7
“PËRSHPEJTIMI I MEKANIZMAVE TË REAGIMIT ME BAZË KOMUNITETIN NË LUFTËN KUNDËR EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM” This Project if financed by the European Union

“PërshPejtimi i mekanizmave të reagimit me bazë …codealbania.org/wp-content/uploads/2018/11/Booklet.pdfZyra e administrimit të të dhënave është ajo e ndihmës ekonomike

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: “PërshPejtimi i mekanizmave të reagimit me bazë …codealbania.org/wp-content/uploads/2018/11/Booklet.pdfZyra e administrimit të të dhënave është ajo e ndihmës ekonomike

“PërshPejtimi i mekanizmave të reagimit me bazë komunitetin në luftën

kundër ekstremizmit të dhunshëm”

This Project if financedby the European Union

Page 2: “PërshPejtimi i mekanizmave të reagimit me bazë …codealbania.org/wp-content/uploads/2018/11/Booklet.pdfZyra e administrimit të të dhënave është ajo e ndihmës ekonomike

2 3

Projekti “Përshpejtimi i mekanizmave të reagimit me bazë komunitetin në luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Terre des Hommes Shqipëri filloi zbatimin në Bashkinë Cërrik, më 19 Shkurt 2018. Projekti synonte forcimin e kapaciteteve të Bashkisë Cërrik, ndërtimin e programeve të Reziliencës Rinore bazuar në komunitet si dhe fuqizimin e të rinjve nëpërmjet bashkëpunimit me Këshillin Lokal për Siguri Publike.

Projekti gjatë zbatimit, përfshiu aktorët lokalë dhe anëtarët e Këshillit Lokal për Siguri Publike si dhe anëtarë të Bordit Rinor Këshillimor, të cilët bashkëpunuan në hartimin e Platformës Lokale “Identifikimi i Hershëm dhe Masat Parandaluese kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Cërrik (2018-2020)”.

Programi i Reziliencës Rinore (2018-2020), është hartuar me përfshirjen e të rinjve, aktivistë të shoqërisë civile dhe anëtarë të Bordit Rinor Këshillimor. Programi përcakton dhe orienton angazhimin e të rinjve në përshpejtimin e mekanizmave të reagimit me bazë komunitetin kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Parathënie

Ndërtimi i faqes online RAPORTO http://actalbania.

beemple.com/wp-admin ndërtuar gjatë zbatimit të

projektit, do të mundësojë raportimin në kohë të rasteve

të ekstermizmit të dhunshëm apo radikalizimit fetar,

pranë subjekteve përgjegjëse, duke ndikuar në efikasitetin

e sistemit të referimit.

Organizata CoDe Albania - COHERENT DEVELOPMENT

ALBANIA, falenderon Bashkinë Cërrik për bashkëpunimin

dhe mbështetjen e mundësuar gjatë zbatimit të projektit

dhe angazhimin institucional për vazhdimësinë për

aplikimin e mekanizmave të ndërtuar dhe zhvilluar si

kontribut i projektit por me impakt afatgjatë në termat e

sigurisë publike.

Gjithashtu, falenderojmë edhe të gjitha institucionet

e tjera vendore dhe rajonale që mbështetën zbatimin

e projektit dhe lehtësuan arritjen e grupeve të synuara

duke lënë gjurmë në ndërtimin e praktikave të mira lidhur

me bashkëpunimin vendor.

Page 3: “PërshPejtimi i mekanizmave të reagimit me bazë …codealbania.org/wp-content/uploads/2018/11/Booklet.pdfZyra e administrimit të të dhënave është ajo e ndihmës ekonomike

4 5

“Lufta Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, sfidat lokale dhe perspektiva” ishte tema e workshop-it 3 ditor të zhvilluar në Cërrik, me praninë e përfaqësuesve të institucioneve vendore si dhe aktorëve kyç, si: mësues, përfaqësues të sektorit të mbrojtjes sociale, përfaqësues të Bashkisë Cërrik si dhe përfaqësues nga Komisariati i Policisë.

rekomandimet:• Njëkoordinimmëimirëmidisaktorëvelokalë:Bashki

- Këshilli Lokal për Siguri Publike – Komunitet për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm.

