,  kur  shkruajmë  rezultate mësimore  ne  duhet  të  kemi  parasysh  se  cili  niveli  i  njohurive  është  më  i  duhuri  për kompetencën përkatëse të nxënësit. Në përgjithësi, është e pritshme që nivelet më të ulëta të hierarkisë  aplikohen në  fazat më  të hershme  të një  kursi mësimor  kurse nivelet më  të larta të hierarkisë aplikohen në fazat më të vonshme.   Foljet të cilat i zgjedhim kur shkruajmë rezultate mësimore për secilin nivel të Taksonomisë së Bloom‐it janë vendimtare.  

Niveli  Foljet 

6. Vlerësimi 

vlerëso,  konstato,  argumento,  bashkëngjit,  zgjedh,  krahaso,  konkludo,  bind, kritiko,  vendos,  mbro,  diskrimino,  shpjego,  kategorizo,  interpreto,  gjyko, justifiko,  mat,  parashiko,  shkallëzo,  rekomando,  lidh,  zgjidh,  rishiko(shqyrto), rezulto, përmbledh, mbështet, provo 

5. Sinteza 

argumento,  organizo,  mblidh,  kategorizo,  mbledh,  kombino,  përpilo,  harto, ndërto, krijo, projekto(dizajno), zhvillo, themelo, shpjego,  formulo, përgjithëso, gjenero,  integro,  shpik(sajo),  bëj,  menaxho,  modifiko,  origjinalizo(krijo), planifiko, përgatit, propozo, korrigjo, rindërto,  lidh(krahaso), riorganizo, rishiko, rishkruaj, ngrit(set up), përmbledh, 

4. Analiza 

analizo,  vlerëso,  organizo,  shkoqit,  llogarit,  kategorizo,  klasifiko,  krahaso,  lidh, krahaso(kontrast),  kritiko,  debato,  dallo,  diskrimino,  veço,  ndaj,  shqyrto, eksperimento,  identifiko,  ilustro,  dëshmo,  inspekto,  heto(hulumto),  radhit, përmend, pyet, nën‐ndajë, provo   

3. Aplikim 

zbato,  vlerëso,  llogarit,  ndrysho,  zgjedh,  plotëso,  njehso,  demonstro,  zhvillo, zbulo, dramatizo, puno/përdor, shqyrto, eksperimento, gjejë, ilustro, interpreto, manipulo, modifiko, vepro, organizo, praktiko, parashiko, përgatit, prodho, lidh, planifiko, zgjedh, trego, skico, zgjidh, transfero, shfrytëzo/përdor. 

2. të Kuptuarit 

shoqëro, ndrysho, sqaro, klasifiko, ndërto, konverto, deshifro, mbro, përshkruaj, ndrysho, diskrimino, diskuto, dallo, vlerëso, shpjego, shpreh, zgjat, përgjithëso, identifiko,  ilustro,  trego,  dëshmo,  interpreto,  gjej,  parafrazo,  parashiko,  njih, raporto, konfirmo, rishkruaj, rishiko, zgjedh, zgjidh, përkthe 

1. të Njohurit organizo,  mbledh,  përcakto,  përshkruaj,  kopjo,  numëro/rendit,  shqyrto,  gjej, identifiko,  etiketo,  listo, mbaj mend,  emërto,  rendit,  prezanto,  kuoto,  risjell, regjistro, rrëfe, lidh, përsërit, riprodho, shfaq, deklaro, trego 

Page 13: ALB Curriculum Writers' Handbook

13

 6. Udhëzime të përgjithshme për Shkruarjen e Rezultateve Mësimore  Udhëzimet  në  vijim  duhet  të  bahen  parasysh  gjatë  shkruarjes  së  Rezultateve Mësimore. Secili Rezultat Mësimor duhet të jetë:‐  

I  kompletuar  në  mënyrë  strukturore,  d.m.th.  duhet  të  ketë  së  paku  një  folje  për Veprimin (V) dhe një emër ose frazë për Qëllimin (Q) dhe zakonisht duhet të përfshijë Kushtet  (Ku)  dhe/ose  Kërkesat  (Ke)  për  të  përshkruar  se  cili  është  standardi  i përformances së pritshme 

I shkruar me gjuhë të qartë, d.m.th. kuptimi i secilit prej Rezultateve Mësimore duhet të jetë i qartë për nxënësit, mësimdhënësit, vlerësuesit, inspektorët, autorët e teksteve etj në  mënyrë  që  secili  prej  tyre  të  mund  ti  mbështesë  përgjegjësitë  e  veta  në përputhshmëri me  kurrikulumin  e  ri  në  një  kuptim  të  qartë  të  asaj  që  kërkohet  nga nxënësit 

I matshëm dhe i vlerësueshëm, d.m.th. secili RM duhet të përmbajë një ose më shumë Kushte  (Ku)  dhe/ose  Kërkesa  (Ke)  në  mënyrë  që  të  mund  të  vlerësohet  cilësia performimit të fëmijës. Një RM sikurse “Noto (V) duke përdorur stilin flutur(Ku)”, nuk do të jetë aq e lehtë të vlerësohet sa një RM sikurse “Noto (V) duke përdorur stilin bretkosë (Ku) për 100 metra (Ke)) pa u ndalur (Ke))” 

I përshtatshëm për nivelin e nxënësve, d.m.th. secili RM duhet të ketë parasysh se çka mund të pritet me përgjegjësi se fëmija i ,moshës dhe pjekurisë së caktuar mund të jetë i  aftë  të  bëjë.  Një  RM  për  Fazën  Kyçe  1  që  kërkon  që  nxënësit  të  jenë  të  aftë  për mendime analitike politike nuk do të ishte i përshtatshëm 

I  arritshëm,  d.m.th.  secili  RM  duhet  të  përshkruaj  një  mundësi  të  cilën  shumica dërmuese  e  nxënësve  të  atij  niveli  mund  ta  performojne  me  një  nivel  të  mirë  të kompetencës  me  përfundimin  e  suksesshëm  të  një  kursi  mësimor.  RM  duhet  të mbështet  në  njohuritë  e  kushteve  reale  në  të  cilat mësojnë  nxënësit  në  shkollat  e Kosovës e jon në një skenar ideale ku mund të pritet se të gjithë nxënësit arrijnë nivelin më të lartë 

I pavarur, d.m.th. secili RM duhet të jetë i ndarë dhe nuk duhet plotësisht as pjesërisht të dyfishojë aftësitë e përshkruara në një RM tjetër 

Drejtpërsëdrejti  i  lidhur me  filozofinë  dhe  praktikat  e  rekomanduara  në  Kornizën  e Kurrikulumit dhe veçanërisht në kuptim të përshkrimeve të Fazave Mësimore në faqet 23 deri 25, Çështjet e Ndërlidhura në faqe 44 dhe përshkrimin e Fushave Mësimore në faqet 46 deri 55  

I përshtatshëm për nivelin për të cilin RM është  i menduar, d.m.th. gjatë shkruarjes së RM për nivelet ISCED duhet të synojmë RM shumë të përgjithshme, për Fazat Kyçe më pakë  të  përgjithshme,  për  Fushat  Mësimore  edhe  më  pakë  të  përgjithshme,  më specifike për lëndë dhe për temat brenda fushave lëndore dhe lëndëve edhe më shumë specifike. 

  

Page 14: ALB Curriculum Writers' Handbook

14

 7. Ushtrime Praktike  Për të iu ndihmuar të provoni nëse e keni kuptuar plotësisht udhëzimin për shkruarjen e RM‐ve të dhënë në seksionin paraprak mund t’i shqyrtoni në mënyrë kritike shembujt në vijim. Pete veten nëse secila prej RM përputhet me udhëzimin e dhënë. Nëse mendoni se një RM nuk  përputhet  mund  të  shpjegoni  në  çfarë  mënyre/mënyra  nuk  përputhet  dhe  pastaj rishkruani atë në mënyrë që të përputhet me udhëzimet e dhëna.  

RM Origjinal  Vizato një diagram të Ciklit të Ujit Komentet   

RMe rishkruar   2  RM Origjinal  Kupto teorinë e “Big Bang”‐ut (shpërthimit të madh)   Komentet     RMe rishkruar   3  RM Origjinal  Recito  një  poemë  të  shkurtër  në  gjuhën  Shqipe  pa  gabime  para 

klasës   Komentet     RMe rishkruar   4  RM Origjinal  Mbledh dhe zbrit numrat   Komentet     RMe rishkruar   5  RM Origjinal  Qep një palë pantallona dhe një këmishë sipas kërkesave të klientit   Komentet     RMe rishkruar   6  RM Origjinal  Listoi elementet në sistemin periodik në më pakë se dy minuta   Komentet     RMe rishkruar   7  RM Origjinal  Dëgjo një fjalim politik dhe kuptoje atë plotësisht atë   Komente     RMe rishkruar   8  RM Origjinal  Thuaj shkronjat prej A deri në M në mënyrë të qartë   Komente     RMe rishkruar   9  RM Origjinal  Shkruaj një paragraf në gjuhën Serbe me strukturë korrekte   Komente     RMe rishkruar   10  RM Origjinal  Etiketoi(Label) pjesët e bretkosës në një diagram    Komentet     RMe rishkruar    8.  Procesi i të Shkruarit të Kurrikulumit  Të  shkruarit  e  kurrikulumit  do  të  arrihet  përmes  përgatitjes  së  një  numri  të  madh  të Rezultateve Mësimore. Të shkruarit e Rezultateve Mësimore duhet të zhvillohet prej nivelit më të përgjithshëm kah niveli më specifik. Në këtë mënyrë, puna do të fillojë me shkrimin e 

Page 15: ALB Curriculum Writers' Handbook

15

RM‐ve  për  nivelet  ISCED,  pastaj  të  vazhdojë me  Fazat  Kyçe,  pastaj me  Fushat Mësimore, pastaj  me  Lëndët  e  pastaj  me  Temat.  Disa  Fusha  Mësimore  në  Faza  Kyçe  të  caktuara përfshijnë disa lëndë derisa Fushat Lëndore tjera në Faza tjera Kyçe jo. Në rast kur një Fushë Lëndore përbëhet nga disa lëndë numri i RM‐ve nuk ka nevojë të jetë më i madh për Fushën Mësimore  sepse më  shumë  detaje  do  të  ofrohen  në  RM‐të  për  Lëndët  e  komponentit. Sidoqoftë, nëse Fusha Lëndore për një Fazë Kyçe nuk përmban Lëndë atëherë Fusha Lëndore për Fazën Kyçe duhet të përmbajnë shumë më shumë RM. Në të dyja rastet kur kërkohet një përshkrim më i detajuar Lënda ose Fusha Mësimore mund të shkoqiten në Tema. Për t’iu ndihmuar në detyrën e  juaj për shkrimin e Rezultateve Mësimore më poshtë është dhënë një Formë për Shkruarjen e Kurrikulumit.  

 FORMË PËR SHKRUARJEN E KURRIKULUMIT 

 Niveli ISCED    Faza kyçe   Fusha Lëndore   Lënda   Tema   

Përshkrimi i Rezultatit Mësimor 

 

Lidhjet Ndër‐Kurrikulare   Çështjet e Ndërlidhura që do të mbulohen 

 Rezultati Mësimor (1) 

Kontributi për “Kompetencat Kyçe” 

 

Përshkrimi i Rezultatit Mësimor 

 

Lidhjet Ndër‐Kurrikulare   Çështjet e Ndërlidhura që do të mbulohen 

 

Rezultati Mësimor (2) 

Kontributi për “Kompetencat Kyçe” 

 

 Etj 

 Etj  

 

  Forma e paraqitur më lartë kërkon hapat vijues:‐ 

Hapi 1:  Identifikimi   Para  së  gjithash  forma  kërkon  që  lista  e  Rezultateve  Mësimore  të 

identifikohet  sipas  nivelit  të  specifikimit,  duke  u  zhvilluar  nga  më  e përgjithshmja e zbatueshmja kah më specifikja  

Hapi  2:  Të shkruarit e RM‐së   Pastaj shkruesit i kërkohet të shkruaj një RM në formën e duhur siç është 

diskutuar më lartë.  Hapi 3: Specifikimi i lidhjeve Ndër‐Kurrikulare 

Page 16: ALB Curriculum Writers' Handbook

16

Pastaj  shkruesit  i  kërkohet  të  specifikojë  “lidhjet  Ndër‐Kurrikulare”  që mund të bëjë RM‐ja. Këtu shkruesit  i kërkohet të tregojë se si mundë të lidhet  një  RM me  pjesët  tjera  të  kurrikulumit,  që  është  së  bashku me Fushat tjera Lëndore dhe Lëndët brenda Fazës Kyçe. Kjo kërkesë do të iu ndihmojë  shkruesve  të  sigurojnë  se  kurrikulumi  është  i  integruar plotësisht dhe do t’iu ndihmojë mësimdhënësve dhe autorëve të teksteve shkollore  të  kuptojnë  se  si  mund  t’i  lidhin  pjesë  të  ndryshme  të kurrikulumit.  Këshilla  të  dobishme  që  kanë  të  bëjnë me  lidhjet  ndër‐kurrikulare  mes  Fushave  Lëndore  janë  ofruar  në  faqet  46  deri  55  të Kornizës së Kurrikulumit. 

Hapi 4: Specifikimi i Çështjeve të Ndërlidhura Pastaj shkruesit  i kërkohet të specifikojë “Çështjet e Ndërlidhura” me të cilat lidhet RM‐ja. Këto Çështje të ndërlidhura përfshijnë: ‐ Arsimimin për Paqe  dhe  Tolerancë,  Barazinë Gjinore, Njohuritë  bazike  Financiare,  etj. Një listë e plotë është ofruar në faqen 44 ë Kornizës së Kurrikulumit. Kjo kërkesë siguron se Çështje të tilla të Ndërlidhura me të vërtetë mbulohen në tërë kurrikulumin. 

Hapi 5: Specifikimi i Kontributit për Kompetencat Kyçe Korniza  e  Kurrikulumit  specifikonë  disa  “kompetenca  Kyçe”.  Këto  janë kompetenca që u referohemi si kompetenca bazike që do të arrihen nga të gjithë fëmijët para se të dalin nga shkolla. Kompetenca shtesë mundë të arrihen nga disa fëmijë mirëpo këto Kompetenca Kyçe duhet të arrihen nga  secili  fëmijë. Një  përshkrim  i  detajuar  i  Kompetencave  Kyçe  është dhënë  në  faqe  32  deri  39  të  Kornizës  së  Kurrikulumit.  Shkruesit  të kurrikulumit i kërkohet të specifikojë për secilin RM se si ai kontribuon në arritjen e këtyre Kompetencave Kyçe. 

 9. Rezultatet Mësimore të Përgjithshme dhe Specifike  Siç është përshkruar në seksionin paraprak shkruarja e Rezultateve Mësimore do të bëhet në faza duke u filluar nga niveli më i përgjithshëm ISCED, përmes Fushave Mësimore dhe Fazave Kyçe deri në Lëndë dhe Tema. Kjo do të thotë se Rezultatet Mësimore për secilën nga këto nivele duhet të jenë të përshtatshme në kuptim të nivelit të përgjithësisë dhe specifikitetit. Rezultatet Mësimore për Nivelet ISCED dhe Fushat Mësimore do të duhet të jenë shumë të përgjithshme për nga natyra derisa Rezultatet Mësimore për Lëndët dhe Temat do të duhet të  jenë shumë më Specifike. Me qëllim që t’iu ndihmojmë që të bëheni të vetëdijshëm për nivelet e ndryshme të specificitetit të Rezultateve Mësimore, ju lutem ekzaminoni pesë RM‐të vijuese dhe vendosni se cilat RM  janë më të përgjithshme se tjerat   dhe se në cilin Nivel (ISCED, Fazë Kyçe, Fushë Mësimore, Lëndë apo Temë) mundë të përdoren.       

Page 17: ALB Curriculum Writers' Handbook

17

 

Rezultati Mësimor 

Më i Përgjithshëm 

apo më Specifik?  

Niveli Mësimor? (ISCED, FK, Fushë Mësimore, Lëndë, 

Temë) 

1 Të komunikojë në mënyrë efektive në gjuhën Angleze në një restorant 

   

2 Të  porosisë  ushqim  në  gjuhën  angleze me anë të një dialogu të thjeshtë të folur

   

3 Të zhvillojë shkathtësi efektive komunikuese 

   

4 Të komunikojë në mënyrë efektive në Anglisht 

   

5 Të  komunikojë  në  mënyrë  efektive  në gjuhën Angleze në situatat e përditshme 

   

 Tani, duke përdorur numrat që gjinden në të majtë të secilit RM vendosi në tabelën e më poshtme duke i radhitur nga më i përgjithshmi deri në më specifikun.  

Më i Përgjithshmi 

         Më 

Specifiku   10. Forma për Shkruarjen e Kurrikulumit  Dy  format  e  radhës  janë  përgatitur  për  t’iu  ndihmuar  shkruesve  të  kurrikulumit  që  të sigurojnë  se Rezultatet Mësimore që ata  shkruajnë  janë në përputhshmëri me  kërkesat e KKK‐së.  Forma  kërkon  nga  shkruesit  e  kurrikulumit  që  të  specifikojnë  për  secilin  Rezultat Mësimor mënyrat në  të  cilat  ai  kontribuon në përshkrimet  e KKK‐së në  raport me  lidhjet ndërkurrikulare, çështjet e ndërlidhura, dhe kompetencat kryesore si dhe, kontributin e tyre për  Fushat  Lëndore  dhe  Lëndët,  duke  sugjeruar  metodologjinë  e  mësimdhënies  dhe  të vlerësimit. 

Page 18: ALB Curriculum Writers' Handbook

18

 Rezultatet Mësimore të Përgjithshme për Fazat Mësimore (Nivelin SNKA) apo Faza kyçe 

  

 Rezultati Mësimor 

 

 Lidhjet Ndërkurrikulare 

 

Çështjet e Ndërlidhura qe mbulohen nga ky RM 

 Kontributi për 

“Kompetencat Kryesore”  

 Lënda/Fusha lëndore 

Bartëse 

(1)    

       

(2)    

       

(3)    

       

(4)    

       

(5)    

       

(6)    

       

 

Page 19: ALB Curriculum Writers' Handbook

19

FORMA PËR SHKRUARJEN E SILLABUSAVE    

Identifikimi i Sillobusave të Fushave Mësimore/Lëndëve  

Faza Kyçe   Klasa   Fusha Mësimore 

 

Lënda    

 Rezultatet Mësimore të Përgjithshme për Tërë Lëndën 

  

 Rezultati Mësimor 

 

 Lidhjet Ndërkurrikulare 

 

Çështjet e Ndërlidhura që mbulohen nga ky RM 

 Kontributi në “Kompetencën 

Kryesore”  

(1)    

     

(2)    

     

(3)    

     

(4)         

Page 20: ALB Curriculum Writers' Handbook

20

  

(5)    

     

(6)    

     

  

Rezultatet Mësimore Specifike për Temë (1) të Lëndës  

 Rezultati Mësimor  Lidhjet Ndërkurrikulare 

Çështjet e Ndërlidhura që mbulohen nga ky RM 

Metodologjia e Mësimdhënies 

Metodologjia e Vlerësimit 

(1)           (2)            (3)           (4)           (5)           (6)            

 Rezultatet Mësimore Specifike për Temë (2) të Lëndës 

  

Rezultati Mësimor  Lidhjet Ndërkurrikulare Çështjet e Ndërlidhura që mbulohen nga ky RM 

Metodologjia e Mësimdhënies 

Metodologjia e Vlerësimit 

(1)           (2)            (3)           

Page 21: ALB Curriculum Writers' Handbook

21

SEKSIONI 4 ÇËSHTJET GJINORE DHE GJITHËPËRFSHIRJA NË KURRIKULUM  

Eda Vula  

1. Çfarë është arsimi gjithëpërfshirës?  Nocioni  i  gjithëpërfshirës  shpesh  shoqërohet  me  fëmijët  me  nevoja  të  veçanta.  Shumë shpesh  programet  për  grupe  të  ndryshme  të margjinalizuara  dhe  të  pafavorizuara  kanë funksionuar si programe të veçanta, në  institucione të specializuara dhe  janë realizuar nga edukatorët e  specializuar. Në  vendet e  zhvilluara është në  rritje  vetëdijesimi  se është më mirë që fëmijët me nevoja të veçanta të ndjekin mësimin në shkolla të rregullta, ndonëse me forma të ndryshme të mbështetjes. Studimet në këto vende tregojnë se nxënësit me aftësi të kufizuara arrijnë rezultate më të mira shkollore në mjedise gjithëpërfshirëse. Por, a do të thotë kjo se arsimi gjithëpërfshirës ka të bëjë vetëm me nxënësit me nevoja të veçanta? Më poshtë  janë dhënë disa përkufizime  të gjithëpërfshirjes  të cilat na ndihmojnë  ta zgjerojmë konceptin tonë për arsimin gjithëpërfshirës:  

“Arsim gjithëpërfshirës do të thotë se shkolla duhet të iu përshtatet të gjithë fëmijëve pa marrë parasysh gjendjen e  tyre  fizike,  intelektuale,  shoqërore, emocionale gjuhësore apo ndonjë kusht tjetër. Ai duhet t’i përfshijë fëmijët me aftësi  të  kufizuar dhe  fëmijët e  talentuar,  fëmijët e  rrugës dhe ata që punojnë,  fëmijët nga pjesë të  largëta apo nga popullata nomade,  fëmijët e pakicave gjuhësore, etnike apo kulturore dhe fëmijët e grupeve apo fushave tjera të margjinalizuara apo të pafavorizuara.” (UNESCO 2003, f .4)   

 “Ideja e arsimit gjithëpërfshirës ofron një fokus të dobishëm për drejtësinë shoqërore.  Arsimi  gjithëpërfshirës  nënkupton  tejkalimin  e  barrierave  për pjesëmarrjen e të gjithëve në arsim, t’u ofrojë të gjithë nxënësve të drejtën për  shkollim  dhe  të  drejtën  për  të  marrë  pjesë  në  organizatat gjithëpërfshirëse.   Është e qartë  se  kjo e drejtë mbetet e pa  realizuar për nxënësit të cilët  ... mbesin  jashtë sistemit shkollor apo strukturave tjera që mundësojnë të nxënit sistematik.” (Pendlebury dhe Enslin 2004) 

 “Ideja  e  ‘arsimit  gjithëpërfshirës’,  edhe  pse  historikisht  është  e  lidhur me debate dhe reforma në fushën e arsimit me nevoja të veçanta, në të vërtetë e  tejkalon  arsimin me  nevoja  të  veçanta  në  qasjen  e  tij  drejt  integrimit shoqëror. Arsimi  gjithëpërfshirës  duhet  të  kuptohet  në  kontekst  të  qasjes ndaj ‘problemeve’ të diversitetit shoqëror …”  (Armstrong et al, 2010) 

 Këto koncepte duhet të kuptohen në kontekst të konceptualizimit të arsimit gjithëpërfshirës të theksuar në Kornizën e Kurrikulumit të Kosovës që përmendet në faqen 16, 

 ‘… gjithpërfshirja shprehet në kuptimin e sajë më të gjerë që nënkupton çdo rrethanë që pengon qasjen në arsim cilësor dhe dallimet që manifestohen në  forma  të  ndryshme  (pakicat,  grupet  në  pozitë  të  pafavorshme ekonomike; fëmijët me nevoja të veçanta; fëmijët e kthyer nga diaspora dhe ata  që  ndodhen  në  diasporë;  nxënësit  e  viseve  të  largëta;  nxënësit  e 

Page 22: ALB Curriculum Writers' Handbook

22

talentuar dhe me dhunti; nxënësit me aftësi  të kufizuara  fizike ose ata që vuajnë nga sëmundje dhe trauma; nxënësit me probleme në sjellje).’    

2. Cilat janë parimet e gjithëpërfshirjes?  Gjithëpërfshirja është rrënjosur në të drejtën për arsimim që është mishëruar në Nenin 26 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut të vitit 1948. Që atëherë një numër traktesh dhe  instrumentesh  normative  e  kanë  riafirmuar  këtë  të  drejtë.  Tri  prej  tyre meritojnë  të përmenden në mënyrë të veçantë. Konventa e UNESCO‐s e vitit 1960 kundër Diskriminimit në Arsim përcakton se Shtetet kanë obligim të ofrojnë mundësi për shkollim të gjithë atyre që  mbesin  të  privuar  nga  arsimimi  fillorë.  Konventa  Ndërkombëtare  për  të  Drejtat Ekonomike,  Shoqërore  dhe  Kulturore  e  vitit  1966  riafirmon  të  drejtën  e  arsimimit  për  të gjithë dhe nënvizon parimet për arsim  të detyrueshëm pa pagesë. Dhe në  fund, konventa për të Drejtat e Fëmijës, trakti më  i ratifikuar për të drejtat e njeriut, thekson të drejtën e fëmijëve për të mos qenë të diskriminuar. Ai gjithashtu shprehë përkushtimet për qëllimet e arsimit, duke bërë  të ditur  se nxënësi duhet  të  jetë në qendër  të përvojës mësimore. Kjo ndikon në përmbajtje dhe në pedagogji, dhe – më gjerësisht – mënyrën se si menaxhohen shkollat.  Tri  parimet  kryesore  që  janë  esenciale  për  zhvillim  më  gjithëpërfshirës  të kurrikulumit janë:‐  

1. Përgatitja e sfidave të përshtatshme mësimore   Mësimdhënësit  duhet  të  përpiqen  t’iu  ofrojnë  të  gjithë  nxënësve mundësi  për  të përjetuar sukses në të nxënë dhe për të arritur një standard sa më të lartë që është e  mundshme.  Kurrikulumi  përcakton  se  çka  duhet  t’iu  mësohet  shumicës  së nxënësve në secilën prej fazave kyçe, e mësimdhënësit duhet t’iu mësojnë njohuritë, shkathtësitë dhe të kuptuarit në mënyrë të përshtatshme për aftësitë e nxënësve të tyre.  Për  nxënësit,  suksesi  i  të  cilëve  bie  në  mënyrë  të  dukshme  nën  nivelin  e pritshëm në  një  fazë  kyçe  të  caktuar,  nevojitet një  shkallë  shumë më  e madhe  e dallueshmërisë.  Për  nxënësit,  sukseset  e  të  cilëve  tejkalojnë  dukshëm  nivelet  e pritshme  brenda  një  apo  më  shumë  lëndëve  gjatë  një  faze  kyçe  të  caktuar, mësimdhënësit duhet të planifikojnë punë të përshtatshme sfiduese.  

2. Përgjigja ndaj nevojave të ndryshme mësimore të nxënësve   Gjatë  planifikimit, mësimdhënësit  duhet  të  hartojnë  pritje  të  larta  dhe  duhet  të ofrojnë mundësi që ato të arrihen nga të gjithë nxënësit, duke përfshirë djemtë dhe vajzat,  nxënësit me  nevoja  të  veçanta mësimore,  nxënësit me  aftësi  të  kufizuara, dhe nxënësit nga të gjitha mjediset shoqërore dhe kulturore. Mësimdhënësit duhet të  ndërmarrin  veprime  specifike  për  t’u  përgjigjur  nevojave  të  ndryshme  të nxënësve.  

3. Tejkalimi  i barrierave potenciale në mësim dhe vlerësim për nxënës  individual dhe grupe nxënësish  Një  grup  i  vogël  i  nxënësve  duhet  të  ketë  kërkesa  të  veçanta  dhe  të  ndryshme mësimore dhe vlerësuese  të cilat  i  tejkalojnë ofrimet e përshkruara dhe, nëse nuk 

Page 23: ALB Curriculum Writers' Handbook

23

adresohen, mundë të krijojnë barriera në të mësuar. Kjo është një çështje që duhet të adresohet.  