• Qendra Rinore duhet të jetë më aktive dhe mëgjithëpërfshirëse me nismat rinore që ndërmerr.

• Çdo Plan Veprimi ose Platformë duhet të marrë nëkonsideratë vështirësitë socio-ekonomike që Cërriku ka hasur, me fokus të vecantë në krijimin e mundësive për individët e rinj për t’u integruar në tregun rajonal dhe kombëtar të punës. Kjo kërkon vëmendjen e aktorëve vendorë dhe kombëtarë të politikëbërjes.

• Zhvillimi i kundër-narrativave për ekstremizmine dhunshëm, me fokus te të rinjtë, por gjithashtu dhe nxitja e narrativës tjetër, Cërriku si një qytet i harmonisë fetare dhe bashkëjetesës paqësore, pa sfida të radikalizimit fetar ose ideologjive të dhunshme ekstremiste.

Platforma Lokale ofron një tablo të situatës dhe masave lidhur me identifikimin e hershëm dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, duke identifikuar potencialin për ndërhyrje të mëtejshme dhe aktorët më të rëndësishëm për t’u përfshirë në këto procese, si mësuesit, psikologët, punonjësit e mbrojtjes sociale apo aktorë të tjerë të vijës së parë.

Platforma Lokale shërben gjithashtu për të identifikuar sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe harmonizimit të veprimtarisë së aktorëve lokalë, duke shqyrtuar rolet dhe detyrat e secilit prej tyre, e duke ofruar zgjidhje të mundshme për të shfrytëzuar sa më mirë resurset në dispozicion e për të maksimizuar rezultatet në planin afatshkurtër, afatmesëm e afatgjatë. Së fundi, ajo ofron dhe disa rekomandime për secilin prej aktorëve të analizuar por edhe koordinimit më të mirë midis institucioneve apo midis tyre dhe aktorëve të shoqërisë civile.

Platforma lokale e identifikimit të hershëm dhe masave Parandaluese kundër ekstremizmit të dhunshëm në Cërrik (2018-2020)

ngritja e kaPaCiteteve të aktorëve lokalë

- Formësimi i një kulture të re sigurie mund të realizohet nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të anëtarëve të Këshillit Lokal për Siguri Publike, përmes trajnimeve që targetojnë aspekte të ndryshme të sigurisë komunitare.

- Zhvillimi i programeve informuese në nivel lokal përndërgjegjësimin e rrezikut që paraqet ekstremizmi i dhunshëm.

- Programet e trajnimit profesional duhet të fokusohen tek të rinjtë, në mënyrë që të rriten kapacitetet e tyre për t’u integruar në tregun e punës, jo vetëm në nivel lokal por edhe kombëtar.

- Forcimi i modelit të “Shkollës Qendër Komunitare”dhe zgjerimi i tij në shkollat periferike të Cërrikut do

të shërbejë për të luftuar izolimin dhe marxhinalizimin e të rinjve në zonat e thella rurale.

- Zhvillimi i aktiviteteve për mbrojtjen të drejtave tënjeriut dhe promovimin e tolerancës ndër-fetare përmes bashkëpunimit midis autoriteteve arsimore dhe organizatave të shoqërisë civile do të kontribuonte në identifikimin e përjashtimit, diskriminimit dhe marxhinalizimit.