3. Rëndësia e çështjeve gjinore në kurrikulumin e Kosovës  'Çështjet  gjinore'  i  referohen  roleve  shoqërore  të  ndërtuara  dhe  marrëdhënieve  midis mashkullit dhe  femrës. Në çdo shoqëri, çështjet gjinore njihen si çelës  i zhvillimit shoqëror dhe  ndërtimit  të  shoqërisë  në  të  gjitha  fushat  përfshirë  arsimin,  kulturën,  shëndetësinë, shkencën, teknologjinë, ekonominë, udhëheqjen dhe menaxhimin. Për këtë arsye, Korniza e Kurrikulumit të Kosovës i kushton vëmendje të plotë kësaj fushe dhe ofron një qasje të gjerë për nxënësit për shqyrtimin e natyrës së çështjeve gjinore dhe u jep mundësi nxënësve për të kuptuar konceptin e barazisë.   Një kurrikulum gjithëpërfshirës adreson zhvillimin kognitiv, emocional dhe kreativ të fëmijës. Ai mbështetet në katër shtyllat e arsimimit për shekullin 21 – të mësuarit për të ditur, për të bëre, për të qenë dhe për të jetuar së bashku. Kurrikulumi duhet të luaj rol instrumental për të  forcuar  tolerancën, për  të promovuar  të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore. Ai është instrument i fuqishëm për tejkalimin e dallimeve të opinioneve dhe për të thyer stereotipat gjinore jo vetëm në tekste shkollore por edhe në qëndrimet dhe pritjet e mësimdhënësve.   5. Ushtrime praktike  Pra gjatë shkruarjës së kurrikulumit, shkruesit duhet të sigurojnë se Rezultatet Mësimore që ata shkruajnë  

1. Sigurojnë se të gjithë nxënësit, pavarësisht nga mjedisi  i tyre shkollor dhe pa marrë parasysh gjininë, përkatësinë etnike, religjionin apo besimet tjera, orientimin seksual apo aftësitë e kufizuara, kanë ndikim mbi metodat e punës, strukturat punuese, dhe përmbajtjen  arsimore,  dhe  të  sigurojnë  se  ky  ndikim  rritet me  rritjen  e  tyre  në moshë dhe pjekuri 

2. Njohin  dhe  respektojnë  dallimet  individuale,  inkurajojnë  nxënësit  për  të bashkëpunuar  me  të  tjerët  me  respekt,  për  të  ngritur  kompetencat  e  tyre, vetëbesimin dhe mirëqenien 

3. Kanë ndikim dhe mbështesin pjesëmarrjen e barabartë të djemve dhe vajzave gjatë arsimimit të tyre 

4. Sigurojnë se të gjithë nxënësit janë pjesëmarrës aktiv të barabartë 5. Inkurajojnë dhe respektojnë interesat dhe aftësitë e të gjithëve  6. Sigurojnë  se  përgjegjësitë  janë  të  ndara  në mënyrë  të  barabartë mes  nxënësve 

meshkuj dhe femra 7. Ofrojnë mundësi për nxënësit meshkuj dhe femra për të supozuar role udhëheqëse 8. Krijojnë atmosferë në klasë që u ndihmon nxënësve që të jenë të kujdesshëm dhe të 

respektojnë njëri tjetrin.  

Për t’iu ndihmuar që të lidhni çështjet gjinore dhe gjithëpërfshirjen që janë theksuar në këtë Doracak me detyrën e shkruarjes së kurrikulumit, ju lutem shkruani nga një Rezultat Mësimor për secilën nga tetë kërkesat e lidhura me gjithëpërfshirjen që janë listuar më lartë. Mund të zgjidhni çfarëdo Fushe Mësimore apo Lënde

 

Page 24: ALB Curriculum Writers' Handbook

24

SEKSIONI 5 KURRIKULUMI DHE VLERËSIMI I BAZUAR NË KOMPETENCA  

Richard Webber  

1. Rezultatet Mësimore si Bazë për Vlerësim  Siç  është  përmendur  në  Seksionin  3  të  këtij  doracaku,  Rezultatet  Mësimore  kanë  një strukturë të veçantë. Secili Rezultat mësimor përfshinë së paku një veprim (V) dhe një Qëllim (Q) dhe  zakonisht duhet  të përmbajë një ose më  shumë Kushte  (Ku) dhe Kërkesa  (KE).kjo strukturë është treguar në shembujt në vijim:‐  

“Nxënësit do të jenë në gjendje:   Të llogarisin (V) koston e seminarit (Q) me kalkulatorë (Ku) në mënyrë të saktë 

(Ke)  Të ekzekutojnë (V) Vallen e Shqiponjës (Q) me hapat e duhur (Ku)  Të masin (V) presionin e gomës (Q) me një matës digjital (Ke).” 

 Është Kërkesa (Ke) e cila e bën të matshëm dhe të vlerësueshëm secilin RM. Është Kërkesa ajo  që  na mundëson  neve  të  vlerësojmë  se  deri  në  çfarë mase  është  i  aftë  nxënësi  të performojë në  të vërtetë RM‐në e caktuar. Kjo është një nga përparësitë më  të mëdha  të Kurrikulumit  të Bazuar në Kompetenca  i  cili është  i konstruktuar me Rezultate Mësimore: është shumë e qartë për mësimdhënësit dhe vlerësuesit se çka saktësisht duhet të testohet.  Le t’i shqyrtojmë dy Rezultatet Mësimore në vijim:‐  

1. Përsërit tabelën e shumëzimit në mënyrë të saktë  2. Mbledh fakte nga burimet historike për të analizuar argumentet për dhe kundër 

idesë se Perandoria Osmane ka kontribuuar pozitivisht në zhvillimin e Evropës Jug‐Lindore  

Mundë të shohim se në RM‐në e parë Kërkesa është “në mënyrë të saktë” kurse në RM‐në e dytë Kërkesa është “të analizohen argumentet për dhe kundër idesë se Perandoria Osmane ka  kontribuuar  pozitivisht  në  zhvillimin  e  Evropës  Jug‐Lindore”.  Janë  këto  Kërkesa  që  na dhënë  bazat  për  vlerësim.  (Sa  i  përket  RM‐së  së  parë  vlerësimi mund  të  ketë  formën  e mësimdhënësit që kërkon nga nxënësi ta përsërisë tabelën e shumëzimit në klasë si pjesë e Vlerësimit  të Vazhdueshëm. Sa  i përket RM‐së së dytë, vlerësimi mund  të marrë  formën e një pyetje në provimin me shkrim në fund të Klasës së 12.)   Kërkesa  e  secilit  RM  gjithashtu  na  ofron  bazat  për  shkallëzimin  e  cilësisë  së  zotërimit  të aftësisë së përshkruar në RM nga secili nxënës. Ajo ofron bazat racionale për të vendosur se cili nxënës merr notë të lartë e cili notë të ulët. Le ta konsiderojmë tabelën në vijim.       

Page 25: ALB Curriculum Writers' Handbook

25

 Rezultati Mësimor 

 

 Teknika e Vlerësimi

Kriteri i Shkallëzimit 

Nxënësit janë në gjendje të:‐ 

   Notë Shumë 

e Lartë  

Notë e Lartë Notë 

Mesatare 

Notë e Ulët 

Pa Notë 

1. Përsërit (V) tabelën e shumëzimit (Q) në mënyrë të saktë (Ke) 

Përformimi në Klasë 

Tabela e përsëritur me saktësi të plotë 

Tabela e përsëritur me një ose dy gabime 

Tabela e përsëritur me jo më shumë se pesë gabime 

Tabela e përsëritur me 6 deri 10 gabime 

Tabela e përsëritur me më shumë se 10 gabime  

Mbledh (V) fakte nga burimet historike (Q) për të analizuar argumentet për dhe kundër idesë se Ilirët ishin banorët e parë të Kosovës (R)  

Ese e shkruar me përfundim të hapur 

Përdorim i shkëlqyeshëm i burimeve për të prodhuar analiza të qarta 

Përdorim i shkëlqyeshëm i burimeve me analizë adekuate 

Përdorim adekuat i burimeve me analizë të qartë 

Përdorim adekuat i burimeve me analizë të dobët 

Përdorim i dobët i burimeve me analizë të dobët 

 Mund të shohim nga tabela e më sipërme se duke përshtatur kërkesat e secilit RM mund të krijojmë një  varg  të përformancave  të nxënësve nga  aftësimi  komplet deri  tek paaftësimi komplet. Kjo do të na mundësoj vlerësim të saktë dhe të drejtë të njohurive të nxënësve.  2. Kurrikulumi i Bazuar në Kompetenca dhe Teknikat e Vlerësimit  Siç  e  kemi  përmendur  në  seksionin  3  të  këtij  doracaku,  para  vitit  2002  kurrikulumi  për shkollat  e  Kosovës  ka  qenë  i  “Bazuar  në  Lëndë”.  Përmbajtja  e  kurrikulumit  të  Bazuar  në Lëndë përcaktohet nga ajo  se çka mendojnë  shoqëria dhe ekspertët e arsimit  se duhet  të dijë nxënësi para se të dalë nga shkolla. Për këtë arsye  fokusi është në “të diturit”, d.m.th  niveli  i  parë  dhe më  i  ulët  i  Taksonomisë  së Bloom‐it,  e  jo  në Vlerësim,  Sintezë, Analizë, Aplikim dhe  të Kuptuar, d.m.th. nivelet më  të  larta. Kjo do  të  thotë  se vlerësimi kryesisht është marrë me testimin e rikujtimit të njohurive. Pyetjet e pyetjeve dhe provimeve ishin të llojit “Cili është Kryeministri aktual  i një shtetit Ballkanik.” Ose “Listoi eksportet kryesore të Kosovës”, ose “Përmendi ngjarjet kryesore të betejës së Waterloo”. Sidoqoftë, kurrikulumi i Bazuar  në  Kompetenca  që  përbëhet  nga  Rezultatet  Mësimore  merret  me  aftësitë  e 

Page 26: ALB Curriculum Writers' Handbook

26

nxënësve,  d.m.th.  “çka  mund  të  bëjnë  ata.”  Kjo  ka  implikime  të  konsiderueshme  për vlerësimin.  Për  të  vlerësuar  nxënësit  që mësojnë me  kurrikulum  të  Bazuar  në  Kompetenca  është  e rëndësishme  të  caktohen  teknika  vlerësuese që u mundësojnë nxënësve  të demonstrojnë aftësitë e tyre e jo vetëm njohuritë. Në këtë mënyrë nëse vlerësojmë aftësinë e nxënësit në lidhje me mësimin  e  një  gjuhe  duhet  të  vlerësojmë  aftësinë  e  tyre  në  të  Folur  dhe  të Dëgjuari. Kur e vlerësojmë të Folurit dhe të Dëgjuarit natyrisht që do të jetë e nevojshme t’i kërkojmë nxënësit që  të  flas me  zë për  të  vlerësuar  aftësitë  e  tij/sajë në  të  Folur dhe  të dëgjojë dikë duke folur dhe të përgjigjet sipas asaj që dëgjon për të vlerësuar aftësitë në të Dëgjuar.    Kur  i  vlerësojmë  aftësitë  e  nxënësve  në  lidhje me  historinë  neve  na  duhet  të vlerësojmë aftësinë për të shprehur mendime. Ne nuk do të  jemi në gjendje ta bëjmë këtë në  mënyrë  efektive  duke  përgatitur  vetëm  pyetje  me  shumë  zgjidhje  që  kërkojnë  vetë rikujtim të  informatave. Ne do të duhet të kërkojmë nga nxënësit të shkruajnë përgjigje të zgjeruara në mënyrë qe ët  jenë të  lirë ti  japin  idetë e veta. Sa  i përket Edukatës Fizike, kur vlerësojmë  aftësitë  e  nxënësve  për  vrapim  do  të  na  duhet  që  të  kërkojmë  nga  ata  të vrapojnë në  ët  vërtetë. Nuk do  të mjaftoj nëse  vetëm u  kërkojmë  atyre  të  shkruajnë një paragraf për procesin e vrapimit. Kur dëshirojmë t’i testojmë aftësitë e nxënësit për bërjen e autopsisë  së një bretkose do  të na duhet  të u  japim një detyrë që do  të përforcohet në laborator e  jo vetëm  të përgjigjën në disa pyetje me shumë zgjidhje në  lidhje me atë se si mund  të  bëhet  autopsia  e  një  bretkose  nga  pikëpamja  teorike.  Pra  për  të  vlerësuar  në mënyrë efektive një Kurrikulum  të Bazuar në Kompetenca është e nevojshme  të përdoret shumëllojshmëri  kreative  e  teknikave  vlerësuese.  Kjo  ka  shumë  implikime  të konsiderueshme për mënyrën se si do të bëhet vlerësimi në të ardhmen në Kosovë. Të gjithë mësimdhënësit do të duhet të trajnohen në lidhje me teknikat vlerësuese për kurrikulumin e Bazuar në Kompetenca për t’i përdorur këto teknika në Vlerësimin e Vazhdueshëm dhe në testin  e  fundit  të  vitit. Departamenti  i MASHT‐it  për  Vlerësime  do  të  duhet  t’i  përshtatë teknikat e tij të vlerësimit në mënyrë efektive për të testuar mundësitë e jo vetëm njohuritë dhe  do  të  duhet  të  zvogëlojë mbështetjen  e  vetë  në  pyetjet me  shumë  zgjidhje  dhe  të prezantojë teknika vlerësuese më komplekse dhe me fund të hapur. Kjo do të jetë një detyrë e madhe dhe do të përfaqësoj një reformë të madhe në praktiken e vlerësimit në Kosovë.  3. Ushtrime Praktike  In  order  to  help  you  explore  the  range  of  assessment  techniques  that  are  required effectively  to  assess pupils  studying  a Competence‐Based  curriculum, please  examine  the Learning Outcomes below and  then write an assessment  technique and  rating  criteria  for each.            

Page 27: ALB Curriculum Writers' Handbook

27

   

   

Rezultati Mësimor 

 

 Teknikat e Vlerësimit 

Kriteri i Vlerësimit 

Nxënësit janë të aftë të:‐ 

  Notë Shumë e Lartë 

 

Notë e Lartë 

Notë Mesatare 

Notë e Ulët 

Pa Notë 

1. Notojnë 100 metra për 4 minuta 

           

2. Kuptojë një video të parashikimit të motit në gjuhën Angleze 

           

3. Analizojë shkaqet kryesore të Luftës së Parë Botërore me një prezantim të qartë 

           

4. Bëjë dallimin midis kërpudhave të ngrënshme dhe të pangrënshme në Kosovë në mënyrë të saktë  

           

5. klasifiko metalet në sistemin periodik duke ofruar nga dy shembuj për secilën klasë 

           

  

Page 28: ALB Curriculum Writers' Handbook

28

SEKSIONI 6 KURRIKULUMI I BAZUAR NË KOMPETENCA DHE METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES 

 Luljeta Demjaha 

 1. Rëndësia e Metodologjisë së Mësimdhënies në shkruarjën e Kurrikulumit të Kosovës    Gjatë kryerjes  së detyrës  së  tyre për  shkruarjen e kurrikulumit nga anëtarët e Grupeve  të ndryshme Punuese nuk do të kërkohet vetëm t’i shkruajnë Rezultatet Mësimore për secilin nivel SNKA, Shkallë të kurrikulumit, Fushë Mësimore, Temë dhe Lëndë por gjithashtu do të kërkohet  nga  ata  të  identifikojnë  implikimet Ndërkurrikulare,  Çështjet  e Ndërlidhura  dhe Kompetencat  Kryesore  të  secilit  Rezultat  Mësimor.  Për  t’iu  ndihmuar  shkruesve  të kurrikulumit për specifikimin e metodologjive të mësimdhënies për secilin Rezultat Mësimor, ky  seksion  i Doracakut  së  pari  lidhë  kurrikulumin  e  bazuar  në  kompetenca me  rezultatet mësimore dhe pastaj specifikon disa nga metodologjitë kryesore dhe kriteret përzgjedhëse.  2. Kurrikulumi i Bazuar në Kompetenca  Korniza e Kurrikulumit të Kosovës përcakton kompetencat kryesore të parapara për arsimin e  lartë,  jeta dhe puna që  të zotërohen nga  të gjithë nxënësit deri në  fund  të arsimimit  të obligueshëm.  Qasja  e  bazuar  në  kompetenca  përmban  implikime  të  rëndësishme  për dizajnimin e kurrikulumit si dhe për praktikën në klasë si për shembull, integrimi i çështjeve të  ndërlidhura,  siç  janë  shkathtësitë  për  jetë,  mësimi  i  integruar,  mësimdhënia  dhe mësimnxënia ndërvepruese dhe fokusi në vlerësimin formativ. Duke pasur parasysh rritjen e kompleksiteti  të një bote vazhdimisht  të ndryshueshme, për momentin ekziston një  interesim mjaft  i gjerë për zhvillimin e një kurrikulumi të bazuar në kompetenca  si  mënyrë  për  të  nxitur  mësim  relevant  dhe  produktiv.  KKK‐ja  përqafon perspektiven e bazuar në kompetenca me qëllim  të adresimit  të nevojave  të ndryshme  të nxënësve  të  cilat  do  të  përmbushin  ndryshimet  relevante  ekzistuese  dhe  ato  të parashikueshme të shoqërisë Kosovare dhe më gjerë.   Fokusimi në “Kompetenca” nuk nënkupton neglizhimin e njohurisë; sidoqoftë, qasja e bazuar në  kompetenca,  gjatë  definimit  të  kurrikulumit  dhe  rezultateve  mësimore,  kërkon përzgjedhjen dhe organizimin e përvojave mësimore që  integrojnë njohuritë  relevante me vlerat, qëndrimet dhe shkathtësitë. Qasjet e bazuar në kompetenca  janë  të ndryshme nga qasjet  të  cilat promovojnë mësim  të  tepruar  rutinorë dhe  jorelevant,  të bazuar  vetëm në memorizimin dhe riprodhimin e njohurive të parafabrikuara.  “Kompetencat Kryesore” të parapara në KKK definojnë rezultatet kryesore mësimore të cilat do  t’i  arrijnë  nxënësit  në mënyrë  progresive  dhe  të  vazhdueshme  gjatë  sistemit  arsimor. Sidoqoftë,  fusha mësimore/lëndë  të  veçanta mundë  të  përdoren  si  ‘bartës’  kryesor  për zhvillimin  e  kompetencave  të  caktuara. Në  lidhje me  fushat  lëndore/lëndët,  kompetencat kryesore  janë të zbërthyera në kompetenca dhe nënkompetenca të bazuara më shumë në përmbajtje dhe të lidhura me lëndët përkatëse. Në pajtim me vizionin e arsimit Kosovar dhe politikat që e mbështetin Kornizën e Kurrikulumit, kompetencat kryesore dhe rezultatet që dalin nga ato, të parapara për sistemin arsimor të Kosovës janë si vijon:  

• Kompetencat e komunikimit dhe të shprehurit  → Komunikues efektiv 

Page 29: ALB Curriculum Writers' Handbook

29

• Kompetencat e të menduarit → Mendimtar kreativ  • Kompetencat e të mësuarit → Nxënës i suksesshëm • Kompetencat  që  kanë  të  bëjnë  me  Jetën,  punën  dhe  mjedisin  →  Kontribuues 

produktiv  • Kompetencat personale → Individ i shëndoshë • Kompetencat qytetare → Qytetar i përgjegjshëm 

 3. Metodologjia e mësimdhënies   Në një kurrikulum të bazuar në kompetenca ekziston nevoja për të njohur, mbështetur dhe zhvilluar metoda  inovative  të mësimdhënies  dhe mësimnxënies.  Rëndësia  e  lidhjeve  dhe transferimeve mes fushave mësimore duhet të njihet, çmohet dhe inkurajohet. Ekziston një varg mundësish që nxënësit të zhvillojnë përvoja për shkathtësi hulumtuese dhe për zgjidhje të problemeve si dhe që mbështesin nxënësit në zhvillimin e tyre si nxënës me vetëbesim, autonom  dhe  reflektues,  duke  iu  ndihmuar  atyre  t’i  aplikojnë  të  kuptuarit  e  tyre  të koncepteve, të ndërtojnë njohuritë dhe zhvillojnë shkathtësitë e tyre në mënyra të reja dhe sfiduese.  Mësimdhënia  dhe  mësimnxënia  me  nxënësin  në  qendër  do  të  thotë  se  planifikimi  dhe organizimi i mësimdhënies dhe mësimnxënies duhet t’i kushtojnë vëmendje individualitetit, potencialit,  nevojave  dhe  interesat  e  nxënësve.  Ekziston  një  aspekt  i  rëndësishëm  i gjithpërfshirjes  në  arsim  në  kuptim  më  të  gjerë  dhe  për  këtë  arsye  mer  parasysh  dhe adreson stile të ndryshme të mësimit dhe shpejtësinë me të cilën mësojnë nxënësit, si dhe të  gjitha  aspektet  tjera  të  diversitetit  të  nxënësve,  sikurse  gjininë,  moshën,  etnicitetin, religjionin,  kulturën,  prejardhjen  shoqërore  dhe  ekonomike,  si  dhe  nevojat  e  veçanta  të nxënësve.  Përvojat mësimore  që  kurrikulumi  ua  ofron  nxënësve  duhet  të  jenë  të  kuptueshme  dhe relevante për ta. Në të njëjtën kohë, përmes të mësuarit, nxënësit duhet të inkurajohen për zgjerimin  e  horizonteve  të  tyre  dhe  të  jenë  të  vetëdijshëm  për  sfidat  dhe mundësitë  e ndryshme (të reja) në jetë, studime dhe punë.   Derisa mësimdhënia dhe mësimnxënia  tradicionale kanë qenë  të  fokusuara më  shumë në mësimdhënësin dhe në  lëndën(lëndët), sot njihet botërisht, siç është rasti edhe në Kosovë, se mësimdhënia  dhe mësimnxënia  duhet  të  jenë me  nxënësin  në  qendër.  Edhe  pse  kjo kërkon burime dhe kapacitete  të  cilat nuk mundë  të  jenë menjëherë në dispozicion në  të gjitha  kontekstet, metodologjitë me mësimdhënësin në qendër mundë  të përdoren ende. Sidoqoftë, edhe në situatën aktuale ku ka mungesë  të burimeve dhe trajnimeve adekuate, mësimnxënia me nxënësin në qendër është paraparë si aspiratë afatmesme dhe afatgjatë. Edhe pse është e rëndësishme që, në të gjitha situatat, mësimdhënësit të jenë në gjendje të përdorin  një  varg  më  të  gjerë  të  metodave  duke  balancuar  metodologjitë  me mësimdhënësin  në  qendër  dhe  ato me  nxënësin  në  qendër  që  janë  të  përshtatshme  për nxënësit e tyre dhe për objektivat mësimore.   Në rastin e Kosovës, mësimdhënia dhe mësimnxënia me nxënësin në qendër do t’i kushtojnë vëmendje të veçantë aspekteve në vijim:‐ pedagogjisë interaktive, të Mësuarit Kuptimplotë, zhvillimit Holistik, Udhëzimit dhe Orientimit, Vlerësimit të Kompetencave dhe Demokracisë Shkollore.  

Page 30: ALB Curriculum Writers' Handbook

30

 Pa marrë  parasysh  definicionet  e  ndryshme,  parimi  themelorë  i metodologjisë mësimore është që t’ua lehtësojë nxënësve procesin e të mësuarit. Për të realizuar një proces mësimor shumë  akterë  dhe  faktorë  janë  në  funksion:  mësimdhënësit  dhe  nxënësit,  ambienti mësimor,  rezultatet  e  pritshme  mësimore,  përmbajtja,  vlerësimi  i  nxënësve,  koha  në dispozicion  etj.  Si  rrjedhim,  një  sens  i  gjerë  i  të  kuptuarit  për metodat  i  prezanton  ato përgjithësisht si “...mënyrë ose rrugë për të realizuar diçka...” ose si “...rregulla të  lojës...”. Një definicion më konkret konfirmon se “metoda është një procedurë ose proces që është e pranueshme në përgjithësi, e cila përforcohet nga mësimdhënësi, nxënësi ose nga të dy, dhe objektiva e të cilit është rritja e efektivitetit dhe efikasitetit në mësim.  4. Llojet e metodave mësimore  Opinione të ndryshme në lidhje me definicionin dhe kuptimet e “metodave mësimore”, janë pasojë e aplikimit të një numri të madh të mënyrave për realizimin e procesit mësimor në praktikat arsimore. Një përfshirje mjaft e shpeshtë e “formave të organizimit” të mësimit në listën e metodave mësimore, sikurse “praktika” ose “aftësimi në vendin e punës”. Ka metoda mësimore komplekse (p.sh. metoda e punës me projekte) që përmbajnë implikimet e dy ose më shumë metodave të thjeshta (punën në grupe, detyrat e shtëpisë, punën praktike etj.). Ka  raste  kur  si  term  ekuivalent  për  metodat  mësimore  është  përdorur  termi  “teknika mësimore”. Në përgjithësi, teknikat mësimore përfaqësohen nga metoda të thjeshta ose nga komponente të metodave komplekse. Secila metodë mund  të kontribuoj në zhvillimin e njohurive, shprehive dhe qëndrimeve  të nxënësve siq është detajuar në tabelën në vijim.  

Metodat mësimore   Njohuritë  Shprehitë Qëndrimet Debati        Demonstrimi        Puna në klasë        Detyrat e shtëpi       Diskutimi        Ekskursioni       Eksperimentimi        Hulumtimi        Ligjërimi       Leximi       Luajtja e roleve       Metoda “Akuarium”       Metoda pyetje – përgjigje        Praktika        Praktika e monitoruar        Puna me projekte        Grupet punuese        Seminari        Stimulimi        Studimi i pavarur        Vizita studimore       

Page 31: ALB Curriculum Writers' Handbook

31

 5. Kriteret për zgjedhjen e metodave mësimore  Ekzistojnë tre faktorë parimor që ndikojnë në zgjidhjen e metodave të duhura mësimore:  

1.  Ndikimi  i metodës  së  përzgjedhur mësimore  në  rritjen maksimale  të  efektivitetit dhe efikasitetit të procesit mësimor (veçanërisht në të mësuar); 

2. Kapaciteti  i  mësimdhënësve,  jo  vetëm  të  dijë  por  edhe  të  përdorë  metodën  e përzgjedhur; 

3. Ambienti  dhe  kushtet  e  nevojshme  për  zbatimin  e  metodës  së  përzgjedhur mësimore.  

Këta tre faktorë parimor plotësohen me më shumë faktor tjerë të detajuar që ndikojnë në përzgjedhjen e metodave mësimore, veçanërisht:  

1. Përmbajtja mësimore   

Nëse aktiviteti mësimor ka  të bëjë me zhvillimin e njohurive  të nxënësit  (ofrimin e fakteve,  koncepteve,  parimeve  etj.),  atëherë  metodat  mësimore  gjithashtu  i përshtaten natyrës së kësaj përmbajtje. Në këtë rast do të ishte më e përshtatshme përzgjedhja  e metodave  si  ligjërimi,  diskutimi,  pyetje  –  përgjigje,  etj.  Për  rastet  e aktiviteteve praktike që zhvillojnë shprehitë e punës, metoda më e përshtatshme do të ishte demonstrimi, puna praktike e monitoruar, praktika e pavarur etj. Gjithashtu, sa i përket zhvillimit të qëndrimeve pozitive të nxënësve, prioritet u jepet metodave si ekskursione, debate, lojë me role, hulumtime, etj.  

2. Mosha psikologjike e grupit të fokusit  

Nxënës të moshave të ndryshme kanë karakteristika psikologjike dhe fiziologjike që e  përcaktojnë  mënyrën  e  tyre  të  të  mësuarit.  Kjo  duhet  pasur  parasysh  gjatë përzgjedhjes së metodave mësimore. Nxënësit e moshave të reja kërkojnë metoda që i angazhojnë ata në orë më të shkurtra mësimore (45 minuta) dhe që përfshijnë shumë  ilustrime dhe  lojëra, si dhe mbikëqyrje nga mësimdhënësi. Nxënësit e rritur kanë  koncentrim më  të  qëndrueshëm  dhe mundë  të  ballafaqohen me  orë më  të gjata mësimore, detyra të pavarura etj.  

3. Madhësia e grupit mësimor  Grupi  i  vogël  i  nxënësve  inkurajon  përdorimin  e  punës  praktike  të  monitoruar, praktikës  së pavarur, dhe punën me projekte,  lojën me  role dhe eksperimentimin. Kurse grupet e mëdha imponojnë teknika të tilla si ligjërimi, demonstrimi apo vizitat studimore.  

4. Koha në dispozicion  Ky është një faktor shumë i rëndësishëm. Nuk ka mundësi të aplikimit të metodave si puna praktike e pavarur, hulumtimi apo puna me projekte në orë mësimore prej 

Page 32: ALB Curriculum Writers' Handbook

32

45 minutash. Mësimdhënësi  është  i  detyruar  të  aplikojë më  shumë metoda  “të shpejta” sikurse ligjërimi, pyetje dhe përgjigje, debate dhe demonstrim.  