- Rehabilitimi, ri-integrimi i të kthyerve nga zonat e luftimeve në komunitetin lokal dhe ofrimi i mundësive për trajnime profesionale dhe mundësi ri-integrimi në tregun e punës, mbetet një nga prioritetet e të ardhmes sa i takon luftës kundër këtij fenomeni në Bashkinë Cërrik e më gjerë.

rekomandimet:

This Project if financedby the European Union

Page 4: “PërshPejtimi i mekanizmave të reagimit me bazë …codealbania.org/wp-content/uploads/2018/11/Booklet.pdfZyra e administrimit të të dhënave është ajo e ndihmës ekonomike

6 7

ngritja e kaPaCiteteve të anëtarëve të bordit rinor dhe aktivistëve

35 të rinj, anëtarë të Bordit Rinor dhe aktivistë ishin pjesë e workshop-it 5 ditor me synim hartimin e programit të Reziliencës Rinore. Të rinjtë realizuan punë në grupe dhe individuale duke zgjeruar njohuritë mbi konceptet kryesore dhe mbi mekanizmat që ndihmojnë në parandalimin e fenomeneve negative. Gjatë workshop-it u vu theksi në respektimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut, në bërjen e tyre pjesë e një shoqërie sa më demokratike dhe të rinjtë qytetarë pjesëmarrës në jetën publike të komunitetit të tyre.

objektivi 1. Identifikimi i hershëm i shkaqeve, faktorëve dhe grupeve të targetuaramasat:• Identifikimi i hershëm i faktorëve që ndikojnë në

radikalizim;• Rritjaevetëdijessëinstitucionevedhebashkëpunimi

me komunitetin;

objektivi 2. Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmitmasat: • Rritja e ndërgjegjësimit të aktorëve të komunitetit -

familjes, shkollave, administratës bashkiake, bizneseve lokale, kujdesit shëndetësor dhe punonjësve socialë, zyrtarëve të zbatimit të ligjit, zyrtarët fetarë, dhe shoqërisë civile - në lidhje me rreziqet e ekstremizmit të dhunshëm dhe nxitjes së bashkëpunimit për të luftuar atë.

• Rritja e kapacitetit të aktorëve: qeverisë, sektorit tëarsimit, autoriteteve të zbatimit të ligjit, bizneseve lokale, shoqërisë civile dhe komuniteteve fetare – të ndërmarrë aktivitete kundër ekstremizmit të dhunshëm.

objektivi 3. Ndërhyrja – Me qëllim parandalimin e rrezikut nga ekstremizmi i dhunshëmmasat:• Krijimiinjëpartneritetimekomunitetetlokalepërtë

krijuar mekanizmat e reagimit me bazë komunitare që mund të kryejnë intervenime për individët që ekspozojnë shenjat e radikalizmit të dhunshëm;

• Ofrimi i trajnimeve, financimit dhe asistencë përindividët që marrin pjesë në mekanizmat e duhur të reagimit në nivel komuniteti për ndërhyrje.

objektivi 4. Ri-integrimi - i personave të radikalizuarmasat:• Ofrimi i ndihmës për individët e radikalizuar që të

largohen nga ideologjia radikale/ekstremiste dhe të heqin dorë nga dhuna.

• Vlerësimi i rrezikut që vjen nga individët e kthyer siluftëtarë terrorist nga konfliktet e huaja duke përfshirë alternativa në paraburgim ku është e përshtatshme duke përdorur mbështetje psikologjike / psiko-sociale për të ndihmuar ata të ri-integrohen në shoqëri.

Programi i rezilienCës rinore (2018-2020)

Programi i Reziliencës Rinore erdhi si produkt i punës me 35 anëtarë të Bordit Rinor Këshillimor dhe të rinj aktivistë të cilët ishin pjesë e workshop-it 5 ditor. Programi u finalizua nga Ekspertja duke vendosur inputet e marra gjatë workshop-it 5 ditor nga të pranishmit.

Page 5: “PërshPejtimi i mekanizmave të reagimit me bazë …codealbania.org/wp-content/uploads/2018/11/Booklet.pdfZyra e administrimit të të dhënave është ajo e ndihmës ekonomike

8 9

rritja e ndërgjegjësimit në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm

132 nxënës të Shkollës së Mesme “Tomorr Sinani ishin pjesë e sesioneve të informimit lidhur me fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm. Gjatë sesioneve të informimit me nxënësit u diskutua nisma “Shkolla si qendër komunitare, një shkollë miqësore për të gjithë”.