5. Rreziku nga lëndimet  Ka procese mësimore të cilat duhet të kryhen nga nxënësit, por të cilat nëse kryhen në  ambientin  shkollor  ka  mundësi  të  shkaktojnë  ndonjë  lëndim,  për  shembull eksperimente  të  ndryshme  kimike  që  përfshijnë  lirim  të  nxehtësisë  dhe  gazrave helmuese.  Në  këtë  rast,  eksperimentet  nuk  mund  të  kryhen  në  klasë  dhe mësimdhënësi do të duhet të përdorë demonstrime nga mësimdhënësi dhe video‐klipe. 

Page 33: ALB Curriculum Writers' Handbook

33

SEKSIONI 7 KONCEPTET DREJT SYLOBUSEVE TË BAZUAR NË KOMPETENCA PËR LËNDËT PROFESIONALE  

 Luljeta Demjaha 

 1. Prezantimi i Arsimit Profesional në Kosovë  Arsimi  profesional  në  Kosovë  është  pjesë  e  shkollimit  të  mesëm  të  lartë,  Shkalla  5  e kurrikulumit  (klasat  10  dhe  11)  dhe  Shkalla  6  e  kurrikulumit  (klasa  12).  Këto  shkallë  të kurrikulumit  kanë  për  qëllim  ta  sjellin  nxënësin  në  një  përgatitje më  të  thellë  dhe më  të specializuar për arsimin e lartë dhe/ose për tu futur në tregun e punës si punëtor i shkathët.  Përveç  gjashtë  kompetencave  kryesore  të  definuara  në  KKK,  në  shkollat  profesionale nxënësit duhet të përmbushin edhe kompetencat e veçanta profesionale të përcaktuara për profesionin që ai vijon në shkollë. Kompetencat kryesore duhet të jenë bazë për zhvillimin e kurrikulit të lëndës përkatëse. Gjashtë kompetencat kryesore mund të shihen si kompetenca të një natyre më të gjerë, sikurse kompetenca e komunikimit , apo të natyrës më të ngushtë, siç është aftësia për të shumëzuar numra. Ato mund  të  jenë  të përgjithshme  (p.sh. aftësia për të planifikuar) apo shumë specifike (p.sh. aftësia për të regjistruar shitjet në arkë).  KKK‐ja përcakton gjashtë kompetencat kryesore që duhet  të arrihen nga  të gjithë nxënësit deri në klasën 12, të cilat do t’i ndihmojnë secilit person për t’u ballafaquar me sfidat e jetës në  përgjithësi  pa marr  parasysh  profesionin  specifik  që  ata  do  të  ushtrojnë.  Në  shkollat profesionale kompetencat mund të grupohen në dy grupe: (i) të përbashkëta për disa fusha profesionale (p.sh. aftësia për të interpretuar një vizatim teknik, ose respektimi i masave të sigurisë në punë, etj.); ose  (ii)  specifike për profesione  të  caktuara  (p.sh. për  rrobaqepës, matës, prerës, etj.).  2. Shkruarja e Rezultateve Mësimore për Lëndët Profesionale  Zhvillimi  i komponentëve kurrikulare për AAP do  të mbështetet në profilet mësimore dhe lëndët  profesionale  që  ofrohen  në  secilën  shkollë  veç  e  veç.  Në  procesin  e  zhvillimit  të kurrikulumit për AAP kërkohen hapat si në vijim:  

- Përcaktimi i rezultateve mësimore  - Përzgjedhja e përmbajtjeve mësimore - Rekomandimi i metodave mësimore - Përcaktimi i metodave/instrumenteve për vlerësimin e nxënësve - Përcaktimi i kushteve/mjeteve për implementimin e kurrikulumit 

 Zhvillimi  i kurrikulumit bazohet në shkruarjën e Rezultateve Mësimore të duhura. Procesi  i shkruarjes  së  Rezultateve  Mësimore  duhet  të  fillohet  duke  menduar  për  Rezultate  të pritshme të qarta dhe të matshme. Për shembull RM në “Ndërtimtari” si pjesë e kornizës së kurrikulumit:  ‘nxënësi është  i aft të përshkruaj materialet termoizoluese në bazë minerale’. Nga shembulli i mësipërm, mund të shohim se RM specifike janë të përbëra nga formulime që shprehin rezultatet e pritshme nga nxënësi. Secili RM përbëhet nga folja (aktiviteti) dhe objekti  i këtij aktiviteti. P.sh. në RM “... të përshkruaj materialet termo  izoluese ...” veprimi është  “të  përshkruaj”  dhe  objekti  është  “materialet  izoluese”.  Siç  është  përmendur  në 

Page 34: ALB Curriculum Writers' Handbook

34

seksionin 3 të këtij Doracaku rekomandohen disa  folje të caktuara për shkruarjen e RM‐ve dhe disa është më mirë të shmangen për arsye se aktiviteti që ato përmbajnë mundet ose nuk mund të matet lehtë. Në vijim pason një listë e klasifikuar e foljeve.  

Foljet e Rekomanduara  Foljet që duhet shmangur të shpjegojë të shfaqë të kundërshtojë të përshkruaj të ilustrojë të dallojë të interpretojë të demonstrojë të formulojë të respektojë të përzgjedh të llogarisë të skicojë të vizatojë të grumbullojë të zbërthejë të caktojë diagnozën 

të dijë të njohë të kuptojë të elaburojë të fokusohet të jetë në gjendje të ketë njohuri të dijë si të koncentrohet  

 Gjatë  formulimit  të  RM‐ve,  vëmendje  e  veçantë  duhet  t’i  kushtohet  objektit  të  cilit  i referohet  rezultati.  Ka  raste  kur  Rezultati Mësimor  ka më  shumë  se  një  objekt,  p.sh  në rezultatin:  “të  qep  pantallonat  dhe  këmishën  sipas  dimensioneve  të  klientit”  kemi  dy objekte;  pantallonat  dhe  këmishën.  Pasiqë  këto  dy  produkte  realizohen  në  procedura  të ndryshme punuese, rekomandohet që të formulohen dy rezultate mësimore të veçanta që i referohen këtyre dy objekteve: (i) “të qep pantallonat, sipas dimensioneve të klientit”, dhe (ii) “të qep këmishën sipas dimensioneve të klientit”. Kjo lehtëson dhe qartëson organizimin e mësimit, si dhe vlerësimin e nxënësit.   Duhet pasur parasysh këshillën e përgjithshme vijuese në lidhje me shkruarjen e RM‐ve për AAP:‐  

• RM‐të  duhet  të përmbajnë dy  elemente  kryesore,  veprimin  (foljen  vepruese) dhe objektin, por  gjithashtu nevojitet edhe kushti/kërkesa. 

• RM‐të  duhet  të  formulohen  në mënyrë  të  tillë  që  të mos  krijojnë  dyshime  dhe keqinterpretime.  Duke  iu  shtuar  një  kusht  RM‐të  bëhen  më  të  definuara.  Për shembull, në vend të formulimit “nxënësi qep këmishën”, është më mirë të përdoret formulimi “nxënësi qep këmishën me makinë qepëse”. 

• RM‐të  duhet  të  jenë  të  “arritshme”.  Ato  nuk  duhet  të  përfshijnë  kërkesa  që  i tejkalojnë  kapacitetet  e  nxënësve,  si  dhe  nuk  duhet  të  kërkojnë  kushte  që  janë jashtë mundësive  të  shkollës profesionale ose që nuk mund  të  realizohen brenda periudhës së pranuar kohore. 

Page 35: ALB Curriculum Writers' Handbook

35

• RM‐të duhet  të kenë një “kuptim”. Ato duhet  t’u referohen aktiviteteve mësimore (të njohurit, shprehive, dhe qëndrimeve) që kanë të bëjnë me kërkesat e vërteta të nxënësve për punësim apo shkollim të më tutjeshëm. 

• RM‐të duhet  të kenë  lidhje  logjike me  titullin dhe kompetencën e përgjithshme  të modulit.  Për  shembull,  nga  moduli  “Qepja  e  rrobave  për  meshkuj”,  formulimi “nxënësi  prenë  copat  e  rrobave  për  meshkuj  me  gërshërë”  do  të  ishte  i  pa përshtatshëm, sepse moduli i referohet “qepjes”, derisa RM‐ja i referohet “prerjes” 

• RM‐të duhet  të përmbajnë ndërlidhje  të duhura në mes aspekteve  të njohjes dhe aspekteve praktike. 

• RM‐të duhet të jenë relativisht “të pavarura”. Në këtë mënyrë RM‐të mund të jenë të  realizueshme përmes proceseve  specifike mësimore që mund  të  vlerësohen në mënyrë të veçantë. 

 3. Shkruarja e Kurrikulumit për Lëndët Profesionale  Struktura  e  kurrikulumit në programet  e AAP‐së  është një plan mësimor që përmban një grup  të  lëndëve/fushave  lëndore  dhe  moduleve  të  aranzhuara  dhe  të  shpërndara  në periudha  kohore  dhe  pika  didaktike  në  formë  shablloni.  Lëndët  dhe  modulet  e  planit mësimor “janë të plotësuara” me përmbajtje që është e organizuar në mënyra të ndryshme. Siç është përmendur më lartë, përmbajtja e lëndëve profesionale teorike është e organizuar në formë të programit mësimor, derisa praktika profesionale është organizuar në formë të përshkrimeve modulare.    Në tekstin e mëposhtëm është prezantuar forma aktuale e kurrikulave të AAP, përdorimin e të cilës e rekomandojmë të vazhdohet edhe nga grupet punuese për shkrimin e kurrikulumit.    

Page 36: ALB Curriculum Writers' Handbook

36

FORMULAR PËR ZHVILLIMIN E KURRIKULUMIT NË PROGRAMET E AAP‐SË  Fusha: … Dega: …. Profili: …  Shkalla: … Parathënia: …  Përbërja e grupeve punuese ………………………. (udhëheqësi i grupit) ……………………….. (anëtar) ………………………. (anëtar) ……………………….. (konsulent)    Synimet kryesore të arsimit profesional: ….  Grupi i synuar …  Mundësitë për arsimim të mëtutjeshëm …  Mundësitë për punësim …  Kompetencat e fituara në fund të shkollimit:  Kompetencat shoqërore ….  Kompetencat metodologjike …  Kompetencat mësimore …  Kompetencat profesionale … 

Page 37: ALB Curriculum Writers' Handbook

37

Shkruesit e kurrikulumit duhet të mbajnë shënime për kufizimet kohore të vendosura në proceset e mësimdhënies  dhe  mësimnxënies  në  përcaktimin  e  numrit  dhe  kompleksitetit  të  Rezultateve Mësimore  që  ata  i  shkruajn  për  secilën  Lëndë,  Fushë  Mësimore  ose  Modul.  Do  të  jetë  e domosdoshme  të planifikohen orët mësimore që  janë në dispozicion për secilin Modul për secilën Klasë sikurse në shembullin në vijim.   

 Orë në vit 

 

   Lënda/fusha mësimore dhe Modulet 

Mësimor  

Klasa 10  

Klasa 11  Klasa 12 

 A 

Njohuritë e përgjithshme (subtotali)  385  385  280 

1  …       

2  …       3  …       4  …       5  …        B 

Lëndët profesionale (subtotali)  350  245  140 

1  …  70  70  ‐ 2  …  70  35  ‐ 3  …  70  ‐  ‐ 4  …  140  140  70 5  …  ‐  ‐  70  C 

Modulet e praktikës profesionale   315  420  630 

1  …  70  35  ‐ 2  …  140  140  175 3  …  105  210  105 4  …  ‐  35  350 Gjithësej orë në vit   

1050  1050 

 1050 

   Shënim: Përveç udhëzimeve të përshkruara më  lart, grupet punuese të kurrikulumit për AAP duhet të kenë parasysh që  të përdorin edhe udhëzuesit  tjerë për hartimin e kurrikulave,  të zhvilluar nga projekti i GTZ dhe KosVET 3, dhe të cilat janë më gjerësisht të fokusuara në specifikat e kurrikulave të AAP.       

Page 38: ALB Curriculum Writers' Handbook

38

SEKSIONI 8 KONCEPTET DREJT SYLOBUSEVE TË BAZUAR NË KOMPETENCA PËR LËNDËT HUMANE  

Luljeta Demjaha  1. Lëndët Humane në Kornizën e Kurrikulumit të Kosovës  

 Lëndët  humane  (shoqërore)  janë  grumbullimi  i  disiplinave  të  cilat  në  dokumentin  e  KKK identifikohen në kuadër të Fushave Mësimore në vijim:‐ Shoqëria dhe Mjedisi, dhe, Komunikimi dhe të  Shprehurit.  Këto  Fusha Mësimore  janë  shumë  të  rëndësishme  për  për  zhvillimin  e  identitetit personal dhe kolektiv  të nxënësve përmes kultivimit konstruktiv  të  traditave, gjuhës, kulturës dhe historisë së komuniteteve të tyre dhe përmes zhvillimit të qëndrimeve dhe shkathtësive konstruktive për angazhim aktiv në shoqërinë e sotme të pavarur. Nxënësit do të mësojnë si të jetojnë sëbashku në mënyrë paqësore, duke zhvilluar qëndrimet e tolerancës dhe respektit për diversitetin dhe duke mësuar  të  identifikojnë  dhe  të  punojnë  së  bashku  në  çështje  të  interesit  të  përbashkët  për komunitete  të ndryshme dhe më  gjerë. Ata  gjithashtu do  të mësojnë  të ballafaqohen në mënyrë konstruktive me të shkuaren dhe si të angazhohen në procesin e përtrirjes demokratike të shoqërisë Kosovare në mënyrë kompetente dhe të përgjigjëshme.   KKK‐ja specifikon se brenda Fushës Mësimore “Shoqëria dhe Mjedisi”, nxënësit do të zhvillojnë një vetëdijesim për vetveten dhe  të  tjerët në kontekst  të shoqërisë dhe ambientit. Ata do  të mësojnë për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre dhe do të jenë të aftë të vizualizojnë rolet e tyre në një shoqëri demokratike,  duke  inkurajuar  pjesëmarrjen  e  tyre  aktive  si  qytetar.  Nxënësit  gjithashtu  do  të zhvillojnë kompetencën e të punuarit dhe të  jetuarit së bashku si në rrethana të zakonshme ashtu edhe në rrethana të jashtëzakonshme (d.m.th. në kriza dhe kushte emergjente) duke ushqyer vlera dhe praktika të tilla si lirinë, iniciativën, solidaritetin, përgjegjësinë, zgjidhjen paqësore të konflikteve dhe garimin e drejtë. Më  tutje KKK‐ja  specifikon  se brenda Fushës Mësimore “Komunikimi dhe  të Shprehurit”  nxënësit  do  të  “zhvillojnë  një  qasje  koherente  dhe  gjithëpërfshirëse  kundrejt  vlerave morale  dhe  estetike  si  dhe  do  të  zhvillojnë  një  vetëdijesim  të  gjerë  kulturor,  d.m.th.  do  të vetëdijesohen për gjuhën, për gjuhën e vet dhe  trashëgimin kulturore universale dhe për  traditat, shprehitë dhe mentalitetet.”   Gjatë  Arsimimit  Fillor  (Klasat  1‐5),  mësimdhënia/nxënia  e  shkencave  është  e  integruar  me mësimdhënien/nxënien e  studimeve  shoqërore nën  titullin “Të njohurit dhe  të kuptuarit e botës”. Bazuar  në  një mësimdhënie/nxënie  të  tillë  të  integruar  nxënësit  do  të:  njoftohen me  ambientin natyral  dhe  atë  të  krijuar  nga  njeriu;  do  të  zhvillojnë  një  sens  të  kureshtjes  për  proceset  dhe fenomenet shoqërore dhe natyrore; do të familjarizohen me konceptet, shkathtësitë dhe procedurat themelore që shoqërohen me njohurinë shkencore në shkencat natyrore dhe shoqërore; do të jenë të aftë të bëjnë  lidhje të duhura midis aspekteve të ndryshme të ambientit,  jetës dhe punës; do të jenë  të  aftë  të  kuptojnë dhe  vlerësojnë  rreziqet,  të  lidhin  vendimet me  veprimet dhe pasojat në mënyrë të përshtatshme, dhe do të zhvillojnë një sens të përgjegjësisë për mirëqenien e tyre. Këto tema do  të  kombinohen me  të mësuarit  e Gjuhës Amtare dhe  gjuhës Angleze  si dhe Arteve. Kjo nënkupton se temat e përmendura më  lart  janë çështjet  ‘humane’ të cilat KKK  i trajton në Fushën mësimore Komunikimi dhe të shprehurit, respektivisht në: Gjuhën amtare, Gjuhët e huaja dhe Arte.   Gjatë  Arsimimit  të  Mesëm  të  Ulët  (Klasat  6  ‐9),  do  të  provohet  një  model  i  integruar  i mësimdhënies/nxënies  së  lëndëve  humane,  bazuar  në  standarde  të  tilla  si  hapësira  dhe  koha; Kultura: traditat, jeta e përditshme dhe festat; Profesionet; Sistemet e qeverisjes; Rolet e qytetarëve në  shoqërinë  demokratike;  Të  drejtat  dhe  përgjegjësitë;  Të  drejtat  e  Fëmijëve  dhe  të  Drejtat  e 

Page 39: ALB Curriculum Writers' Handbook

39

Njeriut; Zgjedhjen paqësore të konflikteve. Në Fushën Mësimore Komunikimi dhe të Shprehurit, do të futet mësimi i gjuhëve të tjera përveç Gjuhës Amtare sikurse gjuha Angleze. Fillesat dhe qasjet e ndryshme tematike do të vihen në pah përmes lidhjeve ndërmjet historisë, gjeografisë dhe edukatës qytetare  nga  perspektiva  e  qëllimeve  gjithëpërfshirëse  të  arsimore,  sikurse  të  Mësuarit  për Bashkëjetesë, zhvillimi i kompetencave për jetë dhe punë, dhe arsimim për zhvillim të qëndrueshëm.  Gjatë Arsimimit  të Mesëm  të  Lartë  (Klasat  10  to  12),  në  programet  e  arsimimit  të  përgjithshëm, lëndët humane do të mësohen si lëndë të veçanta si histori, gjeografi dhe edukatë qytetare, duke u fokusuar  në  zhvillimin  e  kompetencave  kryesore  relevante  në  mënyrë  të  balancuar  dhe  duke inkurajuar përdorimin sistematik të njohurive, shkathtësitë e  interpretimit dhe analizimit burimeve historike dhe gjeografike  të Kosovës, Evropës e më gjerë dhe analizimin e  fenomeneve aktuale që lidhen me  globalizimin; qytetarinë demokratike dhe  të drejtat  e njeriut. Do  të  vazhdojë Mësimi  i Arteve, Gjuhës Amtare, Anglishtes dhe gjuhëve të tjera.  Në arsimimin profesional kurrikulumi  i  lëndëve Humane do të bazohet në qasje tematike, me tema të përzgjedhura që  lidhen me aspektet e  jetës dhe punës. Kjo është e ngjashme me kurrikulumin e bazuar në projekte. Sipas këtij modeli, të gjitha aktivitetet mësimore janë të strukturuara në formë të projekteve  (planeve) për arritjen e një  ‘produkti’  relativisht kompleks. Gjatë  realizimit  të këtyre aktiviteteve  për  të  arritur  produktin,  nxënësit  përvetësojnë  njohuri  të  nevojshme,  zhvillojnë shkathtësi  dhe  krijojnë  qëndrime  të  kërkuara.  Në  këtë  kontekst,  kompetencat  e  përvetësuara sigurisht që do  të varen nga  specifikat dhe  karakteristikat e  ‘produktit’ që do  të  realizohet. P.sh.: nëse produkti që duhet arritur është ‘qytetari i përgjegjshëm’, në këtë rast kompetencat që duhet të zhvillohen  janë  të  lidhura me  kompetencat  e qytetarisë  (ushtrimi  i  të drejtave dhe përgjegjësive, respektim i të drejtave të të tjerëve, demonstrim i tolerancës, menaxhim dhe zgjidhje e konflikteve në mënyrë konstruktive, etj.).    2. Dimensioni kurrikular i lëndëve Humane  Brenda KKK‐së duket qartë një tejkalim i kufijve midis fushave të ndryshme lëndore Humane. KKK‐ja i shef lëndët humane si një dimension qendror për tërë kurrikulumin shkollor. Ajo kërkon që tu ofrojë nxënësve një kornizë për një kureshtje që ka karakteristika të veçanta që mundësojnë metodologji të ndryshme për vlerësim kritik të botës në të cilën  jetojnë. Në procesin e shkruarjes së kurrikulumit, shkruesit  e  kurrikulumit  duhet  të  kërkojnë  të  maksimizojnë  ndikimin  e  lëndëve  Humane  duke maksimizuar fushat kryesore në vijim:‐  

1. Përvojat mësimore  Dimensionet  e  lëndëve Humane  duhet  të  pranojnë  në mënyrë  eksplicite  bazat  njerëzore  të përvojave mësimore. Ato duhet të fokusohen në dimensionin njerëzor të kurrikulumit, duke u marrë me  ndërveprimet  e  njerëzve me mjedise  të  ndryshme  në  kontekste  të  ndryshme  – natyrore,  shkencore,  teknologjike,  artistike,  filozofike,  historike,  hapësinore,  kulturore, shoqërore, ekonomike, politike, morale dhe shpirtërore. Për këtë arsye, dimensionet e lëndëve Humane duhet të zgjerohen përtej kufijve të çfarëdo disipline të vetme  lëndore – apo çfarëdo lidhje të lirë mes disiplinave të ndonjë lënde të përzgjedhur. KKK thekson drejtime  të ndryshme dhe qasje tematike me ndërlidhjen mes historisë, gjeografisë dhe qytetarisë nga perspektiva e qëllimeve kryesore të arsimit, siq  janë Të  jetuarit së bashku, zhvillimi  i kompetencave për  jetë dhe punë, dhe edukimi për zhvillim të qëndrueshëm.   

Page 40: ALB Curriculum Writers' Handbook

40

2. Misioni dhe karakteri i shkollës  Pas identifikimit si pjesë qendrore e misionit dhe karakterit të shkollës, lëndët Humane mund të ofrojnë  një  varg  modelesh  të  kurrikulumit  të  cilat  fokusohen  në  cilësinë  e  tërë  përvojës mësimore  të nxënësve, duke  i  inkurajuar nxënësit  të mësojnë  për  çështje dhe  të  vlerësojnë vlerat dhe qëndrimet e tyre në një shoqëri post‐industriale, globale dhe të ndërvarur. Ajo duhet të u mundësojë nxënësve  të  luajnë një  rol aktiv dhe  të mirë  informuar në komunitet, dhe  t’i përgatis  ata  për  arsimim  të  mëtejmë  dhe  për  botën  e  punës.  Kjo  është  e  ndërlidhur  me autonominë  shkollore.  Shembull: duke mbajtur  filozofinë e  re  të KKK  (qasje me  kompetenca dhe e  integruar), secila shkollë mund  të adaptojë/ modifikojë kurrikulumin në një model  I cili më së miri përmbush specifikat e komunitetit të tyre lokal.    3. Mësimdhënia dhe mësimnxënia  Dimensioni  i  lëndëve Humane  duhet  të  njohë, mbështesë  dhe  zhvillojë metoda  inovative  të mësimdhënies/nxënies. Duhet të njihet, vlerësohet dhe inkurajohet rëndësia e transferit midis lëndëve. Lëndët Humane ofrojnë një varg mundësish për nxënësit që  të zhvillojnë përvoja në shkathtësi hulumtuese dhe në shkathtësi për zgjidhje të problemeve dhe të mbështesë nxënësit në zhvillimin e tyre si nxënës me vetëbesim, autonom dhe reflektues, duke u ndihmuar atyre që të aplikojnë  të kuptuarit e  tyre  të koncepteve,  të ndërtojnë njohuritë e  tyre dhe  të zhvillojnë shkathtësitë në mënyra të reja dhe sfiduese.   4. “Çështjet kyçe”   Lëndët  Humane  duhet  të  merren  me  eksplorimin  e  ‘çështjeve  kyçe’  që  janë  jetike  për njerëzimin. Ne duhet  të mundohemi  tu ofrojmë nxënësve mundësitë për  të  lidhur përvojat e tyre me fusha më të gjera të njohurive dhe përvojave. Nxënësit duhet të kuptojnë rëndësinë e ndryshimeve dhe  zhvillimeve; duke mësuar për ndryshimet dhe  rëndësinë e  roleve  të  tyre  si agjent potencial të ndryshimeve në jetën personale, të komunitetit, kombëtare dhe globale. Në këtë kuptim dimensionet e lëndëve Humane ndajnë shumë qasje të përshkruara në rregullat e Qytetarisë.    Shembull:  Të  drejtat  e  njeriut  dhe  Edukimi  për  Qytetari  Demokratike,  Barazia gjinore,  Edukimi  për  Paqe, Mirëkuptimi  ndërkulturor,  Edukimi  për  Zhvillim  të Qëndrueshëm, Edukimi Global, Edukimi për Media, etj.   

 

Page 41: ALB Curriculum Writers' Handbook

41

SEKSIONI 9  KONCEPTE DREJT KURRIKULUMIT TË BAZUAR NË KOMPETENCA PËR MATEMATIKË DHE LËNDËT SHKENCORE 

 Eda Vula 

 1. Hyrje  Korniza e Kurrikulumit të Kosovës reflekton një qasje bazuar në kompetenca dhe mësimdhënie me nxënësin në qendër në gjashtë fusha të gjera lëndore të përbashkëta për arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional. Matematika dhe Shkencat janë dy nga fushat mësimore të cilat kryesisht zhvillojnë të menduarit dhe kompetencën për jetë dhe punë. Qëllimi i këtij seksioni të doracakut është njohja me konceptet kyçe në lëndët shkencore dhe në matematikë, me të cilat lidhet shkrimi i kurrikulumit dhe përmirësimi i shkathtësive praktike për të shkruarit e rezultateve mësimore.  2. Konceptet dhe Kompetencat Kyçe për Matematikë dhe Shkenca  Kurrikulat  për  Matematikë  dhe  Shkenca  përfaqësojnë  një  pjesë  substanciale  të  Kornizës  së Kurrikulumit të Kosovës. Të dy këto fusha kanë shumë të përbashkëta, dhe për të zhvilluar kurrikulat për to është e domosdoshme të sigurohet koherencë,  plotësueshmëri ndërmjet tyre,  dhe përfshirje  e  referencave  ndërkurrikulare.  Zhvillimi  horizontal  dhe  vertikal  i  kurrikulave  të matematikës  dhe shkencave kërkon koherencë mes klasave të ndryshme, korrelacion me  fushat tjera mësimore dhe përfshirje të çështjeve të ndërlidhura. Përveç kësaj, kurrikulumi i matematikës e edhe ai i shkencave duhet t’i referohen kompetencave kryesore të veçanta të cilat promovohen përmes KKK‐së. Kështu për  shembull,  kompetencat  kyçe  që  promovohen  përmes matematikës  përfshijnë  kompetencën kryesore  të  shkathtësisë  së  komunikimit,  si,  diskutimi  i  informacioneve  gjeometrike,  prezantimi  i zgjidhjes  së  problemeve  para  klasës,  apo  përdorimi  i  gjuhës  së  saktë  në  analizimin  e  çështjeve matematikore;  kurse  kompetenca  kryesore  e  shkathtësisë  së  komunikimit  e  përfshirë  në mësimdhënien e shkencave përfshinë përdorimin e gjuhës dhe terminologjive të duhura shkencore, komunikimin  e  koncepteve  shkencore  dhe  shpjegimin  e  sjelljes  së  gjërave  të  gjalla, materialeve, fenomeneve dhe proceseve.  3.  Ushtrime  Praktike:  Rezultatet  Mësimore  për  Matematikë  dhe  Shkencë  për  Kompetencat Kryesore  Në tabelën në vijim  është dhënë një shembull për shkrimin e rezultateve mësimore në matematikë dhe shkencë, në kuadër të kompetencës së komunikimit dhe të shprehurit. Ju lutëm, plotësoni edhe fushat  tjera  të  tabelës. Më  shumë detaje për kompetencat, mund  të gjeni në  faqet 30 deri 38  të Kornizës së Kurrikulumit.           