Kjo nismë mund të shndërrohet në një objektiv afatgjatë si kundërpërgjigje ndaj kërcënimit të ekstremizmit të dhunshëm, me fokus hartimin dhe zbatimin e masave parandaluese. Pjesëmarrja në aktivitetet sportive dhe kulturore, vlerësohen si masa efektive për parandalimin e fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm.

3 takime me bazë komunitetin u zhvilluan në Njësinë Shalës, Gostimë dhe Cërrik. Të pranishëm ishin 43 prindër, gra dhe persona të papunë. Objektivi i këtyre takimeve ishte rritja e ndërgjegjësimit në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe informimi mbi sistemin e referimit në rast evidentimi në komunitet të ekstremizmit të dhunshëm.

Gjatë takimeve të pranishmit shprehën shqetësimet e tyre lidhur me mungesën e aktiviteteve socio-kulturore dhe nivelin e lartë të papunësisë. Gjatë takimeve u theksua rëndësia e identifikimit dhe raportimit në institucionet përgjegjëse lidhur me fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm. Njohja me tregun e punës dhe marrja e iniciativave nga vetë anëtarët e komunitetit për një jetë të qetë e të sigurt përbën një rëndësi vitale.

takimet me bazë komunitetin

Page 6: “PërshPejtimi i mekanizmave të reagimit me bazë …codealbania.org/wp-content/uploads/2018/11/Booklet.pdfZyra e administrimit të të dhënave është ajo e ndihmës ekonomike

10 11

Faqja online RAPORTO është ndërtuar në funksion të të gjithë banorëve të Cërrikut për të raportuar rastet e të gjitha llojeve të dhunës duke përfshirë: dhunën në familje, dhunën fizike, abuzimin seksual, shfrytëzimin, bullizmin, ekstremizmin e dhunshëm, dhunën online dhe neglizhimin.

Në faqen online gjendet plotësimi i formularit të sinjalizimit të dhunës i cili ka disa nën-opsione për t’u plotësuar nga qytetarët si: emri dhe e-maili, të cilat janë opsionale, lloji dhe sinjalizimi i dhunës. Për banorët të cilët disponojnë një foto lidhur me dhunën dhe për të cilën kanë qenë dëshmitarë mund ta bashkangjisin në faqen online.

Mënyrat e kontaktimit janë:

nëpërmjet e-mail-it [email protected] dhe me anë të telefonit +35581510082.

Faqja Online është pjesë e Web-it të Bashkisë Cërrik, bashkiacerrik.gov.al.

Zyra e administrimit të të dhënave është ajo e ndihmës ekonomike dhe sektori i Kujdesit Social.Personi përgjegjës garanton konfidencialitetin e të dhënave të raportuara ne faqen online si dhe realizon menaxhimin e raportimeve në kohë.

Pjesë e faqes online janë dhe produktet e aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të projektit si programet me bazë komunitare, Platforma Lokale e Identifikimit të Hershëm dhe Masat Parandaluese kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Cërrik (2018-2020) si dhe Programi i Reziliencës Rinore (2018-2020).

faqja online – raPorto http://actalbania.beemple.com/wp-admin

faqja online – raPorto http://actalbania.beemple.com/wp-admin

Page 7: “PërshPejtimi i mekanizmave të reagimit me bazë …codealbania.org/wp-content/uploads/2018/11/Booklet.pdfZyra e administrimit të të dhënave është ajo e ndihmës ekonomike

12

Rr. “Sami Frashëri”, Nr.3/13Nr. kontakti: +355 69 67 12 181E-mail: [email protected]

Facebook: Code AlbaniaWebsite: www.codealbania.org

Desing & P

rinting: Ladybird.al

This Project if financedby the European Union