Page 42: ALB Curriculum Writers' Handbook

42

 MATEMATIKË  

 SHKENCË  

 KOMPETENCAT KRYESORE   

Nxënësi do të jetë i aftë të:  

 Nxënësi do të jetë i aftë të: 

Komunikimi  dhe  të Shprehurit – Komunikues Efektiv 

‐   përdorë gjuhë  të  saktë dhe metoda  të  sakta  për analizimin  e  formave gjeometrike tri‐dim; 

 

‐  përdorë saktësisht njësitë e SI për matje gjatë një eksperimenti në laboratorin shkencorë; 

 

Të  menduarit  – Mendimtar Kreativ 

   

Kompetenca  e  të mësuarit  –  Nxënës  i Suksesshëm 

   

 

Jetë,  Punë  dhe Mjedis  – Kontribuues Produktiv  

   

Kompetenca  Personale  – Individ i Shëndoshë 

   

Kompetenca  Qytetare  – Qytetar i Përgjegjshëm  

   

 4.   Korniza konceptuale për kurrikulumin e matematikës  Kurrikulumi  i  matematikës  duhet  të  shihet  si  një  plan  i  përgjithshëm  për  mësimdhënie  dhe mësimnxënie.   Ai përbëhet nga  formulimet për qëllimin dhe objektivat, përmbajtjen në aspektin e njohurive  teorike,  shkathtësive  praktike  që  duhet  të  fitohen,  qëndrimeve  ndaj  punës  dhe  për materialet e nevojshme që përdoren për të mbështetur mësimin në përgjithësi.    Qëllimi i mësimit të matematikës paraqet  bazën mbi të cilën hartohet një kurrikulë e matematikes. Më poshtë është paraqitur një shembull i një formulimi, i cili mund të merret parasysh nga  hartuesit e kurrikulumit, me rastin e hartimit të rezultateve të mësimit me bazë‐ kompetencat.  

“Matematika është shkencë e modeleve dhe marrëdhënieve. Ajo është gjuhë dhe logjikë e botës  sonë  teknologjike.  Kompetencat  matematikore  janë  aftësitë  për  të  eksploruar, supozuar, për të arsyetuar në mënyrë logjike dhe për të shfrytëzuar metoda të ndryshme efektive për zgjidhjen e problemeve. Qëllimi  themelor  i arsimit matematikor është që të gjithë nxënësit  të  zhvillojnë  kompetenca matematikore për  të marrë pjesë plotësisht  si qytetar dhe punëtorë në botën tonë bashkëkohore.”1   

1 Korniza e Kurrikulumit të Michigan‐it (1996) 

Page 43: ALB Curriculum Writers' Handbook

43

Pra, kurrikulumi i matematikës duhet të fokusohet jo vetëm në përmbajtje por gjithsesi ai  duhet  të marrë  parasysh  edhe  shkathtësitë  e  nevojshme  dhe  proceset    themelore  që shfrytëzohen  nga  nxënësit  për  ndërtimin  e  të  kuptuarit  të  matematikës    dhe  për  të mbështetur të nxënit gjatë gjithë jetës.  Kështu,  • Zhvillimi i njohurive për konceptet themelore matematikore; • Zhvillimi i personalitetit të të gjithë nxënësve – gjithëpërfshirja • Zhvillimi i shkathtësive për të punuar në mënyrë të pavarur dhe sistematike • Zhvillimi i shkathtësive dhe aftësive për të menduar në mënyrë kreative dhe kritike • Nxitja e kuriozitetit dhe inkurajimi për hulumtim • Ndërtimi  i  njohurive  të  reja  me  qëllim  të  përdorimit  të  tyre  në  zgjidhjen  e  situatave 

problemore në jetën e përditshme dhe në lëndët tjera mësimore, mund të arrihen vetëm nëpërmjet proceseve të domosdoshme që shfrytëzohen nga mësimdhënësit dhe nxënësit, e që janë:   

• Komunikimi ‐leximi, përfaqësimi, dëgjimi, tw shkruarit dhe diskutimi i ideve matematikore. • Marrëdhëniet  –  lidhja  e  ideve matematikore me  fenomenet  e  botës  reale  dhe  përvojat 

personale. • Shkathtësitë  në  llogaritje  –  llogaritjet me mend  pa  përdorimin  e mjeteve  ndihmëse  dhe 

përdorimi i strategjive efikase dhe fleksibile për të bërë gjykime matematikore. • Zgjidhja  e  problemeve  –  gjetja  e  zgjidhjeve  në  mënyrë  kreative  nëpërmjet  dëgjimit, 

diskutimit dhe përdorimit të strategjive të ndryshme. • Arsyetimi – të menduarit logjik për proceset matematikore dhe të kuptuarit matematikor. • Teknologjia  –  shqyrtimi  dhe  krijimi  i  modeleve,  vlerësimi  i  marrëdhënieve,  vërtetimi  i 

supozimeve dhe zgjidhja e problemeve duke shfrytëzuar kalkulatorët dhe kompjuterët. • Vizualizimi – përshkrimi  i koncepteve dhe marrëdhënieve duke menduar një  fotografi dhe 

imazh  për  të  gjykuar  në  lidhje  me  numrat,  matjet  dhe  gjeometrinë  apo  me  elementet statistikore. 

 Ndërthurja  e  aspekteve  themelore    të  paraqitura  në  KKK,  fq.  45  (shih  tab.),  proceseve  dhe kompetencave janë bazë për koherencën midis niveleve dhe zhvillimin e përgjithshëm të kurrikulës së matematikës.  

 Nivelet  SNKA 0 

 SNKA 1 

 SNKA2  SNKA 3 

SHK 1  SHK 2  Shk 3  Shk 4  SHK 5    AP  SHk 5‐AAP Matematika  Aktivitete që nxisin gjykimin, shkathtësitë numerike, hetimin dhe zbulimin e mjedisit 

Aktivitete që përqendrohen në gjykim, numra dhe në zgjidhjen e problemeve  

Shkathtësi të llogaritjes, aritmetika, gjeometria 

Aritmetika, algjebra, gjeometria 

Aritmetika, algjebra, gjeometria 

Algjebra, gjeometria, trigonometria, analiza matematike dhe statistika 

Algjebra, gjeometria, trigonometria  analiza matematike dhe statistika 

 Në  nivelin  e  parë,  të mësuarit  e matematikes  duhet  të  sigurojë  që  janë  bërë  lidhjet  e  duhura ndërmjet  njohurive  për  numrat,  figurat  gjeometrike,  shkathtësive  për  llogaritje  dhe  zgjidhjeve  të problemeve; në nivelin e dytë kjo lidhje duhet të integrohet me njohuritë nga algjebra dhe statistika, kurse në nivelin e tretë, mësimi i matematikës duhet të siguron një zgjerim dhe thellim të njohurive edhe nga trigonometria, analiza matematike dhe probabiliteti. Një nga aspektet më të rëndësishme 

Page 44: ALB Curriculum Writers' Handbook

44

në  të gjitha nivelet e në veçanti në arsimin profesional është përfshirja e matematikës së aplikuar dhe integrimi me të gjithat fushat dhe çështjet ndërkurrikulare.  Punë praktike:  Për hartuesit e rezultateve mësimore është me rëndësi të rikujtojnë se domethënia e kompetencave është “një kombinim i shkathtësive, aftësive dhe njohurive të nevojshme për të kryer një detyrë të veçantë”.  

Në tabelën vijuese janë dhënë disa  rezultate mësimore dhe me  [K]; [M]; [Sh.Ll]; [ZP];[A]; [T];[V] janë shënuar proceset matematikore përkatëse: komunikimi, marrëdhëniet; shkathtësitë në llogaritje, zgjidhja e problemeve, arsyetimi, teknologjia dhe vizualizimi.  Ju lutëm shqyrtoni  secilin rezultat duke treguar se cilit nivel i takon dhe çfarë procese shfrytëzohen.  

Rezultati Mësimor I përgjithshëm apo specifik? 

Niveli Mësimor? (ISCED) 

 [K]; [M]; [Sh.Ll]; 

[ZP];[A]; [T];[V] 

1 Të shpjegojnë metodat e zgjidhjes së problemeve me numra dhe të dhëna 

     

Të përdorin metodat sintetike për të verifikuar përgjithësimet në lidhje me vetitë e klasave të figurave gjeometrike 

     

3 Të përshkruajnë vetitë e figurave gjeometrike që ndodhen në klasë 

     

4 Të shfrytëzojnë materiale konkrete dhe/ose të ilustruara për të paraqitur veprimet me bashkësi 

     

Të përdorin  konceptet, e barabartë, më  i vogël  se, më  i madh  se dhe  të përshkruajnë  marrëdhëniet ndërmjet numrave 

     

Të  ilustrojnë  procesin  e  zgjidhjes  së problemeve me një të panjohur duke përdorur  materiale  konkrete  ose diagrame 

    [M]; [ZP];{V] 

Të përcaktojnë format ekuivalente të shprehjeve  algjebrike  duke identifikuar  faktorët  e  përbashkët dhe  faktorizimin  e  trinomeve  të formës x2 +bx+c . 

     

8 Të  llogaritet syprina dhe vëllimi  i një prizmi të drejtë 

     

9 Të përshkruajnë rolin e probabilitetit dhe statistikës në shoqëri 

    [K], [A] 

10 Të  paraqitet  grafikisht  funksioni logaritmik i formës y=logb x, b>1 dhe të analizohen vetitë e tij 

     

   

Page 45: ALB Curriculum Writers' Handbook

45

Zbatimi  ‘në  praktikë’  i  kurrikulës,  padyshim  është  i  lidhur  me  zhvillimin  profesional  të mësimdhënësve, i cili në të vërtetë paraqet një proces jo vetëm të analizës së praktikave ekzistuese, por  është  proces  i  domosdoshëm  për  të  vënë  në  jetë  ndryshimet  kurrikulare  dhe  proceset  tjera inovative në arsim. (shih Sek.6)    6. Korniza Konceptuale për kurrikulumin e shkencës  Formulimi në vijim përbëhet nga një përshkrim gjithëpërfshirës i qëllimit të shkencës dhe kompetencave që zhvillon studimi i  saj.  

“Shkenca  është  një mënyrë  e  të  kuptuarit  të  botës  natyrore.  Shkenca  tenton  të përshkruajë kompleksitetin e kësaj bote, të shpjegojë sistemet dhe ngjarjet , dhe të gjejë modele  që  na mundësojnë  të  bëjmë  parashikime.  Shkenca  është  bazë  për përdorimin e teknologjisë që mundëson zgjidhjen e problemeve të botës reale. Jo të gjithë nxënësit do të bëhen shkencëtar apo  inxhinierë, por shkenca dhe teknologjia gjithnjë e më shumë zënë  vend të rëndësishëm në jetën e përditshme. Si qytetarë, neve na kërkohet  të marrim vendime për çështje shoqërore që kanë  të bëjnë   me shkencën dhe  teknologjinë. Si punëtorë, ne kemi profesione  të  cilat gjithnjë e më shumë përfshijnë shkencën dhe teknologjinë. Në shekullin 21, të rriturit do të duhet të  jenë  të  rehatshëm  dhe  kompetent  në  një  botë  komplekse  shkencore  dhe teknologjike. Shkollat kanë përgjegjësi për përgatitjen e nxënësve për  të ardhmen. Shkollat duhet t’i përgatisin të gjithë nxënësit —të fitojnë ‘dije shkencore’, pa marrë parasysh aspiratat e tyre për të ardhmen”2   

  Nga ky përshkrim i përgjithshëm mund të përkufizojmë në mënyrë më specifike kompetencat të cilat zhvillohen me mësimin e Shkencave. Përmes mësimit të Shkencës nxënësit duhet të jenë të aftë të:‐ 

• kuptojnë natyrën e shkencës dhe njohuritë shkencore si formë unike e  dijes;  • kuptojnë dhe përdorin në mënyrë të saktë konceptet, parimet, ligjet dhe teoritë shkencore 

në ndërveprim me shoqërinë dhe mjedisin; • përdorin proceset shkencore në zgjidhjen e problemeve, marrjen e vendimeve, dhe në 

zgjerimin e të kuptuarit; • kuptojnë dhe çmojnë ndërmarrësin e përbashkët të shkencës dhe teknologjisë dhe 

marrëdhëniet e tyre mes vete në kontekst të shoqërisë dhe mjedisit; • zhvillojnë një numër shkathtësish manipuluese që lidhen me shkencën dhe teknologjinë, 

veçanërisht për matjet; • ndër veprojnë me aspekte të ndryshme të shoqërisë dhe mjedisit në mënyra që të jenë në 

përputhshmëri me vlerat shkencore; • zhvillojnë një këndvështrim unik për teknologjinë, shkencën, dhe mjedisin si rezultat i 

arsimimit shkencor, dhe të vazhdojnë ta zgjerojnë këtë interesim dhe qëndrim gjatë tërë jetës. 

7. Ushtrime Praktike: Rezultatet Mësimore për Shkencën Tabela e mëposhtme ofron një prezantim grafik se si proceset shkencore dhe kompetencat kryesore ndikojnë në  rezultatet mësimore.  Ju  lutem  shqyrtoni  tabelën me kujdes dhe  shkruani një  rezultat 

2 Korniza e Kurrikulumit të Michigan‐it (1996) 

Page 46: ALB Curriculum Writers' Handbook

46

mësimor të përgjithshëm për secilën fazë mësimore (nivel SNKA) dhe rezultate mësimore specifike për klasat: 1‐5; 6‐9; 10‐12 (për gjimnaz) dhe 10‐12 (për AAP).    

            

   

      

Kurrikula për shkenca përmban:  

• Integrimin e shkencave,  teknologjisë, shoqërisë dhe mjedisit – zhvillimi  i  të kuptuarit për natyrën e  shkencës dhe  teknologjisë, marrëdhënieve ndërmjet  shkencës dhe  teknologjisë, dhe për të kuptuarit e shoqërisë dhe konteksteve mjedisore të shkencës dhe teknologjisë. 

• Shkathtësitë – zhvillmi i aftësive dhe shkathtësive të nevojshme për kërkime shkencore, për zgjidhjen  e  problemeve,  për  komunikimin  e  ideve  dhe  rezultateve  shkencore  dhe  për  të punuar në bashkëpunim me të tjerët. 

• Njohuritë  –  ndërtimi  i  njohurive  dhe  të  kuptuarit  e  koncepteve  në  shkencën  për  jetën, shkencën për materien dhe shkencën për hapësirën, dhe për zbatimin e këtij të kuptuari për interpretimin, integrimin dhe zgjerimin e njohurive. 

•  Qëndrimet – inkurajimi për zhvillimin e qëndrimeve që mbështesin marrjen e përgjegjësisë për  zbatimin e njohurive  shkencore dhe  teknologjisë për përfitime  të ndërsjella, për vete, shoqërinë dhe mjedisin. 

 Kështu,  kurrikula  e  shkencave  në  përgjithësi  përmban  përshkrimin  e  rezultateve  mësimore, strategjitë  e  mësimdhënies,  teknikat  e  vlerësimit  dhe  modelet  që  ndihmojnë  nw  zhvillimin  e kompetencave  shkencore. 

     

   Fazat Konceptet kryesore 

 K  1‐5 

 K  6‐9 

M. Ulët (Gj) 

M. Ulët (AAP) 

 UNIFIKIMI I KONCEPTEVE SHKENCORE 

 • Sistemet, Rendi dhe Organizimi. • Faktet, Modelet  • Qëndrueshmëria, Ndryshimi dhe Matja. 

• Evolucioni dhe Ekuilibri. • Forma dhe Funksioni......   

  Rezultati Mësimor i 

Përgjithshëm  

Rezultati Mësimor Specifik 

    Kompetencat Kryesore Komunikimi, Të Menduarit, Të Mësuarit, Jeta, puna dhe mjedisi, Personale, Qytetare

SHKENCAT E INTEGRUARA: • Hulumtimi shkencor • Proceset jetësore dhe gjërat e

gjalla • Materialet dhe rekuizitat e tyre • Proceset fizike

SHKENCA Lëndët:

- Biologjia - Kimia - Fizika - Gjeografia

Shkencat

e integruara

dhe të aplikuara

Page 47: ALB Curriculum Writers' Handbook

47

 SEKSIONI 10 RISHIKIMI I SILABUSAVE DHE TEKSTEVE SHKOLLORE TË VITIT 2001 NË SHKOLLAT PILOTE NËN DRITËN E KURRIKULUMIT TË RI  

 Lindita Boshtrakaj  1. Arsyeshmëria, Qëllimet dhe Parimet  Procesi  i  rishikimit  të  silabusave  dhe  teksteve  shkollore  do  të  ndodhë  në  nivel  shkolle  dhe komuniteti, në  komunat prijëse dhe  shkollat e përzgjedhura për pjesëmarrje  të drejtpërdrejtë në procesin e zhvillimit të kurrikulumit. Qëllimet e procesit janë:‐  

a) Identifikimi i hapësirave në silabusat dhe tekstet shkollore ekzistuese për secilin nivel/fazë të kurrikulumit 

b) Familjarizimi  i mësimdhënësve me kompetencat kryesore të parapara për secilin nivel/fazë të kurrikulumit  

c) Reflektimi në dispozitat relevante  të Kornizës së Kurrikulumit për organizimin përvojave  të mësimdhënies/nxënies në nivelin/fazën përkatëse të kurrikulumit 

d) Themelimi  i  një  kulture  të  angazhimit  aktiv  në  shkollë  në  një  proces  të  vazhdueshëm  të grumbullimit  dhe  analizimit  të  të  dhënave,  dokumentimin  e  sfidave  dhe  zgjidhjeve  të identifikuara drejt përmirësimit të dispozitave të kurrikulumit dhe përformancës më të mirë në përmbushjen e kërkesave të kurrikulumit3. 

 Pika fillestare për rishikimin e kurrikulumit dhe teksteve shkollore ekzistuese do të jenë parimet që mbështesin zhvillimin dhe implementimin e kornizës së kurrikulumit në Kosovë (Kapitulli 2 i Kornizës së Kurrikulumit). Këto parime janë:  

a) Mësimdhënia/nxënia me nxënësin në qendër dhe gjithëpërfshirja b) Qasjet të bazuara në kompetenca c) Mësimdhënia dhe mësimnxënia e integruar d) Fleksibiliteti dhe mundësia e lëvizjes e) Transparenca dhe llogaridhënia 

 2. Çështjet që duhet adresuar  

a) A  është  përmbajtja  e  silabusit  (dhe  tekstit  shkollor)  ekzistues  mjaft  relevante  për  të mundësuar zhvillimin e kompetencave kryesore të parapara për nivelet arsimore/fazat kyçe përkatëse në kurrikulumin e ri? 

b) Deri në  çfarë mase  silabusi dhe  teksti  shkollor promovon  (a) mësim që është  i  lidhur me historikun dhe përvojat personale si dhe interesat dhe kapacitetet e nxënësit, (b) mësim që është kuptimplotë dhe miqësor (për shembull, aktivitete praktike dhe aktivitete orientuese për  zgjidhjen  e  problemeve)  deri  në  çfarë mase  ofrojnë  silabusat  dhe  tekstet  shkollore 

3 Me përfundimin e procesit të rishikimit MASHT‐i do të përgatis një raport për mësimet e marra dhe për rekomandimet për vazhdim të procesit në të gjitha shkollat si pjesë e implementimit të kurrikulumit të ri. 

Page 48: ALB Curriculum Writers' Handbook

48

ekzistuese  zgjidhje  të  përshtatshme  për  akomodimin  e  të  mësuarit  të  ndryshëm  dhe nevojave  specifike,  duke  kontribuuar  në  këtë mënyrë  në  zhvillimin  e  plotë  të  potencialit mësimor të secilit individ?  

c) Deri  në  çfarë  mase  mundësojnë  silabusat  dhe  tekstet  shkollore  ekzistuese  zhvillimin  e kompetencave  të  nxënësve  për  jetë  dhe  punë  në  pajtueshmëri  me  specifikimet  e kompetencave të ndërlidhura të kurrikulumit të ri? 

d) Deri në çfarë mase përforcojnë silabusat dhe tekstet shkollore ekzistuese lidhjet kuptimplota midis fushave mësimore dhe lëndëve, metodave të përshtatshme të mësimdhënies/nxënies dhe procedurave të duhura vlerësuese? 

e) Deri  në  çfarë  mase  ato  bëjnë  lidhje  kuptimplota  midis  qasjeve  konceptuale  dhe dimensioneve praktike? 

f) Deri  në  çfarë  mase  ato  integrojnë  fushat  që  reflektojnë  zhvillime  të  reja  në  shoqëri, ekonomi,  kulturë dhe  shkencë  (siç  janë,  TIK‐u, mësimi  elektronik,  vetëdijesimi për media, shkathtësitë për jetën)? 

g) Deri në çfarë mase ato ofrojnë perspektivë për mësim  tërëjetësor: përgatitjen e nxënësve për tu ballafaquar gjatë tërë jetës së tyre me sfidat dhe mundësitë përherë e më komplekse brenda një shoqërie dhe ekonomie të dijës? 

h) Deri  në  çfarë mase  ato  u mundësojnë  shkollave  elemente  shtesë  të  kurrikulumit  për  të përmbushur nevojat personale të nxënësve dhe për të reflektuar rrethanat e komunitetit ku funksionon shkolla? 

i) Deri në çfarë mase ato lejojnë fleksibilitet në planifikim dhe përdorim të kohës shkollore që lejon mësimdhënie dhe mësimnxënie ndërvepruese? 

 Pastaj,  procesi  do  të  fokusohet  gjithashtu  në  faktorët  që  ndikojnë  në  organizimin  e  përvojave  të mësimdhënies  dhe mësimnxënies  në  shkollë  dhe  në  implementimin  e  dispozitave  të  kornizës  së kurrikulumit.  Procesi  i rishikimit do të monitorohet dhe mbështetet nga Ekipi Teknik  i MASHT‐it për Zhvillimin e Kurrikulumit.  3. Pjesëmarrja në Procesin e Rishikimit të kurrikulave dhe teksteve shkollore ekzistuese  Procesi  i  rishikimit  do  të  përfshijë  mësimdhënësit,  prindërit,  nxënësit,  autoritetet  komunale, Sindikatat  e  mësimdhënësve  dhe  përfaqësuesit  e  grupeve  të  pafavorizuara.  Ai  proces  do  të lehtësohet  nga  mësimdhënësit  që  do  të  përfshirë  në  mënyrë  aktive  nga  fillimi  në  zhvillimin  e kurrikulumit  me  mbështetje  nga  Ekipi  Teknik  i  MASHT‐it  për  Zhvillimin  e  Kurrikulumit  dhe  me mbështetje nga Drejtoritë Komunale të Arsimit.  Në  nivel  shkolle,  Ekipet  për  Rishikimin  e  Kurrikulumit  (ERK)  do  të  themelohen  në  konsultim me menaxhmentin e shkollës dhe me autoritetet komunale në secilën shkollë prijëse. Roli i ERK‐ve do të jetë  për  të  menaxhuar  dhe  koordinuar  procesin  e  rishikimit  në  nivel  shkolle,  duke  përfshirë organizimin e aktiviteteve për rishikim dhe administrimin e instrumenteve rishikuese.  

Page 49: ALB Curriculum Writers' Handbook

49

Në  shkollat  fillore  ERK‐ja  do  të  përfshijë  një  koordinator,  dy  mësimdhënës  përgjegjës  për koordinimin e procesit në nivelin fillor dhe dy mësimdhënës për koordinimin e procesit në nivelin e mesëm  të  ulët.  Në  shkollat  e  mesme  të  larta,  ERK‐ja  do  të  përfshijë  një  koordinator  dhe  dy mësimdhënës përgjegjës për koordinimin e procesit të rishikimit për secilin profil/drejtim.  Përzgjedhja  e mësimdhënësve  për  Ekipet  për  Rishikimin  e  Kurrikulumit  do  të  bëhet  nga mesi  i mësimdhënësve që janë të përfshirë drejtpërsëdrejti në procesin e zhvillimit të kurrikulumit.  Në  nivelin  qendror,  procesi  do  të  monitorohet,  lehtësohet  dhe  koordinohet  nga  Ekipi  Teknik  i MASHT‐it për Zhvillimin e Kurrikulumit  (ETZHK), kryesisht nga Koordinatorët për Nivelet Arsimore. Roli i ETZHK do të jetë a) të identifikojë anëtarët e ERK‐së për secilën shkollë prijëse, b) të përgatisë instrumentet/mjetet  për  procesin  e  rishikimit,  c)  të  organizojë  dhe  lehtësojë  punëtorinë  në  nivel qendror  për  shkëmbimin  e  rezultateve  nga  procesi  i  rishikimit  mes  shkollave  prijëse  dhe konsolidimin e komenteve kthyese, dhe d) të përgatis një raport nga procesi i rishikimit që përfshinë rekomandimet për procesin e zhvillimit të kurrikulumit.    4. Aktivitetet rishikuese  Procesi i rishikimit do të përfshijë aktivitetet vijuese në nivel shkolle, komune dhe në nivel qendror. Në nivel shkolle: 

1. Komentet kthyese  fillestare në  formularin e ofruar për  rishikim  të silabusave dhe  teksteve shkollore nga mësimdhënësit e përzgjedhur për secilin nivel/fazë të kurrikulumit 

2. Punëtori  këshilluese  të  ERK‐ve  me  të  gjithë  mësimdhënësit  nivelit/fazës  përkatëse  të kurrikulumit dhe grumbullimi i komenteve kthyese në formular (së paku nga një punëtori për secilën fazë kyçe/shkollë prijëse) 

3. Punëtori  këshilluese  të ERK‐ve me prindër  të përzgjedhur  të niveleve/fazave përkatëse  të kurrikulumit dhe grumbullimi i komenteve kthyese të prindërve në formular (së paku nga një punëtori për secilën fazë kyçe/shkollë prijëse)  

 Në nivel komune: 

4. Sesione këshilluese me autoritetet komunale të arsimit 5. Sesione këshilluese me degët komunale të Sindikatave të Mësimdhënësve  

 Në nivel qendror: 

6. Një punëtori dyditore me të gjitha ERK‐të për të shkëmbyer komentet kthyese fillestare nga procesi i rishikimit dhe për të konsoliduar ato komente.   

5. Mjetet dhe instrumentet për procesin e rishikimit  

Udhëzimet dhe mjetet për  rishikimin  e  silabusave dhe  teksteve  shkollore do  të përgatiten për  të mbështetur  procesin  e  rishikimit  në  nivel  shkolle  dhe  në  nivel  komuniteti.  Këto  mjete  do  të përfshijnë: 

a) Udhëzime  për  lehtësimin  e  procesit  të  konsultimit  me  mësimdhënës,  prindër,  nxënës, autoritete  komunale  dhe  Sindikata  të  Mësimdhënësve  në  nivel  lokal  për  rishikimin  e silabusave dhe teksteve shkollore për secilën klasë të arsimit të obligueshëm 

b) Udhëzime për konsolidimin e komenteve kthyese të shkruara të mësimdhënësve, prindërve dhe nxënësve për silabusat dhe tekstet shkollore ekzistuese për secilën fazë kyçe  

Page 50: ALB Curriculum Writers' Handbook

50

c) Do  të  themelohet nga MASHT‐i një uebfaqe dedikuar procesit  të  rishikimit  të kurrikulumit për  të  lehtësuar  procesin  duke  a)  shpjeguar  procesin  e  rishikimit,  b)  duke  bërë  të  gjitha mjetet e nevojshme të disponueshme për ERK‐të dhe publikun e gjerë, c) duke mundësuar shkëmbim  të  informacioneve  midis  ERK‐ve  dhe  freskim  të  rregullt  të  procesit,  d)  duke mundësuar  pjesëmarrje  të  publikut  të  gjerë,  dhe  e)  duke  ofruar  të  gjitha  shpjegimet  e nevojshme në pyetjet e bëra dhe duke ofruar lidhje (linqe) të dokumenteve të rëndësishme. 

d) Udhëzime për ERK‐të për organizimin e aktiviteteve rishikuese e) Formulari për grumbullimin e komenteve kthyese  f) Agjendat tentative për punëtoritë këshilluese g) Një formular për përgatitjen e raporteve nga secila punëtori/sesion këshillues h) Udhëzime për ngarkimin e informatave në uebfaqe.